16
E ENJTE 27 MAJ 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 18 (32) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Nëse shteti neoliberal është i paqëndrueshëm, atëherë cfarë mund ta zëvendësojë atë? Bazuar në një intervistë të shumëfolur të Niki Vendolas në « Republika », fjalia kyce është : « mjaft me partitë, të bëjmë Fabrikat e Nikit ! »... Viktimat e vërteta të grevës së urisë Përgjigja Neokonservatore Fabrikat e Nikit 02 politikë Ndonjëherë kujtojmë, gabimisht, se përkthimet në kulturën shqiptare duhet të zënë një vend të ngjashëm me ç’zënë në kulturat dhe gjuhët perëndimore... Këmbët e Pulës 07 gjuhësi Stabiliteti, të cilin protektorati ndërkombëtar e ka për zemër, është stabilitet i një kuadri me përplot antagonizma: të jashtëm e të brendshëm, politikë e ekonomikë, socialë e kulturorë. Protektorati 10 kosovë 12 analizë 14 opinion “Nacionalizmi si gjithmonë ka qenë një aspekt i rëndësishëm i ekonomisë globale” Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! KONTRIBUTORE | Albin Kurti, Altina Besimi, Andi Kananaj, Arbër Zaimi, Ardian Vehbiu, Artan Sadiku, Bledar Koci, Blendi Salaj, Dorian Matlija, Krenar Zejno, Leart Kola, Sofia Kalo PERKTHIME | Claudio Bazzochi, David Harvey GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE Në një moment të qetë darke, pas ndërprerjes së grevës së urisë, dikush për humor hodhi propozimin që bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ta quanim që sot e tutje “Dëshmorët e Votës”... NDËRKOMBËTARËT ABONOHUNI ABONIM 3 mujor 300 leke ABONIM 6 mujor 600 leke ABONIM 1 vjeçar 1200 leke CEL. + 355 (0) 68 20 55 005 MËSOJMË NGA gz32.indd 1 5/26/2010 1:45:10 AM

Gazeta Nr. 32

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

Citation preview

Page 1: Gazeta Nr. 32

E EnjtE 27 maj 2010 - VItI 2 I BOtImIt - nR 18 (32) - ÇmImI 20 LEkë

E mERkURE 15 SHtatOR - GaZEtE E PERjaVSHmE E PaVaRUR - VItI 1 I BOtImIt - nR 1 (1)

Nëse shteti neoliberal është i paqëndrueshëm, atëherë cfarë mund ta zëvendësojë atë?

Bazuar në një intervistë të shumëfolur të Niki Vendolas në « Republika », fjalia kyce është : « mjaft me partitë, të bëjmë Fabrikat e Nikit ! »...

Viktimat e vërteta të grevës së urisë

Përgjigja Neokonservatore

Fabrikat e Nikit

02politikë

Ndonjëherë kujtojmë, gabimisht, se përkthimet në kulturën shqiptare duhet të zënë një vend të ngjashëm me ç’zënë në kulturat dhe gjuhët perëndimore...

Këmbët e Pulës07gjuhësi

Stabiliteti, të cilin protektorati ndërkombëtar e ka për zemër, është stabilitet i një kuadri me përplot antagonizma: të jashtëm e të brendshëm, politikë e ekonomikë, socialë e kulturorë.

Protektorati10kosovë

12analizë

14opinion

“Nacionalizmi si gjithmonë ka qenë një aspekt i rëndësishëm i ekonomisë globale”

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

kontributore | Albin kurti, Altina besimi, Andi kananaj, Arbër Zaimi, Ardian Vehbiu, Artan Sadiku, bledar koci, blendi Salaj, Dorian Matlija, krenar Zejno, Leart kola, Sofia kalo PerkthiMe | Claudio bazzochi, David harvey

GaZEtE E PERjaVSHmE - BOtUaR nGa InStItUtI “antOnIO GRamSHI”, tIRanE

Në një moment të qetë darke, pas ndërprerjes së grevës së urisë, dikush për humor hodhi propozimin që bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ta quanim që sot e tutje “Dëshmorët e Votës”...

ndërkombëtarët

aBoNohuNiabonim 3 mujor 300 lekeabonim 6 mujor 600 lekeabonim 1 vjeçar 1200 leke

Cel. + 355 (0) 68 20 55 005

mësojmë nga

gz32.indd 1 5/26/2010 1:45:10 AM

Page 2: Gazeta Nr. 32

2 e enjte 27 | Maj 2010 |

neokonservatorizmi ka kohë që ekziston si një lëvizje kundër lejueshmërisë morale

Përgjigja Neokonservatore

Autopsia e një përpjekjeje

Viktimat e vërteta të grevës së urisë

Dorian Matlija

Në një moment të qetë darke, pas ndërprerjes së grevës së urisë, dikush për humor hodhi propozimin që bule-vardin “Dëshmorët e Kombit” ta qua-nim që sot e tutje “Dëshmorët e Votës”. Kjo në fakt nga shumëkush nuk u kup-tua si humor, por si një tentativë serio-ze. Ndoshta në këtë përfundim arrihet nëse nisesh nga fakti që cdo ditë, për-mes sirenave të ambulancave dhe an-kthit të gazetarëve për të kapur plane e shkëputur deklarata sa më pikante, përcilleshin drejt paqes spitalore të pla-gosurit e luftës për votën e lirë.

Por në fakt është e vështirë të per-ceptosh këta grevistë si të plagosur apo luftëtarë. Është e vështirë t’i kon-siderosh si heronj të plagosur ndoshta ngaqë e përjashtuan vetëflijimin si op-sion, pasi rendnin si të alarmuar drejt ndihmës mjekësore që në sinjalet e para të uljes së tensionit, apo rënies së sheqerit, gjë që po të monitorosh rigo-rozisht me mjetet e duhura popullatën, cereku i kalimtarëve në bulevard do të kishin të njëjtat simptoma pa e ditur. Në intervistat alla kronikë rozë, eksponen-të ish-grevistë deklaronin se vullneti i tyre i hekurt e i pathyeshëm ishte për-kulur nga detyrimi i ndonjë mjeku, i cili për më tepër zbulohej më pas se vetëm kishte sugjeruar lënien e grevës… Ndoshta është e vështirë t’i konsideroj si të plagosur sepse u dëgjuan lart e poshtë spekulime se në grevë piheshin lëngje, ku bënte vaki që ndonjë lëng të vinte në trajtën e lëngut të mishit, lëngut të frutave, pijeve alkoolike etj që kanë më shumë kalori se dieta ditore e një protestuesi të varfër. Ndoshta sepse u mor vesh që serumi ishte legjitimu-ar, ndonëse dihet që me serum njeriu mund te mbijetojë edhe 100 vjet… Ndoshta nuk ndjeva keqardhje sepse të plagosurit e parruar në formë buta-forike ndonëse i kishin të gjitha kushtet që të paktën të kuronin estetikën e tyre, kanë një shpërblim që i pret në formë hyrish ekonomiko-politike në paraj-sën e premtuar kur të merret pushteti. Ndoshta ngaqë i vetmi moment serioz ishte mospërfshirja e vetë kryemakini-stit të grevës, njëlloj sic veprojnë krye-terroristët që shtyjnë të tjerët të vishen në mënyrë bombastike me C4 në brez… Ndoshta nuk ndjeva keqardhje sepse pamë që cdo ditë dilte nga greva në mënyrë të programuar një ose më shumë deputetë. Po të bëjmë një lloga-ri të thjeshtë, duhej që kjo të shoqëro-hej me të paktën 10 fishin nga grevistët popull, duke bërë që në fund të mos mbeteshin në grevë vetëm 5 deputetë dhe mbi 170 njerëz të thjeshtë. Të jenë vallë kaq shëndetligj këta deputetët në krahasim me popullin?… Ndoshta më erdhi keq vetëm për faktin që ata të sh-kretë shiheshin si mish për top, qëkurse strukturat e larta të PS anoncuan ven-dimin se greva do bëhej me rotacion, duke na kujtuar se kjo parti ka shumë mish për top ende. Shyqyr që nuk janë kaq seriozë në mbajtjen e premtimeve dhe u kursye ky mish për herë tjetër… Ndoshta nuk më erdhi keq për as për protestuesit e zënë gafil nga shiu. Për-vec atyre që u nxorrën me detyrim nga bashkitë, apo edhe firmat private nën

dominimin e shefave rozë, të tjerët të paktën u tha se paskan marrë dicka të vogël dhe nuk dolën pa gjë. Ndoshta pata edhe arsye të tjera… por arsyeja e vërtetë pse nuk i pashë këta “heronj e heroina” si të plagosurit e grevës është sepse të tjerë të plagosur edhe më të rëndësishëm më dilnin para syve…

i pari i plagosur rëndë m’u shfaq Shteti Ligjor. Kjo ngrehinë, që me zor të madh e kemi ngritur në këmbë, ka në themel një parim shumë të thje-shtë: pushteti i cdo njësie është relativ, pavarësisht nga sasia e pushtetit që

zotëron. Kështu Kryeministri mund të tërhiqet zvarrë nga një prokuror dhe të dënohet penalisht nga një gjyqtar pa emër të njohur. Kryetari i Parlamentit mund të bëhet rezil nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, apo Presidenti i Republikës të shkojë përpara nëpunësit të rëndomtë të gjendjes civile për t’u martuar. Një nga aspektet në praktikë të shtetit ligjor, në rastin e realizimit të një drejte, është që kërkuesi duhet të artikulojë qartë kërkesën, teknikën e zgjidhjes, bazën ligjore, dhe ta paraqesë këtë kërkesë përpara organit kompetent me ligj,

brenda afateve, formës dhe procedu-rave që dikton ligji. Greva e urisë dhe protestat e tjera të PS (që duhet pranuar që nuk është një protestë popullore por partiake) pikërisht godasin cdo ditë këtë thelb të shtetit ligjor. Në vend që t’i kërkohej KQZ-së si i vetmi autoritet për zgjedhjet, kërkesa i drejtohej Berishës. Në të dy rastet, edhe si Kryeministër, apo edhe si kreu i mazhorancës, Beris-ha nuk ka asnjë tagër ligjor që të prekë zgjedhjet. Edhe komisioni më i rën-domtë i zgjedhjeve, si p.sh. komisioni i qendrës së votimit ka më shumë kom-

petenca në lidhje me zgjedhjet se maz-horanca. Për dreq kushtetuta ka për-caktuar se kodet ndryshohen me 3/5 e deputetëve, pra kompetencat e admini-stratës zgjedhore nuk preken dot nga mazhoranca pa gëzuar një kompromis shumë të gjerë. Dhe kjo ka një logjikë shumë të mbarë. Si mazhoranca, ashtu edhe opozita, janë produkt i zgjedhjeve dhe janë palë përkundrejt një arbitri që qëndron mbi to. Mazhoranca e mori pikërisht mandatin nga KQZ. Nëse në një gjyq pala që ka humbur gjyqin do t’i drejtohej palës që ka fituar, që kjo e

David harvey*

Nëse shteti neoliberal është i paqëndrueshëm, atëherë cfarë mund ta zëvendësojë atë? Në ShBa janë dhënë shënja të një zgjidhjeje neo-konservatore ndaj kësaj cështjeje. Duke reflektuar mbi historinë e ta-nishme të Kinës, Wang sugjeron se, teorikisht:

diskurse si “neo-autoritarizmi,” “ne-okonservatorizmi,” “liberalizmi klasik,” ekstremizmi i tregut, modernizimi kom-bëtar...të gjithë kanë pasur një lidhje të afërt me neoliberalizmin. Zhvendosja e këtyre termave njëra për tjetrën (ose edhe kontradiktat mes tyre) tregon ndryshimet në strukturën e pushtetit edhe në Kinën bashkëkohore edhe ne botën e sotshme, në përgjithësi.

Nëse kjo është rezultati i një rikon-figurimi më të gjerë të strukturave qeverisëse mbarëbotërore, nuk është kuptuar ende. Por është për t’u thek-

suar se neoliberalizimi në shtete au-toritare, si p.sh. në Kinë dhe në Singa-por, duket të jetë në konvergjencë me autoritarizmin që është evident edhe në shtete neoliberale sic janë ShBa-ja dhe Britania. Le të marrim parasysh atëherë se si ka evoluar zgjidhja ne-okonservatore ndaj kësaj paqëndrue-shmërie të brëndshme në ShBa.

Si edhe neoliberalët që i paraprinë, “neocon-ët” kishin kohë që i përfor-conin pikëpamjet e tyre mbi rendin shoqëror, nëpër universitete (Leo Strauss-i në universitetin e Çikagos ishte vecanërisht me influencë) dhe think-tanks të mirë-financuara, si edhe nëpërmjet publikimeve me rëndësi (si p.sh. Commentary). Neokonserva-

torët amerikanë favorizojnë pushtetin korporativ, veprimtarinë e bisnesit privat, dhe restaurimin e pushtetit klasor. atëherë neokonservatorizmi është tejësisht konsistent me axhen-dën neoliberale së qeverisjes elitare, dyshimit në demokraci, dhe ruajtjes së lirisë të tregut. Por ama largohet nga parimet e neoliberalizmit të pa-stër dhe transformon praktikat ne-oliberale në dy mënyra thelbësore: së pari, me përkushtimin për rregull si përgjigje ndaj kaosit të interesave individuale, dhe së dyti, me përkushti-min për të theksuar moralitetin si një bashkues i domosdoshëm social për të mbajtur trupin politik të sigurt përballë rrezikut të jashtëm dhe të brendshëm.

Në preokupimin e tij për rregull, neokonservatorizmi duket thjesht si heqja e vellos autoritare nën të cilën neoliberalizmi kërkoi të mbulohej. Por gjithashtu propozon zgjidhje të veçanta ndaj një nga kontradiktave qendrore të neoliberalizmit. Nëse “nuk ka shoqëri por vetëm individë” sic e ka thënë Thatcher-i, atëherë ka-osi i interesave individuale fare leh-të mund ta rrëzojë rendin ekzistues. anarkia e tregut, e konkurrencës dhe individualizmit të shthurrur (shpresa, dëshira, ankthi dhe frika individuale; zgjedhja e menyrës së jetesës dhe e sjelljes apo orientimit seksual; ...

(Vijon në faqen 12-13)

gz32.indd 2 5/26/2010 1:45:12 AM

Page 3: Gazeta Nr. 32

3e enjte 27 | Maj 2010 |

fundit të mundësojë hetimin se cfare ndodhi, do të ishte qesharake. Pala që humb i drejtohet instacave më të larta, pra ndjek rregullat, rrespekton institu-cionet dhe nuk vë gjyqësinë e tekave mbi procedurat.

Në rastin konkret, duke pasur para-sysh se kutitë e votimit nuk janë thjesht disa tenxhere, sic ndoshta u shndërruan në imagjinatën e uritur të grevistëve, ato mund të hapen vetëm me teknika ligjo-re të përcaktuara mirë. Së pari duhen këputur kodet e sigurisë nën mbikqyr-jen e një komisioni të posacëm dhe së dyti duhen bërë verifikimet nga ky ko-mision i posacëm, i cili ngrihet vetëm me urdhër të organit kompetent. Por edhe vetë KQZ ka vetëm një moment kur i hap kutijat e votimit, vetëm kur merr materialet për t’i dorëzuar pranë arkivit Qendror të Shtetit, në të njëjtin moment kur edhe djeg fletët e votimit. Kërkesa për të përfshirë mazhorancën, për të gjetur një zgjidhje ekstraligjore, nuk është gjë tjetër vecse një kulturim i mbrapshtë i turmave që cështjet nuk zgjidhen nga shteti por nga pushteti, që hallet nuk zgjidhen me ligj, por me maliq, si dikur që mbi qeverinë dilte partia. Kjo lloj kulture duket qartë se sh-frytëzohet edhe nga ndërkombëtarët të cilët me deklaratat e tyre boshe ngopin shqiptarët, duke siguruar edhe ata një pushtet të pamerituar në mes të këtij konfuzioni. Kjo lloj kulture nuk bën gjë tjetër vecse forcon më shumë cdo lloj pushteti, përfshirë edhe atë mazhoran-cës, në këmbim të nëpërkëmbjes së in-stitucioneve që me bekimin e opozitës duket se askush nuk do t’i dëgjojë sot e në vazhdim.

i plagosuri i dytë është pluralizmi. Në fillimet e viteve 90 luftuam të gjithë për shumë ide e alternativa dhe jo për bipartizëm. Kriza të tilla të mbushura me tension nuk bëjnë gjë tjetër vecse zbehin mendimet alternative që thuhen me zë të matur nga intelektualët, duke bërë që dominancën ta kenë shifrat. Kështu ideja më e mirë mposhtet nga ideja që përkrahet në mënyrë të pro-gramuar nga 200 mijë sheshpushtues, fjalia më me shumë kuptim mposhtet nga piskama e një megafoni 200 mijë vat, apo kontributi i elitës që ka orien-tuar boshtin ideologjik mposhtet nga kontributi heroik i agjërimit të 200 he-ronjve, përcjellë nga 200 orë transme-tim në ditë, apo 200 mije klikime dhe “like” në facebook. E njëjta teknikë u përdor edhe për të kryqëzuar Jezu Krishtin në mënyrë demokratike. Kjo politikë llogoresh hedh në pozicion të determinuar këdo. o me ne, o kundra nesh. ai që kritikon grevën është një dajrexhi i oborrit kryeministror, ndërsa ai që përkrah grevën është një zjarr-vënës i vizave dhe lëvizjes së lirë. Kësh-tu absurdi ngrihet deri në nivel idiot, ku vetëvrasja e një vajze të mitur në itali iu atribua neverisë së saj nga pushteti i Sali Berishës. Nihilizimi i cdo rrëkeje të vogël politike përtej PS apo PD, vizato-het qartë në fjalimet e të gjithë krerëve mitingashë të PS, ku në tentativë për të kopjuar zellshëm kryetarin, ata e ndanë shoqërinë në pushtet mafioz dhe popu-ll opozitar, duke i dhënë fund skemës me kaq. Në mes të këtij radikalizimi, po vritet cdo ditë e më shumë edhe pluralizmi brenda vetë partive. Në re-

torikën e përditshme nuk dëgjojmë aq shpesh fjalët mazhorancë e opozitë, por Berisha e Rama, duke bërë që edhe në këtë ambient pushtetëror mbizotëroj-në jo grupimet por vetëm dy individë në formë prijësash legjendarë. Ky lloj titanizimi duket se i intereson Ramës dhe pluralizmi duket gjithmonë e më i dobët, duke sunduar brenda partisë, sic sundohet në gjendjen e jashtëza-konshme, ku liritë janë të kufizuara dhe mendimi ndryshe është mëkat kapital. Madje mund të themi se që nga viti 2005 e deri më sot Rama ka mbajtur me qëllim shtypur butonin e gjendjes poli-tike të jashtëzakonshme, duke organi-zuar gjithmonë bojkotime, konfrontime dhe duke krijuar idenë se Berisha nuk duhet parë si rival apo kundërshtar po-litik, por si armik. E gjitha kjo për të mos lënë luksin e analizave të mendimeve ndryshe me justifikimin se nuk është momenti…

i plagosuri i tretë është vetë populli, i cili po kalon gripin e rradhës. Një po-pull ky i cili po gënjehet cdo ditë, sepse pak kush nga populli e ka të qartë që zgjedhjet i kanë pasur në dorë njëlloj të dyja partitë e mëdha. Pak kush e ka të qartë se e gjithë administrate zgjedhore duke filluar nga komisionet e qendrave të votimit e deri të KQZ janë të ndara në një balancë perfekte midis partive të mëdha. ishin eksponentë grevistë ata u shfaqën si ithtarët më të zellshëm të ko-dit zgjedhor. ata deklaruan se ky ishte nje kod perfekt, ku askush nuk mund të vidhte. Kishte kamera dhe kishte balan-cë votash. Madje aq mirë ishte zgjidhur kjo balancë, sa ishin lënë jashtë saha-nit partia e Metës dhe ca të tjerë që u hodhën në grevë urie. Kjo grevë urie në atë kohë u ridikulizua, duke përmen-dur Range Roverat apo milionat e gre-vistëve dhe surretërit që mbështesnin grevën. Situata u kthye mbrapsht si një corape dhe surretërit mbështetës janë të njëjtët por me ndryshimin që tani janë burra të mirë dhe Sabiti u bë aq popullor sa Pippo Baudo që drejton cdo edicion të San Remos. Kjo farsë po gëll-titet cdo ditë nga ky popull si një lugë corbë e prishur, por që premtohet se do hahet me lugën e floririt që e zotëron vetëm kryeguzhinieri. Kështu Rama i politikës së re, mbledh në shesh indi-vidë me interesa të kundërt me njëri-tjetrin, duke i gënjyer se po të hedhim poshtë Berishën, të gjithë shqiptarët do të kenë partinë e tyre si një nënë që ua qan hallin të gjithëve. Këto grupime që nuk kanë aksionin politik si qëllim por pushtetin, janë shndërruar në firma gji-gande që futen në cdo tender, mjafton që të zgrapin cdo votë. Kohët e fundit është ndjerë gjithmonë e më shumë opozita e opozitës, sepse edhe forca që ndodhet në opozitë nuk i ka hesapet në rregull me popullin, me shtetin ligjor dhe pluralizmin. Kjo forcë opozitare nuk po tenton të vërë në jetë aksiomat politike që ka hedhur në letër, përmes institucioneve, por po tenton të duali-zojë pushtetin. Kështu kemi një pushtet në zyrë dhe një pushtet në rrugë dhe ndaj të dyve është e natyrshme që të zhvillohet opozitarizëm. Kjo lloj dukurie zhvillohet jashtë llogoreve, atje ku rrinë intelektualët.

