26
Fakulteti Juridik Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” Tema: Korrupsioni në Kosovë Lënda: Kriminologji me Penologji Mentori: Mr.sc.Flutra Tahiraj Studenti: Endrit Rustemi

Korrupsioni ne kosove

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Korrupsioni ne kosove

Fakulteti JuridikUniversiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Tema: Korrupsioni në Kosovë

Lënda: Kriminologji me Penologji

Mentori: Mr.sc.Flutra TahirajStudenti: Endrit Rustemi

15-Nov-2016

Page 2: Korrupsioni ne kosove

Korrpsioni në Kosovë 2016

PërmbajtjaHyrje ......................................................................................................................

Kapitulli I

1. Kuptimi i korrupsionit dhe zhvillimi i tij historik .................................................

1.1. Definicionet për

korrupsionin .......... ......................................................

1.2. Llojet e

korrupsionit ...............................................................................

1.3. Format e

korrupsionit .............................................................................

1.4. Mënyrat e

korruptimi ..............................................................................

2. Shkaqet e korrupsionit ........................................................................................

3. Pasojat e korrupsionit ..........................................................................................

Kapitulli II1. Kosova sipas Transparency International ...........................................................

2. Përceptimet për korrupsionin në Kosovë ............................................................

Kapitulli III1. Institucionet që merren me luftimin e korrupsionit në Republikën e Kosovës ...

1.1 Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ......................................................

1.2 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës .........................................

1.3 Task Forca Speciale Anti–Korrupsion e PSRK-së ...................................

1.4 Këshilli Kombëtar kundër Korrupsionit ...................................................

2. Legjislacioni penal në fushen e korrupsionit ........................................................

3. Qasja e tanishme e institucioneve në luf.tën kundër korrupsionit ........................

Përfundim ....................................................................................................................

Bibliografia .................................................................................................................

Page 3: Korrupsioni ne kosove

Korrpsioni në Kosovë 2016

Hyrje

Në këtë punim trajtohet dhe analizohet korrupsioni si një dukuri negative e cila

përbën një rrezik për zhvillimin e shtetit.

Ky punim pretendon të ofrojë studentëve me shumë njohuri rreth korrupsionit në

përgjithësi, në nivel lokal ti informoj për sfidat me të cilat përballet Kosova në luftimin dhe

parandalimin e korrupsionit, në masat instituionale të cilat ka ndërmarur Kosova, sektorët në

të cilët çalon.

Ky punim është i ndarë në tre kapituj. Në kapitullin e parë flitet për kuptimin e

korrupsionit, format në të cilat paraqitet, shkaqjet, pasojat dhe efektet e tij. Kapitulli i dytë

paraqet një analizë të raporteve ndërkombëtare të cilat merren me vlersimin e përceptimit të

korrupsionit në përgjithësi dhe në kapitullin e tretë trajtohen qështje që anë të bëjnë vetë me

Kosovën, e ç’rast flitet për institucionet në merren ekskluzivisht me luftimin e korrupsionit,

legjislacioni në këtë fushë, qasja e shoqërisë dhe aktërëve tjeren në luftimin dhe parandalimin

e korrupsionit.

Korrupsioni është një dukuri po aq e vjetër sa dhe vetë njerëzimi. Ai gjendet në të

gjitha mjediset, në të gjitha sistemet dhe regjimet e mundshme duke përbërë një kërcënim për

to, veçanërisht për demokracitë.

Korrupsioni sistematikisht ai ka shkaktuar shumë probleme shqetësuese në të gjitha

vendet e botës. Vendet e sapo dalura nga lufta dhe vendet në tranzicion kanë predispozita që

të kenë probleme të mëdha me korrupsionin. Kalimi nga prona shoqërore në atë privatë

gjithëonë përbën një sfidë të veqantë që ky proces të mos rrezultoj me përfshirjen e zyrtarëve

kompetent një raste korruptive.

Kosova vazhdon të ketë probleme të mëdha me korrupsionin. Një vend që është

raportuar të ka shkallën më të lartë të varfërisë dhe papunësisë në Evropë një gjë e tillë është

edhe e pritshme.

Page 4: Korrupsioni ne kosove

Korrpsioni në Kosovë 2016

Kapitulli I1. Kuptimi i korrupsionit dhe zhvillimi i tij historik

Korrupsioni është një dukuri shumëdimensionale dhe po aq i vjetër sa edhe vetë

njerëzimi. Korrupsioni është i njohur që nga kohët më të lashta.. Është në natyrën e vetë

njeriut që të mundohet të krijojë privilegje dhe përfitime personale pa marrë parasysh nevojat

e të tjerëve, qoftë edhe në disfavor të tjerëve duke mbetur një ndër fenomenet më negative, që

cënojnë demokracinë dhe shtetin ligjor në shoqërinë e sotme.

