Upload
flamurstruga
View
487
Download
10
Embed Size (px)
Citation preview
Më 14 mars në mbrëmje, dikush më
dha me telefon një lajm, prej të ci-
lit e ndjeva se e shtuna do të niste
me deklarata të nxehta politike. Një
nxehtësi që parashikohej të zgjaste
me javë.
Në fakt, të nesërmen, ngjarjet rezul-
tuan më të nxehta se parashikimi dhe
zgjati më shumë se një javë. Shpër-
thimi i Gërdecit përmbysi jo vetëm
parashikimet, por edhe axhendat po-
litike të fi ksuara deri në detaje.
Kështu, lajmit që Shqipëria u pezul-
lua për një afat të pacaktuar nga ak-
tivitetet e FIFA-s i mbeti në media
një hapësirë si të ishte një raport i
policisë për një aksident rrugor pa
viktima.
Duke e lënë mënjanë rëndësinë që
meritonte ngjarja e Gërdecit, e parë
nga fati që pësoi lajmi më pozitiv për
federatën dhe më negativ për qeve-
rinë, në lidhje me sportin, 15 marsi
ishte i mbushur me ironi.
FSHF nuk arriti dot të fi tonte pikë
në opinion, për shkak të pezullimit
që i bëhej Shqipërisë, një ndëshkim
që do t’i faturohej qeverisë. Ndërsa
qeverisë, e cila do të kishte dashur vër-
tet të kishte një lajm të madh atë ditë
për të zbehur disi lajmin e keq nga
FIFA, i ndodhi edhe më keq: ndërsa
ajo ka akuzuar shpesh federatën për
korrupsion, lajmi i Gërdecit e zhyti
atë në ditët e saj më të vështira – kor-
rupsioni, për të cilin ishte akuzuar
federata, ishte i fl orinjtë...
Gati akuza ndaj Mediutpër shpërdorim detyreProkuroria e Përgjithshme merr në dorë dosjen nga prokuroria e Tiranës, për shkak se ka dyshime se ish-ministri ka konsumuar këtë vepër penale. Gazeta risjell dosjen e shkeljeve të Mediut
Presidenti amerikan, George Bush, ka përsëri-tur sërish mbështetjen amerikane për zgjerimin e NATO-s me anëtarë të rinj. Shtëpia e Bardhë ka përsëritur se zgjerimi i NATO-s është një sukses historik që synon nxi-tjen e paqes, sigurisë dhe përparimin demokratik dhe rritjen e shkallës së lirisë në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore
Presidenti amerikan, George Bush,
do të takohet në Kroaci me presiden-
tin dhe kryeminisitrin kroat, si dhe
me udhëheqësit e ven-
deve aleate, të cilave do
t’iu jepet ftesa për anë-
tarësim në NATO gjatë
Samitit të Bukureshtit.
Vizita e presidentit
Bush në Kroaci do të
zhvillohet pas takimit
të Bukureshtit, ku do
diskutohet zgjerimi i
Aleancës Veriatlantike.
Pritet që në Kroaci të
shkojnë dhe përfaqësue-
sit më të lartë të Shqi-
përisë. Turneu evropian
i presidentit amerikan
Bush fi llon më 1 Prill në
Ukrainë, ku kreu i Shtëpisë së Bardhë
do takohet me homologun ukrainas
dhe kryeministrin e vendit.
Ukraina së bashku me Gjeorgjinë
shpreson të marrë ftesën për t’iu
bashkangjitur “Planit të NATO-s për
Veprim” gjatë takimit të Bukureshtit.
Një numër vendesh, përfshi dhe Shte-
tet e Bashkuara e mbështesin një hap
të tillë. Por, disa vende evropiane nuk
besojnë se ky do të ishte një veprim i
përshtatshëm për shkak të zhvillimit
të demokracive në këto vende dhe
kundërshtimeve të Rusisë.
Pas pjesëmarrjes në takimin e
Bukureshtit ndalesa e radhës, sipas
Shtëpisë së Bardhë, është Kroacia.
Shtëpia e Bardhë ka përsëritur
sërish në prag të fi llimit të turneut
evropian të presidentit amerikan, se
zgjerimi i NATO-s është një sukses
historik, që synon nxitjen e paqes,
sigurisë dhe përparimin demokra-
tik dhe rritjen e shkallës së lirisë në
vendet e Evropës Qendrore dhe Lin-
dore. Presidenti Bush gjatë vizitave
në Evropë do përsërisë qëndrimin
amerikan sesa e rëndësishme është
liria dhe paqja në një Evropë të tërë
e të bashkuar.
�
Bush takohet me krerët e vendeve që do marrin ftesën për në NATO
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend
Oketa, deklaroi se “prioritet i punës së
tij do të jetë pikërisht kthimi i zonës
së Gërdecit në një zonë të sigurt dhe
padyshim anëtarësimi i vendit tonë
në NATO”.
Gjatë një prononcimi për mediat,
zoti Oketa vuri në dukje se “një ndër
porositë e para që kam dhënë me
marrjen e kësaj detyre ishte shpje-
gimi mbi përplasjen mediatike mi-
dis Shtabit të Përgjithshëm dhe Mi-
nistrisë së Mbrojtjes për ezaurimin
e ngjarjes së Gërdecit”. “Me njohjen
e zonave të prekura nga shpërthimi,
shumë shpejt gjithë kësaj zone do t’i
kthehet siguria”, - tha ai.
Për sa i përket hapave që do të
ndërmerren në këtë aspekt, ministri
i Mbrojtjes, Oketa, tha se “me njo-
hjen e detajeve të të gjithë situatës në
zonën e Gërdecit do të ndërmerren
hapa dhe veprime konkrete”.
I pyetur lidhur me çështjen e de-
montimit të armëve, z. Oketa u për-
gjigj se “më tepër sesa çështje priva-
tësie, kjo duhet të trajtohet si çështje
standardesh dhe respektime procedu-
rash dhe në rast se nuk tregohet ky
kujdes, si nga organet shtetërore, po
kështu edhe nga ato private, tragjedi
të tilla edhe mund të përsëriten”.
“Për këtë arsye duhet të ndërmer-
ren të gjitha masat e sigurisë, të gji-
tha standardet dhe pas një analize
të hollësishme do të dalim edhe me
veprimet e duhura”, - deklaroi minis-
tri Oketa.
Oketa: Prioritet i punës, anëtarësimi në NATO
LSI nis organizimin e protestave kundër qeverisë për GërdecinKthehet beteja politike brenda së majtës. PS dhe LSI, rivalitet me protestat pas Samitit të Bukureshtit
Tragjedia e Gërdecit, e ndodhur
dy javë më parë, do të vazhdojë të
jetë në qendër të sulmeve politike të
opozitës kundër qeverisë, por edhe
pretekst për të vazhduar betejën po-
litike ndërmjet partive të opozitës,
kryesisht ndërmjet krerëve të PS dhe
LSI. Samiti i Bukureshtit dhe shpresat
e Shqipërisë për të marrë ftesën për
në NATO, kanë mbajtur peng rea-
gimet e Edi Ramës dhe PS kundër
qeverisë, por njëherësh kanë mbaj-
tur peng edhe betejën e fortë poli-
tike ndërmjet Ramës dhe Ilir Metës,
e cila kishte nisur prej disa javësh dhe
që nuk u ndërpre plotësisht as për-
gjatë ditëve të tragjedisë së Gërdecit.
Opozita që i bëri qeverisë, kryetari i
PS, Edi Rama, e para e këtij lloji në
kushte të përafërta, në 17 vite të plu-
ralizimit, sjell një situatë të re bren-
da së majtës. Kryetari i PS mundi të
menaxhojë me qetësi situatën dhe të
garantojë një opozitë të qetë në ditët
e tragjedisë së Gërdecit, duke ndaluar
reaksionet e elementeve dhe rrymave
brenda partisë së tij, të prirura për të
sulmuar politikisht qeverinë deri në
rrëzimin e saj. Për këtë arsye, krye-
tari i PS, Edi Rama, mori vlerësimet e
faktorëve politikë të brendshëm dhe
atyre ndërkombëtarë. Ambasadori i
SHBA në Shqipëri, dy ditë më parë,
e cilësoi Ramën si burrë shteti, për
mënyrën sesi ai menaxhoi të bërit
opozitë në të mirë të vendit dhe
procesit të integrimit në NATO, duke
mundur presionet që vazhdojnë të
vijnë nga elektorati për të shfrytëzuar
tragjedinë e Gërdecit, për të ardhur
në pushtet. Rama krijoi imazhin e një
opozite krejt tjetër nga ajo opozitë që
shqiptarët janë mësuar të shikojnë në
17 vitet e pluralizimit, në kushte të
ngjashme.
E gjithë merita që mori kryetari so-
cialist për mënyrën e të bërit opozitë
në më shumë se dy javët e post-tragje-
disë së Gërdecit, pritet të jetë pikëris-
ht pika, tek e cila do të mbështeten
të gjithë kundërshtarët e tij brenda
koalicionit opozitar, për ta cilësuar
si bashkëpunëtor të Berishës dhe për
të konsideruar Gërdecin një shans të
humbur për opozitën. I pari që pritet
ta sulmojë drejtpërdrejt është krye-
tari i LSI, Ilir Meta, i mbështetur edhe
nga deputetë të PS, të cilët janë të
njohur si kundërshtarë të Ramës në
PS dhe që i kanë humbur shpresat për
të qenë sërish deputetë të kësaj partie.
Bashkë me ta pritet të kenë një rol në
këtë skemë sulmesh edhe deputetë të
caktuar në radhët e mbështetësve të
Ramës, të cilët kanë nisur të ndjejnë
ethet e zgjedhjeve të ardhshme par-
lamentare, si dhe mundësinë për të
mos qenë sërish në krah të kryetarit
të PS, dhe më keq akoma, pjesë e gru-
pit parlamentar të kësaj partie.
Një javë më parë, kryesia e PS ven-
dosi të vazhdojë protestat kundër
qeverisë, të cilat nisën rreth dhjetë
ditë më parë me marshimin e hes-
htur në bulevardin “Dëshmorët e
Kombit”, në nderim të viktimave të
tragjedisë së Gërdecit. Në mbledhjen
e kryesisë rikonfirmuan kërkesën për
dorëheqjen e kryeministrit, si dhe u
miratua strategjia e lëvizjeve politike
pas tragjedisë së Gërdecit. Në këtë
mbledhje u ngrit një grup pune që
do të kishte për objekt pune vetëm
tragjedinë e Gërdecit. Ka kaluar një
javë dhe ende nuk ka patur asnjë
protestë apo ndonjë organizim kon-
kret të kësaj partie për të vazhduar
protestat, ndërsa grupi i punës ende
nuk ka nisur të funksionojë. Gjithçka
është në pritje të Samitit të NATO-s,
i cili do të zhvillohet pas tri ditësh,
në datën 2 deri në 4 prill. Përgjatë
kësaj kohe, rivali i Ramës, Ilir Meta,
po harton strategjinë e tij për protesta
ndaj qeverisë, si dhe për sulmet që LSI
do të drejtojë ndaj PS dhe kryetarit të
saj. LSI është e vendosur të zhvillojë
protesta në të gjithë vendin, ku do të
ftojë të jetë pjesë edhe PS, duke ten-
tuar të marrë në dorë frerët e të bërit
opozitë kundër qeverisë. Në daljet e
tij në protesta, Ilir Meta pritet të sul-
mojë në çdo rast kryetarin e PS, Edi
Rama, për mungesën e reagimit opo-
zitar, duke e cilësuar si një bashkëpu-
nim të tij me kryeministrin Berisha, i
nisur sipas LSI në momentin, kur nisi
debati për reformën zgjedhore, çast
në të cilin nisi konkretisht edhe lufta
politike ndërmjet kryetarit të PS, Edi
Rama dhe atij të LSI, Ilir Meta.
Burime pranë LSI thanë dje, se ka ni-
sur konkretisht puna për organizimin
e protestave, në qendër të të cilave do
të jetë kërkesa për dorëheqje drejtuar
kryeministrit Berisha, por njëherësh
edhe sulmet drejtuar Ramës si “trad-
htar” i së majtës, akuzë e cila dikur i
bëhej ish-kryetarit të PS, Fatos Nano.
Burimet bëjnë të ditur, se në protestat
e LSI do të bashkohen edhe krerët e
PDS dhe PAD. Sekretari politik i PDS,
Artur Duçkollari tha dje, se PDS fton
qytetarët më 5 prill në shesh për të
protestuar kundër qeverisë. “Qeveria
është peng i fishekëve të skaduar dhe
Shqipëria nuk mund të qeveriset nga
një kabinet i demontuar. Gërdeci ës-
htë skaneri i qeverisë më të inkrimi-
nuar në historinë e Shqipërisë.
Më 5 prill ftojmë të gjithë të jemi
bashkë në shesh të protestojmë:
“Berisha ik!”, - tha dje Duçkollari.
Kryetari i PS, Edi Rama, i shoqëruar
nga grupi i punës i përbërë nga depu-
tetë të PS për të ndihmuar të mbije-
tuarit e tragjedisë së Gërdecit, shkuan
dje në ambientet e konvaleshencës
së Durrësit, me një sasi ndihmash të
grumbulluara nga kontributi i anë-
tarëve dhe simpatizantëve e kësaj
partie. Në takim me banorët Rama
u shpreh, se ka mungesë të plotë
transparence nga ana e qeverisë, në
administrimin e këtyre kontributeve
të solidaritetit qytetar, të cilat nuk
janë shpërndarë në mënyrë të plotë
te njërëzit në nevojë, por vetëm po
shërbejnë për të mbushur xhepat
e buxhetit të qeverisë. “Është e pa-
tolerueshme, që qeveria kërkon të
mbushë xhepat e buxhetit me fondet
e dhuruara nga qytetarët, organizatat,
miqtë për viktimat dhe të mbijetua-
rit e tragjedisë. Këto fonde dhe këto
ndihma janë ndihma të solidaritetit
qytetar me viktimat dhe të mbijetua-
rit. Nuk janë ndihma për qeverinë, e
cila është përgjegjëse dhe fajtore dhe e
cila nuk mund ta përdorë në mënyrë
kaq cinike këtë solidaritet, duke marrë
nga njëra anë taksat dhe kontributet e
qytetarëve për buxhetin dhe nga ana
tjetër, duke futur dhe dhuratat dhe
ndihmat e solidaritetit në buxhet,
me arsyetimin absurd se po tejkalo-
het fondi i emergjencës, i cili është i
paqartë, i cili është jotransparent, i cili
është fiktiv, për sa kohë nuk ka një
fond të përcaktuar në bazë të të dhë-
nave dhe të kostove”, - tha dje Rama.
Rama: Ka mungesë transparence me ndihmat e qytetarëve për të mbijetuarit e Gërdecit
Partia Republikane ka deklaruar se nuk do vende në qeveri, pa u zbardhur misteri i Gërdecit, megjithëse ndonjë prej deputetëve të saj synon ministri të rëndësishme. Pollos dhe Xhuvelit ndoshta do i duhet të kënaqen me këto tre vjet që kanë kaluan në qeveri, ndërsa për Ndokën dhe Barkën, për shkak të numrave, mund të shikohet për ndonjë ministri të nivelit të dytë
Kryeministri, Sali Berisha, u zhgën-
jye dhe njëherë nga qeveria e tij e dytë
që pas 3 korrikut 2005, pas mundë-
sisë që ish-ministri i Jashtëm, Besnik
Mustafaj, i dha për të bërë një rro-
kadë vendesh si pasojë e dorëheqjes
së tij. I gjendur mes presionit dhe me
ngjarjen e Gërdecit në shpinë, ngjarje
e shkaktuar nga njëri prej aleatëve
të tij, me marrjen e ftesës për anë-
tarësim në NATO në fillim të prillit,
duket se do hedhë dhe njëherë “zarat”
për të krijuar një kabinet të ri. Këtë
pozicion të tij ai e ka shprehur në një
nga mbledhjet e grupit parlamentar
të PD, madje, sipas burimeve nga
ky grup, mësohet të jetë shprehur
se “ndoshta nuk do i përfshijë më
aleatët në qeveri”, gjë e cila ka gjasa
të ndodhë, vetëm në rast se republi-
kanët ia kalojnë votat për moral po-
litik pas deklaratës së Godos, se nuk
do të kërkojnë asnjë vend tjetër në
qeveri.
E megjithatë, duket se jo të gjithë
republikanët po i binden vendimit
të kryesisë. Një pjesë e deputetëve
nuk pajtohen me penalizimin që
do iu bëhet të gjithë deputetëve të
këtij grupi, vetëm e vetëm se krye-
tari i tyre bëri atë që bëri. Kështu,
burime nga brenda grupit shprehen
se, me gjithë qetësinë që vihet re në
pamje të parë, ka shumë prej tyre që
e pretendojnë me forcë një vend në
qeverinë ‘Berisha’. Arian Madhi, një
prej deputetëve, i cili mori mandatin
e deputetit në zgjedhjet e 2005, në
një prej bastioneve të PD, edhe pas
thirrjes së Berishës për të votuar PR
në proporcional, tashmë duket se i
ka sytë në një tjetër drejtim, te Minis-
tria e Drejtësisë, e cila në momentin e
tanishëm po drejtohet nga Enkelejd
Alibeaj, i ardhur në këtë post pas
dorëheqjes së Rusmalit. Megjithëse
duket e vështirë që ky synim i njërit
prej deputetëve më aktivë të PR
të bëhet realitet, sërish mësohet se
Madhi me një grup mbështetës të tij,
tashmë që Mediu ka dalë jashtë loje,
po lufton fort për këtë post. Nga ana
tjetër, duket se mandati i deputetit i
ka dhënë një superioritet dhe brenda
partisë, duke lënë në hije dhe figura
të tjera të njohura të kësaj partie si
Sekretarin e Përgjithshëm, Aleksan-
dër Garuli, apo dhe nënkryetarin
Alibali, që në zgjedhjet e 2005 nuk
arritën të marrin një mandat depu-
teti dhe sot janë në postet e zëven-
dësministrave. Nga ana tjetër, mbetja
në hije e Mediut, i cili, pas asaj që
shkaktoi, ka ulur dukshëm influen-
cën e tij në parti, janë faktorë të tjerë
ndihmës që mund të çojnë përpara
ëndrrën e Madhit, i cili njihet në
opinionin publik për prononcimet
e tij të shpeshta, sidomos në lidhje
me pronat, pozicion që para 2005 e
kishte Maks Begeja.
Ndërkohë, aleatët e tjerë hë për hë
presin lëvizjet politike, për të marrë
më pas një qëndrim politik. Humbja
e pozicioneve që ata kanë aktualisht,
do të ishte një goditje për elektorain
e tyre dhe, në rast se Berisha reali-
zon vërtet atë për të cilën është sh-
prehur, atëherë atyre s’iu mbetet gjë
tjetër vetëm të shohin sesi dita-ditës
rrjedh elektorati i tyre, duke qenë se
përkrahësit e këtyre partive në më
të shumtën e rasteve janë të afërm
dhe njerëz të njohur, të cilët mbësh-
tetjen dhe përkrahjen e tyre e kanë
bazuar më së shumti te pozicionet
që ata kanë zënë në administratë në
sajë të njohjes me kryetarin. Më i rre-
zikuari për këtë çështje duket Pollo,
i cili ka Ministrinë e Arsimit që prej
tre vjetësh dhe pesha e tij në vendim-
marrje ka rënë së tepërmi. Nga katër
deputetë që ka pasur dikur, tashmë i
kanë mbetur vetëm dy. Rokada në
arsim do të bënte që Pollo të hum-
biste shumë drejtorë drejtorish arsi-
more, por edhe drejtorë shkollash
që pozicionet e tyre i kanë zënë nën
siglën e PDR. Këta të fundit, në rast
ndërrimi të ministrit, në rastin më të
mirë duhet të shikojnë të ndërrojnë
parti, dhe në rastin më të keq duhet
të lëshojnë pozicionet e tyre në admi-
nistratë. (Kjo ka ndodhur dhe kur në
ministri janë ndërruar dhe ministra
që kanë qenë deputetë brenda PD).
Për sa i përket Ndokës, duket se pesha
e tij në Kuvend për shkak të numrave
që ka dhe marrjes së deputetëve sa
nga e majta dhe sa nga e djathta,
është rritur dis. dhe mund të ruajë
një vend në kabinetin qeveritar, por
gjithsesi mbetet shumë i rrezikuar në
postin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sa për Xhuvelin, ai duket se duhet
të kënaqet me tre vjet qeverisje në
krye të Ministrisë së Ambientit. Sa
për PBDNJ, për shkak të natyrës që ka
dhe të qëndrimeve që ka mbajtur, du-
ket se kryeministri do ta ketë shumë
të vështirë të vendosë...
Ndërkohë, për sa i përket rokadës
brenda PD, janë një sërë ministrash
që duhet të lenë vendin, por tashmë
kanë mbetur shumë pak elementë
për t’i zëvendësuar. Gjithsesi, ajo
çka është e sigurt, është se riforma-
timi do të prekë ato institucione, të
cilat përgjatë kësaj kohe kanë treguar
një përformancë të ulët në arritjen
e objektivave. Në këtë një vit qeve-
risje që i ka mbetur kryeministrit, së
pari i duhet të përmirësojë imazhin,
i cili me ngjarjen e Gërdecit duket se
ka kuota shumë të ulëta. Gjithsesi,
dhe në kabinetin “Berisha 3” duket
se një influencim shumë të madh do
të kenë klanet në PD, të cilat do të im-
ponojnë kandidaturat e tyre dhe në
këto kushte, përzgjedhja e kabinetit
‘Berisha’ sërish duket e zymtë dhe rre-
zikohet të shndërrohet përsëri në kë-
naqje interesash, pasi klanet nuk lënë
shumë hapësira për të zgjedhur.
Kryetarja e Kuvendit të Shqi-
përisë, Jozefina Topalli, iu përgjigj
interesit të disa gazetarëve të televi-
zioneve shqiptare mbi pritshmëritë
e Samitit të Bukureshtit dhe me
sfidat që e presin vendin pas këtij
Samiti, ku Shqipëria pret të marrë
ftesën për anëtarësim në NATO.
Zonja Topalli, Samiti i NATO-s po
afron, si e shihni këtë moment për
Kuvendin, qeverinë dhe shqip-
tarët?
Në fakt, në historinë tonë 17-vje-
çare, kjo është padyshim ngjarja më e
madhe historike, suksesi më i madh.
Është substanca reale e asaj që shqip-
tarët kanë pasur si projektin e tyre
më të madh. Dhe besoj se, nëse në da-
ten 3 prill ne do të marrim lajmin e
marrjes së ftesës së Shqipërisë, Kroa-
cisë dhe Maqedonisë për t’iu bash-
kangjitur Aleancës më të madhe, ky
është një moment, për të cilin të gji-
thë shqiptarët pa përjashtim duhet
të jenë shumë krenarë. Në fakt, vite
më parë, edhe për optimistin më të
madh, marrja e ftesës për në NATO
ishte shumë e largët, gati e pamun-
dur. Besoj se Bukureshti është kësaj
radhe vendi ku do të kthehet për-
gjigjja e meritës dhe përpjekjeve 17-
vjeçare për të gjithë progresin e rea-
lizuar në demokracinë funksionale
tashmë në Shqipëri, për reformat e
ndërmarra në shtetin ligjor, në forcat
ushtarake, në mënyrë të veçantë për
kontributin që forcat tona ushtarake
kanë sjellë së bashku me misionet e
tjera partnere në Afganistan, Irak, në
Bosnjë. Me marjen e ftesës më 3 prill,
dhe besoj se shanset janë shumë të
mëdha, kjo do të thotë se marrim
përgjigjen e meritës së progresit të
reformave, por në të njëjtën kohë
kjo nënkupton një axhendë të re për
politikën shqiptare. Kjo nënkupton
detyrime të reja që progresin e arri-
tur gjatë kësaj periudhe, ta avanco-
jmë në atë që unë mendoj se duhet
të shihet si një reformë e madhe e
shtetit, që nënkupton një demokraci
që të përformojë akoma më mirë një
ekonomi edhe më solide, një bashkë-
punim i forcave politike edhe më i
ngushtë në reformat e shtetit, gjë që
do të sjellë një sinergji të madhe për
shqiptarët dhe do të afronte dhe më
shpejt atë që ne e kemi si projektin
tjetër të rëndësishëm që është
Topalli: Pas samitit të NATO-s, reformë e madhe e shtetit
Riformatimi i qeverisë pas ftesës së NATO-s, aleatët rrezikojnë të mbeten pa vende
Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm, ka mbledhur dje 12 deputetë të mazhorancës në një takim, gjatë të cilit i është dhënë mundësia Fatmir Mediut për të sqaruar pozicionin e tij. Burimet shprehen se brenda PD ekziston një lëvizje e ndërmarrë prej kohësh prej Besnik Mustafajt dhe deputetit tjetër, Aleksandër Biberaj, në prag të riformatimit të qeverisë, por dhe mbijetesës politike
Në një kohë kur të gjithë flasin për
përgjegjësinë që ka Fatmir Mediu në
çështjen e Gërdecit, ish-ministri i Jas-
htëm, Besnik Mustafaj, ka mbledhur
dje në një kafe në afërsi të Ministrisë
së Drejtësisë, rreth 12 deputetë, për
të sqaruar pozicionin e Mediut në
këtë çështje. Burime nga takimi i de-
putetëve thanë për gazetën “TemA”
se kryefjala e bisedës ka qenë roli i
Mediut në të gjithë këtë histori dhe
pesha e tij e përgjegjësisë, megjithëse
shumë nga deputetët pjesëmarrës e
justifikuan takimin si një “kafe miqë-
sore”. Takimi vjen në një moment kur
shigjetat e akuzave janë drejtuar nga
ish-ministri i Mbrojtjes dhe vetëm një
ditë më parë kryeministri shmangu
komentet për Mediun gjatë prezan-
timit të Gazmend Oketës si ministri
i ri Mbrojtjes.
Por, moda e grupimit të deputetëve
të mazhorancës, e filluar që në kohën
kur Bamir Topi luftonte fort për pos-
tin e presidentit, ka dhe një prapas-
kenë, veç justifikimit “kafe miqsh” apo
“ sqarim pozicioni”. Ashtu sikundër
Topi atëherë dhe tani jemi në prag të
një riformatimi të qeverisë ‘Berisha’,
e cila pritet të ndodhë pas Samitit
të Bukureshtit. Burime brenda PD
shprehen, se deputetët Mustafaj dhe
Biberaj prej kohësh kanë nisur formi-
min e një lobingu brenda Kuvendit, i
cili ka si synim tërheqjen e një mase
deputetësh, mes tyre dhe përkrahës të
Topit brenda PD dhe “samiti” i radhës
ka pikërisht si qëllim këtë, që Mustafaj,
ose ndonjë tjetër t’i tregojë Berishës,
se mund të mbledhin një numër të
konsiderueshëm deputetësh. Qëllimi
natyrisht është që të zihet një vend në
kabinetin e ri qeveritar, ku një nga
kandidatët mund të jetë dhe deputeti
Biberaj, i cili ka synuar post qeveritar
që në kabinetin “Berisha 1”.
Ndërkohë, duket se tragjedia e Gër-
decit ka lënë në hije atë që përpara
15 marsit ishte çështja e ditës që ka të
bëjë me reformën zgjedhore. Megji-
thëse opozita nuk i dëshiron zgjed-
hjet e parakohshme dhe kërkon që
në zgjedhjet e 2009 të shkojë me Be-
rishën kryeministër, sërish ajo është
përqendruar te dorëheqja e tij, për
shkak të pozicionit të saj. Ajo çka të
dy liderët e dy partive të mëdha kishin
rënë dakord në distancë, tashmë ka
ngecur në vend, për shkak të ngjarjes
së pazakontë që ndodhi vetëm 20 ki-
lometra larg Tiranës. Ideja e propor-
cionalit rajonal u hodh nga PS dhe u
përkrah që në fillim nga kryeministri,
Sali Berisha dhe jo më kot. Sistemi
proporcional rajonal, i huazuar nga
modeli spanjoll, i jep një rëndësi shu-
më të madhe kryetarit në zgjedhjet e
përgjithshme, por, nga ana tjetër, “heq
qafe” dhe aleatët e bezdisshëm, të cilët,
kur vjen puna te ndarja e pushtetit,
kërkojnë një copë jo të vogël nga
torta. Nga ana tjetër, ky sistem largon
nga skena politike me diplomaci dhe
kundërshtarët brenda partisë, të cilët
në rast mosbindjeje ndaj kryetarit, ose
të një qëndrimi kundër, duhet të kë-
naqen me renditjen andej nga fundi i
listës dhe të shpresojnë që partia e tyre
të marrë 100% të votave që të kenë
një karrige në Kuvendin e Shqipërisë.
Sepse, në sistemin proporcional rajo-
nal garohet në grup dhe shanset për
të hyrë në Kuvendin e Shqipërisë i
kanë vetëm ata që janë afër kreut ose
që janë përfaqësues të një lobingu
vendimmarrës brenda PD. Për të tje-
rët, kryetari i jep vetes të drejtën të
fusë në listë kë të dojë të parin dhe të
lërë në fund deputetët “mistrecë”, që
përgjatë mandatit paraardhës s’kanë
mbajtur një qëndrim koherent me
të. Kjo çështje nuk ka ndezur deba-
tet vetëm brenda PS, por dhe brenda
kampit të mazhorancës. Deputetë
të ndryshëm, që nuk shihen me sy
të mirë nga kryetari, e shohin këtë
zgjidhje si një heqje të pavarësisë së
deputetit, ndërsa të tjerë si një mënyrë
spastrimi e lehtë nga të pakënaqurit.
Kjo ka bërë që shumë prej deputetëve
aktivë, që deri më dje nuk kanë mun-
guar të thonë dhe mendimin e tyre
kundër ndonjë qëndrimi të kryetarit
të partisë, sot janë të detyruar të ulin
tonin e debatit. Pse jo dhe mbledhja
e djeshme e 12 deputetëve të PD në
kafen e organizuar nga Mustafaj ka si
qëllim në vetvete edhe këtë çështje.
Krijimin e një faktori, i cili të jetë ven-
dimmarrës në politikat brenda PD,
me qëllim ruajtjen e pozicioneve të
tyre në politikë.
Nga ana tjetër, sistemi proporcio-
nal rajonal do i shpëtonte dy partitë e
mëdha dhe nga aleatët, për të cilët në
këtë sistem nuk mbetet asgjë, vetëm
nëse ata marrin rreth 11 për qind
nëpër qarqe, që të arrijnë të marrin
të paktën një deputet, gjë e cila për
momentin dhe për mënyrën sesi
zhvillohen ngjarjet në fushatë, ata
nuk arrijnë të marrin as 2.5 për qind
dhe në shumë raste kjo falë “zemër-
gjerësisë” së komisionerëve të dy par-
tive të mëdha. Pra, me pak fjalë, në
sistemin proporcional rajonal, do të
kemi deputetë vetëm nga dy partitë
e mëdha dhe deputetë krejtësisht të
varur nga ajo çka thotë kryetari, një
ëndërr që të paktën kryetari i PS, Edi
Rama, e ka pasur që prej momentit,
kur u vu në krye të PS.
perspektiva evropiane. Kjo do të
thotë që reformat e realizuara nga
qeveria dhe Kuvendi do të hyjnë në
një fazë të re, do të hyjnë në fazën e
sfidave të reja dhe të një serioziteti, të
një urtësie dhe të një bashkëpunimi,
që në mënyrë të veçantë do të forma-
lizohet në parlament, por që kërkon
mbështetjen e liderëve kryesorë të
forcave politike në Shqipëri.
Zonja Topalli, mendoni se do të
ketë një mirëkuptim dhe bashkë-
punim të të gjitha partive politike
pas Samitit të Bukureshtit, sepse
duket së deri më tani ky mirëkup-
tim ka qenë në funksion të këtij
qëllimi?
Marrja e ftesës nënkupton detyri-
me të reja dhe sfida të reja. Prandaj
thashë se kjo kërkon një axhendë
të re politike. Axhenda e re do të
thotë bashkëpunim dhe unë besoj
te ky bashkëpunim, sepse besoj në
sinqeritetin dhe seriozitetin në ar-
tikulimin më një zë të të gjithë for-
cave politike për perspektivën, inte-
grimin në NATO dhe BE. Në fakt,
Samiti i Bukureshtit në përgjigje të
gjithë meritës dhe progresit të bërë
gjatë kësaj periudhe është sfidë, është
detyrim, por është dhe një test për
të gjithë forcat politike për të çuar
përpara këtë bashkëpunim, në atë që
unë vazhdoj të insistoj: në domos-
doshmërinë e reformës së shtetit. Të
gjitha vendet e tjera që kanë ndjekur
këtë rrugë, kanë kuptuar se sinergjia
midis forcave politike është e vetmja
rrugë, është e vetmja zgjidhje për të
bërë të mundur që vendi i tyre të
ecë më tej në proceset dhe në sfidat
që sjell ky shekull i ri dhe nuk janë
sfida të vogla. Vetë NATO në Samitin
e ardhshëm do hapë një debat mbi
perspektivën, por dhe mbi sfidat e
mëdha që ajo është e detyruar t’ia
njohë vetes, me gjithë partnerët e
saj në këtë shekull të ri. Ajo që unë
konsideroj si shumë të rëndësishme
për shqiptarët dhe që përjetohet në
mënyrë të veçantë dhe me një sens të
madh përgjegjësie, por dhe me sen-
sin e meritës, është fakti se të bëhesh
pjesë e asaj që është aleanca e lirisë,
për shqiptarët në mënyrë të veçantë
ka një substancë krejt të ndryshme
nga shumica e vendeve të tjera, me-
qenëse ne lirinë e kemi jetuar më
pak se kushdo tjetër gjatë historisë.
Mustafaj, lobing me 12 deputetë të mazhorancës në mbrojtje të Mediut
Në një intervistë për gazetën
“TemA”, drejtori i Përgjithshëm
i Auditit, Pajtim Shehu, duke
ravijëzuar punën e institucionit të
drejtuar prej tij, thotë se janë gjetur
shkelje të mëdha financiare në
Ministrinë e Arsimit dhe të Shën-
detësisë. Sipas drejtorit të Auditit,
skema e kthimit të parave të librit
shkollor, ndonëse shumë e mirë
në letër, ishte një
dështim i madh i
Ministrisë së Ar-
simit. Ai thotë se
janë bërë tendera,
ku ka patur abu-
zime të mëdha,
aq të mëdha, sa
janë bërë hyrjet
për mallrat e blera
dhe në magazina
nuk ka asgjë. Në
drejtoritë arsimo-
re të kontrolluara
nga Ministria e
Arsimit janë blerë mallra dhe në
magazina nuk kanë përfunduar as
kancelari, as pajisje të tjera. “Edhe
Ministria e Shëndetësisë po ashtu,
- thotë drejtori i Auditit, - ka qenë
e mbushur me abuzime të mëdha.”
Auditi duket se ka bërë një punë
të jashtëzakonshme, pasi janë bërë
2907 kontrolle gjatë vitit 2007 dhe
janë kapur shkelje të rëndësishme.
“Drejtoria e Auditit do të nisë shu-
më shpejt, - thotë drejtori Shehu,
- të kontrollojë financat e KLD,
Prokurorisë së Përgjithshme dhe të
mjaft institucioneve të tjera.”
Cilat janë institucionet kryesore që
jeni duke audituar aktualisht?
Aktualisht, Drejtoria e Përgjithsh-
me e auditit (DPA), në bazë të progra-
mit vjetor është duke ushtruar kon-
troll në disa institucione të pavarura,
të cilat kanë qenë të paaudituara për
një periudhë relativisht të gjatë. Kon-
kretisht, veçojmë KLD, Komisionin e
Shërbimit Civil, Avokatin e Popullit
dhe Inspektoriatin e Lartë të Dekla-
rimit të Pasurive. Lidhur me këto dy
të fundit, sqaroj se nuk ka tërheqje
nga DPA, por presioni i ushtruar nga
këto institucione është një argument
më shumë që ne të zbardhim situatën
financiare në to. Brenda tremujorit
të dytë, një numër tjetër institucio-
nesh të pavarura si KQZ, Avokati i
Shtetit, Zyra e Pushtetit Gjyqësor,
Prokuroria e Përgjithshme, AMF dhe
Autoriteti i Konkurrencës etj., do të
jenë pjesë e punës sonë. Gjithashtu,
javën tjetër do të fillojë auditimi në
tri entet kryesore, ERE, ERT dhe
ERU, ku auditimi do të fokusohet jo
vetëm në anën financiare, por edhe
në vendimmarrjen e tyre lidhur me
çmimet që prekin interesat e gjera
të popullatës. Aktualisht, kemi për-
funduar auditimin në Shërbimin
Gjeologjik Shqiptar dhe përfitoj nga
rasti të them që abuzimet në këtë
institucion kanë qenë të paimagji-
nueshme edhe për ne financierët,
duke e shndërruar këtë institucion
në një institucion bamirësie, me të
vetmin ndryshim që, në qoftë se një
i papunë merr 5 deri në 6 mijë lekë
të reja, pagesat për të ashtuquajtu-
rit “shkencëtarë” janë deri në dhjetë
herë më të larta, përveç rrogës. Ma-
teriali i është dorëzuar kryeministrit
dhe ministrit Ruli bashkë me reko-
mandimet përkatëse që konsistojnë
në transformimet e këtij institucioni
në një institucion të mirëfilltë shken-
cor, ashtu si edhe procedimet penale
dhe administrative të titullarëve të
këtij institucioni. Ndërkohë, vazhdo-
jmë punën në Drejtorinë Arsimore
në prefekturën e Vlorës, komunën
Maqellarë, në Institutin Shkencor të
Sportit etj. Një tjetër mision shumë
i rëndësishëm, i zhvilluar në këtë
periudhë është edhe inspektimi i
fondeve të shpenzuara në datat 21-
31 dhjetor 2007, në Ministrinë e
Mbrojtjes, Arsimit, Shëndetësisë dhe
në atë të Punëve Publike. Materiali
përkatës brenda javës që vjen do të
bëhet publik, por përfitoj nga rasti
të theksoj që abuzimet në fundin e
vitit kanë qenë të mëdha, kryesisht në
Ministrinë e Arsimit dhe të Shëndetë-
sisë, lidhur me likuidimet e kryera,
shpeshherë fiktive, apo në paraqitje
të dokumenteve në zyrat e Thesarit
për mallra ende të pabëra hyrje. Një
problem më vete ka qenë skema e
subvencionit për librin parashkollor
dhe tetëvjeçar, ku padyshim abuzi-
met janë evidente.
Cilat janë abuzimet e vërejtura
këtu?
Paratë e përcaktuara për të kom-
pensuar prindërit nuk kanë shkuar
tek ata. Pavarësisht se skema në letër
ka qenë perfekte, në zbatim ka hasur
në burokraci, abuzime dhe keqpër-
dorim të momentit të transferimit
të parave nga buxheti i shtetit drejt
shkollave ku janë bërë edhe blerjet e
librave. Bashkëpunimi me Drejtorinë
Arsimore ka qenë jashtëzakonisht i
dobët, dhe arsyetimi për disa rrethe
të largëta me motin e keq nuk i jus-
tifikon shpërdorimet e ndodhura.
Gjithashtu, edhe rektoratet dhe
universitetet që mbulohen nga kjo
ministri nuk kanë qenë larg abuzi-
meve dhe shpërdorimeve të detyrës.
Kondicionerë që nuk ekzistojnë në
magazinë, rezultojnë të likuiduar, po
ashtu kompjutera të blerë me vlera
të konsiderueshme dhe parametra
të para dy-tre viteve. Materiale dhe
kancelari shkollore, gjithashtu të
deklaruara hyrje, të cilat mungojnë
në magazinë dhe elementë të tjerë
janë abuzimet e radhës të kryera nga
këto institucione. Sigurisht, misioni
i auditimit nuk ka mbetur vetëm në
konstatim, por janë bërë ndërhyrjet
në udhëzimet përkatëse dhe konkre-
tisht nuk do të ketë asnjë procedurë
tenderimi të zhvilluar pas datës 31 te-
tor, nuk do të ketë likuidime faturash
me afat të lëshuar më shumë se 30
ditë dhe situata në fund të vitit do të
ndiqet në bashkëpunim me struktu-
rat tatimore për deklarimet e kryera
nga subjektet. Gjithashtu, ligji i ri
organik i buxhetit është një kuadër
ligjor më shumë për parandalimin e
këtyre shkeljeve.
Çfarë shkeljesh janë vërejtur gjatë
kontrolleve të ushtruara gjatë vi-
tit 2007? Sa llogaritet të jetë dëmi
ekonomik i evidentuar prej këtyre
shkeljeve dhe çfarë masash keni pro-
pozuar ju ndaj përgjegjësve të këtij
dëmi ekonomik?
Gjatë vitit 2007, janë realizuar 2907
misione auditimi dhe janë evaduar
materialet për 2425 misione të krye-
ra. Zbulimet e realizuara për misione
të kryera gjatë vitit 2007, por që i për-
kasin aktivitetit ekonomik 2005, pra
para ardhjes së qeverisë demokratike
në pushtet, janë në shumën e 5.9 mi-
liardë lekëve të reja. Të ndara në 2.8
miliardë evazion fiskal, 1.9 miliardë
janë mungesa dhe dëmtime dhe 1.2
miliardë janë shkelje të disiplinës
financiare.
Janë përcaktuar përgjegjësitë dhe
është kërkuar zhdëmtimi i tyre në
masën mbi 90 për qind. Për këtë pe-
riudhë janë dhënë masa për zhdëm-
time në raste 9001 dhe në persona,
në rreth 210 000. Për masa organi-
zative dhe disiplinore kemi 2158 në
raste, nga të cilat 114 largime nga
shërbimi civil. Denoncime të krye-
ra, në raste 54, në persona 96. Prej
tyre janë hapur padi gjyqësore të
kërkuara nga ne, në raste kërkesash
23, në persona 50. Përfitoj të theksoj
bashkëpunimin me Prokurorinë e
Përgjithshme pas vendosjes së pro-
kurores së re. Rekomandime gjithsej
të dhëna janë 11 817, nga të cilat 10
545 janë të pranuara nga menaxhimi.
Auditi: Abuzime të mëdha nga Ministria e Arsimit në tendera dhe në blerjen e librit shkollor
Në intervistën e dhënë gazetës
“TemA”, drejtori i Drejtorisë së Për-
gjithshme të Auditit të Brendshëm,
Pajtim Shehu, ka bërë publike për
herë të parë shkeljet e vërejtura në
Federatën Shqiptare të Futbollit. Si-
pas Shehut, nga auditimi i bërë në
këtë institucion janë vërejtur një
sërë shkeljesh të rënda, të cilat i janë
dërguar prokurorisë për hetim të më-
tejshëm. Shkeljet e vërejtura kanë të
bëjnë me një sërë fushash, si lidhur
me të drejtën e transmetimit televi-
ziv të ndeshjeve kombëtare, lidhur
me kompleksin sportiv të Kamzës,
të ndërtuar nga federata, lidhur me
shitjen e biletave të ndeshjeve të
kombëtares shqiptare, në lidhjë me
mosdeklarimin real të të ardhurave
dhe shpenzimeve etj. Shehu thekson,
se nga shkeljet e vërejtura në FSHF,
rezultojnë shuma të mëdha parash, të
cilat janë lëvruar në mënyrë abuzive
prej drejtuesve të lartë të federatës.
Z. Shehu, Drejtoria e Auditit është
përfshirë në një debat mbi kon-
trollet financiare në Federatën e
Futbollit. A është bërë ky kontroll
dhe cilat janë rezultatet e para të
punës së këtyre kontrolleve në këtë
institucion?
Siç jeni në dijeni, në janar të vitit
2008, u fillua procesi i auditimit në
Federatën Shqiptare të Futbollit. Ky
proces është një punë rutinë e DPA.
Ky auditim bëhet në frekuencën
dyvjeçare që ka misioni i auditimit,
misioni i fundit ka përfunduar në
mars të vitit 2006. Gjatë këtij audi-
timi nuk do të auditohen fondet e
dhëna nga FIFA dhe nga UEFA, por
do të kontrollohen fondet e dhëna
nga buxheti i shtetit dhe të gjitha ato
fonde apo raste, ku përfituesit janë
kompani private shqiptare. Që në
fillim, auditimi ka hasur në pengesë
institucionale nga FSHF, siç edhe
pritej, gjë që tregon për një “frikë”
të pashpjegueshme nga zyrtarët e
FSHF. Megjithatë, për të shmangur
keqkuptimet e lindura nga programi
i parë dhe grupi i parë, ministri i Fi-
nancave lëshoi urdhrin e dytë në da-
tën 21 shkurt dhe aktualisht, afati për
kryerjen e auditimit ka përfunduar,
por është shtyrë në rreth 4-5 ditë, pasi
duhen përfunduar disa kryqëzime të
tjera që kanë dalë rrugës gjatë misio-
nit dhe në mesin e javës së ardhshme,
ky raport do të bëhet publik.
Mund të na përmendni disa prej
shkeljeve të gjetura, pavarësisht
se ende raporti nuk është bërë pu-
blik?
Shkeljet e konstatuara janë në shu-
ma të mëdha, pavarësisht nga numri
i rasteve. Duke ruajtur pavarësinë e
grupit të auditimit, po bëjmë publi-
ke për herë të parë në një media të
shkruar disa prej këtyre abuzimeve
siç janë: e drejta televizive, blerja e
ambienteve të FSHF, kompleksi spor-
tiv në Kamëz, mosdeklarimi real i të
ardhurave dhe shpenzimeve etj.
Konkretisht, për të drejtën televi-
zive procedura nuk ka qenë trans-
parente dhe për më tepër është e
legalizuar nga FSHF. Për më tepër,
shprehimisht, në dokumentacionin
e FSHF drejtuar kompanive pjesë-
marrëse në tenderin për të drejtat
televizive thuhet: “Për më tej, FSHF
nuk është e detyruar të njoftojë palët
jofituese rreth vendimit të saj dhe/ose
t’iu japë shpjegime për vendimet e
saj”. Më tej, në këtë dokumentacion
gjithashtu thuhet se FSHF nuk ka të
drejtën e vendimit të saj të pakun-
dërshtueshëm të modifikojë ose anu-
lojë këtë ftesë në çdo kohë. Dhe për
ta kuptuar këtë, ka edhe një ankesë
zyrtare nga kompania “KENTARO”,
e cila akuzon drejtpërsëdrejti drejtue-
sit e FSHF për mostransparencë në
procesin e tenderimit dhe hapje të
ofertave jo në të njëjtën kohë. Është
e çuditshme që shuma prej 2.7 mi-
lionë eurosh, e cila ka të bëjë me të
drejtat televizive, është përdorur dhe
kontraktuar vetëm nga një kompani
dhe veç kësaj, kjo është një kompani
me qendër në Durrës. Gjithashtu,
publikun shqiptar e bëjmë me dije
që standardet në tender kanë qenë jo
të njëjta. Për shembull, kjo e drejtë
televizive për territorin e abonentëve
me pagesë i është dhënë kompanisë
“SAT +” kundrejt një vlere prej 5
mijë eurosh për pesë ndeshje, pra
1000 euro për ndeshje. Ndërkohë,
RTK dhe RTSH, për të njëjtin numër
ndeshjesh, kanë paguar shumë më
shtrenjtë, megjithëse transmetojnë
pa pagesë. Shifra e paguar prej tyre
shkon në mbi dhjetëfish, gjë që për-
bën një provë më se të mjaftueshme
për të filluar hetimet.
Lidhur me kompleksin sportiv të
Kamzës, të ngritur disa kohë më parë
nga FSHF, në të cilin stërviten edhe
ekipet kombëtare, ka një sërë të dhë-
nash për veprime abuzive dhe arbi-
trare të federatës. Bëhet fjalë për një
investim në shumën 432 mijë euro
të kryer nga dy kompani të huaja,
njëra holandeze dhe tjetra zvicerane.
Këto kompani kanë vepruar me një
nënkontraktor shqiptar dhe kësaj
here, përsëri jo nga Tirana, por nga
një qytet i vogël në jug të vendit. Nga
kompania nënkontraktore, nga 54 mi-
lionë lekë (432 mijë euro) janë dekla-
ruar vetëm 31 milionë. Gjithashtu, i
dyshimtë dhe nën hetim është edhe
fakti që ky ndërtim është ngritur mbi
sipërfaqen e një trualli, për të cilin
nuk ekziston as pronësia nga FSHF,
dhe që veç të tjerash i është bërë dhu-
ratë nga ish-ministri Duka, të vëllait të
tij me një urdhër të pabazuar në ligj.
Gjithashtu, për këto punime të kryera
nuk disponohet situacioni përfundi-
mtar i punimeve dhe zërat e tij, çka
na përforcon dyshimin që vlera prej
432 mijë eurosh nuk ka qenë vlera e
vërtetë, pasi ajo vlerë i korrespondon
shumës 250 mijë euro. Gjithashtu, sh-
kelje të tjera janë vërejtur edhe lidhur
me të ardhurat dhe shpenzimet nga
stadiume për ndeshjet ndërkombëta-
re, shkelje këto, të cilat janë evidente.
Për shembull, të ardhurat e fede-
ratës nga ndeshjet e zhvilluara nga
kombëtarja shqiptare brenda vendit
rezultojnë në një shumë prej vetëm 5
milionë lekësh. Ndërkohë, gjithkush
nga ne me një llogari të thjeshtë,
duke ditur çmimin e biletës, si dhe
duke llogaritur numrin e madh të
tifozëve në stadiume gjatë ndeshjeve
të kombëtares, e kupton se kjo shifër
nuk mund të jetë reale. Gjithashtu,
një tjetër problem që lidhet me të
ardhurat është që FSHF raporton një
numër të madh biletash të pashitura,
në një kohë kur stadiumet tona gjatë
ndeshjeve të kombëtares kanë qenë
të mbushura plot. Ndryshe nga ç`ka
bërë FSHF, tashmë ne do të bëjmë
një raport, i cili do të jetë publik dhe
transparent, i cili do t’i dërgohet gji-
thashtu edhe FIFA-s dhe UEFA-s.
Zoti Shehu, siç dihet, Federata Shqip-
tare e Futbollit është pezulluar nga
organizmat botërorë, për shkak se,
sipas federatës, ka ndërhyrje në pu-
nët e saj nga politika. A është në
përputhje me ligjin kontrolli juaj
në federatë? Cila është baza ligjore
e kontrollit tuaj?
Federata Shqiptare e Futbollit
(FSHF), funksionimin e saj e bazon
ne Ligjin nr. 8788, datë 7.5.2001
“Për organizatat jofitimprurese”, në
të cilin përcaktohen rregullat për
themelimin, regjistrimin, funksioni-
min, organizimin dhe veprimtarinë
e organizatave jofitimprurëse, të ci-
lat ndjekin qëllime në të mirë dhe
në interes të publikut. Në vijim të
përkufizime të bëra në këtë ligj dhe
frymës që e përshkon atë, flitet për
“mbledhje publike të fondeve” apo
“veprimtari në të mirë dhe në interes
të publikut”. Ndërkohë, në nenin 41
të këtij ligji thuhet shprehimisht: “Or-
ganet kompetente shtetërore kanë të
drejtë të mbikëqyrin organizatat jo-
fitimprurëse për sa i përket zbatimit
të legjislacionit tatimor, doganor, të
sigurimeve shoqërore, të lejimit të us-
htrimit të veprimtarisë ekonomike,
të kontraktimit të ushtrimit të shër-
bimeve publike e sociale, si dhe për
përmbushjen e veprimtarive të tyre
me fonde të buxhetit të shtetit”, ku
me “organe kompetente shtetërore”
kuptohet “organi shtetëror, fusha e
kompetencës së të cilit është e njëjtë
ose e ngjashme me fushën e veprimta-
risë së organizatës jofitimprurëse ose
organi shtetëror i përcaktuar në ligj”,
sipas përcaktimit të bërë në nenin 2,
pika 2 të këtij ligji. Dhe në Kapitul-
lin e VII, “Licencimi, të ardhurat dhe
veprimtaria ekonomike”, të këtij ligji
nuk flitet për një skemë të pastër të
sektorit privat, sepse përfitimet që
mund t’i vijnë këtyre OJQ nga vepri-
mtaria ekonomike dhe joekonomike
kushtëzohen vetëm për përdorim të
realizimit të qëllimeve të përcaktuara
në statutet e këtyre organizatave (neni
2, pika 4). Gjithashtu, përkufizime për
OJQ si organizma “veprimtaria e të
cilave zhvillohet në mënyrë të pava-
rur dhe pa u ndikuar nga shteti”, apo
përcaktimet e bëra në nenin 6 të kë-
tij ligji, nuk nënkuptojnë kufizime të
mënyrave të kontrollit, përderisa në
këtë ligj nuk thuhet sesi bëhet auditi-
mi i burimeve të financimit të këtyre
organizmave, çka nënkupton që ligje
të tjera të shtetit e përcaktojnë atë.
Kjo pavarësi nga organet shtetërore
lidhet me themelimin, regjistrimin,
funksionimin, organizimin dhe ve-
primtaritë e këtyre OJQ. Besoj se
është e qartë gjithçka dhe zhurma
që bën federata s’ka aspak qëllim
të mbrojë pavarësinë e saj të garan-
tuar me ligj.
Shehu: Shkeljet e konstatuara nga auditimi në FSHF
Drejtori i përgjithshëm i korporatës, Gjergj Bojaxhi, tha dje se, KESH-i do të shesë energji ose do të shkëmbejë energji në bursë në oraret pik të konsumit të energjisë, pasi në këto orare çmimi i energjisë është më i lartë. Gjergj Bojaxhi tha se, pavarësisht faktit se Shqipëria është një vend importues energjie dhe do të jetë një importues energjie edhe për disa vite. Në periudhën e marsit, të prillit dhe ndoshta të majit mund të shesë energji ose ta depozitojë këtë energji në vende të caktuara
Korporata Elektroenergjitike Shqip-
tare do të shesë energji në bursë dhe
këtë do ta bëjë që nga dita e djeshme.
Drejtori i përgjithshëm i korporatës,
Gjergj Bojaxhi, tha dje se KESH-i do
të shesë energji ose do të shkëmbejë
energji në bursë në oraret pik të kon-
sumit të energjisë, pasi në këto orare
çmimi i energjisë është më i lartë.
Gjergj Bojaxhi tha se, pavarësisht
faktit se Shqipëria është një vend
importues energjie dhe do të jetë
një importues energjie edhe për disa
vite, në periudhën e marsit, të prillit
dhe ndoshta të majit mund të shesë
energji ose ta depozitojë këtë energji
në vende të caktuara.
Duke qenë në bursë, KESH-i ka
mundësi ta shesë energjinë me çmi-
me të përditësuara dhe në oraret kur
ajo është më e shtrenjtë. Çmimet e
energjisë elektrike janë rreth 40-50
% më të shtrenjta në oraret pik të
konsumit sesa në oraret e zakons-
hme të ditës. Aktualisht, korporata
shqiptare e energjisë është duke de-
pozituar energji elektrike në Kosovë
dhe këtë energji do ta marrë në verë.
Kosova e ka të gjithë prodhimin e
energjisë së saj me termocentrale
dhe kësisoj nuk është e varur nga
rezervat ujore. Kaskada e lumit Drin
është në gjendje shumë të mirë dhe
duke shkuar në pikën e saj më të
lartë dhe kjo garanton një prodhim
energjie në nivele të larta. Sasia e
energjisë që mund të prodhohet në
hiodrocentralet e lumit Drin është
më e madhe sesa konsumi ditor në
pranverë, kur konsumi i energjisë
në këtë stinë është më i ulëti në vit.
Konsumi ditor në një klimë si kjo
e tashmja është rreth 14-16 milionë
kilovat-orë energji elektrike. Kaskada
e Drinit, në rast se nuk do të punojnë
me kapacitet të plotë të gjithë hidro-
centralet e saj, mund të kërkojë që
një pjesë e rezervës ujore të derdhet
kot. Futja në bursë, jo vetëm që nuk
lejon çuarjen dëm të ujit, por bën
të mundur që korporata të shesë me
çmimin më të mirë të mundshëm
sasinë më të mundshme të energjisë.
Shqipëria është një vend që ka ne-
vojë për mbi 7 miliardë kilovat-orë
energji elektrike në vit, në një kohë
që prodhimi vendas nuk i kalon ka-
tër miliardë kilovat-orët në një vit.
Korporata shqiptare e energjisë, me
anë të importit dhe të depozitimit
të energjisë mund të bëjë të mundur
që konsumatorët të furnizohen pa
ndërprerje.
KESH do të shesë energji në bursë në oraret më të shtrenjta
Projekti Interreg III do të certifikojë biznesin shqiptar
Një projekt i ri, që u prezantua dje
në Tiranë, financuar nga programi In-
terreg III, do të zbatohet në vendin
tonë për mbështetjen e certifikimit të
produkteve organike shqiptare.
Presidenti i Këshillit të Agrobiznesit
Shqiptar, Enver Ferizaj, u shpreh se,
“ky projekt do të synojë përgatitjen
e kuadrit ligjor sipas standardeve
europiane në fushën e certifikimit
të prodhimeve organike, si dhe dhë-
nien e asistencës teknike për ngritjen
e një qendre të specializuar pranë Mi-
nistrisë së Bujqësisë për certifikimin
e tyre.” Sipas përfaqësuesit italian të
këtij programi, Damiano Perisi, pro-
jekti synon të kualifikojë specialistët
shqiptarë të këtij sektori, ndërkohë që
certifikimi i produkteve organike do
të rrisë eksportet në tregjet europiane.
Certifikimi përbën një prej interesave
kryesore të kompanive, të cilat kërko-
jnë të shtrijnë shitjet e tyre në tregjet e
huaja. Sipas agjencisë “Albinvest”, pje-
sa më e madhe e prodhuesve shqiptarë
që kanë aplikuar në agjenci kanë pa-
sur për qëllim arritjen e certifikimit të
cilësisë së produkteve të tyre. Në këtë
mënyrë, rreth 60 për qind të këtyre
aplikimeve kanë kërkuar pikërisht
të bëhen pjesë e projekteve të kësaj
agjencie për certifikimin. Rritja e inte-
resimit për këtë, lidhur me kompanitë
eksportuese, ka ardhur pas domosdos-
hmërisë që këto kompani hasin lidhur
me këtë në futjen e tyre në tregjet e
huaja. Certifikimi është tashmë i do-
mosdoshëm për t’u futur në këto tre-
gje dhe plotësimi i standardeve për ta
arritur këtë përbën interesin kryesor
për të gjithë prodhuesit të cilët duan
të shesin në këto tregje. Në këtë më-
nyrë, pas certifikimit, i cili ka zënë 60
për qind të aplikimeve në “Albinvest”
nga kompanitë eksportuese, vendin
e kryesor e zë certifikimi i produk-
teve BIO, i cili ka zënë rreth 13 për
qind të tyre. Në përfundim të vitit të
parë të këtij projekti, i cili do të vijojë
edhe në 2008-ën me financim po nga
buxheti i shtetit, rezulton se mbi 70
firma private iu drejtuan njësisë së “Al-
binvest”-it, prej të cilave u vlerësuan
45 aplikime. Ndër to u miratuan 38
projekte të propozuara, të cilat janë
në monitorim, ndërkohë që 13 të tjera,
kanë përfunduar.
Shpërndanin drogë në zonën e ish-Bllokut, tre në prangaDorjan Leci, Sadrino Nika dhe Albjon Goxhaj kanë përfunduar në orët e vona të së premtes në prangat e policisë gjatë operacionit të koduar me emrin “Ura e Vogël”, pasi janë kapur në flagrancë duke shpërndarë drogë në disa prej lokaleve të zonës së ish-Bllokut. Tre të dyshuarit janë ndaluar në afërsi të rrugës “Vaso Pasha”, teksa kanë qenë duke shitur një sasi lënde narkotike, e dyshuar si heroinë
Prangosen tre shpërndarës droge
në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Policia e Tiranës ka bërë të ditur ditën
e djeshme se në prangat e saj kanë për-
funduar tre të dyshuar si shpërndarës
të lëndëve narkotike. Të prangosurit
janë 30-vjeçari Dorjan Leci, 25-vjeçari
Sadrino Nika dhe 18-vjeçari Albjon
Goxhaj, të tre banues në kryeqytet.
Sipas burimeve të policisë, arrestimi
i tyre u krye pas hetimeve 2-mujore
të kryera nga uniformat blu.
Shpërndarja e lëndëve narkotike në
kryeqytet ka çuar në prangat e forcave
të policisë edhe tre persona të tjerë.
Dorjan Leci, Sadrino Nika dhe Alb-
jon Goxhaj kanë përfunduar në orët
e vona të së premtes në prangat e po-
licisë, gjatë operacionit të koduar me
emrin “Ura e Vogël”, pasi janë kapur
në flagrancë duke shpërndarë drogë
në disa prej lokaleve të zonës së ish-
Bllokut. Sipas burimeve të policisë, tre
të dyshuarit janë ndaluar në afërsi të
rrugës “Vaso Pasha”, teksa kanë qenë
duke shitur një sasi lënde narkotike, e
dyshuar si heroinë. Këto burime bënë
të ditur se të dyshuarit kishin disa muaj
që shpërndanin lëndë narkotike nëpër
lokalet dhe rrugët e kryeqytetit, krye-
sisht në zonën e ish-Bllokut. Ndërkohë,
prangosja e tyre është bërë e mundur
vetëm ditën e djeshme, ndërsa, sipas
burimeve të policisë, ata kishin mbi
8 muaj që kryenin shpërndarje të he-
roinës në kryeqytet. Në momentin e
arrestimit, tre të dyshuarve iu është
bllokuar një sasi prej 36.6 gramësh plu-
hur, i dyshuar si lëndë narkotike e llojit
heroinë, një motor tip “Jamaha”dhe 5
telefona celularë. Ato u sekuestruan
nën cilësinë e provës materiale nga
uniformat blu të kryeqytetit. Ndërkaq,
sipas burimeve të policisë, dyshohet se
pjesë e këtij rrjeti të shpërndarjes së
drogës në zonën e ish-Bllokut në krye-
qytet janë edhe disa persona të tjerë,
për të cilët po punohet për identifiki-
min dhe prangosjen e tyre.
Prangosja e tre të dyshuarve si
shpërndarës së drogës në kryeqytet
u krye pas hetimeve disamujore nga
ana e uniformave blu të kryeqytetit.
Kështu, sipas burimeve të policisë krye-
qytetase, prangosja e Dorjan Lecit, Sa-
drino Nikës dhe Albjon Goxhajt u krye
pas hetimeve dymujore nga strukturat
e luftës kundër drogës. Ata janë mba-
jtur nën vëzhgimin e këtyre të fundit
për dy muaj me radhë, deri në grum-
bullimin e provave dhe materialeve
që i implikojnë tre të prangosurit në
shpërndarjen e lëndëve narkotike. Si-
pas burimeve policore, tre të ndaluarit
trafikonin kryesisht lëndë narkotike të
llojit heroinë, të cilën e shpërndanin
në lokalet e ish-Bllokut në kryeqytet.
Ndërkohë, hetimet për këtë rrjet të
shpërndarjes së lëndëve narkotike va-
zhdojnë ende, duke qenë se dyshohet
që pjesë e këtij rrjeti të jenë edhe disa
persona të tjerë. Të tre të ndaluarit e
ditës së premte nga uniformat blu do
të procedohen penalisht për veprën
penale të “Prodhimit dhe shitjes së lën-
dëve narkotike”, ndërkohë që mësohet
se ata kanë qenë edhe më parë të proce-
duar penalisht për vepra të tilla si vjed-
hje dhe mbajtje të lëndëve narkotike.
Kryeqyteti gjatë vitit të kaluar ka
qenë qendra e trafiqeve të ndryshme,
kryesisht i shpërndarjes së lëndëve
narkotike. Kështu, sipas statistikave të
policisë, gjatë vitit 2007, në kryeqytet
janë bllokuar plot 450 kilogramë lëndë
narkotike të llojeve të ndryshme. Për-
gjatë vitit të kaluar, në kryeqytet është
sekuestruar nga punonjësit e policisë
një sasi prej 73 kg. e 560 gr. heroinë e
pastër, 10 kg. e 800 gr. kokainë, si 374
kg. e 358 gr. kanabis sativa. Kryesisht,
puna e policisë për parandalimin e
trafikimit të lëndëve narkotike ka
qenë e përqendruar në zonat dhe lo-
kalet në afërsi të shkollave të mesme,
ku është edhe më e përhapur shpërn-
darja e drogave të ndryshme. Për këtë
vepër, gjatë vitit të kaluar janë ndaluar
nga policia 124 persona, nga të cilët
115 prej tyre gjenden në ambientet e
burgut, ku dhe po procedohen pena-
lisht. Parandalimi dhe goditja e tar-
fikimit të lëndëve narkotike ka bërë
që punonjësit e policisë të kryejnë një
sërë aksionesh, ku është sekuestruar
dhe sasia e mësipërme e lëndës narko-
tike. Kështu, një nga operacionet më
të rëndësishme të policisë ka qenë
“Dritare e Hapur”, ku u sekuestrua
një sasi prej 317 kg. kanabis sativa, si
dhe u arrestua Avdi Lusha. Ndërkaq,
një tjetër operacion ka qenë “Vazhdi-
mësia”, gjatë të cilit u sekuestrua një
sasi prej 52 kg. lëndë narkotike e llojit
kanabis sativa, si dhe u prangosën 6
persona. Ndalimi i lëndëve narkotike
ka vazhduar me sekuestrimin e 14 kg
e 575 gr. heroinë, 6 kg. e 355 gr. plu-
hur me përmbajtje kafeine dhe 6 kg.
e 695 gr. përzierës, gjatë operacionit
“Segmenti i Ndërprerë”, ku u arres-
tuan edhe Adhurim Nela e Kujtim
Karamuçasi. Një operacion i rëndë-
sishëm ka qenë dhe ai “Stop drogës
afër shkollave”, ku, megjithëse janë
ndaluar vetëm 120 gr. heroinë, 3 kg.
kokainë dhe 18 gr. kanabis sativa, ës-
htë bërë i mundur eliminimi i shitjes
së lëndëve narkotike në ambientet e
shkollave. Ndërkaq, gjatë këtij viti janë
kryer edhe një sërë aksionesh të tilla
si “Medikamenti”, “Segmenti 2”, “Ko-
bra”, “Bukuria që vret”, etj., ku është
bërë i mundur sekuestrimi i një sasie
të konsiderueshme lëndësh narkotike.
Trafiku i drogës në lokale e shkolla, më 2007 në kryeqytet u sekuestruan 450 kg.
...krahasuar me korrupsionin, për të
cilin u akuzua Ministria e Mbrojtjes,
për pasojë të të cilit pati edhe viktima.
Megjithatë, me kalimin e situatës
së emergjencës në Gërdec, jeta du-
het të fi tojë prioritete të tjera. Për-
jashtimi i Shqipërisë nga aktivitetet
futbollistike në këtë periudhë, gjë që
nuk ka ndodhur as në vitin 1997, du-
het parë me seriozitetin e duhur.
Qeveria, duke trajtuar me trans-
parencë çdo zhvillim me ngjarjen e
Gërdecit, sidomos në lidhje me heti-
met dhe me marrjet e përgjegjësisë,
do të ishte moralisht më e justifi kuar
që të vazhdonte të mbante të njëj-
tin qëndrim të palëkundur për të
verifi kuar fi nancat e FSHF. Me një
veprim të tillë, ajo do të karikohej
moralisht dhe do të rifi tonte besi-
min, se hetimi i fi nancave të FSHF
nuk bëhet, ngaqë ajo drejtohet, sipas
fjalorit të fushatës elektorale 2005,
nga “Duka i krimit” apo vëllai tij.
Ndërsa FSHF nuk ka shumë për të
bërë. Në qoftë se ajo do të mbahet fort
pas faktit që ka me vete FIFA-n, do ta
acarojë edhe më tepër opinionin. Të
kërkosh përfi tim moral prej ndëshki-
mit që merr sporti ynë, do të tingëllojë
më shumë se cinike – ligësi.
Qytetarëve shqiptarë iu ka ardhur
në majë të hundës prej burokracisë
së shtetit të tyre, megjithatë nuk pu-
nojnë kundër tij.
Edhe sikur të supozojmë se FSHF
ka të drejtë, pra që nuk është e dety-
ruar t’i nënshtrohet auditimit nga
qeveria, nëse ajo është e bindur që
në fi nancat e saj nuk ka asnjë parre-
gullsi, nuk do të humbiste asgjë që
të ishte e hapur, edhe sikur auditimi
të kërkonte ta vizitonte tri herë në
ditë, rreth vitit.
Qytetarët shqiptarë e dinë shumë
mirë këtë dhe nuk besojnë shumë
në retorikën mbrojtëse. Atyre ua
kërkojnë dokumentet e makinës
policët disa herë në ditë dhe pa
asnjë arsye dhe tek të harxhijnë
energji me policët, të cilët të kërcë-
nojnë me gjobë, qytetarët nxjerrin
dokumentet në heshtje. Vetëm ata
shoferë që s’janë në rregull me do-
kumentat e ngrenë zërin ose i futin
marshin makinës dhe zhduken me
shpresën se nuk do të kapen kurrë.
FSHF dhe një lajm i keq
Rajoni që dikur është besuar se ka
qenë urë përmes së cilës kanë ndodhur
migrimet e para njerëzore nga Euroa-
zia në Amerikë, sot premton, si rezultat
i ndryshimit klimatik, të shndërrohet
në një kanal detar të shkëmbimeve
globale.
Kjo ka potencial t’i bëjë kombet së
bashku për paqe dhe zhvillim. Gjithas-
htu, ka potencial për mosmarrëveshje
dhe konfl ikt. Në këtë pikë kemi mun-
dësi të zgjedhim. Të gjithë marrim pjesë
në atë që ndodh në Arktik, kur është në
pyetje mjedisi, politika, ushtria dhe çdo
gjë tjetër, derisa akulli shkrihet.
Para se “ethet e arit” modern për
naftë, gaz, diamante dhe minerale të
shkaktojnë tensione në mes të tetë shte-
teve që rrethojnë arktikun - Kanadasë,
Danimarkës, Finlandës, Islandës, Nor-
vegjisë, Rusisë, Suedisë dhe SHBA-ve
duhet të themelohet një rregull global
për Arktikun, për të zbutur efektet e
ndryshimit klimatik dhe për përdori-
min e paanshëm të burimeve të saj. Kur
është në pyetje siguria ushtarake, mund
të bëhet një zgjedhje mes kthimit në ri-
valitetin e Luftës së Ftohtë ose një mar-
rëveshjeje kooperative si Marrëveshja e
Antarktikut e vitit 1959, e cila ka ruaj-
tur rajonin përreth polit “ekskluzivisht
për qëllime paqësore.”
Tashmë, këto tetë shtete janë të lid-
hura me Marrëveshjen e Shtratit të De-
tit të vitit 1971, e cila ndalon vënien
e armëve për shkatërrim në masë në
shtratin e detit më larg se 12 milje nga
bregdeti i tyre. Shtatë nga këto shtete,
gjithashtu janë të lidhura në Konven-
tën e OKB-së për Ligjin e Detit, i cili
mund të qetësojë mosmarrëveshjet
rreth marrjes së territoreve në këtë
rajon të pasur me minerale (SHBA-të
ende duhet të miratojë konventën).
Tashmë, gjithashtu, tetë shtetet kanë
punuar përgjegjshëm gjatë një dekade
me Këshillin e Arktikut, posaçërisht në
çështjet mjedisore, së bashku me pjesë-
marrjen e vazhdueshme të organiza-
tave të popujve vendas. Por, gjersa thye-
sit e akullit fi llojnë hulumtimin dhe
hartimin e shtratit detar të Arktikut, ka
shenja kërcënuese të kthimit të aktivi-
teteve ushtarake me nëndetëse të arma-
tosura me armë nukleare, patrulla nga
ajri dhe vëzhgim të shtuar. Ndaj është
koha që të propozohet një lloj i traktatit
të Antarktikut për Arktikun.
Ka pasur propozime më herët. Në
një fazë të hershme, popujt vendas
vetë kanë propozuar një zonë të lirë
nga armët nukleare në Arktik. Në vitin
1958, Bashkimi Sovjetik propozoi një
zonë në Europën Veriore, të lirë nga
“bombat atomike dhe ato të hidrogje-
nit.” Në tetor të vitit 1987, presidenti
sovjetik, Mikhail Gorbachev, e thirri
Murmanskun për një “zonë paqësore”
të Arktikut, duke ua drejtuar thirrjen
posaçërisht shteteve nordike. Gjithash-
tu, është biseduar për një zonë nordike
të lirë nga armët nukleare, kryesisht në
qarqe akademike, pa u bërë kurrë sub-
jekt i marrëveshjeve mes qeverive.
Në gusht të vitit 2007, si pjesë e një
stuhie të marrjes dhe kundër marrjes
së Arktikut, një grup kanadez, i quaj-
tur Konferenca Pugwash mbi Shkencë
dhe Marrëdhënie Botërore, organizatë
ndërkombëtare që kërkon të zvogëlojë
rrezikun e konfl ikteve të armatosura,
nxori një letër që thërriste për një zonë
të lirë nga armët nukleare.
Duke shtyrë masa për rritje të vetë-
besimit të shumanshëm për të ndalur
hovin e militarizimit derisa pritet for-
cimi i regjimit legal arktik, grupi thirri
për një zonë të lirë nga nuklearet në
territorin dhe ujërat në veri të Arktikut,
duke filluar nga ujërat e Korridorit
Veriperëndimor për të cilin ka pasur
gjithnjë konfl ikt.
Kanadezët tërhoqën vëmendjen
te Marrëveshja e Antarktikut të vitit
1959. Ky shkrim përmendi daljen nga
afati të Traktatit START në vitin 2009,
si një mundësi për fi llimin e bisedi-
meve mbi Arktikun mes SHBA-ve dhe
Rusisë. Aleanca e NATO-s, e cila e sheh
përmbajtjen nga nuklearet si pjesën
kyçe të doktrinës së saj ushtarake, ishte
identifi kuar si edhe një pengesë dhe
me siguri kjo ka qenë arsyeja pse pro-
pozimi nuk u prit ngrohtë nga qeveria
kanadeze.
Bazuar në kushtet e traktatit të nda-
ljes së shtimit të armëve nukleare të
vitit 1968, marrëveshjet ekzistuese për
rajone të pastra nga armët nukleare
mbulojnë rreth 113 shtete dhe lënë
shumicën e hemisferës jugore dhe
Azinë Qendrore të pastër nga armët
nukleare. Arritja e një marrëveshjeje të
tillë në një rajon që përfshin dy shtetet
që së bashku kanë 95 për qind të 26 000
armëve nukleare të botës, si dhe shtetet
e NATO-s, do të ishte shumë e vështi-
rë. Por, nëse shtetet rreth Arktikut që
nuk kanë armë nukleare, bashkë me
popujt vendas, i bashkohen shoqërisë
civile, mund të mblidhet presion ndaj
SHBA-ve dhe Rusisë që këta të merren
vesh për një zonë Arktike të pastër nga
armët nukleare, së pari si një masë mje-
disore për ta ruajtur Arktikun.
Ashtu si kanadezët propozuan një
marrëveshje, gjithashtu mund të ven-
doset në kontekst të bisedave që du-
het të fi llojnë tani për ta zëvendësuar
traktatin START të Rusisë dhe SHBA-
ve dhe Traktatin e Moskës, të cilit i del
afati në vitin 2012.
Modeli i Traktatit të Antarktikut,
natyrisht është këtu. Derisa sigurohen
ndalimet e zakonshme, si ato kundër
vendosjes së armëve nukleare apo
zbrazjes së mbeturinave nukleare në
detin Arktik, një marrëveshje mund
të garantojë të drejtën e tranzitit në
shtetin ku ka armatim nuklear, ashtu
si bën Traktati i Rarotongas i vitit 1985
në Pacifi kun Jugor.
Një mundësi tjetër është të konver-
tohet marrëveshja e tanishme mes
Rusisë dhe SHBA-ve mbi ndaljen e
incidenteve në det në një marrëveshje
të gjithanshme. Si masat e tjera të rri-
tjes së vetëbesimit, marrëveshja nuk
ndikon direkt në masën, armatimin
apo strukturën e fuqisë së palëve. Në
vend të kësaj, shërben në reduktimin
e mundësisë së konfl iktit aksidental,
llogaritjeve të gabuara apo dështimit
të komunikimit dhe të rritë stabilitetin
në kohë të krizës dhe të qetësisë.
Thënë shkurt, ka shumë mënyra, por
koha është tani.
Ta mbajmë Arktikun pa nukleare
Një mik i mirë dhe koleg më tregon-
te sesi gjatë kohës që përcillte luftën e
lajmeve të agjencive botërore për atë
se kush do ta fitonte titullin e kryela-
jmit të ditës – “crash”-i në Wall Street
apo “kaosi në Kosovë”, nga mesi i
kësaj dite plot trazira, nuk kishte
ngurruar të kapte telefonin dhe të
thërriste njërën prej agjencive më të
mëdha të lajmeve të botës. Jo për të
lobuar për atë, nëse kriza e Kosovës
duhej të zinte vendin e parë apo të
dytin, por për t’iu tërhequr vërejtjen
redaktorëve të asaj agjencie për një
të pavërtetë të madhe: nuk ishte e
vërtetë që në Mitrovicë, ose siç aty
dhe gjithandej në lajme thuhej, se
në Kosovë po zhvilloheshin përles-
hje mes “serbëve e shqiptarëve”, por
mes “serbëve dhe ndërkombëtarëve”.
Miku im kishte arritur që ta fshinte
atë titull lajmi, por fakt është që 17
marsi, nuk u shënua vetëm nga tra-
zirat në Mitrovicë, por përkundrazi,
të gjitha agjencitë e lajmeve, mediat
elektronike, radio e televizione, dhe
të nesërmen edhe gazetat, konsumue-
sit e tyre i njoftonin për atë sesi “në
Kosovë” kishte pasur “kaos, përleshje,
granata, armë” dhe të lënduar e më
pas edhe të vdekur. Vetëm në plan
të dytë apo edhe të tretë vinin de-
tajet për Mitrovicën, serbët, policinë
e UNMIK, trupat ndërkombëtare të
KFOR-it, etj. Ajo që dua të them: një
muaj punë për qetësi dhe maturi, sjel-
lje të civilizuar dhe rrezatim energjie
pozitive, nga shumica e qytetarëve të
Kosovës, brenda një mëngjesi dhe disa
orësh ra në ujë. Gjëma e pritur ngjau.
Gazi lotsjellës dhe plumbat e gomës
u nxorën në përdorim. Një ogur që
Kosovës i ngjau që i ngjau. Pesimis-
tët ndiheshin të vërtetuar. Analistët
dhe konferencierët latentë fërkonin
duart pse do të na tregonin sesi është
dashur të jetë, është dhe do të bëhet.
Kurse politikanët bënin atë që zako-
nisht në këso situatash dinë: futeshin
në strofullin e të fortëve. Rezultati:
ata pak investitorë që kishin plani-
fikuar të mësynin drejt Kosovës për
të parë ndonjë truall për ngritje fabri-
kash, sanime rrugësh, hapje filialesh
apo biseda për investime parash në
shtetin më të ri të Evropës me forcën
më të lirë të krahut i fshinë prenoti-
met e tyre të biletave a hoteleve, de-
risa situata të qetësohet. Ajo që dua
të them: askush, ose pakkush nga kjo
anë e botës i ka parë trazirat e Mi-
trovicës si trazira të një rripi toke a
nënqielli, ku nuk jetojnë as 2 për qind
e kosovarëve (50.000 njerëz duhet të
jetojnë në anën tjetër të Ibrit). Shu-
më më tepër ky problem është parë
dhe vazhdon të shihet si një fitil, i cili
mund ta kallë krejt Kosovën. Edhe as-
htu të vogël, edhe ashtu me probleme
të panumërta sociale e ekonomike.
Mundet të jetë që ne i jemi gëzuar
faktit që serbët morën “dajak”, por,
nëse nisemi nga fakti logjik që Kosova
është një dhe e pandarë, por edhe e
pandashme, atëherë kjo e hënë nuk
ka qenë gjë tjetër pos një ditë e rëndë
për të tashmen dhe të ardhmen e ven-
dit. Dhe, kur them e vendit, atëherë
kam parasysh edhe qytetarët e këtij
vendi. Dhe këta qytetarë të këtij vendi
nuk janë vetëm shqiptarët - në këtë
pajtohemi të gjithë, por edhe serbët
dhe të tjerët. Prandaj, është koha që
sidomos nga gjuha dhe terminologjia
e politikanëve, por edhe e kursivit
të publicistikës kosovare të provo-
het të hiqet nga mendja sidomos
gjuha, ndarja dhe Serbia, serbët dhe
shqiptarët... Sepse, nëse hiqen nga
itinerari njerëzit e Koshtunicës dhe
të Samarxhiçit, të cilët ato dhe këto
ditë kishin ardhur që këtij vendi t’i
vinin zjarrin, atëherë duhet theksuar
po kështu që në rrugët dhe në rrugi-
cat e veriut të Mitrovicës nuk kishin
dalë 50.000 serbët e Mitrovicës, por
as ata të enklavave në Kosovë. Këta
qytetarë të Kosovës janë dhe duhet
të jenë caku dhe shpresa e politikës
së Kosovës. Këtyre qytetarëve, edhe
ashtu të manipuluar dhe të frikësuar
nga shteti më i ri i Evropës, iu duhet
çuar sinjali, i cili tejkalon simbolikën
e traktorit të dhuruar nga kryemi-
nistri i vendit. Thënë ndryshe, ka
ardhur koha që politika kosovare të
mendojë mirë dhe të sillet siç flet.
Kur thotë që “Kosova është tërësi e
pandashme” dhe kufijtë e saj ruhen
nga “trupat e NATO”-s, atëherë kjo
politikë edhe duhet t’i lusë miqtë
perëndimorë dhe para së gjithash të
punojë që jeta e serbëve të bëhet më
e lehtë. Dhe jo të flasë për “serbët e
dhunshëm”, sepse atëherë vërtet do
të jenë të dhunshëm. Apo i kemi har-
ruar “demonstruesit dhe terroristët”
shqiptarë që “vrisnin” me gurë policët
serbë rrugëve të përgjakura të Koso-
vës nga soldateska e Millosheviçit? Ka
ardhur koha, pra, që politika koso-
vare të kalojë nga politika e gjuhës
së paqme dhe gjesteve simbolike,
më tepër për hir të sjelljes së mirë
kundruall ndërkombëtarëve sesa për
vetë të ardhmen e Kosovës... Ta bëjmë
një llogari të thjeshtë: për gjendjen
e sigurisë në nënqiellin e veriut të
Mitrovicës me 50.000 banorët e saj, të
cilët jetojnë si në vitet ‘80 të shekullit
të kaluar, bashkësia ndërkombëtare
harxhon së paku 50.000 euro në ditë
(UNMIK, KFOR, SHPK, etj.). Si do të
ishte, nëse politika jonë, qeveria jonë,
të fillonin të mendonin dhe të har-
tonin ca projekte serioze, të cilat Pe-
rëndimit do t’ia vendosnin në tryezë
dhe do t’i thoshin: “Le t’i reduktojmë
paksa shpenzimet për sigurinë dhe të
punojmë për infrastrukturën e këtyre
njerëzve.” Të ngremë ndonjë shkollë,
spital, rrugë, fabrikë apo vend pune.
Mund të tingëllojë naive, por shkaku
pse serbët e Mitrovicës janë tubuar
aty ku janë tubuar është se ata pre-
sin ditë më të mira. Dhe ndërkohë
e dinë që këto ditë më të mira, me
siguri nuk do t’ua sjellë as Beogradi,
por as Prishtina. Ose thënë edhe më
ndryshe, Prishtina me dhe përmes
bashkësisë ndërkombëtare, serbëve
të Kosovës, pra edhe atyre të veriut,
mundet dhe do të duhej që t’ua japë
shansin që sidomos përmes emer-
gjencës ekonomike t’u ofrojë sigurinë
dhe lehtësinë, me të cilën ata do ta
kalonin këtë traumë të madhe që
po përjetojnë përmes pavarësimit të
vendit. Ta lëmë pra kohën, kur kërko-
jmë fajtorin vetëm në Beograd, sepse
Beogradi as vetë nuk është duke ditur
ku është e lëre më që mundet diçka
të bëjë për serbët e Kosovës. Apo nuk
na mjafton për këtë shembulli, kur
Samarxhiçi i Koshtunicës thotë: “Do
t’ua kthejmë”, kurse Shutanovac i Ta-
diçit i përgjigjet: “Në emrin tonë ti
nuk po flet”!
Shqiptarët si shumicë në Kosovë
me shtetësinë e tyre duhet ta prano-
jnë që janë në një fazë dhe pikënisje
të re; atë të mentalitetit shtetformues
dhe qeverisës. Dhe, nëse politikanët
shqiptarë mendojnë që me dhunë
(prej kujtdo qoftë ajo e orkestruar)
mund të zgjidhin problemin që kanë
- atë të serbëve pra, gabohen rëndë.
Prandaj nuk na mbetet gjë tjetër pos
të presim hapa konkretë dhe qasje
civilizuese për serbët e Kosovës. Ata
janë pjesë e këtij vendi. Ka ardhur
koha që më të mos iu themi vetëm
“ndihuni të sigurt”, sepse “nuk do
t’ju bëjmë asgjë”, por edhe “ne do të
provojmë t’ju ndihmojmë” dhe t’ua
zgjasim dorën. Ka kaluar koha e da-
jakut. Këtë gjë, sidomos këtë gjë, ne
shqiptarët e njohim më mirë se krejt
të tjerët në Ballkan. Prandaj, duhet t’i
ikim shpurës së të kaluarës. Nëse ua
duam të mirën - së paku fëmijëve tanë.
Qasje politike civilizuese
I dashur Montanelli,
Prej “rubrikës” së 6 marsit na
shfaqet “terrori i kuq”. Është më
se e vërtetë që “komunistët” nuk
ekzistojnë më, përjashto këta që
duan “të rithemelojnë”; të tjerët
kanë ndërruar emrin dhe simbo-
lin; por mendësinë, këtë jo, nuk e
kanë ndërruar.
Si mund të gjykohet pjesa më
e madhe e vendimeve që qeveria
ka marrë mbështetur në shumicë
(simbas vendeve të fituara, jo të
votave), vendime që lejojnë “dik-
taturën e demokracisë”?
Ju keni thënë njëherë, në
Telemontekarlo, se Prodi ka bërë
shumë. Dhe është e vërtetë: atij
dhe pasuesve të tij nuk iu mungo-
nin as përqendrimi dhe as aftësia
për të operuar. Kanë trashëguar
një situatë që unë nuk do ta kisha
dashtë, por është filozofia e tyre
e stilit të komunistizuar. Dhe do
t’i shohim pasojat, nëse Ju dhe
unë do të kemi kohë për të jetuar:
uroj që të ndodhë, por nuk jam
i sigurt, se duhet të besoj te kjo
mirësjellje.
Po t’i rikthehesha “Librit të zi”
dhe trurit të lexuesve të tij, kam
frikë të marr me mend gjykimin
që ju do të jepnit për mua: mun-
det që të mos e shoh, edhe sikur
të botohet, sepse nuk duhet të më
llogarisni një lexues të rregullt.
- Giorgio D.Garavaglia, Bologna
* * *
I dashur Garavaglia,
Fakti që ju nuk jeni një lexues i
rregullt i imi, nuk më përjashton
nga detyra që t’iu përgjigjem,
edhe ngaqë letra yte është bazuar
në argumente që shoh se i kanë
edhe shumë lexues të tjerë, sido-
mos nga anët tuaja. Nuk e di se sa
vjeç jeni, dhe se çfarë përvojash
keni kaluar në jetë. Por, duke u
nisur nga përcaktimi i juaj “dik-
tatura e demokracisë” (dy emra
të veçantë që shpesh nuk mund
të bashkëjetojnë), merret me
mend se ju keni pak dijeni për
diktaturat. Siç e tregon edhe fakti
i thjeshtë që ju flisni dhe shkruani
me emër e mbiemër, çka nuk do
ta bënit, nëse do të ishte dikta-
tura. Kam një dyshim megjithatë:
që ju, duke qenë bolonjez, ose të
paktën duke banuar në Bologna,
quani diktaturë atë që vjen prej
ushtruesve të pushteteve lokale
emiliane.
Dhe, për sa i përket kësaj, jam
i gatshëm t’ju jap të drejtë, sepse
edhe mua më rezulton që këto
pushtete, të mbetura gjithmonë
në duart e ish-komunistëve,
vazhdojnë të jenë asisoji, dhe
kështu ish-komunistët tregojnë
se vërtet janë “ish”, teksa nuk i
lëshojnë pushtet askujt.
Nëse është kjo ajo që ju doni
të thoni, përsëris: jam gati të bije
në një mendje me ju, por me
një variant semantik. Sepse kjo
mënyrë kuptimi e ushtrimit të
pushtetit, nuk është një eksklu-
zivitet i komunistëve, edhe pse
komunistët e bartin përmes një
paragjykimi dhe prepotence që
mbërrin deri në shtypje. I përket
“korporativizmit” italik, sinonim
i “mafiozitetit”, sëmundje që nuk
ka prekë vetëm Jugun, por gjithë
jetën kombëtare, ku privilegji, që
me delikatesë quhet “e drejta për
të fituar”, nuk preket dhe kush e
prek, vdes. Dihet, në Emilia thua-
jse gjithë pushtetet lokale janë në
duart e ish-komunistëve. Ju më
thoni se kush nuk është komu-
nist, ka administruar mjaft mirë.
Por dua të theksoj se edhe këta
reagojnë duke u mbështetur pa u
shqetësuar prej asaj mënyre push-
teti dhe pra bashkëpunojnë. Dhe
ky tip vërtet nuk është komunist;
është italian. Çka nuk na ndalon
as ju dhe as mua për ta paditë.
Dhe ju mandej këtë e quani
një regjim? Ju quani regjim një
qeveri, që edhe pse me ndonjë
sukses, kërkon që të shkatërrojë,
qoftë edhe duke privatizuar,
industrinë e Shtetit; dhe që duke
pasë në dorë tri rrjete televi-
zive (si profesionist, akuzoj për
vulgaritet, shije të keqe, ndonëse
të paanshëm në emisionet e
lajmeve), lejon edhe tri hapësira
të barabarta në duart e kreut të
opozitës, i cili ia beson emisionet
e tij të lajmeve kampionëve të
paanshmërisë, të tillë si Fede dhe
Liguori? Jepi, i dashur Garavaglia,
veçse pak respekt për gjuhën
italiane, ku fjala “diktaturë” ka
krejt kuptim tjetër dhe na kujton
kohë të tjera. Si përfundim. As
unë nuk uroj të jetoj shumë gjatë,
por jo për arsyet që thoni ju. Ato
janë të vetmet që nuk më ngjallin
asnjë frikë.
29 mars 1998
Diktatura e rrugës Emilia
&
Shpërthimi rrezikon Institutin e Shëndetit Publik
Jeta e njëqind e tetëdhjetë punonjës-
ve që shërbejnë në Institutin e Shën-
detit Publik “Hulo Hadëraj” është e
kërcënuar në çdo moment nga prania
brenda territorit të tij të një sasie të
konsiderueshme lënde me përmbajtje
eksplozive. Përvoja e hidhur e “har-
resës” së punishtes famëkeqe të Gër-
decit ka sjellë denoncimin e këtij fakti,
deri tani të toleruar, por që mund të
sjellë një katastrofë të re jetësh nje-
rëzore. Këtë herë, jo nga predhat apo
baruti, por nga disa lëndë të gazta të
ndodhura nën presion e që qëndrojnë
në ruajtje jashtë të gjitha rregullave e
kushteve teknike.
Të inkurajuar nga shpërthimi që
ndodhi në fshatin Gërdec të bash-
kisë Vorë, një grup punonjësish të
Institutit të Shëndetit Publik kanë
denoncuar faktin që një sasi e konsi-
derueshme lënde eksplozive në trajtë
të gaztë qëndron në katin e katërt të
ndërtesës. Bëhet fjalë për bombula
të mëdha të mbushura me helium,
hidrogjen, argon, azot dhe acetilen,
të klasifikuar si elementë kimikë me
rrezikshmëri të lartë shpërthyese. Si-
pas denoncuesve, janë gjithsej gjashtë
bombula të tilla. Çdonjëra prej tyre
ka si kapacitet mbajtës rreth njëqind
kilogram gaz të presuar, që do të thotë
se rreth gjashtëqind kilogram lëndë
kimikë e përbërë nga elementët e si-
përpërmendur janë rrezik potencial
kërcënues për jetët e punonjësve e
më tej. Në sqarim të mëtejshëm të
këtij fakti mëson se vendndodhja e
kësaj sasie gazi në katin e katërt të
ndërtesës qendrore të institutit lid-
het me faktin se në këtë kat ndodhet
edhe Laboratori i Kimisë Analitike
Instrumentale, në funksion të të cilit
ato janë. Lidhur me destinacionin e
bombulave mësohet se me ndihmën
e gazrave që ato përmbajnë bëhet e
mundur kryerja e një sërë analizash
të rëndësishme. Pra, një nevojë e
domosdoshme prania e tyre në am-
bientet e institutit, por që, të lëna në
kushte të mjera konservuese mund
të sjellë në çdo çast katastrofën an-
tihumane.
Përveç denoncimit të punonjësve,
jeta e të cilëve është e kërcënuar nga
prania e kësaj sasie gazi, dhënien e
alarmit e stimulojnë edhe shpjegimet
që japin specialistët përkatës. Sikurse
kanë komentuar specialistë të struk-
turave ushtarake xheniere, por edhe
efektiva të repartit të zjarrfikësave,
qëndrimi i bombulave me gaz nën
presion brenda godinave publike ës-
htë një shkelje e rëndë e ligjit, i cili
përcakton qartë mënyrën e mbajtjes
dhe të konservimit të lëndëve të tilla.
Për sa i përket rastit konkret, specialis-
tët thonë se bombulat, jo vetëm nuk
duhet të qëndrojnë brenda ndërtesës
së Institutit të Shëndetit Publik, por
duhet të ishin vendosur në një distan-
cë mbi njëqind metra larg saj. Përveç
kësaj, bombulat duhet të qëndrojnë
në një ambient gjysmëbunker, tërë-
sisht të thatë dhe të mbuluar nga si-
për jo me soletë betoni, por me mate-
rial lehtësisht të shkatërrueshëm. Kjo,
për të amortizuar hapjen e presionit
horizontalisht në rast shpërthimi.
Për sa i përket shkallës së dëmit
që vjen nga shpërthimi i sasisë së
sipërpërmendur të gazit, ekspertët
xhenierë thonë se, përveç fuqisë së
madhe shpërthyese, heliumi, hidro-
gjeni, argoni, azoti dhe acetileni kanë
edhe veti të tjera mbytëse dhe hel-
muese për organizmin e qenieve të
gjalla. “Janë elementë kimikë tepër
të rrezikshëm. Disa prej tyre, dikur
përdoreshin në industrinë e armati-
mit ushtarak, për prodhimin e disa
bombave tymuese që sillnin vdekjen
dhe helmonin jo vetëm organizmat
e gjalla, por krejt zonat ku ato për-
doreshin. Për këtë arsye, për nga
përmbajtja e elementëve kimikë:
heliumi, hidrogjeni, argoni, azoti
dhe acetileni klasifikohen si elementë
me shkallë të lartë rrezikshmërie”, -
shpjegojnë ekspertët ushtarakë. Sipas
tyre, nisur nga rrezja e veprimit, në
rast shpërthimi të bombulave dëmet
nuk përfshijnë vetëm territorin e Ins-
titutit të Shëndetit Publik, por një
sipërfaqe shumë herë më të madhe,
që parakupton shtrirjen e rrezes së
dëmit edhe jashtë mureve rrethuese
të këtij insitucioni, ku ndodhen jo
pak ndërtesa institucionesh të tjera,
por edhe shtëpi banimi.
Prania e gazit të rrezikshëm bren-
da godinës së institutit është pre-
zente prej më shumë se dy vitesh.
Çështja është bërë problem disa herë
në dyert e titullarëve, por alarmi nuk
është marrë asnjëherë seriozisht. I
kontaktuar prej nesh, shefi i sektorit
të higjienës së këtij instituti, z. Arben
Luzati, i cili është edhe personi që
ka në administrim këtë kontigjent
bombulash të rrezikshme, u shpreh
i pafuqishëm për ta tjetërsuar gjen-
djen. Luzati pranoi praninë e bom-
bulave, pranoi se e dinte rrezikun që
mbartte lënda e gaztë dhe se për këtë
arsye, më shumë se një herë i kishte
alarmuar drejtuesit e institucionit.
“E di që duke qenë brenda ndërtesës
ato bombula janë një rrezik poten-
cial. Heqja dhe zhvendosja e tyre
jashtë godinës dhe sistemimi sipas
kushteve që parashikon ligji, gjith-
monë ka qenë emergjente, mirëpo
për nga përmasa që kërkon ndër-
marrja e një zhvendosjeje të tillë del
jashtë kompetencave të mia”, - shpre-
het Luzati. Pasi sqaron se vendosja e
kësaj sasie gazi në katin e katërt të
godinës është bërë prej vitesh, Ar-
ben Luzati pohon se jo njëherë ka
kërkuar nga personat përgjegjës të
korrigjojnë gabimin, por askush nuk
e ka dëgjuar. “Para disa ditësh kam
urdhëruar të bllokohet funksionimi
i këtyre bombulave dhe veprimtaria
e laboratorit. Këtë herë jam i ven-
dosur të mos bëj lëshime, deri sa
gjithçka të realizohet në përputhje
me atë që parashikon ligji. Unë deri
kaq mund të bëj. Ata që kanë kom-
petencën ligjore për ta çuar më tej
domosdoshmërinë e heqjes së bom-
bulave nga brenda godinës, le ta us-
htrojnë këtë të drejtë”, - thotë Luzati.
Shpërthimi rrezikon Institutin e Shëndetit Publik
Nëna 28-vjeçare, Alma Spaho, ishte paraqitur në maternitet në orën 09:10, kishte patur një lindje normale dhe fëmija ishte i seksit mashkull
Pogradec - Një nënë 28-vjeçare, ba-
nore e qytetit të Pogradecit, ka brak-
tisur në maternitet fëmijën e saj të
porsalindur. Ende nuk dihen arsyet
përse kjo grua ka braktisur foshnjën
e saj, ndërsa po punohet për zbard-
hjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Tashmë, ndaj kësaj gruaje ka filluar
procedimi penal për veprën penale të
“braktisjes së fëmijëve të mitur”. Infor-
macioni në fjalë është bërë i ditur nga
burime pranë Drejtorisë së Policisë
në qarkun e Korçës, të cilat pohuan
se shtetësja që ka braktisur fëmijën e
vet është Alma Spaho, banore e lagjes
nr. 3 të këtij qyteti. Sipas burimeve në
fjalë, Spaho ishte paraqitur në mater-
nitetin e qytetit të Pogradecit në orën
09.10 minuta. Saktësohet gjithashtu se
gruaja kishte patur një lindje normale
dhe se fëmija e saj ishte i seksit mas-
hkull. Por, ndërsa ka qëndruar vetëm
24 orë me fëmijën e saj, të nesërmen
është larguar nga materniteti, me sy-
nimin për të mos u kthyer më. Heti-
met e deritanishme pohojnë se, Alma
Spaho është larguar ditën e shtunë në
orën 09.10 minuta. Gjatë largimit të
saj, gruaja është kujdesur që të mos
bjerë në sy të mjekëve, infermierëve,
por edhe të personave të tjerë. Alarmi
për mosprezencën e saj është dhënë
vetëm kur është konstatuar mungesa
e saj e tejzgjatur. Hetimet parprake
pohojnë gjithashtu se, Spaho ishte
e martuar, ndërsa nuk janë sqaruar
ende rrethanat e braktisjes së fëmi-
jes. Ndërkohë, burimet spitalore të
maternitetit të Pogradecit konfirmo-
jnë se foshnja e seksit mashkull, ak-
tualisht ndodhet në gjendje të mirë
shëndetësore, në repartin e fëmijëve
pranë këtij marterniteti, nën kujdesin
e personelit mjeksor. Gjithsesi, tashmë
ka filluar procedimi penal për veprën
penale “Braktisje e fëmijëve të mitur”
parashikuar nga neni 124 i K. Penal,
ndërsa po punohet për identifikimin
e prindërve të fëmijës. Materialet he-
timore në ngarkim të kësaj shtetase i
kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqë-
sor Pogradec, përfundojnë burimet
policore.
Vlorë - Pikat e pasigurta të tregtimit
të gazit të lëngshëm që ndodhen në
qytetin e Vlorës dhe zonat e tjera të
rrethit do të mbyllen. Gjatë një pro-
noncimi për shtyp, prefekti i qarkut të
Vlorës, Xhevahir Rexhepi, tha se ka urd-
hëruar ngritjen e një grupi kontrolli
me specialistë të shërbimit zjarrfikës,
që ka nisur nga puna një ditë më parë,
duke verifikuar gjendjen në terren. Pas
përfundimit të këtij procesi në qytetin
e Selenicës, specialistët u zhvendosën
dje në qytetin e Vlorës, për të vazhduar
më pas në të gjitha qendrat urbane, ku
ka probleme me sigurinë në pikat e
tregtimit të gazit të lëngshëm. Prefekti
Rexhepi konfirmoi se në përfundim
të këtij procesi do të përcaktohet edhe
tabloja përfundimtare, mbi të cilën
do të vendoset për pikat e tregtimit
të gazit që nuk do të lejohen të ush-
trojnë aktivitetin për shkak të proble-
meve që ato krijojnë për komunitetin.
Kreu i prefekturës së Vlorës shtoi
se, vlerësimi i gjendjes do të bëhet nga
një komision i përbashkët me degën e
tatim-taksave dhe inspektoriatin e kon-
trollit të enëve nën presion. Ai garantoi
se nuk do të lejohet asnjë pikë e tillë të
vazhdojë aktivitetin, nëse gjykohet se
nuk përmbush kushtet e nevojshme të
përcaktuara në bazë të ligjit. Gjithashtu,
Rexhepi nënvizoi se i njëjti proces do
të kryhet edhe për pikat me shumicë
të tregtimit të gazit të lëngshëm, si
dhe distributorët e karburanteve. Ak-
tualisht, në qytetin e Vlorës, Selenicës,
Orikumit, Himarës, etj., konstatohen
mjaft probleme me njësitë e tregti-
mit të gazit të lëngshëm. Ky produkt
tregtohet shpesh në njësi tregtare të
vendosura në katet e para të godinave
të banimit apo në njësi që nuk garan-
tojnë kushtet më minimale të sigurisë.
Durrës - Forcat e policisë së Dur-
rësit në bashkëpunim me ato të
mbrojtjes do të nisin kontrollin
në dy pikat e grumbullimit të lën-
dëve plasëse që ndodhen brenda
territorit të qarkut. Nëndrejtori i
policisë së qarkut, Hamza Bodlli
tha se, në repartet ushtarake të
Rromanatit, 12 km larg Durrësit
dhe në atë të Borizanës, 6 km larg
Fushë-Krujës, kontrolli i përbashkët
i specialistëve të mbrojtjes dhe të
policisë do të synojë verifikimin e
kushteve të sigurisë. Sipas të njëjtit
burim, mësohet se në këto reparte
janë grumbulluar lëndë plasëse.
Gjendet e vetëvarur 21-vjeçarjaLibrazhd - Një shtetase 21-vjeçare
nga rrethi i Librazhdit u gjet e vetëva-
rur në orët e para të mëngjesit të së
shtunës, ndërsa mendohet se shkak
ka qenë një depresion i çastit. Burime
zyrtare të policisë lokale thanë se,
“XH. ZH, banuese në fshatin Qukës
Shkumbin të rrethit të Librazhdit, u
gjet e vetëvarur në kasollen e bagë-
tive, nga familjarët e saj, të cilët la-
jmëruan më pas policinë.” Mësohet
se grupi hetimor që shkoi në vendn-
gjarje ka marrë në pyetje të afërmit
e viktimës dhe paraprakisht men-
don se vajza i ka dhënë fund jetës
në kushtet e një depresioni të çastit.
Kontroll pikave të lëndëve plasëse
Braktis në maternitet fëmijën e porsalindur
Ministrat e Jashtëm të BE kanë
vazhduar në Bërdo të Sllovenisë kon-
sultimet me homologët e tyre nga
vendet ballkanike për të ardhmen e
rajonit. “E ardhmja e Ballkanit pas sh-
palljes së pavarësisë së Kosovës” është
edhe motoja e takimit që organizohet
nga presidenca sllovene e radhës. Mi-
nistri i Jashtëm gjerman, Frank Wal-
ter-Steinmeier, deklaroi para takimit
se ai e sheh atë si një mundësi për sta-
bilizimin e rajonit. Ai bëri të ditur se
në këtë takim do të diskutohet edhe
për ndikimin politik të Beogradit në
pjesën veriore të Kosovës. Me tone
të qarta, Steinmeier tha se pavarësia
e Kosovës është e panegociueshme
për Bashkimin Evropian. “Kjo do të
thotë, se nuk do të lejohet ndarja e
Kosovës”, - tha ai.
Serbia ka zhvilluar bisedimet e
para me BE, që në momentin kur
një pjesë e madhe e vendeve anëtare
aprovuan pavarësinë e Kosovës. Mi-
nistri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç,
u takua me homologët e tij nga 27
shtete të BE në Bërdo të Sllovenisë,
por u kthye menjëherë në Beograd
për të shmangur uljen në një tryezë
me kryeministrin e Kosovës në një
takim të mëvonshëm midis BE dhe
udhëheqësve të Ballkanit. Ndërsa BE
bëri thirrje për veprim të përmbaj-
tur ndaj Kosovës, ministri i Jashtëm
serb kërkoi progres më të shpejtë të
vendit të tij në ofertën për anëtarësi.
Pas largimit të menjëhershëm të Je-
remiçit për të mos u takuar me zotin
Hashim Thaçi, diplomatët thanë se
lëvizja ishte e kuptueshme, ndërsa
Serbia përgatitet për zgjedhje të pa-
rakohshme në maj, kur forcat prope-
rëndimore si Jeremiç përballen me
sfidën e fortë të forcave nacionaliste.
Për t’i dhënë më tepër forcë kampit
proevropian, BE ka premtuar të për-
fundojë një marrëveshje mbi hapat
që çojnë drejt udhëtimit pa viza të
të gjithë serbëve para zgjedhjeve. Por
Holanda dhe Belgjika po bllokojnë
një marrëveshje më të gjerë që ofron
perspektivën për anëtarësi, nëse Beo-
gradi dorëzon të gjithë kriminelët e
luftës në Hagë.
Shefi i diplomacisë së Sllovenisë,
Dimitrij Rupel, tha se ardhja e krye-
ministrit të Kosovës Hashim Thaçi
në takimin joformal të ministrave të
Jashtëm të Bashkimit Evropian, ishte
“shenjë e mirë” në kuptimin e afrimit
të qëndrimeve të ndryshme. Fjalimin
e Thaçit para ministrave të BE, Rupel
e vlerësoi si shumë të mirë e të matur,
dhe shtoi se kryeministri kosovar ka
tingëlluar “shumë pro-evropian”. Në
konferencën për shtyp pas takimit në
Bërdo afër Kranjit, Rupel përkujtoi
se shefat e diplomacive të BE sot u
takuan edhe me ministrin e Jashtëm
të Serbisë, Vuk Jeremiç. “Në njëfarë
mënyre, njerëzit dalëngadalë po afro-
hen, edhe pse politikat veprojnë larg
njëra-tjetrës”, - tha ministri i Jashtëm
slloven, Dimitrij Rupel.
Serbia i tha Bashkimit Evropian se
së shpejti do ta arrestojë të dyshuarin
për krime lufte, Ratko Mlladiç, por
shprehu shqetësime se mospajtimet
lidhur me Kosovën po e largojnë
këtë vend nga Bashkimi Evropian.
Ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiç, iu
tha ministrave të Jashtëm të BE, se
njohja e Kosovës ishte e rrezikshme,
kundërproduktive dhe ilegale dhe se
do të shfrytëzohet nga nacionalistët
në zgjedhjet e 11 majit, në Serbi. Je-
remiç iu tha ministrave se nuk është
i sigurt, nëse forcat pro-evropiane në
Serbi do të fitojnë shumicën, përde-
risa Kosova vazhdon të shihet si shtet
i pavarur.
Shefi i diplomacisë suedeze, Carl
Bildt, deklaroi se çështja e Kosovës
edhe për një kohë të gjatë do të mbe-
tet çështje e hapur ndërmjet Serbisë
dhe Bashkimit Evropian, por ka sh-
tuar se edhe kështu mund të funk-
sionohet. “Mospajtimet ndërmjet
Serbisë dhe shumicës së anëtarëve të
BE rreth Kosovës do të zgjatin edhe
shumë kohë, por duhet të mësojmë
të jetojmë me këtë. Mendoj se kjo
është plotësisht e mundshme”, - iu
tha Bildt gazetarëve pas takimit të
ministrave të Jashtëm të Bashkimit
Evropian në Slloveni. Bildt tha se
ministri i Jashtëm serb, Vuk Jere-
miç, e ka ripërsëritur qëndrimin e
njohur se Serbia do t’i mbrojë in-
teresat e saj në rrugë demokratike
dhe paqësore. Bildt tha, se ministrat
e BE gjithashtu kanë përshëndetur
edhe thirrjen e Beogradit që serbët
e Kosovës të mbeten në Kosovë.
NATO është e vendosur në mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës Analistët thonë se NATO është e
vendosur të mbrojë pavarësinë e Ko-
sovës, problem që sipas tyre mund të
jetë dhe pjesë e axhendës së takimit
të nivelit të lartë të Aleancës së At-
lantikut Verior në Bukuresht. Ata e
shohin anëtarësimin e tri vendeve
Ballkanike si faktor të domosdoshëm
për stabilizimin e Ballkanit. Sipas tyre,
në takimin e nivelit të lartë të NATO-s
do të shihet edhe njëherë vendosmëria
e aleancës për mbrojtjen e pavarësisë
së Kosovës. Nill Gardiner, drejtor i
qendrës “Margaret Theçer” në fonda-
cionin “Heritage”, tha në emisionin
“Encounter” të “Zërit të Amerikës”,
se NATO do t’i dërgojë një mesazh të
qartë Rusisë dhe Serbisë, e cila, sipas
tij ende nuk po mësohet me faktin
se Kosova është tashmë e pavarur.
Analisti shtoi se, megjithëse dy ose tri
vende anëtare të NATO-s e kundësh-
tojnë pavarësinë e Kosovës për arsye
të ndryshme, të gjithë vendet e fuqis-
hme anëtare të kësaj aleance, Shtetet e
Bashkuara, Britania e Madhe, Franca
dhe Gjermania mbështesin fuqimisht
pavarësinë e Kosovës. Charles Kup-
chan, Drejtor i Studimeve Evropiane
në Këshillin për Marrëdhënie me Jas-
htë në Uashington, tha në emisionin
“Encounter” se, megjithëse disa vende
anëtare të NATO-s nuk e kanë njohur
Kosovën, shumica e ka bërë një gjë të
tillë dhe në Shtetet e Bashkuara dhe
kryeqytetet evropiane ekziston një
ndjenjë se ky problem tashmë është
i zgjidhur dhe i pakthyeshëm. Një
problem tjetër që flitet dhe që është i
debatueshëm, sipas tij, është ndarja e
mundshme e Kosovës, e cila deri tani
është kundërshtuar si nga Shtetet e
Bashkuara dhe Bashkimi Evropian,
ashtu edhe nga qeveria e Kosovës.
Gjithashtu, të dy analistët ishin të një
mendimi se të trija vendet ballkanike,
Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia e
meritojnë të marrin ftesën për anë-
tarësim në NATO dhe e shohin këtë
të favorshme për situatën, në të cilën
ndodhet rajoni i Ballkanit.. Sipas tyre,
vendet anëtare të BE dhe të NATO-s
duhet të gjenin një kompromis për
problemin e emrit të Maqedonisë,
në mënyrë që Greqia të tërhiqej
nga kundërshtimi i saj për anëtarë-
simin në NATO të ish- Republikës
së Jugosllavisë. Sipas analistëve, një
problem tjetër që pritet të diskuto-
het në takimin e Bukureshtit dhe të
cilin ata e vlerësuan si më të rëndësis-
hmin, ishte lufta në Afganistan. Ata
u shprehën se presidenti Bush do t’i
ushtrojë presion vendeve anëtare të
aleancës për dërgimin e më shumë
trupave në këtë vend. Analistët ko-
mentuan në emisioni “Encounter” të
“Zërit të Amerikës” edhe mundësinë
e dhënies së planit të anëtarësimit për
Gjeorgjinë dhe Ukrahinën, plan ky i
mbështur nga SHBA, por që kundërs-
htohet nga Gjermania dhe disa vende
të tjera të BE. Ideja e anëtarësimit të
këtyre dy vendeve në NATO është
kundërshtuar me forcë nga Rusia.
Steinmeier: Nuk ka ndarje të Kosovës
“Trazirat e fundit në Kosovë i kanë shkaktuar ata që kanë synuar të aktualizojnë temën e ndarjes së Kosovës. Në fakt, Serbia nuk është e interesuar për manastiret, por për mineralet e Kosovës”, - thotë analisti i “Radios Evropa e Lirë”, Patrick Moore.
Ish-kryeministri rus, Jevgenij Primakov,
këtë javë ka thënë se ndarja etnike ës-
htë opsioni i vetëm për të shmangur
konfliktin në Kosovë. Të njëjtën gjë e
kërkojnë edhe Jeremiç dhe Samarxhiç,
por ndarja fuqishëm kundërshtohet nga
udhëheqja kosovare, zyrtarët e Shteteve
të Bashkuara, Bashkimi Evropian... Cili
është komenti juaj?
Ideja e ndarjes nuk është e re. Kjo
ide do të dalë në shesh kohë pas kohe
dhe kuptohet, do të refuzohet nga
Prishtina, Brukseli, Uashingtoni dhe
Kombet e Bashkuara. Apostrofuat
zotin Jeremiç dhe unë jam shumë i
befasuar pikërisht me fjalimin e tij në
Indonezi, ku ka thënë se për të qetë-
suar situatën e trazuar, Kosova duhet
ndarë. Por, shtrohet pyetja se çfarë du-
het qetësuar – mbase serbët që bëjnë
trazira?! Kjo e bën krejt të qartë faktin
se ata i kanë shkaktuar trazirat për të
aktualizuar çështjen e ndarjes. Nëse
kihet parasysh fakti që në këtë dhunë
kishte edhe një viktimë, veprimet e
tilla dhe ato të Jeremiçit nuk janë gjë
tjetër pos skandal. Por, të kthehemi
te zoti Primakov, i cili ka ftuar për
transferim të popullatës në veri. Gjëra
të tilla ka ditur të bëjë Radovan Ka-
raxhiçi, për të ristrukturuar hartat.
Në rastin e Kosovës, diç të tillë deri
më tash askush nuk ka propozuar. Në
instancë të fundit, duhet përkujtuar
se kishat dhe trashëgimia kulturore
serbe nuk janë në veri të Kosovës dhe
se një gjë e tillë në vitet ‘80 dhe ‘90
është propozuar edhe nga Dobrica
Qosiç. Kjo dëshmon se Serbia në fakt
është e interesuar për mineralet dhe
jo manastiret dhe se zoti Primakov
ndan këtë botëkuptim. Dëshiroj të
përmend edhe një pohim të zotit Pri-
makov, që si ekspert i Lindjes së Mes-
me, në një intervistë për shtypin serb,
Kosovës iu referua si “shtet i ri në mes
të Evropës”. Nuk jam i sigurt, nëse për
vendet myslimane flet në këtë formë,
ta zëmë kur është në Kajro.
Javën e ardhshme mbahet Samiti i
NATO-s. Analistët thonë se pavarësia
e Kosovës ka ndryshuar raportin po-
litik dhe të sigurisë në Ballkan. Çfarë
domethënieje do të ketë anëtarësimi
eventual në NATO i Shqipërisë, Kroacisë
dhe Maqedonisë për Ballkanin?
Mendoj se, sa më i fuqishëm që të
jetë lidershipi amerikan i NATO-s në
Ballkan, aq më mirë do të jetë për
Kosovën.
Prania e fuqishme e NATO-s ës-
htë garanci për sigurinë, jo vetëm
në raport me Serbinë dhe Rusinë,
por edhe ndaj ideve që disa mund t’i
kenë në Bashkimin Evropian për ta
shndërruar Kosovën në koloni të BE,
pa ndikimin amerikan. Nuk besoj se
kosovarët dëshirojnë që amerikanët
ta braktisin Kosovën dhe prania e fu-
qishme e NATO-s, me sa më shumë
vende ballkanike të anëtarësuara në
Aleancën Veriatlantike, siguron rolin
e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara
atje.
“NYT” ka shkruar se “zgjerimi i NATO-s
në drejtim të Lindjes vepron si paranda-
lesë për neo-carizmin e Rusisë, frenon
Serbinë retrograde dhe rrjedhimisht re-
dukon ndërhyrjen e Rusisë në Ballkan
në një nivel të irritimit, por jo edhe të
kërcënimit strategjik...”. Si e kometoni
këtë aspekt?
Po, kështu është dhe kjo përputhet
me atë që thashë më lart. Pikërisht
këto ditë, gazeta amerikane “Wall
Street Journal” pohoi se Serbia më
nuk ka rëndësi strategjike, sepse të
gjithë fqinjët e saj janë drejtuar nga
Perëndimi. Një Serbi e tillë, e mbësh-
tetur nga Rusia, nuk është e qëndrues-
hme dhe nuk paraqet gjë. Titulli i këtij
artikulli ishte “Problemi serb” dhe ai
dëshmon se ku është problemi.
Ka shqetësime se dështimi eventual i
evropianëve për të bartur barrë më të
madhe në Afganistan, rrezikon të ard-
hmen e NATO-s. A pajtoheni me këto
pohime?
Disa vende evropiane ndihmojnë
dhe shembulli më i mirë i kësaj ës-
htë Britania e Madhe. Njëkohësisht,
presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi,
sinjalizoi mundësinë e dërgimit të
një mijë ushtarëve shtesë në Afganis-
tan. Por, Gjermania dhe disa vende
tjera të pasura evropiane dëshiro-
jnë të lejojnë tjerë të vdesin për të
na mësuar ne sesi duhet të sillemi.
Kjo duhet të marrë fund. Duhet të
hapim letrat dhe të themi: Bashkimi
Evropian është i pasur dhe arrogant
siç është sot, sepse ka mbrojtje ush-
tarake pa pagesë nga ana e Shteteve
të Bashkuara, si lidere e NATO-s për
gjysmë shekulli. Tash është koha e
fundit që vendet e pasura dhe ar-
rogante të BE të ndajnë më shumë
mjete për projektet e mbrojtjes së
tyre dhe jo të presin që amerikanët,
britanikët dhe të tjerët ta bëjnë këtë
për ata. Është e papranueshme që
amerikanët dhe britanikët të vde-
sin, ndërsa gjermanët të mendojnë
se mund të sillen si punëtorë socialë.
Përcaktimi i kufirit Kosovë-Maqedoni, proces i vështirë
Zyrtarë të qeverisë së Kosovës thonë
se javën e ardhshme mund të mbahet
takimi i parë i komisioneve për demar-
kacionin e kufirit Kosovë-Maqedoni.
Qeveria kosovare thotë se qëndrim i
saj do të mbetet mbrojtja e interesave
të shtetasve të saj, përderisa ajo maqe-
donase këmbëngul që të respektohet
marrëveshja e vitit 2001. Puna në shë-
nimin e vijës kufitare mes Kosovës e
Maqedonisë mund të fillojë javën e
ardhshme nga komisionet teknike të
të dyja vendeve. Por, zyrtarët e të dyja
palëve sinjalizojnë se procesi i demar-
kacionit nuk do të jetë i lehtë. Bekim
Çollaku nga Komisioni kosovar i De-
markacionit thotë se qëndrimi i palës
kosovare do të jetë në përputhje me
dispozitat e pakos së Ahtisaarit. Pakoja
e Ahtisaarit parasheh themelimin e një
komisioni të përbashkët teknik nga Ko-
sova dhe Maqedonia për përkufizimin
e vijës fizike të kufirit dhe për trajtimin
e çështjeve të tjera që dalin nga zbatimi
i marrëveshjes së vitit 2001 në mes të
ish-Republikës Federale të Jugoslla-
visë dhe Maqedonisë. Kjo marrëves-
hje e nënshkruar nga ish-presidenti
maqedonas, Boris Trajkovski, dhe ai
jugosllav, Vojisllav Koshtunica, sipas
palës kosovare, ka dëmtuar Kosovën
për 2500 hektarë, kryesisht tokë private
e pronarëve shqiptarë. Zëdhënësi i qe-
verisë së Maqedonisë, Ivica Boçevski,
shpreh gatishmërinë e palës maqedo-
nase që të fillojë menjëherë punën në
shënimin e vijës kufitare. Por ai nuk
saktëson, nëse pala maqedonase do të
heqë dorë nga marrëveshja e vitit 2001.
Çollaku thotë se qëndrim i palëkun-
dur i palës kosovare mbetet mbrojtja
e interesave të shtetasve të Kosovës.
Banorët e Debëlldesë, fshat ky në kufi
me Maqedoninë, vazhdojnë t’i kenë
tokat e tyre në territorin e Maqedo-
nisë. Pala kosovare synon, që edhe
nëse këto toka mbeten përtej kufirit,
pronari i tyre të mos ndërrohet. Ivica
Boçevski nuk e komenton këtë mun-
dësi. Në marrëveshjen e vitit 2001 mes
ish-RFJ dhe Maqedonisë, ndër të tjera,
parashihet që, nëse banorët ankohen
për padrejtësi, atëherë kufijtë mund të
ndryshohen deri në 300 metra thellësi
nga secila anë. Atëherë, kjo marrëves-
hje qe cilësuar nga pala kosovare si
shumë e dëmshme për Kosovën dhe
Kuvendi e pati kundërshtuar atë për-
mes një rezolute në maj të vitit 2001,
por rezoluta qe anuluar menjëherë
nga ana e UINMIK. Tani, problemi i
demarkacionit, sipas planit të Ahtisaa-
rit, duhet të zgjidhet brenda një viti,
që nga koha e themelimit të komisio-
nit të përbashkët teknik. Ndërkaq, ka
zëra që thonë se Maqedonia është duke
kushtëzuar njohjen e Kosovës me zgjid-
hjen e problemit të demarkacionit.
Moore: Serbia interesohet për mineralet e Kosovës, jo për manastiret
PronariNrEmër Mbiemër
NrPasuri
SIP/shpronësimiArë, Pemë m2
Cmiminëlekë/m2
Vlera nëlekë
Vlera e KulturësBujqësore
Vlera e Kulturës Drurëfrutorë
Totali
1. Nuredin Mukaj 124/9 1066 542 577772 10980 588752 2. Hysen Mukaj 124/20 1617 542 876414 16979 893393 3. Hysen Xhaferi 124/25 222 542 120324 2220 122544 4. Shyqiri Kapllani 124/27 358 542 194036 3401 60000 257437 5. Halil Halilaj 122/1 1717 542 930614 17170 947784 6. Musa Kapllani 276/15 27 542 14634 20000 34634 shuma 2713794 50750 80000 2844544
Prokuroria e Përgjithshme merr në dorë dosjen nga Prokuroria e Tiranës, për shkak se ka dyshime se ish-ministri ka konsumuar këtë vepër penale. Gazeta risjell dosjen e shkeljeve të Mediut
Ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir
Mediu, së shpejti pritet të ngrihet akuza për
veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Pro-
kuroria e Përgjithshme ka bërë të ditur se va-
zhdimi i hetimit do bëhet nga ajo, për shkak
se ka dyshime se Mediu, një person me imuni-
tet, ka konsumuar këtë vepër. “Grupi hetimor
i Prokurorisë së Tiranës, i cili po merret me
çështjen e Gëredecit, vendosi sot qe të shpallë
moskompetencën e Prokurorisë së Tiranës për
vazhdimin e hetimit të kësaj çështjeje dhe ia
kaloi aktet si instanca kompetente Prokurorisë
së Përgjithshme. Në këtë konkluzion u arrit
për shkak se prej të dhënave të përfituara nga
hetimi i deritanishëm, grupi hetimor arriti
në përfundimin dhe ka dyshime në kuadër
të kësaj çështjeje, ka elemente sipas së cilave
ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, mund
të ketë konsumuar veprën e shpërdorimit
të detyrës. Duke qenë se hetimi i personave
që gëzojnë imunitet është në kompetencë të
Prokurorisë së Përgjithshme, dosja iu ka ka-
luar për shqyrtim prokurorëve të kësaj pro-
kurorie”, - thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Që në momentet e para të shpërthimit në Gër-
dec, kur kaosi kishte pushtuar të gjithë zonën
metropolitane të vendit, dhe jo vetëm atë, një
pyetje rëndonte në mendjen e të gjithëve. Kush
kishte urdhëruar vendosjen e një fabrike çmon-
timi në atë pozicion dhe kush e kontrollonte
punën e tyre?
Deklaratat për detaje teknike rrezikonin që
të degjeronin procesin si gjithmonë tek ndësh-
kimi i personave që kanë më shumë përgjegjësi
administrative, dhe të anashkaloheshin perso-
nat me përgjegjësi politike, ata që në fakt bëjnë
zullumin e vërtetë.
Por një relacion, që Ministri i Mbrojtjes kis-
hte dërguar në qeveri, për t’i dhënë firmës ame-
rikane Southern Ammunition me prokurim të
drejtpërdrejtë, për të nisur për demontimin dhe
demilitarizimin e municioneve tregonte qartë
se një përgjegjës politik ishte. Dhe ai kishte fir-
mën e bardha mbi të zezë në këtë projekt.
Ministri, Fatmir Mediu paraqiti në fillim të vitit
të shkuar një relacion në Këshillin e Ministrave
për të mbështetur miratimin e një V.K.M. për t’i
dhënë të drejtën kompanisë SAC, me firmë të
kryeministrit të fitonte pa tender këtë projekt.
Kompania sipas relacionit të Mediut, që plotëson-
te kushtet teknike për të realizuar një gjë të tillë.
Por, këtij propozimi i ka rezistuar kryeministri,
Sali Berisha dhe V.K.M. nuk është miratuar në
mbledhjen e qeverisë. Kryeministri Berisha ka
kërkuar prej tij që të sjellë një tjetër arsyetim
për këtë qëndrim. Vetëm pak kohë më vonë,
Mediu paraqet një tjetër relacion parimor, duke
shmangur emrin e firmës dhe duke përdorur
argumente ligjore që qeveria të autorizonte
Ministrinë e Mbrojtjes, pra zotin Mediu, të
caktonte një kontraktor për këtë çështje. Pas
këtij akti, qeveria miraton vendimin, më datë
14.3.2007. Vendimi mban numrin 3887.
Dokumenti i parë i paraqitur nga Mediu
përmban vetëm vlerësimet për kompaninë
SAC. “Kohët e fundit, “Southern Ammunition
Company” ka paraqitur në Ministrinë e Mbro-
jtjes një ofertë, e cila konsiston në demontimin,
demilitarizimin e municioneve të kalibrit të
vogël me anë të metodave të ndarjes mekanike,
pa impakt në mjedis, duke instaluar makinat e
pajisjeve të saj dhe për këtë procedurë të ketë
edhe përfitimin e saj nga produktet e rezultuara
nga demontimi. Gjithashtu, kjo kompani, për
shkak të këtij procesi, do të bëjë edhe derdhjen
e një vlere të caktuar në favor të buxhetit të
shtetit.
Kjo kompani është subjekt i së drejtës ame-
rikane, e regjistruar në Loris, South Carolina
dhe e licencuar nga Departamenti i Shtetit dhe
Departamenti i Mbrojtjes në fushën e eksport-
importit të armëve të zjarrit dhe të aktiviteteve
ndërmjetësuese.
Siç theksuam më përpara, deri tani ne apliko-
jmë asgjësim të municioneve të kalibrave të
vegjël me djegie nga agjencia “NAMSA”, si
rezultat i së cilës nuk përfitohet ndonjë nënpro-
dukt që të krijojë vlerë për buxhetin e shtetit.
Në rastin e ofertës, kjo mundësi ekziston për
shkak të ndryshimit të metodës së përdorur
për demontim.
Oferta e bërë nga “Southern Ammunition
Company” për kryerjen e demontimit, demili-
tarizimit parashikon përdorimin e një metode
mekanike e të makinerive të posaçme e për
rrjedhojë, përfitimin e nënprodukteve nga ky
demontim si gëzhojat, plumbat, barutet etj.,
që mund të kenë një vlerë tjetër përdorimi.
Investimi në pajisje e makineri do të jetë i kësaj
kompanie”, - thuhet tekstualisht në relacionin
e parë.
Në dokumentin e dytë, pasi iu kërkua që të
bëjë ndryshime nga ana e kryeministrit, Me-
diu argumenton se vendimi për prokurim të
drejtpërdrejtë duhet të merret, për shkak se
një gjë e tillë është kompetencë e Këshillit të
Ministrave.
“Mallrat e mësipërm, kur nuk kanë vlerë
përdorimi, apo tregtimi, do t’i nënshtrohen
procedurës së asgjësimit, sipas rregullave të
përcaktuara në ligjin nr. 6942, datë 25.10.1984,
“Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin
dhe qarkullimin e vlerave materiale dhe mone-
tare”, i ndryshuar dhe akteve të tij nënligjore.
Ligji 8671, datë 26.10.2000, në nenin 14, pika
7, përcakton se: Këshilli i Ministrave përcak-
ton afatet e shërbimit dhe të përdorimit të
armëve të teknikës dhe të pajisjeve të Forcave
të Armatosura, rregullat për trajtimin e tyre
pas heqjes nga armatimi dhe përdorimi.
Mediu, së shpejti nën akuzë për shpërdorim detyre
Procedurat dhe përgjegjësitë përcaktohen
me vendim të Këshillit të Ministrave. Bazuar
në këtë nen, është kompetencë e Këshillit të
Ministrave përcaktimi i procedurave dhe për-
gjegjësive për trajtimin e municioneve të arma-
timeve pas heqjes nga përdorimi.
Në projekt është parashikuar derdhja e të ard-
hurave nga ky proces, tërësisht në buxhetin e
shtetit”, - thuhet në relacionin e Mediut.
Por përgjegjësitë për ministrin shtoheshin ako-
ma më tepër për shkak se një vendim i qeve-
risë për këtë çeshtje theksonte se duhej të ishte
pikërisht Ministria e Mbrojtjes që të mbikqyrte
procesin. Megjithatë, në vendim duket qartë
se Mediu ka bërë përpjekje që kompania që
kishte përzgjedhur vetë të merrte me prokurim
të drejtpërdrejtë këtë punë.
Në pikën III të kësaj VKM, ku flitet për ar-
mët dhe pajisjet e Forcave të Armatosura që do
të shiten për skrap, theksohet në paragrafin 2,
se procedura e shitjes është me ankand. Në të
vërtetë, procedura e lidhjes së kontratës është
bërë me prokurim të drejtpërdrejtë. Kjo ndos-
hta për shkak të përdorimit të Pikës IV të kësaj
VKM, ku flitet për “Shitjen, demontimin dhe
demilitarizimin e municioneve.”
Në paragrafin 4 të kësaj pike thuhet se: “Pro-
cesi i demilitarizimit e demontimit të kryhet
nën mbikëqyrjen dhe sigurinë ushtarake të For-
cave të Armatosura, duke mbajtur regjistrime
të hollësishme për regjimin, lëvizjen dhe sasinë
e municioneve të dorëzuara dhe të atyre të de-
montuara dhe demilitarizuara dhe produkteve
të tyre pas demontimit dhe demilitarizimit.”
Interesant po ështu është fakti se në këtë VKM,
në të gjitha rastet kur i referohet nevojës për shitje,
përdoret fjala ankand. Vetëm në pikën IV të kësaj
VKM kjo kërkesë mungon, çka tregon se ka qenë
e paramenduar, pasi pika IV i takon procedurës
së demontimit dhe demilitarizimit, kontratë që
u lidh me kompaninë amerikane. Prokuroria
shqiptare duhet ta hetojë me hollësi këtë VKM, e
cila për fat të keq nuk gjendet më në faqet zyrtare
të Këshillit të Ministrave dhe urojmë që të mos
jetë zhdukur dhe nga fletoret zyrtare. Sidoqoftë,
prokuroria duhet t’i sekuestrojë ato si dokumente
ligjore pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas kësaj
VKM, e cila ka pasuar tentativën e dështuar të
ish-ministrit Mediu për t’ia kaluar përgjegjësinë
kryeministrit, Ministria e Mbrojtjes është përgje-
gjëse për gjithë procesin e demontimit të këtyre
lëndëve plasëse.
Një nga përgjegjësitë kryesore që binte mbi Mi-
nistrin e Mbrojtjes ishte se SAC ishte lejuar që
të merrte një kompani nënkontraktore shqip-
tare, edhe pse për çështje të tilla, të rreziksh-
mërisë së lartë, nënkontraktori duhej të ishte
përzgjedhur me një akt të veçantë. Por, kur mes
kompanisë shqiptare dhe asaj amerikane nisën
kontradiktat se kush e kishte nënshkruar një
kontratë të dytë, e cila parashikonte çmonti-
min e municioneve të rënda, një dokument i
tatim-taksave zbardh të gjithë aferën. Edhe pse
kompania amerikane ishte e specializuar për
armë sportive dhe biçikleta, ajo kishte përfituar
një tender për armë të rënda. Kjo për shkak
se në firmën nënkontraktore shqiptare ishte
bashkëpronar dhe kontraktori amerikan.
Kështu, kompania shqiptare, “AlbaDemil”, e
cila ka punuar si nënkontraktore e kompanisë
amerikane “Southern Ammunition”, nuk ka
vetëm një pronar, por është në bashkëpronësi.
Në organet tatimore, që në vitin 2005 “Alba-
Demil” është regjistruar si aktivitet, ndërsa në
vitin 2006 është bërë aktivitet i përbashkët mes
Mihal Delijorgjit dhe vetë presidentit të kom-
panisë amerikane “Southern Ammunition”,
Patrick Cornelius Henry III.
E regjistruar me NIPT K717240017Q, “Alba-
Demil” me bashkëpronarë Mihal Delijorgjin
dhe Patrick Henry III ka nisur aktivitetin më 28
dhjetor 2006. Vetëm pak muaj më vonë, pikëris-
ht më 6 qershor 2007, “Southern Ammunition”
ka nënshkruar një kontratë me Ministrinë e
Mbrojtjes për demontim dhe demilitarizim
të armëve të kalibrit të vogël, kontratë që do
skadonte për tetë muaj, ndërsa në dhjetor është
nënshkruar një tjetër kontratë me këtë kom-
pani, e cila parashikon demontimin dhe demi-
litarizimin e armëve të kalibrit të madh.
Në kontratën e parë, shpërndarë nga Minis-
tria e Mbrojtjes, thuhet se kompania amerikane
do të marrë si nënkontraktore një kompani
shqiptare, specialiste në këtë fushë, dhe që do
të zbatojë të gjitha ligjet shqiptare në fuqi për
këtë punë.
Por, në kontratën e dytë, të nënshkruar në
dhjetor të vitit të kaluar, nuk ka më një pikë
ku të parashikohet marrja e një kompanie nën-
kontraktore.
Por kompania “AlbaDemil” është regjistruar
për të zhvilluar aktivitetin e saj që në vitin 2006
dhe vendondodhja ka qenë pikërisht Gërdeci.
Disa muaj përpara marrjes së kontratës, firma
ka qenë gati për vendin ku do kryente aktivi-
tetin, duke patur në këtë mënyrë garanci se
do merrte patjetër tenderin me prokurim të
drejtpërdrejtë.
Gjithashtu, kompania “AlbaDemil” e Mihal
Delijorgjit dhe e Patrick Henry-it është regjis-
truar pikërisht për të kryer këtë aktivitet, de-
montimin dhe demilitarizimin e municioneve.
Që në vitin 2006, kompania në bashkëpronësi
ka qenë e përgatitur për marrjen e llokmës nga
shteti edhe pse ligji për këtë gjë nuk ishte mi-
ratuar në atë kohë.
Por kompania “AlbaDemil” ka paguar për vitin
që shkoi si kontribute të sigurimeve shoqërore për
punonjësit e saj që punonin në Gërdec 360549
lekë ose rreth 3 milionë e gjysëm lekë të vjetëra.
Të dhëna zyrtare bëjnë me dije se kompania e
ka paguar këtë sasi të kontributeve të sigurimeve
shoqërore, duke qenë se ajo ka paguar një vlerë
pagash të regjistruara në organet e tatimeve prej
rreth 770 mijë lekësh të reja. Në organet e tatime-
ve kompania “AlbaDemil” nuk ka paguar asnjë
gjë për përfitim sëmundjeje, përfitim barrë lind-
jeje, apo përfitime për shkak të paaftësisë. As për
përfitim aksidenetesh të përkohshme. Gjithashtu,
kontribute të sigurimeve shëndetësore janë pagur
një vlerë prej 61 mijë lekësh të reja. Nëse shikon
vlerën e pagave dhe të kontributeve të sigurimeve
shoqërore që ka paguar kompania “AlbaDemil”
për një vit, sheh se ajo, duke qenë se ka paguar
rreth 7,7 milionë lekë të vjetëra, duhet të ketë
pasur vetëm tre punëtorë në punë, të cilët kanë
marrë një pagë mujore prej 15 mijë lekësh të reja.
Gjithashtu, nga kjo vlerë mund të thuhet se ajo
mund të ketë pasur edhe vetëm dy punëtorë, të
cilët kanë marrë një pagë prej mbi 20 mijë lekësh
në muaj. Të dhënat në organet e tatimeve bëjnë
me dije se kjo kompani i ka patur krejtësisht të pa-
regjistruar punonjësit dhe për ta nuk është paguar
as sigurim shëndetësordhe as sigurim shoqëror.
As që bëhet fjalë për pagesa për shkak sëmund-
jesh apo për barrë lindjeje apo për aksidente.
Kur duket se pikëpyetjet edhe nisën të shes-
hohen, qëndrimi i ushtarakëve në këtë çështje
bëhet dhe pikë debatesh.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Arma-
tosura me anë të një memoje thekson se ka
refuzuar që qendra për demontimin dhe demi-
litarizimin e municioneve ushtarake të bëhet
në Bërzhitë, me arsyetimin se kjo zonë është e
papërshtatshme për një aktivitet të tillë, sepse
është pranë rrugës nacionale Tiranë- Elbasan
dhe zonave të banuara.
Megjithatë, leja për sistemin e kësaj qendre
u dha për në Gërdec, edhe pse kjo zonë ndod-
het në të njëjtat pozita për sa i përket rreziks-
hmërisë, në mos edhe më i rrezikshëm, duke
marrë parasysh afërsinë dhe me aeroportin
ndërkombëtar.
“Qendra për demilitarizimin e këtyre muni-
cioneve duhet të përzgjidhet nëpërmjet nego-
ciatave mes palëve, pasi rajoni i Bërzhitës nuk
është i përshtatshëm dhe as i licencuar si për
depozitim, ashtu dhe për asgjësim municioni.
Ky rajon ndodhet pranë rrugës nacionale Ti-
ranë- Elbasan dhe nuk merrej përsipër sigurimi
i energjisë.
Për municionet me moshë mbi 25-30-vjeçare
që kalojnë në proces demontimi, në praktikën
tonë baruti i tyre i nënshtrohet asgjësimit me
djegie në natyrë. Jemi në fazën e miratimit të
poligonëve nga qeveria dhe, nëse kjo realizohet,
marrim përsipër sigurimin e një poligoni
për asgjësimin e djegoreve. Kjo kërkesë du-
het të shoqërohet me një projekt demilitari-
zimi,” thuhet në këtë memo.
Memoja e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave
të Armatosura, e datës 28.12.2006 në lidhje me
këtë çështje u shpërfill nga Ministria e Mbrojtjes
dhe Bërzhita u përdor si test nga ana e Mediut
për të parë reagimin e Shtabit të Përgjithshëm
ndaj veprimeve që pritej të ndërmerrte.
Vetëm katër muaj më vonë, Mediu urdhëron
ngritjen e qendrës, ku do operonte “Southern
Ammunition Company”, duke shmangur Sh-
tabin e Përgjithshëm.
Në pikën 4, germa A të këtij urdhri thekso-
het, se Komanda e Forcave
të Bashkuara ngarkohet të
vërë në dispozicion të këtij
procesi një sipërfaqe terren
në administrim të Ministrisë
së Mbrojtjes, të ndodhur në
Gërdec (Vorë).
Kështu, Mediu shmang
Shefin e Shtabit të Përgjiths-
hëm, duke i kaluar kompe-
tencat te Komanda e Forcave
të Bashkuara, që në rang hie-
rarkie vijon poshtë Shefit të
Shtabit, i cili është direkt pas
ministrit në varësi vertikale.
Edhe në kontratën e nëns-
hkruar me SAC shmanget
komplet Shtabi i Përgjiths-
hëm dhe përgjegjësia do is-
hte për Forcën e Bashkuar.
Relacioni i përgatitur për
këtë qëllim i është dërguar
edhe Këshillit të Sigurisë
Kombëtare, ndërsa Shtabi i
Përgjithshëm ka bërë para
institucioneve një panoramë
të situatës së përgjithshme
për sa i përket eliminimit të armatimeve, para
pesë muajsh. Por ministri reagoi duke dekla-
ruar se në urdhrin për ngritjen e kësaj qendre
është marrë miratimi i Shtabit, madje është
urdhëruar ai për mbikqyrjen e procesit.
Por Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Arma-
tosura ka theksuar se urdhri i ministrit të Mbro-
jtjes, Fatmir Mediu, për ngritjen e qendrës për
demontim dhe demilitarizim të municioneve
në Gërdec nuk ka firmat e zyrtarëve të saj.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i Shta-
bit të Përgjithshëm, nënkolonel Ali Ndreu, tha
se prezantimi i projektit nga “Southern Am-
munition” është bërë vetëm në paradhomën
e ministrit, me një kompjuter laptop. Ndreu
tha, se Shtabi i Përgjithshëm nuk ka qenë palë
në negociata dhe kjo është e qartë, pasi Shtabi
vendosi t’i thotë jo me anë të një memoje, kër-
kesës për ngritjen e kësaj qendre në Bërzhitë.
Nënkolonel Ndreu tha se janë institucionet e
drejtësisë që do të vendosin në lidhje me të
vërtetën. Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm
të FA tha se asnjë vizitë apo deklaratë e ndonjë
individi a ushtaraku në lidhje me inspektimet
në Gërdec nuk përbën asnjë bazë, për sa kohë
nuk është kryer konform ligjeve në fuqi.
Një tjetër pikë që ngre dyshime në këtë mes
është mosngritja e Autoritetit të Kontrollit Sh-
tetëror të Eksporteve. Ai duhej të ishte ngritur
brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e tij si
organ për eksportin e armëve në Ministrinë e
Mbrojtjes, por duket se është shmangur qëlli-
misht. Në bazë të ligjit për funksionimin e tij,
autoriteti, i cili në fakt do të emërtohej Agjencia
e Kontrollit Shtetëror të Eksport-Importeve të
Mallrave Ushtarake, Mallrave dhe Teknologjive
me Përdorim të Dyfishtë, shmangte në mënyrë
të ndjeshme peshën e “MEICO”-s që drejtohej
nga Ylli Pinari. Kjo, pasi ky autoritet, i cili,
brenda gjashtë muajve nga miratimi i tij, pra që
nga 1 qershori e deri më 1 janar duhet të ishte
ngritur, ishte autoriteti që do të merrte në dorë
veprimtarinë, lëshonte licencat për eksportin e
municioneve, si dhe do të mbikëqyrte veprim-
tarinë e kompanive që do të kontraktonin për
këtë qëllim me Ministrinë e Mbrojtjes.
Por, autoriteti nuk është ngritur asnjëherë,
pasi ngritja e tij detyrimisht do të nxirrte në
pah edhe firmën e Delijorgjit, e cila rezulton së
është një firmë që mund të merret me eksport-
importin e hekurit, por kur-
rsesi me tregti armësh dhe
demontim municionesh, siç
ka rezultuar pas shpërthimit
të Gërdecit.
Jo vetëm kjo, por në bazë
të një vendimi të Këshillit
të Ministrave, nr. 138, datë
14.3.2007, kompania që do
të merrej me demontimin
apo eksportin e armëve në
Republikën e Shqipërisë
duhej të ishte e regjistruar
Pranë Autoritetit Shtetëror
të Eksporteve, ligji për të
cilin u miratua vetëm një
muaj më pas. Ja se çfarë
thuhet në pikën 2, paragrafi
4 gërma a) e këtij vendimi,
ku bëhet fjalë për kriteret
që duhet të plotësojë kom-
pania: “Të jetë e regjistruar
pranë Autoritetit Shtetëror
të Kontrollit të Import-Eks-
portit të Mallrave Ushtarake
e atyre me përdorim të dy-
fishtë në vendin e origjinës
si importues, eksportues apo ndërmjetësues,
duke paraqitur dokumentin përkatës zyrtar.”
Por, në të vërtetë, ja se çfarë ka ndodhur. Li-
gji për Autoritetin e Kontrollit të Eksporteve
nuk u zbatua, pasi me një logjikë të thjeshtë
do të nxirrte jashtë loje “MEICO”-n, e cila deri
në atë kohë kontrollonte të gjitha kontratat.
Pra, Autoriteti i Kontrollit do të kontrollonte
ligjshmërinë e kontratave të Delijorgjit dhe
“Southern Ammunition Company”, si dhe
transaksionet e tyre, profilin që ato kishin etj.,
pasi këtë të drejtë ia jepte ligji në fjalë, siç i
jepte të drejtën edhe të anulonte kontratat kur
kompanitë kishin aktivitet të dyshimtë. Nga
ana tjetër, ky autoritet duket se reduktonte
ndjeshëm edhe rolin e ministrit të Mbrojtjes
në lidhjet e kontratave, pasi ligji i jepte atij të
gjitha të drejtat të anulonte kontratat në rast
se kompanitë nuk kishin licencë për këtë lloj
aktiviteti, siç ishte rasti i Delijorgjit, i cili kishte
një kompani për tregtim skrapi dhe jo për de-
montim apo tregtim të municioneve.
Por, ka edhe një pikë tjetër, e cila duhet të sqa-
rohet në amullinë që shoqëron Gërdecin. Në
vendimin e qeverisë të datës 14.3.2007 kërkohet
që kompania që do merret me demontimin ose
tregtimin e armëve duhet që “të jetë regjistruar
pranë Autoritetit Shtetëror të Kontrollit të
Import-Eksportit të Mallrave Ushtarake e atyre
me Përdorim të Dyfishtë në vendin e origjinës
si importues, eksportues apo ndërmjetësues,
duke paraqitur dokumentin përkatës zyrtar.”
Por, ligji për autoritetin është miratuar vetëm
një muaj më pas dhe ka marrë fuqi vepruese
më 1 qershor të 2007-ës, pra pas më shumë se
dy muajsh, gjë e cila përbën një non sens ju-
ridik, pasi s’mund të merret një vendim, i cili
në shumë pika kërkon bazën te një ligj i cili
nuk është miratuar ende, siç është edhe ligji
për Autoritetin e Kontrollit të Eksporteve.
Të pakënaqur me mënyrën e vlerësimit disa
prej banorëve në Gërdec, Marqinet, Kuç e Muçaj
kanë protestuar dje përpara Bashkisë së Vorës.
“Nuk jemi vlerësuar drejt. Shtëpitë tona duhet
të vlerësohen më shumë. Ne e kemi shtëpi pri-
vate dhe jemi vlerësuar më pak se disa shtëpi në
pallat”, - thanë disa prej banorëve në një protestë
spontane dhe përpara medias. Fiqiri Ismaili ka
zbritur nga zyra e tij për t’i sqaruar. “Jam i hapur
për të biseduar me të gjithë. Kush ka pakënaqësi
do t’i sjell sërish komisionin”, - iu thotë ai. Ky
premtim është lehtësues për një pjesë. Por, disa
prej banorëve thonë se paratë do të ndahen pas
së hënës, kështu që kërkojnë sa më parë eksper-
tët. Por, pak prej tyre janë interesuar nëse do të
mund të jetonin sërish në të njëjtën zonë. Dëshira
për të patur shtëpitë aty ku kanë qenë ka bërë të
harrojnë çdo detaj tjetër. ISHP thotë se ajri ës-
htë i pastër dhe problem mbeten vetëm puset
dhe vijon të këshillohet të mos pihet ujë nga ata.
Por, thuajse askush nuk di gjë se si do të bëhet
me dokumentacionin e shtëpive të reja. Prania e
kreut të ALUIZNI-t, Shaban Memia, duket se iu
ka qetësuar gjakrat. Thuajse pak shtëpi kanë qenë
me leje ndërtimi dhe kanë qenë në proces legali-
zimi. Ndaj, rimarrja në dorë nga Memia duket se
do t’i ristartojë të gjitha dokumentet nga fillimi.
Bashkia iu ka premtuar se me dokumentet do të
merren ata. Megjithatë, mungesa e studimit të
zonës nga sizmiologët, duket se shumë shpejt do
të kthehet në një problem më vete. Do të mjaf-
tonin vetëm ndërtimet pranë kodrave të krisura
që një gjë e tillë të rikërkonte kohë. Megjithatë,
ëndrra për shtëpinë duket se mbyt çdo kundërs-
hti. Ndaj dhe nuk ka asnjë zë që të mendojë se
në ish-shtëpinë e tij s’ka më vend për themele.
Edhe pse kanë kaluar dy javë nga shpërthi-
met e tmerrshme, kërshëria për të parë rrënojat
e ish-fabrikës të tërheq për ta kapërcyer kodrën.
Ushtarakët dhe policët në afërsi të kraterit
bëjnë shenjë se s’mund të futesh në ish-fabrikë,
por tolerojnë duke të lënë që ta shohësh nga
kodra atë që ndodhet pas. Ullinjtë janë rrafs-
huar, por askush nuk e ka patur mendjen tek
ata, edhe pse do të duhen të paktën 20 vjet që
kodra t’i ketë sërish. Pamja pas kodrës të lë pa
frymë. Një simotër e kodrës ku jemi ngjitur së
bashku me disa gazetarë anglezë nuk është më
aty. Dheu i kthyer pas dhe krijimi i dy gropave
të jep pamjen e një fushëbeteje të tmerrshme.
Shtëpitë përballë janë rrafshuar si të ishin
tabelë qitjeje. Është fshati Marqinet 1, që ka
shënuar edhe viktimat më të shumta nga 25
viktimat. Shtëpia më e shpartalluar i përket
familjes Deliu, rreth 150 metra larg ish-fabrikës.
Katër viktimat e kësaj familjeje mbartin edhe
pikun më të madh të fatkeqësisë. “Nuk besoj se
do të kthehen më këtu për të jetuar”, - thonë dy
vëllezërit me mbiemër Gërdeci që na shoqëro-
jnë drejt kodrës. Ata kanë qenë në kërkim të
KESH-it, pasi iu duhet të lidhin energjinë me
shtëpinë e shkatërruar. Shtëpia iu është prishur
gjatë shpërthimeve edhe pse është fare shinave,
në krahun tjetër të ish-fabrikës. “Nuk e dëgjuam
shpërthimin e parë, sepse ishim duke punonuar
me një betoniere që bënte zhurmë. Shpërthimi
i dytë na përplasi në mure dhe u tmerruam.
Më pas, kur pamë flakën dhe njerëzit që vrapo-
nin gati duke u djegur, kemi kuptuar se çfarë
kishte ndodhur”, - tregon Agroni, më i madhi
prej tyre.
Në mes të rrugës, deri të kodra që fshihte
dikur fabrikën është një punishte duralumini.
Kadriu, i zoti i punishtes, nuk është aty, pasi ka
shkuar të montojë disa dritare. Ka rinisur punën
te të tjerët, e shumë shpejt prej të nisë edhe
për shtëpinë e tij. Predhat që kanë rrafshuar
katin e parë e kanë bërë të pabanueshme atë.
Ka pastruar gjysmën e makinerive të dala jashtë
përdorimit. “Por s’mund të rrimë pa punë”, -
thonë gratë e shtëpisë, të cilat pastrojnë prej dy
javësh ambientin. Ndërkaq, disa të tjerë bëjnë
ec e jake. Agroni, me një shtëpi dykatëshe, që
njihej si “shtëpia më e mirë e Gërdecit”, vjen
çdo ditë ta shohë, e më pas largohet. Ka marrë
gjithçka që kishte shpëtuar, por për shtëpinë
e di që s’mund ta riparojë. “Nuk bëhet, i kanë
lëvizur themelet. Do bërë nga e para”, - thotë ai,
pasi ka vështruar për rreth 30 minuta çdo cep,
si për ta mbajtur mend. Ndërsa, dy vëllezërit
Gërdeci presin lëvrimin e fondeve që të rinisin
shtëpinë nga e para. “Komisioni erdhi dy herë
për të vlerësuar, por kur fshatarët nuk kanë
qenë dakord ka ardhur edhe tri herë”, - thonë
dy vëllezërit, pa dashur t’i hyjnë më shumë “po-
litikës”, siç e quajnë ata çdo debat që ka të bëjë
me qeverinë. “Presim. Besojmë se do t’i marrim
paratë”, - thonë ata, duke mos dashur fare t’i hy-
jnë bisedës lidhur me sasinë e parave që iu është
caktuar. “Del, po ta ndërtojmë vetë, del”, - thonë
të dy njërëzi e më pas kërkojnë të largohen.
Pozojnë disa sekonda për gazetarët britanikë
me makinën e tyre me xhama të thyer që nga
dita e tragjedisë dhe me shenjat që kanë ende në
fytyrë e më pas largohen, për t’u kthyer te elek-
tricisti. Ndërkaq, të gjithë banorët janë të një
mendjeje: “duam para t’i bëjmë vetë shtëpitë,
sepse nuk iu besojmë firmave apo brigadave”
Gërdec, banorët kërkojnë shtëpi “me duart e veta”
“Nëse do të vendosnim një sh-tetrrethim të vërtetë, siç i përket një zone fatkeqësie, do të kishim ndërprerë çdo hyrje në zonë. Ne, që në ditën e tretë na është dashur të mos vazhdonim më me ato rregulla, por t’i nënshtroheshim dëshirës së banorëve për të hyrë pranë shtëpive të tyre. Ndaj dhe u morëm fillimisht me pastrimin e rrugëve që të çonin pranë çdo shtë-pie, si dhe zonat brenda shtëpive. Sot, vetëm në shtëpitë rreth krate-rit kryesor është e ndaluar hyrja e banorëve”
“Na ka ruajtur Zoti!” Xhevdet Zeneli, i cili dre-
jton në terren prej dy javësh kërkimet dhe pastri-
min e zonës, thotë se ka qenë me fat që gjatë këtyre
kërkimeve nuk ka patur shpërthime. Nuk i fsheh
hezitimet që ka patur kur ka vendosur të drejtojë
bashkë me xheniot e skuadrës kërkimet në zonën
e kraterit, por është i bindur se ajo ka qenë më-
nyra më e mirë për të qetësuar ata familjarë që
kërkonin trupat e humbur në ish-fabrikë. “Zoti ka
dashur që gjithçka të na shkojë mirë. Uroj që edhe
periudha tjetër e pastrimit të shkojë pa asnjë pa-
sojë”, - shprehet Xhevdet Zeneli, duke sqaruar për
të disatën herë brenda ditës për gazetarët atë që
ka ndodhur në 15 ditë në Gërdec. “Për ne ka qenë
një leksion që duhej studiuar mirë”, - thotë për
“TemA”-n Zeneli, i cili parashikon të mërkurën si
ditën e mbylljes së fazës me trupat që drejton.
Z. Zeneli, çfarë mund të themi pas dy javësh
operacioni në Gërdec?
Sot jemi në ditën e 15-të të kërkimeve dhe
mund të them se kemi kaluar fazën e emergjen-
cës në pikëpamjen ushatarake. Dje kemi kryer
fazën e dytë me 1500 trupa që kanë kontrolluar
sipërfaqen nga periferia në qendër për t’u bin-
dur, të paktën në pamjen e parë, të pastrimit të
gjithçkaje, e sidomos në pastrimin e rrugëve dhe
shtëpive dhe përfundimin e komisioneve të cer-
tifikimit të këtyre shtëpive me komision të për-
bashkët edhe me forcat e policisë dhe pushtetit
vendor. Pas kësaj, kjo komandë e cila ka patur dre-
jtimin e Task-Forcës do të vijojë deri të mërkurën
rikontrollin e gjithë sipërfaqes. Vetëm dje kemi
gjetur 18 predha të vendosura nga 30 centimetra
deri nën 1 metër, sidomos ato që kanë patur një
flurudhë deri në 3 kilometra dhe këto predha
janë nxjerrë sot. Pas kësaj, autoriteti i vazhdimit
të punës në këtë fazë do t’i kalojë mbështetjes lo-
gjistike, e cila do të vijojë kërkimet si për trupin që
mendohet se është ende nën rrënoja, ashtu edhe
për pastrimin e vatrës së shpërthimit. Kjo trupë
do të përbëhet nga specialistë të municioneve,
xhenierë. Grupi i dytë ka të bëjë me trupën që do
të merret me shtrimin e rrugës dhe grupi i tretë
do të jetë ai i fadromave për të larguar mbetjet. Në
këtë proces kemi kërkuar praninë e familjarëve
dhe të pushtetit vendor.
Keni punuar nën një dëshirë dhe trysni të ba-
norëve për të qenë pranë shtëpive të veta, pranë
pronave të veta. A ka qenë kjo një penegesë,
një rrezik?
Nëse do të vendosnim një shtetrrethim të vër-
tetë, siç i përket një zone fatkeqësie, do të kishim
ndërprerë çdo hyrje në zonë. Ne, që ditën e tretë
na është dashur të mos vazhdonim më me ato
rregulla, por t’i nënshtroheshim dëshirës së ba-
norëve për të hyrë pranë shtëpive të tyre. Ndaj dhe
u morëm fillimisht me pastrimin e rrugëve që të
çonin pranë çdo shtëpie, si dhe zonat brenda shtë-
pive. Sot, vetëm në shtëpitë rreth kraterit kryesor
është e ndaluar hyrja e banorëve. Ndërsa, për shtë-
pitë e tjera është bërë edhe certifikimi, që vazhdon
edhe sot e pritet të përfundojë të mërkurën.
Në cilin apel, në cilat lista jeni bazuar, për të
deklaruar se nën rrënoja mund të ndodhet
edhe një trup i vetëm, pas gjetjes së një trupi
tjetër dy ditë më parë?
Kemi kërkuar ballafaqimin e listave të ba-
norëve dhe punëtorëve që nga dita e parë e deri
sot, në të gjitha takimet që unë dhe kolegët e
mi kemi bërë me familjarët. Ne kemi udhëtuar
bashkë me familjarët në vendin e shpërthimit.
T’ju them të drejtën, ndonjëherë, specialis-
tët e huaj që asistojnë në këtë kërkim na kanë
quajtur më shumë se të guximshëm, kur kemi
udhëtuar drejt zemrës së kraterit. Por, përballë
një prindi që kërkonte kufomën e fëmijës apo
të fëmijës që kërkonte prindin, ne nuk kemi
mundur të vijojmë me rregullat ushtarake, por
të kërkojmë me qëllim që të paktën të kenë një
varr që dikush t’i qajë apo t’iu çojë një tufë lule.
Dhëmblani, i cili ka qenë një “Gërdec në mi-
niaturë” ka dashur 18 muaj kohë për t’u pas-
truar nga pasojat e shpërthimit të depove. Po
në Gërdec, sa kohë duhet për pastrimin nga
predhat?
Me mundësitë që kemi ne, në Dhëmblan spe-
cialistëve iu është dashur 18 muaj. Në Gërdec
situata është krejt ndryshe. Ndoshta municionet
që kanë qenë këtu nuk janë të atij kalibri, por
sasia e municioneve, sasia e dheut të përmbysur,
besoj se do të kërkojnë shumë kohë. Ne kemi
kontaktuar edhe me shumë homologë dhe besoj
se shumë shpejt do të ketë edhe trupa të huaj që
do të ndihmojnë ushtrinë shqiptare në pastrimin
e zonës.
Ndoshta nuk është çështje ushtarake, por gjith-
sesi, a ka patur sugjerime apo kundërshtime për
mundësinë e ndërtimit të shtëpive aty ku kanë
qenë, duke parë që edhe një pjesë e kodrës ka
ndryshuar dhe ka lëvizur dheu, bazamenti?
Është një gjë me të cilën Task-Forca që drejtoj
nuk është marrë dhe nuk është kompetencë e
jona për të dhënë mendime për këtë fushë.
Sa ekspertë të huaj keni patur në ndihmë në
këtë operacion?
Gjatë gjithë kohës kemi patur ekspertë italianë,
ekspertë danezë, të cilët merren prej 7 vjetësh me
çminim në kufirin tonë verior me Kosovën; kemi
patur përfaqësues të TMK-së nga Shteti i Kosovës,
mes të cilëve edhe një përfaqësues i KFOR-it nga
Suedia; kanë ardhur ekipe të OKB-së me qendër
në Gjenevë; kanë ardhur ekspertë të Komandës
Amerikane me qendër në Europë dhe besoj se do
të ketë ende ekspertë dhe ndihma që do të mund
të rikthejnë normalitetin në këtë zonë.
Komunikimi juaj me banorët, a marrin këshilla,
a asistoni ju në rikthimin e tyre në banesa?
Ajo çka dua t’iu bëj të qartë banorëve të zonës
është fakti se, edhe pse ne besojmë se zona është
e pastruar, ne iu kërkojmë kujdes. Lidhur me këtë
kujdes, ne kemi përgatitur disa fletëpalosje për
banorët, por sidomos për katër shkollat. Kemi
marrë specialistët e armatimit dhe duke filluar
nga e hëna e deri të premten, specialistët tanë
do t’iu shpjegojnë nxënësve në katër shkollat
e zonës rrezikun që vjen nga municionet dhe
nga predhat që mund të kenë mbetur në ter-
ren. Apeli ynë i përbashkët është: predha nuk
duhet lëvizur, nuk duhet goditur, nuk duhet
mbuluar, por duhet vetëm të njoftohen specia-
listët, të cilët prej së hënës do të kenë në dispo-
zicion numrat e telefonit, për t’iu përgjigjur çdo
thirrjeje që do të vijë nga qytetarët për ndihmë.
Zeneli: Ju rrëfej dy javët e kërkimeve në Gërdec
I qetë në dukje, Bako Halili, një punëtor
ndërtimi nga fshati Marqinet 2, lëvizte rro-
tull 4 shtëpive të dëmtuara që ndodheshin
pranë njëra-tjetrës, në një kodër të këtij fshati.
Njëra prej tyre është shtëpia e tij, ndërsa tre të
tjerat janë të vëllezërve. Largësia e banesave
të familjes Halili nga vatra e shpërthimit të
15 marsit në Gërdec nuk ishte më shumë se
1000 metra, por, për fat, në radhët e tyre nuk
kishte të lënduar. Bako e ka lënë pas tmerrin
e shpërthimit dhe tani po mendon për rikri-
jimin e kushteve për fëmijët e tij, të cilët prej
ditësh janë strehuar në Shtëpinë e Pushimit
të Ministrisë së Brendshme. “Dy nga fëmijët
shkojnë çdo ditë në një shkollë të Durrësit,
me një furgon të vënë në dispozicion për gji-
thë nxënësit që janë strehuar atje. Kushtet atje
janë të mira, por ne na mungon streha jonë”,
- tregon Bako, i cili vetë udhëton çdo mëngjes
nga Durrësi drejt shtëpisë së tij të dëmtuar
në Marqinet. Zona rreth saj është pastruar
nga municionet dhe predhat e rrezikshme,
ndaj dhe kalon aty orë të tëra për të udhë-
tuar sërish në mbrëmje pranë të afërmve të
tij. “Kam marrë ndihmën e emergjencës prej
200 mijë lekësh nga qeveria dhe tani pres të
marr edhe shumën për rindërtimin e shtë-
pisë. Dëmi në shtëpinë time është vlerësuar
në shumën 2.5 milionë lekë”, - të thotë ai.
“Sa për shtëpinë e re, atë do ta ndërtoj vetë
nga e para”, - shton ai. Edhe 15 vjet më parë,
pothuajse e kishte ndërtuar vetë shtëpinë që
tani është rrënuar. Kishte zbritur nga një zonë
aty afër dhe së bashku me vëllezërit kishin
ndërtuar shtëpitë në tokat e tyre, siç shprehet
ai. Si për ta përforcuar faktin se është ven-
dali, të tregon me dorë një shtëpi që ndod-
het 30 metra larg asaj të tijës. “E shikoni atë.
Është shtëpia e të afërmve të Merita Halilit,
këngëtares së njohur të muzikës popullore
të Shqipërisë së Mesme që jeton në Ame-
rikë. Është kushërira ime e dytë”, - tregon ai.
Halili: Na mungon streha jonë
Historia e shkurtër dhe tragjike e një punonjësi policie që aktualisht po trajtohet në vend, në spitalin privat turk. Dritan Memoçi, inspektor i zonës në Vorë, është një ndër të plagosurit e tragjedisë së Gërdecit. Ai rrëfen me dhimbje të gjitha peripecitë që kaloi që nga dita e tragjedisë deri në rikthimin e tij në Shqipëri. Ai tregon se është braktisur nga shteti dhe se nuk ka marrë asnjë ndihmë financiare. Të gjitha shpenzimet si për kthimin në Shqipëri, ashtu edhe kurimin në spitalin privat turk i ka përballuar vetë
Dritan Memoçi u dërgua në Greqi, menjëherë
pas dëmtimeve që mori gjatë shpërthimit të
depos së armatimeve në Gërdec. “Isha duke
ndihmuar njerëzit të largoheshin nga Vora në
çastin kur ndodhi shpërthimi i parë, por pasi
ndodhi shpërthimi i dytë, i cili ishte edhe më i
fuqishëm, u plagosa edhe vetë. Nuk mbaj mend
se çfarë më goditi, por rashë në tokë dhe më
kujtohet që një kolegu im më ka dërguar për
në Spitalin Ushtarak. Unë kisha marrë dëm-
time në këmbë, për pasojë ishin thyer të dyja,
kisha dëmtime edhe në shpinë. Gjendja ime
shëndetësore ishte mjaft kritike, ndaj mjekët
dhanë urdhër se duhet të shkoja jashtë shtetit
për trajtim më të specializuar.
Kështu, qeveria mori masa që unë të shkoja
për një kurim më të specializuar në Selanik të
Greqisë”, - tregon ai. Dritani pohon se qëndrimi
në Greqi ishte edhe më dramatik, pasi aty ka
qenë totalisht pa asnjë përkrahje.
I zhgënjyer nga realiteti që po përjetonte në
Greqi, ai rrëfen peripecitë e radhës, por kësaj
here në një shtet të huaj dhe “ekstremist”, siç
thotë ai. “Interesimi i mjekëve grekë ndaj meje
nuk ekzistonte fare. Vetëm ditën e parë më
kanë bërë një operacion dhe më pas askush
nuk vinte të më vizitonte”, - thotë Memoçi.
Ai shprehet se, “ndonëse sapo isha operuarar,
asnjë mjek grek nuk më shikonte, por thjesht
kalonin te dhoma ku ndodhesha kur iu binte
rruga. Ndonëse kisha dhimbja të mëdha, qoftë
nga këmbët, qoftë nga shpina, nuk dhanë qoftë
edhe një qetësues për dhimbjet.”
“Unë ndodhesha në Greqi me një kushëri-
rin tim, të cilin nuk e lejonin të futej brenda.
Atij i kishin dhënë një leje 15-ditore për të më
qëndruar pranë, por atë nuk e lanë as të më
afrohej. Më kanë lënë 3 ditë pa ngrënë, sepse
më thanë se do më operonin sërish, por asnjë
s’po merrej me këtë punë. Nuk dija kujt t’i dre-
jtohesha, ndaj kërkova të largohem sa më parë
nga Greqia”, - thotë Memoçi.
Dritan Memoçi pohon se konsulli shqiptar
në Greqi e kishte vizituar vetëm 2-3 herë nga
3 minuta, pasi infermierët nuk e lejonin të
qëndronte aty. Për më tepër, ai pohon se është
ndjerë i braktisur nga shteti.
I terrorizuar nga frika se mund të humbiste
njërën këmbë, ai i bëri thirrje shtetit shqiptar
që ta ndihmonte sërish të kthehej në Shqipëri,
por në fund, vullnetarisht paguan një autoam-
bulancë për ta kthyer në atdhe.
“Rrezikoja të humbisja njërën këmbë pas
dëmtimeve shumë të rënda që kisha marrë
nga goditja”, - thotë ai. Memoçi thotë se qeveria
shqiptare nuk e dëgjoi aspak thirrjen e tij për
ndihmë, ndonëse ata vetë e kishin transportuar
në Greqi për një mjekim më të specializuar.
I ndodhur pa asnjë përgjigje nga ana e shte-
tit shqiptar, Dritan Memoçi vendos t’i marrë
vetë përsipër të gjitha shpenzimet e rikthimit
për në spitalin turk. “Pasi pashë që gjendja ime
shëndetësore po përkeqësohej së tepërmi dhe
për pasojë rrezikoja të humbisja njërën këmbë,
mora vendimin për t’i paguar vetë shpenzi-
met e autoambulancës për në Shqipëri. Kam
paguar 600 euro për autoambulancën që më
solli këtu”, - thotë Memoçi. Madje, ai pohon se
edhe shpenzimet në klinikën private turke i
ka paguar vetë.
Asnjë zyrtar i lartë nuk ka shkuar ta vizitojë,
përveç drejtorit të përgjithshëm të policisë. I
pakënaqur nga vizita e tij që nuk i premtoi as-
gjë, Dritani pohon se as tani nuk arrin ta kup-
tojë arsyen e vizitës së tij.
Aktualisht, Memoçi ndodhet i shtruar në
spitalin privat turk, pranë Spitalit Ushtarak.
Këmbët i ka të kapura nga hekura që i mbërthe-
jnë fort kockën. Këto ia kanë vendosur mjekët
grekë pas operacionit.
Ndërkohë, mjekët në spitalin turk i kanë
thënë se kjo është normale, sepse këmbët i ka
në një shkallë qelbëzimi të lartë, kjo si pasojë e
neglizhencës nga ana e mjekëve grekë. “Mjekët,
kur mbërrita në Shqipëri, janë habitur nga sh-
kalla e lartë e neglizhencës së homologëve të
tyre grekë”, - thotë Memoçi. “Mjekët grekë, pas
operacionit nuk më kanë dhënë asnjë ilaç për
infeksionin, çka më ka qelbëzuar këmbët. Ai
ilaç duhej të merrej që ditën e parë të operacio-
nit, ndërkohë që kur erdha këtu këmbët i kisha
shumë keq”, - vazhdon të tregojë ai.
Gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar,
por ai pohon se ka aplikuar për një vizë në Itali
dhe përgjigjja ka qenë negative. Ai shton se të
gjitha shpenzimet do t’i përballojë vetë, ndaj
kërkesa e vetme është të marrë një vizë për
kurim të specializuar në Itali.
“Do t’i lutesha shtetit dhe i bëj thirrje të
më ndihmojë për një vizë në Itali. Unë duhet
të marr një mjekim më të specializuar, ndaj
kërkoj vetëm të më japë një vizë dhe shpenzi-
met do t’i përballoj vetë”, - përfundon ai.
Mjekët grekë e injorojnë, i refuzohet viza italiane
Komisioni Ndërministror i Emergjencave Ci-
vile po bashkëpunon me Drejtorinë e Shërbimit
Shëndetësor të Tiranës dhe Drejtorinë e Ujësjel-
lës-Kanalizimeve, për të mbajtur në gadishmëri
grupe specialistësh nga Inspektoriati Sanitar dhe
Shëndetësor, për të ndërhyrë në rast se do të sh-
faqen probleme të infeksioneve të ndryshme në
zonën e shpërthimit në Gërdec. Departamenti i
Informacionit bëri të ditur se janë shtuar dozat
e klorifikimit të ujit të pijshëm dhe po tregohet
kujdes i veçantë në kryerjen e dezinfektimit të
zonës, djegies dhe groposjes së një sasie shpendësh
dhe kafshësh të ngordhura. Gjithashtu, janë vënë
në gadishmëri të plotë disa magazina për pritjen
dhe magazinimin e ndihmave dhe është ngritur
komisioni i shpërndarjes së ndihmave, sipas lis-
tave që po hartohen nga komisioni i evidentimit
të familjeve në nevojë.
Pranvera u vra. Armët vrasin. Ato janë kri-
juar për të vrarë dhe s’duan t’ia dinë nëse vrasin
të pafajshëm, por në përgjithësi të pafajshmit
vriten edhe në luftëra. Ushtarët janë në front
të fortifikuar, por dhe ata të pafajshëm janë,
qofshin në luftën për të mbrojtur paqen... pas-
taj detyra ndaj atdheut ...e bukur detyrë... Por
të pafajshmit, sidomos gratë e fëmijët, janë ata,
të pambrojturit, që armët i vrasin edhe vetëm
me krisma.
Po kush e ka fajin? Hajde dhe gjeje në këtë
botë të shkretin faj. Prej kohësh u bë qyrk e s’e
veshi njeri.
Kush e ka fajin? Shpikësit e armëve besoj. Po
kujt i shkoi mendja të bënte tërë ato predha?
Kush e shpiku dinamitin? Nobeli - çmimi më
i madh që ka bota, me të cilin vlerësohen më
të mirët e botës në të gjitha fushat. Paradoks
i tmerrshëm, shpikësi i armëve të vrasjeve më
masive është hero, çmim Nobel për kimi, çmim
Nobel për fizikë, matematikë, letërsi dhe ca më
keq për humanizëm.
Po para dinamitit me çfarë luftonin njerëzit?
Me pushkët me barut, e njerëzit vriteshin një e
nga një. Po përpara barutit? Me thika dhe sh-
pata e njeriu therej si berr, çfarë tmerri. Përpara
thikës dhe shpatës ishte guri. Po gurin kush e
krijoi? Ai që krijoi njeriun, Zoti, universi apo
natyra, kushdo që ju besoni se e krijoi. Gaboi.
Vallë do të ishte më mirë të mos ishim krijuar?
Apo më mirë që u krijuam? Problem i vështirë
për t’u zgjidhur. Shpesh mallkojmë veten për
këtë. Mos e ka fajin koha, apo vetë njeriu në të
gjitha kohërat?
Edhe në kohët primitive fitonte më i forti
dhe më i zoti, më i miri apo më i ligu? Si mund
të shpjegohet kjo? Mos ishte më e mirë fillesa?
Jo edhe ajo pati ligësitë e saj që erdhën deri më
sot, incestin, preversitetin, egoizmin, sadizmin
ose e thënë thjesht djallin.
Njeriu në fillim i krijoi armët e gurit për të
siguruar ushqim dhe strehim, jo për të vrarë
njëri-tjetrin. Pastaj njeriu shpiku metalin, bëri
thikën, sëpatën e shpatën, për t’u ushqyer dhe
bërë shtëpi prej druri, më të bukura se të parat
prej guri, por djalli i mesoi të vrisnin njerëz e të
ishin të pangopur me toka, shtëpi, gra e pasuri,
disa syresh me emrin njeri.
Më vonë ata shpikën e shpikën e deri më sot
bën atë që quhet bombë atomike e ku ta dish
se çfarë. I ziu njeri, vazhdon të shpikë çudira
akoma më të tmerrshme që ti si di akoma, si ato
për të luftuar me yjet dhe me qiellin. Sigurisht,
këto bëhen për të mirën e njerëzimit. Shken-
cëtarët janë njerëz dhe nuk janë djaj e vrasës.
Kësaj i thonë shkencë dhe përparim, gjithmonë
në dobi të njeriut. Si për shembull avioni, për
ne ajo është shpikja më e bukur në botë, pasi
për pak orë mund të vizitosh gjithë botën duke
lundruar nëpër re dhe qiell si në përralla. Por,
edhe kjo shpikje e bukur është vrasëse e pa-
sigurt. Përvec se hedh bomba edhe bie dhe
të shuan komplet. Prandaj i shkreti njeri s’di
nga t’ia mbajë, e mendon se më mirë ishte në
shekullin e karocës. Sillet e sillet dhe kthehet
te romantizmi, te kasollja më kashtë në mes
të pyllit, te muzika e klasikëve. Por ç’e do, ajo
perëndoi, jeton në mendjen e pak njerëzve.
Po ç’të bëjë i varfëri njeri, njeri ishte edhe No-
beli. Ai kujtoi se bëri një shpikje për të mirën e
njerëzimit. Por atë, njerëzit e tjerë e përdorën
për të keqen e tyre. Ai, për të shlyer fajin la tras-
hëgim që pasurinë e tij të madhe t’ua u jepnin
më të mirëve dhe atyre që shpikën atomin dhe
armë më të sofistikuara. Ç’faj kanë shpikësit e
atomit? Ku e dinin ata që njerëzit vrasës do të
shpiknin bombën atomike?
Tani duhet asgjësuar çmimi Nobel, duhet
zëvendësuar me shpikësin e bombës atomike,
“Çmimi Atomik” dhe kështu agjësohen vrasë-
sit e vjetër. Asgjësohen, jo kollaj, por duke as-
gjësuar. Ato janë krijuar për të vrarë dhe nuk
zhduken dot ndryshe.
Sa shumë armë vrasëse paskemi pasur ne
që s’kishim bukë nëpër hambare, s’kishim qu-
mësht për bebet, e s’dinim ç’ishin bananet dhe
bizhuteritë; ne që s’kishim shtëpi e trena, që
kishim të ndaluar gjithçka: fenë, dashurinë dhe
“mollën e ndalueme”.
Sa shumë beton e hekur, sa shumë armë dhe
municione. Kudo, në mal e në kodër, në fushë
e në det.
Po ne paskemi pasur më shumë barut e
bomba sesa male! Kanë një jetë që pëlcasin, që
vidhen, që shiten, që vriten, e prapë kaq shumë
sa s’mbarokan dot! Kazan që zjen e fuçi baruti
paskemi qenë! Ç’ndodh kështu te ne? Dikur
vriteshin një e nga një, dy e nga dy, tre e nga
tre, ca e nga ca, deri sa i ndërtuan dhe i fshehën
e ne se merrnim vesh. Tani po vriten dhjetëfish
për t’i asgjësuar, e ne dëgjojmë buçitjet çdo ditë.
Ato jo, nuk asgjësohen kollaj, janë bërë për të
vrarë. Ato pritën me dhjetëra e qindra vjet për
të vrarë. Ndenjën fshehur aty dhe s’bënë asgjë
kaq vjet, si do të asgjësoheshin pa bërë gjëmë?
Mezi prisnin të shpërthenin, pasi sa mund e
djersë, por edhe sa e sa para kushtuan deri sa u
prodhuan? Pastaj u blenë nga ne, të “pasurit” e
vobekët, por sa kushtuan për t’u transportuar,
sa e si për t’u ruajtur?
Dhe tani vjen dita dhe do t’i asgjësosh në kohë
paqeje dhe kërkon të fitosh nga të humburit
e luftërave.
Atëherë ato, armët, s’duan të shkojnë e t’i
asgjësojnë pa bërë detyrën - ato janë bërë për të
vrarë, mijëra ton barut dhe miliona ton hekur.
Me to do të ishte ndërtuar bota e tërë, e jo më
vendi ynë i vogël, me djem e vajza të mirë që
u shkrinë për ta ripërtërirë. Por, më kot, më
shumë se male ka barut. Shqipëria shkëmb
baruti.
Kush është fajtori? Po kush i solli armët? Si?
Pse? Po ç’bënë ata më pas? Po ata pas tyre? Po
më pas e më pas? Po ata më parë? Po më parë
se më parë?
Po sot? Sot u bë diçka, u bë keq dhe e keqja s’u
parandalua dot. Armët vrasin. Por, kanë thënë
që moti se armët edhe të pasuruakan! Por, gji-
thashtu është e thënë se ata që pasurohen duke
vrarë të tjerët nuk e gëzojnë kurrë atë pasuri.
Atëherë, ju që u pasuruat dhe dot s’u gëzuat,
ju ktheni pasurinë tuaj atyre që dëmtuat, se
jetën dhe gëzimin s’ua u ktheni dot.
Kurse ata, fajtorët pa faj, apo më pak fajtorët,
të cilët, përveç barrës së rëndë që mbajnë mbi
supe dhe dhimbjes njerëzore që i karakterizon
humanët, duhet të përballojnë ngërdheshjet e
qeshjet histerike të djajve, apo vajet qesharake
të vojticave të kombit.
Nuk duhen shumë hetime, hulumtime dhe
vëzhgime për të marrë vesh të vërtetën dhe
fajtorët. Ata duken sheshit, në fytyrat e pështira
dhe sytë e verbuar, në barqet e dhjamosur e
gjoksin e krekosur.
Politikanë që vijnë në pushtet për t’u majmur
e fryrë, me ndërgjegjen e ndyrë, për t’u zbuku-
ruar në një vend të rrënuar, për t’u pasuruar në
një vend tejet të varfëruar; pushtetarë që vijnë
në pushtet këtu e shumë vjet, kafshërisht për t’u
deformuar, ku, përveçse pamjes kanë humbur
çdo ndjenjë njerëzore.
Janë pak ata që lodhen, plaken, thinjen e
rrudhosen nga puna dhe dhimbja për këtë
vend, janë pak dhe munden nga të shumtët,
nga ata apo ato topmodelet e parlamentit që
recitojnë poezitë bajate kundër dhunës dhe
ca më keq luajnë rolin e kukuvajkave sa herë
ndodh një gjëmë.
Është fati ynë i keq. Këtu zotëroi djalli për
pesëdhjetë vjet dhe e ka shumë të vështirë të
hyjë engjëlli, duhen të paktën të kalojnë po
kaq vjet. “Jo”, - thonë pesimistët, djalli është sh-
pallur hero në këtë vend e s’ikën dot pa krisma
dhe barut.
Nga Shqipëria nuk ka dalë asnjë nga shpikësit
e armëve e të barutit. Nga ky vend, ndër shekuj
dolën ndërtuesit e urave, kështjellave mbrojtë-
se, penat e arta dhe dashuritë e mëdha njerëzore
e humane, që do ta largojnë djallin me siguri.
Zoti i vë në provë njerëzit pranë tij dhe për të
shpëtuar nga djajtë i ndihmon po Ai.
Kujt i shkoi mendja të bënte tërë ato predha?
Gazeta vijon botimin e librit të shkencëtarit
shqiptar të universitetit të Saint Etienne-it,
dr. Ramazan Shpati, për ekonominë shqipta-
re në kohën e mbretërisë së Zogut. Sipas këtij
autori, diferenca mes eksporteve dhe impor-
teve u ul nga nga 1 me 17 në vitin 1920, në 1
me 2 në vitin 1937. Ramazan Shpati bën një
paraqitje të shkëlqyer të buxheteve të asaj
kohe, të shpenzimeve dhe të të ardhurave,
të mbledhjes së taksave, të reformës së këtij
sistemi etj.
Kur shohim një tabelë të shkëmbimeve me jas-
htë të Shqipërisë, na bie menjëherë në sy një
vëllim i vogël shkëmbimesh qoftë në sasi, qoftë
në vlerë. Një tjetër konstatim është ai se balanca
tregtare gjithmonë është me deficit. Shqipëria
ka qenë e detyruar të importojë shumë më
tepër sesa importon, domethënë vendit nuk i
ka mjaftuar dhe nuk ka mundur të prodhojë
artikujt e mjaftueshëm për të ekuilibruar tre-
gtinë me jashtë.
Në këtë statistikë mungojnë shifrat për vitet
1922, 1923, 1924, të cilat ne nuk kemi mundur
t’i gjejmë. Sidoqoftë, nuk ka patur ndryshime
të mëdha gjatë këtyre katër viteve të para të
pavarësisë. Duke nisur që nga viti 1945, shifra e
importit dhe eksportit është rritur. Por, në shi-
frën e importit është llogariur, duke u nisur nga
viti 1926 edhe vlera e materialeve të ndërtimit
të shoqërisë SVEA dhe e huave të dhëna nga
Italia shtetit shqiptar. Në importe ka patur një
lloj qëndrueshmërie deri në vitin 1932. Duke
u nisur nga ky vit dhe deri në 1935-ën shifra e
importeve u ul, po ashtu edhe ajo e eksporteve.
Kjo kishte lidhje me krizën botërore të 1929-ës,
e cila nisi të japë efektet e saj në Shqipëri dy
vjet më vonë. Ngritja e ekonomisë nis të marrë
trajtë pas vitit 1934. Eksportet, të cilat në vitin
1921 përfaqësonin me mundim 2 milionë fil-
luan të shtohen nga viti në vit. Nëse marrim në
llogari periudhën e krizës botërore që, si kudo,
goditi ekonominë shqiptare, mund të thuhet
se ekonomia jonë kishte bërë një progres të
madh. Nga statistikat e importeve dhe ekspor-
teve rezulton se, balanca tregtare paraqitet me
një deficit mesatar prej 14.386 milionë frangash
ari në vit. Ky deficit, që shpjegohet nga pamun-
dësia e ekonomisë shqiptare për të plotësuar
nevojat e saj, mbulohej nga dërgimi i parave
prej emigrantëve shqiptarë në vende të huaja,
kryesisht atyre në SHBA, nga turizmi dhe nga
eksporti i metaleve të çmuara. Kështu, në vitin
1921 Shqipëria, për të ekuilibruar buxhetin e
saj tregtar, eksportoi 7 556 657 franga ari në
monedha dhe lingota. Ministria e Financave
na jep tabelën në vijim të eksporteve dhe im-
porteve për kategoritë e caktuara të tregtisë për
vitet ’35-’38, duke marrë për bazë treguesin 100.
Kjo statistikë na jep një mesatare të përgjiths-
hme të tepricës prej 23.3 për qind të eksporteve
ndaj importeve të ushqimeve të përgjithshme.
Mirëpo, ne nuk e dimë se ç’do të thotë fjala
“ushqime të përgjithshme”. Ajo që ne dimë me
siguri është se Shqipëria ka importuar gjith-
monë misër dhe grurë në sasira të mëdha, me
përjashtim të viteve ’33-’34 .
Një tjetër vëzhgim jo më pak i rëndësishëm
në këtë tabelë tregon se eksporti i kafshëve të
gjalla pothuajse është dyfishuar nga ’35-’38. Kjo.
më së shumti për shkak të kërkesës në rritje.
Ministria e Financave të Shqipërisë publikoi
në vitin 1938 mesataren dhjetëvjeçare të im-
porteve, të cilën po e paraqesim në tabelën më
poshtë.
Nga kjo statistikë rezulton se, Shqipëria ka
importuar mesatarisht gjatë periudhës 1929-
1938 një vlerë prej 2 708 000 franga ari drithëra
në vit, domethënë në 11.95 për qind të totalit të
importeve. Gjatë së njëjtës preiudhë është im-
portuar mesatarisht rreth 4 988 000 franga ari
në vit, ose 22.04 për qind e totalit të importeve
fije pambuku, leshi dhe mëndafshi. Të gjitha
këto mallra, ashtu siç e kemi thënë, mund të
ishin prodhuar në vend. Po në të njëjtën më-
nyrë, Shqipëria ka importuar lëndë drusore për
ndërtim, me një vlerë prej 647 mijë frangash,
ndërkohë që Shqipëria është vlerësuar se ka
10 milionë metër kub dru vetëm në zonën e
veriut. Makineritë industriale dhe bujqësore,
automobilat dhe mallrat e tjerë industrialë, do
të vazhdojnë ende ta thellojnë bilancin tregtar,
duke qenë se vendi ynë nuk ka industri dhe
ndërtimi i saj është i vështirë. Duhet përmen-
dur që Shqipëria, gjatë viteve të mbara të korr-
jeve dhe madje pas çdo korrjeje ka eksportuar
drithëra për të importuar nga fundi i vitit bu-
jqësor sasira shumë më të mëdha drithërash.
Kështu për shembull, mund të konstatojmë në
tabelën më poshtë që Shqipëria ka importuar
mesatarisht gjatë tre viteve 68 300 kuintal grurë
dhe 176 500 kuintal misër, duke eksportuar një
sasi shumë më të vogël.
Ky paradoks i importeve dhe eksporteve
shpjegohet në radhë të parë nga mungesa e
hambareve dhe nga nevoja që ka fshatari për
të shitur të korrat e tij sa më shpejt, për të pa-
guar borxhet. Furnizuesi kryesor i Shqipërisë
është Italia, siç mund ta konstatojmë edhe nga
tabela e mëposhtme. Ajo ndiqet nga Gjerma-
nia dhe Jugosllavia. Japonia, në sajë të taktikës
dumping, zë menjëherë vendin pas Jugoslla-
visë.
Vendin e parë në eksporte e zënë prodhimet
blegtroale me 57 për qind të totalit, e ndjekur
nga nafta me 15 për qind dhe disa prodhime
bujqësore, më saktësisht: peshk. ulli, vaj ulliri,
duhan, perime, siç na e tregon edhe tabela më
poshtë. Statistika e paraqitur nga Ministria e
Financave në vitin 1938, na jep mesataren sipas
kategorive të mallrave, në mijë franga ari për
periudhën nga 1929-1938 dhe përqindjen që
secili artikull zë në vlerën totale të eksporteve.
Gjithashtu, edhe për eksportet, Italia është në
krye të vendeve në të cilat eksporton Shqipëria,
e ndjekur nga Greqia, SHBA-të dhe Jugosllavia.
Kapitulli V
Buxheti i shpenzimeve, i cili në vitin 1925 ishte
15 764 000 franga ari për t’i bërë ballë nevojave
të reja për organizimin shoqëror dhe politik të
vendit u rrit në 30 858 000 franga ari në 1927.
Duke nisur që prej kësaj date, buxheti do të
luhatej rreth 30 milionëve. I njëjti konstatim
vlen edhe për të ardhurat. Shtimi i të ardhurave
shpjegohet nga mbledhja më mirë e taksave,
për shkak të riorganizimit të sistemit fiskal si
dhe gjithashtu, nga rritja e taksave, pasojë, në
njëfarë mënyrë, e përmirësimit të kushteve
ekonomike të vendit. Struktura e buxhetit do
të mbesë deri në 1939-ën pa ndonjë modifikim,
ashtu siç ishte në vitin 1921. Buxheti është vje-
tor, pa buxhete shtesë apo të jashtëzakonshme.
Viti buxhetor fillon më 1 prill dhe mbaron më
31 mars të vitit të ardhshëm.
Ne nuk disponojmë asnjë studim apo doku-
ment të nevojshëm për të ardhurat kombëtare.
Vetëm kohët e fundit, në sajë të z. Evelpidi kemi
huajtur shifrat e mëposhtme, ku për vitin 1927 të
ardhruat kombëtare ishin 33 474 000 dollarë.
Bujqësia 9.540.000
Blegtoria 9.687.000
Pyjet 1.312.000
Peshkimi dhe gjuetia 450.000
Minierat 540.000
Industria shtëpiake dhe përpunuese
3.615.000
Artizanati 5.525.000
Lundrimi 400.000
PTT 125.000
Tregtia 2.474
Total 37.474.000
Duke pranuar këto shifra me rezervra ne
konstatojmë që në listë nuk figurojnë:
1. Të ardhurat nga turizmi, të cilat shto-
heshin nga viti në vit. Një numër i konsiderues-
hëm turistësh vitin në shqipëri, të tërhequr nga
bukuria e alpeve shqiptare, kaskadat, gjuetia e
arinjve, ujqërve, lundrimet, pa llogaritur pele-
grinët që vinin dhe vizitonin Krujën, qytetin e
Skënderbeut.
2. Dërgesat e emigrantëve në para nuk
janë përmendur. Vetëm ato të emigrantëve
shqiptarë në SHBA vlerësohen në rreth 2 mi-
lionë dollarë në vit.
Ne mund të pohojmë që të ardhurat kom-
bëtare, në sajë të zhvillimit ekonomik arrinin
shifrën e rreth 40 milionë dollarëve në vit. Po-
pullsia ishte rreth një milion banorë. Kësisoj,
të ardhurat për frymë ishin në 40 dollarë. Nëse
e krahasojmë me të ardhurat e shteteve pe-
rëndimore, ne mund të konstatojmë që ato
Diferenca import-eksport në kohën e Zogut u ul nga 1 me 17 që ishte në vitin 1920, në 1 me 2 në vitin 1937
Natyra e mallrave të tregtuara
Eksportet Importet
1935 1936 1937 1938 1935 1936 1937 1938Kafshë të gjalla Ushqime të përgjithshme Lëndë të para Produkte të fabrikuara Monedha metalike dhe lingota
11.518.570.0
23.017.057.03.0
19.515.558.07.0
23.016.060.01.0
563.030.5
1.5
742.048.0
3.0
8.929.561.4
0.2
8.535.456.0
0.3
Nga viti 1921 në 1937-ën, në mijë franga ari
Viti Importet Eksportet Deficiti 192019211925192619271928192919301931193219331934193519361937
17.53317.66021.79924.37524.79432.07838.63933.28829.51322.81515.93812.33313.73016.77820.3161
1.5222.19017.11911.74911.11414.85614.98312.3527.5094.5005.7474.2846.0377.43610.175
16.01115.4704.68012.62613.65017.22323.66520.93822.00418.31510.1918.0497.6939.34310.141
Natyra e mallrave të tregtuar
Vlera në mijë franga ari % e importeve
GrurëMisër OrizKafeSheqerBirrëPambuku i endur Lesh i endur Mëndafsh i endur Makina industriale Makina bujqësore AutomobilaLëkura të përpunuara Lëndë drusore ÇimentoEsencaNaftëVajguriTë tjera
6181 515 5755889021893 945 9371065561086045206475359296202518 491
2.736.682.542.603.980.8417.434.140.472.460.482.672.302.862.364.102.741.1137.51
Total 22.636 100.00
ishin shumë më të vogla. Shtimi i të ard-
hurave është domosdoshmërisht i lidhur
me zhvillimin ekonomik të vendit. Mirëpo,
ne tashmë e njohim situatën ekonomike në
Shqipëri. Vendi nuk ka pothuajse fare kapitale
dhe gjithë ekonomia vuan pasojat. Pengesat
me të cilat ndeshet forca për të kursyer në
Shqipëri janë ekskluzivisht objektive, ashtu
siç edhe e kemi parë. Për të rimarrë idenë e
Bohn Bawerk, të adoptuar nga pothuajse të gji-
thë ekonomistët kursimi përbën një fenomen
akumulativ. “Për atë që nuk zotëron kapitale,
është detyrim të punojë vazhdimisht për të
fituar jetesën, kursimi përbën një sakrificë
shumë të rëndë, të pamundur pasi nuk është
e lehtë të heqësh dorë nga ushqimi i përdits-
hëm, me shpresën për të pasur më vonë një
racion dy herë më të madh nga ajo që ti do të
privohesh sot” .
Kursimi për Shqipërinë nuk është pjesa që
mbetet: produkt më pak i domosdoshëm për
kënaqësinë, por privim nga e domosdoshmja.
Mirëpo, me të tillë kursim nuk mund të aku-
mulohen në një kohë të shkurtër kapitalet e
nevojshme për transformimin e mjeteve të
prodhimit dhe kryerjen e punëve të bonifi-
kimit. Pra, është shumë e nevojshme të in-
kurajohen investimet e huaja në ekonominë
kombëtare.
Buxheti i shpenzimeve caktohet çdo vit nga
ministritë e ndryshme dhe votohet nga parla-
menti. Shpenzimet e Ministrisë së Financave
përmbajnë edhe ato të Gjykatës Mbretërore,
të Këshillit të Shtetit, të Gjykatës së Llogarive,
pensionet civile dhe ushtarake. Buxheti i Mi-
nistrisë së Brendshme përmban shpenzimet e
Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetit. Bux-
heti i Ministrisë së Punës Publike përfshin sh-
penzimet e Postë Telegrafës. Tabela e mëpos-
htme na jep një ide të ndarjes së shpenzimeve
të buxhetit të shtetit shqiptar, të kryera më së
shumti, sipas nevojave politike të moment dhe
sipas atyre të jetës ekonomike dhe sociale të
vendit.
Kësisoj, siç rezulton nga tabela e mësipërme,
buxheti i mbrojtjes kombëtare, me përjashtim
të vitit buxhetor 1935-35, nuk ka lënë kurrë
poshtë 10 milionë frangave ari, ndonëse ai i
ekonomisë kombëtare - nga e cila varet e ard-
hmja e vendit - nuk kapte një milion e gjysmë
franga ari mesatarisht.
Qeveria ishte përpjekur, por pa ia dalë, të
zëvendësonte në limitet e së mundshmes siste-
min turk të taksave me një sistem të ri. Pengesa
madhore ishte elementi njerëzor që ishte ende i
paaftë të bënte të funksiononte një sistem i tillë
dhe kadastra, e cila ende nuk kishte përfunduar.
Sistemi i taksave është i rëndë, kompleks, i për-
zier me arkaizëm dhe modern. Taksat kryesore,
nga të cilat vinin të ardhurat janë:
1) taksat direkte
2) taksat indirekte
3) monopoli shtetëror
4) taksat dhe licencat
5) taksat e ndryshme dhe të jashtëzakons-
hme
1. Taksat direkte
Këto japin afërsisht 28.75 për qind të të ard-
hurave. Taksat kryesore direkte janë:
a) taksa e së dhjetës
b) taksa për pasurinë
c) taksa për kafshët
d) taksa për shitjet
e) taksa mbi të ardhurat
f) taksa mbi trashëgiminë
a) E dhjeta - taksë me origjinë turke që
është ruajtur nga qeveria shqiptare. Ajo jep
rreth 32 për qind të taksave direkte. është një
taksë e verbër. Duke qenë se vlera e saj rritet me
rritjen e të korrave, ajo nuk inkurajon shumë
prodhimin. Qeveria, duke mbajtur parasysh
vështirësitë e panumërueshme që vijnë nga
kjo taksë dhe në sajë të shtimit të sasisë së të
korrave është përpjekur dy herë të reformojë
këtë taksë, por pa menduar asnjëherë të heqë.
Ligji i 24 janarit 1928 dhe ligji i 25 prillit 1925
sanksionuan që taksa mund të llogaritej në
vlerë dhe jo në natyrë. Megjithatë, kjo gjë nuk
u realizua. Duke përbuzur çdo gjë të re në fus-
hën e taksave, fshatari që, në sajë të kthimit në
natyrë ia dilte të fshihte një pjesë të kthimit të
të korrës u tregua refraktar. Qeveria, nga fundi
i vitit 1938 hartoi dhe çoi në parlament një
projektligj për këtë taksë.
b) Taksa e pasurisë - ka për fushë veprimi
të saj tokën. Duke nisur nga 15 mijë franga ari
shqiptare, taksa bëhet progresive. Sasia e pakët
e tokës së punuar dhe e ulët e ndërtesave kufi-
zojnë të ardhurat nga kjo taksë deri në 10 për
qind të të ardhurave totale. Këto të ardhura
shkojnë në 1.2 milion franga ari në vit.
c) Taksa mbi kafshët - jep 12 për qind
të të ardhurave ose afërsisht 1.5 milion franga
ari. Ajo aplikohet deri në kohët e fundit vetëm
për derrat dhe të imtat. Për arsye barazie, ajo
aplikohet aktualisht edhe për viçat.
Asgjë e veçantë nuk thuhet mbi taksën e
shitjes dhe taksën e trashëgimisë. Përqindja e
kësaj të fundit, si në të gjitha vendet e tjera,
ka tendencë të shtohet nga dita në ditë. Në të
kundërt, taksa e të ardhurave, e cila është një
taksë e re është një taksë progresive. Të ardhurat
minimale janë 2 mijë franga ari. Edhe taksat e
tjera japin nje vlerë të vogël të ardhurash.
Tabelë e importeve dhe eksporteve të grurit dhe misrit gjatë viteve1936-1937-1938 në mijë kuintalë
Grurë Misër VitiImporti Eksporti Deficiti Importi Eksporti Deficiti
193619371938
30.243.7131.2
5.24.24.6
25.039.5126.6
194.2152.5182.9
1.50.3
192.7152.1182.9
Tabela e importeve
Në mijë franga ari Përqindja Importet që vijnë 1924-28 1929-33 1934-38 24-28 29-33 34-38
ItaliaGjermaniaJugosllaviaAngliaJaponiaRumaniaSHBATë tjera
79.59017.1025.4955.0872171.1594.44011.059
63.98120.02811.3899.9641.4281.20712.36818.833
25.50312.2617.4925.6696.8175.6514.34318.401
69.715.04.84.50.21.03.90.9
45.615.08.17.10.90.98.913.5
29.614.28.76.67.96.65.021.4
Total 114.059 140.198 86.137 100.0 100.0 100.0
Mallërat Vlera Përqindja Kafshë të gjalla DjathëVezëLëkura të freskëta LeshPeshkUllinjVaj ulliri DuhanPerimeDru i papërpunuar Qymyr druri Naftë bruto Të ndryshme
6871.2009009747353376083571481651662554341381
8.3314.5510.9110.608.914.337.174.331.792.002.013.095.2616.76
Total 1.381 16.76
Tabela e eksporteve në mijë franga shqiptare për periudhën 1924-1928
Viti Përqindja Vendet1924-28 1929-33 1934-38 1924-28 1929-33 1934-38
ItaliaGreqiaSHBA-tëJugosllaviaTë tjera
37.22916.92010.8461.482788
28.6207.7086.6361.026800
26.0025.2733.6675772.142
55.025.016.12.21.8
63.917.214.82.31.8
69.114.09.71.55.7
Totali 67.265 44.790 37.681 100.0 100.0 100.0
Tabela e ndarjes së shpenzimeve sipas ministrive në mijë franga shqiptare
Vitibuxhetor
Financa Drejtësia Arsimi Ministria e Brendshme
Punët e jashtme
Punëpublike
Ekonomi Mbrojtja Totali
1926-271930-311934-351938-39
4.3435.5023.5895.621
9201.206793947
2.4793.5693.0133.728
2.0032.4281.5883.411
932847482700
1.6172.5041.2211.959
1.3741.2324482.565
11.53914.3657.8149.634
25.23931.65518.88828.565
Mesatarja 4.631 1.018 2.316 3.337 770 2.363 1.320 11.248 27.003
Me ndryshimet dhe mutacionet që bota njeh
në shekullin e XXI, padyshim që globalizmi
është fenomen dhe faktor që po ndikon gjith-
monë e më shumë në zhvillimet dhe marrëd-
hëniet midis shteteve, tregjeve ekonomike dhe
dukurive socio-kulturore.
Duke qenë se vendet në zhvillim e sipër ose të
cilësuara si “emergjente” janë në garë me njëra-
tjetrën për të prodhuar mallin më të mirë dhe
më të lirë, ato tashmë janë të detyruara që të
hyjnë në një fazë të re mbijetese, atë për të si-
guruar lëndën e parë. Në këtë rast, e kam fjalën
për shtete si Kina dhe India, vende që aktua-
lisht pushtojnë tregun botëror me mallërat e
tyre dhe përbëjnë një problem për ekonomitë
e vendeve perëndimore, të cilat, në funksion
të këtyre zhvillimeve drejtojnë dhe oriento-
jnë politikën e tyre strategjike, duke përdorur
mënyra nga më të ndryshmet, duke përfshirë
edhe luftën.
Në mënyrë që të dominojnë jo vetëm ush-
tarakisht, por edhe ekonomikisht, ato duhet
të kontrollojnë lëndën e parë, e cila siguron
zhvillimin e ekonomisë botërore. Shtetet në
fjalë kanë siguruar për një kohë të gjatë rolin
e aktorit kryesor, jo vetëm në arenën e marrëd-
hënieve ndërkombëtare, por edhe atë ekono-
mike, elementë që e bënë Britaninë e Madhe të
vetmin shtet që arriti të vendosë hegjemoninë
në marrëdhëniet ndërkombëtare në shekullin
e XVIII.
Nëse Amerika zhvilloi dy luftëra në Lindjen
e Afërt, zyratrisht për të luftuar terrorizmin, ajo
de fakto siguroi zotërimin dhe përqëndrimin
në duart e saj të lëndës së parë (gazin natyror
në Afganistan dhe naftën në Irak dhe në shtetet
aleate të Gjirit Persik), për të cilat Kina dhe In-
dia do të kenë shumë shpejt nevojë, duke qenë
se zhvillimi i tyre industrial dhe demografik
në 15 vitet e ardhshme do të shterojë burimet
natyrore të tyre dhe si rrjedhojë, ato do të jenë
të detyruara të kenë një varësi politike dhe eko-
nomike ndaj shtetit që i ka përqendruar këto të
fundit në duart e tij. Prandaj, kjo është arsyeja
përse Moska dhe Uashingtoni i janë futur një
lufte pa krye mbi kontrollin e burimeve na-
tyrore të para, siç janë gazi dhe nafta dhe po
zhvillojnë gjithmonë e më shumë teknologjitë
e reja të burimeve energjike alternative.
Sipas disa analizave të specialistëve të eko-
nomisë botërore, nuk ka më dyshime që Kina,
një superfuqi ekonomike sot, në 15 vitet e ard-
hshme do të ketë përdorur të gjitha burimet e
saj natyrore, të cilat gjenden në tokën e saj. Si
rrjedhojë, kësaj superfuqie ekonomike do t’i
duhet të sigurojë lëndën e parë diku tjetër.
E ndërsa Lindja e Afërt gjendet në domini-
min amerikan, Kina, nëpërmjet një strategjie
të vjetër dhe një eksperince të hershme, sytë i
ka drejtuar nga kontinenti afrikan, një vend
ku pasuritë natyrore dhe lënda e parë janë në
sasi të bollshme.
Për të kuptuar këtë luftë të heshtur dhe të
arsyetuar në mënyra të ndryshme, duhet pak
a shumë të kryejmë një analizë të marrëdhë-
nieve ndërkombëtare të viteve ’60-’70, për të
kuptuar se një strategji politike dhe ekonomike
mbështetet dhe ndërtohet nëpërmjet shërbi-
meve sekrete, sepse ato janë të vetmet që mund
të japin dhe të ndërtojnë temperaturën, mbi
të cilat ndërtohen marrëdhëniet ndërkombë-
tare në vitet e ardhshme. Ka një interaksion
midis shërbimeve sekrete dhe marrëdhënieve
ndërkombëtare. Të dy ndikojnë dhe influenco-
jnë njëri-tjetrin, duke i dhënë historisë një kurs
dhe drejtim tjetër.
Zanafilla e përplasjeve midis shteteve nis
gjithmonë me angazhimin e shërbimeve sekre-
te. Këtë shprehje mund ta pasqyrojë shumë
mirë historia biblike, kur Moisiu dërgoi për të
zbuluar vendin e Kananit pasardhësin e Jos-
huan. Është akti i parë i spiunazhit në botën
njerëzore që ndezi një konflikt të përhershëm
midis filistinjëve dhe izraelitëve, konflikt që
ende sot po zhvillohet në përmasa dramatike.
Në vitet 1960, Afrika ishte kthyer në një nga
kontinentet ku zhvillonin veprimtarinë e tyre
shërbimet sekrete më të fuqishme të botës.
MI-6 britanik, CSIS kinez, KGB-ja sovjetike,
Mossadi, BOSS, shërbimi sekret jug-afrikan,
DGST dhe nga fundi i viteve ’60 edhe CIA.
Secili prej shërbimeve sekrete zhillonte akti-
vitetin e saj në bazë të objektivave të veta dhe
duke pasur si arsye dhe qëllim kryesor të ndë-
rhynin dhe të ngjallnin armiqësi midis shër-
bimeve sekrete, për të praktikuar sigurisht atë
fjalën e vjetër popullore “Përça e sundo”
Arsyeja kryesore se përse Afrika ishte kthyer
në një epiqendër të spiunazhit gjatë Luftës së
Ftohtë kishte të bënte së pari me faktin e ard-
hjes në pushtet të Fidel Kastros, në vitin 1959.
Ky i fundit vendosi të përhapte idetë e revo-
lucionit kubanez në kontinentin e largët, në
një moment kur në Afrikë kishin shpërthyer
luftërat e pavarësisë. Kubanezët, duke përfituar
nga gjullurdia e përgjithshme që mbretëronte
në Afrikë, arritën në një kohë rekord të rekruto-
nin ideologjikisht shumë personazhe kryesore
të jetës politike të shteteve të Afrikës, siç ishte
rasti i gjeneralit Okello, i cili, falë ndihmës ku-
baneze arriti të merrte pushtetin në ishullin
e vogël të Zanzibarit. Po ashtu, Kuba arriti të
kthente Kasablankën në një port ku kalonin
armët që vinin prej Havanës me anë të anijeve
tregtare, të cilat në pjesën më të madhe ishin të
mbushura me luftëtarë që duhet të përhapnin
revolucionin kubanez.
Në vitet 1961, CSIS kineze, në bazë të skemës
së saj të preferuar - emigrimin ekonomik - kis-
hte vendosur në Dar el Selam një koloni të
rëndësishme me popullatë kineze, gjë që dësh-
monte se Pekini në këtë kontinent nuk kishte
vetëm qëllime politike, (të mbillte idetë e revo-
lucionit), por edhe ekonomike, sepse me anë të
trafikut të armëve kishte mundur të vinte në
jetë një sistem ekonomik të “trokut”, shkëmbi-
mit mall me mall.
Kjo praktikë e shkëmbimit të mallit përbën
metodën më të suksesshme të politikës së Kinës
në kërkim të lëndës së parë. Nëse në vitet ’60
armët kineze shkëmbeheshin kundër floririt
dhe diamantit që gjendeshin me shumicë në
truallin afrikan, sot, në vitin 2008, kinezët iu
propozojnë vendeve afrikane rrugë, spitale,
apartamente në shkëmbim të naftës, gazit dhe
bitumit, për të cilat Kina ka nevojë për zhvilli-
min e ekonomisë së saj dhe për sigurimin e
lëndës së parë vitet e ardhshme. Pra, puna e
CSIS e nisur vite më parë nëpërmjet kolonive
të saj po jep frytet e saj sot, gjithnjë e më shumë,
duke modifikuar marrëdhëniet e shteteve afri-
kane me ish-vendet kolonizatore dhe më gjerë
akoma, me Bashkimin Europian, i cili deri më
tani është i pazoti të ndërtojë një strategji të
marrëdhënieve ekonomike me Afrikën.
Shërbimi sekret kinez është nga më të vjetrit
dhe më të sofistikuarit në botë. Jetëgjatësia e
tij 2500-vjeçare i kishte mundësuar perandorit
kinez të spiunonte të gjithë subjektet e tij dhe
t’i mbante ata nën kontroll. Ardhja në pushtet
e Maos dhe Xiaopingut ndikoi që shërbimet
sekrete kineze të merrnin një përmasë të re, një
objektiv të ri, atë të zgjerimit të rrjetit agjentu-
ror, sidomos në Shtetet e Bashkuara, Europë,
Lindjen e Mesme dhe në kontinentin Afrikan.
Angazhimin e madh në Afrikë të CSIS-së e fi-
nanconte duke përdorur trafikun e drogës që
zhvillonte me Triadën kineze dhe së dyti, me
anë të pastrimit të shumave marramendëse të
parave që zhilloheshin në atë kohë në Hong-
Kong. Në vitin 1964, buxheti i CSIS-së për ve-
primtarinë në Afrikë mund të krahasohej me
buxhetin që përdorte KGB-ja në po të njëjtin
kontinent. Drejtuesi i operacioneve të zbulimit
kinez në Afrikë ishte koloneli Kao Ling, një
nga ushtarakët më të mirë të kundërzbulimit
kinez, i cili kishte realizuar operacione sub-
vercioni për vite të tëra në Azinë e largët.
Marrëdhëniet ndërkombëtare e strategjike nën vartësinë e spiunazhit
CSIS-ja, gjatë aktivitetit të tij në Afrikë
nuk kishte vendosur vetëm baza për kriji-
min e një rrjeti spiunazhi, por edhe ato të
një aktiviteti ekonomik që do t’iu shërbente
interesave kineze në mënyrë afatgjatë. Puna
e CSIS-së kinez ndikon sot në marrëdhëniet
ndërkombëtare dhe humbjen e monopolit
të ish-vendeve koloniale në Afrikë. Kompani
të fuqishme botërore po humbasin njëra pas
tjetrës monopolet e tyre tregtare në Afrikë
mbas hyrjes së kapitalit Kinez në këto vende.
Duke parë që Afrika e viteve ’60 po kthehej
në një treg të rëndësishëm për trafikun e ar-
mëve dhe që ishte përfshirë nga lufta kundër
shteteve kolonizuese, KGB-ja vendosi të rekru-
tonte simpatizantë komunistë duke iu ofruar
një mundësi formimi “intelektual” në univer-
sitetin “Patrice Lumumba” në Moskë.
Universiteti, në të vërtetë ishte i specializuar
në leksionet mbi teknikat e luftës guerilase dhe
aktet e terrorizmit. Sipas shumë ekspertëve të
historisë së spiunazhit, profesorët e këtij uni-
versiteti nuk ishin gjë tjetër, veçse ish-nxënësit
më të mirë arabë të KGB-së që kishin kryer
aktet terroriste të Lindjes së Mesme në mesin
e viteve 1960. Sovjetikët, duke parë rëndësinë
e rrjetit kubanez në Afrikë vendosën të për-
dornin Kastron në shkëmbim të një ndihme
financiare për ekonominë kubaneze, me kusht
që Havana të propagandonte në Afrikë ideo-
logjinë komuniste sovjetike dhe jo atë kineze.
Për këtë arsye, në radhët e DGI-së kubaneze
u integruan 5 mijë këshilltarë rusë me detyrë
në Afrikë. Pra, sovjetikët ishin më shumë të
interesuar të zinin një vend në tregun e armëve
dhe të siguronin një supremaci mbi kinezët, të
cilët i shikonin si kundërshtarët ideologjikë më
të rrezikshëm në Afrikë dhe së dyti, të siguro-
nin që shumë shtete afrikane të ktheheshin në
satelite sovjetike, në një moment kur Lufta e
Ftohtë kishte njohur kulmet e saj.
Sovjetikët mendonin më shumë që të sigu-
ronin një pozicion strategjik përkundrejt ame-
rikanëve dhe kinezëve dhe lufta për kontrollin
e kanalit të Suezit dëshmonte sesa strategjike
mund të paraqitej Afrika në konfiguracionin
e Luftës së Ftohtë. Në rastin sovjetik spiunazhi
iu shërbente interesave strategjike, për të patur
një pozicion dominues përkundrejt superfu-
qisë tjetër, duke lënë mënjanë interesat ekono-
mike, të cilat nuk ishin parësore. Pra, në këtë
rast spiunazhi ishte në interes të gjeostrategjisë
dhe është kjo arsyeja përse sot Rusia, ndryshe
nga Kina, është plotësisht e papranishme në
tregun emergjent afrikan.
Në anën tjetër të monedhës, në vorbullën
afrikane vepronte një nga shërbimet sekrete
më të forta në botë, Mossadi, i cili i kishte vënë
vetes tri objektiva kryesore në Afrikë; e para,
të prishte marrëdhëniet e KGB-së me vendet
Afrikane satelite të Moskës, të shtinte në armi-
qësi shërbimet sekrete sovjetike dhe kineze me
njëra-tjetrën dhe së fundi, të siguronte pluto-
niumin për centralin sekret të Diamonës.
Izraelitët, në një kohë rekord arritën të elimi-
nonin fizikisht, falë kidonëve të tyre, jo vetëm
agjentët kinezë, por edhe drejtuesit e vendeve
që ishin afër ideologjikisht me ta.
Duke pësuar disfatë mbas disfate, shërbi-
met kineze, nëpërmjet presidentit Mobutu,
i kërkuan Mossadit një armëpushim dhe një
aleancë të heshtur, për të luftuar dhe minuar
influencën e rusëve në Afrikë, çka ishte plotë-
sisht në objektivat e Mossadit, i cili kishte filluar
në ato momente bashkëpunimin e ngushtë me
BOSS (Bureau of State Security). Një bashkë-
punim strategjik për izraelitët, të cilët kishin
interes të eksportonin nga Pretoria plutoniu-
min drej centralit sekret Dimona e si kundërs-
hpërblim Mossadi ofroi ndihmën e tij për të
lokalizuar dhe eliminuar drejtuesit e lëvizjes
së kongresit afrikan.
I interesuar që në vende si Nigeria dhe Kenia
që furnizonin me naftë Izarelin, Mossadi, në
vitin 1984, kur gjenerali Buhar mori pushtetin,
bëri të pamundurën që nëpërmjet një traktati
sekret të risillte në vend ish-ministrin e Trans-
porteve, Dikko, i cili kishte vjedhur një shumë
të madhe dhe ishte armik i betuar i shefit të
ri të regjimit. Një operacion, i cili ngjason me
atë të përfshirjes së Mossadit në rrëmbimin e
Kurdit Ocalan, por duke u lënë tërë meritën e
operacionit shërbimeve sekrete turke.
Pra, rasti i aktivitetit të Mossadit në Afrikë
nuk lidhej me interesa ekonomike, madje ai
nuk punoi fare për të krijuar një rrjet spiunësh
për të forcuar marrëdhëniet ekonomike, por
interesi kryesor i tyre ishte gjeostrategjik, sepse,
falë sigurimit të plutoniumit dhe ndihmës së
specialistëve afrikano-jugorë, Izraeli arriti të si-
guronte bombën bërthamore, armë e cila do
të ndryshonte përgjithmonë konfiguracionin
e marrëdhënieve ndërkombëtare, jo vetëm në
Lindjen e Afërt, por në të gjithë pellgun mes-
dhetar e më gjerë.
Pra, mund të themi në bazë të këtyre fakteve
që spiunazhi është një nga faktorët që luan një
rol të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkom-
bëtare dhe në një farë mënyre ka forcën për
t’i modifikuar ato. Rasti i përdorimit të një
raporti të CIA-as për armët e shkatërrimit në
masë në Shtetet e Bashkuara shërbeu si bazë
për të sulmuar Irakun dhe hyrjen e forcave të
koalicionit. Atje ndryshoi konfiguracioni i mar-
rëdhënieve ndërkombëtare në atë rajon dhe
ngjarjet po vërtetojnë se burimet natyrore janë
sot thelbi i një lufte të heshtur të shërbimeve
sekrete, një betejë e cila luhet kundër kohës dhe
fenomeneve natyrore që askush nuk mund t’i
kontrollojë sot.
Letërsia shqiptare nuk ka ekzistuar si pasojë
e organizimit të saj në shkolla, rryma, drejti-
me të artikuluara, grupime shkrimtarësh me
bazë ideologjike, estetike, filozofike etj. Kul-
tura shqiptare, si gjithë kultura ballkanike në
përgjithësi, është një kulturë rurale, qytetet në
kuptimin modern të tyre, kanë lindur relati-
visht vonë. Moderniteti shqiptar, për pasojë,
mbetet një dukuri e vonët. Letërsia, në Euro-
pën Perëndimore, u zhvillua rreth katedraleve
dhe manastireve katolike dhe protestante, rreth
familjeve mbretërore që thërrisnin artistë dhe
letrarë në oborret e tyre. Ndërsa kultura ballk-
anike u modernizua nga imitimi dhe adaptimi
i mënyrave të jetesës dhe të kulturës Europiane
Perëndimore, prej elitave të këtyre vendeve.
Letërsia shqiptare, në përgjithësi, është letërsi
individësh të vetmuar, në mënyrë paradoksale,
shkrimtarësh, që madje, në shumicën e rasteve,
nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin apo ma-
dje as që kanë ditur ekzistencën e njëri-tjetrit. E
reja, dukuria moderne, në kulturën shqiptare,
ka marrë më shumë formë nga kontaktet me
të huajën, si revoltë individuale, apo si ambicie
personale e individëve që kanë gjakuar duku-
rinë moderne. Autorët shqiptarë kanë zbuluar
dukurinë kombëtare pasi kanë zbuluar duku-
ritë universale dhe janë kthyer tek matrica
shqiptare. Kështu kemi Faik Konicën njohës të
dukurive më të fundit të kohës së tij që iu kthye
“doktor gjilpërës...”, Kuteli rrëfenjave shqiptare,
Ibrahim Kodra motiveve shqiptare në pikturën
postkubiste, Martin Camaj motiveve lokale, Po-
radeci motiveve folklorike në poezi etj.
Moderniteti shqiptar me trajta vetjake e
ka shpjegimin dhe me zhvillimin me zigzage
të shoqërisë shqiptare, proces i zhvilluar me
ndërprerje tragjike, vonesa në histori, me re-
zistencë të së vjetrës, me refuzim shpesh herë
të së resë etj. Mungesa e artikulimit të zërave,
qoftë të atyre që mbronin modernitetin, qoftë
të atyre që mbrojnë tradicionalen, qoftë të atyre
që mohojnë, qoftë atyre që pohojnë, qoftë të
atyre që mohojnë për të pohuar apo pohojnë
për të mohuar i dha trajtat e një modernizmi
sporadik, fragmentar, me karakter të theksuar
individual, në peizazhin kulturor shqiptar. Kës-
htu lindja, zhvillimi, konfigurimi i dukurive
moderne në kulturën shqiptare kapi një karak-
ter të copëzuar me mungesë vijimësie. Ndonëse
nuk kemi traktate, manifeste, programe të mo-
dernitetit në Letrat shqipe, nuk mund të themi
se kemi mungesë të modernitetit. Moderniteti
shqiptar lidhet me dëshirën dhe përçapjen e
elitave shqiptare, vizionarëve shqiptarë për mo-
dernitet e europianitet të kulturës shqiptare.
Prania e modernitetit, në radhë të parë nën-
kupton ekzistencën e demokracisë, e zhvillimit
teknologjik, liberalizmit ideologjik, të një hopi
në fushën e teorisë, etj.
Po të kërkojmë një periudhë të lindjes apo
zhvillimit të modernizmit në hapësirën shqip-
tare, dhe të kushteve të favorshme për ngjizjen
e tij, mund të flasim qysh në lindjen e roman-
tizmit në kulturën shqiptare, por për një trajtë
më të qartë mund të flasim veçanërisht për po-
litikën pjesërisht liberale në fushën e artit në
Shqipëri nën regjimin e mbretit Zogu i I. Poetë
si Lasgush Poradeci, Migjeni, Noli, prozatorë si
Kuteli e Koliqi, piktorë si Ibrahim Kodra sjellin
në kulturën shqipe vepra të rëndësishme dhe
eminamente moderne. Megjithëse, për përdo-
rimin e termit “modern” në këtë periudhë të
letërsisë shqipe shprehim një farë rezerve në
lidhje me transformimin e tij në kanon, d.m.th.
në një rrymë letrare dominante dhe me karak-
teristikat e shekullit të 20-të. Që në fillim duam
të theksojmë se më shumë kemi të bëjmë me
një rrymë të modernizmit estetik sesa të një
modernizmi etik.
Modernizmi historikisht mbart dhe një
kuptim negativ: triumfin e borgjezisë, indus-
trializimin, racionalizimin e marrëdhënieve,
dukuri të njohura në shoqëritë perëndimore
në periudhat e mëparshme.
Termi dhe dukuria e modernizmit në Shqi-
përi është diskutuar pak ose aspak për shkak
të paragjykimeve që kanë ekzistuar mbi këtë
term, posaçërisht në periudhën komuniste.
Moderniteti, si dukuri, në letërsinë shqipe, i
është nënshtruar një shqyrtimi vetëm sporadik
në studimin e autorëve apo veprave të veçanta,
në ese të ndryshme etj. Në Shqipërinë e pas
Luftës së Dytë Botërore termi modern në fushat
e artit dhe filozofisë e estetikës ishte i veshur
me një farë rreziku, për pasojë ishte shndërruar
pothuaj në një tabu. Vepra apo autori i munds-
hëm modern ishte një shembull i dekadentiz-
mit, i degjenerimit të artistit që ishte vënë nën
shërbimin e borgjezisë, si përfaqësues i “artit
për art”, i “artit të shkëputur nga masat”, i një
rreziku potencial ndaj qëllimit final të aparatit
të propagandës komuniste “edukimit të njeriut
të ri” dhe “edukimin komunist të masave”. Për
pasojë nocioni modernitet mbeti i pakuptuar,
i shpërdoruar dhe hera-herës i përdorur në
sintagmat e gjuhës së drurit, më shumë i de-
semantizuar.
Autorët e dyshuar për modernizëm në Shqipëri
patën fat tragjik, dënimi i dhunshëm i tyre nuk
bëhej patjetër për ide antimarksiste apo antiko-
muniste, por vetëm për formën e manifestimit
artistik jashtë shablloneve të realizmit socialist,
kanone të pranuara e vendosura nga komisarët
e estetët e Partisë së Punës së Shqipërisë. Kës-
htu në periudhën e regjimit stalinist të Enver
Hoxhës u dënuan me burgim piktorë, poetë,
prozatorë, madje dhe këngëtarë të muzikës së
lehtë për të vetmin faj të tyre: shprehja artis-
tike (jo idetë) ishte moderniste. Zelltarët dhe
ata që i shërbyen Enver Hoxhës, ndryshe nga
shumë vende të tjera ish komuniste, përgatitën
dhe modelet dogmatike të realizmit socialist,
që ishin të pashkelshme, të padhunueshme, të
pamodifikueshme. Kështu ishin ngritur dhe
organet e ruajtjes së “kufijve të lejueshëm të
artit shqiptar zyrtar”; për pasojë informatorët,
denoncuesit, kallëzuesit, kritikët zyrtarë, komi-
sionet e censurës, dënuesit, ishin hartuesit e pa-
dive ndaj artistëve e shkrimtarëve. Të nisur nga
dogmat staliniste dhe nga orientimet e Enver
Hoxhës për letërsinë dhe artet, u gatitën libra
donkishoteskë që talleshin në forma të paturps-
hme me shpirtin novator europian, me moder-
nizmin, me emrat më të ndritshëm të kulturës
së shekullit të XX; u paragjykuan autorët që
manifestonin shenja të modernizmit, u goditën
me zell të pashoq autorët e traditës, që nuk
përputheshin me kallëpet formale të skemave
ideologjike etj. Nga njëra anë, kritika shqiptare
dëshmonte izolimin e pashembullt të vendit,
nga ana tjetër, nënvizonte një provincializëm
kulturor të pangjashëm me asnjë vend tjetër;
gjë që do t’i kushtonte shumë kulturës kom-
bëtare në përgjithësi, pasojat e së cilës ndihen
dhe sot.
Mund të flitet për një konflikt midis moder-
nizmit si një tip estetik i jetës së përditshme: si
rafinament, vlerë soditëse, çinteresim, ndjenjë
e epërme, elitizëm, vlerësim i artit, dhe mo-
dernitetit si qëndrim pragmatik: racionalizëm,
ftillueshmëri, llogari financiare, mungesë e
afërsisë ndaj artit, çmitizim i sublimes, cinizëm.
Modernizmi konsiderohet se është shfaqur në
letërsinë perëndimore pas romantizmit dhe
realizmit, ndërsa në letërsinë shqipe fillimi i
modernizmit mund të konsiderohet në fun-
din e romantizmit ose me fillimet e Letërsisë
së Pavarësisë. Paradoksi apo vonesa e dukurisë
shqiptare shpjegohet tërësisht si pasojë e pro-
blemeve sociale dhe politikës së Shqipërisë.
Personazhet e modernizmit shqiptar emanci-
pohen në mjedise të tjera shoqërore; ide, forma
të reja, prosede, filozofi mbarten nga vende më
të zhvilluara dhe më demokratike dhe apliko-
hen në terrenin e djerrë të kulturës shqiptare.
Përkufizimi i famshëm hegelian, i rimarrë nga
Habermas, i modernitetit si “ begründung an
sich selbst”, si autonomi e individit dhe ndërtim
i vetvetes në liri, është i vlefshëm për Shqipërinë
vetëm në periudhën midis dy luftërave botëro-
re. Në këtë periudhë shfaqen trajtat e qarta të
modernizmit, kulti i formës, interiorizimi i per-
sonazheve në prozë, rafinamenti i gjuhës dhe i
ndërtimit të tekstit. Mitrush Kuteli, bën thirrje
të qarta për kthimin e vëmendjes nga forma;
në pasthënien e librit të Lasgush Poradecit “Ylli
i zemrës”, Bukuresht 1937, do të shkruante “-
Në erarkinë e elementeve që përbëjnë vlerën
e një vepre poetike, forma ose trajta zë vendin
e parë. Kuptimi ose përmbajtja nuk vinë për-
veç se në rradhën e dytë. Kjo gjë shpjegohet
e kuptohet lehtë. Sepse, sa e sa nuk mundin
të kenë mendime të nalta e mbase hyjnore,
sa e sa nuk mundin të kenë ndjenja të thella
e të kthjellta, sa e sa nuk mundin të ndjejnë
e të shijojnë shpirtërisht bukuritë e jetës dhe
të natyrës - gazin e ditës, magjinë e mbrëmjes
ose misterin e natës, - sa e sa nuk mundin të
përmbushin vepra të nalta, por të gjithë këta
dyke mos patur mundësinë e brendshme t`i
shprehin këto ndjenja e mendime të veshura
me veshjen e poezisë, pra të formës, nuk janë
vjershëtorë. Janë e mbeten - ndofta-mendim-
tarë, shkencëtarë, shkrimtarë, e mbase heroj, po
jo vjershëtorë.” Studiuesi gjerman Hugo Frie-
drich në vitin 1956 (Die struktur der modern
lyrik) do të bënte një afirmim të ngjashëm me
atë të Kutelit : “Interpretimi i një poeme mo-
derne duhet të ndalet me më shumë durim
mbi teknikat e shprehjes sesa mbi përmbajtjen,
motivet, temat e saj”
Migjeni në një nga letrat që i dërgonte “Botës
së re” theksonte sërish rëndësinë e estetikes në
art si element parësor : “Kryesorja në art është
artistikja, që me talent dhe të drejtë të pakom-
promis të zbulojmë esencën shoqërore, morale
e psikologjike të jetës intime, të njerëzve dhe të
marrëdhënieve të tyre, që artin do ta pasuronte
shpirtërisht dhe estetikisht”
Gjergj Fishta dhe shkolla shkodrane përfaqë-
sonin rrjedhën kryesore në letërsinë shqipe
Modernitet i pamunguar në Letrat Shqipe
interbelike (midis dy luftërave botërore), me
risi, me kreativitet e njëherazi me një frymë të
thellë tradicionaliste. Niveli i Letërsisë Shqi-
pe kishte kapur kuota që letërsia e vendeve
Perëndimore i kishte njohur posaçërisht në
gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Kjo dukuri
letrare lidhet me konsolidimin e vonshëm të
Shqipërisë si shtet dhe nga zhvillimi anemik
politik e shoqëror.
Në vitet `30 do të ishin dy poetë që do të
shkëputeshin nga letërsia tradicionaliste duke
i dhënë letërsisë përmasën moderne europiane
në sinkroni të plotë, Lasgush Poradeci dhe Mi-
gjeni. Përmbajtja filozofike e poezisë së L. Po-
radecit, thellësia e mesazhit lirik, rezonanca e
brendshme muzikore, ftillueshmëria e vargjeve,
aftësia për të plasticizuar vizione koherente të
botës, mund të homologohet me bashkëkohë-
sit europianë, që konsiderohen si forca nova-
tore të dorës së parë. Në mënyrë paradoksale,
pikërisht për cilësitë moderne, poezia e Lasgush
Poradecit u luftua në mënyrë të dhunshme
nga kritikët dogmatikë komunistë. Ajo që do
t`i shqetësonte në mënyrë obsesive studiuesit
shqiptarë dhe shkaku që do të luftohej më tepër
dhe pa bërë asnjë kompromis poezia e Lasgush
Poradecit, ishte aspekti evropian i poezisë dhe
universaliteti i saj. Në citatin e mëposhtëm një
studiues rendit të gjitha aspektet moderne si
të metat themelore të poezisë: “...në poezinë e
Lasgushit ka herë pas herë errësirë, fshehtësi,
hermetizëm, formë të pastër ose kult të formës,
misticizëm dhe filozofi idealiste, nënçmim të
përmbajtjes në privilegj të manierës” apo më
tej po ky autor “Vend të rëndësishëm në kri-
jimtarinë e Lasgush Poradecit zë lirika filozo-
fike, në të cilën poeti, në frymën e filozofisë
misticiste, trajton çështjen e thelbit të jetës, të
njeriut, të lëndës dhe të shpirtit (të materies
dhe ndërgjegjes), çështje të cilën ai e zgjidh në
pozita të teorive filozofike reaksionare, që pa-
tën marrë përhapje në radhët e inteligjencës
borgjeze reaksionare në Europën Perëndimore
pas Luftës së Parë Botërore”
Migjeni çau rrugën për një letërsi moderne,
ndonëse në vitin e botimit të vëllimit “Vargjet
e lira”, fatkeqësisht, në Shqipëri instalohet një
regjim stalinist. Pas luftës, kritikët nxituan ta sh-
pallin Migjenin pararendës të realizmit socialist,
duke mos arritur ta analizojnë apo, thjesht, duke
kaluar si pa vënë re simpatinë e poetit ndaj Pe-
rëndimit; komplekset seksuale të mbajtura nën
trysni dhe të manifestuara në krijimtari, pesimi-
zmin shopenhaurerian, niçianizmin etj.
Në vitet ̀ 30 kultura shqiptare pati hyrë në një
etapë të re. Tashmë ishte krijuar një klimë ku
mund të vërshonin idetë nga jashtë, kjo do të
ndodhte pas kthimit në atdhe të një sërë intelek-
tualëve nga studimet, nga vendet perëndimore.
Pikërisht në këto vite Poradeci botoi “Vallja e
yjeve”, Konstancë, 1933, “Ylli i zemrës”, Bukuresht
1937, Migjeni përgatiti për shtyp “Vargjet e lira”,
Tiranë 1936, Gjergj Fishta botoi variantin përfun-
dimtar të poemës “Lahuta e Malëcis”, Shkodër
1937, Ernest Koliqi botoi “Tregtarë flamujsh”, Ti-
ranë 1935, Mitrush Kuteli boton vëllimin e parë
me rrëfenja “Netë shqiptare”, Bukuresht 1938, Mi-
gjeni botoi brenda pesë vjetësh 24 skica në prozë
etj. Shtypi kulturor shqiptar pati një zhvillim të
lirë, jo se nuk u zbatua censurë, por shumë më i
lirë se në kohën e komunizmit, censura e Mbretit
Zog ndërhynte vetëm atëherë kur prekej regjimi
monarkik. Vlen të përmenden organet e shty-
pit katolik të Shkodrës “Hylli i Dritës”, drejtuar
nga Gjergj Fishta, e përmuajshmja “Minerva” si
revistë letrare e jetës moderne, organ liberal i
cili u botua në Tiranë nga 1932 deri më 1936,
revista “Iliria” (1934-1936) etj. Është për t`u shë-
nuar ndikimi që pati revista “Përpjekja shqiptare”
(1936-1939), drejtuar nga intelektuali Branko
Merxhani, në modernizimin e jetës kulturore
shqiptare. Kjo e përmuajshme i ofroi lexuesit të
vet poezi dhe prozë moderne shqiptare si dhe
përkthime nga letërsia botërore, recensione
librash, ese mbi filozofinë, psikanalizën, socio-
logjinë, historinë, gjuhësinë, arkeologjinë etj.
Revista bënte apel për një ringjallje shpirtërore,
të cilën e quante neoshqiptarizëm dhe kërkonte
të realizonte një lëvizje kulturore dhe jo politike,
ndonëse, fatkeqësisht, filozofia e saj dhe e grupit
të intelektualëve të neoshqiptarizmës identi-
fikonte vlerat e Perëndimit me Italinë fqinje, që
gjegjësisht në atë periudhë ishte fashiste. Revista
“Bota e re” e Korçës, revista “Shkëndija”, drejtuar
nga Ernest Koliqi, “Revista letrare”, drejtuar nga
Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, Nexhat Hakiu,
revista “Kritika”, drejtuar nga Arshi Pipa, ishin
organet kryesore që ushqenin jetën kulturore të
vendit me ide moderne të homologuara me ato
europiane. Jeta intelektuale ne mesin e viteve ̀ 30
dhe në fillim të viteve ̀ 40 njohu një zhvillim të
paparë, një kulm në gjithë kulturën shqiptare.
Së bashku me krijimin e bazave të letërsisë mo-
derne shqiptare, së toku me sprovat në terrenin
letrar, në historinë e kulturës shqiptare do të
shfaqen dhe mendime të artikuluara për artin
dhe letërsinë, mendime në fushën e estetikës dhe
probleme teorike. Estetika që do të shkruajë De
Rada, ndonëse ishte heterogjene nga përmbajtja
solli të re në Letrat Shqipe preokupimin serioz
për të artikuluar ide teorike, qëndrime ndaj
dukurive artistike etj. Naim Frashëri në parathë-
nien që shkruan për përkthimin e “Iliadës” sjell
në vëmendje të lexuesit mendime teorike. Faik
Konica personazhi më i “konektuar” në peizazhin
evropian me “Albania”-n e tij do të luajë një rol
tejet të rëndësishëm në krijimin e kushteve dhe
inkurajimin e dukurive moderne në kulturën
shqiptare. Faik Konica më shumë se kushdo
tjetër, është personaliteti që ndërtoi përmes kri-
tikës një ndërtesë të plotë. Faik Konica i shpëtoi
frymës së entuziazmit dhe frymës familjare që
ekzistonte mes shkrimtarëve shqiptarë të kohës.
Kritika letrare fiton rëndësinë dhe peshën e nevo-
jshme që duhet të ketë në një kulturë kombëtare
përmes shkrimeve të Faik Konicës. Më 1906 Luigj
Gurakuqi boton Vargënimi n’Gjuhë Shqype duke
u mbështetur kryesisht në përvojën klasike. Më
pas Fan Noli do të hedhë paralele midis letërsisë
së huaj që ai përktheu me letërsinë shqipe.
Eqrem Çabej do të krijojë për herë të parë pa-
norama të zhvillimit të Letërsisë Shqipe në kon-
tekste të ndryshme, duke krijuar dhe bazat e një
letërsie të krahasuar në kulturën tonë kombëtare.
Kuteli, dëshmoi përmes shkrimeve të tij, kulturë
letrare dhe intuitë, inteligjencë interpretimi dhe
njohje të proceseve botërore të letërsisë. Në dia-
logun me K. Malokin dhe së bashku me shkri-
met e Eqrem Cabejt letërsia shqipe është pjesë
e zhvillimeve europiane. Mendimi kritik do të
pasurohet në mënyrë të posaçme nga studiuesit
kosovarë si Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Sabri
Hamiti, Agim Vinca etj.
Një letërsi moderne tashmë ishte krijuar në
Shqipëri, e cila mbeti gjallë deri sa komunizmi
stalinist i dha fund liberalizmit në kulturë duke
ndërprerë procesin e modernizimit. Kështu
letërsia do të vuante mungesën e sinkronizimit
me letërsinë moderne europiane në mënyrë të
dukshme për rreth njëzet vjet. Duhet thënë se
letërsia shqiptare ka paraprirë zhvillimet e ven-
dit, gjithmonë ajo ka qenë shumë më përpara se
zhvillimet politike, ekonomike, sociale etj.
Nga viti 1945 filluan të duken një sërë shenjash
të modifikimit të thellë të shoqërisë, të organi-
zimit ekonomik, të regjimit politik dhe kultura
u detyrua t`i nënshtrohet modelit komunist so-
vjetik. Ndonëse moderniteti në kuptimin libe-
ral të fjalës ishte mbyllur, komunizmi përdorte
në “gjuhën e drurit” si pikë të propagandës:
modernizmin ekonomik, megjithëse mohonte
pikat bazë të tij: të drejtat qytetare, pronën in-
dividuale dhe lirinë kulturore. Nëse diktatura
e regjimit të Zogut konsideronte si prioritare
modernizmin politik, diktatura e ekstremit të
majtë e Enver Hoxhës synonte një modernizëm
ekonomik. Të dy sistemet donin të tejkalonin
liberalizmin borgjez duke dashur të ndërtojnë
vetëm një anë të modernitetit, të izoluar dhe
duke shkatërruar të tjerat. Të gjitha diktaturat
kanë rimarrë objektivin e modernizmit, duke e
kuptuar sipas ideologjisë së tyre, duke injoruar
objektiva apo struktura të modernitetit.
Ata nuk e kuptuan që modernizmi nuk është i
mundur pa modernitet, që zhvillimi ekonomik,
prona private, zgjedhjet e lira dhe demokracia
janë të lidhura midis tyre dhe se nuk mund të rea-
lizosh asnjë syresh pa tërësinë, ndryshe rezultati
është dështimi i të gjithave. Pushtimi sovjetik pen-
goi në Europën Lindore një diskutim real të këtij
problemi, por të gjitha përpjekjet e komunistëve
të ndriçuar apo nacionalistëve, zëri i intelektua-
lëve që dëgjohej në mënyrë diskrete, në kufijtë
e konjukturave që u paraqiteshin, nuk bëri gjë
tjetër veçse rriti përqindjen dhe zgjeroi terrenin e
modernitetit. Artistët e vërtetë, dhe jo shërbëtorët
e pushteteve, janë mbjellës të lirisë në shoqëri,
janë çelësit e hapësirave demokratike, fryma e
risive në shoqëri. Kështu u bë e mundur në kus-
htet e një diktature nga më të ashprat në gjithë
Europën, në diktaturën e Enver Hoxhës, të lindë
një letërsi si ajo e Ismail Kadaresë, e përkthyer, e
çmuar dhe e vlerësuar në Perëndim si vlerë mo-
derne e trashëgimisë universale. Në Perëndim,
moderniteti u realizua në mënyrë tërësore, mo-
dernizimi i të gjitha lëmive, duke u zhvilluar në
kushtet e lirisë ekonomike, sociale, kulturore, kur
është fjala për modernitet dhe liri në nivel sistemi.
Në Perëndim, moderniteti ka përfunduar në më-
nyrë normale. Dalja nga moderniteti është bërë
pothuajse në mënyrë sinkronike, në mënyrë të
organizuar-përmes europianizimit të strukturave,
përmes të tjerash ka një synim të qartë: hyrjen në
portën e postmodernizmit.
Në shoqërinë komuniste shqiptare, dhe jo
vetëm në atë shqiptare, kanë ekzistuar ishuj të
krijimtarisë së lirë në letërsi, muzikë dhe arte fi-
gurative. Në ish Jugosllavi ekzistonte liria e shpre-
hjes artistike, por kontrollohej në mënyrë mjaft
perfide nga komunizmi jugosllav, megjithatë nuk
pati atë presion për sterilitet stalinist, nga i cili do
të vuante arti në Shqipëri. Jashtë kufijve të Shqi-
përisë dhe në diasporë pati lëvizje më liberale me
tipare që ngjanin më tepër me letërsinë moderne
të traditës sesa si rezultate të një sistemi modern
paralel e kompesator. Modelet e jashtëkufirit
mbetën lumturisht të paprekura e të pamolep-
sura nga realizmi socialist dogmatik. Kështu do
të përmendim Martin Camajn, Arshi Pipën, Dus-
hko Vetmon, Vorea Ujkon etj, që u takojnë viteve
`60, dhjetëvjeçar, ku do të afirmoheshin dhe në
Shqipëri, pas rreth 15 vjet shterpësie dramatike
dhe përpjekjesh të dëshpëruara për një letërsi të
sinkronizuar me atë të vendeve staliniste, do të
shfaqeshin profile artistike që do të shënonin një
lëvizje të brendshme rigjallërimi në kufijtë dog-
matikë të letërsisë së realizmit socialist. Në këtë
periudhë dhe duke vijuar dhe më vonë, jashtë
kufijve shtetërorë të Shqipërisë, do të shihnin
dritën e botimit vepra me një larushi formash
shprehjesh nga shkrimtarë si: Esad Mekuli, Enver
Gjergjeku, Martin Camaj, Anton Pashku, Rexhep
Qosja, Luan Starova, Resul Shabani, Agim Vinca,
Fahrudin Gunga, Din Mehmeti, Azem Shkreli,
Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Eqrem Basha, Murat
Isaku, Kim Mehmeti, Rrahman Dedaj, Ibrahim
Berisha, Adem Gashi, Basri Capriqi, etj.
Peizazhi i modernitetit shqiptar do të ishte
i paplotë n.q.s. nuk do të flasim për piktorin
Ibrahim Kodra, piktorin shqiptar që pikturoi
e jetoi në Itali dhe Europë. Ai përbën një per-
sonalitet kulmor europian, gjë e konfirmuar
nga personalitetet më të mëdha të shekullit
XX. I klasifikuar sot nga kritikët e specialite-
tit si postkubisti i fundit i Europës, problemi
thjetëzohet tejet. Misteri Kodra është më kom-
pleks se sa një klasifikim metodik dhe komod.
Në pikturat e tij ka diçka solemne e hijerëndë
nga dekoracioni popullor, nga mozaiku, diçka
mitike, elementë të monumentalitetit të madh
egjiptian, diçka nga kubizmi a la Picasso, diçka
që nuk i ndahet përjetësisht nga fëmijëria, në
formën e një të kaltre, një thjeshtësi tronditëse,
nga ku Kodra ngre ëndrrën e vet piktorike.
Natyra është pretekst dhe subjekt i përhershëm.
Ai nuk ndalet para saj për ta pasqyruar e riprod-
huar. Në telajon e Ibrahim Kodrës ndërtohet një
realitet që bën pjesë autentikisht në botën e tij,
në këtë laborator të stërmadh nga prodhohet
ëndrra njerëzore. Realiteti përthyhet, stilizohet,
përshtatet, gjeometrizohet, pleqësohet, redukto-
het nga elementë dytësorë e të panevojshëm, i
jepet shkëlqimi që mund t’i japë vetëm arti – për
të bërë këtë jetë të pavarur në këtë univers të ri.
Në pikturat e tij nuk ka rëndësi të veçantë lëvi-
zja, ajo është e kontrolluar prej rreptësisë së stilit
kategorik, në të bien në sy figurat që janë ballore
dhe dypërmasore. Kodra është një personalitet
i papërthyeshëm, i paluajtshëm, konsekuent i
shenjave të tij, konsekuent i gjuhës së tij, kon-
sekuent i semantikës së tij, si rrallë tjetërkush u
jep u objekteve një notë vetanake. Personazhe,
portrete instrumentistësh, dhe në mënyrë të ve-
çantë idhulli, i nënshtrohen logjikës së hekurt të
stilit të Kodrës, inkuadrohen në drejtkëndësha, në
forma gjeometrike, trekëndësha e rrathë të vegjël
që e bëjnë sipërfaqen e telojos të pulsojë. Shenjat
e tij janë aluzione të sarkofagëve të faraonëve, të
portave orientale, të dritareve të fëmijërisë dhe
deri tek shenjat e kibernetikës së sotme. Piktori
shqetësohet për njeriun e transformuar për shkak
të industrializimit të ekzagjeruar, për shpërdori-
min që i bën njeriu natyrës etj. Ibrahim Kodra
është krijuesi i një kubizmi lirik, gjeometrizimi
i tij ka nevojë për zgjidhjet plot finesë të dekora-
cioneve, për një seri shenjash që çlirojnë tinguj
dhe emocione. Pesha dhe rëndesa e kompozimit,
siguria e linjave të forta alternohet nga muzika-
liteti i ngjyrës, nga poetika e hapësirës. Format
gjeometrike janë të stolisura nga depërtimi i
mprehtë i dritës. Katërkëndëshi i Kodrës është
virtuoz, në këtë formësim gjeometrik vendosen
portrete, peizazhe, kompozime figurash, në këtë
sintetizim formal ai përpiqet t’u japë liri maksi-
male ideve të tij.
Ibrahim Kodra, postkubisti europian, shn-
dërrohet në themeluesin e modernitetit më
të epërm shqiptar. Ai nuk përbën vetëm një
profil artistik, por një shkollë të modernitetit,
një model të asimiluar të artit europian dhe atij
nacional në të njëjtën kohë. Rasti Kodra, ashtu
si dhe rasti Kadare në letërsi, përbëjnë momen-
tin kur kultura shqiptare i ofron asaj universale
modernitet të konfirmuar sipas parametrave
europianë. Përpos rasteve të tjera, kur letërsia
shqiptare është bërë e pranishme në Europë
dhe në botë, Ibrahim Kodra dhe Kadare kanë
siguruar dialogun më të gjallë dhe më intensiv
me Europën, homologimin më të lartë me mo-
delet europiane, sepse dhe ato në vetvete janë
modele universale dhe pasuri e tyre.
Sot, kur procesi letrar është më i lirë, shkrim-
tarët nuk janë të kërcënuar nga censura (ndon-
jëherë nga autocensura), manifestimet artistike
janë të shumëllojshme, kështu mund të heto-
hen vepra, autorë, modernë apo postmodernë,
tradicionalë apo folklorikë, vazhdues të “matri-
cës stilistike” shqiptare tradicionale apo euro-
piane e universale etj. Në Europën Lindore, ku
shoqëritë ish komuniste rreken të integrohen
në familjen europiane perëndimore, të bëjnë
pjesë në vlerat e kësaj demokracie, të përshtatin
ligjet themelore të demokracisë dhe të funksio-
nimit të saj si sistem, me të gjithë komponentët
përbërës, bën që sot shumë dukuri artistike të
marrin një kahje që është sinkronike me duku-
rinë artistike europiane në përgjithësi.
Autorët e sotëm gëzojnë lirinë e manifestimit pa
kufizime, por nuk kanë sigurinë në performancat
e krijimtarisë së tyre. Asnjë prosede nuk të sigu-
ron se ke fituar cilësinë e shkrimtarit modern apo
postmodern, madje as përdorimi i modeleve të
njohura botërore të letërsisë moderne, prosedetë
zhvlerësohen me kohë dhe janë relative. Një pik-
tor që përdor p.sh instalacionin sot në vend të
pikturës së kavaletit, një regjisor që përdor skema
të teatrit nonkonvencional, një këngëtar që kën-
don sipas një drejtimi të sinkronizuar muzikor të
sotëm, hip hop, Rn B apo çfarëdolloj manifestimi
tjetër artistik, nuk do të thotë automatikisht se
kemi të bëjmë me një artist modern. Moderni-
teti nuk mund të ngatërrohet me modën, është
e rrezikshme që të identifikohen imitatorët e
së resë pa talent me modernitetin. Ndeshen në
këtë dhjetëvjeçar të fundit postkomunist mjaft
manifestime artistike, që shpërdorojnë mënyrat
moderne të shprehjes artistike, duke u përpjekur
të fshehin mungesën e talentit dhe të formimit
profesional. Nuk është dhe nuk mund të konsi-
derohet poet modern apo postmodern një poet
që e ndërton poezinë e vet me përsëritje fjalësh,
fonemash, apo duke mos respektuar shenjat e
pikësimit, që përdor një strukturim të caktuar
të grafisë etj. Këto veçori mund të jenë mun-
gesore në një poezi dhe mund të flitet për një
poezi moderne. Çdo përpjekje për të ndërtuar
një poezi moderne dhe duke e identifikuar atë
me disa parametra të jashtëm është një dështim
si për atë që e krijon dhe për atë që e gjykon. Nuk
mund të quhet moderne një prozë që heq dorë
nga strukturat klasike të rrëfimit, nga fabula si e
tillë, apo nga vendosja apo heqja e personazhit
nga vepra. Nuk mund të konsiderohet një roman
modern nëse nisesh nga disa skema të njohura
për të shkruar një roman: gotik, utopik, poe-
tik, alegorik, filozofik, simbolik, ekzistencialist,
ekspresionist, psikologjik, psikoanalitik, absurd,
eseistik, barok, polifonik etj. Moderniteti është
një çështje më komplekse që nuk mund të iden-
tifikohet vetëm me etiketimin e thjeshtë të një
vepre letrare.
Moderniteti shënon një përmbajtje tejet të
gjerë që në radhë të parë është një sintezë për-
vojash me një vlerë të caktuar në një kohë të
dhënë, ajo është një shkallë vetëdijeje në tërësi.
Prof. Rexhep Qosja kur shkruan për këtë pro-
blem thekson: “...moderniteti nuk mund të jetë
pjesa, sepse moderniteti është vetëm tërësia. Po
u reduktua në një segment moderniteti reduk-
tohet në përgjithësi. Moderniteti nuk mund të
reduktohet në të veçantat siç janë figura, sim-
boli, interpunksioni, monologu, eksperimenti,
aspekti, sepse moderniteti varet prej tërësive
siç janë ndjeshmëria, struktura, sistemi teorik,
energjia e mendimit, vlera estetike.
Moderniteti nënkupton zbulimin e përmba-
jtjeve të reja; të ndjeshmërisë së re; të vizioneve
të reja; të moralit të ri; të ideve të reja; të aspek-
teve të reja; të formave të reja krijuese. Sa më
e re, më e paharxhuar, më e panjohur të jetë
thënia poetike aq më befasuese do të jetë një
vepër me ekspresionin e saj, por vetë moder-
niteti i saj varet prej ndjeshmërisë, prej frymës,
prej vizioneve të saj: ato përcaktojnë karakterin
e saj modern apo konvencional.”
Moderniteti ka një karakter relativ dhe të disku-
tueshëm në hierarkinë e vlerave, kombëtare apo
universale. Veprat letrare nuk mund të vendosen
në një tip tabele si ajo e Mendelejevit, nga ku
nuk mund të lëvizë askush asgjë. Është e vërtetë
se doktrinarët e klasicizmit besuan në vlerat e
qëndrueshme artistike. Por dhe në kulmin e
periudhës klasiciste, kur miti i objektivitetit is-
hte shumë i fortë, gjykimet mbi veprat letrare
ishin megjithatë shumë arbitrare. Poeti anglez
Pope konsiderohej si shumë më me vlera se sa
Shakespeare-i, apo shkrimet e letërsisë moderne,
në përgjithësi, janë konsideruar si inferiore ndaj
atyre veprave të shkruara në antikitet. E ardhmja
është ajo që ka zgjidhur të gjitha këto gjykime.
Gabime janë përsëritur në periudha të ndryshme
të historisë së kulturës. Për Voltaire-in, Hamleti
ishte një sajesë pa kuptim, ndërsa Shakeaspeare-i
një gjeni primitiv që nuk njihte rregullat e artit,
për Krist Malokin vihej në dyshim nëse Lasgush
Poradeci ishte poet apo jo, Faik Konica nuk e vle-
rësonte poezinë e Naim Frashërit, etj. Të gjitha
këto gabime janë në përgjithësi pasojë e moskup-
timit të drejtimeve të së ardhmes së letërsisë, dhe
si pasojë e një shpirti tradicional-armik të risive.
Dihet se Sainte-Beuve nuk e kuptoi Baudelaire-
n, Victor Hugo-i Balzac-un, Hasdeu Eminescu-n.
Kur profesori dhe kritiku polak Jan Kott botoi
një libër: “Shakespeare bashkëkohësi ynë”, ai nuk
deformoi veprën, por e rindërtoi nga perspektiva
e epokës sonë. Është detyra e historisë së letërsisë
dhe kritikës letrare që të gjykojë jo vetëm letërsinë
e sotme, por dhe atë që konsiderohet klasike. Nëse
i konsiderojmë shkrimtarët klasikë si disa statuja,
mbetet rreziku i largimit të tyre nga bashkëko-
hësia, për shkak të këtij “respekti të ekzagjeruar”.
Gjykimi i letërsisë moderne nuk do të thotë se
nxjerr nga rrethi i vlerave vepra të tjera: një poet
romantik, një Naim Frashëri, p.sh nuk del nga
peizazhi letrar shqiptar për shkak të një poeti më
modern si Migjeni.
Letërsia moderne dhe arti modern në përgji-
thësi janë produkte të artistëve të pakënaqur.
Lëvizjet artistike nuk nisin nga koncepte të për-
caktuara, por nga një tendencë e përbashkët
reaksionesh ndaj formave të vjetruara të artit;
formula e ardhme buron nga një përpunim
i ngadalshëm dhe i errët, i pakristalizuar nga
një vetëdije e qëndrueshme, proces që ndodh
vetëm mjaft më vonë. Lasgush Poradeci do ta
shprehte kështu këtë ndjesi të tij në poezinë:
“Zog` i qiejve”: “Këng`e lasht`e vjershërisë më
pëlqeu aq fare pak.../ Do t`j-a marr që sot e tutje
si bilbil parëverak,/ Që nga fund` i vetëvetes do
këndoj një mall të ri:”
Urrejtja kundra paraardhësve është shpesh trajta
e vetme e bashkimit të ushtarëve të së resë, të cilët
pas fitores, i ndan gjithçka. Të gjitha përçapjet për
një art të ri janë të destinuara të mos receptohen
mirë, historia e artit mund të konsiderohet dhe
një histori skandalesh të zhurmshme, keqkupti-
mesh e ndeshje opinionesh. Vepra moderne në
momentin e shfaqjes së saj le përshtypjen e një
anormaliteti. Shumë teoricienë të modernizmit
përdorin shprehjet si: befasi, shpërqendrim. Ai
që do të dekoncertojë në mënyrë të befasishme
do të mbështetet nga mjetet anormale. Sigurisht
anormaliteti nuk është një nocion i rrezikshëm.
Ekziston në pamje të parë përshtypja se ekziston
një normë e pakohshme. Por, në historinë e artit
dhe të letërsisë, mund të konstatohet se çdoherë
“anormalja” e një epoke është bërë norma e epo-
kës që vijon, dhe për pasojë është dhe asimiluar.
Sigurisht, jo e gjithë letërsia moderne ka fatin
të asimilohet, proza e Anton Pashkut, ndonëse
shkruar rreth 30 vjet më parë, as sot nuk ekziston
një publik i gjerë që ta kuptojë. Mosasimilimi ka
mbetur një sintomë kronike e shkrimtarëve më
modernë.
Shekulli i XX, dhe dhjetëvjeçarët e fundit po-
saçërisht kanë sjellë një ndryshim thelbësor në
fushën e komunikimit dhe të informacionit, nga
kapitalizmi i Marksit kemi kaluar tek Coca Cola,
nga libri i shkruar tek interneti, nga posta klasike
tek posta elektronike, nga telefonia klasike tek
telefoni celular e teknologjia dixhitale-të cilat
sjellin padyshim një rol të ndjeshëm në qarkul-
limin më të shpejtë të vlerave, të informacionit,
të globalizimit. Shekulli i ri i sapo nisur e merr të
gjithë informacionin nga një burim i vetëm, dhe
jo nga dhjetëra e qindra burime si më parë-nga
interneti gjë që shkurton kohën për të pasur qasje
ndaj gjërave të reja. Shumë dukuri që lidheshin
me qytetërimin deri dje, nuk janë më të vlefshme
sot, shumë matrica të së shkuarës zhvlerësohen
prej vetvetiu, një tjetër shpirt lind, më pak kon-
vencional, në kuptimin futurologjik, një tjetër
sensibilitet, një tjetër mendësi, një tjetër kuptim
mbi hapësirën dhe kohën, mbi distancat, mbi
teknologjinë, mbi trashëgiminë. Interneti dhe
teknologjia dixhitale venë në dyshim leximin;
bota moderne ndodhet para këtij fakti: brezi i ri
lexon shumë më pak dhe vetë libri në formatin
aktual vihet në rrezik. Procesi i modernizimit të
shpejtë teknologjik duket se sjell për pasojë një
rrëgjim të ndjenjave njerëzore, një tharje të botës
shpirtërore, më shumë kontroll mbi individin,
më pak kohë për t’u marrë me vetveten, më pak
intimitet, më pak kohë për t’u marrë me librin e
kulturën, të gjitha këto së bashku shtrojnë serio-
zisht pikëpyetjen mbi ekzistencën e mjaft prej
degëve të artit që ushqejnë njeriun prej mijëra
vjetësh. Ndryshimi i komponentëve të komu-
nikimit ndryshon dhe paradigmën kulturore
dhe kodet kulturore, modifikon mënyrën e të
menduarit, të prodhimit dhe të konsumit artistik.
Ritmi i ndryshimeve është tejet i shpejtë dhe i
paparashikueshëm, n.q.s gjatë historisë së njerë-
zimit shpikjet dhe modifikimet paradigmatike
kulturore kanë qenë mjaft të ngadalta, viteve të
fundit jemi dëshmitarë të ndryshimeve radikale
në fushën e komunikimit dhe të informacionit.
Janë vetëm 15 vjet nga lindja e internetit dhe
modifikimet janë të paparashikueshme, të sh-
pejta dhe të befta për këdo. Është e pakuptimtë
që të mos marrësh parasysh këto zhvillime që
ndikojnë në teknologjinë e arteve, të arkitekturës,
shtypshkrimit, teknoredaktimit, komunikimit. Të
jesh modern në kohën tonë do të thotë të jesh i
pranishëm në këtë kohë, të jesh i konektuar me
të renë, të jesh modern në bashkëkohësi. “Duke
filluar nga vitet 1950, asistojmë në një reduktim
të hapësirës-kohë të njeriut, përmes ndërmjetësisë
të asaj që quhet “pushtim i shpejtësisë”. Përmes
zvogëlimit teknik dhe ekonomik të kohës dhe
shpenzimeve të transportit asistojmë në lindjen
e një bote ku transmetimi i “lajmeve” është i men-
jëhershëm, ku të gjithë njerëzit janë të afërt dhe
bashkëkohës me njëri-tjetrin.” (Gerard Leclerc,
Mondializarea Culturala, Stiinta, Chisinau, f. 8)
Në bazë të këtyre proceseve komplekse dhe
identitare lind ajo që quhet motërzim i kul-
turës. Qysh më tash shfaqet një numër i madh
“diasporash”, rezultat i migrimeve të mëdha,
që venë në dyshim bazën hapësinore të iden-
titeteve të vjetra. Pas rënies së murit të Berli-
nit kalojmë, jo vetëm ne por të gjitha vendet
që kanë nën komunizëm, pa u ndier nga një
botë ku predominon izolimi kulturor në një
botë ku dominojnë faktorët interkulturorë, nga
era e karakterizuar nga autonomia kulturore
e grupeve të izoluara tradicionale në erën e
përgjithësimit të ndërmarëdhënieve dhe ko-
munikimeve.
Në këtë kontekst të jesh modern do të thotë
të jesh i sinkronizuar me kohën dhe i përgatitur
1. Paketa standarte e martesave 2. Paketa e marteses per te gjithe diten 3. Paketa e beqareve 4. Paketa per fejesat 5. Paketa e ditlindjeve 6. Paketa e nje nate jashte 7. Transport nga dhe per ne aeroport 8. Paketa e mbremjeve te pjekurise 9. Shetitje ne qytet
1. Standard wedding package2. All day wedding package3. Bachelor/bachelorette package4. Engagement parties5. Birthday package6. Night out package7. “Mother Teresa” International Airport8. Limo services9. Prom package
A d r e s a : Z a y e d B u s i n e s s C e n t e r , R r . “ S u l e j m a n D e l v i n a ” - T i r a n ë Te l : + 3 5 5 ( 0 4 ) 2 3 0 0 0 0 / C e l : + 3 5 5 6 8 4 0 0 2 0 0 7 w w w . a l b a n i a n l i m o . c o m
2 3 0 0 0 0Luksi amerikan prek Shqipërinë
www.albanianlimo.com