2
E diel, 18 Janar 2009 Dy tingëllima për SKENDERBEUN II- ZBULIMI Tingllima e parë titullohet “Skanderbegut të pamposhtun” dhe është shkruar nga Luigi Groto (1541-1585) njohur si i verbti i Adries; ndërsa tingllima e dytë quhet “Mbi vorr të Skanderbegut”, dhe është konceptuar në latinisht nga Gabriele Faerno (1510-1561). Vargjet Panjohura e Vijnë pë herë të parë në gjuhën shqipe në kujtim të 541-vjetorit të vdekjes LEDI SHAMKU SHKRELI K a një debat të rëndësishëm mbi Gjergj Kastriotin këtë peri udhë në Shqipëri. Por duket se edhe jashtë saj. Në t’vërtetë ky debat nuk është aspak i ri, ka mbi pesë shekuj e gjysëm që mbahet i nde- zur. Nëse do rreshtoheshin këtu emrat e atyre që shkruan mbi këtë hero të Europës, nuk di kush do të mbetej jashtë. E në fakt Skënderbeu i vërtetë nuk ësh- të tjetër pos asaj miksture që ka mbetur gjallë në imagjinatën e njerëzve, në shk- rimet e humanistëve të Rilindjes Europi- ane, në legjendat e maleve dhe kullat e Macukullit, në shkrimet kritike bashkëko- hore e në ëndrrat e fëmijëve tanë; është nje- riu që e futi vrullshën popullin shqiptar në historinë e popujve modernë; është ati ynë i përbashkët tokësor. Këtë përkatësi atnore do të ketë ndjerë edhe bujari Lek Pervizi kur është ulë për të përkthyer shkrimin madhor të Dhimitër Frangut “Veprat e lavdishme të Skënder- beut” (Arbëria 2007), sipas ribotimit të 1584- ës me titull “Gli illustri et gloriosi gesti, et vittoriose imprese, fatte contra Turchi dal sign. D. Giorgio Castriotto, detto Scander- beg, Prencipe d’Epiro”. Botesa e librit u nxit prej Girolamo Angelo Flavios, pinjoll i Engjëlloreve (Êjllorve) të Drishtit dhe siç deklaronte ai vetë, stërnip i Kastriotit të Madh. Por nuk do të flas këtu mbi këtë përk- thim të vyer, për të cilin Shqipëria ruante prej shekujsh një borxh të dyfishtë (ndaj Heroit dhe ndaj At Dhimiter Frangut që e shkroi); në këtë përvjetor të 451-të të vde- kjes së Kastriotit dua ti sjell lexuesit tonë dy tingllima, a sonete, që ndodhen në bot- imin shqiptar e që i kushtohen pikërisht atij. Në shenjë falenderimi ndaj përkthimit të Pervizit, por edhe për shkak të dimen- sionit veçanërisht epik të poezive, shqipë- rimet e këtyre tingllimave vendova ti bëj në koinenë gege (tjetër borxh ky ndaj “gju- hës sonë shqyptare”). Tingllima e parë tit- ullohet “Skanderbegut të pamposhtun” dhe është shkruar nga Luigi Groto (1541-1585) njohur si i verbti i Adries; ndërsa tinglli- ma e dytë quhet “Mbi vorr të Skanderbe- gut”, dhe është konceptuar në latinisht nga Gabriele Faerno (1510-1561). Vargnimet e kësaj natyre hasen rëndom në poezinë e Rilindjes Italiane dhe ndry- shojnë nga tingllimet (sonetet) klasike. Kjo ka qenë edhe një nga sfidat në shqipërimin e këtyre dy soneteve, të papërkthyera më parë ndër ne. Shqipërim i cili përveç aspe- ktit teknik, paraqiste edhe vështirësi të karakterit historiko-gjuhësor, pasi një pjesë e fjalëve të italishtes, në mënyrë të veçantë në poezinë e Groto-s, ka ndërruar kuptimë- si në këto katër shekuj e gjysëm. Kështu fjalët novo, invitto, fero, par, opri etj. në ital- ishten e sotme, kanë ndryshuar formë (psh. invitto, sot: invincibile), por kanë ndry- shuar edhe hierarkinë e kuptimësisë (psh. opri, sot apri, dikur përdorej në kuptimin zbuloj). E gjithaq vërehen edhe forma ru- dimentale të latinishtes vulgare që asoko- he gëlonin në italishten e Pesëqindës (ad huom non lice). Tingllimi “Dell’Invittissimo Scander- beg” (“Skanderbegut të pamposhtun”) nd- jek në pikëpamje prozodike, por edhe në atë poetike, modelin e konsoliduar të një tra- dite apologjike, e cila është dhe karakteris- tikë e rimatorit të njohur venedikas Luigi Groto. Tingllima këtu i përmbahet vargëz- imit me dy korpuse: nistori duket si një strofë tetëvargëshe, por në fakt është i për- bërë nga dy strofa katërshe të tipit a/b/b/ a. Nga ana tjetër, këto strofa lidhen së bash- ku pasi a-ja dhe b-ja e katërshes së dytë rimojnë me të njëjtin tingull e kadencë me katërshen e parë. Ndërsa korpusi i dytë ndryshon nga i pari pasi nuk ndahet aq thjeshtë në dy grupime (3+3), pasi këtu kemi një thyerje të strukturës së korpusit nistor, duke kaluar në një vargnim të tipit a/b/c+a/b/c. Në këtë rast a-të dhe b-të nuk rimojnë me ato të korpusit të parë. Groto e përmbyll këtë sonet me një lojë të hollë e të këndshme fjalësh ndaj emrit Angelo-Engjell, me të cilin ka njiherit para- sysh qoftë nxitësin e botesës, Angelo Flavi- on, stërnip i Skanderbegut, qofte edhe en- gjellin si banor të Qiellës e t’amshimit, që ndryshe ka ne, banorët e tokës, ka fuqinë t’i rrokë ngjarjet e figurat prej së larti e të përshkruajë kësisoj ç’përmasa të përbot- shme ato kanë. Sa i takon tingllimit të dytë, duhet thek- suar që në krye se këtë nuk e kemi sjellë në shqip nga origjinali, i cili është shkruar në latinisht dhe përshfaqe që në motin 1531, por nga përkthimi italisht i Anonimit të Palermos të një libri mbi historinë e Gjergj Kastriotit, përshfaqur më 1845 në Siqeli. Dëshprimi për grabitjen e eshtrave të Skanderbegut dhe humbja e mundësisë për ta kthyer mauzoleun e tij në një altar të frymëzimit për luftë ndaj turqve, i dha sh- kas autorit më të madh neo-latin të kohës, poetit nga Kremona, Gabriele Faerno t’i kushtojë këtë tingllim fatosit shqiptar. Poe- zia përzgjidhet me kast nga humanisti i shquar italian Paolo Giovio, si një paradig- më e Feniksit që rilind nga vdekja e vet, me rasën e ribotimit të veprës “Jeta e njerzve të shquem”, në vjetin 1577. Sikurse shihet, “Mbi vorr të Skanderbe- gut”, nuk përman elemente të italishtes së vjeter duke dëshmuar një moshë më të pjekur të gjuhës dhe ndonëse i sjellë në ital- ishten e shek. XIX, tingllimi i përshtatet bukur mirë në strukturë formës së Ril- indjes. Tingllimi në origjinalin latin del të ketë pasur pesë radhë më tepër dhe një metrikë të ngjashme, ndonëse me trok të ndryshëm, ndërsa sa i përket kuptimit shmangiet janë thuajse vetëm të natyrës stilistikore. Në këtë përvjetor të 451-të të vde- kjes së Kastri- otit po i sjellim lexuesit tonë dy tingllima, a sonete, që i kushtohen pikërisht atij, shkruar nga Luigi Groto dhe Gabriele Faerno Luigi Groto

