16
Privatizimi i ndërmarrjeve në Kosovë - dështimi në skenë të hapur Privatizimi dhe Kosova Kosova në krizën globale financiare Një qasje tjetër për zhvillimin e energjetikës Gjatë ndërtimit të TC Kosova B1 e 2, paralelisht ka qenë bërë projekti për ndërtimin e TC Kosova B 3,4,5 me ngarkesë secila nga 600 MWh e që në atë kohë quhej projek- ti i TC Kosova e madhe. Kuptohet ndërtimi ka qenë paraparë në faza sipas nevojës për energji. Në të njëjtën kohë zhvillohej ideja për një TC 2400 MWh, që atëherë quhej TC Kosova C e që duhej të ndërtohej diku ne Lapna selo ne drejtim të Ferizajt. Kosova C ishte planifikuar si një... faqe 2 ekonomia A vni KURSHUMLIU A vni ZOGIANI E enjte, Qershor 2009 - Kosovë Të luftosh sot për interesin kombë- tar të Kosovës në projektin Kosova e Re, do të thotë të luftosh për t'i siguruar asaj dhjetëra miliardë euro, të cilat shumë lehtë mund të shndërrohen në pazare me disa zero më pak, për ne.” Kosova C - Ku është interesi kombëtar? Një skenar i zi për PTK-në që rrezikon të aplikohet për kom- panitë tjera publike Ekziston një alibi gjeneral për privatizimin e kompanive me pronësi publike që përdoret nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare: privatizimi duhet të ndodhë për shkak se kompan- itë me status publik kanë probleme, nuk... faqe 4 V isar YMERI Varësia nga shikimi jashtë Kosova vlon nga anomalitë. Varfërinë e kemi 45% (me atë të skajshme në 18%), ndërkohë që njihemi si vend me pasuri të përqendruar dhe të shumtë nëntokësore (supozohet se vlera e përgjithshme e linjitit e përkthyer në rrymë elektrike është diku 70 miliardë euro, ndërsa kom- binati Trepça vazhdon ta ketë nën tokë një shumë marramendëse të parave). Madje nuk kemi as rrymë elektrike. Papunësinë (zyrtare) e kemi 46%, ndërkohë që afërsisht... faqe 5 Albin KUR TI Përpara drejt feudalizmit Miti më i ri i kapitalizmit - ai i të qenit të tij i globalizuar - ka pasur shumë sukses në Kosovë. Nga izolimi i gjatë dhe i dhunshëm, qytetarët e Kosovës e dëshironin dëshpërueshëm bërjen e tyre pjesë të botës. Globalizimi u përfytyrua si... faqe 6 Është bërë e zakonshme nëpër mediume informative që të thek- sohet rritja e popullaritetit të Kapitalit të Marksit me shpalimin shokant të krizës globale financia- re gjatë muajve të fundit. Në anën tjetër, disa nga e majta tashmë kanë filluar të shpallin triumfal- isht fundit e projektit neoliberal dhe ardhjen e një epoke të re ku, sipas këtyre, do të shohim... faqe 7 KOSOVA MBETET PA EKONOMI KOSOVA MBETET PA EKONOMI Derisa në dhjetëvjetëshin 1989 – 1999 Serbia ia plaçkiti pronën Kosovës dhe ia shkatërroi ekonom- inë, në dhjetëvjetëshin 1999 – 2009 këtë e vazhduan disa tanët bashkë me ndërkombëtarë. Derisa në dhjetëvjetëshin e parë ekonominë na e shkatërroi armiku ynë, në këtë dhjetëvjetëshin e dytë vetë njerëzit tanë, shqiptarët, na plaçkitën. Përderisa ne ankoheshim me për- buzje se indianët e afrikanët nuk mund të na e mësojnë demokracinë neve, ne po zhvateshim nga perëndimorët. Prej ardhjes së misioneve ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK-ut dhe KFOR-it, ato gjithnjë janë udhëhequr nga “perëndimorët”. I pari i UNMIK-ut gjithmonë ka qenë evropian ndërsa zëvendësi i tij (udhëheqësi i vërtetë i misionit) ka qenë amerikan. Këshilltarët e tyre, zëdhënësit, per- sonat në pozicione të rëndësishme vendim-marrëse si p.sh. udhëhe- qësi i Zyrës Ligjore në UNMIK, të gjithë kanë qenë evropianë apo amerikanë. Në sistemin e drejtësisë prokurorët dhe gjykatësit pothuajse pa përjashtim kanë qenë evropianë dhe amerikanë. Aziatikët kanë qenë këtu vetëm argat si p.sh. për të na dhënë dajak (kujtojini forcat spe- ciale pakistaneze që një kohë na shfaqeshin përditë në televizion për të na frikësuar). Historia jonë dhjetëvjeçare me çlir- imtarë gjithfarë sojesh, vendorë e ndërkombëtarë, me warlords e kaubojë, është histori e pasurimit të një rrethi të ngushtë njerëzish dhe varfërimit të shumicës së popullit të Kosovës. Si për rastësi, sot njerëzit më të pasur në Kosovë janë kryetarët e partive politike që në kohë të ndryshme kanë qenë kryeministra të Kosovës, të pasuar nga vëllezër e familjarë të tyre, pas- taj ministrat (poashtu me familjarë) dhe në fund këshilltarët e tyre të cilëve iu hidhet nga një copë asht për ta lëpirë. Nga kjo deduktohet me lehtësi se pushteti dhe pasurimi në Kosovë janë të lidhura ngushtë, në fakt janë e njëjta gjë. Kjo shpje- gon edhe luftën e ashpër për pushtet mes partive politike të Kosovës. Në anën tjetër, të gjithë i dimë statistikat e Bankës Botërore që flasin për më shumë se gjysmën e popullatës së Kosovës që jeton në varfëri absolute me më pak se dy dollarë në ditë. Por kjo është një statistikë zyrtare e zbutur sepse varfëria në Kosovë është shumë më e madhe. P.sh. sa janë të pasur ata që janë mbi këtë minimum të var- fërisë, ta zëmë ata që jetojnë me tre dollarë në ditë? Apo ata që jetojnë me pesë dollarë në ditë? Nëse var- fërinë në Kosovë nuk e masim teknikisht por me nevojat njerëzore për një jetë normale me dinjitet atëherë shumë lehtë mund të për- fundojmë se varfëria këtu është shumë mbi 50%-in. Për këto dhjetë vite të pas-luftës në Kosovë kishte një yrysh të madh për të shitur tërë pronën shoqërore të Kosovës, ndërmarrjet shoqërore, fabrikat, depot, tokat bujqësore, kioskat, etj. Çdo gjë që mund të shitej duhej të shitej. editorial faqe 3 Adem NIMANI Safet GËRXHALIU Besnik PULA faqe 9 Është e vërtetë se tranzicioni në përgjithësi është një ndër proceset më të vështira me të cilin ballafaqohen shtetet të cilat kalojnë nëpër këtë proces dhe në raste të shumta... faqe 8 (vazhdon në faqen 2)

1 Ekonomia Nga Preportr

  • Upload
    ngokiet

  • View
    252

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 1 Ekonomia Nga Preportr

PPrriivvaattiizziimmii iinnddëërrmmaarrrrjjeevvee nnëëKKoossoovvëë -- ddëësshhttiimmiinnëë sskkeennëë ttëë hhaappuurr

PPrriivvaattiizziimmii ddhheeKKoossoovvaa

KKoossoovvaa nnëë kkrriizzëënn gglloobbaalleeffiinnaanncciiaarree

NNjjëë qqaassjjee ttjjeettëërr ppëërr zzhhvviilllliimmiinn eeeenneerrggjjeettiikkëëss

Gjatë ndërtimit të TC Kosova B1 e 2, paralelisht ka qenë bërë projekti për ndërtimine TC Kosova B 3,4,5 me ngarkesë secila nga 600 MWh e që në atë kohë quhej projek-ti i TC Kosova e madhe. Kuptohet ndërtimi ka qenë paraparë në faza sipas nevojëspër energji. Në të njëjtën kohë zhvillohej ideja për një TC 2400 MWh, që atëherë quhejTC Kosova C e që duhej të ndërtohej diku ne Lapna selo ne drejtim të Ferizajt. KosovaC ishte planifikuar si një... faqe 2

ekonomiaAvni KURSHUMLIU

Avni ZOGIANI

E enjte, Qershor 2009 - Kosovë

Të luftosh sot për interesin kombë-tar të Kosovës në projektin Kosovae Re, do të thotë të luftosh për t'isiguruar asaj dhjetëra miliardë

euro, të cilat shumë lehtë mund tëshndërrohen në pazare me disazero më pak, për ne.”

Kosova C - Ku është interesi kombëtar?

NNjjëë sskkeennaarr ii zzii ppëërr PPTTKK--nnëë qqëërrrreezziikkoonn ttëë aapplliikkoohheett ppëërr kkoomm--ppaanniittëë ttjjeerraa ppuubblliikkee

Ekziston një alibi gjeneral për privatizimin e kompanive me pronësi publike që përdoret ngainstitucione të rëndësishme ndërkombëtare: privatizimi duhet të ndodhë për shkak se kompan-itë me status publik kanë probleme, nuk... faqe 4

Visar YMERI

VVaarrëëssiiaa nnggaa sshhiikkiimmii jjaasshhttëëKosova vlon nga anomalitë. Varfërinë e kemi 45% (me atë të skajshme në 18%), ndërkohë qënjihemi si vend me pasuri të përqendruar dhe të shumtë nëntokësore (supozohet se vlera epërgjithshme e linjitit e përkthyer në rrymë elektrike është diku 70 miliardë euro, ndërsa kom-binati Trepça vazhdon ta ketë nën tokë një shumë marramendëse të parave). Madje nuk kemias rrymë elektrike. Papunësinë (zyrtare) e kemi 46%, ndërkohë që afërsisht... faqe 5

Albin KURTI

PPëërrppaarraa ddrreejjtt ffeeuuddaalliizzmmiittMiti më i ri i kapitalizmit - ai i të qenit të tij i globalizuar - ka pasur shumë sukses në Kosovë.Nga izolimi i gjatë dhe i dhunshëm, qytetarët e Kosovës e dëshironin dëshpërueshëm bërjen etyre pjesë të botës. Globalizimi u përfytyrua si... faqe 6

Është bërë e zakonshme nëpërmediume informative që të thek-sohet rritja e popullaritetit tëKapitalit të Marksit me shpaliminshokant të krizës globale financia-re gjatë muajve të fundit. Në anëntjetër, disa nga e majta tashmëkanë filluar të shpallin triumfal-isht fundit e projektit neoliberaldhe ardhjen e një epoke të re ku,sipas këtyre, do të shohim... faqe 7

KKOOSSOOVVAA MMBBEETTEETT PPAA EEKKOONNOOMMIIKKOOSSOOVVAA MMBBEETTEETT PPAA EEKKOONNOOMMIIDerisa në dhjetëvjetëshin 1989 –1999 Serbia ia plaçkiti pronënKosovës dhe ia shkatërroi ekonom-inë, në dhjetëvjetëshin 1999 – 2009këtë e vazhduan disa tanët bashkëme ndërkombëtarë. Derisa nëdhjetëvjetëshin e parë ekonominëna e shkatërroi armiku ynë, në këtëdhjetëvjetëshin e dytë vetë njerëzittanë, shqiptarët, na plaçkitën.Përderisa ne ankoheshim me për-buzje se indianët e afrikanët nukmund të na e mësojnë demokracinëneve, ne po zhvateshim ngaperëndimorët. Prej ardhjes sëmisioneve ndërkombëtare nëKosovë, UNMIK-ut dhe KFOR-it,ato gjithnjë janë udhëhequr nga“perëndimorët”. I pari i UNMIK-utgjithmonë ka qenë evropian ndërsazëvendësi i tij (udhëheqësi i vërtetëi misionit) ka qenë amerikan.Këshilltarët e tyre, zëdhënësit, per-sonat në pozicione të rëndësishmevendim-marrëse si p.sh. udhëhe-qësi i Zyrës Ligjore në UNMIK, tëgjithë kanë qenë evropianë apoamerikanë. Në sistemin e drejtësisë

prokurorët dhe gjykatësit pothuajsepa përjashtim kanë qenë evropianëdhe amerikanë. Aziatikët kanë qenëkëtu vetëm argat si p.sh. për të nadhënë dajak (kujtojini forcat spe-ciale pakistaneze që një kohë nashfaqeshin përditë në televizion përtë na frikësuar). Historia jonë dhjetëvjeçare me çlir-imtarë gjithfarë sojesh, vendorë endërkombëtarë, me warlords ekaubojë, është histori e pasurimit tënjë rrethi të ngushtë njerëzish dhevarfërimit të shumicës së popullittë Kosovës. Si për rastësi, sotnjerëzit më të pasur në Kosovë janëkryetarët e partive politike që nëkohë të ndryshme kanë qenëkryeministra të Kosovës, të pasuarnga vëllezër e familjarë të tyre, pas-taj ministrat (poashtu me familjarë)dhe në fund këshilltarët e tyre tëcilëve iu hidhet nga një copë ashtpër ta lëpirë. Nga kjo deduktohetme lehtësi se pushteti dhe pasuriminë Kosovë janë të lidhura ngushtë,në fakt janë e njëjta gjë. Kjo shpje-gon edhe luftën e ashpër për

pushtet mes partive politike tëKosovës. Në anën tjetër, të gjithë idimë statistikat e Bankës Botëroreqë flasin për më shumë se gjysmëne popullatës së Kosovës që jeton nëvarfëri absolute me më pak se dydollarë në ditë. Por kjo është njëstatistikë zyrtare e zbutur sepsevarfëria në Kosovë është shumë mëe madhe. P.sh. sa janë të pasur ataqë janë mbi këtë minimum të var-fërisë, ta zëmë ata që jetojnë me tredollarë në ditë? Apo ata që jetojnëme pesë dollarë në ditë? Nëse var-fërinë në Kosovë nuk e masimteknikisht por me nevojat njerëzorepër një jetë normale me dinjitetatëherë shumë lehtë mund të për-fundojmë se varfëria këtu ështëshumë mbi 50%-in. Për këto dhjetë vite të pas-luftës nëKosovë kishte një yrysh të madhpër të shitur tërë pronën shoqëroretë Kosovës, ndërmarrjet shoqërore,fabrikat, depot, tokat bujqësore,kioskat, etj. Çdo gjë që mund tëshitej duhej të shitej.

editorial

faqe 3

Adem NIMANI Safet GËRXHALIU

Besnik PULA

faqe 9

Është e vërtetë se tranzicioninë përgjithësi është një ndërproceset më të vështira me tëcilin ballafaqohen shtetet tëcilat kalojnë nëpër këtë procesdhe në raste të shumta... faqe 8

(vazhdon në faqen 2)

Page 2: 1 Ekonomia Nga Preportr

Avni KURSHUMLIU

Duke qenë njëri ndër ekspertët më tëvjetër për nga stazhi i pandërprerënë lëminë e energjetikës, duke parë

gjendjen e vështirë sidomos pas luftës, i jamqas dhënies së kontributit përmes shkrimevenë revista e gazeta ditore, seminare si dheemisione televizive. Idetë e mia për zhvil-limin e energjetikës në Kosovë bazohen nëresurset e mëdha të rezervave të thëngjillitqë posedon Kosova, nevojën permanentepër furnizim të rregullt të konsumatorëvedhe industrisë me energji, në njërën anë dhenë anën tjetër gjendja e objekteve ekzistueseenergjetike të cilat për momentin janë nëeksploatim nga ana e KEK-ut. Por, kuptohet,vazhdimisht duke vënë në rend të parëmbrojtjen e ambientit.

Gjatë ndërtimit të TC Kosova B1 e 2, paralel-isht ka qenë bërë projekti për ndërtimin e TCKosova B 3,4,5 me ngarkesë secila nga 600MWh e që në atë kohë quhej projekti i TCKosova e madhe. Kuptohet ndërtimi ka qenëparaparë në faza sipas nevojës për energji.Në të njëjtën kohë zhvillohej ideja për një TC2400 MWh, që atëherë quhej TC Kosova C eqë duhej të ndërtohej diku ne Lapna selo nedrejtim të Ferizajt. Kosova C ishte planifikuarsi një objekt që duhej të ndërtohej nga inves-timet e huaja dhe me tërë prodhimin duhej tëdispononin investitorët. Të gjitha këto kanëqenë projekte të ish-federatës Jugosllave kumë së paku merrej parasysh interesi i popull-sisë së Kosovës. Pas aktivizimit të blloqeveKosova B1 e B2 (viti 1984), veç sa kishte fillu-ar kriza politike dhe ekonomike në ish-Jugosllavi, kështu që këto projekte kurrë nuke kanë marrë ngjyrën e gjelbër për fillim terealizimit.

Pas luftës me ardhjen e UNMIK-ut çështja eenergjetikës në Kosovë ishte ekskluzivitet iShtyllës së Katërt ku nga ana e kosovarëvekryesisht kanë qenë të angazhuar përkthye-sit e anglishtes. Në AER ku për energjetikëgjithashtu kanë qenë të angazhuar“ekspertë” të huaj, siguroheshin donacionedhe bëheshin plane për investime nëenergjetikë të cilat kryesisht përkufizoheshinnë mirëmbajtjen e objekteve ekzistuese apoblerje të energjisë elektrike por pa ndonjë

strategji të mirëfilltë të zhvillimit. Në kom-petencë të këtyre ka qenë angazhimi i“ekspertëve” kryesisht të huaj të cilëtudhëhiqnin me KEK-un pa treguar asnjëinteres që kjo korporatë të ketë perspektivëzhvillimi.E konsideroj sidomos të dëmshëm për KEK-un angazhimin e firmës Swed Power (prejvitit 2001) të cilët ishin të angazhuar si firmëkëshilluese por në të vërtetë plotësishtudhëhiqnin me KEK-un. Pasojat negative tëriorganizimit që ata realizuan në KEK as sote gjithë ditën nuk po mund të eliminohen.Ata ishin apriori kundër idesë për zhvillim-in e kapaciteteve të reja vetanake nëenergjetikë. Në këtë pikëpamje sidomos kaqene e ashpër një koordinatore dhe zëd-hënëse e firmës Swed Power (zonja BetyDewidson) e cila me shkrim na ndalonte(kuadrove vendore) që të komunikojmë me

gazetar. Së pari idenë për ndërtimin e B3-shitdhe si alternativë më e shpejtë për zbutjen eproblemeve me furnizim me energji, ndër-timin e një termocentrali me gaz në afërsi tëHanit të Elezit, e kam paraqit në njëkëshillim për energjetikën që është mbajtë nështator të 2001 në sallën e KEK-ut. Meqë këtëkëshillim e udhëhiqte zonja Bety Dewidson(koordinatore e firmës Swed Power) ështërefuzuar ashpër nga ana e saj. Të njëjtinpropozim, disa dite më vonë, ia kam paraqi-tur edhe Presidentit të ndjerë Rugova por aimë është përgjigjur se për momentin nukmund të bëjmë asgjë për shkak se energjetikaështë kompetencë e shtyllës së katërt.Në kuadër të fushatës parazgjedhore përzgjedhjet lokale në vitin 2001 në duelet tele-vizive në RTK dhe KTV gjithashtu i kamparaqitur këto ide. Atëherë kam theksuar seka rëndësi kapitale ndërtimi i largpërçuesit400 KV që do të lidhte Kosovën meShqipërinë. Atëherë, por edhe sot, po tëekzistonte ky largpërçues as Kosova dhe asShqipëria nuk do të ndjenin mungesën eenergjisë elektrike. Gjatë natës në Kosovëparaqiten teprica të mëdha të energjisë (përshkak të zvogëlimit të konsumit) kjo do të

këmbehej me Shqipërinë dhe në atë kohëatje do të kursehej uji ne HE. Në situatën etanishme me largpërçuesin e 220 KV kjovështirë mund të realizohet nga ana eKosovës, për shkak të diferencës së tensionitnë vendin e kyçjes.

Dhënien e kontratës për menaxhim të KEK-ut firmës ESBI nga Irlanda e konsideroj tëdëmshme për KEK-un pasiqë rezultatet epunës së tyre kanë qenë tejet negative. Ataas që kanë dashur të bisedojnë për zhvillim-in e KEK-ut por me çdo kusht kanë dashurtë argumentojnë se këtu kinse nuk ka kuadroqë do të mund të udhëheqin me KEK-un.Gjer me ardhjen e ESBI-së, në KEK ka funk-sionuar ekipi i zhvillimit, ekip të cilin ata eshkatërruan menjëherë. Dhe sot KEK-u ështënjë korporat që nuk ka ekip për zhvillim.E gjithë kjo shton dyshimin se më herëtështë përgatitur strategjia që Kosova të mosketë objekte energjetike. Pas luftës“ekspertët e jashtëm disa herë kanë theksuarse TC Kosova A duhet të mbyllet për shkakte vjetërsisë por pa propozuar ndonjë alter-nativë për kompensimin e këtij prodhimi.

Disa herë radhazi me shkrime në të përdit-shmet e ndryshme kam kundërshtuar idenëpër ndërtimin e Kosovës C (tani Kosova e re),të cilën edhe tani e konsideroj si një projektmegaloman. Duke u bazuar edhe në një morikonsultimesh që janë ndërmarrë lidhur mekëtë projekt është i bazuar dyshimi se rreth

këtij projekti ka shumë gjëra që nuk janë tëqarta. Duke u nisur nga pronari apobashkëpronarët, pjesëmarrja e Kosovës,mbrojtja e ambientit, furnizimi me ujë, rjeti shpërndarës, marrëdhëniet me KEK-un,perspektiva e KEK-ut, tregu i energjisë, loka-cioni i ndërtimit etj. Të gjitha këto kërkojnëdefinime të sakta para se të fillohet me realiz-imin e këtij projekti. Në bazë të kësaj mund tëkonkludohet se as qeveria e kaluar nuk kaqenë fare më afër realizimit të këtij projekti.Strategjia e bazuar vetëm në investime tëhuaja nuk garanton edhe zgjidhje të prob-lemit të furnizimit të konsumatorëve meenergji.Thjesht, ajo energji e prodhuar nëKosovë do t`i ofrohet tregut të lirë e dihenprincipet e këtij tregu – ai që paguan mëmirë edhe do ta këtë. Aq më e keqe ështëideja e mbylljes së menjëhershme të TC A.Tani këtë nuk e bëjnë as vendet më të pasurame resurse energjetike por i kanë hyrë seri-ozisht revitalizimit të objekteve të vjetra. Përshkak të monopolit me energji e konsiderojtë rrezikshme idenë që investitorit të

“Kosovës së Re” t’i jipet me koncesion edherevitalizimi i TC A dhe TC B.

