243
astraia software for women’s health obstetric and gynaecological database application 1.27 Manuali i përdoruesit astraia software gmbh Occamstr. 20, 80802, Mynih, Germany Tel: +49 89 / 127 114 7-0 Fax: +49 89 / 127 114 7-17 www.astraia.com

astraia software gmbh · 12.6 Opsionet – Printimi i raporteve Fq.170 12.7 Opsionet – Rrisqet FMF Fq.174 12.8 Opsionet – DICOM Fq.178 12.9 Opsionet – Ndërfaqja Lab Fq.183

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • astraia

    software for women’s health obstetric and gynaecological database application

    1.27

    Manuali i përdoruesit

    astraia software gmbh

    Occamstr. 20, 80802, Mynih, Germany

    Tel: +49 89 / 127 114 7-0

    Fax: +49 89 / 127 114 7-17

    www.astraia.com

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 2 nga 243

    Përmbajtja 1 Hyrje Fq.5

    1.1 Afati i skadimit të produktit Fq.6

    1.2 Qëllimet e përdorimit Fq.7

    1.3 Kërkesat e sistemit Fq.9

    1.4 Udhëzime të shpejta për përdorimin e programit Fq.10

    2 Desktop Fq.15

    3 Si të përzgjidhni një paciente Fq.17

    4 Si të përzgjidhni një rast Fq.19

    4.1 Shtatzania Fq.21

    4.1.1 Ekzaminimi dhe ekografia Fq.26

    4.1.2 Shtatzania e hershme Fq.29

    4.1.3 Ekografia e trimestrit të Parë Fq.32

    4.1.3.1 Anamneza Fq.33

    4.1.3.2 Ekografia Fq.35

    4.1.3.3 Anatomia e detajuar Fq.37

    4.1.3.4 Biokimia Fq.38

    4.1.3.5 Tensioni arterial mesatar Fq.41

    4.1.3.6 Përllogaritja e rriskut - [IVD] Fq.42

    4.1.4 Skrining i PE Fq.49

    4.1.5 Neurosonografia Fetale Fq.53

    4.2 Gjinekologjia Fq.55

    4.3 Kolposkopia Fq.58

    4.4 Ekokardiografia e fetusit Fq.60

    5 Navigimi dhe Përmbledhja Fq.62

    5.1 Naviguesi Fq.64

    5.2 Pamje e përgjithshme Fq.65

    5.3 Përmbledhja Fq.68

    5.4 Procesi i vlerësimit Fq.70

    6 Ekrani i regjistrimit Fq.75

    6.1 Të dhënat e pacientes Fq.77

    6.2 Modifikimi i listave të shkurtra Fq.79

    6.3 Modifikimi i listave ndihmëse Fq.82

    6.4 Modifikimi i tabelave të indeksuara Fq.85 6.4.1 Funksionaliteti i përgjithshëm Fq.85

    6.4.2 Kërkimi Fq.86

    6.4.3 Shembuj Fq.87

    6.4.3.1 Doktorët Referues/GP Fq.87

    6.4.3.2 Kodet e Proçedurave Fq.88

    6.4.3.3 Pema e Diagnozave Fq.89

    6.5 Raportuesi Fq.90

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 3 nga 243

    6.5.1 Përdorimi i variablave Fq.92

    6.5.2 Krijimi i variablave të reja Fq.93

    6.6 Moduli i vizatimit Fq.94

    6.7 Moduli i imazheve Fq.97

    6.7.1 Shfletuesi i imazheve Fq.97

    6.7.2 Shfaqësi i imazheve Fq.103

    7 Printimi i raporteve Fq.114

    8 Kujtesat Fq.119

    9 Mesazhet Fq.123

    10 Kërkesat – kërkimi në bazën e të dhënave Fq.125

    10.1 Krijimi i kërkesave Fq.127

    10.2 Modifikimi i kërkesave Fq.131

    10.3 Si të gjeni imazhet Fq.132

    10.4 Printimi i rezultateve Fq.133

    10.5 Modifikimi i kërkesave SQL Fq.134

    11 Ditari Fq.136

    11.1 Si të zgjidhni një takim Fq.137

    11.2 Administroni takimet Fq.138

    11.2.1 Caktoni një takim Fq.138

    11.2.2 Ndryshoni orarin e një takimi Fq.141

    11.2.3 Takimi tjetër i lirë Fq.141

    11.2.4 Gjeni një takim Fq.142

    11.2.5 Fshini një takim Fq.142

    11.3 Lista e punëve (nëse zotëroni licencën përkatëse) Fq.142

    11.4 Konfigurimi Fq.143

    11.5 Kontrolli i gjurmëve të ditarit Fq.146

    12 Opsionet Fq.147

    12.1 Opsionet – Pamja Fq.148

    12.2 Opsionet – Administratori Fq.152

    12.3 Opsionet – Përdoruesit Fq.162

    12.4 Opsionet – Grupet Fq.164

    12.5 Opsionet – Grafikët Fq.168

    12.6 Opsionet – Printimi i raporteve Fq.170

    12.7 Opsionet – Rrisqet FMF Fq.174

    12.8 Opsionet – DICOM Fq.178

    12.9 Opsionet – Ndërfaqja Lab Fq.183

    12.10 Opsionet – Të dhënat e Pacientes Fq.190

    12.11 Opsionet – Ambienti i Punës Fq.194

    13 Konfigurimi i ekranit Fq.196

    14 Kontrolli Fq.204

    14.1 Kontrolli automatik Fq.205

    14.2 Kontrolli i trimestrit të parë Fq.206

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 4 nga 243

    14.2.1 CUSUM (Përmbledhja Kumulative) Fq.211

    14.2.2 Statisikat FMF Fq.211

    15 Shiriti i menusë Fq.212

    16 Kontrolli i gjurmës dhe Arkiva e Bazës së të Dhënave Fq.223

    17 Kopja rezervë e bazës së të dhënave (Backup) Fq.226

    18 Shkurtimet dhe Tastat e Funksioneve Fq.227

    19 Liçensimi Fq.229

    20 Asistencë teknike Fq.241

    21 Pyetje të shpeshta Fq.242

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 5 nga 243

    1 Hyrje

    Faleminderit që keni zgjedhur astraia – programi për shëndetin e gruas si sistemin tuaj të

    dokumentimit për ekzaminimet obstetrike dhe gjinekologjike. astraia ofron një sistem modern i cili u

    hartua në bashkëpunim të ngushtë me Prof. Kypros Nicolaides dhe të tjerë specialistë ndërkombëtarë

    me emër në fushën e gjinekologjisë dhe diagnozave të pas-lindjes.

    astraia – programi për shëndetin e gruas u zhvillua në përputhje të plotë me procedurat tona të

    menaxhimit të cilësisë (EN ISO 13485 dhe kërkesat MDSAP). astraia përmbush të gjitha kërkesat

    ligjore për pajisjet mjekësore, që specifikohen në Direktivën për Pajisjet Mjekësore (MDD European

    Council Directive 93/42/ECC) dhe IVDD Direktiva e Këshillit Europian (European Council Directive

    98/79/ECC). Për më tepër, menaxhimi i rriskut është kryer në përputhje me EN ISO 14971.

    astraia software gmbh nuk mund të mbajë përgjegjësi për sigurinë dhe integritetin e të dhënave tuaja.

    Ne ju këshillojmë të mbani rregullisht kopje rezervë të bazës së të dhënave (ne rekomandojmë dy herë

    në ditë ose cdo 10 ekzaminime) dhe të skedarëve të tjerë të rëndësishëm, të cilët duhet të ruhen veçmas

    kompjuterit (kompjuterave) ku po përdorni astraia-n. Ne ju rekomandojmë të bëni një kopje rezervë

    shtesë në një paisje ruajtëse të jashtme (hard disk i jashtëm, USB, nëpërmjet rrjetit ne kompjuter tjeter,

    DVD/CD, SAN, NAS).

    Lutemi lexojeni me shumë kujdes këtë manual dhe nëse keni çfarëdolloj pyetjeje kontaktoni shërbimin

    tonë të asistencës teknike.

    Ky manual përfshin të gjithë modulet standarde të paketës shëndetësore të astraia-s – programit për

    shëndetin e gruas, edhe pse modulet brenda paketës së plotë që mund të blejë një klient dhe që janë

    të licencuara mund të jenë më pak sesa modulet që përshkruhen në këtë manual, prandaj nuk do t’u

    ofrohen të gjithë përdoruesve. Lutemi kontrolloni konfirmimin e porosisë / faturën tuaj për informacion

    mbi modulet që keni blerë ju.

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 6 nga 243

    1.1 Afati i skadimit të produktit

    Për informacione rreth afatit të përfundimit të versionit aktual dhe versioneve të mëparshme të

    astraia-s, ju lutemi kontrolloni faqen tonë të internetit https://www.astraia.com/en/support.

    https://www.astraia.com/en/support

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 7 nga 243

    1.2 Qëllimet e përdorimit

    astraia – programi për shëndetin e gruas është një sistem programesh me module. Përdorimi i këtyre

    moduleve varet nga licenca(t) që keni blerë. Funksionaliteti dhe qëllimi i këtyre moduleve përshkruhet

    në vijim:

    Modulet e Obstetrikës (përfshijnë IVD: kalkulimin e riskut për Trizominë 21 në tremujorin e

    parë), Gjinekologjisë, Kolposkopisë, Ekokardiografisë Fetale, Neurosonografisë Fetale,

    modulet e skanimit të gjirit.

    Këto module shërbejnë për:

    • mbledhjen e të dhënave për pacientin si dhe të raportimit të të dhënave (përfshirë matjet dhe

    konkluzionet) në një sasi të paracaktuar. Kjo sasi është e përcaktuar nga ekranet e regjistrimit

    të të dhënave.

    • ruajtjen e të dhënave të regjistruara në një bazë të dhënash, me qëllim që të dokumentohet

    ecuria e terapisë.

    • krijimin e raporteve të strukturuar (letrat e referimit).

    • kryerjen e kërkesave në bazën e të dhënave dhe vlerësime statistikore.

    • krijimin dhe listimin e kujtuesve.

    • ruajtjen e dokumentave të jashtëm për një akses më të thjeshtë dhe të përshtatshëm nga

    aplikacioni. Ju lutem vini re se kjo nuk nënkupton që të zëvendësojë një zgjidhje të ruajtjes të

    sigurtë të të dhënave për të dhënat origjinale.

    • menaxhimin e takimeve me pacientët

    • kufizimin e aksesit ndaj të dhënave dhe tipareve bazuar në sistemin e menaxhimit të

    përdoruesve

    • gjurmimi i ndryshimeve ndaj të dhënave të pacientit me timestamp dhe përdorues përgjegjës • Vetëm në obstetrikë: monitorimin e zhvillimit fetal dhe shëndetin e nënës

    • Vetëm në obstetrikë: llogaritjen e risqeve të disa komplikacioneve të shtatëzanisë

    • Vetëm në gjinekologji: llogaritjen e risqeve për masat adneksiale sipas disa udhëzimeve të

    ndryshme

    Këto module nuk janë një sistem diagnostifikimi dhe nuk duhet të përdoren për të krijuar

    rekomandime kurimi në mënyrë automatike.

    Moduli i shfaqësit të pamjeve

    Ky modul shërben për menaxhimin dhe shfaqjen e imazheve si dhe për t’i përdorur këto imazhe në

    raportet e printuar. Këto imazhe zakonisht shoqërohen me një ekzaminim të caktuar.

    Modulet e Listës së punëve, e listës së punëve SCU, të Serverit të Pamjeve dhe të

    Transferimit të të Dhënave të Matjeve (MDT)

    Këto module përdoren për të lidhur aparatet e ekografisë me programin astraia, për transferimin e

    pamjeve dhe të dhënave nga matjet.

