40

APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE
Page 2: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel: 038/ 601 019; 038/ 555 444Mob: 045/ 284 797, 049/ 603 666

[email protected], www.aab-edu.net

EKONOMIK

SHKENCA KOMPJUTERIKE

JURIDIK

GJUHË ANGLEZE

PSIKOLOGJI

KRIMINALISTIKË

INTEGRIME EVROPIANE

ADMINISTRATË PUBLIKE

KULTURË FIZIKE DHE SPORT

ARKITEKTURË

DIZAJN GRAFIK

- GAZETARI- PRODUKSION

DIZAJN ENTERIER

- INXHINIERI SOFTUERIKE- KOMUNIKIMI NË RRJETA- TELEKOMUNIKIMI DHE TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT (IT)- MEKATRONIKË

KUJDESI DHE MIRËQENIA E FËMIJËVE

PIKTURË DHE ARTE VIZUELE

MUZIKË

AAB ju ofron mundësin që të studioni në gjuhën angleze në Programet Ndërkombëtare

të Universitetit të Londrës

London School of Economics and Political Science:

me programet Bachelordhe

Royal Hollowayme programet Master

APLIKOAPLIKOT A N I

EnglishLanguageAcademy

www.ela-ks.com

Shkolla e Gjuhëve të Huaja

Starter � A1Elementary-A2Pre-intermediate B1Intermediate B1+Upper-intermediate B2Advanced C1Pro�ciency C2

42 orë62 orë62 orë62 orë62 orë62 orë62 orë

Orët mësimore

REGJISTROHU TANI

Anglishte e përgjithshme- I rregullt- Intensiv- Individual

Kurse përgatitore për provime- IELTS- TOEFL

Anglisht për �ëllime speci�ke- Anglishte biznesi- Anglishte akademike- Anglishte ligjore

Ko

nta

kti: Prishtinë:

Lumnije Zuka, [email protected] UniversitareTel.: 044 341 214, 049 288 031

Ferizaj:Lindita Jusu�,lindita.jusu�@ela-ks.comZyra e koordinatorit të cilësisëTel.: 044 77 90 90

Gjakovë:Valjeta Dobroshi,[email protected]ërbimi i studentëveTel.: 044 21 00 21

Page 3: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

3

Colloquium -vetiniciativë studentëshDr. Hasan Saliu (dekan i Fakultetit të Komunikimit Masiv)

Editorial

Revistën që e keni në duar, është produkt profesional i studentëve të Gazetarisë të

vitit të dytë të Universitetit AAB. Janë punë individuale të studentëve të cilat i kanë

realizuar brenda njërës nga detyrat që kanë pasur në një nga modulet e ndjekura.

Ishte dëshirë e studentëve që punët e tyre të publikohen, pas shumë punëve të tjera

gjithashtu të publikuara në agjencinë KNN; punëve të kryera në studion e televizionin

ART të AAB-së, punëve praktike në Radio, në Sallën e Montazhit etj., të cilat media

funksionojnë brenda Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe të Gazetarisë në Universite-

tin AAB.

Kësaj radhe kjo revistë studentore përmban vetëm intervista, pa politikë. Arsyet për

këtë janë të shumta. Para së gjithash, vetë studentët kanë injoruar intervistën politike.

Ndoshta për faktin se ajo dominon në mediat e shtetit të ri të Kosovës; ndoshta se

politika ka depërtuar edhe në kapilarët e shoqërisë. Injorimi i intervistës politike është

një shenjë antikonformizmi e studentëve të gazetarisë. Ka një sërë sferash të tjera

të shoqërisë që duhen trajtuar. Disa nga këto, si: problemet e të rinjve, vështirësitë,

çështjet sociale, shëndetësore, të arriturat dhe sukseset e individëve të dalluar,

argëtimi, sporti, etj., janë trajtuar përmes këtyre intervistave.

Një arsye tjetër është se intervista haset thuajse në të gjitha grup-zhanret e gazetar-

isë: informuese, komentuese-analitike dhe publicistiko-letrare. Realizimi i intervistës

kërkon një sërë parapërgatitjesh të studentit-gazetarit, duke u nisur që nga njohja

e problemit që e trajton, të dijë gjithçka për të intervistuarin, të hartojë pyetjet për

çështjet që do t’i trajtojë, të ndjekë me vëmendje rrjedhën e intervistës, të ndërhyjë

atëherë dhe atje ku duhet, e deri te faqosja dhe puna teknike e përgatitjes së revistës.

Arsye tjetër se përse kjo revistë ka vetëm intervista, është se ky ka qenë edhe para-

pëlqim i vetë studentëve, duke pasur parasysh dilemat e shumta që ngritin mendimet

e tyre kritike dhe që kërkojnë një përgjigjeje për lëmshet enigmatike në këtë shoqëri

tranzicioni.

Njëherësh, kjo punë e nisur dhe bitisur nga studentët, tregon për shpirtin vetiniciativ të

të rinjve dhe të rejave studentë, të cilët janë në rrugëtimin e tyre profesional të gaze-

tarit, për të qenë mbrojtës të vlerave dhe kontrollues të përditshëm të demokracisë.

Revistë e studentëve të Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë të Universitetit AAB

Nr. 1, 2014

Zona Industriale Prishtinë - Fushë Kosovë10000 PrishtinëTel: 038 555 444, email: [email protected]

Boton: Univeristeti AABRedaktoi: Arta BerishaLektura: Mihrije PaçariziLayout: Besfort MehmetiCOLLOQUIUM

Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,

Tel: 038/ 601 019; 038/ 555 444Mob: 045/ 284 797, 049/ 603 666

[email protected], www.aab-edu.net

EKONOMIK

SHKENCA KOMPJUTERIKE

JURIDIK

GJUHË ANGLEZE

PSIKOLOGJI

KRIMINALISTIKË

INTEGRIME EVROPIANE

ADMINISTRATË PUBLIKE

KULTURË FIZIKE DHE SPORT

ARKITEKTURË

DIZAJN GRAFIK

- GAZETARI- PRODUKSION

DIZAJN ENTERIER

- INXHINIERI SOFTUERIKE- KOMUNIKIMI NË RRJETA- TELEKOMUNIKIMI DHE TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT (IT)- MEKATRONIKË

KUJDESI DHE MIRËQENIA E FËMIJËVE

PIKTURË DHE ARTE VIZUELE

MUZIKË

AAB ju ofron mundësin që të studioni në gjuhën angleze në Programet Ndërkombëtare

të Universitetit të Londrës

London School of Economics and Political Science:

me programet Bachelordhe

Royal Hollowayme programet Master

APLIKOAPLIKOT A N I

EnglishLanguageAcademy

www.ela-ks.com

Shkolla e Gjuhëve të Huaja

Starter � A1Elementary-A2Pre-intermediate B1Intermediate B1+Upper-intermediate B2Advanced C1Pro�ciency C2

42 orë62 orë62 orë62 orë62 orë62 orë62 orë

Orët mësimore

REGJISTROHU TANI

Anglishte e përgjithshme- I rregullt- Intensiv- Individual

Kurse përgatitore për provime- IELTS- TOEFL

Anglisht për �ëllime speci�ke- Anglishte biznesi- Anglishte akademike- Anglishte ligjore

Ko

nta

kti: Prishtinë:

Lumnije Zuka, [email protected] UniversitareTel.: 044 341 214, 049 288 031

Ferizaj:Lindita Jusu�,lindita.jusu�@ela-ks.comZyra e koordinatorit të cilësisëTel.: 044 77 90 90

Gjakovë:Valjeta Dobroshi,[email protected]ërbimi i studentëveTel.: 044 21 00 21

Page 4: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

4

Rritet numri i përdoruesve të drogës

Fitore Cakollin nga OJQ “Labyrinth”Intervistë me

Përdorimi i drogës dhe lëndëve të tjera narkotike vazhdon të jetë një problem shqetësues për të rinjtë në Kosovë. Grupmosha më e prekur nga droga është 15 deri në 40 vjeç. Numri i përdoruesve të marihuanes dhe kokainës është në rritje, ndërsa statistikat zyrtare tregojnë se ka rënie në përdorimin e heroinës. Droga të reja janë futur në tregun kosovar. Në rritje është numri i atyre që përfundojnë me fatalitet. Njëra nga qendrat që merret me trajtimin e përdoruesve të drogës që prej vitit 2008 është Organizata Jo Qeveritare “Labyrinth” .

Page 5: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

5

Përdorimi i drogës apo lëndëve të tjera narkotike është një dukuri mjaft e përhapur në Kosovë. A mund të na thoni cilat grupmosha të shoqërisë kos-ovare konsumojnë më shumë drogë e të cilat pastaj kërkojnë ndihmë në qendrën tuaj?

Droga nuk është një fenomen i ri, mirëpo kohëve të fundit ka filluar të përdoret publikisht. Qendra jonë punon që prej vitit 2008. Nga ajo kohë ne mbajmë në mënyrë konfidenciale informacionet personale të secilit pacient. Sa i përket grup-moshave, sipas statistikave tona, rezulton se në qendrën tonë pacientet janë të moshës 15 deri në 40 vjeç, duke mos përjashtuar edhe raste të tjera me mosha të tjera.

Bazuar në statistikat e qendrës “Labyrinth”, a është shtuar apo është zvogëluar numri i përdoruesve të drogës nga viti 2008 deri në vitin 2014?

Dëshira e të gjithëve do të ishte që numri i për-doruesve të ulët. Por realiteti tregon të kundërtën. Statistikat tona tregojnë se kemi një shtim të numrit të përdoruesve të marihuanes. Nga ana tjetër eshte zvogëluar numri i përdoruesve të hero-inës. Sa i përket përdoruesve të kokainës mund të them që numri është duke shkuar drejt rritjes. Ka edhe lëndë të tjera narkotike të cilat përdoren e të cilat tashmë konsiderohen droga të reja në vendin tonë, por përdorimi i tyre po rritet çdo ditë e më shumë.

Sipas jush, cilat janë shkaqet që e shtyjnë një per-son të fillojë përdorimin e lëndëve narkotike?

Duke qenë se ne ofrojmë edhe seancë ose këshil-lim personal për pacientët, psikologët tanë kanë vënë re se zakonisht përdoruesit e drogës janë ata persona të caktuar që vuajnë nga depresioni, ndonjë lloj dëshpërimi, probleme familjare, disfata ose-ose edhe rrethi i keq shoqëror. Nga ana tjetër përdorimi i marihuanës, sidomos nga të rinjtë, në të shumtën e rasteve bëhet për efekt disponimi dhe qejfi, sa për të qenë më “in” siç thuhet, ose sa për të qenë më në “trend” .

Pasi e përmendet se ka lloje të ndryshme të lëndëve të narkotikëve, a mund të na thoni cilat raste konsi-derohen më vështir të shërueshme në qendrën tuaj?

Asnjë rast që vjen në qendrën tonë nuk mund të konsiderohet si rast i pranueshëm, sepse gjithmo-në bëhet fjalë për shëndetin e njeriut. Mirëpo, stafi jonë duke filluar nga punëtorët socialë, të cilët dalin në terren, të cilët iu ofrojnë ndihmën e parë, hasin në probleme nga më të ndryshmet. Unë, si psikologe e qendrës, kam hasur shumë shpesh në problem me pacientë të cilët përdorin metadon, diazepam, heroinë ose përzierje të ndryshme të lëndëve narkotike. OJQ “Labyrinth” ka një reg-jistër dhe mban të dhënat e të gjitha rasteve të vdekjes në mesin e klientëve të regjistruar. Sipas informative në dispozicion në qendrën tonë, dy përdorues të drogave kanë vdekur në vitin 2004, tre në vitin 2006, një në vitin 2007, nga pesë në vi-tin 2008 dhe 2009, 15 në vitin 2010 dhe 16 në vitin 2011. Supozohet se të gjitha këto raste ishin nxitur ose shkaktuar nga droga.

Cili program përdoret për trajtimin e pacienteve në qendrën tuaj?

Në qendrën tonë kemi programin “Harm Redac-tion”, i cili zvogëlon dëmin, ku ne shpërndajmë shiringa dhe ujë të destikuar, palloma me alkool që bëjnë që numri i të infektuarve me HIV, Hepatit B dhe Hepatit C të jetë sa më i vogël. Po ashtu qen-dra jonë ofron programin rehabilitues, programi i trajtimit me metadon. Ky program është shumë efikas për të interesuarit që duan të largohen nga heroina apo substancat e tjera narkotike.

Intervistoi: Fjolla Bislimi

Qendra Mediko-Psikoterapike “Laby-rinth” eshte themeluar në vitin 2002 dhe merret me parandalimin e abuzimit të

drogave, trajtimin e sëmundjes së varë-sisë, si dhe parandalimin e infeksioneve

që lidhen me injektimin e drogave, siç janë HIV-i, Hepatiti B dhe Hepatiti C. Ne kuadër te OJQ-s “Labyrinth” funksiono-jnë tri qendra multidisciplinare. Qendra

në Prishtinë me njësitë në Gjilan dhe Prizren.

Page 6: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

6

Më e mirë një zgjidhje e martesës (divorc) me marrëveshje, sesa një martesë e keqe

Prof.Dr. Anton BerishajIntervistë me

Faktori ekonomik ndikon në inkurajimin e partnerëve të divorcohen, sidomos grave. Pjesa më e madhe e meshkujve ende janë të ndikuar nga traditat. Serialet mund ta prishin një martesë jo stabile, por jo një martesë të shëndoshë. Sociologu Anton Berishaj flet për revistën e Universitetit AAB.

Numri i divorceve është në rritje. Çfarë treguesi është ky për shoqërinë tonë?

Për të qenë e bazuar pyetja juaj, duhet pasur të dhëna që e verifikojnë trendin e rritjes. Megjithatë, ka tregues që dukurisë i përshkruajnë rritje, madje edhe krizë. Rritja eventuale e numrit të divorceve është tregues i shthurjes së stilit tradicional të jetës, mentalitetit kanunor dhe ndryshimeve të cilat reflektojnë në statusin e gruas në martesë, familje dhe shoqëri.

Çka ndikon në numrin e madh të divorceve, a janë kushtet ekonomike?

Faktori ekonomik është njëri ndër faktorët që ndikon në inkurajimin e partnerëve (sidomos grave) për divorc. Megjithatë, Kosova nuk mund të lavdërohet me ndonjë rritje ekonomike inkura-juese për të marrë vendime të ndërprerjes së jetës në martesë. Faktorët veprojnë dhe funksionojnë së bashku: punësimi, shkapërderdhja e familjes së madhe, lëvizjet e mëdha të popullsisë (migrime të brendshme dhe të jashtme), teknologjia e komu-nikimit, kontaktet me botën, arsimimi – sidomos. Pra, fjala është për dobësimin e faktorëve tradi-cionalë të cilët e kanë ruajtur martesën (zakonisht me subordinimin e gruas nga burri), por edhe vetëdijesimi i saj se jeta ka kuptim edhe jashtë ndonjë martese të keqe.

Gratë apo burrat e kanë pjesën më të madhe të fajit?

Nuk kisha kërkuar fajtorë këtu. Martesa është një institucion që krijohet në bazë të vullnetit të mirë dhe pëlqimit reciprok. Pra jo me dhunë dhe me hatër. Nëse nuk funksionon, ajo dështon, apo shkëputet dhe kjo është shumë normale. Pra, nuk ka fajtorë por ka të pakënaqur të cilët reagojnë sipas botëkuptimit të shëndoshë. Më e mirë është

Page 7: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

7

një zgjidhje e martesës (divorc) me marrëveshje, sesa një martesë e keqe ku mungon marrëveshja e partnerëve.

Flitet shumë për serialet dhe ndikimin e tyre në jetët bashkëshortore. A janë të vërteta ato që thuhet se serialet po ndikojnë në ndarjen e çifteve?

Më lart iu referova teknologjisë së komunikimit – e aty hynë edhe interneti, sidomos facebook-u, telefonia mobile, serialet etj. Nuk besoj se dikë që ka martesë stabile munde të ndikojë e prishur seriali apo interneti. Vetëm martesat e brishta rrezikohen nga faktorët trivialë, të jashtëm.

Teknologjia sot ka ndikim të madh në jetët e njerëzve, sa ndikon në jetën e çifteve?

