8
Shkollë Gjuha Kita Nxitja Informacione për prindërit e sapoardhur në Münster Arsimi i mirë që nga fillimi Albanisch

Gute Bildung von Anfang an - Informationen für neu ... · edhe forca mësimdhënëse për këshillime dhe punë-tore sociale në shkollë. ‚Schulpsychologische Beratungsstelle‘

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Shkollë

Gjuha

Kita

Nxitja

Informacione për prindërit e sapoardhur në Münster

Arsimi i mirëqë nga fillimi

Albanisch

Një udhëzues për pyetjet tuaja

Për familjet që u shpërngulën në Münster shumë gjëra në qytet janë të reja. Nëse ju vini nga jashtë shtetit, ka të ngjarë se nuk njihni sistemin gjerman arsimor dhe shkollor. Zyrat ‚Amt für Kinder, Jugendliche und Familie‘ dhe ‚Amt für Schule und Weiterbildung‘ (Seksioni për fëmijë, të rinj dhe familje dhe Seksioni për shkollën dhe arsimin e mëtejshëm) dëshirojnë që ju të gjeni vendin e drejtë për fëmijën tuaj. Në Münster ekzistojnë shumë mundësi për përkujdesjen e fëmijëve tuaj dhe shkolla të ndryshme. Ato ofrojnë arsim të mirë që nga fillimi – për të gjithë fëmijët.

Në faqet që vijojnë bëhet fjalë për pyetjet tuaja:∙ Cilat përkujdesje ka për fëmijët e vegjël?∙ Cilën shkollë mund të vizitojë fëmija im?∙ Si funksionon sistemi shkollor?∙ Ku dhe si mësojnë fëmijët gjermanisht? ∙ Çfarë mund të bëj unë nëse fëmija im ka nevojë për

përkrahje të veçantë?

Kjo broshurë është një udhëzues. Ajo lidh një tufë informacionesh për ofertat e qytetit në Münster lidhur me përkujdesjen, arsimin dhe nxitjen e fëmijës suaj.

Integrationsrat i përfaqëson interesat e njerëzve me prejardhje të huaj. Edhe me temat e përkujdesjes, arsimit dhe nxitjes ju mund të drejtoheni atje.

Për pyetjet tuaja: Integrationsrat (Këshilli i integrimit)(Për kontakt shih në faqen 14)

Shfrytëzoni kontaktin direkt me personat e përmendur të kontaktit (shih faqet 14 + 15).

2 3

<

5

Fëmija juaj mund të frekuentojë një kopsht ditor fëmi-jësh (Kita) derisa ai hyn në shkollë. Këtu ai fiton për-vojat e para me fëmijë në të njëjtën moshë. Ai mëson në formë loje dhe në jetën e përditshme gjuhën dhe kulturën gjermane. Këtu nxitet dhe shoqërohet zhvil-limi i fëmijës suaj në mënyrën profesionale. Frekuen-timi i një kopshti ditor fëmijësh bëhet vullnetarisht. Nëse një fëmijë ka mbushur një vit, ju keni një pre-tendim ligjor për një vend në një kopsht ditor fëmijësh ose në strehim për përkujdesjen ditore të fëmijëve.

Të gjeni kopshtin e drejtë ditor të fëmijëveKa forma të ndryshme të përkujdesjes për fëmijët dhe të rinjtë. Zyra për fëmijët ju informon për këtë. Përveç kopshteve ditore të fëmijëve ka nëna ditore dhe baballarë ditorë, të cilët përkujdesen për fëmijë në grupe të vogla. Informacione për këtë gjeni nën: www.stadt-muenster.de/jugendamt/kindertagesbetreuungNë sistemin e navigimit të kopshteve ditore të fëmijëve prezantohen të gjitha institucionet: www.kita-navigator.stadt-muenster.deShumë kopshte ditore fëmijësh ofrojnë aktivitete informative për prindërit.

