24
Vakancat në Gjykatën Kushtetuese pritet të shkaktojnë sërish përplasje mes mazhorancës qeverisëse dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në një kohë kur Presidenca dhe Kuvendi hapën garën për vendet vakante për anëtar... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] SHBA shënjestron Bashën, edhe “VOA” me “New York Times” hedhin dyshime për lobimet, zbardhin skemën e fshehjes së 650 mijë USD Nis beteja mes mazhorancës dhe presidentit për vakancat në Kushtetuese, mblidhet KED, palët në pritje të vetingut Tirazhi 10000 kopje E Premte 9 Mars 2018 Presidenti: Sali Berisha kishte qëllime pozitive për paktin e 2009, u rrëzua nga Kushtetuesja për arsye procedurale Hapet rruga për hetimin e Adriatik Llallës, komisioni zbardh vendimin për ndërprerjen e vetingut, SHBA-BE marrin në dorë dosjen e ish-kryeprokurorit Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është vënë në lëvizje për të bindur kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën që të hyjnë bashkë në zgjedhjet vendor të vitit 2019. Ditët e fundit... Tenori Josif Gjipali pohon se problemet në Teatrin e Operës dhe Baletit vazhdojnë prej vitesh. Sipas tij në TOB ndryshimi i pritur nga artistët duhet të nisë nga ata që e njohin këtë zanat. Në intervistën për “SOT” tenori Gjipali shprehet se dhe nëse ka pasur publik që ka mbushur... JOSIF GJIPALI: TOB ka nevojë për një reformë të thellë, që nga drejtuesit e deri në nivelin artistik Kryemadhi tentativa të bindë Lulzim Bashën për të hyrë bashkë në zgjedhjet vendore, kryetarët e bashkive të LSI hapin dyert për militantët e PD Faqe 6 Faqe 18 Faqe 9 Faqe 7 Zbardhet takimi mes Hysni Kapos dhe Mao Ce Dun në vitin 1962, ja porositë që lideri kinez i dërgonte Hoxhës për të sulmuar Hrushovin Nga 1 prilli taksa e banesës brenda faturës së ujit, një familje do paguajë mesatarisht 400 lekë në muaj për një shtëpi me vlerë 8 mln lekë F. 12,13 Faqe 10 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Basha, gjithçkaje i vendos një çmim! Nga Bardhyl BEJKO Nga Dr. Abaz HADO Nga Av. Viktor PANGO Humbja e një studiuesi të rrallë, Gëzim Qendro dhe mjedisi ynë Zgjidhja e çështjeve mes Shqipërisë e Greqisë dhe rruga e vetme evropiane Meta sfidon hapur Ramën për kufirin detar, Bushati i dorëzon 100 faqe me informacion por presidenti e refuzon sërish, zbardhen komunikimet Qeveri-Presidencë Ç m i m i 2 0 l e k ë Faqe 2,3 Gjykata rrëzon Rovena Gashin, cilëson të drejtë shkarkimin e krahut të djathtë të Adriatik Llallës, Arta Marku fiton betejën e parë Partia Demokratike mblodhi dje pasdite Kryesinë e saj ku diskutoi analizën e humbjes së zgjedhjeve. Por ashtu si në mbledhjen që PD zhvilloi pesë muaj më parë, edhe në mbledhjen e djeshme të Kryesisë nuk munguan... Debate në Kryesinë e PD, Basha përplaset me anëtarët për analizën e zgjedhjeve, ngrihet grup pune për të negociuar me kritikët Faqe 8 Faqe 4,5

Faqe 7 Hapet rruga për hetimin e Adriatik Debate në ... · Vakancat në Gjykatën Kushtetuese pritet të shkaktojnë sërish përplasje mes mazhorancës qeverisëse dhe Presidentit

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese pritet të shkaktojnë sërish përplasje mes mazhorancës qeverisëse dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në një kohë kur Presidenca dhe Kuvendi hapën garën për vendet vakante për anëtar...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

SHBA shënjestron Bashën, edhe “VOA” me “New York Times” hedhin dyshime për lobimet, zbardhin skemën e fshehjes së 650 mijë USD

Nis beteja mes mazhorancës dhe presidentit për vakancat

në Kushtetuese, mblidhet KED, palët në pritje të vetingut

Tirazhi 10000 kopje E Premte 9 Mars 2018

Presidenti: Sali Berisha kishte qëllime pozitive për paktin e 2009, u rrëzua nga Kushtetuesja për arsye procedurale

Hapet rruga për hetimin e Adriatik Llallës, komisioni zbardh vendimin për ndërprerjen e vetingut, SHBA-BE marrin

në dorë dosjen e ish-kryeprokurorit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është vënë në lëvizje për të bindur kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën që të hyjnë bashkë në zgjedhjet vendor të vitit 2019. Ditët e fundit...

Tenori Josif Gjipali pohon se problemet në Teatrin e Operës dhe Baletit vazhdojnë prej vitesh. Sipas tij në TOB ndryshimi i pritur nga artistët duhet të nisë nga ata që e njohin këtë zanat. Në intervistën për “SOT” tenori Gjipali shprehet se dhe nëse ka pasur publik që ka mbushur...

JOSIF GJIPALI:TOB ka nevojë për një reformë

të thellë, që nga drejtuesit e deri në nivelin artistik

Kryemadhi tentativa të bindë Lulzim Bashën për të hyrë

bashkë në zgjedhjet vendore, kryetarët e bashkive të LSI

hapin dyert për militantët e PD

Faqe 6

Faqe 18

Faqe 9

Fa

qe

7

Zbardhet takimi mes Hysni Kapos dhe Mao Ce Dun në vitin 1962, ja porositë që lideri kinez i dërgonte Hoxhës për të sulmuar Hrushovin

Nga 1 prilli taksa e banesës brenda faturës së ujit, një familje do paguajë mesatarisht 400 lekë në muaj për

një shtëpi me vlerë 8 mln lekëF. 1

2,1

3

Fa

qe

10

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Basha, gjithçkaje i vendos një çmim!

Nga Bardhyl BEJKO

Nga Dr. Abaz HADO

Nga Av. Viktor PANGO

Humbja e një studiuesi të rrallë, Gëzim Qendro

dhe mjedisi ynë

Zgjidhja e çështjeve mes Shqipërisë e Greqisë dhe rruga e vetme evropiane

Meta sfidon hapur Ramën për kufirin detar, Bushati i dorëzon 100 faqe me informacion por presidenti e refuzon sërish, zbardhen

komunikimet Qeveri-Presidencë

Çmimi 20 lekë

Faqe 2,3

Gjykata rrëzon Rovena Gashin, cilëson të drejtë shkarkimin e krahut të djathtë të

Adriatik Llallës, Arta Marku fiton betejën e parë

Partia Demokratike mblodhi dje pasdite Kryesinë e saj ku diskutoi analizën e humbjes së zgjedhjeve. Por ashtu si në mbledhjen që PD zhvilloi pesë muaj më parë, edhe në mbledhjen e djeshme të Kryesisë nuk munguan...

Debate në Kryesinë e PD, Basha përplaset me anëtarët

për analizën e zgjedhjeve, ngrihet grup pune për të negociuar me kritikët

Faqe 8

Faqe 4,5

2 GAZETA SOTE Premte 9 Mars 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Këta gjyqtarë që i shërbejnë

pushtetit në këtë formë të turpshme

kujtojnë se do të shpëtojnë por

askush nuk do t’i shpëtojë vettingut.

Gjyqtarët kanë nxjerrë tezgat dhe shesin dinjitetin e tyre. Kujtojnë se do të shpëtojnë nga vetingu me

këto vendime. Ne do ta apelojmë

vendimin...

Avokati Çlirim Gjata deklaroi pak ditë më parë se shkarkimi i Rovena Gashit nga kryeprokuror-ja Arta Marku ishte i paligjshëm. “Urdhri i lirimit nga detyra është diçka cinike. Shkelja e parë është bërë se urdhri është dhënë nga di-kush që nuk e ka kompetencë. Dhe shkelja e dytë është sepse është liru-ar nga detyra një drejtoreshe drejto-rie pa asnjë motivacion. Me kompe-

tencë të plotë ligjore nuk kam parë ndonjëherë akt administrativ më të paligjshëm dhe më antikompe-tent. Është shkarkuar një drejtore e Drejtorisë pa asnjë motivacion. Ka rrezik që as në kohën e Enver Hoxhës të keni shkarkim detyre pa motivacion. As një pastrues nuk mund të shkarkojë kryeprokurorja pa motivacion jo më një drejtoreshë Drejtorie”, deklaroi ai.

GJATA: SHKARKIMI I GASHIT I PALIGJSHËM

Saraçi: Nuk u bëra pengesë për miratimin e rregullores

Kolegji Posaçëm i Apelimit ka vijuar edhe dje seancën dëgji-more për procedimin disiplinor ndaj Komisionerit publik Helidon Saraçi. Në seancën e djeshme u dëgjuan pretendimet e vetë komisionerit në lidhje me shkeljet për të cilat ai akuzohet nga ONM. Sipas Saraçit gjatë ushtrimit të detyrës së tij nuk ka kryer asnjë shkelje. Madje, Saraçi deklaroi se nuk ishte bërë pengesë për miratimin e rregullores se brendshme të komisionerit publik ndërsa theksoi se dy afatet e lëna për miratimin e saj janë përmbushur në kohë. Megjithatë, pasi administroi provat shkresore kolegji shtyhu seancën për ditën e enjte kur pritet të jepet vendimi. Ndërkohë avokati i Saraçit, Shaqir Hasanaj deklaroi se akuzat nuk qëndrojnë. “Është një gjy-kim i dhunshëm, nëse mund të quhet gjykim është një gjykim me goditje të përqendruar, duke mohuar çdo liri dhe të drejtë. Është e habitshme se si mund të ndodhin sot. Unë nuk pata asnjë mundësi të realizoj mbrojtjen time”, deklaroi ai.

Ndotja akustike, Ministria e Mjedisit monitorim lokaleve

Muzika e lartë në zonat e banuara apo dhe në zonat turistike jo pak herë është kthyer në shqetësim kryesor të familjeve apo turistëve. Për këtë qëllim të gjitha lokalet do të kalojnë në një proces monitorimi dhe të matjes së ndotjes akustike. Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi u ka dërguar krerëve të pushtetit vendor dhe inspektorëve një raport të plotë me pesë pika për rastet e ndotjes akustike. Në udhëzimin e Ministrit po ashtu theksohet se oraret dhe normat e zhurmave duhet të jenë në përputhje me standardet e vendo-sura. “a) identifikimin e aktiviteteve, vendndodhjen, numrin e personave të ekspozuar nga zhurmat; b) vlerësimin e kushteve specifike në licencimin e tyre dhe menaxhimin e zhurmave në mjedis; c) vlerësimin e zonave që duhet të konsiderohen të qeta, shkollat, kopshtet, çerdhet, spitalet; d) ngritjen dhe funksionimin e një strukture për monitorimin dhe kontrollin e zhur-mave në mjedis; e) plan konkret me oraret e lejuara”, thuhet në raport.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në burgun e grave: Programe punësimi për t’u riintegruar në shoqëri

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë organizuar dje me rastin e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas një aktivitet festiv në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Nr.325, i njohur ndryshe edhe si burgu i grave në kryeqytet. Të pranishme në këtë aktivitet kanë qenë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, de-putetet Vasilika Hysi, Blerina Gjylameti, Mimi Kodheli, Elona Gjebrea dhe Antoneta Dhima si dhe përfaqësues të organizatave që punojnë për kualifikimin profesional të të dënuarve në këtë institucion. Gjatë fjalës së saj përshën-

detëse, ministrja Gjonaj e ka vënë theksin te nevoja që 8 marsi të shihet jo vetëm si një ditë feste, por mbi të gjitha si një moment reflektimi për përpjekjet më të shumta që duhen bërë, për më shumë dënime alternative për gratë, për më shumë programe punësimi dhe për më shumë trajnim profesional dhe edukim. Madje, ajo deklaroi se qeveria shqiptare po punon për krijimin e mundësive dhe programeve të punësimit të këtyre grave, pas përfundimit të dënimit. Sipas saj, shumë shpejt do të vijnë edhe iniciativat e para lidhur me mbështetjen e mëte-jshme të grave që vuajnë dënime në institucione

të mbyllura si dhe integrimin e tyre në shoqëri. “Jemi duke punuar për të kompletuar bazën ligjore e më pas për të realizuar në praktikë pro-grame punësimi për të dënuarit, ku ata të kenë mundësinë të paguhen dhe të jenë të siguruar për punën që do të kryejnë. Ne po punojmë për t’ia krijuar mundësi që pasi të dilni nga këto dyer, përmes programeve të punësimit të keni mundësi të riintegroheni dhe të mbani familjet tuaja”, deklaroi ajo. Sipas saj, gjatë viteve të fundit janë organizuar disa aktivitetet ku janë promovuar punimet artizanale të vajzave dhe grave të privuara nga liria, në panaire të ndrys-

hme. “Por tanimë, ka ardhur koha, që këto përvo-ja të kthehen në një sistem të mirëorganizuar, që do t`u japë mundësi, grave dhe vajzave, që nga njëra anë të rrisin përfitimet e tyre financiare si dhe nga ana tjetër të jenë më të angazhuara në fitimin e profesioneve që do tu vijnë në ndihmë në jetën e tyre jashtë institucioneve të vuajtjes së dënimit”, nënvizoi ministrja Gjonaj. Gjatë aktivitetit festiv janë luajtur pjesë teatrale nga trupa e teatrit të Fierit, ndërkohë që ka pasur recitime nga gratë dhe vajzat e burgosura si dhe është organizuar një panair me punime të vetë të dënuarave në IEVP 325.

Rigels SELIMAN

Gjykata Administrative ka rrëzuar dje padinë e Rove-na Gashit ndaj Proku-rores së Përgjithshme të

përkohshme, Arta Marku. Dy javë pasi mori detyrën në krye të organit të akuzës, kryeprokurorja Arta Marku firmosi largimin nga detyra të Rovena Gashit si drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Se-ktorit të Dekriminalizimit në këtë institucion. Ndërkohë dje Gjykata Administrative u mblodh për këtë çështje dhe pasi ka dëgjuar palët, trupi gjykues i ka dhënë të drejtë kryeprokurores Arta Marku. Në vendim, gjykata sqaroi se urdhri për lirimin nga detyra të Gashit, është i ligjshëm. Madje, gjykata e konsideroi të pabazuar në prova padinë e Gashit, me argumentin se kryeprokurorja Marku ka kompe-tencat e mbarëvajtjes së punës në prokurori, derisa të ngrihet KLP, që, sipas reformës në drejtësi, është organi qeverisës i organit të akuzës. “Lirimi nga detyra si drejtoreshë i Rovena Gashit është urdhër eprori. Urdhri është në përputhje me kompetencat e Arta Markut, si Prokurore e Përgjithshme. Nuk ndërhyjmë në detyrat që ka një organ kushtetues. Urdhri s’mund t’i nënshtrohet kontrollit”, thuhet në vendimin e Gjykatës Administra-tive. Nga ana tjetër, Gjykata vlerë-soi se Arta Marku mund të vendosë caktimin e prokurorëve në detyra të caktuara me qëllim mbarëvajtjen e punës. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me ish-drejtoreshën, të cilës, sipas gjykatës, nuk i janë prekur të drejtat e saj si magjistrate. Pra vendimi i djeshëm, tregon qartë se zonja Marku ka fituar betejën e parë, pasi kryeprokurorja është paditur edhe nga bashkëshorti i Rovena Gashit.

Reagon avokati i Rovena GashitMenjëherë pas këtij vendimi

reagoi edhe avokati mbrojtës i Rovena Gashit, i cili shpërtheu në akuza ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Administrative. Në një prononcim për mediat, Çlirim Gjata deklar-oi se gjyqtarët po i shërbejnë në mënyrë të turpshme pushtetit me besimin se do t’i shpëtojnë vetingut.

për çdo drejtues, që sipas tij, të bëjë çfarë të dojë me punëmar-rësin. “Thelbi i këtij vendimi ishte se ky është rregullim i brendshëm në punën e administratës. Asnjë punëmarrës nuk është i sigurtë sot përballë drejtuesit. Me këtë vendim çdo drejtues mund të bëjë gjithçka me punëmarrësin. Çdo drejtues institucioni mund të bëjë çdo gjë dhe e quan si pjesë e rregullit të brendshëm të institucionit që ai drejton. Dhe kjo quhet rregullim i brendshëm”, nënvizoi ai.

Marku paditet dhe nga bashkëshorti i Gashit

Kryeprokurorja Arta Marku është paditur edhe nga bashkëshor-ti i Rovena Gashit, ish-kryeproku-rori i Elbasanit, Dritan Gina, pas shkarkimit edhe të këtij të fundit nga detyra. Në padinë e depozituar te Krimet e Rënda, që do të shqyrto-het nga Prokuroria e Durrësit, Gina kërkoi para pak ditësh pezullimin nga detyra të kryeprokurores dhe urdhërimin e kryerjes së eksper-tizës psikiatriko-ligjore.

Madje, ai e konsideroi verdiktin si të shpallur nën efektin e frikës së vetingut dhe për këtë arsye njoftoi se do ta kundërshtojë vendimin në Gjykatën e Apelit. “Këta gjyqtarë që i shërbejnë pushtetit në këtë formë të turpshme kujtojnë se do të shpëtojnë por askush nuk do t’i shpëtojë vettingut. Gjyqtarët kanë nxjerrë tezgat dhe shesin dinjitetin e tyre. Kujtojnë se do të shpëtojnë nga vetingu me këto vendime. Ne do ta apelojmë vendimin”, deklaroi ai. Ndërkohë, Gjata shtoi se ven-dimi i djeshëm krijon precedentin

Avokati i Gashit: Gjyqtarët po shesin dinjitetin për t’i shpëtuar vetingut

Gjykata rrëzon Rovena Gashin, cilëson të drejtë shkarkimin e krahut të djathtë të Adriatik

Llallës, Arta Marku fiton betejën e parëAvokatja e kryeprokurores, Pranvera Gruda deklaroi

pak ditë më parë se zonja Arta Marku nuk ka shkelur asnjë ligj, dhe sipas saj, Gashi është liruar nga detyrë, pasi dërgoi shkresat për 2 deputetët Rakipi dhe Rehovica në KQZ pa dijeninë e kryeprokurores. “Arta Marku ja ka thënë në zyrë Gashit se ka shkelur ligjin kur i është dre-

jtuar KQZ-së pa e vënë në dijeni. Rovena Gashi nuk mori firmën e Markut për të dërguar shkresa në KQZ. Marku e vlerësoi këtë veprim si jo etik. Madje, ky motivacion i është komunikuar Rovena Gashit edhe verbalisht. Rovena Gashi ka bërë shkelje që mund të ndëshkohej më rëndë”, deklaroi avokatja e Arta Markut, Pranvera Gruda.

AVOKATJA E KRYEPROKURORES: JA PSE U SHKARKUA GASHI

GAZETA SOT E Premte 9 Mars 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ja argumentet e KPK për Adriatik Llallën

Vendimi nr. 78, datë 12.12.2017, i Gjykatës Kushtetuese, paragrafi 43, ka interpretuar, ndër të tjera, lidhjen ndërmjet këtyre dy dispozitave si vijon: "(...) Neni 56 i ligjit i jep mundësinë subjektit që dorëhiqet brenda afatit 3-mujor, të përfitojë pagesë kalimtare sipas parashikimeve ligjore në fuqi, mundësi të cilën nuk e përfitojnë subjektet që e japin dorëheqjen pas përfundimit të këtij afati. Gjykata thekson se, për sa kohë që subjekti i riv-lerësimit është në detyrë dhe procesi i rivlerësimit nuk ka përfunduar ende, ai ka të drejtën të japë dorëheqjen dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet, duke u zbatuar parashikimet e nenit G te Aneksit të Kushtetutës."

Me paraqitjen e kërkesës së subjektit të rivlerësimit, protokolluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me nr. 1737 prot., datë 12.02.2018, Komisioni është vënë në dijeni të kërkesës për dorëheqje të subjektit të riv-lerësimit “nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që i njeh ligji për t'u caktuar në një pozi-cion Apeli”, drejtuar Presidentit të Republikës.

Ndëprerja e procesit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit sjell si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative dhe, si rrjedhojë, ai humbet të drejtën për t'u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare, sipas parashi-kimeve të pikës 2 të nenit "G" të Aneksit të Kushtetutës.

Institucioni i Presidentit të Republikës, me shkresën nr. 381/1 prot., datë 12.02.2018, protokolluar në Komisionin e Pavarur të kualifikimit me nr, 1795 prot., datë 12.02.2018, referuar kërkesës, nenit 56 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të giyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë" dhe vendimit nr. 78/2017 të Gjykatës Kushtetuese, i dërgon Komisionit dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkesën për dorëheqje të Z. Adriatik Llalla, drejtuar Presidentit të Republikës, nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që i njeh ligji për t'u emëruar në një pozicion në Gjykatën e Apelit.

Neni "G" i Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka parashikuar mundësinë e subjektit të rivlerësimit për të dhënë dorëheqjen: 1. Subjekti i rivlerësimit mund të japë dorëheqjen nga detyra dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet. 2. Subjekti i rivlerësimit që dorëhiqet sipas kësaj dispozite, nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

LSI u rikthehet sulmeve ndaj ambasadorëve, Vasili akuzon Vlahutin për emërimet në shërbimin civil

Lëvizja Socialiste për Integrim u është rik-thyer sulmeve dhe akuzave ndaj ambasadorëve. Pas një pauze disa ditore, dje kreu i grupit par-lamentar Petrit Vasili, ka sulmuar ambasadoren Romana Vlahutin mbi situatën në administratën publike. Duke marrë shkas nga mediat për emërimet abuzime në shërbimin civil, Vasili ka sulmuar qeverinë dhe ambasadoren e BE, edhe pse të dhënat e raportuara nuk kanë qenë shumë të sakta. Sipas vendimeve të Komisionerit për

Nëpunësin Civil, mes institucioneve që kanë abuzuar me punësimet janë ato të drejtuara nga LSI, ku dominojnë drejtoritë bujqësore. Por pavarësisht kësaj, Vasili i është hakërryer prezencës së BE. “Raporti korrekt dhe ligjor i Komisionerit të Shërbimit Civil zbulon qartë se më shumë se një e treta e nëpunësve civilë janë emëruar në kundërshtim me ligjin e shërbimit civil. Ka edhe mjaft fakte të tjera në këtë raport të komisionerit i cili bën një skaner tronditës se

si ky ligj po zhbëhet dita-ditës. Edhe shqiptari më i fundit e ka shume mirë të fiksuar që në 2013 miratimi i ligjit të shërbimit civil ishte kusht i pakapërcyeshëm për integrimin europian e mar-rjes së statusit të vendit kandidat dhe u kërkua me insistim nga Bashkimi Europian”, tha ai. Më tej Vasili ka sulmuar ambasadoren Vlahutin, duke i kërkuar të reagojë për këtë çështje. “Ligji për shërbimin civil dhunohet nga qeveria në mes të ditës ndërsa BE në Tiranë hesht. Për shkak

se ky ligj ishte kusht i integrimit europian dhe monitorohet fort nga BE në Bruksel, heshtja e BE në Tiranë është një përgjegjësi serioze poli-tike. BE në Tiranë ka qenë shpesh e papërtuar për të folur, komentuar e sugjeruar edhe për mjaft çështje ku do kishte ndihmuar më shumë duke mos folur. Pse hesht Vlahutin dhe mbyll sytë para dhunimit të ligjit të shërbimit civil, që po shpërben dhe po politizon në themel admin-istratën publike të këtij vendi”, tha ai.

Kliti TOPALLI

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur dje vendimin për ndërpre-rjen e vetingut për ish-kryeproku-rorin Adriatik Llalla. Teksa të gjithë

prisnin me interes nëse ai do e kalonte apo jo procesin e rivlerësimit, Llalla bëri një lëvizje befasuese, duke u tërhequr në momentin final. Komisioni e pranoi kërkesën dhe dje ka dhënë argumentet se përse u ndërmor një vendim i tillë. Mirëpo zbardhja e vendimit do të thotë se tani Adriatik Llalla është i rrezikuar ndaj hetimeve penale, por dhe apelimit të vendimit në Kolegjin e Apelimit. Ambasadori ameri-kan Donald Lu pak ditë më parë deklaroi se tërheqja në vetingu nuk do të thotë se s’do ketë hetime penale. Kjo do të thotë se tani të gjitha rrugët janë të hapura, nëse ish-kryeprokurori ka abuzuar me detyrën gjatë 5 viteve të fundit. Një burim pranë KPK i tha gazetës se fillimisht po bëhet arkivimi i dosjeve të Llallës sa i takon pasurisë, pastërtisë së figurës dhe karrierës, ndërsa po shihet nëse ai ka kryer apo jo shkelje të ligjit. Nëse rezulton se ish-kryep-rokurori nuk justifikon pasurinë, ka fshehur të ardhurat, ka mashtruar me deklarimet apo ka pastruar para, atëherë shumë shpejt në Proku-rorinë e Krimeve të Rënda do të dorëzohen të gjithë provat e grumbulluara ndaj tij. Gazeta ka mësuar se ILDKP gjatë procesit të verifi-kimit ka ngritur shumë pikëpyetje mbi pronat e kryeprokurorit dhe kjo gjë i është bërë e ditur dhe Komisionit të Vetingut, i cili ka kryer verifikime. Dyshimet janë se Llalla mund të ketë mashtruar me vlerën e pronave, duke i shitur dhe duke i blerë me çmime të ndrys-hme. Por nëse vërtet ai ka abuzuar, atëherë tani është e hapur rruga e hetimeve. Por rol të rëndësishëm do të kenë dhe ndërkombëtarët. Dje vendimi për ndërprerjen e vetingut i është dorëzuar ONM dhe Komisionerit Publik, të cilët kanë 15 ditë kohë të bëjnë apelim. Pro nga ana tjetër, gazeta ka mësuar se ONM ka marrë në dorë dhe të dhënat nga verifikimet e Llallës dhe SHBA me BE po verifikojnë me detaje nëse janë kryer vepra penale dhe shumë shpejt do të japin rekomandim konkret se si duhet të veprohet me të. E gjithë vëmendja mësohet se është përqendruar te pasuria dhe veçanërisht shitja e pronave.

Argumentet e KPKKomisioni i Pavarur i Kualifikimit ka

dhënë 3 argumente kyçe, ku është bazuar vendimi për ndërprerjen e vetingut për Adriatik Llallën. Sipas tij, është Kushtetuta e para që i jep të drejtën e dorëheqjes, më pas ligji dhe në fund një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, edhe pas largimit të Llallës nga detyra verifikimi ka vijuar dhe më pas ka qenë Presidenti që ka kërkuar të ndërpritet procesi. “Procesi i rivlerësimit ndaj subjektit të rivlerësimit, Z. Adriatik Llalla,

ka filluar në respektim të nenit 179/b, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të nenit 4, pika 4, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Me përfundimin e mandatit të subjektit të riv-lerësimit si Prokuror i Përgjithshëm, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, konkretisht pikës 5 të nenit 148/a, ai emëro-het në detyrën e mëparshme ose gjyqtar në Gjykatën e Apelit vetëm me një kërkesë të tij. Në këto kushte, pavarësisht përfundimit

të mandatit të tij kushtetues si Prokuror i Përgjithshëm, procesi i rivlerësimit ndaj tij ka vazhduar nga ana e Komisionit të Pavarur të kualifikimit, sepse e vetmja mënyrë për ndërprerjen e këtij procesi, që parashikon legjislacioni shqiptar, është dorëheqja”, thuhet në vendim. Tani rrugët për gjithçka janë të hapura, ONM mund të bëjë apelim në Kolegjin e Apelimit dhe mund të kërkojë ndjekje penale. Po ashtu, me zbardhjen e vendimit, Adriatik Llalla është përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

ONM dhe Komisioneri Publik, 15 ditë kohë të apelojnë çështjen

Hapet rruga për hetimin e Llallës, komisioni zbardh vendimin për ndërprerjen e vetingut, SHBA-BE

marrin në dorë dosjen e ish-kryeprokuroritAmbasadori amerikan, Donald Lu, pak

ditë më parë deklaroi se pavarësisht tërheq-jes nga vetingu, do të ketë hetim për Adriatik Llallën. “Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar e të paaftë, është një fitore në betejën për një sistem drejtësie

më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet. Tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetingu, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme pe-nale”, theksoi ambasadori.

DONALD LU: HETIM PËR ADRIATIK LLALLËN

“Neni 56 i ligjit nr. 84/2016 “Për riv-lerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe proku-rorëve në Republikën e Shqipërisë” ka para-shikuar të drejtën e dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit si vijon: 1. Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij lig-ji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet ne faqen zyrtare

të internetit të këtij institucioni. Ne rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit. 2. Pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit "Për pensionet shtetërore suplementare të personave që krye-jnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit", thuhet në vendim.

ARGUMENTET NË LIGJ

4 GAZETA SOTE Premte 9 Mars 2018

5,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

ILIRMETA:

Unë mendoj që dhe në atë kohë qeveria është nisur me dëshirën e mirë. Nuk e mendojmë që u nis të cenonte interesat kombëtarë. Jo vetëm qeveria, por dhe ekspertët. Pavarësisht nga shumë faktorë dhe rrethana të cilat mund ta bëjnë të vështirë një negociatë, të mos harrojmë që ne në fushën e detit jemi shumë pas, aq më tepër me një vend të zhvilluar...

Presidenti: SHBA të dorëzojë në prokurori provat ndaj Adriatik Llallës

Sali Berisha kishte qëllime pozitive për marrëveshje e 2009 me Greqinë, u rrëzua nga Kushtetuesja për arsye procedurale Presidenti Ilir Meta ka folur

dje sa i takon negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar. Teksa dje

ktheu për të tretën herë mbrapsht ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ai la të nënkuptohet në një intervistë për Sokol Ballën në “Real Story” se do e japë rekomandimin nëse plotësohen kërk-esat. Nga ana tjetër Meta u duk sikur mbajti marrëveshjen e vitit 2009 të Sali Berishës. Ai tha se kur u negociua me Greqinë nga ish-kryeministri ka pasur qëllime pozitive dhe se u rrëzua në Kus-htetuese vetëm për arsye procedurale.

-Ishin 9 faqe më vërejtje në letrën që i dërguat ministrit të Jashtëm. Ai ishte kjo një mesazh se si do t’i bënit ju negociatat nëse do ishit kryeministër?

Për mua nuk ka rëndësi fare se si do ta bëja unë. Sepse unë e kon-sideroj veten për shkak të pozicionit kushtetues si president, në çdo rast si pjesë të procesit. Për arsye se është një marrëveshje shtetërore dhe si e tillë nuk më shmang nga përgjegjësia e jashtëzakonshme duke qenë se është një marrëveshje e jashtëzakonshme. Është sepse nuk ndodh sa herë ndër-rohen qeveritë apo presidentët që të negociohet një marrëveshje kufiri le të themi. Është e jashtëzakonshme sepse na ka ndodhur që një pakt i nënshkruar para gati një dekade të shpallet e pav-lefshme nga Gjykata Kushtetuese dhe nga një problem që mund të ishte zgjid-hur para 10 vitesh kemi trashëguar një problem më shumë në marrëdhëniet me Greqinë për shkak të palës sonë, sepse nuk mund të fajësojmë palën tjetër në këtë rast, tani na duhet ta zgjidhim në mënyrë të qëndrueshme këtë çështje. Në mënyrën më të drejtë për të dyja vendet dhe të pakon-testueshme një herë e përgjithmonë. Kjo u shërben interesave tona dhe një fqinjësie më të fortë.

-Cili ishit shqetësimi kryesor që ju kishit, përveç faktit të anashkalimit që mendoni se i është bërë Presidentit. Po ne thelb ju çfarë shqetësimi keni?

Unë jam në përmbushje të detyrës sime, e cila në këtë rast është e veçantë për shkak të faktit se kjo është një marrëveshje e jashtëzakonshme. Dhe së dyti se Kushtetuesja në vitin 2010 ka marrë një vendim i cili nuk është thjesht një vendim që shpalli një mar-rëveshje por përcakton një doktrinë të përshtatshme për marrëveshje të tilla, apo për ribërjen e një marrëveshje të re. Ky vendim është një Kushtetutë për mua dhe të gjithë. Përveç anës përmba-jtësore dhe anës formale e Kushtetuese, çdo mungesë respektimi i pikave të ndryshme të Gjykatës Kushtetuese, nesër mund të përdoret për ta atakuar përsëri këtë proces në Kushtetuese.

-Ju i keni qëndruar kornizës së vendimit? Por duket se shkon përtej kësaj.

Jo nuk shkon sepse vendimi është shumë konkret. Është i studiuar dhe i thelluar dhe çdo çështje ka të bëjë jo vetëm me anën formale, por dhe me përmbajtjen e negocimit mbi të cilën pala shqiptare niset për të negociuar me palën tjetër. Gjatë këtyre javëve është bërë një punë shumë e mirë për të arritur drejt atij momenti që nuk jemi larg besoj, për të filluar punën ekipi negociator me një platformë të qartë dhe solide për një marrëveshje sa më të drejtë.

-Ju po lini të kuptoni se do e jepni autorizimin?

Unë nuk kam lënë të nënkuptohet se nuk do e jap. Jemi në komunikime të vazhdueshme mes ekipit të MEPJ dhe Presidencës apo Kryeministrisë. Ky proces vazhdon tani dhe në çdo moment të përshtatshëm. Jam i pre-dispozuar për t’i hapur rrugë procesit por dhe të tregoj përgjegjësi maksi-male. Presidenti duhet të ndjekë në vijimësi këtë proces sepse do t’i duhet të shprehet sërish. Është një përg-jegjësi e vazhdueshme dhe është një marrëveshje jo vetëm shtetërore dhe e jashtëzakonshme. Nuk ka këtu një problem në marrëdhëniet e presidentit me qeverinë. Presidenti po teton të bëjë detyrën vet me përgjegjësi.

-Keni pasur dyshime se këto negociata para ndërhyrjes tuaj po favorizonin Greqinë?

Unë nuk kam arsye të ndikohem nga deklarata politike ku në raste ka dhe akuza dhe interpretime të ndrys-hme. Unë nuk besoj se qeveria ka in-teres të favorizojë Greqinë. Por të kemi parasysh se qeveria ka dhe shumë punë të tjera. Në këtë rast Presidenti duke

qenë se ai ka përgjegjësi të veçantë është i detyruar t’i kushtojë rëndësi çdo detaji. Çdo detaj ka të bëjë me pozitën negociuese të palës shqiptare me palën tjetër. Çdo detaj shpreh një argument më shumë apo më pak. Në një marrëveshje një palë nuk i impono-het tjetrës. Duhet një kompromis në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e secilit vend. Është detyra ime të kujdesem për një pozitë sa më të mirë. Qeveria ka shumë probleme, përfshirë dhe zotin Bushati që është deputet i Shkodrës.

-Në vitin 2009 kur u nënshkrua kjo marrëveshje, atëherë keni qenë dakord me atë marrëveshje? Në letër nuk anatemohet marrëveshja që u rrëzua nga Kushtetuesja.

Jeni gazetar dhe keqvendosni në interesin tuaj. Kur është nënshkruar pakti i 2009 unë isha në opozitë dhe s’kam pasur asnjë lidhje dhe interes dhe madje asnjë informacion. Së dyti kur gjykata është shprehur isha ministër dhe sigurisht që vendimi i gjykatës ka qenë i pakontestueshëm. Natyrisht jam interesuar për përm-bajtjen e marrëveshjes dhe për këtë arsye ka ardhur në atë kohë dhe ambasadori jonë në atë kohë në OKB. I cili më ka siguruar se ishte marrëveshja më e mirë dhe kështu me radhë dhe kjo s’ka më vlerë sepse kjo marrëveshje nuk ekziston më për ne. Kushtetuesja e shpalli të pavlefshme dhe gjykata e ka bërë të qartë rrugën për një marrëveshje të tillë në të ardhmen. Sa i takon pyetjes suaj, e vërteta është se Ministria e Jashtme për këtë vlerësim se dhe vlerësimi i saj për kompaninë amerikane ka qenë i balancuar, ajo shprehet se vlerësimi i kësaj kompanie nuk qëndron dhe për këtë është bërë vlerësim nga ana

e ekspertëve të ministrisë. Ne kemi kërkuar kush e ka bërë këtë vlerësim sepse kjo ka rëndësi. Nuk është se unë kam vlerësuar marrëveshjen e 2009. Unë nuk emocionohem për paktin e 2009. Është politike dhe e realizuar në atë kohë dhe nuk është Kushtetues edhe e vlefshme.

-Bushati tha se jemi në një ekip me presidentin. I bie që nuk keni qenë?

Unë nuk e di si është shprehur zoti Bushati. Unë nuk shikoj asnjë problem midis mes presidenti dhe qeverisë, nëse ka vështirësi në komu-nikim me Ministrinë e Jashtme unë mendoj se pavarësisht nga reflektimi i këtyre problemeve në komunikim ne kemi qenë në proces bashkëpunimi të vazhdueshëm dhe të dokumentuar dhe jemi afër përmbylljes së një plat-forme serioze dhe në linjat e vendimit të Kushtetueses.

-Dy qeveritë kanë parashikuar dhe një axhendë mes tyre. Mendoni se ndërhyrjet do e zvarrisin pak këtë axhendë?

Unë dua t’u siguroj se puna e bërë deri më tani, sepse nuk është angazhuar vetëm presidenca, pasi është punë e nisur para se Bushati të bënte formalisht kërkesën.

-Pra ju nisët punë dhe përpara?Po ne nisëm një proces konsul-

timesh më para me ekspertët më të mirë të së drejtës ndërkombëtare kushtetuese. Me ekspertët e detit dhe të marinës dhe ne kemi pasur dëshirë të mbyllet sa më parë. Por është mjaft e rëndësishme për të gjitha arsyet e mësipërme që të mbyllet një herë e përgjithmonë. Por që të ndodhë kjo do vëmendje maksimale sepse një herë nuk u treguam në nivelin e duhur me palën tjetër. Për shkaqet tona.

-Cilat janë shkaqet?Po i ka përmbledhur vendimi

i Kushtetueses, por janë mungesa koordinimi ndërinstitucional. Nëse qeveria e asaj kohe do bashkëpunon-te me presidentin dhe opozitën dhe disa probleme do ishin shmangur dhe po ashtu politizimi do ishte shmangur. Kjo nuk na jep luksin të krijojë probleme qeveri-presidencë.

-Ka pasur akuza nga opozita për individë të grupit negociator. Për njërin prej tyre Berisha thotë është tradhtar. A janë verifikuar emrat e negociatorëve?

Është proces që nuk ka përfun-duar dhe kur erdha ishin disa zarfe të pa hapur. Procesi po vazhdon dhe qëndrimi im është se ne do bazo-hemi te të dhënat e institucioneve dhe kjo është kryesore. Por është e rëndësishme që i gjithë ky proces të

menaxhohet me vetëpërmbajtje dhe qetësi nga të gjithë aktorët.

-Berisha thotë se vendimi i Kus-htetueses për paktin e 2009 është blerë nga një palë e tretë.

Unë mendoj që dhe në atë kohë qeveria është nisur me dëshirën e mirë. Nuk e mendojmë që u nis të cenonte interesat kombëtarë. Jo vetëm qeveria, por dhe ekspertët. Pavarësisht nga shumë faktorë dhe rrethana të cilat mund ta bëjnë të vështirë një negoci-atë, të mos harrojmë që ne në fushën e detit jemi shumë pas, aq më tepër me një vend të zhvilluar dhe të njohur në botë. Nuk më shkon mendja që ka pasur qëllim sepse do të ishte e pan-dershme po ta kisha këtë mendim. Por nxitimi apo dëshira për të përfunduar diçka s amë shpejt mund të çojë dhe në produkte për të cilat nuk je i sigurt në fund. Qëllimi mendoj se ka qenë pozitiv. Unë jam takuar disa herë dhe me zoti Derveni që ka qenë negociator ashtu sikundër kam takuar dhe shumë të tjerë që kanë pasur mendime të ndryshme, sepse na ndihmon të kuptojmë sa më shumë të mundemi.

-Pse takuat zotin Berisha para se të takonit kryeministrit. Nuk duhej të ishte e kundërta?

Unë zotin Berisha e takova si ish-president duke qenë se do takoja gjithë ish-presidentët në mënyrë të veçantë zotin Topi që ishte president kur u firmos marrëveshja. Por dhe zoti Nishani ka qenë më pas kur pati ndryshime të ligjit në këtë drejtim. Me këtë rast mendova të takoj të gjithë. Po mos takoja doktorin do thoshit pse nuk e takove. Ishte kënaqësi të takohesha me të.

-A besoni ju siç besojnë ameri-kanët se zoti Llalla është i korruptu-ar. Një vit më parë ishit ju që i dhatë të drejtë.

Në rastin konkret unë i qëndroj edhe sot deklaratave për përzgjedhjen e kandidaturave për KED, ku procesi ka qenë transparent dhe mund të them se me procedurat e ndjekura nga prokuroria ishin transparente. Ka qenë detyra ime të sqarojë një proces që pati disa kontestime dhe nuk u ankua asnjë prokuror. Sa i takon qëndrimit të mbajtur nga DASH është detyrë ose vlerësim në bazë të të dhënave apo informacioneve. Unë ju them me bindje që për të njëjtin rast i është hequr dhe viza unë i kam thënë ambasadori amerikan dhe djalit që lindi në SHBA hiqja vizën. Nuk besoj se ka qenë e qëllimshme. Për çështjet tjera nuk është çështje që më takon mua. SHBA ka fakte apo ka shkelur ligjet, padyshim do ndihmonin shumë. Çdo gjë ti vënë në dispozicion prokurorisë shqiptare apo institucioneve të Shqipërisë.

5,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Premte 9 Mars 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Pas bashkëpunimit të PD me Moskën, gjenerali amerikan jep alarmin: Ndikimi rus në Ballkan po rritet, SHBA duhet të marrë masa

Gjenerali amerikan në Evropë, Curtis Scaparroti dha alarmin ditën e djeshme duke deklaruar se në rajonin e Ballkanit po rritet presion dhe ndikimi i Rusisë. Teksa ishte i pranishëm në mbledhjen e Komitetit të Senatit, Scaparroti theksoi se në vijim të kësaj gjend-jeje Uashingtoni dhe NATO duhet të bëjnë më shumë punë për ta parandaluar një ndikim të tillë. “Zona për të cilën jam i shqetësuar sot është Ballkani. Rusia është duke punuar në Ballkan, po ndikon fort dhe ne, në një farë mënyre, i

kemi larguar sytë nga ajo zonë. Ky është një rajon, në të cilin mund të kemi problem në të ardhmen”, u shpreh gjenerali amerikan. Kujtojmë që një deklaratë e tillë vjen në një kohë kur në vendin tonë ka plasur skandali i Partisë Demokratike me lobimin në SHBA. Një revistë prestigjioze amerikane, “Mother Jones”, përmes një investigimi arriti në përfundimin se Lulzim Basha ishte financuar nga rusët për të lobuar në SHBA. Partia Demokratike e mohon një lidhje të tillë, por paralajmërimi i Curtis

Scaparroti siç duket e fakton se në Ballkan, ku bën pjesë edhe Shqipëria, shteti rus po rrit ndikimin e tij. Ndërkohë, Scaparroti shtoi ndër të tjera se SHBA nuk ka patur ndonjë përgjigje efektive ndaj aktivitetit kibernetik të Rusisë, për të cilin Inteligjenca Amerikane ka thënë se është rritur dukshëm në vitet e fundit, shkruan Radio Europa e Lirë. “Nuk besoj se ka pasur ndonjë përgjigje efektive. Hakerët e mbështetur nga shteti supozohet se kanë qenë të përfshirë në sulmet në Ukrainë dhe zyrtarët amerikanë

kanë akuzuar disa agjenci ruse për ndërhyrje në fushatën presidenciale amerikane dhe sistemin zgjedhor në vitet e fundit”, tha Curtis Scapar-roti. Sakaq, këto akuza janë hedhur poshtë nga zyrtarët rusë. I nominuari kryesor për të udhëhequr Komandën Kibernetike amerikane, gjenerali Paul Nakasone, deklaroi gjatë javës së kaluar para Komitetit të Senatit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet që patjetër të vendosin çmime për “kundërshtarët” online, në mënyrë që t’i ndalojnë aktivitetet e tyre.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, min-istri i Jashtëm duhet të marrë më parë autorizimin nga Presidenti i Republikës për të vijuar bisedimet me një shtet, në këtë rast me Greqinë. Por pikërisht në këtë pikë Bushati dhe Meta u “përplasën” me njëri-tjetrin, duke e futur këtë çështje në ngërç sepse kreu i shtetit deri tani nuk ka pranuar të lëshojë au-

torizimin. Ai “ankohet” për mungesë informacionesh dhe transparence dhe për këtë arsye ia ka kthyer tri herë deri tani Bushatit kërkesën për autorizim. Kujtojmë që në letrën e dytë të kthyer mbrapsht, Meta i kërkoi Bushatit më shumë informacione për takimet me Kotziasin dhe saktësimin e objektit, titullit dhe strategjisë së negociatave.

BLLOKIMI I NEGOCIATAVE ME GREQINË NGA META

Meta sfidon hapur Ramën për kufirin detar, Bushati i dorëzon 100 faqe me informacion por presidenti e refuzon

sërish, zbardhen komunikimet Qeveri-Presidencë

Presidenti “ankohet” për mangësi ligjore, zbardhen komunikimet

Bushati sulmon Ilir Metën“Duhet të jetë pjesë e lojës

tuaj politike edhe kjo që në vitin 2009 e shpërfillët Presidentin dhe i thoshit “horr bulevardi”, ndërsa sot jeni bërë avokatët mbrojtës të Presidentit. Berisha pasi firmosi në 2009 tha se nuk kemi asnjë çështje të hapur me Greqinë, ndërsa Ilir Meta në 2010 i tha Edi Ramës që të mos shantazhojë Gjykatën Kushtetuese sepse marrëveshja ishte shumë e mirë. Ndërkohë, sot janë bërë flamurtarët më të mëdhenj të Gjykatës Kus-htetuese dhe zbatimit të ven-dimeve të marra prej saj sa i takon kësaj çështje”, deklar-oi ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati disa ditë më parë.

Ministri: Marrëveshja sipas Kushtetueses

Mimoza IBRA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duket se nuk ka ndërmend të zhblloko-jë negociatat e detit me

Greqinë. Pavarësisht se ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në kërkesën e tij të tretë për autor-izim i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga kreu i shtetit, sërish ky i fundit po vijon të mbajë të ngrirë bisedimet me Greqinë. Sipas burimeve të gazetës, Bushati i ka dërguar të mërkurën Metës një dosje shumë voluminoze me 100 faqe ku përmbushte të gjitha kërkesat e kreut të shtetit, por ky i fundit ka mbetur përsëri i pakën-aqur. Gazeta ka mësuar se ministri i Jashtëm ia kishte bërë të qartë Presidentit se midis tyre nuk do të kishte më letërkëmbime sa i takon kësaj çështjeje, por në rast se Meta do të ketë ndonjë detaj tjetër për të sqaruar, mes tyre do të zhvillo-het një takim. Pikërisht pas kësaj mësohet se Ilir Meta ka thirrur në Presidencë kryeministrin Edi Rama, ku zhvilluan një takim për rreth një orë për të diskutuar për përgjigjen e ardhur nga Bushati. Sipas informacioneve, Meta ia ka bërë të ditur kreut të qeverisë se në letrën e ministrit të Jashtëm mungojnë sërish disa gjëra, duke i sqaruar se për këtë arsye do t’ia kthejë përsëri mbrapsht kërkesën për të tretën herë. Presidenti ka bindur kryeministrin se në përgjig-je ka akoma disa mangësi ligjore, por ende nuk bëhet e ditur se për cilën nga pikat e parashikuara Meta është i “pakënaqur”. Deri tani nuk mësohet të ketë mbërritur një letër tek Ministria e Jashtme nga Presidenca dhe për këtë arsye nuk dihet akoma sesi do të procedo-het tani mbrapa: a do të vijojnë letërkëmbimet mes Bushatit dhe Metës apo do të zhvillohen takime midis tyre për çdo sqarim.Bushati i plotëson kushtet Metës

Teksa Presidenti i ktheu për të tretën herë Bushatit kërkesën për autorizim, gazeta ka arritur të mësojë se ministri i kishte plotësu-ar të gjitha kërkesat e Metës në letrën e dërguar në Presidencë. Sipas informacioneve, Ditmir Bushati kishte ngritur një grup pune, i cili është vënë në lëvizje dhe ka punuar për më shumë se

një javë më orë të zgjatura vetëm për t’iu kthyer përgjigje të gjitha shqetësimeve të ngritura nga Ilir Meta. Kështu, më konkretisht, gazeta ka mësuar se në dosje janë bashkangjitur të gjitha informa-cionet dhe detajet e kërkuara nga kryetari i shtetit për dy takimet e zhvilluara mes ministrit tonë të jashtëm dhe homologut të tij grek në Kretë dhe në Korçë. Po ashtu interesant është fakti se Bushati, në “kundërpërgjigje” i ka dërguar Metës edhe të gjitha materialet hartografike, ku mësohet se janë shtuar edhe të gjitha dokumentet e kërkuara nga Meta si: vija delim-ituese sipas Protokollit të Firences dhe hartës që e shoqëron atë; vija delimituese sipas marrëveshjes së ndarjes së shelfit kontinental midis Italisë dhe Shqipërisë; ujërat e brendshme, ujërat territoriale dhe vija e drejtë bazë e Republikës së Shqipërisë; vija delimituese sipas marrëveshjes së vitit 2009 lidhur midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe

8-Marsi, Meta: Sot është dita për të reflektuarPresidenti i Republikës Ilir

Meta e nisi ditën e djeshme me një urim për të gjitha gratë dhe vajzat me rastin e festës së 8-Marsit. Përmes një postimi në rrjetet so-ciale, Meta u shpreh se ka akoma shumë për tu bërë për femrat në Shqipëri dhe për këtë arsye kjo ditë duhet shfrytëzuar për të reflektuar. Kreu i shtetit bëri apel që të nda-let diskriminimi i femrave, duke shtuar se duhet të shmanget edhe dhuna në familje. “Gëzuar 8-Marsin të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave, të cilat me shpirtin, dashurinë, sakrificat e përkush-timin e tyre, lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë dhe familjes shqiptare. Sot është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri. Fuqizimi i tyre social, ekonomik dhe politik është forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurt për një Shqipëri evropiane dhe të begatë”, thekson Presidenti Meta.

Bushati: Gruaja, shtylla kurrizore e shoqërisëMinistri i Punëve të Jashtme, Dit-

mir Bushati zhvilloi ditën e djeshme një aktivitet në ambientet e ministrisë me rastin e festës së 8-Marsit. Gjatë fjalës së tij, Bushati kishte një rezer-vuar një falënderim për vartëset e tij, duke shtuar se duhet mbushur hendeku. “Gruaja është shtylla kurri-zore e shoqërisë. Ky është një debat që ka të bëjë me Shqipërinë që ne kemi në mendje dhe Shqipërinë që ne dëshirojmë t’i lemë gjeneratave të tjera. Dallimi kryesor është si të mbushësh hendekun, hendekun që ka të bëjë me edukimin shoqëror, hendekun që ka të bëjë me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, hendekun që ka të bëjë me ritmin e rolit qendror të familjes në shoqëri. Prandaj, duke përfunduar, unë dua t’ju falenderoj të gjithëve nga zemra, në radhë të parë zonjat dhe zonjushat që janë pjesë e Shërbimit të Jashtëm që punojnë me mua, punojnë me ne burrat që shpesh na durojnë me huqet tona, në kupti-min e mirë të fjalës në marrëdhëniet e punës”, tha Ditmir Bushati.

vija delimituese sipas marrëve-shjes së lidhur midis Greqisë dhe Italisë. Po ashtu mësohet se Bushati ka ndryshuar edhe titullin e mar-rëveshjes në “Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Re-publikës së Greqisë për saktësimin e kufirit shtetëror detar dhe delimit-imin e shelfit kontinental dhe zonës

ekskluzive ekonomike”, pikërisht ashtu siç Meta e kishte kërkuar. Duke u bazuar tek plotësimi i të gji-tha kushteve, duket se mes Qeverisë dhe Presidencës ka nisur një luftë e hapur në lidhje me këtë çështje, të cilën Meta po e zvarrit pafundësisht duke theksuar se ka mungesë infor-macioni dhe transparence.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta duket se nuk ka ndërmend të zhbllokojë negociatat e detit me Greqinë. Pavarësisht se ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në kërk-esën e tij të tretë për autorizim i ka plotësu-ar të gjitha kushtet e vendosura nga kreu i shtetit, sërish ky i fundit po vijon të mbajë të ngrirë bisedimet me Greqinë...

6 GAZETA SOTE Premte 9 Mars 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Nuk mendoj se ka të bëjë çështje të

koalicionet, sa i përket kandidatu-

rave të përbashkëta do të ketë kohën e

vetë dhe diskutimet e veta. Ne me PD

jemi në një front opozitar sa i takon luftës kudër krimit të organizuar dhe dekriminalizimit të

qeverisë e politikës shqiptare...

Ridvan Bode: Basha ka vetëm retorikë,

ka tradhtuar PDIsh-deputeti i Partisë Demokratike,

Ridvan Bode ka sulmuar dje kreun e PD, Lulzim Basha. Gjatë një pron-oncimi për mediat, Bode nuk kurseu kritikat e ashpra ndaj kreut aktual të PD-së, duke e quajtur Bashën si një politikan që ka vetëm retorikë dhe nuk merr asnjë përgjegjësi. Sipas tij, Basha ka tradhtuar PD, duke kujtuar këtu marrëveshjen e 18 Majit. “Basha ka vetëm retorikë. Retorika është boshe. Liderët vlerësohen për idetë që japin, vendimit që marrin dhe aksionin politik. Zoti Basha ka rritur brengën mes demokratëve për faktin që mar-rëveshja e 18 Majit ishte një tradhëti e madhe”, deklaroi ai. Ndërkohë, Bode nuk i ka mohuar zërat për krijimin e një force të re politike. “Nëse ata vendosin, do të bëhet siç thonë ata. Deri tani ne nuk kemi asnjë artikulim për një forcë të re. Kjo është një çështje politike, që i takon demokratëve ta vendosin. Ata që e shohin veten të përjashtuar, një bashkim i të gjithë demokratëve një lëvizje për bashkim”, nënvizoi Bode.

Bregu drejt Këshillit Rajonal, merr mbështetjen e Bushatit

Gratë dhe vajzat të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në diplo-macinë shqiptare janë bashkuar dje në Ministrinë e Jashtme në kuadër të ditës së gruas 8 Marsit. E pranishme në këtë aktivitet ishte ish-deputetja Majlinda Bregu, e cila nuk nguroi të shpaloste platformën e saj si kandi-date për Sekretare të Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ndërsa falenderoi ministrin Bushati për mbështetjen e dhënë. “Unë nuk besoj se ministri Bushati më ka thirrur vetëm si përfaqësuese e opozitës ku vazhdoj të jem akoma, por edhe për pozicionin për të cilin kam aplikuar”, tha ajo. Ndërkohë, edhe ministri Ditmir Bushati nuk kurseu vlerësimet për ish-ministren e integrimit Majlinda Bregu, teksa deklaroi se e shikon kandidimi si një arritje për një grua shqiptare dhe maturi të institucioneve të shtetit. “Nuk ka zgjerim te koalicionit, por ka një pjekuri nga ana e shoqërisë shqiptare për të mbështetur jo thjesht një grua në karrierë”, deklaroi Bushati.

Astrit Patozi: Ja 3 arsyet përse Lulzim Basha nuk bën dot bashkimin e partisë, përgjegjës kryesor për gjendjen e sotme

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar ditën e djeshme drejtimin e PD-së nën lidershipin e Lulzim Bashës si dhe mbledhjen e Kryesisë, duke sulmuar fort kreun demokrat. Gjatë një prononcimi për mediat, Patozi akuzoi Bashën se ka bunkerizuar Partinë Demokratike. Dhe për këtë, ai theksoi se janë disa arsye se përse Basha nuk bën dot bashkimin e PD-së. Sipas tij, Basha është përgjegjësi që PD gjendet në këtë katandisje dhe procesin e analizën brenda partisë nuk ka për ta përfunduar. “Ja 3 arsyet përse Basha nuk mund të bëj bashkimin. a) Nuk do ta kryejë këtë proces, sepse veprimet që ka bërë i

ka të qëllimshme. b) Nuk di. c) E ka të pamundur ta bëjë. Basha është përgjegjësi që PD gjendet në këtë katandisje, një njeri që ka bërë çarjen, e ka të vështirë për të bërë bashkimin. Sot PD ka krizë politike dhe jo burokratike. Basha kërkon ta bunkerizojë akoma edhe më shumë partinë, dhe do të shkojë në një kongres të parakohshëm”, deklaroi Patozi. Nga ana tjetër, ish-themeluesi i Partisë Demokratike, Genc Ruli, deklaroi kryetari Lulzim Basha e ka dobësuar rolin e PD-së në skenën politike. “Partia Demokratike në vend të bashkohet është sfilitur. Është një PD shumë e vogël siç ka qenë dikur, edhe pse është parti e dytë,

nuk ndikon fare në procesin politik sot. Në politikë gjyqtari më i madh është koha”, deklaroi ai. Po ashtu ai akuzoi Bashën se është i kapur dhe se ka tradhëtuar idealet e Partisë Demokratike. “Ka më shumë fjalë sesa ka vendime. Fjalët që thotë nuk i çon deri në fund, dhe këto janë vese të një njeriu që nuk krijon dot mazhorancë. Bën marrëveshje okulte që nuk i shërbejnë qytetarëve”, tha Ruli. Ndërkohë, Ruli ironizoi kryetarin e PD, teksa deklaroi se Basha nuk e ka ndërmend të bëhet kryeministër, por është i kënaqur me atë kasollen e opozitës. “Basha është i kënaqur me të qenit në opozitë. Pse nuk kemi një opozitë, praktikisht

nuk kemi opozitë, por e kemi vetëm teorikisht. Problemi është që opozita është një kanal politik që protestën e kthen në votë, por po shohim që protesta që kanë njerëzit, mungon. Shqiptarët e pranojnë modelin. Ne ende kemi element të tribalizimit, të fisit. Ka pasur një parti skrapallish. Pra, janë këto fenomene që i kemi në këtë shoqëri. Nuk ka interes Basha të vij në pushtet, përvoja këto katër pesë vite ka treguar që ai nuk është një lider. Dhe prandaj i intereson të bëjë kompromis. Dhe mbrapa ke gjithmonë një marrëveshje që ekziston. Kryeministër nuk bëhem kurrë, dhe të mbaj këtë kasolle ku ndihem rehat”, nënvizoi Ruli.

Kryemadhi tentativa të bindë Lulzim Bashën për të hyrë bashkë në zgjedhjet vendore, kryetarët e bashkive të LSI hapin dyert për militantët e PD

Zamira Rami ndan me PD “tepsinë” e Bashkisë Gjirokastër, emëron administratorin e ri të Lazaratit

Rigels SELIMAN

Kryetarja e Lëvizjes Social-iste për Integrim, Monika Kryemadhi është vënë në lëvizje për të bindur

kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën që të hyjnë bashkë në zgjedhjet vendor të vitit 2019. Ditët e fundit aleatët tradicionalë të PD-së por edhe deputetë brenda kësaj partie kanë dalë hapur kundër bashkëpunimit me LSI dhe kjo duket se ka shqetësuar së tepërmi Kryemadhin. Sipas burimeve të gazetës, kryetarja e LSI ka urdhëru-ar vartësit e saj që të nisin bash-këpunimin me Partinë Demokratike në pushtetin vendor. Madje, burimet thanë se Kryemadhi ka porositur kryebashkiakët e LSI që të hapin dyert për militantët e PD, në mënyrë që këta të fundit të punësohet në këto institucione. Rasti më i freskët vjen nga qarku Gjirokastër, aty ku së fundi kryebashkiakja Zamira Rami ka firmosur emërime të njerëzve nga radhët e PD-së. Konkretisht mësohet se në krye të njësisë ad-ministrative Lazarat është emëruar Benard Pollo, i cili mban njëkohë-sisht postin e kryetarit të PD-së në Lazarat. Pollo zëvendëson kështu Mexhit Jupin e shkarkuar nga Rami pak javë më parë. Jupi ishte emëruar si përfaqësues i PS-së që prej korri-kut 2015 kur Rami mori drejtimin e Bashkisë Gjirokastër. Asokohe Par-tia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ishin ende në koali-cion. Megjithatë, emërimi i Benard Pollos si administrator i Lazaratit, me siguri do të shoqërohet edhe nga emërime të tjera nga radhët e njerëzve të Partisë Demokratike në Gjirokastër. Mësohet se në ditët në vijim, pritet që nënkryetar bashkie të emërohet një person, i cili vjen gjithashtu nga radhët e PD-së, por sidoqoftë duhet të presim. Pra përmes kësaj lëvizje, Kryemadhi lë të nënkuptohet se PD dhe LSI nuk janë thjesht dhe vetëm në një koali-cion opozitar për të rrëzuar qeverinë “Rama 2”, por kanë nisur të ndajnë edhe pushtet me njëra-tjetrën në nivel vendor. Madje, përmes kësaj taktike Kryemadhi jo vetëm që po “josh” Bashën për të bashkëpunuar

Partinë Demokratike nuk e ka mo-huar dje as vetë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Gjatë një prononcimi për mediat, Kryemadhi deklaroi se gjithçka do të diskutohet në kohën e duhur. Megjithatë, ajo i kujtoi PD që janë bashkë në frontin opozitar, duke lënë të nënkuptohet se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në zgjedhjet e ardhshme. “Nuk men-doj se ka të bëjë çështje të koali-cionet, sa i përket kandidaturave të përbashkëta do të ketë kohën e vetë dhe diskutimet e veta. Ne me Partinë Demokratike jemi në

një front opozitar sa i takon luftës kudër krimit të organizuar dhe dekriminalizimit të qeverisë dhe politikës shqiptare. Mendoj se hapat e tjerë do të jenë hap pas hapi dhe do të jenë të gjitha bashkë, sepse nuk është vetëm LSI, ka dhe shumë faktorë të tjerë dhe parti të tjera politike që janë faktorë në zonat të caktuara”, deklaroi ajo. Ndërkohë, kryetarja e Lëvizjes Socialsite për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se javën e ardhshme, LSI do të mbledhë strukturat e partisë për të nisur punën me përgatitjen e kandidaturave për pushtetin vendor.

në zgjedhjet e ardhshme vendore, por nga ana tjetër duket se është edhe një mesazh për demokratët, me anë të së cilit tregon se ajo dhe partia e saj janë besnike ndaj tyre.

Kryemadhi nuk e mohon një koalicion me PD

Ndërkohë bashkëpunimin me

Deputeti i PD, Myslim Murrizi u shpreh pak ditë më parë se është kundër një aleance me LSI. Dhe për të vërtetuar qëndrimin e tij, deputeti i PD deklaroi se 30% e militantëve të LSI vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë. “Megjithatë nuk ka asnjë degë forumi të Par-tisë Demokratike, Këshill Kombëtar, grup deputetësh apo Kuvend Kombëtar që të ketë marrë një vendim

të tillë që të ketë bërë aleancë apo koalicion me LSI. Ata janë në opozitë me qeverinë Rama ashtu siç jemi dhe ne. Sa i përket qëndrimit të këshilltarëve të LSI nuk di ç’të them pasi 30% e administratës vazhdon akoma të jetë pjesë e qeverisë dhe pse ka pesë muaj që qeveria mori vrull për t’i hequr”, deklaroi deputeti i PD, Myslim Murrizi.

Ashtu si dhe aleatët e tjerë të PD, edhe kryetari i PR, Fatmir Mediu shprehet i pakënaqur me rolin e LSI në opozitën e sotme, pasi ajo është bërë partia më e rëndësishme, ndërkohë që sipas tij, PD duhet të fokus-ohet tek aleatët. “LSI është e lirë të bëjë zgjedhjen e vet. Fokusi politik i së djathtë , programor po flas në këtë rast është i domosdoshëm të shikojë tek ajo ç’ka bashkon në të djathtën përpara se të bëjë bashkime mekanike,

politike me subjekte te tjera. LSI ka një fokus të majtë programor. Asgjë nuk është e përjashtuar, por mendoj se në këtë rast me tepër duhet parë si e kapitalizojmë marrëdhënien brenda së djathtës për të parë pastaj të kapërcejmë gardhin në parti te tjera. Absolutisht bashkëpunimi me LSI opozitar është i domosdoshëm, por në kuadrin elektoral kjo është një çështje që vlen të diskutohet”, deklaroi ai.

MURRIZI: JAM KUNDËR NJË ALEANCE ME LSI

MEDIU: JA PSE JAM KUNDËR BASHKËPUNIMIT PD-LSI

GAZETA SOT E Premte 9 Mars 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë vënë në shën-

jestër Lulzim Bashën dhe Partinë Demokra-tike. Tre ditë më parë

revista prestigjoze amerikane “Mother

Jones” publikoi një arti-kull investigativ ku ho-dhi dyshime se rusët

lobuan për Bashën në SHBA. Por referuar

kësaj çështjeje të ngri-tur nga revista “Mother

Jones”...

PD: Mother Jones, ekstremiste e majtë dhe e financuar nga RamaPD ka reaguar dje në lidhje me

lobimin në SHBA dhe lidhjet me rusët. Përmes një deklarate për shtyp zëdhënësja e PD, Ina Zhupa deklaroi se revista që e botoi lajmin është ekstrem-iste e majtë dhe se është financuar nga Rama. “Shkrimi i publikuar në Mother Jones, një media ekstremiste e majtë e njohur për qëndrimet e saj anti-Trump, është financuar nga Edi Rama me para të paligjshme. Shkrimi është pjesë e një fushate të qëllimshme për të mbuluar kokainën dhe lidhjet e familjes Rama me të. Akuzat me rusë të artikullit janë thellë-sisht qesharake, por për t’i bërë edhe më qesharake, sot ato i ripërcolli Elisa Spi-ropali. Elisa, e cila nga puna në doganë duket se ka krijuar një njohje të veçantë për oligarkët, ka bërë sot një sallatë ruse me oligarkë dhe Kremlin. Është shenjë e nivelit të turpshëm të korruptimit dhe inkriminimit të Partisë Socialiste fakti që ruajtësja e nderit në PS është bërë Elisa Spiropali. Por është akoma më e rëndë që një parti e tërë po angazhohet përherë e më shumë në mbrojtje të drogës dhe të krimit”, tha ajo.

Taulant Balla: Prokuroria dhe FBI të nisin hetimet për PD

Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar dje lidhur me akuzat e Partisë Demokratike kundër re-vistës amerikane Mother Jones. Përmes një komenti në “Facebook”, Balla i kërkoi Bashës që t’ju përgjigje këtyre akuzave dhe të mos gënjejë më. “Faktet e reja të nxjerra në dritë nga investigimi i Re-vistës amerikane “Mother Jones” dhe të ripublikuara sot në shumë media të tjera amerikane dhe në Europë, për financim të lobimit të Partisë Demokratike nga biznesmenë rusë, janë prova shqetësuese të një skandali të rëndë, i cili nuk mund të kalojë me një deklaratë “fletë-rrufe” të Partisë Demokratike, sot edhe dje. Është e turpshme sjellja zyrtare e PD, e cila në vend që të sqarojë faktet për lidhje finan-ciare me burime ruse, sulmon median amerikane. Prandaj Lulzim Basha dhe Partia Demokratike i detyrohen men-jëherë shqiptarëve një sqarim të plotë të gjithë këtij skandali, të cilin e konsid-erojmë tepër i rëndë. Prokuroria duhet të zhvillojë një hetim gjithëpërfshirës në bashkëpunim me FBI”, tha ai.

PS: Basha të japë shpjegime për lobimet në SHBA dhe lidhjet me rusët, s'mund të fshihet pas çarçafëve

Partia Socialiste ka reaguar sërish dje në lidhje me lobimin e PD në SHBA dhe lidhjet me rusët. Përmes një deklarate për mediat, de-putetja e PS, Elisa Spiropali u shpreh se vendi është përpara një situate shumë të rëndë. Ajo tha gjithashtu se investigimi i revistës Mother Jones tregon qartë se Basha po tenton të hap një kanal balte në Uashington dhe se ilustron përfshirjen e Kremlinit në politikën shqiptare. “Jemi përpara një situate shumë të rëndë, si Kuvend i Shqipërisë dhe si shtet madje. Një media e njohur investigative amerikane ka publikuar një rrjetë merimange tronditëse të rrugës së parave të paguara nga PD,

me dijeninë, vullnetin dhe firmën e Lulzim Bashës për të hapur një kanal balte deri në Uashington. Rrjeta e merimangës sipas investigatorëve amer-ikanë e ka zanafillën në xhepat e oligarkëve rusë dhe, madje, media në fjale insinuon drejtpërdrejt për një përzierje direkte të Kremlinit në politikën shqiptare, përmes Lulzim Bashës dhe PD”, tha Spiropali. Më tej Spiropali duke u ndalur tek kjo çështje deklaroi se ky rast është një krim politik dhe se Basha duhet të jap përgjigje. Ajo tha ndër të tjera se PS nuk do të pranoj që të hesht në lidhje me këtë çështje. “Këtu kemi të bëjmë me një krim politik, financiar dhe, mos e dhëntë Zoti,

edhe kombëtar, për të cilin Lulzim Basha duhet të përgjigjet pa u fshehur pas çarçafëve të zhgar-ravitur me overdozën e baltës së budallallëkut të një opozite pa kokë. Lulzim Basha nuk mund të fshihet pas çarçafit të radhës, as pas mëdyshjes nëse është a s’është Rusia në këtë mes, sepse e përsëris, me Rusinë a pa Rusinë si shtet të përf-shirë, çështja mbetet e madhe sa një elefant në mes të mexhelisit të politikës e të shoqërisë sonë sot. Ne nuk kemi ndërmend as të heshtim e as të rrimë duarkryq, në pritje që Lulzimi të dalë nga prapa çarçafit ku është fshehur dhe të tregojë të vërtetën, qoftë përpara publikut a qoftë përpara drejtësisë.

Sot Shqipëria dhe shqiptarët duan të dinë të vërtetën e kësaj historie, që ka nisur në xhepat e oligarkëve rusë e ka përfunduar në kamionët e baltës së opozitës shqiptare kundër Shqipërisë në Uashington. Po edhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë meritojnë të dinë të vërtetën, ndërkohë që Shqipëria pret të çelë negociatat me BE, ndërsa opozita e saj është nën akuzë jo në Shqipëri, po edhe në median investigative amerikane, për të paktën krimin e pastrimit të parave, krimin e financimit të paligjshëm në SHBA përmes futjes së parasë së huaj për qëllime politike dhe krimin e bashkëpunimit me elementë të huaj”, tha ajo.

SHBA shënjestron Bashën, edhe “VOA” me “New York Times” hedhin dyshime për lobimet, zbardhin skemën e fshehjes së 650 mijë USD

Zëri Amerikës: Mbetet i paqartë angazhimi i “Biniatta Trade LP” në favor të Partisë Demokratike

Endri ARIZI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë vënë në shën-jestër Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike. Tre ditë më parë

revista prestigjoze amerikane “Mother Jones” publikoi një artikull investigativ ku hodhi dyshime se rusët lobuan për Bashën në SHBA. Por referuar kësaj çështjeje të ngritur nga revista “Mother Jones”, një vëmendje të veçantë i ka kus-htuar dhe “Zëri Amerikës” së bashku me gazetën më prestigjoze në SHBA, “New York Times”. Ndërkohë, duke iu referuar këtyre dy mediave duket qartë se SHBA është distancuar nga Partia Demokratike dhe ka shfaqur hapur qëndrimin e saj. Kjo për faktin se “Zëri i Amerikës” pak kohë më parë i kushtoi një vëmendje të veçantë edhe çështjes së Rapiscan. Ndërkohë, ashtu si në artikullin kushtuar çështjes Rapiscan, edhe dje në artikullin e botuar për lobimet e PD dhe lidhjet me rusët, Zëri Amerikës deklaron se ka një mospërputhje faktesh pasi Basha nuk po tregon të vërtetën. “Megjithatë mbetet i paqartë angazhimi i “Biniatta Trade LP” në favor të Partisë Demokratike, duke paguar 150 mijë dollarë. Mbetet ende e paqartë kjo mospërputhje faktesh, ku “Muzin Capitol Partners”, deklaron se është paguar nga PD-ja, ndërsa zoti Ba-sha deklaron se pagesa është bërë nga shqiptaro-amerikanët. Për ta komplikuar çështjen edhe më tej, një shifër prej 500 mijë dollarësh, përmendet edhe në kon-tratën fillestare midis firmës Muzin dhe firmës “Biniatta Trade LP”, të depozituar në Departamentin amerikan të Drejtë-sisë, si një pagesë që Biniatta duhet t’ia bënte firmës Muzin”, thuhet në artikullin e “Zërit të Amerikës”.

“New York Times” artikull për lobimet e Bashës

Gazeta më prestigjoze në SHBA, New York Times i ka kushtuar gjithashtu dje një artikull lobimeve të Bashës në SHBA dhe lidhjeve me rusët. Duke bërë një përmbledhje të ngjarjeve, duke nisur që nga artikulli i publikuar nga revista “Mother Jones” dhe deri tek reagimi i PD dhe ambasadës ruse në Tiranë, “New York Times” shkruan se lobisti që ndërm-jetësoi Bashën për të bërë fotografinë ishte i lidhur drejtpërsëdrejti me rusët. “Demokratët, të cilët pësuan një pengesë të madhe në zgjedhjet e qershorit, nënsh-kruan një kontratë me lobistin amerikan Nick Muzin, i financuar nga një kompani

të bërë nga PD në SHBA ka zbardhur edhe skemën e fshehjes së 675 mijë dollarëve. Sipas Zërit të Amerikës PD ka bërë tre pagesa nga të cilat ka pranuar vetëm një prej tyre kurse dy të tjerat i ka lënë enigmatike. “Sipas deklarimeve të kompanisë ‘Muzin’ ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017: pagesa e parë mban datën 24 mars 2017

dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë. Nga këto deklarime të firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha që është paguar nga PD-ja. Dy të tjerat janë të paqarta”, thuhet në artikullin e “Zërit të Amerikës”.

e lidhur me Rusinë. Qëllimi ishte për të organizuar një takim me kreun e partisë Lulzim Basha dhe presidentit amerikan Donald Trump si dhe katër senatorë republikanë, si (mbështetje) përpara sondazheve. Ditët para të zgjedhjeve në Shqipëri, Muzin mundi të sigurojë një vend VIP gjatë një aktiviteti bamirësie të Milwaukee. Aktiviteti parashikonte vetëm një fotografi me Trump dhe kushtoi 20,000 dollarë (16,000 euro). Muzin gjithashtu tha se demokratët e Shqipërisë i paguan 500,000 dollarë (402,670 euro), nëpërmjet Biniatta Trade, “vetëm disa ditë para se të realizohej fotografia e rëndësishme me Trump””, shkruan “New York Times”.

Zbardhet skema e fshehjes së 650 mijë dollarëve

“Zëri i Amerikës” referuar lobimit

“Një vit më parë, një firmë skoceze e quajtur Biniatta Trade, e cila u formua nga dy kompani të shell me bazë në Belize, pagoi një lobist republikan dhe ish-ndihmës i fushatës Trump me emrin Nick Muzin për të punuar në Shtetet e Bash-kuara për të ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë. Në atë kohë, ishin duke u zhvilluar zgjedhje parlamentare ishte dhe PD e krahut të djathtë po sfidonte një qeveri të drejtuar nga Partia Socialiste. Kjo qeveri u drejtonte nga kryeministri

Edi Rama, i cili drejtonte Shqipërinë drejt Bashkimit Evropi-an dhe paralajmëronte për rritjen e ndikimit rus në Ballkan. Rastësisht -ose jo- dy kompanitë shell Belizeane nën drejtimin e Biniatta Trade ishin të dy të lidhur me firmat e kontrolluara nga rusët. Përfundimi: Duket se subjektet e lidhura me Rusinë u futën fshehurazi në Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të ndërhyjnë në zgjedhjet në Shqipëri”, thuhet në artikullin e Mother Jones që u botua tre ditë më parë.

“Mother Jones”: Rusët tentuan të ndërhynin në zgjedhjet në Shqipëri

“Megjithëse shqiptarët konsid-erohen gjerësisht si pro-Evropës dhe pro-Perëndimit, Basha ishte duke flirtuar me një populizëm nacionalist. Shqipëria, një vend me shumicë myslimane që u bashkua me NATO në 2009, ishte nën shqyrtim për anëtarësim në BE. Por një kusht i vendosur nga BE ishte se qeveria e Shqipërisë duhej të kalonte nga një Vet-ting të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët për të trajtuar korrupsionin e madh brenda sistemit të saj gjyqësor – një veprim i

kundërshtuar nga PD dhe i denoncuar nga Basha, pasi BE ndërhynte në sovran-itetin shqiptar. “Basha ka qenë kritik ndaj Vettingut”, thotë Fred Abrahams, autor i “Modern Albania: From Dictatorship to Democracy in Europe. “Por asnjë politikan nuk mund të largohet shumë larg nga pozita pro-Evropiane. Kështu që unë do ta quaja atë që ai po bënte ‘lojë’ me populizmin anti-evropian””, thuhet në artikullin e botuar nga revista prestigjoze amerikane Mother Jones.

Revista amerikane: Basha ishte duke flirtuar me një populizëm nacionalist

8 GAZETA SOTE Premte 9 Mars 2018

5,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Lulzim Basha reagon për lobimet në SHBA: PD i ka deklaruar publikisht të gjitha fondet, revista e financuar nga Xhorxh Soros

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur dje në lidhje me lobimin e PD në SHBA dhe lidhjet me Rusinë. I ftuar në studion e “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, kreu demokrat mohoi dyshimet e ngritura nga revista prestigjoze “Mother Jones”. Duke mohuar akuzat Basha deklaroi se PD ka shpenzuar vetëm 125 mijë dollarë dhe asnjë qindarkë më shumë. Ai gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka paguar artikul-lin për të akuzuar PD-në. “Unë e kam lexuar skemën. PD i ka deklaruar publikisht të gjitha

fondet 125 mijë dollarë. Për dy kompani lobimi për një periudhë dy mujore. PD ka shpenzuar atë që ka deklaruar. PD ka kontrata të lidhura me firmat e lobimit. Edhe njëherë PD dhe unë mbajmë përgjegjësi për atë që kemi paguar. Bëhet fjalë për një çështje që është paguar nga Edi Rama. Absolutisht që shkrimi nuk është i vërtetë. Dhe po të lexoni shkrimin do kuptoni që nuk është i vërtetë”, tha ai. Më tej Basha tha se Partia Demokratike ka marrë në konsideratë që të hedh në gjyq revistën amerikane Mother

Jones. “Investigimi është teza e Edi Ramës. Po konsiderojmë të hedhim në gjyq Mother Jones për prishje të imazhit të një force politike. Ab-solutisht që do e hedhim në gjyq sepse kanë prishur imazhin. Pastaj ata janë treguar të kujdesshëm se nuk kanë nxjerrë ato që nxjerr shtypi shqiptar këtu”, u shpreh Basha. Sakaq, kryetari i PD u ndal edhe tek dyshimet e artikul-lit për lidhje të demokratëve me rusët. Ai tha se akuzat janë qesharake dhe se PD nuk ka asnjë kontakt direkt apo indirekt me rusët. Duke u

ndalur tek këto akuza Basha akuzoi revistën amerikane drejtpërdrejtë se është anti-Trump dhe se financohet nga Xhorxh Soros. “Akuza për lidhje me rusët është qesharake. PD nuk ka asnjë kontakt direkt dhe indirekt me rusët. Kjo është teza që Rama ka lëshuar në 2017. Ai ka thënën që “në Shqipëri ka drogë, krim dhe unë jam mburoja e Rusisë”. Gazeta është e majtë dhe financohet nga Xhorxh Soros. E dini sa ka marrë nga Sorosi kjo gazetë amerikane? Ka marrë 1.1 milion dollarë”, u shpreh Basha.

“Diskutimi ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm. Padyshim që ka mendime kritike. Pa i rrahur mendimet nuk mund të shkohet në vendime ,të cilat përfaqësojnë konsensusin e të gjithë anëtarëve të kryesisë. Edhe njëherë dëshiroj të falenderoj anëtarët e kryesisë për frymën e përgjegjësisë me të cilën diskutuan gjatë ditës së sotme. Falenderoj të gjithë anëtarësinë e Partisë Demokratike, që ka përmbyllur një proces analize, konsultimi, propozimesh

dhe t’i kujtoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike se shqiptarët e shohin këtë jo thjesht si një proces brenda Partisë Demokratike, por si procesi nga i cili do të lindë një shpresë dhe një rrugë e re për çdo shqiptare dhe shqiptar Kryesia ka miratuar vendimet, të cilat do t’i japin mundësinë çdo demokrati të kontribuojë në këtë proces për këtë transformim të PD”, deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha dje pas mbledhjes së Kryesisë për mediat.

Basha: Mundësi çdo demokrati që të japi kontributin e tij për transformimin e PD

Debate në Kryesinë e PD, Basha përplaset me anëtarët për analizën e zgjedhjeve, thirret Kuvendi Kombëtar dhe ngrihet grup pune për të negociuar me kritikët

Lulzim Basha: Në 28 dhe 29 prill PD mbledh Kuvendin Kombëtar

Endri ARIZI

Partia Demokratike mblodhi dje pasdite Kryesinë e saj ku diskutoi analizën e humbjes së zgjedhjeve. Por ashtu si në

mbledhjen që PD zhvilloi pesë muaj më parë, edhe në mbledhjen e djeshme të Kryesisë nuk munguan debatet mes demokratëve. Ndonëse mbledhja u zh-villua me dyer të mbyllura, nga burime pranë selisë blu u mësua se gjatë fjalës së mbajtur para anëtarëve të Kryesisë, kreu demokrat Lulzim Basha e justifikoi humbjen e zgjedhjeve me faktin se votat u blenë nga ana e mazhorancës dhe se PD nuk pati kohë të mjaftueshme për të bërë fushatë. Por pikërisht ky argumentim i bërë nga kreu demokrat solli dhe reagimin e deputetëve të PD. Kështu u mësua se deputeti demokrat Tritan Shehu doli kundër Bashës në mbledhjen e Kryesisë. Ai u shpreh se e keqja e PD është brenda saj pasi është e përçarë. Ndërkohë kjo deklatat e bërë nga deputeti Tritan Shehu u mbështet edhe nga deputetët të tjerë të PD. Meg-jithatë, pavarësisht qëndrimit të shfaqur nga ana e deputetëve Basha i mirëpriti këto pakënaqësi dhe vendosi që të ngrihet një grup pune për të negociuar me kritikët. “Pikëpamjet e mia ju i dini. Çdokush që ka dëshirë të kontribuojë të ketë hapësirën totale të kontribuojë në proces. Të papenguar nga asnjë pengesë të asnjë forme, qoftë edhe statuore. Kësh-tu të paraqitet për vendimmarrje çdo kontribut për fuqizimin e PD; të caktohet kohë e mjaftueshme që propozimet të shqyrtohen; të ngrihet një grup proaktiv që për një periudhë dyjavore të mundëso-jë kontakt direkt me ata që dëshirojnë të kontribuojnë; t’i shqyrtojmë propozimet bashkë me sekretariatin ligjor dhe te kemi një vendimmarrje”, mësohet të ketë thënë Basha. Sakaq, Basha bëri të ditur edhe emrat që do të drejtojnë grupin e punës. “Ky grup pune të përbëhet nga nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho. Sekretari i përgjithshëm, Arben Ristani, sekretarët Eno Bozdo dhe Fat-bardh Kadilli si dhe anëtarët e kryesisë Gent Malko dhe Arben Imami”, u shpreh Basha në mbledhjen e kryesisë.

Debate në mbledhjen e Kryesisë, kritikët të përçarëMbledhja e djeshme e Kryesisë së

PD u shoqërua me debate të shumta mes Bashës dhe anëtarit të Kryesisë Arben Imami, i cili njihet ndryshe si një nga kritikët e kreut demokrat. Pasojë e debatit mes Bashës dhe Imamit u bë

pikërisht krijimi i grupit të punës që do të merret me shqyrtimin e platformave për ringritjen e PD. U mësua, nga burimet e gazetës pranë selisë blu, se fill pas emërimit të Imamit në grupin e punës, ky i fundit shpërtheu në akuza kundër kreut demokrat si dhe refuzoi menjëherë këtë detyrë. “Nuk jam për grup pune, vendos dikë tjetër në vendin tim. Jam kundra mbledhjes së kuvendit pa u thir-rur Këshilli Kombëtar. Nuk kuptoj pse duhet të bëjmë kongres të parakohshëm. Nuk jam dakord me këtë nxitim, sepse nuk kuptoj shkaqet. Pasi në mbledhjen e fundit u fol vetëm për analizë. Nuk zg-jidhen gjërat në mënyrë mekanike, e as

me grupe pune. Fjalët i ke të bukura por të mungojnë veprat. Duhet frymë jo duke na futur në grupe pune”, tha Imami. Të njëjtin qëndrim si Imami, mbajti dhe ish-deputeti tjetër i PD, Sherefedin Shehu i cili nuk ra dakord me Bashën sa i takon analizës. Por në ndryshim nga qëndrimi që shfaqi Arben Imami dhe Sherefedin Shehu nuk mbajti të njëjtin qëndrim Gent Malko, njëherësh pjesë e kritikëve të Bashës, i cili u shpreh se ky është një hap pozitiv.

Në prill mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD

PD do të mbledh Kuvendin Kom-bëtarë në datat 28 dhe 29 Prill për të

shqyrtuar ndryshimet statusore. Një vendim i tillë u morr e u konfirmua nga vetë kreu demokrat Lulzim Basha, i cili në përfundim të mbledhjes së Kryesisë u shpreh para mediave se PD vendosi me unanim mbledhjen e Kuvendit. “Po, kemi dhe është vendosur me vendim unanim të kryesisë të PD-së, e cila është data 28 dhe 29 Prill, kur Kuvendi Kombëtar i PD-së do të zhvillohet në Tiranë dhe do të marrë vendimet e rëndësishme për Partinë Demokratike”, tha ai. Gjithashtu në mbledhje u vendos unanimisht se brenda datës 22 mars, grupi i punës do të mbledhë të gjitha propozimet për ndryshimet statuore.

JA DEBATET QË NDODHËN NË KRYESINË E PD

Arben Imami: Nuk jam për grup pune, vendos dikë tjetër në vendin tim. Jam kundra mbledhjes së kuvendit pa u thirrur Këshilli Kombëtar. Nuk kuptoj pse duhet te bëjmë kongres të parakohshëm. Nuk jam dakord me këtë nxitim, sepse nuk kuptoj shkaqet. Pasi në mbledhjen e fundit u fol vetëm për analizë. Nuk zgjidhen gjërat në mënyrë mekanike, e as me grupe pune. Fjalët i ke të bukura por të mungojnë veprat. Duhet frymë jo duke na futur në grupe pune.

Lulzim Basha: Vlerësoj frymën e diskutimit tuaj. Pse them Kuvend i parakohshëm, që në fakt duhet te ishte në shtator? Pyete si do te krijohet hapë-sira ku çdokush të ketë kushtet për të kontribuar dhe jo thjesht bashkim mekanik. Ky bashkim duhet të ndodhë përmes një mekanizmi që çdokush të vlerësohet sipas meritës. Unë jam an-gazhuar që këtë t’ia paraqes Kuvendit. Statuti është kompetencë e Kuvendit. Dhe sigurisht ju ftoj ta konsideroni praninë tuaj në këtë grup, për zërin tuaj kritik të muajve të fundit dhe do të keni garancinë absolute që procesi të mos jetë formal. Ju garantoj për vullnetin tim të plotë për të krijuar kushte reale dhe jo formale për një bashkëpunim sa më të frytshëm me këdo për të shkuar drejt modernizimit dhe transformimit të partisë.

Arben Imami:Vendosni dike nga ata që ka patur propozime. Kapaciteti im nuk është për grup pune. Ndoshta është vetëvlerësim i lartë, por do ta ruaj këtë.

Lulzim Basha: Ky nuk është grup për ndryshime statutore, por është grup politik me përvojën e duhur për të mbledhur opinionet, propozimet e të gjithëve. Nëse nuk hidhet ky hap, nuk mund të nisë asnjë proces.

Arben Imami: Fakti negativ, pas zgjedhjeve nga sondazhet, PD dhe kryetari i saj janë në rënie të vazh-dueshme. Është një shqetësim i madh sidomos nga rrethanat që po kalon ky vend me një qeveri të keqe, të pash-pirt, ky është problemi për të cilin unë jam i angazhuar. Këshilli Kombëtar duhet të ishte mbledhur edhe për analizën. Analiza është e njëanshme, nuk përfaqësohej mendimi që është zhvilluar në tërësi nga shumë anëtarë edhe nga kritikët.

Partia Demokratike mblodhi dje pasdite Kryesinë e saj ku disku-toi analizën e humbjes së zgjedhjeve. Por ashtu si në mbledhjen që PD zhvilloi pesë muaj më parë, edhe në mbledhjen e djeshme të Kryesisë nuk munguan debatet mes demokratëve...

“Fakti negativ, pas zgjedhjeve nga sondazhet, PD dhe kryetari i saj janë në rënie të vazhdueshme. Është një shqetësim i madh sidomos nga rrethanat që po kalon ky vend me një qeveri të keqe, të pashpirt, ky është problemi për të cilin unë jam i angazhuar. Këshilli Kombëtar duhet të ishte mbledhur edhe për analizën. Analiza është e njëanshme, nuk për-faqësohej mendimi që është zhvilluar në tërësi nga shumë anëtarë edhe nga kritikët. Propozimi për thirrjen

e Kuvendit është i papritur të paktën në vlerësimin tim. Zgjidhjet që duhet t’i vinë kësaj partie s’duhet të jetë bu-rokratike vetëm nga një grup pune, por duhet një diskutim serioz. Statuti nuk është respektuar sepse nisi një proces pa kaluar në Këshillin Kom-bëtar, pa hedhur një platformë të ana-lizës dhe analiza është e njëanshme. Kongresi do çojë në formalizimin e mosbashkimit”, deklaroi anëtari i Kryesisë së PD, Arben Imami dje pas mbledhjes për mediat.

ARBEN IMAMI: PD DHE KRYETARI I SAJ JANË NË RËNIE TË VAZHDUESHME

5,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Premte 9 Mars 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Vetingu në polici jehonë në SHBA, “Washington Post”: Lufta ndaj krimit të organizuar sfidë kyçe për integrimin e Shqipërisë

Nisma e qeverisë për të vetuar radhët e policisë ka bërë jehonë deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazeta prestigjioze amerikane “Washtington Post” i ka kushtuar një artikull të plotë vetingut në polici, ku ndër të tjera sqarohen edhe arsyeja pse mazhoranca e ka ndërmarrë këtë nismë. “Shqipëria do të vetojë policinë për të pastruar radhët e saj nga krimi dhe korrupsioni. Ministria e Brendshme në Shqipëri thotë se personeli i agjencive lig-

jzbatuese do të vetohet përgjatë dy viteve të ardhshme si pjesë e një përpjekjeje për pas-truar policinë nga të inkriminuarit. Zëvendës ministri i Brendshëm Julian Hodaj deklaroi të enjten se kontrolli i bazuar tek ligji i vetingut, i cili kaloi në Parlament të hënën, do të mbulojë 12.300 policë dhe personelin e agjencive të tjera ligjzbatuese. Si pjesë e kontrollit, ata do të përgjigjen me shkrim pyetjeve që kanë të bëjnë me pasurinë, pronën dhe trajnimet. Oficerët do

të kenë mundësinë të japin dorëheqjen në 30 ditët e para pas miratimit të ligjit”, thuhet në shkrim. Sakaq aty ndalet theksi edhe tek sfidat kryesore të Shqipërisë për tu hapur negociatat në mënyrë që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Në artikull nënvizohet se vendi ynë ndodhet në një pozitë të atillë që duhet të luftojë me doemos krimin e organizuar dhe veçanërisht trafikun e drogës në mënyrë që të bëjë hapa para në këtë drejtim. Sipas

shkrimit, kjo është e vetmja mënyrë që këtë vit të hapen negociatat. “Lufta ndaj krimit të organizuar dhe veçanërisht trafikut të drogës është sfidë kyçe për Shqipërinë. Vendi është anëtar i NATO-s që prej vitit 2009 dhe i është dhënë statusi i kandidatit për në Bashkimin Europian në vitin 2014, duke shpresuar për të nisur negociatat e anëtarësimit këtë vit”, përfundon shkrimin e saj gazeta amerikane “Washington Post”.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, brenda 5 ditëve nga publikimi i listës së kandidatëve mblidhet për të shqyrtuar kushtet dhe kriteret e plotësuara nga kandi-datët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Pas vlerësimit të kushteve dhe kritereve, brenda 10 ditëve nga mbajtja e mbledhjes, hartohet një listë përfundimtare duke rendi-tur kandidatët. Kur ekziston më shumë se një konkurs,

Këshilli harton dy lista të veçanta. Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës nga KED, emëron anëtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre pozicionet e para të listës. Kur Presidenti nuk cakton një gjyqtar brenda 30 ditësh nga marrja e listës, kandidati i renditur i pari do të konsiderohet i emëruar”, thuhet në nenin 7/b të ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese.

PROCEDURA E EMËRIMIT NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS

Nis beteja mes mazhorancës dhe presidentit për vakancat në Kushtetuese, mblidhet KED, palët në pritje të vetingut

Ja kur do të zhvillohet mbledhja e KED

Mimoza IBRA

Vakancat në Gjykatën Kus-htetuese pritet të shkakto-jnë sërish përplasje mes mazhorancës qeverisëse

dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në një kohë kur Presidenca dhe Kuvendi hapën garën për vendet vakante për anëtar në Kushtetuese, Meta dorëzoi edhe listën me kandi-daturat, ndërsa sipas ligjit duhet që të mblidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për të kryer vlerësimet dhe renditjen për aplikantët. Në vijim të kësaj çështjeje, Gjykata e Lartë, përmes një njoftimi për mediat, bëri me dije se KED do të zhvillojë mbledhjen e saj të parë për konstituimin e këtij institucioni. Sipas njoftimit, në këtë mbledhje duhet të marrë pjesë me patjetër edhe Avokati i Popullit, ndërsa pritet që aty të shqyrtohet dhe të diskutohet edhe për listën e Presi-dentit me kandidatët për gjyqtar në Kushtetuese. “Anëtari i Gjykatës së Lartë Z. Artan Broci, është njohur me shkresën e Sekretarit të Përg-jithshëm të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me nr.982/1 prot. datë 01.03.2018, për zgjedhjen e tij si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Sipas nenit 149/4 të Kushtetutës, Z. Broci gëzon cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në këtë cilësi, në zbatim të nenit 226 të Ligjit nr.115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, Z. Broci ka nisur punën për krijimin e kushteve dhe marrjen e masave organizative për thirrjen e mbledhjes së parë konstitutive të KED. Në këto kushte, pasi rakordoi edhe me Institucionin e Avokatit të Popullit, pjesëmarrja e të cilit është e detyrueshme, vendosi të thërrasë mbledhjen e parë të këtij organi në datën 19.03.2018, ora 10.00,në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë, e cila sipas ligjit është dhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

PS kundër mbledhjes së KEDIlir Meta kërkoi disa ditë më

parë që Këshilli i Emërimeve në Dre-jtësi të zhvillojë një mbledhje për të marrë në shqyrtim aplikantët për në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që kreu i shtetit më pas të ketë mundësi të zgjedhë. Por problemi qëndron në

faktin se anëtarët e KED nuk e kanë kaluar akoma procesin e vetingut dhe sipas ligjit, ky institucion në këto kushte nuk mund të marrë asnjë vendim në mbledhje, ose edhe në rast se merret, procedura është e pavlefshme. Pikërisht për këtë arsye edhe Partia Socialiste është pozicionuar kundër mbledhjes së KED, duke theksuar se më parë du-het të kalohet procesi i rivlerësimit. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh pak ditë më parë gjatë një deklarate për mediat se në Kushtetutë është e përcaktuar shumë qartë që institucioni i KED duhet të ketë kaluar më parë në filtër në mënyrë që të ushtrojë detyrën e tij. Në një kohë kur mazhoranca dhe Presidenca po “përplasen” me njëri-tjetrin, të gjithë i kanë sytë tek vetingu. Edhe pse deri tani nuk ka dalë asnjë rezultat të këtij procesi,

Manastirliu: Rritje pagash për mjekët edhe gjatë 2018

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastir-liu deklaroi ditën e djeshme se poli-tikat e rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët do të vijojnë edhe gjatë vitit 2018. Ajo e bëri këtë gjë të ditur gjatë një takimi të zhvilluar me punonjëset e sistemit shëndetësor me rastin e festës së 8-Marsit. “Ne do të vijojmë të përmirësojmë kushtet e punës në qendrat tona shëndetësore, në spitalet tona, që ju ta kryeni më mirë profesionin tuaj. Do të vijojmë me politikën e rritjes së pagave edhe në vitin 2018 për personelin mjekë dhe infermierë. Angazhimi ynë është i përditshëm në këtë drejtim dhe për një arsye tjetër, sepse ju jeni shembuj fry-mëzimi jo vetëm sepse keni lartësu-ar pozitat e grave në shoqërinë shqiptare por sepse ja dilni që çdo ditë të shpëtoni jetë dhe ky është më i larti i misioneve”, tha Manastirliu. Në përfundim, ajo ndau edhe disa çmime në shenjë mirënjohjeje për mjekët dhe infermierët.

Kanada, Majko: Do ngrihet qendër për gjuhën shqipe

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko bëri të ditur dje se në Kanada pritet të ndërtohet “Shtëpia e Shqiptarit”, ku do të hapen klasat e mësimit të gjuhës shqipe. Një gjë të tillë Majko e deklaroi gjatë një takimi me përfaqësuesit e Shoqatës shqiptare të Hamiltonit, përfaqësues të së cilës e informuan ministrin për projektin në fjalë. “Përfaqësuesit e shoqatës me informuan gjatë takimit që pata me ta se në Kanada po puno-het për projektin “Shtëpia e Shqipta-rit, e cila do të jetë një qendër që do t’i kushtohet aktiviteteve kulturore shqiptare dhe kurseve të gjuhës shqipe”, u shpreh Majko. Duke e cilësuar diasporën në Kanada si një fenomen, për shkak të përfshirjes së madhe të intelektualëve, ministri socialist i informoi të pranishmit lidhur me hapat e ndërmarrë në bashkëpunim me Kosovën, për ta trajtuar komunitetin shqiptar si një të tërë. “Nëse nuk do të kujdesemi për identitetin tonë do të humbasim mijëra të rinj pa bërë asnjë luftë”, tha Pandeli Majko.

Z. Broci ka nisur punën për krijimin e kushteve dhe marrjen e masave organizative për thirr-jen e mbledhjes së parë konstitutive të KED. Në këto kushte, pasi rakordoi edhe me In-stitucionin e Avokatit të Popullit, pjesëmarrja e të cilit është e detyrueshme, vendosi të thër-rasë mbledhjen e parë të këtij organi në datën 19.03.2018, ora 10.00,në Gjykatën e Lartë...nuk përjashtohet mundësia që për anëtarët e KED të dalin rezultatet e para brenda këtyre ditëve para mbledhjes së këtij institucioni, duke bërë kështu që vendimet e saj më

pas të jenë të vlefshme. Por në rast se ata nuk e kalojnë vetingun, atëherë futemi në një ngërç sepse KED nuk funksionon dot më dhe duhet që i gjithë procesi të nisë nga e para.