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 8 nga 243

    Vetëm personeli teknik që ka marrë trajnim të mjaftueshëm nga astraia mund të vërë në

    përdorim këto module apo të ndryshojë konfigurimin apo parametrat, me ndihmë nga shërbimi i

    asistencës teknike të astraia-s. Transferimi i të dhënave midis sistemeve të palëve të treta

    (zakonisht një pajisjeje ekografie) dhe sistemit të astraia-s duhet t’i nënshtrohet një testi tërësor dhe

    të verifikohet përpara se të përdoret si një sistem me lidhje të drejtpërdrejtë. Çdo ndryshim në

    konfigurimin e sistemit, përfshirë atë të sistemeve të palëve të treta që lidhen me astraia-n, kërkon

    inspektime cilësore të të gjithë funksioneve të transferimit. Këto "ndryshime të konfigurimit të

    sistemit" përfshijnë, por nuk kufizohen në: ndryshimet e konfigurimit të rrjetit; përditësime të

    programeve të sistemeve të palëve të treta; përditësime të programit, ri-konfigurim dhe ri-licensim të

    sistemit të astraia-s.

    Të gjithë kushtet e rregulloreve kombëtare për përdoruesit e pajisjeve mjekësore, si dhe të

    rregulloreve të tjera, janë në fuqi për përdoruesit e këtij programi.

    Vlerësimi i rriskut për anormali të kromozomeve në trimestrin e parë [IVD]

    Vetëm sonografët që janë certifikuar nga Fondacioni i Mjekësisë së Fetusit (FMF) të Londrës, sipas

    direktivave të tij, dhe ata që zotërojnë një licencë të vlefshme nga FMF-ja, mund të përdorin modulin e

    rriskut të trimestrit të parë. Ky modul llogarit rriskun për Trisomi 21 [IVD], 18 dhe 13, duke përdorur

    algoritmin që ofron FMF-ja (shih Librin e Skanimit të javëve 11-13+6 tek www.fetalmedicine.com). Ky

    probabilitet më vete nuk mjafton për të dhënë një diagnozë.

    Të gjitha modulet standarde të programit,që janë ndërtuar sipas kërkesave individuale të klientëve, si

    ndërfaqet e sistemeve informative të spitaleve apo të sistemeve të tjera të palëve të treta, kufizohen

    vetëm në përdorimin për të cilin kanë rënë dakord paraprakisht të dy palët.

    Nëse ligjet, direktivat apo rregulloret kombëtare apo ndërkombëtare kufizojnë përdorimet e këtij

    produkti, këto kanë prioritet absolut mbi sa thuhet më sipër.

    Grupi i përdoruesve të lejuar përcaktohet në bazë të përkufizimit preciz të qëllimit të përdorimit.

    Klienti duhet të garantojë se do të përmbushë të gjitha rregulloret që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të

    dhënave dhe se ekzistojnë procedurat e nevojshme për sigurinë e të dhënave. astraia ju ofron

    menaxhim tërësor të aksesit të përdoruesit, duke ju mundësuar të përcaktoni se kush lejohet ta hapë

    programin, ta përdorë atë, apo të bëjë ndryshime në të dhëna. E drejta e përdorimit të sistemit astraia

    është e mbrojtur me anë të emrave të përdoruesve (usernames) dhe fjalëkalimeve.

    Lutemi të siguroheni që sistemi të përdoret vetëm nga personel i trajnuar mjaftueshëm.

    Ju urojmë gjithë të mirat për punën tuaj në vazhdim me astraia - program për shëndetin e gruas.

    astraia software gmbh

    Të drejtat e autorit 2019 astraia software gmbh Mynih

    Për përdorim të brendshëm vetëm të klientëve të liçensuar. Publikimi ose shpërndarja e këtij

    informacioni në çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar pa pëlqimin e shprehur me shkrim të

    astraia software gmbh.

    file:///G:/AppData/Roaming/Microsoft/Word/www.fetalmedicine.com

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 9 nga 243

    1.3 Kërkesat e sistemit Detajet rreth konfigurimit të sistemit të rekomanduar për një instalim astraia me një përdorues ose

    instalimet në rrjet mund të shkarkohen nga faqja e internetit astraia:

    https://www.astraia.com/en/solutions/system-requirements.html

    https://www.astraia.com/en/solutions/system-requirements.html

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 10 nga 243

    1.4 Udhëzime të shpejta për përdorimin e programit

    Hyrja në program

    Në fillimit të programit ju kërkohet të shkruani emrin e përdoruesit (username) dhe fjalëkalimin

    (passëord). Emri i përdoruesit kontrollon disa tipare të programit, si mundësinë për të ndryshuar të

    dhënat, për të ekzekutuar kërkesa apo për të ndryshuar listat. Administratori i programit (user name

    admin) mund të shtojë përdorues të tjerë dhe të ndryshojë parametrat e përdoruesit (shih Opsionet –

    Përdoruesit dhe Opsionet – Grupet).

    Sigurohuni që të hyni me llogarinë tuaj. Nëse ju nuk keni ndonjë llogari, ju lutemi kontaktoni administratorin

    e klinikës tuaj në mënyrë që tju krijojnë një llogari. Në dikush tjetër është identifikuar (ju mund të shkikoni

    përdoruesin aktual në të djathtë të menusë), ju lutemi dilni nga llogaria e tij fillimisht.

    Desktop-i

    Desktopi i programit (shih Desktop-i) përmban tasta të cilat hapin dritaret e reja, si të dhënat e

    pacientes (Pacientet) apo kërkesa statistikore (Kërkesat). Nëse dëshironi të hapni një modul, klikoni

    mbi të dhe mbi shkronjën e parë të modulit (P për Pacientët, K për Kërkesat, O për Kontrollin, D për

    Ditarin, S për Opsionet dhe A për Dalje).

    Si të regjistroni të dhënat e pacienteve

    Për të gjetur një paciente në bazën e të dhënave apo për të regjistruar një paciente të re (shih

    Përzgjedhja e një pacienteje), klikoni tek Pacientet në desktop.

    Pasi keni zgjedhur një paciente apo regjistruar paciente një të re, ju mund të zgjidhni një rast (shih Si

    të zgjidhni një rast). Këtu ju mund të zgjidhni midis Shtatzanisë, Gjinekologjisë, Kolposkopisë apo

    Ekokardiografisë fetale (në varësi të moduleve që janë të licensuara) ose mund t’i hidhni një sy rastit

    të mëparshëm apo atij të ri.

    Pasi keni regjistruar pacienten e re dhe keni zgjedhur rastin përkatës, ekrani tjetër që do t’ju dalë

    përpara, do të jetë ai për të dhënat e pacientes (shih Të dhënat e pacientes). Nëse keni zgjedhur një

    paciente ekzistuese, ju mund të bëni tre veprime.

    Ju mund të:

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 11 nga 243

    hapni rastin aktual (p.sh. një shtatzani) dhe të kryeni një ekzaminim të ri (p.sh. një ekzaminim

    biometrik dy muaj pas ekzaminimit të trimestrit të parë);

    hapni një rast të ri (p.sh. një ekzaminim gjinekologjik ose një shtatzani të re);

    hapni një rast të kaluar (p.sh. për të parë se si ka përfunduar një shtatzani e mëparshme).

    Nëse krijoni një rast të ri, të dhënat e pacientes shfaqen automatikisht dhe juve gjithashtu ju jepet

    mundësia për të kopjuar historikun e pacientit nga rasti i mëparshëm.

    Navigimi dhe regjistrimi i të dhënave

    Tek përmbledhja (shih Naviguesi dhe Përmbledhja), ju mund t’i hidhni një sy të dhënave më të

    rëndësishme të të gjithë ekzaminimeve të një rasti specifik. Këtu ju gjithashtu mund të kaloni nga

    njëri ekzaminim tek tjetri. Për të parë një ekran të caktuar në detaj, duhet ta zgjidhni këtë ekran duke

    përdorur naviguesin (shih Naviguesi dhe Përmbledhja) në anën e majtë. Ju mund të regjistroni të dhëna në kutitë e posaçme për tekst ose tek listat (shih Ekrani i Regjistrimit).

    Navigimi me disa dritare

    Ju mund të hapni aq dritare sa dëshironi, t’i lëvizni ato nëpër ekran dhe të minimizoni dritaret që nuk

    jeni duke i përdorur për momentin. Secila dritare ka një shirit titulli. Shiriti i emërtimit të pacientes

    përfshin numrin e identifikimit të pacientes (NI), emrin, datëlindjen dhe moshën:

    Përmbajtja e këtij shirit titulli mund të modifikohet p.sh. për të shfaqur numrin e spitalit në vend të NI-

    së së pacientes së astraia-s. Për të konfiguruar këtë, lutemi kontaktoni ekipin e asistencës teknike të

    astraia-s.

    Tre ikonat në të djathtë të ekranit përdoren për të zvogëluar, zmadhuar dhe mbyllur dritaren. Dritarja

    që keni hapur për momentin shfaqet me një shirit titulli me ngjyrë, siç tregohet në figurë. Kur

    zvogëloni një dritare, ajo vendoset automatikisht në fund të desktop-it dhe shfaqet në këtë formë:

    Për të rikthyer në përmasat apo gjendjen e mëparshme një dritare të zvogëluar, klikoni mbi të. Ju

    mundeni gjithashtu të zgjidhni dhe riktheni në trajtën e mëparshme një dritare nga menuja e Windows

    -it në pjesën e sipërme të ekranit.

    Në kapitullin që vijon gjeni një prezantim të shkurtër të mënyrës se si dokumentohet një ekzaminim.

    Këtu do të bëjmë një skanim të trimestrit të parë dhe më pas një ekzaminim biometrik të një

    pacienteje imagjinare. Ju mund ta ndiqni këtë procedurë në versionin tuaj të astraia-s, por kini kujdes

    që të përdorni një bazë të dhënash për trajnim ose që të fshini pacienten nga llogaria e administratorit

    të astraia-s pasi të keni mbaruar këto ekzaminime imagjinare në udhëzues (tutorial).

    mailto:[email protected]:[email protected]

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 12 nga 243

    Rasti i parë: Ekzaminimi i trimestrit të parë

    Supozojmë se një paciente e re vjen për ekzaminimin ekografik të trimestrit të parë.

    Si fillim, klikoni mbi Pacientet në desktop. Më pas, shkruani mbiemrin, emrin dhe datën e lindjes të

    pacientes. Tani klikoni mbi Prenoto (F2) dhe zgjidhni një Rast të ri: Shtatzani. Tani mund të

    shkruani të gjitha të dhënat demografike që keni për pacienten dhe partnerin e saj në ekranin e të

    dhënave të pacientes.

    Hapi tjetër, zgjidhni Historiku në navigues. Në këtë ekran ju mund të shkruani të dhëna specifike për

    shtatzaninë e pacientes si: dita e parë e Ciklit të fundit menstrual. Meqë cikli i fundit tani gjendet në

    shumicën e rasteve, ai shfaqet automatikisht. Nëse klikoni mbi Cikli i fundit ju mundeni të zgjidhni

    edhe një grup tjetër të dhënash. Ju mund të hidhni edhe aspekte të ndryshme të historikut të

    pacientes si historinë obstetrike, sëmundjet kronike, historinë familjare apo mjekimet e nënës, duke

    klikuar në ekranet përkatëse në navigues.

    Tani fillojmë ekzaminimin. Për shembull, tani mund të klikoni mbi Indikacione në navigues, të cilat do

    të hapen si një ekran më vete, duke ju mundësuar të shkruani informacionin e indikacioneve për

    ekzaminimin që keni në dorë.

    Në këtë rast, hapi tjetër do të ishte ekzaminimi ekografik (ultrasound). Prandaj mund të klikoni direkt

    mbi Trimestri i parë në navigues. Ekrani i Trimestrit të Parë është një nën-ekran i ekzaminimit

    ekografik pasi ekzaminimi i trimestrit të parë është vetëm njëri nga ekzaminimet e shumtë me

    ekografi gjatë një shtatzanie.

    Data dhe ora e ekzaminimit plotësohen automatikisht sipas orës në çastin kur jeni duke punuar, por

    mund të ndryshohen nëse doni të hidhni të dhëna për një ekzaminim të kaluar, për shembull të një

    dite më parë.

    Tani duhet të klikoni në kutinë boshe pranë Operatori-t dhe të zgjidhni emrin nga lista. Nëse lista

    është bosh, klikoni mbi Ndrysho këtë listë dhe plotësoni emrin (shih Ndryshoni Listat Ndihmëse).

    Nëse doni të llogarisni moshën e shtazanisë nga datat (p.sh. perioda e fundit) apo ta hidhni atë

    manualisht, klikoni mbi Mosha e shtatzanisë dhe klikoni kutinë përkatëse. Megjithatë, nëse doni të

    llogarisni moshën e shtatzanisë nga matjet e ekografisë, si fillim do të duhet të shkruani rezultatet e

    matjeve ekografike në fushat përkatëse dhe më pas mund të klikoni tek Mosha e Shtatzanisë (shih

    Ekzaminimi dhe Ekografia).

    Pasi të keni plotësuar të gjitha fushat në seksionin e Ekografisë së trimestrit të parë, ju mund të

    klikoni mbi ekranin e Biokimisë. Kësaj radhe do t’ju shfaqet një nën-ekran i ri. Këtu mund të hidhni të

    gjitha të dhënat e nevojshme për një analizë biokimie (shih Biokimia). Fushat e grupit etnik, pirjes së

    duhanit dhe Shtatzanisë IVF plotësohen në mënyrë automatike, aty ku është e mundur, në bazë të të

    dhënave që keni regjistruar tashmë në historikun e pacientes.

    Tani nëse klikoni mbi kutinë Pacienti u konsultua dhe dha aprovimin, në seksionin e llogaritjes së

    rriskut, u do të jeni në gjendje të bëni llogaritjet e rrisqeve. Shtypni butonin Llogarit dhe mund të

    shikoni rriskun e trizomisë 21 dhe trizomisë 13+18 nëse zotëroni një Licencë FMF të vlefshme (për

    informacion mbi mënyrën se si të importoni një Licencë FMF shikoni Opsione – Rrisqet FMF).

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 13 nga 243

    ;

    Tani mund të vazhdoni me ekranin e Konkluzioneve duke e zgjedhur atë nga naviguesi. Këtu mund

    të shkruani diagnozën, kodet e procedurave dhe të tjera shënime nëse ka nevojë.

    Sapo të keni përfunduar hedhjen e të dhënave, zgjidhni Skedar – Ruaj (Ctrl + S) që të ruani rastin

    dhe të dhënat e pacientit. Për më tepër, mund të printoni një përzgjedhje të raporteve të krijuar në

    mënyrë automatike duke klikuar mbi Skedar – Printo (Ctrl + P).

    Ju gjithashtu mund t’i ruani këto raporte në format PDF ose t’i dërgoni ato me fax ose e-mail (shih

    Printimi i Raporteve). Më pas duhet të mbyllni dosjen e pacientes me komandën Skedar – Mbyll

    (F10) ose ikonën Ruaj dhe Mbyll Pacientin nën navigues.

    Rasti i dytë: Ekzaminimi Biometrik me të njëjtën Paciente

    Tani le të supozojmë që e njëjta paciente vjen rreth dy muaj më vonë për një ekzaminim biometrik.

    Në fillim klikoni mbi Pacientet në desktop dhe shkruani mbiemrin e pacientes. Normalisht duhet të

    shikoni të paktën një paciente që përkon (pacientja që regjistruam në rastin e parë). Nëse tek baza e

    të dhënave ka paciente të tjera me të njëjtin emër, edhe ato do të shfaqen. Zgjidhni pacienten e saktë

    dhe shtypni Zgjidh (Enter). Lëreni katrorin Rast i tanishëm që keni zgjedhur dhe klikoni Në

    Rregull. Ekrani tjetër është përmbledhja e ekzaminimit të trimestrit të parë. Tani klikoni mbi

    Ekzaminim i Ri (Ins). Një ekzaminim i ri do të krijohet, me datën dhe orën e tanishme (të cilat

    normalisht duhet të datojnë 2 muaj më shumë nga data e parë) – historiku i pacientes dhe të dhënat

    demografike lidhen në mënyrë automatike me të dy ekzaminimet.

    Ju lutemi të vini re që ekzaminimi aktual i përzgjedhur është nxjerrë në dukje me ngjyrë të bardhë,

    ndërsa ekzaminimi tjetër ka një sfond gri.

    Tani mund të shkruani të dhënat për këtë ekzaminim. Duke klikuar mbi Indikacione në navigues ju

    mundeni edhe një herë të hidhni të dhënat për ekzaminimin e ri.

    Hapi tjetër është ekzaminimi ekografik. Zgjidhni Biometria / Anatomia, e cila gjithashtu është një

    nën-ekran nën ekranin e Ekografisw.

    Data dhe ora përsëri plotësohen automatikisht nga kompjuteri, por ju mund të bëni modifikime. Mosha

    e shtatzanisë llogaritet në mënyrë automatike për t’iu përshtatur ekzaminimit të ri. Ajo llogaritet në

    bazë të të dhënave të ekzaminimit të trimestrit të parë (nëse klikoni mbi Mosha e shtatzanisë, do

    t’ju shfaqet një mesazh paralajmërimi).

    Pasi të keni hedhur të gjitha të dhënat e matjeve në seksionin e Biometrisë / Anatomisë, ju mund

    të vazhdoni të plotësoni faqet e Anatomisë së Detajuar (shih Anatomia e Detajuar). Nëse zgjidhni

    "normal", "nuk shihet" apo "nuk është e dukshme" në njërën nga faqet, kursori do të shkojë

    automatikisht tek faqja tjetër. Nëse zgjidhni "normal" në një faqe, ajo do të kthehet në ngjyrë jeshile.

    Nëse zgjidhni "nuk shihet" ose "nuk është e dukshme", ajo bëhet e zezë. Nëse zgjidhni ndonjërën nga

    anomalitë, faqja do të bëhet e kuqe.

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 14 nga 243

    Pasi të keni përfunduar së hedhuri të dhënat nga ekzaminimi juaj ekografik, ju mund të zgjidhni

    përsëri Konkluzionet në navigues dhe të mbushni atë ekran.

    Pasi të keni mbaruar, ju mund të ruani rastin, të printoni disa raporte dhe të mbyllni llogarinë e

    pacientes sic përshkruhet në rastin e parë.

    Të gjithë funksionet e tjerë të programit do të shpjegohen në detaje në këto kapituj.

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 15 nga 243

    2 Desktop-i

    Pasi të hyni në program do t’ju shfaqet sfondi (desktopi) astraia. Desktopi është pika e fillimit për të gjitha

    veprimet e mëtejshme brenda programit. Opsionet e ndryshme të programit (Pacientët – Kërkesa –

    Kontrolli – Ditari – Kujtesat – Opsionet – Dalje) mund të zgjidhen duke klikuar mbi butonat. Nëse doni

    të lëvizni me tastierë, shtypni gërmën e parë të modulit.

    Pacientet

    Duke klikuar në opsionin Pacientet mbi desktop (ose duke shtypur butonin P) ju mundeni:

    të kërkoni për një paciente në bazën e të dhënave ose të regjistroni një paciente të re (shih Përzgjedhja e një pacienteje);

    të zgjidhni një rast: Shtatzani, Gjinekologji, Kolposkopi ose Ekokardiografi e Fetusit (shih Zgjedhja e një rasti);

    të hidhni të dhëna për pacientet dhe rezultatet e ekzaminimeve (shih Ekrani i regjistrimit).

    Kërkesat

    Opsioni Kërkesa (tasta K) ju lejon të ekzekutoni kërkesat e paracaktuara ose të përcaktuara nga përdoruesi.

    Kontrolli

    Moduli Kontrolli (tasta O) përmban kërkesat e mëposhtme komplekse të bazës së të dhënave:

    Kontrolli i trimestrit të parë: ky kontroll bëhet për vlerat dhe shpërndarjet e NT, ß-hCG dhe PAPP-A dhe

    krijon një prezantim grafik të të dhënave në trimestrin e parë. Ky modul ofrohet vetëm për doktorët që kanë

    një licencë FMF nga Fondacioni i Mjekësisë së Fetusit, në Londër.

    Kontrolli trimestrit të dytë: ky kontroll bëhet për vlerat biometrike në trimestrin e dytë (BPD, HC, AC, FL,

    PI Uterine, PI Umbilicale, Ductus Venosus PI, Middle Cerebral PSV) dhe i ofrohet të gjithë përdoruesve të

    privilegjuar.

    Statistikat FMU: statistikat e FMU i lejon përdoruesve të eksportojnë shifra mujore për skanerët dhe

    procedurat e para të ndjekjes së ecurisë për shtatzaninë (Amniocinteza, Ekzaminimi i Gjakut Fetal, Biopsia e

    Vileve Koriale, etj.) në një skedar Exceli.

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 16 nga 243

    Statistikat EPU: Statistikat e Shtatzanisë së Hershme ofrojnë mundësinë për të eksportuar të dhëna të

    shtatanisë së hershme çdo muaj në një skedar Exceli.

    Kontrolli automatik (nëse bën pjesë në licencën që zotëroni): ky opsion kryen disa lloje analizash të bazës

    së të dhënave në një frekuencë kohore që paracaktohet nga përdoruesi, zakonisht një herë në muaj. Këto

    analiza sinkronizohen nëpërmjet Internet-it dhe rezultatet më pas kthehen nëpërmjet enkriptimit.

    Raporti KC65 i kolposkopisë (nëse bën pjesë në licencën që zotëroni): ky kontroll proceson një grup të

    dhënash nga ekzaminimet e kolposkopisë të cilat mund të printohen ose të shikohen në kompjuter.

    Ditari

    Opsioni Ditari (tasta D) – ju mundëson të organizoni takmet për ekzaminimet e ndryshme ekografike dhe

    dhomat e procedurave.

    Kujtesat

    Opsioni Kujtesa (tasta R) ju ndihmon të kujtoni punët që keni për të bërë lidhur me një rast pacienteje që

    keni hapur dhe ju kujton të merrni një telefon një paciente për t’i caktuar orarin e takimit.

    Opsionet

    Funksioni Opsionet (tasta S) ju lejon të ndryshoni parametrat e programit për Pamjen, Administratorin,

    Përdoruesit, Grupet, Grafikët, Printimin e Raporteve, Rrisqet e FMF-së, Imazhet / Lista e punëve, Ndërfaqet

    Laboratorike, Të dhënat e pacientes dhe Ambientin e Punës. Tek Pamje ju mund të zgjidhni gjuhën e

    preferuar.

    Dalja

    Klikoni mbi butonin Dalje (ose shtypni butonin A) për të mbyllur programin.

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 17 nga 243

    3 Si të zgjidhni një paciente

    Kërkimi i pacientes është një funksion i thjeshtë për të nxjerrë historikun e një pacienteje nga baza e të

    dhënave, apo për të shtuar një paciente të re. Klikoni mbi kutinë Pacientet në desktop, dhe do t’ju hapet

    dritarja Kërko Pacienten:

    Për të gjetur një paciente ekzistuese, shkruani emrin e pacientes, dhe, nëse doni, shtoni edhe emra të

    tjerë, datën e lindjes, ose numrin e spitalit. Nëse e dini NI në bazën e të dhënave shtypni Shigjetën për

    Lart dhe shkruani numrin identifikues NI për pacienten. Ju mund të ndryshoni fokusin fillestar të listës tek

    lista Opsione – Të dhënat e pacientes.

    Baza e të Dhënave cakton në mënyrë automatike një numër unik për çdo paciente, të cilin e quajmë numër

    identifikues (NI) për pacienten. Duke përdorur këtë numër ju do të shikoni se nxjerrja e të dhënave për

    pacientet bëhet shumë më e lehtë, duke shmangur kështu gabimet që ndodhin për shkak të shkrimit të

    pasaktë të emrave.

    Ndërkohë që ju hidhni detajet, lista plotësohet në mënyrë automatike. Nëse ju shfaqen shumë pacientë, ju

    duhet të vendosni më shumë informacion. Vini re që lista fillon të plotësohet automatikisht në momentin që

    keni shtypur dy shkronjat e para të emrit, kështu që jo gjithmonë është e nevojshme të shkruani emrin e

    plotë. Për baza të dhënash voluminoze ju mund të doni të ndryshoni këtë veprim në mënyrë që plotësimi

    automatik të fillojë vetëm pas 3 ose më shumë gërmash, çka do të zvogëlojë listën e rezultateve të kërkimit

    që ju shfaqet dhe do të keni rezultatet më shpejt (këtë ndryshim mund ta bëni tek Opsione – Të dhënat e

    pacientes).

