16
C O - P L A N Co-PLAN GAZETTE Publikim Gjashtëmujor i Co-PLAN - Instituti për Zhvillimin e Habitatit Publikim Gjashtëmujor Gazeta Nr. 3 - Qershor 2012 Bëj të dëgjohet zëri yt!: 14 Java e Arkitekturës në Tiranë: 8 Stacioni me Shishe Plastike: 2 Diskuto hapësirën tënde: 16 Më 23 Prill, 2009, Parlamenti Shqiptar aprovoi Ligjin nr. 10119 ‘Mbi Planifikimin e Territorit’, i amenduar. Miratimi i Ligjit u pasua nga 7 akte nënligjore, dhe të paktën 1-2 të tjera që priten të dalin së shpejti. Ligji hyri plotësisht në fuqi më 30 shtator, 2011. Në 9 muajt që vijuan, prej Shtator 2011, zhvillimet në lidhje me zbatimin e ligjit kanë qënë të pakta. Arsyeja për këtë lidhet me ndryshimet që janë midis kornizës ligjore ekzistuese të planifikimit dhe kornizës së re, si dhe aftësisë që kanë institucionet dhe zhvilluesit për t’iu përshtatur këtyre ndryshimeve. Përgjithësisht, ligji për planifikimin e territorit është më kompleks, dhe i tejkalon në mënyrë të konsiderueshme kapacitetet aktuale zbatuese të zyrtarëve publike. Sfidat e zbatimit të ligjit nënvizojnë shpeshherë nevojën për një rishikim të tij. Në fakt, nga Shtator 2011, janë kryer dy rishikime të akteve nënligjore, të cilat adresojnë disa çështje specifike, por nuk garantojnë konsistencë me të gjithë kornizën ligjore. Në këto kushte, do të ishte e rekomandueshme të fillonte zbatimi i ligjit me temp të plotë, sesa të kryheshin ndryshime i një numri parashikimesh në ligj, pa u njohur ende ndikimi i tyre. Ministritë kanë një rol më të madh në planifikimin e territorit pasi nuk kufizohen thjeshtë me komente/diskutime të planeve territorial bashkiak; ato duhet të përgatisin plane territoriale sektoriale si dhe të propozojnë zona të rëndësisë kombëtare. Të dy instrumentet kanë rëndësi dhe ndikim të konsiderueshëm në planifikim vendor. Në disa raste, vërehet një ambiguitet në ndërveprimin e AKTP 1 dhe MPPT 2 ; sipas ligjit AKPT varet nga KM 3 . Ndërsa bazuar në një akt nënligjor, AKPT ka buxhetin dhe strukturën e saj, që miratohet nga MPPT. Bashkitë e Komunat kanë një numër kompetencash në planifikim urban, ndërkohë që planifikimi i territorit përbën një kompetencë të ndarë në nivel vendor e kombëtar. Përgjegjësitë e Qarkut në planifikim dhe zhvillim të tokës mbeten ende të paqarta. Zhvilluesit janë disi hezitues ndaj ligjit të ri, për shkak të disa ndryshimeve në terminologji e praktika lejesh. Këto ndryshime nuk janë në kurriz të zhvilluesve, por kërkojnë që ata t’i përshtaten këtij sistemi të ri. Nga ana tjetër, ligji i ri ofron një numër instrumentësh krijues për zhvillimin e tokës të cilat mund të përdoren me efikasitet nga zhvilluesit. Si pjesë e kësaj, pronarët e tokave gëzojnë më shumë të drejta për mbrojtje të pronës së tyre, por nga ana tjetër duhet të kuptojnë që e drejta për pronë nuk njësohet me të drejtën për të zhvilluar. Ndaj dhe procesi i planifikimit dhe zhvillimit duhet bazuar në këto aspekte të rëndësishme. Planifikimit të Territorit në Shqipëri Mbi Statusin e © Kjo gazetë, përfshirë dhe figurat nuk mund të riprodhohen , pjesërisht apo tërësisht, pa pëlqimin e autorëve dhe Co-PLAN. 1 Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit; 2 Ministria e Punëve Publike dhe Transportit; 3 Këshilli i Ministrave.

Co plan gazette 3 shqip

  • Upload
    co-plan

  • View
    255

  • Download
    12

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Co plan gazette 3 shqip

C O - P L A N

Co-PLAN GAZETTEPublikim Gjashtëmujor i Co-PLAN - Instituti për Zhvillimin e Habitatit

Publikim Gjashtëmujor Gazeta Nr. 3 - Qershor 2012

Bëj të dëgjohet zëri yt!: 14Java e Arkitekturës në Tiranë: 8 Stacioni me Shishe Plastike: 2 Diskuto hapësirën tënde: 16

Më 23 Prill, 2009, Parlamenti Shqiptar aprovoi Ligjin nr. 10119 ‘Mbi Planifikimin e Territorit’, i amenduar. Miratimi i Ligjit u pasua nga 7 akte nënligjore, dhe të paktën 1-2 të tjera që priten të dalin së shpejti. Ligji hyri plotësisht në fuqi më 30 shtator, 2011. Në 9 muajt që vijuan, prej Shtator 2011, zhvillimet në lidhje me zbatimin e ligjit kanë qënë të pakta. Arsyeja për këtë lidhet me ndryshimet që janë midis kornizës ligjore ekzistuese të planifikimit dhe kornizës së re, si dhe aftësisë që kanë institucionet dhe zhvilluesit për t’iu përshtatur këtyre ndryshimeve. Përgjithësisht, ligji për planifikimin e territorit është më kompleks, dhe i tejkalon në mënyrë të konsiderueshme kapacitetet aktuale zbatuese të zyrtarëve publike. Sfidat e zbatimit të ligjit nënvizojnë shpeshherë nevojën për një rishikim të tij. Në fakt, nga Shtator 2011, janë kryer dy rishikime të akteve nënligjore, të cilat adresojnë disa çështje specifike, por nuk garantojnë konsistencë me të gjithë kornizën ligjore. Në këto kushte, do të ishte e rekomandueshme të fillonte zbatimi i ligjit me temp të plotë, sesa të kryheshin ndryshime i një numri parashikimesh në ligj, pa u njohur ende ndikimi i tyre. Ministritë kanë një rol më të madh në planifikimin e territorit pasi nuk kufizohen thjeshtë me komente/diskutime të planeve territorial bashkiak;

ato duhet të përgatisin plane territoriale sektoriale si dhe të propozojnë zona të rëndësisë kombëtare. Të dy instrumentet kanë rëndësi dhe ndikim të konsiderueshëm në planifikim vendor. Në disa raste, vërehet një ambiguitet në ndërveprimin e AKTP1 dhe MPPT2; sipas ligjit AKPT varet nga KM3. Ndërsa bazuar në një akt nënligjor, AKPT ka buxhetin dhe strukturën e saj, që miratohet nga MPPT. Bashkitë e Komunat kanë një numër kompetencash në planifikim urban, ndërkohë që planifikimi i territorit përbën një kompetencë të ndarë në nivel vendor e kombëtar. Përgjegjësitë e Qarkut në planifikim dhe zhvillim të tokës mbeten ende të paqarta. Zhvilluesit janë disi hezitues ndaj ligjit të ri, për shkak të disa ndryshimeve në terminologji e praktika lejesh. Këto ndryshime nuk janë në kurriz të zhvilluesve, por kërkojnë që ata t’i përshtaten këtij sistemi të ri. Nga ana tjetër, ligji i ri ofron një numër instrumentësh krijues për zhvillimin e tokës të cilat mund të përdoren me efikasitet nga zhvilluesit. Si pjesë e kësaj, pronarët e tokave gëzojnë më shumë të drejta për mbrojtje të pronës së tyre, por nga ana tjetër duhet të kuptojnë që e drejta për pronë nuk njësohet me të drejtën për të zhvilluar. Ndaj dhe procesi i planifikimit dhe zhvillimit duhet bazuar në këto aspekte të rëndësishme.

