41
UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË DREJTIMI: INFERMIERI PUNIM DIPLOME ROLI KËSHILLUES I INFIERMERIT TE TË USHQYERIT DREJTË TEK PACIENTËT ME SËMUNDJEN E DIABETIT TIPI 1 Kanditatët: Mentori: Indrit Tanaj Prof.Ass.Dr Antigona Ukëhaxhaj Ardita Tanaj Gjakovë,2019

UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

  • Upload
    others

  • View
    41

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË

DREJTIMI: INFERMIERI

PUNIM DIPLOME

ROLI KËSHILLUES I INFIERMERIT TE TË

USHQYERIT DREJTË TEK PACIENTËT ME

SËMUNDJEN E DIABETIT TIPI 1

Kanditatët: Mentori:

Indrit Tanaj Prof.Ass.Dr Antigona Ukëhaxhaj

Ardita Tanaj

Gjakovë,2019

Page 2: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

Punimi i temës së diplomës është: ”Roli këshillues i infermierit te të ushqyerit drejë tek

pacientët me sëmundjen e diabtetit tipi 1” është bërë në Fakultetin e Mjekësisë së

Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë.

Mentor i punimit është: Prof.Ass.Dr.Antigona Ukëhaxhaj

Punimi përfshin:

Faqe: 41

Tabela: 2

Figura : 3

Grafikoni : 1

Page 3: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

3

DEKLARATA E KANDITATËVE

Ne, Indrit Tanaj dhe Ardita Tanaj deklarojmë se kjo temë e diplomës “Roli këshillues i

infermierit te të ushqyerit drejë tek pacientët me sëmundjen e diabtetit tipi 1” është punimi

jonë orgjinalë.

Literaturën dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në referenca

dhe plotësisht të cituara.

Punimi ynë është përgatitur dhe punuar duke respektuar dhe mbështetur në këshillat dhe

rregulloren për përgaditjen e temës së diplomës të përcaktuar nga ana e universitetit “Fehmi

Agani” Gjakovë.

Në mbështjetje të rregullores për studime themelore të Fakultetit të Mjekësisë neni 46 dhe të

vendimit të Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë të datës 02.10.2017 nr. ref.005/ 368 deklarojmë

se:

❖ Pjesa e parë e temës së diplomës me titull “Diabeti mellitus” është punuar nga unë, Ardita

Tanaj

❖ Pjesa e dytë e temës së diplomës me titull “Roli këshillues i infermierit te të ushqyerit

drejtë tek pacientët me sëmundjen e diabetit tipi-1”, është punuar nga unë, Indrit Tanaj.

Page 4: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

4

FALENDERIMET

Falënderojmë mentorën tonë Prof. Ass.Antigona Ukëhaxhaj e cila me punën e saj të

palodhshme dhe kurajon e saj, na ndihmoi të arrinim këtu ku jemi .

Një falenderim i veçantë dhe për familjen tonë që ishte mbështetja më e madhe për ne, gjithashtu

falenderojmë shoqërinë që ishin bashkëudhëtarë në këto vite studimi.

Ju faleminderit!

Page 5: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

5

PËRMBAJTJA

Abstrakti……………………………………………..……………….…………....……..……..…8

1.Hyrja……………………………………...……………………………….....…………….........9

1.1Sistemi endokrin…………...……..………………………………………………………....…9

1.2Anatomia e pankreasit……………..……………………………....…………...………..........10

1.3Diabeti Mellitus…………...……..……………………………………………………….…..11

1.4 Epidemiologjia.........................................................................................................................12

1.5 Etiologjia………………..……………………….……………………………..….……........12

1.5.1 Tipi 1 i diabetit..................................................................................................................13

1.5.2 Tipi 2 i diabetit……………………………..……………………………………………13

1.6 Pasqyra klinike e diabetit mellitus…………………………………..……...………...….......15

1.7 Diagnoza..................................................................................................................................16

1.8 Komplikimet e DM-së...........................................................................................................18

1.9 Mjekimi………………………………….…………………………………………………...19

1.10 Kujdesi infermieror............................................................................................................20

1.10.1 Diagnoza infermierore..................................................................................................20

1.10.2 Ndërhyrjet infermierore…………………………………………………………….....21

1.11Dieta diabetike……….………………...................................................................................22

1.11.1Terapia dietike…………...……………...…………………………………....……......23

1.11.2 Përpilimi i dietës diabetike……………………………..………………………..…...24

2. Qëllimet……………………………………..............................................................................27

3. Materiali dhe metodologjia e punës…………………………………………………..….…...28

4 Rezultatet e punimit………………………………………………………………….…...........29

4.1 Studim rasti………………………………………………………………………………….30

4.2Anamneza e pacientit rreth sëmundjes së DM……………………………………………….31

4.3 Pyetsori………..………………………...…………………………………………………..32

4.4. Roli këshillues i infermierit te të ushqyerit drejtë tek pacientët me sëmundjen e diabetit

tipit 1…………………….……………………………………………………………………….34

Page 6: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

6

4.5Këshillat infermierore……...….……………………………………….………………..…35

5.Përfundimi……………………………………….……..……………….......………………….37

Rezyme…………………………………………………………………………….....……..…38

Summary……………………………………………........……………………………...…….39

6.Referencat…………………………………………………………………………...................40

7.CV e shkurtë e kandidatëve……………………..…………………….…………….................41

Page 7: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

7

LISTA E SHKURTESAVE

DM- Diabeti mellitus

FPG- Spektri i glukozës plasmatike esull

OOGT- Prova reale e tolerancës ndaj glukozës

DMS – Diabeti mellit i shtatzanisë

MNT- Terapia dietike mjekësore

QKUK –Qendra klinike universitare e Kosovës

LISTA E FIGURAVE

Figura 1. Ndërtimi i pankreasit

Figura 2. Matja e nivelit të glikemisë në gjak me anë të glukometrit

Figura 3. Piramida ushqimore

LISTA E GRAFIKONEVE

Grafikoni 1: Numri i pacientëve të hospitalizuar dhe numri i ditëve.

Page 8: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

8

ABSTRAKTI

Diabeti mellitus është një sëmundje mjaft e përhapur dhe një nga sëmundjet më vdekjeprurëse në

botë. Diabeti konsiston në shtimin e sheqerit në gjak, ose mungesa apsolute e tij.

Ndahet në 2 tipe kryesore e ata janë: Tipi 1 dhe tipi 2. Simptomat e zakonshme të diabetit janë:

uria e rritur, etje e rritur, humbje peshe, vision i paqartë, lodhje e pashpjegueshme, dhe plagë që

nuk shërohen.

Metoda më e besueshme e diagnostifimit është matja e glukozës plasmatike esull ( FPG), dhe

matja e nivelit të glukomisë në gjak me glucometër.1Mjekimi konsiston në përdorimin e

insulinës, dhe dietës ushqimore. Kujdesi infermieror qëndron në njohjen e simptomave,

edukimin dhe këshillimin e pacientit lidhur me mënyrën e shëndetshme të jetesës, ushqimi dietik

dhe aktivitet fizike. Roli kryesor i infermierit në këshillimin e pacientëve qëndron tek edukimi i

mirë i pacientëve rreth marrjes së terapisë, ushqyeshmërisë së duhur, dhe ndihma e krijimit të një

plani ideal dietal. Këshillimi i pacientëve fillon në nivelet parësore shëndetësore, por nuk ndalon

aty.

Shqetësimi më i madh i këtyre pacientëve ështe ushqimi, dhe marrja e mjaftueshme energjisë, në

atë mënyrë që të mos shtojnë e as humbin në peshë.2

Metoda për këtë studim është rishikimi i literaturës dhe studim rasti. Shihet që pacienti ka

njohuri të kënaqshme për përdorimin e insulinës dhe ushqyerjes drejtë.

Fjalë kyçe: diabti mellitus tipi-1, insulin, këshillim, ushqimi i drejtë, kujdesi infermieror.

