24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 13 Shkurt 2019 Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt, thërrasin persona me rekorde kriminale për të sulmuar Kryeministrinë, SHISH e policia në alarm Ç m i m i 2 0 l e k ë Protesta e opozitës në 16 shkurt shihet me skepticizëm nga kryeministri Edi Rama. Ditën e djeshme, teksa e ndali turin“Bashkia që duam”në qytetin e Lezhës, Rama komentoi paralajmërimin e PD-LSI se të shtunën do të... Artistët vazhdojnë të shprehen se nga Min- istria e Kulturës nuk është treguar interes për problemet që i shoqërojnë në aktivitetin e tyre krijues. Herë pas here në reagimet e tyre ata kanë pohuar pakënaqësitë ndaj institucionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, që sipas tyre... Aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike kanë rënë parimisht dakord me daljen e një platforme të përbashkët në zgjedhje, por kanë vënë edhe disa kushte. Dy ditë më parë selia blu publikoi një platformë, në të cilën... Shqipëria do të ketë atë që njihet si rezerva e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj e cila do të menaxhohet nga një Agjenci dhe jo nga industria sikurse është sot. Një projektligj i nxjerrë për konsultim me grupet e interesit... Platforma e opozitës, aleatët i vendosin kusht Lulzim Bashës reformën zgjedhore, kërkojnë lista të hapura Taksë e re për karburantet, zbardhet plani për krijimin dhe menaxhimin e rezervës së sigurisë, ja projektligji i qeverisë ERMIR GREZDA: Artistët nuk kanë minimumin e mbështetjes, kemi kyçur studiot për shkak të taksave Edi Rama: Basha nuk bën dot revolucion, po mundohet të tregojë muskujt, do kërkojë sërish të takohemi Faqe 6 Faqe 11 Faqe 4 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Korrupsioni që mbolli klasa politike Nga Gjon NEÇAJ Nga Bardhyl BEJKO Statusi i paprekshmërisë së kushërinjve Nga Hyqmet ZANE Drejtësia në kolaps, s’mund të hetohen skandalet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, komisioni i reformës kërkon rihapjen e garës për inspektorë Sistemi i drejtësisë gjendet në kolaps. Edhe pse me ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokuror- isë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor u hodh një hap përpara, drejtësia vazhdon të jetë e“kapur” nga problemet. Përveç KLGJ, KLP, Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kom- bëtare të Hetimit, në Kushtetutën e re është parashikuar që të ngrihet edhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë. ILD është organi... Biznesmeni dhe deputeti kosovar Ramiz Kelmendi ka nxjerrë dje të tjera detaje sa i takon skandaleve të kryebashkiakut ErionVeliaj.Të dielën Kelmendi përmes një letre të hapur tregoi se si Veliaj po tenton... Biznesmeni kosovar tjetër goditje Veliajt: Më mashtronte në çdo takim për marrjen e lejes së ndërtimit, Bashkia e Tiranës mafie pronash Dokumentet e CIA, ja si Italia e Greqia infiltronin agjentë në Shqipërinë komuniste, BRSS plane për të eliminuar Titon Faqe 12 LSI e zhytur në afera, abuzime në Hipoteka, Burgje, ARRSH dhe ministri, ja skandalet në institucionet e drejtuara prej saj Faqe 18 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] Fatos Klosi: Në PD ka njerëz që duan dhunë e sherr, ja pse nuk mund të rrëzohet qeveria dhe të ketë zgjedhje të parakohshme Faqe 7 Faqe 5 Faqe 9 Faqe 3 Faqe 2 Masakrat greke ndaj shqiptarëve dhe tradhtia e qeverive shqiptare CIA ka treguar se si Shqipëria ishte kthyer në atraksion të shërbimeve inteligjente. Përveç amerikanëve, spiunë në Shqipëri futeshin nga Italia, Greqia, Jugosllavia dhe nga Anglia. Po ashtu, CIA tregon sesi...

Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 13 Shkurt 2019

Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt, thërrasin persona me rekorde kriminale për të sulmuar Kryeministrinë, SHISH e policia në alarm

Çmimi 20 lekë

Protesta e opozitës në 16 shkurt shihet me skepticizëm nga kryeministri Edi Rama. Ditën e djeshme, teksa e ndali turin “Bashkia që duam” në qytetin e Lezhës, Rama komentoi paralajmërimin e PD-LSI se të shtunën do të...

Artistët vazhdojnë të shprehen se nga Min-istria e Kulturës nuk është treguar interes për problemet që i shoqërojnë në aktivitetin e tyre krijues. Herë pas here në reagimet e tyre ata kanë pohuar pakënaqësitë ndaj institucionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, që sipas tyre...

Aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike kanë rënë parimisht dakord me daljen e një platforme të përbashkët në zgjedhje, por kanë vënë edhe disa kushte. Dy ditë më parë selia blu publikoi një platformë, në të cilën...

Shqipëria do të ketë atë që njihet si rezerva e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj e cila do të menaxhohet nga një Agjenci dhe jo nga industria sikurse është sot. Një projektligj i nxjerrë për konsultim me grupet e interesit...

Platforma e opozitës, aleatët i vendosin kusht Lulzim

Bashës reformën zgjedhore, kërkojnë lista të hapura

Taksë e re për karburantet, zbardhet plani për

krijimin dhe menaxhimin e rezervës së sigurisë, ja projektligji i qeverisë

ERMIR GREZDA: Artistët nuk kanë minimumin e mbështetjes, kemi kyçur

studiot për shkak të taksave

Edi Rama: Basha nuk bën dot revolucion, po mundohet të tregojë muskujt, do kërkojë

sërish të takohemi

Faqe 6

Faqe 11

Faqe 4

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Korrupsioni që mbolli klasa politike

Nga Gjon NEÇAJ

Nga Bardhyl BEJKO

Statusi i paprekshmërisë së kushërinjve

Nga Hyqmet ZANE

Drejtësia në kolaps, s’mund të hetohen skandalet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, komisioni i

reformës kërkon rihapjen e garës për inspektorëSistemi i drejtësisë gjendet në kolaps. Edhe

pse me ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokuror-isë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor u hodh një

hap përpara, drejtësia vazhdon të jetë e “kapur” nga problemet. Përveç KLGJ, KLP, Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kom-

bëtare të Hetimit, në Kushtetutën e re është parashikuar që të ngrihet edhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë. ILD është organi...

Biznesmeni dhe deputeti kosovar Ramiz Kelmendi ka nxjerrë dje të tjera detaje sa i takon skandaleve të kryebashkiakut Erion Veliaj. Të dielën Kelmendi përmes një letre të hapur tregoi se si Veliaj po tenton...

Biznesmeni kosovar tjetër goditje Veliajt: Më mashtronte në çdo takim

për marrjen e lejes së ndërtimit, Bashkia e Tiranës mafie pronash

Dokumentet e CIA, ja si Italia e Greqia infiltronin agjentë në Shqipërinë komuniste, BRSS plane për të eliminuar Titon

Faqe 12

LSI e zhytur në afera, abuzime në Hipoteka, Burgje, ARRSH dhe ministri, ja skandalet në institucionet e drejtuara prej saj

Faqe 18

NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

elektronike: [email protected]

Fatos Klosi: Në PD ka njerëz që duan dhunë e sherr, ja pse nuk mund të rrëzohet qeveria

dhe të ketë zgjedhje të parakohshme

Faqe 7

Faqe 5

Faqe 9

Faqe 3

Fa

qe

2

Masakrat greke ndaj shqiptarëve dhe tradhtia

e qeverive shqiptare

CIA ka treguar se si Shqipëria ishte kthyer në atraksion të shërbimeve inteligjente. Përveç amerikanëve, spiunë në Shqipëri futeshin nga Italia, Greqia, Jugosllavia dhe nga Anglia. Po ashtu, CIA tregon sesi...

Page 2: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

GAZETA SOT2 E Mërkurë 13 Shkurt 2019

2,3,4,5,13,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Protesta e 16 shkurtit, Basha vijon turin e takimeve në Pogradec dhe Elbasan: Së bashku do të rrëzojmë këtë qeveri të korruptuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar edhe ditën e djeshme në turin e takimeve për të bindur qytetarët që ti bashkohen protestës së 16 shkurtit, ndërsa u ndal në Pogradec dhe Elbasan. Nga qyteti i Lasgushit, teksa zhvilloi disa takime me qytetarët dhe bizneset, Basha iu bëri thirrje tregtarëve që me 16 shkurt të mbyllin qepenat dhe të dynden drejt Tiranës për të kërkuar largimin e kësaj qeverie. “Kjo është një qeveri që ju ka vjedhur, ky është një kryeministër që ju ka vjedhur, ky është një kryeministër që ju ka tradhtuar, ky është një kryeministër që ju ka poshtëruar, ky është një kryeministër që ka

mbrojtur ata që duhet të shkojnë në burg dhe ka çuar në burg njerëzit e pafajshëm. Ky nuk do të qëndrojë më asnjë ditë në atë karrige që i kanë falur kriminelët. Më 16 shkurt do të dëgjohet vetëm një zë, do të merret vetëm një vendim, do të dëgjohet vetëm zëri juaj e do të merret vendimi i popullit të bashkuar”, deklaroi ai. Më tej, Basha theksoi se Partia Demokratike ka një ofertë politike edhe për trajtimin e pronave, ndërsa nuk harroi të thumbonte edhe kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon. “Ne jemi parti e pronës. Ju keni në dorë votën ne kemi në dorë ofertën politike. Prandaj me 16 shkurt duhet ta mbyllesh

këtë dhe të bashkohesh. Nëse nuk dalim atje, ti voton, Gjushi dhe Niçja i numërojnë”, u shpreh ai. Më pas, kreu i PD, Lulzim Basha u ndal në qytetin e Elbasanit, teksa iu bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit të marrin pjesë masivisht në protestën e 16 shkurtit në Tiranë kundër qeverisë. Ai theksoi se Elbasani nuk do lëmoshë, Shqipëria nuk do lëmoshë dhe se sipas tij, njerëzit duan mundësi. “Jemi në Elbasanin e qytetarisë por jemi po kështu në një qytet, në një zonë ku burrat dhe gratë për dekada me radhë janë rropatur. Më dhemb në shpirt kur ju shoh me lot në sy siç pashë zotërinë para pak minutash që më tha se ka 3 invalidë në

shtëpi. Më dhemb në shpirt kur shoh nënat të cilat e kanë të pamundur të blejnë ushqimet bazë për fëmijët e tyre. Më dhemb kur dëgjoj se 5 mijë të rinj e kanë braktisur qytetin e Elbasanit dhe 10 mijë qarkun. Vetëm vitin e kaluar janë mbyllur 1800 biznese në Elbasan. Kjo ndodh në një qytet i cili është prej vitesh nën thundrën e krimit të organizuar. Kjo ndodh sepse të mirat e këtij vendi nuk po prodhojnë as punësim, as mirëqenie, as drejtësi për njerëzit e thjeshtë por vetëm për një grusht grabitqarësh që kanë marrë peng Elbasa-nin kanë marrë peng Shqipërinë”, deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Fatos Klosi: Në PD ka njerëz që duan dhunë e sherr, ja pse nuk mund të rrëzohet qeveria

dhe të ketë zgjedhje të parakohshme

Ish-kreu i SHISH: Opozita nuk vjen dot në pushtet, nuk mund të përsëritet 1997

Mimoza IBRA

Protesta e 16 shkurtit e paralajmëruar nga opozita mund të shoqërohet edhe me trazira. Ditën e djeshme

Policia e Shtetit dha alarmin sesi persona me precedentë penalë po planifikojnë të krijojnë desta-bilizim në protestën e fundjavës, ndërsa edhe për ish-kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi skenarët e dhunës nuk mund të përjashtohen. Gjatë një prononcimi të dhënë për gazetën “SOT”, Klosi deklaroi se në mes të mbështetësve të opozitës ka njerëz që duan sherr dhe dhunë, çka do të çonte në një agravim të situ-atës ditën e shtunë. Sipas tij, vetë fakti që PD-LSI janë shprehur se opozita do të jetë pambarim deri në rrëzimin e qeverisë, lë hapësirë për dhunë. “Për mua është i mundur krijimi i trazirave, duke qenë se nofka që i kanë vënë kësaj proteste është që do të jetë pafund deri në rrëzimin e qeverisë. Ky cilësim në një farë mënyre u jep krahë të gjithë atyre horrave që gjullurdi duan. Janë njerëz që u pëlqen dhu-na, kanë qejf të bëjnë sherr. Është absurde të thuash që një protestë do të vazhdojë deri në ditën që do të largohet kryeministri. Kjo u jep krahë atyre që u pëlqen sherri. Ka njerëz të tillë, kështu që nuk çuditem fare nëse do të kishte trazira apo momente dhune. Cilësi-mi që i kanë bërë është absolutisht i gabuar. Ata kërkojnë ta rrëzojnë qeverinë me dhunë, kjo është ideja”, tha Fatos Klosi. Për ish-drejtuesin e SHISH, opozita gjatë protestës do të tentojë të nxjerrë fytyrën e keqe të qeverisë duke aplikuar skenarë dhune dhe momente trazirash. “Qëllimi kryesor i opozitës është të vijë në pushtet, do t’ia shkurtojë ditët kësaj qeverie. Si shkurtohen ditët? Duke e bërë qeverinë të duket e pazonjë, duke krijuar turbullira, sherre, që dikush të gabojë, dikë ta lënë nervat dhe nuk çuditem. Ata kanë deklaruar një grusht shteti, por jo një grusht shteti që e bën ush-tria apo grupet e caktuara që kanë armë, por këta u thonë njerëzve mos ikni, rrini aty derisa kryem-inistri të dorëzohet”, u shpreh ai.

PD: Xhelatët e komunizmit në organet e drejtësisë

Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi dje kampin e internimit të Tepelenës, në të cilin në harkun kohor 1949-1953 u izoluan më shumë se 3 mijë qytetarë shqiptarë. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Basha ka venë në dukje se është themelore ruajtja e këtij kampi si kujtesë për krimet e komunizmit. “Majmunëria e udhëheqjes aktuale, që në poture e në gjuhë, në kuptimin e imitimit të Enver Hoxhës e të xhelatëve të tjerë, që i kanë zhytur duart në gjakun e foshnjave e të fëmijëve, nuk është thjesht teatralizëm, është një in-vestim i rrezikshëm për të rikthyer dramën, sepse historia tregon që një popull, i cili nuk kujton, e përsërit dramën e vet. Sot ne ballafaqohemi me mungesën e vetëdijes dhe të ku-jtesës. Riqarkullohen emra xhelatësh në institucionet e drejtësisë e në institucionet e shtetit dhe vazhdojnë flasin ata për drejtësi të standardeve evropiane apo janë bashkë-hartues të legjislacionit të Shqipërisë të vitit 2019”, deklaroi Basha.

Balliu: Më 16 shkurt do të rrëzojmë qeverinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu iu ka bërë thirrje qytet-arëve që më 16 shkurt t’i bashkohen protestës së opozitës, me qëllimi rrëzimin e qeverisë. Përmes një sta-tusi në rrjetet sociale, Balliu deklaroi se Rama ka varfëruar shqiptarët. “Të dashur pogradecarë të nderuar motra dhe vëllezër mokrar! Me lejoni tju përshëndes dhe t’ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj masive që tronditi sot pushtetin e Edi Ramës. Unë si De-putet por dhe thjesht si Klevis Balliu dua t’ju bëj sot një premtim solemn. Për sa kohë të kem frymë ju premtoj që nuk do ketë qeveri të këtij shteti që nuk do ta njohë kontributin që ju dhatë sot dhe do jepni me date 16 për rrëzimin e qeverisë anti shqiptare të Edi Ramës. Ju sot krenuat dhe tre-guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot treguat se Pogradeci dhe Mokra vlerësojnë dhe nderojnë traditat shqiptare”, deklaroi deputeti i PD, Klevis Balliu.

Klosi: S’mund të rrëzohet qeveria

Përtej sherreve dhe skenarëve të dhunës që mund të priten gjatë protestës së opozitës, Fatos Klosi u shpreh i sigurt se qeveria nuk mund të rrëzohet dhe nuk mund të krijohet qeveria transitore. Sipas tij, PD-LSI nuk mund të arrijnë dot zgjedhje të parakohshme dhe ardhjen në pushtet. Ai theksoi se qeveria nuk mund të rrëzohet me dhunë dhe se ngjarjet e 1997 nuk mund të rikthehen. “Unë nuk mendoj se opozita vjen në pushtet. Ata nuk kanë numra, nuk e bëjnë më atë gabim që të thonë që do të vijmë në pushtet si në 1997 që i morën institucionet dhe pastaj i dorëzuan vetë dhe ikën me bisht ndër shalë. Ata kërkojnë zgjedh-

“Ata thjesht po tentojnë, ata e kanë treguar që janë të pazotë dhe po ndjekin rrugën normale. Ata nuk dinë të propozojnë alternativa. Rruga normale do të ishte debati serioz që t’i mbushet mendja popullit. Ata në Parlament vetëm shahen dhe bëjnë gallatë para popullit. Këta pretendojnë që mazhoranca nuk

i fitoi drejt zgjedhjet, por ajo u mbyll. Tani përgatitu për zgjedhjet e tjera. Mbase ky proces e dobëson pozitën, duke e sharë, duke krijuar incidente, duke e detyruar policinë ndonjëherë të gabojë. Pra krijohet një situatë më e kollajshme kur të vijnë zgjedhjet”, tha Fatos Klosi dje.

ISH-KREU I SHISH: PD-LSI, TË PAZOTË

je të parakohshme dhe qeveri teknike, por unë nuk besoj se do të arrihet diçka e tillë. Sepse PS ka numrat në Parlament dhe është Parlamenti që do të vendosë shpërndarjen nëse do të bëjnë zg-jedhje të reja. Kjo është një lojë që bëjnë, po ju eci në rregull. Debati duhej bërë në Parlament. Vërtetë ka probleme, ka plot njerëz që janë

të mërzitur dhe tani po shpreso-jnë. Por unë nuk mendoj se kjo është rruga më e mirë e të bërit të opozitës”, deklaroi Fatos Klosi. Ai e sheh opozitën si të pazonjë në misionin e saj për të bërë opozitë. Për Klosin, PD-LSI duhet të heqin dorë nga sulmet ndaj qeverisë dhe të propozojnë gjëra dhe zgjidhje konkrete për popullin.

1.Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi deklaroi dje se në protestën e 16 shkurtit mund të ketë edhe trazira.

2.Sipas tij, brenda pro-testuesve ka njerëz që e pëlqejnë dhunën dhe aplikimi i saj mund të bëhet për të treguar anën e keqe të qeverisë.

3.Fatos Klosi shtoi se përtej organizimit të protestave, opozi-ta nuk i arrin dot ato që kërkon: qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.

4.Ai shtoi se kjo opozitë nuk është zonja të rrëzojë qeverinë dhe të vijë në pushtet.

ARGUMENTET E FATOS KLOSIT

4

Për mua është i mundur krijimi i trazirave, duke qenë se nofka që i kanë vënë kësaj proteste është që do të jetë pafund deri në rrëzimin e qeverisë. Ky cilësim në një farë mënyre u jep krahë të gjithë atyre horrave që gjullurdi duan. Janë njerëz që u pëlqen dhuna, kanë qejf të bëjnë sherr...

Page 3: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

2,3,4,5,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 13 Shkurt 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

PD-LSI replikojnë me policinë dhe shtojnë kërcënimet: Rama do mbajë përgjegjësi më 16 shkurt si çdo diktator

Deklarata e policisë se më 16 shkurt po për-gatitet një skenar dhune dhe destabilizimi, ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, e cilësoi absurd reagimin e uniformave blu. “Në një përpjekje të mjeruar, i rrethuar nga zhgënjimi, zemërimi dhe revolta e shqiptarëve, Edi Rama, i vetmuar, shfaqi sot gjithë pasigurinë dhe frikën e tij, kur urdhëroi Policinë e Shtetit të përhapë panik lidhur me protestën e 16 shkurtit. Skenari për të përdorur policinë si vegël

politike është kriminal. Partia Demokratike garan-ton çdo qytetar për sigurinë e tij në datën 16 Shkurt. Shqiptarët do t’i bashkohen protestës së opozitës, sepse e dinë mirë që kriminelët dhe bandat janë me Edi Ramën dhe jo mes protestuesve. Ne do të protestojmë si njerëz të lirë dhe me dinjitet”, tha ai. Por Bardhi nuk i ka lënë pas dhe kërcënimet e paralajmërimet, duke deklaruar se kryeministri mund të ketë fatin e diktatorëve. “Edi Rama ka vetëm një detyrë: t’i hapë rrugë zgjidhjes politike! Ai nuk mund të qeverisë më me mandate të vjedhura

dhe kundër interesit të shqiptarëve! Koha për Edi Ramën është drejt skadimit! I bëjmë thirrje të heqë dorë nga çdo skenar destabilizues që ka mbi tryezën e tij! Në të kundërt, Edi Rama do të jetë i vetmi që do të mbajë përgjegjësi, njësoj si çdo diktator që del kundër vullnetit të popullit të bashkuar”, tha ai. Ndërsa deputeti i LSI, Endrit Braimllari kërkoi nga policia që të qëndrojë larg politikës. Sipas tij, uniformat blu duhet të merren me krimin dhe jo me opozitën. “Policia e Shtetit detyrën kryesore të saj ka ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike në

vend dhe nuk ka për detyrë të bëjë politikë. Policia e Shtetit duhet të zbatojë ligjin dhe të ruajë rendin dhe sigurinë publike, të mos kthehet në polici politike si ajo që u përdor gjerësisht në fushatën elektorale, duke u bërë njësh me krimin e organizuar, duke mbajtur kriminelët dhe duke marrë pjesë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ende janë në kërkim tre drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët në vend që të ruanin rendin dhe sigurinë publike, u bënë njësh me krimin duke u kthyer në trafikantë ndërkombëtarë”, tha ai.

Berisha, Basha e Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt, thërrasin persona me rekorde kriminale për të sulmuar Kryeministrinë, SHISH e policia në alarm

Policia thirrje opozitës të tërhiqet nga skenarët e dhunës

Kliti TOPALLI

Opozita po përgatitet për të sulmuar Kryeministrinë dhe institucionet e tjera në vend gjatë protestës së 16 shkurtit.

Thirrjet e bëra nga Basha, Berisha e Kryemadhi për revolucion nuk kanë qenë flluskë sapuni, pasi në prapavijë po punohet për të destabilizuar vendin. Teksa reforma në drejtësi po ecën dhe SPAK po afron, ditët e fundit autorite-tet ligjzbatuese kanë marrë sinjale se më 16 shkurt po synohet të shkohet drejt dhunës. Gazeta e ka thënë se dyshja PD-LSI prej kohësh ishin duke punuar për të rrëzuar Ramën, duke nxitur përçarje në PS dhe duke shtyrë qytetarët drejt revoltave. Por teksa na ndajnë dhe 3 ditë nga protesta, policia e shtetit dhe Shërbimi Informativ kanë marrë informacione se PD dhe LSI kanë pajtuar persona me rekorde kriminale që të shtyjnë turmën drejt dhunës më 16 shkurt. Bëhet fjalë për një grup të fortësh, të cilët do të jenë në ballë të protestës, për t’u përplasur me forcat e rendit dhe për të sulmuar dhe rrethuar Kryeministrinë. Kjo ka bërë që dje të reagojë dhe Policia e Shteti, e cila ka kërkuar nga opozita që të tërhiqet nga skenarët e dhunës. “Policia e Shtetit u bën apel forcave politike të angazhuara për tubimin e datës 16 shkurt që të shmangin retorikat, të cilat nxisin vep-rime kundër rendit e qetësisë publike. Po ashtu Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tub-im të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri”, njoftoi policia. Uniformat blu dhe SHISH janë informuar se në tubim mund të ketë dhe mjete të forta apo të ftohta e për këtë arsye më 16 shkurt në akset kryesore të vendit do të ketë kontrolle të imtësishme. Po ashtu, kushdo që është përfshirë më parë në vepra kriminale dhe do dalë të protestojë, do të ndalohet. “Duke ga-rantuar të drejtën e tubimit dhe lirinë e shprehjes së qytetarëve që manifestojnë për pikëpamjet e tyre politike, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që s'kanë lidhje me këtë tubim, të marrin masa për kufizimin e lëvizjes së tyre gjatë datës 16 shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta. Policia e Shtetit informon gjithashtu se do të kryejë kon-trolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore me qëllim që të parandalojë

LSI kërkon Pandeli Majkon kryeministërZbulohen detaje të protestës

së opozitës më 16 shkurt. Deputeti i LSI Endrit Braimllari deklaroi se masa e protestueseve do qëndro-jnë pa limit në bulevard. I ftuar në një emision, deputeti Braimllari tha se janë marrë masa që një pjesë e madhe e protestueseve të mos largohen pas fjalimeve, por të qëndrojnë te kryeministria për shumë ditë deri sa kryeministri të largohet nga detyra. Po ashtu ai hodhi idenë që qeveria teknike të drejtohet nga Pandeli Ma-jko.“Vetëm një qeveri tranzitore me një kryeministër tjetër do të jetë kushti që protesta të përfun-dojë. Nuk bëhet fjalë të ikë Rama dhe të vijë Basha, por të garanto-het një proces zgjedhor i drejtë. Në këtë mënyrë një person brenda PS por pa cilësitë e Ramës që ne besojmë, për shembull është Pan-deli Majko, i cili mund të garantojë zgjedhje brenda standardeve”, tha Braimllari. Por kjo lëvizje duket si një tjetër tentativë e LSI për të përçarë PS.

Gjosha: Tubimi i 16 shkurtit, tubim model

Deputetja e Lëvizjes Social-iste për Integrim, Klajda Gjos-ha, deklaroi dje se protesta e 16 shkurtit, do të jetë një protestë model dhe e jashtëzakonshme. “Protesta e 16 shkurtit do të jetë spektakolare. Ka për të kaluar pritshmëritë e ndërkombëtarëve. Është e rëndësishme që aty të jenë gjitha aktorët socialë. Protesta do të jetë e jashtëzakonshme për t’i dhënë ndal këtij sistemi, i cili është krijuar me vota të vjedhura dhe kjo ka tronditur edhe gjithë demokracinë”, shtoi ajo. Duke iu përgjigjur pyetjeve në një studio televizive për dhunën dhe krimet në familje, Gjosha tha se ajo që është e gabuar ka të bëjë me mënyrën se si edukohemi. “Prob-lemi nuk ka qenë ligji, por zbatimi i tij. Kjo ndodh sepse institucionet nuk funksionojnë dhe nuk japin besim tek qytetarët. Ne u japim fëmijëve kulturën e gabuar verbale, fizike dhe psikologjike”, tha ajo.

përfshirjen e personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në protestën e datës 16 shkurt në interes të sigurisë së pjesëmarrësve të saj dhe të qytetarëve të tjerë”, njoftoi policia.

Skenarët e dhunësMë 21 janar nisi sesioni i ri parla-

mentar dhe atë ditë Berisha, Basha e Kryemadhi ishin në një zë, duke bërë thirrje për revolta me qëllim rrëzimin e qeverisë. Kreu demokrat ka nisur një tur takimesh dhe ka qenë disi më i butë, duke deklaruar se përmes protestave do nxitet Rama që të largohet. Por Berisha

e Kryemadhi kanë qenë tepër agresivë. Ish-kryeministri paralajmëroi skenar si në Venezuelë, ndër Kryemadhi ka kërcënuar disa herë Ramën se do të ketë fundin e diktatorëve. Por çfarë realisht do ndodhë më 16 shkurt. Opozita po mban sekret skenarin e plotë, megjithatë ditët e fundit zyrtarë të saj kanë lënë të hapur mundësinë e trazirave. Deputeti i LSI Endrit Braimllari tha në një studio televizive se do rrethohet Kryeministria. “Do të rrethojmë Kryeministrinë deri në largimin e Ramës”, tha ai. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend

Bardhi tha se do u lihet në dorë qyte-tarve të veprojnë si duan. Por gazeta ka mësuar se po futen persona të fortë dhe me rekord kriminale, për të nxitur dhe shtyrë turmën drejt përplasjeve. Madje, këtë herë nuk do të ketë fjalime, por vetëm do të protestohet, ndërsa do të hidhen sende, vezë e flakadanë ndaj Kryeministrisë. Frika e autoriteteve është se të inkriminuarit do të provoko-jnë forcat e rendit me qëllim që të ketë përplasje. Megjithatë, SHISH dhe shër-bimet informative në polici janë duke punuar për të shmangur çdo lloj dhune.

“Unë mendoj se opozita po del për-ballë historisë dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm. Nëse ka një regjim që keqësoi këtë vend pas Hoxhës është Edi Rama. Sot është bërë famozë mafia, një ministër ishte lidhur këmbë e kokë me drogën, vendos prapë një ministër që kishte vëllain trafikant, kjo tregon se shteti ishte

lidhur këmbë e kokë me mafien. Ky është regjimi i kakistokracisë. Edi Rama është një mikromonstër njësoj si Maduro. Rama u futi policinë dhe studentëve dhe bëri atë që as Ramiz Alia nuk e bëri. Si do ta heqim Ramën? Me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Me çdo çmim, Maduro këtu duhet të largohet”, tha Berisha pak kohë më parë.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Inte-grim, Monika Kryemadhi iu ka bërë thirrje strukturave në qarqe të mos presin më por të bëhen gati për revolucioni. Në një takim me Komitetin Drejtues Kombëtar, pak ditë më parë, Kryemadhi kërkoi mobilizim nga anëtarët e Komitetit Drejtues të qarqeve. Kryetarja e LSI-së tha se të rrëzosh dhe të largosh këtë kryem-

inistër është të krijosh shanse të barabarta për të gjithë shqiptarët. "Dua që të bëj një sqarim të thjeshtë për sa i përket anëtarëve të komiteti drejtues nga qarqe jashtë Tiranës, nuk ka më pritje, bëhuni gati për revolucion, protesta, revolta konkrete, çfarë të doni ju për rrëzimin e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme! Nuk ka më kohë për të pritur”, deklaroi Kryemadhi.

BERISHA KËRCËNIME ME SKENAR VENEZUELIAN

KRYEMADHI THIRRJE PËR REVOLUCION

Page 4: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

GAZETA SOT4 E Mërkurë 13 Shkurt 2019

2,3,4,5,13,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ulja e dënimit për Dritan Dajtin, reagon KLGJ: Do ta vlerësojmë rastin me përparësi, vendimet do jenë konform ligjit

Këshilli i Lartë Gjyqësor reagoi ditën e djeshme për uljen e dënimit për Dritan Dajtin. Dajti ishte dënuar me burgim të për-jetshëm për vrasjen e 4 policëve, por Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ia uli dënimin në 25 vite burg. Pas këtij vendimi, reaguan ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, presidenti Ilir Meta dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca. Të gjithë ata kërkuan hetim nga ana e KLGJ për rastin në fjalë. Reagimi i KLGJ erdhi ditën e djeshme, i cili njoftoi se rasti i Dritan Dajtit

po vlerësohet me përparësi. Në njoftimin për mediat, Këshilli i Lartë Gjyqësor shtoi se çdo vendim që do të merret për gjyqtarët e rastit “Dajti” do të jetë në zbatim të ligjit. “Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton opinionin publik, se pranë tij, është depozituar kërkesa e Ministrit të Drejtësisë, në të cilën kërkohet hetimi disiplinor i veprimtarisë së anëtarëve të trupës gjyqësore, që kanë gjykuar çësht-jen kundër të dënuarit Dritan Dajti, me arsyetimin se këta gjyqtarë, kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike që

diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, shkak mbi të cilin ka kërkuar në vijim edhe marrjen e masës së shkarkimit nga detyra. Nisur nga kjo kërkesë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, informon publikun se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm. Këshilli do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit”, njoftoi KLGJ. Ndërkohë, vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda ndaj Dritan

Dajtit pritet të ankimohet nga prokuroria. Burime nga organi i akuzës thanë se sapo të zbardhet vendimi për pranimin e gjykimit të shkurtuar prokuroria do të bëjë menjëherë rekurs në Gjykatën e Lartë e cila momental-isht ka vetëm katër antarë. Në ankimimin që prokuroria pritet të depozitojë në Gjykatën e Lartë do të kërkohet prishja e vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Prokuroria tha se ishin kundër pranimit të kërkesës së të pandehurit për pranimin e gjykimit të shkurtuar.

Edi Rama: Lulzim Basha nuk bën dot revolucion, po mundohet të tregojë

muskujt, do kërkojë sërish të takohemi

Kryeministri: Opozita nuk na sfidon me argumente dhe strategji

Mimoza IBRA

Protesta e opozitës në 16 shkurt shihet me skepticizëm nga kryeministri Edi Rama. Ditën e djeshme, teksa e ndali turin

“Bashkia që duam” në qytetin e Lezhës, Rama komentoi paralajmërimin e PD-LSI se të shtunën do të rrëzojnë qeverinë. Gjatë fjalës së tij, ai deklaroi se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk bën dot revolucion, përtej kërcënimeve që thur çdo ditë. Ai shtoi se qëllimi i vërtetë që fshihet pas protestës është dëshira e Bashës për tu ulur sërish në tryezë për të arritur një marrëveshje. “Edhe unë probleme kam pasur sepse i thosha hajde takohemi, nuk do takohemi. Por prapë do të më takojë, ja sa të bëjë pak këto sikur s’do. Edhe ai atë sikur s’do e ka me protesta, me çadra, me revolucione, me përmbys-je, shkon nëpër Shqipëri, mbledh të gjithë dynjanë. Të gjithë dynjanë, ata, Franin me shoqnin e tokave edhe ha-jdeni ta rrëzojmë, ta rrëzojmë. Por është mesazh dashurie, por nuk ka kurajën ta thotë hapur. Nuk është puna tek ai sepse ai është artist por është halli tek këta që vazhdojnë kujtojnë se ai do të bëjë revolucion. I shkojnë mbrapa “Këtë herë e ka seriozisht”. Ai seriozisht ka vetëm ato që nuk thotë që do patjetër që të takohemi ne të dy”, tha Edi Rama. Sipas kryeministrit, Lulzim Basha shkon çdo javë në Parlament për të treguar forcën duke tentuar prishjen e seancave parlamentare. Rama theksoi se edhe përmes thirrjeve për protestë, kreu i PD po kërkon të tregojë muskujt. “Një opozitë që vjen në Parlament për të treguar forcën për të kërcitur dhëmbët, për të dalë e për të bërë skena fizike. Ça jemi ne? S’jemi federata e mund-jes. S’kemi dalë atje të tregojmë kush është më i zoti të tregojë muskujt, apo kush është më i zoti të shajë tjetrin më shumë”, deklaroi ai.

Rama ironizon BashënGjatë fjalës së mbajtur para lezh-

janëve, kryeministri Edi Rama nuk kurseu as ironinë për kryetarin e PD, Lulzim Basha. Për Ramën, qytetarët nuk mund t’i besojnë fatin e tyre Bashës sepse ai nuk është serioz. “Kush men-don për ty? Luli që kërkonte të luante letra. T’ia lësh Lulit në dorë të mendojë për ty është edhe më keq sesa kur ja lë Saliut. Se kur ja lë Saliut të paktën

Meta: E ardhmja e Ballkanik nuk është

ndryshimi i kufijvePresidenti i Republikës, Ilir Meta

përsëriti ditën e djeshme qëndrimin e tij sa i takon debatit për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një interviste televizive, Meta deklaroi se e ardhmja e Ballkanit nuk është ndryshimi i kufijve. “Në Ballkan vetëm bashkëjetesa mund të funksionojë për arsye sepse çdo komb në Ballkan është shumicë në një shtet, është pakicë në një apo në disa shtetet të tjera. Dhe e vetmja zgjidhje është pikërisht, të gjithë vendet të respektojnë sipas standardeve europiane të drejtat e pakicave. E ardhmja e Ballkanit nuk është ndryshimi i kufijve, por është heqja e kufijve si në vetë Bashkimin Europian. Kjo është filozofia kryesore që më ka motivuar mua të punoj mjaft ngushtë me të gjithë fqinjët dhe me vendet e rajonit tonë, me të cilat në të kaluarën për arsye të ditura kemi qenë në një marrëdhënie jo miqësore”, deklaroi presidenti Ilir Meta.

Banorët e Durrësit në protestë: Të

rregullohet rrugaGjendja e rrugës që lidh Durrësin

me Shijakun nxori dje në protestë banorët e Xhafzotajt dhe Rrashbullit. Në shenjë revolte ata bllokuan rrugën, ndërsa kërkuan ndërhyrje për rehabil-itimin e aksit që thonë se është kthyer në një gangrenë dhe u vështirëson jetën. “Kërkojmë rrugën, të rregullo-het dhe mirëmbahet siç ka qenë”, tha një protestues. Një tjetër deklaroi se gjatë këtij aksi rrugor ndodhen bizneset më të fuqishme, por rrugët janë në gjendje të mjerueshme. “Nga Maminasi në Rrashbull ndodhen bizneset më të fuqishme dhe rrugët janë copë-copë. Nuk e di ku shkojnë taksat”, tha ai. Ndërkohë, një banor tjetër e ndali theksin edhe tek prob-lemi me të cilin përballen turistët gjatë sezonit turistik. “Turpi më i madh është për turistët gjatë verës”, theksoi ai. Banorët paralajmëruan përsh-kallëzimin e protestës nëse nuk ka një reagim nga instancat shtetërore. “Ne do të bllokojmë rrugën”, u shprehën protestuesit njëzëri.

shkon dhe thyen kokën bashkë me Saliun, kurse me këtë del gjithmonë me gisht në gojë dhe ky s’e ka problem. Sepse ky ka vetëm një problem: Si të më takojë mua. Artisti i vërtetë këtu i ka dërguar një letër artistit tjetër. Ka

humbur zgjedhjet, e pa fituar asnjë palë zgjedhje e thotë më takon pushteti Luli. Të shkruajë dhe ai tek platforma, dhe për 10 ditë do i kërkojë përgjigje”, theksoi i pari i qeverisë. Po ashtu, ai ironizoi edhe programin ekonomik që kryedemokrati po shpalos nëpër qytete të ndryshme të vendit. Sipas Edi Ramës, Lulzim Basha është i pabesueshëm për aq kohë sa tjetër thotë dhe tjetër bën. Gjithashtu, kryeministri e akuzoi opozitën se i mungon vizioni. “Natyrisht kur ke një plan që ta bësh energjinë 300

lekë për litër patjetër që je në kushtet që mund të thuash ça të duash. Kur e shoh kryetarin e opozitës në krah me kryetarin e Bashkisë së Lezhës që ka një akuzë për tjetërsim pronash dhe nuk le gjë pa thënë me libër shtëpie në emër të drejtësisë, pastërtisë, Shqipërisë them që ka një problem të madh me ata që i shkojnë pas figurës dhe i besojnë. Pat-jetër që është një problem shumë i madh edhe për ne pasi nuk ka një opozitë që të na sfidojë me argumente dhe strategji”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

“Ka ardhur koha që qytetarët ta marrin vetë në dorë fatin e tyre. Çdo ditë provohet se si qeveria e tij lufton për të grabitur shqiptarët dhe për të favorizuar kriminelët. Nuk ka ekonomi me Edi Ramën, nuk ka mirëqenie me Edi Ramën, nuk ka Europë me Edi Ramën. Ne kemi në plan që t’iu marrim edhe qindarkën e fundit oligarkëve

që t’jua kthejmë juve, dhe ata që kanë vjedhur të shkojnë të gjithë prapa hekurave. Më 16 shkurt rrëzojmë një qeveri që është kundër interesave tu-aja dhe të vendit. Krijojmë një qeveri teknike dhe kalimtare për t’ju hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha kryetari i PD, Lulzim Basha pak ditë më parë.

THIRRJET E BASHËS PËR RRËZIMIN E QEVERISË

1.Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se opozita nuk do të bëjë dot revolucion përmes pro-testës në 16 shkurt.

2.Sipas tij, kryetari i PD, Lulzim Basha po i dërgon çdo ditë mesazhe dashurie në distancë ku i kërkon që të takohen sërish për të arritur një marrëveshje.

3.Rama shtoi se Basha po tenton të tregojë muskujt përmes protestës së fundjavës.

4.Për kryeministrin, lideri demokrat nuk duhet besuar sepse nuk është njeri serioz.

5.Sipas Edi Ramës, opozita nuk ka vizion dhe nuk e sfidon dot mazhorancën me ide argumente dhe strategji.

MESAZHET E RAMËS

5

Edhe unë probleme kam pasur sepse i tho-sha hajde takohemi, nuk do takohemi. Por prapë do të më takojë, ja sa të bëjë pak këto sikur s’do. Edhe ai atë sikur s’do e ka me protesta, me çadra, me revolucione, me përmbysje, shkon nëpër Shqipëri,..

Page 5: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

2,3,4,5,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 13 Shkurt 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Me shkrirjen e Këshillit të Lartë të Drejtë-sisë u shkri edhe Inspektorati i KLD dhe deri tani ILD nuk është ngritur akoma. Në këtë mënyrë, puna e gjyqtarëve dhe e prokurorëve është e lirë dhe në rast se ndodhin shkelje, ndaj tyre nuk merren dot masa pasi mungojnë inspektorët...

Rikthehen seancat e vetingut, prokurorja e Korçës probleme me pasurinë, ja gjetjet e KPK për Irma Ballin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u rikthye ditën e djeshme tek seancat intensive dëgjimore. Vetëm dje kaluan në sitë dy emra, kandidatja për magjistrate, Ana Golloshi dhe prokurorja e Apelit të Korçës, Irma Balli. Për të dy emrat KPK kishte konstatuar probleme me pasuritë. Për Irma Ballin, trupa gjykuese e KPK bëri të ditur se raporti i ILDKP ka arritur në konkluzionin se prokurorja ka bërë deklarim të pasaktë të pas-urisë në përputhje me ligjin, ka bërë deklarim të rremë dhe ka fshehur pasurinë. Ndërkohë, gjatë hetimit të thelluar të KPK ka rezultuar se

Irma Balli kishte pasuri familjare me vlerë 17.2 milionë lekë në vitin 2003. Referuar deklaratës së parë të dorëzuar në ILDKPI, prokurorja dhe bashkëshorti i saj zotërojnë 1/4 e një pikë karburanti dhe një dyqan në qytetin e Korçës me vlerë 10 milionë lekë, një apartament prej 6 milionë lekësh, një automjet “Benz”, ndërkohë që i shoqi ishte aksioner me 25% në një kompani për tregtimin e karburantit. Prokurorja e Proku-rorisë së Apelit të Korçës nuk ka deklaruar një kat të ndërtesës në kërkesën për leje ndërtimi të karburantit dhe për këtë janë ngritur dyshime

për ndërhyrje të pajustifikuara në dokument-acionin për ndërtesën. Lidhur me këtë preten-dim, prokurorja tha se praktika e regjistrimit të pronës është bërë nga babai dhe jo nga ajo vetë. Vendimi për Irma Ballin pritet të jepet me 14 shkurt, ora 09:00. Ndërkohë, me probleme me pasurinë u përball edhe ndihmësja ligjore pranë Gjykatës Administrative, Ana Golloshi. Edhe për të, ILDKP ka raportuar pranë KPK se ka kryer deklarim jo të saktë, nuk ka pasur burime të ligjshme pasurie, ka kryer deklarim të rremë, nuk ka kryer fshehje pasurie dhe nuk gjendet

në kushtet e konfliktit të interesit. Sakaq, edhe gjatë hetimit të saj të thelluar, trupa gjykuese ka arritur në të njëjtat përfundime. KPK konstatoi mungesë të burimeve financiare të ligjshme për një pasuri të patundshme dhe një makinë, për të cilat Golloshi ka deklaruar se kishin si burim financiar të ardhura të siguruara në emigracion, para se ajo të niste detyrën që ushtron. Komisio-ni ngriti pikëpyetje edhe lidhur me transferimin e parave nga Greqia, por këshilltarja ligjore pretendoi se paratë ishin transferuar ndër vite në sasi të vogla.

Drejtësia në kolaps, nuk mund të hetohen skandalet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, komisioni i reformës kërkon rihapjen e garës për inspektorë

Vetëm dy kandidatë për ILD, KED nuk bën dot përzgjedhje mes tyre

Mimoza IBRA

Sistemi i drejtësisë gjendet në kolaps. Edhe pse me ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor u

hodh një hap përpara, drejtësia vazhdon të jetë e “kapur” nga problemet. Përveç KLGJ, KLP, Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, në Kushtetutën e re është par-ashikuar që të ngrihet edhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë. ILD është organi që herë pas herë inspekton punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, vëzhgon problemet në dosjet dhe vendimet e tyre dhe merr masa ndëshkimore e disiplinore kur bien në kontakt me shkelje. Por në krijimin e kësaj struk-ture po hasen vështirësi. Me shkrirjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë u shkri edhe Inspektorati i KLD dhe deri tani ILD nuk është ngritur akoma. Në këtë mënyrë, puna e gjyqtarëve dhe e proku-rorëve është e lirë dhe në rast se ndo-dhin shkelje, ndaj tyre nuk merren dot masa pasi mungojnë inspektorët. Për t’i dhënë një zgjidhje kësaj situate, komi-sioni monitorues për ecurinë e reformës në drejtësi ka kërkuar që inspektorët e KLD të transferohen përkohësisht pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të vijohet me inspektimet ndaj punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në një raport të përgatitur për çështjen e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, komisioni monitorues i reformës ka kërkuar nga KLGJ që të krijohen të gji-tha kushtet dhe hapësirat për atashimin e inspektorëve të KLD pranë kësaj strukture. Kësisoj, zgjidhet problemi i krijuar dhe gjyqtarët e prokurorët nuk punojnë më të “shfrenuar” e pa kontroll pasi shkeljet e tyre mund të pikasen nga inspektorët. Por edhe pse komisioni monitorues i reformës ka shtruar një kërkesë para KLGJ, ky i fundit nuk ka ndërmarrë asnjë hap. Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka vendosur akoma nëse do të zbatohet ajo që kërkohet komisioni monitorues apo situata do të vijojë e njëjtë në pritje të krijimit të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Sipas informacioneve, një nga arsyet pse KLGJ po stepet që të krijojë kushte të përkohshme për inspektorët e KLD është hapësira dhe përplasja ligjore sepse në ligj nuk ka ndonjë përcaktim se çfarë ndodh me inspektorët e KLD në momentin që ky organ shkrihet.

Elsa Toska rikonfirmohet në detyrë

Këshilltarja ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska e kaloi me sukses dje sfidën e vetin-gut. Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u mblodh sërish ditën e djeshme për Toskën, këtë herë për të dhënë lajmin e rikonfirmimit në detyrë. Kujtojmë që Toska kandidon edhe për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të doku-mentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 08.02.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Elsa Toska, më datë 12.02.2019 vendosi: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Elsa Toska, këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, znj. Genta Tafa (Bungo) relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve”, njoftoi KPK.

Shtyhet sërish seanca për Islamajn në KPAKolegji i Posaçëm i Apelimit

shtyu sërish seancën për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Seanca e djeshme zgjati vetëm pak minuta, kohë gjatë së cilës trupa gjykuese iu shpërndau palëve dy analiza të reja financiare të përgatitu-ra nga stafi i Kolegjit: një analizë mbi të ardhurat dhe shpenzimet e gjyqta-rit dhe një aneks me shpenzimet e udhëtimeve të tij jashtë shtetit. “Gjatë seancës së sotme, trupi gjykues i vuri në dispozicion subjektit të riv-lerësimit dhe Komisionerit Publik, një analizë financiare për periudhën kohore 2004-2016 të përgatitur nga Njësia e Shërbimit Ligjor, pas riv-lerësimit që kjo e fundit i bëri situatës financiare, bazuar mbi provat e reja të marra deri në këtë fazë të gjykimit. Për t’i dhënë kohën e nevojshme subjektit të rivlerësimit të njihet me analizën financiare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore ditën e martë, më datë 05.03.2019, ora 12.00”, njoftoi KPA.

Rihapja e garës për ILDNgritja e Inspektoratit të Lartë të

Drejtësisë është në dorë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED është organi që bën renditjen e kandidatëve, por deri tani nuk është bërë asnjë hap i tillë. Problemi qëndron tek fakti se mungojnë kandidatët për inspektorë pranë ILD. Deri tani kanë shfaqur interes për të qenë pjesë e këtij organi vetëm Marsida Xhaferllari dhe Artur Malaj. Marsida Xhaferllari ka qenë inspektore edhe pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa Malaj vjen nga radhët e Gjykatës Administrative

të Apelit. Gjyqtari Malaj e ka kaluar me sukses procesin e vetingut, por Marsida Xhaferllari nuk ka kaluar akoma në sitë. Përtej procesit të riv-lerësimit, një tjetër problem që pengon ngritjen e ILD është numri i paktë i kandidatëve. Duke qenë se janë vetëm dy të interesuar, KED nuk bën dot ren-ditjen dhe përzgjedhjen e tyre. Për këtë arsye komisioni monitorues i reformës në drejtësi ka kërkuar që të rihapet gara për Inspektoratin e Lartë të Dre-

jtësisë, me qëllim të regjistrohen më shumë aplikime. “Komisioni i Pavarur rekomandon rihapjen menjëherë të garës për Inspektorin e Lartë të Dre-jtësisë, në kushtet kur kandidaturat e paraqitura janë nën minimumin e parashikuar nga Kushtetuta. Kushte-tuta (neni 147/d, pika 4) parashikon që Inspektori i Lartë i Drejtësisë duhet të zgjidhet nga një listë që përbën mini-malisht pesë kandidatura”, thuhet në raportin e komisionit.

“Inspektorët që deri në krijimin e KLGJ, e ushtronin veprimtarinë pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me pushimin e veprimtarisë së KLD, të atashohen përkohësisht si pjesë e strukturës së KLGJ. Ky atashim i përkohshëm, rekomandohet në kushtet kur nuk ka më asnjë dyshim dhe nuk ka nevojë për interpretime shtesë në lidhje me përfun-dimin e funksionit të KLD. Funksioni i inspektorëve

ka lidhje me trupën gjyqësore, ndaj i vetmi organ i krijuar tashmë është KLGJ. Bashkëlidhja e inspek-torëve, pranë KLGJ nuk mund të konsiderohet si gjendje konflikti për sa kohë kompetencat e mbetura te tyre dhe pavarësia e tyre nuk mund të cenohet nga një gjendje e përkohshme sa kohë nuk është krijuar ILD-ja”, thuhet në raportin e komisionit të pavarur të monitorimit të reformës në drejtësi.

JA REKOMANDIMI PËR INSPEKTORËT E KLD

1-Marsida Xhaferllari- ka qenë inspektore e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

2-Artur Malaj- gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit

KANDIDATËT PËR ILD2

Page 6: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

6 GAZETA SOTE Mërkurë 13 Shkurt 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryetari i PAA, Agron Duka ka paralajmëruar pak ditë më parë largimin nga koalicioni me Partinë Demokratike. Shkak mund të bëhet reforma zgjedhore, e cila sipas tij, dëmton partitë e vogla, ndërsa aku-zoi Bashën për mungesë serioziteti. Ai tha se ndryshe nga premtimet, Partia Demokratike po kërkon të mbajë të pa ndryshuar Kodin. Edhe

kundrejt mundësisë së bojkotit të zgjedhjeve, Duka ishte i prerë kur theksoi se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhje. “Ky lloj qëndrimi ndaj kodit zgjedhor është në dëm të gjithë partive aleate të PD-së. Pikërisht kjo është ajo që ndoshta Partinë Agrare Ambientaliste mund ta ndajë nga koalicioni opozitar”, deklaroi Duka.

Reforma zgjedhore, Duka “thumbon” Bashën

“Ka ardhur koha që shqiptarët pa dallim politik në datë 16 shkurt të ngrihen kundër të keqes. Kundër varfërisë, ko-rrupsionit dhe krimit shtetëror, trafikut të drogës, të ngrihen kundër talljes dhe përbuzjes që Rama i bën jetës së tyre. Sot kur sfidat tona si vend, janë më të mëdha, për fatin e keq, Qeveria dhe Rama çdo ditë po dominohet nga interesa, klanore, korruptive e kriminale. Europa është kthyer në një

realitet i largët, i paprekshëm. Sot kur sfidat kombëtare, sidomos ato në Kosovë dhe shqiptarëve në rajon janë më të vështira, qeveria shqiptare është më e papërgjegjshme, duke u kthyer në tregtarë dhe pazarxhinjë të çështjes kombëtare. Po jetojmë periudhën më të errët, qytetarët nuk mund të votojnë të lirë, zgjedhjet i përcakton krimi dhe paraja e krimit”, deklaroi dje kreu i PR, Fatmir Mediu.

MEDIU: QEVERIA PO TALLET ME QYTETARËT Schutz: Korrupsioni në Shqipëri është problemNë pritjen e përvitshme të Sho-

qatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, ambasadorja e këtij vendi në Shqipëri, Susann Schutz tërhoqi ditën e djeshme vëmendjen te nevoja e forcimit të shtetit të së drejtës, te ulja e korrupsionit e adresimi i çështjes së pronës, për të rritur interesin e inves-titorëve të huaj. Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, ajo theksoi se vitin e shkuar ka pasur biznese gjermane që donin të largoheshin dhe se Shqipëria duhet të vijojë me vetingun dhe reformat e tjera për të bindur Evropën për çeljen e negoci-atave. Ndërkohë pak ditë më parë, ambasadorja Schutz kërkoi vijimin e reformës në drejtësi. “E theksoj edhe njëherë se për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian është shumë e rëndësishme që reforma në sistemin e drejtësisë të mund të ecë përpara. Dimë gjithashtu se këshillat përkatës KLP dhe KLGJ janë duke punuar në këtë drejtim pikërisht që reforma në drejtësi të mund të zhvillohet edhe në të ardhmen”, deklaroi Schutz.

Administrativja rrëzon kërkesën e ish-deputetit

Gledion RehovicaGjykata Administrative ka

rrëzuar ditën e djeshme kërkesën e ish-deputetit Gledion Rehovica, i cili kërkoi rikthimin e mandatit të depu-tetit. Pak ditë më parë Prokuroria e Tiranës pushoi hetimet ndaj ish-de-putetit të LSI, Gledion Rehovica, të cilit iu hoq mandati në janar të vitit të shkuar nga KQZ, pas kërkesës së bërë Sektori i Dekriminalizimit në prokurori. Ka qenë Gjykata e Tiranës, e cila ka konfirmuar push-imin e hetimeve të prokurorisë për ish-deputetin Gledion Rehovica të hetuar për veprën penale të falsi-fikimit të formularëve, vilave dhe stampave. Ky vendim është marrë nga prokurori Julian Xhengo dhe miratuar më pas nga gjyqtarja e hetimeve paraprake, Rexhina Memlika. Pak kohë më parë, Njësia e Dekriminalizimit kërkoi heqjen e mandatit për fshehje të dënimit, por autoritetet italiane janë përgjigjur më 9 prill 2018 palës shqiptare, duke sqaruar se sipas saj, Gledion Rehovi-ca nuk është dënuar ndonjëherë më parë në Republikën e Italisë.

Rigels SELIMAN

Aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike kanë rënë parimisht dakord me daljen e një platforme të përbash-

kët në zgjedhje, por kanë vënë edhe disa kushte. Dy ditë më parë selia blu publikoi një platformë, në të cilën kreu i PD, Lulzim Basha iu kërkonte aleatëve që të dilnin në një koalicion të përbashkët me demokratët në zg-jedhjet e 30 qershorit. Mirëpo, teksa kjo gjë është pranuar parimisht nga aleatët e Bashës si Mediu, Duka dhe Shehi, këta të fundit kërkojnë që në një fazë të dytë të negociohet në deta-je, kryesisht për reformën zgjedhore, ndërsa kanë shfaqur dëshirën që në zgjedhje të hyhet me lista të hapura. Fillimisht, ka qenë kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili gjatë një prononcimi për mediat deklaroi se marrëveshja krijon një hapësirë institucionale që përcakton qëllimet e qarta politike për çdo forcë opozi-tare, ndërsa kërkoi nga Basha që të pranojë kërkesën e tij për futjen në zgjedhje me lista të hapura. “Padyshim marrëdhënie elektorale të qenësishme për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm dhe e dyta për të garantuar një ndryshim politik që është i domosdoshëm në Shqipëri përballë një situate të papranueshme që ka të bëjë jo vetëm me varfërinë por me kontrollin që ka krimi dhe korrupsioni i lidhur me qeverinë në këtë vend. Ndërkohë ne kemi edhe një kërkesë për një parlament kushtetues në radhë të parë, që të jetë përfaqësues i qytetarëve, një parlament të përg-jegjshëm që tu japë llogari qytetarëve dhe njëkohësisht për të shmangur manipulimin e zgjedhjeve. Kështu që mendoj se një sistem zgjedhor me lista të hapura për gjykimin tim është sistemi më i drejtë. Kjo mbetet për tu diskutuar dhe analizuar dhe me kolegë të tjerë të opozitës”, deklaroi kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Shehi kërkon ndryshimin e KoditPor kushte dhe kërkesa në adresë

të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e djeshme ka artikuluar edhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi. Gjatë një prononcimi për mediat, Shehi vlerësoi platformën e ofruar nga Basha, ndërsa deklaroi se opozita objektiv të qartë duhet të ketë largimin e Ramës. Ndërkohë, kreu i LZHK i vuri kusht Bashës miratimin e reformës

Zbulohen detaje për 30 zyrtarët e lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit, janë në politikë, diplomaci dhe Ministrinë e Brendshme

Spiunët e ish-Sigurimit të Shtetit vijojnë të jenë ende prezent në administratë dhe politikën shqiptare. Skandali me prokurorin Bujar Sheshi nuk është i vetmi, pasi rezulton se 30 zyrtarë të administratës kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit të Enver Hoxhës. Kjo është bërë e ditur ditën e djeshme nga Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Përmes një përgjigjeje për “TCH”, Autoriteti renditi fushat ku spiunët e Sigurimit vijojnë të jenë ende prezent, ndërsa theksoi se me zgjedhjen në organet e larta të drejtësisë janë verifikuar 294 kandidatë, nga të

cilët 5 individë kanë rezultuar të figurojnë me dosje. “Janë verifikuar kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Nga verifi-kimi, për 3 persona rezultoi se figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit; dy persona si subjekte proceduese ish-gjyqtar dhe ish-prokuror në procese penale politike (NS, FL) dhe një person si bashkëpunëtor (SV)”, deklaroi Autoriteti. Më tej, AIDSSH bën me dije se nuk janë vetëm institucionet e reja të drejtësisë që kërkojnë informacion, por edhe partitë politike. “Me kërkesë të dy partive politike (Partia për

Drejtësi, Integrim dhe Unitet; Aleanca Popullore për Drejtësi), janë verifikuar 285 persona në kuadër të verifikimit të figurës për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, për zgjedhjet e 25 Qershorit. Nga verifikimi, 4 per-sona figurojnë në dokumentacionin e ish-Sig-urimit të Shtetit (XHA, RT, FT, ZG)”, thuhet në përgjigje. Po ashtu, Autoriteti bën me dije se edhe Ministria e Brendshme është interesuar të zbulojë se cilët janë ish-spiunët e Sigurimit të Shtetit në radhët e saj. Sipas AIDSSH, në këtë institucion është një ish-spiun. “Me kërkesë nga Ministria e Brendshme janë verifikuar 30 per-

sona, në kuadër të verifikimit të figurës përpara emërimeve ose ngritjeve në detyrë. Një person figuron në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (AXH)”, thuhet në përgjigje. Ndërkohë, Autoriteti thotë se numrin më të madh të kërke-save për verifikim e ka Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme. Sipas AIDSSH, 7 ish-spiunë të këtij institucioni figurojnë me dosje. “Me kërk-esë nga MEPJ janë verifikuar 234 persona, nga të cilët 7 persona- (FR), (EM), (LlK), (JSh), (GS), (AA), dhe (AD),- figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit”, thuhet në përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve.

Mediu dhe Shehi: Ja pse duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor

Platforma e opozitës, aleatët i vendosin kusht Bashës reformën zgjedhore, kërkojnë lista të hapura

të gjithë palët. Por kur të vijë puna për çështjet e kodit zgjedhor këtu mundet që nuk jemi të gjithë dakord por kjo është një temë që sigurisht do të disku-tohet më vonë”, deklaroi ai. Më herët, Shehi deklaroi votën kundër reformës zgjedhore , nëse sipas tij, nuk ndry-shon sistemi. “Pavarësisht kësaj, unë i drejtohem aleatëve tanë dhe them në qoftë se nuk ndryshohet sistemi zgjedhor, nuk e votoj. Pse nuk e votoj? Duhet të merremi me sistemin, pasi sistemi ka degraduar. Është antikom-bëtar. Ne kemi një Shqipëri të vogël.

Po biem! Dramë e madhe. E kemi ndarë në 12 kolegje elektorale. Këtu barazi nuk ka”, nënvizoi pak ditë më parë kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi. Kujtojmë që platforma është një marrëveshje pa-rimore mes forcave politike, ndërkohë Partia Demokratike si forca kryesore në opozitë ngarkohet të negociojë në mënyrë individuale me çdo forcë nënshkruese. Lulzim Basha është i angazhuar në biseda individuale me gjithë aleatët me qëllim që platforma të firmoset para protestës së 16 shkurtit.

zgjedhore, çështje kjo që sipas tij, do të reflektonte një pjesë të mirë të kërke-save të aleatëve në Kodin e ri Zgjedhor. “Platforma shërben si një bazë mbi të cilat nesër, pasnesër do të negociojmë

Një par-lament kushtetues

në radhë të parë, që të jetë përfaqësues i qytetarëve, një parlament të përg-jegjshëm që tu japë llogari qytetarëve dhe njëkohësisht për të shmangur manip-ulimin e zgjedhjeve. Kështu që mendoj se një sistem zgjedhor me lista të hapura...

Page 7: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

GAZETA SOT E Mërkurë 13 Shkurt 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Partia e Metës abuzimet në port, 10 emra nën hetim

LSI ka kryer abuzime të shumta dhe në Portin e Durrësit. Më herët u kallëzuan penalisht nga Ministria e Transportit 10 emra, mes të cilëve dhe Aleksandër Lipivani. Ai u shkarkua në fund të vitit 2017 dhe ka qenë emërim i LSI. Sipas ministrisë, ai bashkë me juristë, ekonomistë, inxhinierë apo pjesëtarë të forcave të sigurisë në port, kanë bërë abuzime të shumta me tenderat. “Nga kryerja e veprimeve hetimore në funksion të procedimit pe-nal të regjistruar në vitin 2017, rezulton se këta zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës, gjatë ushtrimit të detyrës, janë përfshirë në veprime të kundra-lig-jshme gjatë zhvillimit të tenderit për blerje automjeti, auto-ambulance dhe mjeti zjarrfikës. Ekspertimi i kryer në lidhje me ofertat e paraqitura për 3 lote të tenderit, ka dokumentuar se ofertat nuk ishin të rregullta dhe janë hartuar nga i njëjti operator ekonomik. Ndërsa në lotet për blerjen e mjeteve auto-ambulancë dhe zjarrfikës, rezu-lton se mungojnë pajisjet shtesë dhe shpëtuese kundër zjarrit. Hetimi ka provuar gjithashtu se kërkesa për këto mjete ishte e pa-argumentuar, nisur nga domosdoshmëria për to”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

LSI abuzime në tenderin e byzylykëve për të dënuarit

Një tjetër fushë ku LSI ka abuzuar, është ajo e drejtësisë. Pak kohë më parë shpërtheu një skan-dal abuzimesh me byzylykët për të dënuarit nga Ministria e Drejtësisë, kur drejtohej nga LSI. Në media u bë e ditur se kompanitë kishin fituar tendera në mënyrë të dyshimtë. Në bazë të dokumenteve të komisionit të mbikëqyrjes iu deshën vetëm 2 ditë për të bërë të mundur gjithë in-vestigimin e këtyre kompanive. Por një fakt tjetër që ngre dyshime ishte dhe fakti që nga 9 kompani që morën pjesë, 5 prej tyre nuk kishin paraqitur ofertë kurse njëra prej tyre kishte paraqitur një ofertë shumë modeste. Gjithashtu, një element tjetër që ngre dyshime ngelet edhe mënyra se sa shpejt tenderi u mbyll brenda një muaji sepse ky ishte një projekt që duke pasur mënyrën operative teknologjike dhe aplikimin e saj në terren, kërkonte më shumë kohë.

4

gjatë qeverisjes PS-LSI, kjo e fundit duket se e ka shtuar dozën e abuzimit. Rama i dha Metës drejtoritë kryesore në vend dhe sot krerët e tyre janë në

procese gjyqësore apo në hetim. Nga Autoriteti i Rrugëve, Hipoteka, Burgjet, Portet, Hekurudhat e deri të ministritë, kanë shpërthyer skandale...

Edhe Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhës ishte kthyer në “strofullën” e Lëvizjes Socialiste për Integrim me abuzimet e shumta që kjo parti politike ka bërë. Ky institucion i rëndësishëm i ekonomisë për pesë vjet është drejtuar nga administratorë partiakë të LSI dhe gjendja e saj ishte një batërdi e tërë ekonomike, financiare dhe funksionale. Nga fillimi i 2017 e deri në muajin qershor 2017, u punësuan me porosi partiake, punonjës, duke shkelur jo vetëm kriteret e marrjes në punë, por duke tejkaluar edhe numrin e fuqisë punëtore të planifikuar nga Bordi drejtues i ndërmarrjes. Kjo situatë u përqen-drua veçanërisht në Drejtorinë e Infrastrukturës.

Abuzimet me punësimet në hekurudhëPak kohë më parë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka

kallëzuar penalisht në prokurori ish-Drejtorin Ekze-kutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil. Sipas KLSH, nga auditimi për periudhën Janar 2016 deri më Dhjetor 2017 rezultoi që dëmi ekonomik që i është shkaktuar Buxhetit të Shtetit, arrin në vlerën 48 milionë lekë dhe efekti negativ financiar arrin ne vlerën 30 milionë lekë. KLSH ka konstatuar disa shkelje, duke filluar nga emërimet në punë, probleme me prokurimet, lidhjet e kontratave në kundërshtim me ligjin, janë skualifikuar operatorë pa të drejtë nga gara, ndërhyrje në zërat e ofertës, por edhe disa shkelje të tjera.

Shkeljet në Aeroportin e Tiranës

Sandër Lleshaj në Shkodër: Krimi duhet të dëbohet me çdo çmim, angazhimi im dhe i policisë do të jetë maksimal

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka kërkuar dje nga forcat e policisë që të ashpërsojnë goditjet ndaj krimit. Pas shpërthimit të skandalit të ngacmimit seksual në Malësinë e Madhe, ministri shkoi vetë atje, ndërsa u ndal dhe në Shkodër, një prej zonave më problematike. “Shkodra është një vend i kulturës, i cili nuk bashkëjeton dhe nuk mund të bashkëjetojë me krimin. Krimi duhet të dëbohet nga Shkodra me çdo çmim, me çdo sakrificë dhe përpjekje. Ju garantoj të gjithëve se angazhimi i ministrisë së Brendshme, i imi per-

sonal, i policisë së shtetit do të jetë maksimal. Për të bërë atë që duhet të kemi të qartë, ku shkolla të jetë një vend ku mbizotëron qetësia, kultura dhe ato tipare që e kanë karakterizuar këtë qytet emblemë të Shqipërisë”, tha ai. Ministri Lleshaj ngriti si shqetësim mungesën e adresave të sakta të qytetarëve dhe për këtë ai tha se janë të angazhuar për të zbardhur të gjitha adresat. “Një pjesë e madhe e qytetarëve janë pa një adresë të qartë banimi. Është shpikur një i ashtuquajturi kodi 999, 888 apo 000, i cili shërben si adresë për

një numër të madh qytetarësh shqiptare. Në fil-lim të dhjetorit 2018 ky numër ka qenë 300 mijë shqiptarë. Pas një pune intensive ky numër ka zbritur në 40 mijë. Kjo tregon dy gjëra: E para, kjo çështje nuk ka pasur vëmendjen e duhur dhe e dyta është bërë për një kohë të shkurtër ajo që nuk është bërë për 15 vjet, që nga 2004. Detyra për gjithë punonjësit e gjendjes civile është që kjo shifër të shkojë në zero dhe çdo shqiptar të këtë një adresë të saktë. E para për ti dhënë dinjitetin çdo qytetari, e dyta për të mundësuar shërbimet

e duhura dhe e treta për të parandaluar abuz-imet që janë bërë me këtë tym nga mungesa e adresës. Këto abuzime shpesh janë të lidhura me zgjedhjet”, vijoi ai. Duke u ndaluar tek zgjedhjet e 30 qershorit, ministri tha se prioriteti i Ministrisë së Brendshme është që të garantojë që zgjedhjet të jenë të qeta dhe me dinjitet. “Për MB është një prioritet i rëndësishëm krijimi i kushteve, i mbështetjes së domosdoshme për krijimin e in-frastrukturës së duhur që zgjedhjet të zhvillohen me qetësi dhe dinjitet të duhur”, deklaroi ministri.

Kliti TOPALLI

Lëvizja Socialiste për Integ-rim mund të quhet me plot gojën si partia e skandaleve dhe aferave. Si gjatë kohës

që qeveriste me PD, ashtu edhe me PS, partia e drejtuar në atë kohë nga Ilir Meta nuk ka qëndruar dot larg abuzimeve dhe drejtësisë. Gjatë bash-këqeverisjes PD-LSI, vetë presidenti aktual u bë protagonist përmes një video të publikuar nga Dritan Prifti, ku më pas doli i pafajshëm në gjykatë. Protagonist ishte dhe Edmond Hax-hinasto, i cili u përfshi në skandalin e privatizimit të Albpetrol. Por gjatë qeverisjes PS-LSI, kjo e fundit duket se e ka shtuar dozën e abuzimit. Rama i dha Metës drejtoritë kryesore në vend dhe sot krerët e tyre janë në procese gjyqësore apo në hetim. Nga Autoriteti i Rrugëve, Hipoteka, Burgjet, Portet, Hekurudhat e deri të ministritë, kanë shpërthyer skandale. Skandali më i fundit është ai i abuzi-meve në Ministrinë e Drejtësisë, pasi janë nën hetim 12 persona, ndërsa po ashtu në skaner janë dhe Ylli Man-jani e Petrit Vasili. Por kjo ministri nuk është e vetmja, pasi ka shumë institucione të tjera që u kthyen në çerdhe korrupsioni gjatë kohës që LSI ishte në pushtet.

Skandalet e ARRSHKulmi i abuzimeve të LSI ka arri-

tur me rrugët. Ajo drejtoi Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe gjatë periudhës 2013-2017 edhe pse nuk pati as një metër rrugë, abuzimet kapin shifra të frikshme. Për këtë arsye sot po përballet me drejtësinë ish-drejtori Dashamir Xhika. Hetimet kanë nisur pas një auditimi që ka bërë Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës, i cili u përmbyll duke llogaritur një dëm prej rreth 54 milionë dollarësh me kontratat abuzive të aksit rrugor. Përveç dëmit prej rreth 54 milionë dol-larë, auditi konstatoi edhe një shkelje të disiplinës financiare, me vlerë rreth 16 milionë dollarë. Ky dëm, sipas au-ditit, është shkaktuar nga nënshkrimi i amendamenteve të kontratës, pa burime financimi.

Abuzimet e LSI në hipotekaNjë tjetër drejtori ku ka pasur

abuzime është Zyra e Regjistrimit të Pasurive, apo e njohur si Hipoteka. Abuzimet aty në katër vitet e fundit kapin shifrën 2.4 miliardë lekë, ose 18

milionë euro. Shifrat janë bërë publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili bir me dije se dëmi është konstatuar nga auditimet e ushtruara në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive, drejtuara nga LSI. Organi suprem i auditimit thotë se nga kontrollet janë konstat-

uar një sërë shkeljesh, si regjistrime të falsifikuara të pronave, mbiven-dosje dhe mosarkëtim taksash. Sipas KLSH, në total këto abuzime arrijnë në 2 miliardë e 404 milionë lekë. Për shkeljet e zbuluara KLSH raporton se ka kallëzuar penalisht 196 punonjës

dhe ka kërkuar largimin nga puna të 134 të tjerëve.

Abuzimet në burgjeNjë hetim i Prokurorisë së Kri-

meve të Rënda zbuloi se në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve paguhej ryshfet për të fituar tendera. Bëhet fjalë për tenderat e ushqimeve për të burgosurit të cilat kapin vlera të konsiderueshme, miliarda lekë. He-timet, përgjimet por dhe dëshmitë e mbledhura treguan se zyrtarët e dy-shuar për korrupsion janë ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto dhe zëvendësi i tij Iljaz Labi. Të dy këta zyrtarë u arrestuan ndërsa të dy u emëruan në këto detyra nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Më pas Zoto u shpall i pafajshëm, por prokurori tregoi batërdinë që bëhej në burgje.

Partia e Presidentit afera me tenderat në shumicën e drejtorive

LSI e zhytur në afera, abuzime nga Burgjet dhe Hipoteka, te ARRSH e ministritë, ja

skandalet në institucionet e drejtuara prej saj

Page 8: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

8 GAZETA SOTE Mërkurë 13 Shkurt 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Bilbil Mema u shpreh se të gjithë studentët që kanë mbaruar Universitetin me rezultate të larta, do të jenë pjesë e radhëve të policisë në bazë të ligjit të ri. Ai tha se për mënyrën e zhvillimit të konkursit, drejtori i policisë ka nxjerrë udhëzimin përkatës. “Sa i përket rekrutimit në Policinë e Shtetit, në bazë të ligjit të ri të ndryshuar të policisë të studentëve që kanë përfunduar Universitetin me rezultate të larta, në funksion të këtij procesi ne kemi hapur portalin e Akademisë dhe kemi përgatitur dokumentacionin përkatës. Ka dalë urdhri i ministrit për kriteret e veçanta, urdhri i Drejtorit të Policisë për procedurën dhe mënyrën si do të zhvillohet konkursi”, u shpreh ai.

Kreu i Akademisë së Sigurisë tha dje se për studentët që do të ndjekin shkollën e policisë, ofrohen 42 muaj trajni-me. Ai u shpreh se mbyllja e Akademisë ka sjellë pasoja, duke shtuar se në polici kryhen edhe teste psikologjike. “Ne bëjmë teste psikologjie në polici pasi është një nga kriteret për tu futur në polici por ka shumë vështirësi për të matur me saktësi gjendjen e çdo personi. Kur mbarojnë janë të ndarë se çfarë karakteri i përkasin pasi bëhet ndarje për në terren dhe shikohet si bashkëpunojnë me të tjerët. Mbyllja e Akademisë së Sigurisë ka sjellë pasoja. Ne bëjmë 42 muaj trajnime dhe shkollime, por ne kemi shumë nevoja të tjera që duhet ti plotësojmë. Ne nuk jemi aty ku duhet, kemi shumë punë për të bërë”, u shpreh Mema.

BILBIL MEMA: KEMI HAPUR PORTALIN E AKADEMISË

KREU I AKADEMISË: 42 MUAJ TRAJNIME PËR STUDENTËT

Arben Ahmetaj rrëzon planin ekonomik të PD: Do shtohet deficiti dhe do të rritet oligarkia, ekonomia po rimëkëmbetPartia Demokratike ka prezantuar plat-

formën ekonomike përmes të cilës kërkon qeveri tranzitore. Ish ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj komentoi plat-formën ekonomike të PD-së. Në një intervistë televizive, Ahmetaj tha se me planin ekonomik të PD-së, do të shtohet jo vetëm deficiti i ven-dit por edhe do të promovohet oligarkia. Ai u shpreh se përmes kësaj platforme, opozita do e çojë vendin drejt kolapsit ekonomik. Ahmetaj ka kundërshtuar deklarimin e kryedemokratit për uljen e kontributit për sigurimet shoqërore, duke shtuar se financimi i buxhetit që pagua-

jnë brezin e tretë vijnë nga pagesat e taksave. “Janë 93 mijë biznese pse duhet të votojmë një parti tjetër që na vë taksa të reja. Po, janë rreth 11 mijë biznese por janë të lira të deklarojnë 0 fitim. Më falni për zhargonin që është për t’ia futur vetes, ka edhe një shtyllë të tretë që varros gjithë vendin. Thonë që ne do të ulim kontributin e sigurimeve shoqërore. E dini ju që të gjithë ata që paguajnë taksat financojmë buxhetin që paguajmë brezin e tretë. Me këtë lëvizje që paralajmëron PD do të thotë që të shtohet deficiti i buxhetit të vendit tonë. Nëpërmjet ta-timit 7 % e di sa biznese ndihmohen. Nëpërmjet

kësaj pakete promovohet oligarkia. 137 milionë dollarë ju duken si detaje, janë gur shkëmb për qytetarët e vendit e sigurtë drejt kolapsit ekonomik”, tha Ahmetaj. Ish ministri i Finan-cave tha se Shqipëria ka bërë përparim me hapjen e vendeve të reja të punës, duke shtuar se situata ekonomike ka ndryshuar në krahasim me vitin 2013. Ahmetaj u shpreh se ka pasur rritje ekonomike dhe se Shqipëria nuk e ka më borxhin 74%, por tashmë e ka neto. “Thënë kjo e gjithë platforma është shkatërruese për detajet. Më në fund e ka pranuar edhe FMN që taksa progresive ka ndihmuar në uljen e pabarazisë në

Shqipëri. Nuk po them që Shqipëria është vend i pasur por është ndryshe nga lugina e errët e 2013. Unë e theksova se realiteti në Shqipëri nuk është rozë. Tani çfarë është ndryshe, Shqipëria nuk e ka më borxhin 74 %, por e ka neto. 260 mijë të punësuar është përmirësim? Patjetër që është përmirësim. Rritja ekonomike nga 1 % statistik-isht në 4.2 %, aty e kemi bazën e përmirësimit qoftë të tryezës së bukës, qoftë investimeve qoftë përmirësimeve, po shkon 1 miliard euro në shifra rekord. Tani të vijmë te perceptimi, perceptimi nuk përputhet me realitetin se brezat kanë per-ceptimet e tyre”, u shpreh Ahmetaj.

Elisjeda KIKO

Përfaqësuesit e Akademisë së Sigurisë kanë zbardhur dje pro-cedurat se si do të veprohet me studentët që duan të bëhen pjesë

e policisë. Kreu i akademisë Bilbil Mema zhvilloi një seancë dëgjimore dje në Komisionin e Sigurisë, ku u dha përgjigje të gjitha pyetjeve të deputetëve. Në fjalën e tij, kreu i akademisë u shpreh se në bazë të ligjit të ri që është ndryshuar, Policia e Shtetit do të ketë program studimi më vete, e cila do të jetë e ndarë në nivelin Bachelor dhe Master. Ai tha se Akademia e Sigurisë do të ketë 60 programe të veçan-ta të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Brendshme. “Akademia e sigurisë është rihapur në vitin 2015, mbas një periudhe të gjatë të mbylljes së saj në nivelet e arsimit të lartë. Akademia ka 60 programe të miratuara me kurrikula të veçantë . Në programin Bachelor jepet diplomë për siguri dhe hetim trevjeçar, sipas sistemit të Bolonjës, në programin Master Profesional jepet diplomë për “siguri publike” dhe për programin “Mas-ter për hetimin “ jepet titulli “ Hetues” në Policinë e Shtetit. Po punojmë në bazë të ligjit të ri të ndryshuar, për Policinë e Shtet-it që Policia e Shtetit të ketë program më vete, ashtu sikurse edhe Policia Kufitare”, u shpreh Mema. Kreu i Akademisë së Sig-urisë deklaroi se për studentët ekselentë do të zhvillohen edhe kurse 6 mujore për gradën Oficer, ku studentët e akademisë do të mësojnë teknikat bazë të policisë, të cilat kanë të bëjnë me mbajtjen dhe përdorimin e armës por edhe teknikat e arrestimit. “Në datën 15 shkurt do të mbyllen aplikimet dhe Komisioni i ngri-tur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i përbërë nga pedagogë të Akademisë do të përzgjedhë kandidatet fitues. Në 1 Mars mendojmë të fillojmë kursin për gradën “Oficer” të këtyre studentëve të ekselencës. Ky kurs, do të zgjasë 6 muaj, dhe në shtator këta 150 kursantë do të jenë në dispozicion të strukturave të policisë së shtetit. Interesi ynë është që të përgatisim oficerë- hetues të policisë, por këta kur-santë do të mësojnë dhe teknikat bazë të policisë, siç janë mbajtja dhe përdorimi i armës dhe teknikat e arrestimit”, tha ai.

Bashkëpunim me HungarinëMema u shpreh se kanë krijuar një

bashkëpunim të fortë me Akademinë e Hungarisë, duke shtuar se do bash-këpunojnë edhe me vendet e tjera të

Bilbil Mema: Në 15 shkurt mbyllen aplikimet

Zbardhen procedurat, ja si do të veprohet me studentët që aplikojnë në Akademinë e

Sigurisë, bie plani i Lleshajt për të futur ushtarakët

isë, e cila është dhe një akademi tutorë për ne. Deri tani mendojmë që kemi ndikuar në rritjen e performancës të punonjësve të policisë dhe po kërkojmë që të rritim cilësinë e programeve dhe të mësim-dhënies po kështu edhe të specializimeve të veçanta”, tha Mema.

Dështon plani i Lleshaj për ush-tarakët në akademi

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë, Bilbil Mema ka hedhur poshtë planin e Sandër Lleshaj për pranimin e ushtarakëve në Akademinë e Sigurisë. Ai tha se nuk do të ketë asnjë kandidat nga radhët e Forcave të Armatosura,

pasi kërkesat janë për profilet e juris-prudencës, shkencave kompjuterike dhe ekonomik. Mema u shpreh se nëse ka ndonjë ushtarak që i plotëson këto 3 profile të kërkuara, mund të ketë edhe ndonjë ndryshim për pranimin e ush-tarakëve pranë Akademisë së Sigurisë. “Jo nuk ka ushtarak për arsye se i kemi kërkuar me profil ekonomik, shkenca kompjuterike dhe jurisprudencë, pasi fjala është për këto 3 profile dhe jo për ushtarak. Nëse ka ndonjë prej tyre që i plotëson këto kritere, ndoshta mund të bëhet ndonjë ndryshim, por deri tani nuk bëhet fjala për ushtarak”, tha Mema.

Bashkimit Europian. Kreu i akademisë deklaroi se është rritur performanca e punonjësve të uniformave blu, duke synuar edhe për rritjen e cilësisë së pro-grameve dhe të mësimdhënies. “Kemi bërë të mundur që pedagogë të akadem-ive të vendeve të BE të japin mësim në akademinë tonë. Përveç kësaj kemi bërë marrëveshje bashkëpunimi me shumë nga akademitë e vendeve të BE por edhe me vendet e rajonit. Akademia e Austrisë , Estonisë dhe të shumë vendeve të rajonit, se po krijojmë lidhje për të shkëmbyer eksperiencë por bashkëpunimin më të ngushtë e kemi me akademinë e Hungar-

Felaj: Askush të mos ul poshtë punën e policisë

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, tha dje se askush nuk mund të ulë poshtë punën e policisë me përpjekjet e ulëta duke i krahasuar me kriminelë. Në një postim në rrjetin social Facebook ajo tha se Akademia e Sigurisë rihapet mbas 10 viteve me një program 6 mujor. “Në 1 mars, Akademia e Sigurisë starton programin 6 mujor për përgatitjen si punonjës policie, të 150 studentëve ekselentë, me master të degëve informatike, ekonomik etj dhe njohuri të gjuhës angleze! E mbyllur për gati 10 vjet, deri në vitin 2015 , kur kjo shkollë u rihap, ecuria është jashtëzakonisht e mirë dhe perspektiva po ashtu! Çdo përpjekje e ulët që kërkon të bëjë pis policinë, të njehsojë atë me perverse e kriminele, meriton refuzim, nga të 13 mijë punonjësit e policisë së shtetit, 704 studentët e Akademisë dhe 400 aplikantët për programin më të ri të saj, ketë te marsit 2019, sepse askush nuk mund të vërë përfund, punën , përpjekjet e policisë në vite , shpresat dhe besimin që ushqejnë me të rinjtë përkundrejt kësaj organizate”, tha ajo.

Kadiu: PS po takson më tepër qytetarët

Deputetja e PD, Fatbardha Kadiu tha se mazhoranca po i takson më tepër qytetarët. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo u shpreh se PD propozon taksimin proporcional për të gjitha pagat me 9%. “Partia Demokra-tike propozon tatimin proporcional prej 9% për të gjitha pagat duke nisur nga shuma mbi 30.000 lek. Sot Partia Socialiste i merr shqiptarëve 13% dhe + 23% për diferencën mbi 120.000 lek. Le të tregojë zoti Ahmetaj së pari kush është burimi i të ardhurave të shtresave të pasurve të Shqipërisë, e pastaj të ngre një analoge me USA apo dhe me hënën po deshi. Për ti ardhur në ndihmë mund ti kujtoj zotit Ahmetaj sa taksa pagoi shoku i tij kur mori koncesionet e incerenatorëve dhe ia shiti ato për 24 ore një subjekti tjetër? Sa mund, punë të merituar apo vlerë të shtuar i dha ai shoqërisë tonë për të përfituar miliona euro. Ky është burim të ardhurash që as zoti Ahmetaj e askush nga Partia Social-iste nuk flasin, por tallen me taksimin mbi pagat”, u shpreh Kadiu.

Page 9: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

GAZETA SOT E Mërkurë 13 Shkurt 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ramiz Kelmendi tha pak ditë më parë se nuk mund t’i dhurojë bashkisë një pronë me vlerën mbi 5 milionë euro. Ai iu drejtua përmes një letre të hapur Erion Veliajt të dorëhiqet nga këto aventura, të cilat mund të ndikojnë negativisht për investitorët nga Kosova. “Tani kërkohet që ne t’ua falim bashkisë pronën në fjalë. Absurd. Me keqard-hje po ju theksojë se detyrimi juaj që ne ti japim Bashkisë

dhuratë me shantazhin, pronën në vlerë prej mbi 5 milion eurosh, tregon një çmenduri rinore. Bile na u tha se po që se nuk e japim pronën në këtë mënyrë, ne nuk do të ndërtojmë kurrë objektin e cekur. Andaj Veliaj, publikisht po ju kërkoj të hiqni dorë nga këto aventura të cilat do dëmtojnë rëndë imazhin e të dyja palëve dhe do ndikojnë negativisht në politikat lokale për investitorët nga Kosova”, tha ai.

BIZNESMENI KOSOVAR: NUK I DHUROJ BASHKISË ASGJË

“Kaluan ditët, afatet dhe pas tre muajve edhe pse hyri në fuqi me bazë ligjore, ne me instruksion të institucioneve ligjore filluam informimin me shkrim procedural tek të gjitha organet e nevojshme për fillimin e rrethimin dhe parapër-gatitjet për vendosjen e gurë themelit në të cilin do merrnit pjesë edhe ju si kryebashkiak, për gëzimin që investimin po

e bënë investitori nga Kosova. Në këtë pikë ndodhi ajo që parashihte prolongimi i lejes. Erdhën në punishte inspek-torët tuaj pa asnjë vendim për të pezulluar punët dhe për të rrënuar rrethojat në orët e vona të së shtunës, duke dashur të frikësojnë kompaninë ndërtuese”, u shpreh Ramiz Kelmendi pak ditë më parë në letrën e hapur në drejtim të Erion Veliajt.

KELMENDI: NUK KISHTE VENDIM PËR PEZULLIM PUNIMESH Petrit Vasili: Rama po vjedh me taksën e re

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook në lidhje me taksën e re për karburan-tet. Vasili deklaroi se me këtë taksë kryeministri Rama po vjedh përsëri, duke shtuar se opozita ka alternativë uljen me 30 lekë të çmimit të karbu-ranteve. “Edi Rama na vjedh përsëri me karburantet. Edi Rama shtoi edhe një taksë të re për karburantet, një hajdutëri të re na shtoi, na vodhi prapë. Opozita ka alternativë uljen me 30 lekë të çmimit të karburanteve. Edi Rama ka konstatuar se opozita nuk ka alternativë dhe program për të vjedhur. Dhe ka të drejtë Edi se ai vetëm program për të vjedhur ka. Bravo, jepi fort Edi vidh edhe këto ditë që të kanë mbetur, mos lër lekë të bjerë në tokë. Po kush është ai bu-dalla mor aman që të ka bindur se do rrosh 400 vjet. Aq sa gjithë frymorët do rrosh dhe kur je frymë pakët edhe më pak”, u shpreh Petrit Vasili.

Vokshi: Çdo gjë i shërben partisë në pushtet

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka organizuar një takimin me gratë dhe vajzat e Kavajës. Teksa komentoi abuzimin e 13-vjeçares, Albana Vokshi tha se të tilla drama ndodhin, sepse gjithçka, përfshirë arsimin, është i politizuar dhe i shër-bejnë partisë më pushtet. “Drejtoria Arsimore është e politizuar dhe nuk është në shërbim të fëmijëve. Drejtoresha e shkollës udhëhiqet nga urdhri partiak e jo nga ndërg-jegjja për kujdesin ndaj fëmijëve. Psikologjia është bashkëshortja e një eksponenti të PS dhe pothuajse nuk shkon farë në punë për t’u kujdesur për fëmijët. Policia nuk ekziston për të mbrojtur fëmijët. Qeveria e shikon bashkinë si armik, sepse Kryetari është i PD. Prandaj, kam një mesazh për çdo nënë Mbro-ni Fëmijët nga mungesa e shtetit! Vokshi ftoi edhe nënat e Kavajës në protestën e opozitës më 16 shkurt. Është misioni i çdo nëne të reagojë në mbrojtje të familjes, në mbrojtje të fëmijëve”, tha Vokshi.

PD reagon pas akuzave të biznesmenit kosovar: Bashkia miratoi një leje ndërtimi në një zonë që ka projekt për zbatimPërplasja mes kryebashkiakut Erion Veliaj

dhe biznesmenit kosovar Ramizn Kelmendi ka shkaktuar reagime të forta. Veliaj i ka dhënë leje ndërtimi biznesmenit kosovar Ramiz Kelmendi, në një pronë e cila kishte projekt për ndërtimin e terminalit. Kjo situatë ka shkaktuar reagime të forta dhe ka sjellë edhe reagimin e opozitës. De-partamenti Antikorrupsion i Partisë Demokratike u shpreh se bashkia ka detyrim ligjor për të dhënë shpjegime mbi situatën e krijuar. Përmes një sta-tusi në Facebook, PD shprehet se ky institucion e ka miratuar lejen e ndërtimit duke qenë në dijeni që është në fuqi ligji për ndërtimin e terminalit

Multimodal. “Ramazan Kelmendi, me anë të letrës publike drejtuar kryetarit të Bashkisë Tiranë, aku-zonte këtë të fundit për ndërhyrje të paligjshme, duke pezulluar punimet e ndërtimit, ndërtim për të cilin vetë ky institucion ka miratuar leje ndërtimi në 31 tetor 2018. Pa hyrë në themel të konfliktit mes palës private dhe palës shtetërore, nga veri-fikimet rezultojnë fakte për të cilat Bashkia Tiranë ka detyrimin ligjor të japë shpjegime. Së pari, për zonën në fjalë, (Mëzez, kthesa e Kamzës) qysh në 2013 është në fuqi projekti i financuar nga IFC për ndërtimin e një terminali multimodal. Pikërisht në zonën objekt i projektit, në 31 tetor 2018, Bashkia

Tiranë ka miratuar leje ndërtimi për qendër treg-tare, në favor të shoqërisë “Elkos” shpk”, thuhet në postimin e PD-së. Opozita u shpreh se është në pritje të një përgjigjeje serioze nga ana e kryebash-kiakut, i cili ka shpërdoruar detyrën dhe ka cenuar të drejtat e njeriut. PD shtroi pyetjen se përse bashkia miratoi një leje ndërtimi në një zonë që ka projekt për zbatim, duke vazhduar se Bashkia pranoi një vlerë prej 1.2 milion euro nga ky subjekt privat? “Në reagimin e tij kryetari i Bashkisë Tiranë tërthorazi pranoi se leja e ndërtimit e lëshuar prej tij, nuk mund të zbatohet. Për këtë ai përmendi falsifikime dokumentash e marifete. Por në të

vërtetë Bashkia Tiranë në 2016 ka qenë pjesë e procesit të njohjes të pronësisë, duke kryer ajo vetë afishimin publik, me fuqi ligjore pranë Njësisë Administrative Kashar. Përse Bashkia Tiranë miratoi leje ndërtimi në zonë për të cilën ka një projekt që pret të zbatohet? Përse Bashkia Tiranë pranoi edhe pagesën e taksës prej 1,2 mln euro nga subjekti privat kur nuk kishte vullnet të lejonte zbatimin e lejes së miratuar nga ajo vetë? Edhe pse shpresë pak, mbetemi në pritje të një reagimi serioz të autorit të këtij shpërdorimi me detyrën dhe cënimi të drejtave të njeriut”, thuhet në postimin e PD-së.

Elisjeda KIKO

Biznesmeni dhe deputeti kosovar Ramiz Kelmendi ka nxjerrë dje të tjera detaje sa i takon skandaleve të kryebashkiakut

Erion Veliaj. Të dielën Kelmendi përmes një letre të hapur tregoi se si Veliaj po ten-ton t’i marrë pronën, ndërsa dje në një intervistë ka sqaruar të gjithë situatën. Ai tha se mungesa e transparencës dhe se-riozitetit nga ana e Veliajt është një krim i organizuar mes Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenëve të ndryshëm, të cilët synojnë t’i shkaktojnë dëme kompanisë së tij. Kelmendi deklaroi se kryebashki-aku duhet të tregonte për raportet midis Shqipërisë dhe Kosovës që janë të mira, duke shtuar se ka investuar edhe në vende të tjera të rajonit dhe lejen e ka marrë sipas ligjit në fuqi. “Unë e kam pyetur kryebashkiakun a është e lirë kjo pronë? Për asnjë moment, deri kur kam paguar paratë gjithçka më kanë thënë se është e rregullt dhe ligjore. Nuk duhej të ishin paguar të gjithë ato para. Shikoni, nëse ka dokument shpronësimi që është bërë në Ministrinë e Transportit që ka pasur shpronësim dhe ka nënshkruar Veliaj për investimin, ky është një krim i organizuar mes Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenëve të ndryshëm, për ti shkaktuar dëm kompanisë time”, tha ai. I pyetur nga gazetari nëse është duke folur për një mafie pronash nga Bashkia e Tiranës, ai tha: “Nuk është e nevojshme që kryebashkiaku ti thotë njeriut tim në takim, ‘a e di sa vlen tani ajo pronë’. Kryebashkiaku nuk ka pse të intereso-het se sa vlen ajo pronë, por duhej të ishte gati për të treguar se bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës është i mirë. Unë kam investuar dhe në Mal të Zi e Maqedoni e të gjitha lejet i kam marrë sipas ligjeve në fuqi”.

Rruga ligjoreKelmendi u shpreh se ka kontak-

tuar me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri dhe do të ndjekë të gjitha rrugët e ligjshme për të zbardhur mashtrimet e Veliajt. Ai tha se procesi i lejes ka zgjatur 2 vjet dhe nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me zhvillimet, duke shtuar se ka paguar 1.6 milion euro për lejen e bashkisë. “Janë paguar 1.6 milionë euro për dokumentet dhe lejet e bashkisë. Por para se të jepej leja, kemi pasur një mirëkuptim mes Veliaj dhe është shprehur se do të jepej leje

Kelmendi: Veliaj do të më marrë pronën me vlerë 7 mln euro

Biznesmeni kosovar tjetër goditje Veliajt: Më mashtronte në çdo takim për marrjen e lejes

së ndërtimit, Bashkia e Tiranës mafie pronash

brenda 5 ditësh. Procesi i lejeve ka zg-jatur më shumë se 2 vite dhe gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë diskutim për zhvillime. Kam biseduar me bashkinë dhe me Veliajn dhe e kam pyetur a ka zhvillime dhe më është shprehur se nuk asnjë zhvillim, pasi terminali sipas tij ka tokën e vetë. Ai nuk na ka thënë asgjë në lidhje me leje zhvillimore apo gjë tjetër. Të gjitha rrugët e ligjshme. Sapo të kthehem në Kosovë do të zhvilloj një takim me kryeministrin e Kosovës. Kam kontaktuar me ambasadorin e Kosovës

në Shqipëri”, tha Kelmendi. Projekti për terminalin

Biznesmeni kosovar ka vijuar më tej me akuza në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se është mashtruar nga kryebashkiaku pasi ai i kishte thënë se nuk kishte asnjë projekt për bashkinë në tokën që ai kishte marrë, duke shtuar se bashkia i ka marrë lekët prej tij dhe i ka përdorur për interesat e veta. Kelmendi tha se inspektorët kanë shkatërruar rrethimin edhe pse ka qenë e vendosur ndalimi. “Nëse ka pasur kërkesën për

shpronësim nuk ka pas detyrimin për të dhënë lejet e ndërtimit. Ai gjithmonë thoshte që këtu nuk ka asnjë projekt për terminal e asnjë gjë tjetër për bashkinë. Bashkia i ka marrë lekët, i ka përdorur lekët. Nuk mundet që bashkia të thotë se janë shantazhuar. Kjo ka nxitë në momentin kur Bashkia i ka dërguar ins-pektorët të shtunën në mbrëmjen për të rrëzuar rrethimin e pronës. Kanë shkuar të dielën dhe kanë shkatërruar gjithçka tonën, edhe pse ka qenë vendosur ndal-imi”, u shpreh Kelmendi.

Bashkia i ka marrë lekët, i ka

përdorur lekët. Nuk mundet që bash-kia të thotë se janë shantazhuar. Kjo ka nxitë në momentin kur Bashkia i ka dër-guar inspektorët të shtunën në mbrëmjen për të rrëzuar rre-thimin e pronës...

Page 10: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

10 GAZETA SOTE Mërkurë 13 Shkurt 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Edhe pse legjislacioni për ndar-jen e tokës bujqësore, dhënien e saj në përdorim, e më pas, kalimin në pronësi, është rishikuar në vazhdimësi, procesi në përgjithësi është shoqëruar me mangësi e probleme të ndryshme. Kështu, mos-zbatueshmëria e ligjeve dhe e akteve nënligjore ka ardhur jo vetëm nga mosangazhimi i njësive të qeverisjes vendore, përgjegjëse për ketë proces, por

edhe nga vështirësitë që paraqet zbatimi praktik i legjislacionit. Vonesat e procesit dëmtojnë të gjitha familjet dhe individët, të cilat, ndonëse e përdorin faktikisht tokën bujqësore, nuk disponojnë do-kumentacionin ligjor të pronësisë mbi të, çka pengon në formalizimin e tyre, përfitimin e subvencioneve nga buxheti i shtetit, kryerjen e transaksioneve, shpronësimet për interes publik, etj.

PROBLEMATIKAT QË HASIN QYTETARËT

Ministrat e shkarkuar nisin “revoltat”, Ditmir Bushati sulmon qeverinë: Të jetë më e kujdesshme në hartimin e dokumenteve zyrtare

Përplasjet brenda Partisë Socialiste duket se çdo ditë po shtohen, duke krijuar kështu edhe pse jo zyrtarisht një grup anti-qeveri. Gazeta e ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj, sëbash-ku me ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj kanë krijuar një klan të tyrin në PS, duke punuar kundër interesave të mazhorancës. Por pakën-aqësi ndaj ekzekutivit ditët e fundit kanë shfaqur edhe ish-ministrat socialistë, të cilët u shkarkuan në mënyrë të papritur gjatë mbledhjes së Asam-blesë Kombëtare të Partisë Socialiste paraditen e 28 dhjetorit të vitit që lamë pas. Bëhet fjalë për

ministra si Lindita Nikolla, Fatmir Xhafaj, Arben Ahmetaj dhe Ditmir Bushati, të cilët në disa dalje publike dhe jovetëm kanë thumbuar kryeministrin Edi Rama dhe politikat e ndjekura prej tij. Por rasti më i freskët ka ndodhur ditën e djeshme në Komisionin e Jashtëm, aty ku u diskutua dhe u miratua me votat e mazhorancës dhe opozitës protokolli për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Teksa ishte duke diskutuar për këtë çështje, ish-ministri Bushati kritikoi relacionin e Këshillit të Ministrave për ratifikimin e protokollit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Në

këtë kontekst, Bushati theksoi që dokumenti ka mangësi, pasi sipas tij, në asnjë rresht nuk evi-dentohet roli i Shqipërisë në këtë proces. “Për fat të keq kjo i mungon relacionit që ka ardhur nga Këshilli i Ministrave. Nuk përmendet në relacion marrëveshje e Ohrit. Mendoj që duhet të jemi të kujdesshëm për ta qepur siç duhet këtë dokument sepse ka të bëjë me politikën shtetërore tonë”, deklaroi ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Kujtojmë që pak ditë më parë edhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj kritikoi mazhorancën gjatë diskutimit të Rregullores së Kuvendit në

Komisionin e Ligjeve, kur deklaroi se ligjvënësit janë kthyer në masha të kryetarit të partisë dhe se sipas tij, e kanë ulur autoritetin. Ndërkohë që nga ana tjetër, akuza ndaj qeverisë dje në Komisionin e Jashtëm hodhi edhe deputeti i Partisë Demokra-tike, Tritan Shehu. “Në suazën e pupacëve që janë vendosur për të çuar në një anarshi të plotë përsëri të re, ndoshta në gjithë rajonin, të cilat rrezikojnë rëndë pozicionin e Shqipërisë, pozicionin tonë në NATO. Zoti ministër i Jashtëm nuk ka pse të fshihet skutave”, deklaroi deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

Rigels SELIMAN

Parlamenti ka zgjatur deri në fund të këtij viti afatin për marrjen e pronësisë mbi tokat bujqësore. Ditën e djeshme Komisioni i

Ligjeve ka miratuar dy nisma të deputetit Erjon Braçe, në kuadër të paketës së re-formës së pronës, ndërsa nuk kanë mun-guar edhe përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës. Fillimisht, ka qenë deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila në cilësinë e relatores kërkoi shtyr-jen deri në 31 dhjetor të këtij viti për verifikimin dhe regjistrimin e titujve të tokës bujqësore, ndërsa adresoi edhe një problematikë të shfaqur në zonën e Divjakës, ku mospërputhja e tokës me vendbanimin mbante të bllokuar regjistrimin e pronës. Kjo kërkesë sipas deputetes socialiste, vjen në kushtet kur ligji kishte afat deri në qershor të këtij viti. “Dy projektligjet, janë nisma të deputetit Erion Braçe, në kuadër të paketës së re-formës së pronës. Nuk i miratuam herën e parë dy nismat për disa arsye. E para, ka të bëjë me deputetët, të cilët kërkuan kohë, pasi doni që të konsultoheshin me banorët e zonës. E dyta, ka të bëjë me zgjatjen e afatit të përfundimit të procesit të plotësimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, për territoret e ish-ndër-marrjeve bujqësore, nga data 30 qershor 2019, deri në 31 dhjetor të vitit 2019. Por më e rëndësishmja është se shtyrja lidhet ngushtë me grupet e interesit, ku po i referohem Divjakës, aty ku banorët e kanë marrë tokën në një fshat tjetër, por gjendja civile nuk përkon me tokën ku e kanë. E përdorin që nga ‘91, kështu që përmes ndryshimeve dhe shtyrjes së afatit çdo subjekti do t’i jepet titulli i pronësisë”, deklaroi Bushka. Mirëpo, kryetari i Par-tisë Republikane, Fatmir Mediu i quajti këto dy nisma si antikushtetuese, ndërsa referuar problematikës me pronat drejtoi gishtin e akuzës si nga socialistët, ashtu edhe nga aleatët e tij demokratë, të cilët nuk ishin në komision. “Koncepti është leninist që toka i përket atij që e punon. Keni shkatërruar të drejtën e pronësisë në Shqipëri. Mos harroni që janë vrarë 8000 veta për tokën. Tokat i kanë marrë njerëz që jetonin në qytete dhe jo fshatarët. Kështu që të gjitha palët politike që kanë qenë në qeveri për interesa sa politike, sa elektorale dhe korruptive. Në mënyrë të veçantë ky ligj. Ka deputetë sot që kanë prona në toka në ferma bujqësore, deputetë që nuk kanë asnjë lidhje me

Ligji i ri për tokat, Mediu dhe Naço: Është korruptiv dhe klientelist

Miratohet ligji për tokat bujqësore, shtyhet deri në fund të vitit afati për përfitimin e pronësisë, procedurat që do të ndiqen

vetëm pasi të kenë vërtetuar se nuk kanë përfituar tokë bujqësore në përdorim apo në pronësi në qendrat e tyre të mëparshme të banimit. Po ashtu, projek-tligji parashikon edhe që të jenë subjekt i ligjit familjet bujqësore, të cilat nuk e disponojnë aktin e marrjes në përdorim

të tokës, vetëm pasi të kenë vërtetuar se nuk kanë përfituar tokë bujqësore në përdorim, si dhe familjet bujqësore, të cilat e disponojnë aktin e marrjes së tokës në përdorim, por këtë akt e kanë përfituar pas datës 31.12.1993. Për këto të fundit toka do të mbetet në përdorim.

pronën”, deklaroi Mediu. Megjithatë, pas debateve dhe në përfundim të pyetjeve e diskutimeve, komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi dy projektligjet.

Ja procedurat që do të ndiqenGazeta disponon edhe relacionin e

dy projektligjeve, të cilët parashikojnë heqjen e kufizimit përsa u takon kriter-eve që duhet të përmbushin familjet bujqësore, ose individët për mosndry-shimin e vendbanimit të tyre prej datës 1.10.1992. Nga ana tjetër, në relacion thuhet se ligji është riformuluar, duke krijuar mundësi për të gjitha familjet bujqësore që disponojnë aktin e marr-jes në përdorim, për të përfituar aktin e marrjes së tokës në pronësi, pavarë-sisht përjashtimeve që janë bërë në një VKM të datës 17 tetor 1992. Kështu që familjet bujqësore që përdorin tokën do ta përfitojnë aktin e marrjes në pronësi

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Dre-jtat e Njeriut miratoi në mbledhjen e djeshme dy projektligje, nisma të deputetit të Partisë Socialiste, z. Erion Braçe, në kuadër të paketës së re-formës së pronës, ndërkohë që u shty deri në 31 dhjetor të këtij viti afati për verifikimin dhe regjistrimin e titujve të tokës bujqësore. Por për deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Na-

sip Naço miratimi i dy projektligjeve ishte klientelist dhe abuziv. “Përveç atyre që kanë qenë punonjës të ndër-marrjeve bujqësore, vijnë tani edhe të tjerët që janë banorë të fshatit dhe do të marrin edhe ata tokën. Qëllimi është klientelist sepse shtoni me ligj edhe ata që nuk kanë qenë punonjës të ndërmarrjes bujqësore. Po legal-izoni vjedhjen e bërë në këto 30 vjet”, deklaroi deputeti Naço.

NAÇO: LIGJI ËSHTË KLIENTELIST DHE ABUZIV Ja si është ndryshuar ligji

dhe kush përfiton1. Heqjen e kufizimit përsa i takon

kritereve që duhet të përm-bushin familjet bujqësore ose individët për mos ndryshimin e vendbanimit të tyre prej datës 1.10.1992. Ky ndryshim do shër-beje për zgjidhjen e problemati-kave të përmendura më lart siç; ishin dhe vonesat gjatë trans-ferimit të dokumentacionit të gjendjes civile përtej afateve të përcaktuara në legjislacion;

2. Riformulimin e nënshkronjës iii), të pikës I, të nenit 2, të ligjit duke krijuar mundësi për të gjithë familjet bujqësore të cilat disponojnë aktin ë marrjes në përdorim për të përfituar aktin e marrjes së tokës në pronë-si pavarësisht përcaktimeve përjashtuese të bëra në VKM nr.452, datë 17 .10.1992, “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore”, të ndryshuar. Famil-jet bujqësore që përdorin tokën do ta përfitojnë aktin e marrjes në pronësi vetëm mbasi të kenë vërtetuar se nuk kanë përfituar tokë bujqësore në përdorim apo në pronësi në qendrat e tyre të mëparshme të banimit;

3. Shtimin e dy pikave të tjera të cilat propozojnë që të jenë sub-jekt i ligjit familjet bujqësore të cilat nuk e disponojnë aktin e marrjes në përdorim të tokës vetëm mbasi të kenë vërtetuar se nuk kanë përfituar tokë bujqësore në përdorim apo në pronësi në qendrat e tyre të mëparshme të banimit si dhe familjet bujqësore të cilat e disponojnë aktin e marrjes së tokës në përdorim, por këtë akt e kanë përfituar mbas datës 31.12.1993, për këto të fundit toka do të mbetet në përdorim;

4. Zgjatjen e afatit të përfun-dimit të procesit të plotësimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, për territoret e ish-ndërmarrjeve bujqësore nga data 30 qershor 2019, i parashikuar me ligjin 102/2017 deri në 31 dhjetor 2019-02-12.

Page 11: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

GAZETA SOT E Mërkurë 13 Shkurt 2019 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Shuma e tarifave mbi produktet energjetike hi-drokarbure në lekë / litër ose leke / kg për çdo kategori të produkteve energjetike hidrokarbu-re(ose e përbashkët për të gjitha kategoritë) sip-

as nenit 5, përcaktohet në bazë të nevojave të financimit për vitin fiskal përkatës për aktivitetin e Agjencisë...

Mbajtja e rezervës së sigurisë nga një agjenci shtetërore, përmes një procesi që do të përfshijë disa vite

Taksë e re për karburantet, zbardhet plani i qeverisë për krijimin dhe menaxhimin

e rezervës së sigurisë, ja projektligjiShqipëria do të ketë atë

që njihet si rezerva e sig-urisë së naftës dhe nënpro-dukteve të saj e cila do të

menaxhohet nga një Agjenci dhe jo nga industria sikurse është sot. Një projektligj i nxjerrë për konsultim me grupet e interesit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon pikërisht krijimin e kësaj rezerve që deri më sot nuk ka qenë asnjëherë e plotësuar dhe që është bërë shpesh kritikë në raportet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Por duket se bashkë me këtë nismë vjen edhe një tarifë shtesë që do të vendoset tek karbu-rantet. Në nenin 17 të projektligjit, përmenden metodat e financimit për agjencinë e dedikuar. Financi-mi i kësaj agjencie do të arrihet nëpërmjet fondeve të dedikuara për mbulimin e shpenzimeve për krijimin, ruajtjen, mirëmbajtjen, inspektimin e rezervave të sigurisë, si dhe për aktivitetet e tjera të rregullta të agjencisë, të cilat do të sigurohen nga tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që shiten në Republikën e Shqipërisë; Kredi të mundshme të marra në përputh-je me legjislacionin në fuqi; Të ardhurat nga shitja e rezervave; Të ardhurat nga shitja e shërbimeve; Burime të tjera. Sa i përket tarifave të krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokar-bure që shiten në Shqipëri, pr/ligji përcakton në të njëjtin nen se ato do të vendosen nga Këshilli i Min-istrave, me propozimin e ministrit. “Shuma e tarifave mbi produktet energjetike hidrokarbure në lekë / litër ose leke / kg për çdo kategori të produkteve energjetike hidrokar-bure(ose e përbashkët për të gjitha kategoritë) sipas nenit 5, përcakto-het në bazë të nevojave të financimit për vitin fiskal përkatës për aktivi-tetin e Agjencisë”, thuhet në nenin 17 të pr/ligjit për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave mini-male të sigurisë të naftës bruto dhe

Agrobizneset propozim të ri për qeverinë, TVSH 6% për ushqimin

EI: Asnjë financim për TAP n.q.s nuk përmbush standardet mjedisore

Agrobizneset i kanë propozuar qeverisë që të ulë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar si në shitje dhe në blerje në nivelin 6 për qind për produk-tet bujqësore dhe ushqimore bazike, me argumentin e uljes së kostove për qytetarët dhe harmonizimin me legjislacionin fiskal të vendeve europiane. Këtë kërkesë, shoqata e bazon në tre arsye: në solidaritetin so-cial me shtresat në nevojë të cilat duhet të taksohen minimalisht për nevojat bazë jetike siç është ushqimi; në harmozimin e leg-jislacionit fiskal për produktet

bazë ushqimore me të gjitha vendet e rajonit dhe Europës të cilët aplikojnë në nivel TVSH nga 4- I 0%, në vartësi të TVSH standarde; së treti janë të bindur se ky nivel i TVSH-se do të çojë drejt zerimit të informalitetit, do të rrisë sigurinë ushqimore, do të krijojë kushte më të mira të konkurrueshmërisë të prodhimit vendas në treg duke mos ndikuar pothuaj aspak në nivelin e të ardhurave të buxhetit. Po ashtu, një tjetër shqetësim i pazgjidhur për agrobizneset është ulja e rimbursimit në masën 6 për qind në fund të vitit që kaloi.

Çdo financim nga Banka Europiane e Investimeve (BEI) mbetet e kushtëzuar me ndër-timin dhe funksionimin e TAP-it në përputhje të plotë me Stand-ardet Mjedisore dhe Sociale. Deklarata është bërë nga vetë banka, e cila gjithashtu thekson se projekti mbështetet fuqimisht nga BE dhe ka marrë statusin e PCI (Projekti me Interes të Për-bashkët). “Financimi i projektit pritet të sigurohet nga aksion-erët e TAP dhe një konsorcium i madh institucionesh bankare. Bordi i Drejtorëve të EIB miratoi 1.5 miliardë euro për projektin

TAP më 6 shkurt 2018. Çdo financim i BEI mbetet me kusht që TAP të ndërtohet dhe të oper-ohet në përputhje me standardet mjedisore dhe sociale të BEI, siç përcaktohet në Databazën e të Dhënave mjedisore dhe Sociale të publikuar në faqen e internetit të Bankës”, tha Banka Europiane e Investimeve. Nën-shkrimi i kredisë së BEI ende nuk ka ndodhur, sipas bankës. Banka Europiane për Rindër-tim dhe Zhvillim (BERZH) po konsideron shpërndarjen e kredisë prej 500 milionë euro për projektin TAP.

Importi i makinave të vjetra, targimi i gjithë flotës dëmton tregtarëtTregtarët që importojnë

makina të përdorura janë ankuar se vendimi që i detyron që të targojnë të gjithë mjetet që janë futur në vend i vë ata në vështirësi ekonomike. Në një takim me ministren e In-frastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tregtarët u shprehën se targimi mund të bëhet vetëm në momentin që ata shesin mjetin në të kundërt targimi i gjithë flotës ka kosto të lartë dhe do t’i bllokonte në aktivitetin e tyre. Si shembull ata sollën rastin nëse shoqëria falimenton çka bën që targi-

mi i gjithë mjeteve të jetë një shpenzim më tepër që rëndon situatën e tyre. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se gjatë këtyre ditëve do të ketë diskutime mes in-stitucioneve të varësisë të përfshira në proces por edhe tregtarëve për të gjetur një zg-jidhje sa më të përshtatshme. Vendimi që ndalon importin e mjeteve me vjetërsi më shumë se 10 vjet u lë kohë tregtarëve që të targojnë mjetet që janë tashmë në Shqipëri por edhe pa targa deri në 1 mars që të plotësojnë këtë hallkë.

nënprodukteve të saj. Taksa e re konfirmohet edhe në relacionin që shoqëron projektligjin. “Me qëllim financimin e krijimit, mbajtjes dhe menaxhimit të rezervave të sigurisë së naftës dhe nënprodukteve te saj, është parashikuar dhe vendosja e një tarife për këtë qëllim. Kjo tarifë do të jetë pjesë e çmimit të karbu-ranteve, e cila do të paguhet nga shoqëritë e tregtimit me shumicë”, thuhet në relacion.

Qëllimi i ligjit Relacioni nënvizon se qëllimi

i ligjit është sigurimi i sasisë së

produkteve energjetike hidrokar-bure, të cilat janë në dispozicion ose nën kontrollin e Këshillit te Ministrave dhe të cilat janë krijuar për të siguruar një nivel të lartë të sigurisë së furnizimit në vend, për të ruajtur sigurinë kombëtare, për të kryer detyrimet, të pranuara sipas marrëveshjeve ndërkombëtare dhe për të garantuar jetesë normale për popullin. Me ligjin aktual, detyrimin për rezervën e sigurisë e kanë raf-ineritë dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë. Kjo rezervë duhet të jetë e barabartë me të paktën 90 ditë

mesatare shitjeje. Referuar urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2018 mbajtja e rezervës së sigurisë duhet të ishte 11.9 mijë ton naftë, 20.7 mijë ton benzinë automjetesh, 150 mijë tonë gazoil, 514 tonë solar , 31.7 mijë tonë gaz i lëngëzuar i naftës, 7 tonë benzinë mjetesh fluturimi ajror, 2.5 mijë tonë lëndë djegëse për mjetet e fluturimit ajror. Në total 218.3 mijë tonë.

Krijimi i agjensisë Projektligji i ri sanksionon se

mbajtja e rezervës së sigurisë do

të bëhet nga një agjenci shtetërore përmes një procesi që do të përfshijë disa vite. “Arritja e këtij objektivi do të realizohet në mënyrë të për-shkallëzuar deri në fund të vitit 2022, në mënyrë të tillë që edhe efektet ekonomike që shkakton ky zëvendësim të jenë të pranueshme. Për këtë qëllim, është parashikuar hartimi i një Plani Veprimi, i cili do të detajojë mbajtjen e rezervës së sigurisë deri në fund të vitit 2022, ku industria do mbajë 30 ditë me-satare shitje, ndërsa Agjencia do të ndërtojë në mënyrë graduale pjesën e saj të rezervave. Në këtë mënyrë, do të realizohet një kontroll i plotë mbi rezervën e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj, si një aspekt shumë strategjik i shtetit shqiptar”, thuhet në relacion. Deri më 31 dhjetor 2022, operatorët duhet të mbajnë rezervë sigurie të barabartë me 30 ditë mesatare shitje në tregun e brendshëm, të veprimtarisë së një viti të mëpar-shëm. Një përparësi tjetër e këtij projektligji është që parashikon mbajtjen e rezervës së sigurisë për naftën bruto deri në masën 50% të sasisë së rezervës, duke mundësu-ar kështu jo vetëm mbajtjen e një produkti strategjik qe mund të fur-nizojë rafineritë vendase në kohë mungesash, por dhe uljen e tarifës së rezervës, për shkak të çmimit të ulët në krahasim me nënproduktet e rafinuara. Gjithashtu, problem-atika lidhur me identifikimin dhe adoptimin e akteve nënligjore, të cilat janë parashikuar të hartohen në zbatim të këtij projektligji, mbetet një nga pikat më te rëndësishme në kuadër të angazhimeve që ka vendi ynë në dokumentin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë si anëtare e këtij organizmi ndërkombëtar. Ndër efektet e pritshme është kri-jimi, mbajtja dhe menaxhimin e rezervave të sigurisë së naftës dhe nënprodukteve te saj në përputhje me praktikat më të mira europiane, si dhe përdorimi i këtyre rezervave në rast të reduktimit të papritur deri në mungesë të furnizimit të tregut me nënprodukte të naftës bruto.

Page 12: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

12 GAZETA SOTE Mërkurë 13 Shkurt 2019

C M Y K

d o s s i e r www.sot.com.al

Shqipëria ishte kthyer në qendër të agjenturave të huaja

CIA ka treguar se si Shqipëria ishte kthyer në atraksion të shërbimeve inteligjente. Përveç amerikanëve, spiunë

në Shqipëri futeshin nga Italia, Greqia, Jugosllavia dhe nga Anglia. Po ashtu, CIA tregon sesi BRSS mund të vriste Titon.

Viti 1949Infiltrimet

Përveç qasjes radiofonike ne duhet të përshkallëzojmë aktivitetet e infiltrimit të njerëzve të kualifi-kuar. Grupet e hetimit të komitetit të veçantë të OKB për Ballkanin kanë akses për të gjitha anët e kufirit grek me Shqipërinë dhe kjo është diçka e vlefshme që mund të shfrytëzojmë. Raportimet e marra nga ky komitet bazohen vetëm në dëshmitë e per-sonave të kapur, por me një vonesë prej gati tre-muajsh mes ngjarjeve dhe raportimeve të komitetit. Prandaj ato nuk kanë vlerë për ne, por ekzistenca e komitetit dhe grupet e hetimit mund të jenë një avantazh për ne. Jemi duke e studiuar këtë mundësi. Jemi në dijeni se inteligjenca detare italiane është aktive në dërgimin e agjentëve në Shqipëri. Nuk dimë shumë për qëllimet e këtyre operacioneve por besojmë se njerëzit tanë në Itali duhet të dinë më shumë. Shoqëria e Epirit të Veriut, e cila ka selinë në Athinë ka qenë aktive në ndjekjen e zhvilli-meve në Shqipëri dhe në përgatitjen e raporteve e intervistave me të ardhurit në Greqi nga Shqipëria. Shoqëria përpiqet me çdo kusht të intervistojë refugjatët ortodoksë nga Shqipëria, pasi meqenëse i konsideron si minor-itarë grekë, nuk merren në pyetje nga Byroja e të Huajve, dhe japin vetëm një deklaratë të shkurtër rutinë në pikat ushtarake kufitare. Ka një mundësi që ne të shfrytëzojmë aktivitetin e kësaj shoqërie dhe ndoshta të dërgojmë agjentët e saj në Shqipëri. Duke parë karakterin e saj të fortë aneksionist, aktivitet tona me këtë shoqëria duhet të mbahen të fshehta nga lëvizja e nacionalistëve shqiptarë. Aktualisht komandanti i divizionit të ushtrisë greke në Janinë ka një rrjet prej rreth 90 agjentësh në Shqipëri. Ky rrjet është krijuar për të mbledhur informacion taktik mbi bandat e banditëve dhe nganjëherë kryejnë vepra sabotazhi. Ata janë në fakt një grup barinjsh që duke lëvizur me bagëtitë e tyre nga një kullotë në tjetrën dhe duke u takuar me barinj të tjerë marrin dhe shpërndajnë mesazhe gojore. Ky rrjet është i shtrirë rreth 20 km në brendësi të Shqipërisë dhe mund të përdoret për depërtimin e ushtrive greke në veri. Ndërsa vendosja e një njeriu në amba-sadën franceze në Tiranë. Mundësisht në zyrën e atasheut ushtarak, do të ishte një operacion delikat por me shumë interes.

KonkluzionRealizimi i këtyre sugjerimeve do

të sillte një zbutje të konsiderueshme të strukturës shqiptare të pushtetit, duke plotësuar kushtin tonë të tretë për suksesin e operacionit. Meqenëse

britanikët me shumë gjasa do të mësojnë për lëvizjet tona me refugjatët shqiptarë, sugjerojmë që britanikëve t’u qartësohet që dëshirojmë vetëm bashkëpunimin e tyre pasiv por jo më shumë. Raporti i mësipërm është shkruar sipas supozimit të vazhdim-it të Luftës së Ftohtë mes SHBA e BRSS, si dhe në rast të vazhdimit të mbështetjes sovjetike për guerillasit komunistë grekë. Gjithsesi maturia kërkon që ne të marrim gjithashtu në konsideratë faktin se komunizmi ndërkombëtar do të përshkallëzojë aktivitete e tij këtë vit, dhe kjo ka një referencë të veçantë për operacionet tona shqiptare. Dy vjet më parë BRSS dhe satelitët mbështetën kauzën e guerilasve grekë, deri në masën sa të mos shkaktonin një përçarje brenda Kombeve të Bashkuara. Asokohe Greqia ishte një prioritet i politikës së Ballkanit dhe blloku sovjetik prezantoi një front të përbashkët. Por sot gjërat janë ndryshe pasi Tito e refuzoi atë. Tani Moska kërkon t’i japë një mësim Titos dhe të tjerëve që mendojnë të ndjekin shembullin e tij. Sot për sov-jetikët është Jugosllavia dhe jo Greqia çështja e rëndësisë kryesore në Ball-kan. Gjatë nëntë muajve të fundit kemi ndjerë dridhjet e presionit në rritje të BRSS ndaj Jugosllavisë, të cilat së shpejti pritet të dalin në dritën e diellit. Ne e dimë se të ashtuquajturat poste për ndihmë ndaj refugjatëve janë të organizuara nga qeveria e Hungarisë në kufirin me Jugosllavinë. Megjithëse supozohet të ndihmojnë refugjatët në nevojë, ato janë në fakt pika të lëshimit të agjentëve në Jugosllavi. Ne e dimë se njësi të ushtrisë hungareze janë përqendruar në kufirin jugosllav ashtu si dhe njësitë bullgare në po atë vijë kufitare. E njëjta gjë po ndodh me ushtrinë shqiptare ishte gjatë kohës së fushatës greke ishte përqendruar në jug të vendit. Ne e dimë se këto lëvizje detyrojnë Titon të shpërndajë ushtrinë e tij për të kundër-balancuar kërcënimet. Bashkë me fushatën e

përqendrimeve kufitare ka nisur dhe propaganda e Maqedonisë së pavar-ur. Komanda ushtarake dhe civile e Jugosllavisë është e stërvitur nga sov-jetikët, prandaj megjithëse në dukje ata janë besnikë ndaj Titos, shumë elemente mund të dezertojnë në mundësinë e parë. Ne e dimë se shumë kuadro të policisë dhe ushtrisë së Titos janë të mbikëqyrur dhe shtrënguar nga policia për të mos treguar ndjenjat e tyre të vërteta, por më momentin që ai nis të humbasë kontrollin ose nëse sovjetikët arrijnë të organizojnë vras-jen e tij dhe të tre bashkëpunëtorëve kryesorë, presioni do të rritet ngadalë por në mënyrë progresive.

Rritja e presioneveSituata duket se është e tillë që

nuk do të ketë deklaratë lufte as nga njëra palë as nga tjetra. Por do të ketë intensifikim të presioneve të jashtme për të shpërthyer nga brenda Ju-gosllavinë. Në këtë fushatë BRSS do të përdorë dy bastionet e saj jugore Shqipërinë dhe Bullgarinë. Ne e dimë se nga të dyja vendet sovjetikët kanë kryer programin e tyre të ndihmës ushtarake për Greqinë. Sipas një diplo-mati të vendosur në Tiranë, atu ka rreth 3000 ushtarakë rusë. Ata raportohet se janë “instruktorë” në ushtrinë shqiptare por në fakt komandojnë. Ka fluturime të rregullta mes Sofjes, Bukureshtit, Beogradit e Tiranës. Siç raportohet, në disa raste jugosllavët nuk lejohet të dinë përmbajtjen e ndonjë ngarkese drejt Tiranës që ndalon transit në Be-ograd. Transporti detar nga Deti i Zi në Durrës është rritur ndjeshëm, prandaj unë besoj ashtu si dhe llogaritjet e Mit’hat Frashrit, se megjithëse respek-tin e vogël të popullit ndaj qeverisë së Tiranës, një operacion për rrëzimin e qeverisë nuk mund të kryhet lehtë-sisht. Por mund të vijë një moment kur para se Rusia të fitojë luftën e saj kundër Titos, pushteti në Shqipëri të dobësohet aq sa për ta rrëzuar. Ne duhet të jemi gati për ta shfrytëzuar atë moment por në planifi9kimet tona

ndaj Moskës. Shumë mbështetës ju-gosllavë në Shqipëri janë në kontakt me komitetin e Kosovës në Jugosllavi dhe marrin prej tyre udhëzime dhe armë. Ku komitet është formuar në tokën jugosllave pranë kufirit me shqiptarët, nën drejtimin e Frashërit, ish ambasadori shqiptar në Francë. Prandaj jugosllavët janë të vetmit që mund të shkaktojnë trazira serioze ose një kryengritje me shanse serioze suksesi. Komiteti Shqipëria e Lirë, i cili fillimisht e vendosur në Paris, tashmë ka kaluar në Nju Jork, dhe nuk mund të luajë rol të njëjtë me komitetin shqiptar të Jugosllavisë. Padurimi i britanikëve në operacionet e tyre erdhi prej raportimeve për fortifikimet në gjirin e Vlorës dhe ishullin e Sazanit, lajme të cilat tashmë duket se ishin të ekzagjeruara. Raportimet e publikuara shtatorin e kaluar në SHBA dhe më vonë të mbështetura nga parlamenti britanik, flisnin për fortifikime masive që do të transformonin Vlorën në një bazë të fuqishme detare e ajrore nën kontrollin sovjetik. Por me sa duket projekti ishte i një grade shumë më të vogël. Anijet e furnizimeve nuk janë parë të sjellin çeli, beton apo makineri të rënda, por vetëm rroba dhe ushqim për punëtorët e zonës (disa prej të cilëve janë gjermanë). Supozohet se rusët që drejtojnë projektin kërkojnë riparimin e moleve dhe përmirësimin e fushave ajrore. Ata do të vendosin gjithashtu bateri anti-ajrore por nuk po ndërtojnë fortifikime të reja. E rrethuar siç është aktualisht, Shqipëria nuk mund të kthehet në një bazë serioze për sulme. Ajo nuk është anëtare e shteteve komuniste te Cominform dhe ka traktat asistence të ndërsjellë vetëm me Bullgarinë. Kohët e fundit mbyllja e marrëveshjes mes Jugosllavisë e SHBA për fluturimet mbi territorin jugosllav nga linjat amerikane, i dha zë zhurmave se Jugosllavia mund të ndalojë fluturimet sovjetike dhe të vendeve të Cominform. Nëse kjo do të ndodhte, Shqipëria do të mbetej e lid-hur me vendet e bllokut sovjetik vetëm nga deti. Por gjithsesi kjo masë mbetet vetëm për përdorim të mirëllogaritur. Regjimi i Hoxhës, më shumë i kërcën-uar sesa kërcënues do të mbetet në pushtet për sa kohë që blloku sovjetik të mos bëjë veprime të dhunshme ndaj Jugosllavisë. Qeveria e Titos, duke mos dashur t’i japë Moskës një pretekst për luftë ose të përfshihet në akuzat e bashkëpunimit me “monarko-fashistët” në Athinë (të cilët nuk humbasin asnjë rast për të kënaqur pretendimet e tyre territoriale), po e kufizon veten për momentin vetëm te lufta e propagandës dhe incidentet e izoluara, të cilat supo-zohet të mbajnë lart temperaturën poli-tike në Shqipëri. Por nëse ndonjë ditë Cominform vendos të marrë veprim deçiziv ndaj Jugosllavisë titiste, siç pre-tendohet nga zhurmat kësaj pranvere, fati i Enver Hoxhës dhe i regjimit të ti do të vendoset brenda pak javëve. Tani ata janë të vlefshëm për Beogradin, por në rast të kundërt Tito do të mirëpriste zhdukjen e një pengu që nuk ka vlerë e perspektivë për të.

duhet të evitojmë entuziazmin e tepërt dhe të përgatitemi për suksesin më të vështirë.

Mars 1950Le Monde: Hoxha është

një peng në duart e TitosQë prej prishjes së Beogradit

me vendet sovjetike dhe vendosjes së Shqipërisë në krahun e Moskës, kanë qarkulluar vazhdimisht zhur-ma se rënia e regjmi të Hoxhës do të jetë e shpejtë, si rezultat i revoltës së brendshme me mbështetjen e huaj. Por regjimi shqiptar vazhdon të mbetet në fuqi dhe gjithnjë e më pak po dëg-jojmë për lëvizjet e rezistencës. Vitin e kaluar një kryengritje kundër Enver Hoxhës ishte duke u përgatitur nga shërbimet sekrete britanike, të cilat kishin ngritur bazën e operacioneve të tyre të ishullin e Korfuzit. SHBA ishte e informuar por u kufizua në veprime me mbështetjen e Komitetit Shqipëria e Lirë i cili ishte duke u formuar jashtë vendit. SHBA e mbajti tërësisht jashtë qeverinë e Athinës edhe pse kjo e fun-dit kishte interes në një operacion të tillë. Athina përdori veton kundër çdo veprimi të Papagos, i cili dëshironte të shkatërronte menjëherë çdo fole rebelësh komunistë në Shqipëri dhe të rikthente Epirin e Veriut te Greqia. Qeveria jugosllave me maturi qëndroi e distancuar, duke u preferuar të presë rezultatin e operacioneve. Ajo nuk dëshironte të hiqte dorë nga avantazhi i saj ndaj britanikëve e grekëve në rast të suksesit të revoltës, por gjithsesi Beogradi nuk dëshironte t’i jepte një pretekst Moksës për veprime të dhunshme. Agjentët e shërbimeve britanike u braktisën nga të gjitha palët, u kapën dhe u varën në sheshin kryesor të Vlorës. Mbështetësit e tyre u shpërndanë nëpër male dhe nuk mund të bënin rezistencë, ndërsa qeveria e Hoxhës fitoi avantazh dhe prestigj. I gjithë operacioni dështoi, siç ishte destinuar të dështonte, pasi jugosllavët nuk e mbështetën. Ata kërkonin në fakt ta mbanin Shqipërinë si një peng

Dokumentet e CIA, ja si Italia e Greqia infiltronin agjentë në Shqipërinë komuniste,

BRSS plane për të eliminuar Titon

Page 13: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

2,3,4,5,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 13 Shkurt 2019 13

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

SHBA: E pabesueshme që Kosova injoron këshillën tonë për taksën

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraUashingtoni dhe NATO i bëjnë të qartë Prishtinës rrezikun e prishjes së raporteve

Andi LAMKO

Presidenti, kryeministri dhe kr-ye-parlamentari i Kosovës kanë pranuar një letër nga zyrtarë të lartë amerikanë, ku është

shprehur akoma më qartë zhgënjimi dhe habia e administratës së SHBA lidhur me mospezullimin e taksës do-ganore, ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Në letrën e nën-shkruar nga ndihmës-sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, ndihmës-sekretarja e Mbrojtjes, Laura Cooper dhe Zv/drejtor për Çështje Evropiane, John Earth, thu-het se pas këshillave dhe kërkesave të vazhdueshme për pezullimin e tarifës, SHBA me keqardhje ka vendosur të ndërmarrë hapa më konkretë për të shprehur shqetësimin e saj, dhe këtu përfshihet dhe partneriteti në fushën e sigurisë mes dy vendeve. “Si fillim, kemi vendosur të anulojmë vizitën e plani-fikuar të Gjeneralit (Timothy) Orr nga Garda Kombëtare e Iowa-s, në Kosovë. Vizita e tij kishte për qëllim të përqen-drohej në bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë”, thuhet në letër, ku më tej shtohet se për SHBA është e pabes-ueshme që Kosova po injoron këshillën e tyre për taksën doganore. “Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bash-kuara. Ne kemi punuar së bashku për vite të tëra për të ndërtuar të ardhmen, për popullin e Kosovës që të jetojë ashtu si ka zgjedhur, në paqe. Prandaj është e pabesueshme që pas gjithë asaj që kemi bërë së bashku, Kosova vlerëson miqësinë tonë kaq ulët, aq sa të injorojë këshillën tonë”, thuhet në letër.

Stoltenberg mbështet këshillën e SHBA

Shtetet e Bashkuara thanë se gjithsesi do të vazhdojnë të jenë të

Soros: BE do shpërbëhet si BRSS nëse evropianët nuk zgjohen

Reforma në Francë, në çdo klasë flamuj kombëtarë dhe të BE

Miliarderi hebre hungare-zo-amerikan George Soros ka paralajmëruar dje se “shumica e fjetur pro-evropiane” duhet të zgjohet përpara se unioni të shpërbëhet siç ndodhi më Bash-kimin Sovietik, prandaj shtoi se partitë politike evropiane duhet të vënë të parat interesat e bllo-kut. Influencuesi pro-evropian tha se partitë e bllokut duhet të bashkohen para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në maj dhe për të evituar katastrofën ndërsa partitë e djathta duhet t’i rezistojnë skepticizmit që ka

përfshirë kontinentin. Në lidhje me Italinë, Soros kritikoi BE për “zbatim të detyrueshëm” të marrëveshjes që sipas tij i ve barrë më të rëndë vendeve si Italia për emigracionin, por nuk përmendi fare faktin që ai është një nga mbështetësit më të zjarrtë të politikave të hapjes së dyerve për refugjatët. Kundër-shtari i hapur i Brexit sugjeroi se nuk është vonë që Britania të mbajë një tjetër referendum “ose akoma më mirë, të heqë dorë nga shpallja e Nenit 50”, pra të anullojë lëvizjen.

Presidenti francez Em-manuel Macron ka fituar dje mbështetjen e deputetëve për të mbajtur flamurë francezë dhe të Bashkimit Evropian në çdo klasë të shkollave franceze, pas vendimit të heqjes së celularëve dhe detyrave të shtëpisë. Refor-ma e arsimit përfshin gjithashtu mësimin përmendësh të himnit revolucionar La Marseillaise, sipas iniciativës së ministrit të ar-simit Jean-Michel Blanquer për krijimin e “shkollave të besimit”. Amendamenti për flamurët erdhi pas propozimit të deputetit kon-

servator Eric Ciotti, i cili kërkoi që lirikat e himnit të vendosen si në shkollat shtetërore dhe private. Ciotti mirëpriti shtimin e flamurit evropian përkrah atij francez si “një hap i rëndësishëm përpara”. Vendimet u kritikuan nga politikanët e majtë të cilët thanë se masat mund të shtojnë nxitjen drejt populizimit. Depu-teti Michel Larive, i të majtës ekstreme Franca e Papërkulur, tha se ngritja e flamurëve jashtë shkollave ishte e mjaftueshme. “Shkollat nuk janë kazerma ushtarake”, tha ai.

Pompeo porosit Evropën Lindore: Rezistojini ndikimit rus e kinezSekretari amerikan i

Shtetit, Mike Pompeo, porositi vendet e Evropës Lindore dhe Qëndrore që t’i rezistojnë ndik-imit rus dhe kinez. Pompeo dhe mesazhin e tij gjatë pjesëmar-rjes në manifestimet për 30 vjetorin e rënies së komuniz-mit në Bratisllavë të Sllovakisë, duke shtuar se se Kina dhe Rusia përbëjnë një kërcënim të dyfishtë për përparimin e demokracisë dhe tregun e lirë, që nga rënia e Murit të Berlinit në vitin 1989. Vendet e Evropës Lindore dhe Qëndrore, sipas

tij, janë më të ndjeshme për shkak të “investimeve grabitqa-re” dhe ndërhyrjeve politike. Sekretari amerikan i Shtet-it, tha se për të luftuar këtë kërcënim, Shtetet e Bashkuara po rrisin angazhimin në rajon përmes një marrëveshjeje mbi bashkëpunimin e mbrojtjes dhe programeve të shkëmbim-it. Sekretari amerikan e filloi turneun në Evropë me vizitën në Hungari, ndërkaq ndalesa e dytë e tij ishte Sllovakia. Ai do të vizitojë gjithashtu Poloninë, Belgjikën dhe Islandën.

Ushtria franceze bombardon

rebelët në ÇadMinistri i Jashtëm francez, Jean-

Yves Le Drian, ka njoftuar se forcat franceze kanë bombarduar disa baza të rebelëve të Çadit me qëllim të parandalimit të puçit ndaj presidentit të vendit, Idriss Deby. Me kërkesë të presidentit të Çadit, avionët luftarakë të Francës e kanë bombarduar një grup rebelësh që kishin hyrë nga Libia në territorin e Çadit. “Presidenti Deby ka kërkuar nga ne që të interve-nojmë për ta parandaluar puçin dhe për ta mbrojtur vendin”, ka deklaruar Le Drian në parlament.

Tortosa: Guaido u rekrutua 1 dekadë më parë nga SHBA

Ambasadori i Venezuelës në Moskë, Rafael Faria Tortosa tha dje se presidenti i vetëshpalluar është rekrutu-ar nga SHBA afro një dekadë më parë dhe se është një ‘kukull’ e Uashingtonit. “Sipas informacioneve tona Guaido është rekrutuar rreth 10 vjet më parë. Kur erdhi koha ... ata thanë se ishte i përgatitur, por në fakt ai është krejt i papërgatitur për këtë detyrë. Ai është vetëm një kukull në mënyrë që SHBA të flasë”, tha Tortosa duke folur në një komision të parlamentit rus.

Daçiç: Engel merr miliona prej

shqiptarëve për lobiminMinistri i Punëve të Jashtme të

Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë nga Wash-ingtoni se është momenti për zgjidhjen e problemit të Kosovës, ndërsa ka hedhur akuza mbi kongresmenin Elliot Engel se paguhet për lobimin. “Qeveria e Trump është praktike. Ndryshimi i qëndrimit aktual i zyrtarëve amerikanë do të ishte një gjë e keqe për ne. Elliot Engel për shembull, është një lobist që merr miliona nga shqiptarët, dhe ne nuk mund të presim nga ai që të ndry-shojë pozicion”, tha Daçiç.

Flamuri i Aleancës Veri-atlantike është ngritur dje para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup, në një ceremoni ku morën pjesë personalitete të larta të politikës vendore dhe ndërkombëtare. Kryeministri Zoran Zaev tha se anëtarësimi në NATO e bën vendin më të sigurt dhe me perspektivë. “Sot me plotë siguri themi se atdheu ynë është në rrugën e vërtetë drejt progresit dhe zh-villimit të pa penguar. Ia arritëm. Nga rrugët dytësore të Ballkanit ku pritëm me dekada të tëra, tani jemi në autostradën kryesore drejt Evropës. Të gjithë mund të jemi krenarë, pasi po jetojmë në kohën moderne të qytetarëve të barabartë, që synojnë të arrijnë vlerat evropiane. Me këtë marrim edhe përgjegjësinë të realizojmë synimin tone histori”,deklaroi Zaev.

Italia i ka kërkuar dje formalisht Francës ekstradimin e një ish-militanti komunist që ka marrë pjesë në fushatat e sulmeve me bomba dhe eliminimeve gjatë viteve 1970-të e 1980-të. "Po mbahen bisedime mes ministrive të drejtësive të dy vendeve në lidhje me 15 çështje”, tha zëdhënësi italian i ministrisë së drejtësisë duke shtuar se është dërguar kërkesa zyrtare e ekstradimit për një prej tyre. Sipas mediave italiane janë të paktën nëntë ish-militantë italianë që fshihen në Francë, të lidhur me pengmarrjen e ish-kryeministrit italian Aldo Moro në 1978. Kërkesa e Salvinit erdhi pas ekstradimit të militantit komunist italian Cesare Battisti nga Bolivia para dy javësh, për përfshirje në katër vrasje në fund të viteve 1970-të.

Maqedonia e Veriut ngre flamurin e NATO para qeverisë Italia i kërkon Francës ekstradimin e ish-militantit të majtë

gatshme të ndihmojë dhe të përkrahin Kosovën që të arrijë një marrëvesh-je për normalizimin e raporteve me Serbinë, që do të përqendrohej në njohje reciproke, por vazhdimi i dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të vazhdojë pa pezullimin e tarifës. Një prononcim i ngjashëm për Kosovën erdhi dje gjithashtu nga sekretari i përgjithshëm i aleancës perëndimore të sigurisë NATO, Jens Stoltenberg, i cili tha në një konferencë për media në Bruksel, tha se NATO është e zhgënjyer për taksën e Kosovës ndaj Serbisë dhe shtoi se Forca e Sig-urisë së Kosovës nuk mund të hyjë në veriut etnik serb pa lejen e misionit ndërkombëtar të sigurisë KFOR.“Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat

e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e komandantit të KFOR-it”, ka thënë Stoltenberg.

Haradinaj i izoluarAshpërsimi i retorikës ndërkom-

bëtare për çështjen me siguri që ka ndikuar në vendosmërinë e kryeminis-trit Haradinaj, edhe pse për momentin ai nuk duket se dëshiron të tërhiqet publikisht. “Është përsëritur edhe sot në takimin me ambasadorin Philip Kosnett edhe në çdo takim”, tha dje Haradinaj në konferencën e rregullt për media pas mbledhjes së Qeverisë. “Kemi biseduar edhe për tema të tjera bilaterale që i ka Kosova me Amerikën, në temat tjera kemi biseduar edhe rreth vizitës së disa senatorëve e kongresistëve që pritet të vijnë në Kosovë”, theksoi Haradinaj, por shtoi se mbetet i vendosur që të mos kushtëzohet vazhdimi i dialogut me pezullimin apo heqjen e taksës ndaj

Kemi punuar së bash-ku për vite të tëra për të ndërtuar të ardh-men, për popullin e Kosovës që të jetojë ashtu si ka zgjedhur, në paqe. Prandaj është e pabesueshme që pas gjithë asaj që kemi bërë së bash-ku, Kosova vlerëson miqësinë tonë kaq ulët, aq sa të injorojë këshillën tonë...Serbisë. “Qëndrimi ynë është i qartë, edhe unë dua ta heq taksën, jo vetëm ta pezulloj, por kjo është e lidhur me njohjen nga Serbia, dhe sugjerimi im është që dy temat të mos ndërlidhen. Dialogu ka filluar para taksës, asn-jëherë nuk është kushtëzuar e të mos kushtëzohet as tash”, tha Haradinaj. Më tej ai shtoi se dialogu mund të vazh-dojë njëkohësisht me taksën në fuqi. “Sikurse presidenti Trump apo ndonjë autoritet i lartë i thërret dy delegacionet e vendeve për një marrëveshje, ne nuk e pengojmë. I lusim që të punojmë për marrëveshje, mos ta humbin kohën. Por, nuk hiqet taksa pa marrëveshje. Është gabim të jepen premtime të gabuara nga kushdo qoftë, Serbisë apo kujtdo”, tha Haradinaj.

Page 14: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

GAZETA SOT14 E Mërkurë 13 Shkurt 2019

2,3,4,5,13,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Peqin, dyshohen për disa vjedhje, 1 në pranga dhe 2 në kërkim

Një i ri i dyshuar për një sërë vjedhjesh është vënë në pran-gat e policisë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Nga ana e policisë së Peqinit, u bë arrestimi i shtetasit me inicialet I. J., 24 vjeç, banues në Has, i dënuar më parë për vjedhje. I riu u vu në pranga pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy shte-tas të tjerë, kanë vjedhur një motor në pronësi të shtetasit me inicialet B. S. Nga veprimet hetimore të kryera nga efektivët e policisë së Peqinit, dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të katër vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë. Në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në tre banesa në Peqin, si dhe mjetin që përdorin për të lëvizur kur kryenin vjedhje rezultoi se këta shtetas e kanë vjedhur në Lushnje, mjet i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me motorin dhe disa sende të tjera. Aktualisht vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i kanë kryer të dyshuarit në bashkëpunim me njërin-tjetrin.

Korçë, armë e municione në banesë, arrestohet 43-vjeçariNjë 43 vjeçar u arrestua nga policia e Korçës pasi u përf-

shi në konflikt me një tjetër person, ndërsa në banesën e tij janë gjetur armë dhe municione. Policia lokale sqaron se ka arrestuar në fshatin Podë të Kolonjës, shtetasin me iniciale A. Ll, 43 vjeç, i cili po konfliktohej me një bashkëfshatarin e tij për motive të dobëta. Pas marrjes së telefonatës për konfliktin mes fqinjëve, menjëherë policia shkoi në vendin e ngjarjes. Uniformat blu pasi mësuan se shkaktari i këtij konflikti ishte shtetasi i lartpërmendur ushtruan një kontroll në banesën e tij. Pas kontrollit të banesës, policia gjeti dhe se-kuestroi një armë zjarri, kapsolla detonatorë, fitil zjarrpërc-jellës, si edhe municion luftarak. Shtetasi me inicialet A. LL, u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Kapet duke vjedhur banesën, pranga 37-vjeçarit në Fier

Një i ri është vënë në prangat e policisë, pasi është kapur mat duke vjedhur në një banesë. Burime zyrtare nga policia e Fierit thanë se në pranga përfundoi shtetasi me inicialet K. H., 37 vjeç, banues në Patos. Ai u arrestua gjatë natës së hënë në të gdhirë të së martës në fshatin Kuman të Fierit. 37-vjeçari, u arrestua në flagarancë. Policia e mbante nën vëzhgim të riun dhe ndërhyri në momentin që ai po vidhte një banesë në këtë zonë. Pas arrestimit nga policia në cilësinë e provës materiale atij iu sekuestruan sendet e vjedhura, kryesisht disa vegla pune me vlerë, si dhe veglat që shërbenin për të kryer vjedhje. Aktualisht po punohet për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në këtë zonë, ku 37-vjeçari, dyshohet se është autor i tyre. Ai dyshohet si autor i disa vjedhjeve në qyte-tin e Roskovecit dhe për këtë ishte në ndjekje nga policia. Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Vjedhja”.

Krimi në familje godet sërish, gardisti qëllon për vdekje gruan, dyshonte se e tradhtonte

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraAutori nuk tentoi të largohej nga vendngjarja, por priti policinë

Elvis MYRTA

Krimi në familje godet sërish, këtë herë në kryeqytet. Dita e djeshme do

të fillonte me lajme nga kro-nika e zezë, ku një punonjës i Gardës së Republikës ka qëlluar me armën e shër-bimit për vdekje gruan e tij. Autori është Alket Arapaj, 44 vjeç, ndërsa viktima është Ervilma Seferaj, 36 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në banesën e tyre në Allias. Gardisti e ka qëlluar tre herë me armën e shërbimit gruan duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën duke qarë. Sipas policisë krimi ka ndodhur në mo-mentin kur Alket Arapaj do shkonte të merrte detyrën në Gardën e Republikës. Ai shërbente prej më shumë se 20 vitesh dhe është me arsim të lartë ushtarak me gradën Kapiten. Burime bëjnë me dije se 44-vjeçari, nuk ka bërë tentativë për tu larguar nga banesa dhe ka pritur poshtë pallatit po-licinë. Arrestimi punonjësit të Gardës së Republikës u bë në kushtet e flagrancës nga efektivët e komisariatit Nr.4 të policisë, në bashkëpunim me Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Menjëherë policia pas ar-restimit të 44-vjeçarit, ngriti një grup hetimor. Por nga hetimet e kryera dyshohet se krimi fsheh pas dyshime tradhtie. Burime pranë uni-formave blu thanë se motiv për krimin e rëndë mund të jetë bërë xhelozia në çift. Kjo pasi gjatë marrjes në pyetje në polici, Arapaj ka thënë se, kishte dyshime se gruaja e tradhtonte. Më tej ka shtuar se dyshimet i kanë ardhur në rritje dhe për këtë arsye ka humbur kontrollin dhe ka qëlluar në drejtim të bashkëshortes, duke e

lënë atë të vdekur në vend. Burimet thonë se 44-vjeçari, nuk ka shprehur pendesë për krimin por keqardhje për vajzën e tij 4-vjeçare. “I vetmi peng që kam është va-jza, të cilën e lashë rrugëve”, mësohet të ketë thënë Ara-paj në polici pas krimit të rëndë. Policia tha zyrtarisht se 44-vjeçari Alket Arapaj, punonjës në Gardën e Re-publikës, në banesën e tij, rreth orës 06.00 të mëngjesit, me armën e shërbimit ka vrarë gruan e tij. Mësohet se Arapaj ishte besimtar mys-liman dhe ndiqte rregullisht ritet fetare, ndërsa gruaja ishte e mbuluar. Prej afro 20 vitesh, ai ishte pjesë e Gardës së Republikës me gradën “Ka-

piten”. Fqinjët e çiftit thonë se ishin bashkëshortë model, duke u shprehur të shokuar për ngjarjen.

Fqinjët: E pabesueshme, ishin njerëz të

mrekullueshëmÇifti jetonte prej disa

vitesh në katin e 4-t të një pallati, në rrugën “Vang-jel Capo” në Allias. Sipas fqinjëve, 36-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj njiheshin si familjarë të rregullt dhe madje praktikantë të fesë myslimane. Ata shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë. "Unë kam 50 vjet që jetoj këtu, edhe ata jetonin këtu. Nëna dhe i ati kanë ikur te djali tjetër dhe vin-in në mars. Nusja dilte

Krimi në familje me bilanc të frikshëm, fillimi i vitit me 7 viktimaViti 2019 ka një bilanc të paprecedentë përsa i

përket krimit në familje. Kur kanë kaluar vetëm 6 javë nga fillimi i këtij viti të ri në vendin tonë janë regjistruar shtatë viktima në krimet në familje. Në tre raste bashkëshortët kanë vrarë gratë e tyre dhe në një rast dhëndri vrau vjehrrën dhe vjehrrin. Ky vit i ri filloi tragjikisht për një familje nga Ballshi, ku burri ekzekutoi në mënyrë makabre bashkëshorten dhe kunatën e tij, pas një sherri që kishin pasur në familje. Gazment Musta, 34 vjeç, qëlloi plot 10 herë me thikë Gentiana Mustën, 31 vjeç. Gjithashtu ai masakroi duke e goditur plot 16 herë me thikë kunatën e tij Melisa Çaushajn, pasi kjo e fundit tentoi t’i vinte në ndihmë motrës së saj. Nga hetimet rezultoi se krimi i 2 janarit në banesën e familjes Musta, banorë në një pallat në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh është paraprirë

nga një debat i fortë mes bashkëshortëve. I akuzuari Musta ka qenë kundër kërkesës së bashkëshortes së tij për të shkuar tek prindërit e saj në fshatin Drizar të Mallakastrës. Pasi ka debatuar ashpër me to, rreth orës 16:30 të ditës së dytë të muajt shkurt, ai ka kapur thikën e kuzhinës dhe ka qëlluar bashkëshorten e më pas edhe kunatën, duke u shkaktuar plagë vdekjepru-rëse. Në të njëjtën kohë në banesë kanë qenë edhe fëmijët e mitur të çifti 3 dhe 7 vjeç. Pas ngjarjes 34 vjeçari, ka telefonuar babain e tij, të cilit i ka rrëfyer krimin duke i thënë “t’ia bënte hallall” dhe se “do të takoheshin në botën tjetër”. Por nuk do të mbaronte këtu, dy javë më pas më konkretisht mëngjesin e 14 janarit këtë herë krimi në familje do të trondiste kryeqytetin me një vrasje të trefishtë, ku dhëndri do të vriste vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten e tij. Viktima

të kësaj ngjarje të rëndë mbetën Bujar Mata, 63 vjeç, Xhevaire Mata, 52 vjeçe, dhe vetë autori Majlind Lila, 52 vjeç. Ngjarja e rëndë u shënua në banesën e çiftit Mata në rrugën “Kristaq Mone” në zonën e Astirit. Au-tori prej disa vitesh bashkëjetonte me Nevilën, vajzën e çiftit të ekzekutuar nga ai. Nga ajo marrëdhënie, ata kanë edhe një vajzë të mitur. Ndërkohë, mesditën e 6 shkurtit radhën për t’u tronditur e kishte qyteti bregdetar i Vlorës, ku burri do të mbyste gruan e tij 45-vjeçare, nënë e tre fëmijëve brenda banesës së tyre pas një konflikti që kishin për shkaqe xhelozie. Por krimi në familje nuk do ndalej këtu pasi kryeqyteti do të tronditej sërish nga xhelozia, ku për shkak të saj, bashkëshorti punonjës në Gardën e Republikës do të qëllonte për vdekje me armën e shërbimit gruan e tij, 36-vjeçaren, Ervilma Seferajn.

dhe mbushte ujë, e shiko-ja shpesh. Djali shkonte në punë. Kanë një vajzë 4 vjeçe. Është një ngjarje e paparë. Më vjen shumë keq, jemi të tronditur", tha njëra nga fqinjet. Ndërsa një fqinje tjetër thotë, se vajza e vogël kur doli nga banesa tha që mami po flinte. “Nuk kishim dëgjuar kurrë ndonjë grindje. Shkonin në xhami, faleshin. Vajza e vogël kur ndodhi ngjarja në shtëpi ishte, flinte gjumë ajo fëm-ijë. Doli në mëngjes pastaj, e mori një nga njerëzit e të shoqes. Edhe i tha burri “të keqen gjyshi. Po fle mami gjumë, ja ktheu ajo”, thotë një tjetër banore e pallatit ku banonte prej kohësh autori dhe viktima. Ndërsa një tjetër fqinje shton se ata janë familje e mrekul-lueshme. “Ata janë familje shumë e mirë dhe e mrekul-lueshme. Si Alketi dhe e shoqja janë shumë të mirë. Njerëz me fe, pasi faleshin. Jemi habitur kur jemi zgjuar. Brenda në familje nuk e di, por nuk kemi dëgjuar për grindje. Nuk e di, do të ketë qenë ndonjë moment... pa dashje, gabimisht, pasi nuk ka mundësi që ai njeri kaq i mirë të vriste”, u shpreh për gazetarët një tjetër fqinj i çiftit.

Nga hetimet e kryera dyshohet se krimi fsheh pas dyshime tradhtie. Burime pranë uniformave

blu thanë se motiv për krimin e rëndë mund të jetë bërë xhelozia në çift. Kjo pasi gjatë marrjes në pyetje në polici, Arapaj ka thënë se kishte dy-shime, se gruaja e tradhtonte...

Page 15: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

2,3,4,5,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 13 Shkurt 2019 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

Polici Bajrakurti: Video e imja, s’e kam ngacmuar të miturënEfektivi i policisë, Berhan Bajrakurti mohon akuzat e

ngacmimit seksual ndaj të miturës, ndërsa pranon se videoja është e tija. "Videoja është e imja por nuk ka lidhje me asnjë të mitur", mësohet të jetë shprehur efektivi gjatë dëshmisë dhënë grupit hetimor në Shkodër. Ai u arrestua prej ditës së djeshme ndërsa në portale i janë zbuluar video të tjera të tij ku ai kryen vepra të turpshme. Deri më tani shumë pak detaje kanë dalë në dritë lidhur me rastin, por burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ekziston mundësia që video të jetë regjistruar duke mos patur protagoniste vajzën e mitur, por një person madhor në moshë. Gjithsesi hetimet vijojnë ku një verifikim i plotë po i bëhet nga ekspertët telefonit të policit dhe komunikimeve që ai ka bërë në rrjetet sociale. Kolegët e tij jashtë kamere përjashtojnë faktin se në komisariat ka patur denoncim apo ndonjë sinjalizim për skandalin në fjalë. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vrau shokun nga pakujdesia, gjykata lë në burg 25-vjeçarinGjykata e Shkodrës la në burg 25-vjeçarin, Endreis Doda, i cili

vrau pa dashje shokun e tij të punës. I riu doli dje përballë togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë, të cilat, pasi u njohën me aktet dhe provat e sjella nga prokuroria caktuan masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndaj të riut, i cili do të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve. Vetë 25-vjeçari, nuk ka dhënë detaje për ngjarjen. Ai i ka kërkuar gjykatës se nuk është në gjendje të flasë, por ai i ka kërkuar falje familjare të viktimës. Doda akuzohet se gjatë mbrëmjes së premtes ka vrarë kolegun e tij Petrit Biba, 30 vjeç. Doda dyshohet se ka qëlluar aksidentalisht Bibën, teksa po luanin me pistoletë. Mësohet se viktima dhe i dyshuari, ishin punonjës në HEC-in e Vrithit në Pukë, ndërsa armën që mbanin e kishin pa leje. Fillimisht Petrit Biba, mbeti i plagosur rëndë, por ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur nga pakujdesia

Përplaset për vdekje këmbësori në Kavajë, zhduket shoferi

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Kavajës. Burime zyrtare nga policia e Kavajës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pranë Prokurorisë, ku një mjet ka përplasur me vdekje një këmbësor. Viktimë e këtij aksidenti të rëndë mbeti shtetasi me inicialet me iniciale S. B., 35-vjeç. Mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ka humbur gjurmët. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, të cilët kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. “Rreth orës 18:50, në qendër të qytetit të Kavajës, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin S. B., rreth 35 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij”, njofton policia.

Krimet e Rënda dhe Guarda di Finannza shkatërrojnë 4 grupe kriminale, në pranga 21 shqiptarë dhe 6 italianë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraHetimet: Në dy vite janë trafikuar 10 ton drogë

Elvis MYRTA

Tonelatat e drogës që vërshojnë drejt brigjeve italiane detyruan dy vjet më parë një grup

prokurorësh italo-shqiptarë që të gjenin një formulë të re reagimi kundër trafikantëve. Ata kri-juan një skuadër të përbashkët hetimi, çka solli dërrmimin e një rrjeti trafikantësh, gjithashtu italo-shqiptarë, që ka trafikuar rreth 10 ton kanabis. “Lulet e Pranverës”, u kodua operacioni i parë i skuadrës së përbashkët he-timore mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për të shkatërruar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës. Prokuroria e Leçes në Itali në kuadër të hetimeve të përbashkëta ka nxjerrë gjithsej 27 urdhër ekzekutime nga të cilët 21 janë shqiptarë dhe 6 janë shtetas italianë. Deri tani janë ekzekutuar 20 urdhër arreste ndërsa janë shpallur në kërkim 7 persona të tjerë. Nga ky op-eracioni, i zhvilluar mëngjesin e djeshëm në vendin tonë nga Guarda di Finannza Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në vendin tonë janë arritur të ekzekutohen 6 urdhër arresti ndërkombëtar. Ndërkohë 3 të tjerë, mes të cilëve 2 shqiptarë dhe një italian, ndodhen në burg në Shqipëri. Ndërkohë, në sajë të këtij operacioni në Italinë fqinje janë arrestuar 10 persona nga të cilët 5 janë shqiptarë dhe 5 italianë, ndërsa një tjetër shtetas shqiptar ndodhet në burg në Malin e Zi. Gjithashtu autoritetet italiane kanë shpallur në kërkim 7 shtetas të tjerë. Detajet e opera-cionit u njoftuan nga Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rën-da, Donika Prela dhe Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias Italiane Federico Calfiero De Raho së bashku me Prokurorin e Leçes dhe drejtuesit e lartë të Policisë Qendrore Investigative kundër krimit të organizuar përmes një videokonference. Sipas kryeprokurores së Kri-meve të Rënda, në sajë të këtij

operacioni të përbashkët me autoritetet italiane janë goditur 4 grupe kriminale. Në sajë të këtij operacioni në vendin tonë u arrestuan, Denis Pashaj, 33 vjeç; Kristjan Llanaj, 36 vjeç; Luka Beqiraj, 32 vjeç; Arbnor Xhimaj, 34 vjeç; Bilal Kabello, 34 vjeç; Kujtim Elmazi, 58 vjeç.

Gjykata e Apelit të Hagës refuzon kërkesën e ekstradimit të Arben FrrokutGjykata e Apelit në qytetin e Hagës, Holandë,

vendosë të mos ekstradojë Arben Frrokun, i dënuar në vendin tonë me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-komisarit të policisë Dritan Lamaj. Apelit në Hagë ka refuzuar ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri me argumentin se i rrezikohet jeta pasi dënimi është për arsye politike. Sipas Gjykatës së Hagës, dënimi që i është dhënë në Shqipëri, është dhënë bazuar mbi motive politike duke shtuar se Fr-rokut i rrezikohet jeta në Shqipëri, e për këtë arsye ai nuk do të ekstradohet, edhe pse gjykatat shtetërore të Holandës kishin vendosur për ekstradimin e tij. Ndër-kohë burime nga Prokuroria e Përgjithshme, thonë se nuk janë vënë në dijeni të këtij vendimi. Lajmi u konfirmua edhe nga avokati i Frrokut në Tiranë, i cili tha se kërkesa e prokurorisë shqiptare është rrëzuar.

Tashmë Arben Frroku do të qëndrojë në Holandë si njeri i lirë. Me vendim gjykate është refuzuar kërkesa e shtetit shqiptarë për të ekstraduar Arben Frrokun. Ky është një vendim i cili hap rrugën lirimit të Arben Frrokut në shtetin holandez. Ka procedura të tjera dhe atij i lind e drejta të kërkojë edhe azilin politik. Pretendimet janë atë që dihen nga të gjithë madje edhe nga opinioni publik. Nuk ka asnjë provë që çon implikimin e këtij në këtë ngjarje. Në rastin konkret të kemi parasysh që nuk është hapur as çështja fare, por thjesht një gjykim i të gjitha fakteve. Vendim që është ankimuar edhe në Gjykatën e Strasburgut. Ne insistojmë në faktin që do ta pranojë dhe pa prova, një vendim i marrë nga shfrytëzimit politik në media mbi prova që janë në dosje”, tha avokati. Arben Frroku, sipas policisë dhe prokurorisë shqiptare, në 24 Shkurt

2013 vrau Komisarin Dritan Lamaj. Ai u arrestua në Selanik pas ngjarjes dhe u ekstradua në Shqipëri ku u perball në Gjykatën e Krimeve të Rënda me akuzën e vrasjes. Më 3 Prill të vitit 2015, Shkalla e Parë vendosi ta shpallë të pafajshëm, pasi provat e prokurorisë nuk bindën gjykatësit. Ai u la i lirë menjëherë, ndërsa prokuroria ankimoi vendimin. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda më 29 Qershor 2015 rrëzoi Shkallën e Parë duke e dënuar me burgim të përjetshëm. Por Arben Frroku nuk u gjet në adresën e tij nga policia shqiptare pasi ishte arratisur. Në Mars te 2016 ai u arrestua në Holande me dokumente greke të fal-sifikuara me identitetin e Renato Tsepa. Prej kesaj kohe ai zhvilloi disa procese gjyqësore në Holandë, ku kërkonte që të mos ekstradohej pasi në Shqiperi i ishte nënshtruar një procesi të parregullt gjyqësor.

HetimetKy është operacioni i parë

i një skuadre të përbashkët het-imore mes autoriteteve shqiptare dhe italiane ka filluar rreth 2 vite më parë. Finalizimi i këtij opera-cioni është rezultat i një hetimi dy vjeçar nga prokuroria e Leçes në Itali. Nga autoritetet shqiptare u regjistrua procedimi penal i regjistruar 274/ 2016 për veprën penale "Trafik i narkotikëve", "Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë krimi-nale" dhe Grupim i strukturuar kriminal". Mes dy prokurorive ka pasur koordinim të punës në kohë reale, analizim të rezultat-eve të përgjimeve telefonike, vëzhgim ambiental paralele nga të dy autoritetet Ky operacion u shtri në disa drejtori vendore të policisë së Durrësit, Vlorës dhe Lezhë gjatë harkut kohor të mbi dy viteve nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokurorë të çështjes që hetuan trafikimin e sasisë së madhe të drogës nga pala shqiptare janë, Pranvera Pustina dhe Përparim Kulluri. Në bazë të hetimeve të kryera nga pala jonë janë parandaluar tre raste të trafikut të lëndëve narkotike dhe janë sekuestruar rreth 3.5 tn kanabis. Më konkretisht më 10

NË SHQIPËRI JANË ARRESTUAR:

• Denis Pashaj, 33 vjeç • Kristjan Llanaj alias Nuredinaj, 36 vjeç • Luka alias Kriols Beqiraj, 32 vjeç • Arbnor Xhimaj alias Hox-haj, 34 vjeç • Bilal Kabello, 34 vjeç • Kujtim Elmazi, 58 vjeç

NË ITALI JANË ARRESTUAR:

Dorian Alikaj, 34 vjeç Altin Avduramani, 46 vjeç Ajet Çepaj, 50 vjeç Klaudio Fani, 34 vjeç Artur Malo, 35 vjeç Raul Zenunaj, 40 vjeç Giancarlo Desimone Gianfranco Conestabile Salvadore Santoro Francesco Tarantini Giuseppe Vanatagiato

shkurt 2017 në vendin e quajtur Godull Adriatik është gjetur dhe sekuestruar një gomone dhe në një distancë prej 1600 metra larg është gjetur sasia prej 1.6 ton kanabis. Më 26 shkurt 2017 në Cavallino Brindizi është se-kuestruar sasia prej 996 kg mar-ijuanë që vinte nga Shqipëria. Në Itali u arrestuan disa persona ndërsa në Shqipëri u arrestua Eduard Sallaku dhe shtetasi italian Donato Carluçi si autorë të kryerjes së veprës penale, të cilët vetëm një javë më parë u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 16.8 vite burg për akuzën "trafikimi i narkotikëve dhe grupi i strukturuar krimi-nal. Më 5 prill 2017 tek Gjiri i Lalzit u sekuestrua motoskafi i dyshuar se do kryente trans-portim të një sasie droge drejt Italisë. Këtë dajë janë arrestu-ar Gianfranco Mariano dhe Donato Carluçi skafistët që kishin qëllim transportimin e lëndës narkotike të siguruar nga Eduard Sallaku. Më 2 qershor 2017 u sekuestrua një gomone rreth 1 km në brendësi të grykëderdhjes së lumit Vjosë. Në brendësi të saj u gjetën dhe sekuestruan 685 kg kanabis. Për këtë episod u arrestua Dino Abazi.

Page 16: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

16 GAZETA SOTE Mërkurë 13 Shkurt 2019

Nga Hyqmet ZANE

Tregohen të vërtetat se nënat shqiptare, veçanërisht gjysh-et, e në Shqipërinë e

Mesme, si në Skrapar e Berat, pale pastaj në të gjithë jugun e vendit, kur shikojnë një fëm-ijë që vrapojnë, nga meraku që kanë se mos rrëzohet dhe vritet, i thonë “po përse vrapon kështu o bir, sikur të ndjek greku prapa”. Është një thënie që përdoret rëndom edhe ndër biseda mes shqiptarësh, si tregues i pasojave që kanë lënë ushtria greke në Shqipëri me vrasjet dhe gjymtimet që u ka bërë popullsive të krahinave të ndryshme gjatë gjysmës së parë të shekullit XX.

Është një e vërtetë që historia e flet, por histori-anët e anashkalojnë, se e vërteta lakuriqe e armiqë-sisë greke ndaj shqiptarëve është shoqëruar nga një masakër në tjetrën, si një cikël i vazhdueshëm deri në aktin final të largimit me genocid të popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Në një material që kam lexuar para disa kohësh nga Gani Vila, Drejtor i Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës, me banim në Michigan, SHBA, shkëputa disa fragmente për t’i paraqitur në këtë shkrim që do ta cilësoja si një saktësim i kërkesave që bëhen nga komuniteti çam dhe përfaqësuesit e tyre politikë se nuk është kërkesa për pronat e çamëve, por për rik-thimin e të drejtave legjitime të shtetasve me shtetësi greke dhe kombësi shqiptare që u shpërngulën nga vendi i tyre pa dëshirën e tyre, të pambrojtur dhe të paarmatosur, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë dhe kishin fenë e tyre. Masakrat greke në formatin “genocid” kanë qenë jo vetëm ndaj shqiptarëve të Çamërisë, por edhe në Panaritin e Korçës më 1914 dhe në çdo kënd të Shqipërisë së Jugut në emër të kërkesave për Vorio-Epirin, përmes filozofisë fashiste të “tokës së djegur’.

Gani Vila shkruan se “Arsyet përse shqiptarët në kohëra dhe rrethana të ndryshme janë larguar nga vendlindja tashmë dihen, por të rrallë janë ata shqiptare në emigracion që e kanë harruar vendlindjen. Qeveria greke e Venizelosit në kuadër të realizimit të ëndrrës së Vorio-Epirit, krahas vrasjeve të popullsisë shqiptare në krahinën e Kolonjës, Përmetit, Korçës etj, nëpërmjet ushtrisë së saj dhe të andartëve grekë të liruar nga burgu i Kretës, nga data 2 deri në 10 korrik të vitit 1914,

Nga Gjon NEÇAJ

Në Shqipëri u ndësh-kuan me votën e sovranit ata që zhvatën trupin

kockë të mëmëdheut. Kësh-tu do të ndodhë edhe në Kosovë e Maqedoni, kudo, se shqiptarët janë zgjuar nga gjumi letargjik i një çerek shekulli demokraci. Në këto rrethana që po bëhet sot ndërrimi i gjeneratave në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoni, duhet të qahemi me lot për rininë tonë, e cila në vend që të bëhet pjesë e vlerave të botës së civilizuar, duke u marrë me vetveten për shkak të papunësisë, duke jetuar dhe duke u rritur me logjikën e korrupsionit, parazitizmit dhe gjithë asaj që është në kundërshtim me rregullat e një shteti demokratik, s’ka dyshim se do të shndër-rohet në një brez që nuk premton shumë për të ardhmen e vet dhe as të kombit që i takon.

E për të qenë të ndershëm me sovranin, duhet doemos të kesh një moral, së pari njerëzor, por dhe politik, duke përfaqësuar me dinjitet atë forcë që përfaqëson në drejtim apo në ligjvënie. Shumë është shkruar e thënë këto kohë për moralin në përgjithësi, por veçmas për moralin në politikë. Politikani i suksesshëm duhet të udhëhiqet sipas parimeve morale. Skena jonë

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Masakrat greke ndaj shqiptarëve dhe tradhtia e qeverive shqiptare

Korrupsioni që mbolli klasa politike

theri si bagëti, me thika, sëpata e hanxharë 375 gra, burra, pleq dhe fëmijë, dogji 150 shtëpi si dhe shkaktoi dëme të tjera. Mizoria e këtij gjenocidi tërhoqi edhe vëmendjen e Fuqive të Mëdha, saqë Lordi Lamington më 28 korrik 1914 i bën thirrje Qeverisë së Anglisë që të reagojë kundër masakrave greke që po kryhen në Shqipërinë e Jugut. Po këtë ditë gazeta prestigjioze "Times" me artikullin e saj "Vendasit e fshatrave të Shqipërisë së Jugut po shuhen nga grekët" dënon rëndë aktin barbar mesjetar të tyre. Ndërsa deklarimet e andar-tit grek V. K. që ka qenë pjesëmarrës në Masakrën e Panaritit, janë të llahtarshme. Ai ndër të tjera tregon "...një nënë mbante në dorë një fëmijë me kokë të prerë dhe vazhdonte të kërkonte kokën e djalit… Grave shtatzëna ua çanim barkun dhe ua nxirrnim foshnjat të gjalla… Ju prisnim duart, ju ndanim kokën më dysh dhe ju nxirrnim trutë… Disa gra u përdhunuan dhe pastaj i vramë…" Edit Durham kur shkruan për Masakrën e Panaritit, ndër të tjera shton: "Grekët edhe sikur të bëjnë një shekull pendesë s'kanë si t'i lajnë krimet e urryera të atyre javëve…" Për Masakrën e Panaritit në atë kohë është folur e shkruar shumë, ka dokumenta-cione, fakte dhe dëshmi nga njerëz të pranishëm. Por është i pakuptueshëm qëndrimi indiferent i të gjitha qeverive shqiptare dhe regjimeve të kohës që nga viti 1914 deri në vitin 2019 të cilat nuk kanë përmendur, nuk e kanë studiuar dhe analizuar fare seriozisht e zyrtarisht Masakrën e Panaritit. Përkundrazi, kanë mbjellë dhe stimuluar ndaj saj farën e harresës duke rënë kokë e këmbë pre e lojërave të shovinistëve grekë. Të masakruarit vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë pa varre, të injoruar, përdhosur e çuditërisht të fajësuar e har-ruar. Heshtja ndaj këtij gjenocidi të paparë ngarkon me përgjegjësi veçanërisht qeveritë e mbretit Zog dhe regjimin diktatorial të Enver Hoxhës për qën-drimin injorues, antinjerëzor dhe antikombëtar që kanë mbajtur ndaj fatit të 375 shtetasve shqiptarë të masakruar në vatrat e tyre nga ushtria greke e Venizelosit. Por dhe shteti demokratik i pas vitit 1990 deri tani ka heshtur dhe jo vetëm që nuk ka bërë asgjë për Masakrën e Panaritit, por u ka lënë fushë veprimi agjenturave greke në Shqipëri. Çdo shqiptar, kur të mësojë se në fshatin Panarit të Ko-rçës në korrik të vitit 1914, ushtria greke ka kryer këtë gjenocid duke masakruar në shtëpitë e tyre 375 njerëz të pafajshëm, do t'ju dhembë zemra, do të çuditen e do të pyesin se përse nuk është folur më parë për këtë krim të shëmtuar, përse të masakru-

politike më tepër u përngjan telenovelave turke që kanë mbushur ekranet shqiptare, se sa poli-tikë-bërjes serioze. Intrigat, dredhitë, përbaltja e kundërshtarit politik kanë përparësi ndaj analizave politike dhe strategjive zhvillimore serioze. Dukuria e korrupsionit, kjo gangrenë e shoqërisë shqiptare i ka përfshirë të gjitha shtresat. Uzurpimi dhe përvetësimi i të mirave materiale, vjedhja dhe pasurimi i paligjshëm, paraqesin shkallën më të ulët të ndërgjegjes politike dhe kombëtare të atyre që merren me këto veprime të shëmtuara. Ata që e vjedhin atdheun dhe popullin e vet, janë qeniet më të pamoralshme kombëtarisht dhe politikisht, për karakterin e të cilëve nuk ia vlen të flitet, sepse atdhedashuria dhe përvetësimi i pas-urive të atdheut në mënyrë të paligjshme nuk shkojnë bashkë me patriotizmin. Ndaj lufta rreth tenderëve, blerja e objekteve private dhe shoqërore pa kritere të mirëfillta financiare dhe ekonomike, marrja me biznese të dyshimta dhe

tregti të llojeve kontrabanduese, pa i respektu-ar ligjet dhe normat financiare, pa i kryer dhe paguar shtetit tatimin detyrues, pra pa i dhënë askujt llogari për veprimtarinë private, del e qartë diagnoza se shoqëria shqiptare aktualisht gjendet në kolaps ekonomik, pasojat e të cilit do të jenë shumë të rënda.

Në një mjedis të tillë është e rëndë të flasësh për ruajtjen e integritetit moral të politikanit, gjë kjo që në veçanti vlen për politikanët që merren si të Morali i politikës dhe jetës publike nga njëra anë dhe morali i njeriut të thjeshtë nga ana tjetër. Morali i njeriut të thjeshtë synon të arrijë idealet në infinit, duke zbatuar porositë, detyrat dhe obligimet që ia përcak-ton shteti, kurse përfaqësuesi i këtij shteti, në kontrast krejt të ndryshëm dhe të përçudnuar, vepron kundër interesave të tij dhe shtetasit. Shoqëria shqiptare në mbarë hapësirën e saj duhet detyrimisht t’i çrrënjosë tashmë kulisat e ndërthurura të lidershipit dhe politikanëve

që të zhvishen nga dozat e tepruara të moralit politik të jenë të barasvlershëm me shoqërinë, se ajo është tepër përpara, shumë e shumë më përpara se udhëheqësit partiakë dhe kuvendarët e suksesshëm. Periudha në të cilën po jeton sot shoqëria shqiptare këtu në shtetin amë, Kosovë dhe Maqedoni, dalëngadalë po i adaptohet luftës dhe sjelljes së tillë politike, ndaj një gjë e tillë tanimë konsiderohet si krejtësisht normale e të jetuarit, por jashtë normales që duhet inspiruar. Opiumi, mashtrimi, mosmbajtja e fjalës, rrënimi gradual totalisht i moralit politik, janë mjete që aktualisht në luftën politike po diktohen si të rrezikshme për shoqërinë shqiptare. Kalimi nga njëra parti te tjetra, kandidimi i pamoralshëm për të qenë përfaqësues i sovranit që nuk pyet fare pas hipjes në fron, shfrytëzimi i padrejtë i pozitës shtetërore, konsiderohen veprime nor-male të një shoqërie të pakënaqur. Dalëngadalë në shoqërinë tonë po paraqiten dy lloje të mo-ralit që s’kanë asgjë të përbashkët.

ndaj popullsisë së Çamërisë ? Po se po, sepse qeveritë dhe filozofia e drejtimit të shtetit të tyre për grekët është njëlloj antishqiptarizmi. Por e vërteta duhet thënë me zë të lartë, se në Çamëri ka jetë dhe frymë shqiptare, ka gjuhë dhe zakone shqiptare dhe çamët e Shqipërisë kanë miqësitë e tyre dhe marrëdhëniet e tyre me shqiptarët e sotëm në Çamëri.

Bokacio para 700 e ca vjetësh shkruante se “midis rrëfenjave të shumta në rrëfenjën e tetë të Ditës së Dhjetë, ndër të tjera shkruan: "...duke njohur vesin e grekëve, që sa më pak gjejnë burra që tu thyejnë dhëmbët, aq më tepër shtyhen për-para me potere e kërcënime. Dhe përkundrazi, kur gjejnë ndonjë burrë të fortë, jo vetëm i përulen, por arrijnë sa të poshtërojnë veten dhe familjen e tyre".

Nuk di se çfarë emir t’i vë dhe si ta quaj atë rrëfimin e sinqertë dhe të vërtetat që thuhen nga ish ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi që në shkrimin e tij të fundit në gazetën “Panora-ma” të datës 08 shkruhet 2019 shkruan “Venizelos, pavarësisht nga deklaratat publike se Ligji i Luftës nuk ekzistonte, pasi ishte abroguar me një vendim qeveritar të vitit 1986, e kishte marrë seriozisht analizimin në thellësi të çështjes në pasojat që do të mbartte për Greqinë akti i anullimit të tij që lidhje direkt me kthimin e pronave të tij. Në rrugë informale ne kishim mësuar se grupi i punës që ishte ngritur për këtë gjë kishte dorëzuar një raport analitik, ku parashtroheshin faktorët politikë, kostot ekonomike, reagimet e brendshme, efektet rajonale, pasojat dhe rrezikshmëritë e mundshme në rast përshkallëzimi të kërkesave nga ana jonë etj. (Asnjëherë nuk kemi përmendur fjalën “geno-cidn” ndaj popullsisë çame)”.

Ja cilat janë të vërtetat se genocide në Çamëri më 1944 dhe ai në Panarit më 1914 u futën në kal-endat greke në qeverinë shqiptare si një pushtllëk pabesie i palës shqiptare ndaj çështjes kombëtare. Le të vriten shqiptarët, le të masakrohen banorë të trojeve shqiptare me gra e burra, me pleq e fëmijë, gjithë problemi është që të mos i prishet terezia Greqisë. Mos ndoshta edhe sot e kësaj dite këto mendje bastarde të ambasadorëve tanë në Greqi janë ata që shkruajnë pabesitë ndaj kombit të kushtëzuar kushedi se me çfarë dekoratash, edhe pse shprehja “po përse vrapon kështu o bir, sikur të ndjek greku prapa”. Lidhet drejtpërdrejt me masakrat greke si genocide ndaj shqiptarëve nga grekët. Hapur kjo është tradhti e qeverive shqiptare ndaj çamëve për hatër të grekëve.

arit nuk janë respektuar, përse kjo masakër është mbajtur "sekret" në opinionin shqiptar dhe trajto-het përciptas në tekstet e historisë së Shqipërisë, përse është minimizuar dhimbja dhe rëndësia e saj në jetën politike e shoqërore shqiptare. Përse e masakroi këtë popull të pafajshëm ushtria greke? Të gjitha këto shqetësime, dhimbje e pyetje kërkojnë përgjigje nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, nga historianët dhe shteti shqiptar. Unë vlerësoj shumë punën tuaj shkencore si Akademi Shkencash, por në ribotimin e Historisë së Popullit Shqiptar, kapitulli i 3-të, kur flitet për masakrat dhe genocidin që grekët kanë kryer në vitin 1914, akademikët nuk kanë hequr apo shtuar asnjë presje të tekstit të Historisë së Vjetër të regjimit komunist, kur shkruhet për Masakrën e Panaritit. Ndaj ky veprim më indinjon pa mase dhe kërkoj që historia e Masakrës së Panaritit t'i bëhet e ditur me intimitet gjithë popullit, pasi është masakra më e madhe në tërë kohërat e historisë së shqiptarëve dhe në kuadër të kalimit përtej 107 vjetëve të Pavarësisë së Shqipërisë, Masakrës së Panaritit t'i jepet vendi që meriton në Historinë e Popullit Shqiptar. Në këtë mënyrë, historiografia dhe shteti shqiptar do të korrigjojnë një gabim të madh historik e shoqëror dhe ne pasardhësit e tyre do të kemi mundësi të përulemi me respekt dhe të vendosim lule në vendin ku do të caktohet memo-riali në kujtim të të masakruarve, me synim që në 105 vjetorin e genocidit (Masakrës së Panaritit), në korrik të vitit 2014, përkujtimi të bëhet nën kujdesin e shtetit shqiptar. Skenari (sekret) i përgatitur nga shovinistët grekë në Athinë, gjenocid për pastrim etnik me legjendën: "Ne masakrojmë, faturën e krimit ta paguajnë shqiptarët", e arriti qëllimin. Ata e realizuan, e maskuan duke i imponuar për 105 vjet harresën shtetit shqiptar. Ka ardhur koha që shtetit e popullit grek, ti themi publikisht se paraardhësit e tyre, të inkuadruar në formacionet e ushtrisë së Jorgji Zografit (ish-ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë), kanë kryer masakrën e Panaritit të cilët megjithëse kanë kaluar 105 vjet, nuk kanë kërkuar akoma të paktën falje. Ndaj do t'i demaskojmë në organizmat ndërkombëtarë dhe do t'i paditim para drejtësisë në Gjykatën e Hagës për gjenocid.

"Masakra e Panaritit" të zërë vendin që i takon në Historinë e Popullit Shqiptar, që përfundimisht 375 të masakruarit të kenë më së fundi një memo-rial dhe një ditë përkujtimore”.

A nuk janë këto format që u përdorën edhe

Page 17: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

GAZETA SOT E Mërkurë 13 Shkurt 2019 17

Nga Bardhyl BEJKO

Në vendin tonë si-pas kanunit të vjetër, lidhja e gja-kut është përcak-

tuese në një marrëdhënie shoqërore apo organizimi të rëndësishëm. Pikërisht në këtë kanun numërohen varësitë e ndërvarësitë që rrjedhin nga vëllazëritë, kushërinjtë, dajat, xhaxhallarët deri tek nipat e mbesat. Krushqitë e fisnitë. Jemi një gjak. Të një gjaku. Na lidh gjaku. Në thërret gjaku. Dhe prej këtyre përcaktimeve në emër të tyre kanë lindur këngë e janë shkruar poezi. Janë shkruar romane e drama pa fund. Po nëse këto marrëdhënie nuk janë të qortueshme kur bëhet fjalë për lidhje familjare, shtrirja e tyre deri në politikën e ditës dhe trajtimi i fenomeneve dhe zhvillimeve sipas lidhjeve fisnore, gjakut, rrethimi i kushërinjve dhe krushqive, duke mbajtur fortë njëri-tjetrin për t’i emëruar në vende pune, në poste, për t’i llogaritur si hambar votash, duke mos i llogaritur si individë me vlera, po se është njeriu i fisit e mbajnë shoqërinë tonë ende të tendosur nga e kaluara, të kufizuar në bajraqe e klane deri edhe patriarkale si qëmoti. Shumë sjellje në politikën tonë justifikohen me lidhje të tilla ose ndikohen prej influencave familjare e fisnore. Pikërisht, ky është ai rreth i ngushtë që ka çuar në rrethimin e vogël e të madh të shumë prej politikanëve tanë. Prirja për të promovuar njeriun e fisit ose për të mbrojtur atë kur është fjala për faje të rënda apo gabime që i kushtojnë rëndë shoqërisë e kanë ndrydhur kri-tikën dhe demaskimin e individëve që jo rrallë janë ekspozuar para të keqes para krimit, korrupsionit apo veprimtarive që bien ndesh me ligjin, etikën, traditën e zakonet tona. Shpesh vendimmarrës dhe emërtesa nisen nga ideja ta marrim zyrtarin nga familja, t’i rekrutojmë nga fisi në polici, të kemi njerëzit tanë në qeveri, të kemi deputetin nga gjinia, të kemi ministrin nga fshati apo të mbështetemi jo tek vlerat njerëzore, po tek ato që e kanë burimin te fisi dhe lidhjet e gjakut. Këto praktika i ndeshim jo rrallë jo vetëm sot po gjatë tërë historisë tonë si shtet. Kjo traditë në shumë raste është sunduese. Mjafton të jetë njëri prej familjarëve në një post që të mbledhi ashtu si tek përralla e shkuljes së rept-kës, dhjetra njerëz që plotësojnë dhe kompensojnë njëri tjetrin që nuk kanë asnjë kualitet po vetëm se janë nga tanët. Kushërinj e krushqi. Fatkeqësisht të tilla lidhje janë evidente, jo vetëm në pozicionet e punëve dhe detyrave shtetërore, por edhe në kri-jimin e grupeve keqbërës të vjedhësve, të trafikut të qenieve njerëzore e drogave. Të gjithë të afërt për mos të nxjerrë sekretin. Për të ruajtur fshehtësinë. Njëlloj mafie kjo, që e takon në shumë raste. Dhe në të gjitha rastet justifikohet me sloganin: “Është i familjes. Është i yni. Është nga tanët, që edhe nëse mishin ta ha kockën ta ruan”. Po nëse në kontakte njerëzore dhe familjare, lidhje dhe marrëdhënie të tilla nuk prishin punë të mëdha kur këto shtrihen në veprimtarinë politike e shoqërore e pëson tërë shoqëria. Mbrojtja si njeriu ynë, si i grupit, i fisit, i nipit, i kunatit, i kushëririt të burrit në politikën e ditës kjo është vdekja e demokracisë reale. Është gardhi, përtej të cilit nuk mund të veprosh. Ko-raca mbrojtëse e të keqes. Është muri që ngrihet për të ndaluar çdo masë efikase apo diskutim për përzgjedhje e promovimin e të aftëve më të mirëve, të përgatiturve, personave me dinjitet dhe kualitete që mund ti japin shoqërisë më të mirën. Aq e ngulitur është ndjesia se e kemi detyrë ta mbrojmë drejtorin apo ta ruajmë individin se është nga tanët, sa që edhe në sallën e parlamentit flitet me këtë gjuhë. Nisen deputetët nga ky motiv për të justifikuar mbrojtjen e një zyrtari të lartë qoftë ai edhe ministër, drejtor drejtorie, sekretar i përg-jithshëm i ministrisë.

Është referencë e këtij mentaliteti që deputetja dhe kryetarja e LSI-së, zonja Monika Kryemadhi “

Është referencë e këtij mentaliteti që deputetja dhe kryetarja e LSI-së, zon-ja Monika Kryemadhi pas arrestimit të një grupi zyr-tarësh të Ministrisë së Dre-jtësisë, punonjës aktualë dhe ata që kanë shërbyer në këtë ministri në periud-hën kur drejtonte Ylli Man-jani e Petrit Vasili, pjesë e vëllazërisë së Monikës, që të ndizte mortorët e të flakërinte duke vjellë gjithë të zezat kundër ministres aktuale të Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Edhe pse shfrimin kundër ministres së Drejtë-sisë e kamufloi si reagim i shantazhit gjoja që bën kjo ministre ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, shkakun e vërtetë duhet ta gjejmë tek vënia dorë e drejtësisë mbi zyrtarët që kanë përfaqë-suar partinë e Kryemadhit në qeverinë e koalicionit të majtë, 2013-2017. Pikër-isht, prekja e beniaminëve të saj, zbatimi i ligjit ndaj atyre që i mendon të pa-prekshëm e bënë kryetaren e LSI-së të deklarojë me zë të lartë se: “Nuk e kishte sulmuar ministren Gjonaj deri tani sepse është një nga kushërirat e Ilirit”...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Statusi i paprekshmërisë së kushërinjve

pas arrestimit të një grupi zyrtarësh të Ministrisë së Drejtësisë, punonjës aktualë dhe ata që kanë shërbyer në këtë ministri në periudhën kur drejton-te Ylli Manjani e Petrit Vasili, pjesë e vëllazërisë së Monikës, që të ndizte mortorët e të flakërinte duke vjellë gjithë të zezat kundër ministres aktuale të Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Edhe pse shfrimin kundër ministres së Drejtësisë e kamufloi si reagim i shan-tazhit gjoja që bën kjo ministre ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, shkakun e vërtetë duhet ta gjejmë tek vënia dorë e drejtësisë mbi zyrtarët që kanë përfaqësuar partinë e Kryemadhit në qeverinë e koalicionit të majtë, 2013-2017. Pikërisht, prekja e beniaminëve të saj, zbatimi i ligjit ndaj atyre që i mendon të paprekshëm e bënë kryetaren e LSI-së të deklarojë me zë të lartë se: “Nuk e kishte sulmuar ministren Gjonaj deri tani sepse është një nga kushërirat e Ilirit”. Pra e ka mbrojtur se është në lidhje fisnore me bashkëshortin e Monikës me zotin President. Po si ka mundësi një politikane me një përvojë kaq të madhe në politikë që e mbanë veten për etalon të antikorrupsionit që pretendon se do sjelli në këtë vend një frymë të re, progresive, se do përfaqësoj klasën politike elitare që do fshij nga faqja e dheut të korruptuarit, të lëshoj deklarata të tilla, që nuk i shkojnë asnjë shtëpiakeje të dësh-përuar? A është normale që Zonja Kryemadhi pasi e kemi parë një vit të tërë me flamurin antikor-rupsion, si lideren e lirisë e përparmit të së drejtës dhe të vërtetës, të ruajë si asin nën mëngë për ti lëshuar silurët kundër politikanëve dhe zyrtarëve kur i cënohet prestigji i disa individëve që janë nga partia që kryeson si të ishin lulja mos më prek? Ajo këtu ka qenë gjatë kësaj kohe dhe nuk kishte pse të mbante rezerva për trafikantët e thyerësit e ligjit që rrethojnë familjen e ministres, edhe pse janë të rrethit të saj familjar. Praktika për t’i ruajtur gurët për momentin e volitshëm atëherë kur të shërbejnë më shumë për t’i përdorur si armë kundër atyre që gjykon se të prishin punë se kanë vënë dorë ndaj idhujve të paprekshëm, se cënohet integriteti i partisë dhe se këto ndalime janë të qëllimshme është mas-karadë e vërtetë. Ideja se ndalime të tilla bëhen për t’i ulur prestigjin partisë, se cënojnë çiftin presidencial për të goditur lideren që ka dalë në shesh të mejdanit si njeriu që përgatit të ardhmen e Shqipërisë, pa kor-rupsion, pa trafik, pa vjedhje, pa oligarkë të pastër si uji i maleve të Dibrës dhe Skraparit është pa logjikë. Sapo ministrja Gjonaj preku folenë e grerëzave, trazoi ujërat e detyroi kryetaren ta sulmojë brenda familjes. Pikërisht të asaj familje, që e kishte mbrojtur deri sot se ishte rrethit familjar të Ilirit. Thjeshtë për solidaritet gjaku. Mirë ata që kanë nga një politikan në familje apo fis nuk i prek rrufeja, po një popull pa përfaqësues kush i mbron?! Mentaliteti i drejtimit dhe gjykimit të punëve të partisë dhe të shtetit lidhur me gjakun e fisninë, ka bërë që në politikën tonë të njohim sjellje të çuditshme këto kohë. Kryemadhi nuk është e vetmja. E veçanta e saj është “sinqeriteti” për të publikuar mekanizmin e fisit dhe familjes. Ajo tregoi hapur se është politikanja që sulmon dhe mbron referuar këtyre lidhjeve. Nga gjithë shqiptarët verifikohet përditë kjo sjellje në politikë. Le ti refero-hemi disa detajeve për të dalë në disa përgjithësime.

Në Fakultetin e Drejtësisë, pedagogia më aktive që i mban ndezur urat e protestës dhe e mban atë përmbante është Argita Malltezi. Edhe ajo vepron në bazë të lidhjeve të gjakut me Partinë Demokratike e bën jo thjeshtë si profesore që i dhimbsen studentët, pasi atje ka qenë në tërë këto vite edhe kur në atë fakultet notat paravendoseshin sipas listave të paraqitura nga forumi i FRPD-së dhe cili ishte aktivist merrte dhjetë pa pasur nevojë për të mësuar, po që heshti dhe sot është bërë inisiatorja e mbajtjes gjallë të ngujimit për ruajtjen ndezur një vatër të disa studentëve dhe pedagogëve, në një kohë kur kërkesat e studentëve janë vënë në rrugën e zgjidhjes. Edhe Argita punon për hatër të babait! Është drejtimi mbi baza familjare, është statusi i kushërinjve dhe mbrojtja e tyre si të paprekshëm sikur të jenë monumente që mbrohen nga partitë fakti që një tjetër bijë, vajza e Fahri Balliut që ka

marrë përsipër të udhëheq protestën e pedagogëve. Pa iu larguar familjes Balliu në anën tjetër të qytetit të Tiranës tek “Unaza e re” një tjetër pinjoll i familjes bën dezhurnin dhe udhëheq revoltën e astirasve prej më shumë se tre muaj. Përsëri në plan të parë i familjes. Le të vazhdojmë më tej. Në shumë vende të rëndësishme pune ish kryeministri i vendit, Sali Berisha mbante individë nga rrethi i tij familjar. Ose të emëruarit nga ana e tij u siguronin privilegje familjes siç ka qenë marrëdhënia e ish ministrit të Drejtësisë, Bumçi apo Mediu me poligonin e demontimit të municioneve në Gërdec, ku të gjithë e dimë gjëmën që sollën veprime të tilla të papërg-jegjshme, ku u vranë dhjetra qytetarë të pafajshëm deri edhe fëmijë. Për të mos përmendur të ndjerët që mbetën të vdekur nga ky krim shtetëror nga rrethi i familjes. Historitë me Gërdec dihen ashtu siç njehen edhe lidhjet e shumta të krushqive të famil-jarëve të nëpunësve me fëmijët e drejtuesve të lartë të shtetit për mbrojtjen e të cilëve u bënë manovra të shumta u shkelën ligje dhe u cënuan të drejta të qytetarëve, vetëm për të ruajtur njerëzit e familjes. Po pikërisht atëherë kur në dritë të diellit shfaqen probleme të mprehta kur dalin në mejdan bëma të zyrtarëve që kanë shkelur rëndë ligjin dhe kanë vënë dorë në paratë publike, ku nuk justifikohen miliona euro siç është rasti i vjedhjes galopante te “Rruga e Kombit” apo tenderave miliona dollarë të Ministrisë së Drejtësisë, sapo u cënuan disa nga figurat për të cilat LSI është gati të bëjë revolucion dhe të vërë në shenjtër gjithë politikanët për t’i ruajtur të paprekshëm kushërinjtë e partisë, t’i kundërvihet drejtësisë dhe të bëjë copë gjyqtarët e prokurorët, kontabilistët e kontrollorët, auditistët e dikastereve dhe kontrollet e brendshme apo kon-trollit të lartë të shtetit kur u gërricet pak koraca, i preket plaga e korrupsionit dhe u zbulon disa të vërteta të pakundërshtueshme atëherë zemërimi i perëndive i vë flakën tërë politikës. I vë fitilin sallës së parlamentit, duke sulmuar pa asnjë etikë dhe pa asnjë brerje ndërgjegje cilindo që të trazon ujërat dhe evidenton bëmat e njerëzve të tu. U fol në atë kohë për byzylykët e trajtimit të të dënuarve penalë. Për kamerat në disa vende riedukimi. Për mbikqyr-jen e noterisë, për plot gjashtë tendera, të cilët ishin me probleme të rënda në shkelje të ligjit. Po vetëm kaq. Dhe këtu kuptohet, e tërë qeveria e kohës nuk u investua për të nxjerrë përgjegjësitë dhe për të dërguar para gjykatës ata që e kishin bërë baltë me vjedhjet që kishin kryer. Po ajo heshtje në emër të ruajtjes së kompaktësisë së koalicionit e trashi zu-llumin. Ky zbulim e ka bërë të papërmbajtur Mon-ikën. Po mosdënimi në kohë i bëmave kur drejtonte Manjani dhe Vasili, ishte familja partiake, ishte aliazhi që i mbante në të njejtën rreth të dyja partitë e majta, PS-LSI. Ishte fasha rozë që i mbante të lid-hura dhe i bënte të heshtura këto dy forca politike, që sot kanë rrëmbyer armët për të asgjësuar njëra -tjetrën. Sapo u cënuan zyrtarët e LSI-së, Monika pëlciti në parlament bombat që i mbante rezervë në çantën e dorës, që i ruante me unazën e hequr gati për t’i flakur në mes të politikës. Dhe siç argu-mentoi edhe vetë deri ditën që i shpërtheu, e kishte ruajtur ministren, jo si individ, as si politikane, as si zyrtare, po si familjare. Pikërisht kjo mendësi e ka bërë politikën tek ne një rreth vicioz. Shkon në një zyrë. Takon një drejtues bashkie. I kërkon një vend pune. Dhe ai, si pa të keq të thotë “sa për punë, unë kam mbesën time, kam nipin, kam djalin e hallës, kam një çun daje që nuk është i punësuar, si mundem të të ndihmoj ty”?! Dhe kështu, rrethi i ngushtë i familjes, fisit, njerëzisë, krushqisë mbi të gjitha i partisë, të majtës, të djathtës, të qendrës, të Zogut të Ballit, agraristët, aleancistët, demokratika-sit, demokristianët, socialistët, lësëistët përbëjnë atë murin e madh të fisnisë e familjes që nuk mund të preket e as të ngacmohet. Ata janë rrethimi i vogël, rrethimi i madh. Janë mburoja. Janë tanët. Të tjerët janë askushi. Dhe në emër të këtyre lidhjeve, kësaj kauze, politika jonë, Monika, Basha, në vend të lig-jshmërisë e demokracisë, kanë ngritur piramidën e familjes, gjakut dhe fisnisë.

Page 18: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

GAZETA SOT18 E Mërkurë 13 Shkurt 2019

2,3,4,5,13,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

I kam mbyllur të gjitha ato, që quhen pjesë të krijimtarisë. Arsye-ja e vetme është ajo financiare pse e kam bërë këtë. Duke qenë se prej shumë kohësh arti dhe artistët nuk po gjejnë minimumin e domosdoshëm të mbështetjes, nuk është e mun-dur dot që me atë mundësi pensioni që kemi ne të vazh-dojmë krijimtarinë tonë. Kjo është elementi bazë.

Skulptori i kërkon Ministrisë së Kulturës të ndërhyjë në problemet që kanë artistët me GKA

Artistët nuk kanë minimumin e mbështetjes, kemi kyçur studiot për shkak të taksave

Artistët vazhdojnë të shpre-hen se nga Ministria e Kul-turës nuk është treguar interes për problemet që

i shoqërojnë në aktivitetin e tyre krijues. Herë pas here në reagimet e tyre ata kanë pohuar pakënaqësitë ndaj institucionit të Galerisë Kom-bëtare të Arteve, që sipas tyre nuk i pranon për ekspozita. Në këtë situatë ata kërkojnë që Ministria e Kulturës duhet të rregullojë problemet që kanë artistët me këtë institucion. Sekretar i Shoqatës Mbarëkombëtare të Ar-tistëve Shqiptarë themeluar që në mars të 1992, skulptori Ermir Grezda shprehet se qëndrimet e tij janë në vijim me ato të artistëve të tjerë më parë, ku Ministria e Kulturës deri më tani nuk ka treguar mbështetje për problemet që sipas tij nuk janë të pak-ta. Në intervistën për “SOT” skulptori shprehet dhe për problemet që janë me studiot e artistëve. Ai tregon se para viteve ’90 kishte tjetër vëmendje për aktivitetin e tyre krijues, ndërsa sot nuk po munden dot që të përbal-lojnë as shpenzimet me energjinë apo dhe të tjera kërkesa që kërkon aktiviteti i tyre. Në këtë situatë skulp-tori i njohur shprehet se prej vitesh është larguar nga puna në studio, pasi është shumë e vështirë me kus-htet financiare që përballen artistët. Skulptori Ermir Grezda ndër vitet e krijimtarisë ka punuar në skulpturën monumentale, portrete në qeramikë dhe materiale të tjera, ndërsa shumë prej veprave të tij ndodhen në Kosovë, vendet Europiane dhe SHBA.

-Si po vijoni me krijimtarinë tuaj?

I kam mbyllur të gjitha ato, që quhen pjesë të kri-jimtarisë.

-Pse?Arsyeja e vetme

është ajo financiare pse e kam bërë këtë. Duke qenë se prej shumë kohësh arti dhe artistët nuk po gjejnë minimumin e domosdoshëm të mbështetjes, nuk është e mundur

dot që me atë mundësi pensioni që kemi ne të vazhdojmë krijimtarinë tonë. Kjo është elementi bazë. Me sakrificat që kemi bërë ne si artistë, apo dhe qoftë duke marrë pjesë në aktivitetet ndërkombëtare jashtë ku shitej ndonjë punë, me këto mundë-si minimaliste ne kemi vazhduar deri më sot. Në 70 vjetorin tim unë e përmbylla me një ekspozitë vjet krijimtarinë time, por duke parë dhe situatën e cila nuk na favorizon. Një sallë ekspozitash ka një pagesë, që shkon 40 mijë apo 50 mijë lekë të reja, pagesë të kornizave duhet, pagesë të posterit të ekspozitës, dhe më pas po të merresh me të gjitha pjesët e tjera na del një shumë që nuk është e përballueshme për ne si artistë. Prandaj veçanërisht ek-spozitat e skulpturës në vend janë me pikatore, janë shumë -shumë pak. Marrim rastin e Kristo Krisikos, që është në skulptorët me autoritet dhe ka një jetë të tërë që punon në Greqi dhe ka një mundësi ndryshe nga ar-tistët shqiptarë që janë këtu, por dhe për atë ishte një sakrificë e madhe ekspozita këtu. Të gjithë ato vepra që vuri dhe ekspozim, ku një pjesë të tyre i realizoi të gjitha në metal, por këto shpenzime të artistëve nuk gje-jnë një pasqyrim që vepra të shkojë diku në një institucion që të blihet e krijohet një balancë midis shitjes së një vepre dhe shpenzimeve që nxjerr artisti. Është një situatë shumë e vështirë për ne, kjo është pjesa më e qenësishme përderisa këtu nuk ka shitje. Ekspozimi në të kaluarën për ne ka qenë falas dhe kishim ekspozi-ta. Pjesëmarrja jonë si artistë ishte e

lirë. I bënte shteti ekspozi-tat dhe i organizonte,

si veprat ua çonte inst i tuc ioneve

apo ministrive të ndryshme. Pra shpërn-d a h e s h i n

veprat që i s h i n pjesë e

ekspozitave dhe ndihmonin artistët në mënyrën financiare. Por pas viteve ‘90 kjo gjë nuk ekziston më në vendin tonë. Ose në raste të ndonjë njohje që ndodhin, por janë shumë sporadike dhe të parëndësishme. Çështja tjetër është problemi me studiot e artistëve.

-Çfarë kërkoni për studiot e artistëve?

Studiot e artistëve kanë një shpenzim siç është korrenti, që është me çmimin e shitjes si dyqan me aktivitet. Pra nuk e ka çmimin e energjisë që harxhojmë në shtëpi, por është me çmim biznesi, konsiderohet si biznes nga shteti. Në këtë situatë ne artistët jemi sërish mes problemeve. Ne si artistë nuk kemi më mbështetje nga institucionet. Në të ashtuquajturin sistemi i kaluar, ai na jepte studio, ma-teriale pune, paguante elektrikun, etj. Por sot në gjendjen që janë artistët me probleme në anën financiare i duhet të paguajnë sikur janë biznes. Ne nuk na pranojnë as për ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, apo të kemi ndonjë botim nga institucionet, jo më të presim për studiot ndihmë nga Ministria e Kulturës. Edhe unë e kam studion, por kam njëzet vjet që kam punuar në Lice apo dhe vende të ndryshme që të mos paguaj, sepse nëse unë do të paguaj tarifën 50 mijë lekë të vjetra të korrentit i bie që në fund të vitit unë të mos jetoj dot. Me studiot e artistëve shteti duhet të gjejë forma të zgjidhjes për korrentin, ujin, etj. Tani do të vendoset dhe taksa. Si do të zgjidhet problemi i taksës së studiove për artistët, sepse nëse nuk ke krijimtari shitëse dhe çfarë do të bësh? Krijimtaria shitëse nuk është e përditshme apo e përmuajshme. Ndodh një herë në vit apo dy vepra apo asnjë. Por me këtë nuk mbulon dot shpenzimet e krijimtarisë jo më për të tjera shpenzime në studion e punës.

-Po për Galerinë Kombëtare të Arteve çfarë kërkoni?

Unë bashkohem me atë që kanë pohuar dhe kolegë të tjerë më parë, që jemi gati të dalim me një peticion dhe kërkesë legjitime tonën, sepse Galeria Kombëtare e Arteve ka humbur marrëdhënien me artistët. Ne jemi bashkëthemelues, veprat tona janë pjesë e pasurisë kombëtare dhe ne nuk gjejmë ekspozim. Një nga arsyet që unë shkova të ekspozoja te ish Sheraton me veprat e mia në tetor të një viti më parë ishte, sepse Galeria Kombëtare e Arteve nuk më hapi derën.

-Ju, a kishit bërë një kërkesë më parë për ekspozitën tuaj në GKA?

Unë një vit e gjysmë më parë për të qenë brenda rregullores në GKA kam bërë kërkesë atë kohë. Por përgjigja që unë mora ishte mes të tjerave që ju jeni artist i vlerësu-ar, por në pamundësinë tonë iu rekomandojmë të hapni diku tjetër ekspozitën. Por këto lloj formash që shko atje për ekspozita, ku ashtu si unë dhe të tjerë artistë që kemi probleme nuk na pret drejtori. Tani

së fundmi unë kam kërkuar që të kem fotografi të veprave të mia që janë në fondin e GKA, dhe përgjigja që marr është, që kjo është kërkesa që ju duhet të plotësoni sepse GKA merr leje të Ministria e Kulturës për të bërë fotografimin e veprave. Unë këtë e kam bërë gati dhe do të pres atë praktikë që ka GKA për të cilën ne jemi bashkëautorë për sa i përket imazhit, sepse vepra në të kaluarën është blerë si vepër, pra të drejtën e blerjes dhe jo të imazhit. I takon GKA në të njëjën kohë të më marrë mua leje nëse do ta publikojë imazhin dhe jo ti marr unë asaj. Por GKA sillet me ne sikur ne nuk jemi pjesë e saj.

-Në këtë situatë, çfarë i kërkoni Ministrisë së Kulturës për këtë in-stitucion?

Janë shprehur disa artistë për problemet që ka GKA si Sadik Kasa, Adrian Devolli, Robert Përmeti etj. Unë ashtu si të tjerë artistë bashko-hem me mendimin që ne i kërkojmë një takim ministres së Kulturës për këto probleme me GKA, sepse ne jemi pjesë e këtij institucioni. Ministrja duhet të rregullojë të gji-tha marrëdhëniet që ka galeria me artistët, sepse është kthyer si pronë

ERMIR GREZDA:

personale. Ministrja të thërrasë artistët dhe drejtuesin e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe të disku-tohet për këtë probleme. Unë i kam shkruar Ministrisë së Kulturës më parë edhe si Sekretar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Artistëve Figura-tivë, që janë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, si dhe diaspora. Ne si shoqatë e themeluar, që në 1992 kemi bërë disa aktivitete më parë që ishin mbarëkombëtare, me të cilën Ibrahim Kodra u njoh dhe u prezantua dhe në Shqipëri, sepse ai jetonte në Itali dhe nuk kishte të drejtën e hyrjes dhe shoqata jonë bëri që ai të vinte dhe të ekspozohej këtu. Ne i kemi bërë letra për problemati-kat, funksionin e shoqatës, dhe janë përgjigje që më janë kthyer: ne do ju konsiderojmë për t’ju mbështetur, dhe asnjë lloj mbështetje. Ekziston një vakum shumë i madh, jo vetëm midis shoqatës sonë, por të gjithë ar-tistët nuk kanë ndihmë. Unë kam ap-likuar dikur në ministri, por nuk kam marrë mbështetje për projektet. Po ashtu vite më parë i kam kërkuar si Sekretar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Artistëve Figurativë, që ministria dhe GKA të krijojnë mundësinë, që në Pallatin e Kulturës të na jepet një ambient. Qyteti i Tiranës nuk ka një sallon arti që mendoj se duhet të jetë te Pallati i Kulturës, sepse është qendra dhe është pjesa më e qenësishme për tu ekspozuar veprat në këtë godinë. Por dhe me ish min-istren e Kulturës Mirela Kumbaro nuk kemi pasur asnjë përgjigje për problemet dhe kërkesat tona. U mbyll dhe konkursi “Onufri” dhe thuhet që ishte propozim i galerisë i bordit dhe miratim i Ministrisë së Kulturës. Por si mbyllet “Onufri” në GKA pa u diskutuar dhe me ne artistët? Si ka mundësi që vendime të tilla merren pa grupin e artistëve? Ministria e Kulturës ka përgjegjësi me çfarë ndodh në atë institucion. Vërtetë që GKA është e pavarur, por është pjesë e buxhetit të shtetit dhe ministria ka detyrim të kërkojë zgjidhjen e të gjitha problemeve që shprehen artistët. Është një mbyllje dere totale e artistëve në GKA, asnjë lloj pasqyrimi dhe se si do të vijojë aktiviteti në galeri. Dikur në GKA kishte aktivitete qoftë kombëtare dhe ndërkombëtare tani asgjë, është fshirë. Më e keqja nxjerrin dhe pub-likojnë aktivitete me fëmijët dhe i quajnë si aktivitetet e vitit në galeri. Ministria e Kulturës të marrë në shqyrtim situatën e GKA sot dhe të artistëve.

-Si është trajtimi i artistëve sot, sa i përket projekteve?

Shoqatat e artistëve nuk kanë financime. Ne jemi të asfiksuar. Shoqatat e artistëve nuk funksion-ojë, arti dhe artistët të asfiksuar nga shteti. Nëse Ministria e Kulturës në projektet saj nuk zhvillon takime me artistët nuk di problematikën tonë, ose e di dhe bën sikur se di, atëherë çfarë do të bëjnë artistët?

Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

2,3,4,5,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 13 Shkurt 2019 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Udhëheqësi Enver Hoxha shpalli Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë dhe ndaloi të gjitha praktikat fetare. Pasi vuajtën për dy dekada, edhe ato pak kisha, xhami dhe teqe të mbetura u mbyllën ose u shndërru-an në kinema apo qendra sportive...

Teatri Metropol bën me dije se “Metro Sounds - Përrallë Mesdheu” prezanton mbrëmjen e së premtes koncertin me pianistin e njohur Mario Mariani. Një kompozitor italian, pianist dhe interpretues i fu-qishëm i njohur për tingujt e tij të pazakontë. Stili i tij shkon nga muz-ika bashkëkohore në shfaqje teatrore, muzikë për filma (Festivalet e Cannes, Venezia, Neë York, dhe Berlinit) dhe për televizion. Mban mbi shpatulla rreth 1.000 koncerte në mbarë botën, si solist, me ensemble dhe orkestër, apo artistë multidisiplinarë. Bërthama artistike e Mari-anit është e rrënjosur në muzikën e improvizuar që shpesh performon me muzikantë, artistë, aktorë dhe interpretues të tjerë. Pas krijimit të grupit eksperimental Broz Ensemble, Mariani fillon e shkruan kolona zanore për filma, temat hapëse të Festivalit të Filmit të Venecias dy herë (1999-2001 dhe 2005-2007) dhe të gjithë filmat e Vittorio Moronit. Ai gjithashtu prodhon muzikë për markat si Microsoft, Toyota, Fiat. Kompozimet e Marianit shkojnë nga muzika orkestrale dhe opera në shfaqje në kohë reale. Ai fitoi çmimin Novaracinefestival për Soundtrack- un më të mirë me film-in e shkurtër dhe të njohur ndërkom-bëtarisht “Nën kop-shtin tim" nga A. Lodovichetti (dhënë nga Spike Lee). Ai tërhoqi vëmendje të mëtejshme në mbarë botën me disa shfaq-je të pazakonta, si 'rezidencë ekstreme artistike, ku solli një piano të madhe në shpellën e Monte Nerones (qendër të Italisë) dhe luajti një koncert çdo natë për një muaj të tërë. Mario e konsideron muzikën e tij si një aktivitet krejtësisht krijues që e tejkalon veten dhe bëhet objekt diskutimesh të frytshme për çështje aktuale siç janë respekti për njerëzimin, mjedisin dhe projektet humanitare. "Gjithçka është një fluks dhe muzika nuk përbën përjashtim. Përpjekja për zgjerimin e trurit, perceptimi superior dhe vetë pianoja përtej kufijve të tyre është ajo që unë dua ta arrij”, sh[rehet artisti Mario Mariani. Festivali muzikor “Metro Sounds-Përrallë Mesdheu” ka nisur për publikun para disa ditësh në Teatrin e Metropolit. Programi përbëhet nga një përzgjedhje artistike, e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare. Për këtë arsye përpos emrit kryesor, festivali përmban edhe nënshkrimin “Për-rallë Mesdheu”. Pranë teatrit bëhet me dije se si i tillë ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat, që na rrethojnë nëpërmjet muzikës.

“Thesaret e Arkivit” nisin me dokumentarin “Në flakët e revolucionit”, prodhim i vitit 1967

një dokumentar kontroversial i titull-uar “Në flakët e revolucionit” ( 1967)”, thuhet në materialin e AQSHF.

Kineastët: Filmi është dokument dhe histori

Për kienastët ky program që po zhvillon AQSHF ka rëndësinë e tij. Regjisori Mevlan Shanaj shprehet se është ndër detyrat dhe misionin e kinematekave (në këtë rast arkivit) të jetë në shfaqje të pa ndërprera për shi-kuesit me fondin klasik që disponojnë. “Sigurisht organizimi i shfaqjeve me fondin kombëtar padyshim duhet të ketë përparësi, pa mënjanuar edhe kri-jime botërore. Shfaqje të kësaj natyre kryejnë një ndër misionet më kryesore atë të përhapjes dhe ruajtjes së ku-jtesës së imazhit për vazhdimësi në gjenerata të ndryshme. Pasi filmi është përveç tjerash dokument dhe histori. Është sikur të shkosh në Arkivin e Shtetit dhe të kërkosh materiale që janë të hapura për studim. Filmi është ndër dokumentet më kryesore të in-formimit jetëgjatë”, shprehet regjisori Mevlan Shanaj (Mjeshtër i Madh). Për regjisorin Skënder Jaçe AQSHF ka

sjellë një program, që përcjell disa fil-ma nga krijimtaria e para ‘90 dhe është mirë që brezi i ri të ketë mundësinë të njihet me të kaluarën tonë. “Për ne që jemi në këtë profesion e kemi parë dhe stërparë këtë arkiv. Por për brezin e ri besoj se është mirë ti ndjekin, të njihen me të kaluarën e vendit tonë, me punën e kineastëve tanë, me ndry-shimet që ka pësuar vendi që nga ajo kohë. Nuk e di se sa do ndiqet, jam pak skeptik për këtë lloj kulture aq me shumë dhe natyrisht ka një kosto. Por le të shpresojmë”, shprehet Jaçe. Për regjisoren Eliona Thomaraj programe të tilla kanë rëndësi, sepse shpluhuro-sen arkivat dhe filmi transmetohet. “Është e një rëndësie të veçantë të shpluhurosen arkivat e filmit dhe të transmetohen sot botëkuptime dhe realizime të një epoke tjetër. Është themelore të kuptohet se histori kinemaje kemi që nga viti 1952, vit në cilin është ndërtuar Kinostudio”, vijon regjisorja Thomaraj. Pas këtij filmi dokumentar të 1967 në vijim do të jenë të tjerë filma pjesë e këtij cikli, që konsiderohen të rrallë nga AQSHF.

“Përrallë Mesdheu” sjell në skenë artistin

Mario Mariani

Julia VRAPI

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit e nis ciklin “The-saret e Arkivit” këtë vit me dokumentarin “Në flakët

e revolucionit” prodhim i vitit 1967. Arkivi bën me dije se cikli "Thesaret e Arkivit" është një program i kuruar dhe prezantuar nga personalitete të mendimit dhe hulumtimit bashkë-kohor. Ky program nis sot me këtë dokumentar, që do të shfaqet në kinema “Agimi”, për t’ia lënë më pas vendin dhe të tjerë filmave artistikë dhe dokumentarë prodhime shqiptare dhe të huaja që janë përzgjedhja e AQSHF për tu shfaqur në kuadër të këtij programi. Dokumentari që do të shfaqet mbrëmjen e sotme është me regjisor kamera operatorin e talentuar, Endri Keko. I xhiruar nga mjeshtrit Ilia Terpini dhe Niko Theodhosi, ky dokumentar bardhë e zi, i shfaqur shumë rrallë, sjell në vëmendje një moment kyç të historisë së vendit tonë. Drejtuesja e AQSHF, Iris Elezi, së bashku me profesorin e nderuar Ardian Ndreca, do të hedhin dritë mbi këtë kohë të Shqipërisë. Drejtoresha e arkivit Iris Elezi shprehet se do të jetë një natë e paharrueshme për ata që do të ndjekin këtë film. “Rifillon cikli "Thesaret e Arkivit", ju mirëpresim për një natë të paharrueshme, këtë të mërkurë, 13 shkurt, ora 19:00, në kin-ema “Agimi” me profesorin e nderuar Ardian Ndreca për projeksionin e dokumentarit “Në flakët e revolucionit” (1967), në 35mm me titra në anglisht”, shprehet drejtoresha Elezi. Në lidhje me filmin dokumentar Arkivi shkruan se viti 1967 ishte ndër më vendimtarët e diktaturës komuniste. “Udhëheqësi Enver Hoxha shpalli Shqipërinë shte-tin e parë ateist në botë dhe ndaloi të gjitha praktikat fetare. Pasi vuajtën për dy dekada, edhe ato pak kisha, xhami dhe teqe të mbetura u mbyllën ose u shndërruan në kinema apo qendra sportive. Priftërinjtë dhe imamët u vunë përballë gjyqeve publike. Duke kopjuar Revolucionin Kulturor Kinez, komunistët e rinj shkuan në të gjithë Shqipërinë që të shkatërronin ndër-tesat fetare dhe të bindnin njerëzit të hiqnin dorë nga besimi i tyre. Gjatë kësaj fushate të dhunshme, katër murgj të moshuar vdiqën kur u dogj Kuvendi Françeskan i Shkodrës. Për këto ngjarje të rëndësishme u prodhua

Mirditë, Margariti dëgjesë me banorët për “100 fshatrat”

Dorëzohen gjetjet arkeologjike nga gërmimet klandestine

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti së bashku me krye-tarin e Bashkisë së Mirditës, Ndrec Dedaj zhvilloi një dëg-jesë publike me banorët e fshatit Katund i Vjetër duke folur për programin “100 fsha-trat” dhe mundësitë e zhvil-limit përmes programit. Ky program theksoi ministrja synon rilindjen rurale dhe kthimin tek njerëzit. Rezul-tatet e para kanë filluar me programet e mbështetjes nga AZHBR. Zona e Mirditës ka pritur 65 mijë vizitorë në sezonin turistik 2018, ndërsa

kanë filluar të zhvillohen bujtinat e para. Margariti theksoi rëndësinë e ideve dhe sugjerimeve nga banorët e Katundit të Vjetër, ku një nga itineraret e prekshme mbetet hapja e shtigjeve që lidhin fshatin me Velën, ndërsa theksoi se përmes programit IPARD II dhe Skemës së Mbështetjes Kombëtare, syn-ojmë mbështetjen e fermerëve dhe sipërmarrësve, që duan të investojnë në sektorin rural. Në zonën e Mirditës janë shënjuar rreth 400 shtigje turistike si rrallëkund në Shqipëri.

Agjencia e Shërbimit Arke-ologjik bën me dije se përfundoi me sukses dorëzimi i gjetjeve arke-ologjike të dala nga një gërmim klandestin, të sekuestruara nga Prokuroria e Fierit. “Tashmë këto pasuri kulturore ndodhen të sig-urta në fondet e Institutit të Arke-ologjisë, pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë”, shprehet Agjencia e Shërbimit Arkeologjik. Por nëse lexojmë për historinë e Apollonisë, ky qytet i lashtë u formua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit në tokat e taulantëve ilirë nga kolonizatorët grekë, që vinin nga Korinti. Apollonia mori emrin

për nder të perëndisë Apollon dhe si Apolloni e Ilirisë kishte një rëndësi të veçantë dhe luajti një rol të madh si ndërm-jetës tregtar mes helenëve dhe ilirëve. Për këtë pasuri arkeologjike ka pasur edhe gërmime të paligjshme duke sjellë edhe vjedhje të artefak-teve. Qyteti me histori 1000 vjeçare, që është më i madhi në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera antike, duhen madje disa orë për ta vizituar pjesën arkeologjike dhe muzeun e Apollonisë.

Mbaron ndërhyrja emergjente te “Mbledhja e Kryeengjëjve”

Instituti i Monument-eve të Kulturës bën me dije se në laboratorin e restaurimit të veprave të artit, specialistët e sektorit të artit kanë kryer ndërhyr-je konservuese- restau-ruese në ikonën “Mbledhja e Kryeengjëjve”, marrë nga Kisha e Shën Mëhillit në Mingul të Gjirokastrës. “Ikona është pjesë e fondit të Muzeut Historik Kom-bëtar. Gjendja fillestare e ikonës ishte mjaft e degrad-uar, për këtë arsye special-istët realizuan ndërhyrjen

e parë emergjente mbi të, për të vijuar më tej me ndërhyrjet konservuese -restauruese, të cilat bënë të mundur nxjerrjen në dritë të një tjetër thesari”, shkruan IMK. Në MHK është dhe pavioni i Ikonografisë, që ka të ekspozuar një koleksion prej 65 ikonash të shekujve XIV-XIX, ku vizitori njihet me mjeshtrat e mëdhenj të ikono-grafisë shqiptare duke filluar me Onufrin, të birin Nikollën, Onufër Qipriotin, Kostandin Shpatarakun, David Seleni-casin, Kostandin e Athanas Zografin, Mihal Anagnostin etj.

Arkivi i Filmit zbulon thesaret shqiptare, dalin për publikun prodhimet e rralla filmike të para viteve ‘90

Page 20: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

GAZETA SOT20 E Mërkurë 13 Shkurt 2019

2,3,4,5,13,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Shafik Tigruxha ishte lojtari që Kukësi afroi në verë me shpresën se lojtari do të bënte diferencën në kam-pionatin shqiptar. Por i prezantuar si një nga blerjet më cilësore të viteve të fundit nga verilindorët, francezi u largua pa lënë shumë gjurmë në ja-nar. Pas 10 ndeshjesh me Kukësin në kampionat, lojtari i dha lamtumirën Superiores, pasi vendin e tij te Kukësi e zuri Rroca, sepse ishte e qartë që ai e kishte të vështirë të përshtatej me futbollin në vendin tonë. Por për Ti-gruxhën nuk ka qenë e vështirë që të gjente shpejt një sistemim të ri. Ai ka fluturuar drejt Azerbajxhanit ku dje është prezantuar te skuadra e Zira. Lojtari ka firmosur deri në fundin e këtij sezoni me klubin e ri.

VLLAZNIA

KATEGORIA E PARË

LËVIZJA

Ekipi korçar bëri kthesë pas 6 humbjesh radhazi, Shehi zbulon dy lojtarë me “defekte”

Adriatik BALLA

Skënderbeu ka probleme të brendshme. dhe duket se këto probleme kanë sjellë edhe një zhgënjim të skuadrës për afro

tre muaj me radhës. Kishte plot tre muaj që skuadra korçare nuk gjente fitoren në kampionat, deri të hënën kur mundi në Korçë skuadrën e Laçit 2-1. Ishte një fitore mbi të gjitha me vlera psikologjike, pasi grupi, siç e pranoi dhe vetë trajneri Orges Shehi, kishte nisur të humbiste shijen e fitores. Ky sukses i dha tri pikë skuadrës së Skënderbeut dhe duket se grupi e la pas situatën e vështirë. Por ende pa u tharë festa e fitores me kurbinasit, vjen një lajm që është domethënës për ekipin dhe vazh-dimësinë. Lënia në stol e dy lojtarëve që më parë kishin peshë në fushë dhe në organikën e grupit, ka sjellë kthimin tek rezultatet pozitive dhe këta dy lojtarë po shihen si “delja e zezë” e Skënderbeut. Bëhet fjalë për portierin Teqja dhe mesfushorin Gripshi. Sigurisht, asgjë nuk është serioze, pasi të dy futbollistët stërviten dhe punojnë me grupin dhe situata e vështirë nuk ka ardhur për faj të tyre specifikisht, por fakti që në Korçë po nisin të besojnë se ndryshimet taktike dhe në organikë sollën edhe ndryshimin në rezultat ka domethënie për vazhdimësinë e skuadrës në këtë edicion. Në analizën e mediave spor-tive online shkruhet se pas atij dhjetori katastrofik në rezultate dhe fillimit të keq të fazës së tretë, Skënderbeu ia doli të linte pas periudhën e errët dhe të fitonte me Laçin në javën e 21-të të

kampionatit. Trajneri Orges Shehi kishte bërë disa ndryshime në këtë ndeshje, i ndikuar edhe nga mungesat e Bregu dhe Radasit, kuptohet. Por ajo që ra në sy kishte të bënte me lënien në stol të portierit Aldo Teqja dhe të mesfushorit sulmues Nazmi Gripshi. Të dy kanë qenë titullarë gjatë gjithë kampionatit. Trajneri i Skënderbeut nuk është shpre-hur publikisht se është i pakënaqur nga këta dy futbollistë, por nuk ka asnjë shp-jegim tjetër për lënien e tyre në stol. Grip-shi u aktivizua disa minuta në pjesën e dytë të ndeshjes me Laçin, kurse portieri Teqja nuk luajti asnjë minutë. Ndoshta ky vendim i trajnerit do t’u shërbejë për reflektim të dyve. Gripshi ndërkohë e ka më të vështirë tashmë formacionin, pasi alternativat janë shtuar për trajnerin Shehi. Kroati Pervan po paraqitet mirë dhe me rikthimin e Bregut, hapësirat ngushtohen ndjeshëm për durrsakun.

Ndërkohë, një lajm i bujshëm vjen nga një prej lojtarëve që kanë qenë pjesë e skuadrës korçare. Është fjala për Dean Liçon, i cili tani është pjesë e Sportingut të Lisbonës, por i huazuar prej Leganeshit në kampionatin span-joll. Sipas informacioneve që vijnë nga kampi i klubit korçar, Dean Liço mund të sigurojë disa mijëra euro për arkat e klubit të Skënderbeut në qershorin e këtij viti, nëse kalimi i tij nga spanjollët e Leganesh te portugezët e Sporting Lis-bonës do të finalizohet, Talenti i dalë nga akademia e klubit korçar ka kaluar në huazim në radhët e portugezëve deri në fund të sezonit, por këta të fundit kanë të drejtë që në qershor të blejnë kartonin e tij. Klauzola e transferimit nuk është e vogël, përkundrazi. Shifra e vendosur në kontratë mësohet se është 1 milion euro, relativisht e lartë për futbollistin i cili as nuk kishte mundësinë të luante me

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Emanuele Ndoji, po kalon një moment mjaft pozitiv në kar-rierën e tij në Serinë B italiane. Kjo jo vetëm për cilësinë që shfaq në fushë, por edhe për interes-imin që ka marrë nga klube të Serisë A, ku së fundmi ka hyrë në garë Sampdoria. Kështu, referu-ar mediave italiane, sezonin e ardhshëm Emanuele Ndoj do të luajë në Serinë A. Mesfushori i kombëtares shqiptare i cili po spikat jo pak në këtë sezon të

Serie B me fanellën e Breshias që kryeson kampionatin, po ndiqet me vëmendje nga drejtuesit e Sampdorias të cilët janë gatshëm ta transferojnë në skuadrën e tyre 22-vjeçarin. Edhe nëse nuk arrin të ngjisë Breshian në Serie A, sezonin e ardhshëm Ndoj sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e elitës së futbollit italian duke mbajtur veshur fanellën e Sampit. Ndoj në këtë sezon ka zhvilluar në total 18 paraqitje me Breshian në Serie B, teksa

numëron edhe 2 gola të shënuar dhe plot 6 asiste. Ai është një lo-jtar polivalent në mesfushë pasi përveç se si mesfushor qendre mund të aktivizohet edhe nga krahët dhe kjo është një nga ar-syet që Sampdoria e kërkon me ngulm. Breshia, për ta blerë nga Roma (klubi ku Ndoj u rrit si fut-bollist) shpenzoi 1,2 milionë euro në verën e vitit 2016-të, ndërsa drejtuesit e klubit tani pretendo-jnë të fitojnë rreth 4 milionë euro nga shitja e talentit shqiptar.

Mesfushori/ Ndoji, fenomeni shqiptar që kërkohet nga Sampdoria në Serie A

Tigruxha braktisi Kukësin, firmos në Azerbajxhan

Kthehet kapiteni Lika, synohen 6 pikë

në dy ndeshje

ekipin e parë te korçarëve, por stërvitej rregullisht me to. Por në rast se Sport-ing vendos të blejë futbollistin, nga kjo do të përfitojë edhe Skënderbeu, si klubi formues, me disa dhjetëra mijëra euro që do të përfundojnë në arkat e klubit korçar. Si për ironi të fatit kjo shumë do i vijë nga një klub i cili është kthyer në problem për korçarët. Kjo, pasi ndeshja e tyre ndaj Sportingut në Ligën e Europës, e përfunduar me rezultatin 5-1, është e arkivuar nga UEFA mes atyre me të cilat argu-menton se klubi shqiptar ka trukuar ndeshjet në arenën ndërkombëtare.

Vëllezërit Keta do të rikthehen në ring së shpejti, për të përcjellë të tjera emocione për sportdashësit shqiptarë. Këtë herë nuk bëhet fjalë për një duel në Shqipëri, por kanë pranuar një sfidë nga një boksier argjentinas. Referuar vetë informacionit që jep i pari i familjes së boksierëve Keta, Ismaili, njëherësh trajner i Gjetan dhe Ferit Ketës, një boksier nga Argjentina ka shpallur sfidë për një duel në Spanjë dhe vëllezërit Keta i janë përgjigjur pozitivisht ftesës, për të mundësuar një duel të Gjetan Ketës në ringun profesionist. Sipas këtij informacioni, Mike Gjetan Keta është gati për një tjetër duel të madh. Boksieri nga Bulqiza do të rikthehet në ring me datë 9 mars pas kërkesës së boksierit Pablo

Daniel Nievas për tu ndeshur me njëri-tjetrin në Span-jë. Boksieri argjentinas mban në portofolin e tij profe-sional 51 ndeshje, 33 fitore nga të cilat 19 me k.o dhe 17 humbje. Ndërsa boksieri shqiptar ka 23 fitore nga të cilat 19 me k.o dhe 4 humbje. Lajmin e konfirmon trajneri dhe vëllai i Gjetanit, Ismail Keta, i cili në një sta-tus në Facebook shkruan për këtë përplasje gjigandësh të ringut europian. “Përshëndetje miq. Kur në sportin e boksit arrin në nivele të larta, përgjegjësitë shtohen dhe kalojnë përmasat e pasionit. Aq me i vështirë bëhet kur të mungon publiku i zjarrtë shqiptare që neve na ka mbështetur gjithmonë! Pas pritjes së gjate për t’u ndeshur kundra boksierit gjerman Vincent Feigenbutz

ndaj të cilit Gjetani humbi ne vitin 2016, Gjetani ka pranuar ftesën për t’u ndeshur në Spanjë me datë 9 mars kundra PABLO DANIEL NIEVAS që ndeshjen e fundit e humbi kundra gjermanit të pathyeshëm deri më tani Jurgen Brahmer. Sigurisht që publiku i zjarrtë shqiptarë do të na mungojë në Madrid, Spanjë, por ne do përpiqemi me shumë punë dhe përkushtim t’ju nderojmë me fitore”, shkruan Ismail Keta në profilin e tij në rrjetin social “facebook”. Siç dihet, Gjetan Keta është një prej boksierëve më të mëdhenj europianë të momentit, ndërkohë që në fund të dhjetorit ishte Ferit Keta që fitoi titullin europian në kik-boks përballë turkut Mehmet Karakus.

Gjetan Keta i kthehet ringut, pranon sfidën e argjentinasit Nievas

Kategoria e Parë do të zhvillo-het këtë javë në dy ditë. Takimet e Grupit A do të zhvillohen të gjitha të shtunën në orën 14:00. Bie në sy transferta e dy ekipeve rivale për kreun, Vllaznia që luan në kryeqytet me Vorën, si dhe Erzeni që do të luajë në transfertë me skuadrën e Shënkollit. Në Grupin B, takimet lu-hen të shtunën dhe të dielën. Madje, ditën e diel, Bylisi pret Tomorin në Ballsh, ndërsa Besa luan një trans-fertën delikate, në “Roza Haxhiu” me Lushnjën, që po la pikë, rrezikon seriozisht pesëshen. Javën e fundit, myzeqarët luajnë në Pogradec, ndaj edhe këtë fundjavë kanë një betejë që vlen sa një sezon, nga e cila duhet që të mos dalin pa pikë. Ky grup po dhuron emocione në të Parën.

Besa në kërkim të fitores së madhe Lushnjë

Kapiteni Gilman Lika po e kalon dëmtimin dhe pritet të jetë gati për sfidat e ardhshme të Vllaznisë. Në duelin e fundjavës me Vorën e cila do të luhet në kryeqytet, Vllaznia do të jetë e plotë. Kuqeblutë do të synojnë që në dy sfidat e mbetura, me Vorën këtë fundjavë dhe dy javë më vonë me Ilirinë të marrin pikët e plota. Shkodranët duan që të shkë-puten sa më shumë nga rivalët për të mos rrezikuan në fazën e tretë, kur fillojnë edhe aleancat. Aktualisht, skuadra e Vllaznisë është 7 pikë larg Erzenit të Shijakut, që duket se do të jetë rivali kryesor i kuqebluve deri në fund të sezonit, pasi ekipet e tjera si: Dinamo, Besëlidhja apo Korabi kanë një diferencë më të madhe pikësh.

Pas fitores me Laçin, Skënderbeu zbulon dy “delet e zeza” të

skuadrës janë Gripshi dhe Teqja“Ende pa u tharë fes-ta e fitores me kurbi-nasit, vjen një lajm që është domethënës për vazhdimësinë. Lënia në stol e dy lojtarëve që më parë kishin peshë në fushë dhe në organikën e grupit, ka sjellë kthimin tek rezultatet pozitive dhe këta dy lojtarë po shi-hen si “delja e zezë” e Skënderbeut....”

Page 21: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

2,3,4,5,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 13 Shkurt 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Duket e çuditshme por është e vërtetë. Mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj, nuk ka vendosur nëse në të ardhmen do ta përfaqësojë Kosovën. Burime të “KTV”-së të afër-ta me futbollistin, kanë bërë të ditur se Hadërgjonaj është i interesuar të stabilizohet te klubit anglez Huders-field. “Ende nuk ka vendosur rreth të ardhmes së tij se cilin vend do ta përfaqësojë, derisa ta rregullojë të ar-dhmen te klubi”, ka thënë një i afërm i Hadërgjonajt. Po i njëjti burim ka njoftuar se Hadërgjonaj do të largo-het gjatë verës nga skuadra e Hud-ersfieldit. Edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se nuk ende nuk ka asgjë rreth të ardhmes së Hadërgjonajt.

MBROJTËSI

MESFUSHORI

ÇUDIA

Sulmuesi largohet nga Anderlehti ku qëndronte në stol, nis aventurë të re me klubin kroat

Adriatik BALLA

Një nga futbollistët shqiptarë që shihej me dyshim në këtë fazë kalimtare dimërore ishte Kristal Abazaj. Edhe

pse kaloi me bujë në verë në radhët e Anderlehtit në kampionatin kryesor të Belgjikës, ai nuk mungoi të lerë gjurmë në këtë ekip, pasi nuk mundi të fitojë një vend titullar e madje shumicën e kohës trajneri nuk e preferoi as në stol, duke përfunduar në tribuna, ose në radhët e skuadrës së të rinjve. Erdhi një pikë që tek Anderlehti e cilësonin dështim dhe mezi po prisnin momentin ta shisnin ose ta huazonin në ndonjë klub tjetër, ose t’i jepnin nga pak mundësi tek të rinjtë apo si rezervë në mënyrë që të mos shkonte kot si lojtar. Edhe vetë futbollisti u ndje keq dhe kërkoi të largohej, pasi nuk po gjente vetveten tek klubi i Anderlehtit. Në këto kushte, situata rreth futbollistit shqiptar u bë mbytëse dhe të gjithë po përpiqeshin të gjenin një zgjidhje ku të dilnin të dy palët të fituara. Merkato shkoi drejt fundit dhe palët ende nuk po e dinin ç’të bënin, por për ish-sulmuesin e ZLuftëtarit në kampionatin shqiptar u hap papritur një derë, e cila mund të rezultojë vendimtare për vazhdimësinë e karrierës së tij. Një klub kroat i dha një mundësi, duke e marrë në formë huazimi dhe ky klub është Osijeku, ish- skuadra e Eros Grezdës. Natyrisht, sulmuesi kosovar ka lënë gjurmë pozi-tive tek ky ekip dhe në tërësi Osijeku ka raporte të mira me shqiptarët dhe hapja e derës për Abazajn është një mundësi që lojtari të ketë mundësinë të luajë dhe të tregojë talentin e tij dhe kapacitetet e tij tekniko-taktike në shërbim të skuadrës së re.

Largimi nga Anderleht dhe prezantimi tek Osijeku

Siç shkruajnë vetë mediat belge, të cilave u referohen mediat sportive shqiptare, ka marrë një kthesë pozi-tive e të papritur karriera e Kristal Abazajt. Atëherë kur u mendua se sulmuesi anësor do ta mbyllte sezonin te Anderleht po nuk po gjente aspak hapësira që pas transferimit të tij në verë te gjigandët belgë, Abazaj këtë të martë është zyrtarizuar si afrimi më i fundit i skuadrës kroate të Osijek, ku më parë është aktivizuar edhe Eros Grezda. Abazaj ka lënë Anderlehtin për të kaluar në kampionatin kroat. Te Osijek, 22-vjeçari shqiptar është transferuar në formë huazimi më të drejtë blerjeje. Merkato e dimrit në Kroaci nuk është mbyllur ende dhe

ish lojtari i Luftëtarit do të jetë pjesë e Osijek në pjesën e mbetur të këtij sezoni. Te Osijek që lufton për një vend në Kupat e Europës në kampi-onatin kroat, Kristal Abazaj do të ketë mundësi të aktivizohet rregullisht dhe të bëjë shpërthimin e madh për t’u transferuar më pas në një kampionat më cilësor. Edhe Eros Grezda e për-dori Osijekun si një trampolinë shumë të mirë për të kaluar te Gllasgou Re-jnxhërs në Skoci. Gjatë eksperiencës 7-mujore te Anderleht, Kristal Abazaj i cili kushtoi klubit belg 750 mijë euro u aktivizua në vetëm 1 takim si zëvendësues pikërisht në sfidën e kampionatit ndaj Cercle Bruzhe. Edhe në këtë transferim të 22-vjeçarit një rol të rëndësishëm e ka luajtur menaxheri i mirënjohur Shkumbin

Ish-trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Xhani De Biazi, vazhdon t'u thotë jo ofertave që mbërrijnë në adresë të tij, ndonëse bëhet fjalë për klube që kanë emër e histori në fut-bollin italian. E tillë është edhe Verona, skuadra e radhës që ka marrë një përgjigje negative nga trajneri i cili nuk dëshiron ekipe të vendeve të fundit të klasifi-kimit apo të Serisë B. Aktualisht Verona po kalon një periudhë negative në Serinë B, pasi nuk

ka fituar asnjë nga 5 ndeshjet e fundit dhe rrezikon seriozisht të dalë jashtë objektivit të ngjit-jes në Serinë A. Për këtë arsye, presidenti i veronezëve, Seti, kishte menduar që të kontak-tonte De Biazin për t’i ofruar atij drejtimin e klubit. Seti e njeh mirë De Biazin pasi e ka takuar disa herë si në Itali, ashtu edhe Shqipëri, ku presidenti i Veronës është aksioner në disa biznese. Por De Biazi ka refuzuar këtë ofertë, ashtu siç kishte bërë më

parë edhe me klube të tjera në Serinë B, apo edhe me Froz-inonen dhe Kievon në Serinë A. Mediat italiane bëjnë të ditur se ai ka sqaruar se në Serinë A do të kthehet vetëm nëse i besohet një klub që lufton për objekti-va të rëndësishëm dhe jo për mbijetesën në elitën e futbollit italian. Ndaj për momentin tra-jneri duket i kënaqur me rolin e opinionistit sportiv, edhe pse e ka mbajtur larg fushës së blertë prej më shumë se një viti.

De Biazi refuzon një tjetër ekip, ka ambicie vetëm për klube të Serisë A

Hadërgjonaj i pavendosur për

të zgjedhur Kosovën

Ardian Ismajli në “radarët” e Shakhtar Donjetskut

Qormemeti por edhe drejtori sportiv i Skënderbeut Haris Fakiç i cili është krahu i djathtë i Qormemetit.

KombëtarjaVështirë se Kristal Abazaj do të

marrë ftesë nga trajneri Kristian Panuçi në kuadër të ndeshjes së parë kualifi-kuese në kuadër të eliminatoreve të Euro-2020, takim që luhet ndaj Turqisë në fund të muajit mars, pasi lojtari nuk gëzon formën e duhur dhe nuk ka lua-jtur për një kohë të gjatë. Duhet së pari që Abazaj të aktivizohet pak nga pak me skuadrën e re dhe të krijojë profilin e lojtarit të suksesshëm në radhët e Osijekut, në mënyrë që të marrë vend titullari në formacion e më pas edhe të shënojë gola. Nëse nuk luan rregullisht dhe nëse nuk shënon gola, atëherë Aba-zaj do ta ketë të vështirë të marrë ftesë nga trajneri Kristian Panuçi.

Në kampionatin grek luan një numër i kon-siderueshëm futbollistësh shqiptarë, të cilët kanë pasur një performancë të mirë. Natyrisht, një nga më të spikaturit është sulmuesi Fiorin Durmishaj, i cili ka realizuar 10 gola në këtë pjesë të parë të sezonit për Panioniosin, por javët e fundit është shfaqur fuqishëm në skenë edhe vlonjati tjetër, Fatjon Andoni, i cili po jep kontribut në sukseset e Larisës po në superligën e Greqisë. Dhe në fakt, Fatjon Andoni ka qenë dje protagonist i barazimit spektakolar 2-2 mes Panetolikos dhe AE Larisës në kampionatin grek të futbollit, duke ndihmuar skuadrën e tij të merrte një pikë shumë

të rëndësishme në transfertë në një sfidë ku kishte mbyllur pjesën e parë me disavantazhin e 2 golave. Mesfushori me tipare mbrojtëse, në pjesën e dytë realizoi dy gola brenda 7 minutave dhe vulosi barazimin që rezistoi deri në fund të ndeshjes. Por në fjalët e tij pas sfidës, futbollisti shqiptar tregoi se në fakt kishin qenë me shumë fat. “Në pjesën e parë as nuk u shfaqëm. Ishim me fat që mbaroi shpejt dhe vetëm 2-0, edhe pse kishim raste për të shënuar. Folëm në pushim dhe thamë se duhej të sulmonim që në rastin më të keq të merrnim barazimin. Kjo pasi siç e patë vetë, edhe mund të kishim fituar ndeshjen. Tani duhet të mbledhim

sa më shumë pikë pasi edhe grupi i skuadrave që kemi më poshtë po fiton pikë të tjera. Me një fitore mund ta shohësh veten në vendin e 6-të, por një humbje të çon te katërshja që bie nga kategoria”, shpjegoi mesfushori shqiptar. Andoni është një kandidat për t’u grumbulluar nga trajneri Kristian Panuçi në radhët e përfaqësueses që në ndeshjet e marsit, edhe pse deri tani tekniku e ka lënë në harresë mesfushorin ndonëse po luan me rregullsi te Larisa. Andoni nuk është vetëm fantazist në lojën në mesfushë, por së fundmi po merr edhe vlera në sulm, duke ndihmuar ekipin të arrijë maksimumin në repartin ofensiv.

Andoni, fenomeni shqiptar që i jep sukses Larisës në Greqi

Një tjetër futbollist shqiptar ndryshon skuadër në momentet e fundit të merkatos së dimrit. Bëhet fjalë për mesfushorin Herolind Sha-la, i cili mësohet se ka gjetur skuadër të re. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës nuk e ndërron kampiona-tin, por vetëm ekipin. 27-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin e njohur norvegjez, Valeren-ga, dhe menjëherë i është bashkuar grupit për fazën përgatitore në Span-jë. Shala sezonin e kaluar u aktivizua te skuadra tjetër norvegjeze Start. “Valerenga është një klub i madh që ka ambicie. Edhe unë kam ambicie për të fituar trofe dhe dua ta vërtetoj se mund të kontribuoj për këtë qël-lim,” deklaroi Shala pas arritjes së marrëveshjes.

Shala ndryshon ekip, por mbetet në Norvegji

Forma e mirë që tregoi në de-butimin e tij me Shqipërinë, por edhe paraqitja e fundit në kampi-onatin kroat ndaj Lokomotivës së Zagrebit, në të cilin shënoi edhe golin e parë në fitoren 2-1 të Hajdu-kut të Splitit, ka bindur drejtuesit e Shakthar Donetsk në Ukrainë t’i hedhin sytë nga mbrojtësi kuqezi Ardian Ismajli. Në sfidën e fundit të kampionatit ndaj Lokomotivës, Ismajli është ndjekur në stadiumin “Plodjud” nga skautë të klubeve të ndryshme ku mbi të gjitha spi-kasin ata të gjigandëve ukrainas Shakthar Donetsk. Nëse vazhdon me këto ritme në verë 22-vjeçari Ardian Ismajli mund të marrë një ofertë zyrtare nga Shakthari dhe mund të transferohet në Ukrainë.

Merr fund ankthi, Abazaj huazohet për një vit tek Osijeku në Kroaci

“Duhet së pari që Aba-zaj të aktivizohet pak nga pak me skuadrën e re dhe të krijojë profilin e lojtarit të suksesshëm në radhët e Osijekut. Nëse nuk luan rregullisht dhe nëse nuk shënon gola, atëherë Abazaj do ta ketë të vështirë të marrë ftesë nga trajneri Kristian Panuçi....”

Page 22: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

22 GAZETA SOTE Mërkurë 13 Shkurt 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Ariana Grande: Kënga “Thank U Next” më shpëtoi jetën

1-Thuhet porsa mbaron lutja...2-Banor i një krahine në jug të ven-dit...3-Qytet në Kosovë...4-Shkurre që bën kokrra të kuqe që hahen...5-Një pije freskuese...6-Literaturë italiane...7-Veshje dimërore e ushtarit...8-Tela, i ngatër-ruar...9-Legjendë, gojëdhënë...10-Ish akademiku Popa në inic...11-Heroina...Peza...13-Burim frymëzimi poetik...14-Ish këngëtari lirik Kertusha...16-Dele me lesh të dredhur...17-...Myrtja tek filmi “Kur hidheshin themelet”...18-Gjykatës turk...20-I thuhet atij që kryen një punë në vend të një tjetri...21-Paraqitja e prodhimeve të ndryshme në një treg që bëhet disa herë në vit...22-I thuhet ndryshe drerit të egër...23-Një mjet komunikimi...24-Krips apo...25-Kruja i humorit...26-Abati...tek filmi “Konti Montekristos”....27-Lloj Vinçi me dy krahë lundrues...29-Shkrimtari amerikan...Tuen...30-Një kafshë shtëpiake femër...31-Ajo shoqëron vargun në një poezi...33-Johan Sebastian...dramaturg gjerman...34-Lloj pije alkoolike që përdoreshin piratët...35-Aktori amerikan...Gibson...36-Dibra aktor në inic...37-Ndajfolje sasie...

1-Janë bimë pa rrënjë që rriten në ujë...4-Lloj qumështi i kondesuar me kanaçe...7-Vend i hapur në mure anash oxhakut për të vënë gjëra të vogla si aletet e kafes...12-Njëri muaj i vitit...13-Ngjyrë blu e mbyllur...14-Shkruesi i Sulltanit...15-Dolores...(1895-1996)...17-Arkë e madhe ku mbante pajën nusja e re...18-Aktori amerikan Istvud në inic...19-Tepsi...20-Notë në pentagram që tregon se një notë muzikore duhet të ulet në gjysmë toni...21-Feudal polak i paralfutës...22-Bikarbonat natrium...23-Marrëdhënie, pa fund...24-Vendqën-drim i anijeve para se të hyjnë në port...25-Shpellë...26-Specialisti i sigurimeve shoqërore...Kepi...27-Ai ecën vetë tek filmi...28-Organizatë terroriste në Span-jë...29-I thuhet ndryshe mineraleve...30-Pengesë për një ujëmbledhës...32-Zyber Alluni...33-Lloj makaronash italiane, pa fund...34-Sistemi shtetëror për qeverisjen e vendit...36-...Llukaçi, ish aktor estrade...37-Starova i futbollit...38-Ndryshe për bakrin...39-Kafshë shtëpiake që vjen nga kryqëzimi i pelës me gomarin dhe rrallë i gomaricës me kalin...40-Thikë me dy presa...41-Ish këngëtarja lirike Elsa...

Këngëtarja Ariana Grande është shprehur se kënga e saj “Thank U Next” i shpëtoi jetën. Këngëtarja publikoi këngën në fund të vitit të kaluar pas vdekjes tragjike të ish të dashurit të saj Mac Miller në shtator. Kënga “Thank U Next” i dedikohet partnerëve të saj të mëparshëm dhe 25-vjeçarja shprehet se e ndihmoi të kalonte nëpër një "kapitull shumë sfidues" të jetës së saj. Ajo foli në emisionin “Zach Sang Show” për këngën. "E realizova “Thank U, Next” me miqtë e mi në një periudhë shumë të shkurtër kohore dhe kjo më shpëtoi jetën. Ishte një kapitull shumë sfidues dhe miqtë e mi e bënë mahnitëse dhe të veçantë” tha ajo.

Ylli i popit shtoi gjithashtu se shkroi disa versione të ndryshme të këngës, përfshirë një ku nuk ishte ndarë me Pete dhe të dy bënin plane për tu martuar. "Ishte një version ku martohesha, një version ku nuk martohesha, pastaj një version ku nuk kishte asgjë. Dhe vendosëm të mbanim versionin e parë”, tha më tej ajo. Ariana tha se publikimi i këngës ishte i frikshëm dhe një risk i madh. "Ishte një risk i madh dhe një gjë e frikshme për tu bërë sepse bëhej fjalë për jetën time”, u shpreh Grande mes të tjerave për këtë këngë të saj. Por gjatë kësaj kohe këngëtarja po vijon me të tjera projekte në fushën e muzikës, duke marrë vlerësime të shumta.

KonfuzionKomisari i drejtohet një polici

duke i thënë:- Antonio, merri këto njëmijë

lekë dhe shko për të më blerë një paketë cigareje.

Sapo polici niset, komisari e kthen sërish duke i thënë:

- Ah…meqenëse je, ja edhe njëmijë të tjera dhe më këto më bli një gazetë!

Polici del më në fund me lekët në dorë dhe kthehet pas pesë minutash me duar bosh dhe komisari tepër i çuditur e pyet:

- Atëherë, ma solle cigaren dhe gazetën?

Ndërsa polici, tepër i qetë për-gjigjet:

- Në të vërtetë komisar nuk bleva asgjë, sepse nuk arrita të mbaja mend se cilat ishin njëmijë lekët për cigare dhe cilat ishin ato për gazetën.

Ndërsa komisari i nevrikosur i përgjigjet policit me një ton të vrazhdë:

- Dhe pse vjen tek unë? Tashti që i ngatërrove, ku i mbaj mend unë se cilat ishin për cigaren dhe cilat për gazetën?

AdresaNë një stacion të ruajtjes së

zjarrit, bie zilja e telefonit dhe njëri prej punonjësve kap receptorin dhe dëgjon personin që flet:

- Këtu është stacioni i policisë së Marmosedios, ka rënë një zjarr, mund të vini menjëherë ju lutem?

Dhe punonjësi që i përgjigjet:- Do të jemi atje sa më shpejtë të

jetë e mundur. Por, meqë ra fjala, si mund të vijmë për në Marmosedio?

Dhe tjetri që përgjigjet nga tele-foni tepër i mërzitur:

- Dhe këtë ma kërkoni mua? Për-dorni kamionin e madh me cisternë.

Fëmija Në një pasdite të ngrohtë gushti,

koha fillon të përkeqësohet. Atë e bir ndodhen të dy në të njëjtin vend dhe babai shumë i shqetësuar për kohën i thotë të birit:

- Paskual, dil përjashta për të parë, nëse bie shi apo jo.

Fëmija akoma dhe më dembel, se i ati i përgjigjet:

- Baba, thërrit qenin që ndodhet përjashta dhe shiko nëse është lagur, apo jo.

3 8 6 2

4

9 4 3

5 7 1 4

6 7 3

8 6 2

2 1

6 5

4 8 7

1 2 9

9 8 4 5

7 8 2 1

2 5 1 8

8 1

4 7 8 6

6 2 5 9

1 8 2 6

9 6 1

7 3 8

8 4 6 7

9 2 1

6 1 4 8 3

5 3 8 4 9

6 1 9

8 3 2 1

3 6 5

Page 23: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

GAZETA SOT E Mërkurë 13 Shkurt 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Do jeni nën dominimin e favorshëm të yjeve, sidomos në dashuri. Ju pret një Shën Valentin special! Kujdes ndaj de bateve në sferën sentimentale.

23 shattor - 22 tetor

Parashikohet një ditë e shkëlqyer për të lindurit e kësaj shenje të cilët më në fund në sajë të ndikimit të Venusit, do të njohin vetëm pozitivitet.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Këshillohet që gjatë kë saj dite të mundoheni të shmangni debatet sidomos në dashuri, por edhe në punë dhe në rapor-tin me të tjerët.

Kjo e mërkurë do të jetë e mbushur me nervozizëm. Bëni mirë që gjatë kësaj dite të mos përhumbeni në prob-leme me punën.

Ditë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do vijojnë të ndjejnë praninë e Hënës. Periudhë në të cilën po mblidhni frytet e shumëpritura.

Dashi Demi

Kjo ditë do jetë mjaft e tensionuar. Disa probleme të punës, mund të shtrihen edhe në sferën private, çka do ju bëjë që të jeni të largët me partnerin.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Parashikohet një ditë e rënduar dhe e mbushur me debate. Para se të akuzoni të tjerët, bëni mirë që të mendoni lidhur me përgjegjësitë tuaja.

Do jeni të qetë dhe gati për të lënë pas shpine një periudhë të errët që ka karakterizuar muajin janar. Në dashuri par-ashikohen zhvillime pozitive.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, për shkak të mbështet-jes së yjeve. Do të rigjeni ener-gjinë për të përballuar prob-lemet e akumuluara.

Një stacion hapësinor brenda

asteroidit

Bëni mirë të qartësoheni me veten tuaj, sidomos sa i takon dashurisë. Duhet të rigjeni qetësinë dhe të kuptoni personin që keni pranë.

Horizontal

Do të jetë një ditë në ekuilibër të plotë. Megjithatë ka disa projekte të cilat priten që të realizohen brenda një kohe të shkurtër.

Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm për të lindurit e kësaj shenje, sidomos lidhur me sferën sentimentale.

Asteroidet janë konsideru-ar si “miniera ari fluturuese” për shkak të vlerës së mineraleve, që mbajnë brenda tyre. Dhe tani një grup ekspertësh kanë zbuluar se është e mundur të futesh brenda shkëmbit gjigand hapësinor. Kjo sipas shkencëtarëve nëpërmjet ndërtimit të një stacioni hapësinor në asteroid. Qëllimi i tyre është gërmimi i mineraleve me vlerë. Ata pretendo-jnë të vendosin stacionin hapësinor cilindrik brenda një guri të gjerë disa qindra metra. Por duhen marrë parasysh edhe mundësitë logjistike ndaj kjo ide do të duhet disa dekada për të marrë realitet.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Është kryeqyteti i Sudanit në Afri-kë...6-Lëng që të sjell në vete në raste asfiksi-mi...7-Fitim, përfitim, leverdi...8-Piktori Rama, në inic...9-Largohu...10-Kufi, limit apo...11-Vend ndalimi i anijeve para se të hyjnë në port...12-Formacion i madh ushtarak...16-Ato shpërndahen tek aktorët...17-Bar i egër që dëmton të mbjellat...18-Akuzon, kallëzon, apo...19-Det që lag brigjet tona...20-Heroi i Popullit...Stravaleci...22-Energji Naty-rore...23-Zogjtë e rosës...24-Ndajfolje sa-sie...25-Ka edhe një forum të tillë...26-Patrio-ti...Sadria...27-Krahinat, viset, tokat...29-Aktorja italiane Laura...30-Pjesë e garës çiklistike...31-Il-iri i politikës...32-Dashuri e pastër dhe e sinqertë...33-Dardhat e egra...35-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente...36-Lloj peshku i egër i ujërave të ëmbla...37-Himni Ndërkombëtar...38-Vend i rregulluar para portës së shtëpisë për të ndenjur...39-Edukatë politike...40-Arsye, shkak...41-Italia në ta-belë...42-Shkrimtari francez...Prust...43-I moshuar...

1-Doktor turk...2-Goditje e fortë dhe e men-jëhershme...3-Është material inert...4-Tirana në makina...5-Big...8-Ish nxënës i shkollës së ulët ushtarake...10-Kaçek prej lëkure ku mban ushqimet bariu...11-Kolosi i... një ishull grek që njihet për një nga shtatë mrekullitë e botës së vjetër...12-Survejues i fshehtë...13-Jeton...14-Shkrimtari amerikan Tomas...15-Mamaqi e letrave në inic...16-Aparate që zbulojnë objek-tet...18-Plikot...20-Bar me farëza të hidhura dhe djegëse përdoret në mjekësi dhe përga-tisim mustardën...21-Është ndihmës mjeke në maternitet...23-Kundërshtarm sfidant...24-Lloj site me vrima më të mëdha...25-Pjesë e syrit...26-Njëlloj me nr.25 vertikalisht...28-Lloj konjaku vendi...29-Një qytet pothuajse në jug të vendit...31-Mal në Korçë...32-Një fshat bregdetar i Durrësit...33-Më gjete të papërgatitur ose...34-Asnjëçikë...36-Spiro...protagonist i shpëtimit të anijes luftëtare (motiv i filmit “Duel i hesh-tur”...38-Njëlloj si nr. 35 horizontalisht...39-Or-ganizatë terroriste baske...40-Këngëtari italian Ranieri në inic...41-Instituti i Lartë...

Japoni, grabitet pema Bonsai 400 vjeçare

Dy adhurues të Bonsait i kanë bërë një thirrje hajdutëve, që vodhën 7 pemë në shtëpinë e tyre, ti rikthejnë. Seiji Iimura dhe bashkëshortja e tij Fuyumi i ofruan grabitësve udhëzime për tu kujdesur për fëmijët e tyre në këmbim të pemëve. Çifti tha se pemët e çmuara u morën nga kopshti i tyre në Saitama, pranë Tokios. "Nuk ka fjalë ta përshkru-ajmë sesi ndihemi. Ishin shumë të çmuara për ne”, tha Iimura. Pemët e vogla janë me vlerë të paktën 118 mijë dollarë. Një nga pemët e vjedhura është Shimpaku Ju-niper, një nga llojet më të bukura të Bonsai. Raportohet se ka vlerë më të madhe se 91 mijë dollarë. "Shimpaku jeton prej 400 vitesh, ka nevojë për kujdes”, tha Iimura.

Page 24: Berisha, Basha dhe Kryemadhi skenar dhune më 16 shkurt ... · guat se Pogradeci është qyteti që do vendin, që do drejtësinë, demokracinë dhe barazinë para ligjit. Ju sot

GAZETA SOT24 E Mërkurë 13 Shkurt 2019

2,3,4,5,13,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Junajt id e nis i me shumë vrull ndeshjen e mbrëmshme kundër pari-zienëve, duke e mbledhur

ekipin francez në gjysmëfushën e tij dhe duke ushtruar presioin të madh në kufijtë e zonës së rreptësisë, pra duke kërkuar medoemos golin. Trajneri i PSG-së, Tomas Tuhel, kishte zgjedhur të luante me kundërsulmin, nisur nga shpejtësia e lojtarëve të tij, por edhe nga mungesat e rëndësishme të Nejmarit dhe të Kavanit. Presioni i anglezëve ndihej dhe në treguesit statis-tikorë që u dominuan dukshëm gjatë pjesës së parë, megjithëse në 15 minutat e fundit të frak-sionit të parë të lojës ishte PSG-ja që ushtroi preson dhe e rriti ndjeshëm performancën, duke rrezikuar me Mbape dhe Di Maria, por që në momentet e fundit Eshli Jang dhe Mat-iç u shkaktuan ndërhyrje të forta për t’i frenuar. Në fund të pjesës së parë, Lingard la fushën i dëmtuar e në vend të tij u aktivizua sulmuesi kilian Aleksis Sançez. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Në pjesën e dytë Paris San Zhermen e nisi menjëherë me gol. Ishte

STUDIMI/ Reali i Madridit është klubi më i dashur në botë

MESFUSHORI Në një intervistë për “Equire”, mesfushori Andres Iniesta ka folur për aventurën në Japoni, me Visel Kobe. “Gjashtë muajt e parë në futbollin japonez dhe jetën këtu nuk kanë qenë aspak të lehtë për mua dhe familjen time. Erdha këtu bashkë me familjen direkt pas Botërorit të Rusisë, pa pasur kohën të organizohesha. Në këto muaj kemi mësuar për diferencën mes dy kulturave. Japonezët janë shumë më të qetë se ne, diçka që reflektohet edhe në stadiume. Shumë herë më kanë pyetur

se komunikoj me kolegët në fushë dhe me pjesëtarët e stafit teknik. Për gjërat e thjeshta kam nisur të flas në japon-isht. Ana dhe unë marrim mësime në japonisht disa herë në javë. Kur bëhet fjalë për biseda më të thella, kam gjith-monë përkthyesin, një djalosh që më shoqëron gjithmonë. Përveç kësaj, jam surprizuar nga sforcoja e disa lojtarëve për të mësuar pak spanjisht që të ko-munikojnë me mua”, tha Iniesta. Më pas vjen komenti i tij për Barcelonën dhe presionin që ekzistonte në Kat-

alonjë. “Kam qenë gjithmonë me një ekip kompetitiv, por periudha te Visel Kobe është pafundësisht më e qetë se te Barcelona. Në Spanjë ndihesha bosh fizikisht dhe shpirtërisht, nuk kisha më asgjë. Të luash futboll atje është shumë lodhëse në çdo nivel dhe jo vetëm për sportin. Presioni i të qenit në një klub si Barcelona është shumë i lartë. Kur vendosa të kaloj te Visel Kobe, u lirova nga tensioni. Në Spanjë kërkohet që të mos gabohet kurrë, kurse në Japoni është gjithçka ndryshe”, shtoi Iniesta.

DEKLARATA MERKATO SULMUESI

Perez: Modriç është legjendë e Realit, nuk ikën

Juventusi gati të bëjë çmenduri për Salah

Totenhem hyn në garë për kroatin Ivan Perisiç

Fillimisht Interi, por tani së fundmi edhe Juven-tusi, ëndërrojnë ta kenë në gjirin tyre, por për dy klubet italiane kroati Luka Modriç do të mbetet thjeshtë një ëndërr e parealizuar. Sepse, fituesi i “Topit të Artë”, i cili po shkëlqen edhe në këtë sezon nën urdhrat e Santiago Solarit, ka mar-rë “bekimin” e presidentit Florentino Perez dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e “Los Blancos” edhe për disa vite. “Luka është një legjendë e Realit të Madridit dhe për-faqëson vlerat e klubit tonë”, deklaratë kjo e numrit të

Merkato e dimrit është mbyllur, por klubet e mëdha po bëjnë projektet e tyre që tani për merkaton e verës, ku ambiciet janë për emrat më të mirë në treg. Kështu, klubi anglez, Totenhem Hot-spur, mësohet se ka hyrë në garë për anësorin kroat të Interit, Ivan Perisiç. Sipas “Tutosport”, trajneri i Toten-hamit Mauricio Poçetino “kishte rënë në dashuri” me kroatin gjatë përballjeve në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. Sipas këtyre raportimeve thuhet se klubi anglez kishte shprehur in-teresim edhe në janar, meg-

Prej ditësh lakohej në mediat spanjolle mundësia që Mohamed Salah të kalojë në verë nga Liverpuli tek Bar-celona, pasi besohet se midis tij dhe Mesit mund të ketë bashkëpunim të frytshëm. Por “SkyNews Arabia” ka raportuar se Juventusi është i gatshëm të shpenzojë më shumë se 200 milionë euro për yllin e Liverpulit, Mohamed Salah. Sipas raportimit, ylli Kristiano Ronaldo u ka dhënë “dritën e gjelbër” zyrtarëve të Juventusit për të nisur negoci-atat për Salahun. Nëse arrihet një marrëveshje 200 milionë euroshe për 26-vjeçarin, ai do

Realit, Florentino Perez i cili në një farë mënyre ka blindu-ar mesfushorin kroat të cilit klubi “merengues” pritet t’i ofrojë një kontratë të re.

të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori pas Neymarit. Egjip-tiani te Liverpuli ka shënuar 20 gola sivjet, me 17 prej tyre në Premier Ligë.

minuta e 53-të kur Kimpebe realizoi për francezët, duke e vendosur Junajtid në pozita të vështira. Hapja e Junajtid në kërkim të golit të barazimit solli edhe goditjen fatale për anglezët. Ishte Kilian Mbape që realizoi golin e dytë në minutën e 61-të, duke e vënë fitoren e parizienëve në rrugën e duhur. Junajtid u përpoq me të gjitha mundësitë të reagonte, por mbrojtja e PSG-së u tregua her-metike. Nervat nuk e mbajtën në fund Pol Pogbanë që mori karton të kuq dhe doli nga loja.

PSG dërrmon Junajtid në “Old Trafford”, Roma fitore pa shkëlqim ndaj Portos

“France Football” del në konkluzione rreth klubeve botërore më të rëndësishme, më sharmante dhe më të dashura në Botë. Sipas re-vistës franceze hierarkia sheh në majën e piramidës pikërisht klubin mbretëror të Realit të Madridit. Por për t’u futur më në detaje se si kjo revistë ka dalë në këtë konkluzion duke renditur në këtë mënyrë podin botëror, kujtojmë se ishin 10 kriteret për t’u plotësuar, duke

nisur me titujt e fituar nga skuadrat, çmimet individuale në përbërjen e organikave përkatëse, impakti në botën e futbollit, ndjekja në rrjetet sociale, të ardhurat e arkëtu-ara, shitja e simboleve apo fanellave, investimi në mer-kato në perforcime, investimi total po në merkato, numri i kampionëve të botës prezentë në përbërjen e skuadrave res-pektive, historiku i skuadrave dhe ne fund magjia e tifozëve.

Ndërkohë, Roma nuk kishte ardhur deri në këtë etapë të Championsit si rastësi, por falë një loje dhe rezultatesh të mira. Megjithatë, mbrëmë hasi në vështirësi serioze, pasi aksion-eve të saj u mungonte qartësia dhe sidomos finalizimi. Pjesa e parë tregoi qartë se ishin por-tugezët më të mirë një disiplin-imin taktik dhe në mbajtjen e topit (55%-45%), ndërkohë që goditjet në portë ishin 1-1. Pjesa e parë nuk prodhoi gola dhe për-fundoi me rrjeta të paprekura 0-0. Në pjesën e dytë vijoi i njëjti

Iniesta “rrëfehet”: Tek Barça më shteruan energjitë

KLUBE më të mira në botë janë: Reali i Madridit 184pikë; Barcelona 177 pikë; Mançester Junajtid 151 pikë; Bajerni i Mynihut 135 pikë; Liverpul

120 pikë; Juventus 107 pikë; PSG 94 pikë; Çelsi 91 pikë; Mançester Siti 89 pikë; 10-Arsenal 88 pikë.

10

Francezët bënë ndeshje racionale dhe fitojnë 2-0, bëjnë një hap drejt kualifikimit. Roma fitoi me vështirësi 2-1 ndaj Portos, në një takim ku vulosi Zaniolo

jithatë pritet të bëjë ofertë për shërbimet e tij edhe në verë. Më parë interesim për Perisiçin kishin shprehur edhe Mançester Junajtid e Arsenali.

“avaz” deri në minutën e 70-të, kur Zaniolos realizon dy gola të shpejtë, në minutën e 70-të dhe 77-të. Por Porto do të reagonte shpejt duke shënuar një gol me vlerë në fushë kundërshtare me Lopez në minutën e 80-të.

Liga e Europës, Fenerbahçe fiton duelin

e parë me ZenitinNë kuadër të 16-shes së

Ligës së Europës, mbrëmë u luajt dueli i parë midis Fener-bahçesë dhe Zenitit të Shën Petersburgut. Në fakt ishte ndeshja e vetme e këtij raundi që u luajt mbrëmë, sepse 15 takimet e tjera do të luhen të enjten në mbrëmje. Dueli midis turqve dhe rusëve u luajt në Stamboll dhe përfundoi me fitoren 1-0 të Fenerbahçesë. Ishte një për-ballje shumë e fortë dhe të dyja skuadrat u përpoqën të fitonin, por turqit shënuan të parët dhe e ruajtën epërsinë. Ishte pikërisht Islam Slimani që shë-noi golin e fitores në minutën e 22-të. Në fund të pjesës së parë, pikërisht në minutën e 44-t, Zeniti pati rastin të barazonte shifrat, por Robert Mak gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Turqit fituan ndeshjen 1-0, por rusët kanë avantazhin e fushës në ndeshjen e kthimit.