Dy tingellima për Skenderbeun - Ledi Shamku Shkreli (18 Jan 2009)

  • Upload
    xhibi

  • View
    943

  • Download
    6

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Në këtë përvjetor të 451-të të vdekjes së Kastriotit po i sjellim lexuesit tonë dy tingllima, a sonete, që i kushtohen pikërisht atij, shkruar nga Luigi Groto dhe Gabriele Faerno.

Citation preview

Page 1: Dy tingellima për Skenderbeun - Ledi Shamku Shkreli (18 Jan 2009)

E diel, 18 Janar 2009

Dy tingëllima përSKENDERBEUN

II- ZBULIMI

Tingllima e parë titullohet “Skanderbegut të pamposhtun” dhe ështëshkruar nga Luigi Groto (1541-1585) njohur si i verbti i Adries; ndërsatingllima e dytë quhet “Mbi vorr të Skanderbegut”, dhe është konceptuar në latinishtnga Gabriele Faerno (1510-1561).

VargjetPanjohura

e

Vijnë pë herë të parë në gjuhën shqipe në kujtim të 541-vjetorit të vdekjes

LEDI SHAMKU SHKRELI

Ka një debat të rëndësishëm mbiGjergj Kastriotin këtë periudhë në Shqipëri. Por duket seedhe jashtë saj. Në t’vërtetë kydebat nuk është aspak i ri, ka

mbi pesë shekuj e gjysëm që mbahet i nde-zur. Nëse do rreshtoheshin këtu emrat eatyre që shkruan mbi këtë hero të Europës,nuk di kush do të mbetej jashtë.

E në fakt Skënderbeu i vërtetë nuk ësh-të tjetër pos asaj miksture që ka mbeturgjallë në imagjinatën e njerëzve, në shk-rimet e humanistëve të Rilindjes Europi-ane, në legjendat e maleve dhe kullat eMacukullit, në shkrimet kritike bashkëko-hore e në ëndrrat e fëmijëve tanë; është nje-riu që e futi vrullshën popullin shqiptar nëhistorinë e popujve modernë; është ati ynëi përbashkët tokësor.

Këtë përkatësi atnore do të ketë ndjerëedhe bujari Lek Pervizi kur është ulë përtë përkthyer shkrimin madhor të DhimitërFrangut “Veprat e lavdishme të Skënder-beut” (Arbëria 2007), sipas ribotimit të 1584-ës me titull “Gli illustri et gloriosi gesti, etvittoriose imprese, fatte contra Turchi dalsign. D. Giorgio Castriotto, detto Scander-beg, Prencipe d’Epiro”. Botesa e librit unxit prej Girolamo Angelo Flavios, pinjolli Engjëlloreve (Êjllorve) të Drishtit dhe siçdeklaronte ai vetë, stërnip i Kastriotit tëMadh. Por nuk do të flas këtu mbi këtë përk-thim të vyer, për të cilin Shqipëria ruanteprej shekujsh një borxh të dyfishtë (ndajHeroit dhe ndaj At Dhimiter Frangut që eshkroi); në këtë përvjetor të 451-të të vde-kjes së Kastriotit dua ti sjell lexuesit tonëdy tingllima, a sonete, që ndodhen në bot-imin shqiptar e që i kushtohen pikërishtatij.

Në shenjë falenderimi ndaj përkthimittë Pervizit, por edhe për shkak të dimen-sionit veçanërisht epik të poezive, shqipë-rimet e këtyre tingllimave vendova ti bëjnë koinenë gege (tjetër borxh ky ndaj “gju-hës sonë shqyptare”). Tingllima e parë tit-ullohet “Skanderbegut të pamposhtun” dheështë shkruar nga Luigi Groto (1541-1585)njohur si i verbti i Adries; ndërsa tinglli-ma e dytë quhet “Mbi vorr të Skanderbe-gut”, dhe është konceptuar në latinisht ngaGabriele Faerno (1510-1561).

Vargnimet e kësaj natyre hasen rëndomnë poezinë e Rilindjes Italiane dhe ndry-shojnë nga tingllimet (sonetet) klasike. Kjoka qenë edhe një nga sfidat në shqipërimine këtyre dy soneteve, të papërkthyera mëparë ndër ne. Shqipërim i cili përveç aspe-ktit teknik, paraqiste edhe vështirësi tëkarakterit historiko-gjuhësor, pasi një pjesëe fjalëve të italishtes, në mënyrë të veçantënë poezinë e Groto-s, ka ndërruar kuptimë-si në këto katër shekuj e gjysëm. Kështufjalët novo, invitto, fero, par, opri etj. në ital-ishten e sotme, kanë ndryshuar formë (psh.invitto, sot: invincibile), por kanë ndry-shuar edhe hierarkinë e kuptimësisë (psh.opri, sot apri, dikur përdorej në kuptiminzbuloj). E gjithaq vërehen edhe forma ru-dimentale të latinishtes vulgare që asoko-he gëlonin në italishten e Pesëqindës (adhuom non lice).

Tingllimi “Dell’Invittissimo Scander-beg” (“Skanderbegut të pamposhtun”) nd-jek në pikëpamje prozodike, por edhe në atëpoetike, modelin e konsoliduar të një tra-dite apologjike, e cila është dhe karakteris-

tikë e rimatorit të njohur venedikas LuigiGroto. Tingllima këtu i përmbahet vargëz-imit me dy korpuse: nistori duket si njëstrofë tetëvargëshe, por në fakt është i për-bërë nga dy strofa katërshe të tipit a/b/b/a. Nga ana tjetër, këto strofa lidhen së bash-ku pasi a-ja dhe b-ja e katërshes së dytërimojnë me të njëjtin tingull e kadencë mekatërshen e parë. Ndërsa korpusi i dytëndryshon nga i pari pasi nuk ndahet aqthjeshtë në dy grupime (3+3), pasi këtukemi një thyerje të strukturës së korpusitnistor, duke kaluar në një vargnim të tipita/b/c+a/b/c. Në këtë rast a-të dhe b-të nukrimojnë me ato të korpusit të parë.

Groto e përmbyll këtë sonet me një lojëtë hollë e të këndshme fjalësh ndaj emritAngelo-Engjell, me të cilin ka njiherit para-sysh qoftë nxitësin e botesës, Angelo Flavi-

on, stërnip i Skanderbegut, qofte edhe en-gjellin si banor të Qiellës e t’amshimit, qëndryshe ka ne, banorët e tokës, ka fuqinët’i rrokë ngjarjet e figurat prej së larti e tëpërshkruajë kësisoj ç’përmasa të përbot-shme ato kanë.

Sa i takon tingllimit të dytë, duhet thek-suar që në krye se këtë nuk e kemi sjellë nëshqip nga origjinali, i cili është shkruar nëlatinisht dhe përshfaqe që në motin 1531,por nga përkthimi italisht i Anonimit tëPalermos të një libri mbi historinë e GjergjKastriotit, përshfaqur më 1845 në Siqeli.

Dëshprimi për grabitjen e eshtrave tëSkanderbegut dhe humbja e mundësisë përta kthyer mauzoleun e tij në një altar tëfrymëzimit për luftë ndaj turqve, i dha sh-kas autorit më të madh neo-latin të kohës,

poetit nga Kremona, Gabriele Faerno t’ikushtojë këtë tingllim fatosit shqiptar. Poe-zia përzgjidhet me kast nga humanisti ishquar italian Paolo Giovio, si një paradig-më e Feniksit që rilind nga vdekja e vet, merasën e ribotimit të veprës “Jeta e njerzvetë shquem”, në vjetin 1577.

Sikurse shihet, “Mbi vorr të Skanderbe-gut”, nuk përman elemente të italishtes sëvjeter duke dëshmuar një moshë më tëpjekur të gjuhës dhe ndonëse i sjellë në ital-ishten e shek. XIX, tingllimi i përshtatetbukur mirë në strukturë formës së Ril-indjes. Tingllimi në origjinalin latin del tëketë pasur pesë radhë më tepër dhe njëmetrikë të ngjashme, ndonëse me trok tëndryshëm, ndërsa sa i përket kuptimitshmangiet janë thuajse vetëm të natyrësstilistikore.

Në këtëpërvjetor të

451-të të vde-kjes së Kastri-otit po i sjellimlexuesit tonë dy

tingllima, asonete, që ikushtohen

pikërisht atij,shkruar ngaLuigi Groto

dhe GabrieleFaerno

Luigi Groto

Page 2: Dy tingellima për Skenderbeun - Ledi Shamku Shkreli (18 Jan 2009)

E diel, 18 Janar 2009 ZBULIMI- III

Dell’Invittissimo Scanderbeg

Novo Alessandro, à cui non l’Oriente Ma il Regnator dell’Oriente altero Chiarì di se trionfi, e vanto vero D’un’invitto valor diede soventeL’altro Alessandro àlle faville spente Lo scrittore invidiò, ma al Greco fero Tu non invidieresti, se ad Homero Qual d’occhi par, di stil fos’io, e di mente

Ma poi che’l rinovar gli alti tuoi gesti. E le tue sacre palme ad huom non lice; Il rinovarli a un’Angelo e prestato.Felice Angel chel’opri, e che vedesti Tale heroe tra suoi Avi: e lui felice, Che fra i nipoti un n’ha si illustre, e grato

Skanderbegut te pamposhtun

O Lekë i përtrimë, ty jo Orienti sall Po vetë hijerandi Sundimtar’ i tij Ta sdriti aj ngadhnjimin e dha deshmi Mbi qendresë tanden e zulmen qi s’tu ndalTjetri Aleksandër, qi flakcat i janë shgalë Shkrimtarin e lakmoi, po Grekun delì Ti s’kishe me e resue, sikur n’mjeshtrì Homerit pos verbnisë t’i gjitsha, edhe n’fjalë

Po meqë s’i lejohet t’gjallit me’j permendë Bâmat e tua t’nalta, e t’shêjten lavdi Nji Engjëll, veç ai mund ta rrëfejëLum ti Engjëll, qe zbulove se ke mbrendë T’tillë Fatos mes Etënve tij; e lum ai Se ka ndër nipa nji bisk t’ndert e t’dêjë

Mbi vorrin e Skanderbegut

N’vorr tand o Gjergj, u shqymb e ra Rrenim’ i Turqve, i Epirit rojë Eshtënat tua mbetun pa mprojë Viseve u shperndanë gjithkaaSkurrjala që n’dhè duhej me prâ E prej anmiqsh mos t’kish cenojë; Aq emni yt lavdinë naltoi, Sa n’mija grima u thy e u nda.