Regjistrimi në kopshtin ditor fëmijësh Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj vetëm nëpërmjet sistemit të navigimit të Kita-ve të qytetit: www.kita-navigator.stadt-muenster.deNëse ju keni nevojë për ndihmë gjat0 futjes së të dhënave, ju përkrah edhe ‚Familienbüro‘. Viti i kopshteve të fëmijëve fillon gjithmonë në gusht, afati i regjistrimit mbaron më 31 janar. Nëse më afat të shkurtër dhe gjatë vitit keni nevojë për përkujdesje për fëmijën tuaj, ‚Familienbüro‘ ju këshillon për mundësitë. Prindërit e fëmijëve refugjatë i përkrah në kërkimin e vendeve Sozialdienst für Flüchtlinge (Shërbimi social për refugjatë).

Për pyetjet tuaja:Familienbüro [Zyra për familjet] (Për kontakt shih f. 15)

Sa kushton kopshti ditor fëmijësh? Sa duhet të paguani ju si prindër për përkujdesjen në kopshtin ditor të fëmijëve, kjo varet nga të ardhurat tuaja. Deri në të ardhurat familjare prej 3000 Euro bruto frekuentimi i kopshtit të fëmijëve është në Münster pa pagesë. Nëse ju keni disa fëmijë, ju paguani vetëm një kontribut.

Për pyetjet tuaja:Fachstelle Elternbeiträge (Zyra e specializuar ‚Kontributet e prindërve‘)(Për kontakt shih f. 15)

Ndërmjetësuese dhe ndërmjetësues të gjuhës dhe kulturësBiseda midis prindërve të ardhur dhe Kita-s mbështetin pa pagesë edhe ndërmjetësueset dhe ndërmjetësuesit e gjuhës dhe kulturës që janë kualifikuar në shumë gjuhë.

Për pyetjet tuaja:Konzeptionelle Grundsatzfragen in Kitas (Pyetje konceptuale bazë në Kita)(Për kontakt shih faqen 15)

<

<

<

Kopshte fëmijësh dhe kopshte di-tore fëmijësh [Kita]

Përkujdesja për më të vegjlit

4

76

Në Gjermani fëmija juaj është i detyruar për të frekuentuar një shkollë kur ai bëhet gjashtë vjeç. Çdo fëmijë duhet ta frekuentojë shkollën të paktën dhjetë vjet. Ekzistojnë forma të ndryshme shkollore. Si rregull në ‚Grundschule‘ (shkollën fillore deri në klasën e 4-t) pason shkolla që çon më tej deri në klasën e 10-të ose deri në maturë pas 12 ose 13 vitesh.

Cila shkollë për fëmijën tim?Në Münster ka shumë shkolla të mbartësve të ndrys-hëm (të qytetit, të kishave dhe privatë). Frekuentimi i shkollave shtetërore dhe atyre të kishave është falas, në shkollat private duhet të paguani eventualisht taksa shkollore. Në internet ka një bankë të dhënash për shkollat, në të cilën përfshihen të gjitha shkollat: www.stadt-muenster.de/bildung

∙ Shkollat filloreGjatë katër viteve të para fëmija juaj frekuenton një ‚Grundschule‘ (shkollë fillore deri në klasën e katërt).

Shkollat në Münster

Hapësirë dhe kohë për të mësuar mirë

∙ Shkollat që çojnë më tejQë nga klasa 5 ju mund të zgjidhni nga forma të ndryshme shkollore: Hauptschulen (Shkollat kryesore), Realschulen (Shkollat reale), Gesamtschulen (Shkollat e përgjithshme), Sekundarschule, Gymnasien (Gjimnazi) dhe PRIMUS-Schule.Fëmijë dhe të rinj të cilët vijnë nga jashtë shtetit mund të frekuentojnë shkolla referimi të formave shkollore, në të cilat ata mbështeten në mënyrë të veçantë gjatë të mësuarit të gjuhës gjermane.

Në shkollën model ‚PRIMUS‘ të qytetit dhe në shkollat private ‚Montessori‘ dhe ‚Waldorf‘ fëmijët mësohen nga klasa e 1-rë deri në klasën e 10-të, në shkollën ‚Waldorf‘ edhe deri në maturë.