Është e pakuptimtë që pas 47 vjetëve traditënë prodhimin e energjisë nga linjiti ne të paj-tohemi se tani e tutje nuk do të prodhojmëmë por këtë do e bëjmë për një prodhues tëhuaj.

Unë mendoj se propozimi i Qeverisë sëShqipërisë që në Kosovë të ndërtohet një TCme investime të përbashkëta është dashur tëpërkrahet pa rezervë aq më tepër kur uofruan 300 milion euro për fillimin e men-jëhershëm të punëve. Ky kishte me qenëblloku Kosova B3 prej 600 MWh. Ky bllok ikombinuar me blloqet tjera të KEK-ut dhe tëKESH-it do të mjaftonte që dy vendet t’iplotësojnë kërkesat për energji. Për TCKosova B3 ekzistojnë studimet e fizibilitetitsi dhe projektet e ndërtimit. Përparësi tjeratë mëdha në favor të B3-shit kishin me qenëinfrastruktura e gatshme nga B1 e B2,deponia dhe transporti i thëngjillit, përgatit-ja kimike e ujit (me një zgjerim të vogël) sidhe asetet tjera të KEK-ut. Si i tillë ndërtimi ikëtij objekti nuk do të kushtonte më shtren-jtë se 600 milion euro që për pjesën e KEK-ut kjo do të ishte më pak se vlera e borxhitte konsumatorëve.Projekti TC Kosova B3 duhet të parashohë tëgjitha zgjidhjet më moderne për një punë tëpastër për sa i përket ekologjisë. Me këtërast do të eliminohej paniku që ështëprezent te popullata përreth nga mundësia ekatastrofës ekologjike që do të shkaktontendërtimi i menjëhershëm i TC Kosova e Reme 2100 MWh .

Meqenëse në TC Kosova B1 e B2 janëaplikuar zgjidhjet më moderne për udhëhe-qjen e blloqeve, përgatitja e kuadrit manipu-lues për mirëmbajtje të TC B3 nuk do tëparaqiste problem. Më vonë në bazë tënevojës dhe kuotës së lejuar për emetim tëCO2 – shit mund të vazhdohet suksesivishtme TC B4 e me radhë. Vazhdimi i mëtut-jeshëm i diskutimeve për TC Kosova C apoe Re që po zgjasin me vite të tëra paraqethumbje të kohës që në energjetikë nukmund të kompensohet. Prandaj mendoj semenjëherë duhet një qasje serioze për ndër-timin e TC B3-shit, kuptohet nëbashkëpunim me Shqipërinë. Bashkëpunimii mirë viteve të fundit me KESH-in dëshmonse ky bashkëpunim duhet të thellohetakoma më tepër. Largpërçuesi 400 KVmundëson edhe integrimin e këtyre dy kor-poratave. Duke parë interesin e integrimeverajonale mendoj se me prioritet duhet t’iqasemi integrimeve brenda kombëtare. Kjodo të ishte me interes të madh ekonomik përtë dy vendet. Me këtë rast përveç sigurimittë energjisë së mjaftueshme kjo do tëmundësonte që KEK-u të lirohej nga pagesashtesë (te cilën ia bëjmë Serbisë) për rregul-limin e frekuencës, sepse me HC e KESH-itkjo do realizohej edhe më lehtë.

NNjjëë qqaassjjee ttjjeettëërr ppëërrzzhhvviilllliimmiinn ee eenneerrggjjeettiikkëëss

nnëë KKoossoovvëë

“ Prandaj mendoj se menjëherë duhet një qasje serioze për ndërtimin eTC B3-shit, kuptohet në bashkëpunim me Shqipërinë. Bashkëpunimii mirë viteve të fundit me KESH-in dëshmon se ky bashkëpunim

duhet të thellohet akoma më tepër. Largpërçuesi 400 KV mundëson edheintegrimin e këtyre dy korporatave. Duke parë interesin e integrimeverajonale mendoj se me prioritet duhet t'i qasemi integrimeve brenda kom-bëtare. Kjo do të ishte me interes të madh ekonomik për të dy vendet.”

Kjo bëhej me një plan të caktuar dhe quhejprivatizim. Për të zbatuar planin e priva-tizimit ishin dizajnuar institucione të veçan-ta, Shtylla e katërt e UNMIK-ut qëudhëhiqej nga Bashkimi Evropian dhe nën-institucioni i saj Agjensioni Kosovar iMirëbesimit (AKM). Privatizimi bëhej nëemër të zhvillimit ekonomik të Kosovës; nëemër të “dekomunizimit” të saj, të kalimitnga ekonomia e centralizuar në ekonomi tëtregut të lirë. Privatizimi na u shit si mënyrëpër uljen e papunësisë dhe zbutjen e var-fërisë. Por edhe si mënyrë e integrimit mebotën perëndimore aq të lakmuar nga ne. Por ç’i solli privatizimi Kosovës? Paratë eprivatizimit që janë para të punës sonëdyzet e ca vjeçare na u morën dhe u dër-guan në banka jashtë Kosovës, sepse Serbiapretendon hise mbi to. Punëtorëve tëKosovës u mohohet 20%-shi i premtuar nga

shitja e ndërmarrjeve ku ata kanë punuar.Shumica e këtyre punëtorëve sot janë tëpapunë, jetojnë në familje shumë anëtarëshenë varfëri ekstreme. Nidhmat sociale edhekur ekzistojnë keqpërdoren, shpërndahenme favore. Hapësirat e fabrikave ku dikurprodhohej sot janë kthyer në depo mallrash,ndërsa tokat bujqësore që janë shitur mecentë janë kthyer në troje ndërtimi.Ndërmarrjet e shitura sipas të ashtuquajturit“spin-off special” ku blerësi obligohej tëinvestonte shuma të caktuara dhe të punë-sonte numër të caktuar punëtorësh për njëperiudhë kohore, dështuan në masë tëmadhe në përmbushjen e obligimeve të tyre.Edhe ndërmarrjet e mëdha si “Ferronikeli”që kishin tregun e garantuar nuk i përm-bushën ato obligime duke mos u sjellurqytetarëve të Kosovës kurrfarë përfitimi.Privatizimi doli të jetë e kundërta e asaj që

ishte premtuar. Në vend të zhvillimitekonomik ne vetëm sa u shpronësuam dhesot, për shkak se nuk jemi më pronarë tëkëtyre ndërmarrjeve shoqërore, jemi në situ-atën e pengut ku për mbijetesën tonë, përhumbjen apo ruajtjen e vendit tonë të punësvendos një grup i vogël njerëzish në qeveridhe biznese. Tash të njëjtit njerëz (si Ahmet Shala bashkëme konsulentët e tij nga USAID-i), në tënjëjtën mënyrë, me të njëjtat procedura që ishitën ndërmarrjet shoqërore duan t’i shesinedhe ndërmarrjet publike, KEK-un, PTK-në,Aeroportin dhe Trepçën. Të njëjtit, nukduan vetëm ta ndërtojnë Kosovën C, porduan që kompanisë fituese t’ia falinqymyrin e të gjitha asetet e KEK-ut duke nabërë neve blerës të qymyrit tonë. Politikanëte korruptuar të Kosovës (të cilët motivohenvetëm nga maksimizimi i përfitimeve të tyrepersonale) po inkurajohen nga ekipet e“ekspertëve” ndërkombtarë (të cilët motivo-hen nga interesa të kompanive të vendeveprej nga vijnë) që të shesin tërë pasurinë embetur të Kosovës. Këto kompani publike

janë baza mbi të cilën mund të zhvillohetekonomikisht Kosova. Posta e telekomi,aeroporti dhe energjia mund të sjellin njëzhvillim të fuqishëm ekonomik nëse mba-hen në pronësi të vendit, e sidomos nësemenaxhimi i tyre nuk e ka për qëllimshkatërrimin por zhvillimin e tyreekonomik. Me privatizimin e ndërmarrjeveshoqërore dhe tash me privatizimin e para-parë të kompanive publike Kosova rrezikontë mbetet pa ekonomi. Me shitjen e tërëpronës publike, qytetarët e Kosovës do tëjenë të papronë në vendin e tyre. Me mar-rëveshjet e tregtisë së lirë si CEFTA ne ekemi hapur tregun tonë për prodhuesit ejashtëm duke e pamundësuar kështu zhvil-limin e prodhimit vendor. Bujqësia përveçqë nuk mund të zhvillohet për shkak tëkëtyre marrëveshjeve, edhe ndihmat që imerr prej qeverisë janë të papërfillshme. Mekëso ideologjie që njeriun ia nënshtrontregut, që çdo gjë ka një çmim, Kosovas’do të ketë ekonomi fare. Dhepa ekonomi nuk mund tëketë shtet!

KKOOSSOOVVAA MMBBEETTEETT PPAA EEKKOONNOOMMIIVazhdon nga ballina

ekonomia

ffaaqqee 22

Page 3: 1 Ekonomia Nga Preportr

KKuu ëësshhttëë iinntteerreessii kkoommbbëëttaarr nnëë kkëëttëë pprroojjeekktt??Luan SHLLAKU

Ndërtimi i termocentralit Kosova C,është padyshim projekti më imadh kosovar, me të cilin syno-

het të ngritët dukshëm potenciali ynëekonomik në të ardhmen. Po ashtu,Kosova C do të duhej në të njëjtën kohë taeliminonte krizën më të madhe zhvil-limore të pas luftës - krizën energjetike.Ky projekt tashmë pothuaj 8 vjet është nëteh të veprimit jo vetëm të faktorit vendorpor edhe atij të jashtëm. Janë bërë shumëstudime, të cilat kanë sjellë shumë njohuritë reja për aspekte të ndryshme, që këtëinvestim, e bëjnë të jetë aq shumë tëdëshiruar dhe në të njëjtën kohë edhe tëurryer në një pjesë të popullatës.

Nuk ka dyshim se projekti Kosova C dota avancojë pozitën e përgjithshme tëekonomisë kosovare, dhe posaçërishtenergjetikës. Deri më sot furnizimi i pam-jaftueshëm me energji elektrike e ka kri-juar një grykë të ngushtë në procesetzhvillimore në vend. Është menduar se,me potencialin minerar që Kosova ka sot,dhe me ndihmën e pakursyer financiare tëdonatorëve të jashtëm, të cilët shpenzuannë këtë sektor më shumë se 1 miliardëeuro, pas luftës, do të jetë fare e lehtë tëzgjidhet ky problem. Mirëpo, edhe 10 vjetkrizë energjetike, e cila seriozisht e karrezikuar zhvillimin e vendit në këtë peri-udhë, ishin të pamjaftueshme për të gjeturzgjidhje.

Pa u futur ne histori të këtij problemi, sotshihen qartë 3 momente shqetësuese përperspektivën e këtij projekti: (1) Skenarëte ndërtimit të këtij TC, të ofruar deri tash,sjellin shumë konflikte, në radhë të parëmjedisore, sociale, demografike, si dhekonflikte makroekonomike nëtrekëndëshin energjetike – bujqësi –ekonomi ujore. (2) skenarët e prezantuardhe të përfolur (akoma ka shumë fshe-htësi në veprime të atyre që “kujdesen”për këtë projekt), rrezikojnë të krijojnëmonopol të një kompanie të jashtme, qës’do t’i sjellë asgjë të mirë dhe me leverdiekonomisë kosovare, dhe (3) interesi mad-horë, kombëtarë i këtij projekti, që Kosovatë del me përfitime sa më të mëdha,mund të zbehet dukshëm nga skenarët qëpropozohen nga agjencitë që e ndihmojnërealizimin e këtij projekti: BB, USAID dhenjë pjesë e qeverisë kosovare, që nukështë duke i parë këto rreziqe.

Le t’i elaborojmë këto tri rreziqe më mirë!

E para: Vlerësimi i Ndikimit ne Mjedisdhe Social është një dokument që Forumi2015 kërkoi të bëhet para se të merretvendimi për Kosovën e Re, në prill 2007.Banka Botërore u pajtua me këtë vërejtjedhe kërkesë, dhe e zgjodhi ekipin ejashtëm, një kompani italiane, që të puno-jë në hartimin e këtij dokumenti shumë tërëndësishëm. Ky dokument, u prezantuanë pranverë të 2008-tës, dhe, edhe psenuk ishte i ndonjë cilësie të duhur, sollikonkluzione të qarta për sa i përket cilë-sisë së mjedisit, para dhe pas ndërtimit tëKosova e Re, situatës me ujëra etj. Çkathuhet në këtë raport, dhe si duhet kup-tuar ai? Në konkluzione të këtij raportithuhen të gjitha ato që ne i thamë mëparë: “se mjedisi aktual është i prekurthellë nga aktivitetet minerare”; “se cilësiae ajrit është shumë e dobët për shkak tëemetimeve nga Kosova A dhe B”; “sefurnizimi me ujë është potencialisht faktorkufizues për zhvillimin e projektit”; “se“cilësia e tokës dhe ujërave ka pësuarshumë nga depozitimi i hirit dhe mbeturi-

nave”; etj. Kështu, shprehimisht shkruannë konkluzat e Vlerësimit. Çfarë përfundi-mi duhet marrë pas këtyre konkluzave tëargumentuara me shumë të dhëna që për-bën ky studim?

Nëse i lexoni drejtë konkluzionet e këtijstudimi, do të shihni qartë se nuk kahapësirë për të qenë komod me ndërtimine kapaciteteve të mëdha, prej 2100 MW,në Kastriot, sepse niveli i ndotjes dhezërja e tokave është shumë e lartë, dheçdo kapacitet i ri do ta përkeqësojë duk-shëm gjendjen. Por, duke u nisur nganevoja e madhe që kemi për energji elek-trike, duhet patjetër të marrim një vendimkompromisi, për një “Kosova e Re” që dotë kishte sjellë mjaftë energji, përfitimemeritore për ekonominë kosovare, dhendotje që mund të përballohet më lehtë.

E dyta: ndërtimi i Kosova e Re, është njëndërmarrje shumë komplekse, sigurishtprojekti më i madh dhe më i ndërlikuarqë Kosova mund ta ketë jo vetëm në këtëmoment por edhe në shumë dekada tëardhshme. Dhe këtu nuk jam duke eadresuar kompleksicitetin tekniko-teknologjik, apo demografik dhe social,ose edhe atë të konflikteve makro-ekonomike që ky projekt sjell, por e kamfjalën për marrjen e vendimeve meritore,pra vendimeve më të qëlluara që Kosovësdo t’i sjellin maksimumin e përfitimevefinanciare dhe minimumin e mundshëmtë ndikimeve negative, të përmendura mëlartë. Thjeshtë, jemi në fazën më të rëndë-sishme, dhe më të ndjeshme në të njëjtinmoment – fazën kur qeveria e Kosovës dotë duhet të vendos se cili është Skenari indërtimit të kësaj termocentrale, dhe çkana sjell ai skenar. Një luftë e ashpër tash-më ka filluar në mes të atyre që përfaqë-sojnë interesa të ndryshme, në këtë pro-jekt. Mendimet janë të ndara, kemiopsione shumë “kosovare” që luftojnë përskenarin më të favorshëm për Kosovën,dhe këtu shoh shumë organizata dhe indi-vidë të shoqërisë civile, por e shoh edhe

një pjesë të vogël të qeverisë duke luftuarpër këto interesa. Në anën tjetër shohshumë qeveritarë të tjerë, me dhe pashumë kompetenca të përzihen në këtëprojekt, por shoh edhe agjenci të jashtmetë cilat, çuditërisht, pasi që ndihmuanshumë dhe investuan po ashtu shumëedhe në zhvillimin e këtij projekti, men-dojnë se duhet vetëm Ata të vendosinedhe për skenarin/modalitetet e ndërtim-it: se kush, si, kur dhe sa do të investojë

në këtë projekt, dhe se cili do të jetë për-fitimi ynë nga ky investim madhorë! Megjithë respektin që duhet ta kemi për këtoorganizata të fuqishme, do të duhej që nëkëtë moment jetik për ne, të shkëputeminga tutelet e tyre, dhe të vendosim Vetëse çka duam dhe si e duam këtë investim.Është investim i cili më shumë do t’i afek-tojë fëmijët tanë se sa ne, që tashmë jemimësuar të jetojmë me pak, me shumë pakbile, ama, kjo nuk është ajo që do të dëshi-ronim ta ndërtojmë për fëmijët tanë.

E treta: të luftohet për një pozicion sa mëtë fortë dhe strategjik, në ndarjen eardhshme të pronësisë mbi minierën eSibofcit, termocentralet Kosova A, B dheKosova e Re, me investuesin e jashtëmprivat (njëra nga 4 kompanitë e përzgjed-hura), është në të vërtet e tëra që duhetbërë nga ana e qeverisë sonë në këtomomente vendimtare. Pra, qeveria do tëduhej të mbajë pronësi maksimale, brendaskenarëve të mundshme dhe logjike, mbiminierën e Sibofcit, si pozicion strategjik irëndësishëm për zhvillimet e mundshmemë vonë, si dhe mbi termocentralet, sido-mos ate Kosova e Re. Nëse ne nuk mba-jmë pronësi dominante mbi minierën e

Sibofcit, dhe bashkëpronësi të rëndë-sishme, në TC Kosova e Re, atëherëmund ta quajmë skenarë të dështuar përKosovën, cilëndo ndarje tjetër të pronë-sisë, sepse siç mund të argumentohetlehtë, Kosova nuk do të përfitonte asgjënga ky investim “shekullorë” me të cilinaq shumë mburreshin të gjitha partitë qëishin në qeveri deri tash. Mirëpo ështëkjo qeveri që i takoi përfundimisht ta

realizojë këtë investim, në të mirë të qyte-tarëve të saj, dhe është kjo qeveri ajo qëduhet të mendohet mirë para se ta “pres”pazarin. Sepse pazari ka filluar të bëhetpaksa i ndyrë, tipik për “aksham pazaret”ku shitësi dhe blerësi mundohen që nëterr të përfitojnë nga ngutja e njërit (koso-varëve në këtë rast që mezi presin të dalinnë dritë) dhe interesave të tjetrit (nuk duat’iu jap emër, sepse janë më shumë se një),

të cilët duan të përfito-jnë nga fakti se jemi nëterr dhe duhet bërëshpejt pazar – kur nes’po na pritet ma, dhekur çmimi është shumëi ulët (lexo: përfitimettona nga ky investim).

Lufta për Sibofcin tash-më ka filluar – vrojtue-sit e kujdesshëm mundtë shohin shumë lëvizjenë këtë drejtim tëpalëve që mbajnë pozi-cione të ndryshme, osemë mirë të themi tëpalëve që kanë interesatë ndryshme. Kush efiton Sibofcin, e fitoiluftën. E luftën e kafituar ai që do t’ia arrijëtë mbajë sa më shumëpronësi mbi, Sibofcindhe mbi TC Kosova eRe. USAID dhe BBthonë se luftën duhetta fitojë investitori ijashtëm, të cilit duhetdhënë të gjitha:Sibofcin dhe Kosovën eRe, sepse “ne nuk jeminë gjendje t’i menaxho-jmë si duhet këtonjësi”, dhe se “ne nukkemi mjete financiarepër t’u përballë mekëtë”. Disa qeveritarëtanë mendojnë

ndryshe: ata thonë se ne pa problem do tëmund të mbanim pronësi mbi minierën eSibofcit, si dhe ta menaxhojmë plotësishtapo pjesërisht. Poashtu ata thonë se nemund dhe duhet të jemi bashkëpronarëedhe të TC Kosova e Re, deri në njëpërqindje të lartë. Ama, jo 100% të kalohetnë duar të investitorit privat të jashtëm, sina thuhet, na sugjerohet dhe, besa, edhena urdhërohet nga pak. Diferenca në mestë këtyre dy opsioneve është dhjeta mil-iarda euro, që do të shkonin në llogari tëinvestitorit të jashtëm apo në llogari tëKosovës. Është fjala për 40 vjet pune tëtermocentraleve që do të ndërtohen dheminierës së Sibofcit që do t’i shter ato 1miliard tonë linjit që mban në vete, tëcilat, kur marrim parasysh mungesën eenergjisë me të cilën ballafaqohet sot etërë Europa, dhe posaçërisht Ballkani, ebëjnë këtë biznes shumë profitabil.

Të luftosh sot për interesin kombëtar tëKosovës në projektin Kosova e Re, do tëthotë të luftosh për t’i siguruar asajdhjetëra miliardë euro, të cilat shumëlehtë mund të shndërrohen nëpazare me disa zero më pak,për ne.

KKuu ëësshhttëë iinntteerreessii kkoommbbëëttaarr nnëë kkëëttëë pprroojjeekktt??“ Të luftosh sot për interesin

kombëtar të Kosovës në projek-tin Kosova e Re, do të thotë të

luftosh për t'i siguruar asaj dhjetëramiliardë euro, të cilat shumë lehtëmund të shndërrohen në pazare medisa zero më pak, për ne.”

ekonomia

ffaaqqee 33

KKoossoovvaa ee RRee ((CC))

Page 4: 1 Ekonomia Nga Preportr

NNjjëë sskkeennaarr ii zzii ppëërr PPTTKK--nnëë qqëë rrrreezziikkoonn ttëëaapplliikkoohheett ppëërr kkoommppaanniittëë ttjjeerraa ppuubblliikkee

Avni ZOGIANI

Ekziston një alibi gjeneral përprivatizimin e kompaniveme pronësi publike që për-

doret nga institucione të rëndë-sishme ndërkombëtare: privatizi-mi duhet të ndodhë për shkak sekompanitë me status publik kanëprobleme, nuk performojnë mirë.Mirëpo nëse shifet procesi nëpraktikë, ajo që ndodhë zakonishtështë se gjëja e parë që ndodhëështë vendosja e një keq-qeverisje-je në këto kompani nga qeveritëvendore. Zakonisht kjo mënyrë esjelljes së qeverive vendorepërkrahet nga këto institucionendërkombëtare me qëllimin që tëkrijohet alibi për privatizimin.Kështu që keqmenaxhimi ndodhëpër të krijuar alibi për privatizime jo privatizimi për ta shpëtuarkompaninë nga keqmenaxhimi.Një shembull tipik i kësaj logjikeështë Postë Telekomi i Kosovës(PTK).