Ai gjendet në të gjitha mjediset, në të gjitha sistemet dhe regjimet e mundshme duke

përbërë një kërcënim për to, veçanërisht për demokracitë. Nga pikëpamja e cenueshmërisë

nga korrupsioni dhe ndikimit të tij shoqëror, sistemi i drejtësisë mbetet një nga fushat më të

ndjeshme dhe të dukshme në këtë drejtim.

1.1 Definicionet për korrupsionin

Fjala 'korrupsion' vjen nga fjala latine 'corrumpere', që do të thotë 'thyej' ose 'shkatërroj'.

Pra akti korruptiv shkatërron ose thyen ligjin, detyrat dhe normat morale. Korrupsioni paraqet

një lloj 'sizmografi' që mat dhe vlerëson gjendjen e ligjshmërisë dhe moralit në një shoqëri.1

Konceptualizimi i korrupsionit nuk është detyrë e lehtë. Ka shumë definicione për

korrupsionin.

Përkufzimi i ‘korrupsionit’ i përdorur nga Transparency International është si vijon:

“Abuzimi i pushtetit të besuar për përftim privat”.

Banka Botërore thotë se: 'korrupsioni është përdorimi i paligjshëm i burimeve publike për

përfitim personal”.

Ligji për Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit e përkufizon korrupsionin si

keqpërdorim të pushtetit apo çfarëdo sjellje nga zyrtarët publik apo personat tjerë më qëllim

të përfitimit joligjor, e poashtu edhe për të arritur favore apo për të fituar të mira për vete apo

të tjerët.2

Korrupsioni sipas Ligjit kundër korrupsionit - Korrupsion - nënkupton çdo shkelje të

detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e

1 Korrupsioni Dhe Antikorrupsioni fq. 132 https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2662

Page 5: Korrupsioni ne kosove

Korrpsioni në Kosovë 2016

iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi që

drejtpërdrejt ose indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për

t’u marrë për veten apo për një person tjetër.3

1.2 Llojet e korrupsionit

Sipas literatuës kemi dy tipe ose lloje të korrupsionit: Korrupsioni aktiv dhe Korrupsioni pasiv

Korrupsioni aktiv (mitëdhënja)nënkupton vepra penale që realizohet me anë të premtimit,

propozimit ose dhënies së drejtëpërdrejtë ose tërthorazi të qdo lloj përfitimi, funksionarit

publik ose privat për të kryer një veprim në kundërshtim me detyrën apo funksionin e tij.

Korrupsioni pasiv (mitëmarrja)nënkupton veprën penale që realizohet me anë të kërkimit ,

marrjes  të çdo lloj përfitimi të parregullt ose pranimi i një oferte a premtimi nga funksionari

publik ose privat për të kryer ose jo, një veprim në kundërshtimi më detyrën / funksionin e tij.

1.3. Format e korrupsionit

Ryshfeti- është një nga forma më e shfaqur e korrupsionit sidomos në vendin tonë. Ryshfeti

përfshinë dhënjën e çfarëdo vlere materiale përsonit me përgjegjesi publike me qellim të

përfitimit të në mënyrë të jashtligjshmë të ndonjë të mirë publikë.

Mitosja- (mitëdhënia dhe mitmarrja) ajo përfshin dy individë, atë që premton ose ofron një

aset ose përfitim tjetër dhe atë që e kërkon ose e merr atë në shkëmbim të kryerjes së ligjshme

ose të paligjshme të një veprimi që është pjesë e përshkrimit të detyrës së dikujt; nuk ka

rëndësi se kush e inicion aktin e korrupsionit.

Nepotizmi- është një formë e trajtimit preferencial që konsiston në lehtësimin e punësimit në

sistem të bashkëshortit ose të afërmit të dikujt;

Abuzimi me fondet: ka të bëjë me keqpërvetësimin e fondeve publike;

Tregtimi i influencës - lidhet me përfitimet e ofruara një individi që premton të bindë një

agjent publik që të kryejë (ose të mos kryejë) një veprim që është pjesë e përshkrimit të

punës;

Trajtimi preferencial- konsiston në dhënien e ndihmës miqve, njerëzve që shoqërohet

dikush, etj., të cilët fitojnë pozicione për shkak të lidhjeve të tyre më tepër se sa për shkak të

kompetencës.

3 http://ëëë.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2004_34_al.pdf

Page 6: Korrupsioni ne kosove

Korrpsioni në Kosovë 2016

Varësishtë nga autorë të ndryshëm dallojmë disa forma të korrupsionit, që disa nga këto janë:4

Korrupsioni politik, i cili ka të bëjë me marrjen e funksioneve të pushtetit politik ose në

mbajtjen e privilegjeve të caktuara politike duke u dhënë rryshfetë, mito, gjatë fushatave

paraelektorale dhe gjatë zgjedhjeve, marrja e donacioneve dhe pagesave tjera  nga persona

apo shoqata në mënyrë të fshehtë.

Korrupsioni administrativ ka të bëjë me administratën shtetërore, duke i shfrytëzuar

kompetencat në administratë, prej asaj lokale deri tek ajo qendrore, merr mito, ryshfet

d.m.th. korruptohet duke u dhënë leje, qertifikata, dokumentedhe akte të tjera individëve,

grupeve dhe firmave për realiziminj e interesave të ndryshme ,materiale dhe financiare për

grumbullimin e pasurisë, që shpeshëherë që nuk u takon. 

Korrupsioni gjyqësor i cili ka të bëje me dhënien dhe marrjen e ryshfetiti dhe mitos  të

punojësëve në gjykatë, me qëllim që te pengohet procedura penale , me qëllim që te

nxirren vendime gjyqësore të favorshme, me qëllim që të bishtërohet shqiptimi i dënimeve

dhe sanksioneve tjera.

1.4 Mënyrat e korruptimit

Kur korrupsioni përfshin të paktën dy persona, kontakti midis tyre arrihet në dy mënyra:

DrejtpërdrejtDrejtpërdrejt - kjo kërkon besim të madh midis palëve, që zakonisht bazohet tek miqësia,

kontaktet e mëparshme, ose rekomandimi nga një person tjetër që e beson agjenti publik.

Kjo mund të përfshijë edhe mënyrat e presionit që rezultojnë nga marrëdhëniet e autoritetit

(p.sh., me një epror), ose nëpërmjet shantazhit;

Tërthorazi Tërthorazi - kjo kërkon përdorimin e ndërmjetësve. Këto mund të jenë bashkëpunëtorët

aktualë ose të mëparshëm, pjesëtarët e familjes ose personat me të cilët zyrtari hyn në

kontakt shpesh, të tillë si personeli ndihmës i gjykatës, avokatët, ose madje fqinjët e

gjyqtarëve ose prokurorëve. Kontakti mund të bëhet për një akt të vetëm të paligjshëm

korrupsioni, ose ai mund të përsëritet (vepër penale e vazhduar).

2. Shkaqiet e korrupsionit

4 http://juridiksi.e-monsite.com/faqe/e-drejta-penale/korrupsioni-dhe-vecorite-e-tij.html

Page 7: Korrupsioni ne kosove

Korrpsioni në Kosovë 2016

Disa studiues mendojnë që varfëria varfëria është burimi i problemit. Pa varfëri nuk do të

kishte korrupsion. Por dhe pse është një shkak ai nuk mund të jetë i vetmi. Nëse varfëria është

shkak i korrupsionit, atëherë do të ishte e vështirë të shpjegohej pse vendet e pasura

gjithashtu kanë korrupsion. Do të ishte e vështirë të shpjegohej pse shumë zyrtarë të cilët

fare nuk kanë probleme me varfërinë, korruptohen më shuma milionëshe. Korrupsioni është

pra, ―një thikë me dy tehe - ai mund të shfaqet nga pasuria dhe bollëku, por dhe nga

mungesa e tij.

PagesatPagesat e pamjaftueshme e pamjaftueshme për nëpunësit publik konsiderohen nga të gjithë si

kontribues në korrupsion, të paktën në nivelet e saj të ulta.

Si shkaqije të korrupsionit mund ti përmendim edhe shkaqiet institucionale si

mungesa e transparences, mungesa e llogaridhënjes, shpërblimet për performancen, mos mungesa e transparences, mungesa e llogaridhënjes, shpërblimet për performancen, mos

profesionalizmi, kompetencat e gjera profesionalizmi, kompetencat e gjera etj.

Transparenca është një nga elementet kyçe në luftimin e korrupsionit. Transparenca

është sinonim i qeverisjes së mirë, llogaridhënies dhe i ngritjes së besimit tek qytetarët në

institucione publike. Transparenca e qasjes në dokumente publike është e drejtë themelore e

të gjithë qytetarëve për t’u informuar se si paraja publike është duke u shpenzuar.5 Nëse

mungon transparenca, shtohet dyshimi për institucionin dhe rrjedhimit shumë besimi në të.

Si shkaqie të cilat e sjellin korrupsionin janë edhe pabarazitë e ndryshme sociale dhepabarazitë e ndryshme sociale dhe

diskriminimi në baza ekonomike.diskriminimi në baza ekonomike.

Shumë mendojnë se korrupsioni është pjesë epjesë e kulturëskulturës së vendit të tyre, por kjo nuk

mund të jetë kurrë një justifikim llogjik. Kjo vërethet edhe në vedin tonë, ku zyrtarët e

misioneve të huaja kanë qenë pikërisht subiekte të veprimeve kriminale të korrupsionit.

Mirpo siç shihet shkaqiet që sjellin korrupsionin janë të shumta dhe luftimi i tij duhet

të bëhet pikërishtë mbi bazën e shkaqieve që e sjellin atë.

3. Pasojat e korrupsionitKorrupsioni është një kërcënim për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e

njeriut. Korrupsioni si dukuri negative në shoqëri, mbi të gjitha frenon zhvillimin ekonomik

dhe social, duke dëmtuar sidomos vendet në zhvillim sidomos ato shtete që janë dal nga

tranzicioni ku bëjmë pjesë edhe ne.

Korrupsioni përbën një kërcënim për rritjen ekonomike të një vendi pasi ndikon në

uljen e efiçencës në sektorin privat dhe në atë publik. Ai është një nga faktorët më të

rëndësishëm që ndikon në reduktimin e rritjes ekonomike në shumë vende të botës.5 https://ëëë.kdi-kosova.org/publikime/59-2016-03-31-virusi-transparentitis_alb_final_isbn.pdf

Page 8: Korrupsioni ne kosove

Korrpsioni në Kosovë 2016

Kapitulli IIKosova sipas Transparency International

Transparency international është organizatë ndërkombëtare jo-qeveritare e cila

angazhohet për luftimin e korrupsionit. Ajo është themeluar në vitin 1993 me seli në Berlin.

Fillimisht duhet theksuar se korrupsioni është vështirë të matet në nivel të saktë. Është

njëri prej krimeve që zakonisht nuk ka viktima të caktuara, mirpo që të gjithë në një formë

jemi viktima të tij. Sidoqoftë matja e korrupsionit zakonisht është shumë e përafërt me

realitetin duke marrë parasyshë metodologjinë dhe llojllojshmërinë e burimeve që i përdorin

institucionet të cilat merren më vlersimin e korrupsionit.

Metodologjia se si Transparency Interanlional i realizon matjet për vlersimit të nivelit

e korrupsionit jane të ndryshme. Kryesishtë ajo bazohet në opinionet dhe përvojat e

njerëzve. Një sondazh që ata bëjnë bazohet në përvojen e njerëzve afaristë, ekspertëve - ky

është Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI). Kurse Barometri Global i Korrupsonit është

një sondazh tjetër i cili realizohet duke i pytur njerëzit në rrugë, në familjeve etj. 6

Korrupsioni përkufizohet nga Transparency International (TI) si shpërdorim i

autorizimeve të besuara për përfitim privat7. Më tutje, TI bën dallim ndërmjet korrupsionit

“sipas rregullit” dhe atij “kundër rregullit”. Korrupsioni “sipas rregullit” përbëhet nga pagesat

për lehtësim, ku paguhet ryshfet për të marrë trajtim preferencial për diçka që marrësi i

ryshfetit është i obliguar të bëjë me ligj. Në anën tjetër, korrupsioni “kundër rregullit” është

ryshfeti i paguar për të fituar shërbime të cilat marrësi i ryshfetit e ka të ndaluar t’i japë.

‘Korrupsioni i madh’ përkufzohet si “Aktet e kryera në nivel të lartë të Qeverisë që

shtrembërojnë politikat apo funksionimin e shtetit, duke i bërë të mundur liderëve të përftojnë

në kurriz të së mirës publike”. ‘Korrupsioni i vogël’ përkufzohet si “Abuzimi i përditshëm

i pushtetit të besuar nga ana e zyrtarëve publik të nivelit të ulët dhe të mesëm në

ndërveprimet e tyre me qytetarë të zakonshëm, të cilët shpesh janë duke u përpjekur për tu

qasur të mirave ose shërbimeve elementare në vende si spitalet, shkollat, departamentet e

policisë dhe agjencitë tjera.” ‘Korrupsioni politik’ është përkufzuar si “Manipulimi i

politikave, institucioneve dhe rregulloreve të punës në shpërndarjen e burimeve dhe fnancimit

nga ana e vendimmarrësve politik, të cilët abuzojnë me pozitën e tyre për të mbajtur fuqinë,

statusin dhe pasurinë e tyre.”8

6 http://ëëë.bbc.co.uk/albanian/neës/2009/06/090603_transparencyinternational_marschall.shtml7 https://ëëë.transparency.org/ëhat-is-corruption/#define8 Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Vlerësimi i sistemit të integritetit kombëtar në Kosovë, fq.13

Page 9: Korrupsioni ne kosove

Korrpsioni në Kosovë 2016

Kosova konsiderohet si relativisht më e korruptuar se vendet fqinje, sipas

Transparency international.

