20
Qemal MURATI RIBËRJA E STANDARDIT: MËTIME PËR ÇSTANDARDIZIM Për çështjet themelore të shqipes standarde, të problemeve dhe të dilemave, për parimet dhe rregullat me të cilat është ngjizur gjuha e njësuar e 1972-shit, përzihen shpeshherë dhe njerëz pa kompetencë, të cilët e duan gjuhën si epiqendër të shqiptarizmës, por që nuk marrin erë nga gjuhësia. Rreth debateve të fundit për gjuhën shqipe shkrimtari dhe akademiku Luan Starova shprehet me të drejtë: Vërtet që gjuha shqipe u standardizua në një periudhë ideologjike, por puna më e mirë e bërë në këtë periudhë është unifikimi i saj. Në një moment historik ajo mund të unifikohet, por pas kaq vitesh pas një konfirmimi shpirtëror të saj, të ribësh këtë proces, për mua do të ishte një krim ndaj gjeneratave. Çdo ndarje mund të jetë katastrofale. Kemi rastin e Bosnjës, që pas luftës u ndanë në katër gjuhë. Natyrisht gjuha mund të pasurohet, por gjuha e standardizuar duhet të jetë ajo që kemi ushqyer gjatë këtyre viteve. Të ndahet gjuha nën ndikimet politike do të thotë të hedhësh poshtë një mundim të tërë historik”(Gazeta Shqip, 21. 5. 2006). Demokraci në gjuhësi Ndonjë syresh a aksh gjuhëtar do të shprehet me guxim të papërmbajtur: “Se duhet politikë liberale edhe në kuptim të trajtimit të modelit vokal të vernakularit të Kosovës si një nga shqiptimet standarde të shqipes”. Dhe më tej të preken në masë

01-Standardi-Qemal-MURATI-01

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 01-Standardi-Qemal-MURATI-01

Qemal MURATI

RIBËRJA E STANDARDIT: MËTIME PËR ÇSTANDARDIZIM

Për çështjet themelore të shqipes standarde, të problemeve dhe të dilemave, për parimet dhe

rregullat me të cilat është ngjizur gjuha e njësuar e 1972-shit, përzihen shpeshherë dhe njerëz

pa kompetencë, të cilët e duan gjuhën si epiqendër të shqiptarizmës, por që nuk marrin erë

nga gjuhësia.

Rreth debateve të fundit për gjuhën shqipe shkrimtari dhe akademiku Luan Starova shprehet

me të drejtë:

“Vërtet që gjuha shqipe u standardizua në një periudhë ideologjike, por puna më e mirë e

bërë në këtë periudhë është unifikimi i saj. Në një moment historik ajo mund të unifikohet, por

pas kaq vitesh pas një konfirmimi shpirtëror të saj, të ribësh këtë proces, për mua do të ishte

një krim ndaj gjeneratave. Çdo ndarje mund të jetë katastrofale. Kemi rastin e Bosnjës, që

pas luftës u ndanë në katër gjuhë. Natyrisht gjuha mund të pasurohet, por gjuha e

standardizuar duhet të jetë ajo që kemi ushqyer gjatë këtyre viteve. Të ndahet gjuha nën

ndikimet politike do të thotë të hedhësh poshtë një mundim të tërë historik”(Gazeta Shqip, 21.

5. 2006).

Demokraci në gjuhësi

Ndonjë syresh a aksh gjuhëtar do të shprehet me guxim të papërmbajtur: “Se duhet politikë

liberale edhe në kuptim të trajtimit të modelit vokal të vernakularit të Kosovës si një nga

shqiptimet standarde të shqipes”. Dhe më tej “të preken në masë të madhe sferat e

morfologjisë dhe të leksikut në mënyrë që nëpërmjet një politike më liberale gjuhësore të

lejohet futja si alternativë e paskajores gege dhe e pjesores së shkurtuar” (Rrahman Paçarizi,

Koha Ditore, 19. 5. 2006).

Një tjetër gjuhëtar, si A. Klosi, bën thirrje për “Demokraci në gjuhësi”! (Shekulli, 25. 5.

2006). Ky nxitjen ose trysninë për të rishikuar dhe përmirësuar standardin e sheh tek

“shoqëria civile e gjuhësisë”, të shkrimtarëve kryesorë, të gazetarëve kryesorë, të pedagogëve

kryesorë.

Page 2: 01-Standardi-Qemal-MURATI-01

Edhe gjuhëtarja “e reformës” Ledi Shamku – Shkreli na proklamon këtë, që “Të metat e

Kodit nuk duhen konsideruar si argument kundër Kodit, por si nevojë e shoqërisë për të

demokratizuar edhe gjuhën” ( Shekulli, 23. 2. 2007). E kështu me radhë, e kështu pa fund.

Pra, mendja e tyre, u dashka:

- politikë liberale e gjuhës dhe demokraci në gjuhësi (domethënë ta flasë dhe ta shkruajë

shqipen standarde kush si të dojë);

- modeli vokal dialektor i Kosovës të jetë një nga shqiptimet standarde!;

-të futet paskajorja dhe pjesorja e shkurtuar gege; dhe

-për modelin e shqipes standarde të merremi vesh me “tryeza koncensuale”!

Një e metë “filologjike” e standardit na qenka dhe ajo, se është formuar në kohën e

diktaturës, prandaj, o burra, ta shembim atë siç kemi shembur diktaturën!

Shkurt e shqip, kjo çon në çstandardizim dhe në rikthimin në dialekte.

Do të përpiqemi shkurtimisht t`u japim një përgjigje të merituar këtyre “tezave”, sa të

paqëndrueshme, aq dhe bizare, kundërshkencore e kundërfilologjike.

1. E para, ne nuk dimë kund në botë që në çështjet e standardit të ndiqen “politika liberale” a

ku të sundojë “demokracia në gjuhësi”; standardi o është standard dhe i ka rregullat e veta,

ligjësitë dhe shtrëngesat e veta, o nuk është standard. Ndryshimet në standard nuk mund të

bëhen kur të duash dhe si të duash; ato i kushtëzon përdorimi i gjuhës.

2. Në qoftë se do të hapeshin çështje të tilla të vernakularit (idiomave dialektore), siç pëlqen

ta përdorë dikush këtë fjalë, sipas gjykimit të tij “kompetent”, atëherë pasqyrimi i të folmeve

lokale (vernakularit) dhe nuancave gjuhësore që u përkasin mjediseve të ndryshme

shqipfolëse nuk do të shtriheshin vetëm në Kosovë, por dhe në mjedise të tjera.

Po të marrim dhe ta trazojmë standardin, ta “pasurojmë” ta zëmë me vernakularin e

gegërishtes, vetëm për foljen shkoj në vetën e tretë shumës të së kryerës së thjeshtë të

dëftores do të na dilnin këto forma: (ata) shkuen, shkunën, shkutën (Kosovë), etj., kurse

standardi ka vetëm një formë: shkuan. Kështu dhe për foljen pi: pita, pina, piva; standardi e

Page 3: 01-Standardi-Qemal-MURATI-01

ka me një formë: piva.

Të ribësh shqipen standarde me “vernakulare të gegnishtes” ka dhe një të ligë tjetër: atë që

është arritur në stabilizimin e saj ta hedhësh në lumë dhe të kthehesh 33 vjet prapa të

rimësosh një drejtshkrim të ri nga e para!

3. Çështjet e standardit gjuhësor janë çështje të rendit filologjik, jo çështje të rendit

demokratik a të korpusit të të drejtave të njeriut. Janë folësit ata që prodhojnë gjuhë, por

gjuhëtarët janë ata që e kodifikojnë standardin (jo shoqëria civile, shkrimtarët e pedagogët a

“tryezat koncensuale”. Prandaj në formimin e standardit të një gjuhe nuk luan ndonjë rol

vendimtar kriteri i shumicës, i dialektit më të madh a i folësve më të shumtë që e flasin një

dialekt të caktuar. “Filologjia nuk është një demokraci parlamentare, prandaj shumica nuk ka

gjithmonë të drejtë” (Luçia Çezarini Martineli). Në këtë kontekst, është krejt i pabukë

gjykimi që shprehin disa jofilologë për gjuhën e njësuar: “Si mund t`i shkojë mendja njeriut

me mend se qenka gjuhë e “njësuar” një gjuhë tek e cila 80 % elementesh të një idiome u

shtohen 20 % elementesh të idiomës tjetër ? Termi i drejtë për këtë dukuri nuk është “njësim”

por thjesht: pushtim ose nënshtrim” (Hans- Joakim Lanksh).

4. Spekulohet shumë për rrethanat e krijimit të standardit në një periudhë ideologjike të

sundimit të diktaturës komuniste, edhe pse dihet fare mirë që diktatura me standardin nuk

kanë asnjë gjë të përbashkët. Ç`është e vërteta, standardi i shqipes duhej të krijohej njëherë,

ashtu siç u krijua njëherë dhe Alfabeti i shqipes, të themi në epokën e Perandorisë Osmane

(1908), kur ende nuk ishte formuar shteti shqiptar. Dhe nuk janë të parët shqiptarët që e

formuan standardin gjuhësor si instrument të përbashkët të jetës së tyre kombëtare.