    Kur ka vetëm një paciente në listë, ose ju keni zgjedhur pacienten e duhur ne listë, ju mund të vazhdoni

    duke shtypur Enter (në tastierë), më pas duke klikuar butonin Zgjidh, ose duke klikuar dy-herë tek një

    rresht i Listës në tabelën e listës.

    Për të shtuar një paciente të re, ndiqni të njëjtën proçedurë dhe plotësoni saktë të gjitha fushat që dini.

    Njëlloj si herën e parë, lista do të shfaqë çdo paciente që ka të njëjtat të dhëna, kështu ju mund të

    kontrolloni nëse një paciente nuk është regjistruar më parë.

    Ju lutemi mbani mend, regjistrimi i të njëjtës paciente dy herë shkakton shumë probleme: Punoni me shumë

    kujdes gjatë hedhjes së të dhënave të pacientes. Në rast se të gjitha të dhënat që hidhni përputhen me

    ndonjë paciente në listë, atëherë ju duhet të identifikoni në mënyrë unike pacienten e re; nëse të gjitha të

    dhënat e njohura të pacientes përputhen me një paciente të shtuar, atëherë përdorni fushën e numrit të

    spitalit për të bërë dallimin me pacienten e re, edhe nëse zakonisht nuk përdorni një numër spitali.

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 18 nga 243

    Kur të keni hedhur saktësisht të gjitha të dhënat për pacienten e re, ju mund ta shtoni këtë paciente në

    bazën e të dhënave duke shtypur F2, ose duke klikuar butonin Prenoto.

    Lista e pacienteve ofron një funksion renditjeje, ku ju të mund të rendisni listën për NI, datë lindjeje,

    numër spitali, vizitë/takim të fundit ose në rend alfabetik për emrin, emra të tjerë, ose qytetin. Klikoni në

    krye të kolonës që dëshironi të rendisni dhe një simbol shigjete (në këtë rast për ’Emra të Tjerë’) do ju

    tregojë drejtimin me të cilin lista është renditur (rend ngjitës apo zbritës).

    Ndërfaqet:

    Në rastin kur instalimi i astraia-s është i lidhur me një sistem spitalor informatik me anë të një ndërfaqeje

    HIS, opsioni HIS (F3) shfaqet në ekranin e kërkimit të pacientes. Pasi të hidhni disa të dhëna për pacienten

    (normalisht numrin e spitalit ose emrin e pacientes) ju mund të klikoni mbi butonin HIS dhe programi

    astraia do të dërgojë një kërkesë tek baza e të dhënave qendrore të spitalit, me të cilin jeni lidhur. Të

    gjithë pacientet që gjenden (në rastin kur vendosni numrin e spitalit, duhet të jetë vetëm një paciente) do

    të shfaqen në listën e pacienteve. Më pas zgjidhni Prenoto (F2) nëse është paciente e re ose Zgjidh

    (Enter) në rastin kur pacientja ekziston në bazën e të dhënave.

    Në rastin kur programi i instalimit astraia është i lidhur me një pajisje ekografike astraia dhe ju përdorni një

    Listë Punësh DICOM me serverin e astraia-s për të transferuar të dhënat, ju do të shikoni një tjetër buton

    që quhet Lista e punëve (Worklist) (F5). Klikoni mbi Lista e punëve (Worklist) dhe ky funksion ju

    shfaq të gjithë pacientët të dhënat e të cilëve janë dërguar tek Lista e punëve të aparatit ekografik.

    Si të dërgoni pacientët tek Lista e punëve, shiko Naviguesi dhe Përmbledhja.

    Si të instaloni dhe konfiguroni ndërfaqen HIS ose listën e punëve, shiko Opsione – Të Dhënat e Pacientes

    dhe Opsione – Ambienti i Punës.

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 19 nga 243

    4 Si të zgjidhni një rast

    Kur shtoni një paciente të re, do t’ju hapet dritarja si më poshtë. Ju duhet të zgjidhni një rast të ri nga lista

    e shkurtër dhe më pas të shtypni Në rregull. Rasti i gatshëm ofruar nga programi është ai i Shtatzanisë:

    Kur ju hapni një rast të ri, me një paciente ekzistuese (ekzistojnë një ose më shumë raste) ju mund të

    kopjoni të dhënat e historikut përkatës nga rasti i mëparshëm. Të dhënat e vjetra nuk do të ndryshohen.

    Kur hapni një paciente ekzistuese ju mund të zgjidhni të hapni rastin aktual, një rast të mëparshëm ose një

    rast të ri:

    Për të zgjedhur një rast të kaluar, ju duhet të zgjidhni katrorin Rastet e kaluar dhe më pas të zgjidhni

    rastin nga lista duke klikuar në rreshtin përkatës. Mund të zgjidhni një rast të ri nga lista e shkurtër pasi të

    keni zgjedhur kutinë Rast i ri. Më poshtë renditen rastet që mund të dokumentohen në astraia – programi

    për shëndetin e gruas, sa kohë që janë të licensuara (shih Menu):

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 20 nga 243

    • Shtatzani • Gjinekologji • Kolposkopi • Ekokardiografi e fetusit

    Nëse po shikoni një rast të mëparshëm, ka një mënyrë të thjeshtë për të parë një rast tjetër të mëparshëm

    apo për të krijuar një rast të ri për pacienten. Për këtë ju duhet të klikoni mbi fushën e të Dhënave tek

    Shiriti i Menu-së dhe të klikoni Rast tjetër.

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 21 nga 243

    4.1 Shtatzania

    Rasti i shtatzanisë mbulon këto fusha:

    Detajet e

    Pacientes Tregon informacion personal dhe të dhëna demografike rreth pacientes dhe partnerit të saj

    Anamneza Në këtë pjesë ju mund të hidhni të dhëna rreth shtatzanisë aktuale dhe rreth gjendjes së

    nënës para shtatzanisë.

    Anamneza

    obstetrike

    Gravida, Para Shtatzanisë, dhe një ekran i historikut të pacientes për anamnezën

    obstetrike të detajuar

    Sëmundjet

    kronike Përzgjedhje e sëmundjeve më të zakonshme kronike

    Anamneza e

    familjes Anamneza e detajuar e familjes me Pemën Gjenetike

    Mjekimi

    maternal Lista e mjekimeve dhe ekspozimi ndaj radiacionit

    Ekzaminimet

    Indikacione Shfaq treguesit e ekzaminimit

    Ekografia

    Ekografia përfshin: Shtatzaninë e hershme, Ekografinë e trimestrit të parë me Historikun,

    Anatominë e detajuar, Biokiminë, Tensionin mesatar arterial dhe Përllogaritjen e rriskut;

    Biometrinë/Anatominë; Skanimin e rritjes; Doppler-in; Ekokardiografinë fetale * (modul i

    liçensuar) me një Vlerësim të detajuar, Biometrinë kardiake dhe Doppler-in;

    Neurosonografinë fetale (modul i liçensuar) me Biometri Cefalike; Matjen e placentës;

    Matjen e Cervikales; Strukturat materiale me Uterus, Ovaret, Masat adnexale dhe

    Veshkat/Mëlcinë; Video

    Skrining i PE

    Ky ekran përmban të gjithë seksionet dhe fushat e nevojshme për llogaritjen e risqeve të

    preklamsisë në tremujorin e dytë dhe të tretë, duke përfshirë karakteristikat amtare dhe

    anamnezën, por gjithashtu edhe markuesit biokimik dhe biofizik.

    Vlerësimi i

    fetusit

    Vlerësimi i fetusit përfshin një profil biofizik, ritmin e rrahjeve të zemrës së fetusit dhe një

    indeks lëngjesh aminotike

    Këshillimi

    Seksioni i këshillimit lejon të shkruhen informacione për këshillimin gjenetik me të dhënat

    dhe detaje, dhe ofron vlerësim për rriskun e trimestrit të dytë për anomalitë kromozomale

    (sipas: Nicolaides KH, Skanimeve për defektet kromozomale (Editoriali). Ultrasound Obstet

    Gynecol. 2003 Apr; 21(4): 313-21)

    Procedurat

    Në këtë version gjenden: Amniocenteza, Biopsia e Vileve Koriale, Ekzaminimi i Gjakut

    Fetal, Amnio Dranazhi, Amnio Infuzioni, Analiza e Gjakut Fetal, Shunti, Feticidet, Ablacioni

    me Lazer, Sutura cervikale.

    Investigimet Investigimet tregojnë rezultatet e ekzaminimit të gjakut maternal, urinës maternale, gjakut

    fetal, lëngut amniotik dhe kariotipeve maternale dhe fetale, si dhe investigimet gjenetike

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 22 nga 243

    * Moduli i Ekokardiografisë Fetale mund të përdoret si pjesë e shtatëzanisë ose si një rast i veçantë. Për më

    shumë informacione, ju lutem shikoni Ekokardiografia Fetale.

    Për të parë disa ekrane njëherësh tek rasti i shtatzanisë, ka disa ekrane alternative që ju mund t’i

    përzgjidhni (shih Konfigurimet e Ekranit). Në këtë listë ekranet e paracaktuara printohen me blu, ekranet

    për të cilat ju mund të ndryshoni konfigurimin printohen më shkrim të theksuar (bold):

    Detajet e Pacientes:

    Emri i Pacientes:

    - Emri i Pacientes

    - Emri i Pacientes (Hollandez)

    - Emri i Pacientes (Zviceran)

    - Emri i Pacientes (Portugez)

    - Emri i Pacientes (Grek)

    - Emri i Pacientes (Kanadez)

    - Emri i Pacientes (Kinez)

    - Emri i Pacientes (neonatal)

    - Emri i Pacientes (SGH)

    - Emri i Pacientes (Rus)

    - Emri i Pacientes (Hungarez)

    - Emri i Pacientes (Shqiptar)

    Të dhënat demografike të pacientes:

    - Të dhënat demografike të pacientes (paracaktuar)

    - Të dhënat demografike të pacientes (Kanada)

    - Të dhënat demografike të pacientes (Hollandë)

    - Të dhënat demografike të pacientes (MB/NHS)

    - Të dhënat demografike të pacientes (Danimarkë)

    - Të dhënat demografike të pacientes (Austri)

    - Të dhënat demografike të pacientes (Mamma)

    Vlerësimi i

    Nënës Këtu ju mund të hidhni rezultatet e ekzaminimit klinik të nënës

    Përfundime

    Përfundimet ofrojnë një tabelë për të parë diagnozat dhe kodet e procedurave. Për më

    tepër ju mund të shtoni elemente me tekst të konfiguruar në mënyrë individuale, për letrat

    e standardizuara (shih Raportuesi), apo shënime, apo të hidhni një tekst sipas dëshirës

    Letrat

    Brenda kësaj nën-menuje, mund të krijohen, të strukturohen sipas hierarkisë dhe të jenë

    në gjendje të shfaqen në raportet e printuar, komponentët e letrave standarte

    Llogaritë Llogari ku ruhen të dhëna për ekzaminimet dhe procedurat

    Rezultate Paraqet një pamje të përgjithshme të rezultatit të shtatzanisë

    Periudha

    neonatale Përfshin trajtimet që mund të bëhen gjatë periudhës neonatale

    Të dhënat e

    pasvdekjes Këtu mund të hidhen të dhënat në rast se është bërë një autopsi

    Të dhënat e

    placentës Këtu mund të hidhen të dhënat për placentën

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 23 nga 243

    - Të dhënat demografike të pacientes (Rusi)

    - Të dhënat demografike të pacientes (Hungari)

    - Të dhënat demografike të pacientes (Shqipëri)

    Partneri:

    - Partneri

    - Partneri (Kanadez)

    - Partneri (Shqiptar)

    Anamneza – Mjekimi Maternal:

    Mjekimi Maternal:

    - Mjekimi maternal

    - Mjekimi maternal – regjistrim

    Ekzaminimi:

    Fillimi i ekzaminimit:

    - Titulli i Ekzaminimit

    - Titulli i ekzaminimit (Portugali)

    - Titulli i ekzaminimit (me butonin e renditjes)

