13
16 korrik 2010 Qasja në Dokumente Publike Seria e Hulumtimeve Parlamentare Hyrje Qasja në dokumente zyrtare ligjërisht është e garantuar tani e shtatë vite. Gjatë kësaj periudhe institucionet qeveritare, me qëllim të zbatimit sa më të mirë të këtij ligji, kanë nxjerrë akte nënligjore dhe kanë ndërmarrë fushata vetëdijesimi. Në këtë proces institucionet publike janë ndihmuar edhe nga organizatat jo qeveritare dhe institucione ndërkombëtare. Mirëpo, përkundër kësaj, deri më tani Ligji për Qasje në Dokumente Zyrtare ka hasur në vështirësi gjatë zbatimit të tij. Tani pas shtatë vitesh, Qeveria e Kosovës ka hartuar Projektligjin për Qasje në Dokumente Publike, i cili pritet që të zëvendësoj ligjin aktual dhe të shfuqizoj aktet nënligjore në fuqi. Nxjerrja e një ligji të ri për qasje në dokumente publike është arsyetuar me harmonizimin e tij me Kushtetutën e Kosovës, si dhe si pasojë e mungesës së funksionalitetit të versionit paraprak të ligjit. Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media tani i është servuar një draft i ligjit të ri për amendamentim dhe miratim. Në këtë analizë të shkurtër të Institutit GAP, do të japim një pasqyrë për problemet që kemi hasur në qasje në dokumente zyrtare dhe për plotësimin e Projektligjit për Qasje në Dokumente Publike. Avancimet me Projektligjin për Qasje në Dokumente Publike Projektligji për Qasje në Dokumente Publike avancon edhe më tutje disa aspekte të Ligjit për Qasje në Dokumente Zyrtare, si:

Qasja në Dokumente PublikeGAPanalize).pdfPublike, i cili pritet që të zëvendësoj ligjin aktual dhe të shfuqizoj aktet nënligjore në fuqi. Nxjerrja e një ligji të ri për

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Qasja në Dokumente PublikeGAPanalize).pdfPublike, i cili pritet që të zëvendësoj ligjin aktual dhe të shfuqizoj aktet nënligjore në fuqi. Nxjerrja e një ligji të ri për

16 korrik 2010

Qasja në Dokumente Publike Seria e Hulumtimeve Parlamentare

HyrjeQasja në dokumente zyrtare ligjërisht është e garantuar tani e shtatë vite. Gjatë kësaj periudhe institucionet qeveritare, me qëllim të zbatimit sa më të mirë të këtij ligji, kanë nxjerrë akte nënligjore dhe kanë ndërmarrë fushata vetëdijesimi. Në këtë proces institucionet publike janë ndihmuar edhe nga organizatat jo qeveritare dhe institucione ndërkombëtare. Mirëpo, përkundër kësaj, deri më tani Ligji për Qasje në Dokumente Zyrtare ka hasur në vështirësi gjatë zbatimit të tij. Tani pas shtatë vitesh, Qeveria e Kosovës ka hartuar Projektligjin për Qasje në Dokumente Publike, i cili pritet që të zëvendësoj ligjin aktual dhe të shfuqizoj aktet nënligjore në fuqi. Nxjerrja e një ligji të ri për qasje në dokumente publike është arsyetuar me harmonizimin e tij me Kushtetutën e Kosovës, si dhe si pasojë e mungesës së funksionalitetit të versionit paraprak të ligjit. Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media tani i është servuar një draft i ligjit të ri për amendamentim dhe miratim. Në këtë analizë të shkurtër të Institutit GAP, do të japim një pasqyrë për problemet që kemi hasur në qasje në dokumente zyrtare dhe për plotësimin e Projektligjit për Qasje në Dokumente Publike.

Avancimet me Projektligjin për Qasje në Dokumente Publike Projektligji për Qasje në Dokumente Publike avancon edhe më tutje disa aspekte të Ligjit për Qasje në Dokumente Zyrtare, si:

Page 2: Qasja në Dokumente PublikeGAPanalize).pdfPublike, i cili pritet që të zëvendësoj ligjin aktual dhe të shfuqizoj aktet nënligjore në fuqi. Nxjerrja e një ligji të ri për

2

- Shkurtimi i afatit për përgjigje ndaj kërkesave fillestare nga 15 ditë pune në 15 ditë kalendarike. Kjo shkurton kohën e marrjes së përgjigjes për së paku 4 ditë (pasi tani do të llogariten edhe të shtunat dhe dielet).

- Shkurtimi i afatit për përgjigjet ndaj kërkesave konfirmuese nga 15 ditë pune në 7 ditë;

- Caktimi me ligj i njësive/zyrtarëve përgjegjës për të trajtuar kërkesat për qasje në dokumente zyrtare.

- Detyrimi i institucioneve publike që të publikojnë sa më shumë informata në formë elektronike në faqet zyrtare të institucioneve në internet.

Ngecjet në miratimin e ligjit aktual dhe problemet që mund të dalin edhe me ligjin e ri Përveç në pikat e mësipërme që e avancojnë edhe më tutje Ligjin për Qasje në Dokumente Zyrtare, gjatë 7 viteve të funksionimit të këtij ligji pikat që kanë paraqitur më së shumti problem në zbatim janë: pagesa për qasje në dokumente publike, regjistrat, kërkesat për aktet ligjore, kërkesat në formë elektronike, kontaktet e personave përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave, raportimi tek avokati i popullit dhe proceset gjyqësore. Më poshtë në pika të shkurtra do të shtjellojmë secilin nga këto probleme.

Pagesat për qasje në dokumente publike

Edhe ligji aktual (neni 9.2), por edhe dispozitat e projektligjit të ri (neni 20), parashohin pagesën për qasje në dokumente zyrtare. Përderisa që pagesa për shërbimet e ofruara nga muzetë është arsyeshme, çfarëdo pagese për qasje në dokumente publike nuk është e nevojshme dhe kjo pjesë duhet të largohet nga Ligji për Qasje në Dokumente Publike. Normimi me ligj që qytetarët duhet të paguajnë për kopjet e shkruara të dokumenteve publike në të kaluarën është keqinterpretuar nga vetë institucionet publike. Instituti GAP mund të ofroj dëshmi për dy raste të tilla: Shembull 1: Më 20 janar 2009, Instituti GAP ka kërkuar nga Komuna e Malishevës qasjen në tri dokumente/informata të ndryshme: numrin e personelit që punon në administratën komunale, kualifikimet e mësimdhënësve dhe qasje në procesverbalet e Kuvendit Komunal. Për të tri këto informata, hulumtuesit tanë janë obliguar që të parashtrojnë kërkesë me shkrim. Kërkesa me shkrim ka qenë me pagesë, nga 1 Euro për secilën kërkesë.1 Në këto kërkesa tonat kemi marrë përgjigje: një në formë elektronike, një dokument 8 faqesh dhe procesverbalet e komunës që kalojnë mbi 20 faqe. Pasi që ligji aktual e parasheh që vetëm dokumentet mbi 20 faqe të paguhen me çmim të arsyeshëm të printimit, Komuna e Malishevës ka kërkuar pagesë edhe për përgjigjet elektronike. Shembull 2.

1 Pagesën për kërkesë në qasje në dokumente zyrtare e ka pranuar edhe vetë Kryetari i Komunës së Malishevës z.Isni Kilaj në debatin jeta në Kosovë http://video.google.com/videoplay?docid=-3031751211263137627#, duke shprehur mirënjohjen e tij ndaj zyrtarëve komunal që zbatojnë me përpikëri vendimet e komunës.

Page 3: Qasja në Dokumente PublikeGAPanalize).pdfPublike, i cili pritet që të zëvendësoj ligjin aktual dhe të shfuqizoj aktet nënligjore në fuqi. Nxjerrja e një ligji të ri për

3

Më 6 maj 2010 Instituti GAP ka parashtruar kërkesë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (saktësisht në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë) me që rast kemi kërkuar numrin e ndërmarrjeve të regjistruara në gjithë Kosovën, dhe ndarja e tyre sipas komunave. Për parashtrimin e kërkesës kemi paguar 3.5 Euro. Në faturën që na është lëshuar me këtë rast, arsyetimi i faturës mban titullin “Kërkesë për Informatë”. Nga këto 3.5 Euro, 2 Euro kushton parashtrimi i kërkesës; 0.5 Euro për faqe dhe 1 Euro shërbimi bankar. (Shih aneksin 1). Pagesa dekurajon qytetarët që dëshirojnë të kenë qasje në dokumente publike, por që nuk kanë mundësi të paguajnë. E diskutueshme mbete edhe ajo se si do të bëhen pagesa, përmes bankës apo në institucionin ku parashtrohet kërkesa. Nëse institucionet publike kërkojnë që çdo pagesë të bëhet përmes bankës, atëherë parashtruesi i kërkesës, përveç që detyrohet të paguaj për vlerën e dokumentit që kërkon, ai është i obliguar ti paguaj edhe 1 Euro bankës për shërbim. Nëse këto pagesa bëhen brenda vetë institucionit, kjo paraqet probleme shtesë me administrimin e parave kesh. Për të evituar këto praktika jo të mira, nevojitet që në Ligjin e ri për Qasje në Dokumente Publike të mos parashihet pagesa për qasje në dokumente. Përderisa të gjitha dokumentet hartohen në formë elektronike, përgjigja e autoriteteve publike ndaj kërkesave mund gjithashtu të bëhet në formë elektronike. Nëse parashtruesi i kërkesës ka nevojë që të ketë qasje vetëm në dokumentet e shkruara, i mbetet atij të gjej zgjidhje për shtypjen e dokumentit zyrtar apo për shumëzimin e tij, jashtë institucionit publik.

Regjistrat

Ligji aktual obligon institucionet publike që të mbajnë regjistrat e dokumenteve publike.2 Mirëpo, përkundër kësaj, këta regjistra nuk janë mbajtur asnjëherë me rregull nga institucionet publike. Gjatë hulumtimeve të GAP dhe kërkesave të shumta drejtuar institucioneve komunale dhe qendrore (kryesisht ministrive dhe komunave), nuk na është ofruar asnjëherë qasje në regjistra të dokumenteve publike. Asnjë nga Komunat e Kosovës apo ministritë nuk ka të publikuar në sajtet e tyre në internet regjistrat e dokumenteve publike. Në këtë pikë Ligji për Qasje në Dokumente Zyrtare ka qenë më së paku i implementueshëm. Drafti i ri i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike nuk i parasheh regjistrat e dokumenteve publike. përkundër që regjistrat nuk janë hartuar dhe mirëmbajtur sipas ligjit aktual, mbajtja e regjistrave duhet të jetë obligim ligjor edhe me Ligjin e ri për Qasje në Dokumente Publike. Regjistrat janë të dobishme si për vetë institucionin që i ruan ato, ashtu edhe për parashtruesin e kërkesës. Në rast të kërkesës së paqartë ose jo mirë të artikuluar, personi zyrtar mund ti ofroj ndihmë parashtruesit të kërkesës duke i ofruar regjistrin për dokumentet që kanë në dispozicion. Publikimi i regjistrave do të evitonte kërkesat e paqarta, si dhe do tu mundësonte qytetarëve që të kërkojnë një dokument me interes, për ekzistencën e të cilit nuk do të kishin njohuri se ekziston nëse nuk do të ishte regjistri. 2 Neni 10 i Ligjit për Qasje në Dokumente Zyrtare.

Page 4: Qasja në Dokumente PublikeGAPanalize).pdfPublike, i cili pritet që të zëvendësoj ligjin aktual dhe të shfuqizoj aktet nënligjore në fuqi. Nxjerrja e një ligji të ri për

4

Shembull 3. Më 19 mars 2010 Instituti GAP ka parashtruar kërkesë tek Zyra e Kryeministrit për të pasur qasje në të gjitha strategjitë e miratuara para janarit 2008, e që janë ende të implementueshme. Këtë kërkesë në këtë mënyrë jemi detyruar ta formulojmë në këtë mënyrë, pasi që vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës para janarit 2008 nuk janë publike. Në mungesë të regjistrit të këtyre vendimeve, nuk kemi qenë në gjendje të identifikojmë titujt e strategjive. Më 23 prill 2010 (shumë kohë pas afatit ligjor të paraparë prej 15 ditë pune), nga Zyra e Kryeministrit kemi marrë këtë përgjigje: I nderuar,

Pas shqyrtimit të kërkesës së parashtruar me datë 19.03.2010, nr. 623, nga Instituti për Studime të Avancuara GAP për qasje në të gjitha strategjitë e aplikuara në këtë periudhë nga ana e Zyrës së Kryeministrit, si dhe duke u bazuar në dispozitat e Ligjit Nr. 2003/12 për Qasje në Dokumentet Zyrtare, neni 5, paragrafi 5.2 dhe 5.3 dhe në Udhëzimin Administrativ Nr. 3/2006 për Zbatimin e Ligjit për Qasjen nё Dokumentet Zyrtare, ju informojmë me sa vijon:

Kërkesa e Institutit GAP duhet të sqarohet dhe të precizohet saktë se cilat strategji apo dokumente strategjike kërkohen, gjithnjë duke pasuar parasysh numrin, vëllimin si dhe periudhën kohore të Strategjive të miratuara dhe të aplikuara nga Qeveria e Kosovës.

Me respekt ! Në mungesë të regjistrit ne nuk mund të dimë titujt e strategjive, datat e miratimit të tyre, dhe afatin kohor se në çfarë periudhe janë ato të implementueshme.

Kërkesat në formë elektronike

Edhe ligji aktual (neni 5.1), por edhe projektligji i ri (nenet 4.2 dhe 6.1) i japin rëndësi të barabartë kërkesës së shkruar (drejtpërdrejtë) dhe asaj elektronike. Mirëpo në praktikë nuk ndodh gjithnjë kështu. Gjatë përvojës sonë në parashtrimin e kërkesave për qasje në dokumente zyrtare, kërkesa në formë elektronike nuk është marrë parasysh dhe është kërkuar që të parashtrojmë kërkesë me shkrim. Sipas zyrtarëve publik, kërkesat me shkrim dhe të drejtpërdrejta janë të vetmet kërkesa të vërteta. Argumentimi për këtë ka qenë që kërkesat elektronike është vështirë që të evidentohen si kërkesa. Parashtruesi i kërkesës, sipas këtij arsyetimi, nuk është i sigurt se kërkesa e tij është pranuar, kurse institucioni e ka të vështirë të argumentoj se i është përgjigjur kërkesës konform ligjit. Mos pranimi i kërkesave elektronike është argumentuar edhe me mos ekzistimin e Ligjit për Nënshkrim Elektronik.3 Në praktikën e gjertanishme, institucionet publike shpeshherë kanë refuzuar kërkesat elektronike, por kanë preferuar që përgjigjet e tyre ti japin në formë elektronike. Zakonisht pas dërgimit të përgjigjes zyrtare, institucioni zyrtar kërkon konfirmim se parashtruesi i kërkesës ka marrë përgjigjen. Konfirmimi bëhet duke kthyer një email në adresë të dërguesit. E njëjta mund dhe duhet të aplikohet

3 Edhe pse ky projektligj ka qenë pjesë e Strategjisë Legjislative 2010, ai është tërhequr nga strategjia në korrik 2010.

Page 5: Qasja në Dokumente PublikeGAPanalize).pdfPublike, i cili pritet që të zëvendësoj ligjin aktual dhe të shfuqizoj aktet nënligjore në fuqi. Nxjerrja e një ligji të ri për

5

edhe me rastin e parashtrimit të kërkesës. Pranuesi i kërkesës (institucioni publik) duhet që të rikthej përgjigje se kërkesa është pranuar dhe do të shqyrtohet në afatin e paraparë ligjor. Mundësitë teknologjike mundësojnë që ky konfirmim të bëhet në mënyrë automatike, pa pasur nevojë që zyrtari përgjegjës të kthej përgjigje për pranim të kërkesës në çdo kërkesë të marrë.

Kërkesa për akte ligjore

Projektligji për Qasje në Dokumente Publike obligon institucionet publike që të publikojnë në formë elektronike aktet ligjore dhe nënligjore (Neni 15, pika 2.4). Publikimi i akteve ligjore precizohet edhe me Ligjin për Gazetën Zyrtare. Mirëpo jo të gjitha aktet ligjore në fuqi janë të publikuara në formë elektronike. Shumë akte nënligjore nuk janë të publikuara në Gazetën Zyrtare. Zyra e Gazetës Zyrtare në kuadër të Zyrës së Kryeministrit mos publikimin e këtyre akteve nënligjore e arsyeton me atë se nuk i obligon Ligji për Gazetën Zyrtare. Për urdhëresat administrative që nuk gjenden në Gazetën Zyrtare kërkohet parashtrimi i kërkesës. Shumë pak komuna publikojnë rregulloret e tyre komunale, kurse ato që i publikojnë nuk i publikojnë të gjitha. Për shembull, në shumicën e uebsajteve të komunave nuk gjenden Rregullorja e Tatimit në Pronë dhe Rregullorja për Ngarkesa, Tarifa dhe Gjoba, si dy nga rregulloret më të rëndësishme komunale. Është absurde që për të pas qasje në akte ligjore të parashtrohet kërkesë me shkrim. Aktet ligjore rregullojnë jetën publike, dhe në bazë të tyre qytetarët marrin të drejta dhe detyrime. Gjatë detyrës së hulumtuese kemi parashtruar kërkesa të shumta në drejtim të komunave të Kosovës për të pas qasje në rregulloret komunale, si dhe në Zyrën për Administrimin e Gazetës Zyrtare për të pas qasje në disa nga urdhëresat administrative të pa publikuara.4 Ligji i ri për Gazetën Zyrtare që është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 4 qershor 2010, prapë se prapë nuk e obligon Zyrën për Administrimin e Gazetës Zyrtare që të publikoj aktet nënligjore. Sipas nenit 4, pika 2.8 të këtij Ligji, në Gazetën Zyrtare aktet nënligjore të Qeverisë dhe të ministrive publikohen vetëm në rastet kur kërkohet nga Kryeministri. Dhe sipas këtij formulimi, prapë se prapë Gazeta Zyrtare nuk do të publikoj të gjitha aktet nënligjore. Kuvendi i Kosovës duhet që të amendamentoj këtë nen dhe të kërkoj që të gjitha aktet nënligjore të Qeverisë dhe të ministrave të publikohen në gazetën zyrtare, ashtu si publikohen edhe ligjet, marrëveshjet ndërkombëtare, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe dekretet e Presidentit. Gjithashtu MAPL duhet të kërkoj nga komunat publikimin në formë elektronike të rregulloreve dhe vendimeve komunale, kurse Komisioni

4 Shembull i fundit i parashtrimit të kërkesës për qasje në urdhëresa administrative është ai i datës 7 korrik 2010, me që rast kemi kërkuar Udhëzimin Administrative nr. 2007/07 te Zyrës se Kryeministrit mbi parimet, procedurat dhe shenjat e klasifikimit te dokumenteve zyrtare. Ky udhëzim administrative përmendet në një publikim të OSBE për zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Zyrtare (http://www.osce.org/documents/mik/2007/11/27791_sq.pdf), por nuk është i publikuar askund. As zyrtarët e Zyrës për Administrimin e Gazetës Zyrtare nuk kanë mund që të na sigurojnë këtë udhëzim administrative. Në maj 2009, GAP ka parashtruar kërkesë edhe për qasje në Udhëzimin Administrativ 18/2005, për Kontrollin Veterinar të Importimit, Kalimit Transit të Produkteve Ushqimore dhe Joushqimore me Origjinë Shtazore të Kafshëve të Gjalla dhe të Materialit për Mbarështimin e Kafshëve, por nuk kemi marrë asnjëherë përgjigje në kërkesën tonë.

Page 6: Qasja në Dokumente PublikeGAPanalize).pdfPublike, i cili pritet që të zëvendësoj ligjin aktual dhe të shfuqizoj aktet nënligjore në fuqi. Nxjerrja e një ligji të ri për

6

Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media duhet që të monitoroj këtë proces.

Kontaktet e personave përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave

Udhëzimi Administrativ 3/2006 për zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Zyrtare obligon institucionet publike që të krijojnë zyre të arkivit ose persona përgjegjës që do të merren me grumbullimin, administrimin dhe ruajtjen e dokumenteve publike, si dhe të pranojnë kërkesat për qasje në këto dokumente.5 Kërkesat parashtrohen në formë të drejtpërdrejtë ose përmes komunikimit elektronik. Për shkak se nuk bëjnë publike emrin, kontaktin dhe adresën elektronike të personit përgjegjës, këto institucione pamundësojnë qytetarët që të parashtrojnë kërkesë elektronike ngase nuk kanë një adresë të qartë për ta bërë këtë. Edhe pse pothuajse të gjitha institucionet publike kanë faqet e tyre zyrtare në internet, shumë pak prej tyre përmbajnë një pasqyrë të plotë të kontakteve të personave zyrtar. Dhe kjo është edhe një pengesë për parashtrimin e kërkesave në formë elektronike.

Ankesat lidhur me mosrealizimin e kërkesave

Sipas ligjit aktual dhe projektligjit të ri, parashtruesi i kërkesës i cili nuk merr përgjigje pozitive konform ligjit, mund të parashtroj ankesë tek Avokati i Popullit ose të filloj proces gjyqësor në gjykatën kompetente. Përkundër problemeve të mëdha që kanë parashtruesit e kërkesave me realizimin e të drejtave të tyre, shumë pak ankesa parashtrohen në Zyrën e Avokatit të Popullit. Në dy vite janë paraqitur vetëm dy ankesa rreth mos realizimit të të drejtës për qasje në dokumente zyrtare.6 Mirëpo, edhe në vet raportin e Avokatit të Popullit shprehet brenga se rastet e shkeljes së të drejtës për qasje në dokumente zyrtare janë më të mëdha se sa ato që janë raportuar. Mos raportimi i rasteve të shkeljes së të drejtës për qasje në dokumente zyrtare mund të shpjegohet me atë se: 1. Numri më i madh i kërkesave për qasje në dokumente zyrtare bëhen nga organizatat e shoqërisë civile dhe mediat, për të cilat, përveç interesit për të pas qasje në dokumente zyrtare, është me rëndësi edhe afati kohor në të cilin marrin përgjigje; dhe 2. Mos besimi se Institucioni i Avokatit të Popullit mund të ju gjej zgjidhje në problemin e tyre.7 Mos dëgjueshmëria e institucioneve publike edhe ndaj vetë Institucionit të Avokatit të Popullit dekurajon ankuesit që të paraqesin ankesë për mos realizimin e të drejtës së tyre për qasje në dokumente zyrtare. Parashtruesit e kërkesës kanë të drejtë që të padisin institucionin edhe në gjykatën kompetente. Zgjidhja e rasteve administrative, në kategori në të cilën bien edhe ankesat që kanë të bëjnë me mos realizimin e të drejtës për qasje në 5 Neni 15 i Udhëzimit Administrativ 3/2006 për zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Zyrtare. 6 Institucioni i Avokatit të Popullit. Raporti i Nëntë Vjetor 2008-2009, drejtuar Kuvendit të Kosovës. 7 Sipas statistikave për 2009, institucionet publike nuk i janë përgjigjur letrave të Avokatit të Popullit në 96 raste (në 37 raste Gjykatat, 38 raste komunat dhe 21 raste ministritë). Raporti i Nëntë Vjetor 2008-2009, drejtuar Kuvendit të Kosovës.

Page 7: Qasja në Dokumente PublikeGAPanalize).pdfPublike, i cili pritet që të zëvendësoj ligjin aktual dhe të shfuqizoj aktet nënligjore në fuqi. Nxjerrja e një ligji të ri për

7

dokumente zyrtare, bie në kompetencë të Gjykatës Supreme, ose të Gjykatave Komunale nëse rasti i kalohet këtyre të fundit nga Gjykata Supreme. Në gjykatat e Kosovës presin për tu zgjidhur 217.758 raste.8 Nuk ka të dhëna se sa raste për mos realizimin e kërkesës për qasje në dokumente zyrtare janë zgjidhur në proces gjyqësor, mirëpo mos efektiviteti i gjyqësorit mund të dekurajoj parashtruesit e kërkesave që të hapin proces gjyqësor. Shumica e vendeve demokratike ndjekin po këtë procedurë të ankesave siç ka zgjedhur edhe Kosova – ankesat tek Avokati i Popullit ose hapja e rastit gjyqësor në gjykatat kompetente.9 Disa vend të tjera kanë të themeluara komisione të veçanta shtetërore për të shqyrtuar këso lloj ankesash (Belgjika, Franca), ose ankesat bëhen tek Komisioneri për Informin (Kanada).10 Vende të ndryshme kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të adresuar ankesat për këtë çështje. Institucionet kosovare duhet që të hulumtojnë shkaqet e numrit të pakët të ankesave të paraqitura në Institucionin e Avokatit të Popullit dhe numrin e rasteve gjyqësore. Nëse rezultatet tregojnë se këto institucione nuk kanë besueshmërinë e mjaftueshme të qytetarëve, atëherë të gjenden mënyra më të mira për zgjidhjen e këtij problemi, si për shembull të formohet komision i veçantë shtetëror që merret vetëm me shqyrtimin e ankesave që kanë të bëjnë me mos realizimin e të drejtës për qasje në dokumente zyrtare. Përfshirja e të drejtës për qasje në dokumente zyrtare edhe në Kushtetutën e Kosovës, është obligim shtesë për institucionet e vendit që të zbatojnë këtë ligj, në të kundërtën qytetarët mund ti drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e këtyre rasteve.

Dokumentet e klasifikuara

Ligji në fuqi për Qasje në Dokumente Zyrtare bën fjalë edhe për dokumentet e klasifikuara. Kjo çështje avancohet edhe më tutje me Udhëzimin Administrativ 03/2006 për Zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Zyrtare. Ky udhëzim, ende në fuqi, bën ndarjen e dokumenteve si: të ndjeshme, të pakufizuara, të kufizuara (interne), konfidenciale, personale, sekrete dhe sekret i lartë. Mirëpo, tani me hyrjen në fuqi të Ligjit për Klasifikimin e Informatave dhe Verifikimin e Sigurisë, Projektligji për Qasje në Dokumente Publike nuk e trajton më këtë çështje por i referohet ligjit në fjalë. Në praktikën e gjertanishme, institucionet vendore kanë ndjekur praktike jo ligjore sa i përket dokumenteve të klasifikuara. Asnjë institucion në vend nuk ka një listë të dokumenteve të klasifikuara. Disa institucione këtë e argumentojnë me atë se të gjitha dokumentet janë të qasshme për publikun dhe nuk ka nevojë për

8 Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Tremujori i parë i 2010 – statistikat e gjykatave të rregullta. 9 Për krahasimin e ligjeve në qasje në dokumente zyrtare në vende të ndryshme shih botimin e Privacy International Report: “Freedom of Information Around the World 2006 – A Global Survey of Access to Government Information Laws”. (http://www.justice.tas.gov.au/__data/assets/pdf_file/0004/118930/Table_of_Global_Comparison_of_FoI_Laws.pdf). 10 Komisioneri për Informim në Kanada është zyrtar i emëruar nga Parlamenti, detyrë ekskluzive e të cilit është shqyrtimi i ankesave për rastet që kanë të bëjnë me mos realizimin e të drejtës për qasje në dokumente zyrtare.

Page 8: Qasja në Dokumente PublikeGAPanalize).pdfPublike, i cili pritet që të zëvendësoj ligjin aktual dhe të shfuqizoj aktet nënligjore në fuqi. Nxjerrja e një ligji të ri për

8

ekzistimin e një liste me dokumente të klasifikuara.11 Në anën tjetër, ekzistojnë dokumente qeveritare të cilat bien ndesh me Ligjin për Qasje në Dokumente Zyrtare. I tillë është rasti me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Kosovës. Sipas nenit 60 të kësaj rregulloreje, procesverbalet e mbledhjeve të Qeverisë janë shumë konfidenciale. Në bazë të këtij neni, Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka bërë publike procesverbalet e mbledhjeve të Qeverisë së Kosovës. Kjo është në kundërshtim me ligjin aktual për Qasje në Dokumente Zyrtare, me përmbajtjen e Projektligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjin për Klasifikimin e Informatave dhe Verifikimin e Sigurisë. Sipas Ligjit për Qasje në Dokumente Zyrtare, dokumente mund të jenë të klasifikuara vetëm në rastet kur bërja publike e një dokumenti e rrezikon sigurinë publike, mbrojtjen dhe çështjet ushtarake, marrëdhëniet ndërkombëtare, politikën financiare, monetare apo ekonomike të institucioneve publike. Publikimi i procesverbale të Qeverisë nuk i rrezikon asnjërën nga këto çështje dhe çështjet e tjera që përmenden në ligjin në fjalë. Edhe me Ligjin për Klasifikimin e Informatave dhe Verifikimin e Besueshmërisë, procesverbalet e takimeve nuk mund të klasifikohen si dokumente shumë konfidenciale. Andaj, Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, duhet që të kërkoj nga institucionet qeveritare që të ndryshojnë përmbajtjet e rregullave të tyre të punës, siç është Rregullorja e Punës së Qeverisë së Kosovës, e cila është në kundërshtim me ligjin aktual për Qasje në Dokumente Zyrtare, por edhe me ligjin e ardhshëm për Qasje në Dokumente Publike. Shembull tjetër i mos respektimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Zyrtare, në rastin e dokumenteve të klasifikuara, është edhe mos publikimi i Kontratës së Qeverisë së Kosovës me konsorciumin Bechtel&Enka për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdare. Kjo kontratë nuk është bërë publike nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF) me arsyetimin se ajo përmban sekrete financiare/biznesore të kompanive Bechtel&Enka. Sipas Ligjit aktual për Qasje në Dokumente Zyrtare, neni 4, institucionet mund të ndalojnë qasjen në dokumente zyrtare në raste se rrezikohen interesat komerciale të personave fizik apo juridik. Mirëpo, në pikën 7 të nenit 4, thuhet se: “nëse vetëm pjesë të dokumenteve të kërkuara përfshihen nga ndonjëri prej përjashtimeve, pjesët e mbetura të dokumentit bëhen publike.” Sipas kësaj, në rastin e kontratës së autostradës, MEF do të duhej që të mbante sekret pjesët që kanë të bëjnë me sekretet financiare të kompanive punuese në autostradë, kurse pjesën tjetër të kontratës ta bëj publike. Instituti GAP ka parashtruar kërkesë për qasje në përmbajtjen e kontratës së autostradës më 29 mars 2010. Që nga ajo kohë nuk kemi marrë përgjigje të qartë në kërkesën tonë, edhe pse kemi kërkuar që pjesët jo sekrete të kontratës të bëhen publike, konform Ligjit për Qasje në Dokumente Zyrtare. Ligji për Klasifikimin e Informatave dhe Verifikimin e Sigurisë, në nenin 4 të tij jep shpjegimet se në cilat raste dokumentet mund të konsiderohen si të klasifikuara (sekrete) dhe në të gjitha pikat e përmendura në nenin 4 të këtij ligji klasifikimi i informatave ka të bëj vetëm me sekretet e sigurisë së Kosovës, dhe në asnjë rast sekretet financiare/biznesore të personave fizik apo juridik. Dhe sipas këtij ligji, MEF nuk ka të drejtë që të mbaj sekret asnjë pjesë të kontratës me konsorciumin Bechtel&Enka, dhe asnjë kontratë tjetër të kësaj kategorie.

11 Fisnik Minci. Komunat e rajonit të Prizrenit të ngurta në lejimin e qasjes në dokumentet zyrtare. “Koha Ditore”, 22 qershor 2010.

Page 9: Qasja në Dokumente PublikeGAPanalize).pdfPublike, i cili pritet që të zëvendësoj ligjin aktual dhe të shfuqizoj aktet nënligjore në fuqi. Nxjerrja e një ligji të ri për

9

Emërtimi i ligjit

Përveç disa pikave në përmbajtje, projektligji i ri ndryshon nga ligji në fuqi edhe në emërtim. Ligji për Qasje në Dokumente Zyrtare është emërtuar Ligji për Qasje në Dokumente Publike. Në projektligj dhe në memorandumin shpjegues nuk jepen arsyet për ndryshim të emërtimit. Neni 3 i projektligjit, pjesa ku flet për përkufizimet, emërtimet zyrtar dhe publik i paraqet si sinonime: “Dokument publik nënkupton çdo dokument zyrtar” (neni 3, pika 1.2)., dhe “Dokument zyrtar”, nënkupton, duke përfshirë por duke mos u kufizuar, të gjitha informatat e regjistruara në çfarëdo forme, të hartuara apo pranuara dhe mbajtura nga autoritetet publike. Dokument zyrtar është çdo shkresë zyrtare që shërben për të dëshmuar ose për të vërtetuar diçka, pa marrë parasysh formën e saj fizike apo karakteristikat, tekstin e shkruar apo të shtypur, hartat, skemat, fotografitë, vizatimet, skicat, materialet punuese, si dhe incizimet tingullore, të zëshme, magnetike apo elektronike, incizimet optike apo video incizimet në çfarëdolloj forme, si dhe pajisje bartëse për përpunim automatik të të dhënave me memorie të instaluara apo bartëse për arkivimin e të dhënave në formë digjitale (në tekstin e mëtejmë: dokument) (neni 3, pika 1.3). Vende të ndryshme i kanë vënë emërtime të ndryshme ligjeve që kanë të bëjnë me lirinë e informacionit, si: Ligji për të drejtën e informimit për dokumente zyrtare (Shqipëri), Ligji Federal mbi Obligimin për të Ofruar Informacion (Austri), Ligji për të Drejtën e Qasjes në Dokumente Administrative (Belgjikë), Ligji për Qasje në Informata Zyrtare (Bullgari), etj. Me që informata zyrtare mund edhe të nënkuptoj informatën e pa regjistruar (shkruar, incizuar, etj.), emërtimi i ligjit si ligj mbi qasjen në informata zyrtare është më adekuat dhe largon çdo keqkuptim lidhur me formën dhe përmbajtjen informacionit të kërkuar.

Përfundime dhe Rekomandime Ligji për Qasje në Dokumente Zyrtare nuk është zbatuar në nivel të kënaqshëm, siç edhe e tregojnë disa nga shembujt e mësipërm. Zëvendësimi i ligjit aktual me ligj të ri, i cili për nga përmbajtja është në masë të madhe njësoj me ligjin aktual, nuk është zgjidhje në problemin e mos zbatueshmërisë së këtij ligji. Nëse institucionet publike nuk tregojnë vullnet më të madh për zbatimin e këtij ligji, ekziston rreziku që ligji i ri të jetë më pak i zbatueshëm se ligji aktual. Kjo ngase institucionet publike me ligj të ri obligohen më shumë se me ligjin aktual dhe është shkurtuar koha për përgjigje në kërkesa. Çështjet që më së paku kanë qenë të implementueshme gjatë këtyre shtatë viteve janë: pagesa për qasje në dokumente zyrtare, mbajtja dhe publikimi i regjistrave, caktimi i personave përgjegjës kontaktues me qytetarë lidhur me qasjen në dokumentet publike, kërkesat elektronike, etj. Për të evituar këto vështirësi në të ardhmen, Instituti GAP rekomandon që:

Page 10: Qasja në Dokumente PublikeGAPanalize).pdfPublike, i cili pritet që të zëvendësoj ligjin aktual dhe të shfuqizoj aktet nënligjore në fuqi. Nxjerrja e një ligji të ri për

10

1. Pagesa për qasje në dokumente publike të hiqet nga Ligji i ri për Qasje në Dokumente Publike;

2. Institucionet publike duhet që të obligohen me ligj që të hartojnë, mirëmbajnë dhe të publikojnë regjistrat e dokumenteve publike;

3. Të specifikohet në ligj që të gjitha aktet ligjore (ligjet, urdhëresat

administrative dhe rregulloret komunale) duhet që detyrimisht të publikohen në formë elektronike. Institucionet publike duhet që të orientojnë qytetarët se ku mund ti gjejnë aktet ligjore, por asesi të obligohen qytetarët që të parashtrojnë kërkesë me shkrim.

4. Me qëllim që të jetë e mundur parashtrimi i kërkesave edhe në formë

elektronike, është e nevojshme që çdo uebfaqe e institucioneve publike në internet të ketë adresën elektronike të personit/njësisë përgjegjëse për pranimin e kërkesave për qasje në dokumente publike si dhe të publikohen kontaktet e personave përgjegjës të të gjitha departamenteve;

5. Të gjenden forma më të efektshme për zgjidhjen e ankesave që kanë të

bëjnë me qasjen ën dokumente zyrtare, si për shembull krijimi i një zyreje apo komisioni të veçantë që shqyrton këto ankesa. Përvoja e gjertanishme ka treguar se qytetarët kanë ngurruar që të ankohen tek Avokati i Popullit për mos realizimin e kërkesës së tyre për qasje në dokumente zyrtare. Po ashtu mos efikasiteti i gjykatave në zgjidhjen e rasteve më të rënda, dekurajon qytetarët se të njëjtat gjykata mund të zgjidhin rastet që kanë të bëjnë me mos realizimin e të drejtave për qasje në dokumente zyrtare.

6. Të evitohen rastet dhe rregulloret që bien ndesh me Ligjin për Qasje në

Dokumente Zyrtare (Publike), siç është rasti me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Kosovës. Ekzistimi i një komisioni të veçantë për trajtimin e kërkesave për qasje në dokumente zyrtare dhe praktikat e institucioneve në këtë fushë, do të mund të merrte në vlerësim edhe përmbajtjen e këtyre dokumenteve si Rregullorja e Punës së Qeverisë, dhe të vlerësonte përputhshmërinë e saj me Ligjin për Qasje në Dokumente Zyrtare.

7. Meqë informacioni zyrtar mund të jetë edhe në formë të paregjistruar,

Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media të shqyrtoj mundësin e emërtimit të ligjit si Ligji për Qasje në Informata Zyrtare.

Page 11: Qasja në Dokumente PublikeGAPanalize).pdfPublike, i cili pritet që të zëvendësoj ligjin aktual dhe të shfuqizoj aktet nënligjore në fuqi. Nxjerrja e një ligji të ri për

11

Aneks I: Shembuj të ligjeve për qasje në dokumente (Informata) zyrtare Pothuajse të gjitha vendet demokratike kanë në fuqi ligje që garantojnë qasjen në informata zyrtare. Më poshtë kemi paraqitur një tabelë me disa nga vendet demokratike në regjion, Evropë dhe më gjerë dhe ligjet e tyre që garantojnë qasjen në dokumente/informata zyrtare. Krahasimi është bërë duke u përqendruar tek emërtimi, përmbajtja kryesore dhe institucioni mbikëqyrës.12

Vendi Ligji Përmbajtja kryesore Autoriteti mbikëqyrës

Shqipëri Ligji për të drejtën e informimit për dokumente zyrtare

• Çdo person ka të drejtë në qasje në dokumente zyrtare, përfshirë edhe informatat personale të personave kyç publik;

• Institucionet duhet që brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës të japin përgjigje;

• Agjencionet qeveritare janë të obliguara që të publikojnë adresën, funksionet, kompetencat dhe procedurat e punës së tyre;

Avokati i Popullit

Austri Ligji Federal mbi Obligimin për të Ofruar Informacion (1987)

• Autoritete federale janë të obliguar që brenda 8 ditësh nga pranimi i kërkesës të japin përgjigjen zyrtare;

• Kërkesat mund të bëhen në formë të shkruar ose gojore dhe nuk është e obligueshme që të jepen arsye për kërkesën;

• 9 landet e Austrisë duhet që të nxjerrin ligje të ngjashme.

Gjykata Administrative

Belgjikë Ligji mbi të Drejtën e Qasjes në Dokumente Administrative (1994)

• Të gjithë pa dallim kanë të drejtë të qasjes në dokumente zyrtare;

• Më 1993 është amendamentuar Kushtetuta që garanton edhe lirinë e qasjes në informata zyrtare;

• Përgjigja duhet të jepet brenda 30 ditësh. Përgjigja ndër të tjera duhet të përfshijë edhe autoritetin që është duke e shqyrtuar kërkesën dhe procedurat e ankesës;

• Dokumentet e marra nuk mund të përdoren për çështje komerciale.

Komisioni për Qasje në Dokumente Zyrtare

Bosnje Ligji për Lirinë e Qasjes në Informata (2004)

• Aplikohet në çdo formë të informacionit që është në dispozicion;

• Qasje në dokumente zyrtare mund të kenë personat fizik apo juridik, brenda dhe jashtë vendit;

• Institucionet janë të obliguara që të përgjigjen në kërkesa brenda 15 ditësh;

Avokati i Popullit

Bullgari Ligji për Qasje në Informata Zyrtare (2000)

• Garantohet qasja në informata zyrtare të të gjitha agjencioneve qeveritare të financuara nga buxheti i shtetit;

• Kërkesat mund të bëhen në formë të shkruar ose gojore (më shumë se 74% e kërkesve në

Departamenti Administrativ në kuadërtë Gjykatës Supreme

12 Për informacione rreth vendeve tjera dhe ligjeve të tyre për qasje në informata zyrtare mund të konslutoni edhe publikimin “Freedom of Information Around the World 2006 – A Global Survey of Access to Government Information Laws” që mund të gjendet në këtë adresë http://www.justice.tas.gov.au/__data/assets/pdf_file/0004/118930/Table_of_Global_Comparison_of_FoI_Laws.pdf

Page 12: Qasja në Dokumente PublikeGAPanalize).pdfPublike, i cili pritet që të zëvendësoj ligjin aktual dhe të shfuqizoj aktet nënligjore në fuqi. Nxjerrja e një ligji të ri për

12

2004 ishin gojore); • Informata që kanë të bëjne me punët

përgatitore, negociatat, opinionet, etj.,mund të mbahen sekret më së shumti deri në 2 vite;

• Agjencitë qeveritare janë të obliguara që të publikojnë vendimet e marra, funksionet e tyre, përgjegjësitë dhe kontaktet.

Kanada Ligji për Qasje në Informata (1983)

• Qytetarët kanadez dhe qytetarët e përkohshëm të këtij vendi, përfshirë edhe korporatat (personat juridik) kanë të drejtë të qasjes në dokumente zyrtare;

• “të dhënat” në kuptojnë letrat, memorandumet, raportet, fotografi, filma, mikrofilma, plane, vizatime, diagrame, harta, video dhe audio incizime;

• Institucionet janë të obliguara në përgjigje brenda 15 ditësh;

• Raport: (kërkesat më të mëdha vijnë nga korporatat dhe publiku i gjerë, kurse 11% e kërkesave janë nga mediat);

Komisioneri për Informim

Aneks II: Dëshmi e pagesës për qasje në dokumente zyrtare

Page 13: Qasja në Dokumente PublikeGAPanalize).pdfPublike, i cili pritet që të zëvendësoj ligjin aktual dhe të shfuqizoj aktet nënligjore në fuqi. Nxjerrja e një ligji të ri për

Instituti për Studime të Avancuara GAP është një Think-Tank i themeluar në tetor të 2007 në Kosovë. Qëllimi kryesor i GAP-it është të tërheq profesionistë për të krijuar një ambient të zhvillimit dhe hulumtimit profesional, që haset në institucione të ngjashme në shtetet perëndimore. Kjo gjithashtu u ofron mundësi kosovarëve për hulumtimin, zhvillimin dhe implementim e projekteve me qëllim të avancimit të shoqërisë kosovare. Prioritet për këtë Institut është mobilizimi i profesionistëve në adresimin e sfidave ekonomike, politike dhe sociale të vendit. Qëllimet kryesore të GAP-it janë të mbush zbrazëtitë në mes të qeverisë dhe qytetarëve, si dhe të mbushë zbrazëtitë në mes të problemeve dhe zgjidhjeve.

Instituti për Studime të Avancuara GAP përkrahet nga: