38
1 Task Forca për Integrim Evropian Task Forca za Evropske Integracije Task Force on European Integration Tavolina e Rrumbullakëta “Drejtësi, Liri dhe Siguri” Okrugli Sto “Pravdu, Slobodu i Bezbednost” – Thematic Round Table “Justice, Freedom and Security” DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE MBROJTJEN E MINORITETEVE 1 1 Ky material është hartuar me mbështetjen e “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH” përmes projektit Mbështetje për Integrimin Evropian”. Qëndrimet, informatat dhe/apo argumentet nuk reflektojnë detyrimisht mendimin/qëndrimin e GIZ-it, MIE-s apo cilitdo nga pjesëmarrësit e TRT-së në secilin detaj.

DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

  • Upload
    vanmien

  • View
    241

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

1

Task Forca për Integrim Evropian Task Forca za Evropske Integracije

Task Force on European Integration

Tavolina e Rrumbullakëta “Drejtësi, Liri dhe Siguri” Okrugli Sto “Pravdu, Slobodu i Bezbednost” – Thematic Round Table “Justice, Freedom and Security”

DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE

MBROJTJEN E MINORITETEVE1

1 Ky material është hartuar me mbështetjen e “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)

GmbH” përmes projektit “Mbështetje për Integrimin Evropian”. Qëndrimet, informatat dhe/apo argumentet nuk reflektojnë detyrimisht mendimin/qëndrimin e GIZ-it, MIE-s apo cilitdo nga pjesëmarrësit e TRT-së në secilin detaj.

Page 2: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

2

Kuptimi i programeve, strategjive, planeve të veprimit

Për qëllime të këtij raporti, një shpjegim i tri fushave programuese është dhënë në vijim:

Një program përkufizohet si një kurs i veprimit, i cili përshin një mandat dhe resurse të dhëna nga një

institucion publik të të arritur rezultatet afatgjate, rrjedhimisht, të ofrojë një strukturë menaxhuese

llogaridhënëse, efikase dhe efektive për shërbimet e nevojshme publike.

Plani i veprimit dhe një strategji nënkupton një sërë aktivitetesh dhe/ose hapat që duhet të ndërmirren që

të arrihet një qëllim afatmesëm. Zakonisht kjo nënkupton alokimin e resurseve, një afat dhe specifikon të

dy detyrat e kërkuara dhe institucionin përgjegjës.

Në Kosovë nuk ka ndonjë ligj në fuqi i cili përmban një definicion të programeve, strategjive dhe planeve

të veprimeve - të qeverisë. Sidoqoftë, një tipologji e qartë, e cila përfshin definicionet përkatëse, është e

rëndësishme për të evituar hutinë tek shërbyesit civil, të cilët zbatojnë ligje që kanë të bënë me diferencat

në mes të programeve, strategjive dhe planeve të veprimit.2

Hyrje

Ky dokument letër diskutimesh synon t’i kontribuojë diskutimit qenësor dhe përshkushtimit për një

analizë gjithëpërfshirëse të fuqive dhe dobësive në sferën e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, siç janë

të cekura në kushtetutën e Republikës së Kosovë, me theks të veçantë në propozimet ekzistuese për

politika dhe për zgjidhje të reja të mundshme, të cilat mund të paraqiten nga palë të ndryshme të interesit.

E mbështetur nga GIZ-i3, Ministria e Kosovës për Integrime Evropiane ka inicuar dhe themeluar një Task

Force për Integrime Evropiane. Ky është një mekanizëm kombëtar për arritjen e konsensusit, i cili synon

mbledhjen e ekspertëve të ndryshëm nga struktura qeveritare dhe jo-qeveritare në Kosovë, në mënyrë që

të diskutohet dhe analizohet, në mënyrë gjithëpërfshirëse, gjendja faktike dhe sfidat të cilat duhet të

adresohen në kuadër të procesit të integrimeve evropiane. Autori i këtij dokumenti është ftuar, në cilësinë

e përfaqësuesit të shoqërisë civile, për të kontribuar në një prej tryezave të rrumbullakëta tematike të

drejtësisë, sigurisë dhe të drejtave të njeriut.

Një varg dokumentesh, të prodhuara nga qeveria e Republikës së Kosovës, institucionet e BE-së,

organizatat ndërkombëtare, OJQ-të lokale dhe shkollarët individual, vëjnë në dukje se ekziston një

kornizë solide ligjore përkitazi me të drejtat e njeriut dhe të pakicave në Kosovë. Prapseprapë,

institucionet e Kosovës kanë mungesë të stafit të trajnuar profesional, mungesë tëv efikasitetit në arritjen

e qëllimeve dhe mungesë buxheti të kënaqshëm që të mundësonte zbatimin e veprimeve.

Edhe pse Kosova nuk është pjestare e OKB-së dhe e mekanizmave tjerë ndërkombëtare, dhe rrjedhimisht,

nuk ka mundësinë e ratifikimit të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Republika e Kosovës

2 OSBE, Shtator 2012, Masat për zbatim për legjislacionin që ndikon në të drejtat e njeriut në Kosovë.

33 Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)

Page 3: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

3

ka nxjerë kushtetutën, e vendosur për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës si vend i lirë, demokratik dhe

paqëdashës, si vend për të gjithë qytetarët e saj, dhe ka inkorporuar marrëveshjet ndërkombëtare dhe

instrumentet të cilat garantojnë parimet dhe vlerat e të drejtave të njeriut dhe të lirive fondamentale.4 Kjo

krijon një kornizë solide ligjore që instrumentet e të drejtave të njeriut të jetë të aplikueshme në Kosovë.

Raport progress i BE-së dhe raportet e organizatave ndërkombëtare, si OSBE-ja, thonë se shkalla e

zbatimit të legjislacionit bazik për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, është çelësi i

mbrojtjes së një game të gjerë të të drejtave të njeriut dhe të lirive civile. Kjo në veçanti përfshin fusha si

barazia gjinore, anti-diskriminimi, të drejtat e komuniteteve, të drejtat e gjuhës dhe mbrojtja kundër

dhunës familjare, ndërsa mbrojtja e plotë mund të sigurohet vetëm nëse korniza ligjore përkatëse

implementohet përmes legjislacionit, strategjive dhe planeve plotësuese të veprimit, dhe përmes

themelimit të trupave specifike të parapara me ligj. Mirëpo, BE-ja rekomandon se për të zbatuar

plotësusht ligjet ekzistuese, ”qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë masa specifike dhe konkrete siç janë

të cekura në kornizën ligjore.5 Andaj, ka nevojë që të bëhët edhe më shumë në mënyrë që të drejtat e

njeriut dhe të pakicave, sidomos të komuniteteve RAE6 të respektohen në praktikë.

PËRMBLEDHJE

Të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e pakicave

SFONDI

Në qendër të kryeqytetit të Kosovës gjendet një skulpturë e madh e cila thotë fjalën “NEWBORN” (i ri, i

posalindur). Është vendosur aty në kohën e shpalljes së pavarisisë së Kosovës, me 17 Shkurt 2008, dhe ka

ngelë si një emblemë e lirisë së vendit. Skulptura synon të përçojë shpresë dhe lindjen e një të ardhme

premtuese. Përgjatë katër viteve të fundit Kosova ka përjetuar një lloj lindje me realizimin e pavarsisë së

saj dhe të krijimit të instutcioneve të reja, të një kushtetutë dhe një qeveri demokratike. Pavarësisht të

gjithave që janë risi për Kosovën, historia e këtij regjioni dhe e njërëzve që jetojnë në në Kosovë ka fillet

shumë shekuj më parë. Njohja e historisë së tyre unike dhe e ngjarjeve që shpien në pavarsinë e tyre,

është një pjesë kyçe e të kuptuarit të çështjeve urgjente me të cilat Kosova ndeshet dot. Një prej çështjeve

më urgjente është respektimi i të drejtave fondamentale të njeriut dhe të drejtat e pakicave. Andaj,

periudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk

përfshin kufizime kohore. Sfidat, me të cilat Kosova është ndeshur përgjatë periudhës së saj transitore pas

konfliktit, sa i përket krijimit të institucioneve demokratike dhe themelimit të një shoqërie shumë-etnike

të qeverisur nga ligji, vë në pah se rrugëtimi drejt integrimit në BE është kompleks.7

4 http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 5 http://www.neurope.eu/article/implementation-kosovo-human-rights-laws-criticised 6 Romë, Ashkali dhe Egjiptianë

7 OSBE, Shtator 2012, Masat për zbatim për legjislacionin që ndikon në të drejtat e njeriut në Kosovë.

Page 4: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

4

Të drejtat e të gjitha qenieve njerëzore për liri, siguri dhe shkollim janë të drejta univerzale dhe nuk

karakterizohen vetëm në një shtet apo regjion. Mirëpo, këtu ballafaqohemi me një trashëgimi të

dhimbshme që konflikti i armatosur i viteve të 90-ta e la pas. Krahas kësaj, veriu i vendit ngelet i brishtë,

ku dhuna ndëretnike është duke u shndërruar në kanosje permanente për paqen dhe stabilitetin e Kosovës.

Konfliktet të cilat u përcollën me shkelje masive të të drejtave të njeriut përgjatë të 90-ta mund të kenë

rreshtur, mirëpo, tensionet e vjetra dhe jotoleranca akoma janë një sfidë konstante, e cila nuk është

adresuar me kujdes dhe efektivisht. Pakicat si Romët, Ashkalinjët, Egjiptianët, Serbët dhe Boshnjakët

ngelin të veçuar, dhe jomirë të përfshirë në jetën sociale, politike dhe ekonomike gjithandej Kosovës.8

Institucionet e Kosovës deri me sot kanë bërë përparim domëthënës në krijimin e kornizës së nevojshme

ligjore për të arritur këtë qëllim përmes nxjerrjës së rregulloreve dhe ligjeve të shumta.9 Në anën tjetër, një

numër i madh i organizatave ndërkombëtare dhe lokale, të cilat monitorojnë procesin e zbatimit të ligjeve

të të drejtave të njeriut dhe të pakicave në Kosovë, shprehim shqetësime për mos zbatimin e tyre në

mënyrë të njëtrajtshme në të gjitha fushat. Për shembull, ligji kundër diskriminimit dhe ligji mbi

mbrojtjen kundër dhunës familjare janë zbatuar vetëm pjesërisht, dhe shumë pak masa janë ndërmarrë në

zbatimin e ligjeve që rregullojnë të drejtën e gjuhës dhe të drejtat e pakicave. Për t’i zbatuar këto ligje

plotësisht, qeveria e Kosovës duhet të ndërmarr masa konkrete, ashtu siç janë cekur sipas kornizës ligjore.

Kjo d.m.th. themelimin e një qendre për trajtim të barabartë, zbatimin e një strategjie për mbrojtjen e të

drejtave të të gjitha komuniteteve, hartimin e një strategjie për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe

fetare, dhe mbështetjes së Kominisionit të Gjuhëve në implementimin e mandatit të tij.10

Respektimi i

standardeve dhe parimeve të të drejtave të njeriut është parakushti fondamental për sundimin e ligjit dhe

demokracisë në çdo vend.

Kuvendi ka nxjerrë më shumë se 260 ligje që nga shkurti 2008. Mirëpo, koncepti i sundimit të ligjit

karakterizohet jo vetëm nga nxjerrja e legjislacionit të nevojshëm, por edhe nga zbatimi i mirëfilltë i

kornizës ligjore të gjerë të përbërë nga aktet nënligjore.11

Përgjatë periudhës raportuese, pra, 2011, qeveria e Republikës së Kosovës ka ngelur maksimalisht e

përkushtuar hartimit dhe krijimit të infrastrukturës së nevojshme ligjore, politikave, programeve të

qëndrueshme dhe mekanizmave institucional për mbrojtjen dhe afirmimin e të drejtave të njeriut si në

nivelin qendror ashtu edhe atë lokal të qeverisjes. Qeveria e Kosovës ishte e fokusuar të punojë në disa

fusha, për të siguruar se të drejtat e njeriut janë duke u zbatuar, dhe se dispozitat e cekura në kornizën e

legjislacionin ekzistues në fuqi janë duke u respektuar dhe duke u zbatuar, prapseprapë, një varg sfidash

serioze ngelin të hapura për inpute të mëtutjeshme.

Edhe pse progresi ishte domethënës12

- në hartimin dhe harmonizimin e ligjeve me standardet e BE-së,

zbatimi i tyre praktik akoma ngel sfidë, njëlloj si fuqizimi dhe ndërtimi i kapaciteteve të mekanizmave

institucional përgjegjës për promovimin, monitorimin dhe zbatimin e legjislacionit.

8 Raport Progresi i Kosovës 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 9 OSBE, Shtator 2012, Masat për zbatim për legjislacionin që ndikon në të drejtat e njeriut në Kosovë 10 OSBE, Shtator 2012, Masat për zbatim për legjislacionin që ndikon në të drejtat e njeriut në Kosovë 11 OSBE, Shtator 2012, Masat për zbatim për legjislacionin që ndikon në të drejtat e njeriut në Kosovë 12 Raporti për zbatimin e strategjisë dhe planit të veprimit për të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës Periudha (Janar 2011 – Dhjetor 2011)

Page 5: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

5

1. Tabloja e palëve të interesit për të drejtat e njeriut në Kosovë

Organizatat

ndërkombëtare

OJQ Komuniteti donator Tjetër?

AGE ECLO/EU CDFHR RBF

AOGG OSCE HLC Kosovo MOTT

CCC UNHCHR YIHR Kosovo Ambasada e US

HCNC UNHCR INTEGRA Ambasada mbretërore e

Holandës

NjDNj në komuna Qendra Evropiane

për çështje të

pakicave

CRDP Ambasada e Zvicrës

Zyra për Qeverisje

të mirë

UNMIK Syri i Vizionit KFOS

Zyra e Kryeministrit

në HR

EULEX KRCT Ambasada Britaneze

Ministria e

Drejtësisë

ICRC CiviKos Balkan Trust Fund

HR Departments

within Each

respective Ministry

of RK

ICG MEDICA Kosova OSCE

OGG/OPM13

Grupi

Ndërkombëtar për

të drejta të pakicave

KWN UNDP

Ombudspersoni SOROS CBM Ambadasa Norvegjeze

UNICEF KIPRED Instituti Olof Palme

NDI Qendra për paqe

dhe tolerancë

(QPT) Graçanicë

Ambasada e Finalndës

ILO Qendra për të

drejta të Romëve

Ambadasa Mbretërore

Norvegjeze

IOM

2. Respektimi dhe mbrojtja e ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe pakicave në

Kosovë

2.1. Legjislacioni

Principet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të lirive fondamentale janë fuqimisht të cekura në

kushtetutën e Republikës së Kosovës. Neni 22 i kushtetutës siguron aplikueshmëri të drejtpërdrejtë të

marrëveshjeve ndërkombëtare dhe në rast të konfliktit, garanton prioritet të tyre në krahasim me ligjet dhe

aktet tjera të institucioneve publike. Neni 52 i kushtetutës obligon autoritetet e Kosovës interpretimin e

dispozitave që kanë në bëjnë me të drejtat e njeriut dhe ne liritë në konseguencë me jurisprudencën e

13 Zyra për qeverisje të mirë, drejta të njeriut dhe mundësi të barabarta pranë zyres së Kryeministrit.

Page 6: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

6

gjykatës evropiane të të drejtave të njeriut. Marrëveshja ndërkombëtare e OBK-së mbi të cilat drejtat

civile dhe politike është e përfshirë në kushtetutë dhe rrjedhimisht, është direkt e aplikueshme.14

2.2. Analizë e legjislacionit

Duke pasur parasysh se Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe e mekanizmave tjerë, ajo nuk ka

mundësi të ratifikojë konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut. Mirëpo, Republika e Kosovën ka

ngërthyer në kushtetutën e saj (Kapitulli II, të drejtat fondamentale dhe liritë) marrëveshjet ndërkombëtare

dhe instrumentet të cilat garantojnë parimet dhe vlerat e të drejtave të njeriut dhe liritë fondamentale.15

Kjo krijon një kornizë të kënaqshme ligjore që instrumentet e të drejtave të njeriut të jetë të aplikueshme

dhe ligjet të zbatohen. Krahas kësaj, kjo nënkupton se Kosova është e obliguar të garantojë se

legjislacioni, politikat dhe praktikat e saja përmbushin kërkesat ndërkombëtare. Komunikata e Komisionit

Evropian 2012 mbi studimin e fizibilitetit për marrëveshjen e MSC në mes të Kosovës dhe të BE-së16

në pah se Kosova ka një bazë solide për mbrojtjen të drejtave të njeriut dhe të drejtave fondamentale, dhe

kjo nënkupton se zotimi dhe ligjet obligojnë institucionet e Kosovës që premtimet, tashmë të ngërthyera

në kushtetutën e Kosovës, të zbatohen.

2.3. Arritjet dhe sfidat

Situata e të drejtave të njeriut është përmirësuar një çikë në vitin 2011 dhe 2012, dhe negociatat e zbehta

me Serbinë, dhe tensionet në mes të serbeve dhe shqiptarëve në Kosovë në kufirin verior të Kosovës, të

cilat ndonjëherë shpien në dhunë. Sistemi i drejtësisë ngel i dobët megjithatë përpjekjeve për të

përndjekur individët për korrupcion dhe krime të luftës. Romët, Ashkalinjët dhe Egjiptianët17

e Kosovës

ngelën të margjinalizuar dhe të cenueshëm ndaj diskriminimit.18

BE-ja fton institucionet e Kosovës të

vazhdojnë me fushatën e saj për të drejtat dhe fuqizimin e femrave në të gjitha sektorët përmes

legjislacionit mbështetës, dhe të luftojnë dhunën e bazuar në gjini dhe margjinalizimin.19

Republika e Kosovës ka pëfshi në kushtetutën e saj instrumentet kyçe ndërkombëtare, të cilat i referohen

mbrojtjes dhe respektimit të të drejave të njeriut të cilat janë direkt të aplikueshme. Si pasojë, me këtë

veprim, institucionet e Kosovës kanë shprehur gatishmërinë e saj, si dhe vullnetin politik, që të

respektojnë dhe përmbushin obligimet ndërkombëtare për të siguruar dhe garantuar realizimin e të gjitha

të drejtave fondamentale, univerzale dhe të patjetërsueshme të të gjithë qytetarëve të Kosovë, dhe t’i

raportojnë mekanizmave ndërkombëtare përkitazi me zbatimin e këtyre instrumenteve.20

14 Të drejtat e njeriut – Përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimit të fizibilitetit për MSA.pdf 15 http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 16 Nga ueb-faqja http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2012/package/ks_analytical_2012_en.pdf

Kushtetuta përmban marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare kryesore direkt të aplikueshme në Kosovë, përfshirë edhe Deklaratën

Universale të të drejtave të njeriut, konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive fondamentale, dhe protokollet e saj. Në rast të konfliktit, kjo e fundit vlen mbi ligjet vendore. Ky është një mekanizëm i rëndësishëm, pasi Kosova nuk është anëtare e OKB-së e as e

Këshillit të Evropës, për shkak të statusit të saj. Andaj, është kushtetuta ajo e cila i jep individëve të drejtën t’i referojnë tek gjykata kushtetuese

rastet e shkeljeve nga autoritetet publike apo të drejtat dhe liritë e tyre të garantuara me kushtetutë. BE-ja riafirmon zotimin e saj për të promovuar dhe mbrojtur të gjitha të drejtat e njeriut, qoftë ato politike apo civile, ekonomike, shoqërore apo kulturore (marrë nga ueb-faqja:

http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2012/package/ks_analytical_2012_en.pdf) 17 Një grup që flet shqip me prejardhje të supozuar nga Egjipti 18 http://www.hrw.org/world-report-2012/serbia 19 Marrë nga ueb-faqja: http://www.consilium.europa.eu/uedocs/cms_data/docs/pressdata/EN/foraff/131181.pdf 2020 Raporti mbi zbatimin e strategjisë dhe planit të veprimit për të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës, periudha (Janar 2011 – Dhjetor 2011)

Page 7: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

7

3. Promovimi dhe zbatimi i të drejtave të njeriut

Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë është një prej prioriteteve kyçe për institucionet

e saj dhe për shoqërinë civile. Kërkon një sistem funksional të gjyqësorit dhe mekanizma efektiv për

mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Andaj, të gjitha palët vendore dhe të huaja të interesit, të përfshira në

ngritjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave, punojnë me institucionet e Kosovës, përfshirë

edhe agjencitë për zbatimin e ligjit për të promovuar pajtueshmërinë e tyre me standardet ndërkombëtare

të të drejtave të njeriut dhe parimeve të sundimit të ligjit.21

Vëmendje e veçantë i është kushtuar të drejtave të komunitetit, përfshirë kthimin e pronës, të kthyerve

dhe reintegrimit të tyre, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, qasja në shërbimet publike si dhe përdorimi i

gjuhëve zyrtare.

3.1. Legjislacioni

Zyrja e Kryeministrit është institucioni i mandatuar, dhe përgjegjës për ruajtjen dhe promovimin e

parimeve të të drejtave të njeriut dhe lirive fondamentale, përmes sigurimit se këto parime dhe vlera janë

të pasqyruara në legjislacionin e Kosovës dhe se kanë zbatim të mirëfilltë.22

3.2. Analizë e legjislacionit

Kosova nuk është anëtare e OKB-së e as e Këshillit të Evropës. Rrjedhimisht, nuk është në pozitë të

ratifikojë instrumentet relevante ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Kosova nuk i nënshtrohet

kornizave të themeluara nga këto trupa ndërkombëtar pë raportim të rregulltë dhe bashkëpunim për të

drejtat e njeriut (përfshirë Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut).23

Zyra për qeverisje të mirë, për të drejtat e njeriut dhe mundësi të barabarta në kuadër të zyres së

Kryeministrit, është mekanizmi kryesor me tagër të përgatitjes së raporteve mbi zbatimin e konventave

ndërkombëtare. ZQM/ZK, së bashku me njësitë e të drejtave të njeriut në nivel qendror dhe lokal, kanë

hartuar raportet e para mbi zbatimin e konventave ndërkombëtare në bashkëpunim të ngushtë me

agjencitë e OKB-së, HCHR, UNICEF-in, OSBE-në dhe mekanizmat tjerë, dhe i ka dorëzuar këto raporte

pranë OKB-së.24

3.3. Arritjet dhe sfidat

Në bashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtar që operojnë në Kosovë, ZQM/ZeK-ja ka mbajtur

trajnime për njësitë komunale të të drejtave të njeriut mbi rëndësinë e zbatimit praktik të konventës

evropiane për të drejtat e njeriut dhe për liritë fondamentale, për konventën që ndalon torturën dhe

konventën mbi të drejtat civile dhe politike. Për më tepër, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka ofruar trajnime

të vazhdueshme dhe edukim ligjor për gjyqtarët, prokurorët, juristët dhe avokatët e ardhshëm, përfshirë

modulet e trajnimit mbi konventën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive fondamentale.25

Mirëpo, promovimi dhe zbatimi i të drejtave të njeriut ngel sfidë. Një varg trajnimesh janë organizuar në

kuadër të komunave dhe niveleve qendrore për të ngritur kapacitetet e njësive për të drejtave të njeriut.

21 http://www.osce.org/kosovo/76507?download=true 22 Të drejtat e njeriut – Përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimit të fizibilitetit për MSA.pdf 23 Raporti Progresi i Kosovës 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 24 Të drejtat e njeriut – Përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimit të fizibilitetit për MSA.pdf 25 Të drejtat e njeriut – Përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimit të fizibilitetit për MSA.pdf

Page 8: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

8

Zbatueshmëria e mjeteve juridike ligjore dhe administrative për të drejtat e njeriut ngel sfidë dhe ka

nevojë të përmirësohet. Gama e institucioneve dhe trupave që merren me të drejtat e njeriut në nivel

qendror dhe komunal është në disa nivele jofunksionale dhe përkuese. Pavarësisht trajnimeve që janë në

zhvillim e sipër, stafi qeveritar nuk ka kualifikimin e duhur përkitazi me të gjitha instrumentet vendore

dhe të huaja për të drejtat e njeriut, andaj, kjo vë në pah paaftësinë e tyre për të zbatuar planin e veprimit.

Krahas kësaj, komunikimi dhe bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe trupave të ndryshme që merren

me të drejtat e njeriut në nivelin qendror dhe lokal dhe me Ombudspersonin janë të dobëta. Këto njësi

duhet të riorganizohen në mënyrë që të jenë më efikase dhe mandati i tyre duhet të qartësohet, në mënyrë

që të kemi përdorim më të mirë të ekspertizës dhe resurseve të tyre të limituara. Edhe pse janë organizuar

trajnime për të ngritur kapacitetet e njësive për të drejtat e njeriut, zbatueshmëria e mjeteve juridike

ligjore dhe administrative për shkeljen e të drejtave të njeriut duhet të përmirësohet në të gjitha nivelet.26

Avokimi, promovimi dhe zbatimi institucional i të drejtave të njeriut duhet të thjeshtëzohet. Resurset e

duhura duhet të alokohen. Sigurimi i respektimit të plotë të drejtave të njeriut është prioriteti kyç i

partneritetit evropian.27

4. Të drejtat civile dhe politike

Luftimi kundër mosndëshkimit

Kosova ka arritur një dozë të progresit përkitazi me sistemin e burgjeve. Kushtet e jetësës në burgjet e

Kosovës janë përmirësuar. Hapat e parë janë ndërmarrë për të themeluar një mekanizëm të qëndrueshëm

për monitorimin e qendrave lokale të paraburgimit, dhe koordinimi i përpjekjeve të organizatave të

ndryshme lokale dhe të institucioneve në monitorimin e qendrave të paraburgimit. Mirëpo, siç edhe

sugjerojnë organizatat lokale dhe ndërkombëtare, disa çështje, akoma të pazgjidhura, duhet të adresohen.

Vetëm një numër i vogël, nga pothujase se 30 akte nënligjore, për zbatimin e ligjit mbi ekzekutimin e

sanksioneve penale kanë hyrë në fuqi. Shërbimi korrektues vazhdon të has në vështirësi në sigurimin e

fondeve për renovim, ndërsa ndërtimi i burgjeve të sigurisë së lartë duhet të finalizohet.28

Numri i rasteve

të raportuara që përfshijnë policinë dhe stafin e burgut është zvogëluar. EULEX-i është duke monitoruar

dhe duke përcjellur pretendimet për keqtrajtim në burgun e Dubravës dhe është duke punuar ngushtë me

ekipin e intervenimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.29

Në raportin e saj të vitit 2011, Qendra për Rehabilitim dhe Hulumtim të Viktimave të Torturës ofron

rekomandimet në vijim:

Përmirësimi i kushteve të punës së stafit të SHKK-së të cilët punojnë në qendra korrektuese dhe

të paraburgimit, dhe kushtet e tyre të veçanta punuese duhet të merren parasysh.

Rekrutimi i stafit të kualifikuar profesional në bazë të kritereve të sakta.

Marrëdhëniet në mes të stafit dhe të burgosurve duhet të krijohet mbi premisat e ndërveprimit të

respektuar, të denjë dhe profesional.30

Në përgjithësi, Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të

26 Raporti Progresi i Kosovës 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 27 Raporti Progresi i Kosovës 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 28 Raporti Progresi i Kosovës 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 29 Raporti Progresi i Kosovës 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 30 http://www.tacso.org/doc/HR_Report_on_Correctional_Institutions_2011.pdf

Page 9: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

9

Torturës në shkurt ka raportuar për kushte joadekuate dhe mungesë të stafit profesional në

institucionet e shëndetit mental, dhe se femrat e ndaluara në Klinën Psikiatrike të Prishtinë janë

mbajtur të lidhura për krevatet e tyre.31

Përkitazi me mbrojtjen e dëshmitarëve, dëshmitari kyç i cili ishte nën mbrojtjen e dëshmitarëve, Agim

Zogaj, është gjetur i vendur në Gjermani. Përderisa EULEX-i u kritikua për mungesë të mbrojtjes së

ofruar Agimit, zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut ka vënë në pah sfiden e

madhe për mbrojtjen efektive të dëshmitarëve në Kosovë.32

Zbatimi i dobët i mekanizmave të programit

të mbrojtjes së dëshmitarëve ngel sfidë e madhe në Kosovë.

4.1 Qasja në drejtësi

4.1.1. Legjislacioni

Qasja në drejtësi i jepet dhe garantohet të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës me legjislacionin e

saj në fuqi. E drejta në gjykim të drejtë është e paraparë me nenin 31 të Republikës së Kosovës. Qasja në

drejtësi i ofrohet dhe i garantohet të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës sipas legjislacionit të saj

në fuqi.

Strukturat përkatëse për mbrojtjen e viktimave dhe integrimit në gjyqësor, më herët në kuadër të

Minsitrisë së Drejtësisë, janë transferuar te institucionet relevante, si Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe

Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Qëllimi i tyre është ofrimi i të gjitha parakushteve për gjykim të drejtë dhe

qasje në drejtësi, duke marrë parasysh fushëveprimin dhe kompentencat e KPK dhe KGjK-së.33

Edhe pse Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për themelimin e sistemit të drejtësisë, dhe përpjekje

të mëtutjeshme për konsolidimin e sistemit të drejtësisë janë në proces e sipër, është kyçe – në themelimin

e sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të drejtësisë – që të kemi angazhimin dhe përpjekjet e të gjitha

palëve të interesit në shoqërinë Kosovare, përfshirë edhe akademisë, për të rritur funksionimin e sistemit

të drejtësisë. Legjislacioni aktual përmban shumë ligje të cilat parashohin barazinë e të gjithë qytetarëve,

pa dallim etnie, gjinie, moshe apo përkatësie politike.34

Duhet të nxjerët një ligj i përmirësuar për ndihmë falas juridike dhe të hyjë në fuqi sa më parë që është e

mundur, në mënyrë që të ofrohet asistencë për grupet e cenueshme dhe të margjinzalizuara në Kosovë.35

Sipas Ombudspersonit, përafërisht 33% e ankesave të pranuara përgjatë vitit 2011 janë drejtuar për në

gjykatë.36

31 http://www.amnesty.org/en/region/serbia/report-2012 32 http://www.hrw.org/world-report-2012/serbia 33 Të drejtat e njeriut – përgjigje pyetësorit për përgatitje të studimit të fizibilitetit për MSA.pdf 34 http://www.kipred.org/advCms/documents/46382_ACCESS_TO_JUSTICE_IN_KOSOVO.pdf 35 Raport Progresi për Kosovën 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 36 https://ritdml.rit.edu/bitstream/handle/1850/15077/Kryeziu_Arberita_CapstoneProject-Report_5-16-2012.pdf?sequence=2

Page 10: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

10

4.2. Liria e shprehjes

4.2.1. Legjislacioni

Mbrojtja e lirive të mediave dhe lirisë së shprehjes është e garantuar me kushtetutë të Republikës së

Kosovës, me nenin 40 dhe 42, si dhe me ligje tjera relevante. Kushtetuta, neni 40 saktësisht, parasheh

lirinë e shprehjes si liri i garantuar e shprehjes, për për shpërndarë dhe pranuar informata, mendime dhe

mesazhe pa pengesa. Për më tepër, neni 42 garanton lirinë dhe pluralizmin e mediave, ndalon cenzurën

dhe shpërndarja e informatave dhe ideve përmes mediave nuk mund të parandalohet, përveç atyre rasteve

kur ekziston domosdoshmëria për të parandaluar nxitje të dhunës, armiqësisë dhe urrjetjes në baza

rraciale, kombëtare, etnike apo fetare.37

4.2.2. Analiza e legjislacionit

Kodi penal i Kosovës, i viti 2004, neni 188, thotë se “Shpifja” është vepër penale, mirëpo, më vonë kjo

çështje është rregulluar me ligjin civil kundër shpifjeve dhe ofendimit Nr.02/L-65, i cili është në fuqi që

nga viti 2007. Për më tepër, me 20 Shkurt 2012, Gjykata Supreme e Kosovës ka lëshuar një vendim, Nr.

AG.K.94/2012, ku sqaron se nga hyrja në fuqi të ligjit civil mbi shpifjen dhe ofenidmin, neni 188 dhe

187, të cilët parashohin shpifjen dhe ofendimin si vepër penale në kuadër të kodit penal, nuk do të

aplikohet dhe këto akte si të tilla nuk janë vepra penale, dhe rrjedhimisht, të gjitha rastet e tilla do të

gjykohen sipas ligjit mbi shpifjet dhe ofendimin.38

4.2.3. Arritjet dhe sfidat

- Transparenca e pronësisë së mediale është e garantuar me ligj dhe ligji zbatohet në mënyrë të mirëfilltë.

- Komisioni i pavarur i medial ka zbatuar për herë të parë monitorimin e media në fushatat zgjedhore për

herë të parë.

-Njësitë ministrore të të drejtave të njeriut janë trajnuar për ligjin mbi qasjen në dokumentet publike.

Zbatimi i këtij ligji kërkon që rolet dhe përgjegjësitë e ministrive të involvuara të qartësohen.

-Pesë profesionistë të mediave dhe një kryetar komunë janë akuzuar për kërcnim dhe komente shpifëse

kundër një gazetari të pavarur investigativ.

-Gazetarët vazhdojnë të përballën me presion dhe frikësim politik, i cili kanos gazetarinë investigative

akoma të brishtë. .

-Amandamentimi i kodit penal duke i dhënë fund shpifjeve si vepër penale duhet të bëhet.

-Standardet profesionale në gazetari duhet të rriten. Kosova vazhdon të ndeshet me sdifa thelbësore në

këtë fushë, përfshirë edhe ndërhyrjet politike.39

-Raporti i progresit i bërë nga BE-ja në 2011, në përgjithësi dhe përkitazi me lirinë e shprehjes, thotë se

është arritur progres i kufizuar.

37 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf 38 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf 39 Raporti i Progresit për Kosovën 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf

Page 11: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

11

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka bërë të qartë në ligjin e saj të rasteve, se gjykatat

kombëtare duhet të përmbahen nga aplikimi i dënimeve penale, sidomos burgimit në raste të shpifjeve.

Dënimet e tilla rrezikojnë thelbin e lirisë së shprehjes, funksionon si cenzurim për të gjitha mediat dhe

pengon shtypin në rolin e tij si roje publik, ka thënë kjo gjykatë.40

4.3. Liria e tubimit dhe asociimit

4.3.1. Legjislacioni

Njohja e rëndësisë së bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe pjesëmarrjes së saj në jetën politike në

përgjithësi, dhe në procesin e vendim-marrjes në veçanti, qeveria duhet t’i ofrojë qasje dhe pjesëmarrje në

politikë-bërje dhe në strategjitë qeveritare. Vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe është dhënë hapësirë

për sektorin jo-qeveritar në procesin e konsultimit publik, si dhe roli i tyre në dizajnimin dhe monitorimin

e zbatimit të dokumenteve dhe politikave strategjike. Për të çuar këtë proces para, ZeK41

ka botuar

Udhëzimet për Konsultime Publike, të cilat mundësojnë përfaqësimin e shoqërisë civile në mekanizma të

ndryshëm ndër-ministror, çfarë janë komitetet drejtuese, komitetet dhe grupet punuese.

4.3.2. Analizë e legjislacionit

Draft strategjia për bashkëpunim në mes të qeverisë dhe shoqërisë civile parasheh krijimin e një skeme

kombëtare të granteve për zhvillimin e shoqërisë civile. Deri më tani, qeveria ka mbështetur dhe

bashkëfinancuar projekte të ndryshme, mirëpo mungesa e definicioneve të qarta dhe të rregullave për

financim, si dhe përzgjedhja e organizatave të shoqërisë civile në politikë-bërje dhe ofrimin e shërbimeve,

ka bërë më shumë se iniciativë të nevojshme për hartimin e strategjisë së bashkëpunimit në mes të

qeverisë dhe shoqërisë civile.42

4.3.3. Arritjet dhe sfidat

Edhe pse kushtetuta dhe ligji ofrojnë lirinë e krijimi të asociacioneve, dhe qeveria në përgjithësi respekton

këtë të drejtë në praktikë, institucionet kanë nevojë të gjejnë mënyra që të sigurojnë një bashkëpunimi më

të strukturuar me shoqërinë civile. Publiku vazhdon që fare pak të kuptojë rolin e shoqërisë civile. Është

shqetësim që shoqëria civile i nënshtrohet presionit politik dhe frikësimit nëse aktivitetet e saj nuk

korrespondojnë me këndvështrimit të autoriteteve. Në përgjithësi, ka pasur një progres miks mbi

përpjekjet për të garantuar – plotësisht – lirinë e bashkimit dhe asocimit. Mjedisi në të cilin OJQ-të

operojnë kanë nevojë të përmirësohen. Qeveria, kuvendi dhe komunat duhet të bashkëpunojnë më

efektivisht me shoqërinë civile.43

4.4. Liria e mendimit, besimit dhe fesë

4.4.1. Legjislacioni

40 http://www.hrw.org/news/2012/05/10/kosovo-draft-criminal-code-undermines-media-freedom 41 Zyra e Kryeministrit 42 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësori për përgatitje të studimit të fizibilitetit për MSA.pdf 43 Raport Progresi për Kosovën 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf

Page 12: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

12

Sipas nenit 8 të Republikës së Kosovës, Kosova është shtet sekular. Të drejtat dhe liritë fondamentale në

anën tjetër garantohen me nenin 28.1, kapitulli II i kushtetutës, i cili thotë se liria e besimit dhe fesë është

e garantuar. Për më tepër, ligji mbi lirinë fetare, Nr.02/1-31, neni 3 thotë barazia fetale për të gjithë

personat, pavarësisht fesë apo besimit të tyre, përkatësia fetare apo pjesëmarrja në rituale, janë të

barabartë para ligjit dhe kanë të drejta të barabarta civile, politike, ekonomike, social dhe kulturore: Të

gjithë personat fizik dhe juridik gëzojnë të drejta të barabarta sipas këtij ligji.44

4.4.2. Analizë e legjislacionit

Në Republikën e Kosovës, ligji për arsimin para-univerzitar Nr. 04/L-032, nuk lejon shkollim fetar në

shkollat e saj publike. Sipas nenin 3, paragrafi 7 i këtij ligji - shkollat publike do të përmbahen nga

mësimdhënia fetare apo çdo aktiviteti i cili shpalos një fe të caktuar45

Ligji i vitit 2004 kundër diskriminimit, i nxjerrë me rregulloren e UNMIK-ut 2004/32, ishte i dizajnuar që

të parandalojë dhe luftojë diskriminimin, përfshirë atë të bazuar në fe apo besim, që të promovojë barazi

efektive dhe zbatim të parimeve të trajtimit të barabartë. Neni 6 i tij thotë se të gjithë personat të cilët

ushtrojnë një funksion publik duhet të sigurohen se palët të cilave u japin një kontratë publike, një hua,

grant apo ndonjë përfitim tjetër, do të nënshkruajnë një dokument i cili thotë se do të veprojnë në

pajtueshmëri me ligjin në fjalë, dhe se do të respektojnë dhe promovojnë një politikë kundër-

diskriminuese përgjatë kryerjes së obligimeve të tyre që lidet me një kontratë publike, hua, grant apo

përfitim tjetër.46

UNMIK-u, me rregulloren e saj nr.2006/48, ka afirmuar ligjin mbi lirine fetare në Kosovë, i nxjerrë nga

kuvendi i Kosovës me 13 Korrik 2006. Mirëpo, UNMIK-u ka ndryshuar nenin 5, paragrafin 4 të ligjit, i

cili thotë: “të gjitha fetë dhe komunitetet e tyre në Kosovë, përfshirë komunitetin islamik në Kosovë,

kishën ortodokse Serbe, kishën katolike të Romën, komunitetin hebre dhe kishën evangjeliste, duhet t’ju

ofrohet çdo mbrojtje dhe të të drejtat dhe liritë e dhëna me këtë ligj”.

Pasi ky ndryshim është dashur të reflektohet në tekstin final zyrtar, Raportuesi Special është informuar se

i gjithë teksti i ligjit të vitit 2006 për lirinë fetare në Kosovë është në dispozicion on-line në ueb-faqën e

kuvendit të Kosovës, akoma reflekton versionin fillestar të nenin 5, paragrafi 4.47

4.4.3. Arritjet dhe sfidat

Pas shpalljes së pavarisë së Kosovës nga autoritetet e Kosovës në Shkurt, 2008, Kuvendi i Kosovës nxorri

me 09.04.2008 një kushtetutë për Kosovës, e cila hyri në fuqi me 15 Qershor 2008. Sekretari i

Përgjithshëm shkroi tash vonë në një raport se autoritetet e Kosovës vazhdojnë të veprojnë në bazë të

“Kushtetutës së Republikës së Kosovës” dhe kanë bërë deklarata publike, duke pohuar se nuk kanë

obligim ligjor kundrejt rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit. Në të njëjtën Kosovë, qeveria e

Republikës së Serbisë, dhe shumë serbë të Kosovës refuzuan autoritetin e institucioneve të Kosovës të

nxjerrë nga “Kushtetuta e Republikës së Kosovës”. OKB-ja ka adoptuar një pozitë të neutralitetit strikt

44 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf 45 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf 46 http://www2.ohchr.org/english/issues/religion/docs/A-HRC-13-40-Add3.pdf 47 http://www2.ohchr.org/english/issues/religion/docs/A-HRC-13-40-Add3.pdf

Page 13: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

13

përkitazi me çështjen e statusit të Kosovës.48

Progresi i arritur në lirinë e mendimit, besimit dhe fesë ka

treguar një çikë përmirësim.

Transferimi i përgjegjësisë së mbrojtjes së lokacioneve fetare dhe kulturore tek policia është në proces.

Toleranca ndaj feve ngel e brishtë. Mungesa e respektit drejt lokacioneve simbolike, dhe besimtarëve,

pavarësisht feve, akoma vazhdon.49

4.5. Të drejtat e grave dhe barazia gjinore

Femrat paraqesin 51% të popullatës së Kosovës. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin socio-

ekonomik të provincës, edhe pse janë shpesh të nën-përfaqësuara dhe të përjashtuara nga mundësitë për

t’u kyçur plotësisht në ekonomik dhe shoqëri.

Përderisa korniza ligjore dhe institucionale për promovimin dhe mbrojtjen e femrave ekziston, si ligji për

barazinë gjinore, plani kombëtar i veprimit për arritjen e barazisë gjinore në Kosovë (2004) dhe instalimit

të një zyreje këshillëdhënëse për qeverisje të mirë, për të drejtat e njeriut, për mundësitë e barabarta dhe

gjini në zyrën e kryeministrit, në praktikë ka pak respektim dhe zbatim efektiv të të drejtave të tilla.

Trajtimi jo i barabartë i femrave dhe diskriminimi për qasje në shërbime dhe punësim, numri i vogël i

femrave në pozita vendim-marrëse dhe në vendet tjera të punës, diskriminimi dhe dhuna, si në shoqëri

dhe në shtëpi janë praktika të zakonshme. Ngacmimi seksual nuk është i pazakontë, dhe dhuna ndaj

femrave, përfshirë edhe trafikimin njerëzor, ngel shqetësim serioz, sidomos në vendet rurale. Nuk është

ndërmarrë asnjë masë e mjaftueshme e avokimit për të adresuar çështjen e ngacmimit seksual. Qasja në

arsim dhe shëndetësi janë ndër problemet kryesore. Ka më shumë të ngjarë se femrat në Kosovë janë të

papunësuara dhe ekonomikisht joaktive (në kuptimin e fitimit të të hyrave) se sa meshkujt, si rezultat i

arsimit të tyre joadekuat dhe diskriminimit gjinor. Shumë femra kanë mungesë të shkathtësive bazike, një

numër i madh sosh ndalohen të marrin pjesë në aktivitetet normale ekonomike dhe sociale, duke i lënë ato

të cenueshme ndaj eksploatimit. Femrat në zonat rurale janë posaçërisht në disavantazh. Varfëria në

mënyrë serioze ndikon te gratë në shoqëri, dhe limiton mundësitë e tyre, dhe perceptimi kulturor dhe

publik i femrave si shprehet në media dhe gjetiu është i varfër. Ky realitet rezulton në reduktim drastik të

mundësive zhvillimore për femrat, mirëpo edhe i kontribuon mbajtjes së strukturës konservative të

shoqërisë, duke penguar ndryshimin gjithëpërfshirës dhe zhvillimin ekonomik.50

4.5.1. Legjislacioni

Ligji mbi barazinë gjinore Nr.2004/2 siguron mbrojtje. Ligji trajton dhe vë në pah barazinë gjinore si

vlerë fondamentale të zhvillimit demokratik të Kosovës, dhe ofron mundësi të barabarta për femrat dhe

meshkujt, për pjesëmarrjen e tyre në jetën politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore.51

Një sërë ligjesh

janë nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës: ligji i punës Nr.03/L-212, ligji mbi trashëgiminë Nr.2004/26, ligji

mbi familjen Nr. 2004/32, ligji mbi shërbimin civil Nr.03/L-149, ligji mbi shëndetin reproduktiv nr.02/L-

76, ligji për ndërprerjen e shtatzënisë nr.03/L-110, ligji mbi zgjedhjet Nr.03/L-07, neni 27 i të cilit

garanton të drejtën e votimit dhe e të qenit të votuar pa diskriminim të bazuar në rracë, etni, ngjyrë, gjuhë,

48 http://www2.ohchr.org/english/issues/religion/docs/A-HRC-13-40-Add3.pdf (pg.15) 49 Raport Progresi për Kosovën 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 50 http://www.entwicklung.at/uploads/media/Kosovo_Country_Programme_2008_2011_02.pdf 51 http://www.unmikonline.org/regulations/2004/re2004_18.pdf

Page 14: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

14

gjini, fe apo pikëpamje politike, arsim, status social apo kritere tjera të ngjashme, dhe këtë të drejtë ia

garanton të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Për më tepër, kuota e garantuar me ligj për

përfaqësimin e femrave është 30%. Ligji mbi mbrojtjen nga dhuna familjare Nr.03/L-182 synon mbrojtjen

nga të gjitha format e dhunës familjare për çdo anëtar të familjes të cilat janë viktima të dhunës së tillë,

përmes masave të duhura ligjore. 52

Institucionet e Kosovës kanë inkorporuar ligjin relevant ndërkombëtar për barazinë ligjore në ligjin e tyre.

Neni 22 i kushtetutës pranon vlefshmërinë e drejtpërdrejtë të shumë marrëveshjeve dhe instrumenteve

ndërkombëtare, përfshirë ECHR, ICCPR dhe CEDAW. Neni 7 përshkruan barazinë gjinore përkitazi me

vlerat fondamentale, “...Kosova siguron barazi gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të

shoqërisë, duke ofruar mundësi të barabarta – për meshkuj dhe femra – të pjesëmarrjes në jetën politike,

ekonomike, shoqërore, kulturore dhe në jetën e fushave tjera shoqërore.”53

4.5.2. Analizë e legjislacionit

Ligji i punës ka zgjatur të drejtën në lehoni. Në zbatimin e këtij ligji, vëmendje duhet kushtuar

cenueshmërisë së femrave në tregun e punës. Zbatimi i ligjit për mbrojtje ndaj dhunës familjare ka

vazhduar. Legjislacioni përkatës duhet të zbatohet dhe të monitorihet.54

4.5.3. Arritjet dhe sfidat

Pak ndryshime pozitive ka pasur dhe progres minimal është arritur përkitazi me fuqizimin e grave në

shoqëri. Pozita e femrave në politikë është përmirësuar me zgjedhjen e Kryetarës së Kosovës dhe emërimi

i tri femrave si Zëvendëse të Kryeministrit, përfshirë edhe negociatorën në dialogun Beograd-Prishtinë,

Ministres së Tregtisë dhe Financave, dhe Ministres së Integrimeve Evropiane.

Përgjatë zbatimit të ligjit mbi barazinë gjinore, qeveria e Kosovës ka hartuar programin për barazi gjinore

2008-201355

, i cili është aprovuar nga qeveria në Mars 2008 dhe nga kuvendi në Qershor 2010. Programi

në fjalë synon analizimin e situatës ekzistuese dhe identifikimin e masave të nevojshme të cilat duhet të

ndërmerren në fushën e ekonomisë dhe jetës shoqërore në Kosovë.

AGE56

është përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të ligjit mbi barazi gjinore, për hartimin e politikave

të barazisë gjinore, dhe parashtrimit të propozimeve pranë institucioneve të nivelit qendror për të siguruar

pjesëmarrjen e meshkujve dhe femrave. Aktivitetet të cilat marrin pjesë janë të një natyre të fushatës

vetëdijesuese dhe merren me çështjet e barazisë gjinore. AGE poashtu ia raporton gjetjet e saj çdo vit

qeverisë së Kosovës, dhe në kërkesë, edhe kuvendit.

Për këtë qëllim, Agjencia për Barazi Gjinore dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës kanë mbajtur trajnime për

stafin ligjor për mbrojtje nga dhuna familjare. Shumë pak debate publike janë mbajtur për këtë çështje.

Janë publikuar edhe fletushka. Në nivel të komunës janë mbajtur trajnime dhe kapacitetet janë ngritur.

Dhuna familjare dhe ajo e bazuar në gjini ngel akoma sfidë në Kosovë. AGE-ja së bashku me Ministrinë e

Shëndetësinë (MeSH) duhet të hartojnë akte nënligjore për të adresuar trajtimin psikosocial të autorëve të

52 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf 53 http://www.osce.org/kosovo/74760 54 Raport Progresi për Kosovën 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 55 Raport Progresi për Kosovën 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 56 Agjencia për barazi gjinore

Page 15: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

15

dhunës familjare. Fatkeqsisht, deri me sot, asnjë nga aktet e parapara nënligjore nuk janë nxjerrur, ndërsa

progresi ka qenë më i suksesshëm në hartimin e një programi për të mbështetur viktimat e dhunës

familjare.57

Në anën tjetër, shërbimet për viktimat e dhunës familjare dhe të trafikimit, pjesërisht janë

financuar nga qeveria, mirëpo në masë të madhe ngelin të varura nga donacionet. Reintegrimi afatgjatë i

viktimave, përfshirë edhe stabilitetin e tyre ekonomik dhe qasja në drejtësi, duhet të ofrohet. Masa

pozitive duhet të zbatohen për të fuqizuar femrat si viktima të trafikimit dhe të dhunës familjare. Normat e

larta të vajzave që lëshojnë shkollën, dhe përfaqësimi i vogël i femrave në tregun e punës, përfshirë

sektorin publik, kërkojnë masa konkrete nga ana e autoriteteve. Agjencia për barazi gjinore ka vazhduar

të fasilitojë, promovojë dhe monitorojë zbatimin e programit për barazi gjinore (2008-2013).58

Për më tepër, femrat parlamentare ishin të suksesshme në të punuarit me shoqërinë civile. E konsideruar

si segment shumë i rëndësishëm për zhvillim të qëndrueshëm njerëzor, përfshirja aktive e shoqërisë civile

në vendim-marrje, zbatim dhe monitorim të aktiviteteve tjera mundëson një rritje të shkallës së

transparencës dhe poashtu të forcimit dhe shfrytëzimit më të mirë të kapaciteteve ekzistuese.59

Ligji që ka të bëjë me viktimat civile të luftës nuk ka përfshirë dispozitat e propozuara nga OJQ-të që

femrave të dhunuara përgjatë luftës t’ju ofrohet statusi i viktimës civile dhe kompensimi i duhur.60

Sa i përket baraspeshës gjinore në gjyqësore, raporti i OSBE-së, i vitit 2010, raporton ca ndryshime të

vogla pozitive që janë jetësuar për fuqizimin e femrave në gjyqësore. Përbërja e përgjithshme gjinore e

gjyqtarëve ka ngelur e pandryshuar, me 28% syresh femra, në disa gjykata me kompetenca më të mëdha,

si gjykatat e qarkut, dhe procesi i emërimit ka shënuar një trend modest të përparimit. Ndërkaq për

gjykatat tjera, ka pasur një trend të përgjithshëm të rënies. Mirëpo, në kuadër të gjykatave komunale,

numri i kryetareve femra të gjykatave është rritur nga 13 në 32%. Përbërja e përgjithshme gjinore për

prokurorë është rritur nga 24 në 30%, dhe nga viti 2009, ku nuk ka pasur asnjë kryeprokurore komunale,

numri i kryeprokuroreve komunale femra pas emërimeve të vitit 2010 është rritur në 29%.61