“Anëtarët e KED do duhet të kalojnë procesin e vetingut përpa-ra se të bëjnë filtrin e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese, qoftë të kandidaturave të Pres-identit, qoftë të kandidaturave të Kuvendit. Një gjë e tillë është shumë e qartë, e përcakton edhe Kushtetua këtë. Edhe për Proku-rorin e Përgjithshëm Kushtetuta ka folur shumë qartë: i nënsht-rohet me përparësi vetingut, jo menjëherë. Kushtetua e ka bërë të qartë dallimin se çfarë do të thotë fjala “menjëherë” dhe çfarë “me përparësi”. Për anëtarët e KED në dispozitën transitore kushtetuese është shkruar e zeza në të bardhë. Anëtarët e KED i nënshtrohen menjëherë vetingut”, u shpreh socialisti Ulsi Manja disa ditë më parë.

ULSI MANJA: ANËTARËT E KED TË KALOJNË VETINGUN

10 GAZETA SOTE Premte 9 Mars 2018

5,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Euro bie nën 132 lekë, i afrohet nivelit më të ulët të 10 viteve

FMN në Tiranë, në fokus ecuria ekonomike dhe koncesionet

Monedha e përbashkët ka vijuar të nënçmohet në tregun vendas sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro është këmbyer dje me 131.98 lekë, duke u këmbyer në nivelet më të ulëta të 10 viteve të fundit. Monedha e përbashkët ka hyrë në një cikël rënës prej fillimit të këtij vitit. Sipas ekspertëve, në këtë periudhë të vitit kur njësitë ekonomike mbyllin bilancet, euro duhej të forcohej përkun-drejt monedhës vendase. Ata argumentojnë se arsyet kryesore të këtij nënçmimi janë oferta e

lartë në valutë, qarkullimi i ulët i lekut në ekonomi, si dhe afrimi i datës së fundit për pagesën e TVSH-së. Gjithashtu një arsye tjetër është strategjia e Bankës së Shqipërisë për të ulur nivelin e euroizimit në ekonomi, e cila po ndikon në sjelljen e bankave dhe aktorëve të tjerë të tregut, që po shmangin euron. Për sa i përket dollarit amerikan, edhe pse është çmuar me një ditë më parë, vazh-don të këmbehet në nivele shumë të ulëta. Një dollar u këmbye dje me 106.56 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Misioni i radhës i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur në Shqipëri. Në fokus të diskutimeve pritet të jetë ecuria ekonomike për 2018,niveli i borxhit publik, nisma anti infomalitet si dhe programi 1 miliard euro që parashikon realizimin e një sërë projektesh të rëndësishme në bashkëpunim me Privatin. Edhe më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar ku-jdes në dhënien e PPP. Qeveria synon që disa vepra ti japë me koncesion brenda këtij viti.

Por FMN kërkoi publikisht pezullimin e kontratave të reja, deri në ndërtimin e një kuadri të fortë ligjor në përzgjedhjen e projekteve dhe nënshkrimin e kontratave koncesionare. Mësohet se ekspertët e i Fon-dit Monetar Ndërkombëtar kanë parashikuar takime nga data 7 deri më 20 mars me drejtues të qeverisë, por edhe të institucioneve të tjera, mes tyre me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ah-metaj, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Ndërtimi dhe turizmi nxisin tregun e mobilieve, rriten importet

Sami Hoxha për më shumë se 20 vite merret me prodhimin e mobilieve me porosi. Ecuria e këtij sektori në Shqipëri, vazhdimisht ka qenë në rritje, mirëpo sipas zotit Hoxha, në tre vitet e fundit aktiviteti i tij ka qenë stabël. Ai argumentoi se shkak është bërë shtimi i konkurrencës dhe rritja e im-porteve nga jashtë. Sipas zotit Hoxha, mobiliet e importuara kanë kryesisht treg të indi-vidëve me të ardhura të larta. Sipas të dhënave nga Dogana, importet e mobilieve u rritën

me 1.5 herë nga viti 2013 në 2017-n. Në vlerë, mobiliet e importuara ishin 7.4 miliardë lekë. Ndërsa krahasuar me një vit më parë, importet e mobilieve panë një rritje prej 10%. Sipas aktorëve të tregut, kjo rritje është nxitur kryesisht për shkak të rritjes së ndërtimeve. Si mallra plotësuese, rritja e shitjeve e apartamenteve ndikon edhe në rritjen e kërkesës për mobilimin e tyre. Arredimi i zyrave dhe lokaleve, në përg-jithësi, sipas aktorëve në treg mbështetet në bizneset vendase të prodhimit të mobilierive.

Plakja e popullsisë në dekadat e fundit ka sjellë zhbalancime në skemën e pensioneve. Në vitin 2016, numri i kontribuuesve në sigurimeve shoqërore ka rënë me 49%, ndërsa numri i pen-sionistëve është rritur me 90%. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT dhe Institu-tit të Sigurimeve Shoqërore në vitin 1990, vendi numëronte një popullsi më shumë se 3.2 milionë banorë, teksa paguanin sig-urime më shumë se 1.4 milionë persona. Në vitin 2016 paguan sigurime vetëm 714 mijë persona teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ishte mbi 2.8 milionë. Të dhënat krahasuese tregojnë se teksa numri i

përgjithshëm i popullsisë ka rënë me 11% personat që paguanin sigurime kanë pësuar rënie me 49%. Por ndryshimin më të madh e ka pësuar popullsia në moshë pensioni. Nga 321 mijë pensionistë që numëroheshin në vitin 1990, në vitin 2016 numri i tyre pothuajse u dyfishua duke arritur në 611 mijë persona. Në harkun kohor të gjashtë viteve, numri i pension-istëve u rrit me 12,6% ose 68,491 persona. Në vitin 2010, statistikat zyrtare të ISSH-së raportonin 543,053 pensionistë, ndërsa në fund të vitit 2016, u raportuan 611,544 të tillë. Sipas të dhënave që i përkasin harkut kohor 2010-2016, ritmet e rritjes

së numrit të pensionistëve u zgjeruan pas 2012-s. Në dy vitet e mëparshme, numri i tyre është rritur me pak më shumë se 5 mijë persona, por në vitin 2013, në skemë janë shtuar mbi 16 mijë pensionistë, më 2015 mbi 15 mijë pensionistë. Ritmet janë ulur dy vitet e fundit, për shkak të reformës së re në pensione, që zgjati moshën e daljes në pension me 6 muaj në vit për gratë. Për pasojë, shpenzimet për arkën e pensioneve janë rritur dukshëm. Në vitin 2010, sipas të dhënave të ISSH-së, shpenzimet për pagesat e pensioneve ishin 63.7 miliardë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, këto pagesa arritën në 90.5 miliardë lekë, me një rritje 42%.

Zhbalancohet skema e pensioneve, rritet numri i pensionistëve, ulen kontribuesit

Nga 1 prilli taksa e banesës brenda faturës së ujit, një familje do të paguajë mesatarisht 400 lekë në muaj për një shtëpi me vlerë 8 milionë lekë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraQeveria lë taksën e pasurisë në dorë të bashkive

Në muajin Prill, fatura e ujit për të gjitha familjet në Shqipëri do të jetë më e shtrenjtë. Qeveria ka ven-

dosur që taksën e pasurisë t’ia lerë në dorë bashkive për ta mbledhur, e agjenti tatimor në këtë rast do të jetë Drejtoria e Ujësjellësit. Nëse sot, një familje në kryeqytet paguan për shtëpinë e saj taksën e pasurisë, në bazë të metrave katrorë që ka, nga Prilli ajo do e paguajë atë në bazë të vlerës së shtëpisë. Mesatarisht, taksa e cila do të reflektohet te fatura e ujit, do të jetë afërsisht 400 lekë në muaj, për një shtëpi që ka një vlerë 8 milionë lekë. Sipas metodologjisë së re, taksa nuk do të ndryshojë shumë për shtëpitë të cilat ndodhen në per-iferi,ndërkohë që do të rritet për ato që janë më afër zonave të qendrës. Edhe për bizneset, taksa e pronës do të mbahet po ashtu te fatura e ujit. Në planin e saj fillestar, Ministria e Financave mendoi që agjenti i cili do të vilte tatimin të ishte kompania OSHEE, por tashmë ka vendosur t’ia lerë në dorë pushtetit vendor, deri në ngritjen e kadastrës fiskale. Çdo individ detyrohet që të paguajë në vit 0.05% të vlerës reale të shtëpisë së tij, ndërsa biznesi 0.2% të vlerës. Taksa e banesës me vetëdeklarim

Këshilli i Ministrave miratoi dy ditë më parë vendimin nëpërmjet të cilit përcaktohet mënyra dhe meto-dat se si do të vlerësohet taksa për banesat dhe ndërtesat në pronësi

Baza e taksësNjësitë e vetëqeverisjes vendore,

duke përdorur të dhënat e mbledhura për ndërtesën/njësinë pasurore, për-caktojnë bazën e taksës dhe llogarisin shumën e taksës vjetore të ndërtesës për t’u paguar nga çdo taksapagues. Baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është vlera e ndërtesës/ njësisë pronësore, përcaktuar me një nga metodat e para-shikuara në këtë metodologji. Për efekt të llogaritjes së taksës për ndërtesën/njësi pronësore, baza e taksës shumëzo-het me shkallën në përqindje të taksës

apo në përdorim të qytetarëve dhe bizneseve. Këto rregulla do të hyjnë në fuqi, duke filluar nga data 1 prill i këtij viti. Ndërkohë, vendimi i qever-isë përcakton se baza e vlerësimit mbështetet te vetëdeklarimi, si një detyrim për çdo taksapagues, për të vijuar më tej edhe me metodat alternative, nëse vetëdeklarimi nuk bëhet, nuk është i saktë apo nuk disponohen të dhëna të plota për një vlerësim të drejtë të pasurisë së pal-uajtshme ndërtesë/ njësi pronësore, që duhet të taksohet. Sipas vendimit

të miratuar në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, çdo tak-sapagues duhet të vetëdeklarojë të dhënat për pasurinë e tij të palu-ajtshme ndërtesë/njësi pronësore, që ka në pronësi apo në përdorim. Vetëdeklarimi bëhet pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore. Në rast se vlera e vetëdeklaruar nga tak-sapaguesi rezulton e ndryshme nga vlera e llogaritur me çmim e vlerësuar, të përcaktuar me këtë metodologji, si vlerë e bazës së taksës do të merret vlera më e lartë.

Sipas metodolog-jisë së re, taksa nuk do të ndryshojë shumë për shtëpitë të cilat ndodhen në periferi,ndërkohë që do të rritet për ato që janë më afër zonave të qendrës. Edhe për bizneset, taksa e pronës do të mbahet po ashtu te fatura e ujit...së miratuar me ligj, sipas kategorive të ndërtesave, në këtë mënyrë: 0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim; 0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike; 30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

5,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Premte 9 Mars 2018 11

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Shtyrja e Asociacionit, Daçiç:Mund të shfuqizojmë marrëveshjet

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraDaçiç kërcënon dialogun pas shtyrjes së procedurave të “Zajednicës”

Andi LAMKO

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka reaguar ashpër dje ndaj vone-save në nisjen e pro-

cedurave të krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe nga qeveria e Kosovës, duke e quajtur vendim për të braktisur dialogun e Brukselit. “Nëse një pjesë të rëndësishme e marrëveshjes për të cilën kemi rënë dakord me udhëheqësit shqiptarë, në mënyrë të paskrupullt dhe pa u dënuar refuzohet të vihet në zbatim, prandaj Beogradi tani mund të marr në konsideratë të shfuqizojë të gji-tha marrëveshjet e mëparshme që kemi arritur në Bruksel”, deklaroi Daçiç. Pas raportimeve në mediat serbe se qeverisa e Kosovës refuzon të zbatojë marrëveshjen për formim-in e Bashkësisë së komunave serbe, Daçiç tha për agjencinë “Sputnik” se i gjithë procesi negociues i Beogradit dhe Prishtinës mund të kthehet në pikën zero. Qeveria në Prishtinë në fakt, kundërshtoi të mërkurën një marrëveshje për fillimin e hartimit të Statutit për themelimin e Bashkësisë së komunave serbe, e cila është arritur në një takim më herët në Bruksel, në prani të dy palëve dhe zyrtarëve të lartë evropianë.

Vuçiç: Kemi shumë punë me Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ishte dje në një vizitë në Bukuresht, por e preku çështjen e Asociacionit të komunave Serbe duke thënë se shpresonte të mos shkaktonte desta-bilizim. “Kemi shumë muhabete rreth Kosovës, por unë shpresoj që kjo nuk do të shkaktojë përshkallëzim

Britania: Do i kundërpërgjigjemi sulmit kimik ndaj ish-agjentit rus

Meksikë- Kanada mund tëpërjashtohen nga taksimi i metaleve

Ministrja e Brendshme britanike Amber Rudd tha dje se tentativa e vrasjes së ish-ag-jentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe bijës së tij Julia, me lëndë kimike nervore, ishte në sulm barbar dhe i paskrupullt. Si Skripal dhe e bija janë ende në gjendje të rëndë prej të dielës pasi u gjetën pa ndjenja në një stol në Salisbury. Rudd tha në parlament se sulmi ishte një tentativë barbare vrasjeje në një vend publik prandaj qeveria do të veprojë pa hezit-im kur faktet të bëhen më të

qarta. Ajo nuk tha nëse besonte se shteti rus ishte përfshirë në ngjarje, duke thënë se hetimet duhet të bazohen në fakte dhe jo zhurma. "Por qeveria është e bindur të nxjerrë para përgjeg-jësisë autorët. Nuk do të ketë asnjë reagim të butë për krime të tilla në rrugët e Britanisë”, tha ajo, duke shtuar se agjenti nervor i përdorur ishte një sub-stancë shumë e rrallë. Ngjarja është e ngjashme me vrasjen e dezertorit rus Alexander Litvinenko, në 2006 me lëndën polonium-210.

Shtëpia e Bardhë sugjeroi dje mundësinë e përjashtimit të Meksikës dhe Kanadasë nga skema e taksimit të importeve të çelikut e aluminit, që pritet të njoftohet nga ekzekutivi amerikan deri në fund të javës. “Ne besojmë se presidenti do të nënshkruajë diçka deri në fund të javës. Ka përjashtime të mundshme për Meksikën, Kanadanë dhe disa shtete të tjera”, u shpreh zëdhënësja Sarah Sanders, duke përmen-dur mundësinë e një vlerësimi ”shtet për shtet” si dhe bazuar

në kritere të sigurisë kom-bëtare. Donald Trump njoftoi të enjten synimin e tij për të ven-dosur një taksë prej 25% mbi importet e çelikut dhe 10% mbi ato të aluminit, duke rindezur një luftë tregtare mes SHBA dhe partnerëve të saj, që për këtë çështje janë kryesisht nga BE. Sekretari amerikan për Tregtinë, Wilbur Ross u përpoq të fitonte kohë duke siguruar se vendimi për zbatimin e këtyre taksave ishte ”i mirë-menduar” dhe se SHBA nuk kërkonte një luftë tregtare.

Dorëheqja e Ahmetit, VV: Zgjodhi anën e kundërshtarëve të partisë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas dorëheqjes së kryebashkiakut të Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se zgjodhi anën e sabotuesve. “Fatkeqësisht Shpendi ka zg-jedhur që megjithatë të mbajë anën e atyre personave që për mbi një vit e gjysmë punojnë brenda Lëvizjes, kundër Lëviz-jes, persona të cilët në valën më të madhe të angazhimit për fushatë e për balotazh, e kalonin kohën nëpër takime in-formale për prapaskena, duke u marrë me thashetheme, e duke

pritur të kryheshin zgjedhjet për të dhënë dorëheqjen”, thuhet në reagimin e VV-së. Vetëvendosje pranonte se Ahmeti ishte një prej figurave më të respektuara, duke thënë se partia i dha më shumë atij sesa vetes. “Shpend Ahmeti ka qenë një prej figurave më të respektuara prej Lëvizjes, dhe kontribues i madh në disa rezu-ltate të mira elektorale. Por, si të gjithë ne, edhe ai ka fituar nga Lëvizja më shumë se ç’i ka dhënë Lëvizjes, e këtë e ka pohuar edhe vetë, në jo pak fjalime publike”, vazhdon më tej reagimi.

dhe destabilizim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës. Unë nuk dua të shpejtoj me komente dhe do të reagoj pasi që të marr informatat e plota lidhur me zhvillimet e fundit rreth ‘Zajednicës’”, tha Vuçiç, duke përdorur emrin serb të akordit. Ai shtoi se pas kthimit në Beograd do të informohej me saktësi mbi marrëveshjen. “Dua së pari ta shoh se për se bëhet fjalë. E shoh se ekziston një moskuptim në publik për esencën e Marrëveshjes së Brukselit. Unë do ta lexoj nga A-ja deri në Zh, ngase shihet qartë se nuk mjafton që ta publikosh në ueb që të mund ta shohin të gjithë”, tha Vuçiç, duke shprehur gjithashtu habi për Prishtina ka marrë një vendim të tillë, për çfarë glasin mediat, lidhur me Asociacionin. “Më jepni 24 orë që të mund të reagoj. Më kuptoni se s’kam pasur kohë kokën ta çoj nga puna në Rumani”, tha Vuçiç, duke iu referuar takimit me presidentin rumun, Klaus Iohannis, me të cilin përsëri hapjen e tij për kompromis për Kosovën, por me sakrifica nga të dyja palët.

Asociacioni i komunave serbeJanë katër kompetenca të drejt-

përdrejta dhe një sërë tjera indirekte që Marrëveshja e Brukselit i ofron Asociacionit të komunave serbe, e cila do të ketë rol mbikëqyrës ndaj 10 komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kompetencat kryesore janë mbikyqyrje në zhvillimin ekonomik, urbanizëm, shëndetësi dhe arsim, direktiva të cilat janë kritikuar nga figura të opozitës kosovare por dhe të qeverisë, si tepër ekzekutive dhe që lënë në hije Kushtetutën e vendit. Deputetë të Vetëvendosjes kanë thënë se Asociacioni me qendër në Mitro-vicën e Veriut, do të ndajë në dysh Kosovën, pasi krijon një territor me 10 komunave me shumicë serbe me rregullim qeverisës të veçantë nga 28 komunave tjera të Kosovës. Veriu do ta ketë kryetarin e vet për katër komunat atje, i cili do të propozohet nga ky Asociacion, dhe jo nga ko-munat siç parashihej me Kushtetutë, kështu në mënyrë indirekte këtij asociacioni i jepet rol edhe në fushën

Kotzias prezanton pr/marrëveshjen që do sjellë në Shkup

Mediat greke thanë dje se shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias në mbledhjen joformale të qeverisë greke ka prezantuar pikat kryesore të propozim-marrëveshjes që do t’i dorëzohet Shkupit për zgjidhjen e emrit. Kotzias me dokumentin në fjalë do të vijë në Shkup javën e ardhshme. Ndërkaq partia më e madhe greke në pushtet, SYRIZA po udhëheq negoci-atat për emrin, të kundërshtuar nga partneri i saj i koalicionit qeveritar, Grekët e Pavarur, që vazhdojnë të hedhin dyshime mbi procesin.

Sela: Mosmiratimi i ligjit për gjuhët,

tradhti ndaj shqiptarëveAleanca për Shqiptarët i quante

dje “lojëra” veprimet e partnerëve të koa-licionit lidhur me Ligjin e gjuhëve, teksa lideri i saj Ziadin Sela tha se Qeveria aktuale u formua mbi kushtëzimin për miratimin e Ligjit për gjuhët dhe se numrat e tyre garantuan shumicën në Kuvend. “Këto lojëra politike të LSDM-së më ngjajnë me kthimin e saj në identitetin e saj dhe burimin e saj. Ky ligj për përdorimin e gjuhëve është dashur të sillet deri në vitin 2004 si pjesë nor-mative e Marrëveshjes Ohrit”, tha Sela.

Macron: Vendimi i Trumpit për Jerusalemin

ishte një gabimPresidenti francez, Emmanuel

Macron, tha dje se njohja e Jeruzalemit nga presidenti amerikan Donald Trump si kryeqytet i Izraelit, ishte një gabim dhe Franca nuk ka plane për t’i ndjekur hapat e tij. Udhëheqësi francez tha se nuk mendonte se Trump me vendimin e tij ka ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit” midis izraelitëve dhe palestinezëve. “Nëse Franca do ta bënte të njëjtën gjë do të humbte statusin e ndërmjetësit të ndershëm, e cila është e vetmja gjë e dobishme për rajonin”, tha ai.

Pas prezantimit verën e kaluar të idesë polake për dëmshpërblim të luftës nga Gjermania, dje u përmend për herë të parë një shifër konkrete, për çështjen, edhe pse qeveria gjermane e sheh problemin të zgjidhur përfundimisht. Deputeti i partisë në pushtet në Poloni, ‘E drejta dhe drejtësia’ (PiS), Arkadiusz Mularczyk e llogariti tani vlerën e shkatërrimeve dhe humbjeve të shkaktuara nga gjermanët në 850 miliardë dollarë, ose 685 miliardë euro. “Ne flasim për shuma shumë të mëdha, por të argumentuara dëmshpërblimi për krimet e luftës, për qytete dhe fshatra të shkatërruara dhe për potencialin e humbur demografik të vendit tonë”, tha Mularczyku. Deputeti i PiS drejton që prej shtatorit një grup parlamentar në Sejm, detyra e të cilit konsiston në bilancimin e humbjeve polake në luftë.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha dje se Turqia e Iraku mund të bashkohen në një ofensivë të përbashkët kundër rebelëve kurdë në veri të Irakut. Cavusoglu tha për gazetarët në Vienë, bashkë me homologun e tij austriak, se operacioni mund të nisë pas zgjedhjeve të 12 majit në Irak. Turqia kryen rregullisht operacione ndër-kufitare në veri të Irakut në ndjekje të militantëve kurdë të PKK, të cilët kanë baza atje. Planet për ofensivë të përbashkët vijnë pas opozicionit të të dy ven-deve ndaj referendumit të kurdëve irakenë në 25 shtator ku u mbështet ndarja nga Bagdadi. Turqia aktualisht është e angazhuar në një ofensivë ndaj grupeve rebele kurde të Sirisë, të cilët i konsideron të lidhur me organizatat terroriste.

POLONIA I KËRKON GJERMANISË DËMSHPËRBLIM PËR LUFTËN TURQI-IRAK PLANIFIKOJNË OFENSIVË TË PËRBASHKËT NDAJ KURDËVE

e sigurisë. "Për më tepër, të 10 ko-munat e Asociacionit do ti ushtrojnë të gjitha kompetencat në mënyrë kolektive siç thuhet shprehimisht në Marrëveshjen e Brukselit, gjë që 28 komunat e tjera nuk mund ta bëjnë, sepse këtë nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës, kjo sepse Asociacioni i Komunave të Kosovës është OJQ, e ky i komunave serbe nuk do të jetë i tillë", tha deputeti i Vetëvendosje, Ilir Deda, duke shtuar se ky rreg-ullimit të brendshëm institucional ndan vendin me parimin etnik para atij të barazisë qytetare.

Nëse një pjesë të rëndësishme e mar-rëveshjes për të cilën kemi rënë da-kord me udhëheqësit shqiptarë, në mënyrë të paskru-pullt dhe pa u dënu-ar refuzohet të vihet në zbatim, prandaj Beogradi tani mund të marr në konsider-atë të shfuqizojë të gjitha marrëveshjet e mëparshme...

12 GAZETA SOTE Premte 9 Mars 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Zbardhet takimi mes Hysni Kapos dhe Mao Ce Dun më 1962, ja porositë që lideri kinez i dërgonte Hoxhës për të sulmuar Hrushovin

Më 1962 Kina u rreshtua hapur krah Shqipërisë dhe po ashtu nisi sulmet ndaj Bashkimit Sovjetik.

Gazeta publikon një bisedë të zhvilluar mes një delegacioni shqiptar në Kinë të drejtuar nga Hysni Kapo, të cilët u pritën nga lideri kinez, Mao Ce Dun.

29 qershor 1962, Wuhan, KinëBiseda e delegacionit të PPSH

me udhëheqësin Mao Ce Dun. Del-egacioni i partisë shqiptare takohet me udhëheqësin kinez Mao Ce Dun, ku dy palët shprehin kundërshtimin e politikave të destalinizmit në Bash-kimin Sovjetik. Delegatët shqiptarë konfirmojnë gjithsesi besimin te partia e madhe sovjetike, me gjithë veprimet e Hrushovit. Kryetari Mao Ce Dun priti delegacionin tonë në qytetin e Wuhan. Ai doli deri jashtë për të pritur delega-cionin tonë dhe na shoqëroi në dhomën e ndenjes. Kryetari pyeti Hysni Kapon si e kishim kaluar gjatë qëndrimit tonë në Republikën e Kinës.

Hysni Kapo u përgjigj: Së pari dua të shpreh gëzimin tonë për mundësinë që po na jepni me këtë takim. Ne e vlerësojmë shumë sakrificën që po kurseni kohën tuaj të çmuar për të na pritur. Falënderojmë nga zemra partinë kineze dhe veçanërisht ju për shansin që po na jepni. Kur u nisëm nga Shqipëria komiteti ynë qendror dhe personalisht shoku Enver Hoxha na kërkoi të sillnim te ju përshëndetjet më të përzemërta të partisë dhe të popullit tonë, për popullin mik e vëlla të Kinës, për partinë tuaj të lavdishme dhe ju personalisht.

Mao Ce Dun: Faleminderit shumë. Në të njëjtën kohë duhet të jemi ne që duhet t’ju falënderojmë pasi ju jeni pararoja, po jetoni në kushte të vështira dhe po mbroni me luftë marksizëm-len-inizmin. Kjo është më me vlerë se gjithçka tjetër, ju nuk ratë në goditjen e shkopit si të tjerët.

Hysni Kapo: Ne nuk u dorëzuam sepse kemi miq të mirë e besnikë. Jemi krenarë që jemi të lidhur me ju në një miqësi të madhe e vëllazërore dhe që në përpjekjen tonë kemi pranë partinë e lavdishme të Kinës, me ju në krye shoku Mao Ce Dun, si një njeri i dashur jo vetëm për popullin kinez por për të gjithë proletariatin botëror.

Mao Ce Dun: E gjithë bota ju mbështet në përpjekjen tuaj, të gjithë revolucionarët. Të gjithë janë në anën tuaj përveç imperialistëve, revizion-istëve dhe borgjezisë reaksionare. Është shumë domethënëse që vendi juaj është njohur edhe nga Kuba, pikërisht pas kongresit të 22-të të BRSS. Kuba nuk vendosi marrëdhëniet me ju para, por pas kongresit, kur e patë veten në një pozitë shumë të vështirë, kur nuk mund të mbështeteshit te Bashkimi Sovjetik për shumë gjëra. Prandaj unë them se kjo është një shenjë shumë domethënëse. Aktualisht me gjithë faktin se udhëheqja e shumë partive qëndron në anën e revizionistëve, situata mes tyre ndryshon vazhdimisht. Fakti që sot imperialistët shfrytëzojnë shumë popuj të shtypur është në realitet objek-tiv. Dy të tretat e njerëzimit janë nën zg-jedhën e imperializmit dhe kapitalizmit. Por a do të thotë kjo se këta popuj nuk do të luftojnë për revolucionin? Ne mendo-jmë se ata do të humbasin dëshirën për të luftuar vetëm kur të mos jenë më në zgjedhën e imperialistëve dhe reaksion-arëve të vendeve të ndryshme. Ky fakt është i dukshëm për të gjithë, ne nuk gënjejmë kur themi se imperialistët dhe reaksionarët po shtypin këta popujt, dhe se së shpejti ata do të nisin revolucionin kundër tyre. Do të jetë shumë e vështirë që revizionistët të vazhdojnë sundimin e tyre pasi ne e shikojmë që ata nuk janë të qetë dhe janë të tmerruar nga Stalini, edhe pse ai ka vdekur disa vjet më parë.

Në qershor të 1962 lideri kinez priti një delegacion shqiptar të drejtuar nga Hysni Kapo

ambasadorit shqiptar në Kinë) Kur keni ardhur në vendin tonë shoku Malile?

Malile: Në fund të korrikut të vitit të kaluar.

Mao Ce Dun: A jemi takuar bashkë më parë?

Malile: Po, jemi takuar kur pritët delegacionin ekonomik shqiptar në janar.

Mao Ce Dun: Prandaj nuk ju njoh mirë. Ndoshta ju kam takuar vetëm një herë më parë. Po shokët e tjerë të deleg-acionit, a i kam takuar më parë?

Hysni Kapo prezanton shokët e tjerë të delegacionit: Jo, shokët e tjerë vijnë për herë të parë në republikën e Kinës.

Mao Ce Dun: Si janë me shëndet shoku Hoxha dhe shoku Shehu?

Hysni Kapo: Ata janë shumë mirë, faleminderit. Kemi marrë letrën e par-tisë tuaj shoku Mao Ce Dun për ftesën e delegacionit në Kinë, dhe dëshira e shokut Hoxha ishte të vinte vetë, por një udhëtim të tillë në kushtet e krijuara rreth nesh, ishte e vështirë të realizohej. Ne e konsideruam ftesën tuaj si shumë të rëndësishme. Shoku Hoxha na instruktoi që në bisedimet me partinë tuaj të shprehim çdo gjë që mendon partia jonë. Ishte një kënaqësi e mad-he që në bisedimet me delegacionin e partisë suaj të kryesuar nga Deng Ciao Ping, kishim pikëpamje të përbashkëta

dhe unitet për çështjet kryesore që shqetësojnë partitë tona. Ne u larguam nga Pekin me përshtypjen se bisedimet mes dy palëve ishin me vlerë dhe me interes. Në të njëjtën kohë ne infor-muan partinë tonë mbi mendimet dhe këshillat e këtyre bisedimeve.

Mao Ce Dun: Shumë mirë, ka mjaft kohë për të menduar. Ne nuk kemi frikë nga asgjë për sa kohë meni në dorë të vërtetën. Ne jemi të bindur se e vërteta është në dorën tonë. Ne e dinim këtë që prej takimit të 81 partive komuniste në Moskë. Edhe pse ishin në minorancë e vërteta ishte në dorën tonë. Që prej kohërave të lashta e vërteta ka qenë në dorën e

Revizionistët janë gjithashtu të tmerru-ar nga Shqipëria. Qëndrimi që ata po mbajnë ndaj jush mund të shpjegohet vetëm në këtë mënyrë. Ndryshe përse ju përjashtuan nga kongresi i 22-të sovjetik dhe ju sulmojnë publikisht? Ata nuk ju ftuan në kongres dhe ju sulmuan në mungesë, një lëvizje kjo ndalohet nga deklarata e përbashkët e Moskës. Edhe nëse supozojmë se Shqipëria ka gabuar, atëherë duhet të ishte thirrur një takim i partive komuniste për të diskutuar çështjen. Por në fakt Hrushovi ka frikë nga një takim i tillë. Ai pretendon me veten e tij se ju keni gabuar, dhe këtë e bën në emër të partisë. Burimi i kësaj sjelljeje është kongresi i 20-të sovjetik ku ai i shpalli luftë Stalinit, por ne e dimë se lufta e Hrushovit kundër Stalinit është një luftë kundër marksizëm-leninizmit dhe kjo është esenca e të gjithë aktivitetit të revizionistëve. Revizionizmi është një lëvizje që erdhi në pushtet në disa vende pas vdekjes së Stalinit. Ne nuk e kuptu-am menjëherë këtë, por gradualisht u kuptua edhe nga partia juaj në të njëjtën mënyrë. Pas vdekjes së Stalinit revizion-istët morën hapa të matura. Duke parë aktivitetin e tyre ne e kuptuam se cilët ishin ata në të vërtetë. Pas vdekjes së Stalinit ata përjashtuan Molotov dhe miqtë e tij dhe vazhduan spastrimet e atyre që nuk ishin palë me ta. Në nivelet larta spastrimi arriti në masën 50 për qind kurse në bazë më në shumë se 70 për qind, dhe në këtë mënyrë ata arritën ndryshimin e madh. Në fillim ne nuk i parashikuam pasojat që do të vinin nga fryma e zhvillimit të kongresit të 20-të sovjetik. Por më pas u mbajtën kongresi i 21-të dhe i 22-të dhe çështja arriti deri në heqjen e monumentit të Stalinit nga mauzoleumi dhe djegia e tij. Ne e dimë mirë se Nikita Hrushov nuk i ka frikë njerëzit e vdekur, ai ka frikë vetëm të gjallët. A është e mundur që Hrushovi pas heqjes së Stalinit dhe djegies së tij të ketë krijuar ditë më të mira për veten. Si mendoni ju?

Hysni Kapo: Kur ne mbështetemi në mësimet e marksizëm-leninizmit të lavdishëm, e dimë se çfarëdo lëvizje që të bëjë, nuk do të sjellë ditë të mira për Hrushovin.

Mao Ce Dun: Kjo është e vërtetë. Ai duket se ka marrë shumë djaj nga të gjitha anët. Shqipëria në të kaluarën nuk njihej si qendra e vëmendjes së botës, më pas ajo u njoh si një nga 12 vendet socialiste. Por tani, pas kongresit të 22-të Shqipëria është bërë qendra e vëmendjes së politikës botërore, apo jo? Ky fenomen është vënë re dhe në vendin tuaj. Pas kongresit të 22-të shtypi i tyre ishte i mbushur me sulme ndaj Shqipërisë, ndërsa ne publikonim fjal-imet e partisë suaj. Shumica e vendeve kishin në vëmendje fjalimin e shokut Enver Hoxha më 7 nëntor 1961. Ne e publikuam fjalimin pa bërë komente apo qartësime, por të gjithë ata që e lexuan e cilësuan si korrekt. (I drejtohet

Ata nuk ju ftuan në kongres dhe ju sul­muan në mungesë, një lëvizje kjo ndalo­het nga deklarata e

përbashkët e Moskës. Edhe nëse supozo­jmë se Shqipëria ka gabuar, atëherë du­

het të ishte thirrur një takim i partive komu­niste për të diskutuar çështjen. Por në fakt

Hrushovi ka frikë nga një takim i tillë. Ai pre­tendon me veten e tij

se ju keni gabuar, dhe këtë e bën në emër të partisë. Burimi i kësaj

sjelljeje është kon g­resi i 20­të sovjetik ku ai i shpalli luftë

Stalinit, por ne e dimë se lufta e Hrushovit

kundër Stalinit është një luftë kundër mark­sizëm­leninizmit dhe

kjo është esenca e të gjithë aktivitetit të

revizionistëve...

GAZETA SOT E Premte 9 Mars 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Zbardhet takimi mes Hysni Kapos dhe Mao Ce Dun më 1962, ja porositë që lideri kinez i dërgonte Hoxhës për të sulmuar Hrushovin

Në qershor të 1962 lideri kinez priti një delegacion shqiptar të drejtuar nga Hysni Kapo

pakicës. Marksi dhe Engelsi në fillim ishin vetëm. Ata ishin vetën dy njerëz, por idetë e tyre u përhapën shpejt. As Leninzimi nuk ishte shumicë në fillim të viteve 1900. Kur u mbajt kongresi i 2-të i social-demokratëve rusë në Angli, Lenini fitoi me vështirësi shumicën, por pas kongresit ai përsëri mbeti në minorancë deri në kohën e revolucionit të 1917 kur situata ndryshoi përsëri dhe sovjetikët e Shën Petersburg siguruan 50 për qind. Revizionistët si Hrushov po e demaskojnë veten me aktivitetet e tyre. Puna e Hrushov i bën të lumtur imperialistët dhe jo popujt e vendeve socialiste, përfshi këtu dhe sovjetikët. Mendoj se shumica e sovjetikëve janë të pakënaqur me aktivitetin e grupit

të Krushov dhe me luftën e tyre ndaj figurës së Stalinit. Populli i Bashkimit Sovjetik është gjithashtu i pakënaqur me luftën e Hrushovit ndaj Shqipërisë dhe Kinës. Kjo pakënaqësi po shtohet vazhdimisht. Edhe në Kinë, partia jonë u formua në 1921 dhe fillimisht kishte mbështetjen e pak njerëzve. Në kongresin e saj të parë kishte vetëm 12 delegatë të cilët përfaqësonin disa dhjetra anëtarë, 57 njerëz në total. Deklarata e këtij kongresi nuk tërhoqi shumë vëmendje por faktet e tregojnë se gradualisht njerëzit e kuptuan linjën e partisë dhe e absorbuan marksizmin. Populli ynë ka pasur dy tipe mësuesish; nga njëra anë ishin Marksi, Engelsi, Lenini e Stalini, ndërsa në krahun tjetër

një teori e vjetër. Marksistët e vërtetë të asaj kohë kishin shumë gjëra për të bërë, por u detyruan të luftojnë edhe kundër revizionizmit. Në këto kushte lindën leninizmi, partia bolshevike dhe partitë komuniste në vende të ndrys-hme të botës dhe Internacionalja e Tretë, të cilat thelluan revolucionin. Nga një vend i vetëm socialist që ekzistonte para Luftës së Dytë Botërore, që ishte Bashkimi Sovjetik, u bënë 12 vende. Me përjashtim të Mongolisë, 10 vendet e tjera socialiste lindën vetëm pas Luftës II Botërore. Kjo është dialektika e his-torisë,në botë gjithçka ka ndrydhur dhe do të vazhdojë të ndryshojë. Ja ku jam duke folur për dialektikën materialiste. Ndërsa Hrushovi nuk do të arrijë kurrë të ndryshojë Marksistët dhe t’i kthejë në revizionistë.

Hysni Kapo: Ajo që thatë është korrekte, vetëm të pavendosurit bëhen revizionistë, ata që nuk janë marksistë të vërtetë.

Mao Ce Dun: Po, jetojmë në një kohë kur të tjerët na urrejnë. Po mall-kohemi si nga imperialistët dhe krahu i Çang Kai Shi. Më vonë me ta u bash-kuan dhe (kryeministri indian Javaha-rlal) Nehru dhe (presidenti jugosllav Josip) Tito. Jemi mësuar të mallkohemi nga armiqtë. Veprimet dashakeqe të armiqve si presioni politik apo ndërpre-rja e marrëdhënieve, nuk na frikësojnë.

Hysni Kapo: Është e vërtetë. As sharjet dhe as presioni i tyre nuk na frikëson. Ashtu siç thatë ju ata do të vazhdojnë me aktivitetet e tyre, por me këtë kanë bërë vetëm që emri i partisë sonë të dëgjohet në të gjithë botën.

Mao Ce Dun: Është e vërtetë.Hysni Kapo: Ju e dini se popullata

jonë është e vogël, për shumë shekuj populli ynë ka jetuar nën zgjedhën e të huajve, por ata nuk janë përulur kurrë para tyre. Të vetmit miq të pop-ullit shqiptar kanë qenë pushka dhe malet,dhe në fakte dhe malet ishin atëherë pronë e pronarëve feudalë dhe të fisnikëve të pasur. Gjithsesi tani partia po i drejton ata në kursin e duhur bashkë me miqtë e saj si populli kinez dhe partia legjendare kineze, popujt e tjerë socialiste dhe partinë sovjetike. Partia jonë shoku Mao Ce Dun, meg-jithë sulmet e Hrushovit dhe partive të tjera socialiste që ndjekin, nuk e ka identifikuar kurrë Hrushovin me vetë popullin sovjetik dhe komunistët sov-jetikë. Partia dhe populli sovjetik janë edukuar me Leninin, dhe ashtu siç thatë ju, do të vijë një kohë kur revizionistët të përfundojnë aty ku përfunduan pararendësit e tyre. Kjo është çka na mëson historia. Në lidhje me atë që ju thatë për të mos iu trembur takimeve, dua të them se partia jonë, ashtu si partia juaj, e njihte situatën kur u mbajt takimi i Moskës në 1960. Ne e dinim se do të ishim në minorancë dhe meg-jithatë shkuam në këtë takim dhe folën e luftuam aty bashkë me partinë tuaj.

Mao Ce Dun: E njëjta gjë ndodhi dhe në konferencën e Bukureshtit në qershor 1960.

Hysni Kapo: Aty ishim edhe më shumë në minorancë.

Mao Ce Dung: Aty na sulmuan hapur dhe ne nuk ishim të përgatitur. Por nejse, dua t’ju ftoj për darkë, a janë të gjithë shokët shqiptarë këtu?

Hysni Kapo: Faleminderit shumë. Ne ju thamë se kemi pasur një përshtyp-je shumë të mirë nga bisedimet me del-egacionin tuaj, por më lejoni të ngre një çështje, pasi për atë që dua t’ju flas jemi disi të shqetësuar. E kam fjalën për prob-lemet ekonomike që kemi diskutuar së fundmi në skamin me shokët kinezë në Pekin. I kemi shprehur pikëpamjet tona shokëve në Pekin prandaj nuk dua të hyj në shumë detaje. Dua vetëm t’ju kërkoj që çështja që na u prezantua të mund të rishikohet edhe një herë, pasi nëse ndodh ajo që na u ofrua, do të krijohen kushte shumë të vështira për ne. Sigur-isht që ne do të luftojmë për të rezistuar dhe tejkaluar vështirësitë, por duke parë situatën me të cilën përballet vendi ynë, mendoj se çështjet duhet të rishiten edhe një herë. Ne e kuptojmë situatën tuaj, për të cilën na informuan shokët në Pekin, e pamë edhe në vendin tuaj që ju po na flisni me zemër në dorë. E pamë atmos-ferën miqësore me të cilën shokët kinezë biseduan me ne. Por çështjet ekonomike na shqetësojnë shumë, këtë desha t’ju them. Ju duhet të jeni të bindur se partia jonë si gjithmonë do të luftojë për unite-tin rritjen e dashurisë për popullin dhe partinë kineze. Shokët në Tiranë mezi presin të informohen për bisedimet me ju. Ne i thamë shokut Deng Ciao Ping dhe shokut Liu Shaoqi, se sapo të jepet mundësia presim delegacionin e partisë së Kinës në Tiranë, dhe ju sigurojmë se do të priten me gëzim të madh nga populli dhe partia jonë.

Mao Ce Dun: Shumë mirë, kjo është një gjë e mirë. Mbi çështjet ekono-mike që përmendët, unë nuk jam i infor-muar në detaje pasi nuk i kam lexuar materialet. Kur të kthehem në Pekin do të flas me shokët e partisë.

Hysni Kapo: Këto që ju thamë ju shoku Mao Ce Dun ia thamë dhe shokëve të partisë në Pekin, ata na dëgjuan me vëmendje por thjeshte deshëm që t’ua themi edhe juve. (Pas bisedimeve shoku Mao Ce Dun bëri foto me delegacionin shqiptar dhe i ftoi ata për darkë me të. Darka u zhvillua në një atmosferë miqësore. Gjatë darkës biseda miqësore e delegacionit tonë me shokun Mao Ce Dun vazhdoi. Mao CeDung theksoi se duhet të rrisim vig-jilencën ndaj revizionistëve në mënyrë që të jemi të përgatitur për surprizat).

Mao CeDung: Për ne, fakti që Hrushovi ngriti çështjen e kultit të indi-vidit për Stalinin, ishte vërtet një surprizë. Ai lexoi një raport mbi përpjekjen kundër kultit të individit, bazuar në një rezolutë të shkurtër të pranuar mbi çështjen. E gjithë kjo ndodhi pas përfundimit të pro-gramit të përditshëm të kongresit të 20-të sovjetik dhe pas zgjedhjes së komitetit qendror dhe Hrushovit si sekretari parë. Vetëm më vonë ai informoi delegacionet partive motra. Delegacioni i partisë sonë u informua nga vetë Hrushovi. Ai u për-poq të na bindte për gabimet e rënda që paska kryer Stalini. Ata thonë se është një provokim që portretet Stalinit qëndrojnë ende varur në mure. Po, në vendin tonë, në sheshin Tienanmen, dy herë në vit, më 1 tetor dhe 1 maj, portreti i Stalinit varet përkrah atyre të Merksit, Engelsit e Leninit. Asnjë prej tyre nuk është gjallë, por njerëzit i duan atje, nëse ne nuk varim portretet Stalinit populli do të na kritikojë.

Hysni Kapo: E njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri. Ju keni të drejtë shoku Mao Ce Dun kur thoni që pop-ulli dhe partia janë si një tru i vetëm me një zemër të vetme.

qëndrojnë imperialistët e ndryshëm dhe Çang Kai Shi. Sikur këta mësuesit e dytë të mos ekzistonin, ndërgjegjja revolucionare e popullit tonë nuk do të kishte lindur dhe ata nuk do të kishin mundur kurrë të kuptonin marksiz-min. Ndoshta e njëjta gjë ka ndodhur edhe në vendin tuaj; në fillim vetëm pak njerëz besonin te marksizmi, por me shtypjen ndaj popullit të armiqve, ata nisën të kuptojnë dhe gradualisht u qartësua besimi te kursi marksist. Aktualisht mësuesit të tipit të dytë janë imperialistët dhe reaksionarët e ven-deve të ndryshme. Në njëfarë mënyre, revizionistët janë për ne mësuesi i tipi të dytë. Në përpjekjen kundër revizion-istëve, njerëzit nuk ishin të qartë për shumë çështje. Revizionistët modernë po luajnë të njëjtin rol si revizionistët e vjetër, siç ishin Bernstein dhe Kautski në Gjermani, apo Plekanov në Rusi. Revizionistët e vjetër ishin ata që sollën idenë e transferimit paqësor drejt socializmit, pra pa revolucion. Kështu që teoria e tranzicionit paqësor drejt socializmit nuk është diçka e re, është

Revizionistët si Hrushov po e de­

maskojnë veten me aktivitetet e tyre.

Puna e Hrushov i bën të lumtur impe­

rialistët dhe jo popujt e vendeve social­

iste, përfshi këtu dhe sovjetikët. Mendoj

se shumica e sovje­tikëve janë të pakën­

aqur me aktivitetin e grupit të Krush­ov dhe me luftën

e tyre ndaj figurës së Stalinit. Populli i Bashkimit Sovje­tik është gjithash­tu i pakënaqur me luftën e Hrushovit

ndaj Shqipërisë dhe Kinës. Kjo pakën­aqësi po shtohet

vazhdimisht...

14 GAZETA SOTE Premte 9 Mars 2018

5,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

I gjenden në banesë armë, tritol e municione, pranga 30 vjeçarit në ShkodërNjë 30 vjeçar është arrestuar në Shkodër

pasi mbante në banesë një arsenal armësh. Gjatë kontrollit në banesën e Ernest Lekaj në Vaun e Dejës, janë gjendur armë zjarri, tritol, municione luftarake dhe lëndë narkotike. Pas gjetjes dhe sekuestrimit të tyre është vënë në pranga nga uniformat blu dhe 30-vjeçari Ernest Lekaj. Në total, policia i gjeti dhe sekuestroi 1 pushkë me disa fishekë; 2 copë kallëpë lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4; 12 copë tela zjarrpërcjellës për kapsolla detonatore; një sasi lëndë narkotike kanabis, si dhe 1 armë sportive. Menjëherë pas kapjes dhe arrestimit të 30-vjeçarit i cili njihej si i forti i Vaut të Dejës

ka dhënë detaje të reja mbi arrestimin e të riut. “Sekuestrohen armë zjarri, tritol, municione luftarake dhe lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas, si posedues i tyre. Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau Dejës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, Ernest Lekaj, 30 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, mbi bazën e informa-cioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar

në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri tip pushkë, me disa fishekë; 2 copë kallëpë lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4; 12 copë tela zjarrpërcjellës për kapsolla detonatore; një sasi lëndë narkotike kanabis; 1 armë sportive, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale iu referuan Proku-rorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283, 278 dhe 280 të Kodit Penal.

Kapen me 40 kg drogë në Maqedoni, pranga 3 shqiptarëve

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia maqe-donase duke trafikuar lëndë narkotike marijuanë. Opera-cioni ka përfunduar me sekuestrimin e një sasie prej 40 kg drogë e ndarë në 36 pako. Arrestimet janë kryer nga policia e stacionit policor të Manastirit. Droga ishte e vendosur në dy çanta. Shqiptarët e arrestuar janë të moshave 25 dhe dy të tjerët 27 vjeç. Policia maqedonase bën me dije se ata u zbuluan në afërsi të kufirit me Greqinë në periferi të fshati Lazec teksa ecnin në këmbë në përpjekje për të kaluar kufirin. “Droga është gjetur në dy thasë të mëdhenj dhe sasia e tyre arrin 40 kg ", raporton Ministria e Brendshme e Maqedonisë. Ndërkohë, autoritetet thonë se policia ka ndërhyrë më masa më të ashpra sigurie në zonën kufitare, për të parandaluar kalimet e paligjshme nga emigrantët, por gjithashtu për të parandaluar edhe kontrabandën. Ata janë dërguar përpara prokurorit publik për t'u njohur me masën e arrestit.

Itali, shkatërrohet banda marokeno-shqiptare e drogës

Autoritetet në Bergamo të Italisë kanë shkatërruar një organizatë kriminale e përbërë nga shqiptarë dhe afrikanë, të specializuar në trafikun e sasive të mëdha të lëndëve narkotike. Pas disa hetimeve karabinierët italianë në sajë të operacionit të koduar “Tano”, kanë arrestuar 5 persona ku tre prej tyre janë shqiptarë. Ky grup kriminal, sipas mediave italiane, operonte në provincën e Bergamos. Të arrestuarit akuzohen se kanë im-portuar një sasi prej më shumë se 300 kilogramë hashash, duke përdorur itinerarin Marok-Spanjë-Itali, por dhe Shqipëri-Itali. 5 të arrestuarit ishin në rolet drejtuese të kësaj organizate krimina-le, ndërsa 14 të tjerë, për të cilët autoritetet italiane kanë ngritur padi, akuzohen për mbështetje logjistike ndaj grupit. Përgjatë 2 operacioneve të policisë italiane, më herët u sekuestruan 13 kilo-gramë hashash në Antegnate dhe më 300 kilogramë të tjera në Verdello. Përgjatë këtyre operacioneve u arrestuan në flagrancë edhe 2 korrierë, të cilët transportonin drogën.

Sekuestrohen 129 kanabis në dy operacione të ndryshme

Dy operacione të ndryshëm policie, në Këlcyrë dhe Vlorë, kanë bërë të mundur sekuestrimin e 126 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Janë arrestuar edhe 2 persona, shtetasi me inicialet R. J., dhe Artur Hoxhaj, 39 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë operacionit policia Këlcyrës ka sekuestruar 30 kg lëndë narko-tike, e llojit kanabis të gjetura në një banesë si dhe ka arrestuar një shtetas me inicialet R. J.. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu një 39-vjeçar ka përfunduar në prangat e autoriteteve në Vlorë, pasi iu gjet një sasi prej 96.4 kilogramësh kanabis. Artur Hoxhaj u arrestua pas një operacioni të policisë në lagjen “15 Tetori”. Droga, sipas burimeve zyrtare, u gjet në një banesë në këtë lagje, që ishte në ruajtje nga 39-vjeçari. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Menaxheri i “Arbri Grand” 6 herë në Kosovë brenda 2 muajve, prokuroria kërkon

informacione nga homologia kosovare

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraDonaldo Lushaj: S’kam lidhje me drogën, porositë i bën Arbër Çekaj

Elvis MYRTA

Donaldo Lushaj, menaxheri i kom-p a n i s ë “A r b r i Garden” ka dalë

së fundi 6 herë nga pika kufitare e Morinës drejt Kosovës. Ndërkohë mësohet se prokurorët e dosjes së 613 kilogramë kokainë i kanë kërkuar ndihmë dhe bash-këpunim kolegëve në Kosovë për të mësuar aktivitetin e Lushajt në këtë vend. Pas prangosjes së menaxherit të kompanisë “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, i cili ishte personi që kreu veprimet doganore për të tërhequr kontenierin, ku gjet edhe sasia rekord e kokainës prej 613 kilogramë, janë mësuar nëpërmjet sistemit TIMS, hyrjet dhe daljet e tij më të fundit nga Shqipëria. Për herë të fundit 25-vjeçari kishte dalë nga vendi ynë përmes pikës kufitare të Morinës, më datë 5 Shkurt. Prokuroria e Krimeve të Rën-da, ka kërkuar informacion nga kolegët e tyre të Kosovës, se çfarë aktiviteti ka atje Donaldo Lushaj dhe cilët kanë qenë personat që ai ka takuar në këtë vend. Vetëm në një muaj, nga 2 Janar deri në 5 Shkurt menaxheri i kompanisë “Arbri Garden”, kishte kaluar 6 herë kufirin drejt Kosovës. Hetuesit kanë dyshime se, i riu mund të jetë përdorur si korrier, pasi nuk ka qëndruar më shumë se një ditë në Kosovë. Gjatë daljes nga Morina drejt Kosovës, Lushaj ka përdorur dy au-tomjete me targa, AA 361 RH dhe AA 471 SU. Ndërkohë kujtojmë që bashkë me Don-aldo Lushajn, i prangosur qëndron edhe drejtuesi i kamionit, Armando Pezaku. Administratori i kompanisë së bananeve, Arbër Çekaj vijon të jetë në arrati prej datës 28 Shkurt, kur u kap droga në kontenierin që kishte ardhur nga Kolum-

bia, duke kaluar tranzit në portet italiane e Maltës dhe destinacion përfundimtar atë të Durrësit. Më herët, Proku-roria e Krimeve të Rënda i ka dërguar letër-porosi edhe Prokurorisë së Livornos. Organi i akuzës shqiptare kërkon nga autoritetet ital-iane të njihet me praktikën e ndjekur gjatë kontrollit në kontenierin, ku u gjet drogë, në portin e Italisë së jugut. Grupi hetimor ka krijuar dyshime mbi dokumentac-ionin që shoqëronte mallin, i cili ishte porositur nga administratori i kompanisë, “Arbri Garden”. Organi i akuzës kërkon të sqarojë nëse ishte kontrolluar në të vërtetë ose jo kontenieri në portin e Livornos dhe çfarë procedurash ishin ndjekur atje. Sipas burimeve nga hetimi, deri tani dyshohet se në këtë trafik ndërkombëtar

kokaine janë të përfshirë të paktën 12 persona.Dëshmia e Donaldo Lushajt

Gjatë marrjes në pyetje si në komisariat nga oficerët gjyqësorë ashtu dhe nga het-uesit Donaldo Lushaj, ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat. Ai është shprehur për-para grupit hetimorë se është thjeshtë punëtorë dhe porositë bëheshin nga pronari. “Kam kryer procedurat doganore dhe kam shoqëruar mallin në magazinë. Unë nuk kisha asnjë mundësi të porosisja ngarkesa, asnjëherë nuk e kam pasur këtë mundësi. Këtë gjë e bënte pronari Ar-bër Çekaj”, ka rrëfyer më tej menaxheri Rolando Lushaj. Ky i fundit ka pohuar se është punësuar në kompaninë nën hetim “Arbri Garden” në vitin 2014 me detyrë menaxhimin e ngarkesave me agjentët e shitjeve. “Ngarkesat porosite-

shin nga vetë pronari, krye-sisht në Kolumbi, Ekuador dhe Argjentinë, ka këmbën-gulur Lushaj”, përpara grupit hetimor. I pyetur për rastin e kontejnerit të fundit prej 20 tonë banane të nisur nga Kolumbia, Lushaj shprehet se kjo ngarkesë ishte vonuar dy javë. “Ne morëm dijen se kon-tejnerët po kontrolloheshin në portin e Livornos dhe për këtë arsye mësova se pronarit i erdhi një e-mail që ia kaloi doganës”, është shprehur 25-vjeçari. Donaldo Lushaj kujton se në datën 27 shkurt e ka telefonuar punonjësi i doganës, Arlind Madani, i cili i ka thënë të paraqitej sepse skaneri kishte dhënë sinjal të kuq për ngarkesën dhe pasi është kontrollu-ar, sipas tij, janë lejuar të vazhdojnë udhëtimin për në Maminas, ku edhe ndodhi bllokimi i kokainës.

Vetëm në një muaj, nga 2 Janar deri ne 5 Shkurt menaxheri i kompanisë “Arbri Garden”, kishte kaluar 6 herë kufirin drejt Kosovës. Hetuesit kanë dyshime se, i riu mund të jetë përdorur si korrier, pasi nuk ka qëndruar më shumë se një ditë në Kosovë...

GAZETA SOT E Premte 9 Mars 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Ndërtuesi, i arrestuar për mashtrim dhe në vitin 2015

Elvis MYRTA

Policia e Tiranës ka ar-restuar ndërtuesin Na-mik Pelivani, pasi aku-zohet për “Mashtrimi me

pasoja të rënda” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e Namik Pelivani, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, i proceduar disa herë më parë, me detyrë administrator i një firme ndërtimi. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka mashtruar shtetasin me inicialet A. L., të cilit i ka marrë 65 000 Euro dhe 3 350 000 lekë për blerjen e një aparta-menti me sipërfaqe 107.69 m2, në zonën e Yzberishtit, apartament të cilin e kishte shitur më parë me kontratë noteriale fiktive në vitin 2013 dhe të rinovuar në vitin 2016, për t’i krijuar besueshmëri klientit. Gjithashtu ky shtetas nuk ka përpiluar fatura shitjeje tatimore duke kryer transak-sione monetare jashtë zyrave të noterit dhe jo me bankë, me qëllim shmangien e deklarimit të të ardhurave. Në cilësinë e provës materiale të dyshuarit iu sekuestruan: 6 kontrata noteriale si dhe dokumente të ndryshme si certifikata, skica apartamentesh dhe 1 aparat telefoni celular Theksojmë se ky shtetas është proceduar më parë edhe 5 herë të tjera nga policia për vepra të ndryshme penale. Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit të mësipërm, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Biznesmeni u arrestua dhe në 2015

Rreth dy vjet më parë Namik Pelivani u arrestua po për akuzën e mashtrimit. Në atë kohë nga hetimet, rezultoi se i pandehuri nuk ka respektuar kontratën që, nëpërmjet një ndërmjetësi, kishte nënshkruar me disa familje për të shfrytëzuar truallin ku ishin ndërtuar shtëpitë e tyre, për ndërtimin e një pallati në zonën

“ Namik Pelivani ka mashtruar shtetasin me inicialet A. L., të cilit i ka marrë 65 000 Euro dhe 3 350 000 lekë për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 107.69 m2, në zonën e Yzberishtit, apar-tament të cilin e kishte shitur më parë me kontratë noteriale fik-tive në vitin 2013 dhe të rinovuar Gjendet trupi i pajetë i një femre në liqenin e Pogradecit...

e Unazës së Re, në Tiranë. Në Mars 2015, pjesëtarë të këtyre familjeve kallëzuan adminis-tratorin Namik Pelivani për mashtrim. Shoqëria “Pelivani” sh.p.k në atë kohë lidhi një akt-marrëveshjet me pronarët e truallit për ndërtim objekti, me vendimin nr. 10, datë 12.11.2009 te KRRT-së Komunës Kashar, ka marrë lejen për të ndërtuar një godinë banimi dhe shërbi-mesh 2, 4, 6 dhe 9 kate me dy kate bodrume në zonën e Un-azës së Re. Ndërkohë shoqërisë “Pelivani” sh.p.k, nga shoqëria “ASK” sh.p.k. me administrator shtetasin Alket Karemani, i është bërë një propozim për të lidhur një kontrate si nënkontraktorë, që konsistonte në kryerjen e disa shërbimeve të cilat do të formalizoheshin në një kontratë nënkontraktore. Me këtë shoqëri, shoqëria “Pelivani” do të lidhte kontratë duke e kushtëzuar me disa kushte që kishin të bënin me investimin dhe financimin e punimeve, cilësinë etj. Duke për-dorur firmën “ASK” sh.p.k, e cila me anë të lidhjes së kontratave të porosisë me banorët që kishin ndërtuar banesa pa leje, realizon prishjen e banesave dhe kthimin e truallit në shesh ndërtimi, i pandehuri shmang pengesën e

Shiti më shumë se një herë një apartament, arrestohet ndërtuesi Namik Pelivani

Aksidenton 4-vjeçarin, shoferi largohet nga vendi i ngjarjesNjë fëmijë i mitur ka humbur jetën në një aksident

tragjik në qytetin e Durrësit. Një automjet ka përplasur për vdekje fëmijën 4 vjeç me iniciale B. B., teksa ky i fundit po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Mësohet se makina që përplasi 4-vjeçarin është tip “Opel” me targa zvi-cerane BE767006, ndërsa shoferi i saj është identifikuar me inicialet K. D., dhe është shpallur në kërkim. Ka qenë policia e qytetit bregdetar që ka dhënë detaje mbi aksidentin tragjik. “Më datë 08.03.2018, në lagjen Nr.13 Plazh, Durrës një mjet tip Opel me targa Zvicre BE767006 , me drejtues shtetasin me inicialet K. D., ka aksidentuar një fëmijë të mitur me iniciale B. B., 4 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Efektivët e Policisë janë angazhuar maksimalisht për kapjen e drejtuesit të mjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, është shprehur Policia e Durrësit.

Pi fostoksinë pas sherrit me të fejuarin, vdes 20-vjeçarja

Një vajzë e re i ka dhënë fund jetës tragjikisht, duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Zvirinë të Korçës paraditen e djeshme, ku viktima është 20-vjeçarja Ervisa Veizit. Kanë qenë familjarët që kanë gjetur të pajetë trupin e të resë në dhomë. Ata menjëherë kanë njoftuar ambulancën, të cilët kanë konstatuar se 30-vjeçarja kishte ndërruar menjëherë jetë. Më pas ata lajmëruan edhe autoritetet e rendit. Bazuar në dëshminë e prindërve, e reja dy-shohet se është flijuar pas një sherri me të fejuarin, për shkak se ishte në gjendje të rënduar emocionale. Këto pretendime, të afërmit e 20-vjeçares i ngrenë, bazuar në dyshimet se kohëve të fundit, e reja kishte shfaqur shenja të qarta depresioni. “Shkak kane qenë edhe grindjet e shpeshta me të fejuarin. Nuk ishte e qetë”, kanë thënë të afërmit në polici. Gjithsesi lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi shkakun e vetëvrasjes. Për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës.

Jepte diploma false kundrejt 2500 eurove, lirohet pronari i “Kristal”Gjykata e Tiranës liroi nga paraburgimi pr-

onarin e ish-Universitetit privat “Kristal” që ishte arrestuar për shitje diplomash. Në fakt togat e zeza vendosën të pranonin kërkesën e prokurorisë për Ahmet Muçajn, i cili u la në “arrest shtëpie”. “Arrest shtëpie”, kjo është masa e sigurisë e vendosur ditën e djeshme nga Gjykata e Tiranës, për ish-pronarin e Universitetit “Kristal”, Ahmet Muçaj, i arrestuar dy ditë më parë, nën akuzën e lëshimit të diplomave false edhe pas mbylljes së Universitetit. Edhe Prokuroria kërkoi që Muçaj të hetohet në arrest shtëpie, për shkak se është mbi 70 vjeç, por edhe për shkak të veprës penale për të cilën akuzohet. Ahmet Muçaj, u vu në pranga këtë të martë, në sajë të bashkëpunimit me Prokurorinë të një vajze të re, e cila kërkonte diplomë drejtësie. Më konkretisht,

Muçaj u prangos teksa po merrte 1500 euro nga një vajzë nga Laçi, e identifikuar si Rudina. F. Nëpërm-jet një sekseri, e reja ka takuar Muçajn, duke i kërkuar një diplomë, ku si kapar ka paguar 1 mijë euro, ndërsa në momentin që do merrte diplomën do ti jepte dhe 1500 të tjera. Por pikërisht teksa kishin lënë takimin për dorëzimin e diplomës, Muçaj është arrestuar në kushtet e flagrancës teksa po merrte paratë. Sakaq në kërkim është shpallur sekseri me iniciale E. P.. Edhe pse Universiteti ishte mbyllur, Muçaj kishte ruajtur numrat e amzës të marrë para vitit 2012 kur iu pezullua licenca dhe me numrat e mbetura bosh, ai pajiste me diploma persona të ndryshëm përkundër pagesës. Edhe vajza nga Laçi e moshës 30-vjeçare, diplomën që do të merrte, do ta merrte për periudhën kohore

2010-2013. Sa i takon firmës së ish-dekanit, men-dohet se ajo është e falsifikuar. Mësohet se që prej mbylljes së Universitetit Kristal, Ministria e Arsimit ka marrë në shqyrtim disa kërkesa për vlefshmërinë e diplomave. “Institucione dhe individë të ndryshëm kanë kërkuar të dinë nëse diplomat që kanë marrë nga ky universitet janë të vlefshme apo të falsifikuara. Në Ministri kanë mbërritur kërkesa për këtë verifikim, por në 86 raste të shqyrtuara pas kërkesave zyrtare, rezu-lton se asnjë prej tyre nuk është e vlefshme dhe nuk figuron në regjistrat që ministria disponon”, është shprehur në një reagim zyrtar Ministria e Arsimit. Për një diplomë të falsifikuar paguhej 2500 euro. Për 86 diploma false, në adresë të pronarit të "Kristalit", Ahmet Muçaj janë paguar 215 mijë euro.

tij për të realizuar qëllimin e tij, lirimin e truallit dhe kthimin e tij në shesh ndërtimi. Sapo firma “ASK” sh.p.k realizon shembjen e banesave, ai në mënyrë të njëanshme dhe të pajustifikuar prish marrëveshjen me këtë firmë dhe nuk njeh kontratat e lidhura prej saj me banorët duke ndërprerë pagimin e qerasë së banesave ku ata ishin strehuar. Me miratimin e sheshit të ndër-timit përjashtohen banorët që shembën banesat nga procesi i legalizimit dhe i pandehuri pasi

ka lidhur më parë marrëveshje me pronarët e truallit fillon ndër-timin e pallateve shumëkatëshe të banimit, apartamentet e të cilit i shet tek të tretët dhe jo banorëve që ju shembën ndër-tesat. Duke vepruar si më sipër, i pandehuri Namik Pelivani ka konsumuar elementët e veprës penale të “Mashtrim” në dëm të disa personave duke u shkaktu-ar atyre pasoja të rënda ekono-mike. Në atë kohë pas arrestimit prokuroria kërkoi për Namik Pelivanin 12 vjet burg.

Gjendet trupi i pajetë i një femre në liqenin e Pogradecit

Një trup i pajetë është konstatuar në rrjedhën e lumit që derdhet në liqenin e Pogradecit gjatë orëve të pasdites së djeshme. Trupi është gjetur nga banorët e zonës në vendin e quajtur “Oktapodi”. Pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe pritet mbërritja e polumbarëve për kërkimin e trupit. Sipas dyshimeve paraprake, vik-tima është mbytur në lumë ndërkohë trupi dyshohet se ndodhet në ujrat e liqenit pasi e ka tërhequr rrjedha. Nuk ka ende informacione për personin e mbytur ndërkohë policia ka nisur verifikimet për personat e denoncuar të zhdukur. Sipas uniformave blu, kufoma dyshohet të jetë e gjinisë femër dhe dyshohet se i përket një të moshuare që rezulton e humbur tri ditë më parë. Denoncimin për humbjen e të moshuarës e ka bere nipi i saj në polici. Pritet nxjerrja e kufomës nga liqeni dhe bërja e autopsisë për të mësuar mbi identitetin e kufomës.

16 GAZETA SOTE Premte 9 Mars 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Humbja e një studiuesi të rrallë, Gëzim Qendro dhe mjedisi ynë

Basha, gjithçkaje i vendos një çmim!

dhe me prof. Gëzim Qendron, që në rrugëtimin e tij akademik u përball shumë fort me këtë lloj klani, që kur u emërua si drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve. Në Galerinë Kombëtare të Artit, ai ndryshoi mentalitetin dhe konceptin në shumë aspekte të këtij institucioni më të rëndësishëm të artit pamor. Në tërësi u mor duke krijuar një raport me vlerën reale, duke aplikuar në këtë galeri një promocion të ideve më moderne të arteve pamore por dhe të një rikonceptimi për prezantimin e veprave të artit të realizmit socialist, duke i afruar ato për publikim përmes një koncepti krejt tjetër. Në sallat muzeale, duke afruar nga njëra anë pëlqyeshmërinë e grupeve të artistëve modernë dhe ndërkombëtarë, dhe nga ana tjetër zemërimin e një pjese që nuk kanë forcë, argument për të diskutuar por vetëm shajnë. Por profesori, me bindje qëndroi falë dhe qetësisë që e kishte si një vlerë njerëzore sepse kishte bindje dhe besonte vërtetë në rrugën dhe karakterin e tij. Aq e egër ishte kjo përballje mes dy koncepteve, saqë e hoqën edhe nga leksionet e teorisë së artit që jepte në Fakultetin e Arteve të bukura. Pra kuptohet që ky mjedis është praktikisht i aftë, të godasë pa mëshirë duke mos pyetur për përfaqësimet e vlerave reale. Koha dhe historia ka sjellë shembuj se këto nuk mund të ndalin të vërtetat sepse e vërteta nuk humbet, e vërteta triumfon, urtësia dhe aftësia fiton mbi egërsinë dhe mediokritetin. Kështu ka qenë e kështu do të vazhdojë, jo të gjithë luftojnë për të mirën. Profesori Gëzim ishte një ekselent në fushën e botimeve se arriti të botojë brenda një periudhe të artë të tij, botime me vlerë në fushën e studimeve si

Nga Dr. Abaz HADO

Këto ditë u nda nga kjo jetë, një personalitet i vërtetë i studimeve dhe kritikës, prof.

Gëzim Qendro. Një njeri që shumëkush nga ne që kemi pa-tur rastin ta njohim, nuk mund të mos e vlerësojmë për aftësinë e lartë, seriozitetin maksimal në çdo punë të tijën jo vetëm studi-more por dhe drejtuese pedagog-jike. I formuar mirë, në Hollandë, dhe i doktoruar në Francë, ai diti që këto njohuri të nivelit të lartë t’i përkthejë në kontribut real për të transformuar konceptet në fushën e studimeve të artit duke ngritur studimet dhe kritikën përshkruese të përmbajtjes në analizën estetike filozofike. Ai më shumë se kushdo kuptoi nevojën e krijimit të një strukture studimore me kritere europiane moderne. Duke krijuar së pari teorinë e artit dhe duke e futur edhe si lëndë formuese për studentë të artit dhe të tjerë. E thënë kjo më drejtpërdrejt e ngriti nivelin e studimeve dhe teorisë së artit në nivele bashkëkohore, kjo është një vlerë e tij. Një njeri i formuar në mjedise akademike kur jeton në mjedise të ashpra, shpesh do ketë dhe grupime mediokrish, që të godasin, jo se kanë ndonjë arsye konkrete, por thjeshtë se ti i ke prishur realite-tin dhe ke vënë në lëvizje ujin e ndenjur të kënetës. Atëherë ti bëhesh padashur për të një armik që nuk mund ta lërë të qetë. Pikërisht kjo ka ndodhur

“Arkeologjia e Mëngjesit”, një monografi e piktorit të njohur shqiptar të Kosovës, Rexhep Ferri. “Një botim tjetër që krijoi një debat të vërtetë, mjaft pozitiv është një botim mbi një tablo, çeta e Shahin Matrolut me titullin “Heronjtë janë të uritur”, që sjell një përqasje të re mbi interpretimin e përmbajtjes së një vepre arti, që gabimisht historia e artit e cilësonte si një vepër me përmbajtje patriotike. Gjithashtu ka një konceptim shumë interesant në botimin mbi “Kinostudion e Shqipërisë së vjetër” ku ka një analizë estetike dhe filozofike, të cilat analizojnë aspekte shumë dimensionale të një institucioni që bënte filma me përmbajtjen arkitekturore sovjetike të kohës së Stalinit. Pra puna e këtij studiuesi serioz, është e tillë që në çdo vepër që ka shkruar, ka sjellë vlera të vërteta dhe unike. Prof. Gëzim ka ditur përmes përkthimeve në disa gjuhë, të sjellë disa vepra teorike të rëndësishme të artit pamor duke i dhënë gjallëri për të gjithë. Puna e tij në këtë drejtim është e një vlere të veçantë se i ka dhënë mundësi brezave të artistëve dhe mundësinë e të kuptuarit të teorisë dhe estetikës së artit. Nëse do respektojmë punën kërkimore studimore nuk mund të mos marrësh në konsideratë atë seriozitet të lartë që ai ka mbi formimin e studimeve si një pedagog dhe shef i departamentit të artit në Universitetin Polis. Nga profesori Gëzim mësojmë se puna e ndershme është primare në rezultatet e secilit prej nesh. Këtë e ka treguar dhe si lektor në Universite-tin e arteve në Prishtinë, ku vlerësimet kanë qenë maksimale. Prof Gëzim Qendro ka qenë vërtet njeri i mirë, fjalë pak por punë shumë. Megjithëse

me urtësinë e dukshme nuk dinte të toleronte, nuk kishte hatre për hir të miqësisë të lëshonte parimet për artin. Qëndroi konseguent në çdo moment të jetës, edhe në punën e tij si një kurator i niveleve të larta i disa prej ekspozitave më të rëndësishme në Shqipëri. Do mbetet në histori krijimi i një prej ekspozitave më të bukura në Ballkan “Majtë dhe Gjak”, e ardhmja është në Ballkan, që u bë në Essel të Austrisë, në një takim të artit ballkanik ku pavioni shqiptar sipas kuratorit të njohur zvicerian Zesman, që ishte një gjetje unike. Ashtu siç ishte dhe kurimi i një ekspozite të veçantë me veprat e piktorit të njohur Danish Jukinu, apo për Sadik Kacelin. Këto ekspozitat dallojnë për konceptet moderne dhe evidentojnë një proces krejt tjetër. Duke gjykuar punën e tij, studimore, akademike dhe njerëzore, mund të themi me bindje të thellë se ai krijoi, studioi, realizoi në shumë aspekte, ku u veçua për mençurinë, për vullnetin dhe punën e pal-odhur, rezultatin dhe vlerën që krijoi. Pavarësisht se nuk u lodh së punuari, për rezultatet të vërteta dhe të prekshme, mjedisi që e rrethoi shpesh nuk ishte aq dashamirës me sa duket, duke e rënduar me të pavërtetat dhe mënyrën agresive. Por këta jemi ne, se edhe kur duam, nuk dimë si të duam. Kështu ka ndodhur me punën dhe me jetën e prof. Gëzim Qendros, që iku nga kjo jetë, duke lënë pas një model të njeriut të punës, suksesit, akademikut të urtë e të zot dhe njeriut të mirë. Ai iku duke na lënë pas punën e tij, që ne ta kujtojmë se si është të jetosh jetën e vërtetë pa gënjeshtra.

Kështu ishte miku ynë i mirë Gëzim Qendro!

Nga Bardhyl BEJKO

Këto ditë u njohëm me shkrimin investigativ të prestigjiozes amer-ikane “Mother Jones”,

që mban firmën e tre gazetarëve të njohur e të sprovuar ndër vite, ku analizohet në detaje një marrëdhënie specifike mes PD-së dhe një kompanie ruse, e cila ka ndërmjetësuar sipas shkrimit pranë lobuesve amerikanë për të ndikuar në njohjen e kësaj force politike dhe liderit të saj në Shqipëri. Në këtë analizë jepen me fakte dhe shifra si është vepruar, ku, kur, cili është kontaktuar, kush e ka bërë pagesën, cilat kanë qenë mekanizmat e përdorura, sa është paguar për ta bërë të njohur Bashën dhe për t̀ i krijuar akses për takime me udhëheqësit në Washington. Pas botimit të shkrimit në gazetën pres-tigjioze, si kurdoherë PD zgjodhi të sulmojë kundër-shtarët politikë. Shënjestra, si gjithmonë kryeministri Edi Rama. Në vend të sqarojë pozicionin e vet dhe të përgjigjet me korrektesë, të jetë sa më bindës dhe i besueshëm, Basha zgjodhi si gjithnjë sulmin. Për atë, shkrimi i prestigjiozes amerikane që flet me shifra e fakte është një e pavërtetë e madhe. Është shpifje e një fletushke. Gënjeshtër. Skandal. Po ai nuk ndalet këtu. Shkon shumë larg. Për ta bërë të pabesueshëm shkrimin dhe ato që thuhen për pagesat e majme, sikur të mos jetë thënë asgjë për bëmat e tij, përpiqet siç e ka për traditë t̀ua hedhi si gjithnjë fajet të tjerëve. Në fakt ky është vetëm njëri prej lobimeve të bëra publike. Ndryshimi është vetëm ndërmjetësuesi. Që në këtë rast janë rusët. Pa u menduar dy herë akuzon kryeministrin si sponsor të shkrimit. Cak-ton edhe çmimin 2 milion euro. Përmes manovrave dhe lojës së fjalëve, nga lobimi për të ta transferojë përgjegjësinë tek lobuesit qeveritarë, të cilët kërkojnë t̀ i ulin reputacionin “engjëllit” në krye të PD-së. Të zbehin luftën e përpjekjet kundër krimit. Të krijojë përshtypjen se ky lobim bëhet sepse ai ka denoncuar krimin dhe drogën, ka luftuar pa pushim kundër oligarkëve në pushtet, duke ia bërë të njohura vep-rimet e tyre shqiptarëve. Ndryshe nga arsyetimi për shkrimin në prestigjiozen amerikane të cilën e quan

shpifje, në sulmin e Bashës, akuzohen pa doganë kundërshtarët që janë sipas tij sponsorët e këtij inves-tigimi. Kur flet për vete, deklaron se nuk ka paguar për lobim asnjë qindarkë, po sapo flet për Ramën, vendos çmime për pazare, për paratë e drogës dhe krimit që janë paguar për lobimin me gazetën. Një qëndrim thellësish kontradiktor dhe i disbalancuar. Në logjikën e Bashës, në lobimin me shkrimin, qeveria kërkon të ndalë luftën e pa ndërprerë të PD-së, të zbehi përpjekjet e saj mbi denoncimin e krimit dhe kriminelëve. Në një kohë kur gazetarët e “Mother Jones” flasin për një lobim të pastër me pagesa të majme, vetëm PD dhe Basha nuk ndalen për të analizuar me fakte dhe të kundërshtojnë me prova për atë që shkruhet, po bëjnë avokatin e djallit, duke fajësuar si kurdoherë kundërshtarët politikë të cilët i bëjnë “komplote” Bashës dhe opozitës për t̀ i ndalur hovin e për ta thyer në luftën e saj kundër padrejtësive dhe veprimtarisë së qeverisë shqiptare.

Në shkrimin e botuar për lobim të rusëve pranë amerikanëve dhe pagesat e kryera nga PD nuk përbëjnë asnjë shqetësim për këtë forcë politike dhe rruga për ta kundërshtuar është fare e shkurtër. Të akuzojnë kundërshtarët se kanë paguar miliona për të shkatërruar reputacionin e liderit Basha dhe vetë kësaj force politike. Ndaj deklarata e PD ndalet, jo në kundërshtimin me fakte e argumenta për të hedhur poshtë shkrimin e botuar as në ndonjë padi e kallëzim penal për prestigjiozen amerikane, por duke bërë zigzake të shumta për ta futur problemin në labirinte që vetëm kjo forcë politike di t̀ i përdori. E para, shkrimin e quan gënjeshtër. Të huajt si kur-doherë të pabesueshëm. Dhe në kundërpërgjigje, deklarojnë se e vërteta është ajo që thonë ata. Se për këtë shkrim që kërkon të nxijë opozitën dhe liderin e saj ka qëllime të këqija. Dhe qëllimi i parë është të zbehi forcën e saj. Të denigrojë liderin “karizmatik” Basha. Të hedhi baltë mbi luftën dhe përpjekjet që ka bërë dhe bën kjo parti për të mirën e këtij vendi.

Po në këtë analizë dalin dhe shumë të vërteta. Që zënë fill që nga shkurti i vitit 2017, kur Basha i futi militantët në bunkerin e “Çadrës së lirisë” nga ku përditë deklaronte në ekstazë fundin e qeverisë “Rama” dhe trumbetonte me të madhe “Republikën e Re” dhe qeveri teknike. Njëqind ditët e ngujimit në çadër nuk mbeti politikan e lider shqiptar i ven-

deve që mbërritën në Shqipëri që nuk u vendosën përballë fyerjeve dhe akuzave të pashembullta kur u cilësuan si të blerë me paratë e drogës, si njerëz që vinin pa njohur realitetin shqiptar, si mbrojtës dhe mbështetës të mazhorancës në pushtet. Kur politikanë të njohur dhe përfaqësues të shteteve që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për Shqipërinë në këto tre dekada, u etiketuan dhe anatemuan si individë të paditur, të painformuar, të njëanshëm, etj. Shtoji kësaj tërë arsenalin sharjeve e përdorur për të nxitur urrejtjen mes shqiptarëve dhe deklaratat bombastike se në prag zgjedhjesh do bëhej nami, se në Kavajë do kishte gjakderd-hje dhe destabilizim të Shqipërisë se pa Partinë Demokratike nuk do kishte kurrë zgjedhje dhe Basha do ta ngrinte popullin në revolucion në emër të “Repubilikës së Re”. E gjithë kjo përpjekje ishte vetëm për destabilizim dhe për kredo e njohje të liderit në shkëlqim që i takonte e ardhmja e pushtet-it. Dhe për këtë shfaqje, edhe pse groteske u bënë shumë lobime. U sollën individë nga shtete të huaja. U paguan artikuj në mbështetje të lëvizjes “Basha”. Ishte këmbëngulja permanente e perëndimit e ambasadorëve të vendeve mike, si dhe presioni i kancelarive dhe institucioneve të “Qeverisë së Europës” që e futën në hulli dhe e çuan në zgjidhje Bashën. Pikërisht këtyre përpjekjeve të PD-së, iu bë jehonë nga ata që bënin lobim për Bashën dhe partinë e tij. Kjo rrugë e ndjekur nuk bënte gjë tjetër, veçse i jepte frymëmarrje destabilizimit të vendit.

Po le të vijmë tek thelbi i analizës tonë. Shkrim-it investigativ, Basha i vë një çmim. I vendos edhe lobuesin. Ai, si në tërë këto vite në drejtim të Minis-trisë së Transportit, Ministrisë së Jashtme, Bashkisë së Tiranës dhe tani në krye të PD-së, është mësuar që çdo zgjidhje, event apo arritje, deri edhe për një shkrim gazete, t̀ i vërë një vlerë, ti përcaktojë një çmim. Nuk mund ta pranojë të kryhet një punë pa një vlerë të caktuar. Sepse është mësuar në tërë këto vite të vendosi një çmim për atë që ka dhënë dhe për atë që ka kërkuar të arrijë. Le t̀ i referohe-mi disa rasteve më pikante. Patozi, kundërshtari brenda parisë së tij e ftoi këto ditë të ballafaqohen në çdo televizion e studio për të treguar se sa thasë me euro i janë dhënë për çdo leje ndërtimi për pallate në Tiranë. Nëse i referohemi zgjedhjes së

tij në krye të Bashkisë së Tiranës, edhe kjo pati një çmim. Ishte shpërblimi me ofiqe që iu bë kryetarit të KQZ, Ristani sapo “gjeti” votat në kutitë e gabuara, të cilat në realitet erdhën nga shqyerja e kutive. Si Ministër i Transportit, ndërtimi i “Rrugës së Kombit” pati një çmim. Një vlerë që i kalonte shumë herë tarifat me të cilat ndërtohen autostradat. Dhe në gjyq u dërgua denoncimi për vjedhje të 250 mil-ionë eurove. Gjyq që nuk u bë asnjëherë, sepse u luajt me procedurat. Shmangie spektakolare. Dhe fshehje pas procedurave. Si ministër i Jashtëm, në vitin 2009 së bashku me ish kryeministrin Berisha, nënshkruan marrëveshjen e detit. U pagua një çmim spektakolar. Nënshkrimin e faljes së territorit shtetit fqinj. Një vlerë që ka ekuivalencë, jo paratë, por tradhtinë. Po nuk mbetet vetëm me kaq. Në zgjedhjen në krye të PD-së, një çmim tjetër u pagua. Dhe fitoi Basha. Zgjedhje pa konkurencë, ashtu sikundër edhe në zgjedhjen e dytë, ku gara ishte fiktive dhe e pabarabartë, e cila u kritikua fort nga kundërshtarët brenda partisë. E njejta metodë edhe për listat e kandidatëve për Kuvendin e Shqipërisë. Për secilin u pagua një çmim. Gjithkush sipas ku-letës. Basha duke qenë se çdo arritje dhe sukses të tij, por jo humbjet, i ka realizuar me lobime, falje, fitime, dhurime, pagesa e favore për gjithë të tjerët që ka përballë, bën llogaritarin. Sa fitoi? Sa pagoi? Sa humbi? Sa dha në dorë? Sa mori Rama nga droga? Sa fitoi nga Tahiri? Sa e kanë financ-uar oligarkët? Sa mori nga tenderat? Sa pagoi së fundi për shkrimin që flet për lobimet e fshehta të Bashës, i cili kur vjen puna për të kundërshtuar dhe hedhur poshtë çdo gjë që nuk i pëlqen nuk merret me gazetën që ka përgjegjësinë, me shkrimin, me gazetarët që e kanë shkruar, por me kundërshtarët politikë. Dhe për këtë vendos çmime. Cakton kuota. Pagesa ekstra. Bën bordero. Pret mandat pagesa. Lëshon mandate arkëtimi. Sepse sipas përvojave të veta, asgjë nuk arrihet gratis. Dhe “Mother jones” nuk ka si të bëjë përjashtim sipas logjikës së tij. Sigurisht është paguar paçka se ajo ka 10 milionë lexues dhe kuptohet pesha dhe lumi i të ardhurave që fiton, po kjo nuk është asgjë përballë prestigjit dhe profesionalizmit që e karakterizon. Ndaj më e pakta, PD dhe Basha duhet të heshtin dhe të ballafaqohen me të vërtetat që gazeta publikon.

GAZETA SOT E Premte 9 Mars 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Bazuar në vullnetin për ta zgjidhur këtë çështje

në përputhje me kuadrin e brendshëm ligjor të të dyja vendeve dhe

me normat e së drejtës ndërkombëtare, pas një periudhe ngrirjeje, palët

rinisën diskutimet mbi rrugët dhe mënyrat e zgjidhjes së çështjes, për një reflektim mbi

opsionet e adresimit të çështjes. Pas vendimit të përkryer të Gjykatës sonë Kushtetuese për

rrëzimin e marrëveshjes së vjetër të vitit 2009

(si një marrëveshje me mangësi serioze në përmbajtje të saj,

në cënim të interesave kombëtare, ku u kon-

statua se zbatimi vetëm i parimit të baraslargë-

sisë strikte binte në kundërshtim me stan-dardet ndërkombëtare

dhe detyrimet që bu-rojnë nga Kushtetu-ta e Republikës së

Shqipërisë), moment mjaft pozitiv mund të

konsiderohet pranimi i palës greke për rinego-cimin e një marrëvesh-

jeje të re...

Zgjidhja e çështjeve mes Shqipërisë e Greqisë dhe rruga e vetme evropiane

komandimesh të organizmave ndërkom-bëtare (BE, KiE etj).

- Çështja delikate e delimitimit të hapësirave detare

Bazuar në vullnetin për ta zgjidhur këtë çështje në përputhje me kuadrin e brendshëm ligjor të të dyja vendeve dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare, pas një periudhe ngrirjeje, palët rinisën diskutimet mbi rrugët dhe mënyrat e zgjidhjes së çështjes, për një reflektim mbi opsionet e adresimit të çështjes. Pas vendimit të përkryer të Gjykatës sonë Kushtetuese për rrëzimin e marrëveshjes së vjetër të vitit 2009 (si një marrëveshje me mangësi serioze në përmbajtje të saj, në cënim të interesave kombëtare, ku u konstatua se zbatimi vetëm i parimit të baraslargësisë strikte binte në kundër-shtim me standardet ndërkombëtare dhe detyrimet që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë), moment mjaft pozitiv mund të konsiderohet pranimi i palës greke për rinegocimin e një mar-rëveshjeje të re. Pavarësisht debateve dhe përplasjeve publike për çështjen e autor-izimit që duhet të lëshojë për ekipin nego-ciator Presidenti i Republikës (plotfuqinë e lëshon vetëm Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme), mjaft pozitive duken zhvillimet e fundit ku po punohet me qëllim që të mos përsëriten gabimet e mëparshme, si në rastin e marrëveshjes së vjetër të detit me Greqinë. Presiden-ti është në të drejtën e tij që të kërkojë informacione, të ngrejë pikëpyetje për çështje nga më të ndryshmet që lidhen me këtë proces dhe nga ana tjetër është përgjegjësia e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për t’iu përgjigjur me informacion dhe ekspertizë të plotë. Ky proces është veçanërisht delikat dhe nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare dhe asaj kushtetuese lipset një qasje sa më solide. Krahas autorizimit që duhet të lëshojë në këtë moment për negoci-min e marrëveshjes në fjalë, Presidenti i Republikës do të ketë mundësinë edhe dy herë të tjera të ushtrojë kompetencat e tij: në fazën e mëvonshme për lëshimin e autorizimit për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, si dhe në fazën finale kur do të vendosë ta dekretojë ose jo atë. Askush nuk mund të vërë në diskutim se Presidenti i Republikës është po aq i interesuar për zgjidhjen e drejtë dhe sa më të afërt të kësaj çështjeje në interes të shtetit shqiptar, duke qenë pjesë aktive në çdo fazë që parashikon ligji për këtë çështje.

- Dy fjalë mbi marrëveshjen e re dhe të shumëpritur

Me çfarë është mundur të merret vesh nga mediat e të dyja vendeve, marrëve-shja e re e detit parashikon delimitimin e hapësirës detare me parimin e vijës së mesit, duke përcaktuar qartësisht për të dyja palët ujërat territoriale, zonën ekono-mike ekskluzive, shelfin kontinental e deri në daljen në ujërat ndërkombëtare. Në ngushticën mes dy vendeve, që është 1.8 milje detare, 0.6 milje i takojnë Shqipërisë, 0.6 milje Greqisë dhe 0.6 milje janë ujëra ndërkombëtare. Në pjesët e tjera apli-kohet vija e mesit, duke llogaritur edhe një hapësirë për lundrim ndërkombëtar, distanca këto të bazuara në Konventën Ndërkombëtare të Detit. Për sa i përket zgjatimit të sovranitetit grek me 12 milje, sikundër u shpreh ministri i Jashtëm grek, kjo do të vlejë dhe do të zbatohet nga të dyja vendet njëkohësisht. Mësohet se në marrëveshjen mes dy vendeve, llogaritja e 12 miljeve do të bëhet nga ishulli i fundit i banuar në vitin 1913, periudhë që mes dy

Nga Av. Viktor PANGO

Trajtimi i çështjeve të bash-këpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Greqisë, falë zhvillimeve të fundit pasqyron

një qasje serioze, një mendësi të hapur, si demonstrim konkret i dëshirës, angazhim-it dhe vullnetit për zhvillimin e mëtejshëm të tyre, shihet në funksion të përfitimit reciprok afatgjatë. Vendosmëria e palës sonë për t’u ulur me dinjitet të plotë si të barabartë në tryezën e bisedimeve, duke u bazuar krejtësisht në normat më të përparuara evropiane e ndërkombëtare, do të arrijë të krijojë një frymë mirëbesimi mes palëve, që përpos vullnetit politik të qeverive, gjen hapësirë në tendencën e re që marrëdhëniet ndërkombëtare kanë marrë në mijëvjeçarin e ri, duke u orientu-ar për nga demokratizimi dhe komunikimi i ndërsjellë. Ndër çështjet e mbetura pezull prej shumë kohësh, pas lajmit të gëzuar të ditëve të fundit mbi heqjen e rezervës së Greqisë për pullën Apostile, mund të përmbledhim shkurtimisht:- Përfundimi i Gjendjes së Luftës së Greqisë

me ShqipërinëKërkesa jonë për palën greke për

heqjen e gjendjes së luftës me Shqipërinë, përmes shfuqizimit me një akt të njëan-shëm ligjor ekuivalent me dekretin mbretëror 2636 të vitit 1940, si dhe të të gjitha akteve të tjera që lidhen me të, me qëllim rikthimin e të gjitha të dre-jtave pronësore të qytetarëve dhe shtetit shqiptar, të prekur nga efektet e këtij ligji.

- Çështja e pronave të shtetasve shqiptarë të sekuestruara në Greqi

Efekti më i prekshëm i “Ligjit të Luftës” sot, është sekuestro konservative mbi pronat e shqiptarëve. Shfuqizimi i dekret-it mbretëror 2636/1940 duhet të sigurojë kësisoj rikthimin e të drejtave pronësore mbi pronat e tyre në Greqi, që preken nga efektet e këtij ligji.

- Çështja çameKërkesa jonë për palën greke për të

negociuar rrugët ligjore për rikthimin e të drejtave të mohuara njerëzore dhe pronësore të popullsisë çame, si dhe për të drejtën e lëvizjes së lirë në territorin grek, e cila iu është mohuar kolektivisht për shkak të origjinës.

- Çështja e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-grekeTë dyja palët kanë ndjeshmëri për

karakterin humanitar të çështjes. Në zbatim të një marrëveshjeje dyplalëshe të vitit 2009 (“Për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin, varrimin dhe ndërtimin e vendprehjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, për ushtarët grekë të rënë në Shqipëri gjatë viteve 1940-1941, gjatë luftës italo-greke”) është ngritur dhe funksionon një komision i përbashkët ekspertësh, i cili merret me çështjen e var-rezave të këtyre ushtarëve grekë.

- Minoriteti grek në ShqipëriMinoriteti grek në Shqipëri gëzon të

gjitha të drejtat në përputhje me standar-det që përcaktojnë konventat ndërkom-bëtare. Në këtë kontekst, Shqipëria miratoi së fundmi një ligj të ri për paki-cat kombëtare, pasi kishte ratifikuar më parë një sërë konventash për të drejtat e njeriut, ku veçohet Konventa kuadër e Këshillit të Evropës “Për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare”. Institucionet shqiptare vijojnë të jenë të angazhuara në ndërmarrjen e masave konkrete për të përmirësuar legjislacionin dhe politikat për mbrojtjen e minoriteteve, bazuar në një proces të gjerë konsultimesh dhe re-

vendeve është caktuar një vijë e përafërt kufitare. 12 miljet greke do të aplikohen nga ishujt e Othonoit e Mathrakit dhe jo nga fari i fundit në veri, si në marrëvesh-jen famëkeqe të vitit 2009. Marrëveshja do të bazohet në të drejtën ndërkombëtare të detit për përdorimin e fareve, sipas së cilës faret dhe shkëmbinjtë a ishujt ku ata janë ndërtuar, i lihen në administrim vendit që i ka ndërtuar ato. Statusi ter-ritorial i këtyre fareve dhe i ujërave që i rrethojnë ata, nuk referon pikënisje të 12 miljeve ose vijës së mesit, siç ishte vendo-sur në marrëveshjen e 2009 me shkëmbin Barketa në Ngushticën e Ksamilit, duke i dhënë kësisoj Greqisë ¾-at e hapësirës detare. Nëse marrëveshja e re do të ba-zohet në këto mënyra matjeje dhe këto pika reference, atëherë Shqipëria rivendos sovranitetin e saj në atë pjesë detare që humbi me marrëveshjen famëkeqe të vitit 2009, do të ripërcaktohej zona ekonomike ekskluzive me zgjerimin tonë në drejtim të perëndimit dhe pa dyshim që do të shënonte një sukses historik të qeverisë shqiptare. Kjo marrëveshje do të referonte një koordinatë për nisjen e punës edhe për kufirin tokësor, duke kujtuar se Greqia dhe Shqipëria nuk kanë ende një vijë kuf-itare të përcaktuar vetë që prej vitit 1914, kur vija ekzistuese u vendos nga fuqitë e mëdha dhe Greqia nuk njeh as kufijtë e përcaktuar sipas Protokollit të Firences të vitit 1925.

- Në pritje të rekomandimit për hapjen e negociatave me BE-në

Interesi reciprok kërkon zgjidhjen e drejtë dhe sa më të afërt të kësaj çështjeje, bazuar në marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë, në vullnetin e përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të tyre dhe të bashkëpunimit shumë të mirë dypalësh në fusha me interes të ndërsjellë. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndjekin zhvillimet pozitive në ndërmarrjen dhe realizimin e reformave të rëndësishme për vendin dhe procesin integrues, ku Shqipëria ka ndërmarrë hapa të qenë-sishëm për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Europian në rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar mira-timin dhe fillimin e zbatimit të Reformës në Sistemin e Drejtësisë. Arritjet konkrete të Shqipërisë në drejtim të përmbushjes së detyrimeve të anëtarësimit do të përbë-jnë bazën e vlerësimit nga ana e vendeve anëtare të BE-së për hapjen e negociatave në muajt e ardhshëm. Në këtë kuadër, është mjaft e çmuar edhe mbështetja e fqinjëve tanë grekë në këtë proces. Me shpresën se në muajin Prill do të kemi rekoman-dimin pozitiv për çeljen e negociatave dhe në vijim një vendimmarrje sa më të afërt për datën e nisjes konkrete të tyre, vokacioni evropian i shqiptarëve mbetet i çmuar dhe i palëkundur përgjatë krejt këtij procesi transformues vlerash, zhvil-limi dhe demokratizimi të vendit. Aspirata evropiane e rajonit do të nënvizohet fort edhe gjatë Samitit të Sofjes në Maj, ashtu si në Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Londër më vonë në Korrik, si kurorëzim i Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. Ecuria e procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkan-it Perëndimor, kalon domosdoshmërisht nga nevoja për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal, i cili është një nga shtyllat kryesore ku mbështetet Procesi i Stabilizim Asociimit. Në drejtim të zgjidh-jes së çështjeve ende të hapura, askush nuk mund të mos vlerësojë rolin konstruk-tiv dhe pro-aktiv të Shqipërisë në rajon, në dobi të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.

18 GAZETA SOTE Premte 9 Mars 2018

5,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

“Unë deri më sot nuk kam parë ndonjë politikë arti të ministres së Kulturës”

TOB ka nevojë për një reformë të thellë, që nga drejtuesit e deri në nivelin artistik

JOSIF GJIPALI: JOSIF GJIPALI:

Tenori Josif Gjipali pohon se problemet në Teatrin e Operës dhe Baletit vazhdojnë prej vitesh.

Sipas tij në TOB ndryshimi i pritur nga artistët duhet të nisë nga ata që e njohin këtë zanat. Në intervistën për “SOT” tenori Gjipali shprehet se dhe nëse ka pasur publik që ka mbushur sallën kjo jo gjithmonë tregon nivelin artistik. Kritika për mënyrën se si po funksion TOB tenori ka dhe për Ministrinë e Kulturës. Sipas tij rikonstruksio-ni që përmendet sot për teatrin si ndërtesë, ka bërë që të mos mendohet se çfarë po ndodh me jetën artistike. Pjesë e interv-istës me tenorin e njohur është dhe projektligji për artin, që si-pas tij ka një centralizim duke e përqendruar gjithçka në duart e ministrit të Kulturës. Tenori jep mendimin e tij dhe për ndërtesën e Teatrit Kombëtar, duke pohuar që artistët duhet të kërkojnë që të kenë kushtet e duhura për aktivitetin e tyre, dhe një teatër i ri duhet të ndërtohet me të gjitha parametrat. Josif Gjipali është tenor i njohur. Artist që po zhvillon një karrierë në skenat e Europës, duke luajtur rolet më të rëndësishme në operat e mëdha, duke i dhënë emrin e veçantë të një tenori të klasit të parë. Mbas një karriere të suksesshme në Shqipëri ai debutoi në operën e La Scala, Milano, si dhe në të gjithë skenat

më prestigjioze të Europës në rolet e operave si "Trovatore", "Traviata", "Ballo me Maska", "Bohema", "Turandot", "Toska", "Norma" etj. Në vitin 2002 fiton çmimin e parë në konkursin “Titto Gobbi”, në vitin 2003 fiton çmimin e dytë në konkursin më të famshëm në botë për këngëtar lirik Placido Domingo”. Deri më sot, tenori shqiptar Josif Gjipali ka kënduar në gjithë te-atrot më të rëndësishme të botës si në Convent Garden, Bastille Paris, Berlin, San Francisko, To-ronto, Pekin etj. Gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar shumë herë me emrat më të mëdhenj të lirikës botërore si: Zubin Mehta, George Pretre, Daniele Gatti, Riccardo Chailly e shumë të tjerë. Por bashkëpunimet vijojnë dhe me regjisorë si Franco Zerelli, Gilbert Deo, Lorenzo Mariani, Mario Martone etj.

-Ju jeni në dijeni të situatës që po shoqëron artistët këto kohë. Në gjykimin tuaj, çfarë mund të na thoni?

Kur ka lëvizje dhe protesta të artistëve tregon që diçka po lëviz. Mendoj se e mira është që të tërë të thonë fjalën e tyre,

artistët të japin mendi-min e tyre, dhe të

mundohemi që gjërat të ecin

në dre-jtimin e

duhur.

Tani çështja më e nxehtë është ajo e Teatrit Kombëtar, ju thashë dhe kolegëve që ne jemi këta sot dhe kemi emrin për atë që dimë të bëjmë më mirë për artin tonë. Ne nuk jemi as arkitektë, as ekonomistë dhe as specialistë të tjerë. Detyra jonë është, që duke parë që dhe në Shqipëri nuk ka ndonjë eksperiencë të madhe në ndërtimin e teatrove apo të institucioneve ne të themi dhe të bëjmë sugjerimet tona për parametrat që duhet të ketë. Unë nuk jam për ndërhyrjet shumë të mëdha për anën arkitekturore. Për mua nëse do të shembet dhe aty do të bëhet një teatër i ri nuk ka asnjë lloj problemi. Por ajo që unë mendoj është, që ai teatër që do të bëhet të ketë parame-tra profesional, mos të ketë një teatër thjesht për të kaluar radhën sa të thuhet u bë teatri i ri. Nëse flasim për ndërtimin e një teatri të ri kombëtar duhet të ndërtohet me të gjithë para-metrat që të jetë për artistët dhe publikun. Për punën e godinës së teatrit se e bëjnë me 3 apo 4 kate e rëndësishme është për mua që ato kate të jenë të tëra teatër. Parimisht pikat që mund të ndë-rhyjnë artistët mund të jenë kus-htet. Artistët mund të kërkojnë akustikën, skenën, çfarë duhet të ketë për ndriçimin, etj, më pas arkitekturën ta zgjedhin ata që janë profesionistë.

-Projektligji i artit ka hasur jo pak kundërshtime deri tani. Përballë presionit për teatrin tashmë Ministria e Kulturës po përplaset me artistët dhe për ligjin e artit. Kanë munguar konsultimet deri tani. Ju jeni njohur me projektligjin dhe çfarë mendoni?

Me atë që kam lexuar në projektligjin e artit, di të them që nuk qëndrojnë. Nuk qëndron ajo që kërkon të ketë centralizim i pushtetit në drejtimin e teatrit, si dhe të shumë gjërave të tjera në dorën e ministrit të Kulturës. Për mua kjo nuk është e drejtë. Parimet e mia janë komplet të ndryshme. Një drejtues i një institucioni artistik në momentin që ti e emëron, e para duhet të bëhet në bazë të një programi për një mandat të caktuar disa vjeçar. Dhe nëse ti si ministri bie dakord që ky person është në

lartësinë e duhur që të çojë për-para këtë institucion në bazë të këtij plani që ka paraqitur për këto katër vjet, këtij drejtuesi duhet t’i lësh dorë të lirë, nuk mund t’i thuash që po të bëj dhe bordin ar-tistik dhe të bësh si dua unë si ministri. Jo, unë nuk jam për këtë, kjo nuk funksion. Në asnjë vend të botës nuk funksion në këtë mënyrë.

-Ju ishit i pranishëm dhe në takimin që u zhvillua me ar-tistët, ministrja e Kulturës, Mire-la Kumbaro po akuzohet jo pak edhe për mungesë transparence, mungesë dialogu, etj. Këto vite në drejtim të Ministrisë së Kul-turës si kanë qenë sipas jush?

Unë deri më sot nuk kam parë ndonjë politikë arti të ministres së Kulturës. Politikat e artit nuk janë vetëm ajo që pohohet shumë këto kohë rikon-struksioni i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Politikat e artit për mua reflektohen, që nga ajo që ne shohim në televizione, në programet e institucioneve ar-tistike, qoftë të Teatrit Kombëtar apo të Teatrit Kombëtar të Op-erës dhe Baletit dhe mos të shko-jmë më pas te cilësia që nuk dua të flas, sepse flas keq në cilësinë e të bërit art. Në jetën artistike në vend ka probleme dhe kjo për shkak, sepse nuk është men-duar si duhet nga ata që kanë dhe përgjegjësinë. Nëse flasim për rikonstruksion TKOB nuk është rikonstruksioni i teatrit të operës dhe baletit dhe këtë e dinë të gjithë. Rikonstruksion i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit është reforma, që ti bën aty bren-da në teatër. Në TKOB u bë sikur u bë një reformë disa vite më parë, por ishin vetëm disa kontrata në mes dhe kjo për të trembur ata që janë, dhe për ti mbajtur drejtuesi nënvete që të mos ndihen më. TKOB dhe reforma që është bërë unë e shikoj vetëm si një hibrid tamam meskin për të nënshtruar njerëz. Nuk ka lidhje TKOB me asnjë lloj parimi të funksionimit të teatrove të operës dhe baletit, të paktën për këtë fushë nuk më thotë dot gjë njeri.

-Problemet me kushtet e punës vijojnë në institucione, edhe artistët e kanë pohuar këtë gjë, por janë përballë rikon-struksionit të teatrit?

Artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit i kanë pasur historikisht këto probleme. Por me sa mbaj mend unë shumë vite më parë kur sapo kisha futur këmbën në Teatrin Kom-bëtar të Operës dhe Baletit, nga këta brezat më pas nuk ka pasur asnjëri as personalitetin dhe ndërgjegjen që të ngrihen dhe të thonë atë që duhet.

-Ka pasur dhe reagime nga artistët e teatrit për kushtet më parë...

Po për nivelin artistik keni dëgjuar të flitet ndonjëherë? Unë që i takoj konkretisht artistët, ata të thonë ka vite që ka mbaruar teatri. Keni dëg-juar ndonjë që të dalë dhe të flasë publikisht që teatri është katandisur. Jo. Për mua ai nuk është një teatër opere.

-Ju pohoni këtë, por ka pas-ur dhe produksione shfaqjesh të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit që sallat janë mbush-ur me publik. Puna është bërë nga artistët dhe publiku nuk ka munguar?

Ky nuk është tregues, sepse mund të jesh në një vend, që nuk ka aktivitete dhe njerëzit nuk kanë se ku të venë, edhe një aktivitet që bëhet mbushet plot salla. Por kjo nuk do të thotë gjithmonë që cilësia e këtij ak-tiviteti është e lartë.

-Meqë ju pohoni probleme, nga duhet të nisë teatri i operës dhe baletit për ndryshimet?

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit duhet të nisë nga njerëz që e njohin këtë zanat.

-Sa i takon aktiviteti tuaj artistik, çfarë mund të na thoni për projektet tuaja?

Unë merrem me atë që di të bëj më mirë. Jam në Akademinë e Arteve, por dhe atje ku kam kënduar dhe atje ku bëhet arti ashtu siç duhet. Tani unë kam për të vajtuar në Torino, sepse bëj Lombardin, më pas do të shkoj në Firence të Italisë sepse dhe atje kam projekt, për të vi-juar më pas në shtator do të bëj hapjen e festivalit Verdian, por në Parma me “Trovatore”. Kjo është zgjidhja më e mirë që kam bërë unë të paktën të kontribuoj për vendin tim dhe të jap ekspe-riencën që kam, dhe ato që di të paktën me brezin e ri, sigurisht me ata që impenjohen dhe duan të mësojnë.

Intervistoi: Julia VRAPI

Nëse flasim për rikonstruksion TKOB nuk është rikonstruksioni i teatrit të op-erës dhe baletit dhe këtë e dinë të gjithë. Rikon-struksion i Tea-trit Kombëtar të Operës dhe Bal-etit është refor-ma, që ti bën aty brenda në teatër...

5,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Premte 9 Mars 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit kërkon dialog dhe transparencë, por deri tani mungon sipas tyre nga Ministria e Kul-turës. Artistët pohuan se ka një mungesë vullneti për konsultimet në ndryshimet ligjore nga ministria, dhe Bashkia e Tiranës refuzon transparencën për projektin e Teatrit Kombëtar. Kryetari i SASE Alert Çeloaliaj pohoi se që nga data 22 shkurt që janë dërguar letrat ende asnjë përgjigje nga ministria dhe bashkia. “Nga data 22 që kemi dërguar letrat në ministri dhe Bashki, ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare për kërkesat tona. Të kërkosh transparencë nuk është histeri”, u shpreh Alert Çeloaliaj. Të akuzuar shpesh se nuk dinë çfarë kërkojnë artistët kanë bërë një listë me kërkesa konkrete. “Për treguar se nuk e kemi keqkuptuar ligjin, jemi të gatshëm të dalim publikisht të debatojmë për këtë çështje e të bëjmë transparent gjithë projektin e ministrisë për amendimin e ligjit” vijoi Çeloaliaj. Artistët pohuan se janë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Sindikata deklaroi që është për rikonstruktimin, qoftë edhe kthimin në muze. Aktori Arben Derhemi propozoi që çdokush mund të kontribuojë për këtë, duke shtuar që nuk do të tolero-jnë aspak ngushtimin e territorit të teatrit. “Nuk thotë që do ndër-tohen kulla, nuk thotë që do ndërtojmë te-atrin poshtë kullave. Nuk thotë që terri-tori i TK nuk duhet të preket. Po a nuk kemi të drejtë ne si qytetarë të Tiranës të kërkojmë të drejtat për këtë territor të këtij qyteti? Shumë shpejt brenda javës do të lidhim gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të hapur një numër llogarie për rikonstruktimin e TK kombëtar dhe për donacione nga gjithë shqiptarët”, tha Derhemi. Projekti i teatrit paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë një nga pikat që u diskutua gjatë. Regjisori Kastriot Çipi theksoi se Teatri Kombëtar humb gjysmën e truallit. “Teatri do të jetë në 3000 metra katrorë, sepse në këtë sipërfaqe është sot. Por përmes të dhënave që ofron faqja e Autoritetit Shtetëror të Informacionit Gjeohapsinor sot sipërfaqja e Teatrit Kombëtar është 6000 metra katror. Paska metra tepër Bashkia e Tiranës që mund t’ia fali një privati?, tha Çipi. Artistja Anxhela Çikopano tha se një pikë kyçe e projektligjit të ri i cili është mbajtur i fshehur dhe mjegulluar enkas në debate publike televizive, është se për herë të parë të parashi-kohet që institucionet publike dhe private financohen njësoj nga shteti. “Jemi në të njëjtat kushte siç ndodhi me arsimin” pohoi ajo.

Vepra e shkruar nga Primo Shllaku, premierë së shpejti në skenën e teatrit “Skampa”

urën e tij që e kanë krijuar, ku çdo situatë kthehet absurde dhe komike me një dramë në fakt që ka mbreti”, pohon Kapaj. Trupa e teatrit “Skampa” ka vënë në skenë pjesë të ndryshme si dramë, kome-di, tragjedi por edhe janë zhvilluar shume festivale dhe aktivitete rinore. Deri në vitet 1980 trupa profesioniste e teatrit “Skampa” vuri në skenë mbi 30 drama e ko-medi, mes të cilave dhe shfaqjen “Familja e peshkatarit”, e cilësuar si një ndër më të suksesshmet. Të mirëpritura nga artdashësit kanë qenë dhe shfaqjet “Shërbëtori i dy zotërinjve”, “Dy krisma në Paris”, “Engjëjt e skëterrës”, “Turneu”, “Nepërka”, të cilat mbajnë ‘vulën’ e këtij teatri. Ata që kanë inter-pretuar janë nderuar me tituj të lartë si “Artist i Popullit”, “Artist i merituar”, etj.

Drama komike dhe mesazhet Aktori Alfred Bualotit vjen në

rolin kryesor të mbretit. Në një re-agim të tij ai vlerëson jo pak këtë

bashkëpunim me regjisorin Stefan Çapaliku. Sipas tij për publikun do të vijë një premierë, që përmban dhe elemente filozofike brenda saj. “Unë jam me rolin kryesor atë të mbretit. Ngjarjet e veprës zhvillohen në një oborr mbretëror. Një dramë komike, një satirë, që përmban dhe elemente filozofikë brenda dhe është e gjitha në metaforë, një vepër për të gjitha diktaturat” pohon aktori Alfred Bualoti. Më herët dhe vetë autori i veprës Primo Shllaku ka shkruar se kjo dramë komike është për të treguar se diktatorët jetojnë në një mjerim shpirtëror. Sipas tij kjo dramë komike asht shkruar për të treguar se diktatorët jetojnë në një mjerim të thellë shpirtëror, ku luksin e vetëm e përbën izoli-mi dhe frika e thellë. “Pra të mos i lejojmë diktatorët as ta fillojnë punën e tyne, sepse ata janë të detyruem me i shkue asaj deri në fund. Dhe fundi i saj asht vrasja e lirisë”, shkruan autori i veprës.

Artistët kundër shembjes së teatrit, numër llogarie

për donacione

Diktatorët në dramën “Nji mbret pa mbretni”, në skenë me regji nga Stefan Çapaliku

Julia VRAPI

"Nji mbret pa mbretni" së shpejti premierë në teatrin “Skam-pa” të Elbasanit.

Vepra e shkruar nga Primo Shl-laku vjen në skenë nga regjisori Stefan Çapaliku. Kliti Kapaj dre-jtor në Qendrën e Artit Elbasan, ku përfshin dhe teatrin “Skampa” flet për rëndësinë e këtij projekti teatror, që sipas tij ka sjellë në këtë qytet regjisorin Çapaliku. Ai tregon se “Nji mbret pa mbretni” i takon dramaturgjisë shqiptare, një nga synimet e këtij teatri për të sjell vepra shqipe. “Në fakt për ne këto vitet e fundit ka qenë me rëndësi ti kushtojmë vëmendje autorëve shqiptarë, duke vënë në skenë pjesë shqiptare. Ne synojmë që në stafet tona të punës të bëjmë pjesë regjisorët më të talentuar shqiptarë, si dhe autorët që kanë pjesë interesante dhe që shpalosin vlera dhe realitete shqiptare”, pohon Kapaj në një reagim të tij. Më tej ai shprehet se kasta e ak-torëve është nga Elbasani i ftuar në shfaqje këtë herë është aktori Alfred Bualoti, të cilit regjisori i ka besuar dhe rolin kryesor të mbret-it. “Bisedimet për këtë vepër teat-rore kanë lindur gjatë vitit 2017, ku shprehëm dëshirë reciproke për një projekt të përbashkët me Stefan Çapalikun si dhe me Primo Shllakun. Kasti aktorëve përbëhet nga trupa e teatrit “Skampa” është me Hysen Mullajonuzi, Ilirda Be-jleri, Mario Elezi, Antoneta Doka gjithashtu pjesë e këtij kasti janë ftuar dhe aktorët Alfred Bualoti dhe Dasara Xhangolli”, tregon drejtori Kliti Kapaj. Premiera pritet të vijë në skenë së shpejti me skenografi nga Sadik Spahija, koreografi të Artan Ibërshimit dhe muzika Edmond Rrapi. Drejtori i teatrit “Skampa” pohon se është një kast interesant dhe një grup pune me personalitete në fushën e tyre. Sipas tij kjo komedi flet për mesazhe universale por aq dhe shqiptare. “Besojmë se do të dali një premierë e mirë për publikun artdashës. Kjo dramë satirë flet për një mesazh sa universal aq edhe shqiptar. Në vepër flitet për një mbret, një diktator i cili është peng i atyre që e mbajnë diktat-

“Një ditë me kuratorin”, në Muzeun Kombëtar

“Shota”, drejtuesi Gjocaj pret mbështetje për projektet

Muzeu Historik Kombëtar organizon sot veprimtarinë “Një ditë me kuratorin” me temë “Objektet e sekretarit personal të Princ Vidit- Duncan Heaton Armstrong". Kjo veprimtari synon bashkëpunimin me shkollat e mesme dhe të larta. Ky bashkëpunim do të sjellë më afër objektin me studentët. Kuratorët e Muzeut Historik Kombëtar, organizojnë orë të hapura, ku i flasin brezit të ri për punën e tyre të përditshme dhe ndajnë njohuritë e tyre mbi një temë të caktuar. ““Një ditë me kuratorin!” synon të

përforcojë bashkëpunimin e muzeut me publikun e gjerë, të rrisë ndjeshmërinë e brezave të rinj ndaj objekteve muzeore, të evidentojë rolin e kuratorit të një muzeu, si dhe të inkura-jojë dialogun me qytetarët mbi historinë e kulturën”, thuhet në njoftimin e Muzeut Historik Kombëtar. Muzeu synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare.

Tërheqja e audiencës në moshë të re, e realizimi i së paku dy projekteve të mëdha për të cilat “Shota” s’ka buxhet të mjaftueshëm, këmbëngulja për ta amendamentuar ligjin për Ansamblin Kombëtar të Këngëve e Valleve, janë pjesë e vizionit të Shefqet Gjocajt për mandatin e tij të dytë në krye të këtij institucioni. Gjocaj ka dalë fitues i konkursit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit me 77.9 pikë të fituara, duke mposhtu pesë kandidatë të tjerë që kishin kandiduar për këtë post. Ansambli “Shota”, sivjet ka vetëm 165 mijë euro buxhet

ndërsa kërkesa ishte për 347 mijë euro. “Shpresoj shumë për faktin që ministri i Kulturës, në një takim vitin e kaluar ka premtuar që do të mbështesë dy projekte, blerjen e instrumenteve dhe projektin e arkivit”, ka thënë Gjocaj. Për blerje të instrumenteve “Shota” ka kërkuar 42 mijë euro, aq sa ka kërkuar edhe për investime kap-itale. Për subvencionim të projek-teve kishte kërkuar 225 mijë euro, dhe 8 mijë për rinovim të sallës së vallëzimit. Nga viti 1994, ansam-bli funksionon me emërtimin e ri Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Deputetët e opozitës, në mbështetje të artistëve

Në mbështetje të artistëve janë edhe deputetët e opozitës nga PD dhe LSI. Deputeti i PD, Luçiano Boçi pohoi se ishte kundra shembjes së godinës së teatrit. “Për çështjen godinës së Teatrit Kombëtar në debatet që kemi bërë qoftë në komision apo në prononcimet në media, e kam përcaktuar që për hir të një godine të bukur ne nuk mund të prishim një histori të bukur siç është ajo e teatrit e mishëruar në atë godinë, ashtu siç është me atë arkitekturë, por që ka brenda saj historinë”, tha deputeti Boçi. Më tej ai po-

hoi se deri tani ka një kakofoni nga Ministria e Kulturës. “Ne i kemi kërkuar a ka projekt dhe studim? Na është përgjigjur nuk ka studim fizibiliteti dhe nuk ka projekt për teatrin. Më pas ka dalë kryetari i baskisë, që ka paraqitur një maket dhe e ka menduar që është në funksion të ndërtimit të kullave”, tha Boçi. Deputetja e LSI Nora Malaj tha se nëse heq teatrin i ke hequr vlerat një shoqërie. “Teatri Kom-bëtar është teatri i vlerave të një shoqërie, dhe nëse do ti heqësh vlerat do ta trajtosh atë si pronë personale”, tha ajo.

20 GAZETA SOTE Premte 9 Mars 2018

5,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Interi stërvitet i monitoruar me dron, Sarri porosi të veçantë për Hysajn

Tifozët e Tiranës refuzojnë të pa-jtohen me presidentin e klubit Refik Halili. Krisja me presidencën nisi, kur Tirana lejoi Partizanin për të lu-ajtur në “Selman Stërmasi”, ndërsa rënia e bardhebluve një kategori më poshtë kaloi gjithçka në urrejtje. Së fundmi, ata kanë dalë në një tjetër deklaratë, ku pohojnë vetëm faktin që do marrin pjesë në Pogradec. Ish-presidenti, siç e quajnë ata Hal-ilin, por edhe kartat e identitetit janë diçka e patolerueshme dhe jo vetëm. “Ne ftojmë të gjithë tifozët të na bashkohen në transfertën e radhës në Pogradec për të vazhduar rrugën e nisur të gjithë bashkë në mbështet-jen e Tiranës dhe diferencimin e saj nga individë që punuan në kurriz të saj!” shkruajnë fansat.

MBROJTËSI

QËNDRIMI

Mbrojtësi kuqezi s’po kalon një moment të mirë në Bundesligë me Hamburgun, është ulur në stol

Mavraj rrezikon vendin në Kombëtare, Ajeti e Veseli favoritë në qendër të mbrojtjes

Adriatik BALLA

Hamburgu ndodhet në pozita mjaft të vështira në kampionatin gjerman dhe rrezikon rënien nga

kategoria. Pesha e përgjegjësisë bie mbi lojtarët, të cilët, edhe pse stafi teknik ka ndryshuar dy herë ende nuk po gjejnë “formulën” e duhur për të marrë pikët e duhura për t’i ikur zonës së ftohtë të tabelës. Tifozët janë të acaruar dhe ka ndodhur madje të sulmojnë edhe skuadrën në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që në qendër të presionit ka qenë gjatë këtyre ditëve dhe mbrojtësi i përfaqësueses tonë Mërgim Mavraj. Kosovari i Kombëtares kuqezi është ulur në stol në ndeshjet e fundit, në një situatë të pazakontë për të, për më tepër që ai prej disa vitesh luan në nivelin më të lartë të Bundesligës, duke pasur peshë në ecurinë e mirë të skuadrës sezonin e kaluar të cilën e ndihmoi të qëndronte në kategori (Bundesligë). Këtë edicion Mavraj shihet si përgjegjës nga mediat dhe nga tifozët, por jo të gjithë ndajnë këtë mendim. Ai është ulur në stol dhe në katër-pesë ndeshjet e fundit ka luajtur pak minuta, duke vënë në rrezik edhe praninë e tij në forma-cionin titullar të skuadrës kombëtare. Ndeshja e 26 marsit ndaj Norvegjisë afroi dhe trajneri Kristian Panuçi ka deklaruar dhe më herët se në fushë do të zbresin ata që kanë më shumë minuta në këmbët e tyre, pra lo-jtarët që luajnë rregullisht. Referuar këtij qëndrimi, mund të besohet se Mavraj i ndeshjeve të fundit nuk e ka minutazhin e duhur në këmbët e tij dhe prej kaq vitesh që luan në përfaqësuese mund të përfundojë në

stol, pavarësisht se ka qenë shtyllë e qendrës së mbrojtjes për disa sezone dhe një nga lojtarët më të merituar që Shqipëria arriti të sigurojë kuali-fikimin në Europianin e Francës në vitin 2016. Natyrisht, sezoni është ende i gjatë dhe kampionati gjerman ka deri në fund edhe nëntë ndeshje, ku Mavrajt me shokë u duhet të japin më shumë se 100% që të mbijetojnë në elitën e futbollit gjerman, në të kundërt do të rrezikojnë të shiten në treg për dy pare, ose të luajnë në kategorinë e dytë gjermane, gjë që për qendërmbrojtësin kosovar të kombëtares tonë do të ishte humbje e rëndë. Ajo që shqetëson akoma më shumë është se Mavraj mund të hum-basë rolin e titullarit në Kombëtare dhe rivaliteti në qendër të mbrojtjes është shumë i madh. Futbollisti si Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Frederik Veseli janë për momentin

lojtarë që aktivizohen më shumë dhe kanë më shumë minutazh në këmbët e tyre. Nuk përjashtohet mundësia që dyshja e re e qendërmbrojtës së Kombëtares tani e tutje të jenë dy lo-jtarë të rinj si Ajeti dhe Veseli, të cilët kanë funksionuar dhe më parë mirë së bashku. Ata do të kenë rivalitetin e Gjimshitit që gjithashtu është një futbollisti i ri me perspektivë. Parë në këtë kuadër, situata e Mavrajt në Kombëtare vihet për herë të partë në diskutim, për shkak se lojtari nuk është më një lider te skuadra e tij gjermane e Hamburgut. Trajneri Kristian Panuçi do të vlerësojë situatën gjatë grumbullimit të për-faqësueses në Durrës, pak ditë para miqësores me Norvegjinë dhe aty do të shohë nga afër formën e secilit lojtar. Kuptohet, do të luajnë titullarët që janë bërthamë e ekipit, por do të aktivizohen edhe shumë të

Një nga futbollistët e rinj të talentuar shqiptarë që luajnë në Zvicër është Albian Ajeti, i cili aktivizohet me skuadrën e Bazelit. Lojtari ka qenë në fokusin e tre fed-eratave pasi e dëshirojnë tri skuadra kombëtare: Zvicra, Shqipëria dhe Kosova. Por duket se ka triumfuar4 përfaqësuesja zvicerane. Albian Ajeti pritet të bëjë debutimin e tij me përfaqësuesen e Zvicrës në fund të këtij muaji, në dy miqësoret që skuadra e drejtuar nga Petkoviç ka planifikuar si pjes ëtë përgatitjeve

të saj për Rusi 2018. Zvicra nuk ka një numër të madh sulmuesish që aktivizohen rregullisht dhe shkëlqe-jnë në arenën ndërkombëtare, ndaj trajneri Vladimir Petkoviç e ka të qartë se duhet të fillojë të testojë emrat e rinj që janë në qarkullim. Albian Ajeti, vëllai i vogël i Ar-lind Ajetit, duket se ka zgjedhur përfundimisht Zvicrën dhe par-ashikohet të ketë mundësinë të debutojë me të në mars. Sulmuesi i Bazelit është në listën paraprake të Zvicrës U-21 për ndeshjet e

marsit. Por në njoftimin që është shpërndarë ne mediat zvicerane, theksohet se ai do të konfirmohet përfundimisht në të vetëm nëse Petkoviç nuk e grumbullon me ekipin A deri më datë 16 mars, kur të bëhet publike lista zyrtare për ndeshjet ndaj Greqisë dhe Pan-amasë. Edhe Panuçi kishte pranu-ar pak kohë më parë se Ajeti kishte bërë zgjedhjen e tij, “E dimë prej kohësh që nuk do të vijë me ne”, pat thënë ai pak muaj më parë në një bashkëbisedime me gazetarët.

Albian Ajeti “tradhton” Kombëtaren e Shqipërisë, zgjedh Zvicrën

“Fanatics” refuzojnë të pajtohen me Halilin

Arlind Ajeti mund të marrë rolin e titullarit

rinj të cilëve Panuçi u kishte premtu-ar minutazh që të tregonin vlerat e tyre. Nuk duhet nëse do ta ftojë Ivan Balliun, Hysen Memollën, Rei Manajn, apo dhe lojtarët që luajnë në SHBA, si Shkëlzen Gashi dhe Jahmir Hyka. Natyrisht, ftesat dhe grumbullimi i radhës do të jenë për-caktuese për grupin që do të luajë në Ligën e Kombeve, ku Shqipëria luan në Divizionin C, në grupin e parë me Izraelin dhe Skocinë. Shpresat e kuqezinjve janë që të zënë vendin e parë në grup, pozicion që i kual-ifikon ata direkt në Europianin e ardhshëm të vitit 2020.

Napoli ka ambicie për të fituar titullin këtë sezon dhe ndodhet në pozita mjaft të for-ta me Juventusin në kryesim, duke besuar që ka aftësinë e duhur për të marrë trofeun më të rëndësishëm të futbollit italian. Natyrisht, humbja e fundit me Romën ka shqetësuar jo pak ambientin dhe sidomos trajnerin Mauricio Sarri, i cili ka ftuar lojtarët e tij të përqendrohen maksimalisht në stërvitje dhe për të pasur efikasitet në punën e tij ai po përdor një mjet modern vrojtimi, një dron. Një menaxhim nëpërmjet dronit i stërvitjes së skuadrës napolitane është mundësi për

stafin për të p;arë lidhjen e reparteve dhe për herë të parë edhe mbrojtësi ynë i kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, po vrojtohet nga ajri. Pas humbjes me Romën në shtëpi, Napolin e pret një tjetër ndeshje shumë e vështirë, ajo me Interin në transfertë. Katër golat e pësuar e kanë vënë në mendime trajnerin Sarri, i cili ka analizuar me detaje çfarë ka ndodhur. Dje, sipas “Gazzetta dello Sport”, në Kastelvolturno, ku stërvitet Napoli, është kthyer droni, që ka filmuar lëvizjet e mbrojt-jes. Qëllimi është që të evidentohen gabimet e mbrojtjes në ndeshjet e ardhshme. Jo vetëm

puna në fushë, por edhe analizë me video për Hysajn me shokë, të cilëve u është tërhequr veshi për të pasur më shumë kujdes, sidomos ndaj Perisiçit të Interit. Napoli nuk kishte pësuar kurrë më parë 4 gola, ndaj dhe Sarri është marrë më shumë me mbrojtjen, që ndaj Interit duhet të jetë në lartësinë e duhur. Interi ka rikuperuar një sulmues të rëndësishëm si Ikardi, ndaj dhe Sarri duhet të marrë masat. Dyshja e qendrës, Albiol-Kulibali, duhet të merret me Ikardin, kurse Hysajt dhe Mario Ruit u është kërkuar të kenë vëmendje maksi-male për krahët ndaj Kandrevës dhe Perisiçit.

Skuadra e Kraiovës vazhdon të shohë me shumë interes drejt Kamer Qakës. Klubi i cili ka pretendime për titull në këtë sezon në Rumani, ka piketuar prej kohësh mesfushorin shqiptar dhe pas refuzimeve që mori në janar, pritet të hidhet përsëri në sulm gjatë verës për të siguruar kartonin e tij. Klubi ishte i vetmi që bëri një ofertë prej 350 mijë eurosh për lojtarin shqiptar, por kjo ofertë u refuzua nga Politeknika Iasi që mendon se vlera e futbollistit është rreth 1 milion euro. Zërat se për të interesoheshin edhe Getafe e Las Palmas, kanë shtuar bindjen te klubi aktual i mesfushorit se mund të përfitojnë një shumë të lartë me largimin e tij në verë.

TALENTI

Lojtarët e Kombëtares po presin ftesat nga trajneri Kristian Panuçi për ndeshjen miqësore të 26 marsit ndaj Norvegjisë, takim që do të luhet në stadiumin “Elba-san Arena” në Elbasan. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti nuk po luan shumë në ndesh-jet e fundit për Krotonen në Serie A, por, ai ka statistika shumë të mira në ndeshjet e luajtura në shtëpi. Ajeti është mbrojtësi më i mirë i Serisë A për ndeshjen në shtëpi, duke lënë pas emra si Skriniar, Benatia dhe të tjerët. Ai në ndeshjet e fundit po luan edhe si mesfushor defensivë, ku është përshtatur shumë shpejt. Ajeti cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A italiane.

Kamer Qaka në “radarët” e Kraiovës, e kërkojnë

edhe në Spanjë

“Nuk përjashtohet mundësia që dyshja e re e qendërmbro-jtës së Kombëtares tani e tutje të jenë dy lojtarë të rinj si Ajeti dhe Veseli, të cilët kanë funksion-uar dhe më parë mirë së bashku. Ata do të kenë ri-valitetin e Gjimshitit që gjithashtu është një futbollisti i ri me perspektivë...”

5,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Premte 9 Mars 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Disiplina pezullon trajnerin e Kamzës, penalizime të shuma në Kategorinë I

Dy humbjet radhazi kanë sjellë shqetësim për Flamurtarin, që ka humbur për momentin forcën e vërtetë të tij. Nëse ndaj Luftëtarit në shtëpi ishte një humbje e papritur, në Loro Boriçi ndaj Vllaznisë ndikuan mungesat e shumta. Pikërisht në këtë aspekt trajneri Shpëtim Duro mund të buzëqeshë pasi në vigjilje të një tjetër sfide të vështirë, transfertën e Laçit sheh t’i rikthehen dy elementë të rëndësishëm. Mesfushorët Muhamed Useini dhe Lancinet Sidibe kanë lënë pas pezullimin për të qenë të gatshëm për duelin e javës së 24-ët. Deri të shtunën kur është programuar sfida ndaj Laçit pritet që të rikthehen të gat-shëm edhe qendërmbrojtësi Ditmar Bicaj dhe mesfushori brazilian Jufo.

KLUBI

SUPERIORE

Trajneri i Partizanit i shqetësuar për gjendjen psikologjike të grupit dhe përçarjet e brendshme

Klevis Dalipi harron stërvitjen, u kërkon besë “demave të kuq”Adriatik BALLA

Partizani ka probleme dhe këto probleme i ka prej fillimit të sezonit, ku në asnjë moment skuadra e kuqe nuk pati

performancën e dëshiruar nga fansat dhe drejtuesit e vetë klubit, duke dështuar në kupë, por po dështon dhe në kampionat. Pas ndryshimeve të vazhdueshme të stafit teknik, ku Starova e Juliano ndryshuan vendet për të përfunduar me largimin e të dy teknikëve, drejtimin e grupit e ka marrë Klevis Dalipi, njeri i besuar i presidentit Gazmend Demi, i vili mund të konsiderohet edhe si tekniku i emergjencave te Partizanit. Tekniku është përpjekur të mbërthejë grupin në stërvitje dhe të përcjellë idetë e tij, por është fakt i pamohueshëm se Par-tizani është gati të shpërthejë. Shumë lojtarë nuk e kanë vendin e sigurt në skuadër dhe ka prej atyre që ishin larguar në janar që po shkëlqejnë me skuadrat e tjera si Vila, Sukaj apo dhe Fili, ndërkohë që vetë “demat” janë në pozita mjaft të vështira dhe të pafu-qishëm të realizojnë ndonjë objektiv. Dalipi u ka kërkuar besë lojtarëve të tij, duke dashur që ata ta ndjekin në rrugëtimin e tij dhe të operojnë në fushë si një grup i konsoliduar dhe aspak si “kokë më vete”. Është e qartë që kjo sjellje e trajnerit ka arsye të besohet në këtë formë, sepse “demat” kanë kohë që shkojnë në drejtim të paditur dhe Starova i shkarkuar mund të mbajë një përgjegjësi të madhe për këtë gjendje. Kjo dhe për faktin se ai erdhi si shpëtimtar dhe nuk realizoi asgjë më shumë se Juliano që gjithashtu ishte i dështuar. Koha do të tregojë se si Partizani arriti në këtë derexhe brenda një

sezoni, në një sezon ku pritshmëritë ishin për titull kampion e tani janë në mestabelë dhe rrezikojnë të mos kapin as zonën europiane.

Situata e skuadrës në prag të javës 24

Në fundjavë Partizani do të për-ballet me Luftëtarin, duke dëshiruar që të bëjë kthesë dhe për më tepër me një trajner që nuk është në rolin e përcjellësit, por në pozicionin ku merr vetë komandat. Ndaj Luftëta-rit ndoshta morën një goditje edhe pozitat e Starovës, pasi drejtuesit e Partizanit e kanë pasur të vështirë ta kapërdinin një disfatë 5-0. Pikërisht ndaj Luftëtarit, i takon të debutojë Klevis Dalipi, trajnerit që ka qenë aty, në shtëpinë e kuqe prej vitesh, e madje dhe pa Starovën në stol, por këtë herë do ta drejtojë skuadrën pa

parë nga telefoni për të marrë ud-hëzimet e trajnerit. Tani është Dalipi në komandë, e nis nga një Luftëtar në shëndet të plotë, që vjen pas një serie prej 11 ndeshjesh pa pësuar humbje, ndërsa në takimet e fundit ka siguruar dy fitore të “rënda” ndaj Flamurtarit dhe Kamzës. Sfidat për Dalipin janë të shumta, t’i japë një shkundje ekipit për të rritur performancën në lojë dhe rezultate. Kursi i drejtuesve për një ndryshim rrënjësor është i qartë, puno-het për të ardhmen dhe sinjalet kanë ardhur që me Starovën, Jasir Asani është një lojtar i fituar, Mala, Rama-dani apo Sulejmani janë futbollistë që ngrohin në aspektin e perspektivës, ndërkohë që Dalipit, ish sulmues i duhet ndoshta të marrë diçka pikërisht nga blerjet e merkatos në këtë dre-jtim, futbollistë si Lukas Kardozo

Kukësi ka bërë përparime nën drejtimin e austriakut Peter Pakult, por skuadrës i duhet të ketë pikë të plota në ndeshjet e mbetura të sezonit që të shpresojnë të paktën Kupën e Shqipërisë. Përballje e vështirë për Kukësin që pasi ka siguruar vendin e dytë duke u shkëputur nga Flamur-tari, për ta ruajtur i duhet të fitojë në shtëpinë e Teutës që vjen e etur për pikët e mbijetesës, dhe në 3 ndeshjet e fundit ka marrë një fitore dhe dy barazime. Peter Pakult i duhet të bëjë

llogaritë veç të tjerave edhe me një mungesë të rëndësishme si ajo e Ylli Shametit që ka plotësuar numrin e kartonëve dhe është i skualifikuar. Pavarësisht përpjekjeve për të riku-peruar Albi Allën mbrojtësi mungon prej 5 javësh dhe duket se edhe këtë herë nuk do të jetë i gatshëm me trajnerin austriak që sipas të gjitha gjasave do të jetë i detyruar të tërheqë në qendër të mbrojtjes Musollin, për të formuar repartin me 4 bashkë me Rrumbullakun, Hoxhën dhe Idrizin.

Në mungesë të Bakajt të larguar tashmë drejt Bjellorusisë, trajneri austriak duket i orientuar për ta rresh-tuar skuadrën me modulin 4-4-1-1 me Zderic, Dzarian Imamin dhe Ethemin në mesin e fushës, ndërkohë për sa i përket sulmit, që ashtu siç edhe pritej Donjet Shkodrës do ti takojë të bëjë Elis Bakajn në rolin e sulmuesit të dytë pas Sindrit Gurit, një sfidë e re kjo për prishtinaliun që më pranë portës do të ketë më shumë mundësi për të gjetur më me vazhdimësi golin.

TRAJNERI/ Pakult pa titullarët më të rëndësishëm, në alarm ndaj Teutës

Flamurtarit nuk i lejohet gabim i tretë, ndaj Laçit

s’ka rrugë tjetër veç fitores

Luftëtari jep premio për “kokën” e Partizanit

apo dhe Besart Abdurahimi. Dalipi ka përpara shansin e madh, por edhe përgjegjësinë, pasi ato që vendosin për një trajner në fund janë gjithmonë rezultatet. Partizani ka një objektiv për të arritur, pjesëmarrjen në kompeti-cionet europiane, distanca nuk është e pareduktueshme, vetëm 4 pikë, por konkurrenca, jashtëzakonisht e fortë. Një sfidë e vërtetë për Dalipin, që nëse ja del mund të fitojë besimin edhe për sezonin e ardhshëm, misioni nis nga Luftëtari, skuadra që ku i dihet, mund të ketë ndihmuar me atë fitore të thellë që sot të jetë ai në krye të stolit të Par-tizanit. Skepticizmi rreth situatës që shoqëron Partizanin është evident dhe më së pari këtë skepticizëm e shprehin tifozët, që janë lodhur duke pritur një titull kampion. Të fundit që ka fituar klubi i kuq i përket vitit të largët 1993, plot çerekshekulli më parë.

Komisioni i Disiplinës i FSHF-së mori në shqyrtim ndodhitë negative e antisportive të shfaqura në ndeshjet e kategorive të ndrys-hme të futbollit tonë, duke dhënë edhe penalizimet e rastit. Kështu trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu është pezulluar me dy ndeshje, për protesta ndaj gjykimit, në sfidën ndaj Luftëtarit, në Gjirokastër.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës1. Zyrtari i KF “Kamza”, Ramadan Ndreu, për protesta ndaj ven-

dimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 2. KF “Lushnja”, parala-jmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive. 3. Lojtari i KF “Lushnja”, Endrien Magani , për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2

(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 4. Lojtari i KF “Kukësi”, Gentian Cela, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 5. KF “Erzeni”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive. 6. Zyrtari i KF “Shenkolli”, Albert Rusi , për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 7. Zyrtari i KF “Shkumbini”, Gani Spahiu, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 8. KF “Shkumbini”, për sjellje te gabuar te tifozerise, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme te lojës, ne baze te Nenit 65/3/b, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa tifozë

në stadiumin përkatës. 9. Lojtari i KF “Vora”, Agustin Mashi, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 10. Lojtari i KF “Klosi”, Glen Maci, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 11. Lojtari i KF “Sopoti”, Arnold Rreshka, për sjellje jo spor-tive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 12. Lojtari i KF “Gramozi”, Emin Potka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 13. Lojtari i KF “Përmeti”, Daut Shehu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Portieri i Teutës Shpëtim Moç-ka, i dha një pikë ekipit durrsak javën e kaluar dhe ishte njeriu më i lakuar në median sportive, për atë gol me vlerë që i shënoi Parti-zanit në sekondën e fundit dhe në frymën e fundit. Duket se ai gol i portierit vlonjat i ka shërbyer atij por edhe skuadrës që mbijetesën e sheh si një mision mëse të ar-ritshëm, pavarësisht se Vllaznia po kundërpërgjigjet në mënyrë të jashtëzakonshme. Të shtunën Teu-ta udhëton drejt “Zeqir Ymerit”, ku do të përballet me Kukësin kampi-on në fuqi. Durrsakët shpresojnë të fitojnë këtë ndeshje të rëndë-sishme e të vështirë për të mbajtur gjallë garën e mbijetesës, kiu rival i fortë është Vllaznia.

EKIPI

Luftëtari nuk humbet një ndesh-je në kampionat që nga 26 nëntori në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë, duke regjistruar nga ajo sfidë 7 fitore dhe 4 barazime, ecuria më e mirë në këto momente në kampionatin shqiptar. Megjithatë Hasan Lika do të përballet me ish-skuadrën e tij, Partizanin, me një mungesë të rëndësishme, pasi Vasil Shkurtaj pritet të mungojë edhe këtë javë. Burime pranë klubit gjirokastrit bëjnë me dije që edhe fitorja ndaj Partizanit në “Selman Stërmasi” do të shoqërohet me premio financi-are. Historia e përballjeve ndërmjet tyre në kryeqytet nuk flet në favor të gjirokastritëve në elitë, edhe pse regjistrojnë një fitore në kategorinë e parë më 23 dhjetor të 2010-ës.

Teuta rrit pretendimet, ndaj Kukësit për fitore

“Skepticizmi rreth situ-atës që shoqëron Par-tizanin është evident dhe më së pari këtë skepticizëm e shpre-hin tifozët, që janë lod-hur duke pritur një titull kampion. Të fundit që ka fituar klubi i kuq i përket vitit të largët 1993, plot çerekshek-ulli më parë...”

22 GAZETA SOTE Premte 9 Mars 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Mariah Carey nis punën për albumin e ri me Roc Nation

1- Një ndër shfaqjet e para të baletit shqiptar...2-Organizatë terroriste në Irlandë...3-Luftëtar japonez...4-Shkrimtari dhe piktori...Velo...5-Dirig-jenti Koço...6-Humoristi anglez Atkinson në inic...7-Cipa e kokërdhokut të syrit...8-Khajami i rubirave...9-Grup këngëtarësh...10-Shkrimtarja Kadare...13-Rrëmujë, gjyrulldi...14-Diskutim i zjarrtë dhe i ndërsjell-të...16-Copëz dheu që del nga punimi me plor...17-Plënci i pulës...18-Ka edhe lojra të tilla...20-Ai i Lek Dukagjinit...21-Gjëra të panjohura, të fshehta, dukuri të habitshme...22-Shtet gjiton me Iranin...23-Oval...24-Titull fisnik në një Perandori...25-“...dhe deti” roman nga Heminguej...26-Lak që i vihet qeve në qafë kur janë në qerre...27-Dëshirë e shfrenuar për të arrirë diku...29-Ka për kryeqytet Taxhikistanin...30-Humjet që pëson malli gjatë shitjes apo transportit...31-Politikani Perikli...33-Cohë për rroba pune...34-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente...35-Tip automjeti i vjetër rus...36-Studim Historik...37-Alibali i këngës në inic...

1-Kompozitori hungarez Franz...4-Behari i humorit...7-Vep-rim taktik në shah për të mbrojtur mbretin...12-Stacioni televiziv...njus...13-Qytet në Francë ku zhvillohet festivali i filmit...14-Shpirt i keq, shejtan...15-Frenk...ish futbollist anglez...17-Një brejtës i vogël gjith-një i frikësuar...18-Simboli kimik i hekurit...19-Çalaman....20-Aktori amerikan...Bedi...21-Tip autobuzi gjerman...22-Një opera nga Pjetër Maskanji...23-Atdhe, komb...24-Zamira e skenës...25-Është perime vjeshte...26-Moçal...27-Patrioti Hilë...28-Pastroj ose...29-Vegël muzikore karakteristike greke...30-Është figurë tek letrat...32-Kristo shkrimtar në inic...33-Shapllo i letrave...34-Në kimi është proçesi kimik ku prod-hohen lëndë kimike nga bashkimi i elemetëve...36-Rrugicë, me diale-kt...37-Nuk është metal, i fortë, i zi që përdoret në metalurgji dhe në mjeksi...38-Zakon, adet apo...fetar...39-Gjalm për brekushet...40-Veladoni i priftit...41-Ish këngëtari popullor Myslym...

Mariah Carey ka filluar që të punojë në albumin e ri me Roc Nation. Por duket se këngëtarja Mariah Carey është gati për një epokë të re në karrierën e saj. Pasi sqa-roi detajet kontraktore me labelin e mëparshëm dhe pasi nënshkroi me Roc Nation, këngëtarja e njohur ka filluar të punojë në albumin e ri me ndihmë të vogël nga bosi i saj i ri, Jay Z. Në intervistën e saj për V Magazine, Carey ka folur për hapjen e mendimeve të saj me Jay Z. Më tej ajo ka shtuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë album që do të jetë më këngë festive për krishtlindje, duke theksuar se ëhstë gati për një rifillim në aktivitetin e saj muzikor.

“Unë jam në studio duke filluar një album me muzikë të rregullt, që do të thotë se s’po bëj album festiv për Kris-htilindje. Unë jam gati për një rifillim. Po punoj me Roc Nation dhe kjo është e mrekullueshme”, pohoi Mariah Carey. Projekti është në fazën e hershme, teksa këngët tashmë janë vendosur dhe janë duke u punuar në studiot e Roc Nation. Edhe më parë Mariah ka punuar me Jay Z në këngët si “Heartbreaker”, “You Got Me” dhe “Things That U Do”. Ky do të jetë albumi i parë për Mariah Carey që prej vitit 2014, kurse ajo u paraqit edhe në një remiks me French Montanan të këngës “Unforgettable”.

Rruga drejt spitalitNjë ditë një zotëri gjendet për-

ballë një punonjësi të zjarrfikëses dhe e pyet:

-Më falni zotëri, si mund të mbër-rijë në spital?

Punonjësi përgjigjet:-Shiko duhet të ecni drejt drejtë

atij autobusi, dhe të jeni i sigurt se do të mbërrini në spital për pak minuta.

PagjumësiaNjë fshatar drejtohet tek mjeku,

sepse vuante nga pagjumësia:-Mirëdita doktor, ju lutem më

ndihmoni ju sepse unë natën nuk vë gjumë në sy.

Mjeku përgjigjet:-Para se të shkoni në shtrat, du-

het të pini një filxhan me qumësht të ngrohtë dhe mjaltë, dhe një herë në shtrat numëro delet.

Pacienti:-Si të numëroj delet?Mjeku:-Imagjino sikur sheh të kalojnë

përpara teje një nga një dhe numëroji, do të shihni që pas pak minutash do të flini i qetë.

Fshatari kthehet në shtëpi pi qumështin me mjaltë dhe fillon të numëroj delet:

-Një, dy , tre, katër, përshëndetje e dashur, gjashtë, shtatë......

Dietologu Dy shokë flisnin me njëri tjetrin

për jetën e tyre. Më pas kalojnë tek bashkëshortet dhe i pari i thotë tjetrit:

-E di, gruaja ime ka shkuar tek dietologu më i njohur në qytet.

Tjetri kureshtar për rezultatin e dietës e pyet:

-Po a ka pasur rezultat?Burri që kishte mbetur i zhgën-

jyer nga dieta e gruas përgjigjet:-Po, si jo vetëm në dy muaj ka

arritur të humbasë treqind mijë lek.

Diferenca Dy shoqe ishin ulur në një lokal, pa-

pritur vjen një shok dhe bashkohet me bisedën e tyre. Pasi kalojnë disa minuta, burri pyet të dyja gratë duke i thënë:

-A e dini se çfarë diference ka midis gruas dhe ligjit?

Të dyja femrat që ishin përballë tij ngritën supet në formë mohimi dhe pritën përgjigjen nga -shoku, i cili theksoi:

-Sepse të parat nuk respektohen njësoj si ligji.

k u l t u r e www.sot.com.al

7 8 4 5

3

8 6 4 3

8 1 2 5

9 1

5 4 3 6

4 1 5 7

3

7 8 9 6

3 6 4 9

2

2 7 4

8 1 9

1 8

4 3 5

4 7 8

3

5 7 8 2

7 9 4 2

9 4 1 5

6 5 1

4 8

3 5 8 7

9 3

1 3 2

6 7 3 5

9 5 2 6

GAZETA SOT E Premte 9 Mars 2018 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntorPeshorja Akrepi

Plutoni do jetë i vendosur keq në qiellin tuaj të dashurisë dhe problemet ndërmjet jush dhe partnerit do jenë të mëdha. Mos u nxitoni për asgjë.

23 shattor-22 tetor

Jeta juaj sentimentale do jetë e mbushur me surpriza të këndshme ditën e sotme. Financat nuk do të jenë në gjendjen e tyre më të mirë.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Jeta juaj sentimentale do ndjekë drejtimin e duhur. Jupiteri do ju nxisë t’i pranoni më lehtësisht mendimet e atij që keni në krah.

Ndryshime rrënjësore do ketë sot në jetën sentimentale të çifteve. Nuk do keni as vështirësi për të shpenzuar për ato që dëshironi.

Çiftet do gjenden përballë disa zgjedhjeve të vështira, por që duhet t’i bëjnë sot me pat-jetër, Mendohuni sa të mundni, por jo vetëm për veten tuaj.

Dashi Demi

Nëse jeni në një lidhje mos kërkoni te impononin mendimin tuaj mbi partnerin sepse do keni mosmarrëveshje të shumta.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Bëjini sytë katër në këtë periudhë sepse financat do jenë mjaft të luhatura. Nuk është momenti i duhur për të kryer shpenzime të pamenduara.

Do tregoheni shumë strikt në dashuri sot dhe shpesh do e vini partneri në siklet. Mos e teproni nëse nuk doni të keni mosmarrëveshje të mëdha.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do argëtoheni pa fund me per-sonin që keni në krah. Çdo mo-ment do jetë i veçantë për ju.

Google, me procesorin më të fuqishëm kuanti

Dashuria do jetë në vend të dytë. Dielli do iu ndihmojë ta përmirësoni situatën finan-ciare. Do mund të kryeni edhe ndonjë transaksion më tepër.

Horizontal

Nëse mendoni se ka ard-hur koha ta zyrtarizoni lidhjen tuaj flisni seriozisht me atë që keni në krah dhe bëjani të qartë gjërat.

Dialogu nuk do mungojë për asnjë moment sot. Në planin financiar shmangni shpenzimet e tejskajshme, që të mos keni probleme serioze.

Gara në prodhimin e kompjuterit të parë në botë kuanti, i cili do të jetë i përdorshëm, duket se po i afrohet fundit. Google njoftoi se kompania përsëri ka procesorin më të fuqishëm kuanti në botë. Bristlecone është sis-tem 72-kjubit superkonduktiv, i cili tejkalon paraardhësin e rekorderit (IBM-i 50-kjubit procesor). Qëllimi i kompanisë është që të sigurojë fu-qinë dhe stabilitetin, të cilat janë të domosdoshme që kompjuterët kuanti të jenë funksionalë. Google dhe IBM nuk janë aktualisht kompanitë e vetme të cilat po luftojnë për primatin në fushën e divizionit kuanti. Micro-soft ka divizionin e vet kuanti.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Një grua obeze, e cila peshon plot 272 kg, ka treguar se si ka arritur në pikën që stomaku i varet deri në tokë. 45-vjeçarja Tamy Lyn Murrell zbulon se vdekja e pa-pritur e babait dhe depresioni i mamasë ka bërë që ajo ta kalonte fëmijërinë duke ngrënë aq sa i vinte për të vjellë. Ameri-kania ishte vetëm 8 vjeç kur babai erdhi në shtëpi dhe vdiq papritur nga një atak në zemër. “Kur babai më vdiq, nëna zuri shtratin pasi e zuri depresioni. Ishte njësoj sikur ta humbja edhe atë. Haja çfarë të doja, kur të doja. Ushqimi ishte miku im. Mamaja më jepte paratë për pazar dhe unë blija çokollata, akullore e çfarë të më kapte dora. Haja aq shumë, sa më vinte për të vjellë. Doja të haja dhe hëngra”, tregon 45-vjeçarja. Tamy u martua dhe ka një djalë.

Fjalëkryq i shifruar

1-Përsëri...6-Është grimcë elementa-re...7-Ivogli i pelës...8-Patrioti Nivica në inic...9-Instituti Republikan...10-Tip avioni ushtarak rus...11-Lumi që kalon përmes Parisit...12-Lloj jeleku me mëngë e me kopsa përpara...16-Shtet në Gadishullin Arabik me kryeqytet Doha...17-Thuhet në fund të lutjes...18-“Krimineli” i bagëtisë...19-Lojë në fushën e shahut...20-Cipa e kokërdho-kut të syrit...22-Makashi i këngës në in-ic...23-Mikrobi i prishjes së dhëmbëve...24-Zotëron...25-Njeri i mefshët që s’para mbush...26-Gazeta që ti po lexon...27-...Shk-aba tek filmi “Komisari Dritës”...29-Është e patentës së shoferit...30-Vegël...31-Ga-bele...33-Dardha të egra...35-Kompani e telefonave celularë në Itali...36-Luftëtar që del malit për liri...37-Piktori Zajmi në in-ic...38-Mikael...futbollist gjerman ka luajtur me Chelsean...39-Notë muzikore...40-Ecje e shpejtë e kalit...41-Fuçi druri për bul-met...42-Lui...shkencëtar francez...43-Be-hari i humorit...

1-Ndryshe për mbledhjen...2-Lëng që të bije në vete në raste asfiksije...3-Një ngjyrë, i pashquar...4-Industri Miner-ale...5-Magazinë e madhe drithi...8- Bare me farëza djegëse dhe të hidhura për-doret në mjeksi dhe përgatisim mus-tardën...10-Gaz pa erë që prodhojnë tokat kënetore...12-Masë ose...13-Hoxha që drejton lutjet në xhami...14-Njëlloj si nr.35 horizontalisht...15-Shkrimtari turk Nesin në inic...16-Vrasës, barbar njeri i pamëshirshëm...18-Aktori...Kostner...20-Ka për kryeqytet Maroku...21-Autobuzi ur-ban...23-Një brejtës i vogël...24-Shtëpia e pulave...25-Jam në hall, në mëdyshje apo në...26-Dita që jemi...28-Ish tenori...Kovaçi...29-Canaj i futbollit...31-Gjini letra-re në prozë...32-Ka për kryeqytet Kanada-ja...33-Lartësira ndërmjet Palestinës dhe Iz-raelit...34-Është lëng frutash...36-Mbrojtës në futboll...38-Litar çeliku...38-Mbrojtës në futboll...39-Ish futbollist anglez Bobi...40-U rrëzua...41-Baballiu e këngës në inic...

k u l t u r e www.sot.com.al

Gruaja beze me peshë 272 kg, haja çfarë të doja

24 GAZETA SOTE Premte 9 Mars 2018

5,8,9,10,11,14,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Europa League po dhuron emocione të mëdha pasi në këtë kompeticion luajnë

skuadra të nivelit të lartë dhe me emër të madh. Kryendesh-ja e kësaj faze ishte ajo mes Milani dhe Arsenalit, e cila për nga emrat është e den-jë të konsiderohet edhe si finale Championsi. Pritej shumë nga Milanit, por ital-ianët humbën 0-2 në fushën e tyre në “San Siro” përballë anglezëve të Arsenalit, duke bërë që pikërisht anglezët të kenë shanse të mëdha për të kaluar në raundin tjetër, pasi ndeshjen e kthimit do ta luajnë në “Emirates”. Në këtë ndeshje vendosi eksperienca e Arsenalit dhe nacionaliteti në lojë i tyre, ndërsa impulsi i kuqezinjve dhe agresiviteti i Gatuzos nuk mjaftuan që Milani të bënte më shumë, pavarësisht se skuadra u përkushtua dhe e dominoi takimin si në mbajtjen e to-pit dhe në krijimin e rasteve për shënim. Milani u nxitua gjatë gjithë kohës, duke bërë gabime foshnjarake në mo-

Juventusi merr elozhe pas kualifikimit në Champions,

notë të lartë për Dybala

CEREMONIA Ai ishte kapiten dhe u përcoll për në banesën e fundit si një kapiten i vërtetë. Bëhet fjalë për ish-futbollistin e kapitenin e Fiorentinës, Davide As-tori. Një turmë e pafundme, e trondi-tur nga dhimbja dhe e pranishme nga kujtimi. Firence i dha lamtumirën e fundit kapitenit të saj. Një lamtumirë e gjatë dhe e dhimbshme. Kortezhi i nisur nga “Coverciano” parakaloi përpara stadiumit “Artemio Franchi”. Ishte një prej momenteve më prekës. Më pas, trupi i pajetë i 31-vjeçarit që

pësoi infarkt kardiak ndërsa ishte në grumbullim me ekipin për ndeshjen me Udinezen, mbërriti në bazilikën “Santa Croce”. Të pranishëm ishin 10 mijë persona. Tifozë të Fiorentinës, por edhe njerëz nga e gjithë Italia, që donin ti jepnin lamtumirën një prej lojtarëve më të dashur. “Ka vetëm një kapiten” dhe “Astori njëri prej nesh”. Këto ishin thirrjet në sheshin jashtë bazilikës, ku u zhvillua edhe funerali për Davide Astorin. Tifozët zgjodhën kore si në stadium dhe flakadanët

për të përshëndetur kapitenin e tyre. Në ceremoninë mortore ishte e pranishme gjysma e Serisë A. Nga drejtuesit e përkohshëm të Federatës Italiane, te delegacionet e të gjitha skuadrave. Mjaft domethënëse duartrokitjet për përfaqësuesit e Juventusit, skuadra që cilësohet “armike sportive” e Fiorentinës. Del-egacioni i udhëhequr nga trajneri Alegri dhe kapiteni Bufon udhëtoi nga Londra direkt drejt Firences dhe u duartrokit nga turma.

PORTIERI DEKLARATA MERKATO

Reina firmos për Milanin, kontratë trevjeçare

Juventusi do Emre Kan, e rivalizon Juventusi

Milani ka bërë që tani lëvizjen e parë të merkatos së ardhshme të verës. Portieri spanjoll Pepe Reina ndër-ron qytet por jo kampionat. Tashmë sipas asaj që rapor-tojnë mediat italiane është fakt i kryer largimi i tij nga Napoli në fund të këtij sezoni. Portieri spanjoll ka arritur marrëveshjen me Milanin dhe në 3 sezonet e ardhshme do të jetë numri 1 i kuqez-injve. Milani ka informuar Napolin se ka arritur akordin me 35-vjeçarin i cili është në skadencë kontrate me të kaltrit. Te Milani Reina do të përfitojë një pagë vjetore prej

Mbrojtësi i djathtë i PSG, Dani Alvesh, shprehu keqard-hje për familjen e mbrojtësit të Fiorentinës Davide Astori, por deklaroi se “në këtë botë mijëra fëmijë vdesin çdo ditë për arsyeje të ndryshme dhe atyre s’iu kushtohet vëmendje e madhe”. Komentet e tij u quajtën të pandjenja. Mario Baloteli tha se komente të tilla nuk duhet bërë gjatë vdekjes së dikujt. Sot, Alvesh i është përgjigjur komenteve të Su-per Marios, duke kërkuar falje. “Unë nuk doja ta ofen-doja asnjëri, nëse kjo është ajo çka Balotelinjo po men-don. Jetojmë në një botë ku

Reali i Madridit është duke e rivalizuar Juventusin për transferimin e mesfush-orit të Liverpulit, Emre Kan. Gjermani do të jetë lojtar i lirë pas 30 qershorit dhe pritej që t’i bashkohej Juventusit me të përfunduar kontratën me klubin anglez. Edhe pse nuk ka pasur njoftim për arritje të marrëveshjes, mesfushori ka thënë se nuk ka marrëveshje me asnjë klub. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar se oferta e Juves nuk është problem për paqartësitë e krijuara. “Zonja e Vjetër” i ka ofruar 5 milionë euro për sezon, plus bonuset, por interesimi i Real

3 milionë eurosh. Mbetet për t’u parë nëse Reina do të jetë zëvendësi i Donarumës, apo ky i fundit do të largohet nga Milani në fund të këtij sezoni.

shpesh duhet të jesh hipokrit për t’u vlerësuar nga njerëzit. Sidoqoftë, nëse ndokush është ofenduar, kërkoj falje”, ka shtuar ai.

Madridit ka shtyrë vonesën e marrëveshjes. Përfaqësuesit i kanë kërkuar kohë Emre Kanit që të mendojë për ofertën e Realit të Madridit.

Kuqezinjtë italianë bënë një volum të madh loje dhe u treguan të përkushtuar për rezultat pozitiv, por diferencën e bënë golat e Mkhitarianit dhe Ramsit në pjesën e parë

mentet decizive, kurse Arse-nali u tregua pragmatist në këtë ndeshje duke fituar dhe duke bërë një hap përpara drejt kualifikimit, të cilin e ka në dorën e tij.

Ndeshja Milani pësoi dy gola

të shpejtë në pjesën e parë duke mos i përmbushur pritshmëritë e mëdha që kish-in tifozët kuqezinj ë shikonin kthimin e skuadrës së tyre në Europë pas kaq shumë kohësh. Në fakt, ecuria e mirë e Milanit në kampionat

jepte garanci por rivalitetin me skuadrën e Arsenalit, e cila vinte në këtë duel pas disa zhgënjimesh radhazi si në finalen e humbur të kupës “Carabao”, ashtu dhe nga dy disfata radhazi në Premier, ku u vu në shënjestër trajneri Ar-sen Venger, ndaj të cilit tifozët kishin shprehur pakënaqësi dhe i kërkonin dorëheqjen. Por skuadra e “Topçinjve” ishte në krizë dhe kërkonte reflektim në një aktivitet të madh. Dhe reflektimi vjen përballë një skuadre me emër

Milanit nuk i mjafton impulsi i Gatuzos, Arsenali e mund 2-0 në “San Siro”

Alvesh i përgjigjet Balotelit: Unë s'ofendoj njeri, siç bën ti

Juventusi, edhe pse ju mo-hua ajo penallti e pastër ndaj Dagllas Kostës në minutën e 16-të, u mor para nga Totenhem për 64 minuta. Në atë pikë Alegri që i duhej të shënonte dy gola në gjysmë ore, gjeti shpëtimtarët te dy yjet e sulmit, Higuain dhe Dybala, që përfituar nga rënia fizike dhe psikologjike e Toten-hem për ta përmbysur ndeshjen në 3 minuta. Gonzalo Higuainit deri tani nuk i kishin mjaftuar 52 gola në 90 ndeshje me Juven për të bërë të heshtnin skeptikët me shprehje të tipit “luan në Itali por në Champions zhduket. “El Pipita” në “Wembley” edhe pse vinte nga një dëmtim dhe me vetëm një stërvitje e gjysmë

në këmbë, mori skuadrën mbi shpatulla me një gol nga ata që di të grabisë në zonë dhe me pastaj duke veshur kostumin e asistuesit për të çuar te goli edhe Dybalan. Nëse nuk je një kampion, fanellën me numrin 10 të Juves e shikon vetëm në dyqanin e klubit, dhe Dybala ndaj Totenham bëri atë që duhet të bëjë një kampion. Një tjetër gol me peshë pas atij që mund të ketë vlejtur një copëz titulli ndaj Lacios. Në “Wembley” me miliona sy përsipër gjeti sërish goditjen që të gjithë prej tij pres-in. Dybala është gati për të tjera mbrëmje të tilla, ndoshta duke pasur përreth një Juventus që vuan më pak.

si Milani. Mkhitarian dhe rami shënuan pas asistimit të Ozil, një prej më të mirëve në fushë në pjesën e parë, që nxori dy golat e Arsenalit nga “xhepi” i tij. Milani u gjend i papërgatitur dhe i befasuar nga golat. Në pjesën e dytë në fushë ishte vetëm Milani, që dhuronte spektakël me veprimet e tij, pro pa mundur të çajë mbrojtjen e ngjeshur angleze dhe të pozicionuar mirë me liderin e repartit difensiv Shkodran Mustafi. Diferencën e bëri mesfusha, pasi Ramsi, Ozil e Xhaka ishin më lart se kundërsh-tarët, kështu që Milanit nuk i mjaftoi shpirti luftarak për të përmbysur ndeshjen. Suso pati dy raste të mira shënimi por gaboi në gjuajtje, ndërsa Bonaventura dhe Borini që u fut në pjesën e dytë nuk ia dolën të shënjestronin si duhet kuadratin. Si për-fundim Arsenali fiton 2-0 dhe ndeshjen e kthimit do ta luajë në Londër, duke pasur shanse kualifikimi të mëdha. Milani duhet të gë-zohet që u kthye pas shumë kohësh në një kompeticion të madh europian.

Astori përcillet në banesën e fundit, gjithë Serie A në varrim

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /