262
1 Elizabeta Angelska, Igorçe Nikollov Mome Davidovski, Vllado Jovanov BAZAT E BUJQËSISË ME VETERINARI Libër për vitin I arsimi i mesëm drejtimi bujqësi-veterinari Shkup, 2011

1. Osnovi na zemjodelie so veterinarstvo za 1 god-ALB.indd

  • Upload
    dinhnhu

  • View
    346

  • Download
    23

Embed Size (px)

Citation preview

1

Elizabeta Angelska, Igorçe Nikollov Mome Davidovski, Vllado Jovanov

BAZAT E BUJQËSISË ME VETERINARI

Libër për vitin I arsimi i mesëm drejtimi bujqësi-veterinari

Shkup, 2011

2

Autorë:Ngelesha Elizabeta, mësimdhënëse në SHMQSH “Braqa Milladinovski”, Shkup Nikollov Igorçe, mësimdhënës në SHMK “Koço Racin”, Sveti Nikollë Mome Davidovski, pronar privat Vllado Jovanov, mësimdhënës në SHMK “Koço Racin”, Sveti Nikollë

Recensentë: 1. Dr. Mitre Stojanovski, profesor në Fakultetin Bioteknik, Manastir 2. Maria Petrovska, arsimtare në SHMQSH “Braqa Milladinovski”, Shkup3. Kristjan Gjeorgjeski, mësimdhënës në SHMQSH “Braqa Milladinovski”, Shkup

Përkthyes:

Bajram Selmani

Redaktor profesional i botimit në gjuhën shqipe:Prof. dr. Hazir Pollozhani Mr. sc. Nesim Seferi, DVM

Lektor: Abdulla Mehmeti

Përgatitja kompjuterike:: Biljana Todoroska

Botuesi: Ministria e arsimit dhe shkencës e Republikës së Maqedonisë

Shtypi: Grafi cki centar dooel, Shkup

Tirazhi: 320

Me aktvendimin nr. 22-970/1, të datës 09.06.2011, nga ministri për Arsim dhe Shkencë i Republikës së Maqedonisë, për miratimin e tekstit për lëndën ,,Bazat e bujqësisë me veterinari”, për vitin e parë të shkollave të mesme, drejtimi bujqësi-veterinari, si lëndë e përbashkët për drejtimin profesional, lejohet përdorimi i këtij teksti për përdorim.

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека “Св.Климент Охридски” , Скопје ОДГОВОРНОСT: Ангелеска, Елизабета - авторНАСЛОВ: Основи на земјоделство со ветеринарство :учебник за I година средно образование : земјоделско-ветеринарна струкаИМПРЕСУМ : Скопје : Министерство за образование и наука на Република Македонија, 2011ФИЗИЧКИ ОПИС: 262 стр. : илустр. ; 29 смISBN: 978-608-226-237-6УДК: 63:619(075.3)ВИД ГРАЃА: монографска публикација, текстуална граѓа, печатенаИЗДАВАЊЕТО СЕ ПРЕДВИДУВА: 07.11.20COBISS.MK-ID: 89003018

3

Parathënie

Ky tekst është dedikuar për të gjithë nxënësit e vitit të parë në arsimin profesional të drejtimit bujqësi-veterinari.

Është punuar sipas programit Mësimor për lëndën Bazat e bujqësisë me veterinari, e miratuar nga ana e Ministrisë për arsim dhe shkencë.

Në të janë përpunuar temat vijuese:

I. Bujqësia dhe veterinari si veprimtari ekonomike

II. Prodhimtaria bimore

III. Prodhimtaria blegtorale

IV. Teknika bujqësore

V. Veterinari

Me mësimin e këtyre temave, nxënësit do të fi tojnë njohuri të përgjithshme për bujqësinë dhe veterinarinë.

Gjatë shkrimit të këtij teksti i është kushtuar kujdes i veçantë në njohjen e nxënësve me:- lavërtarinë;- kopshtarinë-lulëtarinë;- vreshtari – pemëtaria; dhe- prodhimtari blegtorale.

Në të janë përpunuar përmbajtjet mësimore që kanë të bëjnë me prodhimin e kulturave bujqësore, që janë të rëndësishme për njeriun, për kafshët shtëpiake dhe për industrinë. Është përpunuare edhe mekanika e bujqësisë e cila përdoret gjatë prodhimit të bimëve bujqësore dhe kulturave të blegtorisë.

Gjithashtu, janë përpunuar përmbajtje, që i trajtojnë rritjen e gjedhit, derrit, dhenve, etj. Në temën e fundit – Veterinaria, janë përpunuar përmbajtjet mësimore që do ta fusin

nxënësin në veprimtarin veterinare dhe do t’i njohin me sëmundjet prej të cilave preken kafshët shtëpiake, pastaj mënyrën e mjekimit etj.

Shpresojmë se teksti mësimor nxënësve do t’ua mundësojë më lehtë dhe më shpejtë përvetësimin e përmbajtjeve mësimore të parapara, kurse njohuritë e fi tuara, nxënësit do të mund t’i zbatojnë në lëndët e veçanta profesionale si dhe në mësimin praktik.

Autorët

4

5

TEMA I

BUJQËSIA DHE VETERINARIA SI VEPRIMTARI

PRIMARE EKONOMIKE

Me mësimin e kësaj teme do të mundesh:

- të fi tosh njohuri të përgjithshme për veprimtaritë ekonomike ku bënë pjesë bujqësia dhe veterinaria;

- ta kuptosh rëndësinë, vendin dhe rolin e bujqësisë dhe veterinarisë në ekonomi.

PËRMBAJTJA

1.1. Veprimtaritë ekonomike

1.2. Bujqësia si veprimtari ekonomike

1.3. Veterinaria si veprimtari ekonomike

6

I. BUJQËSIA DHE VETERINARIA SI VEPRIMTARI

EKONOMIKE PRIMARE

1.1. VEPRIMTARITË EKONOMIKE

Krejt ekonomia, në Republikën e Maqedonisë, ka më shumë veprimtari ekonomike (degë), të cilat janë të ndara në:

- primare;

- sekondare, dhe

- terciare.

Veprimtaritë primare drejtpërdrejt ndikojnë mbi natyrën. Këtu bëjnë pjesë bujqësia, py-lltaria, xehetaria, ekonomia e ujërave dhe peshkataria.

Veprimtarit sekondare merren me përpunimin e lëndëve të para nga natyre. Këtu bëjnë pjesë industria përpunuese, ndërtimtaria dhe zejtarisë.

Veprimtarit terciare zbatojnë qarkullim të prodhimeve dhe shërbimeve, përkatësisht tregtisë, komunikacionit, banakieri, arsimit, shëndetësisë, informatave etj

Në vendet e pazhvilluara dominojnë veprimtarit primare, në më të zhvilluarat sekondare dhe vendet e zhvilluara veprimtaritë terciare.

1.2. BUJQËSIA SI VEPRIMTARI EKONOMIKE

Bujqësia paraqet veprimtari ekonomike primare ku janë përfaqësuar degët ekonomike vijuese:

- lavërtaria ;

- kopshtaria;

- lulëtaria;

- vreshtaria;

- blegtoria;

- peshkataria, dhe

- bletaria.

Lavërtaria është degë e rëndësishme bujqësore që merret me prodhimin e kulturave bujqësore që përdoren për ushqimin e njeriut dhe kafshëve shtëpiake si dhe në industrinë përpunuese.

Nga kulturat lavërtarisë që prodhohen në Maqedoni, duhet përmendur drithërat, legu-minozet, zhardhokët, foragjeret dhe kulturat industriale

7

Nga prodhimet e kopshtarisë duhet të përmendet prodhimi i domateve, specave, tran-gujve, bizeles, bishtajave, panxhari i kuq, spinaqit etj.

Lulëtaria është degë e bujqësisë që te ne merr rëndësi gjithnjë e më të madhe.Më së shumti përfaqësohet prodhimi industrialë (mbarështimi i një kulture), por shumë

prodhues individual të lulëtarisë, sot prodhojnë kultura nga më të ndryshme të luleve.

Vreshtaria merret me mbarështimin e llojeve të ndryshme të hardhisë së rrushit nga e cila fi tohet rrushi për prodhimin e verës, pijeve alkoolike, për konsumim (si desert) dhe për tharje.

Kopshtaria është degë e bujqësisë që merret me prodhimin e kulturave të pemëve të ndryshme si: molla, dardhat, kajsitë, pjeshkat, mjedra, kapinave, bademeve, lajthive, arrave etj.

Blegtoria merret me mbarështimin kafshëve shtëpiake që përdoren për ushqimin e njeriut ose prej tyre sigurohet lëndë e parë në industrinë përpunuese.

Prej prodhimtarisë blegtorale, të rëndësishme janë rritja e gjedhit, dhisë, shpendëve, derrave, etj.

Peshkataria është degë ekonomike e cila merret me gjuajtjen e peshqve dhe kafshëve të tjera ujore të dedikuar për ushqim dhe industritë e tjera, si dhe për mbarështimin e peshqve në peshkatari të ndërtuara artifi ciale.

Peshkataria te ne është e përfaqësuar në Liqenin e Ohrit, Prespës dhe Dojranit si dhe në liqenet artifi ciale dhe akumulacionet.

Në basenet e peshkut më së shumti mbarështohen trofta (e Kalifornisë).

Bletaria është degë shumë e vjetër ekonomike e cila merret me mbarështimin e bletëve. Dobia nga bletaria mundet të jetë direkte dhe indirekte. Dobia direkte është në fi timin e prod-himeve të bletës: mjaltë, dyllë, propolis, helm blete, pelte mbretërore dhe pluhur poleni. Dobia indirekte nga bletaria është në shfrytëzimin e bletëve për pluhurizimi i kulturave të caktuara bimor.

1.2. VETERINARIA SI DEGË EKONOMIKE

Siç treguam më parë, bujqësia është veprimtari primare ekonomike shumë e rëndë-sishme e cila merret me prodhimtarinë bujqësore, ku bënë pjesë edhe prodhimtaria blegto-rale.

Me zhvillimin e blegtorisë, zhvillohet edhe veterinaria, me qëllim që të prodhohen kaf-shët shtëpiake të shëndosh dhe me kualitet.

Veterinaria, si veprimtari ekonomike, i ka detyrat vijuese:- ruajtja e shëndetit të kafshëve shtëpiake;- të gjej masa parandaluese që të ruhet shëndeti i kafshëve ose të njëjtat t’i shëron me

sukses;- të rekomandoj masa nga më të ndryshme zooteknike me çka do të fi tohen prodhime

më me kualitet të blegtorisë dhe

8

- të kryen kontrollimin e ushqimit me origjinë shtazore me çka do të pengohet përcjellja e sëmundjeve që janë të përbashkëta për njerëzit dhe kafshët shtëpiake.

Fig. nr. 1.- Pjesë nga prodhimtaria bujqësore

Aktivitete jashtë shkollës:

Vizitoni ekonomin bujqësore më të afërt ose ambulancën veterinare në vendin tuaj. Bëni intervistë me të punësuarit për atë se çka prodhojnë, çka iu nevojitet që të arrijnë sukses, me cilat probleme ballafaqohen etj.

Intervistën paraqiteni para bashkë nxënësve.

9

TEMA II

PRODHIMTARIA BIMORE

Me mësimin e kësaj teme do të mundësh:

- ta shpjegosh origjinën e lavërtarisë, kopshtarisë, lulëtarisë, vreshtarisë dhe prodhimeve pemëtarie:

- t’i njohësh kulturat bimore bujqësore më të rëndësishme;- drejtë të zgjedhësh makina, vegla dhe mjete të tjera dhe material për prodhimin bimor

bujqësor; dhe- të kryesh operacione më të rëndomta dhe detyra pune nga prodhimet bimore të bu-

jqësisë.

PËRMBAJTJA

2.1. Përpunimi i tokës

2.2. Plehërimi i tokës

2.3. Qarkullimi bimor bujqësore

2.4. Mbrojtja e bimëve

2.4.1. Sëmundjet e bimëve

2.4.2. Dëmtuesit e bimëve

2.4.3. Barojat dhe parazitët e luleve

2.4.4. Mjetet për mbrojtjen e bimëve

2.5. Prodhimtaria lavërtarie

2.5.1. Prodhimi i kulturave drithore

2.5.1.1. Drithërat e vërteta

2.5.1.2. Drithëra e melit

2.5.2. Prodhimtaria e kulturave leguminoze

2.5.3. Prodhimtaria e kulturave zhardhokë

2.5.4. Prodhimtaria e kulturave industriale

2.5.5. Prodhimtaria e kulturave foragjerë

2.6. Prodhimtaria kopshtare-lulëtarie

2.7. Prodhimtaria e vreshtarisë

2.8. Prodhimi i pemëtarisë

10

II. PRODHIMTARIA BIMORE

2.1. PËRPUNIMI I TOKËS

Toka paraqet shtresa e shkriftë e sipërfaqes së tokës. Në të zhvillohet sistemi rrënjësor i bimëve prej ku furnizohen me materie ushqyese, ujë dhe oksigjen,

Fig. nr. 2.-Toka dhe përpunimi themelor i tokës

Me nocionin përpunim i tokës, nënkuptohet zbatimi i operacioneve të ndryshme me të cilat shtresat sipërfaqësore e tokës sillet në gjendje me të cilën sigurohen kushtet e nevojshme për zhvillimin normal të bimëve bujqësore, me të vetmin qëllim, që të arrihen rendimentet të larta, me kualitet dhe rentabile.

Gjatë përpunimit të tokës, përmirësohet struktura, mbeturinat bimore përzihen me pjesën minerale me ç’rast toka pasurohet me humus dhe përmirësohen vetitë e ujit, ajrit dhe ushqyese.

Sipas masave agroteknike, përpunimi i tokës ndahet në:- themelore,

- plotësuese.

Me përpunimin themelor të tokës, në esencë përfshihet shtresa sipërfaqësore, në të cilin zhvillohen masa kryesore e rrënjës, kurse me përpunimin plotësues, sipërfaqja tokësore përgatitet për mbjellje.

Sipas thellësisë, përpunimi mundet të jetë:- përpunimi i cekët (prej 1-0 deri në 20 cm) përdoret për zhdukjen e përkorja e tokës,

lëvrimi i stërnishtës, nxitja dhe zhdukja i barojave dhe të ngjashme ;- përpunimi i thellë (prej 30 deri në 50 cm) përdoret gjatë përdorimit themelor të tokës

dhe gjatë kësaj futet e dhe pleh dhe - kanalizimi (deri 200 cm) zbatohet gjatë ngritjes së vreshtarisë dhe mbjelljeve të

pemëve.

11

Përpunimi plotësues i tokës kryhet në më shumë mënyra:- me tërheqje (zbritja e shtresës tokësore –lesimi);

- me lesim;

- diskim (me kultivator disku);

- kultivim, dhe

- rulim (me rule).

Tërheqja (zbritja e shtresës së tokësore) më shpesh kryhet te tokat më të lehta. Me këtë përpunim, pengohet avullimi i ujit nga toka, ajo më mirë nxehet dhe nxiten proceset mikro-biologjike.

Lesimi zbatohet pas përpunimit themelor të tokës, krejt me qëllim të zhduken barojat, të mbulohet me tokë fara pas mbjelljes etj.

Diskimi i tokës kryhet me qëllim që të thërrmohen dhe të përzihet dhe të sjellin pleh organikë dhe mineral në tokë.

Mbarështimi në esencë paraqet imtësim i tokës, me ç’rast zhduken barojat dhe futjen e plehut.

Rulimi është përpunim plotësues me të cilën zvogëlohet zbrazësia e tokës, kurse ritet kapilariteti, shtypet fara për token et.

Fig. nr. 3 – Përgatitje e tokës për mbjellje

12

Ekzistojnë tri sisteme për përpunimin e tokës:- sistemi i përpunimit të tokës për kulturat dimërore;

- sistem i përpunimit të tokës për kulturat pranverore, dhe

- sistem i përpunimit të tokës për kulturat verore.

Sistem i përpunimit të tokës për kulturat dimërore ka të bëjë me kulturat bujqësore që mbillen në vjeshtë.

Ku sistem përpunimit të tokës duhet të mundësoi që toka të përgatitet për mbjellje në afate optimale kohore.

Pas vjeljes së kulturës së mëparshme, toka duhet të përpunohet sipas renditjes vijuese:1. Lëvrimi i cekët i stërnishtës, menjëherë pas korrjes.

2. Përpunim i cekët, pas 2-3 javëve.

3. Lëvrimi i thellë në 20-30 cm.

3. Lesimi.

Sistemi i përpunimit të tokës për kulturat pranverore, ka të bëjë për të gjitha kulturat të cilat mbillen në pranverë, kurse vegjetacioni u mbaron në vjeshtë.

Zbatohet në renditjen vijuese:1. Përpunimi i cekët;

2. Lëvrimi i thellë në 20-30 cm, dhe

3. Lesimi.

Sistemi i përpunimit të tokës për kulturat verore, fi llon menjëherë pas vjeljes së para kulturës, respektivisht kryhet lëvrimi në 20-30 cm, banoja dhe sipas nevojës kalohet me rraf-shues.

Testoje njohurinë tënde:1. Pse toka është e rëndësishme për bimët?2. Çka nënkuptohet me nocionin përpunimi i tokës?3. Shpjegoni, çka praqet përpunim themelor, kurse çka plotësues i tokës?4. Cilat sisteme të përpunimit të tokës i njeh?

13

2.2. PLEHËRIMI I TOKËS

Toka i furnizon bimët me ujë, ajër dhe materie ushqyese. Materiet ushqyese të tokës gjenden në gjendje aktive (kur janë lehtë të arritshme për bimët), ose si materie ushqyese rezervë.

Me mbarështimin e kulturave bujqësore, me shpëlarjen e materieve ushqyese të tretshme lehtë dhe të ngjashme, toka varfërohet me materie ushqyese dhe bëhet më pak pjellore.

Që të fi tohen rendimentet të larta nga kulturat bujqësore dhe të rritet pjelloria, është e nevojshme plehërimi i tokës.

Plehrat janë materie organike që bimët i shfrytëzojnë për rritje, rritje e rendimenteve, ose për përmirësimin e vetive të tjera të tokës:

Plehrat ndahen sipas origjinës edhe atë në:- organik, dhe

- mineral.

Plehrat organik shpesh quhen edhe natyrorë, sepse janë me origjinë bimore ose shtazore, kurse mineralët quhen artifi cial, për shkak se fi tohen në industri përmes rrugës arti-fi ciale.

Në plehrat organik bëjnë pjesë plehu i stallave (i ahureve), grifshës, plehu i gjelbër, kom-posto, etj.

Plehu stallor fi tohet nga fekalet e kafshëve shtëpiake dhe shtroja prej kashte, gdhendjet ose diçka tjetër që vihet në stallat e kafshëve që të fi toj shtrojë të rehatshme, të butë dhe thatë.

Plehu i stallës ruhet në plehrat dhe në varësi nga mënyra e ruajtjes do të varet edhe kualiteti tij.

Me fermentimin, (djegien) e plehut të freskët të stallave, fi tohet pleh me kualitet organ-ik, i pasur me materie ushqyese dhe materie organike, që me derdhjen në tokë i përmirësojnë të gjitha vetitë e saj.

Grifsha është pleh organik i lëngshëm dhe paraqet përzierje prej urinës ë kafshëve shtë-piake dhe ujit me të cilën lahet stalla.

Grifsha ruhet në gropë grifshe e cila gjendet afër stallës. Në gropën e grifshës është e nevojshme të derdhet vaj i djegur i traktorit që të mos linja deri te humbja e materieve ush-qyese me avullim.

Plehu i gjelbër (sideracioni) paraqet mbarështimi i bimëve leguminoze mbi tokat të cilave iu është zvogëluar pjelloria. Bimët leguminoze kanë aftësi të jetojnë në simbiozë me bakteret topthore të dheut të quajtur azotofi ksatorë. Me lëvrimin e leguminozeve, toka pa-surohet me azot dhe mbeturina organike që më vonë transformohen në humus.

Komposto fi tohet prej mbeturinave të ndryshme të fermës si: gjetheve, kashtës, tagjisë së prishur, mbeturinave prej përpunimit të prodhimeve bujqësore, mbeturinave të kafshëve etj. Përveç këtyre përbërësve, komposto përmban edhe tokë që në vete ka karbonate. Këto

14

materie radhiten në grumbull, që lihet të qëndroi 2 – 3 muaj, kurse pastaj përzihet. Komposto është i gatshëm kur në të nuk munden të dallohen mbeturinat.

Plehrat mineral ndahen në të thjesht dhe të përbërë:

Plehrat e rëndomtë përmbajnë përqindje më të madhe të një elementi biogjen. Nda-hen në: azotik, fosforik, të kaliumit, kalciumit etj dhe mikroplehra.

Plehrat e përbërë, si materie ushqyese përmbajnë dy, tri ose më shumë elemente biogjene, si p.sh. N P K.

Sipas dedikimit, plehrat ndahen në themelor dhe për ushqyerje.

Plehrat themelor i shtohen tokës gjatë përpunimit themelor, me çka rritet pjelloria e tokës, kurse plehrat për ushqim për bimët ose i sigurojnë materiet ushqyese të domos-doshme që u janë të nevojshme në momentin.

Plehrat gjenden në gjendje të ngurtë (kristalore) dhe të lëngët. Plehrat e ngurtë derd-hen në tok, kurse plehrat e lëngshëm krahas asaj që shtohen në tokë, bimët mundet ti prano-jnë edhe përmes gjetheve.

Testoje njohurinë tënde:1. Pse është i nevojshëm plehërimi i tokës?2. Si ndahen plehrat?3. Numëroj plehrat organik?4. Si ndahen plehrat sipas dedikimit?

Aktivitete jashtë shkollës:

Vizitoni barnatoren më të afërt të bujqësisë. Përpiqeni të fi toni sa më shumë informa-cione për plehrat që shiten atje!

Nëse ekziston mundësia, bëni një koleksion të vogël nga plehrat!

15

2.3. QARKULLIMI BIMOR

Qarkullimi bimor bujqësor paraqesin sistem të prodhimeve bimore, gjatë së cilës

kryhet ndërrimi i rregullt i mbjelljeve në hapësirën dhe kohën e një parcele.

Me fj alë më të thjeshta, qarkullimi bimor bujqësore paraqet plan për shfrytëzimin e

mjedisit vegjetativ, klimatik dhe tokës përmes rrugës së nderimit të planifi kuar të kul-

turave në kohë (ndërrimi kulturave) dhe hapësirës (ndërrimi i fushës).

Ndërrimi kulturave është ndërrime i kulturave në kohë.

Ndërrimi i hapësirave paraqet ndryshim i kulturës në hapësirë, përkatësisht në një të njëjtin vit në çdo arë mbjelljet kulturë tjetër.

Koha e cila është e nevojshme një kulturë që të kaloi të gjitha arat, quhet rotacion.

Qarkullimi bimor bujqësor, në esencë paraqet rotacion i ndërrimit kulturave me

ndërrimin e hapësirave.

Qarkullimi bimor bujqësor ka rëndësi të madhe, sepse në se në një të njëjtën sipër-faqe mbarështohet kulturë e njëjtë disa vjet me rreshta (monokulturë), atëherë rendimentet zvogëlohen, kurse në të njëjtën kohë barojat, sëmundjet dhe dëmtuesit shumëzohen.

Qarkullimi bimor bujqësor është posaçërisht e rëndësishme në prodhimin organik bu-jqësor, sepse me të në mënyrë natyrore pengohet shumimi i barojave, sëmundjeve dhe dëm-tuesve, me çka në peshë të madhe i iket përdorimit të pesticideve.

Me rotacionin e kulturave bujqësor arrihet vijuesja:- rregullimi i marrëdhënieve reciproke të kulturave bimore, barojave, sëmundjeve

dhe dëmtuesve dhe materieve ushqyese;

- përmirësohet përmbajtja e humusit dhe ruhet sasia e tij;

- përmirësohet struktura e tokës;

- rritet përdorimi i materieve ushqyese;

- kontrollohen barojat, sëmundjet dhe dëmtuesit.

Për në shtëpi:

Me ndihmën e mësimdhënësit tuaj, bëni skemën për mbjellje, duke marrë parasysh, se kultura e mëparshme ishte grurë.

16

2.4. MBROJTJA E BIMËVE

Gjatë mbarështimit të kulturave bujqësore mundet të linjë deri te zhdukja i prodhim-tarisë së përgjithshme ose një pjesë e tij, respektivisht mundet të vjen deri te zvogëlimi i ren-dimenteve për shkak të sëmundjeve të caktuara, dëmtuesve, barojave dhe parazitëve, të cilët i sulmojnë kulturat bujqësore.

2.4.1. SËMUNDJET E BIMËVE

Pothuaj se nuk ka bimë të cilin nuk e sulmon ndonjë sëmundje bimore. Shpesh herë një bimë munde ta sulmojnë dy, dhe më shumë sëmundje në të njëjtën kohë.

Me nocionin sëmundje nënkuptohet çrregullimi i funksioneve normale nga cikli

jetësor i bimëve, të cilat shkaktojnë tharjen e parakohshme dhe me dhunë të pjesëve të

bimës ose tharja e krejt bimës.

Në varësi prej shkaktarit të sëmundjes së bimës, sëmundjet mundet të ndahen në:- sëmundje jo parazitare, dhe

- parazitare.

Nga sëmundjet jo parazitare bëjnë pjesë ato të cilat janë shkaktuar nga disa faktor klimatik dhe tokësor, gjegjësisht nga:

- temperatura ekstreme;

- thatësia ose lagështia më e madhe;

- mungesa e dritës ose dritë tepër madhe;

- mungesë ose sasia tepër e madhe e elementeve biogjene në tokë;

- gazrat e ndotur në ajër;

- dëmtimet prej erës, breshëria e të ngjashme.

Sëmundjet parazite i shkaktojnë mikroorganizmat e ndryshëm, të cilët jetojnë dhe zh-villohen te bimët dhe në to shkaktojnë dëme më të vogla ose më të mëdha. Mikroorganizmat e këtillë quhen mikroorganizma patogjen.

Mikroorganizmat patogjen, sipas shkaktarit të sëmundjes ndahen në.- mikozat, ku shkaktarë të sëmundjes janë kërpudhat patogjene;

- bakteriozat, ku shkaktarë të sëmundjes janë bakteret patogjene dhe

- virozat, ku shkaktarë të sëmundjes janë disa viruse.

Mikozat janë sëmundje më të përhapura dhe më të rënda te bimët. Kërpudhat që shkaktojnë sëmundje janë organizma heterotrof, që do të thotë se ushqehen me materie të gatshme organike. Ato ende quhen edhe parazitë.

Trupi i kërpudhave është i përbërë nga nuri i madh i formacioneve konike të quajtura hife të cilat gërshetohen në mes veti dhe formojnë micele. Në micele formohen sporet prej

17

të cilave shumohet kërpudha. Infektimi ndodh përmes hapjeve natyrore ose vendeve të lën-duara.

Fig. nr. 4.- llojet e ndryshme të sporeve në kërpudha

Bakteriozat i shkaktojnë bakteret patogjene të cilat kanë formë shkopthore. Bakteret janë organizma njëqelizor që nuk formojnë spore. Ato shumohen me ndarjen e qelizës. Bak-teret në bimët hyjnë nëpërmjet vrimave natyrore (stomeve) ose nëpërmjet vendeve të lëndu-ara duke shkaktuar kalbjen dhe vyshkjen e bimës.

Virozat shkaktohen nga viruset. Viruset zhvillohen vetëm në qelizat e gjalla dhe njëherë bima e infektuar me virus mbetet tanë jetën e infektuar. Viruset kanë formë të ndryshme.

Sëmundjet barten në mënyre të ndryshme, prej bimës së sëmurë në atë të shëndoshë me ndihmën e erës, ujit, tokës, insekteve, gjallesave të tjera, mbeturinave bimore, materiale të farave etj.

2.4.2. DËMTUESIT E BIMËVE

Në kulturat bimore si dëmtues mundet të shfaqen insektet e caktuara, merimangat, nematodet, kërmijtë, brejtësit dhe shpezët dëmtues.

Insektet janë dëmtuesit më të shpeshtë që shkaktojnë dëme të mëdha në kulturat bi-more. Por duhet të përmendet se ekzistojnë edhe insekte të mira për bimët.

Madhësia e insekteve sillet prej disa milimetrave deri te disa centimetra.

18

Insektet shkaktojnë e dëmin në atë mënyrë që e thithin lëngun e bimëve ose i kafshojnë (hanë) organet e bimëve.

Insektet nga dëmtuesit e tjerë dallohen me atë që kanë tri palë këmbë. Shumohen me çiftosje. Pas çiftosjes, femra i lëshon vezët prej të cilave dalin larvat, lar-

vat shkaktojnë dëme në atë mënyrë që ushqehen me organe bimore. Ato rriten, zhvishen, e ndërrojnë këmishën disa herë dhe gjithnjë e më shumë ngjajnë në insektin e rritur (zhvillimi jo i plotë).

)

VEZA

NIMFA-MËSHIKËZ

INSEKT I RRITUR

Fig. nr. 6 – Shumimi i insekteve me zhvillim jo të plotë

Ekziston edhe grupi tjetër i insekteve që shumëzohen gjithashtu, me çiftëzim, me bartjen e vezëve dhe me nxjerrjen e larvave, por larva shndërrohet në imago, ndërsa ima-go në insekt të rritur (zhvillimi i plotë).

Insektet dimërojnë në vende të ndry-shme (në tokë, në mbeturinat e bimëve, nën lëvore nga të pemëve dhe në vende të tjera, në formë të vezëve, larvave, imagove ose in-sektit të rritur.

Fig. nr. 6 – Shumimi i insekteve me zhvillim të plotë

19

Nematodet paraqesin grup i veçantë i dëmtuesve me formë skraje dhe me gjatësi rreth 1 mm. Më shpesh jetojnë në rrënjën e bimës dhe shkaktojnë “kërbythje” në rrënjën, deform-imin e gjetheve, kalbjen e kërcellit, të rrënjës dhe gjetheve.

Kërmijtë, sidomos ato që janë cullak, dëm më të madh shkaktojnë te perimet, në atë mënyrë që i kafshoj-në dhe i ndotin si gjethet dhe frytet.

Brejtësit kur shumëzohen në mënyrë masive mundet të shkaktojnë dëm shumë të madh te kulturat bimore në fushat ose hapësirat e magazinave ku ruhen prodhimtaria bujqësore. Dëm më të madh shkaktojnë mijtë e mëdhenj, mijtë polak dhe autokton, lepuri etj.

Shpezët dëmtues shfaqen në tufa, por më shpesh gjatë kohës së mbirjes së farës.

Fig. nr. 7. – Kërbythjet te patatja të

shkaktuara nga nematodet

2.4.3. BAROJAT DHE EGJRISHTET PARAZITE

Me barojat nënkuptohen të gjitha bimët e dëmshme ose ato bimë ë nuk janë të dëshirueshme në mbjellje, përkatësisht barojë paraqet çdo bimë e cila nuk është e kultivuar, dhe prania e saj në një mbjellje nuk është e dëshirueshme.

Fig. nr. 8.- Parazitët e luleve (krimbi i mëndafshit dhe veshtulli)

20

Barojat me peshë të madhe, e zvogëlojnë rendimentin e kulturave bimore. Ato bëjnë hije dhe ngufatjen e mbjelljes me çka e zvogëlojnë hapësirën jetësore të kulturave bimore.

Meqenëse barojat më shpejtë rriten se kulturat bimore, më shpejtë i përdorin materiet ushqyese dhe ujin e tokës. Barojat e vështirësojnë edhe përpunimin e tokës dhe paraqesin vend ku shfaqen shumë sëmundje dhe dëmtues.

Në mbjelljet zhvillohen baroja njëvjeçare dhe më shumë vjeçare.Ekzistojnë parazitët e luleve që jetojnë si parazitë te bimët e tjera. Ato me ndihmën e

thithave hyjnë në qelizat nga bima përbujtësit dhe ja marrin materiet ushqyese. Bima nikoqir fi llon të dobësohet dhe të shkartohet. Këto parazit shumohen me farë. Parazitët e luleve më të njohur janë krimbi i mëndafshit dhe veshtulli.

2.4.4. MJETET PËR MBROJTJEN E BIMËVE

Të gjitha mjetet që përdoren për pengimin e sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave në prodhimtarinë bujqësore, janë quajtur pesticide.

Në varësi nga ajo për çka përdoren (dedikimit biologjik), pesticidet ndahen në:- insekticide;

- fungicidet;

- baktericide;

- nematocid;

- herbicide dhe tjera.

Materia aktive është komponentë më e rëndësishme te pesticidet. Ajo është bartëse e efi kasitetit të tij dhe ndikimit biologjik. Në esencë, materia aktive kryen mbrojtjen e bimës.

Materia aktive, bartësi, tretësi, emulgatori dhe materiet e tjera ndihmëse hyjnë në për-bërjen e pesticidit (preparatit).

Doza paraqet sasi e preparatit të materies aktive që përdoret në njësinë e caktuar sipër-faqe (kg/ha, l/he, g/m3, ml/m3).

Koncentrimi paraqet sasi të materies aktive ose preparat i cili është i nevojshëm për tu bërë lëngu për përsiatje (%).

Pesticidet prodhohen në forma të ndryshme:- pluhur: përdoret për pluhurizimin e bimëve, tokës, objekteve dhe farës;- Koncentrimi i suspensionit: përdoret në atë mënyrë që tretët në ujë, duke formuar

suspension me të cilin përsiatet bima, toka ose objektet;- granulat: derdhen mbi tokë;- koncentrimi për emulsion: ajo është lëng që përzihet me ujin duke formuar emulsion

me të cilin përsiaten bimët, toka dhe objektet;- tretësira: lëng me të cilin spërkaten bimët, toka ose objektet;- koncentrimi i tretjes: tretet në ujë me të cilin përsiatet bima, toka ose objektet.

21

Përveç formave të përmendura, pesticidet mundet të jenë edhe në formën e pastave,

suspenzioneve vajore, karremit të gatshëm etj.Sipas shkallës së helmit pesticidet ndahen në helme më të rrezikshme, d.m.th. të rrezik-

shme, më pak të rrezikshme dhe helme më shumë pak të rrezikshmeNë secilin paketim të mjeteve për mbrojtjen e bimëve, në mënyrë të obligueshme ka

deklaratë të shkruar (me theksimin e veçantë të helmueshmërisë ndaj njeriut dhe kafshëve shtëpiake, pastaj datën e prodhimit dhe afatin e përdorimit. Gjithashtu, qëndron udhëzimi për mënyrën e përdorimit të preparatit.

Testoje njohurinë tënde:1. Defi noje nocionin sëmundje!2. Si ndahen sëmundjet te bimët në varësi nga shkaktari?3. Cilët organizma të gjallë paraqesin dëmtues për bimët?5. Si zhvillohen insektet dhe në cilën mënyrë shkaktojnë dëm te bimët?6. Numëroj mjetet për mbrojtjen e bimëve?

Aktivitete në ekonominë e shkollës:

* Zbuloni nëse në ekonominë e shkollës bimët janë infektuar me ndonjë sëmundje ose janë sulmuar me ndonjë dëmtues. Në qoftë se ka një dukuri të tillë bëni herbarium nga bimët e sulmuara ose insektarium nga insektet e dëmshme.

* Vështroni si përgatiten mjetet për mbrojtjen nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat. Mësoni rreziqet nga përdorimi jo profesional të mjeteve mbrojtëse.

22

2.5. PRODHIMTARIA LAVËRTARIE

Prodhimtaria e lavërtarisë është degë e rëndësishme ekonomike dhe paraqet pjesë nga prodhimtaria bimore. Ajo ka për detyrë të prodhoi bimë për ushqimin njeriut dhe kafshëve shtëpiake, si dhe lëndë të para për prodhimin industrial. Ekziston numri i madh i kulturave të bujqësisë që mund të ndahen në më shumë mënyra.

Sipas mënyrës së shfrytëzimit, prodhimet bujqësisë ndahen në:- kulturat e lavërtarisë për ushqimin e njeriut;

- për ushqimin e kafshëve shtëpiake dhe

- për ripunimin.

Kulturat agrikulture ende mundet të ndahen në:- kulturat drithore;

- kulturat leguminoze në kokrra;

- kultura zhardhokë;

- kulturat e lavërtarisë për prodhimin industrial dhe

- kulturat e lavërtarisë për prodhimin e ushqimit të kafshëve.

2.5.1. PRODHIMTARTIA E KULTURAVE DRITHORE

Rëndësia ekonomike

Kulturat drithore kanë rëndësi të madhe për ekonominë, për atë se përdoren për ushqi-min e njeriut dhe kafshëve shtëpiake dhe përpunimin industrialë.

Për ushqimin njerëzve përdoret fryti që zakonisht paraqet kokërr. Rëndësi më të madhe, për ushqimin e njeriut, ka gruri, pastaj orizi, thekra, misri dhe hejdës, kurse të tjerat kanë vlerë më të vogël përdoruese.

Fryti i drithërave direkt për bërjen e bukës dhe ushqimeve të ndryshme ose, prapë, në mënyrë indirekte si prodhime ushqimore.

Roli i drithit në ushqimin e kafshëve shtëpiake është shumë e rëndësishme. Ato përdo-ren për prodhimin e ushqimit të koncentruar të kafshëve. Me rëndësi të veçantë, në ushqimin e kafshëve shtëpiake janë elbi, tërshëra, misri, melekuqes, dhe thekra e rëndomtë hibrid-triti-kale.

Përveç fryteve nga kulturat e drithit, në blegtori përdoret edhe kashta, si shtroje ose si ushqim me vlerë më të vogël ushqyese.

Ndarja e kulturave drithore

Në bazë të vetive morfologjike dhe biologjike, kulturat drithore ndahen në: - të vërteta dhe

- drithëra të melit.

Në drithërat e vërteta bëjnë pjesë:- gruri, elbi, thekra, tërshëra dhe grahuri

Në drithërat e melit bëjnë pjesë:- misri, meli, orizi dhe melekuqja.

23

Shtrirja

Kulturat drithore janë kultura më të përhapura të lavërtarisë që mbarështohen në Re-publikën e Maqedonisë. Sipërfaqet me kultura drithore arrijnë rreth 200.000 hektar, kurse ren-dimentet mesatare varen prej kushteve klimatike dhe të tjera.

Karakteristikat morfologjike

Te drithërat e vërteta dallohen rrënjët e vërteta dhe sekondare. Rrënja është e përbërë prej numrit të madh të fi leve rrënjësore që i japin pamjen e mjekrës. Te drithërat e melit shfaqet edhe një lloj i rrënjëve të quajtura “panxha”. Ato në fakt janë ajror, rrënjë adventive.

Fig. nr. 9. – Sistem rrënjësor te drithërat, kërcell i misrit, gjethe të drithërat e vërtetë dhe kalliri i

lulëzuar

Kërcelli është cilindrik, i ndarë në nyja (nodi) dhe pjesëve ndër brezor (internode). Ajo mundet të jetë e zbrazët ose e mbushur me indin parenkimatoz.

Kërcelli ka aftësi nëntokë të degëzohet, përkatësisht të sythet. Në një kërcell formohen 3-5 sythe që kanë rrënjën vetjake, që do të thotë se ato janë të afta për ushqim të pavarur dhe për fryt dhënie.

Maja e kërcellit mbaron me lule që mundet të jetë kalli ose fshesë.

24

Gjethet te drithërat janë të gjatë dhe të hollë me nervaturë paralele dhe maje të mprehtë. Disa nyja të kërcellit praqet nga një gjethe.

Gjethi te drithërat është e përbërë me dorezë gjethi dhe fl etë gjethi. Doreza e gjethit e mbështjell kërcellin dhe e mbron prej ndikimeve të jashtme. Fleta e

gjethit është e rëndësishme për procesin e fotosintezës.Lulja te brithi paraqet lule kalliri (te gruri, thekra dhe elbi) ose fshesë (te tërshëra, orizi

dhe meli) te misri shfaqen të dy llojet e kallirit.Kalliri është dy gjinish (organ gjinor mashkullor dhe femëror) përveç te misri ku shfaqen

kalle me gjini të llojllojshme që janë në të njëjtin kërcell.Fryti-kokërr paraqet kokërr e cila mundet të jetë barishtore ose zhveshur. Në kokrrën

dallohet baza (pjesë ku kokrra ishte e bashkuar me bimën amëz), maje (pjesa e kundërt nga themelorja) e rritur me fi je të imta, anën barkore (te drithërat e vërteta ka hullim) anën kurrizore. Te drithërat e hollë nuk ka as hullinë, as fi je.

Vetitë biologjike të drithërave

Ekzistojnë forma pranverore, dimërore dhe fakultative të kulturave drithore.Format pranverore të drithërave mundet të japin frytë vetëm nëse janë mbjell në pran-

verë, format e dimrit japin fryt nëse janë mbjell në vjeshtë dhe format fakultativ japin frytë pavarësisht nga ajo se kur janë mbjellë.

Këto dukuri janë të lidhura me stadin zhvillimor të drithërave.

Drithërat kalojnë nëpër disa stade të zhvillimit. Çdo stad karakterizohet me ndryshime të caktuara të kualitetit dhe kuantitetit në organet e rritjes sikurse të kërcellit, ashtu edhe të kallirit. Stadiumet zhvillohen njëri pas tjetrit, nën ndikimin e faktorëve të caktuar të jashtëm.

Drithërat kalojnë nëpër pesë stadiume të zhvillimit.- stadi i jarovizimit: ende quhet stadium i temperaturës. Bima patjetër ta kaloj këtë sta-

dium në temperaturë të caktuar (për drithërat e dimrit temperatura duhet të jetë prej 0 deri më 2 oC më shumë se 20 ditë, për të pranverës prej 10 deri 11 oC, 10 ditë dhe për fakultativet 2-5 oC,10-15 ditë), që të mund të formojnë kërcell, kalli dhe kokrra;

- stadi i dritës: që të hyjë në këtë stadium, bima domosdo ta kaloj stadiumin e mu-gullimit. Ky stadium është quajtur i dritës për shkak se bima ka nevojë për gjatësinë e caktuar të ditës (dritë dite e shkurtë ose e gjatë) në këtë stadium te bimët diferencohen organet e riprodhimit (lulet);

- spektrostadi: bima ka nevojë për dritë me gjatësi të caktuar valore;- stadiumi i intensitetit të dritës dhe

- stadiumi i ushqimit me makro dhe mikroelemente.

Kulturat drithore pas mbjelljes, kalojnë më shumë faza të rritjes, respektivisht gjatë peri-udhës së vegjetacionit (prej farës në farë) kalojnë nëpër rritje vegjetative dhe zhvillim riprod-hues.

Gjatë kohës së rritjes vegjetative, bimët kalojnë nëpër disa faza fenologjike që janë shumë fortë të lidhura ndërmjet veti. Rritja vegjetative zhvillohet në mënyrë paralele me peri-udhën e mugullimit.

25

Fazat fenologjike nëpër të cilat kalojnë bimët janë;- mugullimi;

- mbirja;

- faza e tri gjetheve;

- vëllazërimi;

- fi lizi (rritja e kërcellit);

- kalliri (pramenka );

- lulëzimi, pllenimi dhe derdhja e kokrrës, dhe

- pjekja.

VËLLAZËRIMI

KALLËRIMI PJEKJAZGJATJA E KËRCELLIT

Fig. nr. 10 – Fazat fenologjike për zhvillimin e kulturave drithore

Zhvillimi riprodhues (organogjeneza) është proces në të cilin formohen organet e riprodhimit. Organogjeneza zhvillohet paralelisht me fazat e tjera fenologjike, kurse zhvillohet nëpër 12 etapa ku ndodhin ndryshime të caktuara morfologjike në organet gjeneruese.

Kushtet natyrore për prodhimin e drithërave: Kulturat drithore kanë nevojë për sasi të ndryshme të faktorëve të jashtëm siç janë nxehtësia, drita, uji dhe toka.

Kulturat drithore kanë nevojë për sasi të ndryshme të nxehtësisë dhe ato në mënyra të ndryshme sillen ndaj temperaturave ekstreme. Kështu, drithërat dimrit durojnë temperatura më të ulëta në krahasim me pranveroret. Më rezistues ndaj temperaturave të ulëta janë gruri dhe thekra (durojnë – 20 oC). Temperaturat e larta gjithashtu ndikojnë negativisht mbërritjen dhe mbi zhvillimin e bimës. Më rezistues ndaj temperaturave të larta janë elbi dhe gruri.

Drithërat kanë nevojë të ndryshme për ujë. Ato nuk e durojnë thatësinë. Drithërat e vër-teta janë të ndjeshme ndaj thatësisë në krahasim me bimët ujore.

Drita për të gjitha bimët, pra edhe për drithërat është e nevojshme për zhvillimin si për procesin e zhvillimit të fotosintezës, ashtu edhe për zhvillimin e stadiumit të dritës.

Drithërat kërkojnë tokë pjellore. Me zbatimin e masave të ndryshme meliorative, agroteknikës bashkëkohore dhe të ngjash. drithërat mundet të mbarështohen në të gjitha llojet e tokës.

26

2.5.1.1. DRITHËRAT E VËRTETA

Në drithërat e vërteta bëjnë pjesë:- gruri;

- elbi;

- thekra;

- tërshëra, dhe

- grahuri.

GRURI

Rëndësia ekonomike

Gruri paraqet kulturën më të rëndësishme të bukës, për shkak se 70% e popullsisë në botë ushqehet me bukë e fi tuar nga mielli i grurit.

Buka e grurit është pasur me karbohidrate 78 %, proteina 17%, vajra 0,8 %, materie minerale, vitamina etj.

Përveç bukës njerëzit përdorin edhe përpunime të miellit si: brumëra, griz, ëmbëlsira etj.Gjithashtu, është e madhe rëndësia e elbit në ushqimin e kafshëve shtëpiake. Për prod-

himin e ushqimit të kafshëve përdoren mbeturinat që fi tohen gjatë bluarjes së grurit në miell.Në blegtori përdoret edhe kashta e fi tuar prej grurit, si ushqim më pak i kualitet për kaf-

shët, ose si shtroje, për atë se karakterizohet me aftësi që t’i thithë ekskrementet e gazta dhe të lëngëta nga kafshët shtëpiake.

Origjina, shtrirja, prodhimi dhe rendimentet

Konsiderohet se gruri e ka origjinën prej Azisë së Vogël, Kaukazit dhe Siujdhesës Ballkan-ike. Ai është shpërndarë nëpër të gjitha kontinentet, kurse mbarështohet në lartësi të ndry-shme mbidetare.

Në Republikën e Maqedonisë gruri prodhohen çdo kund. Sipërfaqet me grurë (sipas të dhënave statistikore “Maqedonia në numra 2008), gruri mbarështohet në sipërfaqe prej rreth 92.000 hektarë, me prodhim vjetor prej rreth 300.000 tonelata, ose në mesatare 3.200 kg/ha grurë.

Sistematika

- rendi: Poales; - familja: Poaceae;- gjinia: Triticum.

Për prodhimtarinë bujqësore me rëndësi janë vetëm dy lloje të grurit edhe atë gruri i butë Triticum aestivum L. (vulgare) dhe gruri i fortë Triticum durum Desf.

Në Maqedoni përqindja më e madhe bie mbi prodhimin e grurit të butë.

27

Vetitë morfologjike

- rrënja: te gruri dallohen rrën-jë primare dhe sekondare. Sipas for-mës rrënja është lëmshore (elastike), i përhapur kryesisht në shtresën e lëvruar;

- kërcelli: gruri ka kërcell cilin-drik që arrin lartësinë prej 100 deri më 160 cm. Kërcelli është i ndarë me nyja (node) dhe pesë deri më tetë pjesë ndërmjetnyjorë të quaj-tur internoide. Brendësia e kërcellit është e zbrazët. Kërcelli në nëntokë shoqërohet me 2-5 shoqërues.

- gjethi: është i përbërë prej dorëzës së gjethit dhe fl etës;

- lulja: paraqet lule kalli. Kalli është i përbërë prej shtizës së kalli dhe mustaqeve;

- fryti: fryti është kokërr me formë, madhësi, ngjyrë dhe përbërje kimike të ndryshme. Është i përbërë prej ujit, hidrokarbureve, protein-ave, lipideve, celulozës, materieve minerale dhe vitaminave.

Fig. nr. 11.- Vetitë morfologjike të grurit

Përbërja biologjike

Gjatë rritjes vegjetative, gruri kalon nëpër fenofaza të veçanta të cilat zhvillohen në mënyrë paralele me stadin e jarovizimit. Gruri kalon nëpër fenofaza vijuese:

- mugullimi;

- mbirja;

- vëllazërimi,

- zgjatja e kërcellit;

28

- lëshimi kallirit;

- lulëzimi dhe pllenimi, dhe

- formimi i farës së pjekur.

Mugullimi fi llon kur fara do të gjenet në kushte të volitshme, përkatësisht kur do të ketë sasi të caktuar të lagështisë, temperaturës dhe oksigjenit. Nëse ka kushte optimale, fara e fry-het për 2-3 ditë, kurse mugullon për 5 ditë.

Mbirja e mbjelljes me grurë zakonisht është për 6-8 ditë, nëse ka kushte optimale. Në të kundërtën mbirja ngadalësohet.

Paralelisht me rritjen e gjetheve rritet edhe sistemi rrënjësor (faza e rrënjëzimit, faza e tri gjetheve). Rrënja e furnizon bimën me ujë dhe materie ushqyese, prandaj ai rritet në thellësi. Me rritjen e rrënjës formohet edhe brezi i shoqërimit të pjesës nëntokësore kërcellit.

Prej nyjës të vëllazërimit dalin kërcell të rinj. Vëllazërimi te gruri fi llon pas 15-20 ditësh nga mbirja (fundi i marsit, fi llimi i prillit).

Zgjatja e kërcellit paraqet zgjatje e nodeve të brendshme dhe rritja e grurit në lartësi. Përveç rritjes së peshës mbitokësore, në këtë fazë zhvillohen procese të rëndësishme të or-ganogjenezës. Bima në këtë fazë ka nevojë më të madhe për ujë, nxehtësi dhe materie ush-qyese. Faza e zgjatjes së kërcellit fi llon kur temperatura mesatare e ditës do të rritet rreth 8 oC (në kushtet tona mars/prill).

Me daljen e kallirit nga dorëza e gjethit të fundit, fi llon faza e lëshimit të kallirit. Te disa bimë ndarje e kallirit zgjatë 2-3 ditë, ndërsa e krejt mbjelljes 5-6 ditë (prill, maj).

Lulëzimi dhe pllenimi fi llon menjëherë pas ndarjes kall. Koha e thatë he e nxehtë mundëson çeljen e shpejtë, kurse koha e lagshtë e vazhdon lulëzimin. Një bimë çelë për 3-4 ditë, kurse mbjellja për 6-10 ditë

Pas pllenimit formohet kokrra, kurse në të fi llon të grumbullohet amidoni. Në fi llim të mbushjes së kokrrës, ajo ka ngjyrë të gjelbër dhe nëse e shtrydhim lëshon lëngë të tejduk-shëm.

Me kohë, në kokrrën vazhdon grumbullimi i materive ushqyese me çka vjen deri te zmadhimi i peshës së kokrrës dhe ndryshimi i dendësisë së tij. Kur do të shtypet, kokrra lëshon lëng të bardhë (pjekuria qumështore).

Kur kokrra do të jetë e plotë dhe e shkëlqyeshme me ngjyrë të verdhë, si dyllë, fi llon pjekuria e dylltë. Atëherë kokrra përmban rreth 20-30% lagështi dhe mundet të pritet me thonj.

Pjekuria e plotë fi llon atëherë kur kokrra lehtë shkokëlohet prej kallirit. Atëherë në të ka 12-14% ujë, me ç’rast kokrra është e fortë, kurse kërcelli i thotë dhe i thyeshëm.

Zhvillimi riprodhues te gruri zhvillohet në 12 etapa, kurse në kushtet te ne zgjatë rreth 220 – 240 ditë te llojet dimërore dhe rreth 180 ditë te llojet pranverore të grurit.

Agroteknika

Në prodhimin grurit aplikohet lavërtaria vijuese:- Qarkullimi bimor bujqësore: kultura të mira përpara mbjellja për grurin janë fasulja,

soja, bizelja, thjerrëza, patatja;- përpunimi i tokës: kryhet punimi themelor me lëvrim të thellë të tokës (30-35 cm

thellësi) dhe përpunimi i para mbjelljes me qëllim që të fi tohet shtresë e shkithtë sipër-

29

faqësore që do të mundësoj mbjellje me kualitet dhe mbirja në mënyrë të barabartë e bimës;

- plehërimi: gruri ka nevojë për sasinë e caktuar të materieve ushqyese, përkatësisht 60 – 140 kg azot, 60 – 120 kg fosfor dhe 60-100 kalium. Sasitë e dhëna janë materie e pastër në një hektar.

Sasia e përgjithshme e fosforit dhe kaliumit dhe gjysma nga azoti derdhen në tokë me përpunimin themelor para mbjellës, kurse pjesa tjetër e azotit derdhet me ri ushqim;

- mbjellja: çdoherë duhet të përdoret farë me kualitet të lartë, respektivisht lloj i farës së pastër, farë që është e shëndosh dhe e padëmtuar. Kualiteti i farës është rregulluar me përcak-time rregullore ligjore.

Koha optimale për mbjellje të llojeve dimërore në kushte te ne është prej 10 deri më 20 tetor, ndërsa për të pranverës herët në pranverë (por sa të mundet të hyhet në arë). Gjatë ,mbjelljes mundet të përdoret mënyra e hedhjes (me dorë ose me makinë) dhe mbjellje në rreshta.

Thellësia e mbjelljes duhet të jetë prej 3 deri më 5 cm, kurse sasia për mbjelljen në 1 hektarë është pre 200 deti në 300 kg.

Kujdesi për mbjelljen

Që të fi tohen rendimentet të larta dhe me kualitet, gjatë vegjetacionit të grurit, është e nevojshme të ndërmerren disa masa të caktuara për përkujdesje. Por varësisht prej kohës kur zbatohen këto masa, mundet të ndahen në vjeshtore, dimërore dhe pranverore.

- kujdesi vjeshtore: nëse mbjellja është kryer në tokën e thatë, ndërsa ka ujëra të shum-ta nëntokësore, kryhet rulimi që të ngritët uji përmes rrugës së kapilareve lartë, kurse pastaj kryhet shkrifj a. Nëse ka thatësi më të gjatë duhet të kryhet ujitja para mbjelljes. Në qoftë se shfaqen insektet kryhet mbrojtja me insekticide, kurse nëse shfaqen baroja kryhet mbrojtja me herbicide;

- kujdesi dimërore: te gruri mundet të shfaqet ngrirja nëse temperaturat ulen shumë ulët. Në rastet e tilla (nëse është e mundur të bëhet) sugjerohet rruajtja e borës. Bora mundet negativisht të ndikoj mbi mbjelljen, në qoftë se shfaqet ngrica në sipërfaqe të borës, dhe nuk ka qasje të mjaftueshme të oksigjenit. Atëherë vjen deri te ngufatja e bimës. Në qoftë se verë deri te enjtja e sipërfaqes së tokës ose nëse gruri është mbjell në tokën e përpunuar të shtypur bimët mundet të shtrëngohen dhe të këputen. Që të mos linjë deri te kjo është e nevojshme të kryhet rrafshimi pas mbjelljes;

- kujdesi pranveror: përbëhet prej lesimit, në qoftë se është formuar kore në sipër-faqen e tokës, mbrojtja nga shtirja e rrafshimit pranverore, dhje lesimi, ujitja e mbjelljes nëse shfaqet thatësia dhe ushqyerja me azot. Ushqyerja duhet të kryhet me dy herë (fi llim të shkur-tit dhe mesin e marsit). Mbrojtja nga barojat, sëmundjet dhe dëmtuesit kryhet në pranverë, nëse shfaqet nevoja prej saj. Zhdukja i barojave duhet të bëhet herët në pranverë, në fazën e vëllazërimit të grurit.

Mbrojtja nga sëmundjet kryhet para mbjelljes, me trajtimin preventiv të farës, kurse gjatë vegjetacionit, më shpesh kryhet mbrojtja nga vrugu dhe shtrirja e grurit.

Mbrojtja prej dëmtuesve kryhet gjatë periudhës së vegjetacionit, nëse vërehet paraqitja e tyre.

30

Korrja-grumbullimi

Korrja kryhet me kombajna të drithit, kurse drithi bartet në magazinë në të cilët rruhet, deri te momenti i përpunimit në industrinë e bluarjes.

Në magazinat duhet të kontrollohet vazhdimisht lagështia, temperatura dhe gjendja shëndetësore e grurit.

Rendimentet mesatare që fi tohet nga gruri arrijnë prej 3 deri më 7 tonelata për hektarë.Pas korrjes, është e nevojshme të mblidhet kashta. Mbledhja kryhet me dorë ose me

ndihmën e makinave për balla. Kur do të ,mblidhet kashta, menjëherë duhet të livrohet stërnishta. Me lëvrimin, pengo-

het humbja e lagështisë dhe mbulohen barojat si dhe mbeturinat e vetë bimës.

Testoje njohurinë tënde:1. Shpjegoje rëndësinë e kulturave drithore?2. Nëpër cilat faza të rritjes kalojnë kulturat e drithërave?3. Numëroj para kulturat më të mira të grurit?4. Sa farë ju nevojitet që të mbilleni 1 he me grurë dhe kur do të kryeni mbjelljen?

31

ELBI

Rëndësia ekonomike

Për ushqimin e njeriut, në krahasim me grurin, elbi përdoret më pak, për shkak se fara ka vlerë më të vogël ushqyese, kurse buka është me kualitet më të dobët.

Elbi ka zbatim të madh në industrinë për prodhimin e birës, në industrinë tekstile dhe të farmacisë.

Përdoret në blegtori për ushqimin e kafshëve shtëpiake, si kokërr e plotë ose e përpunu-ar. Kashta e elbit është më me kualitet, në raport me të grurit, dhe përdoret si ushqim i gjelbër i imtësuar në blegtori ose si shtroje.

Origjina, shtrirja, prodhimi dhe rendimentet

Elbi paraqet kulturë drithore më të vjetër. Origjina e elbit nuk është saktë e vërtetuar. Konsiderohet se me kryqëzim natyror të llojeve të egra të elbit janë fi tuar llojet dyrreshtore dhe më shumërrshtor të elbit.

Për shkak të aftësisë së përshtatjes ndaj kushteve të ndryshme të jashtme, elbi mbarësh-tohet çdo kund në botë.

Në Republikën e Maqedonisë elbi mbarështohet në sipërfaqe pre rreth 50.000 hektar me rendimentet prej 110.000 tonelata, ose në mesatare pre 2.200 kg/ha.

Sistematika

- rendi: Poales;- familja: Poaceae;- gjinia: Hordeum;- lloji: Sativum.

Vetitë morfologjike

- rrënja: elbi ka rrënjë më pak të zh-villuar në krahasim me drithërat e tjerë;

- kërcelli: është i lartë prej 60 deri më 100 cm dhe është me i trashë në kra-hasim me kërcellin e grurit;

- gjethi: karakteristike për gjethin e elbit është ajo që ka veshëza shumë të zhvilluar që ngjajnë me draprin dhe se kryqëzohen. Sipas ngjyrës është i gjelbër i ndritshëm dhe është pak më i gjerë.;

- lulja: lulet janë mbledhur në lulesën e kallirit;

- fryti: fryti është kokërr me formë elipsoide ose romboide. Kokrra mundet të jetë e zhveshur ose barishtore. Është e përbërë prej ujit, sheqerit, proteinave, yndyrave, vitaminave, celulozës dhe ma-terieve minerale.

Fig. nr. 12.-Vetitë morfologjike të elbit

32

Vetitë biologjike

Ekzistojnë varietet e elbit dimëror, pranveror dhe fakultativ. Në varësi prej formës, elbi ka periudhë të ndryshme për vegjetacion. Elbi pranveror ka vegjetacion prej 55 deri më 130 ditë, kurse i dimrit prej 240 deri më 260 ditë. Prej farës në farë (periudha e vegjetacionit) elbi kalon nëpër dy periudha, rritje vegjetative dhe zhvillim riprodhues. Gjatë kohës së rritjes vegjetative, elbi kalon nëpër të njëjtat fenofaza sikurse edhe gruri. Zhvillimi riprodhues zhvillohet në 12 etapa.

Agroteknika

- qarkullimi bimor: elbi nuk duron monokulturë. Para kultura të mira për elbin e kaf-shëve janë leguminozet, kurse për të birës kulturat prashitëse;

- punimi i tokës: punimi i tokës është i njëjtë sikurse edhe te gruri, por duhet të fi lloj shumë më herët nga se elbi mbillet më herët se gruri;

- plehërimi: elbi plehërohet me azot, plehra fosforik dhe të kaliumit. Fosfori, kaliumi dhe gjysma e azoti shtohen në punimin themelor të tokës, kurse gjysma tjetër e sasisë së plehrave të azotit shtohet me një ushqyerje para se të ndodh zgjatja e kërcellit. Kjo ka të bëjë me llojet dimërore të elbit. Te llojet pranverore, me punimin themelor shtohet krejt sasia e plehrave të azotit, fosforit dhe kaliumit. Nevojat nga këto elemente biogjene lëvizin për azotin dhe kaliu-min pastër prej 80 deri 100 kg/ha, kurse për fosfori prej 80 deri në 120 kg/ha;

- mbjellja: për elbin e dimrit mbjellja bëhet më herët se gruri, pra ajo duhet të fi llon në fi llim të tetorit. Elbi i pranverës mbillet nga fundi i dimrit (sapo koha të lejon të hyhet në arë). Mbjellja kryhet në thellësi prej 3 deri në 5 cm me sasi të farës prej 170 deri më 200 kg/ha.

Korrja-grumbullimi

Edhe pse elbi piqet njëtrajtësisht, është e nevojshme shumë të kujdesemi në kohën e fi llimit të korrjes, ngase elbi i pjekur ka kallirin e thyeshëm, kurse kokrra lehtë cokëlohet. Elbi shumërrshtor korret kur kokrra gjendet nga fundi i pjekjes diellore, kurse elbi i birës në fazën e pjekjes së plotë.

Testoje njohurinë tënde:1. Pse përdoret elbi?2. Shpjegoje teknologjinë e prodhimit të elbit?3. Çka shkakton sasi të madhe më të madha azoti në tok gjatë prodhimit të elbit?

33

TRITIKALE

Rëndësia ekonomike: tritikalja përmban aminoacide më me kualitet në krahasim me grurin dhe jep kokërr më me kualitet dhe bukë në krahasim me thekrën.

Kokrra përdoret për ushqim kafshësh, kurse mielli i fi tuar prej gruri dhe tritikales jep shumë bukë kualitative, të pasura me aminoacide të pazëvendësueshme.

Përveç prodhimit të kokrrës, tritikalja përdoret për prodhimin e së tagjisë së gjelbër për ushqimin e kafshëve shtëpiake (për kullotje, sanë dhe silazh).

Origjina, shtrirja, prodhimi dhe rendimentet: Tritikalja është fi tuar para tridhjetë viteve me kryqëzimin e grurit dhe thekrës.

Që të rritet rëndësia ekonomike dhe teknologjike është qasur nga prodhimi i kulturës së re që karakterizohet me vetitë vijuese:

- rritja e produktivitetit;

- veti më të mira bukëpjekës dhe bukë;

- zvogëlimi i thyerje së kallirit;

- zvogëlimi i periudhës së vegjetacionit;

- rritjes së rezistencës etj.

Në Maqedoni tritikalja mbarështohet në sipërfaqe të kufi zuara. Rendimentet që fi tohen janë të kënaqshme. Varietetet e tritikales në Maqedoni kanë potencial të lartë të prodhim-tarisë (rreth 10 t/he).

Sistematika:

- rendi: Poales;- familja: Poaceae;- gjinia: Triticale;- lloj: Species.

Vetitë morfologjike: Tritikalja ka trashëguar shumë veti nga gruri dhe tërshëra dhe me disa veti të reja morfologjike.

Vetitë biologjike: ekzistojnë forma dimërore dhe pranverore të tritikales. Vegjetacioni zhvillohet për 270-280 ditë (format dimërore) dhe 70-150 ditë (format pranverore).

Gjatë rritjes së vegjetacionit te tritikale zhvillohen fenofaza e njëjta sikurse te drithërat e tjera të vërteta: mugullimi, mbirja, rrënjëzimi, vëllazërimi, zgjatja e kërcellit, formimi i kal-lirit, lulëzimi dhe pllenimi, formimi i kokrrës, pjekuria qumështore, pjekja e dylltë dhe pjekja e plotë. Zhvillimi riprodhues zhvillohet njësoj sikurse edhe te gruri.

Agroteknika

Tritikalja bëhet në shumë toka të varfra, mandej edhe në vende ku dimrat janë të ashpër, kurse verat e thata.

-qarkullimi bimor: si para kultura të mira për tritikalen konsiderohen kulturat prashitëse dhe njëvjeçare leguminoze;

- punimi i tokës: punimi themelor i tokës duhet të bëhet në thellësi prej 35 deri më 45 cm, ndërsa mandej toka përgatitet për mbjellje;

34

- plehërimi: në qoftë se tritikalja mbarështohet për kokrrën, plehërimi është njëjtë si-kurse te gruri. Nëse, prapë, mbarështohet për ushqim të gjelbër, atëherë plehërimi me N P K kryhet në punimin e thellë të tokës;

- mbjellja: tritikalja duhet të mbillet në periudhën ndërmjet mbjelljes së grurit dhe thek-rës, respektivisht në të njëjtën kohë me grurin, në qoftë se prodhohet në kokrra ose, prapë, gusht /shtator, në qoftë se mbarështohet për tagji të kafshëve në thellësi prej 4 deri më 6 cm.

Fig. nr. 13. -Tritikale – kalliri dhe kokrra

Korrja-grumbullimi: Korrja kryhet me kombajnerë drithërash pa rrezik të rënies së kokrrës, në fazën kur kokrra e kalon pjekurinë e dylltë, kurse fi tohet në rreth 9-10 t/he.

Për tagji kafshësh, grumbullohet në fazën e lulëzimit.

Testoje njohurinë tënde:1. Me cilat karakteristika ekonomike dhe teknologjike karakterizohet tritikalja?2. Cila agroteknik zbatohet gjatë prodhimit të tritikales?

35

2.5.1.2. DRITHËRAT MELORË

Në drithërat melore bëjnë pjesë:- misri;

- melekuqja;

- orizi;

- meli, dhe

- hejda.

Meli dhe hejda te ne shumë pak mbarështohen dhe nuk kanë ndonjë rëndësi të posa-çme.

MISRI

Rëndësia e ekonomike

Misri është kulturë bujqësore që ka rëndësi të madhe për ushqimin e njeriut, kafshëve shtëpiake dhe në industrial përpunuese.

Për ushqimin e njeriut, përdoret në formë të miellit bukëpjekës dhe qullit të misrit.Në blegtori, përdoret në formë të kokrrave, si ushqim i koncentruar, pastaj si peshë e

gjelbër (e freskët ose si silazh), si peshë e thatë etj.Në industri përdoret në prodhimin produkteve ushqimore, farmaceutike dhe kozmetike,

për prodhimin e ushqimit të kafshëve, pastaj në industrinë tekstile dhe kimike etj. Origjina, shtrirja, prodhimi dhe rendimentet

Misri e ka origjinën prej Amerike. E kultivonin fi si Maja para 8.000 vjetëve. Pas zbulimit të Amerikës, është sjell në Spanjë dhe është kultivuar si bimë dekorative. Në Maqedoni është sjell prej Turqisë.

Misri mbarështohet në të gjitha kontinentet. Ajo është kultura e tretë prodhuese, pas grurit dhe orizit. Në Maqedoni misri mbarështohet në sipërfaqe prej rreth 32.000 ha, me ren-dimentet mesatare pre 4000 kg/ha (viti 2008).

Sistematika

- rend: Poales;- familja: Poaceae;- gjinia: Zea;- lloj: Mays.Ekzistojnë më shumë lloje të misrit që kanë specifi kat e veta si në morfologji, ashtu edhe

në përbërjen kimike të kokrrës. - mistri i dhëmbor: kokrra ngjan dhëmbit, andaj prej këtu e ka marrë emrin. Përmban

sasi të madhe të amidonit, prandaj përdoret për ushqimin e kafshëve dhe për prodhimin ami-donit dhe alkoolit;

- mistri i fortë: ka formën topit. Përmban përqindje të mëdha të proteinave, andaj për-doret si për ushqimin e njerëzve, ashtu edhe për ushqimin e kafshëve shtëpiake;

36

- misri i sheqerit: kokrra ka sipërfaqe të rrudhur, përmban më shumë dekstrinë (sheqer) dhe ka shije të shprehur të ëmbël të butë. Përdoret si i zier, si shtesë i shumë ushqimeve në gjendje të freskët ose konservuar;

- misri për pufka: kokrra sipas formës mundet të jetë e margaritarit ose orizit. Gjatë nxehjes kokrra plasë, kurse endosperma del për jashtë si peshë sfungjeri e bardhë dhe butë;

Ekzistojnë edhe nënlloje të tjera: si misri i butë, misri i dylltë, misri i butë sheqeri etj.

Vetitë morfologjike

- rrënja: rrënja te misri është e fortë, e degëzuar dhe dendur, i sh-trirë në gjerësi, kurse masa kryesore e rrënjës arrin thellësinë deri më 40 cm. Prej nyjës mbi tokë, në fazën e tufëzimit, te misri formohet lloj tjetër i rrënjëzimit të quajtura rrënjë ajrore ose adventive – “panxha”.

- kërcelli: kërcelli në mënyrë cilindrike e ndarë në node dhe inter-node të mbushura me indin parenkimatoz (palcor). Lartësia e kërcellit mundet të arrij deri më 700 cm (te disa hibride);

- gjethi: në varësi nga faza e zhvillimit, te misri dallon gjethe em-

brionale (5-7 gjethe) të cilat zhvillohen për dy javë nga mbirja, gjethja

e vërteta të cilat zhvillohen në çdo brez dhe gjethe të koçanit të cilat

e mbështjellin koçanin dhe mbrojnë lulet dhe kokrrat e koçanit;- lulja: te misri ka dy tipa të lules, që gjenden në bimën e njëjtë,

përkatësisht misri paraqet bimë njëdhomësh, gjini ndarëse. Lulet meshkuj paraqesin fshesa dhe gjenden në maje të kërcellit, kurse fem-rat paraqesin koçanin dhe gjenden në mbrojtjen e gjetheve.

- fryti: forma e kokrrës dhe përbërja e tij kimike varet prej nënl-lojet, llojit, hibridit, kushteve klimatike dhe etj.

Fig. nr. 14.-„Panxhe” te misri

Vetitë biologjike

Te misri dallojmë rritje vegjetative dhe zhvillim riprodhues. Rritja vegjetative zhvillohet nëpër fenofaza vijuese:Mugullimi, që fi llon në temperaturë minimale prej 6 deri më 12 oC dhe me sasi të cak-

tuar të lagështisë. Mbirja, fi llon menjëherë pas mugullimit me paraqitjen e parë të gjethit të fi lizit:Faza tri deri më pesë gjethe, bima i pushton materiet ushqyese nëpërmjet tokës, kurse

ushqehet përmes rrugës së fotosintezës. Faza e shtatë gjetheve, paraqitet fi llimi i fshesës nga dorëza e gjethit të gjashtë.Faza e tetë dhe nëntë gjetheve, gjashtë gjethet e para janë shpërdredhur dhe fi llon

zgjatja e kërcellit.

37

Faza e dhjetë dhe njëmbëdhjetë gjetheve, kjo është fazë e rritjes së shpejtë vegjeta-tive me ç’rast arrihen rritje maksimale e kërcellit gjithnjë deri te paraqitje e fshesës.

Lulëzimi i misrit bëhet kur fshesa në tërësi do të dalë. Mëndafshi dhe prashitja kryhen në orët e pas ditës.

Formimi i kokrrës, fi llon pas pllenimit ku gjatë 15 ditëve fi llon mbushja, përkatësisht

kalimi i materieve ushqyese nga organet e vegjetacionit në kokërr. Gjatë grumbullimit të ma-terieve ushqyese kokrra e kalon fazën qumështore, të dylltë dhe pjekurinë e plotë për dy muaj jo të plotë nga pllenimi.

Zhvillimi riprodhues zhvillohet nëpër 12 etapa (në organet gjeneruese të mashkullit) dhe 9 etapa (te organet gjeneruese të femrës).

Agroteknika

Për rritjen dhe zhvillimin e misrit, është e nevojshme sasi e madhe e ujit. Nevojë më të madhe për ujë misri ka në periudhën prej korriku deri në gusht. Nevoja për nxehtësi gjithashtu është e madhe, respektivisht shuma vjetore e temperaturës së mesme ditore arrin 2500 deri m 2700 oC.

Misri më së miri bëhet në toka të shkrifa me veti të mira fi zike, ujore dhe ajrore.- qarkullimi bimor: si para kulturë e misrit, më shpesh është gruri dhe disa kultura in-

dustriale dhe foragjere;Me futjen e rotacionit të kulturave, mundësohet lufta më efi kase me barojat, sëmundjet

dhe dëmtuesit, si dhe shfrytëzimi më i mirë i materieve ushqyese;- punimi i tokës: në esencë, sistemi i punimit të tokës përbëhet përpunimit plotësues

dhe para mbjellës.Me punimin themelor zvogëlohen barojat, sëmundjet dhe dëmtuesit, kurse mbeturinat

organike lëvrohen në thellësi prej 25 deri më 30 cm në periudhën prej qershorit deri në shta-tor.

Punimi plotësues kryhet herët në pranverë me diskim dhe lesim. Disa ditë para mbjelljes, kryhet punimi para mbjellëse, me qëllim që të fi tohet shtresë e shkriftë prej 8 deri në 10 cm.

- plehërimi: ushqimi i misrit është me rëndësi të madhe për shkak se gjatë vegjetacionit i janë të nevojshme sasi të mëdha të materieve ushqyese.

Për plehërim, duhet të përdoren plehra organik dhe mineral. Prej atyre organik më i rëndësishëm është plehu i stallës, kurse nga ai mineral, fosforik dhe i kaliumit. Me plehërimin themelor futen 2/3 na azoti dhe sasia e përgjithshme e fosforit dhe kaliumit. Në pranverë, me ushqyerjen futen sasia tjetër e azotit;

- mbjellja: për mbjelljen duhet të shfrytëzohet farë e pjekur dhe e shëndosh, e mbrojtur nga sëmundjet kërpudhore.

Me mbjellje fi llohet kur toka është e nxehur prej 10 deri më 12 oC (mesi i prillit), kurse kryhet me makinat mbjellëse në rreshta. Sasia e farës për mbjellje në 1 ha është prej 15 deri më 45 kg.;

38

Fig. nr. 15.-Misri-kërcelli, koçani

- kujdesi: masat për mbrojtje dhe kujdes bëhen me qëllim që të mundësohet rritja opti-male dhe zhvillim i bimës gjatë periudhës së vegjetacionit.

Nëse në tokë paraqitet kore, për shkak të reshjeve të bollshme të shiut, në periudhën e mbjelljes, dhe deri te mbirja, atëherë duhet të thyhet korrja me lesë ose gërmues rrotulluese.

Pas mbirjes, është e nevojshme mbarështimi ndërmjet rreshtave që të zhduken barojat. Masa vijuese është prashitja që bëhet me qëllim që të rregullohet numri i bimëve dhe të zh-duken barojat.

Ujitja është peshë shumë e rëndësishme agroteknike që duhet të kryhet. numri i ujitjeve përcaktohet sipas lagështisë së tokës dhe sipas nevojës së bimës. Ujitja kryhet me linja, me shi artifi cial ose me sistemin pik pas pike.

Mbrojtja prej barojave kryhet me mjete agroteknike, fi zike dhe kimike. Mbrojtja prej sëmundjeve dhe dëmtuesve kryhet me pesticide.

Grumbullimi-korrja

Në qoftë se misri përdoret për silazh, korrja bëhet me kombajnerë silazhi, kur misri është në fazën në fazën e pjekurisë qumështore-të dylltë.

Nëse përdoret për ushqim i gjelbër për kafshë, atëherë vilet kur do të arrijë lartësinë 1 metër, kurse korrja kryhet me kombajnë silazhi ose makinë kositëse.

Korrja e misrit për kokrra kryhet kur ajo është në fazën e pjekurisë së dylltë, përkatësisht kur kokrra përmban m pak se 35 % ujë. Bëhet me kombajna universal.

Koçanët e misrit mundet të vilen me dorë, në atë mënyrë që thyhen nga kashta dhe çerdhen. Kërcelli pas kësaj, pritet me thikë, sëpatë ose me drapër dhe bartet prej arës. Në qoftë se imtësohet me kosë shpërndahet nëpër sipërfaqen e tokës.

Testoje njohurinë tënde:1. Cili është dedikimi i misrit për prodhimtari industriale?2. Kur misri ka nevojë për sasi më të madhe të ujit?3. Numëroni masat për përkujdesjen e misrit? 4. Kur vilet misri?

39

ORIZI

Rëndësia ekonomike

Rëndësia e orizit në ushqimin e njerëzve, vjen nga ajo që është lehtë i tretshëm dhe nuk shkakton vështirësi gjatë tretjes në stomak.

Mielli i fi tuar nga orizi ose kokrra përdoret në industrinë konditore, ose si shtesë në miel-lin për prodhimin e bukës.

Përdoret për ushqimin e njeriut si oriz, bukë, kokërr e zier, bozë, sake, raki, uiski etj.Orizi është njëra nga kulturat më të rëndësishme bujqësore në botë, sepse është përf-

shirë në ushqimin e në 2/3 e popullsisë botërore.Si kulturë bujqësore, orizi është i rëndësishëm, sepse siguron rendimentet të larta, në

tokët në të cilat më pak bëhen kulturat e tjera të drithit. Në fushat e orizit, për shkak të prezencës së përhershme të ujit mundet të mbarështohet

peshku nga lloji i krapit.

Origjina, shtrirja, prodhimi dhe rendimentet

Orizi është njëra prej kulturave më të vjetra. Supozohet se e ka origjinën nga Azia (Kina dhe India), ndërsa në Maqedoni ka fi lluar të mbarështohet që në kohën e Lekës së Madh, i cili e ka sjellë farën e orizit nga vendet aziatike. Në Maqedoni më së shumti mbarështohet në fushën e Koçanit dhe Vinicës. Në vitin 2008 janë mbjell rreth 2500 ha me oriz prej të cilit është fi tuar rendimenti mesatar prej 6000 t/ha.

Sistematika

- rendi: Poales;- familja: Poaceae;- gjinia: Oryza;- lloj: Sativa.

Vetitë morfologjike

- rrënja: rrënja e orizit është në formë xhufkore, me shtrirjen e peshës kryesore rrënjësore në thellësi prej 15 deri më 20 cm;

- kërcelli: kërcelli është cilindrik, në pjesën e poshtme i zbrazët, ndërsa në pjesën e sipërme është e mbushur me ind parenkimatoz. Arrin lartësinë (në kushte tona) prej 60 deri më 130 cm;

- gjethi: gjethi është i zgjatur, i përbërë prej dorëzës së gjethit dhe fl etës së gjethit me nervaturë paralele;

- lulja: paraqet fshesë lule;- fryti: fryti është kokërr me formë elipse, e

mbështjellë me byk.Fig. nr. 16.-Vetitë morfologjike të orizit

40

Vetitë biologjike

Orizi është bimë njëvjeçare që kalon dy periudha të rritjes dhe zhvillimit, respektivisht rritjes vegjetative dhe zhvillimit riprodhues. Rritja e vegjetacionit zhvillohet nëpër disa faza: mugullimit, mbirjes, embrionit, rrënjëzimit, zgjatja e kërcellit, fshesës, lulëzimit, pllenimit, formimit të kokrrës, ujitjes dhe pjekjes së kokrrës. Zhvillimi riprodhues kalon nëpër 12 etapa.

Agroteknika

Për zhvillimin normalë të bimës së orizit, është e nevojshme sasi e madhe e ujit, prej 2000 deri në 4500 oC shumë vjetore të temperaturave mesatare të ditës dhe shuma mesatare e shirave prej 500 mm.

Te ne orizi mbarështohet toka tokë aluviale, diluviale dhe t ë kripura.- qarkullimi bimor: orizi pozitivisht reagon në ndërrim të kulturave. Në prodhimin oriz-

it, për shkak të nivelimit të parcelave, bërja e ullukëve dhe të ngjashme nuk është e mundur te ndërrim të kulturave d.m.th. orizi mbarështohet si monokulturë më shumë vite.

- punimi i tokës: sikurse edhe çdo kulturë bujqësore tjetër, ashtu edhe orizi rezultate më të mira jep gjatë lëvrimit të hershëm të thellë të tokës.

Meqenëse fushat e orizit një kohë të gjatë janë nën ujë, është çrregulluar regjimi i ajrit të tokës. Mu për këtë shkak me lëvrimin e thellë të tokës sigurohet aeracioni i mirë (ajrosje) e tokës.

Në pranverë, është e nevojshme të kryhet lëvrimi i cekët dhe lesimi para mbjelljes. Në ndërkohë, duhet bërë rrafshimi i sipërfaqeve, renovimi i ngastrave (parcelave) dhe rrjetit të kanaleve;

- plehërimi: plehërimi i orizit është njëra ndër masat më të rëndësishme agroteknike. Për atë është i nevojshëm plehërimi themelor me ç’rast i shtohet krejt sasia e plehrave fosforik dhe të kaliumit dhe gjysma nga plehrat e azotit dhe ushqyerja me plehrat e mbetur azotik;

- mbjellja: orizi mbillet rreth 20 prillit kur temperatura e ujit në shtresën sipërfaqësore kohë më të gjatë rruhet në 12 oC. Mbjellja e orizit bëhet me farë që më parë ka mugulluar, në sasi prej 220 deri më 250 kg/ha. Mbjellja mundet të bëhet me dorë, me makinë mbjellëse ose me rasatin.

- kujdesi: gjatë vegjetacionit, pas mbjelljes, orizi kërkon masa të caktuara të kujdesit që do t’i mundësojnë kushte më të mira për zhvillim.

Masat agroteknike që zbatohen janë: ujitja, mbrojtja nga barojat, sëmundjet dhe dëm-tuesit dhe ushqyerja.

Korrja-grumbullimi

Korrja mundet të jetë me dorë ose makinë, me kombajnë.Kokrra që fi tohet gjatë korrjes së orizit quhet oriz i paqëruar. Me qërimin e orizit dhe

zbardhjen e orizit fi tohet oriz që e përdorin e njerëzit në ushqim.

41

Fig. nr. 17.- Fushë orizi

Para se të koret orizi, është e nevojshme të lëshohet uji prej parcelave që të thahet toka, që të mundet makineria normal të lëviz.

Testoje njohurinë tënde:1. Pse është i rëndësishëm orizi te ushqimi i njeriut?2. Pse orizi mbarështohet te monokultura 3. Çka ndodh me tokën gjatë mbarështimit më të gjatë të orizit në monokulturë?4. Çka paraqet qërimi i orizit?

Aktivitete në ekonominë e shkollës:

Në qoftë se në ekonominë e shkollës mbarështohen kulturat drithore, merrni pjesë në realizimin në pjesën e masave agroteknike që zbatohen në prezencën e tyre.

Për në shtëpi:

Bëni koleksionin prej farave të kulturave drithore.

42

2.5.2. PRODHIMI I KULTURAVE LEGUMINOZE

Prej bimëve leguminoze, për ushqimin e njeriut, më të rëndësishme janë:- fasulja;

- soja;

- bizelja;

- thjerrëza;

- qiqra dhe tjera.

Rëndësia ekonomike

Të gjitha bimët e theksuara leguminoze prodhohen për shkak të farës të cilat përmbajnë sasi të madhe të proteinave. Fara e kulturave leguminoze përdoret për ushqimin e njeriut, drejtpërdrejt si farë ose, prapë, të përpunuara në produkte të shumëllojshme në industrinë ushqimore.

Origjina, shtrirja dhe prodhimi

Kulturat kokrrizore leguminoze prodhohen çdo kund në botë. prodhues më të mëdha janë vendet nga Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut. Në Republikën e Maqedonisë kokrrat e bimëve leguminoze mbarështohen në të gjitha regjionet në sipërfaqe prej rreth 6000 he.

Vetitë morfologjike

Bimët leguminoze karakterizohen me veti të përbashkët morfologjike, përkatësisht:- rrënja: bimët leguminoze kanë rrënjë boshtore në të cilat anësh radhitën rrënjët dhe

fi jet rrënjësore. Sistemi rrënjësor fuqishëm depërton në tokë dhe ka veti që t’i tretë dhe thith materiet ushqyese.

Fig. nr. 18. – Bakteri të shurrave(azotofi ksatorë) në rrënjën e leguminozes

Masa kryesore rrënjësore, te leguminozet, shtrihet në thellësi prej 40 cm. rrënja e bimëve leguminoze ka aftësi që të jetojë në simbiozë me bakteret e gjinisë Rhisobium. Këto bakteri futen në sistemin rrënjësor dhe formojnë toptha. Bakteret nga bima furnizohen me azot;

- kërcelli: kërcelli nga leguminozet është barishtor, kurse me pjekjen ajo ngurtësohet. Në varësi prej ngurtësisë, kërcelli mund të jetë i shtrirë, i lakueshëm ose i drejtë me rritje të kufi zuar ose pakufi zuar;

)

43

- gjethi: në varësi prej llojit, gjethi mund të jetë trepjesësh (fasulja, soja), pupëlor (bi-zelja, thjerrëza, qiqra), unazor (lëvozhga). Disa gjethe mbarojnë me mustaqe që shërbejnë për përforcim. Sipas formës gjethi mund të jetë në formë veze, zemrës etj.

- lulja: lulet ngjajnë në fl utura, sipas ngjyrës janë të ndryshme, të shpërndara veç e veç ose në tufa lule. Pllenohen në mënyrë autogamie (prej lules së njëjtë) ose në formë ksenoga-mie (prej luleve të bimëve të ndryshme).

- fryti: fryti është përzierje me ngjyrë të ndryshme, i përbërë prej dy pjesëve të njëjta. Në bishtajën gjendën një ose më shumë fara. Në disa lloje bishtaja plasë kur është e pjekur dhe kokrra del prej saj;

- fara: fara paraqet kokërr me formë të ndryshme (topthore, ovale, cilindrike, veshkës, etj), dhe madhësi të ndryshme, ngjyrë dhe përbërje kimike të ndryshme.

Nga ndërtimi anatomik fara përbëhet prej mbështjellësit, embrionit dhe dy fl etëve

kotiledone.

Vetitë biologjike

Bimët e kokrrave leguminoze janë bimë njëvjeçare. Rritja vegjetative zhvillohet nëpër disa faza: mugullimit, mbirjes, rritjes së kërcellit, lulëzimit dhe pllenimit, formimit të frytit dhe pjekjes së kokrrës.

Mugullimi fi llon kur fara do të gjendet në kushte të volitshme (sasi e caktuar e ujit, tem-peraturë dhe ajër). Atëherë fara e pranon ujin dhe fryhet, kurse fermentet fi llojnë me aktivite-tin e tyre duke i zbërthyer materiet rezerve deri në kërkim që të mundet embrioni të ushqehet. Lagështia optimale për mugullim të këtyre kulturave është rreth 70% nga kapaciteti maksimal ujor. Temperatura minimale e nevojshme për mugullim sillet prej 1 deri më 10 oC, në varësi nga lloji i kulturës.

Mbirja fi llon kur në sipërfaqe do të shfaqen fl etët kotiledone (ose mbesin në tokë) dhe zgjatë prej 8 deri ë 20 ditë.

Rrënjëzimi, në esencë paraqet rritje intensive e rrënjës kryesore dhe rrënjëve anësore rrënja rritet prej mugullimit gjithnjë deri te formimi i bishtajave.

Kërcelli rritet me majën vegjetative. Gjatë rritjes formohen nyjat dhe gjethet. Kërcelli nga tutulatet e gjetheve degë, duke formuar degë nga rendi i dytë dhe tretë.

Lulëzimi dhe pllenimi zgjatë gjatë (për shkak të zhvillimit paralel të fazës të rritjes in-tensive), prandaj është e nevojshme që në këtë periudhë bimët të jenë të furnizuara me sasi të mjaftueshme të ujit dhe materie ushqyese. Në kërcellin e kësaj faze, mundet të shihen si lule ashtu edhe bishtaja.

Menjëherë pas pllenimit formohet fryti dhe fara. Fryti në esencë paraqet bishtaja. Në këtë fazë asimilate prej kërcelli dhe gjethi kalojnë në bishtajë dhe kokërr.

Pjekja fi llon së pari në bishtajat e poshtme dhe e përcjell lulëzimin dhe formimin e bishtajave. Gjatë pjekjes bimët gradualisht zverdhen dhe thahen. Fara gjatë pjekjes kalon nëpër pjekurinë qumështore (prej formimit deri te arritja e madhësisë normale, sipas ngjyrës është e gjelbër, ndërsa sipas strukturës e butë), pjekja e dylltë (do ta fi tojë ngjyrën karakter-istike, por ende nuk është e fortë) dhe pjekja e plotë (kur fara është e fortë dhe përmban sasi të vogël të ujit). Në pjekurinë e plotë të farës, te disa bimë, bishtaja plasë dhe ajo del prej saj.

44

FASULJA

Rëndësia ekonomike

Fasulja mbarështohet për shkak të vlerës kualitative ushqyese të lartë të farës e cila përmban karbohidrate, proteina dhe materie minerale. Fasulja te ne kryesisht përdoret në formën e kokrrës, por mundet edhe në formën e boranisë (së bashku me bishtajat).

Mbeturinat bimore që fi tohen pas vjeljes së bishtajave të fasules, edhe pse kanë vlerë të vogël ushqyese, mundet të përdoren për ushqim të kafshëve shtëpiake ripërtypëse.

Në tokat ku mbarështohet fasulja ju përmirësohen vetitë fi zike dhe toka pasurohet me azot për çka fasulja është azotofi ksatorë.

Origjina, shtrirja, prodhimi dhe rendimentet

Fasulja rrjedh prej Amerikës dhe Azisë. Në Evropë është sjell pas zbulimit të Amerikës.Fasulja mbarështohet gjithkund, por më së shumti në Kinë, Indi, Brazil dhe SHBA.Në Republikën e Maqedonisë, fasulja prodhohet si kulturë e pastër në sipërfaqe prej

rreth 5000 he me rendimentet mesatare pre 1200 kg/ha, ose si ndërmjet mbjellje së bashku me misrin në sipërfaqe prej rreth 7000 he me rendimentet mesatare prej rreth 770 kg/ha.

Sistematika

- familja : Papilionaceae;- gjinia: Phaseolus;- lloji: Vulgaris.Ekzistojnë numër i madh i llojeve që sipas origjinës ndahen lloje groshe nga bota e vjetër

(Azia) dhe llojet e fasules nga bota e re (Amerika).

Vetitë morfologjike

- rrënja: rrënja është e thepët, dobët e zhvilluar, por e shpërndarë fuqishëm. Në rrënjët sipërfaqësore zhvillohen baktere koloide të cilat e fi ksojnë azotin ajrorë nga bima Rhizobium Phaseoli;

- kërcelli: kërcelli i fasules është barishtor dhe i rrumbullakët, i cili kah fundi i vegjeta-cionit ngurtësohet. Ai mundet me qenë i ulët dhe i drejtë (40 – 60) dhe i lartë dhe i shtrirë (arrin gjatësinë 150 – 500 cm, andaj për kultivim nevojiten mbështetëse për tu mbështjellë).

- gjethi: gjethi është i përbërë, përbëhet prej tri gjetheve në formë zemre. Gjatë mbirjes së fasules fl etët kotiledone dalin jashtë në sipërfaqen e tokës, kurse gjethet e para e të vërteta janë një pjesësh. Me pjekjen gjethet ndryshojnë ngjyrën, thahen dhe bien;

- lulja: lulet janë të mbledhura në lulesa në trajtë rrudhi me 2-8 lule. Te fasulja “përdred-hës” lulet dalin nga tutulat të çdo gjethi, përderisa te fasulja “xhuxhe” dalin nga maja e kërcel-lit. Sipas ngjyrës janë të ndryshëm (të bardhë, verdhë, kuqe etj). Lulja fekondohet në mënyrë autogamie, por mund të ndodh edhe pllenimi nga anësh.

45

- fryti: fryti te fasulja është bishtajë me formë dhe ngjyrë të ndryshme - fara: kokrra e fasules paraqet farë në kuptimin e vërtet të fj alës. Ka formë madhësi dhe

ngjyrë të ndryshme,. Përmban karbohidrate (rreth 55%), proteina (25-30%)), yndyra (2-3%), celulozë (3-4%), materie minerale (3%) dhe ujë (8%).

Fig. nr. 19.-Vetitë morfologjike të fasules

Vetitë biologjike

Fasulja është bimë njëvjeçare me gjatësi të periudhës së vegjetacionit prej 70 deri më 120 ditë (varësisht prej llojit). Gjatë kohës së vegjetacionit fasulja kolon nëpër fenofaza vijuese: mugullimi, mbirja, rrënjëzimi me rritje të ngadalësuar të kërcellit, rritje intensive e kërcellit, degëzimi, lulëzimi, pllenimi dhe pjekja.

Fig. nr. 20.-Zhvillimi i fasules, prej mbjelljes deri te formimi i bishtajës

46

Agroteknika

Fasulja mbarështohet në toka me regjim të mirë ujor dhe ajror.- qarkullimi bimor: Si para kulturë, për fasulen, mundet të jenë të gjitha kultura bujqë-

sore, përveç bimëve bishtajore dhe lulediellit, për shkak të sëmundjeve të njëjta nga të cilat vuajnë;

- punimi i tokës: punimi i tokës ka rëndësi të madhe për shkak se sistemi rrënjësor for-mohet në shtresën më të cekët të lëvruar punimi themelor i tokës duhet të bëhet sa më herët, në thellësi prej 25 deri më 30 cm.

Punimi para mbjelljes kryhet në thellësi prej 10 cm, me frezë rrotulluese një javë para mbjelljes;

- plehërimi: plehërimi kryhet me plehra mineral (N P K) dhe pleh stalle. Plehrat mineral sillen gjatë punës themelore dhe para mbjelljes së tokës.

Ushqyerja me pleh azoti bëhet shumë rrallë, në qoftë se nuk janë formuar topthat prej baktereve azotofi ksatorë në sistemin rrënjësor;

- mbjellja: mbjellja kryhet me farë të shëndoshë dhe të pjekur fi ziologjikisht me mu-gullim të mirë. Mbjellja e fasules fi llon në gjysmën e dytë të prillit, kur temperatura e tokës do të jetë prej 10 deri më 12 oC. Sasia e farës që është e nevojshme për mbjellje, varet prej mad-hësisë së kokrrës dhe sillet prej 80 deri më 200 kg/ha.

- kujdesi: pas mbirjes së fasules, është e nevojshme të bëhet prashitja dhe mbarështimi ndërmjet rreshtave i mbjelljes.

Gjatë vegjetacionit, duhet të bëhen edhe një deri më dy prashitje me çka zhduken baro-jat dhe përmirësohet regjimi ujor-ajror i tokës. Fasulja duhet të ujitet më shumë herë gjatë vegjetacionit, varësisht nga lagështia e tokës.

Në qoftë se në mbjellje paraqiten dëmtues dhe sëmundje kryhet mbrojtja.

Korrja- grumbullimi

Fasulja piqet gradualisht nga pjesa e poshtme e kërcellit nga majat. Për atë edhe vjelja, në qoftë se bëhet me dorë bëhet në mënyrë pandërprerë.

Gjatë vjeljes me makinë duhet të pritet nga bima të bien gjethet ashtu që bishtajat do të jenë të pjekura.

Testoje njohurinë tënde:1. Pse përmirësohen vetitë e tokës gjatë mbarështimit të fasules?2. Shpjegoni përkujdesjen për fasulen gjatë mbarështimit të saj?

47

BIZELJA

Rëndësia ekonomike

Prodhohen dy lloje të bizeles, që dallohen sipas mënyrës së prashitjes, kurse ato janë:- kopshtare, që përdoret për ushqimin e njerëzve dhe

- i kafshëve, që përdoret për ushqimin e kafshëve shtëpiake

Bizelja kopshtare mbarështohet për shkak të farës, që përdoret e papjekura (barishtore), si i zier.

Mundet të përdoret edhe fara e pjekur, me bluarjen paraprake në miell, si shtesë në prodhimet e ndryshme të industrisë bukës.

Bizelja në ushqimin e kafshëve shtëpiake, përdoret si biopeshë mbitokësore, si ushqim voluminoz (kaba) i kafshëve dhe si farë e pjekur për përgatitjen e ushqimit të koncentruar të kafshëve.

Bizelja si kulturë bujqësore ka rëndësi të madhe të lavërtarisë, për atë se e pasuron tokën me azot, rritet herët, mandej në tokë mundet të mbarështohet kultura e dytë.

Origjina, shtrirja, prodhimtaria dhe rendimentet

Bizelja rrjedh prej Azisë. Ajo sot është e shtrirë në zonat e mesme dhe regjionet tropikale. Në Maqedoni bizelja mbarështohet çdo kund, në sipërfaqe prej rreth 960 ha me rendimentet mesatare prej rreth 2500 kg/ha.

Sistematika

- familja:Leguminosae/ Popilionaceae;- gjinia: Pisum;- lloji: Sativum.

Vetitë morfologjike

- rrënja: rrënja e bizeles është thepët. Arrin thellësinë prej 100 deri më 120 cm. Në rrën-jën baktere topthore;

- kërcelli: kërcelli është i hollë, dobët i degëzuar dhe i zbrazët, i mbuluar me pluhur hiri. Lartësia e bëmës varet prej llojit dhe prej farës lëviz prej 15 deri më 500 cm;

- gjethi: gjethi është i përbërë, me 1 – 3 palë gjethesh ovale. Maja e gjethit mbaron me mustaqe me të cilat ai përforcohet për mbështetësen. Në bazën e dorezës së gjethit ka dy fl etë mbyllëse të mëdha;

- lulja: lulja ka formën e fl uturës, del nga tutulat e gjethit dhe është vetë pllenues. Për nga ngjyra është i ndryshëm. Te bizelja që përdoret për ushqim të njeriut ka ngjyrën e bardhë;

- fryti: fryti është bishtajë;- fara: fara është kokërr. Në bishtajë ka 1 – 10 kokrra që kanë formën, madhësinë dhe

ngjyrën e ndryshme.

Vetitë biologjike

Gjatë kohës së vegjetacionit bizelja kalon nëpër fenofaza vijuese: mugullimi, mbirja, rrënjëzimi me rritje të ngadalshme të kërcellit, rritja intensive të kërcellit, degëzimi, lulëzimi, pllenimi dhe pjekja.

48

Agroteknike

- qarkullimi bimor: bizelja nuk duhet të mbarështohet në monokulturë, si dhe pas kul-turave të tjera leguminoze dhe lulediellit, ngase vuajnë prej sëmundjeve të njëjta.

Para kultura të mira për bizelen janë drithërat e kallamet, kulturat kopshtare dhe panx-harsheqeri;

- përpunimi i tokës: për mbarështimin e bizeles, është e nevojshme toka të përgatitet sa më herët.

Përpunimi themelor bëhet herët në vjeshtë, në thellësi prej 20 deri më 20 cm, kurse për-punimi plotësues disa ditë para se të mbillet;

- plehërimi: që të fi tohen rendimentet më të larta është i nevojshëm plehërimi i tokës me N P K;

- mbjellja: mbjellja e bizeles bëhet me farë të shëndosh, sojlie dhe e pastër me mu-gullim të mirë, në thellësi prej 3 deri më 5 cm. Sasia e farës për 1 ha është prej 5 – 20 kg. Mbjel-lja e bizeles bëhet me makinë mbjellëse rreshtore.

Në qoftë se bizelja përdoret për biopeshë të gjelbër, është e nevojshme fara të përzihet me farën e ndonjë kultura drithore;

- kujdesi: gjatë vegjetacionit, është e nevojshme disa herë të kryhet përpunimi ndërm-jet rreshtave, që të zhduken barojat dhe të thyhet korja.

Ujitja e bizeles bëhet në qoftë se ka nevojë për të (varet prej lagështisë së tokës).Krimbi i bizeles është insekt i cili më shpesh e sulmon bizelen. Mbrojtja bëhet me insek-

ticide në periudhën e lulëzimit ose para çeljes së luleve.

Korrja-grumbullimi

Vjelja e bizeles varet prej mënyrës për të cilën përdoret. Në qoftë se përdoret si biopeshë e gjelbër kositet në fazën e formimit të bishtajave.

Bizelja kopshtare vilet e papjekura, ndërsa bizelja e pjekur kur është në fazën e pjekurisë së dylltë.

Fig. nr. 21.-Vjelja me dorë e bizeles

49

THJERRA

Rëndësia ekonomike

Sikurse bimët e tjera leguminoze, thjerra përdoret për ushqimin njerëzve, kafshëve shtë-piake dhe në industrinë përpunuese.

Thjerra përmban përqindje të lartë të proteinave dhe karbohidrateve. Ajo zihet 2 deri më 3 herë më shpejtë se fasulja. Mu për të thjerra është ushqim shumë cilësor dhe leguminoze e shkëlqyeshme që përdoret në ushqimin e njeriut.

Mielli prej thjerre i përzier me të grurit përdoret për prodhimin e bukës speciale.Masa e gjelbër mbitokësore, nga thjerra, përdoret si ushqim për kafshë, sidomos për

dhentë dhe krerët tjerë që shërbejnë për riprodhim.Fara gjithashtu përdoret për ushqimin e kafshëve shtëpiake, sidomos për derrat dhe gi-

cat e vegjël.Prej farës së thjerrave prodhohet edhe amidon që përdoret në industrinë tekstile për

shtypjen e pëlhurave.

Origjina, shtrirja, prodhimi dhe rendimentet

Thjerra rrjedh prej Azisë dhe prej Mesdheut. Prodhohet çdo kund. Në Maqedoni prod-hohet në sipërfaqe të vogla prej rreth 100 ha me rendiment mesatar për hektar rreth 900 kg.

Sistematika

- familja: Fabaceae;- gjinia: Lens;- lloj: Esculentum.

Vetitë morfologjike

- rrënja: i thepët, dobët i degëzuar, me thellësi prej 40 deri më 50 cm. Në të formohen toptha prej azotofi ksatorëve;

- kërcelli: katërkëndësh, i hollë, më shpesh i drejtë, i mbuluar me fi je, e larë 15-70 cm;

- gjethi: kompleks, i përbërë, prej 2 deri më 3 palë fl etësh në të poshtmin dhe 4 deri me 8 çifte në pjesën e larë të kërcel-lit;

- lulja: del nga tutulat në gjethin (1 – 4 lulesh). Ai është dypolar, ngjanë në fl uturën dhe ka ngjyrë të ndryshme, më shpesh të bardhë, të ndritshme të verdhë ose ndritshme violete; bishtajë në të cilën janë vendosur 1 – 3 fara.

Fig. n r. 22. - Vetitë morfologjike të thjerrëzës

50

- fara: ngjanë në thjerrëz bikonvekse. Ajo është e rrumbullakët dhe se ngushtohet nga skajet. Kokrra është e pasur me materie minerale, përkatësisht përmban 21-35 % proteina, 47-67 % karbohidrate, 0,5 – 2 % celulozë, 2-3% materie minerale dhe më pak se 14 % ujë.

Vetitë biologjike

Periudha vegjetative e thjerrës kalon nëpër disa fenofaza: mugullimi, mbirja, rrënjëzimi, rritja e kërcellit dhe degëzimi, lulëzimi, pllenimi dhe pjekje.

Agroteknika

- qarkullimi bimor: nuk rekomandohet mbarështimi i thjerrës në monokulturë.- përpunimi i tokës: lëvrimi i thellë vjeshtor dhe përpunimi para mbjellës pranveror;- plehërimi: përdoren sasi të vogla të plehërimit për plehërimin e thjerrës, gjegjësisht 20

kg/ha azot i pastër, 40-60 kg/ha fosfor dhe kalium;- mbjellja: mbjellja kryhet me dorë ose me makinë në thellësi prej 3 deri më 6 cm me

sasi të farës prej 75 deri më 120 kg/ha.- kujdesi: kujdesi i thjerrës përbëhet në kontrollimin e barojave, sëmundjeve dhe dëm-

tuesve si dhe ujitje.

Korrja- grumbullimi

Thjerra nuk piqet njëtrajtësisht. Së pari piqen bishtajat e poshtme, pastaj ato larë. Vjel-ja bëhet kur bishtajat e poshtme piqen, kurse të lartat e ndryshojnë ngjyrën. Nëse priten të piqen të gjitha bishtajat atëherë gjatë vjeljes vjen deri te rënia e bishtajave.

Testoje njohurinë tënde:1. Pse thjerra ka veti të mira ushqimore dhe në cilën mënyrë shfrytëzohet?

Aktivitete në ekonominë e shkollës:

Gjatë prodhimit të bimëve leguminoze, në mënyrë praktike kryeni operacionet më të lehta agroteknike (ujitjen, prashitjen, vjeljen etj.).

51

2.5.3. PRODHIMI I KULTURAVE ME ZHARDHOKË

2.5.3.1. PATATJA

Rëndësia ekonomike

Prodhohet për shkak të zhardhokëve që përmbajnë rreth 70 % ujë, 20% amidon dhe shumë pak proteina dhe materie minerale.

Në përbërjen e patates ka materie helmuese e quajtur solaninë.

Për shkak të përmbajtjes së madhe të amidonit, patatja shumë shpesh në ushqim e zëvendëson bukën. Ushqimi prej patate shumë lehtë dhe shpejtë përgatitet. Prej saj përgatitet çips, pomfrit, pire, etj.

Për ushqimin e kafshëve shtëpiake, përdoret patatja e zier ose në formë të silazhit. Në industrinë e përpunimit, patatja përdoret për prodhimin e amidonit, alkoolit, në industrinë tekstile, farmacisë dhe kozmetikës etj.

Origjina, shtrirja, prodhimi dhe rendimentet

Supozohet se patatja e ka origjinën prej Amerikës Jugore, prej Andeve. Sot prodhohet çdo kund nëpër botë. Në Maqedoni prodhohet në sipërfaqe prej 13.500 ha me rendiment mesatar për hektar prej rreth 13.000 kg.

Sistematika

- familja: Solanaceae;- gjinia: Solanum;- lloji: Tuberosum.

Vetitë morfologjike

- rrënja: Në qoftë se patatja shumëzohet me farë, rrënja është thepët, ndërsa nëse shumohet me zhardhokë ai është lëmshor – thumborë. Masa kryesore rrënjësore shtrihet në thellësi prej 30 deri më 35 cm dhe me gjerësi prej 30 cm;

- kërcelli: kërcelli i rrënjës është nëntokësor dhe mbitokësor. Në kërcellin nëntokësor (degët) formohen zhardhokët. Kërcelli mbitokësor është barishtor, i mbuluar me fi je të imta, në formë të trekëndëshit ose katërkëndëshit.

Zhardhokët paraqesin maje e pasme e bardhë e degës. Në zhardhokë gjendet sythi. Zhardhokët sipas formës, ngjyrës dhe madhësisë mundet ë jenë të ndryshëm. “Ato përmbajnë rreth 13 – 17 % materie të thatë, 8 – 29 % amidon, pro-teina, yndyra, celulozë, materie minerale, vitami-na, ujë etj. (Kulturat me kokërr dhe zhardhokët, dr. G. Vasilevski, Shkup 2004);

Fig. nr. 23. - Morfologjia e patates

52

- gjethi: gjethi është kompleks, përbëhet prej 3 deri më 7 çifte gjethesh dhe një gjethe në maje;

- lulja: gjendet në majën e kërcellit dhe paraqet tufë lulese;- fryti: paraqet formë topthi të lëmuar në të cilin janë vendosur prej 30 deri në 300 fara

të imta.

Vetitë biologjike

Patatja është bimë barishtore njëvjeçare në të cilin më shpesh shumohet me zhardhokë.Rritja dhe zhvillimi i patates zhvillohet në fenofaza vijuese:- zhvillimi i embrionit: prej sythit të zhardhokëve zhvillohen embrionet që dalin në

sipërfaqe të tokës, kurse prej bazës së embrionit dalin rrënjëzat primare;- rritja vegjetative: fi llon posa të paraqiten gjethet e para në sipërfaqen e tokës. Kërce-

jtë nëntokësore dhe rrënjët quhen degëzime, kurse zhvillohen prej nyjave nëntokësore. Kjo fazë zgjatë gati deri te fi llimi zhardhokëve në majat nga degëzimet (faza e parë dhe e dytë 30-70 ditë),

- formimi i zhardhokëve: në këtë fazë, në majat e degëzimeve krijohet trashja dhe zg-jatë 10-15 ditë, respektivisht nga fi llimi i lulëzimit;

- rritja e zhardhokëve: në zhardhokët grumbullohet uji dhe materie ushqyese me ç’rast ato e risin volumenin e tyre, gjegjësisht rriten;

- pjekuria: manifestohen me zverdhjen e gjetheve, degëve dhe kërcellit. Zhardhoku përmban sasi më të madhe të ,materies së thatë, kurse lëkura i trashet.

Agroteknika

- qarkullimi bimor: sipërfaqja e tokës ku mbarështohet patatja, pas vjeljes mbetet e pastër prej barojave dhe deri diku e përpunuar, andaj në këtë mënyrë ajo paraqet para kul-turë e mirë për një numër të madh i kulturave lavërtarie.

Si para kultura të mira për pataten janë bimë foragjere, drithërat me kokrra dhe bishta-joret;

- përpunimi i tokës: toka më e mirë për mbarështimin e patates është ajo që është hu-musore dhe është mirë e punuar, për arsye se i mundëson bimës që ta zhvilloj sistemin rrënjë-sor, kurse me këtë edhe degëzimet dhe zhardhokët.

Sistemi punimit të tokës, për prodhimin e patates varet prej para kulturës. Në esencë, përbëhet prej përpunimit themelor në thellësi prej 30 cm, me ç’rast shtohen edhe plehrat. Përpunimi para mbjelljes përbëhet diskimin e tokës me disk kultivatori, me ç’rast ajo bëhet e shkriftë dhe mundëson mbirjen e mirë të bimës;

- plehërimi: plehërimi i patates mund të kryhet me plehra organik dhe mineral. Doza optimale për plehërimin e patates me azot të pastër është 100 – 120 kg/ha, 200 kg/ha fosfor dhe 300 kg/ha kalium;

- mbjellja: mbjellja e patates kryhet me zhardhokë, me madhësi prej rreth 70 gr që më herët kishin mugulluar.

Koha e mbjelljes së patates ka rol të madh për rendimentin. Sa do të mbillet më herët, aq është më i madh rendimenti.

Mbjellja bëhet me dorë ose me makinë.

53

- kujdesi: gjatë vegjetacionit, është e nevojshme të kryhet prashitja e patates, që të zh-duken barojat dhe të prishet korrja e tokës si dhe të mbulohet toka, me ç’rast formohen hulli.

Për zhdukjen e barojave përdoren herbicide.Pataten më shpesh e sulmon miza e patates. Larvat e këtij insekti e kafshojnë gjethin

dhe në këtë[ mënyrë e dëmtojnë gjethin. Nëse vërehen larvat është e nevojshme të kryhet spërkatja me insekticid.

Fig .nr. 24. - Miza e patates insekti i rritur dhe larva

Vjelja e patates fi llon kur zhardhokët do të fi llojnë të ndryshojnë ngjyrën dhe të ndahen prej degëve, kurse gjethet do të fi llojnë të zverdhen.

Realizohet me dorë, vjelës patatesh ose kombajnë.

Testoje njohurinë tënde:1. Çka përmbajnë zhardhokët e patates?2. Pse patatja mundet të zëvendësoi bukën në ushqimin e njeriut?3. Shpjegoni sistemin e përpunimit të tokës për mbarështimin e patates?4. Në cilën mënyrë miza e patates e sulmon pataten?

54

2.5.4. PRODHIMTARIA E KULTURAVE INDUSTRIALE

Kulturat bujqësore që përdoren si lëndë e parë për përpunimin në industrinë ushqimore dhe industrinë e lehtë, quhen kultura industriale ose teknike.

Prej kulturave industriale në Maqedoni më shumë mbarështohen:- duhani;

- luledielli;

- panxharsheqeri;

- rrepa e vajit;

- afi oni;

- pambuku;

- kikirikët dhe të ngjashme.

DUHANI

Rëndësia ekonomike

Duhani mbarështohet për shkak të gjethit të cilin e përdor njeriu për kënaqësi përmes pirjes, turfullimit ose përtypjes.

Kënaqësinë e shkakton alkooli i nikotinës, që ka veprim specifi k mbi sistemin nervor të njeriut.

Nga mbeturinat e gjethit të duhanit përpunohet ekstrakt i duhanit prej nikotine që për-doret për luftën kundër dëmtuesve.

Gjethet e duhanit ende përdoren për prodhimin e acidit të mollës dhe limonit, që gjejnë zbatim në industrinë ushqimore dhe në mjekësi.

Prej luleve të duhanit prodhohen aroma, kurse prej kërcejve letër shtypëse.Fara e duhanit përmban rreth 40 % vaj, që me rafi nim mundet të përdoret për ushqim,

kurse jo i rafi nuari për qëllime teknike.

Origjina, shtrirja, prodhimi dhe rendimentet

Duhani e ka origjinën prej Amerike. Në Evropë është sjell prej Spanjollëve dhe Por-tugezëve, pas zbulimit të botës së re. Për përhapjen e duhanit, në Evropë, rolin më të madh e luajti Zhan Nikoti, i cili farën e duhanit dhe pluhurin nga duhani prej Portugalie e solli në Francë. Në kohën e atëhershme (në viti 1561) duhani përdorej si bimë mjekuese (mjekimin e migrenës).

Sot prodhohen lloje të ndryshme të duhanit në shumë vende. Prej tyre duhet përmen-dur: duhani oriental, virxhinia, berlej, duhani i ndritshëm i tharë në hije, duhani i ndritshëm i tharë në diell, duhani i errët i tharë nën hije ose në diell dhe duhani i tharë drejtpërdrejt në zjarr. Duhani mbarështohet çdo kund në botë. Në Maqedoni më së shumti mbarështohet du-hani oriental në sipërfaqe prej 1.7000 ha me rendiment mesatar prej 1.000 kg/ha.

Sistematika

- familja: Solanaceae;- gjinia: Nicotiana;- lloji: Tabacum.

55

Vetitë morfologjike

- rrënja: paraqet formë kalimtare ndërmjet rrënjës thepisur dhe elastike. Masa kryesore e rrënjës është e shpërndarë në shtresën e lëvrueshme;

- kërcelli: është cilindrik, i mbuluar me fi je të imta. Në varësi prej llojit mundet të arrij lartësinë 300 cm.

- gjethi: nga këndvështrimi ekonomik është organi më i rëndësishëm. Ai është i rën-domtë, me formë dhe madhësi të ndryshme, me dorëz ose pa të. Por sipërfaqja e sipërme e gjethit ka fi je gjëndërore që sekretojnë materie rrëshinore dhe yndyrore;

- lulja: lulesë që mbaron me tufa termale. Lulja është digjini;- fryti: fryti është qese në të cilën është vendosur fara e duhanit;- fara: ajo është shumë e imët dhe e fortë, me sipërfaqe rrjetore të vrazhdët.

Vetitë biologjike

Duhani në zhvillimin e vet ortogjenetik kalon nëpër dy nën periudha: të rasatit dhe

arës.

Nën periudha e rasatit zhvillohet nëpër faza vijuese: faza latente e farës, mugullimi, mbirja, rrënjëzimi dhe formimi i rasatit.

Në periudha e arës cilësohet me fazat vijuese: rrënjëzimi i duhanit në arë, formimi i bimës, lulëzimi, formimi dhe pjekja e farës dhe formimi i gjetheve.

Agroteknika

- qarkullimi bimor: në Maqedoni, duhani më shpesh mbarështohet si monokulturë. Mënyra e këtillë e mbarështimit sjell deri te keqësimi i strukturës së tokës, varfërimin me ma-terie organike, shumimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve dhe zvogëlimin e rendimentit:

- përpunimi i tokës: nëse duhani mbarështohet pas kulturës së drithit, është e nevo-jshme së pari të lëvrohet stërnishta, pastaj të kryhet lëvrimi i thellë. Në pranverë lesohet dhe deri artisja e duhanit, mbillet në thellësi prej 10 deri më 12 cm;

- plehërimi: plehërimi i duhanit duhet të bëhet shumë me kujdes, sepse me plehërimin e tepërt, edhe pse rritet rendimenti, zvogëlohet kualiteti. Për atë, plehërimi bëhet në varësi nga lloji i duhanit, pjelloria e tokës, para kulturës etj. Rezultate pozitive fi tohen nëse plehërimi bëhet me pleh stalle, ose plehra azotik dhe të fosforit;

- mbjellja dhe prodhimi i rasatit: duhani shumohet me farë, por nuk mbillet direkt në arë, por paraprakisht prodhohet rasati. Rasati prodhohet në leha me farë të thatë ose me mu-gullim. Sasia e farës për 1m2 është 1 gr gjatë të cilit fi tohet rreth 1.200 bimë mirë të zhvilluara;

- mbjellja e duhanit: duhani mbillet në tokën e ngrohur (temperatura 12 oC). Te ne koha më e përshtatshme për mbjellje është maji. Gjatë mbjelljes së duhanit, kujdes i posaçëm i kushtohet kohës së mbjelljes, dendësisë së mbjelljes, përgatitjes së tokës, teknikave të artisjes dhe plotësimi i vendeve ku bima nuk ka zënë.

- kujdesi: kujdesi përbëhet në kujdesin e rasatit (ujitjen, mbulimin, ushqyerjen, tëhar-rjen, mbrojtjen prej sëmundjeve dhe dëmtuesve si dhe përgatitjen e rasatit për mbjellje) dhe kujdesi i arës (punimi ndërmjet rreshtave i tokës, ujitja dhe thyerja);

56

Pas artisjes, në duhanin zbatohen masat vijuese të kujdesit: prashitja, nxitja e lulëzimit, fi danëve dhe ujitjes.

Me prashitje fi llohet pas dy javëve nga artisja, me qëllim shkriftohet toka dhe të ruhet lagështia.

Prashitja e dytë kryhet pas dy javëve prej të parës. Sa më shumë prashitet toka, aq më tepër rritet rendimenti dhe kualiteti i duhanit.

Këputja e luleve (tufa e luleve), nëse zbatohet rregulla, e ritë rendimentin deri më 25%, kurse kualitetin për 30%.

Në varësi prej llojit të duhanit, është e nevojshme të kryhet ujitja.Në duhanin gjeth madh, është e nevojshme ujitja e përhershme, ndërsa te gjeth imët

pas thatësisë më të gjatë.Duhani vuan dëme më të mëdha nga sëmundja bastrës dhe vrugut, kurse prej insekteve

nga tripësi i duhanit. Që të mbrohet duhani prej sëmundjeve dhe dëmtuesve zbatohen masa mbrojtëse.

Vjelja e duhanit

Duhani vilet kur gjethet do ta arrijnë pjekurinë teknike. Zakonisht vilen me dorë, pastaj vargohen me dorë ose me makinë.

Gjethet e varguara thahen, klasifi kohen dhe dërgohen në punktet mbledhëse.Në industrinë e duhanit, duhani i këtillë përdoret për prodhimin e cigareve.

Fig. nr. 25. -Tharja e duhanit

Testoje njohurinë tënde:1. Pse mbarështohet duhani?2. Çka është e nevojshme të bëhet, nëse në tokë mbarështohet duhani pas kulturave

drithore?3. Cilat sëmundje dhe dëmtues më së shumti shkaktojnë dëme te duhani?4. Si mundet të rriten rendimentet e duhanit për 20-30%?

57

LULEDIELLI

Rëndësia ekonomike

Luledielli është kultura jonë vajdhënëse më e rëndësishme, ngase në farë përmban prej 45 deri më 55% vaj. Vaji i fi tuar prej farës së lulediellit përdoret për ushqim, për përpunimin e produkteve të ndryshme ushqimore si gjalpit, vaji për konservat e peshkut, konservimin e perimeve etj.

Gjatë përpunimit të farës në vaj, fi tohet rreth 35% mbeturinë e quajtur llum i bimëve vajore.Llumi i bimëve vajore paraqet ushqim të koncentruar i shkëlqyeshëm për kafshët shtë-

piake, sidomos për kafshët qumështore dhe për tu shtuar.Luledielli është bëmë e dobishme mjaltëdhënëse. Lulet e saja janë të pasura me nektar

dhe paraqesin kullotje e shkëlqyeshme për bletët.Ajo është e rëndësishme edhe si kulturë foragjere, pasi që në gjendje barishtore paraqet

ushqim të mirë për kafshët.

Origjina, shtrirja, prodhimi dhe rendimentet

Luledielli e ka origjinën nga Meksika dhe Peru. Sot në Maqedoni mbarështohet në sipër-faqe prej rreth 5000 ha me rendimentet mesatare për hektar prej 1200 kg.

Sistematika

- familja: Compositae;- gjinia: Helianthus;- lloji: Annuus.

Vetitë morfologjike

- rrënja: luledielli ka rrënjë thepisur, që mund të arrij thellësinë deri më 300 cm;

- kërcelli: kërcelli është i ashpër, xhufkor i mbushur me indin parenkimatoz (palcë), i trash 3 – 6 cm, i larë 100 – 250 cm;

- gjethi: gjethet e lulediellit janë të gjatë, mëdha, në formë të zemrës të mbuluara me fi je të ashpra;

- lulja: lulet janë mbledhur në kokën e lules (petës), e cila është mishtore dhe e mbushur me palcë. Në një kokë ka më shumë se 1200 lule. Lulet janë me pllenim të jashtëm;

- fryti: fryti i lulediellit paraqet farë. Në farë përm-bajtja e vajit arrin prej 25 deri 55 % vaj.

Fig. nr. 26.- Rrënja dhe lulja e lulediellit

58

Vetitë biologjike

Gjatë kohës së vegjetacionit, luledielli kalon nëpër fenofaza vijuese: mugullim dhe mbirje, formimin e gjethit, diferencim, rritje aktive, lulëzim, mbushjen e farës dhe formimin e vajit dhe fazën e mbushjes intensive dhe formimin e peshës së saj.

Agroteknika

- qarkullimi bimor: luledielli nuk bënë të mbarështohet në monokulturë, përkatësisht nuk bën të mbillet në arrë në të cilën më parë është mbjell luledielli, sepse do të pëson nga shumë sëmundje dhe dëmtues.

Si para kultura të këqija konsiderohen edhe bimët leguminoze, kurse si para kultura të mira gruri dhe elbi;

- përpunimi i tokës: luledielli kërkon lëvrim të thellë themelor, që do të mundëson zh-villim të madh të sistemit rrënjësor, i cili do të jetë i fuqishëm të përdorë ujë nga shtresat e thella të tokës.

Në pranverë, para mbjelljes është e nevojshme të bëhet një lesim dhe një kultivim i tokës;- plehërimi: luledielli konsumon sasi të madhe të materieve ushqyese, të cilat në tokë

derdhen si pleh stalle dhe mineral.Plehu i stallës derdhet në tokë para lëvrimit të thellë, kurse plehrat mineralë derdhen

gjithashtu para lëvrimit të thellë (fosfori dhe kaliumi dhe 2/3 azotit), kurse mbetja prej azotit me ushqyerjen;

- mbjellja: për mbjelljen e lulediellit duhet të përdoret farë e llojit pastër, ndërsa kryhet nga fi llimi i marsit deri në mesin e prillit.

- kujdesi: pas mbjelljes, luledielli mbinë për njëzet ditë:Pas mbirjes është e nevojshme të rrallohet. Rrallimi bëhet kur do të shfaqet çifti i parë i

gjetheve të përhershme.Në qoftë se janë përdorur herbicidet për zhdukjen barojave, është e nevojshëm një

prashitje pas rrallimit. Luledielli është rezistent ndaj thatësisë, sidomos kur toka mirë është e përpunuar. Megjithatë, nëse ndodhë thatësia më e madhe atëherë është e domosdoshme ujitja që të fi tohen rendimentet të larta.

Gjatë vegjetacionit, lulediellin e sulmon sëmundjet bastra dhe ndryshku, kurse prej dëmtuesve krimbi talën.

Korrja – grumbullimi

Për vjelje, luledielli bëhet nga fundi i gushtit ose fi llimi i shtatorit. Ai vilet me dorë ose me makinë:

Testoje njohurinë tënde:1. Çfarë kulture është luledielli?2. Si përdoret luledielli?3. Cilat kultura janë të mira, kurse cilat janë para kultura të këqija për lulediellin?4. Kur luledielli bëhet për korrje?

59

RREPA E VAJIT

Rëndësia ekonomike

Fara e rrepës vajore përmban 35 deri më 45 % vaj e cila më parë është përdorur për ndriçim, kurse sot për prodhimin e sapunit, ilaçeve, ngjyrave dhe biokarburante.

Rrepa e vajit vitet e fundit mbarështohet si mjaltëdhënëse dhe kulturë foragjere.

Origjina, shtrirja, prodhimi dhe rendimentet

Konsiderohet se rrepa e vajit e ka origjinën prej Azisë. Në Republikën e Maqedonisë rrepa e vajit mbarështohet në sipërfaqe të vogla. Të dhënat statistikore për prodhim dhe ren-dimentet nuk ekzistojnë.

Sistematika

- familja: Cruciferaceae;- gjinia: Brassica;- lloji: Napus oleifera.

Vetitë morfologjike

- rrënja: dobët e zhvilluar, e cekët;- kërcelli: vertikalisht, cilindrik, i degëzuar (70-140 cm);- gjethi: të poshtmet janë me doreza të gjatë dhe të prera në formë puplash, kurse të

sipërmet të zgjatura;- lulja: lulesa si vile rrushi, lule të verdhë që pllenohen në mënyrë fakultative;- fryti: lëvorja ku është vendosur fara.Agroteknika

-qarkullimi bimor: rrepica e vajit nuk duhet të mbarështohet në monokulturë, ngase gjatë monokulturës zhvillohen shumë dëmtues që e sulmojnë.

Si para kultura të mira konsiderohen patatja e hershme, përzierje thirqesh, etj.- përpunimi i tokës: sistemi i përpunimit të tokës përbëhet prej lëvrimit të thellë në

thellësi prej 30 cm, 2-3 diskime dhe lesime;- plehërimi: kjo kulturë kërkon plehërim të rëndomtë. Plehërimi bëhet me pleh stalle

dhe azotik mineral, plehra fosforik dhe të kaliumit; - mbjellja: rrepa e vajit mbillet nga fundi i verës. - kujdesi: gjatë vegjetacionit mbjellja duhet të jetë e pastruar nga barojat, prandaj është

e nevojshme prashitja ndërmjet rreshtave e tokës.Gjatë vegjetacionit rrepës së vajit dëm të madh mund t’i shkaktojë lulengrënësi i rrepës

, prandaj është e nevojshme të kryhet mbrojtja me insekticide.

Korrja-grumbullimi

Vjelja e rrepës kryhet sapo bima ta ndryshojë ngjyrën (verdhë limoni) dhe gjethet do të fi llojnë të bien. Vjelja bëhet me kosë, makinë kositëse ose kombajnë.

60

2.5.5. PRODHIMTARIA E KULTURAVE FORAGJERE

Në kulturat foragjere, bëjnë pjesë të gjitha ato kultura që shërbejnë për ushqimin e kaf-shëve shtëpiake, sikurse edhe luadhet dhe kullotat.

Ekziston numri i madh i kulturave foragjere, që mundet të ndahen në:- njëvjeçare dhe

- më shumëvjeçare.

Bimët njëvjeçare ndahen në:- bimë foragjere njëvjeçare drithore (drithëra të kallamit, misrit, melekuqja dhe etj.);- bimë foragjere njëvjeçare leguminoze (grashina, bizelja, tërfi li, soja etj);- bimë njëvjeçare foragjere nga familjet tjera (rrepa, karota. patatja, rrepica, lakra me

gjethe, etj);

Bimët shumëvjeçare ndahen në:- bimë foragjere shumëvjeçare drithore (rajgrajsi italian dhe francez, bishti maces,

iriqë t etj);- bimë foragjere leguminoze shumëvjeçare (jonxha, tërfi li i kuq, esparzeta etj).Rëndësia ekonomike e kulturave foragjere është ngushtë e lidhur me prodhimin e

blegtorisë, nga se ato janë lëndë të para për prodhimin e prodhimeve të blegtorisë. Në Republikën e Maqedonisë, kulturat foragjere janë përfaqësuar në sipërfaqe prej rreth

30.000 ha, 62.000 ha janë nën livadhe dhe 550.000 ha nënë kullota. Nga këtu shihet se në ven-din tonë ka kushte ideale për prodhimin e ushqimit kafshëve. Përveç rëndësisë së kulturave foragjere për prodhimin e blegtorisë, ato kanë edhe rëndësi të madhe agroteknike, përkatë-sisht në tokë mbetet sasi e madhe e peshës rrënjësore e cila e pasuron tokën me materie hu-musore, e përmirësojnë strukturën, kulturat leguminoze e pasurojnë tokën me azot etj.

BIMË FORAGJERE NJËVJEÇARE DRITHORE

Bimët njëvjeçare drithore mbarështohen për kokrrën, e cila ka rëndësi të madhe për ushqyerjen e njeriut dhe kafshëve shtëpiake.

Këto bimë mbarështohen edhe për prodhimtarinë e ushqimit barishtor për kafshë, si kultura të pastra ose si përzierje me bimët foragjere njëvjeçare të përziera.

Rëndësi më të madhe si kultura foragjere kanë misri dhe thekra, për atë se misri jep ren-dimentet të larta të peshës së gjelbër, kurse thekra jep ushqim të gjelbër herët në pranverë.

Misri: Misri foragjerë është njëra nga kulturat më të rëndësishme foragjere, për çka jep rendimentet jashtëzakonisht të larta të ushqimit kualitativ, që mundet të përshtatet në ushqi-min e gjelbër të lëngshëm në periudhat e verës, gjithashtu, prej tij përgatitet silazh me kualitet të lartë, kurse krejt procesi prodhues mundet të kryhet në mënyrë mekanike.

61

Nëse mbarështohet për peshë barishtore (ushqim), misri quhet “saçmë” kurse për silazh quhet misri i silazhit.

Thekra foragjerë: Përveç për prodhimin e kokrrës thekra mbarështohet edhe si kulturë foragjere, kurse përdoret për kullotjen, ushqimin në të gjelbër dhe për përgatitjen e silazhit.

Mbarështohet si kulturë e pastër ose si komponentë në përzierjet njëvjeçare të dimrit.Rëndësia e madhe e thekrës si bimë foragjere shihet në atë se vëllazërohet intensivisht,

kurse vëllazërinë e mbaron në vjeshtë, kurse në pranverë kërcelli shumë shpejtë formohet dhe rritet.

Për këtë shkak, mund të vërehet se si ushqim shfaqet herët në pranverë kur nuk ka ush-qim tjetër të gjelbër.

Elbi foragjerë: Sipas prof. dr. Goce Vasilevskit, elbi foragjer më shpesh përdoret në prod-himtarinë koncentrateve për kafshët dhe shpendët. Mund të përdoret në gjendje të gjelbër për ushqimin e kafshëve, si bimë e pastër ose e përzier me bizelen e kafshëve ose thirqen. Prej tij mund të prodhohet sanë me kualitet ose silazh.

Melekuqja foragjere: Mbarështohet për prodhimin e kokrrës, ushqim i gjelbër, sanë ose silazh.

Kokrra e fi tuar prej melekuqes ka kualitet shumë të mirë, prandaj përdoret si ushqim i koncentruar për kafshët.

Në qoftë se melekuqja përdoret për kullotje duhet pasur kujdes që të mos lejohen bagëtitë të kullot prej kullotës së re, sepse melekuqja i ri përmban materie helmuese “durin” (alkaloid prej acidit cianhidrik). Kjo materie helmuese në mënyrë të dëmshme ndikon në shën-detin e bagëtisë.

Përmbajtja e helmit zvogëlohet në fazat e mëvonshme të zhvillimit, me vjetrimin dhe me venitjen e peshës së gjelbër.

Testoje njohurinë tënde:1. Numëroj bimët foragjere një vjeçare të drithit?2. Në cilën mënyrë shfrytëzohet melekuqja foragjerë?3. Për çka më së shumti përdoret misri foragjerë?

62

BIMËT FORAGJERE NJËVJEÇARE BISHTAJORE

Bimët bishtajore njëvjeçare bëjnë pjesë në bimët leguminoze. Ato janë burim i ushqimit, të pasura me proteina.

Ekzistojnë lloje pranverore dhe dimërore. Karakterizohen me vegjetacion të shkurtër. Sikurse të gjitha bimët bishtajore, në rrënjë kanë baktere topthore, të cilët janë të aftë ta

pranojnë azotin e ajrit dhe të ja japin bimës me të cilën jeton në simbiozë.Mu për këtë veti, këto bimë e pasurojnë tokën me azot dhe janë para kulturë e mirë për

të gjitha bimët e tjera.

Grashina e zakonshme: Mbarështohet për peshë e gjelbër, silazh, sanë dhe kokrra. Jep ushqim të shkëlqyeshëm për dhentë dhe bagëtinë e madhe.

Për barishtore, mbillet në përzierje me kulturat drithore, më shpesh tërshërën. Mbillet në shkurt.

Koha e mbledhjes varet nga dedikimi. Për prodhimtarinë e sanës dhe ushqimit të gjelbër kositet kur është në lulëzimin e plotë, ndërsa nëse përdoret për silazh pas lulëzimit. Në qoftë se përdoret kokrra, mblidhet pas pjekjes së bishtajave.

Fig. nr. 27.- Grashina dimërorë dhe pranverore

Grashina dimërore: Si bimë dimërore më lehtë e duron thatësinë dhe jep rendimentet më të mëdha dhe më stabil. Grashina dimëror jep foragjerë më të ashpër, por të mirë, me peshë të gjelbër me kualitet dhe silazh. Mbillet në përzierje me thekrën, grurin apo rrepën.

Mbledhja duhet të bëhet kur thekra zë kalli, kurse grashina është në fi llim të lulëzimit. Më vonë fi tohet ushqim bagëtish jo kualitativ.

Bizelja foragjere: Bizelja foragjere mundet të mbarështohet si bizele dimërore dhe pranverore. Përdoret si ushqim i gjelbër, për sanë, silazh dhe kokrra. Për peshën e gjelbër dhe sanë mblidhet në lulëzimin e plotë, kurse për sanë, kur janë të pjekura bishtajat e poshtme.

Soja: Për ushqimin e bagëtive përdoret si kokërr, peshë e gjelbër, sanë dhe për silazh. Soja si ushqim për bagëtinë mbillet në përzierje me grurin, melekuqen etj.

Mbledhja e sojës për peshën e gjelbër, bëhet në fazën nga formimi i luleve deri te lulëzi-mi, për silazh në periudhën e mbushjen së kokrrës, kurse për kokërr gjatë pjekjes së plotë, respektivisht kur bishtajat marrin ngjyrën kafe dhe gjethet bien.

63

Tërfi li inkarnat: Mbarështohet për peshë të gjelbër, sanë ose për kullotje. Në qoftë se mbillet në vjeshtë, kositja e parë është herët në pranverë (fi llimi i majit).

Tërfi li inkarnate është komponent e mirë për përzierje me rrepë, lëvore, sinap, thekër etj. masa e fi tuar foragjere është me kualitet të mirë. Mbarështo-het pas drithërave stërnishtë në toka të lehta dhe pak të lagura. Gjatë mbjelljes duhet pasur kujdes që fara të mos infektohet me krimb (kuskuta). Koha më e mirë për kositje e këtij tërfi li është para ose në fazën e lulëzimit.

Fig. nr. 28.-Tërfi li inkarnate

BIMË SHUMËVJEÇAR FORAGJERE

Bimët foragjere shumëvjeçare ndahen në:- bimë foragjere më shumëvjeçare drithore dhe

- bimë foragjere shumëvjeçare bishtajore

Këto bimë, nga fundi i vegjetacionit nuk vdesin plotësisht, gjegjësisht prej sythave të fundit të kërcellit vitin e ardhshëm formohen bimë të reja.

Bimët foragjere shumëvjeçare drithore (kullosat me kalli të madh) e përbëjnë peshën më të madhe të kullosës nga luadhet natyrore dhe kullotat.

Si bimë foragjere kanë shumë veti pozitive, d.m.th. japin rendimentet të larta me kualitet të lartë, si të peshës së gjelbër, ashtu edhe të sanës.

Në kullosat e kallirit bëjnë pjesë:- egjra - rajgrajs italian;

- egjra - rajgrajs anglez;

- bishti i maces;

- iriqët dhe tjera.

Bimët foragjere shumëvjeçare bishtajore mbarështohen si kultura ose, prapë, hasen në kullosat natyrore.

Këto bimë kanë produktivitet të lartë, për çka kanë rrënjë të thella me të cilat mundëso-het furnizimi i bimës me ujë dhe materie ushqyese prej shtresave më të thella, si dhe aftësia për përtëritjen e peshës mbitokësore.

Ato e përtërijnë pjellorinë e tokës.Kulturat më të rëndësishme nga grup i bimëve foragjere janë:- jonxha e zakonshme;

- jonxha e verdhë;

- tërfi li i kuq;

- tërfi li i bardhë;

- esparzeta dhe

- groshëza e verdhë.

64

Jonxha është njëra nga bimët më të rëndësishme foragjere, ngase jep rendimentet të larta me kualitet të shkëlqyeshëm.

Rendimenti i lartë vjen nga ajo që jonxha pas kositjes shpejtë rigjeneron dhe jep më shumë se katër kositje.

Kositja duhet të bëhet kur 20% nga mbjellja është në fazën e lulëzimit. Jonxha përdoret për silazh dhe për prodhimin e sanës. Nëse shfrytëzohet për kullotje,

atëherë te përtypësit shkakton fryrje.

Fig. nr. 29.- Jonxha e zakonshme, jonxha e verdhë dhe tërfi li i kuq

Jonxha e verdhë ka areal të gjerë të shtrirjes, si kulturë e egër.Në Maqedoni e kemi kudo ngase është rezistuese ndaj thatësisë dhe temperaturave të

ulëta.

Tërfi li i kuq është njëra nga bimët foragjere më të çmuara. Jep peshë mbitokësore e cila mundet të përdoret për kullotje ose për sanë.

Sana e fi tuar prej saj, përmban përqindje të lartë të proteinave, kalciumit, fosforit dhe vitamina.

Ajo është para kulturë e mirë për të gjitha kulturat e tjera.

Esparzeta mundet të mbarështohet në tokat më dobët të eroduar, të thata dhe të pa-sura me gëlqere.

Përdoret si peshë e gjelbër dhe sanë, por edhe si silazh në prirje me ndonjë kultura dri-thore tjetër.

Groshëza e verdhë haset në stërnishtë , kullote natyrore dhe luadhe, në shpate etj.Përdoret për ngritjen e kullotave artifi ciale.

Testoje njohurinë tënde:1. Numëroj bimët foragjere njëvjeçare bishtajore?2. Në cilën mënyrë shfrytëzohet tërfi li inkarnate?3. Për çka përdoret grashina i rëndomtë?4. Si ndahen bimët foragjere shumëvjeçare?5. Numëroj bimët foragjere shumëvjeçare bishtajore?6. Në cilën mënyrë përdoret tërfi li i kuq?7. Për çka përdoret më së shumti groshëza e verdhë?

65

PËRZIERJET BARISHTORE-LEGUMINOZE

Nën përzierje barishtore-leguminoze nënkuptohet mbjellja nga përzierjet e drithërave njëvjeçare dhe bimëve foragjere leguminoze.

Si përparësi e përzierjeve barishtore-tërfi lore duhet përmendur: - japin ushqim me kualitet më të lartë;

- fi tohen rendimentet më të larta;

- krijohet mbulesë kullose më e dendur;

- humbjet gjatë prodhimit të sanës janë më të vogla për shkak të tharjes së njëtrajt-

shme plakjes më të vogël;

- masa e gjelbër nga përzierja nuk shkakton fryrje te kafshët shtëpiake;

- përzierjet janë para kultura të mira për kultura bimore të tjera.

Përzierjet mundet të jenë:- të thjeshta, të përbëra prej 2 deri 3 lloje kulturash dhe

- të përbëra, të përbëra prej më shumë lloje.

Sipas mënyrës së shfrytëzimit, përzierjet ndahen në:- përzierje për kositje;

- përzierje për kullotje dhe

- përzierje për përshtatshmëri të kombinuar.

Testoje njohurinë tënde:1. Çka nënkuptohet me përzierje barishtore-të tërfi lit?2. Cilët janë përparësitë e përzierjes barishtore-të tërfi lit?3. Si ndahen përzierjet sipas mënyrës së përdorimit?

66

2.6. PRODHIMTARIA KOPSHTARE-LULËTARIE

Prodhimtaria kopshtare është pjesë e prodhimtarisë bimore bujqësore dhe përfshinë prodhimin e bimëve perimore, pa marrë parasysh aj janë a janë rritje të egra apo bimë kul-turore.

Lulëtaria, është gjithashtu pjesë e prodhimeve bujqësore bimore, kurse përfshinë prod-himin e llojeve të ndryshme të luleve dhe bimëve zbukuruese.

Për prodhimtarinë kopshtare-lulëtarie, mundet të përdoret termini i përbashkët horti-kultura.

2.6.1. PRODHIMTARIA KOPSHTARE

Kulturat kopshtare ose ende si quhen perime janë bimë perimore një vjeçare ose shumëvjeçare që përdoren për ushqimin e njeriut në gjendje të freskët, të përgatitur në gjen-dje të konservuar.

Rëndësia e kulturave kopshtare, në ushqimin e njeriut, është shumë e madhe për atë se janë të pasura me karbohidrate, amidon, vajra bimor, materie minerale dhe vitamina.

Materiet minerale dhe vitaminat janë të domosdoshme për funksionimin normal të or-ganizmit të njeriut.

Shumë shkencëtarë merren me ushqimin e shëndosh të njeriut, sugjerojnë të konsumo-het rreth 400 deri ë 500 gram kultura kopshtare të ndryshme gjatë një dite.

Si kultura më të rëndësishme kopshtare duhet të përmendet domatja, speci, bizelja, bishtajat, lulelakra, lakra, spinaqi, selinoja, panxhari i kuq, qepa, hudhra, preshi, kërpudhat dhe shumë të tjera.

Nga aspekti ekonomik, si degë bujqësore, kopshtaria është e madhe, nga shkaku se kjo prodhimtari siguron ushqim të freskët gjatë tërë vitit, sidomos në periudhën e dimrit, me mbarështimin e këtyre kulturave në hapësira të mbrojtura.

Gjithashtu shfrytëzimi i sipërfaqeve bujqësore është intensiv me ç’rast fi tohen rendi-mentet të larta në njësinë sipërfaqe.

Sidomos është e rëndësishme përfshirje e kulturave kopshtare në bujqësi, si para kul-tura, kulturë kryesore, ndërmjet shtresave ose mbjellje shoqëruese (misër dhe grosh).

Mundësia që të përpunohen dhe të konservohen këto kultura, mundëson zhvillimin e industrisë së konservimit.

Maqedonia ka kushte të volitshme natyrore për zhvillimin e prodhimeve kopshtare.Regjionet më të rëndësishme kopshtare janë regjioni i Strumicës, Gjevgjelisë dhe Val-

landovës.

67

KUSHTET PËR MBARËSHTIMIN E KULTURAVE KOPSHTARE

Për mbarështimin e kulturave kopshtare është e nevojshme sasi e caktuar e nxehtësisë, dritës, ajrit, ujit, materieve ushqyese mikroorganizmave dhe kushteve tokësore.

Të gjithë faktorët e theksuar janë njësojë të rëndësishëm për mbarështimin kulturave kopshtare. Ato veprojnë bashkërisht dhe nuk munden të zëvendësohen me njëri tjetrin.

Kushtet për mbarështimin e kulturave kopshtare mundet të jenë: - Optimale, kur të gjithë faktorët janë përfaqësuar në marrëdhënie sa më të mirë, me

ç’rast bimët më së miri rriten dhe zhvillohen dhe japin rendimentet me të larta me kualitet.

- Të durueshme, kur një ose më shumë faktorë janë përfaqësuara në sasi më të madhe ose më të vogël, por janë afër deri te optimalet. Gjatë kushteve të këtilla prodhimi ende i pagueshëm.

- Mbajtëse, kur një ose më shumë faktorë janë përfaqësuar në sasi që nuk i përgjigjet kulturës. Gjatë këtyre kushteve, bimët vetëm vegjetojnë pa dhënë frytë.

- Të padurueshme, kur një ose më shumë faktorë janë përfaqësuar me sasi ekstremist të vogël ose të madhe, me ç’rast bimët thahen.

Relacioni i kushteve për zhvillim optimal i kulturave kopshtare është i ndryshëm dhe varet prej llojit, llojit, fazave të zhvillimit dhe tjera.

Njeriu përpiqet të ndikojë mbi faktorët natyror me qëllim që në mënyrë të suksesshëm ta organizoj prodhimtarinë kopshtare (p.sh., mbarështimi në objektet e mbrojtura, ujitjen dhe tjera).

SHUMËZIMI I KULTURAVE KOPSHTARE

Shumëzimi i kulturave kopshtare mundet të jetë:- gjenerativ dhe

- vegjetativ.

Shumëzimi gjenerativ është me farë, kurse mundet të kryhet edhe me mbjellje direkte ose me prodhimin rasatit (te disa kultura janë të mundshme edhe të dy mënyrat).

Që të mundet fara të përdoret si material farë ajo duhet të jetë e pastër, e shëndosh dhe me embrion të mirë.

Para mbjelljes është e nevojshme përgatitja e farës. Përgatitja përfshinë pastrimin, kal-ibrimin, dezinfektimin, etj.

Mbjellja mund të kryhet me dorë ose makinë. Thellësia e mbjelljes është e ndryshme dhe varet nga lloji dhe nga fara e bimës.

Koha e mbjelljes gjithashtu është e ndryshme dhe varet nga lloji, varietet i, kushtet kli-materike dhe koha kur duhet të përdoren kulturat për ushqyerje ose përpunim.

68

Te mënyra vegjetative e shumimit shfrytëzohen pjesë vegjetative nga bimët (kërcelli, rrënja, gjethi, ose pjesë të tyre).

Ekzistojnë shumë kultura kopshtare të cilat shumëzohen si në mënyrë vegjetative ashtu edhe gjenerative.

Sot gjithnjë e më shpesh në kopshtari, bimët shumëzohen me klonim (kultura e indit).

Testoje njohurinë tënde:1. Çka paraqesin kulturat kopshtare?2. Cilët faktorë duhet të jenë prezent që të mund të ketë prodhim kopshtarë të suk-

sesshëm?3. Shpjegoni për se bëhet fj alë kur themi se kushte për kultivim të kulturave kopshtare

janë: optimale, frytdhënëse dhe jo frytdhënëse?4. Si shumohen kulturat kopshtare?5. Prej çka varet koha e mbjelljes te kulturat kopshtare?

MBARËSHTIMI I KULTURAVE KOPSHTARE NË TË HAPUR

Kulturat kopshtare mbarështohen në të hapur, në hapësira të mbyllura, ose e kombinuar.Mbarështimi në të hapur, në esencë është mbarështimi në arë. Me mënyrën e këtillë të

mbarështimit, ndikimi i faktorëve të jashtëm është shumë i madh dhe prandaj është e nevo-jshme të merren masa agroteknike përkatëse për mbarështimin e suksesshëm të kulturës.

Vendi duhet të jetë i rrafshët, lehtë i arritshëm për mekanikën bujqësore, të ekziston mundësia për ujitje, të ketë ekspozitë nga jugu, të jetë e mbrojtur nga erërat e forta dhe ftoh-ta, toka të jetë pjellore etj.

Pas zgjedhjes së vendit qaset ndaj rregullimit të atij vendi, respektivisht rrafshimit, pastrimit prej gurëve, nëse është e nevojshme klasifi kimi, humifi kimi, ujitja, mbrojta nga erërat, parcelimi, kufi zimi etj.

Pasi vendi të rregullohet, para mbjelljes ose artisjes është e nevojshme vendi të pastro-het prej mbeturinave të bimëve të para kulturave ose të dy vegjetacioneve.

Në këtë mënyrë, kultura që mbarështohet do të mbrohet prej sëmundjeve dhe dëm-tuesve të cilat i kishte kultura e mëparshme.

Përpunimi i tokës është peshë shumë e rëndësishme në prodhimtarisë kopshtare, kurse zbatohet përpunimi themelor dhe plotësues.

Përpunimi themelor kryhet pas vjeljes së para kulturës, kurse përbëhet prej lëvrimit të thellë dhe cekët.

Përpunimi plotësues përbëhet prej një varg masash që kanë për qëllim përgatitjen e tokës për mbarështimin me sukses të kulturës.

Përbëhet nga lesimi, diskimi, mbarështimi, rrafshimi, formimi i qeprave, leheve, braz-dave, etj.

Ujitja është peshë shumë e rëndësishme agroteknike.

69

Kulturat kopshtare ujiten me brazda, shi artifi cial dhe sistem pika-pika.Plehërimi kulturave kopshtare bëhet me pleh organik dhe mineral. Plehrat derdhen me

përpunimin fi llestar të tokës (plehërimi themelor) ose gjatë vegjetacionit (ushqyerja).

Prodhimi i rasatit është fazë shumë e rëndësishme nga prodhimtaria kopshtare në të hapur.

Përbëhet prej:- përgatitja e leheve;

- mbjellja e farës dhe

- kujdesi i rasatit.

Pasi të jenë bërë të gjitha operacionet (masat) e mëparshme, qasemi ndaj mbjelljes ose artisja e kulturave kopshtare.

Testoje njohurinë tënde:1. Në cilat vende në të hapur duhet të ngritët ngrehina e perimeve?2. Si ujiten kulturat kopshtare?3. Në çka qëndron prodhimi i rasatit?

MBARËSHTIMI I KULTURAVE KOPSHTARE NË HAPËSIRA TË MBYLLURA

Gjatë mbarështimit të kulturave kopshtare në hapësirë të mbrojtur, njeriu ndikon në një ose më shumë faktorë.

Mënyra e këtillë e mbarështimit mundëson prodhimin edhe atëherë kur kushtet e jasht-me nuk e lejojnë atë në të hapur.

Hapësira të mbrojtura mundet të jenë:- të mbrojtura në mënyrë elementare (pjesërisht);

- të mbrojtura në mënyrë mbarështues (e përsosur).

Hapësira e mbrojtur në mënyrë elementare paraqet çdo hapësirë të mbuluar që mundëson mbrojtje nga temperaturat e ulëta në pjesën e ftohtë të vitit.

Përdoren për vazhdimin e vegjetacionit të kulturave të caktuara, si dhe për prodhimin e rasatit.

Këto hapësira mund të jenë vetëm të mbuluara ose të mbuluara me mbulesë të tejduk-shme të përbërë prej qelqit, foli, si dhe prej materialit jo të tejdukshme (kallam, dërrasa, plas-tikë, etj).

Hapësirat elementare të mbrojtura mund të jenë:- vatra të mbuluara;

- brazda të mbuluara;

- leha të ftohta;

- serra me plastike;

- tunelet dhe tjera.

70

Hapësirat e mbrojtura në mënyrë të përsosur paraqesin hapësira artifi ciale të mbulu-ara dhe ngrohura në mënyrë artifi ciale.

Këto kushte sigurojnë kushte për prodhimin e perimeve gjatë tërë vitit.Për ngrohje përdoren energjia biongrohëse, elektrike, energji gjeotermike, mazut, etj.

Fig. nr. З0.- Serra bashkëkohorë

Testoje njohurinë tënde:1. Çfarë hapësirash mbrojtëse ekzistojnë?2. Numëroj hapësirat e mbrojtura në mënyrë elementare?3. Çka janë hapësirat e mbrojtura në mënyrë të përsosur?

KUJDESI I MBJELLJEVE ME KULTURA KOPSHTARE

Pas mbjelljes, mbjellja ose artisja e kulturave kopshtare është e nevojshme të ndërmer-ren numër i madh i masave agroteknike, që kanë për qëllim mbarështimin e suksesshëm dhe fi timin e rendimenteve me kualitet të larë.

Nga masat agroteknike të cilat shfrytëzohen duhet të përmenden:

Mbrojtja nga ngricat dhe brima: përbëhet nga zgjedhja e llojeve përforcuese dhe far-ave si dhe i përmbahen afatit për mbjelle.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat: kryhet me zbatimin e masave paran-daluese, mekanike, kimike dhe biologjike.

Nga masat parandaluese duhet të përmenden zhdukja e mbeturinave bimore nga para kulturat, zgjedhja e farave rezistuese, etj.

71

Masat fi ziko-kimike qëndrojnë në zhdukjen e sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave me çrrënjosjen e barojave, grumbullimin e insekteve etj. Mjetet kimike mbrojtëse më të për-dorura janë pesticidet. Nga mjete biologjike më së shpeshti përdoren feromonet. Ato janë feromonet nga insektet.

Prashitja dhe mbushja si masa agroteknike e thyejnë korrën e tokës, e rruajnë lagështi-në dhe në mënyrë mekanike i zhdukin barojat.

Mulçimi paraqet mbulimi i tokës me ndonjë material (pleh organik, rërë, turbë, foli e er-rët etj) që të pengohet avullimi i lagështisë nga toka, rritje e barojave, të përmirësohet ngrohja e tokës etj.

Rrallimi largimi i numrit të caktuar të bimëve te mbjelljet e dendura.

Ujitja është peshë e rregullt gjatë mbarështimit të kulturave kopshtare. Kryhet më shumë herë gjatë vegjetacionit nëpërmjet brazdave, njomjes (vërshimit),

shiut artifi cial, sistemit pika-pika.

Ushqyerja kryhet me plehra artifi ciale në gjendje të ngurtë dhe lëngët përmes tokës dhe gjetheve.

Te mbjelljet që më dobët kanë mbirë, ose pjesa e vogël e bimëve janë tharë, kryhet plotësimi i vendeve të zbrazëta.

Disa lloje të kulturave kopshtare kanë kërcej të gjatë dhe spinaqit, të cilat nuk mundet të rritet drejtë. Për atë është i nevojshëm mbështetja e këtyre bimëve me hunj, lidhje me konstruksion metale etj.

Aktivitete në ekonominë e shkollës:

Në varësi nga kultura kopshtare në ekonominë tuaj shkollore, disa orë ndërmerrni masa të rëndomta agroteknike (ujitja, prashitja, vjelja etj).

72

2.6.2. KULTURAT MË TË RËNDËSISHME KOPSHTARE

DOMATJA

Rëndësia ekonomike

Sipas rëndësisë së tyre ekonomike, shtrirja dhe përdorimi, domatja e zënë vendin e parë ndërmjet kulturave perimore në tërë botën, dhe në veçanti në vendet më të nxehta.

Domatja ka vlerë shumë të vogël energjetike 115 kJ/100 gr, sepse përmbajtja e ujit sillet mbi 90%.

Është i njohur për nga përmbajtja e vitaminave dhe materieve minerale. Përmbajtja e vitaminës C është 23 mg/100 gr, kurse përmban edhe sasi të konsiderueshme të karotinës (provitamina A), vitaminat nga grupi B, vitaminat E, K dhe PP. Materiet minerale janë të për-faqësuara me sasi më të mëdha të kripërave të kaliumit deri më 300 mg/100 gr, natriumit, magnezit, kalciumit, hekurit por edhe të mikroelementeve bakër, mangan, kobalt, bor, nikel, dhe tjera. Konsiderohet se sipas përmbajtjes së bakrit dhe hekurit, domatja është njëra nga bimët më të pasura.

Në ushqyerje, domatja përdoret në shumë mënyre. Të njohura janë më shumë veprime në përgatitjen dhe përdorimin e domates së freskët dhe përpunuar.

Krahas përdorimit në gjendje të freskët, sasi të mëdha të domates përpunohen në mënyrë industriale dhe mënyrës shtëpiake në lëngje, pire, ekstrakteve të koncentruar dhe prodhimeve të thara.

Origjina, shtrirja, prodhimi dhe rendimentet

Domatet rrjedhin nga viset e Amerikës Jugore. Sot është e shpërndarë gjithkund në botë. Në vendet Evropiane 5-10% nga konsumi i përgjithshëm i perimeve i takon domates.

Në Republikën e Maqedonisë domatja prodhohet çdo kund, ndërsa në disa regjione domatja së bashku me specin paraqet kulturë kryesore nga kulturat bujqësore.

Sistematika- rendi: Solanales;- familja: Solanaceae;- gjinia: Solanum.Ekzistojnë më shumë lloje, varietete, ndërsa sidomos lloje të domateve. Më i rëndë-

sishme është lloji Solanum licopersicum.

Vetitë morfologjike

- rrënja: domatja ka sistem rrënjësor mirë të zhvilluar. Rrënja arrin thellësi deri më 1,5 metra, ndërsa masa kryesore rrënjësore zhvillohet në thellësi prej 40 cm. domatja ka aftësi të zhvilloi edhe rrënjë adventive që zhvillohen prej kërcelli;

- kërcelli: domatja ka kërcell barishtor shumë të degëzuar dhe spinaqi. Në varësi të farës kërcelli arrin gjatësinë deri më 3-4 metra. Gjatë rritjes së lirë të domates kërcelli është shumë i degëzuar. Në tutulat e gjetheve formohen degët e kërcellit. Në raport me lartësinë e kërcellit,

73

farat e domates janë të ndara në: të larta (indeterminant), të ulëta (determinant) dhe shkurres (shtambës)

- gjethi: domatja ka gjeth të ndërlikuar, jo palë puplak. Dallohen dy tipa të gjetheve te domatja: tipi i rëndomtë dhe tipi i patates;

- lulja: domatja ka lule dypolar, pesë pjesësh. Gjethet më shpesh kanë ngjyrë të verdhë, dhe janë të mbledhura në kalavesh lu-lese (buqetë). Lulëzimi është pandërprerë dhe zgjat 2-3 muaj;

- fryti: fryti është kokërr e lëngët. Kokrra përbëhet prej disa dhomëzave me fara (dy, tri e më shumë). Forma mundet të jetë e rrum-bullakët, zgjatur, e shtypur, konike. Ngjyra më shpesh është e kuqe, ndërsa mund të jetë edhe e verdhë dhe portokalli. Në raport me madhësi-në e frytit, domatet janë të ndara në të imta, mesme dhe mëdha. Masa e frytit është 60 – 120 gr;

- fara: fara është e imët e sheshtë, me formë veshke, e formuar me fi je të bardhe të ar-gjendta.

Fig. nr. 31.- Vetitë morfologjike të domates

Vetitë biologjike

Domatja është bimë shumëvjeçare me periudhë të shkurtër, te ne mbarështohet si bimë njëvjeçare. Paraqet kulturë bimore e vendeve të ngrohta. Gjatë tërë vegjetacionit ka nevojë të përhershme për ngrohtësi.

Temperatura optimale për mbirje, rritje dhe zhvillim i domates është 23 – 25 oC. Temper-aturat më të ulëta sjellin deri te zvogëlimi dhe ndërprerja e rritjes dhe zhvillimit, kurse e njëjta ndodh edhe gjatë temperaturave më të larta.

Domatja paraqet kulturë dritëdashëse dhe gjatë vegjetacionit ka nevojë të madhe për dritë. Mungesa e dritës sjell deri te vonimi i lulëzimit dhe pllenimit dhe formimit të fryteve pa cilësi.

Domatja relativisht është e rezistueshme ndaj mungesës së ujit, megjithatë mungesa e ujit në mënyrë jo të volitshme shprehet në lartësinë dhe kualitetin e rendimenteve. Për mbarështimin e suksesshëm është e nevojshme të kryhet ujitja e domatet.

Ndikim të madh mbi domaten ka lagështia relative e ajrit që gjatë vegjetacionit duhet të jetë 45 – 60 %.

Domatja kërkon toka të thella, pjellore dhe nxehta.

Agroteknika

Mbarështimi i domates mundet të jetë në të hapur dhe hapësirë të mbrojtura, me prod-himin paraprak të rasatit dhe me mbjellje direkte.

74

- qarkullimi bimor: domatja nuk është shumë zgjedhëse në relacion me para kulturën. Rezultate më të mira fi tohen nëse mbarështohet pas kulturave leguminoze, në lëndinat e sapo lëvruara, pas mbarështimit të trangujve dhe kulturave të tjera;

- përpunimi i tokës: në vjeshtë kryhet përpunimi themelor me lëvrim të thellë të tokës (30 – 35 cm thellësi). Përpunimi pranveror para mbjelljes përbëhet prej lëvrimit të cekët, mbarështimit, lesimit dhe rrafshimit të tokës. Para mbjelljes ose artisjes, është e nevojshme të kryhet trajtimi i tokës kundra dëmtuesve të tokës;

- plehërimi: domatja ka nevojë për sasi më të madhe të materieve ushqyese. Për fi timin e rendimenteve prej 10 tonelatave, domatja nga toka merr 30 – 40 kg azot, 10 kg fosfor dhe 40 kg kalium.

Nevoja më të mëdha për materie ushqyese, domatja ka në fazat e hershme të zhvillimit. Në këtë periudhë sidomos është e shprehur nevoja për fosfor.

- mbjellja: në varësi prej mënyrës së mbarështimit, varet koha dhe mbjellja e domates.Nëse mbillet me prodhimin paraprak të rasatit, mbjellja e domates është në leha (të nx-

ehta, gjysmë të nxehta dhe ftohta). Për mbjellja nevojiten 8 – 10 gramë far në 1 m2. Në lehët prodhohet rasat që më vonë artise në të hapur kur kushtet do t lejojnë atë, respektivisht kur ngrohtësia e tokës do të jetë më e lartë se 12 oC.

Te mbjellja e drejtpërdrejt përdoren më shumë mënyra të mbjelljes. Më e përfaqësuara është mbjellja në leha ose e rregullt, që kryhet me makinë mbjellëse. Për mbjellje përdoret rreth 1 kg farë kualitative. Koha optimale për mbjellje të drejtpërdrejt është gjysma e dytë e prillit deri te fi llimi i majit.

Thellësia e mbjelljes duhet të jetë rreth 2 cm.

Kujdesi i mbjelljes

Kujdesi i mbjelljes përbëhet prej më shumë masave:- shkriftimi dhe prashitja e tokës: me këtë peshë përmirësohet kushtet ajror-ujore.

Kjo peshë zbatohet 2 – 3 herë në varësi nga zhvillimi i kulturës. Mundet të bëhet me dorë ose makinë. Me këtë peshë mundet të zhduken edhe barojat. Në të njëjtën kohë mundet të kryhet edhe mbulimi i bimës;

- rrallimi: gjatë mbjelljes direkte, zakonisht paraqitet nevoja nga rrallimi i mbjelljes. Rral-limi mundet të bëhet me mbushjen dhe prashitjen e tokës. Bëhet kur bima ka 2 – 3 gjethe;

- ushqyerja: ushqyerja e domates bëhet 2 – 3 herë gjatë vegjetacionit. Për ushqim për-doren plehrat azotik. Të ushqyerit e parë kryhet pas fi danimit, e dyta 2 – 30 ditë pas të parës, kurse e treta në fazën e fi llimit të pjekjes së frutave;

- ujitja: te domatja praktikohen më shumë ujitje. Në fi llim të vegjetacionit. Në fi llim të vegjetacionit ujitjet janë më të rralla me nor,ma më të vogla, ndërsa me nxehjen e kohës bëhen ujitje më të shpeshta me norma më të mëdha. Gjatë vegjetacionit bëhet 6 – 8 ujitje;

- mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat: Mbrojtja te domatja praktikohet para mbjelljes, pas mbjelljes, para mbirjes së kulturës dhe gjatë kohës së vegjetacionit;

- masat specifi ke për kujdesin: zbatohen te varietetet më të larta të domateve të mbarështuara në të hapur dhe hapësira mbrojtëse. Zbatohet largimi kërcëllive (fi lizave), këputja e majave e kërqellave, vendosja në hunj dhe masa të tjera.

75

Vjelja e domates

Vjelja e domates zhvillohet në mënyrë pandërprerë. Domatja bënë frytë 2 – 3 muaj. Dal-lohen më shumë mënyra të vjeljes në varësi nga dedikimi i prodhimeve. Fillimi i vjeljes së domateve varet nga koha e mbjelljes dhe nga mënyra e prodhimit. Frytet për konsumim të shpejtë dhe të freskët vilen kur domatja do të arrij pjekuri të plotë fi ziologjike. Frytet të cilat duhet të transportohen vilen disa ditë përpara. Te domatet e mbarështuara në të hapura mun-det të kryhet vjelja me makinë.

Testoje njohurinë tënde:1. Prej nga rrjedh domatja?2. Çfarë është sistemi rrënjësor i domates?3. Cilat janë pakulturat më të mira të domates?4. Si janë të ndarë farat e domates në raport e lartësisë së kërcellit?5. Çfarë mundet të jetë mbarështimi i domates?6. Pse bëhet vjelja të pandërprerë te domatja?

76

SPECI

Rëndësia ekonomike

Mbarështohet për shkak të fryteve të cilat vilen në gjendje të gjelbër ose pjekur, kurse konsumohen të freskëta, të ziera, të konservuara dhe përpunuara.

Në formë të specit të bluar përdoret si shtesë në shumë ushqime.Specat janë perime shumë të shijshme dhe ushqyese. Përmbajnë sasi të konsiderueshme

të sheqerit, proteinave, materie minerale dhe vitamina.Sidomos janë të pasura me vitaminë C, i cili në frutat e pjekura është përfaqësuar me

100-150 mg në 100 g frutë, që është për pesë herë më shumë, se sa te limoni.Prej materieve minerale, është e rëndësishme prania e kaliumit, kalciumit, hekuri dhe

magnezit.Te ne shumë konsumohet speci djegës. Djegia vjen nga alkaloidi kapsaicina.

Origjina, shtrirja, prodhimi dhe rendimentet

Origjinën e ka prej Meksikës Jugore dhe Amerikës Qendrore. Në Evropë është sjellë përmes Spanjës, ku në fi llim ka qenë kultivuar si bimë dekorative dhe shëruese. Mbarështohet kudo në botë.

Edhe speci sikurse edhe domatja, në Republikën e Maqedonisë prodhohet kudo. Sipër-faqet me spec luhaten dhe arrijnë rreth 8500 ha. Prodhimi vjetor arrin 140.000 tonelatë. Ren-dimentet mesatare sillen prej 15 deri më 30 tonelatë/ha.

Sistematika

- rendi: Solanales;- familja: Solanaceae;- gjinia: Capsicum.Ekzistojnë më shumë lloje, varietete,

sidomos soje të specit. Më i rëndësishëm është lloji Capsicum annum.

Vetitë morfologjike

- rrënja: rrënja e specit në fazat fi llestare të zhvillimit është e thepët, kurse me vjetrim-in degëzohet dhe fi ton formën valore. Rrënja arrin thellësi 1 metër, ndërsa masa kryesore rrënjësore zhvillohet në thellësi deri më 30 cm. Në krahasim me peshën mbitokësore, sistemi rrënjësor është më dobët i zhvilluar;

- kërcelli: speci ka kërcell barishtor dhe shumë të degëzuar, kurse me vjetrimin fi ton formën e drurit. Në varësi nga lloji, kërcelli ar-rin lartësinë deri me 1 metër.

Fig. nr. 32.- Vetitë morfologjike të specit

77

Degëzimi i kërcellit është i ndryshëm dhe fi tohen më shumë forma (të gotës, tufës, ka-limtare dhe tjera);

- gjethi: gjethi i specit është i përbërë prej dorezës së gjethit dhe fl ete të lëmuar. Sipas formës mundet të jetë: zinxhiri, elipsoid ose vezës, ngjyra e gjethit mundet të jetë e gjelbër e ndritshme deri te e gjelbër e errët, që varet prej llojit;

- lulja: lulja te speci formohet nën sqetullat e gjetheve, individualisht ose në grup prej dy deri më tri lule. Lulja te speci më shpesh ka ngjyrë të bardhë. Speci mundet të jetë vetë fekondues ose jashtë fekondues. Lulëzimi është pandërprerë dhe vazhdon më shumë muaj;

- fryti: fryti është i kokërr e zbrazët me formë të rrumbullakët, zgjatur, konike. Në pjekuri-në teknologjike ngjyra e frytit mund të jetë e bardhë, verdhë, portokalli e ndritshme ose e gjelbër e errët, ndërsa deri te pjekuria botanike ngjyra është e kuqe, verdhë dhe portokalli. Në lidhje me madhësinë e frytit, hasen speca fryte të imët, mesëm dhe të mëdha. Në lidhje me formën e frytit, llojet e specave ndahen në: speca rotundë (në formë domate), baburet, të gjatë për turshi, feferona, formë të qershisë, dhe buqetës (dekorative).

- fara: fara është e shtypur, në formën e veshkës, me ngjyrë të verdhë të zbehtë. Masa absolute e farës arrin 5 – 7 gram.

Vetitë biologjike

Speci është bimë njëvjeçare. Paraqet kulturë e të ngrohtit, me nevojë të përhershëm të nxehtësisë, gjatë tërë vegjetacionit.

Temperatura optimale për mbirje, rritje dhe zhvillim është rreth 25oC. Gjatë temper-aturave më të larta se 32 oC dhe më të ulëta se 15 oC, speci e zvogëlon rritjen dhe i hedh lulet. Në temperaturë prej -3 oC vjen deri te tharja e specit.

Speci është kulturë dritë dalëse, ndërsa edhe bimë ditë shkurtër. Nuk duron kultivim në vende nën hije.

Speci ka nevoja të mëdha për ujë, për shkak të sistemit rrënjësor dobët të zhvilluar dhe transpiracionit të madh. Gjatë mungesës së lagështisë dhe temperaturës së lartë paraqitet hedhja e fryteve dhe luleve të reja.

Speci kërkon toka strukturore të pëlleshme dhe të ngrohta, të pasura me materie ush-qyese dhe të arritshme. Më të mira janë vendet neutrale ose reaksion të dobët të thartirës.

Agroteknika

Speci më së shumti mbarështohet me prodhimin paraprak të rasatit.- qarkullimi bimor: speci nuk duron mbjelljen në monokulturë. Para kultura më të mira

janë kulturat njëvjeçare dhe shumëvjeçare leguminoze, kulturat drithore dhe mbjelljet bar-ishtore;

- përpunimi i tokës: në vjeshtë kryhet përpunimi themelor, përkatësisht lëvrimi i thellë i tokës. Përpunimi pranveror par mbjelljes përbëhet nga lëvrimi i cekët, mbarështimi, lesimi dhe rrafshim i tokës;

- plehërimi: speci ka nevojë të madhe për materie ushqyese. Për fi timin e rendimenteve prej 10 tonelatave, domatja nga toka merr 40 – 60 kg azot, 10 kg fosfor dhe 50 – 80 kg kalium. Për plehërimin e specit përdoren plehra mineral dhe organik. Plehu i stallës shtohet me puni-

78

min pranverorë në sasi prej 20 deri më 30 tonelatë/ha. Ku përdoren plehra mineralë 1/3 shto-hen si pleh mineral, kurse sasia tjetër shtohet si ushqyerje për çdo 30 – 40 ditë;

- mbjellja: Me mbjellje direkte mbarështohet vetëm speci për prodhim industrial;- prodhimi i rasatit është në leha (të ngrohta, gjysmë të ngrohta dhe ftohta). Për mbjel-

lje përdoren 25 gram farë në 1 m2. Pas 20-30 ditëve kryhet pingule i rasatit. Gjatë artisja në të hapur, para se të mbillet rasati në të hapur, kruhet përgatitja e rasatit (shartimi);

- artisja: artisja kryhet gjatë kohës së kthjellët dhe ngrohtë kur toka do të arrij temper-aturë prej 22 deri më 23 oC. Artisja bëhet në linja ose shirita. Menjëherë pas artisjes bëhet ujitja e rasatit.

Kujdesi mbjelljes

Kujdesi i mbjelljes përbëhet prej më shumë masave:- ujitja: ujitja e specit është peshë e detyrueshme gjatë prodhimtarisë së specit, sidomos

për shkak të sistemit rrënjësor dobët të zhvilluar. Ujitja bëhet në secilën 6 – 7 ditë me norma më të vogla të ujit;

- prashitja: prashitja e parë bëhet 6 – 7 ditë pas mbjelljes. Gjatë vegjetacionit 3-4 prashitje;

- ushqyerja: ushqyerja e specit bëhet 3 – 4 herë gjatë vegjetacionit;- mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat: domosdo kjo peshë të zbatohet

rregullisht, ngase paraqitja e sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave ka ndikim të madh në rritjen, kurse me këtë edhe fi timit të rendimentit me kualitet.

- masa specifi ke për përkujdesje: kryhet prerja dhe largimi i degëve jo frytdhënëse dhe të dobëta dhe majat, që dobët formojnë fryte.

Vjelja e specit

Vjelja e specit kryhet në mënyrë të pandërprerë. Vjelja bëhet në çdo 3 – 6 ditë. Vjelja fi llon 40 – 50 ditë pas artisjes. Speci mundet të vilet në pjekurinë teknologjike kur përdoret për konsumin e freskët, por edhe në pjekurinë biologjike kur përdoret për përpunim. Speci gjithashtu mundet të vilet edhe në fazën e kapërcimit të pjekurisë biologjike kur përdoret për terje. Numri i fryteve të bimës është i ndryshëm dhe është prej 20 deri m 30 te gogozharet, madje deri 120 te feferonët.

Testoje njohurinë tënde:1. Cili vitaminë është m së shumti prezent te speci?2. Çfarë është sistemi rrënjësor te speci?3. Cila temperaturë optimale është e mirë për zhvillimin e specit?4. Në sa ditë kryhet ujitja e specit?5. Në sa ditë kryhet vjelja e specit?

79

KASTRAVECI

Rëndësia ekonomike

Nga kastraveci, për ushqim përdoren frytet e papjekura fi ziologjike në gjendje të freskët, ose të përpunuar.

Kastraveci ose trangulli ka vlerë të vogël ushqyese, për shkak të përmbajtjes së madhe të ujit në frytin (95 %). Nga materiet minerale më i përfaqësuar është kalciumi, magnezi, fosfori, natriumi, mangani, hekuri dhe jodi. Fryti përmban edhe vitamina (karotinë, tiamina, ribofl a-vina dhe tjera).

Kastraveci përdoret edhe në industrinë kozmetike për prodhimin e preparateve të ndry-shme kozmetike.

Origjina, shtrirja, prodhimi dhe rendimentet

Rrjedh nga Azia Juglindore, kurse mbarështohet çdo kund në botë. Në Ballkan është sjellë në shekullin e dymbëdhjetë.

Kastraveci në Republikën e Maqedonisë, prodhohet kudo. Sipërfaqet me kastravecë në botë arrijnë 1.200.000 ha, me rendimentet mesatare prej 16,1 tonelatë/ha. Te ne rendimentet arrijnë 40140 tonelata/ha te llojet e trangujve dhe 20 – 60 tonelatë në kastravecë turshie.

Sistematika

- rendi: Cucurbitales;- familja: Cucurbitaceae;- gjinia: Cucumis.Lloji më i njohur i kastravecëve është lloji Cucumis sativus.

Vetitë morfologjike

- rrënja: rrënja e kastravecit është mirë e zhvilluar. Arrin thellësinë prej 40 – 90 cm, dhe gjerësinë prej 100 cm. Zhvillon sistem rrënjësor qendror me numër të madh të rrënjëve anësore;

- kërcelli: kastraveci ka kërcell barishtor dhe të lëngshëm, i mbuluar me fi je të imta dhe dendura të shpërndara. Gjatësia e kërcellit krye-sor arin prej 0,5 deri në 7 m. Në kërcellin kryesor zhvillohen degët e rendit të parë, dytë dhe të tretë;

Fig. nr. ЗЗ.- Vetitë morfologjike të kastravecit

80

- gjethi: gjethi i kastravecit është e përbërë prej bishtit të gjatë gjethore dhe prej tri deri në pesë gjethe. Sipas formës mund të jetë në formë zemre ose lopate. Në sqetullat e gjetheve formohen degët dhe përdredhjet e thjeshta dhe të përbëra me të cilat kastraveci lidhet për mbështetësen;

- lulja: kastraveci zhvillon lule meshkuj dhe femra. Lulet zhvillohen në sqetullat e gjetheve. Ngjyra e luleve më së shpeshti është e verdhë;

- fryti: fryti është kokërr e lëngët në formë, elipsoide, cilindrike ose formë të lakuar. Në sipërfaqe të frytit mundet të ketë lythat në të cilat gjenden fi jet. Në lidhje me madhësinë e frytit ekzistojnë fara për kastravec të gjatë dhe shkurtër. Gjatësia e frytit arrin prej 5 deri më 70 cm, kurse pesha prej 0,1 deri në 1 kg.

- fara: fara është e shtypur, e zgjatur, me ngjyrë të zbetë të verdhë.

Vetitë biologjike

Kastraveci është kulturë e vendeve të ngrohta.Temperatura optimale për mbirje, rritje dhe zhvillim të kastravecit arrin 25 – 30oC. Gjatë

temperaturave të ulëta i hedhë lulet dhe formon më shumë lule femërore.Kastraveci është kulturë që donë dritën por edhe bimë në ditë të shkurtër. Për mbarësh-

timin në hapësirat e mbrojtura, janë krijuar varietet që janë indiferente ndaj dritës.Nevojat e kastravecit për ujë janë të mëdha. Kastraveci kërkon lagështi të madhe tokë-

sore dhe ajrore gjatë tërë vegjetacionit.Kastraveci kërkon toka të lehta, pjellore dhe ngrohta, me regjim të volitshëm ujor-ajror.

Më të mira janë tokat me reaksion neutral.

Agroteknika

Kastraveci më shpesh mbarështohet në hapësirat e mbyllura, por mbarështohet edhe në të hapur. Në të hapur sidomos zhvillohen llojet e kastravecit për turshi.

- qarkullimi bimor: para kulturat më të mira për kastravecët janë kulturat leguminoze, bizelja, lakra, sallata dhe tjera;

- përpunimi i tokës: përpunimi varet prej kohës së mbjelljes. Gjatë mbjelljes pranverore, në vjeshtë bëhet përpunimi themelor i tokës. Kurse në pranverë bëhet përpunimi plotësues i tokës. Nëse mbillet i kulturë e dytë duhet të bëhet përpunimi minimal i tokës:

- plehërimi: kastraveci mirë e duron plehërimin me pleh stallor. Për plehërim përdoren 40 – 60 tonelatë/ha. Plehrat mineral derdhen në sasi prej 80 deri më 100 kg/ha, 80 kg/ha dhe 100-120 kg/ha kalium;

- mbjellja: prodhimi i kastravecëve mund të jetë me prodhimin paraprak të rasatit dhe me mbjellje direkte. Mbjellja direkte bëhet në rende ose shirita. Për mbjellje përdoret 2-3 kg/ha farë;

- prodhimtaria e rasatit: kastraveci nuk duron artisje. Mbjellja bëhet drejtpërdrejt në saksi me tretëset dhe tjetër. Rasati i prodhuar shërben për prodhimin në hapësirë të mbrojtur, por edhe në të hapur.

Kujdesi i mbjelljes

Kujdesi kastravecit, gjatë kohës së vegjetacionit, përbëhet prej masave vijuese:

81

- ujitja: ujitja te kastravecë bëhet në mënyrë të vazhdueshme me qëllim që të krijohet tokë e volitshme dhe lagështi ajrore. Ujitja bëhet mbrëmjes. Krahas ujitjes së tokës, është e nevojshme të kryhet edhe spërkatja me aerosol të kastravecit;

- prashitja: prashitja bëhet në fazën e formimit të 1 – 2 gjetheve. Gjatë prashitjes bëhet edhe mbushja e kastravecit;

- ushqyerja: ushqyerja bëhet me azot ose plehra të lëngshëm disa herë gjatë vegjeta-cionit;

- mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat: kastraveci është i ndjeshëm dhe pëson nga sëmundjet e caktuara. Gjatë vegjetacionit kryhen më shumë trajtime për mbrojtje;

- masa specifi ke për kujdes: gjatë mbarështimit të kastravecit në mjedise të mbrojtura merren masa specifi ke, ndërsa ato janë lidhje e mbështetësve dhe rregullimi i rritjes.

Vjelja e kastravecëve

Vjelja e kastravecëve bëhet në mënyrë të pandërprerë dhe bëhet në pjekurinë teknologjike. Vjelja më shpesh bëhet me dorë, por ekzistojnë edhe makina për vjelje të cilat punojnë në senzorë. Varietet e sallatave të kastravecëve vilen në 5 – 7 ditë, përderisa ka-stravecët për turshi vilen në 2 – 3 ditë;

Testoje njohurinë tënde:1. Sa përqindje uji ka fryti i kastravecit?2. Cilat lloje të kastravecit janë më të njohura?3. Cila është temperatura optimale për zhvillimin e kastravecëve?4. Kastraveci a duron artisje?5. Cilat masa janë specifi ke për përkujdesje te kastraveci?

82

SHALQIRI

Rëndësia ekonomike

Shalqiri konsumohet në gjendje të freskët, sepse fryti është i ëmbël me shije të kënd-shme dhe me veprim freskues.

Prej lëngut të shalqirit bëhet shurup, kurse prej lëvores ëmbëlsira dhe xhemë të ndry-shëm.

Shalqiri mbarështohet në toka të nxehta. Nëse klima nuk dallohet me periudha më të gjata diellore dhe temperatura më të larta, atëherë shalqiri do të përmbaj sasi më të vogël të sheqerit.

Përveç sheqereve, në frytë përfaqësohen edhe celuloza, hemiceluloza, materiet pektine, acidi i mollës, vitaminë C, A, B1 dhe mineralet kalium, kalcium, mangan, hekur dhe squfur.

Origjina, shtrirja, prodhimi dhe rendimentet

Rrjedh prej viseve qendrore dhe gjysmë shkretinore të Afrikës së Jugut. Mbarështohet kudo në botë.

Shalqiri në Republikën e Maqedonisë prodhohet në sipërfaqe prej rreth 10.000 ha, me rendimentet mesatare prej 20 deri 40 tonelata/ha.

Sistematika

- rendi: Cucurbitales;- familja: Cucurbitaceae;- gjinia: Citrullus.Lloji më i njohur i shalqirit është lloji Citrullus vulgaris.

Vetitë morfologjike

- rrënja: shalqiri ka sistem rrënjësor mirë të zhvilluar. Rrënja kryesore mund të shkon 1 metër në thellësi. Zhvillon rrënjë të trasha anësore deri në thellësi prej 0,8-0,9 metra. Masa kryesore rrënjësore është e shpërndarë në thellësi prej 40-50 cm;

- kërcelli: shalqiri është me kërcell barishtor dhe hollë, i mbuluar me qime të dendura të bardha. Gjatësia e kërcellit krye-sor arrin prej 2 deri më 4 metra. Në kërcellin kryesor zhvillohen degët e rendit të parë, dytë dhe të tretë.

- gjethi: gjethi i shalq-irit është i përbërë prej doreze të gjatë gjethi dhe tri deri më gjethe pesë rremësh;

Fig. nr. 34.- Vetitë morfologjike të shalqirit

83

- lulja: shalqiri zhvillon lule mashkullore dhe femërore. Në kërcellin kryesor më shumë përfaqësohen lulet mashkullore, ndërsa në degët lulet femërore janë të shumta. Lulet më shpesh janë me ngjyrë të bardhë ose të verdhë.

- fryti: fryti është kokërr e lëngët me formë sferike, elipsoide, cilindrike. Ngjyra e frytit mundet të jetë e gjelbër, verdhë, ose bardhë. Trashësia e frytit sillet prej 0,5 deri më 3 cm. Pjesa mishtore e frytit është me ngjyrë të verdhë ose kuqe. Fryti mund të arrij peshën prej 0,5 deri më 15 kg e më shumë.

- fara: fara është elipsoide dhe e shtypur, me ngjyrë të verdhë, zezë ose kafe.

Vetitë biologjike

Për zhvillimin shalqirit është e nevojshme rajone më të ngrohta. Temperatura optimale për mbirje, rritje dhe zhvillim të shalqirit është rreth 25oC. Nuk duron temperatura të ulëta.

Në relacion me dritën, shalqiri ka nevoja të mëdha, dhe është neutral në relacion me gjatësinë e ditës. Mungesa e dritës shumë ndikon mbi formimin dhe kualitetin e frytit.

Shalqiri kërkon sasi të madhe të ujit. Nevoja më të mëdha për ujë shalqiri ka në fazën e rritjes, lulëzimit dhe rritjen e frytit.

Shalqiri kërkon tokë pjellore dhe strukturore. Më të mira janë tokat me reaksion neutral, por shalqiri mundet të duroj toka dobët të tharta.

Agroteknika

Shalqiri më shpesh mbarështohet në hapësirë dhe mjedise të mbyllura. Në të hapur mundet të mbarështohet me mbjellje direkte, por edhe me prodhimin paraprak të rasatit;

- qarkullimi bimor: para kulturat më të mira për shalqirin janë kulturat leguminoze, kul-losat më shumëvjeçare, drithërat hamullor dhe kulturat e tjera;

- përpunimi i tokës: përpunimi themelor bëhet në vjeshtë me lëvrim në thellësi prej 30 deri me 40 cm. Njëra pjesë e përpunimit plotësues bëhet në vjeshtë, kurse pjesa e dytë bëhet në pranverë para mbjelljes së shalqirit;

- plehërimi: për plehërimin e shalqirit përdoret 25-30 tonelata/ha pleh të djegur stalle, që derdhet me përpunimin themelor. Plehrat mineral derdhen në sasi prej 60 deri 80 kg/ha azot, 80-100 kg/ha fosfor dhe 80-100 kg/ha kalium;

- mbjellja: mbjellja direkte bëhet në gjysmën e dytë të prillit në rreshta në distanca ndërmjet rreshtor prej 1,5 deri më 2 metra, dhe 40 – 60 cm distancë në resht. Mbjellja mundet të bëhet edhe në çerdhe. Për mbjellje përdoren 1,5 – 4 kg/ha farë;

- prodhimi i rasatit: shalqiri nuk duron artisje. Mbjellja bëhet direkt në saksi, turbë dhe tjetër. Prodhohet rasat i rëndomtë dhe i shartuar. Shalqiri shartohet (zbutet) në lehe. Rasati mbarështohet në tunele ose në serra plastike.

Kujdesi i mbjelljes

Masat për kujdesin e shalqirit, varret prej mënyrës së kujdesit, kurse përbëhen nga:- ujitja: shalqiri ka sistem mirë të zhvilluar rrënjësor, por megjithatë kërkon ujitje të

përhershme. Bëhen 2 – 3 ujitje. Ujitja duhet të zvogëlohet para pjekjes së frutave, që të fi tohen fruta më me kualitet;

- prashitja: te shalqiri bëhen 2 – 3 prashitje. E para bëhet pas 2 – 3 javëve pas mbirjes, e dyta pas 10 ditëve, kurse e treta para mbylljes së rreshtave;

84

- ushqyerja: ushqyerja është më së miri të bëhet pas prashitjes së dytë me plehra azotik;- mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat: gjatë vegjetacionit bëhen më

shumë trajtime për mbrojtjen, në qoftë se paraqitet nevoja;- masa specifi ke për kujdes: gjatë mbarështimit të shalqirit në mjedise të mbrojtura

merren masat vijuese: mulçimi, krasitja e degëve dhe masave të tjera.

Vjelja e shalqirit

Shalqiri vilet pandërprerë. Pjekja e frutave përcaktohet me trokitje të frytit me gisht, si-pas nuancave të ngjyrave dhe sipas metodave të tjera. Vjelja më së miri bëhet në mëngjes ose mbrëmje.

Testoje njohurinë tënde:1. Prej nga rrjedh shalqiri?2. Në cilën thellësi zhvillohet sistemi rrënjësor te shalqiri?3. Cila është temperatura optimale për zhvillimin e shalqirit?4. Me çka shartohet shalqiri?5. Cilat masa janë specifi ke gjatë përkujdesjes te shalqiri?

85

PJEPRI

Rëndësia ekonomike

Për konsumimin përdoren frytet e freskëta të cilat janë me shije të këndshme freskuese. Prej pjeprave prodhohen xhemët, ëmbëlsirat, marmelatat ose, prapë rriska të thara.

Pjepri përmban sasi të mëdha të karbohidrateve, kurse diçka më pakë materie të pekti-nës, celulozës dhe proteinave. Krahas këtyre përmbajnë edhe materiet minerale të kaliumit, natriumit, kalciumit, magnezit, fosforit dhe tjera, dhe sasi të vogla të vitaminave.

Origjina, shtrirja, prodhimi i pjeprave dhe rendimentet

Pjepri e ka origjinën nga Azia ku edhe sot mund të gjenden format e tij të egra. Kultura e pjeprit të ëmbël është krijuar më vonë, me siguri nga fundi nga fundi i erës së vjetër ose fi llimi i erës së re.

Pjepri më shpesh mbarështohet së bashku me shalqirin dhe kjo mbjellje quhet bostan. Rendimentet mesatare janë rreth 20 tonelata/ha.

Sistematika

- rendi: Cucurbitales;- familja: Cucurbitaceae;- gjinia: Cucumis.Lloji më i njohur i pjeprit është lloji Cucumis melo

Vetitë morfologjike

- rrënja: rrënja është mirë e zhvilluar dhe degëzuar. Rrënja kryesore mund të shkon më shumë se 1 metër thellësi. Masa kryesore rrënjësore është e shtrirë në thellësi prej 30 cm;

- kërcelli: pjepri ka kërcell barishtor pesë këndesh ose cilindrik. Gjatësia e kërc-ellit kryesor arrin prej 2 deri më 3 metrave. Në kërcellin kryesor zhvillohen degë të ren-dit të parë, dytë dhe tetë;

- gjethi: gjethi i pjeprit është i thjeshtë, trepjesësh ose pesë pjesësh, i for-muar me qime;

- lulja: zhvillon lule mashkullore dhe femërore, por ekzistojnë varietete edhe me lule hermafroditë. Lulet janë me ngjyrë të zbetë të verdhë.

Fig. nr. 35.- Vetitë morfologjike të pjeprit

86

- fryti: fryti është kokërr e lëngshme me formë specifi ke elipsoide, cilindrike, shtypur ose gjarprit. Ngjyra e frytit varet prej llojit dhe mundet të jetë e gjelbër, portokalli, verdhë, ose e bardhë. Sipërfaqja e frytit mundet të jetë e lëmuar, të rrudhur, me rriska. Fryti mundet të ketë aromë të caktuar të këndshme. Fryti mundet të arrin peshën prej 0,5 deri më 10 kg;

- fara: fara është elipsoide, e shtypur dhe e zgjatur me ngjyrë të verdhë.

Vetitë biologjike

Pjepri ka nevojë të madhe për ngrohtësi. Temperatura optimale për mbirje, rritje dhe zhvillimin e pjeprit është rreth 25 oC.

Pjepri bënë pjesë në grupin e bimëve me kërkesa të mëdha për dritën. Nevojat për lagështi dhe ujë janë të rëndësishme gjatë tërë vegjetacionit. Pjepri kërkon

tokë strukturore dhe pjellore, me reaksion neutral.

Agroteknika

Pjepri mbarështohet në të hapur dhe mjedise të mbrojtura. Në mjedis të hapur mund të mbarështohet me mbjellje direkte, por edhe me prodhimin paraprak të rasatit.

- qarkullimi bimor: para kultura më të mira për pjeprin janë kulturat leguminoze, drithërat dhe kulturat tjera;

- përpunimi i tokës: përpunimi themelor bëhet në vjeshtë me lëvrim në thellësi 30-40 cm. Njëra pjesë e përpunimit plotësues bëhet në vjeshtë, kurse pjesa tjetër kryhet në pranverë para mbjelljes së pjeprit;

- plehërimi: për plehërimin e pjeprit përdoret 20-30 tonelata/ha pleh stallor, që derdhet me përpunimin themelor. Plehrat mineral derdhen në sasi prej 60-80 kg/ha azot, 80-100 kg/ha kalium;

- mbjellja: mbjellja direkte kryhet në gjysmën e dytë të prillit në rreshta me distancë ndërmjet rreshtave prej 150 cm dhe 40 cm distancë në rreshta. Për mbjellje përdoren 1,5-3 kg/ha far;

- prodhimi i rasatit: mbjellja bëhet direkt në saksi, turbë dhe tjera. Prodhohet rasat i rëndomtë dhe shartuar. Pjepri shartohet (mbarështohet) në kungull.

Kujdesi i mbjelljes

Masat për kujdesin e pjeprit janë:- ujitja: bëhen 2-4 ujitje, gjatë vegjetacionit;- prashitja: te pjeprit bëhen 2-3 prashitje gjatë vegjetacionit;- ushqyerja: ushqyerja bëhet me plehra azotik me ujitjen;- mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat: gjatë vegjetacionit bëhen më

shumë trajtime për mbrojtje, në qoftë se paraqitet nevoja.

Vjelja e pjeprave

Pjekuria e fryteve përcaktohet sipas aromës së frytit, sipas nuancave të ngjyrës dhe metodave të tjera. Më së miri vjelja është të bëhet në mbrëmje ose në mëngjes.

87

KAROTA

Rëndësia ekonomike

Karota përdoret në gjendje të freskët, si shtesë e sallatave të ndryshme, në ushqime të ndryshme të gatuara ose konservuara.

Në vete përmban përqindje të mëdha të sheqerit, vitaminave dhe mineraleve.Ngjyra (portokall e kuqe) i vjen nga prania e karotinës (pro vitaminë A) sipas të cilit e ka

marrë emrin.Përveç pro vitaminës A përmban edhe vitaminë B, PP, E, etj.

Origjina, shtrirja, prodhimi i karotës dhe rendimentit

Karota është e njohur shumë moti. Format e egra të karotës janë ende pranishme në Evropë dhe Azi. Si perimekulturë është kultivuar në popujt e lashtë. Sot është i përfaqësuar kudo në botë.

Në Republikën e Maqedonisë mbarështohet në rreth 1.000 ha, me rendimentet mesa-tare prej 20 deri më 30 tonelata/ha.

Sistematika

- rendi: Apiales;- familja: Apiaceae;- gjinia: Daucus.Ekzistojnë më shumë lloje, varietete, kurse në veçanti varietete prej karotave. Më i rëndë-

sishëm është lloji Daucus carota.

Vetitë morfologjike

Karota është bimë dy vjeçare. Në vitin e parë formon sistem të trashur rrënjësor, ndërsa në vitin e dytë jep kërcell lulebartës.

- rrënja: pas mbirjes së karotës, fi llon trashje e rrënjës. Pjesët e fi jeve rrënjësore mund të shkojnë në thellësi deri më 2 metra, përderisa masa kryesore rrënjësore zhvillohet në thellësi deri më 60 cm. Në rrënjën e trashur dallohen tri pjesë: koka, qafa dhe rrënja e vërtetë. Në rrënjën e karotës deponohen materiet ushqyese.

Forma e rrënjës së trashur mundet të jetë e ndryshme: ovale, konike, cilindrike. Sipas peshës së rrënjës karotat ndahen në: të imta (deri më 60 gram), mesatare të mëdha (60-150 gram) dhe të mëdha (mbi 150 gram);

Fig. nr. 36.- Vetitë morfologjike të karotës

88

- kërcelli: kërcelli është shumë i shkurtër dhe gjendet në majën e rrënjës. Në kërcell zhvillohet gjethi rozetë. Në vitin e dytë formohet trungu lulesë. Trungu i lules është shumë degëzuar dhe arrin lartësinë prej 1 deri 1,5 m. Degët me lule mbarojnë me lulesa mbrojtëse;

- gjethi: në vitin e parë, karota formon gjethe komplekse të skalitura, të vendosura në bishta më të shkurtra ose më të gjatë. Gjethet dalin prej kërcellit të shkurtër dhe formojnë rozetë gjethi. Në vitin e dytë në kërcellin lulebartës formohen gjethe ë imta me bishta të shkurtër;

- lulja: e imët, e bardhë, e mbledhur në lulesë mbrojtje në majën e degët e lules;- fryti: fryti është dyfi shtë dhe me pjekjen ndahet në dy fryte/fara të veçanta. Në frytin ka

brinjë, që janë rritur me thitha. Thithat pengojnë gjatë mbjelljes së karotës;- fara: fara është e imët me pamje drapri dhe ngjyrë kafe të kuqe. Par mbjelljes së farës

duhet të kryhet lëmimi i thithave.

Vetitë biologjike

Karota bënë pjesë në kulturat me kërkesa të matura të nxehtësisë.Temperatura optimale për mbirje, rritje dhe zhvillim të karotës është 20 oC. Nuk duron

temperatura të larta, kurse është relativisht rezistent ndaj temperaturave të ulëta.Karota është bimë për ditë të gjatë. Mungesa e dritës sjell deri te zgjatja e bimës dhe

zvogëlim të rendimenteve.Lagështia është e domosdoshme gjatë tërë vegjetacionit, kurse sidomos në fazat e

mbirjes dhe trashjes së rrënjës. Gjatë lagështisë më të madhe vjen deri te keqësimi i kualitetit dhe kalbjes së rrënjës.

Karota kërkon toka më të lehta rrënore-argjilore, pjellore dhe të pasura materie organ-ike.

Agroteknika

Karota mbarështohet si kulturë pranverore, verore dhe dimërore.- qarkullimi bimor: rezultate më të mira fi tohen, nëse mbillet pas kulturave prashitëse,

të cilat janë shumë të plehëruara. Para kultura të mira janë domatja, speci, shalqiri, kungulli, preshi, qepa, hudhra dhe kultura të tjera;

- përpunimi i tokës: përpunimi themelor i tokës bëhet në thellësi 30-35 cm. përpunimi plotësues varet prej kohës së mbjelljes. Sidomos është e rëndësishme gjatë përpunimit plotë-sues të formohet shtresë e thellë e shkriftë që të mos vjen deri te deformimi i rrënjës;

- plehërimi: karota kërkon sasi të mëdha të materieve ushqyese. Për fi timin e rendimen-tit prej 10 tonelatash, karota prej tokës nxjerr 30-40 kg azot, 10 kg fosfor dhe 40-50 kg kalium. Karota ka nevoja më të mëdha për kalium. Ushqimi me plehra të azotit domosdo të kryhet më herët, ngase azoti e prish kualitetin e rrënjës;

- mbjellja: koha e mbjelljes varet prej mënyrës së mbarështimit. Para mbjelljes fara mundet të lihet të mugullojë për atë se ngadalë mbinë, ose të përzihet me farën nga sallata, panxharit ose bimë tjetër që shërben si marker për shënimin e rreshtave. Mbjellja mundet të kryhet në sipërfaqe të rrafshët dhe në qepra. Për mbjellje përdoret prej 1,5 deri më 6 kg farë e lëmuar.

89

Kujdesi i mbjelljes

Kujdesi për mbjelljen përbëhet prej:- shkriftimi dhe prashitja e tokës: pas mbjelljes mundet të formohet kore e tokës e cila

shkriftohet me shatat rrotullues. Zbatohen 2-4 prashitje prej të cilave e para mundet të bëhet edhe par mbirjes, nëse është përdorur kultura marker;

- ushqyerja: bëhet 2-3 herë gjatë vegjetacionit. Për ushqimin përdoren plehrat azotik, por e mirë është si ushqim të shtohen edhe pjesa nga plehrat e tjerë mineral, sidomos plehrat e kaliumit;

- ujitja: ujitja kryhet në 10-15 ditë. Ujitja duhet të ndërpritet 2-3 javë para vjeljes së

karotës;

- mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat: Sidomos është e rëndësishme zh-dukja e barojave që mundet ta ngufasin mbjelljen për shkak të zhvillimit të ngadalshëm të karotës.

Vjelja e karotës

Vjelja e karotës kryhet në pjekurinë teknologjike, përkatësisht kur rrënja e karotës do ta arrijë trashësinë e nevojshme. Nëse vonohet, atëherë rrënja fi llon me rripohet, duke i shfrytë-zuar materiet ushqyese nga rrënja. Karotat e nxjerra pastrohen prej dheut, ju priten fl etët dhe grumbullohen. Ekzistojnë edhe kombajna për vjeljen e karotave.

Testoje njohurinë tënde:1. Prej ku rrjedh karota?2. Çfarë është rrënja e karotës?3. Cilat janë para kulturat janë më të mira për karotën?4. Pse përdoret marker kultura gjatë mbjelljes së karotës?5. Si bëhet mbjella e karotës?6. Në cilën fazë të pjekurisë vilet karota?

90

QEPA

Rëndësia ekonomike

Qepa bënë pjesë në kulturat më të vjetra kopshtare. Njerëzit që moti I kanë njohur vetitë e tij ushqyese dhe mjekuese.

Mbarështohet nëpër gjithë botën dhe përdoret në mënyra të ndryshme në ushqimin e njeriut. Është i pazëvendësueshëm si shtesë në shumë ushqime dhe sallata. Përdoret në gjen-dje të freskët, të zier, konservuar ose tharë.

Aroma specifi ke e qepës rrjedh prej yndyrës eterike, e cila ka edhe veprim baktericid. Ajo përmban sheqer, proteina, vitamina dhe materie minerale.

Përbërja kimike e qepës plagët prej llojit, kushteve të mbarështimit dhe masave agroteknike.

Llojet djegëse kanë më shumë materie të thata, rreth 20 %. Karbohidratet te qepa janë përfaqësuar me 6-10%. Qepa përmban 1-2,5 % proteina, materie minerale, vitaminë B1, B2 dhe PP.

Qepa përmban vaj eterik prej ku vjen shija. Me përbërësit e tij qepa e ndihmon shijen dhe e përmirëson tretjen e ushqimit. Qepa ka veprim mjekues dhe baktericid dhe është i njo-hur si ilaç popullor për mjekimin e sëmundjeve të ndryshme.

Origjina, shtrirja, prodhimi dhe rendimentet

Qepa rrjedh nga Azia e mesme. Shumë është prodhuar në botën e lashtë. Kudo në botë është e përhapur.

Në Republikën e Maqedonisë, qepa prodhohet në sipërfaqe që janë rreth 4.300 he me rendimentet mesatare prej 8.500 kg/ha. Sipërfaqet për prodhimin e qepës luhaten.

Sistematika

- rendi: Asparagales;- familja: Alliaceae;- gjinia: Allium.Ekzistojnë më shumë lloje dhe varietete, kurse sidomos lloje prej qepës. Më i rëndë-

sishmi është lloji Allium cepa.

Vetitë morfologjike

- rrënja: qepa ka sistem rrënjësor lëmshor. Masa kryesore e rrënjës zhvillohet në thellësi pre 20 cm;

- kërcelli: kërcelli i vërtet i qepës është shumë i shkurtër. Gjendet në bazën e qepës. Në vitin e dytë qepa zhvillon kërcej lulembajtëse. Kërcelli lulembajtëse është cilindrik dhe i zbrazët. Arrin lartësinë prej 60 deri më 180 cm. Mbaron me lule të rrumbullakët (mburojë);

- qepujkë: përbëhet prej kërcellit të shkurtër dhe lëvores mishtore të ngjitur. Në lëvoret janë deponuar materiet ushqyese. Në mesin e qepujkës ka një ose më shumë sytha vegjeta-tive. Forma mundet të jetë sferike, e zgjatur ose e shtypur. Sipas madhësisë, qepët ndahen në të imët (deri më 60 gramë), mesatar të mëdha (60-100 gramë), dhe të mëdha (mbi 100 gramë);

- gjethi: gjethet janë cilindrike, zbrazëta me ngjitje të lëngët të sipërfaqes. Pjesët e poshtme të gjetheve janë të ngjitura njëra me tjetrën dhe formojnë kërcell të rrejshëm. Lartë-

91

sia e kërcellit të rrejshëm është rreth 20 cm. Pas formimit qepujkës së rrejshme kërcelli dhe gjethet thahen;

- lulja: lulja është e imët, me ngjyrë të çelët rozë ose bardhë. Është e vendosur në lulesë që formohet në majën e luleve të kërcellit ;

- fryti: fryti është kuti tredhomësh, në të cilën janë vendosur rreth 6 fara;

- fara: fara është e imët, me formë prizmatike, me sipërfaqe të rrudhur. Ngjyra e farës është e zezë.

Vetitë biologjie

Qepa është bimë dyvjeçare, nëse mbarështo-het si arshlam, ose trevjeçare, nëse mbarështohet si arpaxhik.

Qepa është kulturë që me sukses përshtatet ndaj kushteve të jashtme. Gjatë tërë vegjetacionit ka nevojë të përhershme për nxehtësi. Temperatura optimale për mbirje, rritje dhe zhvillim e qepës është 20 – 25oC. Në stadin e jarovizimit (periudha dimërore) përballon tem-peratura të ulëta deri -15 oC.

Fig. nr. 37.- Vetitë morfologjike të qepës

Qepa është bimë e ditës së gjatë.Nevojë më të madhe për ujë, qepa, ka në fazat e mbirjes dhe formimit intensiv të

gjetheve. Rregullimi i nivelit optimal të lagështisë është posaçërisht e rëndësishme gjatë formimit të qepujkave. Qepa mundet me sukses të mbarështohet në tokat mesatare të lehta dhe mesatare të rënda.

Agroteknika

Mbarështimi i qepës mundet të jetë për arpaxhik, për gjelbërim dhe për qepujkë.- qarkullimi bimor: qepa nuk është shumë zgjedhës në krahasim me para kulturën.

Rezultate më të mira fi tohen nëse mbarështohet pas kulturave leguminoze, në lëndinat e por-saliruara, pas mbjelljes së kastravecëve dhe kulturave të tjera;

- përpunimi i tokës: zbatohet përpunim standard i tokës në varësi nga para kultura;- plehërimi: për plehërimin e qepës shfrytëzohen 100-120 kg/ha azot, 80-100 kg/ha fos-

for dhe 20-14- kg/ha kalium;Materiet ushqyese është e nevojshme të derdhen në shtresën sipërfaqësore ku është i

zhvilluar sistemi rrënjësor. Duhet pasur kujdes në sasinë e azotit, ngase sasia tepër e madhe e prish kualitetin e qepëve.

92

Prodhimi i arpaxhikut

Prodhimi i arpaxhikut është njëra prej fazave nënprodhimin e qepës. - mbjellja: arpaxhiku prodhohet në lehe. Gjerësia e leheve është 1 m, kurse gjatësia

është sipas nevojave. Mbjellja e leheve bëhet ka fundi i shkurtit ose fi llimi i marsit. Për mbjelle përdoret 80-100 kg/ha farë. Fara mbulohet me një shtresë dheu prej 1,5 deri 2,5 cm;

- kujdesi i arpaxhikut: gjatë mbarështimit merren masa për kujdesin e arpaxhikut, kurse të cilat përbëhen nga ujitja e rasatit, vaditjes, mbrojtja prej sëmundjeve dhe dëmtuesve, ushqyerja dhe tjera;

- vjelja arpaxhikut: arpaxhiku bëhet për vjelje kah fundi i korrikut dhe fi llim i gushtit, kur gjethet dhe kërcelli i rrejshëm zverdhohen dhe thahen.

Prodhimi i qepës për qepujka

Prodhimi i qepës për qepujka mund të zhvillohet në tri mënyra: me mbjellje direkte, me prodhimin e rasatit dhe me prodhimin e arpaxhikut.

Prodhimi qepës me mbjellje direkte

- mbjellja: afati optimal për mbjellje direkte të qepës është deri nga mesi i marsit. Mbjel-lja bëhet me mbjellëse në shirita ose rende. Për mbjellje shfrytëzohet 3,5-7 kg/ha farë. Fara vihet në thellësi të tokës prej 1,5 deri më 2,5 cm;

- kujdesi i mbjelljes: gjatë vegjetacionit kryhen më shumë ujitje, mbrojtje nga sëmund-jet dhe dëmtuesit, ushqimi me minerale të tretura ose plehra organik, prashitja dhe masave të tjera. Gjatë mbjelljes së dendur duhet të kryhet rrallimi i mbjelljes. Para pjekjes së bimës duhet të ndërprit vaditja që të mos keqësohet kualiteti i qepujkave;

- vjelja: vjelja bëhet kah fundi i korrikut ose fi llimi i gushtit. Gjatë vjeljes, është e domos-doshme të ndahen qepujkat jo kualitative.

Prodhimi i qepëve me rasat

- mbjellja: rasati prodhohet në leha të ftohta. Mbjellja kryhet në gusht. Për mbjellje përdoret 8-10 gram/m2 farë. Fara mbulohet me shtresë dheu me trashësi 1-2 cm;

- artisja: artisja bëhet në fi llim të tetorit, kur rasati gjendet në fazën e 3-4 gjetheve, në rende ose leha;

- kujdesi e mbjelljes: pas artisjes është e domosdoshme ujitja e mbjelljes. Ushqyerja bëhet në mars me plehra azotik;

- vjelja: nëse përdoret si qepë e re vilet në prill, ndërsa gjatë prodhimit të qepujkave vilet në maj ose qershor.

Prodhimi i qepës me arpaxhik

- mbjellja: arpaxhiku mbillet herët në pranverë. Mbjellja bëhet me vënien e arpaxhi-kut në brazda dhe mbulohet me shtresë dheu. Për mbjellje përdoret 300-400 kg/ha arpaxhik kualitativ;

- kujdesi e mbjelljes: gjatë vegjetacionit bëhen 1-2 prashitje. Prashitja e parë patjetër të jetë më e cekët që të mos dëmtohet qepujka. Ushqyerja më së miri është të bëhet 2-3 herë, përsëri 1-2 javë pas mbirjes, kurse të tjerat në 3-4 javë. Merren edhe masa për mbrojtje prej barojave, sëmundjeve dhe dëmtuesve, në qoftë se ka nevojë;

93

- vjelja: vjelja bëhet nga fundi i korrikut ose në fi llim të gushtit. Së pari bëhet shkulja ose nxjerrja e qepës. Qepa e nxjerr vendoset të qëndroj disa ditë në arë dhe të thahet. Pastaj, bëhet largimi i mbeturinave të kërcellit dhe gjetheve të rrejshme, ndërsa pastaj qepa klasifi ko-het dhe paketohet.

Prodhimi i qepës për gjelbërim

- mbjellja: për mbjellje shfrytëzohet arpaxhiku i imët dhe qep shumë të mëdha. Mbjellja bëhet në mënyrë të pandërprerë duke fi lluar prej shtatori. Përdoren 2-6 tonelata/ha material i mbjell.

- kujdesi e mbjelljes: mbjellja është e njëjtë sikurse te mënyrat tjera të prodhimit;- vjelja: vjelja bëhet kur gjethet do të arrijnë 20 cm gjatësi. Bëhet shkulja dhe lidhja e

qepës në duaj me 4-5 bimë.

Testoje njohurinë tënde:1. Si përdoret qepa në ushqim?2. Prej çka përbëhet qepujka e qepës?3. Çfarë është kërcelli te qepa?4. Sa mënyra të prodhimit të qepës ekzistojnë?5. Si prodhohet arpaxhiku?6. Sa farë përdoret gjatë mbjelljes direkte të qepës?

94

HUDHRA

Rëndësia ekonomike

Hudhra mbarështohet shumë herët si perime dhe si bimë mjekuese.Përdoret si shtojcë në ushqim dhe sallata për shkak të shijes dhe erës specifi ke të cilat

shkaktojnë oreks. Hudhra përdoret edhe në industrinë e mishit për fi timin e shijes së prod-himeve të ndryshme, kurse në industrinë farmaciste përdoret për fi timin vajra eterik të cilat shërbejnë për bërjen e barnave. Ai ka veprim mjekues dhe shumë përdoret në mjekësin pop-ullore. Hudhra përmban materie që kanë veprim baktericid.

Hudhra është pasur me materie ushqyese. Hudhra përmban 30-35 % materie të thata, 220% sheqer, 5-6% proteina, celulozë dhe vitaminë C.

Shija dhe aroma specifi ke rrjedh prej pranisë së vajrave eterik:

Origjina, shtrirja, prodhimi dhe rendimentet

Rrjedh prej regjioneve malore të Azisë së Mesme, ku ritet si bimë dyvjeçare, i cili në vitin e parë formon kokare, kurse vitin vijues del bima lulembajtëse me fara.

Hudhra në Maqedoni mbarështohet në sipërfaqe prej rreth 1.300 he me rendimentet mesatare prej 3.500 kg/ha.

Sistematika

- rendi: Asparagales;- familja: Alliaceae;- gjinia: Allium.Lloji më i njohur i hudhrës është lloji Allium sativum.

Vetitë morfologjike

- rrënja: rrënja e hudhrës është zhardhokë dhe mirë e zhvilluar. Arrin thellësinë deri më 60 cm;

- kërcelli: ka kërcell të ndryshueshëm dhe shkurtër, i cili ndodhet nën veshulin;- qepujka: janë bashkuar numër i madh i lapave të ngjeshur. Lapat e jashtme janë më të

trasha, kurse të brendshmit më të imta dhe shtypura. Secili prej lapave është e mbështjell me lëvore të thata. Dhe krejt qepujka me lapa është e mbështjellë me lëvore;

- gjethi: gjethet janë lineare me ngjitje të dylltë në sipërfaqe. Pjesët e poshtme të gjetheve janë të kapura njëra me tjetrën dhe formojnë kërcell të rrejshëm. Lartësia e bimës është rreth 50 cm. Pas formimit të qepujkës, kërcelli i rrejshëm dhe gjethet thahen.

- shumëzimi i hudhrës është vegjetativ, përkatësisht me ndarjen e qepujkave.

Vetitë biologjike

Temperatura optimale për mbirje, rritje dhe zhvillim është 20-25 oC. Hudhra mirë e rrën-josur duron temperaturë deri më -25 oC.

Hudhra është bimë e ditës së gjatë.

95

Hudhra kërkon mjaftë ujë. Nevojat më të mëdha për lagështi i ka pas mbjelljes, nga fundi i ,majit dhe fi llimi i qershorit.

Hudhra mund me sukses të mbarështohet në të mesme të rënda të thella, të pëlleshme.

Agroteknika

- qarkullimi bimor: para kultura më e mirë për hudhrën janë bimët leguminoze, lakra, sallata dhe kultura tjera;

- përpunimi i tokës: përpunimi themelor përbëhet prej lëvrimit kryesor në thellësi prej 30 cm. përpunimi plotësues përbëhet prej lëvrimit të cekët, mikrorrafshimit dhe mbarështimit;

- plehërimi: për plehërim përdoret pleh stallor në sasi prej 20 deri më 25 tonelata/ha dhe pleh mineral në sasi prej 80 deri më 120 kg/ha, 60-80 kg/ha fosfor dhe 40-80 kg/ha kalium. Gjysma nga plehrat mineral shtohen me përpunimin themelor, ndërsa gjysma tjetër si ushqy-erje në pranverë;

- mbjellja: në vjeshtë mbjellja duhet të kryhet në gjysmën e parë të tetorit, përderisa mbjellja pranverore duhet të kryhet nga fundi i shkurtit.

Kujdesi e mbjelljes

Kujdesi e hudhrës për kohën e vegjetacionit qëndron prej masave vijuese:- ujitja: ujitja më shpesh nuk është peshë e domosdoshme. Ndërmorët gjatë mungesës

së lagështisë;- prashitja: prashitja bëhet që të shkrifet toka dhe të zhduken barojat. Bëhen 2-3

prashitje;- ushqyerja: ushqyerja kryhet me plehra mineral të lëngshëm 1-2 herë në pranverë;- mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat: peshë e rregullt e cila ndërmerret

me përdorimin e mjeteve kimike, nëse paraqitet nevoja.

Vjelja e hudhrës

Vjelja e hudhrës zhvillohet gjatë rënies së peshës mbitokësore. Hudhrat nxirren me dorë ose makinë. Thahen 1 javë, kurse pastaj thuren në kurorë ose largohen pjesët e thata dhe hudhra radhitet në ambalazh.

Testoje njohurinë tënde:1. Sa përqindje uji ka në kokaren?2. Cili lloj i hudhrës është më i njohur?3. Cila është temperatura optimale për zhvillimin e hudhrës?4. Si shumëzohet hudhra?

96

2.6.2. PRODHIMTARIA E LULEVE

Lulëtaria është pjesë e prodhimtarisë bimore, kurse merret me mbarështimin e kultur-ave të luleve.

Lulëtaria mundet të jeto amatore dhe komerciale. Në industrinë e lulëtarisë, prodhuesit përcaktohen për mbarështimin e më pak llojeve.

Mënyra industriale e prodhimit, zhvillim më të madh ka në njëqind vitet e kaluara.Holanda është njëra prej vendeve udhëheqëse.

SHUMËZIMI I KULTURAVE TË LULËTARISË

Ekzistojnë dy mënyra të shumëzimit:- aseksual (jo gjinor) dhe

- seksual (gjinor).

Shumëzimi jo gjinor mundet të jetë me: - spore dhe

- vegjetativ.

Shumëzimi gjinor është shumëzimi me farë.

Shumëzimi me spore paraqitet te fi eri. Sporet gjenden në anën bishtore të gjethit, të mbledhura në tuba të vogla (si mbërtheckë) e quajtur soros, kurse për shumëzim shfrytëzo-hen vetëm sporet e pjekura.

Shumëzimi vegjetativ është rezultat i aftësisë së bimës që të rigjenerohet, përkatësisht prej pjesëve rritëse të formohet krejt bina. Shumëzimi vegjetativ mund të jetë natyror dhe

artifi cial.

Shumëzimi vegjetativ natyror është me:- rizome;

- rrëshinor;

- qepujkës dhe

- zhardhokë.

Rizoma është rrënjë e trashë me gjethe paralele që rritet horizontalisht nën tokë, kurse fi jet rrënjësore rriten nëpër gjatësinë e rizomave prej ku zhvillojnë sythet e reja për mbjellje të reja.

Stoloni është rrënjë që rritet në afërsinë e bazës së ndonjë bime (p.sh. luleshtrydhet).Qepujka është rrënjë e shkurtët e trashë e mbështjell me gjethe paralele që përmbajnë

ushqim rezervë. Formohen prej bëmës së vjetër që e kanë mbaruar vegjetacionin e tyre.Zhardhokët janë rrënjë nëntokësore në formën e topthit, të pasura me materie ush-

qyese rezervë. Kanë sythe prej së cilës zhvillohet bima e re (p.sh. patatja).Shumëzimi artifi cial është me:- ndarje të vëllazërive të mundshëm;

97

- bashkim;

- copa prej pjesëve të kërcellit ose degëve, gjeth etj;

- shartim (zbutje), paraqet transplantim d.m.th. bartja e një pjese të bimës së gjallë në bimën tjetër të ngjashme.

Shumëzimi me ndarje dhe me copa është mënyrë artifi ciale e shumëzimit të bimës, e kushtëzuar na intervenimi i njeriut.

Njeriu i zgjedh organet më të përshtatshme prej të cilave priten pasardhës të ri.Shartimi bëhet te bimët drunore siç janë karajfi let, lulëkuqja e drurit, drunjtë zvarritës,

etj.

trungu

rrënjatrungtë rinj

rizome

Fig. nr. 38.- disa lloje të rizomave

Stolone

Fig. nr. 39.- Stolonet te disa lloje të bimëve dekorative

98

Fig. nr. 40.- Shumimi me ndarje

Fig. nr. 41.- Shartimi i kaktusit

Përpiqni të shartoni kaktus. Vështroni çka do të ndodh dhe përshkruani atë!

Fig. nr. 42. –Shartimi

Testoje njohurinë tënde: përpiqu përmes vizatimit ta paraqitni shumëzimin natyror veg-jetativ!

99

NDARJA E BIMËVE DEKORATIVE

Sipas gjatësisë së qëndrimit, bimët ndahen në:- njëvjeçare;

- dyvjeçare dhe

- shumëvjeçare.

Te bimët njëvjeçare të lulëtarisë, cikli jetësor është një periudhë vegjetative, përkatësisht gjatë një viti ato mbjellën, rriten, zhvillohen, lulëzojnë, formojnë farë dhe thahen.

Prej bimëve njëvjeçare duhet të përmenden: Ageratum, Alisum, Anturium, Aster sinen-sis, Begonia sempenfl orens, Calendula dhe tjera.

Ageratum Alisum

Anturium Aster sinensis

Ageratum Alisum

Anturium Aster sinensis

Begonia sempenfl orens Calendula dhe tjera.

Fig. nr. 43.- Bimë dekorative njëvjeçare

Te bimët dyvjeçare, në vitin e parë, formohet rozetë gjethi, kurse në të dytin çelin lule, japin far dhe thahen.

Prej bimëve dyvjeçare duhet përmendur : Belis perenis, Viola tricolor dhe tjera.

100

Belis perenis Viola tricolor

Fig. nr. 44.-Bimë dyvjeçare dekorative

Bimët shumëvjeçare dekorative ndahen në: Achilea, Chrisantemum, Iris, Sedum, Primula dhe tjera.

Achilea Chrisantemum

Achilea Chrisantemum

Iris Sedum Primula

Fig. nr. 45.-Bimë shumëvjeçare dekorative

Në bimët dekorative bëjnë pjesë shkurret dhe drunjtë. Bimët dekorative mundet të ndahen edhe në:

- bimët kokare, që shumohen me rizome, zhardhokë, qepujka, dhe kokaret zhardhok;

- bimë të saksive (mbarështohen kryesisht në saksi), siç janë fi eri, orkidetë, bimët qepujka, zvarritë-set dhe të hardhisë, gufueset dhe kaktuseve,

- lulet oranzherie, siç janë karafi li, cerberi, rozeta dhe tjera;

- bonsai

- gurore;

- bimët ujore dhe të ngjashme.

Fig .nr. 46.- Bonsai

101

2.7. PRODHIMTARIA E VRESHTARISË

Vreshtaria është degë e bujqësisë e cila merret me mbarështimin e hardhisë së rrushit, për prodhimin e rrushit dhe përpunimin të tij në verë dhe prodhime të tjera të verës.

Vreshtaria është degë e rëndësishme ekonomike për arsye të së cilës në Maqedoni ka kushte jashtëzakonshme klimatike edhe për shkak të sipërfaqeve tokësore për rritjen dhe zh-villimin të hardhisë së rrushit.

Hardhia e rrushit është bimë bujqësore që shfrytëzohet më shumë se tridhjetë vjet.Rrushi që fi tohet ka vlerë të madhe ushqyese, për shkak të përqindjes së lartë të sheqer-

nave që përmban në vete, si dhe acideve organike, materieve minerale, vitaminave etj. Hardhia e rrushit në Republikën e Maqedonisë mbarështohet kudo. Regjione më të

rëndësishme të vreshtarisë i Tikveshit, Vallandovës, Velesit, Strumicës, Pellagonisë, Pollogut, Shkupit dhe tjera.

SHUMËZIMI I HARDHISË SË RRUSHIT

Hardhia e rrushit shumëzohen me far dhe pjesë të vetë bimës edhe atë: - gjenerative dhe

– vegjetative.

Në praktikën bujqësore, shumëzimi me farë nuk përdoret, për shkak se bima re nuk i përmban vetitë e bimës amë.

Shumëzimi vegjetativ është mënyra e vetme në praktikën e vreshtarisë, për arsye se është e thjeshtë, shpejtë dhe bima e re i ka të njëjtat veti si dhe bima amë.

Që të mbrohet, hardhia e rrushit, nga zhdukja e fi lokserës, sot për shumëzim shfrytëzo-hen shartime te të cilat baza shfrytëzohet hardhia amerikane, kurse si degë shartimi shfrytëzo-het hardhia evropiane.

Shumëzimi vegjetativ në esencë mundet të jetë me: - ndërlidhje;

- shkrirja dhe

- shumëzimi me krasitje.

Prodhimin i materialit të mbjell të hardhisë e bëjnë institutet kompetentë, të cilat e ga-rantojnë kualitetin e tyre.

Vendi ku mbillet materiali i mbjellë i hardhisë së rrushit quhet amzë. Hardhia e rrushit është bimë shumëvjeçare. Ajo përbëhet prej më shumë organeve që kanë funksione të ndry-shme.

Rrënja paraqet organ nëntokësor, që e përforcon hardhinë e rrushit për tokën dhe e absorbon ujin dhe materiet minerale.

Masa rrënjësore përbëhet prej:- damarët kryesore;

- damarët e mesme dhe

- shermendet.

102

Kërcelli është pjesa mbitokësore e hardhisë (prej rrënjës deri te dega e parë). Me kra-sitjen e hardhisë formohen kyçe të ngjashme, ose ngjallja. Në to gjenden kondori dhe lastarët njëvjeçar të ri.

Gjethi është pjesa vegjetative e hardhisë së rrushit. Në to zhvillohet procesi i fotosin-tezës. Është e përbërë prej bishtit të gjethit dhe fl etës.

Sythi është gjendje embrionale e lastarit, kurse gjendet nën sqetullat e bishtit të gjethes.Sythi mundet të jenë dimëror, veror, verbër dhe të zezë.

Përdredhja është organ i cili shërben për mbështetje.

Lulja është organ gjenerues. Te hardhia e rrushit, lulet janë mbledhur në lulesa e quajtur fshesë e përbërë prej 200 deri më 3000 lule.

Vile rrushi zhvillohet me pllenimin e luleve dhe me formimin e kokrrave. Është e për-bërë prej bishtit të rrushit dhe kokrrave. Ka varietete pa fara në të cilat nuk ka fara.

FENOFAZAT E HARDHISË SË RRUSHIT

Siç kemi thënë, hardhia e rrushit është bimë shumëvjeçare që mbetët në një vend më shumë se 30 vjet.

Gjatë zhvillimit të saj ajo kalon dy cikle:- jetësor, që i përfshinë të gjitha proceset nëpër të cilat kalon hardhia e rrushit (prej mu-

gullimit të farës deri te tharja e saj) dhe- cikli vjetor, që përfshin të gjitha proceset gjatë një viti. Cikli vjetor është i ndarë në dy

periudha:- periudhë e vegjetacionit dhe - periudha e pushimit.

Në kushtet sikurse tek ne, periudha e vegjetacionit fi llon prej 1 prillit dhe zgjatë deri më 31 tetor. Në këtë periudhë sythi rritet në lastar në të cilat formohen gjethet, sythet, fi lizat, lulet dhe mbaron me pjekjen e rrushit, vjeljen dhe rënien e gjetheve.

Për në shtëpi:

%����� � �� ��$��� ���� �� ������ ���� � �� ������� ������!

Përpiqeni të vizatoni trung nga hardhia e rrushit me të gjitha organet e saja!

103

NGRITJA E VRESHTAVE

Përgatitja e tokës për ngritjen e vreshtave

Hardhia është bimë shumëvjeçare që shfrytëzohet intensivisht më shumë se 30 vjet. Mu për këtë, është e nevojshme të krijohen kushte të volitshme për rritjen dhe për zhvil-

limin e vetë bimës.Para se të ngritët mbjellja e hardhisë, është e nevojshme të kryhet përgatitja e sipër-

faqes.

Përgatitja qëndron në:

- Gërmimi: mbjellja e hardhisë ngritët në toka ku më parë janë kultivuar kultura të pemëtarisë, vreshta, ose pra, ishin nën vegjetacion pyjor.

Pastrimi i tokës nga këto bimë shumëvjeçare duhet të bëhet me kualitetet (të nxirren krejt bima), që të mos linjë deri te prishje e mbjelljes së hardhisë prej sëmundjeve që mund ta përcjellin bimët që ishin më parë në sipërfaqen.

Pas gërmimit, sipërfaqja lëvrohet në thellësi pre 40 cm dhe përsëri pastrohet prej mb-eturinave bimore dhe gurëve më të mëdhenj.

- nivelimi i terrenit: toka në të cilën ngritët mbjellja e hardhisë, më shpesh është në teren jo të rrafshët, prandaj është e nevojshme që të rrafshohet.

Rrafshimi bëhet me buldozer, ose makina speciale të quajtur skiper.Në terrenet e pjerrëta sugjerohet, hardhia të mbillet tërthorët në pjerrtësinë, me qëllim

që të zvogëlohen proceset erozive si dhe të mundet të shfrytëzohen mjetet mekanike dhe masat tjera agroteknike gjatë përpunimit.

Që të mundet të bëhet e gjithë kjo është e nevojshme tarracimi i terrenit.

Fig. nr. 47.-Mbjellja e hardhisë në terrenin zgjatur të pjerrët

104

- Përgatitja e tokës për mbjelljen e vreshtave: qëndron në kanalizim përkatësisht për-punimin e thellë (60 cm) në shtresën në të cilën zhvillohet masa kryesore e rrënjës. Me kana-lizimin, toka bëhet e shkriftë, dhe në thellësinë më të madhe mundet të rruhet lagështia dhe mikroorganizmat të kenë kushte më të mira për rritje dhe zhvillim.

Përgatitja e tokës për mbjellje të hardhisë ende quhet rrëpirë. Pasi të kanalizohet, toka lihet gjatë dimrit të në brazda. Herët në pranverë, është i nevojshëm diskimi me disk kultivator ose rrafshim me lesë

(lesimi).

Organizimi i territorit për ngritjen e vreshtave qëndron në: - rrëmihja e parcelave dhe rregullimi i rrugicave kryesore dhe anësore;

- përcaktimi i drejtimit të rreshtave;

- përcaktimi i largësive për mbjellje;

- format e mbjelljes së hardhive.

Në sipërfaqe më të vogle, organizimi i këtillë nuk është i nevojshëm. Te to pas përpun-imit, menjëherë kalohet në përgatitjen e tokës për mbjellje për mbjellje të kalemave.

Në sipërfaqe më të mëdha, është e nevojshme të bëhet parcelimi. Parcelat kanë mad-hësi të ndryshme që varen prej konfi guracionit të terrenit.

Në plantacionet e mëdha me hardhi, madhësia e një parcele sillet rreth 3 ha, përkatë-sisht parcelat janë me dimensione 300 m x 100 m.

Gjatë parcelimit duhet të lihen edhe rrugë, përmes të cilave do të mundësohet tejkalimi i papenguar e mekanikës bujqësore.

Rrugët kryesore, sipas rregullit, janë paralele me rendet e hardhisë.Drejtimi i rreshtave, varet prej reliefi t, kushtet klimatike dhe mënyrës së përpunimit të

tokës.Në regjionet e ftohta më i mirë është drejtimi të jetë veri- jug.

Atje ku shfaqen erëra të fuqishme, drejtimi i rreshtave duhet të jetë në drejtim të fyerjes së erës.

Hardhitë në vreshtat duhet ë mbillen në format e rregullta gjeometrike, që të mundet në mënyrë të papenguar të zhvillohen të gjitha operacionet agroteknike.

Në varësi prej radhitjes së hardhive, format mundet të jenë katrore, katërkëndëshe

dhe trekëndëshe.

Hardhitë mbillen në distanca prej 1,8 m deri më 2,4 m, ose prej 1 deri më 1,3 m, kurse thellësia e mbjelljes varret prej vetive të tokës (prej 25 deri më 50 сm).

Ngritja e mbjelljes së hardhisë

Hardhia e rrushit mbillet në vjeshtë ose herët në pranverë. Për mbjellje përdoren kale-mat njëvjeçar të klasës së parë me kualitet të mirë.

Para mbjelljes është e nevojshme të bëhet kontrollimi i kalemave.Në veçanti duhet pasur kujdes në vendin e bashkimit kalemit që duhet të jetë mirë i rri-

tur, pa plasaritje. Kalemat e pa kualitet duhet të largohen dhe të mos mbillen.

105

Pasi është bërë kontrollimi i kalemave ato përgatiten në atë mënyrë që damarët krye-

sor dhe themelor të rrënjës shkurtohen në gjatësi prej 6 deri më 8 cm, kurse rrënjëzat hori-zontale largohen plotësisht.

Gjithashtu duhet të shkurtohen lastarët, respektivisht nëse ka të rritur dy lastar, më i dobëti largohet plotësisht (deri në themel), kurse më i fuqishmi shkurtohet në një dy sythe.

Pasi e kemi bërë krejt këtë, rrënja prej kalemave shkrihet dy orë në përzierje të bajgës së lopës, tokë dhe ujë, dhe pastaj mbjellën në gropën paraprakisht të gropuar.

Gropa është me gjerësi prej 50 cm. kurse thellësia varet prej gjatësisë së kalemit. Në fun-din e gropës vendoset tokë e lagësht e shkriftë

Kalemi në gropë vendoset me kujdes të posaçëm, vendi i kalemit të jetë 3 – 10 cm mbi tokën, pas mbylljes së gropës. Gropa mbyllet me gjysmën e dheut, pleh stallor e dhe prej vetë gropës. Gjatë mbylljes, toka shtypet me këmbë.

Pas gjithë kësaj bëhet ujitja e mbjelljes së kalemave me 4-5 litra ujë.Në fund, kalemat e mbyllur (majat me sythat dimërore) mbulohen me grumbull dheu,

në lartësi deri më 5 cm, dhe krejt sipërfaqja tokësore cekët përpunohet.

Për në shtëpi:

%����� � �� ��$��� ���� �� ������ ���� � �� ������� ������!

Bëni një postar në të cilin do ti tregoni të gjitha fazat e procesit të ngritjes së hardhisë:

106

Kujdesi e hardhisë së re

Në kujdesin e vreshtave, në tri vitet e para duhet kushtuar kujdes i posaçëm, për atë se prej saj do të varet mbarështimi me sukses dhe rendimentet e larta.

Kujdesi qëndron në vijuesen:

Viti i parë Viti i dytë Viti i tretë

- disa herë punimi i cekët gjatë vegjetacionit - kujdesi i grumbullimit të dheut

- degëzimi i hardhive dhe - përpunimi i tokës

- në pranverë degëzim i trungjeve dhe krasitje e thuprave

- krasitja e shermendeve korrik, shtator

- plotësimi i vendeve të zbrazëta me kalem të ri

- krasitja

-mbrojtja nga vrugu dhe bastra

- lidhja për konstruksion kunji - përpunimi i tokës

- ujitja në kushte të thatësisë

- tajitja e lastrave të panevojshme

- mbrojtje nga sëmundjet dhe dëmtuesit

- krasitja e 2 sythave dimërore dhe mbulimi me shtresë dheu

- mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit

- vendosja e konstruksionit të kunjave

- ujitja

- formimi i sistemit të krasitje

107

Sistemi i përkujdesjes së hardhisë së re

Në varësi prej kushteve klimatike dhe tokësore, si dhe në varësi prej asaj se a bëhet fj alë për varietete të desertit apo të verës, ka më shumë mënyra të mbarështimit dhe sistem të krasitjes:

- krasitja e kokës;

- krasitja e degëve;

- sistemi i Gijov-it;

- sistemi splitit;

- pjergullore.

Fig. nr. 48.-Krasitja e hardhisë së rrushit

Testoje njohurinë tënde:1. Në çka qëndron kujdesi i vreshtave? 2. Numëroni disa sisteme të kijë së hardhisë së rrushit!

108

LARITË E HARDHISË SË RRUSHIT

Në Vitis vinifera ssp.sativa, ekzistojnë numër i madh i varieteteve që mbarështohen në viset e vreshtave.

Sipas mënyrës së shfrytëzimit, kote varietete ndahen në:- të verës dhe

- të tryezës.

Sipas kohës së pjekjes ndahen në:- shumë të hershme;

- të hershme;

- mesatarisht të vonshme;

- të vonshme;

- shumë të vonshme dhe

- lloje të pa fara.

Laritë e verës dhe tryezës

Rrushi i këtyre llojeve është e dedikuar për përpunimin e verës dhe prodhimeve të tjera të hardhisë.

Llojet e verës karakterizohen me kokrra më të vogla dhe lëngshme dhe më sasi më të madhe mbetje të ngurtë.

Te këto lëngu i rrushit ka relacion të harmonizuar ndërmjet sheqerit dhe acideve organ-ike prej të cilave varet kualiteti i verës.

Varietetet e verës ndahen në varietete të cilat sigurojnë lëndën e parë për prodhimin e: - verëra të kuqe dhe

- bardha.

Varietetet që sigurojnë lëndë të parë për prodhimin e verës së kuqe domosdo të kenë materie me ngjyrë në lëvoren ose në lëngun.

Varietetet më të rëndësishme nga ky grup janë:- kaberne savinjon;

- merlo;

- burgundeci i zi;

- blatina;

- terani;

- vranec;

- kratoshija;

- prokupec;

- stanushina dhe tjera.

109

������� ������

$����

�������� ���

Kaverne savinjon

Merlo

Burgundec i zi

Fig. nr. 49.- Vinat e kuqe të llojeve të rrushit

110

Varietetet ë sigurojnë lëndën e parë për prodhimin të verërave të bardha kanë lëvore të kokrrës të gjelbër, të verdhë, hirit dhe kuqe.

Prej tyre më të rëndësishme janë: shardone, burgundeci, rizlingu, savinjon, seminjon, temjenka, etj.

Shardone Burgundec Rizling i bardhë

Fig. nr. 50.- Llojet e rrushit të bardhë të verës

Varietetet e tryezave janë përfaqësuar në sipërfaqe më të vogla në krahasim me vari-etetet e verës. Përdoren për konsumimin në gjendje të freskët.

Llojet pa farë mundet të përdoren për prodhimin e rrushit ë thatë. Llojet më të rëndë-sishme nga kjo grup janë: kardinali, mbretëresha e vreshtave, shala, hamburg, sulltanin, mu-kati i korrikut, hafuz ali, rrushi i kuq i vallandovës, etj.

Kardinal mbretëresha e hardhisë

Fig. nr. 51.-Varietetet e sofrave

Testoje njohurinë tënde:1. Numëroj varietetet e verës së hardhisë së rrushit!2. Si shfrytëzohen varietetet e tryezës dhe numëroj disa prej tyre?

Aktivitete në ekonominë e shkollës:

Merrni pjesë në masat më të thjeshta agroteknike ku mbarështohet hardhia e rrushit (gjatë mbledhjes së degëve, sythëzimi , vjelja, etj).

111

2.8. PRODHIMTARIA PEMËTARIE

Pemëtaria është degë e rëndësishme e ekonomisë, e cila në prodhim përfshinë më shumë se 20 lloje dhe numër të madh të varieteteve.

Pemët e freskëta paraqesin ushqim i rregullt i pazëvendësueshëm i shëndosh dhe higje-nik, e cila ka veti terapeutike, prandaj shpesh herë vepron si bar te njerëzit.

Vetitë e këtilla te pemët janë rezultat i sheqernave, acideve organike, taninit, materieve minerale, vitaminave dhe materieve të tjera të cilat hyjnë në përbërje të fryteve të pemëve, ndërsa kanë rëndësi ekskluzive për shëndetin e njeriut.

Maqedonia ka kushte të jashtëzakonshme për rritjen dhe zhvillimin e pemëve.Pemët shumohen në mënyrë gjenerative (me farë) dhe vegjetative. Shumëzimi vegjetativ është me krasitje, përpajna, fi danë, stolone dhe me kalem. Pemët janë të ndërtuar prej organeve vegjetative dhe gjenerative.

Organe vegjetative janë:- rrënja;

- kërcelli;

- kurora;

- sythe sterile dhe

- gjethet.

Në organet gjenerative bëjnë pjesë:- sythe fertile;

- lulja;

- fryti dhe

- fara.

Pemët në ciklin e tyre jetësor kalojnë nëpër katër stade të zhvillimit: - embrionale;

- rinore;

- riprodhues dhe

- stadiumi i plakjes.

Gjatë një viti, ose ende si quhet cikli jetësor vjetor, pemët kalojnë dy periudha:

- periudhë e pushimit dimëror, fi llon me rënien e dhe theve deh zgjat deri te lëshimi i pemëve, dhe

- periudha e vegjetacionit, që fi llon me lëshimin (vjeljen) e sythave dhe mbaron me rënien e gjetheve.

112

NGRITJA E PEMISHTEVE

Para se të ngrihet pemishtja, është nevojshme të përpunohet plani në të cilin do të përmbahen të gjitha aktivitetet rreth ngritjes së vetë pemëshitës, përkatësisht të:

- përcaktohet vendi;

- studiohen kushtet agroklimatike dhe toka;

- toka të përgatitet për mbjellje;

- bëhet zgjidhje e varieteteve dhe sistemi i mbarështimit;

- shënohen rreshtat dhe vendet e mbjelljeve;

- të vendosët konstruksioni mbështetës dhe

- bëhet mbjellja e pemëve.

Prej zgjedhjes së vendit për ngritjen e pemishtes, si dhe prej kushteve klimatike dhe tokësore do të varen rendimentet dhe kualiteti i fryteve të fi tuara.

Nëse në sipërfaqen në të cilën planifi kohen të ngritët pemishtja më parë kishte pem-ishte të vjetër ose ka vegjetacion pyjor, është e nevojshme të kryhet shkulja e drunjve të vjetër me largimin e rrënjëve për të mos ardhur deri te sëmundja e pemëve që do të mbjellën.

Pas pastrimit të sipërfaqes qasemi me lëvrim të thellë dhe përsëri toka pastrohet prej mbeturinave të mbjella dhe gurëve më të mëdha dhe në fund bëhet rrafshimi.

Gjatë përpunimit të thellë, e cila është e nevojshme të vendosen sasi më të mëdha të plehrave organik dhe mineral që të rritet pjelloria e tokës. Në qoftë se toka gjendet në terren të pjerrët, është e nevojshme të bëhet rrafshimi.

Që më lehtë të kryhen të gjitha aktivitet, rreth ngritjes dhe përkujdesjes së pemishtes, është e nevojshme të bëhet parcelimi i sipërfaqes, të parashikohen rrugët kryesore dhe anë-sore, të ngritën nyjat për mbrojtje nga era, të ndërtohet sistem për ujitje si dhe punkte prej ku do të kryhet mbrojtja e pemëve.

Në sipërfaqe më të mëdha, një parcelë duhet të ketë dimension 200 x 150 m. Pas parcelimit bëhet shënimi i rreshtave, përcaktohet drejtimi i rreshtave dhe masa e

mbjella.Në varësi prej kushteve agroklimatike, tokës, afërsisë së qendrave konsumuese dhe ka-

pacitete përpunuese, bëhet zgjedhja e llojit dhe varieteteve të pemëve që do të mbillen në pemishte.

Nga pjerrtësia e terrenit, llojit, varietetit, mënyrës së përpunimit të tokës dhe tjerë, do të varet sistemi i mbarështimit (formimi i kurorës).

Teknika e mbjellje së pemishtes përbëhet në gërmimin e gropave ) çdoherë nga ana e njëjtë e rendit) me thellësi dhe gjerësi sa të mundet në të vendoset rrënja e pemës.

Par mbjelljes, fi danët duhet të përgatiten në atë mënyrë që damarët e rrënjës shkurto-hen, kurse pastaj mbjellja me sistemin rrënjësor lihet të qëndroi në tretje të bajgës, ujit dhe argjilës.

Pas këtij operacioni, fi danët mbillen në tokë, ashtu që qafa e rrënjës prej pemës të jetë në lartësi të sipërfaqes tokësore. Kur rrënja e pemës do të mbulohet me tokë të shkriftë, mirë shkelet dh çdo mbjellje ujitet me ujë.

113

KUJDESI E PEMISHTEVE

Kujdesi e pemishteve është shumë e rëndësishëm për zhvillimin dhe pjellorinë e tyre normale.

Kujdesi përbëhet në:- mirëmbajtjen e tokës;

- plehërimin;

- ujitjen;

- krasitjen (kijnë) dhe

- vjeljen.

Toka në pemishte mundet të mirëmbahet dhe shfrytëzohet në mëshomë mënyra, si:- të lënët ugar kur toka rregullisht përpunohet pa u kultivuar në të tjera kultura si nën

kultura. Gjatë të lënit ugar toka lëvrohet disa herë, gjatë vitit (lëvrim i thellë dhe disa prashitje); - mirëmbajtja e tokës si lëndinë (të ketë kullosa të egra, ose të mbillet me farëra të

caktuara);- mulçimi i tokës me mbeturina bimore (sanë, kashtë dhe tjera);- mbarështimi i nën kulturave në pemishtet si perime, kultura të kokrrave dhe zhard-

hokë, bimë leguminoze.

Plehërimi i pemishteve kryhet me qëllim që të furnizohen me materie ushqyese të do-mosdoshme. Plehërimi kryhet me plehra organik dhe mineral.

Ujitja kryhet në varësi nga nevojat e pemishteve për ujë, kushteve klimatike dhe përm-bajtjes së ujit në tokë.

Krasitja e pemëve për shkak të formimit të kurorës së drurit, të sigurohet pllenim i rregullt për kualitet të mirë, të ruhet vrulli dhe pjelloria e pemishteve me çka do të mundet të shfrytëzohet një periudhë të gjatë kohore. Sipas kohës, kur kryhet, ajo mundet të jetë krasitje dimërore dhe pranverore. Krasitja dimërore kryhet në periudhën pushimit të pemës, kurse pranverorja e plotëson dimërore dhe kryhet gjatë vegjetacionit.

Operacionet ndihmëse të cilat i zbatojmë gjatë krasitjes është largimi i panevojshëm i sythave, largimin e degëve që zhvillohen gjatë verës (kullimi, vëllazërimi) pinsirimin, prerja, ablaktimi, përdredhja dhe të ngjashme.

Me krasitjen formohet edhe kurora që mundet të jetë:- thjesht ( gotës, piramidës dhe etazhit);- e shtypur (palmës);- kurorë thepisur (sistem share).

Prej llojit të pemishteve, si dhe prej karakteristikave të tij biologjike dhe fi ziologjike për-caktohet koha dhe mënyra e vjeljes.

Për vjeljen është e nevojshme të sigurohen strajca të ndryshme, shporta, sëndukë, kapës për përdridhje të degëve etj.

114

LLOJET E PEMËVE

Pemët mundet të ndahen në:- formë të mollës;

- formë kocke;

- në formë bërthame;

- në formë luleshtrydhe;

- jugore dhe

- pemë subtropikale .

Në bimët në formë të mollës bëjnë pjesë: molla, dardha, ftoji, mushmolla dhe vadha e butë.

Molla Dardha Ftua

Mushmolla

Fig. nr. 52.- Pemët në formë të mollës

115

Në pemët në formë kocke bëjnë pjesë: pjeshka, kajsia, kumbulla, qershia dhe vishna,

Pjeshka Kajsia

Fig. nr. 53.- Pemët bërthamore

Në pemët në formë bërthame bëjnë pjesë: ara, lajthia, bajamet dhe gështenja.

Ara Lajthia

Bajamet Gështenja

Fig. nr. 54.-Pemët në formë bërthame

Në pemët në formë luleshtrydhe bëjnë pjesë dredhëza, mjedra, rrush toke dhe boronica. Në pemët jugore dhe subtropik bënë pjesë fi ku, sheqëza, molla japoneze, limoni, portokalli, mandarina, avokado, ananasi, mango, etj.

116

Fiku Shega

Molla Japoneze

Avokado Mango

Fig. nr. 55.- Pemët jugore dhe subtropikale

Testoje njohurinë tënde:1. Si mund të ndahen pemët?2. Numëroj nga disa lloje të pemëve të[ mollës dhe të bërthamave? 3. Në cilin pemë bënë pjesë avokado, mango, boronica dhe sheqëza?

117

TEMA III

PRODHIMTARIA BLEGTORALE

Me mësimin e kësaj teme do të mund:

- të përfi tosh njohuri të përgjithshme për rritjen e gjedhit, derrit dhe dhenve;- ta kuptosh rëndësinë e të ushqyerit, vendosjen, kujdesin dhe mbrojtjen e kafshëve

shtëpiake;- t’i dallosh racat më karakteristike te kafshët shtëpiake.

PËRMBAJTJA

3.1. Hyrja dhe rëndësia e prodhimtarisë blegtorale

3.1.2. Origjina dhe evolucionoi i kafshëve shtëpiake

3.1.3. Vetitë biologjike të përgjithshme racore

3.1.4. Ndikimi i faktorëve të jashtëm mbi organizmin e kafshëve

3.1.5. Vetitë e përgjithshme të kafshëve shtëpiake

3.1.6. Metodat e mbarështimit të kafshëve shtëpiake

3.1.7. Shumëzimi i kafshëve shtëpiake

3.1.8. Seleksionimi

3.2. Rritja e gjedhit

3.2.1. Rëndësia ekonomike e rritjes së gjedhit

3.2.2. Origjina lopëve-Taurina

3.2.3. Racat e lopëve

3.2.3.1. Racat primitive

3.2.3.2. Racat qumështore

3.2.3.3. Racat qumështore të lopëve

3.2.3.4. Racat e kombinuara të lopëve

3.2.4. Ushqimi i lopëve

3.2.4. Vendosja e lopëve

3.3. Rritja e derrit

3.3.1. Rëndësia ekonomike e rritjes së derrit

3.3.2. Origjina e derrave-Sus scrofa domestica

3.3.3. Racat e derrave

3.3.3.1. Racat e huaja të derrave

3.3.4. Ushqimi i derrave

3.3.5. Objektet për mbarështimin e derrave

3.4. Rritja e dhenve

3.4.1. Rëndësia ekonomike e rritjes së dhenve

3.4.2. Origjina e dhenve-Ovis aries

3.4.3. Racat e dhenve

3.4.3.1. Racat vendore dhe varietetet

3.4.3.2. Racat e huaja

3.4.4. Ushqimi i dhenve

3.4.5. objekte për mbarështimin e dhenve

118

3.1. HYRJA DHE RËNDËSIA E PRODHIMTARISË BLEGTORALE

Blegtoria është shkencë relativisht e re, e cila k fi lluar të zhvillohet në mesin e shekullit XIX. Ajo merret me studimin e të gjitha masave zooteknike që mundësojnë krijimin e racave dhe sojeve të reja me produktivitet të lartë. Blegtoria e studion origjinën dhe evoluimin e kafshëve shtëpiake, vlerësimin dhe zgjedhjen e krerëve për riprodhim, përkujdesje, ushqimin dhe shfrytëzimin e kafshëve.

Blegtoria është njëra prej degëve themelore ekonomike në bujqësi. Detyra themelore e blegtorisë është që popullsinë ta siguroj me produkte themelore ushqimore: mish, qumësht, vezë, mjaltë etj. Ushqimi me origjinë animale (shtazore) është e pazëvendësueshëm dhe me vlerë më të madhe ushqyese.

Sigurimi i ushqimit e ka detyruar njeriun që moti të zbutë numrin më të madh të kaf-shëve të egra, të njëjtat t’i përsos, t’i mbarështoj në kushte shtëpiake dhe prej tyre të fi toj sa është e mundur dobi më të madhe.

Përveç kësaj, blegtoria e furnizon edhe industrinë e lehtë me lëndë të para si lëkurë, lesh, gëzof, puplave, qime, etj., prej të cilave përpunohen vegla dhe materiale të ndryshme të domosdoshme për veshja dhe nevoja tjera për njerëzit.

Blegtoria jap mundësi në mënyrë më racionale të shfrytëzohen regjione të ndryshme, që për shkak të kushteve të këqija të terrenit, klimatike dhe tjera nuk munden të shfrytëzohen në mënyrë tjetër. Të tilla, janë për shembull, regjionet e maleve të larta, gjysmë shkretëtirat etj.

Nëpërmjet kafshëve shtëpiake shfrytëzohen si ushqim lëndët e para nga më të ndrysh-met dhe mbeturinat me origjinë bimore dhe industriale dhe të njëjtat sigurohen në prodhime me kualitet të kafshëve. Të tilla janë p.sh.: Kashta, sana, kullota, mbeturinat prej kulturave të kopshtarisë, mbeturina prej industrisë ushqimore – krunde, mbeturina e nga industria e vajit, risku, melasa etj. Në këtë mënyrë lëndët e para dhe mbeturinat me origjinë bimore dhe indus-triale shndërrohen në produkte të çmuara të kafshëve: qumësht, mish, vezë, lesh etj.

Nga blegtoria fi tohet sasi e madhe e plehut stallor, të pasur me materie ushqyese, hu-mus dhe mikrofl orë, që është mjet i pazëvendësueshëm për ruajtjen e pjellorisë së tokës, për përmirësimin e strukturës dhe vetive fi ziko-kimike.

Blegtoria jep mundësi për futjen e mbjelljeve të rregullta në prodhimtarinë bimore. Me futjen e leguminozeve dhe kulturave foragjere në mbjelljet, sigurohet ushqim për kafshët, kurse në të njëjtën kohë toka pasurohet me materie ushqyese, në rend të parë me azot, për-mirësohet struktura e tij.

Blegtoria mundëson sipërfaqet e kullosave nën kullota, luadhet dhe terrenet vështirë të arritshme të shfrytëzohen në mënyrë më racionale.

Në industri, nga organet e ndryshme të brendshme (sidomos, gjëndrat me tajitje të brendshme) ndahen produkte të ndryshme si: djathi, ekstraktet dhe vitamina B, proteina, fi b-rina, plazma, farmaceutikët dhe biopreparatet.

Prej mbeturinave të trupit të kafshëve – kockat, brirët, thundrave, shemrave, qimeve, zorrëve, gjaku dhe përmbajtja e stomakut, industria, përpunon sende dhe preparate të ndry-shme për njeriun dhe kafshët.

119

Blegtoria paraqet veprimtari themelore ekonomike dhe veprimtaria kryesore e numrit të madhe të njerëzve.

Kafshët shtëpiake kanë gjet zbatim edhe në shtëpinë dhe jetën e njeriut. Kështu, p.sh., disa kafshë përdoren për ruajtjen e shtëpisë, tjerat për kryerjen e disa detyrave dhe punëve speciale, për argëtim dhe kënaqje dhe më në fund për zhdukjen e dëmtuesve të ndryshëm autokton.

Blegtoria ndahet në më shumë degë:- Rritja e gjedhit

- Rritja e dhenve

- Rritja e derrave

- Rritja e kalit

- Rritja e dhisë

- Shpendaria

- Rritja e peshkut

- Bletaria

Testoje njohurinë tënde:1. Çka studion blegtoria?2. Cilat produkte ushqimore i siguron blegtoria?3. Pse njeriu i ka zbutur kafshët?4. Pse përdoret plehu u ahurit nga kafshët shtëpiake?5. Cilat degë të blegtorisë i njehë?

3.1.2. ORIGJINA DHE EVOLUCIONI I KAFSHËVE SHTËPIAKE

Edhe pse është e njohur se çka nënkuptohet me nocionin kafshë shtëpiake, megjithatë vështirë është të jepet përkufi zim i drejtë.

Defi nicioni më i pranuar për kafshët shtëpiake është: kafshë të zbutura, që përkohë-

sisht jetojnë pranë njeriut, dhe njeriu ka dobi prej tyre.

Zbutja e kafshëve shtëpiake është bërë me qëllim, rastësisht dhe prej kultit ndaj kaf-shëve.

Koha dhe vendi i zbutjes (domestikimit) të kafshëve nuk mundet saktë të përcaktohet, sepse është e lidhur ngushtë me njeriun i cili është dashtë të arrij shkak të caktuar të zhvillimit dhe të disponoi mjete më të përsosura.

Zbutja dhe shtëpizimi i kafshëve ishte bërë në kontinente dhe krahina të ndryshme në botë në të cilat jetonin kafshë të egra. Më herët është zbutur qeni edhe atë ndërmjet 12.000 dhe 6.000 vjet p. e. re përkatësisht në periudhën e vjetër të gurit dhe të resë.

Me zbutjen dhe kushtet e reja për jetë (klima, ushqimi, kujdesi dhe seleksionimi), te disa lloje të kafshëve shtëpiake janë krijuar më shumë ndryshime në formën dhe vetitë, ashtu që sot ato shumë pak ngjajnë në paraardhësit e tyre. Të gjitha ndryshimet janë krijuar me zbutjen që i bëri njeriu.

Ndryshimet mundet të jenë me karakter morfologjik,fi ziologjik dhe psikologjikë (men-dor).

Ndryshimet te kafshët shtëpiake kontribuuan të krijohen lloje dhe raca të ndryshme të kafshëve shtëpiake.

120

Me lloje nënkuptohet grupi i kafshëve e një gjinie të njëjtë me veti të njëjta morfologjike dhe fi ziologjike.

Nocioni racë ende nuk është plotësisht i përcaktuar. Raca është grup më i vogël ose më

i madh e kafshëve i llojit të njëjtë, që kanë veti të ngjashme ose njëjta morfologjike dhe

fi ziologjike dhe në mënyrë të sigurt i përcjellin te pasardhësit.

Të gjitha racat të kafshëve shtëpiake kanë karakteristikat e tyre të veçanta, që mundet të jenë të pandryshueshme (ngjyra, pamja dhe forma e kokës dhe veshëve, brirët dhe shyt), dhe të pandryshueshme, (lartësinë dhe peshën trupore të kafshëve, pjelloria rritjen e hershme dhe të gjitha aftësitë prodhuese).

Ekzistojnë më shumë ndarje të racave.Sipas vendit ku janë krijuar dhe ku jetojnë racat (e Sharrit, Ovçepolës dhe tjera).Sipas mënyrës së krijimit dhe produktivitetit të racave ndahen në tri grupe: primitive, të

kulturuara dhe kalimtare.Racat mund të jenë të ndara në:Racë të pastër, gjysmë racë, gjak të pastër, gjaknxehtë dhe fl egmatik. Kjo ndarje

rrjedh ende nga koha kur konsiderohej se gjaku është bartës i vetive trashëguese dhe se sot konsiderohet si e gabuar, kurse përdoret vetëm në rritjen e kalit.

Racat mundet të ndahen në njësi më të vogle: soj, tufë, linjë, gjini, familje, brez, pop-

ullim, trung, etj. Soji është grup i kafshëve nga e njëjta racë me tipare të njëjta karakteristike të racës, por

të cilat nga kafshët e tjera dallohen sipas ngjyrës, produktivitetit, rritjes së hershme etj. Shem-bull, te busha sipas ngjyrës të qimes hasen sojet vijuese: hirit, verdhë, nënvardarit, e kuqe dhe e zezë.

Tufa është grup i kafshëve nga e njëjta racë ose soj të tufëzuar në ndonjë ekonomi, fshat ose mbarështues, që me vetitë e veta prodhuese ndjeshëm dallohen prej kafshëve të tjera.

Linja është grup i kafshëve mashkullore të një race, soj ose tufi që rrjedhin prej një trashëguesi të njohur mashkullor sipas kualiteteve të tij prodhuese dhe bartje të mirë të vet-ive trashëguese. Linja e formuar emrin e bartë sipas themeluesit të parë. Shembull te racat vendore e kuajve është e njohur linja MISHKO sipas hamshorit Mishko, etj.

Gjinia është grup i kafshëve nga soji i njëjtë i cili nga të tjerët dallohet sipas disa vetive fi ziologjike. Për shembull pjelloria më e madhe, përqindje më e madhe e yndyrës në qumësht, pjekuri më e hershme, etj.

Familja është grup i kafshëve femërore e fi tuar prej një kafshe femërore që karakter-izohet me ndonjë veti të lartë prodhuese të shprehur e cila ka qenë e përcjell te pasardhësit shembull, rekorde për qumësht.

Brezi është grup i kafshëve në farefi sni ndërmjet veti nga dy paraardhës të përbashkët (stërgjyshi ose stërgjyshja).

Popullimi është grup me numër më të madh kafshëve nga i njëjti lloj, race, soji ose tufe të cilët ndërmjet veti për nga morfologjia janë të ngjashëm, kurse për nga gjenetika të ndry-shëm (heterocigoton).

Trungu është grup kafshësh e përbërë prej një mashkulli dhe 2-10 kafshë femërore (një gjel dhe 10 pula).

Në blegtori hasen edhe fj alët vijuese: kope, grigjë, lakun, turrë, bylyk, tendinë, xhe-

lepçi dhe tufë. Ato janë gupe më të mëdha ose më të vogla të kafshëve nga i njëjti lloj që bashkë jetojnë dhe janë nën mbikëqyrje të njëjtë të rrojës. Shembull për lopët përdoret kope,

121

grigjë, korda. Për dhentë kope, bylyk. Për derrat grigjë ose turrë. Për kuajt hergjele dhe për shpezët tufë.

Në secilën racë ekzistojnë edhe kategori që paraqesin grup kafshësh nga racë e njëjtë, të ndryshëm nga mosha dhe qëllimi për të cilin shfrytëzohen. Shembull, te lopët: veto, mështjer-ra dhe shtera, lopë, mëzet dhe qe.

Testoje njohurinë tënde:1. Çka është kafshë shtëpiake?2. Çka është raca?3. Çka është lloji?4. Cilat ndryshime kanë ndodhur me demestikimi dhe zbutjes?5. Si ndahen racat?6. Cilat janë njësit më të ulëta të racave?

3.1.3. VETITË E PËRGJITHSHME BIOLOGJIKE RACORE

Përveç vetive morfologjike dhe fi ziologjike për kafshët shtëpiake shumë janë të rëndë-sishme ehe vetitë vijuese biologjike:

Ndryshueshmëria ose variabiliteti

Aftësia e individëve e racave të caktuara të devijojnë nga tipi i racës quhet ndryshuesh-mëri ose variabilitet. Ndryshueshmëria mund të jetë trashëguese dhe jo trashëguese. Ndry-shimet që ndodhin nën ndikimin e faktorëve të jashtëm janë trashëguese dhe nuk përcillen në pasardhës.

Nëse ndryshimet e fi tuara përcillen dhe shfaqen në pasardhës, atëherë bëhet fj alë për modifi kim.

Ndryshueshmëria gjatë së cilës paraqiten veti të reja në organizëm, të cilat janë formuar si reaksion i papërcaktuar i qelizave seksuale mbi ndryshimet e gjendjes fi zike quhen muta-

cione.

Aklimatizimi dhe akomodimi

Me aklimatizim nënkuptohet aftësia ose vetia e kafshëve që të përshtaten në ndryshi-met klimatike dhe kushtet jetësore dhe të njëjtave përherë t’ju përshtaten në mjedisin e ri, të mbeten të shëndosha, rezistent, të sjellshme dhe t’i ruajnë aftësitë prodhuese dhe konstitu-cionin si që ishin në atdheun e tyre. Për aklimatizim bëhet fj alë kur një kafshë nga viset me klimë të mesme bartet në viset me klimë të nxehtë ose ftohtë.

Me akomodim nënkuptohet aftësia e kafshëve që të përshtaten në periudhë të caktuar në kushtet e reja jetësore, ta ruajnë produktivitetin, dhe në ndikimet e jashtme të reagojnë njëjtë sikurse që kanë reaguar në mjedisin amtar.

Për akomodimin në esencë bëhet fj alë kur një kafshë bartet prej një regjioni në regjion tjetër, ku në të dy regjionet dominon klima e njëjtë.

Me baraspeshën biologjike nënkuptohet përshtatja e organizmit në rrethanat klima-tike, të terrenit dhe kushteve të ushqimit dhe kujdesit në ndonjë rajon.

122

Grymosja

Kjo dukuri vjen në shprehje kur brezi i ri në moshën më të re jetonte në kushte jetësore të papërshtatshme, me ushqim dhe kujdes të pamjaftueshëm. Gjatë kësaj vjen deri te ndry-shime të ndjeshme morfologjike dhe fi ziologjike. Kafshët ngecin në rritje, peshë dhe janë me veti prodhuese të reduktuara edhe pse rrjedhin nga racat produktive.

Regjenerimi ose degjenerimi

Regjenerimi më shpesh paraqitet te kafshët e importuara, si pasoj e ndryshimit të kush-teve të vendosjes dhe jetësore, dhe mjedisit prej nga rrjedhin.

Ato ndryshime negativisht ndikojnë mbi kafshët, gjatë së cilës vjen deri te zvogëlimi i prodhimtarisë, por për këtë prapë rritet masa e gjallë, rritja, rezistenca ndaj sëmundjeve dhe janë me shëndet të përmirësuar.

Degjenerimi ose zvetënimi

Degjenerimi shfaqet si pasojë e seleksionimit shumëvjeçarë të njëanshëm në një drej-tim prodhues, si për shembull racat e prodhimit të qumështit, gjatë kësaj duke mos mbajtur llogari për shëndetin dhe konstitucionin e kafshës.

Sipas shkencëtarëve të tjerë konsiderohet se degjenerimi është e natyrës së brendshme, që ka ndodhur për shkak të dukurisë mutacioneve – gjeneve të dyshimta.

Vetitë degjeneruese janë trashëguese. Si më të njohura janë: - albinizmi: dukuria degjeneruese me ç’rast te kafshët mungon pigmentimi i lëkurës,

qimes dhe puplave dhe ato kafshë janë jo rezistent dhe të lira në natyrë nuk mund të ekzisto-jnë;

- brakicefalia: është dukuri degjeneruese gjatë së cilës vjen deri te shkurtimi i kokës në pjesën e nofullës së sipërme. Nofulla e poshtme është më e gjatë, dhëmbët janë jashtë dhe kafshët nuk mundet të kullosin dhe të lirë në natyrë nuk mundet të ekzistojnë;

- mikromelia ose këmbë e shkurta: ndryshim degjenerues gjatë së cilës shfaqet shkur-timi i këmbëve të kafshës;

- azospermia: dukuri degjeneruese gjatë së cilës shfaqet paaftësia i gjëndrave seksuale mashkullore që të sekretojnë spermatozoid të gjallë dhe kafshët e tilla janë shterpë;

- aspermia: dukuri gjatë së cilës nuk sekretohet lëng spermal; - butësi e shtuar: dukuri degjeneruese e cila manifestohen me trup tepër të fi nuar dhe

të butë dhe muskulaturë të dobët; - humbja e instinktit të nënës: paraqitet te kafshët që janë kultivuar me seleksionim të

njëanshëm, vetëm për një qëllim. Shembull është me racën e pulës Leghorn e cila e ka humbur instinktin për klloçitje dhe

nxjerrjen e zogjve; - hermafroditizmi: dukuri degjeneruese gjatë së cilës në kafshë shfaqet prania e gjën-

drave seksuale nga të dy gjinitë. Mund të shfaqen gjëndra seksuale nga gjinia e kundërt. Kjo dukuri quhet pseudo Her-

mafroditizëm.- ngritja e kockës ballore: ndryshim karakteristik për pulat gjatë së cilës në ashtin ballor

të kokës shfaqet trashje në të cilën ka rritje puplash në formë të xhufkës.

Shikuar në aspektin biologjik ndryshimet janë të dëmshme, por shikuar nga aspekti

ekonomik disa prej tyre janë të dobishme.

123

Testoje njohurinë tënde:1. Cilat janë vetitë të përgjithshme biologjike racore?2. Çka është mutacioni?3. Bëje dallimin ndërmjet aklimatizimit dhe akomodimit?4. Çka është baraspesha biologjike?5. Cilët faktorë shkaktojnë grymosjen?6. Cilat janë vetitë më të rëndësishme degjeneruese?

3.1.4. NDIKIMI I FAKTORËVE TË JASHTËM MBI ORGANIZMIN E KAFSHËVE

Nga faktorët e jashtëm më të rëndësishëm për kafshët janë ushqimi, toka, ushtrimi, kli-ma dhe ndikimi i njeriut.

Ushqimi: Ushqimi është faktori më i rëndësishëm dhe ka ndikim direkt mbi zhvillimin trupor dhe produktivitetin e kafshëve. Ushqimi gjithashtu ndikon edhe në kualitetin e prod-himeve, pjekurinë e hershme, pjellorinë dhe në zhvillimin e pjesëve të veçanta dhe organeve të trupit. Kafshët e ushqyera më mirë në moshën e hershme më shpejt e mbarojnë zhvillimin dhe më herët piqen dhe anasjelltas.

Toka: Toka me strukturën e saj, lagështinë, porozitetin, materiet minerale dhe vegjeta-cionin, në organizmin e kafshëve ndikon direkt dhe indirekt. Kështu p.sh. kafshët e mbarështu-ara në toka të thata dhe të forta kanë kocka dhe kyçe të hollë dhe fortë dhe thundra dhe thun-dërza të vogla dhe të forta. Kafshët e mbarështuara në toka të lagështa dhe të depërtueshme kanë kocka të trashë, të rëndë dhe me pore, kyçe të dobëta, thundra dhe thundërza të mëdha dhe të buta.

Toka indirekt ndikon përmes ushqimit të kafshëve. Tokat e pasura me materie minerale ndikojnë më madhësinë dhe fortësinë e skeletit të kafshës, në rritjen, pjellorinë dhe rezis-tencën, gjithashtu edhe vlera ushqyese e bimëve ndikon mbi produktivitetin e kafshëve.

Ushtrimi: Ushtrimi ndikon volitshëm mbi zhvillimin e përgjithshëm të organizmit të kaf-shëve, zhvillimit të drejtë të muskujve, kockave dhe organeve të tjera. Ushtrimi posaçërisht është i rëndësishëm për kuajt garues qentë e stanit. Racat kodrinore të lopëve kanë stabil-itet më të mirë gjatë lëvizjeve nëpër terrene të pjerrëta. Ushtrimi ndikon edhe në gjëndrën qumështore. Masazhi dhe mjelja e drejtë mund të kontribuojnë deri te zmadhimi i tajitjes së qumështit. Ushtrimi ndikon edhe mbi zhvillimin e trurit te kafshët shtëpiake dhe te disa lloje sjell deri te ngritja e inteligjencies.

Ndikimi i faktorëve klimatik: Klima paraqet shumën e dukurive kohore që e karakter-izojnë mjedisin. Prej faktorëve klimatik më të rëndësishëm janë:

- temperatura: vepron mbi lëkurën, qimet dhe në këmbimin e materieve në organizëm. Kafshët që jetojnë në kushte më të ngrohta klimatike, kanë lëkurë më të hollë dhe qime të shkurtra dhe anasjelltas, kafshët të cilat jetojnë në kushte të ftohta klimatike, kanë lëkurë të

124

trash dhe qime të gjata. I ftohti e ngadalëson zhvillimin dhe koha e barrës është më e gjatë dhe anasjelltas. Temperaturat e larta mundet të sjellin deri te goditja e nxehtësisë te kafshët;

- drita: drita e diellit është burim i shëndetit dhe fuqi e kafshëve. Drejtpërdrejt ndikon në lëkurën dhe këmbimin e materieve, por mundet të ndikon edhe negativisht në ato vende të lëkurës që kanë pak pigment me çka shkakton skuqje dhe pezmatim të lëkurës. Kafshët me pigment të errët të lëkurës dhe qimeve janë më rezistent në ndikimet e dëmshëm të rezeve të diellit se sa kafshët pa pigment. Drita e diellit ka ndikim pozitiv mbi krijimin e vitaminës D, në rregullimin e këmbimit të materieve minerale në organizëm dhe zmadhimin e numrit të eritrociteve dhe hemoglobinës në gjak;

- lagështia e ajrit: lagështia e ajrit mundet të jetë absolute, maksimale dhe relative. Konsiderohet se ajri i thatë e nxit këmbimin e materieve në organizëm, kurse ajri i lagësht e ngadalëson. Lagështia e lartë relative negativisht ndikon mbi shëndetin e kafshëve. Ajri i thatë shkakton avullim më të madh të ujit në trup, e dendëson gjakun dhe e rrit shtypjen e gjakut, përderisa ajri i lagësht e ul avullimin e ujit përmes lëkurës dhe mushkërive për çka zmadhohet plazma e gjakut, kurse kafshët bëhen anemike;

- presioni i ajrit: ndryshimet e përnjëhershme të lartësive mbidetare te kafshët shkakton

shenja të ndryshme të sëmundjes së lartësisë: lodhje, frymëmarrje të rënduar, rrahje të shpe-jtë të zemrës, gjakderdhje prej hundëve, humbje oreksi, kollitje, varje të veshëve, dobësim dhe më në fund ngordhje. Shkaqet për këto sëmundje është mungesa e oksigjenit dhe largimi jo me kohë nga organizmi materieve të dëmshme të krijuara nga këmbimi i materieve në orga-nizëm. Në qoftë se vjen deri te sëmundja e këtillë është e nevojshme kafshët të kthehen në kullotat më të ulëta dhe në etapa më shumë ditë të ngjiten në kullotat e larta që të adaptohen në presionin e zvogëluar të ajrit dhe ajrit të rrallë;

- erërat: era e ftohtë me ajër të lagësht shkakton ftohje te kafshët dhe zvogëlim të prod-himtarisë.

Ndikimi i njeriut: sa dhe çfarë do ndikimi ka njeriu më së miri fl et numri i madh i racave që i ka krijuar dhe adaptuar për nevojat e veta. Njeriu rol të madh luajti nga zbutja dhe deri te krijimi i racore kulturore të kafshëve. Edhe sot e kësaj dite njeriu intensivisht punon në zhvil-limin e blegtorisë.

Testoje njohurinë tënde:1. Cilët faktorë të jashtëm janë të rëndësishëm për kafshët?2. Çfarë është ndikimi i ushqimit?3. Si ndikon toka mbi kafshët shtëpiake?4. Si është ndikimi i ushtrimeve mbi kafshët shtëpiake?5. Cilët janë faktorët më të rëndësishëm klimatik?6. Si është ndikimi i njeriut?

125

3.1.5. VETITË E PËRGJITHSHME TE KAFSHËT SHTËPIAKE

Prej vetive të përgjithshme të kafshëve shtëpiake më të rëndësishme janë: konstituimi, temperamenti, kondicioni, eksterieri dhe tjera.

Konstitucioni

Në kuptimin e gjerë fj ala konstitucion shënon shumën e të gjitha vetive trupore dhe shpirtërore të ndonjë organizmi dhe ndërtimit të tij trupor. Konstitucioni është trashëgues.

Dallojmë katër tipa të ndërtimit edhe atë: vrazhdë, i fortë (fuqishëm), i fi nuar dhe limfa-tik.

Konstitucioni i vrazhdë më shpesh haset te racat primitive dhe të punës të gjedhit. Ky konstitucion karakterizohet me pamje të vrazhdët të kafshëve, pjesa e përparme është më e zhvilluar se e prapmja, kanë sistem të kockave të fortë dhe të vrazhdët dhe muskulaturë të mëngët me trup jo harmonik.

Koka është e vrazhdë dhe e rëndë me brirë të gjatë. Lëkura është mesatarisht e trashë me elasticitet të dobët dhe e mbuluar qime të vrazhdë. Këmbët e holla dhe gjata me thun-dërza të forta. Kafshët karakterizohen me produktivitet të dobët, janë të shkëlqyeshme për punë dhe janë rezistent nga ndikimet negative të jashtme.

Konstruksioni i fortë ose i fuqishëm haset te racat me veti të kombinuara. Cilësohet me trup të fuqishëm, të ngjeshur dhe harmonik me muskulaturë mirë të zhvilluar, tendinë dhe skelet të fortë. Lëkura është mesatarisht e trashë dhe elastike, e mbuluar me qime të dendura dhe mesatarisht të gjata. Koka është mesatarisht e madhe, kurse këmbët mesatarisht të gjata dhe forta.

Në blegtori ky konstitucion është më i dëshiruari, sepse kafshët janë shumë produktive, me jetë të gjatë dhe rezistent ndaj sëmundjeve.

Konstitucioni i fi nuar haset te kafshët që janë formuar me seleksionim të njëanshëm (për qumësht) dhe karakterizohen me dukje fi snike, trup harmonik, kokë të vogël dhe skelet të fi nuar. Lëkura është e hollë dhe elastike e mbuluar me qime të holla. Muskujt i ka të thatë, kockat e butë. Karakterizohet me prodhimtari të lartë dhe janë shumë të ndjeshëm nga ndi-kimet e jashtme.

Konstitucioni limfatik haset te kafshët fi snike për majmuri. Ky konstitucion karakterizo-het me ind të lidhur nën lëkuror të zhvilluar dhe dhjam të grumbulluar, si brenda ashtu edhe ndërmjet indit muskulor. Trupi është i ngjeshur dhe i drejtë me këmbë të shkurtra të forta. Skeleti është i fi nuar me kyçe pak të shprehura. Muskulatura është fuqishëm e zhvilluar dhe e përfshirë me dhjam. Koka është e gjerë dhe e shkurtër me brirë të shkurtër. Lëkura është e trash e dobët dhe elastike.

Temperamenti

Temperamenti paraqet ndjeshmëri të sistemit nervor dhe mënyrës së reagimit ndaj ngacmimeve të brendshme dhe të jashtme. Dallohen dy lloj temperamenti:

- Temperament i gjallë dhe - I qetë –fl egmatik.Kafshët me temperament të gjallë janë lehtë të lëvizshëm, rezistent, të qëndrueshëm

dhe reagojnë ndaj ngacmimeve më të forta. Kafshët nervoze reagojnë edhe ndaj ngacmi-meve shumë të vogla.

126

Kafshët fl egmatike janë të buta, qeta dhe dobët reagojnë ndaj ngacmimeve. Tempera-ment mund të përputhet me karakterin (tabiatin) i kafshëve.

Karakteri e karakterizon jetën shpirtërore të kafshës në mjedis dhe veprimet ndaj saj. Kafshët mund të jenë qëllim mira dhe qëllim këqija.

Kondicioni

Fjala kondicion rrjedh prej fj alës latine Conditio që do të thotë gjendje. Me kondicion

nënkuptohet ushqyerja dhe përgatitja momentale e kafshës për dedikimin e caktuar.

Kondicioni është jo trashëgues dhe gjatë jetës ndryshon. Në blegtori dallojmë disa lloje të kondicionit:

Kondicion riprodhues, është ai kondicion në të cilin gjenden kafshët për pjellori. Kaf-shët në këtë kondicion nuk duhet të jenë as të trasha e as të holla,

Kondicion garues, hasen te kuajt që mbarështohen dhe trajnohen në mënyrë speciale.Kondicioni punues - karakteristike për kafshët mesatarisht të ushqyera të cilat përdo-

ren për punë.Kondicioni majmërisë, arrihet me ushqim të bollshëm të kafshëve me materie ush-

qyese të larta, sidomos me karbohidrate.Kondicioni ekspozues, karakteristik për kafshët që dërgohen në të ekspozim. Para

ekspozitës në kafshët mbahet kujdes i veçantë për ushqim dhe kujdes.Kondicioni i urisë (i të uriturit), ky kondicion është më i pa dëshiruari, ngase paraqitet

si rezultat i urisë për një kohë të gjatë ose sëmundjeje.

Eksterieri

Me eksterier nënkuptohet format e jashtme trupore të kafshëve dhe raporti i ndërmjet tyre. Gjatë notimit ekstern të kafshëve ekzistojnë metoda dhe mënyra të vlerësimit. Dukja e jashtme e kafshëve varet prej qëllimit për të cilat ato mbarështohen.

Për vlerësimin e eksterierit te kafshët shtëpiake përdoren tri metoda:- vlerësimi me sy (vlerësimi subjektiv);- matja e eksterierit me ndihmesa teknike (vlerësim objektiv) dhe - fotografi mi.Me vlerësimin eksterier vlerësohen pjesët e veçanta të trupit: koka, sytë, veshët, buzët,

turiri, hunda, bali, qafa, kraharori, kreshta, kurrizi, beli, kërbishti, vithet, barku, bishti, organet gjenitale, gjiri, venet e qumështit, pasqyra e qumështit, këmbët, thundërzat dhe thundrat, lëkura, qimja dhe ngjyra. Gjatë matjes eksterier përdoren më shumë mjete për matje.

Testoje njohurinë tënde:1. Cilat janë vetitë e përgjithshme te kafshët?2. Çka paraqet konstitucioni?3. Bëje krahasimin e lëkurës te kafshët me konstruksion të ndryshëm?4. Cilat lloje të temperamentit ekzistojnë?5. Çka është kondicioni, kurse çka enterieri?

127

3.1.6. METODAT E MBARËSHTIMIT TË KAFSHËVE SHTËPIAKE

Mbarështimi i kafshëve shtëpiake paraqet kompleks i më shumë masave zooteknike. Mbarështimi është i planifi kuar, i përhershëm dhe i bazuar në baza shkencore dhe njo-

hurive për zgjidhje të kafshëve për damazi dhe ndërzim me qëllim që të fi tohen krerë të racës së pastër me veti më të larta prodhuese nga prindërit e tyre. Ekzistojnë më shumë metoda të mbarështimit edhe atë:

1. Mbarështimi në gjak të pastër (i racës) 2. Mbarështimi në farefi sni 3. Freskimi i gjakut4. Mbarështimi i linjës 5. Kryqëzimi 6. Mbarështimi i hibridëve

Mbarështimi i gjakut të pastër (i racës): Mbarështimi i gjakut të pastër është mënyra më e përhapur dhe më e sigurt të përcjelljes dhe konsolidimit të vetive racore.

Sipas kësaj metode, mbarështimi është me ndërsimin ndërmjet veti të dy kafshëve të një race, soji dhe tipi.

Shembull: ndërzimi i lopëve nga raca simental, tip qumësht mish me demin nga e njëjta racë dhe tip.

Mbarështimi në farefi sni: Me mbarështimin në farefi sni kuptohet ndërzimi i kafshëve prej dy gjinive që gjinden në lidhje gjaku, përfundimisht me shkallën e gjashtë. Mbarështi-mi në gjini duhet ta realizoj personi profesional, sepse krahas rezultateve pozitive seksuale shumë shpesh vjen edhe deri te shfaqja e pasojave të dëmshme.

Freskimi i gjakut: Te kjo metodë e mbarështimit zbatohet ndërzimi i kafshëve femra të një race, soji ose tufi me damazi të shëndoshë dhe rezistent nga e njëjta racë, sojë ose tufi , që nuk janë në farefi sni.

Freskimi i gjakut më shpesh bëhet kur te kafshët do të paraqitet rezistenca e pamjaf-tueshme, ulja e prodhimit, skelet i holluar, zvogëlim i pjellorisë, etj.

Mbarështimi në linja: Linja është grup i kafshëve meshkuj të një race, soj ose damazl-lëk që rrjedhin prej një mashkullit damazllëk të njohur sipas kualiteteve të tij prodhuese dhe përcjellës i mirë i vetive trashëguese. Linja e formuar emrin e mban prej themeluesit të parë.

Shkaku për mbarështimin në vij ishte dëshira e fermerëve te pasardhësit e fi tuar nga një damazllëk të rruhen vetitë e çmuara të damazllëkut.

Kryqëzimi: Me kryqëzim nënkuptohet ndërzimi i kafshëve nga raca të ndryshme, ose soje që ndërmjet veti dallohen sipas vetive morfologjike dhe fi ziologjike.

Pasardhësit e fi tuar me kryqëzim quhen mulatë, kurse vetë ecuria hibridizim.

128

Mbarështimi i hibridëve (hibridizimi): Hibridizimi ose bastardimi është kryqëzim i kafshëve prej dy llojeve të ndryshme. shembull, gjatë kryqëzimit i pelës me gomarin fi tohet mushkë ose gjatë kryqëzimit të gomaricës me hamshorin fi tohet mulati.

Ekzistojnë edhe shembuj të tjera e fi timit të hibridëve me kryqëzim. P.sh. kryqëzimi i gjedhit me jak, gjedhit me bizon etj.

Testoje njohurinë tënde:1. Numëroj metodat e mbarështimit te kafshët?2. Cila metodë mbarështimit është më e përhapur?3. Çka paraqet mbarështimi në gjini?4. Si bëhet freskimi i gjakut te kafshët/5. Bëje dallimin ndërmjet mbarështimit në linjë dhe kryqëzimit?6. Çka është hibridizimi?

3.1.7. SHUMËZIMI I KAFSHËVE SHTËPIAKE

Instinkti natyrorë i detyron kafshët të ndërzehen dhe shumëzohen dhe pas tyre të lënë pasardhës. Kjo dukuri nuk ndodh në të njëjtën kohë te të gjithë kafshët, kur për të do të krijo-hen kushte më të volitshme (ushqim dhe kushte ekologjike). Kafshët e egra ndërzehen njëherë në vit dhe quhen monoestrike, sepse gjithçka varet prej mjedisit të jashtëm.

Kafshët shtëpiake ndërzehen disa herë gjatë viti dhe quhen poliestrike. Kjo i dedikohet kujdesit të njeriut për ushqimin e tyre, kujdes dhe kushte të përkujdesjes. Janë të njohura dy mënyra të shumëzimit të kafshëve shtëpiake.

• Shumëzimi natyror dhe • Shumëzimi artifi cial.

Ndërzimi është proces fi ziologjik gjatë të cilit krijohen lidhja e vetëm një spermatozoidi më të fuqishëm dhe më të aftë me qelizën vezë të pjekur.

Shumëzimi natyror

Me shumëzimit natyror kuptohet fekondimit të kafshëve femërore në afsh në rrugë ndërzimit (mbulimit) të kafshëve femërore nën mashkull. Shumëzimi natyror (fekondimi) mund të kryhet në më shumë mënyra:

- ndërzim i egër ose i lirë;- ndërzim në grup ose i haremit;- ndërzim i klasifi kuar;- ndërzim individual ose nga dora.

Ndërzimi i egër ose i lirë - Gjatë kësaj mënyre të ndërzimit i numrit të kufi zuar të kaf-shëve femërore lëshohen disa meshkuj damazi të cilët kafshët femërore i ndërzejnë dhe i

129

fekondojnë. Kjo mënyrë është i ngjashëm me mënyrën natyrore të ndërzimit dhe ka mangësi të mëdha. Ana e vetme e mirë është se fekondimit është sigurt.

Ndërzimi në grup ose i haremit - Gjatë kësaj mënyre të ndërzimit një damazi në varësi prej kondicionit dhe aftësisë seksuale i jepet një grup i kafshëve femërore. Kjo mënyrë e pllen-imit është më e mirë nga i pari sepse dihet prindi.

Ndërzimi i klasifi kuar – Paraprakisht zgjedhën kafshët femërore dhe në varësi prej vet-ive të tyre grupohen në klasa dhe grupit të tillë ju përcaktohet damazi nga klasa më e lartë ose e njëjtë.

Ndërzimi individual ose prej dore - mënyra më e mirë e ndërzimit sepse pllenuese lëviz veç e veç nga grupet femërore dhe lëshohet sipas nevojës.

Fig. nr. 56.- Ndërzimi individual

Shumëzimi artifi cial

Me shumëzimin artifi cial nënkuptojmë fekondimi e kafshëve femërore në afsh, me futjen e spermës së kontrolluar nga kafshë damazi cilësor në organet seksuale femërore.

Ndërzimi artifi cial te ne për herë të parë u përdorë në vitin 1948 gjatë së cilës janë merini-zuar numri më i madh i tufës.

Sot inseminimi artifi ciale përdoret në mënyrë masive në rritja e gjedhit, rritjen e derrit, dhenarin dhe degë tjera.

Fig. nr. 67.- Inseminimi artifi cial

130

Anët pozitive të inseminimit t artifi cial janë:- mënyra më e shpejtë dhe më e mirë e shumëzimit;- shfrytëzimi racional i damazëve cilësor;- pengohet përhapja i sëmundjeve infektive;- është mundësuar transporti i spermës;- mundësohet përhapja e shpejtë e vetive prodhuese të pasardhësve,- fi tohen krerë me kualitet të lartë;- zvogëlohet numri krerëve të nevojshme mashkullore.Ana negative e inseminimit artifi cial është që mund të vjen deri te përdorimi i spermës

nga damazi jo kualitativ dhe humbjet mund të jenë të konsiderueshme.

Gjatë shumëzimit të kafshëve shtëpiake dallohen dukuritë fi ziologjike vijuese: Pjekuria seksuale -krijohet shumë më herët nga pjekuria trupore dhe paraqet aftësi e

kafshëve mashkullore të sekretojnë qeliza seksuale mashkullore-spermatozoide dhe t’i fekon-dojnë, kurse femrat të sekretojnë qeliza vezë dhe të jenë fertile.

Mosha e pjekurisë seksuale është e ndryshme dhe varet prej shumë faktorëve. Edhe pse kafshët e arrijnë pjekurinë e lartë seksuale, prapë se prapë atu nuk duhet të përdoren për damazi, sepse ende nuk kanë pjekuri trupore. Mosha më e përshtatshme për ndërzimin e kaf-shëve për damazi varet prej llojit, racës, tipit, ushqyerjes, kujdesit dhe kushteve të tjera

Shembull: Gjedhët: racat e hershme demat në 12 – 15 muaj, mështjerrat 15 – 18 muaj. Demat me pjekuri mesatare 15 – 20 muaj, mështjerrat 16 – 22 muaj. Demat e racave me

pjekuri të vonshmet prej 20 – 24 muaj, mështjerrat 20 – 26 muaj. Dhentë për të dy gjinitë: racat me pjekuri të hershme 12 – 24 muaj. Racat me pjekuri të

vonshme 18 muaj. Derret: Racat me pjekuri të hershme 7-10 muajsh. Me pjekuri mesme 10-24 muaj dhe

racat me pjekuri të vonshme 14-18 muaj.Afshi seksual (ethja) – dukuri fi ziologjike e shkaktuar nga hormoni folikulin gjatë së cilës

paraqitet dëshirë e fuqishme e kafshëve femërore të jenë të ndërzyera dhe fekonduara nga kafshët mashkullore.

Afshi seksual zgjat në mënyra të ndryshme te llojet e ndryshme të kafshëve. Te lopët, afshi zgjatë pre 16 – 18 orë por mund të zgjatë edhe 3 – 36 orë. Koha më e mirë për mbarsje është 12 – 16 orë nga shfaqja afshit seksual.

Në dhen, afshi zgjat prej 20 – 42 orë por më shpesh 30 orë. Në derra, afshi zgjat 2 – 3 ditë, por koha më e mirë për ndërzim është ndërmjet 18 - 24 orë.

Fekondimi – është proces fi ziologjik gjatë të cilit bëhet bashkimi i vetëm një spermato-zoidi më të fuqishëm dhe më të aftë me qelizën vezë të pjekur.

Testoje njohurinë tënde:1. Cilat mënyra të shumëzimit ekzistojnë te kafshët shtëpiake?2. Çka janë kafshët monoestrike? 3. Bën dallimin ndërmjet llojeve të ndërzimit natyror?4. Cilat janë anët pozitive të ndërzimit artifi cial?5. Cilat janë dukurit fi ziologjike gjatë shumëzimit?6. Çka është pllenimi:

131

3.1.8. SELEKSIONIMIMI

Fjala seleksionim rrjedh prej fj alës latine Selectio që do të thotë zgjedhje, përzgjidhje.Seleksionimi si peshë zooteknike gjatë realizimit të planifi kuar, ushqyerjes së drejtë dhe

kujdesit kontribuon shpejtë, sigurt dhe përparim kualitativ i blegtorisë.Me seleksionim është kryer përmirësimi i racave dhe sojeve primitive dhe janë krijuar

raca të reja me produktivitet të lartë dhe soje të kafshëve shtëpiake.Në blegtori janë të njohur dy lloje të seleksionimit edhe atë natyror dhe artifi cial.

Seleksionimi natyror:

Seleksionimi natyror zhvillohet në natyrë nën ndikimin e faktorëve natyror, pa pjesëmar-rjen e njeriut.

Në natyrë mbesin vetëm kafshët më të afta, që në luftën për ekzistencë kanë pësuar ndryshime të konsiderueshme.

Shembuj të tillë përveç te kafshët e egra kemi edhe te kafshët shtëpiake që jetojnë në kushte primitive, ato i janë ekspozuar ndikimit të seleksionimit natyror dhe te ato janë formuar veti të reja që nuk i kemi te racat e kulturuara (rezistent ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve, ndryshimeve klimatike, ushqimit modest, shqisa të zhvilluara për shije dhe aromë, etj).

Seleksionimi artifi cial: Seleksionimi artifi cial është nën ndikimin e njeriut. Me qëllim që të fi tohen kafshë me produktivitet të lartë seleksionimi bëhet me unifi kim, i menduar dhe me ndershmëri.

Produktiviteti i lartë është fi tuar me zgjedhjen e drejtët kafshëve damazi dhe rreptësisht qëllimi mbarështues i caktuar, dhe me ruajtjen vetive pozitive të racës (shëndeti, rezistenca, kondicioni dhe konstitucioni).

Sot duke i falënderuar seleksionimit artifi cial janë krijuar numër i madh kulturave të kul-turës, që karakterizohen me produktivitet të lartë.

Testoje njohurinë tënde:1. Çka është seleksionimi?2. Cilat lloje seleksionimi ekzistojnë?3. Bëje dallimin ndërmjet seleksionimit natyror dhe artifi cial?

132

3.2. RRITJA E GJEDHIT

3.2.1. RËNDËSIA EKONOMIKE E RRITJES SË GJEDHIT

Rritja e gjedhit është degë shumë e rëndësishme ekonomike. Rritja e gjedhit siguron prodhime për ushqimin e popullsisë si dhe lëndë të para për in-

dustrinë, kurse gjedhët kanë rëndësi të madhe edhe si kafshët e punës. Prodhimet kryesore që fi tohen në rritja e gjedhit janë qumështi dhe mishi. Qumështi dhe mishi të fi tuar prej kafshëve, bëjnë pjesë në produktet ushqyese më kryesore që përdoren në ushqimin e njerëzve.

Prej qumështit fi tohen rreth 70 prodhime të ndryshme. Sot me seleksionim janë krijuar lopë me prodhimtari të lartë qumështi me prodhim të madh të qumështit gjatë kohës së lak-tacionit.

Mishi i fi tuar nga gjedhi cilësohet me kualitet të mirë.Prej gjedheve fi tohen edhe prodhime anësore si lëkura, brirët, thundërza, qime dhe

prodhime të tjera. Këto prodhime përdoren për industritë e ndryshme si lëndë e parë për fi timin e prodhimeve të tjera.

Prej gjedhëve fi tohen sasi të mëdha të plehut stallor. Plehu stallor gjen zbatim të madh në prodhimtarinë bimore për plehërimin e tokës, me çka e përmirëson strukturën e pjellorisë së tokës.

Gjedhi është kafshë që ka aftësi të përshtate në kushte të ndryshme gjeografi ke dhe klimatike dhe mundet të mbarështohet në kushte të ndryshme ekonomike, në ferma të vogla ekstensive dhe në ferma të mëdha bashkëkohore dhe shkallë të lartë të intensivitetit në pu-nën e prodhimtarisë. Lopa për ushqim përdor numër të madh të kulturave foragjere si misrin për silazh (në kokrra dhe gjendje të gjelbër), jonxha në të gjelbër, për sanë, për silazh dhe si miell etj.

Rritja e gjedhit jep mundësi për punësimin e numrit të madh të personave nga profi let e ndryshe profesionale, gjinie dhe moshe në veprimtaritë më të ndryshme të lidhur me rritjen e gjedhit.

Sipas të dhënave statistikore në Maqedoni janë regjistruar 252.521 krerë të gjedheve. Kryesisht përfaqësohen lopët qumështore. Numri i përgjithshëm i lopëve qumështore është 114.043 krerë. Sasia e qumështit është e vogël dhe është 3.004 litra /krerë. Prodhimi i përgjith-shëm i mishit të gjedhëve arrin 7.330 tonelata.

Testoje njohurinë tënde:1. Cilat janë prodhimet kryesore në rritjen e gjedhit?2. Cilat janë prodhimet anësore në rritjen e gjedhit?3. Sa gjedhë ka në Republikën e Maqedonisë dhe çfarë është përfaqësimi i tyre?

133

3.2.2. ORIGJINA E GJEDHËVE –TAURINA

Origjina e gjedhit autokton ende nuk është sqaruar. Sipas disa autorëve, gjedhët au-tokton kanë origjinë monofi letike d.m.th., rrjedhin prej një forme kryefi si të egër- prej gjedhit primigen brigjatë të quajtur tur – Bos Taurus pripigenius Bojanus. Sipas të tjerëve, gjedhët shtëpiake kanë origjinë difi letike, respektivisht, rrjedhin prej dy kryefi save: prej gjedhit brig-jatë – tur dhe gjedhit sojnike brirë shkurtër – bos Taurus brachyceros Adametz.

Për teori më e saktë konsiderohet teoria difi letike.

- Тiрi - Bos Taurus primigenius Bojanus

Turi jetonte në Evropë, Azi të Vogël, Afrikë, Siberi dhe Kinë. Ekzemplari i fundit ishte vrarë në vitin 1627 në pyjet e Mazoivieçit në Poloni

Sot prej turit janë ruajtur dy skelete, njëri prej demit në Suedi, kurse tjetri prej lopës në gjermani.

Turi ishte kafshë e fuqishme me pjesën e parme të zhvilluar. Skeleti ishte i ndërtuar në mënyrë speciale për lëvizje të shpejta dhe lehta. Koka i ishte e gjatë dhe ngushtë, kurse linja e profi lit, e rrafshët. Brirët i kishte të gjatë dhe fortë, të drejtuar anësh, drejtë përpara dhe lartë me maja të përdredhura. Brirët në esencë ishin të bardhë, kurse majat e zeza. Skeleti ishte i ndërtuar prej 7 unazave qafore, 13 kurrizore, 6 të belit dhe 5 kërbishtit.

Kreshta ishte i lartë rreth 170 cm, kurse linja kurrizore e rrafshët (drejtë). Vithet i ishin të gjata dhe ngushta, ngjyra e qimeve i ishte e errët – gështenje deri te e zezë me linjë të ndritshme nëpër kurriz si dhe unazë të ndritshme rreth turinjve.

Ngjashëm me turin është gjedhi i podolit i cili konsiderohet pasardhës i tij.

Fig. nr. 68.- Bos Taurus primigenius Bojanus

-Bos Taurus brachyceros Adametz

Në krahasim me turin, gjedhi brirë shkurtër është më e vogël dhe më e imët me skelet të fi nuar dhe hollë dhe brirët e shkurtër.

Kokën kishte të ngushtë dhe shkurtër me ballë jo të rrafshët dhe kocka të shkurtra të këmbës. Brirët i kishte të shkurtër, kurse ngjyra e qimes ishte njëngjyrëshe.

Nga kjo lopë kanë dalë të gjitha llojet primitive të lopëve, kurse te ne lopa busha, pastaj lopët e imta të Karpateve, në Poloni, Rusi, Angli, Gjermani, Austri, Greqi, Shqipëri, Azia e Vogël etj.

Testoje njohurinë tënde:1. Prej nga rrjedh gjedhi autokton?2. Bëje krahasimin ndërmjet dy tipave të gjedhëve?

134

3.2.3. RACAT E GJEDHËVE

Gjedhi është kafsha shtëpiake më e madhe që përshtatet në kushte të ndryshme gjeo-grafi ke dhe klimatike, kurse mund të mbarështohet në mjedis të mbyllur (ferma ose në të hapur).

Në varësi prej moshës gjedhi ka kategori me emra të ndryshëm, përkatësisht:- viçi, kafshë e porsalindur deri më 6 muaj moshë;- motak – mështjerrë, prej 6 deri më 16 muaj ;- demi, gjedhë mashkull që shërben për ndërzim;- lopa, gjedhë femër pas pjelljes dhe - kau, gjedhë mashkull i kastruar.Ekziston numri i madh i rasave të gjedhëve (mbi 400 raca). Ndarja në raca është kryer

sipas mënyrës me të cilën janë formuar (primitive, kulturore dhe kalimtare) dhe sipas vetive prodhuese (qumështore, majmuri, të punës dhe të kombinuara).

3.2.3.1. RACAT PRIMITIVE

Sot racat primitive mundet shumë rrallë të hasen. Raca më karakteristike primitive, që gjendet në mjediset tona është busha. Përveç bushës, prej racave primitive duhet përmendur gjedhi gatak, gjedhi i përhimët i stepave, posavinës, e istrës, etj.

GJEDHI AUTOKTON – BUSHA

Origjina dhe përhapja

Busha është racë shtëpiake në Siujdhesën Ballkanike. Ekzistojnë më shumë soje të Bushës (përhimë, verdhë, e vardarit, kuqe dhe zezë). Në republikën e Maqedonisë më e përfaqësuara është e vardarit, e përhimë dhe busha e zezë. Gjatë dekadave të fundit numri i kaf-shëve nga kjo racë në mënyrë të konsiderueshme ka rënë. Numri më i madh i Bushave është kultivuar në racë të pastër.

Fig. nr. 59. - Busha

135

Karakteristika të racës

Fermerët këtë racë e përshkruajnë si: si kafshë të imta dhe rezistent që pa vështirësi japin rezultate të mira në kushte të vështira të dhëna. Pesha mesatare në demat është 350 - 450 kg, kurse në lopë 150 – 300 kg. Hasen kafshë me ngjyra të ndryshme të qimeve (zezë, kuqe, përhimë, e bardhë jo e pastër, etj). Busha karakterizohet me kokë ë vogël dhe brirë të shkurtës në formë të kurorës. Qafa është me gjatësi mesatare ose të gjatë, me muskulaturë të dobët dhe e hollë.

Mund të hasen kafshë me lartësi të kreshtës prej 90 deri 115 cm dhe gjatësi të trupit prej 116 deri më 132 cm. Kraharori është i ngushtë dhe me muskulaturë të vogël. Linja kurrizore është e ashpër, ngushtë dhe e shkurtër. Shumë shpesh hasen kafshë me linjë kurrizore të thelluar, që shfaqet si rezultat e ushqimit të keq dhe kushtet e këqija të mbarështimit. Vithet dhe kombliku janë të ngushta dhe për atë pjellja është e vështirësuar. Këmbët i ka të holla, të gjata dhe forta. Thundërzat janë drejtë të formuara, të vogla dhe forta. Lëkura është e hollë dhe mesatarisht e formuar elastike me qime të gjata, dendura dhe jo mjaftë të ndryshme. Gjiri është i vogël, i shkurtër dhe i cekët me formë të drejtë. Prodhimi i qumështit për një laktacion mund të arrij deri më 2.500 litra, por në kushtet tona me periudhën e laktacionit pre 270 ditësh jep prej 500 - 17.00 litra qumësht me 3,7 deri më 4% yndyrë qumështi.

Busha është racë me rritje të vonshme. Rritjen e mbaron ndërmjet vitit të katërt dhe pestë. Mëshqerrat në riprodhim hyjnë në moshën 3 vjeçe, kurse motakët pre 2,5 -3 vjet. Pesha e viçave të porsalindur sillet prej rreth 15 kg. Dallohet me pjellori të lartë, shëndet të mirë, rezistent ndaj sëmundjeve dhe modeste në ushqim. Ka aftësi të vogël për majmuri. Në varësi prej kushteve të mbarështimit dhe ushqimit rritja ditore sillet pre 0,2– 0,5 kg. Mishi është me kualitet të dobët, jo mjaft i lëngshëm dhe është i ndërtuar prej fi jeve muskulore të holla. Koe-fi cienti i shfrytëzimit të mishit është rreth 45%, por gjatë kushteve më të mira të mbarështimit mund të arrij edhe deri më 56%.

Qëllimi i mbarështimit

Në të kaluarën kjo racë mbarështohej intensivisht, ndërsa sot mbarështohet kryesisht për kryqëzim me racat e tjera dhe mbarështohet sipas sistemit lopë-viç.

3.2.3.2. RACAT QUMËSHTORE

Me racat qumështore, te ne, më të përfaqësuara janë raca frizike lindore dhe frizike

holshtajn. Në racat qumështore bëjnë pjesë edhe gjedhi i kuq danez, gjedhi xherzej, por

edhe raca të tjera.

GJEDHI FRIZIK-LINDOR

Origjina dhe përhapja

Gjedhi frizik lindor është formuar në Evropën veriperëndimore, në pjesën Holandeze dhe Gjermane të krahinës së Frizisë. Sot kjo racë është përhapur nëpër të gjithë Evropën, por edhe jashtë Evropës. Në Republikën e Maqedonisë mbarështohen rreth 23.000 krerë.

136

Karakteristikat e racës

Gjedhi e frizisë lindore është me rritje të hershme, me aklimatizim dhe akomodim të mirë dhe konstitucion të mirë.

Ngjyra e qimes është e zezë-bardhë, me yll të bardhë në kokë, brirët i ka të bardhë, me maje të zeza, kurse thundërzat dhe turirin zi të pigmentuar.

Kreshta e lopëve është me lartësi prej 130 deri më 132, kurse e demave prej 142 deri më 145 cm. Në lopë pesha trupore arrin prej 500 deri më 700 kg, kurse te demat prej 800 deri më 1.000 kg.

Ka kokë të ngushtë dhe me gjatësi mesatare, të thatë dhe mirë të modeluar me brirë të vegjël të fi nuar. Qafa është e gjatë dhe jo mjaft e gjerë, me gushë dobët të zhvilluar dhe rrudha të shumta.

Kraharorët mirë i ka të zhvilluar sipas thellësisë, dobët sipas gjerësisë te tipi qumështor, kurse mirë te tipi i kombinuar.

Te tipi qumështor brinjët dobët i janë të rrumbullakuar, kurse te tipi i kombinuar mjaft të larguar njëri prej tjetrit. Ky tip i gjedhëve ka kurriz të gjatë, të ashpër dhe drejtë, ndonjëherë pak të thelluar dhe ngritur kah kryqet me bel të ngushtë dhe gjatë.

Trupi te tipi qumështor më shumë është i zhvilluar në pjesën e pasme, kurse te tipi i kombinuar është njëtrajtësisht i zhvilluar në të gjitha tri pjesët. Gjedhi karakterizohet me vithe e cila sidomos theksohen në legen. Ato janë me muskulaturë të dobët te qumështorët, kurse të mirë te tipi i kombinuar. Këmbët i ka të thata dhe shëndosha, me gjatësi mesatare dhe qën-drime të drejta.

Kofshët sikurse edhe vithet janë me muskulaturë të dobët te tipi qumështorë, ndërsa të mirë te ai i kombinuar.

Gjiri është i madh, gjëndëror shumë mirë është e formuar. Lëkura veçohet me butësi dhe elasticitet, ndërsa gëzofi mbulues është i shkurtër, shndritur dhe mirë i shtirë.

Prodhimi mesatar i qumështit për laktacion arrin rreth 6.000 litra me 4 % yndyrë qumështi. Pjelloria është shumë e mirë. Masa mesatare e viçave të porsalindur është prej 37 – 40

kg. Mëshqerrat për herë të parë fekondohen në moshën 15 - 18 muaj.Karakterizohet me veti të mira për majmuri me rritje ditore prej 0.9-1,3 kg. Koefi cienti i

shfrytëzimit të mishit sillet prej 58 – 60 %.

Qëllimi i mbarështimit

Kjo racë mbarështohet për fi timin e qumështit. Shumë shpesh përdoret edhe si racë e kom-binuar për qumësht dhe mish. Me qëllim që të rritet sasia e qumështit, në kohën e fundit kry-qëzohet me racën frizike Holshtajn për shkak të rritjes të prodhimit të qumështit.

Fig. nr. 60.- Gjedhi frizik-lindor, frizike Holshtajn

137

Origjina dhe përhapja

Origjina e kësaj race është nga regjioni që shtrihet nga provinca Holshtajn, në kufi rin Gjermano-Danez deri te provinca e Frizisë në pjesën veriore të Holandës.

Me importin e përhershëm prej Holande është fi lluar nga viti 1860 me çka ka fi lluar zgjerimi i racës nëpër Evropë dhe Amerikë Veriore. Te zgjerimi rapid i kësaj race vjen në mes të shekullit të kaluar. Më shumë se 35 % prej lopëve qumështore në botë i takojnë kësaj race.

Popullimi burimor i kafshëve në këto regjione në mënyrë të konsiderueshme luhatet në lidhje me ngjyrën, por nga mesi i shekullit 19 fi llon të dominon ngjyra karakteristike laramane e zezë. Në Maqedoni raca është raca më e përfaqësuar e lopës qumështore.

Karakteristikat e racës

Kjo racë është e ngjashme me të mëparshmen.Ngjyra e qime është e zezë e bardhë. Ekziston edhe gjenotipi me ngjyrë të kuqe- të

bardhë, por në numër të vogël, rreth 2 % nga numri i përgjithshëm i holshtajnit. Bishti dhe pjesët e poshtme të këmbëve janë të bardha.

Lartësia e kreshtës te lopët arrin 145 cm, ndërsa te demat deri më 160 cm. lopët e rritura kanë peshë trupore prej 650-750 kg, kurse demat mundet të arrijnë edhe deri më 1.500 kg.

Kjo është ndër racat më qumështore me prodhim vjetor të qumështit mbi 7.000 litra me 3,6 % yndyrë qumështi.

Pesha mesatare e viçave të lindur sillet prej 40-42 kg. karakterizohet me veti të mira të majmes me rritje ditor prej 1-1,3 kg. ajo është[ racë e hershme, kurse mështjerrat për herë të parë mbarsen në moshën prej 15 muajsh. Lopët kanë konstitucion të fortë. Periudha mesatare eksploatuese te lopët zgjatë 3-4 vjet.

Qëllimi i mbarështimit

Marrë parasysh se kjo racë është njëra nga më qumështoret dhe është dominante në shumicën e vendeve të zhvilluara, raca Holshtajn frizike ka potencial për investim dhe zhvillim në testimin dhe seleksionimin e racës.

Mbarështohet për prodhimin e qumështin, por nuk është përjashtuar mundësia për prodhimin e qumështit dhe mishit.

Përdoret për fi snikërimin e racës lindore frizike me qëllim që të rritet prodhimi i qumësh-tit.

Testoje njohurinë tënde:1. Cilat janë racat primitiv të gjedheve?2. Cilat janë racat qumështore të gjedhëve?3. Prej nga rrjedhë raca Lindore-frizike?4. Bëke krahasimin e racës Lindore-frizike me racën Holshtajn –frizike?5. Sa është laktacioni te raca frizike e Holshtajnit?

138

3.2.3.3. RACAT E GJEDHËVE PËR MAJMUIRI

Racat e gjedhëve për majmuri janë krijuar në Angli, që të plotësohen nevojat e mëdha për mish.

Ato karakterizohen me rritje ditore prej 1 kg, me trup shumë mirë të zhvilluar dhe pjesë të mishit, mish kualitativ dhe arrin peshën deri më 1.200 kg

Rasa më e njohur për majmuri tek ne është gjedhi Hereford. Në botë racat më të njo-hura janë Shorthorn, Aberdin Angus, Sharole, Limuzin, etj.

GJEDHI HEREFORD

Origjina dhe përhapja

Është krijuar në Angli në konte të Harefordit. Në vendet evropiane është përfaqësuar më pak, por për atë është shumë e përhapur në SHBA, Amerikën e Jugut, Kanada, Meksikë, Australi, Zelandën e Re, Afrikën e Jugut dhe vende të tjera.

Në SHBA dhe Kanada është krijuar edhe Hereford pa brinjë, që zë rreth 10% nga numri i përgjithshëm i Herefordëve. Kohët e fundit mbarështohet në Kroaci dhe gradualisht përhapet në krejt siujdhesën ballkanike, si dhe tek ne.

Karakteristikat e racës

Gjedhi Hereford është me numër më të madhe në mesin racave për majmuri. Ajo vjen si rezultat i vetive të saj kualitative të trupit dhe mishit.

Ngjyra e qimes është e kuqe - e bardhë, me shirit të bardhë në kurriz dhe ngjyrë të bard-hë në kokë edhe atë në pjesën e fytyrës.

Këmbët deri në gjunjë, kyçet e byzyly-kut, barku, tufën e bishtit janë ngjyrosur në të bardhë.

Turiri është i ngjyrosur me rozë, ndërsa brirët, thundërzat janë të pigmentuar me ngjyrë dylli-të verdhë. Lëkura është e trashë, e butë dhe elastike.

Kokën e ka të shkurtër, të gjerë në pjesën ballore, brirët me madhësi mesatare, qafën e shkurtër, të trashë më kraharor shumë të zh-villuar.

Fig. nr. 60.- Gjedhi Hereford

Kreshta është e gjerë, kurrizi dhe yjet janë të gjata dhe gjera. Brinjët mirë janë të rrum-bullakuar. Trupi për nga thellësia dhe gjerësia është i zhvilluar mirë dhe ka formën e drejt-këndëshit. Këmbët i ka të shkurtra dhe të larguara, sistemi skeletor është i butë.

Këmbët i ka të forta me kocka dhe damarë, kyçet, thundërzat janë të fortë dhe mirë të formuar me qëndrime të drejta.

Lartësia e kreshtës arrin 124 deri më 126 cm, gjatësia e trupit 15 deri më 158 cm. Viçat lindin me 25 deri më 34 kg peshë trupore. Pesha trupore te lopët arrin 500 deri më 850 kg, ndërsa në dema prej 800 deri më 900 kg. Vetitë e majmërisë te Hereford janë të shkëlqye-shme. Koefi cienti i shfrytëzimit arrin 60 deri më 65%, kurse shpesh t herë edhe deri më 70%.

139

Sasia e qumështit është e ulët dhe arrin 1.200 deri më 1.800 litra me 3,9 deri më 4,0 % yndyrë qumështi.

Qëllimi i mbarështimit

Ky gjedh është me rritje të hershme dhe mështjerrat fekondohen prej 18 muaj, kurse shpesh herë edhe më herët. Te ne mjaftë është e përdorur për qëllimi mbarështuese, gjatë së cilës është e kryqëzuar me bushën. Janë fi tuar rezultate shumë të mira në lidhje me rendi-mentet dhe kualitetin e mishit. Për atë kjo racë duhet edhe më tutje të shfrytëzohet për kry-qëzimin e bushës, dhe mbarështimi të jetë sipas sistemit lopë-viç.

Testoje njohurinë tënde:1. Cilat janë racat e gjedhit për majmuri?2. Prej ku e ka origjinën gjedhi Hereford?3. Çfarë ngjyre ka Herefordi?4. Sa është pesha e demave?5. Për çfarë qëllimi mbarështohet Herefordi?

3.2.3.4. RACAT E KOMBINUARA TË GJEDHËVE

Racat e kombinuara të gjedhëve mbarështohen për prodhimin e qumështit dhe mishit. Te disa raca është më i shprehur prodhimi i qumështit, kurse te të tjerat prodhimi i mishit. Prej tyre më të njohur janë: Simental, Montafon, Oberintale, Zvicerane përhimë-kafe, Pinc-

gave, etj.

GJEDHI SIMENTAL

Origjina dhe përhapja

Gjedhi simental është krijuar në pjesën perëndimore të Zvicrës në luginat e Sanenlandit dhe Simentalit, nëpër të cilat kalojnë lumenjtë Sanë dhe Sime. Ky gjedh, me krijimin e saj, ka kaluar nëpër më shumë faza. Duke ju falënderuar vetive kualiteteve të saj, mjaft është e eksportuar, dhe kështu e kemi në të gjitha vendet e, e Evropës. Në Maqedoni, më së shumti e kemi në rrethin e Shkupit dhe Kumanovës.

Karakteristikat e racës

Raca simental ka ngjyrën e qimes të kuqe me lara të bardha. Ngjyra e kuqe mund të jetë e ndryshueshme deri te e kuqe e grurit, me fusha të bardha nëpër trup. Koka në pjesën e fytyrës ka ngjyrë të bardhë, sikurse edhe te këmbët deri në gjunjë, kyçet e byzylykut, sto-maku dhe tufa e bishtit. Turiri dhe mukoza e syve janë ngjyrë roze, kurse thundërzat dhe brirët janë me ngjyrë të dylltë. Koka proporcionalisht është e gjatë, në ballë e gjerë, por e rrafshët me thellime të vogla. Sytë e mëdha, brirët me gjatësi mesatare, brirët me gjatësi të mesme, qafa me gjatësi mesatare, lopët me muskulaturë të mesme dhe me shumë rrudha. Gushorja është mjaftë mirë i zhvilluar, kreshta e gjerë, me gjatësi mesatare i rrumbullakuar. Shpatullat janë mjaftë mirë të zhvilluara dhe të vendosura pjerrët, brinjët mjaftë mirë të rrumbullakuara. Kurrizi është me zhvillim mesatar, i gjerë, i drejtë dhe mjaftë e muskulore. Këmbët me madhësi mesatare me kocka dhe tendinë të shëndoshë. Thundërzat janë mirë të formuar, të shëndoshë dhe fortë. Në këmbët e përparme vërehet qëndrim i rrotulluar – i deformuar, që është kara-

140

kteristike për këtë racë, kurse të mbrumet ndonjëherë edhe i lopës. Lëkura është e butë dhe elastike, me qime të shkurtra që i rinë mirë. Lartësia e kreshtës arrin 134 cm, gjatësia e trupit 160 cm, diametri i fyellit është 19 cm. Vithet i ka mjaftë të zhvilluara me formë sferike dhe ind gjëndërorë. Gjiri është me madhësi mesatare dhe shpesh herë jo me rregull i shpërndarë. Gjedhi simental është me rritje mesatare. Zhvillimin e mbaron ndërmjet 4 dhe 5 vjet. Pesha trupore te lopës sillet prej 550 deri më 800 kg, kurse te demat prej 800 deri më 1000 kg. viçat lindin me 34 -45 kg peshë trupore.

Fig. nr. 62.- Gjedhi simental

Qëllimi i mbarështimit

Sasie e qumështit te kjo racë arrin prej 4.000 deri në 5.000 litra me 4 % yndyrë qumështi, përderisa te simentali autokton është diçka më e vogël. Vetitë e majmërisë janë të shprehur shkëlqyeshëm. Jep kualitet të mirë të mishit, me përqindje të lartë të trupit, përqindje të vogël kockave (mish 72%, yndyrë 9,0 % dhe kocka 15,5 %).

GJEDHI OBERINTAL

Origjina dhe përhapja

Me origjinë është nga Austrisë. Kjo racë është krijuar nga gjedhi origjinal brirë shkurtër e kultivuar në luginat e Oberintalit, sipas të cilave e dhe e ka marrë emrin. Gjedhi Oberintal është i përhapur edhe në tërë siujdhesën ballkanike, kurse te ne për herë të parë është sjell në vitin 1955.

Karakteristikat e racës

Ngjyra e qimes është e argjendet deri te e përhime e hekurit, me nuancë më të errët në demat dhe me nuancë të çelur në lopët. Turiri është i gjerë me kurorë të shprehur nga qimet e bardha. Koka është e thatë dhe e shkurtër me brirë me madhësi mesatare dhe ballë jo të rraf-shët. Qafa është e shkurtër, muskulore me gushore mirë të zhvilluar. Trupi është i gjatë, thellë dhe përafërsisht muskoloz me kurriz të drejtë. Vithet janë të rrafshëta, me gjatës mesatare dhe gjerësi të njëtrajtshme. Kofshët janë mirë të zhvilluara dhe muskulore. Këmbët janë me gjatësi mesatare me qëndrim të drejtë. Lartësia e kreshtës në lopë arrin 127 cm, kurse në dema 137 cm. Pesha trupore në lopë sillet 550 deri më 600 kg. kurse në dema prej 900-1000 kg. Sasia mesatare e qumështit sillet rreth 3.500 – 3.600 litra për laktacion me 4% yndyrë qumështi. Vetitë për majmërie janë shumë të mira. Mishi është kualitativ, por me ngjyrë më të errët. Rritja ditore sillet prej 1 kg dhe më shumë. Kapaciteti shfrytëzues i mishit në krerët e majmë është

141

rreth 60%. Ky gjedh është me rritje mesatare, mëshqerrat fekondohen në moshë prej 18-19 muaj. Viçat lindin me rreth 37 kg peshë trupore.

Tiparet kryesore të kësaj race janë: shëndeti i mirë, rezistenca ndaj sëmundjeve, ushqyer-ja modeste, aklimatizimi i mirë, pjellshmëria e lartë dhe periudhë të gjatë jetësore. Në kushte tona mbi 12 vjet jetëgjatësi dhe 8 viça të fi tuar për lopë.

Qëllimi i mbarështimit

Mbarështohet për prodhim të kombinuar qumësht dhe mish. Te ne në regjionet ko-drinorë-malore përdoret për kryqëzimin me Bushën për shkak të përmirësimit të potencialit prodhues të qumështit dhe mishtit sipas sistemit lopë-viç.

GJEDHI MONTAFONE

Origjina dhe përhapje

Gjedhi Montafon rrjedh prej krahinës së Austrisë Foralberg, nga lugina Montafon, sipas së cilës edhe e ka marrë emrin. Gjedhi Montafon është e përhapur në Tirol, Shtajer, gati në të gjitha vendet evropiane dhe jashtë evropiane. Në Maqedoni është e përfaqësuar më së shumti në pjesën verilindore.

Fig. nr. 63.- Gjedhi Montafon

Karakteristikat e racës

Karakterizohet me konstitucion të fuqishëm, rezistencë ndaj sëmundjeve dhe kushteve të këqija klimatike dhe shkëlqyeshëm e shfrytëzon kullotën. Ka pjellori të mirë, jetëgjatësi të gjatë. Ngjyra e qimes është e kafetë e ndritshme deri errët. Nëpër kurriz ka linjë ngjale, kurse rreth turirit kurorë të bardhë. Majat e brirëve, thundërzat dhe turiri janë me pigmentim të er-rët.

Gjedhi Montafon karakterizohet me kokë me madhësi mesatare, brirë me madhësi me-satare, qafa është mjaft e gjatë, kurrizi i drejtë dhe mjaftë e gjerë. Kraharori është mirë i zhvil-luar në thellësi dhe gjerësi. Kombliku është i gjatë, e rrafshët me muskulaturë të mirë. Këmbët e gjata me kocka dhe me tendinë të forta. Thundërzat janë të formuara me rregull.

142

Gjirin mirë e ka të zhvilluar, gjëndra ka formë të drejtë.Lartësia e kreshtës arrin 128 cm, gjatësia e trupit 154 cm. pesha trupore në lopë sillet prej

550 deri më 600 kg. Viçat lindin me rreth 40 kg peshë trupore.Raca Montafon është me rrije mesatare, mështjerrat fekondohen në 24 muaj deri më 28

muaj në vendet e alpeve, përderisa në kushtet tona edhe atë në moshën 18 muaj.

Qëllimi i mbarështimit

Bënë pjesë në racat për prodhim të kombinuar edhe atë qumësht-mish. Vetitë për ma-jmuri janë të shprehur shkëlqyeshëm. Koefi cienti i shfrytëzimit te brezi i ri arrin 55 deri më 60%. Në trupin e kafshëve të therura jep përqindje të lartë të mishit, kurse të vogël të yndyrës. Prodhimi i qumështit arrin ndërmjet 4.000 dhe 5.000 litra me 4% yndyrë qumështi, kurse ekzis-tojnë edhe rritje te të cilat prodhimi i qumështit është përmbi 4% yndyrë qumështi.

Testoje njohurinë tënde:1. Cilat janë racat e kombinuara të gjedhëve?2. Prej nga rrjedh gjedhi Simental?3. Cilat janë karakteristikat kryesore të gjedhit Simental?4. Ku është më shumë e përhapur gjedhi Montafon?5. Sa arrin prodhimi i qumështit te gjedhi Oberintal?6. Theksoi dallimet ndërmjet lopës Simentale dhe Montafon?

USHTRIMI: Krahasimi i racave

Në bazë të llojllojshmërive të racave, nuk është e mundur të jepet përgjigje e saktë cila racë është më e përshtatshme për mbarështimin në regjionin e caktuar. Në tabelën janë dhë-në disa karakteristika të caktuara të racave.

143

Duke i marrë parasysh kushtet në regjionin tendë bëje zgjedhjen e duhur të racës që

është më e –përshtatshme për kultivim

Karakteristika të

racës Holshtajn frizike Simental Busha

Mosha në

fekondimin parë15 - 16 muaj 18 – 19 muaj 22 – 26 muaj

Mosha në pjelljen e

parë 24 – 25 muaj 27 – 28 muaj 31 – 35 muaj

Potenciali për

prodhimin e mishit ++ +++++ +++

Potenciali në

prodhimin e

qumështit në

kushtet e dobëta

++ ++ ++++

Potenciali për

prodhimin e

qumështit në

kushte të mirë

+++++ ++++ ++

Pjelloria në

rrethana të dobëta++ ++ ++++

Pjelloria në

rrethana të mira++++ ++++ ++++

Prekshmëria ndaj

sëmundjeve në

kushte të vështira

++ ++ +++

Prekshmëria ndaj sëmundjeve në kushte të vështira

++++ ++++ ++++

Kualiteti i gjirit ++++ +++ ++

Kualitet i këmbëve

dhe thundërzave +++ ++++ +++++

Pesha e

lopës së rritur

600 – 650 kg 650 – 700 kg 400 – 450 kg

Nevoja për ushqim

- sasia

- kualiteti

2,5 – 3,5 % nga pesha e gjallë+++++

2,5 – 3,5 % nga pesha e gjallë++++

2,5 – 3 % nga pesha e gjallë++

144

3.2.4. TË USHQYERIT E GJEDHIT

Nga ushqimi i mirë varet produktiviteti i kafshëve (qumështi, mishi, brezi i ri dhe tjera). Më shpesh shtrohet pyetja çka është ushqimi i mirë? Sikurse edhe te njeriu, ashtu edhe kaf-shëve ju është e nevojshme energjia dhe përbërje të tjera të rëndësishme, siç janë: proteinat, ndyrat, karbohidratet, materiet minerale dhe vitaminat.

Çka dhe sa i nevojitet një kafshe shumë varet në cilën fazë të zhvillimit ndodhet kafsha. Sistemet e ushqimit te gjedhi varet prej gjinisë së kafshës, moshës së kafshës, destinimit të prodhimit (qumësht ose mish), kushteve të mbarështimit dhe tjera.

*Ushqimi i kafshëve

Një lopë më e moshuar e cila nuk është barrse dhe e cila nuk prodhon qumësht mund thjesht të mbijeton me ushqim që e përbën vetëm ushqim kaba.

Lopët mjelëse, që prodhojnë sasi më të madhe të qumështit, krahas ushqimit të kaba me kualitet më të mirë, më mirë është të fi tojnë edhe koncentrat që përmban nivel të caktuar të proteinave, mineraleve dhe vitaminave.

Racioni duhet të përgatitet për secilën lopë veç e veç. Varësisht se në cilën fazë prod-huese është lopa (më e moshuar, më e re, barrse, me prodhimtari më të lartë të qumështit, etj), sipas kësaj në varësi prej fazës prodhuese të kafshëve, është e ndryshme edhe kërkesa e saj në aspektin e ushqimit (energjia, proteinat, mineralet, vitaminat, etj). Ushqimi i tillë quhet racioni i balancuar. Racioni i pa balancuar do të shkaktoi uljen e prodhimit, uljen e rezistencës ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe pasojave të tjera.

Ushqimi i kafshëve të thara gjatë dy muajve të fundit të barrsërisë shumë varet nga kondicioni i kafshëve. Më së miri është lopa të jetë në kullotë kur madhësia e kullotës është rreth 15 cm. Në qoftë se lopa është në kondicion të dobët duhet t’i jepet ushqim kaba me kualitet të mirë sipas dëshirës dhe 2 kg në ditë koncentrat.

Ushqimi i lopëve pasi pjelljes është mjaft specifi k. Pas pjelljes lopa duhet t’i lejohet të kullot, kurse gjatë mjeljes i jepet 1 kg koncentrat i cili do ta stimuloj lëshimin e qumështit dhe do të sigurojë diçka energji shtesë, minerale dhe vitamine. Gjatë 2 – 3 muajve të para pas pjel-ljes marrja e ushqimit do të jetë e zvogëluar, kurse lopa do të prodhoi qumësht duke i shfrytë-zuar rezervat e veta të ushqimit.

Nuk është e pa zakontë lopa mirë e mjelë të humbë 25-30 kg nga pesha e saj trupore gjatë 2-3 muajve të parë pas pjelljes. Për atë është e rëndësishme lopa të fi toj ushqim me kualitet më të mirë mu në këtë periudhë, sidomos të ketë ushqim të mirë të kaba. Pas pjelljes lopa fi llon të ushqehet me ushqim kaba të kualitetit më të mirë, sipas dëshirës (në grazhdet çdoherë duhet të ketë ushqim) dhe rreth 2 kg koncentrat në dytë. Sasia e koncentratit duhet gradualisht të rritet (nga 0,5 kg në ditë) deri në maksimum që fermeri e dëshiron.

Tagjia e koncentruar jepet në bazë të sasisë ditore të qumështit. Nëse një kafshë përmes ushqimit nuk merr sasi të konsiderueshme të mineraleve, ajo

do të fi lloj t’i lëpijë muret, t’i kafshoj kërpeshet, t’i lëpij kafshët e tjera etj. Nëse vërehen këto simptoma duhet menjëherë në ushqim të futen shtesa minerale –vitamina.

145

Mungesa e mineraleve dhe vitaminave në racionin të kafshës shkakton probleme me pjellorinë, shterpësisë së uritur, vjen deri te ulja e rezistencës së kafshëve ndaj sëmundjeve të caktuara.

Kalciumi, fosfori dhe magnezi janë minerale që janë të nevojshme për sasi të mëdha, kurse zakonisht i kemi në rezerve të vogle në ushqimin e kafshëve e cila shfrytëzohet për ush-qim.

Kafshët duhet të kenë qasje të përhershme të ujit që të mundet të pinë ujë gjatë tërë ditës sipas nevojës. Në qoftë se lopët patjetër të pinë ujë prej kusie dhe kove ose enëve të tjera, duhet të dihet sa ujë tu jepet një lope: 10% nga pesha, plus për çdo litër të qumështit të prodhuar me 1 litër ujë.

Fig. nr. 64. - Ushqimi i kafshëve

Ushqimi i krerëve për majmuri

Kryhet me tagji kualitative të koncentruar dhe kaba, me ç’rast sasia e tagjisë kaba rritet në racionin në fund të majmërisë arrin rreth 60%.

Majmëria e demave të rinj në tipin debi beef duhet të ndahet në dy periudha: • Majmëria me peshë deri në 250 kg• Majmëria prej 250 kg deri te arritja e peshës trupore prej 400 – 450 kg.Ndarja e këtillë është nevojshme për atë se krerët e reja kërkojnë kujdes më të madh dhe

ushqyerje më kualitative në krahasim me më të moshuarit të cilët janë më rezistent dhe tagjitë kaba janë përfaqësuar në sasi të madhe.

Ushqimi në periudhën e parë bazohet në qumështin (në periudhën e thithjes), starteri, përzierje e tagjisë, silazhi, sana kualitative dhe tjera. Në këtë periudhë rendimentet realizohen me më pak ushqim (rreth 5 – 6 njësi tagjie për 1 kg rritje).

Në periudhën e dytë ushqimi është më i thjeshtë. Tagjitë kaba hyjnë në racionet me pjesë më të madhe, kurse koncentratet jepen si përzierje. Rendimentet më të larta fi tohen nëse përzierjet e tagjisë merren sipas dëshirës me çka shkurtohet periudha e thithjes. Në këtë

146

periudhë krerët mundet të konsumojnë 6 kg përzierje të koncentruar në ditë dhe të realizojnë rritje prej 1,5 kg.

Në raportin e këtillë të tagjisë do të përfaqësohen koncentratet në raport me tagjitë voluminoze varet edhe të paguarit e majmes.

Vlera e ushqimit në majmen është 70-80% nga shpenzimet e përgjithshme, për shkak të cilit rezultati ekonomik pozitiv është i realizueshëm vetëm në tagjitë relativisht të lira.

Testoje njohurinë tënde:1. Prej çka varen sistemet për ushqimin e kafshëve?2. Bëje dallimin e ushqimit te lopët thara dhe te lopët pas pjelljes?3. Prej çka varet sasia e përzierjeve të koncentruar në ushqim?4. Cilat probleme shfaqen gjatë mungesës së mineraleve dhe vitaminave në ushqim?5. Cilat janë nevojat ditore për ujë te lopët mjelëse?6. prej çka përbëhet ushqimi i krerëve për majmuri?

3.2.5. VENDOSJA E KAFSHËVE

Gjedhët janë kafshë shtëpiake që mundet të mbarështohen jashtë gjithnjë sa ka bimë për kullotje. Lopa më së miri ndjehet nëse mbarështohet në kullota në temperaturë ndërmjet -5oC e deri më 10oC. Vetëm nëse temperatura është mbi 25 oC ose nën -15 oC produktiviteti do të jetë i ulur .

Duke i marrë parasysh kushtet klimatike që mbretërojnë te ne, kafshët mund të rriten në kullota në periudhën prej majit deri në nëntor.

Gjatë periudhës dimërore prej dhjetorit deri në prill lopët mundet të rriten në stalla të rëndomta që i plotësojnë kërkesat e kafshëve. Shiu dhe erra nuk do të bëjnë kurrfarë problemi mbi kafshët.

Gjatë periudhë së verës, gjatë paraqitjes së temperaturave të larta gjatë orëve të pas ditës, lopët duhet të vendosen nën hije.

Gjedhët mundet lehtë të kalojnë dimrin edhe në objekte që i kënaqin kushtet themelore për vendosje.

Vendi ku do të qëndron lopa duhet të jetë i thatë dhe i pastër. Lopa domosdo të këtë hapësirë të mjaftueshme për shtrirje të rehatshme (2,4 X 1,2 m). Si shtrojë mund të përdoret kashta, sana e vjetër ose ashkla.

Prania e papastërtisë kontribuon në paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme. Dyshem-eja duhet të jetë e ndërtuar nga materiali përkatës dhe të mundëson rrjedhjen e urinës. Nga këndvështrimi higjienik dyshemeja duhet të jetë e pjerrët prej 1 deri në 2 %.

Në pjesën e pasme të hapësirës, për shtrojë të lopëve, duhet të ndërtohen kanale për-cjellëse, me pjerrtësi të caktuar prej ku do të rrjedhin mbeturinat lëngëta jashtë stallës. Sipas mundësisë duhet të mblidhet në basen betoni (lagune) që janë ndërtuar buzë stallave, kurse më vonë do të përdoret për plehërimin e arave.

Gjatë verës, stalla dihet të jetë e freskët, me vrima që mundësojnë hyrjen sa më shumë të ajrit të pastër dhe dritës së diellit.

147

Rrezet e diellit i zhdukin mikroorganizmat, andaj nëse stalla është më e ndritshme ulet mundësia për infeksionin e kafshëve.

Stalla gjithashtu mirë duhet të jetë e ajrosur , që pengon paraqitjen e sëmundjeve të organeve të frymëmarrjes, kurse kontribuuan për prodhimin më të mirë të kafshëve.

Për këto shkaqe është e rëndësishme në majat e mureve (nën tavan) të bëhen vrima nëpër të cilat do të mund të hyjë ajër i freskët, kurse në tavan vrimë nëpër të cilën do të del ajri i nxehet. Vrimat duhet të jenë të vendosura ashtu që të mos krijohet rrymim ajrit në objektin.

Nëse është e mundur, rreth stallës të mbillen drunj që gjatë periudhës së verës që të krijojnë freski, kurse gjatë dimrit do të mbrojnë prej erërave. Gjithashtu, është e nevojshme të ndërtohen hapje për kafshët. Me këtë vjen më lehtë deri te kujdesi e lopëve që ndërzehen, kurse kontribuon edhe për shëndet më të mirë të kafshëve.

Nëse është e mundur, të bëhen vende të posaçme për kafshët të cilat duhen të pjellin si dhe për ndarjen e kafshëve të sëmura.

Kryesisht ekzistojnë dy mënyra për vendosjen e kafshëve edhe atë: - sistemi me lidhje (te ne mjaftë e përdorur);- sistem i lirë ku kafshët mbahen të pa lidhura (të lira).Në përbërjen e një ferme bashkëkohore të rritjes së gjedhit, hasen ndërtesat vijuese:- stalla për kopenë themelore të lopëve që milen;- stallat për pjellje (materniteti);- stalla për të porsalindurit (viça dhe mështjerra);- reparti për mjelje të lopëve për qumësht;- reparti për ushqimin e kafshëve;- plehërishta;- vrimat;- ambulanca.

Stalla për majmuri e gjedhëve

Këto stalla, sikurse edhe të mëparsh-met, mund të jenë të “hapura” dhe “klasike”, që do të thotë se gjedhët mund të mbarësh-tohen jo të lidhura, të lira në grupe ose të lid-hura për grazhd.

Fig. nr. 65 - Stalla për gjedhë

Detyra:

Vizitoje fermën më të afërt të rritjes së gjedhit dhe bën skicën e objektit të fermës.

148

3.3. RRITJA E DERRIT

3.3.1. RËNDËSIA EKONOMIKE E RRITJES SË DERRIT

Rritja e derrit është degë e rëndësishme ekonomike te ne dhe në botë. Rritja e derrit është më e zhvilluar në Azi dhe Evropë. Në mishin e derrave bënë pjesë rreth 40% e prodhimit të përgjithshëm të mishit në botë. Në disa vende evropiane (Danimarka, Gjermania, Holanda), prodhimi mishit të derrit përfshin 60 – 80% nga prodhimi i përgjithshëm i mishit.

Rritja e derrit sidomos është e zhvilluar në regjionet ku është e zhvilluar prodhimi i kul-turave drithore, ka të zhvilluar industri ushqimore dhe buzë qendrave të mëdha të qyteteve.

Mishi i derrit përmban shumë proteina dhe si i tillë merr vend të rëndësishëm në ushqi-min e njeriut. Përdoret si ushqim në formë të prodhimeve më të rëndësishme të mishit.

Rritja e derrit siguron yndyrë, lëkurë, pleh stallor dhe lëndë të tjera të para. Derrat janë kafshë shtëpiake që në raport me kafshët tjera shtëpiake më mirë e shfrytëzo-

jnë ushqimin. Për një kilogram rritje, derrat shfrytëzojnë 2,7–3,5 kg koncentrat, kurse kafshët e tjera shtëpiake shumë më shumë.

Në derrarin është e njohur dukuria e variacionit periodik e prodhimit të derrave dhe mishit të derrave, që shfaqet si rezultat e ofertës së ndryshme dhe kërkesës në treg. Në prodh-imin e mishit të derrit ndikon gjendja e tregut dhe kushtet që dominojnë në vendet e caktuara dhe regjione.

Përparësia e prodhimit të derrit është edhe në aftësinë e riprodhimit të shpejtë.Sipas të dhënave statistikore, në Maqedoni janë regjistruar 193.840 krerë derra. Prod-

himi i përgjithshëm i mishit të derrit është 8.291 tonelata. Në Maqedoni vazhdimisht shfaqet mungesë e mishit të derrit. Kjo mungesë plotësohet me import të mishit të ngrirë të derrit.

Detyra:

Vizitoi mishtoret në qytetin tënd dhe bëjë hulumtime për konsumin ditor të mishit të

freskët të derrit.

149

3.3.2. ORIGJINA E DERRAVE - SUS SCROFA DOMESTICA

Për kryefi sin e derrave autokton, sipas mendimit të sotëm, konsiderohen dy kryefi se, të cilët edhe sot e kësaj dite hasen nëpër botën e pyjeve, në grupe më të vogla ose më të mëdha. Atë kryefi sa janë:

- Derri evropian i egër - sus scrofa ferus e cila është kryefi si i derrit tonë autokton – shishka.

Ai ka kokë të ngushtë dhe të gjatë, profi l të drejtë të kokës, feçkë të zhvilluar, veshë të vegjël dhe të ngritur, qime të ashpra dhe të forta të përhimë - të mbyllur ose mbyllur të errët, kurse në kurriz, qimja është e rrëqethur. Qafa është e ngushtë, kurse trupi është në formë dërrase, me kraharorë të ngushtë dhe këmbë të forta, lartë-sia e kreshtës është rreth 80 cm, kurse pesha trupore rreth 130 kg. Pjelloria është e vogël, pjellë 3 – 4 gica.

Fig. nr. 66. - Deri evropian

Sot ende haset nëpër pyjet e mëdha në Evropën Veriore dhe të Mesme dhe pjesën veriore të Azisë. Në pyje jeton në grupe në numër prej 30 dhe më shumë. Ka jetëgjatësi, prej 20 – 30 vjet, ndërsa kafshët më të moshuar të majme arrijnë peshë trupore deri më 280 kg.

- Deri i aziatik egër - Sus vitatus është kryefi si i derrit të egër kinez dhe indus, që më vonë kanë shërbyer për krijimin e racave kulturore jorkshir, berk-shir, etj. Sot ende haset, jeton në ujd-hesat e Arkipelagut të Malajeve (Java, Sumatra). Ai ka kokë të shkurtër dhe të gjerë, me pjesë të gjerë të kafkës, trupi është i gjatë dhe i ngushtë, këmbët i ka me gjatësi mesatare dhe të forta, trupi është i formuar me qime të ashpra, zeza dhe të errëta, kurse nëpër stomak dhe këmbë ka qime të bardha. Nga derri i egër evropian është më i vogël, por për atë më herët piqet.

Fig. nr. 67.- Derri i egër aziatik

150

Testoje njohurinë tënde:1. Kush janë kryefi set e derrit?2. Bëje krahasimin ndërmjet derrit të egër evropian dhe aziatik!

3.3.3. RACAT E DERRAVE

Në botë, sot mbarështohen derra prej numrit të madh të racave të cilët kanë karakter-istika specifi ke morfologjike dhe fi ziologjike. Në varësi të tipit të prodhimit, racat e derrave klasifi kohen në tri grupe: raca për mish, raca për lyrë dhe raca të kombinuara. Në varësi prej origjinës, dallojmë raca të derrave autokton dhe të huaj. Sot në botë mbarështohen raca mish-tore të derrave, kurse te ne është e njohur derri i mishit autokton i jonë shishka.

3.3.3.1. RACAT E HUAJA TË DERRAVE

Në Maqedoni janë sjell më shumë raca të derrave që janë adaptuar në kushtet tona dhe me sukses mbarështohen. Si më të rëndësishëm janë: Jorkshiri i madh. pietreni, duroku, lan-drasi, hemshiri, etj.

JORKSHIRI I MADH

Origjina dhe përhapja

Jorkshiri i madh është racë angleze që është formuar me kryqëzim ndërmjet racor ndër-mjet Jorkshirit të vogël dhe derrit autokton anglez në provincën Jorkshir. Jorkshiri i madh është i rëndësishëm për krejt rritjen e derrit evropian, sepse ajo racë ka pjesëmarrje të madhe në fi snikërimin e numrit të madh të racave të derrave autokton. Ajo është racë tipike e mishit me areal të madh të përhapjes dhe e kemi gati në të gjithë botën.

Karakteristikat e racës

Jorkshiri i madh është racë e madhe me konstruksion të fuqishëm dhe shkallë të lartë të përshtatjes në kushte të caktuara. Koka është mesatarisht e gjatë me ballë të gjerë dhe linjë me profi l të thellë. Veshët i ka të mëdhenj dhe të drejtë, të cilët në skaje janë të formuar me kreshtë (grath) të bardhë të fi nuar. Qafa është me gjatësi mesatare dhe muskulore.

Fig. nr. 69. - Jorkshiri i madh

Kraharorin e ka të thellë dhe gjerë. Trupi te ky derr karakterizohet me gjatësi të shprehur të theksuar, gjerësi dhe thellësi, me bisht të mbjellë lartë.

151

Linja e kurrizit është e gjatë, e rrafshët dhe e gjerë me vithe të gjata, gjera dhe rrafshëta. Barku është i gjerë dhe paralel me linja e kurrizit. Në të ka më së paku 12 thitha të shpërndara pararalel. Këmbët i ka me gjatësi mesatare, me kocka të fortë dhe lëkurë elastike.

Jorkshiri i madh është derr shumë pjellor dhe në një shtrat pjell 10 deri më 12 gica. Drejtpërdrejt pas pjelljes gicat janë mjaftë të imët me peshë trupore prej 1 kg, por pastaj ato shpejtë përparojnë në peshë. Përndryshe, në ditët e para të jetës gicat janë mjaft të ndjeshëm dhe ngordhja atëherë është më e madhe, pothuaj se 20%.

Gicat e Jorkshirit të madh, pas këputjes nga gjiri, mundet në mënyrë intensive të maj-men dhe të arrijnë rritje ditore prej rreth 600 deri më 700 gram. Kjo racë është me rritje të hershme dhe në riprodhim hyn pas mbarimit 7,5 – 8 muaj. Koefi cienti i shfrytëzimit të mishit është rreth 80 %. Jorkshiri i madh mirë e shfrytëzon ushqimin dhe për një kilogram rritje, kon-sumon rreth 3 kg përzierje tagjie.

Qëllimi i mbarështimit

Jorkshiri më shpesh mbarështohet për fi timin e mishit me kualitet të lartë, por shumë shpesh përdoret ehe për kryqëzimin me racat e tjera për shkak ë përmirësimit të vetive prod-huese.

LANDRASI

Në Evropë, por edhe te ne mbarështohet landrasi danez, landrasi gjerman, holandez, landrasi suedez, landrasi belg, etj.

Raca landras është krijuar nën ndikimin e landrasit danez dhe është e përhapur nëpër Evropë dhe kontinente të tjera.

Origjina dhe përhapja

Landrash danez është fi tuar me kryqëzimin e derrit veshgjatë me Jorkshirin. Sipas vetive të tij prodhuese landrash danez është në vend të parë në botë.

Karakteristikat e racës

Koka është e me madhësi mesatare, e lehtë me ballë të gjerë dhe linjë profi le të pake e thelluar. Veshët i ka të gjatë dhe të paluar (veshpallush). Qafa është e gjatë, drejtë dhe thatë. Kraharori është me thellësi mesatare dhe i gjerë. Shpatullat janë lehtë të lëmuara dhe fortë të kapura për trupin. Trupi te ky derr karakterizohet me madhësi të shprehura në pjesën e pasme (kofshët janë të gjera, thella dhe plota deri te kyçet e byzylykut). Linja dhe kurrizi është i gjatë, drejtë dhe i gjerë me muskulaturë të shprehur të yjeve. Vithet i ka të gjata, të gjera dhe vise të drejta muskulore. Këmbët i janë me gjatësi mesatare, të forta dhe thata. Lëkura e lëmuar, elas-tike dhe e mbuluar me kreshtë (grath) të dendur të bardhë

Kjo racë është me rritje të hershme konstitucion të fi nuar dhe kërkon kushte ideale të mbarështimit. Karakterizohet me pjellori të lartë. Në riprodhim hynë pas mbarimit të muajt të 7. Në një shtretër pjellë prej 10 deri 12 gica. Gicat janë mjaft të ndjeshëm gjatë rritjes indus-triale. Kompleksi mamar është mirë i shprehur dhe çdoherë kanë 14 - 16 gji mirë të zhvilluar.

Cilësia e mishit në gjysmat e trupit të krerëve meshkuj arrin 58,5 %, kurse nga femrat 61,3%. Rritja ditore sillet prej 600 deri më 650 gramë. Koefi cienti i shfrytëzimit i mishit arrin

152

rreth 80 %. Ushqimin mirë e shfrytëzon dhe për një kilogram rritje konsumon prej rreth 3 – 3,6 kg koncentrat.

Qëllimi i mbarështimit

Landrasi danez është racë e specializuar për fi timin e mishit me kualitet të lartë me kap-sollaqe të mira (kare). Shumë shpesh përdoret edhe për kryqëzimin me racat e tjera. Prej tij janë krijuar lloje të tjera të landrasit.

LANDRASI SUEDEZ

Origjina dhe përhapja

Landrasi suedez është formuar prej landrasit danez i cili ka qenë i kultivuar në Suedi. Kjo racë është shumë e përhapur në Maqedoni.

Karakteristikat ë racës

Eksterieri është i njëjtë sikurse në landrasin danez. Karakterizohet me pjellori të lartë. Në një shtrat pjellin prej 10 deri në 11 gica. Gicat janë mjaft të ndjeshëm sidomos në javët e parë me ç’rast ngordhja mundet të jetë edhe deri 14%. Rritja ditore sillet prej 650 deri më 750 gram. Ushqimin e shfrytëzon shumë mirë dhe për një kilogram rritje shpenzon prej 2,9 deri më 3 kg koncentrat. Më rezistent është ndaj agjensëve stresues, për dallim prej landrasëve të tjerë dhe jep mish me kualitet shumë të mirë.

Qëllimi i mbarështimit

Landrasi suedez është racë e specializuar për fi timin e mishit me kualitet të lartë dhe bërxolla derri (pa kocka) të gjata. Shumë shpesh përdoret edhe për kryqëzim me raca të tjera. Prej tij janë formuar të gjithë landrasit e tjerë. Te ne kjo racë është shumë e rëndësishme për mbarështimin e jakut të pastër dhe për kryqëzim. Në praktikë më shpesh dosat landrasit sue-dez ndërzehen me harça të racës jorkshir i madh me ç’rast fi tohen mulat nga gjenerata F, që më tutje shfrytëzohen për shtim dhe majmuri.

LANDRASI HOLANDEZ

Origjina dhe përhapja

Origjinën e ka nga Holanda. Është krijuar me kryqëzimin ndërmjet racor të derrit autok-ton vendor, derrit fi snikëruar gjerman dhe landrasit danez.

Karakteristikat e racës

Karakteristikat eksterierit pothuaj se janë të njëjta sikurse të landrasit danez. Karakter-izohet me pjellori të lartë, jep 10-12 gica në një shtrat. Gicat janë mjaft të ndjeshëm me çka mortaliteti mund të jetë edhe mbi 14%.

Shfrytëzimi i ushqimit është shumë i mirë dhe për një kilogram rritje shpenzon 3,12 kg koncentrat, kurse rritja ditore është rreth 650 deri më 700 gram.

153

Qëllimi i mbarështimit

Landrasi holandez është më rezistent ndaj agjensëve të stresit, për dallim nga landrasi gjerman dhe belg dhe jep mish të thertores me kualitet shumë të mirë, me pjesë të mishi të zhvilluara mirë.

DERI I FISNIKËRUAR GJERMAN – LANDRASI GJERMAN

Origjina dhe përhapja

Është krijuar me kryqëzim ndërmjet racor të racës autoktone kelte të vjetër dhe derrit të fi snikëruar gjerman. Me seleksionimin të përmirësuar, kushte të mbarështimit dhe ushqimit është krijuar landrasi gjerman .

Fig. nr. 70.- Landrasi gjerman

Karakteristikat e racës

Kjo racë ka konstitucion të fortë dhe lehtë aklimatizohet. Koka është me madhësi me-satare, me ballë të gjerë. Veshët i ka të mëdha dhe të rrëzuar. Qafën e ka të gjatë, gjerë dhe muskulore. Bënë pjesë në grupin e racave të mëdha të derreve me lartësi të kreshtës rreth 92 cm dhe gjatësi prej 124 cm. Linja e kurrizit është e gjatë dhe gradualisht ngjitet drejt vitheve, kurse pastaj përnjëherë bie, për shkak të vitheve të rrëzuara. Kofshët i ka mirë të zhvilluar dhe të plotë deri në kyçet e byzylykut. Lëkura dhe kreshta janë të pa pigmentuar.

Karakterizohet me pjellori të lartë. Në një shtretër pjellë prej 10 deri më 12 gica me peshë trupore prej 1 kg. Rritja ditore sillet prej 650 deri më 700 gram. Ushqimin mirë e shfrytëzon dhe për një kilogram rritje shpenzon rreth 33,5 kg koncentrat.

Qëllimi i mbarështimit

Landrasi gjerman është racë mishtore prej së cilës fi tohet mish me kualitet të lartë prej të cilit fi tohen prodhime të mishit me kualitet.

154

PIETRENI

Origjina dhe shtrirja

Pietreni është derr laraman belg, që emrin e mori sipas fshatit Pietren, në provincën Bra-bant prej ku edhe është formuar. Ky derr është krijuar me kryqëzim ndërmjet racor, megjithatë me çfarë kryqëzimi është krijuar saktë nuk dihet. Besohet se me kryqëzimin e derrave autok-ton belg dhe berkshirit, kurse sipas disave edhe me jorkshirin.

Karakteristikat e racës

Pietreni është racë tipike mishtore dhe sipas rendimentit të mishit është raca më renta-bile. Ai është derri mesatarisht i madh me dukje të trashë dhe shkurtër të trupit të mbuluar me kreshtë të vërtetë të larme (bardhë e zi). Në disa vende perëndimore, si rezultat i seleksionimit mund të haset Pietren me ngjyrë të pastër të bardhë.

Kokën e ka relativisht të shkurtër, me ballë të gjerë dhe me linjë profi li të butë të thellu-ar. Veshët i ka të shkurtër dhe të gjerë dhe rinë drejtë. Qafën e shkurtë dhe muskulore. Kafazin e kraharorit të gjerë, por jo shumë të thellë. Linja e kurrizit është e gjerë e rrafshët dhe e gjatë. Ka vithe të gjëra, të varura, por shumë muskulore. Trupi është i vendosur në këmbë të shkurtra, holla dhe forta.

Fig. nr. 71.- Pietreni

Pjelloria e pietrenit është mjaft e mirë dhe në një shtretër pjellin rreth 9-10 gica me peshë të papërfi llshme prej 0,7 deri më 2 kg, prej të cilëve 7,5-85 gica i rritë, që konsiderohet për dukuri negative.

Dosat janë posaçërisht nëna të mira ngase kanë mjaftë qumësht dhe me sukses i ush-qejnë gicat e tyre. Pjekurinë seksuale e arrin shumë herët, me manifestim shumë të bujshëm të afshit, çka sjell deri te problemet serioze në majmen, kështu që pas arritjes së peshës tru-pore prej 80 kg rritja ditore në mënyrë të konsiderueshme ulet. Periudha e eksploatimit është shumë e vogël, zakonisht 1 vit.

Pietreni tregon rritje të madhe ditore 500 – 600 gram me konversion të zmadhuar në ushqim 10 – 20 % në raport me racat e bardha të derrave. Konversioni i ushqimit arrin prej 3 deri më 3,5 kg koncentrat për kilogram rritje.

Qëllimi i mbarështimit

Pietreni mbarështohet për mish. Mishi është i butë, i zbehtë dhe i lëngshëm dhe është me kualitet më të dobët dhe për atë më shpesh përdoret në gjendje të freskët, por më rrallë për për-punim. Përdoret edhe për kryqëzim si racë e tretë terminale për përmirësimin e mishit te mulatët prej F1 gjeneratës me ç’rast vjen në shprehje potenciali i tij gjenetik për prodhimtari të lartë të mishit.

155

DUROKU

Origjina dhe përhapja

Duroku është racë amerikane e derrave. Është formuar me kryqëzimin ndër racor ndër-mjet derrit durok amerikan të vjetër dhe racës së verdhë-kuq xherzej, për çka ky derr ishte i njohur edhe si derri durok-xherzej. Duroku është shumë i përhapur në botë, kurse mbarësh-tohet edhe te ne.

Karakteristika të racës

Për nga zhvillimi trupor i tij duroku numërohet në racat mesatarisht të trasha me mish me ngjyrosje të kuqe në mbulesën kreshmore me nuancë të ngjyrës së verdhë të si kuqe dhe të kuqe të errët. Koka te ky derr është me gjatësi mesatare me gjerësi të dalluar të ballit. Ka vesh relativisht të vogël me pozitë gjysmë të lakuar. Qafa është mesatarisht e gjatë, e gjerë dhe mjaftë muskoloze. Kafazi i kraharorit është mirë i zhvilluar, si në raport të thellësisë së tij, ashtu edhe në raport të gjerësisë së tij. Gjithashtu edhe pjesa e pasme e këtij derri është mirë i zhvilluar ku vërehet zhvillim i mirë të pjesëve të mishit (kofshët dhe beli).

Trupi është me gjerësi mesa-tare dhe në raport me racat e tjera të mishit të derrave është diçka më i shkurtër. Trupi është i vendosur në këmbë me gjatësi mesatare dhe mjaft të forta. Duke i falënderuar këmbëve të forta, kjo racë ka lëvizje të lehtë.

Duroku është racë e hershme karakterizohet me konstitucion të fortë.

Fig. nr. 72.- Duroku

Pjelloria vlerësohet si e kënaqshme, sepse në shtretër pjellë mesatarisht rreth 8-10 gica. Te ky derr vetitë amnore janë mirë të shprehura ashtu që mirë përkujdeset të gicat. Duroku ka lardhi nënlëkuror të hollë, megjithatë dhjami ndërmjet muskulor është 25-30 % më shumë i përfaqësuar se sa te racat tjera të bardha të derrave. Duroku mjaftë mirë e shfrytëzon ush-qimin, ashtu që për një kilogram rritje ky derr shpenzon rreth 3–3,2 kg. Gjatë kohës së ma-jmes duroku tregon intensitet mjaftë të madh të rritjes. Mesatarisht, ka rritje ditore prej 700 gramëve.

Qëllimi i mbarështimit

Ky derr te ne më shumë përdoret për kryqëzimin industrial të landrasit dhe jorkshirit, kurse shumë pak për mbarështimin e pastër racor.

156

HEMSHIRI

Origjina dhe përhapja

Hemshiri është racë amerikane e krijuar në shek. e 19 saktë kur nga Anglia ishin sjell derra me brez të bardhë dhe me kryqëzim ndërracor është krijuar hemshiri i sotëm. Sot është mjaft i përhapur në botë dhe tek ne, për shkak të vetive të tij të mira.

Karakteristika të racës

Hemshiri është derri me madhësi mesatare që ka pigmentim bazë të zezë në mbulesën e kreshtës në trupin me brez të bardhë përmes kurrizit dhe këmbëve. Ka kokë mjaft të vogël dhe të lehtë me vesh të vegjël dhe të drejtë. Qafë me gjatësi mesatare dhe mjaft muskulore. Kafazi i kraharorit është mesatarisht i zhvilluar si në raport me thellësinë e tij ashtu edhe në lidhje me gjerësinë. Pjesa e pasme me zhvillimin e saj imponon dhe në këtë rast vërehen kofshë dhe yje mirë të zhvilluara.

Pjelloria është mjaft e mirë dhe pjellje mesatare rreth 10 – 12 gica. Megjithatë, dosat japin sasi të vogla të qumështit dhe për këtë shkak gicat gjatë kohës së laktacionit tregojnë mortalitet të madh mbi 25 %.

Në kushte për majmuri, tregon rezultate solide. Rritja ditore arrin edhe deri më 700 gr, kurse për 1 kg rritje shpenzon rreth 3,2 kg koncentrat. Trashësia e dhjamit të kurrizit është shumë e vogël dhje sillat rreth 30 deri më 33 mm. Kualiteti i thertores e trupit është shumë i mirë ashtu që sasia e mishit arrin rreth 55%.

Qëllim i mbarështimit

Mbarështohet për mish që është me kualitet të mirë dhe është i përshtatshëm për për-dorim të freskët dhe për përpun-im. Te ne kjo racë përdoret për kryqëzimin tri racor për prodh-imin e mishit me kualitet. Për sh-embull, jorkshiri i madh kryqëzo-het me landrasin suedez dhe hempshirin.

Fig. nr. 73. - Hempshirin

Testoje njohurinë tënde:1. Çili është konstitucioni i jorkshirit të madh?2. Si është krijuar landrasi danez?3. Prej ku rrjedh jorkshiri i madh?4. Sa arrin rritja ditore te jorkshiri i madh?5. Për cilin qëllim mbarështohet jorkshiri i madh ?6. Sa është pjelloria e jorkshirit të madh?6. Sa është pjelloria te jorkshiri i madh?7. Çfarë ngjyre është qimja te pietreni?8. Sa është rritja ditore te pietreni?

157

3.3.4. TË USHQYERIT E DERRAVE

Derrat njihen si gjithçkangrënës. Ushqimi në derrat më shpesh bëhet me tagji të kon-centruar. Këto tagji mund të përgatiten në vetë fermën ose të furnizohen prej prodhuesve të autorizuar të ushqimit për kafshë.

Përzierjet e koncentruar përgatiten në varësi prej asaj se për cilën fazë të zhvillimit gjen-det kafsha, përkatësisht ka:

- përzierje të koncentruar për derrat për riprodhim;

- përzierje e koncentruar për majmuri (starter, grover dhe fi nisher).

Sasia e nevojshme ditore e ushqimit për derrat, është dhënë në tabelën më poshtë:

Sasia Njësia matëse Sasia 1. Dosat kg/në ditë 3,52. Derrat e rri kg/në ditë 43. Harçat kg/në ditë 3-44. Derrat për majme kg/në ditë rritje 4

Ushqimi kryhet në ushqimore automatike, kurse dhënia ujë prej gotave automatike, ose, sërish, në grazhde për ushqim.

Derrat më së shumti i mbarështojmë për prodhimin e mishit. Për atë është e nevojshme atë të majmen, respektivisht me shpenzime të vogle të fi tohet sasi më e madhe e mishit me kualitet.

Majmëria e derrave fi llon menjëherë pas refuzimit dhe zgjedhje së gicave për majmje dhe zgjat gjithnjë fryma nuk fi ton peshë prej rreth 100-130 kg. Kur pesha e derrave do ta kaloj 100 kg, atëherë fi llon të rritet yndyra, kurse zvogëlohet prodhimi i mishit.

Zakonisht 20-25 derra për majmje, janë përafërsisht të moshës dhe peshës së njëjtë, vendosen në bokse grupore.

Gjatë kohës së majmes, duhet të shfrytëzohen përzierje të koncentruar me vlerë të lartë të proteinave.

Krerët meshkuj që duhen të majmen paraprakisht duhet të tridhen, që mos t’i vije aroma mishit.

Testoje njohurinë tënde:1. Prej çka përbëhet ushqimi i derrave?2. Kur fi llon majmëria e derrave?3. Sa majme vendosen në një boks?

158

3.3.5. OBJEKTET PËR MBARËSHTIMIN E DERRAVE

Derrat rriten në fermat e derrave. Pavarësisht prej madhësisë, fermat duhet t’i plotësojnë kushtet minimale për vendosje,

mbikëqyrje dhe shfrytëzim të kafshëve, si dhe për punën e njeriut. Në fermat e mëdha të derrave ka dy grupe objektesh: kryesore dhe shoqëruese:

Në objektet themelore bëjnë pjesë:- stalla për dosa dhe harça;

- për derrat motak;

- materniteti i dosave;

- mbarështimore për gica dhe

- stalla për majmuri.

Në objektet shoqëruese bëjnë pjesë:- ndërtesa administrative;

- ambulanca;

- depoja për ushqim ;

- plepishtë;

- garazhet, etj.

Objektet kryesore për kategorinë e veçanta në fermat e derrave, sipas përdorimit nda-hen në bokse – ndarëse që mund të ndërtohen në më shumë mënyra:

- Materniteti

Këtu pjellin dosat dhe së bashku me gicat e tyre mbeten 30 – 60 ditë (këputja e hershme ose vonshme). Dosat ushqehen nëpërmjet pjatat ushqyese, kurse pirja e ujit nëpërmjet got-ave automatike ose në kyçet për ushqim. Gicat ushqehen dhe pinë ujë në bokse.

- Mbarështimoret

Në mbarështimore vendosen gicat që janë të këputur nga gjiri pas 20 – 30 ditë nga pjellja. Këtu mbeten deri sa të arrijnë peshë prej 25 kg, kurse pastaj shkojnë në hapësirën për majmëri.

- Majmëria

Majmëria përdoret për majmen e gi-cave të ri për mish me peshë të thertores prej 90 deri më 120 kg.

Të ushqyerit kryhet në ushqimore au-tomatike, kurse pirja e ujit prej gotave au-tomatike ose në grazhdet për ushqim. Në fermat më të mëdha hasen dozues automa-tik për shpërndarjen e ushqimit.

Fig. nr. 74.- Objektet për mbarështimin e derrave

159

3.4. RRITJA E DHENVE

3.4.1. RËNDËSIA EKONOMIKE E RRITJES SË DHENVE

Rritja e dhenve është degë e rëndësishme ekonomike për vendin tonë, për shkak se pjesa më e madhe e sipërfaqeve janë kodrinore-malore dhe nuk është mundur shfrytëzimi i tyre për prodhime të tjera bujqësore.

Kullotat që gjenden në lartësi mbidetare të mëdha mund të shfrytëzohen prej dhenve. Delja është kafshë shtëpiake prej së cilës fi tohet mish, qumësht, lesh dhe lëkurë.Mishi lehtë zihet dhe përdoret i freskët ose i përpunuar.Qumështi i deles është më i pasur me yndyra, proteina dhe materie të thata se qumështi

i lopës dhe dhisë, prandaj më shpesh përdoret për prodhimin e djathërave me kualitet dhe prodhimeve të tjera të qumështit.

Tek ne, prej një dele në vit fi tohen prej 60 deri më 70 l qumësht. Leshi dhe lëkura e dhenve janë lëndë e parë e domosdoshme për industrinë e tekstilit

dhe lëkurës. Plehu i dhenve është mjaft me kualitet dhe përdoret për përmirësimin e pjellorisë së

tokës. Delja shumë lehtë përshtatet në kushtet klimatike dhe të terrenit, kurse për ngritjen e

objekteve të dhenve nuk nevojiten mjete të mëdha. Duhet theksuar se shpenzimet për ush-qim në prodhimtarinë nga rritja e dhenve në mënyrë të konsiderueshme janë më të vogla, për atë se kohën më të madhe të vitit dhentë janë në kullota.

Ekziston numri i madh i racave dhe sojeve të dhenve.

Detyra

Vizitoje fermën më të afërt të rritjes së dhenve, mëso se cilat prodhime prodhohen në

fermë.

160

3.4.2. ORIGJINA E DHENVE - OVIS ARIES

Dhentë shtëpiake e kanë origjinën prej dhenve të egra. Për kryefi se të dhenve konsid-erohen dhentë e egra vijuese: mufl oni, arkar ose arkal dhe argali. Disa shkencëtarë për para-ardhës të vërtet të deles shtëpiake e konsiderojnë delen me kreshta e cila ekziston edhe sot në Afrikën e Veriut.

- Mufl oni - Ovis musimon

Mufl oni është kryefi si i racave më të mira bishtshkurtër të dhenve. Bishti është i gjatë rreth 10 cm. Dallojmë dy lloje të mufl onëve: evropian - Ovis musimon dhe aziatik - Ovis orientalis.

Në Evropë jeton në malet e pjerrëta dhe të paarritshme, malet shkëmbore në ujdhesat e Detit Mesdhe – Korsikë dhe Sardenja. Haset në malet sllovene si dhe në Frushka Gorë. Ajo është shumë e gjal-lë, kujdesshme, me zhvillim mesatar dhe kafshë e shkathtë me peshë prej 40 deri më 50 kg dhe lartësi prej rreth 70 cm.

Fig. nr. 75 – Mufl oni

Mufl oni jeton në tufe me 10 – 30 femra dhe një mashkull. Trupi është i mbuluar me lesh të shkurtër, të ashpër dhe yndyrshëm. Dimrit është me ngjyrë të kuqe të errët, me nuanca më të errëta nëpër kraharor, përderisa nëpër bark, ije, pjesët e brendshme të këmbëve dhe turiri janë pothuaj se të bardha.

- Mufl oni aziatik - Ovis orientalis

Mufl oni aziatik jeton në malet e Azisë së Vogël. Nga mufl oni evropian dal-lohet vetëm sipas brirëve dhe deri diku për nga ngjyra. Dhentë Aziatike bishtshkurtra kanë origjinë prej tyre. Mufl oni mundet të ndërzehet me dhentë shtëpiake me çka fi tohen pasardhës pjellor të pakufi shëm.

Fig. nr. 76 - Mufl oni aziatik

161

- Arkar ose arkal - Ovis arcar ose Ovis vignei

Arkari është shumë më i zhvilluar se mufl oni. Mundet të arrij peshë tru-pore prej 200 kg. Ndeshet në Azinë e Mesme, në malet e Turkistanit, Tibetit, Afganistanit, Beluxhista-nit, madje edhe deri në Iran. Ai konsiderohet për kryefi si i dhenve bishtg-jatë dhe bishtdhjamore. Jeton në tufe me rreth 200 krerë. I ndërzyer me delen shtëpiake jep pasardhës të pakufi zuar pjellore.

Fig. nr. 77- Arkali

Testoje njohurinë tënde:3. kush janë Themeluesit e dhenve?4. Bëje krahasimin ndërmjet themeluesve të dhenve!

162

3.4.3. RACAT E DHENVE

Në botë ekzistojnë mbi 450 raca prej të cilave 1/3 janë raca primitive. Racat e dhenve janë ndarë sipas origjinës, vetive biologjike, sipas prodhimeve dhe vetive të tjera.

3.4.3.1. RACAT SHTËPIAKE TË DHENVE

PRAMENKA

Me nocionin pramenkë janë përfshirë të gjitha sojet shtëpiake të dhenve, që karakter-izohen me lesh të çelur në formë të xhufkash, janë me rritje të vonshme dhe me produktivitet të dobët. Në Republikën e Maqedonisë mbarështohen tri soje të pramenkës. Më të përfaqësu-ara janë soj i Ovçepolës me 60%, soj i Malit Sharr me 30 % dhe soj Karakaçan me 10%.

Në kohën më të re, dhentë e tona shtëpiake janë kryqëzuar me racën merino dhe me racën e deles virtemberg me ç’rast janë fi tuar mulatë me veti prodhuese të përmirësuara – mish dhe lesh. Gjithashtu, janë bërë përpjekje për kryqëzimin e dhenve shtëpiake me racën e frizisë lindore dhe avasi, me çka është e përmirësuar prodhimi i qumështit e deles tonë.

Origjina dhe përhapja

Delja e Ovçepolës është pra-menkë e vendit e cila e ka fi tuar emrin sipas Ovçepolës, ku edhe është krijuar. Sot ato më së shumti mbarështohet në Maqedoninë Lindore dhe Perën-dimore. Disa autorë konsiderojnë se është krijuar me kryqëzimin e deles shtëpiake ballkanike triske ose të bakërt me delen e sjellë nga Sllovenia

Fig. nr. 78 - Delja e Ovçepolës

Karakteristikat e racës

Delja e Ovçepolës, prej të gjitha pramenkave tona, jep lesh më kualitativ. Është rezistent dhe e qëndrueshme ndaj ndikimeve të jashtme. Ka konstruksion të fuqishëm. Bënë pjesë në grupin e dhenve të vogla deri gjysmë të mëdha, kurse sipas bishtit ajo bënë pjesë në bishtg-jata. Lartësia e kreshtës, te dhentë, arrin 61,3 cm, kurse te deshtë 64.8 cm. Koka është e gjatë, me gjerësi jo mjaftë të shprehur, mbaron me turinj të mprehtë dhe zakonisht është tullace, më saktë e mbuluar me fi je të shkurta mbuluese. Ngjyra e kokës mundet të jetë prej të bardhës deri te e zeza me lara të përhershme ose jo të përhershme. Pjesa e fytyrës, sidomos rreth turirit, syve dhe veshëve, janë me të zezë të pigmentuar.

163

Qafa më shpesh është e gjatë, me muskuj të dobët, kurse prej sipër dhe anash edhe e mprehtë dhe e mbuluar me lesh, ndërsa nga ana e poshtme mund të jetë e pambuluar.

Trupi butë i zgjatur drejtkëndësh, ndërsa vithet janë diçka më lartë nga kreshta.Bishti më shpesh është i gjatë. Leshi është gjysmë i mbyllur, i përbërë prej xhufkave në

trajtë hinke, kurse më rrallë cilindrike.Ngjyra e leshit zakonisht është e zezë. Këmbët karakterizohen me fortësi të madhe. Pesha trupore te dhentë sillet rreth 37 kg. Deshtë janë për 10-15 kg më të rëndë nga

delet.Sa i përket pjellorisë, prej 100 dhenve mesatarisht pjellin 85-90%. Ato zakonisht japin

nga dy qengja, kurse përqindja e binjakëve është e vogël dhe sillet prej 5 deri më 10%. Pesha e lindjes në qengjat sillet prej 2,9 deri më 4 kg. Koefi cienti i shfrytëzimit i mishit te dhentë arrin 43%, kurse te qengjat deri më 60%.

Prodhimi i qumështit te pramenka, në laktacionin prej 190 ditësh, sillet rreth 73 litra. Disa krerë mund të japin edhe deri më 120 litra. Në atë rast, qumështi ditor është më i madh, të paktën që prodhimi mesatar ditor i qumështit është 378 ml.

Leshi i pramenkës është i përzier, kurse lëmueshmëria e saj jo e kënaqshme dhe ajo është me C klasën. Rendimenti mesatar vjetor e leshit nga dhentë është 1,25 kg, kurse e dashit 1,75 kg.

Qëllimi i mbarështimit

Sipas karakteristikave prodhuese, delja e Ovçepolës është me tipare të trefi shta të prod-himit edhe atë lesh, mish dhe qumësht. Sot ky soj është mulatuar me racë merino dhe me virtembergut me çka janë përmirësuar tiparet prodhuese - mishi dhe leshi.

Fig. nr. 79 – Dhentë e Malit Sharr

164

Origjina dhe përhapja

Delja e Malit Sharr është pramenkë shtëpiake që emrin e ka marrë sipas malit Sharr, ku edhe më shumë mbarështohet. Origjina e saj nuk është e njohur. Supozohet se ka origjinë nga mufl oni evropian, por se ka gjak edhe nga delja e egër e stepave. Sot, aji më së shumti mbarështohet në Maqedoninë Perëndimore.

Karakteristikat e racës

Delja e Malit Sharr, prej të gjitha pramenkave tona, jep lesh më kualitativ. Është rezistent dhe shumë e qëndrueshme ndaj ndikimeve të jashtme dhe ka konstitucion të fortë. Delja e Malit Sharr bënë pjesë në grupin e deleve të imta, kurse sipas bishtit, në grupin e bishtsh-kurtërve. Lartësia e kreshtës, te dhentë, është 55 – 62 cm, kurse te deshtë mundet të arrij edhe deri në 67 cm. Koka, veshët dhe këmbët nga kyçet e paratrinës dhe të byzylykut janë mbuluar me lesh të shkurtër dhe të gjatë.

Bishti te pramenka është i shkurtër. Leshi është i bardhë, i çelur dhe i përbërë prej xhufkave të mprehta me gjatësi 20 cm.Këmbët e pramenkave cilësohen me fortësi të madhe. Pesha trupore te dhentë sillet rreth 32 – 35 kg, kurse në deshtë 45 – 50 kg.Sa i përket pjellorisë , ato zakonisht japin nga një qengj, kurse përqindja e binjakëzimit

është i vogël dhe sillet prej 5 deri më 20%. Pesha e lindjes në qengja sillet rreth 3 kg. Koefi cienti i shfrytëzimit të mishit në dhen është 43%, kurse në qengja deri më 55 – 58 %.

Sasia e qumështit për një laktacion sillet rreth 55 – 60 litra me 6,4 yndyrë qumështi. Disa krerë mund të japin edhe deri më 120 litra. Në atë rast, prodhimi ditor i qumështit është më i madh, edhe pse prodhimi mesatar ditor është 378 ml.

Leshi sipas kualitetit dhe fi nesës është i pamjaftueshëm dhe bënë pjesë në klasën C dhe D. Prodhimi vjetor mesatar i leshit në dhen është 1,3 kg, kurse nga dashi 1,6 kg.

Qëllimi i mbarështimit

Sipas karakteristikave prodhuese kjo dele është me veti të trefi shta të prodhimit edhe atë lesh mish dhe qumësht. Sot, ky soj është melezuar me delet e racës merino dhe virtem-berg me ç’rast vetitë prodhuese të mishit dhe leshit janë përmirësuar.

Fig. nr. 80 - Delja Karakaçan

165

Origjina dhe përhapja

Raca e Karakaçanit është pramenkë e vendit të cilën e kanë mbarështuar Vllahët dhe Karakaçanit për arsye se e ka marrë edhe emrin. Shumë ka qenë e mbarështuar në gadishullin Ballkanik edhe tek ne. Sot ajo është në zhdukje e sipër.

Karakteristikat e racës

Sikurse sojet e tjera edhe karakaçanka është rezistent dhe dele shumë e qëndrueshme, por me produktivitet të dobët. Bënë pjesë në grupin e sojeve më të imta të pramenkës, me bisht të shkurtër. Lartësia e kreshtës në dhen, në mesatare, është 55 cm, kurse në desh 60 cm. Pesha trupore në dhen sillet rreth 23 – 40 kg, kurse në desh 35 kg.

Koka, veshët dhe këmbët janë të mbuluara me lesh të shkurt të zi. Leshi është i hapur, i përbërë prej xhufkave të çelura. Këmbët karakterizohen me fortësi të madhe.

Shumë shpesh edhe te krerët femra shfaqen brirët (deri më 10%).Sa i përket pjellorisë, ato zakonisht japin nga një qengj, kurse përqindja e binjakëve

është e vogël dhe sillet rreth 5%.Prodhimi i qumështit është rreth 55 – 60 litra në vit. Leshi sipas kualitetit dhe fi nesës së

tij është e pakënaqshme. Rendimenti mesatar vjetor i leshit prej deles është 1,3 kg, kurse prej dashit 1,5 kg.

Qëllimi i mbarështimit

Mbarështohet për prodhimin e leshit, mishit dhe qumështi. Sot, ky soj pothuaj se është zhdukur ose është melezuar.

Testoje njohurinë tënde:1. Cilët soje të pramenkës i njeh?2. Sa është pesha mesatare te soji i Ovçepolës?3. Sa është prodhimi i qumështit te soj i Malit Sharr?

166

3.4.3.2. RACAT E HUAJA

Në Maqedoni janë futur më shumë raca të huaja të dhenve të cilat janë melezuar me racat tona. Melezimi është kryer konstant dhe janë krijuar mulate me veti të përmirësuara në krahasim me racat e shtëpiake.

RACAT E DHNEVE PËR LESH

Prej këtyre racave fi tohet leshi më kualitativ. Këtu bëjnë pjesë tipat spanjolle merino, me-rino rambuje, merino gjermane, merino amerikane, merino australiane, merino e stavropolit, merino d’arl, merino e askanit dhe raca të tjera. Konsiderohet se raca e merinos rrjedhin prej mufl onit të Azisë së vogël.

Racat e para të merinos janë krijuar në Spanjë siç janë racat elektoral, negreti dhe es-

kurial dhe mu këto kanë luajtur rol të madh gjatë krijimit të racës merino në botë.

ELEKTORAL

Origjina dhe përhapja

Raca elektoral rrjedh nga Spanja. Për herë të parë kjo racë fi llon të nxirret prej Spanje në shekullin XVI dhe prej saj janë krijuar racat e njohura të merinos..

Karakteristikat e racës

Bënë pjesë në grupin e dhenve të imta-lehta, me konstitucion prefi nuar. Kjo dele është me leshin më të mirë me fi nesë mesatare të leshit 13-14 mikrometra që klasifi kohet në klasën 5A. Leshi është valëzuar dhe elastik ashtu që lirisht mund të themi e zëvendëson mëndafshin. Dhentë janë mjaft të imta me peshë trupore prej 27 deri më 30 kg, por rendimenti i leshit është i vogël rreth 1,1 kg, me koefi cientin e shfrytëzimit 32%. Rendimenti i vogël i leshit është edhe si rezultat i mbulimit të dobët të pjesëve të caktuara të trupit.

Qëllimi i mbarështimit

Për shkak të seleksionimit të njëanshëm kjo racë nuk ka përdorim të gjerë, prandaj është qasur kah përmirësimi i vetive prodhuese, para së gjithash të konstitucionit të saj. Prej saj janë krijuar raca të tjera merino.

NEGRETI

Origjina dhe përhapja

Kjo racë rrjedh nga Spanja. Ishte përhapur jashtë Spanjës dhe është shfrytëzuar për formimin e racave të reja të njohura merino.

Karakteristika të racës

Kjo racë, për dallim të mëparshmes ka peshë trupore më të madhe, më shumë rrudha në lëkurë, kurse me këtë edhe rendimentet më të mëdha të leshit. Dhentë janë me peshë trupore mesatare prej 40 kg, ashtu që edhe prodhimi vjetor i leshit është më i madh dhe arin 2,5 kg, me

167

koefi cienti i shfrytëzimit rreth 30-40%. Rendimenti i vogël i leshit është si rezultat i mbulimit të vogël të pjesëve të veçanta të trupit.

Qëllimi i mbarështimit

Për shkak të rrudhës së madhe të lëkurës kjo merino nuk është mbajtur në Evropë, por është shfrytëzuar për krijimin e racave të tjera merino. Prej merinos negreti është krijuar me-rino australiane.

ESKURIAL

Origjina dhe përhapja

Raca eskurial është krijuar në manastirin spanjoll Eskurial prej ku e ka marr edhe vetë emrin. Më vonë kjo racë, ka marrë pjesë në formimin e racës merino.

Karakteristika të racës

Eskurial është shumë e ngjashme me racën elektoral. Dhentë janë me peshën trupore mesatare prej 25 deri më 30 kg. Rendimentet vjetore të leshit janë 0,5 -1,5 kg, me koefi cienti i shfrytëzimit rreth 40%.

Nga kjo racë me kryqëzim, janë krijuar racat tjera merino.

RAMBUJE MERINO

Origjina dhe përhapja

Me origjinë është prej France. Është krijuar si rezultat i kushteve klimatike-tokësore, ushqimit dhe me seleksionim të merinos spanjolle elektoral, e cila në vitin 1786 është futur në ekonomin bujqësore Rambuje në afërsi të Parisit, sipas të cilës e mori edhe emrin. Për shkak të karakteris-tikave të veta shumë shpejtë u përhap në shumë vende siç janë Amerika, Austria, Ru-sia, Zelanda e Re, Gjermania etj., vende ku janë formuar soje të Rambujes. Amerikanët e sollën në vitin 1840 dhe formuan dy tipa, pre të cilave njëri është me rrudhë, kurse tjetra pa rrudha, me rendiment mesatar të leshit te të dy tipat 10 – 20 kg.

Fig. nr. 81 - Merino

168

Karakteristika të racës

Kokën e ka të shkurtër, me linjë profi li dashi, me 2 – 3 rrudha lëkure në hundë dhe krejtë-sisht është e mbuluar me lesh, përveç syve dhe vrimave të hundës. Dhentë janë pa brirë, kurse deshtë kanë brirë masiv dhe të shprehur. Veshët i ka të vegjël dhe fi nuar. Qafën e ka të shkurtër, me 2-3 rrudha lëkure. Konstitucioni është i fortë m trup mirë të zhvilluar si në thellësi ashtu edhe në gjerësi. Këmbët i ka të shkurta dhe forta. Lartësia e kreshtës mesatarisht te dhentë është 70 cm, kurse te deshtë 85 cm. Kjo racë numërohet në grupin e racave të mëdha, me peshë trupore të dhenve prej 60 kg, kurse te deshtë 80 kg. Leshi është i mbyllur dhe karakterizohen me mbulim të mirë në krejt trupin, përveç thundërzave. Sipas ngjyrës është e bardhë dhe është formuar prej xhufkave cilindrike të gjatë 5-7 cm.

Dhentë në vit japin 5 – 6 kg lesh, kurse deshtë 7-9 kg. Koefi cienti i shfrytëzimit i leshit është 33%.

Pjelloria është e mirë dhe çdo vit fi tohet nga një qengj prej deles. Prodhimi i qumështit është i mjaftueshëm për ushqimin e qengjit. Mishi është i mirë, por përmban përqindje më të madhe të yndyrës dhe i vjen aroma lyrë.

Qëllimi i mbarështimit

Mbarështohet për fi timin e leshit me kualitet shumë të lartë dhe për mish dhe për kry-qëzim me raca të tjera-të merinizuar.

MERINO D’ARL

Origjina dhe përhapja

Me origjinë është prej France. Është formuar me kryqëzim ndërmjet merinos spanjolle dhe deles së vendit e cila ishte kultivuar në rrethinën e qyteti Arl, sipas të cilit edhe e mori emrin. Te ne, sot nuk mbarështohet, më herët e kishim në ekonominë bujqësore në Brigjet e Kuqe në Negotinë.

Karakteristikat e racës

Merino D’arl është racë e lehtë. Fytyrën e ka të buluar me qime të shkurtra, kurse mbi sytë është e mbuluar me lesh. Hunda është e madhe me rrudha të vogla në lëkurë. Dhentë janë pa brirë, kurse deshtë me brirë. Ka trup mirë të zhvilluar i vendosur në këmbë të forta. Lartësia e kreshtës mesatare të dhentë arin 65 cm, kurse te deshtë 75 cm. Kjo racë numërohet në grupin e racave të lehta, me peshë mesatare trupore të dhenve prej 37 kg, kurse te deshtë 57 kg. Leshi është i bardhë me gjatësi të leshit deri më 8 cm.

Dhentë mesatarisht në vit japin 2,5 – 3 kg lesh, kurse deshtë 5 kg. Koefi cienti i shfrytëzim-it i leshit sillet rreth 35%.

Pjelloria dhe prodhimi i qumështit është i mirë dhe çdo vit fi tohet nga një qengj prej deles. Qengjat janë me rritje të mirë. Mishi është i mirë. Por përmban përmbajtje më të madhe të yndyrës dhe i vjen aroma lyrë.

Qëllimi i mbarështimit

Mbarështohet për fi timin e leshit dhe mishtit me kualitet. Kjo racë është e përshtatshme për blegtori nomade, sepse është modeste në raportin e kërkesave për ushqim. Përdoret edhe për melezimin e pramenkës shtëpiake me çka janë fi tuar mulat me veti shumë të mira prod-huese.

169

MERINO AUSTRALIANE

Fig. nr. 82 - Merino Australiane

Origjina dhe përhapja

Merino Australiane me origjinë është nga Australia. Kjo racë është krijuar me kryqëzimin ndërmjet deles bisht yndyrore afrikan jugore me racën merino spanjolle, me dominimin e tipit negret. Në botë përfaqësohet me 13% nga numri i përgjithshëm i dhenve.

Karakteristikat e racës

Bënë pjesë nëngrupin e dhenve mesatarisht të mëdha me peshë trupore të deles prej 55 kg dhe për deshtë 70-85 kg. karakteristikë për këtë racë është se krejt trupi është i mbuluar me lesh përveç turirit dhe thundrave. Lëkura është pa rrudha, vetëm në qafë ka 2-3 rrudha. Leshi është i mbyllur, i ndërtuar prej valëve cilindrike. Për nga ngjyra është bardhë me gjatësinë e qimes prej 9-10 cm dhe fi nesës së leshit 20-26 mikron.

Dhentë mesatarisht në vjet japin 7-8 kg lesh, kurse deshtë 10-12 kg. Koefi cienti i shfrytëzimit i leshit sillet rreth 45%.

Pjelloria është e mirë, kurse dhentë nuk milen. Mishi është i mirë, por përmban përqindje më të madhe të dhjamit.

Qëllimi i mbarështimit

Mbarështohet për fi timin e leshit me kualitet dhe për mish. Kjo racë është e përshtatshme për mjelje.

170

RACAT E DHENVE PËR MISH DHE PËR LESH

Për shkak të kërkesës së madhe të mishit të qengjit, orientimi prodhues për lesh-mish ka ndryshuar në mish-lesh. Në këtë grup numërohen: merino prekosi, delja virtembergut, me-rino d’olest, merino gjermane për mish, merino ildefrans, etj.

MERINO PREKOSI

Origjina dhe përhapje

Kjo racë është formuar në Francën Veriore me kryqëzim ndërmjet racave të dhenve nga raca merino rambuje me deshtë e racës luster, racë mishtore angleze me lesh të gjatë, me ç’rast janë krijuar dy tipa edhe atë suoson (më i rëndë) dhe shatian (më i imët me lesh më të mirë). Emrin e more nga fj ala frënge prekos (pjekuri të hershme)

(� � )

Fig. nr. 83 – Merino prekosi

Karakteristikat e racës

Bënë pjesë në grupin e racave të mëdha. Cilësohet me konstitucion të fortë, skelet të fortë, ndërtim të fortë dhe harmonik të trupit. Është mjaft rezistent ndaj ndikimeve të jashtme, që kontribuon për aklimatizim të mirë. Ka potencial të madh për majmuri me rritje ditore prej 230 g. Këmbët i ka të shkurtra dhe gjera të vendosura. Lartësia e kreshtës, mesatarisht te dhentë, arrin 65-70 cm, kurse te deshtë 90–110 cm.

Deshtë mundet të arrijnë deri më 158 kg peshë trupore. Vetitë e majmërisë janë mirë të shprehura, pjesë të mira të zhvilluara të mishit. Qengjat në moshën 4 mujore arrijnë peshë trupore edhe deri më 40 kg. Pjelloria dhe prodhimi i qumështit janë të mirë. Gjatë kushteve të mira të mbarështimit, përqindja e binjakëve është 30 – 60%. Leshi është i bardhë, i mbyllur dhe i përbërë prej xhufkave cilindrike.

Dhentë në vjet mesatarisht japin 5-6 kg lesh, kurse deshtë 7-9 kg (rekord 12 kg) me koe-fi cientin e shfrytëzimit të leshit prej rreth 35-40%. Sipas klasifi kimit abecesë, leshi bën pjesë në klasën A. Qengjat janë me rritje të mirë.

171

Qëllimi i mbarështimit

Mbarështohet për fi timin e mishit dhe leshit kualitativ. Kjo racë te ne është shfrytëzuar për melezimin e pramenkës shtëpiake me çka janë fi tuar mulatë me veti të përmirësuara prod-huese (mish dhe lesh).

RACA E VIRTEMBERGUT

Origjina dhe përhapja

Kjo racë është emëruar sipas krahinës në Gjermani-Virtemberg. Është krijuar me kry-qëzim ndërracor të merinos spanjolle dhe deles shtëpiake mishtore gjermano jugore. Sipas disa autorëve, kjo racë konsiderohet se ka gjak edhe prej racave angleze për majmuri (lester dhe sautdaun).

Karakteristikat e racës

Konstitucion të fuqishëm dhe trup mirë të ndërtuar janë tiparet e racës së virtembergut, si dhe përballimi me sukses i lëvizjeve të gjata nëpër kullotet malore me lartësi mbidetare prej 800 deri në 1000 metra.

Bënë pjesë në grupin e dhenve të mëdha. Koka është mesatarisht e zhvilluar për nga gjatësia dhe gjerësia. Veshët i ka të gjatë, gjerë dhe butë të lakuar. Qafa është mesatarisht e zhvilluar, pa rrudha. Sikurse krerët meshkujt ashtu edhe ato femra janë pa brirë.

Trupi ka formë të drejtkëndëshit me linjë të dejtë të kurrizit dhe është i mesëm i gjatë, i gjerë dhe i thellë. Te dhentë, lartësia e kreshtës është 70 cm ndërse te deshtë 80 cm.

Në varësi të ushqimit, arin për ripohim në 12-18 muaj.Pjelloria arrin prej 120 deri më 150%, kurse pesha e lindjes së qengjave sillet prej 4,0 deri

më 5,5 kg. Me moshë prej 107 ditësh, qengjat e kësaj race arrijnë peshë trupore prej 42,5 kg. Rritja ditore në kushte të mira mund të arrijë mbi 400g me koefi cient të shfrytëzimit të mishit prej 58 %.

Pesha trupore te dhentë arrin 60-75 kg, kurse te deshtë 90 – 115 kg, madje edhe deri më 140 kg. Koefi cienti i shfrytëzimit të mishit në qengja sillet rreth 58%, kurse në dhentë e rritura 47%.

Leshi është i mbyllur dhe i përbërë prej xhufkave cilindrike me dendësi të mirë. Gjatësia e leshit te deshët është 9-9,5 cm, kurse te dhentë 7,5 – 8,5 cm, kurse trashë-sia e qimes sillet prej 24 – 26 mikronë. Leshi është i klasës A dhe B.

Rendimenti i leshit është 4 – 4,5 kg te dhentë, përderisa te qeshtë 7 – 8 kg, me koefi cienti i shfrytëzimit të leshit prej 45 %.

Fig. nr. 84 – Raca virtemberge

172

Delja e kësaj race ka qumësht shumë të mirë që sillet rreth 100 kg, gjatë kohës së lakta-cionit me yndyrë të qumështi me mesatare prej 8%.

Qëllimi i mbarështimit

Kjo racë mirë aklimatizohet dhe gjithashtu është shumë e përhapur. Mbarështohet për fi timin e mishit dhe leshit.

Racën virtemberge, sot e kemi në më shumë vende të botës dhe përdoret për mbarësh-timin e racës së pastër dhe për përmirësimin e racave shtëpiake. Te ne përdoret për kryqëzim me pramenka tona me qëllim që të rritet prodhimi i mishit, qumështit dhe leshit.

RACAT E DHENVE PËR QUMËSHT

Raca më e njohur qumështore është: frizike lindore, lakone, Sardenjës, hios dhe kokë kuqja e plevenit.

RACA FRIZIKE LINDORE

Origjina dhe përhapja

Delja frizike lindore është krijuar në Frizi, krahinë në mes Holandës dhe Gjermanisë. Kjo racë ka veti të këqija aklimatizuese, nuk duron klimë të thatë kontinentale, dimra të ashpër, temperatura të larta, aspak vise shkretinore dhe tropikë, prandaj nuk ka mundur të zgjerohet. Te ne janë bërë përpjekja me kryqëzim me racat e tjera të dhenve.

Karakteristikat e racës

Kjo dele është shumë e madhe me lartësinë e kreshtës 80 cm te delet dhe 85 cm te deshtë. Ka konstitucion të fi nuar.

Kokën e ka të ashpër me linjë konve-kse (e dalë përpara) dhe është e mbuluar me qime të bardha. Veshët i ka të gjatë, kurse lëkurën roze dhe të pa pigmentuar. Qafa është mjaftë e fuqishme, ndonjëherë me vath. Kraharori është me thellësi të mirë, por jo edhe gjerësi. Linja e kurrizit e kësaj race është e rrafshët. Kurse vithet të derdhura.

Fig. nr. 85 - Raca fi zike lindore

Këmbët i ka të gjata, të thata dhe të forta, kurse bishti është i mbuluar me qime në vend të leshit. Pesha trupore te dhentë e kësaj race sillet prej 65-95 kg, kurse te deshtë 90-120 kg. Leshi është gjysmë i mbyllur ose, prapë, i mbyllur. Xhufkat janë me gjatësi prej 15 deri më 20 cm, kurse leshi ka kualitet të dobët.

Gjirin e ka mirë të zhvilluar, të mbuluar me lëkurë të pa pigmentuar.

173

Raca frizike lindore është përfaqësuesi më tipik i grupit të dhenve për qumësht. Prod-himi mesatar i qumështit, që është shumë i shprehur, gjatë laktacionit është prej 200 deri më 205 ditë dhe arrin 500 – 600 l (rekord 1498 l) me 6-7 % yndyrë dhe 5% proteinë, ashtu që prod-himi ditor i qumështit është 2,5 – 3 l (rekord 6,3 l).

Pjelloria është e madhe dhe çdoherë prej 100 dhenve fi tohen minimum 200 qengja. Veti e kësaj race është edhe pjelloria e lartë, që do të thotë se secila dele pjell dy, mandej edhe tri, katër dhe pesë.

Rendimenti i leshit arrin 4 kg te dhentë dhe 5 kg te deshtë, me koefi cienti i shfrytëzimit prej 65-70 %.

Mishi është me kualitet të mirë, i lëngshëm dhe pa shumë yndyrë.

Qëllimi i mbarështimit

Mbarështohet për prodhimin e qumështit, mishit dhe leshit. Te ne tanimë është aklima-tizuar dhe mbarështohet kryesisht në stalla.

AVASI

Origjina dhe përhapja

Mbarështohet për prodhimin e qumështit. Kjo racë është krijuar nëpërmjet seleksion-imit të deles autoktone bisht yndyrë në Izrael. Duke i falënderuar seleksionimit sistematik, prodhimi i qumështit gjatë kohës rritet. Mbarështohet në Lindjen e Afërt, kurse në Maqedoni ekzistojnë shumë kope të racës së pastër avasi.

Karakteristika të racës

E rëndësishme është ajo që delja avasi bën pjesë në racat e mëdha të dhenve dhe ruhet për prodhimi e qumështit, mishit dhe dhjamit. Pesha mesatare trupore e dhenve sillet prej 55 deri më 65 kg kurse e deshve 80 – 110 kg.

Linja e kurrizit te kjo dele ngritët nga pas, kurse bishti është i mbushur me materie yn-dyrore, që kontribuon pjesa e prapme të jetë më e ngritur se kreshta. Profi li i kokës, që është e mbuluar me qime me ngjyrë kafe deri te e zezë.

Deshtë janë me brirë, kurse delet shyte, por nuk përjashtohen që të shfaqen brirë edhe te delet.

Thellësia e gjoksit kënaq, por jo edhe gjerësia. Leshi karakterizohet me çelje dhe është e përbërë prej leshit të ashpër, të bardhë, të përzier në formë të xhufkave të mprehta dhe për këtë shkak si prodhim leshi është në vendin e tretë. Sasie e leshit në dhen është 1,7 kg, kurse në deshtë 2,2 – 2,7 kg. Më shpesh stomaku nuk është i mbuluar me lesh.

Fig. nr. 86. – Avasi

Gjinjtë janë gjëndëror dhe mirë të zhvilluar. Kjo racë është bisht yndyrore, sepse bishti është i gjerë dhe me shtresa të yndyrës.

174

Avaset janë dhen qumështore. Laktacioni i avaseve zgjatë 200–300 ditë, madje mund të arrin edhe deri më 360 ditë. Prodhimi mesatar vjetor i qumështit për krerë arrin 300 – 350 litra (rekordi 1.000 litra). Yndyra në qumësht arrin 7,06%. Prodhimi mesatar ditor i qumështit është rreth 1,8 litra, kurse maksimalja 4 – 5,5 litra.

Mishi është pa yndyrë dhe i shijshëm.

Qëllimi i mbarështimit

Mbarështohet për prodhimin e qumështit, mishit dhe leshit. Te ne tanimë është aklima-tizuar dhe mbarështohet si racë e pastër. Përdoret për kryqëzim me pramenka tona, me qëllim që të ritet prodhimi i qumështit.

DELJA E SARDENJËS

Origjina dhe shtrirja

Është fi tuar në Sardenjë prej ku edhe e mori emrin. Është fi tuar me seleksionim, konsiderohet se ka gjak prej deles bisht yndyrore moçalore nga Afrika e Veriut. Në rritjen e dhenve italiane është raca më e mbarështuar dhe është e përfaqësuar me 30% nga numri i përgjithshëm i dhenve. Te ne është importuar në Prilep.

Fig. nr. 87. – Delja e Sardenjës

Karakteristikat e racës

Mbarështohet për prodhimin e qumështit. Bën pjesë në grupin e dhenve mesatarisht të mëdha me peshë trupore mesatare prej 44 kg.

Për laktacionin prej 200 deri më 240 ditë jep 175 litra qumësht. Pjelloria është 130%. Leshi është i çelur me ngjyrë të bardhë me rendiment leshi prej 1,5 kg, fi nesë e leshit 35 mik-ronë dhe gjatësia e leshit 10 cm. Mishi është me kualitet të mirë.

Qëllimi i mbarështimit

Mbarështohet për prodhimin e qumështit, mishit dhe leshit. Te ne përdoret për kryqëzi-min me pramenkën tonë, ndërsa krejt me qëllim që të rritet prodhimi i qumështit.

175

HIOS

Origjina dhe përhapja

Hios është racë greke qumështore, e krijuar në ishullin Hio sipas së cilës e ka marrë edhe emrin. Është përfaqësuar me 8% nga numri i përgjithshëm i dhenve në Greqi. Te ne është im-portuar në Prilep në vitin 1990.

Fig. nr. 88. – Hios

Karakteristikat e racës

Delja Hios konsiderohet si njëra nga delet më qumështore në Mediteran. Prodhimi me-satar i qumështit për laktacion është prej 170 deri më 200 ditë arrin 170-240 litra qumësht (rekord 500 litra). Pjelloria arrin 175%. Rendimentet e leshit janë 1,35 kg, fi nesë të leshit 25-40 mikron. Mishi është me kualitet të mirë.

Qëllimi i mbarështimit

Mbarështohet për prodhimin e qumështit, mishit dhe leshit. Te ne është importuar me qëllim të kryqëzimit me sojet tona të pramenkës, me qëllim që të rritet prodhimi i qumështit.

RACAT E DHENVE PËR MISH

Ndahen në raca të majme me lesh të gjatë dhe raca të majme me lesh të shkurtër.

Racat e majme me lesh të gjatë

Përfaqësuesit e këtij grupi është lesteri, linkoln, kotsvoldi, tekseli, etj.Më e rëndësishme është raca lester, sepse prej saj janë krijuar racat e tjera të majme me

lesh të gjatë, prekos merino dhe racat tjera evropiane. Cilësohen me format të mëdha të trupit, me lartësi prej 60 – 80 cm, me peshë trupore

80-130 kg (krerët elite 190 – 200 kg). Leshi është i bardhë i përbërë me pramenka të gjata mbi 20 cm dhe japin 4-8 kg lesh.

176

Racat e majme me lesh të shkurtër

Përfaqësuesit e këtij grupi janë sautdaun, hempshir, sufolk, raca e majme e kokë zezës gjermane etj.

Cilësohen me format të mesëm të trupit, me lartësi prej 60 deri më 80 cm, me peshë trupore 60-100 kg (krerët elite 130 kg). leshi është i përbërë prej pramenkave të shkurtra mbi 5-10 cm dhe japin 2,5-4 kg lesh.

RACAT E DHENVE PËR GËZOF

Në këtë grup më të rëndësishëm janë karakul, romanove, fi nlandeze, kembrixh etj.

Testoje njohurinë tënde:1. Prej ku rrjedh virtembergu?2. Sa është pjelloria te delja virtemberg?3. Sa arrin prodhimi i qumështit te delja virtemberg?4. Si u formua delja merino?5. Cilat raca te deleve merino ekzistojnë?6. Për cilat qëllime përdoret delja merino?7. Pse delja fi zike lindore nuk ka mund të përhapet në botë?8. Sa është prodhimi mesatar i qumështit i deles fi zike lindore? 9. Sa është pesha mesatare e avaseve? 10. Çfarë është bishti te avaset?11. Çfarë është pjelloria te raca e Hios?12. A mbarështohet raca Hios në R. e Maqedonisë?

177

3.4.4. TË USHQYERIT E DHENVE

Ekzistojnë më shumë metoda që praktikohen në ushqimin e dhenve. Ushqimi varet nga mënyra e mbarështimit, prej gjinisë së kafshëve, moshës së kafshëve, qëllimit të mbarështimit etj.

Ushqimi i dhenve në kullota

Kullotat janë burimi më i lirë i ushqimit me vlerë të lartë biologjike dhe llojllojshmëri. Ajri i pastër dhe lëvizja e dhenve e përforcon organizmin e tyre dhe rezistencën ndaj sëmundjeve.

Mirë është dhentë të ndahen në grupe, sipas kategorive, sipas moshës dhe sipas kondicionit. Eksploatimi i drejtë i kullotave është me rëndësi të madhe. Në pranverë dhentë duhet të lëshohen në kullota kur lartësia e kullosës do të arrij 19-12 cm dhe kur nuk ka vesë, nga se vjen deri te zhdukja i sistemit rrënjësor të kullosës dhe deri te paraqitja e sëmundjeve parazitare.

Vonë në vjeshtë, gjithashtu vjen deri te zhdukja i sistemit rrënjësor të kullosës. Gjatësia e kullotjes varet nga kualiteti i kullo-tave dhe arrin prej 7 deri më 12 orë në ditë.

Fig. nr. 89.- Ushqimi i dhenve në kullota

Në qoftë se ekziston mundësia mirë është të ketë kullotje sistematike d.m.th. kullotat të ndahen në më së paku 7 parcela (ngastra). Në secilën parcelë dhentë të kullotën nga 5 ditë. Kur do të kullotet parcela e parë, kalohet në të dytën, pastaj në të tretën, dhe kështu deri te e fundit. Pas secilës 35 dite, dhentë kthehen në parcelën e parë dhe kullotën në mënyrën e njëjtë dhe me radhitjen e njëjtë.

Metoda fl eshing

Metoda fl eshing paraqet metodë e deleve për riprodhim me sasi të rritur të ushqimit në periudhën para ndërzimit. Me këtë metodë dhentë sillen në kondicion riprodhues. Gjatë kohës së ndërzimit kanë numër më të madh qelizave vezëve të pjekura për 15-25 % për dal-lim prej dhenve të ushqyera me ushqim të varfër dhe shterpësia (steriliteti) reduktohet në minimum.

Ushqimi i deshve

Nga ushqimi i deshve varet aktiviteti i tyre gjinor dhe aftësia e spermës për pllenim.

178

Në periudhën e ndërzimit, deshët duhet të jenë në kondicion fekondues, kurse para sezonit të ndërzimit duhet të jenë pak deri mesatar të ushqyer.

Të ushqyerit e dhenve gjatë kohës së pjelljes

Menjëherë pas pjelljes, dhentë duhet të ndahen në bokse të posaçme.Ushqimi i koncentruar të reduktohet, kurse sana të jepet e lirë, sipas dëshirës.Pas 5 – 7 ditëve pas pjelljes jepet racion normal dhe fi llohet me ushqimin e tagjirave të

koncentruar (elb dhe krunde në raport 1:1). Uji duhet të jetë çdoherë në sasi të mjaftueshme, i freskët dhe në mënyrë higjienike i rregullt.

Të ushqyerit e dhenve të pjella

Periudha e pjelljes së dhenve është në muajt e dimrit kur nuk ka kullotje, dhe për atë fermerët duhet dhentë t’i ushqejnë me sanë, koncentrat, tagji drithore dhe tagji të tjera që i posedojnë. Tagjitë voluminoze, në ushqim, marrin pjesë 70-80%, kurse pjesa tjetër e tagjisë bie mbi ushqimin në kokrra d.m.th. koncentratet. Tagjia varet prej racës, kondicionit trupor, numrit të qengjave etj. Te dhentë binjake, tagjia është më e bollshme për 20-30 %. Dhenve duhet të jepet krip në kombinim me mineralet.

Të ushqyerit e qengjave

Qengjat këputen nga gjiri në moshën 1,5-2 muaj, ndonjëherë edhe 3 muaj. Ndarja dhe adaptimi në ushqim tjetër duhet të jetë gradual. Pas këputjes, qengjat ushqehen me ushqim të koncentruar dhe voluminoz.

Koncentrati duhet të përmbaj 16-18 % proteina.

Kjo përzierje përdoret gjithnjë deri te arrit-ja e peshës së qengjave deri 20 kg, kurse pastaj ushqehen sikurse edhe qengjat e tjerë të ndarë. Ushqimi themelor i qengjave të ndarë është kullota me kualitet të mirë dhe koncentrati.

Nëse disponohet me kullotë kualitative, koncentratet gradualisht përjashtohen nga ra-cioni.

Fig. nr. 90. – Të ushqyerit e qengjave

Testoje njohurinë tënde:1. Nga çka varet të ushqyerit e dhenve?2. Shpjegoje kullotjen në parcela të dhenve?3. Çka përfshin metoda Fleshing?4. Pse kryhet të ushqyerit special të deshve?5. Sa përqind merr pjese ushqimi kaba në ushqimin e dhenve?6. Sa duhet të jetë % e proteinave në koncentrat për ushqimin e qengjave?

179

3.4.5. OBJEKTET PËR MBARËSHTIMIN E DHENVE

Meqenëse fermat e dhenve gjenden larg vendbanimeve, krahas objektit kryesor, është e nevojshme të ndërtohen magazina dhe strehimore për ushqimin e kafshëve, qumështore, hapësirë për banim, etj. Në kullotat e ulëta ndërtohen vathe gjysmë të hapura për kalimin e dimrit të dhenve, kurse në kullotat malore, për periudhat e verës, ndërtohen stane – vathe në formë të torishtës për qëndrim të përkohshëm. Për fermat e përhershme malore ndërtohen vathore të mbyllura.

Vathat e mbyllura

Vatha e këtillë paraqet hapësirë më të madhe, të mbyllur me më shumë dritare për ajrosje, ku janë ven-dosur të gjithë dhentë së bashku. Ndarja nëpër kategori bëhet me thurje të lehta ose çerdhe. Deshtë dhe qengjat ndahen në bokse të veçanta. Bokset për qengjat duhet të vendosen në pjesën më të ngrohtë.

Fig. nr. 91.- Vatha e mbyllur

Vatha gjysmë e hapur

Vathat gjysmë të hapura mundet të jenë të përkohshme dhe përhershme dhe më së shpeshti ndërtohen në formë të germës U dhe UU. Dhentë me qengja në periudhën dimërore duhet të gjenden në bokse të mbyllura.

Në të dy tipat e vathëve, dhentë ushqehen në grazhde fi kse ose lëvizëse, me pjesë të veçanta për barin dhe koncentratin. Dhënia e ujit bëhet në çerdhe ose prej pompave automa-tike.

Krahas hapësirave të përmendura, në një fermë duhet të ketë:

- basen për larjen e dhenve;- torishtë për mjelje;- ndërtesë për qethjen e dhenve;- ndërtesë për deponimin e përkohshëm të

leshit.Disa ferma mundet të kenë edhe mjaltore

për mjelje mekanike të dhenve.

Fig. nr. 92.-Vathore gjysmë të hapura.

Detyra :

Vizito një fermë bariu dhe skicoi objektet ekzistuese të fermës.

180

181

TEMA IV

TEKNIKA BUJQËSORE

Me studimin e kësaj teme do të mundësh:

- të arrish njohuri teorike nga fusha e teknikave të bujqësisë;- kë kryesh operacione të rëndomta me zbatimin e mjeteve të ndryshme bujqësore

teknike; - të kesh raport të drejtë ndaj mirëmbajtjes dhe ruajtjes së teknikës bujqësore.

PËRMBAJTJA

4.1. Makinat lëvizëse në bujqësi

4.2. Traktorët

4.3. Karburant, yndyrat dhe vajrat (lubrifi kantet)

4.4. Servisimi i traktorit

4.5. Mbrojtjen gjatë punës me traktor

4.6. Makinat për përpunimin e tokës

4.7. Makinat për plehërim

4.8. Makinat për mbjellje

4.9. Makinat për ujitje

4.10. Makinat për mbrojtjen e bimëve

4.11. Makinat për grumbullimin e kulturave bujqësore

4.12. Makinat për të pirë ujë

4.13. Makinat për qethje

4.14. Makinat për mjelje

182

IV. TEKNIKA BUJQËSORE

Në prodhimtarinë bujqësore, numri i madh i proceseve punuese kryhen me ndihmën e teknikave bujqësore.

Gjatë kësaj, proceset prodhuese kryhen më me kualitet dhe në kohë, kurse ulen shpenzi-met që janë shumë të mëdha, në qoftë se kryhen me dorë.

4.1. MAKINAT LËVIZËSE NË BUJQËSI

Makinat bujqësore përbëhen prej shumë pjesëve që kryejnë funksione të ndryshme.Për kryerjen e funksioneve të ndryshme, është e nevojshme pjesët të hyjnë në punë për

vënie në lëvizje, me ç’rast drejtë do ta kryejnë funksionin e tyre.

Në teknikën bujqësore si makina me fuqi pune përdoren: - motorët me djegie të brendshme;

- elektromotorët dhe

- hidromotorët.

4.1.1. MOTORËT ME DJEGIE TË BRENDSHME

Makinat të cilat energjinë e shndërrojnë në punë mekanike quhen motorë.

Motorët me djegie të brendshme janë makina të nxehta që energjinë kimike të karbu-

rantit e shndërrojnë në energji nxehtësie, dhe pastaj në punë mekanike.

Ndarja e motorëve me djegie të brendshme (MBC) mundet të jetë:

Sipas llojit të karburantit dhe mënyrës së ndezjes: - motor me benzinë që kanë ndezje të detyrueshme (OTO-motor) dhe

- motorët dizel që kanë vetëndezje të përzierjes.

Sipas mënyrës së punës:- motorët dyaktësh, ku shndrimi i energjisë së nxehtësisë në energji mekanike kryhet në

dy faza-takte, përkatësisht në taktin e parë kryhet mbushja e cilindrit me përzierje të freskët, hedhjen e produkteve nga djegia dhe kompresimin e përzierjes, kurse në taktin e dytë bëhet djegia e përzierjes dhe përhapja e produkteve të djegies;

- motorët katërtaktesh, ku shndrimi i energjisë së nxehtësisë në punë mekanike kryhet në katër takte edhe atë:

- mbushje;

- kompresim;

- djegie, ekspansion dhe

- zbrazje.

183

Sipas mënyrës së ftohjes motorët ndahen në:- motorët që ftohen me lëngje;

- motorët që ftohen me ajër dhe

- motorët që ftohen në mënyrë të kombinuar.

Motorët vetëm 40% të energjisë së karburantit e shndërrojnë në energji mekanike dhe 60% të tjerat humben si energji nxehtësie.

Fuqia e motorit matet me vat (W), ose kilovat (kW). Në të kaluarën, fuqia matej me kalë fuqi (KF).

1 kW = 1, 36 KS

Motori është i përbërë nga numri i madh i pjesëve të lëvizshme dhe të palëvizshme. Pjesët e palëvizshme të motorit janë:- Blloku i cilindrave. Vetë emri tregon se në të janë vendosur cilindrat. Blloku është pjesa

më e rëndë e motorit.

- Koka e cilindrit. Vendoset në pjesën e sipërme të bllokut të cilindrave dhe ka për qëllim ti mbyll cilindrat nga pjesa e sipërme. Koka cilindrike mekanikisht është shumë më e ngarkuar nga presioni dhe temperatura e produkteve të djegies.

- Korita e motorit. Pjesa e poshtme e bllokut të cilindrave mbyllet me koritë, që në të njëjtën kohë shërben si rezervuar për vajin për lyerjen e motorit.

Pjesët lëvizëse të motorit janë:- Mekanizmi i motorit.

Paraqet përbërje prej më shumë pjesëve të lidhura ndërmjet veti prej motorit, që kanë për detyrë ta pranojnë fuqinë nga presioni i gazrave dhe nëpërmjet lëvizjes së pandryshuar drejtvizore ta shndrijnë në rrethore.

Në mekanizmin e motorit bëjë pjesë: - pistoni;

- unazat e pistonit;

- boshti i pistonit;

- pistonzë;

- derëz gjunjëzore dhe к

- goditësi.

- Mekanizmi ndarës. Ka për detyrë t’i mundësoj motorit për çdo cikël pune të mbushet me sasi të caktuar përzierje nga karburanti dhe ajri.

Mekanizmi ndarës te motorët katërtaktesh përbëhet prej:- boshtit bregor;

- ngritësve;

- hobe e ngritësve;

- kolovajzës;

- ventileve;

- udhëzuese e ventilit dhe

- spiralet e ventilit.

184

- Pajisje (sistemi) për sjelljen dhe pastrimin e ajrit

Për punën e pandërprerë dhe jetë të gjatë të motorit është e nevojshme në cilindrin e motorit të futet ajër i pastër.

Gjatë punës së motorit ngrihet pluhur i madh, rërë, etj. Ky pluhur futet në cilindra duke krijuar fundërrinë të hollë (pastë) që gërryen dhe i bren pjesët me ç’rast ato konsumohen.

Që të pengohet futja e thërrmijave të pluhurit është e nevojshme pastrimi i ajrit para se të hyjë në cilindrin.

Ekzistojnë më shumë lloje pastruesish –fi ltra të ajrit: - para pastrues dhe ciklon;

- të njomë;

- të thatë dhe

- pastrues të kombinuar.

- Pajisje (sisteme) për furnizim e motorit me karburant

Detyra themelore e sistemit për furnizim është që të furnizoj motorin me sasi të caktuar të karburantit.

Ekzistojnë dy sisteme themelore:- sistem për formimin e brendshëm të përzierjes te dizel-motorët dhe

- sistem për formimi të jashtëm të përzierjes te OTO-motorët.

- Pajisje (sistem) për ftohje të motorit.

Djegia e karburantit në motor bëhet me shpejtësi të madhe ku temperatura në cilindër arrin prej 2000 deri më 2.500 oC.

Nga kjo temperature nxehen edhe pjesët e tjera të motorit. Për atë është e nevojshme dërgimi i nxehtësisë nga vendet e nxehta. Dërgimi bëhet me ajër ose lëng, respektivisht ftohja e motorit mundet të jetë ftohje me ajër dhe ftohja me lëng.

- Pajisja (sistemi) për lyerje

Ka për detyrë të siguroi lyerjen e të gjitha sipërfaqeve që fërkohen derisa motori punon.

Lyerja bëhet në dy mënyra:- lyerja me përzierje të vajit me karburantin (te motorët dytaktësh) dhe

- lyerja me vaj.

- Pajisja (sistemi) për startimin e motorit

Ka për qëllim që ta vë në lëvizje motorin, që të mundet të kryhet ndezja përzierjes së punës.

Startimi kryhet në disa mënyra: - me dorë;

- me lëvizës elektrike dhe

- me ndihmën e motorit ndihmës.

185

Sistemin elektrik të automjetit e përbëjnë të gjitha pjesët që si fuqi pune ose burim ju shërben rryma elektrike.

Burim i rrymës elektrike të automjetit janë bateritë, dinamo-makina dhe alternatori.

4.1.2. ELEKTROMOTORËT

Elektromotorët janë makina që energjinë elektrike e shndërrojnë në mekanike.

Sipas rrymës elektrike që e shfrytëzojnë, elektromotorët ndahen në:- monofazor;

- trefazor dhe

- të kombinuar.

Sipas rregullimit të rrotullimeve ndahen në:- sinkronë, me numrin e caktuar të rrotullimeve dhe - asinkronë, numri i rrotullimeve nuk mundet të rregullohet në varësi nga nevojat e

makinës.

Nëse fuqinë e punës e japin në pjesën e caktuar të makinës, atëherë janë elektromotor individual, ndërsa nëse fuqinë e punës e japin në numrin më të madh të pjesëve të makinave ato janë elektromotor grupor.

Të përbërë prej rotorit dhe statorit, që në esencë fuqinë e punës së elektromotorit.

4.1.3. HIDROMOTORËT

Hidromotorët si makina me fuqi punuese, energjinë potenciale të fl uidit e shndërrojnë në energji mekanike.

Testoje njohurinë tënde:1. Shpjegoni motorët me djegie të brendshme?2. Në cilin princip punojnë elektromotorët, kurse në cilin hidromotorët?

186

4.2. TRAKTORI

Traktori është makinë motorike me lëvizje të ngadaltë, që vetë prodhon energji dhe e përdor për lëvizje të vetë dhe lëvizje të makinave bashkëngjitësh.

Ai paraqet pajisje themelore punuese për bujqit.Përdorimi i traktorit në prodhimtarinë bujqësore mundëson produktivitet më të lartë në

punë, shpenzime më të vogla prodhuese dhe punë shumë më të lehtë.Në bujqësi përdoren lloje të ndryshme të traktorëve edhe atë:

- Traktori universal

Përdoret për kryerjen e më shumë proceseve punuese. Në këto traktorë bashkëngjiten makina të ndryshme bujqësore.

- Traktori njëboshtor

Kanë vetëm një bosht motorik me fuqi prej 5 deri më 12 kW. Janë të dedikuar për punë dhe transport më të lehtë.

Në këto traktorë mund të bashkëngjiten numër i madh i makinave bashkangjitës si plu-gu, rrotulluesja, makina kositëse, makina spërkatëse dhe rimorkio.

Të mirë janë për punë në sipërfaqe të vogla.

- Traktorët me zinxhirë

Ato janë traktor të cilët në vend të pneumatikëve (gomave) kanë mekanizma për lëvizje-zinxhirë.

Përdoren për përpunimin e tokave të rënda, gjatë përpunimit të terreneve të pjerrtë por edhe të sipërfaqeve të rrafshëta, si dhe hapjen e kanaleve dhe rrafshimin e tokës.

- traktori standard

Më shumë janë të përfaqësuar traktorët dyboshtor me fuqi prej 25 deri më 150 kW me një ose dy funksione. Përdoren në të gjitha operacionet bujqësore.

- Traktorët e veçantë

Dallohen ndërmjet tyre sipas dedikimit specifi k, përkatësisht traktorë të vreshtarisë, traktorë për terrene të pjerrëta, me pneumatik të lartë e ngjashëm.

4.2.1. PJESËT PËRBËRËSE TË TRAKTORIT

Traktori përbëhet nga:- motori;

- transmisionuesi (mekanizmi përcjellës );

- mekanizmi për lëvizje dhe drejtim dhe

- pjesët plotësuese.

Motori, mekanizmi përcjellës dhe të gjitha pjesët nga traktori vendosen në shasi.

Sipas konstruksionit ajo mundet të jetë e rrafshët, gjysmë e rrafshët ose me shkallë.

187

Punohet prej materialit me kualitet shumë të lartë, që mundëson përforcim të mirë të gjitha pjesët e traktorit.

- Motor

Traktori ka motor me djegie të brendshme, që e kemi përshkruar më parë.

- Transmisioni

Transmisioni mundëson përcjellje të momentit rrotullues nga motori deri te rrotat lëvizëse.

Përveç kësaj, energjia punuese nëpërmjet boshtit bashkangjitës përcillet në punën e makinave bashkangjitëse.

Mekanizmi përcjellës përbëhet prej:

- Lidhësja (kuplungu): e lidhë motorin me marshin, përkatësisht e dorëzon lëvizjen e motorit deri te pjesët e tjera të transmisionit.

Ekzistojnë lloje të ndryshmet lidhëseve si, disqe lamelash, hidraulik, hidromekanik dhe elektromagnetik.

- Marshi: marshi është pjesë e transmisionit që direkt lidhet me lidhësen dhe nëpërmjet saj e pranon fuqinë, përkatësisht momentin vërtitës prej motorit.

Fuqia e motorit të traktorit varet nga numri i vërtitjeve të motorit.Kur traktori nis nga vendi, shkon përpjetë dhe vozit më shpejtë, i nevojitet fuqi më e

madhe. Mu për këtë duhet të ketë të ndërtuar marsh ndërmjet motorit dhe rrotave lëvizëse. Marshi do të mundësoi shkallë të ndryshëm të transmisionit.

Marshet kanë konstruksione të ndryshme.Sipas mënyrës së përcjelljes të momentit të vërtitjes ndahen në: mekanik, planetar, hi-

draulik dhe të kombinuar.

- Ura lëvizëse (përcjellësi prapa): ajo është pjesë e sistemit transmetues e fuqisë së mo-torit me të cilin sigurohet transmisioni i momentit vërtitës prej marshit te mekanizmi i lëvizjes (rrotave) te traktori.

Ura lëvizëse te traktori, përbëhet prej diferencialit, gjysmë boshteve, reduktorëve etj.

- Mekanizmi për lëvizje: te traktori ky mekanizëm ka për detyrë ta shndërroj lëvizjen rrethore të rrotave lëvizëse në lëvizje graduale të traktorit. Gjatë lëvizjes e bartë edhe kon-struksionin e vet.

Te traktorët standard, mekanizmi i lëvizjes ka katër rrota prej të cilave dy të parat, që janë më të vogla, shërbejnë për drejtim, kurse dy të pasmet-më të mëdha, shërbejnë për fuqi pune.

Rrota e traktorit përbëhet prej bandazhit (vëngu) dhe pneumatikut (gomës së brend-shme dhe jashtme).

- Mekanizmi për drejtim: ky mekanizëm ka për detyrë të siguroi drejtim të rrotave dre-jtuese dhe të njëjtat ti mbaj nën këndin e caktuar, pastaj ta mbaj drejtimin në lëvizjen drejtvi-zore, si dhe të mundësoi manovrim të rrotave në hapësirë të vogël.

188

4.2.2. PJESËT PLOTËSUESE TË TRAKTORIT

Në traktorë bashkëngjitën numër i madh i makinave, që kryejnë procese të ndryshme gjatë prodhimeve bujqësore.

Mu për këtë në traktorë duhet të vendosen pajisje plotësuese me të cilat makinat e bash-kangjitura do të tërhiqen ose lëvizin.

Nga pajisjet plotësuese, zbatim më të madh kanë: - Tërheqësja: është vendosur në pjesën e prapme ndërmjet dy rrotave lëvizëse. Në të

lidhen makinat lidhëse bujqësore që janë tërheqëse ose gjysmë tërheqëse.

- Boshti i kardanik: shërben për përcjelljen e fuqisë në pjesët punuese të makinave që rrotojnë (grumbulluesit e misrit, panxharsheqerit, shpërndarësit e plehut, makinat për kositje, etj).

- Kollanët: vendoset në boshtin lidhës dhe përdoret për përcjelljen e momentit të bosh-tit në makinat e stacionuara (makina për shirje, pompave, elevatorëve, etj).

- Sistemi hidraulik: e rregullon thellin punuese dhe pushtimin e punës te makinat bash-kangjitëse.

- Kabina: e mbron shoferin prej të ftohtit, erës, borës, pluhurit, etj. Meqenëse shoferi kalon kohë të gjatë në kabinë, ajo duhet të jetë e rehatshme dhe ti

mundësoi siguri dhe pamje të mirë vozitësit. Në kabinë janë vendosur pajisjet (treguesit) sinjalizues.

Testoje njohurinë tënde:1. Çfarë makine është traktori?2. Cilët lloje traktori ekzistojnë?3. Prej cilave pjesë përbëhet traktori?

189

4.3. KARBURANT, VAJ DHE YNDYRA (LUBRIFIKUESIT)

Karburantet paraqesin fuqi punuese për motorin. Fitohen prej naftës së papërpunuar, vajgurit ose, prapë, kanë bazë bimore.

Nafta është karburant i lëngshëm që përdoret për lëvizjen e motorit, kurse fi tohet me distilim të pjesshëm të naftës së papërpunuar.

Me distilim të pjesshëm fi tohet benzina, petrolej, karburanti-dizel, vajra të lehtë dhe rëndë.

Benzina përdoret si karburant për lëvizje për mjetet motorike, sidomos për automobilat e udhëtarëve.

Përbëhet prej përbërësve të lehtë, mesëm dhe të rëndë.Sipas avullimit, përbërësit e lehtë shërbejnë për startimin më të lehtë të motorit, ngase

shpejtë avullohen dhe më lehtë ndizen.Nëse benzina qëndron kohët gjatë në rezervuar, përbërësit e lehtë do të avullohen, dhe

motori më vështirë do të startojë (do të ndizet).Përbërësit mesatar të benzinës, gjatë djegies e japin fuqinë themelore të benzinës, pran-

daj para se të lëvizin (nisen) automjetet, duhet të pritet të nxehet motori.Përbërësit e rëndë vështirë avullohen, kondensohen në pika dhe vështirë digjen. Prej

tyre formohet blozë që ngjiten në muret e cilindrit. Prej këtyre përbërësve formohet edhe tymi i zi.

Dizel-karburantet ndahen në grupet vijuese:

- Dizel-karburanti shumë i lehtë: është më i pastër dhe më me kualitet, lehtë ndizet dhe ka fuqi më të madhe të nxehtësisë. Përdoret për motor që punojnë në temperatura shumë të ulëta.

- Dizel-karburanti i lehtë: përdoret për traktor, automobila, kamion dhe autobus.

- Dizel-karburanti i mesëm: përdoret për motor me fuqi më të madhe dhe numrin me-satar të vërtitjeve.

Te numri i madh i pjesëve të traktorit, vjen deri te fërkimi me ç’rast ato harxhohen dhe dëmtohen.

Që të zvogëlohet fërkimi, është e nevojshme pjesët të lyhen. Për lyerjen përdoren vajrat dhe yndyrat – lubrifi kues.

Vajrat mundet të jenë të lëngshëm dhe gjysmë të lëngshëm, ndërsa ndahen në:- motorëve (automjeteve të udhëtarëve dhe traktorëve);

- industrial (hidraulik, turbinave dhe ngjashëm);

- për dhëmbëzore dhe

- vajra special (shara me motor dhe ngjashëm).

Biokarburantet dhe lubrifi kantet prodhohen prej lëndës së parë bimore, më shpesh prej panxharit të vajit.

190

Fara e panxharit vajit me procedurë mekanike dhe kimike përpunohet dhe kullohet, kurse pastaj shtohet 10% metil alkool (metanol).

Biokarburantet dhe lubrifi kantet nuk e ndotin ambientin, kurse toka ku mbarështohet panxhari vajdhënës është më e pasur me humus dhe,me oksigjen.

Testoje njohurinë tënde:1. Si fi tohen karburantet që përdoren për motorët me djegie të brendshme?2. Cilat karburante fi tohen me distilimin i pjesshëm i naftës?3. Pse përdoren vajrat? 4. Prej çka fi tohen biokarburantet?

4.4. SERVISIMI I TRAKTORIT

Bujqit pajisen me makina bujqësore që të mundin ta lehtësojnë punën, ta bëjnë me kualitet dhe ekonomike dhe të kenë kujdes për afatet agroteknike.

Traktorët dhe makinat e tjera agroteknike përdoren për punë në fushë, si dhe për punë të tjera të lidhura për bujqësinë. Gjatë punës ato i ekspozohen ndikimeve atmosferike (shiut, borës, erës ngrirjes, rosës, pluhurit etj), që negativisht ndikojnë dhe e zvogëlojnë kohën e qën-drimit të mekanizmave bujqësor.

Që të zvogëlohen ndikimet negative të këtyre faktorëve, është e nevojshme mirëmbajt-ja teknike e mekanizimin bujqësore/

Mirëmbajtja teknike mund të jetë e përditshme ose periodike.

Mirëmbajtja e përditshme e traktorit qëndron në sa vijon:

- kontrollimi vizual: shihet se traktori lëshon vaj, karburant, mos janë liruar disa seg-mente, a janë mirë gomat etj.;

- kontrollimi i sasisë së vajit: bëhet me thuprën kontrolluese në të cilën shënon min dhe max. Vaji duhet të jetë më afër maksimumit, por asnjëherë ndër minimumin;

- kontrollimi i lëngut për ftohje: niveli i lëngut duhet të jetë më së shumti 1 cm nën linjën e poshtme të hapje për futjen e ujit;

- kontrollim dhe pastrim e gotës së shtresuar për karburant;

- kontrollimi i elektrolitit në bateri: duhet të jetë prej 1 deri më 1,5 cm mbi pllakat;

- kontrollimi i punës i instrumenteve kontrolluese, që na tregojnë për prishjen e ndonjë pajisje;

- pastrimi i rregullt dhe larja e traktorit mundëson zvogëlimin e korrozionit dhe vazh-dimin jetës së përdorimit.

191

Mirëmbajtja periodike e traktorit bëhet pas:

- 50 orë pune kur kontrollohet presioni i pneumatikëve (duhet të jetë prej 1 deri më 1,5 bar) ndërsa shtrëngimi i rripit për lëvizje të ventilatorit dhe alternatorit, kontrollimi i lëvizjes së lirë të pedalës së lidhëzës dhe frenave, lyerja e të gjitha vendeve të parapara, kontrollimi i nivelit të vajit në kutin e marshit;

- pas 250 orëve të punës, duhet të ndërrohet vaji në motor dhe transmision, ndërrimi i fi ltrave për vaj dhe karburant, të kontrollohet instalimi elektrik;

- pas 500 orëve të punës, pastrohet fi ltri i ajrit, kontrollohet vaji në trupin në pajisjen për drejtim, marshin dhe transmisionin;

- pas 1000 orëve të punës ndërrohet vaji në transmisionin, kontrollohet uji për ftohje, lahet ftohësi dhe rezervuari për karburant, kontrollohen ventilet, goma për presion të lartë, lëvizësi elektrik, lidhësja dhe frenat.

4.5. MBROJTJA GJATË PUNËS ME TRAKTOR

Gjatë punës me traktor në pronat bujqësore, shpesh herë ndodhin fatkeqësi si pasojë e paaftësisë së pamjaftueshme të drejtohet me të.

Për mbrojtjen gjatë punës me traktor, duhet të theksohen masat vijuese: - vozitësi mirë duhet ta njohë konstruksionin e traktorit, transmisionin, rregullimin e hi-

draulikës, mënyrën e drejtimit me dorëzat komanduese etj., si dhe rregullat e komunikacionit;- gjatë bashkëngjitjes së makinave bujqësore, nga fabrika domosdo të jenë të mbrojtura

boshtet lëvizëse, dhëmborët dhe rrotat. Në disa rraste mburojat nuk duhet të largohen;- nuk duhet të punohet rreth traktorit, derisa ai është në lëvizje:- kur traktori punon në vend nuk duhet të largohemi prej tij;- rreth tij nuk duhet të punohet me veshmbathje të zbërthyer;- edhe në terrenet e pjerrëta të vozitet shumë me kujdes.

Testoje njohurinë tënde:1. Shpjegoni mirëmbajtjen e përditshme të traktorit!2. Kur bëhet mirëmbajtja periodike e traktorit?3. Cilat masa për mbrojtje ndërmerren gjatë punës me traktor?

192

4.6. MAKINA PËR PËRPUNIMIN E TOKËS

Përpunimi i tokës është operacioni më i vjetër bujqësor, bëhet me qëllim që të për-mirësohet struktura, vetitë mekanike, ujore dhe ajrore, si dhe të rritet pjelloria.

Me përpunimin krijohen kushte optimale për mugullim, rritje dhe zhvillim i bimëve, toka pasurohet me materie organike, me lëvrimin e mbeturinave bimore gjatë së cilës vjen deri te plehërimi i saj, në rrugë mekanike zhduken barojat etj.

4.6.1. MAKINA PËR PUNIMIN THEMELOR TË TOKËS

Këto makina janë makina më të vjetra dhe më të përhapura. Këto i ka pothuaj se çdo prodhues bujqësor.

Makina për punimin themelor të tokës, në esencë janë plugjet. Organi themelor punues i plugut është trupi plugues. Trupi plugues përbëhet nga:

- plori: pjesa më e rëndësishme dhe më e vjetër te makinat për punimin themelor. Ajo është pjesa më e ngarkuar punuese e plugut.

- veshi i plugut është pjesa e dytë punuese në të cilin montohet plori.Sipas formës është e ndryshme, kurse shërbejnë për thërrmimin dhe kthimin e qypit së

tokës.- koka e plugut: shërben që të montohen në të plori, dërrasa rrotulluese e plugut dhe

zvarritësi.- plazi dhe thundra i jep stabilitet plugut. - lidhësja ose shtylla i lidh trupin e plugut për parvazin e plugut. Mundet të jenë të larta

ose të ulëta në varësi prej madhësisë së trupit të plugut. - thika e plugut (zakonisht është i diskut). E pret muralin, i përforcuar për lidhën, kurse

përmes saj për parvazin dhe plugun. - para plugu i cili ka për qëllim ta pret tokën dhe ta hedh anësh. Të gjitha këta që deri tani e numëruam, në esencë janë pjesë të plugut.Që të mundet plugu ta luaj funksionin e vetë, është e nevojshme të gjitha pjesët të jenë

mirë të lidhur.Pjesët që shërbejnë për lidhje në të gjitha organet punuese janë pjesë ndihmëse, kurse

për rregullim shërbejnë pjesët e veçanta. Këto pjesë dallohen ndërmjet tyre te plugut të var-ur dhe me tërheqje.

Pjesët ndihmëse te pluguat janë:- korniza e plugut ato janë thupra çeliku mbi të cilat forcohen tërësitë (trupat e punës).- rrotat te plugjet e traktorit: mundet të jenë të gomës ose hekurit, dhe në varësi prej saj

se ku janë vendosur quhen të parme ose pasme.Kanë për qëllim (rrota e parme) të shkojnë për linjën nga plugu i mëparshëm dhe të jep

drejtim për lëvrim të mirë, kurse rrota e pasme bënë përplasjen e tokës nga linja, që të mundet rrota e parme të shkoj nëpër sipërfaqe të rrafshët.

Për rregullimin e thellësisë dhe gjerësinë e përfshirjes për lëvrim, si dhe për mbërthimin e plugut për traktorin, ekzistojnë mekanizma të posaçëm.

193

Përveç plugove të rëndomtë ekzistojnë edhe lloje të tjera si:- plugu gërmues dhe

- plug disku.

Fig. nr. 86. – përpunimi themelor i tokës

Testoje njohurinë tënde:1. Cilat makina përdoren për punimin themelor të tokës?2. Prej cilave pjesë është e përbërë trupi i plugut?3. Numëroj pjesët ndihmëse te plugu?

194

4.6.2. FREZAT

Sipas funksionit dhe punës ë kryejnë gjenden ndërmjet plugjeve dhe makinave për për-punim plotësues së tokës.

Gjatë përpunimit të tokës me plug, pëlhura që fi tohet është e jo barabartë e thërrmuar, sidomos në fundin e linjës. Gjithashtu gjatë përpunimit të tokave shumë të lagshta ose thata nuk fi tohet përpunimit i kualitativ vetëm me plugje. Për atë është e nevojshme toka pas lëvr-imit të përpunohet me frezë-makina.

Organi i punës, daullja vërtitet dhe me dhëmbët e pret, përkatësisht e këput tokën dhe e hedhë mbrapa dhe sipër.

Daullja që është i mbuluar me teneqe, nga ana e sipërme, duke i hedhur thërrmijat e dheut përpjetë ato godasin mbi teneqen dhe ashtu bluhen dhe bien duke formuar shtresë të shkriftë.

Fig. nr. 87. – Freza rrotulluese

Testoje njohurinë tënde:1. Si kryhet përpunimi i tokës me frezë?

195

4.6.3. MAKINT PËR PUNIMIN PLOTËSUES TË TOKËS

Makinat për përpunimin plotësues të tokës ende quhen kultivator.

Me nocionin kultivator nënkuptohet makinë për

përpunimin plotësues të tokës.

Këto makina përdoren për përpunimin para mbjellës të tokës, si dhe të përpunimit ndër-mjet linjave te kultura prashitëse.

Kultivatorët e traktorit mundet të jenë tërheqës ose bartës. Sipas organeve të punës, kultivatorët ndahen në kalues dhe me disqe.

Në grupin e kultivatorëve kalues bëjnë pjesë:- ekstirpator;

- thërrmues dhe

- sakrifi kator.

Në kultivatorët me disqe bëjnë pjesë:- disqe të zakonshme;

- disqet yje dhe

- shatat rrotullues.

Fig. nr. 88.- Kultivatori rrotullues

Testoje njohurinë tënde:1. numëroj kultivatorët e zakonshëm?2. Në cilët kultivator bënë pjesë shatrit e rrotacionit?

196

4.6.3.1. MAKINA PËR PËRPUNIMIN SIPËRFAQËSOR TË TOKËS

Me përpunimin e tokës kemi për qëllim të fi tohet shtresë e imët e dendur ku bimët e do të gjejnë kushte optimale për rritje dhe zhvillim.

Kështu shtresa e imtësuar nuk është e mundur të fi tohet vetëm me përpunimin themelor të tokës. Për përpunimin sipërfaqësor të tokës me të cilin thyhen topat e dheut, imtësohet ko-rja sipërfaqësore, prishet sistemi kapilar dhe largohen mbeturinat bimore, përdoren makinat sipërfaqësore të quajtura lesa.

Lesat, përveç rrafshimit sipërfaqësor përdoren edhe për mbulimin e farës gjatë mbjelljes me dorë, për pastrimin e arave nga barojat dhe tjera.

Organ punues te lesa, janë dhëmbët ose pykat.

Rulet janë makina bujqësore që kanë për qëllim ta rrafshojnë tokën. Ato në esencë shër-bejnë për:

- imtësimin e topave të dheut që formohen gjatë lëvrimit;- rrafshimin e sipërfaqes;- shtrirjen (rulimin) e kërcejve të bimëve leguminoze gjatë plehërimit të gjelbër;- thërrmimin e korrës së tokës.

Fig. 89. – Ruli

Testoje njohurinë tënde:1. Pse është e nevojshme punimi sipërfaqësor i tokës?2. Me cilat makina kryhen punimet sipërfaqësore të tokës?

197

4. 7. MAKINA T PËR PLEHËRIM

Makinat për shpërndarjen e plehut stallor, në esencë paraqesin rimorkio të traktorit me fuqi bartëse prej 2 deri më 5 tonë në të cilin është vendosur aparati për stërpikje të plehut të stallës.

Aparati përbëhet prej fl uturave për stërpikje të plehut dhe zinxhirit të pafund për orien-timin plehut nga aparati.

Makinat për stërpikja të plehrave mineral ose ende si quhen shpërndarës plehu, shërbe-jnë për stërpikjen me pleh nëpër sipërfaqen e tokës, në linja ose shirita ose vendosjen e tyre në thellin e caktuar.

Sipas mënyrën së stërpikjes ndahen në: - makinat për shpërndarjen e plehut në gjerësi dhe

- makinat për shpërndarjen e plehut në rreshta.

Përbëhen prej sëndukut në të cilën vendoset plehu, aparati për shpërndarje, dy ose më shumë rrota dhe mekanizmi përcjellës.

4.8. MAKINA PËR MBJELLJE DHE ARTISJE

Për mbjelljen e farës përdoren makina për mbjellje me rreshta, të cilat duhet ta shpërndaj-në farën njëtrajtshëm, gjatë kësaj fara duhet të mbulohet me shtresë të lagësht të tokës, secila bimë të fi toj hapësirë optimale ushqyese dhe bimët të mundësojnë punim mekanik midis rreshtave.

Ekzistojnë makina mbjellëse me rreshta për shirita, reshta, çerdheve dhe mbjellje me njëfarëshe.

Mekanika që përdoret për mbjelljen e bimëve me rrënjë frutore dhe zhardhokë, si dhe për mbjelljen e llojeve të ndryshme të fi danëve, bënë pjesë në llojet speciale të makinave bu-jqësore të quajtura makina mbjellëse dhe makina mbjellëse të fi danëve.

Testoje njohurinë tënde:1. Përshkruani makinat për shpërndarjen e plehut stallor dhe artifi cial? 2. Në cilin parim punojnë makinat mbjellëse me rreshta?3. Si quhen makinat për mbjellje e bimëve me frute rrënjësore?

198

4. 9. MAKINAT PËR UJITJE

Ujitja e kulturave bujqësore është masa më e rëndësishme agroteknike që përdoret që të fi tohen rendimentet të larta dhe kualitative.

Ujitja, në fi llim bëhej me sjelljen e ujit në rrugë gravitacionit, kurse sot bëhen sisteme për ujitje.

Ujitja e kulturave bimore mundet të jetë ,me gravitacion, me infi ltrim, me shi artifi cial dhe ujitjen pik për pike.

4.10. MAKINAT MBROJTJEN E BIMËVE

Makinat për mbrojtjen e bimëve ndahen në makina për mbrojtjen e farës dhe makina për mbrojtjen e të mbjellave.

Në makinat për mbrojtjen e farës bëjnë pjesë:- makinat për dezinfektimin e farës, bëhet me fungicidet me ç’rast zhduken sporet nga

mikroorganizmat e ndryshëm patogjen që gjenden në sipërfaqe të farës;

- makina për luftë mekanike, me ç’rast zhduken insektet me ndrydhje ose gjuajtje e insekteve të dëmshme;

Makinat për mbrojtjen e ,mbjelljeve përbëhen:- makinat për spërkatje, shërbejnë për spërkatjen e tretësirave nga preparatet kimike

me çka zhduken sëmundjet dhe dëmtuesit;

- makinat spërkatëse për pluhurizim (atomizerë), ato janë makina që e stërpikin lën-gun në pika shumë të imta;

- makinat për pluhurizim i, përdoren për aplikimin e mjeteve kimike në formën e pluhu-rit;

- makinat për inhalim, në esencë janë makina për mjegullim/tymosje, me ç’rast bimët mbrohen prej acarit dhe brimës.

Testoje njohurinë tënde:1. Në cilën mënyrë ujiten kulturat bujqësore?2. Me cilat makina mbrohen farat?3. Numëroj makinat për mbrojtjen e mbjelljeve?

199

4.11. MAKINAT PËR GRUMBULLIMIN E KULTURAVE BUJQËSORE

Makinat për grumbullimin mekanik të kulturave bujqësore ndahen në:- makinat për grumbullimin e kulturave drithore;

- makinat për grumbullimin e kulturave foragjere;

- për grumbullimin e kulturave industriale;

- për grumbullimin e kulturave rrënjë prodhuese dhe zhardhokëve dhe

- për grumbullimin e kulturave kopshtare.

- Makinat për grumbullimin e kulturave drithore

Kombajnat janë makinat bujqësore më komplekse. Janë të përbëra prej:- korrëses/ hederi;

- shirëses;

- bunkerit;

- presave, etj.

- Makina për vjelljen e misrit

Pjesë punuese të këtyre makinave janë:- mekanizmi për këputjen e kallirit/koçanit;

- elevatori për përcjelljen e koçanëve dhe

- mekanizma për pastrimin e koçanëve.

- Makinat për grumbullimin e kulturave foragjere

Për vjeljen e kulturave foragjere përdoret numri i madh i makinave- makina kositëse;

- makina për rrotullimin dhe grumbullimin e sanës;

- presat për sanë, etj .

Makinat për kositje: Sana me të cilën ushqehen kafshët shtëpiake fi tohet prej bimëve leguminoze, që kositën në kohën kur përmbajnë sasi më të madhe të materieve ushqyese (faza e lulëzimit). Makinat që përdoren për kositje e barit duhet të jenë universale, lehta për manipulim, në mënyrë kualitative ta presin barin, mirë të përshtaten në konfi guracionin e ter-renit dhe ngjashëm. Ndarja e kosave bëhet në më shumë mënyra. Sipas mënyrës së ekzistimit të agregatit ekzistojnë:

- makinat kositëse ballore (agregati vendoset para rrotave të parme);- anësore (vendoset në anën a djathtë të traktorit, ndërmjet rrotave të para dhe pasme);- të pasme (në pjesën e pasme të traktorit ) dhe - të kombinuara.

Sipas llojit të aparatit për kositje ndahen në:- oscilatorë dhe

- rrotullues.

200

Sot, në praktikë më shpesh përdoren makinat për kositje rrotulluese dhe oscilatorë.

Fig. nr. 90. – Makina kositëse rrotulluese

Grabuja: Pas kositjes së barit, që të përshpejtohet tharja, është e nevojshme rrotullimi dhe shkundja e zëkosës që të mundësohet qarkullimi më i mirë i ajrit. Në këtë mënyrë, shtresat e lagshta vijnë në sipërfaqe dhje ritet ndikimi i rrezeve të diellit.

Nëse sana nuk është mirë e tharë, ajo do të kalbët, përkatësisht do të prishet.

Fig. nr. 91. - Grabuja

201

Fig. nr. 92.-Grabuja

Presat: Sana është materie voluminoze. Për manipulimin dhe ruajtjen më të thjeshtë, sot më shpesh presohet (bëhet deng). Bërja e dengëve të sanës më së miri ruhet, sepse më pakë është e ekspozuar në prishje.

Gjatë bërjes së dengave të sanës kryhen operacione të ngritjes së sanës, presimit dhe ngarkimit të dengave në rimorkio.

Te ne, më shpesh përdoren presat me ç’rast fi tohen balla katërkëndëshe, por ekzistojnë edhe makina për rrotullimin e dengave që dengat i bëjnë në formën e cilindrit.

Fig. nr. 93. – Makina e kombinuar - presa dhe mbështjellësi

Fig. nr. 94. – Mbështjellja e dengave mbështjellës me foli

202

Pas bërje së dengave, është e nevojshme dengat të ngarkohen në mjet transportues dhe të deponohen.

Fig. nr. 95. – Ngarkimi i dengave të mbështjellë

Fig. nr. 96. – Transporti i sanës voluminoze në deng

Në vendet që kanë zhvillim të lartë të prodhimeve të blegtorisë, sana rirthahet në thar-ëse, në të cilat ajri ngrohet në mënyrë artifi ciale.

Testoje njohurinë tënde:1. Me cilat makina kositet bari me të cilën ushqehen kafshët shtëpiake?2. Si ndahen makinat për kositjen e barit?3. Çka është e nevojshme të bëhet me barin që përdoret për ushqimin e kafshëve shtë-

piake pas kositjes?

203

4.12. MAKINAT PËR PIRJEN E UJIT

Është e njohur se kafshët shtëpiake pinë sasi të mëdha uji. Uji është i nevojshëm edhe për higjienën në stallë. Dhënia ujë bagëtisë bëhet në mënyrë të mekanizuar me gota automa-tike, që vendoset para çdo krerë. Pirëset janë të ndryshme në varësi prej llojit të kafshëve shtëpiake.

Punojnë në parim të hapjes dhe mbylljes së ventileve me shtypje, me ç’rast fryma pinë ujë atëherë kur ka nevojë për të.

Fig. nr. 95.- Pirja ujë e kafshëve

Fig. nr. 96. – Makina automatike për pirjen e ujit

4.13. MAKINAT PËR QETHJE

Qethja e dhenve është punë shumë e mundimshme, nëse bëhet me dorë. Që të lehtëso-het puna përdoren makina për qethje të dhenve.

Punojnë mbi parimin e makinës së zakonshme për qethje, respektivisht janë të përbëra prej thikës lëvizëse dhe jo lëvizëse.

Thika e palëvizshme është e furnizuar me kunja dhe ka prerëse nga ana e majtë dhje djathtë, kurse thika lëvizëse ka thikë prej anësh.

Fig. nr. 97. – Gërshërët për qethje me dorë dhe me makinë të dhenve

204

Fig. nr. 98. – Qethja e dhenve

4.14. MAKINAT PËR MJELJE

Për mjeljen e pastër dhe shpejtë të lopëve përdoren makina për mjelje. Qumështi që fi tohet gjatë mjeljes me makinë nuk vjen në kontakt me pa pastërtitë dhe ajin e ndotur.

Me mjeljen e këtillë, lopët nuk shqetësohen, mjelja zgjatë 4 deri n 5 minuta.

Makinat për mjelje mundet të jenë:- lëvizëse;

- gjysmë lëvizëse dhe

- stacionare.

Fig. nr. 99. – Aparati lëvizës dhe gjysmë lëvizës për mjelje

1. Si quhen makinat prej të cilave kafshët shtëpiake pinë ujë?2. në cilin parin punojnë makinat për qethjen e dhenve?3. Pse është më mirë mjelja e lopëve të bëhet me makinë?4. Çfarë makina të mjeljes ekzistojnë?

205

ТЕМА V

VETERINARIA

Me mësimin e kësaj teme do të mund:

- ta kuptosh rëndësinë e veterinarisë në zhvillimin e blegtorisë;- të bësh dallimin ndërmjet shërbimeve që kryejnë veprimtari veterinare;- t’i numërosh sëmundjet më karakteristike të kafshëve shtëpiake;- të dallosh masa zooteknike.

PËRMBAJTJA

5.1. Rëndësia dhe roli i veterinarisë në zhvillimin e blegtorisë

5.2. Shërbimi veterinar

5.3. Sëmundjet te kafshët shtëpiake

5.3.1. Sëmundjet parazite

5.3.2. Sëmundjet e brendshme

5.3.3. Sëmundjet infektive

5.4. Kirurgjia

5.5. Barnat

5.6. Anestetikët

5.7. Masat zoohigjienike

5.8. Masat dhe mjetet parandaluese

206

5.1. RËNDËSIA DHE ROLI I VETERINARISË PËR

ZHVILLIMIN E PRODHIMTARISË BLEGTORALE

Shkaqet e ndryshme etiologjike mund të sjellin deri te shfaqja e sëmundjeve të ndry-shme dhe çrregullimi i shëndetit të kafshëve, kurse me këtë edhe deri te zvogëlimi të vetive prodhuese.

Me qëllim që të mbrohen kafshët nga sëmundjet e ndryshme, kurse me këtë edhe rritja e vetive prodhuese, zbatohen masa të ndryshme veterinare-sanitare dhe veterinare-zoo-

teknike në prodhimtarinë blegtorale.Me zbatimin e masave veterinare-sanitare, në prodhimtarinë blegtorale, parandalohen

çrregullime të ndryshme në gjendjen shëndetësore të kafshëve dhe sëmundjeve të ndryshme (infektive, parazitare, etj.) që në varësi të karakterit të tyre mundet t’i sjellin prodhimtarisë bu-jqësore dëme më të mëdha ose më të vogla, përmes shfaqjes së sëmundjeve, ngordhjeve ose uljes së vetive të tyre prodhuese.

Në rast të sëmundjes të krerëve të veçanta ose numrit më të madh, merren masa për mjekimin e tyre dhe largimin e shkaqeve që kanë sjell deri te çrregullimi i gjendjes shënde-tësore të kafshëve shtëpiake. Gjithsesi se nuk është e mundur fondi i bagëtisë plotësisht të mbrohet nga paraqitja e sëmundjeve, por me zbatimin e masave veterinare-sanitare, mun-det sëmundjet e ndryshme të çrrënjosen ose me sukses të parandalohet paraqitja e tyre, kurse vetë dëmet në blegtorin të reduktohen në nivelin minimal.

Gjatë viteve të fundit u rrit numri i masave veterinare që zbatohen në prodhimin e blegtorisë.

Me zbatimin e masave bashkëkohore zooveterinerë: inseminimi artifi cial, lufta kundër

sterilitetit, përdorimi i materieve të ndryshme plotësuese dhe stimuluese në ushqimin

për kafshët dhe orientimi gjithnjë e më i madh në parandalimin e sëmundjeve të kaf-

shëve ka rritje në vëllim dhe nivel të prodhimtarisë blegtorale.

Gjatë zbatimit të masave veterinare, në prodhimtarinë blegtorale, përdoren metodë

mjekësor në punë sikurse te degët e tjera të afërta ose ngjashme të mjekësisë. Me përdorimin e masave veterinare dhe përdorimin e preparateve biologjike (vaksi-

nave , serumeve imune) me sukses parandalohet paraqitja e sëmundjeve të ndryshme infek-tive në prodhimtarinë blegtorale .

Mjekimi i suksesshëm i sëmundjeve organike, sjell, gjithashtu deri te prodhimi më rent-abil i prodhimtarisë blegtorale.

Rëndësi të madhe në blegtori ka inseminimi artifi cial, ngase fi tohen pasardhës me veti më të mira prodhuese.

Zbatimi i substancave të ndryshme stimuluese e zvogëlojnë zgjatjen e mbarështimit te llojet dhe kategoritë e caktuara të kafshëve, kurse me këtë përmirësohet edhe prodhimtaria blegtorale.

207

5.2. SHËRBIMI VETERINAR

Mbrojtja shëndetësore e kafshëve, shëndetësia publike veterinar dhe mirëqenia dhe mbrojta e kafshëve, janë veprimtari veterinare të interesit publik.

Veprimtarinë veterinare, me interes publik në territorin e Republikës së Maqedonisë, e realizon Shërbimi Shtetëror veteriner në bashkëpunim me organet dhe institucionet e tjera, përmes:

1. Ministrisë, ministrit;2. Organit kompetent, drejtorit, dhe3. Laboratorisë referente shtetërore

Shërbimi shtetëror veterinar është gjegjës për realizimin e aktiviteteve vijuese:- kontrolli, diagnostikimi, çrrënjosje dhe parandalimi i sëmundjeve infektive, te kafshët

dhe zoonozat;- kontrollet zyrtare për dhënien e vërtetimeve për gjendjen shëndetësore të kafshëve

shtëpiake dhe shëndetin publik veterinar, udhëheqjen e regjistrave dhe identifi kimi dhe regjistrimi i kafshëve shtëpiake për shkak të mbrojtjes shëndetësore të kafshëve;

- mbajtja në nivel të lartë e mbrojtjes shëndetësore te kafshët;- planifi kimi dhe propozimi i masave për dezinfektim, dekontaminim, sanitarimi dhe

zhdukjen e të dëmtuesve;- kontrolli i prodhimit, qarkullimit dhe përdorimi i preparateve veterinare-mjekësore

dhe prodhimeve të tjera të dedikuara për përdorim në shëndetësi veterinere; - kontrolli i prodhimit, qarkullimit dhe përdorimit të ushqimit për kafshët;- trajnimi dhe përsosja profesionale e mjekëve nga mjekësia veterinare.

Organi kompetent

Drejtoria e veterinarisë është organ i administratës shtetërore në përbërje të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave.

Drejtoria e veterinarisë, si organ kompetent është përgjegjëse me marrjen, kontrollin, mbikëqyrjen dhe përcjelljen e aktiviteteve veterinere në fushën e mbrojtjes shëndetësore të kafshëve, mirëqenies së tyre, shëndetin publik veterinar, si dhe kontrollin e laboratorëve refer-ente dhe laboratorëve veterinar, në përputhje me ligjin nga lëmi e shëndetit veterinar dhe sigurimi i ushqimit me origjinë shtazore.

Drejtori i drejtorisë së veterinarisë i realizon aktivitete vijuese: - siguron realizimin e aktiviteteve veterinare të përfshira me rregullat nga lëmi e shën-

detit veteriner, kryen kontrollin, inspeskitmin dhe përcjelljen e zbatimit të tyre;- i propozon ministrit listën e sëmundjeve që në mënyrë të obligueshme paraqiten;- i propozon ministrit sjelljen e ligjeve dhe akteve të tjera nga fusha e shëndetit veteri-

nar;

208

- sjell vendime për masat e sigurisë për import, transitit dhe eksportit të kafshëve dhe prodhimeve;

- lidh marrëveshje me ambulancat veterinare, klinikat dhe spitalet;- i koordinon, mbikëqyrë dhe përcjell aktivitetet nga fusha e mbrojtjes shëndetit të

kafshëve dhe shëndetit publik veterinar.

Laboratori referent shtetëror

Laboratori referent shtetëror është institucion nacional, përgjegjës për kryerjen e kërki-meve laboratorike për nevojat e organit kompetent, në përputhje me ligjin,

Laboratori referent shtetëror i kryen aktivitetet vijuese: vendos diagnoza, bën anali-za, teste dhe aktivitete shkencor-kërkimore në kafshët e gjalla, lëndëve të para me origjinë shtazore, prodhime, etj.

Laboratorët veterinar

Laboratori veterinar mundet t’i kryen punët vijuese: diagnostikimin laboratorik për veri-fi kimin e sëmundjeve infektive, parazitare dhe sëmundjeve të tjera te kafshët dhe kontrollimi laboratorik i ushqimit, prodhimeve, lëndëve të para dhe nënprodukteve me origjinë shtazore.

Dhoma veterinare

Dhoma veterinare është person juridik i pavarur dhe i mëvetësishëm kompetent t’i mbroj dhe përparoj interesat profesionale dhe shkencore të mjekëve nga mjekësia veterinare.

Veterineri zyrtar dhe i autorizuar

Veterinari zyrtar ka detyra dhe obligime të:- realizoj masa për mbrojtje e shëndetit të kafshëve, preventivës, kontrollit dhe pengim-

it të sëmundjeve në kafshët;- bën kontrollin e përputhjes me rregulloret nga lëmi e shëndetit veteriner në qendrat

për riprodhim dhe inseminim artifi cial;- bën marrjen ose kontrollin e marrjes së mostrave;- paraqet menjëherë te drejtori shfaqjen e shenjave të sëmundjeve në kafshët të cilat

detyrimisht paraqiten;- kryen inspektimin dhe kontrollin e realizmit të dispozitave për mbrojtjen dhe mirëqe-

nien e kafshëve etj.

Veterinari zyrtar duhet të jetë doktor i mjekësisë veterinare, i punësuar nga ana e organit kompetent dhe të ketë dhënien e provimit për veterinerë zyrtar,

Veterinari i autorizuar i kryen obligimet sikurse veterinari zyrtar por në suazat e autor-izimeve të besuara me marrëveshjet. Ai duhet të jetë i kualifi kuar për kryerjen e profesionit doktor i mjekësisë veterinare, të ketë të kaluar me sukses programin për trajnim me provim të dhënë për veteriner të autorizuar.

209

Asistenti zyrtar veterinar

Asistenti zyrtar veterinar është i autorizuar dhe i obliguar t’i ndihmoj veterinerit zyrtar gjatë kryerjes së obligimit të tij nga fusha e mbrojtjes të shëndetit të kafshëve, shëndetit pub-lik veterinar dhe mirëqenien e kafshëve. Asistenti zyrtar veterinar duhet të ketë të mbaruar arsimin e mesëm si teknik i veterinarisë.

Testoje njohurinë tënde:1. Numëroj shërbimet e veterinarisë çka i ke në vendin tënd?2. Numëroj aktivitetet e shërbimit të shëndetit veterinar r?3. Numëro me çfarë profesionalizëm mund të jenë njerëzit që merren me veterinari?

210

5.3. SËMUNDJET TE KAFSHËT SHTËPIAKE

5.3.1. SËMUNDJET PARAZITARE

Sëmundjet parazitare shkaktohen nga parazitët e ndryshëm.Shfaqen individualisht ose në numër më të madh të krerëve ose te më shumë lloje të

kafshëve. Mund të shfaqen në hapësirë të kufi zuar, në formë enzootike ose në regjionin më të gjerë si epizooti. A do të shfaqet sëmundja individualisht ose në numër më të madh të kaf-shëve, varet nga një numër i madh i faktorëve, kurse kanë të bëjnë me mjedisin e jashtëm ose me kafshën përbujtës.

Pasi që sëmundjet parazitare shfaqen mjaft shpesh, dëmet në prodhimtarinë blegtorale janë shumë të mëdha.

Dëmet që shfaqen nga sëmundjet parazitare mund të jenë: - direkte dhe

- indirekte.

Dëmet direkte janë rezultat i ngordhjes i kafshëve ose, sërish, për shkak të hedhjes të disa pjesëve të kafshës së therë.

Dëmtimet indirekte janë shumë më të mëdha, kurse manifestohen me: uljen e prod-himit të qumështit, mishit, leshit, rritjen e shpenzimeve të ushqimit, etj.

Sëmundjet parazitare shfaqen çdo kund në botë, por me intensitet të ndryshëm në varë-si nga kushtet e jashtme.

Të gjitha sëmundjet parazitare mundet të ndahen në më shumë mënyra.

Sipas lokalizmit të shkaktarit ndahen në:

- endoparazitë (të brendshëm) dhe- ektoparazitë (të jashtëm).

Sipas klasifi kimit të zoologjik të parazitit, sëmundjet parazitare mund të ndahen në tri grupe më mëdha:

- protozoarët - sëmundjet e shkaktuar nga protozoarët;- helmentozat - sëmundjet e shkaktuara nga parazitët e zorrëve në formë të krimbit;- artropodozat - sëmundje të shkaktuar nga ektoparazitët.

Ndara e tretë e sëmundjeve parazitare ka të bëjë me vendin e infeksionit të kafshës:- sëmundje parazitare stallore (shfaqen në stalla) dhe - sëmundje parazitare të kullotave (paraqiten në luadhe dhe kullota).

Në praktikën veterinare, mund t’i ndeshim këta sëmundje parazitare vijuese:

211

- bebezioza;

- koksidioza;

- trikomoniaza;

- toksoplazmoza;

- fascioloza;

- shiritat e ndryshëm;

- cenuroza ;

- askaridoza;

- trikineloza;

- estroza ;

- hipodermoza ;

- zgjebja, dhe

- demodikoza.

5.3.1.1. BEBEZIOZA

Bebezioza i përfshinë të gjitha sëmundjet parazitare te kafshët shtëpiake që shkaktohen nga më shumë lloje të protozoarëve, përfaqësues të familjes Babesidae.

Më shpesh shfaqen në ripërtypës (gjedhë dhe dhen), më rrallë në kuajt, kurse edhe më rrallë në qen.

Etiologjia: si shkaktarë të bebeziozës te kafshët shtëpiake shfaqen më shumë lloje, si Babesia bovis në gjedhët, Babesia ovis në dhen dhe Babesia trautman në derra.

Transmetuesit e kësaj sëmundje nga kafshët e sëmura te kafshët e shëndosha janë rriqrat nga gjinia Ixodes, rhipicephalus bursa dhe boophylus calcaratus.

Simptomat: bebezioza te gjedhët më shpesh është sëmundje parazitare sezonale, me zhvillim të shpejtë (akut), kurse karakterizohet me temperaturë të lartë trupore, anemi, verd-hëz dhe prania e gjakut në urinë. Te lopët mjelëse, sekretimi i qumështit menjëherë zvogëlo-het. Ngordhja e kafshës ndodh për shkak të mos mjekimit të kafshëve të sëmura ose në rastin e mjekimit të vonuar.

Mjekimi: për mjekimin e bebeziozës përdoren barnat - antiparazitët.

Fig. nr. 100. - Babesia bovis në eritrocite

212

5.3.1.2. KOKSIDIOZA

Koksidioza paraqet njërën nga sëmundjet më të shpeshta parazitare te kafshët shtë-piake, kurse shkaktohet nga më shumë lloje të parazitëve nga familja Eimiridae.

Shfaqet te më shumë lloje të kafshëve shtëpiake, kurse nga aspekti i dendurisë së shfaqjes dhe dëmeve ekonomike, më shumë shfaqet në shpezë dhe lepuj.

Nga kafshët shtëpiake thjesht nuk ka rëndësi te kuajt.Koksidioza te shpezët më shpesh shfaqet te kafshët e reja që mbarështohen në ferma. Etiologjia: koksidioza te pulat paraqitet si rezultat i më shumë shkaktarëve, kurse më

shpesh si shkaktarë shfaqet Eimeria tenella.

Simptomat: në raport me lokalizimin, kjo sëmundje shfaqet në aparatin e tretjes në for-mën e koksidiozës cekale (preken zorrët e verbra) dhe koksidiozës së zorrëve (preken zorrët e holla).

Koksidioza cekale më shpesh paraqitet në pulastrenë. Më të ndjeshëm janë pulastre-nët në dy muajt e parë të jetës. Simptoma i parë specifi ke që shfaqet te forma akute e koksid-iozës cekale është diarreja ujshme dhe me gjak. Kemi edhe refuzim të ushqimit, më rrallë edhe të ujit, bëhen më pak aktiv, puplat janë të kreshpëruar, kurse sytë i kanë të mbyllur. Nëse nuk ngordhin për 2 – 3 ditë nga shfaqja e diarresë së me gjak, mund ta përballojnë sëmundjen, por mbesin shumë të dobët.

Koksidioza e zorrëve mund të shfaqet në çdo moshë. Pulastrenët mbesin joaktiv, ush-qimin e marrin dobët, paraqitet diarreja ujshme mukozale me gjurmë të gjakut. Gjatë rrjedhës së sëmundjes shfaqen dobësim i përnjëhershëm, kurse rastet e para të ngordhjes shfaqen ditën e gjashtë pas infeksionit.

Mjekimi: në mjekimin e koksidiozës përdoren preparatet sulfurit, por që të jenë efi kas mjekimi të gjitha mjetet terapeutike duhet të jepen më së voni 2 – 3 ditë pas paraqitjes së infeksionit.

Te kunilat dhe lepujt, koksidioza është sëmundje e shpeshtë, kurse shfaqet në dy forma: - koksidioza e mëlçisë dhe

- koksidioza e zorrëve.

Fig. nr. 101. – Koksidioza e mëlçisë

213

Etiologjia: koksidioza e mëlçisë te kunilat është shkaktuar prej Eimeria stiedae, kurse

forma e zorrëve prej më shumë llojeve (Eimeria perforans, Eimeria magna, Eimeria media).

Simptomat: forma e zorrëve e koksidiozës më shpesh shfaqet te kategoritë e reja të kafshëve, ndërsa më të moshuari më shpesh preken nga koksidioza e mëlçisë. Simptomat te koksidioza mëlçisë janë: humbja e oreksit dhe dobësimi gradual, qimja e humb shkëlqimin, kafsha është më pak aktive, kurse kohë pas kohe shfaqet edhe diarreja. Koksidioza e zorrëve manifestohet me diarre të ujshme dhe me gjurmë të gjakut, dobësim i shpejt i kafshës, lëvizja e dobët dhe refuzimi i ushqimit.

Mjekimi: rezultate të mira arrihen janë preparatet sulfurit.

5.3.1.3. TOKSOPLAZMOZA

Etiologjia: toksoplazmoza paraqet sëmundje që është e përbashkët për njerëzit dhe kafshët, e shkaktuar nga Toxoplasma gondii.

Përbujtësi i vërtetë i kësaj sëmundje parazitare është macja, kure si kalimtare numri m i madh i gjitarëve dhe shpezëve.

Infektimi me këtë sëmundje është shumë i përhapur dhe shpesh shfaqet edhe të njerëzit. Ky parazit mund të shkaktoj ndryshim në qelizat në SNQ, zemër, shpretkë dhe sistemin tretës.

Sipmptomat: te më shumë kafshët infeksioni mund të kalojë pa simptoma. Në derra sëmundja është vërejtur vetëm te kategoritë e reja, kurse shenjat e sëmundjes janë: plogështi, kollitje, lëvizje e pakoordinuar, sekret mukopurulent nga hunda, diarre.

Te dhentë vërehen simptomat vijuese: rritja e temperaturës trupore, prishja e baras-peshës, kollitja, kullim prej hundës, mungesa e oreksit.

Lopët rrallë sëmuren, kurse simptomat janë të njëjta sikurse te dhentë.Mjekimi: aplikimi i Auremicinës, në fi llim të sëmundjes, mundet të ketë efekt pozitiv,

kurse te rastet e shprehura klinike përdoret sufametazina.

Fig. nr. 102. - Toxoplasma gondii numri i madh i parazitëve në qeliza

214

5.3.1.4. FASCIOLOZA – KËLBAZA E MADHE

Etiologjia: fascioloza është sëmundje te kafshët shtëpiake që shkaktohet nga këlbaza e madhe Fasciola hepatica.

Sëmundja shfaqet në formë akute, por më shpesh në pezmatim kronik të mëlçisë dhe kanaleve të mëlçisë dhe është e shoqëruar me intoksikacion të përgjithshëm dhe çrregullim të ushqimit. Mund të themi se fascioloza paraqet njërën nga sëmundjet parazitare më të shpesh-ta dhe më të përhapura te kafshët shtëpiake.

Nga fascioloza më shpesh sëmuren dhentë, gjedhët, dhitë. Fascioloza zakonisht është e stacionuar me karakter enzootik dhe gjendet në regjionet

moçalike nën nivelin e tokës, përmes përbujtësit kalimtar kërmillit të kënetave Galba trun-catula.

Simptomat: simptomat te fascioloza në rend të parë varen prej numrit të parazitëve në mëlçi. Gjithashtu me rëndësi të madhe edhe lloji i kafshës, mosha dhe në përgjithësi gjendja shëndetësore dhe e ushqyerjes. Supozohet se simptomat klinike të sëmundjeve manifestohen te dhentë, në qoftë se ekzistojnë mbi 50, kurse te lopa mbi 25 këlbaza në mëlçi, edhe pse në gjendjen shëndetësore të kafshëve, mund të veprojnë edhe numër më i vogël i parazitëve.

Fascioloza shfaqet në formën akute dhe kronike.

Fazcioloza akute shfaqet gjatë verës dhe vjeshtës, kurse ajo kronike gjatë tërë vitit, por pikësëpari në dimër dhe në pranverë. Te dhentë dhe dhitë vërehet lodhje, rraskapitje, ulje e oreksit, shtrirja e gjatë. Temperatura trupore është e rritur, pulsi është i shpejtuar dhe i dobët. Frymëmarrja është e përshpejtuar dhe vështirësuar, kurse prej hundës kullon sekret seroz.

Fascioloza akute në gjedhë më rrallë shfaqet, kurse simptomat janë të ngjashme sikurse te dhentë.

Forma kronike, te lopët dhe dhentë, manifestohet me mukoza të zbehta, ndonjëherë edhe të ngjyrosur në të verdhë, leshi është i thatë dhe bie lehtë, sidomos në gjoks, kurse mund të shfaqet edhe diarre. Temperatura e trupit më shpesh është në kufi jtë e normales, por kohë pas kohe mund të shfaqen edhe ethe. Kafshët e sëmura dobët e marrin ushqimin, gradualisht dobësohen, kurse qumështi bëhet ujshëm. Në stadet e vonshme të kasheksisë kafsha ngordh për shkak të rraskapitjes.

Te kafshët e sëmura në formë kronike vërehet plogështi dhe shenja të somnolencës, qimet janë kreshpëruara dhe pa shkëlqim, mukozat janë të zbehta, kurse ndonjëherë edhe ikterike. Oreksi ulet dhe bëhet i deformuar. Temperatura trupore vazhdimisht luhatet. Në lopët qumështore reduktohet sasia e qumështit.

Mjekimi: për mjekimi e fasciolozës përdoren barna të njohura si preparate antihelmentike.

� �

Fig. nr. 103. - Parazit i Fasciola hepatica Fig. nr. 104.- Ndryshmet në mëlçi

215

5.3.1.5. SHIRITAT – TENIAZAT

Shiritat te qentë janë mjaft të shpeshtë dhe zakonisht klinikisht manifestohet vetëm te kafshët e reja. Kafshët më të moshuar shumë rrallë sëmuren, por janë bartës të sëmundjes.

Në zorrën e hollë të qenve, parazitojnë numri më i madh i shiritave, format larvore e të cilave parazitojnë edhe te kafshët shtëpiake.

Format larvore të shiritit Echinococcus granulosus mund të zhvillohet edhe te njeriu.Etiologjia: llojet e shiritave te qenit janë: Echinococcus granulosus forma e larvore e të cilit, Echinococcus polymorphus, paraz-

iton në gjitarët e egër dhe njeriu. Ekziston edhe forma larvore që paraziton në trurin e ripërtypësve.Simptomat: paraqitja e simptomave klinike varet nga shkalla e infeksionit, llojit të para-

zitit, si dhe prej moshës dhe ushqimit të kafshës. Për këtë shkak, simptomat ndonjëherë mund të jenë të pa vërejtura, ndërsa ndonjëherë mirë të shprehura. Te kafshët e sëmura zakonisht shfaqen ndryshime në funksionimin e aparatit tretës.

Mjekimi: Me pastrimin e qenve nga parazitët e zorrëve, kurse përdoren edhe preparate antihelminte.

Fig. nr. 105. - Cikli zhvillimor i shiritit

216

EKINOKOKOZA

Ekinokokoza paraqet sëmundja kronike në dhen, dhi, gjedhë dhe derra.

Etiologjia: shkaktohet nga Echinococcus polymorphus forma larvore e shiritit të qenit Echinococcus granulosus.

Fig. nr. 106. – Parazit i Echinococcus granulosus

Simptomat: Ekinokokoza çdoherë shfaqet me shenja të fshehura dhe është proces jetëgjatë kronik. Me këtë rast, kafsha dobësohet dhe ulen karakteristikat prodhuese. Sëmund-ja është e zgjeruar në tërë botën, kurse shumë shpesh paraqitet edhe te njerëzit.

Mjekimi: Tani për tani nuk fekondohet mjekimi i kafshëve prej ekinokokozës, rekoman-dohet therja me kohë për shkak të pengimit me kohë të dëmeve të mëtejshme.

Fig. nr. 107. – Cisti i ekinokokozës

217

CISTICERKOZA

Etiologjia: cisticerkoza ose gërbula (thjerrëza) te gjedhët, kurse te njeriu është shkak-tuar nga Cysticercus bovis forma larvore e shiritit (te njeriu - Taenia saginata).

Edhe pse cisticerkoza nuk ka ndonjë rëndësi të madhe patologjike te gjedhët, megjithatë, për shkak të hedhjes së mishit që është shumë i infektuar ose me kualitet të dobët, rëndësia e saj ekonomike është shumë e madhe.

Nga ana tjetër, prapë, mishi nga gjedhët me cisticerkozë, si burim i infeksionit i njerëzve me shirit, paraqet problem të madh shëndetësor.

Mjekimi: lufta kundër cisticerkozës te gjedhët, respektivisht shiritin te njerëzit, ka të bëjnë me veprim preventiv dhe shëndrrohet në ndërprerjen e zinxhirit të ciklit zhvillimor të shiritit Taenia saginata në kompleksin njeri-gjedhë duke e penguar kafshën të vij deri te fekalet i njerëzve ose njeriut ta konsumoj mishin me fshika.

Fig. nr. 108.- Parazit të Taenia saginata

Etiologjia: cisticerkoza ose gërbula e derrave është shkaktuar nga Cysticercus cellulo-

sae, forma larvore e shiritit (te njeriu - Taenia solium). Në regjionet enzootike, cisticerkoza ka rëndësi të madhe për shkak të mospërdorimit të mishit që është i infektuar, si dhe për shkak të mundësisë të infektimit të njerëzve me këtë shirit.

Mjekimi: Edhe pse sot ekzistojnë mjete që i zhdukin fshikat e pjekura (thjerrëza), mjeki-mi i cisticerkozës te derrat në praktik nuk zbatohet, por zbatohen të njëjtat masa parandaluese sikurse gjatë cisticerkozës te gjedhët.

Fig. nr. 109. – Paraziti i Taenia solium

218

CENUROZA

Etiologjia: cenuroza është sëmundje që paraqitet te dhentë e shkaktuar nga Coenurus

cerebralis, forma larvore e shiritit të qenit Taenia multiceps. Për shkak të simptomave kara-kteristike që e përcjellin këtë sëmundje (lëvizja e pakoordinuar) te populli është e njohur si pëlkyerje ose trullosje. Nga cenuroza më shpesh sëmuren qengjat dhe dhentë e reja deri më 2 vjet moshë, kurse ngordha është e madhe.

Simptomat: Cenuroza paraqitet në formën akute dhe kronike, kurse simptomatologjia varet nga lokalizimi i cenurusit në sistemin nervor qendror, madhësia e tij dhe karakteristikat e ndryshimeve patologjike. Në formën akute paraqitet temperatura e rritur trupore, përshpe-jtim pulsit, pareza ose paraliza. Në formën kronike paraqiten ndryshime në lëvizjen dhe pam-jen. Kafsha nuk është në qejf, dobët hanë, nuk reagon në ngacmimet e jashtme, gjatë kohë qëndron me kokë të ulur. Kohë pas kahe paraqitet dredhje, kafsha lëviz djathtas ose majtas, shkon mbrapa dhe duke ju marr mend shkon më përpara.

Mjekimi: Për mjekimin e kësaj sëmundje shfrytëzohen preparatet antihelminte. Mjekimi mundet të jetë i suksesshëm në qoftë se zbatohen në format akute të sëmundjeve, ndërsa te format kronike nuk arrihen kurrfarë efektesh klinike.

Fig. nr. 110. – Fshika e cenurozës

5.3.1.6. ASKARIDOZA

Etiologjia: Askaridoza paraqet sëmundjen më të rëndësishme parazitare te derrat, dhe është e përhapur në të gjitha viset e botës, kurse në prodhimin e rritjes së derrit i shkakton dëme të mëdha. Për shkak të natyrës së shkaktarit, shfaqet edhe në fermat e mëdha të derrave dhe te prodhuesit individual.

Shkaktarë i askaridozës te derrat është paraziti Ascaris suum. Parazitët janë lokalizuar në zorrët e holla të përbujtësit, kurse përmes jashtëqitjes femrat hedhin vezë në mjedisin e jashtëm, ku pas një kohë embrionojnë dhe bëhen efektive.

Simptomat:a askaridoza karakterizohet me pneumoni (në periudhën e migracionit e larvave nëpër mushkrit e bardha) çrregullimin në aparatin digjestiv e përcjell me ngecje të konsiderueshme në rritjen dhe zhvillimin të kafshëve të reja dhe me rezistencë të zvogëluar ndaj sëmundjeve të ndryshme të tjera, sidomos infektivet. Më shpesh paraqitet në formë kro-

219

nike dhe i përfshinë kategoritë e rreja të derrave. Derrat e vjetër të infektuar, paraqesin burim të përhershëm i infektimeve të derrat e rrijë.

Mjekimi: Mjekimi mundet të jetë individual ose në grupe. Para se të veprohet me mjeki-min, është e nevojshme të shkurtohet racioni nga dita e mëparshme, që të mundet kafsha në tërësi ta merë barin që vendoset në ushqim në ditën e nesërme. Nga ana tjetër, ilaçi më mirë vepron kur zorrët janë zbrazëta. Në numrin më të madh të rasteve përdoren antihelmentik

(piperazinë, mebendazol, fenbendazol) që gjithashtu vendosen në ushqim.

5.3.1.7. TRIHINELOZA

Etiologjia: Trikineloza është sëmundje që paraqitet te kafshët, por sidomos në derra dhe minj, andaj transmetohet edhe te njeriu. Paraqet njërën nga sëmundjet më të rënda te njeriu me mbarim të mundshëm letal. Shkaktarë i kësaj sëmundje është Trichinella spiralis.

Trikineloza në mënyrë primare paraqet infeksion të dy kafshëve, prej tyre pastaj bartet te minjtë dhe në fund te derrat. Derrat paraqesin burim më të shpeshtë të infeksionit për njeriun.

Simptomat: parazitët e rritur duke depërtuar në mukozën e zorrëve, mund të shkakto-jnë pezmatim hemorragjik katarral të zorrëve. Kur larvat do të kalojnë në muskujt e njerëzve shkaktojnë dhimbje, të ngjashme me reumën, dhe shumë simptoma të tjera, në varësi prej numrit të larvave si dhe prej organit ose muskulit që ka shumë larva.

Mjekimi: te kafshët nuk shërohet, sepse sëmundja me këtë etiologji nuk diagnostikohet.

Fig. nr. 111. – Paraziti i trikinelës në mish

220

5.3.1.8. ESTROZA

Etiologjia: Estroza paraqet sëmundje parazitare e dhenve dhe disa ripërtypës të egër e shkaktuar nga larvat e Oestrus ovis, që manifestohet me pezmatim të mukozës së rrugëve të hundës dhe sinuseve në kokë.

Simptomat: në periudhën e fl uturimit të parazitëve femra nga estrusi dhe vendosjen e larvave, dhentë janë të shqetësuara dhe mundohen të mbrohen. Grumbullohen në grupe, e lëshojnë kokën kah toka ose i mbështesin fejzat e hundës njëra kundrejt tjetrës. Në kafshët e infektuara simptomë karakteristik është tërfi limi, me të cilën delja synon t’i fl ak larvat, kurse në të njëjtën kohë është që të çlirohet nga teprica e jargëve.

Mjekimi: në mjekimin e estrozës përdoret insekticidi (neguvon).

Fig. nr. 112. - Larvat e Oestrus ovis në konhet e hundës te delja

5.3.1.9. HIPODERMOZA

Etiologjia: hipodermoza te gjedhët paraqet sëmundje e shkaktuar nga format larvore të zekthit të gjedhëve Hypoderma bovis dhe Hypoderma lineatum.

Hipodermoza është sëmundje që ka rëndësi të veçantë për gjedhët. Është e përhapur në shumë vende të botës. Te ne paraqitet shpesh te kafshët të cilat gjatë verës mbahen në kullota.

Simptomat: përveç dobësimit të kafshës, sasia e zvogëluar e qumështit dhe rritja e dobët, ka disa simptoma më të dukshme gjatë fazës së parë në zhvillimin e larvave, deri te ar-dhja nën lëkurë. Dëmet nga kjo sëmundje kanë të bëjnë, me kualitetin më të dobët të lëkurës nga krerët e sëmura dhe sasia e zvogëluar e qumështit dhe mishit.

Mjekimi: mjekimi orientohet në zhdukjen e larvave në organizmin e kafshëve para se ato të vijnë ën lëkurë dhe ta dëmtojnë dhe atë përmes përdorimit të masave profi laktike me insekticid.

221

Fig. nr. 113. - Hipodermoza te gjedhët, larvat nga Hipoderma bovis

5.3.1.10. ZGJEBJA

Etiologjia: zgjebja është sëmundje parazitare e kontagioze në kafshët shtëpiake, me rrjedhë kronike, që manifestohet me kruarje dhe ndryshime në lëkurë.

Dallohet zgjebe e shkaktuar nga llojet të “këpushave” që futen në epidermis (Sarcoptes

dhe Notoedres) dhe zgjebe që shkaktohet nga llojet që jetojnë në sipërfaqen e lëkurës (Pso-

roptes, Otodectes, Chorioptes).

Sëmundja paraqitet te dhentë, dhitë, kuajt, gjedhët, derrat, qentë, etj.Sëmundja transmetohet prej kafshëve të sëmura në të shëndoshat përmes kontaktit ose

përmes sendeve të ndryshme. Dëmet nga kjo sëmundje mund të jenë shumë të mëdha. Kjo sidomos ka të bëjë me kafshët që rriten për shkak të leshit dhe gëzofi t.

Simptomat: te dhentë në fi llim të sëmundjes nuk ka ndonjë ndryshim të dukshëm të lëkurës, kurse më vonë janë të shqetësuara dhe kohë pas kohe kruhen. Pastaj, vjen deri te lën-dimet në epidermisin e lëkurës që shkaktohen nga paraziti dhe rënia e leshit.

Mjekimi: Në mjekimin e zgjebes përdoren preparate akaricide në bazë të acidit estër-fosforit. Mjekimi realizohet përmes banjëzim të kafshëve edhe atë dy herë në vit.

5.3.1.11. DEMODIKOZA

Etiologjia: demodikoza paraqet sëmundje parazitare te shumë kafshë shtëpiake, kurse manifestohet me ndryshime të pjesëve të kufi zuara të lëkurës ose nëpër krejt trupin. Kjo së-mundje është vërejtur edhe te njeriu. Demodikoza më shpesh paraqitet te qentë dhe shkak-tohet nga paraziti Demodex canis.

Simptomat: çdo qen që infektohet nuk është e thënë të ketë edhe simptome klinike, kurse numri i madh e qenve klinikisht të shëndoshë parazitin e bartin me vete. Sëmuren vetëm disa prej kafshëve të infektuara edhe atë nëse veprojnë edhe faktorët predispozues (kujdesi i dobët i lëkurës dhe qimeve, ushqimit të keq, mungesa e vitaminave). Ndryshimet e para të dukshme të lëkurës paraqiten rreth syve, pastaj zgjerohen edhe nëpër pjesët e tjera. Ndryshi-met e lëkurës manifestohen në formë të: ndryshimeve skuamoze, pustuloze, ndryshimeve të kombinuara dhe atipike.

Mjekimi: Në mjekimin, si e para, duhet të largohen faktorët predispozues.

222

Fig. nr. 114. - Paraziti Demodex capis dhe demodikoza te qeni

Për në shtëpi:

Vizitoni ambulancën më të afërt veterinare dhe bisedoni me punëtorët veterinarë për sëmundjet më të shpeshta parazitare te kafshët shtëpiake në regjion.

223

5.3.2. SËMUNDJET E BRENDSHME

Në sëmundjet e brendshme bëjnë pjesë sëmundjet e organeve te kafshët shtëpiake.Është e njohur se çdo lloj i kafshës shtëpiake posedon normative të ndryshme fi ziologjike,

kurse gjithashtu edhe patologji me tipare të veçantë. Për këtë shkak edhe diagnoza e sëmund-jeve është detyra më e vështirë dhe më përgjegjëse në punën e veterinarisë.

Në praktikën veterinare, mundemi t’i takojmë sëmundjet e sistemeve organike vijuese:- sëmundjet e organeve për tretje;

- sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut;

- sëmundje të organeve për frymëmarrje;

- sëmundje të organeve për urinim,

- sëmundje për metabolizmin;

- sëmundje të sistemit nervor dhe

- sëmundje të gjakut.

5.3.2.1. SËMUNDJE TË ORGANEVE PËR TRETJE

Në këto sëmundje bëjnë pjesë:- pezmatimi i gojës dhe fytit;

- çrregullimet i kapërcellit;

- fryrje e plëndësit dhe nanuqit,

- atonia e parastomakëve,

- pezmatimi i stomakut dhe zorrëve,

- kolikat dhe

- ndryshim i pozitës së zorrëve;

- Pezmatimi i gojës

Pezmatimi i mukozës së gojës quhet Stomatitis. Stomatiti mund të paraqitet si sëmund-je e pavarur ose paraqitet si dukuri shoqëruese e ndonjë sëmundje tjetër.

Etiologjia: Faktorët më të shpeshtë etiologjik që shkaktojnë pezmatimin e mukozës së gojës janë faktorët mekanik (të ushqyerit me ushqim të ashpër, jo mjaft të pastruar dhe ush-qim të papërgatitur) faktorët termik (marrja e ushqimit të tepërt të ngrohtë ose ftohtë) dhe bakteret patogjene.

Simptomat: kafshët e prekura me kujdes e marrin ushqimin ose e refuzojnë, me kujdes e përtypin, kurse te gjedhët është çrregulluar edhe ripërtypja. Prej gojës kullon jargë e përzier me jargë dhe gjak.

Mjekimi: Te rastet më të rënda sugjerohet shpëlarja e zgavrës së gojës me dezinfektues të butë.

224

Fig. nr. 115. – Pezmatimi i mukozës së gojës

- Pezmatimi i fytit

Pezmatimi i fytit quhet pharyngits.

Etiologjia: nga faktorët primar që sjellin deri te ndryshimet pezmatuese me karakter të ndryshëm janë agjensët mekanik, kimik, termik dhe infektiv.

Simptomat: gjendja e përgjithshme e kafshës është e çrregulluar që në vet fi llimin e sëmundjes. Temperatura e trupit është rritur, pulsi i përshpejtuar, ritmik. Koka dhe qafa janë zgjatur, paja e frikësuar dhe kohë pas kohe godet me këmbët e para. Gjatë pirjes së ujit dhe ushqimit shprehet akti i vështirësuar i gëlltitjes, si dhe paraqitja e kthimit të ushqimit nëpër hundë.

Mjekimi: dhënia e ushqimit që tretet lehtë, të butë dhe të freskët. Sanë e mirë e luad-hit, e spërkatur me ujë të njelmët, brumë i qulltë prej mielli dhe krunde. Vendosja në fasha të ftohta ngrohta të bëra prej krunde. Zbatimi i terapisë medikamentoze preparateve të sulfon-amidëve dhe antibiotik.

- Çrregullimi i kapërcellit

Te ezofagu më shpesh ndodhin çrregullimet vijuese: ngushtimi dhe bllokimi.

Etiologjia: Ngushtimi ndodhë për shkak të presionit të kapërcellit nga jashtë. Bllokimi ndodh për shkak të gëlltitjes së ushqimit dobët të përtypur ose mollës së tërë

ose patates së tërë (te lopët) dhe copës më të madhe të ashtit te qentë. Bllokimi i kapërcellit më shpesh ndodh në vendet vijuese. Pjesën e fi llimit të kapërcellit, hyrjes së kapërcellit në zgavrën e kraharorit dhe kalimit të kapërcellit nëpër diafragmë.

Simptomat: simptomat e përbashkëta të bllokimit të kapërcellit janë: rritja e sekretimit të jargëve, mungesa e oreksit, refuzim i ushqimit dhe meteorizmi (grumbullimi i gazrave).

225

Mjekimi: Tajitja e mbylljes të kapërcellit mund të jetë: mekanike (nxjerra e trupit të huaj) medikamentoze (mjete për largimin e ngërçit në kapërcell) dhe në mënyrë kirurgjike.

- Fryrja e plëndësit dhe nanuqit

Fryrja e plëndësit dhe nanuqit paraqet shtangie tejmase e murit të plëndësit dhe nanuq-it për shkak të grumbullimit të sasisë së madhe të gazrave në ta. Më shpesh paraqitet në gjed-hët dhe dhentë.

Etiologjia: shkaqet për paraqitjen fryrjes është marrja e ushqimit që lehtë fermentohet (bërsi, patate e prishur) marrja e ushqimit të gjelbër (jonxhë, grozhël, kullosë e freskët e lëng-shme).

Simptomat: fryrja e fuqishme dhe e menjëhershme në pjesën e pasme të trupit, sidomos ana e majtë, me zë të theksuar gjatë goditjes në të, frymëmarrja e vështirësuar dhe paraqitja e mavijosur në mukozat e dukshme. Për shkak të pamjaftueshmërisë së zemrës dhe ngufatjes, mund të ndodh ngordhja.

Mjekimi: futja e sondës së stomakut dhe evakuimin e gazrave. Gjatë rrezikut nga ngu-fatja duhet të kryhet shpimi me instrument të posaçëm të quajtur troakar ose ruminotomia (hapja e plëndësit).

- Atonia e parastomakëve

Atonia e parastomakëve paraqet çrregullim i motorikes së parastomakëve për shkak të dobësisë të muskulaturës. Manifestohet në atë mënyrë që kontraktimet janë me numër më të vogël dhe me intensitet të vogël. Kjo sëmundje është e njohur edhe me emrin indigestion.

Etiologjia: shkaku për këtë sëmundje është tejngopja e kafshës me ushqim të koncen-truar, lëshimi në kullota të pasura dhe dhënia e ushqimit të shijshëm pas ushqimit të varfër dimëror.

Simptomat: sëmundja zakonisht paraqitet kohë të shkurtër pas marrjes së ushqimit. Nga simptomat e përgjithshme paraqitet oreks i zvogëluar dhe ndërprerje e ripërtypjes. Temperatu-ra është kryesisht, normale. Sasia e qumështit reduktohet. Gropa e majtë e uritur është mbushur, kurse me palpim në plëndës gjendet përmbajtje e brumtë ose e fortë.

Indigjestioni akut me toksemi jep imazh të sëmundjes së rëndë. Paraqitet dobësi e përgjithshme trupore, kafsha bie dhe nuk mund të çohet.

Mjekimi: duhet të ndërpritet ushqimi 1-3 ditë, kurse pastaj jepet sanë e mirë në racione të vogla. Bëhet masazhi i plëndësit në regjionin e gropës së uritur të majtë. Prej barnave jepet saningest, digestan.

- Pezmatimi i stomakut

Pezmatimi i stomakut quhet gastritis.

Etiologjia: gastriti akut më shpesh shkaktohet prej faktorëve egzogjen të futur në sto-mak. Shkaqet që mund të sjellin deri te paraqitja e gastritit janë: gabimi në marrjen e ushqimit, ushqyerja me ushqim që vështirë tretët, marrja e bimëve helmuese ose helme.

Simptomat: baza e pasqyrës klinike të gastritit akut te të gjithë kafshët shtëpiake e për-bëjnë shenjat e shkaktuara me çrregullimin e sekrecionit, motorikes dhe absorbimit në sto-mak.

226

Simptomat e përbashkëta për të gjitha llojet e kafshëve janë: zvogëlimi i oreksit, ngadalësimi dhe dobësimi i peristaltikës së zorrëve dhe obstipacioni. Kafshët janë plogështa, apatike, lëvizin ngadalë gjatë punës, shpejtë lodhen.

Mjekimi: Në rastet më të lehta të sëmundjes, e mjaftueshme është të largohen gabimet në ushqimin. Rastet më të rënda domosdo të rinë uritur 1 – 2 ditë. Te rastet akute, më së miri është të shpërlahet stomaku. Kjo zbatohet te qentë dhe kuajt.

- Pezmatimi i zorrëve

Pezmatimi i zorrëve quhet Enteritis dhe manifestohet me ndryshime të pezmatimit të mukozës së zorrëve që përcillet me çrregullime funksionale.

Etiologjia: shkaqet për enteritin primar, kryesisht, janë gabimet e ndryshme në të ush-qyerit, siç janë dhënia e ushqimit që vështirë tretët, mbeturinat nga tagjitë që lehtë fermento-jnë dhe ndryshime të shpejta të ushqimit.

Simptomat: simptomat dhe shenjat e sëmundjeve të zorrëve ndodhin si pasojë e çr-regullimeve të funksioneve të tyre themelore: motilitetit (kontraktimet e zorrëve), sekretimit, tretjes dhe absorbimit. Simptomat dhe shenjat më të shpeshta janë: dhembja, gjakderdhje, gurgullimi i zorrëve, vjellja, diarreja, rritja e temperaturës trupore.

Mjekimi: në fazën e parë të sëmundjes kafsha domosdo të futet në uri 1 – 2 ditë, nëse atë e lejon gjendja e saj. Pastaj, kafsha duhet me kujdes të ushqehet. Kuajve më së miri është t’ju jepet sasi të vogla të sanës së butë, qullë prej mielli prej miellit dhe krunde. Gjedhëve ju jepet sasi e matur e sanës me cilësi.

Për zbrazjen më të shpejtë të zorrëve jepen mjete për pastrim (në bazë të ricinusit).

5.3.2.2. SËMUNDJET E ZEMRËS DHE ENËVE TË GJAKUT

Pezmatimi i membranës së zemrës (qesë) quhen Perikarditis. Pezmatimi i muskulit të

zemrës quhet е Miocarditis. Pezmatimi i endokardit dhe valvuleve të zemrës quhen Endo-

karditis.

Etiologjia: pezmatimi i perikardit ndodh për shkak të transmetimit të infeksionit nga organet fqinje, kurse sidomos nga mushkëritë dhe pleurës.

Shkak për pezmatimin e miokardit mund të jenë agjensët e ndryshëm infektive (baktere, virus).

Endokarditet rregullisht janë pasojë e bakteremisë me ç’rast bakteret që depërtojnë në enët e gjakut vendosen në valvulet e zemrës duke shkaktuar proces pezmatues.

Simptomat: në fazat fi llestare të sëmundjes shfaqet dobësi e përgjithshme, lodhje e shpejtë gjatë punës, puna e shpejtuar e zemrës, ndryshime gjatë dëgjimit të toneve të zemrës.

Endokarditet manifestohen me temperaturë të lartë dhe gjendje septike dhe paraqitje të embolisë në organet, respektivisht shfaqet pamjaftueshmëri e theksuar e zemrës.

Mjekimi: rezultate të mira arrihen me përdorimin e antibiotikëve.

227

Fig. nr. 116.- pezmatimi i endokardit (Endocarditis)

5.3.2.3. SËMUNDJET E ORGANEVE TË FRYMËMARRJES

Sëmundjet në organet e frymëmarrjes më shpesh janë pezmatim të mukozës së hundës, sinuseve, laringut dhe mushkërive.

Pezmatimi i mukozës së hundës quhet rhinitis.

Etiologjia: ndodhin për shkak të falmës, me thithjen e substancave që irritojnë dhe për arsye të shkaktarëve infektiv.

Simptomat: karakterizohen me teshtimë, sekretim seroz, mukozal dhe sekretim muko-purulent nga hunda.

Mjekimi: përdoret inhalacioni dhe shpëlarja e hundës me mjete antiseptike

Pezmatimi i zgavrave paranazale (sinuseve) ndodh si rezultat i zgjerimit të pezmatimit nga mukoza e hundës në sinuse.

Manifestohet me grumbullimin të eksudatit seroz-mukozal ose qelbësues në sinuse. Mjekimi i pezmatimeve akute të sinuseve përbëhet nga përdorimi i inhalacionit dhe ven-dosjes lokale të fashave të nxehta.

Pezmatimi i mukozës së fytit quhet laryngitis.

Etiologjia: ndodhë për shkak të veprimit të faktorëve termik, mekanik, kimik dhe infek-tiv.

Simptomat: karakterizohet me paraqitjen e kollitjes, rritjen e ndjeshmërisë të laringut, gëlltitja dhe frymëmarrja e vështirësuar.

Mjekimi: është e nevojshme pushim dhe pengimi i kollitjes me mjete që e qetësojnë kollitjen. Volitshëm ndikon dhe mbështjellja e pjesës së fytit të qafës, si dhe inhalacioni.

Pezmatimi i trungut bronkial quhet bronchitis, kurse i mushkërive pneumoni. Etiologjia: këto sëmundje më shpesh janë të natyrës infektive.Simptomat: sëmundjet e kësaj pjese të sistemit respirator karakterizohet me kollitje që

mundet të jetë e thatë dhe produktive, gjakderdhje nga mushkëritë ose kollitje e sasisë më të vogël të gjakut, dhimbje në kraharor, disponoje (frymëmarrje e rënduar; fi shkëllim i kraharorit, sasia e reduktuar e oksigjenit në indit dhe insufi cienca (dobësimi).

228

Mjekimi: Për mjekimin e sëmundjeve të organeve të frymëmarrjes përdoren mjete për kollitje,mjete që do ta ndalojnë kollitjen, substancat bronkospazmolitike, përdorimi i substan-cave të ndryshme në formë të aerosolëve dhe antibiotikëve.

Fig. nr. 117. - Pezmatimi i mushkërive (Pneumonia)

5.3.2.4. SËMUNDJET E ORGANEVE URINARE

Në organet urinore shfaqen sëmundjet vijuese:- pezmatimi i veshkave;

- guralecë dhe rërë (konkremente) në rrugët urinar;

- pezmatimi i fshikës urinore.

- Pezmatimi i veshkave

Pezmatimi i veshkave quhet nephritis.

Etiologjia: glomerulonefriti akut mundet të ndodh për shkak të veprimit të baktereve nga gjinia streptokokë, stafi lokok dhe sëmundje të ndryshme sistematike.

Simptomat: manifestohet me ndryshimin në vet veshkat, ndryshime në urinë, edema, rritje e presionit të gjakut, zmadhimi i koncentrimit të uresë në gjak.

Mjekimi: Mjekimi themelor që duhet të zbatohet te glomerulonefriti difuz i përbëjnë antibiotikët, si dhe të gjithë mjetet kimioterapie për largimin e komplikimeve

229

Fig. nr. 118. – Pezmatimi i veshkave (Pyelonephritis)

- Konkrement në rrugët urinar

Konkrementet në rrugët urinore janë sëmundje e cila më shpesh paraqitet te qetë dhe demat, kurse më rrallë te kafshët femra. Nëse gurët urinore vijnë deri te uretra mund të sjellin deri te mbyllja e tyre. Në raste të tilla shfaqet dhembje kolike, shtërzim gjatë urinimit, kurse gjatë bllokimit të plotë të uretrës vjen deri te çarja e fshikëz urinore.

- Pezmatimi i fshikëz urinore

Pezmatimi i fshikëz urinore quhet cystitis.

Etiologjia: fshikëzat primare janë shkaktuar prej streptokokëve. Escherichia coli dhe bacilet difteroide. Përveç kësaj cistet mund të shfaqen me lëndimin e fshikëz urinore ose gjatë kateterizimit, si dhe gjatë ekzistimit të konkrementeve në fshikëz urinore.

Simptomat: manifestohet me urinim të shpeshtë me sasi më të vogël të urinës dhe ndryshim të urinës (pamja, ngjyra, konsistenca).

Mjekimi: sugjerohet shpëlarje e fshikëz urinore me mjete të buta antiseptike dhe për-dorimin e antibiotikëve në bazë të antibiogramit.

5.3.2.5. SËMUNDJET E METABOLIZMIT

Në praktikë, te kafshët shtëpiake hasen sëmundjet vijuese të metabolizmit:- ketoza ;

- pareza puerperale;

- rakiti dhe osteomalacia.

- Ketoza

Ketoza ose acetonemia paraqet grumbullim i sasisë më të madhe të trupave ketonik në gjak, kurse është në lidhje me çrregullimet në metabolizmin e karbohidrateve dhe yndyrave.

Nga ketoza më shpesh preken lopët. Sëmundja paraqitet në javët e para të laktacionit. Ketoza është para se gjithash sëmundje i lopëve qumështore me produktivitet të lartë. Në ven-din tonë, prej ketozës më së shumti preken lopët nga raca e zezë daneze dhe frizike lindore.

230

Etiologjia: si shkak për shfaqjen e kësaj sëmundje orientohet në defi citin e karbohidrat-eve në ushqim të lopëve qumështore me prodhimit të lartë.

Simptomat: simptomat që paraqiten te ketoza i përshkruhen veprimit të hipoglikemisë dhe hiperketonemisë. Në mënyrë klinike, ketoza mund të shfaqet në tri forma?

- digjestive;

- nervore dhe

- e ngjashme me parezën puerperale.

Forma digjestive është forma më e shpeshtë. Ky tip i ketozës ka pasqyrë shumë të ng-jashme klinike me indigestionin dhe me të mund të zëvendësohet. Simptomat e para janë humbje e përnjëhershme ose graduale e oreksit, rënia e shpejtë e kondicionit dhe ulja e prod-himtarisë së qumështit. Sëmundja zakonisht fi llon menjëherë, kurse ndonjëherë zhvillohet edhe gradualisht. Nga simptomat e tjera shfaqet atonia e plëndësit, ndërprerja e ripërtypjes, defekimit i ngadalësuar. Kafsha qëndron me shpatulla të kërrusura, kokën e ulur dhe me sy gjysmë të mbyllur. Temperatura, pulsi dhe frymëmarrja janë, kryesisht, normale edhe pse mund të tregojnë edhe variacione më të vogla.

Forma nervore te kafshët paraqitet pas lindjes. Sëmundja është shumë më serioze se sa në formën e mëparshme. Krahas simptomave të përgjithshme ë janë të lidhura me ndryshime në SNQ në formën e ekscitimit, parezës. Kafshët janë jo të qeta dhe të irrituar, shikimi është i egër.

Forma e ngjashme sikurse pareza puerperale, ngase tregon simptoma që shfaqen te kjo sëmundje.

Mjekimi: dhënia e glukozës është njëra nga metodat e mjekimit më të vjetër dhe më të përdorur për mjekimin e ketozës. Në terapinë e ketozës përdoret edhe kortizon.

- Pareza puerperale

Pareza puerperale është sëmundje e lopëve pas pjelljes, kurse karakterizohet me parezë të përgjithshëm (shtangim) humbje të vetëdijes, komë dhe hipokalcemia.

Etiologjia: sëmundja më shpesh shfaqet gjatë tri ditëve të para pas lindjes. Sëmuren më shpesh lopët që kanë arritur periudhën e prodhimit maksimal të qumështit, në moshën prej 5 deri më 10 vjet, mirë të majme dhe me kondicion të mirë. Sëmuren para se gjithash, rasat qumështore me prodhimtari të lartë. Hipoteza themelore e cila e shpjegon krijimin e parezës puerperale ka të bëjë me hipokalcemisë në gjakun e kafshës.

Simptomat: Sëmundja fi llon me shqetësim të butë dhe oreks të zvogëluar. Kafsha nuk interesohet për trupin e vet, ecjen e ka të luhatur. Kafsha e sëmurë bie në komë të thellë dhe shtrihet në ashtin e kraharorit. Këmbët i ka të përdredhur, kurse kokën e kthyer prapa dhe të shtrirë deri te shpatulla, gjoksi ose stomakun. Nëse koka tërhiqet dhe zgjatet përpara, kafsha e kthen në pozitën e mëparshme, sytë i janë gjysmë të mbyllur, kurse refl ekset e zvogëluara. Temperatura në rastet e rënda është nën normale d.m.th. mundet të bie në 35 oC

231

Mjekimi: në mjekimin e parezës puerperale dallohen dy veprime themelore: infuzioni intervenoz me kripëra të kalciumit dhe insufl acioni i ajrit në gji.

- Rakiti dhe osteomalacia

Etiologjia: rakiti dhe osteomalacia paraqesin çrregullim në metabolizmin, kurse ndod-hin për shkak të ndryshimeve në qarkullimin e fosforit dhe kalciumit, kurse shprehen me ndry-shime në sistemin e kockave.

Simptomat: rakiti paraqitet te viçat dhe mështjerrat më shpesh dimrit dhe në pran-verën e hershme. Te rakiti vjen deri te shtrembërimi i kockave në gjymtyrë dhe paraqitja e lëvizjeve anormale.

Nga osteomalacioni sëmuren më shpesh lopët, në rend të par gravitet dhe ato në lakta-cion të madh. Osteomalacioni manifestohet me vështirësi në lëvizjet, shtrirja e shpeshtë dhe paraqitja e aliotrofagisë.

Mjekimi dhe profi laksia: Për pengimin e kësaj sëmundje, më shpesh merren, masat parandaluese që kanë të bëjnë dhënien e sanës së mirë, dhënien e ushqimit që është e pasur me vitaminë D, qëndrim dhe lëvizje në ajër të pastër dhe diell. Ushqimi që jepet, të përmbaj sasi të mjaftueshme të kalciumit dhe fosforit dhe raporti përkatës ndërmjet tyre.

Fig. nr. 119. – Rakiti te qentë dhe te fëmijët

5.3.2.6. SËMUNDJE TË SISTEMIT NERVOR

Nga sëmundjet e sistemit nervor paraqiten pika e diellit dhe goditje e nxehtësisë.

Etiologjia: Pika e diellit ndodh për shkak të veprimit direkt të rrezeve të diellit mbi kokën dhe zverkun, sidomos në ditët e nxehta të verës

Goditja e nxehtësisë ndodh për shkak të grumbullimit të nxehtësisë trupore dhe për shkak të pamundësisë nga çlirimi i saj. Kjo ndodh kur temperatura e jashtme është e lartë kurse ajri është shumë i lagësht.

Simptomat: sëmundja fi llon me përgjumje gjatë punës, rraskapitje, dobësim i përgjith-shëm, lëvizje e pasigurt dhe frymëmarrje e rrënduar. Më vonë shfaqet puna e përshpejtuar e zemrës, puls i dobët dhe humbja e vetëdijes.

Mjekimi: Duhet të synohet kafsha sa më shpejtë të vendoset në freski, në lokalin e mirë të ventiluar, pastaj të lyhet krejt kafsha me ujë të ftohtë, ti vendoset akull në krye.

232

5.3.2.7. SËMUNDJET E GJAKUT

Nga sëmundjet e lopëve, te kafshët më të rëndësishëm janë: - anemia dhe

- leukemi.

Anemia karakterizohet me reduktimin e numrit të eritrociteve në gjak e cila çdoherë është e shoqëruar me zvogëlimin e hemoglobinës dhe hematokritit nën vlerën normale. Ane-mia është njëra prej shenjave më të shpeshta të sëmundjeve të ndryshme. Ajo mund të jetë vetëm sëmundje hematologjie ose çka është shumë më e shpeshtë, përcjellës ose shenjë e ndonjë sëmundje tjetër.

Leukemia është sëmundje tumori në palcën e ashtit, shpretka ose gjëndrat limfatike.Simptomat: duke marrë parasysh se proceset e leokimi mundet të përfshinë të gjitha

organet, fotografi a klinike shumë luhatet, në varësi prej intensiteti dhe lokalizimit të vetë pro-ceseve.

Mjekimi: metodë e suksesshme për shërim deri më sot nuk është gjetur. Për çdo rast, gjatë vendosjes së diagnozës duhet të shfrytëzohet ekonomikisht sa më shpejtë.

Testoje njohurinë tënde:1. Numëro sëmundjet e brendshme!2. Cilat sëmundje paraqiten në organet për tretje?3. Çka paraqet osteomalacioni?4. në cilat sëmundje bënë pjesë pika e diellit dhe goditja e nxehtësisë?

233

5.3.3. SËMUNDJET INFKETIVE

Të gjitha sëmundjet që shkaktohen prej agjensëve të gjallë (baktere, virus, rikeciet, kër-pudha) quhen sëmundje ngjitëse ose infektive.

Disa sëmundje infektive paraqiten te një krerë, ose te numri më i vogël e kafshëve. Num-ri më i madh i sëmundjeve infektive paraqitet te numri më i madh i kafshëve d.m.th. masovike. Për këtë shkak, fl asim për sëmundje infektive (infeksione) dhe epizootike.

Në luftën kundër sëmundjeve infektive, qëllimi kryesor është mjekimi e krerëve të sëmurë. Nga sëmundja e tillë nuk rrezikohet blegtoria në tërësi e as shëndeti i njerëzve në kuptimin e gjerë (p.sh. tetanosi).

Në luftën me sëmundjet infektive, qëllimi themelor është pengimi i zgjerimit të tyre d.m.th. pengimi ose zhdukja.

5.3.3.1. SËMUNDJET INFEKTIVE TË SHKAKTUARA PREJ BAKTEREVE

Bakteret janë organizma njëqelizor mikroskopik që jetojnë në ujë, ajër dhe tokë.Numri i madh i baktereve janë të dobishme për njeriun, por ka edhe të tillë që shkakto-

jnë sëmundje të ndryshme. ato quhen baktere patogjene.Bakteret patogjene mund të barten përmes ujit, ajrit dhe ushqimit, me teshtimë, kollitje,

fekale, jargë, etj.Kafshët shtëpiake sëmuren nga sëmundjet vijuese të shkaktuara nga bakteret patogjene:- antraksi;

- morva;

- pastereloza;

- ethja-Q;

- psitakoza;

- bruceloza;

- fruthi i derrave;

- salmoneloza;

- leptospiroza, etj.

ANTRAKSI

Etiologjia: Antraksi paraqet sëmundje infektive akute, që te kafshët shtëpiake paraqitet në formë të septikemisë, e shoqëruar me temperaturë të lartë, zmadhim i shpretkës infeksioni serioz hemorragjik të indit nënlëkuror dhe subseroze. Shkaktarë i antraksit është Bacillus an-

thracis.

Nga kjo sëmundje preken të gjitha llojet e kafshëve shtëpiake, madje edhe njeriu. Karak-teristike për këtë sëmundje është ajo që sporet e shkaktarit mund të mbesin aktive edhe deri më 30 vjet.

Prej njerëzve, më shumë preken ato që janë në kontakt direkt me krerët e sëmura (vet-erinerët, kasapët, blegtorët).

234

Simptomat: pasqyra klinike është e ndryshme te llojet e ndryshme të kafshëve, kurse varet prej mënyrës të infektimit dhe sasisë së shkaktarit. Te mënyre elementare e infektimit rrjedhja e sëmundjes septikemi dhe mbaron me ngordhjen e kafshës.

Simptomat e përbashkëta për të gjitha llojet e antrakseve janë: paraqitja e furishme të sëmundjes, zhvillimi i vrullshëm i cili për 1 – 3 ditë mbaron me vdekje te kafsha, temperaturë e lartë, diateza hemorragjike dhe konstatimi i bacileve në gjak.

Nga pikëvështrimi klinik, antraksi në raport me lokalizimin e sëmundjes primare mund të ketë shenja të dukshme klinike dhe të padukshme klinike, kurse me kohë sëmundja mund të jetë perakute, akute dhe subakute.

Antraksi me lokalizim të dukshëm paraqitet në formë të karbunkulit në lëkurë. Mjekimi: Te kafshët shtëpiake për qëllime terapie mundet të zbatohet serumi hiperimun

(nga kali ose lopa) i aplikuar intervenoz ose subkutane. Në të njëjtën kohë, me zbatimin e se-rumit imun, ,mundet të shtohen: penicilina, aureomicina, tetraciklina.

Fig. nr. 120. – Antraksi te njeriu – Pustula maligna

BRUCELOZA

Bruceloza parqet sëmundje infektive kronike, te kafshët shtëpiake dhe te njeriu. Manifestohet me temperaturë të gjatë valore, temperaturë ndryshime nekroze në or-

ganet gjenitale dhe tjera, kyçe, mbështjellësit e tendinëve dhe shfaqja e aborteve. Etiologjia: Bruceloza në lopë shkaktohet nga Brucella abortus, në derra nga Brucella

suis, kurse në dhen dhe dhi nga Brucella melitensis. Bruceloza në gjedhët dhe derrat është e pranishme në të gjithë botën, kurse bruceloza në dhen dhe dhi është pranishme në vendet e Detit Mesdhe.

Njeriu më shpesh infektohet në rrugë alimentare (nga qumështi i pa zier i dhisë, deles dhe lopës së infektuar) përmes lëndimit të lëkurës (veterinaret dhe blegtorët gjatë kohës së abortit, mjelësit gjatë kohës së mjeljes).

Simptomat: te lopët sëmundja nuk manifestohet me simptome klinike, simptomë i vetëm është aborti në lopët barrse, që mund të paraqitet në çdo kohë të barrsërisë, por më shpesh në majin e shtatë. Në rastet më të rralla mund të paraqitet pezmatimi i gjëndrës qumështore. Te kafshët mashkullore mund të shfaqet orkiti (pezmatimi i testeve).

235

Te dhentë dhe dhitë paraqitet aborti që ndodh pa shfaqjen e simptomave të mëparshme, kurse pastaj mund të shfaqet lodhje, marrja më e vogël e ushqimit, shtrirja e shpeshtë, kurse prej vulvës kullon sekret. Te kafshët mashkullore paraqitet pezmatimi i testeve.

Te kuajt, bruceloza manifestohet me abort, pastaj edhe me pezmatim të mitrës, te ham-shorët paraqitet edema e njëanshme ose dyanshme e testeve.

Mjekimi: Në vendin tonë nuk realizohet shërimi (përveç te njerëzit), sepse bruceloza si sëmundje infektive dhe zoonozë, çrrënjoset sipas normave ligjore.

Fig.nr.121. – Fetus i abortuar

Fig. nr. 122. – Bruceloza te lopët (pezmatimi i kyçeve) dhe bruceloza te derrat

(pezmatimi i testeve).

236

FRUTHI I DERRAVE

Etiologjia: fruthi i derrave është sëmundje infektive te gicat që shkaktohet prej Erysip-

elotrix insidiosa.

Simptomat: fruthi i derrave në mënyrë klinike mund të manifestohet në forma të ndry-shme, që lehtë mund të njihen. Forma perakute ose apoplektike, zhvillohet shumë shpejtë, kurse kafsha ngordhë përnjëherë dhe pa simptome të dukshme.

Forma akute ose septikemia fi llon me ngritjen e temperaturës trupore pre 42 oC dhe më shumë dhe çrregullimin e gjendjes së përgjithshme shëndetësore. Simptomat më të rëndë-sishme dhe paraqitjet e njollave të kuqe në lëkurë.

� �

Fig. nr. 123. – Fruthi i derrave

Zhvillimi subakut manifestohet me çrregullime më të vogla të gjendjes së përgjithshme dhe temperaturës trupore prej 42 deri më 42,8 oC. Në kraharor, kurriz dhe anët e jashtme të kofshëve paraqiten edeme të kufi zuara të ashpra, të rrumbullakëta, romboide me ngjyrën e fruthit të derrave dhe të errët manushaqe.

Në formën kronike paraqitet nekroza e lëkurës dhe ndryshimi në endokardit të zemrës. Mjekimi: në mjekimin e fruthit të derrave përdoret seroterapia me zbatimin të serumit

imun dhe terapisë antibiotike me penicilinë.

SALMONELOZA

Salmoneloza i përfshinë sëmundjet infektive te kafshët shtëpiake dhe të egra, shpezëve dhe njerëzve, që janë shkaktuar nga bakteret e gjinisë Salmonella. Në mënyrë klinike mani-festohet si septikemi, në formën gastroenterit subakut dhe kronik dhe abortit.

Salmoneloza te derrat

Etiologjia: Salmoneloza te derrat është shkaktuar me shkaktarin Salmonella suipestifer

Kunzendorf.

237

Simptomat: forma akute në derra fi llon me ngritjen e temperaturës trupore prej 41 deri 41,5° C, me karakter rikthyes. Kjo gjendje është shoqëruar me apati, inapetencë, dhe për së shpejtë edhe me diarre. Fekalet janë me ngjyrë të verdhë, aromë kundërmonëse, kurse ndon-jëherë edhe me njolla gjaku.

Gjendja kronike lidhet me atë subakute, kurse paraqitet konjunktivit dhe ekzemë krupoz nëpër lëkurë.

Mjekimi: për mjekimin e salmonelozës, në derra, përdoren sulfopreparatet (sulfotalidini, sulfogvanidini) ose antibiotikë (auroemicina).

Salmoneloza te shpezët

Etiologjia: shkaktarë i salmonelozës te shpezët është Salmonella gallinarum.

Simptomat: pulastrenë nuk janë në disponim, luhaten gjatë ecjes, puplat i kanë kresh-përuara, kurse lafshët e gushës janë shumë të zbehta. Gjatë sëmundjes shfaqet diarre, me përmbajtje të bardhë të gjelbër të kuqe, kurse ndonjëherë edhe me njolla gjaku, kurse puplat rreth kloakës janë të ngjitura.

Diarreja e bardhë nuk është pasojë e pezmatimit katarral të zorrëve, por për shkak të sekretimit të acidit ureik në urinë që shtresohet rreth klloçkës në formë të fonderisë së bardhë.

Mjekimi: zbatimi i disa antibiotikëve nuk jep efekt, për atë është e nevojshme të ndërmer-ren masa parandaluese dhe të pengohet futje e infeksionit në bërthamën e shëndosh.

LEPTOSPIROZA

Etiologjia: leptospiroza praqet sëmundje infektive akute, subakute, kurse më rrallë edhe kronike te kafshët shtëpiake, që në shumicën e rasteve paraqitet në formë enzootike. Ky infek-sion paraqet zoonozë. Shkaktarë i kësaj sëmundje janë leptospirat nga serotipet e ndryshme.

Simptomat: karakteristikat themelore të kësaj sëmundje me temperaturë të rritur, zverd-hje, hemoglubinari në urinë, hemorragji nëpër lëkurë dhe mukozë, kurse te gjedhët edhe der-rat edhe aborti.

Mjekimi: në shërim përdoret serume hiperimun dhe antibiotikët (streptomicina, auro-emicina dhe teramicina).

Kontrolloni njohurinë tuaj:1. Cilat sëmundje quhen infektive?2. Cilët organizma shkaktojnë sëmundje infektive?3. Në cilat sëmundje bënë pjesë bruceloza dhe si manifestohet te kafshët e infektuara

dhe te njeriu?

238

5.3.3.2. SËMUNDJET INFEKTIVE TË SHKAKTUARA NGA VIRUSET

Viruset janë organizma më të thjesht të gjallë, që nuk disponojnë me mekanizma të tyre për shumë procese biokimike dhe energjetike. Për atë zhvendosen në qelizat nga organizmat e tjerë të gjallë, me çka i drejtojnë proceset biokimike në favor të tyre.

Te kafshët shtëpiake mundet të shfaqen sëmundjet vijuese të viruseve:- afta epizootike;

- sëmundja vezikulare te derrat;

- infl uenca te derrat;

- tërbimi ;

- sëmundja e Aujeskit;

- anemia infektive e njëthundrakëve;

- murtaja e derrit;

- murtaja atipike te shpezët.

AFTA EPIZOTIKE

Afta epizootike paraqet sëmundje infektive akute, shumë kontagioze te kafshët me thundërza, kurse mund të preken edhe njeriu (zoonoza).

Etiologjia: virusi i aftës epizootike i takon familjes picornaviridae (RNK) dhe gjinisë aphthovirus.

Simptomat: inkubacioni zgjatë prej 1 – 11 ditë. Simptoma i parë i sëmundjes është rritja e temperaturës, 41 o. C. Gjendja e përgjithshme është e ndryshuar: oreksi është i dobët, ripër-typja e ngadalshme, pulsi dhe frymarrja janë të shpejtuar. Pas paraqitjes së simptomave të para, vërehet reaksion pezmatues në mukozat e gojës, qiellza dhe gjuha e fortë. Në këto vende, gjatë 1 – 2 dite, paraqiten vezikula (afta) me madhësinë e vezës. Pothuaj se në të njëjtën kohë paraqiten afta dhe në pjesën e kurorës së thundërzave, ndërsa më rrallë edhe në mukozën e gjirit. Kur aftat e gojës do të rriten kullon sekret elastik.

Pëlcitja e aftave në thundërza sjell deri te formimi i erozioneve, që më vonë mundet të infektohen me baktere dhe paraqitja e qelbit dhe nekrozës.

Mjekimi: mjekimi specifi k medikamentoze nuk ekziston. Për pengimin dhe çrrënjosjen e aftës epizootike, e cila sipas dispozitave ligjore në mënyrë të detyrueshme paraqitet, zbato-hen masa radikale d.m.th. “stamping out”, bllokimin e oborreve, fermave, vendbanimeve dhe të gjitha masat veterinare.

Vaksinimi i individëve prekës mund të bëhet me masa parandaluese ose për pengimin e përhapjes së saj.

239

Fig. nr. 124. – Afta epizootike në lopët

INFLUENCA TE DERRAT

Infl uenca në derrat paraqet sëmundje akute infektive që manifestohet me simptome të sistemit respirator. Kjo sëmundje mundet të bartet edhe te njeriu (zoonoza).

Etiologjia: virusi i infl uencës në derra bën pjesë në familjen orthomyxoviridae tipi A.

Simptomat: Inkubacioni është për disa orë deri në 7 ditë. Simptoma e parë është rrit-ja e temperaturës (40-41 oC), kurse menjëherë pas saj paraqitet oreksi i zvogëluar dhe apa-tia. Tanimë në ditët e para të sëmundjes paraqitet kollitje me frymëmarrje të vështirësuar të shprehur. Ngordhja ndodh pas 3-6 ditëve.

Mjekimi: Terapi specifi ke nuk ekziston. Në rastin e paraqitjes së sëmundjes, derrat duhet të ndahen në grupe më të vogla dhe të përmirësohen kushtet e rruajtjes. Mundet të zbatohet metoda ,,stamping out”.

TËRBIMI

Tërbimi është sëmundje akute infektive te të gjitha kafshët sangunike dhe njeriu. Së-mundja manifestohet me simptoma të SNQ dhe mbaron me ngordhje.

Tërbimi si sëmundje është shumë herët e njohur. Burim i tërbimit kryesisht janë kafshët e egra, në rendin e parë dhelprat. Nga burimi (kafshët e egra) deri te njeriu, tërbimi në numrin më të madh të rasteve transmetohet përmes qenve dhe maceve.

Etiologjia: virusi i çartjes përmban RNK, kurse i takon familjes rhabdoviridae dhe gjinisë lyssavirus.

Simptomat: inkubacioni te tërbimi nuk është më e shkurtër se 10 ditë, kurse te kafshët mesatarisht është 14 deri më 50 ditë.

Në formën klasike të pasqyrës klinike te qentë manifestohet në tri stade.

240

Stadiumi i parë quhet prodromal (simptoma jo karakteristike), ku shfaqet apatia ose frika dhe shqetësimi, mos dëgjueshmëri, krurje në vendin e lëndimit të lëkurës (vendi ku është kafshuar kafsha), tërheqja dhe shtrirja në pjesë të errëta të hapësirave dhe zmadhimi i saliva-cionit. Ky stad zakonisht zgjatë 1 – 3 ditë.

Në të dytin, stadi i ekscitimit (stadi rabiesit) kafsha ka dëshirë për shëtitje dhe kaf-shim, kurse agresiviteti është i shprehur madje edhe ndaj pronarit. Oreksi është i dobësuar, kurse zëri zukat. Në këtë stad i cili zakonisht zgjat rreth 2 ditë, është e shprehur edhe sekretimi i fuqishëm e jargës, ngase është e vështirësuar gëlltitja për shkak të parezës të farinksit.

Në të tretin - stadi paralitik, te kafsha vazhdimisht, nofulla e poshtme, gjuha dhe sytë janë të paralizuar. Shpejt vjen deri te paraliza edhe e ekstremiteteve dhe kafsha nuk mund të qëndron. Ky stad zgjatë tri ditë, ndërsa pastaj vjen ngordhja.

Mjekimi kur janë në pyetje kafshët shtëpiake, terapia nuk ekziston. Te njerëzit zbatohet terapia simptomatike, por prognoza çdoherë është e pavolitshme. Në qëllimin e parandalimit njëra nga masat është imunifi kimi. Vaksinimi profi laktik zbatohet vetëm te qentë dhe macet, për atë se ato janë transmetuesit më të shpeshtë nga tërbimi nga burimi deri te njeriu, kurse qëllimi i luftës me tërbimin është që të mbrohen njerëzit nga njëra prej zoonozave më të rrezikshme.

Fig. nr. 125. – Qeni i tërbuar

MURTAJA E DERRIT

Murtaja e derrit është sëmundje infektive e cila në rrugë natyrore shfaqet vetëm te derrat pa marrë parasysh moshën. Sëmundja më shpesh manifestohet me viremi, përkatësisht me pezmatim nekrotik kronik të mukozës së aparatit tretës dhe pezmatim krupoz të mushkërive.

Etiologjia: virusi për këtë sëmundje është nga familja togaviridae dhe gjinia pestvirus.

241

Simptomat: inkubacioni te murtaja e derrit është 4 – 6 ditë. Ekzistojnë të dhëna në lidhje me inkubacionin më të shkurtër dhe më të gjatë, por mund të thuhet se ajo është prej 2 deri më 22 ditë.

Në formën perakute të sëmundjes vjen deri te ngordhja e përnjëhershme e kafshëve pa simptoma të dukshme paraprake të sëmundjes.

Në formën akute të sëmundjes vjen deri te ngritja e temperaturës trupore, ngritja e së cilës fi llon gradualisht, dhe sillet prej 41 – 41,5 oC (rrallë mbi këto kufi ). Përveç kësaj vërehet: apatia, shtrirja e vazhdueshme, oreksi reduktuar ose plotësisht i humbur. Në rastin e lëvizjes së detyrueshme shfaqet dhimbje dhe mbështetje e majave të thundërzave me animin e pjesëve të pasme të trupit. Ndonjëherë mund të vërehet edhe lëvizje e pakoordinuar, që është rezultat i ndryshimeve të SNQ. Në lëkurë mund të vërehen gjakderdhje petekiale, kurse ndonjëherë mund të shfaqet edhe nekrozë e kufi zuar në lëkurë. Kjo rrjedhë e sëmundjes zakonisht zgjatë 6 – 9 ditë dhe mbaron me ngordhje.

Mjekimi: Në më shumë vende, por edhe tek ne, mjekimi nuk aplikohet. Me qëllim paran-dalimi dhe shfarosje të kësaj sëmundje infektive, zbatohet metoda ,,stamping out”.

MURTAJA ATIPIKE E SHPEZËVE

Murtaja atipike e shpezëve është sëmundje infektive akute te shpezët. Në qoftë se njeriu sëmuret nga kjo sëmundje, paraqiten ndryshime në konjunktivë. Kjo sëmundje paraqet armi-kun më të madh të shpezëve.

Etiologjia: virusi i murtajës atipike të shpezëve bënë pjesë në grupin paramyxoviridae.

Simptomat: periudha e inkubacionit te murtaja atipike e shpezëve zgjatë mesatarisht 6 – 7 ditë, kurse luhatet prej 2 seri më 14 ditë. Pasqyra klinike luhatet në varësi nga virulenca e shkaktarit.

Në formën perakute menjëherë shfaqet ngordhja e kafshëve ose pas 2-3 ditëve pas paraqitje së sëmundjes.

Në formën akute sëmundja manifestohet me apati, rraskapitje, inepatencë, lëshim të fl etëve, te kafshët e rritura ulje bërjes së vezëve, paraqitje i diarresë profuze me ngjyrë të verd-hë, kurse disa herë edhe me njolla gjaku. Mortaliteti nga kjo sëmundje është shumë i madh.

Mjekimi: të gjitha përpjekjet për përdorimin e mjeteve terapeutike kanë dhënë rezul-tate të pasuksesshme. Për pengimin e kësaj sëmundje merren masa profi laktike dhe imuno-profi laktike.

GRIPI I SHPEZËVE

Gripi i shpezëve paraqet sëmundje virusale infektive që e sulmon sistemin respirator, digjestiv dhe nervor në më shumë llojet të shpendëve, sidomos shpezëve shtegtare. Nga kjo sëmundje mund të sëmuren edhe njerëzit.

Etiologjia: virusi i gripit të shpezëve radhitet në grupin orthomyxoviridae, tipi A.

242

Simptomat: sëmundja fi llon përnjëherë me paraqitjen e edemeve në kokë, cianozë, rras-kapitje, humbje e oreksit, pengesa respiratore, diarre. Shpezët shpeshherë, mund të ngordhin edhe pa praninë e shenjave të dukshme klinike. Shenjat në lidhje me sistemin nervor janë pozitë e pazakonshme e shpezës së sëmurë, plogështi dhe koordinim i vështirësuar.

Mjekimi: zbatohen masa parandaluese që të pengohet përhapja e sëmundjes ndërmjet shpezëve. Shpezët e sëmura vriten. Te njerëzit zbatohet terapia antivirusale.

Kontrolloni njohurinë tuaj:1. Shpjegoni sëmundjen e tërbimit?2. Si manifestohen sëmundja e aftës epizootike?

Për në shtëpi:

Bëni projekt në të cilin do ta përpunoni sëmundjen e tërbimit te njeriu!

243

5.4. KIRURGJIA

Për tu shëruar numri i madh i lëndimeve, tumoret dhe të ngjashme, i qasemi ndërhyrjes kirurgjike.

LËNDIMET

Lëndimet paraqesin dëmtime të indit që ndodhin nën ndikimin e forcës së llojllojshme. Lëndimet ndahen në:- lëndime të hapura dhe

- mbyllura.

Lëndimet e hapura quhen plagë. Ndodhin nën ndikimin e mjeteve të ndryshme, dhe mbi bazën e këtyre klasifi kohen në:

- plagët me shpim;

- plagët nga ndrydhjet;

- plagët me shqyerje;

- plagët me prerje;

- plagët me armë zjarri;

- plagët me kafshim, etj.

Lëndime mundet të ndodhin edhe nën ndikimin e temperaturës së lartë dhe të ulët. Lëndimet që ndodhin nën ndikimin e temperaturave të larta quhen djegie, kurse nën ndiki-min e temperaturave të larta quhen ngrirje.

Ndryshimet që paraqiten në indin gjatë djegies mundet t’i klasifi kojmë në katër shkallë: - shkalla e parë – skuqje dhe dhimbje;

- shkalla e dytë – paraqitja e fshikave;

- shkalla e tretë - nekrozë e indit dhe

- shkalla e katërt – karbonizimi i indit.

Nëse plagët e indeve infektohen me baktere, vjen deri te qelbja e tyre dhe paraqitja e abscesit dhe fl egmonës.

Abscesi paraqet grumbullim i qelbit në hapësirën e porsakrijuar në ind. Flegmona paraqet pezmatim qelbësues difuz i indit lidhor.

Fig. nr. 126. – Plagë nga arma e zjarrit dhe lëndimi i hapur – plaga

244

GJAKDERDHJA

Secila plagë është e shoqëruar me gjakderdhje. Gjakderdhja paraqet daljen e gjakut nga enët e gjakut, kurse ndodh për shkak të dëmtimit të tyre.

Në raport me kohën e ndodhjes, gjakderdhjet ndahen në: - gjakderdhje primare dhe

- gjakderdhje sekondare

Gjakderdhjet parësore krijohen në të njëjtën kohë kur ndodh edhe shkatërrimi direkte anatomik i enës së gjakut dhe e përcjell gjakderdhjen me intensitet më të madh ose më të vogël.

Gjakderdhja dytësore shfaqet disa ditë pas ndërhyrjes së operacionit.Në varësi se prej cilës enë të gjakut ndodh gjakderdhja ndahen në:- arteriale,

- venoze dhe

- kapilarioz.

Gjakderdhja arteriale mund të njihet sipas asaj që gjaku rrjedh në curril s\dhe sinkron me sistolën dhe gjaku është me ngjyrë të kuqe të çelur.

Gjakderdhjet venoze janë të ngadalshme dhe njihen sipas daljes së ngadalshme dhe pandërprerë të gjakut. Gjaku është me ngjyrë të kuqe të errët.

Gjakderdhjet kapilare kanë karakter difuz dhe karakterizohen me gjakosje të plagës me pika të imta të gjakut.

Në varësi të lokalizimit të gjakut, gjakderdhja ndahet në: - gjakderdhje e jashtme (gjaku del jashtë organizmit) dhe

- e brendshme (gjaku mbetët në trupin e organizmit). Nëse gjaku mbetët në ind vjen deri te paraqitja e hematomit.

Për ndërprerjen e gjakderdhjes përdorën metoda të ndryshme të përkohshme dhe përhershme të hemostazës.

Ndërprerja e përkohshme e gjakderdhjes mund të arrihet me metodat vijuese:- Shiriti esmarh-it;

- tamponadë dhe

- komprimimi digjital

Ndërprerja e përhershme e gjakderdhjes (hemostaza defi nitive) arrihet me veprime kirurgjike profesionale siç janë:

- komprimimi;

- ligatura e enëve të gjakut;

- përdorimi i instrumenteve speciale dhe

- kauterizim.

THYERJA E KOCKAVE

Thyerja e kockave (Fractura) paraqet ndërprerje në kontinuitetit e indit kockor. Më shpesh për shkak të traumës direkte ose indirekte.

Simptomat te frakturat varen nga lokalizimi i thyerjes, përkatësisht: - pengesa në lëvizje (thyerja e këmbës);- pengesa në frymëmarrje (thyerja e brinjës);- në pjesën e thyerjes paraqitet dhimbje e fuqishme dhe ënjtje.

245

(������ fraktura

Fig. nr. 127. – Incizim i rëntgenit të frakturës

PEZMATIMI I KYÇEVE, MUSKUJVE DHE TENDINËVE

Pezmatimi i kyçeve, muskujve dhe tendinëve është rezultat i ngarkimit tej mase të këtyre sistemeve ose për shkak të veprimit direkt të ndonjë force mekanike.

Simptomat karakteristike janë: enjtja, dhimbja dhe çrregullimi (vështirësimi) i lëvizjes.Për shkak të veprimit të forcës mekanike te kyçet mundet të vjen deri te zhvendosja e

sipërfaqeve të kyçeve, përkatësisht:- distorzioni: zhvendosja e pjesërishme;- luksacioni: ndarja e plotë e sipërfaqeve të kyçeve (përdredhje).Te muskujt dhe tendinët fuqia e tepruar mekanike mund të shkaktoj rupturën e tyre

(këputjen e muskulit ose tendinëve).

TUMORET

Tumoret paraqesin rritje atipike të rreja të indit. Sipas karakteristikave ë tyre mund të ndahen në:

- beninje dhe

- malinje.

Tumoret beninje janë të përbëra prej qelizave të pjekura që tregojnë rritje të njëjtë të bujshme dhe qartë janë të kufi zuar nga indi përreth. Sipas madhësisë dhe lokalizimit lehtë mund të largohen me operacion. Këto tumore nuk kanë veti të metastazojnë dhe pas largimit të tyre nuk paraqesin recidiv (paraqitje të sërishme).

Tumoret malinjë janë shumtë te rrezikshëm për organizmin dhe në numrin më të madh të rasteve sjellin deri te shkatërrimi i organizmit. Ato tregojnë zhvillim intensiv infi ltruese duke formuar vazhdime në indin për rreth. Tumoret malinje në mënyrë primare metastazojnë përmes gjakut dhe limfës. Përcjellja e qelizave përmes aparatit limfatik sjell deri te metastaza i nyjave limfatike regjionale, kurse bartja hematogjene e qelizave të tumorit shkakton metastazë primare në regjionet kapilare në organet e brendshme (mushkëri, mëlçi, veshka).

246

Detyra themelore e mjekimit është forma kirurgjike e largimit të indit tumoral. Mjekimi kirurgjik i tumoreve malinje mundemi të plotësojmë me rrezatimin radioaktiv dhe aplikimin e hemoterapisë (citostatikëve).

Tumor

Fig. nr. 128. – Tumor

TREDHJA

Tredhja paraqet ndërhyrje kirurgjike që bëhet te kafshët mashkullore, kurse përbëhet në largimin e testeve. Tredhja bëhet me qëllim të qetësimit të kafshëve temperamente, kurse me këtë të mundësohet shfrytëzimi i tyre për punë ose, majmëria më e shpejtë i llojeve të caktuar të kafshëve

Gjatë tredhjes përdoren dy metodat vijuese:- metoda me gjak

- pa gjak.

Metoda me gjak mund të jetë e hapur dhe e mbyllur dhe përdoret gjatë e tredhjes së hams-horëve dhe harçave.

Metoda pa gjak përdoret gjatë tredhjes të de-mit, deshve dhe cjepve.

Te kafshët femërore përdoret ndërhyrja kirurgjike që përbëhet në largimin e vezoreve. Kjo ndërhyrje quhet ovariektomi.

Fig. nr. 129. – Ovariektomia

������������ Ovariektomia

247

ASEPSA

Infeksioni i plagëve paraqet problemin më të madh të kirurgjisë. Kirurgjia moderne zh-villoi një sistem të plotë me të cilin parandalohet infektimi i plagëve. Pjesa më e rëndësishme e asaj pjese është asepsi.

Për realizimin e ndërhyrjes kirurgjikale, në kirurgji patjetër të përdoren instrumente ster-ile. Steriliteti i instrumenteve arrihet me metodën e sterilizimit.

Sterilizimi paraqet procedurë me të cilën zhduken të gjitha bakteret dhe sporet e tyre nga instrumentet. Ajo më shpesh bëhet me përdorimin e, metodave fi zike, përkatësisht zbati-

mit të nxehtësisë së lagësht dhe të thatë. Nxehtësia e thatë përdoret në dy mënyra: - djegia në fl akë dhe

- përdorimi i ajrit të nxehtë.

Nxehtësia e lagësht mund të përdoret në mënyrën vijuese:- nxehja e ujit deri në vlim dhe

- nxehja e ujit nën presion (autoklavë).

Fig. nr. 130. – Salla e operacionit dhe ekipi i kirurgjisë.

ANTISEPSI

Në kirurgji përdoret edhe një metodë e cila quhet antisepsi dhe me të zhduken mikroor-ganizmat në vet indin. Për realizimin e kësaj metode përdoren mjetet e ndryshme antiseptike: jod, jodoform, hidrogjen i oksiduar, alkool, rivanoli, permanganati i kaliumit, etj.

Intervenimet kirurgjike i kryen ekipi kirurgjik i cili duhet të jetë i përgatitur në mënyrë përkatëse: veshur me veshje kirurgjie dhe mantel, kapelë kirurgjia dhe maskë dhe doreza

të duarve të kirurgut për larje.

248

ANESTEZIA

Që të mund të bëhet ndonjë intervenim kirurgjik, kafsha sjellët në anestezion.

Me anestezion nënkuptohet intervenimi i qëllimshëm dhe profesional që shkak-

ton jo ndjeshmëri, të cilën veterinari e arrin me dhënien e antiseptikut në organizmin e

kafshës.

Anestezia mund të jetë:- i përgjithshëm dhe

- lokale.

Te anestezia e përgjithshëm kemi depresion të kthyer të SNQ që përcillet me humbje të vetëdijes, gjendje e analgjezisë dhe relaksimit muskulorë.

Para se të vihet kafsha në gjendje anestezie të përgjithshme duhet të kryhet parapër-gatitja e tij para operacionit ku bëjnë pjesë: kontrollimi klinik i kafshës, kontrollimi fi zik i

kafshës dhe hulumtimet laboratorike në kafshë.

Anestezioni i përgjithshëm arrihet me aplikimin e anestezionit të përgjithshëm. Në varë-si prej mënyrës së aplikimit ekzistojnë inhalacione anestetike (në organizëm futen në përmes sistemit respiratore) dhe anestetikët parenteral (në organizëm futen në mënyrë intervenoze, intramuskulare dhe subkutane).

Te anestezioni lokal kemi humbje rever-zibil të ndjenjës për dhimbje të pjesës së cak-tuar të trupit ose regjionit, me ç’rast vetëdija e kafshës rruhet.

Ekzistojnë llojet vijuese të anestezionit lokal: anestezioni sipërfaqësor, anestezio-

ni infi ltruese, anestezia e përcjellëse dhe

anestezia epidurale.

Anestezioni lokal arrihet me aplikimin e anestetikëve lokal (prokaina, tetrakaina, lido-kaina).

Fig. nr. 131. – Anestezioni te qeni-inhalacioni

Kontrolloni njohurinë tuaj:1. Si manifestohen djegiet? 2. Çka nënkuptohet nën nocionin ovariektomia?3. Çka paraqet anestezioni?

249

5.5. BARNAT

Barnat janë substanca natyrore ose sintetike për të cilat përmes rrugëve shkencore është vërtetuar se me sukses mund t’i mjekojnë, pengojnë dhe largohen sëmundjet.

Nocioni medikament vështirë është të ndahet prej nocioneve ushqim dhe helm, sepse disa substanca kimike (p. sh., kripa, jodi, komponimet e hekurit, etj) normalisht se gjenden në ushqim, në kushte të caktuara veprojnë si barna, kurse të marra në sasi të mëdha veprojnë si helme.

Barnat mund të janë prej origjinës minerale, shtazore dhe bimore ose të jenë të prod-huara në mënyrë sintetike.

Barnat minerale paraqesin kripëra prej mineraleve të ndryshme, barna me origjinë

shtazore dhe janë material i rëndësishëm fi llestar për fi timin e disa substancave aktive bi-ologjike (insulinë). Barnat bimore më shpesh janë droga, d.m.th. bimë të tëra ose frytet e të tyre përmbajnë komponime aktive, kurse barnat sintetike fi tohen në laboratorët kimike.

Barnat patjetër përmbajnë substancë shëruese që është bartëse e veprimit mjekues, ndërsa mund të përmbajnë edhe mjete ndihmëse të cilat janë bartëse të vetive fi zike të bar-nave dhe shërbejnë për përpunimin e tyre.

Barnat e gatshme përpunohen në fabrikat për barna sipas procedurës që zakonisht është e mbrojtur. Prodhuesi e mbron emrin e barit. Barnat e gatshme paraqiten në fi rma të ndryshme.

Barnat magjistrale përpunohen në barnatore me kërkesën (recetën) e veterinarit i cili e shkruan përbërjen, fuqinë dhe formën e barit, sipas nevojave. Këto barna ndahen sipas kon-sistencës së:

- të ngurta (pluhura, çepa mjekuese, kapsolla, tableta);- buta (xhemat mjekues, pastat mjekuese, lyerje, pasta, losion) dhe- lëngshme (tretësirat për barna, injeksionet, tretësirat për infuzion, pika, klizma).

Për në shtëpi:

Gjatë kohës së praktikës profesionale vizitoni spitalin e veterinarisë ose ambulancën e vendit tuaj. Vëzhgoni si aplikohen barnat me të cilat shërohen kafshët shtëpiake.

250

5.6. ANESTETIKËT

Sistemi nervor qendror (SNQ) paraqet njërin prej sistemeve më të rëndësishme dhe ka dy funksione themelore:

- pajtueshmëria e funksioneve të organeve të veçanta në organizmin dhe

- vendosja e marrëdhënies ndërmjet organizmit dhe mjedisit të jashtëm.

Barnat që ndikojnë në SNQ ndahen në:- depresorë të SNQ dhe

- ekscitator të SNQ.

Në depresorë të SNQ bënë pjesë narkotikët (anestetikët e përgjithshëm) që jepen për ta bërë pacientin të pandjeshëm për ngacmimin dhe përgatitje për ndërhyrje kirurgjikale mbi të.

Në mënyrë farmakologjike veprojnë në tri mënyra:- e largojnë dhimbjen;

- e eliminojnë vetëdijen dhe

- i relaksojnë muskujt.

Anestetikët e përgjithshme ndahen në:- inhalues (eteri, kloroformi, halotan);- jo inhalues-parenteral (barbutuarate).

Krahas anestezisë së përgjithshme ekzistojnë edhe anestetik lokal. Këto janë derivate të kokainës dhe këtu bëjnë pjesë: prokaina, tetrakaina dhe lidokaina.

5.7. MASAT ZOOHIGJIENIKE

Për shkak të pengimit të paraqitjes së sëmundjes, te kafshët shtëpiake, zbatohen masa

të caktuara zoohigjienike me të cilat zhduken shkaktarit e sëmundjes gjatë përcjelljes së sëmundjeve.

Masat zoohigjienike që zbatohen në praktikën e mjekësinë veterinare janë:- dezinfektimi;

- dezinsektimi dhe

- deratizimi.

Të dezinfektohet diçka, ë të thotë të zhduket të gjitha mikroorganizmat, etj. Gjatë dez-infektimit të zakonshëm zhduken format vegjetative të mikroorganizmave, por jo edhe sporet e tyre, në qoftë se të tilla krijojnë.

Dezinfektimi ka për detyrë t’i asgjësoj mikroorganizmat jashtë organizmit të gjallë. Deri tani nuk ekzistojnë mjete dezinfektive që mundet t’i zhdukin të gjitha mikroorganizmat që janë shkaktarë të sëmundjeve te njerëzit dhe kafshët dhe ndotësit e produkteve animale.

251

Shumë e rëndësishme është që mjeti dezinfektues, jo vetëm t’i asgjësoj mikroorganiz-mat dhe sporet e tyre por të mos lejon, pas dezinfektimit të bërë, mikroorganizma bimor si burim të infeksioneve të rreja.

Për dezinfektim përdoren:- metodat fi zike (përdormi i nxehtësisë);

- mjete kimike dezinfektuese (preparate të klorit dhe jodit, komponime sipërfaqë-

sore aktive, mjete alkoolike dhe mjete oksiduese).

Dezinsektimi është masë higjienike që ndërmerret me qëllim të zhdukjes së insekteve, disa ektoparazitëve dhe dëmtuesve, si rriqrave, merimangave, brumbujve, molëzave të drithit, etj. Këto dëmtues i sulmojnë kafshët shtëpiake në stalla dhe natyrë, i shqetësojnë dhe jua thithin gjakun, kurse disa prej tyre gjatë kësaj transmetojnë sëmundje infektive ose parazitare te kafshët, njerëzit ose shërbejnë si përbujtës ndërmjetës në ciklin zhvillimor biologjik të disa parazitëve.

Për realizimin e suksesshëm të dezinseksionit, është e nevojshme ta njohim zhvillimin biologjik të insekteve dhe dëmtuesve, si dhe luftën që duhet ta zhvillojmë kundër tyre.

Insektet më të shpeshta te kafshët janë: mizat, mushkonjat, rriqrat, morrat, pleshtat, etj. Për zhdukjen e insekteve ndërmerren masat dhe veprimet vijuese: biologjike, mekanike

(pastërti, përdorimi i rrjetave,ngjitëse), fi zike (përdorimi i temperaturës së lartë, ultrazërit) dhe kimike ( përdorimi i insekticidit – piretrinit).

Me deratizim nënkuptohet zhdukja i të gjithë brejtësve. Te ne, me deratizim, megjithatë nënkuptojmë, në rendë të parë, zhdukjen e minjve. Minjtë bartin numër të madh të sëmund-jeve infektive dhe parazitare te kafshët dhe njerëzit. Krahas kësaj, ato i shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike ekonomisë. Për zhdukjen e minjve, përdoren:mjete mekanike, biologjike

dhe kimike. Zhdukja biologjike i minjve bëhet me përdorimin e qenve (terierëve).

Nga mjetet mekanike për zhdukjen e minjve, më shpesh përdoren kurthet pre hekuri, shporta plot me ujë në mes të cilës vendoset tapë të notoj nëpër sipërfaqen, kurse në tapë karremi.

Mjetet kimike për zhdukjen e minjve mund të përdoret si fumigatorë (në formë të mjegullës) ose me marrjen nëpërmjet gojës. Deratizimi sistematik kryhet njëherë ose dy herë në vit, kure sipas nevojës mundet të kryhet edhe më shumë herë në vit.

252

5.8. MASA DHE MJETE PARANDALUESE

Lufta kundër epidemive te kafshët është punë shumë komplekse ku përdoren masa dhe mjete të ndryshme, në varësi se për cilën sëmundje bëhet fj alë, por gjithashtu edhe prej kush-teve të ruajtjes të kafshëve dhe shumë faktorëve të tjera që mundet të ndikojnë në efi kasitetin e kësaj lufte.

Në luftën kundër infeksioneve përdoren vaksinat dhe serumet imune që bëjnë pjesë në grupin e preparateve biologjike.

Vaksinat paraqesin mjete (agjens të gjallë) që futen në organizmin me qëllim që të ndryshohet aftësia e tyre reaguese në kuptimin e krijimit të imunitetit.

Qëllimi i vaksinimit është që me futjen e antigjenit, organizmi të stimulon formimin e imuniteti kundra sëmundjes së caktuar.

Në varësi prej mënyrës në të cilën bëhet, vaksinat munde të jenë:- me mikroorganizma të gjallë;

- me shkaktarë të gjallë-atenuar të sëmundjes dhe

- vaksina të vdekura të inaktivizuara.

Në varësi prej numrit të mikroorganizmave, që gjenden në vaksina ato mund të jenë:- monovalente, nëse përmbajnë mikroorganizma të një lloji.- bivalente ose polivalente, nëse përmbajnë dy ose më shumë nëntipa nga një lloj të

shkaktarëve ose më shumë lloje të shkaktarëve të sëmundjes.

Serumet imune paraqesin serume të gjakut që në vete përmbajnë antitruptha specifi k kundra mikroorganizmave të ndryshëm ose toksinave. Kurse janë të dedikuara kundra anti-gjenit nën ndikimin e të cilit antitrupthat janë sintetizuar.

Në varësi prej asaj se a mbajnë antitruptha kundra mikroorganizmave ose toksinë seru-met mundet të jenë:

- serume imune antibakteriale;

- serume imune antivirusale dhe

- serume imune antitoksine.

Serumet imune fi tohen me imunizimin dhe hiperimunizimin e disa llojeve të kafshëve (kuaj, gjedhi) me mikroorganizma të caktuar ose toksinë. Pas një kohe të caktuar, prej atyre kafshëve nxirret gjaku dhe bëhet titrimi i antitrupthave në serumin e gjakut.

Serumet imune kanë dedikim të dyfi shtë d.m.th. mund të përdoren për qëllime terapeu-tike (antraksi, tetanosi, botulizmi) ose për masa profi laktike (fruthi i derrave, murtaja e derrit, afta epizootike).

Në varësi prej saj se a mbajnë antitruptha kundër një mikroorganizmi ose më shumë mikroorganizmave, serumet imune mund të ndahen në:

- monovalente (një mikroorganizëm) dhe

- polivalente (më shumë mikroorganizma).

253

Në pengimin e epidemive, mund të përdoren metodat vijuese: - Stamping out metod, vrasja e kafshëve të sëmura ose të dyshimte të sëmura, si dhe

largimi i pa dëmtueshëm i kufomave të tyre;

- izolimi i kafshëve të sëmura ose të dyshimta të sëmura;

- karantina, (është i nevojshëm ndërtimi i objektit) ku vendosen kafshët e reja të blera për një periudhë të caktuar kohore, kurse në të cilën mundësohen zbatimet efi kase të masave në rastin e paraqitjes i infeksioneve ta krerët në të.

Kontrolloni njohurinë tuaj:1. Si veprojnë narkotikët mbi sistemin nervor qendror?2. Cilat masa zooteknike zbatohen në praktikën e veterinarisë?3. Çka paraqesin vaksinat?4. Si ndahen serumet imune?

254

FJALORIAbort – pjellje e parakohshme e frytit.Anemi – ulja e numrit të eritrociteve dhe sasisë së hemoglobinës në gjak.Anestezi – pandjeshmëri te kafshët që arrihet me futjen e anestetikëve në organizëm. Antisepsi – procedurë me të cilën zhduken mikroorganizmat që gjenden në ind. Baktericid – mjete kimike për zhdukjen e sëmundjeve te bimët të shkaktuara prej baktereve.Bronchitis – pezmatimi i trungut bronkial, Cistitis – pezmatimi i fshikës urinore.Degjenerimi – a) proces normal evolutiv që sjell deri te përzhitja, deri te deformimi, përkatë-sisht deri te humbja e organeve të caktuara, të krejt organizmit ose të gjithë llojit, shtrembëri-mi, shkatërrimi i përgjithshëm, proces i shkaktimit, i humbjes i vetive të mëparshme pozitive. Deratizimi – procedurë me të cilën zhduken brejtësit. Dezinfektimi – procedurë me të cilën zhduken mikroorganizmat e sendeve. Dezinsektimi – procedurë me të cilën zhduken insektet.Diarreja – jashtëqitje e tëholluar. Diskimi – përpunim plotësues i tokës me disk kultivatori.Djegiet – dëmtim i indeve të shkaktuara nga temperatura e lartë.Demestikimi – koha dhe vendi i zbutjes.Ekzemë – pezmatimi i lëkurës e shkaktuar nga faktorë të ndryshëm të jashtëm (kimike sapun, bimët) ose të jashtëm.Endokarditis – pezmatimi i membranës që e mbështjell zbrazëtin e palcës.Endoparazit – parazit që parazitojnë në pjesën e jashtme të trupit.Enteritis – pezmatimi i zorrëve. Evolucioni – zhvillim, përparim.Faringitis – pezmatimi i kapërcellit.Forma akute – manifestimi i simptomave me rrjedh shpejtë.Forma kronike – zgjatë shumë dhe ka rrjedh të ngadalshme. Fraktura – thyerje – ndërprerje e kontinuitetit të kockës. Fryrja ( meteorizmi) – grumbullimi i gazrave në plëndës.Fungicidet – mjete kimike për zhdukjen e sëmundjeve te bimët të shkaktuara nga kërpudhat.Gastritisi – pezmatimi i stomakut.Gjakderdhja – dalja e gjakut nga enët e gjakut. Hematuria – gjakderdhja nga sistemi urinor. Herbicidet – mjete kimike për zhdukjen e barojave. Hipoglikemia – zvogëlim i sasisë së glukozës në gjak. Insekticidet – mjete kimike për zhdukjen e insekteve të dëmshme te bimët.Kanalizimi – përpunim i tokës në thellësi të madhe (deri më 200 cm).Karantina – (objekt i posaçëm i ndërtuar) ku vendosen kafshët e të posa blera për një peri-udhë të caktuar kohore, dhe ku bëhet zbatimi efi kas i masave në rastin e paraqitjes të krerëve të sëmurë në të.Kasheksia – gjendja e shterjes së plotë të organizmit për shkak të shkaqeve të ndryshme (urisë).Koefi cienti i shfrytëzimit – rendiment, të ardhura, sidomos: përpjesëtim i rendimentit të mishit që fi tohet nga kafsha.Konjunktivitis – pezmatimi i mukozës së syrit.

255

Laringitis – pezmatimi i laringut. Lëndime – ndërprerje e kontinuitetit të indeve.Ligatura e enëve të gjakut – lidhja e enëve të gjakut që të pengohet gjakderdhja.Miokarditis – pezmatimi i muskulit të zemrës.Miokarditis – pezmatimi i muskulit të zemrës.Nefritis – pezmatimi i veshkave.Nematocidët – mjete kimike për zhdukjen e nematodeve. Ngrirjet – dëmtimi i indeve të shkaktuara nga temperaturat e ulëta. Paraliza – marrja e plotë motorike - marrja e muskujve.Pareza – marrja jo e plotë motorike.Perikarditis – pezmatimi i cipës së zemrës.Pesticidet – komponime kimike për zhdukjen e sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave te kul-turat bimore.Pezmatimi – reaksion i indeve i shkaktuar prej shkaktarëve të ndryshëm.Pigmenti – materie në organizmat shtazorë dhe bimor që jua jep ngjyrën indit.Pigmentimi – ngjyrosje e indit në organizmin shtazor ngjyrosja nga ekzistimi e pigmentit në të.Pleh organik i lëngshëm – pleh organik i fi tuar prej urinës së kafshëve shtëpiake dhe ujit me të cilën lahet stalla.Plehërimi – shtimi i materieve minerale dhe organike me qëllim pasurimi të pjellorisë së tokës. Plehu stallor – plehu i fi tuar nga nevoja e kafshëve shtëpiake dhe shtrojës në stallë.Pneumoni – pezmatimi i mushkërive.Qarkullimi i bimëve – ndryshim i mbjellave në kohë dhe hapësirë. Qarkullimi i fryteve – ndryshim i kulturave në kohë. Qarkullimi i tokës – ndryshim i kulturave në hapësirë.Regjenerimi – përtërije, ripërtërije, vendosja e përsëritshme, përtërija e pjesëve të humbura nga organizmi që e kryen vetë organizmi. Rinitis – pezmatimi i mukozës së hundës.Rulimi – përpunim plotësues i shtresës së tokës.Ruptura – çarja, këputja e indit (muskulit, tendinit).Rrafshimi – përpunim plotësues i tokës me përdorimin e drenës.Seleksionimi – zgjidhja, përzgjidhja, seleksionimi.Septikemia – prania e baktereve në gjak dhe shumëzimi i tyre. Sëmundje jo parazitare – sëmundjet e shkaktuara nga ndikimi i faktorëve të jashtëm.Sideracioni (plehu i gjelbër) – kultivimin e bimëve leguminoze dhe lëvrimi i tyre me qëllim që të zmadhohet pjellshmëria e tokës. Sterilizimi – procedurat me të cilat asgjësohet të gjitha format e gjalla të mikroorganizmave në instrumente. Stomatitis – pezmatimi i mukozës së zgavrës së gojës. Toka – shtresë e shkriftë në sipërfaqen e tokës. Tredhja – ndërhyrje kirurgjike me të cilin largohen testet te kafshët mashkullore. Tumor – neoplazma – krijesë e formuar në organizmin pa njohjen e shkakut, rritja e pavarur nga indi përreth dhe zakonisht nuk ka kurrfarë roli fi ziologjik. Ugar – përpunim i tokës pa u kultivuar kulturat bujqësore.

256

Verdhëza – sasia e zmadhuar e pigmenteve të vrerit në gjak që manifestohet me ngjyrosje të verdhë të indeve.Virozat – sëmundje të shkaktuara nga viruset.Zoonoza – sëmundje që mund të bartet prej kafshëve në njerëz.Zooteknia – shkenca për mbarështimin e kafshëve shtëpiake dhe për aftësimin e tyre për nevoja të caktuara. Mikozat – sëmundjet e shkaktuara nga kërpudhat.Mulat – pasardhës nga prindërit e racave të ndryshme, racë e përzier.

257

LITERATURA

1. Илустриран речник по биологија, Корин Стокли, ТОПЕР 2005 за Р. Македонија2. Прирачник за собни цвеќиња, Izabel Lopez Ре^, Virgina Sousa-Egipsi Sanchez, ТОПЕР,

1998 за Република Македонија3. Индустриски култури, инж.Јордан Ѓорѓевски, Универзитет ,,Кирил и Методиј” Скопје

19754. Зрнести и клубенести култури/практикум, д-р Гоце Василевски, Универзитет ,,Кирил

и Методиј” Скопје 19945. Посебно ратарство, д-р.Стеван Јефтиќ, д-р Мирослав Поповиќ, д-р Ѓорѓе Гламочлија,

д-р Недељко Ненадиќ, д-р Јасна Павешиќ-Поповиќ, м-р Мирослава Јефтиќ, Научна књига 1991

6. Биологија и производња семена ратарских култура, д-р Стефан Јефтиќ, НОЛИТ, Београд1981

7. Ратарство, д-р Ѓорѓе Гламочлија, Универзитет у Београду, 19978. Производња кромпира, дипл.инж. Слободан Глишиќ, НИРО „ЗАДРУГАР” Сарајево9. Ориз, производство и преработка, д-р Гоце Василевски, м-р Панчо Николов,

Македонска трибина, 199710. Посебно ратарство, д-р Стеван Јевтиќ, д-р Средоје Станачев, НОЛИТ, Београд197711. Ратарство, производња ратарских билјака, Технички факултет Чачак, 198812. Фуражно производство, инж. Тихомир Анчев, инж. Катарина Иванова-Банџо,

Универзитет во Скопје,1966 година13. Ампелографија, проф.д-р Звонимир Божиновиќ, Академик, Скопје 199614. Практично виноградарство и подрумарство, д-р.инг. Ранко Аицум и д-р. инг. Дубравка

Прелужак, Накладни завод знање, Загреб 198215. Лозарство-општ дел, д-р. Димче И. Пемовски, Наша книга Скопје, 199116. Вочарство, д-р Миладин М. Шошкиќ, НАУКА, Београд 199117. Специјално овоштарство со преработка, дипл инж. Борис Стојанов, дипл.инж.

Александар Гашевски, дипл.инж. Никола Наумовски, зем.тех. Љубомир Боцевски, НАША КНИГА, Скопје 1983

18. Општо овоштарство прв дел, проф.инж. Крсте Симовски, земјоделско-шумарски факултет, Универзитет во Скопје 1967

19. Опште вочарство, д-р Гавро Кременовиќ, Глас Српски, Бања Лука 199620. Општо овоштарство, учебник за трети клас на земјоделските училишта, д-р Борис

Ристевски и д-р Миле Групче, НАША КНИГА, Скопје 198921. Специјално градинарство, проф.д-р Драган Симонов, Второ дополнително издание,

Наша Книга, Скопје 198822. Лубеници и дињи, проф.д-р Драган Симонов, Земјоделски институт, Скопје 199623. Кромид, праз и лук, проф. д-р Драган Симонов,Наша Книга, Скопје, 199024. Повртларство, проф.д-р Мирослав Поповиќ, Нолит, Београд, 200125. Општо градинарство, проф.д-р Лазар Алаџајков, Наша Книга, Скопје, 198526. Голема илустрирана енциклопедија, група автори, Младинска книга, Скопје, 200627. Поврче из пластеника, Група автори, Пантенон, Београд, 200128. Користени се Интернет податоци

258

29. Механизација на земјоделското производство, специјален дел, д-р Ѓорѓи Андарсарски редовен професор, Земјоделски факултет, Универзитет,, Кирил и Методиј” Скопје,1976

30. Механизација на сточарско производство, проф.д-р Драги Таневски-Скопје, Универзитет ,,Кирил и Методиј” Земјоделски факултет, 1999.

31. Kmetijska tehnika za danes in jutri/Miha Zmavc.-Novo Mesto: samozal. Srednja kmetijska sola Grm,2002

32. Земјоделски машини/ д-р Мите Стаменковски/ НАША КНИГА, Скопје/199133. Прирачник за органско земјоделско производство/Елизабета Ангелеска, Игор

Николов и Моме Давидовски.-Скопје: Консултантска куќа за органско земјоделско производство и рурален развој Пробио, 2008

34. Зрнести и клубенести култури, д-р Гоце Василевски, Универзитет „Св.Кирил и Методиј”- Скопје, Факултет за земјоделски науки и храна, Скопје, 2004

35. Производство на тутун, Миле Узуновски, Земјоделски факултет-Скопје, Стопански весник, Скопје, 1985

36. Васиќ Ј., Основи ветеринарске хирургије, Београд37. Литричин В., Петровиќ М., Основи на внатрешните болести кај домашните животни,38. Лолин Мирослава, Заразне болести животиња - бактеријске етиологије, Универзитет

у Београду, Ветеринарски факултет39. Пањевиќ Ѓ., Заразне болести животиња - вирусне етиологије, Универзитет у Београду,

Ветеринарски факултет40. Пањевиќ Ѓ., Заразе домачих животиња-општи део, Универзитет у Београду,

Ветеринарски факултет41. Шибалиќ С., Цветковиќ Љ., Паразитске болести домачих животиња, Београд42. Сребочан В., Гомерчиќ Х., Ветеринарски приручник, Југословенска медицинска

наклада, Загреб43. Хаџовиќ С., Опча фармакологија и токсикологија. Сарајево44. Делак М., Ветеринарска фармакологија, Стварност, Загреб45. Општо сточарство, м-р Димитар Поповски - V дополнето издание- Наша книга,

Скопје, 1992.46. Опште сточарство, д-р Милан Крајиновиќ, д-р Тимотеј Чобиќ и м-р Мирјана Ќинкулов,

Универзитет у Новом Саду, Пољопривредни факултет, Нови Сад 2000.47. Технологија на одгледување телиња и јуници за приплод, доц. д-р Ѓоко Буневски,

проф. д-р Ристо Илковски и проф. д-р Танас Трајковски, Универзитет ,,Св. Кирил и Методиј” - Скопје, Земјоделски факултет, Скопје 2003.

48. Специјално Стчарство- второ дополнето издание, проф. д-р Ристо Илковски, проф. д-р Петар Нешовски, проф. д-р Никола Тодоровски, доц. д-р Кирил Филев и м-р Вангел Стефановски, Наша книга, Скопје 1988.

49. Сточарство, д-р. Милица Петровиќ,Универзитет у Београду, Пољопривредни факултет, Београд 2000.

50. Исхрана оваца проф. Д-р.Радомир Јовановиќ, Универзитет у Новом Саду, Пољопривредни факултет, Нови Сад 2000.

51. Говедарство, инж. Смиле Смилевски, Универзитет ,,Кирил и Методиј” -Скопје, Земјоделско-шумарски факултет, Скопје 1974.

52. Исхрана крава, проф. др. Радомир Јовановиќ Пољопривредни факултет, Нови Сад 1998.

259

53. Узгојне грешке и узгојне болести-друго издање, Тихомир Периќ, Београд 2003.54. Савремене методе одгајања говеда, д-р Ратко Лазаревиќ, Институт за сточарство,

Београд - Земун Поље, Нолит Београд 1990.55. Васиќ Ј., Основи ветеринарске хирургије, Београд56. Литричин В., Петровиќ М., Основи на внатрешните болести кај домашните животни,57. Лолин Мирослава, Заразне болести животиња - бактеријске етиологије, Универзитет

у Београду, Ветеринарски факултет58. Пањевиќ Ѓ., Заразне болести животиња - вирусне етиологије, Универзитет у Београду,

Ветеринарски факултет59. Пањевиќ Ѓ., Заразе домачих животиња-општи део, Универзитет у Београду,

Ветеринарски факултет60. Шибалиќ С., Цветковиќ Љ., Паразитске болести домачих животиња, Београд61. Делак М., Ветеринарска фармакологија, Стварност, Загреб62. Хаџовиќ С., Опча фармакологија и токсикологија. Сарајево63. Сребочан В., Гомерчиќ Х., Ветеринарски приручник, Југословенска медицинска

наклада, Загреб.

260

PËRMBAJTJA

TEMA IBUJQËSIA DHE VETERINARIA SI VEPRIMTARI PRIMARE EKONOMIKE........................................................................................ 5

1.1. VEPRIMTARI EKONOMIKE.............................................................................................. 61.2. BUJQËSIA SI VEPRIMTARI EKONOMIKE ...................................................................... 61.3. VETERINARIA SI VEPRIMTARI EKONOMIKE .............................................................. 7

ТЕМА IIPRODHIMTARIA BIMORE ................................................................ 9

2.1. PUNIMI I TOKËS ..............................................................................................................102.2. PLEHËRIMI I TOKËS ...................................................................................................... 132.3. QARKULLIMI I KULTURAVE ......................................................................................... 152.4. MBROJTJA E BIMËVE ..................................................................................................... 162.4.1. Sëmundjet e bimëve ........................................................................................................162.4.2. Dëmtuesit e bimëve .........................................................................................................172.4.3. Baroja dhe lulet parazite..................................................................................................192.4.4. Mjete për mbrojtjen e bimëve......................................................................................... 202.5. PRODHIMTARIA LAVËRTARIE..................................................................................... 222.5.1. Prodhimet e kulturave drithore......................................................................................222.5.1.1. Drithërat e vërtetë ........................................................................................................262.5.1.2. Drithërat melore .........................................................................................................352.5.2. Prodhimtaria e kulturave leguminoze ........................................................................... 422.5.3. Prodhimtaria e kulturave zhardhokë ............................................................................. 512.5.4. Prodhimtaria e kulturave industriale ............................................................................ 542.5.5. Prodhimtaria e kulturave foragjere ............................................................................... 602.6. PRODHIMTARIA KOPSHTARE – LULËTARE .............................................................. 662.6.1. Prodhimtaria kopshtare .................................................................................................662.6.1.1. Prodhimet më të rëndësishme .................................................................................... 722.6.2. Prodhimtaria e lulëtarisë..................................................................................................962.7. PRODHIMTARIA VRESHTARE .................................................................................... 1012.8. PRODHIMTARIA PEMTARE......................................................................................... 111

ТЕМА IIIPRODHIMTARIA BLEGTORALE................................................... 117

3.1. HYRJE NË PRODHIMTARINË BLEGTORALE ............................................................ 1183.1.2. ORGJINA DHE EVOLUIMI I KAFSHËVE SHTËPIAKE............................................ 1193.1.3. VETITË E PËRGJITHSHME BIOLOGJIKE TË RACËS.............................................. 121

261

3.1.4. NDIKIMI I FAKTORËVE TË JASHTËM MBI ORGANIZMIN E KAFSHËVE ......................................................................................................................... 1233.1.5. VETITË E PËRGJITHSHME TE KAFSHËT SHTËPIAKE ......................................... 1253.1.6. METODA E MBIKËQYRJES TË KAFSHËVE SHTËPIAKE ....................................... 1273.1.7. SHTIMI I KAFSHËVE SHTËPIAKE ........................................................................... 1283.1.8. SELEKSIONIMIMI....................................................................................................... 1313.2. RRITJA E GJEDHIT ........................................................................................................ 1323.2.1. RËNDËSIA EKONOMIKE E RRITJES SË GJEDHIT ................................................. 1323.2.2. ORIGJINA E LOPËVE -TAURINA............................................................................... 1333.2.3. RACAT E GJEDHEVE .................................................................................................. 1343.2.3.1. Racat primitive ...........................................................................................................1343.2.3.2. Racat qumështit .........................................................................................................1353.2.3.3. Racat e majme..............................................................................................................1383.2.3.4. Racat e kombinuara ...................................................................................................1393.2.4. TË USHYERIT E GJEDHËVE ...................................................................................... 1443.2.5. VENDOSJA E GJEDHEVE ........................................................................................... 1463.3. RRITJA E DERRIT .......................................................................................................... 1483.3.1. RËNDËSIA EKONOMIKE E RRITJES SË DERRIT .................................................... 1483.3.2. ORIGJINA E DERRAVE-SUS SCROFA DOMESTICA............................................... 1493.3.3. RACAT E DERRAVE..................................................................................................... 1503.3.3.1. Racat e huaja të derrave ............................................................................................. 1503.3.4. TË USHYERIT E DERRAVE ........................................................................................ 1573.3.5. OBJEKTE PËR RRITJEN E DERRAVE ....................................................................... 1583.4. RRITJA E DHENVE......................................................................................................... 1593.4.1. RËNDËSIA EKONOMIKE E RRITJES SË DHENVE .................................................. 1593.4.2. ORIGJINA E DHENVE ................................................................................................ 1603.4.3. RACAT E DHENVE...................................................................................................... 1623.4.3.1. Racat dhe sojet autoktone.......................................................................................... 1623.4.3.2. Racat e huaja .............................................................................................................. 1663.4.4. TË USHYERIT E DHENVE ......................................................................................... 1773.4.4. OBJEKTET PËR RRITJEN E DHENVE ...................................................................... 179

ТЕМА IVTEKNIKAT BUJQËSORE ................................................................ 181

4.1. MAKINAT E LËVIZËSE NË BUJQËSI ........................................................................... 1824.2. TRAKTORËT................................................................................................................... 1864.3. KARBURANT, VAJRA DHE YNDYRA (LUBRIFIKUES) ............................................. 1894.4. SERVISIMI I TRAKTORIT ............................................................................................ 1904.5. MBROJTJA GJATË PUNËS ME TRAKTOR .................................................................. 1914.6. MAKINA PËR PËRPUNIMIN E TOKËS........................................................................ 1924.7. MAKINAT PËR PLEHËRIM............................................................................................ 1974.8. MAKINAT PËR MBJELLJE DHE ARTISJE.................................................................... 1974.9. MAKINAT PËR UJITJE .................................................................................................. 198

262

4.10. MAKINAT PËR MBROJTJEN E BIMËVE .................................................................... 1984.11. MAKINAT PËR GRUMBULLIMIN E KULTURAVE BUJQËSORE ............................ 1994.12. MAKINAT PËR PIRJE TË UJIT ................................................................................... 2034.13. MAKINA PËR QETHJE ................................................................................................ 2034.14. MAKINA PËR MJELJE.................................................................................................. 204

ТЕМА VVETERINARIA ................................................................................ 205

5.1. RËNDËSIA DHE ROLI I VETERINARISË NË ZHVILLIMIN E BLEGTORISË.......................................................................................................................... 2065.2. SHËRBIMET VETERINARE ......................................................................................... 2075.3. SËMUNDJET TE KAFSHËT SHTËPIAKE...................................................................... 2105.3.1. Sëmundje të parazitëve ................................................................................................. 2105.3.2. Sëmundje të brendshme ............................................................................................... 2235.3.3. Sëmundjet infektive...................................................................................................... 2335.4. KIRURGJIA ..................................................................................................................... 2435.5. BARNAT .......................................................................................................................... 2495.6. ANESTETIKËT ............................................................................................................... 2505.7. MASAT ZOOHIGJIENIKE ............................................................................................. 2505.8. MJETET DHE MASAT PARANDALUESE..................................................................... 252

FJALORI .................................................................... 254

LITERATURA ........................................................... 257