Planifikimit të Territorit në ShqipëriMbi Statusin e

© Kjo gazetë, përfshirë dhe figurat nuk mund të riprodhohen , pjesërisht apo tërësisht, pa pëlqimin e autorëve dhe Co-PLAN.

1 Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit; 2Ministria e Punëve Publike dhe Transportit; 3Këshilli i Ministrave.

Page 2: Co plan gazette 3 shqip

B E H U A K S I O N E R M E 1 S H I S H E

2 Co-PLAN GAZETTE 3

Për ku jemi nisur kështu?Nga koha e rrjetës së najlonit, trastave dhe shisheve të qelqit, profili i konsumatorit shqiptar është tjetërsuar përtej njohjes. Në 21 vjet, ne kemi zëvëndësuar çdo sjellje konsumatorizmi për të vetmen arsye sepse kemi mundësinë të zgjedhim. Kemi lirinë të zgjedhim mes [të paktën] 10 llojeve të ndryshme ‘shishesh uji’, e pijesh shumëngjyrëshe, shpesh pa ndonjë arsye. Tendenca jonë për konsum të shfrenuar njëpërdorimësh është rritur kaq shumë, sa ka filluar të bjerë ndesh dukshëm me mjedisin ku jetojmë. Për një shoqëri që deri 21 vjet më parë nuk kishte parë as shishe plastike e as amballazhe të ngjashme njëpërdorimshe, problemi me të cilin përballemi sot është shumë më i madh. Fatmirësisht, dhe këtu ne mund

të përdorim të drejtën tonë për të zgjedhur. Ne mund të reduktojmë përdorimin e amballazheve njëpërdorimësh; të zëvëndësojmë konsumin e tyre me produkte më pak të dëmshme për mjedisin, si dhe të riciklojmë ato që kemi përdorur. Me pak vullnet dhe f a n t a z i , n e m u n d t ë shndërrojmë problemin e ndotjes në zgjidhje. Ju ftoj të njiheni me iniciativën më të fundit të Co-PLAN, Institutin për Zhvillim të Habitatit dhe U _ P O L I S , S h k o l l a Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit.

APO

Page 3: Co plan gazette 3 shqip

B E H U A K S I O N E R M E 1 S H I S H E

Co-PLAN GAZETTE 3

Projekti për ndërtimin e një stacioni autobuzi me shishe plastike u ideua në mjediset e Co-PLAN e U_POLIS në Dhjetor 2011. Duke dashur t’i japim zgjidhje një problemi sa mjedisor, aq dhe hapësinor e financiar, ngritëm një grup pune të përbërë nga planifikues, arkitektë, e studentë. Gjatë periudhës Janar - Qershor 2012, ka përfunduar projektimi i stacionit, si dhe janë mbledhur më shumë se 65% e shisheve që nevojiten për këtë projekt. Shishet vijnë nga konsumimi i përditshëm i stafit dhe studentevë në U_POLIS, duke u shndërruar kështu në një skemë riciklimi tejet krijuese e origjinale.

Si?12,000 është numri i shisheve që nevojiten për ndërtimin e stacionit . Këto shishe po mblidhen nga konsumimi i brendshëm në godinën e U_POLIS.

30 numri i ekspertëve (planifikues, a r k i t e k t ë , f i n a n c i e r ë ) e vu l l ne tarë të c i l ë t janë angazhuar nga ideimi e deri në ndërtimin e strukturës.

9 është numri i muajve gjatë së cilës do të realizohet ky projekt. Në përfundim, Shtator 2012, Kashari do të jetë vend-ndodhja e të parës strukturë funksionale me shishe plastike.

Page 4: Co plan gazette 3 shqip

B E H U A K S I O N E R M E 1 S H I S H E

4 Co-PLAN GAZETTE 3

FAZA 1

TESTIMI

KORRIK ‘12

Page 5: Co plan gazette 3 shqip

B E H U A K S I O N E R M E 1 S H I S H E

Co-PLAN GAZETTE 3 5

Aktualisht në Shqipëri çdo Njësi Qeverisëse Vendore aplikon depozitim me shesh te hapur të mbetjeve. Përjashtim bëjnë:

- Bashkia e Tiranës, Vorës, dhe disa komuna përreth të cilat i depozitojnë mbetjet e tyre në landfillin inxhinjerik të Sharrës;

- Landfilli inxhinjerik i Komunës Bushat i cili mundëson depozitimin e mbetjeve të Komunës Vau i Dejës, Dajç - Lezhë, si dhe të një pjese të bashkisë Lezhë.

- Landfilli i kontrolluar për bashkitë Rrëshen-Rubik dhe komunat përreth.

Kontr

ibut?

Nëse

keni

dësh

irë t

ë ko

ntribu

oni m

e sh

ishe

të p

astra

plas

tike

(0.5

l), lut

emi t

ë na

konta

ktoni

në: c

o-pla

n@co

-plan

.org

. Ose

të n

a te

lefon

oni n

ë:

+ 355

4 2

4074

23; +

355

4 2

4074

24

Page 6: Co plan gazette 3 shqip

1 2 P Y E T J E T E R E N D E S I S H M E

6 Co-PLAN GAZETTE 3

12 PYETJE TË RËNDËSISHMEpër tu bërë përpara se të blini shtëpinë e re.

Page 7: Co plan gazette 3 shqip

1 2 P Y E T J E T E R E N D E S I S H M E

Co-PLAN GAZETTE 3 7

Të blerit e një shtëpie të re është një nga vendimet më të rëndësishme dhe impenjative në jetën e njeriut, prandaj ju si blerës duhet të tregoni kujdesin maksimal gjatë përzgjedhjes së shtëpisë suaj të ardhshme. Shpesh blerësit mendojnë se projekti qe ato shohin ne imazhet 3 dimensionale që I ofron investitori/shitësi do të realizohet plotësisht, por jo gjithmonë ndodh kështu. Prandaj është e nevojshme që kur vendosni të blini një shtëpi, të interesoheni saktësisht se çfarë detyrimesh duhet të përmbushë ndërtuesi, pra me pak fjale të dini për çfarë po paguani. Është e rëndësishme që përveç kostos fillestare të apartamentit që do të bleni, të përllogarisni edhe koston e mirëmbajtjes e cila është një kosto e vazhdueshme për ju, dhe lidhet ngushtë me cilësinë e punimeve të ndërtimit të pallatit/shtëpisë që mendoni të bleni. Për të siguruar një zgjedhje cilësore, mund të konsultoheni me një ekspert. Krahas shpenzimeve për mirëmbajtjen, shpenzime të tjera të vazhdueshme janë ato që lidhen me ngrohjen e

ndërtesës: për të reduktuar këto shpenzime, duhet të merrni parasysh orientimin e shtëpisë tuaj në mënyrë që të maksimizoni orët me diell që merr shtëpia (mundësisht jug, jug-lindje, ose lindje).Ajo që harrojmë shpesh është se shtëpia nuk kufizohet brenda mureve të saj; mundësia për zjarrëfiksen apo ambulancën për të hyrë deri tek pallati juaj, organizimi i mirëmbajtjes së hapësirave të përbashkta, ekzistenca e hapsirave çlodhëse në afërsi të bllokut tuaj të banimit, afërsia e shtëpisë me objektet arsimore dhe stacionet e transportit publik, si dhe hapësirat për parkim janë elementë që ndikojnë ndjeshëm jetën e përditshme.Së fundmi, por jo për nga rëndësia, duhet të merrni parasysh se regjistrimi në Zyrën e Pasurive të Paluajtshme të pronës suaj dhe pajisja me një çertifikatë pronësie nga kjo zyrë është e vetmja mënyrë ligjore për të siguruar pronësinë e objektit ku mendoni të transferoheni.