Teknologjia modern e komunikimit ka ofruar fa-vore, përparësi të mëdha, komunikim të lehtë dhe të shpejtë, afërsi kontakti. Në anën tjetër, varet se në çfarë mënyre shfrytëzohet kjo. Nëse insistohet të vihet në shërbim të kontrollit mbi partnerin, ndjekje, vrarje të privatësisë etj., mund të jetë e dëmshme. Mirëpo, mendoj se në martesë të shën-doshë, këta faktorë nuk kanë ndikim të dëmshëm nëse ekziston dashuria, respekti i ndërsjellë dhe kontakti konstruktiv.

A ndodh rëndom që në shoqëritë në tranzicion të jenë divorcet kaq në numër të madh?

Divorcet janë refleksion i krizave shoqërore – jo vetëm të karakterit ekonomik, por edhe moral. Ne e kemi shembullin e Japonisë, p.sh: ata kanë një teknologji shumë të avancuar, por divorcet janë simbolike. Atje, ka ndodhur një kombinim i çuditshëm i traditës konservative dhe teknolog-jisë moderne. Megjithatë, zakonisht, tranzicionet i trandin sistemet e vlerave, normat rigjide dhe botëkuptimet e vjetruara që gruan e mbanin nën presion.

Që nga pas lufta, femra kosovare mund të konsi-derohet se është më e emancipuar. Çfarë ndikimi mund të ketë kjo në jetën e çifteve?

Mendoj se kjo do të duhej të kuptohet si rrethanë e favorshme që të kemi shoqëri më të shëndoshë: nënë, grua, edukatore të fëmijëve, punëtore të

sektorit publik ose shoqëror. Do të duhej të kupto-hej si diçka e mirë, shpresëdhënëse e jo si rrezik. Nga kjo frikësohen vetëm ata që janë mësuar që gruaja të jetë shërbëtore e burrit, vjehërrve dhe fëmijëve.

A janë meshkujt në Kosovë ende të ndikuar nga traditat?

Po mendoj se përqindja me e madhe e meshkujve janë ende tradicionalë. Kjo është e kuptueshme, pasi që janë edukuar në familje tradicionale ku burri ka fjalën kryesore, është absolute në pushtetin familjar. Sipas G. Tardit, ne mësojmë me imitim (identifikim me modelet e të rriturve), në këtë rast të babait. Arsye tjetër është se burrave u konvenon të vazhdojnë të jenë ata që e bëjnë skenën shoqërore, të kenë dikë në shërbim, e kjo ishte gruaja.

A ka pësuar evoluim shoqëria jonë për sa i për-ket zhvillimeve shoqërore dhe bashkëjetesës me familje?

Po, mendoj se bashkëjetesa para fejesës dhe martesës është dëshmi se kemi ecur në drejtim të relaksimit të raporteve të partnerëve.

Si i vlerësoni metodat e reja të lidhjeve të çifteve. Më herët ka qenë fejesa dhe martesa. Tash është njoftimi me familje, bashkëjetesa, fejesa dhe në fund fare martesa, që shpesh mund të dështojë?

Mendoj se gjërat kanë evoluar në drejtim të trendit modern të krijimit të kontaktit: pëlqim, kontakt fizik apo përmes teknologjisë, mandej ndonjë kohë së bashku, ndoshta edhe bashkëjetesë e mandej martesë. Ne, në të vërtetë po ecim rrugës që ka ecur bota para nesh. Nuk ka nevojë të zbulojmë “ujin e nxehtë”, por vetëm të shohim se çka është më e mirë për bashkë jetesë me një partner/e, për krijimin e familjes dhe rritjen e fëmijëve. Martesa është një ngjarje tepër e rëndë-sishme në jetën e njeriut që të shkohet dëm lehtë. Nuk besoj se dikush pa asnjë nevojë kërkon divorc.

Intervistoi: Rina Gashi

Page 8: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

8

Aborti, problem shqetësues për femrat e reja në Kosovë

Rabhane DemaIntervistë me

Kosova si një vend i vogël, por që ka popullsinë më të re në rajon , kohëve të fun-dit është duke u ballafaquar me problemin e abortit të vajzave të reja. Të dhënat zyrtare tregojnë se numri më i madh i aborteve në Klinikën Gjinekologjike të Qen-drës Klinike Universitare në Prishtinë kryhet nga vajzat e moshës 15 deri në 25 vjeçare. Rabhane Dema, kryeshefe e Zyrës së Pranimit dhe Planifikimit Familjar në QKUK, në intervistën për revistën e AAB-së, flet për shkaqet që çojnë një femër drejt abortit, rrezikun nga aborti dhe masat të cilat parandalojnë shtatzënitë e padëshirueshme si për femrat ashtu edhe për meshkujt.

Zonja Dema, a mund të na tregoni sa është numri i aborteve në repartin e gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës?

Në QKUK, në repartin e planifikimit familjar, në vitin 2013 kemi pasur 124 aborte. Këto aborte përfshijnë zonat rurale dhe urbane të reja dhe të vjetra, por duke mos harruar që numri i tyre është edhe më i madh duke pasur parasysh që një pjesë e madhe e femrave e kryejnë abortin nëpër klinika private.

Sipas jush cilat janë arsyet që e shtyjnë një femër të abortojë?

Në klinikë lajmërohen femra të shumë profileve, edhe të reja por edhe gra të martuara mbi moshën 40-vjeçare. Mirëpo, numri më i madh është i vajzave të reja që kanë probleme me partnerin, i studenteve dhe i atyre me probleme sociale dhe ekonomike. Neglizhenca e tyre për të përdorë mje-tet parandaluese për shtatzënitë e padëshiruara, ato e shohin abortin si shpëtimin e fundit.

Cilat janë problemet me të cilat ballafaqohet një femër pas abortit, dhe a janë të informuara femrat për këto probleme?

E para, femra nuk duhet të lejojë që të vijë deri te aborti, por kur vjen deri në atë pikë atëherë duhet të ballafaqohet me problemin. Ne së pari mundohemi t’i informojmë femrat për pasojat direkte-indirekte, afatgjata-afatshkurta siç janë: gjakderdhja, lëndimi i mitrës, ndezje kronike, së-

mundje të tjera të cilat shkojnë zinxhirë njëra pas tjetrës e deri të ajo me e keqja me heqjen e mitrës që edhe mund të kalojnë në sterilitet gjatë gjithë jetës. Për të gjitha këto, ne i informojmë dhe mun-dohemi t’i bindim që të heqin dorë nga aborti. Në rrezik më të lartë janë femrat të cilat abortojnë në shtatzëninë e parë, 50 % e tyre kalojnë në sterilite-tet përfundimtar.

Page 9: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

9

Nga cila moshë ka më shumë kryerje abortesh?

Kryesisht moshat e reja mbi 15-25 vjeç, nxënëse të shkollave të mesme, studente, ndërsa nga mosha 30-45 vjeç janë femra të martuara por që kanë fëmijë shumë dhe kanë kushte të rënda ekono-mike. Aborte kryhen shumë edhe nga femra të punësuara, të cilat detyrohen të abortojnë për shkak të kushtëzimit me humbjen e vendit të punës. Vajzat e reja më shumë preferojnë klinikat private, pasi ato duan shumë konfidencialitet. Gjithsesi klinika jonë ruan konfidencialitetin për secilën grua.

A duhet të merret pëlqimi i prindërve për abortet e femrave nën moshën 18 vjeçare?

Po, pëlqimi dhe prezenca e njërit prind duhet patjetër, pasi pa pëlqimin e prindërve në klini-ken tonë ne nuk i bëjmë abortet, ose vetëm nëse ka komplikim të shëndetit të nënës dhe është në rrezik, atëherë këto raste ne i dërgojmë në komi-sionin e shkallës së parë dhe vendimin e merr ky komision.

Cili është dallimi në numër i aborteve nga zonat rurale dhe urbane?

Pothuajse njësoj , te zonat rurale shumica e aborteve bëhen shkaku i gjendjes sociale, fëmijë shumë në familje, ndërsa te zonat urbane krye-sisht kur nëna është e punësuar dhe kushtëzohet me humbja e punës. Por ajo që vlen të ceket është se kohëve të fundit kemi numër të madh të vajza-ve të reja në përgjithësi që po kryejnë aborte.

Me ligj është e ndalur që të kryhet aborti pas javës së 10-të të shtatzënisë, a kryhen edhe pas kësaj jave

dhe cilat janë ato raste?

Të gjitha rastet që na vinë pas javës së 10-të, ne i dërgojmë në komisionin e shkallës së parë, i cili në raste se ka komplikime në shëndetit e nënës ose në raste se ka anomali të frytit atëherë lejo-het që të kryhet aborti deri në javën e 12-të, por të gjitha këto bëhen në bazë të ligjit dhe asgjë ne nuk kryejmë jashtë procedurave ligjore.

Cilat janë procedurat zyrtare që duhet të ndiqen para se të vije deri te aborti?

Se pari merret pëlqimi i pacientit, pastaj proce-durat mjekësore që janë: sekreti vaginal-cervikal, pasqyra e gjakut, urina, koha e kaugulimit dhe grupi i gjakut, pasi që duhet të përgatitemi për komplikimet direkte. Pa i bërë këto analiza nuk mund të kryhet aborti.

Zonja Demi, a mendoni se mjaftojnë fushatat vetëdijesuese për parandalimin e abortit, sidomos te femrat e reja?

Ne mundohemi , Klinika Gjinekologjike mundo-het që t’i sensibilizojë meshkujt, por sidomos botën femërore, të mos lejojnë që të vijnë deri te shtatzënitë e padëshiruara. Kohëve të fundit kemi shumë masa mbrojtëse që mund të përdoren siç janë: pilula, kondomë, kontraceptivë të shpejtë. Femra jonë duhet të vetëdijesohet, mos të lejojë që aborti të jetë mjet kontraceptiv, kjo është e fundit. Jo vetëm femrat por edhe meshkujt duhet të vetëdijesohen, pasi këto mjete parandaluese jo vetëm që të mbrojnë nga shtatzënitë e padëshiru-ara por dhe nga sëmundjet infektuese.

Intervisoti: Vlora Selimi

Page 10: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

10

Oda Ekonomike Amerikane kritikon procesin e privatizimit të ndërmarrjeve publike

Arian ZekaIntervistë me

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, vlerëson se rishikimi i procesit të privati-zimit në Kosovë, është veprim i drejtë, pasi deri më tani procesi i privatizimit është shoqëruar me shumë mangësi dhe lëshime që kanë ndikuar në tërheqjen e investimeve nga jashtë dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Cili është qëndrimi i Odës Ekonomike Amerikane, për procesin e privatizimit në Kosovë?

Oda Ekonomike Amerikane (OEA), si për-faqësuese e sektorit privat, mbështetë procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe pub-like, pasi kjo është një nga mënyrat e tërheqjes së investimeve nga jashtë dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës. Dhe si odë ekonomike jemi të interesuar që ky proces që deri më tani është shoqëruar me të meta të shumta të rishikohet, në mënyrë që privatizimi i ndërmarrjeve të jetë në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Përmendët se procesi i privatizimit deri më tani është shoqëruar me shumë të meta. Cilat janë të metat që sipas jush e kanë përcjellë procesin e privatizimit dhe që kanë ndikuar që ky proces në shumicën e rasteve të llogaritet i dështuar?

Është vlerësim i përgjithshëm se procesi i pri-vatizimit, nuk i ka shërbyer qëllimit për çka edhe ka edhe është bërë, pra ngritjes së kapaciteteve të ndërmarrjeve që do të mundësonin zhvil-limin ekonomik. Si të meta kryesore të cilat kanë ndikuar që procesi i privatizimit në Kosovë mos

Page 11: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

11

të arrijë qëllimin janë mungesa e një vlerësimi të mirëfilltë i ndërmarrjeve shoqërore para se të fillo-jë privatizimi i tyre, puna jo profesionale e bordit të AKP-së dhe problemet me pronat e uzurpuara.

Ju lutem, na sqaroni më tepër këto të meta?

Hyrja në këtë proces pa u bërë vlerësimi i mirëfilltë i gjitha kapaciteteve të ndërmarrjeve duke filluar nga numri i punëtorëve që kanë punuar në këto ndërmarrje para dhe pas luftës, si dhe kapaciteteve të tjera të këtyre ndërmarrjeve ka bërë që mos të dimë numrin e punëtorëve si dhe kapaciteteve që kishin këto ndërmarrje para pro-cesit të privatizimit dhe pas këtij procesi. Pastaj, Bordi i AKP-së që ka udhëhequr me procesin e privatizimit është emëruar nga qeveria dhe është përbërë nga njerëz të qeverisë dhe politikës, e jo nga profesionistë të cilët do të ishin të nevojshëm për hartimin e politikave që procesi i privatizimit të shkonte në drejtim të arritjes së qëllimit të vet. Kurse uzurpimet e pronës shoqërore dhe publike, kanë ndikuar që shumë prona të privatizuar të mbesin me nga 2 apo 3 vite pa u shfrytëzuar nga pronarët që i kishin blerë ato.

Pos këtyre të metave që përmendët privatizimi është shoqëruar edhe me shumë zëra kritikë se ndërmarrjet si shoqërore ashtu edhe publike janë shitur më lirë se që ishte vlera reale e tyre. Çka mund të na thoni për këtë çështje?

Nuk duhet të fajësohen bizneset pse ato kanë blerë ndërmarrjet me çmime më të lira se që është menduar nga punëtorët apo subjektet e tjera. Problemi qëndron aty se AKP dhe institucionet e tjera nuk kanë bërë sa duhet në promovimin e këtyre ndërmarrjeve në mënyrë që ato të shiten me vlera reale të tyre .

Përmendët faktin se procesi i privatizimit duhet të rishikohet dhe për këtë është angazhuar edhe vetë Kuvendi i Kosovës, duke formuar një komision që do të merret me rishikimin e këtij procesi. Sa mund të ndikojë rishikimi i procesit të privatizimit tanimë kur shumica e ndërmarrjeve shoqërore janë shitur?

Rishikimi i procesit të privatizimit rrit transpar-encën e këtij procesi si dhe do të ndikojë në rritjen e besimit tek investitorët e jashtëm seriozë, që ata ta shtojnë interesimin për të investuar në Kosovë. Ndërmarrjet publike që janë në proces të privati-zimit paraqesin një mundësi reale për zhvillim të vendit, prandaj një angazhim i përbashkët i gjithë mekanizmave relevantë në Kosovë, përfshirë këtu edhe shoqërinë civile, që të kenë një qasje më të drejtë ndaj procesit të privatizimit të tyre, sepse çdo zhurmë që krijohet rreth privatizimit të këtyre ndërmarrjeve ndikon tek investitorët e jashtëm që ata t’u ikin investimeve në Kosovë.

Intervistoi: Ibrahim Sefedini

Page 12: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

12

Java e filmit shqiptar në Nju Jork

Mrika KrasniqiIntervistë me

Në nëntor të vitit të kaluar (2013), në Nju Jork është mbajtur edicioni i dytë i Festivalit të Filmit Shqiptar apo Albanian Film Week. Java e Filmit Shqiptar është themeluar në vitin 2012 dhe është përkushtuar në shfaqjen e kinematografisë më të mirë shqiptare në Nju Jork. Ky festival mision të vetin ka që përmes filmit, ta ndryshojë mënyrën se si të tjerët e shohin kulturën shqiptare. Për të na treguar më shumë rreth Festivalit, misionit, vizionit, planeve, arritjeve etj, kemi marrë në intervistë bashkëthemeluesen, njëherësh drejtoren Artistike të Festivalet, Mrika Krasniqin.

