16
E MËRKURË, 30 NËNTOR 2011 - VITI 3 I BOTIMIT - NR 11 (48) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Demonstratat nën parullën Occupy Wall Street rezonojnë Partizani Lufta për “Demokraci Reale” në zemër të lëvizjes Occupy Wall Street 02 analize Shqiptarët festojnë këto ditë 99 vjetorin, e shtetit të tyre, një shtet që nuk u bë dot jo vetëm komb, por në mënyrë... TRISHTIMI I PRAGFESTAVE 03 analize Edhe një herë po ndiej nën thembra brinjët e Rosinantit: sërish po nisem me mburojë në dorë. Para gati dhjetë vjetësh ju pata shkruar një tjetër letër lamtumire. Nëse më kujtohet mirë, u ankova se nuk qeshë më i miri ushtar dhe më i miri ... LETËR PRINDËRVE 05 letera Ishte ditë vere në një nga qytetet më të mëdha të Arnautistanit. Ecja filli vetëm duke menduar për hallet e kusuret e këtij vendi heroik, por shumë fatkeq. Vapa përvëlonte. Djersët më kullonin .... NJËQIND FLAMURË PA NJË 14 letersi 08 analize E vërteta universale dhe partizanëria – gjesti i të mbajturit anë – kushtëzojnë njëra-tjetrën. Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA ORGANIZATA POLITIKE, TIRANE Partizani i vërtetë, ai që u vra në ditë me diell a me borë, nuk ishte cinik. Ku na mbet demokracia? rdhjen që do të E VËRTETA PARTIZANE N gjarja ndan. E ndan shoqërinë midis atyre që i premtojnë besnikëri duke u përpjekur në jetësimin e saj dhe atyre që e reduktojnë në pseudo-ngjarje apo ndodhi të ka- përcyeshme, të parëndësishme, apo edhe të padëshirueshme. Në kuptimin historiografik ngjarjet shqiptare janë dy: 28 dhe 29 nën- tori. Në kuptimin politiko-emanci- pues ngjarja shqiptare është një, megjithëse e shprehur në dy ditë. Gjithsesi përkujtimi i përbashkët duket se edhe gjuhësisht i ka shn- dërruar këto dy ditë në një dy-di- tësh: 28-29 nëntor. Prej 20 vitesh, 28 bashkon e 29 ndan ndër shqiptarë. Madje, ndan edhe të dyja ditët nga njëra-tjetra. Gjithsesi si ndarja midis datave, ashtu edhe bashkimi apo ndarja brenda secilës fashisin tensionin e vërtetë emancipues të ngjarjes 28-29. Është e lehtë sot të ngresh flamurin në ballë të selisë, jashtë dritares apo prapa makinës. Gji- thsesi bashkimi sipërfaqësor i 28 fsheh ndarjen themelore mbi çështjen kombëtare: atë midis atyre që besojnë se kjo datë për- kujton projektin e pakryer kom- bëtar dhe atyre që i përshtaten kohës duke e kamufluar munge- sën e vullnetit përbashkues me “urtësi pragmatike” të “këto punë kështu e kanë”. 29 ndan, veçse ndarja e sipër- faqshme simbolike fsheh bashki- min thelbësor. Nëse për disa 29 është datë çlirimi e për disa të tjerë datë pushtimi komunist, për të dyja palët ajo është një datë e së shkuarës, e cila nuk frymëzon asgjë përtej boshtit nostalgji- mallkim. Në të vërtetë, 29 shënjon ditën e dytë të ngjarjes shqiptare. Ditën kur pavarësimit prej të huajit iu bashkëngjit çlirimi jo vetëm nga pushtuesi i radhës, por edhe kum- ti çlirues ekonomiko-shoqëror. 29 është plotësimi dhe përkryerja e 28; është jo vetëm tentativa (e gjykuar servilisht sot si zgjedhja e kampit fi- tues të Luftës së Dytë Botërore), por përpjekja gjithëshoqërore për ta materializuar lirinë jo vetëm në formën e saj kufitare, por mbi të gjitha në atë përmbajtësore; është dita e shpresës së një Shqipërie jo vetëm të mosvarme, por edhe të çliruar nga prangat e shfrytëzimit, tëhuajsimit e poshtërimit. Raporti me ngjarjen është i dy- fishtë: ajo tradhtohet dhe i qën- drohet besnike. Prej 99(64) vitesh ngjarja shqiptare tradhtohet për shkak të etjes robëruese të të paktëve në pushtet dhe frikës ser- vilosëse të të shumtëve pa push- tet. Gjithsesi, në sytë e luftëtarëve për liri dhe emancipim, 28 dhe 29 nëntori bashkohen në të njëjtën ngjarje për ta ndarë shoqërinë në dysh: midis atyre që duan një Shqipëri të varme, poshtëruese e të poshtëruar, dhe atyre që duan një Shqipëri të mosvarme, të lirë e të çliruar, të barabartë kudo e për këdo. Editorial S’ka 28 pa 29 Nëse doni një hapësirë mendi- mi dhe kritike ku s’ka vend për kolaboracionistët e regjimit, intimitetet seksuale të vipave apo reklamat nga brekët te diplomo- ret, ndihmoni ekzistencën finan- ciare të Gazetës në këtë numër llogarie: Qendra Antonio Gramshi: Euro: 1085931802 Usd: 1085931801 Njoftim

Gazeta Nr. 48

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

Citation preview

Page 1: Gazeta Nr. 48

E mërkurë, 30 NëNtor 2011 - VItI 3 I BotImIt - Nr 11 (48) - ÇmImI 20 LEkë

E mErkurE 15 SHtAtor - GAZEtE E PErJAVSHmE E PAVArur - VItI 1 I BotImIt - Nr 1 (1)

Demonstratat nën parullën Occupy Wall Street rezonojnë

Partizani

Lufta për “Demokraci Reale” në zemër të lëvizjes Occupy Wall Street

02analize

Shqiptarët festojnë këto ditë 99 vjetorin, e shtetit të tyre, një shtet që nuk u bë dot jo vetëm komb, por në mënyrë...

TRISHTIMI I PRAGFESTAVE

03analize

Edhe një herë po ndiej nën thembra brinjët e Rosinantit: sërish po nisem me mburojë në dorë. Para gati dhjetë vjetësh ju pata shkruar një tjetër letër lamtumire. Nëse më kujtohet mirë, u ankova se nuk qeshë më i miri ushtar dhe më i miri ...

LETËR PRINDËRVE

05letera

Ishte ditë vere në një nga qytetet më të mëdha të Arnautistanit. Ecja filli vetëm duke menduar për hallet e kusuret e këtij vendi heroik, por shumë fatkeq. Vapa përvëlonte. Djersët më kullonin ....

NjËqIND FLAMuRË PA NjË

14letersi

08analize

E vërteta universale dhe partizanëria – gjesti i të mbajturit anë – kushtëzojnë njëra-tjetrën.

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

GAZEtE E PErJAVSHmE - BotuAr NGA orGANIZAtA PoLItIkE, tIrANE

Partizani i vërtetë, ai që u vra në ditë me diell a me borë, nuk ishte cinik. Ku na mbet demokracia? rdhjen që do të

E VËRTETA PARTIZANE

Ngjarja ndan. E ndan shoqërinë midis atyre që i premtojnë besnikëri

duke u përpjekur në jetësimin e saj dhe atyre që e reduktojnë në pseudo-ngjarje apo ndodhi të ka-përcyeshme, të parëndësishme, apo edhe të padëshirueshme. Në kuptimin historiografik ngjarjet shqiptare janë dy: 28 dhe 29 nën-tori. Në kuptimin politiko-emanci-pues ngjarja shqiptare është një, megjithëse e shprehur në dy ditë. Gjithsesi përkujtimi i përbashkët duket se edhe gjuhësisht i ka shn-dërruar këto dy ditë në një dy-di-tësh: 28-29 nëntor.

Prej 20 vitesh, 28 bashkon e 29 ndan ndër shqiptarë. Madje, ndan edhe të dyja ditët nga njëra-tjetra.

Gjithsesi si ndarja midis datave, ashtu edhe bashkimi apo ndarja brenda secilës fashisin tensionin e vërtetë emancipues të ngjarjes 28-29. Është e lehtë sot të ngresh flamurin në ballë të selisë, jashtë dritares apo prapa makinës. Gji-thsesi bashkimi sipërfaqësor i 28 fsheh ndarjen themelore mbi çështjen kombëtare: atë midis atyre që besojnë se kjo datë për-kujton projektin e pakryer kom-bëtar dhe atyre që i përshtaten kohës duke e kamufluar munge-sën e vullnetit përbashkues me “urtësi pragmatike” të “këto punë kështu e kanë”.

29 ndan, veçse ndarja e sipër-faqshme simbolike fsheh bashki-min thelbësor. Nëse për disa 29

është datë çlirimi e për disa të tjerë datë pushtimi komunist, për të dyja palët ajo është një datë e së shkuarës, e cila nuk frymëzon asgjë përtej boshtit nostalgji-mallkim. Në të vërtetë, 29 shënjon ditën e dytë të ngjarjes shqiptare. Ditën kur pavarësimit prej të huajit iu bashkëngjit çlirimi jo vetëm nga pushtuesi i radhës, por edhe kum-ti çlirues ekonomiko-shoqëror. 29 është plotësimi dhe përkryerja e 28; është jo vetëm tentativa (e gjykuar servilisht sot si zgjedhja e kampit fi-tues të Luftës së Dytë Botërore), por përpjekja gjithëshoqërore për ta materializuar lirinë jo vetëm në formën e saj kufitare, por mbi të gjitha në atë përmbajtësore; është dita e shpresës së një Shqipërie jo

vetëm të mosvarme, por edhe të çliruar nga prangat e shfrytëzimit, tëhuajsimit e poshtërimit.

Raporti me ngjarjen është i dy-fishtë: ajo tradhtohet dhe i qën-drohet besnike. Prej 99(64) vitesh ngjarja shqiptare tradhtohet për shkak të etjes robëruese të të paktëve në pushtet dhe frikës ser-vilosëse të të shumtëve pa push-tet. Gjithsesi, në sytë e luftëtarëve për liri dhe emancipim, 28 dhe 29 nëntori bashkohen në të njëjtën ngjarje për ta ndarë shoqërinë në dysh: midis atyre që duan një Shqipëri të varme, poshtëruese e të poshtëruar, dhe atyre që duan një Shqipëri të mosvarme, të lirë e të çliruar, të barabartë kudo e për këdo.

Editorial S’ka 28 pa 29

Nëse doni një hapësirë mendi-mi dhe kritike ku s’ka vend për

kolaboracionistët e regjimit, intimitetet seksuale të vipave apo reklamat nga brekët te diplomo-ret, ndihmoni ekzistencën finan-ciare të Gazetës në këtë numër

llogarie: Qendra Antonio

Gramshi:Euro: 1085931802Usd: 1085931801

Njoftim

Page 2: Gazeta Nr. 48

E mërkurë, 30 Nëntor 2011 2

PartizaniAnalize

Andi Kananaj

Partizani i vërtetë, ai që u vra në ditë me diell a me borë, nuk ishte cinik. Ai u vra me besimin

dhe keqardhjen që do të mund të je-tonte bashkë me lirinë për të cilën po shkëmbente jetën e tij. Partizani tjetër, ai i viteve ‘90, kur u qëllua nga brenda një komiteti partie, nuk kishte kohë të mendonte se jeta e tij do të kishte më pak vlerë se sa mendonte, ndërkohë që plumbi i shponte mendimet. Par-tizani u vra në një nga ditët e zakon-shme për të tjerët, me brengën se nuk do të jetë gjallë në ditët e tjera, ato më të bukurat kur atdheu të jetë më i mirë.

Partizani nuk e dinte se pas tij do të kishte debat, nëse ai u vra në 28 apo në 29. Nëse partizani do të mund të zgjidhte, për të nuk do të kishte luftë, e nëse lufta të vjen në derë, partizani do t’ia kish hapur ditën e fundit. Për një ditë me pak luftë, do të kishte disa shokë më shumë pranë. Një ditë më shumë në shtëpi. Një nëpunës i për-dorur si leckë, vetëm për një ditë më shumë pushim, do të kish vrarë shefin e tij. Partizani nuk nxitonte se nuk du-ronte dot stresin e punës. Ai ndoshta kishte humbur të gjithë familjen. Par-tizani nuk kish celular. Familjarët nuk mund ta kërkonin në skype. Partizani i vrarë thotë të vërtetën, më shumë se të gjithë kryeministrat bashkë.

Partizani nuk mund ta dinte se statu-ja e tij një ditë do të hiqej sikur ai vetë të kish qenë pushtuesi. Partizani nuk ishte cinik. Po të ishte i tillë, do të kish qëndruar në shtëpi.

Partizani nuk e dinte që vëllai i tij do të bëhej shef administrate, e fami-lja e tij do të kalonte vite duke e shitur nga fillimi. Ai nuk e dinte që do ish pas party-ja e një mase familjarësh të nga-dalshëm. Po të ish si ata, do të kishte qëndruar i pa lëvizur. Mbase do të ish-te ende gjallë.

Partizani nuk e dinte, dhe s’kish se si, që në pushtet do të vinte Berisha. që Atdheu për të cilin ai kishte hum-bur jetën, do të kthehej në një grum-bull pa inventar tenderash. që ditën me diell, do të hidheshin në erë fsha-tra me apo pa emër. Partizani nuk kish si ta njihte Mediun. Ai nuk e imagji-nonte dot Fazlliçin, e as ortakun e tij.

Partizani nuk do të qeshte me ide-në se po vdiste për Ed Palokën, as për Erla Mëhillin. Nuk do t’i dukej me vend që të kishte lënë pas një lavatriçe në politikë. Partizanit nuk mund t’i tre-gonte askush për video vjedhjeje, që më pas do të dilnin të pavërteta, në ato

ministrì ku atij iu desh të humbte jetën për t’i çliruar. Ai nuk mund ta dinte që shqiptarët e datës 28 do të qëllonin ata të datës 29, në datë 21 janar, nga brenda rrethimit ku qëndron i pari i qeverisë. Në janar, atëherë kur lufta duhej të kish mbaruar. Ai s’mund ta dinte se ministri që dha urdhër do të zgjidhej kryetar bashkie i Tiranës. Ka-tër shokë të tjerë të vrarë, nga njerëz që nuk do të mbajnë përgjegjësi.

Partizani edhe pa qenë cinik do të kish qëndruar në shtëpi. Do të ish mbuluar me pak shajak të leshtë, duke pritur një ditë më të mirë.

Ai s’mund ta dinte se në botën e të nesërmes, do të kishte Big Brother e universitete private e që ecin me të njëjtin hap injorance sublime.

Asnjë partizan nuk mund të kishte besim tek “falli”, edhe nëse nga një

betejë tek tjetra, përpara t’i shfaqej Kasandra dhe t’i parathoshte jetën dhe bëmat e jemin Gjanës, komentet mbi Tritan Shehun, tutat e Ilir Metës dhe kushërinjve të tij. Partizanët do të luftonin njëlloj, pa marrë asgjë tjetër seriozisht.

Partizani nuk mund ta dinte se në Shqipëri një ditë do të kishte 10 mijë të ngujuar, 5 mijë shoqata dhe asnjë polic serioz. Nuk mund ta dinte se Shqipëria do të tregohej e vërtetë vetëm në Wikiliks.

Partizani nuk do ta besonte që po-litikani do të gënjente duke e ditur se të gjithë e dinin se po gënjente. që populli do të gënjente duke bërë si-kur besonte politikanin që dinte që po gënjente. që politikani do të bënte sikur besonte, që njerëzit e besuan. Partizani po ta dinte, nuk do të kish

gënjyer veten. Partizani nuk mund të dinte se në

2011, ballistët do ishin të besueshëm, megjithëse mbajtën anën e së keqes. Ata u bashkuan me fashizmin, kundër të gjithë popujve të botës. Ata ishin në anën e kampeve të përqendrimit, të fshatrave që digjeshin. Partizani nuk mund të dinte, se do të ekzistonte në shekullin e ri një qeveri shqiptarësh që do të firmoste për të na mbuluar me plehëra. Partizani nuk ishte ju-risti servil, që përgatit nenet që do t’i sëmurnin të birin. Partizani nuk e shiti shpirtin për një rrogë, as për një zyrë në katin e 3, apo të 13. Vëllai i tij ndoshta e bëri. Vëllai i tij ishte si ne, i vogël dhe i dëmshëm për shëndetin. Si cigare kontrabandë.

Partizani, nuk u mundua të ishte asnjëherë analisti kozmopolit, të cilit

nuk i dihet kahu. që të vdesësh për një Atdhé më të mirë, është pateti-zëm anakronik. Njësoj si ajo tjetra që vera e kuqe ka vitin e vet dhe që vera e bardhë shkon me peshkun e egër. Partizani nuk ishte legen dhe ndoshta prandaj vdiq. që të mos shihte se si degradon vendi ku ti lind, ku pushtuesi në fillim të push-ton, pastaj të shet frigoriferë, apo që në Shkodër nuk jeton më Migjeni, po jozefina disleksikja. që aty për ty tregojnë barsoleta se si ti u vrave për ta, në vend që të lije Drinin t’i përm-byste çdo vit, sa herë që mbi Drin do të binte shi.

Partizani nuk ish si ne. Ai u vra dhe të paktën në mendjen e tij ka pasur qetësi. Ai nuk votoi kurrë. Kur iu kërkua nga historia, parti-zani mori pushkën.

Page 3: Gazeta Nr. 48

E mërkurë, 30 Nëntor 2011 3Analize

TRISHTIMI I PRAGFESTAVE

Leart Kola

Shqiptarët festojnë këto ditë 99 vjetorin, e shtetit të tyre, një sh-tet që nuk u bë dot jo vetëm

komb, por në mënyrë të fragmenta-rizuar u bë dhe shtet. E megjithëse si komb shqiptar, në këtë prag festash, jemi më të dukshëm se kurrë, më prezent në histori e në politikë se sa kemi qenë ndonjëherë në historinë tonë moderne, e megji-thatë, prapë dhe prapë, ajo që na bën të vuajmë, është udhëheqësia politike. jo vetëm ajo udhëheqësi që drejton sot Kosovën, të cilët pasi kanë kaluar në labirintin perëndi-mor të kompromiseve, nuk po arri-jnë dot të dallojnë qartë arsyet pse nisi lufta. Sot Thaçi, pasi firmosi e vu-losi me dhjetëra afera korruptive, e pasi shiti e bleu jo vetëm parimet e luftës, por edhe shokët e luftës, për të garantuar vijueshmërinë e pushtetit, sheh që ajo çfarë ka

dalë nga ky eksperiment europian e

makiavelizëm fshatar tipik shqiptar

është një shtet që nuk e njeh ask-ush, me simbole që s’i njeh as vetë, pa ushtri, me një shtyllë drejtësie që

nuk e kontrollon dot. E ç’është më e keqja, një popull që pasi e fitoj luf-tën, e sheh se si udhëheqësia politi-ke po ja shet veriun për një post më shumë brenda fshatit.

Shqiptarët që jetojnë në Maqedoni janë dhe më të hutuar në marrëdhëni-en që kanë me veten dhe me të tjerë shqiptarë që jetojnë përreth tyre e jashtë kufijve të tyre. udhëheqësia pehlivane shqiptare atje, kur u ftua që të ndërronte pushkën me stilo-lapsin e negociatave e me kolltukun e zyrat e ngrohta, nuk pati asnjë he-zitim, megjithëse edhe në këtë luftë fitimtarë, përsëri shqiptarët nënsh-kruan kapitullimin. Sot liderët poli-tikë bëjnë gjithçka që i thonë liderët maqedonas (nuk ishte ndryshe dhe në jugosllavi), e si favor, këta të fun-dit e mbyllin njërin sy kur shohin se si trafikojnë drogë e prostituta ko-legët e tyre shqiptarë. Populli nga ana e tij, duke parë këtë maskaradë banale e këtë mungesë vizioni, ku askush nuk sheh më larg se hunda e tij, ka vendosur thjesht ta refuzojë territorin. Shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, edhe po të ikin nesër nga ky vend, nuk do ndjehej asfa-re mungesa e tyre; ata nuk janë në

asnjë manifestim, kulturor-artistik-social. Të vetmet arsye për të cilat tubohen janë ose festat e “Shqipëri-së etnike” ose ndeshjet e futbollit të kombëtares. Pra ata kanë vendosur të shkëputen imagjinativisht nga vendi ku jetojnë, edhe pse fizikisht mbeten aty, shohin tek Sali Berisha shpëtimtarin e madh të kombit, e presin me çaj në dorë zhgënjimin e radhës, që do vijë nga profeti i rre-më.

Nuk është e rastësishme gjendja e gjysmës tjetër të shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit politik të Shqi-përisë. Nuk duhet harruar që të dy luf-tërat e shqiptarëve në Kosovë e Maqe-don, e krijuan mobilizimin popullor si dëshirë e bashkimit kombëtar. Por edhe pse nuk u arrit, ky bashkim me-gjithë fitoret e luftërave si pasojë e konjukturave europiane e jo vetëm, roli i Tiranës zyrtare, por edhe asaj jo zyrtare, ishte i një rëndësie të jashtë-zakonshme në vendosjen e standar-deve politike që do mund të takonin momentin e rëndësishëm historik që ndodhet kombi. Tirana edhe kësaj here zhgënjeu. Madje zhgënjeu aty ku të gjithë kishin më shumë besim, te e djathta në pushtet e posaçërisht te Sa-

liu. Tirana zyrtare e përdori këto vite kombin vetëm si shantazh publik për të avancuar projektet korruptive të saj. Tirana zyrtare i mësoi shqiptarët si të bënin trafik votash, duke hedhur sa në Tiranë e sa në Kosovë shqiptarë të andej e këndej kufijve për të votuar për Saliun, Lulin e Thaçin. Tirana e nisi dhe tashmë është trend në gjithë po-litikanët shqiptarë kudo që ata punoj-në, konceptin e “tenderit”. Mesazhet që i shkojnë nga Tirana politikanëve të Prishtinës e Shkupit janë ato të përfitimit në kurriz të idesë së kombit, duke përfituar e përdorur kështu ndjenjën e shëndetshme që kanë shqiptarët për t’u bashkuar me njëri tjetrin në një kufi të vetin, e në fund fare të drejtën për vetëvendo-sje, së paku të kufijve të tyre politikë.

Ky fërkim mes kaosit korruptiv in-stitucional shqiptar që udhëheq sot jo vetëm shqiptarin si individ, por mbi të gjitha idenë e tij për bash-kim, sigurisht që do të shfrytëzohej për të bërë e ribërë me sa të kemi mundësi karrierë politike. Një rast flagrant në këtë kohë prag festash është dhe ky i Kreshnik Spahiut, i cili duket sikur ka lindur dje me flamur në dorë, por ja që nuk është ky rasti.

Një njeri konjuktural, tipik karrierist, që sot e sheh këtë konflikt si një mun-dësi brilante për të bërë karriere, një njeri i paskrupullt që nuk hezitoi për asnjë çast t’i shërbente Berishës në vjedhjen e votave të 96-ës, ashtu si-kurse nuk hezitoi për asnjë moment që të përdorte ndjenjat e shqip-tarëve për t’u mobilizuar në ndërti-min e shtetit, e luftës së korrupsionit, që me zyrën e tij të para 2005 anti-korrupsion t’i shërbente Saliut me sa të mundte. Saliu nuk vonoi që t’i jepte si medalje postin e nënkrye-tarit të KLD-së për këto shërbime të ulëta që ai i kish bërë gjatë asaj kohe. Meqenëse Saliu nuk e do më. ka zbuluar shqiponjën e cila edhe pse me dy krena, duket sikur nuk ka tru në kokë hiç kur sheh se si e kalërojnë të gjithë matrapazët, dalla-verxhinjtë dhe horrat historiko-pateti-kë të kombit.

E vetmja ndjenjë që kam në këtë prag festë është trishtimi akut ipamundësisë për ta bërë të mundshme në të mirë të popu-llit këtë energji, e cila edhe në 99 vjetorin e saj po shkon në të mirë të pakicës, përkundrejt shumicës, e me-gjithatë Shqipëria do të rrojë….

Page 4: Gazeta Nr. 48

E mërkurë, 30 Nëntor 2011 4

Si duhet ta mendojmë politikën partizane?

Analize

Agon Hamza

Si ta mendojmë politikën par-tizane sot? Për më tepër, si ta mendojmë politikën partizane

nga perspektiva filozofike? Ose, edhe më mirë: a mund të mendohet politi-ka partizane filozofikisht, në kontek-stin aktual politik e historik, por pa e reduktuar atë në monument historik (objekt) mbi të cilin duhet reflektuar. Mbi çfarë premise filozofike mund ta ri-aktualizojmë traditën e politikës partizane dhe ta bëjmë atë bashkëko-hanike tonën?

Do të filloj me definicionet abstrak-te, për të vazhduar me disa pika kon-krete pikërisht rreth politikës partiza-ne. Në dritë të këtyre definicioneve, do të prezantoj fjalën e vjetër Partiza-në, duke e riaktualizuar atë në predi-kamentin e sotëm ideologjik-politik.

Së bashku me Althusser-in, do të inagurojmë filozofinë si aktivitet men-dor, të shënjimit të linjave të demarka-cionit ndërmjet shkencës dhe ideolo-gjisë. Duke qenë se ajo nuk e mendon drejtpërdrejt politikën, filozofia nuk i nënshtrohet objektivitetit të Shtetit; ajo i mendon efektet e praktikës politike. Në anën tjetër, politika është figurë e intelektualitetit, aktivitet mendor kre-ativ i kolektivitetit, e cila për qëllim ka çarjet në domenin shoqëror. Politika operon nëpërmjet figurës së saj, që është lufta klasore. Në këtë kontekst, duke qenë se filozofi nuk e mendon drejtpërdrejt politikën, ai nuk e men-don as shoqërinë dhe problemet e saj. Këtu përsëri, së bashku me Althu-sser-in, do të deklarojmë se shoqëria nuk ekziston. Althusser-i shkruan se lufta klasore i paraprinë klasave si grupe shoqërore të përcaktuara; si-pas tij, secili pozicion dhe përcaktim klasor është gjithmonë-tashmë efekt i luftës klasore. Prandaj, duhet kon-statuar se filozofi i konstrukton dhe i gjeneron vet problemet e tij, është inovator i problemeve. Ai dhe vetëm ai vendosë se cilat probleme janë të rëndësishme; është ai i cili propozon probleme të reja për të gjithë. Filozofi nuk është modest dhe nuk synon të jetë i tillë. Nuk është as sofist, dhe as ai frontmen-i i një bendi punk, i cili duke qenë romantikisht i dëshpëruar nga realiteti i tij, pas koncertit, pinë alkoo-lin e tij të nihilizmit. unë nuk do ta bëjë këtë, por duke e përcjellë Mallarmé, do të ‘prezantoj vetveten në tregimin tuaj’. Thënë ndryshe, më lejoni të pre-zantoj një problem të ri në mesin tuaj: problemin e politikës partizane.

Problemi i politikës partizane dhe jo kujtimi i luftës partizane. Premisa

e parë është kjo: politika partizane duhet më çdo kusht të shpëtohet nga obskurantistët e akademisë, të cilët kujtesën e kanë shndërruar në profe-sion dhe orientim teorik. Siç na mëson Badiou-ja, kujtesa nuk i parandalon ngjarjet të përsëriten – është mendi-mi ai që i parandalon. Kujtesa është e kundërta e mendimit. Kujtesa merret me faktet, e faktet janë konsekuen-ca të ekzistencës së diçkaje (siç do të thoshte Badiou-ja). Dhe për faktet, nuk ka çka të mendohet. Ato ekzistoj-në. Me fjalë te tjera, duke e shpëtuar politikën partizane nga ndërmarrjet obskurantiste të kujtesës, në mënyrë tranzitiv-logjike ne e shpëtojmë atë edhe nga opinionet. Opinionet janë e kundërta e parimeve, sepse ato janë fleksibile. janë komplementare me menaxhimin (fleksibil) në ekonomi. Ato janë fleksibile sepse nuk fun-damentohen mbi parime. Siç thotë Badiou-ja, maksima e sotme e demo-kratit është “ka trupa dhe gjuhë”. Ky materializëm demokratik, siç e quan ai, është sofizëm. Sepse opinionistët janë sofistë: ata nuk bëjnë dallimin ndërmjet të vërtetës dhe lajthitjes. Por, duke i lënë këto shpikje të mall-kuara anash, së bashku me Badiou-në, e shpallim edhe tezën tjetër: përveç trupave dhe gjuhëve, ka edhe të vër-

dër formës së sotme të akademisë, ne pohojmë se çështjet shkencore, arti-stike, etj nuk janë monopol i akademi-së kundër teknokratëve, ne pohojmë se politika bëhet nga kolektiviteti. Ko-lektiviteti, ky është emri i partizanëve. Por, çka do të thotë të jesh partizan (si kolektivitet)?

Politika partizane e ka bazë luftën partizane. Ajo u krijua pas fillimit të shekullit XX –jo shekullit numerik, shekullit njëqind vjeçar, por shekullit politik, shekullit të Sekuencës së Dytë të Hipotezës Komuniste (Badiou). Çka e bën të veçantë luftën partizane nuk është thjesht mobilizimi kundër oku-pimit nazi-fashist. Veçantia e saj qën-dron pikërisht në mënyrën se si u bë ky mobilizim. Në librin për Shën Palin, Badiou-ja vendos bazën për universalizmin. Shën Pali thoshte se prej perspektivës së Krishterë, “nuk ka Çifutë dhe as Grekë, nuk ka skllav dhe as të lirë, nuk ka meshkuj dhe as femra”. Politika partizane u krijua mbi këtë premisë: prej perspektivës së politikës emancipuese, nuk ka Shqip-tarë dhe as Serbë, nuk ka të Krishterë dhe as Muslimanë, nuk ka intelektualë dhe as punëtorë – ka vetëm partizanë. Thënë në terminologjinë e filozofi-së së Badiou-së, partizanët nuk vinin theksin në diferencat, siç na mësojnë

sot obskurantistët e akademisë (etika e diferencave dhe politika e njohjes) dhe ata të politikës (multikulturalizmi, të drejtat e njeriut, etj) – partizanët vënë theksin në të Njëjtën. Siç thotë Badiou-ja, nuk ka asgjë çka të mendo-het në diferenca, në dallime – vështi-rësia qëndron në njohjen e së Njëjtës. Dhe në këtë kontekst, e Njëjta, si bazë për krijimin e politikës partizane ish-te në njërën anë lufta kundër Fashiz-mit/Nazizmit dhe kolaboracionistëve të tyre vendorë, dhe në anën tjetër, emancipimi, barazia, me një fjalë, kri-jimi i shoqërisë socialiste.

Partizanët folën si subjekt, dhe u bënë vet subjekti. Subjekti është mi-litanti i së vërtetës së krijuar nga çarja ose ndërprerja përfundimtare me të gjitha kriteret e etabluara të gjykimit (dhe/ose interpretimit) të vlefshmëri-së së opinioneve (ose kuptimeve). Duke u bërë subjekte mbi bazën e deklarimit të besimit, shfaqja e su-bjektit Partizan është tërësisht e pa-kushtëzuar (nga gjendja e situatës). Çka do të thotë kjo? Secila situatë është e strukturuar në dominim, sh-kruan Althusser-i. Në fakt, Althusser-i fillon me bindjen se filozofia inter-venon intelektualisht në hapësirën e politikës. Të jesh partizan do të thotë të jesh militant i së vërtetës, të jesh subjektivisht i lidhur me ngjarjen që ndodhë. Të bësh luftë partizane do të thotë të konstituohesh si subjekt ko-lektiv politik. Kolektiviteti kurrë nuk është numër, sepse një ngjarje në po-litikë është kolektive për aq sa është mjet i thirrjes për të gjithë. Nëse çdo subjekt është militant i së vërtetës, atëherë ky subjektivizim nuk ka kufij, sepse është përcaktim subjektiv pa identitet. Por, të jesh subjekt në politi-kë, do të thotë të deklarosh mendimin: ky është parakushti. Çka deklaruan partizanët?

Filozofi serb Branimir Stojanović thotë se Lufta e Parë Botërore ishte luftë e pa rrugë-dalje, një kasapha-ne e vërtetë ndërmjet popujve, në të cilën nuk mund të mendohej asgjë tjetër përveç se paqes përfundimtare – paqe me çdo kusht dhe me çfarë-do çmimi! (këtu duhet kërkuar baza ideologjike e nacionalsocializmit, i cili e konsideronte si luftë të humbur) Dhe këtu duhet përkujtuar Bolshe-vikët dhe Social-Demokratët serbë, si dy forcat e vetme të majta të cilat e dënuan luftën si luftë ndërmjet for-cave imperialiste, dhe ftuan klasën punëtore të mos i bashkohet luftës së shkaktuar nga interesat imperialiste. Në anën tjetër, Lufta e Dytë Botërore

teta. Dhe neve na interesojnë vetëm të vërtetat. Thënë ndryshe, prezantimi i problematikës për luftën partizane fundamentohet mbi singularitetin e saj.

Prandaj, ta rimendojmë singulari-tetin e luftës partizane, si (njërin nga) kusht(et) e rimendimit të politikës. Ne jetojmë në kohë supreme reaksionare. jetojmë në kohën kur armiqtë e men-dimit na paraqiten si mendimtarë e in-telektualë; ku teknokratët, ekspertët, konsulentët, specialistët e administra-torët na paraqiten si liderë; ku speku-lantët financiarë prezantohen si buri-mi i mirëqenies sonë; në kohën kur akademia/shkollimi është bërë vend i fabrikimit të mediokritetit (prodhi-mit të ekspertëve). Është pikërisht kundër kësaj gjendje të situatës që ne duhet rimenduar politikën, politi-kën partizane, ose nëse doni, politi-kën emancipuese. Badiou-ja thotë se “nëse konkurrenca, ‘tregu i lirë’, shu-ma e kënaqësive të vogla, dhe muret të cilat të mbrojnë ty nga dëshira e të dobëtit, janë alpha dhe omega e gjit-hë ekzistencës kolektive dhe private, atëherë kafsha njerëzore nuk vlen as një cent”. Politika merr kuptim vetëm nëse ajo mendohet kundër këtij kursi. Kundër ekspertëve, ne pohojmë se ne kemi mendim për kolektivitetin; kun-

Page 5: Gazeta Nr. 48

E mërkurë, 30 Nëntor 2011 5Letra

Ernesto Che Guevara - LetraTë dashur prindër.

Edhe një herë po ndiej nën them-bra brinjët e Rosinantit: sërish po ni-sem me mburojë në dorë.

Para gati dhjetë vjetësh ju pata sh-kruar një tjetër letër lamtumire. Nëse më kujtohet mirë, u ankova se nuk qeshë më i miri ushtar dhe më i miri mjek: sa i përket mjekut, kjo më s’më intereson: si ushtar, ndër-kaq, s’jam aq i keq. Asgjë në esen-cë s’ka ndryshuar, përveç se sot jam shumë më i vetëdijshëm, se marksizmi im është thelluar dhe është bërë më i qartë. Besoja në luftën e armatosur si e vetmja zgjidhje për popujt të cilët luftojnë për çlirimin e vet dhe jam re-hat me bindjet e mia. Shumë do të më quajnë aventurier dhe unë i tillë jam, por i llojit të veçantë: unë bie në me-sin e atyre që lëkurën e vet e venë në rrezik për të mbrojtur të vërtetat e veta. Ndoshta kjo do të jetë hera e fundit. unë këtë nuk e dëshiroj, por kjo i përgjigjet preventivës logjike të probabilitetit. Nëse do të jetë kështu, atëherë ju përqafoj për herë te fundit.

ju kam dashur shumë, vetëm s’kam ditur ta shpreh butësinë tim: jashtë-zakonisht jam shumë i ashpër në sje-lljet e mia dhe mendoj se nganjëherë s’më keni kuptuar. S’është e lehtë te kuptohem: por sot ju lus vetëm të më besoni.

Tani vullneti, të cilin e kam kalitur me kënaqësi artistike do të mbajë këmbët e mia të dridhshme dhe gjok-sin e lodhur. Do të bëj atë që kam ndër mend. Më kujtoni, kohë pas kohe, mua kondotierin e vogël të shekullit të njëzetë. Puthje Celisë, Robertit, Huan Martinit dhe Pototinit, Beatrices, të gji-thëve. ju përqafon djali juaj i humbur dhe kokëfortë.

Ernesto.

LETËR FIDELIT. Fidel. Në këtë çast më kujtohen shumë

gjëra, atëherë kur të takova te Maria Antoni dhe kur më propozove të vij, më kujtohet dhe shqetësimi rreth për-gatitjeve. Një ditë na pyetën se ke do të duhej të lajmëronin në rast vdekje-je, dhe kjo mundësi reale na befasoi të gjithëve. Pastaj kuptuam të vërtetën se në revolucion (nëse është i vërtetë),

njeriu ose fiton ose vdes. . Shumë ranë rrugës derisa fituam. Sot çdo gjë du-ket më pak dramatike, sepse jemi më të pjekur, sepse çështja po përsëritet. E ndiej se kam kryer atë pjesë të detyrës, e cila më ka lidhur për revolucionin Kuban në dheun e saj, prandaj po përshëndetem me ty, me shokët, me popullin i cili ka ngelur i imi.

Vendosmërisht heq dorë nga funk-sionet e mia në udhëheqjen e partisë, nga pozita ime ministrore, nga grada e majorit, nga cilësia ime e Kubanit. Asgjë në mënyrë ligjore, nuk më lidh me Kubën, përveç lidhjeve të natyrës tjetërfare, të cilat emërimet nuk mund t’i presin. Duke kujtuar jetën time të deritashme, mendoj se kam punuar në mënyrë të ndershme dhe vetëmohuese për revolucionin. Gabimi im i vetëm serioz ishte që nuk pata më shumë besim në ty që nga di-tët e para në Sierra Maestra dhe që s’i kuptova mjaft shpejt cilësitë tuaja të prijësit dhe të revolucionarit.

Kam përjetuar ditë të mrekullue-shme dhe pranë teje ndjeva krena-rinë që i përkas popullit tonë në ditët

e lavdishme e të pikëllueshme të kri-zës së Karaibeve. Rrallë ndonjë burrë shteti ka ditur të shkëlqejë aq lart sit i ato ditë: jam krenar po ashtu që të kam ndjekur pa luhatje dhe që kam pranuar plotësisht mënyrën tënde të mendimit, të shikimit dhe të vlerësi-mit të rrezikut dhe të parimeve.

“Sierrat” e tjera në botë kërkojnë kontributin e mundësive të mia mo-deste. unë mund të bëj atë që ty s’ta lejojnë funksionet tuaja më të larta në Kubë dhe çasti i ndarjes tonë erdhi.

Ta dish se këtë e bëj me ndje-një të përzierë të kënaqësisë dhe te dhembjes: këtu po lë pjesën më të ndritshme të shpresave të mia ndërtu-ese dhe qeniet më të dashura të cilat i dua, e po e lë edhe popullin i cili më ka pranuar si bir të vetin: krejt kjo edhe më tutje do të jetë pjesë e personalitetit tim. Në fushëbetejat e reja do të sjell besimin të cilin më ke rrënjosur, frymën revolucionare të po-pullit tim, ndjenjën se po kryej detyrën më të ndritshme: të luftoj kundër impe-rializmit kudo që gjendet. Kjo e forcon dhe e zbut qindfish çfarëdo plagë qoftë.

Përsëris se e shkarkoj Kubën nga çdo

përgjegjësi përveç asaj e cila rrjedh nga shembulli i saj. E nëse çasti im i fun-dit do të bie në tjetër qiell, mendimi im i fundit do t’i dërgohet këtij popu-lli, e veçanërisht ty. Ty të jam mirë-njohës për mësimin dhe shembullin dhe do të përpiqem t’ju ngel besnik në të gjitha sjelljet e mia edhe më te imta. Gjithnjë jam identifikuar me poli-tikën e jashtme të revolucionit tonë dhe këtë e bëj edhe më tutje. Kudo që do të gjendem do të ndiej përgjegjësi, sepse jam revolucionar kuban dhe si i tillë do të veproj. Fëmijëve të mi dhe gruas nuk u lë kurrfarë pasurie dhe nuk më vjen keq: bile më vjen edhe mirë të mos kërkoj asgjë për ta, sep-se shteti do t’u japë sa është e nevoj-shme për jetë dhe arsim.

Do të kisha dhe shumë të të them ty dhe popullit tonë, por e ndiej se s’është e nevojshme, se fjalët s’mund të shprehin atë që do të dëshiroja dhe s’vlen të harxhohet letër më.

Gjer në fitore, gjithmonë”atdheu ose vdekja.

Të përqafoj me afshin tim revoluci-onar.

Che. 1965.

LETËR PRINDËRVE

(dhe në këtë kontekst, lufta partiza-ne) nuk kërkonte paqe me çdo kusht! Në fakt, paqja duhej të ishte fitorja ndaj së Keqes, d.m.th. ndaj nacional-socializmit (Fashizmit/Nazizmit) dhe Kapitalizmit! Për partizanët, paqja me çdo kusht nënkuptonte humbjen! Partizanët e arritën fitoren! Problemet që pasuan pastaj, si p.sh. mosnjohja e Shqiptarëve si komb në kuadër të jugosllavisë – ishin probleme të sho-vinizmit serbomadh. Në instancë të fundit, çështja nacionale shqiptare nuk u zgjidh përbrenda jugosllavisë, ndërsa filozofi i ri slloven Gal Kirn, në

esenë Transformimi i memories në kontekstin post-jugosllav (botohet së shpejti) shpjegon se si krijimi i Fede-ratës Ballkanike (kujto Ballkaniadën e Tucoviç-it) në të cilën do të elimi-nohej substanca e “sllavëve të jugut” u shtyp nga Churchill-i dhe Stalini (edhe pse, këtu argumenti i Kirn-it rreth “sllavëve të jugut” më duket thelbësisht i paqëndrueshëm, mes tjerash, arsyeja është edhe dështimi i projektit ‘pan-sllavist’ shumë kohë para se të lindë ideja për jugoslla-vinë) dhe rrjedhimisht, çështja shqip-tare mbeti e hapur edhe sot e kësaj

dite. Por, në këtë kontekst, siç shkruan edhe Kirn-i, njohja e kombeve (dhe kombësive v.i.) në jugosllavi, ishte goditje direkte për hegjemoninë e borgjezisë serbe dhe në të njëjtën kohë, dobësim jashtëzakonisht i madh i saj.

Beteja për shpëtimin e luftës dhe politikës partizane është luftë ideo-logjike. Në fakt, njëra ndër betejat kryesore sot është beteja në rrafshin ideologjik, nga e cila determinohen ato në fushën e politikës, ekonomisë, shkencës, e artit. Në fakt, përparësia e betejës në rrafshin e ideologjisë nuk

fle vetëm për fushën teorike: para së gjithash, kjo vlen për luftën në fushën e politikës. Në secilën luftë klasore, politike ose ekonomike beteja në fushën e ideologjisë e determinon fi-tuesin e luftës klasore. Për të shpëtu-ar politikën partizane (premisat e barazisë, emancipimit, etj) nga inter-pretimet reaksionare të patriotizmit folklorik dhe pozicioneve revizionite të leximit të historisë, duhet insistuar në luftën ideologjike! Për më tepër, kjo nuk nënkupton kurrëfarë pozi-cioni jugo-nostalgjik, ose tendencë për ri-ngjalljen e jugosllavisë, dhe as

rikthim në socializmin e shekullit të kaluar. Përkundrazi, rimendimi i poli-tikës partizane nënkupton vendosjen e politikës mbi premisat e barazisë, solidaritetit e emancipimit. Dhe në këtë projekt, ne kemi çka të mësoj-më dhe çka të rehabilitojmë nga politika partizane. Politika partiza-ne nënkupton solidaritetin si pre-misë. E në kohët kur kapitalizmi ka arritur krizën e tij terminale (zi-zek), është e qartë se kapitalizmi nuk mund të përmbyset nga ‘subjektet’ in-dividuale: solidariteti është premisë e domosdoshme.

Page 6: Gazeta Nr. 48

E mërkurë, 30 Nëntor 2011 6 Analize

(VIJON NGA FAQE 2)

Bonot, shansa që po humbetBesnik Pula

Të jesh ekonomi e varfër mund të jetë avantazh, sidomos në botën e sotme ku projekti i globalizi-

mit ekonomik dhe financiar tashmë po dëshmon të gjitha disfunksionet e veta. Paradoksi i Kosovës është ndonëse është ekonomia më e varfër në Ballkan dhe në Evropë, ajo është burim i pasur i kapitalit likuid. Në këtë ndikon fakto-ri i parë, që ekonomia kosovare (ashtu si pjesa më e madhe e shteteve tjera të Ballkanit), nuk është e financiarizuar në shkallën e shumë vendeve të BE-së. Financiarizimi i ekonomisë dhe mbi-zotërimi i tregjeve financiare si sektor dominant ekonomik – pra, një ekono-mi të dominuar nga tregjet e kapitalit, instrumentet financiare dhe aktivitetet spekulative të institucioneve financiare – ishte përgjegjëse jo vetëm për kata-strofën financiare të vitit 2008, por edhe për krizën aktuale të borxheve sovrane në eurozonë. Shtetet si Greqia, Portuga-lia dhe Irlanda nuk do të ishin në krizë sikur bankat gjermane, franceze e të tjera nuk do të derdhnin kredi të lira në arkat e këtyre shteteve, të stimuluara nga normat e ulta të Bankës qendrore Evropiane dhe premtimet për kthime të shpejta dhe profit të majmë nga zhvi-llimi i premtuar i këtyre ekonomive. E dyta, likuiditetin e ekonomisë kosovare e ndihmon fakti se një nga faktorët kyç zhvillimorë në Kosovë janë remitancat, të cilat kryesisht vijnë në formë të para-ve të gatshme dhe shpenzohen në kon-sum. Secili eksportues e lakmon tregun e Kosovës sepse pagesat jo vetëm që kryhen në para të gatshme, por edhe kryhen në një valutë botërore. E treta, Kosova gëzon një shkallë relativisht të mirë kursimi. Përveç kursimeve ban-kare, në akumulimin e kapitalit koso-var luajnë rol edhe Trusti i Kursimeve Pensionale dhe Fondi i Privatizimit, që bashkërisht përbëjnë një vlerë prej rreth një miliard eurove. Proble-mi kryesor i këtyre fondeve është që qëndrojnë të investuara në institucio-ne financiare jashtë Kosovës dhe nuk kontribojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Pra, në njërën anë, Kosova ekspor-ton para të gatshme përmes konsumit të importeve. Në anën tjetër, Kosova është burim i kapitalit për tregjet e jashtme financiare përmes fondeve të saja modeste pensionale dhe atyre të privatizimit. Çka është më keq, luha-tjet e bursave dhe krizat e ekonomive të zhvilluara kanë bërë që fondi pen-sional të shkojë drejt devalvimit.

qeveria e Kosovës duket se tashmë ka filluar t’i lakmojë këto të holla dhe do të përpiqet që një pjesë të tyre t’i mobilizojë për investime të bren-dshme. Kjo është ide jo vetëm e qëllu-ar por e domosdoshme, pasi që është jo vetëm marrëzi, por edhe krim, që

kapitali kosovar i akumuluar në Trust dhe në fondin e privatizimit t’i lihet mëshirës së menaxherëve financi-arë pa kontribuar aspak ndjeshëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit. qeveria e ka gjetë një formulë që këto fonde t’i mobilizojë për nevoja të brendshme, mirëpo mënyra se si kjo qeveri do ta realizojë këtë jo vetëm që nuk do të kontribojë në zhvillimin e vendit, por rrezikon të ashpërsojë keqmenaxhimin financiar të cilin e kemi dëshmuar gjatë viteve të fun-dit, tretjen e kapitalit në investime pa kthim, dhe përkeqësimin e mëtejmë të financave publike duke nxitur një spirale të keqe të huamarrjes nga shteti.

Mënyra se si kjo qeveri ka zgjedhur që t’i mobilizojë paratë e fjetura të Kosovës është përmes in-vestimit të një pjese të tyre në letra me vlerë (bono). qeveria e Kosovës po përgatitet që në fillim të vitit të ardhshëm të emetojë bono, ose siç quhen ndryshe letra me vlerë. Sipas paralajmërimit të Ministrisë së Finan-cave, në fillim të vitit, do të emetohen 74 milionë euro letra me vlerë, një pjesë e së cilës pritet të blihen nga Trusti i Kursimeve Pensionale dhe nga Fondi i Privatizimit. Sipas planit aktual, këto 74 milionë euro, do të përdorën për të financuar deficitin buxhetor të vitit 2012. Se blerja e bonove kosova-re do të vije kryesisht nga Trusti dhe Fondi i Privatizimit është pothuajse e garantuar. Mënyra e vlerësimit të rrezikut të investimeve në bono është e standardizuar, dhe ajo bëhet nga agjencitë ndërkombëtare të rendi-

tjes siç janë Standard and Poor’s dhe Moody’s. Nëse merret parasysh se bonot e të gjitha shteteve të Ballkanit kanë renditje negative, është shumë e dyshimtë se bonot e Kosovës do të konsiderohen si më të sigurta. Me një fjalë, bonot kosovare sipas gjitha gja-save do të cilësohen si investim i rre-zikshëm, me kthim të pasigurt, çka e bën shumë të dyshimtë se investitorët do të ngarendin për të blerë bono sh-tetërore të Kosovës.

Kjo lë vetëm një mundësi, ajo është që qeveria të detyrojë Trustin Pen-sional dhe AKP-në që të investojnë fondet e tyre në bono, të cilat do të sh-frytëzohen për të financuar deficitet buxhetore.

Ky është një gabim trashanik për një sërë arsyesh. E para, shfrytëzimi i kapitalit kosovar për të mbuluar defi-citet buxhetore përbën jo vetëm rre-zik për humbjen e investimeve, por edhe një formë absolutisht joproduk-tive e mobilizimit të kapitalit financiar kosovar për zhvillim ekonomik. Sh-penzimet buxhetore janë vetëm aq – shpenzime. Ato ndikojnë në rritjen nominale ekonomike, por nuk kon-tribojnë në krijimin e sektorëve pro-duktivë, që është problemi kryesor i strukturës ekonomike të Kosovës.

Një zgjidhje shumë më e mirë do të ishte sikur bonot të shfrytëzo-heshin për financimin e një Fondi Investues, i cili do të mobilizonte ka-pacitetet financiare të vendit për in-vestime në sektorë ekonomikë. Kjo do të siguronte jo vetëm që paratë e pensioneve dhe ato të privatizimit të mos derdhen në asfalt, siç planifikon

të bëjë aktualisht qeveria, por që fi-nancimi të orientohet drejt financimit të rimëkëmbjes ekonomike të vendit. Kjo do të bëhej duke i dhënë mbësh-tetje financiare ndërmarrësve të rinj dhe duke mbështetur rimëkëmbjen dhe zhvillimit e ndërmarrjeve të mëd-ha publike, siç janë Trepça dhe KEK-u.

Përveç tërheqjes së financimit me garanci nga shteti i Kosovës, Fondi Investues do të mund gjithashtu të shndërrohej në aksionarin kryesor të ndërmarrjeve të mëdha publike, duke eliminuar kështu kontrollin e drejtpërdrejtë qeveritar në to dhe duke profesionalizuar menaxhimin e tyre, puna e së cilave do të vlerësohej në baza të performansës ekonomike dhe kthimit në investime. Fondi Inve-stues gjithashtu do të eliminonte ne-vojën e privatizimit të ndërmarrjeve publike, duke ruajtur pronësinë e aseteve strategjike të ekonomisë së Kosovës në duar të vendit, dhe duke mundësuar që profitet nga ato asete të riinvestohen në ekono-minë e Kosovës, në vend se ato të riatdhesohen në vende të treta nga firmat e huaja.

Kolegët e mi ekonomistë liberalë mund të kundërshtojnë këtë duke thënë se asetet ekonomike duhet të jenë në pronësi të sektorit privat. Mirëpo, problemi i Kosovës është se sado që është ndërmarrës, sektori privat nuk ka kapacitete që të gjene-rojë kapital të mjaftueshëm për inve-stime të mëdha çfarë janë të nevoj-shme për rimëkëmbjen e sektorëve tradicional industrial të Kosovës si ai minerar dhe energjetik, dhe ndërti-

min e industrive të reja që mund të jenë konkurrente në nivel evropian dhe global. Këtë mangësi strukturo-re mund të plotësojë shteti i Kosovës duke vënë në dispozicion kapacitetet financiare dhe organizative të tij.

Kjo që po propozoj nuk është asgjë e re, sepse përbën rrugën që është ndjekur nga shumë shtete në zhvillim. Në vitet 1960 dhe 1970, Korea jugore përdori përkrahjen shtetërore për të ndihmuar rritjen e firmave të vogla fa-miljare, me emra si LG, Samsung dhe Hyundai, që sot janë marka globa-le. Në vitin 1993, shteti izraelit ndoqi shembullin korean dhe themeloi fon-din Yozma, për përkrahjen e sektorit të teknologjisë informative. Në fillim-vitet 1990 Izraeli kishte sektor pothu-ajse neglizhent të teknologjisë infor-mative, ndërsa sot, eksportet izraelite të teknologjisë së lartë kanë arritur vlerën prej mbi 18 miliardë dollarë. Ndërkaq, Sllovenia përdori fondin e saj investues për të ruajtur pronësinë vendore mbi një sërë asetesh të rën-dësishme ekonomike të Sllovenisë, duke u bërë aksionar në ndërmarrjet e mëdha si Telekomi i Sllovenisë dhe Gorenje.

Kosova ka një shans të rrallë që burimet e veta financiare t’i mobili-zojë për zhvillimin e vet ekonomik. Fatkeqsisht, për një projekt të këti-llë qeverisë së Kosovës do të duhej një ndryshim radikal i modelit të saj zhvillimor. Duke ndjekur avazin e deritanishëm, me emetimin e bono-ve qeveria vetëm do të shumëfishojë mundësitë për keqmenaxhim financi-ar dhe dëm ekonomik.

Atë ditë të 9 shtatorit 1943 në KorçëStefan Dishnica (veteran)

Kujtimet nuk i zverdh as koha. A to janë si ato fletët e një libri, që duke i shfletuar te sjellin ne kujtesë , atë ditë të paharruar të revoltës popullore,

të korçarëve kundër fashizmit pushtues të urryer.Ishte data 9 shtator 1943, kur nga të gjitha rrugicat me kalldrëm të Korçës

derdheshin me zemërimin kundër pushtuesit , drejt ushtarit të panjohur, sim-bolit të luftës për liri në breza, korçarët patriotë për demonstratën e lajmëru-ar. Turmat e njerëzve u mblodhën para “Ushtarit te Panjohur” ne qendër të qytetit. Ushtonte kënga: “Ejani mblidhuni këtu këtu” “Se mjaft në robëri... “

Edhe unë bashkë me Piro Burnazin nga Pogradeci u drejtuam tek sheshi ku ishin grumbulluar njerëzit për të protestuar, ku do te fliste për kapitullimin e Italisë fashiste Theodhor Sterjo.

Në kulmin e demonstratës që do të mbetet e paharruar ne kujtesë, si mo-nument i vaditur ne gjak, i rezistencës dhe revoltës së popullit të Korçës kun-dër robërisë mbetën të vrarë 59 demonstrues dhe 120 te plagosur.

Midis te plagosurve ishte dhe shoku im i dashur Piro Burnazi. U hapën dyert e korçarëve për të ndihmuar te plagosurit, si të familjes

Cale, Turtulli etj. Gjithashtu të plagosurit u transportuan nga populli në spitalin “Thoma Turtulli”, ku ju dha ndihma e menjëhershme mjekësore nga mjekët e personelit shëndetësor.

Midis grave ra për të mos vdekur kurrë edhe një nënë dardhare e 4 fëmi-jëve , Aspasi Gjino (Nëna e gjeneral Vaskë Gjinos).

Këtë vit më 9 shtator 2011 ishte 68 vjetori i kësaj demonstrate , ku u përkuj-tuan të rënët , të cilët në altarin e lirisë vunë gjakun e tyre.

Populli i Korçës i kujton ata me nderim dhe respekt.

Page 7: Gazeta Nr. 48

E mërkurë, 30 Nëntor 2011 7Filozofi

EVROPA SI IDEOLOGJIARLIND QORI

Rradhët në vijim mëtojnë të kritikojnë ideologjinë shqiptare të 20 viteve të fundit duke iu qasur asaj si ligjërim që

synon e arrin të hegjemonizojë fushën e li-gjërimësisë nëpërmjet themelimit rreth një qendre (pikë nyjore), e cila në rastin konkret trupëzohet në idenë e Evropës, e cila trupë-zon qoftë aspektin kulturor-qytetërimor e qoftë atë institucional-politik. Kjo ide nuk përbën elementin e vetëm të ligjërimit po-litik shqiptar të shndërruar në ideologji, por rëndësia e saj parësore gjendet në të qenit shpjegues e legjitimues i elementëve të tjerë të ideologjisë si p.sh. perëndimi, tregu i lirë, demokracia etj.

Nëse i referohemi qasjes kritike të hegje-monisë ligjërimore të Laclau-t e Mouffe-s, çështja e ideologjisë do të mund të shpre-hej si krijim i pikave nyjore të një ligjërimi, i cili hegjemonizon duke skajuar e heshtuar ligjërimet alternative, çka e redukton plura-litetin si domosdoshmëri të qasjes kritike . Po cili është mekanizmi i reduktimit ideolo-gjik të fushës së ligjërimësisë? Një ligjërim hegjemonizon jo duke u mbështetur në terrenin e fortë të ndonjë materialiteti apo objektiviteti, por duke e paraqitur pambësh-tetshmërinë dhe relativitetin e pikës nyjore si të vetëthemeluar, të vetëmjaftueshme apo vetëreferuese. Më konkretisht, Slavoj Zizek-u, duke iu referuar pikës nyjore, pohon se ajo përbën një shënjues të zbrazët ose më saktë shënjues pa të shënjuar, rëndësia e të cilit është funksionalisht strukturore . Ajo ekziston në ligjërim si fantazma, pa ekzisten-cën e së cilës elementëve të tjerë të ideolo-gjisë do t’u mungonte lidhja identifikuese.

Në rast se përdoret ky përkufizim në kriti-kën e ideologjisë shqiptare do të vihet re se ideja e Evropës paraqet pikën nyjore e cila në vetvete nuk do të thotë asgjë (në kupti-min e lidhjes së drejtpërdrejtë me ndonjë përmbajtje të fiksuar), por pikërisht asgjëja i mundëson të shërbejë si nyja ku lidhen elemente, raporti i të cilave me njëra-tjetrën përndryshe interpretohet si kontradiktor. Kështu ideologjia mundet që kontradiktën apo paradoksin ta shndërrojë në pajtim e koherencë. Në ligjërimin politik shqiptar, cilësitë e Evropës rreken të harmonizojnë ide përndryshe jo të përputhshme ose pa lidhje mes tyre. P.sh. Evropa është mishëri-mi i tërësisë vlerore deontologjikisht të imi-tueshme e njëkohësisht hapësira ku secili botëkuptim vleror është i pranueshëm; ajo është moda dhe refuzimi për hir të autenti-citetit; emancipimi shoqëror që kuptohet si kult i sipërmarrjes individuale; demokracia e sundimi elitar njëkohësisht; mirëqenia për të gjithë e triumfi ekonomik i disave; toleran-ca ndaj tjetrit e po ashtu higjienizimi i pra-nisë së tij; barazia së bashku me epërsinë racore-kulturore. Ligjërimi politik shqiptar tregohet ideologjik pasi mundet në shfaqjen e vet publike t’i harmonizojë në një të tërë organike të gjithë elementët e mësipërm duke ndërtuar si çati fantazmën e shënjuesit pa të shënjuar me emrin Evropë. E atëherë kur brenda çadrës ka konflikt të hapur, rru-feshëm vjen kërkesa lutëse nga artikuluesit pushtetorë të ideologjisë që për hir të kohe-rencës fantazmore të kësaj të fundit kërkoj-në unitet me çdo kusht, çka ndodh p.sh. kur shtrohet pyetja se ç’ndodh nëse Bashkimi Evropian shpërbëhet ose vende “themelu-ese” të Evropës përplasen papajtueshëm mes tyre.

(VIJON Në FAQE 11)

bolizohet). Funksioni i ideologjisë nuk është të na ofrojë një pikë arratie nga realiteti ynë, por të na e ofrojë vetë realitetin shoqëror si arrati nga një bërthamë reale e traumatike.” Në këtë frymë, ideologjia shqiptare mund ta krijojë koherëncën shoqërore të qëllimit të vetëm evropian vetëm duke fashitur an-tagonizmin e pashmangshëm social-ekono-mik. Duke mos duruar realen traumatike të pazgjdhshmërisë së konfliktit social-ekono-mik, ajo rreket të krijojë unitetin fantazmor të rrugës së vetme evropiane, si mishërim i parajsës së ardhshme ku magjishëm çdo konflikt do të zgjidhet. Për pasojë, çdo ten-tativë ligjërimore e vepruese që rizgjon antagonizmin përballet me pamundësinë e koordinatave të realitetit të strukturuar në atë mënyrë që të shërbejë si arrati nga re-alja traumatike social-ekonomike. Po ashtu, qasjet kritike lëkunden midis shpërfilljes si utopike e mallkimit si djallëzore. Ajo çka ndodh është se në koordinatat e realitetit empirik e më pas edhe moralizues, alterna-tiva ngjason si e pamundur ose nëse këm-bëngul në kthimin e timonit të historisë, si heretike. Element tjetër i ideologjisë është pretendimi i universalitetit, i cili i analizuar në imtësi rreket të fshehë aktin vetëthemelues: përjashtimin. universaliteti i ideologjisë nuk përbën gjë tjetër përpos kufizimit të fushës së ligjërimësisë dhe shpalljes së vetes nga pozita pjesore si përgjithësuese. Nëse i ri-referohemi Zizek-ut, ideologjia mishëron ... “përcaktimin e një pike thyerjeje hetero-gjene ndaj fushës së dhënë ideologjike dhe në të njëjtën kohë të domosdoshme për atë fushë që të realizojë mbylljen e vet, formën e vet të përmbushur...Çdo universale ideo-logjike - si p.sh. liria, barazia - është ‘e rreme’ sa kohë domosdoshmërisht përfshin një rast specifik që thyen unitetin e saj, dëfton falsi-tetin e saj.” Prandaj unviersaliteti ideologjik është i rremë, pasi pohon se të vërtetat e saj janë të pakundërshtueshme e njëkohësisht përkufizon kundërshtarët e vet. Në rastin e ideologjisë shqiptare, universaliteti i Evro-pës gjendet në faktin se krejt shqiptarët e meritojnë atë, përveçse...gjithkujt që hedh dyshime apo i reziston natyralitetit të fatit shqiptar. Kështu, çdo shqiptar është evropi-an përveç atyre shqiptarëve që nuk e duan Evropën e të cilën në këtë mënyrë i bie të mos jenë as shqiptarë. Prandaj kategoritë universalizuese të shqiptarit e evropianit mbështeten mbi përjashtimin e ndocave që s’janë as njëra e as tjetra, por një farë për-bindëshi si mishërim i çnatyralitetit.

Si rrjedhojë e elementeve të mësipërme, do të ishte i mundur edhe përcaktimi i funk-sioneve politiko-shoqërore të ideologjisë. Nëpërmjet reduktimit të pluralitetit ideor e programor, ideologjia synon të sundojë nëpërmjet integrimit. Nëse i referohemi sociologjikisht Weber-it, “Meqë ideologjia shërben si kod interpretimi që siguron in-tegrimin, ky i fundit kryhet nëpërmjet justi-fikimit të sistemit aktual të autoritetit.” Kjo paraqitje sociologjike është e interpretue-shme kritikisht si funksionalizëm i krijimit të bindjes që ndodh nëpërmjet fashitjes së antagonizmave shoqërorë. Ideja e Evropës i shërben ideologjisë shqiptare për ta shtyrë problematikën e konfliktit në të ardhmen gjithëpajtuese evropiane, para madhështisë së të cilës do të shfaqej lakuriq meskiniteti i konflikteve të rëndomta shqiptare, duke i zhveshur kështu konfliktualitetit, sidomos atij social-ekonomik, peshën e tragjizmit të vet.

Lidhur ngushtë me “autonominë” kupti-more të pikës nyjore që përmbledh ideo-logjinë, mund të thuhet se kjo e fundit nuk duhet kuptuar rëndom si iluzion apo gënje-shtër priftërore për të mbajtur nën hyqëm shoqërinë. Kompleksiteti, çka shkakton edhe jetëgjatësinë e ideologjisë, qëndron në faktin se ajo nuk ndërton një gënjeshtër që konspirativisht maskon realitetin, por në një kuptim sendërtues, ideologjia e struk-turon realitetin përmes një fantazie (pikës nyjore) duke i dhënë përgjigje reale pro-blematikës joreale . Çështja e ideologjisë e ndërton realitetin duke e reduktuar në vërtetësinë instrumentale të tij duke fshirë përmes hegjemonizmit të fushës së ligjëri-mësisë çdo të vërtetë joinstrumentale. Në këtë mënyrë, ideologjia nuk përbën për-gjigjen e gabuar ndaj pyetjes së drejtë, por përgjigjen e drejtë ndaj pyetjes së gabuar. Brenda ngushticës së reduktimit ideolo-gjik, çështjet shtrohen duke parakuptuar pa debat e arsyetim kritik qëllimin apo pi-këmbërritjen, duke i lënë mendimit thjesht funksionin e përgjigjes rreth rrugës më të shpejtë për arritjen e qëllimit të paracaktu-ar. Kështu, ideologjia shqiptare e merr si të mirëqenë qëllimin gjithëshqiptar së të qenit si Evropa kulturalisht e integrimit në insti-tucionet evropiane politikisht, e pyetja që shtron nuk është ajo e hulumtimit kritik se sa e pse janë të rëndësishme qëllimet, por se si arrihet më shpejt te to. Kjo bën që përgjigjet brenda këmishës së forcës ideologjike të jenë të sakta, ose të përshkruajnë “realite-tin’, pasi nëpërmjet shtrimit të pyetjeve apo çështjeve ndërtohet në ligjërim e praktikë realiteti shoqëror e politik. Përveçse elimi-nojnë fuqinë kritike të mendimit për të mos marrë për të mirëqenë asgjë, reduktimi ideologjik mishëron kanalizimin e fuqive shoqërore kah gjetja e ilaçit për sëmundjen fantazmore, e cila në rastin shqiptar një prej alternativave (integrimin apo ngjasimin) e shndërron në të vërtetë të pakuptueshme duke e tredhur debatin në instrumentalitet.

Instrumentaliteti i mendimit përmbushet kur fusha e ligjërimësisë reduktohet si pa-sojë e ngurtësimit të kategorive kuptimore. Në këtë mënyrë, ideologjia rreket të natyra-lizojë e përherësojë atë çka përndryshe është proces zhvillimor historik. Kështu, ideologjia shqiptare e interpreton krejt hi-storinë shqiptare si pasurim të një prirjeje të natyrshme të ekzistencës sonë evropiane. Kjo e fundit nis me identitetin pellazgo-ilir, çka nënkupton se jemi thuajse evropianë

autoktonë e çdo lëvizje politike e historike kuptohet si pohim i thelbit natyror evropian ose si devijancë historike e korrigjueshme në kohë drejt këtij telosi. qëllimi gjendet tek origjina e për pasojë pikëmbërritja shënjon thjesht plotësimin e pasurimin e të lindurës. Kjo i mundëson ideologjisë shqiptare ta paraqesë historinë shqiptare si përkatësi e prirje popullore evropiane që nis nga errësira e kohërave në përballje me devi-acione të panatyrshme subversive. Në këtë kontekst, aktorët historikë si Skënderbeu, rilindësit, evropëdashësit bashkëkohorë etj përballen me fenomene historikisht subver-sive e me origjinë kombëtare të dyshimtë si pro-osmanët, haxhiqamilistët, zogistët, en-veristët, opozitaristët, orientalistët etj. Këta elementë subversivë e patogjenë mund ta vonojnë me shekuj telosin shqiptar, por natyraliteti i rrugës dhe providenca e çudi-bërësve mikpritës evropianë ka fuqinë mre-kulluese të arritjes së qëllimit pavarësisht pengesave, aq sa aty për aty kokulur i falën-derohemi “mrekullisë së lirisë”.

Natyraliteti sjell si pasojë kuptimin e hi-storisë si të pandryshueshme, ku fati i një populli shënjohet në origjinë të tij. Prandaj ideologjia shqiptare e paraqet rrugën e shqiptarëve kah evropianizimi si të vetme e megjithë pengesat patogjene, të arritshme ose të paktën të meritueshme. Kështu, inte-grimi në Bashkimin Evropian rresht së kup-tuari si alternativë mes alternativash, por si domosdoshmëri e historisë së kuptuar si natyralitet i pashmangshëm. Madje mund të thuhet se ndryshe nga spekulimet hegje-moniste ideologjia nuk ka për tipar premti-min e utopisë së të nesërmes, por atë të pas-hmangshmërisë së të sotmes e të ardhmes, ku edhe vëzhgimi i të keqes merr kuptimin e të keqes më të vogël. Megjithëse herë pas here ideologjia premton parajsën utopike, tipar thelbësor i saj është krijimi i vetëdijes dorëzuese se më mirë nuk ka. utopia ka karakteristikën flakëruese të nxitjes herët a vonë të rezistencës shoqërore që buron nga mospërmbushja e premtimit utopik. Kështu, ideologjia enveriste dështon të formësojë përgjithnjë vetëdijet shoqërore pasi kërkon bindje ne emër të premtimit utopik. Ky i fun-dit e plotëson funksionin e vet në kohërat e para kur shoqëria gatitet të hidhet në zjarr për hir të së ardhmes, por kur kjo e fundit shtyhet si vija e horizontit, lind skizoja ose çarja e madhe midis premtimit dhe faktit, çka e bëri enverizmin të përmbysshëm në Shqipëri. Prandaj utopia edhe kur përdoret

ideologjikisht mbart farën e përmbysjes së status quo-së ideologjike. Ndërkohë që në ligjërimin ideologjik bashkëkohor shqip-tar, ideja e Evropës gjithnjë e më shumë i ngjet pashmangshmërisë që edhe proble-matikën e kupton si të keqen më të vogël, e po ashtu çdo tentativë kritike e rezistence e skajon duke e konsideruar utopiko-terro-riste.

Në të njëjtën kohë, ideologjia rreket t’u japë kategorive të gjykimit politik identi-tete të vetëmjaftueshme, të mbyllura e jo relacionale. Për ideologjinë shqiptare, Evro-pa si pikë nyjore kuptohet si një e vetme, e pandashme, e pandryshueshme e mbi të gjitha vetëreferenciale. Të qenit evropian nuk pranon larmishmëri apo konfliktualitet me veten e po ashtu nuk ndërtohet si rezul-tat i marrëdhënies me atë çka përjashton. Sigurisht që Evropa rrethohet nga kategori gjykimore politike të kundërta, por seci-la prej tyre kuptohet si e vetëthemeluar e kështu identarisht e mbyllur. Prandaj në ideologjinë shqiptare, të qenit evropian rro-ket si tërësi vlerash që ndërtohen në ishull e prej tij miklojnë gjithkënd, por pranojnë vetëm ata që prej natyre i përkasin familjes kulturore-institucionale. Çka e lidhur me të mësipërmet, do të thotë se shqiptarët me-ritojnë prej natyre të jenë pjesë e një bash-kësie ku konflikti nuk ekziston (ose edhe në ekzistoftë ka karakter të moderuar e i shër-ben sintezës më të lartë identitare) sa kohë identiteti është absolut.

Gjithsesi elementi më tuhajësues politi-kisht i ideologjisë, përtej bllokimit të vetë-dijes kritike, është prirja për “integrim” shoqëror duke fashitur konfliktualitetin e pazgjidhshëm shoqëror në rrethanat e një shoqërie përjashtimore. Nëse i referohemi sërish ndërthurjes zizeko-laclau-mouffe-iane, do të vërejmë se konfliktualiteti shë-njon realen traumatike të një shoqërie e cila mund të vetëpohohet si e plotë vetëm nëpërmjet zhdukjes ose sublimimit të kon-fliktit. Prandaj Zizek-u thotë: “Ideologjia nuk është një iluzion ëndërrimtar që ne e ndër-tojmë për t’u arratisur nga realiteti i paduru-eshëm; në dimensionin e vet bazik, ajo është një ndërtim-fantazi që shërben si mbështe-tje e vetë “realitetit” tonë: një “iluzion” që strukturon marrëdhëniet tona shoqërore reale e për këtë arsye maskon bërthamën e pamundur, reale e të padurueshme (e konceptualizuar nga Ernesto Laclau dhe Chantal Mouffe si “antagonizëm”: një ndarje shoqërore traumatike që nuk mund të sim-

Page 8: Gazeta Nr. 48

E mërkurë, 30 Nëntor 2011 8 Analize

Antonio Negri, Michael Hardt Përktheu: Deni Sanxhaku

Demonstratat nën parullën Occupy Wall Street rezonoj-në me kaq shumë njerëz jo

vetëm sepse i japin zë ndjesisë së përgjithshme për padrejtësi ekono-mike, por gjithashtu, çka mund të jetë dhe më e rëndësishme, sepse shpre-hin ankesa dhe aspirata politike. Me përhapjen e protestave nga Manha-ttani i poshtëm drejt qyteteve të tjera në të gjithë vendin, ato kanë bërë të qartë se indinjata kundër lakmisë së korporatave dhe pabarazisë eko-nomike është reale dhe e thellë. Së fundi, po kaq e rëndësishme, është edhe protesta kundër mungesësb- ose dështimit - të përfaqësimit po-litik. Nuk është thjesht çështja nëse ky apo ai politikan, apo kjo ose ajo parti është inefektive apo e korrup-tuar (megjithëse, edhe kjo gjithashtu është po kaq e vërtetë) por nëse si-stemi i përfaqësimit politik në tërësi është apo jo i përshtatshëm. Kjo lë-vizje protestuese mund dhe ndoshta duhet të shndërrohet në një proces të vërtetë demokratik e kushtetues.

Fytyra politike e protestës Occu-py Wall Street del në dritë kur e pozicionojmë bashkë me lëvizjet apo kampimet e tjera gjatë vitit të fundit. Së bashku, ato formojnë një cikël të vazhdueshëm betejash. Në shumë raste, linjat e ndikimit janë të qarta. Occupy Wall Street inspi-rohet prej kampimeve në sheshet kryesore të Spanjës të cilat nisën më 15 maj dhe vazhduan me oku-pimin e sheshit Tahrir në Kajro në fillim të pranverës së kaluar. Kësaj serie demonstratash duhet t’i sh-tojmë edhe një sërë eventesh pa-ralele, siç ishin protestat e zgjatura në Parlamentin e Wisconsin-it, oku-pimi i sheshit Syntagma në Athinë dhe kampimet në Izrael për drejtësi ekonomike. Kontekstet e këtyre pro-testave të ndryshme variojnë dhe si-gurisht që nuk janë thjesht përsëritje të asaj çfarë ndodh tjetërkund. Për-kundrazi, secila prej këtyre lëvizjeve ka arritur të përkthejë dhe përshtatë disa elemente të përbashkëta me aktualitetin e tyre.

Në sheshin Tahrir ishte fare e duk-shme natyra politike e kampimit dhe fakti që protestuesit nuk mund të për-faqësoheshin në asnjë mënyrë nga regjimi. Kërkesa për largimin e Mu-barakut rezultoi mjaftueshëm e for-të për t’i përfshirë të gjitha çështjet e tjera. Në vazhdim, në kampimet e sheshit Puerta del Sol në Madrid dhe sheshit Catalunya në Barcelonë, kri-

tika ndaj përfaqësimit politik ishte më komplekse. Protestat spanjolle akumuluan një grup të konsideru-eshëm pakënaqësish sociale dhe ekonomike- në lidhje me borxhin e keq, strehimin dhe edukimin, midis të tjerave- mirëpo “indinjata” e tyre, të cilën pak më vonë shtypi spanjoll e identifikoi si një influencë të rën-dësishme, i drejtohej drejtpërdrejt një sistemi politik të paaftë për t’u dhënë zgjidhje këtyre problemeve. Përballë pretendimit për demo-kraci që ofrohej nga sistemi aktual i përfaqësimit, protestuesit paras-htruan si një prej parullave të tyre kryesore “Democracia real ya” ose “Demokraci reale tani”.

Occupy Wall Street duhet të kup-tohet si një zhvillim i mëtejshëm ose transformim i këtyre kërkesave politike. Një mesazh i qartë i këtyre protestave është fakti i të mos ndjerit në asnjë mënyrë të përfaqësuar prej industrive bankare dhe financiare: Çfarë është e mirë për Wall Street-in është padyshim jo e mirë për vendin (apo botën). Një pjesë domethënësë e dështimit në përfaqësim duhet t’i atribuohet politikanëve dhe partive politike të ngarkuara për përfaqësi-

min e interesave të popullit, por që në fakt haptazi përfaqësojnë inte-resat e bankave dhe të kreditorëve. Pranimi i këtij fakti, na çon në një pyetje në dukje të thjeshtë e naive: A nuk supozohet që demokracia të jetë sundimi i popullit mbi polis-in, që qëndron për tërësinë e jetës sociale dhe ekonomike? Në vend të kësaj, duket se politika u është nënshtruar interesave ekonomike dhe financia-re.

Duke insistuar në natyrën poli-tike të protestave të Occupy Wall Street nuk nënkuptohet kanalizimi i tyre thjesht në aspektin e grin-djeve midis Republikanëve dhe Demokratëve, apo fatit të admini-stratës Obama. Nëse lëvizja vazh-don dhe rritet, mund ta detyrojë Shtëpinë e Bardhë ose Kongresin të ndërmarrin veprime të reja, madje mund dhe të shndërrohet në një çështje domethënëse debati për zgjedhjet e ardhshme presidenci-ale. Meqë administrata e Obamës njëlloj si dhe ajo e George W. Bus-hit, është autore e shpëtimit të ban-kave prej falimentimit, mungesa e përfaqësimit që theksohet nga pro-testuesit u drejtohet të dyja partive.

Në këtë kontekst, thirrja spanjolle për “demokraci reale tani” tingëllon sa e ngutshme aq edhe sfiduese.

Nëse të gjitha këto kampime të ndryshme protestuesish- prej Kai-ros dhe Tel Aviv, Madison, Madrid, dhe tani New York- shprehin një pakënaqësi të përgjithshme ndaj strukturave ekzistuese të për-faqësimit politik, atëherë, çfarë ofrojnë ata si alternativë? Cila është “demokracia reale” që pro-pozojnë?

Evidencat më të qarta për sa më sipër i gjejmë në organizimin e brendshëm të vetë lëvizjes- spe-cifikisht, në mënyrën se si kampi-met eksperimentojnë praktika të reja të demokracisë. Këto lëvizje janë zhvilluar sipas asaj çfarë ne quajmë “forma të shumësisë” dhe karakterizohen nga asamble të vazhdueshme dhe struktura për-fshirëse vendimmarrëse. (Është e rëndësishme të pranojmë në lidhje me këtë se Occupy Wall Street dhe shumë prej demonstra-tave të tjera kanë gjithashtu rrënjë të thella në lëvizjet protestuese kundër globalizimit që shtrihen të paktën që prej vitit 1999 në Seattle

deri në 2001 ne Genoa).Shumë është folur mbi mënyrën

e përdorimit të mediave sociale si Facebook apo Twitter prej këtyre organizimeve. Sigurisht që të tilla instrumente rrjeti nuk krijojnë lë-vizje, mirëpo ato janë mjete të për-shtatshme pasi përkojnë në njëfarë mënyre me strukturën horizontale të rrjetit dhe eksperimentet demo-kratike të vetë lëvizjes. Twitter, me fjalë të tjera, nuk është i dobishëm thjesht për lajmërime eventesh, por edhe për të bërë sondazh mbi kën-dvështrimet e një asambleje të gjerë mbi një vendim specifik në kohë re-ale.

Mos prisni që këto kampime të nxjerrin liderë apo përfaqësues politikë. Asnjë Martin Luther King, jr. nuk do të dalë prej okupimeve në Wall Street apo tjetërkund. Në të mirë apo në të keq- dhe ne jemi pa dyshim midis atyre që e shohin këtë si zhvillim premtues- ky cikël lëvizje-sh në zhvillim do ta shprehë veten nëpërmjet strukturave horizontale të përfaqësimit, pa nevojën e për-faqësuesve. Këto eksperimente të vogla për organizime demokratike sigurisht që duhet të zhvillohen më tej para se të artikulohen në modele efektive të alternativës sociale, por ndërkohë po e shprehin fort aspira-tën e tyre për “demokraci reale”.

Përballja me krizën dhe vëmen-dja ndaj mënyrës së menaxhimit prej sistemit aktual të politikës ka bërë që të rinjtë të ndërmarrin kampime të ndryshme dhe me një pjekuri të paparashikuar, të fillojnë të ngrenë pyetje sfiduese: Nëse demokracia- ajo që na është dhënë- po lëkundet nën goditjet e krizës ekonomike dhe është e pa-fuqishme të mbrojë vullnetin dhe interesat e masës, a nuk ka ardhur pra momenti ta konsiderojmë këtë formë demokracie të ikur kohe?

Nëse pasuria dhe pushteti kanë arritur, me sa duket, të do-minojnë kushtetutat demokrati-ke, duke përfshirë edhe kushte-tutën e Shteteve të Bashkuara, a nuk është e mundur madje e nevoj-shme sot të propozojmë dhe ndër-tojmë forma të reja kushtetuese që mundësojnë përsëri ndërmarrjen e projekteve që kënaqin mirëqenien kolektive? Duke arsyetuar në këtë formë, bashkëngjitur me kërkesat, të cilat ishin që më parë aktive nëpër kampimet e Mesdheut apo Europës, protestat përhapen prej Wall Street-it nëpër Shtetet e Bashkuara duke ngri-tur si nevojë ekzistencën e një proce-si të ri demokratik e kushtetues.

Lufta për “Demokraci Reale” në zemër të lëvizjes Occupy Wall Street

Page 9: Gazeta Nr. 48

E mërkurë, 30 Nëntor 2011 9Kritike

VehabizmiSead Zimeri

Një numër i madh i dukurive ne-gative që kanë gjetur shtrirje në jeten tonë kulturore dhe politike,

kanë tkurrur hapësiren eshte ashtu të vogël te përhapjes së mendimeve dhe praktikave emancipuese. Parokializmi, obskurantizmi, seksizmi, nacionalizmi, fundamentalizmi në formën e lëvizjes vehabiste janë të tëra simptoma të një krize morale dhe intelektuale që kanë pushtuar shqiptarët. Disa nga këto du-kuri janë të vjetra e disa janë më të reja, por pa marrë parasysh historikun e zhvi-llimit të tyre në trojet tona, ato pa për-jashtim, janë duke dobësuar edhe më tutje ngritjen kulturore të shqiptarëve. Si pasojë e këtyre ideve që gjejne shtrirje në shoqëri dhe që krijojnë konflikte të ndarjes në baza të nocioneve që nuk përmbajnë në vetvete arsyetimin e ekzi-stencës së tyre, energjitë që do te duhej kanalizuar në ngritjen shpirtërore të po-pullit, janë duke u shpenzuar në uljen e mëtutjeshme të tij. Çfarë dobie nxjerrë shoqëria prej ideve që fundamentohen në përjashtime tërësisht irracionale, vetëm e vetëm se kështu e don tradita, apo më saktësisht një kuptim anakronik i traditës? Roli i traditës dhe përceptimi i vlerave të saj në formimim e gjenera-tave të reja nuk mund të mohohet. Ajo formon bazën e ngritjes se individit dhe shoqërisë. Pasi që nuk mund të fillohet prej zeros në edukimin e individit, një veprim i tillë detyrimisht mbështetet në traditë, për rrënjosjen e vlerave shpir-tërore. Por, pyetja dhe çështja relevante këtu nuk është ajo e ndjekjes së tradites si të tillë, por cilën traditë do ta ndjekim dhe si do ta transformojmë traditën që mbështet vlerat që përbajnë racionalen e ekzistencës në vetvete.