Page 8: Co plan gazette 3 shqip

J A V E T E A R K I T E K T U R E S N E T I R A N E

8 Co-PLAN GAZETTE 3

“Qëllimi i Javës së Arkitekturës në Tiranë (JAT) është të promovojë shkëmbim ndërkombëtar të njohurive ndërmjet profesionistëve, si dhe të forcojë interesin e publikut në arkitekturë, art e dizajn, si disiplina thellësisht të lidhura me zhvillimin e qytetit bashkëkohor. Qytetet Ballkanike kanë përjetuar ndryshime radikale sociale dhe ekonomike, që ka çuar shpeshherë në zhvillime të pakontrolluara. Me gjithë respektin për historinë e tyre, si dhe nevoja për zhvillime të ardhshme, JAT synon të ofrojë një platformë, ku pjesëmarrës vendas e të huaj ndajnë mes tyre njohuri të dobishme e avangard, tek sa eksperienca ballkanike rrezaton ‘ushqim për mendim’ unik e frymëzues.”

2 210Arkitekturw Seminare A!&Design Evente Publike

JAT është një aktivitet i përbashkët i Unversitetit Polis dhe Bashkisë së Tiranës mbështetur nga një rrjet i gjerë partnerësh lokalë dhe ndërkombëtarë. Motivet për krijimin e JAT përfshijnë: (1) Ekziston një nevojë e madhe për rifaktorizimin e arkitekturës si një dimension i rëndësishëm që i jep formën qyteteve, brenda Ballkanit dhe në veçanti në shoqërinë shqiptare. (2) Është e nevojshme të ndikohet arsimimi në arkitekturë, dizajn urban dhe planifikim (në Shqipëri) me njohuri pararojë, si një mjet afatgjatë për evolimin krijues të qyteteve dhe shoqërive. (3) Janë të pakta ngjarjet kaq gjithëpërfshirëse si JAT, në Shqipëri dhe në rajon. JAT synon të konsolidojë një traditë të ngjarjeve të hapura, që të mund të lidhen gjithashtu me ngjarjet e artit, konkurse të arkitekturës në Tiranë, dhe javët e arkitekturës në Sofje, Shkup, Beograd, apo përpjekjet e ngjashme në Prishtinë dhe Podgoricë, etj. (4) Arkitektura Evropiane, planifikimi dhe të kuptuarit teorik të qytetit bashkëkohor, në thelb mund të kontribuojë në krijimin e njohurive të reja për zhvillimin e qyteteve ballkanike. (5) JAT mund të ekspozojë më shumë përvojën Shqipëtare / Ballkanike në rrjetin ndërkombëtar të arkitekturës. Më tej me rritjen formale, informale / organike / spontane, zhvillimet në Shqipëri (dhe Ballkan) kanë fituar interes të veçantë, jo vetëm për kompleksitetin e problemit, por edhe për natyrën unikale të fenomenit. Përvoja ndërkombëtare në mënyrë të veçantë (për shembull, holandeze) e sheh këtë spontanitet si një element frymëmarrje në qasjen e saj disi te përcaktuar të planifikimit dhe është e interesuar të përfitojë nga kjo me qëllim për të shmangur ngurtësinë.

EVENTE ARKITEKTURORE /////////////////

Universiteti POLIS aktivizon konferencën e 1-rë Ndërkombëtare të Arkitekturës JAT C_01, si një nga ngjarjet kryesore të Javës së Arkitekturës në Tiranë. JATC_01 do të zhvillohet në Tiranë, nga 9 tetor në 12, në ambientet e Universitetit POLIS. Tema e JATC_01 është "Re-rregullimi i qytetit: Arkitektura si një mjet për rregullim të ri të qytetit bashkëkohor". Qytetet e Ballkanit janë në fokus të temës të konferencës së, duke kërkuar të identifikojnë pozicionin e tyre në platformën ndërkombëtar të shfaqjeve të qytetit. Në qytetet e Ballkanit, ne kemi qenë dëshmitarë të shumë ndërhyrjeve shkatërruese të hapësirës publike, të bëra nga grupe të privilegjuara që vetëm "shfrytëzuan mundësinë", në një mjedis të caktuar politik dhe social ekonomik. Këto ndërhyrje kanë dëmtuar ekuilibrat e shëndetshëm hapësirë-njeri, duke rezultuar në mbetjen ‘rob’ të hapësirës. Ky i fundit ka qenë tejet i ashpër në kontekstin Ballkanik të zhvendosur nga sistem diktatorial në shoqëri demokratike, ku koncepti "hapësirë për të gjithë" u manipulua djallëzisht në "hapësirë për biznesin tim". Kjo psikologji "laissez faire" u justifikua me "nevojën për tranzicionin në kapitalizmin e vërtetë", lejimi i ideologjive konsumatore dhe heqjen e shpejtë të trashëgimive të së kaluarës, duke përfshirë edhe fraksionet e përgjegjësisë sociale. Kështu, ajo që dikur ishte hapësira për të gjithë është përvetësuar për interesa personale, të ngushtë dhe egoiste e më të fortit, ose më të zotit. Duke njohur këtë, ne gjithashtu vëzhgojmë se nuk jemi ende të lirë sepse këto sipërmarrje të sëmura, prapa së cilave shpesh qëndrojnë emra të njohur të bankave, qendrat tregtare, qendra e biznesit, etj.Kështu, ne identifikojmë nevojën për kthimin e hapësirës tek publiku dhe sigurimin e ndërveprime të shëndetshme. Në kontekstin tonë

/////////PËRSE JAT?/////////////////////////////////////////////////////////

Page 9: Co plan gazette 3 shqip

J A V E T E A R K I T E K T U R E S N E T I R A N E

Co-PLAN GAZETTE 3 9

ballkanik, përvetësimi hapësirës ka për të hyrë në një "[Ri]" fazë, e cila përfshin proceset e [Ri] pretendimit, [Ri] vlerësimit, [Ri] rregullimit, [Ri] përdorimit, [Ri] ndërtimit, [Ri] formësimin, [Ri] modelimit, dhe më në fund [Ri] kuptimin dhe [Ri] zhvillimin e hapësirës si një vend i tërë. Arkitektët, planifikuesit urban, dizajnerët, ekspertë në çështjet e qëndrueshmërisë dhe në psikologjinë e hapësirës janë të ftuar të ndajnë përvojat e tyre, njohuritë e tyre dhe frymëzimet, rastet nga qytete të botës si dhe njohuri të tjera të dobishme. Folësit kryesorë të konferencës janë: Kees Christiaanse (NL), Francine Houben (NL), Bjarke Ingels (DK), Srdjan Jovanoviq Ëeiss (USA) Ben Van Berkel (NL), ANTONINO Saggio (ITA) komiteti shkencor: Universiteti POLIS: Dr . Besnik Aliaj, Dr Loris Rossi, Dr ANTONINO Di Raimo, Dr

Vera Bushati, Dr Arber Shtylla; Università "La Sapienza" Rome: Prof Antonino Saggio Università Ferrara: Prof Antonello Stella; Anhalt Universiteti i Shkencave të Aplikuara: Prof Stephan Pinkau, Universiteti Teknik i Vjenës: Prof Marcus TOMASELLI; Univertiteti i Cottbus-it: Prof Raimund Fein, Universiteti Erasmus i Rotterdamit: Prof Peter Niented, Universiteti i Beogradit: Prof Vladan Gjokiç. Nëntemat e trajtuara janë:1. Nga lidhjet e pagjetura në qytetin e lidhur; 2. Qyteti përfshirës; 3. Ndërtesa e gjallë; 4. Qyteti "Ergonomik"; 5. Qyteti im; 6. Qyteti spontan.

transport i ri?

Konkursi ndërkombëtar MOBILIciTY do të ketë si qëllim kryesor ri-përvetësimin e qytetit të Tiranës në drejtim të lëvizjes dhe të transportit hekurudhor. Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, konkursi do të mbledhë në Tiranë idetë e studentëve dhe arkitektëve të rinj nga e gjithë bota, në përgjigje të nevojës për një rinovim të plotë të qytetit. ‘Stacioni Multimodal i Tiranës’ do të jetë titulli i konkursit ndërkombëtar. Kreu i jurisë do të jetë një arkitekt i klasit ndërkombëtar nga Hollanda. Kjo ngjarje e javës së Arkitekturës në Tiranë kërkon një kornizë të zgjatur kohore, duke filluar nga 1 mars, 2012 me regjistrimin e pjesëmarrësve, dhe që vazhdon në qershor me afatin e fundit të regjistrimit. Nga korriku deri në shtator, juria, e përbërë nga përfaqësues të çdo promotori, do të japë vlerësime të parakohshme dhe më vonë do të shpallë fituesit. Puna dhe idetë e gjeneruara do të rezultojë në serinë e zgjidhjeve të mundshme për të ardhmen. Impakti dhe suksesi i fortë ndërkombëtar i këtij konkursi do të garantohet jo vetëm nga një juri e arkitektëve dhe specialistëve me rëndësi ndërkombëtare, por edhe nga fakti se ky është konkursi i parë i ideve mbi stacionin intermodal të organizuar në Tiranë.

Ekspozitat, duke qenë niveli i tretë i analizave në JAT do të jetë një seri e ngjarjeve publike, të strukturuara në mënyrë që të promovohet ndërveprimi mes arkitektëve, studentëve dhe banorëve të qytetit, duke krijuar kështu një rast të vërtetë të ri-përvetësimit të hapësirës publike. Në Ekspozitat/Seminar do të paraqiten veprat përfundimtare të tre seminareve (horizontale, vertikale, diagonale). Ekspozita Projektimi i Tiranës - Prezantimi i punimeve të diplomës së studentëve të diplomuar të POLIS dhe veprat e studentëve aktualë, të rinj. [Ri] Përvetësimi i pronës kufi - [Ri] rregullim i pronës kufi në Tiranë, duke theksuar një prej problemeve që ndeshim pothuajse në çdo rrugë ose pronë private në qytetin tonë. Historia e nje Apartamenti - condominiums në Tiranë, gjatë periudhës komuniste dhe pas viteve '90, ndryshimi funksional; qëndrim i përdoruesit dhe lidhja me kushtet e përgjithshme të shoqërisë.

//////////EKSPOZITA/////////////////

Page 10: Co plan gazette 3 shqip

J A V E T E A R K I T E K T U R E S N E T I R A N E

10 Co-PLAN GAZETTE 3

Qyteti si një fenomen përgjatë dimensionit vertikal - Rosa Blu bar, kati 13, Rruga Kavajës, G_Kam

Tower, Tirana kundrejt Parkut K o m b ë t a r t ë D a j t i t , Teleferiku / rruga dhe Belvedere Tower Universiteti POLIS (lektorë dhe Co-PLAN, Shq ipë r ia ) ; Kas Oosterhuis ( universiteti Teeknologjik i Delft, grupi i Hu l umt im i t Hyperbody , Holandë); Arturo Vittori (Arkitekturë & Vizioni, Itali) Seminari vertikal synon të

përqëndrohet në shtresat vertikale të qytetit të Tiranës dhe rrethinat e saj më të afërta. Ne kemi prezantuar shprehjen shtresa vertikale, për të theksuar qytetin si një fenomen i grumbullimit dhe përhapjes së materialeve fizike përgjatë dimensioneve vertikale; një fenomen jashtëzakonisht seksional, i cili kur vëzhgohet, na mundëson që të njohim shtrirjen vertikale të funksioneve në këtë qytet. Ndaj, ne dëshirojmë të marrin në konsideratë pikat e 'larta' të qytetit si katalizatorë të rinj për eksplorimin dhe ri-shpikjen e kushteve specifike urbane dhe arkitektonike. Në kontrast me qytetin si një objekt artificial, ligjërimi tradicional europian rreth qytetit ka ndikuar që ne të përcaktojmë rrethinat natyrore si plotësues të tij të nevojshëm. Rritja informale e Tiranës në dy dekadat e fundit, duket se ka ndalur fiks në prag të Parkut Kombëtar të Malit të Dajtit. Në fakt, nuk është rastësore që njerëzit i referohen atij, si ballkoni i Tiranës. Seminari vertikal e konsideron këtë zonë, si një element vertikal, i cili është aq i lidhur ngushtë me qytetin. Kështu, do të ketë dy pika të kundërta që do të lidhin kornizën kryesore të seminarit: i pari është maja e një kulle të re (ndërtesë me funksione të përziera) të Tiranës, dhe e dyta është Belvedere e Parkut të Dajtit. Seminari do të shqyrtojë, theksojë, dhe pastaj parashikojë dy maja të kundërta dhe lidhjet e tyre. Ne do të dizenjojmë horizontin e ri të qytetit me anë të projektimit të majave të reja të kullave. Pastaj, ne do të merremi me pika natyrore të larta të malit të Dajtit, dhe më në fund ne do të krijojme lidhjet duke mbajtur në mendje një fat apo vizion të ardhshëm të Tiranës. Një ekspozitë e ndërmjetme, një finale dhe diskutimi publik do të shërbejnë si vendi ynë i shkëmbimeve. Një karakteristikë shumë e rëndësishme e qytetit është lidhshmëria. Me këtë ne nuk duam të themi vetëm 'lidhjet jomateriale, por edhe ato fizike, apo ato të imazhit dhe dizajnit. Teleferiku që në fakt lidh Tiranën me Dajtin është një prej tyre. Ndërkohë që kjo infrastrukturë që lidh ka aftësinë për të sjellë malet në qytet dhe anasjelltas, dizajni i saj mbetet indiferent ndaj vendeve që ai lidh. A mundemi ne pastaj te portretizojmë këto lidhje për të personifikuar këto vende? A mund t’i imagjinojmë ato, jo vetëm si vende të ndermjetme në mes të boshllëkut, por edhe si lloje të reja lidhjesh ekologjike teknologjike, apo peizazesh? Pjesëmarrësit e planifikuar: 30 studentë të arkitekturës, 20 vendas dhe 10 ndërkombëtarë; audiencë të përgjithshme publike; kohëzgjatja: 6 ditë.

Fëmijët në POLIS dhe Projekti i Filmit të Animuar – Vendndodhja në Universitetin POLIS. Artan Marku (organizator - Festivali i filmit të animuar në Shkodër), Universiteti POLIS (stafi nga departamenti i Artit dhe Dizajnit), profesionistët e fi lmave të animuar. Ky seminar bën një ndarje ndërsektoriale të dy prej eventeve bllok të JAT, që do të thotë të Seminareve dhe javës së artit e dizajnit. Universiteti POLIS e organizon këtë seminar të veçantë me fëmijët duke ofruar mundësinë për të prodhuar filma të shkurtër të animuar. Pjesëmarrësit e planifikuar: 40 fëmijë dhe prindërit e tyre; Kohezgjatja: dy javë.

Lumi i Tiranës, një shenjë e strukturimit horizontal të qytetit P O L I S , W e s t 8 (A rk i t ek t u ra Zy ra Holandë). Seminari horizontal do të fokusohet në lumin e Tiranës, një shenjë e r ë n d ë s i s h m e e strukturimit horizontal të qytetit. Ky lum është n j ë p ë r z i e r j e k o m p l e k s e d h e h e t e r o g j e n e e realiteteve. Seminari d o t ë n d ë r t h u r ë leksione të ndryshme, anketat e drejtpërdrejta në brigjet e lumit dhe pastaj disa mikro-transformime si veprime aktivizmi emocionuese dhe frymëzuese urbane. Rezultatet kryesore të pritura janë: ndërgjegjësimi në lidhje me lumin e Tiranës është ngritur dhe potenciali i ardhshëm i këtij vendi në kuadrin e përgjithshëm të qytetit është shpalosur dhe theksuar. Lumi i Tiranës nuk është vetëm një mbështetje gjeo-morfologjike, por edhe një sistem i ndërlikuar i marrëdhënieve. Me këtë në mendje, ne do të jemi në gjendje të kuptojmë shtresat e hamendësuara të dijes dhe gjithashtu veprimin e tyre si një sistem të tërë dhe jetik. Pasi ky sistem të njihet dhe perceptohet si një, ne do të fokusohemi në rolin e tij të fortë si një element peisazhistik.Zbulimi i këtij rrjeti te marrëdhënieve do të thotë një ri-ndarje e pikave lidhëse të vetë rrjetit . Pjesëmarrësve do tu kërkohet të zbulojnë dhe të njohin këto pika, në mënyrë që të propozojnë një rrjet transformimi. Pjesëmarrësit e planifikuar: 30 studentë të arkitekturës, 20 vendas dhe 10 ndërkombëtarë; audiencë e përgjithshme publike; Kohëzgjatje: 6 ditë.

////////////////////SEMINARE////////////////SEMINARE VERTIKALE >

SEMINARE HORIZONTALE >

SEMINARE DIAGONALE >

Page 11: Co plan gazette 3 shqip

J A V E T E A R K I T E K T U R E S N E T I R A N E

Co-PLAN GAZETTE 3 11

////////////////ART & DESIGN /////////////Transformimi i shesheve të qyteteve në Ballkan në komunitetet e reja të gjallëruara.Sheshet e qytetit në Shqipëri janë mes hapësirave publike më të margjinalizuara dhe të shkatërruara. Në disa nga rastet më të keqija, këto hapësira publike janë ndryshuar në funksion dhe kanë humbur tiparin e tyre "publik" për përfitime individuale. Braktisja, ndryshimi dhe keqpërdorimi kanë ndikuar kështu negativisht në përvetësimin e hapësirës publike në Ballkan, saqë qytetarët po humbasin hapësirën fizike për ndërveprim social, si dhe tërheqjet/gjeneruesit kryesorë të qytetit. Qëllimi i konferencës është që të diskutojë në lidhje me këto çështje dhe më shumë, në përdorimin, dizajnin, dhe transformimin ri-përvetësues të shesheve të qyteteve në Ballkan. Konferenca është e organizuar si një ngjarje "një-ditore bisedimesh" dhe kjo është një pjesë integrale e konferencës ndërkombëtare "Ri-përvetësimi i qytetit" të JAT. Kjo konferencë do të lehtësojë shkëmbimin e njohurive, modeleve, si dhe propozimeve për transformimin e shesheve të qyteteve, në mesin e grupeve të interesit dhe profesionistëve rajonalë. Folësit: Sonja Damchevska (Kor-CSD, Maqedoni); Sandra Kapetanoviç (EXPEDITIO, Mali i Zi), Dritan Shutina (Co-PLAN, Shqipëri), Stefano Romano (Universiteti Polis - Co-PLAN, Shqipëri).

EKSPOZITA PARALELE 1. Shkëmbimi i përvojave kulturore në hapësirat publike për realizimin e veprave të artit për vende specifike – Universiteti Polis.

Artistët: Armando Lulaj (AL) / Damir Niksic (BiH) 2. Ekspozita Ndërkombëtare e Artit bashkëkohor "Squaring the Public" - Galeria Kombëtare në Tiranë ; Artistët: Armando Lulaj (AL); Marjetica Potrç (SI), Verica Kovaçevska (MK); Stefano Romano (IT - AL), Eugenio Tibaldi (IT); Armin Linke (GER); Damir Niksic (BiH) 3. EKSPOZITE Grafike bazuar në Ikona (Imazhi i Kaosit dhe Rendit në Shoqëritë e Reja) - Galeria Kombëtare e Tiranës Artistët: Peeter Allik (EST-GER), Erik Seidel (GER); MALGORZATA Et - Ber Ëarilokovska (PL); Franca Bartho ¬ lomai (GER), Majla Zeneli (AL-GER); Agron Mesit (AL); Alket Frashëri (AL).

KONKURSI I POSTERIT 2. Java e MAD – Konkursi i Posterit: Konkursi është i hapur ndërkombëtarisht për të gjithë studentët e rinj dhe artistët profesionistë dhe dizainerat. Ideja e "Konkursit të Posterit" është për të treguar një reflektim të ri në lidhje me çështjet urbane dhe sociale, për të promovuar artistë/dizajner të rinj dhe për të treguar edhe një mënyrë të re të komunikimit përmes projektimit sidomos në shoqërinë shqiptare ku dizajni ende nuk është i vendosur shumë mirë. Artistët / Dizajnerat do të jenë të lirë të shprehin kreativitetin e tyre dhe të tregojnë konceptet e tyre përmes një posteri të një format të caktuar (80x100cm, portret ose peizazh, min 300 dpi - format TIFF.) Në ndonjë prej ose edhe në të gjitha temat më poshtë: 1) [Ri ] Përvetësimi i qytetit - Tiranë, 2) Rilindja e shesheve të qyteteve në Ballkan; 3) Moda Surealiste 4) ICONS (Imazhi i Kaosit dhe Rendit në Shoqëritë e Reja):

KONFERENCA NDËRKOMBËTARE

http://walkingthecityupolis.blogspot.com/

>

>

>

Page 12: Co plan gazette 3 shqip

S E Q U O I A C L U B

12 Co-PLAN GAZETTE 3

Juria: Daniel Wiesner-Art Drejtor në Reklamim & Komunikim (GER); Ngadhnjim Mehmeti- Drejtor Kreativ në disiplinat e Reklamimit & Komunikimit (MK); Gëzim Qëndro, kritik arti, kurator, Profesor i Arteve të Bukura (AL), Stefano Romano-Artist Visual, kurator, Profesor i Arteve të Bukura (ITA); Simina Turcu-Art Drejtor në Reklamim & Komunikim (ROM), Eno Barjami-Drejtor Artistik, Dizajn Grafik në Reklamim dhe Komunikimit (AL); Fabio Arangio-Grafik Dizajner, Profesor në Dizajn & Disiplina te Komunikimit (ITA); Sonia Jojic- Grafik Dizajner, Fotografe.

"Moda nuk është neutrale" – Universiteti Polis Tema e shfaqjes së modës do të jetë Moda Surealiste me përdorimin e materialeve të riciklueshme dhe jo vetëm. Të gjitha krijimet do të jenë frymëzuar nga surrealizmi. Studentët kanë studiuar tashmë elementë të surrealizmit kështu që do të jetë e lehtë për të kuptuar natyrën e punës krijuese që ata do të bëjnë. Ne do të krijojmë 15 veshje si nje vitrinë të përshtatur temës. Puna në

ekip ne klasën e dizajnit te artit, Viti i dytë me ndihmën e një rrobaqepesi profesionist. Modele: Agjensia Ichno dhe Manaxhimi i Talenteve Bindi. Udhëheqës: Simina Turcu (AL); Eranda Janku (AL); Sonia Jojic (AL).Dizajni Automobilistik: Dita e Dizajnit të makinave e U_POLIS Kjo do të jetë një ditë e hapur e ekspozimit të modeleve të fundit të industrisë së makinave, ku Universiteti POLIS do të presë tregtarët kryesorë të makinave në Shqipëri për të paraqitur një nga modelet e fundit dhe më progresive forma / teknologjitë e Wolkswagen , Mercedes Benz, Opel, Renault, Chevrolet, Citroen, Peugeot, Fiat, Great Wall, Ford, BMW, Seat, Toyota, Hunday, Jaguar, Skoda, Rover, dhe shumë më tepër. Stenda Kreative në Qendrat Tregtare - TEG ose QTU. Projekti përfshin 2 hapa: vendosjen e kubave te bardhë në hapësirën e caktuar dhe të punojnë në kube për krijimin e artit te instalacionit në një total prej 3 - 4 orësh.

////////////////ART & DESIGN /////////////

Duke ri-konfirmuar përpjekjet tona profesionale për të adresuar problemet e hapësirës publike - kjo pjesë përbën një dialog të drejtpërdrejtë me publikun. Ky dialog bazohet në bashkëpunimin përmes "ekspozimit të drejtpërdrejtë", ku angazhimi i publikut, kritikat apo njohjet do të shërbejnë si një model për ndërgjegjësim. Këto ngjarje kanë tendencë që të formësojnë të ardhmen e arsimit në lidhje me mjetet e hapësirës publike dhe të forcojnë konceptin e "të drejtës për qytet", si një e drejtë për të vendosur mbi të ardhmen e saj.‘Trans[act]ing the City: Moderator: Sotir Dhamo [AL] / Ajo përbëhet nga shëtitje të improvizuara / informale që synojnë promovimin e eksperiencave profesionale dhe shoqërore, objektivi i të cilave është për të zbuluar itinerare alternative dhe jotradicionale të qytetit. Kjo nismë e ndërveprimit të pasur dhe të gjallë social do të shërbejë për të injektuar vitalitet në qytet, nëpërmjet zbatimit të veprimeve të ndryshme të përkushtuara për aktivizimin e hapësirave publike në Tiranë. Dera është e hapur për të gjithë ata të interesuar në Tiranë, për socializim, në këmbë, ose thjesht për argëtim. Shfaqjet publike / Stefano Romano [IT], Verica Kovacevska [MK]/ Një seri shfaqesh që do të përpiqen të hetojnë në thellësi kuptimin teorik për ri-përvetësimin e hapësirës urbane. Në mënyrë që të kontribuojë në rindarje, qytetarët do të përfshihen në këto veprime dhe do të

theksojnë ndjenjën e hapësirës publike si një vend ndërveprimi energjish, dhe identiteti të përbashkët. GREEN Plug-ins / Christian DOBRICK [NL]/ Këto ndërhyrje janë konceptuar si qilima të gjelbër të barit, lule apo edhe instalime bujqësore që mund të vendosen në zona të qytetit për shkak të mungesës së gjelbërimit. Këto mund të jenë rrugët, hapësirat publike, zona brenda ndërtesave ose institucioneve publike apo hapësirat ku ju nuk prisni të gjeni gjelbërim, bar apo lule. Bartering A Fairy Tale / Romeo Kodra [AL]/ E gjitha filloi nga një fjalim i fjetur politik në një shesh të ndotur. Një prani e errët si në një përrallë zgjoi popujt që e panë: një mal mbeturinash; emergjencë! E vetmja gjë për të bërë ishte pastrimi që era e keqe të mos i mbyste të gjithë. Pas pushtimit të frymës (që është një hapësirë për një shesh lojërash fëmijësh) fillon ndërtimi, ku fëmijët marrin pjesë. Tirana by Night / Marc Armengaud [FR] / "Le ta bëjmë ditën natë dhe natën ditë" - lëvizja gjatë natës përbën një zbulim të perspektivave të papritura dhe të ndryshme. Ajo është neglizhuar, duke na bërë qytetarët të të përditshmes dhe banorë të natës. Për një kohë të gjatë nata në qytet ka qenë e perceptuar vetëm në lidhje me praktikat e saj të paligjshme dhe jo për potencialin e saj si një alternativë kohë-hapësirë. Kjo shëtitje duhet të hapë një qasje të re për të parë atë që