Renditja Vendi Pikë

35 SLLOVENIA 60

50 KROACIA 51

61 MALI I ZI 44

66 MACEDONIA 42

71 SERBIA 40

76 B&H 38

88 SHQIPERIA 36

103 KOSOVA 33

Për në vitin 2015 Kosova gjendet në vendin e 103-të, së bashku me Moldavinë,

Etiopinë dhe Republikën Domenikane. Të gjitha vendet e rajonit rezultojnë të jenë më mirë.

Shqipëria gjendet në vendin e 88, Maqedonia 66, Serbia 71, Mali i Zi 61, Bosnja dhe

Hercegovina 76, Kroacia 50.9

Në vendet e para të ranglistës që disa vite

rresht qëndrojnë vendet e Europës, përkatësisht

vendet skandinave së bashku me Zelandën e Re.

Për vitin 2015 në vendin e parë gjendet Danimarka

kurse vendin e fundit e ndajnë Korea e Veriut dhe

Somalia.

Edhe në vitet e kaluara Kosova është renditur

kryesisht në të njejtat pozicione dhe është vleruar me

të njetat pikë.

Në vitin 2013 Kosova është renditur në vendin e 111 nga 177 vende të botës, kurse

në vitin 2014 radhitet një vend më lartë me të njetat pikë. Kjo d.m.th se pothuajse nuk ka

psaur asnjë përparim sa i përket kuftimit të korrupsionit në vitin 2014. Në vitin 2015 Kosova

radhitet në vendin e 103 me 33 pikë. Nga tabela mund të vërejmë së ka pasur një ngritje të

kosiderueshme për 7 vende mirpo nuk mund të thuhet qe ka pasur një përmirsim të dukshëm

të situatës në terren. Kjo ndryshim mund të cilsohet sepse këtë vit ka më pak shtete në të cilat

janë vlersuar nga TI e jo se pse ka pasur një ndryshim drestim në luftën kundër korrupsionit.

Të njejtën gji nuk mund të thuhet për Republikën e Shqipërise e cila në vitin 2014 ishte e 9 https://ëëë.transparency.org/search

Page 10: Korrupsioni ne kosove

Korrpsioni në Kosovë 2016

radhitur në vendin 104 se bashku me Republikën e Kosovës, mirpo një vit më vonë ajo

radhitet në vendin e 88.

2. Përceptimet për korrupsionin në Kosovë

Perceptimet e korrupsionit zakonisht janë shumë më negative se sa përhapja aktuale e

praktikave korruptive, dhe si të tilla nuk janë matësi kryesor i nivelit të korrupsionit në vend.

Mirëpo, perceptimet akoma përdoren

tradicionalisht si indikatorë për vlerësimin e

mjedisit të korrupsionit në nivel ndërkombëtar.

Pritjet rreth përjetimit të ndonjë forme të

presionit të lartë korruptiv, për popullatën e

Kosovës janë të larta. 73 përqind e popullatës

besojnë se për ta është e mundshme të hasin në

presion nga ndonjë zyrtar publik, për të dhënë

formë ryshfeti në mënyrë që problemi të zgjidhet.

Sipas sondazheve të bëra nga SELDI

(Southeast Europe Leadership for Development

and Integrity)10, institucionet publike të cilave qytetarët i përceptojnë si më të korruptuarat

janë: Qeveria, Kuvendi dhe Gykatat, Prokuroria, Agjensia Kosovare e Privatizimit, Eulex-i

etj. Kurse institucionet të cilat qytetarët mendojnë qe nuk janë të korruptuara, apo që jane

më pak të korruptuara jane: FSK-ja, Presidenca, Policia etj. 11

5-niveli me i larte i 1-niveli më i ulët

Vendet Kosova 3.4Shqipëria 3.2Serbia 3.1Mali i Zi 2.9Maqedonia 2.9B& H 2.7Bullgaria 2.6Rumania 2.6

10 http://seldi.net/about-us/11 Vlerësimi i Korrupsionit në Kosovë Prishtinë 2016, fq.18

Page 11: Korrupsioni ne kosove

Korrpsioni në Kosovë 2016

Turqia 1.9Kroacia 1.8

Perceptimet e Kosovarëve rreth përhapjes së korrupsionit në vendet e Evropës Jug-

Lindore janë zhvilluar përmes përvojës direkte me vendin, ose përmes influenca të tjera si

mediave apo bisedave.

Tabela tregon se sipas perceptimit gjeneral korrupsioni është shumë i përhapur në

Kosovë. Qytetarët e perceptojnë Kosovën si vendin më të korruptuar në rajon, me një indeks

prej 3.4, në një shkallë prej 1 deri në 5. Vendet fqinje, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi,

radhiten menjëherë pas në listë si vendet më të korruptuara me indekse të barabarta me 3.2,

3.2 dhe respektivisht 2.9. Përderisa, në fundi i radhitjes tregon që Kosovarët i përceptojnë

Turqinë dhe Kroacinë si vendet më së paku të korruptuara.

Kapitulli III1. Institucionet që merren me luftimin e korrupsionit në Republikën e Kosovës

Problemi kryesor se pse ka korrupsion në Kosovë rrjedh nga fakti se ligjet dhe

institucionet ligjore nuk janë përdorur si arsenal për ta luftuar në praktikë. Ky dështim është

pasojë e mungesës së vullnetit politik që ka prodhuar (a) mbivendosje institucionale dhe (b)

sistem të dobët të drejtësisë.12

Janë të paktën pesë institucione të cilat merren me korrupsionin duke filluar nga Zyra

e Kryeprokurorit të Shtetit, Prokurori Special dhe Misioni për Sundimin e Ligjit (EULEX) e

deri te Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Këshilli kombëtar kundër korrupsionit, mirpo unë

në këtë punim do të flas vetëm për Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Këshilli kombëtar

kundër korrupsionit.

1.1. Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) 13

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) e Kosovës është organ i pavarur dhe i

specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit

në Kosovë. Është themeluar në korrik të vitit 2006, ndërsa ka filluar të funksionojë më 12

shkurt të viti 2007. Baza ligjore për themelimin e Agjencisë është Ligji kundër Korrupsionit

(2004/34) i cili i ka përcaktuar përgjegjësitë dhe fushë- veprimtarinë e tij . I ka të punësuar 40

punonjës.

12 KDI-Analizë e politikave mbi mekanizmat institucional për luftimin e korrupsionit në kosovë, Prill 2016 fq. 813 http://ëëë.akk-ks.org/sq/pergjegjesite#indexmain

Page 12: Korrupsioni ne kosove

Korrpsioni në Kosovë 2016

Mandati i Agjencisë është i përqendruar në zbulimin dhe hetimin e rasteve korruptive,

përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit si dhe sensibilizimin e opinionit

publik me qëllim të ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë që bazohet në shtetin e së drejtës.

Agjencia kundër Korrupsionit nuk ka autoritet të plotë hetimor: roli i saj është më

shumë i drejtuar në parandalim dhe hetime administrative preliminare, në përputhje me

standardet ndërkombëtare.

Agjensia Kundër Korrupsionit për punën e saj i raporton direkt Kuvendit të Kosovës

meqenësë Kuvendi e ka themeluar atë.

Ligji për deklarim të pasurisë është një ndër pikat kyqe të kësaj agjensie.

Implemnetimi i ligjit lidhet më shumë me kompetencat për senzibilizim të opinionit publik

që i ka agjensia, sesa me efktivitetin thelbësor te ketij ligji. Kjo është vërejtur në shumë raste

në praktikë, në vetvlërsimin e pasurisë. Shumbull mund të jetë kryetari i Partisë së Fortë, i

cili e vlerson një pikurë të tij në vlerë 1.000.000.000 euro.

Sipas raporteve të shoqërisë civile, Kuvendi duhet ti rishikoj Kompetencat e

Agjensisë dhe mekanizmave tjerë që mërren më luftim të korrupsionit. Ndryshime sipas tyre

duhet të ketë edhe në mënyrën e financimit, ku AKK duhet ta propozoj vet buxhetin e saj

dhe Qeveria ose ndonjë organizatë tjertër buxhetore të mos ketë mundësi ta ndryshoj atë.

1.2. Këshilli Kombëtar kundër Korrupsionit

Këshilli Kundër Korrupsionit i themeluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës në vitin 2012. Këshilli ka për qëllim bashkërendimin e punës

dhe aktiviteteve të institucioneve e agjencive, në kuadër të kompetencave dhe të

fushëveprimit  të tyre, për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Funksionet e Këshillit:

Të koordinoj aktivitetet në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Të identifikojë dhe të koordinoj aktivitetet në përkrahje të zbatimit të strategjisë kombëtare

në luftimin e korrupsionit. Të përcaktoj prioritetet dhe politikat për zbatimin e agjendës legjislative në ngritjen e

efektivitetit në luftën kundër korrupsion. Të koordinoj punën e aktivitetet e institucioneve përgjegjëse në forcimin e mekanizmave

ekzistues për luftimin e korrupsionit. Të rrisë vetëdijen e shoqërisë për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit 

Deri më tani Kshilli është treguar kryesisht i paefektshëm në koordinimin e përpjekjeve kundër-korrupsion. Roli i tij është shumë politik dhe i mungon përcjellja sistematike e rekomandimeve të miratuara.

Page 13: Korrupsioni ne kosove

Korrpsioni në Kosovë 2016

Nga komisionet parlamentare ka pasur shumë vërejtje në punën e Komisionit ku janë përmendur se komisioni nuk po e zbaton mandatin e tij por vetem po paraqet një barrë për buxhetin e shtetit.

Që nga zgjedhja e Presidentit të ri, Këshilli nuk është mbledhur më edhe pse në

mbledhjen e tij të fundit është theksuar që vendi po ballafaqohet me shkallë të lartë të

korrupsionit.14

2. Legjislacioni penal në fushen e korrupsionitNë përgjithësi, kuadri legjislativ dhe institucional kundër korrupsionit

është fuqizuar dhe tani është kryesisht në përputhje me Acquis Communitaire

të BE-së. Në janar të vitit 2013, Kodi i ri Penal dhe Kodi i ri i Procedurës Penale hynë në fuqi. Kodet e përkufzojnë korrupsionin si një vepër penale, duke e kategorizuar atë në të paktën gjashtë forma: (1) konflikti i interesit, (2)

abuzimi dhe keqpërdorimi i pozitës zyrtare, (3) mashtrimi në detyrë, (4) pranimi

dhe/ose dhënia e ryshfetit, (5) ndikimi në tregti, dhe (6) shpalosja e informacionit

zyrtar. Më tej, në bazë të Kodit të ri, çdo dështim për të deklaruar pasurinë, te ardhurat, dhuratat, përftimet tjera materiale ose detyrimet fnanciare është i dënueshëm me gjobë ose burgim deri në tre (3) vjet.Ligjet e tjera që ndërlidhen me sektorin e anti-korrupsionit, përveç Kodit Penal dhe Civil janë ligjet për prokurimin publik, qasjen në dokumentet publike, konfliktin e të interesit, deklarimin e pasurisë, zgjedhjeve, si dhe lirinë e shtypit dhe të shoqërimit.

3. Qasja e tanishme e institucioneve në luftën kundër korrupsionit

Deri tani mund të vërejmë se çasja e institucioneve tona për luftim të korrupsoinit nuk ka qenë e duhura. zbatuar atë. Nga qeveritë gjithmonë kemi ndëgjuar dhe ende ndëgjojme se do të ketë “zero tolerancë ndaj korrupsionit”mirpo praktika e tregon të kundërtën. 14 http://ëëë.botasot.info/politika-lajme/583198/presidenti-thaci-hesht-keshillin-kombetar-kunder-korrupsionit/

Page 14: Korrupsioni ne kosove

Korrpsioni në Kosovë 2016

Përkundër legjislacionit progresiv mungon vullneti politik për ta zbatuar atë.

Bashkëpunimi dhe koordinimi i autoriteteve përgjegjëse për hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit është treguar shumë i brishtë.

Moskordimini në mes agjensive të pavaruar edhe institucioneve tjera shtetërore deri më

tani ka rezultuar në konfuzitet mbi primatin për luftim të korrupsionit dhe shumë herë brjten e

përgjegjesië nga një institucion në tjetrin.

Gjyqësori vazhdon të jetë jo efektiv në luftimin e korrupsionit pavarësisht përpjekjeve

të Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial që rastet e korrupsionit ti trajtojnë me prioritet.15

Sipas Institutit KIPRED disa prej arsyjeve për këtë mosefektivitet janë kapacitetet dhe

hezitimi i gjyqëtarëve dhe prokurorëve që të merren më rastet e korrupsionit që janë të

sofistikuara dhe që janë të përfshirë zyrtarë politikë. Deri më tani, aktgjykimi më serioz i

lëshuar nga Gjykata Themelore ishtenë maj të vitit 2013, me të cilin ish-kreu i Task Forcës

Anti-Korrupsion, Nazmi Mustafa, u dënua me 5 vjet burg. Ai ushpall fajtor për pranimin e

një ryshfeti për të hedhur poshtë akuzat në një hetim që zhvillohej në vitin 2012.

PërfundimPërfundim

Në këtë punim jam përpjekur të trajtoj dhe analizoj ndikimin e korrupsionit në

vendin tonë. Se si korrupsioni përbënë një problem shoqëror i cili destabilizon funksionimin

demokratikë të institucionve dhe rrezikon mirëqenjen e qytetarëve.

Nga studimi mund të konstatojmë se ekziston një mungesë e bashkëpunimit në mes të

institucioneve dhe aktorëve të përfshirë në luftën kundër korrupsionit, pavarësisht nga një

sërë nismash dhe strategjish kundër-korrupsion të formuara nga shteti.

Legjislacioni kundër korrupsionit kryesisht është adekuat, por në praktikë zbatimi i tij

ka mbetur shumë prapa.

Roli i qytëtarëve në raportim të komunicionit është një pikë kyqë nga i cili varet

luftimi i kësaj dukurie. Është mjaft e rëndësishme që shteti të garantojë në mënyrë efektive

mundësinë për ushtrimin e një të drejte të tillë nga çdo qytetar i thjeshtë, duke mos lejuar që

ai raportimi i korrupsionit të ketë pasoja për qytetarët.

Shoqëria civlie, organizatat ndërkombëtare dhe sidomos mediat e pavarura kanë një

rol shumë më rëndësi në informimin e publikut mbi zbulimin e rasteve korruptive,

ndërshkimin e tyre dhe mënyrat e trajtimit të këtyre rasteve nga ana e institucioneve.

15 Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Vlerësimi i sistemit të integritetit kombëtar në Kosovë, fq.71

Page 15: Korrupsioni ne kosove

Korrpsioni në Kosovë 2016

Transparenca e institucionve në trajtimin e rasteve të korrupsionit ndikon në rritjen e besimit

të qytetarëve dhe bashkpunimin e tyre në raportimin e rasteve korruptcionit.

Dhe në fumd mund të konkludojmë se lufta kundër korrupsionit paraqet një sfidë të

madhe jo vetëm për Kosvën si shtet i ri por për çdo shtet në botë. Viktima të korrupsionit

jemi të gjithë ne. Pasojat e tij i hasim çdo ditë, të gjithë ne, sapo të dalim nga shtëpia. Kjo

duhet të jetë një motiv shtesë që lufta kundër tij të jetë prioritet dhe kjo dukuri të mos i

afektoj brezat që vijnë në nivelin që po na afektin neve.

Bibliografia

- Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Vlerësimi i sistemit të integritetit kombëtar në Kosovë, Tetor 2015

- Instituti Riinvest - Vlersimi i korrupsionit në Kosovë, Prishtinë 2016- KIPRED - Hetimi i korrupsionit në kosovë: (mos) bashkëpunimi në mes të policisë

dhe prokurorisë, Prishtinë 2014- Lëvizja Fol - Skenimi i korrupsionit, Nëntor 2016- Instituti i Kosovës për Drejtësi – Korrupsioni në Kosovë , Raporti vlerësues

gjithëpërfshirës mbi efikasitetin e sistemit prokurorial në zbatimin e planit të veprimit për rastet e korrupsionit, Betim Musliu , Prishtinë shtator 2014

- Prof. Dr. Ismet Salihu / Mr.Sc. Hilmi Zhitija / Dr.Sc. Fejzullah Hasani - Komentari i Kodit Penal të Republikës së Kosovës

- Prof.Dr. Rexhep Gashi , Kriminologjia Prishtinë 2016- Agjensia Kundër Korrupsionit - Strategjia kundër korrupsionit 2013-2017 Prishtinë,

Nëntor 2012- Agjensia Kundër Korrupsionit -Analizë mbi ndjekjen dhe gjykimet e rasteve

korruptive në Kosovë, Qershor 2013- Raporti i Progresit 2015 - Dokument pune i personelit të komisionit europian- Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)-Vlerësimi i sistemit të integritetit kombëtar në

kosovë, Tetor 2015

Page 16: Korrupsioni ne kosove

Korrpsioni në Kosovë 2016

- Transparency International Albania - Mekanizmat për përfshirjen e publikut ne luften kundër korrupsionit – Tiranë

- Qendra për Arsim e Kosovës - Edukimi kundër korrupsionit – Prishtinë tetor 2006- Plani i Veprimit Kundër-Korrupsion - Prioritet social dhe ekonomik për Kosovën -

Tetor 2006- Msc Adela SHERA - Korrupsioni dhe ndikimi i tij në rritjen ekonomike - UNDP - Anketë për perceptimet publike për korrupsionin në sektorin e arsimit në

Kosovë, Prishtinë 2014- Task Forca për Integrim Evropian - Material Diskutues për Politikat Kundër

Korrupsionit , Tavolina e Rrumbullakëta “Drejtësi, Liri dhe Siguri” , Prishtinë- Cristi Danilet - Korrupsioni dhe antikorrupsioni në sistemin e drejtësisë - Bucharest :

Editura C.H. Beck, 2009- Robert Klitgaard Ronald MacLean-Abaroa dhe H. Lindsey Parris - Qytete të

Korruptuara Një Udhëzues Praktik për Kurimin dhe Parandalimin , Maqedoni 2000

Ligji Nr. 2004/34 LIGJI KUNDËR KORRUPSIONIT

Ligji nr. 03/L- 159 PËR AGJENCINË KUNDËR KORRUPSIONIT

Web:

https://kec-ks.org/ëp-content/uploads/2016/03/Edukimi-kunder-korrupsionit.pdf

http://ëëë.akk-ks.org/

http://levizjafol.org/folneë/ëp-content/uploads/2016/03/Edu-Corruption-Scan-SQ.pdf