Përkundrazi jemi nga të fundit në Ballkan dhe në Evropë që krijuam në gjysmën e dytë të

shekullit 20 një idiomë të përbashkët gjuhësore, 417 pas Mesharit të Buzukut dhe 60 vjet pas

formimit të shtetit shqiptar. Të kujtojmë këtu që, përpara standardit të shqipes, me një vendim

qeveritar u inaugurua dhe gjuha letrare dhe drejtshkrimi i maqedonishtes, në vitin 1945, me

dekret të Ministrisë së Arsimit Popullor (sh. Jazičnata politika i statusot na makedonskiot

jazik, Institut za makedonski jazik, Skopje, 2005, 12), baza dialektore e së cilës nuk merret të

kontestohet nga askush, siç bëhet kjo primitivisht dhe anarkisht për shqipen sot nga disa

“pangegistë”!

Problemi me paskajoren dhe ekonomia gjuhësore

Page 4: 01-Standardi-Qemal-MURATI-01

5. Çështja më e kontestuar në formimin e standardit të shqipes nga disa “gjuhëtarëmerakosës

të gegërishtes” mbetet mënjanimi i të ashtuquajturës paskajore të tipit kam me punue të

gegërishtes dhe zëvendësimi i saj me pjesëzën do + folje në lidhore (do të punoj) të

toskërishtes. Por “dihet se paskajorja dhe zëvendësimi i saj me lidhore përbën një dukuri

ballkanike” (Tafil Kelmendi, Kështjellat e sintaksës, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2006,

101), dhe si e tillë nuk është një rasë e veçantë vetëm për shqipen.

Ç`është e vërteta, e ashtuquajtura paskajore e tipit me me (kam me punue) nuk është tipar i

përbashkët i gjithë gegërishtes, por vetëm i disa idiomave të gegërishtes verilindore e

veriperëndimore; gegërishtja e mesme dhe jugore atë pothuajse e ka bjerrë. Pra, në pikëpamje

të shtrirjes dialekt-gjeografike, nga këto dy modele alternative do të punoj/ kam me punue, e

para ka shtrirje më të gjerë përdorimi, që përbën dhe ky një element në funksion të ngritjes së

saj në normë të përbashkët standarde. Kështu ka ndodhur dhe te gjuhët ballkanike: greqishtja

e ka bjerrë krejtësisht; edhe në serbishten infinitivi me –ti dhe –ћi po humbet plotësisht dhe

po zëvendësohet me pjesëzën da (“moramo doћi” – “moramo da doђemo”, Egon Fekete,

Drago Ћupiћ, Gogdan Terziћ, Srpski jeziчki savetnik, Beograd, 2005, 93). Infinitivi ka

humbur edhe në gjuhën maqedonase dhe është zëvendësuar me “da-rečenici (ne možeše da se

seti)”; atje ruhet vetëm në disa të folme periferike, në disa konstruksione prohibitive (Lidija

Tanuševska, Makedonskite infinitivni glagolski formi vo sporedba so polskite, “Makedonskiot

glagol – Sinhronija i dijahronija, Institut za Makedonski jazik “Krste Misirkov”, Skopje,

2001, 172). Ndërkaq paskajoren nuk e ka ruajtur as bullgarishtja si gjuhë ballkanike.

Konstruksioni do të punoj kundruall variantit tjetër alternativ kam me punue është më i

shkurtër (më “ekonomik”), që i jep kësaj një vlerë më të madhe përdorimi, e veç kësaj

shmang përsëritjen e shpeshtë të formës kam me me kumbim akustik-estetik të njëllojshëm.

Ta ilustrojmë këtë me një shembull nga shtypi ynë: “Shpeshherë mënyra e vetme për me

kuptue çështjet e ndërlikueme asht me u kthye te dialektika e të kundërtave...Me shtrue

çështjen e identitetit shqiptar domethënë jo vetëm me përcaktue rrugën politike që duhet të

ndjekin populli ynë nëpërmjet qeverisësve të vet, por ma së parit bahet fjalë me interpretue

historinë e tij (Ardian Ndreca, Europa si sintezë e shpirtit, Shekulli, 17. 7. 2006). Ja si duken

përdorimet karikaturale të paskajores në shqipen publike të disa intelektualëve tanë,

pretendentë për rektor: “Kam me u kandidua. Jo ende nuk kam kandiduar se jam duke e

përgatitë dokumentacionin, brenda afatit do të konkurroj...” (Gazeta Express, 6. 6. 2006) – ku

Page 5: 01-Standardi-Qemal-MURATI-01

kemi një mishmash dhe shthurje edhe të pjesores.

Së fundi, ç`kuptojmë me formën infinitiv ? Me infinitiv kuptojmë formën nominale me bazë

foljore që shpreh paskajësi, dhe si i tillë u kundërvihet formave finitivale. Për dallim nga

finitivi, format infinitivale shprehin papërcaktueshmëri, përkatësisht nuk e shprehin tiparin e

kohës dhe nuk e dallojnë vetën dhe numrin dhe kësisoj nuk mund ta kryejnë funksionin e

predikatit në fjali. Në shumë gjuhë, sikundër dhe përbrenda vetë shqipes, kjo dhe ka çuar në

bjerrjen apo margjinalizimin e infinitivit. Në këtë kuptim, sikundër janë shprehur dhe

gjuhëtarë të tjerë kompetentë të fushës së standardologjisë, rikthimi i paskajores do të sillte

problem edhe më të madh, “ do të ndreqte pak gjë dhe do të prishte shumë punë” (M.

Çeliku).

Ç’fitojmë e ç`humbasim me ribërjen e standardit?

6. Arkitektët e ribërjes së standardit duhet të japin përgjigje dhe në një çështje konkrete

thelbësore: Ç`fitojmë dhe ç`humbasim me ribërjen e gjuhës letrare? Përgjigjja në rastin

konkret do të ishte: mund të fitojmë një “gjuhë të re” të cilën duhet ta mësojmë nga fillimi,

dhe humbasim të vjetrën, me një traditë relativisht të gjatë standardizimi, e cila tashmë është

kultivuar dhe stabilizuar ndjeshëm. Dhe kjo është kështu gjithë derisa ribërja e standardit po

bëhet qëllim në vetvete, natyrisht jo për të ndrequr diçka, por për të promovuar gardhiqet

tona, gjuhën e mëhallës sonë. Këtu gjen shprehjen e vet ai mendimi largpamës i Faik Konicës

se shqiptarët nuk janë mësuar me jetën e përbashkët kombëtare, por me jetën e fshatit a të

qytetit të tyre. Është shumë vështirë t`i bindësh shqiptarët se gjuha e fshatit apo e qytetit të

tyre nuk është shqipja e krejt Atdheut – thotë Konica. Ndryshe nuk ka si të kuptohet përse të

sotmëve tani e tutje na u dashka të shkruhet të sotëmve. Përse kjo forma e fundit tani na dalka

e rregullt, kurse ajo parake e çrregullt. A duhet të mësohet edhe kjo nga shqipshkruesit dhe

shqipfolësit ?!

Diskutime për standardin bëhen pareshtur edhe në mjedise të tjera, pra kjo nuk duhet të

kuptohet vetëm si një “specialitet shqiptar”. Çështja e reformimit të standardit diskutohet prej

shumë kohësh edhe për gjuhë të mëdha e me traditë të gjatë standardizimi, si anglishtja,

gjermanishtja etj., që janë me sisteme të komplikuara grafike. Por, prapë, ndryshimet janë

kozmetike, nuk kërkohen baza të reja dialektore.

Page 6: 01-Standardi-Qemal-MURATI-01

Në maqedonishten kohët e fundit ka zënë e po përdoret në disa botime letrare, ndryshe nga

standardi, dhe një i ashtuquajtur “vokal i errët”(që i përgjigjet një ë-je të shqipes, në kuptimin

e kthimit te “rrënjët e vjetra”, ndërkohë që në shqipen standarde disa gjuhëtarë nuk denjojnë

që ta quajnë këtë zanore të “gjithëkudondodhur”, prandaj të hiqet); në serbishten ka zëra që

kërkojnë kthimin e jatit të vjetër sllav (ъ), në kuptimin e asaj që t`i bashkojë të gjithë

serbishtfolësit që zhvilluan në rrymë të moteve shqiptime të ndryshme për të, dhe sulmohet

ashpër kryelinguisti serb Pavle Iviç (T. Stamatoski, Makedonskiot jazičen identitet, Kultura,

Štip, 2004).

Sipas kësaj, kjo logjikë do të na çonte larg nëse për të gjitha tiparet e të folmeve të ndryshme

dialektore do të kërkonim vend në gjuhën letrare. Parimisht formimi i standardit është

sakrifikim i diçkaje (p.sh. në shqipen bjerrja e paskajores gege, në serbishten humbja e

pjesores, në ndonjë gjuhë të tretë bjerrja e tipareve të tjera), ndryshe nuk do të kishim një

formë të përbashkët gjuhësore. Prapavajtjet e tilla mund të na çojnë deri në shqipen e

Buzukut, por pa e zgjidhur problemin.

Në diskutimet mbi standardin letrar të shqipes nga “reformatorët e rebeluar”

(standardvajtuesit) dëgjohen kërkesa për rishikimin dhe hapjen e standardit gjuhësor të vitit

1972 ndaj prurjeve të gegnishtes, përkatësisht “të fitojë gegnishtja letrare njëfarë statusi”. Në

fakt këtu ngatërrohen dy çështje, rishikim (i bazës dialektore) dhe hapje. Që gjuha standarde

është e hapur dhe përthith çdo ditë elemente dhe prurje të reja, kjo është e pakontestueshme.

Por që të krijohen “statuse të reja dialektore”, që të rishikohet baza dialektore, 33 vjet pas

sanksionimit të standardit, tashmë kur kjo ka arritur një shkallë të kënaqshme stabilizimi dhe

përvetësimi, kjo është e pajustifikueshme. Nuk dimë kund në botë, në standardin e ndonjë

gjuhe tjetër, që të kërkohet rishikimi i bazës dialektore, rikthimi në dialekte. Varianti i

shqipes letrare është një formim kulturor dhe si i tillë është i përbashkët dhe i detyrueshëm

për të gjithë shqipfolësit; manipulimeve mbi baza dialektore që bëhen në dëm të standardit,

kinse për ta ndrequr atë, janë me afat të skaduar. Përfytyrojeni të kthehet standardi i sotëm i

shqipes në një gjendje parastandarde, siç e shpallin dhe siç e praktikojnë disa, ku secili do të

shkruante në “standardin” e vet, ku do të krijohej një mishmash a një kaos gjuhësor.

Çështje dhe probleme standardologjike që duhen diskutuar

Page 7: 01-Standardi-Qemal-MURATI-01

7. Parimi themelor mbi të cilin duhet të udhëhiqet reforma për standardin e shqipes duhet të

jetë ai që vlen dhe për standardet e gjuhëve të tjera: thjeshtimi i normave drejtshkrimore,

dysorëve e tresorëve, shmangia e përjashtimeve dhe e veçantive, dhe jo rikthimi i trajtave

dialektore të gegërishtes, rikthimi i paskajores e ku ta di çka tjetër.

Parimi tjetër duhet të jetë stabilizimi i morfemës kryesore, domethënë morfema kryesore

mbetet konstante në të gjitha fjalët e formuara prej saj. Rregullave themelore t`u jepet një

rëndësi më e madhe dhe të forcohet ajo që quhet sistematike. Në këtë mënyrë thjeshtohet dhe

lehtësohet mësimi dhe zbatimi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Ndryshimi i Drejtshkrimit a i standardit të gjuhës shqipe mund të bëhet vetëm nga

institucionet kompetente kombëtare, dhe jo me “tryeza koncensuale”.

Diskutimet dhe projektimet e reja për ndryshimin e standardit të shqipes të mos bëhen qëllim

në vetvete mbi baza rajonale, por t`u jepet një rëndësi edhe më e madhe rregullave themelore

të Drejtshkrimit dhe të ndiqet edhe për shqipen sistematikja.

Standardi – autostrada e zhvillimit kulturor të shqiptarëve

8. Shqipja e sotme standarde, siç shprehet Prof. Emil Lafe, është autostrada e zhvillimit

kulturor të shqiptarëve, e afrimit dhe e bashkimit të mëtejshëm të vlerave të tyre. Sot është

koha e autostradave, jo e rrugëve të ngushta e me kthesa! Këtë autostradë të gjuhës duhet ta

ndërtojnë shpejt e mirë mësuesit e gjuhës e të letërsisë. Ne gjuhëtarët kemi bërë si të thuash

projektin; lëndën e ndërtimit e ka vetë gjuha shqipe, nga veriu në jug.

Për dallimet që vihen re sot në të folur “ndërmjet grupeve”, shprehet më tej Prof. E. Lafe, nuk

është faji i normës, se një normë në fund të fundit do të ketë. E cila qenka ajo normë që do të

zvogëlonte dallimet “ndërmjet grupeve”? Gjithmonë dallimet ndërmjet grupeve zvogëlohen

kur grupet kulturohen dhe shkollohen, pra kur përhapet gjerësisht kultura dhe arsimi. Në

fillim të shekullit XX italishten letrare e zotëronin më pak se 10% e popullsisë së Italisë! 90%

e italianëve flisnin dialekt dhe me vështirësi e merrnin vesh njëri-tjetrin. Le të kemi parasysh

se shteti i pavarur shqiptar nuk ka mbushur ende një shekull dhe ky është një shtet i gjymtuar.

Gjysma e shqiptarëve matanë kufirit deri dje kanë pasur kufizime të forta në zhvillimin e

Page 8: 01-Standardi-Qemal-MURATI-01

gjuhës e të kulturës së tyre. Po ta vështrojmë çështjen nga kjo optikë, siç thonë gazetarët, do

të vërejmë përparime të mëdha dhe duhet ta shohim të ardhmen me optimizëm.

