33
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pas ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”, Tel: 04 24 27 005, 04 24 27 006 FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË www.qbz.gov.al Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare Viti: 2016 Numri: 33 Tiranë E enjte, 3 mars 2016 PËRMBAJTJA Faqe Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 139, datë 24.2.2016 Për kalimin në pronësi të Bashkisë Devoll, për njësinë administrative Qendër Bilisht, të pronës nr. 783, në zonën kadastrale 1202, dhe për një shtesë në vendimin nr. 1056, datë 16.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në komunën Qendër Bilisht, të qarkut të Korçës............................................... 2525 Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 140, datë 24.2.2016 Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë, me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “THE STAR” sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, të shoqërisë NPV” sh.a., Durrës........................................................................... 2527 Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 141, datë 24.2.2016 Për miratimin e ndryshimit të statusit, nga tokë bujqësore në tokë truall, për ndërtimin e një fabrike nga shoqëria “Deutsch Color................................................................................................... 2528 Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 142, datë 24.2.2016 Për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të sipërfaqes së tokës bujqësore, në pronësi shtetërore, në fshatin Vojnik, njësia administrative Maqellarë, Bashkia Dibër..................................................................................................... 2529 Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 143, datë 24.2.2016 Për disa ndryshime në vendimin nr. 460, datë 22.5.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe procedurave të dhënies me qira të tokave bujqësore në pronësi të shtetit”................................................................................ 2530 Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 144, datë 24.2.2016 Për planin vjetor të pranimit për vitin 2016, në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil............................ 2530

FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

  • Upload
    others

  • View
    22

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pas ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”, Tel: 04 24 27 005, 04 24 27 006

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

www.qbz.gov.al Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare Viti: 2016 – Numri: 33

Tiranë – E enjte, 3 mars 2016

PËRMBAJTJA

Faqe

Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 139, datë 24.2.2016

Për kalimin në pronësi të Bashkisë Devoll, për njësinë administrative Qendër Bilisht, të pronës nr. 783, në zonën kadastrale 1202, dhe për një shtesë në vendimin nr. 1056, datë 16.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në komunën Qendër Bilisht, të qarkut të Korçës”...............................................

2525 Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 140, datë 24.2.2016

Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë, me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “THE STAR” sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, të shoqërisë “NPV” sh.a., Durrës...........................................................................

2527 Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 141, datë 24.2.2016

Për miratimin e ndryshimit të statusit, nga tokë bujqësore në tokë truall, për ndërtimin e një fabrike nga shoqëria “Deutsch Color”...................................................................................................

2528 Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 142, datë 24.2.2016

Për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të sipërfaqes së tokës bujqësore, në pronësi shtetërore, në fshatin Vojnik, njësia administrative Maqellarë, Bashkia Dibër.....................................................................................................

2529 Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 143, datë 24.2.2016

Për disa ndryshime në vendimin nr. 460, datë 22.5.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe procedurave të dhënies me qira të tokave bujqësore në pronësi të shtetit”................................................................................

2530 Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 144, datë 24.2.2016

Për planin vjetor të pranimit për vitin 2016, në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil............................

2530

Page 2: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 145, datë 24.2.2016

Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Rikonstruksioni i rrugës “Kinemaja e vjetër””, në Bashkinë Patos......................................................................................................

2531 Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 146, datë 24.2.2016

Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Zgjerimi i varrezave publike”, në Bashkinë e Skraparit.................................

2532 Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 147, datë 24.2.2016

Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Zgjerimi i varrezave publike”, në Bashkinë e Peqinit....................................

2533 Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 148, datë 24.2.2016

Për ngritjen dhe funksionimin e sistemit të integruar të informacionit dhe statistikës të Këshillit të Ministrave.................

2534

Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 149, datë 24.2.2016

Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Shërbimeve të Sportit (ASHS)................................................................................

2535

Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 150, datë 26.2.2016

Për lirim nga detyra....................................................................................

2536

Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 151, datë 26.2.2016

Për lirim nga detyra....................................................................................

2536

Udhëzim i përbashkët i ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, ministrit të Punëve të Brendshme dhe ministrit të Drejtësisë nr. 232, datë 14.1.2016

Mbi ndryshimin e pronësisë së mjeteve rrugore............................ 2536

Udhëzim i ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës nr. 241/3, datë 19.2.2016

Mbi karakteristikat e materialit, elementet e sigurisë, elementet grafike dhe mënyrën e plotësimit të lejedrejtimit të ri të mjeteve rrugore..................................................................................................

2538 Urdhër i përbashkët i ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe ministrit të Financave nr. 755, datë 9.2.2016

Mbi tarifat për lëshimin e autorizimit për reklamat në rrugë....... 2540

Vendim i Entit Rregullator të Energjisë nr. 13, datë 16.2.2016

Mbi tarifën fikse të energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve të energjisë elektrike, nga hidrocentralet për vitin 2016.......................................................................................................

2541 Vendim i Entit Rregullator të Energjisë nr. 14, datë 16.2.2016

Për fillimin e procedurave për miratimin e kërkesës së “EVN Trading” sh.p.k., për heqjen e licencës për aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike me nr. 179 seria T12, miratuar me vendimin nr. 124, datë 29.8.2012, të Bordit të Komisionerëve të ERE-s...................................................................

2542

Page 3: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Vendim i Entit Rregullator të Energjisë nr. 15, datë 16.2.2016

Për licencimin e shoqërisë “Përparimi SK” sh.p.k., në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Shtika”................................................................................................

2542 Vendim i Entit Rregullator të Energjisë nr. 16, datë 16.2.2016

Për licencimin e shoqërisë “Përparimi SK” sh.p.k., në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike......................................

2543

Vendim i Entit Rregullator të Energjisë nr. 17, datë 16.2.2016

Për licencimin e shoqërisë “Dragobia Energy” sh.p.k. në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et “Ceremi” dhe “Dragobia”, me fuqi totale të instaluar 21900 kw..........................................................................................................

2543 Vendim i Entit Rregullator të Energjisë nr. 18, datë 16.2.2016

Për licencimin e shoqërisë “Dragobia Energy” sh.p.k., në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike......................................

2544

Vendim i Entit Rregullator të Energjisë nr. 19, datë 16.2.2016

Për licencimin e shoqërisë “Dragobia Energy” sh.p.k., në aktivitetin e furnizimit të energjisë elektrike...................................

2544

Vendim i Entit Rregullator të Energjisë nr. 20, datë 16.2.2016

Mbi fillimin e procedurave për licencimin e shoqërisë “HEC Lashkiza” sh.p.k., në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et “Lashkiza 1”, me fuqi të instaluar 4076 kw dhe “Lashkiza 2”, me fuqi të instaluar 882 kw (me fuqi totale të instaluar 4958 kw)................................................................

2545 Vendim i Entit Rregullator të Energjisë nr. 21, datë 16.2.2016

Mbi fillimin e procedurave për licencimin e shoqërisë “HEC Lashkiza” sh.p.k., në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike

2546

Vendim i Entit Rregullator të Energjisë nr. 22, datë 16.2.2016

Për miratimin e amendimit të nenit 15 të Marrëveshjes së Shërbimit të Transmetimit, miratuar me vendimin e ERE-s nr. 10, datë 4.2.2015..................................................................................

2546

Vendim i Entit Rregullator të Energjisë nr. 23, datë 16.2.2016

Mbi miratimin e kërkesës së shoqërisë “Kisi-Bio-Energji” sh.p.k., për lënie si garanci hipotekore pranë Raiffeisen Bank, të aseteve që disponon.......................................................................

2547

Vendim i Entit Rregullator të Energjisë nr. 24, datë 16.2.2016

Për miratimin e kërkesës së shoqërive “Euron Energy” sh.p.k, “Energal” sh.p.k. dhe “Alb-Energy” sh.p.k., për një ndryshim në vendimin nr. 133, datë 31.10.2015, të Bordit të ERE-s...........

2548

Vendim i Entit Rregullator të Energjisë nr. 25, datë 16.2.2016

Mbi shqyrtimin e kërkesës së shoqërisë “HEC Tervoli” sh.p.k., për lënie si garanci hipotekore pranë Raiffeisen Bank, të aseteve që disponon............................................................................

2548

Vendim i Entit Rregullator të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura nr. 6, datë 13.1.2016

Për rinovim licence sh.a. Ujësjellës Bilisht...................................... 2549

Vendim i Entit Rregullator të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura nr. 7, datë 13.1.2016

Për rinovim licence Ujësjellës Fshat Lushnjë sh.a......................... 2549

Page 4: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Vendim i Entit Rregullator të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura nr. 8, datë 1.2.2016

Për një ndryshim në vendimin nr. 24, datë 26.11.2014, “Për licencim sh.a. Ujësjellës-Kanalizime Elbasan”...............................

2550

Vendim i Entit Rregullator të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura nr. 10, datë 10.2.2016

Mbi tarifat e ujit për konsum publik për shoqërinë UK Durrës sh.a.........................................................................................................

2550

Kërkesë e Ministrisë së Zhvillimit Urban nr. 3123/1, datë 29.7.2015

Për shpronësim, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i projektit, “Ndërtimi, rikonstruksioni dhe rinovimi i Unazës së Vogël, loti 3”, Tiranë....................................................................................................

2551 Kërkesë për shpalljen të zhdukur të shtetasit Kol Hile

Nikolla..................................................................................................

2552

Page 5: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2525

VENDIM Nr. 139, datë 24.2.2016

PËR KALIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË DEVOLL, PËR NJËSINË

ADMINISTRATIVE QENDËR BILISHT, TË PRONËS NR. 783, NË ZONËN KADASTRALE 1202, DHE PËR NJË

SHTESË NË VENDIMIN NR. 1056, DATË 16.7.2008, TË KËSHILLIT TË

MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË

KOMUNËN QENDËR BILISHT, TË QARKUT TË KORÇËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar dhe të neneve 3, shkronja “e”, 5, 7, 8 e 17, të ligjit nr. 8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Kalimin në pronësi të Bashkisë Devoll, për njësinë administrative Qendër Bilisht, të pronës me numër pasurie 783, e ndodhur në zonën kadastrale 1202, me sipërfaqe 14 000 (katërmbëdhjetë mijë) m2, sipas planimetrisë dhe formularit bashkëlidhur këtij vendimi, për ndërtimin e stacionit të transferimit të mbetjeve të ngurta.

2. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr. 1056, datë 16.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në komunën Qendër Bilisht, të qarkut të Korçës”, të shtohet prona e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi.

3. Bashkisë Devoll i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.

4. Ngarkohen ministri i Punëve të Brendshme, kryetari i Bashkisë Devoll dhe kryeregjistruesi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

Page 6: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2526

Page 7: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2527

FORMULAR PËR INVENTARIZIMIN E PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE

Institucioni i pushtetit qendror: Ministria e Punëve të Brendshme Agjencia e Inventarizimit të Pronës Publike Bashkia Devoll Fusha e përdorimit të pronës: Shërbime publike

VENDIM Nr. 140, datë 24.2.2016

PËR DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË, ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA,

NDËRMJET MINISTRISË SË ZHVILLIMIT EKONOMIK, TURIZMIT,

TREGTISË DHE SIPËRMARRJES, SI QIRADHËNËS, DHE SHOQËRISË “THE

STAR” SHPK, SI QIRAMARRËS, PËR PASURINË “SALLA S4, ME AMBIENTET

E SAJ NDIHMËSE”, TË SHOQËRISË “NPV” SHA, DURRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të vendimit nr. 54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: 1. Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së

qirasë, me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “The Star” sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka, i godinës), në administrim të shoqërisë “NPV” sh.a., Durrës, me sipërfaqe të përgjithshme 550 (pesëqind e pesëdhjetë) m2, përkatësisht, sipërfaqe nën objekt 550 (pesëqind e pesëdhjetë) m2, sipas genplanit dhe tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

Page 8: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2528

VENDIM Nr. 141, datë 24.2.2016

PËR MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË STATUSIT, NGA TOKË BUJQËSORE NË

TOKË TRUALL, PËR NDËRTIMIN E NJË FABRIKE NGA SHOQËRIA “DEUTSCH

COLOR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11/1, të ligjit nr. 8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e ndryshimit të statusit, nga tokë bujqësore në tokë truall, të sipërfaqes prej 17 525 (shtatëmbëdhjetë mijë e pesëqind e njëzet e pesë)

m², me vendndodhje sipas të dhënave në lidhjen 1 të këtij vendimi, për ndërtimin e një fabrike nga shoqëria “Deutsch Color”.

2. Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në qarkun Durrës, të pasqyrojë në dokumentacionin kadastral përkatës ndryshimet e kategorisë së resursit, nga tokë bujqësore në tokë truall, për sipërfaqen prej 17 525 (shtatëmbëdhjetë mijë e pesëqind e njëzet e pesë) m², sipas pikës 1 të këtij vendimi.

3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Qarkut Durrës, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Bashkia Shijak për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

Page 9: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2529

Lidhja 1 TOKË-ARË (KATEGORIA III)

Bashkia Njësia

Administrative Fshati Zona

kadastrale Numri i pasurisë

Pronari Lloji i pasurisë

Kategoria e tokës

bujqësore

Truall i kërkuar

(m2)

Shijak Maminas Vlashaj 3796 334/47 Shoqëria “Deusch Color”

arë III 5263

Shijak Maminas Vlashaj 3796 334/48 Shoqëria “Deusch Color”

arë III 5262

Shijak Maminas Vlashaj 3796 334/49 Shoqëria “Deusch Color”

arë III 4417

Shijak Maminas Vlashaj 3796 334/52 Shoqëria “Deusch Color”

arë III 2583

TOTALI 17525

VENDIM Nr. 142, datë 24.2.2016

PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË

BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE TË

SIPËRFAQES SË TOKËS BUJQËSORE, NË PRONËSI SHTETËRORE, NË FSHATIN

VOJNIK, NJËSIA ADMINISTRATIVE MAQELLARË, BASHKIA DIBËR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 31.4 (tridhjetë e një pikë katër) ha, në pronësi shtetërore, në fshatin Vojnik, njësia administrative Maqellarë, Bashkia Dibër, sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i Qarkut Dibër për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

LISTA ME SIPËRFAQEN E TOKËS BUJQËSORE QË KALON NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI NË MBZHRAU

BASHKIA DIBËR

Nr. Njësia

administrative Fshati

Zona kadastrale

Indeksi i hartës

Numri i pasurisë

Sipërfaqja në ha

Lloji i pasurisë

(arë, pemëtore,

vresht, ullishte)

Statusi aktual

juridik i pronësisë

sipas ZVRPP-së

1 Maqellarë Vojnik 3811 K-34-89(63-C) K-34-89(79-A)

2/17 31,4 Arë Shtet

Page 10: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2530

VENDIM Nr. 143, datë 24.2.2016

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 460, DATË 22.5.2013, TË KËSHILLIT

TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, RREGULLAVE DHE

PROCEDURAVE TË DHËNIES ME QIRA TË TOKAVE BUJQËSORE

NË PRONËSI TË SHTETIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9, 10 e 15, të ligjit nr. 8318, datë 1.4.1998, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave, që janë pasuri shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në vendimin nr. 460, datë 22.5.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

1. Pika 1, e kreut I, ndryshohet, me këtë përmbajtje:

“1. “Tokë”, në kuptim të këtij vendimi, nënkupton tokën që është pasuri shtetërore, klasifikuar në fondin e tokës bujqësore, sipërfaqet që, në dokumentacionin kadastral, figurojnë në kategorinë e resursit tokë bujqësore.”.

2. Kudo në vendim, fjalët “…tokë bujqësore në pronësi të shtetit…” zëvendësohen me fjalën “…tokë…”, sipas përkufizimit të dhënë në pikën 1, të këtij vendimi.

3. Në kreun II, “Objekti i qiradhënies”, bëhen këto ndryshime:

a) Pika 1 ndryshohet, me këtë përmbajtje: “1. Objekt i qiradhënies, sipas këtij vendimi,

janë të gjitha sipërfaqet e tokës në pronësi të shtetit.”.

b) Pika 3 shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren

Zyrtare. KRYEMINISTRI

Edi Rama

VENDIM Nr. 144, datë 24.2.2016

PËR PLANIN VJETOR TË PRANIMIT PËR VITIN 2016, NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË

TË SHËRBIMIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2016 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej 1 121, i ndarë sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 12;

b) Për kategorinë e mesme drejtuese 90; c) Për kategorinë e ulët drejtuese 273; ç) Për kategorinë ekzekutive 746. 2. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të

posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:

- Shkenca juridike; - Shkenca kompjuterike; - Audit i brendshëm; - Shkenca ekonomike; - Shkenca ekonomike/juridike; - Shkenca shoqërore; - Shkenca sociale; - Histori-filologji; - Veterinari; - Agronomi; - Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to; - Kimi; - Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme; - Shkenca inxhinierike; - Arkitekturë; - Arkeologji dhe restaurime; - Artet e bukura; - Gjeodezi; - Shkenca ekzakte; - Shkenca edukimi; - Mësuesi; - Arsim i lartë ushtarak/policor; - Arsim i lartë.

Page 11: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2531

3. Institucionet e administratës shtetërore ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2016 janë sipas lidhjes nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

4. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

Lidhja nr. 1 LISTA E INSTITUCIONEVE TË

ADMINISTRATËS SHTETËRORE KU PLANIFIKOHEN VENDET VAKANTE

GJATË VITIT 2016

1. Kryeministria dhe institucionet e saj të varësisë;

2. Sistemi i Ministrisë së Mjedisit; 3. Ministria e Mbrojtjes; 4. Ministria e Kulturës; 5. Sistemi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe

Rinisë; 6. Sistemi i Ministrisë së Energjisë dhe

Industrisë; 7. Ministria e Integrimit Evropian; 8. Sistemi i Ministrisë së Transportit dhe

Infrastrukturës; 9. Ministria e Punëve të Jashtme; 10. Sistemi i Ministrisë së Shëndetësisë; 11. Sistemi i Ministrisë së Drejtësisë; 12. Sistemi i Ministrisë së Zhvillimit Urban; 13. Sistemi i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik,

Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; 14. Sistemi i Ministrisë së Financave; 15. Sistemi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit; 16. Sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendshme 17. Sistemi i Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit

Rural dhe Administrimit të Ujërave.

VENDIM Nr. 145, datë 24.2.2016

PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE

TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI

“RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “KINEMAJA E VJETËR””, NË BASHKINË

PATOS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Rikonstruksioni i rrugës “Kinemaja e vjetër””, në Bashkinë e Patosit, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Patos.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme që shpronësohen, të kompensohen, sipas vlerave përkatëse, për sipërfaqen prej 50.7 (pesëdhjetë pikë shtatë) m², truall, në vlerën e përgjithshme të shpronësimit prej 50 294 (pesëdhjetë mijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 50 294 (pesëdhjetë mijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekësh përballohet nga të ardhurat e Bashkisë Patos, të planifikuara në buxhetin e saj.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale përballohet nga Bashkia Patos.

6. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tri muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

7. Afati i përfundimit të punimeve të objektit në Bashkinë e Patosit të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga kjo bashki.

8. Regjistrimi i ri i pasurisë 50.7 (pesëdhjetë pikë shtatë) m², truall, për projektin “Rikonstruksioni i rrugës “Kinemaja e vjetër””, bëhet në favor të Bashkisë së Patosit.

9. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Bashkia Patos për zbatimin e këtij vendimi.

Page 12: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2532

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

LISTA EMËRORE E PERSONAVE DHE E PRONAVE QË DO TË SHPRONËSOHEN PËR EFEKT TË SHPRONËSIMIT, QË DO TË PËRDORET PËR RIKONSTRUKSIONIN E

RRUGËS “KINEMAJA E VJETËR”, NË BASHKINË E PATOSIT

Nr. Emër, mbiemër Nr.

i pasurisë Zona

kadastrale Sipërfaqja m2/truall

Çmimi në lekë/m2

Vlera në lekë

Vërtetim pronësie

1 Yzedin Xhevat Fejzaj 2/8. 2890 50.7 m2 992 50 294

Konf. nga ZVRPP-ja nr. 2100/1, datë

29.4.2015

TOTALI 50 294

VENDIM Nr. 146, datë 24.2.2016

PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE

TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE”, NË BASHKINË

E SKRAPARIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Zgjerimi i varrezave publike”, në Bashkinë e Skraparit, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Skrapar.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen për sipërfaqen e

përgjithshme, prej 2 000 (dy mijë) m² truall, në vlerën 1 592 000 (një milion e pesëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 1 592 000 (një milion e pesëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekësh, përballohet nga të ardhurat e Bashkisë Skrapar, planifikuar në buxhetin e saj.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale përballohet nga Bashkia e Skraparit.

6. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

7. Afati i përfundimit të punimeve të objektit, në Bashkinë e Skraparit, të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga kjo bashki.

8. Regjistrimi i ri i pasurisë, prej 2 000 (dy mijë) m² truall, për projektin “Zgjerim i varrezave publike”, bëhet në favor të Bashkisë së Skraparit.

9. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Bashkia e Skraparit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

LISTA EMËRORE E PERSONAVE DHE E PRONAVE QË DO TË SHPRONËSOHEN PËR EFEKT TË SHPRONËSIMIT QË DO TË PËRDORET PËR “ZGJERIMIN E VARREZAVE

PUBLIKE”, NË BASHKINË E SKRAPARIT

Nr. Emër, mbiemër Nr. i

pasurisë Zona

kadastrale Sipërfaqja m2

truall Çmimi në lekë/m2

Vlera në lekë

Lloji i dokumentit të pronësisë

1 Selam Teki Koprencka 55/50 1420 1000 796 796 000 Certifikatë për vërtetim pronësie

2 Hektor Teki Koprencka 55/48 1420 1000 796 796 000

Certifikatë për vërtetim pronësie

TOTALI 1 592 000

Page 13: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2533

VENDIM Nr. 147, datë 24.2.2016

PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE

TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE”, NË BASHKINË

E PEQINIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Zgjerimi i varrezave publike”, në Bashkinë e Peqinit, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Peqin.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme që shpronësohen, të kompensohen, sipas vlerave përkatëse, për sipërfaqen 4 000 (katër mijë) m²,

tokë bujqësore, në vlerën e përgjithshme të shpronësimit 1 204 000 (një milion e dyqind e katër mijë) lekë.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 1 204 000 (një milion e dyqind e katër mijë) lekësh përballohet nga të ardhurat e Bashkisë Peqin, planifikuar në buxhetin e saj.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale përballohet nga Bashkia e Peqinit.

6. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

7. Afati i përfundimit të punimeve të objektit në Bashkinë e Peqinit të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga kjo bashki.

8. Regjistrimi i ri i pasurisë 4 000 (katër mijë) m², tokë bujqësore, për projektin “Zgjerim i varrezave publike”, bëhet në favor të Bashkisë së Peqinit.

9. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Bashkia e Peqinit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

LISTA EMËRORE E PERSONAVE DHE E PRONAVE QË DO TË SHPRONËSOHEN PËR EFEKT TË SHPRONËSIMIT QË DO TË PËRDORET PËR “ZGJERIMIN E VARREZAVE

PUBLIKE”, NË BASHKINË E PEQINIT

Nr. Emër, mbiemër Nr. i

pasurisë Zona

kadastrale

Nr. i dokumentit hipotekor

Sipërfaqja m2/ tokë bujqësore

Çmimi në

lekë/m2 Vlera në

lekë

Lloji i dokumentit të

pronësisë

1 Familja “Haramija”

232/2 3055 1171 4000 301

Konf. nga ZVRPP-ja nr.

3843, datë 22.9.2015

*Vule Xhaferr Maloku (Haramija)

240 800

*Zyba Xhaferr Saranjezi (Haramija)

240 800

*Myrteza Xhaferr Haramija

240 800

*Et'hem Xhaferr Haramija

240 800

*Sulejman Xhaferr Haramija

240 800

TOTALI 4 000 1 204 000

Page 14: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2534

VENDIM Nr. 148, datë 24.2.2016

PËR NGRITJEN DHE FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË INTEGRUAR TË

INFORMACIONIT DHE STATISTIKËS TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 2, shkronja “a”, e 5, të nenit 24, të ligjit nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ngritjen e Sistemit të Integruar të Informacionit dhe Statistikës të Këshillit të Ministrave, në vijim SIISKM, i cili organizohet dhe funksionon me qendër në Kryeministri dhe njësitë përbërëse në çdo ministri të linjës.

2. SIISKM-ja ka për qëllim administrimin dhe menaxhimin e fluksit të informacionit në funksion të vendimmarrjeve politike e strategjike të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit e të ministrave, si dhe në funksion të komunikimit e bashkëveprimit ndërinstitucional e të mirëmbajtjes së të dhënave thelbësore statistikore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. SIISKM-ja përbëhet nga Zyra Operacionale e Situatës në Kryeministri, në vijim ZOS, dhe nga zyrat e informacionit dhe menaxhimit të emergjencave civile dhe krizave, pranë ministrive, në vijim ZIMEK. ZOS-i dhe ZIMEK-u kryejnë edhe funksionet e parashikuara në vendimin nr. 965, datë 2.12.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për bashkërendimin ndërinstitucional të strukturave të drejtimit, në rastet e emergjencave civile dhe krizave”.

4. Detyrat kryesore të SIISKM-së janë si më poshtë:

a) Mbledhja, përpunimi dhe analiza e informacionit në interes të planifikimit, të komunikimit publik, të statistikës dhe të vendimmarrjes së rëndësishme, në nivel të ministrit, Kryeministrit dhe të Këshillit të Ministrave;

b) Hartimi i raporteve periodike ditore, javore, mujore dhe vjetore për ministrat, Kryeministrin dhe instanca të tjera të përcaktuara me urdhër të tyre, në të cilat pasqyrohen gjendja e përgjithshme sipas fushave të përgjegjësisë së ministrive, si dhe

gjendja e përgjithshme e vendit në rastin e raporteve që përgatiten për Kryeministrin. Përveç raporteve të përgjithshme, SIISKM-ja përgatit edhe raporte tematike për çështje të caktuara me rëndësi;

c) Mbledhja, përpunimi dhe publikimi i informacionit statistikor në nivel ministrie dhe Kryeministrie.

5. Raportet e SIISKM-së janë dokumente përfundimtare dhe referencë e detyrueshme zyrtare, si në komunikimin ndërinstitucional ashtu dhe në komunikimin publik. Në përmbushje të detyrave të përcaktuara në pikën 4 të këtij vendimi, çdo komunikim ndërinstitucional, ndërmjet Kryemi-nistrisë e ministrive e strukturave të tjera të varësisë dhe ndërmjet ministrive kryhet nëpërmjet strukturave të SIISKM-së.

6. Strukturat përbërëse të SIISKM-së janë përgjegjëse për sistemimin, administrimin dhe ruajtjen e informacionit që qarkullon përmes tyre në të gjitha trajtat teknike në përdorim, si: letra, mbartësit analogë dhe digjitalë të shkrimit, zërit dhe figurës.

7. Zyra Operacionale e Situatës është qendra e koordinimit të SIISKM-së. Objekti i punës së ZOS-it është të bashkërendojë gjithë veprimtarinë e SIISKM-së dhe të përmbushë detyrat e përcaktu-ara në pikat 4, 5 dhe 6, të këtij vendimi, në funksion të Kryeministrit dhe të Këshillit të Ministrave.

8. ZOS-i menaxhon dhe mban në funksion të përhershëm sallën qendrore të situatës në kryeministri si dhe organizon prezantimet periodike për gjendjen e sektorëve të veçantë dhe gjendjen e përgjithshme të vendit për Kryeministrin dhe për Këshillin e Ministrave.

9. ZOS-i mbështetet nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), si dhe nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Infor-macionit përkatësisht (AKSHI) me informacion gjeohapësinor, informatik, si dhe produkte të tjera të nevojshme për përgatitjen e raporteve e të prezantimeve për Kryeministrin dhe Këshillin e Ministrave.

10. Objekti i punës së ZIMEK-ut në çdo ministri është përmbushja e detyrave të përcaktuara në pikat 4, 5 dhe 6, të këtij vendimi, në funksion të ministrit, dhe nëpërmjet ZOS-it, në funksion të Kryeministrit.

11. ZOS-i ka në përbërje punonjës organikë të Kryeministrisë dhe përfaqësues, koordinatorë ndërlidhës të dërguar nga ministritë. Koordinatorët

Page 15: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2535

ndërlidhës të ministrive pranë ZOS-it janë pjesë e strukturave të ZIMEK-eve të ministrive përkatëse.

12. Për hartimin e raporteve tematike për çështje të caktuara, kur kërkohet ekspertizë e lartë e cila nuk disponohet në ZOS apo në ZIMEK, autorizohet angazhimi i ekspertëve nga brenda administratës shtetërore ose kontraktimi i tyre nga jashtë saj, në bazë të kontratave dypalëshe, të cilat nënshkruhen nga sekretarët e përgjithshëm të çdo institucioni dhe ekspertëve përkatës që nuk janë pjesë e administratës shtetërore.

13. Në strukturat e SIISKM-së angazhohen punonjës me kualifikim të përshtatshëm dhe të aftë për kryerjen e detyrave të mëposhtme:

- kryeanalistit; - analistit të lartë; - koordinatorit; - editorit; - përpunuesit të të dhënave; - ndihmësit. 14. Protokollet e mbledhjes, përpunimit,

analizës dhe publikimit të informacionit, si dhe procedurat standarde të punës rregullohen me akte të veçanta, që miratohen nga Kryeministri për ZOS-in dhe nga ministrat përkatës për ZIMEK-un. Aktet që miratohen nga ministrat duhet të jenë të harmonizuara me parimet, standardet dhe kërkesat e parashikuara në aktet e miratuara nga Kryeministri për ZOS-in.

15. Ngarkohen Kryeministria dhe ministritë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

VENDIM Nr. 149, datë 24.2.2016

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË SHËRBIMEVE TË SPORTIT (ASHS)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe të neneve 6, 18 e 30, pika 1, të ligjit nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Agjencia e Shërbimeve të Sportit është person juridik publik, buxhetor, në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

2. Agjencia e Shërbimeve të Sportit ofron shërbime për federatat shqiptare të sportit, shoqatat dhe klubet sportive që kërkojnë mbështetjen e saj, sipas kapacitetit infrastrukturor dhe financiar. Realizimi i këtyre shërbimeve bëhet sipas akteve nënligjore në fuqi dhe në bazë të marrëveshjeve paraprake ndërmjet palëve.

3. Agjencia e Shërbimeve të Sportit asiston dhe mbështet me personel të specializuar dhe infrastrukturë federatat sportive në Republikën e Shqipërisë për zhvillimin e aktiviteteve kombëtare e ndërkombëtare.

4. Agjencia e Shërbimeve të Sportit ofron shërbimet e mëposhtme për ekipet kombëtare dhe federatat sportive.

a) Akomodimin, kontrollin dhe trajtimin mjekësor për çdo kategori moshash të ekipeve kombëtare;

b) Administrimin dhe menaxhimin e ambienteve e të terreneve sportive, në zbatim të akteve ligjore e nënligjore në fuqi;

c) Administrimin dhe menaxhimin e bazës materiale sportive, në dispozicion të ekipeve kombëtare;

ç) Ofrimin e mjediseve e të infrastrukturës tjetër të nevojshme për periudhën e grumbullimit të ekipeve kombëtare, sipas kalendarit të përcaktuar me parë;

d) Dhënien me qira të aseteve (zyra dhe mjedise sportive), sipas kuadrit ligjor në fuqi.

5. Agjencia e Shërbimeve të Sportit drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili përfaqëson agjencinë, si dhe organizon e drejton të gjithë veprimtarinë e saj. Drejtori i Përgjithshëm asistohet nga një zëvendësdrejtor.

6. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Shërbimeve të Sportit emërohet, lirohet ose shkarkohet nga ministri i Arsimit dhe Sportit.

7. Rregullat dhe procedurat e funksionimit të brendshëm të Agjencisë së Shërbimeve të Sportit përcaktohen me rregullore të ministrit të Arsimit dhe Sportit.

8. Marrëdhëniet e punës së nëpunësve të Agjencisë së Shërbimeve të Sportit rregullohen në bazë të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë.

Page 16: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2536

9. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

VENDIM Nr. 150, datë 26.2.2016

PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Gentiana Sula, zëvendësministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI Edi Rama

VENDIM Nr. 151, datë 26.2.2016

PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Milva Ekonomi, zëvendësministër i Shëndetësisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI Edi Rama

UDHËZIM Nr. 232, datë 14.1.2016

MBI NDRYSHIMIN E PRONËSISË SË MJETEVE RRUGORE

Në zbatim të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të pikave 5 dhe 6, të planit të masave kundër informalitetit në fushën e transportit rrugor

miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 806, datë 30.9.2015, ministri i Drejtësisë, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës dhe ministri i Punëve të Brendshme,

UDHËZOJNË:

Neni 1 Qëllimi

Qëllimi i këtij udhëzimi është të krijojë kuadrin e nevojshëm normativ për përcaktimin e procedurave, kompetencave, kritereve dhe dokumentacionit për ndryshimin e pronësisë së mjeteve rrugore dhe përditësimin e lejes së qarkullimit të tyre, në mënyrë që të garantohet evidentimi i saktë i pronësisë mbi këto mjete.

Neni 2 Përkufizime

Për efekt të këtij udhëzimi, termat e mëposhtëm do të kenë këto kuptime:

“DPSH”, Drejtoria e Policisë së Shtetit. “DPSHTRR”, Drejtoria e Përgjithshme e

Shërbimeve të Transportit Rrugor. “Importues i mjetit”, personi fizik ose juridik,

gjeneralitetet e të cilit evidentohen në dokumentin e zhdoganimit dhe që posedon automjetin e ri ose të përdorur i cili hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Kontratë” veprimi juridik, me anë të të cilit palët krijojnë, ndryshojnë ose shuajnë një marrëdhënie juridike, brenda kufijve të vendosur nga legjislacioni në fuqi.

“Mjet rrugor”, sipas përkufizimit të nenit 54 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar.

“Mënyrat e fitimit të pronësisë”, të gjitha mënyrat e fitimit të pronësisë përcaktuar në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar.

“Noter”, çdo subjekt i cili plotëson kushtet sipas nenit 2 të ligjit nr. 7829, datë 1.6.1994, “Për noterinë”, i ndryshuar.

“Pronar i mjetit rrugor”, personi fizik ose juridik, që vërteton gëzimin dhe disponimin lirisht të automjetit, të lejes së qarkullimit dhe certifikatës së pronësisë që lëshon DPSHTRR-ja për një mjet të regjistruar.

Page 17: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2537

Neni 3 Dokumentacioni që dorëzohet për mjet të

regjistruar në DPSHTRR

Palët e interesuara për të nënshkruar një kontratë për kalim pronësie të mjetit, përpara noterit duhet të paraqesin:

1. Leje qarkullimi, e lëshuar nga DPSHTRR-ja në emër të pronarit aktual, në cilësinë e shitësit.

2. Certifikatë pronësie, e lëshuar nga DPSHTRR-ja në emër të pronarit aktual, në cilësinë e shitësit.

3. Dokument identifikimi ose prokurën e lëshuar nga palët kontraktuese së bashku me dokumentin e identifikimit të përfaqësuesit.

Neni 4 Dokumentacioni që dorëzohet për mjet të

paregjistruar në DPSHTRR

Palët e interesuara për të nënshkruar një kontratë për kalim pronësie të mjetit të paregjistruar në DPSHTRR, përpara noterit duhet të paraqesin:

1. Dokumentin e origjinës së mjetit me treguesit teknikë;

2. Dokumentin e fitimit të pronësisë në rast se subjekti që paraqet dokumentet përpara noterit nuk rezulton pronar i mjetit në dokumentin e përcaktuar në pikën 1;

3. Dokument identifikimi ose prokurën e lëshuar nga palët kontraktuese së bashku me dokumentin e identifikimit të përfaqësuesit.

Neni 5 Noteri dhe zyrat noteriale

Pas dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar në nenin 3 ose nenin 4, noteri:

a) Verifikon gjeneralitet e palëve. Fotokopjet e kartave të identitetit i bashkëngjit me kontratën me adresa të sakta sipas rregullave të përcaktuara nga aktet e brendshme të rregullimit të veprimtarisë së noterëve.

b) Verifikon numrin e identifikimit të mjetit në bazën e të dhënave aktive të ruajtura në Regjistrin e Barrëve Siguruese. Nëse mjeti rezulton i lirë nga baza e të dhënave të Regjistrit të Barrëve Siguruese, nënshkruan kontratën dhe i bashkëngjit konfirmimin përkatës. Nëse mjeti rezulton me detyrim nga baza e të dhënave të Regjistrit të Barrëve Siguruese, njofton palët duke iu vënë në

dispozicion edhe konfirmimin zyrtar të detyrimit përkatës.

c) Verifikon numrin e identifikimit të mjetit në bazën e të dhënave të DPSHTRR-së nëse dosja e mjetit është e bllokuar për arsye të ndryshme financiare dhe ligjore. Nëse dosja e mjetit është e lirë nënshkruan kontratën. Nëse është e bllokuar njofton subjektet e interesuara bashkë me arsyen përkatëse.

d) Dërgon në formë elektronike për njoftim kontratën e nënshkruar dhe të vulosur në adresat elektronike të DPSHTRR-së.

e) Njofton subjektin blerës për përgjegjësitë dhe penalitetet financiare të parashikuara në nenin 93, të ligjit nr. 8378, datë 22.4.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, në rast të tejkalimit të afatit prej 10 ditësh nga data e nënshkrimit të kontratës së shitblerjes deri në kryerjen e shërbimit në sportelet e DPSHTRR-së për përditësimin e lejes së qarkullimit me ndryshimin përkatës.

Neni 6 Kontrata noteriale

Në formulimin e një kontrate noteriale, duhet të konsiderohen për përmbajtje dhe përshkim këto elemente:

1. Gjeneralitetet e plota të personave në cilësinë e shitësit dhe blerësit;

2. Adresat e vendbanimit të personave në cilësinë e shitësit dhe blerësit;

3. Të dhënat teknike të mjetit, si: targa, numri i identifikimit, lloji, marka, emërtimi tregtar, ngjyra;

4. Numri i serisë së lejes së qarkullimit dhe certifikatës së pronësisë vetëm kur mjeti është i regjistruar në DPSHTRR;

5. Përgjegjësitë ligjore dhe administrative; 6. Detyrimet financiare ndaj DPSHTRR-së; 7. Detyrimin që në një afat prej 10 ditësh nga

data e nënshkrimit të kontratës së shitblerjes të evidentohet personi në cilësinë e blerësit si pronar i mjetit në lejen e qarkullimit, për të shmangur penalizimin nga organet e ngarkuara me ligj.

Neni 7 Përgjegjësitë e DPSHTRR-së

Miraton të drejtën për hyrje të çdo noteri ose zyre noteriale sipas kërkesave të këtyre të fundit, pasi të kenë konfirmuar se pranojnë dhe janë dakord me të gjitha kushtet dhe kriteret e

Page 18: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2538

përdorimit të sistemit, në bazën e të dhënave të saj me të drejtë view për t’u konsultuar me mjetet nëse janë të bllokuara dhe arsyen e bllokimit.

Neni 8 Përgjegjësitë e DPSH-së

Në rast se DPSH-ja konstaton në qarkullim mjete për të cilat nuk është respektuar procedura e parashikuar në nenin 93 të Kodit Rrugor, pas verifikimeve me DPSHTRR-në për shitblerjen e tyre, merr masa për bllokimin e tyre nga qarkullimi. Këtyre mjeteve u tërhiqet leja e qarkullimit dhe i dërgohet zyrtarisht DPSHTRR-së, e cila merr masa për rinovimin e saj, me paraqitjen e zotëruesit në zyrat e DPSHTRR-së.

Neni 9 Të tjera

Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen DPSHTRR-ja, Dhoma Kombëtare e Noterëve dhe DPSH-ja.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS Edmond Haxhinasto

MINISTRI I DREJTËSISË Ylli Manjani

MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME Saimir Tahiri

UDHËZIM Nr. 241/3, datë 19.2.2016

MBI KARAKTERISTIKAT E MATERIALIT, ELEMENTET E SIGURISË, ELEMENTET

GRAFIKE DHE MËNYRËN E PLOTËSIMIT TË LEJEDREJTIMIT TË RI

TË MJETEVE RRUGORE1

Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 115/1, të ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit nr. 292, të “Rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të

1 Udhëzimi synon përputhshmëri të plotë me

direktivën nr. Celex 320060126, 2006/126/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, e 20 dhjetorit 2006 “Mbi lejet e drejtimit”.

Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës,

UDHËZON:

Neni 1 Karakteristikat fizike të lejedrejtimit

1. Përmasat e lejedrejtimit janë sipas standardit ISO/IEC 7810, formati ID-1.

2. Karakteristikat fizike të lejedrejtimit janë sipas standardit ISO 7810 dhe ISO 7816-1.

3. Materiali i kartës duhet të jetë: a) Polikarbonat; b) Me jo më pak se 4 (katër) shtresa; c) Me jetëgjatësi jo më pak se 10 (dhjetë) vjet; d) I përshtatshëm për gdhendje dhe

personalizim me lazer. 4. Metodat e testimit për verifikimin e

karakteristikave të lejes së drejtimit që garantojnë përputhjen me normat dhe standardet ndërkombëtare do të jenë sipas standardit ISO 10373.

Neni 2 Elementet grafike, elementet e sigurisë dhe kërcënimet ndaj sigurisë fizike të lejeve të

drejtimit

Elementet grafike 1. Në anën e përparme, në krahun e majtë, mbi

fotografinë e mbajtësit do të vendoset shenja dalluese e shtetit që e lëshon. Një element oval me ngjyrë të kuqe dhe që në brendësi të tij ka simbolin AL në ngjyrë të zezë.

2. Në anën e përparme, sipër, midis shenjës dalluese të shtetit dhe emrit të shtetit lëshues do të shënohet fjala “LEJEDREJTIMI”, e shkruar me germa të mëdha. Poshtë saj do të shkruhet “DRIVING LICENSE”.

3. Në anën e përparme, sipër, në krahun e djathtë do të shkruhet emri i shtetit lëshues “REPUBLIKA E SHQIPËRISË”. Poshtë saj do të shkruhet “REPUBLIC OF ALBANIA”.

4. Në anën e përparme, poshtë, në krah të majtë do të vendosen elemente optike të ndryshueshme.

5. Në anën e përparme në krahun e djathtë do të shkruhet fjala “lejedrejtimi” në gjuhët e Bashkimit Evropian, siç shkruhen në aneksin I, pika 3.e të direktivës evropiane 2006/126/EC.

Page 19: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2539

6. Në anën e pasme, sfondi do të përmbajë fjalinë “MODEL I BASHKIMIT EUROPIAN” në gjuhën shqipe dhe angleze.

7. Të dyja anët e lejedrejtimit do të kenë sfond kompleks me elemente kundër kopjimit me skanim dhe printim me efekt ylberi, duke përfshirë “guilloche”. Ngjyrat e përdorura duhet të jenë minimalisht 2 (dy) dhe nuk duhet të jenë pjesë e ngjyrave primare (CMYK). Ngjyra bazë do të jetë ngjyra rozë e shoqëruar me blu të hapur. Në këtë sfond duhet të përfshihet dhe mikrotekst.

8. Harta e Shqipërisë do të vendoset në anën e përparme djathtas me ngjyrë të ndryshueshme në varësi të këndit të shikimit.

9. Në pjesën e pasme, majtas, do të ketë dhe barkod QR, që do të përmbajë informacion lidhur me lejedrejtimin përkatës. Përcaktimi i strukturës do të bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

10. Të dhënat e personalizuara të mbajtësit të lejedrejtimit, në anën e përparme dhe të pasme të lejedrejtimit mund të lexohen me sy.

Elementet e sigurisë 1. Mikroteksti “REPUBLIKA E SHQIPË-

RISË” do të vendoset poshtë fjalëve “LEJE-DREJTIMI” dhe “REPUBLIKA E SHQIPË-RISË”.

2. Personalizimi i të dhënave të mbajtësit të lejedrejtimit do të kryhet me gdhendje me laser dhe me reliev.

3. Shkrime të tipit mikrotekst (shkrime të imta të lexueshme me anë të zmadhimit me lupë herë 10). Elementet do të përcaktohen nga DPSHTRR-ja.

4. Elementet optike të ndryshueshme përcakto-hen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

5. Në zonën e fotografisë të mbajtësit të lejedrejtimit, dizenjoja e sigurisë e sfondit të lejedrejtimit dhe fotografia duhet të mbivendosen dhe ndërthuren në mënyrë graduale pa konture të dukshme.

6. Materiali prokat i lejedrejtimit duhet të jetë qartësisht i dukshëm nën rrezet ultraviolet (UV) dhe duhet të përmbajë element të tillë në dy anët e saj dhe i gjithë materiali të reagojë nën këto rreze. Përcaktimi i elementeve bëhet nga DPSHTRR-ja.

Elemente shtesë të sigurisë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të

Transportit Rrugor duhet të përdorë të paktën 3

elemente shtesë të teknikave të mëposhtme: - bojëra me ngjyra të ndryshueshme; - bojë termokromike; - elemente optike të ndryshueshme; - pamje të ndryshueshme me lazer; - bojë ultraviolet fluoreshente, të dukshme dhe

transparente; - printim me ngjyrat e ylberit; - njolla uji dixhitale në sfond; - pigmente me infra të kuqe apo fosforeshente; - karaktere, simbole apo dizenjo të prekshme. Kërcënimet ndaj sigurisë fizike të lejeve të drejtimit - Prodhimi i kartave false: krijimi i një objekti të

ri, i cili ka ngjashmëri të madhe me dokumentin origjinal ose duke e krijuar nga e para ose duke kopjuar dokumentin origjinal.

- Ndryshime të dokumentit: ndryshim i një karakteristike të dokumentit origjinal, p.sh., duke modifikuar të dhënat e shtypura në dokument.

Siguria e përgjithshme qëndron në sistemin si i tërë, i përbërë nga procesi i aplikimit, transmetimi i të dhënave, materiali i kartës, teknika e shtypjes, një sasi minimale e karakteristikave të ndryshme të sigurisë dhe të procesit të personalizimit.

Neni 3 Mënyra e plotësimit të lejedrejtimit

I. Ana e përparme do të personalizohet sipas legjendës së mëposhtme:

1. Mbiemri i mbajtësit (me germa të mëdha); 2. Emri i mbajtësit (me germa të mëdha); 3. Datëlindja dhe vendlindja (datëlindja me

numra, data.muaji.viti, sipas formatit DD.MM.VVVV dhe vendlindja me germa të mëdha. Në vendlindje të shënohet shteti në gjuhën shqipe shoqëruar me kodin e shtetit sipas standardit ndërkombëtar);

4. a) Data e lëshimit të lejedrejtimit (me numra,

data.muaji.viti, sipas formatit DD.MM.VVVV; b) Data e përfundimit të vlefshmërisë (me

numra, data.muaji.viti, sipas formatit DD.MM.VVVV;

c) Emri i autoritetit lëshues që është DPSHTRR-ja;

d) Numër tjetër i ndryshëm nga numri i lejedrejtimit, për qëllime administrative (opsional);

5. Numri i lejedrejtimit (me germa të mëdha dhe numra);

Page 20: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2540

6. Fotografia ballore e mbajtësit, bardhë e zi, me rezolucion jo më pak se 200x300 dpi, sipas standardeve;

7. Shkrimi i mbajtësit. Plotësohet nga vetë mbajtësi (emër, mbiemër);

9. Kategoritë e lejedrejtimit që zotëron mbajtësi me germa të mëdha me këtë renditje AM, A1, A2, A, B1, B, C1, C, D1, D, BE, C1E, CE, D1E, DE.

II. Ana e pasme do të personalizohet sipas legjendës së mëposhtme:

10. Data e kualifikimit për çdo kategori lejedrejtimi (me numra, data.muaji.viti, sipas formatit DD.MM.VV. Viti përfaqësohet me dy numrat e fundit);

11. Data e përfundimit të vlefshmërisë për çdo kategori lejedrejtimi (me numra, data.muaji.viti, sipas formatit DD.MM.VV. Viti përfaqësohet me dy numrat e fundit);

12. Informacion shtesë/kufizime në formën e kodeve për (nën) kategoritë përkatëse dhe nëse është e nevojshme e shoqëruar me shënimet përkatëse. Në 12 vertikal do të vendosen kodet që i përkasin kategorisë së lejedrejtimit.

Në 12 horizontal do të shkruhen kodet e drejtuesit të mjetit dhe mjetit.

13. Hapësirë e rezervuar për shënime të ndryshme nga DPSHTRR-ja me informacione të lidhura me administrimin e lejedrejtimit (opsional).

Neni 4 Personalizimi i lejedrejtimit

Personalizimi i lejedrejtimit do të bëhet me germa, numra dhe karaktere të tjera, madhësia dhe stili i të cilave miratohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Neni 5 Fazat e prodhimit dhe personalizimit të

lejedrejtimit

1. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi do të bëjë hartimin e termave të referencës lidhur me lëshimin e lejedrejtimit, duke përfshirë gjithë procesin nga aplikimi deri në lëshimin e lejedrejtimit.

2. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor që në bazë të legjislacionit në fuqi brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi:

a) të përcaktojë fondin e nevojshëm dhe burimin e financimit;

b) të bëjë informimin publik lidhur me leje-drejtimin e ri;

c) të nxjerrë rregullat përkatëse për funksio-nimin e të gjitha hallkave të këtij procesi;

d) të realizojë procedurat për prodhimin dhe personalizimin e lejedrejtimit.

Neni 6 Shfuqizime

Udhëzimi nr. 17, datë 7.1.2003, “Mbi karakteri-stikat e materialit që përdoret për lejedrejtimin, elementet e sigurisë së lartë kundër falsifikimit dhe mënyra e plotësimit të lejedrejtimit të motomjeteve dhe automjeteve”, shfuqizohet.

Neni 7 Dispozitë tranzitore

Përjashtimisht, deri në përmbushjen e kërkesave të nenit 5, DPSHTRR-ja do të vazhdojë lëshimin e lejedrejtimit sipas modelit ekzistues.

Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS

Edmond Haxhinasto

URDHËR Nr. 755, datë 9.2.2016

MBI TARIFAT PËR LËSHIMIN E AUTORIZIMIT PËR REKLAMAT NË

RRUGË

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës, nenit 223, pika 3, të ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenit 52, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 153, datë 7.4.2000, “Rregullore për zbatimin e Kodit Rrugor”, të ndryshuar, si dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 806, datë 30.9.2015, tarifat për lëshimin e autorizimit për vendosjen e tabelave dhe mjeteve të tjera të reklamës, i cili ka vlerë për tri vjet, me të drejtë ripërtëritje, do të jenë si më poshtë:

Tipi i reklamës (neni 46 i VKM-së nr.

153, “Rregullore e zbatimit të Kodit

Rrugor”)

Çmimi lekë/m2

Fluks trafiku

mesatar ditor<7000

mjete

Çmimi lekë/m2 Fluks trafiku

mesatar ditor≥7000

mjete

Tabelë 6600 7500

Pllakat 6000 6500

Page 21: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2541

Shenja horizontale 4000 4500

Impiant 7500 8000

Të ardhurat e realizuara nga aplikimi i këtyre tarifave derdhen në buxhetin e shtetit.

Ngarkohet Autoriteti Rrugor Shqiptar për zbatimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS

Edmond Haxhinasto

MINISTRI I FINANCAVE Shkëlqim Cani

VENDIM Nr. 13, datë 16.2.2016

MBI TARIFËN FIKSE TË ENERGJISË ELEKTRIKE, QË DO T’U PAGUHET

PRODHUESVE TË ENERGJISË ELEKTRIKE, NGA HIDROCENTRALET

PËR VITIN 2016

Në mbështetje të neneve 16, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, nenit 15, pika 3, të ligjit nr. 138/2013, “Për burimet e energjisë së rinovueshme”, të ndryshuar, vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1033, datë 16.12.2015, “Për miratimin e metodologjisë të përcaktimit të tarifave fikse të energjisë, që do t’u paguhen prodhuesve të energjisë elektrike nga hidrocentralet”, si dhe pikën 3 të vendimit të Bordit të ERE-s nr. 156, datë 24.12.2015, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 16.2.2016, pasi shqyrtoi relacionin e drejtorive teknike mbi tarifën fikse të energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve të energjisë elektrike nga hidrocentralet për vitin 2016, si dhe informacionin shtesë të kërkuar,

konstatoi se: - Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 1033, datë

16.12.2015, ka miratuar “Metodologjinë e përcaktimit të tarifave fikse të energjisë që do t’u paguhen prodhuesve të energjisë elektrike nga hidrocentralet”, në të cilën është përcaktuar se “Çmimi i shitjes (lekë/kwh) = Çmimi mesatar i vitit përkatës të bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike në euro cent/kwh X koeficientin 1.24 X normën mesatare të këmbimit në euro/lekë për vitin e fundit.

- Raportit vjetor (Physical Futures Annual Report) nga bursa e Hungarisë HUPX për vitin përkatës është botuar.

- Bordi i ERE-s, në pikën 3, të vendimit nr. 156, datë 24.12.2015, ka përcaktuar se, pas publikimit të raportit vjetor (Physical Futures Annual Report) nga bursa e Hungarisë HUPX për vitin përkatës, siç përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 1033, datë 16.12.2015, ERE do të shprehet me vendim “Mbi miratimin e tarifës fikse të energjisë për vitin 2016, prodhuesve të energjisë elektrike nga hidrocentralet”.

- Bordi i ERE-s, në pikën 2, të vendimit nr. 156, datë 24.12.2015, ka përcaktuar se: Fuqia juridike e vendimit nr. 27, të Bordit të Komisionerëve të ERE-s, datë 16.2.2015, “Mbi miratimin e tarifës fikse të energjisë për vitin 2015, që do t’u paguhet prodhuesve të energjisë elektrike nga hidrocentralet”, zgjatet deri në marrjen e vendimit të shfuqizimit të tij nga Bordi i ERE-s.

Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s

VENDOSI:

1. Tarifa fikse e energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve të energjisë elektrike nga hidrocentralet për vitin 2016, do të jetë 7.448 lekë/kwh.

2. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet vendimi nr. 27, date 16.2.2015, i Bordit të Komisionerëve të ERE-s, “Mbi miratimin e tarifës fikse të energjisë për vitin 2015, që do t’u paguhet prodhuesve të energjisë elektrike nga hidrocentralet”.

3. Diferencat që mund të rezultojnë ndërmjet çmimit të miratuar për vitin 2016 dhe çmimit të miratuar për periudhën e ndërmjetme me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 156, datë 24.12.2015, do të sistemohen nëpërmjet korrigjimit të faturimeve përkatëse.

4. Drejtoria e Tarifave dhe e Çmimeve të njoftojë të interesuarit për vendimmarrjen e Bordit të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2016.

Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI Petrit Ahmeti

Page 22: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2542

VENDIM Nr. 14, datë 16.2.2016

PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR MIRATIMIN E KËRKESËS SË “EVN TRADING” SHPK, PËR HEQJEN E LICENCËS PËR AKTIVITETIN E

TREGTIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE ME NR. 179 SERIA T12, MIRATUAR ME VENDIMIN NR. 124, DATË 29.8.2012, TË

BORDIT TË KOMISIONERËVE TË ERE-S Në mbështetje të neneve 39, pika 1, dhe 42,

pika 1, germa “dh”, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, nenit 5.1 (g) të licencës për tregtim T12, nenit 5, të rregullores “Për procedurat e heqjes së licencave”, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 16.2.2016, pasi shqyrtoi relacionin e drejtorive teknike për heqjen e licencës së shoqërisë “EVN Trading” sh.p.k., për aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike me nr. 179, seria T12, miratuar me vendimin nr. 124, datë 29.8.2012, të Bordit të Komisionerëve të ERE-s

konstatoi se: - Shoqëria “EVN Trading” sh.p.k., me shkresën

nr. 28, prot., datë 6.1.2016, ka paraqitur në ERE një kërkesë për heqjen e licencës për aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike, me nr. 179, seri T12, miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 124, datë 29.8.2012.

- Kërkesa e shoqërisë “EVN Trading” sh.p.k., është e mbështetur në legjislacionin në fuqi, neni 5, paragrafi i parë, i rregullores “Për procedurat e heqjes së licencave”.

Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s

VENDOSI:

1. Fillimin e procedurave për shqyrtimin e kërkesës së shoqërisë “EVN Trading” sh.p.k., për heqjen e licencës me nr. 179 dhe numër serial T12, miratuar me vendim të Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr. 124, datë 29.8.2012, për aktivitetin e Tregtimit të Energjisë Elektrike.

2. Ngarkohet Drejtoria e Licencimit dhe e Monitorimit të Tregut të njoftojë personat e interesuar lidhur me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI Petrit Ahmeti

VENDIM Nr. 15, datë 16.2.2016

PËR LICENCIMIN E SHOQËRISË “PËRPARIMI SK” SHPK, NË

AKTIVITETIN E PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE NGA HEC

“SHTIKA”

Në mbështetje të neneve 16; 37, germa “a”; dhe 110, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, neneve 4, pika 1, germa “a”; 5, pika 1, germa “a”; 13 dhe 14, të rregullores “Për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të licencave”, të miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 108, datë 9.9.2008, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 16.2.2016, pasi shqyrtoi aplikimin e paraqitur nga shoqëria “Përparimi SK” sh.p.k., si dhe relacionin e Drejtorisë së Licencimit dhe të Monitorimit të Tregut dhe Drejtorisë Juridike dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit për licencimin në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Shtika” të kësaj shoqërie, me fuqi totale 1300 kw,

konstatoi se: - Aplikimi i shoqërisë “Përparimi SK” sh.p.k.,

plotëson tërësisht kërkesat e parashikuara nga ERE në rregulloren “Për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të licencave”, si më poshtë:

- Formati i aplikimit (neni 9, pika 1) është plotësuar në mënyrë korrekte.

- Dokumentacioni juridik, administrativ dhe pronësor (neni 9, pika 2) është plotësuar në mënyrë korrekte.

- Dokumentacioni financiar dhe fiskal (neni 9, pika 3) është plotësuar në mënyrë korrekte.

- Të dhëna specifike për HEC-in (neni 9, pikat 4.1.1, 4.1.2, 4.1.3, 4.1.4, 4.1.5) janë plotësuar në mënyrë korrekte.

- Për gjitha sa më sipër, Bordi i ERE-s

Page 23: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2543

VENDOSI:

1. Të licencojë shoqërinë “Përparimi SK” sh.p.k., në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Shtika” me fuqi totale 1300 kw, për një afat 30-vjeçar.

2. Drejtoria e Licencimit dhe e Monitorimit të Tregut të njoftojë aplikuesin për vendimin e Bordit të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI Petrit Ahmeti

VENDIM Nr. 16, datë 16.2.2016

PËR LICENCIMIN E SHOQËRISË “PËRPARIMI SK” SHPK NË

AKTIVITETIN E TREGTIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Në mbështetje të neneve 16; 37, germa “d”; dhe 110, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, neneve 4, pika 1, germa “g”; 5, pika 2; 13, të rregullores “Për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të licencave”, të miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 108, datë 9.9.2008, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 16.2.2016, pasi shqyrtoi aplikimin e paraqitur nga shoqëria “Përparimi SK” sh.p.k., si dhe relacionin e Drejtorisë së Licencimit dhe të Monitorimit të Tregut dhe Drejtorisë Juridike dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit për licencimin në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike të kësaj shoqërie,

konstatoi se: Aplikimi i shoqërisë “Përparimi SK” sh.p.k.,

plotëson tërësisht kërkesat e parashikuara nga ERE në rregulloren “Për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të licencave”, si më poshtë:

- Formati i aplikimit (neni 9, pika 1) është paraqitur dhe plotësuar në mënyrë korrekte.

- Dokumentacioni juridik, administrativ dhe pronësor (neni 9, pika 2) është paraqitur dhe plotësuar në mënyrë korrekte.

- Dokumentacioni financiar dhe fiskal (neni 9 pika 3) është paraqitur dhe plotësuar në mënyrë korrekte.

- Dokumentacioni teknik për aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike (neni 9, pika 4/10, germat “a”, “b” dhe “c”) është paraqitur dhe plotësuar në mënyrë korrekte.

Për gjithë sa më sipër, Bordi i ERE-s

VENDOSI:

1. Të licencojë shoqërinë “Përparimi SK” sh.p.k., në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike për një afat 30-vjeçar.

2. Ngarkohet Drejtoria e Licencimit dhe e Monitorimit të Tregut të njoftojë aplikuesin për vendimin e Bordit të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI Petrit Ahmeti

VENDIM Nr. 17, datë 16.2.2016

PËR LICENCIMIN E SHOQËRISË “DRAGOBIA ENERGY” SHPK NË AKTIVITETIN E PRODHIMIT TË

ENERGJISË ELEKTRIKE NGA HEC-et “CEREMI” DHE “DRAGOBIA”, ME

FUQI TOTALE TË INSTALUAR 21900 kw

Në mbështetje të neneve 16; 37, pika 2, germa “a”; dhe 110 të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, neneve 4, pika 1, germa “a”; 5, pika 1, germa “a”; nenit 13 dhe 14, të rregullores “Për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të licencave”, të miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr. 108, datë 9.9.2008, Bordi i ERE-s, në mbledhjen e tij të datës 16.2.2016, pasi shqyrtoi kërkesën e shoqërisë “Dragobia Energy” sh.p.k. për licencim në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike, si dhe relacionin e Drejtorisë së Licencimit dhe të Monitorimit të Tregut dhe Drejtorisë Juridike dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit,

konstatoi se: - Aplikimi i shoqërisë “Dragobia Energy”

sh.p.k., plotëson tërësisht kërkesat e parashikuara nga ERE në rregulloren “Për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të licencave”, si më poshtë:

Page 24: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2544

- Formati i aplikimit (neni 9, pika 1 germat “a”, “b”, “c”) është plotësuar në mënyrë korrekte.

- Dokumentacioni juridik, administrativ dhe pronësor (neni 9, pika 2 germat “a”, “b”, “c”, “d”, “e”, “f”, “g”) është plotësuar në mënyrë korrekte.

- Dokumentacioni financiar dhe fiskal (neni 9, pika 3, germat “a”, “b”, “c”, “d”) është plotësuar në mënyrë korrekte.

- Dokumentacioni teknik për HEC (neni 9, pikat 4.1.1, 4.1.2, 4.1.3, 4.1.4 dhe 4.1.5) është plotësuar në mënyrë korrekte.

Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s

VENDOSI:

1. Të licencojë shoqërinë “Dragobia Energy” sh.p.k., në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et “Ceremi”, me fuqi 8600 kw dhe “Dragobia”, me fuqi të instaluar 13300 kw (me fuqi totale të instaluar 21900 kw), për një afat 30-vjeçar.

2. Drejtoria e Licencimit dhe e Monitorimit të Tregut të njoftojnë aplikuesin për vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI Petrit Ahmeti

VENDIM Nr. 18, datë 16.2.2016

PËR LICENCIMIN E SHOQËRISË “DRAGOBIA ENERGY” SHPK NË AKTIVITETIN E TREGTIMIT TË

ENERGJISË ELEKTRIKE

Në mbështetje të neneve 16; 37, pika 2, germa “d”; dhe 110 ,të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, neneve 4, pika 1, germa “g”; 5, pika 2; nenit 13 dhe 14, të rregullores “Për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të licencave”, të miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr. 108, datë 9.9.2008, Bordi i ERE-s, në mbledhjen e tij të datës 16.2.2016, pasi shqyrtoi kërkesën e shoqërisë “Dragobia Energy” sh.p.k., për licencimin në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike, si dhe

relacionin e Drejtorisë së Licencimit dhe të Monitorimit të Tregut dhe Drejtorisë Juridike dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit,

konstatoi se: - Aplikimi i shoqërisë “Dragobia Energy”

sh.p.k., plotëson tërësisht kërkesat e parashikuara nga ERE në rregulloren “Për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të licencave”, si më poshtë:

- Formati i aplikimit (neni 9, pika 1, germat “a”, “b”, “c”) është plotësuar në mënyrë korrekte.

- Dokumentacioni juridik, administrativ dhe pronësor (neni 9, pika 2, germat “a”, “b”, “c”, “d”, “e”, “f”, “g”) është plotësuar në mënyrë korrekte.

- Dokumentacioni financiar dhe fiskal (neni 9, pika 3, germat “a”, “b”, “c”, “d”) është plotësuar në mënyrë korrekte.

- Dokumentacioni teknik për aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike (neni 9, pika 4/10, germat “a”, “b” dhe “c”) është plotësuar në mënyrë korrekte.

Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s

VENDOSI:

1. Të licencojë shoqërinë “Dragobia Energy” sh.p.k., në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 30-vjeçar.

2. Drejtoria e Licencimit dhe e Monitorimit të Tregut të njoftojnë aplikuesin për vendimin e Bordit të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI Petrit Ahmeti

VENDIM Nr. 19, datë 16.2.2016

PËR LICENCIMIN E SHOQËRISË “DRAGOBIA ENERGY” SHPK NË AKTIVITETIN E FURNIZIMIT TË

ENERGJISË ELEKTRIKE

Në mbështetje të neneve 16; 37, pika 2, germa “ç”; dhe 110, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, neneve 4, pika 1, germa “f”; 5, pika 1, germa “f”; 13; 14, të rregullores “Për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të licencave”, të miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve

Page 25: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2545

të ERE-s nr. 108, datë 9.9.2008, Bordi i ERE-s, në mbledhjen e tij të datës 16.2.2016, pasi shqyrtoi kërkesën e shoqërisë “Dragobia Energy” sh.p.k., mbi licencimin në aktivitetin e furnizimit të energjisë elektrike, si dhe relacionin e përgatitur nga Drejtoria e Licencimit dhe e Monitorimit të Tregut dhe Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit,

konstatoi se: Aplikimi i shoqërisë “Dragobia Energy” sh.p.k.,

plotëson tërësisht kërkesat e parashikuara nga ERE në rregulloren “Për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të licencave”, si më poshtë:

- Formati i aplikimit (neni 9, pika 1, germat “a”, “b”, “c”) është plotësuar në mënyrë korrekte.

- Dokumentacioni juridik, administrativ dhe pronësor (neni 9, pika 2, germat “a”, “b”, “c”, “d”, “e”, “f”, “g”) është plotësuar në mënyrë korrekte.

- Dokumentacioni financiar dhe fiskal (neni 9, pika 3, germat “a”, “b”, “c”, “d”) është plotësuar në mënyrë korrekte.

- Dokumentacioni teknik për aktivitetin e furnizimit të energjisë elektrike (neni 9, pika 4/9, germat “a”, “b” dhe “c”) është plotësuar në mënyrë korrekte.

Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s

VENDOSI:

1. Të licencojë shoqërinë “Dragobia Energy” sh.p.k., në aktivitetin e furnizimit të energjisë elektrike për një afat 5-vjeçar.

2. Drejtoria e Licencimit dhe e Monitorimit të Tregut të njoftojnë aplikuesin për vendimin e Bordit të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI Petrit Ahmeti

VENDIM Nr. 20, datë 16.2.2016

MBI FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR LICENCIMIN E SHOQËRISË “HEC

LASHKIZA” SHPK NË AKTIVITETIN E PRODHIMIT TË ENERGJISË

ELEKTRIKE NGA HEC-et “LASHKIZA 1”, ME FUQI TË INSTALUAR 4076 kw DHE

“LASHKIZA 2” ME FUQI TË INSTALUAR 882 kw (ME FUQI TOTALE TË

INSTALUAR 4958 kw)

Në mbështetje të neneve 16; 37, pika 2, germa “a”; dhe 110, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, neneve 4, pika 1, germa “a”; 5, pika 1, germa “a”; 10, pika 3, të rregullores “Për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të licencave”, të miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 108, datë 9.9.2008 dhe nenit 18, pika 1, germa “a”, e “Rregullave të praktikës dhe procedurave të ERE-s”, miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr. 21, datë 18.3.2009, të ndryshuar, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 16.2.2016, pasi shqyrtoi aplikimin e paraqitur nga shoqëria “HEC Lashkiza” sh.p.k., si dhe relacionin e Drejtorisë së Licencimit dhe të Monitorimit të Tregut dhe Drejtorisë Juridike dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit për licencimin në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike të kësaj shoqërie nga HEC-et “Lashkiza 1” dhe “Lashkiza 2”,

konstatoi se: Aplikimi i shoqërisë “HEC Lashkiza” sh.p.k.,

plotëson tërësisht kërkesat e parashikuara nga ERE në rregulloren “Për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të licencave”, si më poshtë:

- Formati i aplikimit (neni 9, pika 1) është plotësuar në mënyrë korrekte.

- Dokumentacioni juridik, administrativ dhe pronësor (neni 9, pika 2) është plotësuar në mënyrë korrekte.

- Dokumentacioni financiar dhe fiskal (neni 9, pika 3) është plotësuar në mënyrë korrekte.

- Dokumentacioni teknik-ekonomik (neni 9, pikat 4.1.1, 4.1.2, 4.1.3, 4.1.4 dhe 4.1.5) është plotësuar në mënyrë korrekte.

Page 26: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2546

Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s

VENDOSI:

1. Të fillojë procedurat për licencimin e shoqërisë “HEC Lashkiza” sh.p.k., në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et “Lashkiza 1”, me fuqi të instaluar 4076 kw dhe “Lashkiza 2”, me fuqi të instaluar 882 kw (me fuqi totale të instaluar 4958 kw).

2. Drejtoria e Licencimit, Monitorimit të Tregut dhe të të Licencuarve të njoftojë aplikuesin për vendimin e Bordit të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI Petrit Ahmeti

VENDIM Nr. 21, datë 16.2.2016

MBI FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR LICENCIMIN E SHOQËRISË “HEC

LASHKIZA” SHPK, NË AKTIVITETIN E TREGTIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Në mbështetje të neneve 16; 37, pika 2, germa “d”; dhe 110, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, neneve 4, pika 1, germa “g”; 5, pika 2; 10, pika 3, të rregullores “Për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të licencave”, të miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve ERE-s nr. 108, datë 9.9.2008 dhe nenit 18, pika 1, germa “a” e “Rregullave të praktikës dhe procedurave të ERE-s”, miratuar me vendimin nr. 21, datë 18.3.2009, të Bordit të Komisionerëve të ERE-s, të ndryshuar, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 16.2.2016, pasi shqyrtoi aplikimin e paraqitur nga shoqëria “HEC Lashkiza” sh.p.k., si dhe relacionin e Drejtorisë së Licencimit, Monitorimit të Tregut dhe të të Licencuarve dhe Drejtorisë Juridike dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit për licencimin në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike të kësaj shoqërie,

konstatoi se: Aplikimi i shoqërisë “HEC Lashkiza” sh.p.k.,

plotëson tërësisht kërkesat e parashikuara nga ERE në rregulloren “Për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të licencave”, si më poshtë:

- Formati i aplikimit (neni 9, pika 1) është plotësuar në mënyrë korrekte.

- Dokumentacioni juridik, administrativ dhe pronësor (neni 9, pika 2) është plotësuar në mënyrë korrekte.

- Dokumentacioni financiar dhe fiskal (neni 9, pika 3) është plotësuar në mënyrë korrekte.

- Të dhënat specifike sipas tipit të licencës (neni 9, pika 4/10, germat “a”, “b” dhe “c”) janë plotësuar në mënyrë korrekte.

Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s

VENDOSI:

1. Të fillojë procedurat për licencimin e shoqërisë “HEC Lashkiza” sh.p.k., në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike.

2. Drejtoria e Licencimit, Monitorimit të Tregut dhe të të Licencuarve të njoftojë aplikuesin për vendimin e Bordit të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI Petrit Ahmeti

VENDIM Nr. 22, datë 16.2.2016

PËR MIRATIMIN E AMENDIMIT TË NENIT 15 TË MARRËVESHJES SË SHËRBIMIT TË TRANSMETIMIT,

MIRATUAR ME VENDIMIN E ERE-s NR. 10, DATË 4.2.2015

Në mbështetje të neneve 16 dhe 110, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe nenit 26 të “Rregullave të praktikës dhe procedurave të ERE-s”, miratuar me vendimin të Bordit të ERE-s nr. 21, datë 18.3.2009, të ndryshuar, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 16.2.2016, pasi shqyrtoi kërkesën e OST sh.a. për shtyrjen e afatit të “Marrëveshjes së shërbimit të transmetimit ndërmjet OST sh.a. dhe OSHEE sh.a.”, deri në datën 30.6.2016 dhe relacionin përkatës të përgatitur nga Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Drejtoria e Licencimit dhe e Monitorimit të Tregut,

konstatoi se: - OST sh.a. dhe OSHEE sh.a. kanë lidhur në

datën 30.12.2014, “Marrëveshjen për shërbimin e

Page 27: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2547

transmetimit, me afat 1-vjeçar (njëvjeçar)”, miratuar me vendimin e ERE-s nr. 10, datë 4.2.2015.

- Palët kanë nënshkruar bashkërisht amendimin e nenit 15 të marrëveshjes, për shtyrjen e afatit të saj deri më 30.6.2016, siç parashikohet në marrëveshje, përpara përfundimit të afatit të saj, në datën 30.12.2015.

- Me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, hidhen bazat për krijimin e një modeli të ri të tregut të energjisë elektrike dhe marrëdhënieve që do të vendosen midis pjesëmarrësve në këtë treg dhe në sektorin elektroenergjetik. Ky ligj parashikon një sërë aktesh nënligjore dhe rregullatore që duhet të miratohen (përcaktim i nenit 108) brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi, për të siguruar zbatimin e plotë të tij.

Për gjithë sa më sipër, Bordi i ERE-s

VENDOSI:

1. Miratimin e amendimit të nenit 15 “Marrëveshjes së shërbimit të transmetimit të lidhur ndërmjet OST sh.a. dhe OSHEE sh.a.”, miratuar me vendimin e ERE-s nr. 10, datë 4.2.2015.

2. Ngarkohet Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit të njoftojë shoqëritë për vendimin e Bordit të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI Petrit Ahmeti

VENDIM Nr. 23, datë 16.2.2016

MBI MIRATIMIN E KËRKESËS SË SHOQËRISË “KISI-BIO-ENERGJI”

SHPK, PËR LËNIE SI GARANCI HIPOTEKORE PRANË RAIFFEISEN BANK, TË ASETEVE QË DISPONON

Në mbështetje të neneve 16; 44; 110 të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, nenet 7 dhe 11, të rregullores “Për procedurat e transferimit të aseteve nga të licencuarit”, miratuar me vendimin nr. 89, datë 13.12.2006, të Bordit të Komisionerëve të ERE-s, pikave 1.3 dhe 1.6 të licencës “Për prodhimin e energjisë elektrike”, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 16.2.2016, pasi

shqyrtoi kërkesën për lënien si garanci hipotekore të aseteve të shoqërisë “KISI-BIO-Energji” sh.p.k. pranë Raiffeisen Bank, si dhe relacionin e Drejtorisë së Licencimit dhe të Monitorimit të Tregut dhe Drejtorisë Juridike dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit,

konstatoi se: Aplikimi i shoqërisë “KISI-BIO-Energji”

sh.p.k. plotëson tërësisht kërkesat e parashikuara nga ERE në rregulloren “Për procedurat e transferimit të aseteve nga të licencuarit”, si më poshtë:

- Neni 7, pikat 1.1 dhe 1.2 (ky informacion është paraqitur dhe plotësuar në mënyrë korrekte).

- Neni 7, pika 1.3, germat “a”, “b”, “c”, “d”, “e”, “f”, “g”, “h” (ky informacion është paraqitur dhe plotësuar në mënyrë korrekte).

- Neni 7, pikat 2, 3, 4 dhe 5 (ky informacion është paraqitur dhe plotësuar në mënyrë korrekte).

- Me vendimin nr. 162, datë 28.12.2015, Bordi i ERE-s ka vendosur fillimin e procedurave për lënien peng. Gjatë hetimit nga ana e ERE-s është konstatuar se subjekti ka hyrë në marrëveshje me bankën, për të lënë asetet që disponon si garanci hipotekore.

Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s

VENDOSI:

1. Të miratojë kërkesën e shoqërisë “KISI-BIO-Energji” sh.p.k., për lënie si garanci hipotekore pranë Raiffeisen Bank, të aseteve që disponon, si më poshtë:

a) Gjenerator elektrik, turbinë, panele elektrike, nënstacion elektrik.

b) Pasuri e paluajtshme e HEC “Kacni”, me sipërfaqe 356 m2, riregjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme (ZRPP) Dibër, me numër pasurie 19 ND.

c) Vepra e marrjes, baseni i presionit, linja elektrike të HEC “Kacni”.

2. Ngarkohet Drejtoria e Licencimit dhe e Monitorimit të Tregut të njoftojë aplikuesin lidhur me vendimin e Bordit të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI Petrit Ahmeti

Page 28: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2548

VENDIM Nr. 24, datë 16.2.2016

PËR MIRATIMIN E KËRKESËS SË SHOQËRIVE “EURON ENERGY” SHPK, “ENERGAL” SHPK DHE “ALB-ENERGY”

SHPK PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 133, DATË 31.10.2015, TË

BORDIT TË ERE-s

Në mbështetje të nenit 16, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të nenit 26 “Rregullat e praktikës dhe procedurave të ERE-s”, të miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr. 21, datë 18.3.2009, i ndryshuar, Bordi i ERE-s, në mbledhjen e tij të datës 16.2.2016, pasi shqyrtoi kërkesën e shoqërive “Euron Energy” sh.p.k., “Energal” sh.p.k. dhe “ALB-Energy” sh.p.k. për transferimin e pagesës së rregullimit të shoqërisë “Euron Energy Group” sh.p.k. te këto shoqëri, si dhe relacionin e Drejtorisë së Tarifave dhe Çmimeve dhe Drejtorisë Juridike dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit,

konstatoi se: - ERE, me vendimin nr. 133, datë 31.10.2015,

ka miratuar pagesat e rregullimit për vitin 2015, për të licencuarit në sektorin e energjisë elektrike. Në tabelën e zërave (bashkëlidhur vendimit) rezultojnë detyrimet për pagesat e rregullimit për subjektet “Alb-Energy” sh.p.k., “Euron Energy” sh.p.k. dhe “Energal” sh.p.k. dhe “Euron Energy Group” sh.p.k.

- Shoqëritë “Alb-Energy” sh.p.k., “Euron Energy” sh.p.k. dhe “Energal” sh.p.k., me shkresën me nr. 01 prot., datë 4.1.2016, kanë parashtruar kërkesën që detyrimi për pagesën e rregullimit për vitin 2015 për shoqërinë “Euron Energy Group” sh.p.k., të shpërndahet, sipas një përqindje të caktuar, te shoqëritë “Alb-Energy” sh.p.k., “Euron Energy” sh.p.k. dhe “Energal” sh.p.k.

- “Euron Energy Group” sh.p.k. ka pushuar aktivitetin e saj dhe tashmë ka mbyllur edhe procedurat e likuidimit e çregjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, si dhe pranë organeve tatimore.

Për gjithë sa më sipër, Bordi i ERE-s

VENDOSI:

1. Të miratojë kërkesën e shoqërive “Euron Energy” sh.p.k., “Energal” sh.p.k. dhe “ALB-Energy” sh.p.k.

2. Në tabelën bashkëlidhur vendimit nr. 133, datë 31.10.2015, të Bordit të ERE-s, bëhet ndryshimi si më poshtë:

a) Hiqet nga tabela subjekti “Euron Energy Group” sh.p.k.

b) Vlerës së pagesës së rregullimit për subjektet si më poshtë, i shtohet vlera në përqindje e detyrimit të “Euron Energy Group” sh.p.k., siç ishte në vendimin nr. 133, datë 31.10.2015, të Bordit të ERE-s.

- “Euron Energy” sh.p.k. 36.58%; - “Energal” sh.p.k. 16.26%; - “Alb-Energy” sh.p.k. 47.16%. 3. Drejtoria e Çmimeve dhe e Tarifave të

njoftojnë aplikuesin për vendimin e Bordit të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI Petrit Ahmeti

VENDIM Nr. 25, datë 16.2.2016

MBI SHQYRTIMIN E KËRKESËS SË SHOQËRISË “HEC TERVOLI” SHPK,

PËR LËNIE SI GARANCI HIPOTEKORE PRANË RAIFFEISEN BANK, TË

ASETEVE QË DISPONON

Në mbështetje të neneve 16 dhe 44, 110, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, neneve 7 dhe 11, të rregullores “Për procedurat e transferimit të aseteve nga të licencuarit”, miratuar me vendimin nr. 89, datë 13.12.2006, të Bordit të Komisionerëve të ERE-s, pikave 1.3 dhe 1.6 të licencës “Për prodhimin e energjisë elektrike”, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 16.2.2016, pasi shqyrtoi kërkesën për lënien si garanci hipotekore të aseteve të shoqërisë “HEC Tervoli” sh.p.k. pranë Raiffeisen Bank, si dhe relacionin e Drejtorisë së Licencimit dhe të Monitorimit të Tregut dhe Drejtorisë Juridike dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit,

konstatoi se: Aplikimi i shoqërisë “HEC Tervoli” sh.p.k.

plotëson tërësisht kërkesat e parashikuara nga ERE në rregulloren “Për procedurat e transferimit të aseteve nga të licencuarit”, si më poshtë:

Page 29: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2549

- Neni 7, pikat 1.1 dhe 1.2 (ky informacion është paraqitur dhe plotësuar në mënyrë korrekte).

- Neni 7, pika 1.3, germat “a”, “b”, “c”, “d”, “e”, “f”, “g”, “h” (ky informacion është paraqitur dhe plotësuar në mënyrë korrekte).

- Neni 7, pikat 2, 3, 4 dhe 5 (ky informacion është paraqitur dhe plotësuar në mënyrë korrekte).

- Me vendimin nr. 163, datë 28.12.2015, Bordi ERE-s, ka vendosur fillimin e procedurave për lënien peng. Gjatë hetimit nga ana e ERE-s është konstatuar se subjekti ka hyrë në marrëveshje me Bankën për të lënë asetet që disponon, si garanci hipotekore.

Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s

VENDOSI:

1. Të miratojë kërkesën e shoqërisë “HEC Tervoli” sh.p.k. për lënie si garanci hipotekore pranë Raiffeisen Bank, të aseteve që disponon, si më poshtë:

a) Gjeneratori elektrik, panele elektrike, turbina, nënstacion elektrik;

b) Pasuri e paluajtshme, 1028 m2 ndërtim, referuar certifikatës së pronësisë me nr. 224065;

c) Central elektrik, pasuri e paluajtshme sip. 4950 m2, certifikatë pasurie nr. 268960;

d) Central elektrik, pasuri e paluajtshme 3800 m2, certifikatë pasurie nr. 268962.

2. Ngarkohet Drejtoria e Licencimit dhe e Monitorimit të Tregut të njoftojë aplikuesin lidhur me vendimin e Bordit të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI Petrit Ahmeti

VENDIM Nr. 6, datë 13.1.2016

PËR RINOVIM LICENCE SHA UJËSJELLËS BILISHT

Në mbështetje të nenit 14, pika 1/a, nenit 17, të ligjit nr. 8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, si dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 958, datë 6.5.2009, “Për miratimin e kategorive të licencimit dhe të procedurave për aplikim për licence”, Komisioni Kombëtar Rregullator

VENDOSI:

1. Rinovim licence për efekt të përfundimit të afatit, operatorit sh.a. Ujësjellës Bilisht, me:

Drejtues ligjor: Qirjako Argjir Drejtues teknik: Qirjako Argjir 2. Operatori sh.a. Ujësjellës Bilisht autorizohet

të kryejë veprimtarinë përkatëse të kualifikuar në kategoritë:

Kategoria A: Për grumbullimin dhe shpërndarjen e ujit për konsum publik

3. Zona e shërbimit të këtij operatori është Bashkia Bilisht.

4. Kjo licencë është e vlefshme për një periudhë 2-vjeçare, deri në datën 12.1.2018.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI Avni Dervishi

VENDIM Nr. 7, datë 13.1.2016

PËR RINOVIM LICENCE UJËSJELLËS FSHAT LUSHNJË SHA

Në mbështetje të nenit 14, pika 1/a, nenit 17, të ligjit nr. 8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, si dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 958, datë 6.5.2009, “Për miratimin e kategorive të licencimit dhe të procedurave për aplikim për licencë”, Komisioni Kombëtar Rregullator

VENDOSI:

1. Të rinovohet licenca e operatorit Ujësjellësi Fshat Lushnjë sh.a., me:

Drejtues ligjor: Viktor Davidhi Drejtues teknik: Rrapi Bica 2. Operatori Ujësjellës Fshat Lushnjë sh.a.,

autorizohet të kryejë veprimtarinë përkatëse të kualifikuar në kategoritë:

Kategoria A: Për grumbullimin dhe shpër-ndarjen e ujit për konsum publik

3. Zona e shërbimit e këtij operatori është njësia administrative Bashkia Lushnjë, Fier, Shegan, Allkaj, Krutje, Bubullim, Kolonjë; Bashkia Divjakë, Remas, Tërbuf; Bashkia Fier, Libofsh; Bashkia Ura Vajgurore Poshnjë.

Page 30: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2550

4. Kjo licencë është e vlefshme për një periudhë 1-vjeçare, deri në datën 12.1.2017.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI Avni Dervishi

VENDIM Nr. 8, datë 1.2.2016

PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 24, DATË 26.11.2014, “PËR LICENCIM SHA UJËSJELLËS-

KANALIZIME ELBASAN”

Në mbështetje të nenit 14, pika 1/a, nenit 17, të ligjit nr. 8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, si dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 958, datë 6.5.2009, “Për miratimin e kategorive të licencimit dhe të procedurave për aplikim për licence”, Komisioni Kombëtar Rregullator

VENDOSI:

Në vendimin nr. 24, datë 26.11.2014, “Për licencim sh.a. Ujësjellës-Kanalizime Elbasan”, bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1 bëhet ndryshimi si më poshtë: Drejtues ligjor: Elsid Zyma Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI Avni Dervishi

VENDIM Nr. 10, datë 10.2.2016

MBI TARIFAT E UJIT PËR KONSUM PUBLIK PËR SHOQËRINË UK DURRËS

SHA

Në mbështetje të neneve 14 dhe 21, të ligjit nr. 8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, i ndryshuar, dhe metodologjisë “Për vendosjen e tarifave”, Komisioni Kombëtar Rregullator

VENDOSI:

1. Miratimin e tarifave për shoqërinë UK Durrës sh.a.:

a) Tarifë volumetrike për shërbimet: Furnizim

me ujë Largim e përpu-nim i ujërave të ndotura

Konsumator familjar

61 lekë/m3 37 lekë/m3

Konsumator publik

115 lekë/m3

54 lekë/m3

Ente private 125 lekë/m3

56 lekë/m3

b) Tarifë fikse Konsumator familjar 100 lekë/muaj/klient Konsumator publik 100 lekë/muaj/klient Ente private 100 lekë/muaj/klient 2. Objektivat e treguesve kryesorë të perfor-

mancës për vitin 2016: - uji pa të ardhura (humbjet) 60% - niveli i matjes 89,2% - kohëzgjatja e furnizimi 8 orë/ditë - eficienca e energjisë - uji i pijshëm 1.3 kwh/m3 - kanalizime 0.8 kwh/m3 - ITUN 1.1 kwh/m3 - eficienca e stafit 4.5

p/000/lidhje - mbulimi me ujë 85% - mbulimi me kanalizime 46% - norma e arkëtimit 90% - cilësia e ujit (klor+koliform) sipas standardeve 3. Pagesa rregullatore vjetore për UK Durrës

sh.a. do të jetë 0.8% e të ardhurave të llogaritura. 4. Vendimi i KKRR-së nr. 36 datë 19.12.2011,

“Për miratimin e tarifave të ujit për konsum publik për sh.a. UK Durrës”, si dhe vendimi i KKRR-së nr. 24. datë 3.6.2013, “Për disa ndryshime në vendimin e KKRR-së nr. 36. datë 19.12.2011, “Për miratimin e tarifave për konsum publik për sh.a. UK Durrës dhe për shfuqizimin e vendimit të KKRR-së nr. 24, datë 1.10.2012, “Për miratimin e tarifës së shërbimit për largimin dhe përpunimin e ujërave të ndotura për sh.a. UK Durrës”, shfuqizohen.

5. Ky vendim hyn në fuqi më 1.3.2016 dhe është i vlefshëm deri në miratimin e tarifave të reja.

KRYETARI Avni Dervishi

Page 31: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2551

KËRKESË Nr. 1100, datë 22.2.2015

PËR SHPRONËSIM PUBLIK

Ministria e Zhvillimit Urban shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i projektit, “Ndërtimi, rikonstruksioni dhe rinovimi i Unazës së Vogël, loti 3”, Tiranë.

Subjekti kërkues i këtij objekti është Bashkia Tiranë.

Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat, të cilët preken nga ky shpronësim, që konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në bazë të vendimit nr. 138, datë 23.3.2000, të

Këshillit të Ministrave, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, të ndryshuar, për pronarët sipas listës emërore bashkëlidhur.

Pronarët do të likuidohen për efekt shpronësimi me paraqitjen e dokumenteve të rregullta të pronësisë, pas daljes së vendimit të Këshillit të Ministrave, që do të miratojë kërkesën për shpronësim.

Vlera totale e shpronësimit është 348,313,525 (treqind e dyzet e tetë milionë e treqind e trembëdhjetë mijë e pesëqind e njëzet e pesë) lekë.

ZËVENDËSMINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN

Alfred Dalipi

Egla

Urban

URBAN Alfred Dalipi

Page 32: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Fletorja Zyrtare

Viti 2016 – Numri 33

Faqe|2552

KËRKESË

Shtetasi Pashuk Nikolla, i biri i Koles dhe i Lukes, i datëlindjes 8.8.1947, lindur dhe banues në

Muriqan, kërkon pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Shkodër, shpalljen të zhdukur të babait të tij Kol Hile Nikolla.

KËRKUESI Pashuk Nikolla

Page 33: FLETORJA ZYRTAREblerinamustafaraj.com/wp-content/uploads/2018/06/... · pasurinë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka,

Formati 61x86/8

Shtypshkronja e Qendrës së Botimeve Zyrtare Tiranë, 2016

Adresa:

Bulevardi “Gjergj Fishta” pas ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”

Tel: 042427005, 04 2427006

Çmimi 252 lekë