7
ARCHITETTURA FENG SHUI ® ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA’ AMBIENTALE E UMANA RRUGA E TOKES - Kapitull 1: leksion 2 Qendra ACCADEMIA ITALIANA D’ARCHITETTURA FENG SHUI: Centro d’insegnamento internazionale. Tutti i diritti riservati. Copyright © 2010 by Pierfrancesco Ros. Website: www.fengshui-italia.com 1 QENDRA 1. Vazhdojmë të zhvillojmë konceptin e qendrës dhe të shohim, për shembull, kollonat. 2. Këtu jemi në një tempull tjetër në Indi, varfëria indiane është realiteti që godet më shumë në një udhëtim të tillë dhe është ajo që qëndron më shumë në zemër. India nuk është një tokë për t’u vizituar por për t’u ndjerë,është një tokë hyn në brendësi të zemrës. 3. Duke parë kollonën vura re se si kjo ka qenë gjithmonë përfaqësimi i bashkimit midis dy hemisferave te qiellit dhe tokës. 4. Kujtojnë, për shembull, se kollonat dorike dhe e Korinthike tregonin tashmë në sheshin e tyre bazamenta katrore të qëndrueshme dhe në kapitelet e lulëzuara një vullnet për rekuperimin e simbolit te pemës. 5. Pema që në një farë mënyre është simboli i njeriut të jetës, që merr ushqimin nga toka, ose nga aspektet madhore të ekzistencës, dhe më pas të ushqehet dhe ngrihet drejt aspekteve më të hollësishme e shpirtërore. 6. Njeriu si pema është në mes të këtyre dy forcave të mëdha. Kjo është tema e triadës: Njeriu Qielli Toka, të përdorura në kultura të ndryshme. Në këtë kontekst, e gjejmë të sintetizohet në hartimin e kolonës që përfaqëson boshtin e këtyre dy forcave. 7. Një kolonë brenda një hapësire jetese mund të vlerësohet si një kolonë "Totem" që bashkon këto dy realitete. 8. Shpesh në arkitekturë gjendemi përballë projektimesh në të cilat kollonat, thelbësore në nivelin statik , shqetësojnë nga ana tjetër, një rrjedhshmëri të mirë të hapësirës.

ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA’ AMBIENTALE E ... · udhëtim të tillë dhe është ajo që qëndron më shumë në zemër. India nuk është një tokë për t’u vizituar

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

ARCHITETTURA FENG SHUI ®

ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA’ AMBIENTALE E UMANA

RRUGA E TOKES - Kapitull 1: leksion 2 Qendra

ACCADEMIA ITALIANA D’ARCHITETTURA FENG SHUI: Centro d’insegnamento internazionale. Tutti i diritti riservati. Copyright © 2010 by Pierfrancesco Ros. Website: www.fengshui-italia.com

1

QENDRA

1. Vazhdojmë të zhvillojmë konceptin e qendrës dhe të shohim, për shembull, kollonat.

2. Këtu jemi në një tempull tjetër në Indi, varfëria indiane është realiteti që godet më shumë në një udhëtim të tillë dhe është ajo që qëndron më shumë në zemër. India nuk është një tokë për t’u vizituar por për t’u ndjerë,është një tokë hyn në brendësi të zemrës.

3. Duke parë kollonën vura re se si kjo ka qenë gjithmonë përfaqësimi i bashkimit midis dy hemisferave te qiellit dhe tokës.

4. Kujtojnë, për shembull, se kollonat dorike dhe e Korinthike tregonin tashmë në sheshin e tyre

bazamenta katrore të qëndrueshme dhe në kapitelet e lulëzuara një vullnet për rekuperimin e simbolit te pemës.

5. Pema që në një farë mënyre është simboli i njeriut të jetës, që merr ushqimin nga toka, ose nga aspektet

madhore të ekzistencës, dhe më pas të ushqehet dhe ngrihet drejt aspekteve më të hollësishme e shpirtërore.

6. Njeriu si pema është në mes të këtyre dy forcave të mëdha. Kjo është tema e triadës: Njeriu Qielli Toka,

të përdorura në kultura të ndryshme. Në këtë kontekst, e gjejmë të sintetizohet në hartimin e kolonës që përfaqëson boshtin e këtyre dy forcave.

7. Një kolonë brenda një hapësire jetese mund të vlerësohet si një kolonë "Totem" që bashkon këto dy

realitete.

8. Shpesh në arkitekturë gjendemi përballë projektimesh në të cilat kollonat, thelbësore në nivelin statik , shqetësojnë nga ana tjetër, një rrjedhshmëri të mirë të hapësirës.

ARCHITETTURA FENG SHUI ®

ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA’ AMBIENTALE E UMANA

RRUGA E TOKES - Kapitull 1: leksion 2 Qendra

ACCADEMIA ITALIANA D’ARCHITETTURA FENG SHUI: Centro d’insegnamento internazionale. Tutti i diritti riservati. Copyright © 2010 by Pierfrancesco Ros. Website: www.fengshui-italia.com

2

9. Në këtë aspekt, kollona mund të zhduket me një sistem mobilimi të tillë, në mënyrë për të mos qenë të

dukshme. Ose përpara mund të mendojmë për t’i dhenë një kuptim simbolik .

10. Kinezët përdorin shpesh pasqyrimin ose mbulimin për shtyllat për t’i zhdukur ato aq sa ndonjëherë gjenerojnë një Qi, apo e thenë ndryshe një energji të hollë jo gjithmonë të favorshme.

11. Është e rëndësishme të ndjejmë që shtylla ka një pikëpamje të presionit statik, që mund ta

barazpeshojmë me një presion energjitik, koncept ky interesant që do zhvillojmë më pas.

12. Në një udhëtim tjetër të bërë në Tibet, në Ladakh, në një Gompa, ose manastir, në Lamayuru, vëreja ritualin që bënin murgjit, vizatonin me ngjyra pluhur, një Mandala.

13. Ajo që më tërhoqi është se pas ritualit të hapjes, murgjit filluan të skiconin,duke u nisur nga qendra e skicës e më pas duke zhvilluar pjesën tjetër të mandalasë në katër drejtime .

14. Ky ritual zgjat disa ditë,dhe në fund mandala admirohet,dhe më pas fshihet duke i fryrë sipër,për të

jetuar ndjesinë imanente të jetës, e cila është një vendkalim. E gjithë kjo prek thellësisht murgjit që marrin frymëzimin per të ecur në rrugën e tyre të brendshme.

15. Pra, edhe në përfaqësimet simbolike, koncepti i qendrës ndjehet.

ARCHITETTURA FENG SHUI ®

ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA’ AMBIENTALE E UMANA

RRUGA E TOKES - Kapitull 1: leksion 2 Qendra

ACCADEMIA ITALIANA D’ARCHITETTURA FENG SHUI: Centro d’insegnamento internazionale. Tutti i diritti riservati. Copyright © 2010 by Pierfrancesco Ros. Website: www.fengshui-italia.com

3

16. I njëjti parim është gjetur edhe në kulturën indiane. Në fakt, njohja e lashtë indiane e quajtur Vastu ka lidhje shumë me Feng Shuin, ndoshta për shkak të faktit se të dyja këto aftësi janë brenda pellgut lindor dhe kanë krijuar ngjitjen e ndikimeve kulturale. Gjejmë në këtë Mandala perfaqësimet e energjive të orientuara në hapësirë dhe në katër drejtimet kryesore.

17. Nuk do të shkoj në hollësi në këtë moment, por dua që ju të vini re është që në qendër është një vakum që shpreh vendin e Brahma i cili është një hyjni e përsosur induiste, dhe përfaqësohet në qendër të kësaj strukture energjitike.

18. Vini re këtë specie të grimcuar në tokë, quhet Vastupurusha. Në mitologjinë indiane përfaqëson

energjinë kozmike përçarëse, i cili ndalohet nëpërmjet fuqisë së perëndive të cilët e shtypin në tokë në drejtime të ndryshme, duke krijuar nga kaosi rendin dhe manifestimin e formave të pafundme.

19. Kjo energji e manifestimit në një vend, ose e quajtur nga romanët Gjenius Loci , apo shpirti i vendit,

shprehet nëpërmjet polariteteve të ndryshme energjitike.

20. Është interesante të theksohet se në qendër të mandalasë qëndron Brahma që është përfaqësuar nga një boshllëk. Kjo do të thotë se qendra e një ndërtese nuk duhet të ndërtohet, sepse qendra duhet të jetë e rrjedhshme dhe duhet të lejojnë ndërlidhjen me të gjitha mjediset e tjera.

21. Kjo është një shtëpi indiane që kam fotografuar, ku mund të shihni këtë hapje drejt qendrës në një formë

tetëkëndëshi.

22. Nuk do të shkojmë shumë larg nëse shikoni në shtëpitë e lashta kineze, sepse dhe ata kishin një hapje në qendër, si dhe shtëpitë romake që gjithashtu kishin një hapje në qendër për grumbullimin e ujrave te quajtur Impluvium. Është kështu në shumë kultura tradicionale të botës.

ARCHITETTURA FENG SHUI ®

ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA’ AMBIENTALE E UMANA

RRUGA E TOKES - Kapitull 1: leksion 2 Qendra

ACCADEMIA ITALIANA D’ARCHITETTURA FENG SHUI: Centro d’insegnamento internazionale. Tutti i diritti riservati. Copyright © 2010 by Pierfrancesco Ros. Website: www.fengshui-italia.com

4

23. Kjo na bën të kuptojmë që shpeshherë njeriu është i ndërlidhur me qëniet e tjera njerëzore të tokës, aq sa rraca njerëzore i përket njërës prej bashkive formuese. Kështu disa perceptime o ndjesi të caktuara arrihen në një farë mënyre të trasmetohen në një nivel jo të njohur mes gjithë qënieve njerëzore.

24. Pra, një frazë që unë shpesh them, është: në qoftë se ju keni një ide të mirë dijeni se dikush tjetër, diku

në ndonjë pjesë të globit, është duke e pasur të njëjtën kohë. Kjo është për shkak se në një farë mënyre ne jemi të lidhur me gjithë secilin prej nesh.

25. Atëherë mund të kuptohet që faktori evolucionist është një faktor i njëkohshem në të gjitha sferat e

transformimit që jeton qenia njerëzore.

26. Qendra për këtë arsye është një element i hapësirës që ndihet në shumë nivele, dhe duke filluar zbulimin për arsyen e këtij realiteti, vërejmë se ajo ka të bëjë më shumë me natyrën e brendshme se sa me atë të jashtmen.

27. Kjo foto tregon një tjetër udhëtim që kam bërë në Europë: Park Frogner në Oslo. Këtu gjenden një seri

skulpturash që pasqyrojnë jetën e njeriut, është interesante të vërehet edhe njëherë se si në qendër gjejmë këtë ngatërrim trupash,këtë Totem njerëzor. Një koncept i këtillë e rigjejme në shumë shembuj të tjerë.

28. Le të shohim tani përfytyrimin e Budës që rimora në muzeun e Berlinit, ju do thoni çfarë hyn përfytyrimi me këtë argument. Kjo është një nismë për të reflektuar se si qenia njerëzore është bërë.

ARCHITETTURA FENG SHUI ®

ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA’ AMBIENTALE E UMANA

RRUGA E TOKES - Kapitull 1: leksion 2 Qendra

ACCADEMIA ITALIANA D’ARCHITETTURA FENG SHUI: Centro d’insegnamento internazionale. Tutti i diritti riservati. Copyright © 2010 by Pierfrancesco Ros. Website: www.fengshui-italia.com

5

29. Ne nuk kemi vetëm një qendër truri. Fillojmë të reflektojmë më me thellësi mbi këtë përfytyrim.

30. Në nivel simbolik barku i gjerë paraqet konceptin e rrënjëzimit, prezencë dhe qendërzim që Buda ka fituar në rrugën e tij të brendshme.