Përfundime shkolloreNë të gjitha shkollat që çojnë më tej fëmija juaj fiton një përfundim të kualifikuar shkollor. Ka shumë rrugë për të marrë një përfundim të mirë shkollor. Ju duhet të dini: Sistemi shkollor është i përshkueshëm, ndërrimi i formave shkollore është i mundshëm në rast të arritjeve përkatëse.

Regjistrimi në shkollëViti shkollor fillon gjithmonë në verë. Regjistrimi në shkollat fillore bëhet në nëntor të vitit para hyrjes në shkollë. Regjistrimi për shkollat që çojnë më tej është në shkurt para fillimit të vitit të ri shkollor. Ju mund ta zgjidhni lirisht shkollën, por mund të regjistroheni vetëm në njërën shkollë.

Nëse ju vini gjatë vitit shkollor në Münster dhe kërkoni shkollën e përshtatshme, lajmërohuni direkt tek Bildungsberatung (Këshillimorja për arsim) Këshillimorja për arsimin.

Për pyetjet tuaja:Bildungsberatung (Këshillimorja për arsim) (Për kontakt shih faqen 14)

<

Kontrolli mjekësorÇdo fëmijë që hyn në shkollë vizitohet nga një mjek shkollor ose një mjeke shkollore. Edhe në rast se fëmija juaj është i sëmurë ose i kufizuar në aftësitë e tij shëndetësore mjeku shkollor/mjekja shkollore është partneri juaj i kontaktit. Ky kontroll që është falas për ju organizohet nga shkolla.

Për pyetjet tuaja:Amt für Gesundheit, Veterinär- und Lebensmittel- angelegenheiten (Seksioni për shëndetin, çështjet veterinare dhe Ushqimore)(Për kontakt shih faqen 15)

Përkujdesja dhe shkolla pasditeNë shumicën e shkollave mësimi bëhet një gjysmë ditë. Përkujdesjen pasditeve dhe drekën e ofrojnë shumica e shkollave. Ju mund të zgjidhni këto oferta lirisht. Përveç kësaj ka edhe shkolla në të cilat mësimi zhvillohet tërë ditën. Informohuni për shkollat gjithëditore dhe përkujdesje gjatë drekës në shkollat dhe në bankën e të dhënave për shkollat: www.stadt-muenster.de/bildung

Ndihma financiareNë Gjermani vizita e shkollave publike është falas për prindërit dhe fëmijët. Për shpenzimet të cilat shkaktohen në kuadrin e frekuentimit të shkollës si p. sh. për librat shkollorë, mund të kërkoni, në kushte të veçanta, ndihmë financiare. Informacione më të hollësishme në shkollat ose tek ‚Bildungsberatung‘ (Këshillimorja për arsim).

<

<

Përkthyes për bisedat në shkollë Për bisedat me prindërit shkollat mund të kërkojnë përkthyes. Kjo u përket temave që kanë një rëndësi ligjore si p.sh. dëftesat, notat ose kalimi në klasën tjetër.

Ndërmjetësuese dhe ndërmjetësues të gjuhës dhe të kulturësBisedat midis prindërve të ardhur dhe shkollës i mbështetin edhe ndërmjetëset mobile dhe ndërmje-tësit mobil të gjuhës dhe të kulturës. Ata janë të kualifikuar në mënyrë ndërkulturore dhe punojnë në disa gjuhë. Angazhimi i tyre është falas.

Për pyetjet tuaja:‚Bildungsberatung‘ (Këshillimorja për arsim)(Për kontakt shih faqen 14)

Përkthyese vullnetare dhe përkthyes vullnetarëKita-t dhe shkollat për bisedat me prindër, të cilët nuk e zotërojnë akoma mirë gjuhën gjermane, mund të kërkojnë përkthyese vullnetare dhe përkthyes vullnetarë të Qendrës Komunale të Integrimit.

Për pyetjet tuaja:Kommunales Integrationszentrum Münster (Qendra Komunale për Integrim)(Për kontakt shih faqen 15)

<

8 9

Të zotërosh gjuhën gjermane është e rëndësishme për një rrugë të mirë të arsimit. Në Münster ka shumë oferta për nxitjen e gjuhës për fëmijë dhe të rinj në çdo moshë.

