8
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ 1 CIKLET E BIZNESIT DHE RRITJA EKONOMIKE 1. Cikli i biznesit dhe fazat e tij Ne nje veshtrim te shkurter te ecurise ekonomike te vendeve me nje ekonomi tregu te zhvilluar verehet qarte se ky zhvillim, megjithese karakterizohet nga nje prirje rritese, ne kohe te caktuara ka patur shmangje nga kjo prirje e pergjithshme, duke u karakterizuar edhe nga periudha renieje ekonomike. Ekzistenca e ketyre periudhave te nje renieje ekonomike provon, se kushtet e biznesit nuk jane te pandryshueshme. Rritja ekonomike nuk kryhet kurre me nje koeficient rrites konstant, por kalon permes fluktacionesh (lekundjesh) te vazhdueshme ndaj prirjes se pergjithshme te rritjes. Lulezimi ose ngritja ekonomike mund te ndiqet nga paniku apo renia, ku ekspansioni i le vendin recesionit. Produkti i Pergjithshem Kombetar, punesimi dhe te ardhurat reale bien, fitimet e firmave ulen shume gjithashtu dhe shume te punesuar shndrohen ne te papune. Kur faza e renies perfundon, atehere rifillon perteritja e shpejte ose graduale e ekonomise. Me pas cikli perseritet me tej me ulje dhe ngritje. Keto levizje here drejt renies dhe here drejt ngirtjes ne GNP, punezenies, normave te interesit, fitimeve te firmave, etj., formojne ate qe quhet cikli i biznesit. Fluktacionet e aktivitetit real ekonomik, ndonse emerohen si "ciklike" ne te vertete nuk formojne cikle te rregullta. Nuk ka dy recesione apo ekspansione te ngjashme. Megjithate, te gjitha ciklet e biznesit kane te perbashket kater faza e zhvillimit. Keshtu analistet ekonomiste percaktojne keto faza te ciklit: 1. Piken me te larte te ciklit; 2. Recesionin; 3. Piken me te ulet te ciklit; 4. Ekspansionin. Menyra e sjelljes se ciklit ekonimik eshte parregullt, ku periudhat e regresionit dhe ekspansionit shfaqen ne shkalle te ndryshme ne periudha te ndryshme. Keshtu, per ekonomine amerikane, regresione te thella shfaqen ne periudhat e depresionit te madh te viteve 1929-1933, ndersa me te cekta ne ate te viteve 1970. Edhe zgjatja e fazave te ndryshme ndryshon gjithashtu nga nje cikel ne tjetrin. Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit

CIKLET E BIZNESIT DHE RRITJA EKONOMIKE

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Ne nje veshtrim te shkurter te ecurise ekonomike te vendeve me nje ekonomi tregu te zhvilluar verehet qarte se ky zhvillim, megjithese karakterizohet nga nje prirje rritese, ne kohe te caktuara ka patur shmangje nga kjo prirje e pergjithshme, duke u karakterizuar edhe nga periudha renieje ekonomike. Ekzistenca e ketyre periudhave te nje renieje ekonomike provon, se kushtet e biznesit nuk jane te pandryshueshme. Rritja ekonomike nuk kryhet kurre me nje koeficient rrites konstant, por kalon permes fluktacionesh (lekundjesh) te vazhdueshme ndaj prirjes se pergjithshme te rritjes. Lulezimi ose ngritja ekonomike mund te ndiqet nga paniku apo renia, ku ekspansioni i le vendin recesionit. Produkti i Pergjithshem Kombetar, punesimi dhe te ardhurat reale bien, fitimet e firmave ulen shume gjithashtu dhe shume te punesuar shndrohen ne te papune. Kur faza e renies perfundon, atehere rifillon perteritja e shpejte ose graduale e ekonomise. Me pas cikli perseritet me tej me ulje dhe ngritje. Keto levizje here drejt renies dhe here drejt ngirtjes ne GNP, punezenies, normave te interesit, fitimeve te firmave, etj., formojne ate qe quhet cikli i biznesit. Fluktacionet e aktivitetit real ekonomik, ndonse emerohen si "ciklike" ne te vertete nuk formojne cikle te rregullta. Nuk ka dy recesione apo ekspansione te ngjashme. Megjithate, te gjitha ciklet e biznesit kane te perbashket kater faza e zhvillimit.

Citation preview

Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia _____________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ 1

CIKLET E BIZNESIT DHE RRITJA EKONOMIKE

1. Cikli i biznesit dhe fazat e tij Ne nje veshtrim te shkurter te ecurise ekonomike te vendeve me nje ekonomi tregu te zhvilluar verehet qarte se ky zhvillim, megjithese karakterizohet nga nje prirje rritese, ne kohe te caktuara ka patur shmangje nga kjo prirje e pergjithshme, duke u karakterizuar edhe nga periudha renieje ekonomike. Ekzistenca e ketyre periudhave te nje renieje ekonomike provon, se kushtet e biznesit nuk jane te pandryshueshme. Rritja ekonomike nuk kryhet kurre me nje koeficient rrites konstant, por kalon permes fluktacionesh (lekundjesh) te vazhdueshme ndaj prirjes se pergjithshme te rritjes. Lulezimi ose ngritja ekonomike mund te ndiqet nga paniku apo renia, ku ekspansioni i le vendin recesionit. Produkti i Pergjithshem Kombetar, punesimi dhe te ardhurat reale bien, fitimet e firmave ulen shume gjithashtu dhe shume te punesuar shndrohen ne te papune. Kur faza e renies perfundon, atehere rifillon perteritja e shpejte ose graduale e ekonomise. Me pas cikli perseritet me tej me ulje dhe ngritje. Keto levizje here drejt renies dhe here drejt ngirtjes ne GNP, punezenies, normave te interesit, fitimeve te firmave, etj., formojne ate qe quhet cikli i biznesit. Fluktacionet e aktivitetit real ekonomik, ndonse emerohen si "ciklike" ne te vertete nuk formojne cikle te rregullta. Nuk ka dy recesione apo ekspansione te ngjashme. Megjithate, te gjitha ciklet e biznesit kane te perbashket kater faza e zhvillimit. Keshtu analistet ekonomiste percaktojne keto faza te ciklit:

1. Piken me te larte te ciklit; 2. Recesionin; 3. Piken me te ulet te ciklit; 4. Ekspansionin.

Menyra e sjelljes se ciklit ekonimik eshte parregullt, ku periudhat e regresionit dhe ekspansionit shfaqen ne shkalle te ndryshme ne periudha te ndryshme. Keshtu, per ekonomine amerikane, regresione te thella shfaqen ne periudhat e depresionit te madh te viteve 1929-1933, ndersa me te cekta ne ate te viteve 1970. Edhe zgjatja e fazave te ndryshme ndryshon gjithashtu nga nje cikel ne tjetrin.

Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit

Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia _____________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ 2

Figura 1 Ciklet e biznesit

Pika me e ulet

Pika me e larte

Ekspansioni

Reccesioni

Koha

Prodhimi

Moment i rendesishem ne vleresimin e ciklit ekonomik eshte identifikimi i regresionit pra, percaktimi i periudhes kur aktiviteti ekonomik eshte ne renie. Per ekonomistet, reniet momentale ose per periudha shume afatshkurtra nuk perbejne recesion. Pranohet se kemi te bejme me recesion vetem kur GNP reale bie gjate dy tremujorve te njepasnjeshem kalendarike (6 muaj rresht). Gjate periudhes se recesionit ndermarjet dhe konsumatoret i ulin nivelet e shpenzimeve te tyre. Ndermarjet per shkak te inventareve te teperta (stoqeve te mallrave te pashitura) reduktojne prodhimin, paksojne shpenzimet, nxjerrin nje numer punetoresh nga puna. Rrjedhimisht edhe fitimete tyre bien. Cmimet e te mirave dhe sherbimeve ulen. Ne keto kushte, disa ndermarje vazhdojne te qendrojne ne biznes, ndersa disa te tjera dalin nga biznesi, falimentojne. Periudha e recesionit perfundon me arritjen e nivelit me te ulet te ciklit te biznesit (pika me e ulet). Ne kete nivel ndermarjet punojne me kapacitete jo te plota dhe papunesia arrin ne kufijte e saj me te larte. Prodhimi total i te mirave dhe sherbimeve vazhdon te ulet. Edhe percaktimi i kesaj periudhe amullie eshte i veshtire dhe nuk ka perkufizim te pranueshem nga te gjithe. Shpesh si tregues i identifikimit te saj merret norma e larte e papunesise (ne nivele dyshifrore). Pas disa kohesh ekonomia fillon perseri te rimarre vehten, duke hyre ne fazen e ekspansionit. Gjate ekspansionit shpenzimet e konsumatorit dhe ndermarjeve fillojne te rriten. Ndermarjet fillojne te zgjerojne prodhimin, papunesia fillon te bjere; kjo con ne rritjen e kerkeses konsumatore, gje qe influencon ne rritjen e metejshme te prodhimit, te punezenies, konsumit, etj. Faza e ekspansionit mbyllet me arritjen e nivelit te larte te ciklit (pika me e larte). Ekonomia eshte ne bumin e saj. Ndermarjet prodhojne normalisht ne kapaciteteve te tyre prodhuese. Investimet e firmave dhe shpenzimet e konsumatoreve jane ne nivelin e tyre me te larte. Por, meqense ekonomia eshte

Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit

Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia _____________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ 3

afer punesimit te plote (4-6% te papune) dhe kerkesa per te mira dhe sherbime rritet, cmimet rriten gjithashtu. Shkaqet e zhvillimit ciklik kerkohen nga ekonomistet ne ndryshimet e kerkeses dhe ofertes agregate. Lidhja e kerkeses dhe ofertes agregate me ciklet e biznesit jepet ne figuren 2.

B

C

Q’ Q GNP real Q’ Q GNP real

Niveli i cmimeve Niveli i cmimeve

P

P’

P’

P

B

AAD

AD’

AS

Q*

AS’

AS

AD

Figura 2 a) Modeli Keinsian b) Modeli klasik Figura 2a) paraqet hendekun e prodhimit ne modelin Kejnsian. Ne piken B ekonomia eshte ne nje ekuiliber afatshkurter. Me pas, si rezultat i uljes se shpenzimeve qeveritare (G) dhe renies se investimeve (I) ose rritjes se kursimeve nga konsumatoret do te kemi nje zhvendosje majtas te kurbes se kerkeses agregate nga AD ne AD'. Me supozimin qe kurba e ofertes agregate mbetet e pandryshuar, ekonomia do te kaloje ne nje ekuiliber te ri makroekonomik ne piken C. Ne kete pike ekuilibri GNP real eshte reduktuar nga Q ne Q' dhe niveli i pergjithshem i cmimeve eshte ulur nga P ne P'. Kjo eshte tablloja kejnsianiste e fazes se recesionit. Faza e ekspansionit do te pasqyrohej grafikisht nepermjet zhvendosjes se kurbes AD djathtas. Do te rritej niveli i prodhimit por, edhe i cmimeve. Ndryshimet ne nivelet e prodhimti (GNP real) gjejne pasqyrim ne nivelet e punezenies. Lidhja sasiore ndermjet ketyre variablave jepet sipas ligjit Okun, sipas se cilit per cdo 2% qe GNP aktual ulet relativisht GNP potencial, norma e papunesise rritet 1%. Shpjegimi kejnsian nuk eshte i vetmi shpjegim i cikleve te biznesit. Dukurite ciklike te viteve '70 dhe fillimit te viteve '80, gjejne shpjegim ne modelet neoklasike (figura 2b). Jane pikerisht goditjet ne anen e ofertes, ne produktivitet ose ne kosto qe shkaktojne zhvendosjen e kurbes se ofertes agregate, duke influencuar keshtu ne kushtet e pergjithshme te biznesit.

Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit

Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia _____________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ 4

Nese ulet produktiviteti i punes, gje qe ul prodhimin potencial, ose rriten kostot e prodhimit, atehere do te kemi nje zhvendosje te kurbes se ofertes agregate AS majtas lart ne AS'. Ekonomia kalon nga pika A e ekuilibrit ne piken B te ekuilibrit. Kjo zhvendosje e AS do te tentoje te rrise nivelin e pergjithshem te cmimeve nga P ne P' dhe te reduktoje GNP real nga Q ne Q'. Pikerisht nje sjellje e tille e GNP real dhe inflacionit u vu re ne recesionet e viteve 1974 dhe 1980. Ishte rritja ne cmimin e naftes qe kushtezoi keto recesionet e kesaj periudhe. Nje shprehje ekstreme e pikpamjes neoklasike mbi ciklet e biznesit eshte teoria e "cikleve reale te biznesit". Kjo teori mbeshtetet ne supozimin se kurba e kerkeses agregate eshte e formes klasike d.m.th vertikale. Sipas kesaj pikpamje, te gjitha fluktacionet ne GNP real shkaktohen vetem nga goditjet qe peson oferta agregate dhe ndryshimi i kerkeses agregate nuk ndikon aspak ne nivelin e GNP real. 2. Disa teori te cikleve te biznesit Lidhur me ciklet e biznesit dhe shkaqet e tyre ekzistojne teori te shumta, megjithese jo rralle dallimet ndermjet tyre konsistojne vetem ne theksimin e ketij apo atij faktori kushtezues. Keshtu:

- teoria monetariste shpjegon ciklet e biznesit me ekspansionin apo kontraktimin e parase dhe te kreditit;

- teoria teknologjike vendos ne baze te shpjegimit te cikleve te biznesit inovacionet e rendesishme teknologjike;

- teoria psikologjike shpjegon ciklet me optimizmin apo pesimizmin e agjenteve ekonomike;

- teoria e konsumit te pamjaftueshem shpjegon gjthshka me prirjen per kursim, e cila ben qe kursimet te jene me te medha se investimet.

Te gjitha teorite mbi ciklet e biznesit mund t'i klasifikojme ne dy grupe te medha: - teorite eksternale (te faktoreve te jashtem); - teorite internale (te faktoreve te brendshem). Teorite e grupit te pare gjejne shkaqet e cikleve ne fluktacionet e dukurive qe gjenden jashte sistemit ekonomik p.sh. ne normen e rritjes se popullsise apo emigracionin, zhvillimin e shkencave dhe zbatimet teknologjike, zbulimet e arit, te tokave apo burimeve te reja, etj. Teorite internale e kerkojne mekanizmin e formimit te ciklit brenda sistemit ekonomik. Sipas ketyre teorive, ne thelb, faza e recesionit permbahet ne vete dukurite e ekspansionit, ashtu sikurse recesioni ne vetvehte pergatit ekspansionin. Keshtu, levizja ekonomike merr forme duke kaluar ne menyre te perseritur neper fazat e recesionit dhe te ekspansionit.

Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit

Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia _____________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ 5

Nga grupi i pare mund te vecojme teorine e cikleve politike te biznesit. Sipas kesaj teorie politika makroekonomike percaktohet nga zyrtaret e zgjedhur qe kane ne dore instrumentat e stimulimit te ekonomise dhe mund te manipulojne ne funksion te fushatave elektorale. Zakonisht, duke qene se zgjedhjet behen nje here ne 4 apo 5 vjet, gjate nje periudhe prej dy-tre vjetesh ato ndjekin nje politike ekonomike te shtrenguar per uljen e inflacionit, por me pasoja negative ne punesim dhe treguesit e Produktit Total. Me pas, gjate nje periudhe 1-2 vjet para zgjedhjeve, politikanet ndjekin nje politike ekspansioniste; reduktojne taksat, rrisin shpenzimet qeveritare, bindin banken te mbaje normen e interesit te ulet. Si rezultat, ekonomia gjallerohet, rritet prodhimi, paksohet papunesia. Shume teori te cikleve te biznesit integrojne trajtimet internale me ato eksternale. Ne tajtimin e kombinuar, goditjet mund t'a kene zanafillien jashte sistemit ekonomik por me tej, jane mekanizmat e brendshem te sistemit ekonomik qe i transmetojne keto impulse ne nje levizje te brendshme ciklike. 3. Rritja ekonomike Nga analiza e cikleve te biznesit vihet re se ne nje ekonomi tregu te konsoliduar megjithse vihen re luhatje ne formen e recesionit dhe te ekspansionit, tendenca e pergjithshme eshte rritja e vazhdueshme e ekonomise. Analizat e rritjes ekonomike shqyrtojne faktoret qe cojne ne rritjen ekonomike ne nje periudhe afatgjate. Duke qene se oferta agregate percaktohet nga aftesite qe ka ekonomia e nje vendi per te prodhuar mallra dhe sherbime, d.m.th nga prodhimi i saj potencial, atehere rritjen ekonomike mund ta percaktjme si ekspansion te GNP potencial te nje vendi. Rritja e ekonomise konsiderohet si nje nga objektivat qendrore makroekonomike te nje vendi, pasi ajo lidhet me standartin e jeteses se popullsise, tregues i rendesishem i te cilit eshte standarti per fryme i popullsise. Analizat e rritjes ekonomike bazuar ne prodhimin per fryme te popullsise kerkojne qe te mbahen parasysh jo vetem ndryshimet qe ndodhin ne GNP potencial te nje vendi, por edhe ndryshimet e numrit te popullsise. Ne kete menyre nje mates kuptimplote i rritjes ekonomike mbetet niveli i prodhimit real per fryme te popullsise. Qe ne hapat e para te tyre, ekonomistet jane perpjekur te shpjegojne evolucionin e prodhimit dhe pages si dhe procesin afatgjate te rritjes ekonomike ne pergjithsi. Keshtu, modelet e paraqitura nga Adam Smith dhe Tomas Maltus e pershkruajne zhvillimin ekonomik duke analizuar lidhjen qe ekziston midis burimit te prodhimit, tokes dhe rritjes se popullsise. Smith ne vepren e tij "Pasuria e kombeve"ben fjale per nje epoke te arte, e cila i paraprinte epokes se pervetsimit te tokes dhe kapitalit dhe ne te cilen merrej parasysh vetem puna. Cdo mall tregtohej me cmime propocionale me punen e harxhuar per prodhimin e tyre. Por kjo epoke e arte nuk mund te vazhdoje per shume kohe, kur toka te popullohet plotesisht. Ajo behet burrim i ralle dhe me rritjen e popullsise prodhimi

Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit

Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia _____________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ 6

mund te rritet me ngadale. Punetore te rinj shtohen ne sasine e nje toke te fiksuar dhe ne keto kushte cdo punetor ka me pak toke ne dispozicion per te punuar, gje qe con ne uljen e pages reale. Maltusi studioi lidhjen qe ekzistonte ndermjet popullsise dhe ekonomise ne kushtet e nje rritjeje te tille te pabalancuar. Teoria e tij mbeshtetet ne teorine e te ardhurave marxhinale zbritese. Ai theksonte se nese popullsia nuk kufizohet, do te tentoje te rritet ne progresion gjeometrik dhe prodhimi per fryme i popullsise do te bjere aq shume, sa te coje popullsine ne nje nivel jetese afer vdekjes nga uria. Ne keto kushte, ai propozonte si mundesi per te ulur numrin e popullsise: parandalimin e lindjeve, epidemite, urine, luftrat. Ne parashtrimin e teorise se tij, Maltusi nuk mori parasysh ndryshimet dhe zhvillimet ne teknologji. Ndryshimet e shpejta teknologjike bene qe prodhimi ta tejkaloje rritjen e popullsise dhe te kete nje rritje te shpejte te pages reale. 4. Rritja ekonomike dhe funksioni i prodhimit; burimet teorike te rritjes ekonomike Treguesi me i rendesishem i rritjes ekonomike eshte funksioni i prodhimit i cili shpreh lidhjen reciproke ndermjet sasise se burimeve te perdorura gjate nje periudhe kohe dhe prodhimit te prodhuar ne te njejten periudhe kohe. Kjo lidhje aplikohet per nje mall ose sherbim te vecante ose per tere ekonomine ne teresi. Ne lidhje me rritjen ekonomike, ne interesohemi per lidhjen reciproke ndermjet prodhimit, GNP dhe burimeve te nevojshme per te realizuar kete prodhim. Ne periudha afatshkurtra, funksioni i prodhimit paraqitet ne formen:

Y = f (N, R, K, T) Funksioni i prodhimit tregon ne kete rast, se si ndryshon GNP si rezultat i ndryshimit te nivelit te punesimit (N) duke qene te dhena vlerat e burimeve natyrore te ekonomise (R), pajisjes kapitale (K) dhe gjendjes (nivelit) te teknologjise (T). Grafikisht ku funksion paraqitet ne figuren 3. Sa me i madh numri i individeve te punesuar, aq me e madhe rritja e prodhimit por jo ne menyre propocionale, pasi ne periudha afatshkurtera vepron ligji i te ardhurave zbritese. Kjo shprehet qarte ne formen e kurbes se funksionit te prodhimit ne periudha afatshkutera (figura 3).

ne GNP : Paraqiten keshtu, dy mundesi te rritjes se GNP nga GNP1 2 - menyra e pare vjen si rezultat i rritjes se sasise se punes nga N ne N . 1 2- menyra e dyte vjen si rezultat i zhvendosjes lart te te gjithe kurbes se

funksionit te prodhimit, si rezultat i ndryshimit ne stokun e kapitalit dhe burimeve natyrore, permiresimit te teknologjise ose nga kombinimi i tyre. Kjo zhvendosje lart e kurbes se prodhimit tregon se ekonomia behet me eficiente, d.m.th ka nje permiresim ne produktivitetin e punes.

Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit

Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia _____________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ 7

Nje menyre tjeter per te paraqitur funksionin e prodhimit eshte pershkrimi i tij me termat e lidhjeve reciproke midis sasise se tij te kapitalit per punetore (K/N) dhe prodhimit per punetore (GNP/N). Ky trajtim ve theksin ne nje koncept baze qe quhet produktiviteti mesatar i punes. Produktiviteti i punes eshte nje mates i eficiences se perdorimit te punes ne procesin e prodhimit. Prodhimi per punetore mund te matet si prodhim per ore, kur GNP pjestohet me totalin e oreve te punuara nga forca punetore, ose prodhim per punetor, kur GNP pjestohet me numrin e individeve ne pune ne nje vit te dhene.

Figura 3 Figura 4

Ne parim, te dy treguesit jane te njejte por, ndryshon menyra e llogaritjes se sasise se punes se harxhuar per prodhimin e GNP. Nje faktor tjeter i theksuar me lart qe percakton produktivitetin e punetoreve eshte edhe sasia e kapitalit per punetore (K/N). Ne pergjithsi, sa me shume kapital te kete nje punetor ne perdorim, me eficente do te jete puna e tij. Eshte e arsyeshme te konkludohet pra, qe prodhimi per punetor ne njesi te kohes do te rritet, ne qofte se sasia e kapitalit per punetore do te rritet. Kjo na lejon te shprehim funksionin e prodhimit si nje lidhje reciproke midis kapitalit per punetore (K/N) dhe produktivitetit te punes. Ky version i funksionit te prodhimit paraqitet ne figuren 4. Arsyeja e analogjise se te dy kurbave eshte veprimi i ligjit te te ardhurave zbritese. Rritja e produktivitetit me rritjen e K/N nuk mund te behet pa kufizim. Per sa kohe qe burimet e tjera dhe teknologjia mbetet fikse, me rritjen e K/N produktiviteti do te bjere. Edhe ne kete rast prodhimi per punetore do te rritet ne dy menyra: - se pari duke rritur raportin kapital:pune nga K/N1 ne K/N2 dhe - se dyti nepermjet zhvendosjes se gjithe kurbes se prodhimit, si rezultat i rritjes se eficiences se kapitalit, duke mos patur ndryshime ne sasine e punes. Kjo paraqet ndryshime ne teknologji e cila ka ndikimet e veta ne eficiencen me te cilen kapitali perdoret ne ekonomi. Paraqitja e mesiperme e funksionit te prodhimit na ndihmon te identifikojme burimet kryesore te rritjes ekonomike dhe pikerisht:

N1 N2 pune (N)

GNP/N1 GNP/N2GNP GNP1 2

K/N1 K/N2 pune (N)

Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit

Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia _____________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ 8

- se pari, rritja e eficiences se punes. Prodhimi rritet me rritjen e punes se perdorur ne kushte te tjera te pandryshuara. - se dyti, nje burim i rritjes ekonomike ne nje ekonomi moderne eshte kapitali fizik (makinerite, pajisjet, instrumentat) qe vihen ne levizje nga puna. Analiza e funksionit te prodhimit tregon, se per sa kohe qe kapitali rritet me shpejt se puna e perdorur, produktiviteti i punes do te rritet, megjithse kjo rritje behet me madhesi zbritese, ne kushtet kur te gjithe faktoret e tjere mbeten konstant. - se treti, burimi final i rritjes ekonomike eshte permiresimi teknologjik. Permiresimi teknologjik do te thote me shume prodhim me te njejten sasi pune, duke qene i dhene stoku i kapitalit (K) dhe burimet natyrore te disponueshme (R), ose qe pa ndryshime te rendesishme ne kapital per punetore (K/N) prodhohen me shume te mira dhe sherbime. Pra, progresi teknik nenkupton nje prodhim me te madh per te njejten sasi inputesh.

Faktoret e ndryshimeve teknologjike jane te shumte dhe kompleks por dy prej tyre kane rendesi te vecante: se pari, kerkimet dhe zhvillimet ne njohurite e reja teknologjike dhe se dyti, kapitali. Eshte e rendesishme te identifikohet ne kete rast kapitali si burrim i rritjes i dallueshem nga ndryshimi teknologjik. Ne situatat reale ky dallim eshte shpesh i erret ose i pamundur te behet pasi, ndryshimet teknike nuk mund te realizohen ne nje truall abstrakt, ato meshirohen ne makinerite dhe pajisjet.

Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit