107
REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI POLITEKNIK TIRANË FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE DOKTORATA ″Gjeoshkencat, Burimet Natyrore dhe Mjedisi″ Rruga Elbasanit, Tiranë - Albania Tel/fax: ++ 355 4 375 246/6 DISERTACION Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë) (Për marrjen e gradës shkencore “Doktor”) DISERTANTI UDHËHEQËSI SHKENCOR M.Sc Jeton PEKMEZI Prof. Asoc. Dr. Skënder LIPO Tiranë, 2016

DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

  • Upload
    others

  • View
    25

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI POLITEKNIK TIRANË

FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE DOKTORATA ″Gjeoshkencat, Burimet Natyrore dhe Mjedisi″

Rruga Elbasanit, Tiranë - Albania Tel/fax: ++ 355 4 375 246/6

DISERTACION

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave

(Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

(Për marrjen e gradës shkencore “Doktor”)

DISERTANTI UDHËHEQËSI SHKENCOR

M.Sc Jeton PEKMEZI Prof. Asoc. Dr. Skënder LIPO

Tiranë, 2016

Page 2: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI POLITEKNIK TIRANË

FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE DOKTORATA ″Gjeoshkencat, Burimet Natyrore dhe Mjedisi″

Rruga Elbasanit, Tiranë - Albania Tel/fax: ++ 355 4 375 246/6

Disertacion i përgatitur nga: M.Sc Inxh Jeton PEKMEZI

Për marrjen e gradës shkencore: DOKTOR

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

Mbrojtur më datë 16.09.2016 para Jurisë:

1. Prof. Dr Ilir ALLIU Kryetar (Oponent)

2. Prof. Dr Jani BAKALLBASHI Anëtar (Oponent) i jashtëm

3. Prof. Dr Ibrahim MILUSHI Anëtar

4. Prof. As. Dr Edmond GOSKOLLI Anëtar

5. Prof. As. Dr Edmond HOXHA Anëtar

Tiranë, 2016

Page 3: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 1

PËRMBAJTJA LISTA E FIGURAVE ....................................................................................................................... 3

LISTA E TABELAVE ...................................................................................................................... 5

INDEKSI I SHKURTIMEVE ............................................................................................................ 6

HYRJE.....................................................................................................................................................7

QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT ....................................................................................................... 11

KAPITULLI PARË – Ekosistemi i Rajonit (Spaç – Mushtë)......................................................... 13

1.1 Të dhënat fiziko gjeografike të rajonit .............................................................................. 13

1.1.1 Vendodhja e objektit, klima, bimësia ............................................................................ 13

1.1.2 Hidrografia, hidrogjeologjia ......................................................................................... 15

1.1.3 Demografia, infrastruktura ekzistuese ........................................................................... 15

1.1.4 Ekonomia e zonës dhe aktiviteti kryesore ..................................................................... 16

1.2 Ndërtimi gjeologo-tektonik dhe mineralet e dobishme të zonës ......................................... 16

1.2.1 Llojet e stratigrafisë dhe mosha e shkëmbinjve që marrin pjesë në ndërtimin e rajonit dhe

vendburimit ................................................................................................................................. 17

1.2.1.1 Stratigrafia............................................................................................................. 17

1.2.1.2 Shkëmbinjtë intruziv .............................................................................................. 18

1.2.1.3 Depozitimet e kuaternarit ....................................................................................... 18

1.3 Zhvillimi i tektonikave kryesore, tektonika e vendburimit ................................................. 18

1.4 Përbërja minerare e trupave xeherorë në vendburimin Koshaj ........................................... 21

KAPITULLI DYTË – Metodat e llogaritjes së rezerave dhe pasiguritë që takohen ........................ 23

2.1 Metodika analitike e llogaritjes së rezervave ..................................................................... 23

2.1.1 Llogaritja e rezervave xeherore në vendburimet bakër-zink mbajtëse ............................ 23

2.1.2 Kondicionet e përdorura për llogaritjen e rezervave të zinkut ........................................ 24

2.2 Pasiguritë që takohen në vlerësimin e rezervave ............................................................... 24

2.2.1 Pasiguritë gjeologjike ................................................................................................... 25

2.2.2 Pasiguritë teknike ......................................................................................................... 25

2.2.3 Pasiguritë ekonomike ................................................................................................... 25

KAPITULLI TRETË – Klasifikimi i rezervave gjeologjike dhe kriteret e përdorura për konturimin

e trupave mineral mbajtëse .............................................................................................................. 26

3.1 Klasifikimi i rezervave xeherore në bazë të studjueshmërisë gjeologjike dhe të shkallës së

vërtetësisë .................................................................................................................................... 26

3.2 Kriteret e konturimit të trupave xeherorë .......................................................................... 26

3.3 Principet e interpolimit dhe ekstrapolimit të përdorur për konturimin e trupave xeherorë .. 28

3.3.1 Kriteri i interpolimit ..................................................................................................... 28

3.3.2 Kriteri i ekstrapolimit ................................................................................................... 29

Page 4: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 2

KAPITULLI KATËR – Ndërtimi i databazës dhe analiza e të dhënave ......................................... 30

4.1 Ndërtimi i bazës së të dhënave të vendburimit Koshaj ...................................................... 32

4.1.1 Kontrolli i të dhënave hyrëse (Collar, Assay, Survey) dhe ndërtimi i bazës së të

dhënave........... ............................................................................................................................ 39

4.1.2 Ndërtimi i strukturës së shpimeve ................................................................................. 41

4.2 Analiza statistikore e të dhënave të vendburimit Koshaj.................................................... 42

KAPITULLI PESË – Ndërtimi i prerjeve vertikale, modelimi i trupave xeherore ........................... 47

5.1 Ndërtimi i prerjeve vertikale në vendburimin Koshaj ........................................................ 47

5.2 Modelimi i trupave xeherore të Zinkut .............................................................................. 64

KAPITULLI GJASHTË – Metodat e llogaritjes së rezervave gjeologjike, faktorët që ndikojnë në

saktësimin e tyre, llogaritja e rezervave gjeologjike të zinkut. .......................................................... 69

6.1 Metodat e llogaritjes së volumeve dhe faktorët që ndikojnë në saktësinë e vlerësimit të

rezervave ..................................................................................................................................... 69

6.1.1 Llogaritja e volumit duke e zbërthyer trupin në forma të rregullta gjeometrike .............. 69

6.1.2 Llogaritja e volumit duke përdorur prerjet tërthore (vertikale) paralele .......................... 69

6.1.3 Llogaritja e volumeve duke përdorur prerjet horizontale paralele .................................. 70

6.2 Faktorët që ndikojnë në saktësinë e përcaktimit të volumeve ............................................ 71

6.3 Llogaritja e rezervave gjeologjike të zinkut ...................................................................... 71

KAPITULLI SHTATË – Ndarja e vendburimit në blloqe zonash, llogaritja e rezervave gjeologjike

për sejcilën nga zonat e ndara .......................................................................................................... 73

7.1 Ndarja e vendburimit në “blloqe zonash” (në grupe trupash) sipas largësisë së vendodhjes të

trupave, llogaritja e rezervave gjeologjike dhe e permbajties së ponderuar për sejcilën nga zonat . 73

7.2 Llogaritja e rezervave dhe e përmbajtjes së ponderuar sipas zonave të ndara ..................... 76

KAPITULLI TETË - Ndërtimi i Bllok Modelit, përcaktimi i përmbajtjes së interpoluar për sejcilin

nga blloqet e ndërtuar ...................................................................................................................... 80

8.1 Ndërtimi i Bllok Modelit për zonën 1, e cila paraqet interes për shfrytëzim ....................... 80

8.2 Përcaktimi i përmbajtjes për secilin nga blloqet e ndërtuar ................................................ 86

8.2.1 Shembull zbatimi i metodës interpoluese (IDW). .......................................................... 87

8.2.2 Përcaktimi i parametrat të elipsoidit të kërkimit ............................................................ 88

8.2.3 Llogaritja e përmbajtjes për secilin nga blloqet e ndërtuar. ............................................ 91

KAPITULLI NËNTË – Vlerësimi i rezervave gjeologjike të zonës së përzgjedhur duke përdorur

Bllok Modelin e ndërtuar ................................................................................................................. 98

9.1 Vlerësimi i rezervave të zonës së përzgjedhur sipas Bllok Modelit të ndërtuar .................. 98

PËRFUNDIME/REKOMANDIME ............................................................................................... 100

LITERATURA............................................................................................................................ 1044

Page 5: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 3

LISTA E FIGURAVE Figura 1 Harta Topografike e Rajonit: Mesul-Lëtiten (Autor: J.Pekmezi) ......................................... 14

Figura 2 Harta Gjeologjike e Rajonit: Mushtë-Lëtiten (Autor: A.Daci, J.Pekmezi) ........................... 20

Figura 3 Struktura e metodikës për vlerësimin e rezervave ............................................................... 31

Figura 4 Foto gjatë verifikimit në terren të shpimeve historike ......................................................... 32

Figura 5 Paraqitja tabelore e formatit Collar..................................................................................... 35

Figura 6 Paraqitja tabelore e formatit Assay ..................................................................................... 36

Figura 7 Paraqitja tabelore e formatit Geology ................................................................................. 37

Figura 8 Paraqitja tabelore e formatit Survey ................................................................................... 38

Figura 9 Skema e vlerësimit të të dhënave hyrëse ............................................................................ 39

Figura 10 Tabela e kontrollit të të dhënave hyrëse ............................................................................ 40

Figura 11 Ndërtimi i bazës së të dhënave ......................................................................................... 40

Figura 12 Ndërtimi i planimetrisë së shpimeve ................................................................................ 41

Figura 13 Të dhënat statistikore të shpërndarjes normale.................................................................. 44

Figura 14 Tabela e vlerave të llogaritjes së mesatares aritmetike dhe medianës ................................ 44

Figura 15 Histograma e shpërndarjes normale .................................................................................. 45

Figura 16 Histograma e shpërndarjes sipas transformimit të algoritmit natyror ................................. 45

Figura 17 Grafiku i frekuencës kumulative ...................................................................................... 46

Figura 18 Planimetria e shpimeve, vendburimi Koshaj ..................................................................... 48

Figura 19 Profili 1-1 me formacionet gjeologjike të shpimeve.......................................................... 49

Figura 20 Profili 1-1 Koshaj ............................................................................................................ 50

Figura 21 Profili 2-2 Koshaj ............................................................................................................ 51

Figura 22 Profili 3-3 Koshaj ............................................................................................................ 52

Figura 23 Profili 4-4 Koshaj ............................................................................................................ 53

Figura 24 Profili 5-5 Koshaj ............................................................................................................ 54

Figura 25 Profili 6-6 Koshaj ............................................................................................................ 55

Figura 26 Profili 7-7 Koshaj ............................................................................................................ 56

Figura 27 Profili 8-8 Koshaj ............................................................................................................ 57

Figura 28 Profili 9-9 Koshaj ............................................................................................................ 58

Figura 29 Profili 10-10 Koshaj ........................................................................................................ 59

Figura 30 Profili 11-11 Koshaj ........................................................................................................ 60

Figura 31 Profili 12-12 Koshaj ........................................................................................................ 61

Figura 32 Profili 13-13 Koshaj ........................................................................................................ 62

Figura 33 Profili 14-14 Koshaj ........................................................................................................ 63

Figura 34 Paraqitja hapësinore e vendburimit................................................................................... 66

Figura 35 Paraqitja hapësinore e vendburimit me trupat e modeluar ................................................. 67

Page 6: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 4

Figura 36 Projeksioni horizontal i trupave të zinkut ......................................................................... 68

Figura 37 Projeksioni horizontal i trupave të zinkut me zonat e ndara .............................................. 74

Figura 38 Paraqitja hapësinore e vendburimit, me zonat e ndara ....................................................... 75

Figura 39 Paraqitja hapësinore, zona 1 ............................................................................................. 76

Figura 40 Paraqitja hapësinore, zona 2 ............................................................................................. 77

Figura 41 Paraqitja hapësinore, zona 3 ............................................................................................. 78

Figura 42 Ndarja në Blloqe me përmasa 121 .................................................................................... 81

Figura 43 Ndarja e zonës në blloqe dhe nën blloqe ........................................................................... 82

Figura 44 Prerja gjatësore e trupave të zinkut (Zona 1)..................................................................... 83

Figura 45 Trupat e modeluar. Zona 1 ............................................................................................... 84

Figura 46 Ndarja e trupave ne blloqe. Zona 1 ................................................................................... 85

Figura 47 Shembull i zbatimit të IDW ............................................................................................. 87

Figura 48 Paraqitja grafike e parametrave të elipsoidit të kërkimit.................................................... 89

Figura 49 Paraqitja hapësinore e elipsoidit të kërkimit në trupat e modeluar .................................... 90

Figura 50 Llogaritja e përmbajtie për secilin nga blloqet e ndërtuar .................................................. 91

Figura 51 Klasifikimi i përmbajtjeve dhe përcaktimi i ngjyrës për interval përmbajtjeje ................... 93

Figura 52 Prerja tërthore (Veri 4645280) ......................................................................................... 94

Figura 53 Prerja tërthore (Veri 4645300) ......................................................................................... 95

Figura 54 Prerja tërthore (Veri 4645320) ......................................................................................... 96

Figura 55 Bllok modeli i ndërtuar me përmbajtjet e interpoluara për bllok ....................................... 98

Figura 56 Llogaritja e rezervave sipas intervaleve të përmbajtjes ..................................................... 98

Figura 57 Grafiku i varësisë së Cutoff gjeologjik me tonazhin dhe përmbajtjen mesatare ................. 99

Page 7: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 5

LISTA E TABELAVE

Tabela 1 Tabela e shpërndarjes për mineralin e zinkut ..................................................................... 42

Tabela 2 Tabela e shpërndarjes kumulative për mineralin e zinkut ................................................... 43

Tabela 3 Tabela e rezervave gjeologjike të vendburimit Koshaj ....................................................... 72

Tabela 4 Tabela e rezervave gjeologjike, Zona 1 .............................................................................. 76

Tabela 5 Tabela e rezervave gjeologjike, Zona 2 .............................................................................. 77

Tabela 6 Tabela e rezervave gjeologjike, Zona 3 .............................................................................. 78

Tabela 7 Tabela përmbledhëse e rezervave gjeologjike sipas zonave ................................................ 79

Tabela 8 Tabela e ndarjes në blloqe dhe e përcaktimit të indeksit për çdo bllok ................................ 86

Tabela 9 Tabela e metodës analitike për llogaritjen e përmbajtjes duke përdorur IDW...................... 87

Tabela 10 Tabela e ndarjes në blloqe dhe përmbajtja e llogaritur për çdo bllok ................................. 91

Tabela 11 Llogaritja e rezervave sipas bllok modelit të ndërtuar ...................................................... 98

Tabela 12 Llogaritja e rezervave sipas Cutoff gjeologjik për mineralin e Zinkut ............................... 99

Page 8: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 6

INDEKSI I SHKURTIMEVE ShGjSh Shërbimi Gjeologjik Shqiptar

AKBN Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore

IDW Metoda Interpoluese e Inversit të Distancës së Peshuar

Wireframe Sipërfaqe e kompozuar nga trekëndësha

Tie-Line Vijë lidhëse midis dy prerjeve

Depth Thellësia e shpimit

Dip Këndi i renies

Azimuth Këndi azimutal

Mean Mesatarja aritmetike

Mediana Përfaqeson vlerën e mesit të të dhënave

Mode Vlera që përsëritet më shumë

Geological Cutoff Vlera minimale e përmbajtjes e përdorur për llogaritjen e rezervave

gjeologjike

Page 9: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 7

HYRJE

Në vitet e fundit industria botërore e nxjerrjes së mineraleve ka arritur të prodhojë më

shumë se 30 miliard ton minerale në vit, duke u përballur me disa dukuri të

qëndrueshme si:

• Rritja e vazhdueshme e kërkesave për prodhimin e mineraleve në sasi dhe

llojshmëri

• Rritja e kostove të prodhimit për nxjerrjen e një ton minerali dhe ndryshime të

vazhdueshme në çmimet e shitjes së mineraleve, por me një trend të sigurt rritës.

• Rritja e mbetjeve nga industria e nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve, e

shoqëruar me rritjen e sipërfaqeve të zëna nga këto mbetje, pra rritja e impaktit

minerar në mjedis.

• Pakësimi me ritme të shpejta i rezervave minerare të zbuluara dhe nevoja për

zbulimin e vendburimeve të reja.

Pavarësisht luhatjeve të vazhdueshme të çmimit të shitjes së një ton minerali, tregu

botëror i mineraleve ka njohur një rritje të vazhdueshme të çmimeve, kryesisht për

shkak të kërkesës në rritje për minerale nga industria përpunuese e tyre, por edhe për

shkak të rritjeve të kostove të prodhimit. Punimet minerare po shkojnë gjithmonë më

në thellësi, duke nxjerrë nga nëntoka edhe sasitë e fundit të mineraleve të vlerësuara si

rentabël deri me sot.

Edhe në vendin tonë, sot flitet për pakësim të dukshëm të rezervave minerare në

përgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy

dekadat e fundit, dhe mos zbulimi i vendburimeve të reja, ka ulur ndjeshëm sasinë e

rezervave minerare në vend. Më e theksuar kjo dukuri shfaqet në disa nga mineralet më

të kërkuar në treg, kromin dhe bakrin, si dy nga mineralet kryesore më të shfrytëzuar në

vendin tonë.

Menaxhimi sasior dhe cilësor i rezervave minerare është një drejtim ku duhet të

punohet për rritjen e efektivitetit ekonomik në përvetësimin e vendburimeve të

mineraleve të dobishme ekzistuese. Faktorët qe ndikojnë në menaxhimin sasior dhe

cilësor të rezervave minerare të një vendburimi ndahen në tre grupe kryesore. Faktorët

Page 10: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 8

(gjeologjikë) që kanë ndikuar në krijimin e trupave minerar në masiv, me sasinë dhe

cilësinë e dhënë; faktorët (minerare) që ndikojnë në nxjerrjen sasiore e cilësore të

mineralit gjate proceseve minerare me një kosto prodhimi të normuar; dhe faktorët

(teknologjik) që përcaktohen nga proceset e pasurimit të mineralit të prodhuar. Këto tre

grupe faktorësh kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në menaxhimin sasior dhe cilësor të

rezervave minerare të një vendburimi të dhënë. Faktorët e grupit të parë, në dallim nga

faktorët e dy grupeve të tjera, janë faktorë natyror dhe nuk mund ti ndryshojmë. Këta

faktorë duhet të njihen sa më mirë, pasi këtu mbështeten gjithë vendimet e tjera për

kryerjen e punimeve minerare dhe menaxhimin sasior, cilësor dhe ekonomik të

rezervave të një vendburimi. Mungesa e një eksplorimi të plotë dhe informacioni jo

korrekt mbi rezervat gjeologjike, mund të çojë në vendime të gabuara në planifikimin e

punimeve minerare dhe zgjidhjeve inxhinierike për blloqe, nivele apo edhe për gjithë

minierën. Mbledhja e një informacioni korrekt dhe sa më të detajuar për gjeologjinë

(mineralogjia, shpërndarja e komponentëve të dobishëm, përmasat e trupave xeheror,

gjeologjia e shkëmbinjve rrethues, prania e prishjeve tektonike, etj.), krijon bazën për

interpretimin e saktë hapësinor të trupave xeherore, shpërndarjen e komponentëve të

dobishëm në masën xeherore dhe llogaritjen e saktë të resurseve minerare në një

vendburim të dhënë. Informacioni gjeologjik i grumbulluar dhe niveli shkencor i

përpunimit të këtij informacioni nga personat kompetentë, është baza mbi të cilën

merren vendimet për menaxhimin inxhinierik dhe ekonomik të proceseve të nxjerrjes,

përpunimit dhe tregtimit, në stadet e mëtejshëm të përvetësimit të vendburimit.

Përdorimi i standardeve dhe metodikave bashkohore për vlerësimin e rezervave të

xeherorit në një vendburim të dhënë, janë një moment i rëndësishëm për kompanitë

minerare që punojnë në fushën e nxjerrjes së mineraleve dhe investitorët që mbështesin

këto aktivitete. Momentalisht në shumë vende të botës “institucioni” i ekspertit në

fushën e vlerësimit të rezervave gëzon një vend të rëndësishëm në ekonominë minerare.

Sot kërkohet që vlerësimi i resurseve dhe rezervave minerale të kryhet nga një “Personel

kompetent” i cili mban të gjitha përgjegjësitë për të dhënat që jepen mbi një vendburim,

apo me gjerë. Këto kërkesa lidhen drejtpërsëdrejti me sistemet e reja të klasifikimeve të

rezervave të një vendburimi që jepet për përvetësim.

Page 11: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 9

Në këto klasifikime vlerësimi i rezervave të një vendburimi bazohet në dy kërkesa

kryesore:

1. Vlerësimi i tonazhit e përmbajtjes për një shkallë zbulimi të dhënë dhe pozicioni

hapësinor i shpërndarjes së trupave xeheror.

2. Vlerësimi ekonomik i vendburimit, i lidhur ngushtë me proceset minerare të

nxjerrjes së mineralit dhe teknologjinë e përpunimit të mineralit të nxjerrë.

Pikërisht, zgjedhja e temës se këtij punimi “Modelimi i vendburimeve minerare dhe

vlerësimi i rezervave”, me përdorimin e programeve kompjuterike dhe kërkesave që

rrjedhin nga klasifikimet e standardet e reja të rezervave, sjell një arritje në vlerësimin

e rezervave dhe paraqitjen hapësinore të vazhdimësisë se trupave xeherore në një

vendburim konkret. Pra qëllimi i këtij punimi është ndërtimi i një modeli llogaritjesh në

fushën e vlerësimit të rezervave minerare dhe ndërtimin e modelit të shpërndarjes së

rezervave për të mbështetur më mirë përzgjedhjen e sistemeve të shfrytëzimit dhe

parametrave të njësive prodhuese (panele apo blloqe). Kështu mendojmë qe me

materialin e paraqitur ne këtë punim Doktorature, ti japim një përgjigje kërkesës së parë

qv qëndron sot nv klasifikimet e reja të rezervave minerare, pra vlerësimit të rezervave

të një vendburimi në sasi e cilësi dhe paraqitjen hapësinore të shpërndarjes së

komponentit të zinkut në vendburimin e Koshajt në rajonin e Mirditës.

Ky punim zgjedh si objekt gjeologjik për tu konkretizuar, vendburimin e bakër -

zinkut në Koshaj, Mirdite. U zgjodh ky objekt pasi kam patur mundësinë të punoj në

këtë vendburim në kuadrin e punimeve gjeologjike e gjeofizike të kryera nga kompania

Tirex Exploration, ku përfshihej dhe vendburimi Koshaj. Për këtë vendburim kishte një

raport gjeologjik mbi rezervat e xeheroreve bakër dhe zink si dhe një projekt paraprak

minerar për mundësinë e nxjerrjes së rezervave (kryesisht bakër) të këtij vendburimi.

Mbas vlerësimit të raportit gjeologjik, u arrit në përfundimin që këto të dhëna duhej të

plotësoheshin sipas kërkesa që rridhnin dhe nga formati i ndërtimit të bazës së të

dhënave në programin Micromine.

Mbështetur mbi këtë material gjeologjik, si dhe plotësime të tjera të bëra nga

gjeologët e kompanisë Tirex Exploration, filloi rivlerësimi i rezervave gjeologjike të

Page 12: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 10

këtij vendburimi. Si pjesëtar i këtij grupi pune, mu desh të njihesha me metoda të reja

në rilevimin, dokumentimin, konturimin dhe vlerësimin e rezervave gjeologjike të

mineralit të bakrit. Dihet që vendburimet bakër mbajtëse në rajonin Qafë Mali – Reps,

kanë dhe elementë të tjerë shoqërues siç janë: zinku, argjendi, ari etj. Por një nga

elementët më pre dominues në këtë vendburim përveç bakrit është dhe ai i zinkut. Në

ekonominë e tregut sot nuk duhet lënë pa u marrë në konsideratë për shfrytëzim dhe

këta elementë, të cilët ja risin së tepërmi vlerën këtij vendburimi.

Në volumin e madh të dokumentacionit gjeologjik dhe markshajderik të ndërtuar

në këtë vendburim, në këtë punim shkencor kam sjellë shkurtimisht thelbin e kësaj pune,

që kulmon me ndërtimin e trupave të zinkut, llogaritjen e rezervave gjeologjike, ndarjen

në zona (grupe trupash) për vendburimin e modeluar dhe llogaritjen e veçantë të

rezervave dhe përmbajtjes së ponderuar për zonë. Zona e cilat do të përmbush kriteret

për shfrytëzim do të analizohet duke përdorur metodën e ndërtimit të bllok modelit si

dhe përdorimit e metodave interpoluese për llogaritjen e përmbajtjes për bllok. Kjo do

të sjellë jo vetëm vlerësimin e rezervave në sasi e cilësi për blloqe me përmasa të

ndryshueshme, por do të shërbejë edhe për zgjedhjen e sistemit të shfrytëzimit, përmasat

e njësive prodhuese dhe organizimin e proceseve minerare për nxjerrjen e mineralit.

Besoj se me materialin e përgatitur në këtë punim Doktorature kam sjellë një

dokumentacioni të plotë gjeologjik për vendburimin e Koshajt, sipas kërkesave që

rrjedhin nga klasifikimet e rezervave minerare që përdoren sot në fushën e gjeologjisë,

dokumentacion i cili mund të përdoret me sukses nga çdo kompani minerare e interesuar

për shfrytëzimin e rezervave te zinkut në këtë vendburim.

* * *

Puna për përgatitjen e këtij Disertacioni është realizuar në bashkëpunim të

ngushtë me udhëheqësin e temës Prof. As. Dr. Skënder LIPO. Një ndihmese të madhe

me kanë afruar dhe Dr. Asllan DACI, Prof. Dr. Përparim ALIKAJ, si dhe specialisteve

të gjeologjisë, gjeomatikës dhe informatikës të kompanisë Tirex Exploration. Gjej rastin

t’i falënderoj të gjithë së bashku dhe t’ju shpreh mirënjohjen time të thellë.

Page 13: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 11

QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT

Qëllimi: Para vlerësimi i saktë i rezervave gjeologjike dhe të nxjerrshme në një vendburim

minerar, mbetet një kërkesë e rëndësishme për mbështetjen e një planifikimi të

suksesshëm të proceseve të përgatitjes dhe nxjerrjes, në të gjitha stadet e një aktiviteti

minerar. Vlerësimi i rezervave gjeologjike mund të realizohet me metodat tradicionale

ose me përdorimin e programe specifike të përgatitura për zgjidhjen e problemeve

gjeologjike dhe minerare. Në këto llogaritje, informacioni i marrë nga punimet

gjeologo-zbuluese, luan një rol të madh në saktësinë e vlerësimit të rezervave.

Avantazhet e përdorimit të programeve specifike në fushën gjeologo – minerare edhe

pse mbështeten në të njëjtin informacion gjeologjik, sigurojnë jo vetëm një vlerësim më

të shpejtë të rezervave gjeologjike-minerare, por krijojnë mundësinë për një përpunim

më të thelluar të të dhënave, duke dhënë një paraqitje më të qarta grafike dhe

përshkrimore, gjë që luan rol kyç në projektimin e shfrytëzimit të një miniere, si dhe të

krijimit të perspektivës së kërkim – zbulimit.

Page 14: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 12

Objektivat: Në materialin e sjellë në këtë disertacion mendojmë se kemi vendosur bazat e vlerësimit

të rezervave gjeologjike në vendburimin Koshaj me përdorimin e programit Micromine,

ku kemi realizuar:

• Sistemimi i materialit faktik mbi punimet historike gjeologjo-minerare të kryera

në këtë vendburim si: planimetri shpimesh, prerje gjeologjike, koordinatat e

shpimeve të kryera, këndet e drejtimit të kolonës së shpimeve si dhe këndet e

pjerrësisë, pozicionet hapësinore të kontakteve të shpimeve, me formacione të

ndryshme gjeologjike.

• Ndërtimin e bazës së të dhënave sipas kërkesave të programit dhe kontrolli i të

dhënave hyrëse.

• Ndërtimin e planimetrisë së shpimeve dhe i pozicionit hapësinor për gjithë rrjetit

e shpimeve.

• Ndërtimin e prerjeve vertikale sipas profileve gjeologjike dhe interpretimi i

trupave xeherorë të zinkut.

• Ndërtimin e modeleve të trupave xeherorë dhe llogaritja e rezervave gjeologjike.

• Ndarja në blloqe zonash e trupave xeherore (funksion kjo e distancës horizontale

dhe vertikale).

• Vlerësimi i zonave, llogaritja e volumeve dhe e përmbajtjes për secilën nga

zonat, përcaktimi i zonës me interes.

• Ndërtimi i Bllok Modelit për zonën e paraqitur me interes.

• Percaktimi i parametrave të elipsoidit të kërkimit.

• Ndërtimi i Bllok Modelit dhe llogaritja e përmbajtjes për çdo bllok të ndërtuar

me metodën e interpolimit të inversit të distancës së peshuar për përmbajtje.

• Vlerësimi përfundimtar i rezervave të zonës së përzgjedhur sipas Bllok Modelit

të ndërtuar.

Page 15: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 13

KAPITULLI PARË – Ekosistemi i Rajonit (Spaç – Mushtë)

1.1 Të dhënat fiziko gjeografike të rajonit

1.1.1 Vendodhja e objektit, klima, bimësia

Vendburimi Koshaj, ndodhet në pjesën Veri – Lindore të rrethit të Mirditës.

Qyteti më i afërt është ai i Rrëshenit. Fshatrat më të afërt janë, ai i Mushtës dhe ai Gurth

Spaçit (Figura 1). Ky vendburim lidhet me autostradën Tiranë – Kukës nëpërmjet një

rruge të kategorisë së katërt me një distance rreth 24 km. Ky vendburim ndodhet në veri

të minierës së Spaçit në një distance rreth 6 km. Në këtë zonë ndodhen dhe disa

vendburime historike si: Gurth 3, Gurth 2, Letitna (vendburim i pa shfrytëzuar), si dhe

vendburimi i Spaçit. Rajoni ka një reliev kodrinor-malor tepër të thyer me kuota nga

700 m deri në 1300 m. Ka një klimë mesdhetare, verë të nxehtë dhe dimër të ashpër.

Gjatë periudhës së dimrit lumi i Fanit të Vogël dhe Selfa e Spaçit kanë prurje të mëdha

dhe janë të rëmbyeshëm. Përroi që kalon në fshatin Gurth si dhe ai që kalon tek kroi i

ftohtë në mes të vendburimit mbajnë ujë gjate gjithë vitit. Në pjesë të veçanta të

luginave të këtyre lumenjve ka pjese të rrafshta të mbuluara me deluvione.

Erërat fryjnë në drejtim të veriut. Sasia e rreshjeve luhatet në rreth 1000 mm shi

në vit. Temperatura më e ulët e rregjistruar është -170 dhe më e larta 350. Në muajt

Dhjetor-Mars temperatura është e ulët dhe në muajin Janar-Shkurt ajo arrin deri në –

170C. Në këtë rajon fryjnë erëra të forta të shoqëruara me reshje dëbore që arrijnë

trashësinë 0.5 – 1 metra. Në muajt Korrik – Shtator në përgjithësi ka një klimë të thatë

me një temperature maksimale që arrin 260 deri në 340C.

Bimësia përreth sipërfaqes së objektit është e ç‘veshur nga pyllëzimi, zona rreth

saj është e pyllëzuar me pishë, nuk është tokë bujqësore, mbi të nuk ka vepra arti,

argjinatura dhe vepra hidroenergjetike. Rriten shkurre të vogla, barishte të rralla. Të

gjitha llojet e bimëve që rriten përreth objekteve janë të karakterit lokal pa ndonjë veçori

dalluese dhe që nuk gëzojnë ndonjë status të veçantë mbrojtieje. (Bakallbashi J, Demiri

V, Markollari S, Daci A, Pekmezi J, Fejzollari I; Gjeografia Fizike e Shqipërisë, 1991)

Page 16: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 14

Harta topografike e rajonit Mesul – Lëtiten

Figura 1 Harta Topografike e Rajonit: Mesul-Lëtiten (Autor: J.Pekmezi)

Page 17: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 15

1.1.2 Hidrografia, hidrogjeologjia

Vendburimi përshkohet nga një serë përrenjsh të vegjël që janë burim furnizimi kryesor

për Përroin e Seftës së Spaçit (Figura 1). Përroi që kalon në fshatin Gurth si edhe ai që

kalon tek Kroi i Ftohtë, në mes të vendburimit mbajnë ujë gjatë gjithë vitit. Vendburimi

i bakrit Gurth 1, 2 paraqitet i varfër nga ujërat nëntokësore dhe me kondita të thjeshta

hidrogjeologjike. Veçohen këto lloj ujërash :

• Ujëra të çarjeve

• Ujëra të filtrimit në deluvionet proluviale

Të dy tipet janë të lidhura me rreshjet atmosferike. Në përgjithësi kanë mineralizim të

përgjithshëm prej 0.05 deri 0.18 gr/litër dhe fortësi të përgjithshme nga 0.81 në 5.8

gradë gjermane. Ujëmbajtja e zonës së parë është e dobët 0.003 l/sek, ndërsa e zonës së

dytë 30 – 38 l/sek. Ujërat e zonës së parë janë me PH acid. PH. 2.2 – 50, kjo nga prania

e oksidimit të sulfideve (Bakallbashi J, Demiri V, Markollari S, Daci A, Pekmezi J,

Fejzollari I)

1.1.3 Demografia, infrastruktura ekzistuese

Zona e Gurth Spaçit është zonë pak e populluar. Kjo për shkak se përbëhet kryesisht

nga kodra dhe male të zhveshura nga bimësia dhe me shumë pak tokë bujqësore. Qëndra

kryesore të banuara janë fshatrat e Spaç-it, Gurth-it, Mushta dhe lagjet e këtyre fshatrave

si: Aliaj, Plagëz, Gurth i Epërm etj. Sot në këto fshatra popullsia është reduktuar dhe

nga rreth 600 banorë që jetonin para viteve 90, sot janë rreth 60 banorë.

Infrastruktura e zonës së Gurth Spaçit, si zonë malore pak e populluar nuk ka pasur

infrastrukturë të kompletuar. Mbas viteve 60 të shekullit të kaluar në këtë zonë filluan

punën ekspeditat e para gjeologjike të cilat u pasuan me punimet gjeologjike. Me vajtjen e

makinerive e pajisjeve etj, filloi menjëherë hapja e rrugës automobilistike, rrugë e cila deri

në minierën e Spaçit u krye në vitin 1976. Mbas kësaj vazhdoi rruga për minierën e Gurthit,

e cila mbaroi në vitin 1980. Krahas hapjes së rrugës u shtri dhe linja e tensionit të lartë për

nevojat industriale. Sot e gjithë zona është e mbuluar, për sa i përket rrugëve, linjave të

tensionit të energjisë elektrike etj. Duhet theksuar se këto rrugë janë rrugë të kategorisë së

Page 18: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 16

katërt dhe kanë nevojë për mirëmbajtje të herë pas hershme (Bakallbashi J, Demiri V,

Markollari S, Daci A, Pekmezi J, Fejzollari I.)

1.1.4 Ekonomia e zonës dhe aktiviteti kryesore

Zona dallohet për një ekonomi të dobët që lidhet me aktivitetet në bujqësi dhe blegtori.

Fushë tjetër punësimi për banoret e zonës është shfrytëzimi pyjor, përpunimi i drurit

dhe më pak ndërtimi, tregtia, etj. Vlerësohet si një zonë e varfër, me nivel të ulët

ekonomik. Pozicioni gjeografik jo i favorshëm, largësia nga qëndrat e mëdha urbane,

infrastruktura rrugore e dobët, kushtet klimaterike të vështira etj, kanë çuar në një

lëvizje të madhe të popullsisë drejt zonave të tjera, ku dhe mund të sigurohet një jetesë

më e mirë.

1.2 Ndërtimi gjeologo-tektonik dhe mineralet e dobishme të zonës

Vendburimet e bakrit në Shqipëri, lokalizohen pothuaj tërësisht në formimet magmatike

të ofioliteve të zonës Mirdita, ndërsa takohen mineralizime të varfra dhe ndonjë objekt

kryesisht i natyrës polimetalore në zonën Gashi dhe Korabi, ndërsa shenja sulfuresh të

bakrit, takohen sporadikisht edhe në zonën e Kraste – Cakali e rrallë në atë Jonike. Pjesa

qëndrore e ofioliteve dhe periferia e zonës Mirdita, por edhe sektorët e territoreve

juglindore, janë trualli i përhapjes së minierave dhe objekteve të vendburimeve të bakër

– zinkut dhe elementëve të tjerë shoqërues. Potencialin kryesor të xeherorëve të bakrit,

zinkut, arsenikut, piriteve dhe arit e argjendit në Shqipëri, e përmbajnë rrethi i Pukës,

Mirditës dhe më pak të Korçës dhe Kukësit, Hasit, Shkodrës; ndërsa në territoret e

Lezhës, Matit, Librazhdit dhe Tropojës e Peshkopisë, takohen shenja dhe mineralizime

jo të rëndësishme. Rëndësia industriale e bakrit qëndron kryesisht sot tek vendburimet

e rrethit të Pukës e Mirditës, por edhe të Kukësit, Korça e Shkodra, ku është ngritur e

konservuar dhe infrastruktura e këtyre minierave (Daci A (2004), Daci A (2011); Deda

T (Desertacion); Miller A (2009); Ndokaj M. etj. (1991))

Page 19: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 17

1.2.1 Llojet e stratigrafisë dhe mosha e shkëmbinjve që marrin pjesë në ndërtimin

e rajonit dhe vendburimit

Rajoni i vendburimit të Gurthit ndodhet në pjesën qëndrore të gjysmës veriore të zonës

tektonike të Mirditës, duke u vendosur në pjesën aksiale të sinklinalit të madh të

Mirditës dhe ndërtohet nga shkëmbinj me moshë më të re se sa pjesët anësore të kësaj

zone.

Në larminë e formacioneve shkëmbore, rolin kryesor e luan formacioni vullkanogjen

diabaz spilit-keratofir dhe formacioni gabro plagjigranitik (Figura 2). Këto formacione

janë të një shkalle shpëlarje më të vogël se sa pjesët anësore.

1.2.1.1 Stratigrafia Në rajon dallohen qartë tre njësi kryesore stratigrafike.

a. Seria vullkanogjene diabaz-spilit keratofir

Këta shkëmbinjë kanë përhapjen më të madhe në rajon, Përfaqësohen nga llojet

petrografike bazike mesatare dhe mesatare acide si dhe nga llojet faciale, si derdhje

llavore, llava jastëkore dhe llava aglomeratike.

Këto lloj shkëmbinjsh i ndajmë në dy njësi litostratigrafike.

• Pakoja e poshtme e llavave jastëkore bazaltike (spilite bajamore)

• Pakoja e sipërme e hialoandeziteve – keratofireve ku mendohet se në drejtim

verior të vendburimit Gurth ka një zhvillim më të gjerë dhe formacionet keratofire

(suita Imshti) të cilat janë si intruzion subvullkanik më vete

Page 20: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 18

1.2.1.2 Shkëmbinjtë intruziv Kanë përhapje të kufizuar dhe takohen në skajin perëndimor me pamjen e dy masiveve

të vegjël, i pari me përbërje gabroide dhe i dyti me përbërje plagjiogranitike me

vendosje në Koshajt. Marrëdhëniet efuzive janë tektonike.

b. Pakoja argjilite - copëzore

Kanë përhapje të gjërë në sektorin e Mushtës deri në Kroin e Ftohtë, ndërsa më tej

vazhdojnë në trajtën e një rrypi të ngushtë në drejtim të fshatit Gurth Spaç.

Në përbërjen e saj marrin pjesë shkëmbinjtë silicorë hematitik strallore, argjilite gri,

ranore polimikti, konglomerate si dhe blloqe shkëmbinjsh magmatike.

c. Seria terigjene karbonatike

Përhapen në skajin veri-lindor të rajonit dhe mbulojnë transgresivisht shkëmbinjtë e

serisë vullkanogjene diabaz – spilit – keratofire dhe të pakos argjilito – copëzore. Pjesa

më e madhe e prerjes ndërtohet nga gëlqerore pllakë trashë e masiv.

1.2.1.3 Depozitimet e kuaternarit Kanë përhapje të kufizuar dhe takohen kryesisht në fshatin e Gurth Spaçit, më pak në

Aliaj dhe përfaqësohen nga formime proluviale, deluviale dhe eluviale me trashësi që

fillon nga 1 – 2 m deri 20 – 25 m.

1.3 Zhvillimi i tektonikave kryesore, tektonika e vendburimit

Rajoni i Gurthit ka ndërtim strukturor të ndërlikuar ku dallohen dy kate strukturore.

• Kati i poshtëm që ndërtohet nga formimet e serisë vullkanogjene diabaze spilit-

keratofire dhe ato të pakos argjilite me copa.

• Kati i poshtëm ka forme e një strukture sinklinale me shtrirje meridionale e rrënjë

lindore dhe me rrudhosje në vetvete të rendeve të ulta.

Page 21: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 19

• Kati i sipërm strukturor formon një strukturë të thjeshtë sinklinale që ndodhet

jashtë rajonit që përmëndëm.

Tektonika shkëputese ka një zhvillim të gjërë në rajon, e shprehur kjo me mbihipjen

regjionale Lëtiten – Gurth i Spaç – Mushtë dhe që vazhdon më në veri në drejtim të

Qafë Lisit.

Mbihipja ka ndërlikuar krahun lindor të strukturës sinklinale. Në sektorin Kroi i Ftohtë

e deri në Mushtë, mbihipja ka sjellë rritjen e trashësisë së pakos argjilite nga 200 – 300

metra, në 500 – 700 metra.

Amplituda e mbihipjes mendohet të jetë 560 – 600 metra.

Janë dalluar edhe disa prishje shkëputëse me amplituda të vogla dhe me drejtim gati

gjerësor, sidomos në sektorin qëndror të vendburimit. (Daci A (2004), Daci A (2011);

Deda T (Desertacion); Miller A (2009); Ndokaj M. etj. (1991))

Page 22: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 20

Harta gjeologjike e Rajonit Mushtë-Lëtiten

Figura 2 Harta Gjeologjike e Rajonit: Mushtë-Lëtiten (Autor: A.Daci, J.Pekmezi)

Page 23: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 21

1.4 Përbërja minerare e trupave xeherorë në vendburimin Koshaj

Mineralet kryesore që përbëjnë mineralizimin kuarc-sulfur të trupave xeherorë janë,

kalkopiriti, sfaleriti që janë mineralet kryesore, piriti dhe më rrallë si shoqëruese janë

magnetiti, hematiti. Si minerale ekzogjenë (të ndryshimeve sipërfaqësore), relativisht të

përhapur janë: mallahiti dhe më pak azuriti, kalkozina e kovelina, të cilat janë pjesërisht

të shoqëruara nga zona oksidimi (limonite) me përmasa të kufizuara me trashësi 1 deri

në 10 m të shoqëruara me mallahite dhe azurite. Vërehen bashkëshoqërime të kuarc-

kalkopirit, kuarc-klorite-kalkopirit±epidot, kuarc pirit-kalkopirit±rrallë sfalerit, klorit-

kalkopirit±pirit, klorit-pirit, klorit-epidot±hematit±pirit-kalkopitit-mallahit-azurit,

kalkozinë.

Nga mineralet jo metalorë, përveç kuarcit që është mineral kryesor, mesatarisht deri në

shumë të përhapura janë edhe ceolitet që gjenden kryesisht në shkëmbinjtë

plagjiogranitike, ndërsa kloriti kryesisht shoqëron damarët kuarc-sulfur, ndërsa epidoti

përhapet jo vetëm në plagjiogranitet por edhe në bashkëshoqërimin me mineralizimet

sulfure.

Ceolitizimi i plagjiograniteve dhe dioriteve kuarcore të këtij vendburimi (Figura 2),

paraqet një veçori të spikatur dhe një shprehje të metamorfizmit hidrotermal, kjo e lidhur

me veprimtarinë alkaline të temperaturës së ulët, por zhvillohet më me intensitet në zonat

e endokontaktit me shkëmbinjtë rrethues.

Përbërja kimike e xeherorëve, është 0.3-2.5 % Cu, 0.1-53.4 % Zn,0.003 % Co, 3-10 % S,

(mesatare 7.2 %), Ar (Au) gjurmë rrallë deri në 0.7 g/t (në raste të veçanta në trupat

piritozë përmbajtja e arit arrin deri në 1-2 g/t).

Mineralizimi i këtij vendburimi është hidrotemal, i formuar kryesisht në rrugën e

mbushjes së boshllëqeve dhe pjesërisht në rrugët e zëvendësimit metasomatik, i lidhur

me veprimtarinë e vetë shkëmbinjve plutonogjenë të masivit të vogël të plagjiograniteve,

në të cilën ndodhet. Megjithëse mineralizimi varfërohet disi në rënie e në shtrirje, fusha

xeherore e Koshaj ka veçoritë e veta karakteristike për mineralizimet plutonogjenë, të

lidhura me aktivitetin hidrotermal të plagjiograniteve-dioriteve kuarcore. Vendburimet

tipike hidrotermal plutonogjen kuarc-sulfur, në shkëmbinjtë mesatar-acide, është më i

Page 24: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 22

rëndësishmi për këtë tip në plagjiogranitet e ofioliteve të Shqipërisë, analoge me

mineralizime të tilla me më pak rëndësi si në objektet në Perlat, zonave të Shtrungave e

të Oroshit, Qafë Malit, Shëmrisë etj, që ndodhen në masive të tillë të vegjël në jug dhe

në veri të tij, si dhe disa mineralizime në masivet e vegjël me tipare kalimtare të ofioliteve

perëndimore-lindore si të Rrasit, Kuzhnenit, Kaçinarit etj. (Daci A (2004), Daci A (2011);

Deda T (Desertacion); Harta Gjeologjike e Shqipërisë (2002); Miller A (2009); Ndokaj

M. etj. (1991))

Page 25: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 23

KAPITULLI DYTË – Metodat e llogaritjes së rezerave dhe pasiguritë që takohen

2.1 Metodika analitike e llogaritjes së rezervave

Në vendburimet e bakrit të Shqipërisë llogaritja e rezervave është bërë në bazë të

kondicioneve të miratuara nga Ministria e Industrisë dhe Minierave të kohës, me

vendime të posaçme.

2.1.1 Llogaritja e rezervave xeherore në vendburimet bakër-zink mbajtëse

Llogaritja e rezervave në vendburimet sulfure të bakër-zinkut, historikisht është bërë në

bazë të profileve gjeologjike të kërkim-zbulimit, të cilët përfaqësojnë në të njëjtën kohë

prerjet vertikale paralele të trupave xeherorë (Kuka R, Ceka A. (1984), Kuka R, Ceka

A. (1986 A); Ndokaj M. etj. (1991); Lipo S (2005); Dimitrakopoulos. R (2011)).

Përdorimi i kësaj metode, është diktuar nga disa faktorë si:

1. Forma e trupave

2. Elementët e shtruarjes

3. Karakteri i shpërndarjes së komponentit të dobishëm

4. Metodika e vendosjes kryq shtrirjes të punimeve të kërkim-zbulimit, sipas një

rrjeti të studiuar dhe të miratuar

Për llogaritjen e rezervave të një vendburimi përpilohen këto tabela : a) Tabela e llogaritjes së përmbajtjes mesatare dhe trashësisë industriale në punimet

me metodën e të mesmes së ponderuar.

b) Tabela e matjeve të sipërfaqeve.

c) Tabela e llogaritjes së përmbajtjes mesatare të elementëve në sipërfaqe.

d) Tabela e llogaritjes së përmbajtjes mesatare në bllok.

e) Tabela e llogaritjes së peshës volumore për zonat e vendburimit.

f) Tabela e llogaritjes së rezervave të xeherorit dhe të metalit.

Page 26: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 24

Për plotësimin e këtyre tabelave shfrytëzohen rezultatet e analizave kimike të provave

të shpimeve të kryera.

2.1.2 Kondicionet e përdorura për llogaritjen e rezervave të zinkut Llogaritja e rezervave në vendburimet e zinkut të rajonit Qafë Mali – Reps, është bërë

në bazë të kondicioneve të aprovuara nga Ministria e Industrisë dhe Minierave, me

shkresën nr 9221/1, dt 31.01. 1978 dhe shkresa të tjera para saj.

Për xeherorët e zinkut :

1. Përmbajtja industriale minimale të jetë 1% Zn.

2. Përmbajtja kufi të jetë 0.7% Zn.

3. Trashësia industriale minimale të jetë 1 ml, për trupa me trashësi më të vogël, të

ruhet metër/përqindja.

2.2 Pasiguritë që takohen në vlerësimin e rezervave

Publikimi i rezervave të xeherorit normalisht paraqitet me disa vizatime (prerje

horizontale dhe vertikale) dhe përshkrime mbi cilësinë dhe tonazhin e mineralit në

vendburim. Në këtë gjendje ato zakonisht formojnë të vetmin aset për një projekt

minerar dhe që janë burim të ardhurash. Investitorët dhe institutet udhëheqëse e kanë të

nevojshme të kuptojnë se sa reale janë këto të dhëna për të filluar investimet e tyre

(Kuka R, Ceka A. (1984), Kuka R, Ceka A. (1986 A); Lipo S (2005); Ndokaj M. etj.

(1991)).

Dallojmë tre lloje pasigurish në vlerësimin e rezervave të xeherorit:

1. Pasiguritë gjeologjike (largësia midis shpimeve, vazhdimësia e mineralizimit)

2. Pasiguritë teknike (mundësitë e shfrytëzimit etj.)

3. Pasiguritë ekonomike (kosto, çmimi,..)

Page 27: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 25

2.2.1 Pasiguritë gjeologjike

Në progresin e studimit të një vendburimi minerar, vlerësimi i rezervave të xeherorit

bëhet më i besueshëm me rritjen e numrit të të dhënave (gjeologjike ashtu dhe

gjeofizike)

2.2.2 Pasiguritë teknike

Rezervat e xeherorit të prodhuar varen nga zgjedhja më e mirë e teknologjisë së

nxjerrjes në projektin e hartuar si dhe nga teknologjia që do të përdoret për pasurimin e

tij. Teknologjia e nxjerrjes determinon masën e ndotjes së xeherorit të prodhuar dhe

përmasat e njësive selektive të shfrytëzueshme të xeherorit, e cila ka një ndikim direkt

në rezervat e nxjerrëshme të xeherorit. Zbulimi i rezervave të reja në fazën e

shfrytëzimit të vendburimit, janë një tjetër ndërmarrje e rëndësishme kur vlerësohen

rezervat e nxjerrëshme të xeherorit. Faktorë të tjerë kufizues në nxjerrjen e xeherorit, të

grupuara në pasiguritë teknike ku mund të përmendim, thellësinë e madhe të rezervave

(trupave), mos-lejimin e nxjerrjes së rezervave për shkaqe ambjentaliste, etj.

2.2.3 Pasiguritë ekonomike

Pyetja se cili xeheror do të klasifikohet si mineral është i lidhur ngushtë me projektin

ekonomik po aq sa dhe me projektin teknologjik. Xeherori quhet ekonomik kur ai

nxirret me një fitim, d.m.th. për një raport të dhënë kosto-fitim, masa xeherore e nxjerrë

i kalon në vlerë të gjitha kurbat që realizohen për prodhimin e produktit të shitshëm.

Page 28: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 26

KAPITULLI TRETË – Klasifikimi i rezervave gjeologjike dhe kriteret e përdorura

për konturimin e trupave mineral mbajtëse

3.1 Klasifikimi i rezervave xeherore në bazë të studjueshmërisë gjeologjike dhe të

shkallës së vërtetësisë

a) Në rezerva të kategorisë “A” – këtu përfshihen ato rezerva xeherore blloqet e të

cilave konturohen nga punimet minerare dhe në raste të veçanta edhe nga shpime të

cekëta nëntokësore. Vërtetësia e këtyre rezervave është minimalisht 90 – 95%.

b) Në rezerva të kategorisë “B” – këtu përfshihen rezervat e zbuluara me punime

minerare dhe me punime shpimi të kombinuara, të aplikuara në një rrjet të dendur

punimesh zbulimi duke respektuar rrjetin dhe duke marrë në konsideratë

morfologjinë e trupave xeherorë. Vërtetësia e këtyre rezervave është minimalisht

80%.

c) Në rezerva të kategorisë “C1” – këtu përfshihen rezervat e zbuluara në bazë të një

rrjeti më të rrallë se rezervat e kategorisë B, zakonisht zbuloheshin me punime

shpimi bazuar në një rrjet të miratuar, por mund të përftoheshin edhe me ekstrapolim

në kufijtë e rezervave të kategorisë B. Vërtetësia e këtyre rezervave është

minimalisht 50 – 70%.

d) Në rezerva të kategorisë “C2” – këtu përfshihen rezervat e zbuluara në bazë të një

rrjeti të miratuar me punime shpimi të rralla, por mund të përftohen edhe me

ekstrapolim në kufijtë e rezervave të kategorisë C1. Vërtetësia e këtyre rezervave

është minimalisht 10 – 50%.

3.2 Kriteret e konturimit të trupave xeherorë

Kriteret kryesore që janë përdorur në llogaritjen e rezervave të xeherorëve të bakrit,

zinkut dhe të squfurit radhiten si më poshtë:

1. Trupat xeherorë të bakrit, zinkut apo squfurit (kur nuk ka llogaritje të veçanta për

Au apo Ag), janë konturuar në bazë të përmbajtjes minimale industriale të

Page 29: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 27

komponentit të dobishëm në provat anësore të trupit. Për trupat industrial

(ekonomikë) të bakrit, konturi është hequr në provën me përmbajtje industriale

0.5% Cu, ndërsa për zinkun në provën me përmbajtje 1% Zn.

2. Për trupat jashtë balancit (jo ekonomikë), konturi është hequr në provën me

përmbajtje 0.3-0.49% Cu, dhe 0.5-0.99% Zn.

3. Bashkimi i të gjitha këtyre provave kufi në mënyrë grafike në prerjet gjeologjike

(profilet) sipas punimeve përkatëse, jep formën dhe konturin e trupit xeheror.

Për trupat xeherorë të ndërlikuar të bakrit, zinkut dhe të squfurit brenda ose jashtë

balancit, ku përfshihen ndërfutje sterile apo trashësi me përmbajtje të komponentit të

dobishëm nën kufirin e aprovuar nga kondicionet shtetërore, është vepruar si më poshtë:

a) Kur trupi xeheror ka pasur trashësi reale deri në 5 ml dhe ndërfutje të zonave të

varfëruara apo sterile, me përmbajtje të komponentit të bakrit (Cu) deri 0.3%, dhe

të zinkut (Zn) deri 0.7%, që nuk e ka kaluar trashësinë 1.0 ml, atëherë kjo ndërfutje

është përfshirë brenda trupit xeherorë, me kusht që përmbajtjet mesatare të

ponderuara për trupin që përfitohet, të mos jetë nën 0.5% për trupat e bakrit, dhe nën

1% për trupat e zinkut.

b) Kur trupat xeherorë kanë trashësi reale mbi 5 ml, trashësitë e zonave të varfëruara

ose sterile deri 2 ml, mund të përfshihen në konturin e trupit xeherorë, me kusht që

të ruhen kondicionet e përmendura më lart.

c) Për rastet kur trupat kanë trashësi më të vogël se 1.0 ml, por përmbajtja ka qenë mbi

0.5% Cu, dhe mbi 1% Zn (për trupat brenda balancit – ekonomikë) është ruajtur

metër përqindja.

d) Përmbajtja mesatare e komponentëve të dobishëm Cu, Zn etj., në të gjitha punimet

e zbulimit, llogaritet në vartësi të gjatësisë së provë marrjes.

Ajo është llogaritur për të gjithë elementët, në bazë të metodës së mesatares aritmetike

të ponderuar, duke përdorur formulën:

Page 30: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 28

n321

nn332211

.....hhhhp....hphphph

++++++

=P

ku :

P - përmbajtja mesatare e ponderuar e trupit xeheror e intersektuar në punim.

h1, h2, h3....hn – gjatësia e secilës provë të marrë në punim.

p1, p2, p3.....pn – përmbajtja industriale e secilës provë e vërtetuar me analizë kimike.

h1p1, h2p2, h3p3.....hnpn – metër përqindjet e secilës provë, ose produkti i gjatësisë së

provës me përmbajtjen industriale të vërtetuar me analizë kimike.

3.3 Principet e interpolimit dhe ekstrapolimit të përdorur për konturimin e

trupave xeherorë

Për konturimin e trupave xeherorë brenda kufirit të punimeve gjeologo-zbuluese është

përdorur kriteri i interpolimit, ndërsa për konturimin e trupave xeherorë përtej punimeve

gjeologo-kërkuese, është përdorur kriteri i ekstrapolimit (Daci.A (2011); Deda T

(2004); Garth D. Kirkham (2010); Kuka R, Ceka A. (1986 A); Lipo S (2005); Ndokaj

M. etj. (1991)).

3.3.1 Kriteri i interpolimit Interpolimi është përdorur në ato raste kur kemi të bëjmë me një intersektim ekonomik

nga një punim gjeologjik, dhe pas tij në rënie apo në shtrirje të trupit xeherorë me një

rezultat jo ekonomik të intersektuar nga një punim gjeologjik.

Këtu veçojmë këto raste: 1. Kur distanca në mes dy punimeve me takim industrial dhe pa takim industrial, gjatë

rënies apo shtrirjes, i përgjigjet rrjetit të zbulimit, konturi zero i trupit është hequr

në mes të distancës së dy punimeve të vendosur në rrjet dhe sipas kategorisë

përkatëse të rezervave.

2. Kur distanca midis punimeve me takim industrial dhe pa takim industrial, është më

e vogël se ajo e rrjetit, për çdo kategori rezervash, konturi zero është hequr në mesin

e distancës faktike të dhënë nga kryerja e këtyre punimeve.

Page 31: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 29

3. Në rast kur distanca midis punimit me takim (intersektim) industrial dhe e punimit

pa takim industrial është më e madhe se ajo e rrjetit të aprovuar metodikisht për

kategorizimin e rezervave, atëherë konturi zero është hequr në gjysmën e distancës

së rrjetit për kategorinë përkatëse të rezervave.

3.3.2 Kriteri i ekstrapolimit Është përdorur në rastin kur trupat xeherorë industrialë ose jo industrialë janë vërtetuar

me një punim gjeologjik, ose në rastet kur mbas një punimi gjeologjik që ka takuar

trupin xeheror, nuk ka patur punim tjetër, në këtë rast, trupi është konturuar me kriterin

e ekstrapolimit në gjysmën e rrjetit të zbulimit, në një kategori më të ulët se ajo ku është

përfshirë punimi. Për llogaritjen e rezervave, përdoren prerjet gjeologjike në shkallë

1:500, sipas rrjetit të përdorur për zbulimin e vendburimit. Rrjeti i aplikuar për zbulimin

është (40 x 50 m), që do të thotë se në rënie punimi nga punimi është 40 m, ndërsa në

shtrirje profili larg profilit është 50 m. Në kërkim ky rrjet dyfishohet.

Page 32: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 30

KAPITULLI KATËR – Ndërtimi i databazës dhe analiza e të dhënave

Gjate viteve të fundit shumë kompani të huaja kanë hyrë në Shqipëri dhe kanë investuar

në projekte kërkim-zbulimi, shfrytëzimi, per mineralit si: bakër, krom, hekur-nikel etj.

Infromacioni që këto kompani kanë marrë (blerë) nga insitucionet si: SHGJSH dhe

AKBN, për këto vendburime nuk ka qenë të mjaftueshme si dhe i kuptueshëm për to

klasifikimit i rezervave. Në kete Disertacion do të paraqesim një metodike të pa

përdorur më parë në Shqipëri, për llogaritjen e rezervave të një vendburimi minerar. Për

të arritur këtë qëllim, kemi përdorur programin Micromine. Struktura e kësaj metodike

paraqitet (Figura 3), në të përmblidhen dhe përpunohen të gjitha informacionet si:

topografike, gjeologjike, minerare etj.

Shkurtimisht ajo ndahet në disa faza siç janë: Faza 1. Mbledhja e të dhënave, analisa statistikore, përpunimi i tyre, kontrolli i tyre dhe

ndërtimi i databazës finale.

Faza 2. Interpretimi dhe ndërtimi i modeleve tre përmasor të trupave, duke përdorur

metoden e trekëndëshave.

Faza 3. Llogaritja e rezervave dhe përcaktimi i zonave me interes shfrytëzimi dhe

kërkimi.

Faza 4. Ndërtimi i bllok modelit për zonën e cila paraqet interes për shfrytëzim,

përcaktimi i metodes interpoluese për përmbajtje dhe llogaritja e rezerave gjeologjike

si funksion i përmbajtjes.

Page 33: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 31

Figura 3 Struktura e metodikës për vlerësimin e rezervave

Page 34: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 32

4.1 Ndërtimi i bazës së të dhënave të vendburimit Koshaj

Baza e të dhënave është ndërtuar duke përdorur informacionin e blerë në SHGJSH

(Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, rreth vitit 2009-2010) nga kompania Tirex Exploration

(gjithsej 116 shpime si dhe projektet e hapjes/mbylljes së minierës Koshaj) si dhe

shpimet e kryera nga vetë kompania Tirex Exploration (gjithsej 9 shpime), këto të

kryera gjatë fazës së kërkim-zbulimit në vitin 2007-2010. Gjatë periudhës 2008-2009

kemi kryer verifikimin në terren të të gjitha shpimeve të blera nga SHGJSH (Figura 4),

si dhe janë rimatur edhe njeherë koordinatat e shpimeve.

Figura 4 Foto gjatë verifikimit në terren të shpimeve historike

Për të modeluar trupat xeherore me anë të programeve specifike gjeologjike, më parë

prej tyre kërkohet që të kesh ndërtuar bazën e të dhënave, sipas kritereve që kërkohet

nga programi që do të përdoret për ndërtimin dhe interpretimin e tyre. Në këto baza të

dhënash përfshihen: të dhënat e shpimeve të vendburimit, të dhënat gjeologjike,

Page 35: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 33

gjeofizike, topografike etj. Ndërtimi i tyre fillon që në fazën e kërkim-zbulimit, me

gjeoreferimi dhe dixhitimin e hartave dhe planeve, me mënyrën se si do të zhvillohet

kërkimi-zbulimi në terren (me rikonjicjone, me ndërtimin e profileve topografike, me

matjet gjeofizike dhe me përcaktimin sa më saktë të anomalive gjeofizike), ku në fund

do të çonte me kryerjen e shpimeve në zonat e shfaqura me interes, matjen e inklinimit

të shpimeve, dokumentimin dhe analizimin e kampionaturës dhe në fund konturimin e

trupave xeherorë, emertimin e tyre dhe llogaritjen e rezervave gjeologjike. Me të dhënat

e gjeneruara nga shpimet ndërtojmë bazën e të dhënave. (Bilki. F, Haffenden. M,

O’Keefe.D, Pertel.D, Soloshenko.D, Urbisinov.S (2011); K. E. Zakrevsky (2011);

Martin Lloyd Smith (1999))

Në bazën e të dhënave përfshihen:

• Koordinatat e shpimeve (x (Veri), y (Lindje), z)

• Thellësitë e shpimeve (m)

• Analizat kimike të intervaleve ku janë kapur zona të mineralizuara (%, gram etj)

• Kolonat stratigrafike të shpimeve (Gjeologjia e formacioneve)

• Të dhënat e matjeve të shtrembërimeve të puseve (inklinimet e shpimeve)

• Të dhëna mbi datën e fillimit dhe mbarimit të shpimit

• Kompanine e cila ka kryer shpimin etj.

Këto të dhëna hidhen në disa formate (tabela të dhënash), për të krijuar në fund një bazë

përfundimtare të dhënash, të cilën lehtësisht mund ta implementojmë në programet si:

MICROMINE, GEOSOFT, DATAMINE etj., për të ndërtuar me to: prerje tërthore,

gjatësore (gjeologo-topografike), modelime, aksonometri të punimeve minerare etj.

Për modelimin e trupave xeheror të zinkut, do të përdorim programin MICROMINE që

disponohet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave. Baza e të dhënave të shpimeve

është e ndërtuar fillimisht në një format të tipit Excel dhe Notepad. Që ne ti thërrasim

Page 36: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 34

këto të dhëna në programin Micromine, në fillim duhet të ndërtojmë dosjet përkatëse,

të cilat i kemi disa tipesh si:

• Data (ku këtu përfshihen tipe si Collar, Assay dhe Geology)

• String (ku këtu përfshihen të dhënat e vijave)

• Survey (ku këtu përfshihen të dhënat e shtrembërimeve të kollonave të shpimeve

si azimutet dhe këndet e rënies).

Këto formate duhet të ndërtohen fillimisht manualisht në program, që më pas në to të

shtohen manualisht ose të eksportohen të dhënat e shpimeve (formatet për tu eksportuar

duhet të jene të tipit kryesisht: csv, txt). Numri i shpimeve që do të përdoret për

ndërtimin e modeleve të trupave xeherore në vendburimin Koshaj është gjithsej 125, të

cilat i kemi ruajtur në formatin Notepad (txt) dhe i kemi eksportuar më pas në programin

Micromine. Është dashur një punë disa mujore për të sjellë të dhënat e blera pranë

ShGjSh në një gjuhë të përbashkët me formatin e kërkuar. Të dhënat e shpimeve, në

rastin tonë ndahen në 2 tipe, në atë të formatit DATA dhe në atë të formatit SURVEY.

Page 37: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 35

Në formatin DATA përfshihen: 1. Në formatin Collar.data përfshihen: emërtimet e shpimeve, koordinatat x, y, z (East,

North, RL), thellësinë e shpimit (thellësin përfundimtare të shpimit, Depth), këndin

e rënies (Dip) dhe azimutin (Figura 5) etj.

Hole Id East North RL Depth Dip Azimuth 62 4422529.49 4645080.35 1032.57 103.4 -90 0 63 4422590.97 4645078.28 1043.53 164.1 -90 0 79 4422513.96 4645179.95 1035.97 105 -90 0 81 4422499.28 4645276.69 1044.5 110.1 -90 0 82 4422504.96 4645378.33 1073.92 247.5 -90 0 83 4422464.63 4645483.31 1055.78 109.1 -90 0 84 4422521.86 4645578.71 1026.42 76.3 -90 0 85 4422575.44 4645677.49 990.85 102.5 -90 0 86 4422482.23 4645229 1037.57 98.7 -90 0 87 4422472.96 4645281.78 1041.07 97.6 -90 0 88 4422476.98 4645330.56 1056.17 99.6 -90 0 89 4422556.91 4645281.8 1056.4 207.6 -90 0 90 4422584.11 4645478.36 1045.72 241.6 -90 0 91 4422566.25 4645577.27 1012.82 101.2 -90 0 92 4422510.92 4645228.35 1044.6 119.2 -90 0 93 4422541.92 4645328.36 1063.4 270.5 -90 0 94 4422610.46 4645128.15 1052.03 300.1 -90 0 95 4422624.77 4645227.05 1063.16 191.7 -90 0 96 4422622.52 4645675.6 991.42 233.3 -90 0 115 4422725.22 4645072.88 1056.69 303.7 -90 0 116 4422580.33 4645175.75 1046.14 293 -90 0 117 4422557.68 4645224.81 1054.35 185.2 -90 0 118 4422602.72 4645273.61 1066.05 391.7 -90 0 121 4422795.64 4645321.62 1075.24 268.6 -90 0 122 4422573.63 4645378.62 1082.73 339 -90 0 123 4422653.84 4645376.71 1074.54 228.5 -90 0 124 4422598.6 4645477.97 1047.71 356.8 -90 0 125 4422549.48 4645577.62 1016.6 252.5 -90 0

Figura 5 Paraqitja tabelore e formatit Collar

Page 38: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 36

2. Në formatin Assay.data përfshihen: emërtimet e shpimeve, intervalin nga “from”

në“to” ku është kapur intervali me interes, vlerat e përmbajtjeve për të gjithë

komponentët e dobishëm nëse ka për këto intervale, koordinatat x, y, z (East, North

RL) të çdo intervali (fillimin dhe fundin e tij) (Figura 6).

Hole Id From To Length (m) Cu (%) S (%) Zn (%) 63 0.00 141.10 141.1 63 141.1 142.5 1.4 0.25 63 142.50 164.10 21.6 115 0.00 219.10 219.1 115 219.1 220 0.9 0.6 1.2 115 220 221.3 1.3 0.08 19.07 115 221.3 222.4 1.1 0.07 23.45 115 222.4 223.4 1 0.01 28.54 115 223.4 224.4 1 0.13 20.83 115 224.40 232.40 8 115 232.4 233.4 1 0.03 115 233.40 235.30 1.9 115 235.3 237.4 2.1 0.11 115 237.4 238.6 1.2 0.04 115 238.6 239.9 1.3 0.01 115 239.90 250.70 10.8 115 250.7 252.2 1.5 0.07 115 252.2 253.3 1.1 0.09 115 253.3 254.4 1.1 0.17 115 254.4 255.4 1 0.33 115 255.40 260.00 4.6 115 260 261.7 1.7 0.3 115 261.70 303.70 42 94 0.00 139.40 139.4 94 139.4 140.7 1.3 0.03 0.07 94 140.7 141.8 1.1 0.07 0.08 94 141.8 143.9 2.1 0.17 2.1 94 143.90 300.10 156.2 79 0.00 63.60 63.6 79 63.6 65.1 1.5 0.55 15.33 0.52 79 65.10 105.00 39.9

Figura 6 Paraqitja tabelore e formatit Assay

Page 39: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 37

3. Në formatin Geology.data përfshihen: emërtimet e shpimeve, intervalet nga “from”

në“to”për gjithë kolonën e shpimit (ku ka ndryshim të formacionit gjeologjik),

simbologjin e formacionit shkëmbor, si dhe të dhëna të ndryshme në lidhje me

formacionin shkëmbor (Figura 7).

Hole Id From To Lithocode Alteration Ore Type 62 0 25.1 MEL 62 25.1 73.4 AN Veins.Spots.PY 62 73.4 76.2 MZ Veins.Spots.PY 62 76.2 90.2 AN Silicification Veins.Spots.PY 62 90.2 100.1 RD Epidotization Veins.Spots.PY 62 100.1 103.4 AN Silicification 63 0 2 DEL 63 2 57.2 MEL 63 57.2 58.7 AN 63 58.7 63.3 RD 63 63.3 120.5 AN Chlorizitation Veins.Spots.PY 63 120.5 120.7 MZ Chlorizitation 63 120.7 124.9 AN 63 124.9 126.8 MZ 63 126.8 137 AN 63 137 145 MZ 63 145 164.1 AN 79 0 1.5 DEL 79 1.5 25.8 MEL 79 25.8 62 AGANL 79 62 65.1 MZ Chlorizitation Veins.Spots.PY 79 65.1 92.5 AGANL 79 92.5 105 RD 81 0 95.4 MEL 81 95.4 110.1 MZ Veins.Spots.PY 82 0 119.7 MEL 82 119.7 126.9 RCH 82 126.9 127 AN 82 127 128 MZ Chlorizitation Dissemination 82 128 199.05 AN 82 199.05 239 MZ Chlorizitation Dissemination

Figura 7 Paraqitja tabelore e formatit Geology

Page 40: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 38

Në formatin SURVEY përfshihen:

4. Në formatin Survey.SVY përfshihen: emërtimet e shpimeve, thellësitë ku janë kryer

matjet për inklinim të pusit, këndet i rënies dhe azimutet (Figura 8).

Hole Id Depth (m) Dip Azimuth 62 0 -90 0 63 0 -90 0 79 0 -90 0 81 0 -90 0 82 0 -90 0 82 50 -86 322 82 100 -86 186 82 150 -84 190 82 200 -84 160 83 0 -90 0 84 0 -90 0 85 0 -90 0 86 0 -90 0 87 0 -90 0 88 0 -90 0 89 0 -90 0 90 0 -90 0 91 0 -90 0 92 0 -90 0 93 0 -90 0 93 40 -81 305 93 80 -82 280

Figura 8 Paraqitja tabelore e formatit Survey

Page 41: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 39

4.1.1 Kontrolli i të dhënave hyrëse (Collar, Assay, Survey) dhe ndërtimi i bazës së

të dhënave

Figura 9 Skema e vlerësimit të të dhënave hyrëse

Para se të ndërtojmë bazën e të dhënave të shpimeve (Figura 9), kryhet verifikimi i të

gjitha të dhënave hyrëse, sepse në rast të kundërt do të kishim anomali në ndërtimin e

kolonave të shpimeve. (Bilki. F, Haffenden. M, O’Keefe.D, Pertel.D, Soloshenko.D,

Urbisinov.S (2011); Garth D. Kirkham (2010); Martin Lloyd Smith (1999))

Verifikimi i të dhënave kryhet:

1. Për kontrollin e intervaleve në assay, survey (për “from” në “to”)

2. Për kontrollin e thellësive të shpimeve të dhëna në Collar, me atë në Assay,

Geology dhe në Survey

3. Për kontrollin nëse të dhënat në Survey, kanë azimut korrekt dhe intervalet ku

janë matur shtrembërimet, të jenë renditur në rregull, (pra në rend ritës nga 0

deri në thellësinë përfundimtare të shpimit)

Page 42: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 40

4. Për kontrollin mbi shpimet që mund të mungojnë (të cilët mund të jenë në

Collar por nuk janë të paraqitura në Assay, Geology apo Survey ose e kundërta)

Pasi të jenë kryer verifikimi për rregullsinë e të dhënave hyrëse dhe nga ky verifikim

nuk na janë shfaqur probleme në ndërtimin e formateve (Collar, Assay dhe Survey),

atëherë ndërtojmë bazën e të dhënave të shpimeve (Figura 10 – 11).

Figura 10 Tabela e kontrollit të të dhënave hyrëse

Figura 11 Ndërtimi i bazës së të dhënave

Page 43: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 41

4.1.2 Ndërtimi i strukturës së shpimeve

Pasi kemi kryer verifikim e të dhënave hyrëse të shpimeve dhe kemi ndërtuar bazën e

të dhënave, kalojmë në ndërtimin e planimetrisë së shpimeve (Figura 12).

Figura 12 Ndërtimi i planimetrisë së shpimeve

Në ndërtimin e planimetrisë së shpimeve mund përfshihet dhe formati Assay i cili në

kolonën e shpimit mund të paraqesë intervalet ku janë kapur zonat mineral mbajtëse.

Këto intervale mund të paraqiten me ngjyrat të ndryshme (për Cu, Zn, etj), në funksion

të përmbajtjes të komponentit të dobishëm (e verdhe në rast të përmbajtjes nën 0.5 %

dhe me të kuqe kur përmbajtja është më e madhe se 0.5%, ose me grupe ngjyrash sipas

kërkesave).

Page 44: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 42

4.2 Analiza statistikore e të dhënave të vendburimit Koshaj

Analiza statistikore e të dhënave. (Llogaritja e mean, mediana, moda, ndërtimi i

histogramës së shpërndarjes normale dhe e shpërndarjes kumulative)

Tabela e shpërndarjes së përmbajtjes për mineralin e zinkut (Tabela 1).

NR FROM (Zn%)

TO (Zn%) NUMBER FREQUENCY MEAN VARIANCE STDDEV

1 0.01 1.01 637 53.71 0.2916 0.076757 0.27705 2 1.01 2.01 154 12.985 1.4496 0.071775 0.267909 3 2.01 3.01 88 7.42 2.441 0.077917 0.279136 4 3.01 4.01 63 5.312 3.4784 0.093129 0.30517 5 4.01 5.01 37 3.12 4.5657 0.065314 0.255565 6 5.01 6.01 29 2.445 5.4462 0.085846 0.292995 7 6.01 7.01 26 2.192 6.4369 0.08124 0.285026 8 7.01 8.01 20 1.686 7.429 0.098192 0.313355 9 8.01 9.01 11 0.927 8.5145 0.077578 0.278528 10 9.01 10.01 16 1.349 9.4031 0.107919 0.328511 11 10.01 11.01 5 0.422 10.446 0.082833 0.287808 12 11.01 12.01 11 0.927 11.4118 0.071263 0.266952 13 12.01 13.01 9 0.759 12.4756 0.066065 0.257031 14 13.01 14.01 7 0.59 13.3414 0.136877 0.369969 15 14.01 15.01 8 0.675 14.33 0.103893 0.322324 16 15.01 16.01 6 0.506 15.5283 0.078373 0.279952 17 16.01 17.01 3 0.253 16.5467 0.042151 0.205307 18 17.01 18.01 3 0.253 17.3867 0.056652 0.238016 19 18.01 19.01 6 0.506 18.3817 0.063843 0.252671 20 19.01 20.01 2 0.169 19.57 0.192211 0.438419 21 20.01 21.01 5 0.422 20.332 0.108496 0.329388 22 21.01 22.01 3 0.253 21.7567 0.177511 0.421321 23 22.01 23.01 1 0.084 22.88 0 0 24 23.01 24.01 1 0.084 23.58 0 0 25 24.01 25.01 2 0.169 24.835 0.054528 0.233512 26 25.01 26.01 3 0.253 25.7933 0.030417 0.174404 27 26.01 27.01 4 0.337 26.8 0.02592 0.160998 28 27.01 28.01 4 0.337 27.58 0.089568 0.299279 29 28.01 29.01 2 0.169 28.645 0.008464 0.092 30 29.01 30.01 1 0.084 29.04 0 0 31 30.01 31.01 4 0.337 30.4975 0.042073 0.205117 32 31.01 32.01 2 0.169 31.725 0.004024 0.063434 33 32.01 33.01 2 0.169 32.975 0.000611 0.024727 34 35.01 36.01 3 0.253 35.8233 0.093564 0.305883 35 37.01 38.01 1 0.084 37.64 0 0 36 38.01 39.01 1 0.084 38.14 0 0 37 40.01 41.01 2 0.169 40.9 0.019887 0.141022 38 41.01 42.01 1 0.084 41.94 0 0 39 42.01 43.01 1 0.084 42.44 0 0 40 44.01 45.01 1 0.084 44.3 0 0

Tabela 1 Tabela e shpërndarjes për mineralin e zinkut

Page 45: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 43

Tabela e shpërndarjes kumulative për mineralin e zinkut (Tabela 2).

NR TO NUMBER FREQUENCY MEAN VARIANCE STDDEV 1 1.01 637 53.71 0.2916 0.076757 0.27705 2 2.01 791 66.695 0.5171 0.286197 0.534974 3 3.01 879 74.115 0.7097 0.59909 0.774009 4 4.01 942 79.427 0.8949 1.044019 1.021772 5 5.01 979 82.546 1.0336 1.497444 1.223701 6 6.01 1008 84.992 1.1605 2.001312 1.414678 7 7.01 1034 87.184 1.2932 2.636008 1.623579 8 8.01 1054 88.87 1.4096 3.289202 1.813616 9 9.01 1065 89.798 1.483 3.772411 1.942269 10 10.01 1081 91.147 1.6003 4.633569 2.152573 11 11.01 1086 91.568 1.641 4.971447 2.229674 12 12.01 1097 92.496 1.739 5.870769 2.422967 13 13.01 1106 93.255 1.8263 6.754678 2.598976 14 14.01 1113 93.845 1.8988 7.542344 2.746333 15 15.01 1121 94.519 1.9875 8.585071 2.930029 16 16.01 1127 95.025 2.0596 9.511496 3.084071 17 17.01 1130 95.278 2.098 10.042504 3.168991 18 18.01 1133 95.531 2.1385 10.633809 3.260952 19 19.01 1139 96.037 2.2241 11.96177 3.458579 20 20.01 1141 96.206 2.2545 12.467891 3.53099 21 21.01 1146 96.627 2.3333 13.83466 3.719497 22 22.01 1149 96.88 2.3841 14.782127 3.844753 23 23.01 1150 96.965 2.4019 15.134552 3.890315 24 24.01 1151 97.049 2.4203 15.511063 3.938409 25 25.01 1153 97.218 2.4592 16.354926 4.044122 26 26.01 1156 97.471 2.5197 17.723072 4.209878 27 27.01 1160 97.808 2.6034 19.68958 4.437294 28 28.01 1164 98.145 2.6893 21.760301 4.664794 29 29.01 1166 98.314 2.7338 22.877535 4.783047 30 30.01 1167 98.398 2.7563 23.450901 4.842613 31 31.01 1171 98.735 2.8511 25.992864 5.09832 32 32.01 1173 98.904 2.9003 27.368787 5.231519 33 33.01 1175 99.073 2.9515 28.860404 5.372188 34 36.01 1178 99.325 3.0352 31.534168 5.615529 35 38.01 1179 99.41 3.0646 32.523082 5.702901 36 39.01 1180 99.494 3.0943 33.538113 5.79121 37 41.01 1182 99.663 3.1583 35.897679 5.991467 38 42.01 1183 99.747 3.1911 37.138673 6.094151 39 43.01 1184 99.831 3.2242 38.40836 6.197448 40 45.01 1185 99.916 3.2589 39.799734 6.308703

Tabela 2 Tabela e shpërndarjes kumulative për mineralin e zinkut

Page 46: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 44

Tabela e të dhënave statistikore për shpërndarjen normale, për mineralin e zinkut

(Figura 13).

Figura 13 Të dhënat statistikore të shpërndarjes normale

Tabela e llogaritjes së mesatares aritmetike (mena), medianës. (Figura 14)

Figura 14 Tabela e vlerave të llogaritjes së mesatares aritmetike dhe medianës

Page 47: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 45

Histograma e shpërndarjes. (Asimetri e majtë, Figura 15)

Figura 15 Histograma e shpërndarjes normale

Histograma e shpërndarjes sipas transformimit të algoritmit natyror (natural log

transformation, Figura 16)

Figura 16 Histograma e shpërndarjes sipas transformimit të algoritmit natyror

Page 48: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 46

Grafiku i frekuencës kumulative (Figura 17)

Figura 17 Grafiku i frekuencës kumulative

Të gjitha analizat e mësipërme janë kryer, për të krijuar një përfytyrim sa më të qartë të natyrës së shpërndarjes së përmbajtjes. Bilki. F, Haffenden. M, O’Keefe.D, Pertel.D, Soloshenko.D, Urbisinov.S (2011); Garth D. Kirkham (2010); Kuka R, Ceka A. (1986B) Në histogramën e shpërndarjes (Figura 15) vihet re qartë që kemi të bëjmë me një asimetri të majtë e cila nënkupton se kemi të bëjmë vetëm me një popullësi të vlerave të shpërndarjes nga ku rezulton se:

Mean > Mediana > Mode

Page 49: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 47

KAPITULLI PESË – Ndërtimi i prerjeve vertikale, modelimi i trupave xeherore

5.1 Ndërtimi i prerjeve vertikale në vendburimin Koshaj

Ndërtimi i prerjeve vertikale. Pasi kemi ndërtuar bazën e të dhënave, mbi planimetrinë

e shpimeve të ndërtuar (Figura 18), me anë të komandës section tool, ne mund të

ndërtojmë prerje tërthore në çdo pozicion që na kërkohet. Bilki. F, Haffenden. M,

O’Keefe.D, Pertel.D, Soloshenko.D, Urbisinov.S (2011)

Shpimet e kryera në vendburimin e Koshaj, janë kryer nga Shërbimi Gjeologjik në

profile përafrisht çdo 50 m larg njeri-tjetrit dhe në disa raste në zonën mineral mbajtëse

dhe çdo 10 m. Ndërtimi i prerjeve vertikale është realizuar sipas këtyre profileve korrekt

me rrjetin e zbulimit, por duke e projektuar trupin aty ku është kapur nga shpimi dhe jo

duke e pasqyruar atë në prerje. Ndërtimi trupave në prerje kryhet në mënyrë manuale

duke përdorur kriteret e interpolimit dhe të ekstrapolimit dhe jo në mënyrë automatike

nga programi. Meqenëse distanca midis prerjeve gjeologjike është 50 m dhe përafërsisht

në disa raste dhe 10 m, shpimet që do të përfshihen në prerje, do të jenë jo më larg se

25 m (kur distanca mes prerjeve është 50 m) dhe 5 m (kur distanca mes prerjeve është

10 m) në të dy anët e saj, me qëllim që të respektohet gjysma e distancës së rrjetit. Në

secilën prerje që do të ndërtohet në vijim, nuk do të kemi më përsëritje të shpimeve,

pasi do të respektohet kjo praktike. Gjithsej për vendburimin e Koshaj janë ndërtuar 14

profile vertikale (Figura 19-33).

Page 50: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 48

Figura 18 Planimetria e shpimeve, vendburimi Koshaj

Page 51: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 49

Figura 19 Profili 1-1 me formacionet gjeologjike të shpimeve

Page 52: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 50

Figura 20 Profili 1-1 Koshaj

Page 53: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 51

Figura 21 Profili 2-2 Koshaj

Page 54: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 52

Figura 22 Profili 3-3 Koshaj

Page 55: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 53

Figura 23 Profili 4-4 Koshaj

Page 56: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 54

Figura 24 Profili 5-5 Koshaj

Page 57: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 55

Figura 25 Profili 6-6 Koshaj

Page 58: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 56

Figura 26 Profili 7-7 Koshaj

Page 59: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 57

Figura 27 Profili 8-8 Koshaj

Page 60: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 58

Figura 28 Profili 9-9 Koshaj

Page 61: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 59

Figura 29 Profili 10-10 Koshaj

Page 62: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 60

Figura 30 Profili 11-11 Koshaj

Page 63: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 61

Figura 31 Profili 12-12 Koshaj

Page 64: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 62

Figura 32 Profili 13-13 Koshaj

Page 65: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 63

Figura 33 Profili 14-14 Koshaj

Page 66: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 64

5.2 Modelimi i trupave xeherore të Zinkut

Pasi kemi ndërtuar prerjet vertikale (rreth 14 prerje) dhe kemi kryer interpretimin e

trupave, i paraqesim të gjitha prerjet së bashku. Shumë qartë vihet re një lidhje në

hapësirë e trupave xeherorë, si në rënie ashtu edhe në shtrirje (Figura 34).

Lidhja e trupave në hapësirë do të kryhet me anë të “wireframeve”

Çfarë është një“wireframe”?

Një wireframe, paraqet një sipërfaqe të kompozuar nga trekëndësha. Sipërfaqet këtu

mund të jenë të hapura (modelimi i relievit) ose të mbyllura (modele trupash). Edhe pse

një wireframe mund të përbëhet nga disa sipërfaqe (trekëndore), të gjitha këto sipërfaqe

do të përpunohen si një njësi e vetme. Nëse do të duam të proçesonim sipërfaqet veç e

veç, atëherë duhet të ndërtojmë “wireframe” të veçanta për çdo trup.

Për lidhjen e trupave të projektuar me metodat e trekëndëshave (wireframe) mund të

përdorim disa menyra si:

1. Ndërtimin me anë të metodës së trekëndëshave me kënde të barabarta

Trekëndëshat me kënde të barabarta gjenerohen aty ku të gjithë skajet e trekëndëshit

janë me gjatësi të barabartë. Trekëndëshat barabrinjës gjenerohet atëherë kur dy nga

brinjët janë me gjatësi të barabarta. Përzgjidhet kjo metodikë atëherë kur ju doni të

pakësoni rastësinë e ndërtimit të trekëndëshave të çrregullt (të gjatë dhe të hollë).

2. Ndërtimin me anë të metodës së trekëndëshave me sipërfaqe minimale

Duhet të përzgjidhet ky opsioni për të aplikuar një algoritëm trekëndëshash, që të

ndërtojnë një model trekëndëshash që të kenë sipërfaqe minimale.

3. Ndërtimin me anë të metodës së trekëndëshave me gjatësi proporcionale

Kjo metodikë përdoret më së miri kur format e vijave kufizuese kanë uniformitet të

pranueshëm. Trekëndëshat gjenerojnë një distancë proporcionale përgjatë çdo çifti

vijash. Meqenëse për ndërtimin e modelit trekëndor nuk është përdorur optimizmi, koha

e përpunimit është e shpejtë krahasuar me ndërtimin e modeleve trekëndore, me kënde

të barabarta ose me sipërfaqe minimale. Nëse format e vijave nuk janë të përafërta,

atëherë opsioni më i mirë ngelet metoda e ndërtimit të trekëndëshave me kënde të

barabarta dhe algoritmet për ndërtimin e trekëndëshave me sipërfaqe minimale. Në

Page 67: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 65

ndërtimin e modeleve të trupave është përdorur dhe komanda tie-lines për të zgjidhur

problemin e trekëndëshave të paqëndrueshëm (lidhjeve jo korrekte). Tie-lines

përfaqësojnë segmente që ne i vizatojmë midis nyjeve të vijave. Ato janë mesataret nga

ku ne “detyrojmë” funksionin e ndërtimit të modelit të trekëndëshave (wireframe), të

ndërtohet sipas një rregulli të caktuar. Kjo metodë përdoret atëherë kur modelet e

ndërtimit të trekëndëshave e kanë të pamundur të formohen në mënyrë të rregullt.

Paraqitja e modelit përfundimtar të lidhjes së trupave me “wireframe” (Figura 35-36).

(Bilki. F, Haffenden. M, O’Keefe.D, Pertel.D, Soloshenko.D, Urbisinov.S (2011);

Dimitrakopoulos. R (2011); E J Cowan, K J Spragg, M R Everitt (2011); Garth D.

Kirkham (2010); K. E. Zakrevsky (2011); Martin Lloyd Smith (1999))

Page 68: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 66

Figura 34 Paraqitja hapësinore e vendburimit

Page 69: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 67

Figura 35 Paraqitja hapësinore e vendburimit me trupat e modeluar

Page 70: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 68

Figura 36 Projeksioni horizontal i trupave të zinkut

Page 71: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 69

KAPITULLI GJASHTË – Metodat e llogaritjes së rezervave gjeologjike, faktorët që

ndikojnë në saktësimin e tyre, llogaritja e rezervave gjeologjike të zinkut.

6.1 Metodat e llogaritjes së volumeve dhe faktorët që ndikojnë në saktësinë e

vlerësimit të rezervave

Llogaritja e volumeve përfaqëson një procedurë kuptim plotë dhe të pavarur të

mbledhjes, përpunimit dhe vlerësimit të të dhënave të marra, mbi pozicionin gjeologjik

të trupit si dhe mbi llogaritjen e sasisë së mineralit industrial në vendodhjen e tyre

natyrore apo antropogjenike, e cila bën të mundur marrjen e vendimeve mbi metodën e

hapjes dhe shfrytëzimit të tij. Ndonëse llogaritjet e volumeve janë të përafërta, ato

rezultojnë të mjaftueshme për të kryer një sërë detyrash praktike. Ç’ështja e

përllogaritjes së vëllimit përshkruhet gjerësisht dhe kryhet në mënyra të ndryshme.

(Dimitrakopoulos. R (2011); Kuka R, Ceka A. (1986 A); Lipo S (2005))

Llogaritja e volumeve kryhet nëpërmjet disa mënyrave si:

1 Duke e zbërthyer trupin në formacione të rregullta gjeometrike

2. Duke përdorur prerjet tërthore

3. Duke përdorur prerjet horizontale

6.1.1 Llogaritja e volumit duke e zbërthyer trupin në forma të rregullta gjeometrike Këtu trupi me formë të çrregullt ndahet në forma të rregullta gjeometrike, ku vëllimet e

të cilëve përcaktohen nga ekuacionet e llogaritjes së formave gjeometrike elementare,

ku më pas shumatorja e volume do të japi volumin total të përafruar.

6.1.2 Llogaritja e volumit duke përdorur prerjet tërthore (vertikale) paralele Prerjet vertikale të trupave xeherorë ndahen në sipërfaqe të veçanta sipas blloqeve e

kategorive të rezervave. Kështu, çdo trup xeheror është paraqitur në prerje me anën e

disa

Page 72: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 70

sipërfaqeve ose të një sipërfaqeje të vetme ku është shënuar dhe numri përkatës i tij.

Këto sipërfaqe kur janë figura të çrregullta maten me një instrument që quhej

“planimetër polar”. Në rastin e figurave të rregullta gjeometrike, ato maten me

skaliometër.

𝑉𝑉𝑖𝑖 = �𝑃𝑃1 + 𝑃𝑃2

2� ∗ 𝑑𝑑1

Ku: P1,P2 – sipërfaqet e llogaritura në prerje

d1 – distanca midis dy prerjeve

6.1.3 Llogaritja e volumeve duke përdorur prerjet horizontale paralele

Këtu objekti jo-simetrik mund të ndahet në shtresa (layers) nëpërmjet aplikimit të një

sistemi planesh horizontale kryq me trupin. Për një përcaktim më të saktë të volumeve

me metodën e shtresave, është më e përshtatshme të përdoret ekuacioni i Simpsonit, në

mënyrë të veçantë për përcaktimin e volumeve shtresore si psh midis P570 dhe P571:

𝑉𝑉570,571 = ℎ6�𝑃𝑃570 + 4�

�𝑃𝑃570 + �𝑃𝑃5712

�2

+ 𝑃𝑃571�

Volumi i formacionit të plotë llogaritet me njehsimin e volumit të pjesshëm të shtresave

të veçanta. (𝑉𝑉𝐶𝐶 = ∑𝑉𝑉𝑖𝑖)

Page 73: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 71

6.2 Faktorët që ndikojnë në saktësinë e përcaktimit të volumeve Saktësia në përcaktimin e volumeve të trupave xeherorë ndikohet nga gabimet që

ndodhin gjatë përzgjedhjes së metodikës që do të përdoret dhe matjeve të kryera, si dhe

metodave të përpunimit të dhënave (si gabimet që ndodhin gjatë rilevimit të terrenit,

gabimet që krijohen nga materialet mbështetëse grafike, gabimet në planimetri,

gjithashtu dhe nga metodat e përafrimit). Kështu që një trup me dimensione dhe formën

e tij të çrregullt, zëvendësohet nga një formë e gjeometrizuar (e rregullt) që më së shumti

pasqyron (përafrohen) formën tij të vërtetë. (Kuka R, Ceka A. (1986 A); Lipo S (2005))

Saktësia e llogaritjes së volumeve, në modelimet e ndërtuara me programet

kompjuterike ndikohet më së shumti nga disa faktorët si:

1. Si nga ndërtimi i prerjeve gjeologjike vertikale apo horizontale të trupit

2. Nga saktësia e matjes së shtrembërimit të puseve dhe nga

3. Dokumentimi i saktë i kolonave të shpimeve dhe i analizimit të

komponentëve të dobishëm.

4. Nga mos njohja e mirë e gjeologjisë së zonës si dhe shtrirjes, rënies që

karakterizojnë trupat e vendburimit, gjë që do të sillte një interpretim të

gabuar të formës së trupit në nëntokë.

5. Rruga e ndjekur për gjeometrizimin e trupave xeheror, zbërthimi i tij në një

grup të specifikuar formash gjeometrike elementare.

6. Mos përdorimi i saktë i metodave të ponderimit, për përcaktimin sa më të

saktë të vlerës së ponderuar të përmbajtjes në shtresë.

6.3 Llogaritja e rezervave gjeologjike të zinkut Llogaritja do të kryhet duke vlerësuar volumin e ndërtuar nga “wireframet” si dhe duke

përfshirë këtu dhe përmbajtjen specifike për trashësi nga i cili përllogariten të dhënat e

përmbajtjeve të komponentëve të dobishëm në trupat xeherorë (Tabela 3). (Bilki. F,

Page 74: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 72

Haffenden. M, O’Keefe.D, Pertel.D, Soloshenko.D, Urbisinov.S (2011); E J Cowan, K

J Spragg, M R Everitt (2011); K. E. Zakrevsky (2011))

Ka dy mënyra për llogaritjen e përmbajtjes në trupat xeherorë:

1 Mesatarizimi i thjeshtë, i cili përllogarit mesataren e vlerave të përmbajtjeve.

2 Mesatarja e ponderuar e bllokut, e cila llogaritet me formulën:

𝑀𝑀𝑃𝑃 =∑(𝑚𝑚𝑖𝑖 ∗ 𝑐𝑐𝑖𝑖)∑𝑚𝑚𝑖𝑖

Ku:

mi – trashësitë e provave, të marra nga shpimet e kryera

ci – përmbajtjet respektive të komponentit të dobishëm në çdo provë marrje

Duke qenë se kolonat e shpimeve kanë të saktësuara përmbajtjet specifike për trashësi,

për llogaritjen e volumit/tonazhit, do të përdorim mesataren e ponderuar në bllok (kjo

llogaritje kryhet vetëm për ato intervale që kanë përmbajtje të komponentit të dobishëm

dhe kur ato ndodhen në brendësi të modelit të trupit xeherorë të ndërtuar, në rast se ky

interval ndodhet jashtë modelit të ndërtuar, ai nuk merret parasysh në llogaritjen e

mesatares së ponderuar), si dhe peshën specifike, e cila për zonën dhe për tipin e

mineralit të zinkut për këtë vendburim është përllogaritur mesatarisht 2.9 g/cm3.

Tabela 3 Tabela e rezervave gjeologjike të vendburimit Koshaj

Tabela e rezervave gjeologjike të vendburimit Koshaj Minerali i Zinkut

Volumi (m3) 479.000 Tonazhi (ton) 1.410.000 Pesha Specifike (SG, g/cm3) 2,9 Përmbajtja e Ponderuar (%) 2,71

Page 75: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 73

KAPITULLI SHTATË – Ndarja e vendburimit në blloqe zonash, llogaritja e

rezervave gjeologjike për sejcilën nga zonat e ndara

7.1 Ndarja e vendburimit në “blloqe zonash” (në grupe trupash) sipas largësisë së

vendodhjes të trupave, llogaritja e rezervave gjeologjike dhe e permbajties së

ponderuar për sejcilën nga zonat

Vëmë re, se trupat e zinkut nga modeli i ndërtuar më sipër (Figura 35 – 36), janë të

shpërndarë dhe në largësi nga njëri-tjetri, kështu që lind nevoja për ndarjen në blloqe

zonash (në grupe trupash) për një studim selektiv të vendburimit. Trupat xeherore i

ndajmë në blloqe zonash si funksion: largësisë ndërmjet tyre dhe thellësisë në të cilën

ata ndodhen (Figura 37 – 38). Trupat e vegjël që nuk kanë leverdi për tu shfrytëzuar

(përmbajtje shumë të ulët si dhe rezerva të pa konsiderueshme) i kemi përjashtuar nga

studimi. Ato mund të përdoren si informacion studimor për të vazhduar kërkim –

zbulimin në këto zona.

Page 76: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 74

Figura 37 Projeksioni horizontal i trupave të zinkut me zonat e ndara

Page 77: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 75

Figura 38 Paraqitja hapësinore e vendburimit, me zonat e ndara

Page 78: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 76

7.2 Llogaritja e rezervave dhe e përmbajtjes së ponderuar sipas zonave të ndara

Zona 1

Llogaritja e rezervave gjeologjike dhe e përmbajtjes së ponderuar (Figura 39) për

mineralin e zinkut në zonën 1. (Tabela 4)

Figura 39 Paraqitja hapësinore, zona 1

Tabela 4 Tabela e rezervave gjeologjike, Zona 1

Tabela e rezervave gjeologjike Vendburimi Koshaj Minerali i Zinkut, Zona 1

Volumi (m3) 325.000 Tonazhi (ton) 941.000 Pesha Specifike (SG, g/cm3) 2,9 Përmbajtja e Ponderuar (%) 3,1

Page 79: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 77

Zona 2. Llogaritja e rezervave gjeologjike dhe e përmbajtjes se ponderuar (Figura 40) për

mineralin e zinkut në zonën 2. (Tabela 5)

Figura 40 Paraqitja hapësinore, zona 2

Tabela 5 Tabela e rezervave gjeologjike, Zona 2

Tabela e rezervave gjeologjike Vendburimi Koshaj Minerali i Zinkut, Zona 2

Volumi (m3) 142.400 Tonazhi (ton) 413.000 Pesha Specifike (SG, g/cm3) 2,9 Përmbajtja e Ponderuar (%) 0,81

Page 80: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 78

Zona 3 Llogaritja e rezervave gjeologjike dhe e përmbajtjes së ponderuar (Figura 41) për

mineralin e zinkut në zonën 3. (Tabela 6)

Figura 41 Paraqitja hapësinore, zona 3

Tabela 6 Tabela e rezervave gjeologjike, Zona 3

Tabela e rezervave gjeologjike Vendburimi Koshaj Minerali i Zinkut, Zona 3

Volumi (m3) 14.000 Tonazhi (ton) 40.600 Pesha Specifike (SG, g/cm3) 2,9 Përmbajtja e Ponderuar (%) 0,79

Page 81: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 79

Mbi bazën e rezultateve të arritura nga llogaritja e rezervave për zonat: 1, 2 dhe 3, vihet

re se Zona 1 i plotëson kondicionet për shfrytëzim industrial (përmbajtja më e madhe

se 1 % dhe rezerva të konsiderueshme), ndërsa zona 2 dhe 3 nuk e plotësojnë

kondicionin e përmbajtjes minimale, referuar kondicioneve të përdorura për llogaritjen

e rezervave të zinkut.

Shuma e volumeve të Zones 1, 2 dhe 3 (Tabela 7) nuk është e barabarte me volumin e

përgjithshme të llogaritur me lart (Tabela 3), për arsye se janë lënë pa përfshirë disa

trupa të veçuar dhe në distance nga këto zona.

Zona 2 dhe 3 paraqesin interes, që mbi to të zhvillohen një studim i thelluar gjeologo

inxhinjerik.

Tabela 7 Tabela përmbledhëse e rezervave gjeologjike sipas zonave

Tabela e rezervave gjeologjike Vendburimi Koshaj Minerali i Zinkut

Zona 1 Zona 2 Zona 3

Volumi (m3) 325.000 142.400 14.000 Tonazhi (ton) 941.000 413.000 40.600 Pesha Specifike (SG, g/cm3) 2,9 2,9 2,9 Përmbajtja e Ponderuar (%) 3,1 0,81 0,79

Studimi në vazhdim do të vazhdoj për Zonën 1, e cila paraqet interes për shfrytëzim (për

një llogaritje sa më të detajuar të rezervave dhe një paraqitje më të detajuar të

shpërndarjes së komponentit të dobishëm në shtresë).

Page 82: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 80

KAPITULLI TETË - Ndërtimi i Bllok Modelit, përcaktimi i përmbajtjes së

interpoluar për sejcilin nga blloqet e ndërtuar

8.1 Ndërtimi i Bllok Modelit për zonën 1, e cila paraqet interes për shfrytëzim

Vlerësimi i rezervave gjeologjike me metodat e mësipërme (me ndërtimin e trupave

xeherore me metodën e trekëndëshave), na jep një vlerësim të përgjithshëm të

përmbajtjes dhe tonazhit të trupave xeheror. Llogaritja e rezervave duke u nisur vetëm

nga këto të dhëna është quajtur ndryshe dhe si “Llogaritja e Rezervave Naive”. Ky lloj

vlerësimi nuk mund të na përcaktojë se sa është përmbajtja midis hapësirave të

shpimeve. Për të qenë më të saktë në vlerësimin e përmbajtjes, duhet të përdorim

metoda të tjera korrelimi për ti përftuar këto rezultate. Një nga këto metoda është dhe

ajo e ndërtimit të bllok modelit me të cilin mund të arrijmë të ndërtojmë një strukturë

(ku lehtësisht llogaritet volumi i tij), të cilës mund ti llogarisim përmbajtjen me anë të

metodave të ndryshme interpoluese, në rastin tonë do të përdorim metodën interpoluese

të inversit të distancës së peshuar. Ndërtimi i një bllok modeli, konsiston në ndërtimin

e disa blloqeve katër këndore të cilat mbushin gjithë hapësirën e trupit të modeluar

(është si të kemi mbushur një dhomë bosh, plot me tulla nga brenda). Gjithashtu ne

mund ti copëtojmë këto blloqe në blloqe me të vogla për të përftuar një konturim me të

mire të trupit të modeluar. (Bilki. F, Haffenden. M, O’Keefe.D, Pertel.D, Soloshenko.D,

Urbisinov.S (2011); Dimitrakopoulos. R (2011); Lipo S (2005)).

Parametrat të cilët merren në konsideratë për të përcaktuar madhësinë e bllokut sipas

boshteve x, y dhe z janë:

• Largësia midis profileve të kërkim-zbulimit

• Distanca midis shpimeve të kryera nëpër profile

• Gjeologjia e trupave xeherore

Page 83: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 81

Pas disa eksperimenteve të zhvilluara, përmasat e bllokut të përzgjedhura për këtë

vendburim janë 121 që nënkupton, përmasat 1m sipas boshtit të Y, 2m sipas boshtit të

X dhe 1m sipas boshtit të Z.

Figura 42 Ndarja në Blloqe me përmasa 121

Megjithëse ne kemi zgjedhur parametrat më të mirë, në lidhje me ndërtimin e blloqeve

siç vihet re (Figura 42), jo i gjithë konturi i trupit xeherore është i mbuluar me blloqe,

kjo për arsye të formave jo të rregullta të trupave. Kështu që lind nevoja për ndërtimin

e disa nën blloqeve për mbulimin e këtyre zonave. Përmasat e këtyre nën blloqeve

përcaktohen duke kryer disa teste dhe duke përzgjedhur përmasat e nën bllokut, të cilat

e mbulojnë (përafrojnë) të gjithë zonën e ndërtuar (Figura 43).

Page 84: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 82

Figura 43 Ndarja e zonës në blloqe dhe nën blloqe

Pasi kemi përcaktuar parametrat për ndërtimit e bllok modelit (këtu përfshirë dhe

parametrat për ndërtimin e nën blloqeve) përmasat e blloqeve i kemi marrë 1m sipas Y

(Lindjes), 2m sipas X (Veriu) dhe 1m sipas Z, ndërsa në lidhje me nën blloqet ato i kemi

marrë 444, që do të thotë se në rast se bllokut është 1 m vlera e nën bllokut është 1

pjesëtuar me 4, pra 0.25 m sipas Y, 2 pjesëtuar me 4, pra 0.5 m sipas X dhe 0.25 m sipas

Z). Me këto të dhëna ndërtojmë bllok modelin për zonën e përcaktuar me interes

(Zona 1) (Figura 44 – 46).

Page 85: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 83

Figura 44 Prerja gjatësore e trupave të zinkut (Zona 1)

Page 86: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 84

Figura 45 Trupat e modeluar. Zona 1

Page 87: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 85

Figura 46 Ndarja e trupave ne blloqe. Zona 1

Page 88: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 86

Pasi kemi ndarë në blloqe dhe nën blloqe zonën me interes, çdo blloku që na u ndërtua

i vendosim një kod (indeks) përfaqësues i cili nuk përsëritet në blloqet e tjera

(Tabela 8). Në rastin e modelit tone janë ndërtuar 421.352 blloqe dhe nën blloqe.

Tabela 8 Tabela e ndarjes në blloqe dhe e përcaktimit të indeksit për çdo bllok

East _East North _North RL _RL Index 4422326,375 0,25 4645477,500 1 980,375 0,25 2601710201 4422326,375 0,25 4645476,250 0,5 981,125 0,75 2601710202 4422326,125 0,25 4645476,750 0,5 981,125 0,75 2601710202 4422326,375 0,25 4645477,250 1,5 981 1 2601710202 4422326,125 0,25 4645477,500 1 981 1 2601710202 4422325,875 0,25 4645477,500 1 981,125 0,75 2601710202 4422325,625 0,25 4645477,500 1 981,375 0,25 2601710202 4422326,375 0,25 4645477,000 1 981,625 0,25 2601710203 4422325,875 0,75 4645477,500 1 981,625 0,25 2601710203 4422326,375 0,25 4645477,750 0,5 981,75 0,5 2601710203 4422326,375 0,25 4645478,250 0,5 981 1 2601720202 4422326,125 0,25 4645478,250 0,5 981,125 0,75 2601720202 4422326,375 0,25 4645478,750 0,5 981,125 0,75 2601720202 4422326,25 0,5 4645478,250 0,5 981,625 0,25 2601720203 4422327,375 0,25 4645474,750 0,5 980,375 0,25 2701700201 4422327,375 0,25 4645475,250 0,5 980,25 0,5 2701700201 4422327,125 0,25 4645475,250 0,5 980,375 0,25 2701700201 4422327,375 0,25 4645475,750 0,5 980,125 0,75 2701700201 4422327,125 0,25 4645475,750 0,5 980,25 0,5 2701700201 4422326,875 0,25 4645475,750 0,5 980,375 0,25 2701700201 4422327,375 0,25 4645474,750 0,5 980,75 0,5 2701700202 4422326,875 0,25 4645475,250 0,5 980,875 0,25 2701700202 4422327,25 0,5 4645475,500 1 980,875 0,75 2701700202 4422326,875 0,25 4645475,750 0,5 980,875 0,75 2701700202 4422326,625 0,25 4645475,750 0,5 981 0,5 2701700202

8.2 Përcaktimi i përmbajtjes për secilin nga blloqet e ndërtuar

Pasi kemi modeluar trupin në hapësire dhe e kemi ndare atë në blloqe, duam që çdo

blloku ti përcaktojmë përmbajtjen në %, këtë e bëjmë duke përdorur metodat

interepoluese. Si metodë interpoluese në kemi përdorur metodën e interpolimit të

inversit të distancës së peshuar dhe si pjesë përbërëse e kësaj metodë është dhe elipsoidi

Page 89: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 87

i kërkimit, ku i cili duhet të përcaktojë se cilat janë ato vlera (intervale) që duhet të

përfshihen në llogaritjen e përmbajtjes së ponderuar për atë bllok. Elipsoidi i kërkimit

përfaqëson të gjithë elementet gjeologjike siç janë: azimuti i shtrirjes , këndi rënies

(mesatare e këndeve të rënieve), këndi i zhytjes etj. (Bilki. F, Haffenden. M, O’Keefe.D,

Pertel.D, Soloshenko.D, Urbisinov.S (2011); Garth D. Kirkham, P. Geo., P. Geoph..

(2010))

8.2.1 Shembull zbatimi i metodës interpoluese (IDW).

Janë dhëne 4 pika me përmbajtjen e komponentit të dobishëm (Figura 47). Kërkohet të

llogaritet përmbajtja e pikës A.

Figura 47 Shembull i zbatimit të IDW

Tabela 9 Tabela e metodës analitike për llogaritjen e përmbajtjes duke përdorur IDW

Pika Përmbajtja (%)

Distanca (m) Distanca2 Distanca

Inverse Pesha Përmbajtja *Peshe (%)

1 2,4 21,54 463,97 0,0022 0,462 1,11 2 3,2 50 2500,00 0,0004 0,086 0,27 3 1,4 31,62 999,82 0,0010 0,214 0,30 4 3,1 30 900,00 0,0011 0,238 0,74

Shuma 0,0047 1,000 2,42

Page 90: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 88

Distanca inverse llogaritet duke pjesëtuar 1 me distancën në katror. Vëmë re se shuma

e distancave në katror nuk doli 1. Atëherë vlerën faktor 1 e pjesëtojmë me shumën e

distancave inverse: Fuqia = 1/ ∑DI = 214,298. Vlerën që na doli e shumëzojmë me

secilën nga distancat inverse dhe kështu llogarisim peshën për secilën nga pikat e dhëna.

Vihet re që shuma e Peshave del 1. Përmbajtja e pikës A llogaritet me shumën e

Përmbajtja*Peshe, që në tabele si rezultat i llogaritjeve del 2,42 %. (Tabela 9)

8.2.2 Përcaktimi i parametrat të elipsoidit të kërkimit Elipsoidi i kërkimit ndërtohet si funksion i përcaktimit të parametrave gjeologjik-

statistikor (Figura 48 – 49) (duke iu referuar prerjeve, planimetrisë dhe paraqitjes

hapësinorë te zonës së mineralizuar) (Bilki. F, Haffenden. M, O’Keefe.D, Pertel.D,

Soloshenko.D, Urbisinov.S (2011); Garth D. Kirkham, P. Geo., P. Geoph.. (2010))

Parametrat e elipsoidit të kërkimit janë:

• Rrezja primare e elipsoidit, përcaktohet nga metodika e ndjekur në kërkim-

zbulim (nga rrjeti i shpimeve i kryer), e cila është pasqyruar në (Figura 18).

Rrezja më e madhe e elipsoidit është marrë 25 m (sa ½ e rrjetit të zbulimit).

• Azimuti i shtrirjes (Azimuth), i cili përfaqëson drejtimin e aksit gjatësor të

elipsoidit, i cili i merr vlerat nga 0 deri në 3600, të matur sipas një drejtimi orar.

I cili gjithashtu korrespondon me shtrirjen gjatësore të trupit. Azimuti i shtrirjes

është matur duke ju referuar projeksionit horizontal dhe në hapësirë të trupave

(Figura 37-38), në rastin tonë azimuti i shtrirjes = 70.

• Këndi i zhytjes (Plunge), është këndi i zhytjes të trupit sipas gjatësisë së shtrirjes

së tij. Vlera që ai merr është gjithmonë pozitive dhe intervali i vlera është nga 0

deri në 900. Nga prerja gjatësore e modelimit të trupit (Figura 44) rezultoi se

këndi i zhytjes është i barabarte me 0.

• Këndi i rënies (Dip), këndi i rënies të trupit xeheror i cili i merr vlerat nga 0 në

900. Ky kënd, përfaqëson këndin e rënies së trupave minerar të modeluar. Nga

prerjet e ndërtuara (Figura 19-33), janë matur këndet e rënieve të trupave dhe

Page 91: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 89

është llogaritur mesatarja aritmetike e këndit të rënies, që në rastin tone, këndi i

rënies = -450.

• Dip factor, vendosja e vlerës faktor do të shumëfishohet me rrezen primare të

elipsoidit duke përcaktuar kështu gjatësinë sipas rënies të elipsoidit, në rastin

tonë është marrë 0.7.

• Thick factor, përfaqëson trashësinë e elipsoidit në rastin tonë është 0.3. Kjo vlere

shumëzohet me vlerën e rrezes primare të elipsoidit dhe del “trashësia” e

elipsoidit.

Figura 48 Paraqitja grafike e parametrave të elipsoidit të kërkimit

Page 92: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 90

Figura 49 Paraqitja hapësinore e elipsoidit të kërkimi në trupat e modeluar

Page 93: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 91

8.2.3 Llogaritja e përmbajtjes për secilin nga blloqet e ndërtuar.

Pasi të kemi kryer proçedurat e mësipërme pra:

1. Ndërtimin e bllok modelit

2. Përcaktimin e metodës interpoluese

3. Përcaktimin e parametrave për ndërtimin e elipsoidit të kërkimit

Kalojmë në llogaritjen e përmbajtjes së ponderuar për çdo bllok dhe nën bllok të

ndërtuar. Kuptohet që në këto përllogaritje do të përfshihet baza e të dhënave të Assay-

it e cila përmban të gjithë analizat kimike që janë kryer në këtë vendburim (Figura 50,

Tabela 10)

Figura 50 Llogaritja e përmbajtie për secilin nga blloqet e ndërtuar

Page 94: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 92

Tabela 10 Tabela e ndarjes në blloqe dhe përmbajtia e llogaritur për çdo bllok

East _East North _North RL _RL Index Zn (%) 4422326,375 0,25 4645477,500 1 980,375 0,25 2601710201 1,83 4422326,375 0,25 4645476,250 0,5 981,125 0,75 2601710202 1,84 4422326,125 0,25 4645476,750 0,5 981,125 0,75 2601710202 1,84 4422326,375 0,25 4645477,250 1,5 981 1 2601710202 1,84 4422326,125 0,25 4645477,500 1 981 1 2601710202 1,84 4422325,875 0,25 4645477,500 1 981,125 0,75 2601710202 1,83 4422325,625 0,25 4645477,500 1 981,375 0,25 2601710202 1,83 4422326,375 0,25 4645477,000 1 981,625 0,25 2601710203 1,85 4422325,875 0,75 4645477,500 1 981,625 0,25 2601710203 1,84 4422326,375 0,25 4645477,750 0,5 981,75 0,5 2601710203 1,85 4422326,375 0,25 4645478,250 0,5 981 1 2601720202 1,84 4422326,125 0,25 4645478,250 0,5 981,125 0,75 2601720202 1,84 4422326,375 0,25 4645478,750 0,5 981,125 0,75 2601720202 1,84 4422326,25 0,5 4645478,250 0,5 981,625 0,25 2601720203 1,84 4422327,375 0,25 4645474,750 0,5 980,375 0,25 2701700201 1,85 4422327,375 0,25 4645475,250 0,5 980,25 0,5 2701700201 1,85 4422327,125 0,25 4645475,250 0,5 980,375 0,25 2701700201 1,85 4422327,375 0,25 4645475,750 0,5 980,125 0,75 2701700201 1,85 4422327,125 0,25 4645475,750 0,5 980,25 0,5 2701700201 1,85 4422326,875 0,25 4645475,750 0,5 980,375 0,25 2701700201 1,84 4422327,375 0,25 4645474,750 0,5 980,75 0,5 2701700202 1,85 4422326,875 0,25 4645475,250 0,5 980,875 0,25 2701700202 1,85 4422327,25 0,5 4645475,500 1 980,875 0,75 2701700202 1,85 4422326,875 0,25 4645475,750 0,5 980,875 0,75 2701700202 1,85 4422326,625 0,25 4645475,750 0,5 981 0,5 2701700202 1,84 4422327,375 0,25 4645477,250 1,5 979,375 0,25 2701710200 1,84 4422327,125 0,25 4645476,250 0,5 980,125 0,75 2701710201 1,85 4422326,875 0,25 4645476,250 0,5 980,25 0,5 2701710201 1,84 4422326,625 0,25 4645476,250 0,5 980,375 0,25 2701710201 1,84 4422327,375 0,25 4645477,000 2 980 1 2701710201 1,85 4422327,125 0,25 4645477,250 1,5 980 1 2701710201 1,85 4422326,875 0,25 4645477,250 1,5 980,125 0,75 2701710201 1,84 4422326,625 0,25 4645477,250 1,5 980,25 0,5 2701710201 1,84

4422327 1 4645477 2 981 1 2701710202 1,85

Për të krijuar një paraqitje grafike më të qartë se si kjo përmbajtje shpërndahet në bllok

modelin e ndërtuar, përmbajtjen në % e ndajmë në disa intervale, ku çdo intervali i

caktojme një ngjyrë të veçante (Figura 51).

