16
USHTRIA Viti i 69-të i botimit Nr. 12 (82613) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 mars 2015 QPR Stërvitja “Sardenja 15” Në Qendrën e Personel Rekrutimit u zhvillua një takim me atashetë ushtarakë të akredi- tuar në vendin tonë. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm komandanti i QPR-së, kolonel Leonard Çoku si dhe shefat e sektorëve dhe seksioneve të kësaj qendre... Nga data 9 deri 20 mars 2015 në ambientet e Qendrës së Simulimit, me pjesëmarrjen e Batalionit të Dytë të Këmbësorisë (b2k) dhe Batalionit të Mbështetjes së Luftimit (bml) të Forcës Tokësore u zhvillua stërvitja “Sardenja 15” CPX/CAX. Planëzimi i kësaj stërvitje... Takim me atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë Ngre siparin e ciklit stërvitor të FT në Qendrën e Simulimit për 2015 Përfundoi me sukses procesi i pastrimit dhe certifkimit të grup-depove në Mirakë http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] STRATEGJIA USHTARAKE, DOKUMENT I RËNDËSISHËM PËR FORCAT E ARMATOSURA Në Ministrinë e Mbrojtjes u diskutua Strat- egjia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë, dokumenti bazë i të gjithë punës dhe veprimtarisë së Forcave të Armatosura. Diskutimi i kësaj strategjie u bë në ambi- entet e Ministrisë së Mbrojtjes ku ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Je- ronim Bazo, zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, kryetari i i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë, z. Spartak Braho, si dhe deputetë të këtij Komisioni. Pas prezantimit të dokumentit të Strategjisë Ushtarake, që u bë nga drejtori i Drejtorisë së Planëfikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes (J5/8) në Shtabin e Përgjithshëm, kolonel Bardhyl Kollçaku, deputetët drejtuan pyetje... faqe 5 » faqe 4 » PROJEKTI PILOT faqe 2 » “Së bashku të ndërtojmë të ardhmen e sigurt” faqe 3 » faqe 2 » Bashkëpunim midis FARSH dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (Shkollës Teknike Elektrike “Gjergji Canco” Me rastin e 70-vjetorit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej” Jam i lumtur dhe krenar për gjithçka kam realizuar në shërbim të atdheut tim Bajram Curri, komandant i talentuar popullor faqe 12-13 faqe 14-15 INTERVISTA HISTORI Shkolla jonë e dashur “Skënderbej” faqe 8-9 » SPECIALE

“Së bashku të ndërtojmë të ardhmen e sigurt” QPr · ushtria zyrtare E prEmtE, 27 mars 2015 3 Projekti pilot do të zhvillohet midis Forcave të Armatosura të Republikës

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

ushtriaE prEmtE, 27 mars 2015 1ushtria

Viti i 69-të i botimit Nr. 12 (82613) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 mars 2015

QPr

stërvitja “sardenja 15”

Në Qendrën e Personel Rekrutimit u zhvillua një takim me atashetë ushtarakë të akredi-tuar në vendin tonë. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm komandanti i QPR-së, kolonel Leonard Çoku si dhe shefat e sektorëve dhe seksioneve të kësaj qendre...

Nga data 9 deri 20 mars 2015 në ambientet e Qendrës së Simulimit, me pjesëmarrjen e Batalionit të Dytë të Këmbësorisë (b2k) dhe Batalionit të Mbështetjes së Luftimit (bml) të Forcës Tokësore u zhvillua stërvitja “Sardenja 15” CPX/CAX. Planëzimi i kësaj stërvitje...

Takim me atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë

Ngre siparin e ciklit stërvitor të FT në Qendrën e Simulimit për 2015

Përfundoi me sukses procesi i pastrimit dhe certifkimit të grup-depove në Mirakë

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

stratEgjia ushtarakE, dokuMENt i rëNdësishëM Për Forcat E arMatosuraNë Ministrinë e Mbrojtjes u diskutua Strat-egjia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë, dokumenti bazë i të gjithë punës dhe veprimtarisë së Forcave të Armatosura. Diskutimi i kësaj strategjie u bë në ambi-entet e Ministrisë së Mbrojtjes ku ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Je-ronim Bazo, zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro

Koçi, kryetari i i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë, z. Spartak Braho, si dhe deputetë të këtij Komisioni. Pas prezantimit të dokumentit të Strategjisë Ushtarake, që u bë nga drejtori i Drejtorisë së Planëfikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes (J5/8) në Shtabin e Përgjithshëm, kolonel Bardhyl Kollçaku, deputetët drejtuan pyetje...

faqe 5»

faqe 4»

ProjEkti Pilotfaqe 2»

“Së bashku të ndërtojmë të ardhmen e sigurt”

faqe 3»

faqe 2»

Bashkëpunim midis FARSH dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (Shkollës Teknike Elektrike “Gjergji Canco”

Me rastin e 70-vjetorit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”

Jam i lumtur dhe krenar për gjithçka kam realizuar në shërbim të atdheut tim

Bajram Curri, komandanti talentuar popullor

faqe 12-13

faqe 14-15

intervista

histori

shkolla jonë e dashur “skënderbej”

faqe 8-9»

SPeciale

ushtriaE prEmtE, 27 mars 20152 zyrtare

stafi Kryeredaktor:Muharrem DarDha

AdresA: Ministria e Mbrojtjes,

Bulevardi “Zhan D’ark”

Graphic Designer:Afërdita hySaJ

redaktore/Korrektore:Anila DoDa

Gazetarë:Mimoza GoliKJa

Albert Zholi

Gazetarë:saimir aliJaetleva SMaçi

Në zbatim të Planit të Veprimit të miratuar nga ministri i Mbrojtes për reduktimin e grup-depove që administrojnë municione të

tepërta dhe të panevojshme për Forcat e Armatosura, u krye me sukses të plotë operacioni për pastrimin nga mbetjet e municioneve të rrezikshme të grup-depove mbitokësore në Mirakë, Librazhd. Në këtë operacion u angazhua personeli i Batalionit të Municioneve, Kompanisë EOD dhe Ekipi i AMMCO-s, të cilët realizuan kontrollin, pastrimin dhe certifikimin sipas standardeve të grup-depove mbitokë-sore në Mirakë. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, përfaqësues nga Zyra e CUBIC, si dhe të ftuar të tjerë. Në fjalën e hapjes komandanti i Komandës Mbështetësë, gjeneral brigade Ylber Dogjani, falënderoi personelin e Batalionit të Armatimit dhe të Kompanisë EOD, që së bashku me Ekipn e AMMCO-s realizuan kontrollin, pastrimin dhe certifikimin sipas standardeve të këtyre të grup-depove. Gjeneral brigade Dogjani e vuri theksin në përgjegjësinë dhe rëndësinë që ky proces për pastrimin e zonave

me mbetje municioni të rrezikshëm. Ky është një proces që ka va-zhduar e do vazhdojë të jetë në prioritetet e Komandës Mbështetëse për pastrimin e të gjitha zonave nga municionet, pajisjet ushtarake, ambalazhet e municioneve dhe mbeturinat inerte, - është shprehur gjeneral brigade Dogjani.Ndërsa komandanti i Batalionit të Mu-nicioneve në fjalën e tij, mbasi njohu të pranishmit me gjëndjen aktule dhe punën e kryer, shprehu falënderime dhe mirënjohje për mbështjen e dhenë nga Komanda Mbështetëse, si dhe i garantoi të pranishmit për përkushtimin e personelit në realizimin me sukses të misionit. Më pas, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjen-eralmajor Jeronim Bazo ka falënderuar dhe takuar nga afër të gjithë efektivin që punoi për realizimin në kohë dhe me cilësinë e duhur të kësaj detyre shumë të rëndësishme. Kjo ceremoni dhe ky opera-cion tregon dhe njëherë gatishmërinë dhe përkushtimin e Komandës Mbështetëse dhe të reparteve të vartësisë së saj për të kryer detyrat e caktuara dhe për përmbushjen me sukses të misionit të tyre.

Rreshter Bledar BLACËRI

Përfundoi me sukses procesi i pastrimit dhe certifkimit të grup-depove në Mirakë

Në Ministrinë e Mbrojtjes u diskutua Strategjia Ush-tarake e Republikës së Shqipërisë, dokumenti bazë

i të gjithë punës dhe veprimtarisë së Forcave të Armatosura. Diskutimi i kësaj strategjie u bë në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes ku ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armato-sura, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, kryetari i i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë, z. Spartak Braho, si dhe deputetë të këtij Komisioni. Pas prezantimit të doku-mentit të Strategjisë Ushtarake, që u bë nga drejtori i Drejtorisë së Planëfikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes (J5/8) në Shtabin e Përgjithshëm, kolonel Bard-hyl Kollçaku, deputetët drejtuan pyetje, dhanë opinione dhe kërkuan sqarime lidhur me çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me këtë dokument për të cilin po punohet prej dy vitesh nga grupi i punës i ngritur për këtë qëllim.

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në nisje të këtij diskutimi theksoi se, dokumenti i Strategjisë Ushtarake është një nga dokumentët më të rëndësishëm për veprimtarinë e Forcave të Armatosura, Ministrisë së Mbrojtjes dhe strukturave të tjera të shërbimeve të inteligjencës. Strategjia Ushtarake, theksoi ajo, mbështetet në frymën e bashkëpunimit rajonal për një paqe e siguri të përbashkët. Krahas mbrojtjes së interesave dhe vlerave kombëtare, Strategjia Ushtarake promovon gjithashtu edhe mbrojtjen e interesave dhe vlerave perëndimore të Aleancës Euroatlantike.

Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e Aleancës Euroatlantike dhe po bën përpjekje të qenësishme për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në këtë kontekst, Strategjia e re Ushtarake harmonizon rolin, mis-ionin, përgjegjësitë dhe kapacitetet e Forcave të Armatosura të Repub-likës së Shqipërisë me realitetin e ri

të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive. Strategjia Ushtarake është hartuar duke balancuar të gjithë faktorët e saj. Ajo sjell në emërues të për-bashkët pritjet e mjedisit dinamik të sigurisë, me objektivat dhe rolin e FARSH në këtë mjedis, si dhe bu-rimet në dispozicion të mbrojtjes në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Në Ministrinë e Mbrojtjes u diskutua dokumenti i Strategjisë Ushtarake

Strategjia Ushtarake, dokument i rëndësishëm për Forcat e Armatosura

Strategjia Ushtarake, mbështetet në frymën e bashkëpunimit rajonal për një paqe e siguri të përbashkët. Krahas mbrojtjes së interesave dhe vlerave kombëtare, Strategjia Ushtarake promovon gjithashtu edhe mbrojtjen e interesave dhe vlerave perëndimore të Aleancës Euroatlantike.

‘Ministrja e Mbrojtjes, znj. MiMi Kodheli

Shqipëria është anëtare e Aleancës Euroatlantike dhe po bën përpjekje të qenësishme për anëtarësim në Bash-kimin Europian. Në këtë kontekst, Strategjia e re Ushtarake harmo-nizon rolin, misionin, përgjegjësitë dhe ka-pacitetet e Forcave të Armatosura të Repub-likës së Shqipërisë me realitetin e ri të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive.

ushtriaE prEmtE, 27 mars 2015 3zyrtare

Projekti pilot do të zhvillohet midis Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë (Shkollës Teknike Elektrike “Gjergji Canco”). Grupe nxënësish të përzgjedhur nga kjo shkollë do të caktohen për të kryer praktikat mësimore në disa prej njësive të FARSH. ‘

ProjeKti Pilot

Ministria e Mbrojtjes po i kushton vëmendje të veçantë rekrutimit në strukturat e saj i të rinjve

me potenciale të larta dhe të mirëar-simuar. Sot, FA kanë në përdorim mjete moderne të teknologjisë së lartë dhe të fjalës së fundit të shkencës. Ato kërkojnë që personeli përdorues i këtyre sistemeve të jetë i mirëtra-jnuar dhe i përshtatur me zhvillimet më të fundit të teknologjisë. Për këtë, krijimi i bashkëpunimit midis FA dhe shkollave të mesme profesionale të Tiranës është një mundësi nga e cila do të ketë përfitime të dyanshme. I tillë është edhe projekti pilot midis FARSH dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë (Shkollës Teknike Elektrike “Gjergji Canco”). Qëllimi i këtij projekti është përzgjedhja dhe rekrutimi si ushtarë profesionit në radhët e FA të elementeve më të mirë nga shkollat e formimit profesional, si dhe shfrytëzimi i mundësive që of-rojnë FA në mbështetje të strukturave shtetërore për stazhin profesional të këtyre të rinjëve.

Në këtë kuadër, në ambientet e Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit (ASNI) u firmos marrëveshja e bashkëpunimit për këtë projekt pilot të quajtur “Së bashku të ndërtojmë të ardhmen e sigurt”. Ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Velia, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtues dhe nxënës të të Shkollës Teknike Elektrike “Gjergji Canco” etj.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, duke marrë fjalën në këtë ceremoni theksoi se, ndihem mirë kur ndodhem midis të rinjsh. Dikur kam pasur fatin të mësoj shumë gjenerata dhe e di se sa e bukur është të jesh midis atyre që lexojnë çdo gjë, për të thithur çdo gjë dhe kjo është gjenerata juaj. Duhet shumë mund i shoqërisë, i një qeverisjeje për

të krijuar një brez të ardhshëm të denjë për të drejtuar një vend. Nuk do të bëheni dhe nuk do të mund të bëheni në një ditë dhe as në një vit, por duhet që filizi të jetë i duhuri dhe toka të jetë mjaftueshmërisht pjellore dhe të mund të kurohet nga ata që e kanë në dorë shansin e edukimit tuaj çdo ditë. Këtë mund ta bëjmë shpesh herë fare thjeshtë, qoftë edhe nga një marrëveshje si kjo e sotmja, në dukje modeste e në thelb e një rëndësie të veçantë dhë të jashtzakonshme.

Më tej, ministrja Kodheli duke u ndalur në praktikën mësimore të nxënë-sev të kësaj shkolle në ASNI, iu drejtua atyre: “Jo vetëm që ju jeni të ftuar të praktikoni atë që mësoni në shkollë, ta shikoni, ta prekni, por keni shansin të njiheni me një strukturë, që në dijeninë tuaj është jashtë aspiratave tuaja në

përgjithësi, me strukturën e Forcave të Armatosura. Do të hyni në një ambient që shumëkush prej jush nuk ka hyrë kurrë, do të shikoni një protokoll që jo domosdosshmërisht është protokolli i jetës suaj të përditshme, do të hyni në një ambient që është pikërishtë këtu ku jemi sot dhe kjo është një ftesë që unë nuk e bëj sot. Kam pasur rastin të krijoj kontakte të drejtpërdrejta me maturantët e gjimnazeve të Tiranës. E kam bërë këtë edhe me një gjimnaz në Lezhë ku

jam mentori i këtij gjimnazi, por e kam bërë edhe me Universitetin Politeknik të Tiranës, për të treguar në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke i parë studentët dhe nxënësit në sy, se çfarë shansesh të jashtëzakonshme keni duke u punë-suar në një strukturë, siç janë Forcat e Armatosura. Dhe kjo për shumë arsye, mbi të gjitha arsyeja e mirëedukimit, shanseve që kjo strukturë krijon për t’u mirëedukuar qoftë brenda, qoftë jashtë vendit. Sigurisht duke përmbushur

disa të dhëna, që jo domosdoshmërisht i përmbushin vetëm djemtë, që ka të bëjë me të dhënat fizike, të dhënat e një shëndeti mendor të mirë që vetëm brezi juaj mund ta ketë aty ku duhet. Duhet vetëm t’ia jepni vetes këtë shans dhe ta shtyni aspiratën dhe ambicien tuaj deri sa ta mendoni veten pjesë e Forcave të Armatosura”.

Në përfundim të fjalës së saj min-istraj Kodheli, duke iu uruar suksese nxënësve në praktikën mësimore pranë ASNI, u shpreh: “Bëjeni me seriozitet këtë gjë dhe do të shikoni që do të funksionojë shumë më mirë se shumë praktika të tjera. Serioziteti me të cilin funksionon ai organizëm, që me shumë të drejtë ministri Veliaj tha se është në top-listën e besueshmërisë së qytetarëve shqiptarë, Forcat e Armatosura, nuk është një gjë abstrakte, është një gjë reale, të cilën ju do ta prekni çdo ditë me dorë dhe do të merni një eksperi-encë që do t’iu nevojitet jo vetëm për të mundësuar rrugëtimin tuaj të gjatë drejt dijes, por pse jo edhe për të mundësuar një vend pune në ta ardhmen”.

Ndërsa ministri i Mirëqënies So-ciale dhe Rinisë, z. Erion Velia u shpreh se më vjen mirë që një organizatë, siç është Ushtria Shqiptare, e cila është në NATO, hap dyert për atë që duhet të jetë aspirata jonë, për të rinjtë shqiptarë, që është arsimi profesional. Ai falën-deroi ministren e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së dhe të gjithë ata që kanë mundësuar këtë projekt-pilot, përmes së cilit të kemi akses ndoshta në aparatura dhe metodat më avantgard të komunikimit, që do të na bënte jo vetëm staf potencial për ush-trinë shqiptare, por sigurisht që mund të na përgatiste për sektorin privat dhe për të punuar jashtë vendit. “Ne bëjmë shumë sondazhe për të kuptuar se çfarë besimi kanë njerëzit tek institucionet dhe më vjen mirë që për të disatin muaj rradhazi, institucioni që ka besimin më të lartë të publikut është Ushtria Shqiptare, ndaj më vjen mirë që edhe besimi ynë për arsimin profesional dhe për praktikat mësimore është tek ush-tria shqiptare”, është shprehur ministri Velia. Projekti pilot do të zhvillohet midis Forcave të Armatosura të Re-publikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë (Shkollës Teknike Elektrike “Gjergji Canco”). Grupe nxënësish të përzgjedhur nga kjo shkollë do të caktohen për të kryer praktikat mësimore në disa prej njësive të FARSH. Nxënësit e dalluar në këto praktika do tu jepet mundësi rekrutimi, bazuar në dëshirën e tyre, në strukturat e FA në të ardhmen e afërt si ushtarë profesionit. Fillimi dhe arritjet e prit-shme pozitive të këtij projekti pilot do t’i hapë rrugë vendosjes së një bashkëpunimi shumëvjeçar midis FARSH dhe shkollave të arsimit profesional të vendit tonë. Mundësia që ofrojnë FARSH nëpërmjet lejimit të përdorimit të kapaciteteve të saj për përdorim nga nxënësit e shkollës teknike elektrike do të jetë një in-vestim që me siguri do t’i vjelë në të ardhmen. Agjencia e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit do të ofrojë mbështetje për zhvillimin e praktiva mësimore për krijimin e rrjeteve elektronike të një godine dhe riparimin e sistemeve të dëmtu-ara kompjuterike. Zhvillimi i këtyre praktikave nën drejtimin e personelit ushtarak do t’u japë mundësi nxënësve të njihen dhe familjarizohen me mjetet në përdorim të FA, si dhe do tu jepet mundësia të riparojnë dhe vendosin në funksionim sistemet dhe pajisjet e dëmtura ushtarake.