    - Titulli i ekzaminimit (Referim Gjinekologjik)

    - Titulli i ekzaminimit (SGH)

    - Titulli i ekzaminimit (Shqipëri)

    Informacioni i vizitës së pacientit:

    - Informacioni i vizitës së pacientit (bosh)

    - MSH - Informacioni i vizitës së pacientit

    - Informacioni i vizitës së pacientit RIS

    Ekzaminimi - Indikacioni:

    Indikacionet e shtatzanisë:

    - Indikacionet e shtatzanisë

    - Indikacionet e shtatzanisë NL

    - Indikacionet e shtatzanisë DK

    Ekzaminimi - Ekografia:

    Titulli i ekografisë:

    - Titulli i ekografisë (i detajuar)

    - Titulli i ekografisë (incl. code)

    - Titulli i ekografisë FMF

    - Titulli i ekografisë (Gravida, Para)

    - Titulli i ekografisë (me EDD për Luksemburg)

    Ekzaminimet - Ekografia – Trimestri i parë:

    Trimestri i parë:

    - Studimi i Trimestrit të parë

    - Studimi FMF i Trimestrit të parë + NT e automatizuar (ky ekran nuk duhet të përdoret pasi ai mund të

    pësojë ndryshime të papritura sipas studimeve të FMF-së)

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 24 nga 243

    Ekzaminimet - Ekografia - Biometria/Anatomia dhe – Skanimi i rritjes:

    Biometria/Anatomia:

    - Ekzaminimi i Trimestrit të dytë

    - Ekzaminimi i Trimestrit të dytë (me raporte ventrikulare)

    - Ekzaminimi i Trimestrit të dytë (manuale HC & AC)

    Ekzaminimet - Ekografia - Doppler:

    Doppler:

    - Doppler bazik

    - Doppler i plotë

    - Doppler i zgjeruar

    Ekzaminimet - Ekografia – Vlerësimi i shtyllës kurrizore:

    Vlerësimi i Shtyllës Kurrizore:

    - Vlerësimi i Shtyllës Kurrizore

    - Vlerësimi i Shtyllës Kurrizore (klinikisht parakohe)

    Ekzaminimet - Procedurat:

    Procedurat Invazive:

    - Procedurat invazive

    - Procedurat invazive (SGH)

    Ekzaminimet - Procedurat - Amniocenteza:

    Amniocenteza:

    - Amniocenteza

    - Amniocenteza (SGH)

    Ekzaminimet - Procedurat - CVS:

    CVS:

    - CVS

    - CVS (SGH)

    Ekzaminimet - Procedurat - FBS:

    Ekzaminimi i Gjakut Fetal:

    - Ekzaminimi i Gjakut Fetal

    - Ekzaminimi i Gjakut Fetal (SGH)

    Ekzaminimet - Konkluzionet:

    Diagnoza e shtatzanisë:

    - Diagnoza e shtatzanisë

    - Diangoza e shtatzanisë (tekst për diagnozë)

    Përfundimet e shtatzanisë:

    - Përfundimet e shtatzanisë

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 25 nga 243

    - Përfundimet e shtatzanisë – Referim

    - Përfundimet e shtatzanisë (+ mat. Diag. + Proc.)

    Llogaritë:

    Llogaritë:

    - Llogaritë

    - Llogaritë e detajuara

    Përfundimi:

    Rezultati:

    - Përfundimi

    - Përfundimi (Portugali)

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 26 nga 243

    4.1.1 Ekzaminimi dhe Ekografia

    Për të hedhur detajet e Ekografisë, ju duhet të regjistroni datën e ekzaminimit dhe emrin e operatorit

    (radiologut).

    Ky është ekrani për ekzaminimin dhe ekografinë:

    Data caktohet automatikisht me datën aktuale, por mund të ndryshohet manualisht për të vendosur

    një datë tjetër.

    Lista e Operatorit në fillim është bosh – klikoni tek fusha Operator dhe do t’ju shfaqet modifikuesi i listës (shih Si të modifikoni listat e shkurtra). Për të shtuar operatorë të rinj tek lista, zgjidhni

    Ndrysho Listën ose shtypni Alt + Enter për të hapur modifikuesin e listës.

    Moduli i Rriskut – FMF: Çdo operator që dëshiron të përdorë Kalkuluesin e Rriskut të Trimestrit të Parë (FMF) ka nevojë për një licencë të vlefshme të kodit të operatorit të FMF-së. Nuk është e

    mundur të llogaritet një rrisk pa patur një NI përdoruesi të FMF-së. Ju mund te importoni licencën

    tuaj të FMF-së tek Opsione – Rrisqet e FMF-së, dhe lista e operatorëve të FMF-së në ekranin e

    llogaritjes së rriskut do të plotësohet në mënyrë automatike me emrin dhe kodin e FMF-së nga

    licenca e importuar.

    Ju mund të llogarisni moshën e shtatzanisë duke klikuar tek fusha 'Mosha e shtatzanisë'. Do t’ju shfaqet

    dritarja 'Llogaritësi i moshës së Shtatzanisë’. Këtu ju mund të zgjidhni nëse do të llogarisni Moshën e

    Shtatzanisë me anë të matjeve ekografike (matje të veçanta apo një kombinim të të gjithave), nga datat –

    p.sh. të ciklit të fundit (nëse cikli i fundit është regjistruar tek anamneza), apo të hidhni MSH manualisht –

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 27 nga 243

    p.sh. nëse ndonjë koleg ka përcaktuar MSH në një ekzaminim të mëparshëm i cili nuk është regjistruar në

    astraia.

    Fushat për javët dhe ditët nuk mund të modifikohen, përvec rastit kur ju keni zgjedhur metodën ’Manual’.

    Lutemi vini re se mosha e shtatzanisë (MSH) nuk do të modifikohet automatikisht në rast se ju keni

    zgjedhur të llogarisni MSH nga matjet dhe më vonë këto matje ju i ndryshoni. Në atë rast, ju lutem të

    rihapni llogaritësin e MSH dhe vini datën e MSH edhe një herë derisa të të merrni llogaritjen e saktë.

    Në përgjithësi ju mund të llogarisni moshën e shtatzanisë nga çdo matje, për sa kohë që ju keni zgjedhur

    një grafik në të cilin ajo matje është funksion i moshës së shtatzanisë (shiko Opsionet – Grafikët).

    Në qoftë se ju ndryshoni datën e ekzaminimit, klikoni përsëri tek Mosha e Shtatëzanisë për të rifreskuar

    përllogaritjen.

    Në rast se ju keni një ekzaminim të Trimestrit të parë, ju mund të llogarisni menjëherë moshën e

    shtatzanisë p.sh., nga matja CRL.

    Një mundësi tjetër për të gjetur Moshën e Shtatzanisë nga matjet ekografike në rastin e një shtatzanie të

    hershme, është diametri i sakusit gestacional. Nëse ju keni zgjedhur sakusin gestacional si Morfologji dhe

    keni hedhur matje të vlefshme në fushat e qeses së shtatzanisë, do t’ju shfaqet katrori GSD. Për më tepër

    informacion rreth shtatzanisë në fazat e para shiko Shtatzania e Hershme.

    Në rastin e një ekzaminimi Biometrik / Anatomik ose Skanimi të Rritjes (trimestri i 2-të dhe i 3-të) ju

    mund të llogarisni moshën e shtatzanisë nga matjet ekografike BPD, HC, AC dhe FL.

    Një pikë tjetër në Ekranin e ekzaminimit është Lista e departamenteve. Këtu ju mund të shtoni dhe të

    ndryshoni emrat e departamenteve. Për të ndryshuar listën duhet të keni hyrë në program si admin apo si

    përdorues i cili zotëron të drejtën të ndryshojë listat e shkurtra. Për të shtuar një departament të ri, klikoni

    mbi listën e departamenteve dhe shkoni tek "ndrysho këtë listë". Siç mund të shikoni në figurën më poshtë,

    ju jepen këto mundësi: të shtoni një departament të ri, të fshihni një departament ekzistues, dhe të caktoni

    një departament si të paracaktuar.

    Vini re: Ju nuk mund të fshini një departament ekzistues nga lista, por mund ta fshihni atë.

    Fushat e mëposhtme mund t’ju drejtojnë tek një departament i caktuar: Operatori, Operatori 2,

    Kontrolluar nga dhe Sistemi i ekografisë.

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 28 nga 243

    Në menunë Opsionet – Përdoruesit ju mund të drejtoni çdo përdorues të astraia-s tek një departament.

    Për të drejtuar një operator tek një departament i caktuar, klikoni mbi "ndrysho këtë listë " tek listat e

    shkurtra të operatorit. Në figurën më poshtë mund të shihni një listë me operatorë dhe departamente.

    Thjesht klikoni mbi fushën e departamentit në krah të operatorit dhe do t’ju shfaqet menjëherë një dritare

    me lista të shkurtra me emra të departamenteve të ndryshëm. Tani mund të lidhni cdo operator me një

    departament.

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 29 nga 243

    4.1.2 Shtatzania e hershme

    Ky është ekrani i Vlerësimit të Shtatzanisë së hershme:

    Ekzaminimi i Shtatzanisë së hershme shërben për të përcaktuar zonën e shtatzanisë dhe për të

    konfirmuar shtatzaninë përpara javës së 10-të të shtatzanisë.

    Data, e cila mund të përdoret për të llogaritur moshën e shtatzanisë (p.sh perioda e fundit) do të

    transferohet nga anamneza obstetrike e pacientes. Nëse ju nuk vendosët një datë tek anamneza dhe

    vendosni një datë në ekranin e shtatzanisë së hershme, data do të transferohet në drejtim të kundërt.

    Në rastet e shumë shtatzanive, ju duhet të klikoni tek Shtatzani e Re dhe do t’ju shfaqet një faqe

    Shtatzani 2. Duke klikuar mbi faqet e krijuara ju mund të kaloni nga Shtatzani 1 tek Shtatzani 2 sipas

    dëshirës.

    Për çdo shtatzani që doni të shtoni, klikoni mbi faqen Shtatzani e Re.

    Sapo ju të shtoni shtatzani të tjera, do t’ju shfaqet opsioni Korionicitet. Data që ju vendosni këtu është e

    njëjtë për çdo shtatzani.

    Ju mund edhe të fshini faqen më të fundit të krijuar. Për këtë ju duhet të klikoni me të djathtën tek faqja e

    fundit dhe të zgjidhni Fshi këtë Faqe.

    Për të përcaktuar zonën e shtatzanisë ju keni tre mundësi:

    • brenda kavitetit intrauterinë

    • jashtë kavitetit intrauterinë

    • nuk lokalizohet (PUL)

    Nëse shtatzania është brenda kavitetit Intrauterinë, ju mund të hidhni të dhënat e matjeve të sakusit

    gestacional, qeses ushqimore dhe qeses amniotike dhe nëse janë të dukshëm, edhe ritmin e zemrës dhe

    gjatësinë e embrionit nga koka tek kërbishti (CRL).

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 30 nga 243

    Nëse Shtatzania do të lokalizohet jashtë kavitetit intrauterinë, atëherë ofrohen opsionet Vendndodhja,

    Morfologjia dhe Menaxhimi i shtatzanisë ektopike në tubin e fallopit. Për të shtuar vlerat e treguesve të

    gjakut të nënës në tabelë, lutemi klikoni mbi gjaku që u mor për të matur hCG dhe progesteronin.

    Në rast shtatzënie me origjinë të panjohur (PUL), ju shfaqet një ekran ku ju mund të hidhni matje të

    ndryshme. Gjithashtu, ju mund të hidhni rezultatet e analizave të gjakut të nënës në mënyrë që të llogarisni

    probabilitetin për shtatzani.

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 31 nga 243

    Pavarësisht nga zona e shtatzanisë, ju mund të hidhni të dhënat e tjera të ecurisë, dhe ndonjë koment

    sipas dëshirës.

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 32 nga 243

    4.1.3 Ekografia e trimestrit të parë

    Pasi klikoni mbi Trimestri i Parë tek naviguesi, do të shfaqet një tabelë për të treguar 6 ndarjet e

    rëndësishme të ekzaminimeve në trimestrin e parë.

    Këto ndarje janë:

    - Anamneza: Kjo ndarje është kur karakteristikat amësore dhe informacioni në lidhje me shtatzanitë e

    mëparshme. Për më tepër informacion: Kapitulli Anamneza.

    - Ekografia: Duke klikuar mbi këtë buton, mund të hidhni rezultatet e ekzaminimit ekografik. Për më tepër

    informacion: Kapitulli Ekografia.

    - Anatomia e detajuar: Informacione të detajuara për anatominë e fetusit mund të hidhen këtu. Për më

    tepër informacion: Anatomia e detajuar.

    - Biokimia: Ky buton shërben për rezultatet biokimike të trimestrit të parë. Për më tepër informacion:

    Biokimia.

    - Tensioni arterial mesatar: Në këtë ndarje, mund të hidhen rezultatet e ekzaminimit të MPA. Për më

    tepër informacion: Tensioni arterial mesatar.

    - Përllogaritja e rriskut: Rrisku për trimestrin e parë përllogaritet me këtë buton. Vëreni se për të qenë në

    gjendje të bëni këtë llogaritje, është kusht që të zotëroni një licence të vlefshme FMF. Për më tepër

    informacion se si mund të pajiseni me licencën, lutemi shkoni tek Opsionet - Rrisqet FMF. Për më tepër

    informacion rreth përllogaritjes së rriskut, referojini seksionit Përllogaritja e rriskut.

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 33 nga 243

    4.1.3.1 Anamneza

    Ekrani i Anamnezës sjell së bashku në një ekran të vetëm faktorët rregullues që nevojiten për llogaritjen e

    MoM-ve dhe rrisqeve a priori.

    Shumica e faktorëve janë shënuar me ngjyrë të gjelbër, çka tregon se ato janë të nevojshme për të kryer

    vlerësimet e rriskut. Shihni më poshtë për me tepër detaje lidhur me cilat fusha të Anamnezës kontribuojnë

    në përllogaritjen e rrisqeve të ndryshëm.

    Kalkuluesi i Peshës së Lindjes na lejon të përcaktojmë nëse një shtatzani e mëparshme ka qenë e prekur

    nga SGA.

    Këshillë: shumica e pyetjeve kanë përgjigje po/jo. Thjesht shtypni p ose j në tastierë për të plotësuar

    automatikisht fushën e për të kaluar tek tjetra.

    Duke shtypur butonin , mund të merrni informacione shtesë për këtë fushë, lidhur me përllogaritjen e

    rriskut.

    Gjithashtu, duhet të plotësohen të gjitha të dhënat për paritetin. Kjo do të thotë që, në qoftë se nuk ka

    patur raste të mëparshëm lindjeje (p.sh.: lindje spontane apo lindje në javën e 37 ose pas saj), ju duhet të

    vendosni vlerën 0 në atë fushë.

    Disa fusha janë të kushtëzuara – për shembull, PE në një shtatzani të mëparshme dhe Foshnjë të

    mëparshme, shfaqen vetëm nëse pacientja ka shtatzani të shumëfishtë. Se cilat nga këto fusha inputi

    përdoren për MoM-et biokimike dhe risqet, kjo është e listuar në kapitujt respektive Biokimia dhe

    Përllogaritja e Riskut – [IVD]

    Nëse ju vendosët një paritet me vlerë më të madhe se 0, do të shfaqet, së bashku me fushën Foshnjë i

    mëparshëm, edhe butoni i ri Kalkuluesi i Peshës së Lindjes. Pas klikimit mbi butonin Kalkuluesi i

    Peshës së Lindjes, do të shfaqet tabela e mëposhtme:

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 34 nga 243

    Pasi keni shënuar moshën e shtatzanisë në kohën e lindjes, si dhe peshën e lindjes, tabela do t’ju tregojë

    nëse foshnja ka qenë SGA apo jo, dhe do t’ju lejojë të vendosni rezultatin (po ose jo) në fushën “Foshnjë e

    mëparshme”. Nëse një histori obstetrike e detajuar është hedhur më parë, programi skanon automatikisht

    shtatzanitë e mëparshme për të gjetur foshnjën me peshën më të vogël – të lindur gjallë – dhe plotëson

    automatikisht peshën dhe moshën e shtatzanisë përkatëse.

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 35 nga 243

    4.1.3.2 Ekografia

    Pasi të klikoni mbi Trimestri i parë në navigues, Ekrani i ekografisë për trimestrin e parë është tabela e

    dytë që shfaqet në këtë grup. Aty hidhen rezultatet e ekzaminimit ekografik.

    Duke shtypur butonin , ju do të merrni informacione të tjera mbi këtë fushë dhe mënyrën se si përdoret

    ajo për të llogaritur rriskun.

    Vini re se për të gjithë ekzaminimet e reja, butoni i Anamnezës do të shfaqet automatikisht i pari, kur

    përzgjidhni Trimestri i parë në navigues: sidoqoftë, pasi keni hedhur të dhënat në ekranin e Ekografisë, ky

    do të bëhet butoni i ri automatik kur klikoni mbi Trimestri i parë.

    Gjithashtu, vini re se të gjithë listat e shkurtra mund të plotësohen me të dhëna shtesë sipas dëshirës suaj

    (shih Modifikimi i listave të shkurtra). Për shembull, tek Konkluzione, ju mund të zgjidhni nga lista që ju

    ofron programi ose të klikoni Ndrysho listën.

    Për disa nga fushat ku ju hidhni vlerat e matura (Ritmi i rrahjeve të zemrës së fetusit, CRL, NT, etj.),

    grafikët mund të shihen aty ku vlera e hedhur shfaqet mbi kurbat e medianës dhe percentileve. Kur shtypni

    butonin F7, me kursorin të vendosur në fushën e matjeve që ju interesojnë, paraqitet grafiku në fjalë. Për të

    gjithë grafikët që lidhen me ekranin aktual, shtypni F8. Grafikët e rritjes shfaqen edhe për këto fusha: Ritmi

    i rrahjeve të zemrës së fetusit, CRL, BPD, HC, AC, FL dhe Ductus Venosus PI. Me konfigurimin e sistemit,

    grafiku i rritjes tregon mesataren (e qendërzuar) dhe +/- dy deviacione standarte të shpërndarjes së vlerës

    përkatëse. Vlera e matjes aktuale shfaqet si pikë e kuqe e vendosur në vendin përkatës. Tek Opsione –

    Grafikë ju mund të zgjidhni se me cilin grafik do të analizoni vlerat tuaja dhe nëse preferoni të përdorni

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 36 nga 243

    parametrat grafikë të sistemit (normalisht percentili i 5-të dhe 95-të) apo devijimin standart për grafikët e

    rritjes (shih Opsionet – Grafikët për më shumë informacion).

    Grafiku i gjatësisë së fetusit nga koka-kërbishti (CRL), ritmit të zemrës së fetusit (FHR) dhe transluçensa

    nukale (TN) ofrohen automatikisht nga programi në ekranin e Ekografisë dhe vlerat e hedhura shfaqen

    grafikisht:

    Seksioni i anatomisë (Kafka/Truri, Shpina, etj.) përmban lista ndihmëse me vëzhgimet dhe anomalitë e

    zakonshme që mund të shihen në javët 11-14. Ju mund të modifikoni tekstin e hedhur aty, apo të hidhni

    matjet tuaja. Listat e shkurtra janë përdorur për të komentuar mbi placentën, kërthizën, dhe lëngun

    amniotik. Për çfarëdo shënimesh të tjera programi ju ofron automatikisht një fushë komentesh.

    Në rasti se keni disa shtatzani ju duhet të klikoni mbi Fetus i Ri dhe do t’ju shfaqet tab-i Fetus 2. Mënyra

    e funksionimit është e njëjtë si tek Shtatzania e Hershme.

    Nëse preferoni që fetuset t’i emëroni Fetus A dhe Fetus B në vend të Fetus 1 dhe Fetus 2, këtë ndryshim

    mund ta bëjë për ju një administrator i astraia-s tek Opsione – Të dhënat e pacientes.

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 37 nga 243

    4.1.3.3 Anatomia e detajuar

    Pasi të keni klikuar mbi Trimestri i Parë tek naviguesi, Anatomia e Detajuar do të jetë aktive si një nën-

    ekran. Ajo mund të gjendet edhe si një seksion tek ekranet e Biometri / Anatomi.

    Për secilin tab tek Anatomia e detajuar ka një zgjedhje prej katër katrorësh që mund të zgjidhen në varësi

    të zhvillimit të pjesës përkatëse të trupit, pra nëse ai është normal, nuk shihet, jo i dukshëm apo

    anormal. Nëse klikoni tek katrori Normal, programi kalon automatikisht tek seksioni tjetër dhe katrori

    Anomali zhduket. Nëse zgjidhet katrori Anomali, ju shfaqet një seksion i ri ku dokumentohen karakteristikat

    kryesore të asaj anomalie, dhe opsioni Normal zhduket (siç mund të shikoni në shembull).

    Çdo emërtim tab-i që shfaqet në tekst të thjeshtë është bosh (në shembullin më lart: Gjurma Urinare).

    Faqet ku opsioni normal klikohet shfaqen në ngjyrë të gjelbër të theksuar (në shembullin më lart: Koka,

    Truri, Fytyra etj.). Nëse anomalitë janë dokumentuar, atëherë tab-et përkatës shfaqen me të kuqe të

    theksuar (në shembullin më lart: GIT). Nëse zgjidhen opsionet ‘nuk shihet’ ose ‘jo i dukshëm’, emri thjesht

    kthehet në shkrim të theksuar (në shembullin më lart: Toraksi dhe Organet Gjenitale).

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 38 nga 243

    4.1.3.4 Biokimia

    Pasi klikoni mbi Trimestri i Parë tek Naviguesi, Biokimia do të jetë në dispozicion si një nën-ekran. Ekrani

    i Biokimisë së Trimestrit të parë është pjesë e vlerësimit të rriskut të trimestrit të parë dhe mund të

    përdoret në një nga këto 3 mënyra:

    • Vlerat analitike të ß-hCG, PAPP-A dhe PIGF, mund të plotësohen dhe medianat (MoMs) llogariten

    automatikisht; ky opsion aktualisht është i vlefshëm për kitet e aprovuara nga FMF të Kriptorit

    BRAHMS, PerkinElmer Delfia Xpress, Manual Delfia (no PIGF), Autodelfia dhe Roche. MoM-të

    llogariten vetëm nëse janë plotësuar të gjitha fushat me një etiketë jeshile dhe një CRL i përshtatshëm

    është regjistruar në këtë ekzaminim – GA nga CRL duhet të jetë midis javëve 8+0 dhe 14+1.

    Vini re se mund të regjistroni si përqendrimin dhe MoM të AFP-së, ky tregues biokimik nuk përdoret në

    përllogaritjen e rriskut.

    • Kiti PerkinElmer DBS (pllakëza gjaku te mpira) lejon llogaritjen e MoMs për free ß-hCG dhe PAPP-A.

    Faktorët për kalkulimin e riskut për Trizominë 21, bazuar në kitin DBS derivohen nga Krantz et al.

    Ekzaminimi i sindromës down në trimestrin e parë me pllakëza gjaku të mpira duke përdorur analit të

    dyfishtë free beta hCG dhe testit imunofluorometik PAPP-A. Prenat Diagn 2011;31(9):869-874.

    Aktualisht nuk ka të dhëna të publikuara për kalkulimin e risqeve për Trizominë 13 ose 18 me këtë kit.

    Faktorët për kalkulimin e riskut për Trizominë 13 dhe 18 të bazuar në DBS kit janë të derivuara nga

    dokument i brendshëm i shkruar nga Prof. Dave Wright dhe i aprovuar nga Prof. David Krantz. Test DBS

    mund të përdoren ndërmjet javëve 11 dhe 14. Korrigjimi i shtatëzanive të përsëritura (rregullimi i

    shpërndarjes për vlerat MoM të mëparshme) nuk është bërë.

    • MoM-s plotësohen manualisht (nëse ju nuk përdorni një nga analizat Biokimike të aprovuara të FMFsë,

    laboratori juaj duhet t’ju ofrojë vlerat MOM dhe këto mund të hidhen direkt në program. Rrisku do të

    llogaritet mbi këto vlera. Megjithatë, FMF nuk mban përgjegjësi për rrisqet e llogaritur duke përdorur

    sistemet biokimike që nuk janë aprovuar, dhe një koment do t’ju shfaqet në raport lidhur me këtë).

    Data kur është marrë provëza, mund të jetë e ndryshme nga data e ekzaminimit Ekografik.

    Medianet biokimike janë përshtatur për:

    ( a ) peshën e nënës,

    ( b ) origjinën racore (etninë),

    ( c ) përsëritjen e shtatzanive të binjakëve,

    ( d ) statusin e duhanpirjes, ‘po’ ose ‘jo’ (nëse statusi është ‘ndërprerë’ apo ‘nuk dihet’, këto të dhëna do të

    merren si “jo” për llogaritjen e MoM),

    ( e ) metodën e konceptimit,

    ( f ) paritetin,

    ( g ) diabetin mellitus dhe trajtimin

    ( h ) PE në një shtatëzani të mëparshme

    Për të gjithë parametrat e renditur janë të detyrueshëm për llogaritjen e MoM të biokimisë dhe duhet të

    hidhen në tab-in Histori. Nëse mungon njëri apo disa prej tyre,disa ose të gjitha MoMs nuk do të llogariten.

    Ky është ekrani i Biokimisë së Trimestrit të Parë:

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 39 nga 243

    Për çdo analit ju mund të zgjidhni cili analizues është përdorur për të matur koncentrimin respektiv. Vlera

    korresponduese e MoM do të perllogaritet në përputhje.

    Fushat e gjelbra në këtë ekran janë fushat që nevojiten për MoM dhe përllogaritjen e rriskut të trimestrit të

    parë.

    Mesazhi i status barit për faktorët që mungojnë/arsye të tjera pse MoMs nuk mund të llogariten:

    Nqs për shembull faktorët mungojnë ose është përdorur një version risku i papërshtatshëm, kalkulimi i MoM

    nuk mund të kryhet dhe do t’ju shfaqet një mesazh duke ju listuar arsyet ne status bar:

    Monitorimi i MoM të Biokimisë

    Në kalkulimin e riskut të trimestrit të parë, të gjitha vlerat për shënjuesit biokimikë janë konvertuar në

    MoMs (Multiples of Median). astraia përdor vetëm këto MoMs të normalizuara në algoritmin e riskut.

    Medianet për të kalkuluar këto MoMs janë të para-implementuara bazuar në studime të publikuara ose

    rekomandime të FMF-së dhe në varësi, mes faktorëve të tjerë, analitikë dhe popullatë. FMF rekomandon të

    përshtaten MoMs rregullisht për të reflektuar popullatën lokale dhe korrigjimin e ndryshimeve të vogla në

    analit. Në qoftë se mediani i MoMs të llogaritura devijon shumë nga 1.0, kjo është një shenjë se MoMs e

    përdorura nuk reflektojnë mjaftueshmërisht të dhënat aktuale dhe duhet të përshtaten.

    Në këtë ekran ju do të shikoni butonat pranë vlerave MoM. Këto butona tregojnë nivelin e MoMs në

    bazën e të dhënave tuaj gjatë vitit të fundit.

    • një buton gri tregon se ka të dhëna të pamjaftueshme për të analizuar cilësinë e kalkulimit tuaj të MoM (për PIFG ju duhet minimumi 100 vlera, për ß-hCG dhe PAPP-A 140 vlera) • një buton jeshil tregon që median MoMs janë me 5% të vlerës së pritur (1.0) dhe janë më shumë se 300 vlera (PIGF) / më shumë se 500 vlera (free ß-hCG and PAPP-A) në dispozicion. • një buton portokalli tregon se • mediani MoM po kalon 5-10% nga pritshmëria ose • ka të dhëna të pamjaftueshme për të justifikuar një flamur të gjelber ( ju duhet minimumi 300 vlera për vit për të treguar një buton jeshil për PIGF dhe 500 vlera për free ß-hCG dhe PAPP-A) • një buton i kuq tregon një median MoM > 10% Klikoni në butona për të parë më tepër informacione. Nëse ndonjë nga treguesit është portokalli ose i kuq ju duhet të përdorni mjetin rregullues në Kontrollin e Trimestrit të Parë për të shtuar një faktor korrektimi. Kur MoMs janë përshtatur, trafiku nuk do të kthehet në cast jeshil. Deviacioni të cilin tregojnë dritat e trafikut përllogaritet bazuar në të dhënat e 12 muajve të fundit. Për aq kohë sa rregullimi i MoM aplikohet vetëm në vlerat e regjistruara pas rregullimit, vetëm vlerat në vazhdim (në të ardhmen) do të kenë

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 40 nga 243

    faktorin e korrigjimit të aplikuar. Kjo do të thotë se do të dojë disa kohë për këto vlera të ndryshojnë deviacionin mjaftueshëm për të kthyer driten korresponduese të trafikut portokalli dhe më pas jeshile. Medianet e biokimisë

    Medianet biokimike bazohen gjithmonë mbi moshën e shtatzanisë nga CRL, edhe nëse është përdorur një

    metodë tjetër për llogaritjen e moshës së shtatzanisë. Kriptori Brahms dhe Perkin-Elmer Delfia Xpress,

    Manual Delfia, Autodelfia dhe Roche, lejojnë llogaritjen e rriskut nga javët 8+0 – 13+5 të shtatzanisë.

    AFP: Vini re se mund të regjistroni si përqendrimin dhe MoM të AFP-së (MoM nuk llogaritet nga astraia), por

    ky tregues biokimik nuk përdoret në përllogaritjen e rriskut.

    Risqet e dhëna nga një laborator

    Nëse laboratori juaj ju siguron direkt me riskun e anamnezës dhe atë të përshtatur në vend të përqëndrimit të papërpunuar ose vlerave MoM, ju mund ti hidhni këto në fushat përkatëse në fund të ekranit. Vlerat e

    riskut më pas përdoren nga algoritmi i riskut si likelihood ratio e biokimisë për Trizominë 21.

    Ju lutemi vini re se fushat janë të mundshme vetëm kur fushat MoM janë bosh.

    Shtatzani e mëparshme normale:

    Kutia Vlerat e MoM nga një shtatzani e mëparshme normale: fushat numerike për ß-hCG të lirë,

    PAPP-A dhe PlGF MoM do të shfaqen në ekran. Vini re se ndërkohë që PIGF dhe MoM-të e përsëritura

    mund të hidhen në program, në këtë pikë, ato nuk përdoren në përllogaritjen e rriskut.

    Butoni Apliko: një buton do të shfaqet nëse (dhe vetëm nëse) gjenden vlera të mëparshme tek të dhënat

    e pacientes dhe të dhënat e shtatzanisë së mëparshme kanë qenë normale. Butoni ndihmon në hedhjen e

    këtyre vlerave, duke plotësuar automatikisht vlerat MoM.

    Vlerat e mëparshme biokimike: në rastet kur bëhet një përsëritje e skanerit të trimestrit të parë në të

    njëjtën shtatzani, çdo vlerë biokimike nga ekzaminimi i parë mund të kopjohet tek ajo e tanishmja. Vetëm

    në një situatë të tillë, tek Biokimia shfaqet një buton i quajtur Vlerat e mëparshme.

    Ndërfaqet Lab Nëse keni instaluar, konfiguruar dhe zotëroni licencën e një ndërfaqeje laboratorike si Kriptori BRAHMS,

    Perkin-Elmer, Labka, SSI (e vlefshme vetëm për Danimarkën) ose një ndërfaqe laboratorike JDBC (shih

    Opsionet – Ndërfaqja Lab), ju mund të përdorni butonat Kërko Lab dhe Rezultate Lab në mënyrë që të

    kërkoni dhe të importoni matjet përkatëse.

    Për çdo ndërfaqe Lab ju do të merrni një manual specifik shtesë së bashku me manualin astraia.

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 41 nga 243

    4.1.3.5 Tensioni Arterial Mesatar

    Pasi të klikoni mbi Trimestrin e parë në Navigues, Tensioni Arterial Mesatar do të shfaqet si tab i pestë në

    këtë grup. Ekrani për Tensionin Arterial Mesatar është pjesë e vlerësimit të rriskut të Trimestrit të Parë

    dhe i nevojshëm për llogaritjen e rriskut të një PET të hershëm dhe FGR.

    Mesatarja e katër regjistrimeve llogaritet dhe përdoret për të gjeneruar një shumëfish të medianës (MoM).

    MoM përdoret për të vlerësuar rrisqet specifike për shtatzaninë e pacientes (PET e hershme dhe FGR).

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 42 nga 243

    4.1.3.6 Përllogaritja e Rriskut [IVD]

    Pasi të klikoni mbi Trimestrin e Parë tek Naviguesi, ekrani i Llogaritjes së Rriskut do të bëhet aktive si tabi

    i fundit i këtij grupi (shih figurën më poshtë).

    Llogaritja e Rriskut për Trimestrin e parë, është zhvilluar për Fondacionin e Mjekësisë së Fetusit në

    Londër (FMF).

    Vini re se për të qenë në gjendje të kryejë llogaritjen, një licencë e vlefshme FMF është e detyrueshme. Për

    më shumë informacion rreth asaj se si të merrni një liçencë ju lutemi shkoni tek Opsionet ->Risqet FMF

    Për çdo pyetje rreth algoritmit, duhet t’i drejtoheni FMF-së. Gjithashtu, licencat për të aktivizuar kalkuluesin

    e rriskut jepen vetëm nga FMF dhe jo nga astraia. Për detaje se si të kontaktoni FMF, referencat janë në

    fund të këtij kapitulli ose Opsionet – Rrisqet FMF.

    Anamneza e Rriskut për Trizominë 21, Trizominë 18 dhe Trizominë 13 llogariten nga:

    data e lindjes së pacientes, ose për shtatzanitë ART me vezë të ngrira ose dhurues vezësh, nga mosha

    e nënës në kohën e ngrirjes ose mosha e dhuruesit në kohën e mbledhjes së vezëve,

    data e pritshme e lindjes, duke përdorur datën e ekografisë dhe moshën e shtatzanisë (ku mosha e

    shtatzanisë llogaritet duke përdorur CRL),

    trizomitë e mëparshme.

    Në rastet me shumë fetuse, mosha e shtatzanisë llogaritet nga vlera më e madhe fetale CRL.

    Rrisqet për anomalitë kromozomale (Trizomi 21, 18 dhe 13) llogaritur nga ekografia, ofrohen

    vetëm kur:

    • është hedhur data e lindjes së nënës,

    • gjatësia CRL (Robinson HP, Flemming JEE: Gazeta Britanike e Gjinekologjisë dhe Obstetrisë; Shtator

    1975; Vol 82; fq 702-710) është mes 45mm dhe 84mm (nëse gjatësia e fetusit CRL është nën 45 ose

    më e madhe se 84, rrisku nuk llogaritet, me përjashtim të rastit kur: është marrë një kampion gjaku në

    një ekzaminim të mëparshëm shtatzënie midis javëve 8-14 dhe kemi një HC në ekzaminimin aktual.

    MSH është përllogaritur duke përdorur formulën e HC “Altmann & Chittv formula. Loughna et al.

    Ultrasound 2009; 17: 161-167”. Kjo mund të ndryshojë nga MSH e shfaqur tek ekrani i Biokimisë dhe

    ende mund të jetë në rangun (ndermjet 8-14 javësh), ndërkohë që MSH e shfaqur nga CRL nuk është.

    • një operator me një kod të vlefshëm FMF për NT ka kryer ekzaminimin (nëse të drejtat e përdorimit nuk

    përfshijnë NT, rrisqet nuk llogariten),

    • është klikuar kutia për miratimin e pacientes (nëse ky opsion është aktiv, shiko Opsionet - Rrisqet FMF), • faza 1: vlera e transluçensës nukale NT vendoset ose llogaritet nga NT sipër dhe poshtë kordës. Rrisku

    NT është risk i kombinuar dhe llogaritet nga CRL dhe NT.

    • faza 2: vlerësimi i rrisqeve llogaritet nga Doppleri i Venozës Duktus (DVPI), Doppleri Trsikupid (TR),

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 43 nga 243

    kocka hundore (NB), duke përdorur CRL, NT dhe origjinën racore, dhe duke shfrytëzuar të drejtat e

    përdoruesit aktual në Liçensën FMF,

    • faza 3: llogaritet rrisku i rrahjeve të zemrës së fetusit për trizominë 13,

    • raportet e probabilitetit janë të kufizuar dhe kufijtë varen nëse janë përdorur tregues të biokimisë apo

    tregues të tjerë shtesë,

    • llogariten treguesit kryesorë për rrisqet minimale të Trizomisë 21, Trizomisë 18 dhe Trizomisë 13. Nëse

    ndonjëri nga këta është më i madh se rrisku aktual i llogaritur, atëherë përdoren këto vlerësime,

    • nëse duam të llogarisim binjakë monokorionikë, atëherë të gjitha rrisqet për secilin fetus llogariten si

    vlera mesatare e të dyve,

    • nëse kërkohen rrisqet e periudhës (nëse ky opsion është aktiv, shih Opsionet – Rrisqet FMF), të gjithë

    rrisqet përshtaten sipas faktorëve të periudhës përkatëse.

    MoM-të biokimike përdoren në përllogaritjen e rriskut nëse:

    • data e lindjes së pacientes është hedhur,

    • gjatësia CRL është 45mm – 84mm (MoM-të llogariten me moshën e shtatzanisë në provëzat midis

    javëve 8+0 dhe 14+1),

    • ekzaminimi është kryer nga një operator me një kod FMF të vlefshëm,

    • numri i fetuseve është një ose dy – nëse numri i fetuseve i kalon dy, atëherë nuk llogaritet rrisku,

    • hidhen faktorët e kërkuar për llogaritjen e MoM (shiko Biokimia). • Për çdo analizues mund të hidhen ose vlera, ose MoM. Nëse vlera është hedhur më parë, llogaritet një

    MoM, me kusht që të gjithë faktorët e kërkuar të jenë të pranishëm dhe analizuesi të jetë Kryptor,

    PerkinElmer Delfia XPress, PerkinElmer Manual Delfia, PerkinElmer Autodelfia, PerkinElmer DBS ose

    Roche.

    • Nëse vendoset vetëm vlera MoM, llogaritet rrisku dhe faktorët e tjerë të hedhur nuk merren parasysh –

    metodologjisë i shtohet një mesazh paralajmërimi.

    Rrisqet për komplikacione të shtatzanisë:

    Risqet për pre-eclampsia (PE), frenim të rritjes së fetusit (FGR) dhe lindje spontane të parakohshme, mund

    të llogariten vetëm nga historiku maternal dhe nga karakteristikat e shtatzanisë, por probabiliteti i zbulimit

    rritet nëse përdorim markers.

    Pre-eclampsia: elementet e nevojshëm për llogaritjen e rriskut a priori janë: mosha e nënës, pesha, gjatësia

    dhe origjina racore, pariteti, mosha e shtatëzanisë në lindjen e shatëzanisë së fundit (>=24j), data e lindjes

    në shtatëzaninë e fundit (>=24j), historiku i mëparshëm i PE, metoda e konceptimit, SLE ose APS,

    hipertensioni kronik dhe diabeti mellitus. Vlerat rregulluese në këtë rast janë çdo kombinim i arteries uterine

    PI, MAP, PAPP-A dhe PLGF.

    Frenimi i Rritjes së Fetusit (FGR): elementet e nevojshëm për llogaritjen e rriskut a priori janë: mosha e

    nënës, pesha, gjatësia dhe origjina racore, pariteti, historiku i mëparshëm i FGR, metoda e konceptimit,

    statusi i duhan-pirjes, SLE ose APS, hipertensioni kronik dhe diabeti mellitus. Vlerat rregulluese në këtë rast

    janë çdo kombinim i arteries uterine PI, MAP, PAPP-A dhe PLGF.

    Lindja e parakohshme: elementet e nevojshëm për llogaritjen e rriskut a priori janë: mosha e nënës,

    gjatësia dhe origjina racore, metoda e konceptimit, statusi i duhan-pirjes dhe historiku obstetrik. Vetëm një

    tregues përdoret në këtë rast për të përshtatur rriskun e lindjes së parakohshme: gjatësia e qafës së mitrës.

    Pa këtë tregues, nuk mund të llogaritej risku preterm.

    Shënim: Gjithashtu, të gjitha fushat e të dhënave për paritetin duhet të plotësohen. Kjo do të thotë se

    nëse nuk ka raste të mëparshme lindjeje (p.sh.: lindje spontane apo lindje në ose pas javës së 37-të), ju

    duhet të vendosni vlerën 0 në fushën e të dhënave.

    Për të tre rastet e komplikacioneve të shtatzanisë, në qoftë se rrisku a priori mund të përllogaritet, atëherë

    ai kombinohet me vlerat MoM. Rrisqet që përmban programi janë si më poshtë:

    • rrisku për pre-eclampsia përpara 37 javëve

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 44 nga 243

    • rrisku për frenim të rritjes së fetusit përpara 37 javëve

    • rrisku për lindje spontane të parakohshme përpara 34 javëve.

    Prezanim

    Risqet prezantohen si 1 në x, me kuptimin që për një rast të prekur, x-1 janë të paprekur. Numri i

    përgjithshëm i rasteve eshte 1 + (x-1) = x kështu që, në aspektin e raportit kjo korrespondon ne 1/x. Për të

    dhënë një shembull, një risk i paraqitur si 1 në 100 do të thotë se 1 rast është prekur dhe 99 nuk janë prekur. Kjo pastaj korrespondon, ne kuptim të gjasave ne 1/100 = 1%.

    Rrisqet paraqiten siç i shikoni më lart. Risqet e trizomisë mbi kufirin e tyre respektiv shfaqen të theksuara.

    Eshte e mundshme:

    • të llogarisni rrisqet për aneuploidi në një periudhë të caktuar,

    • të mos llogarisni rrisqet për trizomitë 13 + 18,

    • të llogarisni rrisqet për trizominë 13 + 18 por të mos i shfaqni ato në raportet e printuar,

    • të llogarisni rrisqet për pre-eclampsia dhe frenimin e rritjes së fetusit, por të mos i shfaqni ato në raportet

    e printuar,

    • të llogarisni rrisqet për lindje të parakohshme por të mos i shfaqni ato në raportet e printuar.

    • të llogarisni riskun e kombinuar per Trizominë 13+18

    Të gjitha këto përcaktime mund të gjenden tek Opsionet – Rrisqet FMF.

    Aty ju mund të zgjidhni të aktivizoni opsione konfigurimi të kalkulimit të riksut për pacientë specifik të cilat

    ju lejojnë të mbivendosni konfigurimet globale në bazë të pacientit. Ky ekran duket si më poshtë:

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 45 nga 243

    Zgjedhja ose mos zgjedhja e kutive përzgjedhëse specifikon cili risk do të kalkulohet për pacientin në këtë

    ekzaminim kur shtypet butoni "Llogarit", duke mbishkruajtur konfigurimeve globale. Ju lutemi vini re: ju

    duhet të ruani rekordin e pacientit, përpara se të kaloni në një ekran tjetër, në mënyrë që të ruani opsionet

    specifike të pacientit për këtë ekzaminim. Përndryshe opsionet specifike të pacientit të përzgjedhura për

    këtë ekzaminim nuk do të ruhen në mënyrë të përhershme, psh astraia do të risetoj (ri-përcaktoj) kutitë e

    përzgjedhjes sipas konfigurimeve globale, kur të kthehemi prapë mbrapa tek ky ekran. Në këtë rast, butoni

    "Llogarit" do të bëhet me ngjyrë të kuqe duke ju kërkuar të ri-llogarisni riskun.

    Në ekzaminimet ku është llogaritur risku me opsionet për pacientë specifik të aktivizuara, kutitë e zgjedhura

    do të reflektojnë risqet e llogaritura. Ju lutem vini re se risqet e llogaritura nuk do të reflektohen nga kutitë e

    perzgjedhura në ekzaminimet kur risqet janë llogaritur me opsionet për pacientë specifik të caktivizuara. Në

    këtë rast, kutitë janë të gjitha bosh.

    Kur një risk është llogaritur me opsione të caktuara, zgjedhja ose mos zgjedhja e ndonje kutie që do të

    rezultojë në një ndryshim risku do të bëj që astraia të tregojë se risku duhet ri-llogaritur. Duhet patur kujdes

    se kjo përsëri aplikohet vetëm në risqet që janë llogaritur tashmë me opsionet e pacientëve specifik. Risqet

    e vjetra gjithashtu mund të rillogariten me opsione të ndryshme të pacientëve specifik, por astraia nuk do të

    pyesi për rillogaritje.

    Për shpjegime të mëtejshme ju lutem referojuni Opsionet - Risqet FMF.

    Mënyra e përdorimit

    Që të shfaqen rrisqet, shtypni butonin Kalkulo. Rrisqet janë të paraqitura si Rrisku i Anamnezës (për

    Trizomitë) dhe Rrisku i Përshtatur sipas Kushteve. Teksti nën rrisqet jep informacion rreth të gjitha të

    dhënave që janë përdorur për të llogaritur rriskun e përshtatur.

    Nëse ju ndryshoni të dhënat e ekzaminimit pasi i keni llogaritur rrisqet, atëherë kthehuni tek ekrani i

    llogaritjes së rriskut dhe shtypni Ri-kalkulo në mënyrë që të përshtatni rriskun me të dhënat e reja. Nëse

    tentoni të dilni nga programi ose të printoni raportin pa ri-llogaritur rrisqet, do t’ju shfaqet një mesazh

    paralajmërues.

    Butoni kalkulo do të qëndrojë në ngjyrë gri nëse ju hapni një ekzaminim të vjetër ku rrisqet janë

    llogaritur më parë me një version më të vjetër të përllogaritjes së rriskut që po përdorim tani. Programi e

    njeh atë dhe nuk do t’i ri-llogarisë rrisqet me algoritmin e ri. Këto rrisqe do të mbeten sic janë. Arsyeja pse

    programi vepron kështu, është që t’ju mundësojë t’i shikoni gjithnjë rrisqet ashtu sic i janë dhënë pacientit

    në ekzaminimin origjinal me konfigurimin origjinal të programit, në kohën kur u hodhën. Për më tepër, është

    e rëndësishme për sigurinë e të dhënave, që të shmangen ndryshimet që shkaktojnë ngatërresa në bazën e

    të dhënave dhe të sigurohet administrimi korrekt i të dhënave të vjetra në statistikat tuaja dhe në kontrollin

    e trimestrit të parë.

  • manuali i përdoruesit astraia Fq. 46 nga 243

    Gjithashtu, Anamneza e rriskut dhe rrisku i përshtatur për trizominë 21 paraqiten grafikisht, si më poshtë.

    Në këtë grafik, anamneza e rriskut për shtatzanitë me trizomi 21, paraqitet me kurbën me ngjyrë të gjelbër

    si funksion i moshës së nënës. Një vektor i kuq përdoret për të paraqitur ndryshimet e bëra nga faktorët e

    përshtatjes për anamnezën e rriskut. Anamneza e rriskut paraqitet me pikë të kuqe, ndërsa rrisku i

    përshtatur është pika e fundit e shigjetës. Ndryshimi në rrisk mund të shprehet si në poshtë: një grua X

    vjeçe ka një rrisk të përshtatur i cili përket me rriskun e anamnezës së një gruaje të moshës Y (ku vektori

    pret kurbën).

    Për shembullin e dhënë më sipër, rrisku i anamnezës është dhënë për moshë maternale “27 vjeç” dhe rrisku

    i përshtatur është ai i një nëne me moshë më të vogël se “15 vjeç”. Kur rrisku i përshtatur (i ekografisë

    dhe/ose biokimisë) janë më të ulët se ai i anamnezës, vektori vazhdon në të majtë deri sa pritet me kurbën

    dhe tregon rriskun e duhur. Në këtë rast të veçantë, rrisku i përshtatur është më i ulët se rrisku i anamnezës

    për moshën minimale për të cilën bëhet kjo llogaritje, kësh