4.6. Të drejtat e fëmijëve (trafikimi, fuqia punëtore)

Konventa mbi të drejtat e fëmijëve, e aprovuar nga OKB-ja, definon parimet themelore të cilat janë

ratifikuar nga shumica e shteteve të botës. Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë që të drejtat e fëmijëve

e kanë, qeveria e Kosovës ka bërë përpjekje serioze në ngritjen e nivelit të një jetë cilësore për të gjithë

fëmijët e Kosovës, duke i perceptuar ata si një standard fondamental për shoqërinë demokratike dhe të

zhvilluar. Republika e Kosovës ka përfshirë konventën për të drejtat e fëmijëve në kushtetutën e saj, e cila

paraqet pikën më të gjerë të referimit ligjor për të drejtat e fëmijëve, dhe më këtë hap ka shprehur

gatishmërinë dhe vullnetin e saj politik që të përmbush obligimet ndërkombëtare, të cilat sigurojnë

realizimin e të gjitha të drejtave fondamentale dhe të patjetërsueshme të të gjithë fëmijëve në Kosovë. 62

4.6.1. Legjislacioni

57 http://www.osce.org/kosovo/94360 (pg 13) 58 Raport Progresi për Kosovën 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 59 Grupi i kaukusit të femrave/Fletushkë, Republika e Kosovës Republika e Kosovës, Kuvendi, Janar 2012 60 http://www.amnesty.org/en/region/serbia/report-2012 61 http://www.osce.org/kosovo/74760 62 http://www.kryeministri-ks.net/zck/repository/docs/Strategy_and_National_Action_Plan_on_Childrens_Rights_2009-2013.pdf

Page 16: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

16

Një progres i konsiderueshëm është bërë në nxjerrjen e legjislacionit për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve,

me ç’rast, përgjatë procesit të hartimit të legjislacionit është konsultuar konventa në fjalë dhe parimet e

saj janë përfshirë, parime si: jo diskriminimi, pjesëmarrja e fëmijëve, zhvillimi i potencialit të plotë të

fëmiut dhe interesi më i mirë i fëmiut, konventa ILO 182 e cilat rregullon format më të këqija të punës së

fëmijëve, si dhe instrumente dhe standarde ndërkombëtare. Me qëllim të zbatimit të kornizës ligjore në

praktikë, janë hartuar dokumente strategjike, dhe janë në zbatim e sipër, si:63

a. Strategjia dhe Plani i Veprimit për të drejtat e Njeriut 2009-2013;

b. Strategjia dhe Plani i Veprimit për parandalimin dhe eliminimin e punës së fëmijëve.

Këto dokumente strategjike identifikojnë çështjet që janë prioritet dhe kanë nevojë për ndërhyrje të

menjëhershme në sigurimin e mbrojtjes së fëmijëve, kujdesin e nevojshëm për zhvillimin dhe mirëqenies

e një fëmije.64

4.6.2. Analizë e legjislacionit

Përderisa ka pasur progres të rëndësishëm në hartimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, mekanizmat

institucional dhe programet e nevojshme për zbatimin e këtyre ligjeve kanë qenë të ngadalshme. Ligjet

janë të një formë më të përgjithshme për shkak të natyrës së tyre. Zbatimi i legjislacionit në realitet

kërkon ligje shtesë, instruksione, struktura dhe resurse të nevojshme institucionale.65

Përkitazi me

inkorporimin e legjislacionit ekzistues, konventa për të drejtat e fëmijëve është përfshirë në listën e

instrumenteve ndërkombëtare të cilat janë pjesë e kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe megjithatë

disa mangësive, pjesa dërrmuese e legjislacionit të ri përfshin parimet dhe dispozitat ligjore të konventës

për të drejtat e fëmijëve.66

4.6.3. Arritjet dhe sfidat

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve është përmirësuar me zbatimin e kodit të drejtësisë për të miturit, dhe

procesit të tij monitorues.67

Këshilli për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Drejtësi për Fëmijëve është themeluar.

Çfarë duhet të bëhët është që të fokusohet më shumë në zbatimin e strategjisë dhe planit të veprimit për të

drejtat e fëmijëve 2009-2013. Institucionet e Kosovës kanë hapur qendra mësimore në komuna të

ndryshme, të cilat synojnë që pakicat e cekura në vijim të mos e lëshojnë shkollën, romët, ashkalinjët dhe

egjiptianët, dhe duhet të bëjnë më shumë mund për të zbatuar veprimet. Rrjedhimisht, pas procesit

konsultativ dhe marrjes parasysh të kufizimeve buxhetore, skema e asistencës sociale është duke u

ndryshuar. Mirëpo, mbrojtja e fëmijëve në Kosovë ngel e dobët dhe përqindja e fëmijëve të varfër është

mbi 58%. Fëmijët në përgjithësi, dhe ata të komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptiane në veçanti, i

ekspozohen më shumë rrezikut të varfërisë se sa popullata e përgjithshme. Kujdesi i dobët amësor dhe

mungesa e ushqimit dhe kujdesit shëndetësor janë sfidat më të mëdha të pasqyruara në normë të lartë

mortaliteti të fëmijëve. Abuzimi më i dukshëm i fëmijëve në Kosovë është ai i detyrimit të fëmijëve të

kërkojnë lëmoshë në rrugë. Kjo vetëm sa ripohon se Kosova ka nevojë të forcojë sistemin e saj të

mbrojtjes së fëmijëve.

63 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf 64 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf 65 http://www.kryeministri-ks.net/zck/repository/docs/Strategy_and_National_Action_Plan_on_Childrens_Rights_2009-2013.pdf 66 http://www.kryeministri-ks.net/zck/repository/docs/Strategy_and_National_Action_Plan_on_Childrens_Rights_2009-2013.pdf 67 Raporti Progresi për Kosovën 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf

Page 17: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

17

Duhet të krijohen mekanizma dhe procese për të zbatuar të drejtat e fëmijëve. Mbrojtja e fëmijëve ka

nevojë të përfitojë nga një qasje funksionale shumë-sektoriale.68

4.7. Personat e cenueshëm në aspektin shoqëror dhe personat me aftësi të kufizuara (me nevoja të

veçanta)

4.7.1. Legjislacioni

Sa i përket të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, ministria e punës dhe mirëqenies sociale në

kuadër të sektorit social, ruan të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, si dhe ofron shërbime sociale

përmes përkujdesjes sociale-residenciale. Legjislacioni në fuqi, i cili rregullon mbrojtjen sociale, është si

në vijim: Ligji mbi familjen dhe shërbimet sociale, ligji mbi asistencën familjare familjeve me aftësi të

kufizuara të moshës 01-18 vjeçare, ligji mbi personat me aftësi të kufizuara të moshës 18-64 vjeçare, ligji

mbi skemën sociale, ligji mbi aftësimin profesional dhe punësimi i personave me aftësi të kufizuara.

Ligji mbi familjen dhe shërbimet sociale Nr.02/L-17 dhe Udhëzimi Administrativ Nr.06/2011, qartë

ofrojnë udhëzime për mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara, kritere të qarta për kushtet që duhet

përmbushur nga një fëmijë apo i rritur i cili kërkon 24 shërbime të institutit bazë në Shtimje apo në një

nga shtatë (7) Shtëpitë e Komunitetit. Tani për tani, shërbime 24 orëshe u ofrohen 130 personave me

aftësi të kufizuara mendore në institutin e Shtimjes dhe në dy shtëpitë e komunitetit poashtu me seli në

Shtimje, në një Ferizaj, një në Vushtrri, një në Graçanicë, një në Kamenicë dhe një në Deçan.69

Ligji mbi asistencën financiare për familjet me fëmije me aftësi të kufizuara Nr.03/L-022 parasheh

asistencë konkrete financiare familjeve, dhe gjithsejt numri i përfituesëve është 2,941 fëmije me paaftësi

permanente, dhe shuma mujore që jepet për një fëmi është 100 €.

Ligji mbi pensionet dhe për personat me aftësi të kufizuara, Nr.2003/23, për persona me aftësi të

kufizuara të grupmoshës 18-64 vjeçare, rregullon skemën pensionale për personat e paaftë për punë.

Numri i përfituesëve nga kjo skemë kap numrin prej 18,121 njerëz, dhe shuma vjetorë është 45€

(kategoria e parë).70

4.7.2. Analizë e legjislacionit

Përgjatë kryerjes së vizitave monitoruese nga ekipi profesional i KRCT-së, një progres është raportuar në

raport me zbatimin e disa prej gjetjeve dhe rekomandimeve nga raporti i fundit. Mirëpo, përgjatë vitit

2011 janë vërejtur disa boshllëqe në funksionimin e këtyre institucioneve, qoftë në shërbime apo në

infrastrukturë. Gjetjet preliminare janë shkëmbyer në konferencën e dhjetorit, ku prezent ishin

përfaqësuesit e institucioneve dhe qendrave të monitoruara, përfaqësues të MeSH71

dhe MPMS72

, dhe

përfaqësues tjetër të institucioneve lokale dhe ndërkombëtare.73

Këtë vit, OSBE-ja ka zgjeruar aktivitetet

e saj dhe ka përfshirë institucionet lokale në projekt, me synim të lobojë tek sa më shumë punëdhënës

68 Raport Progresi për Kosovën 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 69 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf 70 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf 71 Ministria e shëndetësisë 72 Ministria e punës dhe Mirëqenies sociale 73 http://www.tacso.org/doc/HR_Report_on_Mental_Health_Institutions_2011.pdf

Page 18: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

18

potencial që është e mundur, andaj, OSBE-ja u bë tandem me institucionet lokale dhe ia dolën mbanë të

punësojnë më shumë njerëz për të paktën tre ditë në ministritë e qeverisë dhe në komunat lokale.” 74

4.7.3. Arritjet dhe sfidat

Sipas anketës për personat me aftësi të kufizuara të bërë nga zyrja për qeverisje të mirë (2011), në

Kosovë ekzistojnë rreth 150,000 persona me aftësi të ndryshme të kufizuara, të cilët vuajnë nga

diskriminimi në jetën e përditshme. Një fushë e madhe e përjashtimit është fuqia punëtore.75

Progres i limituar është arritur në personat e cenueshëm në aspektin social dhe/ose personat me aftësi të

kufizuara. Trajnimet në këtë fushë ka rritur kapacitetet administrative dhe nevojën për të vazhduar. Është

themeluar Këshilli për persona me aftësi të kufizuara për të bashkërenduar zbatimin e legjislacionit.

Raporti i parë i zbatimit të planit të veprimit për njerëzit me aftësi të kufizuara (2009-2011) është

publikuar. Ky plan dhe ligji për aftësim profesional dhe punësimi i njerëzve me aftësi të kufizuara duhet

të zbatohet më mirë, dhe implementimi i tyre duhet të monitorohet. Veprime adekuate kërkohen poashtu

në nivelin komunal.76

Në përgjithësi, më shumë përpjekje duhet bërë për të përmirësuar jetët e grupeve të cenueshme në

aspektin social dhe të personave me aftësi të kufizuara.77

Fushata vetëdijesimi duhet të organizohen si nga

institucionet ashtu dhe nga shoqëria civile, në mënyrë që reduktohet damka sociale për personat me aftësi

të kufizuara.

4.8. Anti-Diskriminimi

Ligji kundër diskriminimit u vu në veprim në 2004/3. Ligji parasheh themelimin e një Qendre për Trajtim

të Barabartë, për të siguar trajtim të barabartë dhe administruar pagesat e mbledhura si sanksione

monetare. Ligji poashtu autorizon institucionin e Ombudspersonit në Kosovë që të pranojë dhe hetojë

ankesat që kanë të bejnë me shkeljet e pretenduara të të drejta në bazë të diskriminimit. Në proces të

implementimit të ligjit, Zek lëshoi një UA78

Nr. 2006/04 mbi zbatimin e ligjit kundër diskriminimit. UA

synon të parashtrojë rregullat praktike; të themelojë strukturat dhe sigurojë godinat e nevojshme për

zbatimin e ligjit dhe për të promovuar trajtim të barabartë. UA ka paraparë dy trupa për promovimin e

trajtimit të barabartë: Zyren Këshilldhënëse për Qeverisje të Mirë, për të Drejta të Njeriut, për Mundësi të

Barabarta dhe çështje Gjinore (AOGG), dhe NjDNj79

në ministritë e Kosovës. Siç është shpjeguar në

seksionin 3.1, themelimi, struktura dhe ingerencat e NjDNj-ve nëpër ministri janë të rregulluara me aktet

nënligjore të ZeK-së, ndërsa MAPL ka krijuar NjDNj-të në komuna dhe ka rregulluar strukturën dhe

kompencat e tyre. Qendra për Trajtim të Barabartë akoma nuk është themeluar, edhe pas tetë viteve pasi

që është paraparë me ligj.80

Praktika në komuna të ndryshme dëshmon se NjDNj-të e tilla nuk janë shumë

funksionale për shkak të mungesës së trajnimit profesional dhe të buxhetit.

74

http://www.osce.org/kosovo/84985 75 http://www.kosovo.undp.org/en/News-/People-Disability-in-Kosovo-Integrating-Diversity-in-the-Workplace-1306 76 Raport Progresi për Kosovën 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 77 Raport Progresi për Kosovën 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 78 Udhëzim Administrativ 79 Njësitë për të Drejtat e njeriut 80 http://www.osce.org/kosovo/94360 (pg.15)

Page 19: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

19

OJQ-të lokale vazhdojnë së mbështeturi zyrtarët komunal në avokim dhe vetëdijesim për ligjet kundër

diskriminimit dhe zbatimit të tij.

4.8.1. Legjislacioni

Ligjet kundër diskriminimit

– Kushtetuta e Republikës së Kosovës

– Ligji kundër diskriminimit Nr.2004/3

– Ligji mbi parabarazinë gjinore Nr.2004/2

– Udhëzimi Administrativ Nr.2005/8 mbi përcaktimin e kompetencave dhe përshkrimi i detyrave për

zyrtarët për çështje gjinore.

Barazia në komuna – kushtetuta ndalon diskriminimin në bazë të orientimit seksual të komunitetit

transgjinor (LHBT). Mirëpo, zbatimi praktik i legjislacionit ngel sfidë. Ka njohuri dhe të kuptuar të

limituar nga pjesëtarët e policisë për të drejtat e këtij komuniteti, andaj, kjo nënkupton se më shumë

trajnime duhet t’ju ofrohen atyre, në mënyrë që më mirë t’i kuptojnë të drejtat e LHBT-ve, dhe t’i

aplikojnë ato konform ligjeve. Është e kuptueshme se pasja e një orientimi tjetër seksual kërkon

përkushtim më të madh politik. Deri me sot, anëtarët e komunitetit të LHBT-së ndeshën me kërcnime apo

me rrezik të dhunës në Kosovë

4.8.2. Analizë e legjislacionit

Kapitulli II – të drejtat dhe liritë fondamentale të parapara me kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni

24.

1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Secili gëzon të drejtë në mbrojtje të barabartë ligjore pa

diskriminim.

2. Askush nuk do të diskriminohet në bazë rrace, ngjyre, gjinie, gjuhe, feje, mendimit politik apo

mendimit tjetër, orgjinës kombëtare apo sociale, lidhjeve me ndonjë komunitet, pronës, kushteve

ekonomike dhe shoqërore, orientimit seksual, lindjes, paaftësisë apo statuseve tjera personale.

3. Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk do të parandalojnë imponimin e masave të domosdoshme

për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e individëve dhe grupeve të cilët janë në pozita të pabarabarta.

Masat e tilla do të aplikohen vetëm përderisa qëllimi i aplikimit të tyre përmbushet.

Bazuar në parimet lartcekura, qëllimi i ligjit është të parandalojë dhe luftojë diskriminimin, të promovojë

cilësi efektive dhe jetësim të parimeve të trajtimit të barabartë të qytetarëve të Kosovës nën sundimin e

ligjit.81

4.8.3. Arritjet dhe sfidat

81 http://www.kosovo-legalaid.com/tmp/images/stories/ECMI_Kosovo_-_Kosovo_legal_framework_on_discrimination_-_English.pdf

Page 20: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

20

Objektivat e planit (2013-2015) të veprimit, i cili synon të zbatojë ligjin kundër diskriminimit, përbëhet

nga organizimi i fushatave publike, shpërndarjes së informatave në lidhje me ligjin kundër diskriminimit

dhe promovimi i zbatimit të tij, si dhe organizimi i debateve dhe tryezave të rrumbullakëta. Me 3 Nëntor

2011, qeveria organizoi një takim formal me përfaqësuesit e LHBT-së (komunitetin lesbian,

homoseksual, biseksual dhe transgjinor), me qëllim që të kuptojë se si të ofrojë mbrojtje efektive dhe

promovim të të drejtave të LHBT-së, të garantuara me kushtetutë, me ligjin kundër diskriminimit dhe

politikave dhe strategjive të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe diskriminimin. Ky

ishte takimi i parë i këtij lloji në mes të institucioneve dhe komunitetit, me pjesëmarrje të 9

përfaqësuesve. Qëllimi i përgjithshëm i këtij takimi ishte eksplorimi i formave dhe modaliteteve të

bashkëpunimit më të mirë, si dhe kërkimi i rrugëve për aktivitete dhe projekte të përbashkëta për një

shoqëri demokratike, për barazi dhe pa diskriminim në bazë të orientimit seksual. Zyra për qeverisje të

mirë, për të drejtat e njeriut dhe për mundësi të barabarta, ka ftuar anëtarët e LHBT-të që të jenë pjesë e

grupit punues në hartimin e planit të veprimit për zbatimin e ligjit kundër diskriminimit, si dhe të marrin

pjesë në fushata vetëdijesuese për të drejtat e njeriut dhe jodiskriminimin e bazuar në orientimin seksual.

Për të bashkëpunuar dhe për të promovuar në mënyrë efektive të drejtat e këtij komunitetit, zyra për

qeverisje të mirë është e vendosur që të mbajë takime të rregullta me komunitetin e LHBT-së, dhe t’i

marrë parasysh shqetësimet e tyre dhe t’i adresojë rekomandimet specifike të institucioneve relevante me

tagër të mbrojtës dhe promovimit të të drejtave të tyre konform ligjit në fuqi.82

4.9. Të drejtat e punëtorëve dhe sindikatave

4.9.1. Legjislacioni

Të drejtat e punëtorëve dhe të sindikatave: e drejta në punë është e rregulluar me ligjin e punës Nr.03/L-

212, ku e drejta e bashkimit në sindikata është e rregulluar me ligjin mbi sindikatat Nr.04/L-11: a. Ligji i

punës rregullon të drejtat dhe obligimet që burojnë nga punësimi, osë në mes të punëdhënësit dhe

punonjësit.

Me nxjerrjen e ligjit të punës me 1 Nëntor 2010 është ndërmarrë një hap i rëndësishëm drejt rregullimit të

gjendjes së të drejtave të sindikatave në Kosovë. Ligji i ri e njeh të drejtën apo lirinë e bashkimit – e drejtë

e cila tashmë është e garantuar me kushtetutën e vitit 2008 – si dhe të drejtën në grevë, mirëpo parasheh

se këto të drejta do të rregullohen edhe më tutje përmes ligjeve speciale.

Ligji mbi grevat është nxjerrë me 22 Korrik 2010, ndërsa ligji mbi organizimin e sindikatave është nxjerrë

me 28 Korrik 2011, ndërsa ai për Këshillin social dhe ekonomik me 21 Korrik 2011.83

4.9.2. Analizë e legjislacionit

Dispozitat e të drejtave të punës dhe të sindikatave do të vlejnë për punonjësit dhe punëdhënit publik, si

dhe për sektorin provat. Çështjet kryesore të cilat janë të garantuara me dispozitat e ligjit të punës janë:

ndalimi i të gjitha llojeve të diskriminimit, krijimi i marrëdhënies së punës, kontrata e punësimit,

përmbajtja e saj, vendosja e punonjësve në vend të punës, orari i punës, festat publike dhe mungesat nga

82 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf 83 http://survey.ituc-csi.org/Kosovo.html?lang=en#tabs-3

Page 21: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

21

puna, mbrojtja dhe siguria e punonjësve, rrogat dhe beneficionet e punonjësve, shkarkimi nga puna,

procedura për përmbushje e të drejtave dhe marrëdhënieve të punës, dialogu shoqëror, si dhe shumë

çështje tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me punëdhënësin dhe punonjësit. 11 rregullore janë lëshuar

për të siguruar zbatimin e plotë të ligjit të punës.

b. Ligji mbi sindikatat synon rregullimin dhe përkufizimin e të drejtave dhe lirive të punonjësve për të

themeluar dhe për të organizuar sindikata vullnetare, në mënyrë që të mbrojnë interesat ekonomik,

shoqëror dhe profesional. Ligji rregullon këto çështje dhe të drejta të garantuara me ligj: e drejta në

anëtarësim në sindikatë dhe organizim, e drejta në anëtarësim në sindikata të punëtorëve, në zgjedhje të

sindikatave, në shuarjen e tyre, kriteret dhe kushtet për regjistrimin e sindikatave tregtare, legjitimiteti i

sindikatës, struktura, resurset financiare dhe e drejta për të organizuar federata dhe konfederata të

sindikatave, si dhe çështje tjera të ndërlidhura. Ministria e Punës dhe Mirëqënies sociale ka nxjerrë një akt

nënligjor me qëllim të zbatimit të këtij ligji.84

Ligji mbi punën dhe organizmin e sindikatave rregullon

lidhjen e Kontratave Kolektive në nivel të ndërmarrjes, degës apo shtetit, mirëpo ka dështuar që në

mënyrë eksplicite të ndalojë diskriminimin e sindikatave.85

4.9.3. Arritjet dhe sfidat

Sipas raportit 2011 të BE-së mbi progresin në Kosovë, thuhet se është arritur progres deri në një shkallë.

Me nxjerren e ligjit të punës në nëntor 2010, janë përmirësuar kushtet e punës, sidomos për kontratat e

punës. Poashtu është paraqitur pushimi i lehonisë deri në 9 muaj. Këshilli socio-ekonomik u

funksionalizua dhe u nxorr ligji për këshillin socio-ekonomik, i cili rregullonte organizmin e tij, mandatin

dhe veprimin. Inspektoriatet e punës janë riorganizuar, mirëpo kanë mungesë të kapaciteteve të

nevojshme për të monitoruar kushtet e punës në gjithë Kosovën. Ligji mbi sindikatat është nxjerrë dhe ka

sqaruar të drejtat e punonjësve për të themeluar dhe marrë pjesë në sindikata. Ka shqetësime për

bashkërendimin e ligjit të grevës me Kartën Evropiane për të drejtat fondamentale dhe standardet

ndërkombëtare. Në përgjithësi, të drejtat e punës dhe të sindikatave janë të garantuara shumë. Zbatimi i

legjislacionit ekzistues do të jetë kyç për të bërë ndryshime të prekshme.86

4.10. Të drejtat pronësore

Një varg ligjesh të nxjerra kanë përmirësuar kornizën ligjore (ligji mbi kadastrat, amandamentimet në

ligjin për themelimin e regjistrit të të drejtave pronësore mbi patundshmëri, ligji i tatimit mbi pronën e

patundshme, ligji mbi alokimin për shfrytëzimin dhe shkëmbimin e pronës së patundshme komunale, dhe

ligji i cili e amandamenton ligjin e shpronësimit). Komuna e Prishtinës ka nxjerrë një rregullore, me të

cilën ka iniciuar procesin e legalizimit të ndërtimeve ilegale. Gjykatësi vendor i panelit të gjykatës

supreme për ankimim kundër vendimeve të agjencisë së pronës është emëruar, dhe trupi gjykues tani

është operativ. Qeveria e Kosovës ka emëruar koordinatorin e saj për të drejtat pronësore për të

përmirësuar zbatimin e ligjit në këtë fushë. Agjencia kadastrale ka lansuar një projekt për të regjistruar

banesat në qytetet e mëdha të Kosovës. Të gjitha zyret komuna për regjistër tokash tani janë të lidhura me

84 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf 85 http://survey.ituc-csi.org/Kosovo.html?lang=en#tabs-3 86 Raport Progresi për Kosovën 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf

Page 22: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

22

agjencinë qendore kadastrale të Kosovës, dhe të dhënat janë në dispozicion si në qendër, ashtu dhe në

zyrat komunale. 87

Zgjishja e kërkesave pronësore që burojnë nga konflikti është një proces i nevojshëm i cili ndikon shumë

në stabilitetin e një shoqërie të dalë nga konflikti. Njëmend, kthimi i pronës private e cila është humbur si

pasojë e konfliktit është e domosdoshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.88

Mungesa e kthimit të

pasurisë atyre që janë prekur nga konflikti e pengon procesin e kthimit dhe ndikon negativisht në të

drejtat e njeriut të të gjitha komuniteteve në Kosovë, sidomos të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve

tjera jo-shqiptare.89

4.10.1. Legjislacioni

Drejtorati për Prona dhe banim (HPB), i themeluar dhe i udhëhequr nga Misioni i përkohshëm i Kombeve

të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), është trashëguar nga Agjencia e Pronës në Kosovë (KPA).

Momentalisht, KPA-ja është i vetmi institucion i cili ka mandat për t’u marrë me kërkesat pronësore që

burojnë nga konflikti, dhe nuk ka ndonjë alternativë ekzistuese apo të planifikuar për KPA-në që këto

kërkesa t’i zgjidh në mënyrë efikase. Suksesi i KPA-në marrjen me kërkesat pronësore që lidhen me

konflikt, i cili zhvendosi mijëra njerëz, është shumë i rëndësishëm për zbutjen e tensioneve në Kosovë.

Kjo është posaçërisht e rëndësishme për mbrojtjen e interesave të komuniteteve jo-shqiptare, ngase ata

janë kërkesë shtruesit më të mëdhenj.90

Ligji është aprovuar nga kuvendi i Republikës së Kosovës

Nr.03/L-079, me të cilin është amandamentuar rregullorja e UNMIK-ut 2006/50 mbi zgjidhjen e

kërkesave që kanë të bëjnë me pronën private të patundshme, përfshirë edhe pronën bujqësore dhe

afariste, me 15 Qershor 2008. Një ligj i ri për amandamentimin e ligjit mbi Agjencinë e Pronës është në

proces.91

4.10.2. Analiza e legjislacionit

Disa nga sfidat ishin keqzbatimi i kornizës normative e cila rezultojë në konteste komptenecash në mes të

KPA-së dhe gjykatave të rregullta, si dhe problemet që kanë të bëjnë me me diskriminim dhe kërkesat për

kompensim.92

Në përgjithësi, zbatimi i dobët i legjislacionit që ka të bëjë më pronat është pengëse

kryesore në mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave pronësore.93

KPA-ja është ballafaquar me kriza

konstante të fondeve, që nga themelimi i saj në Mars 2006, dhe kjo paraqet sfidë. Mungesa e mjeteve

financiare ka një efekt negativ në planifikimin e mirëfilltë organizativ.94

Dispozitat e kompensimit përmes KPA-së për një kërkues, të cilët i janë dhënë kompensime monetare për

humbjen dhe apartamentit të tij/saj, e drejta për banim është penguar nga mungesa e mekanizimave për të

bërë një gjë të tillë.95

4.10.3. Arritjet dhe sfidat

87 Raport Progresi për Kosovën 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 88 http://www.osce.org/kosovo/80435 89 http://www.osce.org/kosovo/80435 90 http://www.osce.org/kosovo/80435 91 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf 92 http://www.osce.org/kosovo/80435 93 Raport Progresi për Kosovën 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 94 http://www.osce.org/kosovo/80435 95 http://www.osce.org/kosovo/80435

Page 23: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

23

Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj duhet:

Të sigurojnë se e gjithë mbështetja e nevojshme i jepet KPA-së në zbatimin e mandatit të saj, dhe në

bashkëpunim me institucionet qeveritare dhe me shoqërinë civile, bëhen fushata vetëdijesuese për të

zvogëluar riuzurpimin e pronës e cila është zbrazuar pas procedurës së dëbimit.96

•Të bëjë një skemë për kompensim apo t’ju ofrojë asistencë rindërtimi për ata kërkues, prona e të cilëve

është shkatërruar apo dëmtuar, dhe të sigurohet se iu ofrohet një mjet efektiv në baza të barabarta për të

gjitha viktimat e shkeljes së të drejtave pronësore.97

Bashkësia ndërkombëtare dhe të gjitha palët e

interesit të involvuara në procesin e kthimit duhet të avokojnë më fuqimisht për krijimin e një ure mbi

boshllëkun në mes të kthimit ligjor dhe fizik të pronës.

5.1 Respektimi dhe mbrojtja e pakicave dhe të drejtave kulturore

Kosova ka afër 2 milinë banorë, shumica dërmuese e të cilëve janë Shqiptarë. Shumica e tyre janë

myslimanë dhe flasin shqip. Serbët janë pakica më e madhe, flasin serbisht dhe janë krishterë ortodoks.

Komunitet më pak të vogla janë Romët, Ashkalinjët, Egjiptianët, Boshnjakët, Turqit, Goranët dhe

Kroatët. Në vendbanimet kompakte Serbe, Shqiptarët paraqesin pakicë.98

5.1.1. Legjislacioni

Korniza e Konventës parasheh mbrojtje thelbësore të të drejtave të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës

ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore, dhe afirmon kushtet që këto komunitete të lejohen të vijnë

në shprehje dhe të ruajnë kulturën dhe identitetin e tyre. Andaj, kjo paraqet mjet të rëndësishëm,

kundruall së cilit matet progresi i institucioneve të Kosovës në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të

komuniteteve. Mirëpo, edhe pse ka legjislacion gjithëpërfshirës në mbrojtje dhe promovim të të drejtave

të komuniteteve në Kosovë, zbatimi i ligjeve relevante është i pamjaftueshëm për të ofruar një mbrojtje

reale dhe qenësore për të gjitha komunitetet. Në shumë sfera kërkohet përkushtim më i madh nga

institucionet e nivelit qendor dhe lokal, për të plotësuar standardet relevante lokale dhe ndërkombëtare.99

5.1.2. Analiza e legjislacionit

Për të implementuar ligjin mbi komunitetet, është themeluar Këshilli Konsultativ i Komuniteteve (KKK),

dhe statusi i tij është nxjerrë në vitin 2008 përmes një dekreti presedenicial. Mirëpo, 4 vite pasi që ligji ka

hyrë në fuqi, qeveria nuk ka publikuar ndonjë strategji gjithëpërfshirëse vjetore për promovimin dhe

mbrojtjen e të të drejtave të të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të saj, dhe as që ka prezantuar ndonjë

raport vjetor gjithëpërfshirës pranë kuvendit. Kodi i sjelljes për organizatat përfaqësuese të komunitetit

nuk është nxjerrë.100

5.1.3. Arritjet dhe sfidat

96 http://www.osce.org/kosovo/80435 97 http://www.osce.org/kosovo/80435 98 http://www.minorityrights.org/?lid=2458 99 http://www.osce.org/kosovo/92244 100 http://www.osce.org/kosovo/94360

Page 24: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

24

Decentralizimi dhe mbështetja për komunat e sapo krijuara me shumicë Serbe janë zhvillime pozitive. Ky

proces kërkon vëmendje më të madhe dhe vullnet politik për të zgjidhur çështjet e prapambetura, siç është

menaxhimi i tokës. KKK-ja ka vazhduar me punën e tij. Anëtarët e tij kanë kontribuar në rishikimin e

aktiviteteve qeveritare dhe politikave që prekin komunitetet, sidomos përmes grupeve të tij punuese për

çështje të arsimit dhe çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Tash vonë,

një kroat i Kosovës është emëruar në Këshill, duke e bërë kësisoj forumin edhe më përfaqësues. Këshilli

gjithë e më shumë konsultohet nga trupat ekzekutiv. Numri i i incidenteve që prekin popullatën pakicë

është rritur si pasojë e ngjarjeve të cilat shkaktuan tensione në mes të Kosovës dhe Serbisë.101

Romët, Ashkalinjët dhe Egjiptianët vazhdojnë të ndeshen me diskriminin të vazhdueshëm, sidomos në

çështje të banimit dhe në qasjen në shërbimet pubike, dhe kanë numrin më të madh të papunësuarëve, të

lëshimit të shkollës dhe normës së mortalitetit në Kosovë.

Sa i përket deportimeve, të cilat vazhduan të afektojnë disproporcionalisht komunitetet Rome, Ashkali

dhe Egjiptiane, ku shumica e të kthyerëve jetojnë në vendbanime joformale dhe kanë mungesë të rrymës

dhe ujit të rrjedhshëm. Fondi për Fëmijë i OKB-së, në Gusht ka raportuar se shumica e fëmijëe Rom,

Ashkali dhe Egjiptian, të khyer në Kosovë, tani janë në regjistrin kombëtare, dhe kjo iu jep të drejtën

ligjore që të kënë qasje në arsim dhe në shërbimet tjera sociale. Tri të katërtat e tyre nuk shkojnë në

shkollë për shkak të varfërisë, për shkak të ndryshimit në plan-programin mësimor dhe për shkak të

barrierave gjuhësore.102

Nuk është nxjerrë asnjë program specifik apo iniciativa që të adresojë diskriminimin direkt apo indirekt sa

i përket punësimit të komuniteteve të cenueshme, sidomos komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptian.

Mirëpo, klauzolat jodiskriminuese janë përfshirë në legjislacionin e punësimit, dhe janë rezervuar vende

punë për pjesëtarët e komunitetit në institucionet publike89.103

Romët, Ashkalinjët dhe Egjiptianët kanë përjetuar diskriminime kumulative në qasje në arsim, shëndetësi

dhe punësim, disa syresh gëzuan të drejtën e strehimit të duhur. OSBE-ja raportoi në Maj se “Institucionet

e Kosovës kanë ngelur prapa në përmbushjen e zotimit të tyre në krijimin e kushteve të duhura për

integrimin e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptian.104

Në përgjithësi, procesi i kthimit dhe i reintegrimit ngel një sfidë e madhe, sidomos për komunat. Në ato

komuna ku janë nxjerrë strategjitë komunale për kthim, ato janë zbatuar vetëm pjesërisht, dhe përgjatë

zbatimit të politikave, strategjive dhe projekteve relevante, komunat ballafaqohen me probleme të

vazhdueshme buxhetore, me mungesë të vullnetit politik apo të përkushtimit nga lidershipi i komunës,

nga mungesa e kapaciteteve në radhët e zyrtarëve relevant komunale, dhe probleme të koordinimit.105

5.2. Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur Brenda Vendit (PZHBV-të)

5.2.1. Legjislacioni

101 Raport Progresi për Kosovën 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 102 http://www.hrw.org/world-report-2012/serbia 103 http://www.osce.org/kosovo/94360 (pg.18) 104 http://www.amnesty.org/en/region/serbia/report-2012 105 http://www.osce.org/kosovo/92244

Page 25: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

25

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Kominiteve dhe Kthimit ka hartuat dhe nxjerrë

Strategjinë për Komunitete dhe Kthim 2009-2013, ku janë përpiluar politika për të krijuar kushte për

kthim të qëndrueshëm dhe reintegrim të refugjatëve dhe të personave të zhvendosur brenda vendit

(PZHBV-ve) sipas kësaj strategjie. Adreson vizionin e përgjithshëm për të kontribuar drejt zhvillimit të

një shoqërie shumetnike, prosperuese dhe demokratike me të drejta të barabarta. Për të arritur këtë vizion,

strategjia fokusohet në tri qëllime parësore, si komuniteti stabil, kthimi i qëndrueshëm dhe reintegrimi i

PZHBV-ve si dhe integrimi ekonomik i komuniteteve.106

5.2.2. Analiza e legjislacionit

Si rezultat, përmirësimet në vazhdim janë bërë në fushat si:

I. Forcimi dhe Stablizimi i komuniteteve në Kosovë

a. Forcimi i të drejtave të komunitetit dhe sigurimi i zbatimit të ligjit aktual mbi mbrojtjen dhe

promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre në Repubikën e Kosovës;

b. Sigurimin e pjesëmarrjes sociale dhe qasje të komuniteteve në të gjitha shërbimet publike.

II. Kthimi i qëndrueshëm për personat e zhvendosur nga Kosova.

a. Ofrimi i mbështetjes për të gjithë të kthyerit në Kosovë;

b. Sigurimi se personat e zhvendosur dhe të kthyerit potencial kanë informata të mjaftueshme për kushtet

e kthimit dhe për të drejtat e tyre;

c. Ofrimi i kushteve adekuate në vendin e kthimit për një kthim të qëndrueshëm dhe pë reintegrim të të

kthyerëve.107

5.2.3. Arritjet dhe sfidat

Qeveria duhet të rrisë përpjekjet e saj në marrjen e rolit udhëheqës në adresimin e çështjes së PZHBV-ve.

Komunat vetëm akoma nuk janë në gjendje t’ju përgjigjen nevojave imediate dhe afatgjate të PZHBV-ve

dhe të kthyerëve, për shkak të mungesës së vullnetit dhe të fondeve të alokuara për atë qëllim. Ka një

shpërputhje në mes të strategjive komunale të kthimit dhe planit të veprimit të përgatitur nga Ministria e

Komuniteteve dhe Kthimit. PZHBV-të vazhdojnë të ndeshën me një sërë rreziqesh, sidomos mungesës së

dokumentacionit personal dhe pronësor, kushteve të varfra të jetës dhe mungesës së qasjes në të drejtat

bazike socio-ekonomike. Për më tepër, mos-njohja e dokumentacionit administrim nga institucionet serbe

dhe kosovare ndikon edhe më tepër në qasjen në shërbime dhe kthimin e pronës për PZHBV-të. Sulmet

kundër të kthyerëve janë të rralla. Nëse ndodhin, ato jo çdo herë procedohen mirë nga policia dhe nga

gjyqësori. Nevojitet një strategji e qartë për të zgjidhur rastet e PZHBV-ve. Përkitazi me procesin e

kthimit, sfida kryesore ngel problemet e rritura socio-ekonomike, çështjet pronësore dhe ato të arsimimit,

tensionet ndër-etnike në disa vende dhe mungesa e përkushtimit nga institucionet.108

106 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf 107 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf 108 Raport Progresi për Kosovën 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf

Page 26: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

26

Raportuesi Special ngel i shqetësuar për situatën e personave të zhvendosur brenda vendit, të cilët janë

pjesëtarë të pakicave fetare. Një raport tash vonë i UNHCR-së thotë se shumica e 210,000 personave të

zhvendosur nga Kosova janë nga grupet komunitete (Serbë, Romë, Ashkali dhe Egjiptian) dhe krahas

tyre, janë rreth 20,000 njerëz të cilët janë të zhvendosur brenda Kosovës, dhe 2,200 të cilët jetojnë në

qendra kolektive. Përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm thotë se numri i të kthyerëve, në dhe brenda

Kosovës është zhgënjyeshëm i ulët, edhe pse një segment domethënës i personave të zhvendosur brenda

venfdt akoma dojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre e të kthehen. Gjersa siguria dhe liria e lëvizjes për

komunitetet pakicë në Kosovë është përmirësuar, pengesa kryesore sot për kthim të qëndrueshëm është

mungesa e punës dhe mjeteve për jetesë, dhe shumë pak shkolla për pakicat.109

Edhe pse regjistrimi është përmirësuar, të kthyerit pa dokumente ngelen efektivisht pa-shtet. Në mungesë

të sistemit për menaxhimin e rasteve të njerëzve të kthyer me forcë, vetëm një përqindje e vogël e 2.4

milion Euro të “fondit për reintegrim” është shpenzuar. Shumë të kthyerve u janë mohuar të drejtat bazike

dhe kanë ngelur të ekspozuar rrezikut për diskriminim kumulativ deri te përndjekja. Të kthyerve fëmijë

vazhdohet t’ju mohohet qasja në arsim.110

5.3. Trashëgimia kulturore

5.3.1. Legjislacioni

Paragrafi 5, neni 58, i kushtetutës së Republikës së Kosovë, parasheh: Republika e Kosovës do të

promovojë ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare të të gjitha komuniteteve, si pjesë e trashëgimisë së

Kosovës. Do të ketë një detyrë të veçantë që të sigurojë mbrojtjen dhe integritetin e godinave dhe

monumenteve kulturore dhe fetare të komuniteteve. Për më tepër, i njëjti neni, paragrafi 6, thotë:

Republika e Kosovës do të ndërmarrë masa efektive ndaj atyre që cenojnë përmbushjen e të drejtave të

anëtarëve të komunitetit. Poashtu, do të përmbahet nga politikat apo praktikat që synojnë asimilimin

kundër vullnetit të anëtarëve të komuniteteve dhe do të mbrojë anëtarët e tyre nga një veprim i tillë. Për

më tepër, paragrafi 12 i nenit 59 garanton se: Anëtarët e komunitetit gëzojnë kontakte të papenguara në

mes tyre në Republikën e Kosovës, për të themeluar dhe mbajtur kontakte, lirshëm dhe paqësore me

personat në shtetet tjera, sidomos me ata të cilët i përkasin identitetit të njëjtë etnik, kulturor, gjuhësor apo

fetar, trashëgimisë së përbashkët kulturore në pajtim me standardet dhe ligjet ndërkombëtare.111

Vëmendje e veçantë i është dhënë ndërtesave dhe godinave të cilat i përkasin komuniteteve fetare, të cila i

dedikohen ritualeve religjioze. Andaj, këto ndërtesa dhe godina mund të konsiderohen si të paprekura sa i

përket intervenimit të autoriteteve qeveritare, dhe në to mund të hyhet vetëm me pëlqimin e institucionit

përkatë fetal, përveç nëse nuk lëshohet ndonjë urdhër për shkak të ndonjë aktiviteti jo-ligjor dhe/ose në

rast të rrezikut për jetë apo shëndet. Sa i përket financimit, komunitetet fetare gëzojnë privilegje doganore

dhe tatimore për aktivitetet ekonomike për qëndrueshmëri financiare. Këto privilegje përfshijnë

importimin dhe blerjën e produkteve esenciale për prodhim, materiale, pajisje dhe bagëti, si dhe

109 http://www2.ohchr.org/english/issues/religion/docs/A-HRC-13-40-Add3.pdf 110 http://www.amnesty.org/en/region/serbia/report-2012 111 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf

Page 27: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

27

eksportim të këtyre produkteve (Kodi i Republikës së Kosovës për Dogana dhe Akcizë, nr. 03/L-109,

shtojca D).112

Ligjet mbi Prizrenin, dhe mbi Hoçën e Madhe nuk janë nxjerrë akoma. Zbatimi i legjislacionit i cili

qeveris mbrojtjen e trashëgimisë kulturore ngel i dobët.

5.3.2. Analizë e legjislacionit

Republika e Kosovës nuk e ka ratifikuar konventën e vitit 2005 të UNESCO-së për mbrojtjen dhe

promovimin e diversitetit kulturor, edhe pse Kosova ka shpalosur vullnet dhe gatishmëri të ratifikojë

konventën. Dispozitat për ratifikim dhe njohje të konventën parashohin se ratifikimi mund të bëhet nga

shtetet anëtare të UNESCO-së dhe nga shtetet anëtare të OKB-së, dhe deri me tani, Republika e Kosovës

është anëtare vetëm e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e Bankës Botërore, mirëpo nuk ka pranuar ftesë

nga konferenca e përgjithshme e UNESCO-së. Lista gjithëpërfshirëse e vendeve të trashëgimisë kulturore

që kualifikohen për mbrojtje, siç parasheh ligji mbi trashëgiminë kulturore, akoma nuk është nxjerrë. Si

rezultat, shumë gjëra, historikisht të mbrojtura, ngelin të cenueshme. Zbatimi i legjislacionit që qeverisë

mbrojtjen e trashëgimisë kultore ngel i dobët.113

5.3.3. Arritjet dhe sfidat

Lista gjithëpërfshirëse e vendeve të trashëgimisë kulturore që kualifikohen për mbrojtje, siç parasheh ligji

mbi trashëgiminë kulturore, akoma nuk është nxjerrë. Si rezultat, shumë gjëra, historikisht të mbrojtura,

ngelin të cenueshme. Kjo rezulton në thyerje të ligjit. Një zotim më i fortë për planifikim hapësinor të

trashëgimisë kulturore duhet të jepet nga institucionet qeveritare. Raporti i Progresit nga BE-ja thotë se

vetëm një progres i limituar është arritur përkitazi me të drejtat kulturore. Edhe pse Kosova ka

përmirësuar koordinimin dhe ka vënë në veprim struktura të reja, prapëseprapë, zbatimi i legjislacionit

përkatës nuk ndodh.114

Deri me sot, strategjia për mbrojtje efektive të trashëgimisë kulturore dhe fetare të të gjitha komuniteteve

nuk është hartuar. Mirëpo, në vitin 2008, kuvendi ka paorvuar ligjet për zonat e veçanta të mbrojtura dhe

trashëgiminë kultore, e cila përkon me disa mbrojtje të parapara me ligjin e komuniteteve.115

5.4. Gjuhët zyrtare

5.4.1. Legjislacioni

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 5, paragrafi 1, thotë se: Gjuhët zyrtare të Republikës së

Kosovës janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe, ndërsa në paragrafin 2 të nenit të njëjtë shkruan se gjuhët

Turke, Boshnjake dhe Romane gëzojnë statusin e gjuhës zyrtare në nivel të komunës dhe/ose nivele tjera

në pajtim me ligjin, pra, me ligjin mbi gjuhët Nr.-2/L-37.116

112Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf

113 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf 114 Raport Progresi për Kosovën 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 115 http://www2.ohchr.org/english/issues/religion/docs/A-HRC-13-40-Add3.pdf (pg 17) 116 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf

Page 28: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

28

Ligji mbi gjuhët synon rregullimin e: a) përdorimit të gjuhëve zyrtare dhe të gjuhëve të komuniteteve,

gjuha amëtare e të cilëve nuk është gjuhë zyrtare në institucionet e Kosovës, ndërmarrjet publike dhe

organizatat tjera të cilat ofrojnë funksione apo shërbime publike; b) të drejtën e komuniteteve në Kosovë

për të ruajtuar, mbrojtur dhe promovuar identitetin e tyre gjuhësor; c: karakterin shumë-gjuhësh të

shoqërisë së Kosovë, si një terësi në përfaqësimin e identitetit të saj unik shpirtëror, intelektual, historik

dhe kulturor.117

Rrjedhimisht, gjuhët zyrtare në Kosovë kanë një status të barabartë në institucionet e saj.

Në nivel lokal, nëse të paktën 5% e banorëve të komunës ka një gjuhë amëtare tjetër nga gjuhët zyrtare,

atëherë gjuha e tyre amëtare do të jetë gjuhë zyrtare në nivel të komunës dhe do të gëzojë status të

barabartë si përdorimit su gjuhët zyrtare. Pastaj, nëse të paktën 3% të banorëve banorëve të komunës ka

një gjuhë amëtare tjetër nga gjuhët zyrtare, atëherë gjuha e tyre amëtare do të jetë gjuhë zyrtare në nivel të

komunës dhe do të gëzojë status të barabartë si përdorimit su gjuhët zyrtare; krahas kësaj, trajtimi i njëjtë

duhet t’i jepet gjuhëve të cilat tradicionalish fliten në një komunë të caktuar.118

5.4.2. Analiza e legjislacionit

Ka pasur disa ngecje në zbatimin e ligjit aktual mbi përdorimin e gjuhëve. Në këtë aspekt, Kryeministri i

Republikës së Kosovës, me 4 prill ka nënshkruar rregulloren Nr. 07/2012 për Zyren e Komisionarit për

Gjuhë, e cila synon të mbrojë dhe promovojë gjuhët zyrtare dhe statusin e tyre të barabartë në Republikën

e Kosovës dhe në të gjitha komunat, dhe të sigurojë mbrojtjen e gjuhëve të komuniteteve, gjuhët e të

cilëve nuk janë gjuhë zyrtare. Një grup punues është themeluar për reformimin e zyres së komisionarit për

gjuhë. Në këtë aspekt, duke marrë parasysh se qeveria ka adoptuar rregulloren Nr.07/2012, e cila

rregullon sferën e përdorimit të gjuhëve zyrtare dhe se ka bërë progres në adresimin e këtyre ngecjeve,

nuk ka nevojë të amandamentohet ligji mbi përdorimin e gjuhëve zyrtare.119

Qeveria e Republikës së Kosovës ka nxjerrë rregulloren Nr.07/2012, mbi themelimin e Zyres së

Komisionarit të Gjuhë (ZKGJ), objektivi i së cilës është krijimi i Bordit për politikat gjuhësore, i cili është

i përfaqësuar nga institucione të ndryshme të Republikës së Kosovës. Një plan i punës së këtij grupi

punues është aprovuar. ZKGJ-ja ka koordinuar procesin e emërimit të përfaqësuesve të Bordit për politika

gjuhësore.120

5.4.3. Arritjet dhe sfidat

Zbatimi i plotë i të drejtave të gjuhës së të gjitha komuniteteve në gjithë Kosovën është parakusht për

qasje të barabartë në shërbime dhe pjesëmarrje efektive në jetën publike. Mirëpo, mund të vlerësohet se

ligji mbi shfrytëzimin e gjuhëve është zbatuar vetëm pjesërisht.121

Financat për shërbimet gjuhësore

ngelin të ulëta.

117 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf 118 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf 119 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. pdf 120 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimt të fizibilitetit për MSA. Pdf 121 http://www2.ohchr.org/english/issues/religion/docs/A-HRC-13-40-Add3.pdf

Page 29: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

29

6. Çështjet rajonale dhe obligimet ndërkombëtare

6.1. Bashkëpunimi me Tribunalin Ndërkombëtar për krime në ish Jugosllavi (në tekst ICTY)

Përkitazi me gjykimet e krimeve të luftës dhe bashkëpunimit me ICTY-në, rigjykimi i pjesërishëm në

ICTY i Ramush Haradinak, ish kryeministrit të Kosovës, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, komandantë të

Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili filloi në Gusht për akuzat që kanë të bëjnë me keqtrajtimin e

robërve të luftës në një burg të UÇK-së. Dëshmitari kyç i prokurorisë, i cili kishte refuzuar të dëshmonte

në gjykimin e parë, prapë refuzoi të dëshmoi duke u frikësuar për sigurinë e tij, duke i vënë në pah prapë

shqetësimet në lidhje me sigurinë e dëshimtarëve, të cilë gjë e kishte cekur Dhoma e Ankesave të ICTY-

së kur e urdhëroi rigjykimin.122

Krahas kësaj, BE-ja ka aprovuar një Task Force të veçantë në kuadër të

EULEX-it, për të hetuar akuzat nga parlamentari Zvicëran Dick Marty, se disa anëtarë të UÇK-së,

përfshirë edhe kryeministrin Thaçi, kanë marrë pjesë në trafikimin e pretenduar me organe dhe në krim të

organizuar, andaj, u emëruar një prokuror amerikan me përvojë për të udhëhequr hetimin. Gjykimi i 7

Kosovarëve tjerë të akuzuar me akuzë të trafikimit të organeve dhe trafikimit njerëzor, i njohur si rasti

Medicus, u hap në Prishtinë. Përndjekja ligjore e Fatmir Limaj për krime lufte u shty për shkak të hutisë

se a kishte imunitet parlamentar apo jo. Limaj është anëtar i parlamentit në partinë sunduese. Pak më

vonë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se ligjvënësit nuk janë imun nga përndjekja dhe gjykata e

qarkut urdhëroi vendosjen e tij në arrest shtëpiak.123

EULEX-i ka vazhduar së hetuari rastet e krimeve të luftës. Ka zhvilluar një varg operacionesh, përfshirë

arrestime dhe dënime në raste të krimeve të luftës, që përfshin figura të larta politike. Në “Gjykimin

Geci” një trup gjykues i përzirë i gjykatës së qarkut të Mitrovicës, ka dënuar 4 ish komandantë dhe

anëtarë të Uçk-së me denime prej shtatë deri në pesëmbëdhjetë vite për, në mes tjerash, edhe krime të

luftës kundër popullatës civile. Në rastin e Kleçkës, akuza, e cila i akuzon dhjetë të pandehur për akuza të

ndryshme të krimeve të luftës kundër civilëve dhe robërve të luftës së 1999, uështë konfirmuar. Në këtë

rast, një ish ministër, njëherit edhe figurë e lartë politike e partisë politike sunduese, është arrestuar nga

EULEX-i. Një rezolutë e nxjerrë nga parlamenti i këshillit të Evropës për trajtimin jo-njerëzor të njerëzve

dhe trafikimit kundërligjor të organeve njerëzore, ka ngritur akuza serioze që kanë të bëjnë me konfliktin

e 1999. EULEX-i ka themeluar një Task Force speciale me seli në Bruksel, me një zyre ndërlidhëse në

Prishtinë, për të hetuar këto akuza. Autoritetet janë duke bashkëpunuar me EULEX-in në këtë hetim.

Kosova akoma ka mungesë të kapaciteteve dhe të zotimit politik për të hetuar rastet e krimeve të luftës

me organet e saj vetanake gjyqësore dhe të rendit.124

Në përgjithësi, në këtë fushë ka pasur progres të përzier. Autoritetet janë duke bashkëpunuar me EULEX-

in në hetimin e ngritura nga rezoluta e nxjerrë nga Parlamenti i Këshillit të Evropës.125

122 http://www.hrw.org/world-report-2012/serbia 123 Limaj është akuzuar për torturimin dhe vrasjen e të burgosurëve serb dhe shqiptar në Kleçkë në vitin 1999.

124 Progres raporti i Kosovës 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 125 Progres raporti i Kosovës 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf

Page 30: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

30

6.2. Personat e zhdukur

Një prej pasoja më serioze të periudhës së pasluftës është çështja e personave të zhdukur. One of the most

serious consequences of the war-time period is the issue of missing persons.126

Zhdukja e personave është

rezultat i shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut, e cila bie ndesh me të gjitha konventat

ndërkombëtare, ligjet dhe zakonet e luftës. Familjet e personave të zhdukuar kanë parashtruar kërkesat e

tyre pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, dhe numri total i personave të zhdukur

ka arritur në 6,020.

Sipas listës së përkohshme të ICRC-së të Prillit 2012, e cila bazohet në punën e Grupit Punues për

personat e zhdukur (një grup i formuar si forum për dialog në mes të Prishtinës dhe Beogradit, i kryesuar

nga ICRC-ja), numri i personave është 1,780. Që nga lufta e vitit 1999, përgjegjës për personat e zhdukur

ishte UNMIK-u dhe ai mbante autorizimin ekskluziv për çështjet e gjetjes, ekshumimit dhe identifikimit,

deri në shpalljën e pavarësisë së Kosovës. Deri në vitin 2012, ICTY ishte e përfshirë në fazën

identifikuese dhe në mbledhjen e dëshmive të krimeve të luftës të kryera në Kosovë. Mirëpo, përgjatë

gjithë procesit të zbardhjes së fatit të të zhdukurit, të involvur ishin edhe trupa dhe mekanizma tjerë, si

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Komisioni Ndërkombëtar për personat e zhdukur, KFOR-i,

OSBE-ja, ICMP-ja dhe nga 2008, edhe EULEX-i.127

Të gjitha identifikimet që nga viti 2003 janë bërë përmes analizës së ADN-së (sipas Memorandumit të

Mirëkuptimit në mes të UNMIK-ut dhe ICMP-ja), andaj, numri i saktë i identifikimeve të bëra para kësaj

data është vështirë të përcaktohet, duke pasur parasysh modalitetet e ndryshme të përdorura në procesin e

identifikimit. Në bazë të informatave të mbledhura, përafërsisht 2,000 njerëz janë identifikuar për

periudhën 1999-2002.128

Dosja e personave të zhdukur kërkon zotim më të madh politik, mbështetje

financiare dhe teknike nga qeveria për të siguruar angazhim adekuat. Përveç nëse nuk adresohet në

mënyrë adekuate, çështja do të vazhdoi t’i rrisë ndjenjën e mërisë, do të pengojë pajtimin dhe negativisht

do të ndikojë në klimën e përgjithshme politike në Kosovë.129

6.2.1. Legjislacioni

Kosova ka adoptuar një ligj për personat e zhdukur. Është korniza e parë ligjore e cila garanton të drejtën

për të ditur dhe të drejtën e reparacionit për familjet e të zhdukurve, si dhe status ligjor të personave të

zhdukur. Grupi punues për personat e zhdukur, forum ky bilateral i cili i sjell bashkë delegacionet e

126 Korniza konceptuale e Ballafaqimit me të kaluarën përbëhet nga 4 komponent: 1) e drejta të të ditur, 2) e drejta për drejtësi apo gjykim, 3) e

drejta për kompensim dhe 4) e drejta e mos-përsëritjes së konfliktit. E drejta për të ditur për familjet e të zhdukurëve është shumë e rëndësishme

për rehabilitimin e tyre. Njëri nuk mund e të mos mendojë për familjet e viktimave të cilat akoma janë duhet tentuar dhe shpresuar të gjejnë

mbetjet e të dashurëve të tyre të zhdukur. Pse është kjo me rëndësi? Ngase familjet e viktimave nuk mund të rehabilitohen deri sa ta gjejnë të

vërtetën. Ata të cilët humbin fëmiun, emën apo të atin, burrin apo gruan, pavarësisht se a janë Shqiptarë apo Serbë, Rom apo Boshnjak të

Kosovës, ata të gjithë kanë të drejtë të dijnë të vërtetën, sepse nuk mund të ketë të ardhme të vërtetë pa e ditur se çfarë u ka ndoshur atyre

saktësisht. Familjet e viktimave kërkojnë njohje publike dhe institucionale, njohje të vuajtjeve, viktimizimit dhe sakrificës. Ata kanë nevojë për kompensim dhe respekt për të dashurit e tyre.

127 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimit të fizibilitetit për MSA.pdf marrë nga ueb-faqja http://www.meiks.net/repository/docs/Answers_to_the_questionnaire_on_the_preparation_of_the_Feasibility_Study_for_a_Stabilisation_and_As

sociation_Agreement.pdf 128 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimit të fizibilitetit për MSA.pdf 129 Të drejtat e njeriut – përgjigje në pyetësorin për përgatitjen e studimit të fizibilitetit për MSA.pdf

Page 31: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

31

Beogradit dhe Prishtinës për dialog dhe shkëmbim të informatave për personat e zhdukur në Kosovë, i cili

ngelur korniza nën të cilën autoritetet e Prishtinës kanë ndjekur zotimet e tyre. 130

6.2.2. Analizë e legjislacionit

Ligji mbi themelimin e departamentit të forenzikës mjekësore (DFM) të Kosovës, ja hyrë në fuqi në

Gusht 2009. Legjislacioni sekondar për ligjin në fjalë është duke u përgatitur, ndërsa ligji mbi procedurat

e DFM-së ka hyrë në fuqi në qershor 2010. Ligji konsiderohet sukses i rëndësishëm, dhe hap shumë i

rëndësishëm për të krijuar një kornizë ligjore për mjekësinë ligjore dhe disiplinat përcjellëse. Resurset e

forenzikës së Kosovës tani janë të centralizuara nën DFM-në (me përjashtim të njësisë forenzike të

Policisë së Kosovës), duke mundësuar një menaxhim më koherent dhe rritje eventuale. Në vitin 2010 janë

raportuar shenja të ndërhyrjes politike dhe menaxhim i varfër. Kufizimet teknike të hershme të DFM-së

ka rezultuar në mungesë të një shërbimi kualitativ, ku vazhdohet të lihët menjëanë ndërtimi i kapaciteteve

të stafit.131

6.2.3. Arritjet dhe sfidat

Afër 1,797 ngelin akoma pa u zbardhur. Familjet e personave të zhdukur, në Kosovë dhe Serbi janë

akoma duke pritur trupat e të afërmeve të tyre të eks’humohen, identifikohen dhe t’u kthehen për t’i

varrosur. Edhe kur trupat janë gjetur dhe kthyer tek familjet e tyre, vetëm disa prej autorëve të këtyre

zdukjeve me forcë dhe të rrëmbimeve janë sjellur para drejtësisë.132

Pona e gërrmimit dhe de-minimit ka vazhduar në vende të Zhilivodës dhe Kosharës, kur pretendohet të

jenë varrosur mbetjet e Serbeve etnik. Shumica e kësaj pune është bërë nga Forcat e Sigurisë së Kosovës

me përfshirjen e Komisionit Qeveritar mbi njerëzit e zhdukur, një trup ndër-ministror. Ekspertë nga

departamenti i forenzikës mjekësore të EULEX-it, në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë së Kosovës, ka

bërë vlerësime të vendeve te Liqeni Livoq dhe afër fshatit të Zhilivodës. Operacioni te fshati Livoq nuk

ka gjetur mbetje të personave të zhdukur. Autoritetet e Kosovës duhet të ofrojnë më shumë informata –

nga burimet e tyre – për varrezat e pretenduara. Mbetjet e paidentikuara njerëzore të cilat ruhen në

morgun e Kosovës akoma vazhdojnë të jenë shkas për shqetësim. Mungesa e marrëveshjes në mes të

Kosovës dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, është një pengesë në sqarimin e pretendimeve për

mbetje të paidentifikuara njerëzore në ish republikën jugosllave të Maqedonisë.133

Konkluzionet

Kosova ka themeluar institucionet e saj themelore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si gjykatat,

Ombudspersonin dhe Gjykatën Kushtetuese, e cila ka rëndësi të madhe. Mirëpo, pavarësisht këtyre

arritjeve dhe garancioneve kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mbrojtja e tyre në praktikë

ngel e pakqënashme, sidomos në plotësimit e kushteve të drejtave të BE-të të njeriut.

130 Progres raporti për Kosovën 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 131

http://www.eulex-kosovo.eu/docs/tracking/EULEX%20ProgrammeReport%202011.pdf 132 http://www.amnestyusa.org/news/news-item/balkans-thousands-still-missing-two-decades-after-conflicts 133 Progres raporti për Kosovën 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf

Page 32: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

32

Një dozë progresi është arritur në mbrojtjen e disa të të drejtave të caktura, mirëpo të drejtat që kanë të

bëjnë me zbatimin e ligjit kundër diskriminimit, mbi qasjen në dokumentet publike, mbi lirinë e

shprehjes, dhe të drejtën e femrave në proceset vendim-marrëse, të drejtat e komuniteteve RAE, dhe të

drejtat e komunitetit LHBT ngelin në vendnumërim. Edhe pse shumë prej mekanizmave për zbatimin e të

drejtave të njeriut janë përcaktuar, ato nuk kanë funksionalitet të mirëfilltë dhe vuajnë nga performansa e

dobët, si në nivelin qendror ashtu dhe në atë komunal.

Përmes një hulumtimi të dokumentacionit ne kemi mbledhur informata ekskluzivisht nga raportet e

prodhuara nga institucionet e BE-së, qeverisë së Kosovë, UNHCHR dhe UNHCR-ja, si dhe organizata

tjera ndërkombëtare dhe kombëtare të cilat janë marrë shumë me të drejtat e njeriut.

Ne presim që gjetjet e këtij studimi do të pasqyrojnë situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë si akoma

sfiduese, dhe jo si prioritet i qeverisë së Republikës së Kosovës. Gjyqësori është akoma i dobët pasi lejon

ndërhyrje politike dhe kështu cenon pavarësisë dhe paanshmërinë e saj. Ombudspersoni, si i vetmi

institucion kombëtar i të drejtave të njeriut, është sfiduar për shkak të mungesës së mbështetjes politike

dhe financiare. Ligjet nuk janë mirë të zbatuara në praktikë, dhe mungesa e bashkërendimit në mes të të

gjitha mekanizmave të të drejtave të njeriut, si: gjykatat, ombudspersoni, zyra për qeverisje të mirë,

njësitë e të drejtave të njeriut në ministri dhe në komuna, dhe OJQ-të të cilat merren me të drejtat e njeriut

është evidente.

Ne jemi në gjendje të shkoçisim disa komponentë të të drejtave të njeriut - nga shumë syresh - dhe të

analizojmë ligjet e nxjerra dhe zbatimin e tyre. Ne konklduojmë se zbatimi i mirëfilltë i legjislacionit dhe

forcimi i mekanizmave për mbrojtjen, promovimin dhe monitorimin e zbatimit të legjislacionit kërkon më

shumë mbështetje, udhëzime, ekspertizë dhe resurse adekuate njerëzore dhe financiare.

Rekomandimet

Ky dokument dikutimi konkludon me një varg rekomandimesh për adresimin e boshllëqeve, sfidave dhe

pikave të forta të cilat duhet të diskutohen thuktë se si të zbatohen ligjet për të drejtat e njeriut dhe

rregulloret të cilat tashmë janë nxjerrë.

Bazuar në hulumtimin e bërë të dokumentacionit dhe bisedave të thella me ekspertët në integrime të BE-

së, ne rekomandojmë që palët e interesit në të drejta të njeriut, nga qeveria dhe nga shoqëria civile, të

fokusohen në adresimin e çështjeve në vijim:

Funksionalizimi i një gamë të institucioneve dhe trupave që merren me të drejtat e njeriut, në

nivelin qendror dhe komunal, dhe të rrisin koordinimin në mes të gjitha njësive në rrafshin

vertikal dhe horizontal;

Prioritizimi në rritjen e shkathtësive (ndërtimi i kapacitete) të stafit të komunës në të drejtat e

njeriut;

Gjetja e mekanizmave në bazë të të cilave parlamenti dhe qeveria e Republikës së Kosovës do të

sigurojnë zbatimin në praktikë të ligjeve të nxjerra;

Koordinimi i aktiviteteve avokuese në mes të njesive qeveritare dhe shoqërisë civile përkitazi me

të drejtat e komuniteteve LHBT dhe barazisë gjinore;

Page 33: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

33

Përmirësimi i kushteve të punës për stafin i cili punon në qendrat korrektuese dhe në burgje, dhe

rekrutimi i stafit profesional të kualifikuar duket të bëhet në kritere të sakta;

Ngritja e përpjekjeve në zbatimin e programit për mbrojtjen e dëshmitarëve;

Rritja e mekanizmave alternative jo-gjyqësore për të luftuar mos-ndëshkimin dhe padrejtësinë,

konkretisht, përmes notarisë, programeve të ndërmjetësimit dhe arbitrazhit;

Ofrimi i një qasje të bazuar në komunitet në themelimin e një sistemi efektiv dhe funksional të

drejtësisë përmes programeve të rëndomta me shoqërinë civile, akademinë dhe institucioneve;

Artikulimi i ligjeve në një mënyrë koherente. Shteti duhet të bëjë përpjekje të mëtutjeshme për të

definuar ligjet për viktimat e Kosovës dhe t’i ndihmojë ata të kuptojnë të drejtat dhe përfitimet e

tyre;

Puna në bashkëpunim të ngushtë me institucionet serbe dhe me organizatat ndërkombëtare për të

zgjidhur fatin e personave të zhdukur të Kosovës;

Sigurimi se familjet e të zhdukurëve janë plotësisht të informuar për të gjitha masat e ndërmarra

nga shteti, EULEX-i dhe agjencitë tjera për të zbuluar varrezat masive dhe për të hetuar zhdukjen

e të afërmeve të tyre;

Ombudspersoni i Kosovës duhet të riformulojë qasjen e tij me publikun dhe të sigurojë

funksionimin e tij të mirëfilltë dhe ndërvarëshmërinë financiare.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës duhet të themelojë një mekanizëm me detyrë të sigurimit se ligji

mbi qasjen në dokumentet publike është duke u zbatuar në mënyrë të mirëfilltë dhe konsekuente

në të gjitha institucionet qeveritare. Një mekanizëm i tillë duhet po ashtu të jetë përgjegjës për

monitorimin e performansës së zyrtarëve të cilët merren me kërkesa;

Edhe pse Sekretari i Përgjithshëm në zyren e Kryeministrit mori iniciativën, me 16.09.2011, që të

hartojë një draft strategy për bashkëpunimin e qeverisë dhe shoqërisë civile, e cila themelon

mekanizmat qeveritar të cilat mundësojnë bashkëpunimin në mes të qeverisë dhe shoqërisë civile,

ndërsa në praktikë, qeveria, kuvendi dhe komunat duhet të jenë më të hapura dhe të

bashkëpunojnë efektivisht me shoqërinë civile;

Sa i përket mbrojtjes së vendeve fetare dhe kulturore, kërkohet nevojitet ngritje e vetëdijesimit –

shfrytëzimi i madh i OJQ-ve dhe shoqërisë civile mund të dëshmohet të jetë i dobishëm në

marrjen e një qasjeje bazike;

Krijimi i një fondi special për shërbimet për viktimat e dhunës familjare, pjesërisht të financohet

nga qeveria, donatorët dhe komuniteti biznesor;

Krijimi i mekanizmave për të zbatuar të drejtat e fëmijëve. Mbrojtja e fëmijëve duhet të përfitojë

nga një qasje funksionale shumë-sektoriale;

Zbatimi i planit dhe ligjit mbi aftësimin profesional dhe punësimit për njerëzit me aftësi të

kufizuara, dhe monitorimi i përafërt i zbatimit të tyre;

Page 34: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

34

Hartimi i kornizës normative për themelimin e metodave për kalkulimin dhe pagimin e

kompensimeve për ata individë të cilët kanë të drejtë në kompensim monetar për humbjen e të

drejtave pronësore;

Reduktimi i diskriminimit për Romë, Ashkalinjë dhe Egjptian, sidomos për banim dhe qasje në

shërbimet publike. Lehtësojë punësimin dhe ofrojnë aftësime profesionale për këto komunitete, të

mundësohet qasja e lehtë në administratën publike dhe regjistrimin civil;

Qeveria duhet të marrë rolin udhëheqës në adresimin e çështjes së PZHBV-ve së bashku me

shoqërinë civile, në krijimin e programeve për aftësim dhe shkathtësi profesionale, dhe më vonë

krijimi i kushteve më të mira për të kthyerit;

Hartimi i strategjisë për mbrojtje efektive të trashëgimisë kulturore dhe fetare të të gjitha

komuniteteve.

Page 35: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

35

Shtojca 1

BmK134

/ Drejtësia transitore në Kosovë

Bazuar në strategjinë e zgjerimit të BE-së për rritjen e bashkëpunimit regjional dhe pajtimit në Ballkanin

Perëndimor

Ka shumë mekanizma të ndryshëm të drejtësisë transitore, si juridik ashtu dhe jo-juridik, të cilat janë

themeluar në Kosovë për qëllime të adresimit të trashëgimisë së dhunës. Mirëpo, disa iniciativa janë

ndërmarrë për të themelor një shënim historik të konfliktit apo për të edukuar brezat e ri për të kaluarën e

tyre. Është dëshmuar se një qasje gjithëpërfshirëse juridike transitore do të jetë në gjendje të restaurojë

sundimin e ligjit, duke i forcuar institucionet demokratike dhe promovuar paqe të qëndrueshme.135

Kosova paraqet një rast unik studimi të një shteti të ri të pavarur të lindur nga një konflikt i dhunshëm.

Kosova në fillim të shek. XXI ka qenë shumë i zënë, jo vetëm me rindërtimin e infrastrukturës së saj, por

edhe me aftësitë vetë-qeverisëse dhe me krijimin e institucioneve të reja. Megjithatë proceseve formale,

siç ishte ICTY, të cilat ishin krijuar për t’u marrë me krimet e luftës në shtetet suksesore të ish

Jugosllavisë, drejtësia transitore ka ngelur margjinale në jetën politike dhe sociale në Kosovë. Shtypja e të

kaluarës nuk ka përmirësuar tensionet etnike në mes të popullatës Shqiptare dhe Serbe, e as që ka ofruar

paqe apo drejtësi për viktimat e krimeve të luftës dhe për familjet e të zhdukurëve. Proceset ligjore, më

shumë se një sinjal i përfundimit të drejtësisë transitore, duhet të shikohen si një pjesë e një procesi

shumë-dimensional, i cili si tërësi mund të adresojë gamën e gjerë të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe

krimeve masive.

Adresimi dhe korrektimi i shkeljeve është dëshmuar se jo vetëm që i ndihmon viktimave individuale të

arrijnë tek të e vërteta dhe drejtësia, mirëpo i ndihmon të gjitha komuniteteve në procesin e tyre të

shërimit.136

Drejtësia transitore në Kosovë nuk është vetëm një mjet konceptual për akademikët dhe për

OJQ-të, por edhe obligim kushtetues. Sipas propozimit gjithëpërfshirës të Ahtisarit për marrëveshjen për

Kosovën, qeveria dhe qytetarët e saj janë të obliguar të “promovojnë dhe plotësisht respektojnë procesin e

pajtimit të komuniteteve dhe të anëtarëve të tyre. Kosova do të krijojë qasje gjithëpërfshirëse dhe

sensitive ndaj gjinisë për t’u ballafaquar me të kaluarën e saj, e cila do të përfshijë një gamë të gjerë të

iniciativave të drejtësisë transitore.”137

Institucionet shtetërore duhet të inkurajohen dhe të prioritizojnë drejtësinë transitore, dhe të zbatojnë

nenin 2.5 të planit të Ahtisarit. Në Kosovë ka shqetësime për mungesën e motivimit në radhët e

institucioneve qeveritare për t’u marrë me çështjen kontroverse të krimeve të luftës, ekzaminimi,

komisionet e të vërtetës, reparacionet dhe lustrimet. Këto janë aspektet fondamentale të BmK, e cila nuk

mund të adresohet vetëm nga shoqëria civile. Për të sjellë drejtësi për viktimat e krimeve të luftës, luftuar

134

Ballafaqimi me të kaluarën 135 OKB. Raporti i Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut. 136 Kritz, Neil J. 1995. Transitional Justice: How Emerging Democracies Reckon with Former Regimes. Washington DC: United States Institute

of Peace. 137 Propozimi gjithëpërfshirës i Martti Ahtisaarit për marrëveshjen e Kosovës, 2 Shkurt 2007. Neni 2.5.

Page 36: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

36

mos-ndëshkimin dhe pajtimit me konfliktin e kaluar, disa hapa të caktuar duhet të ndërmerren në nivelin e

shtetit. 138

Ballafqimi me të kaluarën dhe koncepti i pajtimit ndeshën në marrëveshjen e Ahtisarit. Neni 2 mbi të

drejat e njeriut dhe liritë themelore obligon institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj të promovojnë

procesin e ballafaqimit me të kaluarën. Neni 2.5 thotë: Kosova do të promovojë dhe plotësisht respektojë

procesin e pajtimit në mes të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të saj. Kosova do të krijojë një qasje

gjithëpërfshirëse me theks të veçantë në gjini, për t’u ballafaquar me të kaluarën, e cila përfshin një gamë

të gjerë të iniciativave transitore gjyqësore.139

Në këtë aspekt, Komunikata nga Komisioni i Parlamentit

Evropian dhe Këshillit, strategjia për zgjerim dhe sfidat kryesore 2011-2012, obligojnë shtetet e Ballkanit

Perëndimor të rrisin bashkëpunimin dhe çojnë para pajtimin në regjion, i cili ka përjetuar konflikte të

mëdha të të kaluarën e afërt. Bashkëpunimi regjionale dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë

elemente kyçe të procesit të Stablizimit dhe Asocimit, dhe si të tilla, ato monitorohen për së afërmi nga

Komisioni në të gjitha fazat e procesit të akcesionit.140

Iniciativat nga OJQ-të dhe shoqëria civile luan një

rol të rëndësishëm në iniciativën regjionale për të themeluar Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimit

(RECOM), në pajtimin përtej qeverive në radhët e qytetarëve të regjionit. Kosova poashtu ka vazhduar të

jetë plotësisht e përfshirë në projektet e zbatimit, siç janë Iniciativa e financuar nga BE-ja për

Konkurrencë Regjionale. Kosova mbështet iniciativën e RECOM-it për pajtim. 141

Mbi këtë bazë dhe

sipas neneve 92.4 dhe 93.4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe sipas nenit 4 të rregullorës

02/2011 mbi përgjegjësitë administrative të Zyres së Kryeministrit dhe ministrive, e plotësuar me

rregulloren nr.07/2011 dhe neni 19 të rregullave dhe procedurave të qeverisë së Kosovës, nr. 09/2011, në

takimin e saj të mbajtur me 04 Qershor 2012, qeveria e Kosovës ka marrë draft-vendimin për themelimin

e grupit punues ndërministror i cili merret me ballafaqimin me të kaluarën dhe me pajtimin (GP për

BKP).142

138 Korniza konceptuale e rëndësishme për t’u ballafaquar me të kaluarën përfshin: 1) të drejtën për të ditur, 2) të drejtën në dretësi apo gjykim, 3)

të drejtën në kompensim dhe 4) të drejtën në mospërsëritjen e konflikteve. E drejta për të ditur ka disa nën-kompnente: komisionet e të vërtetës, panelet hulumtuese, dokumentacionin, arkivat, gjetjet e të zhdukurve, etj. E drejta në gjykim përbëhet nga paditë civile dhe mekanizmat alternativ

të ndërmjetësimit në mes të palëve të dala nga kontesti, tribunalet ndërkombëtare, gjykatat kombëtare, mbrojtja e dëshimtarëve dhe monitorimi i

gjykimeve të krimeve të luftë. E drejta në reparacione përbëhet nga rehabilitimi i viktimave, kompensimit të dëmëve të luftës, kthimit të të zhvendosurve, kërkim faljes publike nga qeveria që ka kryer krimet dhe ndërtimi i memorialëve nga institucionet. Parandalimi i përsëritjes së të

kaluarës është komponenti i fundit i ballafaqimit me të kaluarën dhe përbëhet nga çarmatosja, shpërbërja, integrimi i ish luftëtarëve, reformat

institucionale dhe në veçanti reformat në sistemin e sigurisë, mbikëqyrjen demokratike të sektorit të sigurisë dhe ekzaminimit të sfondit apo

verifikimit të shërbyesve civil dhe të atyre që punojnë në institucionet e sigurisë. Kosova ka bërë ca reforma në këtë fushë, p.sh. në polici, mirëpo

ka punë për të bërë në mbikëqyrjen demokratike të sektorit të sigurisë dhe integrimit të veteranëve të luftës. Reformat e sistemit të sigurisë synojnë transformimin e ushtrisë, policisë, gjyqësorit dhe institucioneve shtetërore të cilat më herët kanë shërbyer si instrumente të shtypjes dhe

korrupsionet në instrumentet e shërbimit publik. 139 http://www.ico-kos.org/d/Ahtisaari%20Comprehensive%20Proposal%20in%20English.pdf 140 Komunikatë nga komisioni për parlamentin dhe këshillin evropian - Strategjia për zgjerim dhe sfidat kryesore 2011-2012 marrë nga ueb-

faqja: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/strategy_paper_2011_en.pdf 141 Raport Progresi i Kosovë 2011: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf 142 1. Grupi punues ndërministror për ballafaqim me të kaluarën dhe pajtim (GP BmKP) do të përbëhet nga përfaqësues të:

1.1. një përfaqësues i zyrës së kryeministrit, kryesues

1.2. një përfaqësues i Ministrisë së drejtësisë, zëvend kryesuesi 1.3. një përfaqësues i zyres së kryetarit, anëtar

1.4. një përfaqësues i MPMS, anëtar

1.5. një përfaqësues i Ministrisë së Komuniteteve dhe Kthimit, anëtar 1.6. një përfaqësues i Minsitrisë së Shëndetësisë, anëtar

1.7. një përfaqësues i MASHT-it, anëtar

1.8. një përfaqësues i Ministrisë së financave, anëtar 1.9. një përfaqësues i Ministrisë së integrimeve evropiane, anëtar

1.10. një përfaqësues i Institutit për hulumitin e krimeve të luftës, anëtar

1.11. një përfaqësues komisionit qeveritar për persona të zhdukur, anëtar 1.12. një përfaqësues i komisionit gjuhësor, anëtar

Page 37: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

37

Qëllimi i themelimit të Grupit Punues është që të merret me shkeljet e mëdha të të drejtave të njeriut dhe

shkeljet serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar në të kaluarën në Kosovë, përfshirë edhe luftën e fundit

dhe periudhën transitore, duke marrë parasysh këndvështrimet e të gjitha komuniteteve në Kosovë, në

mënyrë që të promovohet pajtimi dhe paqja e qëndrueshme, në mes tjerash, përmes sigurimit të

llogaridhënies, gjyqësorit, ofrimit të mjeteve juridike për viktimat, fasilimit të kërkimit të së vërtetës,

promovimit të shërbimit, marrja e të gjitha masave të nevojshme për të rikthyer besimin në institucionet

shtetërore dhe zbatimi i sundimit të ligjit në pajtim me ligjin ndërkombëtar mbi të drejtat e njeriut dhe

standardet e drejtësisë transitore.

Çështjet tjera të rëndësishme

7.1. Mbrojtja e dëshmitarëve (të lidhet me konceptin e BmK)

Mbrojtja joadekuate e dëshmitarëve ngel një pengëse e madhe për drejtësinë, sidomos për krimin e

organizuar dhe për krimet e luftës në Kosovë. Pasi rastet e kërcnimit dhe frikësimit të dëshmitarëve janë

të shumta, shumë dëshmitarë nuk kishin dhe nuk kanë vullnet për të dëshmuar, ngase frikësohen për jetët

e tyre. Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, parlamenti e ka aprovuar ligjin

mbi mbrojtjen e dëshmitarëve143

, mirëpo gjyqëtarët dhe prokurorët, prapëseprapë, shpesh dështojnë të

shfrytëzojnë masat ekzistuese mbrojtëse të cilat janë në dispozicion në gjykata. Rregullorja 2001/20 e

Misonit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) mbi mbrojtjen e palëve të lënduara dhe

dëshmitarëve në procedurat penale, i ofron trupit gjykues autorizimin që të zbatojnë një varg masash

mbrojtëse. Në rastet më serioze, dëshmitarët iu lejohet të dëshmojnë në mënyrë anonime.

Mirëpo, për rastet më serioze, zhvendosja e dëshmitarëve jashtë Kosovës është e vetmja mënyrë efektive

e mbrojtjes. Mirëpo, qeveritë e huaja deri me tani kanë ngurruar të pranojnë dëshimtarë të rrezikuar nga

Kosova.

Siç edhe e ka përmendur Këshilli i Evropës në raportin e tij, mbrojtja e dëshmitarëve në Kosovë është

joadekuate. Dëshmitari tash vonë i mbrojtur, i cili kreu vetëvrasje në Gjermani dëshmon se masat janë

joadekuate. Edhe pse qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të zhvillojë mekanizma për të garantuar

mbrojtjen e dëshmitarëve, ajo dështoi për përmbush zotimin e tillë deri me tani. Ekspertët thonë se do të

duhen një varg vitesh që të funksionalizohet një program i fortë i mbrojtjes së dëshmitarëve.

1.13.Përfaqësues të shoqërisë civile, tetë (8) anëtarë

2. Të cekurit në vijim janë ftuar në cilësi të ekspertëve dhe vëzhguesve:

2.1. një përfaqësues i Këshillit Prokurorial të Kosovës 2.2. një përfaqësues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

2.3. një përfaqësues i zyres së BE-së në Kosovë

2.4. një përfaqësues zyrës së prokurorit special të EULEX-it 2.5. një përfaqësues i EULEX-it

2.6. një përfaqësues i zyrës së UNDP-së në Kosovë

2.7. një përfaqësues i OSBE-së në Kosovë 2.8. një përfaqësues i OHCHR në Kosovë

2.9. një përfaqësues i ICRC në Kosovë

2.10. një përfaqësues i ambasadës amerikane në Kosovë 2.11. një përfaqësues i ambasadës Holandeze në Kosovë

2.12. një përfaqësues i ambasadës Norvegjeze në Kosovë

2.13. një përfaqësues i i ambasadës Zvicërane në Kosovë. 143

http://www.md-ks.org/repository/docs/law_on_witness_protection.pdf

Page 38: DOKUMENT DISKUTIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT · PDF fileperiudha e tranzicionit nga post-konflikti në demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të saj nuk ... Ndërkombëtar

38

Kosova mund të mësoj nga shtetet baltike:

Estonia dhe shtetet tjera baltike arritën sukses që të bashkëpunojnë në programin për mbrojtjen e

dëshmitarëve. Pas vitit 1990, shtetet vuajtën gjatë kalimit përmes një kombinim transicionesh nga stili

sovjetik i komunizmit dhe rritja e industrive të seksit dhe të argëtimit., i cila i shndërroi të gjitha tri vendet

si vend i origjinës për tregtinë me trafikim ndërkombëtar. Në vitin 2000, Estonia, Latvia dhe Lituania u

dakorduan të marrin dëshmitarët e njëra tjetrës në rastet penale dhe t’i mbrojnë ata jashtë kufijve të shtetit

të origjinës.

Estonia është shtet burimi i femrave dhe vajzave të trafikuara me qëllim të eksploatimit seksual, si në

vend ashtu dhe jashtë.144

Të tri vendet baltike kanë lidhur një marrëveshje të përbashkët për mbrojtjen e

dëshmitarëve, dhe 10 shtetet e Detit Baltik u dakorduan për një program të mbrojtjes së dëshmitarëve në

mbarë regjionin, i cili mund të aplikohet edhe për dëshmitaret/viktimat e trafikimit.145

Qeveria e Kosovës, palët e interesit të CSO-së të cilët ballafaqohen me të kaluarën, dhe EULEX-i, duhet

të marrin parasysh modalitete të ndryshme, si lidhja e marrëveshjeve me shtetët, mirëpo jo me shtetet

fqinje (Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi) ku ka popullatë të madhe shqiptare, dhe të eksplorojnë

mundësinë e zhvendosjes së dëshmitarëve jashtë regjionit të Ballkanit. Masat e tilla do të jenë joadekuate

përderisa dëshmitari është ose në Kosovë ose në vendet fqinje.

144 http://www.unhcr.org/refworld/country,COI,USDOS,ANNUALREPORT,EST,,4680d80919,0.html 145 http://www.unhcr.org/refworld/country,COI,USDOS,ANNUALREPORT,EST,,4680d80919,0.html