Në një intervistë për RTV21 min-istri i ekonomise dhe financave,duke folur për privatizimin ePTK-së, tha se “nuk do të ketë mëprivatizime sikur ato që janë bërëmë përpara”. Kjo do të thotë se aihodhi poshtë me gojë të tij tërëprocesin e privatizimit të ndër-marrjeve shoqërore që u bë bren-da këtyre dhjetë viteve. Natyrishtministri Shala nuk është i pari qëkonstaton një proces si të dështu-ar. Natyrisht ky deklarim i min-istrit Shala nuk na mëson asgjë tëre. Ky proces u cilësua dhe uprovua i tillë nga kushdo që umor me të, përfshier këtu edheinstitute ekonomike të afërta meqeverinë. Mirëpo, rëndësia e këtijdeklarimi të zotit Shala qëndronnë faktin se ky konstatim i bërënga vetë ai shpall si të dështuarpunën e tij në AKM për vite meradhë dhe i hap atij rrugë për tëvazhduar të njëjtën gjë me kom-panitë publike. Natyrisht, nukmund të thuhet se ai ka tërëpërgjegjësinë për atë që ndodhinë AKM, por ai nuk është dëgjuarndonjëherë të thotë qoftë edhe njëfjalë të vetme skepticizmi për këtëproces për vite me radhë dhe tanie shpall të dështuar kur gjithckaka mbaruar. Do ta durojmë zotinShala edhe për një fazë tjetër pri-vatizimi në mënyrë që në fund tëpesë-gjashtë viteve të na daliprapë me një reflektim se nuk dota përsërisë më gabimin? Me fjalëtjera do t’ia japim atij edhe këtadisa miliarda vlerë publike që t’ibëjë rrush e kumbulla dhe nëfund të procesit të thotë, upsssmë falni, prapë gabova?

Ministri Shala është në krye tëKomitetit për privatizimin e PTK-së, kompanisë kosovare mevlerën më të lartë në të dy sek-torët, edhe në atë publik edhe nëatë privat. Ai pra do të udhëheqnjë proces privatizimi, kësaj radhetë kompanive publike, edhe psevetë e pranon se një proces tjetër

privatizimi që i priu, ai i ndërmar-rjeve shoqërore, e ka dështuar përvite me radhë. Ky është një ogur ikeq për privatizimin e kompanivepublike në Kosovë, shtyllave tëfundit të ekonomisë dhe shpresëssë fundit për t’i thyer dyert ehekurta të varfërisë që Kosovën

po e çon drejt urisë.

Mirëpo, a qëndron problemivetëm tek ministri Shala? Që ngavendosja e kësaj qeverie, kompa-nia më fitimprurëse publike,PTK, ashtu si edhe Aeroporti iPrishtinës dhe KEK-u, është vënënën thikat e shumë akterëve ven-dor e sidomos ndërkombëtar.Fillimisht ministri i Transportitdhe Telekomunikimit FatmirLimaj bëri një presion ndajmenaxhmentit të kësaj kompanieme kërcënim për uljen e pagaveduke bërë që një numër profe-sionistësh të kalojnë në kompan-inë konkurrente private, e cilakishte kohë që kishte vendosurndikim mbi politikën. Edhe gjatëkësaj qeverie, si në atë paraprak-en, PTK, gjegjësisht Vala 900, u lanën mëshirën e një rregullatori(ART) të udhëhequr nga njeriu

tërësisht i kapur nga konkurrencadhe politika, Anton Berisha, i cilipolitikat e derisotshme i nxori nëdisfavor të kompanisë publike.

Një marrëveshje që u lidh nëemër të PTK-së për operimin vir-tual të thirrjeve telefonike, e që iu

shpërblye në rrethana krejtësishtjotransparente kompanisë sëAdrian Shatkut, UNITEL-it,gjegjësisht konzorciumitDardafon është konsideruar sishumë të dëmshme nga ekspertëte fushës. Megjithatë, ministri iekonomisë dhe finansave thjeshte përkrahu këtë kontratë dukeinjoruar kështu zërat e profesion-istëve se mund ta dëmtojë Valënnë masën prej 70%. Vetëm sa përta përmendur se udhëheqësi iUNITEL, Adrian Shatku, ka qenëi paditur nga vetë PTK për ter-minim ilegal të thirrjeve tele-fonike, gjë që nuk i pengoi min-istrit Shala për ta mbrojtur kon-traten me këtë person në disaraste.Në rrethana krejtësisht të fshehta,në emër të PTK-së u nënshkruanjë kontratë tjetër me potencialshkatërrues, ajo për futjen e PTK-

së në një konzorcium shumë tëdyshimt në operatorin e katërt tëtelefonisë mobile në Shqipëri. Kjoparadoksalisht mund ta fusë nëkonzorcoium një kompani pub-like të Kosovës me një biznesmenshqiptar të njohur si afarist të afërtme multimilionerin serb dhe ish-ministrin në njërën nga qeveritënë kohën e Millosheviqit, MiloradMishkoviqin. Veprim tjetër qëmund të jetë goditje finale ndajPTK-së është angazhimi i drejtoritaktual Shyqyri Haxhaj për të bërëPTK-në themeluese të një banke,gjë që mendohet të bëhet nëpërm-jet blerjes së borxheve të Bankës(së bankrotuar) kreditore, drej-torin e së cilës Haxhaj e solli dhe eemëroi drejtor finansiar të PTK-së. Në të njëjtën kohë drejtoriaktual në bashkëpunim me bor-din tërësisht politik filloi njëfushatë punësimi të mbi 100punëtorëve, në mesin e të cilëvenjë numër i konsiderueshëm iaktivistëve të PDK-së, gjegjësishtish-pjestar të ShIK-ut.

Natyrisht, të tëra këto i kushtuanPTK-së dhe në fillim të këtij viti ukonstatua një rënie e të hyravepër rreth 30% për çka menaxh-menti aktual u mundua ta fajëso-jë krizën ekonomike ndërkom-bëtare edhe pse periudha për tëcilën flitej nuk përfshiente krizënekonomike. Ky është skenari që u përcoll ngaqeveria aktuale në raport mePTK-në. Natyrisht, kjo nuk mundtë quhet ndryshe vetëm se njëshkatërrim i qëllimshëm i njëprone publike. Mirëpo, këtu lindpyetja pse bëhet kjo? Ekziston njëshpjegim universal që zbatohet

në këto raste që si vepër sank-sionohet konflikt interesi e qënënkupton përfaqësimin e intere-save tjera nga ato publike e tëpërgjithshme nga ana e zyrtarëvepublik, që në shumicën e rasteveshfaqet si përfaqësim i interesaveprivate në zyrën publike.

Një numër i konsiderueshëm izyrtarëve e menaxherëve në sek-torin publik përfaqësojnë interesatë konkurrencës derisa mbajnëzyra vendim-marrëse në sektorine kompanive publike. Në rastin ePTK-së ky konflikt interesi u ven-dos qysh në kohën e tenderit përoperatorin e dytë të telefonisëmobile kur pjesa substanciale eliderëve politik e mbrojti këtë ten-der edhe pse në fundamente ishtei paligjshëm dhe ishte organizuarnga një autoritet gjysëm-ligjor siART-ja. Ky konflikt interesi ështëthelluar më tutje me emërimin eDino Asanajt në Bordin e AKM-së, pozicion ky që i krijonte atijmundësinë për të vendosur nëemër të operatorit publik të tele-fonisë mobile në ndërkohë qëkishte aksione në operatorin pri-vat të telefonisë mobile.

Kjo që ka ndodhë në PTK ështënjë dukuri që po ndjeket në njënumër të konsiderueshëm tëkompanive publike. Që nga bart-ja e kompetencave tek qeveriakosovare Korporata Energjetike eKosovës është udhëhequr nganjerëz që haptazi kanë deklaruarqëllimin e tyre për ta mbyllurkëtë kompani për të lëshuar rrugëpër kompani private tëhuaja. Rasti skandaloz i

NNjjëë sskkeennaarr ii zzii ppëërr PPTTKK--nnëë qqëë rrrreezziikkoonn ttëëaapplliikkoohheett ppëërr kkoommppaanniittëë ttjjeerraa ppuubblliikkee

“ Aktualisht Kosova është në prag të vendimeve nëekonomi që do të kenë pasoja ose rezultate përdekada me radhë. Nëse në krye të këtyre proceseve

vendosen njerëz të paaftë dhe të paintegritet, Kosovarrezikon të shndërrohet në një vend që do t'i ngjajëshumë një kolonie që nuk ka kufizime në eksploatim.Kjo nuk mund të lejohet të ndodhë në emër të kurrfarideali a miqësie duke qenë se nëse vazhdohen këtopraktika Kosova rrezikon të ngelet një vend paekononomi.”

ekonomia

ffaaqqee 44

(Vazhdon në faqe 5)

Page 5: 1 Ekonomia Nga Preportr

Visar YMERI

Kosova vlon nga anomalitë. Varfërinë ekemi 45% (me atë të skajshme në 18%),ndërkohë që njihemi si vend me pasuri tëpërqendruar dhe të shumtë nëntokësore(supozohet se vlera e përgjithshme e linjitite përkthyer në rrymë elektrike është diku70 miliardë euro, ndërsa kombinati Trepçavazhdon ta ketë nën tokë një shumë marra-mendëse të parave). Madje nuk kemi asrrymë elektrike. Papunësinë (zyrtare) ekemi 46%, ndërkohë që afërsisht 450 mil-ionë euro nga fondi i privatizimit nukfuten në sistemin ekonomiko-monetar tëvendit për zhvillim. I kemi diku 350 mijëhektarë tokë pune e importojmë miell egrurë, speca e domate, tranguj e qepë. NëKosovë gjatë vitit 2008 kanë qenë gjithsej466 mijë nxënës në sistemin arsimor (në tëgjitha nivelet), të cilët e vijonin mësimin nëkushte absolutisht të padenja, nëpër klasëtë vogla me nga 30-35 nxënës, nëpër shkol-la pa kulm dhe nganjëherë pa nxemje,nëpër shkolla me mungesë bankash. Këtanxënës mësohen nga gjithsej 24 mijëmësimdhënës të paguar keq (rrogë mesa-tare prej 190 eurosh, që nëse janë e ardhu-ra e vetme në një familje gjashtanëtarëshe,është familje që jeton në varfëri), rrjed-himisht të pamotivuar dhe të dërrmuar(për shkak se kështu janë duke jetuar qëprej vitit 1990). Mirëpo Qeveria e ka ndër-mend t’i investojë 80 milionë euro të PTK-së në fibra optikë për këto shkolla dhe përkëta nxënës e mësimdhënës. Kosova do taprodhonte vetë bukën e gojës me vetëm 30milionë euro subvencionim bujqësie në vit,përderisa ne pjesën më të madhe të gru-rit/miellit e importojmë. Këtu ndahen ngabuxheti 360 mijë euro për t’ua paguarqiranë 1,564 familjeve të zhvendosuradhunshëm nga pjesa veriore e Mitrovicësnga strukturat paralele të Serbisë (shumëkjo që, sipas Institutit GAP, do të mjaftojëpër një qira modeste për vetëm 300 famil-je), ndërkohë që ndahen dhe shpenzohen15 mijë euro për kremten e përvjetorit tëpavarësisë, në të cilën kemi dëgjuar fjalimetë politikanëve, kemi parë fëmijët eshkollave fillore të veshur me pelerina ngamateriali plastik me flamurin e Ahtisaari-t(dhe Tina Kaidanow-it) në mes, si dhe ekemi dëgjuar Filharmoninë e Kosovës dhekoncertin në qendër të Prishtinës.

Raportet më të mira ekonomike dhe

tregtare i kemi pikërisht me vendet që nukna kanë njohur, apo me vendet që kanëhistorik të bujshëm të shtypjes, përndjekjesdhe gjenocidit ndaj shqiptarëve. Prejvendeve që eksportojnë në Kosovë, e dytanë listë është Maqedonia (shqiptarët atjejanë ende skajshmërisht të diskriminuardhe të përndjekur); e përcjellur nga Serbia(a do kjo koment?!); me Greqinë në vendine pestë në listë (edhe sot e kësaj dite Greqianuk e pranon gjenocidin e kryer ndajshqiptarëve në Çamëri dhe pretendon taokupojë pjesën jugore të Shqipërisë, duke equajtur atë tokë greke; dhe Kosovën e kon-sideron si pjesë të Serbisë), ndërkohë që njënumër të konsiderueshëm të kontratave tëmajme janë duke i fituar firmat e Izraelit(as ky nuk na ka njohur dhe as që flet përnjë gjë të tillë). Për më tepër, me përjashtimtë Maqedonisë, Kosova nuk eksporton farenë këto vende (për mars të vitit 2009eksporti në Greqi ka qenë 0.3%, ndërkohëqë në Serbi 0.4%).

Por anomalia më e madhe, që reflektonnjëkohësisht aspektin më të dëmshëm tëmendësisë politike në Kosovë, janë paratë:1 miliardë e 150 milionë euro (500 milionëtë buxhetit + 450 milionë të privatizimit +200 milionë euro profit i PTK-së) tëKosovës mbahen në depozita bankarebrenda dhe jashtë tregut të Kosovës,ndërkohë që politikanët ekzaltohen jashtëçfarëdo kuptimi për 1 miliardë e 200 mil-ionë euro të zotuara në konferencën edonatorëve. Nuk i shfrytëzojnë paratë që ikanë, dhe përulen para atyre që u kanëthënë se do t’ua japin ca.

Paratë që i ka Kosova në të gatshme janëpara që do të mund të orientoheshin nëzhvillimin ekonomik të vendit. Dikushmund të thotë se nuk janë kushedi se çfarëparash. Janë 1 miliardë e 150 milionë eurosado shumë a pak të jenë këto. Natyrishtqë nuk duhet pretenduar se po të futeshinkëto para menjëherë në investime nëKosovë (në cilindo sektor), Kosova tërë-sisht do të shndërrohej në kopsht me lule.Apo se do ta zgjidhnim skamjen me shkopmagjik. Mirëpo është më e e paqën-drueshme të thuhet se ato nuk do të kishinasnjë ndikim. Për shkak se paraja e gjen-eron paranë. Investimet kanë kthime, qof-shin ato afatshkurta apo afatgjata, dhe qëtë dyja janë të nevojshme në Kosovë. Tajapim një shembull të thjeshtë: po tëinvestoheshin një pjesë e këtyre parave në

bujqësi, në formën e subvencioneve apokredive pa kamatë për bujqit. Kjo do t’inxiste bujqit të prodhojnë produkte bujqë-sore. Këto produkte bujqësore do tëshiteshin në tregun e Kosovës (të ndih-muar me politika mbrojtëse), çmimi i tëcilave do të mund të kushtëzohej ngaQeveria (meqenëse ajo ka investuar aty).Konsumatorët do të ishin të kënaqur përshkak se do të blenin produkte të freskëtadhe me çmim të volitshëm. Bujqit do tëishin të kënaqur për shkak se do të përfi-tonin nga puna e tyre. Buxheti i Kosovësdo të ishte i kënaqur për shkak se do tëvilte tatime nga bujqit. Këto tatime do t’iakthenin paratë e investuara qeverisë(natyrisht jo të gjitha dhe jo menjëherë,mirëpo do të ktheheshin). Ndërkohë qëbujqësia do të punësonte njerëz shtesë, dhekëta do të paguanin tatim në të ardhura.Prapë buxhetit të shtetit do t’i shtoheshintë hyrat. Ta zëmë se jemi duke synuar tjeragjëra, industri në vend të bujqësisë.Atëherë këto para do të mund të investo-heshin në prodhim të energjisë elektrike.Çmimi i ndërtimit të kapaciteteve për njëMWh është përafërsisht 1 milion euro. Prame këto para do të mund të ndërtonimkapacitete për 1000 MWh (gjysma eKosovës së Re për të cilën po na thonë sedoemos duhet të jetë kompani private përshkak se Kosova nuk ka para për ta ndër-tuar atë!). Energjia elektrike është bazë përindustrinë. E atë aktualisht nuk e kemi.Nëse jo këtu, atëherë në revitalizim tëTrepçës nga e cila do të mund të krijonimpërfitime të mëdha (shitje të prodhimevetë metaleve, minatorë në punë, etj.). Nëperiudha të ndryshme Trepça ka qenëeksportuesi më i madh në Jugosllavi.Atëherë pak ia kemi parë hairin meqenësepërfitimet i vilte okupatori. Edhe atëherëparatë tona mbaheshin jashtë Kosovës.Sikur tash.

Po pse të mos e bëjmë këtë me donacione,do të mund të thuhej. A nuk është më mirëqë dikush tjetër të na i paguajë shpen-zimet? Jo sepse paratë e huaja shkaktojnëvarësi. Kjo është pikërisht paradigma epolitikës së sotme në Kosovë, e cila mundtë përmblidhet në këtë fjali: të tjerët do t’ikryejnë punët tona. Mirëpo kjo fjali, mëshumë se sa për të tjerët, flet për ne. Fletpër varësinë tonë nga të tjerët, e jo përdashamirësinë e të tjerëve ndaj nesh.Shtetet, mike apo armike qofshin ato, ebazojnë këtë miqësi apo armiqësi në intere-

sa. Ato të ndihmojnë (vetëm) deri në atëmasë sa u levërdisë edhe atyre. Dhe këtëndihmë duhet shpaguar. Jo të gjitha janëdonacione, por ka në atë mes edhe kredi.Donacionet që janë zotuar për Kosovën dotë shpenzohen vetëm në ato projekte me tëcilat pajtohet edhe donatori. Kjo ështëshkalla e parë e varësisë. Pra Kosova nukdo të jetë e lirë të vendos se ku do të shko-jnë ato. Banka Botërore dhe USAID të dyjajanë donatorë në projektin e ngritjes sëkapaciteteve energjetike në Kosovë (krye-sisht të interesuara për Kosovën e Re). Tëdyja këto janë në luftë të vazhdueshme sesi do të duhej të shkohet përpara me pro-jektin. Qeveria e Kosovës është spektatornë këtë luftë. Ajo po pret që ta kuptojë secilën rrugë duhen ta miratojë, dhe ta shesësi vendim të saj. Jo të gjitha projektet që dotë financohen nga donacionet kanë levërdiekonomike për Kosovën. Madje disa pro-jekte që do të ndihmohen nga donatorëtjanë absolutisht të dëmshme për Kosovën(p.sh. decentralizimi). Me paratë tona nedo të zgjedhnim ku dhe sa do të investon-im (kur them ne nënkuptoj Kosovënsovrane pa misione sunduese dhe me qev-erisje vendore). Ne do t’i përcaktonimnevojat tona dhe do t’i financonim ato (tazëmë, sikur shembujt më lart, e ndoshta kaedhe mundësi shumë më të levërdishme tëcilat nuk janë përmendur).

Kur botën e kaploi kriza financiare, messhumë artikujve të shkruar në gazetat eKosovës, kishte edhe mjaft të atillë që ishikonin me sy të veçantë shtetet që janëzotuar për donacione për Kosovën. Tashpas krizës, pyeste publiku, a do të na ijapin paratë që na i kanë zotuar? Kjo na edërgonte shikimin jashtë. Si i kanë punëtfinanciarisht këto shtete se na mori lumi.Për një moment e harronim gjendjen tonëtë padurueshme ekonomike dhe brengose-shim për Gjermaninë. Dhe na interesonteqë atje të bëhej mirë, se pastaj (vetëm)kështu mund të shpresonim të bëhej mirëpër ne. Për një moment ishim të gatshëmt’ua jepnim paratë tona atyre që të dalinnga kriza (natyrisht të vetëdijshëm që atonuk do të çojnë shumë peshë), në mënyrëqë ata pastaj të na i kthejnë si donacion dhetë na ndihmojnë. Ndërkohë që tërë kohën ikishim paratë tona në banka. Barkun ekishim të zbrazur dhe shikonim jashtë,duke vajtuar sofrën në varfërim të tëtjerëve. Thua anomali? Paj kjo, fatkeqë-sisht, na është shndërruar në normalitet.

VVaarrëëssiiaa nnggaa sshhiikkiimmii jjaasshhttëëekonomia

Kur botën e kaploi kriza financiare, mes shumë artikujve të shkruar në gazetat e Kosovës, kishte edhe mjaft të atillë që i shikonin mesy të veçantë shtetet që janë zotuar për donacione për Kosovën. Tash pas krizës, pyeste publiku, a do të na i japin paratë që na i kanëzotuar?

ish-ministrit të energjetikës,Et’hem Çekut, i cili kishte bërë njëplan për mbylljen e KEK-ut sikryetar bordi i kësaj kompanie nëndërkohë që i printe Komitetitpër ndërtimin e termocentralitKosova C, projekt ky për interesatërësisht private të kompanive tëhuaja. Rasti i PTK-së mund të shërbejë sinjë rast shkollor për të studiuarproblemet me proceset e ten-derëve të rëndësishëm publik.Tenderi për operatorin e dytë tëtelefonisë mobile i organizuar nëvitin 2007 ishte shumë më i kor-ruptuar sesa rasti i tre vjetëve mëherët, kur pas ankesave të bizne-seve amerikane Qeveria e atëher-shme e udhëhequr nga BajramRexhepi anuloi tenderin.Organizuar nga e njëjta përbërje eART-së që dështoi për të parën

herë tenderin, e bërë në një formëshumëfish më të korruptuar, më2007, një konzorcium u detyrua tëtërhiqet për t’ia lëshuar vendinnjë konzorciumi brenda së cilitishte kompania amerikaneAlbright Group. Sot Kosova ështënë prag të privatizimeve në sek-torin energjetik, sektor ky duk-shëm i ndikuar nga BearingPoint, një grup ekspertësh që përpublikun është tepër pak i njohur.Në një punëtori ku u sollën tokkryeministri, ministri iekonomisë dhe ministrja eenergjetikës, punëtori kjo e hapurnga ambasadorja Tina Kaidanov,një ekspert i këtij grupi thjeshtdhe haptas tha se Kosova nukduhet të presë që të marrë çmimete rajonit për privatizimin e kom-panive publike. Këtij konstatimiqë paragjykon vlerën e pasurisë

publike kosovare iu përgjigj ilumtur ministri i ekonomisë mefjalët “ne kemi nevojë për njëpartner strategjik” edhe pse edinte ose jo projektet që po për-gatiten në fushën e energjetikëssiç është ai i termocentraleve tëreja nuk përfshijnë pjesmarrjenpublike duke bërë kështu qëpraktikisht të mos ketë fare part-neritet.