Një projekt pilot që do t’i shërbejë të ardhmes së FA

“Së bashku të ndërtojmë të ardhmen e sigurt”, projekt pilot midis FA dhe

shkollës Teknike Elektrike “Gjergj Canco”

ushtriaE prEmtE, 27 mars 20154 zyrtare

Në Qendrën e Personel Re-krutimit u zhvillua një takim me atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm komandanti i QPR-së, kolonel Leonard Çoku si dhe shefat e sektorëve dhe seksioneve të kësaj qendre. Kolonel Çoku, pasi i uroi mirëseardhjen ata-sheve ushtarakë, u shpreh: “Në këtë qendër prodhohet çdo gjë që më parë shihet nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Forcat e Armatosura, sepse ne duhet t’i mbështesim të gjitha FA, të gjithë oficerët në rezervë, ata të cilët tani janë në pension dhe kjo qendër duhet t’i ndihmojë ata në çdo kohë, që nga data e emërimit të tyre dhe deri në daljen në pension. Këtu kemi futur standarde të reja përsa i përket testimeve fizike, psikologjike si dhe atyre të speciali-zuara, për ato që duan të jenë pjesë e FA. Ka pasur shumë kërkesa për t’ju bashkuar Forcave të Armatosura. Nga ky brez i cili i bashkohet ushtrisë, ne jemi të interesuar të zgjedhim e selek-tojmë më të mirët, për t’u bërë pjesë e FA. Testi i selektimit është i hapur dhe transparent. Në sistem janë të gjitha testet dhe ata duhet të zhvillohen nëpërmjet kompjuterit. Në kompjuter janë 155 pikë dhe fituesit duhet të plotësojnë të paktën gjysmën e këtyre pikëve. Ai që arrin këtë nivel, bëhet pjesë e FA. Pas seleksionimit, ne zhvil-lojmë të gjitha praktikat dhe i dërgojmë ata në Shkollën e Trupës në Bunavi, ku ata përgatiten për fazën e parë për t’ju bashkuar FA. Në përfundim të trajnimit individual në Bunavi, ata presin urdhrin e emërimit nga SHSHPFA. Para se ata të shkojnë në Bunavi, duhet të paraqiten në njësinë tonë e të përgatisin kërkesën për t’ju bashkuar FA. Ata mund të kenë kërkesa të ndryshme për t’u bërë pjesë e FA. Dikush mund të dëshirojë të jetë pjesë e Forcave Speciale, dikush pjesë e Forcave Detare. Pas përfundimit të testit të përgjithshëm për t’ju bashkuar ushtrisë, ata i nënshtrohen një testi tjetër sipas specialiteteve. Qendra jonë ka bërë dhe marketing nëpër shkolla të mesme dhe universitete për t’i bërë thirrje brezit të ri që t’i bashkohet FA. Në këto takime, atyre i janë shpjeguar se cilat janë përfitimet nëse bëhen pjesë e FA”, përfundoi fjalën e tij kolonel Çoku.

Gjatë takimit, të ftuarve ju paraqit një brifing, ku ata u njohën me histori-kun e Qendrës së Personel Rekrutimit, misionin e detyrat kryesore, me disa prej treguesve dhe arritjeve, si dhe me drejtimet e përmirësimit të punës në të ardhmen. Kjo qendër u krijua më 12 prill 2007. Nga viti 2007 deri në vitin 2010 ishte në përbërje të Komandës Mbështetëse, ndërsa në mars të vitit 2010 kaloi në vartësi të drejtpërdrejtë të SHPFA. Misioni i kësaj qendre është rekrutimi i kandidatëve për oficerë e ushtarë/detarë aktivë, përpunimi dhe administrimi i dokumentacionit dhe i të dhënave të personelit të ushtarakëve

aktivë, në rezervë/lirim e atij civil si dhe realizimi i trajtimit financiar të ushtarakëve në rezervë/lirim. Struk-tura është e përbërë nga komandanti, zëvendëskomandanti, sektori i admin-istratës, sektori i rekrutimit dhe sektori i regjistrimit dhe trajtimit financiar. Detyrat kryesore të QPR-së janë: Rekrutimi i kandidatëve për oficerë e ushtarë/detarë aktivë, sipas planit të miratuar nga SHPFA; përgjigjet për standardizimin, automatizmin, administrimin dhe përditësimin e të dhënave të personelit aktiv në FA dhe atij në R/L (rezervë/lirim); planifikimi, hartimi dhe koordinimi i realizimit të procedurave për sigurimin e mundësive të kandidatëve për të shërbyer në FA, pavarësisht përkatësisë fetare, krahinore apo racore. QPR bën të mundur realiz-imin e trajtimit financiar të ushtarakëve në rezervë/lirim; mbështet me të dhëna personeli komandat, repartet autonome, drejtoritë dhe komisionet e karrierës; planifikon dhe organizon aktivitete promovuese dhe informuese për pro-cesin e rekrutimit; kryen shërbime ndaj qytetarëve për pajisjen me vërtetime për kryerjen e shërbimit ushtarak aktiv (SHDUA) si dhe ndaj ish-ushtarakëve për plotësimin e dokumentacionit për pension pleqërie, suplementar, etj.

Misioni i sektorit të administratës është planifikimi, sigurimi dhe re-alizimi i mbështetjes operacionale, me personel, siguri, financë, buxhet, logjistikë dhe sisteme të ndërlidhjes si dhe informacionit të Qendrës së Personel Rekrutimit. Disa nga detyrat e këtij sektori janë: planifikimi dhe realizimi i mbështetjes logjistike sipas fushave përbërëse, në përputhje me resurset, buxhetin, prioritetet dhe viz-ionin e zhvillimit të QPR-së; hartimi dhe zbatimi i planeve të mirëmbajtjes se mjediseve, pajisjeve dhe teknikës në përdorim; planifikimi i masave për zbatimin e politikave arsimimit, përpa-

rimit në gradë, karrierë të personelit të QPR-së; përgjigjet për hartimin dhe zbatimin e procedurave lidhur me gjendjen teknike dhe sigurinë e rrjeteve të komunikimit dhe informacionit etj. Gjithashtu, ky sektor planëzon masa për sigurinë e personelit, informacionit dhe infrastrukturës në QPR; administron, përpunon, ruan, sistemon dhe shfrytë-zon konformë akteve ligjore në fuqi, do-kumentet zyrtare; planëzon mbështetjen me burime financiare të QPR-së në përputhje me resurset, buxhetin, prior-itetet dhe vizionin e zhvillimit; përgatit planet vjetore, afatmesëm/afatgjatë për mbështetjen për zhvillimin e kapac-iteteve operacionale të QPR-së; ndjek zbatimin e ligjshmërisë dhe afatet e in-ventarizimit, nxjerrjes jashtë përdorimit të vlerave materiale; ndjek realizimin e projekteve të infrastrukturës në QPR si dhe administrimin e pronave.

Misioni i sektorit të rekrutimit është rekrutimi i kandidatëve për oficerë e ushtarë/detarë aktivë, sipas planit të miratuar nga SHPFA. Disa nga detyrat e tij kryesore janë: planëzimi i rekrutim-it të kandidatëve oficerë e ushtarë/detarë aktivë, sipas planit të rekrutimit të miratuar nga SHSHPFA; detajimi i planeve të rekrutimit të ushtarë/detarë aktivë të ardhur nga SHPFA; përgatitja e urdhrave, udhëzimeve dhe proce-durave që lidhen me rekrutimin e kon-tingjenteve në interes të FA; planëzimi i masave për realizimin e marketingut për promovimin dhe informimin e pub-likut për të shërbyer në FA; kryerjen e fushatave të promovimit në mediat lokale, të shkruar dhe sociale (internet, facebook, tëitter, flickr, youtube, etj,) në bashkëpunim me QKMBMMSHP. Ky sektor ideon dhe përgatit materi-ale informuese dhe promocionale, në interes të rekrutimit të kandidatëve për të shërbyer në FA; zhvillon testim për përzgjedhjen e kandidatëve për t’u rekrutuar në interes të FA; bashkëpunon

me organet e pushtetit vendor, zyrat e punës dhe institucionet arsimore në prefektura në interes të rekrutimit të kandidatëve për të shërbyer në FA; koordinon me njësitë e repartet e FA për organizimin dhe zhvillimin e ditëve të hapura dhe vizitave me individë dhe grupe interesi me qëllim sensibilizimin e tyre për të shërbyer në FA; evidenton në data-bazë dhe në dosjet individuale të dhënat e kandidatëve të testuar dhe të përzgjedhur për të shërbyer në FA; përgatit dhe dërgon pranë njësive e reparteve të FA dosjet e kontingjenteve të testuar dhe të shpallur fitues, rikthen dosjet e kandidatëve të testuar dhe që rezultojnë jo-fitues; përgatit praktikat përkatëse për titullimin dhe emërimin në detyrë të kandidatëve të testuar dhe shpallur fituese etj.

Misioni i sektorit të regjistrimit dhe trajtimit financiar është menaxhimi, ad-ministrimi dhe përditësimi i të dhënave të personelit, ushtarakë aktivë, civilë, në rezervë si dhe zbatimi i politikave so-ciale lidhur me trajtimin e ushtarakëve në rezervë/lirim/pension dhe familjeve të tyre në përputhje me kërkesat ligjore e nënligjore. Disa nga detyrat e këtij sektori janë: administrimi i dosjeve të personelit ushtarak aktiv, civilë të FA, si dhe ushtarakëve në rezervë/lirim; realizimi i përditësimit të të dhënave në sistemin e automatizuar të të dhë-nave të ushtarakëve aktivë, civilë, në rezervë dhe lirim; mbështet Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Personelit në MM dhe Drejtorinë e Personelit në SHP si dhe komandat, njësive e reparteve të FA me të dhëna personeli; përgatit dokumentacionin me të dhënat përkatëse për personelin ushtarak që do të shqyrtohen nga Komi-sionet e Karrierës për marrjen e gradës dhe kryerjen e Kursit Institucional të radhës; rakordon dhe unifikon me strukturat e FA, të dhënat e person-elit; koordinon dhe bashkëpunon me

Zyrat e Gjendjes Civile në Prefektura, evidenton ndryshimet e shtetasve si rrjedhoje e ndryshimit te vendbanimeve dhe të lëvizjeve demografike; kryen shërbime ndaj qytetarëve për pajisjen me vërtetime për kryerjen e shërbimit ushtarak aktiv (SHDUA) si dhe ndaj ish-ushtarakëve për plotësimin e do-kumentacionit për pension pleqërie, suplementar, etj; krijimi i data-bazës me të dhëna të detajuara për ushtarakët (ofi-cer, nënoficer dhe UP) në rezervë/lirim/pension, të cilëve u është përpunuar dokumentacioni për përftimin e pensio-neve suplementare; trajtimi i kërkesë/ankesave të shtetasve, për përftimin e pensionet suplementare; bashkëpunim dhe koordinim i vazhdueshëm me struk-turat e sigurimeve shoqërore, Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në qarqe etj.

Në vijim, atashetë e huaj ushtarakë u njohën me disa tregues e arritje të Qendrës së Personel Rekrutimit, si vënien në efiçencë të Strukturës së re të QPR, në veçanti të Sektorit të Regjistrimit dhe Trajtimit Financiar të Ushtarakëve në Rezervë/Lirim; përqen-drimin në kartotekën e QPR, të dosjeve të ushtarakëve në rezervë/lirim, të të dhënave të SHDUA si dhe të dosjeve të ish-strukturave të suprimuara të ish-Forcave të Armatosura; përgatitjen e procedurave standarde të pranimit dhe administrimit të kërkesave që kanë shtetasit për pajisjen me vërtetim për SHDUA si dhe përgatitjen e dokumen-tacionit për përftimet suplementare për ushtarakët në rezervë dhe lirim; hedhjen e të dhënave të personelit të FA, në programin e ri të automatizimit të të dhënave të personelit të FA-së; përgatitja dhe vënia në dispozicion të komisioneve të karrierës e dokumenta-cionit të kandidatëve për t’u shqyrtuar për marrjen e gradës dhe kryerja e kursit institucional të radhës, bazuar në të dhënat e informatizuara; dërgimi në MM e SHP (sipas fazave), i listës së oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve/detarëve aktivë sipas gradave që plotë-sojnë kohën e qëndrimit në shërbim aktiv në FA (me moshë); realizimi i planit të rekrutimit SHPFA; krijimi i data-bazës me të dhëna të detajuara për ushtarakët (oficer, nënoficer dhe UP) në rezervë/lirim/pension; përgatitja e dokumentacionit për për-ftimet e suplementare (modulari nr. 03), lirim e pension, vërtetimeve për vjetërsinë në shërbim në FA (modulari nr. 31) si dhe vërtetimit për pagën; përgatitja e planit të veprimit “Për Marketingun” në bashkëpunim me QKMBMMSHP; përditësimi në dosjet personale dhe data-baza i urdhrave të ministrit të Mbrojtjes, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA si dhe të komandantëve të forcave për emërim ne detyrë të personelit të FA, sipas strukturës së re etj.

Gjithashtu në këtë takim u theksua edhe puna që po bëhet për përmirësimin e mëtejshën të cilësisë së shërbimve që realizon QPR, për ta kthyer atë në një strukturë plotësisht efektive dhe në pararojë të Forcave të Armatosura.

Në QPR, takim me atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë

Kolonel Çoku: Nga ky brez i cili i bashkohet ushtrisë, ne jemi të interesuar të zgjedhim e selektojmë më të mirët, për t’u bërë pjesë e FA. Testi i selektimit është i hapur dhe transparent

alba Musaraj

ushtriaE prEmtE, 27 mars 2015 5stërvitja

Nga data 9 deri 20 mars 2015 në ambientet e Qendrës së Simulimit, me pjesëmar-rjen e Batalionit të Dytë

të Këmbësorisë (b2k) dhe Batalionit të Mbështetjes së Luftimit (bml) të Forcës Tokësore u zhvillua stërvitja “Sardenja 15” CPX/CAX. Planëzimi i kësaj stërvitje është bazuar duke apli-kuar direktivën e stërvitjes së NATO-s, BI-SC 75-3, Manualin e Ushtrisë Amerikane TC-7 101”Planizimi i stër-vitjes ne Shtab”. Në bazë të direktivës së stërvitjes, u hartuan strukturat dhe gjithë dokumentacioni i nevojshëm për realizimin me sukses të stërvitjes mbi bazën e standardeve që kërkon koha.

Planëzimi i stërvitjes kishte filluar në dhjetor te vitit 2014, bazuar në direk-tivën e NATO-s BI-SC 75-3 që cikli planëzimit stërvitor të niveleve të tilla të mos jetë më pak se 180 ditë, duke u pasuar me takime dhe konferenca për ndërtimin e strukturës së stërvitjes, pla-nin e stërvitjes, hedhjen e të dhënave të terrenit dhe të strukturave pjesëmarrëse në stërvitje në database-in e Qendrës së Simulimit, trajnimin e audiencave stërvitore, por edhe zhvillimin e orëve akademike në interes të realizimit të objektivave të stërvitjes.

Risi për këtë stërvitje ishte dhe pjesëmarrja e trupave te Batalionit të ri të Mbështetjes së Luftimit, të cilët për herë të parë u planëzuan të kryenin një stërvitje të këtij niveli. Për këtë Qendra e Simulimit, nëpërmjet krijimit të ekipeve trajnuese lëvizëse (Mobile Training Team) mundësoi trajnimin e shtabeve të Batalionit të Mbështetjes së Luftimit për Procesin e Vendimmarrjes Ushtarake, Procedurat e Drejtimit të Trupave, modele mbi ndërtimin e Qen-drave Operacionale Taktike etj, duke konkluduar që për planëzimin e kësaj stërvitje janë harxhuar me qindra orë teorike, akademike dhe praktike.

Komandanti i Forcës Tokësore, si Oficer Programues i kësaj stërvitje, hartoi objektivat e stërvitjes, ku shtabet e batalioneve me performancën dhe tra-jnimet që kanë kryer, si para stërvitjes ashtu dhe aplikimi i mësimeve të nxjerra nga stërvitjet e mëparshme, treguan nivel të kënaqshëm në planëzim dhe panë produktin e tyre, në fazën ekzeku-tive (simulim) të këtij planëzimi.

Koncepti i stërvitjes ishte planëzimi,

përgatitja dhe vlerësimi i stërvitjes CAX “Sardenja 15”, për batalionin e 2k dhe bml të FT, në përputhje me direktivën e NATO-s dhe Standardet Kombëtare. Fokusi i kësaj stërvitjeu përqëndrua në përgatitjen e batalionit 2k dhe kom-panive të tij vartëse për pjesëmarrje në NATO FTX “TRIDENT JUNCTURE 15” që do të zhvillohet në Sardenja të Italisë. Forcat, llojet e operacioneve luftarake, aktivitetet logjistike, si dhe veprime të tjera u planëzuan të zhvil-lohen bazuar në konceptin e stërvitjes “TRIDENT JUNCTURE 15”. Kjo stërvitje gjithashtu përfshinte vlerësimin e aftësive të batalionit të 6-të të formuar rishtas, si batalion mbështetës të luftimit të Forcës Tokësore .

Përkushtimi dhe kërkesa për ta realizuar stërvitjen në kushte sa më të përafërta me ato të luftimit ishte dhe mënyra e ngritjes së infrastrukturës për kryerjen e saj. U ideua situata dhe u bë e mundur që trupat e dy reparteve ta kryenin veprimtarinë e tyre në çadra , si dhe në përputhje me skenarin e ngritur që më parë.aktivitetet kryesore:

Në datat 9-13 mars u zhvillua trajnimi i opera-torëve në JCATS, ku në këtë stërvitje, me synim rritjen e kohezionit të njësive, u kërkua që në këtë rolin e operatoreve të jenë komandantët /ose zv/komandantët e togave. Audiencat Krye-sore Stërvitore (komanda dhe shtabet e batalioneve) zhvilluan planëzimin e operacionit duke zbatuar

të gjitha fazat e procesit të Vendim-marrjes Ushtarake sipas manualeve të ushtrisë Amerikane FM 6.0.

Në datën 13 mars 2015 u zhvillua trajnimi i kontrollit të stërvitjes, shtabit epror dhe vëzhgues/vlerësueseve, për sinkronizimin e strukturave të stërvitjes në një ekip të vetëm.

I gjithë Vlerësimi i Mjedisit Op-eracional, Rruga Drejt Konfliktit dhe Skenari i Stërvitjes janë përgatitur në përputhje me skenarin e stërvitjes “TRIDENT JUNCTURE 15” që do zhvillohet në nëntor 2015 në Sardenjë të Italisë, duke shfrytëzuar më së miri dokumentet e planëzimit të stërvitjeve të NATO-s dhe Ushtrisë Amerikane.

Për t’i shërbyer sa më mirë anga-zhimit të njërit prej formacioneve të b2k që do të marrë pjesë në stërvitjen e Aleancës “Trident Juncture 15”, skenari i stërvitjes së simuluar në kompjuter ishte bazuar pikërisht në atë të stërvitjes së Aleancës, ku ky batalion

zhvilloi operacion mësymës në kuadër të një Force të Përbashkët reaguese të NATO-s. Me Batalionin e Mbështetjes me Luftim u realizuan operacione mbështetëse të luftimit si mbështetje me zjarr, lëvizshmëri/kundër-lëvizshmëri, pastrim zone nga përdorimi i minave të kundërshtarit, dekontaminim dhe aktivitete të tjera në interes të detyrave të ngarkuara. Nderthurja e të gjithë sektorëve dhe degëve te FT nga G-1 deri G-9, bëri të mundur qe kjo stërvitje të jetë vërtetë gjithëpërfshirësë, kom-plekse dhe rrezultative në harmonizimin e të gjithë faktorëve dhe aktorëve pjesëmarrës.