i plagosuri i katërt është greva e urisë. Ky institucion i demokracisë jo

mjekësore, etj etj. Mund të ishin 100 herë më të legjitimuar familjarët e viktimave të Gërdecit për të hyrë në grevë urie, por po ndjekin me dhëmbë shtrënguar procedurat ligjore sepse ende nuk i ka ardhur rradha grevës si mjet i fundit. Pra greva është mjet final përmes një akti të dëshpëruar për rea-lizimin e qëllimit dhe në rastin e PS gre-va shërbente për të marrë pushtetin. Ky keqpërdorim i këtij instrumenti na dha mesazhin se me grevë urie nuk mbro-hen vetëm kauzat e mira dhe se skep-ticizmi do zërë vend si myku mbi frutat e kalbura. Tani që kjo dava u humb nga Rama, atëherë kush do të marrë mun-dimin të provojë përsëri grevën e urisë për të zgjidhur hallet e veta? Kush do t’i hyjë në të ardhmen grevës së urisë pa pasur kaq shumë numra të frikshëm si 200 grevistë, 22 deputetë dhe 200 mijë mbështetës? Dhënia vlerë numrit të madh të grevistëve në mënyrë me-gallomane bëri që nesër të përcmohet një grevë me një grevist të vetëm, edhe nëse ai do të ketë një kauzë shumë të drejtë.

i plagosuri i pestë është PS si aset politik. Pavarësisht ngarkesave, PD dhe PS janë asete politike me shumë vlerë. Karshillëku ku futi situatën Rama me kokëderrsinë e tij patologjike, e coi konfrontimin në pikën ku nuk kishte më vend për zgjidhje të buta të pra-nueshme. Në rast se Ramës do i dilte e vetja, ai tashmë dihej që nuk do ndalej dhe do shkonte në zgjedhje të para-kohshme. Por në këto zgjedhje, Rama nuk do tërhiqte materialin më të mirë intelektual të partisë së tij, por ata rre-shterë që grahën stomakun kundër Berishës. Në situatë paqeje që të fitosh një medalje duhet një karrierë e gjatë dhe brilante ushtarake, ndërsa në kohë lufte mjafton një plumb në të ndënjura. Kështu medalierët e rinj të PS, të rresh-tuar në arradhë, do të jenë edhe rrëni-mi i këtij aseti politik në të ardhmen, sepse po shmangin në mënyrë të pan-dershme dhe të panevojshme ata që kanë realisht vlera, por që përdorin trurin më shumë se stomakun. Skenar i keq paraqitet edhe tani që Rama theu hundët. Tani PS rrezikon një corgani-zim total dhe rritje respresioni në një moment kaotik ku vështirë që baza ta marrë veten përpara zgjedhjeve lokale, duke rrezikuar mbipushtet të Berishës. Tani doza e tangërllëkut të arradhës së Berishës është bërë in-gredienti i padurueshëm i edicioneve informative, ku përmes konferencash shtypi, karagjozë anonimë po bëjnë hu-mor me PS.

Por ndërmjet skenarit të parë dhe atij të dytë, preferova të dytin, në emër të këtyre pesë të plagosurve dhe kun-dër një individi që duke qartë se kër-kon pushtetin absolut mbi PS dhe mbi shqiptarët. Përpjekja e tij dështoi pasi sot në vitin 2010 nuk ka më nevojë t’i themi mjaft këtij tranzicioni të gjatë, sepse në mënyrë të natyrshme politika e rrugës dhe absolutiste ka dalë mode. ajo dështoi sepse sot ka nevojë për po-litika konkrete të majta apo të djathta dhe jo përtej të majtës dhe të djathtës. ajo dështoi sepse sot ka nevojë për in-telektualë dhe jo për ushtarë. ajo dësh-toi sepse sot ka nevojë për institucione dhe jo për legjione.

vetëm po ridikulizohet nga bëmat qes-harake alla reality show, por po inflacio-nohet. Ky nuk është instrument në dorë të të fortëve, por të të pafuqishmëve. Një parti që zotëron gjysmën e admini-stratës zgjedhore, gjysmën e gjyqëso-rit, gjysmën e bizneseve të fuqishme, gjysmën e popullit, etj, nuk ka sesi të bjerë në pikën e grevës së urisë. Nga

ana tjetër greva e urisë bëhet për të realizuar një të drejtë universale dhe të pakontestueshme edhe në rrugë insti-tucionale. Kështu mund të bëjë grevë urie një i burgosur sepse paraburgimi i tij ka përfunduar të gjithë afatet dhe ai nuk del në gjyq sepse neglizhohet. Mund të futet në grevë urie një pen-sionist sepse nuk i sigurohet ndihmë

gz32.indd 3 5/26/2010 1:45:13 AM

Page 4: Gazeta Nr. 32

4 e enjte 27 | Maj 2010 | 6 e enjte 6 | Maj 2010 |

i gjeta të tre duke pirë ende gotën me tekila që ua kishte dhënë Stivi javën që kaloi. Stresi ishte i madh, sepse nuk po arrinin t’i gjenin fundin kësaj meseleje. Learti i mendueshëm pinte cigaren e tij të zakonshme, dhe herë pas here arrinte ta shkundte në tavëll. Andi, në një nga përsiatjet e tij të zakonshme nxori përfundimin, që nga kjo shkundje e hirit të mërzitshëm të cigares duhet të ketë lindur fushata e mërzitshme gri “Shkunde votën”. Andi ishte duke ndjekur me sy shkun-djen. Arbri po shkruante, dhe po shih-te ndeshjen e Juves. Learti tek Andi vlerëson vendosmërinë. Andi tek Ar-bri vlerëson kalitjen. Arbri tek Learti vlerëson vigjilencën. Të tre vlerësoj-në tek njëri-tjetri inteligjencën, dhe pasurinë shpirtërore(1). Ata të tre nuk e kanë takuar popullin e thjeshtë dhe ndërkombëtarët, por ama të tre kanë takuar në mënyrë të pavarur Sali Be-rishën, dhe nuk kanë ngelur të zhgë-njyer. Ata kanë nxjerrë përfundimin që kryeministri është burrë trupgjatë, dhe flet anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, me theks tropojan. Kaq shumë sa flet, ka të drejtë të preten-dojë që mund të bëjë gjithçka.

Andi, që i vogël, ka patur një jetë të vështirë. Ai ka qenë i përndjekur nga komunizmi. Mban mend se si, duke pedaluar paqësisht në biçikletën e tij kinezo-demokratiko-kapitaliste, e prodhuar mbas takimit të Nixonit me Tchu Enlain, Andin e vogël e ndiqte hap pas hapi, ose rrotë pas rrote, një qen komunist (i quajtur nga të rinjtë rebelë Fiqiret). Me ardhjen e demo-kracisë, Andi u fut në karate, duke i dhënë sinjalin e parë lagjes për siste-min që po vinte. i ati u mbyll në shtëpi, duke kuptuar që koha e tij (e mundjes Sambo) kishte ikur. Erdhi një kohë e re, koha e karatesë. Trajneri i parë quhej Enver, ishte nga Kosova, dhe në Tiranë thashethemohej se ishte kam-pion i karatesë në kontinentin Evropi-an, vend ku ky sport nuk ishte aspak i praktikuar. Andi e urren diktaturën. Problemi më i madh në Shqipëri sipas Andit, është që këtu çdo modë bana-lizohet, pasi të gjitha dyqanet janë të mbushura me mall turk dhe kinez, të kopjuar. Andi e ka shumë bezdi indu-strinë e veshjeve fallso, dhe adhuron veshjet firmato italiane dhe franceze. Gjithashtu Andi ka shumë bezdi lypë-sat, të cilët i gërvishtin makinën(2), lajnë xhamat pa e pyetur, dhe i marrin qinlekshin kot. Sipas Andit lypësat vijnë nga shtresa të paedukuara të shoqërisë. Sot Andi është një nga shtyllat e shoqërisë civile (më shumë shoqëri se sa civile), pamvarësisht konfliktit të vazhdueshëm në Facebo-

andi, arbri dhe learti, jeta e djemve që nuk zëvendësuan askënd

Shkrim i dhënë borxh nga Gazeta “Le Monde”

ok me shoqërinë e vjetër deri diku ci-vile (më shumë deri diku, se sa civile). Andi ka qejf ta thërrasin Karlito Marks i 21-dhjetorit (lagjes, jo ditëlindjes të Stalinit). Pyetjes delikate, se a është i lidhur, Andi, pasi kruajti me delikate-së veshin, i ra me shkelm një maceje që po kalonte, pështyu dy herë maj-tas, dhe tha: “Këtë në kapitalizëm, e rregullon tregu(3)”

Arbri është personazhi i dytë i këtij shkrimi. Si për koinçidencë, edhe ai vjen nga e njëjta shkollë mendimi, e lagjes 21-dhjetori, dhe është në një konflikt të brendshëm, moral dhe sh-pirtëror me Andin, për dominimin mendoro-filozofik të zonës nga ish-Parku i Autobuzave deri të kryqëzi-mi i 21-shit. Ky konflikt në përgjithësi konsumohet paqësisht tek kati i pestë i Mondialit, hotelit në pronësi të bi-znesmenit të famshëm Zak Topuzi(4). Kur ka qenë i vogël Arbri, i ati u tran-

sferua në Fier, si oficer. Dhe Arbri u detyrua të jetonte nga mosha një deri në 5 vjeç larg qendrës metropolitane, duke mos patur asnjëherë mundësinë që të kishte fëmijëri të zakonshme kozmopolitane, si ajo e Edvin Kullurit

përshembull(5). i mërzitur në Fier ai mësoi të lexonte që katër vjeç, dhe li-bri i parë ka qenë Lumi i Vdekur. Që atëherë Arbri fitoi një urrejtje ndaj rrjedhave ujore që nuk kanalizohen në drejtimin e duhur social. herën e parë që udhëtoi jashtë-shtetit ai mori me vete një depozitë uji, duke besuar se demokracia jonë e brishtë, është e barabartë me demokracitë e tje-ra. Jashtë shtetit ai u zhgënjye, sepse pa se njësoj si me shokun parafolës, tregu kishte rregulluar shumë gjëra. Arbri e urren diktaturën. Si djalë me origjinë nga Skrapari, ai pyeti nëse e njihnin ilir Metën, në qarqet e mendi-mit revizionist gjerman. Kur i thanë jo, ai bojkotoi Berlinin dhe Bonin. Gjeti ngushëllim në Londër, ku një skrapar-li i ri kishte fituar një nam krejtësisht të vetin duke u integruar në klubet e golfit dhe në të gjitha vendet luksoze sipërfaqësore, si një i majtë i vërtetë.

Ky kishte premtuar që Skraparin do ta kthejë në një fushë golfi, ku do të luajë vetë, me miqtë e tij anglezë. Skrapar-linjtë do të vijnë të gjithë në Tiranë, të shohin botë me sy, sipas strategjisë së re të ilir Metës “Ta bëjmë Tiranën si

Çorovoda, dhe Kombinatin si Poliça-ni”. Arbri e ka gjetur krejtësisht vetve-ten në këtë strategji interesante soci-al-ekonomike, që synon integrimin e mëtejshëm të Skraparit në strukturat dekadente të Tiranës mondane. Jas-htë shtetit, Arbri hasi dhe në një grup njerëzish të mirë, hollandezë, të cilët i thanë llafet më të mira për Ndre Le-gisin(6). Sipas Arbrit problemi më i madh në Shqipëri është që ambien-ti është aq i vogël, sa nëse flirton në mënyrë të pafajshme për të bërë seks me ndonjë vajzë, e merr vesh direkt e dashura, dhe nëse nuk e merr vesh ajo, e merr vesh i ati i saj. Për këtë ar-sye ai është detyruar të bëjë akses të kufizuar të profilit të tij në Facebook, gjë të cilën ai e urren tej mase. Arbri shpreson që në një të ardhme ky feno-men do të zhduket, duke përmbushur kriteret e hyrjes të Shqipërisë në BE. Arbri urren dhe shiun në vjeshtë, dhe

diellin në verë. Arbri gjithashtu ka një dilemë tjetër. Ai nuk e kupton se si ka mundësi që në një klub tek Ambasa-da Amerikane, ku ka vetëm pallate, të ofrojnë verë shtëpie. Ku dreqin janë hardhitë – pyet Arbri, më kot… Pye-

tjes delikate se a është i lidhur ai i për-gjigjet e delikatesë duke goditur të njëjtën mace që goditi dhe Andi, dhe thotë, është një diçka personale, por të interesuarat le të më marrin të tele-fon në redaksinë e Gazetës Le Monde.

Learti, i cili ishte trashur jashtë mase me ndeshjen Juventus – Palermo, na kujton qetë-qetë fëmijërinë e tij të trazuar. Ai mban mend si nëpër mje-gull sesi thyente xhamat e shkollës Adem Reka. Ai i thyente këto xhama, pasi mendonte se Adem Reka nuk ish-te hero, por një sajesë e komunizmit. Me ardhjen e demokracisë ëndrra e Leartit u realizua, dhe shkolla u quajt V.Ahmeti(7). Learti u rrit me tollona, dhe me paranojë të fortë kundër dja-thit dhe peshkut të ngrënë së bashku. Ai ende beson, se ky kombinim është fatal për shëndetin, sidomos pasi ka lexuar librat e fundit mjekësorë të Gjergj Kojës(9). Problemi më i madh

për Leartin është demografia si fjalë, sidomos demografia në itali. Learti e konsideron veten si idealist racional, dhe revolucionar pragmatist. Miqtë e tij e etiketojnë si romantik – mora-lizues – antidemografik. Ai është për

Çfarë mendojnë ata për Gert bogdanin?

Ata të tre mendojnë se tatuazhi i Saimir Tahirit, ashtu siç thuhet tek oborri i Pëdësë, është një fakt që dëshmon degjenerimin e Pësësë, është një shenjë e mëtejshme e vani-tetit që rrethon qarqet udhëheëse të pseudomajtistëve të sotëm. Ata men-dojnë që Saimir Tahiri nuk kishte për të mbijetuar kurrë në ndonjë reality show, sepse nuk i ka qejf kafshët. Ata të tre pyesin – Po Erioni a i ka qejf kafshët? Për korrektesë politike ata të tre do të shkruajnë një shkrim për Saimir Tahirin.

Çfarë mendojnë ata për erion Veliun?

Dy nga tre miqtë tanë, mendojnë që Erioni është djalë i mirë, i dashur me shokët, i dhembshur, sidomos me shokun Rama(11). I treti nuk mendon asnjë gjë për Erionin, sepse është i shqetësuar nga Andrea Stefani, dhe syzet e tij që imitojnë John Lennonin. Asnjëri prej tyre nuk e ka opinionin e gabuar që Erioni do të hyjë në zgjedhje nëpërmjet listave të PëSësë. Gjithashtu ata vlerësojnë shumë tek Erioni shpir-tgjerësinë, shpirtmadhësinë si dhe sh-pirtin e garës, dhe pasojat mbi Aldo M. të cilit i urojnë gëzuar ditëlindjen.

nëse historisë, si një nga elementët bazë të kulturës, i jepet shumë rëndësi në formimin e identitetit të Kosovës, atëherë mënyra se si shkruhet kjo

histori mund të shfrytëzohet në shërbim të këtij identiteti

gz32.indd 4 5/26/2010 1:45:17 AM

Page 5: Gazeta Nr. 32

5e enjte 27 | Maj 2010 | 7e enjte 6 | Maj 2010 |

legalizm, urbanizim, rimendim dhe pastaj rikthim në identitet (kthim në Tropojë). Ai është durrsak si persona-zhet e Bashkim hoxhës, i vakët si per-sonazhet e Bedri Dedjes, interesant si personazhet e Gaqo Bushakës, shpërthyes si personazhet e Edison Ypit (që beson te rimishërimi). Le-arti është i bindur se Edison Ypi në jetën e shkuar ka qenë kanuni i Lekë Dukagjinit. Problem tjetër thelbësor për Leartin është rivlerësimi i disa

personazheve të rëndësishme, si-domos ai i Roza haxhiut(10). Learti ka filluar të shkruajë një numër vo-luminoz librash, nga të cilët mund të përmendim “Klod Burri, jeta ime mes Boiken Abazit dhe Llukan Takos”, “Jeta, loja, vepra dhe mendimi filozo-fik i Roza haxhiut, Panajot Panos dhe Panajot Sokos” si dhe “Libri im i parë.” Pasi të përfundojë së shkruari këto libra, Learti ka vendosur që të fillojë të lexojë, siç bëjnë rëndom shokët e

tij nëpër kryesitë e partive. Pyetjes delikate, se a është i lidhur, Learti iu përgjigj se ai donte me gjithë shpirt, por kishte mbaruar litari. Learti është pro oKB-së dhe kundër lidhjes së kombeve.

Shënime të PërkthyeSit(1) Gjëja më e vyer në jetën e njeriut.(2) Makina e Andit po u gërvisht

edhe pak, mbaron. Makinë 50 euro nuk ka sot, siç tha dhe Xhemi te emisioni i

së dielës.(3) Marrë nga miku i tyre i vjetër,

Adri Nurellari(4) Në shërbimin tuaj (marrë nga

kujtimet e Winston Churchill)(5) Kush e njeh e njeh, kush s’e njeh,

le të pyesi Berishën.(6) I njohur në qarqet e huaja si Ho-

llandezi Fluturues.(7) Kryeministër i parë postmoni-

zëm, sot biznesmen i fuqishëm zviceri-an, krah i majtë i Bexhet Pacollit(8)

(8) Ish burri i Ana Oksës, që e donte të djathtën të lirë

(9)Libri i fundit i Gj.Kojës – La Mia Vita tra Durazzo e il Ministero della Salute (marrë nga letërkëmbimet epi-stolare të Gjergj Kojës dhe Çim Babasit 2006-2007)

(10) Talent i klubit futbollistik Trakto-ri i Lushnjës, i persekutuar nga regjimi. Burrë.

(11) Qytetar. Ish-basketbollist. Kujton se është ish-piktor. Ish-parizien. Etj.

Gjyqi i EuLEX-it kundër Albin Kurtit tashmë ka marrë formën e se-ancave të rregullta pesëminutëshe, në të cilat po bëhet e ditur shtyrja e saj dhe koha e mbajtjes së sean-cës së ardhshme. Krej kjo po bëhet me vetëm një qëllim: që të mbahet përherë i gjallë fletarresti i EuLEX-it ndaj Albin Kurtit. Në këtë mënyrë EuLEX-i vazhdimisht po e mban trysninë mbi Policinë e Kosovës si dhe po e mirëmban varësinë e in-stitucioneve të drejtësisë. Seanca e radhës u shtye për 21 qershor në orën 10:00. Në këtë seancë sërish mungoi avokati mbrojtës, por si gjithmonë i pranishëm prokurori i rastit, Ali Rexha, si dhe anëtarja e trupit gjykues të EuLEX-it, Fllanza Kadiu.

Kryesuesi i Panelit gjykues të Eu-LEX-it, Ferdinando Buatier de Mon-geot, e hapi seancën e sotme duke iu dëshiruar mirëseardhje të pra-nishmëve, siç u shpreh ai, në episo-din e dhjetë me radhë të rastit Kurti. Kjo tregon se qysh e trajton EuLEX-i persekutimin e VETËVENDoSJE!-s dhe të Albin Kurtit: si serial relaksu-

Episodet e EULEX-it

es latinoamerikan. Padrejtësinë që po e shkakton EuLEX-i e trajton me këtë lloj joserioziteti arrogant. Atyre nuk iu duket serioze kërkesa e popullit për vetëvendosje, sovranitet, demokraci dhe zhvillim. Atyre nuk iu duket se-rioze kërkesa e 175,000 qytetarëve shqiptarë për mbylljen e këtij gjykimi dhe izolimi të padrejtë të Albin Kurtit, dhe hapjen e hetimeve të pavarura për vrasjet e 10 shkurtit 2007. Eu-

LEX-i nuk çan kokën për ndërhyrjet e dhunshme të policisë mbi popullin, të cilat i përshëndet. Asgjë nuk i du-ket serioze EuLEX-it përderisa vetë vetëm urdhëron, shikon nga rehatia e kolltukut zbatimin e urdhrave të tij nga institucionet e Kosovës, shkakton gjithë këtë padrejtësi ndaj popullit, dhe zgërdhihet prapa imunitetit prej ligjit. Asgjë e re historikisht: mision tipik kolonial.

