20
Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,prill 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 NJË VIT ME DITURIA - ETT ÅR MED DITURIA DituriaRevistë mujore

E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,prill 2008

Dituria

E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi

Viti II , Nr. 4

NJË VIT ME DITURIA - ETT ÅR MED DITURIA

Dituria‐Revistë mujore

Page 2: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,prill,2008 faqe 2 Revistë kulturore, letrare, artistike shoqërore e argëtuese për fëmijë, të rinjë dhe prindër

D I T U R I A Përmbajtja:

Boton QKSH “Migjeni” Borås – Suedi Kryeredaktor: 3.Nga redaksia Sokol Demaku [email protected] 4. Në institucionet parashkollore …. Keshilli redaktues: 5.Dy gjuhësia tek fëmijët Rrahmon Jashari [email protected] 6.7.Fejtoni ynë Lena Liden [email protected] 8,9,10.Vem är du? Liridona Jashari Hakif Jashari [email protected] 11,12.Faqe për fëmijë Arsim Daka [email protected] 13,14,Jeto për dicka e ...B. Latifi AgronCela [email protected] 15.Caste me violinistin Muharrem ... Adresa e redaksisë [email protected] 16.Poezi - Ajete Beqiraj Revista Dituria Studiefrämjandet 17.Poezi L. Kyrkogatan 20 503 07 Borås 18. Për orët e lira 19. Turizmi bregdetar shqiptar 20. Ciftelia - tregim nga Ajri Begu

Tirazhi: 200 copë

Page 3: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,prill,2008faqe 3 NJË VIT ME DITURIA NË BORÅS Me entuziazmin dhe vullnetin e pashuar të këtyre djelmoshave “Dituria” u rritë dhe u zhvillua në një revistë të mirfillt kombëtare dhe shqiptare. Revista jo vetëm që bëri jehonë këtu në Borås, në Suedi por ajo kaloj kufinjët shtetror dhe u bë e njohur në gati terë rruzullin tokësor. Sot kjo ka miq në Amerikë, Siri, Zvicër, Angli, Gjermani, Shqipëri, Kosovë, Norvegji, Finlandë dhe Maqedoni. U jemi mirënjohës bashkëkombasve tanë ketu në Borås që na mbështetn

në këtë projekt madhështor. U jemi mirënjohës organeve komunale të qytetit të Boråsit dhe të shtetit suedez për përkrahjen së pari morale e pastaj edhe materiale në realizimin e ketij projekti madhështor për ne shqiptarët në megrim. I falenderojmë të gjithë ata që bashkëpunan me ne dhe na ndihmuan me punimet e tyre në begatimin e përmbajtjes së revistës sonë.

Kjo kishte një ndikim të madh në punën tone, kjo ishte një inspirim për ne që në të ardhmen të kemi rezultate edhe më të mëdha. Deri me tani kemi botuar 11 numra të revistës ”Dituria” me gjithësejt 2400 ekzemplar. Revistën e shperndajmë gratis te të gjithë lexuesiit tanë si këtu ashtu edhe jasht vendit. I jemi mirënjohës edhe QKSH “Migjeni” si themelues i yni dhe inspirator për një punë më të madhe në të ardhmen. Duke par rezultatet e arritura redaksia e revistës vendosi që nga shkurti të filloj edhe me emitimin e një RADIO programi në gjuhën shqipe,keshtu që edhe kjo u bë realitet dhe tani kemi në Borås radion lokale Radio dituria që emiton program në gjuhën shqipe një orë në javë cdo të merkurë në gjatësi valësh 92,5 Mhz prej ores 18,oo deri në ora 19,oo. Edhe kjo është një pune e madhe e redaksisë së revistës Dituria. Mbetimi me shpresë se në të ardhmën do kemi ndihmen tuaj më të madhe në realzimin e qellimeve tona të përbashkëta. Redaksia e revistës ”Dituria” Borås Qër nga muaj gusht 2007 mund të lexoni revistën ton edhe në internet www.immi.se/tidskrifter/dituria

Dituria‐Revistë mujore

Page 4: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,prill,2008faqe 4 Sokol DEMAKU NË INSTITUCIONET PARASHKOLLORE APLIKOJNË NË PUNËN E TYRE PEDAGOGJIKE FILOSOFIN REGIO EMILIA Në komunën e Brämhultit mësimin e zhvillojnë fëmijët nga klasat parashkollre deri në klasën e nëntë të shkollës fillore. Kjo veprimtari përshkruhet nga një perspektivë e plotë për nxënësit nga 0 deri në 16 vjeq. Mes administratës së kulturës dhe aktiviteve të lira të kësaj komune egziston një bashkëpunim i ngusht në nje aspekt të jashtzakonshëm kur kemi të bëjm me zhvillimin e gjuhës. Ne vizituam institucionin parashkollor Hässlegorden ku në bisedë me drejtoreshën e këtij institucioni mësuam sa vijon: Se ky institucion parashkollor është në kuadër të komunës së Brämhultit me përbërje shumkulturore me gjashtë reparte. Në këto reparte janë të ndar fëmijët sipas moshave prej 1-3 vjeq, pastaj 3-4 dhe 4-5 vjeq, gjithashtu në këtë institucion egziston një repart vëllezeror. Grupet punuese janë të përbëra nga 3-4 pedagog, mësues parashkollor si dhe kujdestare fëmijësh të cilët punojnë së bashku. Sipas fjalëve të drejtoreshës nga viti 2006 ky institucion parashkollor ka filluar të aplikoj një filosofi të re të punës duke u bazuar në filosofin me insipirim nga Regio Emilia e cila filosofi vjen nga Italia veriore. Komuna ka berë një investim kapital në kopshtet e fëmijëve apo si këta këtu i quajn në institucionet parashkollore. Të gjithë të punësuarve në institucionet parashkollore të kësaj komunë u është mundësuar që në kuadër të shkollës së lartë të vijojnë një kualifikim profesional prej 15 poenësh brenda Regio Emilia filosofisë si dhe u është mundësuar që të gjithë pedagogët e punësuar në këto institucione të vizitojnë të gjitha kopshtet dhe institucionet parashkollore që bazohen në Regio Emilia filosofin në punën e tyre në Suedi. E jashtzakonshme është se këta punëtor pedagogjik gjatë vitit 2007 kanë udhëtua në Itali në një udhëtim hulumtimi në mënyrë që në vendin e ngjarjes të njihen, ndjejnë, përjetojnë dhe hulumtojnë këtë filosofi të re për ta. Pyetja bie si do punojnë këta në Hässlegården me këtë filosofi të re ne veprimtarin e tyre? Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne shumë ide dhe mendime, dëshirë dhe energji për ta zhvilluar Häslegården në të ardhmen. Mu tani ne jemi në një ndryshim intersant dhe të dobishëm ku të gjithë së bashku do të krijojmë njëinstituicion parashkollor ku fëmija me gëzim do mësojnë njëqind gjuhë, do të takojë një mjedis që joshë fëmijët dhe personelin në një punë edhe ma produktive si dhe një angazhim më të madh nga ana e pedagogëve që punojnë me këta fëmijë duke u mbeshtetur në filosofin e Regio Emila. E gjithë kjo do mbështetet dhe bazohet në Planin mësimor Lpfö-98. Ajo thot se ketu punohet në një reth shumëkulturor dhe se zhvillimi gjuhësor i fëmijeve është shumë më rëndësi dhe i kushtohet një kujdes i madh në punën e tyre.

Dituria‐Revistë mujor

Page 5: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dheprindër,mars,2008faqe 5 Nga numri i parë i revistës sonë dhe tuaj do të botojmë në vazhdime nje material në gjuhën shqipe dhe suedeze të botuar nga ana e Entit për shkolla i Suedisë që ka të bejë më rëndesin që ka gjuha tek fëmijët, respektivisht mësimi i dy gjuhëve nga ana e fëmijëve. Kembimi reciprok në gjuhën amtare dhe në gjuhën suedeze Växelvis på modersmål och svenska Skolan ska bli bättre Regeringen har beslutat att satsa extra resurser för att hjälpa kommuner och skolor att bli bättre på att möta de flerspråkiga elevernas skilda behov. Alla elever harrätt till likvärdiga förutsättningar för att nå kunskapsmålen i grundskolan och att fullfölja studier i gymnasieskolan. Myndigheten för skolutveckling har på regeringens uppdrag utarbetat en plan för hur dessa pengar ska användas för olika stödinsatser: Rektorer och andra beslutsfattare erbjuds utbildning i frågor som rör flerspråkighet, förhållningssättvid kulturmöten och samverkan mellan skola och hem. Svenskspråkiga lärare som undervisar flerspråkiga elever i olika ämnen får utbildning för att bli bättre på att undervisa elever som har svenska som sittandra språk. Modersmålslärare erbjuds utbildning för att bli bättre på att ge studiehandledning i olika ämnen och så att de kan undervisa på modersmål eller svenska i olika ämnen. Kommunerna får ekonomiskt stöd för att anställa extra resurs personer på skolor med stora behov av mer personal. Kommunerna får stöd för att utveckla metoder för att bli bättre på att ta tillvara föräldrarnas erfarenheter och för att öka deras möjligheter att stödja sina barn i deras identitets- och kunskapsutveckling. Kommunerna får stöd för att utveckla undervisningen för de elever som kommer till Sverigeunder de senare åren i grundskolan under gymnasieåren. Flerspråkiga elever ska uppmuntras så att de kan och vill fortsätta sina studier efter gymnasieskolan. Shkolla do të bëhet gjithnjë më e mirë Qeveria ka vendosur të investojë mjete plotësuese për të ndihmuar komunat dhe shkollat që të jenë më të mira në rastet kur kanë të bëjnë me nxënës që flaisn disa gjuhë si dhe të plotësohen nevojat e tyre të ndryshme. Të gjithë nxënësit kanë të drejtën e parakushteve të barabarta për të arritur qellimin e diturisë në shkollën fillore dhe të vazhdojnë studimet në gjimnaz. Me porosi nga qeveria, Organi shtetror për zhvillimin e shkollës ka përpiluar një plan se si këto mjete të përdorën në kontribute dhe përkrahje të ndryshme: *Drejtorëve të shkollave u është ofruar kualifikim në qeshtjet që kanë të bëjnë me shumëgjuhësin dhe qendrimin e tyre në lidhje me takimin me kultura të ndryshme dhe bashkëpunimin shkolle – shtëpi, *Arsimtarët suedishtfolës të cilët japin mësim në lëndë të ndryshme nxënësve që flasin disa gjuhë, shkollohen për ti mësuar më mirë nxënësit me suedishten si gjuhe të dytë, *Arsimtarëve të gjuhës amtare ju ofrohet shkollim për tu aftësuar më mirë që të japin udhëzime studimi në lëndë të ndryshme, si dhe për tu aftësuar për mësimin në gjuhën amtare, *Komunat marrin ndihma ekonomike për të punësuar një numër përsonash suplementar në ato shkolla të cilat kanënevojë për një numër më të madh të përsonelit, *komunat marrin mbështetje për të zhvilluar metoda bashkohore për të shfrytëzuar më mirë përvojën e prindërve për të përkrahur fëmijët e tyre në xhvillimin e identietetit dhe diturisë së tyre, *Nxënësit që flasin disa gjuhë duhet të nxiten për të fituar aftësi dhe dëshirë të vazhdojnë studimet edhe pas gjimnazit.

Dituria‐Revistë mujore

Page 6: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,prill,2008 faqe 6 Fejtoni ynë i ri: Portrete figurash të njohura shqiptare

25 VJETORI I VDEKJES SË YLLIT TË KOMEDISË XHON BELUSHI

Çdo vdekje është tragjike, por vdekja e Xhon Belushit 25 vjet më parë, është cilësuar si simbol i dëshpërimit të skajshëm të komedise. Fillimisht shtypi i kohës njoftoi se Belushi vdiq si pasojë e goditjes në zemër, por pas një autopsie u vërtetua se shkaku ishte marrja e tepruar e droges. I njohur për humorin e tij ekstrem dhe praktik, lajmi i vdekjes së John Belushit fillimisht u prit me mosbesim. Të gjithë mendonin se kjo ishte një shaka e tij. Por e vërteta ishte e hidhur. “Kometa e quajtur Belushi ishte shuar”, titullohej njoftimi në një gazetë të asaj kohe. Ai ishte 33 vjec. Disa ekspertë thonë se John Belushi nuk e kishte arritur ende kulmin e tij artistik, por të tjerë besojnë se Belushi kishte shkelqyer, veçanërisht me rolin kryesor ne varietenë televizive Saturday Night Live. I ati i Xhon Belushit, Adam kishte emigruar nga Qyteza e Shqipërisë në Amerikë në vitin 1934 kur ishte 15 vjec dhe fillimisht u vendos në shtetin e Miçiganit, ku edhe atehere shqiptarët përbënin një komunitet aktiv. E ëma e Xhonit, Agnes ishte edhe ajo bijë e një familjeje emigrantësh po shqiptarë që ishin vendosur prej kohësh në qyteti Akron të Ohajos. Pas luftës së dytë botërore ku Adam Belushi sherbeu ne radhët e ushtrisë amerikane, ata martohen dhe lindin 4 fëmijë, më i madhi Xhoni. I ati mendonte që Xhoni kur te rritej të punonte me të në dy restorantet, pronë e familjes. Por Xhon Belushi, si çdo i ri, kishte ëndërat e veta dhe këto ai shpesh i diskutonte me gjyshen, që thuhet se ndikoi shumë në edukimin e tij.