Se kur ti botën e t’gjallëve le, Hyjnor at korp hasmi e kujtoi, Që mund t’i yshtte vloj’ e guxim.E fama, që tjerëvet mauzolé Grish me ju ngrehë, ty ta mohoi; Dhe po prej tyne bujë t’dha e nderim.

Sul sepolcro di Scanderbeg

Dentro il sepolcro tuo Giorgio, si chiuse La ruina de’ Turchi, e la difesa D’Epiro; e l’ossa tua senza contesa, In molti luoghi fur sparse e diffuse.Le membra, che dovean riposar rinchiuse E non sentir più del nemico offesa; Tal del tuo nome fu la gloria accesa, Che in mille fur rotte e confuse.

Perche lasciando il mondo con la vita Il corpo tuo, fu dai nemici tuoi Divino, come per pigliar valore.E la virtu, che a dar sepolcro invita Agli altri, a te la tolse; ed ella poi Coi medesimi ti dié fama ed onore.

Tingëllima II

Tingëllima INGA LUIGI GROTO (1541-1585)

NGA GABRIELE FAERNO (1510-1561)

Por kush ishin keta dy autore, poetete Rilindjes Italiane?

Luigi GrLuigi GrLuigi GrLuigi GrLuigi Grotootootootooto apo siç njihej në rrethetletrare të kohës, i Verbëti i Adries (ilCieco d’Adria) ishte letrar, tragjediografdhe rimator italian (lind në Adrie 1541 –vdes në Venecje 1585). Që fëmijë humbettë parit e për këtë do quhej dhe i Verbëtii Adries, por pavarsisht nga kjo, ja del tëbëhet njeri me kulturë të gjerë human-iste e të zhvillojë një aktivitet të gjerëletrar (ndonese do vdiste i ri).

Shkroi tragjedi, komedi, drama bari-tore, poema latine dhe rima të ndryshme,por thjeshtëzoi për gjindjen e thjeshtëedhe vepra të antikitetit. Në tragjed-inë e tij të parë, Dalida, përshfaqë më1572, por shkruar shumë më parë,Grotto shfaq një talent të padyshimtëdramatik dhe abuzon më pak se bash-këkohësit me sentenca dhe retorikë.Ndërsa nisur nga tragjedia e dytë e tij,Adriana (botuar ne vjetin 1578), e qëka për subjekt historine e dy të rinjvefatkeq në dashuri, Latino e Adriana,Shekspiri kohë më vonë do të krijonteRomeo e Xhuljetën. Në një prej kome-dive, Emilia (1579), Groto zgjeronEpidicusin e Plautit, por veç komedivee dramave të t jera, ve për tjetër erëndësishme e tij janë Ligjeratat Pop-ullore (le Orationi volgari) të botuaranë Venedik më 1589. Trupi i tij sot pus-hon në katedralen e Adries (Itali).

GaGaGaGaGabriele Fbriele Fbriele Fbriele Fbriele Faeraeraeraeraernonononono, poet latin i shek.XVI, lindi në Kremone në Lombardi,aty nga viti 1510. Pati për mbrojtës dhemecenat Papa Piun VI, i cili do tatërhiqte atë në Romë pranë tij, duke ihapur kështu rrugën e suksesit. Faer-no ka hyrë në historinë e letrave euro-piane si fabulist, poet dhe kritik i Pes-qindës dhe është konsideruar ngapasardhësit si “humanista proper”.

Vepra që i dha famë ishte “Përm-bledhje Fabulash” (Centum Fabulae exantiquis scriptoribus delectae) shkru-ar me një stil tepër elegant, që u botuasë pari në Romë më 1564, pasi ai kishvdekur. “Përmbledhja” njohu një sërëbotimesh luksoze dhe kohët e funditedhe disa botime kritike. Vlen të për-mendet se kur Faerno kompozoi fabu-lat e tij, s’qenë zbuluar ende ato tëFedrit, ndonëse më pas u pretendua seai i kish njohur që më parë ato, por pre-tendimi nuk u provua kurrë.

Shkroi dhe një sërë vargnimesh në la-tinisht për njerëz të shquar dhe nëpërgjithësi konsiderohet si autori më imadh neo-latin i Papa Piut IV (1559-1565).Faerno vdiq në Romë më 1561, ku dhe uvarros.

Skënderbeu në shtratin e vdekjes gravurë e vitit 1577