13 Semafori Dhe Policia

  • Upload
    -

  • View
    285

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • SEMAFORI DHE POLICIA

    Pyetesori 427 deri 454

  • 1

    SEMAFORET DHE AGJENTET E POLICISE RRUGORE

    SEMAFOR PER QARKULLIMIN E MJETEVE, NORMAL

    Sinjali nr.154. Semafor normal per qarkullimin e mjeteve. Semafori normal vendoset ne nje kryqezim (ne prani te nje kryqezimi) dhe rregullon kalimin e te gjithe mjeteve. Me drite jeshile te ndezur lejon kalimin e kryqezimit; me drite te verdhe fikse (tregon qe eshte gati per tu ndezur drita e kuqe) lejon kalimin e kryqezimit vetem nese mjeti nderkohe e ka kaluar vijen e ndalimit dhe ka hyre ne kryqezim ose ne mungese te vijes se ndalimit e ka te pamundur ndalimin para kryqezimit ; me drite te kuqe te ndezur imponon ndalimin e mjetit; me drite te verdhe pulsante (tregon se semafori eshte i shuar ose me defekt) mund te kalosh kryqezimin me kujdes , duke i dhene perparesi mjeteve qe vijne nga e djathta. Eshte e gabuar te thuash qe semafori normal rregullon rrymat e mjeteve te korsise (vlen ne fakt per te gjitha drejtimet), hyrjet ne stacionet e sherbimit autostradal , ose qe vlen vetem per mjetet e transportit publik apo biciklistet. Pyetsori 427 Sinjali nr.154 : pergjigje sakte 1. eshte nje semafor normal

    2. eshte vendosur ne prani te nje kryqezimi 3. rregullon kalimin e mjeteve ne nje kryqezim 4. me drite te kuqe te ndezur detyron ndalimin e mjetit 5. me drite jeshile te ndezur lejon pershkimin e kryqezimit 6. me drite te verdhe fikse lejon kalimin e kryqezimit per mjetet qe kane hyre ne

    kryqezim ne castin e ndezjes se drites se verdhe pergjigje gabim 1. rregullon qarkullimin vetem te mjeteve te caktuara per transportin publik

    2. rregullon rrymat e mjeteve te korsise 3. eshte nje semafor vetem per bicikleta 4. rregullon hyrjen ne stacionet autostradale 5. rregullon kalimin mbi shinat e trenit 6. me drite te verdhe pulsante ndalon kalimin e mjeteve ne kryqezim

  • 2

    Drita e kuqe e semaforit Eshte ajo e vendosura me lart ose ne te majte (ne semaforet horizontale), mund te kete permasa me te medha se dy dritat e tjera (ne menyre qe te jete lehtesisht e dallueshme). Kur eshte e ndezur, ndalon kalimin e mjeteve qe vijne nga rruga drejt te ciles eshte projektuar drita dhe tregon te ndalohet ne cdo rast para vijes terthore te ndalimit , pa e zene kryqezimin. Pyetsori 428 Drita e kuqe ne grupin semaforik normal : pergjigje sakte 1. ndalon kalimin e mjeteve qe vijne nga rruga drejt se ciles eshte projektuar drita

    2. eshte e vendosur me lart ose ne te majte (sipas tipit vertikal ose horizontal) 3. mund te kete permasa me te medha se drita jeshile dhe e verdhe 4. detyron ndalimin e mjetit para vijes terthore e ndalimit 5. e ndezur, lajmeron perdoruesit e rruges te ndalojne pa e zene kryqezimin

    pergjigje gabim 1. lejon kthimin nga e djathta me kujdes, duke i dhene perparesi kalimtareve qe kalojne rrugen

    2. lejon te rinisesh me ngadale kur duket drita e verdhe per ne rrugen qe kryqezohet

    3. lejon te futesh ne kryqezim me shume kujdes dhe vetem nese nuk ka mjete te tjera dhe kalimtare

    4. lejon kalimin nese zona e kryqezimit eshte e boshatisur 5. te detyron te shpejtosh per ta lene sa me shpejt kryqezimin

    Kur semafori leshon drite jeshile ne drejtimin tone: mund te futemi ne kryqezim dhe te kalojme kryqezimin duke treguar kujdes ; mund te vazhdojme drejt, te kthejme nga e djathta (duke lene te kalojne perpara kalimtaret qe po kapercejne rrugen) ose te kthejme nga e majta (duke i dhene perparesi kalimtareve dhe mjeteve qe vijne perballe). Eshte e gabuar te thuash qe kemi ne cdo rast perparesi ndaj kalimtareve, qe mund te vazhdojme vetem drejt, qe mund te kthejme drejtimin vetem nese gjysemkarrexhata eshte e ndare ne korsi ose kur duket drita e verdhe, ose qe duhet te kthejme menjehere nga e majta sapo ndizet jeshilja, pa i dhene perparesi kalimtareve dhe mjeteve qe vijne nga krahu i kundert. Pyetsori 429 Kur semafori leshon drite jeshile ne drejtimin tone (fig.154) : pergjigje sakte 1. mund te kthejme drejtimin e levizjes nga e majta, por duke i dhene perparesi

    mjeteve qe vijne nga sensi i kundert 2. mund te kthejme drejtmin e levizjes nga e djathta duke lene te kalojne perpara

    kalimtaret qe po kapercejne rrugen e terthorte 3. mund te vazhdojme drejt 4. mund te futemi dhe te levizim ne kryqezim 5. mund te kalojme kryqezimin duke treguar kujdes

    pergjigje gabim 1. mund te kthehemi majtas vetem kur duket drita e verdhe 2. per tu kthyer majtas duhet te xhirojme menjehere, sapo duket drita jeshile, per

    te boshatisur kryqezimin 3. mund te kthejme drejtimin e levizjes vetem nese gjysemkarrexhata eshte e

    ndare ne korsi 4. mundemi vetem te vazhdojme drejt 5. kemi ne cdo rast perparesi mbi kalimtaret

  • 3

    Duke pare semaforin me tre drita, eshte i lejuar kalimi: 1. kur semafori eshte i prishur, duke treguar kujdesin maksimal dhe duke ulur

    shpejtesine ; 2. kur eshte e ndezur e verdha pulsante si paralajmerim rreziku (per shembull: ne

    oret kur semafori eshte i fikur); 3. kur eshte ndezur sinjali i drites jeshile, ose kur ndizet drita e verdhe fikse

    (tregon qe do ndizet drita e kuqe) dhe nuk mund te ndalohet ne kushte te sigurise para kryqezimit.

    Eshte e gabuar te thuhet se eshte i lejuar kalimi, pak perpara se te ndizet drita jeshile, ose, dhe pse eshte ndezur drita e kuqe, kur nuk vijne mjete nga drejtimi i lejuar, apo kur ndizet sinjali me drite te kuqe per te gjitha drejtimet ose kur kemi hyre ne vazhdimesi te kryqezimit, duke treguar shume kujdes. Pyetsori 430 Ne semaforin me tre drita (fig.154) eshte i lejuar kalimi : pergjigje sakte 1. kur eshte ndezur sinjali me drite jeshile

    2. kur ndizet drita e verdhe nese nuk mund te ndalohet ne kushte te sigurise para kryqezimit

    3. kur eshte e ndezur e verdha pulsuese, duke treguar shume kujdes dhe duke ulur shpejtesine

    4. kur semafori eshte i fikur, duke treguar shume kujdes 5. ne rast se semafori eshte i prishur, duke treguar shume kujdes

    pergjigje gabim 1. pak me perpara se ndizet drita jeshile, mjaft qe te jete ndezur drita e kuqe per mjetet qe kryqezohen

    2. kur ndizet sinjali i drites se kuqe, duke treguar shume kujdes 3. kur ndizet sinjali i drites se kuqe per te gjitha drejtimet, por me kujdes 4. kur, edhe pse eshte ndezur sinjali i drites se kuqe, nuk vijne mjete nga drejtimi i

    lejuar 5. edhe pse eshte i ndezur sinjali i drites se kuqe nderkohe qe kemi filluar te

    futemi ne kryqezim

  • 4

    Drita e verdhe fikse e semaforit Eshte e vendosur midis drites se kuqe dhe jeshile; ndizet vecante (keshtu ndizet kur fiket drita jeshile, fiket kur ndizet drita e kuqe, dmth qendron e ndezur kur jeshile dhe e kuqja jane te fikura). Drita e verdhe fikse (do te thote qe do ndizet drita e kuqe) tregon te ndalosh para kryqezimit (gjithmone nese mund te behet ne kushte te sigurise, pa krijuar rrezik) dhe detyron ate qe ka hyre ne kryqezim te shpejtoje per ta liruar sa me shpejt. Eshte e gabuar te thuash se ndizet kur eshte akoma e ndezur drita jeshile, qe te detyron te ndalosh ne cdo rast pa e zene kryqezimin, te kthehesh mbrapsht nese e kemi kaluar nderkohe vijen e ndalimit ose te vazhdosh ne cdo rast. Pyetsori 431 Ne semaforet normale per mjetet, drita e verdhe fikse (fig.154) : pergjigje sakte 1. ndizet kur fiket drita jeshile

    2. fiket kur ndizet drita e kuqe 3. eshte e vendosur midis drites se kuqe dhe jeshile 4. detyron, ate qe ka hyre ne kryqezim te shpejtoje per ta liruar sa me shpejt

    kryqezimin 5. tregon te ndalosh para kryqezimit, gjithmone, kur kjo mund te behet ne kushte

    te sigurise 6. qendron e ndezur kur drita jeshile dhe e kuqe jane te fikura

    pergjigje gabim 1. lejon ne cdo rast te vazhdohet levizja dhe te zihet kryqezimi 2. detyron te kthehesh mbrapsht nese e kemi kaluar nderkohe vijen terthore te

    ndalimit 3. detyron te ndalosh ne cdo rast pa e zene kryqezimin 4. ndizet kur eshte akoma e ndezur drita jeshile 5. fiket bashke me driten jeshile 6. ndizet bashke me driten e kuqe

    Mund te gjejme nje drite te verdhe pulsante ndezur si sinjal i nje rreziku te pergjithshem ne kryqezim, qe i fton drejtuesit e mjeteve te veprojne me kujdesin maksimal ne pikat e rrezikshme te rruges per shkak te rreziqeve te mundeshme dhe te ulin shpejtesine. Ne semaforet normale te mjeteve e ndeshim driten pulsuese te verdhe, kur drita jeshile dhe e kuqe jane te fikura , per te na treguar te jemi te kujdesshem dhe te ulim shpejtesine. Pyetsori 432 Mund te ndeshim nje drite vezulluese te verdhe pulsante (fiket ndizet) : pergjigje sakte 1. ne semaforet e mjeteve, kur dritat jeshile dhe te kuqe jane te fikura

    2. ne semafor, per te treguar qe te kemi kujdes dhe te ulet shpejtesia 3. si sinjal i rrezikut te pergjithshem 4. ne pikat e rrezikshme te rruges, per te treguar qe duhet ulur shpejtesia 5. qe tregon se mund te vazhdojme levizjen por me kujdes te vecante

    pergjigje gabim 1. ne semafor per te treguar se duhet ndaluar gjithmone para kryqezimit 2. ne hyrjen ne nje ure te levizeshme 3. ne hyrjen ne nje ure ngarkimi e shkarkimi te anijeve traget 4. ne semafor, bashke me driten e kuqe per te treguar rrezik 5. ne semafor, per te treguar se duhet boshatisur sa me shpejt zona e kryqezimit

  • 5

    SEMAFORET E KORSIVE

    Sinjali nr. 155. Semafore te Korsise. Jane semafore mjetesh per korsite dhe u tregojne mjeteve drejtimin qe duhet te ndjekin, sipas e shigjetave. Prandaj kur ndizet shigjeta jeshile, nuk mund te vazhdohet per te gjitha drejtimet, por vetem ne drejtimin e treguar nga shigjeta. Eshte e gabuar te thuhet se jane sinjale treguese ose qe vlejne vetem per mjetet e transportit publik ose per mjetet qe lvisin mbi shina. Pyetsori 433 Sinjalet e ndricuara te paraqitura ne fig.155 : pergjigje sakte 1. jane semafore te mjeteve per korsite

    2. i tregojne mjeteve qe duhet te vazhdojne ne drejtimin e shigjetes 3. lejojne te vazhdohet ne drejtim te shigjetes se jeshile

    pergjigje gabim 1. jane semafore per mjetet e transportit publik 2. jane sinjalizime per mjetet mbi shina 3. jane sinjale treguese vertikale

    Ne semaforin e korsise shigjetat e ndezura tregojne: Nese jane jeshile, drejtimet drejt te cilave mund te vazhdohet, nese jane te kuqe, qe nuk mund te vazhdojme ne keto drejtime, nese jane te verdha fikse (tregojne qe do ndizet shigjeta e kuqe), te boshatiset kryqezimi ose te ndalosh ne kushte te sigurise pa krijuar rrezik, nese jane te verdha pulsuese (tregon se semafori eshte i fikur), te kalosh kryqezimin me kujdes te vecante. Eshte e gabuar te thuash se kur shigjeta jeshile eshte e drejtuar lart mund te vazhdohet ne te gjitha drejtimet ( vazhdohet vetem drejt). Pyetsori 434 Ne semaforet e korsise (fig.155), shigjetat e ndezura tregojne : pergjigje sakte 1. nese jane jeshile, drejtimet drejt te cilave mund te vazhdohet

    2. nese jane te kuqe, qe nuk mund te vazhdojme ne keto drejtime 3. nese jane te verdha, te lirohet kryqezimi ose te vazhdohet ne kushte te sigurise 4. nese jane te verdha pulsuese, te kalosh kryqezimin me kujdes te vecante

    pergjigje gabim 1. nese jane jeshile dhe te drejtuara lart, qe mund te vazhdohet ne te gjitha drejtimet

    2. nese jane te verdha, qe duhet ndaluar ne cdo rast, per te dhene perparesi nga e majta

    3. nese jane te kuqe, te kthehesh nga e djathta por me kujdes

  • 6

    Semaforet e korsise (fig. 155) Tregon nje semafor te korsise dhe rregullon qarkullimin vetem ne drejtimin e rregulluar nga shigjeta: me drite jeshile te ndezur lejon te vazhdohet ne drejtimin e shigjetes; me shigjete te verdhe fikse detyron boshatisjen e menjehershme te kryqezimit, nese eshte i zene; me drite te kuqe te ndezur imponon ndalimin e mjeteve te drejtuar ne drejtimin e shigjetes; nese jane te fikura (drita e verdhe pulsuese) lejon kalimin me shume kujdes. Eshte e gabuar te thuash qe semafori i korsise rregullon vetem qarkullimin e mjeteve te transportit publik ose te bicikletave, ose qe gjendet ne kalimet ne nivel,ne urat e levizshme ose ne urat e imbarkimit te trageteve. Pyetsori 435 Dy semaforet e pare vertikale (nga e majta) te fig.155 : pergjigje sakte 1. paraqesin nje impiant semaforik te korsise

    2. nese jane te fikur lejojne te kalohet kryqezimi me kujdes te vecante 3. rregullojne qarkullimin vetem ne drejtimin e treguar nga shigjeta 4. me drite te kuqe te ndezur detyrojne ndalimin e mjeteve te drejtuar ne drejtimin

    e shigjetes 5. me shigjete te verdhe fikse detyrojne lirimin e menjehershem te kryqezimit,

    nese eshte i zene 6. me drite jeshile te ndezur lejojne te vazhdohet ne drejtimin e shigjetes

    pergjigje gabim 1. rregullojne qarkullimin vetem te mjeteve te caktuara per transportin publik 2. jane semafore per bicikletat 3. perdoren per hyrjet ne urat e levizshme 4. rregullojne hyrjen mbi urat e ngarkim-shkarkimit te anijeve traget 5. rregullojne qarkullimin e mjeteve ne kalimet ne nivel

    SEMAFORE PER KEMBESORET

    Sinjali nr 157. Semafor per kembesoret. Ky sinjal tregon nje semafor per kembesoret dhe rregullon kalimin e kembesoreve ne kryqezime. Mund te jete i pajisur me sinjalizim akustik per ata qe nuk shikojne (te verberit). Drita e kuqe e ndezur detyron ndalimin e kembesoreve para se te kalojne kryqezimin; drita e verdhe fikse imponon te kalohet me shpejtesi rruga (nese eshte e zene perndryshe duhet ndaluar ne trotuar); drita jeshile lejon kalimin e kembesoreve vetem ne drejtimin nga vjen drita dhe sjell per drejtuesit e mjeteve detyrimin per ti dhene perparesi kembesoreve qe kalojne. Pyetsori 436 Sinjali nr.157 : pergjigje sakte 1. rregullon kalimin e kembesoreve ne kryqezime

    2. tregon nje semafor kembesoresh 3. me drite jeshile te ndezur lejon kalimin e kembesoreve 4. me drite te verdhe te ndezur detyron lirimin e menjehershem te karrexhates

    nga kembesoret 5. me drite te kuqe te ndezur detyron ndalimin e kembesoreve para vendkalimit

  • 7

    pergjigje gabim 1. paralajmeron nje shkolle ne afersi 2. tregon zhvillimin e nje gare vrapimi 3. ne zonat e sherbimeve autostradale tregon nenkalimet e kembesoreve 4. rregullon hyrjet ne stacionet e metrose 5. tregon vendet e hyrjes per kembesoret ne zonat portuale 6. tregon rrugen per te hyre ne ambjente sportive

    Sinjali nr. 157. Semafor per kembesoret. Ky sinjal tregon nje semafor per kembesoret dhe rregullon kalimin e kembesoreve ne kryqezime. Mund te jete i pajisur me sinjalizim akustik per ata qe nuk shikojne. Drita e kuqe e ndezur detyron ndalimin e kembesoreve para se te kalojne kryqezimin; drita e verdhe fikse imponon te kalohet me shpejtesi rruga (nese eshte e zene perndryshe duhet ndaluar ne trotuar); drita jeshile lejon kalimin e kembesoreve vetem ne drejtimin nga vjen drita dhe sjell per drejtuesit e mjeteve detyrimin per ti dhene perparesi kembesoreve qe kalojne. Pyetsori 437 Sinjali semaforik per kembesoret (fig.157) me fenerin e kembesorit jeshil te

    ndezur : pergjigje sakte 1. lejon kalimin e kembesoreve

    2. lejon kembesoret te kalojne karrexhaten vetem ne drejtimin te treguar nga drita jeshile

    3. lejon kembesoret te zene karrexhaten per ta kaluar ate 4. detyron drejtuesit e mjeteve tu japin perparesi kembesoreve qe kalojne

    karrexhaten 5. mund te jete i pajisur edhe me sinjalizim akustik per ata qe nuk shikojne (te

    verberit) pergjigje gabim 1. tregon nje shkalle te levizshme ne funksion

    2. lejon kalimin vetem te mjeteve 3. detyron kembesoret tu japin perparesi mjeteve qe kthejne drejtimin e levizjes 4. sinjalizon nje ashensor publik kembesoresh 5. paralajmeron drejtuesit e mjeteve qe eshte ne afersi ndodhet nje shkolle

    prandaj duhet ngadalesuar shpejtesia 6. eshte ndezur perhere gjate daljes se nxenesve nga shkolla

    SEMAFORE PER BICIKLETAT

    Sinjali nr.158. Semafor per bicikletat. Eshte nje semafor i rezervuar per bicikletat; eshte i caktuar , mbi pistat e bicikletave, te rregulloje kalimin e karrexhates.Me drite jeshile te ndezur i lejon vetem bicikletave kalimin e kryqezimit; me drite te verdhe fikse te ndezur i detyron bicikletat te lirojne kryqezimin, nese eshte i zene; me drite te kuqe te ndezur detyron ndalimin e bicikletave. Eshte e gabuar te thuash se semafori tregon nje korsi te rezervuar per bicikletat ose motoret ,nje ndalim te kalimit te bicikletave, zhvillimin e nje gare ciklistike ose qe vlen per gjithe mjetet me dy rrota .

  • 8

    Pyetsori 438 Impianti semaforik i paraqitur ne figuren nr.158 : pergjigje sakte 1. vendoset mbi pistat e bicikletave, per te rregulluar kalimin e karrexhates nga

    biiklistet 2. eshte nje semafor i rezervuar per bicikletat 3. rregullon kalimin e bicikletave qe vijne nga pistat e bicikletave 4. me drite te kuqe te ndezur detyron ndalimin e bicikletave 5. me drite te verdhe te ndezur detyron lirimin e kryqezimit nga bicikletat 6. me drite jeshile te ndezur lejon vetem bicikletat te kalojne kryqezimin

    pergjigje gabim 1. tregon nje korsi rezervuar per bicikletat 2. tregon zhvillimin e nje gare ciklistike 3. tregon punime ne vazhdim per ndertimin e nje piste bicikletash 4. tregon nje korsi te rezervuar per motorikletat 5. tregon ndalimin e kalimit te bicikletave 6. eshte i vlefshem edhe per motomjetet

    SEMAFORE SPECIALE

    Sinjali nr.162. Dritat e kuqe qe pulsojne te alternuara. Detyrojne te gjithe perdoruesit e rruges (mjete dhe kembesore) te ndalojne (pa kaluar kufirin e treguar nga nje vije e bardhe e terthorte). Mund te gjenden ne afersi te nje kalimi ne nivel hekurudhor me gjysmebarriera ose pa barriera, ne hyrjen e ures se ngarkim-shkarkimit te anijeve traget, ne hyrjen e nje ure te levizshme. Eshte e gabuar te thuhet se dritat e kuqe mund te gjenden ne hyrje te nje ure te ngushte me nje korsi te vetme, ne nje post bllok, ne kalimin ne dogana, qe eshte per tu ndezur drita jeshile (jane te dyja te kuqe qe pulsojne ne menyre te alternuar) ose si paralajmerim i nje rreziku te pergjithshem (qe ne fakt tregohet nga nje drite e verdhe pulsuese). Pyetsori 439 Dritat e kuqe pulsuese (fig.162) ne veprim : pergjigje sakte 1. detyrojne te ndalosh ne nje kalim ne nivel hekurudhor pa barriera

    2. detyrojne te ndalosh ne ne kalim ne nivel hekurudhor me gjysmebarriera 3. detyrojne te ndalosh ne hyrjet e urave te ngarkim-shkarkimit te anijeve traget 4. detyrojne te ndalosh ne hyrjet e urave te levizshme 5. detyrojne perdoruesin e rruges te mos kaloje kufirin e shenuar me vije terthore

    pergjigje gabim 1. detyrojne te ndalosh ne nje post bllok te policise 2. detyrojne te ndalosh ne hyrje te nje ure te ngushte, me nje korsi te vetme 3. tregojne daljen e detyrueshme nga autostrada 4. detyrojne te ndalosh ne piken doganore 5. tregojne qe do te ndizet drita jeshile 6. sinjalizojne nje rrezik te pergjithshem

  • 9

    Sinjali nr. 162. Semafore i veante me drita te kuqe pulsuese. Kur jane ne funksion (pulsojne ne menyre te alternuar) ndalojne kalimin e mjeteve dhe kembesoreve ; si rregull jane vendosur ne anen e djathte te karrexhates shume afer shinave te trenit (dhe jo ne panelin e fundit distanciometrik qe gjendet 50 metra nga binaret), hyjne ne funksion pak para mberritjes se trenit (ne kalimet ne nivel pa barriera) ose menjehere para fillimit te uljes se barrierave (ne kalimet ne nivel me gjysembarriera) dhe vazhdojne deri ne fund te kalimit te trenit. Eshte e gabuar te thuash se mund te gjenden ne kalimet ne nivel me barriera (ne kalimet me barriera gjejme vetem nje drite te kuqe fikse), qe jane nje sinjalizim per trenat ose qe jane te perbera nga drita te kuqe fikse (jane ne fakt te perbera nga drita te kuqe qe pulsojne ne menyre te alternuar). Pyetsori 440 Semafori i veante i paraqitur ne figuren 162 : pergjigje sakte 1. mund te gjendet menjehere para nje kalimi ne nivel me gjysmebarriera

    2. ndizet ne menyre te alternuar per te treguar mberritjen e trenave ne kalimet ne nivel pa barriera

    3. kur eshte ne veprim, ndalon kalimin e mjeteve dhe kembesoreve 4. si rregull vendoset ne anen e djathte te rruges 5. hyn ne veprim pak kohe para mberritjes se trenit dhe vazhdon deri ne fund te

    kalimit te tij 6. hyn ne veprim menjehere para fillimit te uljes se gjysmebarrierave

    pergjigje gabim 1. eshte ne perdorim gjate linjave hekurudhore si paralajmerim per drejtuesit e trenave

    2. kur pulson ne menyre te alternuar fton te kalohet me shpejtesi kalimi ne nivel 3. mund te gjendet ne afersi te kalimit ne nivel me barriera 4. zakonisht eshte vendosur ne panelin e fundit distancometrik te nje kalimi ne

    nivel 5. nese eshte ne veprim, lejon kalimin e shpejte te mjeteve ne nje kalim ne nivel 6. eshte nje drite e kuqe fikse, qe ndizet pak kohe para uljes se barrierave

    SEMAFORE PER MJETET E TRANSPORTIT PUBLIK

    Sinjali nr. 156. Semafor per mjetet e transportit publik Jane pajisje sinjalizuese me drita qe ju drejtohen vetem drejtuesve te mjeteve te transportit publik: autobus, taksi, tramvaj (por jo te gjitha mjeteve qe ecin mbi shina) te cileve u tregon drejtimet e lejuara.. Vendosen ne kryqezime dhe funksionojne ne menyre te koordinuar me dritat e semaforeve te tjere. Detyron mjetet e transportit publik te ndalojne kur shiriti horizontal me ngjyre te bardhe (lart) eshte i ndezur; tregojne rruge te lire kur shiriti i bardhe vertikal (poshte) eshte i ndriuar; lejojne te vazhdohet ne te majte e ne te djathte nese shiriti i bardhe (poshte) eshte i ndezur e pjerresuar majtas ose djathtas; tregojne paralajmerim per ndalim kur trekendeshi i verdhe (ne qender) eshte e ndricuar. Eshte e gabuar te thuash se, nese eshte i ndezur shiriti horizontal, eshte i ndaluar edhe kalimi i automjeteve te tjere. Pyetsori 441 Sinjali nr.156 : pergjigje sakte 1. tregon fenere semaforike per mjetet e transportit publik

    2. i drejtohet vetem mjeteve te caktuara per transportin publik

  • 10

    3. kur eshte i ndezur shiriti i bardhe horizontal (lart) detyron ndalimin e mjeteve te transportit publik

    4. kur shiriti vertikal i bardhe eshte i ndricuar lejon kalimin e mjeteve te transportit publik

    5. kur trekendeshi i verdhe eshte i ndricuar paraqet nje paralajmerim ndalimi per mjetet e transportit publik

    pergjigje gabim 1. perdoret vetem per mjetet qe ecin mbi shina 2. ne kryqezime rregullon kalimin e kembesoreve 3. tregon nje kalim ne nivel pa barriera 4. rregullon trafikun ne urat e ngarkim-shkarkimit te anijeve traget 5. tregon qe jemi ne afersi te nje linje tramvajesh 6. me trekendeshin e verdhe te ndezur paralajmeron punimet ne vazhdim mbi

    korsi

    Pyetsori 442 Semaforet e fig.156 : pergjigje sakte 1. funksionojne ne koordinim me dritat e semaforeve te tjere

    2. mund te kene shiritin vertikal ose horizontal te ndriuar 3. mund te kene shiritin e pjerresuar nga e majta ose nga e djathta 4. ju tregojne drejtimet e lejuara mjeteve te transportit publik 5. jane sinjalizime te ndriuara vetem per mjetet e transportit publik

    pergjigje gabim 1. jane sinjalizime te ndriuara per kalime te vecanta kembesoresh 2. jane nje sinjalizim rreziku per punime ne vazhdim, prandaj duhet ulur

    shpejtesia e levizjes 3. tregojne menyren per tu shkembyer pergjate shinave te tramvajeve 4. kur eshte i ndezur trekendeshi i verdhe i tregojne te gjithe kategorive te mjeteve

    te ndalojne 5. nese shiriti i bardhe eshte horizontal, ndalohet kalimi edhe i kamioneve edhe

    motomjeteve

    Sinjali nr. 159. Semaforet e korsive te kthyeshme (me levizje te alternuar). Vendoset ne stacionet e hyrjes ne autostrada (ne karrexhata me sens te dyfishte te qarkullimit me tre ose me shume korsi) dhe ndalon te kalohet ne korsine poshte drites se kuqe ne forme X, por duhet zene korsia e treguar nga shigjeta jeshile; ndersa mjeti qe gjendet ne korsine me shigjete te verdhe pulsuese, duhet te lere kete korsi, sepse se shpejti mbyllet (behet X me drite te kuqe) dhe te zhvendoset, sa me pare, ne korsine me shigjete jeshile Eshte per tu shenuar qe drita e kuqe nuk eshte nje shigjete (por ne forme X), kurse drita jeshile nuk eshte ne forme X (por shigjete) dhe nuk eshte pulsuese. Eshte e gabuar te thuash se korsia me drite te kuqe te ndezur detyron te ndalosh dhe te presesh sinjalin per rruge te lire (kjo korsi nuk mund te zihet ne asnje menyre). Pyetsori 443 Sinjalet ndriues te paraqitura ne fig.159/A, te vendosura ne pjesen e siperme te

    karrexhates : pergjigje sakte 1. rregullojne hyrjet ne korsite e kthyeshme (te ndryshueshme) ne autostrada

    2. ndalojne te pershkohet korsia qe ndodhet poshte drites se kuqe ne forme X 3. per te kaluar, lejon te pozicionohemi poshte shigjetes jeshile

  • 11

    4. me shigjete te verdhe pulsuese na tregojne te zhvendosemi drejt korsise se treguar me shigjete me ngjyre jeshile

    5. rregullojne qarkullimin ne korsite e (kthyeshme) ndryshueshme pergjigje gabim 1. lejojne te zihet korsia poshte drites kuqe ne forme X

    2. ndalojne te kalohet korsia poshte shigjetes jeshile 3. jane te vlefshme edhe per kembesoret 4. nese eshte e ndezur drita e verdhe pulsuese, te detyron te ndalosh dhe te

    japesh perparesi nga krahu i djathte 5. nese eshte e ndezur drita e kuqe, duhet te ndalojme dhe te presim derisa

    shenja X te behet me ngjyre jeshile 6. eshte semafor per mjetet e transportit publik

    Pyetsori 444 Sinjalizimi i fig.159/A : pergjigje sakte 1. tregon semafore te mjeteve per korsi te kthyeshme (ndryshueshme)

    2. vendoset ne nje karrexhate me tre ose me shume korsi 3. lejon kalimin ne korsine me shigjete jeshile te ndriuar 4. me shigjete te verdhe pulsuese tregon se ne cilen korsi duhet te zhvendoset

    drejtuesi i mjetit 5. rregullon qarkullimin ne karrexhatat me korsi te kthyeshme (te ndryshueshme) 6. me shigjete te verdhe pulsuese detyron drejtuesit ta lere kete korsi dhe te

    zhvendoset ne nje korsi tjeter pergjigje gabim 1. paralajmeron kryqezimin e dy autostradave

    2. paralajmeron ngushtimin e karrexhates per shkak te punimeve ne zhvillim 3. te detyron te qendrosh ne korsite me drite te kuqe ndezur 4. tregon korsine e kalimit per mjetet e ngadalta 5. tregon korsine per qendrimin e emergjences 6. tregon korsine e rezervuar per parakalim 7. vendoset ne karrexhata me nje sens qarkullimi

    Sinjali nr. 160. Semaforet pulsues me ngjyre te verdhe. Drita (feneri) i tipit A tregon se, kur semafori eshte i fikur ose i prishur, duhet te behet kujdes, te ulet shpejtesia e levizjes dhe tu jepet perparesi mjeteve nga e djathta; dritat (feneret) e tipit B dhe C, vendosen ne semafore normale (fig.154), per tju kujtuar mjeteve qe duan te kthehen majtas ose djathtas se me pare, duhet tu japin perparesi respektivisht kembesoreve (tipi B) ose ciklisteve (tipi C). Eshte e gabuar te thuash se jane sinjale me drite fikse (sepse dritat jane te verdha pulsuese), ose qe tregojne nje piste kembesoresh (tipi B) ose bicikletash (tipi C). Pyetsori 445 Nga tre feneret e paraqitur ne sinjalin e figures 160 : pergjigje sakte 1. feneret e tipit B dhe C vendosen edhe ne semaforet normale te mjeteve

    2. feneri i tipit C tregon se, per kthimin nga e djathta, mjetet duhet tu japin paraprakisht perparesi bicikletave

    3. feneri i tipit A fton drejtuesit e mjeteve te ulin shpejtesine 4. feneri i tipit A fton drejtuesit te tregojne kujdes te vecante

  • 12

    5. feneri i tipit B tregon se, per kthimin nga e djathta, mjetet duhet tu japin parprakisht perparesi kembesoreve

    6. feneri i tipit A mund te jete vendosur ne prani te pikave te rrezikshme te rruges pergjigje gabim 1. feneri i tipit C tregon nje piste bicikletash

    2. feneri i tipit B tregon nje piste kembesoresh 3. feneri i tipit B eshte me drita fikse 4. feneri tipit A eshte nje semafor per mjetet e transportit publik 5. feneri i tipit C tregon nje korsi rezervuar motorreve

    Sinjali nr. 161. Semafore te veante. Semaforet e veante vendosen ne rruge me disa kryqezime dhe keshillojne (por nuk detyrojne) drejtuesin e mjetit te ruaje shpejtesine e treguar nga simboli i ndricuar i bardhe i ndezur (ndizet vetem nje simbol per cdo here), per te gjetur rruge te lire (jeshile) ne semaforet e tjere. Eshte e gabuar te thuash se mund te jene me drite te verdhe pulsuese; qe tregojne shpejtesine e detyrueshme edhe kur jane te fikura; qe tregojne shpejtesine maksimale per autovetura, motorcikleta dhe kamione ose qe vendosen ne autostrada (ne autostrade nuk ekzistojne kryezime te rregulluara nga semafore). Pyetsori 446 Sinjalet ndriues te fig.161 : pergjigje sakte 1. jane semafore te veante

    2. keshillojne shpejtesine qe duhet ruajtur per te gjetur rrugen e lire ne semaforet e ardhshem

    3. ndizen vetem nje simbol per cdo here 4. vendosen ne rruge me disa impiante semaforike te njepasnjeshem 5. tregojne shpejtesine e keshilluar per te gjetur semaforin e ardhshem me drite

    jeshile pergjigje gabim 1. detyrojne te ruash shpejtesine e treguar

    2. ndalojne te kalosh shpejtesine e treguar ne simbolin me drite te kuqe 3. ndalojne te kalosh tonazhin e caktuar ne simbolin me drite te bardhe 4. tregojne se duhet te vazhdosh me kujdes nese drita e verdhe eshte pulsuese 5. tregojne shpejtesite e keshilluara edhe me semafor te fikur

    Semafore te vecante. Semaforet e vecante jane vendosur ne itinerare me disa kryqezime dhe keshillojne (por nuk detyrojne) drejtuesin e mjetit te mbaje shpejtesine e treguar nga simboli i ndricuar i bardhe i ndezur (ndizet vetem nje per cdo here), keshtu per te gjetur rruge te lire (jeshile) ne semaforet e tjere. Eshte e gabuar te thuash se mund te jene me drite te verdhe pulsuese; qe tregojne shpejtesine e keshilluar per tu mbajtur per te gjetur rrugen e lire, dhe kur jane te fikura; qe tregojne shpejtesine maksimale per autovetura, motorcikleta dhe kamione ose qe vendosen mbi autostrada (ne autostrade nuk ekzistojne kryezime te rregulluara nga semafore). Pyetsori 447 Simbolet e ndriuara te fig.161 : pergjigje sakte 1. jane semafore te veante

    2. keshillojne drejtuesin e mjetit te ruaje shpejtesine e treguar ne simbolin e ndriuar

    3. me shpejtesine qe tregojne, e lejojne drejtuesin e mjetit te gjeje rruge te lire ne

  • 13

    kryqezimin e ardhshem 4. vendosen ne rruge me disa kryqezime me impiante semaforike te

    njepasnjeshem 5. tregojne shpejtesine e keshilluar per te shfrytezuar semaforin me drite jeshile

    ne kryqezimet e ardhshme pergjigje gabim 1. vendosen ne autostrada, ne kryqezimet e rregulluara me semafore

    2. tregojne shpejtesine maksimale te keshilluar perkatesisht, per autoveturat, motorret dhe kamionet

    3. jane semafore per punimet ne rruge 4. tregojne distancen nga hyrja ne autostrade 5. ne qendrat e banuara tregojne kufizim shpejtesie per kategori te veanta

    mjetesh Dokumente qe i duhen paraqitur policise : Lejedrejtimi, leja e qarkullimit, certifikata e kontrollit teknik dhe certifikata e siguracionit (polica e sigurimit) te mjetit. Pyetsori 448 Drejtuesi i automjeteve ose motorcikletave duhet te paraqese, sipas kerkeses se

    agjentit te policise, dokumentet e meposhtme : pergjigje sakte 1. lejen e qarkullimit te mjetit

    2. lejen e drejtimit te mjetit 3. certifikaten e siguracionit te mjetit 4. certifikaten e kontrollit teknik

    pergjigje gabim 1. librezen e perdorimit dhe mirembajtjes se mjetit 2. aktin e shitjes blerjes 3. kontraten e marrjes ne perdorim me te drejte blerje 4. faturen e blerjes se mjetit nga salloni i shitjes 5. kodin fiskal te shitesit

    Ajo qe dallon punonjesit e sherbimit te policise rrugore eshte: uniforma, shenja dalluese ne uniforme, dhe dokumenti dallues i policise. Pyetsori 449 Punonjesit e policise rrugore dallohen nga : pergjigje sakte 1. uniforma

    2. shenja dalluese ne uniforme 3. dokumenti dallues i policise.

    pergjigje gabim 1. tabela ndaluese per mjetet 2. dorezat 3. pistoleta 4. motorrcikleta e policise

  • 14

    Polici rrugor ne pozicionin e ndalimit (fig.383). Eshte njesoj me driten e kuqe te semaforit; eshte i ndaluar kalimi; nuk mund te kalosh kryqezimin; nuk mund te kthehesh as nga e djathta as nga e majta; duhet te ndalojme para vijes terthore te qendrimit. Pyetsori 450 Nese agjenti i policise rrugore eshte me krahe te hapura te shtrira, pingul me

    drejtimin tone te levizjes , si ne fig. 383 : pergjigje sakte 1. eshte i ndaluar kalimi ne kryqezim

    2. duhet ndaluar para vijes terthore te ndalimit 3. ndalohet te kthehesh majtas 4. ndalohet te futesh ne kryqezim 5. ndalohet te kthehesh djathtas

    pergjigje gabim 1. mund te kalojme vetem nese kthehemi nga e djathta, por duke iu dhene perparesi kembesoreve

    2. mund te vazhdojme, por me shume kujdes dhe me shpejtesi te ulet 3. mund te perdoret sinjali me bori, por me ngadale, sa per te terhequr vemendjen

    e policit 4. mund te kthehesh majtas ose djathtas, por ndalohet te vazhdosh drejt 5. eshte njesoj me driten jeshile te semaforit

    Polici me krahet te shtrira sipas drejtimit te levizjes (fig.384). Eshte i barazvlefshem me semaforin me drite jeshile; lejon kalimin; mund te kalojme kryqezimin (ne te gjitha drejtimet), duke treguar kujdes; mund te kthehemi nga e djathta, duke i dhene perparesi kembesoreve qe kalojne rrugen terthore; mund te kthehemi nga e majta, duke i dhene perparesi kembesoreve dhe mjeteve qe vijne perballe. Pyetsori 451 Ne nje kryqezim, nese polici i trafikut eshte me krahe te hapura te shtrira, sipas

    drejtimit tone te levizjes, si ne fig.384 : pergjigje sakte 1. eshte i lejuar kalimi ne kryqezim

    2. mund te kthehemi djathtas, duke i dhene paraprakisht perparesi kembesoreve qe kalojne rrugen terthorazi

    3. mund te kalojme kryqezimin duke treguar kujdes 4. vlen njesoj me semaforin me drite jeshile 5. mund edhe te kthehemi majtas ne kryqezim por, duke respektuar perparesine

    pergjigje gabim 1. duhet patjeter te vazhdojme drejt 2. mund te kalojne vetem mjetet qe jane ne kryqezim nga e djathta jone 3. duhet te ndalojme perpara vijes te vijes terthore te ndalimit 4. duhet te ndalojme mbi vendkalimin e kembesoreve 5. kemi rruge te lire vetem nese vazhdojme drejt

  • 15

    Polici i trafikut me krahun lart (fig. 385). Eshte i barazvlefshem me driten e verdhe fikse te semaforit; paralajmeron nje ndryshim te drejtimit te levizjes se lejuar (domethene qe menjehere me pas polici do te beje te mundur kalimin e mjeteve qe pershkojne rrugen terthore me tonen) ; duhet te ndalojme para kryqezimit, nese mund ta bejme ne kushte te sigurise pa krijuar rrezik, perndryshe duhet te lirojme menjehere kryqezimin qe e kemi zene. Eshte e gabuar te thuash se eshte nje faze rezervuar mjeteve qe duhet te kthehen (duke i lejuar vetem manovren e kthimit djathtas) ose qe duhet ne cdo rast te ndalojme pa zene kryqezimin. Pyetsori 452 Ne qender te nje kryqezimi, nese polici i trafikut ka nje krah te ngritur vertikalisht

    si ne fig.385 : pergjigje sakte 1. eshte njesoj me driten e verdhe fikse te semaforit

    2. paralajmeron nje ndryshim ne drejtimin e levizjes se lejuar 3. duhet te lirojme menjehere kryqezimin qe kemi zene 4. duhet te ndalojme para kryqezimit , nese mund ta bejme ne kushte te sigurise

    pergjigje gabim 1. eshte nje faze rezervuar mjeteve qe do kthejne drejtimin e levizjes 2. duhet ne cdo rast te kthehemi djathtas, pa zene kryqezimin 3. eshte e lejuar vetem manovra e kthimit djathtas 4. duhet te ngadalesojme,vetem ne qofte se ne kryqezim ka shina treni

    Polici me krahet te shtrira horizontalisht 90 grade (fig. 386). Ne qender te nje kryqezimi, polici me krahet e hapura ne kendin 90 grade, me krahun e djathte te drejtuar perpara, lejon kthesen nga e majta, kthesen nga e djathta dhe kalimin drejt vetem te mjeteve qe vijne nga e majta e tij, ndersa ndalon gjithe rrymen e mjeteve qe vijne nga e djathta e tij, nga mbrapa tij dhe ato qe i vijne perballe. Pyetsori 453 Ne qender te nje kryqezimi, polici me krahet e hapura ne kendin 90 grade, me

    krahun e djathte te drejtuar perpara, si ne fig.386 : pergjigje sakte 1. lejon kthimin majtas te mjeteve qe vijne nga e majta e tij

    2. ndalon rrymat e mjeteve qe vijne nga e djathta e tij 3. ju ndalon mjeteve qe vijne perballe te vazhdojne drejt 4. lejon te vazhdojne drejt mjetet qe vijne nga e majta e tij 5. lejon kthimin nga e djathta te mjeteve qe vijne nga e majta e tij

    pergjigje gabim 1. lejon kthimin djathtas te mjeteve qe vijne nga e djathta e tij 2. lejon kthimin djathtas te mjeteve qe vijne mbrapa tij 3. lejon kthimin majtas te mjeteve qe vijne nga e djathta e tij 4. lejon te vazhdojne drejt mjetet qe vijne nga e djathta e tij 5. ndalon kalimin e mjeteve qe vijne nga e majta e tij

  • 16

    Renia e zgjatur e bilbilit nga ana e policit. Do te thote qe gjithe qarkullimi duhet te ndalet, ne fakt, eshte i barazvlefshem me semaforin me drite te kuqe te ndezur njekohesisht per te gjitha drejtimet. Sherben per te lejuar kalimin e mjeteve te ndihmes se shpejte (ambulanca policia ) dmth.detyron ndalimin e mjeteve per te lene te lire kryqezimin. Pyetsori 454 Renia e zgjatur e bilbilit nga ana e policit te trafikut : pergjigje sakte 1. tregon qe gjithe qarkullimi duhet te ndaloje, ne kushte te sigurise

    2. sherben per te lejuar kalimin e mjeteve te ndihmes se shpejte ne sherbim emergjent

    3. ne kryqezime,eshte i barazvlefshem me semaforin me drite te kuqe te ndezur 4. detyron kedo qe eshte ne vazhdimesi te kryqezimit ta liroje ate 5. tregon qe duhet ndaluar, nese jemi duke u afruar ne kryqezim

    pergjigje gabim 1. sherben per te shpejtuar levizjen e mjeteve 2. sherben per te kthyer drejtimin e mjeteve qe vijne nga nje drejtim i caktuar 3. do te thote qe duhet vazhduar levizja pa ndaluar 4. do te thote qe mjetet e ndaluara mbi karrexhate duhet te vihen ne levizje 5. detyron vetem mjetet e renda te ndalojne levizjen.