Dituria‐Revistë mujore

Page 7: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,prill,2008faqe 7 Në librin biografik Belushi, ish bashkëshortja e tij Judith Belushi Pissano shkruan se që në shkollë të mesme, ku Xhon Belushi morri studimet e para në fushen e artit dhe filloi të dilte në skenë, të gjithëve u bënte përshtypje gjallëria dhe forca tërheqëse e pranisë se tij, sa që te krijohej bindja se çdo rol që merrte përsipër do ta realizonte përsosmërisht. Dhe pas roleve të ndryshme me një sërë trupash të teatrit komik në Çikago, në fillim të viteve 1970, Xhon Belushi, shkëlqeu në varietenë humoristike qe transmetohej drjetperdrejt çdo të shtunë në televizion. Shumë shpejt emri i tij u bë i njohur në mbarë Amerikën. Pastaj filluan të vërshonin ofertat kinematografike. Roli që luajti në filmin ''Animal House,'' nga mesi i viteve ‘70 e shndërroi Belushin në një ylll Hollivudi. Pas kësaj pasuan filma të tjerë përfshi Going South me Xhak Nikolsonin dhe Blues Brodhers, me Dan Akroin, ku Belushi zbuloi edhe talentin e tij të ri, përveç humoristit dhe aktorit edhe atë të këngëtarit e kompozitorit të muzikës blues. Për kontributin dhe vlerat e artit të tij, më 2004, Amerika e ndëroi këtë bir shqiptaro-amerikan, me një yll në Bulevardin e Famës në Hollivud. Fare pranë yllit me emrin e Xhon Belushit, ndodhen ato me emrat e aktorëve të tjerë legjendare si Elizabeth Taylor, Hamphry Bogart, Lorenc Oliver e Ronald Regan. Në një rast, vëllai i tij, Xhim Belushi, aktor i njohur, është shprehur se “Xhon Belushi ishte ndoshta viktimë e suksesit të papërmbajtur të humorit të tij të shfrenuar”. Viktimë e një dukurie në boten e artit, që kritikët e artit shpesh e cilesojnë si sindroma e suksesit të rrufeshëm i shoqëruar nga një padurim i tmerrshëm që e bën një yll të nxitojë për të arritur në majën më të lartë sa më shpejt që të jetë e mundur. Xhon Belushi vdiq më 5 mars 1982 në një hotel në Sunset Bulevard të Hollivudit, ku ai kishte shkuar për të nëshkruar një kontratë për disa filma me studion Paramount. Varri i tij ndodhet në Masachusets, në varrezat Chilmark në Marthas Vineyard ku Xhon e Judith Belushi sapo kishin blerë një shtëpi të re në këtë rajon të pasur të Shteteve të Bashkuara.

Dituria‐Revistë mujore

Page 8: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,prill,2008 faqe 8 Liridona Jashari Borås Kl VIII Det var morgon och jag hade precis vaknat, jag gick till köket för att hämta något gott. Sedan gick jag och satte på datorn. Alla andra i huset sov, så jag var väldigt försiktig så att ingen skulle höra mig. Jag gick till datorn och kollade min Msn om det fanns någon rolig inne. Där fanns det bara en okänd som hade addat mig. Jag frågade honom vem han var och varför han hade addat mig. Han hette Jakob och var halv latino, han var även 14 år sade han. Vi kom bra överens med varandra, men problemet var att han bodde långt ifrån mig. Han bodde lite utanför Göteborg och jag bodde i Värnamo. Det hade gått en vecka och han frågade chans på mig och mitt svar blev ju såklart ja. Vi har varit tillsammans i 1 månad nu, och han sade till mig att han skulle komma till Värnamo för att träffa mig. Jag fick panik! Jag ställde mig upp och började jubla. Jag var så glad! Han skulle vara framme om fyra timmar, alltså klockan 18.00. Jag gick till min bästis och fixade till mig där. Hon fixade mitt hår och jag sminkade mig själv. Allt detta tog fyra timmar. Jag var precis klar och tog tag i min jacka. Min mamma och min syster sade till mig att han inte skulle komma, men jag visste att han skulle komma. Min syster frågade om hon fick följa med, men nej var mitt svar. Jag ville så gärna vara ensam med honom. Jag hade ju aldrig sett killen. Min mamma sa även ”tänk om det är en man som har ljugit om sin ålder”. Nej, sade jag. Jag gick ut till busshållplatsen, och skickade Sms till min kille. Han sade att han var i Värnamo. Jag bad honom möta mig på busshållsplatsen. Jag var framme men kunde inte se honom. Allt jag kunde se var en gammal man som stod och smsa samtidigt som jag. Jag blev faktiskt lite rädd. Så jag sprang min väg och såg att någon förföljde mig.

Dituria‐Revistë mujore

Page 9: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,prill ,2008 faqe 9 Jag sprang det fortaste jag kunde och såg att han inte längre var bakom mig. Precis när jag vände mig om stod han precis bakom mig. Han tog tag i min arm. Jag försöker att knuffa till honom, men det går inte. Jag försöker att skrika men ingen hör mig. Det är bara jag och han. Min mobil ringer och jag säger till honom att jag måste svara. Men han låter inte mig göra det. Istället tar han min mobil och slänger i väg den. Han tar mig någonstans, men jag vet inte vart. Det är så mörkt. Jag kunde höra massor av tvättmaskiner och då visste jag att jag var i en tvättstuga. Jag började skrika så högt att jag tappade min röst. Till slut lyckades jag slingra mig bort, och jag sprang det fortaste jag kunde. Alla dörrar var låsta, det var som att han hade planerat allt detta. Ändå hade han glömt låsa en dörr. Jag sprang och sprang och grät samtidigt. Jag slutade inte förrän jag var vid polisstationen. En polis kom fram till mig och frågade vad som hade hänt. Jag kunde inte få ur mig något, jag var så förskräckt. Polisen tog in mig till ett rum och ställde massor med frågor men inte kunde jag svara på dem. Jag var helt tyst och darrade. Jag tänkte på vad jag hade varit med om. Till slut fick jag ångestattack och jag svimmade. När jag vaknade låg jag i en säng, jag tittade mig omkring och kunde se att det var ett sjukhus jag låg på. Jag såg min mamma ta tag i min arm och hon började skrika ”min dotter har vaknat”. Jag kunde se att min mamma hade gråtit och just nu hade hon tårar i ögonen. Jag ville fråga min mamma hur det var med henne, men jag kunde inte säga något, det kändes som att jag inte hade pratat på ett helt år. Min mamma pratade med mig och för att jag skulle kunna svara på hennes frågor så nickade jag. Jag bad min mamma ta fram ett papper och en penna, jag tog tag i pappret och skrev ”hur länge har jag legat här?”. Min mamma svarade ” i en månad”. Då fick jag tårar i ögonen och skrev ”vad har hänt?”. Men det kunde mamma inte svara på, allt hon visste var att jag hade legat i koma. Jag frågade min mamma om vi kunde åka hem, men hon sade att jag skulle vara kvar här ett tag till. Men snälla mamma jag vill hem, sade jag. Gumman min, vi ska snart hem, svarade mamma. Det tog några timmar innan jag fick åka hem. När jag väl var hemma kom det några poliser hem till mig och frågade en massa frågor som jag inte visste något om. De påstod att någon hade försökt begå ett allvarligt brott mot mig. Jag sade till mamma att jag inte visste om något brott eller om någon, allt jag kunde minnas var att jag skulle ut och träffa någon, men jag mindes inte vem.

Dituria‐Revistë mujore

Page 10: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,prill ,2008 faqe 10

När poliserna hade gått så kunde jag återgå till mitt vanliga liv och fortsätta där jag var. När jag gick till skolan undrade alla vad som hade hänt med mig, då sade jag inget alls, och så gick de därifrån. Jag såg att någon förföljde mig hela vägen hem. Jag vände mig och tittade efter om det var någon där. Men jag kunde inte se något eller någon, så jag fortsatte att gå. Dag efter dag och natt efter natt har jag känt mig förföljd och känt att någon tittat i mitt fönster. Jag har sagt det till min mamma, men allt hon sade var att ”det finns ingen där ute det är bara du som inbillar dig”. När jag sov vaknade jag utav ett ljud som kom utifrån mitt fönster. Jag gick fram ditt och såg en gubbe han skrev något på mitt fönster, det stod, ”ud aks öd”, först förstod jag inte vad han menade med det men sen insåg jag att från hans håll stod det ”du ska dö”. Jag sprang ner till min mammas rum och grät, min mamma frågade vad som hade hänt. Det är någon som vill döda mig, om du inte tror mig så kan du se vad han har skrivit på mitt fönster. Mamma gick till mitt rum och sa, gumman jag ser inget vid ditt fönster. Mamma det står ju där, va? Det är ju borta nu. Mamma han har tagit bort det! Men sluta nu gumman sade mamma till mig

När mamma gick och lade sig för att sova gick jag ner till köket för att ta mig ett glas vatten. Där hörde jag ett ljud komma, det lät som ett gnissel. Någon hade låst upp dörren och nu stod personen precis bakom mig. Ännu en gång tog någon tag i mig, fast den här gången använde personen en kniv. Jag skrek och mamma kom ner, fast då var det för sent. Mammas lilla flicka var borta nu för evigt. Nu visste mamma att hon hade fel, hon vände sig om och såg mannen som hade mördat hennes dotter. Han tog kniven och dödade även mamma. Den enda som var kvar i huset var den andra dottern och mördaren. Mördaren visste inte att den mördade flickan hade en syster, som var alldeles ensam i huset och hade sett allt som hade hänt. Hon hade tagit tag i telefonen och ringt polisen och nu var de på väg. Polisen anlände till brottsplatsen och mördaren fick panik när han försökte fly därifrån. Eftersom polisen hade omringat honom hade han ingen chans att fly. Han hörde ett ljud som kom uppifrån andra våning, han sprang upp till rummet och såg systern. Precis när han skulle ta tag i henne hoppade hon ut genom fönstret och bröt nacken. Polisen tog mördaren och sökte därefter igenom huset. Det fanns inte någon där förutom de döda kropparna. I den mördade flickans rum hittade polisen en dagbok där det stod allt om vad som hade hänt. Polisen tyckte att dagboksanteckningarna var så gripande att de bestämde att ge ut dagboken i bokform.

Dituria‐Revistë mujore

Page 11: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,prill,2008faqe11 NINULLA Nina‐nana sheqer ne leter, m`u befsh burr` dhe plak me mjeker! Nina‐nana, t` shkofte i bardhe moti, m`u befsh trim si Kastrioti! djepi tundet, nëna punon djali fle dhe me s`degjon.

Nina-nina, more pllum Flej se nana te don shum T'i m'u rritsh-o nafaklum

Nafak lum-o djal i ri Dielli ty gjithmonë me t'pri

Kur te rritesh mor zamak Tash gzon nanen ne konak

Kur te rritesh djal im Ti moj zemër do m'dalsh trim

Ninulle Tropojane Nina nine, po t'perkunde nana Nina nine, djepin me dushk T'martofte nana me' i qind krushq Nina nine, djepin me sane Ti u rritsh me babe e nane Nina nine, djepin me ferra Ti u rritsh me treqind shtjerra Nina nine, nana ty Ti u rritsh-o për Shqipni!

Ninulle Kosovare

Nina ninë, nina nina! E shkofsh jetën me shum t'mira

E dalsh n'bjeshka e n'rudina E ninë ninë, ty t'pastë nana!

Nu't'le nana pa tre mitana T'i vnon nana dhent dhe dhite

Del rudinave pergjithdite Tuj vikate dhe pushke tuj qite

Dituria‐Revistë mujore

Page 12: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,prill,2008faqe12 Përralla shqiptare NA ISHTE NË HERË… Njëherë e një kohë jetonte një plak i cili kishte tri vajza. Vajza e tij e preferuar ishte vajza e vogël se kjo ishte e padjallezuar ndërsa dy vajzat e tjera e kishin gjithmonë mendjen për djallëzi. Një ditë ky plaku do ikte ne qytet dhe pyeti se cilën nga vajzat se çfarë donin qe tu sidhte. Vajza e madhe tha qe ajo donte një varese me gurë diamanti, varesen me te shtrenjte qe babai do gjente. Vajza e dytë kerkoi një fustan përallor, me të bukurin në qytet. Kur plaku pyeti vajzën e tretë ajo kerkoi një mollë ku mund te shikoje tërë botën. Vajzat e mëdha filluan ta tallnin për kerkesën që kishte bërë sepse ishte e pamundur të shikoje botën ne një mollë. Babai shkoi në qytet dhe i bleu çdo vajze dhuratën që kërkoi. Ai gjithashtu gjeti edhe një molle ku mund te shikoje te gjithë botën. Dy vajzave te medhaja u dolen nga qejfi varesja dhe fustani brenda një jave ndërsa vajza e vogël ishte e lumtur me mollen e saj te vogël ku ajo mund te shikonte te tërë botën. Ato u bene shumë xheloze për motren e vogël dhe një ditë vendosen te shkojnë ne pyll për te mbledhur manafera dhe i kerkuan motrës së vogël qe të shkonte me to. Ajo ishte e padjallezuar kështu qe pranoi. Kur u futen thelle ne pyll ato e vranë motrën e vogël. Morën mollën e saj dhe e varrosën atë aty në mes te pyllit duke besuar se asnjëri sdo ta zbulonte varrin sepse asnjëri s´kalonte asnjëherë aty. Kur vajten ne shtepi ato i thanë babait qe motren e vogël e kishin ngrënë ujqërit. Babai u helmua shumë ne zemër dhe që nga ajo ditë nuk qeshte më. Kaluan ditë, jave, muaj dhe gjatë kësaj kohe ne varrin e kësaj vajzës u rrit një kallam i gjatë. Një ditë prej ditesh një bari kaloi aty afër dhe e preu kallamin për ta bërë fyell. Por kur ai filloi ti binte fyellit që kishte bërë një gjë e çuditshme ndodhte. Fyelli këndonte një kengë vajtuese e cila thoshte"Motrat e mija të këqija më vranë dhe më varrosën këtu. I vetmi sherim për mua do të ishte sperkatja e varrit tim me uj mbreteror”. Bariu vajti tek princi dhe i tregoi për këtë gjë. Atëherë princi dha urdhër që ta sperkatnin varrin me uj mbreteror dhe ta sillnin vajzën në pallatin mbretëror. Kur ata e sperkaten varrin kjo vajza u ngrit dhe ata e cuan ne pallatin mbretëror. Ajo ishte shumë e bukur dhe princi vendosi qe të martohej me të. Por përpara se të martohej ai lajmëroi motrat e saj dhe babain që të vinin në pallatin mbreteror. Atëherë ai urdhëroi qe vajzat e keqija ti denonin. Qe nga ajo ditë ato do ishin sherbëtoret e motrës se tyre. Ndërsa babait të saj ai i dha një shtëpi afër pallatit mbreteror qe ai të vinte ta takonte çupën sa herë të donte. Po atë ditë ata bene dasmën. Dasma e tyre ishte dasma më e bukur qe është bërë ndonjëherë dhe që nga ajo ditë deri sot ata jetojne të lumtur ne pallatin e tyre mbreteror. Nga populli

Dituria‐Revistë mujore

Page 13: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,prill,2008faqe13 Shkroi:Bahtir Latifi

JETO PËR ASGJË, VDIS PËR DICKA Është kënaqësi e madhe të jeshë autor apo personazh i një vepre të madhe, madhështore. Pa dyshim ndihma e të madhit Zot kur të ndihmon, njeriu mundë të bëjë vepra shumë të mira për cka edhe jemi të obliguar. Normalisht se iniciativa kërkohet nga ne si krijesa që jemi të detyruar të punojmë me mendje pozitive, mandej ndihma do te vie nga Zoti i dashur që na krijoj me të gjitha mundësit dhe virtytet të cilat nëse ulemi dhe mendojmë janë me të mirat që egzistojnë. Ishte moment i pa përshkruar kur unë fillova një punë me një ndienjë shumë shpresëdhënëse për të jetuar e për të mos vdekur kurr. Një punë te cmuar, shumë me vlerë. Do doja që gjithmonë të jem në sherbim te vendit tim, në sherbim të popullit tim, me mundësit e mia që kam në jetën time. Kjo iniciativë ishte e një njeriu të madh, një njeriu meritor i cili punonë 24 orë dhe nuk din të lodhet, mandej perkushtimi dhe interesimi i tij dhe morali qe ka ,bën vepër që nuk do të harrohen kurr. Ne duhet të dim përse kemi lindë dhe përse po jetojmë?! Duhet që të gjithë të bëjmë një punë të tillë cfar bënë ky njeri në një vend te huaj. Vetëm përkushtimi dhe mundi i tij me bënë mua e shumë të tjerëve të ndihemi mirë si shqiptar në një vend të huaj. Pra cdo njeri duhet dhe e ka borgj të kryej dhe të bëjë punë dhe vepra të mira . Normalisht gjithmon fillimet e një pune të mirë janë të vështira, mirëpo ne duhet të punojmë, sakrifikojmë në atë mënyrë sa që të tregohemi të suksesshëm për punën që kemi filluar.Puna që bën Kolegjiumi i redaksisë së revistës “Dituria”është shumë e mirë, kjo punë nuk është lehtë të bëhet, sepse duhet përkushtim, angazhim, mandej edhe përgjegjësi. Të jeshë në sherbim të popullit është edhe përgjegjësi. Kjo iniciativë duhet të përkrahet nëse vetëm pak ulemi dhe mendojmë dhe ti bëjmë pyetje vetës: vallë këta njerëz janë si ne të gjithë të tjerët? Mandej edhe këta kanë familje që don perkushtim dhe detyrim për edukim. Si ka mundësi që këta njerëz me të gjitha mundësit e njejta qe na krijoj i madhi Zot të bejnë vepra shumë të mira, ndërsa ne që jemi karshi as që lodhemi, as që lodhim kokën të bashkpunojmë dhe të perkrahim të paktën moralisht nese është nevoja sepse këta janë duke bërë punë edhe për ne, jo vetëm për vete.

Dituria‐Revistë mujore

Page 14: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,prill,2008faqe14 Ne një vend të huaj, në një botë krejt tjetër nga vendi që lindëm dhe e braktisëm pa dashje të deshmosh vetëveten dhe të identifikosh vetëvetën është një punë madhështore. E gjith kjo është se ku trup punues është ai i cili filloj botimin e një reviste në gjuhën amtare shqipe në Suedi, cka do të thotë se ky mundë i këtij trupi me bashkpuntorë na benë të gjithë shqiptarëve që të ndihemi mirë, jo vetëm në Suedi por edhe në Europë e botë ku do qe ka shqiptarë. Revista “DITURIA” botohet për cdo muaj me nga njezët faqe lexim, ku konkretisht ju dedikohet fëmjëve dhe familjarve shqiptar. Synimi i kësaj redaksie është që vetëm e vetëm ne si shqiptarë të jemi afër gjuhës, afër kulturës dhe traditave tona, sepse jemi një numër i madh që jetojmë në një vend ku nuk folet as gjuha shqipe, nuk aplikohet kultura dhe nuk festohen festat tona as tradita jonë. Në këtë mënyrë ne mund të jemi më afër vetvetës dhe të mendojmë apo te identifikojmë vetvetën si shqiptar e kosovar. Mandej edhe një e arritur edhe më madhe e ketij trupi ishte fillimi i punës së radios po ashtu në gjuhen shqipe që edhe kjo iniciativë e “trupit” që këtë radio e pagëzoj me të njejtin emër si edhe revistën pra “RADIO DITURIA”. Me këtë bëri që mos ta lejë revistën të vetme por i bëri si “vëlla e motër” revistën Dituria+Radio Dituria. Kjo radio filloj punën më 5 shkurt të këtij viti që do të thot se transmetom nga një orë program një herë në javë. Po ashtu edhe transmetimi i këtyre valëve në gjuhën shqipe është e njejta gjë sikurse që është edhe revista, të jem sa më afër gjuhës, kultures, traditës,vendlindjes mandej edhe bashkimi i të gjithë shqiptarve kosovar në të njejtën kohë për ta ndëgjuar radion në gjuhën shqipe në një vend të huaj pra siq jemi në Suedi. Kjo punë don përkushtim, angazhim, pergjegjësi, prandaj këta njerëz, nga ne duhet të përkrahen në të gjitha aspektet e ajo kryesorja më sa unë kutoj është përkrahja morale e ketyre njerëzve, e këtij trupi si unë e quajta. Asgjë ma tepër sepse ne duhet të krenohemi dhe të themi se dim dhe mundem të bejmë veprime pozitive, se dim ti tregojmë botës përparimtare se edhe ne jemi pjesë e saj, se edhe ne jemi ata që dim të bëjmë vepra të medha, se këtë e kemi trashegim nga e kaluara, nga të parët tanë.Kisha me përfundue këtë shkrim me një thanje time : Një njeri është si një trup i një peme në një kopsht në këtë botë, pra ai trup i cile nuk bënë fryta atëhere nuk mundë të llogaritet si i frutshëm dhe i zoti i kopshtit nuk mund të ushqehet nga to, po ashtu edhe ne njerëzit në këtë botë duhet të punojmë në mënyrë që Zoti i cili na krijoj për të bërë punë të mira duhet të kënaqet me ne duke bërë punë të mira “ perndryshe do te denohemi nga koha qe do të na gjykoj sepse nuk e shfrytëzuam po ashtu edhe nga i madhi Zoti i cili na tha o “njerz unë ju kam krijuar në mënyrë që ju të bëni vepra të mira, pra të punoni”

Dituria‐Revistë mujore

Page 15: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,prill,2008 faq.15 Sokol Demaku ME VIOLINISTIN E SHQUAR SHQIPTAR MUHARREM MALOKU I lindur dhe shkolluar në qytetin e Tiranës në vitet 70, Muharrem Nazmi Maloku u bë i njohur si violina numër një në orkestrin e Radio Televizionit Shqiptar e më pastaj si instrumentalist në Anasmblin e Ushtrisë Shqiptare. Si pesëmbdhjetë vjeqar kam filluar të mësoj instrumentet muzikore e më së shumti më ka pelqyer violina të cilën e kisha edhe si hoby. Pastaj arrita të regjistrohem asaj kohe ne kolegjin artistik “Jordan Misja” të Tiranës ku isha shumë i suksesshëm dhe i

dalluar kryesisht në instrumentet me tela e me qejf pëlqeja violinën. Këto ditë Muharremi ishte në vizitë tek i biri i tij Elvisi i cili jeton dhe punon që ka kohë në qytetin e Boråsit pas largimit nga vendlindja Tirana. Edhe Muharremi me anëtarët tjerë të familjes së tij bashkëshorten dhe dy bijët tjerë ka kohë që jetonë ne Kreta të Greqisë në qytetin Rethymno, ky ka migruar në vitin 1991. Muharremi atje edhe sot punon si mësues muzike në një kolegj muzikor të qytetit në lëndën e Violinës, ku kryesisht do ketë nxënës grek të cilët janë të joshur pas

instrumenteve muzikore dhe muzikës. Por Muharremi ve në pah se një klasë ka edhe tre nxënës shqiptar Franceska dhe Mandi Maloku si dhe Orest Dosti të cilët mësojnë vilolinën. Ky kolegj ka më se shtatëdhjetë nxënës. Në bisedë e sipër Muharremi kthen kujtesënn prapa dhe na tregon se për herë të parë në tokën e Kosovës ka shkelur këmba e tij në vitin 1978 së bashku me Ansamblin Artistik Kombëtar “Migjeni” të Tiranës dhe se nga atëhere ka përshtypje të mira për kosovarët dhe për Kosovën. Edhe ne shqiptaret në Greqi mundohemi të jemi aktiv në jetën kulturore,por atje kushtet janë pakëz më të veshtira edhe pse ka mjaft shqiptar që jetonë dhe punojnë pothuajse gati në të gjitha qytet greke.Sa unë munda me pa gjatë këtyre ditëve të qendrimit tim këtu në mesin tuaj me duhet të them se ju keni kushte ideale për punë, për ringjalljen e jetës kulturore shqiptare, prezentimit të traditës dhe kulturës shqiptare para popullit suedez, pasi që në cdo aspekt ndihma nga vendësit dhe shteti ku ju jetoni ishte më se mjaftueshme për zhvillimin e këtyre aktiviteteve. Ju duhet të mburreni me këtë që paskeni arritë, të keni një revistë si kjo “Dituria” me një tirazh kaq të madh në gjuhën shqipe këtu kjo është një pasuri shumë e madhe për ju por edhe për ne si shqptar ku do që jemi, pastaj valët e radios suaj “Radio diturisë”, ai zë në gjuhën shqipe që ishte aq i thekshëm për mua të merkurave në mbrëmje, do me thënë shumë për ju dhe për ne të gjithë shqiptarët kudo që jemi. Unë ju uroj nga zemra edhe të arritura më të medha! E gëzofshi pavarësin vëllëzer kosovarë!

Dituria‐Revistë mujore

Page 16: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,prill,2008 faqe16 Ajete Shaban Beqiraj Trëndafil në mërgim Moj erë e ngrohtë vere Që petalet m'I përkedhel si mëma ime dikur Mos u mundo t'ma kthesh freskinë Rrënjët në këtë tokë S'do t'më ngjiten kurrë Braktisa kopshtin tim në agimin e jetës Për kurorën time kërkova diell më t'nxehtë Por gjethet e mia përvëlojnë lotët Që në dheun tim më binin sikur vesë Barra e rëndë e mallit që më kërrus shtatin Që cdo orë të ikur më rëndon si gur Kot vyshkem e tretem se edhe kur të kthehem Vendin tim të vjetër s'do ta gjej më kurrë.

Libri ”Zemra e di” me poezi i autorës Ajete Sh.Beqiraj

Për ty vashë shqiptare që vellon ta njollosën... Për Ty dhe baballarët, që tradhtia I coi në zemërplasje e lotët e bijave ua lëkundën edhe

eshtrat ndër varre!

Dituria‐Revistë mujor

Page 17: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,prill,2008 faqe17 Din Mehmeti

Qente e Diellit

Lakuriqesia këndon Majave te shemtimit

E sytë rrjedhin gaz të huaj

Qente e diellit Vrapojne kah grykat

Ku as rrezet s'shpetojne. Sokol DEMAKU

Ti

Ti që më mësove të besojë në këtë botë egoiste me plotë dëshprim.

Ti që më largove nga kujtimet tua

dhe asnjëhere nuk më dëgjon se ishim miq.

Ti që nuk kupton brengën e zemrës sime

asnjëhere në jetë.

Ti që kujdesësh për zemrën time të thyerë, dhe që herë pas here mundohesh ta bëshë një.

Jo, Jo !!!

Ka kaluar koha e lajkatarisë, ka kaluar koha e marrëzisë.

Tani jetojmë në një botë të shfrenuar,

në një botë plotë ankth, plot sketerrë e vuajtje në shpirt.

Dituria‐Revistë mujore

Page 18: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,prill,2008 faqe18 Prozë popullore nga trevat shqiptare A hihet në këtë ujë. Ish kan njani tuj udhtu e po i bjen udha skej një uji ,kish pas me dal matan uji e po e vet nji qoban që qëlloj aty . A hihet në këtë ujë? Hihet po i thot qobani . Uji ish kan kogja i fellë e po e ban udhtarin teposhtë nja njëzet a tridhjet metra e dikur menxi dul . Po kthehet te qobani e po i thot Pse bre sum kallxove qe a fell e nuk dilet e gati u myta . po ti nuk me vete a dilet por a hihet në qit ujë e nuk vetet a dilet . Qafa e ujkut E kanë vetë ukun: - Pse e ke qafen e trash ? -Se i pleqnoj punët e mija vetë - u përgjegj uku -e nu lejoj ken me mi pleqnue. Fëmija mund t'i ngjanë edhe rrogtarit Tuj ba muhabet n'shoqni, i thanë mjanit: -Djali yt i ka ngja rrogtarit. Këtij edhe ju ba merak. u hidhrua. Shkoi n'shpi e po i thot t'shoqes: - Oj grue, po m'thonë hallki: " Djali yt i ngjan rrogtarit". Grueja edhe ja ktheu: - He njeri, pse po bëhesh budallë e po i ndëgjon hallkin. Fëmija i ngjan dajve shtat orë rrugë larg, e s'po i ngjan rrogtarit që e kanë n' shtëpi.

Ja fjala e urtë në vazhdim për këtë numër të revistës,ndoshta kishte qenë e udhës të na dergoni ju ndonjë më të mirë.

Fali të gjithë ata që të kanë lënduar , se edhe ti mund të kesh gabuar!?

Dituria‐Revistë mujore

Page 19: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,prill,2008 faq.19 Sokol DEMAKU Turizmi bregdetar shqiptar Bregdeti Adriatik Ai fillon nga grykëderdhja e Bunës në qytetin e Shkodrës. Dikur ka qënë një breg i tipit Dalmat, me bazë të thellë e me ishuj te shumte. Sot është transformuar në tipin e një bregdeti të ulët, të cekët

dhe e tipit grumbullues. Ai është pjesa e fundit e grykderdhjes (deltës) së lumenjve kryesore të vendit. Pas kësaj vije janë formuar fushat. Formimi i shtretërve nënujore, gjarperimi i tyre kanë cuar në formimin e plazheve me rërë dhe në transformimin e gjireve detare në laguna. Deltat e lumenjve vijnë duke u zgjeruar disa metra cdo vit. Ky progres i tokes është më i madh në brigjet e Myzeqese dhe më i vogël në zonën e Lezhës. Sistemi artificial i

kullimit ne vitet 70 të shekullit 20, në qytetin e Durresit e përshpejtoi procesin e mësipërm. Burimet e panumurta turistike dhe ato cfarë natyra ofron lidhen me një evolucion të tillë që rrit kuriozitetin për turistët, ato plazhe me rërë më të përshtatshme për pushimet tuaja janë Velipoja, Shengjini, Kune, Gjiri Lalzit, Durresi, Golemi, Mali Robit, Spille, Divjaka, Darezeza dhe Plazhi i Ri Vlore. Aty do të gjeni ujin e pastër të detit, shërbim dhe cilesi të lartë, kuzhinë tradicionale e moderne, laguna, liqene lumenj etj. Aty ofrohen shumë mundësi për të gjithë ata që tërhiqen nga natyra, eko-turizmi, një numer i pafund zogjsh, mes tyre dhe zogj të rallë, si Pelikani Dalmat etj. Gjithashtu ka zogj e kafshë të tjera të cilat ofrojnë mundësine e praktikimit të gjuetisë, në eko-sistemin e pasur te zones. Bregdeti Jon Fillon nga Uji i Ftohtë ne Vlore dhe vazhdon me disa nderprerje të vogla te kepi i Stillos. Dallohet për intesitetin e madh abraziv, për shkak se deti është i thellë e derdhjet e lumenjve mungojne. Si pasojë, dallgët mund të arijnë një lartësi me shume se 4 m. duke u përplasur fort me brigjet shkëmbore. Në këtë mënyrë ato thyhen e formojnë thyerje të ndryshme (Uji I Ftohte etj) dhe të cara zakonisht vertikale, që arijnë deri në lartësinë 100 m. Në bregun Jonian ju do të zbuloni disa gjire të vogla dhe plazhe mjaft te rehatshem per banjo dielli dhe shpesh here edhe intim. Pergjate tij mund te gjesh gjire të medhenj tektonik sic jane Gjiri Vlores, Porto Palermos, Gjiri Sarandes etj. Plazhet dhe gjiret ofrojne mundesi me te medha per zhytje, vozitje, peshkim etj. Bregu i Rivierës Shqiptare karakterizohet nga temperature te larta. Rrjedhimisht kulturat dhe pemët subtropikale gjejnë kushtet te favorshme për t’u ritur. Riviera është një nga bukurite e rralla të natyrës Shqiptare dhe një nga vëndet më piktoreske të Mesdheut, me një potencial turistik të lartë, i cili ne vitet e fundit ka filluar te perdoret dhe zhvillohet gjeresisht. Prezanca ne Shqiperi e deteve, liqeneve, lagunave, lumenjve, deltave etj. tregon zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit ujor. Klima tipike mesdhetare krijon kushte ideale për pushime në deltat e lumenjve dhe brigjet shqiptare ne pergjithesi. Në pjesën më të madhe të bregdetit, kryesisht në jug, pushuesit mund ti fillojne pushimet e tyre duke filluar qe nga fundi i Prillit, deri ne Tetor.Bregdeti Shqiptar duke qënë i populluar që në antikitet, krijon mundësi, për t’u njohur edhe me historinë Shqiptare, kulturën e te vecantat e tyre.Interesi per antikitetin dhe burimet kulturore të Shqiperisë lidhen kryesisht me dy aspekte, vetë lashtësine dhe historinë e kulturën e saj, si nje nga vëndet më të vjetra të Evropës, gjithashtu dhe fale zhvillimit te saj mes kufijve të lindjes dhe perëndimit. Bukuria dhe pozicioni i saj gjeografik, bëjnë që Shqipëria të ofroje shume më teper, për t’u pare e treguar gjithe vizitoreve dhe turisteve qe vijne dhe vizitojne kete zone, duke mos ofruar vetem pushim per det .

Dituria‐Revistë mujore

Page 20: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 4 · Drejtoresha e këtij institucioni parashkollor na spjegon se ambienti dhe veprimtaria në Regio Emilia na ka dhënë ne

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,prill,2008 faq.20 Marrë nga libri "Djepi i lashtë tregime, botuar nga Shtëpia botuese "Naim Frashëri", Tiranë, 1981 AJRI BEGU

ÇIFTELIA Ende kam parasysh varrimin e të birit, jo se s'janë bërë mirë tre muaj, jo edhe për gjithë xhematë që kishte ardhur atë ditë (kishin ardhur nga ta merr e s'ta merr mendja, por për qëndrimin e tij burrëror, se nuk u ligështua asnjë çast, por mbante koken lart dhe sikur thoshte: - Ju paça, vëllezër! Qofshi me jetë të gjatë! Si shihni, unë jam vetëm, ju kam ju dhe fëmijët tuaj janë edhe të mitë! Në vend që të qante vetë për të birin, me këtë qëndrim na shtyu të qajmë ne për të. - Sadakë, mos i paça! Mos dhashtë zoti të më vdesë mua djali i vetëm, se...- fshin lotët njëri prej qytetarëve.- nuk e di a mund të qëndroj në këmbë. - Vërtet, qenka i fortë! Unë jam nga një anë tjetër dhe deri sot nuk e kam njohur. Baba më dërgoi, se ai ishte pa qejf. Hallall të qoftë gjithë ajo rrugë! - thotë një tjetër. Atë ditë, një gjilpërë s'kishte ku të hidhje në varressa. Të gjithë e njihnin, të gjithë donin ta nderonin, ta lehtësonin, bile edhe ata që vetëm kishin dëgjuar për të, katundarë e qytetarë dhe sa e sa krahinave të tjera. Pastaj u tërhoq në shtëpi. Rrallë dilte në qytet. Nuk ishte më me shokë si përpara. Ndiente që nuk ishte ai ipari, gazmori, prandaj nuk donte t'ua prishte ahengjet me dhimbën që kishte. Edhe ata nuk donin ta shqetësonin, prandaj nuk e thërrisnin në ndeja, por i shkonin në shtëpi, pinin nga një kafe dhe dilnin shpejt. S'mund të rrinin më gjatë, u vinte keq, rëndë. Ai kënaqej kur shhte si gjallonin të tjerët, kënaqej me gëzimet e tyre, por... vetë nuk ishte më i atyre gëzimeve... Dita po afrohet. Sa më tepër afrohet kjo ditë, aq më tepër hyn frika tek unë. Vërtet çdo gjë shkon mirë, të gjitha i nënshtrohen madhështisë së kësaj dite. Qytetarët, me harenë dhe sakrifilcat e tyre, janë gati që këtë ditë ta bëjnë edhe më madhështore, por unë... dyshoj. Nuk besoj të kemi sukses. Njerëz kemi, mjaft bile. Ky vend gjithnjë ka pasur njerëz për këtë të keqe, par, pa të, nuk di sa do të kemi sukses. Ai është kryesori, duhet t'i japë ngjyrën ritmin programit tonë. Nëse nuk vjen kot do t'i zhgënjejmë qytetarët. Të gjithë janë mësuar me çiftelinë e tij, e cila ua ka mësuar vrimat nga hyn në damarët e gjakut, prej nga zgjohet gjithë ajo fuqi e fshehur e asaj mase të qetë, zgjohet një këngë e harruar moti, këngë e tyre, ndërsa e huaja mbytet dhe s'di ta gjejë rrugën e saj nga nyjat e shtrënguara, por, sa herë dëgjohet çiftelia, nyjat zgjidhen, kënga gjëmon, turma këndon bashkë me të. Dhe ajo ka ditur gjithnjë të bjerë, ta këndojë këtë këngë edhe kur ka ditur të bëhej e huaj, e largët, e harruar... Ai gjithnjë i ka rënë asaj. Këtë rrugë e ka gjetur, Kënga është më e fortë se gjithçka u ka thënë qytetarëve që, në fillim, nuk e kanë besuar, por shpejt janë bindur, kur kanë dëgjuar tingujt e telave, tingujt e tyre, tingujt e gjakut. Dhe unë, sa kam friikë që programi s'do të ketë sukses,aq më vjen keq për çiftelinë e tij, për atë që i dha udhë kësaj kënge, që sot do të këndohet pa i ndalur nyjat. Ai s'do të gjendet para qytetarëve, çiitelia s'do të dëgjohet.

Dituria‐Revistë mujore