Shtabi në rolin e HICON-it dhe

ndjekja nga afër e stërvitjes nga zv.komandanti i FT, gjeneral brigade Muhamet Buçpapa, i dhanë stërvitjes nivelin më të lartë të një stërvitje të kryer deri më tani nga efektivat e Forcës Toksore. Kësaj i bashkëlidhet dhe puna e përkushtuar dhe profe-sionale e Qëndrës së Simulimit dhe komandantit te kësaj qëndre, nënkolonel Arben Cenolli. Mbështetja në moton “Gjithshka ushtria bën në kohë paqe, është përgatitja për kohë lufte”, nga nënkolonel Cenolli, i cili nga dita e parë deri në ditën e fundit të stërvitjes asistoi në të gjitha etapat e zhvillimit të saj, duke ndihmuar, korrigjuar e injektuar idetë e tij, mbështetur këto në doktirinat dhe manualet e NATO-s, ishte pjesë e suksesit të stërvitjes “Sardenja 15”.

Stërvitja “Sardenja 15” u asistua gjatë gjithë kohës së zhvillimit të saj nga misioni CUBIC, ç’ka i ka dhënë stërvitjes eksperiencën dhe nivelin e njëjtë me atë që trupat amerikane kryejnë në operacione të ngjashme. Stërvitja “Sardenja 15” u inspektua nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneral major Jeronim Bazo, i cili në konkluzionet e tij u shpreh se “...Përafrimi i trajnimit të trupave sa me reales dhe sfidave që kërkon koha, për rritjen e performancës së ushtrisë shqiptare përkrah aleateve ndërkombëtarë, përbën filozofinë e trajnimit dhe stërvitjes së strukturave operacionale të FARSH”.

Stërvitja “Sardenja 15”, ngre siparin e ciklit stërvitor të FT në Qendrën e Simulimit për 2015

n/kolonel ediand eleZi, bCu, FtMajor lulzim salih, Qendra e simulimit Objektivat e Stërvitjes:

• Planëzimi dhe zhvillimi i një stërvitje me nivel për Batalionin e Dytë të këmbësorisë dhe Batalionin e Mbështetjes së Luftimit, në përputhje me standardet e doktrinës së NATO-s, për rritjen e efektivitetit dhe performancës së drejtuesve në operacionet sulmuese.• Fillimi i rritjes së performancës të Batalionit të Mbështetjes së Luftimit si komponent i rëndësishëm i Forcës Tokësore. • Trajnimi dhe vlerësimi i shtabi për kryerjen e detyrave funksionale për procedurat e vendimmarrjes (PVU) për përpunimin e dokumenteve të planëzimit luftarak. • Trajnimi dhe vlerësimi i aftësive operacionale të b2k dhe bml në kryerjen e operacioneve luftarake.• Trajnimi i n/reparteve për Procedurat e Drejtimit te Trupave (PDT) dhe kryerjen e operacioneve mësymëse.• Ndërtimi i bazës së njohurive kolektive që kanë lidhje me efikasitetin/menaxhimin trajnues të efek-tivave të FT-së dhe identifikimi në mënyrë sistematike mësimet e vëzhguara/nxjerra dhe praktikat më të mira dhe ti aplikojmë ato në trajnime të ardhshme.

• Zbatimin e procesit të vendimmarrjes ushtarake (PVU).• Përgatitjen zbuluese të luftimit (IPB).• Kërkesat për informacion kritik të Komandantit (CCIR).• Kryerjen e lëvizjes së operacioneve të manovrës.• Planëzimin dhe zhvillimin e operacionit mësymës.• Planëzimin e mbështetjes me luftim të operacionit.• Planëzimin në operacion i mbrojtjes ajrore dhe k/ajrore.• Planëzimin e mbështetjes logjistike të operacionit.• Planëzimin e zjarrit direkt dhe indirekt në operacion.• Planëzimin dhe zhvillimin e procedurave standarde të komandim-kontrollit.• Planëzimin e masave paraprake për rreziqet e mundshme gjate operacionit.• Planëzimin dhe kryerjen e operacioneve të CBRN (ADM) nga Batalioni i Mbështetjes së Luftimit.• Kryerjen e lëvizjes, kundër-lëvizjes dhe operacioneve të mbijetesës (Batalioni Mbështetjes së Luftimit)

Ndërsa Objektivat e Trajnimit përfshinin:

ushtriaE prEmtE, 27 mars 20156 forca detare

Më datën 24 mars 2015, në rajonin e Kepit të Rodonit, u përkujtua 97 vjetori i mbytjes së

avullores së transportit detar të Peran-dorisë AustroHungareze “Linz”. Në këtë ceremoni morën pjesë ambasadori i Republikës së Austrisë, z. Thomas Schnoll, ambasadori i Republikës së Hungarisë, z. Antal Neizer, komana-danti i Forcës Detare, general brigade Qemal Shkurti, Patër Aurel Gjerkaj, Ministër Provincial, diplomatë dhe ushtarakë, përfaqësues nga Ministria e Kulturës, të medias, oficerë dhe detarë të anijes “Iliria”, P-131 etj.

Avullorja austrohungareze “Linz”, me kapiten Hugo Tonelli, ishte vapori i “Lloydit” austriak dhe në vitin 1918 u mor për nevojat e ushtrisë perandor-ake për transport trupash. (Avullorja “Linz” u prodhua në kantierin detar të Triestes në vitin 1909, me përmasa 104x13.4 m, peshkim-7.9 m dhe tonazh 3819 t). Gjatë lundrimit nga porti i Rjekës për në portin e Durrësit, më datën 19 mars 1918, ora 19.00, anija hasi me një minë detare në bor-din e majtë, 3.7 milje në perëndim të Kepit të Rodonit. Goditja ishte fatale dhe për rjedhojë anija u mbyt brenda 25 minutash. Në këto kushte dhe tre anijet luftarake (dy anije siluruese, “98” dhe “TB 974”, si dhe destrojeri “Balaton”}, që e shoqëronin “Linzin”, nuk patën asnjë lloj mundësie për të evituar mbytjen e saj. Në bordin e an-ijes bashkë me ekuipazhin, ishin 1003 persona të rregjistruar, nga të cilët 413 robër italianë, të cilët do përdoreshin për punë në territorin shqiptar nga ushtria austrohungareze. Por në anije kishte dhe persona të parregjistruar, ushtarë austrohungarezë që në prag të përfundimit të Luftës Parë Botërore zgjodhën destinacione të tjera qën-drimi, përkthyes shqiptarë dhe italianë, personel nga Kryqi i Kuq etj, të cilët e bëjnë këtë tragjedi detare nga më të mëdhatë e kohës.

Organizimi i kësaj ceremonie, por dhe të tjerave në të ardhmen, është një akt mjaft i mirë për të kujtuar këtë tragjedi detare, si dhe për të promovuar këto ngjarje në ujërat shqiptare. Pjesë-

Sipas oficerit të drejtimit të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare

, Kapiten i Rangut të III-të Alban Duka, me datë 20 mars, ora 09.10, kapiteni i anijes peshkatore italiane “San Franceska” kërkoi ndihmë, pasi një peshkatar italian ishte dëmtuar në dorën e djathtë gjatë peshkimit. Peshkatorja italiane ndodhej 19 milje në traversë të Rodonit, kur kërkoi ndihmë. Menjëherë në ndihmë të ekuipazhit italian shkoi anija “Archangel”, P-04, me bazim

në Kepin e Palit e komandant kapiten leitënant Daniel Zeneli, e cila pasi iu afrau peshkatores italiane mori në bordin e saj peshkatarin e dëmtuar dhe një tjetër sho-qërues të tij. Në orën 11.20 , P-04 mbriti në portin e Durrësit dhe ia dorëzoi të dëm-tuarin ambulancës së qytetit për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore. Aktual-isht peshkatari italian është në gjëndje të mirë shëndetsore.

Shefqet Kërcelli

anija “archangel” P-04 shpëton peshkatarin italian

Përkujtohet tragjedia detare e anijes austro-hungareze “Linz”

marrësit e këtij aktiviteti përkujtimor shkuan në vendin e mbytjes së anijes “Linz” me anijen “Iliria”, (P-131), ku u zhvillua një ceremoni e thjeshtë në respekt të detarëve e personelit të mbytur në këtë fatkeqësi detare. Dip-lomatët dhe general brigade Shkurti në përshëndetjet e tyre evidentuan fatin tragjik të personelit civilo-ushtarak të anijes “Linz”, mbytur më pak se një shekull më parë. Kontakti në një minë detare e vendosur nga pala tjetër ndërluftuese solli mbytjen e menjëher-

shme të anijes bashkë me marinarët dhe personelin e saj. Gjithsesi ata ishin njerëz, të cilët lundronin afër brigjeve tona dhe u mbytën në ujërat tona. Vazhdimësi e kësaj dhimbje njerëzore është ceremonia që u zhvillua sot, për të përkujtuar humbjen tragjike të këtyre marinarëve. Ceremonia barti dhe sim-bolikën e saj, sepse në këtë ngushëllim për detarët e mbytur morën pjesë dhe marinarë shqiptarë. Pra, shpirtërat e detarëve që humbën jetën në thellësitë e Adriatikut, mbas një shekulli morën

ngushëllimin e diplomatëve respektivë dhe detarëve shqiptarë. Kjo tregon se vitet bëjnë të vetën, historia, përpjekjet e vazhdueshme për paqe të popujve në këtë anë të Adriatikut sollën këtë ditë të veçantë, që askush se mendonte një shekull më parë. Në vijim diplomatët e huaj nënvizuan përpjekjet për paqe e siguri gjatë këtyre viteve nga vendet e rajonit, si dhe të ardhmen evropiane të popullit shqiptar. Mbas ceremonisë fe-tare të drejtuar nga Patër Aurel Gjerkaj, nga dy ambasadorët, ai austriak dhe

hungarez dhe komandanti i Forcës Detare u hodhën në det kurora me lule, në nderim të viktimave të kësaj tragjedie. Kështu, në këtë ceremoni të thjeshtë, të gjithë pjesëmarrësit shprehën dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre njerëzore për detarët dhe të gjithë pasagjerët e avullores austrohungareze “Linz”, të cilët humbën jetën e tyre më 19 mars të vitit të largtë 1918. Ju prehtë shpirti në paqe! Ky ishte mesazhi që ata përcollën në këtë ditë marsi, pak milje nga brigjet e Rodonit.

Shefqet Kërcelli

ushtriaE prEmtE, 27 mars 2015 7histori

çfarë përfaqësonte UNrra?Lufta Antifashiste Naçionalçlir-

imtare ngelet padyshim një arritje shumë e madhe e popullit shqiptar, jo vetëm sepse siguroi çlirimin e vendit, por edhe sepse në përfundim të saj, populli ynë u radhit me fituesit, Koalicionin Antifashist Botëror. Por nga ana tjetër kjo luftë pati një kosto të lartë njerëzore dhe materiale. Për sa u përket dëmeve të shkaktuara për një kohë të gjatë ka pasur kontestime. Shumë prej sektorëve të ekonomisë pësuan dëme të atilla, sa fundi i luftës i gjeti ato pothuajse në paralizë. Kjo situatë bëhej akoma edhe më e rëndë po të kemi parasysh faktin se në përfundim të luftës pushtuesit nazistë gjermanë kishin grabitur arin monetar të Shqipërisë me peshë 2454 kg e 875 gr. Lufta nuk la pas dore me shkatërrimet e saj edhe shumë kantierë e minierat ekzistuese në vend, që çoi në vështirësinë e shfrytëzimit të tyre. Kurse rrugët e prishuara, urat e hedhura në erë dhe nga ana tjetër edhe shtetëzimi i mjeteve të transportit të privatëve apo dëmtimi i tyre vështirësoi lëvizjen e udhëtarëve dhe të mallrave. Në këto kushte pyetja që shtrohej ishte: A mund të dilte Shqipëria nga kjo situatë me burimet financiare që kishte? Deri vonë në historiografi është mbrojtur teza se vështirësitë u kaluan përmes burimeve të brendshme, biles është absolutizuar ky fakt, duke kaluar në zhfleftësim të burimeve të jashtme, ku një vend nderi zë padyshim edhe roli i UNRRA-s në Shqipëri në vitet 1945-1947.

UNRRA i dha Shqipërisë një ndi-hmë ekonomike falas, e cila arrinte në 31-32 milionë dollar amerikan, duke iu referuar kursit të këmbimit të kohës. Në këtë vlerë të programit ishin të përfshira pajisje, makineri dhe lëndë e parë rreth 46%, kurse pjesa tjetër u dha në formën e furnizimeve për kon-surm për popullsinë civile. Nëse bëjmë një krahasim të ndihmave që përfitoi (për frymë) vendi ynë nga UNRRA në raport me fqinjët, Jugosllavinë dhe Greqinë, vlera ishte më e vogël. Qeveria shqiptare i kërkoi zyrtarisht ndihmë UNRRA-s më 11 janar 1945. Marrja e këtij vendimi u kushtëzua nga disa faktorë të rëndësishëm, ndër të cilat do të përmendim: vështirësitë e mëdha ekonomike që kalonte vendi ynë në këtë kohë: qënia e UNRRA-s si e vetmja organizatë botërore e aftë për të ndihmuar shtetet e shaktërruara nga lufta, të cilat kishin luftuar në radhët e koalicionit antifashist botëror: synimet e qeverisë shqiptare për t’u njohur në të ardhmen nga qeveritë amerikane e britanike dhe për t’u integruar në organizmat botërore, të krijuara ose në krijim e sipër dhe se fundi nga fakti se UNRRA u konsiderua nga qeveria shqiptare si më e pranueshme, më pak imponuese dhe rrezikshme pë të se sa Ndërlidhja Ushtarake (ML).

UNRRA i dha ndihmat ekonomike pa pasur si kriter natyrën e shtetit politik (diktaturë, demokraci) po ashtu duke shmangur edhe besimin apo racën. 17 vende do të përftonin nga programi i saj në Evropë, Azi dhe Afrikë. Shumë prej

këtyre të ardhurave shkuan në ndihmë të popujve të vendeve të Evropës Lin-dore, edhe pse ato hynë nën suazën e Bashkimit Sovjetik dhe sistemit politik komunist. UNRRA do të qëndronte në Shqipëri, edhe pas largimit të mision-eve britanike dhe amerikane në 1946, duke ruajtur rolin e ndërlidhësit midis Shqipërisë komuniste dhe vendeve perëndimore. Edhe pse marrëdhëniet me qeverinë shqiptare nuk ishin fort të mira, krahasuar me raportet e saja me misionet ushtarake, mund të themi se qenë më produktive. Kështu që në raport me kohën edhe pse vlera e UNRRA-s mund të duket minor, ai në fakt u zbatua në situata shumë të vështira që popujt po kalonin në për-fundim të Luftës së Dytë Botërore. Për këtë ai gjithmonë do të konsiderohet nga histroriografia si një program i një rëndësie të veçantë.

Veprimtaria e UNrra-s në Shqipëri

Misioni Ballkanik i UNRRA-s i kri-juar në prill 1944 vendosi fillimisht që Shqipëria të mbulohej nga anëtarët e mi-sioneve për Jugosllavinë dhe Greqinë. Por për shkak të presionit të Misionit të Ndërlidhjes, që çdo vend balkanik duhet kishte një mision të veçantë, u krijua bërthama e parë e UNRRA-s në Shq-ipëri me amerikanin John Mc Nabb. Ky u ngarkua të bisedonte me Harry Fultzin dhe t’i propozonte kryesimin e Misionit të UNRRA për Shqipërinë. Pas shumë bisedimesh në krye të misionit u emërua Dudley Haskell, që kishte shërbyer rreth 6 muaj në Shqipëri në vitin 1920. Në tetor të 1944 misioni për Shqipërinë do të zhvendosej në qytetin e Barit. Në fakti, i pari plan ndihmash për Shqipërinë do të hartohej nga Misioni Ndërlidhjes, ku bie në sy fakti se ishin llogaritur një kontingjent i veçantë ndi-hmash për Kosovën, rreth 1442 ton në muaj. Në planet e mëtejshme për Shq-ipërinë Kosova nuk përmendet më.

Më 26 shkurt 1945 me cilësinë e kryeministrit Enver Hoxha do t’i drejtohej zyrtarisht UNRAA-s me kërkesën për ndihmë. Më 2 maj 1945 misioni i drejtuar nga Oakley Hill do të mbërrinte në Tiranë. Nga frika e ndikimit në popullatë, nuk u lejua që ndihmat të shpërndaheshin nga anëtarët e misionit. Në fakt pati shumë

problematika të natyrës politike që e vonuan nënshkrimin e marrëveshjes deri më 1 gusht të 1945. Marrëveshja që gjendet në AQSH u përpilua në dy gjuhë: anglisht dhe shqip. Ajo u firmos nga Enver Hoxha si kryeministër i Shqipërisë dhe Oakley Hill si kryetar i misionit të UNRRA për Shqipërinë. Më 7 gusht misioni do të vendosej në Tiranë dhe në përbërje do kishte 7 burra dhe 13 gra. Më 13 gusht do të ngrihej pranë Ministrisë së Ekonomisë komisioni Interministral për Furnizimet e UNRRA, i cili përfaqësonte qeverinë shqiptare në marrëdhëniet me Misionin e UNRRA-s. Një tjetër organizëm do të ishte Drejtoria e Furnizimeve të UNRRA. Ajo do të merrte në dorëzim furnizimet dhe do të bënte shpërndarjen e tyre në gjithë vendin. Në varësi të saj do të ishin qytetet porte si : Durrësi, Vlora, Saranda etj.

Faza e parë e furnizimeve ishte gusht 1945-qershor 1946. Në fakt në këtë fazë treguesit e rimëkëmbjes së bujqësisë dhe industrisë janë të ulët. Këta tregues do të rriteshin gjatë fazë së dytë qershor 1946-qershor 1947. Mo-mentet më të rëndësishme për veprim-tarinë e UNRRA-s për përmbushjen e furnizimeve të vendeve që ndimo-heshin, përfshi edhe Shqipërinë, u bënë të njohura në sesionin e 5-të të Këshillit të UNRRA-s, që u mbajt në Gjenevë të Zvicrës, më 5 gusht të vitit 1946. Qeveria shqiptare mori pjesë në të me statusin e vëzhguesit. Përfaqësuesit shqiptarë shfrytëzuan të gjitha mundësitë që iu paraq-itën për t’i bërë të ditur sesionit gjendjen e programit dhe nevojat e Shqipërisë. Më urgjente ishte nevoja

për drithëra buke. Por në janar 1947 sipas dokumenteve UNRRA e kishte përmbushur misionin e saj me ndi-hma ushqimore, pasi nga 107,468 tonë ndihma që kishin arritur, 73,210 tonë i përkisnin programit ushqimor, kështu që kërkesa për furnizime shtesë u hodh poshtë.

Misioni filloi t’i dorëzonte materia-let qeverisë shqiptare që prej 27 dhjeto-rit 1946, duke përgatitur dhe ikjen e tij. Arsyet nuk ishin politike, por përkonin me marrëveshjen fillestare.. Në ikje u kërkua të arrihej një marrëveshje mes palëve, për të siguruar përdorimin ligjor të kontingjentit shtesë të furnizimeve, si dhe moskeqpërdorimin e tij. Mar-rëveshja siguroi transferimin e mate-rialeve në përdorim të misionit në duart e qeverisë shqiptare dhe përdorimin e tyre në interes të vendit.

Më 18 qershor të vitit 1947, Misioni i UNRRA njoftoi kryeministrin e qever-isë shqiptare për mbylljen e veprimtarisë

së tij në Shqipëri dhe largimin e pjesës dërrmuese të misionit më 30 qershor 1947. Me këtë largim përkon edhe faza e tretë e ndihmave të UNRRA, qershor 1947- prill- maj 1948. Në këtë fazë furnizimet e prapambetura u sollën me ndërmjetësinë e qeverisë jugosllave. Në mars të vitit 1949 qeveria shqiptare do të ngrinte një komision të posaçëm për vlerësimin e ndihmave të dhëna nga UNRRA. Të gjitha ndihmat u llogaritën në vlerën 24.222.306 USD, ku nuk përfshiheshin shpenzimet e transportit. 4.320.503 USD ishin shpenzuar nga programi për veshmbathje, 1.436.535 USD ishin shpenzuar për shëndetësinë, 4.781. 734 US për rehabilitimin e bu-jqësisë, 6.789.632 USD për rehabilit-imin e industrisë dhe 6.894.902 USD për programin ushqimorë të vendit.

Mes llogaritjeve të qeverisë dhe misionit pati mospërputhje, por ndi-hma e dhënë nga program i UNRRA-s mund të shihet si burimi kryesor i jashtëm, që ndikoi ndjeshëm në lehtësimin e plagëve të luftës dhe mëkëmbjen ekonomike të vendit, në vitet e para të pasluftës. Lordi Loëell Rooks në një mesazh që do t’i dërgon-te qeverisë shqiptare do të shprehej: “Furnizimet e UNRRA për Shqipërinë përfaqësonin vullnetin ndërkombëtar të 48 Kombeve të Bashkuara, që punojnë së bashku, për të ndihmuar në rindërtimin e tyre dhe për të siguruar paqen”…Kjo ishte dëshmi se ndihma iu dha popullit tonë, si një popull që luftoi krahë aleatëve në një luftë të përbashkët, pavarësisht se ç’rrugë ndoqi udhëheqja e vendit pas saj. UNRRA e mbylli misionin e saj në një kohë të shkurtër, por që do ngelet gjatë në historinë e rimëkëmbjes së Shqipërisë së pasluftës. Dokumentet historike tashmë janë të njohura për publikun.

UNRRA dhe roli i saj në vitet e para të pasluftës në Shqipëri

etleva sMaÇi

ushtriaE prEmtE, 27 mars 20158 speciale

Nesër mbushen plot 70 vjet kur u çel shkolla e mesme ushtarake “Skënderbej”. Kishte pak muaj që Shq-

ipëria ishte çliruar nga pushtuesit nazi-fashistë dhe vendi ishte shkatëruar nga lufta. Ai duhej rindërtuar, por edhe mbrojtur sepse rreziqet për coptimin e saj ishin mjaft evidentë. Që të përbal-loheshin këto sfida, po kaq urgjent kërkohej edhe çelja e shkollave të reja për arsimimin e brezit të ri. Në këto kushte, qysh në dhjetor 1944 Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH, i kishte dër-guar njësive ushtarake një letër që të përzgjidhnin partizanët e vegjël, 12-15 vjeçarë, për t’i dërguar në shkollën ushtarake, e cila do të hapej më 28 mars 1945 pranë garnizonit ushtarak në fund të rrugës së Dibrës, afër Spitalit Civilë. Pra, nxënësit e saj të parë do të ishin partizanët e vegjël që ato ditë fil-lim pranvere u grumbulluan nga briga-dat partizane, djemtë e dëshmorëve të luftës, fëmijë në nevojë dhe pa prindër nga të gjithë krahinat e vëndit. Fillim-isht ishin rreth 300 partizanë të vegjël, të cilët u ulën në bangot e shkollës të sapoformuar, e cila u quajt “Shkolla e Pionierëve të Luftës”. Ata erdhën këtu me uniformën që mbanin në luftë dhe me armët personale në sup, ndërsa të tjerët që nuk kishin qenë në luftë i veshën më një uniformë kadife të zezë dhe blu. Pas dy vitesh, me vendim të posaçëm të Komandantit Suprem të FA, Nr. A1-85, datë 11 shkurt 1947, ajo do të quhej shkolla e mesme ushtarake “Skënderbej”. Dhe që nga ai 28 mars i vitit të largët 1945 kjo shkollë do të bëhej simbol i nderit dhe i krenarisë të ushtrisë shqiptare, një fidanishte e vërtetë ku u edukuan dhe u brumosën me cilësitë e virtytet më të larta breza të tërë djemsh të ardhur anëkend Shqipërisë për t’i shërbyer më pas me devotshëmëri të lartë atdheut dhe popullit të tyre... Si u bëra pjesë e kësaj shkolle

Në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” kam shkuar në ditët e para të shtatorit të vitit 1965. Rreth një muaj para se të përfundoja klasën e shtatë (asokohe arsimi i ulët ishte deri në 7-të klasë), në shkollën tonë erdhi një oficer i Degës Ushtarake. Ai, pasi kishte marrë në drejtorinë e shkollës informacion për rezultatet në mësime të djemve, më thirri mua dhe Dikun (Bedri Shehi) dhe na pyeti në se kishim dëshirë për t’u bërë oficer. Në fakt, për këtë shkollë diçka dinim. Nga fshati ynë, Ndroqi, ishin disa djem që vazhdonin shkollën “Skënderbej”. Mbaj mend pak Qazim Rrugën nga fshati Kërçukje, ndërsa pak vite më vonë ata që na bënin ziliqarë sa herë vinin me leje pranë familjeve të tyre dhe “kapardiseshin” me ato uniformat e tyre të bukura ushtarake, me shirita të kuq dhe spaleta të verdha plot shkëlq-im, ishin disa djem të Lagjes Treg dhe Lagjes së Re të Ndroqit si: Rexhep Bleta, Xhevdet Trimi, kushuriri im Ruzhdi Dardha, Baki Shehi e Bashkim Shehi, me të cilët kishim nga 2-3 vjet diferencë në moshë apo më pak. Pra, si të thuash, “begsat” e vegjël ne i kishim parë dhe admiruar edhe brenda hapësirave të fshatit tonë. Ndofta kjo ishte arsyeja që unë dhe Diku pranuam pa hezitim edhe emrat tanë, oficeri i Degës Ushtarake, që quhëj Paskal, i shënoi në një bllok. Në darkë i thashë nënës se në shtator mund të shkoja në shkollën për oficer. Ajo u trondit. “Po unë, me kë do të rri këtu?!”, më tha

ajo. “Po, ja, - i thashë, - Xhevi (vël-lai im) tani mbaron shkollën e mesme teknike të ndërtimit dhe ndofta mund të të marrë me vete atje ku do të caktohet më punë”. “Jo,- më tha nëna.- Unë nuk largohem nga fshati dhe dua që edhe ti të mos largohesh”. “Po pse të mbetem pa shkollë, moj nënë?”, i thashë. Nëna më shikoi më keqardhje. “Po mirë, pse u dashka të shkosh në shkollë ushtar-ake?- sikur e zbuti tonin ajo, - apo që të degdisin kushedi se ku”. “Po aty çdo gjë është falas, - e sqarova, - ushqimi, veshja, librat…”. Nëna për një çast heshti, por përsëri hezitoi. Nuk e zgjata dhe atë natë gati nuk vura gjumë në sy. E dija mirë që nëna në thellësi të shpirtit të saj donte t’i arsimonte fëmijët e vet, por edhe të qëndronte fillikat vetëm në fshat nuk ishte aspak e lehtë për të. Aq më tepër që ajo, pas vdekjes së babait, kishte marë një të ftohtë të rëndë që për fatin e keq të saj vuajti shumë vite. Kësisoj, përballimi i jetës për të ishte i vështirë. Nejse. Kur nga fundi i gushtit më erdhi përgjigja pozitive për të vazhduar shkollën “Skënderbej”, nëna nuk shfaqi asnjë kundërshtim. Pak ditë më vonë më shoqëroi në të gjitha analizat shëndetësore që bëra në Spitalin Ushtarak në Tiranë, si një ndër kërkesat bazë për t’u pranuar në atë shkollë. Me që vetë ishte e sëmurë kishte frikë se edhe unë mund të rezultoja “pozitiv” në sëmundjen e saj. Por për fatin e saj dhe timin analizat më dolën të gjitha “nega-tiv” dhe u pranova pa asnjë problem në shkollën “Skënderbej”.

Dhe dita e largimit nga fshati

erdhi shpejt. Nëna më shoqëroi deri në shkollë. Tërë rrugës nuk e dha veten, mbahej e fortë, më fliste e më këshillonte që të mos mërzitesha dhe të mësoja mirë. E shtrenjta nënë! Edhe pse kanë kaluar plot 50 vjet që nga ajo ditë shtatori, e kam krejt të gjallë dhe të fiksuar në kujtesë momentin kur do të ndaheshim, aty te porta e shkollës, në skajin fundor të Rrugës së Dibrës. Nëna muk e mbajti më veten...Dhe sot

lustronim këpucët dhe shumë e shumë gjëra të tjera, të cilat tek një 14-vjeçar ngjizen shpejtë dhe kësisoj na u bënë shprehi të pandara gjatë gjithë jetës tonë. Dhe mësuesit tanë më të mirë ishin në radhë të parë kujdestarët e paharruar Novrus Qinami dhe Baçe Braka, të cilët me dashurinë e prindërit na pritën dhe na mbajtën si fëmijët e tyre; ishin komandantët tanë Llukan Garo, Rami Sadushi, Et’hem Ibrahimi, Riza Zeraliu, Reshat Muka, Andrea Renxa, Dhanil Reveli, Ismet Varfi, Ylli Themeli etj, që na dhanë gjithçka të mirë nga vetja e tyre, por edhe të tjerë si Xhaxhi Qirjako dhe teta Tana, dy nga kuzhinierët më të mirë të shkollës dhe deri te Bezhani, kinoopertori apo Emini, hidrauliku dhe përgjegjësi i dusheve...Nuk mund të harrohen orët e gjata të studimit pasditeve për tu përgatitur për të nesërmen, konsultat me mësuesit e matematikës, të fizikës, gjuhës shqipe, të letërsisë, astronomisë, historisë etj. Po kështu, nuk mund të harrohen parakalimet me hap dhe këngë rreshtore nëpër rrugët edhe rrugëzat që përshkonin oborrin e madh të shkollës, por në raste festash edhe nëpër rrugët e Tiranës; marshimet e gjata në Malin e Dajtit apo nga Karpeni i Kavajës deri në Tiranë; fushimet dimërore në Qafë-Mollë, në Voskopojë, apo ato verore në Karpen të Kavajës, aksionet për hapjen e rrugës së Malësisë së Madhe, për kul-tivimin e patates në Bizë të Martaneshit, në Tapizë të Krujës; aktivitetet e shumta kulturore, sportive dhe ushtarake me shkollat e tjera të kryeqytetit, ku në më të shumtin e rasteve shkolla jonë ishte në vendin e nderit…Shkolla “Skëndër-bej” ishte vërtetë një fidanishte dhe një laborator jo vetëm për përgatitjen e oficerëve të ardhshëm të ushtrisë sonë të lavdishme, por edhe për përgatitjen e mjaft talenteve të tjera në fushën e artit, të kulturës, të sporteve etj. Dhe në të gjitha këto fusha kanë spikatur plot emra skënderbegasish, prej të cilëve po kujtoj disa prej tyre që i përkasin pak viteve para, gjatë dhe pas kur unë isha në këtë shkollë si: Fuat Çeliku, Hysni Milloshi, Shpend Topollaj, Fluturak Germenji, Filip Rrumbullaku, Luan Malaj, Apostol Duka, Sazan Gjomema, Ferit Fixha, Thanas Tane, Arben Duka etj. në fushën e letërsisë, Luke Shaqiri, Tores Çiraku, Bashkim Muhedini, Su-vorov Seferi, Bashkim Lika, Suvorov Nikolla, Ruzhdi Kola, Xhevdet Trimi, Besnik Koshuni, Ilirian Çako, Viktor Hodo etj. në sporte të ndryshme. Shoku im i klasës Vladimir Lulaj nga Vlora kishte prirje në fushën e krijimtarisë letrare. Më vonë, ai ka botuar disa libra me poezi, por edhe me analiza e vlerësime politike, ka shkruar edhe disa drama. Prirje për të shkruar krijimtari letrare kishte edhe i ndjeri Refat Qej-vani, madje ishte edhe një kritik letrar, por më pas ai u bë një inxhinier i zoti ndërtimi dhe punoi për shumë vite në këtë fushë në ushtri. Inxhinier u bë edhe Stavri Misha, Kujtim Caci...Duke u ndalur në programin mësimor, dua të veçoj sidomos dy linja që i kushtohej një vëmendje e veçantë në shkollën “Skën-derbej”: linjës së lëndeve ekzakte, ku matematika dhe fizika ishin në krye dhe linja e letërsisë dhe historisë. E në këtë rast më vijnë ndermend emrat e mësuesve të paharraur që kanë lënë gjurmë të pashlyera në skëndebegasit e brezit tim si: Viron Cinxo, Bajram Shamku, Ali Neviri, Leonora Duka, Violeta Bylyku (Meidani), Pavli Bici, Shpëtim Bozdo në lëndët ekzakte; Irakli Kasneci, Gjylizar Çiço, Perikli Jorgoni, Flutura Xoxe, Sami Bogdani në letërsi e histori, por edhe të tjerë si Avdi Xhunglini, Petraq Konomi, Tasim Harxhi, Llazar Mbreshtanaku, Lluka Nikollari, Nikoleta Malaveci, Hamide

MuharreM DarDha

e kësaj dite më ka mbetur në kujtesë silueta e trupit të saj të dobët dhe dora që më përshëndeste, ajo siluetë që më zvogëlohej gjithnjë e më shumë teksa humbisja në thellësinë e rrugës kryesore që kalonte mes për mes oborrit të madh e që s’matej me sy të kësaj shkolle. Ai ka mbetur për mua imazhi më i bukur dhe më i shtrenjtë që ruaj nga nëna dhe nuk di pse kam dëshirë ta riprodhoj, ta shoh dhe ta sjell shpesh herë në kujtesën time, sidomos tashmë kur ajo ka vite që nuk jeton më…Katër vitet në shkollën “Skënderbej”

Pas atij pragu, ku u ndava me lotë në sy nga nëna, nisi për mua një jetë e re, jeta ushtarake, e cila për gati 40 vjet më përfshiu në vorbullën e saj, herë-herë të vrullshme e dinamike, here-herë të vështirë dhe plot peripeci, gëzime, lodhje e stërmundim, por asnjëherë e qetë dhe monotone. Katër vitet në atë shkollë më janë ngjizur fort në kujtesën, ato krijuan shtratin mbi të cilën u ven-dosën vitet dhe dekadat e jetës sime në ushtri. Padyshim, kështu ka ndodhur me të gjithë shokët e mi skënderbegas, tek të gjithë ky emër ka mbetur si një gur i çmuar që dëshiron ta mbashë gjithnjë në gji. Kujtoj se në shtatorin 1965 në shkollën “Skënderbej” u regjistruan rreth 300 nxënës që vinin nga e gjithë Shqipëria. Ne patëm fatin që të vishnim për pak kohë uniformën e bukur të skënderbegasit, me stemat dhe shënjat e bukura, pasi në marsin që do të vinte në ushtrinë tonë do të hiqeshin gradat dhe ne do të kalonim në uniformën e re, pa grada dhe shënja dalluese...Gjithsesi, në përmbajtje asgjë nuk do të ndryshonte në shkollë, rregulli, disiplina, përku-jdesi dhe kërkesa për një jetë të gjallë dhe dinamike do të vijonte. Aty e para gjë që binte në sy ishte kujdesi i veçantë për nxënësit, nga mëngjesi në darkë, për veshmbathjen, ushqimin, trajtimin

shëndetësor. Në këtë shkollë më-suam shumë gjëra. Që ditën e parë mësuam të jetuarin me orar, që nga zgjimi i mëngjes-i t dhe deri në gjumin e darkës; mësuam të bënim çdo mëngjes gjim-nastikë; të lanim dhëmbët në darkë dhe në mëngjes; të mbanim pastër uniformën, kre-vatin, komodi-nën, bankën me librat; mësuam se si të përgjigjeshim “urdhëroni” e “siurdhëroni”, të nderonim me dorë eprorët, të donim dhe të respektonim njëri-tjetrin; si të përdornim thikën dhe pirunin, si të

Me rastin e 70-vjetorit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”

Shkolla jonë e dashur “SkëNdeRbej”

Me të paharruarin, kujdestar noken

ushtriaE prEmtE, 27 mars 2015 9

tensioni kaloi”. Komandanti i parë i saj ishte kapiteni i parë Mehmet Dermani, komisar toger Dule Pashaj, ndërsa shefi i degës mësimore kapiteni i parë Vangjel Doga, i seksionit politik, toger Safet Kurti, i kulturës kapiten Thoma Frashëri. Më pas shkolla është drej-tuar nga kapiteni i parë Vangjel Doga, kapiteni i parë Halim Xhelo, nënkolo-nel Ferit Radovicka, ndërsa komisarë kapiteni i parë Bedri Gjergji, kapiten Koço Lako, kapiten Xhemal Shehu...Në vitet e para të shkollës mbeten të gdhëndur emrat e mjaft oficerëve të tjerë që shërbyen si drejtues të kom-panive apo batalioneve si kapiten Shuaip Shazi, kapiten Miço Kola, kapiten Filip Stefani, toger Ymer Tola, toger Hamdi Domi, toger Destan Hamiti, toger Ali Rexha, nëntoger Neki Muka, nëntoger Rexhep Rama, nëntoger Dashmir Ohri etj. Ndërsa drejtori i parë ka qenë Më-suesi i Merituar Beqir Sinan Hoxha, mësues matematike Halit Narazuni, i fizikës Ahmet Tufa, i historisë Kadrie Kopliku, i gjuhë-letërsisë Jolldaz Stafa, i kimisë Muhamet Rexhepi, i muzikës Valeria Drenova etj.

Në vitin 1947 shkollës iu dha emri “Skënderbej” dhe nxënësit e saj quheshin skënderbegas. Në vitin 1948 ajo u vendos në Laprakë në një godinë të ish-Spitalit Ushtarak dhe më pas për pak kohë në ish-Regjimentin e Ndër-lidhjes dhe pastaj përsëri në garnizonin ushtarak pranë Shkollës së Bashkuar të Oficerëve. Pas vitit 1953 shkolla ush-

tarake “Skënder-bej” kaloi në një program të plotë të shkollës së mesme të arsimit të përgjithshëm, u shtuan klasat, u ngritën labora-torë për lëndët si fizikë, kimi, më pas për biologji-në, astronomi-në, lertërsinë, u ndërtua sta-diumi, palestra, fushat e lojrave me dorë, brezi i kalitjes fizike etj. U rritën dhe u forcuan cilësitë dhe virtytet e skënderbegasve, solidariteti, de-vo t shëmër i a , dashuria për at-dheun, familjen, shokun etj. Që nga kjo kohë numri i nxënësve filloi të rritej nga viti në vit duke arritur kuota deri edhe në 1500-2000 nxënës që

mësonin dhe përgatiteshin për dije të përgjithshme arsimore dhe ushtarake në këtë shkollë. Pas vitit 1960 u hapën edhe degë për edukimin në profesione të ndryshme si mjekësi, mekanikë, elektrike, ndërtim, ekonomike, muzikë etj. Ndërsa pas vitit 1968 maturantëve me rezultate të larta në mësime iu dha e drejta të ndiqnin Universitetin e Tira-nës dhe falë kësaj shumë skënderbegas dolën inxhinierë, mjekë, ekonomistë, gazetarë, artistë etj, për të cilët kishte aq shumë nevojë ushtria.

Në këtë 70-vjetor të shkollës sonë na vijnë ndërmend dhe kujtojmë me plot dashuri dhe respekt komandantët dhe komisarët e paharruar të saj si: Xhemal Shehu, Luto Haxhiu, Meço Starja, Agim Tepelena, Mikail Vaso, Zija Bahja, Rexhep Meta etj, drejtorët Stavri Angjeli, Fiqiri Shtepani, Ba-jram Shamku, oficerë të tjerë si Hasan Gjata, Ali Rexha, Kiço Mustaqi, Fuat Çeliku, Beg Tena, Kujtim Xhunga Hysen Ymeri etj; mësuesit Ali Kasmi, Kozma Vasili, Sadete Kasa, Gjylizar Çiço, Irakli Kasneci, Pandeli Skrami, Flutura Xoxe, Perikli Jorgoni, Dhu-rata Ylli, Liri Leskaj, Lluka Nikollari, Shpresa Shehu, Viron Cinxo, Viron Tane, Hamide Daja, Vasilika Vasi, Shkëlqim Dervishi, Arsimaq Proko, Vladimir Bitri, Drita Karoli etj. Shkolla “Skëndebej” gumëzhinte nga veprim-taria sportive. Mësuesit e mirënjohur të edukimit fizik si: Ali Kastrati, Ismet Bellova, Alush Abdihoxha, Bejkush Birçe, Kolec Kraja, Miço Ndini, Pleurat Tahiri, Iliaz Dingu, Besnik Koshuni, Perlat Musta etj do të mbeten të pahar-ruar. Në saj të punës dhe kërkesës së tyre shumë skënderbegas u bënë spor-tisë të shquar që përfaqësuan me dinjitet klubin sportiv “Partizani” dhe ekipet kombëtare të Shqipërisë. Sportistë të tillë të shquar janë të shumtë, por në pa-mundësi po përmend vetëm disa: Petrit Murzaku, Isa Tare, Sadik Demiri, Besnik Koshumi, Gjergj Pengo në atletikë; Kastriot Mushi, Spartak Boshnjaku, Ylli Eveli më basketboll; Petrit Caslli, Ndrek Zefi, Rami Sadu-shi, Et’hem Ibrahimi, Luftar Hasani, Ismet Varfi, Perlat Kasa etj në boks; Alush Abdihoxha, Bashkim Lika, Ruzhdi Kola, Abedin Lame, Mark Mici, Ndoc Ndoci, Vajdin Lame, Sokol Kuçana, Skënder Lama në mundje; Niko Teli, Artan Suli, Elez Gjoza në peshëngritje; Mikel Janku, Bashkim Muhedini, Perlat Musta, Artur Lekbello, Neptun Bajko, Selfo Baçi, Gjergji Thaka, Tomorr Shehu, Torez Çiraku, Suvorov Seferi, Pëllumb Shaqiri, Melsi Çobani, Perlat Musta, Arjan Ahmeti në futboll etj. Shumë prej tyre u bënë kampionë, rekordmenë, mjeshtër sporti, mjeshtër të meri-tuar, mjeshtër të mëdhenj, anëtarë të ekipeve kombëtare në sporte dhe

specialeDaja, Dhurata Ylli, Liri Leskaj, më-suesit e përgatitjes fizike të mirënjohurit Bejkush Birçe, Pleurat Tahiri, Kolec Kraja, Miço Ndini etj.

Pas 4 vitesh, në korrik të vitit 1969 morëm diplomat e maturës dhe u larguam nga shkolla jonë e dashur, nga kjo vatër e ngrohtë që na mësoi dhe edukoi, na rriti dhe burrëroi për të vijuar më tej në rrugët e karrierës ushtarake. Jo pak nga ne përfunduan studime universitare dhe u bënë inx-hinierë, ekonomistë, mjekë, gazetarë, të tjerë vazhduan Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, më pas Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm, morën tituj e grada shkencore, disa u bënë pilotë dhe detarë, por pothuajse të gjithë i mbetën besnikë uniformës ushtarake që veshën që në moshën 14 vjeçare dhe i shërbyen me nder ushtrisë sonë. Diçka më shumë për shkollën “Skenderbej”

Jehona e betejave fitimtare kundër okupatorit nazifashistë ende nuk ishte shuar, kur në 28 mars të vitit 1945, u mblodhën qindra ish-partizanë të vegjël në ambientet e garnizonit ush-tarak në fund të rrugës së Dibrës (më pas do të njihej më shumë si Shkolla e Bashkuar e Oficerëve) për të nisur sudimet në Shkollën e Pionierëve të Luftës. Nxënësit e saj të parë ishin partizanët 12-15 vjeçarë, që zbritën nga malet. Ata erdhën në shkollë me uniformën që mbanin në luftë dhe me armët personale si pushkë, automatikë dhe pistoleta. Në ditën e ceremonisë për hapjen e shkollës, 28 mars 1945, mori pjesë gjeneralmajor Spiro Moisiu, komandant i Shtabit të Përgjithshëm Kombëtar të Shqipërisë. “Skënderbeg-asit pjesëmarrës në luftë armët i mbanin nën jastëk dhe nuk donin t’i dorëzonin në depo, kujton Myfit Guxolli, një ndër skënderbegasit e parë. Për të realizuar këtë detyrim, nga komanda e shkollës u përgatit një lojë për marrjen e armëve. Në malin e Dajtit ishte shkruar një parullë fashiste me gërma të mëdha ku shkruhej: “DVX” që duhej prishur. Në vënd të saj duhej të shkruhej një parullë e re. Pionierët e Luftës shkuan në malin e Dajtit dhe zbatuan detyrën. Kur u kthyen në shkollë konstatuan se armët e tyre ishin marrë dhe ishin vendosur në depo. Pakënaqësia dhe nervozizmi qe i madh, por falë ndërhyrjeve dhe punës bindëse që bëmë kjo gjendje

trajnerë e specialistë të shquar të sportit shqiptarë.

Krenaria dhe lavdia e kësaj shkolle u përhap në të gjithë vendin sepse ajo u udhëhoq gjithmonë nga motoja “Atdheu mbi të gjitha”. Ajo është dekoruar me shumë urd-hëra e madalje. Gjatë ekzitencës së saj afër 60 vjeçare kjo shkollë u përfshi në të gjithë sektorët e jetës mbarëkombëtare, ajo u bë një shkollë shumëdimensionale në rang republike. Nga kjo shkollë kanë dalë kuadro jo vetëm ushtarakë të të gjitha rangjeve, por edhe mjaft kuadro që kontribuan në shkencë, diplomaci, kulturë, ndërtim, arsim

etj. Aktualisht në FA 3 gjeneralë janë ish-skëndebegas: gjeneralbri-gade Qemal Shkurti, komandant i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Yl-ber Dogjani, komandant i Komandës së Mbështetjes dhe gjeneral brigade Muhamet Buçpapa, zv.komandant i Forcës Tokësore. Në plejadën e lavdishme të skënderbegasve mund të rradhisim vetëm disa prej tyre: Anas-tas Angjeli, ish-ministër i Financës, Luan Rama ish-ministër i Mbrojtjes, i Brendshëm; Bujar Nishani, ministër i Brendshëm, i Drejtësisë dhe tashmë Presidentë i Republikës, Bajaram Mane, zv.ministër i Mbrojtjes, Kujtim Çako, zv.ministër i Mbrojtjes, shef i SHPFA Kostaq Karoli, Adem Çopani, Pëllumb Qazimi, Luan Hoxha, Maksim Malaj, Xhemal Gjunkshi, zv.shefa të Shtabit të Përgjithshëm Armando Vin-çani, Baki Shehi, Agim Lala, Bashkim Dino diplomat, Hasan Çipuri profesor, linguist, Myslim Pashaj profesot etj, shumë të tjerë u bënë gjeneralë dhe komandantë korpusesh, divizionesh, brigadash, por edhe politikanë të njohur në vitet e tranzicionit. Në vend të epilogut

Tani atje ku dikur ishte shkolla “Skënderbej” është vendosur prej vitesh Shërbimi Informativ i Shtetit, një gjimnaz që mban emrin e Çajupit, si dhe janë ngritur banesa dhe pallate. Nuk gjen më asnjë gjurmë nga ajo

shkollë, asnjë relike që të flasë për të, nuk ka më as një pemë mimoze që aq hijshëm rrethonin dhe çdo fillim pranvere mbushnin me aromën e tyre rrugët dhe sheshet e shkollës sonë. Në vitin 1992 shkolla “Skënderbej” u mbyll. Mbylljen e saj, ne ish-skënderbegasit e pritëm me trishtim e keqardhje. Natyrisht, nuk mund të them se mbyllja e shkollës “Skëndër-bej” nuk duhej bërë kurrë. Pas viteve ‘90, kur u vendos sistemi pluralist, në ushtri nisën reforma të thella, të cilat nga viti në vit bënë që ushtria të zvogëlohej 10 a më shumë herë në krahasim me atë të para viteve ’90. Kësisoj edhe nevojat për oficerë të rinj u zvogëluan po aq herë. Ndërkaq, koha që erdhi solli edhe ndryshim të shpejtë e të dukshëm në mentalitetin dhe psikologjinë e brezit që po rritej. Tashmë një adoleshent 14 apo 15 vjeçar, që rritet në kushte dhe rrethana krejt të tjera nga ato që jemi rritur ne, ndofta do ta kishte të vështirë që të përballonte vështirësitë e disiplinës dhe jetës së programuar ushtarake që zhvillohej në shkollën “Skëndërbej”. Pra, një ditë do të vinte që shkolla “Skëndërbej” të mbyllej. Për këtë, besoj se ne oficerët ish-skëndërbegas, që i pritëm pa rezerva dhe pa asnjë kompleks ndryshimet demokratike në Shqipëri, kush më shpejtë e kush më vonë, ishim të ndërgjegjësuar. Por qëndrimi sa mediokër aq edhe antihuman i atyre që mbyllën aso-kohe shkollën tonë të dashur është dhe do të mbetet një veprim i ligë,

tinëzar dhe i ngarkuar me paragjy-kime dritëshkurtëra politike. Asnjë mendim nuk u mor oficerëve ish-skëndërbegas, petagogëve apo nxë-nësve të shkollës për këtë veprim, asnjë studim apo diskutim serioz nuk u bë dhe, për më keq akoma, asnjë ceremoni apo diçka tjetër e këtij lloji nuk u organizua për mb-ylljen e kësaj shkolle me një jetë ak-tive më shumë se gjysmë shekullore. Ajo u mbyll me një urdhër të verbër (me sa di mban datën 14 gusht të vi-tit 1992) dhe nga njerëz të verbër, që menduan se çdo gjë e shkuar duhej flakur. Por, pavarësisht nga kjo, shkolla jonë e shtrenjtë “Skëndër-bej” nuk është mbyllur në zemrat dhe shpirtin e skëndërbegasve, ajo qëndron gjithnjë e hapur dhe për fat janë ende me mijëra që e përkujtojnë me krenari e përmallim çdo vit, duke përkujtuar jo vetëm ditën e krijimit të saj më 28 mars të vitit 1945, por tërë historinë e lavdishme të shumë gjener-atave skënderbegasish që u rritën dhe edukuan në gjirin e kësaj shkolle të papërsëritëshme.

Ndaj dhe në fund të këtyre shëni-meve dëshiroj të them: Qofshë e bekuar në jetë të jetëve, o shkolla jonë e dashur “Skëndërbej”! Për gjithçka bëre për më se gjysëm shekulli për mijëra bijë të këtij populli të vuajtur dhe liridashës, të qofshim falë!

në fushim dimëror në Qafë-Mollë

Komandanti i shkollës, kolonel Luto Haxhiu, me trupën e oficerëve

ushtriaE prEmtE, 27 mars 201510 analiza

Lufta kundër terrorizmitnë hapësirën urbane dhe

roli i Forcave të Armatosura

nën/Kol (r) MsC Kanan hiMajQendra e Doktrinës dhe Kërkimit

Krijimi dhe rishikimi i planeve vepruese për parandalimin e veprimeve të terrorizmit përbën një çështje madhore

për të gjitha institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit. Ato marrin peshën e tyre në kohën e sotme, pasi ajo kërkon vlerësime reale të problematikës të kri-juar nga veprimet terroriste në vendin tonë, por në veçanti në qendrat e banuara dhe në ato më të populluara. Nisur nga ky këndvështrim është në rendin e ditës përcaktimi i synimeve të sigurisë për mbrojtjen dhe sigurinë e infrastrukturës kritike e deri në elementë të veçantë që bëjnë të mundur sigurinë e jetës dhe pro-nës që qytetarëve. Koncepti-lufta kundër terrorizmit-përfshin një gamë të gjerë të masave dinamike të marra në fushën e parandalimit për të ndërmarrë nisma për të vepruar me forcë kundër tij. Nisja e procesit pas përcaktimit të konceptit lid-het me vlerësimin e elementëve të terror-izmit, përhapja territoriale dhe urbane e përcaktuar me drejtimet e parandalimit e masat mbrojtëse kundër veprimeve ter-roriste. Analiza e strukturës funksionale të një qyteti mund të jetë një rezultat i analizës morfologjike e modelit të jetës urbane. Veprimet e ndërmarra për ri-strukturimin e hapësirës urbane duhet të kuptohet si përpjekjet e riorganizimit të elementeve të jetës në modelet urbane. Strukturat urbane janë bërë nga struktu-rat funksionale urbane dhe strukturave hapësinore urbane që përfshijnë të gjitha marrëdhëniet e vendosura në mjedisin urban, midis të gjitha elementeve për-bërëse të saj: funksionale, psiko - sociale dhe fizike. Masat për reduktimin e përhapjes të terrorizmit në zonat urbane

Mënyra e organizimit dhe e vep-rimit të terroristëve kanë ndryshuar dukshëm pas Luftës së Dytë Botërore. Ky lloj terrorizmi përbëhet nga grupet terroriste, të cilat mbajnë një motivim të caktuar, si një tipar të personalizuar, të natyrës politike ose fetare për të promovuar atë, gjithëpërfshirëse me krimin e organizuar. Terrorizmi ka ardhur në rritje duke marrë trajta vep-rimi më të komplikuara në përmbajtje

dhe në formë. Vijueshmëria ka ardhur nga sulmet terroriste të përdorura në një shkallë të vogël, të përcaktuara për objektivat individuale, në rritjen e sasisë së objektivave deri në shkatër-rime masive. Vendosja e një ponteciali armatimi dhe mjetesh më të sofistikuara nga pikëpamja e teknologjisë, por edhe nga përdorimi taktik, ka bërë që të vihen në vështirësi organizmat shtetërore dhe ato të shoqërisë civile. Veprimet që bien në sy janë ato të vendosjes së lëndëve shpërthyese në objekte te përcaktuara dhe të personalizuara apo në vendet më të populluara në qytet. Shembuj të tillë ka edhe në vendin tonë sidomos rastet e fundit për përdorimin dhe vendosjen e tritolit ndaj personave të ndryshëm, vendosjen e tritolit në vende të banuara, kanosjen e individëve apo presionin duke provokuar në objekte të rëndë-sishme etj.

Sulmet terroriste mbi Kullat Binjake në Nju Jork, në 11 shtator 2001, shënon një ndryshim të ri në lëvizjen e terror-izmit: të neo terrorizëm. Sulmet terror-iste u zëvendësuan nga grupe të vogla - veprimet në shkallë, me grupe më të mëdha të terroristëve, me ndikim aktiv të shkatërrimit në masë. Viktimat e ter-roristëve nuk janë të zgjedhur në mënyrë të rastësishme, pasi qëllimi është për të vrarë dhe jo vetëm për të kërcënuar ata. Gjithashtu, një nga rezultatet e pritshme nga terroristët nga krimi masiv është për të përhapur frikën dhe terrorin në një shkallë më të madhe përmes mjeteve të masmedias. Tashmë është i njohur fakti që organizata terroriste që kanë vepruar në Evropë, ndër të cilat më të njohur janë ETA në Spanjë dhe IRA në Britaninë e Madhe, në Francë, apo

përfshirja e veprimtarisë terroriste në vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut etj, përbëjnë ngjarje të rënda me pasoja jetë njerëzish dhe pronash.

Ajo që tërheq vëmendjen është se objektivat e sulmeve terroriste janë objektet civile apo ushtarake. Ndër tendencat kryesore të grupeve aktuale terroriste janë: preferencë për të sul-muar hapësirat publike dhe objektivat kolektive, të tilla si shkollat, ndërtesat, mjetet e transportit, ekzekutimi me lëndë shpërthyese me hapësirë të madhe ndi-kimi në zonat urbane, qendrat tregtare, njësive financiare me rëndësi, marrja e pengjeve etj. Shkatërrimet dhe vrasjet kanë efekte të mëdha në qendrat urbane, rrisin frikën, pasigurinë ngjallin panik të gjerë dhe përmasat shkojnë në nivelet më të larta edhe me profilin psikologjik të banorëve. Veprimet e kundër terror-izmit përfshijnë dy drejtime që lidhen

me dimensionin hapësinor të qendrës urbane ose qendrës së banuar: para-shikimin, përcaktimin dhe mbylljen e hapësirave të veprimtarisë terroriste dhe stabilizimin e shpejtë të situatës në zonat e rrezikut dhe përmes veprimtarisë bërja e zbulimit, identifikimit dhe neutraliz-imin e kërcënimeve sa më shpejt të jetë e mundur. Stabilizimi i situatës në zonat e rrezikut përfshin veç çlirimit dhe ven-dosjes së rregullit institucional, vijon me projektet e rindërtimit dhe rehabilitimit të elementëve të infrastrukturës, të cilat mund të janë nga objektet më të vogla e deri në objekte të tilla si aeroportet, autostradat, portet dhe objekte të tjera me ndikim mbi zhvillimin ekonomik qendrorë dhe lokal.

Veprime operacionale në luftën kundër terrorizmit në drejtim të plani-fikimit urban dhe territorial përfshijnë: legjislacioni kombëtar (si up-date në

përputhje me legjislacionin e BE-së); rregullat e planifikimit dhe dizajnimit; procedurat e lejeve dhe miratimit për projektet teknike dhe plane urbane; mjetet e monitorimit dhe sistemet e vlerësimit për rezultatet e projektimin, ndërtimi dhe përdorimi i hapësirave të hapura për ndërtimet. Dimensionet e kësaj qasje duhet të përqendrohet një-kohësisht në strategjinë dhe elementët operacional të ngritur në nivel kombëtar dhe zbatimi i tyre në hapësirën kom-bëtare. Për vlerësimin e shkallës dhe llojeve të veprimeve kundërterrorizmit, skenari i tyre mund të jetë i ndryshëm, në vartësi të objektivit që vendos. Ven-det më të rrezikuara në një qytet nga sulmet terroriste janë kryesisht hapësirat e mëdha publike, të tilla si: sheshet, bu-levardet, parqe, ndërtesat institucioneve qendrore dhe lokale, transporti publik, vendbanimet e ujësjellave, dislokimet e rezervave ushtarake dhe ekonomike etj. Kriteret për vlerësimin e nivelit të mundësisë së rrezikut të objekteve të ekspozuar dhe secila prej tyre përfshinë: madhësinë apo dimensionet, qasjen e lirë publike, atraktivitetin në aspektin e numrit të njerëzve apo madhësinë e tur-mave që mund të përdorin vendin, niveli i ulët i kontrollit, rëndësinë

ushtriaE prEmtE, 27 mars 2015 11analiza

për mënyrën e përdorimin të kompo-nentëve të fuqisë sonë kombëtare. Ajo përcakton qartë rëndësinë dhe peshën që kanë Forcat e Armatosura në forcën për luftën kundër terrorizmit.

Objektivat tona për integrimin e plotë në NATO tregojnë seriozitetin e vendit tonë për luftën e përbashkët kundër terrorizmit me aleatët. Objek-tivat e SSK kanë përcaktuar ambicje dhe synime të reja, të cilat do të gjejnë zbatim në rishikimin e dokumenteve madhore të mbrojtjes si Strategjia Ush-tarake, PAZH, parashikimi i ndryshi-meve në mjedisin e sigurisë, planifikimi i burimeve të mbrojtjes, ndryshime në metodologjinë dhe rishikimin e planeve operacionale në të gjitha nivelet etj.

Për sa më lartë, FA mund të përf-shihen në operacionet e mundshme në luftën kundër grupeve terroriste në vendin, momentin dhe kohën e duhur në bashkëpunim me institucione të tjera të sigurisë dhe vendi e roli i saj do të jetë i madh e i mbështetur në aktet ligjore për këtë çështje. Duke qenë se pjesëmarrja e mëvetësishme e kapaciteteve të vendit dhe e njësive të Forcave tona të Arma-tosura janë të natyrës civilo-ushtarake, edhe skenarët e tyre duhet të jenë të natyrës civilo-ushtarake. Këta skenarë

zhvillohen nga ministritë përkatëse të linjës, bazuar në misionin dhe detyrat e tyre specifike. Nën-skenarë tipik të operacioneve të tilla mund të jenë op-eracionet speciale kundër terrorizmit, kundër përhapjes së armëve të shkatër-rimit në masë, apo kundër trafiqeve të paligjshme. Në luftën kundër terror-izmit, gjykoj se duhet bërë një dallim për përdorimin e FA në operacione brenda vendit dhe atyre jashtë vendit. Dr. Klark shprehet shumë qartë se “... mbështetja e përpjekjeve kundër terrorizmit kërkon një dallim midis përpjekjeve kombëtare dhe atyre ndërkombëtare për zbatimin e ligjit kundër terrorizmit. Përpjekjet kombëtare janë përgjegjësi e auto-riteteve të zbatimit të ligjit, ndërsa forcat ushtarake duhet të drejtojnë përpjekjet për të tilla operacione kundër terror-izmit jashtë vendit. Forcat ushtarake mund të japin mbështetje logjistike në operacionet kombëtare kundër ter-rorizmit, por asnjëherë nuk duhet të marrin përgjegjësi të plotë në kontek-stin e brendshëm kombëtar”.

Skenarë të tjerë mund të përfshijnë operacionet kundër hackerave dhe ‘cy-ber defence’, ose operacione speciale kundër rreziqeve të natyrës hibride apo të natyrave të paparashikuara.

e objektit në pikëpamje njerëzore dhe ekonomike etj. Masat aktive në luftën

kundër terrorizmit dhe roli i FaMisioni i FA për terrorizmin është

pjesë e misionit tërësor dhe sot përbën fillesën e planëzimit të luftës kundër terrorizmit. Ai lidhet me reflektimin në përmbushje e detyrimeve të objektivave të politikës së sigurisë dhe mbrojtjes. Vlerat e kontributeve të FA, tashmë janë të provuara dhe ato shprehin krijimin e elementeve të besimit të përbashkëta dhe të qëndrueshme për të gjithë institucio-net e sigurisë kombëtare. Ne i dallojmë këto vlera në kapacitetet dhe kontributet e vendit tonë në operacionet brenda dhe në interes të Aleancës për luftën kundër terrorizmit. Mbrojtja është një nga komponentët e sigurisë kombëtare. Mbrojtja jonë ka të bëjë me tërësinë e masave për përballimin e kërcënimeve, rreziqeve apo veprimtarive të orga-nizuara të brendshme apo të jashtme ndaj tërësisë territoriale, pavarësisë dhe sovranitetit kombëtar. Në rastin tonë, në vijim të kërkesave të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, politika e sigurisë kombëtare shihet si një grup parimesh drejtuese që synojnë të influencojnë ven-dimmarrjet dhe veprimet mbi përqasjet

Po ashtu, nuk mund të neglizhohen skenarë si rrëmbimi i një avioni të rastit ‘renegade”, shpërthimi i një depo municionesh, rrëzimi i një avioni në qendrat e banuara, menax-himi i dëmtimit të infrastrukturave strategjike, menaxhimi dhe kontrolli i turmave, lëvizjet separatiste etj. Një skenar i veçantë mund të jenë edhe operacionet për Mbështetjen e Vendit Pritës (HNS), ku Shqipëria mund të jetë vend pritës në kuadrin e një skenari strategjik të NATO/BE/OKB/Koalicioni, për të gjithë spektrin e operacioneve të tyre. Pjesëmarrja e forcave në këto raste mund të jetë e llojit ‘task force’ të nivelit nga taktik e deri strategjik, kështu që skenarët do të kenë përveç se situatës së përgjith-shme politiko-ushtarake të ndodhjes se tyre, edhe implikimet ushtarake të përfshirjes së forcave. Forcat pjesëmarrëse mund të jenë forca të luftimit, të mbështetjes së luftimit dhe të mbështetjes me shërbime. Sasia e përgjithshme e skenarëve operacionalë të këtij skenari strategjik mund të jenë të natyrës ‘të përgjithshëm’: Nën-skenar në rastet e një sulmi terrorist ndaj vendit tonë të sponsorizuar nga shtete, grupe apo individë ekstremistë

me vlerat kombëtare apo kolektive; për eliminimin e pasojave të një krize ekonomike e financiare që sjell pasoja në sigurinë e vendit tonë; për kërkim–shpëtimin (SAR) e jetës së njerëzve gjatë katastrofave dhe aksidenteve të mëdha në një pjesë të territorit të RSH; për eliminimin e pasojave të një shpërthimi të një depo municioni apo aksidenti ajror pranë qendrave të banu-ara; për eliminimin e pasojave të një sulmi kibernetikë ndaj rrjeteve zyrtare të informimit të RSH; për eliminimin e pasojave të dëmtimit të infrastruk-turave strategjike të vendit (objekteve me rëndësi të veçantë, si porte, aero-porte, hidrocentrale, tunele, stadiume, tubime, etj); për zhvillimin e kontrol-lit të hapësirës ajrore dhe policimit ajror për ushtrimin e sovranitetit në hapësirën ajrore në bashkëpunim me NATINADS; për zhvillimin e kontrol-lit të hapësirës detare dhe patrullimit detar për ushtrimin e sovranitetit dhe zbatimit të ligjit në hapësirën detare të RSH; për menaxhimin e një situate ajrore ‘renegate’ gjatë rrëmbimit të një avioni apo gjatë një katastrofe ajrore në territorin e RSH; për eliminimin e pasojave gjatë ndotjeve të mëdha të mjedisit tokësor, detar dhe ajror dhe për lehtësimin e pasojave gjatë epidemive të rënda të sëmundjeve infektive apo të ndotjeve të faktorëve biologjikë, kimikë apo radiologjikë.

***Për sa më lartë është përgjegjësi e

gjithë hierarkisë të sistemit të drejtimit dhe jo vetëm të FA për të ndërtuar projekte orientuese që zbërthejnë poli-tikat, strategjitë dhe doktrinat në veprimtari të planëzuara, autoritete përgjegjëse, afate të caktuara, si dhe kryejnë koordinimin dhe raportimin e tyre për një periudhë të caktuar. Është momenti që planifikuesit dhe ekspertët të mendojnë seriozisht në fushën e luftës kundër terrorizmi dhe ndoshta skenarëve të lartpërmendur. Ndry-shimet e ambientit të sigurisë në vend dhe rreth tij kërkojnë edhe reagimin e ri të gjithë personazheve që merren me çështjet sensitive të sigurisë. FA mund të rishikojnë planet e tyre që të planëzojnë, përgatiten, trajnohen dhe pajisen sipas këtij seti të ri skenarësh. Ato duhet të vlerësohen dhe në mënyrë të natyrshme, të bëhet lidhja midis planifikimit të forcës dhe planëzimit operacional. Në këtë kontekst, bazuar në nën skenarët e mësipërm, kërkohet rishikimi i planëzimit operacional në nivel strategjik, dhe pastaj ato të sh-trihen edhe në nivelet e tjera (operativ dhe taktik). Kjo gjë mund të përdoret ose të bashkërendohet edhe me insti-tucionet e tjera të sigurisë kombëtare. Pavarësisht se një pjesë e madhe e ske-narëve janë me pjesëmarrjen e forcave/kapaciteteve në nivel taktik, implikimet e tyre janë në nivel operativ dhe strat-egjik, sidomos ato të operacioneve jashtë vendit. Ka ardhur koha që të merren me seriozitet futja e skenarëve të rinj strategjikë dhe operacionalë në procesin mësimor të përgatitjes së shtabeve, të trajnimit të personelit në kurset e larta të sistemit arsimor, si dhe trajnimin e personelit të institucioneve të sigurisë. Zhvillimi dhe ushtrimi i përgjegjësive për luftën kundër terrorizmit kërkon një evolucion të vërtet në pikëpamje ligjore, organizative, doktrinarë, pajisje dhe standardizim dhe aspekte të tjera të koordinimit të gjithë kapaciteteve që ka shtetit ynë në bashkëpunim me aleatët.

Mënyra e organiz-imit dhe e veprimit të terroristëve kanë ndryshuar dukshëm pas Luftës së Dytë Botërore. Ky lloj ter-rorizmi përbëhet nga grupet terroriste, të cilat mbajnë një motivim të caktuar, si një tipar të per-sonalizuar, të natyrës politike ose fetare për të promovuar atë, gjithëpërfshirëse me krimin e organizuar. Terrorizmi ka ardhur në rritje duke marrë trajta veprimi më të komplikuara në përm-bajtje dhe në formë.

ushtriaE prEmtE, 27 mars 201512 intervista

Rami Sadushi është një oficer me karrierë mbi 40 vjeçare. Veshi unifomën ushtarake që në shtator 1957, kur filloi

studimet në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe mbeti besnik i saj deri sa doli në pension, në vitin 1999. Ka qenë një boksier i talentuar, ku për pesë vjet fitoi 6 tituj kampion, një rekord më vete ky. Në vitin 1963 mori pjesë në Lojërat Botërore të Ganefos në Xhakartë të Indonezisë, ku zuri vendin e dytë duke marrë Medaljen e Argjendë. Në vitin 1964, sporti i bukur i boksit ndërpritet në Shqipëri dhe ai detyrohet të dorëzojë dorezat në kulmin e formës sportive. Më pas, si një oficer karriere i përkushtohet edukimit sportiv të nxënësve të shkollës ushtarake “Skën-derbej” në të gjitha gjinitë e sporteve, ndërsa pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Shtabit të Përgjithhsëm, punoi në detyra të ndryshme në njësitë e mëdha të ushtrisë, që nga Puka dhe deri në Sarandë e Delvinë. Karrierën e mbylli në Gardën e Republikës. Në vitin 2001-2005 dhe 2007-2011 ka qenë kryetari i Kolegjiumit të Federatës Shqiptare të Boksit. Dashuria, përkush-timi dhe pasioni për të kryer me nder detyrat e shoqëruan përgjatë gjithë jetës si ushtarak. Në këtë numër të gazetës “Ushtria” ai është i ftuar nderi.

I nderuar Rami Sadushi, jemi në prag të 70-vjetorit të shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej”, ndaj dhe intervistën po e nisim me pyetjen: kur keni shkuar në shkollën “Skënderbej”?

Unë në shkollën ushtarake “Skën-derbej” kam shkuar në vitin 1957, sapo mbarova shkollën 7-vjeçare në Vlorë. Pikërisht në atë kohë më doli e drejta për të studjuar në këtë shkollë. E prita me shumë dëshirë, me shumë kënaqësi, pasi doja të bëhesha oficer, sepse e ndjeja që e kisha shumë për zemër këtë profesion. Mbaj mend se që nga Vlora deri në këtë shkollë na shoqëroi një oficer i Degës Ushtarake të Vlorës, i cili gjithë rrugës na fliste për ushtrinë tonë.

Kujton ndonjë gjë të veçantë para nisjes?

Ne, para nisjes patëm një takim me gjeneralin Ethem Gjinushi, i cili na foli për shkollën dhe rëndësinë e saj, duke theksuar se në këtë shkollë duhet shkoni për një gjë të shënjtë, për tu përgatitur për mbrojtjen e atdheut. Ai na foli për disiplinën, për stërvitjen, për mësimet dhe kushtet që do të gjenim në shkollën “Skënderbej”. Pra, na bëri një tablo të qartë të shkollës, duke nënvizuar se, ju jeni ndër bijtë më besnikë të popullit shqiptar. Pastaj u nisëm për në Tiranë me makinat e ushtrisë që ishin gati në Degën Ushtarake. Unë në atë kohë isha vetëm 13 vjeç. Buzëqumësht, por i dashuruar me shkollën, me librin. Doja të studioja, të mësoja dhe të isha sa më i ditur. Ne na çuan në ambientet e ish-Shkollës së Bashkuar, pasi atëherë të dyja këto shkolla ishin bashkë, ndërsa pak vite më vonë u ndanë. Gjetëm një ambient të shkëlqyer, por mbi të gjitha

gjetëm shokë të mirë, të cilët na pritën me shumë dashuri. Kjo ka të bëjë shumë në një ambient të ri, në një shkollë të re. Aty gjetëm edhe shumë vlonjatë si Selfo Baçi, Namik Shehu etj, të cilët ishin para nesh dhe na mbajtën shumë afër.

Kush ishte komandanti i shkollës në atë kohë?

Komandantë i të dy shkollave, i Shkollës së Bashkuar dhe i shkollës së mesme “Skënderbej”, ishte Qazim Kapizysi, një figurë e mrekullueshme dhe e kompletuar si ushtarak dhe si njeri. Ai ishte shembull për të gjithë. Ne e shikonim me respekt dhe admirim. Vinte i veshur bukur me atë uniformën e ndritëshme të gjeneralit dhe kishte një paraqitje dinjitoze. Ai të impononte respekt që në shimin e parë.

Si mund të përkufizohej në atë kohë shkolla “Skënderbej”?

Ishte gjimnaz me profil të plotë, pra në programin mësimor kishte të gjitha lëndët e gjimnazit civil, por kishte disa lëndë dhe orë të tjera mësi-more shtesë si edukatën ushtarake, përgatitjen fizike, përgatitjen rreshtore etj. Ky ishte dallimi dhe tjetra ishte që gjimanzi ynë ishte në regjim kazerme, jeta e përditshme i nënështrohej një orari rigoroz, që nga mëngjesi deri në

mbrëmje. Për kohën, kushtet ishin të jashtëzakonshme. Shkollë e pastër, me rregull dhe disiplinë, ushqim të mirë, ambiente çlodhëse, argëtuese, kinema, palestër, pishinë etj.

Në këtë shkollë besoj se vinin nxënës të përzgjedhur?

Padyshim, ishim të zgjedhur, siç na thoshnin. Jo vetëm si nxënës me rezultate të mira në mësime, por vinim nga familje patriote, të lidhur me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, të lid-hur me pushtetin e kohës. Veç kësaj, në këtë shkollë vinin shumë edhe fëmijë jetim dhe të shtresave më të varfëra, nga qyteti dhe fshati. Në këtë kuptim, shkolla “Skënderbej” ishte një “Strehëz Vorfnore” për djemtë pa përkrahje dhe në nevojë...

Dhe pikërisht këtu, ju filluat edhe sportin e bukur të dorezave të zeza?

Po, madje që në vitin e parë e kam filluar sportin e boksit. Në atë kohë, në programin e edukimit fizik të shkol-lave të mesme zinte vend edhe boksi, por zakonisht kjo bëhej jashtë orëve të mësimit. Por në shkollën “Skënderbej”, siç thashë më lart, përgatitja fizike vlerësohej jashtëzakonisht. Ai që na mësonte ne dhe na jepte dije për shumë sporte ka qenë i mirënjohuri profesor

Ismet Bellova. Pikërisht ishte ky profe-sor i mrekullueshëm që më ofroi mua në këtë sport, ai ishte nga ata mësues që të ofronte vetëm mirësi, prandaj dhe sot e kësaj dite ruaj respekt të veçantë për të. Pastaj, aty gjeta dhe sportistin dhe trajnerin e madh Bejkush Birçe. Profesor Bejkushin e kisha njohur që në Vlorë në shkollën 7-vjeçare, ku ai ishte më i madh se unë. U gëzova shumë pasi tashmë e shihja si pedagogun tim. Në fillim kisha dëshirë të bëhesha futbollist, më pëlqente shumë ai sport masiv. Por jo çdo gjë ishte në dorën time. Në shkollë mësonim volejboll, basketboll, qitje, mundje etj, pra të gjitha llojet e sporteve. Rastësia më njohu dhe më afroi shumë me Zenel Ballën, një skënderbegas një vit më të madh se unë. Ai më afroi me boksin dhe fillova të stëvitesha me të pasditeve. Në këtë kohë më shikon dhe më provon i madhi Ali Kastrati, i cili ishte petagog në shkollë, por që merej direkt me boksin. Ai më tha se ke talent për boks dhe menjëherë më ofroi me të rinjtë e “Partizanit”. Bashkë me mua ishin dhe disa skënderbegas të tjerë si: Et’hem Ibrahimi, Kristaq Laço, Luftar Hasani, Ismet Varfi, Bardhosh Llanaj. Kështu të gjithë bashkë filluam stërvitjen me të

rinjtë e “Partizanit” dhe në drejtimin e mjeshtërit Kastrati, i cil na dhuronte aq shumë dashuri dhe përkujdesje.

Po kushtet dhe infrastrukturën e sërvitjes si i kishit?

Për kohën shumë të mirë. Për të më afruar sa më shumë dhe për ta dashuruar këtë sport, Ali Kastrati që në fillim më pajisi me uniformë, me çantë sporti, me doreza të reja etj, më mirë se të gjithë. Unë fillova ta dashuroj shumë këtë sport, shumë fare. Duke u stërvitur mësova dhe të veçantat e tij, përparësitë e tij. Edhe sot që jam 72 vjeç, n.q.s. do më jepej mundësia, sërishmi këtë sport do të ushtroja me shumë dëshirë e pasion. Për mua ky sport individual është sport inteligjent, por edhe shumë burrëror. Një boksier i mirë nuk mund të konceptohet pa një intelekt të për-sosur. Boksi si sport i zgjidh detyrat për të qindat e sekondës, kur gjen një boshllëk t’i e shikon dhe vepron rrufeshëm. Gjuajtja tregon inteligjencë, tregon mjeshtëri, përqendrim, kërkim të gabimit tek kundërshtari. Ka lëvizje taktike, teknike, por edhe vështrim psikologjik të kundërshtarit. Mënyra se si do i kundërpërgjigjej kundërshtarit në sulm apo mbrojtje ishin element psikologjik, që ne i fiksonim me shumë kujdes në kujtesën tonë.

Kur keni bërë ndeshjen e parë zyrtare dhe çfarë emocione ruani?

Ndeshjen e parë zyrtare e kam bërë në Shkodër, në vitin 1959. Më parë kisha bërë një ndeshje në një kampi-onat lokal në Tiranë që nuk hynte në

Flet kolonel (R) Rami Sadushi, ish-skënderbegas dhe ish-boksieri i talentuar i ekipit “Partizani”

jam i lumtur dhe krenar për gjithçka kam realizuar në shërbim të atdheut tim

albert Z. Zholi

Kolonel (r) rami sadushi, ish-skënderbegas dhe ish-boksieri i talentuar i ekipit “Partizani”

Rami Sadushi veshi unifomën ushtarake që në shtator 1957, kur fil-loi studimet në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe mbeti besnik i saj deri sa doli në pension, në vitin 1999. Ka qenë një boksier i talentuar, ku për pesë vjet fitoi 6 tituj kampion, një rekord më vete ky. Në vitin 1963 mori pjesë në Lojërat Botërore të Gane-fos në Xhakartë të In-donezisë, ku zuri vendin e dytë duke marrë Medaljen e Argjendë. Në vitin 1964, sporti i bukur i boksit ndërpritet në Shqipëri dhe ai detyrohet të dorë-zojë dorezat në kulmin e formës sportive.

ushtriaE prEmtE, 27 mars 2015 13intervista

ndeshje zyrtare. Në Shkodër zhvillohej kampionati dhe ne ishim përgatitur se-riozisht për të. Këtë kampionat e mbaj mend shumë mirë edhe se zhvillova ndeshjen e parë, por edhe sepse aty na humbi jetën një nga shokët tanë më të mirë, një boksier, që ndonëse e fitoi ndeshjen, pësoi një goditje në kokë gjatë ndeshjes dhe pas tre ditësh vdiq. Quhej Abaz Haxhia, një ndër shokët tanë më të mirë. Në këtë Kampionat unë u ndesha në peshën 57 kg, ose pupël. Gjatë gjithë kohës që ushtrova sportin e boksit unë me këtë peshë, 57-60 kg jam përfaqësuar. Në këtë kampionat zura vend të dytë. Mbaj mend se jam mërzitur shumë, nuk më dilej para shokëve, rrija i tërhequr.