Nxitja e gjuhës në KitaNë Kita fëmijë të vegjël e mësojnë gjuhën gjermane në formë loje. Edukatoret e vlerësojnë zhvillimin e gjuhës. Në rast nevoje ju keni të drejtë për një nxitje me pikësyn im të gjuhës së fëmijës suaj. Disa Kita bëjnë edhe oferta shoqëruese gjuhësore për prindërit.

Për pyetjet tuaja:Konzeptionelle Grundsatzfragen in Kitas (Pyetje konceptuale bazë në Kita)(Për kontakt shih faqen 15)

Testi i gjuhës para shkollësNë Kita zhvillimi gjuhësor i të gjithë fëmijëve nxitet, vëzhgohet dhe dokumentohet. Nëse ju si prindër nuk e dëshironi një dokumentim të tillë të arsimit, atëherë fëmija juaj merr pjesë në një test gjuhësor në moshën katër vjeç. Kjo vlen edhe për fëmijët në moshën katër vjeç, të cilët nuk shkojnë në Kita. Fëmijë, tek të cilët konstatohet nevoja për nxitjen gjuhësore, duhet të marrin pjesë në një kurs të gjuhës.

Për pyetjet tuaja:Bildungsberatung (Këshillimorja për arsim)(Për kontakt shih faqen 14)

Nxitja e gjuhës dhe kurse gjuhësore

Gjuha është çelësi

Nxitja e gjuhës në shkollëFëmijë dhe të rinj të cilët vijnë në Münster nga jashtë shtetit, mund të nxiten në çdo shkollë për ta mësuar gjuhën gjermane. Ka disa shkolla që kanë një pikë rëndese të veçantë në këtë aspekt (shkolla referimi).

Mësimi në gjuhën e origjinësShumë fëmijë dhe të rinj imigrantë rriten me shumë gjuhë. Që të ruhet dhe të zgjerohet edhe gjuha e origjinës ka në mënyrë plotësuese mësim në gjuhët e origjinës.

Kurse të gjermanishtesNë Münster ekzistojnë për fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit shumë mundësi për të mësuar gjermanisht. Disa oferta zhvillohen edhe gjatë pushimeve.

Për pyetjet tuaja:Bildungsberatung (Këshillimorja për arsim) (Për kontakt shih faqen 14)

<

<

<

10 11

13

Në Kita dhe shkollat në Münster të gjithë fëmijët janë në duar të sigurta. Fëmijë me dhe pa nevojë për përkrahje të veçantë mësojnë këtu me njëri-tjetrin dhe nga njëri-tjetri.

Edukimi i përbashkët në KitaShumë Kita janë të përshtatura për nevojat e fëmijëve që kanë nevojë për mbështetje të veçantë. Cilat janë ato Kita, këtë mund ta gjeni nëpërmjet sistemit të navigimit për Kita www.kita-navigator.stadt- muenster.de. Lini me kënaqësi që të këshilloheni.

Për pyetjet tuaja:Konzeptionelle Grundsatzfragen in Kitas (Pyetje konceptuale bazë në Kita)(Për kontakt shih faqen 15)

Të mësuarit e përbashkët në shkollëParimisht të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në Münster mund të frekuentojnë një shkollë të përgjithshme. Nëse tek fëmija juaj mund të merret në konsideratë frekuentimi i një shkolle nxitëse, ju mund ta zgjidhni edhe atë. Lini që të këshilloheni për këtë.

Për pyetjet tuaja:Schulamt für die Stadt Münster (Zyra arsimore për qytetin e Münster-it)(Për kontakt shih faqen 14)

Të mësuarit e përbashkët

Nxitja e veçantë e fëmijëve në Kita dhe në shkollë

Nxitja dhe ndihma

Mbështetja për prindërit dhe fëmijët

Në jetën me fëmijë dhe me të rinj ka mjaft situata që përbejnë një sfidë. Merrni ndihme,• nëse fëmija juaj ka vështirësi në të mësuarin,• nëse ka konflikte në shkollë,• nëse jeta e përditshme në shkollë e ngarkon

fëmijën.

Në rast të vështirësive në shkollë kujdestarët janë adresa e parë. Përveç këtyre ka në shumë shkolla edhe forca mësimdhënëse për këshillime dhe punë-tore sociale në shkollë. ‚Schulpsychologische Beratungsstelle‘ është në dispozicionin e të gjithve: për prindërit, forcat mësimore, fëmijët dhe të rinjtë.

Për pyetjet tuaja:Schulpsychologische Beratungsstelle (Këshillimorja psikologjike shkollore)(Për kontakt shih faqen 14)

Në rast të pyetjeve të përgjithshme për familjen, të qenit prindër dhe edukimin ju mund të këshilloheni në ‚Familienbüro‘ (Zyrën për familjet). Ajo ju ndihmon të gjeni personat e drejtë të kontaktit për kërkesën tuaj dhe, nëse ju e dëshironi këtë e lidh kontaktin me atje. Sillni eventualisht në atë bisedë një person me vete që mund të përkthejë.

Për pyetjet tuaja:Familienbüro (Zyra për familjet)(Për kontakt shih faqen15)

<

<

<

<

12

Kontakte për pyetjet tuaja

Amt für Schule und Weiterbildung (Seksioni për shkollën dhe arsimin e mëtejshëm)

Bildungsberatung (Këshillimorja për arsim)Stadthaus 1, Klemensstr. 10, 48143 Münster• Christine Czepok, Tel. 02 51/4 92 - 40 42

[email protected] • Esther Bückmann, Tel. 02 51/4 92 - 40 49

[email protected]• Kerstin Heitkemper, Tel. 02 51/4 92 - 28 12

[email protected] • Viktoria Makejkin, Tel. 02 51/4 92 - 28 13

[email protected]• Judith Raßenberg, Tel. 02 51/4 92 - 28 11

[email protected]• Jasmina Schäfer, Tel. 02 51/4 92 - 40 47

[email protected]• Monika Spöhle, Tel. 02 51/4 92 - 40 76

[email protected]

Në ’Bildungsberatung‘ këshillohet, në rast nevoje, në shumë gjuhë.

Schulpsychologische Beratungsstelle (Këshillimorja psikologjike shkollore)Klosterstraße 33, 48143 MünsterSekretariat, Tel. 02 51/4 92 - 40 81 [email protected]

Schulamt für die Stadt Münster (Zyra arsimore e qytetit të Münster-it)Stadthaus 1, Klemensstraße 10, 48143 MünsterSekretarijat, Tel. 02 51/4 92 - 40 09 [email protected]

Integrationsrat der Stadt Münster (Këshilli për integrim i qytetit të Münster-it)Dr. Ömer Lütfü Yavuz, Tel. 01 76 / 25 19 12 57 [email protected]

Amt für Kinder, Jugendliche und Familien (Seksioni për fëmijë, të rinj dhe familje)

Familienbüro (Zyra për familjet)Junkerstraße 1 (në qoshen e rrugës Hafenstraße)48153 Münster, Tel. 02 51/4 92 - 51 [email protected]

Fachstelle Elternbeiträge (Zyra e specializuar për kontributet e prindërve)Hafenstraße 30, 48153 Münster Gabriele Bauer, Tel. 02 51/4 92 - 51 47 [email protected]

Konzeptionelle Grundsatzfragen in Kitas (Pyetje konceptuale bazë në Kita)Hafenstraße 30, 48153 MünsterAndreas Wildemann, Tel. 02 51/4 92 - 51 [email protected]

Amt für Gesundheit, Veterinär- und Lebens- mittelangelegenheiten (Seksioni për shënde-tin, çështjet veterinare dheushqimor)Abteilung Kinder- u. Jugendgesundheit (Seksioni i Shëndsetësisë së Fëmijëve dhe të Rinjve)Sekretariat, Tel. 02 51/4 92 - 54 [email protected]

Kommunales Integrationszentrum Münster (Qendra Komunale për Integrim)Stadthaus 1, Klemensstr. 10, 48143 MünsterNidha Kochukandathil, Tel. 02 51/4 92 - 70 [email protected]

ImpressumHerausgeberin: Stadt Münster, Amt für Schule und Weiter bildung, Presseamt

Februar 2016, 350, 3.14 15