Upload
others
View
1
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Page 1
“Bamirësia,virtyt i qytetarisë Korçare’’
Në datën 7 shkurt 2014 Këshilli i Federatës së Paqes Universale Korçë, në bashkëpunim me Universitetin
Fan S. Noli, mbajtën konferencën me titull “Bamirësia,Virtyt i Qytetarisë Korçare”
Konferenca u mbajt në ambjentet e amfitetarit të Universitetit ku morën pjesë përfaqësues të pushtetit
lokal, komuniteteve fetare, shoqërisë civile, fushës akademike, studentë si dhe përfaqësues të medias.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i vlerave të bamirësve të vjetër korçarë dhe kontributin që ata
dhanë për qytetin dhe për kombin shqiptar, si dhe nxitja e bamirësisë në ditët e sotme, vlerë e cila po
humbet ose po keqpërdoret.
Në fjalën përshëndetëse Kryetari i Këshillit Drejtues të FPU-së z. Bajram Ibraj vlerësoi këtë aktivitet duke
thënë:
“Vleresimi për njerëzit e mënçur dhe
bamirës të kombit, vendit, rajonit apo
qytetit është mesazhi më i mirë që ne
mund t’u japim qytetarëve tanë tashmë
të ngarkuar me probleme të shumta që
vijnë nga të gjitha drejtimet duke mos
harruar të kaluarën dhe trashëgiminë
e çmuar që na kanë lenë personalitete
të tilla. Megjithatë, ne nuk mund ta
mohojmë se jeta sot, krahasuar me të
kaluarën është përmirësuar shumë së
jashtmi, por lë shumë për të dëshiruar
së brendshmi e kjo ka të bëjë me
marrëdhëniet njerëzore që janë dobësuar dhe humanizmin i cili është venitur.
“Federata e Paqes Universale dhe themeluesit e saj Dr. San Mjang Mun dhe Znj. Mun janë promovuesit
më të fuqishem të altruizmit dhe bamirësisë sot në botë dhe këtë e kanë treguar nëpërmjet shumë
sipërmarrjeve për të mbështetur dhe ndihmuar njerëzit në nevojë kudo në botë, vecanërisht në vendet e
Afrikës, duke zhvilluar mjaft projekte humanitare për të zbutur urinë dhe varfërinë e skajshme. Me qindra
shkolla fillore janë hapur nga vullnetarë të frymezuar nga mësimet e tyre dhe ndihma të shumta
Page 2
humanitare shpërndahen cdo vit në Afrikë e vende të tjera. Ata promovojnë dashurinë e Zotit dhe
Prindërve të Vërtetë e cila është më e madhe se cdo ndjenjë tjetër.” – theksoi z. Ibraj
Ai e cilësoi këtë konferencë si aktivitet mbreslënës dhe me energji pozitive. Përvojë nga e cila do t’u
propozojë këshillave lokal të paqes në trevat shqiptare që të zhvillojnë edhe ato mundësisht gjatë vitit
2014 aktivite të tilla, në mënyrë që edhe dita ndërkombetare e bamirësise 5 shtatori të gjejë pasqyrim sa
më të plotë në kujtim, respekt e mirënjohje të të gjithë bamirësve shqiptarë dhe Nënë Terezës në vecanti.
Më pas u mbajtën referate mbi bamirësit e vjetër korcarë.
Zonja Klara Çela, kryetare e shoqatës “Gruaja Korçare” dhe ApP në temën
e saj “Mirëbërësit korçarë ndër vite’’ përmendi disa nga bamirësit më të
mëdhenj dhe sakrificat apo dhurimet që ata kishin bërë për ndërtimin e një
të ardhme më të mirë në arsim, shëndetësi, kulturë dhe në ndihmën ndaj të
varfëve. Vlejnë për t’u përmendur bamirës e patriotë si Anastas Lakçe,
Jovan Banka, Vionis Naum Dine, Gaqo Avramushi, Petro Kostandin Tokli,
Sotir Naso Poti, Jovan Cico Gjanqi, Vasil Caci, Pandeli dhe Kostandin Cale,
Irakli Duro, Nikoll Kristo, Ali Zenel Dibra, Stevasti e Parashqevi Qiajzi,
Katerina Cilka, Alo Bej Dishnica. Ndër bamirësitë e këtyre personaliteteve
ishin shkollat, menzat për të vërfërit, biblioteka, spitale dhe objekte kulti të
besimeve të ndryshme. Në vitet 30’ të shek. të
kaluar bamirësit më të mëdhenj korçarë janë
Thoma dhe Athina Turtulli që i falën korçës
bibliotekën, spitalin dhe liceun kombëtar
shqiptar.
Në mbyllje të referencës së saj znj. Çela
përmendi disa raste bamirësish të pas viteve ’90
dhe theksoi se: “Në ditët e sotme është e vakët
ndjenja e bamirësisë. Ndihmat vijnë vetëm nga
të huaj. Biznesi vendas mund të financojë
koncertet dhe parada misesh, fushata elektorale
me paratë e taksa paguasve.” Gjithashtu zonja
Çela, njëkohësisht edhe kryetare e shoqatës Gruaja Korçare nuk harroi të përmendte edhe ndihmën e
pakursyer që dhanë qytetarët dhe biznesmentët korçarë gjatë krizës së Kosovës ku në këtë qytet u
strehuan me qindra refugjatë të cilët gjetën përkrahjen e banorëve dhe kryetarit të Bashksisë z. Dionis
Kotmilo.
Page 3
Ambasadori për paqe dhe doktori i shkencave z. Kliti Kallamata, me disa çmime kombëtare &
ndërkombëtare në arkitekturë, foli për veprimtaritë
mirëbërëse të fotografit të Luftës së Koresë Dhimitër
Gaqo Mborias, i cili dhuroi pasurinë e tij bashkë me
objektet e mbledhura prej tij në Azi për ndërtimin e një
muzeu oriental në Korçë.
Prof. Dr. Dion Tushi në tëmën e tij “Origjina e
filantropisë në Qytetin e Korçës’’ duke marrë si shembull
z.Anastas Lakçe ai cilësoi që ndikimi më i fuqishëm në
zhvillimin e filantropisë ka qënë dhe vazhdon të jetë
religjioni.
Zoti Armand Baze president i qëndrës tregëtare “Baze” dhe i radios
lokale “ABC” në temën e tij “Kur ndërgjegjësohet komuniteti…” solli
si shëmbull ndërtimin e këndit të lojrave për fëmijë në parkun e
qytetit; kënd që u ndërtua nga një nismë qytetare e iniciuar nga Radio
ABC, me donacionet e vetë qytetareve. Ky bashkëpunim i shoqërisë
civile, komunitetit qytetar dhe deputetit Niko Faber tërhoqi
vëmendjen e mediave të kohës, madje edhe të televizionit britanik
BBC që e pasqyroi në një
reportazh të vecantë. Duke
theksuar rëndësinë e shoqërisë
civile ai përmendi:
“Megjithatë për kushtet në të cilat u operua kjo iniciative tregoi se
komuniteti ynë është i gatshëm të bashkëveprojë në cdo rast kur
puqen të gjithë elementët e nevojshëm për një bashkëpunim,sic
janë: qëllimi i mirë,besimi reciprok mes palëve,trasparenca,
kohezioni etj. Shoqëria civile është një element patner i
pazvëndësue-shëm për menaxhimin e hapësirës së përbashkët dhe
jo vetem. Sa me e forte të jetë mardhënia e pushtetit me shoqërinë
civile apo grupet e interest aq më mirë bëhet shfrytëzimi dhe
menaxhimi i kësaj hapësire. Këtë e tregoi dhe
kjo eksperiencë modeste e Radios ABC në
këtë veprimtari të përbashkët.”
Në fund të aktivitetit kryetar i bashkisë së
Korçës zoti Sotiraq Filo u emerua Ambasador
për Paqe. Ai vlerësoi aktivitetin si shumë të
rëndësishëm për promovimin e filantropisë
dhe bamirësisë si simbole të qytetit të Korçës
dhe pjesë e pandashme e historisë së qytetit.
“Bashkia po bën përpjekje për ta ringjallur
këtë traditë dhe çdo përpjekje për ta
rigjallëruar këtë traditë të bamirësisë është për
t’u vlerësuar” tha z. Filo pas emërimit.
Page 4
Njëkohësisht si nuk e fsheu kënaqësinë e vlerësimit me titullin e Ambasadorit pë Paqe duke shtuar se
FPU është një organizatë që synon promovimin e vlerave universale të njerëzimit si humanizmin.
Gjithashtu nderuan me prezencën e tyre anëtarët e Këshillit Drejtues të FPU z. Gaqo Apostoli, znj. Kozeta
Zavalani dhe z. Gani Rroshi nga Tirana.
Raportoi: Ermir Hoxha – sekretari KLP Korçë