Natyrisht, në këtë aspekt nukmund të fajësohet as BearingPoint, por as kompanitë private,të cilat thjesht veprojnë qoftëedhe në mënyrë të egër për tëmbrojtur interesin e kompaniveqë vijnë nga vendi shtetas të sëcilit janë. Problemi qëndron nëatë se udhëheqësit politik koso-var ndihen krejtësisht tëpafuqishëm për të vepruar

kundër inisiativave të tillazhvatëse dhe një pjesë e kësajpafuqie buron pikërisht ngamosnjohja e problemeve. Në njëtakim me një zyrtar të lart koso-var kur Organizata ÇOHU! kapyetur pse është kaq i ngutshëmprivatizimi i kompanive fitim-prurëse (nëse llogaritet realishtedhe KEK-u përkundër demo-nizimit është fitimprurës), ky zyr-tar tha se “të huajt po na quajnëkomunista nëse kundërshtojmëprivatizimin”. Vetëm një kërkim ithjesht në internet do t’iumjaftonte zyrtarëve të lart që tëkuptojnë se nuk është quajturkomuniste për shembullSllovenia, e cila as sot e kësaj dite,si anëtare e BE-së nuk ka priva-tizuar disa sektorë me rëndësistrategjike për shtetin.

Aktualisht Kosova është në pragtë vendimeve në ekonomi që do tëkenë pasoja ose rezultate përdekada me radhë. Nëse në krye tëkëtyre proceseve vendosen njerëztë paaftë dhe të paintegritet,Kosova rrezikon të shndërrohetnë një vend që do t’i ngjajë shumënjë kolonie që nuk ka kufizime nëeksploatim. Kjo nuk mund të lejo-het të ndodhë në emër të kurrfarideali a miqësie duke qenë se nësevazhdohen këto praktika Kosovarrezikon të ngelet një vend paekononomi. Kosova duhet tëinsistojë në mosprivatizimin ekompanive prej të cilave ka për-fitime. Ato që më të vërtet mundtë shtojnë vlerën me privatiziminduhet të vlerësohenn realisht dhejo thjesht të jenë vetëmpre e politikës sëkorruptuar.

ffaaqqee 55

(Vazhdon nga faqe 4)

Page 6: 1 Ekonomia Nga Preportr

Albin KURTI

Miti më i ri i kapitalizmit - ai i tëqenit të tij i globalizuar - ka pasurshumë sukses në Kosovë. Ngaizolimi i gjatë dhe i dhunshëm,qytetarët e Kosovës e dëshironindëshpërueshëm bërjen e tyrepjesë të botës. Globalizimi upërfytyrua si neutralitet botërorgjithëpërfshirës, duke ushpërfillur fakti se ai ka hierarki,dhe se integrimi në kapitalizminglobal bëhet nga poshtë.Meqenëse Kosova ishte tërësisht evarur nga UNMIK-u, qytetarët esaj nuk u integruan në globalizëmsi shtet, por më parë si individë.Ata nuk u lejuan të shkojnë nëbotë (përveçse si refugjatë),ndërkaq bota erdhi tek ata (sisundimtare). Ishte shumë evështirë për vendasit të dilnin ngaKosova si njerëz ose mallra, porseishte fare e lehtë për të tjerët që tëhyjnë në Kosovë, qoftë si njerëzapo si mallra. Politika fiskaleprivilegjonte tregtarët e huaj dheshtypte prodhuesit e paktëvendas. Produktet finale tëSerbisë nuk paguanin 10% taksëdoganore kur hynin në Kosovëpër dallim prej lëndës së parë kurajo importohej nga ndërmarrësitkosovarë. Deficiti ijashtëzakonshëm tregtar dheinvestimet e pakta direkte, dheatë kryesisht në sektorin bankar,vazhdojnë të jenë tiparetdominuese edhe të Kosovës sëpavarur.

Të gjithë e dimë se ShBA-ja, BE-jadhe shtetet e fuqishme apoperandoritë e tjera e mbështesinme ngulm bujqësinë e tyrevendore, por tek ne ato nuk ekanë lejuar këtë gjë. Në vend se tëmbrohet prodhimi vendor, nakanë thënë që duhet tëorientohemi në eksport. Të tillëvazhdojmë ta kemi politikënfiskale edhe sot e kësaj dite.Liberalizimi gjithsesi ndodhi paraprivatizimit. Dhe, liberalizëmvetëm në njërën kahje, natyrisht.Kreditë bankare që iu ofruannjerëzve (edhe në Kosovë, anipseme kamata të larta) kishinsynimin e tyre tradicional qëmbiprodhimi i vendeve tëzhvilluara të zbutet membikonsum (edhe në Kosovë,anipse nuk jemi akoma as vendnë zhvillim).

Privatizimi gjithsesi nuk ka qenë idrejtuar vetëm tek ndërmarrjetjoeficiente, por tek të gjithandërmarrjet. E gjithë strategjiaishte kronostrategji: kur do tëprivatizohet (sepse teknikishts’ishte e mundur të privatizohentë gjitha përnjëherë) dhe jo çkaose si të privatizohet. Fuqia e lirë

punëtore (për shkak tëpapunësisë së madhe dhemosorganizimit të punëtorëve),mungesa e shqetësimeve përambientin, sigurinë në punë dhekujdesin shëndetësor, uinterpretuan me pëshpëritje sipërparësi jona. Besohej se kjo nabën më joshës. Privatizimi i këtillënuk e shndërroi pronën nëkapital, por më parë ndodhi ekundërta: kapitali u shndërrua nëpronë. Pasi i rreckosën mirë emirë fabrikat, privatizimi itransformoi ato në qendratregtare dhe hymë në fazën ekapitalistëve pa kapitalizëm - njëemër tjetër ky për feudalët. Njëpjesë e madhe e prodhimit edheashtu të vogël nuk bëhej përtregun (kapitalizmi), por përvetveten (feudalizmi). Mediat uvërshuan nga propaganda përnevojën e ndërmarrjeve të vogla etë mesme, që nuk mund tëzhvillojnë sindikata të fuqishmepër shkak të numrit të vogël tëpunëtorëve, që nuk kanë kurrfarëshanse në garë me korporatat, qës’do të merren me mineralet dheenergjinë, pra, me pasuritë emëdha të Kosovës, e të cilatplanifikohet t’i eksploatojnëpikërisht korporatat e huaja nëkëto dy vitet në vijim.Pikëvështrimi rajonal i Brukselitdhe Washingtonit mbi Ballkaninperëndimor u përkthye nëagjendë të brendshme të Kosovës,që sundohej nga vetë misionet ekëtyre te ne, duke e futur, kështu,Kosovën në garë me shtetet erajonit për ta lënë atë tërësisht tëshfrytëzuar si më e dobët qëështë. Privatizimi u bë në një kohë kurKosova e porsadalur nga luftanuk e kishte rimëkëmburekonominë. Zyrtarja e lartë eAKM-së, Marie Fucci, e patbllokuar procesin e privatizimitpër shkak të politikaveoperacionale (gjë që e bëri më tëdëshirueshëm privatizimin dukengjallur iluzione se ai ështëshpëtimi). Në fakt, ankesat eSerbisë në zyren ligjore në NjuJork ishin sfidimi i suksesshëmbllokues. Meqenëse popullit tëKosovës nuk i ishte pranuar edrejta për vetëvendosje, përpasojë, nuk ndodhi dekolonizimipara privatizimit. Ndërmarrjetshoqërore deri në vitin 1989, kuru suprimua autonomia e Kosovës,ishin prona të qytetarëve tëKosovës, që për titullar pronekishin komunat përkatëse.Mirëpo, përgjatë viteve të ’90-taregjimi i Milosheviqit i shndërroikëto ndërmarrje të Kosovës nëdegë të ndërmarrjeve tëndryshme të Serbisë dhe uanënshtroi ato një privatizimi tëpjesshëm nga i cili përfituanndërmarrësit privatë nga Serbia,që i kontrollonte vetë regjimi, sidhe kompani të huaja, kryesisht

greke e italiane. Në mungesë tëvetëvendosjes, në thelb të së cilësndodhet dekolonizimi sikorrigjim historik i tjetërsimit tëpronës dhe resurseve natyrore tëvendasve, edhe sot e kësaj ditefondi i privatizimit me mbi 450milionë euro mbahet i bllokuarjashtë Kosovës, me ç’rast edheSerbia e kreditorët e jashtëmkërkojnë hise aty. Sikur të ishtebërë dekolonizimi, nuk do tëbëhej fjalë që borxhet endërmarrjeve të Kosovës gjatëviteve të ’90-ta t’i paguajë Kosovapor Serbia, dhe vetëm ajo - siokupatore dhe shfrytëzuese qëishte.

Misioni i OKB-së në Kosovë,UNMIK-u, vepronte në kundër-shtim me parimet e OKB-së edhenë sferën e ekonomisë dhepasurive. Në Rezolutën 1803(XVII) të Asamblesë sëPërgjithshme, Kombet eBashkuara kanë deklaruar “tëdrejtën e popujve dhe kombevepër sovranitet të përhershëm mbipasuritë dhe resurset natyrore”(Kësisoj thuhet edhe në Kartënmbi të drejtat Ekonomike dheObligimet e Shteteve, GA Rez.3291 (XXIX)), ndërsa KonventatNdërkombëtare mbi të DrejtatHumane, në Nenin 1(2) afirmojnëtë drejtën e popujve “për tëdisponuar lirisht me pasuritë dheresurset natyrore”. Mohimi i kon-trollit me resurset natyrore ështëmohim i vetëvendosjes, ndërsaeksploatimi nga ana e kompanivetë huaja është tipar themelor ineokolonializmit.

Përkundër mosshfrytëzimit tëfondit të privatizimit të deritan-ishëm duket qartë që privatizimi imëtutjeshëm, mu në trajtënneokolonialiste, vetëm sa do tëpërshpejtohet. Synimi i radhës,mbase tani që u bëmë të pavarur(sic.), është përqendruar mu tendërmarrjet më të suksesshmeapo tek ato që posedojnë pasuritëkryesore të Kosovës: PTK, Trepça,KEK-u, Aeroporti i Prishtinës etj.Jo vetëm që s’pati dhe nuk lejohetreferendumi si mjet demokratiklidhur me privatizimet, por madjenuk pati dhe as nuk ka debatepublike. Në këtë aspekt, thjesht,asgjë s’ka ndryshuar që prejshpalljes së pavarësisë: vendimetmerren në zyra me pak veta dhedeputetët e Kuvendit të Kosovësjanë soditës të zakonshëm sikursetë gjithë qytetarët e tjerë tëKosovës, kurse vetes i thonë për-faqësues të popullit.

Privatizimi në Kosovë nuk e kabërë kalimin e thjeshtë nga social-izmi në kapitalizëm, por në njëlloj të veçantë të kapitalizmit: nëneoliberalizëm. Në vitin 1999 kandodhur abstraktimi i dyfishtë:abstraktimi i mundësive tjera

jashtë kapitalizmit dhe abstrakti-mi i mundësive tjera brenda kapi-talizmit (përveç atij neoliberal).Prandaj, Kosova nuk u shndërruanë një komb-shtet, që do të ishtetipik për kapitalizmin e epokësmoderne, pra, industrializmin,por si kthim në feudalizëm medallimin që as bujqësi me tamams’kemi. Teknologjia informativedhe komunikuese në formën elaptop-ëve dhe celularëve patiefekt maskues: kosovarëve udukej se janë në hap me botën,porse marrëdhëniet ekonomike,shoqërore dhe politike vazhdojnët’i ngjajnë shumë më tepër feudal-izmit. Aq shumë gjëra tregojnëandej: nuk kemi industri, lulëzonnepotizmi, është zvogëluarshkrim-leximi dhe është rrituranalfabetizmi, ka gjithnjë e mëpak para kesh dhe është shtuarshkëmbimi mall me mall, etnia (sieufemizëm për fisin nga periudhae kolonializmit) është bërë cilësiakategorizuese dhe jo kombi, krye-qyteti Prishtina është rritur sëtepërmi jo si pasojë e industrial-izmit, por e burokratizimit mezyra të perandorive, kemi më pakujë dhe drita në sisteminfurnizues publik dhe më shumëpuse dhe gjeneratorë privatë, zba-tohet decentralizimi që e shkatër-ron shtetin, duke krijuar regjioneautonome të dobëta përballëperandorive të fuqishme, lokaliz-mi krahinor i partive politike meliderë prej bajraktarësh, biznes-menë feudalë rreth tyre që janëbërë pronarë tokash afër magjis-traleve, aeroportit apo aty ku dotë jenë minierat e ardhshme, dhembi të gjithë këta – mbreti dhembretëresha e Kosovës: PieterFeith dhe Tina Kaidanow.Sigurisht që nuk e duan një ecjenormale të Kosovës si një shtetsolid të tipit shtet-komb evropian,e me ekonomi nacionale. Sepse,nuk e duan kapitalizmin e llojitmenaxherial ku do të vinte nëshprehje kolektivja, mirëqenia,punësimi dhe barazia që i refero-het meritave a nevojave. Pra,asnjëherë nuk e duan një kapital-izëm që, pikësëpari, e mbronekonominë kombëtare prejkonkurrencës ndërkombëtare, siçe kemi pasur rastin p.sh. meSlloveninë. Në vend të kësaj, qyshprej fillimit, kishim instalimin ekapitalizmit neoliberal ku thekso-hej individualizmi, zgjedhja (që ubë zgjedhje jopolitike: njerëzitzgjedhin veçse pastën e dhëm-bëve, destinacionet turistike osekanalet televizive), liria (si liri etregut dhe jo e njerëzve), barazia(si barazi e mundësive që realishtështë e pamundur), dhe ekspozi-mi flagrant i ekonomisë kom-bëtare ndaj konkurrencësndërkombëtare gjë që, në rastin eKosovës, as nuk e la të lindteekonominë e vendit. Duke e mba-jtur një shtet të dobët të Kosovës,

shtet sa për sy e faqe, e kanëpamundësuar ridistribuimin e tëmirave materiale si dhe ndërhyr-jen në akumulimin e kapitalit.Kosova është avangardë botërore,shembull pararendës i derregul-limit para rregullimit – derregul-lim pa pasur rregullim paraprak-isht.

Megjithëkëtë, shteti i dobët (ven-dor) nuk do të thotë edhe pushtetii dobët (ndërkombëtar).Përkundrazi. Stabiliteti brenda nëKosovë, tash 10 vjet, mbahet meforcë, në mënyrë që depërtimi ikapitalit dhe mallrave nga jashtëtë bëhet pa forcë. Policia, gjyqësiadhe ushtria e bëjnë shtypjen epopullit, ndërkaq politika, medi-at, shkollimi dhe analistët -menaxhimin e publikut. Këtogjithsesi janë dy anët e së njëjtësmedalje që Louis Althusser i quanAparatet Represive Shtetëroredhe Aparatet IdeologjikeShtetërore.

Përgjithësisht, ardhja e kapital-izmit në Kosovë i përngjan mëshumë modelit rus sesa atij kinez:janë shkatërruar institucionet evjetra duke u synuar një rend i rishoqëror e politik në shërbim tëprivatizimit masiv. Ky privatizimbëhet për hir të parimit, për hir tëvetvetes, sikur të ishte një evërtetë shkencore. Kurrfarë boom-i ekonomik nuk mund të ngjajëasnjëherë në Kosovë siç ëndërro-jnë zgjuar ministrat e saj, sepsekoordinatat e Kosovës janë po atotë Rusisë së Boris Jelcinit. Edhepasojat do të përputhen (ndonësejo në përmasat sasiore ruse): kon-trabanda, krimi i organizuar, poli-tikanë super të pasur dhe ekono-mi e zënë peng nga mafia. Kina eka zgjedhur rrugën e vet drejtkapitalizmit, ndërkaq Kosovës(sikurse Rusisë) ia kanë zgjedhur.Sigurisht që nuk mund të thuhetse Kina është bërë kopsht me lule,por, me po të njëjtën siguri mundtë thuhet që Kosovën e kanë bërëkopsht me plehëra.

Kosova ka nevojë për kalimin prejqytetarit të reduktuar në individqë ka pronë, tek qytetari nëshoqëri që ka shërbime të mirapublike. Nga qytetari të cilit iakanë mbjellur në kokë që të drej-tat t’i perceptojë si mbrojtje prejnacionalizimit të pronës që mundta bëjë shteti, tek qytetari i cili isheh të drejtat e tij si mbrojtje tëobligueshme që duhet t’ia ofrojështeti. Pra, nga shteti që i jep pri-oritet mbrojtjes së pronës me çdokusht, te shteti që siguron tëdrejtën e punës dhe minimumin emirëqenies për qytetarët. Për këtëqëllim, para së gjithash, lypetndërrim i paradigmës: ngaekonomizimi i poli-tikës - te politizi-mi i ekonomisë.

ekonomia

ffaaqqee 66

PPËËRRPPAARRAA DDRREEJJTT FFEEUUDDAALLIIZZMMIITT“Kosova ka nevojë për kalimin prej qytetarit të reduktuar në individ që ka pronë, tek qytetari në shoqëri që ka shërbime të mira publike. Nga

qytetari të cilit ia kanë mbjellur në kokë që të drejtat t’i perceptojë si mbrojtje prej nacionalizimit të pronës që mund ta bëjë shteti, tek qyte-tari i cili i sheh të drejtat e tij si mbrojtje të obligueshme që duhet t’ia ofrojë shteti. Pra, nga shteti që i jep prioritet mbrojtjes së pronës me

çdo kusht, te shteti që siguron të drejtën e punës dhe minimumin e mirëqenies për qytetarët. Për këtë qëllim, para së gjithash, lypet ndërrim iparadigmës: nga ekonomizimi i politikës - te politizimi i ekonomisë.”

Page 7: 1 Ekonomia Nga Preportr

KKoossoovvaa nnëë kkrriizzëënngglloobbaallee ffiinnaanncciiaarree

Besnik PULA

Është bërë e zakonshme nëpër mediumeinformative që të theksohet rritja e pop-ullaritetit të Kapitalit të Marksit me shpal-imin shokant të krizës globale financiaregjatë muajve të fundit. Në anën tjetër,disa nga e majta tashmë kanë filluar tëshpallin triumfalisht fundit e projektitneoliberal dhe ardhjen e një epoke të reku, sipas këtyre, do të shohim ardhjen nëshprehje të formave më 'socialiste' tëorganizimit ekonomik, siç janë nacionaliz-imi i bankave (që tashmë po ndodhgjithandej vendeve postindustriale), taksanë shkallë progresive dhe masa të tjera qëi japin fund ekceseve të kapitalizmitfinanciar që ishin shkaktarët fundamentaltë krizës aktuale. Në Amerikë kjo frymëka marrë hov gjithashtu me fitorën elek-torale të Barack Obama-s dhe tëdemokratëve, duke shpallur kështu sipasdisave një epokë të re post-neoliberale.

Rreziku i pranimit të kësaj narrative qën-dron në atë se ai fokusohet në trendetafatshkurtëra dhe nxjerr krizën aktualenga kuadri më i gjerë i transformimeveekonomike që kanë ndodhur gjatë tridekadave të fundit në vendet e zhvilluarakapitaliste. Padyshim, edhe ekonomistëtmë të regjur neo-klasikë (baballarët ide-ologjikë të neoliberalizmit) kanë parasyshse kriza e sotme tejkalon përmasat e njëkrize "normale" ciklike të akumulimitkapitalist, të të ashtuquajturve "businesscycles" në të cilat tregu i riadaptohet njëekuilibri të ri të raportit ofertë-kërkesë.Kriza dhe falimentimi i shpejt i shumëbankave dhe institucioneve financiare dhei institucioneve të mëdha të siguracionevesikur American International Group(AIG), në një formë që përnjeherë kanëreduktuar praninë e kreditit në ekonomitëe zhvilluara (aq të domosdoshëm përinvestime si dhe për mbajtjen e nivelit tëkonsumit) qartazi shkon përtej një krizeafatshkurtër dhe një tkurrje normaleekonomike çfarë pritet prej një recesioni.Intervenimi i paprecedent i shteteve nësubvensionimin e humbjeve ekonomike tëbankave dhe institucioneve financiare tëmëdha dhe humbja e qindra triliardë dol-larëve në vlerë të tregjeve globale finan-ciare dëshmon për shkallën e jashtëzakon-shme të krizës aktuale. Kjo, natyrisht për-bën vetëm efektin ekonomik të krizës.Efekti i tij përmes ngarkesave të përn-jëhershme që ajo i ka bërë buxheteveshtetërore, duke shkaktuar rënien e tëhyrave tatimore, obligimin për tëndërhyrë me para të reja në ekonomi përtë parandaluar një kolaps total ekonomik,ngarkesat e reja në shërbimet sociale sipasojë e rritjes së papunësisë, janë pasojattjera të krizës të cilat tashmë po gjenero-jnë dinamika dhe kriza të reja politike nëgjithë globin.

Tashmë për shumëkë është gjithashtu iqartë shkaku themelor i krizës. Ishte vetëaparatura globale financiare që, përmesprodukteve 'inovative' financiare, të tëashtuquajtura 'securitization', e nxitur ngakorniza e dobët rregullative e favorizuarme dekada nga ideologjia neoliberale(nocioni që tregu nuk ka nevojë përmbikëqyrje sepse vetëvetiu korrektongabimet e veta etj.) dhe dominancës gjith-një e më të madhe të kapitalit financiarkarshi atij prodhues si motor të aku-mulimit kapitalist, ajo që ushqeu rritjenspekulative të profitit përmes investimevefinanciare. Rritja ndodhi pothuajse krejtë-sisht në krah të tregjeve të patundsh-mërisë, ku përhapja e kredive nxiti blerjenmasive të patundshmërive, gjë që artifi-cialisht ngriti çmimet e tyre deri nëshkallën kur mospagesat e kredive ngablerësit çoi në tërheqjen e tyre nga tregu,ndërsa bankave u mbetën në duar pronatë lidhura për letra krediti pa vlerë nëtreg. Kolapsi i këtij tregu spekulativ nëvitin 2008 kishte vlerë nominale prej afër800 biliardë dollarëve (11 herë më emadhe se gjithë ekonomia globale) mbi tëcilin ishte ndërtuar ngrehina e re financia-re ishte nyja e parë në zinxhirin financiarqë tërhoqi me vete struktura të tëra finan-ciare duke na çuar në situatën në të cilëngjendemi sot.

Reagimi i disave është që kriza dëshmonpër nevojën e rikthimit të rregullimit,kontrollit dhe monitorimit shtetëror tëaktiviteteve në tregjet financiare, procesqë gjithashtu ndodhi pas kolapsit finan-ciar të viteve 1930. Mirëpo kjo pikëpamjee ngushtë e aspektit rregullativ lë jashtëprocesin e transformimeve institucionaletë post-fordizmit ku duhet ta kërkojmëshkakun më të madh të situatës së sotmepolitike dhe ekonomike. Teoria efordizmit/post-fordizmit rrjedh nga eashtuquajtura Régulation School e teorisëekonomike, por që në dallim prejekonomisë neo-klasike, koncepton kapi-talizmin si një formë ekonomike që ështënë varshmëri të drejtpërdrejtë me institu-cionet dhe normat jo-ekonomike.Régulation School merr seriozishtvështrimin e Althusser-it se ajo që e dal-lon historikisht një formacion shoqërorkapitalist (kundrejt atij feudal etj.) ështëdominanca e instancës ekonomike mbiinstancat tjera shoqërore, dukuri kjo evënë re për ekonomitë e tregut edhe ngababai i traditës institucionaliste në ekono-mi, Karl Polanyi. Kundrejt determinizmitnjëkahësh të marksizmit ortodoks (sestruktura ekonomike është shkak i super-strukturave shoqërore, politike dhe ide-ologjike), Régulation School kuptoninstancat apo fushat e ndryshme institu-cionale të një formacioni shoqëror sipotencialisht autonome, megjithëse tëndërlidhura në mënyrë sistemike përmestë 'coupling' (ndërlidhjeve kompleksekauzale por që megjithatë veçojnë dy sis-

teme kauzalisht të pavarura). Kjo e bënRégulation School më të afërt me traditëninstitucionaliste në sociologji se sa meekonominë neoklasike apo edhe meekonomitë politike klasike marksiste. Sipasojë, Régulation School thekson se kap-italizmi, në instancë të fundit, varet nganjë mënyrë e riprodhimit (mode of repro-duction) që krijon kushtet si shoqëroredhe kulturore (përmes vlerave shoqërore,institucionale etj.), si ato ekonomike (tëregjimeve të akumulimit të kapitalit) përzgjerimin e qarqeve të prodhimit, qarkul-limit dhe konsumimit të kapitalit. Mënyrae riprodhimit përbëhet nga dy elemente:mënyra e rregullimit shoqëror (institu-cionet, normat shoqërore, ideologjia etj.)dhe nga regjimi i akumulimit (rrjetet dhestrukturat të prodhimit dhe konsumit qëmundësojnë akumulimin afatgjatë të kap-italit). Dyja këto struktura kanë pësuarndryshime gjatë tri dekadave të fundit.

Sipas teoricientëve të Régulation School,ajo që vështrojmë në vendet e zhvilluarakapitaliste që nga kriza ekonomike eviteve 1970 është një ristrukturimekonomik që po zëvendëson formën edikurshme ekonomike të mbështetur nërolin qëndror të shtetit në zhvilliminekonomik dhe në nivelizimin eekstremeve të pabarazive shoqërorepërmes ndërhyrjeve Keynes-iane, njëmënyrë e rregullimit që ata e quajnëFordizëm, në një formacion të ri post-fordist. Post-fordizmi është pasojë e kon-tradiktave të vetë fordizmit, por edhe tëtransformimit në shkallë të rrjeteve tëqarkullimit të kapitalit ku një ekonomirelativisht e vetëpërmbajtur kombëtare enjë shteti është zëvendësuar me njëekonomi të ndërlidhur globale si një sferëgjithnjë e më të unifikuar të investimit,prodhimit dhe konsumimit transnacionaltë kapitalit. Për dallim nga sistemi fordist,postfordizmi mbështetet në "akumuliminfleksibil", që domethënë dominancën ekapitalit financiar, fluiditetin (dhe global-izimin) e qarqeve të prodhimit, me pasojëedhe "kazualizimin" e punës nga njëgarancë shoqërore çfarë ishte në fordizëmnë një pozicion të pasigurt dhe tëpërkohshëm që çon komodifikimin indi-vidual në shkallë të reja duke kërkuar ngaindividi punonjës që të jetë "fleksibil" nëtregun e punës për shkak të jostabilitetittë strukturës ekonomike, të ndjekur meerozionin e të drejtave të punës (pjesërishtpasojë e dobësimit të organizimitsindikal), humbjen e vlerës së punëtorit(sidomos në rangjet e ulta të tregut tëpunës) me automatizimin e procesit tëpunës dhe bartjes së prodhimit në vendete Botës së Tretë, bashkë me vlerësimin epunës simbolike (të shërbimeve kom-plekse) që kërkojnë përgatitje të lartë arsi-more, dhe të mënyrave të reja të orga-nizimit të firmave që hierarkitë e pozitavedikur të distribuuar në bazë të stazhitpunues e zëvendësojnë me konkurrencën

e brendshme të punëtorëve. Roli dherëndësia e shtetit kombëtar në rregulliminekonomik dhe social është debat që vazh-don në mesin e atyre që janë pjesë eRégulation School mirëpo padyshim roli ishtetit në kushtet e globalizimit të siste-meve financiare është pa asnjë dyshimkrejtësisht tjetër nga ai që mund të ishtepara tri-katër dekadave ku planfikimiqëndror në shkallë të shtetit kombëtarakoma ishte i realizueshëm madje edhenë shtetet perëndimore si Franca,Gjermania apo vendet skandinave. Këtëpo dëshmon edhe kriza e sotme ku poshihet se mjetet që shteti posedon janë -sidomos për shtetet më të vogla - shpeshjoadekuate për t'iu përgjigjur në mënyrëefektive një krize që ka si shkak forca qëgjenden krejt jashtë sferës së kontrollitdhe jurisdiksionit të tij. Disa parashikojnëse kriza aktuale do të çojë në ngritjen einstancave globale rregullative të kapitalitfinanciar. Një gjë e tillë mbetët të shihet,megjithëse edhe kjo sjell rrezikun e ndër-timit të një oligarkie financiare që vazh-don t'i lë shtetet më pak të zhvilluara nënmëshirën e institucioneve ndërkombëtarefinanciare si të Bankës Botërore dheFondit Monetar Ndërkombëtar.

Mirëpo është e qartë se karakterithemelor i krizës aktuale rrjedh nga fakti ivështruar nga teoricientët e RégulationSchool gjatë dekadave të fundit: seristrukturimi ekonomik post-fordist pogjeneron, përveç rritjes së pabarazivesociale gjithandej vendeve të zhvilluaradhe të pazhvilluara, gjithashtu dhe kri-jimin e një strukture ekonomike që, përshkak se mbështetet mbi kapitalin finan-ciar, gjithnjë e më shumë i nënshtrohetekstremeve të lëvizjeve ekonomike dhekrijon kriza të përmasave globale që nukkursen asnjë nga vendet që dikur mbije-tonin krizat globale të paprekura. Prandajme të drejtë Marazzi e quan krizënaktuale "kriza e parë e unifikuar e post-fordizmit". Në dallim prej krizaveregjionale (siç ishin recesioni japonez iveteve 1990, kriza financiare në Azinëjuglindore në fundvitet 1990, kolapsifinanciar në Argjentinë dhe Brazil etj.),kriza e sotme nuk ka kursyer asnjë ngaekonomitë e zhvilluara. Në aspektin strukturor, ajo çfarë bënkriza aktuale është sjell në pikëpyetjegjithë rolin e kapitalit financiar në sis-temin aktual ekonomik global. Siç bëjnë tëditur historianët ekonomik, roli i kapitalitfinanciar ka pësuar shpërthim që ngavitet 1970 duke përfshirë sot të gjithaaspektet e aktivitetit ekonomik. Në SHBA,p.sh., në vitin 1947 sektori financiar për-bënte rreth 2,5 % të Prodhimit Bruto tëVendit (GDP), ndërsa në vitin 2006 kjokishte arritur në mbi 8 % duke bërë qëshërbimet financiare të marrin pjesë meafër 40 % në strukturën e profitevekorporative.

(vazhdon në faqen tjetër)

ekonomia

ffaaqqee 77

“Problemi themelor është se Kosova nuk ka kapacitete të planifikimit dhezbatimit të një programi zhvillimor ekonomik. Në dallim prej shumëvendeve të rajonit, Kosova nuk ka një agjension të zhvillimit ekonomik, as

programe efektive që shkojnë drejtë nxitjes së eksportit si bazë për rritjeekonomike, ndërsa eksporti është nyja themelore që krijon lidhjet midisekonomisë vendore dhe tregut global.”

KKoossoovvaa nnëë kkrriizzëënngglloobbaallee ffiinnaanncciiaarree

Page 8: 1 Ekonomia Nga Preportr

Safet GËRXHALIU

Është e vërtetë se tranzicioni nëpërgjithësi është një ndër procesetmë të vështira me të cilin ballafaqo-

hen shtetet të cilat kalojnë nëpër këtë pro-ces dhe në raste të shumta procesi i tranzi-cionit definohet si një lum i vërshuar passhirave të egra që në sipërfaqe qesin mbe-turina, dhe mund të paramendoni sa kohënevojitet që ky ujë të kthjellohet dhe kykthjellim varet nga ajo se në atë vend safunksionon shteti ligjor, stabiliteti politik,stabiliteti ekonomik, social, etj.

Një ndër sfidat me të cilat janë ballafaquarvendet në tranzicion sidomos në EvropënJuglindore, pa mëdyshje është edhe proce-si i privatizimit. Në vende të ndryshmevarësisht nga përgatitja institucionale dheprofesionale ka pas suksese dhe ështëshfrytëzuar si një proces i cili ka gjeneruarzhvillim ekonomik. Në disa vende ky pro-ces është përcjellur me korrupsion,mosprofesionalizëm, klanizëm dhe meshumë dukuri të tjera negative të asajshoqërie.

Në Kosovë procesi i privatizimit u mirëprit

për arsye të mos posedimit të njohurivebazike se çka nënkupton ky proces, si do tëimplementohet dhe cilat do të jenë benefi-cionet e këtij procesi. Themelimi iAgjencionit Kosovar të Mirëbesimit kaqenë një realitet që dëshmon se në periud-hën e Kosovës së pasluftës ka qenë epamundur të bisedohet për problemeekonomike të mos marrin edhe ngjyrëpolitike. Ky politizim në rastin konkretmanifestohet në dy forma, e para një poli-tizim intern që nënkupton atë të qasjeskosovare dhe politizim ekstern ku uinvolvuan edhe qarqe politike nga jashtë,por e veçanta e këtyre involvimeve ka qenëmbrojtja e interesave të grupeve dhe klan-eve të caktuara e jo që përmes këtij procesinë Kosovë të arrihet zhvillim ekonomik,hapje e vendeve të reja të punës, për-mirësim të bilancit tregtar dhe ngritje poz-itive të imazhit të Kosovës.

Se sa ka qenë në fokus të politikaveantikosovare ky proces, dëshmon edheanaliza e kohës së menaxhimit të shtyllës sëIV-të të UNMIK-ut, nga z. NicolasLlamsdorf dhe znj .Maria Fuchi, e cila kishtesi duket mision të veçantë që bashkërishtme shumë servil vendorë në AKM t’i pen-gojë dhe t’i parandalojë efektet pozitive tëcilat kishim mundur të arrihen me këtë pro-

ces, me një menaxhim të mirëfilltë.Çka e karakterizon procesin e privatizimitnë Kosovë, është fakti i mungesës së trans-parencës së këtij procesi dhe mungesaenorme e përgjegjësisë qoftë nga ata që ekanë përgatitur këtë proces, por edhe mëtepër nga pronarët të cilat kanë marrë pjesënë këtë proces dhe kanë fituar të drejtën epronësisë, por ajo çka është premtuar dheparaqitur në dokumentacion qoftë përmesspin off-it apo spin off-it special, nuk ështëpërmbushur pothuajse asnjëherë. Si rezul-tat i kësaj nga ky proces rrjedhin pakë-naqësi enorme të punëtorëve të ndërmar-rjeve të privatizuara, ky proces ka qenëburim i tensioneve sociale dhe në fund ngaky proces shumë më tepër punëtorë kanëhumbur vende të punës, sesa që kanë fitu-ar gjë që është premtuar se do të ndodhë.

Se vërtetë pakënaqësia e punëtorëve ështërritur dëshmon edhe fakti se 20% i premtu-ar për punëtorët e ndërmarrjeve të priva-tizuara ende nuk është paguar, dhe kurkësaj i shtohet se mu këta punëtor sot janëtë moshuar dhe pa mbështetje financiarepër ekzistencë, vetvetiu lind pyetja kujt ishërben një proces i tillë, i shërben mëtepër Kosovës dhe ardhmërisë së saj apoarmiqve të saj të cilët një pakënaqësi të tillëmund ta përdorin për qëllime të veta

antikosovare.Kishte me qene mirë që të paktën tani kurjemi në prag të përgatitjeve për privatizimtë ndërmarrjeve publike të cilat janë vitalepër ekonominë Kosovare, të kemi një qasjeshumë më serioze, më profesionale dheështë koha kur të kemi edhe të menduarsocial.

Privatizimi i këtyre ndërmarrjeve do të jetënjë sfidë edhe për Agjencionin e ri të priva-tizimit, i cili është më tepër i kosovarizuarsesa AKM-ja, prandaj është obligim moralqë të mos përsëriten gabimet nga e kaluarapor nga ky proces të përfitoj Kosova,ekonomia e saj dhe ky proces të jetëgjenerues i stabilitetit qoftë ekonomik,politik apo social.

Në fund të fundit nuk duhet çdo gjë tëshitet dhe të shkatërrohet sepse është pub-like, por nga e tëra kjo duhet të përdorenmetodat dhe modelet pozitive që kanë për-dorë shtetet të cilat kanë kaluar nëpër këtëproces dhe modeli i partneritetit publiko-privat ka dhënë efekte tejet pozitive. Këtuvlen të theksohet një mendimtar i cili thotë“Nuk është marri të mos dish e të mos keshnga kush të mësosh, por është marri të mosdish e të kesh prej kujt tëmësosh”.

ekonomia

ffaaqqee 88

(vazhdon nga faqja e kaluar)

Rritja e sektorit financiar ndodhi gjatë dhepas krizës së viteve 1970, paralelisht mengritjen ideologjike të neoliberalizmit. Sipasojë, sot, në ekonomitë e zhvilluara, çdoveprim ekonomik, që nga investimi deritek konsumi i produkteve, varen drejtpër-drejtë nga kapitali, në radhë të parë nëformë të kreditit, i siguruar nga sistemifinanciar. Prania e madhe e kreditit kaçuar gjithashtu në rënien e nivelit të kur-simeve, jo vetëm në vendet e zhvilluarapor edhe në shoqëritë si Japonia dheKorea Jugore që dikur njiheshin përshkallë të larta kursimi. Kursimi mund tëduket si gjithnjë e më i panevojshëm përshoqëri ku te kredia arrihet lehtë dhe për-dorimi i tij është i thjeshtë për çdo aspekttë investimit dhe konsumit. Mirëpo, kjologjikë dëshmohet problematike nëmomentin që, siç ndodhi tani, kreditizhduket nga ekonomia si pasojë e humb-jeve të mëdha në investime spekulative qëtërheqin me vete banka të tëra dhe gjithëbazën e kapitalit që furnizon ekonominëme kredi.

Kjo ka çuar në një ndërhyrje të paparë tështetit në shpëtimin e bankave dhe institu-cioneve të tjera financiare për subven-cionimin dhe pjesëmarrjen direkte tështetit në pronësinë e tyre. Në këtë pikë-pamje, është përmendur shpesh fantazmae socializmit: a është e mundur që edhe nënjë vend si Amerika, të fillon nacionalizi-mi i bankave dhe kompanive të mëdha?Mirëpo paradoksi i asaj që po shohimështë vënë re nga të tjerët: nëse ky është'socializëm', është i tillë vetëm për kapital-istët. Shteti fut paratë publike në shpë-timin e investitorëve spekulativ dukeshpërblyer riskun e tyre. Arsyetimi ështëse po të lihen të kolapsonin institucionebankare si Citigroup, Bank of Americaapo AIG, shoku ekonomik që do të shkak-tohej në gjithë ekonominë amerikane dheglobale do të ishte katastrofik duke marrëme vete në varr sektorë të tërë tëekonomisë dhe duke çuar në nivele tëpapara të papunësisë që nga depresioni i

viteve 1930. Kapitalizmi është bërë tepër imadh për veten e tij që bën të domos-doshme socializimin e humbjeve të mëdhaekonomike në shkallë historikisht tëpaparë në mënyrë që të evitohen krizaedhe më të rënda ekonomike dheshoqërore.

Ku i gjejnë këto transformime vendet nëzhvillim si Kosova? Shoku i krizës ështëndjerë në gjithë vendet "tranzicionale" tëEvropës lindore në formën e rëniës sëaktivitetit ekonomik, devalvimit valutordhe rrezikut të vazhdueshëm të dështimittë sistemit financiar. Zhvillimi i tillë dety-roi që, në vlugun e krizës në mars të këtijviti, shefat e gjithë bankave qendrore tëvendeve evro-lindore të mbajnë një samittë përbashkët për të siguruar për sta-bilitetin e vazhdueshëm të sistemeve tëtyre financiare, pas të dhënave alarmantepër rrezikun e kolapsit financiar tëlëshuara në fillim të këtij viti. Krizaekonomike në Evropën lindore është e lid-hur ngushtë me fatin e ekonomive tëEvropës qendrore, të dominuar ngaGjermania dhe, më pak, nga Austria.Megjithëse rreziqet e kolapsit financiarjanë evituar, Banka Evropiane përRindërtim dhe Zhvillim (EBRD) parashehnjë rënie mestatare prej 5.2 % të prodhimitbruto (GDP) në gjithë rajonin, që përfshinedhe Ballkanin. Ironikisht, kjo rënie ështëmë e madhe në shtetet baltike që dikurmerreshin si modele të transformimit tësuksesshëm në ekonomi të tregut. Rënia eGDP-së në këto shtete për këtë vit silletprej 10-12 %, fakt i varshmërisë së tyre tëthellë me ekonominë globale. Edhe pseefektet e krizës kanë bërë që edhe FMN-jatë zbusë insistimet në balansimin e bux-hetit dhe të tolerojë deficitet buxhetore qëkanë rezultuar si pasojë e krizësekonomike, në disa vende kriza financiarepo përdoret politikisht si arsyetim përpolitika shumë më drastike buxhetore.Përderisa në vendet e zhvilluara shihetrëndësia e shpenzimeve buxhetore përrigjenerim ekonomik (si p.sh. në SHBA,ku qeveria miratoi shpenzime me vlerërreth 800 miliard dollarë) në vendet e

vogla kriza çon në shtrëngimin e mëtejmëtë shpenzimeve publike. P.sh., për këtëvit, kryeministri estonez ka kërkuarreduktime në shpenzimet buxhetore prej12 %, duke marrë shkas se kriza shërben"për zvogëlimin e mëtejmë të shtetit" siçka deklaruar ai. Kurse, përderisa shtetet evogla baltike dhe ato të Evropës qendroredhe lindore ballafaqohen me krizën,shtetet me zhvillim të mesëm si Brazilidhe India synojnë që të dalin nga kriza menjë rol më qëndror ekonomik dhe politik.Si përfundim, mund të themi se "kriza eunifikuar e postfordizmit" nuk po çondrejt një unifikimi në formën e masavepolitike që po merren nga shtetet, as nëlindjen e një makro-strukture rregullativebotërore, por në fragmentimin e mëte-jshëm ekonomik dhe politik (të parë edhenë paaftësinë e BE-së për t'u përgjigjur, sibllok, krizës, duke i detyruar shtetetanëtare në marrjen e masave vetanake).Globalizimi ekonomik, ironikisht, po çonnë fragmentimin e vazhdueshëm politik,me efekte që do të vërehen edhe gjeopoli-tikisht, por edhe në lëvizjet shoqërorebrenda vetë shteteve. Mirëpo, ky fragmen-tim nuk po shkon drejt krijimit tëautarkive të reja të ekonomive kombëtare(siç ndodhi në prag të Luftës së Parë dhetë Dytë Botërore), por të ndarjes së globitnë sisteme regjionale ekonomike të orga-nizuara si bllok rreth një ekonomie tëzhvilluar me rol dytësor prodhues dhekonsumues për shtetet periferike, mevarshmëri të madhe te kapitali i jashtëmfinanciar për sigurimin e investimeve.

Ku qëndron Kosova në këtë mes? Me disapërjashtime (p.sh., fondin pensional),kriza ka kursyer Kosovën në masë tëmadhe për shkak të izolimit të saj relativnga sistemi financiar global dhe qarku iinvestimeve spekulative që çoi në krizënaktuale. Mirëpo, izolimi i Kosovës, sadoështë një përparësi, është gjithashtu njëproblem, sepse mosintegrimi sado per-iferik në blloqet regjionale ekonomike poçojnë në shndërrimin e Kosovës në njëvrimë të zezë në hartën ekonomike tëEvropës me probleme ekonomike që prej

prizmit evropian (siç është papunësia prejmbi 40%) duken se edhe në kushtet ekrizës aktuale i takojnë një planete tjetër.

Problemi themelor është se Kosova nuk kakapacitete të planifikimit dhe zbatimit tënjë programi zhvillimor ekonomik. Nëdallim prej shumë vendeve të rajonit,Kosova nuk ka një agjension të zhvillimitekonomik, as programe efektive që shko-jnë drejtë nxitjes së eksportit si bazë përrritje ekonomike, ndërsa eksporti ështënyja themelore që krijon lidhjet midisekonomisë vendore dhe tregut global.Mirëpo problemi nuk është vetëm institu-cional, ai është edhe ideor - me një elitë tëkorruptuar politike dhe një sistem të dësh-tuar të studimit të lartë universitar dheakademik, Kosova nuk ka as kapacitetet enevojshme intelektuale për t'u përballurme sfidat e zhvillimit ekonomik. Lëvizjetshoqërore, ndërkaq, mbesin tepër të frag-mentuara dhe të paafta për krijimin e njëplatforme progresive që zhvilliminekonomik do ta kishte bazë parësore tëpolitikës. Si pasojë, edhe në kushtet ekrizës aktuale globale, Kosova mbetetpeng i zbatimit të politikave ekonomike tëinstitucioneve globale financiare si FMN(në të cilën Kosova para pak kohe fitoianëtarësinë). Problemi kryesor është sepolitikat e FMN-së nuk kanë synim zhvil-limor - ato synojnë, në parim, stabilitetinmakro-ekonomik të vendit, brenda disakornizave konservatore ekonomike (mbro-jtja nga deficitet buxhetore, stabiliteti i val-utës, që në Kosovë nuk përbën problempër shkak të përdorimit të euros, dhe ngapresionet e inflacionit), që i konsiderojnësi krjim të kushteve për investime.Mirëpo, sipas këtyre parametrave, mjedisiekonomik në Kosovë ka qenë stabil që ngaperiudha e menjëhershme e pasluftës.Ndërsa problemi qëndror ekonomik nëKosovë vazhdon të jetë paaftësia e lider-shipit politik për të kaluar nga një politikëkonservatore e stabilitetit makro-ekonomik, çfarë favorizohet nga FMN, nënjë politikë aktive të zhvillimit që i jepshtetit rol qëndror në orientimin e pro-grameve zhvillimore ekonomike.

PPrriivvaattiizziimmii ddhhee KKoossoovvaa

Page 9: 1 Ekonomia Nga Preportr
Page 10: 1 Ekonomia Nga Preportr

DDëësshhttiimmii nnëë sskkeennëë ttëë hhaappuurr

Adem NIMANI

Stafi ndërkombëtar drejtues indërmarrjeve dhe servilët

primitiv vendor

Askush nga stafi ndërkombëtar i menax-himit të ndërmarrjeve ekonomike e indus-triale që u vendosen në Kosovë pas luftenuk kishte menduar se do të mund tëbëjnë çka t’iu teket me ndërmarrjetshoqërore e publike në vendin tonë. Asstafi vendor që sa për sy e faqe u gjet nëpërbërjet drejtuese të të ashtuquajturveBorde drejtuese nuk e kishte imagjinuar sedo të mund të veprohej pa pengesë dhegjithçka të privatizohej jashtë çdo rregulli.Punëtorët kosovarë të përjashtuar medhunë nga vendet dhe ndërmarrjet e tyresi të dehur nga çlirimi i Kosovës sikurmenduan se gjithçka ka për të vajtur mbibaza ligjore. Punëtorët besuan se dikushdo të përkujdeset për fatin e tyre dhe har-ruan se do të presin edhe dhjetë vjet paslufte miratimin e ligjit të punës. Kishinmenduar mirë anëtarët e shtyllës së katërttë UNMK-ut se organizmi i vetëmsindikal në Kosovë do të mund t’uaprishte llogaritë, mirëpo shpejt kishin parëse me pak para kreu sindikal do të bëhejanëtar i Bordit të AKM-së dhe kështungjau. Që nga themelimi AKM-ja do tëvepronte pa asnjë pengesë në privatizimine çdo gjëje, në raste të caktuara edhe tëpronave të kontestuara dhe që gjendeshinnë procedurë gjyqësore. Duart e Bordit tëAKM-së pas anëtarësimit të të paritsindikal ishin bërë plotësisht të lira.Privatizimi me parregullsi të papara tash-më kishte filluar. Shumë herë AKM-jashiti edhe pa tender, me një apo paofertues. Shumë herë u shiten (falen)ndërmarrje të mëdha edhe pa u paguaredhe një cent në xhirollogari. U copëtuanmirë e mirë gjigantet si Ramiz Sadiku apoAgrokompleksi për t’u privatizuar mëlehtë dhe për të përçarë tragjikisht punë-torët. Fati i dy ndërmarrjeve të mëdhapublike të informimit, i Rilindjes dhe iRadiotelevizionit të Prishtinës as që u vunë rend dite ndonjëherë. Prona e këtyredy ndërmarrjeve publike u tjetërsua dhevazhdon të tjetërsohet jashtë ligji edhe sot.U shitën ndërmarrje të shumta pa llogarit-ur asnjëherë pasurinë e tyre. Asnjëherëdhe në asnjë rast nuk u bë evidencimi iplotë i pronës ndërsa dihet mirë se shumëndërmarrje kishin prona jo vetëm nëgjithë territorin e Kosovës por edhe jashtësaj. Pa u bërë asnjë përllogaritje u shitenedhe miniera me çmime qesharake siGoleshi apo Karaqeva në Kamenicë. Edheçka duhet të privatizohet dhe çka do tëmbetët derisa të vendoset një rregull ligjori pranueshëm? Në të gjitha rastet e priva-tizimit, pa përjashtim, nuk u morparasysh fati i punëtorëve të mëparshëm.Në vend që me rregullore të përcakto-heshin detyrimet e padronëve të rinj, ata ubënë titullar ndërmarrjesh vetëm mepremtime boshe, pa asnjë parakusht. Nëshumë raste emri i titullarit mbeti anonim.

Parapërgatitjet e profiterëvekishin filluar më herët

Derisa punëtorët e Kosovës kishin besuarse drejtësia do t’ua kthej dinjitetin eshkelur më shumë se një dekadë, drejtue-sit sindikal po merreshin me gëlltitjen edonacioneve që nuk ishin të vogla paslufte. Nuk do të vonojë shumë, derisa postudiohej fusha eksperimentale për priva-tizimin që filloi pas lufte, ata që kishinplanifikuar çfarëdo rezistence apo edhekërkese elementare të punëtorëve e qënuk do të mund të rrëzohej publikisht, ukujdesën që qysh në hapin e parë tëemërojnë në Bordin e AKM-së edhe kreunsindikal. Kështu u vulos edhe shpresa efundit e punëtorëve se dikush do tëmbronte interesat e tyre themelore.Thuhet se shpresa tek njeriu vdes e fundit,mirëpo kaluan dhjetë vjet pas lufte ndërsapunëtorët nuk u binden se me fatin e tyrenuk po merrej askush. Fatkeqësia e tyretashmë po shfrytëzohej për pasurimin eatyre që më së paku ishin hisedarë nëndërmarrjet e ngritura ekonomike tëKosovës me dekada.Dikush që kishte kurdisur (dhe kështundodhi në shumicën e rasteve) blerjen ecilësdo ndërmarrje filloi shitjen e pasurisëtokësore dhe me pak sipërfaqe të shituranë bazë të çmimeve të tregut nuk e hetoiblerjen. Në iks raste ndërmarrjeve të pri-vatizuara iu ndërrua destinimi. Shumëhalla fabrikash u bënë depo, mija hektarëtoke buke që u shiten me çmimeqesharake edhe 50 cent për një ari nga tit-ullarët e rinj vazhduan të shiten për trojendërtimi nga 5 mijë deri dhjetë mijë Eurosiç është rasti në Miradi, Fushë Kosovë, nëRajonin e Pejës apo gjetiu. Pati shumëreklamë nga mediat për procesin e priva-tizimit por pa kaluar pak vjet edhe atapak punëtorë që patën fatin të mbesin nëvijat e prodhimit tashmë humben për-fundimisht vendet e punës. Protestat efundit të punëtorëve të Ballkanit tëTherrandës dhe ato të Llamkosit tëVushtrrisë e dëshmojnë këtë më së miri.

Fati i ndërmarrjeve publike

Fati i ndërmarrjeve publike doli të jetëedhe më tragjik për punëtorë por i lehtëpër manipulime. Bordet drejtuese të tyre uzgjodhën sipas dëshirave të njerëzve tëcaktuar dhe zakonisht kishin ngjyrat epartive në pushtet. Meqenëse ndërmarrjetpublike si KEK-u, PTK, Aeroporti iPrishtinës kishin mjaft punë në situatën ekrijuar dhe siguronin të ardhura kesh ngaxhepi qytetar ato vepruan jo si ndërmarrjepublike po më tepër si private. Nuk dokoment se çka ngjau në KEK apo PTK.Kah u tretën milionat. Dhe gjithçka shkoinë dëm të qytetarëve të cilët paranë e tyree panë zakonisht të investuar për llogariprivate. Askush, asnjëherë nuk i dha llog-ari askujt se ku u treten milionat e PTK-së.Sa investime gëlltiti KEK-u për të mosmundur asnjëherë për dhjetë vjet të prod-hojë dritë të mjaftueshme për Kosovën.Afër 800 milion Euro gëlltiti Korporatajonë energjetike për të mbetur jo vetëmqytetari ynë i stepur por edhe vetëKomisionari i lartë për politikë të jashtme

i BE-së. Nga u tretën të gjitha ato mjete edinë të gjithë ata që për këto dhjetë vjetmenaxhuan për xhepat e tyre këtë gjigantenergjetik. Me Aeroportin e vetëm tëKosovës menaxhuan lloj-lloj drejtuesishpër të ardhur në përfundim se nga kysubjekt me më shumë se një milion udhë-tarë në vit mund të përfitohet mirë. Pokëtu ka aq shumë marifete sa e vetmjainiciativë që dëgjohet është dhënia mekoncesion e aeroportit që sjell të ardhuratë pastra milionëshe .

Dështimet e mëdha të priva-tizimit

Çka është edhe më tragjike në Kosovë uprivatizuan edhe një numër stacionesh tëautobusëve. Madje në raste të caktuarapati edhe krekosje të pushtetarëve për njëprivatizim të tillë. Shtrohej pyetja se kurdo të privatizoheshin edhe stacionet e tre-nave. Dikush nga faktori i jashtëm dukëtse tërhoqi vërejtjen dhe kjo marri tash përtash ka pushuar. Shtrohet pyetja ethjeshtë: nëse vazhdon ky trend privatizi-mi si do të dukej shteti ynë? Do kishteparë dikush diçka të tillë diku në botë?Kur mungon çfarëdo iniciative për tëndryshuar diçka, kur padronët ua lexuanpunëtorëve letrat në xhep pa i hapur fares’kishte si të ndodhë ndryshe. Punëtorëttanë nuk e merituan trajtimin përbuzës qëvazhdoi gjatë një dekade pas lufte. Ishinsa duhet të ngritur punëtorët tanë dhe tëpërgatitur për sfidat e mëdha të kohës?Pse u keqpërdorën aq rëndë ata, në tëgjitha periudhat e zhvillimeve shoqërorehistorike dhe fatale për Kosovën? Psebesuan si të verbër dhe heshtën tash edhjetë vjet pas lufte? Kush manipuloi meta për shkaqe krejt primitive? Kush nën-shkroi kapitullimin e punëtorëve tanë? Siu keqpërdorën të gjitha donacionet që ierdhën BSPK-së pas lufte për aktivitetesindikale? Pse nuk doli edhe një njeri ivetëm të konfrontohet me AKM-në ndajshumë keqpërdorimeve dhe veprimeve joparimore dhe veçanërisht ndajRregullores së privatizimit e cila defini-tivisht asgjësoi çdo shpresë për një vendpune? Punëtorët tanë nuk kanë merituarnjë trajtim të tillë.

Kishte dikur Kosova një shtresë mjaft tëpërgatitur punëtorësh në të gjithë lëmenjtëe ekonomisë dhe industrisë. Kishte krijuarnjë bazament profesional për punë të suk-sesshme në shumë degë të prodhimit.Punëtorët e Kosovës të shtypur me deka-da, në një moment si edhe vetë Kosovame popullin e saj u gjendën përballpushtuesit. Asnjëherë punëtorët e Kosovësnuk janë përballur më rëndë mepushtuesin sesa në vitet ’80 dhe ‘90 kurduke mos u pajtuar me pushtimin tipikfashist, ata, të larguar me dhunë ngavendet e punës nuk u hutuan për asnjëçast dhe ia dolën gjatë katastrofës më tëmadhe, për të humbur dhe për t’udorëzuar në kohën kur Kosova është elirë. Rrezikuan jetën duke humbur punënpo nuk u dorëzuan të koritur. Liria ishtemë e çmueshme për ta. Sa miniera eminatorë, luanë të vërtetë të nëntokës ilanë kompresorët dhe lopatat për të mos

prodhuar për pushtuesin. Rrezikuan ataedhe mungesën e bukës për fëmijët e tyre,po liria ishte më e shtrenjtë. VetëmMiniera e Trepçës me Kishnicë eNovobërdë kishin dëshmuar se kur mina-torët tanë lënë punën nuk është mirë përarmikun. Ashtu edhe ndodhi. Prodhimipër armikun kishe rënë në pikën zero. Përpropagandë shumë herë pushtuesi do tëdigjte goma në shkritore për të propagan-duar se po prodhohej, po shumë shpejtëakti i minatorëve tanë po jepte rezultate.

Ku janë sot minatorët tanë? Kolona e tyreqë kishte ngritur Evropën në këmbë taniështë më shumë se e përgjysmuar. Njënumër simbolik i tyre punon sa për tëthënë, ndërsa shumë të tjerë marrin “pen-sione” qesharake. Sheh dikush minatorintonë sot? Dëshmitar jemi të gjithë për poz-itën e mjerë për keqardhje të tyre. A emerituan një trajtim të tillë minatorët këtëe dinë të gjithë pushtetarët e pasluftës nëKosovë. Dihet shumë mirë pse minieratnuk u aktivizuan asnjëherë. Çka ndodhime ndërmarrjet shoqërore, me industrinëshumë të zhvilluar të tekstilit, me kom-pleksin agroindustrial, me industrinë epërpunimit të metaleve, me industrinë ematerialit ndërtimor? A fitoi kush nga pri-vatizimi i këtyre ndërmarrjeve? Gjithçka ushit e u tret si më zi. Gjithçka u privatizuanë formën “Kosova rabat”. Ndodhi që nëKosovë nga privatizimi i të gjitha ndër-marrjeve shoqërore të të gjitha fushave tëekonomisë dhe industrisë të merren aqmjete sa vetëm nga shitja e një fabrikemesatare në Serbi. Nuk i munguanekspertët Kosovës por dikush deshi që meprocesin e privatizimit të përfitojnë indi-vid të caktuar dhe të shuhet çdo ide emëkëmbjes ekonomike të vendit. Goditjevdekjeprurëse nga privatizimi mori njëranga shtyllat themelore të ekonomisë sonë- Agrokompleksi kosovar. Sot nga një gji-gant i dikurshëm nuk ka mbetur edhevetëm një hektar toke. Mund të dëgjosh sesi nëpër shumë komuna të Kosovësmungojnë sipërfaqet e tokës publike dhenë shumë raste nuk mund të ndërtohen asobjektet më të nevojshme të infrastruk-turës, siç janë shkollat. Një fakt i tillëmund të konfirmohet në dritën e diellit,edhe në vet kryeqytetin tonë. Nga faktet epanumërta mund të konstatohet se askushnga ata që sot janë bartës të pushtetit nukkanë as edhe një shkronjë plani zhvillimorpër të ardhmen. Klasës politike, pa për-jashtim, i mungon çfarëdo vizioni përzhvillimin e vendit. E gjithë energjia derd-hët në deklarata apo synime për liberaliz-imin e vizave. Perspektiva e brezit të rinuk shihet gjëkundi.

Pak rreze shprese

Krahasuar me numrin e punëtorëve të papunë në Kosovë dhe të atyre që nëvazhdimësi po humbin punën nga priva-tizimi i dështuar, në firmat e vogla shumëpak njerëz kanë fatin të kenë gjetur njëvend pune për faqe të bardhë. Ka edhefirma të suksesshme që afarojnë për lakmidhe që do të duhej të stimuloheshin ngapushteti mirëpo ato ende ballafaqo-hen me kufizime e taksanga më të ndryshmet.

Privatizimi i ndërmarrjeve në Kosovë:

Nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, punëtorët e Kosovës fituan rrugën. Të përjashtuar nga puna tash e 20 vjet punëtorët tanë ballafaqo-hen edhe me padrejtësitë më banale siç është mungesa e ligjit të punës. Sakrifica dhe vuajtjet e punëtorëve tanë për më shumë se dy dekadambetën të papërligjura. Kuvendi i Kosovës nuk e pa të udhës as edhe një herë të shtrojë në rend dite çështjen e mbi 200 mijë punëtorëve tëKosovës që padrejtësisht u larguan nga puna në vitet e 90-ta, dhe sot shumica e tyre nuk mund të llogarisin as edhe pensionimin normal siç ekanë kolegët e tyre kudo në botën e qytetëruar.

ekonomia

ffaaqqee 1100

(vazhdon në faqen

Page 11: 1 Ekonomia Nga Preportr

Komploti ndaj KEK-utMM bi 1.1 miliard euro deri me tash

janë futur në ndërmarrjen pub-like, Korporatën Energjetike të

Kosovës, ndërkohë që edhe dhjetë vite pasnuk është bërë asnjë raport me detaje seku janë shpenzuar këto të holla. Jo vetëmparatë e donatorëve të jashtëm por as atoqë vite me radhë janë dhënë nga Buxheti iKonsoliduar i Kosovës, nuk kanë asnjë“faturë” të publikuar për adresën e shpen-zimeve. Kurse kërkesat për investime ngajashtë vazhdojnë të mbesin opsioni i

vetëm. Edhe pse situata energjetike nukka ndryshuar, të gjitha Qeveritë këtodhjetë vjetët e fundit kanë pasur qëndrimtë njëjtë karshi kësaj ndërmarrje publike,me të vetmin qëllim shkatërrimin e saj meplanet për të përfituar grupe të caktuaranga kjo situatë.

“Coptimi” i KEK-ut Planet për ndarjen e KEK-ut kanë nisurgjashtë vjet më parë kur doli edhe ideja e

pa dëgjuar më herët se do ti bëhet“Unbundeling” kësaj ndërmarrje. Tëgjithë pyesnin se çfarë do të ndodh mekëtë procedurë të re, derisa u tha se dotë bëhet shthurje e KEK-ut në mënyrëqë të stabilizohej situata energjetike.

Ky doli të jetë plani më i mirë për t’upërfshirë në konflikt të ashpër të intere-sit ndërkombëtarët që menaxhonin meKEK-un dhe zyrtarët vendor me ataqeveritar.Duke filluar me ndarje, mos hapje tëmihjes së re të Sibovcit, blerjen eenergjisë me kontrata afatshkurta dheçmime shumë të larta, e kanë sjellëKEK-un në gjendje para bankrotimitduke i lënë hapësirë arsyetimeve seneve na duhet një investitor privat përtë na nxjerr nga terri. KEK-u me viteme radhë është bërë shënjestër enjerëzve që kanë përfaqësuar interesaprivate në treg duke i bërë nderkonkurrentëve të energjisë në treg,ndërkohë që nga KEK-u nuk kanë lënëtë pritet shumë. Kështu që doli edheprojekti “Kosova C”.

Ky komplot është organizuar haptazinga individë të caktuar me ndihmën ekëshilltarëve të huaj dhe zyrtarëve të

Qeverive. KEK-u dhe ndërmarrjet tjerapublike edhe pse dikur kanë qenë bazëpër ekonominë e këtij vendi, sot ështëmarrë vendimi që ato të privatizohen.Anomalia qëndron në faktin se ende nukkanë bërë asnjë vlerësim të tyre që të pak-tën nga shitja e tyre të përfitojë diçkaKosova, ndërkohë që vet zyrtarët eQeverisë thonë se ato nuk do të shiten meçmimet e tregut. Përfundimisht bëhet eqartë se nuk ka një vullnet politik në qev-eri për t’i mbrojtur ato.

Ministri për Ekonomi dhe Financa, AhmetShala ka bërë të ditur se KorporataEnergjetike e Kosovës do të hyjë shumëshpejt në privatizim dhe sektori i parë qëdo të privatizohet do të jetë ai i dis-tribuimit të energjisë elektrike. Sipas kësajQeverie kjo është parë si e vetmjamundësi për t’u furnizuar më mirë meenergji. Pasi që ka thithur mbi 1.1 miliardeuro, del sugjerimi që me shitjen e kësajpjese të KEK-ut do të stabilizohet gjendjaenergjetike. Duke e pasur parasysh se derime tash nuk ka pasur investime në këtësektor dhe se borxhet vazhdojnë të mbesintë larta, nga shitja e tij nuk pritet të përfi-toj diçka buxheti i Kosovës. NdërkohëQeveria e ka mbështetur kërkesën e MEF-it që të formohet një komision për veri-fikimin e procesit të privatizimit të këtijsektori energjetik dhe tashmë punët përshkatërrimin përfundimtar të KEK-utkanë nisur.

Shitjen e distribucionit, kjo qeveri e kamarrë me aq nguti sa që ende pa u miratuar në Kuvendin e Kosovës ligji përndarjen e korporatës, kryeministri iRepublikës së Kosovës, Hashim Thaçi e kahedh në votim kërkesën për privatizim.Arsyetimi banal është dhënë se në këtë

mënyrë do të ketë stabilizim të kësaj ndër-marrje me vetëqëndrueshmëri të plotë,ndërkohë që plani i cili është duke u real-izuar tregon për mbylljen e kësaj ndër-marrje më ndërtimin e termocentralit të rimbi 2000 megavatësh me kapital privat.Mirëpo, qëllimi i Qeverisë është që mekëtë shitje të distribucionit të KEK-ut t’ishërbejë investitorit privat i cili do tandërtoj termocentralin e ri.

Vet kryeministri i Kosovës është shprehurse privatizimi i distribucionit të KEK-utdo të shërbejë si tregim suksesi për përf-shirjen e kapitalit privat në zhvillimin esektorit energjetik dhe do të mundësojëinvestime private në minierat dhe gjener-im, përfshirë këtu edhe zhvillimin e pro-jektit të rëndësishëm të Kosovës C.Mirëpo, situata në KEK tregon që kjondërmarrje është shumë larg situatës sëfavorshme për privatizim. Sipas kërkesaveqë dalin nga Traktati i Athinës, KorporataEnergjetike e Kosovës në kuadër tëristrukturimit të sektorit të energjisë nëEvropë përkatësisht në EvropënJuglindore, është dashur të përfundojë sëpari shthurjen apo inkorporimin e pastajtë shkojë drejt privatizimit të departa-menteve të tij. Më pas me shthurje përveçndarjes së llogarive financiare departa-mentet e KEK-ut si ai i gjenerimit, mih-jeve, dhe distribucioni do të mund tëbënin edhe ndarjen e plotë të aseteve.Departamentet e KEK-ut pas inkorporimitdo të ishin kontraktuese të shërbimevemes vete. Ato më pas do të funksiononinme buxhet të ndarë, por secili nga depar-tamentet do të ishte në gjendje të caktojëshpenzimet e veta të cilat shprehin kostone tyre të aprovuar nga Zyra e Rregullatorittë Energjisë.

(vazhdon në faqen tjetër)

(vazhdon nga faqja e kaluar)

Nëse dikur, jo fort moti, nga puna unxorën me dhunë mbi 200 mijë punëtorëshqiptarë, sipas trendeve të tashme tëekonomisë sonë do të duhej të kaloninedhe dyqind vjet që të kemi në prodhimnjë shifër të tillë punëtorësh. Të gjithakëto shënime më së miri i dëshmonraporti eksport - import i Kosovës.Kuadrot e përgatitura mirë vazhdimishtlargohen nga Kosova në forma tëndryshme në mungesë të çfarëdo per-spektive. Një student shembullor që kambaruar mjekësinë ka të vetmen shpresëpasaportën dhe një vizë fals për të udhë-tuar drejt botës për një vend pune, qoftëedhe të kamerierit. Pak fusha pune mundtë hasësh në Kosovë. Derisa ekspertëtshëndetësorë kanë përllogaritur seKosova me trendet e tashme të shkollimittë mjekëve nuk do të mund të plotësontenevojat e saj për kujdesin primar edhe 17vjet të ardhshme, pas lufte mund të gjeshmë shumë se 200 mjekë të papunë apoduke punuar punë tjetër sekondare, jo tëprofesionit.

Për të bindur të gjithë ata që sot përpiqentë shesin mjegull, faktet për gjendjen eekonomisë së Kosovës flasin në çdo hap.Mjafton të krahasosh eksportin e prod-himit me import. Mjafton edhe të thuhete vërteta se çka eksporton Kosova.Mjafton të vizitosh secilën komunë dhesecilin ent a departament të evidencimittë punëtorëve, kudo në Kosovë. Mjaftontë vizitosh një ditë ndonjërën nga për-faqësitë e huaja diplomatike në Kosovë.Numri i punëtorëve, të rinjve por edhe iatyre që kërkojnë një vizë për të ikurështë tronditës. Në mungesë të ligjit tëpunës, shumë vende pune në të gjithësektorët e veprimtarive publike vazhdo-jnë të dergjen edhe invalid e të paftë përcilëndo punë. Ata shkojnë me zor nëvend pune, vetëm sa për të thënë, ndërsabrezi i ri, i kualifikuar kërkon vizë për tëikur. Në arsim, në shëndetësi, në admin-istratë, në polici e gjetkë, të sëmurëve, tëpaftë për punë duhet t’u gjendet zgjidhja.Në këto fusha mbahen pa efekt shumëvende pune. Pushtetarët aktual duhet tëjapin përgjigje pse mjetet e grumbulluaranga privatizimi mbahen jashtë, sa ështëshuma e tyre e saktë? Kush po përfitonnga afatizimi i tyre dhe pse ato nuk ikthehen vendit? Çka po ndodh me mjetete Trustit Pensional e Invalidor të Kosovësdhe kur punëtorët tanë do të mund tëshpresojnë se të drejtat e tyre i mbronligji. Shpresat për lëvizje të lirë drejtEvropës mund të bëhen reale vetëmatëherë kur edhe praktikisht bindimmiqtë tanë se shteti ligjor po funksionon.Për këtë nuk ka nevojë të shkojmë nëBruksel e as në Strasburg. Evropa tashmëështë tek ne. Të gjithë po na shohin. Nëkëtë drejtim nuk ka nevojë për lobimpolitik. Shteti funksional i demanton tëgjithë armiqtë.

ekonomia

Ekipet e "ekspertëve" të BE-së dhe USAID-it, dështimet e tyre të njëpasnjëshme, korrupsioni ndërkombëtarë me ko-produksion vendor, fitimet marramendëseqë do t'i sillte një investim 3 miliardë dollarësh për invesitorët e huaj dhe pushtetarët e korruptuar, të gjitha këto më shumë sesa rregullimin e situatës merrymën elektrike kanë pasur për qëllim dëshmimin e pamundësisë së rregullimit të saj në mënyrë që ndërtimin e Kosovës C ta kërkojmë vetë ne, qytetarët e këtijvendi.

ffaaqqee 1111

Page 12: 1 Ekonomia Nga Preportr

Blendi KAJSIU(Marrë nga Panorama online)

Një pikë ku të gjitha palët nëvendin tonë bashkohen ështëideja se problemi në Shqipëri nukështë me modelin aktual poli-tiko-ekonomik, por me mos-zba-timin rigoroz të tij. Konsensusinë këtë pikë është aq i gjerë saqëideja se mosfunksionimi i sis-temit mund të jetë pasojë e vetësistemit as nuk shtrohet përdiskutim. Pikërisht ky ështëedhe argumenti bazë i këtijartikulli. Dështimi i modelitpolitiko-ekonomik që qeveritëshqiptare kanë ndjekur këto dydekadat e fundit me reko-mandimin dhe nën mbikëqyrjene ndërkombëtarëve buron ngavetë modeli. Problemi me mod-elin aktual nuk buron nga mosz-batimi por nga vetë përpjekja përta zbatuar atë. Problemi nukështë se institucionet tonashtetërore janë të dobëta, por seato janë dobësuar nga vetë mod-eli politiko-ekonomik që kanërealizuar në praktikë. Probleminuk është se politikanëve tanë umungon vullneti për të zbatuarmodelin politiko-ekonomik, qëna rekomandojnë organizma siBE-ja apo institucione si FMNdhe Banka Botërore, por tek për-pjekja e pareshtur e tyre për tazbatuar atë. Në këtë pikë më duhet të sqarojpër çfarë modeli bëhet fjalë.Politikisht ky model nënkuptonnjë demokraci pluraliste sipasmodelit që ofron Robert Dahl nënjë nga librat më të mërzitshëmtë literaturës mbi demokracinëPoliarkia. Është një demokracikryesisht procedurale, që përcak-tohet nga ekzistenca e pozitësdhe opozitës, nga zgjedhje të liradhe të ndershme dhe grupe tëndryshme interesi që konkurro-

jnë për të influencuar pushtetin.Ky është në thelb modeli politikqë mund të duket i thjeshtë përfaktin e thjeshtë se është vërtet itillë dhe ndoshta prandaj dhepërqafohet kaq lehtë. Modeliekonomik nga ana tjetër ka nëthelb atë që quhet konsensusi iUashingtonit. Në qendër të mod-elit është tregu si burim zhvillimidhe në funksion të së cilit ven-doset shteti, roli i të cilit redukto-het te garantimi i sistemit tëdrejtësisë dhe rendit, të domos-doshëm për të garantuar pronënprivate. Prioritet ka stabilitetimakro-ekonomik që në thelb dotë thotë politikë monetariste qëlufton inflacionin dhe reduktim tëdeficitit buxhetor. Institucione siBanka Qendrore apo sistemibankar janë nxjerrë jashtë kontrol-lit shtetëror. Tregu lokal nga anatjetër duhet të jetë i hapur ndajtregut ndërkombëtar, pra të mosketë masa proteksioniste dhe tëmirëpresë dhe t’i përshtatetinvestitorëve të huaj. Është erëndësishme të theksojmë se kemitë bëjmë me një model jo vetëmpolitik, por edhe ekonomik pasifatkeqësisht analizat lokale dhendërkombëtare ndalen vetëm tekdimensioni politik dhe injorojnëatë ekonomik, a thua se një sistempolitik ekziston në ajër. Prandajpër të kuptuar dështimet e sis-temit tonë politik duhet të fillojmënga dështimi i modelit ekonomiknga ku burojnë edhe dështimet esistemit politik.Dështimi i modelit tonë ekonomiktë zhvillimit është shumë i lehtëpër t’u kuptuar nga vetë dështimii ekonomisë sonë. Ekonomisësonë i mungon pothuajse tërësishtnjë sektor prodhues dhe aq mëtepër një sektor prodhues konkur-rues, çka vë në pikëpyetje inte-grimin e ekonomisë shqiptare nëtregjet globale. E thënë thjeshtekonomisë sonë i mungon një

motor zhvillimi. Për të kuptuarkëtë mjafton të përpiqemi tipërgjigjemi pyetjes: me cfarëkonkurron Shqipëria sot pas 20vitesh tranzicion në tregun rajon-al? Po atë global? Për momentinne konkurrojmë me kanabis,heroinë, kokainë, dhe prostitu-cion si në tregjet rajonale edhe atoeuropiane. Këto janë produktetMade in Albania, për të cilat nenjihemi më shumë sot në botë.Dhe kjo për faktin se nuk jemi tëaftë të konkurrojmë me produktetë tjera. Po përse pas pothuajse dydekadash tranzicion ekonomiajonë nuk konkurron jo më në tre-gun europian por as në atë rajon-al? Arsyet mund të përmblidhentek katër elementët thelbësor tëmodelit tonë ekonomik të zhvil-limit; tregtia e lirë, tërheqja eshtetit, stabiliteti makro-ekonomik dhe investimet e huajasi prioritet.Së pari, tregtia e lirë do të thotëpamundësia për të mbrojtur pro-duktet apo ekonominë vendase,kapitalin, prodhuesit dhe biz-nesin vendas. Dhe nëse ky sektorshpartallohet që në lindje ngakonkurrenca që vjen nga jashtëështë e kotë të presësh që një ditëai do lindë i rritur për të konkur-ruar në tregjet globale. Le të mar-rim rastin e bujqësisë që tashmëështë e qartë që është në gjendjekatastrofale. Është alogjike tëmendosh që produktet tonabujqësore të mund të konkurrojnënë tregun e lirë me ato të Greqisëapo BE-së, sidomos po të kemiparasysh që BE me politika të tipitCommon Agricultural Policy(CAP) e mbron dhe e subven-cionon bujqësinë e saj. Prandajdështimi i vazhdueshëm i bujqë-sisë sonë përpara, se sa të kërko-het tek problemi i pronësisë nëfshat duhet kërkuar tek konkur-renca që vjen nga jashtë.Produktet tona bujqësore nuk

kanë treg sepse edhe tregu ynë ibrendshëm është hapur totalishtndaj produkteve që vijnë ngajashtë. Sikur të mos ishte korrup-sioni apo zvarritjet në dogana që ereduktojnë deri diku tregtinë elirë bujqësia jonë do ishte akomaedhe më rëndë. Kështu në rastin ebujqësisë tregtia e lirë krijon njërreth vicioz, ku fillimisht shkatër-rohet prodhimi vendas, nëmungesë të mbështetjes socialenga shteti kjo prodhon emigrim tëkrahut më të aftë të punës nëbujqësi drejt vendeve si Greqia kuky krah shfrytëzohet deri në palcëpër të forcuar bujqësinë greke, qëmë pas konkurron edhe mëshumë bujqësinë shqiptare që përpasojë prodhon edhe më shumëemigracion edhe më pak produk-te bujqësore. Së dyti, efekti negativ i tregtisë sëlirë kombinohet me efektin nega-tiv që prodhon reduktimi i poli-tikave zhvillimore tek stabilitetimakro-ekonomik, lufta ndaj infla-cionit dhe kontrolli i deficitit bux-hetor. Natyrisht që stabilitetimakro-ekonomik është pozitiv,por nuk mund të jetë qëllim nëvetvete, qëllim është zhvillimi iekonomisë vendase. Përndryshepërfundojmë aty ku jemi sot - njëvend i varfër në prodhim dhezhvillim por i pasur në stabilitetmakro-ekonomik. Në thelb ky sta-bilitet ka nënkuptuar së parireduktimin e mundësisë së sub-vencionimit të produktit vendas,pasi kjo do të prodhonte deficitbuxhetor. Stabiliteti makro-ekonomik si prioritet ka nënkup-tuar edhe pavarësinë e sistemitbankar nga kontrolli shtetëror,duke filluar me Bankën Qendrore.Duke qenë të pavarura, institu-cione të tilla mund të garantojnëmë mirë stabilitetin e monedhës,apo reduktimin e inflacionit qëpërndryshe mund të dilte jashtëkontrollit nga papërgjegjshmëria

e qeverisë sidomos gjatëfushatave elektorale. Natyrisht qënjë logjikë e tillë nuk është epabazë, pasi qeveritë shpesh abu-zojnë me shpenzimet dhe kanëtendencë ta financojnë deficitetme zhvlerësim të monedhës, praduke shkaktuar inflacion. Amanxjerrja e institucioneve kryesorefinanciare jashtë kontrollitshtetëror prodhon një sektorfinanciar, që e vështirësonfinancimin e sipërmarrjes ven-dase, duke nxjerrë shtetin jashtëloje si promotor zhvillimi.Kemi ardhur pra tek faktori itretë, tërheqja e shtetit. Pasojatnegative të kësaj tërheqje nëshoqëri shfaqen tek pabarazia nërritje dhe tek trauma që shkaktonmungesa e politikave sociale përindividët dhe komunitetet emargjinalizuara. Ndërsa nëekonomi efekti negativ i tërheqjessë shtetit duket më qartë se kudotek financimi i dobët i kapitalitdhe sipërmarrjes vendase. Ne sotkemi një sektor shumë të suk-sesshëm bankar, të pavarur ngashteti dhe me një Bankë Qendroreqë ka arritur të kontrollojë infla-cionin. Ama ajo që ne nuk kemisot është një financim të mirë tësipërmarrjes dhe kapitalit vendas.E thënë thjesht kapitali dhe sipër-marrja lokale në Shqipëri e ka tëvështirë të marrë financim apolikuiditet nga sektori financiarsidomos në fazat e para të zhvil-limit. Interesat e larta që bankat iofrojnë sot sipërmarrjes shqiptaree vdesin atë pa lindur mirë. Aqmë tepër në kushtet kur kjo sipër-marrje nuk ka treg të garantuar sipasojë e tregtisë së lirë. Kjo shpje-gon edhe ’shëndetin’ e bankavetona që nuk vuajnë mungesën elikuiditetit në kulmin e një krizelikuiditeti të biznesit lokal.

(vazhdon në faqentjetër)

Modeli ka dështuar, të tjerat kanë pak rëndësi

ekonomia

ffaaqqee 1122

(vazhdon nga faqja e kaluar)

Edhe kjo ide ka të bëjë me hapjene rrugës për investime me kapitalprivat. Shthurja e KEK-ut ështëdashur të përfundojë në qershortë vitit 2007, deri më tani vetëmOperatori i Sistemit,Transmisionit dhe Tregut tëenergjisë elektrike të Kosovës,KOSTT, është njësia e parë dhe evetme e ndarë nga KEK-u nëvitin 2006.

Paratë e gëlltitura dhepërgatitja e terrenit për

investitorin e huajQë nga përfundimi i luftës nëvitin 1999 vetëm BashkimiEvropian ka dhënë rreth 400 mil-ion euro për sektorin e energjisëelektrike në Kosovë përmesAgjencisë Evropiane përRindërtim, EAR. Qeveria eKosovës ka shpenzuar mbi 400milion euro dhe dhjetëra e qin-dra miliona të tjera janë ndarënga donatorë të tjerë. Disa dona-torë kanë bërë të ditur se paratë etyre janë përdorur për importimtë energjisë, ndërkohë që shumëtë tjerë vlerësojnë se paratë e tyre

janë shpenzuar për riparime tëtermocentraleve të KEK-ut.Ndërkohë që vet zyrtarët e KEK-ut kanë konfirmuar disa herë seata kanë pranuar donacione ngadonatorë por që nuk e dinë saktëse sa të holla ishin pranuar dhese si janë shpenzuar ato.Arsyetimet për mos mbajtjen esaktë të evidencave për paratë qëjanë dhënë për KEK-un janëmbështetur në ndryshimet eshpeshta në udhëheqësinë eKEK-ut.Kompania ka pasur pesë drejtorëndërkombëtar menaxhues që ngaviti 1999, përfshirë edhe kompan-inë ESBI të Irlandës të cilët me tëkthyer në vendin e vet kanëmarrë miliona euro ne emër tëkontratës që kanë nënshkruar memenaxhmentin e KEK-ut siekspertë të energjetikës.Ndërkohë që pagat dhe shpen-zimet e larta në emër të “ndër-marrjes së shtetit” nuk janëzvogëluar as nga menaxhmentivendor.

Si pasojë e mosmenaxhimitadekuat të kësaj ndërmarrje dheshkatërrimit të saj dalin sug-

jerimet nga institucionet e rëndë-sishme financiare siç është BankaBotërore se investimet e nevojitura për tërehabilituar elektranat energjiketë tanishme apo për të ndërtuartë rejat janë aq të larta se qëshpenzimet kalojnë kapacitetin edonatorëve dhe qeverisë sëKosovës. Kështu që BB-ja kadeklaruar se e vetmja shpresëqëndron në sektorin privat. Nëkëtë mënyrë po bëhet e qartë sekëtu ka pasur një plan përshkatërrimin e qëllimshëm tëKEK-ut, apo degradimin e tij derinë atë masë sa ndërtimi i termo-centralit të ri të na paraqitet si idomosdoshëm. Ekipet e“ekspertëve” të BE-së dheUSAID-it, dështimet e tyre të një-pasnjëshme, korrupsionindërkombëtarë me ko-produk-sion vendor, fitimet marra-mendëse që do t’i sillte një inves-tim 3 miliardë dollarësh përinvesitorët e huaj dhe pushtetarëte korruptuar, të gjitha këto mëshumë sesa rregullimin e situatësme rrymën elektrike kanë pasurpër qëllim dëshmimin epamundësisë së rregullimit të saj

në mënyrë që ndërtimin eKosovës C ta kërkojmë vetë ne,qytetarët e këtij vendi.

Por Kosova C më së paku pondërtohet për qytetarët eKosovës (parë nga perspektiva einvestitorit të jashtëm, s’do mendkjo punë). Vet zyrtarët e BankësBotërore kanë bërë të ditur nëprezantimet e tyre përenergjetikën për përfitimet që dot’i ketë rajoni nga thëngjilli iKosovës. Sipas tyre në njëzetvitet e ardhshme një pjesë emadhe e Evropës Juglindore dotë furnizohet me thëngjillin eKosovës. Është thënë disa herë sendërtimi i termocentralit të ri membi 2000 megavat orë energjielektrike do të jetë edhe përfurnizimin e vendeve të tjera meenergji elektrike. Një investimmbi tre miliardë dollarësh nukdo t’i shpaguhej investitorit tëhuaj në tregun e vogël tëKosovës prandaj ai kërkon tregmë të gjerë, rajonal. Kjo i bie qënë dyzet vitet e ardhshmeinvestitori i huaj do të fitojë dukeia shitur qymyrin tonë vendevetë rajonit.

Sibovci Por kjo nuk është e tëra. Mihja eSibovcit e cila përmban thëngjilledhe për rreth pesëdhjetë vitet eardhshme ka bërë që të gjithë t’iamësyjnë për të përfituar sa mëshumë nga ajo. Ndërkohë qëmosmarrëveshjet mes grupeve tëcaktuara të interesit kanë bërë qëajo të mbetet e bllokuar, të moshapet për një kohë të gjatë dukee lënë edhe KEK-un pa thëngjillduke e pasur parasysh se mihjetekzistuese të Bardhit dhe tëMirashit me të cilat furnizohetKEK-u me thëngjill janë shterur.

Dy qeveritë e fundit i kanë dhënëmë shumë përparësi investitoritprivat që të përfitojë nga kjomihje sesa vet Kosovës. Ështëmarrë vendimi që investitori i cilido të ndërtojë termocentralin e ritë furnizohet me thëngjill përdekada me radhë nga kjo mihje.Duke ia dhënë mihjen e Sibovcitinvestitorit të huaj, paradoksal-isht, ne do ta blejmë qymyrintonë nga ai.

Organizata ÇOHU!

“Diçka e tillë ne ende nuk na bën përshtypje, sepse jetojmë ende nën iluzionin se Shqipërinë do ta zhvillojnë investimet e huaja, një ide kjo sa qesharake aqedhe e pavërtetë, pasi edhe në vendet me nivelin më të lartë të investimit të huaj si Kina motori i zhvillimit është kapitali lokal dhe jo thjesht ai ndërkombëtar.Investitori i huaj kërkon thjesht krahë të lirë pune, stabilitet politik dhe ekonomik që fitimet e investimit që nxjerr në vende si Shqipëria t’i nxjerrë lirshëm edhejashtë Shqipërisë.”

Page 13: 1 Ekonomia Nga Preportr

Marrëdhënia e ngushtë, e koordinuar dhee garantuar mes sektorit financiar dhesipërmarrjes është edhe një nga kushtetthemelore të bumit ekonomik. Mungesa ekreditimit të butë dhe afatgjatë penalizonmbi të gjitha sipërmarrjet e suksesshmepasi si pasojë e ekspansionit ato janë më tëeturat për financim. Eksperienca e his-torive të suksesit ekonomik të TigraveAziatik, Japonisë apo Kinës tregon para sëgjithash përdorimin e sektorit financiar nëfunksion të kapitalit dhe sipërmarrjes ven-dase. Në rastin e Kinës ky sektor është nëpronësi të shtetit dhe për pasojë i ofronfinancime bujare sipërmarrjeve vendase,duke pasur prioritet nevojat e këtij sektoriedhe me garancitë që i ofron qeveria përkreditë problematike. Përkundër kësajeksperience në Shqipëri prioritet ështëthjesht tërheqja e investimeve të huaja dhejo forcimi i kapitalit lokal, çka mund tëarrihej edhe me stimulimin në investimetme pjesëmarrje të përbashkët të kapitalit tëhuaj me atë vendas në mënyrë që të forco-het ky i dyti. Kemi arritur pra tek faktori i katërt; inves-timet e huaja si prioritet. Modeli aktual pri-oritet i jep investimeve të huaja dhe joatyre lokale. Për këtë arsye edhe sot pasnjëzet vitesh, pas miliarda eurove qëshqiptarët me punën e tyre kanë sjellë nëShqipëri aktorët dhe përfituesit kryesor tëekonomisë sonë janë investitorët e huajdhe jo sipërmarrja lokale. Kështu që mëshumë sesa zhvillimin e sipërmarrjesshqiptare në botë modeli aktual garantonzhvillimin e kapitalit global në Shqipëri.Kapitali i huaj, sektorët e telefonisë celu-lare dhe të sistemit bankar janë më fitim-prurësit sot për sot në ekonominëshqiptare. Po t’i besojmë kryeministrit nëtë ardhmen kapitali i huaj do ta shfrytëzo-jë akoma më shumë Shqipërinë për tëndërtuar tece me qymyr ku do prodhohetenergji që do të zhvillojë së pari ekonomitëe origjinës. Pra, ne sot kemi ngritur njëekonomi që kursimet e qytetarëve shqiptarnuk i kanalizon në forcimin e sipërmarrjesvendase. Paratë që këta fusin në Shqipëriprodhojnë një vlerë të shtuar të pakët sepsenë një pjesë të mirë dalin përsëri jashtë sajnëpërmjet eksporteve ose thithen nga kap-italit të huaj. Diçka e tillë ne ende nuk nabën përshtypje, sepse jetojmë ende nëniluzionin se Shqipërinë do ta zhvillojnë

investimet e huaja, një ide kjo sa qesharakeaq edhe e pavërtetë, pasi edhe në vendetme nivelin më të lartë të investimit të huajsi Kina motori i zhvillimit është kapitalilokal dhe jo thjesht ai ndërkombëtar.Investitori i huaj kërkon thjesht krahë tëlirë pune, stabilitet politik dhe ekonomikqë fitimet e investimit që nxjerr në vende siShqipëria t’i nxjerrë lirshëm edhe jashtëShqipërisë. Ideali i një shteti të tërhequr nga shoqëriaqë thjesht garanton rendin, infrastrukturëndhe pronën është në fakt ideali i investi-torit të huaj, që fatkeqësisht është kthyeredhe në idealin e politikës sonë dhe që përpasojë prodhon një vend me pabarazi nërritje, ku një grusht pasurohen dhe masa egjerë me vështirësi mbijeton. Po a nuk dotë krijonte pabarazi dhe varfëri edhe njështet, që i bëhet krah sipërmarrjes dhe kap-italit lokal? A nuk do të krijonte ky modeldisa sipërmarrës dhe kapitalist të pasurshqiptar rrethuar nga një masë varfërie? Jodhe jo, edhe pse rreziku ekziston. Nëseshteti ynë do e mbështeste realisht sipër-marrjen vendase, duke mbrojtur produktinlokal, duke i garantuar financim të boll-shëm nëpërmjet kredive të buta, duke eorientuar me informacion në tregun rajon-al dhe global, atëherë ky shtet do kishteedhe të drejtën edhe mundësinë që tatatonte më shumë kapitalin vendas, i cilipër më tepër do prodhonte vlerë të shtuar.Në këto kushte shteti ynë do kish mundësiedhe ti impononte kapitalit vendas kushtemë të mira punësimi për punëtorët dhekomunitetet ku ata zhvillojnë aktivitetin etyre, pra të garantonte një nivel më të lartëbarazie në shoqëri. Pra nga njëra anë shtetii garanton fitim kapitalit vendas nga anatjetër i merr atij një pjesë të mirë të këtij fiti-mi për ta rishpërndarë dhe për të financuarinstitucionet publike, spitalet, shkollat, etj.Kjo në fakt ka qenë edhe eksperienca eTigrave të Azisë ku shteti në këtë mënyrëka arritur të reduktojë pabarazinë socialedhe gjeografike përgjatë një bumiekonomik. Ky fakt duhet theksuar, sepsemodeli ynë aktual i zhvillimit e shikon rrit-jen e pabarazisë si domosdoshmëri tëzhvillimit ekonomik, gjë që empirikishtnuk është aspak e vërtetë për vende siJaponia apo edhe Korea e Jugut që kanëpasur zhvillim të jashtëzakonshëmekonomik. Kemi të bëjmë me një qasjeshumë më efikase sesa thjesht ulja e tak-save, sepse edhe sikur ta çojmë taksën zero

sipërmarrja shqiptare nuk mund të zhvillo-het vetvetiu për sa kohë nuk ka treg për tëdhe financimin nga bankat e merr afat-shkurtër dhe me interes të papërbal-lueshëm. Një sipërmarrësi më shumë sesataksat e ulëta i intereson të ketë treg dhefinancim të garantuar në mënyrë që tëinvestojë. Natyrisht që ulja e taksave endihmon deri diku çdo biznes, por nëmungesë të tregut dhe financimit efekti ikësaj ulje është i pakët madje në terminafatgjatë edhe negativ po të kemi parasyshse ulja e taksave që nuk shkakton ndonjëbum ekonomik redukton të ardhurat ebuxhetit dhe për pasojë investimet publike,që nga infrastruktura deri tek institucionetshtetërore. Ulja e taksave mund të tërheqëndonjë investitor të huaj më shumë, por qëdo të largohet përsëri sapo qeveria të rrisëtaksat për të financuar shërbimet publike.Prandaj investimet e huaja në mungesë tësipërmarrjeve të fuqishme lokale përkthe-hen kollaj në zhvatje. Historitë e inves-timeve të huaja, që na shet qeveria sot nënjë masë të mirë janë shfrytëzim i territoritshqiptar më shumë se zhvillim i vendittonë. Këtu është e rëndësishme të kuptojmërrethin vicioz ku ndodhemi. Faktorët emësipërm, tregtia e lirë, përparësia ndajkapitalit të huaj dhe jo atij lokal, organizi-mi i sistemit bankar që vështirësonfinancimin e kapitalit vendas, prioritetianti-inflacion dhe objektivat e stabilitetitmakroekonomik, tërheqja e shtetit dhe uljae financimit për shërbimet publike dheinstitucionet shtetërore, ndërveprojnë tëgjithë njëkohësisht edhe pse janë trajtuarveç e veç për të lehtësuar analizën.Ndërveprimi i këtyre faktorëve prodhonnjë ekonomi tejet të dobët ku kapitali dhesipërmarrja lokale nuk zhvillohen sepsejanë të pambrojtura nga konkurrenca glob-ale, të pafinancuara mjaftueshëm nga insti-tucionet financiare dhe edhe të paorientu-ara nga politikat afatgjata shtetërore. Njëekonomi e dobët, apo pa motor zhvillimiprodhon një shtet të dobët që të ardhurat ipërfton kryesisht nga aktiviteti tregtar dhejo prodhues, siç janë doganat, apo duketatuar biznese që në tërësinë e tyre mezimbahen. Dhe këtu problemi nuk ështëthjesht paaftësia e shtetit tonë për tëmbledhur taksa. Ekonomia informale nëShqipëri është masive sepse një pjesë emirë e sipërmarrjes vendase mund të mbi-jetojë vetëm në informalitet përndryshe

vdes, dhe kjo është një nga arsyet se përsesuksesi i qeverisë aktuale në rritjen e for-malitetit ekonomik ka prodhuar pakë-naqësi. Kjo ekonomi e dobët nga ana tjetërprodhon një shtet të dobët, me adminis-tratë të dobët, me sektor publik si edukimiapo shëndetësia tejet të dobët nga munge-sa e financimit, që mbi të gjitha ulin cilës-inë e jetës sonë por i nxinë jetën edhe asajsipërmarrje lokale që përpiqet të mbijetojë.Prandaj prioriteti i Shqipërisë sot nukduhet të jetë forcimi i shtetit por një modelalternativ zhvillimi. Edhe sikur teorikishtshteti ynë të forcohej, gjë që është epamundur praktikisht, ai nuk do të gjen-eronte zhvillim ekonomik me modelin dhepolitikat që ne ndjekim sot. Kjo sepse sipër-marrja shqiptare do ishte njësoj e pambroj-tur dhe e pambështetur financiarisht. Nuk është e nevojshme të jesh Marksist përtë kuptuar se nuk mund të ndërtosh njështet të fortë me një ekonomi të dobët. Aqmë pak mund të krijosh një sistem të shën-detshëm politik me një ekonomi që nukprodhon zhvillim të qëndrueshëm, stimu-lon emigracionin, polarizimin social dhegjeografik pasi i gjithë zhvillimi gjeografik-isht përqendrohet në qendrat kryesoreurbane, ndërsa shoqërisht në pak duar biz-nesmenësh lokal, sepse në fakt shumica efitimit që prodhon ekonomia shqiptare deljashtë Shqipërisë. Një sistem i tillëekonomik prodhon dy efekte shkatërruesepër shoqërinë shqiptare. Në nivelin e elitësekonomike konkurrenca mes grupimevepolitiko-mediatiko-biznesi bëhet tejet eashpër, sepse burimet dhe fitimet që prod-hon ekonomia shqiptare për sipërmarrjenlokale janë tejet të kufizuara. Në nivelin epopullatës varfëria që sistemi ynëekonomik prodhon për masën e gjerë tëqytetarëve do të thotë që qytetarët janëtejet të zënë me mbijetesën personale për tëkrijuar një komunitet të shëndetshëm poli-tik. Kombinimi i këtyre dy faktorëve krijonnjë sistem politik me përplasje të ashprames individëve në nivel elitash politiko-biznesi nga njëra anë dhe një popullatë mendjeshmëri të ulët të moralit publik pasiështë në moment mbijetese. Për pasojëkemi një shkëputje të elitës nga masa egjerë e popullatës që në mungesë të emi-gracionit do kish përfunduar në varfëriabsolute. E thënë ndryshe politika bëhetthellësisht jo-përfaqësuese. Dhe ky ështënë thelb deformimi politik që prodhonmodeli ynë ekonomiko-politik i zhvillimit.

ekonomia

ffaaqqee 1133

(vazhdon nga faqja e kaluar)

RFERL

Page 14: 1 Ekonomia Nga Preportr

Agon HAMZA

ZZ jedhjet e fundit në Kosovë ishindëshmia më e pastër se si funk-sionon koncepti i demokracisë lib-

erale. Raporti ndërmjet “të gjithëve” dhe“jo të gjithëve” funksionoi në mënyrën mëtë sofistikuar të mundshme. Me rreth 36%të qytetarëve pjesëmarrës në zgjedhje –qeveria e fitoi legjitimitetin e vet politik.Paçka që as gjysma e votuesve nuk kanëvotuar për te. Por, kush ju ka thënë se 37%e qytetarëve të Kosovës JANË qytetarët eKosovës? Çka janë 63% i mbetur? Jo qyte-tarë? Apo, qytetarë të pandërgjegjshëm, siçklithin liberalët? As njëra, e as tjetra. Por,nëse na është kështu, unë me mburrje pozi-cionohem në grupin e qytetarëve tëpandërgjegjshëm të Kosovës.Demokracia, ashtu si na prezentohet sot nëKosovë (por jo vetëm) nuk ka të bëjë mëasgjë me të ashtuquajturën formulë se“shumica vendosë/qeverisë”. Këtu ështëme rëndësi që shumica të MOS vendosë.Ose: shumicës nuk duhet t’i ndihet zëri. Ezëri dhe artikulimi i alternativës politike siaksion kolektiv, përfundimisht nuk bëhetnëpërmjet zgjedhjeve. Por kjo është prob-lem tjetër.

Çka ka vendosur kjo pakicë e iluminuar, qëe ka kryer “obligimin demokratik qytetar”për të votuar? Ajo ka vendosur asgjë mëpak se sa zgjedhjen e Hashim Thaçit përkryeministër. Secili kalkulim tjetër është ipanevojshëm (jo se alternativa ishte më emirë, por kjo se bën atë më të mirin). Nukështë aspak me rëndësi se çfarë personiështë Thaçi (duke iu referuar të gjithaetiketimeve [jo]publike për te – probleminuk është tek personi i tij): çështja është çkapërfaqëson ai; cili është kuptimi i tërë asajstrukture politike, shënjues i të cilës ështëThaçi; dhe poashtu, së fundi, por jo e fun-dit, çka nënkupton emri i tij si shënjuespolitik?

Shënjuesi që shprehjen e vet shoqërore egjen tek emri Thaçi, në fushën e politikëspërfaqëson atë rrymë politike që njihet meemrin reaksion. Reaksioni është rryma më errezikshme politike, e siç na mëson Marksi,ajo është edhe më e keqe se konzervatoriz-mi, sepse synon kthimin mbrapa të rrotëssë historisë. Por, këtu do të kthehem mëvonë. Shënjuesi politik i quajtur Thaçi, për-faqëson denjësisht atë strukturë politike qësi fundament të platformës politike e kapozicionin e Skllavit. Pozicioni i Skllavit nëpolitikë është pozicioni i të degraduarit, itë nëpërkëmburit, i subjektit që e njehqenien e tij (në këtë rast politike) në nivel tëjetës shtazore, e që kusht për ta mirëmbaj-tur këtë gjendje, është ekzistimi i Zotërisësë tij. Thaçi i ka njohurZotërinjtë/Padronët e tij: Dukën PiterFaith dhe Dukeshën Tina Kaidanow. Thaçiështë subjekt i vetëvetëdijshëm për pozitëne tij. Në fakt, është vetëm kjo pozitë subjek-tive në të cilën qenia e tij politike mund tëfunksionojë. Revoltave të studentëve në

vitin ’68, Jacques Lacan iu përgjigj kështu:“si subjekte histerike, ju kërkoni njëPadron të ri. Dhe do ta gjeni!” A nuk e bëritë njejtën bashkësia ndërkombëtare me ne?Para se të vinte në pushtet, Thaçi gjatëgjithë kohës ankohej e bërtiste për gjendjenshoqëroro–politike të vendit. Histeriaështë problemi i shtrirjes së subjektit nërendin shoqëror, përkatësisht marrëd-hënien që subjekti e ka me Tjetrin e madhqua rendi shoqëror simbolik. Histeriku e“jep” veten për jouissance [kënaqësinë] tëTjetrit – por triku është që ai nuk dëshirontë bëhet objekti i “realizimit” të dëshirës sëTjetrit, por vetëm ta mirëmbajë dëshirën etij. Pyetjet e tij janë gjithnjë me përceptimine tij nga Tjetri, si duket ai në vështrimin eTjetrit, çka dëshiron Tjetri prej tij, etj. Sisubjekt histerik, Thaçi nuk ankohej për tandryshuar pozitën e vetsubjektive karshiPadronit, sepse kjo do tënënkuptonte ndryshimine subjektivitetit të vet, atëlartësim subjektiv të cilinraporti i tij me Tjetrin emadh nuk ia lejon. Aiankohej për ta mirëmbaj-tur dëshirën e Tjetrit (nëkëtë rast Padronit) dhepër t’ia dëshmuar jouis-sance [kënaqjen] që aipërjeton nga të qenurit idominuar. Por, Thaçi nukështë vetëm i dominuar:dhe këtu qëndron i tërëkomplikimi. Pozita e tijështë ajo e njëfarë ski-zofrenie politike: nëraport me Padronët e tij,ai pozicionohet vullnet-shëm si Skllavi, kurse nëraport me qytetarët eKosovës, ai e synon poz-itën e Padronëve të tij – aibëhet Padroni i qyte-tarëve të Kosovës.

Pra, kur liberalët tanë të përndritëruarkërkonin zgjedhje, a nuk e kërkonin njëPadron të ri, të cilin bashkësia ndërkom-bëtare ua dhuroi? Ndaj kësaj dhurate poli-tike, liberalët përsëri janë histerikë: kërko-jnë një Padron të ri, pak më të butë, sepseky ua cenon lirinë e shprehjes e të mediave.Për këtë, liberalët duhet të presin përvendimin e Padronëve të tyre tran-zitivë–logjikë: Feith dhe Kaidanow. Është edhimshme të jesh liberal.

Cili është dëmi shoqëror që Thaçi po i bënKosovës? Dëmi i parë dhe më i madhiështë i dyfishtë: 1) si kryeministër iKosovës ai nuk përfaqëson as gjysmën e37% të qytetarëve; 2) në emër të Kosovësdhe për Kosovën, ai e shpalli pavarësinë evendit me Planin e Ahtisaarit si bazë poli-tike të saj. Të gjitha veprimet e tjera janëpasoja të kësaj. Është shkruar e është thënëshumë për Planin e Ahtisaarit – janë bërëanaliza të thella për dëmshmërinë e këtijPlani. Pjesa e emancipuar e shoqërisë nukla gjë pa bë kundër këtij Plani. Pakica reak-sionare na mundi edhe kësaj radhe. Por,përveç në planin politik, cili është dëmi imadh ekonomik që Thaçi, si student i zell-

shëm i Ahtisaarit do t’i sjellë Kosovës?

Privatizimi! Unë mendoj se privatizimiështë rreziku më i madh politiko–eko-nomik që i kanoset Kosovës. Duka Faithdhe Dukesha Kaidanow na thonë se vetëmkështu mund të zhvillohemi ekonomikisht.Ne u themi në rregull, por pse mos ta lua-jmë lojën e njejtë së bashku: sikur ju nëvendet e juaja të hiqni dorë nga nacionaliz-imi (ose blerja e aksioneve më të mëdha) tëbankave që ose kanë falimentuar ose janëdrejt falimentimit (si pasojë e krizës finan-ciare) edhe ne do ta bëjmë të njejtën. Ata nathonë se nuk mund të funksionojmë jashtëkapitalizmit. Ne e aprovojmë këtë, sepsevërtetë është tezë e saktë: por pse nuk ivendosim rregullat e njejta të funksionimittë kapitalizmit? Por natyrisht se nuk pra-

nojnë. E çka tjetër bën Thaçi përveç seaprovon gjithçka që i thonë? Por ne,63%shi nuk duhet ta pranojmë këtëaprovim reaksionar.

Liberalët e moderuar na thonë se KEK–u,PTK–ja, Trepça, Aeroporti, etj nuk duhet tëprivatizohen tani dhe nuk duhet të privati-zohen tërësisht, se shteti duhet të ketëaksione në këto kompani. Arsyetimi: sipasojë e krizës financiare, çmimi nuk do tëjetë i levërdishëm, ato do të shiten shumëmë lirë se sa çmimi real, etj etj. Kjo pikë-pamje nuk është e rrezikshme sa pikëpam-ja e dukës e dukeshës. Por, te dyjat janë tëdëmshme sepse synojnë privatizimin siopsionin e vetëm.

Privatizimi i ndërmarrjeve publike i sjellëKosovës dëm të dyfishtë: 1) shitjen epasurive të vendit, që nënkupton se ne ijapim vendin koorporatave multina-cionale, i ftojmë të na eksploatojnë, tëpasurohen nëpërmjet eksploatimit tëpasurive të vendit dhe fuqisë së lirë punë-tore, dhe njëkohësisht, vendosjen e shtetitnë shërbim të këtyre koorporatave (nëpër-mjet ndërrimit të legjislacionit, etj) dhe; 2)pasurimin e mëtutjeshëm të njerëzve në

pushtet nëpërmjet përqindjeve ose mar-rëveshjeve të tjera të pista që mesiguri dot’i bëjnë – a thua pse po nxitojnë t’i shesinkaq shpejtë ndërrmarrjet publike?Privatizimi i deri tanishëm rezultoi meshkatërrimin e (pothuajse) të gjitha ndër-marrjeve shoqërore/publike dhe rritjen emëtutjeshme të papunësisë dhe rrjed-himisht varfërisë. Andaj, argumentet seprivatizimi sjellë punësim, zhvillimekonomik, etj janë demantuar tërësisht dhefuqishëm nga varfëria dhe papunësia nërritje dhe thellim të mëtutjeshëm nga pri-vatizimi. Me urgjencën për të privatizuargjithçka, a nuk po bëhet linjë zyrtare e qev-erisjes thënia “Poshtë të varfërit, Lartë tëpasurit”? Arroganca e kapitalizmit të inst-aluar në Kosovë me vullgaritetin e neuveauriche është e frikshme.

Nëse mercenarët e kapitalizmit arrijnë t’irealizojnë projektet për privatizim – e sido-mos privatizimin e ndërmarrjeve merëndësi kapitale – atëherë unë mendoj selirisht mund të hapim edhe për Kosovën.Sepse nëse na e kontrollojnë ekonominë,atëherë na e kontrollojnë shtetin. Njëaktivist shoqëroro–politik nga Tirana, parapak kohësh kishte thënë se privatizimi ikëtyre ndërmarrjeve e humbë kuptimësinëe të gjitha aktiviteteve politike, e madjeedhe të bashkimit kombëtar. Ç’kuptim kashteti pa kontroll dhe pronësi mbi resursetkryesore të ekonomisë? A nuk jemi lodhurtë gjithë nga shteti pa substancë i Kosovës:pa ekonomi, pa ushtri, pa kontroll mbi ter-ritorin shtetëror, një shtet që si synim kaluftimin e racizmit, aksiomë politike e karacizmin (ndarjen në etni, etnifikimin terri-torial, etj).

Shumica e qytetarëve të Kosovës kanëarsye serioze të jenë në depresion. Arsyejae depresionit tonë nuk është Thaçi si per-son; arsyeja e depresionit tonë kolektivështë Thaçi si emër. Është ajo frymë epolitikës, shërbëtor zell-shëm i së cilës ështëThaçi.

ekonomia

ffaaqqee 1144

AArrrrooggaannccaa ee kkaappiittaalliizzmmiittPor, përveç në planin politik, cili është dëmi i madh ekonomik që Thaçi, si student i zellshëm i Ahtisaarit do t’i sjellë Kosovës?Privatizimi! Unë mendoj se privatizimi është rreziku më i madh politiko–ekonomik që i kanoset Kosovës. Duka Faith dhe DukeshaKaidanow na thonë se vetëm kështu mund të zhvillohemi ekonomikisht. Ne u themi në rregull, por pse mos ta luajmë lojën e njejtësë bashku: sikur ju në vendet e juaja të hiqni dorë nga nacionalizimi (ose blerja e aksioneve më të mëdha) të bankave që ose kanëfalimentuar ose janë drejt falimentimit (si pasojë e krizës financiare) edhe ne do ta bëjmë të njejtën. Ata na thonë se nuk mund tëfunksionojmë jashtë kapitalizmit. Ne e aprovojmë këtë, sepse vërtetë është tezë e saktë: por pse nuk i vendosim rregullat e njejta tëfunksionimit të kapitalizmit?

Page 15: 1 Ekonomia Nga Preportr

ekonomia

ffaaqqee 1155

Page 16: 1 Ekonomia Nga Preportr