Mëtimet për Standard hibrid “gjysmë gegnisht, gjysmë toskërisht”

9. Diskutimet që bëhen për standardin e sotëm të shqipes, për rikthimin prapa të tij për t`ia

nisur nga e para, shëmbëllejnë me ato këshillat që ia jepte Kryeintelektuali Faik Konica një

djali në Misir që dëshironte të botojë një gazetë shqipe, këtu e 100 vjet më parë, në revistën e

tij të famshme “Albania” (15 shtator 1901), se sido që ta bënte ai kohtoren, ajo prapë nuk do

të pëlqehej nga shqiptarët. E vlen ta sjellim këshillën e Konicës, e cila vjen sikur të jetë thënë

sot:

“I dashur mik,

Në e bëfsh gazetën me fleta të mbëdha, Shqipëtarët do të thonë se s`mpshihet dot lehtë; në e

bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s`është gazetë, por libër. Në e shtypësh me letra të

holla, do të thonë se s`këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha, do të

thonë se je “hamall” e kërkon të mbushësh vënt; në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s` është

gazetë për të gjithë Shqipëtarët; në shkrofsh gegnisht, prap` ashtu; në shkrofsh një gjuhë të

përzjerë me të dyja, do të thonë se s`di shqip; në shkrofsh gjysmën gegnisht, gjysmën

toskërisht, do të thonë se është “çervish”...(Albania, 15 shtator 1901).

Kështu dhe për standardin e sotëm të shqipes. Baza e përbashkët dialektore e toskërishtes, na

qenka “sundim i toskërishtes ndaj gegërishtes”; po të ishte marrë për bazë gegërishtja, prapë

ashtu; po të ishin përzier të dy dialektet, do ta quanin “hibridizim”. E kështu me radhë, e

kështu pa fund. Por standardi ecën dhe e bën punën e tij.

Gjuhë standarde e dialekt

10. Për çështjen e shqipes standarde që po e diskutojmë do t`i referohemi dhe gjuhëtarit R.

Ismajli, i cili pohon:

Gjuha standarde e ka bazën dhe natyrisht ajo bazë nuk ka qenë e përsosur dhe e ngrirë

njëherë e përgjithmonë. Ajo është e hapur dhe mund të ndërtohet dhe mbindërtohet me prurje

të reja.

Page 9: 01-Standardi-Qemal-MURATI-01

Dialekti është një element që për gjendjen kulturore që kërkohet standardi, nuk përgjigjet,

nuk jep përgjigje. Dhe s`kemi arsye të kthehemi atje. Sepse s`gjejmë atje asgjë. Gjithë ç`ka

pasur në dialekte edhe si leksik edhe si sintaksë, janë përfshirë në njëfarë mënyre ose mund të

përfshihen. Nuk ndalon askush të përfshihen, nëse diçka ka mbetur. Por ajo nuk e zgjidh

çështjen.

Gjuha e folur dhe gjuha standarde janë dy fenomene të ndryshme. Gjuha standarde është

krijim kulturor, nuk është bartje e një gjuhe organike, një të folmeje në nivel standardi.

Merren disa elemente të gjuhës standarde prej të folmeve të ndryshme. Ka disa elemente,

disa thonë se janë të toskërishtes, disa të gegërishtes. Edhe ky është një diskutim tashmë i

kaluar. Por nuk është vetëm rotacizmi gjuhë standarde. Gjuhë standarde janë me dhjeta

mijëra fjalë të reja që në asnjë të folme shqipe nuk i kemi pasur asnjëherë. Janë krijime të

jetës shqiptare gjithandej.

Standardi - gjuhë e unitetit kombëtar

11. Diskutime për gjuhët standarde bëhen gjithandej. Në debatet për gjuhën angleze në

SHBA, kërkohet jo të zhbëhet a të ribëhet standardi, por të zotërohet anglishtja në nivel të

kënaqshëm. Në Senatin Amerikan, sikurse bënin të ditur mediat (Bota Sot, 21. 5. 2006), doli

propozimi që gjuha angleze të quhet gjuhë e unitetit kombëtar dhe shumica e ligjvënësve e

kanë dhënë pëlqimin për këtë.

Përse dhe ne nuk mund ta konsiderojmë shqipen si gjuhë e unitetit kombëtar, por u dashka atë

ta çstandardizojmë e ta ridialektizojmë?

Mëtimet antistandard të disave, të cilët kujtojnë se bëjnë diçka të mirë për gjuhën e në fakt

këllasin politikën dhe krahinën aty ku nuk duhet ta qasin, na duket se më së miri i ka shprehur

gjuhëtarja jonë Kristina Jorgaqi në formë të disa pyetjeve: Përse u ndjeka nevoja të shkruhet

në dialekt, më saktë në gegërisht ? Të ketë lindur vallë diku ndonjë prirje braktisjeje e

gjuhëve standarde dhe ringjalljeje (revival) e dialekteve, që po vjen edhe te ne ? Apo të jetë

kjo një mënyrë rikuperimi e “dëmit” të përfolur që standardi i ka shkaktuar gegërishtes ?

