19
FAKULTETI JURIDIK Dr. sc. Kolë KRASNIQI DISA VEÇORI KARAKTERISTIKE TË KRIMIT TË ORGANIZUAR NË KOSOVË DHE NË SHTETE TJERA TË BALLKANIT Prishtinë – Wien, 2009

Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

FAKULTETI JURIDIK

Dr. sc. Kolë KRASNIQI

DISA VEÇORI KARAKTERISTIKE TË KRIMIT TË ORGANIZUAR NË KOSOVË DHE NË SHTETE TJERA TË BALLKANIT

Prishtinë – Wien, 2009

Page 2: Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

Seite 2

LINDJA E KRIMIT TË ORGANIZUAR NË KOSOVË

Dhjetë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s dhe administrimit të Kombeve të Bashkuara, ish „Krahina

Autonome e Kosovës“ është bërë një shtet i pavarur. Në këtë shtet të ri ballkanik nuk ka më

konflikte ushtarake, spastrime etnike ose terror shtetëror. Në Kosovë nuk ka as diskriminime të

hapura politike, nacionale ose fetare ashtu si propagandohet nganjëherë. Me ndihmën dhe

përkrahjen e fuqishme të Bashkësisë Ndërkombëtare, tash Kosova është shndërruar në një rajon

të qetë në të cilin populli i saj gjithnjë e më lirë po i shprehë mendimet e veta dhe po e ndërton

perspektivën e vet evropiane.

Me gjithë përpjekjet e gjithanshme të Bashkësisë Ndërkombëtare, investimet me shuma të

mëdha parash, vullnet të mirë dhe burime njerëzore, situata e përgjithshme ekonomike në

Kosovë vlerësohet si tejet e rëndë. Këtu deri më tash nuk është shënuar ndonjë zhvillim i

dukshëm ekonomik, ndërsa papunësia qëndron në shkallën më të lartë në rajon dhe Evropë. Kjo

gjendje sociale rëndohet edhe më tepër nga problemet dhe tensionet e krijuara rreth statusit të

përcaktuar politik të Kosovës (kundërshtimi i shpalljes dhe i njohjes së Pavarësisë së Kosovës

në Gjykatën Ndërkombëtare, kundërshtimi i serbëve të Kosovës për integrim në jetën

institucionale të Republikës së Kosovës, ndërtimi i strukturave shtetërore paralele etj.). Në këto

rrethana të përgjithshme shoqërore, të shoqëruara edhe nga pasojat e luftës, u krijuan kushtet

optimale për lindjen dhe zhvillimin e krimit të organizuar në Kosovë. Kështu që në vitet e para të

pasluftës kishte filluar ndërtimi gradual i një infrastrukture tejet të fuqishme kriminale në këtë

pjesë të Evropës.

Sipas shumë parametrave shkencorë, më një siguri të madhe mund të konstatohet fakti

shqetësues se kriminaliteti i organizuar dhe korrupsioni në Kosovë kanë marrë përpjesëtime

masive dhe janë përhapur në të gjitha poret e jetës. Ky konstatim përputhet edhe me përshtypjet

e krijuara në opinion se në Kosovë vepron një strukturë e fuqishme e krimit të organizuar që

kontrollon jo vetëm bizneset më profitabile por edhe disa struktura vitale shtetërore. Në këtë

drejtim nuk janë të rralla as raportet e medieve të ndryshme kosovare, lidhur me aferat – gjithnjë

të pandriçuara, të politikanëve dhe zyrtarëve të ndryshëm shtetërorë ose lidhjeve të tyre me

krimin e organizuar. Këto dukuri të shëmtuara shoqërore, kanë ndikuar - sidomos te rinia

studentore, në humbjen e shpresës për një ardhmëri më të mirë dhe në forcimin e ndjenjave të

mosbesimit ndaj strukturave të sapokrijuara shtetërore.

Page 3: Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

Seite 3

Zhvillimi aq dinamik i krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, keqpërdorimet e

përditshme të mjeteve materiale dhe pozitës shoqërore, kanë ndikuar edhe në parashtrimin

publik të kërkesës imperative, për vendosjen e një mbikëqyrjeje evropiane ndaj institucioneve

shtetërore të Kosovës – pavarësisht nga definimi i statusit politik të saj. Kjo kërkesë natyrore

është bazuar në faktin se institucionet vendore janë aq të dobëta dhe të korruptuara sa që ato

ashtu si janë nuk posedojnë as aftësi minimale për ta luftuar korrupsionin, krimin e organizuar

dhe ekstremizmat e ndryshëm politikë që po lulëzojnë në Kosovë.

Gjendja e krimit të organizuar në shtetet tjera të Ballkanit

Krijimi i rrethanave të reja politike në Evropë, ka ndikuar në formimin e bindjeve se popujt e

ndryshëm të Ballkanit, e sidomos ata të territoreve të ish Jugosllavisë edhe përkundër shumë

konflikteve të pazgjidhura politike, me instalimin e sistemeve të reja demokratike në shtetet e

tyre, i kanë eliminuar shkaqet e luftërave te pakuptimta ne mes tyre. Përkundër këtyre bindjeve,

në shumicën e shteteve ballkanike ende nuk ka filluar zhvillimi i një jete normale - ligjore dhe e

mirëfilltë demokratike. Përkundrazi, numri më i madh i popujve të Ballkanit, pas përfundimit të

luftërave te përgjakshme në mes vete ose instalimit të pushteteve demokratike në shtetet e tyre,

janë prangosur në kthetrat e dy armiqve të ri, të quajtur krim i organizuar dhe korrupsion, të cilët

po manifestohen si forca kryesore shkatërruese ndaj çdo përpjekjeje për zhvillim shoqëror dhe

kultivim të vlerave demokratike në këtë pjesë të Evropës1

Këto zhvillime brengosëse të krimit të organizuar dhe korrupsionit, në disa shtete ballkanike,

kanë ndikuar në formimin e bindjes se „marrja me politikë është biznesi më produktiv, i cili

mundëson pasurimin brenda natës, papërgjegjësinë ligjore dhe privilegje të shumta nacionale“.

Këto bindje janë formuar ngadalë dhe pas shumë rasteve të përsëritura të involvimit të

politikanëve dhe zyrtarëve të ndryshëm shtetërorë në afera të ndryshme të korrupsionit dhe

krimit të organizuar. Me gjithë faktin se dukuria e involvimit të krimit të organizuar në jetën

publike dhe institucionale të shteteve të ndryshme të Ballkanit është e njohur edhe për shërbimet

dhe zyrtarët e ndryshëm ndërkombëtarë të akredituar në Republikën e Kosovës, Maqedoni,

Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri, Serbi etj.,, deri më tash nuk është ndërmarrë ndonjë iniciativë

serioze qoftë nacionale ose ndërkombëtare për luftimin e këtyre fenomeneve

.

2

1 Krahaso: Department of Crime Problems. Organised crime situation report 2005, Focus on the threat of economic

crime. Council of Europe. Strasbourg, December 2005. http://www.coe. int/T/E/ Legal_affairs/Legal_co-

operation,Combatrng_econonrc_crrme/8_Organised_crime/Documents/Report2005E. pdf

.

2 General-Leutnant Fabio Mini, der Frühere KFOR – Kommandant: “Ein und dieselbe Person ist ranghoher Politiker

sowie Clan – Anführer…“. Më gjërsisht: Zentrum für internationale Friedenseinsätze (ZIF): Organized Crime as an

Page 4: Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

Seite 4

Format e organizimit dhe metodat e veprimit te krimit të organizuar në Kosovë

Për shkak të ngjashmërisë dhe bashkëpunimit të vendosur në mes grupeve dhe organizatave të

ndryshme kriminale të vendeve të rajonit, studimi i krimit të organizuar në Kosovë, nuk mund të

bëhet ndaras nga studimi i krimit të organizuar në Shqipëri dhe në shtete të tjera ballkanike.

Mirëpo në bazë të disa veçorive karakteristike të natyrave të ndryshme sociale, nacionale,

politike, kulturore, historike, fetare etj., krimi i organizuar në Kosovë mund të studiohet dhe

dallohet dukshëm nga të tjerët.

Format e organizimit dhe metodat e veprimit të krimit të organizuar në Kosovë, mund të

karakterizohen si vijon:

− Agresiviteti. Për dallim nga grupet kriminale që veprojnë në shtete tjera ballkanike, të

karakterizuara me tolerancë ndaj të tjerëve (me qëllim të shmangies së konflikteve) dhe

vepruar sipas parimit „ka për të gjithë“, grupet kriminale në Kosovë gjithmonë synojnë

vendosjen e plotë të kontrollit në rajonin ku veprojnë. Kjo ka ndikuar edhe në krijimin e të

ashtuquajturave „zona të dominimit“ në disa rajone të Kosovës dhe „sfera të interesit“ që

kanë të bëjnë me zhvillimin e aktivitetit të caktuar kriminal.

− Aplikimi karakteristik i dhunës. Sipas vlerësimeve të shumta kriminologjike, të gjitha

grupet kriminale shqiptare, pavarësisht nga prejardhja e tyre rajonale, janë te dhunshme.

Një vlerësim i tillë është mundësuar nga fakti se kriminelët shqiptarë, gjatë përpjekjeve të

tyre për zgjidhjen e ndonjë problemi, zakonisht nuk ngurrojnë në përdorimin e armëve.

Për dallim nga kriminelët e përkatësive të tjera nacionale, të cilët fillimisht i favorizojnë

bisedimet për zgjidhjen e problemeve dhe vetëm pas dështimit të tyre i përdorin armët,

kriminelët shqiptarë së pari i përdorin armët si mjet të detyrimit të kundërshtarit për ulje në

bisedime nga pozita e të nënshtruarit dhe inferioritetit.

− Lidhjet familjare. Organizimi i grupeve të ndryshme kriminale në Kosovë, kryesisht është

i bazuar në lidhje të ndryshme familjare, fisnore, rajonale dhe etnike. Deri më tash nuk

është vërejtur ndonjë organizim (me përjashtim të disa grupeve të reja ekstremiste

islamike), të bazuar në përkatësi fetare në Kosovë. Këto forma specifike të organizimit

kriminal zakonisht janë të bazuara në njohje të vlerave personale dhe familjare të njëri

Obstacle to Successful Peace building - Lessons Learned from the Balkans, Afghanistan and West Africa, December

2003, S. 45

Page 5: Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

Seite 5

tjetrit dhe kanë për qëllim pamundësimin e zhvillimit të hetimeve përmes infiltrimit të

zyrtarëve të policisë ose personave të tjerë të padëshiruar në grupet e tyre3

− Struktura hierarkike e ndërtuar në dhunë. Anëtarët e grupeve të ndryshme kriminale

në Kosovë, zakonisht u nënshtrohen urdhrave të pranuara sipas rangut hierarkik, të

ndërtuar kryesisht me dhunë. Kjo do të thotë se grupet kriminale që veprojnë në Kosovë,

në numrin absolut të rasteve janë të organizuara në mënyrë vertikale. Mirëpo këtë

mënyrë të organizimit nuk duhet kuptuar si ndonjë organizim të nivelit ushtarak ose

terrorist, por si organizim të bazuar në bindjet e krijuara për veprim të detyruar dhe të

disiplinuar sipas urdhrit - në interes të përbashkët. Rastet e pësimit gjatë kryerjes së

aksioneve, zakonisht ishin hakmarrje brutale.

.

Tabela 1.

Klanet mafioze dhe format e organizimit të mafies shqiptare

La Mafia albanaise: état 2007, Bertrand Monnet, EDHEC Business Shool, Professeur, Département Management &

stratégie, Directeur scientifique de l’IMARISC, S.12

− Organizimi specifik i grupeve kriminale jashtë vendit. Për dallim nga organizimi i

grupeve kriminale që veprojnë në Kosovë, numri më i madh i grupeve kriminale me

prejardhje kosovare që vepron në Austri, Gjermani dhe shtete tjera të Evropës

Perëndimore, është i strukturuar në mënyrë horizontale. Një organizim i tillë, padyshim se

është influencuar edhe nga ambienti shoqërorë i vendit ku jetojnë. Kjo do të thotë se

grupet kriminale me prejardhje kosovare që veprojnë në botën perëndimore, dallohen

edhe nga ato që veprojnë në Kosovë, sipas strukturimit të tyre, të bazuar më tepër në

vlera të besimit, aftësisë personale dhe përkatësisë rajonale se sa në elementin e

afërsisë familjare ose lidhjeve tjera fisnore. Këto grupe zakonisht janë të angazhuara në

3 Krahaso: CNN, Washington, 19 August 2004. FBI: Albanian mobsters 'new Mafia',

http://www.cnn.com/2004/LAW/08/18/albanians.mob/

Page 6: Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

Seite 6

shpërndarjen e drogës, bartjen ilegale të personave nga Kosova dhe viset tjera shqiptare

për ne shtete të ndryshme të Evropës dhe SHBA, prostitucion, plaçkitje, vjedhje të

mallrave dhe shpërndarjen e tyre, ndërmjetësim në martesa të rrejshme, ndërmjetësim në

punësimin e kundërligjshëm të personave etj.4

Tabela 2.

Një krahasim i veprave të rënda kriminale në Kosovë me ato të 12 shteteve të BE

Shteti

Numri i zyrtarëve të

policisë

Numri i përgjithshëm I veprave kriminale

Numri i krimit në

1000 banorë

Vrasjet sipas të dhënave

statistikore të vitit 2005

Vrasjet në 1000

banorë

Numri i rasteve të

evidentuara nga policia

Austria 28.440 522.710 62.2 82 0.9 18.3

Belgjika 37.432 848.648 82.3 158 1.5 22.6

Danimarka 10.228 473.290 89.3 58 1.0 46.2

Franca 211.258 4.061.792 73.3 1.051 1.8 19.2

Gjermania 237.198 6.363.865 77.6 961 1.1 26.8

Greqia 51.254 439.630 39.6 158 1.4 8.5

Irlanda 11.815 86.621 22.7 56 1.4 7.3

Italia 270.696 2.163.830 37.7 818 1.4 7.9

Holanda 46.341 1.219.635 72.1 226 1.3 26.3

Portugalia 48.339 372.170 35.7 125 1.2 7.6

Spanja 184.604 1.015.640 25.2 460 1.1 5.5

Britania e Madhe 125.682 5.525.316 106 850 1.6 43.9

Mesatarja në BE 60.3 20

Kosova 7.185 29.185 13.8 67 3.1 4

Të dhënat e 12 shteteve të BE janë prezantuar sipas Barcaly, G. & Tavares, C. 12 Oktobar 2003, f. 18. Më gjerësisht:

Kosovo Police Service, raporti 2006, F. 71 dhe 72; http://www.mpbks.org/repository/docs/raporti_vjetor_ipk_2006.pdf

Sipas Policisë së Kosovës, raporti vjetor 2008, Tabela Nr. 2, f. 73, që nga viti 2000 deri në vitin

2004 janë evidentuar këto vrasje në Kosovë:

Viti 2000 2001 2002 2003 2004

Vrasjet 282 230 126 91 84

4 Operationalisierung von Security Sektor Reform (SSR) auf dem Westlichen Balkan intelligente kreative Ansätze für

eine langfristig positive Gestaltung dieser Region, Institut für Europäische Politik e.V, Berlin 2007. S. 26

Page 7: Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

Seite 7

− Bashkëpunimi me grupe dhe organizata te ndryshme kriminale. Grupet e ndryshme

kriminale kosovare mbajnë kontakte dhe bashkëpunojnë në forma të ndryshme me

numrin më të madh të grupeve kriminale nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Turqia,

Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Mali i Zi dhe Kroacia. Kështu disa klane mafioze

kosovare kishin bashkëpunuar edhe me armikun e tyre natyror Arkanin. Të tjerët kishin

arritur vendosjen e kontakteve edhe me klanet e caktuara të mafisë italiane dhe asaj

amerikane të njohur me emrin La Cosa Nostra5

− Lidhjet me strukturat e ndryshme shtetërore. Element tjetër karakteristik i krimit të

organizuar në Kosovë, është lidhja e tyre me strukturat e ndryshme shtetërore dhe ato

politike

. Këto forma të ndryshme bashkëpunimi,

kriminelët kosovarë i kishin shfrytëzuar në drejtim të studimit të taktikave të reja të

shmangies nga përgjegjësia dhe metodave efikase për frikësimin e kundërshtarëve të

tyre.

6. Këto lidhje, padyshim se i kanë sjellë krimit të organizuar në Kosovë siguri dhe

përfitime të mëdha materiale. Këto bashkëpunime manifestohen sidomos gjatë shpëlarjes

së parave, blerjes së ndërmarrjeve të privatizuara, dhe kryerjes së sulmeve të ndryshme

(madje edhe terroriste) në interes të personaliteteve të caktuara publike. Qarqet e

ndryshme të korruptuara shtetërore janë të bindura se mënyra e vetme për të mbetur në

pushtet dhe shpëtuar nga përgjegjësia është frikësimi i kundërshtarëve7. Kështu

shfrytëzohen lidhjet e ndryshme me krimin e organizuar për ti sulmuar jo vetëm

kundërshtarët personal ose ata politik por edhe ata zyrtarë shtetërorë të cilët marrin

guxim e veprojnë në kundërshtim me interesat tyre8

Një zhvillim aq dinamik i krimit të organizuar ne Kosovë është arritur në saje të korruptimit te

zyrtarëve të ndryshëm shtetërorë dhe atyre të ngarkuar për hetimin e krimit dhe procedimin e

kriminelëve. Nganjëherë, lidhjet ne mes tyre janë aq të ngushta, sa është vështirë të bëhet

dallimi mes kriminelit dhe zyrtarit të korruptuar „shtetëror“. Kjo ilustrohet edhe me faktin se në

.

5 CNN, Washington, 19 August 2004. FBI: Albanian mobsters 'new Mafia',

http://www.cnn.com/2004/LAW/08/18/albanians.mob/. Siehe auch: Hunt for 'terrorism nexus' changes how FBI handles

crime; http://www.usatoday.com/news/nation/2004-08-18-fbi-focus_x.htm

6 Näheres über die Verbindung zwischen der Organisierten Verbrecher und politischen Strukturen im Kosovo:

http://www.cohu.org/Raportet/Raporti_Negociatat_COHU_alb.doc

7 Elemente të tilla kishte edhe sulmi kundër zyrtarit të lartë të shërbimit të Telekomunikacionit të Kosovës, zotri A.

Berisha, me 12 prill 2007.

8 Verschiedene politische Funktionäre bejahen, dass ihre Parteien von Einflusspersonen und Sicherheitspersonen

außerhalb der Partei beeinflusst werden. Diese Personen beeinflussen und kontrollieren auch einige nationale

Wirtschaftsinteressen. Näheres: International Crisis Group, 26 Mai 2005,

http://www.crisisgroup.org/home/index.cfm?id=3474&l=1

Page 8: Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

Seite 8

shumë raste viktimat kanë hezituar t’i paraqesin rastet e tyre në polici, nga frika ose bindjet e tyre

se kriminelët (sulmuesit, plaçkitësit etj.) mbajnë kontakte ose bashkëpunojnë me struktura të

ndryshme policore. Gjithashtu janë shqetësuese edhe rastet e sjelljes së dëshmitarëve më pozita

të rënda, madje edhe likuidimit të tyre fizik për shkak të dhënies së ndonjë dëshmie ose

deklarate në polici9.

Shembuj të influencimit të organeve shtetërore nga krimi i organizuar

− Industria e kontrabandës me cigare ishte dhe si duket ende është një biznes i sigurt dhe shumë

rentabil në Kosovë. Prodhimet e rrejshme te cigareve të ndryshme si Malboro, Memphis etj.,

paketohen në vende të ndryshme të rajonit dhe me shenjat e tyre mbrojtëse dërgohen edhe në

tregun krejtësisht të pakontrolluar të duhanit në Kosovë. Ky treg i egër i duhanit po furnizohet edhe

nga keqpërdoruesit e shërbimeve të ndryshme ndërkombëtare. Kështu në lindje dhe perëndim të

Kosovës mund të gjenden në tregun e zi edhe prodhimet e duhanit të destinuara për administratën

ndërkombëtare ose forcat e KFOR-it në Kosovë. Si duket edhe ata e kanë kuptuar faktin se

kontrabanda me cigare në Kosovë sjellë vetëm profit e jo edhe përgjegjësi penale, sikur rasti i

22.10.2002, kur në Pejë ishin sekuestruar 260 ton cigare!

− Një shembull brutal i korrupsionit në Kosovë: Me kërkesën e administratës tatimore, Shërbimi

Policor i Kosovës i kishte zhvilluar hetimet kundër një ndërmarrje të dyshimtë për fshehjen e

tatimit. Sipas rezultatit të hetimeve, ishte formuar dyshimi i bazuar se pronari i firmës e kishte kryer

veprën penale Fshehje e Tatimit në vlerë rreth 1.300.000 Euro. Pas përfundimit të hetimeve,

kundër pronarit të firmës, Shërbimi Policor i Kosovës e kishte bërë kallximin penal. Deri këtu çdo

gjë në rregull dhe sipas ligjit. Mirëpo që nga momenti kur ishte dorëzuar dhe pranuar kallximi penal

nga ana e Prokurorisë Publike të Qarkut në Pejë (shiko vulën) të gjitha shkresat e lëndës ishin

zhdukur dhe rasti kishte kaluar në „harresë“.

9 Krahaso: BND Report 2007, http://balkanforum.org/IEP-BND/iep0001.PDF; Operationalisierung von Security Sektor

Reform (SSR) auf dem Westlichen Balkan intelligente kreative Ansätze für eine langfristig positive Gestaltung dieser

Region, Institut für Europäische Politik e.V, Berlin 2007.

Page 9: Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

Seite 9

− Me 23.06.2006 Shërbimi Policor i Kosovës, zyrtarisht e konfirmoi informacionin se më datën

19.06.2006 në lokalet e Prokurorisë së Qarkut në Prizren, kryes të panjohur kishin hyrë me dhunë

dhe kishin vjedhur 5 kg e 721 gram Heroinë si dhe kishin marrë disa armë dhe prova tjera

materiale që pritnin për ekzaminim. Një vepër e ngjashme kriminale kishte ndodhur edhe në

Gjykatën e Qarkut në Pejë. Këtu ishin vjedhur disa armë dhe gjurmë që mund të dëshmonin

kryerjen e disa krimeve në Kosovë. Në lokalët e doganës në Mitrovicë ishin vjedhur me një

Kamion disa tonelata te mallrave të konfiskuara. Edhe përkundër faktit se të gjitha këto objekte

ruhen nga rojet e armatosura dhe mjetet elektronike, asnjëri prej këtyre rasteve deri me tani nuk

është sqaruar dhe as që është hetuar deri më tani ndonjë kryes i dyshimtë. Kulmi i influencimit të

organeve shtetërore nga krimi i organizuar është arritur me 25.04.2009 kur kryesit e panjohur

kishin depërtuar në lokalet e policisë qendrore në Prishtinë dhe nga atje kishin vjedhur 47 kg

heroinë të pastër, disa mijëra Euro, stoli ari të konfiskuar dhe disa armë prova materiale që mund

të dëshmonin kryesit e disa krimeve të rënda në Kosovë.

− Me 09.04.2009 u burgosën dy zyrtarë të policisë rrugore në Prishtinë, me dyshim të bazuar për

kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit. Ata gjatë kryerjes së

detyrës zyrtare e kishin ndalur një makinë dhe vozitësi i saj iu kishte dhënë atyre nga një qese

djathë në vlerë prej 0. 65 cent. Bota Sot: 14.04.2009. F. 9. Si duket pas ardhjes së EULEX-it ka

filluar lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë – edhe pse ky shembull

dëshmon se lufta e tillë është filluar në drejtim të gabuar.

Tabela 3.

Numri i përgjithshëm i veprave penale kundër ekonomisë dhe korrupsionit

Rastet Viti 2007 Viti 2008

Veprat penale kundër ekonomisë dhe

korrupsionit

Numri i

rasteve

Personat e

burgosur

Kallximet

penale

Numri i

rasteve

Personat e

burgosur

Kallximet

penale

28 15 37 39 19 55

Veprat e rënda penale kundër ekonomisë dhe

korrupsionit

Numri i

rasteve

Personat e

burgosur

Kallximet

penale

Numri i

rasteve

Personat e

burgosur

Kallximet

penale

17 52 60 20 41 73

Policia e Kosovës, Raporti vjetor 2008, F. 13

http://www.kosovopolice.com/dokumentet_strategjike/Raporti_vjetor_2008.pdf

Page 10: Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

Seite 10

Format e manifestimit të krimit të organizuar në Kosovë

Format kryesore të manifestimit të krimit të organizuar në Kosovë janë: trafiku i drogës,

prostitucioni, shpëlarja e parave, privatizimi i kundërligjshëm i ndërmarrjeve publike, kërcënimi

për para, trafikimi i armëve, kontrabanda e duhanit, plaçkitjet (me maska), vjedhjet e ndryshme

dhe trafikimi i personave nga Kosova për në Austri, Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera

perëndimore.