Znj. Krasniqi, a mund t’i përmendni disa nga filmat tuaj, qoftë ku keni qenë si regjisore qoftë si skenar-iste?Po ka një numër të filmave, kryesisht dokumen-tarë, por kam punuar edhe filma të shkurtë. Do t’i përmend disa: “Ushtari”(2014) - film dokumentar, jam skenariste dhe regjisore. Brenda disa javëve do të shfaqet premiera. Pastaj “Katër Oxhaqe” (2013), “Goli Otoku” (2010), “Fisnikët e Botës” (2009) – dokumentar, Toka e Kelmendit (2008) etj. Në cilat festivale ndërkombëtare kanë marrë pjesë këta filma?Kam marrë pjesë, por edhe jam shpërblyer në disa festivale. Ndër më të rëndësishmit është pjesëmar-rja po edhe çmimi i fituar në Festivalin e Filmit në Kanë, në vitin 2009. Aty kam fituar çmimin për Dokumentarin më të mirë Social apo Shoqëror. Po i përmend edhe disa të tjerë: “New York In-dependent Film Festival”, në SHBA (2009), “Los Angeles Film Festival” (2008), “Një Botë” – Festi-vali për të Drejtat e Njeriut që mbahet këtu në Ko-sovë (2009) ku kam fituar çmimin e organizatorit, “Venecia Film Festival” (2007), Itali etj. T’i kthehemi tani Festivalit Shqiptar të Filmit. Themelimi i një festivali shqiptar të filmit në Nju Jork erdhi si nevojë e prezantimit të kulturës shqip-tare në botë apo si nevojë e ndryshimit të qasjes së botës mbarë ndaj kulturës shqiptare në përgjithësi? Fatkeqësisht, problemet ekonomike, sociale, izolimi i qytetarëve shqiptarë nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës po ndikon në krijimin e imazhit negativ në botë. Rastet individuale të sjelljeve të këqija shpejt bëhen publike, derisa ato të mira mbeten nën hije të tyre. Imazhin ndërkombëtar po e prishin edhe problemet me keqqeverisje, kor-

rupsion, tendencat për ta identifikuar Kosovën me krimin e organizuar e të tjera, ndërsa në rrethana të krizës së vazhdueshme mundësitë e infiltrimit të grupeve të organizuara të krimit gjejnë substrat të përshtatshëm. Kjo sigurisht dëmton imazhin e vendit tim, dhe unë si artiste krejt çfarë mund të bëj është që t’i prezantoj vlerat e shtetit tim, i cili së shpejti do t’i mbush 6 vjet. Duhet punuar shumë për ta bërë Kosovën një vend me imazh më pozitiv në botën. Ka edhe njerëz të tjerë që po mundohen ta bëjnë këtë. Ky edhe është misioni i Javës së filmit Shqiptar në Nju Jork.

Page 13: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

13

Kush është apo kush janë financuesit e Festivalit të Filmit Shqiptar?Kohë më parë përfundoi edicioni i dytë dhe aty është bërë një punë shumë e madhe për organizi-min e një jave me filmat e kinematografisë shqip-tare në Manhattan. Ndihmë na ka ofruar Konsul-lata e Kosovës në Nju Jork, Ministria e Diasporës dhe sponsorë të tjerë nga Amerika, por një ngjarje e tillë kërkon përkrahje dhe financim të vazh-dueshëm. Shpresoj se do ta arrijmë këtë. Një pyetje paksa ironike ndoshta, pse u përzgjodh Nju Jorku si vendi i mbajtjes së Festivalit, pse jo Beverly Hills-i?Aspak ironike….! Përqendrimi i komunitetit shqiptar është më i madh në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara, prandaj vendosëm për Nju Jorkun. Kam qenë edhe në Kaliforni, në Beverly Hills, por atje komuniteti shqiptar është më i shpërndarë. Para një viti qëndrova atje për nëntë javë dhe nuk takova asnjë shqiptar, ndërsa në Nju Jork njoh shqiptarë më shumë se sa në Prishtinë… hahaha (buzëqesh). Kjo nuk do të thotë se në të ardhmen ne nuk do të bartemi ndoshta në Bos-ton, Chicago apo në Detroit, edhe atje ka shumë shqiptarë. Cila është e veçanta e këtij festivali?Ne po përpiqemi që kjo ngjarje të jetë në shërbim të komunitetit dhe shpresoj të jetë kjo një mundësi e mirë për promovimin e kulturës dhe artit sh-qiptar në përgjithësi. Gjithashtu ne po synojmë që të arrijmë komunikim më të afërt në mes të ar-tistëve shqiptarë dhe atyre amerikanë. Kjo mbase edhe mund të hapë dyert e bashkëpunimeve apo projekteve të reja në fushën e artit, konkretisht në fushën e kinematografisë. Diçka e tillë nuk është bërë asnjëherë në Amerikë. A ka natyrë garuese festivali?Në edicionin e parë të Javës së Filmit Shqiptar, në vitin 2012, për nderë të Ditës së Flamurit janë shfaqur njëqind projekte të kinematografisë shqiptare Festivali kishte karakter promovues. Edicionin e kaluar, 2013, kemi bërë ndryshime duke ndarë tri shpërblime për tre filmat më të mirë të Javës së Filmit. Ishin këto shpërblime që i ndau audienca, nuk kishte një juri që të përcaktonte fituesin. Për edicionin e radhës planifikojmë të kemi edhe risi të tjera. Në sa apo në çfarë kategori garojnë filmat?Janë tre kategori në të cilat shfaqen filmat. Janë fil-

mat e metrazhit të gjatë, metrazhit të shkurtër dhe atij dokumentar. Këto janë tre zhanret që ne i kemi shfaqur në dy edicionet e kaluara. Shumë shpejt do të dalim me të rejat për edicionin e radhës. Cilat janë kushtet për pjesëmarrje në festival?Gjithë artistët shqiptarë që kanë projektet e tyre filmike të realizuara gjatë dy viteve të fundit, në kategoritë e lartcekura, mund të aplikojnë në kohën të cilën do ta përcaktojë festivali. Sa i përket kritereve për pranim, nuk është e vështirë: projekti duhet të jetë i punuar me standardet aktu-ale për kinematografi. Kush ka marrë pjesë në festival deri tani, a kanë qenë vetëm filmat shqiptarë apo edhe filma (pjesë-marrës) të tjerë?Vetëm filma të kinematografisë shqiptare. Sa do të ndikojë Festivali në cilësinë e filmave sh-qiptarë, qoftë dokumentarë, televizivë, apo artis-tikë? Çdo ngjarje kulturore që promovon kinematografi-në do t’i shërbejë ngritjes së cilësisë së projekteve të ardhshme filmike, qoftë atyre televizive apo dokumentarë. Kur ka konkurrencë të mirëfilltë kjo sigurisht se ndikon pozitivisht, fundja ky edhe është misioni i të gjitha festivaleve; të identifiko-hen vlerat. Dhe për fund, cilat janë planet e ardhshme për fes-tivalin në përgjithësi dhe për Mrikën në veçanti?Shumë shpejt do të dalim me të rejat për festiva-lin. Ndërsa në planin personal, aktualisht jam në fazën e postproduksionit të dokumentarit tim të ri të titulluar “Soldier” që e kam bërë me gjener-alët e disa prej ushtrive më të fuqishme të botës. Në fillim e përmenda që brenda disa javëve do të shfaqet premiera e këtij dokumentari. Për pak ditë do të udhëtojë në Amerikën Latine për të nisur xhirimet rreth një programi dokumentar mbi rua-jtjen e ambientit që udhëhiqet nga disa kompani amerikane dhe nën udhëheqjen e National Geo-graphic. Në muajin prill shpresoj të startoj me një projekt për film të metrazhit të gjatë.

Shpresojmë që nga edicioni i radhës i Javës së Filmit Shqiptar, ndonjë nga filmat fitues të zhven-doset në Los Angjelos dhe presim të kthehet me ndonjë nga çmimet e Akademisë Amerikane të Filmit.

Intervistuesi: Bardhyl BAJRAMI

Page 14: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

14

Aktori që thyen kufijtë ndërkombëtarë

Ilir TafaBisedë me aktorin

Suksesin që keni pasur në kinematografinë shqip-tare e keni bartur edhe përtej vendit, më saktësisht në rajon. Si jeni pritur nga audienca në Bosnjë dhe Hercegovinë?Jam pritur shumë mirë dhe sa herë që shkoj në Bos-një, por edhe në vendet e tjera në rajon, e vërej që audienca më pret me shumë respekt dhe më mbajnë mend shumë mirë. Në komedinë rajonale ‘’Lud, Zbunjen, Normalan’’ (‘’I marrë, i hutuar, normal’’), luani rolin e një shqiptari modern që ushtron profesionin e një producenti. Ishte kjo për ta bindur audiencën se vërtet jemi të tillë të përparuar apo ishte thjesht skenari i përgatitur ashtu pa ndonjë imazh të përtejmë komedisë?Jo, nuk e besoj që kjo ka të bëjë shumë me realite-tin. Kjo është një komedi e situatave, dhe aty janë mbledhur disa karaktere që krijojnë situata komike sipas skenarit. Pas shkëlqimit në Sarajevë, cili do të jetë destinacioni i radhës i juaji?Nuk e di ende sigurt, me gjasë do të filloj së shpejti në një projekt këtu në Prishtinë, dhe me ardhjen e muajit mars mbase do të jem jashtë skenës vendore në një projekt madhor, por për këtë s’ do të doja të flisja edhe pak...

Keni pranuar një ofertë nga ish aktori i mirënjohur në skenat e ish-Jugosllavisë, Milutin Mima Karaxhiq, për të luajtur në serinë “Budva në shkumën e detit”?Po, edhe ky projekt është një nga mundësitë që

bashkë me menaxherin tim, jemi duke e shqyrtuar seriozisht, por do të varet pak edhe nga agjenda ime, sepse nuk e di sigurt nëse do të kem kohë t’ i përgjigjem. Agjenda juaj është shumë e ngjeshur, krahas profe-sionit si aktor jeni edhe ligjërues njëherësh edhe kry-etar i bordit të universitetit më të suksesshëm në vend, Universitetit AAB. Si qëndroni në këto dy relacione sa i përket orarit dhe kohës për t’u marrë me studentët?Të gjitha këto punë kërkojnë angazhim të jashtëza-konshëm dhe energji. Përveç këtyre është edhe familja që kërkon kujdes të veçantë, por përpiqem të jem i saktë në secilën nga këto angazhime. Unë përpiqem të jap maksimumin tim, besoj që edhe suk-sesi është evident. Çka e konsideroni si të arritur dhe të dështuar në kar-rierën tuaj?Para se gjithash e vlerësoj faktin dhe jam falënder-ues jashtë mase që jam shëndosh dhe që mund të jap më të mirën nga vetja në krejt këtë angazhim timin. Arritje dhe suksese në karrierën time, pa modesti, ka pasur – kam arrit të rrëmbej çmime vendore e ndërkombëtare në fushën e aktrimit, ndërsa Uni-versiteti AAB, që për mua është prioritar, ka thyer kufijtë jo vetëm vendor e rajonal por po vazhdon me sukses të shpërndajë dije edhe për studentë nga vende evropiane e më larg. Uroj të vazhdojmë kështu, ndërsa në krejt këtë sukses, nuk e di nëse dështimet do të mund të vëreheshin.

Intervistuan: Sibel HASANI dhe Doriona VELIU

Aktori kosovar kthen komunikimin me publikun,madje duke pasur edhe njërin nga rolet kryesore në serinë me të shikuar në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Kroaci, Mal i Zi dhe Maqedoni. Në komedinë “Lud, Zbunjen, Normalan”(i marrë, i hutuar, normal) ai interpreton rolin e një shqiptari të ri nga Kosova, i cili në Sarajevë ushtron profesionin e producentit.

Page 15: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

15

“Agnus Dei” fiton çmimin special të jurisë në “California Film Awards”

regjisorin Agim SopiIntervistë me

“Agnus Dei” është fryti i fundit artistik që regjisori nga Kosova, Agim Sopi, ka of-ruar në skenën shqiptare kinematografike, duke ofruar një histori që mbahet pezull mes dilemave të mëdha të luftës, paqes, dashurisë së ndaluar dhe ëndrrës për një të ardhme më njerëzore mes popujsh që jetojnë afër njëri-tjetrit e jo vetëm mes shqiptarëve dhe serbëve. “Agnus Dei” sjell rrëfimin mbi fatin e një djali i cili ishte fryt i një dashurie të ndaluar mes një të riu shqiptar dhe një serbeje në kohën e ish Jugosllavisë. Ai pa vullnetin e tij bëhet pjesë e ushtrisë serbe dhe kryen krime të rënda në Kosovë, vendlindjen e babait të tij.

Z. Sopi, sa jeni të kënaqur me suksesin e filmit tuaj “Aguns Dei” në skenën ndërkombëtare të filmit? Jam shumë i kënaqur, megjithëse filmi nuk ka pasur një ekip profesional i cili do të merrej me promovimin e filmit. Pastaj nuk ka pasur asnjë lloj mbështetje financiare nga ana e institucioneve. Unë kam marr një kredi komerciale për ta promo-vuar filmin, por mundësitë e mia kanë qenë të lim-ituara. Po të kishim pasur buxhet të mjaftueshëm, sikurse kanë të gjithë filmat seriozë të rajonit, unë jam i bindur se filmi do të kishte arritur dyfishin e sukseseve. Meqenëse në Kosovë është shkruar fare pak për rrugëtimin e filmit ‘Agnus Dei’ nëpër botë, po e shfrytëzoj këtë rast t’ju tregoj se filmi ka qenë pjesë zyrtare e 30 festivaleve ndërkombë-tare brenda një viti, që i bie përafërsisht, çdo 10 ditë një festival. Filmi ka qenë i nominuar në 19 kategori për çmime të para nga ana e 11 festiva-leve. Dhe ka fituar tetë çmime, ndër të cilat, pesë çmime kryesore të festivaleve të ndryshme. Do të ishte e udhës të qartësohet, se shpenzimet për të kompletuar materialet promovuese, përkthimin e kopjeve, kopjet shfaqëse në formate profesionale, shirit apo digjitale, mesatarisht kanë kushtuar njëmijë euro për secilin festival veç e veç, dhe të gjitha këto para janë paguar nga buxheti familjar, pjesa më e madhe, sikurse e thashë, janë marr kredi. Thjesht, një temp i tillë ka qenë i papërbal-lueshme për një individ. Qoftë nga aspekti finan-ciar, qoftë nga aspekti organizativ-kohor. Ne kemi departament ministror që merret me promovimin e kulturës, të paguar me parat e taksapaguesve kosovarë, por askush nuk e di çka promovon ky

lloj institucioni. “Shpikjen e ujit të ngrohtë”, me siguri! Ky film ka fituar Çmimin Special të Jurisë në “Cali-fornia Film Awards 2013” pas atij, London Film Award 2013, a është shpërblyer gjithë ajo punë qe keni bërë?Në aspektin e ambicieve artistike, them se po. Sikurse e thashë më lart, ‘Agnus Dei’ nuk ka pasur

Page 16: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

16

as ekip profesional për promovim, as mbështetje institucionale, dhe as fonde. Dhe ka arritur të jetë pjesë e shumë festivaleve të rëndësishme të botës duke fituar edhe çmime të para. Z. Sopi, ju nuk keni arritur të merrni pjesë në disa festivale ndërkombëtare ku është shpërblyer filmi i juaj, ku qëndron problemi?Kam qenë në Greqi. Edhe në Gjermani. Por nuk kam qenë prezent në Angli dhe në USA. Thjesht, në pamundësi financiare. E dini, vendet tona fqinje, kur filmi i tyre arrin të jetë pjesë zyrtare e ndonjë festivali të rëndësishëm, dërgojnë ekipe të tëra për ta promovuar dhe prezantuar filmin. Dërgojnë madje edhe ekipe televizive. Kurse ne, nuk kemi arritur të dërgojmë qoftë edhe një përfaqësues të vetëm për të marr çmimet e para që i ka fituar filmi ynë. Madje, këtë fenomen të pakuptimtë disa festival e kanë konsideruar si arrogancë, ofendim. Dhe mua më është dashur me letra të gjata të sajoj histori të paqena për t’u arsyetuar. Fatkeqësisht, ky është realiteti. Ne jemi Sui Generis, për shumëçka! Cila është historia e filmit “Agnus Dei”?Agnus Dei, është një lloj Edipi i ditëve tona. Petri, një i ri rreth të tridhjetave, bënë një jetë të dësh-përuarish me të ëmën, Maria, dhe burrin e saj, Stojanin, në një fshat në Serbi. Petri, ka lindur në Kosovë nga një ‘dashuri e ndaluar’ mes nënës së tij, Mari, dhe një djaloshi shqiptar, por ai këtë nuk e di. Është koha kur marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve janë armiqësore, pikërisht në prag të luftës. Petri cytet nga e ëma dhe rrethi që të shkojë në luftë. Ai dëshiron të ikë nga lufta për në perëndim, por mobilizohet dhunshëm dhe rekrutohet në një njësit paramilitar në luftën e Kosovës. Në një aksion të përgatitur në shenjë hakmarrjeje, ai vret babanë e vet Dinin, të cilin nuk ka arritur asnjëherë ta njohë. Duke mos mun-dur të durojë krimet arbitrare në njësitin e tij, Petri dezerton nga ushtria. Ai merr me vete të bijën e Dinit, Marienë dhe ikën në pyll. Në rrugëtimin kur ata ndiqen nga të dy palët e armiqësuara, serbet dhe shqiptarët, Petri dhe Maria bien në dashuri. Ata arrijnë të kthehen në shtëpinë e Petrit, në Serbi. Gjatë raporteve me të ëmën, Petri mëson se ka vrarë babanë e vet biologjik dhe se është dashuruar në motrën e vet. Duke mos mundur ta përballojë dramën e papritur të jetës së vet, ai ia merr vetes jetën.

Ku është xhiruar filmi?Filmi është xhiruar nëpër Kosovë. Një pjesë e madhe është xhiruar në qytezën e Janjevës. Pastaj një pjesë në Zveçan. Një pjesë e madhe në Kas-triot. Një pjesë në Bardhosh. Një pjesë në fshatin Krilevë, e kështu me radhë. Ka pasur më shumë se pesëdhjetë lokacione. A keni pasur vështirësi në gjetjen e sponzorëve, pasi që vetëm gjysma e shpenzimeve të këtij filmi është mbuluar përmes Qendrës Kinematografike të Kosovës?“Agnus Dei” nuk ka pasur asnjë sponsor. Nuk ka marrë as edhe një qindarkë të vetme nga bizneset apo institucionet e tjera të Kosovës. I gjithë bux-heti ka qenë i përmbyllur nga shuma prej 310.000 eurosh, të cilat i ka dhënë Qendra për Kinemato-grafi e Kosovës dhe rreth 300.000 euro, para pri-vate, të investuara nga ana e AS Film Production.

Filmi juaj ka fituar shumë çmime ndërkombëtare, i sati çmim me radhë është ky i fundit për filmin tuaj, që bën fjalë për luftën në Kosovë?Janë gjithsejtë tetë çmime, nga të cilat pesë çmime të para.Audience Award - Prishtina, International Film Festival – Prishtina ,Tetor. 2012,Gold Prestige Award –The Prestige, Film Festival – Eureka, California, Maj 2013,Honorable Mention Award – The international Film Award Berlin /Korrik 2013/Best Feature Film – Cannes van d’Or – European Film Festival – London, /Shtator. 2013/Best Feature Film – Ionian International Film

Page 17: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

17

Festival – Lefkas, /Tetor. 2013/Best Film in Festival – London Crystal Palace International Film Festival /Nëntor. 2013/Best Foreign Film – London Film Awards 2013 – London, UK /Dhjetor. 2013/Grand Special Jury Prize – California Film Awards 2013 – San Diego, USA /Dhjetor. 2013/ “Agnus Dei” nga ka lindur ideja për këtë?Ideja për filmin ka lind nga një artikull gazete i botuar menjëherë pas lufte. Ishte një rrëfim i një ushtari serb i cili kishte dashur të ikte nga lufta, por ishte mobilizuar dhunshëm në një njësit famëkeq paramilitar. Dhe kur ishte gjetur në vorbullën e luftës, krejt çka kishte arritur të bëjë, kishte vrarë babën e vet biologjik të cilin nuk kishte arritur ta njohë asnjëherë. Ky lloj Edipi, i rishfaqur mbas 2.500 vjetësh në realitetin koso-var, më rrëmbeu dhe më cyti ta shkruaj skenarin për filmin ‘Agnus Dei’. Thjesht, ishte një histori fantastike e prodhuar nga jeta. Filmi i juaj ka kaluar nëpër një konkurrencë të fortë ku kanë marrë pjesë filmbërës nga 70 vende të ndryshme të botës, a keni pasur vështirësi për të depërtuar në këto festivale?Nga tridhjetë festivale në të cilat ‘Agnus Dei’ ka marrë pjesë, më shumë se 15 prej tyre kanë pasur në konkurrencë më shumë se 2.000 filma, e disa kanë pasur madje 7.000 India International Film Festival, 6.000 London Film Award, mbi 4.000 Cinequest Film Festival dhe London Crystal Palace International Film Festival, e kështu me radhë. Pra, në të shumtën e rasteve, konkurrenca ka qenë tepër e madhe. Në disa festivale, fati ka qenë në anën e filmit ‘Agnus Dei’, në disa të tjera me siguri ka ndikuar edhe biografia e filmit, festi-valet paraprake dhe çmimet. Na flisni për zgjedhjen e aktorëve, patët të vështirë të gjenit aktorë për të luajtur në këtë film?Po. Sikurse ua thash më herët, skenari për këtë film është shkruar në vitin 2.000. Më është dashur të pres 12 vjet derisa e kam njohur z. Astrit Ali-hajdaraj, aktorin kryesor, për të cilin kam besuar se është protagonisti i duhur për filmin tim. Kam pasur problem edhe me zgjedhjen e Marisë, va-jzës. Por edhe me përzgjedhjen e rolit të nënës, Mari, meqë ajo është dashur të jetë serbe. Kam pasur shumë kontakte me disa aktore serbe, që të gjithave, pa përjashtim u ka pëlqyer historia

dhe në veçanti roli, por kur ka ardhur koha që bisedat t’i shndërrojmë në kontratë pune, të gjitha kanë gjetur ndonjë arsye për t’u tërhequr. Dhe si përfundim, kam angazhuar aktoren malazeze Zhaklina Oshtir. Për rolet e tjera, nuk kam pasur probleme, sepse kam përzgjedhur aktorët që unë i njohë dhe me të cilët kam bashkëpunuar edhe më herët. Gjatë xhirimeve apo provave ju ndodhin shumë gjera, a mund të na veçoni një ndër momentet më interesante që ju ka ndodh në këtë film?Pothuajse në çdo film timin, kanë ndodhur gjëra të papritura,shpeshherë trishtuese por edhe shumë qesharake. Për çudi, ky është filmi i parë në të cilin nuk ka ndodhur asgjë e pazakontë. Çfarë projektesh keni për të ardhmen?Është një tregim dashurie që ndodh gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është një histori e gjyshit tim. Një rrëfim krejt personal dhe më i dashuri për mua.

Vepra të tjera artistike të regjisorit Agim Sopit janë edhe këto: Pritja,1981 - film dokumentar, Pelerina, 1982 - film artistik, Njeriu prej dheu,1984 - film artistik, Lulepjeshkat e dashurisë,1988 - dramë televizive, Kulla, 1990 - dramë televizive, Përtej vdekjes,1999 - film dokumentar, Vjeshta e trënda-filave, 2000 - film artistik, Anatema, 2006 – film artistik dhe Agnus Dei, 2013-film artistik.

Intervistoi: Asllan Gjoka

Page 18: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

18

Aktori i suksesshëm shqiptar në Hollywood

Mike DusiIntervistë me

Nuk janë të shumtë shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të cilët depërtojnë në botën e filmit në Hollywood. Mike Dusi është njëri nga ta. Me aftësitë prej producenti dhe aktori realizoi filmin Mike Boy, i cili së fundi është shfaqur edhe për publikun në Kosovë

Çfarë të inspirojë të arrish deri te ideja që të bësh një film rreth traditës shqiptare siç është Mike Boy?Në Hollywood gjithmonë të thonë shkruaj çfarë di më së miri, kështu që unë vendosa të shkruaj çfarë dija më së miri. Shqiptari i picave nga Quenns NYC. Sa është e vështirë të bësh një film në Hollywood?Forca e vrazhdë e përmbajtjes fokusoi lëvizjen aktive drejt qëllimit. Sa më shumë aksion që mora aq më shumë tërheqje dhe zhurmë bëra. Sa më shumë që ëndërrova, aq më shumë u emocionova dhe aq më shumë emocionova çdo kënd që të më ndihmonte ta realizoja ëndrrën time. Kurrë mos ëndërro pak, që ta tërheqësh turmën duhet të ëndërrosh shumë!. Në të gjitha vendet ku është shfaqur filmi, ku është pritur më me sukses nga audienca?Ne e bëmë testin e shfaqjes në festivalin e filmit në Quenns NYC mars 2013. Kjo ishte shfaqja e parë publike e Mike Boy-it dhe ne dëshiruam ta përdorim NYC për ta matur angazhimin e audi-encës së filmit. Komeditë janë mashtruese, kështu që nuk e dinim sesi njerëzit do të arsyetohen me këtë, por ishte një sukses i madh dhe fytyrat e njerëzve u lënduan nga qeshja e tepërt dhe kjo më dha mua një nivel të vetëbesimit për të luftuar për realizime teatrale. Si është jeta e një aktori në Hollywood me origjinë shqiptare?Nuk kam lindur në ndonjë vatër biznesi e as që kam pasur familje apo ndonjë shok që mund të më ndihmonte të afrohesha me njerëzit e duhur për të

bërë gjëra të mëdha kështu, që në një përfundim kuptohet që jeta ime mund të jetë ndryshe nga ajo që ju e prisnit. Nëse prisnit që unë shkoj në punë shtatë ditë në javë, dhe çdo orë zgjuar drejt qël-limeve të mija dhe projekteve të ëndrrës atëherë do të ishte korrekt. Puna është e vetmja pjesë e jetës që kam njohur për një kohë dhe e dua atë që e bëj. Unë zhvilloj projekte, i financoj ato, i krijoj para dhe pas kamerës dhe punoj në shpërndar-jen interesante që del për projekte të ndryshme. Origjina ime shqiptare më së miri e përcakton se si i bëj gjërat, dhe unë jam njeriu që njihet për gjërat që i bëj, por krahas kësaj unë e përcaktoj çfarë do të thotë të jesh një aktor me origjinë shqiptare, kjo nuk më përcakton mua! Ku e gjen vetën më shumë, si aktor apo producent?I dua të dyja, por aktrimi është ku gjallërohem dhe kyçem në përcaktimin e angazhimit të audiencës me shpërndarjen finale të prodhimit. Si producent është gjithmonë një kohë e mrekullueshme të ven-dosësh projektin në shtyllën e vet, por asgjë nuk krahasohet me vendosjen e një roli të ri në ekran. Sa ka zgjatur realizimi i këtij filmi dhe ku është xhiruar?Katër vite dhe është xhiruar çdo kund …përveç në Ballkan . Cilat janë projektet e tua në të ardhmen?Unë kam një program të filmave të renditur që do të shfaqen një nga një.

Intervistoi: Fatbardha Kashtanjeva

Page 19: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

19

Muzika e pastër popullore duhet të kultivohet më me kujdes

Fahrush AzemiIntervistë me

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Fahrush Azemi që vjen nga Sllatina e Epërme e Vitisë, me zërin e tij të veçantw në një zhanër shumë të popullarizuar kohët e fundit në Kosovë, ka arritur me sukses të thyej barrierat dhe të përfitoj zemrat e shumë adhuruesve të këngës së tij. Ndonëse ka të kryer fakultetin e arkitektures dhe udhëheq një studio të kësaj lëmie (AEK-architecture engeenier-ing of Kosova), ai për asnjë çast nuk i largohet krijimtarisë së tij muzikore. Deri më tani, ka realizuar 10 videoklipe dhe 5 albume. Fahrush Azemi jeton në Prishtinë me gruan dhe 2 fëmijë.

Kur keni filluar të merreni me muzikë? Dëshira dhe dashuria per muzikë ka filluar prej së kam filluar t’i ndjej edhe gjerat tjera që me rrethojne që do të thotë nga femijerija ime. Kurse, nga viti 1992 kam filluar të këndojë në dasma e ahengje të ndryshme, festivale ,manifestime e më vonë (pas lufta) edhe në mediumet tona radio televizive, në programe dhe show të ndryshme. Ju në fakt keni të kryer arkitekturën dhe së fundmi edhe keni specializuar. Ju pengon kjo që të jeni një këngëtar i mirëfilltë i estradës kosovare? Jo aspak, perkundrazi e ndihmojnw njëra tjetrën dhe gjithesesi ta kultivojnë shijen dhe ta bëjnë më të ndjeshme më” fine” siç themi. Gjithsesi se nuk është njwsoj sikur të merresh vetëm me një profe-sion (muzike ) ose sikur ke dy profesione në te njejten kohë. Por, gjithçka që bën me pasion dhe dashuri pengesat tjera nuk i ndjen edhe shumë.KNN Agron Abazi: Si e vlerësoni muzikën popul-lore aktualisht, kur tani Kosova është vërshuar nga këngëtarw të rinj zhanresh të ndryshme? Fahrush Azemi: Zhanret e ndryshme vetem sa e pasurojne boten muzikore tek ne, por problemet që më kanë shqetesuar dhe me shqetesojnë janë servimi i muzikes së huazuar me bazë muzikore jo shqipe, dhe po e quajne muzikë popullore Shqipe ,kjo po ndodhe edhe në media por edhe në jeten e perditëshme. Por, nga eksperienca ime kudo që kam performuar ,në mesin e shume zhanreve,muzika popullore eshte mirëpritur më së miri, sepse buron nga populli, eshte krijuar nga rrethanat sociale ,kulturore(traditat ,zakonet

doket), ekonomike, vua-jtjet , trimeria (lufterat) etj. Megjitheate mendoj që muzika e paster pop-ullore duhet te kultivo-het më me kujdesë. Arkitekturën e keni pro-fesion, këngën pasion. Cilën do ta kishit lënë sikur të ju kërkohej? Kam pasur edhe me heret keso pyetje...... Kesaj pyetje do ti ishte pergjigjur me se miri kenga “Dy të dashura që i kam”. Nuk mun-dem me paramendu njëren pa tjetrën sepse siç thash me heret i kam harmonizuar shume mire mes veti.

Planet në të ardhmen, ndonjë album i ri?Si çdo vit kam plane të punoj këngë dhe klipe, por plani me i afert eshte albumi me këngë të vjetra por në forme të re...!

Intervistoi: Agron Abazi

Page 20: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

20

Ëndrra e një pianisteje të re nga Gjilani

Fatjona MaliqiIntervistë me

Emra të rinj dhe talentë të shkëlqyeshëm në fusha të ndryshme të artit në Kosovë, po e pasurojnë edhe më shumë kulturën në vendin tonë. Fatjona Maliqi, vetëm 17 vjeçare, ka arritur të fitojë çmime të ndryshme si në vend ashtu edhe jashtë vendit. Që nga mosha 6 vjeçare ka filluar të luajë në piano dhe sot njihet si pianiste e re. Çmimin grand prix- çmimi kryesor në garat internacionale në Prishtinë”Pianisti I ri 2013”. Ajo nuk ka mundur të marrë pjesë në një festival në Rusi për shkak të prob-lemeve që ka Kosova, por ëndërron të bëhet një pianiste që do të performojë në tërë botën.

Kur ke filluar të merresh me muzikë klasike dhe cili është instrumenti që luani?

Unë kam filluar të merrem me muzikë që nga mo-sha 6 vjeçare dhe instrumenti që luaj është piano.

Ku dhe me kë studioni pianon ?

Unë bazat e muzikës dhe pianos i kam marrë te profesori Isa Jakupi, fillova në qershor të vitit 2003 deri në qershor të vitit 2008, pastaj kam vazhduar me profesorin Visar Osmani në shtator të vitit 2008 e deri më tani.

Në cilën shkollë jeni?

Unë ndjek Shkollën e Mesme të Muzikës në Gji-lan, jam nxënëse shembullore dhe jam në klasën XII/2 – drejtimi instrumental, ku bëjnë pjesë pothuajse të gjitha lëndët që janë në gjimnaz si dhe lëndët e muzikës.

Kur ka qenë paraqitja juaj e parë skenike dhe a keni qenë pjesëmarrëse e ndonjë gare?

Paraqitja ime e parë skenike ka qenë në maj të vi-tit 2004, në garat e dyta internacionale të muzikës klasike, Ars Kosova 2004. Unë kam qenë pjesë-marrëse në shumë gara të ndryshme të muzikës klasike internacionale dhe nacionale në Kosovë dhe vende të tjera, që nga viti 2004 e deri në këtë vit d.m.th. çdo vit.

A ke fituar ndonjë çmim?

Unë kam qenë fituese e çmimeve të ndry-shme, ndër to do i veçoja çmimin grand prix- çmimi kryesor në garat internacionale në Prishtinë,”Pianisti i ri 2013”, plus çmimi i parë,

çmimi absolut në garat internacionale të muzikës Ars Kosova 2010, plus çmimi grand prix “Kosovo the Young Europeans”, çmimi i dytë në garat botërore të muzikës klasike në Itali për kategorinë time,viti 2010, çmimi i Virtuozitetit, çmimi Suna Sait, çmimi 100 vite pavarësi etj gjithashtu fituese e shumë çmimeve të para,të dyta dhe të treta.

Gjithashtu në vitin 2013 jam përzgjedhur që të jem pjesëmarrëse në festivalin botëror në Rusi “Moscoë meet friends” 2013, si përfaqësuese e vendeve të Ballkanit, mirëpo nga pamundësia e marrjes së vizës nuk munda të shkoj.

Page 21: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

21

Sa ka qenë e rëndësishme pjesëmarrja në Rusi?

Kjo pjesëmarrje në Rusi ka qenë e një rëndësie të madhe për mua kur dihet se Rusia njihet si djep i muzikës klasike. Pastaj në këtë konkurs janë përzgjedhur talentet më të njohur nga gjithë bota. Përzgjedhja është bërë nga një juri profesionale Ruse, ku ata konkurruesit i kanë vlerësuar duke u bazuar në performancat të cilat është dashur t’u dorëzohen atyre përmes internetit, në rastin tim performancën e kam dërguar në YouTube (My performances for Applying at “Moscoë Meet Friends 2013”) – Fatjona Maliqi në kohë zgjatje 30 minutash,si dhe CV – n time.

Për këtë ngjarje kanë qenë të njoftuara të gjitha autoritetet që nga Presidentja e Kosovës, kryemin-istri, ministrat etj.,si dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Kush e bëri ndarjen e çmimeve në garat që ke qenë pjesëmarrëse?

Në të gjitha garat e muzikës klasike ekziston juria profesionale që merret me përzgjedhjen e më të mirëve prej të mirëve.

A keni pasur prezantime personale-koncerte?

Unë kam qenë pjesëmarrëse e koncerteve të ndryshme, mirëpo do veçoj koncertet që do i mbaj më 8.10.2014, dy koncerte brenda një dite me orkestrën Gjermane në Dinkelsbühl të Gjermanisë ku do luaj Rhapsody in Blu-Gershëin dhe koncerti i vitit të ri më 11.01.2015 në Duren të Gjermanisë me orkestrën Gjermane që do luaj koncertin e Griegut.

Cili është kompozitori i preferuar?

Unë nuk mund të veçoj vetëm një kompozitor sepse i dua të gjithë, ndër ta janë Johan Sebas-

tian Bach, Ludwig Van Bethoven, Wolfgang Amadeus Mozart, Franc Liszt, Frederic Chopin, Debusy,Gershëin, Grieg etj.

Kush ishin dhe kush janë përkrahësit tuaj në rrugëtimin e pianos?

Përkrahësit e mi janë prindërit që gjithmonë më përkrahin, familja, shoqëria, profesorët dhe shteti.

Çfarë rrugë të kanë hapur çmimet?

Çmimet më kanë hapur shumë rrugë në karri-erën time si pianiste, sepse me fitoren e çmimit “Pianisti i ri 2013”unë jam përzgjedhur që të luaj me orkestrën Gjermane në shumë koncerte nga profesori Heribert Koch, i cili është njëri nga presi-dentët e EPTA Gjermani (Europian Piano Teachers Association)

Çfarë presim nga ju në të ardhmen?

Ëndrra ime është që të bëhem një pianiste e madhe dhe të performoj në tërë botën

Intervistoi: Kosovare Gashi

Page 22: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

22

E tashmja dhe e ardhmja e Magnitudës

Gardalin ShtavicaIntervistë me

Grupi Magnituda njihet më së miri për këngët e tyre “Kujtimi” dhe “Jack, Rock dhe Tripa”, po ashtu me “Jack, Rock dhe Tripa” ishte të nominuar për “Best Rock Klipi” në Starcard Video Fest 2013.Kur është krijuar grupi Magnituda? Si paraardhës i grupit Magnituda ka qenë Grupi X i cili është themeluar në vitin 2007. Grupi x është themeluar spontanisht për një mbrëmje muzikore. Por pastaj e kemi vënë re që ka frymë bashkëpun-imi dhe kemi vazhduar të punojmë se bashku. Në vitin 2010 kemi arritur të bëhemi formacion standard, pra ky grup që jemi sot dhe rrjedhimisht kemi vendosur ta ndërrojmë emrin, nga grupi X në grupin Magnituda. Kjo pasi Grupi X ka ekzis-tuar në Shqipëri. Na flisni më shumë rreth anëtarëve të grupit?Grupi Mangituda përbëhet prej pesë anëtarëve, një formacion i zakonshëm për një rok grup, ku bëjmë pjesë:Leonita Mullabazi - anëtarja më e re e grupit, vokaliste,Lorent Shtavica – Basist, Besim Durguti – Pianist,Veton Kadiri – Daullist, si dhe unë Gardalin Shtavica – Kitarist. Sa keni arritur të përshtateni me këngëtaren e re, Leonitën?!Po Leonita në grup ka sjell një stil krejt të ri, ndryshe prej stilit të cilin e kemi kultivuar me ish vokalistin Hysenin.Me Hysenin e kemi kultivuar më shumë stilin klasik të rokut dhe hard rokun, ishte diçka e natyrshme për grupin, ka qenë stil i të gjithë anëtarëve të grupit, ndërsa Leonita i ka sjellë ngjyrime të reja grupit, stile më modern, ndoshta kemi pasur pak sfida po jemi komponuar shumë mirë si grup edhe po mendoj që ndryshimi ka sjellë freski në grup. Sa keni arritur t’i realizoni qëllimet e juaja?Qëllimet i kemi arritur me shumë punë, normal dihet që rok muzika është e shtrenjtë, po ajo çka na ka ndihmuar është se gjithë anëtarët e grupit kemi edhe profesione të tjera, e shumicën e punëve i kemi kryer vetë, secili prej anëtarëve ka

kontribuar në një aspekt apo tjetër në realizimin e projekteve. Unë p.sh. jam marrë më shumë me komponime, shkrime të teksteve, normalisht në konsultim me anëtarët e tjerë, Lorenti nga ana tjetër ka punuar në montazhin e klipit të fundit me ndihmën e Besimit dhe Vetonit. Skenarët e videoklipeve i kemi bërë vetë. Së fundmi edhe incizimin e këngëve jemi duke e bërë vetë, pasi kemi edhe një studio të vogël e cila na i plotëson nevojat tona. Cili ishte projekti me të cilin keni debutuar në skenë si grup i cili kultivon Rok-muzikën?Me Grupin X ka qenë “Hesht”, por kjo këngë ka mbetur pa videoklip dhe është transmetuar vetëm në radio lokale, Radio Start. Ndërsa me grupin MAGNITUDA ka qenë kënga “Kujtimi” e realizuar me videoklip, e cila ka qenë këngë mjaft e pëlqyer e transmetuar edhe nëpër televizione. Çka premton grupi Magnituda në këtë 2014?Grupi Magniduta është në realizim e sipër të një projekti të ri me këngëtaren e re, do të jetë projekt debutues me formacion të ri, ky është pikësynimi ynë për këtë vit. Shpresojmë që përsëri të marrim pjesë në Videofest, pse jo këtë herë edhe të rrëm-bejmë ndonjë çmim. Pas realizimit të këtij projek-ti, besoj do të ketë edhe ndonjë projekt tjetër, por kaq po premtojmë për momentin.

Intervistoi: Samahate Sada

Page 23: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

23

Kthehet Ganja

Ganimete AbaziIntervistë me

Ganimete Abazi, e njohur si Ganja, u bë e njohur në festivalin “Akordet e Kos-ovës”. Këngët e saj më të njohura janë “Tri Pika” dhe “Xhamadani” në duet me grupin Ilirët. Për disa vite Ganja u tërhoq nga muzika, por është kthyer fuqishëm në vitin 2012 me disa këngë të reja. Këtë vit ajo do të realizojë një këngë me këngëtarin Kole Oroshin.

Si e pritën adhuruesit e këngës tuaj rikthimin tënd?Mendoj qe adhuruesit janë shumë të kënaqur me rikthimin tim, sepse kam punuar shumë, kam reali-zuar katër projekte muzikore, dhe besoj që e kam përmbushur mungesën që e kam pasur prej disa viteve në skenë. Arsyeja e largimit tim nga muzika është për shkak të disa detyrimeve familjare. Gjithsesi unë përherë e kam përcjellë se çfarë po ndodh në muzikën tonë. Si e nisët dhe si e keni mbyllur vitin 2013?Viti 2013 ka qenë një vit i suksesshëm për mua. Kam realizuar dy këngë solo të miat, dy videoklipe dhe dy bashkëpunime. Viti 2014 do të sjellë një këngë risi mes meje dhe Kole Oroshit. Mund të them që viti i parë i rikthimi ka qenë shumë i suksesshëm. Me çfarë jeni duke u marrë aktualisht?Aktualisht jam duke u marrë me lansimin e projektit të ri, kënga ``Hapi i parë`` në duet me Kole Oroshin është në atë vrullin e marketingut të këngës, pro-movimit të këngës, kështu që besoj dhe shpresoj që edhe kjo të pëlqehet dhe të jetë një këngë shumë e suksesshme për këtë vit. Sa keni qenë aktive dhe e pranishme kohëve të fundit në skenë?Mund të them që kam qenë shumë aktive, shumë e pranishme nëpër media, gjithashtu kam pasur shumë kërkesa për mbrëmje. Ju shumë herë jeni parë nëpër bashkëpunime me këngëtarët e tjerë. A mendoni se bashkëpunimet mund të ndikojnë që një këngë të jetë më e suk-sesshme?Afër 25 vite karrierë, bashkëpunimet i kam bërë me

grupe të njohura me këngëtarë të mirëfilltë siç është Grupi Elita 5, me Iliret kam pasur bashkëpunim të gjatë, afër 5-6 vite, mandej duetin me Kristin nga Shqipëria me këngën`` Kërkoj gjysmën tjetër ``, një këngë shumë e mirë, ku kemi marrë pjesë në festiva-lin Nota Fest dhe jemi shpërblyer me çmimin e dytë të jurisë. Dhe se fundi dy bashkëpunime me këngë-tarin Kole Oroshin. E kujt ishte iniciativa e bashkëpunimit me Kole Oroshin?Kjo ishte iniciativë e kompozitorit tim Ilir Beranit. Cili është çelësi i suksesit tuaj?Çelësi i suksesit tim është ajo që së pari falënderoj Zotin që ma ka dhënë zërin, pastaj mendoj që nëse punon me përkushtim e realizon atë që ke dëshirë. Ajo që e dua unë gjithmonë ka qenë muzika, bashkëpunëtorët që i kam gjithmonë për rreth që më ndihmojnë dhe së fundi unë e finalizoj me vokalin tim. Çfarë mendoni se për të qenë e suksesshme një këngë nevojitet më shumë se gjithçka të jesh e bukur?Mendoj që kohëve të fundit tek ne muzika po shiko-het nuk po dëgjohet. Por mendoj që këngëtari se pari duhet t’i ketë vlerat, vokalin, talentin pse jo edhe bukurinë, e cila është pjesë e asaj që të kompleton, mirëpo s`domethënë me qenë gjithmonë bukuria. Çfarë mund të presin adhuruesit tuaj në të ardhmen?Asgjë më shumë se këngë dhe videoklipe të reja, këngë të mira që besoj dhe shpresoj të pëlqehen nga publiku.

Intervisoti: Mimoza Bajramit

Page 24: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

24

Fituesi i The Voice synon çmime të tjera

Florent AbrashiIntervistë me

Pas fitores së madhe në spektaklin e këngës The voice of Albania 3, këngëtari nga Kosova Florent Abrashi i ka vënë vetes një sfidë tjetër. Ai po merr pjesë në festivalin e këngës moderne shqiptare Top Fest, por këtë herë me një këngë të bërë nga vetë ai. Edhe këtë herë Florenti ndodhet në mesin e dhjetëra artistëve të rinj shqiptarë, të cilët garojnë për çmimin e parë. The Voice of Albania 3 mbetet një përvojë e pa harruar për Florentin të cilën ia rekomandon secilit që ëndërron të bëhet këngëtar.

Prej nga ideja për të marrë pjesë në THE VOICE OF ALBANIA 3?Ideja lindi spontanisht në kokën time. Pasi i pashë disa nga audicionet e fshehura të mëparshme ven-dosa ta sfidoj veten në ato rrethana, pra ta shoh se çfarë mund të bëj! A e prije shtypjen e butonit nga të katër anëtarët e jurisë në paraqitjen tënde të parë?Realisht synimi im ka qenë që ta kthej vetëm një karrige, d.m.th. që në hapin e parë përjetova befasi. Ndërsa reagimi i publikut ka qenë shumë befasues, duke qenë që edhe kënga nuk është shumë e njohur nga njerëzit. Siç duket diçka funk-sionoi si duhet, dhe ja ku jam!

Megjithatë, ti e zgjodhe për trajner Sidrit Bejlerin. Pse?Sidritin e zgjodha për shkak të bagazhit kulturor që ai ka si dhe aftësimit profesional në këndim,

pasi q kisha synim të bëhesha këngëtar më i mirë. Gjithashtu me Sidritin na lidhë shumë shija muzikore, sepse që të dy e adhurojmë muzikën Heavy Metal të viteve 80, e me radhë.

A pati ndikim në këtë zgjedhje tënden fakti që fituesja e vitit të kaluar të kësaj gare ishte pikërisht nga skuadra e tij?Fatkeqësisht nuk kam arritur ta përcjellë Venerën me aq vëmendje sa do doja, prandaj them që nuk ka luajtur rol fitorja nga ekipi i Sidritit, pasi nëse do e merrja parasysh këtë fakt do të ishte një pengesë për mua, sepse edhe ashtu askush nuk besonte që trofeu do të shkonte te Sidriti prapë. Si është të punosh me Sidrit Bejlerin?Puna me Sidritin është një përzierje shumë e bukur e punës serioze, kritike, rigoroze dhe humorit të pafund. Sidriti jo vetëm për mua, por për të gjithë konkurrentët e tij mundohet të jetë

Page 25: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

25

gjithmonë afër tyre, me këshilla dhe me kritika që për mua kanë qenë shumë të rëndësishme. Është shumë i logjikshëm sa i përket përzgjedhjes së këngëve, kështu që një pjesë shumë e madhe e fitores i atribuohet atij.

Po me konkurrentët e skuadrës çfarë raportesh kishe dhe a e shihje ndonjërin prej tyre si fitues potencial të kësaj gare?Me gati çdo konkurrent që unë kam takuar aty, kemi pasur dhe vazhdojmë të mbajmë kontakte shumë të mira, dhe normalisht e kam cekur qysh prej fillimit, pretendentët kryesorë për mua kanë qenë Sigi, Anisa, Armela, Beni. Sidomos me Benin kam një shoqëri shumë të mirë, dhe e adhuroj si këngëtar, është i magjishëm! Po për vete, a e prisje fitoren dhe si u ndjeve në momentin kur u shpalle fitues?Nuk e kam pritur, thellë në kokë e kam menduar dhe shpresuar, po kur u thirr emri, u zhyta në një lloj ëndrre, një lloj gjendje shoku dhe nuk arrija t’i perceptoja gjërat mirë. Jam ndier jashtëzakonisht mirë në ato momente! Cili ishte reagimi i familjes dhe shoqërisë për këtë sukses tëndin?Normalisht reagimi i familjes dhe i shoqërisë ka qenë shumë i mirë, sidomos për familjen, pasi që ata nuk kanë qenë edhe shumë të njoftuar me vokalin tim, ose më mirë të them me Florentin si këngëtar i skenës.

Edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, bëri një pritje për nder tëndin si dhe të dy gjysmë finalistëve tjerë nga ky vend, Albi Xhepes dhe Vesa Smolices, me ç’rast shprehi mirënjohjen dhe admirimin e saj për këtë sukses tuajin. Ti per-sonalisht si e vlerëson këtë pritje të kryetares?E vlerësoj jashtëzakonisht shumë këtë gjest të zon-jës kryetare pasi qe më ka dhenë jo vetëm mua, por edhe qytetarëve të Gjakovës shpresë qe arti ende vlerësohet nga dikush. Më ka bërë shumë krenar që jam pjesë e atij qyteti, u ndjeva shumë “në shtëpi”!

“Një shans që nuk merret, është një shans i hum-bur”- ke thënë ndër të tjera në prezantimin tënd para audicioneve të “Voice”-it. Sot kur kjo eksperi-encë ka përfunduar dhe ti ke arritur të triumfosh a ndjehesh i lumtur që ia dhe vetes këtë shans?Jam jashtëzakonisht i lumtur që nuk u dorëzova në momentet e para të frikshme dhe vendosa ta çoj deri në fund, sepse me të vërtetë ka qenë një prej përvojave më të bukura të jetës sime, të cilën ia rekomandoj secilit që ëndërron të jetë këngëtar.

Tash a do të marrësh pjesë në ndonjë festival sikurse ndodh me shumë artistë të rinj apo do bësh pauzë të paktën këtë vit nga garat muzikore?Siç duket nuk do të mund të ikë nga garat për momentin, sepse po planifikoj që të marrë pjesë në Top Fest me një këngë që e kam shkruar unë. Shpresoj që të mirëpritet nga publiku.

Intervistuan: Kadrije Majkovci dhe Mersime Majkovci

Page 26: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

26

Duhen investime që “Shota” ta rikthejë famën

Shefqet GjocajIntervistë me

Shefqet Gjocaj ka mbaruar për arkitekturë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa më pas përfundon edhe nivelin bachelor dhe master në Fakultetin e Arteve në Degën e Drama-turgjisë. Për disa vite ka qenë mësimdhënës në disa shkolla të mesme të Istogut dhe Mitrovicës dhe anëtar i disa shoqërive kulturore artistike si ajo e “Bajram Currit” në Prishtinë dhe Ansambli Akademik “Ramiz Sadiku”. Është marrë edhe me teatër dhe ka themeluar teatrin e qytetit, “Aleksandër Moisiu”, të Mitrovicës si dhe Shoqatën Kulturore Letrare Artistike “Burimi” në Istog, që ka pasur seksionin e këngëve, valleve, grupin letrar si dhe teatrin “Bini”. Më pas ka punuar edhe si gazetar për “Kohën ditore” dhe Televizion Shqiptar. Pas luftës ka punuar në disa projekte të rindërtimit në Kosovë si arkitekt me disa organizata vendore dhe të huaja.

Keni marrë postin e të parit të “Shotës”pikërisht në 50 vjetorin e themelimit të saj, cilat janë planet dhe projektet tuaja për këtë vit jubilar?Po, ne kemi bërë një draft-plan të veprimit të cilin ia kemi dorëzuar Ministrisë së Kulturës përmes bordit të ansamblit. Ideja ime është që t’ia përshtati sa më mirë këtë plan “Shotës”dhe në mënyrë sa më dinjitoze të kremtohet 50 vjetori i ekzistencës së ansamblit si ansambël profesion-ist, sepse “Shota”është themeluar edhe më herët në vitin 1948, por për 15 vite ka funksionuar si ansambël amator dhe tek në mars të vitit 1964

ka fituar statusin e ansamblit profesionist. Ky përvjetor është mjaft i rëndësishëm por edhe sfidë e madhe për ne si menaxhment i ri(e them për ne sepse këtu bashkë me mua është pranuar edhe udhëheqësi artistik i ansamblit që për herë të parë pranohet me konkurs, z.Ylber Asllanaj). Për fatin tonë të mirë brenda ansamblit është edhe ish udhëheqësi apo ish ushtruesi i detyrës së drejtorit të Ansamblit z.Ismet Bogujevci, i cili do të na ndihmojë në ndërtimin e strategjisë për realizimin e këtij plani. Unë kam bërë kërkesën për hapjen e një konkursi të hapur publik për

Page 27: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

27

brand logo ose logon prezantuese të 50 vjetorit të ansamblit, studiot kreative do të konkurrojnë në të dhe do të bëhet përzgjedhja më mirë nga komisioni që do të ngritët për këtë çështje. Kjo do të jetë logo identifikuese e këtij 50 vjetori, pastaj do të jetë në ballinën e një monografie që ne planifikojmë ta përgatisim,do të jetë gjithashtu e shtypur qoftë nëpër pllaketa, mirënjohje, diploma etj..., të cilat do t’iu shpërndahen të gjithë atyre njerëzve që me vite kanë dhënë kontributin e tyre në këtë ansambël si: Nexhmije Pagarusha, Selvete Terstena, Fahri Beqiri, Xhemali Berisha etj....Ky 50 vjetor pretendon të kulmojë diku në javën e fundit të majit apo në fillim të qershorit dhe do të jepet një koncert festiv premierë, i cili do të përfshijë laramani të këngëve dhe valleve të cilat janë luajtur me vite nga Shota. Ky koncert i madh do të mbahet pas një akademie solemne, e cila organizohet në nderë të 50 vjetorit të ansamblit dhe do të shpërndahen mirënjohje dhe diploma njerëzve meritorë. Pastaj ky koncert do të shfaqet edhe nëpër të gjitha qytetet e Kosovës dhe ideja ime është që të filloj me 10 qershor në Prizren, me ç’rast do të nderohet njëkohësisht edhe përvjetori mjaft i rëndësishëm i “Lidhjes së Shqiptarëve të Prizrenit”e më pastaj do të vazhdojë nëpër gjithë Kosovën, Maqedoni dhe Preshevë.

Do të ishte interesant të dimë për buxhetin e ansamblit, a i plotëson ai kërkesat e juaja?Ne si menaxhment i ri këtu e kemi gjetur të gat-shëm planifikim buxhetin, de fakto planifikim buxheti është bërë në fund të vitit të kaluar. Unë e kam parë atë buxhet dhe në prioritetet e mia e kam cekë që ka nevojë të rishikohet ai për arsye se nuk i përmbushë kërkesat e ansamblit. Deri me tani ka qenë 120 000 euro, por kemi premtimin e ministrit Krasniqi që ky buxhet do të rritet për 20 000 euro, që konsideroj që prapëseprapë nuk është i kënaqshëm. Por unë personalisht kam kërkuar nga ministria që të na përkrahë në biseda me donatorë, sepse unë nuk do të qëndroj në zyrë dhe të pres se si t’i shpenzoj ato para të ndara nga ministria, por qysh nga fundi i këtij muaji do të tentoj t’i kontaktoj të gjithë donatorët potencialë në të cilët unë llogaris që mund ta mbështesim të paktën projektin e themelimit te 50 vjetorit të “Shotës”.

Duke qenë vetë njeri i artit, a do t’i avanconi ar-tistët e këtij ansambli dhe si?Absolutisht! Unë u rrëqetha prej kësaj pyetje sepse avancimi i këtyre punëtorëve është një ndër

prioritetet e mia kryesore!.Unë fola kryesisht për agjendën time deri në qershor, për arsye se ky 50 vjetor nuk na lë shumë hapësirë dhe komplet 6 mujori i parë është i fokusuar në të, por pjesa e dytë e vitit ka të bëjë me disa çështje që unë konsideroj që janë ende pezull dhe që duhet të përfshihen në statutin e Ansamblit si p.sh: duhet rishikuar kontratat e punëtorëve, niveli i pagave të tyre, pastaj krijimi i komisioneve të caktu-ara e të tjera. Unë do të insistoj që disa gjëra të ndryshohen duke marrë parasysh që shumicën e kompetencave për Ansamblin “Shota”i ka Minis-tria e Kulturës, e që për mua kjo është gabim. Po ashtu do të insistoj që të bëhet edhe amendamen-timi i ligjit sepse ai ligj është një bazë e mirë por ka hapësira të cilat duhet të përmirësohen, e në radhë të parë kur ka të bëjë me pozitën e artistëve në ansambël. Si pikë e parë pagat e artistëve nuk janë aspak të dinjitetshme, ato janë pak më shumë se një ndihmë sociale. Unë kam mbajtur takim edhe me anëtarët e sindikatës së “Shotës”të cilët kërkojnë rritje të pagave dhe unë e kuptoj plotësisht shqetësimin e tyre, unë do të shfrytë-zoj të gjitha mundësitë e mia duke bërë presion tek ministria për realizimin e kërkesave të tyre. Realisht ne kemi marrë një premtim nga ministri Krasniqi për ngritjen e pagave për të gjitha institu-cionet kulturore që pritet të bëhet nga muaji mars por se sa do të jenë ato, cilat janë diferencat dhe normat nuk e di, por ne do të presim.

Ansambli “Shota”tanimë posedon edhe ligjin e vet. Sa është i përshtatshëm ky ligj për artistët?Ky ligj nuk është as më i miri as më i keqi që ka nxjerrë Parlamenti i Kosovës d.m.th. për nga cilësia është diku kah mesi edhe pse unë brenda për brenda tij kam hasur në disa gjëra që më janë dukur anomali, ndoshta edhe nuk janë ashtu sepse unë nuk jam ekspert i fushës juridike por pikërisht te tretmani i artistëve ka disa neglizhen-ca, sepse është mjaft vështir t’i krahasosh artistët me nivelin administrativ ose të punëtorëve civilë. Artistët janë të veçantë për punën që e bëjnë, andaj edhe ligji për ta duhet të jetë i veçantë. Ne do të nxjerrim një status të ansamblit që buron nga ligji, pra që harmonizohet me ligjin, por ligji mund edhe të amendamentohet. Diku rreth muajit tetor-nëntor do të fillojmë bisedimet me Zyrën Ligjore të Ministrisë dhe me ekspertë të tjerë për të filluar procedurën e amendamentimit të ligjit, pikërisht në ato vende ku ne konsiderojmë që ka zbrazëtira ose vend për përmirësim.

Intervistoi:Amire Grajçevci

Page 28: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

28

Media në Kosovë, jo në shërbim të opinionit publik

Muhamet JahiriIntervistë me

Gjendja e gazetarisë në Kosovë vazhdon të jetë në nivel jo të kënaqshëm. Organi-zata, Freedom House, në raportin e fun-dit për lirinë e medieve e klasifikoi Kos-ovën si vend pjesërisht të lirë. Gazetarët pa dashjen e tyre iu nënshtrohen politi-kave të redaksive të tyre, të cilat në disa raste nuk janë në shërbim të opinionit publik. Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Kosovës, Muhamet Jahiri, flet për vështirësitë e medieve dhe sfidat e vazh-dueshme të një gazetari në Kosovë.

Si e vlerësoni gjendjen aktuale të gazetarëve në Kosovë?Gjendja e medieve në Kosovë vazhdon të jetë e brishtë, por megjithatë e qëndrueshme, me shume sfida dhe shumë përpjekje për ta konsoliduar një stabilitet të përgjithshëm. Ne, që i takojmë këtij profesioni, jemi ata që më së shumti i shohim avancimet por edhe ngecjet e këtij pushteti. Një gjë të tille e tregoi edhe raporti i fundit ndërkom-bëtar, i publikuar nga Freedom House, i cili e klasifikoi Kosovën si një vend “pjesërisht të lirë”. Me gjithë këtë, unë mendoj se janë vendosur bazat e përparimit dhe avancimit të këtij profesioni. A eshte e cenuar liria e gazetarisë në Kosovë? Sa i përket cenimit dhe pengimit, por edhe ndë-rhyrjeve në punët profesionale të gazetarëve dhe medieve, mund të konsiderojmë se pothuajse në vazhdimësi ka tendenca të tilla, por deri me tani nuk kanë arritur, pavarësisht tendencave, që të kenë ndikim. Mund të themi se Republika e Kosovës ka miratuar dhe krijuar ligje që i mbron gazetarët dhe mediet, përmes akteve të larta shtetërore. Kushtetuta e vendit ofron garanci të plotë të shprehjes së lirë dhe medieve. A ka sot gazetari etike profesionale?Tashmë Kosova ka kaluar pothuajse fazën emergjente të tranzicionit, dhe si rezultat i kësaj ka fituar edhe një pjekuri mediale në përgjithësi,

por edhe profesionale. Tashmë ekzistojnë studime në fushën e medieve, ku gazetarët përgatiten për një raportim sa me profesional, relevant dhe të dobishëm për shoqërinë. Është shënuar progres në ketë drejtim, por pa dyshim se mund të kemi edhe raste ku dikush me dashje mund të mos i respektojë vlerat themelore të së drejtës së in-formimit profesional. A keqpërdoret gazetari nga redaksia për interesa të klaneve dhe politikes ditore?Jo, nuk mendoj se gazetarët keqpërdorën, thjesht ata e reflektojnë përshtatjen e tyre, dhe në këtë mënyrë ata i respektojnë rregullat e pashkruara që i gjejnë, brenda redaksive ku ata veprojnë. Ndon-jëherë nga ana e mbikëqyrësve të tyre mund të këtë ndonjë ndërhyrje në tekstet por jo me ndjen-jën e keqpërdorimit të gazetarit. Cilat janë sfidat e vazhdueshme të një gazetari?Gazetarët kanë shumë sfida, e ndër më të theksu-arat është pa qëndrueshmëria e tyre financiare. Shumë mediume punojnë në kushte të vështira ekonomike dhe kjo reflekton edhe në qëndruesh-mërinë financiare të gazetarëve, vështirësitë për ta kryer punën në mënyrë më të mirë profesionale. Shumë redaksi nuk ofrojnë kontrata pune për gazetarët, edhe në këtë mënyrë ata nuk ndjejnë as siguri në fushën profesionale të tyre

Intervistoi: Blerta Agushi

Page 29: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

29

Një ditë punë për një veshje unike…

Lia StubllaIntervistë me

Stilistja e njohur Lia Stublla është një nga emrat më të kërkuar në modën sh-qiptare. Përveç listës së klientëve të saj, Lia kujdeset për veshjen e këngëtares Dafina Zeqiri plot katër vite.

Si e keni filluar karrierën e stilistës?Profesioni i stilistes ka qenë ëndërr e imja e fëmi-jërisë. Gjithmonë e kam dëshiruar këtë rrugë të palodh-shme, por për të arritur këtë rezultat, kam punuar vazhdimisht që prej shkollës fillore. Kam qepë për vetën time dhe për shoqërinë. Edhe pse kam përfunduar shkollën e muzikës, të njëjtën kohë ka qenë dëshira për t’u bërë stiliste. Unë kam përfun-duar 3 vjet fakultetin për Fashion Desing Factory, isha asistente e parë në brendin 4ID, dhe që katër vite kam brendin “Lia Stublla”. Si e vlerëson modën në Kosovë, sa i ndjekin trendët te ne?Besoj që tash është shumë më mirë, vërehet një in-teresim, numri i klientëve po rritet, kanë filluar t’i kushtojnë rëndësi modës në mënyrë që të duken bukur. Cilët janë artistët me të cilët ju punoni?Kam punuar me një numër të madh të estradës sonë, me artistë të ndryshëm, por Dafina Zeqiri mbetet bashkëpunëtorja ime e rregullt. Prej katër vitesh Dafina vishet me dizajnët e mija në çdo event/ngjarje që ajo prezantohet. Sa është e vështirë të bashkëpunoni me Dafina Zeqirin? Deri më tani nuk kam hasur në vështirësi me të. Unë dhe Dafina e kemi një gjuhë të përbashkët për sa i përket stilit. Ju keni një stil mjaft të veçantë, a mund të na thoni ku e gjeni inspirimin, a keni ndonjë stilist që ju pëlqen shumë?

Sigurisht të gjithë kemi stilistë që i pëlqejmë, do të doja ta përmendja: JOHN GALLIANO, DIOR, CHANELL etj. Inspirimi varet për çka jam duke

dizajnuar dhe për kë p.sh: kur punoj me Dafinën inspirimi vjen nga vetë Dafina për t’i bërë veshjet aq të bukura dhe speciale. Sa kohë ju duhet për të krijuar një fustan të veçantë dhe unik?Varet prej modelit, nëse është diçka skenike dy deri në tri ditë është maksimumi, kurse për veshje të thjeshta shumicën e rasteve një ditë. Çfarë plane ke për vitin 2014?Në vitin 2013 e kam hapur pikën e shitjes në Feri-zaj, 2012-të në Albi Fashion A&V, ku i prezantojnë veshjet e mija, e tani në 2014 shpresoj që t’i hap dy pika të shitjes që do t’i shihni me kohë. Cili është mesazhi juaj për femrat në Kosovë? Me qenë sa ma origjinal, mos të mundohen të jenë dikush tjetër se nuk mund të ndihen rehat me veshjen. Një stil apo veshje e tjetër kujt do të reflektojë keq sado e bukur ose e shtrenjtë të jetë ajo. Sugjeroj që secila femër të qëndrojë aty dhe me ato veshje që ndihet rehat.