1 John Noble “ TRAKTATI I MJEKëSISë Së KUJDESIT PARëSOR” Kap 96 fq, 821-824

2 Tefik Bekteshi,E.Kryeziu Y.Elezi “ Mjekesia interne me kujdes “ Fq101-107 Botimi I 3-të

Page 9: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

9

1.HYRJA

1.1 Sistemi Endokrin

Fjala endokrin rrjedh nga fjalët greke “endo” që do të thotë brenda, dhe “krinë” që do të thotë të

sekretosh. Endokrinologjia është degë mjekësore që studion gjëndrrat për tajim të brendshëm.

Rregullimi i funskioneve në organizmin tonë është nën kontrollin e dy sistemeve : nervor dhe

endokrin-hormonal. Sistemin endokrin e përbëjnë gjëndrrat, të cilat prodhojnë hormone

(gr.horman-me nxitë). Veprimi i hormonëve mund të jetë me aktivitet lokal ose i përgjithshëm.

Hormonet rregullojnë një varg funksionesh në organizëm, gjegjësisht veprojnë në proceset për

mbajtjen e konstancës së mjedisit të brenshëm. Kjo arrihet nëpërmjet rregullimit të proceseve

metabolike të materieve të ndryshme. Sistemi nervor, nëpërmjet qendrave të tij ndikon në

sistemin endokrin, ndikim që realizohet nëpërmjet tallamusit i cili është i lidhur ngushtë me

hipofizën.2

Ekzistojnë 2 ndarje kryesore: egzokrine dhe endokrine.

Gjëndrrat egzokrine: kanë kanalin që bartin produktin e tyre të sekretuar në një sipërfaqe. Këto

gjëndra përfshijnë: djersën, gjëndrat dhjamore, gjëndrat e qumështit, gjëndrat që sekretojnë

enzimat e tretjes dhe pankresin egzokrin.

Gjëndrrat endokrine: produktet e veta i tajojnë direkt në gjak, nuk kanë kanale që bartin

produktet e tyre në sipërfaqe. Gjëndrrat e këtilla janë: hipofiza, epifiza, tiroide, paratiroidea,

timusi, gjëndrrat mbiveshkore, gjëndrrat seksuale dhe pankreasi endokrin. 3

3 Pof.Eshref Saraçini ,Dr.Hariet Zherka-Saraçini “ANATOMIA DHE FIZIOLOGJIA E NJERUT” fq.160-161 , 2001

Page 10: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

10

1.2 Anatomia e Pankreasit

Pankreasi është një gjëndërr lobulare me sekrecion të dyfishtë që ndodhet prapa stomakut në

murin e pasëm të barkut. Ka formën e një çekani. Gjatësia e tij shkon nga 16 cm deri në 22cm,

gjerësia rreth 4cm dhe trashësia rreth 2cm. Dallojmë 3 pjesë kryesore: koka,trupi dhe bishti.

Koka e pankreasit është e rrethuar nga duodeni, në vazhdim të kokës vjen trupi i pankreasi dhe

mbaron me bisht drejt anës së majtë duke arritur deri në bazën e shpretkës.

Kanalet e pankreasit janë dy: kanali pankreatik dhe kanali pankreatik aksesor. 4

Figura 1. Ndërtimi i pankreasit

Pankreasi është gjëndërr me sekrecion egzokrin dhe endokrin.

Masa kryesore e pankreasit ka funksion prodhimin e lëngut pankreatik në të cilën e derdh me

anë të dy gypave (ductus pancreaticus mayor, ductus pancreaticus accesorius) në douden. Përveç

lëngut pankreatik, pankreasi ka funksion ta prodhojë insulinën - hormon që rregullon

metabolizimin e glukozës. Insulina prodhohet nga qeliza beta të ishujve të Langerhansit që

gjenden në pjesën e bishtit të pankreasit. Nëse këta ishujt e Langerhansit nuk prodhojnë sasi të

mjaftushme insuline, shkaktohet shtimi i sheqerit në gjak dhe në urinë. Nga kjo edhe paraqitet

sëmundja e DM-së.5

4 Artan Shkoza ( Fiziologjia e njeriut) faqja -425 Botimi 2

5 Fauci Braunwald,Kasper Hauser,etj “Parimet e Mjekesise interne” HARRISON Diabeti Mellitus Kap338,Fq 2305

Page 11: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

11

1.3 Diabeti Mellitus

Fjala diabet rrjedh nga gjuha greke “diabetes” që në gjuhën shqipe do të thotë “ rrjedhja e ëmbël

si mjalta”.6

Diabeti mellitus është një sëmundje e cila paraqet çrregullime metabolike të zakonshme të cilat

e kanë të përbashkët fenomenin e hiperglikemisë. Ekzistojnë një sërë tipesh të ndryshme të DM-

së, të cilat janë të shkaktuara nga një ndërveprim i ndërlikuar i gjenetikës me faktorët mjedisorë.

Në varësi të etilogjisë së DM-së, faktorët që kontribojnë në hiperglikemi përfshijnë sekretimin e

ulur të insulinës, përdorimin e ulur të glukozës dhe prodhimin e shtuar të glukozës. DM-ja e

shoqëruar me çrregullime metabolike shkakton ndryshime patofiziologjike dytësore në një sërë

sistemesh të organëve, të cilat përbëjnë një barrë të rëndë për individin me diabet, si dhe për

sistemin shëndetësor.

Diabeti kronik shoqërohet me dëmtim afatgjatë, mosfunksionim dhe dëshitm të organeve të

ndryshme veçanërisht të syve, nervave dhe enëve të gjakut. Shpeshë herë DM-ja është shkaku

kryesor i sëmundjes renale në stadin përfundimtar i amputimit jotraumatik të anësive të poshtme

dhe i verbërisë te të rriturit. Ai gjithashtu predispozon për sëmundjen kardiovaskulare. Me një

incidencë botërore në rritje DM-ja parashikohet të jetë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe i

vdekshmërisë në të ardhmen.

Mjekim i veçantë për këtë sëmundje është një preparat i quajtur insulinë. Insulina është një

hormon e cila prodhohet nga pjesa endokrine e pankreasit.

Ajo ka shumë funksione në metabolizmin e trupit, mirëpo funksioni kryesor i saj është ta

rregulloj mënyrën se si trupi i njeriut i përdor dhe i ruan sheqerin dhe yndyrnat.

Diabeti sipas etiologjisë ndahet në 4 grupe: Tipi 1 i diabetit ( insulinë-vartësit), tipit 2 i diabetit

(joinsulinë-vartësit), llojet e veçanta të diabetit dhe diabeti i shtatzanisë.5

6 American diabetes association

Page 12: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

12

1.4 Epidemiologjia

Prevalenca botërore e DM-së është rritur në mënyrë dramatike gjatë viteve të fundit. Duke u

bazuar në pritjen akutale > 360 milionë individë do të jenë diabetikë në vitin 2030.

Incidenca e fenomenit të DM të tipit 1 po rritet në mbarë botën në një shkallë rreth 3 %,

gjithashtu dhe incidencë e DM-së tipit 2 po rritet me shpejtësi shumë të madhe, për shkak të

obezitetit në rritje dhe reduktimi i aktivitetit fizik. Shpeshtësia e paraqitjes tek meshkujt dhe

femrat është e ngjajshme dhe prek të gjitha moshat. Duhanpirja e rrit në masë të madhe rrezikun

e zhvillimit të diabetit.

Prevalenca e DM-së ndryshon ndërmjet popullsive të etnive të ndryshme brenda kufijve të një

vendi të caktuar.

1.5 Etiologjia

Klasifikimi i grupe të DM-së të ndarë sipas etiologjisë:

-Tipi 1 i diabetit – shkatrrimi i qelizave beta, që shpien në mungesë apsolute të insulinës

(insulinë vartës.)

- Tip 2 i diabetit – kjo mund të vie nga predominimi i rezitencës ndaj insulinës me mungesë

relative të insulinës deri te predominimi sekretorik me rezistencë ndaj insulinës (jo insulinë

vartës)

- Tipet tjera të veçanta të diabetit.

- Diabeti melit i shtatzanisë (DMS) .5

Page 13: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

13

1.5.1 Tipi-1 i diabetit

Diabeti tipi-1 shfaqet si pasojë e shkatërrimit selektiv të qelizave beta që prodhojnë insulinë në

ishujt e Langerhansit. Si rrjedhojë ka insulinopeni apsolute, ndërsa mbijetesa varet nga marrja e

terapisë egzogjene, nga ky diabet prekën rreth 10% të pacientëve.

Procesi i sëmundjes është latent përgjatë disa viteve, megjithatë ka sekuencë të ngjarjeve e cila

është e pranuar përgjithësisht: ndjeshmëri gjenetike—shpërthim ambiental—shkatrrimi i

ndërmjetësuar imunologjik i qelizave beta të pankreasit.

Zakonisht diabeti tipi-1 filllon gjatë dymbëdhjetëvjeqarëve të parë të jetës, por ai mund të

shfaqet gjatë gjithë jetës dhe në çdo moshë. Tek këta fëmijë do ketë pasoja të etjes së tepërt

(polydipsia), urinim të shpeshtë (polyuria) dhe humbje e peshës. Tek një fëmijë me sheqer të

lartë në gjak, këto simptoma pothuajse në mënyrë të pandryshueshme theksojnë të kalsifikojnë

diabetin e tipit-1.7

1.5.2 Tipi-2 i diabetit

Ky lloj diabeti manifestohet si rezultat i kombinimit të rezistencës periferike ndaj veprimit të

insulinës si dhe në përgjigjje kompresatore jo e përshtatshme ndaj sekretimit të insulinës nga ana

e qelizave beta të pankreasit. Rreth 80-90% e të sëmurëve vuajnë nga diabeti i tipit-2.8

Zbulimi i diabetit tipit 2 shumicën e rasteve zbulohet rastësisht, gjatë kontrollave rutinë si pasojë

e shfaqjes së shumë simptomave.9

7 Maxcy Rosenay Last “Shendeti publik & mjekesi parandaluese “ kap 64,fq 1101

8 Herry M Kronenberg,Shlomo Melmed,Keneth S,Pelensky “ Traktati I Endokrinologjise” fq 544

9 John Noble “ TRAKTATI I MJEKëSISë Së KUJDESIT PARëSOR” Kap 96 fq, 821-824

Page 14: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

14

Tabela 1: Karakteristikat DM-së sipas tipeve10

- Në tabelën 1 shikohen ngjajshmëritë dhe dallimet mes tipit 1 dhe tipit 2 të DM-së të marra në

saje të studimeve të bazuara në fakte.

Obeziteti dhe komplikimet janë faktorët që ndikojnë më shumë në jetën e pacientëve.

Duke qenë se sëmundja e diabetit është një nga sëmundjet më të shpeshta edhe studimet për këtë

sëmundje janë në rritje e sipër.

10

Robert E.Rakel “Traktati I mjeksisë së familjes” tipi i diabetit fq990-992 botimi 2013

Tipi i Diabetit DM tipi 1 DM tipi 2

Frekuenca 10 – 20% 80-90%

Mosha e paraqitjes <30 >40

Faktori herditar I dobët I fortë

Rezistenca ndaj insulinës Nuk ka Ka

Shenjat autoimune Po Jo

Sekretimi i insulinës Mungesë apsolute Mungesë relative

Pesha Zakonisht normale ose nën

peshë

Zakonisht mbi peshë

Obeziteti Jo Po

Komplikimet Po Po

Page 15: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

15

1.6 Pasqyra klinike e Diabetit Mellitus

Shenjat klinike të diabetit janë:

Etja e tepërt (polydipsia), urinim i shpeshtë (polyuria), humbja në peshë, dobësim i shikimit,

hiperglicemia, infeksionet e lëkurës, infeksionet e traktit urogjenital ndërsa pas një kohe të gjatë

të mjekimit shfaqen komplikime kronike si: dëmtimi i enëve te vogla të gjakut

(mikroangionopati), dëmtimi i nervave (polineuropati).

Tabela 3. Shenjat klinike të diabetit mellitus tipit 1 7

Shenjat klinike të diabetetit mellitus tipit 1

Etja e theksuar, polyuria

Humbja në peshë

Dobësimi i shikimit

Hiperglikemia

Infeksionet e lëkurës

Infeksionet urogjenitale

Dëmtimi i nervave (polineruopati)

Dëmtimi i enëve të vogla të gjakut (mikroangionopati)

Kjo tabelë tregon tipi 1 të diabetit ka një numër më të madh të shenjave tipike dhe pacienti lehtë

mund ti vërejë, dhe mund të jenë arsyet që e shpien pacientin drejt kërkimit të ndihmës

mjekësore.

Page 16: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

16

1.7 Diagnoza

Grupi kombëtar i të dhënave mbi diabetin dhe OBSH-në kanë publikuar kriteret diagnostike për

DM-në, duke u bazuar në kushte paraprake, në vijim:

1. Spektri i glukozës plasmatike ezull (FPG) dhe përgjigja ndaj ngarkesës orale me glukozë

(OGGT-prova orale e tolerancës ndaj glukozës), ndryshon ndërmjet individëve normal dhe

diabetikëve.

Kritere për diagnostifikimin e DM-së janë:

1. Simptoma e diabetit të shoqëruara me përqendrim plazmatik, rastësor të glukozës

>11.1mmol\l

2. Glukoza plasmatike esull më e madhe se 7,0mmol\L

3. Glukoza plasmatike më e madhe ose barazim me 11.1mmol\l gjatë një prove orale të

tolerancës të glukozës.

Rastësori përcaktohet si i pavarur nga koha e vaktit të fundit.

Esëll përcaktohet si mungesë e marrjes së kalorive prej së paku 8 orësh.

Provat duhen kryer gjatë një ngarkese me glukozë, e cila përmban ekuivalentin e 75 gram

glukoze të anhidruar të tretur në ujë: nuk rekomandohet për përdorim klinik rutinë.

Në mungesë të hiperglikemisë së qartë dhe të dekompresimit metabolik akut, këto kritere duhen

vërtetuar me anë përsëritjes së provës në një ditë tjetër.

Kriteret aktuale per diagnostifikim e DM-së theksojnë se FPG është prova më e besueshme dhe e

përshtatshme për indentifikimin e DM-së tek individët jo simptomatik.5

Diagnoza ka rëndësi tek individi si nga pikëpamja mjekësore, ashtu edhe nga ajo financiare, si

rrjedhim këto kritere diagnostike duhet të përmbushen përpara përcaktimit të diagnozës së DM-

së.

Page 17: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

17

Figura 2. Matja e nivelit të glikemisë në gjak me anë të Glukometërit.

Matja e glikemisë arrihet nëpërmjet një aparati që quhet “glukometër”.

Matja mund të kryhet si me gjakun venoz (si çdo analizë tjetër) ashtu dhe me një pikë gjaku që

merret në gisht.

Nivelet normale të sheqerit në gjak janë më pak se 100 mg / dL para marrjes së ushqimit për të

paktën tetë orë. Dhe ato janë më pak se 140 mg / dL dy orë pas ngrënies.

Gjatë ditës nivelet kanë tendencë të jenë në nivelin më të ulët para ngrënies.

Për shumicën e njerëzve pa diabet niveli i sheqerit në gjak para ngrënies zë rreth 70 deri 80 mg

/ dL. Për disa njerëz 60 është normal ndërsa për të tjerët 90.11

11

https://www.webmd.com/diabetes/qa/what-are-normal-blood-sugar-levels

Page 18: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

18

1.8 Komplikimet e DM-së

Komplikimet e DM-së ndahen në: komplikimet akute dhe komplikimet kronike.

Komplikimet akute: shkaqet më të shpeshta të këtyre komplikimeve shihen tek të sëmurët të pa

zbuluar, të pamjekuar. Faktori më i shpeshtë është infeksioni. Ato ndahen në:

Ketoza: është shenja e parë akute e komplikimeve të diabetit tek i sëmuri është i dehidruar

lëkura e fytyrës është e thatë, kapilaret janë të zgjeruar, gjuha e thatë e pashtresuar, dhembje

epigastrike të përcjella me vjellje.

Ketoacitoza: tek të semurët është e pranishme era e acetonit që sygjeron mjaftë qartë

ketoacitozën.

Koma diabetike: i sëmuri është pavetëdije, i dehidruar , lëkurë të thatë, fytyra është e skuqur,

shtypja artieriale e ulur dhe pulsi i shpejtuar.

Komplikimet kronike ndahen në: makroangiopatike dhe mikroangiopatike.

Mikroangiopatike (Dëmtimi i enëve të vogla të gjakut)

Mikroangiopatia diabetike klinikisht manifestohet si retinopati (gjakderdhje e enëve të gjakut në

retinën e syrit), nefropati( dëmtim i veshkave), neruopati ( dëmtim i nervave).|

Makroangiopatike (Dëmtimi i enëve të mëdha të gjakut). Makroanginopatia diabetike është

pasojë e arterosklerozës së hershme (nën moshën 40 vjeqare), e cila ka ecur progesivisht është

difuze dhe propocionale me kohëzgjatjen e DM-së.

Prezantohet me hipertension arterial sëmundjen e arterieve koronare (infraktin e mikoardit),

sëmundjet e artiereve cerebrale (iktus cerebrovaskulare) dhe sëmundjet e artiereve të

eksremiteteve të poshtme, entiteti i veçantë klinik është shputa diabetike që është një nga

problemet më të mëdha të DM-së.

Page 19: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

19

1.9 Mjekimi

Mjekimi i DM-së përfshinë hipoglikemiantët oral dhe insulinoterapinë.

Hipoglikemiantët oralë merren në mënyrë orale, për uljen e glukozës në gjak. Stimulojnë

pankreasin të prodhojë më shumë insulinë dhe nxisin receptorët insulinik për kapjen dhe

shftytëzimin e insulinës në mënyrë efikase. Përdoren vetëm për tipin-2 diabetit.

Insulinoterapia është terapia më e rëndësishme për trajtimin e diabetit.

Sipas kohëzgjatjes të veprimit të insulinës dallojmë:

❖ insulinë me veprim shumë të shpejtë janë insulinë Lispro dhe Astro

❖ insulinë me veprim shumë të shpejtë janë insulinë Kristal dhe semilente

❖ insulina me veprim te ngadaltë , Insulina Ultralente protaminë zink

❖ insulina Ordinere.

Qëllimet e mjekimit janë:

❖ çrregullimi i glikemisë në gjak në vlera normale 80-120mg/dl

❖ regjimi higjeno-dietik

❖ aktiviteti fizik

❖ ruajtja nga infeksionet dhe

❖ mjekimi e komplikimeve akute dhe kronike.

Koha e marrjes të insulinës:

Mëngjes – insulinë ordinere

Dreka- insulin ordinere+semilente

Darka – insulina semilente 12

Zakonisht insulina merret 30 minuta para çdo vakti.

12

Gerd Herold “ Mjekesia Interne” Fq 877-883

Page 20: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

20

1.10 Kujdesi infermieror

Menjëherë sa paraqitet pacienti në spital infermieri bën mbledhjen e të dhënave nëpërmjet

intervistës që i bëhet pacientit rreth historisë së sëmundjes, shenjave klinike dhe observimi fizik i

pacientit.

Roli infermieror fillon që nga kontakti i parë me pacientin, si për nga ana mjekësore ashtu edhe

nga ajo psikologjike.

a) Merret anamneza familjare

b) Vlersimi objektiv i pacientit

c) Pyetje rreth mënyrës së ushqyerjes

d) Statusi socio-ekonomik

e) Sasia e lëngjeve të konsumuara për 24 orë

f) Sasia dhe shpeshtësia e urinimit, merren të dhënat laboratorike dhe dokumentohen ato

g) Njohja dhe mosnjohja e aplikimit të insulinës

h) Regjimi dietik, higjena

i) Stili i jetesës.13

1.10.1 Diagnoza infermierore

Diagnoza infermierore te pacientët me diabet qëndoron në të dhënat si:

* Ndryshime në aktivitetin fizik, si pasojë e lodhjes pa shkak dhe këputjes së theksuar

* Gjendja ankthi dhe frike si pasojë e mungesës së njohurive për sëmundjen dhe trajtimin e saj

* Hiperglikemi si pasojë e diabetit disekuilibruar

* Era karakteristike e acetonit në frymarrjen e pacientit, si pasojë e rritjes së trupave ketakonik

në qarkullimin e gjakut.14

13

E.PEKA ,L.Neçaj, E.Rrustani “INFERMIESTIKA Në SPECIALITETET” kap VII , fq 156 14

Tomja A. Pula A.Basha E “Bazat e infermierstikes së pergjithshme “ fq 234

Page 21: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

21

1.10.2 Ndërhyrjet infermierore

Tek të sëmurët me diabet kujdesi kryesor qëndron në njohjen e shenjave të ndërlikimeve të

lëkurës, zemrës, veshkave, në sy, në sistemin neuromuskular, në traktin gastrointerstinal etj.

Kujdesi për lëkurën dhe mukozat

Këta të sëmurë mund të kenë inflamacione të lëkurës në zonën aksillare, në pjesën poshtë gjoksit

tek gratë sidomos te obezët. Vlerësohet zona mdis gishtave për pranin e infeksionit (flluska të

enjtura të skuqura) që vjen si rezulutat i lagështisë dhe nivelit të lartë të sheqerit. Kujdesi

konsiston në higjenën personale, infermieri këshillon dhe edukon pacientin rreth larjes më të

shpeshtë, prerjen e thonjëve dhe pas prerjes të tyre të dezinfektoj vendin.

Kujdesi për sy

Diabetiku dërgohet periodikisht tek mjeku onkolist për të kontolluar qartësinë e shikimit, për

praninë e njollave hemoragjike si dhe infeksionet e ndryshme, infiermieri kujdeset për higjenën

dhe mjekimin e syve duke i bërë kompresa dhe shpërlajren me sulucion fizilogjik.

Kujdesi për sistemin kardiovaskular

Infermieri vlerëson shenjat dhe simplomat të sëmundjeve kardivaskulare, vëzhgon nëse i sëmuri

ankon dhimbje gjoksi, dispne. Mat rregullisht shenjat vitale (pulsin, tensionin arterial) pasi këta

pacient janë të prirur për infarkt akut të miokardit.

Kujdesi për aparatin urinar

Dëmtimi i veshkave vjen si pasojë e mjekimit me insulinë për një kohë të gjatë. Kontrollohen

rregulisht analizat për proteinuri. Tek pacientët vërehet edemë në pjesë të ndryshme.

Kujdesi për sistemin neurologjikë

Observohet i sëmuri për dëmtime të sistemit nervor si mpirje, dridhje të këmbëve dhe duarve.

Kujdesi për sistemin gastrointerstinal

Obresvohet i sëmuri për çrregullime të këtij sistemi (konstipacion, diare).

Kujdesi për probleme seksuale

Tek femra si: infeksione vaginale, çrregullim menstrual, mos funksionim i aparatit riprodhues

dhe impotencë seksuale te meshkujt. Në këto raste informohet mjeku.13

Page 22: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

22

1.11 Dieta diabetike

Me gjithë përparimin e dukshëm të mjekimit të diabetit dieta më tej është bazë themelore e

mjekimit, pa ushqim të drejtë dhe të rregullt është i pamundshëm rregullimi optimal i ecurisë së

sëmundjes.

Për çdo te sëmurë dieta ështe individuale, kurse dieta për këta pacienta duhet të jetë standarte dhe

e përhershme.

Dieta varet nga mosha, gjina ,pesha, gjatësia, shkalla e aktivitetit dhe ecurisë së sëmundjes.

Sasia e rekomanduar ditore brenda 24h është e ndarë në 5-6 shujta (3 vakte kryesore dhe 2-3

ndërmjet vakte).

Ushqimi duhet të përmbajë një sasi të vogël të sheqerit, një sasi mesatare yndrynash me raport të

volitshëm të acideve yndyrore. Për nevoja energjetike ushqimi duhet të pasurohet me proteina,

vitamina dhe minerale.15

KARBOHIRATET : janë komponime organike me origjinë bimore me përjashtim të sheqerit në

qumësht (laktozë) dhe sasive të vogla të glikogjenit që gjenden në mish. Gjenden në fruta,

kallamsheqer, mjaltë, qumësht, drithëra, zarzavate, karrota, patate dhe fasule. Kemi karbohidrate

të mira dhe “të këqija”. Dallimi ndërmjet tyre qëndron në faktin se karbohidratet “e mira “

përthithen shpejt nga zorrët dhe kalojnë në gjak, kurse “të këqijat” merren më shpejtë nga trupi

dhe kjo shkakton luhatjen e sheqerit në gjak, nuk japin ndjeshmëinë e ngopjes, njeriu ka

tendencë të konsumoj përsëri dhe kështu merr sasi të tepruar energjie duke rritur tendencën për

obezitet.

Deklarimi se ushqimi është pasheqer mund të bëhet vetëm kur produkti përmban më pak se 0.5gr

sheqer/100ml.16

PROTEINAT: ndahen në funksionale dhe strukturore.

Proteinat jane lëndë ushqyese që përdoren për të krijuar energji dhe pjesërisht për të ndërtuar

gjithë organizmin. Proteinat me cilësi të lartë quhen ato që kanë sasi më të madhe dhe raport më

15

Doc.dr.Mujë Shala, Dr. Basri Lenjani “ Kujdesi shëndetësore” fq 238-239 BOTIMI I 3-të. 16

https://www.healthline.com/nutrition/44-healthy-low-carb-foods

Page 23: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

23

të mirë aminoacidesh thelbësore. Kanë orgjinë bimore dhe shtazore. Një produkt mund të jetë

burim proteinash vetëm nëse plotëson kur të paktën 12% e enegjisë ushqyese sigurohet nga ai

produkt.

YNDYRNAT : janë burim më i madh i energjisë në mesin e nutrientëve, marrin pjesë në

ndërtimin e cipës qelizore në absorbimin dhe shfrytëzimin e disa vitaminave. Janë me origjinë

bimore (yndyrnat e pangopura) dhe origjinë shtazore (yndyrnat e ngopura). Përdorimi i tepërt i

yndrynave rrit rrezikun për paraqitjen e pllakës arteroskleroze, bëjnë çrregullimin e përbërjes së

gjakut si dhe paraqitjen e obezitetit.

VITAMINAT (vita - jetë): janë përbërje organike edhe pse nevojiten në sasi fare të vogël janë të

domosdoshme. Vitaminat nuk mund ti prodhojë trupi i njeriut, mënyra e vetme e furnizimit është

përmes ushqimit. Ato ndahen në: hidrosolubile dhe liposoloubile. Gjenden në të gjitha kategoritë

kryesore të ushqimit, por nuk ka ushqim që ti përmbajë të gjitha llojet e vitaminave të

nevojshme.

MINERALET: përbëjnë 4% të peshës trupore 3/4 e kësaj sasie përfaqësohet nga kalciumi dhe

fosfori (si kripërat e kockave). Ato ndahen në: makrominerale (kalcium, fosfor, kalium, sulfur,

natrium, klor dhe magnez) dhe mikrominerale në sasi fare të vogla. Bilanci në mes marrjes dhe

largimit të mineraleve është i domosdoshëm për shkak se grumbullimi i tepruar mund të jetë

toksik për organizmin.

Ushqimet më të pasura me minerale janë: zarzavatet, qumështi dhe logument.4

1.11.1 Terapia dietike

Terapia dietike mjekësore (MNT) ështe një term që përdoret për ta përshkruar koordinimin më të

mirë ndërmjet marrjes së kalorive dhe aspekteve tjera të diabetit ( insulinë, aktivitet fizik, rënie

në peshë).

Objektivat e MNT-se tek individët me diabet mellit tipi 1, është koordinimi dhe përputhja e

marrjes së kalorive nga pikëpamja kohore, sasiore me sasinë e përshtatshme të insulinës.

MNT te pacientët me diabetin tipi-1 duhet të integrohet glikemia vetëkontrolluese në mënyrë që

të përcaktohet skema më e mirë e insulinës. MNT-ja këshillon një diet që përmban fruta, perime,

ushqime që përmbajnë fibra, qumësht dhe me pak yndyrë.

Page 24: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

24

MNT nxit pacientët dhe operatorët për llogaritjen e karbohidrateve ose sistemit të shkëmbimit në

mënyrë që të përllogaritet përmbatja ushqimore, të çdo vakti ose ushqimi jashtë vaktit.

Mendohet se vetëm me dietë mund të mjekohet mbi 1/3 e diabetëve.

Ushqimi dietal duhet ti përmbushë këto kushte:

1. Të ketë përbërje adekuate

2. Të jetë e shumëllojshme dhe me shije

3. Të jetë i shpërndarë në intervale kohore të rregullta gjatë ditës

4. Të sigurojë energji të mjaftueshme

Qëllimet e veçanta të ushqimit në rastet e diabetit janë:

a) Përmirësimi i vlerave të ushqimit dhe të yndrynave në gjak dhe të tensionit të gjakut

b) Marrja e nutrientëve në sasi të mjaftueshme, mbajtja e rregullt e peshës trupore

c) Shmangia e komplikacioneve 5

1.11.2 Përpilimi i dietës diabetike

Dieta diabetike është individuale për çdo person

Përpilimi i dietës fillon nga metabolizmi bazal. Varësisht nga mosha, gjendja fiziologjike, puna e

përditshme (fëmijë, sport, shtatzanë, punëtorë fizik.)

Para çdo punë të rëndë fizike merret edhe një shujtë e përbërë nga komponimet komplekse të

karbohidratave. Ushqimi duhet të përmbajë mbi 50% të karbohidrateve të përbërë, 30% yndryna,

12-15% proteina, minerale dhe vitamina të mjaftueshme.

Kjo dietë i dedikohet të sëmurëve pa ndërlikime kronike.

Dieta modifikohet duke u mbështetur në masën trupore. Nëse i sëmuri është obez, dieta duhet të

jetë restrictive, kurse te të paushqyerit dieta përmban më shumë kalori.

Gjatë ditës është e domodoshme të merren së paku 100 gr karbohudirate, sasia e vogël e tyre

shkakton ndërrimin e metabolizmit dhe shfaqjen e acetonit në urinë.

Page 25: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

25

Preferohen karbohidrate në formë perimesh (në sasi më të vogla pemësh sepse kështu merret

celuloza që nuk absorbohet në zorrë dhe bëhet resorbimi më i ngadalshëm i glukozës.

Perimet preferohen në formë sallatash apo të ziera.

Duhet të reduktohet brumi në çfarëdo formë kurse atikujt që përmbajnë sheqer të përqendruar

janë rreptësisht të ndaluar.

Yndyrnat me prejardhje shtazore duhet eleminuar nga ushqimi i diabetikëve, përparësi i jepen

vajrave dhe yndyrnave me prejardhje bimore.

Sa i përket mishit preferohet ai i peshkut, i shpezëve dhe ai i viqit.

Nëse është dieta hipokalerike apo pacientja ështe shtatzënë atëherë duhet shtuar mineralet dhe

vitaminat në formë tabletash.

Shujta ditore preferohet të jetë më së paku 5 deri në 6 herë në ditë.

Sipas Association diabetes American të gjitha materiet ushqimore ndahen në 6 grupe.

Materiet që gjenden në grup të njejtë mund të zëvendësohen në mes veti edhe ato janë:

1. Buka dhe zëvendësimet

2.Qumështi dhe zëvendësimet

3. Mishi dhe zëvendësimet

4. Pemët

5. Perimet

6. Yndrynat dhe zëvendësimet 17

Buka dhe zëvendësimet: preferohet bukë e zezë, gjysëm e bardhë, bukë me kokrra të plota,

tërshërë. Nuk preferohet bukë e bardhë , brum me rëndesë si fli, pite, brum me gjalpë.

Qumështi dhe zëvendësimet: preferohet qumështi i përpunuar 1.6 yndyrna, jogurt, kos, djathë

pa yndyrë edhe të gjitha në sasi të vogla. Nuk preferohet qumështi me shumë yndyrë, kos

dhenes, gjalpë dhe djath me yndyrë ( 25-45%).

Mishi dhe zëvëndësimet: preferohet mishi i shpezëve pa lëkurë, peshku (veqmas ai i detit), mish

viqi, lope, qingji, mishi i bardhë dhe përpunimi i mishrave pa yndyrë dhe të shpezëve.

Nuk preferohet mish i yndyrshëm, pashtet, mish i konzervuar, mish derri.

Pemet: preferohet molla, qershia, vishnje, kajsi, pjeshkë, dardhë, kumbull, portokajë, mandarinë,

17

https://www.diabetes.org/nutriti on

Page 26: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

26

limon, arra, badem. Nuk preferohet arrë kokosi, lajthi, hurme, banana, bostan, rrush i thatë dhe

pemët e terura të të gjitha llojeve e komposteve me sheqer.

Perimet: preferohen të gjitha llojet e zarzatateve të përgaditura pa yndryna dhe pa sheqer, të

gjitha llojet e sallatavet.

Nuk preferohen patatet dhe oriz në prezencë të këtyre duhet të mungojë buka.12

Figura 2. Piramida Ushqimore

- Në figurë janë paraqitur grupet kryesore të ushqimit dhe sasisa e përdorimit të tyre. Në vend të

parë është konsulimi i ujit dhe lëngjeve pa sheqer.

Kujdes të veçantë duhet të ketë në përdorimin e ëmbëlsirave dhe yndyrave .

Page 27: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

27

2. QËLLIMI

Qëllimi i këtij punimi ëshë njohja me sëmundjen e diabetit tip 1, komplikimet e tij, mjekimin

dhe kujdesi infermieror, roli këshillues i infermierit te të ushyqerit drejtë tek pacientët me

sëmundjen e diabetit tipi 1.

Page 28: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

28

3. MATERIALI DHE METODOLOGJIA E PUNËS

Materiali apo metoda e punës bazohet në rishikim të literaturës. Të dhënat janë marrë nga

burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi

Agani” si dhe bibliloteka e qytetit të Gjakovës dhe Prizrenit. Gjithashtu të dhëna për këtë punim

janë marr nga në librin e protikollit dhe me metodën e studim rasti në repartin e internos në

spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, të lejuar nga drejtoria e spitalit, shefi i spitalit dhe motra

kryesore. Në këto të dhëna nuk është cenuar privatësia e pacientit.

Page 29: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

29

4. REZULTATET E PUNIMIT

Nga rezulatet e arritura nga hulumtimi jonë është konstatuar se në repartin e internos në

periudhën kohore Korrik – Tetor 2019, në spitalin regjional“Isa Grezda” kanë qenë të

hospitalizuar 44 pacientë me dibet mellitus tip 1 .

Sipas gjinisë: 23 ishin femra (52.27%) dhe 21 ishin meshkuj (47.72%)

Mosha mesatare e pacientëve : 64.4 vjeç.

Mesatarja e ditëve të hospitalizimit: 4-5 ditë.

Vendi : nga 44 pacientë prej tyre 39 ishin nga Gjakova dhe 5 nga Rahoveci.

Mjekimi :Insulinë, NaCl 0.9%, Ranital amp. Lasix ishin më të përdorura .

Grafikoni 1.Numrin e pacintëve të hospitalizuar dhe numri i ditëve

Në këtë grafikon shihet se numri më i madh i pacientëve ishte në muajin shtator me 15 pacientë,

duke u ndjekur nga muaji tetor me 13 pacientë. Numri më i madh i ditëve të hospitalizuar ishte

në muajin gusht me 5.6 ditë dhe më pas muaji korrik 5.3 .

0

2

4

6

8

10

12

14

16

Korrik Gusht Shtator Tetor

10

6

15

13

5.3 5.6

3.8

4.9

Nr.i pacientëve Nr.i ditve të hospitalizuar

Page 30: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

30

4.1 STUDIM RASTI

Vlerësimi fillestar

Emri dhe mbiemri: P.SH

Adresa: Gjakovë

Mosha: 59

Pesha: 80

Gjatësia: 1.80 cm

Profesioni: Pensioner

Data e pranimit: 5.11.2019

Gjendja socio-ekonomike: e mesme.

Të dhënat objektive:

Në spitalin regjional të Gjakovës në repartin e internos u paraqit rasti i një të moshuari të gjinisë

mashkullore, të moshës 69 vjeçare, peshë trupore 80 kg. Paraqitet në spital për shkak të ndaljes

së frymës, gjakderdhjes nga hunda, etje të shtuar, hipertension arterial 150/90 frymëmarrja pak e

vështirësuar, lëkurë e zbehtë. Pacienti lë përshtypjen e një të sëmuri të rëndë.

Të dhënat subjektive:

Ndjenja e ndaljes së frymës, dhimbjeve të forta në të 2 këmbët, dhimbje –therëse, kokëdhimbje,

marramendje, etje të shtuar, tharje goje, plogështi, lodhje, mundim, terr në sy.

Të dhënat historike:

Për shkak të sëmundjes së DM-së tipi 1 (dhe komplikimeve të tij) dhe sëmundjeve të sistemit

kardivaskulare pacienti është shtuar disa herë në spital. Pra kemi një pacientë me rihospitalizim

ku numri i hospitalizimit është rreth 6 herë me një kohë mesatare rreth 4-5 ditë.

Ekzaminimet diagnostike-laboratori: SE-11/ ,leukocitet-8.4, eritorcitet-4.43, Hgb-9.8,Het 30.7,

PLT-2008, Alt-29, AST-26, holesteroli-2.18, glikemia-9.27, trigliceritet-1.80, urea-13.86,

kratini-108.2, ac.urik-410.

Page 31: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

31

EKG-ritem sinusal, frekuenca rreth 70 në minutë, Q e vogël në d2,d3 dhe aVf.Tnegative

josimetrike ne V1-V4

Eko e zemrës: Hyprtrofi koncentike e VM.Disfunksion diastolic i VM.

Rtg.e toraksit: shihet rritja e hijes së zemrës në favor të VM,hiluset e theksuar dhe vizatim

pulumonar i theksuar.

Terapia: Insulinë mixtard 26+0+18 UI sc, Insulin Lente 10UI para gjumit, Esomeprazole 40mg

tab 1x1, Plaviks 75mg tab 1x1, Bisocore 5mg tab 1x1, Atoris mg tab1x1, Laxis tab 1x1, Alpha

liponinik acid tab 1x1, Tamsu 0.4 tab 1x1 .Diclofen tab.(sipas nevoje)

Pas një kohe të gjatë të DM-së te pacienti janë shfaqur dhe komplikimet e tij si: nefropatia

diabetike, poliangiopatia diabetike, polineuropatia diabetike problem me sistemin kardivaskular.

4.2 Anamneza e pacientit rreth sëmundjes së DM-së

Pacienti P.SH 69 vjeqare me vendbanim në Gjakovë vuan nga sëmundja e DM-së tipi1

Diagnostifikimi i tij u bë para 40 viteve gjatë një vizite për hipertension dhe me anë të analizave

laboratorike ku u pa që vlera e glikemisë ishte 16.2 mmol/L dhe pas ekzaminimeve të tjera

mjeku konstatoi që pacienti vuan nga Diabeti mellitus tipi 1.