Këtu do të ndalem në fenomenin më të ri që ka kapluar hapësirat shqiptare, fenomenin e fundamentalizmit islam, që shprehjen e vet e gjen në vehabizëm. qasja ime nuk është as historike e as teologjike, por filozofike. Fundamentaliz-mi është term i kontestueshëm, dhe nuk duhet përherë të kuptohet negativisht. Kthimi te bazamentet për të kuptuar dhe përmirësuar devijimet që lindin kohë pas kohe si rezultat i shtrembërimeve dhe kuptimeve të gabuara të parimeve dhe logjikës që përshkon një traditë janë të domosdoshme. Por, nuk është ky lloj fundamentalizmi që është problemi me lëvizjen vehabiste. Problemi që ata parashtrojnë në formën më të kulluar është leximi dogmatik i traditës islame që nuk interesohet aspak për koheren-cën ideore dhe praktikën e projekteve të tyre. Fundamentalizmi që vehabizmi predikon është fundamentalizëm që kthen përmbys pikërisht fundamentet që dojnë t’i shpëtojnë prej drejtimeve tjera, sidomos atë të shkollës juridike, të cilës u përkasin muslimanët e Ballkanit.

Për shumicën e shqiptarëve, të qenu-rit musliman shënon faktin e lindjes në një familje muslimane, përkatësinë në një sub-kulturë brenda një kulture më të gjerë kombëtare, si një nga përbërësit e shumtë të identitetit kompleks shoqëror. Akuza e vehabizmit është pikërisht se këto vende nuk janë islamike sa duhet, sepse struktura e tyre legale, normat shoqërore, sistemet predomianante ar-

simore, kultura popullore janë haptazi jo-islamike. Projekti i tyre është të “isla-mizojnë” këto vende.

Vehabizmi merr emrin e saj nga refor-matori fetar i shekullit XVIII, Muhammed Abdulvehhab (1703-1791). Abdulveh-habi ishte thellë i indinjuar me situatën përreth tij, me korrupcionin moral të shoqërisë së atëhershme Arabe. Sipas tij, shoqëria Arabe i’a kishte kthyer sh-pindën Islamit, duke neglizhuar detyrat themelore të tij, ndërsa toleronte prak-tika dhe besime, që sipas tij ishin devi-jim i papranueshem prej të vërtetave të fesë. Idhujtaria e shprehur përmes kultit të shenjtorëve ishte herezia më e madhe prej së cilës buronin herezitë dhe supersticionet e tjera. Si rrjedhim, ai theksoi nevojën e kthimit në doktrinën fundamentale të Islamit: atë të mono-teizmit. Ai, megjithatë, shkoi edhe më largë, u përpoq të ngjallte modelin tani më shumë të romantizuar të gjeneratës profetike. Në këtë mënyrë, përmes lexi-mit literal të teksteve bazike të Islamit, propozoi një interpretim ultra-ortodoks dhe puritan të tij. Vehabizmi do të kishte mbetur një doktrine margjinale brenda mendimit Islam sikur të mos ishte alean-ca që Abdulvehhabi lidhi me familjen e Saudi-it në vitin 1745. Me një fjalë, akuza kundër bashkëkohësve të tij musliman ishte se ata ishin kthyer në paganizëm. Resonanca e kësaj akuze dëgjohet edhe në vehabizmin modern.

unë shoh shumë probleme me këtë lëvizje, por këtu do të përqendrohem vetëm në dy probleme. Njëri ka të bëjë drejtpërdrejt me vet nocionin funda-mentalizëm, dmth, me kthimin te fun-damentet, dhe tjetri ka të bëjë me kon-tekstualizmin e vehabizmit në hapësirat tona.

Në nivel të shpjegimit nocional, pro-blematike me vehabistët është forma që merr kthimi i tyre te fundamentet e Islamit. Më saktësisht, leximi vehabist i fundamenteve të Islamit është shkëputje e plotë prej historisë së leximit të Islamit përgjatë shekujve. Shkëputja është aq to-tale sa që krijon një regresion epistemik në nivel të arsyes dhe shkencave Islame. Përderisa historia Islame është formuar nën ndikimin e traditave të ndryshme, kjo e vehabistëve është formuar pi-kërisht në eliminimin e gjithë këtyre elementeve që ata i përceptojnë si të huaja në traditen Islame, apo si i quajnë ata, (bid’at). Tradita vehabiste ngërthen në vetvete kontradikta aq të shumta, sa që rrezimi i saj është iminent. Por, është shumë shqetësues fakti se ajo po mbijnë farën e një tradite ultra-obskurantiste, pasojat e së cilës (sado minimale) do të ndjehen edhe pas dështimit të tyre. Pra, ata sado kudo do të jenë një pengesë për ngritjen e shoqerisë në fundamente të shëndosha të arsyes.

Edhe pse tradita vehabiste e për-cepton drejtë nevojën për rileximin e fundamenteve, forma e kthimin që ata propozojnë bie ndesh jo vetëm me fundamentet të cilat përmbajnë më shumë se një lexim të vërtetë, por edhe me nevojat fetare dhe shoqëore që ata dështojnë t’i përmbushin. Sot nuk është aspak e mundur që në hapësirat Ballka-nike të krijohet tradita fetare e Hixhazit. jo vetëm që një gjë e tillë do të krijonte detyrimisht konflikte që do të proble-matizonin edhe më shumë raportin e shqiptarëve musliman me fqinjët e tyre (pasi që konceptimi i tjetrit në vehabi-zëm është mohimi më radikal që i bëhet tjetrit), por do te krijonte përçarje sek-tariane edhe brenda shqiptarëve mu-

sliman, sepse ata, apo shumica e tyre, nisen prej premisave që mohojnë mu-slimanin tjetër që nuk ndanë kuptimin e tyre të fesë. Mohimi i tjetrit si kategori e pavarur dhe e domosdoshme në kush-tet e pluralizmit religjioz, e bën traditën vehabiste jo vetëm regresive, por edhe të rrezikshme.

Nëse forma e kthimit te fundamen-tet është problematike me vehabistet dhe jo kthimi si i tillë, atëherë duhet të shtrojmë edhe problemin tjetër, i cili ndërlidhet në këtë kontekst. Pse pra ve-habistet kanë gjetur shtrirje në hapësirat tona? Problemi qëvehabizmi sot paraqet për shqiptarët duhet të vendoset në kon-tekst të ngritjes së forcave reakcionare gjithandej. Vehabizmi fiton pasues dhe hapësirë pikërisht sepse një frymë e cila në dukje të parë është antitezë e vehabiz-mit, është pikërisht promovuese e vlera-ve në të cilat vehabizmi gjenë strehën e vet. Përhapja e tyre në vendet tona, pra nuk dëshmon aspak për origjinalitetin dhe autenticitetin e ideve vehabiste. Atë që ajo dëshmon është pikërisht se ek-ziston një ambient i gatshëm për mbje-lljen dhe zbatimin e ideve reakcionare si këto. Pra, dëshmon për dështimin tonë si shoqëri dhe dështimin e institucione-ve arsimore, për të edukuar individin në atë mënyrë që ai apo ajo nuk do të joshej prej ideve të këtilla reakcionare. Shtrirja e vehabizmit dëshmon gjithash-tu edhe për dështimin e Islamit tradicio-nal shqiptar për të rigjeneruar vetveten në mënyrë që të plotesojë aspiratat e muslimanëve shqiptarë. Edhe pse Isla-mi tradicional shqiptar është shumë më tolerant se sa ai vehabist dhe njeh plu-ralizmin ideor dhe e konsideron gjë të mirë, prapë se prapë kjo tradite nuk ka

qenë në gjendje të ofrojë një ballancim më të avancuar ideor mes fesë dhe an-gazhimeve botërore: raporti fe-filozofi mbetet pothuaj se tërësisht i pamenduar sipas kategorive të arsyes filozofike dhe shkencore bashkëkohore.

Raportit mes fesë dhe filozofisë du-het vazhdimisht t’i nënshtrohet arsyes kritike për të plotësuar nevojën e ba-lancimit intelektual të besimtarëve. Kjo, fatkeqësisht, nuk është bërë as te ne, dhe as në botën Muslimane: nuk po them se nuk ka iniciativa individuale të mendimtarëve të mëdhenjë musliman për ta shqyrtuar raportin fe-filozofi: ndër më prominentët në shekullin XIX ishte Muhammed Abduh, kurse ne shekullin XX ishte Muhammed Arkoun. Megjit-hatë, mendimet e tyre asnjerë nuk janë mbështetur tërësisht nga institucionet e mëdha fetare, dhe nuk kanë arrtitur të bëjnë çarjen e domosdoshme episte-mike në kontinuitetin diskursiv të tra-ditave Islame. Kjo ngurtesi dhe papre-gaditshmëri për të hapur hapësirën e domosdoshme për rivlerësimin e rapor-tit fe-filozofi, e lenë hapur hapësirën për t’u mbushur me lloj-lloj sharlatanizmi, që nuk e ka as sensin më të vogël kritik.

Nuk dua ta zhvleftësoj dëshirën për transformimin shoqëror, që tradita veha-biste paraqet, dhe është pikërisht nevoja për një transformim të tillë të vetëdijes muslimane dhe marrëdhënieve me Islamin, që e bën vehabizmin atraktiv. Mirëpo rebelimi i tyre është kundër ide-ve dhe praktikave emancipuese: është rebelim tërësisht reakcionar që sanksio-non një model të shoqërisë të stratifiku-ar hierarkisht sipas religjionit, moshës, gjinisë, etj. Leximi i tyre nuk fundamen-tohet në premisa epistemike por në akt rebelimi: ata rebelohen kundër Islamit tradicional sepse sipas tyre forma që Islami tradicional ka marrë është nega-cion i formës së Islamit profetik. Sado që të metat e vehabizmit dëshmohen përmes kritikave të doktrinave të tyre dhe denoncohen shtojcat e saj, ata për-sëri do të mbeten atraktiv për një pjesë të muslimanëve që nuk duan të humbin privilegjet e tyre shoqërore mbi grupet tjera.

Vehabizmi është simptomë e një du-kurie më të thellë, atë të dështimit të politikave emancipuese. Në kushtet ku as institucionet e as univerzitetet nuk kryejnë detyrën që kanë për obligim ta kryejnë me përgjegjësi të impera-tivit kategorik Kantian, detyrën e kri-jimit të individëve dhe rrjedhimisht të shoqërisë, që të përdorin arsyen si armë për të gjykuar përmbajtjet dhe format që arsyeja nuk mund t’i pra-nojë pa vetëmohim, nuk është çudi e madhe se të gjithë këto anakronizma ekzistojnë në mesin tonë. Dështimi i tyre detyrimisht është edhe dështimi i shoqërisë, sepse shoqëria dështon nëpërmjet tyre.

Page 10: Gazeta Nr. 48

E mërkurë, 30 Nëntor 2011 10Analize

Populizmi, antipolitika dhe qeveria teknike janë faqet e të

njëjtës medaljeClaudio Bazzocchi Përktheu : Ermira Danaj

Italia e pas-Berluskonit do të drejtohet nga një qeveri teknike. Nuk dihet për sa kohë. Komentatorët dhe politikanë nga

e majta dhe e djathta flasin për sulm ndaj politikës. Disa të tjerë flasin për papërsh-tatshmëri të klasës sonë politike drejtuese, që detyrimisht do të përfundonte në një qe-veri teknike.

Do të donim të jepnim disa mendime mbi këto dy pohime, për ti thënë njërës palë se ata që kanë përqafuar populizmin antiparti – si nga e djathta dhe nga e majta – nuk mund të cuditen që Italia do të qeveriset nga një profesor liberal i Bokonit, dhe palës tjetër se nuk ka klasa politike drejtuese të papër-shtatshme, por ideologji që mishërojnë papërshtatshmërinë e klasave politike si të tilla.

Është mirë të rikujtojmë se në të gjithë Perëndimin kapitalist politika dhe politika-nët vuajnë nga një krizë e rëndë legjitimi-teti që prej viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar. Politika është kthyer në sinonim të mashtrimit, korrupsionit, ndjekjes së inte-resave personalë, përcmimit dhe dështimit. Politikanët do të ishin aktorë të denjë të një skene të tillë, përndjekës të qëllimeve të ne-veritshme që i janë vendosur pikërisht po-litikës nga një opinion publik gjithnjë e më shumë i zhgënjyer, inatosur dhe pakënaqur.

Italia paraqet në këtë histori një rast të veçantë, jo sepse klasat politike italiane janë më të korruptuara se të vendeve të tjera, por për faktin se prezenca e partisë komuniste më të fortë në Europë dhe të një sindikaliz-mi shumë më të politizuar kërkonte një sulm ndaj sistemit partiak dhe sindikalist shumë më agresiv nga ana e të djathtës patronale dhe aparatit të saj akademik.

Duam të themi se ndjenja antipolitike në Perëndimin e demokracive të avancuara është fryt i kombinimit të krizës së Shtetit Social (së bashku me krizën fiskale që pa-son) me operacionin ideologjik të diskredi-timit të sistemit të partive dhe të vetë idesë së Shtetit Social. E dimë mirë se duke filluar prej gjysmës së viteve 70 u hap në Perën-dim nëj debat i gjerë mbi krizën e shtetit, i prekur tashmë – thuhej – nga një pamjaftu-eshmëri vendimmarrëse akute, e thënë në termë mjekësorë. Pra, varej nga një ekses i pritshmërive ndaj të cilave ishte ekspo-zuar Shteti i kompromisit mes kapitalit dhe punës, i karakterizuar nga një nivel i lartë sindikalizmi, konkurrencë partiake, plurali-zëm asociativ dhe mjete komunikimi social të lira dhe në zhvillim të vazhdueshëm. qe-veritë perëndimore gjendeshin kështu të përballura me pritshmëri, përgjegjësi nga të cilat ishte e vështirë të tërhiqeshin por gjithashtu duhet të ishe i vendosur për t’iu përgjigjur. Në fakt, mundësia dhe aftësia e drejtimit, si dhe burimet materiale, ishin të pamjaftueshëm për t’iu përgjigjur një numri të konsiderueshëm pritshmërish ta karakte-rizuar gjithashtu nga presione kontradiktore politike dhe sociale.

edhe teza e Public choice theory. Teoricie-nët e Public choice, e lindur në vitet 60 në ShBA u përhap shumë në vitet në vazhdim në të gjithë perëndimin si në ambientin politik ashtu dhe akademik, iu përqasën keqfunksionimit të Shtetit duke përdorur supozimet e rational choice. Shkurt, sjellja e aktorëve politikë nuk mund të jetë veç se instrumentale, i orientuar nga maksimizimi i përfitimeve personale ose të palës që i për-ket aktori politik. Politikanët janë subjekte racionale dhe si të tillë sillen, pra si të ishin përballë një problemi që duhet zgjidhur në termat kosto-përfitim në cdo zgjedhje që duhet të bëjnë, në mënyrë që opsioni i zgjedhur të jetë ai që do të mundësojë mak-simizimin e interesave përkatës, pa asnjë konsiderim të pasojave që këto aksione mund të kenë mbi të tjerët. Teoria e Public choice u bë kështu një aleate e vlefshme e politikave neoliberale, në momentin kur po-honte se dhe në ambientin politik vlejnë rre-gullat e ekonomisë dhe egoizmi i shfrenuar tipik i homo oeconomicus. Një teori e tillë ishte paraardhësja e antipolitikës dhe pole-mikës kundër partive. Në fakt, nëse aktorët politikë kërkojnë vetëm të maksimizojnë përfitimet e tyre dhe tentojnë të rizgjidhen, duke kënaqur kërkesat e shumta të grupe-ve të ndryshme që përfaqësojnë tipikë për një Shtet të mirëqenies, atëherë do të kishim ndezjen e procesit të inflacionit politik dhe ekonomik që do të cojë në krizën e Shtetit dhe paralizën e ekonomisë. Shteti dhe po-litika nuk mund të konsiderohen pra si ga-rantuesit e një të mire publike dhe nuk do të bëjnë asgjë në luftën kundër inflacionit duke qenë nxitësit e tij. Pra objektivi duhet

të jetë saktësisht ai liberal për të spostuar zgjedhjet që kanë të bëjnë me mirëqeni-en kolektive nga vendimmarrja politike në vendimin « neutral » të tregut. Politika dhe aktorët e saj partiakë dhe sindikalistë nuk janë pra në gjendje të përballojnë krizën, sepse duhet të maksimizojnë interesat e tyre dhe të përmbushin presione të ndryshme që ekzistojnë në shoqëri, dhe sipas teoricie-nëve neokonservatorë janë partitë dhe sin-dikatat që me ngurtësinë e tyre nuk i lejonin forcave prodhuese të zgjeroheshin dhe të shprehnin kreativitetin e tyre.

Teoria e overload thesis, së bashku me teorinë e Public choice, ishin një narracion populist i krizës, nga e cila përfituan kam-pionët e neoliberalizmit të viteve 80 të erës reganiane dhe theçeriane. Politika e Shtetit Social, bashkë me aktorët e paktit social-demokrat – parti, sindikata, shoqata dhe burokracia shtetërore – u kthyen në sinonim të korrupsionit, mosinteresit për të mirën publike, mashtrimit dhe paaftësisë. Forcat e tregut më në fund pra e kishin pastruar gjënë publike nga mijëra pengesa të paaf-tësisë dhe dështimit.

Duam pra të themi se në vitet 80 kemi pikën kur janë ndërlidhur dhe ndërpene-trojnë në një koktej vdekjeprurës populizmi ideologjik, liberalizmi dhe antipolitika.

Para se të shikojmë shkurtimisht spe-cifikën e rastit italian- specifikë për tepri e jo për ndryshim nga të tjerat – mund të arrijmë në një konkluzion të parë. Teoria e mbingarkesës kërkonte ti merrte politikës shumicën e vendimeve mbi ekonominë dhe shoqërinë për t’ia dhënë kompetencës te-knike të tregjeve dhe të bankave qendrore. Populizmi antipolitik dhe depolitizimi neoli-beral u mbajtën për dore në sulmin kundër Shtetit social dhe aktorëve tradicionalë të politikës. Nuk duhet të mendojmë se nga njëra anë janë tregjet, bankat qendrore, eko-nomistët trima liberalë dhe europeistë dhe nga ana tjetër demagogët e pakëndshëm, të korruptuar dhe të bërë pis nga shumë skandale madje dhe seksuale. Populizmi dhe neoliberalizmi janë anët e të njëjtës medalje : depolitizim, reduktim i politics në policies neutrale– pothuajse natyralë dhe të padiskutueshëm – dhe narracion populist konvergojnë në objektivin konservator të zhdukjes së organizatave të punëtorëve dhe të vetë punës nga diskutimi publik

Duke u kthyer shkurt tek Italia, e dimë mirë që analistët mbështetës të overlo-ad thesis e drejtuan gishtin kundër nesh, vend tipik latin me një parti të fortë komu-niste, sindikata luftëtare, sistem politik i in-flacionuar dhe shpenzime publike jashtë kontrollit. Pati një diskutim të gjerë shumë teorik si në kampin komunist ashtu dhe atë katolik/demokristian, mbi krizën e partive, Shtetin social dhe krizën fiska-le. Nuk është këtu vendi për të folur për thellësinë e debatit, as për të ripërshkruar etapat e historisë politike që prej fundit të viteve Shtatëdhjetë. Është vetëm mo-menti për të kujtuar që vrasja e Moros nuk ishte vetëm një vrasje e tmerrshme e

një burri shteti nga një bandë terroristësh, por fundi i një tentative për t’iu përgjigjur krizës së partive politike dhe të sistemit po-litik italian me një kompromis historik. Dhe nuk duhet harruar që në vitet Tetëdhjetë narracioni populist kundër Shtetit dhe par-tive politike do të interpretohet nga sociali-stët italianë dhe nga Kraksi (së bashku me shumë përfaqësues të kulturës liberale), e jo më kot Berluskoni mund të konsiderohet si trashëgimtari i tij. E dimë gjithashtu që partia absolutisht më e madhe komuniste e perëndimit vendosi të shkrihet duke marrë kështu përsipër një pjesë të madhe të re-torikës antiparti dhe duke iu besuar strate-gjinë e saj politike reformës së sistemit elek-toral pa menduar për problemet e mëdha që kriza e viteve 70 i la të majtës ; raportet e Shtetit me individin, tipin e socializmit në shoqërinë postmoderne të karakterizuar nga shpërthimi i nevojave postmateriale, nevoja për shprehjen individuale dhe krea-tivitetit të brezave të rinj, rinovimi Shtetit jo vetëm si modernizim por edhe si shprehje e pjesëmarrjes dhe demokracisë, kontra-diktat e mëdha në lidhje me ambientin dhe modelin e zhvillimit.

Por strategjia e Oketos do të përkrahë atë antipartiake të së djathtës për të cilën kriza italiane qëndronte tek korrupsioni politik së bashku me sistemin e partive që përfitonin nga modeli elektoral proporcional për t’iu a hequr vendimmarrjen qytetarëve. Nën petkun e reformës elektorale dhe ideolo-gjisë së demokracisë direkte filloi dhe në Itali, dhjetë vjet më vonë reganizmit dhe theçerizmit, narracioni populist antipolitik. E çuditshmja është së në Itali ishte e majta që e përkrahu këtë narracion. Dhe si të mos çu-ditemi me lindjen e një qeverie teknike në Italinë e antipolitikës, në të cilën edhe liderë të së majtës si Niki Vendola kanë folur kun-dër partive dhe janë prezantuar si luftëtarë pa njolla në detin e rrezikshëm të politikës të mbuluar me anije pirate, liderë mashtru-es dhe pa shpirt, madje dhe të korruptuar, të pisët dhe të pandershëm? Për çfarë du-het të çuditet Antonio Di Pietro për të mos folur pastaj për Xhuliano Ferrarën (Giuli-ano Ferrara)? Miksimi mes populizmit, liberalizmit, racizmit dhe antipolitikës ka qenë e keqja e Italisë në njëzet vitet e fundit, për të cilën ka kontribuar fat-keqësisht dhe e majta italiane si në versi-onin e saj të ashtuquajtur liberal ashtu dhe në atë të ashtuquajtur radikal. Si mundet të shqetësohen sot se qeveria teknike qen-ka fundi i politike ata njerëz që vetëm pak kohë më parë kërkonin referendum elekto-ral për maxhoritarin si solucioni i vetëm i krizës italiane dhe punonin për shkatërri-min e partive politike ?

Sepse qeveria teknike nuk është rruga e daljes nga populizmi dhe antipolitika. qeve-risja teknike dhe populizmi janë vetë antipoliti-ka. Dhe le të mos na tregojë askush nga gazetat Corriere apo Republica përrallën e borgjezi-së së mirë që na paska vendosur më në fund të dalë nga izolimi i saj për të shpëtuar ven-din nga katastrofa berluskoniane.

Një analizë e tillë e Shtetit e gjen koncep-tualizimin e saj në tezën e mbingarkesës (overload thesis) që lindi në ambientet poli-tike dhe akademike të djathta, të prezantuar me gjithë forcën e saj bindëse në raportin e famshëm të Komisionit Tripalësh (që ak-tualisht drejtohet nga Mario Monti) mbi Kriza e demokracisë në vitin 1975. Në atë raport, një frazë e Hantingtonit (Huntington) në polemikë me ekonomistët dhe politolo-gët marksistë, do të vërë vulën e një epoke : « ajo që marksistët vendosin gabimisht në llogari të ekonomisë kapitaliste, është në fakt rezultat i procesit politik demokratik » Pra, kriza nuk është shkaktuar nga raporti ndërmjet kapitalit dhe punës që ka arritur në një pikë kontradikte të pazgjidhshme, por në modalitetin e menaxhimit të demo-kracisë nga një Shtet që nëpërmjet politika-ve sociale paralizon mundësitë ekspansive të ekonomisë dhe të mirëqenies së vërtetë. Kështu, nëse nga njëra anë, për marksistët kriza ishte për shkak të welfare state, që po e ngrinte në mënyrë artificiale zgjidhjen e kontradiktës ndërmjet kapitalit dhe punës, nga ana tjetër shkaku i krizës ishte kërkesa politike e tepruar – që krijonte një inflaci-on të vërtetë – që krijonte një armiqësi në rritje ndaj kapitalizmit dhe ndaj kapacitetit të kapitalizmit për të krijuar pasuri. Për ne-okonservatorët receta ishte e qartë : aksio-ne deflacionizuese, si në kuptimin politik, ashtu dhe atë ekonomik, që do të mund të riekulibronin sistemin kapitalist në mënyrë që ky sistem të riniste rrugën në një terren joarmiqësor si në nivel politik ashtu dhe kul-turor.

Duhet të rikujtojmë që gjithnjë në ato vite, tezës së mbingarkesës iu bashkëngjit

Page 11: Gazeta Nr. 48

E mërkurë, 30 Nëntor 2011 11Analize

Problematika e shqiptarëve në Serbi

Belgzim Kamberi

Rasti i fundi i rrahjes së një fa-milje shqiptare në Medvegjë nga policia serbe rishfaqi për-

njëherë kujtimet e së kaluarës dhe frikën për të ardhmen në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Pas një pe-riudhe qetësie relative, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja rikthehen në skenën mediatike përmes pamjeve të dhunës. Incidenti përkatës rishfaqi shkurtazi problematikën e harruar të Luginës së Preshevës. E harruar pi-kërisht sepse me vite të tëra, aktorët e ndryshëm krijuan imazhin se dhu-na i takonte së kaluarës, se kishte qenë produkt ekskluziv i politikave nacionaliste serbe dhe shqiptare, asaj të Millosheviqit dhe të ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Se çështja e Luginës së Preshevës ishte tashmë një pro-blem i zgjidhur politik, apo edhe në zgjidhje e sipër. Se Presheva, Buja-noci dhe Medvegja ishte model i zgjidhjes së konflikteve ndëretnike. Se e sotmja multietnike ka përm-bysur përfundimisht të djeshmen etnike. Kjo frymë propagandistike e ka përcjellur në vazhdimësi proce-sin politik, të nisur më vitin 2001, si rezultat i përmbylljes së konflikte-ve të armatosur midis kryengritësve shqiptarë të uÇPMB-së dhe forcave serbe të sigurisë. Një proces poli-tik që kishte për synim njëherësh kthimin e sigurisë, e më pas edhe zhvillimin ekonomik të rajonit më të prapambetur në Serbi.

Por, nga kjo distancë kohore, një gjë është e padiskutueshme. Ajo se rajoni reflekton një vend po aq i paperspektivë për jetesë, si për shqiptarët, ashtu edhe për

serbët dhe romët. Pavarësisht interpretimeve dhe

këndvështrimeve të ndryshme rreth procesit, rajoni po reflekton ditë e më tepër sikur një vend i paperspek-tivë për jetesë. Mbase si kurrë më parë. Këtë e dëshmon edhe dëshira e vazhdueshme për shpërngulje e pje-sës dërrmuese të të rinjve vendës, të cilët në kërkim të nj¬ë perspektive më të bujshme po përpiqen që të mi-grojnë në shtetet perëndimore duke shfrytëzuar liberalizimin e vizave, por edhe në qendrat fqinje.

Gjendja e tanishme vërteton njëkohësisht se progresi i propagan-duar me vite, me aq shumë endje, nga ideatorët dhe jetësuesit e pro-ceseve të këtushëm nuk ka mjaftuar që të mos izolohet formalisht rajoni historikisht më i pazhvilluar i vendit. Më se dhjetë vite pas « Marrëveshjes së Konçulit » që konsiderohet sikur nismë e një procesi të ndërtimit të

paqes dhe të zhvillimit ekonomik, në vend se ta kemi një proces të organizuar dhe të institucionalizu-ar për kthimin dhe riintegrimin e të zhvendosurve dhe të të dëbuarve, po ballafaqohemi me një dinamizim të shpërnguljeve.

Ndonëse ka përmirësime relative në krahasim me vitet e mëparshme, të drejtat e njeriut në Preshevë, Bu-janoc dhe Medvegjë cenohen ende në një shkallë mjaft të lartë. Derisa ka një progres simbolik në fushën e respektimit të të drejtave indivi-duale, pothuajse nuk ka fare përmi-rësim në fushën e të drejtave kolek-tive të komuniteteve

Megjithatë, tanimë, ndoshta esen-ca e problemit nuk është në konsta-timet përkatëse; por në tendencën për ta tjetërsuar këtë të vërtetë. Edhe atë përmes ndërtimit të imazheve. Atë të shmangies nga realiteti - që në rastin konkret nënkupton se sh-

teti ka dështuar përfundimisht për ta jetësuar planin dhe programin që e kishte marrë përsipër për ta realizu-ar në Preshevë, Bujanoc dhe Medve-gjë - dhe të krijimit të fiksionit, që në rastin konkret nënkupton ndërtimin e imazhit se ky proces politik po dësh-ton vetëm për shkak të paaftësisë politike shqiptare. Metodologjia dhe retorika aktuale e Beogradit zyrtar e vërteton më së miri këtë tendencë. Një model pothuajse identik me atë të viteve të nëntëdhjeta.

Çështja e shpërnguljes së popu-llatës nga Lugina e Preshevës – pa-varësisht përkatësisë së saj etnike –, gjegjësisht rimëkëmbja ekono-mike do të duhej të ishte njëri nga prioritetet e pakontestueshme të procesit vijues politik të Luginës së Preshevës, e jo vetëm pjesë konfuze programore e një agjende nebuloze, siç është ajo e Trupit Kooordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

të qeverisë së Serbisë. Edhe pse in-vestimet në infrastrukturë mbeten të rëndësishme, ato nuk e përmirësojnë thelbësisht cilësinë e jetesës së po-pullatës vendëse. Bazuar në situatën në terren, ka shumë arsye për të be-suar se po të bëhej sot një hulumtim i opinionit publik, pjesa dërrmuese e qytetarëve të Luginës së Preshevës do të deklaroheshin se jetojnë sot më keq se vite më parë. Ndoshta me kushte më të mira infrastrukturore, por shumë më keq ekonomikisht. Parimisht, kjo betejë duket më e vështirë për t’u fituar se vetë lufta. Edhe ashtu, shtrohet pye-tja: çfarë rëndësie politike dhe ekonomike mund të ketë një territor, që boshatiset nga shumica e popu-llatës më vitale të tij? Përpos për ta rrahur turpërisht atë që ka mbetur ende...(Autori është kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë.)

Funksionet e mësipërme ideologjia i arrin nëpërmjet përdorimit të taktikave që rreken të fshehin karakterin pjesor e sundues ideologjik të saj në njërën anë e rrekjes për ta pafuqizuar tjetërsinë jo në përjashtim radikal, por në zbehje do-bësuese integruese. “Ideologjia paraqi-tet si e kundërta e vet, si jo-ideologji, si bërthama e identitetit tonë njerëzor nën çdo emërtesë ideologjike.” Ajo mund të paraqitet e tillë sa kohë ka hegjemonizuar fushën e ligjërimësisë dhe i ka shndërru-ar elementët e vetë si të vërteta të pakun-dërshtueshme. Meqë fjalori konceptual rreket t’i përshtatet domosdoshmërive ideologjike, vërtetësia e pohimeve ide-ologjike ngjan e pakundërshtueshme. Në kontekstin shqiptar, ideja e Evropës si epërsi qytetërimore e fat i pashman-gshëm politiko-institucional mëton të jetë përtej ideologjik sa kohë të vërtetat e saj

vetëshpallen të vetëkuptueshme. Po ashtu, ideologjia fuqizon sundimin

jo thjesht duke e mposhtur tjetërsinë, pasiqë si mungesë ajo do të mund të kër-cënonte si fantazëm, por duke e integruar atë brenda kufijve të vetë. Ideologjia arrin sukses jo kur e zhbën kundërshtinë, por kur e redukton në një cep ose e paraqet si hosten që i shërben për t’u përkryer. Sipas Zizek-ut, “Ideologjia nuk është thje-sht një operacion i mbylljes, i vizatimit të vijës midis asaj çka përfshihet dhe asaj çka përjashtohet/ndalohet, por rregulli-mi i vazhdueshëm i mos-mbylljes.” Kjo i fal lakueshmërinë teorikisht e shoqërisht të domosdoshme ideologjisë për të gëlltitur rezistencën. Ideologjia e hegje-monizon fushën e ligjërimësisë jo duke përjashtuar përfundimisht, por duke hegjemonizuar; pra duke u rrekur ta in-tegrojë kundërshtinë duke i dhënë asaj

kuptimin funksionalisht të përshtatshëm për jetëgjatësinë ideologjike e sunduese. Në rastin e idesë së Evropës, kjo e fundit nuk mbështetet në përjashtimin ligjor apo linçimin publik të opozitarizmit ndaj kësaj ideje, por reduktimin e opozitarizmit në mjet të domosdoshëm për me qenë au-tentikisht evropianë. Prandaj, kritika në mos qoftë e përqeshur si marrëzi utopike anarkistësh adoleshentë, mikpritet vetëm sa kohë i hiqet fitili i shpërthimit të situatës për ta ripluralizuar fushën e ligjërimësisë duke epur disi kufijtë e kësaj fushe, por jo logjikën e saj hegjemonike. P.sh. vetëm në një shoqëri evropiane mundesh me u sjellë disi apo menduar e shprehur si joe-vropian; kuptohet me kushtin që këto akte rezistence teorike e praktike të mos kër-cënojnë rrugën e përcaktuar që në agim të historisë.

Si përfundim i kritikës së ideologjisë

e asaj shqiptare në konkretësi, mund të thuhet se kjo e fundit synon ta shndërrojë qytetarin në pësues të të vërtetave siste-more, duke i pamundësuar qysh në nisje çdo akt shndërrimi rrënjësor. Pasivitetit shoqëror të fatit të shkruar e të pashman-gshëm i bashkëngjitet keqinterpretimi fetishist sipas të cilit identiteti evropian jo vetëm është vetëreferencial e i vetëmjaf-tueshëm, por duke mos parë karakte-rin relacional të koncepteve e aktorëve shoqërorë, këta të fundit i redukton në pasojë e jo në shkak të veprimit. Ideo-logjia arrin të fetishizojë marrëdhëniet pasi stabilizon situatën në të cilën nuk është shoqëria ajo që vetëndërtohet, por idetë bllokuese e sunduese ato që e bëjnë atë t’i shohë marrëdhëniet në kokëposhtësinë e dhomës së errët ide-ologjike. Në këtë frymë, Marksi thotë te Kapitali: “Ky njeri, për shembull, është

mbret vetëm sepse njerëz të tjerë sillen si nënshtetas ndaj tij. Ata mendojnë, ana-sjelltas, se janë nënshtetas, sepse ai është mbret.” Kjo do të thotë se ajo çka keqkup-ton ideologjia shqiptare është raporti mes shqiptarëve dhe Evropës. Kjo e fundit nuk ka rëndësi në vetvete sikundër ideologjia e pasqyron, por vetëm sa kohë shqiptarët si shoqëri e pamëkëmbur e vetëvendo-sëse politikisht e njohin si pikë reference, duke i dhënë karakteristikat e të mirës absolute. Nëse sillet në vëmendje pohimi lakanian sipas të cilit mbreti që e quan ve-ten mbret nuk është më pak i çmendur se i çmenduri që e quan veten mbret, mund të arrihet në përfundimin: Evropa që në kuadrin e vetëmjaftueshmërisë dhe vetëreferencës ideologjike e merr veten seriozisht për Evropë nuk është më pak e çmendur se i çmenduri që e konsideron veten mbret.

Page 12: Gazeta Nr. 48

E mërkurë, 30 Nëntor 2011 12 Opinion

Shqiptarë të bashkuar për një Shqipëri të bashkuar!Geraldo Durda

Ka kohë që çështja kombëtare rrëshqet gjithnjë e më tepër në çështje ndjesish e ndje-

njash, aq sa duket sikur është thjesht e vetëm ‘çështje zemre’, dashurie ose me ta ndjerë. që bashkimi i shqip-tarëve në një shtet është edhe çështje ndjesish e ndjenjash, çështje shpir-tërore, kjo nuk vihet në dyshim, mirë-po Shqipëria e Bashkuar përfaqëson edhe një koncept racional nga të gji-tha pikëpamjet ( ekonomike, politike, sociale, kulturore, fetare etj), veça-nërisht për sa i përket ekonomisë dhe politikës. Po përmende një shprehje filozofike e cila thotë:- A është Lufta “Babai” i te gjitha gjerave??? Dëshiroj te citoj një shprehje për t’iu përgji-gjur kësaj pyetjeje nga filozofi Kant i cili tha:…..” bile edhe vetë LuFTA kur zhvillohet me rregull dhe për të mbroj-tur të drejtat e shenjta civile të njeriut, ka diçka fisnike dhe madhore! …gjë që shfaqet dhe reflekton edhe mentalitetin e atij populli që lufton për to. Sa me e egër dhe sa me e vështirë të jetë ajo, aq më shumë prestigj ka dhe merr ai po-pull që e fiton atë lufte! ndërsa një paqe e gjate që i shërben vetëm shpirtit te tregtisë kultivon plogështi, interesin vetjak dhe qullacinë ne popull gjë që çon edhe ne formimin e një mentalite-ti te ulet e te pavlere. Pra LuFTA është si dy anët e medaljes! Në vështrim te parë luftës gjithmonë i atribuohen vetëm fragmente vrasjesh, përleshjesh, gjakderdhjesh etj etj, por ama duhet pranuar që është vetëm njëra anë e medaljes sepse po ta shohim mirë lufta është pjese e jetës tonë. Domethënë ne bëjmë ”luftë” për të mbijetuar dhe për të zënë një vend në shoqëri, në familje, në pune, në shkollë e në dashuri pra në luftën e përdorim ne çdo aspekt te jetës për mirë apo për keq.

“Lufta është mënyrë për të arritur qëllimin dhe jo qëllimi”. Kështu që lufta mund të zëvendësohet me një mënyrë tjetër dhe mjafton që qëllimi te kryhet. Tani pyetja është a e justifikon lufta mënyrën ?? Mendoj se gjithmonë ka një mënyrë tjetër dhe them se mënyrat janë të shumëllojshme, kështu që lufta mund te zëvendësohet vetëm n.q.s nuk dimë ndonjë mënyrë tjetër përveç luf-tës.

Duke menduar se sot është kohë de-likate për shqiptarinë dhe shqiptaret

në trojet etnike dhe në gjithë rruzullin tokësor, vlerësoj se është me vend të evidentohen disa nga çështjet kryesore që mendoj se duhet të jenë në vëmen-dje të gjithë shqiptarëve, me qëllim që të vlerësohen, të diskutohen, të pes-hohen, të merret përgjegjësi e të nxi-rren edhe detyra, por të nxirren edhe çështje e probleme

Implementimi i marrëveshjes se Ohrit, e cila është konsideruar deri tani një armëpushim, për të parë se sa vërtetë ndërgjegjja dhe jeta e sllavo-maqedonasve është e demokratizuar. Ditët e fundit ata bënë një provokacion. Por shqiptarët janë të zgjuar. Ata nuk kanë pse u përgjigjen provokacioneve. Sepse e dimë, që pushteti aktual, sado fashist, nuk mund të ngjitet në nivelin e pashiqëve, të titove e milosheviçëve. Kështu që po gabojnë, siç thuhej herët, duke veshur lëkurën e ujkut. S’ka gjë, edhe për këtë një ditë ata që e iniciuan këtë provokacion dhe ata që e realizu-an, do tu japin llogari shqiptarëve.

Çamëria mbetet një hap serioz dhe me shumë rëndësi, që do të realizohet në proces, pavarësisht se sa shumë i fryjnë nacionalizmit ekstrem helenët, duke tentuar të mashtrojnë edhe histo-rinë. Ajo një ditë do tu kthehet e duhet

tu kthehet të zotëve. Për këtë të jenë të gjithë të sigurtë, se nuk do tu merret leje grekëve, askush nuk do të mund të përvetësojë asnjë pëllëmbë tokë shqiptare. Por në Greqi, janë edhe arva-nitasit, që janë gati gjysma e popullsisë aktuale në Greqi dhe që në familjet e tyre flasin shqip, ani pse në publik deri tani janë trembur. Shikoni ç´do të ndodh së shpejti, shikoni kur ta kuptojnë edhe ata se represioni nuk ka më vlerë.

Implementimi i autonomisë së Ko-sovës Lindore, aktualisht, për të shkuar drejtë një të ardhmeje për bashkim me trungun amë. Shqiptarët janë të bindur se do ta realizojnë aspiratën e tyre, ai që nuk i ndihmon, të mos i pengojë; ai që nuk i do, ti luftojë; ai që ka frikë, të fshihet; ai që s’ka mundësi tjetër, të bro-horasë; ai që s’ka dëshirë, mos të shajë e akuzojë. Bindja shqiptare nuk është utopike, ajo është praktike, ne terrenin kombëtar shqiptar. Kush ka sy, le të shi-kojë; kush ka veshë, le të dëgjojë; kush ka mend, le të arsyetojë; kush ka dije, le të tregojë.

Rritja e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve në trojet etnike nën Malin e Zi, duke u ngjitur ne nivelin e shtetfor-mimit e deri në shkëputjen e tyre për tu bashkuar me trungun amë.

Një hap tjetër kombëtar është edhe zgjidhja e çështjes së trojeve të shqip-tarëve në Serbi. (Të mos harrojmë se më 1878, Nishi kishte 20 500 banorë, prej të cilëve 15 500 banorë ishin shqip-tarë dhe 5000 banorë ishin serb). Këto janë disa nga hapat që do të hidhen në rrugën e ardhmërisë kombëtare, është mirë që shqiptarëve t´ia njohin këto hapa dhe të mos bëjnë veprime kun-dërvënëse

Në politik deklarohet se jemi në de-mokraci dhe veprohet si në diktaturë. Duket sikur mjaftë politikanë mendojnë se janë pronar të atdheut dhe idhuj të kombit. Duhet të kuptojnë të gjithë, se demokracia nuk i lejuaka këto. Në de-mokraci atdheu dhe kombi e mbështet shpinën edhe në gjoksin e një ushtari. Kujdes.

Në gjithë piramidën politike shqip-tare, edhe nëse e kanë mësuar në po-litiken e demokracive të zhvilluara, politikanët tanë duhet të heqin dorë nga ai element bazë i politikës abu-zive, se: Tek karriget tona, fillon reha-tia juaj. Të mendosh dhe të veprosh kështu me popullin e për popullin, me kombin e për kombin, me atdheun e për atdheun, do të thotë të dalësh jas-htë standardit.

Ta vlerësojmë identitetin. T’i tregoj-më gjithkujt kush jemi. Ka shume rën-dësi identiteti. Edhe individi ka emër e mbiemër, imagjinoni, nëse njerë-zit do të harronin emrat e tyre ç´do të ndodhte në botë. Secili të bëjë pyetjen: Nëse heq dorë nga emri im, kush jam? Kështu të vlerësojmë shtetin, atdheun, kombin.

Isha këto ditë në një aktivitet kom-bëtar. Sipas programit në fillim të ak-tivitetit u ekzekutua himni kombëtar shqiptar. Ndërsa ekzekutohej himni, pjesëmarrësit deri në tribunë bisedo-nin njëri me tjetrin pa e prishur fare terezinë. Ndërsa të rinjtë e të rejat vazh-donin të lëviznin e të bënin shaka me zë të lartë me njëri tjetrin. Të gjitha këto ndodhnin kur pak më tej, një i huaj që ishte prezent në aktivitet, kishte vënë dorën në zemër dhe po qëndronte në pozicion Gatitu, me fytyrën nga vinin tingujt e himnit. Këtë pamje banale kombëtare, besoj se e kanë parë edhe ata që bëjnë politiken e edukimit e të arsimimit të këtij populli. Pse ndodh kjo? Ç’duhet bërë ?? Dy pyetje që kërkojnë përgjigje. Ndërsa problemi kërkon zgjidhje. Zgjidhjet i gjejnë fak-torët politik. Kush pretendon se është faktor politik, të kryej detyrën.

Page 13: Gazeta Nr. 48

E mërkurë, 30 Nëntor 2011 13Letersi

PËR NË KAMPIN E USTIKËS

Petro Marko – Nata e Ustikës (Fragment)

Më duket se motori e rralloi forcën, - më thoshte Iloja.

u ngritëm të tërë më këmbë. Shikonim të gjithë lart, nga bukaporta e mbyllur.

-Sa natë e gjatë! - tha mbase kot, siç fliste kot Taqi.

Me duar të varura e të rënduara rrinim si ata besimtarët fanatikë që shikojnë ndaj qiellit. Lart dëgjohes-hin zëra. Lart kishte jetë. Lart kishte erë dhe horizont. Kishte të qeshura dhe shakara.

Sa ndenjëm ashtu, s’dihet. Vetëm kur Iloia tha: “Pse s’ulemi?”, atëherë shikuam të gjithë nga ai dhe lëvizëm. qeshnim. E pse të mos qeshnim? Ishim akoma gjallë. E kaluam Adriatikun. E kaluam vdekjen...

- Zoti e di se ku jemi!- unë them të shtrohemi e të

hamë... Të hamë sa jemi këtu e sa i kemi këto ushqime... Më mirë t’i kemi në bark sesa...

Asnjë nuk e kundërshtoi këtë mendim. Mistoja çeli valixhen. Vuri përpara ushqimet. Cilido me mun-dime afrohej, merrte ç’i pëlqente... Edhe unë mora bukë e kaçkavall. Më pëlqente shumë kaçkavalli. Është si ullinjtë. Po të hash bukë e ullinj, s’ngopesh së ngrëni. As-htu edhe me kaçkavallin... Po ujë? Ku ka ujë? Ç’bëra që hëngra kaq shumë.

Dhe pasi u paqosëm mirë, si-kur të mos na kishte ngjarë natën asgjë, secili nisi të tregonte ato që kishte menduar gjatë natës.

Mistoja tha: - Isha i sigurt qind për qind se do të mbyteshím... Vri-sja mendjen... dhe gjithnjë mallko-ja veten që nuk sulmuam qysh në korridorin e burgut. Ose do të is-him vrarë, ose do të kishim shpëtu-ar... po do të linim nam.

Iloja tha: - As për një çast nuk e mendova vdekjen.

- Kadriu - unë kam frikë nga deti. Mirë që nuk e shihja. Kam udhëtuar natën me vapor. S’ka tmerr më të madh.

Alqi - Mua më ishte ngulitur në tru se si do të vinte siluri, si do të fundoseshim... si do të shuhej drita e nuk do të shikonim më njeri-tie-trin.

Pastaj Mahmuti - unë e ndie-

ja veten mirë se isha në mes dhe falenderoja ata që na lidhën. Se, duke qenë të lidhur, më dukej vetja dhjetë herë më guximtar.

Tahiri - që kur më zunë, e mora parasysh vdekjen... Prandaj gjithë natën s’më ra ndër mend mortja...

Bexhetit, kur i erdhi radha të thoshte edhe ai se ç’kishte mendu-ar gjatë natës, duke qeshur, foli: - ja, i thatë ju të gjitha.

Kurse Taqi e tha që në fillim: -unë flija.

Të gjithë kishin kaluar nga biru-ca nr. 8 Kishin biseduar ca minuta. Pastaj ishin caktuar në kaushet dhe qelitë e ndryshme. Përves Ilos dhe Kadriut, që ishin komunistë, ne të tjerët ishim si gjithë të burgosurit. Tani që na lidhte një zinxhir, tani që rrugën e kishim të përbashkët, do të njiheshim më shumë. Nata që kaluam sikur na afroi. Morëm frymë nga njëri-tjetri; u përgatitëm të vdisnim bashkë. Tani duhej të jetonim bashkë.

Bukaporta u hap. Ne u ngri-tëm më këmbë, kthyem kokat lart e pamë qiellin plot dritë. Pamë shumë ushtarakë e marinarë që na dukeshin... - si dukeshin ashtu? Këmbë të mëdha e kokë të vogla... sikur ishin gati për të na shty-pur... Pamë litarë dhe direkun... Po ç’thoshin? qeshnin me ne që u du-keshim si miza?

Pritëm e pritëm. Heshtjen tonë e prishi Iloja:

- Këtu kushedi se ku jemi e kushedi ku do të na shpien... Lart kokën, si shqiptarë që jemi...

Vinçi me magjen e madhe në formë vagoni minierash u fut në bu-kaportë, u ul poshtë gjer në dyshe-menë e hambarit tonë. Ne bëmë mënjanë. Zbritën me të shpejtë nga shkalla disa karabinierë.

Na urdhëruan të futeshim në atë magje. Ne ngurruam. Po ara na kërcënuan e na thanë se ashtu do të dilnim më kollaj. Me një mijë mundime u futëm, gati njëri mbi tjetrin. Ata lart vazhdonin të qesh-nin.

Vinçi ngrihej. Ne tundeshim në erë. Iu afruam bukaportës.

Pastaj na kthyen nga bankina. E, kur ishim mbi bankinën, na lanë aty në erë.

Përposh nesh britma. Hodha sytë, e, ç’të shikoje! Mijëra njerëz me grusht na kërcënonin.

- Spie! Spie!- (It.: Spiunë! Spiunë!)- A morte le spie che hanno cau-

sato miliaia di morti.- (It.: Vdekje spiunëve që kanë

shkaktuar me mijëra të vdekur).- Traditori! Spie di un cane!- (It.: Tradhëtarë! Spiunë të qe-

nit!)Po kjo? Ç’është kjo pritje në to-

kën italiane? Ne vareshim në erë e lëkundeshim si kufoma e Hamidit...

Një fishkëllimë e gjatë bilbili... Turma sikur deshi të na hante. Po ja që ne ishim lart. Vareshim e tun-deshim në ajër.

Pushoni! Pushoni... - Vala ze-mërake e turmës sikur ra në bu-nacë. - Pushoni! Këta shqiptarë të mallkuar, këta banditë, këta spiunë na morën në qafë... Morën më qafë mijëra e mijëra bij të Italisë, se ka-përcenin vijën e parë e i tregonin grekut pozitat tona... Pastaj na sul-monin nga shpina... - bërtiste me sa kishte në kokë një oficer aty mbi vapor.

Turma e ngriti më lart se ne, gjer në qiell, sharjen dhe mallkimin.

- Vdekje spiunëve! Vdekje ban-ditëve!

u hutova. Nga fundi i detit, tani në qiell. Ç’kishin me ne? ç’kishte me ne ai oficer që lehte si i tërbu-ar?

- Ne nuk jemi banditë! - bërtiti me fuqi dhe me një italishte të bu-kur Mistoja. - Banditë janë ata që na zunë derën... që na vrasin, që na varin, që na arrestojnë.

Iloja, që ishte ngjitur fare me mua e ngriti zërin më lart:

- ja ku janë banditët... ja ku janë kasapët e popullit italian! --dhe me të dyja duart e lidhura tregonte ofi-cerin dhe karabinierët.

Ata poshtë, sikur do të na hanin me dhëmbë. Ne lart këndonim. I pari ia nisi Iloja:

Avanti, popolo,alla riscossabandiera rossatriomfera...Lëshoje vinçin! Lëshoje shpejt! -

urdhëronte oficeri me duar e këm-bë...

Kënga ngrihej më lart se ne. Për-hapej më tej vaporit nga shikonin të shastisur. Turma kishte heshtur e na shikonte gjithashtu e shastisur.

Ne tundeshim në erë duke kën-duar.

Page 14: Gazeta Nr. 48

E mërkurë, 30 Nëntor 2011 14 Letersi

Njëqind flamurë pa një

Nonda Bulka

Ishte ditë vere në një nga qyte-tet më të mëdha të Arnautistanit. Ecja filli vetëm duke menduar për

hallet e kusuret e këtij vendi heroik, por shumë fatkeq. Vapa përvëlonte. Djersët më kullonin rrëke. I kredhur në të thella kapërceja nga një ngjarje në tjetrën.

Shikoja me sytë e mendjes vendin e shkretuar prej tufanit, tërmetin që po trondit botën dhe që po kthen në shkrumb e hi atë që dora e njeriut e ka ngritur me djersë e gjak. Habite-sha me shtazëritë njerëzore. Në këto të thella isha kredhur, kur… fiu, fiu… sirena. - Bum, bum, bum! – krisi topi.

- Bobo, - thashë, - erdhën lanetërit e qenit, shpikja moderne më e mreku-llueshme për të shfarosur njeriun.

Pa e vrarë mendjen më thellë, hyra në shtëpinë e parë që gjeta aty rrotull. Mysafir i paftuar, hapa derën e rrugës, pastaj atë të brendshmen dhe instikti vetmbrojtës më drejtoi në një bodrum të sigurt nën tokë.

- Ç’urdhëroni? – ma priti një zotni i cili me grua e fëmijë ishte strukur në një cep të asaj grope të errët.

- Hyra këtu, mbasi jashtë po bëhet festë midis qiellit e tokës. qielli sul-mon tokën dhe toka i përgjigjet. Dhe unë, që s’jam as në qiell as në tokë, hyra këtu nën tokë.

- A janë shumë?- Nxin qielli katran, efendi.- Allahalla! Si do vejë ky halli ynë?

Kur do të marrin fund kusuret?u ula mbi një fron gjysëm të thyer

dhe po fshija djersët. Njeriu i bodru-mit më lëshonte lehtë-lehtë, me kure-shtje, nga një bisht syri; sikur matej të më thoshte diçka, po nuk guxonte. Më së fundi foli:

- Si duken punët, or zotni? Ç’është ky hall i madh që na ka rënë? Kur merr fund vallë? Ç’është kjo e keqe që i ka rënë në kokë njerëzisë anem-banë?

Ndërsa ai po qante hallin e njerëzi-mit, unë po vërtisja sytë rreth e rrotull atij bodrumi dhe vura re diçka që më bëri përshtypje:

- Përse i mban ende syfetin e famë-madhit Duçe dhe flamurin me lulka të Imperos? Ti e di që ajo punë mori fund njëherë e mirë.

- Ah, mor bir (më lejo të të quaj bir), - ma priti hallexhiu i bodrumit, - një fjalë e vjetër thotë se bota është e rrumbullakët si top; njerëz si unë që nuk merren me politikë i kanë marrë masat për çdo gjë që mund të ngja-së… Sa ka parë ky qerrata vend!

- Po ky flamuri i Anglisë, pranë atij të Duçes, ç’kërkon këtu në bodrumin tënd?

- Ta thashë, mor bir, jam njeri esnaf dhe hallexhi. Sikur një mëngjes, pa-pritur dhe papandehur, të kërcasë topi andej nga deti dhe të zbresin ata? Ku të gjej stofë për të qëndisur flamu-rin anglez? Apo të ha ndonjë plumb rrugës? Kështu të paktën e kam men-

djen të fjetur.- Po Stalini me drapër e çekan,

ç’punë ka në bodrumin tënd të errët? Mos je gjë bolshevik?

- jo, vallahi, bilahi s’jam. Po si esnaf njeri që jam, kur të shoh se të gjithë bota do të skuqen, si mund të qëndroj unë i bardhë? urtësia më këshillon të ngre flamurin dhe të bërtas pas beri-hasë: “Rroftë!”.

- qenke plot tru, efendi. I paske marrë masat me kohë.

- Posi, posi, ç’të bësh? ja! Po fitoj para me grushta, si hallexhi që jam. Kam tre djem dhe që të tre i kam ndarë në tri parti të ndryshme; kështu, ngado që ta kthesh, i kam shpatullat të ngrohta.

- A ke ndonjë djalë në mal?- jo bir, jo! E kam vërtitur punën që

mishi të piqet dhe helli të mos digjet. jam njeri i punës dhe jo i politikës. Kur ishte Zogu mbret, unë isha zogist. Kur iku, nuk i thashë as udhë e mbarë.

Kur pllakosi ushtria e Duçes, i dola përpara me flamur dhe tashti që u lar-gua, i dhashë munxët nga prapa. Kur erdhi gjermani, e kisha gati fytyrën e

Hitlerit dhe flamurin me kryq të thyer. Kur të shkojë, edhe këtë do ta zë me gurë, për t’i bërë qejfin atij që do të vij pas tij. S’ke ç’bën, duhet të jetosh “me nder” në këtë botë.

Mbeta si i trullosur nga predikimet morale të atij njeriu të njohur dhe të panjohurqë ma hapi aq thellë zemrën; rashë në mendime duke kullotur sytë rreth e rrotull bodrumit ashtu si nëpër ëndërr.

Në një cep më vranë syrin disa fla-murë të tjerë.

E pyes:- Po këta ç’janë?- Ky është flamuri i grekut, - më tha

efendiu.- E mora vesh. Zotrote qenke greko-

man, o efendi.- jo bir, jo, nuk jam as grekoman, as

djall; por, kur ushtritë e grekut hynë thellë në vendin tonë kundër italia-nëve, porosita shpejt e shpej flamurin e tyre, që të mos më zinte në befasi. ja dhe flamuri i Turqisë, që po e ruaj si kujtim të Baba Dovletit. Të thashë, or bir, se jam njeri me parime me ka-rakter, me edukatë dhe s’ma ka ënda

të prish muhabetin me asnjë kral që mund të shkelë kët vend.

u ngrita në këmbë, u solla dy-tri herë rreth atij muzeu origjinal që mund të pagëzohej me emrin tin-gëllues “muzeu i karakterit” dhe sytë m’u mbërthyen mbi një flamur të çu-ditshëm, të bardhë si dëbora me një rreth të kuq në mes.

- Po ky i kujt është, mor efendi?- ulu, - ma preu ai, - se është punë

e gjatë që të ta shpjegoj. Disa vjet më parë po rrija në kafe duke pritur një mik, ortakun tim, me të cilin dërgonim fasule në Greqi; duke pritur mikun e fasuleve, në tryezën aty pranë, disa si biçim shkollarë bisedonin për po-litikë. Ishte ajo kohë kur kishte nisur lufta midis japonit dhe anglo-ame-rikanëve. japoni po korrte fitime aq të vrullshme, sa asnjeri nuk mund të parshikonte se ku do ti mbanin këm-bët anglezët dhe amerikanët. Një nga shkollarët hidhet e i thotë shokut: “As-htu siç ka nisur puna, s’është çudi që një ditë t’i shohim japonezët të vijnë deri në Tiranë!”. Sa dëgjova këto fjalë, shpejt e shpejt bëra gati edhe flamu-

rin japonez. Kështu më zuri gjumi re-hat.

Bombardimi kishte marrë fund. Sire-na më lajmëroi se kishte ardhur koha për të dalë nga strofka e atij idealisti. Ndërsa po matesha që ta përshëndesja, befas më ra ndër mend diçka dhe e pyeta:

- Të falenderoj, mor efendi, për mësi-met e larta të moarlit që më dhe, por as më thua, të lutem, në gjithë këtë grumbull flamujsh dhe fytyrash, si nuk ma zë syri asgjëkundi Skënderbeun dhe flamurin kuqezi?

Efendiu ngurroi pakëz si i menduar, rrotulloi sytë andej-këtej, pastaj duke m’i mbërthyer si me frikë, më thotë:

- Ke hak, ke hak. S’më kishte shkuar ndër mend; e ku ta kesh mendjen më parë, në këtë kohë trazirash dhe përle-shjesh? Pastaj me autoritet i drejtohet të birit dhe i thotë: Kujtomë, kur të vemi në dyqan të porosisim edhe një flamur të Shqipërisë, se s’dihet, edhe ai mund të na hyjë në punë!

Hapa sytë. Isha në ëndërr. Se ideali-stë të tillë s’mund të ekzistojnë veçse në ëndërr.

1944

Page 15: Gazeta Nr. 48

E mërkurë, 30 Nëntor 2011 15Kritike

Britma në mungesë të PasolinitOrgest AZIZI

Askush s’do të duhej të heshtte, ose së paku askush s’do të duhej të mund të strukej në s’di çfarë lloj rehatie intelektu-ale, estetike apo politike, për sa kohë që vazhdon (dhe do të vazhdojë), si pjellë e ndonjë organizimi të fshehtë, mungesa e çuditshme, revoltuese dhe e hatashme e Pasolinit të mjedisin shqiptar. Ndërkohë që shqiptarët, të rinj ose jo, krenohen me intimitetin që mendojnë se kanë me gju-hën dhe kulturën italiane (intimtet ndosh-ta i rremë, dhe të mos harrojmë se, në një masë të mirë, vjen i filtruar nga televizioni i të dyja brigjeve) ; ndrëkohë që emisio-ni më i ndjekur i televizioneve shqiptare është kopje e vetëshpallur dhe pa kom-plekse e « atit » të vet italian (përbrendësim deri edhe mishtor, mimetizëm radikalisht efikas, aq sa edhe trupi i B. Fevziut është bërë kopje e atij të Bruno Vespas) ; ndër-kohë që ngjarja më e madhe kombëtare e nëntorit nuk është as kremtimi i shpalljes së pavarësisë por hapja e një qendre të re tregëtare dhe kur masat popullore, dikur ende të frikshme dhe të ndara në katunarë, malokë, çeçenë apo halabakë, arrijë të gjejnë legjitimitetin e dukjes së tyre publi-ke dhe mediatike vetëm si masë konsuma-tore që hidhet e ngazëllyer nga qTu-ja te Carrefour-i; ndërkohë që « panairi » i librit e zbuloi me bujë, edhe për të verbërit e fundit, natyrën e vet televizivo-tregëtare, duke e futur më në fund edhe Shqipërinë në modernitetin e shum’ëndërruar ku li-brat shiten me po aq sukses dhe në po atë mënyrë si dhe patatet (duke qenë po aq pa shije) ; ndërkohë që triumfon vrullshëm dhe pa alternativë « njeriu i ri » televiziv, përkundër çdo njeriu të vjetër, qoftë ky edhe shkrimtari më i madh i historisë së kombit ; ndërkohë që mbetjet e fundit ar-kaiko-humaniste të Panairit, të trembura edhe ato nga ritmi i ri i lojës ku janë futur (sepse s’mund as t’i rrinin larg, apo jo ?) synojnë të shpëtojnë një çikëz kulturë bor-gjeze duke i dhënë çmimin e përkthimit përkthyesit profesionist (kupto : i punësuar te « Naim Frashëri » para ’90-ës) të një libri « të lezetshëm » të italianit umberto Eco ; ndërkohë kur bëhet jo vetëm i mundur, por edhe legal, i besueshëm dhe madje presti-gjioz një togfjalësh i tillë si : « autori Blendi Fevziu dhe botuesi i tij Henri Çili » ; në tërë këtë bashkëkohësi pra, që përcakton disa nga koordinatat më themeltare të atij dielli të zi që ndriçon aktualitetin e jetëve tona të gjymtuara, të një populli që bie (teksa mendon se ngjitet), i çarmatosur dhe pa mbrojë, nga prapambetja paramoderne në furtunat e depolitizuara të kapitalizmit mediatik ; në një realitet të tillë që duket se ekziston si për të qenë një vërtetim hiper-bolik i shqetësimeve të Pasolinit, pikërisht në të pra, Pasolini mbetet i munguar, i pa-thënë, i padëgjuar. Afërsia ontologjike e realitetit shqiptar me Pasolinin, që nga çu-nat e lagjeve, tërë ajo plebë mashkullore

periurbane që popullon librat dhe filmat e tij, deri te zhbërja « live » e rendit të ekzi-stencës popullore, duket sikur kushtëzon, për paradoks, edhe mospraninë e tij. Thua se mjedisi shqiptar nuk do (dhe paradok-set e kësaj (mos)dëshire janë sigurisht me shumë pala) të dëgjojë zërin që i flet më nga afër, zërin që më me dhimbje, më me pastërti e dashuri i përcjell vajtimin për katastrofën që po i bën vetes. De nobis fabula narratur. që dispozitivi shoqëror shqiptar, në pothuaj tërësinë e mekaniz-mave të tij, si prodhues aktiv i harresës dhe verbimit publik, funksionon, me ose pa vetëdije, si makinë e përjashtimit të mundësisë për dëgjueshmërinë e Pasoli-nit, kjo nuk është, fundja, e habitshme (dhe në këndin e verbër të letërsisë e kulturës italiane të paardhur Pasolini nuk është po ashtu i vetëm, por me më të mirët : Pavese, Vittorini, Carmelo Bene…). Po përtej këtij dispozitivi ? Te tërë ata subjekte që janë dhe/ose e mendojnë veten si jashtë dhe kundër tij, në rradhën e shumtë (ndoshta) të atyre që kanë arritur të vendosin një raport tjetër me Italinë, kulturën, Europën, modernitetin, kinemanë, politikën dhe an-gazhimin, ose edhe vetëm në rradhën e shumtë (ndoshta) të atyre që thjesht nuk janë përçudnuar aq sa të mos njohin më as situatën e vetes dhe kumbimin e një zëri të afërt ? Një mungesë kaq e paarsye dhe sistematike ka gjasa vlen si simptomë. Na duhet ndoshta t’i vëmë veshin, në mos pamundësisë, së paku paaftësisë sonë për ta bërë Pasolinin të pranishëm, qoftë edhe vetëm për ne dhe vetëm mes nesh. Na duhet ndoshta të shqyrtojmë rezistencën tonë, pasive apo aktive, ndaj Pasolinit (si pasojë e halabakëve, homoseksualitetit ?) Por na duhet, njëkohësisht, të klithim për sa kohë që vazhdon mungesa e Pasolinit. Pier Paolo PASOLINI

Barbaria që vjen Peizazh i shkretë me fashizëm dhe tele-

vizionNë ditët e sotme, në këto kohë kur au-

sterity është në rend të ditës, të shumtë janë ata që ankohen për problemet që vij-në nga mungesa (larg qendrës së « kalbur ») e një organizimi të jetës shoqërore dhe kulturore në lagjet periferike me vlera të « shëndosha » (në fakt, fjetore pa gjelbërim, pa shërbime, pa autonomi, pa asnjë raport përnjëmend njerëzor). Retorikë boshe ! Nëse do të ekzistonte ajo për mungesën e së cilës shprehen ankimet, atë prapë qen-dra do ta kishte organizuar ; po ajo qendër që, në sa pak vjet, arriti të shkatërrojë të tëra kulturat periferike, të cilat – deri vetëm pak vite më parë – bënin ende të mundur ekzistencën e një jete ndryshe, një jete, në thelb, të lirë, edhe në lagjet periferike më të varfra, madje edhe në ato me mjeranet.

Asnjë centralizëm fashist nuk arriti të re-alizojë atë që po arrin centralizmi i shoqëri-së së konsumit. Fashizmi vërtet propozonte një model, sa reaksionar aq dhe monu-mental, por model që mbetej i ngrirë dhe

pa jetë. Kështu që kulturat e ndryshme të veçanta (fshatare, nën-proletare, punëtore) mund të vijonin, të patrazuara, të identifi-kohesin me modelet e tyre të përhershme, sepse represioni mjaftohej vetëm me pajti-min e tyre në fjalë. Kurse sot, përkundrazi, pajtimi me modelet e imponuara nga qen-dra është total dhe pa kushte. Modeleve te vërteta kulturore u kthehet shpina dhe mohimi i tyre është i plotë. Mund të themi pa drojë pra, se « toleranca » e ideologjisë hedoniste që ushqen pushteti i ri është në fakt represioni më i egër i historisë njerë-zore. Por, si arriti të ushtrohej një represion i tillë ? Nëpërmjet dy revolucionesh, që zunë vend secili brenda kuadrit të organi-zimit borgjez : revolucioni i infrastruktura-ve dhe ai i sistemit të informacionit. Rrugët, motorrizimi etj, i afruan, madje bashkuan tashmë periferitë me qendrën, duke fshi-rë çdo distancë materiale. Por revolucioni i mass mediave ishte akoma me radikal dhe vendimtar. Saje televizionit, qendra e përpiu tërë vendin, i cili kishte qenë deri atëherë tepër i pasur në dallime dhe kul-tura origjinale. Nisi kështu një vepër e madhe normalizimi të mirëfilltë, e cila – siç e thashë – imponoi kudo modelet e veta : modele të ushqyera dhe të nxitura nga klasa e re industriale, e cila s’mund të mjaf-tohet më vetëm me ekzistencën e « njeriut konsumator », por pretendon për më tepër se asnjë ideologji tjetër veç asaj të konsu-mit nuk është e pranueshme. Kemi të bëj-më me një hedonizëm neolaik, një lloj ver-bimi absolut ndaj çdo vlere humaniste dhe verbim i huaj ndaj shkencave të njeriut.

Siç dihet, ideologjia që ushqente dhe impononte pushteti i mëparshëm ishte feja : dhe në fakt, katolicizmi ishte formalisht i vetmi fenomen kulturor ku « bashkoheshin » të gjithë italianët. Sot, katolicizmi është bërë konkurrent i fenomenit të ri kultu-ror « përbashkues », që është hedonizmi në nivel mase ; duke qenë kështu, për sa konkurrent, pushteti i ri ka nisur tashmë, ç’prej disa vitesh, ta likujdojë. Dhe në fakt, asgjë fetare nuk gjen dot te modeli i djalit

dhe vajzës së re që propozon dhe impo-non televizioni. Të dyja modelet duket se e ndërtojnë dhe përqëndrojnë vlerën e jetës vetëm përmes të mirave të konsumit (dhe, sigurisht, vazhdojnë të shkojnë në meshë të dielave : me makinë amà). Itali-anët e përqafuan me entuziazëm të madh modelin e ri që u imponoi televizioni, në përputhje me ato norma të prodhimit që sigurojnë mirëqenien (ose, më saktë, që të shpëtojnë nga mjerimi). E pranuan mode-lin, vërtet, por a janë të aftë të realizojnë atë si të tillë ?

jo. Ose e realizojnë atë pjesërisht nga pikëpamja materiale, duke u bërë kështu karikaturë e tij, ose arrijnë ta realizojnë vetëm në një masë aq të pamjaftueshme sa bëhen viktima të tij. Frustrimet ose dës-hirat mirëfilli nevrotike janë bërë sot gjen-dje shpirtërore kolektive. Le të marrim një shembull : deri këto kohët e fundit, nën-proletarët e respektonin kulturën dhe njëherazi nuk kishin turp nga padija e tyre ; përkundrazi, ishin krenarë për mode-lin e tyre popullor të analfabetit që arrin gjithsesi, me mënyrën e vet të veçantë, të kapë misteret e realitetit. Dhe « çunat e llastuar », « gjalpushët » apo mikro-bor-gjezët i shihnin me një përbuzje krylartë, duke e dalluar dukshëm veten prej tyre, edhe kur u duhej t’u shërbenin. Kurse sot, përkundrazi, nën-proletarët kanë filluar ta përjetojnë padijen e tyre si diçka të turpshme : i kanë kthyer sh-pinën modelit të tyre kulturor (madje, më të rinjve as që u kujtohet, kanë humbur çdo kontakt me të), ndërkohë që modeli i ri që duan të imitojnë nuk parashikon as analfabetizmin, as vrazhdësinë. Rinia nën-proletare – e poshtëruar tashmë – e fsheh me trup emrin e zanatit të vet në letërnjoftime, dhe e zëvendëson atë me cilësimin kinse të fisëm « student ». Dhe natyrisht, që nga çasti që nisën të ndiej-në turp për padijen e tyre, nisën po ashtu të përçmojnë edhe kulturën (karakteri-stikë mikro-borgjeze kjo, të cilën e mve-shën menjëherë si pasojë e mimetizmit).

Në të njëjtën kohë, i riu mikro-borgjez, teksa dëshiron të njësohet me modelin « televiziv » – model i krijuar dhe ushqyer nga klasa e vet, e pra i natyrshëm për të – nis të shfaqet çuditërisht i vrazhdë dhe i palumtur. Nëse nga njëra anë nën-prole-tarët u borgjezuan, borgjezët ndërkohë u nën-proletarizuan. Kultura që ata prod-hojnë, duke qenë kulturë thjesht teknike dhe rigorozisht pragmatike, e pengon të zhvillohet « njeriun » e vjetër që gjallon ende në ta, duke e atrofizuar krejtësisht atë. Kjo shpjegon edhe atë deformim të fakulteteve intelektuale e morale që vi-het re rëndom ndër ta.

Përgjegjësia e televizionit në tërë këtë proces është e pamasë, dhe kjo jo ngaqë është « mjet teknik », po ngaqë është instrumet pushteti dhe madje vetë ai pushtet. Sepse televizioni nuk është thjesht një vend apo kanal për qarkullimin e mesazheve, por është para së gjithash qendër e përpunimit të mesazheve. Televizioni është vendi i konkretizimit të një mentaliteti që, pa të, nuk do të mund të dinte ku të vendosej. Fryma e pushteti të ri e gjen shfaqjen e saj konkrete te fryma e te-levizionit.

S’ka dyshim (siç e vërtetëojnë rezul-tatet) se televizioni është instrument autoritar dhe represiv me i efektshëm se çdo lloj mjeti tjetër informacioni më parë në botë. Krahasuar me të, gazetat fashiste dhe mbishkrimet e parullave musoliniane në muret e fermave të janë qesharake : ashtu siç është (dhimbshëm) e tillë qerrja përballë traktorit. E për-sëris : fashizmi, në thelb, nuk arriti as ta gërvishë në sipërfaqe shpirtin e popu-llit italian, ndërkohë që fashizmi i ri, dhe falë kryesisht mjeteve të informacionit dhe komunikimit (para së gjithash tele-vizionit, pikërisht), jo vetëm që e ka gër-vishur, por e ka çjerrë, plagosur, dhunuar dhe fëlliqur për jetë të jetëve…

Dhjetor 1973Përktheu Orgest AZIZI

Page 16: Gazeta Nr. 48

E mërkurë, 30 Nëntor 2011 16 Arte

(vijon nga numri paraardhës)

Këmba e të panjohurësmes mundit dhe mundësisëPorbus – Poussin - FrenhoferKrenar Zejno

ju e keni ndjerë, ose do ta ndjeni, se si qysh në krye paloset ajo faqe e rafinuar e pathosit dhe psikologjisë së moshës rinore, kur “në gjithë ndjenjat njerëzore ka një bulbëzim fillestar që shkon ditë pas dite duke u bjerrë, gjersa ngazëlli-mi mbetet veç kujtim dhe lavdia një gë-njeshtër, teksa suksesi i bërë zakon e ka davaritur edhe dyshimin”.

Duket si një faqe e dalë nga perga-menat e legjendës biblike Sansoni e Dalila (këtu nën përkthimin e Nolit): “Në botë secili që hin / debiret, debiret shkretë./ Fuqia e shpirtit i shkrin. / Dhe dashja e mirë humbet.”

Po e nisim, kësisoj, ashtu si niset kryevepra për t’u hedhur e rrokur me hijen e së Bukurës moderne, që kësaj fare hijeshie i ka shtuar edhe një shi-je të veçantë hidhësie. Për të ndjekur më tej fillin e një shkrimi mes mundit dhe mundësisë për të na thënë të pa-thënshmen. Pastaj, si zë e mbruhet arti mu në zgrip të shkatërrimit, posa “të kallësh shpirtin, imazhin e thellësisë së sendeve dhe krijesave”, për të arritur mëpastaj në zenit të tij, kur mëkohet vepra me prurjet e energjisë univer-sale. Dhe mandej tek e reja, zbulesa e së cilës dhe bashkëkohorja nuk vjen detyrimisht prej të rinjve, sepse që ajo të ngrihet në madhështi lypset mund, kimerë, kredo, reflektim i stërgjatë edhe qëndresë. Me të cilat ravijëzohet te kryevepra edhe cilësia e saj si totali-teti i qenies drejt një përbashkësie vita-le, ashtu si çdo vepër e vërtetë rezulton të jetë një fragment vizatimi nga shpirti i botës, një copë mundi elan vital drejt njëjësisë anima mundi.

E panjohura e kryeveprës fton drejt një pelegrinazhi në botën e artit, duke e përjetuar edhe si një mision mbi dashurinë. Ose njësh mbi të dyja, artin e dashurisë dhe dashurinë e artit. Ajo shpaloset mbi një hartë rrëfimi efikase që adreson në disa pista leximi, duke u thelluar përkrah dashurive paralele, thurrjes së sentimenteve, pasioneve dhe çështjes së raportit të artistit me ve-prën, si edhe artit me realitetin.

Rrjetat që ndërthuren dhe sigurojnë pluralitetin shumëkuptimor të veprës mpleksen mbi triplanëshin jetë-Das-

huri-Art. Ku luan një trio, Porbus-Pusen-Frenhofer. E cila në finale reciton një elegji mbi Artin, reduktuar në thelbin e tij: eufemizmin jetë – Vdekje.

Ngërçi dhe situatat dilematike sh-faqen qysh në nisje, sa tek vepra e pik-turuar edhe në veprën e shkruar. Das-huria këtu shpallet edhe si një shembull i rrallë që dëfton se sa pak vlerë ka re-aliteti kudo ku dashuria do të ishte e pranishme.

E kështu, dilemë pas ngërçi, përfun-dohet në makth. Nën të tillë kadencë – që kumbon edhe si një lloj dekaden-ce dhe mungesë e përmbajtjes në atë reale që njeriu bën, me vdekjen si ku-rorëzim i dështimit - kryevepra mund të shihej e shtrirë edhe në dy rrafshe të tjera, që aq shpesh këmbehen duke prodhuar e thelluar situata dilematike: teorikisht si një dialektikë e Dekaden-cës, praktikisht si dekadencë e Dialek-tikës. Porse kështu, kjo kryevepër e pa-njohur, duke përfshirë në rrokullimën e jetëve reale edhe raporte universale, do të shtyhej në honin që rrezikon një rrokullimë jete dhe arti bashkë. Dhe si e tillë do mund të ndjehet edhe si rënia filozofike. Ama, një rënie sa romantike, aq magjistrale dhe heroike.

Përkrah kësaj, nën konvulsionin e rrëfimit në lojë me zjarrin, do të ndjehet edhe temperatura e lartë në të mbërri-tur fundin, dhe si na shpaloset më në

fund një nga palat delikate të psikes së deliktit, si dhe raportit mes krimit dhe krijimit. E gjitha si nën një suit muzikore në sfond, nga një kreshendo drejt një thyerje nën nota funebër. E megjithatë, çfarë lloj fundi lajmëron ajo? Faktin që mbërritja e një gjëje dhe përkryerja e saj thërret vdekjen, apo thjesht të papërkryerën, të pamundurën dhe të pambërritshmen?

Balzaku vetëm sa na e paraqet vdek-jen reale, pa koment, ndonëse jeta dhe vdekja ishin ndeshur në çdo skaj e de-taj tabloje. Portat e rënda të këtij trilli balzakian hapen e palosen kanat nga të dy anët, sipas kahjes nga shtyn dhe hyn: jeta. Me çelës tematik Erosin, si prani e dyfishtë e gjallmimit, krijimit të veprës dhe veprimit.

Preludi nuk mund të mos qe Vdekja, qoftë si një dialektikë e Pasionit, qoftë si një përmbyllje e ankthit drithërimë dhe therorisë së paralajmëruar. Vdekja që edhe këtu thirret në apel si sovra-nitet estetik. E cila na shëron prej më estetikes së dëshirave, komenton Ha-rold Bloom te Shekspiri i tij: dëshirës për pavdekësi, siç na shpëton edhe prej xhelozisë, më estetikes së krisjeve mendore.

Kush është ky Frenhofer? Pyet e për-gjigjet Mourice Brauziere, prezantues i njërit prej botimeve të shumta të Krye-

veprës. “Plakush diabolik që duket se ka dalë prej Faustit të Goethe-s apo një rrëfim fantastik i Hofmanit, ai shfaqet si një fantazmë e Durrerit. Është një muze imagjinar i tipit Malraux që autori e thërret para syve tanë“. Dhe, më tej: “Gjithë balzakianët bien dakord, Krye-vepra e panjohur, sidomos në versionin origjinal të prezantuar te revista Artisti (1831), është parasëgjithash, një imitim i Hofmanit”.

Klithma faustiane, më ktheni rininë t’ju jap shpirtin shpërblim, këtu është transferuar në një prezencë të dyfishtë, si stadi i një mundësie dhe realitetit për ta këqyrur atë nën një konvertim eku-ivalent shpirtrash: mishërimin real të një shpirti ideal, dhe po aty, inversin, mishërimin ideal të një shpirti real.

Leksioni i violinës, ky tregim i shkur-tër i Hofmanit, mund të ketë shërbyer vërtet si model nisme për kryeveprën, por është e tepërt të përcaktohet imitim i tij. Pikërisht prej Malrosë së veprës Muzeu imagjinar, vjen edhe emërtimi i atij tipari të modernitetit si “art i ribërë mbi artin„. Ndërsa fantazma e Durrerit (ky i fundit një nga piktorët që Balzaku referon qartazi te kryevepra), na tërheq në synimin e Balzakut në lidhje me atë kohë që Bataille e quan “nata e botës fetare, e cila me devocion mallkonte ve-prën e mishit… si në veprat e Durrerit ku erotizmi dhe sadizmi i tij i përgjigjen ende kësaj pasigurie të ditës„.

Bodleri e quan Balzakun poet ro-mantik, e megjithatë, nisur prej sensit që këta i dhanë romantizmit drejt mo-dernitetit, paralelet devijojnë. Për pa-sardhësin e romantikes vizionare dhe vitaliste të Balzakut “romantizmi nuk është saktësisht as në zgjedhjen e su-bjekteve, as në të vërtetën ekzakte, por në mënyrën e të ndjerit”.

Përcaktuar prej Bodlerit, modernite-ti domethënë romantizmi, domethënë shprehje prezente e së bukurës. Ekua-cion ky, që në lidhje me subjektin dhe saktësinë bën të rezultojë edhe si for-mulim mbi modernizmin, barazisht me atë më sipër për romantizmin, mjafton të zëvendësohen. Rezultat i cili tas-hmë është dhënë nga kritika përtace, ndonëse tepër i saktë për të qenë sa ndjesor edhe i drejtë.

Sidoqoftë, kryevepra e panjohur e ka shansin e modernes edhe në dis-kurin lojcak që stimulon, përsa mo-dernia përcaktohet si e tillë edhe nga e panjohura që bujt në të, misteri, ajo

çka provokon, roli i vetë të panjohurës dhe ambiguitetit, shfaqjes së saj, gjer dhe kontestimit ndaj saj. Një fakt i tillë, kuptohet, nuk mund të jetë apriori leja për të luajtur me demarshin e Frenho-ferit, nëse nuk kapërcehen efektet e dukjes drejt thelbit. “Ne duhet të rrokim frymën, shpirtin, fizionominë e sendeve dhe qenieve. Efektet! Efektet! Por këto janë dukja e jetës, jo vetë jeta!”

Po Porbus e Pusen cilët janë? Me sa duket, roli i tyre në të panjohurën e Kryeveprës është i trefishtë.

Së pari, si një çift kundruesish vendo-sur kundruall veprës, ku duhet të pësoj-në edhe një leksion arti. Pra, nga njëra anë krijuesi me aftësi për të ndjellë habi dhe, nga tjetra, vrojtuesi i aftë për t’u çuditur dhe për ta lënë dëshminë thelbësore ose efektin, po themi, të bëjë efekt mbi të.

Së dyti, si personazhe piktorë ata përfaqësojnë kështu jo vetëm vrojtue-sin e pajisur me poetikën e të mendua-rit, por edhe krijuesin. Është kjo që e or-jenton të panjohurën e Kryeveprës mbi një sfond kuptimësie ndjesore. Është kjo që e ngre diskurin në rangun e të bukurës së ndjerë prej kujt ka provuar të krijojë bukuri. E mandej… dramën prej mospërputhjes edhe mes krijue-sve. Duke legjitimuar, artistikisht, edhe vetvrasjen e artistit.

Së treti, përveç se personazhe, Por-bus dhe Poussen janë realisht ata që janë (piktorë të shquar; Nicolas Poussin i obseduar nga erotizmi i “mallkuar” i mesjetës dhe kundër klasicizmit, konsi-derohet më i madhi i renesancës fran-ceze). Përmes të cilëve, Balzaku, duke na i paraqitur nën emra e bëma reale (edhe personazhe edhe personalitete), e shtrin dramacitetin e moskuptimit të bukurisë nga një dështim të Kryeve-prës gjer në një dramë të botës së artit.

Fundi i Kryeveprës është më i ko-bshëm se vetvrasja e artistit. Ashtu si tek Van Gogh, korbat e mortjes së ta-blosë së fundit janë më të zinj se vdekja e tij. Dhe, aq më keq, nëse Frenhoferi po lëshon këtu kumtin që paranjofton edhe një formë eutanazie arti, kjo do të ishte vetë gjëma e këtij arti. Vetvrasja e artistit pse nuk e gjen publikun e artit të tij, është ku e ku më pak se vetvrasja e artit ngaqë nuk e gjen më artistin që do mishërojë.

(vijon në numrin e ardhshëm)

e të

panjohurësKëmba