Ç`rol luajnë sot në të vërtetë dialektet në botë, sidomos në botën e qytetëruar ? (K. Jorgaqi,

Përsëri mbi shqipen standarde, Shekulli, 4. 2. 2006).

Page 10: 01-Standardi-Qemal-MURATI-01

Gjuha pa dyshim nuk mund të trajtohet si një produkt industrial, megjithatë, të folmet lokale

vdesin ashtu siç zhduken artizanët e vegjël përpara industrialistëve të mëdhenj, që prodhojnë

me seri të mëdha (A. Meillet, l908).

“Ribërje” edhe e Alfabetit ?

12. Mëtimet për çstandardizim gjuhësor mund të prodhojnë dhe kërkesat për çalfabetizim, pra

për ribërjen e alfabetit të shqipes. Një shembull i këtillë gjendet tashmë në një shkrim të

botuar “Koha për ndryshim... shkronjash” te “Gazeta Shqiptare” (29 janar 2006), ku autori B.

Kopliku rekomandon ad libitum: “Të gjitha shkronjat të jenë njësoj si alfabeti zyrtar i sotëm,

përveç tri shkronjave që do të ndryshohen si vijon: /ë/ që do të bëhet /f/, /ç/ që do të bëhet /cs/

dhe /f/ që do të bëhet /w/”. Këto ndryshime, thotë autori, është i shtrënguar t’i sugjerojë për

shkak të gjerdheve teknologjike që e bëjnë të mundimshme shtypjen dhe leximin e disa

shkronjave diakritike në kompjuter. Madje, vijon Kopliku, do të ishte akoma më e volitshme,

sikur alfabeti shqip të rrudhet e të mos ketë më shumë se 26 shkronja, për të ekonomizuar më

mirë kohën dhe teknikën e përdorimit. Nga këndvështrimi praktik, natyrisht, propozimi i

sipërcituar mund të rrëzohet lehtë, pse problemi teknikisht ka zgjidhje. Por të tjera janë

këndvështrimet që lypin vëmendje. Edhe nëse kuturisje pragmatike si këto e gjejnë gati të

shtruar shilten pranë vatrës së shtypit, bindem më fort se nuk duan heshtjen si përgjigje

(Atena Bishka, Alfabeti përmbys, Shekulli, 22. 5. 2006).

Mëtimet e tilla çalfabetizuese kanë ngjallur jo pak shqetësim, për të cilat A. Bishka reagon

me të drejtë dhe i jep këto shpjegime “ideatorit” B. Kopliku:

Duket se kriptograma të tilla alfabetare do të konkurronin për bukuri me fantazitë hiperaktive

të çamarrokëve të shkollave, e ndonëse në vështrim të parë ngjajnë si humor i pafajshëm

përballë kokëçarjeve të gjuhëtarëve, nga ana tjetër rrëfejnë me elokuencë perceptimin

kokëposhtë të marrëdhënieve “teknikë - njeri”, duke i dhënë përgjigje kuptimplote pyetjes së

Postman-it, “Ç’ndryshime në gjuhë shkakton teknologjia, ç’fitojmë e ç’humbasim?”

Përgjigjja në rastin konkret do të ishte: fitojmë një gjuhë të re (kriptogramën), humbim të

vjetrën (shqipen).

Page 11: 01-Standardi-Qemal-MURATI-01

Le të mendojmë për një çast se alfabetin e pastruam nga shenjat e pavolitshme. Mirëpo

ndërsa teknologjia e informacionit përparon marramendthi, duke rrokur e ripërkufizuar çdo

territor të jetës e duke përshpejtuar ritmin e veprimtarisë njerëzore, vallë ç’do të bënim me

këto ndryshime kur të vijë dita që standardet kompjuterike të deshifrimit të kodeve të

përmirësohen? Vallë, do të ndryshonim sërish alfabetin, si të ishte broshurë ndërmarrjeje në

rritje e ndryshim të vazhdueshëm? Doemos, një alfabet që të funksionojë nuk duhet të ketë

nevojë të shoqërohet me qarkore që sqaron rregulla të rifreskueshme, aq më pak shënime që

shpjegojnë korrigjime. Për shembull, a mund të mendohet një artikull, një shkresë, një

vjershë, një tregim që të nisë me një shënim që këshillon: “Shkronjën ‘p’ ju lutem lexojeni si

‘q’!”?