Page 95: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 93

Figura 51 Klasifikimi i përmbajtjeve dhe përcaktimi i ngjyrës për interval përmbajtjeje

Kështu në do të jemi në gjendje të krijojmë një ide më të qartë të shpërndarjes në bllok

modelin e ndërtuar siç paraqitet (Figura 52-55).

Page 96: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 94

Figura 52 Prerja tërthore (Veri 4645280)

Page 97: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 95

Figura 53 Prerja tërthore (Veri 4645300)

Page 98: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 96

Figura 54 Prerja tërthore (Veri 4645320)

Page 99: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 97

Figura 55 Bllok modeli i ndërtuar me përmbajtjet e interpoluara për bllok

Page 100: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 98

KAPITULLI NËNTË – Vlerësimi i rezervave gjeologjike të zonës së përzgjedhur

duke përdorur Bllok Modelin e ndërtuar

9.1 Vlerësimi i rezervave të zonës së përzgjedhur sipas Bllok Modelit të ndërtuar Një nga avantazhet që sjell përdorimi i kësaj metodë është llogaritja e rezervave sipas

një klasifikimi të paracaktuar të përmbajtjes së komponentit të dobishëm. Në rastin tonë

vlera minimale e përmbajtjes është marre 1% (lidhur me përmbajtjen minimale për

shfrytëzim industrial), koeficienti i peshës specifike është nxjerrë nga analizat që janë

kryer në laboratorët ndërkombëtar nga Kompania Tirex për vendburimin Koshaj, për

mineralin e zinku është marrë një mesatare 2.9 (SG, g/cm3). (Figura 55, Tabela 11)

Figura 55 Llogaritja e rezervave sipas intervaleve të përmbajtjes

Tabela 11 Llogaritja e rezervave sipas bllok modelit të ndërtuar

NGA (%)

NË (%)

VOLUMI (m3)

TONAZHI (ton)

SG (g/cm3)

Zn (%)

VOLUMI KUMULATIV

(m3)

TONAZHI KUMULATIV

(ton)

Zn (%)

1,0 2,0 49.899,7 144.709,0 2,9 1,45 49.899,66 144.709,00 1,45 2,0 3,0 27.133,7 78.687,7 2,9 2,42 77.033,34 223.396,70 1,79 3,0 5,0 31.512,5 91.386,2 2,9 4,00 108.545,81 314.782,86 2,43 5,0 10,0 41.697,5 120.922,7 2,9 6,84 150.243,28 435.705,52 3,66

10,0 30,0 11.785,7 34.178,5 2,9 13,89 162.028,97 469.884,01 4,40

Page 101: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 99

Tabela 12 Llogaritja e rezervave sipas Cutoff gjeologjik për mineralin e Zinkut

Figura 56 Grafiku i varësisë së Cutoff gjeologjik me tonazhin dhe përmbajtjen mesatare

856097.4

578213.6

470217.6

379798.5

325510.5

275102.7246821.9

224106.2201587.7

177610.5155440

34512.99242.3

2.9123.728

4.425.17

5.746.38

6.8 7.167.54

7.988.45

14.06

20.33

0

2

4

6

8

10

12

14

16

18

20

22

0

100000

200000

300000

400000

500000

600000

700000

800000

900000

0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

PER

MB

AJT

JA M

ESA

TAR

E

TON

AZH

I (T

ON

)

CUTOFF ZN (%)

GRAFIKU I VARËSISË SË CUTOFF ME TONAZHIN DHE PËRMBAJTJEN MESATARE

Koshaj Zn NR Cutoff (%) Volume (m3) Tonazhi (ton) SG ( g/cm3) Zn (Mesatare, %) 1 0,1 295206 856096,7 2,9 2,912 2 0,5 199384 578213,6 2,9 3,728 3 1 162144 470217,6 2,9 4,42 4 1,5 130965 379798,5 2,9 5,17 5 2 112245 325510,5 2,9 5,74 6 2,5 94863 275102,7 2,9 6,38 7 3 85111 246821,9 2,9 6,8 8 3,5 77278 224106,2 2,9 7,16 9 4 69513 201587,7 2,9 7,54 10 4,5 61245 177610,5 2,9 7,98 11 5 53600 155440 2,9 8,45 12 10 11901 34512,9 2,9 14,06 13 15 3187 9242,3 2,9 20,33

Page 102: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 100

PËRFUNDIME/REKOMANDIME

Përfundime

1. Principet bazë që përdoren në llogaritjen e rezervave të mineraleve të dobishme

janë principi i ndikimit të pikës më të afërt, principi i ndryshimeve graduale dhe principi

i përgjithësimit. Principi i pikave të afërta i referohet dhënies së provave të afërta të

drejtën të përfaqësojë përmbajtjen e metalit në pjesët e tjera të seksionit ku nuk janë

marrë prova. Principi i ndryshimeve graduale ka të bëjë me pranimin e një ndryshimi

gradual të përmbajtjes së metalit në hapësirën midis dy provave të afërta. Principi i

përgjithësimit përcakton faktorët korrigjues subjektive në konturimin e rezervave, nisur

nga dukuri të qëndrueshme në zona minerare të ngjashme. Këto principe gjenden, të

veçuara ose të kombinuara, në të gjitha metodat manuale dhe kompjuterike të

llogaritjeve të rezervave. Ato imponojnë një saktësi të kufizuar në rezultatet. Në qoftë

se principet që mbizotërojnë një metodë llogaritje, nuk janë në përshtatje me veçoritë e

depozitimit minerar, rezultati i rezervave të vlerësuara nuk do të jetë i kënaqshëm.

2. Përgatitja dhe përdorimi i softeve të ndryshëm ka shënuar një hap shumë të madh

në modelimin e vendburimeve dhe vlerësimin e rezervave të trupave xeheror.

Megjithatë principet e sjella më lart, që lidhen me formën dhe dendurinë e shpërndarjes

së punimeve gjeologo-kërkuese (koncept subjektiv që duhet të “rregullohet” në

projektin e punimeve gjeologo-kërkuese) dhe vazhdimësinë e shpërndarjes së

komponenteve të dobishëm (koncept objekt që duhet të studiohet e të merret parasysh

me shumë kujdes) duhet të kihen parasysh në zgjedhjen e metodës së vlerësimit dhe në

përshtatjen e kërkesave të programeve llogaritëse.

3. Punimet gjeologjike kërkuese në vendburimin e Koshajt janë kryesisht shpime

vertikale që kanë ndërprerë trupat xeheror në thellësi jo shumë të mëdha. Saktësimi i

pozicionit të pikave të fillimit të shpimeve me matje gjeomatike solli ndryshime të vogla

në shpërndarjen e tyre. Edhe pse në dokumentacionin historik të shpimeve jepen të

dhëna për matjen e shtrembërimeve të disa shpimeve, kjo dukuri nuk mund të

kontrollohet sot.

4. Punimet gjeologjike dhe gjeofizike të kryera në këtë vendburim nga Kompania

TIREX kishin si qëllim kontrollin e të dhënave mbi trashësinë e trupave xeheror të

Page 103: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 101

kapur nga shpimet historik, kontrollin e të dhënave mbi përmbajtjen e komponentëve të

dobishëm dhe vlerësimin e kontureve të pykëzimit (kufijtë limit) te këtij vendburimi.

Shënojmë që në nëntë shpimet e kontrollit u morën të dhëna më të larta për trashësinë

e trupave xeherore (mesatarisht + 30%) dhe përmbajtjen e komponenteve te dobishëm

janë të luhatshme ne intervalin ± 5%, krahasuar me të dhënat e marra nga shpimet

historike.

5. Nga bashkërendimi i të dhënave mbi trashësitë e trupave xeheror dhe

përmbajtjen e komponentëve të dobishëm, të marr nga shpimet historike dhe punimet e

reja gjeologjike dhe gjeofizike, u krijua një bazë të dhënash e plote për ri modelimin e

këtij vendburimi dhe ri llogaritjen e rezervave të tij.

6. Mbështetur me të dhënat e mbledhura për këtë vendburim dhe kërkesat

matematike të programit Micromine, filluam me kontrollin e të dhënave hyrëse (Collar,

Assay, Survey ) dhe ndërtimin e data bazës së të dhënave. Më pas në këtë punim jepen

ndërtimi i prerjeve vertikale, modelimi i trupave, llogaritja e rezervave gjeologjike,

përcaktimi i zonës me interes për shfrytëzim mbështetur në kondicionet e aprovuara nga

Ministria e Industrisë dhe Minierave me shkresë nr 9221/1 të datës 31.01.1978, ndërtimi

i bllok modelit, përcaktimi i parametrave për ndërtimin e elipsoidit të kërkimit,

përcaktimin e përmbajtjes të çdo blloku të ndërtuar duke përdorur metoda interpoluese

dhe në fund llogaritjen e rezervave duke përdorur intervale të permbajtjes. Shënojmë që

përmasat e blloqeve gjeologjike mund të ndryshohen sipas kërkesave që do të këtë grupi

i projektimit, për shfrytezimin minerar.

7. Modelimi i trupave duke përdorur metodikat e mësipërme ka këto përparësi:

Në aspektin gjeologjik

1. Modelimi dhe ndërtimi i materialeve grafike (prerje, projeksione, planimetri)

me saktësi të lartë dhe për një kohë relativisht të shkurtër.

2. Modelet grafike të ndërtuara japin një përfytyrim më të plotë të

gjeomorfologjisë së trupave xeherorë.

3. Duke kombinuar gjithë materialin grafik të ndërtuar krijohet një ide më e qartë

për vazhdimësinë e trupave xeherore dhe ku mund të gjykohet mbi drejtimet ku

Page 104: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 102

mund të kërkohen zona të mineralizuara që shoqërojnë vendburimin e

konturuar.

Në aspektin minerar

1. Modeli i trupave xeheror në raport dhe me modelin tredimensional të terrenit

krijon një ndihmesë të madhe për inxhinierët e projektit minerar për zgjedhjen

e mënyrës së hapjes së vendburimit.

2. Krijimi i materialeve grafike, planimetri dhe prerje, vetëm për zona që

paraqesin interes për tu shfrytëzuar.

3. Modelimi i niveleve, blloqeve dhe njësive prodhuese për një performancë sa

më të lartë në inventarizimin e rezervave minerare dhe llogaritjen e treguesëve

tekniko ekonomik gjatë përvetësimit të rezervave të vendburimit.

Në aspektin gjeofizik

1. Orientimin e punimeve të mëtejshme të kërkimit me metodat gjeofizike.

2. Ndihmë në interpretimin e anomalive gjeofizike dhe në përcaktimin e sjelljes

së parametrave gjeofizike të matura në mjedisin gjeologjik specifik.

Në aspektin e modelimit natyror

1. Modelimin i trupave xeherore, ndërtimin e bllok modeleve dhe llogaritjen e

rezervave sipas kërkesës së investitorëve qe mbështesin punimet gjeologo

kërkuese.

2. Klasifikimin e rezervave sipas standardeve bashkohore.

3. Mundësinë e konvertimit të rezervave sipas sistemeve: JORC, NI 43-101, etj.

Page 105: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 103

Rekomandime

1. Duke vlerësuar pasiguritë gjatë ndërtimit të bazës së të dhënave për modelimin

e vendburimit të bakër – zinkut Koshaj, të sjella kryesisht nga mangësitë në

matjen e pjerrjeve të kolonave të shpimeve, rekomandoj matjen rigoroze të gjithë

elementeve gjeometrik të një shpimi.

2. Modelimi i një vendburimi minerar kërkon njohuri të mira në fushën e

gjeologjisë, ekonomisë, minierave dhe padyshim në fushën e informatikës.

Modelimi dhe llogaritja e rezervave të një vendburim minerar duhet të kryhet

nga grupe të specializuara në këtë fushë.

3. Zgjedhja e përmasave të elipsoidit të vlerësimit duhet të lidhet së pari me

përmasat e njësive prodhuese të dhëna në një projekt minerar. Në kushtet e

minierës së bakër – zinkut në Koshaj, ku mungonte një projekt i tillë, përmasat

e njësive më të vogla llogaritëse u morën 121, varësisht kjo dhe përmasave të

kufizuara të trupave xeheror që formojnë këtë vendburim.

4. Për modelimin me efektivitet të lartë të një vendburim minerar duhet:

a. Një studim paraprak i gjeologjisë së vendburimit dhe gjithë zonës mineral

mbajtëse,

b. Zgjidhja e metodikës së shpërndarjes së punimeve të kërkim zbulimit sipas

të dhënave të marra nga studimi paraprak gjeologjik,

c. Përshtatja e bazës së të dhënave në programin Micromine për të përdorur me

efektivitet të gjithë materialin dixhital të marrë nga punimet gjeologo -

kërkuese,

d. Njohja me kërkesat bazë të një projekti shfrytëzimi për përvetësimin e

rezervave minerare të një vendburimi të ngjashme me vendburimin e marrë

në studim.

Page 106: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 104

LITERATURA

1. Bakallbashi J, Demiri V, Markollari S, Daci A, Pekmezi J, Fejzollari I (2011) –

Projekti për zhvillimi e veprimtarisë minerare në objektin e mineralit të bakrit

Gurth Spaç Nr.1 & Nr.2 – Mirditë

2. Bilki. F, Haffenden. M, O’Keefe.D, Pertel.D, Soloshenko.D, Urbisinov.S (2011) -

Advanced Micromine Resources Estimations 2011

3. Daci. A (2004) – Perspektiva e mineralizimeve sulfure të bakrit dhe shoqëruesve

të tij jashtë vendburimeve të zbuluara në rajoni Musht - Gurth Spaç - Spaç (Arkivi

qëndror i Gjeologjisë, Tiranë, 2004)

4. Daci. A (2011). Raporti përmbledhës i lejes së zbulimit Nr.1013 (Rajoni Qafè Mali

– Shtrungaj, Arkivi i Tirex Exploration)

5. Deda. T (Disertacion, 2004) – Analiza metalogjenike e mineralizimeve sulfure të

brezit të mineralizuar Qafë Mali – Munellë – Reps. Fakultetit Gjeologji dhe

Miniera, Tiranë 2004

6. Dimitrakopoulos. R (2011) - Advances in Orebody Modelling and Strategic Mine

Planning

7. E J Cowan, K J Spragg, M R Everitt (2011) – Wireframe - Geological Modelling

(Article)

8. Garth D. Kirkham (2010) – “Report on data analysis, 3D geological and

geostatistical modelling - Mirdita Project”. Arkiva e Tirex Explorations”, Tiranë

9. Gjeografia fizike e Shqipërisë – Grup autorësh (1991) – Botim i Akademisë së

Shkencave të Republikës së Shqipërisë (Qëndra e Studimeve Gjeografike, Tiranë

1991)

10. Harta Gjeologjike e Shqipërisë (2002) – Grup autorësh, botimi Shërbimit

Gjeologjik Shqipëtar dhe Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, INF, 2002, 412

11. Kuka R, Ceka A. (1984) – Modelimi Grafo-Analitik i Nëntokës I (Projeksionet)

12. Kuka R, Ceka A. (1986 A) – Modelimi Grafo-Analitik i Nëntokës II (Gjeometrizimi

i vendburimeve)

13. Kuka R, Ceka A. (1986 B) – Modelimi Grafo-Analitik i Nëntokës III (Gjeostatistika

Minerare)

Page 107: DISERTACIONdibmin-fgjm.org/doktorata/DoktorataJPekmezi.pdfpërgjithësi. Nxjerrja e mineraleve nga minierat tona, edhe pse me ritme jo të larta në dy dekadat e fundit, dhe mos zbulimi

Modelimi i vendburimeve minerare dhe vlerësimi i rezervave (Shembull zbatimi: Miniera Koshaj, Mirditë)

M.Sc Jeton PEKMEZI 105

14. K. E. Zakrevsky (2011) – Geological 3D Modeling

15. Lipo S (2005) – Kubaturat Rezervat dhe Humbjet e Mineralit.

16. Martin Lloyd Smith (1999) – Geological and mine modelling using Techbase and

Lynx Rotertdam

17. Miller. A (2009) – “A working model: Geology of the Mirdita Property, Albania”.

Arkiva e Tirex Explorations”, Tiranë

18. Ndokaj M. etj. (1991) – “Raport mbi punimet e kërkim-zbulimit dhe llogaritjen e

rezervave të vendburimit Tuç – Tuci Lindor, me gjendje 01.01.1991”. Arkivi

Qëndror i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, Tiranë