89
BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e materialeve në natyrë, të egra, të papërpunuara, me anë të një mbledhje të qëndrueshme dhe të kontrolluar A. Personeli 1. I gjithë grumbullimi i materialeve të papërpunuara duhet plotësisht të jetë në përputhje me udhëzimet regjionale dhe/apo kombëtare për higjienën e ushqimeve dhe të personelit bazuar në trajnime adekuate lidhur me përgjegjësit e tyre për higjienë. 2. Duhet të sigurohet mirëqenie për të gjithë personelin e përfshirë në mbledhje(grumbullim) dhe po ashtu duhet të sigurohet përpunimi. 3. Duhet të bëhet mbrojtja e personelit nga kontakti me bime helmuese apo me material potencial alergjik me anë të veshjeve adekuate mbrojtëse. 4. Personat të cilët vuajnë nga sëmundje infektive bartëse dhe me plagë të hapura duhet të mbahen larg zonave ku mund të jen në kontakt me materialet bimore. 5. Personelit duhet të i ofrohet trajnim adekuat për botanikën para se të ndërmarrin detyrat të cilat kërkojnë këto njohuri. 6. Grumbulluesit duhet të kenë njohuri të mjaftueshme për llojet e bimëve të cilat kanë për të i mbledhur. Këtu përfshihen:identifikimi, nevojat karakteristike dhe të mjedisit ku jeton bima si hija, lagështia, dheu(toka)etj. 7. Grumbulluesit duhet të jenë në gjendje të bëjnë dallimin në mes të llojeve për tu mbledhur dhe atyre që kanë lidhmëni botanike dhe/apo llojet të cilat kanë ngjashmëri morfologjike në mënyrë që të shmanget farë do rreziku për shëndetin publik dhe rrezikimit të bimëve tjera. 8. Grumbulluesit duhet të kenë njohuri të mjaftueshme për kohën më të mirë të mbledhjes dhe për teknikat e mbledhjes dhe për rëndësinë e mbledhjes së materialeve të papërpunuara për të siguruar cilësinë më të mirë të mundur. 9. Nëse grumbulluesit nuk kanë njohurit e duhura, mbikëqyrësi lokal duhet të siguroj arsimim, mbikëqyrje dhe dokumentacion.

BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e materialeve në natyrë, të egra, të papërpunuara, me anë të një mbledhje të qëndrueshme dhe të kontrolluar A. Personeli 1. I gjithë grumbullimi i materialeve të papërpunuara duhet plotësisht të jetë në përputhje me udhëzimet regjionale dhe/apo kombëtare për higjienën e ushqimeve dhe të personelit bazuar në trajnime adekuate lidhur me përgjegjësit e tyre për higjienë. 2. Duhet të sigurohet mirëqenie për të gjithë personelin e përfshirë në mbledhje(grumbullim) dhe po ashtu duhet të sigurohet përpunimi. 3. Duhet të bëhet mbrojtja e personelit nga kontakti me bime helmuese apo me material potencial alergjik me anë të veshjeve adekuate mbrojtëse. 4. Personat të cilët vuajnë nga sëmundje infektive bartëse dhe me plagë të hapura duhet të mbahen larg zonave ku mund të jen në kontakt me materialet bimore. 5. Personelit duhet të i ofrohet trajnim adekuat për botanikën para se të ndërmarrin detyrat të cilat kërkojnë këto njohuri. 6. Grumbulluesit duhet të kenë njohuri të mjaftueshme për llojet e bimëve të cilat kanë për të i mbledhur. Këtu përfshihen:identifikimi, nevojat karakteristike dhe të mjedisit ku jeton bima si hija, lagështia, dheu(toka)etj. 7. Grumbulluesit duhet të jenë në gjendje të bëjnë dallimin në mes të llojeve për tu mbledhur dhe atyre që kanë lidhmëni botanike dhe/apo llojet të cilat kanë ngjashmëri morfologjike në mënyrë që të shmanget farë do rreziku për shëndetin publik dhe rrezikimit të bimëve tjera. 8. Grumbulluesit duhet të kenë njohuri të mjaftueshme për kohën më të mirë të mbledhjes dhe për teknikat e mbledhjes dhe për rëndësinë e mbledhjes së materialeve të papërpunuara për të siguruar cilësinë më të mirë të mundur. 9. Nëse grumbulluesit nuk kanë njohurit e duhura, mbikëqyrësi lokal duhet të siguroj arsimim, mbikëqyrje dhe dokumentacion.

Page 2: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

10. Është obligative të arsimohet i gjithë personeli i cili merret me këto specie bimore dhe të gjithë ata të cilët angazhohen në teknikat e grumbullimit bazuar në këtë manual. 11. Grumbulluesit e llojeve të bimëve duhet të udhëzohen për të gjitha çështjet e rëndësishme për mbrojtje të mjedisit dhe konzervim të llojeve të bimëve. Këtu do të përfshihen edhe rregulloret që kanë të bëjnë me llojet e mbrojtura. B. Grumbullimi (Mbledhja) 1. Mbikëqyrësit duhet të jenë të emëruar për të identifikuar dhe verifikuar materialin bimor të grumbulluar dhe për të mbikëqyrur grumbulluesit. . 2. Grumbullimi duhet të ndërmerret në pajtim me legjislacionin ekzistues regjional dhe kombëtarë për konservim të llojeve dhe qëndrueshmëri dhe me manualin 1/2002 i ofruar secilit grumbullues. 3. Metodat e grumbullimit nuk duhet të dëmtojnë zhvillimet e mjedisit duke siguruar kushte optimale për regjenerim të llojeve të bimëve të mbledhura. 4. Llojet e bimëve të regjistruara si bimë të rrezikuara nuk duhet të mblidhen pa dhënien e autorizimit nga autoriteti kompetent (CITES). 5. Grumbullimi duhet të bëhet në zonat të cilat janë të identifikuara si jo të ndotura, apo me distancë minimale nga burimet potenciale të ndotjes (rrugëve, industrisë, zonave të banimit, deponive të mbeturinave dhe zonave bujqësore. Distanca minimale duhet të jetë në përputhshmëri me kushtet e vendosura në certifikatën e caktuar. C. Rregullat themelore për grumbullim të qëndrueshëm në natyrë 1. Speciet bimore mund të mbledhen vetëm kur janë në gjendje më të mirë të cilësisë për qëllimin e paraparë. Për këtë arsye secili grumbullues duhet të prêt për pajtimin nga kompania e tij/saj para se ai/ajo të filloj sezonin e grumbullimit. 2. Mund të korret vetëm sasia e saktë dhe pjesa e precizuar e bimëve, siç kërkohet nga kompania dhe asgjë tjetër. 3. Materiali bimor i dëmtuar duhet të largohet nga tregtimi i materialeve bimore të papërpunuara, apo të etiketohet për përdorim alternativ.

Page 3: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

4. Llojet e bimëve duhet të korren nën kushte më të mira të mundshme duke iu shmangur tokës së lagur, vesës, shiut apo posaçërisht ajrit me lagështi siç është cekur në monografet e bimëve. 5. Mjetet për prerje duhet të pastrohen dhe të përgatiten në mes të dy sezoneve të grumbullimit me qëllim të shmangies së kontaminimit. 6. Materiali bimor i korrur nuk duhet të vije në kontakt të drejtpërdrejt me dhe. Duhet të grumbullohet shpejt dhe duhet të transportohet nën kushte të thata dhe të pastërta. 7. Gjatë korrjes llojet e tjera të cilat rriten në zonën ku është duke u bërë grumbullimi nuk duhet të përzihen me materialin bimor të mbledhur. 8. Të gjithë konteinierët të cilët përdoren gjatë mbledhjes duhet të jenë të dëlira dhe të pastruara nga kontaminimi nga materiali (bimor) paraprak. Kur nuk janë në shfrytëzim konteinierët, ata duhet të mbahen në kushte ku nuk ka insekte dhe ku minjtë/brejtësit nuk kanë qasje, bagëtitë dhe kafshët shtëpiake. 9. Në rastet kur grumbulluesit përdorin thasë për grumbullim, thasë të rinj duhet të ofrohen nga kompania. 10. Dëmtimet mekanike dhe paketimi i materialit bimor të mbledhur të freskët që do të rezultonte në ndryshime të padëshirueshme në cilësi duhet të shmanget. Lidhur me këtë, duhet të i kushtohet rëndësi mbushjes së tepërt të thasëve, dhe palosjes(vendosjes) së thasëve. 11. Materiali i bimor i mbledhur i freskët duhet të dërgohet sa më shpejt të jetë e mundur në objektet e përpunimit me qëllim të parandalimit të degradimit termik. 12. Materiali bimor i mbledhur duhet të jetë i mbrojtur nga insektet, minjtë/brejtësit dhe kafshët shtëpiake. Masat e ndërmarra të kontrollit të insekteve duhet të dokumentohen. 13. Si masa të kontrollit të insekteve nuk bënë të përdoren helmet dhe pesticidet. Kontrolli i insekteve duhet të bëhet në mënyrë mekanike, me ndihmën e dyerve të mbyllura, rrjetave për dritare, vijave gëlqerore etj. 14. Në rast të korrjes së rrënjëve apo të zhardhokut 80% e popullacionit të asaj bime duhet të mbetet i paprekur. 15. Në mbledhjen e gjetheve 70% e gjetheve të bimëve duhet të mbeten të paprekura. 16. Gjatë mbledhjes së luleve 30% e luleve të secilës bimë dhe 20% e popullacionit duhet të mbesin të paprekura.

Page 4: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

17. Kur bëhet mbledhja e farave 30% duhet të mbetet për regjenerim. 18. Gjatë mbledhjes së frutave atëherë 20 % e frutave duhet të mbesin për regjenerim. 19. Rekomandimet për regjenerim t ë pjesëve të tjera të bimëve do të paraqiten në vazhdim. 20. Për mbledhje, vetëm bimët e pjekura mund të përdoren. 21. Metodat e ndaluara të mbledhjes së bimëve janë goditja e bimëve me shkop, heqja me zor (e pjesëve) bimëve, sharrimi zingjirorë i degëve. D. Trajtimi pas mbledhjes 1. Trajtimi fillestar përfshinë larjen, prerjen para tharjes, ngrirjen, tharjen. Të gjitha këto metoda duhet të jenë në pajtim me rregulloret dhe ligjet kombëtare. 2. Me të arritur në objektin për përpunim materiali bimor i mbledhur duhet në mënyrë të shpejt të zbrazet dhe shpaketohet. Para trajtimit fillestar materiali nuk duhet të i ekspozohet diellit direkt, përveç në rast nevoje të veçantë. Materiali duhet të mbrohet nga lagështia shtesë dhe shiu. 3. Në rast të tharjes natyrale jashtë, materiali i papërpunuar bimor duhet të shpërndahet në një shtresë të hollë. Me qëllim të sigurimit të qarkullimit të duhur të ajrit,kornizat për tharje duhet të jenë të vendosura në largësi të mjaftueshme nga toka(dyshemeja). 4. Tharja drejtpërdrejt në tokë apo nën ekspozim direkt të rrezeve të diellit duhet të shmanget përveç nëse kërkohet ndryshe. Duhet bërë përpjekjet për të arritur tharje uniforme të materialit bimor të freskët me qëllim të shmangies së formimit të mykut dhe këpurdhave (fungi). 5. Përveç në rast të tharjes jashtë, kushtet e tharjes siç janë temperatura, kohëzgjatja duhet të zgjidhet duke pasur parasysh pjesën e caktuar të mbledhur të bimës, psh. rrënja, fleta apo barishte. 7. I gjithë materiali duhet të inspektohet dhe ku të jetë e nevojshme të sitet me qëllim të eliminimit të produkteve nën standard dhe të trupave të huaj. 8. Duhet të jenë në dispozicion shportat për mbeturina të cilat duhet të jenë të shënuara qartë, të zbrazen dhe të pastrohen çdo ditë. 9. Kushtet individuale duhet të regjistrohen në detaje.

Page 5: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

E. Paketimi 1. Me qëllim të mbrojtjes së produkteve dhe të uljes së rrezikut nga sulmi prej insekteve, këshillohet të bëhet paketimi në fazën e hershme. 2. Produkti duhet të paketohet në të pastërt dhe të thatë, preferohen thasë, qese apo arka të reja. 3. Etiketat duhet të jenë të qarta, të fiksuara në mënyrë permanente, dhe të jenë nga materialë jo helmues. 4. Informacioni duhet të jetë në pajtim me rregulloret regjionale dhe/apo kombëtare të etiketimit. 5. Materiali për paketim i cili është për më shumë përdorime duhet të pastrohet mirë dhe të thahet në mënyrë të përkryer para përdorimit. Nuk duhet të ketë kontaminim gjatë ri-përdorimit të thasëve. 6. Materiali i paketuar duhet të ruhet në vend të pastërt dhe të thatë, pa insekte dhe pesticide, të mos kenë qasje bagëtia dhe kafshët shtëpiake. Duhet të sigurohet që të mos vije deri te kontaminimi i produkteve nga përdorimi i materialeve të paketimit, posaçërisht në raste të thasëve me fibra. F. Ruajtja dhe transportimi 1. Materiali i tharë i paketuar duhet të ruhet në ndërtesë të tharë dhe të ajrosur mirë, në të cilën ndryshimet e temperaturës ditore janë të kufizuara dhe në të cilën është i siguruar ventilim i mirë. 2. Objektet për ruajtje dhe transport duhet të jenë pa pesticide dhe materiale të tjera helmuese. 3. Në rast të transportimit me shumicë, është me rëndësi të sigurohen kushte ku është thatë. Më tutje për të iu zvogëluar rrezikshmërinë nga krijimi i mykut dhe/apo të kërpudhave (fungi) apo fermentimit, këshillohet të përdoren konteinier që mund të ventilohen apo objekte tjera të transportit dhe të ruajtjes të cilat kanë ventilim. 4. Tymosja (për dezinfektim) duhet të koordinohet me klientin dhe të raportohet në dokumentacion. Për tymosje të depove , duhet të përdoren vetëm substancat e lejuara nga rregulloret regjionale/kombëtare.