Page 13: Co plan gazette 3 shqip

J A V E T E A R K I T E K T U R E S N E T I R A N E

Co-PLAN GAZETTE 3 13

nuk është parë gjatë ditës. Kjo shëtitje duhet të na zgjojë në mënyrë që të gjejmë kuptime të ndryshme në këtë ndryshim të thjeshtë të ritmit ditë-natë. Tirana bri [kolazh] / Ana Džokić [NL]/ Ri-gjenerimi i hapësirave publike si pika takimi mund të jetë krijimi i MURIT të qytetit, një mur i vërtetë i mendimeve, ndjenjave dhe pjesëve të artit nga populli. Edhe projeksionet video mund të përdoren për të fuqizuar idenë mur dhe element. "Muret e Tiranës" është konceptuar si një seri e mureve reale (horizontale dhe vertikale) në kuadër të qytetit të Tiranës që do të përdoren si një hapësirë e hapur dhe alternative të shprehjes njerëzore. Pecha Kucha Night Tirana/ Moderator: Elvan Dajko [AL]/ Pecha Kucha 20x20 është një format i thjeshtë prezantimi, ku 20 imazhe do të shfaqen, secili me kohëzgjatje prej 20 sekonda. Çdokush mund të prezantojë - kjo është bukuria e Pecha Kucha Nights . Çelësi për një paraqitje të madhe është që të prezantoni diçka që ju doni. Shumica e njerëzve përdorin Pecha-Kucha-Night për të paraqitur projektet e tyre më të fundit artistike. Ngjarja do të zhvillohet në afërsi të stacionit trenit Tiranë, në Tirana Express qendër alternative kulturore. Stealth Ultd. (NL), Ivan Kucina (SRB), Metro_POLIS (AL), Skënder Luarasi (SHBA) ‘Urban Bundles’/ është një hapësirë e përbashkët që mundëson gjendjen fillestare që njerëzit të jenë pjesëmarrës në procesin e prodhimit dhe manaxhimin të mjedisit të tyre urban. Ajo është një mjet politik i njerëzve që kërkojnë të ushtrojnë ndikim në zhvillimin e marrëdhënieve midis jetës private dhe publike në qytet. Urban Bundles është instalimi i përkohshëm në hapësirën publike që lehtëson tubimet e administratorëve, të qytetarëve, investitorëve dhe ekspertëve, në mënyrë që të mbajnë diskutimet e tyre dhe negociatat për zhvillimin e kushteve urbane të Tiranës . Gjithashtu, do të shërbejë si një katalizator urban dhe si një strukturë e palëvizshme dhe e hapur për ngjarje të ndryshme gjatë javës së Arkitekturës së Tiranës. Gaming the City - Moderator: Besnik Aliaj [AL] Hans Venhuizen [NL] / Ellen Holleman [NL] / Carlos Moralles [NL] / Robert Jan de Kort [NL] / Sabrina Lindeman [NL] / Edwin Verdurmen [NL] / Su Tomesen [NL ] / KK GJILAN Tan [TR] "Gaming the City"/ është një ushtrim strategjik i

kufizuar në kohë, i cili fillon me shpërndarjen e roleve dhe paraqitjen e një gjëagjëze imagjinare (apo reale) të qytetit. Publiku që do të ndjekë lojën do të shohë rezultate të prekshme përmes situatave të jetës reale. Kjo është një metodë për fillimin e një procesi krijues të të menduarit në mesin e palëve të prekura nga, ose të interesuar në një proces ndryshimi. Debati në Autobuz / Chris Luth-NAI [NL]/ Cili vend mund të jetë një platformë më e mirë për një diskutim rreth qytetit sesa vetë qytetit? Nuk është një vend i veçantë, por i tërë qyteti mund të jetë pjesë e kësaj interviste publike për një politikan, arkitekt, artist, ose muzikant. Intervistat do të kryhen në një autobus në lëvizje që ndjek një itinerar të paracaktuar që përfshin fushat problematike të Tiranës. Ndërveprimi Urban/ Orizzontale [IT], Metro_POLIS [AL] / Kjo ngjarje është konceptuar si një ri-krijim interaktiv i një mjedisi ekzistues publik. Shqetësimi kryesor dhe rezultati i kësaj ngjarjeje është vlerësimi i zonave ekzistuese urbane si sisteme të jetueshme. Modeli urban nuk duhet të jetë një mjedis i ngurtë dhe i rreptë, por duhet të ekzistojë si një hapësirë interaktive, e bërë nga njerëzit për njerëzit. Përveç ideve të përhapura, këto aktivitete kanë si qëllim për të lënë një shenjë, kështu që pas akteve publike dhe shfaqjeve të përkushtuara për modelet e riaktivizimit, do të ketë punë konkrete. / Rikthimi i Lumit të Lanës/ Ink HOLLANDISHT [ZA], Alket Frasheri [AL]/ Iniciativat janë bërë në bashkëpunim me të gjithë aktorët e mundshëm në mënyrë që të intensifikojnë ndikimin tonë në mjedis për një të ardhme të qëndrueshme. Duke marrë parasysh situatën e ndotur dhe të pamirëmbajtur, në të cilën është aktualisht Lumi i Lanës, qëllimi kryesor i kësaj ngjarjeje do të jetë ri-gjallërimi i brigjeve të lumit duke përdorur ‘ndotjen’ si element kryesor. Duke përdorur një teknikë popullore graffiti, grupi i artistëve hollandezë dhe studentëve do të ri-përcaktojnë mënyrën se si duket Lumi i Lanës.

www.tiranaarchitectureweek.com

Page 14: Co plan gazette 3 shqip

B E J T E D E G J O H E T Z E R I Y T

14 Co-PLAN GAZETTE 3

ACT

NOW

!

Ambasada Amerikane me nismën e saj më të re ACT NOW, kërkon të zgjojë ndërgjegjen qytetare shqiptare për të mos mbetur apatike ndaj ngjarjeve që prekin në mënyrë të drejtëpërdrejtë jetën e tyre. Fillimisht, në një takim në Teatrin Kombëtar, Z. Ambasador prezantoi iniciativën me përfaqësues të shoqërisë civile, personalitete në vend, si dhe mediat. Ai theksoi rëndësinë e njohjes nga qytetari të të drejtave dhe përgjegjësive të tij, si dhe pjesëmarrjen e tij aktive në ‘qytet-bërje’ dhe vendim-marrje. Në formën e 12 pikave, Z. Arvizu u erdhi në ndihmë qytetarëve me ide praktike se si ata mund të përfshihen e të dëgjohen në çështje të arsimit, mjedisit, qeverisjes, dhe shëndetesisë.Nëpërmjet thirrjes ‘Bëj të dëgjohet zëri yt’, Ambasadori Arvizu i ftoi qytetarët dhe shoqërinë civile të bëhen pjesë e lëvizjeve që sjellin ndryshim. Kjo e fundit përqëndrohet në 4 tema  kryesore me 12 pikat jetësore, thelbësore, njerëzore që duhet të pretendojë e ku duhet të kontribuojë çdo shqiptar: Arsimi, Mjedisi, Qeverisja, Shëndetesia. "Per Qeverisjen: Bëj të dëgjohet zëri yt! Merr pjesë në mbledhjet e bashkisë dhe përcilli shqetësimet e tua përfaqësuesve bashkiakë. Voto! Ushtro të drejtën tënde të votës për të zgjedhur ata që të përfaqësojnë dhe që do të të japin llogari ty dhe komunitetit tënd. Përfshihu! Kandido për në këshillin Bashkiak, ose në një parti politike".Për Mjedisin:  "Riciklo! Veço materialet e përdorura, si plastikë, letër, pajisje elektronike dhe kërko nga Bashkia zbatimin e një programi për manaxhimin e mbetjeve të ngurta. Ndihmo të mbash pastër Shqipërinë! Organizohu dhe vepro për të ruajtur zbukuruar mjedisin në Shqipëri.

Thuaj "Jo" paketimeve plastike. Përdor çanta pëlhure për të mbajtur ushqimet".Për Arsimin: Kemi shumë për të rregulluar dhe në fushën e dijes që duket sikur i kemi dhënë prioritet me liberalizimin, por në të vërtetë kemi krijuar një xhungël plot korrupsion, pa rregulla e cilësi në treg.Për Shëndetësinë: "Paguaj sigurimin tënd shëndetësor! Mos u jep para nën dorë mjekëve dhe infermierëve dhe denonco korrupsionin në spitale dhe klinika. Ju bëj apel për t'u kujdesur për ata që kanë më shumë nevojë, për të brishtët e shoqërisë shqiptare: Ofro gatishmërinë tënde për t'u kujdesur , një pasdite në muaj, për fëmijët jetimë në Maternitetin e Tiranës. Dhuro gjak! Çdo ditë nevojiten më shumë se 13.5 mililitra gjak për të rriturit dhe fëmijët talasemikë në Shqipëri".Co-PLAN ju bashkua gjithashtu thirrjes së Ambasadës Amerikane në Tiranë, për të inkurajuar qytetarët të bashkohen e të flasin fuqishëm. Aktiviteti u zhvendos në mjediset e jashtme të Galerisë së Arteve, ku u vijua me një Panair të Organizatave të Shoqërisë Civile, Bashkisë së Tiranës, Kryqit të Kuq, e një numri të madh të organizatave mbeshtetëse të kësaj nisme.Co-PLAN solli në panair një numër publikimesh me fokus qytetarin përkatësisht në fushën e planifikimit të territorit, efiçiencës së energjisë, mjedisit, dhe financave publike. Gjithashtu, u realizua një shfaqje teatrale për fëmijë me temë ‘qytet-bërjen’ dhe performancën teatrale ‘POLI(TICIAN)S, të realizuar dhe vënë në skenë nga Studentët e Universitetit POLIS.

Page 15: Co plan gazette 3 shqip

M A N X H I M I M J E D I S O R U R B A N

Co-PLAN GAZETTE 3 15

VLERESIMI STRATEGJIKMJEDISORVSM

Fillimi i këtij viti, ndonëse ende nën frymën e diskutimeve dhe debateve të hapura që presin një zgjidhje për ligjin e ri të mbetjeve, në kuadër të transpozimit të Direktivës 2001/ 42/ EC “Për vlerësimin e ndikimeve nga planet dhe programet e caktuara në mjedisi”, solli një zhvillim të ri në hartimin dhe publikimin për komente të draft të ri për Ligjin për “Vlerësimin Strategjik Mjedisor”. Draft ligji solli një risi në vetvete (mungesë e legjislacionit aktual) dhe njëkohësisht një instrument shumë të rëndësishëm, duke plotësuar kuadrin ligjor të studimeve dhe vlerësimeve mjedisore në nivel planesh apo programesh të caktuara për mjedisin. Mungesa e legjislacionit përkatës për Vlerësimet Startegjike Mjedisore, ka ndeshur në shumë vështirësi proceset e hartimit të VSM-ve të planeve rregullues (terminologji sipas ligjit të vjetër). Gjithmonë si referencë për këto VSM të planeve është marrë ligji për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedisi, i cili nuk plotësonte kuadrin e plotë të metodologjisë dhe kontekstin e qartë se si do të zhvillohej një VSM e mirëfilltë. Draft ligji përcakton qartë rolin e autoritet propozues (ai që do të ndërmarrë kryerjen e një plani apo programi) dhe rolin e Ministrisë së Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave. Ministria tashmë është në rolin e orientuesit/ udhëzuesit në lidhje me elementët mjedisorë që duhet të përmbajë raporti dhe njëkohësisht ka rolin vendim marrës për dhënien e Opinionit të Ministrisë si dokumenti final drejt i aprovimit të VSM. Ripozicionohet roli i palëve të interesuara, si ndër elementët më kryesorë të procesit. Duke

Nënshkrimi i Marrëveshjes të Stabilizim Asociimit shënoi realisht një nxitje mëse të qënësishme për vendin tonë, ku ai realisht duhet të fillonte të mendonte dhe vepronte ndryshe në aspektin e politikave dhe legjislacionit. Në këtë kontekst, Shqipëria si një vend kanditat potencial për në BE duhet të përmbushë disa kritere dhe standarde për përshtatjen e legjislacionit tonë me acquis communautair, duke përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me mjedisin.

Procesi:

Hartimi dhe Aprovimi i VSM

marrë shkas nga debatet e mëparshme ku konsultimi me grupet e ekspertëve, apo oragnizatave të interesuara të fushës është neglizhuar gjithmonë duke e marrë si të mirëqënë, draft l igj i unif ikon rol in e konsultimeve publike si pjesë thelbësore dhe mëse e rëndësishme e procesit. Në kontekstin e hartimit të VSM në kuadër të planeve dhe programeve, procesi i konsultimit me publikun dhe reflektimi i komenteve të tyre në dokument është një tjetër moment shumë i rëndësishëm. Qartësisht draft ligji i ri konsolidon opinion publik si një nga kartat më

të rëndësishme, ku Ministria do të marrë në konsideratë për dhënien e Opinionit të saj. Bazuar në legjislacionin e vjetër Autoriteti i cili jepte Deklaratën Mjedisore, pra aprovonte Vlerësimin Strategjik Mjedisore ishte Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave. Tashmë Ministria lëshon një dokument, “Opinioni i Ministrisë”, i cili do të merret në konsideratë, nga organet të cilat miratojnë planet apo programet për të cilat është hartuar VSM. Draft ligji pritet të miratohet brenda këtij viti duke plotësuar mësë miri kuadrin ligjor shqiptar.

Page 16: Co plan gazette 3 shqip

D I S K U T O H A P E S I R E N T E N D E

16 Co-PLAN GAZETTE

D#kuto hapësiren tëndeMënyra se si i shohim ne sheshet e qytetit në ditët e sotme në Ballkan me siguri përbën subjekt për të kuptuar se si këto habitate janë duke u transformuar në funksionet dhe rolet për komunitetet, ose sjelljen e një kulturë tjetër në krahasim me të shkuarën. Në Co-PLAN, ne i shohim sheshet e qyteteve si hapësira të hapura për përdorim multi-funksional publik. Ne besojmë se sheshet e qytetit mund të konceptohen si vende / hapësira për të shprehur marrëdhënie kulturore, civile dhe sociale, pika fokale për diversitetin kulturor dhe integrim, si vende për shprehje demokratike dhe kulturore dhe një stimul jetik për sipërmarrjen dhe zhvillimin kulturor të qyteteve. Përmes projektit 'Rivitalizimi i shesheve të qyteteve të Ballkanit', i cili ka filluar të zbatohet në janar të vitit 2011, ne jemi vazhdimisht të angazhuar në aktivitete të ndryshme në një përpjekje për të transformuar sheshet e qytetit në hapësira të reja, krijuese, të gjalla dhe të përshtatshme për përdorim publik.Aktiviteti ynë më i fundit, një tryezë e rrumbullakët, u konceptua në formën e një forumi të hapur. Për këtë Tryezë të Rrumbullakët, ne u ulëm në një hapësirë të hapur të kryeqytetit, Tiranë - përballë urës tek 'Ish Ekspozita Shqiperia Sot', dhe ftuam kalimtarë të rastit të na bashkohen në një diskutim të hapur të hapësirave publike. Diskutimi kishte për qëllim të inkurajojë qytetarët të shprehin idetë e tyre dhe të sugjerojnë mënyra të mundshme për rigjallërimin e hapësirave publike. Ata u asistuan nga disa ekspertë në fushën e arkitekturës, planifikimit urban, punës sociale, etj. Zgjedhja e vendit nuk ishte rastësi pasi gjatë vitit të kaluar, së bashku me studentët U_POLIS, ne kemi analizuar problematikat kryesore të hapësirave të tilla, dhe jemi përpjekur për të dalë me ide të realizueshme kreative për një zhvillim të ri të mundshëm të këtyre hapësirave. Qytetarët ishin të gatshëm për t'u bërë pjesë e diskutimeve, dhe të shprehin dëshirat e tyre. Më tej, ata u njohën me një numër skenarësh zhvillimi të përgatitur nga studentët, të cilët treguan mënyra të mundshme për të transformuar zonën publike për të përmbushur sa më mirë nevojat e qytetarëve.