4
elite 10 |elite | www.revistaelite.al Prof. Dr. Fatos Tarifa Rektor, Universiteti i Nju Jorkut Tiranë

elite - University of New York Tiranaarchive.unyt.edu.al/uploads/media/TARIFA_Serish_ne_Tirane_pas_nje_odiseje...kohë, në të përditshme të tilla si: Dita, MAPO, Panorama, Gazeta

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: elite - University of New York Tiranaarchive.unyt.edu.al/uploads/media/TARIFA_Serish_ne_Tirane_pas_nje_odiseje...kohë, në të përditshme të tilla si: Dita, MAPO, Panorama, Gazeta

elite

10 |elite | www.revistaelite.al

FATOS TARIFASërish në Tiranë pas një odiseje transatlantike

Prof. Dr. Fatos Tarifa Rektor, Universiteti i Nju Jorkut Tiranë

Page 2: elite - University of New York Tiranaarchive.unyt.edu.al/uploads/media/TARIFA_Serish_ne_Tirane_pas_nje_odiseje...kohë, në të përditshme të tilla si: Dita, MAPO, Panorama, Gazeta

elite

11 www.revistaelite.al | elite |

Ai është një ndër akademikët më të shquar në vend, anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

që nga themelimi i saj, profesor i mijëra studentëve shqiptarë, shumë prej të cilëve mbajnë ose do të mbajnë pozicione kyçe në administratën e vendit, në universitete dhe në institucione të tjera. Me një eksperiencë akademike shumë të pasur e të pazakontë në disa universitete amerikane dhe europiane, autor i mbi 40 librave dhe i më shumë se 100 artikujve akademike, ai është, gjithashtu, një ndër studiuesit shqiptarë të shkencave sociale më të njohur në arenën ndërkombëtare. Prof. Dr. Fatos Tarifa është sociolog dhe ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, por ai njihet edhe si një intelektual publik dhe publicist i klasit të parë. Ndërkohë, duke shërbyer për shumë vite si ambasador i Shqipërisë në Uashington dhe në Hagë, kontributi i tij në këtë fushë është vlerësuar “i jashtëzakonshëm në shërbim të kombit të tij dhe të historisë sociale të kohës së tij”, i ngjashëm me atë të “një grupi të vogël njerëzish të shquar që, njëlloj si Tarifa, kanë qenë njëherësh sociologë dhe diplomatë”. Kritik ndaj militantizmit politik, me një qëndrim korrekt e të qartë, në këtë intervistë Tarifa rrëfehet mbi veprimtarinë e tij akademike në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, universiteti më elitar në vend, të cilin ai e drejton si Rektor. Por Tarifa nuk la pa përgjigje edhe situatën politike në vend; ai fl et për arritjet dhe sfi dat, për drejtuesit politikë të vendit, si dhe për zgjedhjet e fundit lokale.

Z. Tarifa, pak kohë më parë ju i jeni bashkuar stafi t të Universitit të Nju Jorkut në Tiranë (UNYT) dhe aktualisht mbani postin e Rek-torit të këtij universiteti. Ç’mund të na thoni për këtë universitet, i cili vlerësohet si një ndër më të mirët në Shqipëri? Ç’programe zhvillohen në të, si janë kurrikulat dhe, mbi të gjitha, si janë studentët që mësojnë në këtë universitet?Në vitin 2008, pasi u ktheva nga Shtetet e Bashkuara, iu bashkova së pari stafi t të Universitetit Europian të Tiranës. Pesë vite punë e kërkim në atë universitet ishin një eksperiencë shumë e mirë për mua, sidomos pas një shkëputjeje gati 18-vjeçare nga jeta akademike shqiptare. Po bëhen gati dy vite që i jam bashkuar stafi t akademik të UNYT-it dhe, deri më sot, përvoja në këtë universitet është shumë e mirë, madje mund të them e mirë përtej asaj që unë njihja dhe prisja përpara se të vendosja të fi lloja këtu.

Në fakt, UNYT është i vetmi universitet në Shqipëri që, në një kuptim real të fjalës,

dallon nga institucionet e tjera të arsimit të lartë në vend, për shkak se gjuha e instruk-sionit në të është anglishtja, si dhe për shkak se programet mësimore që zhvillohen këtu janë përgjithësisht të ngjashme me pro-grame analoge që zhvillohen në shumë prej universiteteve amerikane. Si një universitet i afi liuar institucionalisht me Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut (State University of New York—SUNY), në mënyrë të veçantë me Empire State College, që është pjesë e atij universiteti, UNYT është i angazhuar—dhe i kushtëzuar—të ofrojë programe të një cilësie akademike të ngjashme me ato të SUNY-t, duke ofruar madje edhe diploma të atij universiteti. E njëjta gjë ka ndodhur e ndodh edhe me studimet në programin e shkencave kumpjuterike që ofron UNYT, i cili është i asociuar me Universitetin e Grinuiçit (Greenwhich University) në Londër. Edhe pse në Tiranë ka edhe universitete të tjera të mira (unë do të veçoja, para së gjithash, universitetet UET dhe Polis), UNYT i ngjan vërtet një ishulli të begatë, që shërben si një shembull pozitiv dhe luan një rol avangardë në ngritjen e vazhdueshme të standardeve akademike të universiteteve shqiptare.

Përsa u përket studentëve të UNYT-it, ata, gjithashtu, janë një tjetër histori suksesi. Ky universitet ka një numur relativisht më të paktë studentësh se disa universitetete të tjera private në vend, dhe natyrisht ka shumë më pak studentë sesa universitetet publike, të cilat, në kushtet e vendit tonë, për mendimin tim, janë të mbipopullu-ara. Si në të gjitha universitetet shqiptare, madje si në të gjitha universitetet kudo në botë, cilësia e studentëve varion, nga ata që janë vërtet të talentuar, të shkëlqyer dhe që premtojnë të bëhen të suksesshëm në ato fusha e profesione që kanë zgjedhur të stu-diojnë, tek ata që mund t’i quajmë studentë shumë të mirë, të tjerë që janë studentë të mirë, por që as marrin as japin sipas kapac-iteteve të tyre, të tjerë akoma që mund t’i quajmë studentë mesatarë dhe, pa dyshim, edhe studentë të dobët. Ky është një tipar i përgjithshëm i shkollave të larta, të cilat, në ditët e sotme, nuk janë e s’mund të jenë më institucione arsimore e shkencore vetëm për një pakicë të shoqërisë. UNYT nuk bën përjashtim nga ky rregull. Por, meqë më py-etët, dëshiroj të them se UNYT “prodhon” studentë të punësueshëm, pasi 94 për qind e vajzave dhe e djemve që diplomohen në këtë universitet, ose punësohen menjëherë në tregun shqiptar apo të huaj, ose vijojnë studimet pasuniversitare.

Por si janë studentët shqiptarë sot në kra-hasim me studentët e dy apo tri dekadave më parë dhe, sidomos, në krahasim me stu-dentët e huaj, të cilëve ju keni pasur rast t’u jepni mësim në Shtetet e Bashkuara dhe në Hollandë?Në UNYT, ashtu si edhe në UET, ku kam punuar gjatë këtyre shtatë viteteve të fundit, kam pasur e kam studentë të jashtëzakon-shëm, që shkëlqejnë sot dhe, jam i bindur, do të shkëlqejnë edhe nesër në profesionet e tyre. Shumë prej tyre, përveçse studentë të shkëlqyer, kanë qenë e janë edhe qytet-arë shumë të mirë, të angazhuar në prob-lemet e shoqërisë e të vendit. Ky është një kontingjent studentësh që, edhe pse jo më i madhi numerikisht, dëshmon jo vetëm potencialet njerëzore të shoqërisë sonë, por edhe mundësitë që universitetet tona më të mira t’i zhvillojnë këto potenciale për një kohë dhe një botë të re. Unë gjith-një u them studentëve të mi shqiptarë se, shumë prej tyre do të ishin po kaq të mirë e të suksesshëm edhe nëse ata, po t’i kishin mundësitë fi nanciare, do të studionin në Harvard ose në Yale, në Princeton ose në Co-lumbia, në Oxbridge ose në LSE, në MIT ose në Chicago.Cilat janë angazhimet tuaja të tjera veç atyre në universitet?Gjithmonë kam qenë dhe jam i angazhuar në shumë sfera të krijimtarisë e të veprimtarisë akademike e shoqërore. Ato përfshijnë bot-imin e revistave të tilla si Sociological Anal-ysis, Academe dhe, së shpejti, botimin e një reviste të re, Global Outlook. Prej themelimit të saj, në vitin 2011, kam qenë e mbetem një anëtar aktiv i Akademisë Shqiptare të Arteve

Tarifa me kryeministrin Edi Rama gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të UNYT, 10 korrik 2015

Page 3: elite - University of New York Tiranaarchive.unyt.edu.al/uploads/media/TARIFA_Serish_ne_Tirane_pas_nje_odiseje...kohë, në të përditshme të tilla si: Dita, MAPO, Panorama, Gazeta

elite

12 |elite | www.revistaelite.al

dhe Shkencave. Siç e shihni, angazhimet e mia kanë qenë e janë kryesisht profesionale, pra, akademike. Ato kanë rezultuar në bot-imin e shumë monografi ve e librave, dhjetra artikujve studimorë, si dhe në shumë pun-ime të mbajtura në konferenca akademike brenda e jashtë vendit. Por, unë nuk e kam parë dhe nuk e shoh profesionin si të vetmin preokupim dhe angazhim timin. Si socio-log dhe si studiues i politikës globale dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare, kam qenë e jam i interesuar dhe i angazhuar në proble-me të rëndësishme të shoqërisë sonë, duke i kontribuar debatit shoqëror (domosdo edhe debatit akademik) për probleme të reformës së arsimit të lartë e të kërkimit shkencor, për probleme të politikës së jashtme dhe prob-leme të tjera të rëndësishme.Ju keni qenë ambasador i Shqipërisë në kryeqytetin (politikisht) më të rëndësishëm të botës, në Uashington (dhe para se të emëroheshit në atë detyrë keni qenë amba-sador në Hollandë). Si ka qenë eksperienca juaj diplomatike në Uashington dhe çfarë kujtoni më mirë nga bashkëpunimi dyp-alësh mes Tiranës dhe Uashingtonit gjatë viteve 2001-2005?Kam folur e shkruar shumë për përvojën time si ambasador në Hagë e në Uashington. Kushdo që është i interesuar mund të lexojë dy libra në të cilët kam pasqyruar aspektet më të rëndësishme të kësaj përvoje. Ata janë: To Albania, with Love (botuar në SHBA, nga University Press of America, më 2007), dhe Letra Amerikës (Letters to America) (botu-ar në Tiranë, nga Ombra GVG, më 2011). Kjo përvojë diplomatike, ose aspekte të veçanta të saj, janë bërë publikisht të njohura nga unë në një sërë artikujsh në gazeta të tilla, si The Washington Times dhe The Washing-

ton Post, ndërsa pjesë të memuareve të mia nga Uashingtoni janë botuar, nga koha në kohë, në të përditshme të tilla si: Dita, MAPO, Panorama, Gazeta Shqiptare, Tirana Observer, Shekulli, Metropol, Korrieri, etj. Për lexuesit e revistës Elite dëshiroj të vë në dukje disa nga arritjet më të rëndësishme të bash-këpunimit dypalësh ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, në periudhën 2001-2005, kur unë shërbeva si ambassador i vendit tim në Uashington. Arritje të tilla kanë qenë: Fillimi i procesit “Adriatic 3” në ambasadën e Shqipërisë në Uashington dhe nënshkrimi i “Kartës së Adriatikut” në Tiranë, gjatë një vizite historike të Sekretarit të Shtetit Colin Powell në kryeqytetin tonë, në maj 2003; nënshkrimi nga ana e qeverisë shqiptare me Sekretarin e Shtetetit Powell, i Marrëveshjes dypalëshe (Bilateral Immu-nity Agreement), i ashtuquajturi Neni 98 i

Statutit të Romës mbi Gjykatën Ndërkom-bëtare Penale (maj 2003); çelja e të gjitha programeve ekonomike të Bankës amer-ikane të Eksport-Importit (EX-IM Bank) me Shqipërinë, në vitin 2002; nënshkrimi i Marrëveshjes dypalëshe të Qiejve të Ha-pur (Open Sky Agreement) në Uashington (shtator 2003); përfshirja e Shqipërisë në listën e vendeve që përfi tuan nga Lloga-ria e Sfi dës së Mijëvjeçarit (2005); inves-timi i parë i rëndësishëm amerikan në ekonominë shqiptare nga gjigandi më i madh i industrisë së hapësirës e të luftës në botë, Lockheed Martin (2003) etj. Më thatë se që prej vitit 2008 jeni kthyer në Tiranë dhe në jetën e përditshme të këtij qyteti. Pse nuk kërkuat të emëroheshit në një tjetër ambasadë, dhe si e gjetët Ti-ranën përsa i përket aspektit ekonomik, politik dhe jetsor?Në jetë ka gjithnjë një kohë të caktuar për të bërë diçka. Ato çfarë unë dëshiroja të bëja dhe të cilat m’u dha mundësia t’i real-izoja në fushën e diplomacisë, i bëra gjatë shtatë viteve që i shërbeva vendit tim si ambasador në Hollandë dhe në Shtetet e Bashkuara. Unë u kam nisur karrierën time profesionale në akademi si pedagog në Universitetin e Tiranës dhe, prandaj, ven-dimi për t’u rikthyer në profesionin tim të parë dhe kryesor, pra në veprimtarinë ak-ademike, ishte më se i arsyeshëm. Këtë e bëra fi ll pas largimit nga Uashingtoni kur, në janar 2006, m’u ofrua posti i profesorit të sociologjisë e të marrëdhënieve ndërkom-bëtare në Universitetin e Miçiganit Lindor (Eastern Michigan University), ku punova

Tarifa në zyrën e tij me sociologun e famshëm Lord Anthony Giddens

Tarifa dhe bashkëshortja me presidentin Bush dhe Zonjën e Parë

Page 4: elite - University of New York Tiranaarchive.unyt.edu.al/uploads/media/TARIFA_Serish_ne_Tirane_pas_nje_odiseje...kohë, në të përditshme të tilla si: Dita, MAPO, Panorama, Gazeta

elite

13 www.revistaelite.al | elite |

për tre vite. Pas përfundimit të detyrës si ambasador në Uashington nuk kisha më dëshirë të punoja në shërbimin e jashtëm. Kjo mungesë dëshire lidhet sa me aspira-tat dhe planet e mia akademike, aq edhe me një zhgënjim të madh që shkaktuan tek unë politika shqiptare, në përgjithësi, dhe disa nga drejtuesit e saj e të shërbi-mit diplomatik, në mënyrë të veçantë. Por kjo është një çështje që do kërkonte shumë kohë dhe një hapësirë më të madhe se kjo që më lejon kjo intervistë.Kam parë se në Shqipëri ambasadorët e karrierës dhe ata politikë ngatërrohen shpesh; mos duhet të ketë një shikim më ndryshe?Nocioni dhe praktika e emërimeve të she-fave të misioneve diplomatike nga politika dhe nga karriera diplomatike janë shumë të qarta dhe respektohen në të gjitha ven-det demokratike. Nëse i referohem përvo-jës amerikane dhe asaj të disa vendeve të Bashkimit Europian, mund të them se, në shërbimet diplomatike të tyre, rreth 20 përqind e ambasadorëve emërohen nga kreu i shtetit, të cilin një ambasador e për-faqëson drejtpërsëdrejti pranë qeverisë së shtetit pritës. Këta, zakonisht, janë (ose konsiderohen) ambasadorë politikë. Pjesa tjetër, rreth 80 përqind, ngrihen në funk-sionin e Ambasadorit të Jashtëzakon-shëm e Fuqiplotë pas një karriere të gjatë e të suksesshshme diplomatike, pra vijnë nga radhët e diplomatëve të karrierës. Zakonisht kjo ndodh pas një moshe të caktuar dhe, në mjaft raste, para daljes së diplomatit në pension. Në vendin tonë, si në shumë aspek-te të tjera të veprimtarisë shtetërore, edhe një “parim” i tillë është shkelur thuajse vazhdimisht e nga të gjithë. Gjatë 24 viteve të fundit, shërbimit diplomatik shqiptar, në përgjithësi, i kanë munguar dinjiteti, respekti nga drejtuesit më të lartë të shtetit, fi -nancimet e duhura, cilësia e formimit intelektual e profesional, standardet e kërkuara në diplomaci, drejtues të zotë e vizionarë të këtij shërbimi etj. Të gjitha këto, në një kohë kur sho-qëria shqiptare ka asete e kapacitete njerëzore të jashtëzakonshme, të cilat, si dhe në fusha të tjera të veprimtarisë shoqërore e shtetërore, do të realizo-nin një transformim të madh edhe në fushën e shërbimit diplomatik.Aktualisht si i shihni politikën shqip-tare, qeverinë dhe kryeministrin? Po

bëhen gati dy vjet që PS dhe LSI qeverisin vendin, por çfarë ka ndryshuar, sipas men-dimit tuaj, në këtë vend?Unë mendoj se kanë ndryshuar shumë gjëra. Dhe mendoj se shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë. I kuptoj fare mirë ata kritizerë që mohojnë çdo arritje dhe çdo zhvillim pozitiv. Nëse ka njerëz të cilët presin që Shqipëria të ndryshojë over night, ata janë naivë. Nëse ka njerëz që moho-jnë çdo gjë pozitive të realizuar në këto dy vite, ata janë nihilistë. Nëse ka të tjerë që vetëm e lavdërojnë punën e qeverisë dhe brohorasin çdo vendim të saj, ata janë militantë entuziastë, por jo realistë. Unë mendoj se gjatë këtyre dy viteve qeveria ka qenë e suksesshme në disa drejtime, që, të marra së bashku, kanë të bëjnë, kryesisht, me forcimin e shtetit ligjor, me përmirë-simin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe me një planifi kim më të mirë të zhvillimit infrastrukturor e urbanistik të vendit.Po për opozitën ç’mendoni?Më mirë do të ishte të më pyesnit se çfarë mendoj për Partinë Demokratike, pasi, në fakt, opozita politike në Shqipëri aktual-isht është vetëm PD-ja. PR-ja dhe partitë apo partiçkat e tjera janë ose një opozitë inegzistente, ose një opozitë krejt e papër-fi llshme. Si shumë të tjerë, unë besoj se një opozitë vitale është e domosdoshme për

çdo vend demokratik. Demokracia është e fortë kur partia ose partitë në pushtet dre-jtojnë vendin duke respektuar ligjet, duke iu përmbajtur interesit publik dhe inter-est kombëtar, duke qeverisur me metoda demokratike, duke synuar dhe arritur përm-bushjen gjithnjë e më shumë e gjithnjë e më mirë të nevojave jetike të qytetarëve, duke bërë gjithnjë e më shumë njerëz të kënaqur dhe gjithnjë e më pak qytetarë të pakënaqur me politikat dhe veprimet e tyre. Këtyre qëllimeve duhet t’u shërbejnë edhe partitë opozitare, pavarësisht dallimeve që ato kanë ose mund të kenë me partitë që drejtojnë shtetin përsa i përket fi lozofi së dhe metodave të drejtimit të punëve të shtetit. Politika, si ajo qeveritare, ashtu dhe politika opozitare, duhet të jenë konstrukti-ve. Fatkeqësisht, këtë nuk e shoh të ndodh me opozitën aktuale në vendin tonë.Po faktorin LSI, si e vlerësoni?LSI është një parti politike e rëndësishme, që ka ardhur duke u rritur numerikisht dhe që ka e do të ketë një rol gjithnjë e më të madh në politikën shqiptare.Në zgjedhjet lokale për Bashkinë e Ti-ranës kandiduan dy fi gura të njohura. Kë vlerësoni më shumë dhe pse?Pa dyshim vlerësoj dhe mbështeta atë kan-

didat që më bind më shumë, jo thjesht me retorikën dhe sloganet e tij, por me vizionin, me aftësitë, me energjinë, me moshën dhe me mundësitë që dësh-mon se ka për të sjellë ndryshimet e duhura në kryeqytetin e vendit tim. Ky, për mua, në këto zgjedhje, ishte Erjon Veliaj.Ju jeni prind i dy djemve të rritur. Si janë marrëdhëniet tuaja me ta?Djemtë e mi, Sidriti dhe Joni, janë gë-zimi më i madh i jetës sime. Gjithnjë kanë qenë dhe gjithnjë do të mbeten gëzimi dhe kuptimi i jetës sime. I dua shumë dhe, po aq sa i kam fëmijët e mi, i kam dhe i trajtoj edhe si shokë ndër më të mirët që kam.Çfarë do të kishit dashur të arrinin fëmijët tuaj që ju vetë nuk keni mundur ta arrini?Si njëri dhe tjetri e kanë arritur gjithçka deri më sot me punën dhe me aftësitë e veta. Ajo që dëshiroj të arrijnë dhe që mua vetë rrethanat jetësore nuk ma mundësuan, është një mirëqenie më e mirë se e imja, dhe nëse/kur të bëhen me fëmijë, të kenë, veç djemve, edhe vajza.

Sidrit dhe Jon Tarifa