Edhe pse pacienti kishe shenja klinike të dukshme si etja e tepërt, ndjenja e tharjes së gojës

plogështi, humbje gjithmonë në peshë, urimin i shpeshtë kishte filllar problemet me sy ai nuk

ishte në dijeni se këto shenja ishin të sëmundjes së DM-së .

Pas diagnostifikimit filloi me marrjen e terapisë Insuline 2x1 dhe me përzgjedhjen e drejtë të

ushqimit të ndihmuar nga mjeku dhe infermieri.

Edukimi i pacientitit ishte gjithashtu për mënyrën e marrjes së insulinës, njohja e shenjave për

hiperglikemi dhe hipoglikemi dhe si duhet të veprojë në ato raste, planifikimi i vakteve, mënyra

e shëndoshë e ushqimit dhe rëndësia e aktivitetit fizik.

Page 32: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

32

4.3 Pyetsori

1) A vuan edhe dikush tjetër në familjen tuaj nga sëmudja e DM-së?

- JO

2) Sa ujë në ditë konsumoni ?

- Rreth 2-2.5 litër në ditë , ndonjëherë më shumë e ndonjëherë më pak.

3) A konsumoni ose a keni konsumuar kafe dhe alkool?

- Kafe kam konsumuar në sasi të madhe rreth 10 kafe në ditë kurse tani 1-2 në ditë, kurse

alkool para diagnostifikimit me sheqer kam konsumuar pak kur tani jo asnjëherë.

4) A jeni duhanpirës?

- Jam,tani më pak rreth 6-7 cigare në ditë.

5) Sa shpesh dhe në qfarë doza e merrni insulinën, çfarë vendi e aplikoni më shpesh dhe

kush kujdeset për dhënjen e insulinës ?

- Insulinën e marr 2 herë në ditë, në mëngjes 26 njësi, në drekë nuk marr dhe në mbrëmje 18

njësi, vendi më shumë që e marr insulinën është rreth barkut, në krah dhe rrallë në këmbë, për

marrjen e insulinës kujdesem vet por edhe familjarët në veçanti bashkëshortja.

6) Sa minuta para ushqimit e merrni insulinën ?

- Zakonishtë 30 minuta para buke, mirëpo ndodh edhe 15-20 minuta para varësisht si ndihem.

7) Sa herë në ditë konsumoni ushqim dhe kush kujdeset për ushqimin që merr?

- Ushqim ha shpesh por asnjëherë për tu ngopur, zakonisht në sasi më të madhe të ushqimit e

marr në mëngjes, drekë dhe darkë kurse gjatë ditës marr ndonjë mollë ndonjë lëng pa sheqer dhe

sallata perimesh, për ushqimin kujdesem vet por edhe familja kujdeset në maksimum.

Page 33: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

33

8) Cilat lloje të ushqimeve janë më të shpeshta në vaktet ushqimore?

- Në mëngjes më shumë marr qumësht të ftoftë, djath, supë, bukë dhe qaj pa sheqer.

Në drekë gjithqka përveç yndyrnave në sasi të pakta të secilit ushqim, në darkë më shumë

konsumoj kos, qumësht, bukë.

9) Sa herë në ditë merrni qumësht, mish, pemë, perime, yndyrna dhe sa e konsumoni

kripën?

- Qumësht konsumoj më shumë rreth 2-3 herë në ditë, mish vetëm mishin e bardhë, peshkun 1

herë në ditë, pemë molla çdo ditë pas mëngjesit, perime, sallatë vetëm në drekë, yndyrna preferoj

të mos marr fare dhe kripë normal .

10) Pas marrjes së ushqimit bëni ndonjë aktivitet fizik?

- Dal dhe heci pak rreth 20-30 minuta.

11) Nëse në një vaktë merr një ushqim të rëndë si ndihesh?

- Ndihem më i lodhur se zakonisht e vërej menjëherë në sy “terr në sy”.

12) A ke pasur këshillim nga infermieri rreth ushqimit dhe sa të ka ndihmuar ajo këshillë?

- Po që kur e kam marr vesh që kam sëmundjen e sheqerit mjeku dhe infermieri më ka treguar

si duhet të ushqehem.

Njohja e pacientit rreth sëmundjes së diabetit dhe mënyra e drejtë e të ushqyerit ishte e

kënaqshme, edukim të cilin e ka marrë nga stafi shëndetësorë dhe përvoja e gjatë me sëmundjen.

Pacienti për shkak të sëmundjes të zemrës dhe trajtimin e saj udhëzohet për QKUK në repartin e

Kirurgjisë Vaskulare.

Page 34: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

34

4.4 Roli këshillues i infermierit te të ushqyerit drejtë tek pacientët me

sëmundjen e diabetit tipi 1

Duhet të ketë një lidhje të ngushtë në mes mjekut, dietologut, nutricistët dhe infermierit rreth

formimit të dietës dhe të ndërtojnë një plan vaktesh adekuate për pacientin, me qëllim mbajtjen e

nivelit gati-normale të sheqerit në gjak (glukozë). Edukimi i mirë i pacientit në lidhje me

ushqimin e shëndetshëm është esencial për sëmundjen e diabetit. Këshillimi i pacientëve rreth

ushqyerjes së drejtë fillon nga qasti i parë kur pacienti diagnostifikohet me sëmundjen e

sheqerit dhe zgjatë gjatë gjithë jetës. Një nga aspektet më sfiduese të këshillimit të pacientëve

rreth ushqyeshmërisë në raste të diabetit është dhe planifikimi i vaktit. Pacienti njoftohet rreth

rëndësisë së krijmit të një plani të vaktëve, marrjes së sasisë së duhur të kalorive dhe koha e

ngrënjes së ushqimit. Plani i vaktit duhet t’i jap pacientit sasinë e duhur të kalorive për të

mbajtur një peshë të shëndetshme të trupit. Oraret e ushqimit për diabetikët duhet të jenë 6 vakte,

kurse oraret më të preferueshme janë si vijon: mëngjesi fillon ora 10:00, dreka duhet të jetë në

orën 16:00, darka në orën 22:00. Ushqimi duhet të jetë i pakët në sasi dhe i normalizuar me

kalori të mjaftueshme. Vaktet e vogla (mini vaktet) merren midis vakteve kryesore, në orën

11.00, në orën 17.00 dhe në orën 23.00 ku rekomandohet më së shumti të konsumohet një frut.

Shumë e rëndësishme është që vaktet të merren pothuajse në të njëjtën orë çdo ditë dhe hapësira

nga vakti në vakt të jetë e njejtë. Marrja e ushqimit 6 herë në ditë bën që diabetikët të jenë të

ngopur gjatë ditës dhe shmang hipoglikeminë gjatë mjekimit me insulinë.17 Ndërtimi i vaktit

ndërtohet nga infermieri dhe nga pacienti si në vijim:

Mëngjesi: Vezë + qumësht + drithëra + kos

Dreka: Mish peshku + mish pule + sallat perimesh

Darka: Mish viqi + spinaq + gjoks pule + makarona

Vaktet e ndërmjetme: fruta + sallat perimesh + ëmbëlsirë të lehtë

Page 35: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

35

4.5 Këshillat infermerore

* Çdo këshillim i pacientit bëhet në mënyrë individuale

* Përdorimi i insulinës duhet të jetë pjesë e planit të vaktit, pacienti duhet njoftuar gjithnjë me

rëndësinë e kohës së marrjes së ushqimit, mënyrën e tretjes së tyre, dobitë dhe dëmet e ushqimit

* Zgjedhja sa më kualitative e ushqimit

* Ushqimi duhet të konsumohet në të njejtën kohë çdo ditë

* Të mos neglizhohet ndërmjet vakti

* Bëhet edukimi i pacientit rreth leximit të etiketave të ushqimeve, për të ndihmuar të planifikoj

konsumimin e karbohidrateve (vlerat ushqimore)

* Reduktimi i konsumimit të kripës

* Reduktohet alkooli (nese konsumohet)

* Pirja e sa më shumë lëngjeve

* Siguroheni që të mirret kalcium i mjaftueshëm

* Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë hekur

* Kufizohet marrja e kafeinës

* Mos konsumoni shumë proteina

Page 36: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

36

* Pacienti njoftohet gjithnjë me sasinë e sheqerit në çdo ushqim që do ta konsumoj

* Njoftohet pacienti për rreziqet nga kequshqyeshmëria

* Lajmërohet pacienti për dobitë e ushtrimit fizik në tretjen e ushqimit

* Të mos hajë më shumë se 2 kokrra fruta në ditë.18

18

https://diabetes.ufl.edu/outreach/resources/nutrition/type-1-diabetes/

Page 37: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

37

5. PËRFUNDIMI

Diabeti është një grup sëmundjesh metabolike që karakterizohet me hiperglikemi si rezultat i

defekteve në sekretimin e insulinës, veprimit të insulinës ose të dyve.

Diabeti ndahet në tipin 1 (insulinë-vartës) dhe diabeti i tipit 2 ( joinsulinë vartës).

Diabeti i tipi-1 shfaqet si pasojë e shkatërrimit selektiv të qelizave beta që prodhojnë insulinë në

ishujt e Langerhansit. Si rrjedhojë ka insulinopeni apsolute ndërsa mbijetesa varet nga marrja e

terapisë egzogjene, nga ky diabet prekën rreth 10% të pacientëve.

Ky lloj diabeti shfaqet rreth moshës 12 vjeqare, por mund të shfaqet në çdo moshë.

Shenjat kryesore janë: etja e tepruar, plogështi, urinim i shpeshtë dhe humbje e madhe e peshës.

Mjekimi kryesor është marrja e insulinës, ndjekja rigoroze e dietës dhe ushtrimet fizike.

Kujdesi infemieror qëndron në këshillimin dhe edukimin e pacientit, marrjen e terapisë me kohë,

planfikimi i një diete dietale. Dieta fokusohet zakonisht në marrjen në kohë të vakteve dhe

përmbushjen e kërkesave energjetike. Sipas hulumtimeve tona rezulton se DM-ja mund ti prek të

gjitha moshat por numër më të madh prek gjininë femrore, pacientët e hospitalizuar janë

kryesisht mosha e shtyre >60 vjeç dhe medikamenti më i përdorur është insulina.

Nga të dhënat e marra nga metoda studim rasti vërejmë që njohuria e pacientit rreth sëmundjes së

DM-së dhe ushqyeshmërisë të drejtë është e mirë.

Page 38: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

38

Rezyme

Hyrje: Diabeti është një grup sëmundjesh metabolike që karakterizohet nga hiperglikemia si

rezultat i defekteve në sekretimin e insulinës, veprimit të insulinës ose të dyve.

Diabeti ndahet në tipin 1 (insulinë-vartësit),dhe diabeti i tipit 2 ( joinsulinë vartës).

Qëllimi i punimit: qëllimi kryesor i punimit është se cili është roli këshillues i infermierit te të

ushqyerit drejtë të pacientët me sëmundje diabetit tipit 1.

Metodologjia e punës: Materiali apo metoda e punës bazohet në rishikim të literaturës. Të

dhënat janë marrë nga burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në

Fakultetin e Mjekësisë si dhe ajo e qytetit të Gjakovës dhe Prizrenit. Gjithashtu të dhëna për këtë

punim janë marrë nga libri i protokollit si dhe përdorimi i metodës studim rasti në repartin

interno në spitalin”Isa Grezda” Gjakovë.

Përfundimi: si përfundim kemi arritur që sëmundja e diabetit është një sëmundje mjaft e

përhapur që vret në heshtje. Insulina, dieta dhe ushtrimet fizike janë mjekimet e vetme për këtë

sëmundje. Atakon të 2 gjinitë por më shumë femrat, pacienti duhet të ketë njohuri rreth

ushqyeshmërisë të rregullt.

Page 39: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

39

Summary

Introduction: Diabetes is a group of metabolic diseases characterized by hyperglycemia as a

result of protection in the secretion of insulin, insulin action, or both.

Purpose of the paper: The main purpose of the paper is what is : The advisory role of nurse in

nutrition to patients with diabetes type 1

Methodology: The material or method of work is based on a literature review. Data were

obtained from medical literature sources, where libraries at the Faculty of Medicine and the City

of Gjakova and Prizren were used. Also data for this paper are taken from the Gjakova Hospital

Protocol Book and use of case study method at“Isa Grezda”hospital in Gjakova.

Conclusion: We conclude that diabetes is a very widespread disease that kills silently. Insulin,

diet and exercise are the only remedies for this disease.

It applies to both sexes but most women, the patient should have knowledge of regular nutrition.

Page 40: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

40

6. REFERENCAT

1. John Noble “ TRAKTATI I MJEKËSISË SË KUJDESIT PARËSOR” Kap 96 fq, 821-824

2 Tefik Bekteshi,E.Kryeziu Y.Elezi “ Mjekesia interne me kujdes “ Fq101-107 Botimi I 3-të

3 Pof. Eshref Saraçini ,Dr.Hariet Zherka-Saraçini “ANATOMIA DHE FIZIOLOGJIA E

NJERIUT” fq.160-161 , 2001

4. Artan Shkoza ( Fiziologjia e njeriut) faqja -425 Botimi 2

5. Fauci, Braunvald, Kasper Hauser, Longo Jameson Lacalzo “ Parimet e mjekësise intene”

HARRISON kap 338, fq 2276

6.American diabetes association 2018

7. Maxcy Rosenay- Last “Shendeti public dhe mjekesia parandaluese “ kap 64 fq 1101

8. Herry M Kronenberg,Shlomo Melmed,Keneth S,Pelensky “ Traktati I Endokrinologjise” fq

544

9. Robert E.Rakel “Traktati I mjeksisë së familjes” tipi i diabetit fq990-992 botimi 2013

10. https://www.webmd.com/diabetes/qa/what-are-normal-blood-sugar-levels

11. Gerd Herold “ Mjekesia Interne” Fq 877-883

12. E.PEKA ,L.Neçaj, E.Rrustani “INFERMIESTIKA Në SPECIALITETET” kap VII , fq 156

13. Tomja A. Pula A.Basha E “Bazat e infermierstikes së pergjithshme “ fq 234

14. Doc.dr.Mujë Shala, Dr. Basri Lenjani “ Kujdesi shëndetësore” fq 238-239 BOTIMI I 3-të.

15. https://www.healthline.com/nutrition/44-healthy-low-carb-foods

16. https://www.diabetes.org/nutrition

17. https://diabetes.ufl.edu/outreach/resources/nutrition/type-1-diabetes/

Page 41: UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI” keshillues i infermierit...burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në Fakultetin e Mjekësisë “Fehmi Agani”

41

Biografi e shkurtër e kandidatëve CV ( Curriculum vitae)

Informatat e përgjithshme

Emri dhe Mbiemri Indrit Tanaj

Datëlindja 14.11.1997

Gjinia Mashkull

Nr.personal 1247688923

Të dhënat kontaktuese

Telefoni +383 49 650 590

Adresa Rr Aleks Buda, Prizren

Emaili [email protected]

Të dhënat e kualifikimit

Shkolla e mesme e lartë Shkolla e Mesme e Mjekësisë

“Luciano Motroni” Prizren

Universiteti Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë

Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë

Programi Infermieri

Statusi I rregullt

Informatat e përgjithshme

Emri dhe Mbiemri Ardita Tanaj

Datëlindja 05.01.1999

Gjinia Femër

Nr.personal 1247688974

Të dhënat kontaktuese

Telefoni +383 49 113 517

Adresa Rr Aleks Buda, Prizren

Emaili [email protected]

Të dhënat e kualifikimit

Shkolla e mesme e lartë Shkolla e Mesme e Mjekësisë

“Luciano Motroni” Prizren

Universiteti Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë

Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë

Programi Infermieri

Statusi E rregullt