Prostitucioni. Rrjeti kryesor i prostitucionit ilegal që zhvillohet në Kosovë fillon në Bullgari. Në

klubet e shumta të natës së këtij shteti ballkanik, mblidhen prostitutat nga të gjitha vendet e

Evropës Lindore, të cilat pastaj e kalojnë kufirin bullgaro-maqedon dhe vendosen në trevat

shqiptare të Maqedonisë Perëndimore. Një kalim i tillë i kufirit zakonisht bëhet në mënyrë të lirë

dhe papenguar në saje të korruptimit të lartë të zyrtarëve kufitarë bullgarë dhe atyre maqedonas.

Pastaj, sikur në kohërat e vjetra skllavopronare, bëhet shpërndarja e tyre sipas çmimit të ofruar

në treg, i cili sillet prej 500 deri 2.500 Euro10. Varësisht nga interesi, një pjesë e këtyre vajzave

mbetet të punojë edhe më tej nëpër klubet e ndryshme të natës që po ndërtohen brenda ditës

përgjatë rrugës Tetovë – Gostivar, ndërsa pjesa tjetër kalon në Kosovë, Bosnje, Serbi dhe

Shqipëri, prej nga vazhdojnë rrugën e tyre për në tregjet ilegale të prostitucionit në Evropë11.

Tabela 4.

Prejardhja e prostitutave në rajonin e Prizrenit gjatë vitit 2004

Ardhja në Kosovë: 15% nga Serbia; 15% nga Maqedonia; 5% nga Mali i Zi; 25% nga Shqipëria dhe me aeroplan

40%. Burimi: KPS Regionale Hauptquartier, Abteilung Menschenhandel; Punim i seminarit: Petrit Muqaj, Aslan

Kelmendi dhe Valdet Krasniqi; Krimi i Organizuar, F. 12 Universiteti FAMA, Prizren 2008

Pos këtyre „skllaveve“ të ardhura kryesisht nga Moldavia dhe shtetet tjera të Evropës Lindore,

nuk është i vogël as numri i atyre vajzave dhe grave shqiptare, të cilat nuk ngurojnë të flasin se

kishin qenë të rrëmbyera, të detyruara ose të mashtruara nga mafia shqiptare (duke u premtuar

martesë, punë ose rregullim të dokumentacionit për emigrim jashtë vendit), për ardhje në

10 FRANÇOIS Loncle, Prostitution ohne Grenzen, http://www.profrau.at/de/frauenhandel/ohne_grenzen.htm

11 Vgl. Kosovo Prostitution Racket Flourishes, Balkan Crisis Report, Adriatik Kelmendi

http://iwpr.net/?apc_state=hsqfbcr157963&l=en&s=f&o=157965

Page 11: Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

Seite 11

Kosovë, Itali ose Greqi dhe ushtrim ilegal të prostitucionit12. Në rastet kur këto gra dhe vajza

shqiptare kanë tentuar pa pëlqimin e pronarëve të tyre të largohen nga kjo robëri seksuale,

atëherë ato zakonisht janë ndëshkuar me djegie të ndryshme në fytyrë dhe trup ose detyruar të

bëjnë tatuazhe me simbolin e grupit kriminal. Në disa raste madje edhe likuiduar.13

0

5

10

15

20

25

Pristina Prizren Peje Mitrovice Gjilan

22

8

1

5 5

10

6

1

5 46

30 1 1

Numri i kallximeve penale

Ne monitorimin e OSBE

Numri i personave te denuar

Tabelle 5.

Numri i kallximeve penale gjatë vitit 2006 kundër kryesve të veprave penale të ushtrimit ilegal të prostitucionit

Berichte der kosovarischen Gerichte an OSBE bezüglich des Menschenhandels; OSBE Abteilung für Menschenrechte,

Dezentralisierung und Minderheiten; Analyse der Fälle der Menschenhandel im Kosovo S. 34, OSBE Prishtinë, 2007.

Rrugët ballkanike të skllavërisë dhe të tregtisë me qenie njerëzore

La Mafia albanaise: état 2007, B. Monnet, EDHEC Business Shool, Professeur, Département Management &

stratégie, Directeur scientifique de l’IMARISC, S.3

12Im Jahr 2008 im Kosovo wurden insgesamt 25 „Sexsklavinnen“ identifiziert, von denen 16 aus Kosovo, 4 aus

Moldawien, 3 aus Albanien, 1 aus Bulgarin, und 1 Serbien stammen; Näheres: Kosovo Police Jahresbericht 2008, S.

13. Näheres: http://www.kosovopolice.com/dokumentet_strategjike/Raporti_vjetor_2008.pdf

13 Vgl. Drama e Prostitutave Shqiptare, http://www.albmuzika.com/prostitucioni.htm

Page 12: Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

Seite 12

Droga. Gjithashtu edhe droga që sillet në Kosovë, kalon nëpër një rrugë të gjatë. Opiumi i

destinuar për tregun e Evropës, kryesisht ka prejardhje nga Pakistani, Irani, Afganistani dhe

rajonet e ndryshme të Kaukazit. Pasi sillet Opiumi në Turqi, përpunohet në heroinë dhe pastaj

shpërndahet për në tregjet ilegale të shteteve të ndryshme të Evropës. Trafikimi i kësaj droge

bëhet në mënyrë të organizuar nga grupet kriminale të vendeve të burimit, të vendit të

përpunimit, të vendeve të tranzitimit dhe të shitjes së tij14.

Është i pakontestuar fakti se sasia më e madhe e drogës së sjellë nga Azia Qendrore kalon

nëpër shtetet e ndryshme të Ballkanit, si vende - transit në drejtim të Evropës. Shfrytëzimi i

këtyre rrugëve për trafikim të drogës dhe kontrabandave tjera nuk bëhet vetëm nga shkaku i

pozitës së përshtatshme gjeostrategjike të këtyre shteteve, por nga shkaku i nivelit tejet të ulët

profesional të shërbimit policor dhe doganave të shteteve të tyre, mundësisë së lehtë për

korruptimin e zyrtarëve shtetërorë dhe trajtimit joadekuat ligjor të këtyre veprave penale.

Rruga Ballkanike e drogës

La Mafia albanaise: état 2007, Bertrand Monnet, EDHEC Business Shool, Professeur, Département Management &

stratégie, Directeur scientifique de l’IMARISC, F.3

14 http://www.interpol.int/Public/Drugs/heroin/default.asp

Page 13: Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

Seite 13

Sipas disa të dhënave, grupet e ndryshme shqiptare të krimit të organizuar janë kultivuesit dhe

furnizuesit kryesorë të produkteve të ndryshme të Kanabisit bimorë në rajon.15 Sipas të dhënave

tjera, në malet shqiptare tashmë kultivohet edhe kokaina16

Sipas raporteve të Policisë Evropiane (EUROPOL) mbi Krimin e Organizuar (të vitit 2005 dhe

2006), grupet e ndryshme kriminele shqiptare kanë arritur vendosjen e pjesës më të madhe të

kontrollit në tregun ilegal të drogës që zhvillohet në disa shtete të Evropës. Sipas këtyre të

dhënave, rreth 70% e heroinës që hyn në Gjermani dhe Zvicër, kalon nëpër Ballkanin

Perëndimor dhe sillet nga grupet kriminale shqiptare. Ngjashëm raportojnë edhe shërbimet

policore belge dhe ato greke. Madje policia italiane në shumë raste kishte raportuar për

preferimet e kriminelëve shqiptarë për shkëmbimin e heroinës me kokainë. Kështu vetëm nga

Shqipëria, kalojnë çdo vit rreth 30 tonelata kokainë në drejtim të Italisë, Greqisë dhe shteteve të

tjera të BE

. Këto të dhëna dëshmojnë se grupet

kriminale shqiptare nuk janë të angazhuara vetëm në sigurimin e transportit dhe trafikimin e

heroinës turke por edhe në kultivimin dhe përpunimin e produkteve tjera të drogës dhe shitjen e

tyre në tregjet ilegale ndërkombëtare.

17

− Në fillim të janarit të vitit 2007, në vendkalimin kufitar me Kosovën, policia maqedonase kishte

zbuluar dhe sekuestruar 430 kilogramë Heroinë, të sjellura me një kamion nga Kosova. Kjo kishte

qenë sasia më e madhe e drogës që ishte konfiskuar ndonjëherë në Maqedoni.

.

Shembuj:

− Në fillim të shkurtit të vitit 2007, në vendkalimin kufitar më Malin e Zi, policia shqiptare e kishte

kapur një person të moshës 46 vjeçare, që kishte tentuar kalimin e kufirit me një makinë luksoze të

tipit „Mercedes“ të mbushur me 1.160 kilogramë kokainë.

− Në fillim të majit, të vitit 2007, policia shqiptare kishte sekuestruar 430 kilogramë drogë që

dyshohet të jetë Kokainë ose Heroinë, që ishte sjellë nga Kosova.

− Me 26 Nëntor të vitit 2007, në vendkalimin kufitar Kakavijë u zbuluan rreth dy tonelata drogë të

ngarkuar në dy kamionë me targa të Tiranës „TR 4261 B" dhe "TR 9518 G". Ne pyetjen se çka

transportoni, vozitësit e kamionëve ishin përgjigjur „Mandarina për Greqi“.

− Me 01.11.2008, shkrimtari shqiptar Zyhdi Morava, ish Kryetar i Shoqatës së Shkrimtareve te

Shqipërisë, ishte burgosur afër një vendkalimi kufitar në mes Austrisë dhe Italisë, ngaqë në

makinën e tij ishin gjetur 9 kilogramë Kokainë.

− Në Nëntor të vitit 2008, gjatë një operacioni policor në Pejë ishin konfiskuar 152 kilogram drogë. 15 Shiko: Council of Europe European Commission, Projekti rajonal CARPO, Strassburg, gusht 2006, f. 21-29

16 Me ndihmën e disa kartelave kolumbiane dhe Sacra Corona Unita. Më gjerësisht shiko: Raportin e Shërbimit Sekret

Italian SISDE të vitit 2005 dhe 2006

17 Council of Europe European Commission, Projekti rajonal CARPO, Strasburg, gusht 2006

Page 14: Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

Seite 14

− Me 26. Prill 2009 në vendkalimin kufitar Deve Bair në një kamion ishin zbuluar 60 kg Heroinë në

vlerë prej 5 milionë Euro. Prejardhja e drogës kishte qenë Turqia.

Në bazë të këtyre shembujve mund të konkludohet se grupet e ndryshme kosovare dhe

përgjithësisht ato shqiptare të krimit të organizuar të angazhuara në trafikimin ndërkombëtar të

drogës kanë arritur fitimin e një autonomie të gjerë veprimi (pavarësie nga grupet kriminale

vendore), në numrin më të madh të shteteve ku veprojnë. Padyshim se ky avancim ishte i

mundur të arrihet vetëm në saje të angazhimit të disa strukturave të vjetra të „Sigurimit“ shqiptar

dhe rekrutëve të tyre kosovarë, në krimin e organizuar.

Në këtë mënyrë grupet e tilla kriminale janë zhvilluar në organizata të sofistikuara, të cilat me

dinakëri, dhunë dhe çmime konkurruese vazhdimisht po arrin pushtimin e tregjeve të reja. Se

çfarë përmasash ka marrë kriminaliteti i organizuar në Kosovë dhe Shqipëri më së miri e

shpjegon Presidenti i Shërbimit Informativ Gjerman (BND), zotëri August Haning, i cili gjatë një

simpoziumi shkencorë lidhur me krimin e organizuar dhe terrorizmin, që ishte mbajtur vitin e

kaluar në Berlin, kishte deklaruar se „kriminaliteti shqiptar në tërësinë e tij dhe rrjetin që shtrihet

deri në SHBA dhe Australi, paraqet sot kërcënim serioz për Evropën“ 18.

Droga e konfiskuar gjatë viteve 2001 - 2007:

Gjatë vitit 2008 janë konfiskuar n 44.644 gram Heroin, 177.960 gram Marihuan, 9.249 gram Cannabis, 2.150 gram

Kokainë, 40 copë Tableta Ecstasy. Më gjerësisht: Kosovo Police Raport i vitit 2008, F. 13,

http://www.kosovopolice.com/dokumentet_strategjike/Raporti_vjetor_2008.pdf

18 Vgl.: Die albanische Mafia in Deutschland,

http://www.sicherheitheute.de/politik/organisierte_kriminalitaet,182,Die_albanische_Mafia_in_Deutschland,news.htm

Page 15: Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

Seite 15

Gjatë vitit 2006 në Kosovë janë regjistruar 248 vepra të reja penale lidhur me mjetet dehëse.

Lidhur me kryerjen e këtyre veprave penale ishin burgosur 511 persona. Ndërsa gjatë vitit 2006

ishin regjistruar 306 vepra të tilla penale dhe ishin burgosur 538 persona, prej tyre 516 meshkuj

dhe 22 femra.19

Tregu i kontrabandës me emigrantë nga Kosova është shumë fitimprurës dhe zhvillohet kryesisht

nga grupet e vogla kontrabandiste. Kështu një udhëtim ilegal deri në Austri kushton mesatarisht

2500 Euro. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, Europol dhe Frontex, numri i

përgjithshëm i personave të kontrabanduar nga Kosova, është shumë i lartë dhe llogaritet disa

mijëra në vit. Ndërsa numri i përgjithshëm i emigrantëve ilegalë që vërshon çdo vit Evropën

është rreth 500.000.

Trafikimi me qenie njerëzore. Me trafikim të qenieve njerëzore nuk duhet kuptuar vetëm sjelljen

ilegale të personave nga shtetet e botës së tretë në shtetet e zhvilluara por edhe çdo shërbim të

ofruar me interes financiar, në drejtim të strehimit ose punësimit të tyre të kundërligjshëm.

Kontrabandimi i personave nga Kosova për në Austri dhe shtete tjera të Evropës ose SHBA,

zakonisht kryhet në kushte të rrezikshme dhe tejet degraduese. Në numrin më të madh të

rasteve, kontrabandimi përfundon në momentin e arritjes se personave në vendin e planifikuar.

Mirëpo shpesh herë vërehet dukuria e shfrytëzimit të viktimave edhe pas arritjes së tyre në

vendin e dëshiruar, duke i detyruar edhe për një kohë të gjatë që të punojnë për ta ose të

kryerjen shërbime të ndryshme kundërligjore.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në largimin e personave nga Kosova janë: gjendja e rëndë

ekonomike, konfliktet e ndryshme sociale, stabiliteti i paqëndrueshëm politik, krimi i organizuar,

korrupsioni etj.

20

19 Elmije Buzhala und Bekim Myrtezani (KPS Beamte), Rauschgifthandel im Kosovo, Seminararbeit S. 6, Uni FAMA,

Prizren 2008; Vgl. Kosovo Police Bericht 2008. S. 13

Zhvillimi kontrabandës së personave nga Kosova zakonisht bëhet në bashkëpunim me grupet

kriminale të vendeve nëpër të cilat kalojnë emigrantët. Kalimet e tilla ilegale mundësohen edhe

nga korruptimi i policive të ndryshme kufitare. Dyshohet se numri më i madh i ilegalëve vjen me

ndihmën e agjencive të ndryshme të udhëtarëve. Mirëpo nuk është i vogël as numri i atyre që

hyjnë me pasaporta të huazuara ose viza të blera turistike në ndonjë përfaqësi diplomatike në

Beograd, Shkup ose Prishtinë.

20 Europol, Emigrazioni Ilegal për ne BE, Mars 2006; www.interpol.org; Frontex , Agjencia e re Europiane për

Menaxhimin e Kufinjëve, No 2007/2004 I dt. 26 Oktober 2004

Page 16: Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

Seite 16

LUFTIMI I KRIMIT TË ORGANIZUAR NË KOSOVË

Kriminaliteti i organizuar në Kosovë funksionon nëpërmes një rrjeti që tejkalon kufijtë e këtij

vendi. Ky internacionalizim i krimit të organizuar në Kosovë, e imponon edhe nevojën për

vendosjen e formave të zgjeruara të bashkëpunimit në mes policive të vendeve të ndryshme të

rajonit dhe përgjithësisht Evropës, me qëllim të koordinimit dhe zhvillimit të suksesshëm të luftës

kundër tij.

Një bashkëpunim eventual, sidomos në fushën e trafikimit të drogës, trafikimit të qenieve

njerëzore, shpëlarjes së parave, kontrabandës me armë etj., padyshim se do të ndikonte në

përmirësimin e dukshëm të aftësisë së Shërbimit Policor të Kosovës dhe të policive të tjera të

rajonit, në luftë kundër krimit të organizuar. Në realitet që nga vendosja e kontakteve të para të

policisë ndërkombëtare të UNMIK-ut, me policitë e shteteve të rajonit, shumë kryes të veprave

penale në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni ose Serbi, janë arrestuar në shtetet tjera ose

anasjelltas.

Përkundër organizimit dhe pajisjes moderne të Policisë së Kosovës, është shumë vështirë të

thuhet nëse krimi i organizuar në Kosovë ka filluar të rritet ose të shënon rënie. Në interes të

zhvillimit të suksesshëm të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit, Policia e Kosovës duhet të reformohet në aspektin profesional, duhet t´i rritë kapacitetet e veta të angazhuara në luftë kundër krimit të organizuar dhe të lirohet nga ndikimi i elementeve të afërta me strukturat kriminale. Gjithashtu në interes të mirëqenies dhe autoritetit nacional duhët të ndërpritet edhe çdo formë e përzierjes dhe e ndikimit politik në punët e policisë.

Page 17: Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

Seite 17

L I T E R A T U R A

Organised crime situation report 2005. Council of Europe. Departrnent of Crime Problems. Focus on the

threat of economic crime. Strasbourg, December 2005. http://www.coe.int/t/e/legal_affairs/legal_co-

operation/combating_ economic_crime/8_Organised_crime/Documents/Report2005E.pdf

Bertrand Monnet, IMARISC INSTITUT DE MANAGEMENT DES RISQUES CRIMINELS EDHEC

Business Shool, Professeur, Département Management & stratégie, Directeur scientifique de l’IMARISC,

La Mafia albanaise: état 2007, http://www.vlora.it/reli/mafia-shqiptare-2007.pdf

Organized Crime as an Obstacle to Successful Peace building - Lessons Learned from the Balkans, Afghanistan and West Africa. Zentrum für internationale Friedenseinsätze (ZIF). December 2003, S. 45,

http://www.zif-berlin.org/Downloads/Berlin-Workshop_2004.pdf

CNN, Washington, 19 August 2004. FBI: Albanian mobsters 'new Mafia', http://www.cnn.com/2004/

LAW/08/18/albanians.mob/

Operationalisierung von Security Sektor Reform (SSR) auf dem Westlichen Balkan intelligente

kreative Ansätze für eine langfristig positive Gestaltung dieser Region, Institut für Europäische Politik

e.V, Berlin 2007 http://balkanforum.org/IEP-BND/iep0001.PDF

By Toni Locy, USA TODAY, 8/18/2004, Hunt for 'terrorism nexus' changes how FBI handles crime;

http://www.usatoday.com/news/nation/2004-08-18-fbi-focus_x.htm

Korrupsioni dhe Krimi i organizuar, Reflektimi në negociatat për statusin, Raport 3, Prishtinë Tetorë

2006,

Verbindung zwischen der Organisierten Verbrecher und politischen Strukturen im Kosovo:

http://www.cohu.org /Raportet/Raporti_Negociatat_COHU_alb.doc

EXECUTIVE SUMMARY AND RECOMMENDATIONS, Europe Report N°163 26 May 2005, International

Crisis Group, 26 Mai 2005, http://www.crisisgroup.org/home/index.cfm?id=3474&l=1

FRANÇOIS LONCLE, Prostitution ohne Grenzen, Le Monde diplomatique Nr. 6602 vom 16.11.2001,

http://www.profrau.at/de/frauenhandel/ohne_grenzen.htm

Adriatik Kelmendi, Prostitution Racket Flourishes, Balkan Crisis Report, http://iwpr.net/?apc_

state=hsqfbcr157963 &l=en&s=f&o=157965

Drama e Prostitutave Shqiptare, http://www.albmuzika.com/prostitucioni.htm

Interpol-Drugs Sub- Directorate, Major transportation routes http://www.interpol.int/Public/Drugs/heroin/

default.asp

Council of Europe, European Commission, Regionalprojekt CARPO, Strasburg, August 2006

Page 18: Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

Seite 18

Bericht des italienischen Geheimdienstes SISDE aus den Jahren 2005 und 2006, http://www.aisi.

gov.it/pdcweb.nsf/pagine/sisde

Jürgen Roth, Die albanische Mafia in Deutschland, 17.12.2005, http://www.sicherheit-heute.de/politik/

organisierte _kriminalitaet,182,Die_albanische_Mafia_in_Deutschland,news.htm

Uwe. G. Kranz, Ltd. Ministerialrat, Organisierte Kriminalität und Terrorismus – eine kritische Betrachtung,

Europäischer Polizeikongress, Berlin,14.02.2007, http://www.euro-police.com/pdf/kranz_2007.pdf

Matthias Neske, Friedrich Heckmann, Stefan Rühl, Wissenschaftliche Leitung: Prof. Dr. Friedrich

Heckmann, Menschenschmuggel Expertise im Auftrag des Sachverständigenrats für Zuwanderung und

Integration, Europäisches Forum für Migrationsstudien, Institut an der Universität Bamberg, März 2004

Kosovo Police, Jahresbericht 2008; http://www.kosovopolice.com/dokumentet_strategjike/Raporti _vjetor

_2008.pdf

Kosovo Police Service, Jahresbericht 2007; http://www.mpb-ks.org/repository/docs/Raporti_vjetor_i_

statistikave_te_DME-se.pdf

Kosovo Police Service, Jahresbericht 2006; http://www.mpb-ks.org/repository/docs/raporti_vjetor_ipk_

2006.pdf

Nationalestrategie zur bekämpfung der menschenhandel 2008-2011: http://www.mpb-ks.org/repository

/docs/strategjia_nacionale_dhe_plani_i_veprimit.pdf

Page 19: Disa vecori karakteristike të krimit te organizuar ne Kosove

Seite 19

Kolë KRASNIQI u lind me 27.11. 1961 në Gllaviçicë, Komuna e Pejës. Studimet e

rregullta dhe ato pasuniversitare të Magjistraturës i kreu në Fakultetin Juridik të

Universitetit të Prishtinës. Ndërsa studimet e Doktoraturës i kreu në Fakultetin Juridik të

Universitetit të Vjenës, ku mbrojti me sukses të lartë temën e doktoraturës „Terrorizmi

Ndërkombëtar - me vështrim të posaqëm të sulmeve terroriste në Austri dhe masave

efektive për zbulimin dhe luftimin e terrorizmit ndërkombëtar“. Në Vjenë kreu edhe

praktikën 12 mujore gjyqësore në Gjykatën Supreme të Vjenës.

Tash është Profesor dhe Dekan i Fakultetit Juridik të Universitetit FAMA në Prishtinë,

ku ligjëron dhe udhëheq punën e Institutit për Studimin e Korrupsionit, Krimit të

Organizuar dhe Terrorizmit. Që nga viti 2007 u angazhua edhe si ekspert për Republikën e Kosovës dhe në disa

shtete të tjera të ballkanike, në Shërbimin Federal për Çështje të Azilit në Austri.

Publikimet:

1989, Prishtinë, Ekzekutimi i masave edukative të mbikqyrjës së shtuar ndaj të miturve në Jugosllavi

1990, Prishtinë,Masat edukative gjatë periudhës 1976 - 1985 në Komunën e Pejës me vështrim të posaqëm të masave

edukative të mbikëqyrjes së shtuar

1992, Prishtinë,Roli i Enteve Ndëshkuese - Përmirësuese të tipit të hapur në risocializimin e personave te dënuar dhe

në pengimin e krimit (Punim i Magjistraturës)

1995, Vjenë-Kosovë, Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët (punim shkencor,

shqip-gjermanisht)

1997, Vjenë-Kosovë, Roli i fesë në ruajtjën e identitetit dhe të harmonisë kombëtare të shqiptarët (punim shkencor,

botim i ri, shqip-gjermanisht)

1998 Vjenë, Terrorizmi Ndërkombtar, me vështrim të posaqëm të sulmeve terroriste në Austri dhe masave efektive për

zbulimin dhe luftimin e terrorizmit ndërkombëtar (Punim i Doktoraturës)

2005, Tiranë, Terrorizmi Ndërkombëtar