Është folur shumë për keqshkrimin e keqzanimin e grafemës “ë”. Por, nëse drejtues

programesh të mediave shqiptojnë në mënyrë jokorrekte “e-të” dhe “ë-të”, siç vë në dukje

Kopliku, kjo gjë mund të shpjegohet jo vetëm thjesht me mungesën e “ë-ve” në tekst, por

edhe me njohjen jo të mirë të normës letrare. Mund të jetë edhe pasqyrim i të folmeve lokale

dhe nuancave gjuhësore që u përkasin mjediseve familjare ku janë rritur dhe krahinave të

Shqipërisë prej nga vijnë, duke përfshirë edhe mënyra shprehjeje e shqiptimi të kulturës pop

të Tiranës metropol. Me fjalë të tjera, dy shqiptarë mund të mos dallojnë prej njeri-tjetrit kur

shkruajnë në mënyrë korrekte të njëjtin tekst, por po t’u kërkojmë ta lexojnë, mund t’ua vëmë

re menjëherë dialektin e të kuptojmë se prej ç’zone të Shqipërisë vijnë e cilës shtrese social-

kulturore i përkasin. Më anë tjetër, në mjedisin e komunikimit populist pa dyer, ashtu sikurse

opinionistët, pavarësisht specialitetit, nuk ngurrojnë të eksperimentojnë lirisht me gjuhën, po

ashtu edhe drejtues të emisioneve, ndoshta gjejnë te kamera mediatike laboratorin a rostrum-

in prej nga duan të ushtrojnë influencë ose të tejbartin bindjen se të tyret janë me të mirat

praktika për t’u ndjekur nga të gjithë. Edhe nuk do të lënë pa përmendur këtu se qëndrimi i

lëshuar ndaj gjuhës lidhet doemos edhe me pështjellimet sintaksore e morfologjike që

shkaktojnë prurjet e huaja; pa përmendur të tjera rrengje me të cilat bota gjithëpërfshirëse e

teknologjisë së informacionit, e mediave dhe e industrisë së sofistikuar të reklamave trand

gjuhët në përgjithësi e jo vetëm shqipen, duke ia rrudhur hapësirën tekstit e duke e

zëvendësuar këtë gjithnjë e më shumë me imazhin si formë komode kumtonjëse, që lyp

vështrim jo lexim, perceptim jo konceptim, estetikë jo logjikë, përjetim emocional jo

racional, konkret jo abstrakt (Atena Bishka, Alfabeti përmbys, Shekulli, 22.5.2006).

Page 12: 01-Standardi-Qemal-MURATI-01

Në gjuhën e medias, konkretisht në gazetën e përditshme “Shqip” të Tiranës, duket se tashmë

ka zënë të eksperimentohet dhe me çalfabetizimin e Alfabetit të shqipes, ku për fonemën /ë/

gjejmë të përdoret njëfarë grapheme /Î/: Korridori veri-jug dhe diletantizmi nÎ sektorin e

rrugÎve (titull, Gazeta Shqip, 8. 6. 2006).

Përmbyllje

13. Çështjet problemore të shqipes së sotme standarde shtrohen në dy dimensione:

1. A duhet të rishikohet diçka në shqipen standarde 30 vjet pas lëvrimit të saj, dhe

2. “A mund të zgjerohet baza dialektore e shqipes standarde” ? (D. Luka).

Çështja e parë natyrisht nuk mund të marrë veçse një përgjigje pozitive, sepse standardi është

zhvillim, nuk është i dhënë njëherë e përgjithmonë. Ndërkaq, zgjerimi i bazës dialektore,

përkatësisht hapja ndaj elementeve të gegërishtes si e konceptojnë disa “gjuhëtarë

demokratë”, do të nënkuptonte tronditjen e standardit.

Në shtjellimet që i bëhen gjuhës letrare shqipe, të motivuara politikisht a krahinorisht për

rikthim në dialektizim, duhet pasur parasysh që ribërja e standardit nuk është gjë tjetër veçse

mëtim për çstandardizim, e çstandardizimi është rruga më e shkurtër për veçim kombëtar.

Në këtë kuadër, për sa u përket tendencave të disave për variantizimin e standardit në

Kosovë, ka plot të drejtë Prof. Emil Lafe kur thotë: “Unë jam i bindur se shqipja standarde

nuk është aspak një bimë që nuk mund të rritet në tokën e Kosovës, dhe se prandaj atje duhet

mbjellë një varietet tjetër më i përshtatshëm (!). Veçimi gjuhësor çon pashmangshëm në

veçime të tjera të padëshirueshme”.

Në fakt, klithmat për "rindërrim baze" apo pandehmat për "rikthim të situatës dyidiomëshe"

në shqipen e sotme standarde nuk janë veçse një anakronizëm pa dobi.