31. Barku përfaqëson gjithashtu pjellorinë dhe begatinë, gjë që gjejmë dhe në shumë pllaka antike që paraqesin këtë koncept nëpërmjet formave të rrumbullakëta.

32. Një nivel i dytë analize, mund të përfaqësojë aftësinë e diafragmës të fituar nga Buda, përfaqësimi që

frymëmarrja e tij ishte e thellë.

33. Në eksperiencat e mija të Jogës, dhe të një lloji tjetër trainingu kuptova se si një frymëmarrje e thellë e barkut jep edhe një shplodhje të thellë të diafragmës.

34. Sa më shumë frymëmarrja është e hapur dhe e thellë, aq më shumë aftësi zgjeruese dhe shtytëse të

organeve fitohet, pikërisht për të lejuar oksigjenim maksimal.

35. Në artet marciale, kjo është përdorur për të lejuar ngarkimin e Qi, apo energjia delikate, dhe pastaj për ta manifestuar atë në mënyra të ndryshme, të tilla si sulmi mbrojtja ose kujdesi.

36. Në zonën e kërthizës, domethënë dy gishta nën kërthizë, ne gjejmë fushën e shprehjes së fuqisë dhe

vitalitetit të trupit të njeriut. Kjo pikë në shumë arte marciale dhe në kulturën kineze dhe japoneze quhet Tan Tien, ajo është gjetur edhe nën emrin e Hara në kulturën indiane.

37. Kjo zonë e trupit është konsideruar qendra nervore e energjisë njerëzore, qendra e stabilitetit të saj dhe e

forcës.

ARCHITETTURA FENG SHUI ®

ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA’ AMBIENTALE E UMANA

RRUGA E TOKES - Kapitull 1: leksion 2 Qendra

ACCADEMIA ITALIANA D’ARCHITETTURA FENG SHUI: Centro d’insegnamento internazionale. Tutti i diritti riservati. Copyright © 2010 by Pierfrancesco Ros. Website: www.fengshui-italia.com

6

38. Një zhvillim i mirë i kësaj qendre përcakton një shëndet të mirë dhe kapacitetin e pranisë njerëzore.

39. Është interesante të shohim se si hetimet e fundit mjekësore, kanë zbuluar se në brendësi të zorrëve ka disa qeliza që i ngjajnë atyre të neuroneve,domethënë në një farë mënyre,me sa duket në nivelin e barkut, ka një tru të dytë.

40. Në dijen e lashtë kineze truri ishte goja e një lumi që ka fillonte nga rrënjët e saj nëpërmjet kryqeve. I

shenjtë, sepse nga atje fillon dhe shprehet jeta ..

41. Në fakt emocionet tona janë të shprehura në çdo qelizë të trupit. Mendje, trupi, shpirti dhe fryma janë të ndërlidhura të gjitha në terren dhe në çdo nivel të trupit ton.

42. Trupi ynë nuk është diçka që lidhet vetëm me një plan ekzistencial. Qëniet e gjalla kanë një qendër të

tyren e cila shpesh coinçidon me qendrën më të rëndësishme energjitike te trupit.

43. Është interesante të shihet se si dhe në modën perëndimore qendra konsiderohet në mënyrë të anasjelltë. Për shembull në modën tradicionale, njeriu që ka vithe të ngushta dhe shpatulla të gjera konsiderohet tërheqës.

44. Në fakt, në kohët e lashta ishte e kundërta, një njeri që ka një prezencë të madhe dhe stabilitet është

konsideruar terheqës, sepse jepte siguri dhe lejonte prosperitetin.

45. Kjo përmbysja e qendrës së gravitetit në kulturën dhe modën tonë tregon se nuk po shikohet njeriu në karakterin e tij origjinal.

46. Mund të themi të njëjtën gjë për modën femerore. Modelet përfaqësohen gjithnjë e më shumë të dobëta

dhe me pak prosperitet.

47. Një grua me gjoks të zhvilluar ose me vithe të gjera, përfaqëson energjikisht përvetësimin e ndjenjave amëtare dhe atësore.

48. Kjo ndihmon intuitën se si trupi ynë transformohet dhe merr formë edhe në relacion se sa vëmendje dhe

dashuri kemi marrë.Një trup i dobët demostron mungesën,për të cilën do japi,për rezonance,një ndjesi energjie munguese.

49. Theksova këtë koncept për të kuptuar, se si gjithë ky vizion i modës dhe estetikës janë shtrembëruar

thellësisht. Duhet të rimarrim këto parime të lashta për të rizbuluar një vizion të trupit.

50. Edhe Leonardo da Vinci, Italian, me një skicë të quajtur "Kanuni i mbishkrimeve", përmes përfaqësimit të Njeriut Vitruvian, sipas mendimit tim, shpreh dëshirën për të përcaktuar se si njeriu është në qëndër mes qiellit dhe tokës.

ARCHITETTURA FENG SHUI ®

ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA’ AMBIENTALE E UMANA

RRUGA E TOKES - Kapitull 1: leksion 2 Qendra

ACCADEMIA ITALIANA D’ARCHITETTURA FENG SHUI: Centro d’insegnamento internazionale. Tutti i diritti riservati. Copyright © 2010 by Pierfrancesco Ros. Website: www.fengshui-italia.com

7

51. Nëse shikojmë me kujdes, shohim një njeri të gdhendur brenda dy hemisferave të mëdha, të përfaqësuar nga rrethi dhe kuadrati. Njeriu është i përfaqësuar më pas brenda në rrugën e Qiellit dhe Tokës brenda një ylli me pesë cepa.

52. Gjëja interesante qe vihet re është rrezja e kësaj qendre e cila përfundon kërthizë .

53. Qendra e këtij njeriu, edhe një herë është e përfaqësuar nëpërmjet zonës së mesit të trupit, bashkimi i dy

forcave polare.

54. Në gjuhën e përditshme, themi se njejmë me bark e jo me kokë. Të gjitha emocionet tona ndjehen në organe, në zemër, në mëlci. Një shprehje klasike popullore italiane “ më hëngre mëlcinë” që nënkupton mërzi, inat, të bën të kuptosh që ne jemi diçka tjetër përveç aspektit intelektual, ne kemi në brendësi konceptin e qendrës.

55. Për të përfunduar këtë pjesë të parë, le të theksojmë se njeriu ka pasur nevojën për të shprehur jashtë atë

që ai ndjen brenda, dmth të krijojë një qendër duke i dhënë vetes një qendër, si pasojë të rikrijuarit në ambientin e jashtëm një qendër, do të thotë ti japësh një qendër vetvetes.

56. Që prej agimit të kohërave, njeriu është në kërkim të kësaj qendre dhe është kjo temë e brendshme që

çoi atë për të përcaktuar kontekstin urban.

57. Por qendra ka dhe një aspekt energjitik jo vetëm simbolik apo psikologjik, mendojmë për shembull një centër tavolive, nëse e ve në qendër apo anës,do të vë re një ndjesi zbilancimi.

58. Të njëjtën gjë them për një kuadër, nëse nuk është e balancuar mirë në ngjyra dhe telajo do ndjej diçka

që s’do të funksionojë karshi një qendërzimi.

59. Veçanërisht në kulturën Japoneze ky koncept është i ndjerë thellë. Rikrijimi i kuptimit të qendrës krijon stabilitet, krijon rrënjëzim, gjeneron ndjesinë e rigjetjes, aq sa qendra është edhe brenda nesh.

60. Kjo është një pikënisje që do të thellojmë në studimin e Feng Shuit, siç do të jetë shumë e rëndësishme

për kërkimin e qendrës së gravitetit, të cilën do të shohim në kapitujt më vonë.