Page 6: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

G. Dokumentimi 1. I gjithë procesi dhe procedurat të cilat mund të kenë ndikim në kualitetin e produkteve duhet të dokumentohen. 2. Rrethanat e jashtëzakonshme gjatë periudhës së rritjes të cilat mund të kenë ndikim në përbërjen kimike të materialit bimor , siç janë kushtet ekstreme të kohës dhe insektet, duhet të dokumentohen. 3. Është shumë e rëndësishme të dokumentohet mënyra, sasia dhe data e mbledhjes. 4. Aplikacioni i agjentëve të tymosjes duhet të dokumentohet. Për certifikim organik tymosja nuk është e pranueshme. 5. I gjithë materiali i grumbulluar dhe hapat e përpunimit duhet të dokumentohen, përfshirë, mjedisi ku jeton bima e është mbledhur, klima, toka (dheu) dhe rrethanat e tjera të cilat mund të ndikojnë në kualitet. 6. Vend ndodhja gjeografike e zonës ku ndodh mbledhja duhet të përshkruhet sa më saktësisht që të jetë e mundur (shkallë 1 : 25000). Secili grumbullues duhet të identifikoj dhe të definoj në hartë zonën e tij/saj të grumbullimit. 7. Të gjithë grupet e secilës zonë të caktuar duhet të kenë kuptim të qartë dhe të saktë të identifikuara me numrin e grupit ( numri i kodit të mbledhësit, data e mbledhjes, produkti dhe cilësia (organike/konvencionale)) 8. Grupet nga zona të ndryshme gjeografike mund të përzihen vetëm nëse mund të garantohet që përzierja vet të jetë homogjene. Një proces i tillë duhet të dokumentohet mirë. 9. Një kontratë me shkrim duhet të bëhet në mes të secilit grumbullues dhe kompanisë. Duhet të përmbajë marrëveshje e cila i referohet udhëzimeve të dhëna në doracakun 1/2002. 10. Pas çdo blerje, kompania e cila bënë blerjen duhet të dorëzoj një dëftesë për grumbulluesin ku shënohen produkti, sasia, cilësia, emir i grumbulluesit dhe numri i kodit. Dëftesa duhet të mbahet për dy vite. 11. Material i papërpunuar i grumbulluar i nënshtrohet auditimit të rregullt. Rezultatet e auditimit duhet të dokumentohen në raportin e auditimit dhe të ruhen për minimum 10 vite. 12. Dokumentacioni i cili duhet të mbahet nga kompania e cila bënë blerjen përfshinë hartat e zonës së grumbullimit (shkalla 1 ; 25000), dokumentet e blerjes në formë dëftese dhe lista e blerjes, ditari i procesimit, lista e

Page 7: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

asortimenteve (organike/konvencionale), dokumentacionin e shitjes në formë të dëftesës dhe ditarin e shitjes. 13. Për ndarjen e cilësisë konvencionale/oranike duhet të përdoren konteiner të ndryshëm për mbledhje nga grumbulluesit (një shembull; etiket e gjelbër për cilësi organike – etiketë e kuqe për cilësi konvencionale). 14. Vende të ndryshme dhe qartë të identifikuara për trajtim pas mbledhjes duhet të përdoren për materialet bimore organike/konvencionale. 15 Dhoma të ndryshme duhet të përdoren për ruajtjen e materialit bimor organic/konvencional. 16. Dokumentacion i ndryshëm duhet të përdoret për blerje, procesim dhe shitje të produkteve konvencionale/organike. Në rast të cilësisë organike fjala “organike” duhet të përmendet në të gjitha dëftesat dhe ditarët.

Page 8: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Abies alba Mill. Emri lokal: Bredhi i Bardhë Përshkrimi i bimës Është bimë nga familja Abiaceae (Pinaceae). Mesatarisht kjo bimë është dru i lartë 40 m, me diametër mbi 2m. Sistemi i rrënjëve përbëhet nga rrënjë anësore të forta dhe rrënjë qendrore të shkurta të futura thellë në tokë. Lëvorja e drunjëve më të rinjë është ngjyrë hiri dhe e butë, në drunjët më të vjetër bëhet më e mbyllur ndhe me plasaritje për së gjati dhe tërthoraKurora e drurit është në form piramide dhe cilindrike; kur të vjetrohet, maja është horizontale. Halat janë të rrafshta dhe në pjesën e përparme janë e gjelbërt e mbyllt, dhe në anën e prapme me dy vija paralele të bardha, me gjatësi deri 3 cm dhe gjerësi deri 3 mm. Halat janë të shpërndara si një krehër, në majë janë të mprehta dhe në bazë janë më të holla, duke përfunduar me fund oval duke u lidhur për dege deri në 8 vjet dhe ndonjëherë edhe më gjatë.

gjyra zi.

Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Abies alba rritet në pyje të përzier me drunjë ahu, dëllinjë dhe pishë të bardhë. I pëlqen tokë e plleshme dhe e thellë. Lagështia e madhe dhe temperaturat jo të larta janë ideale për këtë dru. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Sythi (Abies turones) - Lëvorja (Abies cortex) - Hala (Abies mugonis) Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja - Sythi - në prill

Page 9: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

- Lëvorja dhe Halat - gjatë tërë vitit Mjetet e nevojshme për mbledhje - Daltë apo gërshërë të mprehta - Shkallë dhe mjete të tjera Nuk lejohet të përdoren zingjirët apo mjete për ngjitje me gozhda që dëmtojnë drurin! Kujdes i madh duhet të i kushtohet që të mos dëmtohet druri në asnjë mënyre! Mënyra e mbledhjes Abies alba është dru i lartë dhe elastik dhe për këtë arsye mbledhja e sytheve në majë të drurit është e vështirë. Sythet mblidhen gjersa ende gjenden në lëvozhgë. Nuk lejohet përdorimi i mjeteve për ngjitje me gozhda të mprehta që shpojnë dhe dëmtojnë drurin! Një mundësi është puna së bashku me departamentin e pylltarisë në mënyrë që të përdoren drunjë të njomë të coptuar. Vetëm 30 % e halave të sytheve mund të mblidhen. Shkallët dhe mjete të tjera mund të përdoren. Sythet mund të mblidhen nga druri, por edhe nga toka me dorë apo me mbledhese shkopi. Halat mblidhen nga maja e degëve. Lëvorja mblidhet me dorë VEÇENARISHT dhe VETËM drunjtë tani më të prerë. Mund të përdoret menjëherë për distilim Përpunimi pas mbledhjes Sythet duhet të thahen në vende të ventiluara mirë. Duhet kujdesur për të ruajtur substancat kryesore dhe për të ruajtur kualitetin e sytheve. Halat duhet të destilohen menjëherë pas mbledhjes. Nëse thahen ato humbin vitaminën C. Rekomandohet të destilohet lëvorja menjëherë pas mbledhjes.

Page 10: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Achillea millefolium Emri lokal: barëpezmi mijëfletësh, bar nozell, bishtamith, ermen, bar i erës,

lulemarrje, lule e meshave, guhak, bar i pezmit Përshkrimi i bimës Achillea millefolium i takon familjes Asteraceae (Compositae) . Është bimë barishtore e harlisur me gjatësi deri në 80 cm. Sistemi rrënjor është i zhvilluar fuqishëm dhe i kacavjerrur, në fund, i drunjët. Kërcelli është i thjeshtë, i degëzuar në majë me fije të vogla të leshtë, apo është gati e butë, shumë shpesh e kaftë në të kuqe. Gjethët janë në formë vezake të zgjatur apo të zgjatura të prerë dhe të renditura në radhë përgjat kërcellit. Ato janë të ndara dyfish apo trefish, me ngjyrë të theksuar të gjelbërt. Në pjesët e poshtme gjethet kanë bisht dhe në pjesën e epërme ato janë pa bisht. Pjesë të gjethëve janë të prerë në mënyre lineare të ngjeshur dhe me qime në sipërfaqe. Lulet janë si koka të vogla, 3 – 5 mm, dtë bashkuara dhe të degëzuar. Ngjyra kryesisht është e bardhë.

he

Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Achillea millefolium rritet në livadhe dhe ndonjëherë në pyje dhe pjesë shkëmbore. Kësaj bime i pëlqen tokë e thatë dhe mesatarisht me lagështi të materiali të gurit gëlqeror. Për prodhimtari organike mos mblidhni në livadhe dhe afër fushave të kultivuara.

Page 11: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Pjesa mbi tokë e bimës , kërcelli me gjethe dhe lulet (Millefolii herba) - Lulet (Millefolii flos) Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Pjesa mbi tokë – qershor deri shtator Lulet – qershor, korrik, gusht. Mjetet e nevojshme për mbledhje Thika, gërshërët Mënyra e mbledhjes Për të mbledhur pjesët e gjelbërta (barishtat) – preni mbi tokë pjesën e bimës me lule dhe gjethe deri 25 cm të gjatë. Për të mbledhur lule – preni vetëm tufën e lulës 10 cm gjatë. 30% e luleve për një bimë dhe 20% e populacionit duhet të mbetet e paprekur! Nuk lejohet shkulja e bimës nga toka! Përpunimi pas mbledhjes Thani sasi të vogla natyrale në hije në vend të mbrojtur dhe të ajrosur mirë (erë). Sasitë më të mëdha thani në tharëse me temperature maksimale të ajrit 40 C Duhet të paketohen në letër apo thasë prej litari deri në përdorim.

Page 12: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Agropyrum repens L. Emri lokal: Grami Rrëshqanor Përshkrimi i bimës Agropyrum repens L I takon familjes Gramineae. Është bimë me ngjyrë të gjelbërt permanente, e gjatë prej 60-120 cm. Në kërcel janë të vendosura gjethe të gjata, të holla, të ngushta dhe të vrazhda. Lulet, zakonisht 7-8 prej tyre, janë të përmbledhura në vesh të dendur e të hollë me gjatësi 10 cm. Kjo bimë lulëzon gjatë verës. Kjo bimë ka rrënjë të ngjeshura. Rizomet janë të zhvilluara mirë, të gjata dhe fleksibile. Rizomet ngjyrë të verdhë-të bardhë janë në diametër 2-3mm. Kërceli është në form lugore në mes të gungave. Shumëzimi I i bimës bëhet përmes rizomeve Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Bima rritet në fusha dhe livadhe me lagështi. Për mbledhje organike mos mbledhni në fusha Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Rizomet (Graminis rhizoma). Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Rizomet duhet të mblidhen në muajin mars. Koha më e mirë për mbledhje është muaji tetor kur moti është i thatë. Mjetet e nevojshme për mbledhje Shati apo lopata, dorëzat.

Page 13: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Mënyra e mbledhjes Mblidhni Rizomet nga toka me shatë apo lopatë.VETËM 20 % e Rizomeve lejohet të mblidhen në një zonë të caktuar! Përpunimi pas mbledhjes Pastroni Rizomet e mbledhura me ujë të ftoftë, pastroni nga rrënjtë e vogla dhe thani duke i ekspozuar në diell apo në objektet për tharje. Rizomi i tharë është i hollë, fleksibël, ngjyrë të bardhë në të verdhë me vija të gjata të bardha përzgjati. Vendosni rrënjët e thata në thas të letrës apo në karton.

Page 14: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Allium ursinum L. Emri lokal: Hithra e Ariut, Lertha Përshkrimi i bimës Allium ursinum i takon familjes Liliaceae . Është me ngjyrë të gjelbërt, bimë shumë vjeçare me kokë nëntokësore 2-4 (-6) cm të gjatë me ngjyrë të bardhë apo të verdhë kur të thehet. Kërcelli del nga koka, dhe është i gjatë deri 30cm. Kjo mbanë gonxhe me mburojë me lule të bardha në formë ylli. Para lulëzimit gonxhet janë të mbuluara me mbulesë të bardh, dhe përbëhet nga disa lule të bardha karakteristikë kjo e qepëve. Gjethet rriten drejpërdrejt nga toka (koka), janë të rrafshta, të hollë, të gjelbërt shëndrritëse, vezake, formë heshte, në majë të mprehta, e në fund janë gradualisht më të ngushta duke u bërë bisht i gjethit, 5-20 mm të gjata. Janë zakonisht 2 – 3 gjethe (rrallë 1 – 3), 25 cm të gjata dhe 3 – 5 cm të gjera. Fruti ka disa fara ngjyrë të zezë-të ndotur të shpërndara nga milingonat. Koha e lulëzimit është në prill dhe maj. Era qepë është karakteristikë e bimës, dhe bima e re si e tërë mund të përdoret për ushqim, për aromë. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Rritja optimale e kësaj bime bëhet në pyje me ahë apo ahë - drunjë halor. Në tokë të rrafshtë dhe lugina krijon një populacion të dendur. Bimës i pëlqen humusi, tokë jo e ngjeshur, alkali, neutrale apo acidike e zbutur, dhe vendet ku bora qëndron më gjatë. Është e mundur të gjendet kjo bimë në sipërfaqe zallore, gurishtë apo sipërfaqe paksa të shkrift.

Page 15: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Gjethet (Allium ursini flos) - Koka (Allium ursini bulbus) Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Mbledhja bëhet gjatë kohës së vegjetacionit (prill – tetor). Mblidhni gjethet e reja në muajin prill dhe maj, para lulëzimit. Mblidhni kokat në vendet ku popullacioni I Allium ursinum vërehet;para se gjethet të dalin jashtë (prill) apo në fund të vegjetacionit, kur gjethet janë të thata (tetor) Mjetet e nevojshme për mbledhje Thika, gërshërët, lopata dhe shati. Mënyra e mbledhjes Gjethet duhet prerë në nivel të bishtit të gjethit dhe duhet të vendosen në material paketimi adekuat. Nxjerreni kokën me përdorimin e lopatës apo të shatit, pastrone nga dheu dhe futeni në paketimin adekuat Keni kujdes: mos ngatërroni Allium ursinum me zambakun e luginave, shafranin e livadheve apo me hellebore. Era e qepës është një garancion i besueshëm për të iu shmangur ngatërrimit! 80% e kokave dhe 30% e e bimëve në një zonë të caktuar duhet të mbeten të paprekura. Përpunimi pas mbledhjes Thani në vend të mbuluar, në hije dhe në vend të ventiluar mirë. Thani sasi më të mëdha në pajisjet për tharje duke i ekspozuar në temperaturë prej 40 gradë Celsius. Kokat thani sikur qepët. Paketoni bimët e thara në paketim të përshtatshëm.

Page 16: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Althaea officinalis L. Emri lokal: Mëllag e bardhë, mollohire, mëllagë e ujit, takër, mullanjadhë mjekësore Përshkrimi i bimës Althea officinalis I takon familjesMalvaceae. Është bimë shumëvjeçare me rrënjë të bardha, të trasha e të forta. Prej rrënjëve disa gjethe të gjelbërta rriten jasht me dru deri 2 m të lartë. Gjethet janë të trasha, të rudhosur e me qime. Nga këndet e gjetheve së bashku me kërcell zhvillohen lule ngjyrë të bardhë apo të kuqe te qelur. Sezona e lulëzimit është nga prilli deri në tetor. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Zonat e mbledhjes zakonisht janë vendet me lagështi, livadhe të përmbytura, në ujdhesa të lumenjëve, në tokë me lagështi dhe moçalore dhe në zona të ngjashme. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Rrënjët (Altheae radix) - Lulja (Altheae flos) - Gjethet (Altheae folium) Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Mblidhni lulet gjatë kohës së lulëzimit (prill – tetor). Gjethet duhet të mblidhen në vjeshtë (gusht deri në shtator). Rrënjët mund të i nxjerrni në vjeshtë (tetor) apo në pranverë (mars), kur të mbaroj sezona e lulëzimit.

Page 17: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Mjetet e nevojshme për mbledhje Gërshërët, dorëzat, lopata. Mënyra e mbledhjes Mblidhni gjethet dy apo tri herë në vit, gjithmonë herët në mëngjes në mot të thatë. Bimët tani më të mbledhura futni në thaës prej litari dhe transportoni ato deri te pajisjet për tharje. Nuk mund të lejohet të lërohen zona të konsiderueshme për të mbledhur bimët e egra! 80% e rrënjëve, 30% të luleve dhe 70% të gjetheve duhet të mbesin të pa prekura! 20% e populacionit të një zone të caktuar duhet të mbetet plotësisht e pa prekur. Përpunimi pas mbledhjes Vendosni materialin e posa mbledhur në pajisjet për tharje, në vend të thatë e të errët. Pastroni rrënjët nga koka drurore dhe nga pjesët e tjera dhe pastroni ato me ujë të ftohtë. Rrënjët preni në disa pjesë për së gjati. Pas kësaj rrënjët janë të gatshme për tharje – në temperaturë 50 – 60 gradë Celsius. Rrënjët duhet të thahen shumë shpejt në mënyrë që të shmanget krijimi i mykut!

Page 18: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Arctostaphylos uva ursi L. Emri lokal : Rrush arushe, rrushe qeni, voesë e egër, gërdec, gërdes, meresht Përshkrimi i bimës Arctostaphylos uva ursi i takon familjes Ericaceae. Është bimë shumëvjeçare, ngjyrë të gjelbërt, shkurrë e rrafshët, 1m e lartë. Gjethet janë ngjyrë të gjelbërt e mbyllët, me formë vezake të rrumbullakët. Në pjesën e prapme të gjethit nervurat e gjethit janë të fryrë, dhe në pjesën e përparme janë të thelluara. Lulet janë ngjyrë të bardhë në të kuqërremt, të varura në degë të vogla në maje të degës. Fruti është ushqyes, i mprehtë, i imët, kokërr me ngjyrë të kuqe të theksuar dhe diametri është rreth 8mm. Aty gjenden 5 – 6 bërthama, secila me nga një farë. Kjo bimë lulëzon në muajin maj, dhuron fruta nga korrriku deri në tetor. Me rëndësi është të mos ngatërrohen gjethet e kësaj bime me varietetet e tjera të ngjashme si : boronica (Vaccinium myrtillus), (Arctostaphylos fructus), (berberis vulgaris). Gjethet e kësaj bime kanë nervura paralele. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Kjo bimë rritet në pyje halore, e rrethuar me shkurra të ndryshme, në tokë me diell dhe kryesisht gurë gëlçeror. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Gjethet (Uvae ursi folium).

Page 19: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Mbledhja e gjetheve bëhet në fund të pranverës (qershor, korrik) Mjetet e nevojshme për mbledhje Gërshërët apo thika Mënyra e mbledhjes Përbëhet nga prerja e degëve të rrafshta. Është e ndaluar të nxirret e tërë bima nga dheu, dhe të shkulen degët! Vetëm 30% e gjetheve të një bime mund të mbledhen ! 20% e populacionit në një zonë të caktuar duhet të mbetet plotësisht e paprekur! Përpunimi pas mbledhjes Tharja e degëve të prera bëhet në vend që e rreh era e nën hije. Kur të thahen, është e nevojshme të shkunden degët dhe të mblidhen gjethet. Gjethet duhet të pastrohen nga pjesët e tjera. Pas tharjes, gjethet janë shumë fragjile dhe për këtë arsye duhet të trajtohen me kujdes. Cilësia e gjethëve nuk është e knaqshme nëse ato thehen dhe pa ngjyrë të gjelbërt.

Page 20: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Arnica montana L. Emri lokal: Arnika Llojet e listës së kuqe! Arnica nuk është e përshtatshme për tu mbledhur e egër në natyrë. Mund të mblidhet vetëm nëse sigurohet leje zyrtare dhe nën kushte strikte lidhur me zonën e grumbullimit dhe sasinë që mund të mblidhet. Përndryshe Arnica mundet leht të kultivohet dhe nuk ka nevoj të rrezikohet populacioni natyror nga grumbullimi I tyre në natyrë. Përshkrimi i bimës Arnica montana iI takon familjes Asteraceae (Compositae). Është bimë shumëvjeçare me ngjyrë të kaltërtIt, deri në 60cm e lartë. Kërcelli vertikal rritet nga rozetë e rrafshta në fund të gjetheve. Është me qime dhe së paku me një qift të pavarur të gjethëve. Në maje mbanë një lule të artë ngjyrë të verdhë me aromë të këndshme. Fletat e jashtme të lulës kanë tre dhëmbë, e cila është karakteristik për Arnica. Gjethet janë të vogla, paksa dhëmbëzore dhe jo të rregullta. Rrënjët kacavjerrëse në form të bushtit, 9cm të gjata, duken sikur germa S. janë të ashpra, të forta dhe ngjyrë të kuqe të mbyllt. Koha e lulëzimit është në mes të muajit qershor dhe korrik. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Arnica montana rritet në tokë, pak gëlqerore, në livadhe të thata me gurë dhe në pyje më të larta se 2000m Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Lulja (Arnicae flos) - Rrënjët (Arnicae radix rhizoma) – Nuk lejohet mbledhja e rrënjëve!

Page 21: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Mbledhja e luleve bëhet në vitin e dytë gjatë verës (qershor, korrik, gusht). Mjetet e nevojshme për mbledhje Gërshërët, shportat. Mënyra e mbledhjes Bëni prerjen me gërshërë për të mbledhur lulet dhe gjethet e reja. Mos mblidhni shumë këso bime! Kjo rritet në kushte subalpike/alpike dhe regjenerimi i populacionit të dëmtuar është i vështirë. Nuk duhet të mblidhen rrënjët! 30 % e luleve duhet të mbesin të paprekura! Përpunimi pas mbledhjes Lulet duhet të thahen në një shtresë të hollë në godina të ventiluara mirë, nën hije. Lulet e thara mirë duhet të paketohen veç në thasë dhe kuti të letrës.

Page 22: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Berberis vulgaris L. Emri lokal: – Mëqinja e Rëndomt Përshkrimi i bimës Berberis vulgaris është shkurrë me therra e lartë deri 2 m dhe i takon familjes Berberidaceae. Filizat janë të rrafshtë, të prera të verdha me lëvore të butë ngjyrë hiri në të gjelbërt. Gjethet janë të gjelbërta të qelt, formë vezake, të forta, solide. Në skaje janë në formë dhëmbëzore, leshtor dhe si rrjetë në sipërfaqe 3 – 6 cm të gjata. Disa gjethe janë të vendosura në një pjesë në formë të vertebrës, dhe disa nga gjethet transformohen në therra (gjemba). Lulet janë ngjyrë të verdhë, të vogla, të grumbulluara në hardhi – si lule varëse, me një aromë jo të mirë. Fruti është kokërr vezake ngjyrë të kuqe në të portokallt paksa e hidhët, 1 – 2 cm e gjatë me 2 – 3 fara. Ato varen në form si hardhi të vogla si lule. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Berberis vulgaris rritet në kodra me diell, të thata dhe shkëmbore, në shkurra dhe në zabele dhe në kënde të pyjeve dhe livadheve. Rritet në lugina dhe pyje të larta deri 1200m. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Lëvorja (Berberis cortex)

Page 23: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

- Rrënjët (Berberis radix) - Fruti i pjekur (Berberis fructus) Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Fruti duhet të vjelet kur të jetë i pjekur në verë para ngricave të para. Lëvorja dhe rrënjët do të duhej të mblidhen nga nëntori deri në shkurt Mjetet e nevojshme për mbledhje Për arsye se gjembat janë të mprehta është me rëndësi të përdoren dorëzat dhe të përdoren gërshërë të përshtatshme. Për lëvore dhe rrënjë është e nevojshme të keni lopatë dhe kazmë. Mënyra e mbledhjes Materiali duhet të mbledhet kur moti është i thatë dhe me diell. Hardhitë e frutave duhet të mbledhen me dorë apo me gërshërë nëse ato fillojnë të bien. Vendosni ato në shportë. 20% e futave duhet të mbeten për regjenerim! Hiqni pjesët e lëvores nga bima dhe vendosni ato në shportë. 80% e popullacionit të bimës nevojitet të mbetet I paprekur. Kur të nxirret rrënja jasht keni kujdes të leni 80% të bimës me rrënjë! Rrënja duhet të pastrohet nga dheu dhe ndotja dhe të vendosen në shportë. Përpunimi pas mbledhjes Frutat dhe lëvorja duhet të thahen në vend të ventiluar. Ruajtja bëhet në vend të thatë dhe në paketim të përshtatshëm. Rrënjët duhet të lahen me ujë të ftohtë, të pastrohen nga rrënjët e vogla dhe të thahen me anë të ekspozimit në diell apo në pajisje për tharje dhe vendosni ato në paketim nga letra apo kartoni.

Page 24: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Betula pendula Roth. Emri lokal: – Mështekën e bardhë, mushtekën, mëshlekër, bletëz, baloshe Përshkrimi i bimës Betula pendula i takon familjes Betulaceae. Është dru gjethërënëse, deri në 30 m i lartë me majë në formë jo të rregullt dhe me degë të holla elastike ngjyrë të kuqe në të kaftë. Lëvorja e degëve dhe e trungut është ngjyrë të bardhë dhe lëvoren e ka me vija horizontale. Pjesa e fundme e trungut është me ngjyrë të zezë dhe e qarë. Diametri i trungut është 40 – 60 cm. Sistemi i rrënjëve ka degë të shpërndara mirë anëve. Në fillim të zhvillimit gjethet janë paksa ngjitëse, 3, 5, 7cm të gjata, 2 – 4 cm të gjera, formë trekëndëshi të rrumbullakët, dhëmbëzore të dyfishuar në 6 – 9 qifte të gjetheve, nervurat dhe bishti janë deri 2 – 3 cm të gjatë. Lulet janë të grumbulluara në kokë të veçantë të lules. Lulet mashkullore janë push 4-8 cm të gjatë të varura në qifte në fund të degëve, dhe shfaqen në pranverë. Fruti është një farë arrëmyshku me dy krahë anësor.. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Mështekna është dru i zonave të ftohta dhe të buta, rezistues ndaj temperaturave shumë të ulta. Dheu acidik ngjyrë kafe formon një pyll të qartë të mështeknës, por paraqitet edhe gjithashtu vetëm apo në grup në pyje të hapura.

Page 25: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

I pëlqen tokë e thatë zallore dhe shumë hapësirë, kështu që është lehtë të gjendet në fusha të thata, kodra dhe male. Dallimet përcaktohen sipas mjedisit ku jeton bima. Mështekna e zakonshme rritet në pyje dushku; në tokë acidike dhe me lagështi mund të gjejmë Betula Pubescens leshtore me ngjyrë të bardhë. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Gjethet (Betulae folium) - Lëvorja(Betulae cortex ) - Ujthi /limfa(Betulae succus) Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Mbledhja e gjetheve bëhet në pranverë (maj, qershor). Pas kësaj periudhe kohore kualiteti i gjetheve është më i ulët. Lëvorja duhet të mblidhet në mars apo tetor. Ujthi duhet të merret në prill apo maj varësisht nga lartësia mbidetare. Mjetet e nevojshme për mbledhje Thika, enë për ujth. Mënyra e mbledhjes Gjethet duhet të mblidhen me dorë gjersa janë të reja dhe ngjitëse në disa pjesë. Ndalohet prerja e degëve. 70% e gjetheve duhet të mbesin të paprekura! Largoni lëvoren nga druri dhe nxjerreni pjesën e jashtme. Lëvorja duhet të mbetet ngjyrë të verdhë në të kaftë. Vetëm lëvorja e butë me 0.5 – 2 cm diametër është e mirë për tu përdorur. Mbledhja e lëvores duhet të bëhet pa i dëmtuar pjesët e gjalla të bimës. Vetëm 30% e lëvores duhet të mblidhet! Mbledhja tjetër do të jetë e mundur pas 3 vitesh! Grumbulluesi duhet të mbledhë vetëm nga drunjtë të cilët nuk rrezikohen me dëmtim nga djegia nga rrezet e diellit (drunjtë e veçantë)! Për të marrë ujthin nga Betula duhet prerë në formë të “shkronjës T” me thikë. Vendosni enën për ujth nën këtë. Nuk lejohet të merret më shumë se një litër ujth nga një lis! Gjithashtu nuk lejohet

Page 26: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

plehërimi i drurit për të rezultuar me ujth më të mirë. Prerja T duhet të bëhet sa më e vogël e mundur në mënyrë që druri të mund të mbyll plagën. Mbledhja e ujthit mund të bëhet VETËM gjatë stinës së pranverës. Përpunimi pas mbledhjes Gjethet e mbledhura duhet të thahen në shtresë të hollë, nën hije dhe me erë. Nëse shtresa është e trash gjethet marrin ngjyrë të errët dhe e humbin vlerën e tyre komerciale. Gjethet e thara mirë kanë ngjyrë të gjelbër ndriçuese në pjesën e përparme; ngjyra është pak më e çelët në pjesën e prapme. Ka karakteristika të dobëta të aromës. Gjethet e thara duhet të paketohen veç në jutë (material litari) apo thasë të letrës. Ujthin vendoseni në en prej xhami.

Page 27: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Calluna vulgaris (L.) Hull. Emri lokal Përshkrimi i bimës Calluna vulgaris i takon familjes Ericaceae. Është një kaçubë gjethmbajtës (i gjelbërt gjithë kohën), jo shumë e lartë. Kërcelli shtrihet në toke dhe zvarritet deri në 1 m. Degët janë të drejta dhe me ngjyrë gjelbërt-hiri. Ato kanë gjethe si halore, të vogla përballë në katër vargje, të cilat janë me ngjyrë të gjelbërt të mbyllur rreth 1 – 3 cm të gjata, heshtake dhe për së gjati dhe leshtor. Majat e holla të luleve janë të vendosura anash. Ngjyra e tyre shkon prej roze në pembe. Bima lulëzon nga gushti deri në tetor. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Calluna vulgaris rritet në livadhe, në këneta në lartësi, pyje të thata, male kodrinore. Kësaj bime i përshtatet tokë e varfër, zallore, e drenuar mirë dhe acidike. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Gjethet (Callunea folium) - Lulet (Callunae flos) - Pjesa mbi tokëa ( Callunea herba) Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Mbledhni gjethet gjatë periudhës së vegjatacionit (gusht deri shtator) Mbledhni lulet nga korriku në gusht. Mjetet e nevojshme për mbledhje Thika, gërshërët

Page 28: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Mënyra e mbledhjes Bari mjekues, duhet të mbledhet 25 cm e epërme të bimës. 30% e luleve për bimë dhe 20% e populacionit të bimës duhet të mbeten të paprekura! 70% e gjetheve duhet të mbesin të paprekura! Nëse e tërë bima mbledhet së paku 30% e populacionit duhet të mbetet i paprekur! Asnjëherë mos e shkulni tërë bimën nga dheu! Përpunimi pas mbledhjes Pas mbledhjes duhet bërë ndarja e pastaj tharja. Tharja duhet të bëhet në mënyrë natyrore në hije në një shtresë të hollë në një vend të mbrojtur dhe mirë të ajrosur. Tharja e sasive të mëdha bëhet në tharës në 60 gradë Celsius. Mbani në vend të thatë dhe të errët në mënyrë që të i ruhen parimet mjekuese aktive.

Page 29: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Colchicum autumnale L. Emri lokal: – Xhërrokulli vjeshtor Përshkrimi i bimës I takon familjes Liliaceae. Shafroni i livadheve është bimë ngjyrë e gjelbërt shumëvjeçare, 20-40 cm e lartë. Pjesa nëntokësore e bimës është kokë me ngjyrë të kaftë. Çdo vit, gjatë verës paraqitet kokëza e re me sythe, kurse e vjetra kalbet gjatë dimrit. Në fillim të vjeshtës nëntokë filizi i lules zhvillohet nga sythi si bazë për një apo më shumë lule ngjyra vjollce në të trandafilt. Sezona e lulëzimit e shafranit të livadheve është pas zhdukjes së gjethëve. Forma e gjethëve është si shtizë (doket si zymbyl). Vitin tjetër në pranverë gjethet dalin me një kapsullë në mes, 6 cm të gjatë, ku përmbanë farën. Fara ka ngjyrë të kaftë të mbyllur, apo të zezë, e rrumbullakët, në sipërfaqe e rudhosur, 2-3mm në diametër në pjesën e fundme e mbuluar me lyth. Shija e farës është e hidhët, djegës pa erë. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Bima rritet në regjionet kontinentale, në livadhe malore me lagështi. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Luljachici ( Colchici flos) - Fara e pjekur (Colchici semen) - Koka (Colchici tubes) – NUK LEJOHET GRUMBULLIMI I KOKAVE! Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Mbledhni lulen në fund të verës apo në vjeshtë.

Page 30: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Mbledhja e farave bëhet në verë (qershor, gusht). Mjetet e nevojshme për mbledhje Gërshërët, thika. Mënyra e mbledhjes 30% e zonës së grumbullimit të bimës (e shpërndarë rregullisht) duhet të mbetet e paprekur! Preni lulen me gërshërë. Për farë e gjithë kapsula mund të mbledhet. Kapsulat e verdha janë të pjekura (farat nga kapsulat e gjelbërta nuk kanë cilësi të mirë) dhe gjatë mbledhjes kapsula duhet të jetë e verdhë dhe e mbyllur. 30% e kapsulave duhet të mbesin të paprekura për regjenerim! Përpunimi pas mbledhjes Thani lulet në shtresë të hollë, në vend të ventiluar mirë pa dritë direkte të diellit. Kapsulat gjatë tharjes duhet të i ekspozohen diellit. Koha e nevojshme për tu hapur kapsulat dhe për të dalur fara jasht është 10 – 15 ditë. Është e nevojshme që të thahen farat 4 ditë më shumë. Farat e thara paketoni në thasë lëtre apo litari.

Page 31: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Crataegus monogyna L. Emri lokal: – Murrizi, Përshkrimi i bimës Crataegus belong i takon familjes Rosaceae. Murrizi ngjyrë të bardhë është gjembor, me degë dhe shkurrë e qëndrueshme apo dru i vogël, deri 4m i lartë. Gjethet janë të ndara shpesh në 3-5 pjesë, të dhëmbëzuara në skaje, pjesa e epërme është ngjyrë e gjelbërt e mbyllur apo të kaltërt në të gjelbërt. Lulet janë ngjyrë të bardhë, paksa ngjyrë trëndafili me formë simetrike. Frutat e kuqe në formë molle të cilat janë më pak se 1 cm përmes pas lulëzimit këto janë më të vogla se frutat e murrizit të kuq, përbëjnë bërthamën dhe janë ushqyese. Koha e lulëzimit është nga maji deri në qershor. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Bima rritet në vende grore dhe të thata, në livadhe kodrinore dhe në shpati me diell. Nganjëherë rritet në lartësi prej 1500m. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Lulet (Crataegi flos) - Gjethet (Crataegi folium) - Frutet e pjekura (Crataegi fructus) Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja

Page 32: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Periudha e mbledhjes së luleve është në prill dhe maj me apo pa gjethe, gjithmon pas vesës. Gjethet mbledhni deri në korrik. Mbledhni frutat në qershor dhe korrik kur të piqen. Mjetet e nevojshme për mbledhje Mbledhni bimën me dorë. Mënyra e mbledhjes Mbledhni frutat pa kërcell. Frutat pa ngjyrë nuk kanë cilësinë e mirë dhe nuk duhet të vjelen. 20% e frutave duhet të mbesin për regjenerim! Nuk këshillohet të mbledhen lulet e errëta apo gjethet me degë apo frutat të cilat kanë humbur ngjyrën – në këtë rast cilësia nuk është e mirë. 30% e luleve dhe 70% e gjetheve për dru duhet të mbesin të paprekura, 20% e populacionit në një zonë të caktuar duhet të mbetet plotësisht paprekur! Përpunimi pas mbledhjes Thani lulet dhe gjethet ndaras në shtresa të holla në vende të mbuluara dhe mirë të ventiluara. Frutat thani në diell apo në vende të mbyllura. Paketoni në thaës letre apo litari.

Page 33: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri Botanik Equisetum arvense L. Emri lokaln – Këputja e arës Përshkrimi i bimës Equisetum arvense i takon familjes Equisetaceae. Është bimë barishtore shumëvjeçare, 20-30cm e gjatë. Ka rizome të zhvilluara shumë mirë. Filizët e gjelbërt kanë bisht i cili është lugor dhe i mprehtë dhe ka “gjethe” të gjata halore. Bishti pjellor ka shumë dredha të holla, degë të gjelbërta të lidhura. Vetëm bishti steril përdoret në mjekësi. Është shumë me rëndësi të bëhet dallimi në mes të kësaj bime dhe të specieve të tjera të ngjashme, të cilat janë helmuese dhe nuk mund të përdoren në mjekësi. Speciet e tjera të afërme janë: - (Equisetum hiemale L.) - (Equisetum limosum Roth.) - (Equisetum maximum) - (Equisetum palustre L.) Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Equisetum arvense është autoktone dhe e zakont në zonat me ngrënije të lartë. I përshtatet tokë e lagsht moçalore humusi, livadhe relativisht acidike dhe moçalet. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur Vetëm sterile, bishtat me degë së bashku me kërcellin kryesor. Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Mbledhja mund të bëhet nga maji deri në shtator. Mjetet e nevojshme për mbledhje

Page 34: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Dorëzat, gërshërët. Mënyra e mbledhjes Mbledhni pjesën e epërme të kërcellit të bimës 15-20 cm të gjatë pa lule. Mbledhni në mot me diell. 30% e populacionit duhet të mbetet në natyrë i paprekur. Përpunimi pas mbledhjes Thani në mënyrë natyrore në vende të mbyllura, mirë të ajrosura në shtresë të hollë apo në tharës në temperature maksimale prej 60 gradë Celsius. Paketoni në thasë të pastër prej litari.

Page 35: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Erythraea centaurium Pers. = Centaurium umbellatum Gilib Emri lokal - Ky lloj është nën mbrojtje në disa shtete Evropiane, kështu që është e nevojshme të ketë kufizime strikte të aktiviteteve të grumbullimit! Duhet të kërkohet leja zyrtare para se të ndërmiret ndonjë aktivitet! Përshkrimi i bimës Erytraea centaurium i takon familjes Gentianaceae. Është bimë një vjeçare delikate, deri në 40 cm e gjatë. Kërcelli është I degëzuar dhe ka katër skaje, të rrafshta në pjesën e epërme ku janë të vendosura lulet. Kërcelli është plotësisht I butë. lulet e shumta 9ngjyrë roze), në formë ylli, janë të vendosura në kërell me bisht hardhi. Bima ka gjethe heshtake me nervura të gjata të vendosura në rozetë në pjesën e poshtme dhe në bisht duke u radhitur në qifte. Periudha e lulëzimit është nga korriku deri në shtator. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Bima rritet në livadhe të thata, vende të hapura, gjithmonë jashtë nga pylli. Është e pazakontë të gjindet bima në vende të ulta; I përshtaten lartësitë prej 400m e më shumë. Paraqitet kohë pas kohe. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur Bima pa pjesët e poshtme; - Bima dhe lulet (Centaurii herba).

Page 36: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Mbledhne bimën gjatë periudhës së lulëzimit nga maji deri në shtator në kohën më të mirë të bimës. Periudha optimale është gushti. Mjetet e nevojshme për mbledhje Është leht të mblidhet me dorë; është leht të thehet bishti. Mjetet për mbledhje janë gërshërët me tehë më të gjatë, dhe draper në rast të mbledhjes të sasive më të mëdha Mënyra e mbledhjes Mbledhne bimën me dorë sepse është leht të thyhet bishti. Rrallë kjo bimë mund të gjendet në grupe. Zakonisht bimët mbledhen një nga një. Kurrë mos mbledhni lulet të mbuluara me vesë, sepse në këtë rast ndërron ngjyrën dhe bëhet me ngjyrë të mbyllur kur të thahet. Së paku 30% e populacinit në një zonë të caktuar duhet të mbetet e paprekur! Përpunimi pas mbledhjes Thani të ekspozuara në diell në shtresa të holla. Kjo bimë thahet shpejt, dhe nuk I bien lulet. Nuk ka nevoj të prehet, porn ë rast se bima është më e gjatë prene në dy pjesë. Paketimi bëhet në thaës litari apo në kuti prej kartoni – të cilët kanë vrima anash.

Page 37: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri Botanik: Frangula alnus Mill. = Rhamnus frangula L. Emri lokal: - Tulkuqi, Zogla Në disa vende Evropiane Frangula alnus është e mbrojtur! Mbledhja mund të bëhet vetëm në zona të përcaktuara mirë dhe në sasi të caktuar. Përshkrimi i bimës Frangula alnus i takon familjes Rhamnaceae. Kjo bimë është dru i ulët (apo kaçubë), 3-5 m I lartë. Lëvorja është me ngjyrë të errët dhe e butë me shumë vija ngjyrë hiri – të bardha. Degët e reja janë ngjyrë të kuqe – të kaftë. Gjethet në varg janë të eliptike të zgjatura, 8 – 12 cm të gjata, 5 – 8 cm të gjera. Në pjesën e përparme janë ngjyrë të gjelbërt të mbyllur vezëlluese e në pjesën e prapme dhe anash ngjyrë të verdhë-të gjelbërt, të padhëmbëzuar. Lulet jo të rëndësishme, përkrahëse, biseksuale, në form të lulës me mburoj dhe e rradhitur nga një apo 2 – 7, në kënde të gjetheve. Nga këto lule me ngjyrë të bardhë – të verdhë zhvillohen frutat, të cilat në fillim janë të gjelbërta, pastaj të kuqe dhe kur të piqen janë ngjyrë të kaltërt – të zezë. Diametri i frutave është 6 – 8mm, dhe ato kanë tri segmente. Tek ne frutat piqen në muajin gusht – shtator. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Zakonisht kjo bimë rritet pranë lumenjëve dhe burimeve, në pyje me lagështi, në tokë me baltë të thellë, pjesë moçalore, në tokë të shkriftë por edhe në atë zallore. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Lëvorja (Frangulae cortex), me vija ngjyrë të bardhë, horizontale. Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja

Page 38: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Mbledhne lëvorën e Frangula-s në fund të dimrit apo në fillim të pranverës, para se bima të mbulohet nga gjethet (fundi i shkurtit deri në fillim të prillit). Mjetet e nevojshme për mbledhje Sharrë të përshtatshme, thikë të mpreht, gërshërë për fruta, në rast të mbledhjes së lëvores nga bimë më e lartë nevojiten shkallë të përshtatshme. Mënyra e mbledhjes Për të mbledhur lëvoren, është e nevojshme të bërë prerje qarkore duke bërë zgjedhjen e degëve më të trasha duke bërë largësi 30 -35 cm në mes të vijave, pastaj të bëhet një prerje për së gjati në mes të dy prerjeve qarkore, pastaj të qërohet (hiqet) rripi në mes. Trashësia e lëvores nuk duhet të kaloj 1 – 2mm. lëvorja duhet të jetë e butë, vezëlluese, ngjyrë të kuqe të mbyllt. Mbledhja e lëvorës duhet të bëhet pa dëmtimin e pjesëve të gjalla të bimës! Më së shumti mund të mbledhen 30% e lëvorës! Grumbullimi I ardhshëm është I mundur pas 3 vitesh! Grumbulluesi duhet të mbledhë vetëm nga drunjët të cilët nuk rrezikohen nga djegia nga rrezet e diellit ( drutë e veçuar)! Përpunimi pas mbledhjes Thani lëvoren menjëherë pas qërimit, së pari të ekspozohet për disa orë në diell e pastaj të vendoset nën hije në një vend të ajrosur mirë. Lëvoren e tharë duhët mbajtur në thaës litari. Lëvorja është e gatshme për tu përdorur pas një viti të mbajjes në vend të duhur, apo pas procesimit termik dhe të trajtimit në temperature prej 100 gradë celsisus për një orë. Përdorimi I lëvorës së njomë të tharë pa trajtim termik mund të shkaktojë probleme në stomak.

Page 39: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik Gentiana lutea L. Specie e listes së kuqe! Gentiana lutea Nuk është e përshtatshme për mbledhje organike në natyrë. Mund të mbledhet vetëm nëse ekziston leja zyrtare dhe kushte strikte lidhur me zonën e grumbullimit dhe për sasinë e grumbullimit! Emri lokal – Gentianë, Gencianë Përshkrimi i bimës Gentiana i takon familjes Gentianaceae. Është bimë shumë vjeçare barishtore, 1,5m e lartë. Kërcelli ëhtë I rrumbullakët, I fortë dhe vertical. Gjethet janë në formë vezake dhe të mëdha (gjethet afër tokës janë më të mëdha se të tjerat, 30 cm të gjata dhe 15 cm të gjera) me nervur në form harku. Në gjysmën e epërme të kërcellit, në kënde të gjetheve, janë të vendosura lulet bipolare ngjyrë të gjelbërt – të verdhë. Fruit është në formë të capsules vezake 6 cm e gjatë me shumë fara. Fara është ngjyrë të kaftë e qelt, në formë të lëvozhgës. 1000 fara peshojnë prej 0,9 deri 1,3 g. Rënjët e gentiana-s janë të degëzuara dhe mirë të zhvilluara. Pasha e tyre varet nga mosha me mundësi të arrritjes deri në disa kg. nëse prejmë rrënjë të njoma, ato janë të bardha, të buta, leht të prehen dhe kanë shije të thartë. Kjo bimë lulëzon nga fundi I korrikut deri në gusht. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Gentiana rritet në Ballkan, në kullosa dhe livadhe kodrinore, pyje jot ë dendur dhe në gurishtë, në lartësi prej 800-2000m (e më tepër). Kësaj bime I përshtatet tokë me carbonate, pak acidike. Toka me argjilë nuk I përshtatet ër arsye se mbledhja dhe pastrimi I rrënjëve është e vështirë. Kësaj bime I përshtatet klimë malore me temperaturë ditore deri 18 gradë Celsius gjatë periudhës së vegjetacionit, dhe temperaturën ditore maksimale prej 30 gradë Celsius. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur

Page 40: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

- Rënja (Gentianae radix). Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Mbledhja e rrënjëve bëhet në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës(shtator, tetor) Mjetet e nevojshme për mbledhje Lopata Mënyra e mbledhjes Vetëm rrënjët e vjetra të mbledhen! 80% e populacionit duhet të mbetet I paprekur! Vrima në tokë duhet të mbushet me dhe pas mbledhjes së rrënjëve! Ri-mbledhja në zonën e njejt nuk është e mundur pa kaluar 10 vjet nga grumbullimi I parë! Është e nevojshme të pastrohen nga dheu, pjesët e kalbura, bishti etj. Nuk lejohet të mbledhen të gjitha bimët në një zonë! Personi që bënë mbledhjen e rrënjëve duhet të presë kokën e rrënjës me filizë dhe të vendosë atë në vrimë e ta mbuloj me dhe. Në këtë mënyrë ne do të mbrojmë këtë bimë dhe mund të mbledhim prap rrënjët pas disa viteve. Përpunimi pas mbledhjes Preni rrënjët në pjesë 10cm të gjata dhe thani. Nëse pjesët e rrënjëve janë më të mëdha se 3 cm duhet të prehen për tu tharë më leht. Është e mundur të thahen në diell, në godina specilae apo në pajisjet për tharje, temperatuara 35-40 gradë Celsius. Nuk lejohet të thahen në temperaturë më të lartë se 60 gradë Celsius. Rrënjët e thara të gentiana-s janë ngjyrë të verdhë-të bardhë, të hidhta dhe fragjile. Nga 3,5-4 kg mund të sigurohet 1 kg rrënjë të thara. Për përdorim praktik është me rëndësi të dihet se si të parallogaritet pasha e rrënjëve, pesha e rrënjëve është trefishi i pjesëve mbitokësore të bimës.

Page 41: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Hedera helix L. Emri lokal: URTHI Përshkrimi i bimës Hedera helix I takon familjes Araliaceae. Është bimë gjethëmbajtëse, ngjyrëtë gjelbërt, drurore, ngjitëse. Bima ngjitet në drunjë dhe shkëmbinjë duke përdorur rrënjët e tyre adventive. Gjatësia mund të arrijë 50m.Gjethet me ngjyrë të gjelbërt të mbyllt, si lëkurë, kanë formë të ndryshme (të ndara në 3-5 segmente apo në formë të zemrës). Mbanë lule aromatike të verdha apo të verdha në të gjelbërt në vjeshtë. Lulet zhvillohen në nëtor. Fruta të vogla në form të bizelës, kokërr me ngjyrë të kaltërt të mbyllt, piqen gjatë dimrit. Kjo bimë është e hidhët dhe helmuese në tërësi. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Hedera helix është bimë e shpërndarë për së gjeri, rritet në natyrë, gjendet në të gjitha regjionet, në lartësi të ulta dhe të larta. Rritet në drunjë, në mure, në gërmadha. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Gjethi I njomë dhe I tharë (Hederae folium) - Fruti (Hederae fructus) Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Gjethet e gjelbërta gjatë tërë kohës mund të mbledhen të njoma në çfarëdo periudhe, pa marrë parasysh sezonin. Gjethet e thara duhet të mblidhen nga qershori deri në tetor. Fruit duhet të mbledhet në dimër, prej dhjetorit deri në shkurt.

Page 42: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Mjetet e nevojshme për mbledhje Gërshërët dhe shporta Mënyra e mbledhjes Nuk duhet të mbledhen gjethet të mbuluara me vesë së bashku me bisht. Duhet të keni kujdes që të grumbullohen vetëm gjethet e pa dëmtuara pa njolla. Vendosni gjethet e mbledhura në shport e pastaj në objektet për tharje. 70% e gjetheve duhet të mbesin të paprekura! 20% e frutave duhet të mbesin për regjenerim! Përpunimi pas mbledhjes Gjethet dhe frutat i thani në një vend të ajrosur mirë dhe me erë të vendosura në shtresë të hollë, apo në pajisjet për tharje të trajtohen në temperaturë 40 gradë Celsius. Materialin e tharë mirë duhet paketuar në thaës apo kuti prej letre.

Page 43: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Helichrysum italicum L. Emri lokal: - Akësi Përshkrimi i bimës I takon familjes Asteraceae (Compositae). Është bimë barishtore shumëvjeçare me ngjyrë të hirët e mbuluar me qime. Kërcelli është vertikal, i pa degëzuar, 10-40 cm i gjatë, i mbuluar me gjethe vezake, me lule në formë të kokës në maje. Kjo bimë lulëzon në verë. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Rritet në në tokë zallore me pak humus, në kodrina me diell, dhe në lartësi nga niveli me det deri 800m. mjedisi ku jeton kjo bimë janë të shpërndara në mes të këtyre lartësive. Kjo bimë gjendet ekskluzivisht në pjesën e Mediteranit në kushte të përshtatshme të motit dhe atyre klimatike, në Hercegovinë në rajonin Dinara duke arritur pjesërisht Malin e Zi dhe Shqipërinë. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Lulja në formë të kokës (Helichrysi flos) Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Në qershor, korrik, gusht dhe shtator. Periudha e mbledhjes kur të fillon gjatë lulëzimit të hapet lulja në mot me diell. Mjetet e nevojshme për mbledhje Drapëri dhe thika.

Page 44: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Mënyra e mbledhjes Për mbledhje përdorni drapërin dhe thikat me thaës për të futur lulet. Preni pjesën e epërme të bimës, 10 cm, me draper. 30% e populacionit të bimës duhet të mbetet I paprekur! Bima nuk duhet të shkulet nga toka. Nuk duhet të bëhet mbledhja më shumë se një here në vit. Përpunimi pas mbledhjes Për të bërë tharjen e kësaj bime, shtrine atë në shtresë të hollë në hapësirë të mbyllur me ventilim të mirë, pa ekspozim në diell, gjithashtu në pajisjet për tharje në temperaturë deri në 40 gradë Celsius, në mënyrë që të kemi bimë të tharë me ngjyrë ari të qeltë. Për të I ruajtur dhe paketuar futni në thaës prej litari.

Page 45: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Hypericum perforatum L. Emri lokal: – Lulja e shpuar Përshkrimi i bimës Hypericum perforatum i takon familjes Hypericaceae (Guttiferae). Është bimë barishtore, shumëvjeçare, vertikale, rreth 30-100 cm e gjatë. Kërcelli në pjesën e epërme degëzohet, degët janë në radhë. Kërcelli ka dy kurrizë karakteristik për së gjati të cilët e karakterizojnë këtë bimë nga llojet e tjera. Ka gjethe të thjeshta, përballë, të cilat janë të ngushta, eliptike dhe vezake, me mjaft njolla në form të gjëndrave me vaj vital. Tufat e degëzuara me lule të verdha ngjyrë ari me njolla të zeza prodhohen nga maji deri në gusht. Fruti përbëhet nga tri kapsula me farë të fort të zezë apo të kaft, të cilat qelin vetëm kur moti është I mirë. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Hypericum është e shpërndarë mirë në pjesën kontinentale të Bosnjës dhe Hercegovinës. Rritet në pyje të rralla, nën shkurre dhe afër tokës moçalore. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Lulja (Hiperici flos) - Pjesa e epërme e gjelbërt e bimës me lule (Hiperici herba)

Page 46: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Mbledhja duhet të bëhet në qershor-korrik, kur të fillon sezona e lulëzimit. Mjetet e nevojshme për mbledhje Drapëri, gërshërët dhe shporta. Mënyra e mbledhjes Mbledhni duke I prerë me draper apo gërshërë dhe futni në shport për të iu shmangur damtimit të njollave të ndritshme në gjethe ku gjendet vaji vital. 30% e luleve të secilës bimë duhet të ruhen! 20% e populacionit të bimës duhet të mbetet plotësisht të paprekura! Nëse mbledhet e tërë bima 30% atëhere 30% e populacionit duhet të mbetet I paprekur. Përpunimi pas mbledhjes Kërcelli I gjatë 20 – 30 cm duhet të thahet me gjethe dhe lule nën hije në shtresë të hollë dhe vend të ventiluar mirë. Bima me gjethe të errëta dhe pa lule nuk kanë vlerë komerciale. Pjesët e thara vendosni në thaës prej litari.

Page 47: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Juniperus communis L. Emri lokal: DËLLINJA E ZEZË Përshkrimi i bimës Druri Juniper-it I takon familjes Cupressineae. Rritet në rajonet me male si kaçubë gjethëmbajtëse 1m e lartë, apo si një dru I vogël, 10m I gjatë, në rajone të lartësisë së ultë mbidetare. Një dru në maje në formë piramide, por nëse disa drunjë rriten në të njejtin vend, maja e drurit është e parregullt. Gjethet janë të holla, në form gjilpëre, të gjata 10-20mm. Lulet janë të vogla, ngjyrë të verdhë – të gjelbërt të vendosura në kënd të gjetheve. Druri juniper-it është bimë ku njëra ka lule mashkullore e tjetri ka lule femërore. Fruti është kokërr e cila piqet vitin tjetër. Në të njejtën kohë bima ka fruta të pjekura ngjyrë të gjelbërt. Nëse fruti në fillim është ngjyrë të gjelbërt, më vonë nxihet, dhe kur të pjeket ka ngjyrë të kaltërt të mbyllt në të zezë. Varietetet e tjera si mundësi të ngatërrohen: - Juniperus oxycedrus L. (dëllenja e kuqe) Juniperus-I kuq mund të gjendet I shpërndarë në pjesët jugore të BH-së. kokërrat e kësaj janë më të mëdha se të Juniperus communis, 12mm në diametër, me ngjyrë të kuqe të mbyllt. - Juniperus macrocarpa (dëllenja kokërrmadhe) Kokërrat e Juniperus Macrocarpa janë

Page 48: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

më të mëdha se ato të Juniperus commu nis. Dallimi është shtresa ngjyrë të kaltërt. Ky frut nuk vlerë komerciale. - Juniperus sabina L. Juniperus sabina gjendet në BH afër bregdetit të Adriatikut. Kokërrat janë të kaltërta të mbyllt apo të zeza, 5-8cm në diametër, helmuese - Juniperus phoenicea L. (Dëllenja e Feniqis) gjendet në rajonet bregdetare. Kokërrat janë shumë më të mëdha se të Juniperus communis, të verdha apo të kuqe në të verdhë, helmuese. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Juniperi gjendet në pyje të pishës jo të dendur dhe pyje me mështekën, në tokë të hapur në male, në vende gurishtë, të pa kultivuar, të lënë pas dore, të thatë. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Frutat e pjekura (Juniperi fructus) Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Frutat janë të pjekura dhe të gatshme për tu mbledhur kur të kenë ngjyrë të kaltërt – të zezë. Kjo arrihet në rajonet tona nga fundi I gushtit deri në tetor, varësisht nga lartësia mbidetare. Mjetet e nevojshme për mbledhje Shtrojë me material litari 2 x 2 m, dorëza, mjet për mbledhje me grepë druri apo metali, çadër. Mënyra e mbledhjes Kokërrat mund të vjelen me dorë apo nga shkundja e kaçubës në shtrojën e përgatitur më herët apo në shtresë të ngjashme(çadër). Shkundja duhet të bëhet me kujdes në mënyrë që të mos bien kokrrat e gjelbërta. Me rëndësi është të mbledhen kokërrat e pjekura. 20% e frutave nevojitet të mbetën për regjenerim. Nuk bënë të prehet juniperus-i! Me rëndësi është të dihet që zjarret në pyje janë rrezik I veçantë për këtë bimë pasi që nuk ka aftësi të regjenerohet.

Page 49: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Përpunimi pas mbledhjes Frutat e juniper-it duhet të thahen në vend ku rrahet prej erës dhe duhet të rrotullohen kohë pas kohe. Një shtresë e hollë lejon rrotullim më të lehtë të frutave dhe tharje uniforme. Pas tharjes kokërrat duhet të pastrohen nga ndotjet eventuale, halat, kokërrat e gjelbërta etj. Paketimi në thaës prej litari. Frutat e thara janë mishtore dhe me diametër prej 5 – 9mm, ngjyrë vjollce të mbyllur. Mishi frutit është ngjyrë e gjelbërt e mbyllt, e butë, dhe pas një kohe më të gjatë bëhet birabira. Fruti i juniper-it ka aromë të këndshme dhe shije të ëmbël të hidhët.

Page 50: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Malva silvestris L. Emri lokal: – Mëllaga Pyjore Përshkrimi i bimës Malva silvestris i takon familjes Malvaceae. Është ngjyrë gjelbër gjethëmbajtëse me rrënjë të zhvilluara mirë. Kërcelli është i gjatë deri 1 m, i degëzuar me degë të rrafshta. Gjethet kanë formë të palmës me 3-5 ndarje të dukshme dhe me bisht të gjatë. Lulet janë ngjyrë trëndafili-vjollce, dhe në grupe të vendosura në kënde të gjethit në majë të kërcellit. Petalet e lules kanë formë të zemres 3-4 cm të gjata, dhe 3-4 herë më të gjata se gjethet e hirit. Kjo bimë lulëzon nga qershori deri në shtator. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Malva silvestris është bimë e zakonshme e cila preferon tokë pjellore, dhe rritet afër zonave të banimit dhe rrethojave! Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Gjethet (Malvae folium) - Lulja (Malvae flos) - Kërcekki – pjesa mbitokësore (Malvae herba) - Rrënjët (Malvae radix) Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Gjethet dhe lulet duhet të mbledhen në kohën kur bima është në lulëzim ( prej qershorit deri në shtator).

Page 51: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Nëse material I mbledhur është lulja me kërcell, atëhere koha më e mirë për mbledhje është muaji gusht. Rrënjët duhet të nxjerren jasht në pranverë dhe vjeshtë. Mjetet e nevojshme për mbledhje Lopata të vogla, dalta, thika. Mënyra e mbledhjes Mbledhni lulet pa kërcell dhe që plotësisht kanë qelë. Mbledhni në mot të thatë dhe me diell. 30% e luleve në një bimë dhe 20% e populacionit duhet të mbeten të paprekura! Preni pjesën mbitokësore me gjethe dhe lule duke lënë 50-60 cm të bimës. Mbledhni bimën me gjethe të pastërta pa njolla të bardha apo njolla të tjera. Nëse mblidhet bima si e tërë, 30% e populacionit duhet të mbetet I paprekur! Kur të nxirren rrënjët me lopatë duhet pasur kujdes që të mbetet 80% e bimës me rrënjë! Rrënjët duhet të ndahen nga pjesët e tjera të bimës. Përpunimi pas mbledhjes Materialin e mbledhur të njomë thane nën hije dhe në vend të ventiluar. Preni rrënjët si dhe pjesët mbitokësore të bimës në pjesë nga 4 cm të gjata. Thani në shtresë të hollë të ekspozuar në ajr. Materilain e tharë vendosni në thaës litari të dendur apo thasë liri. Materiali më i mirë për paketim të rrënjëve janë thasët e rrjetës të shpesht.

Page 52: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Origanum vulgare L. Emri lokal: – Rigoni i Zakonshëm Përshkrimi i bimës Origanum vulgare është pjesë e familjes Lamiaceae. Oregano është bimë shumëvjeçare gjysëm-vertikale e lartë deri 20 – 50cm. Rrënja është e fort me rizome horizontale dhe me stolone nëntokësore. Gjethet në formë vezake kanë bisht gjethi të vogël. Gjethet janë jo dhëmbëzore. Lulet janë të gjata deri 20 – 25 mm të vetme, me kërcell të shkurt, dhe të vendosura në anët e gjetheve të kuqërremta në pjesën e epërme. Ngjyra e kurorës së gjetheve radhitet nga e kuqe e qeltë deri në të kuqe të mbyllt (ngjyra e mishit të frutit). Bima lulëzon prej qershori deri në shtator. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Origanum vulgare rritet në vendbanim të thatë, të ngroht, në kodrina, dhe nën shkurra. Rritet në male të BH-së në lartësi mbidetare deri 2000m, por gjendet në tërë BH-në. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Pjesa e epërme, mbi tokë e bimës që ka lulëzuar (Origanum herba). Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja

Page 53: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Mbledheni në korrik dhe gusht. Mjetet e nevojshme për mbledhje Frutat me gërshërë, daltë, me pëlhurë liri të pastërt apo thaës letre. Mënyra e mbledhjes Mbledhni pjesët mbitokësore të bimës me lule me gjatësi 10 – 20 cm. bima me lule të bardha, apo bima e cila nuk përmbush kërkesat nuk duhet të mbledhet. 30% e populacionit të bimës duhet të mbetet I paprekur! Nëse bëhet edhe mbledhja e rrënjëve, 80% e populacionit duhet të mbetet I paprekur! Përpunimi pas mbledhjes Materiali i grumbulluar në grumbuj të vogël duhet të thahen në vend të ventiluar mirë dhe nën hije, të varura në varg për tharje. Sasitë më të mëdha mund të thahen në objektet për tharje në temperaturë deri 40 gradë Celsius. Materiali I tharë duhet të vendoset në thaës të pastërt litari apo letre dhe të mbahen në vend të thatë, të patërt dhe të errët.

Page 54: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri Botanik: Pinus mugo Turra Emri lokal: - Kërleka Nuk është i përshtatshëm për mbledhje organike në natyrë! Mbledhja në natyrë (bimë e egër) mund të bëhet kur drunjët të jenë prerë apo kur të jenë prerë degët. Përndryshe duhet të kërkohet leje zyrtare për mbledhje! Përshkrimi i bimës Pinus mugo i takon familjes Pinaceae. Paraqitet si kaçubë e rrafsht. Sistemi I rrënjëve është I degëzuar dhe arrinë 10m në diametër. Trungu në formë jot ë rregullt shtrihet në tokë, degët janë të shpeshta dhe në formë të shpatës-vertikale deri në 20m. lëvorja është ngjyrë kafe ( zezë apo e kuqe në të kaftë); është e mundur të hiqet në bishtajë të vogla 4mm të trasha. Sythet janë të gjata, vezake dhe të mbuluara me rrëshirë bimore; gjethet kanë formë halore dhe me ngjyrë të gjelbër të mbyllt në të dyja anët. Dy hala rriten nga mbulesa e hollë e bardhë të cilat mbesin në degë 5 – 10 vite. Lulet mashkullore janë të gjata dhe ngjyrë të verdhë krse femroret janë të rrumbullakta dhe ngjyrë të kaltërt. Në fillim të zhvillimit boçat janë të ulura, të kaltërta, më vonë të kafta dhe të rrumbullakta dhe piqen në vitin e tretë në pranverë. Fara të vogla vezake janë të vendosura në boça. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Pinus mugo rritet në pyje afër alpeve apo në alpe në lartësi mbidetare 2600m në vendbanim të ekspozuar diellit. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur

Page 55: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

- Maja e degëve të reja (Pini mugonis) Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Koha e mbledhjes në kohën active të vegjetacionit, prej qershori deri në gusht. Mjetet e nevojshme për mbledhje Prerëse të mprehtë apo gërshërë për degë. Mënyra e mbledhjes Prene majen e njomë të degës deri 20 cm të gjata me hala. Vendosni materialin në grumbuj dhe transportoni. Duhet pasur parasysh gjithmonë që bimët në lartësi të larta mbidetare rriten ngadal dhe dëmtimi I tyre duhet të shmangvetëm në të gjitha mënyrat. Vetëm materiali nga drunjtë e prerë apo degët e prera të mbledhetet! Përpunimi pas mbledhjes Materiali I mbledhur duhet të I ekspozohet destilimit me anë të avullit për të siguruar vajin e nevojshëm.

Page 56: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Plantago lanceolata L. Emri lokal: - Gjethdell heshtor, guhedhelpne,

dejz, zokës, gjethi heshtor Përshkrimi i bimës Plantago lanceolata është bimë shumëvjeçare ngjyrë e gjelbër nga familja Plantaginaceae. Gjethet janë të grumbulluara në rozetë në pjesën e fundme të kërcellit, në krahë janë më të gjata me nervure të theksuara. Kërceli I lules ka gjethe më të gjata dhe ka pesë kanale të thella deri 40 cm të larta me 2 – 3 cm të gjata, ngjyrë roze, veshët e lules në fund. Lulet janë dy herë më të gjata se sa kurora me thekë. Aty ka varietete të ngjashme si: - Plantago major ; forma e gjethit është tjetër nga Plantago lanceolata - Plantago media;me qime – gjethet bëjnë rozetë me nervure harkore. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Plantago lanceolata rritet në livadhe dhe kullosa. I përshtatet tokë e ushqyeshme zallore. Rritet në kodrina, në pyje të rralla dhe në male të larta në lartësi mbidetare 2000m. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Gjethet (Plantaginis folium) Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Gjethet duhet të mbledhen nga muaji maj në tetor gjatë lulëzimit të bimës.

Page 57: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Mjetet e nevojshme për mbledhje Gërshërët dhe shporta. Mënyra e mbledhjes Gjethet duhet të mbledhen me gërshërë kur nuk janë të mbuluara me vesë. Mbledhni gjethet e njoma, të shëndosha, e të padëmtuara në kohën e lulëzimit të bimës. 30% e populacionit duhet të mbetet I paprekur! Përpunimi pas mbledhjes Gjethet e Plantago lanceolata duhet të thahen në shtresë të hollë në vend të ajrosur mirë dhe nën hije për të ruajtur ngjyrën e këndshme të gjelbër, aromë karakteristike dhe me paksa shije të hidhët. Materiali I tharë duhet të paketohet në thaës letre apo në kuti kartoni.

Page 58: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Primula veris (L.) Huds. Emri lokal: – Aguliçja, lule lajthije, gjerdan,

myzhdeja e pranveres. Mbledhja duhet të kufizohet në mënyrë strikte dhe të mbikëqyret sasia e mbledhur për arsye të rënies së sasisë së kësaj bime në shumë pjesë të Evropës për arsye të grumbullimit për përdorim mjekësor. Nuk duhet të mbledhen rrënjët! Përshkrimi i bimës Primula veris iI takon familjes Primulaceae. Është bimë shumëvjeçare e gjelbër që zhvillon gjethe ngjyrë gjelbër të qelë të vendosura në bazë të bimës, të aranzhuara në rozetë. Gjethet janë të rudhosura të palosura në kënde, gradualisht ngushtohen dhe shëndërrohen në kërcell mengjyrë të bardhë dhe me lëngë. Nga mesi I gjetheve, paraqitet bishti deri 15 cm I gjatë, duke mbajtur lulen në majë. Aty janë disa lule me pesë petale cilindrike ngjyrë të verdhë të qeltë, me një aromë të këndshme të butë. rizomet janë 10 cm të gjata me plot rrënjë të holla të vogla ngjyrë të verdhë. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Primula veris më së shpeshti rritet në livadhe me diell dhe në kodrina afër kaçubave dhe në pyje gjethërënëse. Rritet në lartësi prej 1200 m. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Lulja (Primula flos);

Page 59: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Lulja duhet të mbledhet heret në pranverë (mars dhe prill) Mjetet e nevojshme për mbledhje Gërshërët dhe shporta. Mënyra e mbledhjes Mbledhni vetëm lulet e that ate paprekura nga vesa, në mot të mirë e të thatë. 30% e bimëve duhet të mbesin të paprekura! Në vendbanim me populacion të rrallë nuk lejohet mbledhja! Përpunimi pas mbledhjes Thani lulet e kësaj bime në vend të ajrosur mirë, nën hije, për të ia ruajtur ngjyrën natyrale. Pas tharjes paketoni lulet në thaës apo kuti letre.

Page 60: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Rosa canina L. Emri lokal: – Trëndafili egër, kaçe, trëndafil qeni, krocë, kromë, Përshkrimi i bimës Rosa canina i takon familjes Rosaceae. Është shkurrë me gjemba dhe degë, deri 3 m e lartë. Degët janë të gjata dhe me shirit në harqe të holla; gjethet janë gjethpendore të bëra nga 5 – 7 gjethe të vogla dhëmbëzore. Lulja është e bukur dhe e madhe, e përbërë nga 5 petale ngjyrë roze apo të bardhë. Fruti është I kuq, 1 – 1,5 cm I gjatë, dhe del nga baza e lules. Lulëzon në maj dhe qershor kurse frutat piqen në shtator dhe tetor. Bimët e afërta me këtë bimë: - Rosa dumetorum Thuill, – është shkurrë nga 1–1,5 m e lartë. Është mjaft e ngjashme me Rosa canina. Gjethet janë ngjyrë të gjelbër të qeltë dhe me qime në të dyja anët; fruit është I njejtë me frutin e of Rosa canina. - Rosa rugosa L.,është shkurrë deri 1–2 m e lartë me gjemba në form grepi të zmadhuara në bazë. Në krahasim me Rosa canina, fruit I Rosa rugosa është vezak dhe lulja ka shumë më shumë thekë. - Rosa acicularis - – kjo është shkurrë prej 0,5–2 m e lartë. Lulet janë të kuqe, fruit është shumë më I gjatë se fruit I Rosa canina (20–25 mm), rritet në lartësi 2 000 m. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja

Page 61: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Rosa canina rritet afër pyjeve, gardheve, në lugina si dhe në male. Për prodhim organik mos e mbledhni kur gjenden afër gardheve dhe vendbanimeve! Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Fruti (Rosae fructus) Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Shtatori dhe tetori. Mjetet e nevojshme për mbledhje Gërshërët dhe dorëza prej lëkure. Mënyra e mbledhjes Mbledhni frutat e pjekura dhe të forta pa bisht. 20% e frutave duhet të mbeten për regjenerim! Përpunimi pas mbledhjes Frutat mund të thahen në objektet për tharje apo në vend të ventiluar mirë si të tëra apo të prehen në dy pjesë. Frutat e thara në objektet për tharje janë më të mira dhe kanë cilësi më të mirë.

Page 62: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri Botanik: Salix alba L. Emri lokal: – Shelgu i Bardhë Përshkrimi i bimës I takon familjes Salicaceae. Salix alba është dru gjethërënës deri20v– 30 m I lartë, me lëvore të hirët dhe të plasaritur. Ka kurorë të madhe në dru dhe degë të gjata, elastike në formë sfurku. Gjethet e Salix alba janë me maje në të dy fundet, në pjesën e përparme të gjelbra e mbyllt dhe në pjesën e prapme të bardha. Lulet janë të grumbulluara në të ashtuquajturën “mace” që rriten së bashku me gjethet. Lulet femërore janë më të holla të varura. Salix alba lulëzon në mars dhe prill. Fruti është I butë I mbushur me fara. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Salix alba rritet në tokë të vërshuar me ujë dhe në lugina të lumenjëve. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur - Lëvorja (Salicis cortex). Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Lëvorja duhet të mbledhet në pranverën e hershme , në prill. Mjetet e nevojshme për mbledhje Thika dhe gërshërët.

Page 63: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Mënyra e mbledhjes Lëvorja duhet të mbledhet nga drunjët 2 – 3 të vjetër, duke hequr pjesë të lëvores 5 – 10 cm të gjata. Mbledhja e lëvores duhet të bëhet pa dëmtuar pjesët e gjallla të drurit! Vetëm 30% e lëvores duhet të mbledhet! Mbledhja e ardhshme do të jetë e mundur pas 3 vitesh! Grumbulluesi duhet të merrë lëvoren vetëm nga drunjët të cilët nuk rrezikohen nga djegia nga rrezet e diellit! (Drunjët e veçantë) Përpunimi pas mbledhjes Lëvorja duhet të thahet në shtresë të hollë në vend të thatë dhe të ajrosur mirë dhe të vendosen në kuti kartoni apo në thaës litari.

Page 64: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Salvija officinalis Emri Lokal: Sherbele mjekesore Përshkrimi i bimës Kjo I takon familjes Labiatae. Sherbelja rritet si kaçubë e vogël me trungje drurore shumë vjeçare. Rrënjët e forta, ngjyrë kafe të errëta, depërtojnë thellë nën tokë dhe I mundësojnë bimës që të jetojë në kushte të rralla siç janë terrenet gëlqerore apo shkëmbore. Lastari I bimës është rreth 70 cm I lartë, I mbuluar me qime të dendura. Ngjyra ndryshon nga ajo e gjelbërt e mbyllët në ate të hirtë në të bardhë. Gjethet kanë një gjatësi prej 3 – 8 cm dhe gjërësi 1 cm, kanë formë ovale apo eliptike, janë të forta dhe leshatore me kërcell të një gjatësie prej 5 cm. Nga këndi i gjetheve shfaqet një lastar I shkurtër steril. Lulet ngjyrë vjollce, rreth 6-10 prej tyre krijojnë një unazë në majë të bimës duke krijuar përshtypjen e një kurorë luleje. Bima lulëzon nga fundi I prillit deri në korrik. Një erë e këndshme vie nga vajrat esenciale me prani prej 1-2.5% dhe shija e idhët vije nga tanina dhe substance të tjera të idhëta.

Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Sage (sherbele) është e shpërndarë kudo në regjionin e Mesdheut. Ajo rritet në brigjet e Adriatikut dhe gjithashtu mund të rritet tutje brenda kontinentit. Meqenëse bima mund të grumbullohet si e egër, ajo mund të gjendet në terren ranor dhe vende shkëmbore. Favorizon verë mesatarisht të thatë dhe të gjatë.

Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur

-Pjesët mbi tokësore (Salviae herba)

Page 65: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

-Gjethet (Salviae folium) Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Mbledhja bëhet në Korrik, kur bima të jetë pjekur, në kohë të thatë e të kthjellët, herët në mëngjes dhe vonë pasdite. Nëse kushtet e motit lejojnë siç është moti I nxehtë dhe I thatë, vjelja vazhdon gjatë tërë verës dhe vjeshtës deri në fillim të të reshurave të para.

Mjetet e nevojshme për mbledhje Drapëri dhe gërshërët

Mënyra e mbledhjes Mbledhja e bimës bëhet kryesisht për prodhimin e vajrave esenciale. Të pritet maja e bimës, 2/3 e saj. Gjethet vjelen me dorë, gjatë motit të thatë e me diell. Gjithnjë lihen 30% e popullacionit në një zonë!

Përpunimi pas mbledhjes Tharja kryhet në vende të mbuluara e me erë pa I ekspozuar ato në dritë të drejtpërdrejt të diellit, ose në paisje për terje në temperature prej 40 ºC

Page 66: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik Sambucus negra

Emri lokal: Shtogu

Përshkrimi i bimës Sambucus nigra I takon familjes Caprifoliaceae . Ajo është kaçubë e lartë opo dru I ulët me një lartësi prej 6-8 m. Gjethet janë të veçuara dhe të dhëmbëzuara. Lulet janë të vogla, të bardha në të verdhë dhe të grumbulluara në tufë të madhe prej 10-15 cm. Koha e lulëzimit është nga Maji deri në Korrik. Frutet në vjeshtë janë kokërrza të vogla ngjyrë vjollce të errët prej 5-6 mm, me tri fara ngjyrë kafe. Një bimë e ngjashme e afërme mund të krijojë konfuzitet: -Sambucus ebulus L. - Është kaçubë një vjeqare me gjatësi prej 2 m. Frutat janë fare të ngjashme me frutet e Sambucus nigra, por me erë të pa këndëshme (helmuese). -Sambucus racemosa L. është shumë I ngjashëm me shtogun e zi dhe ka trungje dhe gjethe të ngjashme. Lulëzon në Prill dhe rritet në një lartësi prej 1700 m. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Sambucus nigra është mjaftë e shpërndarë. Ajo rritet dhe mund të mbledhet afër lumenjëve, burimeve, në pyje të ndriçuara, nën kaçuba dhe vende të tjera. Kjo mund të rritet deri në një lartësi prej 1200 m. Për prodhim organik të mos vjelet afër shtëpive! Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur -Lulet (Sambuci flos)

Page 67: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Mbledhja kryhet kur lulet fillojnë të happen, nga maji dhe qershori, varësisht nga lokaliteti dhe lartësia. Mjetet e nevojshme për mbledhje

Thikat dhe gërshërët

Mënyra e mbledhjes Pritet e tërë tufa. 30 % e luleve duhet të lihen të pa prekura!

Përpunimi pas mbledhjes Lulet e mbledhura teren në vende të thata dhe të ajrosura. Lulet mire të terura kanë ngjyrë të njëjtë të verdhë të çelët. Lulet me ngjyrë të errët duhet të hedhen ngase nuk janë për përdorim.

Page 68: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Satureja montana L.

Emri lokal: Trumzë malesh

Përshkrimi I bimës Satureja montana I takon Labiatae . Është një bimë barishtore e degëzuar një vjeqare dhe shumë vjeqare me një lartësi deri në 50 cm. Gjethet janë të ngushta, të gjelbërta, lineare harkore, pa bisht apo me bishta shumë të vegjël, rreth 3 cm të gjatë. Pjesa e poshtme e gjethes është gri. Gjethet janë të vogla, të bardha, bojë trëndafili me bisht të vedosur në kënde të degëve duke krijuar përshtypjen e një fshese. Era e këndshme, dhe e veçantë vjen nga vajrat esenciale me përbërje të lartë të vajit cymbophenol. Koha e lulëzimit varet nga lartsia dhe fillon nga korriku deri në tetor, së pari në lartësi më të larta dhe më vonë në lartësi më të ulëta. Ekzistojnë disa varietete të afërta -Satureja hortensis -Satureja subspicata – Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja

Rritet në vende gurore të nzehta e të thata në kodrina të kthyera nga dielli. Është bimë mediterane e cila rritet në brigjet e detit Adriatik. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur -Barishta (Saturejae herba) Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Vjelja bëhet gjatë kohës së lulëzimit nga Korriku deri në Tetor. Koha më e mire

Page 69: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

për vjelje është në kohë të thatë e me diell, herët në mëngjes dhe vonë pasdite. Mund të vjelet gjatë tërë verës deri në vjeshtë nëse koha është e thatë. Nëse vjelet për t’u destiluar, koha e vjeljes është në fund të Shtatorit dhe bima nuk ka nevojë që të teret. Mjetet e nevojshme për mbledhje Drapëri dhe gërshërët Mënyra e mbledhjes Vjelët pjesa e bimës 10 – 15 cm mbi sipërfaqe, kur bima është në lulëzim të plotë. 30 % e populacionit të një vendi duhet të mbetet e pa prekur! Përpunimi pas mbledhjes Bima pastrohet nga papastërtia, thahet në shtresa të holla, në vende të mbuluara, mire të ajrosura, pa ekspozim në diell, gjithashtu në paisje për terje deri në 40 ºC. Ruhen në vende të ajrosura e të thata. Paketohen në thasë jute

Page 70: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Taraxacum officinale Weber

Emri lokal: Luleshurdhë mjekësore

Përshkrimi i bimës Taraxacum I takon familjes Asteraceae (Compositae). Është bimë barishtore shumë vjeqare. Zhvillon rrënjë të thella e të dendura, nga të cilat dalin rozeta prej gjetheve të gjata, të dhëmbëzuara, me një shkëlqim të gjelbërt në të mbyllët. Lule-bishtat me brendi të zbrazët, me një gjatësi prej 30 cm, rriten drejtpërdrejt nga rrënja dhe secila bisht lule e bën një lule të vetme me ngjyrë të artë të verdhë (3-5cm). Koha e lulëzimit është nga prilli deri në tetor. Pas lulëzimit, kur farat të jenë pjekur, ato formojnë shtëllunga të bardha të cilat era I shpërndanë rreth e rrotull. Kjo është mënyra permes së ciës bima shumohet vetëvetiu. Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Bimë e shtrirë gjithandej. Rritet gjithkund ku të bien farat. Për një vjleje organike nuk është e lejuar që të vjelet në afërsi të rrugëve, pemishteve etj. Mund të vjelet vetëm në ambiente të “egra”! Rritet mire në male të larta por në këtë rast, rozetat janë më të vogla. Favorizon tokë pjellore, humus dhe me lagështi. Pamja e bimës është e ndryshme varësisht nga ambientet dhe kushteve ekologjike. Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur -Rrënja (Taraxaci radix) -E tërë (Taraxaci herba) Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja

Page 71: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Lulet në prill dhe maj ndërsa gjethet dhe e tërë bima në prill, maj dhe qershor Mjetet e nevojshme për mbledhje Lopata të vogla, drapëri, gërshërët Mënyra e mbledhjes Gjethet dhe barishta, prehen afër rrënjës. Grumbulluesit duhet të kenë kujdes gjatë vjeljes së gjetheve (të mos shtypen) sepse e tërë bima është plot me qumësht bimor. 30 % e populacionit të bimës duhet të lëhet e pa prekur! Rrënjët mbledhen duke përdorur lopatat dhe drapërit. Nëse mbledhen rrënjët, atëher 80% e rrënjëve lihen të pa prekura! Përpunimi pas mbledhjes Rrënjët – pastrohen, lahen dhe teren në diell. Rrënjët e dendura duhet të priten. Gjethet – teren në shtresa të holla, në vende të mbuluara dhe mire të ajrosura Nga 4 kg të bimës së frskët, është e mundur që të përfitohet 1 kg I terur. Paketohet në thasë letre.

Page 72: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Teucrium montanum

Emri lokal:

Përshkrimi i bimës Teucrium montanum i takon familjes Labiatae. Është bimë barishtore shumëvjeçare me një gjatësi prej 10 – 30 cm. Kërcejtë janë të shtrira kurse maja e kërcellit ka pozitë vërtikale. Ato janë pjesërisht drurore, posaqërisht në fazat e vonshme të zhvillimit. Kërcejtë e rinjë janë të mbuluar me qime të shkurtëra të buta me ngjyrë hiri. Gjethet janë në formë të shtizës lineare, të pa dhëmbëzuara në anën e kundërt qime të bardha. Gjethet janë të një gjërësie 0.2 – 0.5 cm me bisht shumë të vogël. Lulet janë në tufëza, në formë gjysmë të rrumbullakët dhe të vendosura në majë të degëve. Kurora e gjetheve është paksa e verdhë. Kupa e lules është zakonisht pa qime dhe ka 5 ingranazhe harkore. Koha e lulëzimit është nga qershori deri në shtator. Ka një erë specifike dhe shije të idhët e të sertë.

Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja

Rritet në tokë të thatë dhe të nxehtë. Kryesisht mund të gjindet në lartësi 800 m në tokë gëlqerore, zakonisht e ekspozuar në diell nga jugu.

Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur

-Pjesët e gjelbërta dhe lulet (Teucrii montani herba).

Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Nga qershori deri në fillim të shtatorit.

Page 73: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Mjetet e nevojshme për mbledhje Thika dhe gërshërët

Mënyra e mbledhjes Bima pritet me thikë të mprehtë ose me gërshërë. Nuk duhet të priten pjesët drurore të bimës. Pastrohet nga ndyrësira. Mbledhja bëhet kur të fillojë periudha e lulëzimit. 30% e popullacionit duhet të ngelë i pa prekur!

Përpunimi pas mbledhjes Terja bëhet nën hije, në shtresa të holla në vende mire të ajrosura. Në terëse në temperaturë 40 ºC. Të ruhen dhe të paketohen në vende të thata.

Page 74: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Thymus serpyllum

Emri lokal: Krasta, zhumbrica

Përshkrimi I bimës Thymus serpyllum është shumëvjeçare dhe e imët, me lartësi 10 cm, bimë gjysmë kaqubë nga familja Labiatae. Ka një sistem të rrënjëve mirë të zhvilluar, i cili i mundëson që të zhvillohet në terrene të varfëra. Kërcelli është i drunjët në rrënjë, dhe pjesërisht i zvarritur mbi tokë, duke i zhvilluar rrënjë anësore në tokë në pjesët e poshtme dhe degët e larta janë katërkëndëshe, paksa të kuqe dhe leshatore me një rozetë gjethesh në fund. Gjethet janë të një gjatësie prej 0.5-1.5 cm dhe 6 mm të gjëra, të forta, dhe lineare me pikë me gjëndra të numërta plot me vajra esenciale. Gjethet janë të vendosura në bishta të një gjatësie prej 3 mm. Lulet janë të vendosura mbi kërcell të një gjatësie prej 5 mm, që dalin nga këndi i gjetheve duke krijuar një çelje të gjatë dhe të rrumbullakët. Koha e lulëzimit është vera. E tërë bima ka një erë të këndshme dhe aromatike.

Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Bima rritet në terrene gëlqerore në tokë pjellore dhe të rrallë, neutrale mesatarisht bazike. Toka acidike dhe me lagështi nuk është e përshtatshme për Thymus Serpyllum. Bima e pëlqen dritën dhe nxehtësinë, posaqërisht në fazat e lulëzimit. Kjo është arsyeja pse mjediset ku rritet Thymus janë të ekspozuara në diell dhe të mbrojtura nga era. Në rast se, koha gjatë periudhës së lulëzimit dominohet nga mjegulla dhe shiu, atëher materiali mbledhur do të ketë një cilësi të dobët.

Page 75: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur -Pjesët e reja të gjelbërta me gjethe dhe lule (Thymus herba)

Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Mbledhja bëhet nga maji deri në tetor Mjetet e nevojshme për mbledhje Mjete të përshtatshme për prerje; gërshërët

Mënyra e mbledhjes Gjatë mbledhjes duhet të prehet pjesa e lartë barishtore si dhe pjesa drurore e gjethes. Është e domosdoshme që vjelja të kryhet me kujdes sepse, bima është shumë e ndieshme. Bimët nuk duhet të shkulen nga dheu. Vendosen në paketim adekuat. Bimët nga një hapësirë ku mbledhen nuk duhet të mbledhen më shumë se një here gjatë vitit. Sipas këndvështrimit biologjik, në hapësirat ku bëhet vjelja, duhet të lihet minimumi I popullacionit (së paku 1/3 e bimëve) dhe 70% e gjetheve në bimë!

Përpunimi pas mbledhjes Është e mundur që të teren jashtë (sasi të vogIa), në vend të mbrojtur nën hije dhe të ekspozuara në erë. Sasitë më të mëdha teren në paisje për terje në temperature prej 40 ºC. Pas terjes paketohen në thasë të përshtatshëm dhe mbahen në ambiente të thata për ta ruajtur cilësinë.

Page 76: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Tilia cordata Mill.

Emri lokal: Bliri

Përshkrimi i bimës I takon familjes Tiliaceae. Drunjët e Blirit kanë lartësi deri në 25 m, gjethrënës, dru pyjor dekorativ, me asimetri të thjeshtë, gjethe të mëdha, me trung të gjatë. Lulet zhvillohen me degë pjesërisht duke u rritur bashkë me brakte; gjethet e bardha – verdha në formë të zemrës, në majë të mbrehta dhe anash të dhëmbëzuara. Koha e lulëzimit është Qershori.

Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Rritet kryesisht në shpatie me diell të pyjeve malore në vende të thella, në lartësi deri në 1000 m. Rritet gjithashtu në parqe dhe rrugica në zona me shtëpi si dru i kultivuar. Bliri jeton jetë të gjatë. Si mbledhje organike, nuk është e lejuar të mbledhen në hapsira me shtëpi! Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur

-Lulet në lulëzim

Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Mbledhja e luleve bëhet në muajin maj, qershor dhe korrik. Kjo fillon kur të lejojnë kushtet atmosferike, kohë e mirë me diell; kur të fillon lulëzimi; kur dy të tretat e luleve janë në lulëzim Mjetet e nevojshme për mbledhje Për mbledhje janë të domosdoshme shkallët e gjata. Lulet mbledhen me dorë ose me gërshërë speciale. Mënyra e mbledhjes

Page 77: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Lulet duhet të mbledhen me dorë. Degët nuk duhet të këputen. Të mos sharrohen, të mos goditen me shkop. 30% e luleve duhet të mbeten në dru për regjenerim të farave dhe si burim nektari për bletët.

Përpunimi pas mbledhjes

Për terjen e bimëve, vendosen në shtresa të holla, në hapësira të mbuluara dhe mirë të ajrosura, pa i ekspozuar në diell. Në paisjet për terje deri në 40ºC, për të ruajtur ngjyrën e verdhë në të gjelbërt . Paketimi dhe deponimi, vendosen në thasë litari.

Page 78: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Tussilago farfara L

Emrat lokal: Rapushë e egër, llapush

Përshkrimi i bimës Tussilago i takon Asteraceae (Compositae). Është bimë e gjelbëroshe shumëvjeqare me rizome nëntokësore mire të zhvilluara. Heret në pranverë, lajmërohen bishtë lule të bardha të argjenda, leshatuke me luspa, me lulëzim të verdhë të begatë dhe me aromë të këndshme. Kërcejtë janë të një gjatësie rreth 10 – 20 cm dhe lulet me ngjyrë të verdhë të ndezur të vendosura në skaj janë cilindrike me një kurorë në mes. Pas lulëzimit, gjethet e para paraqiten në kërcell duke u rritur nga rrënja. Gjethet janë të mëdha sa shuplaka, në formë zemre me skaje të dhëmbëzuara. Pjesa e epërme është e gjelbërt e mbyllët dhe pjesa e poshtme është ngjyrë argjendi e bardhë e mbuluar me qime të shpeshta e të shkurtëra. Në periudhën e zhvillimit të përgjithshëm të gjetheve, bima është dy herë më e madhe se sa gjatë periudhës së lulëzimit. Gjeteht janë paksa të idhëta,të rrëshqitshme pa erë.

Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja

Rapushat rriten afër burimeve, pellgjeve, kanaleve, brigjeve të pjerrëta. Ato preferojnë livadhe të shkrifta e me lagështi. Sigurohuni që të mbledhni bimët që nuk janë rritur në hapësira të lavruara apo rreth rrugëve!

Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur

-Lulet (Farfarae flos) -Gjethet (Farfarae folium)

Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja

Page 79: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Mbledhja e luleve pa kërcell bëhet në mars dhe prill. Gjethet mbledhen nga prilli deri në tetor.

Mjetet e nevojshme për mbledhje

Gërshërët dhe shportat

Mënyra e mbledhjes

Të priten me gërshërë dhe të mbledhen lulet dhe gjethet pa kërcell dhe jo të mbuluara me vesë. 30% e luleve dhe 70% e gjetheve duhet të mbeten të pa prekura, 20% e populacionit të bimës duhet të mbetet krejtësisht e pa prekur. Të vendosen në shporta sepse insektet dhe këpurdhat shpeshë i sulmojnë rapushat. Të vjelen vetëm gjethet, të cilat nuk janë të dëmtuara apo me njolla.

Përpunimi pas mbledhjes Lulet dhe gjethet e rapushës teren në shtresa të holla në lokale mirë të ajrosura dhe nën hije. Të terura mire, paketohen në thasë të letrës apo në arka kartoni.

Page 80: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Urtica diodica L. Emri local: Hithra, hithi Përshkrimi i bimës

Urtica dioica i takon familjes Urticaceae. Është mire e njohur si bimë barishtore shumëvjeqare e cila të djeg dhe e skuqë lukurën kur të preket. Ka rrënjë nëntokësore të dendura e të ngatërruara, dhe kjo është arsyeja pse rritet gjithnjë në të njëjtin vend. Gjethet janë të gjelbërta të mbyllta, të formuara si zemër – trekëndëshe, të dhëmbëzuara anëve, kryesisht më të gjata se 5 cm. Sezona e lulëzimit është nga maji deri në shtator. Gjethet janë të pa rëndësishme, të gjelbërta, të vendosura afër kërcellit si tufëz anësore, në dy pjesë.

Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja

Favorizon ambiente mire të plehërosura. Rritet kryesisht në kopshte, vreshta, skaj gardhit, skaj pyjeve etj. Për mbledhje organike mund të mbledhet vetëm bima në ambiente të egra! Të mos mbledhen në hapësira të lavruara apo afër shtëpive!

Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur

-Rrënja (Urticae radix) -Gjethet (Urticae folium) -Maja e bimës, 20 – 30 cm e gjatë (Urticae herba)

Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Gjethet dhe barishta të vjelen gjatë sezonit të lulëzimit, nga qershori deri në shtator. Rrënjët të kërkohen në vjeshtë apo pranverë të hershme (prill apo tetor).

Page 81: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Mjetet e nevojshme për mbledhje Gërshërët, dorëzat, lopatë e vogël, draper.

Mënyra e mbledhjes Është e mundur të hasen bimët në grupe, për vjelje përdoret drapëri. Prerja e pjesëve të bimës në gjatësi prej 20 – 30 cm. Për nxjerrjen jashtë të rrënjëve përdoret lopata. Asnjëherë të mos mbledhen pjesët e lagura nga ajri, posçërisht nga spërkatja e pemishteve dhe vreshtave. Mos e mbledhni të tërë bimën nga një vend! 30 % e populacionit duhet të ngelë e pa prekur! Kur të mbledhen pjesët nëntokësore së paku 80 % duhet të mbeten!

Përpunimi pas mbledhjes Pjesët e mbledhura teren në vende të mbuluara dhe mire të ajrosura, pa i ekspozuar në diell. Është mirë që materiali i vjelur të pritet në pjesë të vogla prej 4 – 5 cm të gjata. Për paketim, bimët e terura vendosen në thasë. Rrënjët duhet të pastrohen nga papastërtia, dhe të pastrohen me ujë. Që të teren ato ekspozohen në diell. Materiali i terur paketohet në thasë.

Page 82: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Vaccinium myrtillus

Emrat Lokal: Boronicë.

Përshkrimi i bimës I takon familjes EricaceaeIt. Boronica është shkurre e vogël vertikale e lartë prej 20 – 50 cm. Gjethet e radhitura në vargje janë të holla, 2 – 3 cm të gjata, ovale me kërcell të shkurtër, të lëmueshme në të dy anët. Të bardha, pak rozë, lule të vetme të ngjitura. Fruti është I kaltërt – i zi, kokërr e lëngëshme me disa fara. Në maje të frutit ka një hallkë kurore. Kokrra ka një shije të këndshme të thartë – të ëmbël, kokrra e terur është e rrudhosur. Lulëzon në maj.

Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Boronica rritet në pyje halore dhe gjethrënëse, kullota dhe regjione malore. Në këto mjedise, bimë të numërta krijojnë shkurrnajë të ulët të pyjeve të lagështa dhe të ftohta malore dhe hapësirave të hapura.

Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur

-Gjethet (Myrtilli folium) -Frutat (Myrtilli fructus)

Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Gjethet mbledhen në maj dhe qershor gjatë sezonës së lulëzimit. Frutat mbledhen në korrik dhe gusht.

Page 83: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Mjetet e nevojshme për mbledhje Frutat duhet të vjelen me dorë. Gjethet duhet të vjelen me gërshërë të veçanta me një teh.

Mënyra e mbledhjes Gjethet duhet të mbledhen kur koha të jetë e mire dhe me diell dhe ato vendosen në shporta të pastërta. Nuk lejohet që të prehet e tërë bima, apo të nxjerret e tërë bima nga toka! 70% e gjetheve nevoitet të mbeten të pa prekura! Frutat duhet të vjelen me dorë por është e lejuar që të përdoren krehër të veçantë me kusht që të evitohet dëmtimi I bimës. Nëse përdoret krehëri është e nevojshme që të lihen së paku 20% e kërcellit e pa prekur! Nëse vjelja kryhet me dorë, 20 % e frutave duhet të lihen për rigjenerim!

Përpunimi pas mbledhjes Gjethet e vjelura duhet të transportohen në lokalet për terje në të njëjtën ditë dhe të teren në shtresa të holla. Kur terja është natyrale, atëherë materiali I vjelur duhet të teret në vende mire të ajrosura pa ekspozim direkt në diell. Burim I përshtatshëm për terje në terëse është gasi. Temperatura duhet të jetë deri në 40ºC. Lagështia e materialit të terur duhet të jetë rreth 12 %. Frutat duhet të teren në lokale terëse në temperature prej 65 – 70 ºC. Gjethet dhe frutat e terura duhet të ruhen në lokale të thata të errëta në paketime të përshtatshme.

Page 84: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri Botanik: Viola odorata L.

Emri Lokal: Vjollcë, manushaqe

Llojet e listës së kuqe! Kjo bimë nuk është e përshtatshme për mbledhje të egër organike. Kjo mund të mbledhet vetëm me leje zyrtare dhe kushte të caktuara sa i përket mledhjes dhe sasisë të lejuar për tu mbledhur.

Përshkrimi i bimës I takon familjes Violaceae. Vjollca është bimë shumëvjeçare, ngjyrë në të gjelbërt. Gjethet e grumbulluara në nivel bazë janë të vendosura në bishta 5 cm të gjatë.Lulet e bëra nga pesë

Page 85: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

petale vjollcë, të gjata 1,5 – 2 cm janë të vendosura në bishta 7 cm të gjatë. Kjo bimë lulëzon nga marsi deri në maj.

Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Vjollca rritet e egër në livadhe, në pyje, afër gardheve e shkurreve.

Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur -Lule pa kërcell.

Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Lulet mbledhen në mars dhe prill.

Mjetet e nevojshme për mbledhje Duart dhe gërsherët.

Mënyra e mbledhjes Mbledhen vetëm lulet pa kërcell (bisht). 30% e bimëve nevoitet të lihen të pa prekura!

Përpunimi pas mbledhjes Materiali i freskët i vjelur duhet të teret në lokale të errëta, të thata dhe mire të ventiluara. Kujdes i veçantë duhet të i kushtohet trashësisë së shtresës. Materiali i vjelur duhet të teret në shtresa që të shmanget prishja. Materiali i terur i vendosur në thasë letre është i gatshëm për transport.

Page 86: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Viscum album

Emri Lokal: Veshtulli i bardhë

Viscum album është një bimë e cila rritet tepër ngadalë, kështuqë është vështirë të mbledhet në shkallë të gjërë dhe në mënyrë të qëndrueshme. Viscum album nuk është e përshtatshme për mbledhje të egër organike! Ajo mund të mbledhet vetëm në bazë të lejes zyrtare dhe kushteve të caktuara për sa i përket hapsirës për mbledhje dhe sasive.

Përshkrimi i bimës Viscum album i takon familjes Loranthaceae. Kjo është një kaçubë (shkurre) e degëzuar sferike përherë e gjelbërt deri në një meter lartësi, e cila jeton si gjysmë - parazitIt në drunjë halorë dhe gjetherënës. Bima rritet në pjesë të ndryshme të drurit, por më së shumti mbi degë. Kërcelli është me ngjyrë të gjelbërt- në të verdhë, druror. I rrumbullakët me degë dy pjesëshe. Gjethet janë të trasha, lëkurore, të gjelbërta në të verdhë dhe të plota në degë, me 3-5 nervura dhe pozitë boshtore në degë. Ka lule femërore dhe mashkullore të ndara, të cilat janë të vogla të pa rëndësishme dhe pak të verdha. Zogjët e shpërndajnë frytin e ngjitur duke e future në degë apo duke e hedhur ate të pa trazuar me sekretim, e cila është metoda e vetme e përhapjes. Eksperimentet tregojnë se farat mund të mbijnë në ujë dhe në dhe. Lulet nga kokrra të bardha të ngjitura. Kjo bimë lulëznë nga marsi deri në maj dhe japin fruta nga gushti deri në nëntor.

Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Si gjysmë parasite, veshtulla paraqitet në mjedise të bimëve halore dhe gjethore shumë vjeqare. Mikëpritësi i Viskum album favorizon tokë thëngjillore, lehtë acidike, posaqërisht hapësirat apo pemishtet me ujë të bollshëm. Pemishtet e dardhave, plepave, mollëve , janë më të mirat për zhvillimin e veshtullës, por nuk

Page 87: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

përjashtohen as ambientet tjera me lisa, bile edhe nëse rriten në tokë më të varfër. Klima , e përshtatshme për zhvillimin e veshtullës, është në mes mesatarisht të nxehtë dhe mesatarisht kontinentale. Ju lutem vëreni se veshtulla mund të mbledhet në mjedise të egra. JO TË MBLEDHET në pemishte! Në përgjithësi veshtulla është bimë me shtrirje të gjerë.

Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur -Gjethet (Visci folium), -Kërcelli (Visci stipites)

Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Mbledhja bëhet në nëntor, dhjetor, janar, shkurt, Marsi.

Mjetet e nevojshme për mbledhje Gërshërët, shkallë speciale me mundësi zgjatjeje, vaskë e vogël.

Mënyra e mbledhjes Meqenëse veshtulla është gjysmë – parazit, është e mundur të vjelet 30% e pjesës së sipërme të bimës! Mbetja prej 70% është e mjaftueshme për mbijetesë! 20 % e populacionit nevoitet të mbetet krejtësisht e pa prekur! Pjesët e mbledhura të bimës vendosen në shporta të veçanta dhe pastaj në thasë të pastërt të cilët transportohen deri te paisjet për terje. Mbledhja bëhet vetëm në kohë të thatë dhe me diell.

Përpunimi pas mbledhjes Në ditën e njëjtë pas mbledhjes, bima duhet të transportohet te paisjet për terje. Nëse terja është natyrore atëher bima shpërndahet në shtresa të holla në mur thuprrash të strukturuar në rrjetë – thurrje 80, në vende mire të ajrosurame ajr të nxehtë, pa ekspozim të drejtpërdrejtë në diell.

Page 88: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Emri botanik: Vitex agnus castus L.

Emri local: Konopica

Përshkrimi i bimës Vitex është një bimë nga familja Verbenaceae. Kërcelli është ngjyrë hir i- e verdhë, rritet deri në dy metra lartësi. Kaçuba është e degëzuar, i bardhë, katërkëndësh, i dobët dhe elastik. Gjethet janë të ngjashme me kërpë, ka 5-7 gjethe ovale, në anën e poshtme e bardhë dhe leshtore, dhe në anën e përparme e gjelbërt e mbyllët dhe pa qime.Lulet janë ngjyrë hiri – vjollcë, ngjyrë kafe – rozë apo të bardha, të grumbulluara në lule kreshtë të trashë.

Karakteristikat e zones në të cilën bëhet mbledhja Kjo bimë mund të mbledhet përgjatë brigjeve të lumenjëve. Asaj i pëlqen vendi me lagështi, por preferon rezerva të ujit pas vërshimit.

Pjesët e bimës të cilat duhet mbledhur

-Lulja (flos), -Gjethja (folium), -Fruti (fructus).

Periudha kohore në të cilën duhet të bëhet mbledhja Mbledhja e gjetheve dhe e luleve bëhet në qershor dhe korrik. Frutet duhet të vjelen në kohë të thatë e me diell nga 15 tetori deri me 20 dhjetor.

Page 89: BIMËT MJEKËSORE DORACAK 1/2002 Për mbledhjen e …

Mjetet e nevojshme për mbledhje Thikat dhe gërshërët. Mënyra e mbledhjes Mbledhet maja e degës në lulëzim të plotë. 70% e gjetheve nevoitet të lihen të pa prekura! Frutat pasi të jenë pjekur. Vjelni me dorë dhe me kujdesë nga degët duke I future në çantë. 20% e frutave duhet të lihen të pa prekura për arsze të righenerimi! Mbledhja e luleve bëhet gjatë kohës së lulëzimit, kur ngjyra e lules është e bardhë apo e kaltërtë, varet nga variateti. 30% e luleve nevoitet të lihen të pa prekura! 20% Inga popullacioni I bimës duhet të lihet krejtësisht i pa prekur!

Përpunimi pas mbledhjes Të teren në vende të errata, në shtresa të holla (lulet dhe gjethet), apo të përpunohen pas vjeljes. Frutat vjelen tanimë të thara dhe nuk ka nevojë që të teren përsëri. Terja, deponimi dhe paketimi duhet të aranzhohen sipas kërkesave të kompanisë.