Intervistoi: Shqipe Hoxha

Page 30: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

30

Nga bota e modelimit në atë të biznesit

Agnesa Vuthaj Intervistë me

U kurorëzua si mbretëreshë e bukurisë në vitin 2003, në një kohë dhe në një vend ku gjithçka ishte sfiduese dhe e vështirë e aq më pak suksesi në botën e së bukurës. Edhe pse e re në moshë dhe aspak me përvojë në fushën e modës dhe bukurisë, për Agnesa Vuthajn duket se kurora e Miss Kosovës ishte si një shkopi magjik i saj. E karakterizuar si një vajzë me bukuri të pashuar, e ëmbël në bisedë, me ide dhe vizion të qartë për jetën, këmbëngulëse dhe mjaft e suk-sesshme në arritjen e qëllimeve të saja, Agnesa Vuthaj rrëfen rrugëtimin nga misi në biznesmene. Modelimi, biznesi nuk janë të vetmet fusha për të cilat angazhohet Agnesa. Ajo ka studiuar në Fakultetin e Komunikimit Masiv në Universitetin AAB. Një projekt për emi-sion i realizuar nga vetë ajo i takon të ardhmes jo shumë të largët.

Kaluan 10 vite që nga shpallja juaj Miss Kosova, si i përshkruani me tre fjale këto 10 vite?Janë 10 vite aq të përmbushura që mund të shkruheshin faqe të tëra për të treguar ngjarjet e shumta qe kanë ndodhur.Tri fjalët më përfaqësuese për të përshkruar rrugëtimin tim do të ishin: sfidë, realizim, argëtim. Përveç përparësive, a mendoni se është edhe e vështirë të mbash titullin e Missit në Kosovë?Jam kurorëzuar Miss Kosova në moshë shumë të re, ndoshta akoma pa e kuptuar se çfarë përparë-sish apo vështirësish mund të më sjell ky titull. Unë jam rritur, jam ngritur në karrierë, kam reali-zuar planet që synoja pa u koncentruar në titullin e Missit.Përndryshe, kur një titull fitohet me meritë, mba-het me krenari.

Kudo në botë e edhe në Kosovë për femrat e bukura dhe të suksesshme ka paragjykime nga më të ndry-shmet, nganjëherë edhe të këqija, si jeni gjendur ju përball tyre?Jam mësuar t’i injoroj dhe të vazhdoj rrugëtimin tim në mënyrën që unë kam zgjedhur dhe që mendoj që për mua është zgjedhja e duhur dhe më e mira. Karriera juaj është e ndërtuar mbi të bukurën dhe atë pikërisht në qytetin e Pejës, i cili gjithashtu kon-siderohet si ndër qytetet më të bukura të Kosovës, sa shpesh e vizitoni atë dhe çfarë emocioni iu sjell ky qytet?Peja, qytet i bukur, ku unë kam filluar karrierën time të bukurisë, më ngjall emocion dhe kujtime sa herë që e vizitoj dhe sa herë që flas për Pejën.E vizitoj rrallë, sepse jam shumë e angazhuar dhe jo gjithmonë kam kohë ta vizitoj aq shpesh sa do të dëshiroja, por e konsideroj si një qytet të veçantë për mua dhe karrierën time. Ju keni provuar veten në shumë fusha, në mod-elizëm organizim spektaklesh, prezantim televiziv,

Page 31: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

31

aktrim, ndërsa së fundi i keni hyrë edhe botës së biznesit me hapjen e dyqanit “Agnesa Vuthaj Fash-ion”, si lindi kjo ide?“Agnesa Vuthaj Fashion” ka ardhur si vazhdim i përvojave të mia të mëhershme në fushën e modës dhe të bukurisë në Kosovë dhe në botë. Gjatë sfilatave të shumta, seteve fotografike, reklamave e prezantimeve të shumta në Dubai, Nju Jork, Milano etj. kam pasur rastin të vishem me veshje të bukura e të veçanta, të cilat më kanë bërë të ndjehem shumë rehat dhe akoma më e bukur nga kualiteti i lartë që i ka karakterizuar ato veshje. Andaj dëshira ime ishte të sjell në Kosovë, veshje të ngjashme që të kem mundësi të vishem bukur pa udhëtuar jashtë vendit, së pari vetë, e pastaj për të gjitha vajzat dhe gratë që duan të vishen me veshje të bukura dhe unike, të dizajnuara dhe prodhuar me kualitet të lartë bazuar në kërkesat e tregut evropian dhe botëror. A mund të shohim së shpejti linjën e veshjeve me etiketën “Agnesa Vuthaj” apo është thjeshtë biznes i furnizuar me gardërobë të bukur nga jashtë? Në butikun tim unë kam një koleksion me fustane ekskluzive që mbajnë markën “Agnesa Vuthaj”.Janë fustane unike, punë dore dhe vetëm për një fustan është punuar deri në 52 ditë për të arritur bukurinë, kualitetin, elegancën dhe ngjyrën e

veçantë. Fustanet janë të punuara me gurë dhe rruaza të çmuara. Hyrja në botën e biznesit është një paralajmërim i juaji se do filloni të largoheni nga bota e spek-takleve apo keni ndërmend të vazhdoni edhe me organizimin e spektakleve përmes kompanisë tuaj “Agnesa Vuthaj Assosiacion”?“Agnesa Vuthaj Association” do të vazhdojë me organizimet e spektaklit Miss Kosova dhe për-faqësimin e Kosovës në Miss Earth dhe në Miss Universe. Kam punuar shumë për ta ngritur këtë kompani dhe Agnesa Vuthaj Association tashmë është një emër suksesi në spektaklet ndërkombë-tare ku përfaqësohet Kosova tashmë disa vite. Duke qenë se prej kohësh jetoni në Prishtinë dhe jeni shumë e angazhuar, çfarë janë raportet me familjen tuaj dhe shoqërinë?Me familjen time kam raporte shumë të mira, edhe pse nuk jetojmë bashkë kontaktojmë dhe shumë shpesh shihemi,sidomos tani me teknologjinë e kohës së fundit jemi në kontakt të vazhdueshëm.Shoqëria është shumë e rëndësishme për mua, shoqet e mija i japin kuptimin më të bukur kohës sime të lirë që e kalojmë së bashku. Ju keni studiuar në Universitetin AAB, për gazetari, çfarë kujtimesh mund të ndani nga ajo kohë?Universiteti AAB është një institucion që ka një rëndësi të veçantë në profesionin tim, kam marrë shumë mësime, jo vetëm të profesionit por edhe të jetës.Kam shumë kujtime të bukura që i kujtoj gjith-monë. A keni në plan të punoni në këtë fushë, nëse po, çfarë? Emision të cilin do ta drejtonit vetë apo preferoni rolin e producentit?Fakulteti i Komunikimit Masiv më ka ndihmuar shumë në punën që bëjë. Rolin e producentit e bëjë te Miss Kosova dhe më pëlqen, ndërsa me prezantim e kam provuar veten disa herë në produksione të të tjerëve, por një emision i prod-huar dhe i drejtuar nga unë është ide që mund të realizohet në një të ardhme pak më të largët. Dekada e parë e shpalljes Miss Kosova iu gjeti mjaft të suksesshme, por ku do ta gjejmë Agnesën në 10 vjetshin e ardhshëm?Shpresoj akoma më të suksesshme, bashkë me familje dhe më shumë miq.

Intervistoi: Elvana Shala

Page 32: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

32

Pas suksesit në The Voice... i kthehet jetës në Prishtinë

Vesa Smolica Intervistë me

Një tjetër këngëtare nga Kosova ka shkëlqyer me zërin dhe paraqitjen e saj skenike në spektaklin “The voice of Albania 3” në Shqipëri. Ajo është Vesa Smolica, e cila ndonëse nuk mundi të shkojë në finale është bërë një zë shumë i dashur për publi-kun jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri.

Vesa, ti njihesh për publikun edhe më herët si këngëtare, na trego çfarë të shtyri t’i hysh një gare muzikore në këtë rast në “The Voice of Albania 3”?Faleminderit për mbështetjen. Në fakt nuk e kam pasur ndërmend të jem pjesë e një tjetër talent shou, por më bënë ftesë dhe pas shume insisti-meve e pranova atë. Ishte një përvojë disa muajsh shumë e bukur duke nisur nga vetë organizimi i atij spektakli. Trajnerët kanë bërë mjaft garë mes veti për të marrë ty në ekipet e tyre, por ti zgjodhe Alma Bek-tashin. Pse?Edhe pse të katër trajnerët u ngritën ne këmbë, por në veçanti Aurela dhe Alma erdhën përkrah meje në skenë gjatë interpretimit të këngës, aq më shumë me bëri për vete Alma kur me tërhoqi për dore dhe me tha ulu në vendin tim te juria, re-agimi i tyre pa komplekse dhe shume real me bëri te ndjehesha shume mirë përpara te gjithëve. Pa ndonjë arsye të veçantë me pas zgjodha Almen,

me erdhi shumë spontanisht një vendim i tillë. Nga e gjithë kjo eksperiencë, kontaktet e shumta, përfshirë këtu edhe punën me Almën, çfarë arrite të mësosh?Në fund, nga kjo eksperiencë mëson se duhet të përballesh me çdo sfidë që të del përpara, të cilat i kapërceva me shumë mund me forcat e mia deri në gjysmë finale, pavarësisht vendimit në fund të drejtë apo jo, t’i duhet ta pranosh atë. Cilat janë performancat tuaja që do t’i veçonit gjatë “Voice”-it? Nuk dua të veçoj asnjërën. Kam kënduar rryma të ndryshme muzikore ku secila ka pasur rëndësinë e vet në interpretim. Ndonjëherë kam treguar anën time sensitive, energjinë duke bërë dhe per-formance gjatë interpretimit, po ashtu edhe vlerat e mia vokale, fundja për atë gjë kemi shkuar aty. Ti në fakt ke performuar edhe më herët nëpër lokale

Page 33: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

33

të mbrëmjes. Por, në Tiranë a ke pasur mundësi të perfomrosh? Po kam pas mbrëmje muzikore edhe në Tiranë, po shumë kohë më parë, ndërsa tash vonë sa herë dilnim bashkë me konkurrentët nëpër klube ku bëhej muzike live, ne kemi qenë të pranishëm dhe të gatshëm gjithmonë kur na ftonin për të kën-duar. A je zhgënjyer nga vendimi për të eliminuar në gjysmë finale? Jam prekur paksa nga vendimi që morën në fund, pas gjithë asaj sakrifice disa muajsh prisja një vlerësim më të lartë, isha e bindur se do jem në finale duke bërë disa kalkulime në mendjen time, ashtu edhe duhej të ishte sa i përket skuadrës së Almës. Unë nuk e gjykoj vlerësimin e trajnerës, Alma Bektashi, e cila e tha edhe përpara publikut që kësaj radhe shkon me stilin dhe jo me zërin potent . Cili ka qenë caku yt në “Voice...”, të arrish patjetër deri në finale, apo? Për derisa bëhesh pjesë e një talent shou normal-isht pretendimet ishin finalja, aty është e gjithë poenta. Por të flasim realisht, as finalistët nuk fito-jnë më shumë se sa ata që e lëne garën me herët në këtë spektakël. Ajo çfarë publiku nuk sheh nëpër këto gara janë prapaskenat për të cilat në fakt flitet shpesh nëpër media, duke përfshirë këtu edhe kalkulimet e ndry-shme që mund të bëhen për fituesin. Sa vërtet ka kalkulime të këtilla?

The Voice eshte munduar pak a shumë edhe të marrë pak nga prapaskena dhe t’i shfaqë ato para publikut, ndërsa kalkulimet janë bërë gjithmonë nga vetë konkurrentët, ku secili kishte krijuar një përshtypje për dikë, por jo gjithmonë ndodhin ashtu si i parashikojmë ne . Tani pas kësaj eksperience, kemi kuptuar se do t’ju përkushtohesh studimeve. Na trego çfarë studion dhe sa të ka munguar kjo pjesë gjatë kohës që ishe në Tiranë? Po, studioj për marketing dhe administrim bizne-si, është viti i fundit. Tashmë, thjesht duhet t’i jap rëndësi pak më shumë nga që i lash anash shumë provime shkaku i spektaklit të The Voice, por nuk do të thotë që gjatë kësaj periudhe unë do të bëj pauzë në muzikë. Unë do vazhdoj të punoj me projekte të reja dhe t’i publikoj ato para jush. Për sa i përket muzikës, çfarë mund të presim nga ti? Nuk bëj asnjëherë plane, por e di se nuk do ndaloj këtu. Kam ndërmend shume gjëra sa i përket muzikës, por se a do të realizohen me sukses të gjitha mbetet të shihet në vazhdim. Nuk do t’ju zhgënjej!. A do të mund të të shohim edhe nëpër festivale, pasi edhe aty po marrin pjesë shumë këngëtar të rinj? Ndoshta! Por mënyra më e mirë për të prezan-tuar dhe treguar veten është një kënge dhe një videoklip për çdo këngëtar/e. Ndërsa festivalet shërbejnë thjesht për të promovuar një këngë nëse s’ke mundësi për të bërë ndonjë videoklip.

Intervistoi: Medahe Junuzi

Page 34: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

34

Zhongleri që theu katër herë rekordin botëror me top në kokë

Agim AgushinIntervistë me

Matematicienti Agim Agushi, nga Smira e Vitisë, është bërë emër në arenën ndërkom-bëtare, në një sport me specifika të veçan-ta, zhonglimin e topit me kokë. Agushi deri më tani ka thyer katër rekorde botërore, si dhe një rekord të librit të Guinessit në goditjen e topit në kokë në pozitën ulur për mbi 4 orë. Në vitin 2014 ai synon që ta sfidojë ndërtesën më të lartë në botë në Dubai, duke u ngjitur dhe zbritur shkallëve me top në kokë.

Z.Agushi, fillimisht, për lexuesit që nuk ju njohin a mund të na jepini një biografi të shkurtër?

Jam i lindur dhe jetoj në Smirë të Vitisë, me profesion jam matematicient dhe punoj si mësim-dhënës i matematikës në gjimnazin “Kuvendi e Lezhës” në Viti. Si profesion të dytë nëse mund ta quaj sportin me specifika të veçanta, konkretisht zhonglimi i topit me kokë, sport në të cilin kam thyer katër rekorde botërore dhe një rekord të librit të Guinessit.

Kur keni filluar të merreni me këtë sport?

Me këtë sport jam marrë me kënaqësi të madhe qysh nga fëmijëria. Nuk e dija se sa kisha talent, nuk kisha ndonjë synim, sepse nuk e njihja këtë lloj sporti veç se e provoja të mbaja sa më gjatë topin me kokë. Tek në vitin 2002, i shtyrë nga pro-fesori i edukatës fizike, Hasan Hasani, kam filluar të merrem seriozisht me këtë sport dhe t’i kërkoj mundësitë që këtë talent ta prezantoj edhe para të tjerëve.

Në fillim të intervistës përmendët se keni thyer katër rekorde të botës dhe një të Guinessit, a mund të na thoni se për cilat rekorde bëhet fjalë?

Të gjitha këto disiplina janë zhonglim i topit me kokë. Rekordi i parë i arritur është ecje duke godi-tur topin me kokë në distancë 15 km e 356 metra, për 3 orë e 12 minuta. Pastaj goditje e topit në

çift, unë dhe Bujar Ajeti ku për 3 orë e 55 minuta kemi mbërri 11 mijë e 111 goditje, rekordi tjetër ishte goditje e topit në veturë në ecje në distancë 7km, si dhe rekordi ecje shkallëve lart-poshtë me top me kokë ku kam kaluar 5 mijë e 300 e katër shkallë për vetëm 1 orë e 37min, ndërsa rekordi i librit të Guinessit është goditje e topit në pozicion ulur për 4 orë e 2 min e 1 sekondë.

Cilat janë planet tuaj për të ardhmen. Apo më mirë të themi çfarë jeni duke përgatitur zoti Agushi ?

Planet e mija janë të shumta, por tani për tani jam duke u përgatitur për thyerjen e rekordit botëror në ecje nga mbrapa me top mbi kokë, më dëshirë të flaktë që ta mbroj diku në njërin nga qytetet e Kosovës, si dhe rekordin botëror vrapim në 100 dhe 200m me top me kokë, po ashtu edhe dy rekorde të librit të Guinessit, njërin duke vozitur vetë veturën kabriolet me top mbi koke, dhe një me djalin tim të goditjes së topit me kokë në dyshe.

Page 35: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

35

Me gjitha këto suksese të arritura, sa ishte mbështetja financiare e institucioneve tona?

Institucionet tona na kanë mbështetur por jo mjaftueshëm, kjo mbështetje ishte shumë e vogël në krahasim me nevojat tona sepse vetëm prania e dy referëve ndërkombëtarë gjatë një gare për ta zyrtarizuar një rekord kushton diku 8-10 mijë euro, sikur gara të mbahej në Kosovë, pa shpen-zimet tona, por kur gara mbahet në ndonjë shtet tjetër atëherë do të duhej të paguanim referët, biletat, qëndrimin, ushqimin etj, kjo shumë do të ishte shumë më e madhe.

Duke pasur parasysh angazhimet tuaja në sport, si arrini të ndani kohen edhe për profesionin e mësim-dhënies?

E keni bërë një pyetje shumë interesante sepse edhe unë vetë e pyes veten ndonjëherë se si po ja dal që ta menaxhoj orarin e punës dhe orarin e ushtrimeve. Por unë mendoj që kur ekziston dëshira dhe vullneti gjithçka mund të arrihet. Kur nuk kam një afat të përcaktuar kohor unë ushtroj sa për të mbajtur formën por kur afrohem për një garë atëherë dy muaj para çdo gare ushtroj deri në gjashtë ditë në javë.

A mund të na thoni cili është synimi kryesor për vitin 2014?

Synimi kryesor për vitin 2014, është sfidimi i

ndërtesës më të lartë në botë në Dubai, lartësia e të cilës është 857 metra apo 160 kate, duke u ngji-tur dhe duke zbritur shkallëve me top me kokë.

Intervisoi: Avdi Lutfiu

Page 36: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

36

Trajneri që po shkruan historinë

Dren Aga , trajneri më të ri në basketbollin kosovarIntervistë me

Me vetëm 20 vite mbi supe udhëheq një skuadër profesionale basketbolli. Është fjala për Dren Agën, djaloshin që po e udhëheqë me sukses New Bornin në Ligën e Parë të Bas-ketbollit në Kosovë. Arsyeja e vetme pse Dreni ka vendosur të bëhet trajner është për t’i qëndruar sa më pranë lojës së tij të preferuar basketbollit, pasi si lojtar profesionist nuk arriti ta realizonte ëndrrën e tij. Gjithsesi sukses i jashtëzakonshëm dhe histori në vete rrëfimi i djaloshit nga Prizreni, që bëhet trajneri më i ri në Kosovë e ndoshta edhe në gjithë Evropën që udhëheq një skuadër profesionale basketbolli.

Ndryshe nga bashkëmoshatarët tuaj që kanë ven-dosur të luajnë basketboll, pse ju keni vendosur të ushtroni profesionin e trajnerit?Arsyeja e vetme pse kam vendosur të luajë në rolin e trajnerit është pikërisht loja e basketbollit, me ç’rast unë nuk pata fatin e bashkëmoshatarëve të mi të jem lojtar aktiv, por vendosa t’i përkushto-hem pozitës se trajnerit në mënyrë që të jem sa më afër kësaj loje magjike. Pra dëshira për të qëndruar afër basketbollit ka

bërë që ti të pranosh çfarëdo roli, apo si qëndron puna?Jo sinqerisht unë kam synuar që një ditë të bëhe-sha trajner në mënyrë siç thash të qëndroj afër basketbollit, por nuk e di nëse do të mund të ud-hëheqja një sektor tjetër, ndoshta në të ardhmen, pse jo! Kush ju angazhoi në pozitën e trajnerit në New Born?Ishin pikërisht Fidan Hamiti (president i klu-bit) dhe Islam Sylejmani (drejtor i klubit) që ma besuan pozitën e trajnerit në skuadrën e re të New Bornit. Më pëlqeu ideja e tyre dhe programi për t’i përkrahur djemtë e ri që nuk e kanë gjetur veten në klubet e tjera, dhe vendosa me kënaqësi ta pranoj këtë përgjegjësi. Gjithashtu në klub janë duke kontribuar edhe shumë njerëz të tjerë që po shkojnë drejt hapave të profesionalizmit që të kontribuojnë në basketbollin dhe sportin kosovar në përgjithësi. Cilat janë përshtypjet e krijuara për gjatë këtyre pesë xhirove si dhe raporti me lojtarët?Është një përvojë e mrekullueshme dhe një ekspe-riencë e veçantë për mua, pasi në këto pesë xhiro kam kuptuar se mund të vazhdoj me sukses të punoj në këtë profesion.Kam një komunikim të shkëlqyer në raport lojtarët e mi, pasi që ata vijnë nga disa klube të njohura në Kosovë dhe e kuptojnë mjaft mirë detyrën time dhe kjo ma lehtëson tej mase punën. Gjithashtu edhe me gjyqtarë jam i mirë kuptueshëm, pasi që e di që ata mundohen ta ndajnë drejtësinë në mënyrën më të mirë dhe kur e dimë se nivelin e sigurisë e kanë zero atëherë mundohem t’i kuptoj edhe më shumë’’.

Page 37: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

37

Po me gjyqtarët keni kundërshtime, pajtime, si qëndrojnë marrëdhëniet me ta? Gjithashtu edhe me gjyqtarë kam mirëkuptim pasi që e di që ata mundohen ta ndajnë drejtësinë në mënyrën më të mirë dhe kur e dimë se nivelin e sigurisë e kanë zero atëherë mundohem t’i kuptoj edhe më shumë.

Punën e ndihmës trajnerit e kreu në moshë edhe më të reEksperienca e tij për shumë kë mund të jetë e re dhe befasuese, mirëpo aspak për Drenin që tashmë hapat e parë i kishte marrë qysh në adoleshencë, kohën kur po asistonte trajnerët e Bashkimit.Gjithashtu, Dreni kryen rolin e asistentit në klubin elitar të RTV 21shit si dhe vijon studimet në Ko-legjin Eurosport në fushën e Kulturës Fizike. Zejen e trajnerit keni filluar ta mësoni në Bashkim, cili ishte roli yt atje si 17 vjeçar?Ishte një periudhë e veçantë në jetën time pasi kam punuar në klubin më të vjetër në Kosovë si 17 vjeçar. Kam qenë ndihmës i disa trajnerëve më eminentë që kanë kaluar nëpër klubin prizrenas dhe atje jam kalitur për të marrë përvojën e duhur. Pra mendoni se atje jeni kalitur dhe keni marrë përvojën e duhur për ta udhëhequr një skuadër dhe për të qëndruar në krye të saj?Kam mësuar shumë gjëra nga shumë trajnerë profesionistë që kam pasur rastin të punoj me ta. Njeriu mëson gjatë gjithë jetës dhe në bazë të mësimeve dhe paraqitjeve e arrin përvojën e duhur?

Keni arritur këtë përvojën e duhur pasi nga pesë xhirot e para keni bilanc të qind për qind sa i përket numrit të ndeshjeve të fituar?(Qeshet). Është një ecuri mjaft e mirë dhe vetë fakti se qëndroj në krye të këtij suksesi ndjehem i lumtur. Më duhet ende të mësoj dhe të kem një bagazh më të madh të ndeshjeve për të kuptuar se kam apo jo përvojën e duhur. Pos angazhimeve që keni si trajner i New Bornit, cilat janë detyrimet tuaja të tjera?Tani ushtroj edhe detyrën e asistentit në klubin basketbollistit RTV 21, dhe jam shumë i privi-legjuar të punoj me trajnerët më të suksesshëm të basketbollit kosovar, si Arben Krasniqi dhe asistentin tjetër Andin Rahica. Gjithashtu më duhet të falënderoj edhe bordin e klubit që më japin përkrahje të vazhdueshme për të ecur para. Primati i çdo të riut janë studimet dhe përfundimi i tyre. Si qëndron Dreni në këtë lami?Për momentin jam duke ndjekur vitin e dytë në Kolegjin Eurosport në fushën e Kulturës Fizike, pres që të përfundoj me sukses pasi kam pasion për këtë shkencë. Duke qenë gjithnjë afër sportit, ka ndikuar edhe në zgjedhjen tënde të drejtimit profesional në stu-dime?Natyrisht se po. Njeriu orientohet në atë që e ka më afër zemrës dhe unë kam bërë një zgjedhje të tille. Cila është gjëja që e brengos Drenin në basketbollin kosovar dhe mesazhi juaj për bashkëmoshatarët tuaj që ndoshta të ardhmen të ndjekin rrugën tuaj?Shqetësuese mbeten organet shtetërore që shpre-hin shumë pak interesim për zhvillimin e kulturës sportive dhe qasjen e të rinjve për t’u marrë me sport. Përkundër vullnetit të madh të shumë per-sonave që me mjete vetanake të mbulojnë të gjitha sfidat dhe shpenzimet por kjo nuk po mjafton. Në fund dua t’i porosis të gjithë të rinjtë që të mos heqin dorë nga ëndrra e tyre pavarësish sfidave që kanë para vetes, sepse një ditë ndoshta mund të arrijnë të realizojnë qëllimet e tyre jetësore. Ndërkohë drejtuesve të klubeve kosovare u jap mesazhin, që t’u japin më shumë hapësirë basket-bollistëve të rinj sepse ata janë e ardhmja e sportit kosovar e në veçanti basketbollit.

Intervistoi: Drilon Sylejmani

Page 38: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

38

Z. Nuri, së pari duam të dimë diçka më shumë rreth biografisë tuaj, ku keni lindur dhe ku jeni duke jetuar tani ?Së pari ju falënderoj për kohën që më kushtoni! Unë kam lindur në Gostivar të Maqedonisë dhe kam jetuar aty për rreth 16 vite, më pas me gjithë familjen emigruam për në Burgdorf të Zvicrës ku jetoj dhe momentalisht. Kur filluat të ushtroni boks dhe kush ishte trajneri i parë që e zbuloi talentin tuaj për këtë sport?Sapo erdhëm në Zvicër unë fillova të stërvitesha me sportin e boksit, por se kisha menduar kurrë që më pas ky sport do më kthehej në profesion dhe që do arrija deri këtu ku jam sot. Trajneri im

i parë ishte Enrico Skakia, dhe ishte ai i cili më bindi dhe më mbështeti që unë isha i prerë për këtë lloj sporti. Përveç teje dhe vëllait tuaj gjithashtu dhe gjyshi juaj është marrë me këtë sport, a është si traditë familjare sporti i boksit te ju?Përgjithësisht ne si familje jemi familje spor-tistësh, e kemi në gjen. Faktikisht gjyshi im është marrë me mundje e jo me boks, gjithsesi dhe ai është sport që do shumë forcë, mund të them që është traditë familjare. Sa orë në ditë ia kushtoni këtij sporti?Kjo është relative, sepse asnjëherë nuk është njësoj, kur jam në fazën parapërgatitore ushtro-hem dy herë në ditë dhe është shumë më inten-sive, por ajo çka mund t’ju them është se unë nuk kaloj asnjë ditë pa stërvitje, përveç fundjavës. Në ndeshjen tuaj të fundit ju ishit përball një kam-pioni bote, sa ishte e vështirë përballja me të dhe sa kohë kishit që jeni përgatitur për këtë përballje?Unë kisha rreth dy muaj që përgatitesha, dhe mund t’ju them që përballja me të ishte shumë e vështirë, por fatmirësisht gjithçka shkoj më së miri. Pas kësaj fitore, që i bëre gjithë shqiptarët kudo që janë krenarë, kur mund të presim një përballje tjetër nga ti?Të jem i sinqertë, mbas kësaj fitore ndihem shumë i motivuar dhe besoj që 2014 do ketë shumë sur-priza për fansat e mi!

Intervistoi: Krenar Halimi

Seferi premton fitore të reja në boks

Nuri SeferiIntervistë me

Boksieri nga Gostivari që jeton në Zvicër, Nuri Seferi ,në një intervistë ekskluzive ka folur rreth fillimit të karrierës së tij. Si fil-loi hapat e parë të këtij sporti për t’u bërë një kampion i madh, që po i bënë krenarë gjithë shqiptarët kudo që janë. Në këtë intervistë ai gjithashtu flet rreth ndeshjes së fundit që e fitoi në përballje me ish kampi-onin e botës, Steve Hernelius.

Page 39: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

39

Page 40: APLIKO - aab-edu.net · INTEGRIME EVROPIANE ADMINISTRATË PUBLIKE KULTURË FIZIKE DHE SPORT ARKITEKTURË DIZAJN GRAFIK - GAZETARI - PRODUKSION DIZAJN ENTERIER - INXHINIERI SOFTUERIKE

MUNDËSI STUDIMI DHE BURSA PËR STUDIMEnë Programet Ndërkombëtare të Universitetit të Londrës – me drejtim akademik nga London School of Economics në fushat e Ekonomisë, Menaxhmentit, Financave dhe Shkencave Shoqërore.Nxënës të dashur, të enjten, më 3 prill 2014, në orën 13.00, Universiteti AAB në Prishtinë, do të organizojë një seancë informimi për Programin Ndërkombëtar të Universitetit të Londrës – me drejtim akademik nga London School of Economics. Gjithashtu, në fund të prezantimit të gjithë të interesuarit për bursa, do të mund t' i nënshtrohen testit për vlerësimin e nivelit të njohjes së gjuhës angleze. Prezantimin e programit do ta bëjë koordinatorja e programit në AAB, Natalia Kolnik, MSc.

Çfarë mund të bëni ju?Për të qenë të informuar në lidhje me mundësinë e studimeve në këto programe studimore, ju duhet të vini të enjten, më 03 prill 2014, në Universitetin AAB për të ndjekur prezantimin dhe për të marrë përgjigje në pyetjet që mund të keni në lidhje me këtë mundësi.

Si mund të për�toni bursën për studime?Duke qenë se këto programe studimore, ofrohen në gjuhën angleze, njohja e gjuhës angleze është e obliguar për të ndjekur studimet në këto programe. Prandaj, krahas prezantimit të programeve studi-more, të njëjtën ditë, pra, më 03 prill 2014, të gjithë të interesuarit për bursa studimore në këto programe, mund t' i nënshtrohen edhe testit për vlerësimin e nivelit të gjuhës angleze. Për të eviden-tuar pjesëmarrjen tuaj në prezentimet e programeve studimore dhe pjesëmarrjen në vlerësimin për bursa studimore, ju lutemi plotësoni formularin e bashkëngjitur.

Sa mund të jetë vlera e bursës?Rezultati i mirë i testit të gjuhës angleze dhe suksesi i përgjithshëm në shkollë ju ndihmojnë që të jeni për�tues i bursave prej 20 % deri 100 % të vlerës së studimeve. Ndërsa, për nxënësit që janë afër (80%) të standardit të kërkuar të gjuhës angleze nga Programi Ndërkombëtar i Universitetit të Lon-drës - me drejtim akademik nga London School of Economics, AAB do të organizojë kurse falas të gjuhës angleze në English Language Academy të Universitetit AAB.

Ku mund të marr më shumë informacione?Më shumë informata për Programin Ndërkom-bëtar të Universitetit të Londrës, shihni në:

http://www.universitetiaab.com/?page=1,895 - në gjuhën shqipe http://www.universitetiaab.com/?page=2,896 – në gjuhën angleze osehttp://www.londoninternational.ac.uk/lse

Kujdes!Për të evidentuar pjesëmarrjen tuaj në prezentimet e programeve studimore dhe pjesëmarrjen në vlerësimin për bursa studimore, ju lutemi plotësoni formularin në web faqen http://aab-edu.netKeni kujdes që të dhënat tuaja të jenë të sakta!

Për më shumë informata038 555 444045 677 560BPrAL AAB

CILËSI. LIDERSHIP. SUKSES!PRISHTINË