Në vazhdim de Mongeot përsëriti akuzat e tij ndaj Policisë së Kosovës dhe drejtësisë në vendin tonë, duke e reduktuar funksionimin e kësaj të fundit në efikasitetin e përndjekjes së Albin Kurtit! Pra, për EuLEX-in, perse-kutimi i suksesshëm i Albinit qenka kriteri i vlerësimit të cilësisë së drej-tësisë. Ja se në çka e ka katandisur EuLEX-i drejtësinë e Kosovës: në in-strument të vetin personal për elimi-nimin e kundërshtarëve të tij politikë. E vërteta është se drejtësia në Kosovë do të jetë e suksesshme pikërisht atëherë kur të jetë e pavarur - pra pa EuLEX-in me kompetenca ekzekutive mbi drejtësinë e Kosovës.

Në anën tjetër, de Mongeot kritikoi avokatët e Kosovës për sjellje joetike. Kështu sillet administrator i regjur ko-lonial: përputhshmërinë e sjelljes së të tjerëve e mat me kutin moral. Kush është si de Mogeot dhe mendon si ai, qenka i mirë dhe i zbaton urdhrat

e tij. Kush nuk pajtohet me të dhe nuk ia zbaton urdhrat, qenka i keq. Kjo është veti universale e apara-tçikëve kolonialë: për cilësimin e veprimeve nuk iu mjafton diskursi politik, por iu nevojitet doktrina eti-ke. Sepse, vetëm pasi ta eleminojnë ata njeriun moralisht, persekutimi i tij jo vetëm i lejueshëm, por madje i domosdoshëm.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, mi-nistri i jashtëm italian, Franco Fra-ttini, tha se konferenca e ardhshme e Sarajevës do të mund të konside-rohet si nisje zyrtare e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo de-klaratë e tij vjen pas po të njëjtave paralajmërime që i bënë më herët ministri i jashtëm francez, Kouch-ner, dhe zv.sekretari amerikan i shtetit, Steinberg. Sa më shumë po afrohen negociatat me Serbinë, aq më shumë po thellohet persekuti-mi dhe izolimi i VETËVENDoSJE!-s. Bashkë me popullin ajo do të or-ganizohet kundër negociatave me Serbinë. Kjo tregon se sa politik është gjykimi i EuLEX-it ndaj Albin Kurtit.

Andi kananaj

Megjithse duket sikur fjalët në fjalor

kanë të njëjtën vlerë, pasi dalin nga

gojët marin kuptime te ndryshme si-

pas terezisë. Nuk e di nëse kjo menyrë

e të kuptuarit është detyrimisht e ga-

buar, di vetëm që fjalët e thëna kanë të

domosdoshme shoqërimin me atë cka

duan të thonë në të vërtetë. Përndryshe

asgjë nuk do pengojë që e njëjta ngjarje

të tregohet me të njëjtat fjalë, por duke

patur kuptime komplet antitetike.

Fjala grevë urie dhe sakrificë.

Për popullin e Partisë Socialiste

këto ditë fjala grevë urie dhe sakrifi-

cë do të thotë punë për të majtët nëse

Berisha ikën nga pushteti. Një nga

format me të cilat Berisha mund të

demaskohej për urinë e tyre përpara

ndërkombëtarëve. Këto fjalë pavar-

sisht se shoqëroheshin me fjalë të tjera

si transparencë apo liri e të shprehu-

rit, kishin bukurinë e tyre vetëm në

mënyrën sesi Socialistëtë e thjeshtë

e përkthenin këtë histori. Nëse do të

hapeshin kutitë do të tregonte se Be-

Me fjalë besoj se askush ska të drejtë; por vetëm me fjalë ama

Fjalët e keqkuptuara me arsyerishës u tremb disi; apo se diku atje në

olimpin e të huajve, dikush që e ka në

dorë, i ka’ tërhequr veshin në emër të

dëmokracisë. Në fakt ccdo socialist e

di që demokracia është vetëm pretek-

sti i përendimorëve për të kontrolluar

tregjet e të gjithë botës. Po kjo pjesë e

leximit në mendjet e të tjerëve nuk u inte-

reson për aq kohë sa inatin e kemi me Sa-

liun e tmerrshëm. Po në rast se as ne dhe

as ndërkombëtarët nuk besojnë se egzi-

ston demokracia, kush beson? apo është

gjithmonë i vlefshëm besimi absurd, ku

besojmë që është TJETRi i padukshëm që

beson pa kushte atë që askush se beson.

Për Deputetët socialistë kjo grevë

është Cv që garanton vendin në par-

lamentin e ardhshëm. Fjala grevë nën-

kupton vëtmohim për cështjen e Krye-

tarit që ka në dorë ccdo listë pushteti

për të ardhmen. Këto fjalë sjelln siguri

dhe se ata që nuk e bëjnë janë të sakri-

fikuarit e vërtetë. Sigurisht ka sens.

Rama e sheh fjalën grevë si mjet për

ti treguar të vetëve se ai drejton këtë

barake. Kush nuk tregon entuziazëm

është i vetëmohuar në sensin politik.

Fjalët transparëncë janë garnityra e

qëllimit të vërtetë. Këto fjalë nuk sjellin

qartësi, në kohë të tilla kaq të turbull-

ta. Rama di se loja e pushtetit ka bërë

shumë socialistë të jenë të gatshëm ta

harrojnë para-ardhësin e tij Nanon, dhe

asgjë sdo ti pëngonte që ta përsërisnin

veten me po aq klas.

Për F shokun tim avokat, kjo grevë

ishte ringjallja e popullit të majtë. Kjo

grevë ishte shenjë e solidaritetit, dhe

kjo e ngrohte. Diccka e bënte që t’i du-

kej sikur protesta i ngjante aq shumë

botës ku ai kishte studiuar. F nuk i duhet

Rama. F është i keqkuptuari i vetëm që

mendon se transparenca është detyrim

ligjor i padiskutueshëm. Detyrimisht i

respektueshëm si interpretim i fjalëve.

Për popullin e Partisë Demokratike,

fjalët grevë dhe sakrificë u panë si një

tentativë e socialistëve për të provokuar

qeverinë. Mënyra sesi të “kuqtë” duan

të lënë popullin e varfër demokrat dhe

pa asnjë mundësi reale për të levizur

jashtë shtetit, pa viza. Tentativa e Ramës

për ti lënë pa punë. Tentativë që Berisha

të rëzohet nga pushteti. Kohë për tu bërë

gardh me njeriun e tyre, pavarësisht se

ccfarë mëndojnë realisht për të.

Për deputetët e PD koha për servi-

lizëm aktiv. Kujt do t’i kërkonte Berisha

të dilte në konferencë për shtyp do

ish i bekuar. Greva e socialistëve për

demokratët u shpall pushim zborist që

synon zgjidhje antiligjore. Më keqku-

tim se kaq. Demokratët e dinë që kanë

vjedhur vota por kjo nuk i pengon të fla-

sin për ligjin(që është një fjalë tjetër që

keqkuptohet me arsye. Deputet e partisë

demokratike ashtu si dhe ata të parti-

së socialiste kanë vëtëm një mënyrë

për qëndruar në lojë. Ndaj askush

nuk asnjë arsye të hapë fjalorin për të

kuptuar sensin e fjalëve që nxjerrin

nga kordat e tyre vokale. Për Saliun

fjalët grevë i kujtojnë rininë. Kjo nuk

e pengon që të mendojë se ai është i

vetmi i sinqertë në këto kujtime. ask-

ush nga të vetët që e duan aq shumë

nuk guxon t’i tregojë më shumë nga

mendimet e veta. Prandaj fundja janë

shpikur fjalët. Për t’i shpëtuar diktatit

të së vërtetës. Tek grupi i të djathtëve

nuk ka një F që të jetë avokat dhe të

kërkojë diccka më shumë nga pozi-

cioni i të vetëve. Pushteti siduket ka

të vërtetët e veta të pakundërshtye-

shme nga ndjesitë e njërezve të pa-

ninteresuar në mënyrë direkte.

Ndoshta me fjalë besoj se askush

ska të drejtë; por vetëm me fjalë ama.

gz32.indd 5 5/26/2010 1:45:20 AM

Page 6: Gazeta Nr. 32

6 e enjte 27 | Maj 2010 |

Arbër Zaimi

Nuk arrij ta shpjegoj atë ngjarje masive kulturore që i nxiti të rinjtë shqiptarë të dëgjonin turlilloj muzi-ke Heavy Metal, dhe te adhuronin me fanatizem albume të ndryshme nga grupe e këngëtarë që e kishin kom-pozuar atë muzikë në kohëra të tje-ra, në kushte të tjera social-politike, shumë larg kontekstit të Shqipërisë të atyre viteve. Degjonim praktikisht gjithçka, Thrash, Death, Black, Power, Doom, Goth, Hardcore etj. Një modë deri diku e çuditshme, anakronike, qe i mbushi rruget me të rinj me flokë të gjata, me favorite të ekzagjeruara, të veshur me pantallona të grisura je-ans dhe me xhaketa lëkure të imituar që tringëllinin nga zinxhirët metali-kë e nga varëset e kopsat me kafka e me imazhe të tjera që pasqyronin një karikaturë të një kulture të errët. Një modë e cuditshme, që në vende te tjera kurrë nuk mbizotëroi, nuk mbërriti të jetë masive, as në vitet ‘70 – ‘80 kur prodhueshmeria arti-stike e ketij zhanri ishte në lulëzimin e vet, pashpjegueshmerisht u shn-dërrua në mainstream në Shqipëri, njëzet vjet më pas. Si ka mundësi? Më kujtohet se në vitet e nëntëdhjeta, që në muajt e parë të “demokracisë”, kënaqësia e parë që importuam së jashtmi ishte muzika. Çdo lloj muzike, për të gjitha shijet. Kështu prindërit tanë u dhanë pas muzikës italiane, greke apo franceze, kryesisht ndaj tin-gujve romantike, që i bënin një lloj je-hone melankolisë të atij brezi. Një lloj nostalgjie e ushqyer me placebo për një rini të cilën ata nuk arritën ta për-jetonin ashtu siç deshën, me mëkatet e shtypura ashpërsisht nga regjimi totalitar. Ndërsa më të rinjtë, ata të brezit tim, e kërkuan shpëtimin tek muzika rock. Mundësi të mëdha ek-sperimentimi me shijen muzikore nuk kishte, kryesisht moda përhapej nga televizionet e huaja, apo nga revistat e jashtme, që tashmë e kishin më të leh-të të binin në dorë të të rinjve shqip-tarë. Nuk ekzistonin TV-te dhe radiot turbofolk qe mbysin sot libidot e ado-leshenteve e te pleqve. Prandaj de-gjohej rock. Deri këtu, gjithçka është e kuptueshme, të rinjtë e sapodalë nga një regjim mbytës, detyrimisht do të ndjenin nevojën për rebelim, ndje-njën e dhunës të brendshme. E kuptu-eshme ishte dhe joshja ndaj muzikës grunge, apo funk apo ndaj kulturës hip-hop, dhe produkteve të ndryshme të muzikës komerçiale që në një farë mënyre mbizotëronin tregjet globale, po per c’arsye ky mbizotërim i heavy Metal në një kohë kur edhe vetë arti-stët që e bënin këtë lloj muzike e kishin kuptuar që duhet të ndryshonin…?

Që të mos keqkuptohemi, as që kam ndërmend ta shpjegoj këtë fe-nomen nëpërmjet vetive dhe cilësive okulte të hM dhe nevojave antireli-gjioze apo satanike të adoleshentëve shqiptarë. as që do të përpiqem ta shpjegoj si fenomen i bindjes të tr-ushplarëve ndaj thirrjeve për dhunë të manjakëve. Vetë e dëgjoj atë lloj muzike pa e paragjykuar, dhe nuk më duket aspak e ndryshme me llojet e gjinitë e tjera të të gjitha arteve, për

Turma të pushojë së tunduri kokën, dhe të kërkojë me zë të lartë se çfarë muzike kërkon të dëgjojë

Glamour - Politika dhe Shkundjet e kokës

sa i përket ndikimeve të përmbajtjes në nënndërgjegjjen e publikut. as-htu si në çdo lloj arti tjetër edhe në hM kam artistët e mi të preferuar, si dhe ata që nuk më pëlqejnë, apo ata që ma shpifin. Nuk kam për ta anali-zuar fenomenin nëpërmjet klisheve. Heavy Metal është një kulturë muzi-kore që përmbledh në spektrin e vet të gjerë individualitete të ndryshme, që përcjellin produkte të larmishme artistike. arti i tyre karakterizohet nga disa kanone të përbashkëta – siç nenvizojne kritikët dhe historianët e artit. Një nga tiparet kryesore të kësaj muzike është ushtrimi i Pushtetit. Ky zhanër muzikor, karakterizohet nga spektakli madhështor glamour që shoqëron performancën arrogante të artistëve në skenë, nga solot e kitarës që arrin tinguj drithërues, nga mani-pulimi i tingujve, nga rrahjet e shpe-shta e të ndërlikuara të perkusioneve, dhe nga zërat e fuqishëm të vokali-stëve. Është quajtur “Power Music”, pra muzikë e fuqishme, apo muzikë e pushtetshme pikerisht sepse i ngjan spektakleve elektorale, te shoqeruara nga shfaqje me fishekzjarre, nga fjali-me bombastike, nga postera me me-sazhe hipnotizues, por qe ne perm-bajtje shpeshhere s’thone asgje. Për të kompletuar skenën e pushtetit, po të shohësh mënyrën se si festohet kjo lloj muzike, qe kam përshtypjen që të gjithë e dinë, duke tundur kokën, në

mënyrë agresive, por monotone, dhe në rast se publiku përbëhet nga shumë njerëz, atëherë celebrimi kthehet në një lloj baleti të pa koordinuar, që shumë njerëz e quajnë thjesht shtyr-je, moshing, pogoing pra gjëra të tilla.Lidhja është e qartë, në skenë qën-dron pushteti arrogant, që shpërn-dan stërkala arrogance maçoiste, ndërsa publiku tejet pasiv lëshohet në valët e autosugjestionimit masiv, duke krijuar një turmë të amullt tru-pash…Prepotenca zotërohet nga ki-taristi virtuoz, nga vokalisti që arrin të kapë nota më të larta se kushdo tjetër, nga bateristi që i rreh tambu-ret më shpejt se pulsi i njeriut normal. Eksitim me një fjalë, eksitim i prodhu-ar shpejt e shpejt dhe shpërndarje e këtij eksitimi falas, tek kushdo që donte ta merrte. Dukshem, behet fjale per një lloj eksitimi mazokist, që stimulohet nga lojërat e pushtetit, nga dominimi dhe nga nënshtrimi… Pyes veten, a ka lidhje kultivimi masiv i hM në Shqipëri me situatën sociale të krijuar nga shtresëzimi politiko-eko-nomik? Më vjen ndërmend një farë analogjie, mes bandave të spektakle-ve glamour të koncerteve heavy Me-tal dhe show-it minimalist, por gjithse-si tejet vanitoz, sipërfaqësor, që bëjnë përditë ata që kanë në dorë vendim-marrjen sot në Shqipëri, sovranët, pra les nouveaux riches, politikanët, dhe ata që menaxhojnë biznese që janë të

famshme per pastertine e tyre. ana-logjinë e plotëson ngjashmëria mes fans-ave të heavy Metal dhe masave popullore në vendin tonë. Në fund të fundit të dy llojet e audiencës zgjedhin një rol krejtësisht pasiv, dëgjojnë disa mesazhe të cilat as që vrasin mendjen t’i kuptojnë, dhe, cilado qoftë gjendja shpirtërore që shkaktohet nga ngjar-ja, të dyja palët miratojnë me tundje epileptike të kokës, si androidë… Mendohem, a ka mundësi që të ketë lidhje mes dy fenomeneve? a ka mun-dësi që të rinjtë në fillimin e viteve të nëntëdhjeta të zgjidhnin Heavy Metal si muzikë identifikuese pikërisht sep-se kishin nevojë të dominoheshin nga liderë të pushtetshëm, spektakolarë? a ka mundësi që të mos kenë mjaftu-ar gjithë ata vjet ndrydhje? Përpiqem të gjej një kundërshembull të kësaj që sapo thashe por e kam të pamun-dur. E kam të vështirë të gjej shembuj mes liderave të rinj të politikës, mes ViP-ave të moshës time, që të mos sh-faqin prirjen esenciale për arrogancë dhe shfrytëzim. Që para se të jenë të rinj ata ëndërrojnë për të vazhduar të njëjtin lloj spektakli me sa duket. Në anën tjetër, qënron populli. Mje-ran në çdo dimension që ka lidhje me dinjitetin. Nuk po them i varfër, ky popull ka bukë për të ngrënë. Por është mjeran. i është vjedhur so-vraniteti, i është vjedhur karakteri, i janë vjedhur vlerat, përditë dikush

vjedh gratë e këtyre burrave, dhe burrat e këtyre grave. Dhe të gjithë vazhdojnë të tundin kokën në mënyrë epileptike, si fansa të Heavy Metal…Shkruan… se nuk di ç’të bësh tjeter në raste të tilla. Mbaron punen, hyn në makinë, vendos një disk të ri të “ant-hrax” dhe nisesh per ne shtepi. Robert Burton shkruante para tre shekujsh “All other pleasures are empty / None as sweet as melancholy”. Nga duhet ta presësh ndryshimin? Nga rockerat që ndezin fishekzjarret që nga skena, dhe hedhin në turmë bluzat e tyre të djersitura? apo nga turmat e molisura që nën ekstazën e mazokizmit vijojnë të tundin kokën? unë mendoj se nëse do të vijë ndonjëherë ndryshim, du-het të vijë nga të dyja palët. Disa nga showman-ët duhet të ndërgjegjëso-hen një ditë që kësaj muzike i ka ikur koha, duhet të bëhen më produktivë, dhe të mos i kushtojnë kaq shumë rëndësi ekskluzive kornizave, fasa-dave, marrëdhënieve me publikun, spektaklit pra. Të bëhen më esencialë në gjithçka bëjnë, dhe të zbresin nga skena. Se nuk është dhe aq keq të jesh pranë turmës, është një praktikë që e ndjekin shumë politikanë në vende si Suedia, Norvegjia, Luksemburgu, Zvi-cra, etj. Gjithashtu duhet të ndryshojë disi dhe turma. Të paktën të pushojë së tunduri kokën, dhe të kërkojë me zë të lartë se çfarë muzike kërkon të dëgjojë. Se s’po merret vesh…

gz32.indd 6 5/26/2010 1:45:21 AM

Page 7: Gazeta Nr. 32

7e enjte 27 | Maj 2010 |

Ardian Vehbiu

Ndonjëherë kujtojmë, gabimisht, se përkthimet në kulturën shqiptare duhet të zënë një vend të ngjashëm me ç’zënë në kulturat dhe gjuhët perëndimore. Në fakt, për rrethana të njohura, shumëçka në mos gjit-hçka që lidhet me modernitetin dhe modernizimin, ndër shqiptarë, do të kalojë nëpërmjet përkthimit – dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për për-kthimin gjuhësor, por edhe për çfarë gjetiu e kanë quajtur lokalizim, një ve-primtari që veç përkthimit nënkupton edhe përshtatjen kulturore.

artikuj të përkthyer keq, që mund të sillen si shembull nga cdo gazetë, dëshmojnë se me çfarë mospërfillje-je trajtohet përkthimi dhe përkthyesi në kulturën e sotme, të sunduar nga mediat dhe nga shkelja e syrit; kata-strofa të tilla me gjuhët, ekspertizën gjuhësore, të drejtat e autorit dhe res-pektin e medias për veten dhe lexu-esin nuk do t’i gjesh dot në anglishte ose në frëngjishte ose në gjermanish-te, bie fjala; edhe pse këto gjuhë kanë më pak nevojë se të tjerat për për-kthimin, si veprimtari intelektuale madhore.

Pse vallë qenka kaq i rëndësishëm përkthimi në shqipe, ose shqipërimi? Së pari, ngaqë ne marrim shumëçka nga vende dhe kultura të tjera: ligje, metoda dhe sidomos koncepte, të ci-lat ekzistojnë në trajtë gjuhësore. Së dyti, ngaqë në shumë fusha ne nuk kemi kohë që t’i zhvillojmë konceptet në mënyrë organike, ose t’ua besoj-më autorëve origjinalë. Një nga as-pektet themelore të modernizimit, bie fjala, ka të bëjë me përditësimin e ligjshmërisë; i cili përditësim edhe sikur të mos konsistojë në përkthim të mirëfilltë, ad literam, të ligjeve të vendeve të tjera, së paku do të mbështetet në koncepte dhe nocione themelore të atyre kulturave ku ka lin-dur ligji; dhe që kanë nevojë të për-kthehen.

Çështja lidhet ngushtë me termino-logjinë, por nuk është e kufizuar me të; sepse termi duhet jo vetëm të shqi-përohet, por edhe të përdoret mirë në kontekst, aq sa të hedhë rrënjë në truallin e ri. Po ashtu, nuk mund të shterrohet në planin kulturor vetëm, meqë pa mbështetjen institucionale mbetemi në nivelet e Rilindjes – ide-aliste, por të pamjaftueshme. Prandaj vetëm përkthyes të mirë nuk mjaf-tojnë, duhen edhe bashkërendues të mirë – institucione të tilla si akademi-të, universitetet me katedrat përka-tëse, qendrat e specializuara.

Një pjesë e publikut mendon se përkthimin mund ta kryejë kushdo: mjafton të dijë gjuhët, të njohë fushën dhe të ketë fjalorin me vete. Mirëpo

Çështja lidhet ngushtë me terminologjinë, por nuk është e kufizuar me të, ka të bëjë edhe konteksti i përdorimit

këmbët e PulësNjë pjesë e publikut mendon se përkthimin mund ta kryejë kushdo

edhe brenda këtij përkufizimi, njohja e shqipes nuk i garantohet madje as dikujt që ka mbaruar universitetin, në një kohë që fjalorët janë të pamjaftu-eshëm. Prandaj përkthyesi kurrë nuk luan solo, por gjithnjë në orkestër; dhe nëse nuk ka veshë të dëgjojë muzi-kantët e tjerë, do të stonojë doemos.

Le ta ilustroj idenë me një shem-bull. Para pak ditësh, në një diskutim, dikush përmendi orvatjen për ta shqi-përuar fjalën alienation si tjetërsim, në kontekste të filozofisë, të socio-logjisë dhe të psikologjisë. Në fakt, tjetërsim dhe tjetërsoj (për alienate) janë nga ato fjalë që në leksikologji i quajnë kalke, meqë ndërtohen duke kopjuar (kalkuar) strukturën etimo-logjike të fjalës së huaj që duan të zëvendësojnë. anglishtja alienation (dhe frëngjishtja aliénation, italishtja alienazione etj.) vijnë të gjitha nga latinishtja diturore alienatio/onis, që nga ana e vet ka për temë fjalën latine alius “tjetër”. Kushdo që e ka formuar fjalën tjetërsoj ka “shqipëruar” fjalën alienare duke ia përkthyer strukturën fjalëformuese; dhe kjo procedurë ndeshet rëndom në shqipen librore, ndonjëherë edhe me efekte groteske.

Kështu, autorët e një fjalori të anatomi-së e patën përkthyer dikur latinishten antitragus (emri i një kërci të veshit) si kundërcjap, të mbështetur në faktin e pakundërshtueshëm se, në latinishte, tragus i thonë cjapit.

Gjithsesi, tjetërsoj, tjetërsim në shqipe nuk tingëllojnë keq dhe tas-hmë kanë zënë vend në fjalorët; çështja është tani nëse kanë zënë vend edhe në ligjërimin libror apo jo.

Nëse një fjalë do të futet apo jo në fjalor, dhe si do të trajtohet atje, kjo vendoset si të thuash në tavolinë, nga autorët e fjalorit, të cilët janë të paktë me përkufizim. Përkundrazi, se ç’fat do të ketë fjala në ligjërim, këtë nuk e përcakton dot arbitrariteti i autorëve të fjalorit.

Tani, në ligjërimin libror të shqi-pes, tjetërsoj, tjetërsim, i tjetërsuar etj. duhet t’i hapin vend vetes në luf-të edhe me konkurrencën. Kështu, në një numër tekstesh, koncepti i aLiE-NaTioN është shqipëruar si jetërsoj, jetërsim; përsëri një kalk, por këtë herë i bazuar në një formë disi arka-ike të përemrit tjetër (jetër-). Fjalori i Shqipes së Sotme parapëlqen tjetër-soj, tjetërsim; por kjo nuk do të thotë

se përkthyesit do ta ndjekin fjalorin verbërisht.

Sikur të mos mjaftonte me kaq, kon-cepti i aLiENaTioN është shqipëruar edhe me një fjalë tjetër: tëhuajzoj, tëhuajzim, terma që janë edhe ato kal-ke, por këtë herë të gjermanishtes en-tfremden, Entfremdung. Qarkullojnë në shqipe tekste ku këto fjalë përdo-ren ende; dhe mund të ketë përkthyes që t’i parapëlqejnë ndaj tjetërsoj, tjetërsim; megjithëse norma leksiko-re është shqiptuar tashmë në favor të këtyre të dytave.

Përfytyroni tani pështjellimin e atij lexuesi që ka ndeshur tjetërsoj, tjetër-sim në një tekst, dhe tëhuajzoj, tëhu-ajzim në një tekst tjetër; ky lexues ka arsye të besojë se është fjala për dy koncepte të ndryshme, dhe ndosh-ta do të shpenzojë kohë dhe energji për të kuptuar se ku qëndron dallimi mes tyre. automatikisht, përdoruesit e gjuhës dhe veçanërisht në kontekste librore supozojnë se dallimeve leksi-kore u përgjigjen dallime kuptimore; dhe lexuesi standard nuk ia lejon dot vetes t’i bëjë tekstit dekonstruksion kritik dhe t’i shohë dallimet leksikore si manifestime të individualiteteve të

ndryshme të përkthyesve.Çështja ndërlikohet edhe më nga

prirja e një kategorie përkthyesish për të shpërfillur traditën shqipërue-se dhe për t’i lejuar fjalët e huaja në shqipe, pasi u kanë dhënë një maki-jazh të lehtë morfologjik: kështu, në vend të tjetërsoj, jetërsoj, tëhuajzoj, do të kemi alienoj; dhe në vend të tjetërsim, jetërsim, tëhuajzim do të kemi alienim ose, siç do të thoshte Fa-tos Nanoja, alienacion.

Përsëri duhet pyetur: ku është e keqja këtu? Jo aq te fjala e huaj në vetvete, sepse alienoj, alienim nuk kanë ndonjë dallim leksikor, bie fja-la, nga konceptoj, konceptim, ose deduktoj, deduktim etj., as krijojnë ndonjë problem të pakapërcyeshëm për përdoruesin e shqipes librore. Problemi qëndron te prishja e raportit ekskluziv të termit me konceptin për-katës, sa kohë që lexuesit do t’i duhet të orientohet në labirintin leksikor të tjetërsim, jetërsim, tëhuajzim, alienim, alienacion etj., i cili, në thelb, nuk e pa-suron gjuhën as ligjërimin, por vetëm sa krijon konfuzion konceptual në përdoruesit; të cilët mund të ndeshin tjetërsim në një përkthim nga Marksi, tëhuajzim në një përkthim nga Sartri, alienim në një përkthim nga Derrida e kështu me radhë, pa e kuptuar dot që është fjala për luhatje të sistemit konceptual të shqipes, jo për dallime në konceptin përkatës, midis atyre fi-lozofëve.

Dukuria ka edhe implikime prak-tike marramendëse. Siç është thënë disa legjislacioni i sotëm në shqipe është përkthyer aq keq, sa që pro-kurorët e së ardhmes do ta kenë praktikisht të pamundur t’i mbrojnë çështjet e tyre, përballë avokatëve të zot. Përfytyroni, për shembull, një ligj të mbrojtjes ndaj rrezikut të derdhje-ve të një kimikati çfarëdo, shqipja e të cilit bie ndesh me shqipen e përdorur në dëftesën e sigurisë materiale-te-knike që shoqëron kimikatin (p.sh. në mënyrën si është shqipëruar fjala leak (derdhje këtu, rrjedhje atje), ose fjala hazard (rrezik këtu, rrezikshmëri atje; një avokat mund të argumentojë se rrezikshmëria, si koncept, ndrys-hon nga rreziku). Natyrisht, përkthye-si i dëftesës së sigurisë nuk është i detyruar të njohë gjuhën e ligjit për-katës; normalisht edhe përkthyesit e ligjit, edhe përkthyesit e dëftesave, duhej të mbështeteshin në fjalorë normativë, të hartuar nga institucionet përkatëse (p.sh. Ministria e Mjedi-sit). E kuptoj, gjithashtu, se të shtrosh çështje të tilla, në një kohë kur deri edhe Gazeta Zyrtare nuk botohet më, të paktën rregullisht (nuk mbaj mend ku e pashë këtë para disa ditësh), është si t’i biesh violinës gjatë kohës që kurva krihet.

gz32.indd 7 5/26/2010 1:45:21 AM

Page 8: Gazeta Nr. 32

8 e enjte 27 | Maj 2010 |

Altina besimi

Slavoj Zizek, filozof slloven me famë botërore, në intervistën e 9 Prill 2010 tha: “Evropa, fatkeqësisht, nuk është në gjendje të arrijë një nivel të pro-jektit serioz në lidhje me Kosovën dhe shqiptarët”. Kjo çështje më ka sjell shumë telashe. Përgjithësisht, situa-ta është shumë irracionale.” ajo që e bën edhe më mbresëlënëse dhe të veçantë intervistën e tij është mo-menti ku ai, per radion Deutsch Ëelle, thotë: “Tash do të them diçka absurde: ndoshta është më mirë që Kosova, nëpërmjet një koordinimi ndërkom-bëtar, t’i bashkohet Shqipërisë. Kjo do të ishte zgjidhja e vetme afatgjatë racionale. Ngase, është budallallëk të kesh dy shtete me popull krejtësisht të njëjtë”.

Sipas filozofit slloven, stabiliteti që mbretëron tani për tani është një sta-bilitet irracional, i brishtë dhe afatsh-kurtër. Pra, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është zgjidhja e vetme racionale e cila do të mundësojë një stabilitet afatgjatë në Ballkan. Slavoj Zizek bashkë me filozofë dhe intelek-tualë të tjerë Europian ka qenë skep-tik në lidhje me pavarësinë e Kosovës për shkak se ndërhyrja e fuqishme e ShBa-ve dhe NaTos konsiderohej si konfirmim hegjemonik. ai e pranon këtë duke thënë se “Kjo ishte pjesë e një strategjie amerikane, e cila, siç po shihet, në aspektin afatgjatë nuk e zgjidhë problemin”. Zhvendosja e qëndrimit të tij na bën të reflektojmë mbi pritjet që kanë të tjerët ndaj nesh. Mendimi i Zizek-ut nuk është kaq su-bjektiv dhe individual por është mirë të lexohet si shenja e një grupi jo të vogël studiuesish, intelektualësh e fi-lozofësh të cilët nuk merakosen për koordinatat e tashme të sistemit dhe për konfirmimin e tyre, por përgji-thësisht, me teoritë e tyre, kanë pro-pozuar dhe vazhdojnë të propozojnë hapjen e mundësive të reja të mendi-mit dhe përfytyrimit.

Tani ta shofim se si i qëndrojnë këtij mendimi dy nga njerëzit qe i kam intervistuar, Albin Kurti dhe Dejona Mihali.

albin Kurti thotë se bashkimi i Ko-sovës me Shqipërinë nuk është vetëm në dobi të shqiptarëve, por është edhe në dobi të stabilitetit në Ballkan. Këta kufij, që i kemi trashëguar në ditët e sotme, janë kufijë që të tjerët kishin vendosur për ne, në mënyrë që t’i kënaqin apetitet hegjemonike të vendeve tjera. Kjo do të thotë se këta kufij janë kufij artificial dhe të dhun-shëm. Sipas tij, kjo situatë nuk mund të vazhdojë për një kohë të gjatë sepse stabiliteti i një rajoni duhet të bazohet në drejtësi. Gjithsesi, Kurti vazhdon duke thënë se dobia e Bashkimit Kom-bëtar është e shumëfishtë e cila, si rr-jedhojë, sjell shumë përfitime. ajo që është më e rëndësishmja është dyfis-himi i tregut shqiptar. Si pasojë e kësaj do të ketë një rritje të investimeve të huaja në vend. Pozita e prodhuesve në vend do të përmirësohej. Për më tepër Shqipëria dhe Kosova do ta ndi-

Intervistë me Albin Kurtin e Dejona Mihalin

bashkimi i shqiptarëve si politikë e së mundshmes

hmonin njëra - tjetrën në shumë fusha duke bërë kështu komplementaritet ndërmjet tyre. Një prej tyre është as-pekti i energjetikës. Shqipëria është e pasur me ujëra, ndërsa Kosova është e pasur me qymyr. Kjo do të thotë se Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën gjatë dimrit, përderisa ka prurje dhe derdhje të mëdhaja uji nëpër hidro-centrale, ndërsa Kosova do të ndi-hmojë Shqipërinë gjatë verës, kur edhe ka mungesë të ujit, përderisa ka termocentralet.

Me fjalë të tjera, sipas Kurtit, bash-kimi i këtyre dy vendeve të pavarura do të forcojë zhvillimin ekonomik për të dyja palët. Përsa i përket stabilite-tit të tanishëm politik, Kurti është i një mendimi me filozofin Zizek. ai thotë se, “aktualisht, në Ballkan kemi një stabilitet të brishtë dhe afatshkurtër pikërisht për shkak se ky stabilitet mbahet në kurriz të shqiptarëve”. Gjithashtu ai shton se stabiliteti i një rajoni duhet të bazohet në drejtësi ndryshe nuk mund të ketë një stabi-litet të fortë politik. Nëse shqiptarët do të bashkoheshin, orekset hegje-moniste të vendeve tjera do të zbrap-seshin, që do të thotë se Serbia nuk do të mund të pretendonte të marrë Kosovën e as Greqia nuk do mund të mendonte të marrë pjesën jugore të Shqiperisë. Si pasojë e kësaj, do të krijohej mundësia e një stabiliteti më afatgjatë në Ballkan.

Gjatë intervistës, albin Kurti mori një shembull për të ilustruar edhe më

mirë rastin e shqiptarëve. hienat, lloje kafshësh që jetojnë në afrike dhe azi, tentojnë të sulmojnë njerëz apo kafshë të ndryshme që janë më të vogla se sa trupi fizik i tyre ndërsa hezitojnë të sulmojnë ata njerëz apo kafshë tjera që janë më të mëdha se sa vetja e tyre. Për shembull, hienat sulmojnë fëmijët pasi që në sytë e tyre ata duken më te vegjël dhe më të pafuqishëm. Për këtë arsye, fëmijët, në vendet ku ka hiena, mbajnë një rrem apo degë të gjatë në kokat e tyre. Ne mënyrë që Kosova dhe Shqipëria të mos duken në sytë e Serbisë dhe Greqisë ashtu siç fëmijët ju duken hienave, kombi shqiptar duhet të bashkohet. Në këtë rast, stabiliteti në Ballkan do të jetë i garantuar pasi që zbrapsen orekset hegjemoniste të vendeve tjera.

Sipas intervistës tjetër që u zhvillua me Dejona Mihalin, bashkimi i Ko-sovës me Shqipërinë ka një rëndësi praktike.

Rëndësitë praktike, sipas z. Mihali, listohen tek çështjet tipike të tregut, tek arsimimi që do të thotë krijimi i qendrave universitare studimore, shti-mi në numër i aseteve kombëtare, dhe pozita gjeopolitike.

Sa i përket një tregu më të madh ekonomik është shumë e qartë se sa më i madh të jetë tregu aq më shumë sjell përfitime. Bashkimi i këtyre dy vendeve do të bëjë të mundur kon-solidimin e Qendrave universitare studimore në studimin e shkencave

humane, veçanërisht historisë, arke-ologjisë dhe në shumë fusha të tjera duke sjellë kështu, së bashku të gjit-hë akademikët nga Kosova si dhe nga Shqipëria në një vend të përbashkët. Me një fjalë, e sigurtë është që të bas-hkuar kemi më shumë përfitime.

Shqipëria e bashkuar mund të vendoste me më vendosmëri marrëdhëniet me vendet tjera. Si rr-jedhim i kësaj, konflikti në Ballkan nuk do të ekzistonte. Çështja Euro-piane në raport me Ballkanin do të merrte kahje tjetër. Me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, siç e thamë, do të krijohej një treg ekonomik më i madh dhe më i shëndetshëm kështu që Europa do të përftonte një partner më serioz në Ballkan.

Në kuptimin teorik janë tri kon-cepte që e mbështesin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. ato janë: koncepti i të drejtës për vetëvendo-sje, koncepti i lirisë dhe sovraniteti. Koncepti i të drejtës për vetëvendosje është një koncept që e ka burimin nga tradita Perëndimore Europiane ku in-dividët jo vetëm frymëzohen ta bëjnë koncept operator të vetes së tyre por frymëzohen po ashtu që kolektivitetet, bashkësitë, etnitë, kombet ta bëjnë edhe ato konceptin e tyre bazë. Këdo autor prominent të filozofisë politike të studiojmë me vëmendje nuk do të gjenim momente kundërshtie thel-bësore me konceptin e vetëvendosjes dhe me të drejtën për të pasur atë.

Përkundrazi, filozofët Europian modern dhe bashkëkohor jo vetëm që nuk gjejnë kundërshti në këtë kon-cept por flasin për njeriun si subjekt politik, si qenie historike i cili ka të drejtë të shprehet politikisht duke e bërë kështu politikën dhe historinë kolektivitetit të cilit i takon.

Pra nuk gjejmë ne mendimin e fi-lozofisë moderne dhe bashkëkohore dhe asnjë autor i cili të propozoj disa vende si vende vetëbërëse të histo-risë dhe politikës dhe disa të tjera si pësuese të historisë dhe politikës së të tjerëve. Meqenëse ne aspirojmë vlerat Europiane, ne duhet të aspiroj-më edhe filozofitë Europiane.

Koncepti i Lirisë – Popujt Europi-

an dhe frymëzuesit e tyre, filozofët dhe burrat e shtetit, na kanë mësuar se liria është e panegociueshme. Na kanë mësuar që për lirinë njerëzit kanë sakrifikuar jetët e tyre, të mirat materiale, qetësinë, stabilitetin e po-ashtu edhe kohë-jetën e tyre. Përsëri pas luftës ii botërore u bë gati një da-kordësi ndërkombëtare që koncepti i lirisë të jetë një koncept themelor në bashkëjetesën e qenieve njerëzore por mbi të gjitha të subjekteve poli-tike të përfshira në një bashkësi, en-titet. Çështja e hebrejve dhe e shtetit të tyre është shenja ku vërtetohen më së miri të gjitha përpjekjet e këtij lloji. Meqenëse koncepti i lirisë sipas men-dimit Europian nuk është i diskutue-shëm dhe është i vlefshëm për sakrifi-

gz32.indd 8 5/26/2010 1:45:22 AM

Page 9: Gazeta Nr. 32

9e enjte 27 | Maj 2010 |

Dorian Matlija

Në gojën e një krokodili të përm-bysur si trofe gjuetie, në një cep të Strasburgut, nuk ka gjasa të përfun-dosh i ngrënë, por përkundrazi mund të shijosh pjata franceze me emra kilometrikë nën tingujt e një muzi-ke gjumëndjellëse. Pikërisht në këtë atmosferë, në prani të prijësve euro-piane dhe verës së kuqe franceze, dy liderët legjendarë Saliu i Berishajve, i mbiquajtur Kalorësi dhe Edi i Ramaj-ve i mbiquajturi Shpëtimtari, u ulën për të pleqëruar fatet e kutive. Ky lajm që mori dhenë, në një moment kon-fuzioni, u duk sikur ishte një ekstrakt i ndonjë kronike mesjetare të sjellë sërish në vëmendje të publikut kohët e fundit.

Dhe nuk ka sesi të ishte ndryshe… Nuk ka mundësi që të ishte lajm i freskët pasi vetëm në mesjetë mund të ulen vetëm dy liderë dhe të ven-dosin se cfare do bëhet me popullin dhe punët e tija, të paketuara apo jo në kutija, pa ftuar këtu edhe të zotin e punës. Në kohët e sotme do të thirrej në Strasburg shumë shumë Arben Ri-stani. Vetëm në mesjetë mblidheshin prijësa, pihej verë, haheshin pata, dhe arriheshin marrëveshje. Në kohët e sotme përfaqësuesit e popullit apo organizatave i arrijnë marrëveshjet në tryeza institucionale, ose qoftë edhe para ndonjë noteri. Duhet të ketë qenë në mesjetë patjetër…

Kjo tryezë na krijon idenë se dikur, pra në mesjetë, sovraniteti në Shqi-përi nuk ka qenë i popullit dhe insti-tucioneve të tij, por i monarkëve. Që të biem dakord, nuk ka asnjë të keqe me monarkët, por është fakt që sot në Shqipëri shteti është i organizuar në formë republike dhe referendumi i fundit e rivulosi këtë punë edhe për ca dekada të tjera. Sovrani shqiptar sot presupozohet që vendos me anën e ligjit dhe institucioneve që burojnë nga ligji. Kështu edhe kjo meseleja e zgjedhjeve, sipas ligjit zgjidhet nga një institucion qendror dhe i pavarur që quhet KQZ. Ky institucion ka kom-petenca të plota se cfarë duhet të bëjë me kutitë e votimit. Ky institucion mund t’i hapë, mund t’i djegë, mund t’i rinumërojë, apo edhe t’i murosë kutitë me gjithë c’kanë brenda dhe në rast se dikujt kjo gjë nuk i pëlqen, atëherë ka një arsenal me gjykata. Ky lajmi që na erdhi nga mesjeta na tregon që dikur punët na paskan qenë edhe ndryshe. Dikur paska pasur vetëm një ose dy të parë, sic ka qenë rasti i dualitetit të pushtetit midis mbretit dhe kishës. Dikur pra nuk paska pasur shumë të parë sic janë sot, ku secili drejtues i institucioneve të pavarura dhe funksionarë publikë janë të parë në punën e tyre. Dhe domosdo, di-kur as nuk mund të përfytyrohej që të dilte ndonjë xhandar rrugor dhe t’i vinte gjobë shkëlqesisë së tij Bosch për parkim të gabuar të karrocës, dhe këtë ta bënte pa pyetur mbretin... Mos o Zot, le pastaj të përfytyrohej për më tepër që ndonjë si Ristani të digjte në turrën e druve kutitë… Sot ama mund

ta bëjë, edhe pse mund të ulen në një tryezë të gjithë liderët e botës, sepse fundi fundit Ristani dhe shtatëshja e skuadrës së tij me logon KQZ është i zoti i punës dhe nuk ka pse pyet njeri. Ai ka pyetur një herë popullin, i cili me ligj ia ka dhënë këtë të të drejtë, por dikur në kohërat e Krokodilit nuk do ja mbante as ta shpinte ndër mend… ndërkohë që sot as që do të duhej të shpinte ndër mend të kundërtën…

Sado që të përpiqemi nuk do arrij-më kurrë të mendojmë se kjo që po ndodh është e denjë për kohën që po jetojmë, por ja që realiteti na sje-ll këtë kronikë mesjetare “live”. Ja që është e vërtetë që ligji, KQZ, sovrani-teti, paskan qenë iluzive sepse në fund të fundit pushtetin e paskan vetëm dy vetë. Nuk kemi gabuar në kohë, pasi jetojmë vërtet në vitin 2010 e jo në me-sjetë. Nuk kemi gabuar as në hapësirë pasi jetojmë nën rrezen e veprimit të Strasburgut. Lajmi i përcjellë nga goja e krokodilit na tregoi se tempulli stra-sburgez është vetëm një markë tregta-re e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit ligjor. Në të vërtetë Stra-sburgezëve duket sikur u intereson stabiliteti në këtë vend, pavarësisht kostove që pëson shteti ynë ligjor. Ata duket se e kanë kuptuar që sovranët de fakto janë vetëm këta komitë, të ci-lët për shkak të një sovrani de jure të varfër, janë të zotë të hedhin shqipta-rin kundër shqiptarit, të gatuajnë listat e deputetëve sic duan, duke futur lloj lloj figurinash pa integtritet, të bëjnë kodin zgjedhor sipas humorit të minutës së fundit, të tredhin presidentin, të trembin gjyqësorin, apo të ngrehin cadra depu-tetësh të stilit kopsht zoologjik…

Në këtë kundërsulm ndaj demokra-cisë dhe shtetit ligjor ajo që ishte më e dhimbshme dhe që na hedh në me-sjetë është pikërisht apatia qytetare. Berisha apo Rama nuk janë cifligarët e këtij vendi dhe kutitë e votimit nuk janë pjesë e cifligut të tyre. Ata nuk kanë të drejtën e jetës mbi votat, apo të drejtën e natës së parë të martesës mbi funksionarët shtetërorë dhe de-putetët. As ndërkombëtarët nuk janë zotër që të ftojnë për nektar dhe pa-staj cakërqejf të bekojnë me pushtet olimpik dhe e gjitha kjo pranohet nga ne sikurse pranohet shpesh me pahir një llokum dasme.

Në mes të këtyre mendimeve, kam një dyshim. Mos vallë perënditë e Strasburgut janë sjellë korrekt dhe kanë kërkuar vërtet respektimin e ligjit? Mos vallë Berisha ka të drejtë dhe në këtë rast i intereson të respek-tojë Ristanin? Mos vallë Rama po bën përpjekjet e fundit duke pagëzuar si ultimatum dollinë e fundit? Mos vallë mesjeta është larg, por ponderimi i madh i efekteve të vogla të një dështi-mi personal, na bën të futemi në një rrugëtim kaq të cuditshëm?

Sidoqoftë një gjë është e sigurtë: Bëjmë mirë që të jemi skeptikë, bëjmë mirë që të jemi, pse jo, edhe cinikë... Fundja sytë hapur dhe logjika e ftoh-të janë instrumentat më të mirë për të naviguar mes farsash mesjetare apo moderne qofshin ato.

kronikë nga mesjetacë, atëherë, ne si pjestarë të mendimit Europian duhet të vërtetojmë që dimë të mos negociojmë për lirinë.

Që me krijimin e shteteve komb,

koncepti i sovranitetit mori një fuqi specifike, jo duke i’u referuar naci-onalizmave të cilat dëmtuan botën dhe Evropën por duke i’u referuar shprehjes politike në formë vendimi kolektiv dhe respektimit nga të tjerët të këtij vendimi duke respektuar kështu konceptin e “popullit Sovran” që jeton në një territor të caktuar ku mosprekja e tij do të thotë njohja e tij si popull politik dhe historik. Në këtë njohje të ndërsjelltë shtetet Eu-ropiane kanë vendosur se sovraniteti është një vlerë e cila respektohet si moralisht, politikish por mbi të gjitha juridikisht. Pikërisht për këtë fakt, çdo akt ndërkombëtar dhe çdo kushtetutë vendase ka në qendër të vëmendjes respektimin pa kusht të sovranitetit. Kështu që në ndjekje të kësaj ekspe-rience dhe mendimi nuk duhet të pra-nojmë asnjë lloj sovraniteti që është i kushtëzuar.

Në pyetjen se a cënohet stabiliteti në rajon nëse bashkohet Kosova me Shqipërinë, znj. Mihali u përgjigj se stabiliteti nuk është koncept që i ta-kon ndonjë filozofie politike. Stabilite-ti, përgjithësisht, përdoret si term me të cilin operojnë doktrinat e sigurisë të cilat angazhohen kur një territor apo rajon konsiderohet se ka gjendje lufte apo gjendje konflikti ekstrem. Me sa jemi në dijeni, lufta e fundit në Ballkan ka 10 vjet që ka mbaruar dhe zona e Ballkanit nuk quhet më si një zonë e përfshirë në gjendje lufte. Si rrjedhim, përdorja e qasjes së stabili-tetit është e pavlefshme për Ballkanin.

Duke e parë nën këtë kën-dvështrim faktori shqiptar, ballka-nik dhe ai ndërkombëtar e kanë si imperativ të ndërrojnë doktrinë në mënyrën se si i administrojnë punët kombëtare, rajonale dhe ndërkom-bëtare. Nga ana tjetër, shqiptarëve, në kuptimin institucional, akademik dhe shoqëror, ju kërkohet ta lexojnë veten dhe rajonin jo sikur të ishin NaTo, e cila kujdeset për stabilitetin dhe paqen e vendeve anëtare dhe vendeve fqinjë me të, por të mendonin siç mendon çdo vend për interesat e tyre, për dinjitetin e tyre dhe për zhvillimin e tyre, siç men-don sot çdo vend Europian.

Duke ndërruar doktrinë kemi kështu mundësinë të futemi në termat e politikës duke lënë mënjëanë termat e zgjidhjes së konflikteve ekstreme. E gjitha kjo na garantohet nga arsyetimi i thjeshtë logjik se një bashkim i mun-dshëm nuk do të prekte as të drejtat e vetëvendosjes së dikujt tjetër, as lirinë dhe as sovranitetin. Përkundrazi do të çonte në vend të trija këto koncepte te zhvendosura historikisht.

Sa i përket pyetjes së tretë e cila ka

të bëjë me Ligjin Nderkombëtar znj.Mihali tha se:

Me sa janë të shqyrtuara në ligjet ndërkombëtare nuk ekziston për mo-mentin asnjë parim apo normë e cila ndalon në mënyrë të prerë shprehjen

e vullnetit për bashkim apo edhe bas-hkimin. Përkundrazi, dy rastet e fun-dit në Kontinentin Evropian që kanë qenë të lidhura ngushtë me të njëjtin parim që do t’i lejonte shqiptarët të shpreheshin për bashkim janë raste optimiste të cilat respektojnë të drej-tën e vetëvendosjes kolektive. Këto raste janë : Bashkimi i dy Gjermanive dhe ndarja e Çeko-Sllovakisë, raste të cilat na e tregojnë edhe parimisht edhe praktikisht se në çfarë mënyre respektohet vullneti i sovranit dhe e drejta e vetëvendosjes së popujve. Të gjitha aludimet e tjera nuk i referohen apo e keqkuptojnë rastin e Shqip-tarëve sepse ngatërrojne çështjet e minoriteteve me çështjet e popujve.

z. Mihali pyetjes e cila ka te bëjë me reagimin e NaTos nëse Shqipëria bashkohet me Kosovën iu përgjigj: Fakti që Shqipëria është në NaTo tregon që është në pozicionin e arti-kulimit maksimal të çështjes së Bas-hkimit kombëtar. Mjafton që shteti Shqiptar të braktisë pozitat e inferi-oritetit të deritanishëm dhe të filloj të artikuloj politikisht dhe diploma-tikisht interesat e popullit shqiptar. Konkretisht, presidenti i Shqipërisë kushdo qoftë ai, ka mundësi më të mëdha për t’i dhënë seriozitetin e duhur kësaj çështje duke qenë se ka tashmë një vend ku mund të diskutojë me partnerët strategjik dhe miqtë e shqiptarëve. Për më tepër, Shqipëria në NaTo nënkupton Shqipërinë si një vend denjësisht të barabartë për çështjet ndërkombëtare. Kështu që pse të mos mendojmë se ndërkom-bëtarisht presin që Shqipëria të arti-kulojë interesat e saj kombëtare.

Si përfundim ajo tha se ne nuk kemi për qëllim në vetvete ta realizoj-më shtetin-komb. Ne kemi pikënisjen mbi parimet e shtetit-komb si dhe in-teresat tona kombëtare nuk përbëjnë

ndonjë rrezik apo dëm tek të tjerët. Në fakt interesat e serbëve sot janë ato që shkaktojnë dëm tek të tjerët.

Përballë këtyre këndvështri-meve ekzistojnë edhe dy linja tjera. Njëra, thotë që kombi shqiptarë si i tërë nuk ka ekzistuar asnjëherë si “komb konstitucional” dhe nuk ka pa-sur mundësinë të krijohet me kufij të njohur ndërkombëtarisht. Meqenëse Shqiptarët e Kosovës e kanë tanimë shtetin e tyre, të quajtur Kosovë, du-het ta krijojnë edhe kombin, të cilit i takon ky shtet, të quajtur kosovarë, duke shpëtuar kështu të famshmin konflikt etnik dhe duke i ftuar të gjithë të jenë qytetarë të shtetit të ri, të cilët kombin e kanë vetëm simbolikisht, që nënkupton kompozimin e hymnit apo krijimin e flamurit “brenda një dite”.

Linja tjetër është ajo që të paktën nuk bën shakara apo lojëra të tilla me konceptet dhe historinë. Përfaqësue-sit e kësaj linje pranojnë natyrshëm ekzistencën e kombit shqiptar, siç do të ishte e drejta në raport me këtë komb. Por ata e quajne të PaMuNDuR bashkimin e këtij kombi dhe Don Kis-hoteske përpjekjen për realizimin e tij. Si rrjedhim, pjestarët e kësaj linje janë dakord me çdo version ndër-kombëtar që i garanton qoftë edhe pjesërisht njëfarë pavarsië të Ko-sovës.

Megjithatë, logjika nuk pyet as për simpatitë ndaj simbolikave e as për ndrojen e propozuar nga e pamun-dura, që në këtë rast është ideja e bashkimit për të krijuar një shtet me një komb të vetëm. Në logjikë nuk ka të pamundur. Ka “të vërtetë” dhe “të pavërtetë”. Nëse kombi shqiptar është e vërteta atëherë duhet të for-mulojmë përpjekjet që na konfirmon kjo e vërtetë.

gz32.indd 9 5/26/2010 1:45:23 AM

Page 10: Gazeta Nr. 32

10 e enjte 27 | Maj 2010 |

Albin kurti

Stabiliteti, të cilin protektorati ndërkombëtar e ka për zemër, është stabilitet i një kuadri me përplot anta-gonizma: të jashtëm e të brendshëm, politikë e ekonomikë, socialë e kultu-rorë.

Në kohën e protektoratit kemi 6 pi-kësha, protokolle me Serbinë dhe bi-sedime të reja me të, por asnjëra prej këtyre nuk bëhen për ta ndryshuar gjendjen në terren për të mirë të Kosovës. Marrja e sovranitetit është ndërmarrje shumë më e madhe sesa shpallja e pavarësisë. Nëse shpallja e pavarësisë nuk mundi të dakordohej në organizmat kryesorë ndërkom-bëtarë si oKB e BE, bërja e Kosovës me sovranitet aq më pak mund të bëhet atje. Nga Nju Jorku dhe Brukseli nuk na vjen sovraniteti. ato janë in-stanca ku delegohet sovraniteti (pasi që ta kesh atë njëherë) e jo ku fitohet ai.

Protektorati ndërkombëtar në Ko-sovë është faktor në mosndryshimin e gjendjes në terren. Përpjekjet e tij janë formalizuese dhe legalizuese karshi asaj që tashmë është. Pa marrë parasysh sa është një situatë e padrej-të, nëse ajo është stabile, protektorati do që ta ruajë atë. Protektorati nuk e mbron Kosovën, por e ruan situatën kosovare. Sepse, para së gjithash e mbi të gjitha, protektorati e ruan dhe e mbron vetveten.

Protektorati ndërkombëtar që për-bëhet prej KFoR-it, EuLEX-it, iCo-së, PSBE-së dhe uNMiK-ut, me vetëm njërën kapelë të Pieter Feithit e pra-non pavarësinë e Kosovës. Pra, me atë kapelë që zakonisht shfaqet atëherë kur shqiptarët duhen përkujtuar se sa larg arrijnë kufijtë e komunave të reja të Graçanicës a Kllokotit.

Protektorati në Kosovë nuk është në anën e zgjidhjes sonë, por ai thotë që është neutral në çështjen tonë që e konsideron ende të pazgjidhur. Pran-daj, Serbisë nuk kanë se si i pushojnë apetitet për Kosovën, apo jo? Kosova nuk është thjesht dëshira e Serbisë. Në Kosovë ndodhen edhe mundësitë për këtë dëshirë të saj. Serbia nuk po e lë rehat Kosovën sepse ka diçka në Kosovë që nuk po e lë rehat Serbinë. Nuk është e vërtetë që Serbia po vaj-ton për Kosovën. Sepse Serbia për çdo ditë po angazhohet në Kosovë e rreth saj. Nuk është e mundur edhe të vajtosh edhe të angazhohesh. Me ter-ma lakanianë, Serbia në Kosovë nuk e ka humbur as objektin e as shkakun e dëshirës. Për dallim, ta zëmë, nga Slla-vonia lindore në Kroaci, për të cilën Serbisë objektivisht nuk i ka mbetur gjë tjetër përveçse të vajtojë.

Stabiliteti të cilin protektorati ndër-kombëtar e ka për zemër, është sta-bilitet i një kuadri me përplot anta-gonizma: të jashtëm e të brendshëm, politikë e ekonomikë, socialë e kul-turorë. Me gjithë këta antagonizma të grumbulluar në Kosovë, gjendja kurr-sesi nuk do të ishte e qëndrueshme

të mësojmë kurrë sepse s’ditën të na bëjnë të qeshim etj., që të gjitha këto kundërthënie të papajtueshme, nuk do të bashkëjetonin sikur të mos e kishim protektoratin sipër që na ruan. E, nëse ndokujt do t’i binte ndërmend të protestojë kundër diskriminimit, pabarazive a padrejtësive, ushtrimet fushore të KFoR-it të shndërruara në videoklipe na e përkujtojnë se si fizi-kisht nuk do të kishim gjasa, ndërsa analistë e politikanë na rrëfejnë para-prakisht se si do të dëmtohej imazhi i Kosovës nga mosdurimi ynë.

Populli dhe Qeveria e Kosovës kanë konflikt interesi. antagonizmi ndërmjet interesit të përgjithshëm të popullsisë dhe interesit të veçantë të Qeverisë, ndërmjet interesave të qytetarëve dhe interesave të push-tetarëve, maskohet dhe ruhet nga protektorati ndërkombëtar i cili rre-gullisht merr anën e Qeverisë e cila që më parë kishte marrë anën e pro-tektoratit. Protektorati e do stabilitetin e brendshëm në Kosovë përkundër antagonizmave që po shtohen si për nga shkalla, po ashtu edhe për nga lloji. Protektorati që na hiqet i paan-shëm ndërmjet Kosovës e Serbisë kur është në pyetje statusi i Kosovës, për më shumë se një dekadë na e ka dëshmuar që në Kosovë ai s’është fare i paanshëm në kontestin ndërmjet po-pullit dhe Qeverisë. Protektorati sigu-risht se nuk ka mundur të ndikojë në zgjedhjen se cili popull do të jetojë në Kosovë, por ka ndikuar vazhdimisht në zgjedhjen se cilët politikanë do të sundojnë mbi popullin e Kosovës.

Në anën tjetër, shtypja e antago-nizmave për hir të stabilitetit të jas-htëm (rajonal), në fakt, përsëri është shtypje e Kosovës. Kosova që mbetet josovrane cytet në negociata për kon-cesione të reja ndaj Serbisë për ta forcuar stabilitetin. Negociatat i ndër-mjetëson vetë autoriteti suprem që

sundon mbi Kosovën: zyrtarët e pro-tektoratit ose kolegët e tyre nga qen-drat botërore prej nga janë emëruar. Negociatat e Kosovës i ndërmjetëson vetë sunduesi mbi Kosovën. Kjo asi-metri e dytë e protektoratit, pra edhe në marrëdhëniet e jashtme të Kosovës përveç brenda saj, është njësoj ngul-fatëse. ashtu sikurse që protektorati është në anën e Qeverisë në konte-stin e tij me popullin brenda Kosovës, potektorati është në anën e Serbisë në kontestin e kësaj me Kosovën. Protek-torati i ka çarmatosur shqiptarët e Ko-sovës, e ka lehtësuar ardhjen në krye të politikanëve servilë, ka imponuar pro-jekte e orientime që për pasojë patën varfërimin e popullsisë, dhe kështu ua ka marrë qytetarëve të Kosovës të gji-tha mjetet politike dhe të tjera përmes të cilave ata do të mund ta zgjidhnin këtë antagonizëm në favor të Kosovës.

Nuk mund të ketë vendime të reja ndërkombëtare për Kosovën pa ngjarje të reja në Kosovë. Nëse fuqitë e mëdha, që i kanë emisarët e tyre në protektorat, do të sillnin ndonjë ven-dim të ri përmbajtësor për të mirën e Kosovës, përderisa në Kosovë nuk ndodh asgjë, kjo do të ishte tërësisht në kundërshtim me krejt historinë dhe logjikën e fuqive të mëdha. Nuk ka vendim të tyre pa vendim tonin njëherë. Vendimet ndërkombëtare nuk iu paraprijnë ngjarjeve kombëta-re por i pasojnë ato. Nëse fuqitë e mëdha do të merrnin ndonjë vendim vetëm në bazë të analizave kritike ra-cionale të vendësve apo kujtdo qoftë tjetër, ky do të ishte një precedent i pashembullt.

Bashkëjetesa e mëtutjeshme e an-tagonizmave dhe jona me to, varet nga vetë ne. Qofshim aktivë (kundër tyre) ose pasivë (me ta). antagonizmat janë realiteti dhe e vërteta jonë nga e cila na mbron protektorati ndërkombëtar. Mbrojtja e këtillë është sulm.

pa protektoratin. ajo do të shpërthen-te pa mekanizmat shtrëngues të pro-tektoratit. Fqinjësia e mirë me Serbinë armike, kontrolli vetëm i kufirit me Shqipërinë nga policia e Kosovës, pa-kica e qytetarëve me të ardhura enor-

me pa punë përkundruall shumicës së varfër që s’gjen dot punë, festimet para kamerave të mediave publike atëherë kur shitet pasuria publike, ar-tistë që mbahen në mend nga rekla-mat kundrejt atyre për të cilët nuk do

gz32.indd 10 5/26/2010 1:45:26 AM

Page 11: Gazeta Nr. 32

11e enjte 27 | Maj 2010 |

Artan Sadiku

Pjesëmarrja e qytetarëve në ushtrimin e pushtetit demokratik, e siguruar përmes demokracisë përfaqësuese, sot paraqet formën e proklamuar qeverisëse të shumi-cës së shteteve në botë, ashtu edhe Maqedonisë. Por, sa mund të flitet në Maqedoni për konceptin qyte-tar, prej aty edhe për pjesëmarrjen e tyre demokratike, veçanërisht në kontekst të zhvillimeve të fundit po-litike që për emërues të përbashkët kanë marrëdhëniet ndëretnike. Para se të fillojmë të flasim për deshtetë-zimin, duhet të pranojmë një aksio-më shumë të rëndësishme lidhur me strukturën shoqërore në Maqedoni, pra për popullin e Maqedonisë. Në Maqedoni, fatkeqësisht, struktu-ra kryesore shoqërore është grupi etnik dhe ky grup paraqet derën hyrëse në koceptin e qytetarisë, pra që të jesh qytetar në Maqedoni medoemos të jesh në fillim anëtar i një grupi të caktuar etnik. Këtë rea-litet shoqëror e ka akomoduar edhe kushtetita e këtij shteti, në pream-bulën e ndryshuar në vitin 2001 në të cilin deklarohet që në Maqedoni garantohet barazia qytetare e kom-bit maqedonas me shqiptaret, turqit, vllehët, romet, etj. Pra, kur flitet për barazi qytetare të kombeve, dekla-rohet që në rafshin qytetar pjesë-marrësit e kombësive të ndryshme do të trajtohen të barabartë dhe rr-jedhimisht, duhet të jesh anëtar i një kombi që të hyjsh në trajtimin qyte-tar. Fjalori politik në Maqedoni për kombin dhe kombësinë në aspekt të brendshëm ka adoptuar nocionin e etinisë dhe përkatësisë etnike. Këtët adoptim do ta përdorim edhe në këtu. Nëse tani, e adaptojmë teorinë e kontratës shoqërore të Jean-Jacqu-es Rousseau në kontekst të Maqedo-nisë, në vend të qytetarëve që lidhin kontratë për formimin e shtetit, janë grupet etnike ato që lidhin kontratë për formimin e shtetit të përbash-kët. Me këtë kontratë, (në Maqedo-ni) grupet etnike i kufizojnë dëshirat e tyre të pakufizuara me të mirën e përbashkët dhe barazinë dhe ato janë bartës të sovranitetit në formë të popullit, por popullit të përbërë në parim nga grupet etnike. Qeve-ria, nga ana tjetër është grupi i per-sonave që implementon vullnetin e përbashkët të sovranit, popullit.

Një kontratë e tillë në vitin 2001 kur ekzistimi i shtetit ishte vënë në pykëpyetje, u lidh me marrëve-shjen e ohrit si formë e kontratës shoqërore për të formuar shetin (e ri, me ndryshimet kushtetuese) të përbashkët dhe për të mirën e për-gjithshme (të të gjitha grupeve etni-ke). Por, a është prishur sot kjo kon-tratë me kufizimin e lirisë së njërit grup më të madh në krahasim me lirinë e pakufizuar të grupit tjetër?! Nëse prishet kontrata, kjo automati-kisht do të thotë edhe prishje e sh-tetit, por Maqedonia ende vazhdon së ekzistuari. Në kontratat klasike ju-ridike, kur njëra palë nuk e respek-ton kontratën, pala tjetër kërkon nga gjykata që me kompetencën e saj të

Deshtetëzimi

detyrojë palën tjetër të përmbush pjesën e saj të kontratës. Ndërsa, për kontratën për Maqedoninë nuk ka organ kompetent për ta fuqizuar atë, por shtetet e treta (garantues të marrëveshjes së ohrit) kanë vetëm kompetencë të dobët diplomatike që të ushtrojnë presion. Një kërkesë të ti-llë i bëri ali ahmeti ndihmës sekreta-rit shtetëror Phillip Gordon para disa ditëve në Shkup, duke iu ankuar për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, pra për mospërmbushjen e kontratës së viti 2001 dhe kërkoi ndërhyrjen e ShBa-vë për përmirësimin e gjën-djes në Maqedoni. Me mosprishjen e shtetit, kur veçmë është prishur kontrata, dhe me pamundësinë për fuqizimin e saj nga një palë e tretë kompetëntë, si gjykatë, ndodh desh-tetëzimi i shqiptarëve të Maqedoni-së. Pra, shteti i Maqedonisë ekziston vetëm sipas vullnetit të grupit etnik maqedonas. Maqedonia sot nuk pa-raqet kontratë shoqërore (të grupe-ve etnike) por një listë dëshirash të grupit etnik Maqedonas.

Simptomat politike të deshtetë-zimit të shqiptarëve ka kohë më të gjatë që janë prezente në Maqedoni, ndërsa acarimi i kohës së fundit pa-raqet vetëm një pezmatim të këtyre simptomave. ato u shfaqën qartas në projektet monoetnike si ai për shes-

hin e Shkupit, në projektin për mësi-min vetëm të gjuhës Maqedonase duke pasur si pretekst ‘intergimin’, në të cilat funksionarët shqiptarë të pushtetit anashkalohen plotësisht, si në rastin e zëvendës ministres për arsim. aksionet e fundit policore, kanë për qëllim që publikisht t’ua bëjnë me dije shqipëtarëve që ata janë të deshtetëzuar në Maqedoni. Zëvendësministri shqiptar i punëve të brendëshme nuk u pyet e as u informua për asnjë nga aksionet e ndërmarra ndaj shqiptarëve dhe në këto aksione nuk morri pjesë asnjë shqiptar. Partia shqiptare në pushtet ka ngelur jashtë çdo procesi vendi-mmrjeje, e painformuar dhe e anas-hkaluar. Në kushte të deshtetëzimit, populli shqiptar filloi të armatoset, pra ai nuk e përjeton policinë e shtetit të Maqedonisë si formacion që garanton siguri, por përkundrazi si formacion që e rrezikon atë. Me përjetimin e or-ganit shtetëror si të huaj, edhe shteti përjetohet si i huaj, pra ndodh shkë-putje prej shetit, apo deshtetëzim.

Në kushte të tilla politike dhe shoqërore, partia politike shqiptare në pushtet adoptoi ‘placbo politi-kën’ për krijimin e ndjenjës së pje-sëmarrjes demokratike tek shqip-tarët. Placebo në mjekësi quhet

efekti që krijohet tek pacienti kur atij i jepet një substancë që nuk për-man asnjë bar, por te i cili ideja për marrjen e një bari, shkakton efekt psikosomatik të përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Partisë shqiptare i është lënë komunikimi në emër të qeverisë me shqiptarët, që ajo të krijojë bindje tek grupi etnik shqiptar, që institucioni sh-tetëror, qeveria, po komunikon me ata. Fatkeqësisht qeveria nuk kishte asnjë lajm të mirë për tu kumtuar shqiptarëve, përveç vrasjen e katër shqiptarëve në kushte të shkeljes së rëndë të të drejtave themelore njerëzore, bastisjen e shtëpive të shqiptarëve dhe mossjelljen e li-gjit për statusin e ish-luftarëve të uÇK-së. Zëdhënësi shqiptar i qeve-risë para disa ditësh u ekzaltua me ‘numrin e vogël’ të protestuesve të protestës së 10 Majit duke deklaru-ar që numri më i madh i popullatës shqiptare është për zgjidhjen insti-tucionale të problemeve të tyre. Po të kishte dalur ai numër më i madh i populatës shqiptare në protestë, kjo do të ishte ngjarje historike botëro-re sepse një gjë e tillë asnjëherë askund nuk ka ndodhur. Por, dekla-rimi i tillë i zëdhënësit të qeverisë ka një brengë të madhe brenda tij, atë të deshtetëzimt të shqiptarëve.

Pse ndryshe do të kishte nevojë të deklarohet një gjë e tillë?! Pse një insistim aq i madh që institucionet duhet të shfrytëzohen për ti zgjidhur problemet?! Kjo nuk tregon asgjë tjetër veçse një problem të madh me institucionet e Maqedonisë, atë të përjashtimit substancial të shqip-tarëve nga ato.

Kur partia shqiptare në pushtet flet për institucionet ajo duhet tu drejto-het institucioneve, sepse janë ato që i deshtetëzojnë shqiptarët dhe duke qenë ata vetë pjesë e institucionit më të lartë, qeverisë, ata duhet ti drejtohen vetes së tyre. Duke aludu-ar në institucionet, partia shqiptare në pushtet lëshoi lajmin që ata nuk do ta shfrytëzojnë mjetin politik të daljes nga qeveria, me çka do të protestohej prishja e kontratës, as-htu siç protestuan mijëra shqiptarë me 10 Maj para qeverisë, dhe do të kërkohej respektimi i saj. Qëndrimi i mëtejmë i shqiptarëve në qeveri vetëm se e legjitimon listën e dës-hirave të grupit etnik maqedonas dhe rezzikohet që kjo listë të bëhet e gjithpranueshme si kontratë e re për Maqedoninë. Dyshoj se shqip-tarët e Maqedonisë duan të jetojnë të deshtetëzuar në një shtet që do të ekzistojë sipas një kontrate të tillë.

Qëndrimi i mëtejmë i

shqiptarëve në qeveri vetëm

se e legjitimon listën e dëshirave

të grupit etnik maqedonas dhe

rezzikohet që kjo listë të bëhet e

gjithpranueshme si kontratë e re

për maqedoninë. dyshoj se

shqiptarët e maqedonisë

duan të jetojnë të deshtetëzuar në

një shtet që do të ekzistojë sipas një

kontrate të tillë

gz32.indd 11 5/26/2010 1:45:26 AM

Page 12: Gazeta Nr. 32

12 e enjte 27 | Maj 2010 |

Neokonservatorizmi ka kohë që ekziston si një lëvizje kundër lejueshmërisë morale

Përgjigja neokonservatoreNacionalizmi si gjithmonë ka qenë një aspekt i rëndësishëm i ekonomisë globale

(Vijon nga faqe 2)

David harvey*

...mënyrat e vetë-shprehjes dhe sjelljes me tjetrin) sjell një situatë që bëhët gjithmonë dhe më tepër e paqeverisshme. ajo mund edhe të sjellë një këputje të të gjitha solida-riteteve dhe një situate që i afrohet anarkisë shoqërore apo nihilizmit.

Përpara kësaj situate, një farë ko-ercioni duket i domosdoshëm për të rivendosur rendin. atëherë, neokon-servatorët theksojnë militarizimin si një antitode për kaosin e interesave individuale. Për këtë arsye, ata janë të predispozuar të theksojnë kërcëni-met, reale apo të imagjinuara, bren-da apo jashtë vendit, ndaj integritetit dhe stabilitetit të kombit. Në ShBa kjo rezulton në ngacmimin e asaj qe hofstadter-i i ka quajtur “stili parano-iak i poltikës amerikane,” ku kombi paraqitet si në rrezik dhe i kërcënuar nga armiq nga brenda dhe jashtë.

Ky stil politik ka një histori të gja-të në ShBa. Neokonservatorizmi nuk është dicka e re, dhe që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore ka gjetur strehë në një kompleks të fuqishëm militaro-industrial që ka një interes të theksuar në militarizimin e qendru-eshëm. Me fundin e Luftës së Ftohtë lindi pyetja se nga vinte kërcënimi i sigurisë së ShBa-së. islami radi-kal dhe Kina u panë si dy kandidatët kryesorë nga jashtë, dhe levizjet e brendshme disidente (Branch Davi-dian-ët e burgosur në Waco, lëvizjet militante që kishin dorë në bombar-dimet në oklahoma, dhe demonstra-tat që vijuan rrahjen e Rodney King në Los angeles, dhe më në fund crregu-llimet që u krijuan ne Seattle në 1999) duhet të manovroheshin nga brenda nëprmejt një survejimi dhe kontrolli më të fortë. Kërcënimi real nga isla-mi radikal gjatë viteve ’90 i cili e pati kulmin në ngjarjet e 11 shtatorit, doli në pah si një fokus qendror për dekla-rimin e “luftës mbi terrorin” që kërkoi militarizimin edhe brenda edhe jas-htë për të garantuar sigurinë e kom-bit. Ndërkohë që një farë përgjigjeje policore/militare ndaj kërcënimit të zbuluar nga dy sulmet mbi Qëndrën e Tregëtisë Botërore në Nju Jork ishte e nevojshme, ardhja në fuqi e neokon-servatorëve garantoi një përgjigje ekstreme në militarizimin e skajshëm brenda dhe jashtë.

Neokonservatorizmi ka kohë që ekziston si një lëvizje kundër lejue-shmërisë morale që individualizmi zakonisht promovon. ai kërkon të ri-vendosë një farë qëllimi moral, vlera të një rendi të lartë që do të formojnë qendrueshmërinë e trupit politik. Kjo

mundësi predikohet disi nga struktura e teorive neoliberale që, “ duke vënë në pyetje bazën politike të modeleve ndërhyrëse të menaxhimit ekono-mik...kane risjelle sërish në ekonomi cështjet e moralitetit, të së drejtes dhe të pushtetit—edhe pse në mënyra të veçanta.” ajo që neokonservatorët bëjnë është ndryshimi i “mënyrave të vecanta” nëpërmjet të cilave hyjnë në debat këto cështje. Synimi është kundërvënia e efektit shpërbërës të koasit të interesave individuale që neoliberalizmi zakonisht krijon. ata në asnjë mënyrë nuk largohen nga axhenda neoliberale për të ndërtuar apo për të restauruar pushtetin e një shtrese dominuese. Por ata kërkojnë legjitimitet të këtij pushtet, si edhe kontroll shoqëror nëpërmjet krijimit të një klime miratuese rreth nje bash-kësie koherente vlerash morale.

Këtu lind menjëherë pyetja se cilat vlera morale duhet të mbizotërojnë. Përshembull, mbështeja dhe kapja pas sistemit liberal të së drejtave njerëzore do të ishte plotësisht e pra-nueshme duke qenë se, synimi i ak-tivizimit të së drejtave të njeritu, sic thotë Mary Kaldor, “nuk është thjesht një ndëryrje për të mbrojtur të drejtat njerëzore por krijimi i një komunitetit moral.” Në ShBa, doktrinat e “përjas-htimit” dhe historia e gjatë e aktiviz-mit të së drejtave civile kanë provoku-ar lëvizje morale rreth disa cështjeve si p.sh., të drejtave civile, urisë globa-le, pjesëmarrjes filantropike, si edhe

zellit misionar.Por vlerat morale që tashmë u bërë

themelore për neokonservatorët mund të kuptohen si krijim i një ko-alicioni që u ndërtua në vitet ’70, mi-dis interesave të klasës elitare dhe të bisnesit, nga njëra anë, që kërkonin rivendosjen e pushtetit të tyre klasor dhe, nga ana tjetër, një baze elekto-rale përbërë nga “shumica morale” e klasës punëtore të bardhë tashmë të mënjanuar. Vlerat morale u përqen-druan në nacionalizmin kulturor, Kri-stianizmin (të një lloji evangjelik), vle-rat familjare, dhe çështjet lidhur me të drejtën për jetë, dhe në antagonizmin ndaj lëvizjeve të reja shoqërore si p.sh. feminizmi, të drejtat e homosek-sualëve, veprimin afirmativ [affirma-tive action], dhe të drejtat mjedisore. Ndërkohë që kjo aleance nën Rea-gan-in ishte thjesht taktike, crregulli-mi i brëndshëm i viteve të Clinton-it e vuri argumentin e vlerave morale në krye të axhendës së Republikanizmit të Bushit të ri. ajo tani përbën thelbin e axhendës morale të lëvizjes neo-konservatore.

Por do të ishte e gabuar ta shih-nim këtë kthesë neokonservatore si të veçantë për ShBa-në, edhe pse ka elementë specifikë që nuk janë pre-zentë tjetërkund. Brëndapërbrenda ShBa-së argumenti i vlerave morale varet rëndshëm nga idealet e kom-bit, fesë, historisë, traditave kulturore etj., idale të cilat nuk i përkasin thje-sht kontekstit amerikan. Kjo gjë vë në

dukje një nga aspektet më shqetësu-ese të neoliberalizimit: marrëdhënien e dyshimtë mes shtetit dhe kombit. Në parim, teoria neoliberale nuk e fa-vorizon kombin edhe pse e mbështet idenë e një shteti të fortë. Filli që lidh-te shtetin dhe kombin gjate përiudhës së kornizuar të liberalizmit duhej të pritej nëse neoliberalizmi do të lulë-zonte. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për shtete si Meksika dhe Franca, të cilat morën një trajtë korporative.

Partido Revolucionario institucional në Meksikë, kishte kohë që udhëhiqte e bazuar mbi idealin e unitetit mes shtetit dhe kombit, një ideal që gjit-hmonë e më tepër u shpërbë, madje edhe duke e vënë kombin kundër shtetit, si rezultat i reformave neoli-berale të viteve ’90. Nacionalizmi si gjithmonë ka qenë një aspekt i rën-dësishëm i ekonomisë globale dhe do të ishte e çuditshme nëse ai do të fundosej si rezultat i reformave ne-oliberale; në fakt ai është ringjallur deri në një farë pike në opozicion të asaj çka neoliberalizmi është. Lindja e partive të djathta fashiste që shpre-hin ndjenja anti-emigrantë në Europë është një shëmbull konkret. Edhe më stresues ishte nacionalizmi etnik që lindi në prag të shkatërrimit ekono-mik të indonezisë, gjë që rezultoi në një sulm brutal ndaj minoritetit Kinez.

Por siç e kemi parë, një farë naci-onalizmi i nevojitet shtetit neoliberal. i detyruar të veprojë si një agjent konkurrues në tregun botëror dhe

duke kërkuar të krijojë klimën më të favorshme të mundshme të bisnesit, ai mobilizon nacionalizmin në mënyrë të atillë që të ketë sukses. Në përpjek-jen globale për pozitë, konkurrenca krijon edhe fitimtarë edhe humbës kalimtarë, dhe në vetëvete kjo mund të përbëjë një burim krenarie kom-bëtare ose një kërkim për identitet kombëtar. Shprehje e kësaj gjëje është nacionalizmi rreth konkurren-cës sportive midis kombeve. Në Kinë, përdorimi i ndienjës nacionaliste në luftën për të siguruar pozitën e shtetit (apo hegjemonisë) në ekonominë glo-bale shprehet haptaz (sic është edhe intensiteti i programeve parapërga-titore të atletëve për Lojrat olimpike të Pekinit). Ndienja nacionaliste është po kaq e theksuar në Korenë Jugore edhe në Japoni, dhe në të dyja rastet kjo mund të duket si një antitodë ndaj shpërbërjes së lidhjeve të solidarite-tit shoqëror nën impaktin e neolibe-ralizmit. Rryma të forta nacionalizmi kulturor po krijohen në shtet-kombet e vjetra (si Franca) që tani përbëjnë Bashkimin Evropian. Feja dhe nacio-nalizmi kulturor u bënë peshë mora-le për suksein e Partisë Nacionaliste hindu për të amplifikuar praktikat ne-oliberale në indinë e kohës. invokimi i vlerave morale në revolucionin irani-an dhe kthesa drejt autoritarizmit nuk ka shkaktuar braktisjen totale të prak-tikave të bazuara në treg, edhe pse revolucioni iu drejtua dekadencës së individualizmit të shthurrur të tre-

gz32.indd 12 5/26/2010 1:45:26 AM

Page 13: Gazeta Nr. 32

13e enjte 27 | Maj 2010 |

AsisteNti teLefoNohet pAs ëNdrrës së frikshme

TIRANË—Një telefonatë urgjente në orën 3:12 minuta të

mëngjesit ndodhi midis Fahri Bothës, menaxher pranë një fir-

me ndërtimi dhe asistentit të tij personal, Kasem Kakarridhit.

“Pash në ëndërr sikur jetonim në një vend ku zbatohej ligji dhe

na kishin ardhur për të na futur në burg për mosszbatimin e

cilësisë së ndërtimit të pallateve. Në ëndërr provova ta korrup-

toja këtë përfaqsuesin e shtetit por nuk pranonte rryshfet. Ishte

një ëndërr e tmerrshme. Jam zgjuar ujë në djersë. Aty për aty

telefonova Kasem Kakarridhin dhe i kërkova të vinte nga shtë-

pia, të më bënte një gotë qumësht të nxehtë dhe të më lexonte

ndonjë gjë sa të më zinte gjumi së më hyri frika.” Nga ana e tij

z. Kakarridhi nuk pranoi të komentonte për Klubin e mëngjesit,

por besohet se ai i këshilloi Fahri Bothës të kthehej nga ana

tjetër dhe të flinte i qetë, pasi në këtë vend ligji nuk e zbaton

njeri.

shefjA vjeN vërdALLë si me qeN proNArjA

TIRANË—Lydra Hallallmuta, menaxhere e përgjithshme e

firmës së reklamave “Vjella SHPK” ecën vërdallë zyrës sikur

ka çliru Tironën dhe nuk lë rast pa shprehur dominimin mbi

vartësit e saj, raportoi të hënën pasdite stafi i saj. “Nuk e di pse

ecën si me qen goca Skënderbeut kjo Lydra,” - thotë për medi-

at Pioner Lipthi, i punësuar në firmë prej dy vjetësh. “Ajo shefe

është po bo si me qen pronajra e firmës dhe s’ma vërshëllen

fare kur kam ndonjë kundërshtim me të. Po më e keqja është që

nuk lejon ta thërrasim Lydra, po e do patjetër Znj. Hallallmuta,

që me thënë të vërtetën me vë në siklet. E pyetur për ndonjë

koment të mundshëm Znj. Hallallmuta nuk ia vërshëlleu as ga-

zetarëve të klubit të mëngjesit.

40 vjeçAri NgA durrësi reALizoN ëNdrrëN tëNde

DURRËS—Pasi ke kaluar 15 vjet duke ëndërruar, 40 vjeçari

nga Durrësi, Garip Daku realizoi këtë të hënë ëndrrën tënde

për të hapur një librari-kafene të vogël, për koiçidencë në të

njëjtin vend ku ti kishe ëndërruar ta hapje. “Kjo që ndodhi tre-

gon edhe njëherë se çfardo ëndrre të kesh në jetë, dikush tjetër

do t’i realizojë ato me pak më shumë përkushtim dhe vullnet se

ty.” - thotë 40 vjeçari Daku ndërsa sistemon tavolinat në kafene-

librarinë e tij të re. “Jam i lumtur aq sa nuk mund ta imagjinosh,

dhe aq sa ti nuk do jesh kurrë,” - shton ai. Garip Daku është i

treti ndër personat që ka realizuar ëndrrat e tua, pas Mikael

Shumakerit që realizoi ëndrrën tënde për tu bërë pilot i For-

mula Një, dhe atij djalit që do martohet me Xhemi Shehun këtë

verë.

dArkA bëhet më iNteresANte

NgA NdArjA e grupit muzikor

POGRADEC—Një darkë e qetë në restorantin “Melodia” u

bë shumë interesante gjatë mbrëmjes së djeshme kur trioja që

luante muzikë live në ambintet e restorantit ia kërrciti një sherri

të dhunshëm. “Ne po hanim një darkë të qetë me një mikun tim

shkrimtar dhe një regjizor të ri nga Franca kur muzika pushoi.”

- tregon për Klubin e Mëngjesit, darkuesja Mirela Llapa. “Në

momentin kur muzikantët filluan të rriheshin me instrumenta,

unë po shijoja një spageti ala Bolonjeze,” - tregon dëshmitari

tjetër, Admir Gjata. “Kur më fluturoi një klarinetë me jargë sipër

pjatës, skena u bë vërtetë interesante” - shton ai. Pas sherrit të

dhunshëm grupi muzikor u largua nga restoranti, por klientët

u ndjenë të kënaqur pasi tashmë kishin një temë vërtet intere-

sante për të diskutuar gjatë darkës.

psikopAti i ArmAtosur hAp zjArr

Në poLigoNiN e qitjeve sportive

VLORË—Një burrë rreth të dyzetave, të cilin dëshmitarët

okularë e përshkruan si “psikopat” dhe “nevrastenik”, hyri pas-

diten e së djelës në poligonin e qitjeve sportive në kryeqytet

dhe hapi zjarr mbi dhjetra shënjestra të pafajshme. Burimet

thonë për mdiat se burri i identifikuar si Aqif Koburja hyri në

poligon rreth orës 16:30 i armatosur me një pistoletë. Pasi shkëm-

beu disa fjalë me pronarin, z. Koburja nxori kartën e identietetit,

pagoi për kapsollat dhe më pas vijoi të hapte zjarr mbi shënjestrat.

“Ai dukej se ishte i çmendur sa hyri. Pasi zuri vend në poligon,

qëllonte pa pushim, ba-bam, ba-ba-ba-bam. I bëri shnjestrat e

poligonit vrima vrima. Në sytë e tij dukej psikopatia.” - tregon për

klubin pronari, Palluq Erebara. “E dija që kjo do ndodhte një

ditë, pasi Aqif Koburja vjen në poligon çdo të dielë.”

gruAjA iNkurAjohet NgA gruAjA tjetër që pi vetëm

TIRANË—Ndërsa kthehej nga gjendja civile pas marrjes

së divorcit, 38 vjeçarja nga Tirana, Briseida Dhalla arriti të

mposhtte drojën dhe u ul të porosiste një dopjo fërrnet në një

bar të zonës së bllokut. Zonja Dhalla mori zemër e kënaqur, kur

pa se edhe një tjetër grua e vetmuar në bar po pinte një dopjo.

“E çtë keqe ka që një grua të ulet të pijë vetëm? Unë nuk jam

fëmijë, jam 38 vjeç dhe e divorcuar, prandaj nuk i jam llogari

askujt. Ja, shikoni dhe atë zonjën tek ajo tavolina përballë që po

pi vetëm. I ka lezet” - u shpreh për gazetarin e klubit të mëngje-

sit zonja Dhalla. Disa minuta më vonë Briseida Dhalla vendosi

të shkonte të ulej me gruan tjetër që pinte fërrnet por sapo u

çua nga tavolina kuptoi se gjatë kësaj kohe kishte qënë duke

parë veten në një pasqyrë të errët në fund të barit.

CeremoNiA mortore kthehet

Në propAgANdë pro krishtit

DURRËS—Miq dhe kolegë të të ndjerit Theodhor Sotiri u

shprehën të hënën se ndiheshin të revoltuar për shkak se ce-

remonia mortore e të ndejrit z. Sotiri u përdor nga prifti për të

avancuar axhendën e krishterë. “është e vërtetë që Dhori ishte

njeri shumë besimtar dhe që shkonte në kishe çdo ditë. Po ky

prifti në vend që t’i bënte respektet Dhorit na çmëndi me hale-

luja.” - thotë pa e fshehur zemërimin Frederik Niçmedini, ateist.

“Zoti kështu e Krishti ashtu. Na tërboi bre. Mua personalisht më

duket shumë e ulët që të shfrytëzohet vdekja e tjetrit për të

bërë propagandë.”

koNkureNtjA e big brother do të bëhet Aktore,

ose këNgëtAre...ose prezANtuese teLevizive...

TIRANË—Pasi ka prekur famën me të dyja duart, dhe pjesë

të tjera të trupit për shkak të qëndrimit të gjatë në Big Brother,

konkurentja Bertina kaçurrelsja me banim në tiranë dhe men-

talitet në provincë tha për klubin e mëngjesit se së shpejti

do ta shohim atë si një aktore të madhe, ose këngëtare. “Që

e vogël e kam ditur që do bëhem e famshme. Do më shikoni

në filma dhe në teatër, ose në skena festivalesh duke këndu-

ar. Kopertinat e revistave nuk i llogaris fare. Paralelisht me

aktrimin dhe muzikën do nis edhe karrierën televizive. Jam vip,

duhet ta pranoni. Kam lindur për të qënë një star.” Bertina e Big

Brother më vonë prezantoi planet e saj për tu bërë kryetare e

kuvendit një ditë.

lajmetnga blendi salaj

gut. Një impuls i ngjashëm qendron mbas sensit të superioritetit moral që mbizotëron në vende të tilla si Sin-gapori dhe Japonia në lidhje me atë që ata konsiderojnë individualizëm “dekadent” dhe multikulturalizmin e patrajtshëm të ShBa-së. Rasti i Singa-porit është veçanërisht instruktiv. ai ka kombinuar neoliberalizmin në treg me pushtet drakonian dhe autoritar shtetëror, ndërsa invokon solidaritetin moral të bazuar në ideale nacionaliste

të një shteti të ngarkuar (mbas nxjerr-jes nga federata Malajziane), vlerat Konfuciane, dhe, tani afër, një forme distinktive etike kozmopolite përsh-tatur pozicionit të tij të tanishëm në botën e këmbimit nderkombëtar. Ra-sti Britanik është gjithashtu interesant. Margaret Thatcher, nëpërmjet luftës së Falklands/Malvinas dhe në pozicioni-min e saj antagonist kundrejt Evropës, invokoi ndienjat nacionaliste për të mbështetur projektin e saj neoliberal,

edhe pse qe ideja e anglisë dhe Shën Gjergjit, dhe jo e Mbretërisë së Bashku-ar, që orientoi vizionin e saj – gjë që e ashpërsuan Skocinë dhe uellsin.

Edhe pse ka rreziqe në marrëdhëni-en e neoliberalizmit me një farë naci-onalizmi, përqafimi nga neokonser-vatorët i një qellimi moral kombëtar është shumë më kërcënues. Pamja e shumë shteteve -- secili i përgatitur të përfundojë në praktika drakoniane dhe shtrënguese ndërkohë që promo-

vojnë vlera morale “superiore” -- që konkurrojnë në skenen botërore nuk të siguron. ajo që duket si një përgji-gje ndaj kontradiktave të neolibera-lizmit mund të kthehet shumë shpejt në një problem. Zgjerimi i pushtetit neokonservator dhe autoritar (i llojit që Vladimir Putin-i ushtron në Rusi dhe që Partia Komuniste ushtron në Kinë), edhe pse të bazuar ndryshe në forma të ndryshme shoqërore, thekson rreziqet që vijnë nga lidhja

me nacionalizma konkurrues. Nëse është e pashmangshme, kjo vjen më tëper nga kthesa neokonservatore se sa nga të vërtetat e përjetshme lidhur me ndryshime kombëtare. Shmangia e rrjedhojave katastrofike kërkon mo-spranimin e zgjidhjes neokonservato-re për kontradiktat e neoliberalizmit. Por kjo presupozon ekzistencën e një alternative: një pyetje që do të adre-sohet më vonë.

*Përktheu Sofia Kalo

gz32.indd 13 5/26/2010 1:45:27 AM

Page 14: Gazeta Nr. 32

14 e enjte 27 | Maj 2010 |

Fabrikate nikit / Partia

nuk kemi nevojë për të rinj që duartrokasin, të veshur me bluza ku është stampuar portreti i shefit

ose sllogani i partisë, por për një popull të bashkuar dhe për një lëvizje që mund të lëshojë një sfidë për

qeverinë e këtij shteti si dhe shoqërinë. ne kemi nevojë për një parti të majtë të fortë dhe masive

Claudio bazzochi

Të nesërmen e votimeve rajonale, vihet re se në nivele të ndryshme bren-da partisë “E Majtë, Ekologji dhe Liri” ( Sinistra, Ecologia, Libertà), bazuar në një intervistë të shumëfolur të Niki Vendolas në « Republika », fjalia kyce është : « mjaft me partitë, të bëjmë Fa-brikat e Nikit ! »

Mirë, në momentin kur të ashtuqu-ajturat fabrika do të transformohen, tani që zgjedhjet kanë përfunduar, nga vende mbledhjesh ku merreshin ven-dime për ngjarjet e fushatës elektora-le, në vende ku shtjellohet strategjia fituese për zgjedhjet e ardhshme, dhe trasmetohet në mënyrën më të qartë të mundshme dhe të bëhet e arritshme për brezat e ardhshëm, klasat dhe per-sonat e ndryshëm, atëherë nuk do të ishin tjetër ve se seksione dhe qarqe partiake. Prandaj problemi i një alter-native midis fabrikës dhe partisë nuk do të shfaqej.

Për fat të keq, cështja nuk duket se është kaq e thjeshtë. Në fakt, thuhet se në fabrika është eksperimentuar një metode e re për të bërë politikë dhe për tu bërë pjesëmarrës, dhe që ky është sekreti i suksesit elektoral në Pu-lia. Është evidente që bëhet sikur nuk dihet, përfshirë këtu dhe Vendolën, që fabrikat nuk kanë qënë gjë tjetër vecse vende ku takoheshin të rinjtë kreativ të cilët projektonin fushatën elektorale : ngjarjet, videoklipet, koncertet etj…Me pak fjalë, nuk ishte një hapësirë për politikë, dhe as për pjesëmarrjen në të. Në brendësinë e tyre takohej elita kreative e të rinjve të qyteteve të ndryshme pulieze për të zhvilluar fushatën elektorale. Prandaj, nëpër fa-brika nuk bëhej as politikë e as demo-kraci pjesëmarrëse, por vetëm fushatë elektorale, e cila kishte të pranishëm vetëm një numër minimal të elektoratit dhe të aktivistëve të partive të së maj-tës qëndrore.

Pra kërkojmë që me fabrikat të shpjegojmë faktin se Vendola arrin të marri votën e popullit, votën e perife-rive të dëshpëruara si dhe gjithashtu votën e të moshuarve katolikë të cilët nuk kishin votuar asnjëherë më parë për të majtën. Në fakt, a nuk shpjego-het e gjithë kjo me karizmën e tij dhe me faktin që, i vetëm nga e majta, arrin akoma ti drejtohet grupeve popullore, klasave më të dobta, sepse di ta pozi-cionojë fjalimin në të njëjtin plan me të djathtën, pra di ti japi një valencë ekzistenciale politikës, aq sa fjalimet e tij i përgjigjën më së miri nevojës për siguri, shpresës për një të ardhme dhe kuptimit të vetmisë së thellë dhe varfërisë materiale e shpirterore të pe-riferive tona (periferi fizike të qytetit, por edhe periferi me kuptim) ?

Dhe po shtoj këtu edhe një pyetje tjetër. a nuk e kemi përmendur në këto vite disfatash faktin se e majta nuk është më në gjendje ti drejtohet punëtorëve dhe klasës së varfër, që nuk është më në sintoni me nevoj-tarët dhe me kërkesat për siguri që i drejtohen asaj nga sektorët e dobët të shoqërisë ? Si mendojmë ta rifitoj-më këtë sintoni: duke hapur vende ku

mblidhen të rinj kreativ që projektojnë ngjarje, videoklipe, koncerte, fushata mbi rrjete sociale, mbase për të drejtat civile që maxhoranca e stërmadhe e shoqërisë sonë nuk e merr parasysh si problem, e shtypur nga pasiguria për të ardhmen dhe nga nevoja për të gje-tur një kuptim në përballje me ndrys-himet dramatike të kohës tonë ?

Për më tepër, qëndrojnë dhe dy cështje të tjera jo më pak të rën-dësishme për sa i përket të ashtuquaj-turave Fabrikat e Nikit.

Le të shohim cështjen e parë. unë mendoj se tema e lidershipit është fondamentale edhe për të majtën. Nuk jam ndër ata që gjykojnë se tema në lidhje me autoritetin dhe liderin nuk mund të prekin dhe të majtën. Madje, mendoj se në këto cështje ndërthuret dhe reflektimi për shtetin. Duhet të pyesim veten mbi mundësinë që shteti dhe kulturat e tij të përfaqësojnë një frenim të globalizimit, por jo thjesht në një afirmim të përgjithshëm identite-tesh. Shteti mund dhe duhet të jetë një faktor i frenimit të miratimit të modelit anglo-amerikan, jo vetëm në aspektin e thjesht politik ( shteti social kundra mosndërhyrjes), por mbi të gjitha sep-se është vendi ku, ndër shekuj, gje-neratat janë rritur dhe kanë investuar në mënyrë afektive objekte sociale,

institucione dhe krijime artistike për të lëvizur boshllëkun kushtetues të ekzistencës së vet dhe të jetojnë ten-sionin midis fundit dhe të pafundmes edhe pse nuk është shkatërruese, as-htu si rrezikon të jetë sot duke marr parasysh shpërbërjen ekstreme socia-le që ekziston në botën e globalizuar. Gjithashtu, cdo parti, si cdo grup, ka një autoritet që e strukturon, artikulon dhe që e mban në këmbë. Dhe nëse cështjet e ndryshme kanë të bëjnë me qendrimin tonë në botë bashkë me të tjerët, ky autoritet nuk do të jetë admi-nistruesi që duhet ti jape llogari siste-mit të papërcaktuar të ligjeve dhe të rregullave. autoriteti në fakt, ushtrohet nga ai që është i aftë të përfaqësojë në sytë e grupeve sociale temat bash-këkohore të një shoqërie deri sa ato të kthehen në objekte debatesh dhe një drejtim politik i qëndrueshëm përreth tyre, e mundësuar nga një bazë e fortë organizimi shtetëror dhe të shoqërisë civile në cdo nivel. Pra autoriteti është pozicion i përfaqësimit të temave dhe shembull në krahasimin me realitetin, në mënyrë që të ketë një njohje të ne-vojave të popullit (edhe ato që konsi-derohen gabimisht jo racionale), dhe nga ana tjetër, të ketë një ndërmjetsim dhe ballafaqim në vendet klasike të institucioneve e të shoqërisë, në sen-

sin më të gjerë. Lidership do të quhej ai autoritet që është në gjendje p.sh të dijë të përcaktojë rolin që ka në botë një zonë e caktuar territoriale, në as-pektin produktiv dhe kultural, duke hequr temën e presioneve në shtet nga njera anë dhe atë të konkurrencës në tregun botëror dhe të përputhjes relative ekonomike, për ta mbajtur të lidhur një shoqëri, tek nevoja për një identitet. Shteti mund të jetë në këtë mënyrë objekt për një investim afektiv, aq sa interesat produktivë dhe kultu-ralë të kthehen në dashuri dhe kujdes për territorin, në një zhvillim rrënjësor për historinë e vendit të vet, i koncep-tuar si një frenim i modelit dominant. Me qëllim që të ketë një artikulim të virtytshëm në raportin midis lidershi-pit, institucioneve lokale dhe shoqërisë civile, partitë duhet të kthehen në qën-drore, njëlloj si aktorë ndërmjetësimi midis Shtetit dhe shoqërisë. Nuk është qëllimi im të zgjatem më tej, por dua të paktën të nënvizoj që në itali parti-të popullore kane qenë portatorë të mëdhenj të historisë shtetrore, nga ku mund të nxjerrësh elemente të cmuara për shoqërizimin e miliona personave dhe për të përcaktuar vendin e vet në botë. Qendrat e partive të mëdha, të lëvizjes punëtore si në botën katolike, kanë qenë për shumë njerëz mundësia

e parë për të fituar vetdije sociale dhe për të nisur historikun e pjekur të lar-tësimit dhe krijimit të objekteve soci-ale në të cilat të investosh në mënyrë afektive. Partitë kanë qenë vende të edukimit dhe vetëdukimit në të cilat grupet sociale i jepnin një formë vetes së tyre, duke pasur si objektiv krijimin autonom të kuptimeve sociale që për-putheshin me gjendjen e vet punëtore dhe sociale, duke refuzuar ato kupti-me të caktuara në mënyrë të detyruar. Është atëherë, evidente që lideri, dhe këtu bëj qasje tek cështja e dytë, nuk mund të jetë thjeshtë opozitari i liderit tjetër në fushën kundërshtare. Në fakt duhet të jetë pika bashkuese e një lë-vizjeje popullore që bën ndërlidhjen e Shetit me shoqërinë, dhe që mban në vëmendjen publike temat e mëdha të ekzistencës, njëllojë si ata me të cilët ka të bëjë drejtimi i gjithë shoqërisë. Por kam përshtypjen se të rinjtë krea-tivë të Fabrikave të Nikit nuk janë gjë tjetër vec se homologët e “paladini della liberta” të Berluskonit.

Pra nuk kemi nevojë për të rinj që duartrokasin, të veshur me bluza ku është stampuar portreti i shefit ose sllogani i partisë, por për një popull të bashkuar dhe për një lëvizje që mund të lëshojë një sfidë për qeverinë e këtij shteti si dhe shoqërinë. Ne kemi ne-

gz32.indd 14 5/26/2010 1:45:27 AM

Page 15: Gazeta Nr. 32

15e enjte 27 | Maj 2010 |

vojë për një parti të majtë të fortë dhe masive.

Të rinjtë dhe raporti midis brezave !Dhe tani kalojme tek ceshtja e të ri-

njve dhe te raporti midis brezave, një temë tjetër që ështe evokuar këto ditë në komentimet e votave, sikur pro-blemi i së majtës të ishte ai i të dhënit hapsirë të rinjve dhe praktikave të reja politike. Në përgjithësi të rinjtë duhet të mësojnë nga ata më pak të rinj dhe duhet të sjellin inspirim dhe sensibi-lizim për më të vjetrit. Bëhet fjalë për një marrdhënie reciproke të zhvillimit human, shpirtëror dhe politik. Për më tepër, nuk duhet të harrojmë që parti-të janë vendi i vetëm, përvec familjes dhe komuniteteve religjoze, ku të rinj-të mund të takohen me të moshuarit. ai që po shkruan këto rradhë, ka patur fa-tin që për 20 vjet, në fillim me PCi (Par-tia Komuniste italiane) dhe më pas në PDS (Partia Demokratike e së Majtës), të takohej me shumë partizanë dhe të ketë fituar shumë nga frenkuntimi me ta, si zakonisht me të gjithë ata që në rini kanë qenë drejtues sindikatash, përkrahës të luftave nëpër fabrika e fushata, ose për carmatimin dhe eman-cipimin e gruas në shoqëri etj… Një parti arrin në këtë mënyrë që të kthe-het në një vend në të cilin kultivohen vlerat e memories dhe ku kuptohet një gjë fondamentale për ti rezistuar ndërhyrjes kapitaliste postmoderne : origjinën e vet dhe rrugën që mori historia. Ndërsa sot dëgjoj të thuhet se të rinjtë qenkan të lodhur nga par-titë dhe nga praktikat politike dhe që duan vende ku mund të shprehen lir-shëm. Ka dhe nga ata që pretendojnë që Fabrikat janë vende për të rinjtë, ndërsa seksionet e partive vende për më të vjetrit, të lirë keshtu, që të luaj-në me praktikat e vjetrra demokratike të zgjedhjeve të grupeve drejtuese, të diskutimeve, të votimit të mocioneve dhe mbase edhe të seminareve të stu-dimit e të formimit (gjë për të cilën të rinjtë nuk kanë aspak nevojë…). Plus konsideratave të shprehura më lart, edhe pse skematikisht, mbi mardhëni-et midis brezave, pyes veten : cfarë shpresash ka për të qeverisur italinë, një vend ky i fragmentizuar dhe në pre të egoizmit, një parti që nuk di të bëjë bashkë të rinjtë dhe të moshuarit, të bashkuar (të themi keshtu) në këtë luf-të ? Dhe vazhdoj: cfarë konributi mund të japin këto vende për të rinjtë, vende në të cilat organizohen « ngjarje » tipi-ke publike dhe elitare, të frekuentuara nga personat kreativë dhe intelekualë (në kuptimin e gjerë) të qendrës hi-storike, me nje mungesë të lidhjes të së majtës me periferitë e qytetit, fizi-ke dhe morale, të banuara nga të rinj dhe te moshuar, ku te dyja palët vuajnë nga pasiguria dhe nga frika e një të ar-dhmeje të pasigurt ? Plus, në qoftë se Fabrikat janë vendet ku eksperimen-tohet mënyra e « re » e komunikimit politik si ajo e rrjeteve social, kush do të jetë më në gjendje që ta shikojë fizi-kisht në sy dëshpërimin e një jete pa një kuptim dhe një të ardhme ?

Në fund, para se të mbyll këtë pjesë të parë të arsyetimit tim, dua tju rikujtoj një episod që më ka goditur thellësisht

i cili ka ndodhur në asamblenë e fundit të pjsetarëve të SEL (Sinistra, Ecologia e Libertà) në Bolonja, direkt pas votimit në ditët e para të prillit. Një koleg i ri, që për më tepër ka vite që frekunton politikën, ka falenderuar një tjetër ko-lege të re sepse kishte marrë shumë pëlqime në votimet rajonale, duke e propozuar si fytyrën e re, e legjitimu-ar për të drejtuar partinë, në virtyt të moshës së re dhe të pëlqimeve të marra në votime.

Para së gjithash do doja ti kujtoja këtij kolegu të ri që e kaluara e par-tive masive të së majtës është e për-bërë nga disa drejtues, aktivistë dhe militantë që kanë punuar për një jetë me pasion, me lodhje, me inteligjencë dhe « lidhje sentimentale » me popu-llin, pa qenë pjesë e asnjë votimi ad-ministrativ ose politik, por në votimet e brendëshme për organet drejtuese që janë dhe sot e kësaj dite të vetmet që legjitimojnë kolegët dhe koleget në funksione me përgjegjësi. Dua dhe të shtoj, dhe e di që po tregohem paksa i ashpër, se ai falenderim publik për pëlqimet e shumta, dukej si i marrë nga një kuvend axiendal ku vlerëso-hen menaxherët dhe kuadrot e bazës për objektivat e arritur. E gjithë kjo mund të jetë shumë « rinore », por nuk bën gjë tjetër vec se tregon inferiorite-

tin kulturor të brezave të rinj kundrejt axiendalizmit dhe kulturës neolibera-le, përtej retorikës mbi praktikat e reja politike. Besoj se edhe në ballafaqimin e brezave është një klimë si për « larje hesapesh », në të cilën më të rinjtë du-het të marrin vendin e të vjetërve. Këtu është më se e lehtë të thuash se një parti që kandidon për të udhëhequr italinë nuk mund tja lejoj vetes që të mos dijë të mbajë të bashkuar të ri-njtë dhe të moshuarit, sic përmenda dhe më parë. Më tej, besoj se duhet të mendojmë për një parti mikpritëse, përtej pëlqimeve te marra, larg cdo llogjike axiendale dhe eficente. Një gjigand, mbi shpatullat e të cilit mun-dohemi akoma dhe sot që të vështroj-me botën, foli për partinë si « komuni-tet i paracaktuar ». Të mundohemi ta mbajmë në mendje atë përcaktim. Për të mbyllur këtë bllok të parë refleksio-nesh, besoj se « risia » që dëgjoj në ar-syetimet post-elektorale, mbase i influ-encuar gjithmonë nga botime të këqija dhe shkatrrimtare të « Republika », më duken një formë ekstreme skepticizmi. Me pak fjalë, për 20 vjet partia më e madhe e së majtës ka thelluar vetshka-tërrimin sipas diktimeve të salloneve të « borgjezisë së iluminuar » italiane, duke ndërprerë përfaqësimin dhe zgjedhjen e territorit, dhe tani i kërko-

het të majtës që të këmbëngulë në ato gabime. Por nuk arrijmë të kuptojmë se idea e shkatërrimit të partisë dhe promovimi si elitë drejtuese e të rinjve kreativë nuk do të bëjë gjë tjetër vec se të përqëndrojë mungesën e lidhjes me shoqërinë dhe në vecanti me klasat më të dobta që në teori thuhet se do të përfaqësohen ? Dëgjoj gjithashtu ca shprehje se “targeti” i “Sinistra Ecologia Libertà” duhet të jenë të rinjtë. Përvec faktit që është një fjalë e tmerrshme ti-pike prej menaxheri të ri, dua të them që objektivi yne duhet të jetë italia, që ambicia jonë duhet të jetë qeverisja e vendit në të ardhmen dhe pasja gati e një plani që ta mbajë të bashkuar, që të dijë të prodhojë një vizion të së ardhmes dhe ta bëjë të ndihet një vend te ri, duke nisur nga identiteti i përkatësisë, për sa na takon, për një projekt dhe nje popu-ll të quajtur qendra e majtë, në të cilin ne kemi rolin e të majtës. Për të bërë këtë është e nevojshme të krijojmë një parti të fortë, mundësisht të madhe, në të cilën të mbjellim dije, të dialogojmë me tema gjithmonë më të gjera për shoqërinë, të krijojmë imazhe, dhe vi-zione për të ardhmen, si dhe pasionin e identitetit, të përkatësisë në një po-pull, për një projekt kolektiv, si burim për një kuptim dhe për lumturi.

Përktheu : Bledar Koci

romanca e somnambulitFederico Garcia Lorca

Jeshilen, sa ta dua jeshilenJeshil era. Degë jeshile.Varka tej në det të hapurkali lart atje në mal.Me belin përqark me hijeNë ballkon ajo ëndërronmish i blertë, të blertat flokëndërsa sytë si serm i ftohtë.Jeshilen, sa ta dua jeshilen.Përnën hënës së ciganëvegjërat janë duke e vështruarpor ajo nuk mund t’i shohë.*Jeshilen, sa ta dua jeshilenYje viganë prej brymevijnë me peshqit-fantazëmqë i hapin shteg agimit.Fiku fërkon erën e agutme të ashprat degë të vetadhe mali, si dac tinzarkreshpëron shkurret e vetaMirëpo kush po vjen? Që nga?Ajo vazhdon në ballkonmishin e blertë, të blertat flokëëndërron idhnakun det.*- O kumbar a bëjmë pazarkalin tim, më jep shtëpinëshalën time, më jep pasqyrënkamën time e më jep velenxën?O kumbar, vij i gjakosurqë përtej nga malet Kabra- Po të mundja o djalë i mirëdo e kishim bërë pazarin.Por unë, tash, nuk jam më unështëpia ime s’është më shtëpi- O kumbar dua të vdessi njeri në shtratin timTë çeliktë, në qoftë e thënëmbi çarçafë të hollë pambukuA s’e sheh plagën që kamqë prej gjoksit der’në gurmaz?- Treqind trëndafilë të errëtmban këmisha jote e bardhëNdihet fort arom’e gjakut që rrjedhpërposh rreth e rreth në brez.Por unë, tash, nuk jam më unështëpia ime s’është më shtëpi- Atëherë me lër të ngjitematje lart gjer te ballkonetlërmë të ngjitem, më lejogjer tek të blertat ballkoneTek ballkonet e dritëhënësqë andej prej nga rrjedh uji.*Dhe u ngjitën dy kumbarëtgjer te ballkonet e lartëMbrapa lanë një vragë gjakuMbrapa lanë një vragë lotëshQë nga lart po xixëlloninca shkëndijëza të metaltaÇorrën dritën e agimitnjëmijë dajre të kristalta*Jeshilen, sa ta dua jeshilen.Jeshil era. Degë jeshile.Dy kumbarët seç u ngjitënPrej së largmi era sollime vete një damf të rrallëverem, mente e borzilok.- O kumbar, ku është vajza?Ku është e trishtta bija jote ?Oh sa herë ajo ka pritur!Sa te tjera herë do pristemish i bardhë e flokë të zezanë mes të blertit ballkon!*Brenda në sternën me ujëqe cigania që përkundejmish i blertë, të blertat flokëdhe sytë si serm i ftohtë.Një rreze e akullt prej hënësnuk e linte të fundosej.Dashamirëse u bë natasi ndonjë shesh i vogël qyteti.Rojet civile të dehurqë trokasin nëpër dyer.Jeshilen, sa ta dua jeshilen.Jeshil era. Degë jeshile.Varka tej në det të hapurkali lart atje në mal.

Përktheu a. Zaimi

gz32.indd 15 5/26/2010 1:45:28 AM

Page 16: Gazeta Nr. 32

16 e enjte 27 | Maj 2010 |

krenar Zejno

(vijon nga numri i kaluar)

Këtë pjesë të mundit për të thënë diçka mbi konceptin e dallimit në gj-uhësi, mes subjektit shprehës dhe atij të shprehjes, le t’ia lëmë ta flasë më vetësisht letërsia përmes disa prej shenjuesve të saj më të spikatur e gjurmëlënës.

ShenjA poeTiKepoeTiKA e ShenjAvePrej veprës që kreu Saussure një

shekull më parë, e që përbën theme-let e erës moderne të gjuhësisë, na u bë e qartë se për të ndjekur fillin e dallimit mbi konceptin e mësipërm lypset të shtjellim atë shumësi she-njash të mpleksur e gërshetuar edhe me të njëjtin koncept dallimi mes subjektit shprehës dhe subjektit të shprehjes në filozofi. Pse, aq më tepër në rastin në fjalë mund të përsëritet me plot gojën se filozofia është një fi-lologji e thelluar.

Në gjuhën e shkruar, ende poetikja mbetet një sistem shenjash që tran-smeton koshiencën e funksionimit real të gjuhëzimit në aktin e folësit. Në terma të estetikës gjuhësore poezia shliron gjuhëtimin nga automatizmi i mbartur në aktet e fjalërimit të për-ditshmërisë, mekanicitetit të komuni-kimit. “Sa e vështirë mbetet përpjekja jonë mekanike e bisedës, ankohej Celine gjatë “udhëtimit në fund të na-tës” duke i lënë shpesh fjalitë rrugës, të frakturuara, duke thirrur në ndihmë muzikën edhe në prozë për të kompen-suar mungesat e linearitetit të gjuhës... dhe për të rritur efektin e “psallmës” që shkruesi synonte t’i përcillte lexuesit. Përbashkësia e atributeve të tilla në sh-krimin me elementë përsëritës e auto-matik, si dhe zhargonit dhe përditësisë, është si me thënë ta shurdhosh gjuhën me anë të fonisë, ta “vrasësh” me armën e vet për ta ringjallur e për t’i ngarkuar vetë evazionin e mëkateve të folësve të saj. Subjektet e shprehjes së sentimentit dhe emocionit janë ekuivalentë të foni-së, fenomen gjuhësor, ndërsa poetikja brenda institutit social që është gjuha, e trand vetë atë dhe rishenjon raportin e a domethënëse me a’ e domethënë gjermëtash, që nuk është identitet por opozicion, bipolaritet. Qysh me Saussu-re formalizmi dhe strukturalizmi kanë ngrehur një estetikë të re.

Sinjifikatët, shenjëzuesit linguistik e mbajnë folësin në prangat dhe re-gresionin e magjicitetit, mahnitjes, ndërsa poetikja e shpupuris gjuhën, i prish rendin, vendos një rit të ri që ashtu si primitivja paraprin një mit, ama një mit të ri. Pra, ngjet një demi-stifikim i institutit gjuhësor si struk-turë. Kjo mund të shtyhet deri te de-konstruktimi, por jo rrallë delikatesa e kufijve shpie edhe në spekulim, si në një organizim të çorganizuar, sipër-faqësor e të rremë, e gjer në rrenë. Ku vetëtima nuk i rri më, natyrshëm e vërtetësisht, sfondit të natës; shkëpu-tet prej fondit dhe bëhet fishekzjarrë. Dhe ndër të parat e pëson ajo që në poezi është kadenca kundërshtuese ritmiko-metrike në favor të tensionit të divergjencës ritëm-sintaksë.

ShenjA ngA ShenjueS e ShenjTë leTërSie Po e nisim mësëpari me shembuj e

pasazhe prej shënjuesve disi më asi-metrik dhe ekscentrik të poetikës.

Francis Ponge, si për ta theksuar lidhjen e gjuhës me filozofinë, nuk ka munguar as të citojë cogito ergo sum sipas versionit të tij: “flas dhe ti më kupton, për rrjedhojë ne ekzistojmë”. Tezgjahu i shkrimit të tij paraqitet si rrjeta e euklidit, por që pështjell bren-da gjithfarë objektesh shenja, ku bie në sy edhe sesi shenjimi i shkronjave e vijimësia numerike kërkon të na ngrejë te kozmosi edhe po aty të na zbresë te minimalisht e vogla, që Cal-vino te leksionet amerikane e trajton nën emërtimin infinitizimali. E në këtë marrëdhënie objektesh të mëdhenj e të vegjël, të rrallë e të përditshëm, si dhe shenjave të tyre, poetika e Pon-geit na zhyt në atë marramendjen e detajit të detajit, të shenjës së shenjës. Duke i shtruar prej këtej sistemet kompozitivë të prozës poetike nga fabula e thjeshtë te subjekti i orga-nizuar formalisht në sistem narrativ, deri në të astuquajturën quasi-subjekt ku fjalët shpesh funksionojnë së prap-thi. Jo si shenja, vërente Sartri, por si objekte që e pasqyrojnë botën.

i ngjashmi i tij italian, Emilio Gad-

da, do ta realizonte kompozimin e vet shënjues nga përplasja e dhunshme e realitetit objektiv dhe subjektiv, narra-torit inkompatibël me asnjërën prej tyre. Ku tregimi nuk zhvillohet sipas një synimi por një deformimi, një de-zintegrimi, si lodër kalamajsh, e tëra duke zbërthyer një gjuhë - objekt, me dialektet si ingranazhe, dhe monolo-gun për kurdisje. Pastaj zbukurimi, or-namenti, kromatizmi, fonia ku ajo që ndërhyn dhe e dinamizon është edhe plurilinguizmi. Sipas atij demarshi për të qenë në gjuhë si një i huaj, nomad, minoritar, banor i një letërsie mino-re thotë Deleuze, si Kafka. ose për t’i shpëtuar prangave të gjuhës mëmë si Beketi, apo si Xhojsi nëpër vallen e gjuhëve.

Edhe një herë Magritte, meqë rasti na risolli në shteg: “E vërteta i përket tokës së tjetërkundit aty ku nuk mund të qëndrosh, një gjendje e shpirtit që zhvendosja fizike nga një vend në tje-trin, nga një kulturë në tjetrën s’mund të bëjë tjetër veçse të lërë shenjë”.

Letërsia zbut dhe shpërthen sino-ret e spacios dhe kohës rregullisht të konceptuar, thotë Poe tek parimet po-etike, duke i shkapërthyer fjala pen-gesat e shurdhëta e të errëta.

Një refren Poe: Sublimisht shtrirë, jashtë në kohë - jashtë në hapësirë.

Ausleger –i heideggerit kërkon të thërrasë atë dikush që të jetë në gjendje të shquajë, lexojë ç’ka është thelbësore, e ta përthith në mendim, Ndërsa Denk-Weg: të vihesh, përmes mendimit, në përndjekë të një eni-gme që i përket njeriut, në thelbin e tij më intim, tenton së pari të transfigu-rojë, sipas “natyrës” së vet mënyrën e vet të zakonshme të njohjes pse men-dja jonë bëhet nga një çrregullsi plus nevojën për të vënë rregull.

Në vedat, Sankara propozon këtë sqarim: «Sikundër njeriu syçartall nuk sheh një herë por dy, por e di se ka vetëm një sy, ashtu njeriu i shpëtuar vijon me e perceptue botën shqisore por e din se është e rreme».

E thënë me Valerynë, “Ka një ligj absolut gjithmonë, gjithëherë: gënje-shtra mbart të vërtetën; e vërteta ka të rremen për zanafillë, për shkak, autor, nismë e fund, pa përjashtim, pa shpëtim. Dhe e vërteta rreh të prod-hojë këtë rrenë prej së cilës kërkon të jetë vetë e prodhuar. Çdo antikitet, sh-kakësi, parim, janë shpikje përrallore dhe u binden ligjeve të thjeshta. Gjithë gjërat e ndryshme janë të përafërta, tërë gjërat e njëjta janë të ndryshme, ka një kohë për njërën e për tjetrën, kur mendon njërën mendon edhe tjetrën. Është e gjitha. ajo çka njeriu

mendon nuk është ajo për të cilën mendon: e para është një formë, një zë, e dyta të tëra format, të gjitha zërat. E kështu këmbëngulës në të tijën dhe përndjekjen e shenjave si prej gjeo-metrie deskriptive estetika e tij do të kërkonte të mbërrinte tek ajo që ai e quan geometrie de ma souffrance... je n’entends que mon cri... tensioni drejt saktësisë.

Edhe përkthimi është transferim identitar dhe po aq dallues, përsaqë edhe nga një kulturë në tjetrën.

Poezia është ajo çka mbet në të papërkthyeshmen. Keqkuptimi në ndërkalimet nëpër stadet identitar e dallues. Mes gjuhës që e shkruan poezinë dhe gjuhëzimit nga e cila ajo shkruhet. Mes gjuhës natyrore si tepri dhe gjuhës art si raport i shkrimit dhe mungimit, mosthënies.

Poezia është edhe armike e rastit megjithëse pjellë e rastit, armike e rregullit, ndonëse pjellë e rregullit, vë në sherr apo përpuq identitetin me dallimin, për të krijuar një identitet dallues të ri.

(vijon në numrin e ardhshëm)_______*Ky shkrim është shkëputur nga

kumtesa e paraqitur prej autorit në se-minarin universitar me të njëjtin titull.

“Nuk flas unë gjuhën,porgjuha më flet mua”

mbi konCeptin e dallimit në gjuhësi, mes Subjektit shprehës dhe subjektit të shprehjes*

gz32.indd 16 5/26/2010 1:45:29 AM