Pse?Se mendoja se ma bënë me hile (gjy-

kime të moshës). Mendoja se isha më mirë se kundërshtari. Kisha pasur një besim absolute se do zija vend të parë që në kampionatin e parë. Madje desha ta lija fare boksin. Shmangesha të shkoja në stërvitje. Këtu sërishmi dua të vlerë-soj punën e jashtëzakonshme, bindëse dhe shumë humane të Ali Kastratit. Ai më foli shpesh ato ditë, më thoshte se në sport ka dhe humbje, s’ka asnjë boksier pa humbje. Më bindi profesori im dhe fillova prapë stërvitjen...Dhe shumë shpejt profecia e tij doli. Më pas, deri

në vitin 1963, unë dola 6 herë kampion, në kampionate të ndryshme siç ishin kampionati i të rinjve, kampionati i ushtrisë, kampionati kombëtar, të gjitha në peshën pupël.

Kë kishe nga boksierët rivalin më të fortë, që e kujton edhe sot pas kaq vitesh?

Ajo gjeneratë kishte boksierë mjaft të përgatitur, por do të veçoj Selim Bardhetin e Durrësit, i fuqishëm, ak-tiv, me reflekse shumë të mira, motor; Shpresim Bregu i Shkodrës, Faslli Peçi i Tiranës, dy boksierë që kanë lënë gjurmë në historinë e boksit. Boksierë të mëdhenj në pesha të tjera janë edhe Ahmet Golemi, Martin Çeta, Hysen Sharra, Todi Janku, Niko Mile etj. Në vitin 1961 unë dhe Et’hem Ibrahimi, të dy shokë dhe oficerë, u grumbul-luam me ekipin kombëtar. Sa herë do të kishte ndeshje ekipi kombëtar ne zhvillonim me ta stërvitje. Dua të them se kërkesa e llogarisë, stërvitja ishte e nivelit shumë të lartë. Por edhe miqësia ndërmjet nesh po ashtu ishte mjaft e sinqertë.

Kur keni dalë jashtë shtetit me ekipin e boksit?

Ka qenë nëntori i vitit 1963, në Olimpiadën, apo siç njihet ndryshe në Lojërat Botërore të Ganefos, në Xhakartë të Indonezisë. Kjo ishte një

Olimpiadë e të rinjve ku merrnin pjesë 52 shtete si Amerika, Kina, Bash-kimi Sovjetik, Gjermania, Franca, Anglia, Italia, Brazili etj...Shqipëria u përfaqësua në këtë Olimpiadë me këto sporte: basketboll, qitje, ngritje peshash, atletikë dhe boks. Para se të niseshim u grumbulluam 34 boksierë dhe pas seleksionimeve që u bënë u përzgjodhëm vetëm tre boksierë: Mar-tin Çeta (që ka qenë idhulli im), Hysen Sharra dhe unë. Të tre ishim të ekipit të “Partizanit”.

Çfarë kujton nga ky eveniment i rrallë?

Së pari kujtoj udhëtimin e gjatë me avion, që për ne ishte një eksperiencë e bukur, pasi ishte hera e parë që hipnim në avion. Në Xhakartë shkuam dy ditë para se të fillonte Olimpiada, kur vendet e tjera kishin shkuar një javë apo dhjetë ditë para, pasi duhej që të ambiento-heshin dhe të fillonim stërvitjen. Kur u nisëm në Tiranë temperatura ishte plus 2 gradë dhe aty e gjetëm plus 25 gradë, madje shkoi edhe 35 gradë. Nuk mbusheshim dot më frymë. Ne nuk patëm rezultate të mira në këtë Olimpiadë dhe kur u kthyem justifikimi i drejtuesve para eperorëve ishin kushtet klimaterike dhe mos ambientimi me klimën.

Diçka më shumë nga kjo Olimpi-adë, për kushtet, ndeshjet që zhvil-luat etj?

Olimpiada u zhvillua në fshatin sportiv të Ganefos, Xhakartë, ku kishte kushte e pritjes dhe të akomodimit ishin jashtëzakonisht të mira. Ishte një mrekulli dhe një organizim fantastik. Nuk kisha parë kurrë një perfeksion të tillë në organizim. Sa për ndeshjet, unë pata sukses, nga katër ndeshje, fitova tre dhe humba në finale me një boksier koreano-jugor. Sipas mendimit tim, por edhe të trajnerit, pata një toksika-cion para ndeshjes, me pak çokollatë, që më përcolli një trazirë në trup dhe shkova me një debulesë në ndeshje. Në tre ndeshjet e para pata një formë të shkëlqyer dhe rezultatet ishin të dukshme. Prisja të merrja Medaljen e Artë, por në sport duhet të kesh edhe pak fat. Dy raundet e para në finale isha mirë, më mirë se kundërshtarii, por më pas për shkak të toksikacionit forcat po më linin dhe humba me rezultatin 3:2. Kjo humbje më zbriti një shkallë më poshtë dhe mora Medaljen e Argjendë. Më vinte shumë inat, sepse nuk ia çova deri në fund porosinë trajnerit tonë, i

cili aq shumë na fliste që të ngrinim lart figurën e atdheut tonë të dashur...Aq më tepër që nuk pata mundësi më pas që të bëja më shumë për vendin në këtë sport, pasi kjo ishte ndeshja e fundit, sepse pak muaj më vonë sporti i boksit do të ndërpritej në Shqipëri.

Kur u konfirmua në mënyrë zyr-tare ndërprerja e boksit dhe si e ke përjetuar atë ngjarje?

Para se të niseshim për në Xhakartë kishim dëgjuar se në programet e Insti-tutit të Kulturës Fizike nuk ishte para-shikuar pjesa e programit që i takonte sportit të boksit. Më pas gjërat u bënë të njohura dhe sporti i boksit u mbyll zyrtarisht në fillim të vitit 1964. Kjo më ka dhëmbur shumë, aq sa kam qarë me lot si fëmijë. I isha përkushtuar shumë këtij sporti, kalova rininë time në këtë sport. Për shumë kohë më dukej sikur më mungonte një njeri shumë i afërt. Më pas u futa në sportin e qitjes, por më kot. U futa nga një sport dinamik në një sport shumë të qetë. Trajneri më thoshte që për 3 orë duhet të harxhosh kaq fishekë, të qetësohesh, të saktësohesh, të orientohesh, ndërsa unë i hidhja për disa minuta të tërë fishekët. Fillova me futbollin. Luajta me ekipin e shkollës “Skënderbej”, por tashmë ishte vonë, shumë vonë. Sporti u largua nga unë me shumë dhimbje. Pastaj fillova si trajner, me të rinjtë e mundjes së “Partizanit”. Në këtë kohë, u titullova oficer dhe më caktuan në shkollën “Skëndebej”. Këtu kam punuar shumë për edukimin fizik të skënderbegasve, duke ndjekur rrugën e dy profesorëve të mi të nderuar, Ismet Bellova dhe Bejkush Birçe. Ndërtuam stadiumin e ri të shkollës, mikropal-estrat nëpër fjetina, sistemin anglez të edukimit fizik me 6 orë përgatitje fizike në ditë etj. Komandanti i shkollës, i

paharruari Luto Haxhiu, i cili ishte model dhe kartolinë e ushtarakut, më ka mbështetur jashtëzakonisht. Shkolla “Skënderbej” ka qenë fidanishte e sporteve të Shqipërisë dhe kryesisht e “Partizanit”. Ne zhvillonim edhe kampionatin e futbollit me rrethe, pasi aq shumë nxënës kishte në shkollë, por zhvillonim edhe kampionatet e basket-bollit, volejbollit po me rrethe nga ku trajnerët zbulonin talentet.

Po më pas si shkoi karriera jote ushtarake?

Kam punuar plot 40 vjet e 6 muaj i veshur me uniformën e oficerit, që po t’i shtosh edhe vitet si nxënës dhe studentë ushtarak i afrohet gjysmë shekullit. Në vitet 1978-1980 kam kryer studimet në Akademinë e lartë të Shtabit të Përgjithshëm në specialitetin gjitharmësh dhe pas saj kam shëbyer disa vite në Korpusin e Pukës. Që këndej jam transferuar në divizionin e Delvinës ku kreva detyra të ndrysme në Brigadën e Sarandës dhe në shtabin e Divizionit. Nga viti 1992 dhe deri sa dola në pension, në vitin 1999, kam shërbyer në Gardën e Republikës.

Domethënë, një jetë në ushtri, nën uniformë. A është i kënaqur Rami Sadushi me këtë jetë?

E zgjodha vetë me dëshirë këtë rrugë dhe, pavarësisht vështirësive, ulje-ngritjeve dhe ndonjë dritëhije që mund të më jetë krijuar padrejtësisht në këto dekada nën uniformë, jam i lumtur dhe krenar për gjithçka kam realizuar në shërbim të atdheut dhe popullit tim, si një ushtarë i përjetshëm i tij. Këtë gjë do ta bëja sërish po qe se do të kishte një fuqi që të më kthente jetën përsëri aty kur e fillova, në shtator të vitit 1957, në bangot e shkollës sonë të dashur dhe të pahharuar, shkollës “Skënderbej”.

Kam punuar plot 40 vjet e 6 muaj i veshur me uniformën e oficerit, që po t’i shtosh edhe vitet si nxënës dhe studentë ushtarak i afrohet gjysmë shekullit. Në vitet 1978-1980 kam kryer studimet në Akademinë e lartë të Shtabit të

Përgjithshëm në specialitetin gjitharmësh dhe pas saj kam shëbyer disa vite në Korpusin e Pukës.

Me bejkush birçe dhe et’hem ibrahimin

Me profesorin e tij, Ismet Bellova

ushtriaE prEmtE, 27 mars 201514 histori

Bajram Curri në veprimtarinë e tij të gjatë si atdhetar kon-sekuent, komandant i talen-tuar popullor dhe tribun i

vegjëlisë, ka lënë gjurmë të thella e të pashlyeshme në ndërgjegjen e kom-bit dhe konsiderohet si një “figurë e ndritur” e historisë sonë. Tek ky burrë dhe luftëtarë, krahas luftës për çlirimin e bashkimin kombëtar, për konsolidimin dhe demokratizimin e Shqipërisë së pa-varur, spikat edhe përpjekja për drejtues ushtarak e komandant i njësive të vogla dhe të mëdha luftarake të kohës. Ai ka lindur në Krushë të Madhe, rrugës ndërmjet Gjakovës dhe Prizrenit dhe i rrethuar nga taborët e trupave osmane që në atë kohë përcillnin në internim familjen e tij. Në këtë periudhë lëvizja kombëtare shqiptare po rritej e zhvil-lohej dhe Kosova i ngjante një vullkani aktiv. Në këtë zjarr të luftës popullore antiosmane, Bajram Curri u rrit e u burrërua. Ishte 16 vjeç, kur iu desh të gjykonte për dy ngjarje jo të zakonta të jetës së familjes. E para kishte ndod-hur në vitin 1862, pikërisht në lindjen e tij në Krushë të Madhe, në “qeren burg” që i çonte në internim familjen si reprezalje ndaj të atit, prijës i një kryengritjeje antiosmane. Ky prijës, në vitin 1878 u vra nga populli, nga ish-bashkëluftëtarët e tij. Luftëtari i vjetër nuk kishte ditur të kuptonte se besa ndaj atdheut qëndron mbi çdo besëlidhje e aleancë tjetër. Djaloshi i ri gjykoi drejt për ç’ka kishte ndodhur e po ndodhte. Kjo e përcaktoi rrugën e jetës së tij, gjithnjë me popullin në rrugën, në luftën për aspiratat e tij sublime. Edhe populli e deshi për prijës, ia dha pa hezitim “votën”, duke e ndjekur pas jo vetëm në fitoret e bujshme, por edhe në kohë të vështira.

U mbrojt me idetë e Lidhjes Shq-iptare të Prizrenit, që e përjetoi me vrasjen e t’atit, Shaqir agës. Titullin deri tek Bajrami, familja e pati Agë , prej qëndresës së të atit ndaj trupave osmane më 1860 në malësitë e Krasniqes. Këtu i burgosur, lindi më 1862 Bajram Curri. Pas gjashtë muajsh Sulltan Abdyl Hazizi vendos t’i lirojë kosovarët. Duke qenë se Bajramit me kohë iu dëgjua zëri në krahinën e tij, si për kundërshtitë ndaj bejlerëve të Kryeziut, një komandant xhandarmërie e zgjodhi kapiten në Prizren, më vonë major në Prishtinë, e së mbrami kolonel (allajbeg) në Shkup, ku kishte në dorë xhandarmërinë e gjithë Vilajetit të Kosovës. Mbante mend nga babai i tij, Shaqir Curri që kishte thënë për të drejtën, “mbaj nga shumica...”. Këta pishtarë të ndezur do t’i bëjnë dritë Bajram Currit gjer ditën që ai do t’ia falë Krasniqes gjakun e të atit. Krasniqja e çmon. Curri i ri fal një gjak dhe fiton një popull.

Bajram Curri kapet fort pas “besë së

ProF. asoC. Dr. bernarD Zotaj

lidhur ndërfisnore dhe popullore përpara luftës së shtatorit të vitit 1878”. Malë-sia e Gjakovës e nis në luftë më shumë për të marrë pagëzimin, po Bajram Curri i prin luftës përkrah Sulejman Vokshit e Riza Kryeziut, përkrah Jakup Ferrit e Haxhi Zekës, që ka për të qenë emblema e tij për shumë kohë. Betejat në Pepiç e Velikë, në Nevshak-Velika ishin ndeshje të vogla për luftëtarët e regjur, që prisnin luftën vendimtare të 5 janarit 1881. Në këtë përpjekje fitimplote për shqiptarët, Bajram Curri u njoh për së afërmi me Haxhi Zekën. Ndiqte luftën, ndiqte njerëzit e luftës. Ata ishin të ndryshëm. Haxhi Zeka nuk ngjante me Isuf Sokolin, Abdulla Hotin, ishte natyrë e shtruar dhe e qetë, Beqo Qoshja ishte gjaknxehtë, Ali pashë Gucia ishte pasha...Megjithatë të gjithë këta burra puqeshin në një pikë: ia dinin luftës dhe e kishin çuar bukur mirë gjer atëherë...Ende nuk orientohej mirë, ende mbështetej te të tjerët, shihte si e çmonin luftën Haxhi Zeka me shokë, si sillnin kuvendin, si e jepnin fjalën e besën. Ashtu bënte edhe ai. Po në vetvete gjithë këto veprime kishin diçka nga trungu i Currajve, kishin atë sjelljen e veçantë të Currajve, atë ngrohtësinë e popullit që kishte nxehur në vatrën e Nikajve, nga kishin rrjedhur Currajt. Ndaj u rreshtua përkrah Mic Sokolit dhe Ali Ibrës në forcat e Sulejman Vokshit. Ai ishte jo vetëm luftëtar i shquar, por edhe një ndër udhëheqësit kryesor më të dashur për popullin e Malësisë së Kosovës. Në 1899 kur u formua Lidhja Shqiptare e Pejës, vazhduese e veprës së Lidhjes së Prizrenit, Bajram Curri u bë ndihmësi më besnik i Haxhi Zekës. Mandej, ndonëse i pashkollë, ai do të bëhej ndër përkrahësit më të fortë të arsimit shqip. Ashtu si atdhetarë të tjerë të urtë, ai kuptoi drejt se lufta për

zhvillimin e arsimit dhe të kulturës shq-iptare ishte pjesë përbërëse e Lëvizjes Kombëtare, pjesë e luftës për ruajtjen e individualitetit kombëtar të popullit, kundër përpjekjeve asimiluese të auto-riteteve osmane dhe qarqeve shoviniste që qeverisnin monarkitë fqinje.

Ndërkaq një figurë tjetër e kishte bërë për vete, ai ishte Isa Boletini. Kishte parë Kosovën te Boletini. Të rëndë, pa mburrje, të vuajtur pa nxjerrë klithma, trimërie pa shitur trimëri... Do të vijë një kohë që Bajram Curri do të përdorë një ekivalent të bujarisë, trimërisë dhe fisnikërisë. Do të thotë “Qofshi si Boletini!”. Ai u shqua si udhëheqës i lëvizjes antiimperialiste në Kosovë dhe ishte një nga prijësit kryesor të Mbledhjes së Ferizajt, të korrikut 1908, ku përkrahu kërkesën për vendosjen e kushtetutës. Ndihmoi në themelimin e klubeve e të shkollave shqipe në Kosovë, mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. Në Manastir, Bajram Curri njohu plot burra të dëgjuar, të Shqipërisë së Jugut, po Sali Butkën dhe Bajo Topullin i ndant veç. Flet për ta kur kthehet në Prishtinë. Viti 1908 është një vit i ngarkuar me shumë punë për Bajram Currin. Që prej dy vjetësh ishte marrë me komitetet e fshehta “Për liri të Shqipërisë”, që ishin ngritur gjithandej nëpër Kosovë e Maqedoni. Ai u zgjodh nënkryetar i klubit “Bashkimi” të Shk-upit nga viti 1908. Bajram Curri me Isa Boletinin dhe të tjerë ngulën këmbë, që edhe shqiptarët duhej të përkrahnin lëvizjen xhonturke dhe të kërkonin kushtetutën. Sipas tij, kjo do t’u ndihnte shqiptarëve për të përparuar në fushën e arsimit dhe të kulturës e për të hedhur një hap drejt autonomisë e pavarësisë. Klubi “Bashkimi” dhe Bajram Curri lidhin gjithë veprimtarinë e parësisë

shqiptare dhe ata vendosën të presin edhe pak, për të parë çdo të bëjë Evro-pa. Nëse ajo hesht, të ngrihet në këmbë tërë Shqipëria. Ai ndihmoi kryengritjen e armatosur të Malësisë së Mbishkodrës të vitit 1911, u bëri një qëndresë të fortë ushtrive osmane në Qafën e Morinës. Pushka e tij u zbraz herë mbi batalionet e ekspeditave ndëshkimore, të cilat me zjarr e hekur kërkonin nënshtrimin dhe taksa e ushtarë për sulltanin, herë mbi elemente vendas që dilnin kundër

rrymës së përgjithshme të kohës, duke bërë kauzë të përbashkët për pushtuesit. Krisma e saj ishte mjaft shqetësuese për shtetet shoviniste fqinje dhe për aleatët e tyre të mëdhenj, që lakmonin ose bënin pazarllëqe në kurriz të trojeve shqiptare.

Në interes të çlirimit kombëtar, Bajram Curri hyri në kontakt dhe me përfaqësues të lëvizjes çlirimtare të kombeve të tjerë të Ballkanit, duke kontribuar kështu në ngritjen e urave

Në kUadëR të 90-vjetoRit të RëNieS

bajram Curri, komandant i

talentuar popullor

ushtriaE prEmtE, 27 mars 2015 15histori

të mirëkuptimit, të miqësisë e bash-këpunimit ndërballkanik. Bindja se popujt e vegjël e të robëruar duhet të çlirohen e të vëllazërohen, e shoqëroi gjatë gjithë jetës. I pafrikshëm dhe i pakorruptueshëm, gjithnjë besnik ndaj popullit dhe idealit që i kushtoi jetën Bajram Curri, nuk mund të mos bëhej i dashur për popullin, por edhe tmerr e njëherësh i respektuar për armiqtë, të vendit ose të huaj. Osmanët i bënë atentatë, austriakët e internuan, qarqet shoviniste serbe i premtuan pasuri të tërë vetëm të hiqte dorë, e me çdo kusht ta shtinin të “gjallë ose vdekur”, sepse ekzistenca e tij donte të thoshte qëndresë, kryengritje, shpërthim për liri, pavarësi e bashkim kombëtar, emancipimin politik dhe demokraci.

Në maj të vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes së Junikut, mori pjesë në Kryengritjen e Përgjithshme të Armatosur dhe u shqua si një nga ko-mandantët e talentuar popullorë që theu ushtritë turke në Qafën e Prushit në kor-rikun e 1912, dhe në fushën e Kosovës. Më tej së bashku me Hasan Prishtinën, Isa Boletinin, Idriz Seferin dhe Riza bej Gjakova në krye të forcave kry-engritëse hyri në Shkup. Në vitin 1912, atdhetari i vjetër u bë ndër drejtuesit kryesore të Kryengritjes së Përgjith-shme antiosmane. Kjo kryengritje, më e madhja, më e organizuara dhe më e pjekura politikisht ndër kryengritjet e periudhës së fundit të Rilindjes, i dha atij mundësinë, që si prijës popullor

ndër më të shquarit, të shfaqë më së miri aftësitë organizative, ushtarake e politike. Kuvendi i Junikut dhe betejat nga Qafa e Prushit deri në çlirimin e Shkupit dëshmuan vlerat e gjithanshme të “tribunit të vegjëlisë”.

Pritej vetëm kryengritja e përgjith-shme... Me besim dhe vetmohim të Hasan Prishtina dhe Bajram Curr me shokë, veriu shqiptar, i mbarsur me idenë e kryengritjes, dhe jugu shqiptar, i mbarsur me idenë e lirisë, çdo gjë tashmë pritej nga gryka e pushkës...Në vendimet e Ferizajt, Bajram Curri është mbështetësi kryesor i mendimeve dhe propozimeve të Hasan Prishtinës. Një mbështetje po kaq të madhe pati edhe nga Isa Boletini. Hasan Prishina në kujtimet e tij shkruan: “në këtë rast, me të vërtetë asht për t’u përmendë mundi e zelli i Bajram beg Currit”. Bajram Curri me forcat e tij hyn në Shkup me muzikë e flamuj, duke krijuar kështu një ndjenjë të gëzuar që ngjallte besim për të ardhshmen. Njerëzit e tij u derdhën menjëherë në dyert e klubit të oficerëve ku ishin thurur gjithnjë planet antishq-iptare të xhonturqve dhe u thirrën atyre që ishin brenda: “Deri tash kje e jueja e sod e masandej asht e Shqypnisë”. U përgatit të nisej për Vlorë, zgjodhi edhe trimat që do të merrte me vete, po lajmet për një përqëndrim të ri trupash në Gjakovë e vonuan disa ditë. Kur e pyetën se kush do t’i qeverisë tokat e tjera shqiptare që kanë ndër mend të çlirojë, Bajram Curri thotë prerë, qeveria e Vlorës.

Pas 1912 punoi në Kosovë për mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar. Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës të 1913, që lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare dhe luftoi për bashkimin e tyre me atdheun. Në vitin 1913 ishte një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbomalazeze. Në vitin 1914 mori pjesë në luftën kundër veprimeve antikombëtare e separatiste të Revoltës së Shqipërisë së Mesme në Durrës. Me të hyrë ushtritë austriake në Gjakovë më 1916, shkon në terren ku interesohet për rendin dhe qetësinë dhe për zhvil-limin arsimor. Kryengritësit shqiptarë u përgjakën me trupat serbe duke luftuar deri në tërheqje. Humbjet qenë të mëdha nga të dy palët. Bajram Curri me luftëtarët e vet zbrapset në drejtim të Qafës së Morinës. Aty i bëri qëndresën e fundit. Kambanat e luftës botërore arrijnë edhe në Shqipëri po me atë forcë që bien dhe në frontet e madha...Bajram Curri me Hasan Prishtinën organizojnë

qëndresën e popullit në malësi. Të dy bashkë e ndjejnë nevojën e Isa Boletinit. Ata u kërkojnë Fuqive të Mëdha me anë të një letre dërguar përfaqësuesëve të tyre në Shkodër, që të ndërhyjnë pranë Beogradit dhe Cetinës për të respektuar vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Letrën e firmos i pari Hasan Prishtina dhe i dyti Bajram Curri.

Bajram Curri rri maleve. Herë qëndron në Dragobi, herë hidhet në Nikaj e Mërtur e ndodh që kalon edhe në Krumë. Pushteti i malazezve shtrihet me egërsi në të gjithë Malësinë e Gja-kovës, po malet mbeten si gjithnjë pa sanjë pushtet. Bajram Curri gjatë push-timit austro-hungarez “rrin në shtëpi të vet në Gjakovë” pa asnjë detyrë zyrtare. Bajram Curri nuk e di mirë as ku e ka familjen. Vonë mëson se Drevishe Curri (e shoqja) është larguar nga Ko-sova e veshur si malësore. Peripecitë e familjes së Currit janë të njohura. Jeta e rrugëve për ato, mundimi, përpëlitja në ankthin për fatin e burrit dhe koka që e mbajnë lart... kështu ishte gruaja e Currit.

Emri dhe fjala e tij u bënë kushtrim për popullin, për çdo veprim në të mirë të lirisë, bashkimit kombëtar dhe demokratik. Kjo u vu re sërishmi në situatën e vështirë gjatë viteve të Luftës Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, kur Bajram Curri u rreshtua përkrah mbrojtësve më të flaktë të pavarësisë dhe kundërshtarëve të papajtueshëm të copëtimit të trojeve shqiptare. Në këtë kuadër, gjithnjë në krye të forcave popullore, u përlesh me ushtritë push-tuese serbo-malazeze, në Plavë e në Guci, në Krasniqe e në Gash. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” më pas e pati nder ta zgjidhte atë anëtar të vetin dhe t’i ngarkonte detyrën e përfaqësuesit në Konferencën e Paqes për mbrojtjen e çështjes shqiptare. Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore for-mohet në Shkodër Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, organizatë politike me parime demokratike. Bajram Curri është entizuiast për të. Megjithëse në kushte të ndryshme dhe larg njeri tjetrit, “Hoxha Kadriu, Hasan Prishtina dhe Bajram Curri qenë një treshe e pandalshme, që e plotësuan njeri-tjetrin... bile, ndër disa periudha, të caktueme historike e politike të vendit tonë sa që s’mund të interpretohen pa njeri-tjetrin”.

Në vitin 1918 si anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, u bë një nga udhëheqësit kryesorë të tij. I ngarkuar nga ky Komitet, i dërgoi një protestë Konferencës së Paqes

në Paris (1919) në të cilën kërkonte që të njiheshin të drejtat e Shqipërisë dhe popullsisë shqiptare në Kosovë t’i jepej e drejta të shprehte lirisht aspiratat kombëtare. Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa protofol të qeverisë dhe Komandant të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Si ministër pa protofol në qeverinë e Tiranës, tregoi se burrat e ndershëm të popullit e gjejnë veten për t’i shërbyer Shqipërisë. Më tej, caktimi i tij si Ko-mandant i Përgjithshëm i operacionit kundëresadist, tregon për përvojën e gjatë të luftës, si dhe popullaritetin që gëzonte në masta e gjera popullore. Ai merr fuqi të plota nga qeveria e Tiranës mbi Forcat e Armatosura, madje sa të zgjasë operacioni, “do të ketë tagër t’i jap urdhër edhe gjindarmërisë”. Ai komandoi njësi të rregullta ushtarake dhe vullnetare, gjithsej deri në 3.000 mijë trupa. Kështu ai nisi operacionin kundër bandave esadiste, të hapur në ballë të gjerë në gjysmë harku dhe e mbajti të fshehtë planin që kishte hartuar dhe vetëm në mesnatë të 4 qershorit 1920 u dha trupave urdhër për të nisur sulmin.

Taktika dhe strategjia e tij prej prijësi popullor, nuk i lë asgjë mangut artit ushtarak të përparuar të kohës, sado që përpjestimet e betejave janë të vogla. Bajram Curri ishte i përgatitur për beteja të mëdha. Sulejman Delvina e vlerëson lart shërbimin e Bajram Cur-rit, duke e falënderuar “për veprimet e nalta dhe patriotike”, e “s’ka për t’i harruar kurrë kombi shqiptar”. Bajram Curri dhe Luigj Gurakuqi kishin ndikim të madh mbi njeri-tjetrin. Curri ishte për Gurakuqin nderi, burrëria, besa “baba”... ndërsa Gurakuqi ishte për Currin “Luigji, prisi ynë i diturisë” dhe “Luigji asht djal i jem”!.

Në mars 1921 Këshilli i Lartë kishte dekretuar emërimin e Bajram Currit “kolonel rezervë me rrogë të përmua-jshme”, që e linte pa asnjë fuqi... por Bajram Curri kishte ndikim në popull. Ishte kundër forcimit të pozitave të Ahmet Zogut në shtetin shqiptar, i’u kundërvu atij qysh në fillim. Në ndihmë të qeverisë së Tiranës bashkëpunon për paqësimin e situatës në Revoltën e Mirditës. Në dhjetor 1921 u caktua Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në qeverinë disa ditore të Hasan Prishtinës. Pas marrjes së pushtetit nga Ahmet Zogu u vendos në Krasniqe nga ku vazhdoi luftën në gjirin e malësorëve të Veriut ndaj masave të çpopullimit që kishin ndërmarrë serbo-malazezët. Mori pjesë në Lëvizjen

e Marsit të vitit 1922 kundër Ahmet Zogut, bashkë me Elez Isuf Ndreun dhe M. Krujën me emrin “Lidhja e Shen-jtë”. Krijoi një zonë të lirë në Malësinë e Gjakovës (Tropojë) nga ku kërcënonte qeverinë e Tiranës dhe bashkëpunoi me çetën e Azem Galicës që luftonte në Kosovë për çlirim kombëtar. Ishte ndër udhëheqësit kryesorë të forcave demokratike revolucionare që i hapën rrugën fitores së Lëvizjes së Qershorit 1924. Në vjeshtë të vitit 1924 shkon në Gjenevë për të paraqitur para Lidhjes së Kombeve çështjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës të shtypur egërsisht nga serbomëdhenjtë. E vazhdoi luftën kundër reaksionit të brendshëm dhe shovinistëve serbë edhe pas shtypjes së Lëvizjes së Qershorit. U vra nga forcat zogiste dhe agjentët e shovinistëve serbë në Dragobi të prirë nga Ceno Kryeziu. Me vdekjen e Bajram Currit zhduket një fytyrë plaku fisnik nga kuvendet dhe sheshet e Shq-ipërisë. Heroi i Popullit, Bajram Curri, e mbylli jetën e tij ashtu si jetoi, me nder e armë në dorë, duke shkruar me 29 mars 1925 në Shpellën e Dragobisë, pjesën e fundit të jetës së tij epope, për të mbetur i pavdekshëm në kujtesën e brezave, imazhi i një figure legjendare, si rrallë bashkëkohës i tij, shok e bash-këluftëtarë ose kundërshtarë.

Veprimtaria e shumanshme at-dhetare e Bajram Currit, spikati me forcë edhe në jetën politiko-shoqërore shqiptare të viteve 1920-1924. U shqua për një ndihmesë në luftën për konsolidimin e shtetit të pavarur shq-iptar dhe në konfrontimet që i hapnin rrugë demokratizimit të jetës politike në Shqipëri. Edhe këtë herë u tregua konsekuent, ndaj qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës gjeti tek Bajram Curri mbështetje të fuqishme, si dhe prijësin që i duhej për të shpartalluar çdo pengesë në rrugën e sigurimit dhe konsolidimit të pavarësisë së vendit. Ku situata ishte më kritike gjendej ai, dhe me atdhetarizmin dhe aftësitë e tij normalizonte jetën. Ai me fuqinë ushtarake që komandonte goditi e shpartalloi esadistët në Shqipërinë e Mesme në prag të fillimit të Luftës së Vlorës. Por ende pa u çlodhur ende, shkoi në Koplik për të sprapsur intervencionin jugosllav. Një vit më vonë, asgjësoi në Mirditë komplotin e agjenturës së Pashiçit, të kryesuar nga kapedani separatist i krahinës. Më pas, i pakënaqur nga politika e diktatit të qeverisë mori pjesë në lëvizjen e marsit 1922, kurse në 24 maj shpërtheu në Krumë kryengritjen e armatosur në favor të opozitës lib-erale, e cila u kurorëzua me fitoren e Qershorit.

“Plaku i maleve” siç quhet në popull ishte pushka e parë dhe e prapme e Revolucionit. Nuk mori rrugën e mërgimit, por me armë në dorë iu ngjit përsëri bjeshkëve të Krasniqes, kreu aksione në Gash e Bytyç, por edhe në Has udhëzoi luftëtarët kosovarë t’i qëndronin dhu-nës dhe politikës serbe të spastrimit etnik të Kosovës dhe përgatitej për të rifilluar në pranverën e vitit 1925 një kryengritje të re, që do t’i sillte vendit një regjim liberal demokratik, kurse Kosovës, shpresën për t’u çliruar e bashkuar me Shqipërinë. Jeta dhe ve-pra e shquar dhe masivisht e vlerësuar, padyshim e vendosin Bajram Currin në radhën e personaliteteve më të spikatur shqiptarë të historisë sonë të re, por dhe të figura ushtarake me prirje drejtuese, pa shkollë dhe akademi ushtarake, por me përvojën e madhe të jetës dhe luftës. Ai ishte njëherësh udhëheqës popullor, ushtarak, senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë. Është shpallur Hero i Popullit shqiptar nga Malësia e Gjakovës.

ushtriaE prEmtE, 27 mars 201516

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria Tel: +355 (04) 2226601/ (04) 2226602 1107

Mes poezive dhe tingujve të këngëve

eshtuna e tretë e këtij marsi të bukur përkonte me Ditën Botërore të Poezisë, 21 Marsin. Pranvere ka ditë që ka trokitur dhe dielli shkëlqente duke krijuar një gëzim e hare shpirtërore pas këtij dimri të ashpër. Pikërisht në këtë ditë edhe mjediset e QKMBMSHP gumëzhinin. Fëmijët e ushtarakëve, që prej vitesh zhvillojnë kurse këtu, po përgatiten të japin një koncert për Ditën e Poezisë. Janë mbi 80 fëmijë që, ashtu të qeshur dhe të kapur dorë për dore, hynë në sallën kryesore të aktiviteteve të Qendrës, ku në

ballinën e saj me germa si lule zbukurimi ishte shkruar “21 Marsi, Dita Botërore e Poezisë”. Të gjithë zunë vendet, ndërsa fëmijët artistë u vendosën plot emocione përpara skenës së improvizuar...

***Anxhelina, moderatorja, një vajzë e vogël, simpatike dhe me flokë të lëshuara mbi supe, me zërin e saj të qartë dhe të rrjedhshëm hap koncertin: “Të dashur prindër, të nderuar pjesëmarrës! Jemi mbledhur sot për të kujtuar 21 Marsin, Ditën Botërore të Poezisë, për të mbështetur shprehjen poetike, përkrahjen e leximit të poezisë, nxitjen e krijimtarisë poetike dhe realizimin e një mjedisi mikpritës tek QKMBMSHP... Poezia është një mendim që merr formë në momentin kur jetohet, është një nevojë e shpirtit për të hedhur në kartë gjëra të bukura, kuptimplote, që shpërndahen në gjerësinë e horizontit, me aromën e trëndafiltë, ngro-htësinë diellore...Prandaj, gjeni pak kohë për të lexuar poezi, hyni në tempullin e saj dhe do të mrekulloheni me forcën e këtij arti glorioz. Ëndërroni përmes fletëve, sepse ashtu do të kuptoni se udhëtimi i jetës tuaj do te ketë një kuptim dhe mbani mend: Poezia shëron”, - dhe pas këtyre fjalëve të bukura duartrokitjet nuk kanë të pushuar.

***Pas këtij momenti, moderatorja prezantoi fëmijët që do të recitonin. Daniela Shahini recitoi poezinë “Atdheu” të Asdrenit, Enigert Bakiu recitoi poezinë “Në mundsh” të Rudyart, Anxhelina Zholi, recitoi “Dimri” të Ndre Mjedës dhe pas tyre një këngë e bukur: “Dy tufa me lule” me muzikë të Todi Dori, kënduar nga kori i fëmijëve. Të gjithë fëmijët këndonin me zërin e zemrës, me buzëqeshjen e tyre engjëllore. Tingujt dhe zërat dilnin nga salla e bukur dhe përhapeshin tutje në rrugët e Tiranës duke thyer qetësinë e ditës së pushimit. Bashkë me fëmijët këndonin edhe një pjesë e prindërve. Sa mbaron kënga, fillojnë sërish recitimet. Klarisa Alla recitoi poezinë “Endërr” të Naim Frashërit, Xikjana Caka poezinë “Robëria” të Çajupit, Nertila Bruka poezinë “Largimi i djemve” të Naim Frashërit, Bertila Bruka poezinë “Lumturia” të Kristofor Robert... Më tej koncerti vijoi me korin e fëmijëve, të cilët kënduan këngën “Në shtëpinë tonë” të kompozitorit Aleksandër Peci. Në këtë këngë korale salla ndizet. Fëmijët shpërthejnë, zërat e tyre depërtojnë në qiell. Momente emocionuese. Prindërit të gjithë të qeshur. Pas kësaj kënge fëmijët filluan të recitojnë duke u shoqëruar me tingujt e kitarës. Përsëri recitime poezishë dhe më pas vjen moment i mbylljes së programit. Kori i fëmijëve këndon këngën “Urim mësuesit”. Një këngë e bukur, plot emocion, me vargje brilante, për ata që edukojnë këta fëmijë, për ata që i mësojnë. Kur këngëtari i mirënjohur

Kozma Dushi, në rolin e drejtuesit artistik dhe dirigjentit, jep sinjalin e përfundimi të këngës, nga zërat e fëmijëve del një brohorimë e zgjatur: Urrraaaaa! Dhe përqafojnë njeri tjetrin, pastaj përqafojnë prindërt e tyre. Mes tyre sheh dhe prindër që lotojnë për suksesin e fëmijëve të tyre. Ishte një koncert mbresëlënës, një koncert me ritëm, ndërtuar plot shije dhe harmoni, pikërisht në Ditën Botërore të Poezisë. Nuk është çudi që nesër nga radhët e këtyre fëmijëve të dalin poetë dhe shkrimtarë. Pas koncertit, një foto e përbashkët e fëmijëve artistë me drejtues të QKMBMSHP, me prindërit, me shokët dhe shoqet, me ata që i drejtuan për realizimin e këtij koncerti të bukur. Janë çaste të bukura, emocionante që dijnë të falin vetëm këta fëmijë të talentuar të ushtarakëve dhe ish-ushtarakëve të Forcave tona të Armatosura.

Albert Z. Zholi