78
Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor Please visit the links below for more information on the ABA Rule of Law Initiative. Assessment Finds Progress in Kosovo’s Legal Profession The ABA Rule of Law Initiative has published its second Legal Profession Reform Index for Kosovo. This new LPRI found no downward trend from the initial report published in 2004. Read more »» Bench-Bar Cooperation In December 2007, ABA ROLI published a Bench-Bar brochure aimed at promoting the rule of law in Kosovo. The brochure represents a summary of thirty issues identified by Kosovo judges and attorneys during a series of roundtable discussions organized in five Kosovo regions. Read more »» www.abarol.org/europe_and_eurasia/kosovo.html

Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

  • Upload
    vandat

  • View
    243

  • Download
    6

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor Please visit the links below for more information on the ABA Rule of Law Initiative. Assessment Finds Progress in Kosovo’s Legal Profession

The ABA Rule of Law Initiative has published its second Legal Profession Reform Index for Kosovo. This new LPRI found no downward trend from the initial report published in 2004. Read more »»

Bench-Bar Cooperation

In December 2007, ABA ROLI published a Bench-Bar brochure aimed at promoting the rule of law in Kosovo. The brochure represents a summary of thirty issues identified by Kosovo judges and attorneys during a series of roundtable discussions organized in five Kosovo regions. Read more »»

www.abarol.org/europe_and_eurasia/kosovo.html

Page 2: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor
Page 3: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

Indeksi mbi Reformën e Profesionit

Ligjor për

Kosovë

Prill 2007 © Shoqata e Avokatëve Amerikan

Vëllimi II

Page 4: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

Deklaratat dhe analizat nga ky dokument paraqesin punën e Shoqatës së avokatëve amerikanë/Iniciativa për sundimin e ligjit [më tutje në tekst “ABA/Iniciativa për sundimin e ligjit], e cila bartë përgjegjësinë e plotë për përmbajtjen këtij dokumenti. Bordi i drejtorëve i Shoqatës së avokatëve amerikanë, as nuk e ka shqyrtuar e as sanksionuar përmbajtjen e tekstit. Përshtatshmërisht, pikëpamjet e shprehura këtu nuk duhet kuptuar se përfaqësojnë politikat e ABA. Gjithashtu, asnjë përmbajtje nga ky raport nuk duhet konsideruar si dhënie e këshillës juridike për rastet specifike, dhe lexuesit janë vetë përgjegjës për nxjerrjen e këshillës bazuar në përvojën vetjake të këshillimit juridik. Ky botim është bërë i mundshëm si rezultat i mbështetjes së dhënë nga Agjencia e SH.B.A-ve për zhvillim ndërkombëtar – Misioni në Kosovë, dhe bazuar në Marrëveshjen për bashkëpunim partneriteti nr. 167-A-00-04-00103-00 dhe Marrëveshjen e bashkëpunimit midis drejtuesve nr. ENI-A-00-00-00003-00 dhe ABA6004519. Opinionet e shprehura këtu janë vetëm të autorit(ve) dhe nuk pasqyrojnë domosdo qëndrimin e Agjencisë për zhvillim ndërkombëtar të SHBA-ve. ISBN: 1-59031-933-8 Nr. 13 shifror i ISBN: 978-1-59031-933-8 Shtypur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Të drejtat autoriale © 2007 nga Shoqatat e Avokatëve Amerikanë/Iniciativa për sundimin e ligjit 740 15th Street, NW, Washington, DC 20005 www.abanet.org/rol

Page 5: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

Tabela e Përmbajtjes

HYRJE .............................................................................................................................................. I HISTORIA E SHKURTËR E KOSOVËS ......................................................................................... 1 SHOQATAT TJERA ...................................................................................................................... 10 PËRMBLEDHJE E KONKLUZIONEVE ........................................................................................ 11 TABELA E KORRELACIONEVE TË FAKTORËVE ..................................................................... 13

I. LIRITË DHE GARANCITË PROFESIONALE ................................................................................ 14 Faktori 1: Aftësia e Ushtrimit të Lirë të Avokaturës .............................................................. 14 Faktori 2: Imuniteti Profesional .............................................................................................. 17 Faktori 3: Qasja tek Klientët .................................................................................................. 18 Faktori 4: Fshehtësia “Avokat-Klient” .................................................................................... 20 Faktori 5: Barazia e Armëve .................................................................................................. 21 Faktori 6: E drejta e Paraqitjes në Dëgjim .............................................................................. 24

II. ARSIMIMI, TRAJNIMI DHE HYRJA NË PROFESION ...................................................................... 25 Faktori 7: Kërkesat Akademike ............................................................................................. 25 Faktori 8: Përgatitja për Ushtrimin e Ligjit ............................................................................. 29 Faktori 9: Procesi i Kualifikimit .............................................................................................. 30 Faktori 10: Organi Licencues ................................................................................................ 33 Faktori 11: Pranimi pa Diskriminim........................................................................................ 35

III. KUSHTET DHE STANDARDET E USHTRIMIT TË PROFESIONIT ...................................................... 37 Faktori 12: Formimi i Avokaturës së Pavarur ........................................................................ 37 Faktori 13: Resurset dhe Kompensimi .................................................................................. 38 Faktori 14: Arsimimi i Aazhdueshëm ligjor ............................................................................ 41 Faktori 15: Përfaqësimi Gjinor dhe i Pakicave ...................................................................... 43 Faktori 16: Sjellja Etike dhe Profesionale .............................................................................. 45 Faktori 17: Procedura dhe Sanksionet Disiplinore ................................................................ 47

IV. SHËRBIMET JURIDIKE ............................................................................................................ 51 Faktori 18: Shërbimet Juridike në Dispozicion ...................................................................... 51 Faktori 19: Shërbimet Juridike për Personat në Pozitë të Pafavorshme .............................. 53 Faktori 20: Zgjidhja Alternative e Kontesteve ........................................................................ 56

V. SHOQATAT PROFESIONALE ...................................................................................................... 59 Faktori 21: Rregullimi Organizativ dhe Pavarësia ................................................................. 59 Faktori 22: Shërbimet për Anëtarësinë ................................................................................. 62 Faktori 23: Interesi Publik dhe Programet për Vetëdijesim ................................................... 63 Faktori 24: Roli në Reformën Ligjore .................................................................................... 65

LISTA E SHKURTESAVE ............................................................................................................. 67

Page 6: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

i

HYRJE Shoqata e Avokatëve Amerikan/Iniciativa Ligjore për Evropën Qendrore dhe Lindore [më tutje në tekst “ABA/CEELI”], momentalisht si një prej degëve rajonale të Iniciativës për sundimin e ligjit/ABA, e ka zhvilluar Indeksin mbi reformën e profesionit ligjor [më tutje në tekst “IRPL”] me qëllim të vlerësimit të procesit të reformimit në mesin e juristëve nga demokracitë më të reja. IRPL bazohet në serinë e 24 faktorëve që burojnë nga standardet e pranuara ndërkombëtare për profesionin e avokatit, dhe të identifikuar nga organizatat sikur ajo e Kombeve të Bashkuara dhe nga Këshilli i Evropës. Faktorët e IRPL, shërbejnë si vlera matëse për çështjet kyçe, siç janë, liritë dhe garancitë profesionale; arsimimi, trajnimi dhe hyrja në profesion; kushtet dhe standardet e ushtrimit të profesionit; shërbimet juridike dhe shoqatat profesionale. IRPL si qëllim primar e ka që ta bëjë të mundur për ABA/Iniciativën për Sundimin e Ligjit, ose për ofruesit ose financuesit tjerë të ndihmës juridike, dhe për demokracitë e reja, që vet të zbatojnë programe më të mira reformuese dhe për monitorim më të mirë të përparimit të arritur drejt krijimit të profesionit të avokatit i cili do të ishte më etik, më efektiv dhe më i pavarur. Përveç kësaj, IRPL së bashku me Indeksin mbi Reformën e Gjyqësorit (IRJ) të ABA/Iniciativës për sundim të ligjit, Indeksin mbi Reformën e Prokurorisë (IRP), Indeksin mbi Reformën e Arsimimit Ligjor (IRAL), dhe mjeteve tjera vlerësuese, do të ofrojë gjithashtu edhe informata mbi çështjet e ndërlidhura siç janë: korrupsioni, kapacitetet e sistemit gjyqësor për zgjidhjen e konflikteve, të drejtat e pakicave dhe barazia gjinore si dhe reformimi i arsimit ligjor. Vlerësimet e IRPL nuk përmbajnë komente vështruese mbi gjendjen e përgjithshme të profesionit ligjor në vendin përkatës, ashtu siç ndodhë në, Raportin mbi të drejtat e njeriut të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe në raportin mbi shtetet në tranzicion të Freedom House. Para së gjithash, ky vlerësim i identifikon kushtet specifike, dispozitat ligjore dhe mekanizmat ekzistues të sistemit juridik të vendit, dhe bën vlerësimin mbi atë se si dhe sa këto ndërlidhen me kriteret specifike për reforma gjatë kryerjes së këtij vlerësimi. Krahas kësaj, duhet bërë me dije se ky proces analitik nuk është ndonjë hulumtim statistikor. IRPL bazohet në shqyrtimin e normave juridike relevante, diskutimet me grupet joformale, intervistat me informuesit kyç dhe bazohet në të dhënat ekzistuese relevante. Para së gjithash, ky është një hulumtim ligjor më rëndësi shumë të madhe i cili ndalet veçmas në një grup informacionesh të ndryshme të cilat e përshkruajnë sistemin juridik të vendit për periudhën e caktuar kohore nga këndvështrimi i profesionit të avokatit. Shtrirja e Vlerësimit Vlerësimi i reformës së profesionit ligjor ndeshet me dy sfida kryesore. E para është përkufizimi i nocioneve “profesionist ligjor” dhe “avokat”. Titulli “Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor” është paksa i gabuar. IRPL vëmendjen ia përkushton avokatit; mirëpo shumica e profesioneve ligjore në botë janë të ndara nëpër kategori të ndryshme. Për shembull, Këshilli i Evropës i fut në një listë disa kategori të ndara të profesionistëve ligjor, përfshirë këtu gjyqtarët, prokurorët, avokatët, noterët, nëpunësit gjyqësor dhe referentët ekzekutues të gjykatave. Në hulumtimin e vet ABA/CEELI ka mundur t’i përfshijë edhe këto profesione, ndoshta edhe disa tjera, mirëpo, vlerësimi rezultues me gjasa do të bëhej, ose tepër kompleks ose sipërfaqësor Në mënyrë që i tërë procesi vlerësues i IRPL të mund të drejtohej dhe ta ruaj aplikimin dhe transferimin e tij dhe global, ABA/CEELI-i ka vendosur të përqendrohet vetëm në profesionet themelore të sistemeve juridike; p.sh., profesionet të cilat përgjithësisht janë qendrore për funksionimin e sistemeve demokratike dhe të ekonomisë së tregut. Si rezultat i kësaj, ABA/CEELI-i i ka eliminuar profesionet siç janë: profesioni i noterit, nëpunësit dhe referentëve të gjykatave, për shkak të variacioneve dhe kufizimeve të roleve të tyre prej një vendi në tjetrin. Përveç kësaj, ABA/CEELI ka vendosur t’i largoj gjyqtarët dhe prokurorët nga ky vlerësim, gjithnjë me qëllim që ta fokusoj këtë mjet teknik në profesionin kryesor, përmes të cilit, qytetarët i mbrojnë interesat e veta përballë shtetit. Avokatët e pavarur, për dallim nga gjyqtarët dhe prokurorët, nuk janë degë e pushtetit. Krahas kësaj, ABA/Iniciativa për Sundimin e Ligjit e ka zhvilluar IRGJ i cili

Page 7: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

ii

përqendrohet në procesin e reformimit të gjyqësorit në demokracitë e porsalindura, IRP, mjetin vlerësues për prokurorët dhe IRAL si mjet për vlerësimin e gjendjes së arsimimit ligjor në vendin e caktuar. Pas vendosjes se cilat kategori të profesionistëve ligjor do t’i analizojë përmes IRPL-së, për ABA/CEELI-n kishte mbetur çështja e përkufizimit të termit “avokat”. Në Shtetet e Bashkuara dhe në disa vende tjera, avokatët përbëjnë një kategori të veçantë të profesionistëve. Mirëpo, në shumicën e vendeve tjera, avokatët edhe më tej ndahen në disa segmente të definuar sipas të drejtës së përfaqësimit para gjykatave. Për shembull në Francë, janë tri kategori kryesore të juristëve avokatë: avocat, avoués à la Cour, dhe advocates aux Conseils. Avocat është avokati me të drejta të plota të paraqitjes në të gjitha gjykatat, i cili mund të jepë këshilla dhe përfaqësojë klientët pranë të gjitha gjykatave, ndërsa drejtpërsëdrejti udhëzohet nga klientët e vet dhe zakonisht në gjykata paraqitet në emër dhe për llogari të klientit. Avoués à la Cour gëzon monopol mbi të drejtën e paraqitjes së ankesave pranë gjykatës së apelit, përveç për rastet penale dhe të punësimit të cilat i bën së bashku me avocat. Më së shpeshti, avoués à la Cour, vetëm i paraqet ankesat por nuk i përfaqëson ato në gjykatë. Ai/ajo nuk ka kurrfarë të drejtash pranë cilësdo gjykatë tjetër. Advocates aux Conseils i përfaqësojnë klientët si me shkrim ashtu edhe gojarisht pranë Gjykatës së Kasacionit dhe Conceil d’Etat (gjykatës më të lartë administrative në Francë). Tyrell dhe Yaqub, The Legal Professions in the New Europe, 1996 (Profesionet ligjore në Evropën e re). Përveç të drejtës së përfaqësimit në gjykatë, disa faktorë tjerë edhe më tej e kanë komplikuar përpjekjen për përkufizimin e termit “avokat”, duke përfshirë këtu një numër të madh avokatësh qeveritar dhe të ndërmarrjeve të cilët nuk konsiderohen si profesionist të pavarur, si dhe duke përfshirë praktikën e disa vendeve në të cilat lejohet që personat pa shkollim juridik t’i përfaqësojnë klientët Këto çështje kanë prodhuar dilema në atë se, po qe se ABA/CEELI do të fokusohej ekskluzivisht vetëm në avokatët (të njohur përgjithësisht si ata profesionistë të cilët e kanë të drejtën e përfaqësimit në procedurë penale), ky do të mund të ishte një vlerësim i saktë për një segment, ndoshta të vogël por të zakonshëm, të profesionit ligjor në përgjithësi, por, do ta lente jashtë këtij vlerësimi shumicën e avokatëve të pavarur, prandaj edhe do të bënte që lexuesi ta fitojë një përshtypje të gabuar për reformimin e profesioneve ligjore. Për shembull, sipas Këshillit të Odave dhe Shoqatave të Avokatëve të Unionit Evropian (CCBE), në vitin 2002 në Poloni, profesionin e avokatit e kanë ushtruar 22,048 persona. Nga ai numër, vetëm 5,315, ose 24% prej tyre ishin avokatë. Në anën tjetër, po qe se IRPL do t’i përfshinte të gjithë personat e kualifikuar për ushtrimin e profesionit, kjo gjithashtu do të mund të krijonte pasqyrë të gabuar, për shkak se, do të përfshinte personat që nuk janë avokatë, dhe ata avokatë të cilët nuk e ushtrojnë profesionin. Me qëllim që ky vlerësim të jetë relativisht gjithëpërfshirës, por megjithatë i thjeshtë, ABA/CEELI ka vendosur që në IRPL të përfshijë tërësinë e avokatëve penalist dhe civilist, pra të gjithë ata të cilët e ushtrojnë këtë profesion dhe të cilët e kanë të mbaruar fakultetin juridik të pranuar dhe të cilët rregullisht dhe në mënyrë të pavarur e ushtrojnë profesionin (ligjin), p.sh., duke përjashtuar këtu avokatët qeveritar dhe të ndërmarrjeve. Përveç kësaj, për shkak se disa nga faktorët kanë të bëjnë vetëm me avokatët, ABA/CEELI ka vendosur që tërësinë e avokatëve ta trajtojë më gjerësisht apo më ngushtë, varësisht nga faktori në fjalë. Metodologjia e ABA/CEELI-t Sfida e dytë më e rëndësishme, dhe e ballafaquar gjatë vlerësimit të profesionit të avokatit kishte të bënte me përmbajtjen dhe mjetet. Edhe pse ABA/CEELI ishte në mundësi të huazojë shumë nga IRGJ kur është fjala te struktura dhe procesi i përpilimit, kishte një pamjaftueshmëri për sa i përket hulumtimit të reformës ligjore. Intenca e hulumtimeve sado të kufizuara, ishte të përqendruarit në gjyqësi, duke përjashtuar përbërësit tjerë të sistemit juridik, siç janë avokatët dhe prokurorët. Sipas dijetarit të demokracisë Thomas Carothers, “avancuesit e sundimit të ligjit, mëtojnë ta marrin si detyrë institucionale sundimin e ligjit; duke e vënë theksin primar në gjyqësinë”. Carothers, Promoting the Rule of Law Abroad: the Knowledge Problem(Promovimi i sundimit të ligjit jashtë vendit: problemi i diturisë), CEIP Seritë mbi sundimin e ligjit, nr. 34 (janar 2003). Për më tepër, sikurse në IRGJ, ABA/CEELI ka nxjerrë në përfundimin se shumë faktorë,

Page 8: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

iii

që kanë të bëjnë me vlerësimin e profesionit ligjor, janë të vështirë për t’u matur dhe se “të [mbështeturit në kriteret subjektive dhe jo në ato objektive...mund t’i nënshtrohet kritikës.” ABA/Iniciativa për sundimin e ligjit, Indeksi i Reformës Gjyqësore: Udhëzuesi për Vlerësuesit e IRGJ (2001). Për krijimin e kritereve për vlerësim për IRPL, mungesën e hulumtimit ABA/CEELI e ka kompensuar duke u mbështetur në standardet ndërkombëtare, sikurse janë Parimet themelore të Kombeve të Bashkuara mbi rolin e avokatëve dhe Rekomandimet e Këshillit të Evropës për profesionin e avokatit, por edhe duke u mbështetur në përvojën më shumë se dhjetë vjeçare të zhvillimit teknik të ABA/CEELI-it. Duke u mbështetur në këto dy burime, ABA/CEELI e ka përpiluar një seri të 24 deklarimeve synuese/aspiruese të cilat ofrojnë indikacionet për zhvillimin e një profesioni etik, efektiv dhe të pavarur të avokatit. Për të ndihmuar vlerësimin e këtyre faktorëve, ABA/CEELI e ka përgatitur një doracak i cili ofron shpjegimet për faktorët dhe standardet ndërkombëtare nga të cilat burojnë, pastaj, sqarimet mbi terminologjinë dhe është një udhëzues i përshtatshëm për fushat e hulumtuara. Një theks i veçantë i është bërë shmangies së koncepteve të sistemit anglosakson, e të cilat ndërlidhen me strukturën dhe funksionimin e profesionit të avokatit. Prandaj, janë futur disa faktorë që për avokatin amerikan ose evropian mund të jenë të panjohur, dhe duhet të bëhet e qartë se qëllimi ishte që të kapen elementet më të mira të cilat mund t’i ofrojë tradita ligjore. Kategoritë kryesore i adresojnë liritë dhe garancitë profesionale; shkollimin, trajnimin, dhe hyrjen në profesion; kushtet dhe standardet e praktikës; shërbimet juridike dhe shoqatat profesionale. Në krijimin e IRPL, ABA/CEELI ka pasur mundësi ta shfrytëzojë përvojën e krijuar gjatë krijimit të IRGJ dhe metodën vlerësuese më të re, atë të KEDKG (Konventës për Eliminimin e Diskriminimit Kundër Gruas)1, dhe këtë e ka bërë në disa mënyra. Për shembull, IRPL e ka huazuar mekanizmin e IRGJ për “notimin”, prandaj edhe ishte në pozitë ta mënjanojë debatin e brendshëm, të ndërlikuar dhe kundërthënës, i cili ishte shfaqur gjatë krijimit të IRGJ. Shkurt, IRGJ dhe tani IRPL, i shfrytëzon vlerësimet specifike-cilësore – faktoriale; mirëpo, të dyja këto metoda vlerësimi i anashkalojnë përpjekjet për notimin e progresit të reformave në nivel të vendit, për shkak se notimi i përgjithshëm do të ishte kundër produktiv.2 Secili faktor apo deklarim në IRPL, është i kategorizuar në njërën nga tre vlerat: pozitive, neutrale, ose negative. Këto vlera e pasqyrojnë vetëm marrëdhënien në mes të faktorit/deklaratës dhe ligjit dhe praktikave të vendit që kanë të bëjnë me profesionin e ligjor. Aty ku deklaratat korrespondojnë fuqishëm me realitetin ekzistues të vendit në fjalë, këtij vendi i jepet nota “pozitive” për atë deklaratë. Mirëpo nëse kjo deklaratë nuk është fare përfaqësuese e kushteve të atij vendi, atëherë i jepet nota “negative”. Nëse kushtet e vendit korrespondojnë në disa mënyra por jo në tjerat, atëherë i jepet nota “neutrale.” Rezultatet e 24 vlerësimeve të ndara janë mbledhur në një format të standardizuar për secilin vend të vlerësuar nga IRPL. Njësoj sikurse në IRGJ, IRP dhe IRAL aty është dhënë korrelacioni i vlerësuar dhe përmbledhja e shkurtë e cila i përshkruan bazat për dhënien e përfundimit pas secilit faktor veç e veç. Krahas kësaj, aty është përfshirë edhe analiza e thellë me hollësitë lidhur me çështjet e ndryshme të përfshira. Përfshirja në katalog e të dhënave në këtë mënyrë, e lehtëson inkorporimin e tyre në bazën e të dhënave, dhe i lejon shfrytëzuesit që lehtë t’i krahasojnë dhe të bëjnë dallimin për sa i përket vendeve dhe në fushat specifike, ndërsa për shkak se IPRL janë të azhurnuara me risitë, atëherë edhe për vendin në fjalë. Ekzistojnë dy arsye për huazimin e procesit vlerësues të IRGJ-së, është “notimi” dhe formati. E para ka të bëjë me thjeshtësinë. Përpunimi i metodologjisë së testuar të IRGJ-së ka mundësuar zhvillim më të

1 KEDKG është shkurtesa për Konventën e KB-ra për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit kundër gruas. CEELI e ka krijuar mjetin (veglën) e KEDKG në vitin 2001-2002. 2 Për më shumë hollësi mbi këtë çështje, lexo C.M. Larkin, “Judicial Independence and Democratization: A Theoretical and Conceptual Analysis,(Pavarësia e gjyqësisë dhe demokratizimi: Analiza teorike dhe konceptuale” 44 American Journal of Comparative Law(Revista Amerikane për të Drejtën Komparative). 605, 611 (1996).

Page 9: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

iv

shpejtuar të IRPL-së. E dyta është njëtrajtshmëria. Krijimi i formave uniforme i mundëson ABA/Iniciativa për Sundimin e Ligjit, që Eventualisht t’i shënojë në mënyrë reciproke informacionet e mbledhura nga IRPL, në strukturën ekzistuese të informacioneve të IRGJ, IRP dhe IRAL. Kjo do t’i mundësojë ABA/Iniciativa për Sundimin e Ligjit, që të ofrojë një pasqyrë më të kompletuar të reformës ligjore në vendet e synuara. Dy risitë që e kanë ndërtuar përvojën e IRGJ, janë krijimi i Komisionit për korrelacion dhe shfrytëzimi i grupeve joformale (të fokusit). Me qëllim të ofrimit të një konsistence më të madhe të faktorëve të korrelacionit, ABA/Iniciativa për sundimin e ligjit e ka formuar komitetin i cili përfshinë vlerësuesin dhe stafin e zgjedhur të ABA/Iniciativa për Sundimin e Ligjit, DC. Koncepti i këtij komiteti është të ofrojë perspektivën krahasuese për përvojën e vlerësuesit të vendit specifik dhe të ofrojë një mekanizëm për notim konsistent gjatë vlerësimeve që i bëhen një vendi. Përdorimi i grupeve joformale të cilat përbëhen jo vetëm nga avokatët, por edhe nga gjyqtarët, prokurorët, përfaqësuesit e OJQ-ve dhe zyrtarëve tjerë shtetëror, e kanë për qëllim ndihmesën në vrojtimin e çështjeve dhe rritjen e shkallës së saktësisë së përgjithshme të vlerësimit. Sociologët mund të argumentojnë se disa kritere do të mund të vërtetoheshin më së miri përmes anketimit të opinionit publik ose përmes intervistave më të gjata me avokatë dhe personel gjyqësor. Duke qenë të ndjeshëm për sa i përket kostos dhe kufizimeve kohore, ABA/CEELI kishte vendosur që t’i organizoj këto çështje në atë mënyrë që përgjigjet do të jepeshin në mënyre efektive përmes pyetjeve të kufizuara që do t’u drejtoheshin avokatëve të fushave të ndryshme, gjyqtarëve, gazetarëve dhe vëzhguesve të jashtëm, të cilët posedojnë njohuri të theksuar të sistemit juridik. Në përgjithësi, intenca e IRPL-së është që të implementohet shpejtë nga një ose më shumë specialistë të drejtësisë të cilët kanë njohuri të përgjithshme për vendin dhe rajonin dhe të cilët mbledhin informata objektive dhe i zhvillojnë intervistat e nevojshme për vlerësimin e secilit faktorë veç e veç. IRPL ishte përgatitur me qëllim të përmbushjes së disa funksioneve. Së pari, ABA/Iniciativa për Sundimin e Ligjit dhe ofruesit tjerë të ndihmës nga fusha e sundimit të ligjit, do të kenë mundësi t’i përdorin këto rezultate për të hartuar programe më efektive të cilat do ta përmirësojnë cilësinë e përfaqësimit të pavarur ligjor. E dyta, IRPL do t’ju mundësojë organizatave donatore, politik-bërësve, OJQ-ve dhe organizatave ndërkombëtare që t’i gjejnë informatat, të cilat zakonisht vështirë gjinden, mbi strukturën, natyrën dhe statusin e profesioneve të drejtësisë në vendet në të cilat implementohet IRPL. Së treti, i kombinuar me Indeksin e Reformës së Sistemit Gjyqësor (IRGJ), Indeksit për Reformën e Prokurorisë (IRP), Indeksin e Reformës së Arsimimit Ligjor (IRAL) të ABA/Iniciativa për Sundimin e Ligjit, dhe me mjetet tjera vlerësuese ky IRPL do t’i kontribuojë të kuptuarit gjithëpërfshirës të asaj se si funksionon në praktikë sundimi i ligjit. E katërta është se rezultatet e IRPL mund të shërbejnë edhe si shtytëse të iniciativave të avokaturës lokale sikur ato që kanë të bëjnë me fushatat për vetëdijesimin e publikut lidhur me rolin e avokatit në shoqërinë demokratike, çështjet e të drejtave të njeriut, shkrimin legjislativ dhe aktivitetet elementare të avokaturës, për ta përmirësuar nivelin e respektimit nga ana e pushtetit, të standardeve të njohura ndërkombëtare për profesionin ligjor. Mirënjohjet ABA/Iniciativa për Sundimin e Ligjit dëshiron ta falënderojë ekipin i cili e ka krijuar konceptin dhe projektin për IRPL, përfshirë këtu koordinatorët e projektit Claude Zullo, drejtor i programeve të ABA/CEELI-it për Kaukaz, dhe Andrew Solomon, bashkë-drejtor i Zyrës për hulumtime ligjore të ABA/CEELI, Michael Maya, zëvendësdrejtor dhe drejtor rajonal për SHRP, dhe Cristina Turturica, bashkëpunëtore profesionale e ABA/CEELI dhe Gavin Weise, bashkëpunëtor profesional i Programit të ABA/CEELI-it. Gjatë procesit një vjeçar, kontributet dhe komentet i kanë dhënë një numër ekspertësh të ndryshëm në çështjet e profesionit ligjor. ABA/CEELI dëshiron t’i falënderojë gjithashtu drejtuesit ekzekutiv David Tolbert, ish-drejtor ekzekutiv; Mary Greer, drejtoreshë e Programit për të drejtën

Page 10: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

v

penale të ABA/CEELI-it dhe koordinatore e Seksionit për reformën e profesionit ligjor; dhe Scott Carlson, ish-drejtor rajonal për Evropën Lindore dhe koordinator i Seksionit për reformën gjyqësore, për shqyrtimin e versioneve fillestare të faktorëve dhe strukturës së IRPL. Krahas tyre, ABA/CEELI dëshiron të falënderojë anëtarët e grupit të ekspertëve për IRPL, të cilët kanë ndihmuar revidimin e strukturës dhe faktorëve fillestar të IRPL, përfshirë Kathleen Clark, Kathryn Hendley, Stéphane Leyenberger, William Meyer, Avrom Sherr, Christina Storm, Roy Stuckey, Rupert Wolff, dhe posaçërisht, Mark Dietrich, i cili më vonë e ka implementuar fazën eksperimentale të IRPL. Në fund, ABA/CEELI dëshiron të falënderojë edhe avokatët e vendit anëtarë të stafit të cilët kanë marrë pjesë në procesin e krijimit, përfshirë këtu Marin Chicu (Moldavi), Tatiana Chernobil (Kazakistan), Gulara Guliyeva (Azerbaixhan), Jetish Jashari (Kosovë), Azamat Kerimbaev (Kirgistan), dhe Eduard Mkrtchyan (Armeni). Vlerësimi i IRPL për Kosovën është kryer prej datës 14 deri më 28 prill nga Daniel H. FitzGibbon me përkrahjen e avokatëve–anëtarëve të stafit të ABA/Iniciativa për Sundimin e Ligjit, Jetish Jashari, Fatmir Kutllovci, asistentit gjuhësor Arianit Osmani dhe praktikantit ligjor Naim Spahiu. Ekipi ka pasur përkrahje të fuqishme nga anëtarë tjerë të stafit të ABA/Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Prishtinë, përfshirë këtu drejtorin David Sip, Kathy Ladun – zyrtare ndërlidhëse për sundimin e ligjit, Laura Rakovica - asistente e zyrës dhe Vjosa Hasanaj – asistente ligjore. Analisti ligjor i ABA/Iniciativa për Sundimin e Ligjit dhe koordinatori i IRPL-së Dr. Carson Clements ka hulumtuar dhe ka dhënë ndihmën analitike dhe dispozitat e të drejtës materiale si dhe ka përgatitur dhe edituar këtë raport për botim. ABA/Iniciativa për Sundimin e Ligjit shprehë mirënjohjen e vet për shumë avokatë, gjyqtarë, profesorë të së drejtës, zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të komunitetit të donatorëve dhe për të tjerët me të cilët është takuar dhe të cilët janë pajtuar të japin intervistat për këtë projekt. Lista konfidenciale e personave të intervistuar si dhe dokumentet e shqyrtuara janë pjesë e dosjes e cila gjendet në Zyrën e ABA/Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Uashington DC.

Page 11: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

1

HISTORIA E SHKURTËR E KOSOVËS Konteksti Historik Kosova ka qenë regjion administrativ në kuadër të Jugosllavisë për shumicën e kohës gjatë shekullit të njëzetë, qoftë si pjesë e “Serbisë Jugore” në kuadër të Mbretërisë së Jugosllavisë, gjatë kohës ndërmjet dy luftërave botërore, ose si krahinë e Serbisë në kuadër të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (më tutje në tekst “RSFJ”) e cila ishte krijuar në vitin 1944. Kushtetuta federative e vitit 1974 [më tutje në tekst “KUSHTETUTA E RSFJ-së”] u ka dhënë fuqi të konsiderueshme njësive federale të Jugosllavisë duke e avancuar decentralizimin e makinerisë administrative të vendit. KUSHTETUTA E RSFJ-së, neni 1. Kosova, edhe pse teknikisht ende pjesë e Serbisë, ishte shpallur “Krahinë Socialiste Autonome” me kushtetutën e vet, parlamentin, Gjykatën Supreme dhe bankën kombëtare. Si rezultat Kosova ishte, në esencë, pjesë përbërëse e federatës dhe lidhjet me Serbinë u dobësuan. Gjatë gjithë kësaj periudhe Kosova ishte e banuar me shumicë shqiptare etnike. Gjatë vitit 1989, autonomia e Kosovës ishte cunguar rëndë, duke ia marrë Serbia kompetencat mbi policinë, gjykatat, mbrojtjen civile, por edhe ato mbi politikën ekonomike, sociale dhe të arsimit. Gjatë asaj kohe, mbi 80% e shumicës etnike shqiptare ishte vendosur nën gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake. Në vitin 1997-1998 kishte filluar lufta në Kosovën e kontrolluar nga serbët, ngase Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK-ja) kishte filluar luftën politike dhe ushtarake për një Kosovë të pavarur. Armata dhe policia paraushtarake e Jugosllavisë është kundërpërgjigjur duke bërë përpjekje për ta ndaluar lëvizjen separatiste të UÇK-së. Pas një periudhe të konfliktit të ashpër lokal gjatë vitit 1998, dhe periudhave të negociatave në nivel ndërkombëtar, në muajin mars 1999 NATO-ja kishte filluar luftën ajrore kundër Jugosllavisë. Pas luftës 78-ditësh, forcat jugosllave ishin zmbrapsur nga Kosova. Që nga ndërprerja e armiqësive në qershor të vitit 1999, Kosova drejtohet nga administrata civile ndërkombëtare dhe prania ushtarake e sigurisë, sipas autorizimeve nga paragrafi 5 i Rezolutës së Këshillit të Sigurisë të KB-ra 1244 RKSKB (seanca e 4011-të) (10 qershor 1999) [më tutje në tekst “Rez. KSKB 1244”], nën protektoratin e KB. Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Sekretarit të KB (më tutje në tekst “PSSP”) udhëheqë administratën civile ndërkombëtare që quhet Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (më tutje në tekst “UNMIK-u”]. Tani tri organizata ndërkombëtare në bashkëpunim drejtojnë katër shtyllat e strukturës së UNMIK-ut: Shtylla I “Polici dhe Gjyqësi” (KB); Shtylla II “Administrata Civile” (KB); Shtylla III “Demokratizimi dhe Ndërtimi i Institucioneve” (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE); dhe Shtylla IV “Rindërtimi Ekonomik” (Bashkimi Evropian BE)). UNMIK-u ka përgjegjësi ta administrojë Kosovën në pajtim me Rezolutën 1244 dhe Rregulloren e UNMIK-ut 2001/9 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë [15 maj 2001), e ndryshuar së fundi me RREGULLORËN E UNMIK-ut NR. 2002/9 (3 Maj 2002), (më tutje në tekst “Korniza Kushtetuese”). Deri në zgjidhjen e statusit të Kosovës, UNMIK-u do të vazhdojë të ushtrojë disa autorizime, siç janë: funksionet e policisë, mbrojtjes, punëve të jashtme dhe disa aspekte të caktuara të drejtësisë. Prania ndërkombëtare e sigurisë, NATO Forca e Kosovës (më tutje në tekst “KFOR-i”), vepron nën strukturën unike komanduese të kontrollit ushtarak, dhe ndarazi nga UNMIK-u. Mandati i KFOR-it është të krijojë ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive, të ofrojë mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit e Kosovës, dhe të lehtësojë kthimin e sigurt të personave të zhvendosur dhe refugjatëve. Trupat e KFOR-it dhe personeli i tij ndërkombëtar nuk i nënshtrohen autoritetit të UNMIK-ut dhe gëzon imunitet nga gjykatat e Kosovës.3 Shiko Marrëveshjen teknike ushtarake të 3 Lexo Marrëveshjen teknike ushtarake të arritur në mes të Forcës ndërkombëtare të sigurisë (“KFOR”) dhe qeverive të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë (9 qershor 1999); dhe UNMIK/REG/2000/47 mbi statusin, privilegjet dhe imunitetin e KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë, 2000/47 G.Z. 4-2000.[më tutje “UNMIK/REG/2000/47 mbi imunitetin e KFOR-it dhe UNMIK-ut”].

Page 12: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

2

arritur në mes të Forcës ndërkombëtare të sigurisë (“KFOR”) dhe qeverive të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë (9 qershor 1999); dhe Rregulloren e UNMIK- ut /2000/47 MBI STATUSIN, PRIVILEGJET DHE IMUNITETIN E KFOR-it, UNMIK-ut DHE PERSONELIT TËTYRE NË KOSOVË,(18 Gusht 2000) Një prej hapave më të rëndësishëm drejt zgjidhjes së statusit të Kosovës, është ndërmarr më 26 mars 2007, me publikimin e RAPORTIT TË TË DËRGUARIT SPECIAL TË SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM MBI STATUSIN E ARDHSHËM TË KOSOVËS, në një aneks PROPOZIMI GJITHPËRFSHIRËS PËR ZGJIDHJEN E STATUSIT TË KOSOVËS (S/2007/168/Add.1) (26 Mars 2007), përgatitur nga i Dërguari Special Martti Ahtisaari [më tutje në tekst “PROPOZIMI I AHTISARIT”]. Shih www.unosek.org/docref/report-english.pdf. Sipas propozimit të Ahtisaarit, Kosova do të bëhej shtet i pavarur, me kushtetutë të veten, por që do të kishte një mbikëqyrje dhe përkrahje në një periudhë të përkohshme por të papërcaktuar nga ana e pranive civile dhe ushtarake ndërkombëtare. Kushtetuta e re e Kosovës do të kishte nevojë të miratojë principe të caktuara për mbrojtjen e të drejtave të pakicave etnike dhe fetare, për të decentralizuar pushtetin, avancuar sundimin e ligjit dhe përfshirë standardet më të larta dhe njohura ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Kosova do të drejtohej nga qeveria e vet, për Përfaqësuesi civil ndërkombëtar, i cili vepron në emër të BE-së dhe Grupi drejtues ndërkombëtar do të kishin pushtet të fuqishëm të korrigjimit për të siguruar zbatimin e suksesshëm të zgjidhjes. Ky pushtet do të përfshinte mundësinë e anulimit të ligjeve dhe vendimeve të autoriteteve të Kosovës, dhe autorizimin për të sanksionuar ose shkarkuar zyrtarët publikë. Në fushën civile do të kishte përkrahje të shtuar dhe monitorim nga ana e Misionit Evropian për Politikën e Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe nga OSBE-ja. Siguria do të ofrohej nga prania ushtarake ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO, duke plotësuar forcën e re shumetnike të Kosovës, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës konsiderohet se janë të afta për tërë spektrin e përgjegjësive nga fusha e sigurisë. Propozimi i Ahtisaarit i është dorëzuar Këshillit të Sigurimit të KB, por deri në përfundimin e këtij raporti nuk është ndërmarrë asnjë hap nga ndonjë organ dhe nuk është caktuar data për shqyrtimin e tij. Një grup i përbëre nga gjashtë-shtete (Franca, Gjermania, Italia, Rusia, dhe Mbretëritë e Bashkuara si dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës) në fund të Shtatorit filluan një raund të ri të bisedimeve në lidhje me statusin e Kosovës. Në rast se aprovohet Propozimi i Ahtisaarit dhe hyn në fuqi, atëherë do të ketë 120 ditë të periudhës së tranzicionit gjatë së cilës duhet të miratohet kushtetuta e re. Më pas, UNMIK-u do të largohej dhe zgjedhjet e reja të përgjithshme dhe lokale do të mbaheshin brenda nëntë muajve pas datës efektive të kësaj marrëveshje. Konteksti Ligjor Ligji në fuqi i Kosovës përbëhet nga rregulloret e UNMIK-ut (përfshirë Kornizën Kushtetuese) dhe aktet nënligjore, ligjet e Kuvendit të Kosovës, dhe ligji në fuqi në Kosovë më 22 mars 1989 – dita e fundit në të cilën Kosova e ka gëzuar statusin e autonomisë brenda RSFJ-së. Grupi i fundit i legjislacionit përfshinë dispozitat federative të ish RSFJ-së, ligjet e mëparshme krahinore të Kosovës si dhe disa dispozita ligjore të ish Republikës Socialist të Serbisë. Ligji që ka hyrë në fuqi në Kosovë pas datës 22 mars 1989 mund të zbatohet vetëm nëse shqyrton çështjen ose situatën e cila nuk është rregulluar me ligjet e mëparshme dhe vetëm nëse nuk është diskriminues. Rregulloret e UNMIK-ut dhe aktet nënligjore kanë përparësi zbatimi ndaj cilitdo ligj paraprak që qëndron në kundërshtim me to. RREGULLORJA E UNMIK-ut NR. 1999/24, mbi ligjin në fuqi në Kosovë (12 dhjetor 1999), , për herë të fundit e ndryshuar me RREGULLOREN E UNMIK-ut NR.. 2000/59 (27 tetor 2000). Rregulloret e UNMIK – ut mund te gjinden në faqen e internetit te UNMIK-ut: http://www.unmikonline.org. Korniza Kushtetuese referohet dhe i bën drejtpërsëdrejti të zbatueshme në Kosovë disa instrumente ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë: Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut, Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (së bashku me protokollet e saj), [më tutje në tekst Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut], Paktin Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike (me protokollet), Konventën për Eliminimin e të gjitha formave të Diskriminimit Racor, Konventën për Eliminimin e të gjitha formave të Diskriminimit ndaj Gruas, Konventa mbi të drejtat e fëmijës,

Page 13: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

3

Karta Evropiane për Gjuhet Rajonale dhe të Pakicave, dhe Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. KORNIZA KUSHTETUESE, Kreu 3. UNMIK-u gradualisht i ka bartë shumë prej përgjegjësve tek organet vendore. Herët në vitin 2001, në marrëveshje me udhëheqësit politikë, UNMIK-u i ka formuar njëzet departamente qendrore administrative, të krahasueshme me ministritë, për t’u udhëhequr bashkërisht nga bashkë-drejtuesit ndërkombëtar dhe vendorë. Zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor 2000 kanë çuar në krijimin e tridhjetë kuvendeve komunale në gjithë Kosovën. Korniza Kushtetuese dhe aktet nënligjore kanë paraparë, Institucionet Kosovare të Përkohshme të Vetëqeverisjes (IPVQ-të), përfshirë këtu, Kuvendin, Kryeministrin dhe Presidentin e Kosovës, si dhe nëntë ministritë qendrore të qeverisë dhe organet e ndryshme ekzekutive. RREGULLORJA E UNMIK-ut NR. 2001/19, PËR DEGËN E PUSHTETIT EKZEKUTIV TË INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME VETËQEVERISËSE TË KOSOVËS (13 Shtator 2001), së fundi e ndryshuar me RREGULLORËN E UNMIK-ut NR.. 2006/34 (22 maj 2006),. Në nëntor 2001 është zgjedhur Kuvendi prej 120 deputetëve, dhe Qeveria e Kosovës është krijuar në mars të vitit 2002. Që nga zgjedhjet për Kuvend, të vitit 2004, UNMIK-ut gradualisht ka bartur përgjegjësitë për ministritë e reja dhe ka krijuar më shumë pozita dhe organe brenda pushtetit ekzekutiv të Kosovës. Ajo çka është më e rëndësishme për këtë qëllim, është se kah fundi i vitit 2005 është krijuar Ministria e Drejtësisë e Kosovës, por me disa kompetenca të kufizuara në pajtim me RREGULLORËN E UNMIK-ut NR.. 2005/53 (20 dhjetor 2005).PSSP ka ruajtur kompetenca të gjera për të siguruar zbatimin e plotë të Rezolutës 1244, prandaj edhe mbanë disa funksione të caktuara ekzekutive që ndërlidhen me sistemin gjyqësor duke i ushtruar përmes Departamentit të drejtësisë – Shtylla I e UNMIK-ut. Pasqyrë e Profesionit Ligjor Siç është përmendur më lart, në bazë të Kushtetutës së RSFJ-së të vitit 1974, Kosova e kishte statusin e Krahinës Socialiste Autonome (“KSA”) brenda Republikës Socialiste të Serbisë dhe si e tillë, ka gëzuar të drejta të konsiderueshme sovrane. Ligji mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër juridike ishte aprovuar ne vitin1973, qe i siguron vetëqeverisje Odes se Avokateve te Kosoves [me tutje “OAK”] me seli ne Prishtine ne te cilen avokatet e kualifikuar mund të regjistroheshin. LIGJI MBI AVOKATURËN DHE NDIHMËN TJETËR JURIDIKE Gazeta Zyrtare e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës [më tutje “GZ” e KSAK) Nr. 43/1973 ndryshuar nga LIGJI MBI NDRYSHIMET DHE PLOTËSIMET E LIGJIT MBI AVOKATURËN DHE NDIHMËN TJETËR JURIDIKE GZ e KSAK Nr 46/77 si dhe LIGJI MBI AVOKATURËN DHE NDIHMËN TJETËR JURIDIKE (teksti i spastruar) GZ e KSAK Nr 48/79 (24 dhjetor 1979) [më tutje në tekst “LIGJI MBI AVOKATURËN i v. 1979”] Gjatë kësaj periudhe të autonomisë, shumë shqiptarë të Kosovës ishin regjistruar si avokatë ose shërbenin si gjyqtarë, juristë, profesorë dhe ushtronin profesione tjera nga fusha e drejtësisë. Në vitin 1989, autonomia e Kosovës ishte cunguar rëndë pasi që Serbia kishte marrë kontrollin mbi shumë institucione të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe sistemin e drejtësisë. Një prej pasojave të këtij zhvillimi ishte shkarkimi diskriminues i gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë të Kosovës. Avokatët shqiptarë etnik të Kosovës tani të regjistruar në OAK ishin lejuar ta ushtronin profesionin e tyre dhe atyre u ishin bashkuar shumë prej gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës që ishin shkarkuar. Mirëpo, atyre që kishin aspiruar të bëhen juristë dhe që kishin origjinë shqiptare u ishte ndaluar fakulteti “zyrtar” juridik i Prishtinës dhe kandidatëve të kualifikuar nuk u lejohej dhënia e provimit të jurisprudencës. Pjesëtarët e komunitetit shqiptar e kishin themeluar qeverinë ilegale nën hije dhe sistemin paralel të shkollimit duke e financuar atë me taksën prej 3% të të ardhurave personale të shqiptarëve të Kosovës brenda dhe jashtë saj. Ky sistem ka përfshirë edhe fakultetin juridik i cili vepronte në shtëpi private në Prishtinë, duke ofruar arsimim ligjor në mënyrë të fshehtë për studentët e përkatësisë etnike shqiptare. Mësimet dhe notat e ofruara nga ky fakultet juridik, sigurisht se nuk pranoheshin nga autoritetet serbe dhe studentët që e mbaronin fakultetin nuk kishin mundësi ta zbatonin në praktikë. Me rastin e fillimit të luftës civile në vitin 1997, OAK nuk funksiononte më dhe u shndërrua në një subjekt vetëm në letër. Deri në mbarimin e luftës në vitin 1999, shumë avokatë të aftë – shqiptarë të Kosovës – e kishin

Page 14: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

4

braktisur krahinën, ndërsa atyre që kishin mbetur ju mungonte përvoja ose qasja në zhvillimet e kohës, në ligje dhe praktikë. Avokatët e regjistruar, për shumicën e kohës kanë qenë të arsimuar në epokën e socializmit, dhe kanë qenë pakë të përgatitur për të punuar në kushtet e demokracive të reja dhe të ekonomisë të tregut; një numër i vogël kishte njohuri të drejtpërdrejtë të drejtën moderne të biznesit dhe konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut. OAK u desh të riaktivizohet me ndihmën e organizatave ndërkombëtare, fakulteti juridik i shqiptarëve etnikë t’i bashkëngjitet sërish Universitetit të Prishtinës dhe objekteve të tija, ndërsa fakulteti juridik i serbëve etnikë të zhvendoset në Mitrovicë. Ndikimi i turbullirave të viteve të 90-ta ndihet edhe sot dhe pasqyrohet nga shumë vrojtime dhe konkluzione të këtij raporti. Termi “profesionist ligjor” në Kosovë përfshinë shumë profesione të ndërlidhura, duke përfshirë këtu edhe ushtruesit privatë të cilët janë te regjistruar (avokatë ; jo-avokatët të cilët mund ose mund të mos kenë arsimim ligjor por janë të lejuar t’i përfaqësojnë palët në disa procedura civile dhe administrative (shih diskutimin më poshtë nën “Ushtruesit privatë”); praktikantët e diplomuar nga fakulteti juridik të njohur si praktikantë; juristët e organizatave të ndërmarrjeve, subjekteve qeveritare ose agjencive dhe organizatave joqeveritare; prokurorët dhe gjyqtarët. Pas diplomimit nga fakulteti juridik, me plotësimin e disa kushteve, mund të ndiqet cilado prej këtyre rrugëve të karrierës dhe më vonë mund të ndërrohen dhe të kalohet në fushë tjetër pas përfundimit të suksesshëm të trajnimeve dhe provimeve plotësuese.

• Avokatura Private

Ligji mbi Avokaturën i vitit 1979 mbetet në fuqi dhe shërben si autoritet kryesor për ushtrimin privat të drejtësisë. Në vitin 2004, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin e ri mbi Avokatinë, Ligji nr. 2004/40 (8 shtator 2004), në dispozicion vetëm në versionin e dokumentit të shtypur [më tutje në tekst [DRAFT LIGJI MBI AVOKATINË ] . Përkundër kalimit të afër tre viteve, UNMIK-u ende nuk e ka aprovuar Ligjin mbi Avokatinë , kështu që ende nuk është ligj me të cilin rregullohet avokatura private në Kosovë. Aty ku konsiderohet e rëndësishme, ky vlerësim do t’i referohet jo vetëm dispozitave të Ligjit mbi Avokaturën të vitit 1979 por edhe dispozitave të Draft Ligjit mbi Avokatinë. Ligji mbi Avokaturën i vitit 1979 e përkufizon termin “ndihmë juridike” duke përfshirë të gjitha aktivitet të cilat zakonisht ndërlidhen me ushtrimin privat dhe të pavarur të avokaturës, duke përfshirë këtu, dhënien e këshillës juridike, hartimin e padive dhe ankesave, hartimin e kontratave, testamenteve dhe dokumenteve tjera, përfaqësimin e palëve në gjykata dhe organe administrative, përfaqësimin e personave në punët e tyre juridike, dhe konsultime juridike. Ligji mbi Avokaturën i vitit 1979, neni 2. Vetëm “avokatët” janë të lejuar të ofrojnë këtë lloj ndihme juridike, ndërsa jo-avokatët mund të ofrojnë vetëm ato shërbime të cilat i parashikon ligji. Id. neni 3. Për të qenë avokat nevojitet të plotësohen kushtet kualifikuese dhe regjistrimi në OAK.. Id. nenet 35 – 36. Ligji mbi Avokaturën i vitit 1979 gjithashtu parasheh “praktikantët” e avokatit që janë të diplomuarit e fakultetit juridik të cilët punojnë si praktikantë në zyrën e avokatit nën mbikëqyrjen e këtij të fundit. Id. nenet 54 – 62. Komunat dhe organizatat punuese mund të krijojnë zyre shërbimesh të veçanta për ofrimin e ndihmës juridike për qytetarët e vet dhe të punësuarit, gjegjësisht, duke i përdorur juristët e diplomuar por edhe avokatët për arritjen e këtij qëllimi. Id. nenet 70 – 74. Në ato rajone ku nuk ka fare ose ka numër të pamjaftueshëm të avokatëve për dhënien e ndihmës juridike të nevojshme, këto zyra të shërbimeve juridike mund të ofrojnë madje edhe përfaqësim nëpër gjykata dhe organe tjera, duke shfrytëzuar për këtë juristët e diplomuar të cilët përndryshe kanë të drejtë të bëhen avokatë. Id. nenet 75 – 78. Përshtatshmërisht, përveç për praktikantët dhe për këto zyra të shërbimeve juridike të cilat e kanë një definicion të ngushtë, Ligji mbi Avokaturën i vitit 1979, u lejon vetëm avokatëve të regjistruar të ofrojnë ndihmën juridike. Draft Ligji mbi Avokatinë përmban një definicion të krahasueshëm dhe të gjerë të “ndihmës juridike” dhe në përgjithësi lejon të ofrohet vetëm nga avokatët e regjistruar ose praktikantët të

Page 15: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

5

cilët veprojnë nën mbikëqyrjen e tyre. DRAFT LIGJI MBI AVOKATINË, neni 2. Ekspertët nga fushat tjera mund të ofrojnë ndihmë juridike gjatë ushtrimit të profesioneve të veta, gjersa profesorët e së drejtës mund të ofrojnë vetëm këshillë juridike ose ekspertizë por jo edhe ndihmë juridike. Id. Draft Ligji mbi Avokatinë parashikon se me ligje tjera mund të rregullohet dhënia e ndihmës juridike nga ana e institucioneve ose organizatave tjera. Id. Gjithashtu shprehimisht lejon OAK që të iniciojë procedurë gjyqësore kundër personave të paautorizuar të cilët ofrojnë ndihmë juridike, edhe pse natyra dhe efektet e kësaj procedure nuk janë specifikuar me këtë ligj. Id. neni 3. neni 40.1 (g) i Draft Ligjit mbi Avokatinë e autorizon OAK të lëshojë, rregullojë regjistrimin e avokatëve të huaj, prandaj me këtë hapet edhe mundësia që avokatët nga shtetet tjera të mund të ofrojnë ndihmë juridike për organizatat ndërkombëtare në çështjet e rregulluara me ligjet e Kosovës, ose edhe t’i përfaqësojnë ato nëpër gjykatat e Kosovës. Në bazë të këtyre ligjeve është e qartë se personat e vetëm që mund të përfaqësojnë të pandehurit në procedurë penale në Kosovë, janë avokatët e regjistruar ose (në raste të kufizuara) praktikantët të cilët punojnë nën mbikëqyrjen e avokatit të regjistruar. Kodi i përkohshëm i procedurës penale të Kosovës [më tutje në tekst “KPPPK”], i shpallur përmes RREGULLORËS SË UNMIK-ut NR. 2003/26 (6 korrik 2003), që ka hyrë në fuqi më 6 prill 2004, neni 70. Situata në procedurën civile duket të jetë mjaft e ndryshme. Pa marrë parasysh kufizimet e qarta në ushtrimin e ligjit nga jo-avokatët, të parapara në Ligjin mbi Avokaturën të vitit 1979 dhe në Draft Ligjin mbi Avokatinë, ligjet tjera lejojnë thuajse të gjithë që t’i përfaqësojnë palët në kontestet civile. Ligji i RSFJ-së mbi procedurën kontestimore, GZ e RSFJ-së nr. 4/1977 (14 janar 1977) [më tutje në tekst “Ligji mbi procedurën kontestimore”], i cili vazhdon të zbatohet në Kosovë për shkak se nuk është nxjerrë ligji trashëgues, në përgjithësi u lejon palëve në procedurë civile që t’i caktojnë jo-avokatët, madje edhe personat që nuk janë juristë për t’i përfaqësuar ato në procedurë. I vetmi kusht në shumicën e rasteve është se përfaqësuesi duhet të ketë zotësinë juridike të veprimit dhe nuk guxon të paraqitet si avokat. LIGJI MBI PROC. KONTEST. nenet 89 – 90. Neni 91 nuk kërkon që në rastet kur si palë është organizata e punës dhe organizata e bashkësisë vetëqeverisëse në kontestet pronësore kur vlera o objektit të kontestit kalon vlerën e caktuar, dhe që përfaqësuesit e tyre ta kenë të dhënë provimin e jurisprudencës. Ata nuk kanë nevojë të jenë të regjistruar si avokatë, mirëpo Ligji mbi procedurën jashtë kontestimore i KSA të Kosovës, GZ nr. 42/1986 (24 tetor 1986), nuk flet asgjë për përfaqësuesin ligjor përveç në rastin kur i referohet “përfaqësuesit të përkohshëm” i cili mund të caktohet në rrethana të veçanta. LIGJI

MBI PROCEDURËN JASHTË KONTESTIMORE, neni 6; gjithashtu shih, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Përfaqësimi ligjor në procedurë civile (qershor 2007). Në rastet e procedurës administrative, ligji dhe praktika nuk janë gjithmonë të qarta. neni 35.1 i Ligjit mbi procedurën administrative, i shpallur me RREGULLORËN E UNMIK-ut NR. 2006/33 (13 maj 2006),thjesht thotë se, palët mund të marrin pjesë “ose personalisht apo përmes përfaqësimit”, por pa specifikuar se kush mundet apo jo të shërbejë si përfaqësues. Sipas rregullave konvencionale të ndërtimit të ligjeve, duket se ky boshllëk do të mund të plotësohej duke iu referuar Ligjit mbi Avokaturën të vitit 1979, i cili e konsideron përfaqësimin e palëve në procedurë administrative si “ndihmë juridike” dhe si kompetencë ekskluzive e avokatëve të regjistruar. Ligji i mëparshëm i procedurës administrative i RSFJ-së, megjithatë i ka lejuar çdo personi me aftësi veprimi që ta përfaqësojë palën, dhe përderisa personi nuk paraqitet në cilësinë e avokatit. Ligji i RSFJ-së mbi procedurën e përgjithshme administrative, RSFJ GZ nr. 4/1977 (14 janar 1977), i ndryshuar me GZ të RSFJ-së nr. 9/1986 (15 gusht 1986), neni 58. Nuk është e qartë se cila prej këtyre dispozitave ka përparësi veprimi në praktikë dhe mund të jetë se së paku në disa çështja administrative edhe jo-avokatët shërbejnë si përfaqësues. Jo-avokatët të cilët i përfaqësojnë palët në çështjet civile dhe administrative mund të konsiderohen si “ushtrues privatë” gjatë kohës kur i ushtrojnë detyrat e autorizuara, por do të dukej e gabuar që ata të klasifikohen fare si profesionistë ligjorë. Rolet e tyre janë të kufizuara në këto lloje rastesh, ndërsa kualifikimet e tyre, nëse kanë fare, në përgjithësi nuk janë relevante. Ata zakonisht janë të afërm ose të njohur të palëve që i angazhojnë të cilëve u kërkojnë ndihmë

Page 16: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

6

për rastin konkret dhe angazhimet e tyre duket se nuk janë të rregullta ose tejet sporadike. Ata në përgjithësi nuk i nënshtrohen kritereve të edukimit ose regjistrimit, kufizimeve etike ose disiplinore, dhe nuk i takojnë ndonjë shoqate të pranuar. Nuk duket se pala do ta zgjidhte jo-avokatin për këto lloje rastesh, po qe se do të kishte mundësi ta paguante avokatin dhe përveç në rrethanat tepër të jashtëzakonshme. Për të gjitha këto arsye, është e pamundur tani të vlerësohen këta përfaqësues jo-avokatë, ose përgatitja e tyre, standardet dhe kushtet e praktikës, dhe për qëllime të këtij raporti ata nuk do të merren parasysh. Jo-avokatët tjerë të cilët mund të angazhohen në avokati private, këtë e bëjnë në kundërshtim të qartë me Ligjin mbi Avokaturën të vitit 1979. Ekipi vlerësues ka pranuar raporte të izoluara në të cilat thuhet se një numër i vogël i avokatëve të suspenduar, juristëve jo-avokatë dhe madje edhe gjyqtarëve dhe prokurorëve kohë pas kohe, kanë ofruar këshilla juridike, hartuar kontrata, ose kanë ndihmuar në përgatitjen e rasteve pro se të supozuara dhe janë kompensuar për këtë. Duket se së paku një zyre e jo-avokatëve është e regjistruar pranë Ministrisë për Tregti dhe Industri, si ofrues i shërbimeve juridike e cila edhe e reklamon dhe ofron ndihmën juridike. Deri më sot, nuk ka dëshmi se OAK ose policia të kenë tentuar të ndërmarrin masa ndaj këtyre personave. Megjithatë, është e pamundur të determinohet përhapja ose shtrirja e këtij problemi ose të vlerësohen personat të cilët janë të angazhuar në këtë praktikë që supozohet të jetë e kundërligjshme. Ky raport do t’i konsideroj avokatët e regjistruar si ushtruesit e vetëm privatë - - personat që ushtrojnë ligjin për më shumë palë, rregullisht dhe në mënyrë të pavarur - - në Kosovë, prandaj do të fokusohet vetëm në avokatë. Profesionistët tjerë ligjor do të konsiderohen vetëm për aq sa kriteret për arsimimin e tyre ligjor, përgatitjen dhe kualifikimet përputhen me kriteret për avokatë. Për të qenë avokat, nevojitet regjistrimi në librin/regjistrin e OAK. LIGJI MBI AVOKATURËN, 1979 neni 35. Për t’u lejuar regjistrimi në regjistër, personi duhet t’i plotësojë këto kushte:

• Të jetë nënshtetas jugosllav 4; • Të jetë i aftë për punë; • Të ketë kryer fakultetin juridik; • Të ketë provimin e dhënë të jurisprudencës 5 (ose të jetë i liruar, sikurse në rastet e

profesorëve të drejtësisë); • Të mos ketë cilësinë e punëtorit në ndërmarrje 6; • Të jetë i denjë ndaj besimit për kryerjen e avokaturës; dhe • Të mos jetë “nën hetime ose të ketë qenë i gjykuar për vepra penale kundër popullit dhe

shtetit, kundër të drejtës humanitare dhe ndërkombëtare, kundër forcave të armatosura dhe për vepra tjera penale. Id. neni 36.

Draft Ligji mbi Avokatinë përmban pak a shumë kritere të ngjashme për regjistrim:

• Të ketë aftësi profesionale të nevojshme; • Të jetë banor i përhershëm i Kosovës; • Të ketë të kryer fakultetin juridik ose një arsimim tjetër të lartë juridik, i cili njihet nga

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës; • Të ketë përvojë së paku një-vjeçare si praktikant avokature ose praktikant gjykate apo të

ketë përvojë dy-vjeçare, si praktikant në administratën publike; • Të ketë të dhënë provimin e jurisprudencës në Kosovë;

4 Kjo kërkesë e trashëguar nga RSFJ, duhet të interpretohet që të kuptojë banorin e përhershëm të Kosovës. 5 Këtij testi në disa ligje tjera dhe disa autoritete i referohen si “provim i avokaturës”, por me qëllim të konsistencës dhe njohjes së faktit se ky është parakusht edhe për gjyqtarët dhe prokurorët dhe avokatët, ky raport do t’i referohet me termin “provim i jurisprudencës”. 6 Termi “organizata e punës së bashkuar” është unike për sistemin socialist të Jugosllavisë, prandaj kjo kërkesë do të interpretohet se a ndalon punësimin në ndërmarrje biznesi ose subjekt qeveritar dhe në aktivitete tjera që janë të papërshtatshme për profesionin e avokatit.

Page 17: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

7

• Të ketë dhënë betimin solemn; • Të mos jetë i dënuar për vepra penale që e bëjnë atë të padenjë për ushtrimin e

profesionit të avokatit sipas Kodit të etikës profesionale; • Të mos jetë i përjashtuar ose i pezulluar nga detyra e gjyqtarit ose ushtrimi i profesionit të

avokatit (në rastet e përjashtimit kërkesa mund të përsëritet pas pesë vitesh, prej shkarkimit); dhe

• Të mos kryejë një veprimtari e cila nuk është në pajtim me profesionin e avokatit dhe në veçanti veprimtari e cila cenon pavarësinë e tij profesionale. DRAFT LIGJI MBI AVOKATINË, neni 6.1.

Për ta paraqitur provimin e jurisprudencës, Ligji mbi provimin e jurisprudencës, ], përcakton se personat duhet të kenë diplomuar në fakultetin juridik me programin katër vjeçar ose të kenë kryer magjistraturën në fushën e drejtësisë. RREGULLORJA E UNMIK-ut NR. 2006/30 [më tutje në tekst LIGJI I RI MBI PROVIMIN E JURISPRUDENCËS] Ata duhet të jenë banorë të Kosovës dhe duhet të kenë punuar (a) së paku një vit pune juridike në gjykatat e rregullta, zyrën e prokurorisë ose të avokatit, ose (b) së paku dy vite pune profesionale juridike në institucionet që zbatojnë ligje. Versioni i shkurtuar i provimit të jurisprudencës është në dispozicion për ata të cilët e kanë dhënë provimin profesional për të punuar në administratë publike ose si gjyqtarë në gjykatat për kundërvajtje të Kosovës. Provimi i jurisprudencës i mbajtur në muajin prill 2007, siç raportohet ka qenë i fundit i mbajtur sipas ligjit të vjetër; provimi i caktuar për qershor 2007 ka qenë e paraparë të organizohet sipas Ligjit të ri mbi provimin e jurisprudencës.

• Praktikantët e Avokaturës Siç është përmendur më lart, Ligji mbi Avokaturën i vitit 1979, i parasheh si praktikantë të avokaturës, juristët e diplomuar të cilët ende nuk e kanë dhënë provimin e jurisprudencës. Praktikanti duhet t’i bashkëngjitet një avokati të regjistruar dhe pastaj vetë të regjistrohet në regjistrin e veçantë për praktikantë i cili mbahet në OAK. Ligji mbi Avokaturën i vitit 1979, neni 55. Në këtë cilësi, praktikanti ushtron të bëhet avokat duke punuar në çështjet që i besohen atij/saj nga avokati mbikëqyrës dhe në bazë të udhëzimeve të tij, dhe nuk i lejohet të punojë si i pavarur. Id. nenet 56 dhe 58. OAK dhe avokati parashikohet ta përcaktojnë dhe zhvillojnë programin e zhvillimit profesional për praktikantin, dhe OAK mund të organizojë seminare dhe kurse të ngjashme për zhvillimin dhe përgatitjen e tyre të mëtutjeshme. Id. neni 57. Në bazë të nenit 62, OAK gjithashtu parashikohet të ketë mjete për dhënien e bursave për praktikantët gjatë periudhës së aftësimit të tyre, por nuk kërkohet që praktikanti të paguhet për shërbimet që ai/ajo i jep për avokatin. Si avokati ashtu edhe praktikanti i nënshtrohen masave disiplinore, të cilat sillen prej vërejtjes për pezullim, për shkak të “keqpërdorimit të autoritetit të avokatit gjatë kryerjes së detyrave”. Id. nenet 63 – 69. Praktikanti nuk mund ta ketë statusin i njëjtë nëse ai/ajo nuk e jep provimin e jurisprudencës brenda tre viteve pas kualifikimit për paraqitjen e tij, ose nëse ai/ajo e jep provimin por nuk e regjistron zyrën e avokaturës brenda një viti pas dhënies së provimit. Id. Draft Ligji mbi Avokatinë përmban dispozita të ngjashme për praktikantët, dhe parashikon në mënyrë të shprehur se avokati mbikëqyrës mund të konsiderohet i përgjegjshëm për dëmet e shkaktuara nga praktikanti gjatë angazhimit të tij/saj. DRAFT LIGJI MBI AVOKATINË, nenet 35 – 39.

• Juristët e Organizatave-Institucioneve Këta janë profesionistë ligjor të cilët janë të punësuar nga shoqëritë, subjektet qeveritare ose agjencitë ose OJQ-të dhe të cilët ofrojnë ndihmë juridike ekskluzivisht për punëdhënësit e tyre. Nuk ka ndonjë sistem për rregullimin e juristëve të organizatave në Kosovë, përveç atyre standardeve dhe politikave të përcaktuara nga punëdhënësi, por këta persona zakonisht janë juristët e diplomuar dhe shumica prej tyre i plotësojnë kushtet për t’u regjistruar si avokatë. Neni 36 i Ligjit mbi Avokaturën i vitit 1979 e trajton punësimin në organizatën e bashkuar si rrethanë

Page 18: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

8

përjashtuese për avokatin. Juristi i organizatës i cili kërkon të bëhet, ose sërish të bëhet avokatë, mund të regjistrohet në OAK pas ndërprerjes së marrëdhënies së tij/saj të punës. Detyrat e juristit të organizatës dallojnë prej një punëdhënësi tek tjetri, por zakonisht përfshijnë punët rreth respektimit të dispozitave ligjore, negociatat dhe hartimin e kontratave, këshillat për drejtuesit lidhur me çështjet juridike, çështjet e punës, ankesat administrative dhe kontestet në procedurë civile në të cilat punëdhënësi e ka cilësinë e palës.

• Prokurorët Prokurorët publik janë juristë të diplomuar të cilët e kanë të kryer praktikën (zakonisht në zyrën e prokurorisë) dhe të cilët e kanë të dhënë provimin e jurisprudencës. LIGJI MBI PROKURORINË PUBLIKE, GZ e KSAK të Kosovës nr. 32/1976 , se fundi i GZ të KSAK të Kosovës nr. 18/1988 neni 24. Ligji i ri mbi Prokurorinë është miratuar nga Kuvendi i Kosovës por është në pritje të aprovimit nga UNMIK-u. nenet 46-52 të Kodit të procedurës penale rregullojnë autorizimet, detyrat dhe përgjegjësitë e prokurorit publik të Kosovës. Emërimi, avancimi dhe masat disiplinore ndaj prokurorëve janë përgjegjësi e UNMIK-ut dhe janë vendosur nën kompetencën e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Shih RREGULLORJA e UNMIK-ut NR. 2001/8 MBI THEMELIMIN E KËSHILLIT GJYQËSOR DHE PROKURORIAL (6 Prill 2001) Ky rregullim për prokurorët dhe gjyqtarët është në proces të ndarjes në dy organe të veçanta, por për momentin nuk është në funksion Këshilli prokurorial. Këshilli Gjyqësor është krijuar dhe për momentin është përgjegjës për të dyja profesionet dhe përfaqësohet si nga gjyqtarët ashtu edhe prokurorët. Shih RREGULLORJA e UNMIK-ut NR.. 2005/52 MBI THEMELIMIN E KËSHILLIT GJYQËSOR TË KOSOVËS (20 Dhjetor 2005) , më tutje në tekst “RREGULLORJA E UNMIK-ut MBI GJYQËSORIN neni 1.6.

• Gjyqtarët Gjyqtarët janë juristë të diplomuar të cilët e kanë të dhënë provimin e jurisprudencës dhe i plotësojnë kushtet për përvojën e punës. Për t’u emëruar si gjyqtar për shembull, ai/ajo duhet të jetë “nënshtetas jugosllav, ta ketë të kryer fakultetin juridik7, t’i plotësojë kushtet e përgjithshme të punëtorit dhe të posedojë cilësi morale dhe politike për kryerjen e funksionit të gjyqtarit. LIGJI MBI GJYKATAT E RREGULLTA G.Z E KSAK Nr. 21/1978 (28 Prill 1978), së fundi i ndryshuar G.Z KSAK Nr.2/1989 (27 Jan.1989) [më tutje në tekst LIGJI MBI GJYKATAT] Gjithashtu për të punuar si gjyqtar në gjykatën komunale, të qarkut dhe ekonomike të qarkut, personi duhet ta ketë të dhënë provimin e jurisprudencës. Id. Gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës duhet gjithashtu të jenë “ekspertë të shquar juridikë, puna paraprake e të cilëve ofron garanci për kryerjen e plotë dhe të drejtë të funksionit të gjyqtarëve të kësaj gjykate.” Id. Rregullorja e UNMIK-ut mbi gjyqësorin, e shfuqizon Ligjin mbi Gjykatat në rastet e kundërshtimit të dispozitave, dhe deri në atë kohë kur të hyn në fuqi ligji i ri mbi gjykatat. Rregullorja e UNMIK-ut mbi Gjyqësorin parashikon që secili gjyqtari ardhshëm t’i plotësojnë këto kushte: “(a) të jetë banor i Kosovës; (b) integritet të lartë moral; (c) aftësi për punë dhe kryerjen e detyrave në orar të plotë; (d) fakultetin juridik të vlefshëm sipas ligjeve të Kosovës; (e) ta kenë të dhënë provimin e jurisprudencës ose të jenë anëtar të OAK; (f) ta kenë të dhënë provimin hyrës për gjyqtarë; (g) ta kenë përcjellë dhe përfunduar trajnimin e parashikuar me ligj dhe rregullat tjera të zbatueshme; dhe (h) të kenë së paku tre (3) vjet përvojë juridike.” RREGULLORJA E UNMIK-ut MBI GJYQËSORIN, Neni 6.1. Ligji tërësisht i ri mbi gjyqësorin raportohet të ketë filluar të qarkullojë në qeveri për t’iu dorëzuar kah fundi i vitit 2007 Kuvendit të Kosovës për shqyrtim. 7 Kjo kërkesë e trashëguar nga RSFJ, duhet të interpretohet që të kuptojë banorin e përhershëm të Kosovës.

Page 19: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

9

• Zyrat e Noterive Kosova për momentin nuk e njeh klasifikimin e profesioneve ligjore të ngjashme me ato të noterive që janë të pranishme në shumë vende të sistemit civil – kontinental dhe në shtetet post-socialiste. Funksionet siç janë, hartimi i kontratave mbi shitblerjen e pasurisë së paluajtshme, hipotekat dhe detyrimet tjera këtu zakonisht kryhen nga avokatët e rregullt, të cilat më pas i në rastet e bartjes së pronësisë i nënshtrohen vërtetimit nga gjykata dhe regjistrimit në kadastër. Ligji me të cilin do të rregullohet dhe udhëhiqet profesioni dhe sistemi i noterisë është në pritje për t’u shqyrtuar në Kuvendin e Kosovës.

Organizatat e Profesionistëve Ligjor

• Oda e Avokatëve të Kosovës(OAK) OAK është një “organizatë e pavarur shoqërore” e krijuar me ligj, dhe me strukturë organizative të themeluar. Siç është vërejtur më herët, përveç në rastet e procedurës civile dhe administrative, dhe përveç disa shërbimeve të caktuara juridike të financuara nga komunat ose ndërmarrjet, të avokatët janë vetmit persona që janë të lejuar të ofrojnë ndihmën juridike mbi baza të rregullta dhe të pavarura. LIGJI MBI AVOKATURËN I V. 1979, neni 3; Shih gjithashtu, DRAFT LIGJI MBI AVOKATINË, NENET 2.2, 3 dhe 4. Për ta ushtruar avokaturën, personi duhet t’i ketë kualifikimet përkatëse dhe të jetë i regjistruar në OAK. LIGJI MBI AVOKATURËN I V. 1979, nenet 13, 35, dhe 36; DRAFT LIGJI MBI AVOKATINË, nenet 4, 6.1, dhe 7. Prandaj regjistrimi në OAK është parakusht i obligueshëm për ushtrimin e rregullt, privat dhe të pavarur të avokaturës. OAK merr pagesën e anëtarësisë fillestare (momentalisht 460€) nga avokatët e rinj dhe pagesën mujore (20€, të paguara në formën e paradhënies së paushallit vjetor prej 240€) nga të gjithë avokatët e regjistruar, dhe merr pak përkrahje financiare nga donatorët ndërkombëtarë. OAK nuk financohet fare nga qeveria. LIGJI MBI AVOKATURËN I V. 1979 parashikon që OAK duhet t’i përcaktojë autorizimet, përgjegjësitë dhe strukturën organizative. Për shembull, nenet 5 – 8 rregullojnë rolin e OAK-së, pavarësinë dhe rregullimin e brendshëm; neni 9 (nxjerrjen e kodit të etikës); neni 10 (pranimin në avokaturë dhe përgjegjësitë tjera); neni 11 (funksionet mbikëqyrëse); nenet 23 – 24 (tarifat dhe shpërblimi për punën); nenet 30 – 34 (çështjet e firmave të avokatëve); nenet 39 – 43 (procedurën e regjistrimit); neni 44 (njohjen e specializimit); nenet 46, 49 dhe 53 (roli disiplinor); dhe nenet 55 – 69 (regjistrimi i praktikantëve dhe masat disiplinore). Dispozita të ngjashme ekzistojnë edhe në Draft Ligjin mbi Avokatinë. OAK, në mbledhjen e kuvendit të avokatëve më 21 dhjetor 2002, a ka miratuar Statutin e Odës së Avokatëve të Kosovës, me të cilin përcakton rregullat e brendshme të punës, organet drejtuese, procedurën disiplinore dhe procedurat tjera. Në kohën e vizitës nga ekipi vlerësues, merreshin parasysh ndryshimet në këtë Statut. OAK është themeluar në vitin 1973. Para kësaj, avokatët kosovarë kishin të drejtë ta ushtronin avokaturën por këtë e kanë bërë si anëtarë të Odës së Avokatëve të Beogradit. OAK ka vazhduar të ekzistojë gjatë viteve të trazuara të 90-tave, ndërsa radhët e saj ishin shtuar nga gjyqtarët dhe prokurorët e përkatësisë shqiptare të shkarkuar nga detyrat, por kah fundi i vitit 1999, Oda në thelb ishte joaktive. Me ardhjen e UNMIK-ut më vonë gjatë vitit 1999, megjithatë u paraqit impulsi i mjaftueshëm për rithemelimin e organizatës si një grup efektiv i cili bartë përgjegjësitë tradicionale ndaj avokaturës dhe ndaj publikut. Me përkrahje të fuqishme ndërkombëtare, OAK e ka mbajtur kuvendin e saj të parë pa lufte më 27 prill 2001, por pa praninë e shumicës së ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët tani ishin kthyer në funksionet e tyre të vjetra. Përafërsisht në të njëjtën kohë, Kosova e ri-themelojë edhe provimin e jurisprudencës për të parën herë pas vitit 1990. OAK iu kthye veprimtarisë së vet.

Page 20: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

10

Që nga rifillimi, OAK ka shënuar ngritje rapide. Në muajin janar të vitit 2004, ajo ka pasur 300 avokatë të regjistruar. Deri në muajin prill të vitit 2007, ai numër është ngritur në 461, që paraqet një rritje prej 54%.

• Shoqatat Tjera Ka organizata tjera me anëtarësi dhe për degë të ndryshme të profesionit ligjor. Ekzistojnë Shoqata e Gjyqtarëve të Kosovës dhe Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, OJQ të cilat mbrojnë interesat e anëtarësisë dhe kanë objektiva tjera. Këto janë grupe vullnetare, jo sikurse në rastin e OAK, dhe të cilat financohen me një kombinim të anëtarësisë dhe kontributeve nga donatorët ndërkombëtarë. Para lufte ka ekzistuar një organizatë mjaft aktive e profesionistëve ligjor e njohur si Shoqata e Juristëve të Pavarur, e përbërë kryesisht nga shqiptarë të Kosovës. Ajo ka qenë e angazhuar në përparimin e të drejtave të njeriut, lobimin legjislativ dhe aktivitet të zhvillimit të profesionit ligjor. Pas luftës ajo e ndërroi emrin në Shoqata e juristëve dhe u mundua të ri-themelohet si një odë më e gjerë e avokatëve. Mirëpo në të njëjtën kohë edhe OAK ishte ri-themeluar dhe kishte tërhequr fondet ndërkombëtare dhe Shoqata e juristëve nuk kishte mundësi të kompletohej me anëtarësi. Ky subjekt vazhdon të ekzistojë dhe anëtarët e kësaj shoqate nganjëherë ndihmojnë në hartimin e ligjeve dhe japin deklarata për shtyp, por në këtë moment duket të jetë mjaft pasive. Një organizatë tjetër joqeveritare, e quajtur ‘Shoqata e juristëve NORMA’ është krijuar në vitin 1998 me qëllim të nxitjes së barazisë gjinore dhe promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, kryesisht grave. Përbëhet nga 12 juriste, të gjitha gra, shtatë prej të cilave janë aktive me orar të plotë, dhe zyrat i kanë të hapura në pesë komuna. Në mesin aktiviteteve të kryera gjatë viteve, kjo shoqatë ka ofruar ndihmë juridike, kryesisht për gratë dhe në lidhje me ligjin mbi familjen, trashëgiminë dhe çështjet e punësimit. Gjithashtu ka zhvilluar punëtori, tryeza të rrumbullakëta dhe seminare mbi çështjet e veçanta për interesin e grave. Financimi i shoqatës bëhej nga anëtarësia si dhe nga grantet ndërkombëtare.

Page 21: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

11

• PËRMBLEDHJE E KONKLUZIONEVE Pasqyrë e Shkurtër Profesioni ligjor në Kosovë, vazhdon të shënojë përparim të ngadalshëm por të qëndrueshëm drejt standardeve ndërkombëtare dhe atë në shumicën e fushave gjegjëse. Tre faktorët me notat neutrale në IRPL-në e vitit 2004 kanë kaluar në notën pozitive, ndërsa dy syresh janë ngritur nga nota negative në atë neutrale. Asnjë prej faktorëve nuk kanë shënuar rënie. Katër fushat me korrelacione pozitive tre vite më parë, vazhdojnë me të njëjtin trend ndërsa dhjetë kategoritë kanë mbetur në kategorinë neutrale. Konstatimet negative janë gjetur në pesë fusha, si në vitin 2004 dhe 2007: përgatitjet për ushtrimin e profesionit (avokaturës), resurset dhe shpërblimi, përfaqësimi gjinor dhe i pakicave, procedura dhe sanksionet disiplinore, dhe zgjidhja alternative e kontesteve. Ushtruesit privatë të avokaturës në përgjithësi i kanë dhe i ushtrojnë liritë, të drejtat dhe përgjegjësitë e përshtatshme për anëtarët e profesionit ligjor. Oda e Avokatëve të Kosovës [OAK] përfiton nga drejtuesit e vendosur dhe përparimtarë të cilët kanë themeluar programe dhe ndryshime organizative të cilat kanë për qëllim t’i adresojnë disa prej të metave të identifikuara me IRPL-në e vitit 2004. Njëkohësisht, ka mbetur ende të punohet për të përmirësuar standardet dhe reputacionin e profesionit, veçanërisht për shkallën e njohurive dhe aftësive, sjelljen etike dhe disiplinën për avokatë. Disa prej dobësive në veprimtarinë e OAK dhe lidhur me kompetencën e avokatëve mund t’i atribuohet trazirave të viteve 90-ta, por ky shpjegim bëhet më i zbehtë me kalimin e viteve. Kosova vazhdon të vuaj nga një ekonomi e varfër, e cila ndikon negativisht në shpërblimin e avokatëve dhe në një numër faktorësh tjerë. Bashkësia ndërkombëtare ka dhënë drejtim dhe ndihmë financiare të konsiderueshme për këtë profesion dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe sot, por që nga viti 2004 financimet ndërkombëtare janë tërhequr për Qendrën burimore për mbrojtje penalo-juridike dhe për programin e asistencës juridike për personat e varfër në çështjet civile dhe penale. Profesioni ligjor, në përgjithësi e sidomos në Kosovë ka nevojë të bëhet më pak i varur në asistencën ndërkombëtare dhe të krijojë programe dhe aktivitete të pavarura. Zhvillimet Pozitive Lidhur me Profesionin Ligjor

• Drejtuesit e OAK janë më vazhdimisht të vetëdijshëm për nevojën e përmirësimeve në profesionin ligjor dhe të programeve dhe shërbimeve të cilat OAK i ofron për anëtarësinë e vet dhe publikun. OAK është angazhuar në përmbushjen e kësaj nevoje.

• Përderisa gratë vazhdojnë të jenë të nën-përfaqësuara në radhët e avokatëve me 10.4%

nga numri i përgjithshëm, kjo pjesë tani paraqet 46% ngritje krahasuar me numrin prej 7.1% të raportuar në vitin 2004. OAK e ka themeluar komitetin për çështje të gruan dhe pakicat, dhe ka zhvilluar iniciativa të cilat kanë pasur për qëllim përmirësimin e kushteve për këto grupe dhe që të tërheqin anëtarë në këtë profesion.

• Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ka filluar me mësimin klinik dhe kursin e

metodologjisë ligjore, të dyja nga këto të cilat kanë potencial të përmirësojnë përgatitjen praktike të avokatëve të ardhshëm dhe të nxisin fakultetet tjera që të ofrojnë mundësi të ngjashme.

• Kosova tani i plotëson standardet ndërkombëtare nga fusha e kritereve akademike,

regjistrimin pa diskriminim dhe në fushën e formimit të avokaturave të pavarura.

Page 22: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

12

Shqetësimet e Mbetura Lidhur me Profesionin Ligjor

• LIGJI MBI AVOKATURËN 1979 ende është ligji me të cilin rregullohet profesioni ligjor edhe pse daton nga koha e RSFJ-së dhe nuk është adekuat për realitetin ekzistues në Kosovë. Fatkeqësisht, ligji i ri është në pritje të miratimit nga UNMIK-u që gati tre vite. Madje edhe ligji i ri duket se ka disa të meta krahasuar me pararendësin dhe ka nevojë të rishqyrtohet. Në mesin e ndryshimeve tjera negative, ky ligj e heq imunitetin për avokatët nga ndjekja penale për deklarimet e bëra gjatë rrjedhës së përfaqësimit të tyre në pajtim me standardet profesionale, dhe eliminon masat e veçanta të cilat policia duhet t’i ndërmerr me rastin e bastisjes së zyrave të avokatëve. Ligji i ri është po ashtu jo konsistent në disa aspekte me rregullimin e brendshëm të OAK-së dhe praktikën ekzistuese.

• Kodet e Kosovës mbi procedurën civile dhe administrative lejojnë çdo person që të

përfaqësojnë palët nëpër këto procedura, duke lejuar të ushtrohet ligji nga njerëzit me shkallë minimale të arsimimit ose të kualifikimeve, pa kritere etike, masa disiplinore ose rregulla tjera.

• Avokatët shpeshherë kërcënohen fizikisht nga palët kundërshtare, viktimat e krimit dhe

anëtarët e tyre të familjes të cilët ose i identifikojnë ata me klientët e tyre ose kanë për qëllim t’i frikësojnë ata në mënyrë që të tërhiqen nga rastet e tyre.

• Juristët e diplomuar kanë përgatitje të dobët për ushtrimin e ligjit, kryesisht për shkak të

arsimimit të dobët teorik ligjor, dhe avokatët nuk janë të detyruar të përcjellin në baza vjetor numrin e orëve të arsimimit të vazhdueshëm ligjor [më tutje në tekst “AVL”].

• Gratë vazhdojnë të jenë të nën-përfaqësuara në këtë profesion, përkundër

përmirësimeve që nga viti 2004 dhe angazhimeve të OAK-së për tërheqjen e tyre. Përderisa pakicat etnike në mënyrë kolektive janë mirë të përfaqësuar, nuk duket se ka ndonjë avokat të përkatësisë rome.

• Çështjet etike, kompetenca dhe zelli në radhët e shumë avokatëve, qëndrojnë larg nga të

dëshiruarit. Mbrojtësit e caktuar nga gjykata për të pandehurit e varfër shpeshherë janë të papërgatitur dhe pasiv në përfaqësimet e tyre. OAK deri më tani ka qenë mjaft pro-aktive dhe agresive në caktimin dhe zbatimin e standardeve në disa fusha, përfshirë këtu çështjet e kushteve për pranim, masat disiplinore për sjellje jo etike, AVL dhe specializim.

• Shumica e madhe e avokatëve shpërblehen dobët. Ky fakt jo vetëm që e cenon

standardin e tyre jetësor por ndikon edhe në hezitimin e tyre të përgjithshëm për ta harxhuar kohën e tyre në aktivitetet e AVL-së dhe OAK-së, në vend se të punojnë me klientë dhe ta financojnë OAK-në deri në atë shkallë sa ajo të mund të ofrojë resurse dhe shërbime adekuate. Shpërblimi i ulët është pjesërisht si rezultat i ekonomisë mbijetuese kosovare, e cila gjithashtu mund të fajësohet për financimin e dobët të programit të asistencës juridike penale, për mungesë të buxhetit për programin e asistencës në procedurën civile dhe administrative, dhe për gjendjen e përgjithshme të sistemit të drejtësisë. Këto vështirësi do ta sfidojnë këtë profesion edhe për një të ardhme të parashikueshme.

Page 23: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

13

TABELA E KORRELACIONEVE TË FAKTORËVE Analiza e IRPL 2007 për Kosovë, zbulon zhvillimin e profesionit ligjor në tranzicion. Përderisa këto korrelacione shërbejnë për t’i dhënë kuptim statusit relativ të çështjeve të caktuara, ABA/Iniciative për sundimin e ligjit nënvizon se këto korrelacione të faktorëve shfrytëzohen më së miri kur të vështrohen të ndërlidhura me analizën përcjellëse. ABA/Iniciative për sundimin e ligjit konsideron se rëndësia relative e korrelacioneve të caktuara mund të jenë tema të cilat garantojnë studime të mëtutjeshme. Në këtë kuptim, ABA/Iniciative për sundimin e ligjit, bën thirrje për komente dhe informata të cilat do të mundësonin zhvillimin më të mirë ose përgjigje më të hollësishme në vlerësimet e ardhshme të llojit të IRPL-së. ABA/Iniciativa për sundimin e ligjit e kupton procesin e vlerësimit të IRPL-së si pjesë të angazhimeve të pareshtura për përcjelljen dhe vlerësimin e angazhimeve për reforma. Faktori i Indeksit mbi Reformën e Profesionit Ligjor

Korrelacioni2004

Korrelacioni 2007

Trendi

I. Liritë dhe Garancitë Profesionale Faktori 1 Aftësia e Ushtrimit të Lirë të Avokaturës Neutral Neutral ↔Faktori 2 Imuniteti i Profesionit Pozitiv Pozitiv ↔Faktori 3 Qasja në Klientë Neutral Neutral ↔Faktori 4 Fshehtësia “Avokat-Klient” Pozitiv Pozitiv ↔Faktori 5 Barazia e Armëve Neutral Neutral ↔Faktori 6 E drejta e Paraqitjes në Dëgjim Neutral Neutral ↔II. Arsimimi, Trajnimi dhe Hyrja në Profesion Faktori 7 Kërkesat Akademike Neutral Pozitiv ↑ Faktori 8 Përgatitja për Ushtrimin e Avokaturës Negativ Negativ ↔Faktori 9 Procesi Kualifikues Neutral Neutral ↔Faktori 10 Organi Licencues Pozitiv Pozitiv ↔Faktori 11 Pranimi jo Diskriminues Neutral Pozitiv ↑III. Kushtet dhe standardet e ushtrimit të praktikës Faktori 12 Krijimi i Avokaturës së Pavarur Neutral Pozitiv ↑Faktori 13 Resurset dhe Shpërblimi Negativ Negativ ↔ Faktori 14 Arsimimi i Vazhdueshëm Ligjor Neutral Neutral ↔Faktori 15 Përfaqësimi Gjinor dhe i Pakicave Negativ Negativ ↔Faktori 16 Sjellja Etike Profesionale Negativ Neutral ↑Faktori 17 Procedura dhe Masat Disiplinore Negativ Negativ ↔IV. Shërbimet juridike Faktori 18 Shërbimet Juridike në Dispozicion Neutral Neutral ↔Faktori 19 Shërbimet Juridike për Personat në Pozitë

të Pafavorshme Neutral Neutral ↔

Faktori 20 Zgjidhja Alternative e Kontesteve Negativ Negativ ↔ V. Shoqatat profesionale Faktori 21 Rregullimi Organizativ dhe Pavarësia Pozitiv Pozitiv ↔Faktori 22 Shërbimet për Anëtarësinë Neutral Neutral ↔ Faktori 23 Interesi Publik (i përgjithshëm) dhe

Programet për Vetëdijesim Negativ Neutral ↑

Faktori 24 Roli në Reformën Ligjore Neutral Neutral ↔

Page 24: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

14

I. Garancitë dhe Liritë ProfesionaleFaktori 1: Aftësia e Ushtrimit të Lirë të Avokaturës

Avokatët janë në gjendje ta ushtrojnë profesionin pa ndërhyrje të pavend, frikësime ose sanksione kur veprojnë në pajtim me standardet e profesionit.

Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↔ Juristët janë tërësisht të pavarur me ligj, i nënshtrohen kufizimeve të zakonshme dhe në përgjithësi e ushtrojnë profesionin pa ndërhyrje të panevojshme, frikësime apo sanksione. Ka pasur disa akte të izoluara nga ana e qeverisë ose policisë, të cilat kanë ngritur shqetësime në këtë fushë, dhe avokatët vazhdojnë të jenë objekt i kërcënimeve të rastësishme nga ana e palëve kundërshtare ose familjeve të viktimave të krimit. Sulmet fizike janë të rralla por kanë ndodhur, por nuk është e njohur nëse ato kanë pasur lidhje me aktivitetet profesionale të avokatëve të sulmuar. Analiza/Sfondi: Korniza Kushtetuese8 nuk e trajton profesionin ligjor, përveç kur ia cakton përgjegjësitë Institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes për “organizimin e provimeve për kualifikimin e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe profesionistëve ligjor nga një organ i pavarur profesional”, si temë e diskutuar në faktorin 9. KORNIZA KUSHTETUESE, neni 5.3(f). Prandaj LIGJI MBI AVOKATURËN vitit 19799 është autoriteti ligjor kryesor i zbatueshëm për profesionin e avokatit. Ekziston edhe DRAFT LIGJI MBI AVOKATINË 10, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, por ende pret shpalljen në fuqi nga ana e UNMIK-ut. Të dyja ligjet përmbajnë dispozita që kanë të bëjnë me pavarësinë dhe lirinë e juristëve, e veçanërisht avokatëve. Neni 4 i Ligjit mbi Avokaturën 1979 thekson se “avokatët dhe personat tjerë të autorizuar për dhënien e ndihmës juridike janë të pavarur në punë.” ata “ kanë të drejtë dhe për detyrë që brenda kufijve të ligjit dhe autorizimeve të marra, të ndërmarrin veprime të cilat i konsiderojnë se mund t’i ndihmojnë palës” të cilës i japin ndihmë juridike. Id. neni 6 vazhdon më tutje për të siguruar se “avokaturën si veprimtari profesionale të pavarur e kryejnë avokatët”, dhe pavarësia e tyre shtohet edhe më tej duke i organizuar ata në organizatën e obliguar vetëqeverisëse të avokatëve, konkretisht OAK. Id. nenet 5 dhe 7. Ngjashëm me këtë, neni 1 i DRAFT LIGJIT MBI AVOKATINË e parashikon avokaturën si “profesion të lirë dhe të pavarur,” që arrihet përmes “avokaturës së pavarur si profesion i lirë”, duke “dhënë ndihmën juridike në mënyrë të pavarur”, dhe përmes “organizimit të juristëve përmes OAK-së si një organizatë e pavarur publike.” Këto ligje përmbajnë disa kufizime të arsyeshme dhe zakonshme në pavarësinë e avokatëve. Ligji mbi Avokaturën i vitit 1979, për shembull, ua imponon avokatëve disa standarde të përgjithshme të sjelljes, obligimin e fshehtësisë, ndalimin e konfliktit të interesave dhe kufizimet në çështjet e shpërblimit. Id. nenet 14 – 19. Neni 12 i Draft Ligjit mbi Avokatinë parashikon obligime të ngjashme të cilat do të kenë ndikim në lirinë e veprimit të avokatit, por në pajtim me normat ndërkombëtare dhe profesionale. Avokatët të cilët shkelin këto rregulla ose standarde të përcaktuara me Kodin e etikës profesionale, i nënshtrohen sanksioneve disiplinore të caktuara

8 Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë [“UNMIK-u”] Rreg. Nr. 2001/9, për Kornizën Kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme në Kosovë (15 maj 2001), www.unmikonline.org/constframework.htm, e ndryshuar me Rreg. Nr. 2002/9 (3 maj 2002), www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2002regs/RE2002_09.pdf. 9 Ligji mbi Avokaturën dhe ndihmën tjetër juridike (22 nëntor 1979), GZ e KSA të Kosovës nr. 48/1979 (24 dhjetor 1979) [“Ligji mbi Avokaturën - 1979”] 10 Ligji mbi Avokatinë, nr. 2004/40 (8 shtator 2004) [“Draft Ligji mbi Avokatinë”].

Page 25: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

15

nga OAK dhe në pajtim me procedurat dhe masat mbrojtëse të parapara. LIGJI MBI AVOKATURËN 1979, nenet 14 dhe 46 – 49; DRAFT LIGJI MBI AVOKATINË, nenet 19 – 20. Ekipi vlerësues nuk ka pasur informata për të sugjeruar se këto ligje ose se organet disiplinore të OAK-së i kanë shfrytëzuar ato për frikësim të pavend ose jo korrekt të avokatëve për kryerjen e detyrave të veta profesionale dhe legjitime. Neni 335(1) i Kodit të procedurës penale11 autorizon gjykatën që personave të pranishëm në sallë t’ua tërheqë vërejtjen se duhet të sillen mirë dhe të mos e pengojnë punën e gjykatës. Neni 336 trajton më tej rastin konkret kur avokati mbrojtës ose përfaqësuesi tjetër ligjor e pengon rendin ose nuk i respekton urdhrat e gjykatës lidhur me mbajtjen e rendit. Gjykata mund t’ia tërheq vërejtjen avokatit, dhe kur ajo është e pasuksesshme, trupi gjykues mund të urdhërojë që avokati të nxirret jashtë, por edhe mund ta dënojë me gjobë deri në 1,000 euro. Mbrojtësit gjykata mund t’ia mohojë të drejtën për ë mbrojtur ose përfaqësuar klientët e tyre kur mbrojtësi vazhdon ta prish rendin, në të cilin rast gjykata e njofton OAK-së lidhur me rastin. Id. Aktvendimet gjyqësore për caktimin e dënimeve, për dallim nga tërheqja e vërejtjes, mund të kundërshtohen me ankesë dhe mund të anulohen nga kolegji gjyqësor. Ngjashëm me këtë, nenet 317 – 320 të Ligjit mbi procedurën kontestimore12 e obligojnë kryetarin e trupit gjykues që në kontestin civil ta mbajë rendin dhe dinjitetin dhe e autorizojnë atë që të tërheq vërejtje, ta largojë ose dënojë secilin person i cili e pengon punën e gjykatës. Këto autorizime gjyqësore në përgjithësi nuk keqpërdoren, dhe në fakt disa persona besojnë se ato do të duhej përdorur më shpesh. Mirëpo, ka pasur një rast kur një gjyqtar i cili kinse pa ndonjë shkak, e ka urdhëruar avokatin të ulet dhe pastaj e ka dënuar atë me 200 euro pasi ai ka refuzuar ta dëgjojë; pas dëgjimit, gjyqtari e kishte revokuar dënimin me gjobë. Një avokat tjetër ka raportuar se gjyqtari, të cilin avokati e përshkruan si të “korruptuar”, e ka larguar avokatin nga katër lëndë të ndryshme. Mirëpo, ishte e paqartë se mbi çfarë baze ishte bërë largimi dhe a ishte ankuar avokati ndaj këtij largimi. Një veprim qeveritar kishte nxitur shqetësime të konsiderueshme në mesin e komunitetit të avokatëve. Ministria e Ekonomisë dhe Financave, siç raportohet, ishte munduar t’i obligojë avokatët që të regjistrohen pranë kësaj ministrie, duke pretenduar se avokatët janë duke zhvilluar biznes prandaj janë subjekte ekonomike. Kjo përpjekje ishte konsideruar nga disa avokatë si përpjekje e qeverisë për ta vendosur nën kontroll këtë profesion. Duke i regjistruar avokatët, ministria do të ishte në pozitë t’ua revokojë ose t’i kërcënojë që t’ua revokojë regjistrimin prandaj edhe t’i frikësojë avokatët. Tjerët e kanë kuptuar këtë veprim të ministrisë si përpjekje për sigurimin e licencave dhe të sigurohet se avokatët i paguajnë tatimet. Pas negociatave të gjata midis OAK-së dhe ministrisë, është arritur një marrëveshje sipas të cilës avokatët nuk do të kenë nevojë të regjistrohen në ministri ndërsa OAK do të pajtohet se avokatët duhet t’i paguajnë tatimet e tyre në ministri. Mirëpo kjo çështje ende nuk është rregulluar tërësisht. Problemi më i madh me të cilin ballafaqohen avokatët në këtë fushë, është problemi i kërcënimeve nga palët kundërshtare ose nga familjet e viktimave të krimeve. Raportohet se është e zakonshme që personat që nuk janë juristë i identifikojnë mbrojtësit kundërshtar me klientët dhe me aktet e klientëve të tyre, dhe që kërcënojnë e madje edhe kryejnë akte të dhunës ndaj këtyre avokatëve. Nganjëherë motive kryesor i këtyre kërcënimeve është që të frikësohet avokati i aftë dhe me përvojë që të mos vazhdojë me përfaqësimin e klientit të vet në rastin e papërfunduar, me shpresë se do të zëvendësohet me ndonjë avokat më pak kompetent ose mos të vij askush si zëvendësim. Avokatët me përvojë janë shprehur se ata i kanë refuzuar kërcënimet dhe me këtë ua kanë bërë me dije se nuk do të frikësohen dhe gjatë viteve të fundit nuk kanë pranuar fare ose shumë pak kërcënime. Në lidhje me problemin e sigurisë fizike, burimet kanë përmendur vrasjen e një avokati në Prizren dy vite më parë, dhe rrahjen e një avokati tjetër në Prishtinë para një viti. Të dyja sulmet duket se janë ende në fazën e hetimeve dhe askush nuk është akuzuar, kështu që është e paqartë pse dhe nga kush këta persona ishin sulmuar.

11 Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale, shpallur në fuqi me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/26 (6 korrik 2003), hyrë në fuqi më 6 prill 2004, www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2003regs/RE2003_26.pdf 12 Ligji mbi procedurën kontestimore, RSFJ GZ nr. 4/1977 (14 janar 1977).

Page 26: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

16

Përafërsisht gjashtë muaj para vizitës së ekipit në vendin e ngjarjes, një avokat i shquar, një tjetër avokat dhe gazetar ishin rrahur nga policia në incidentin e një mëngjesi të hershëm në një kafene të Prishtinës. Shpjegimet lidhur me rrethanat dhe provokimin për rrahjet dallojnë në masë të madhe, por tre personat e rrahur ishin arrestuar dhe ndaluar përkohësisht. Shih Seferi, Pas përleshjes, avokatët . . . dhe gazetari . . .ishte arrestuar [pa emra], Zëri, 27 tetor 2006, f. 6. Është e mundur se rrahja nga policia dhe arrestimet e mëvonshme ishin të arsyetueshme ose të bazuara në armiqësinë personale dhe që nuk ka të bëjë me punët profesionale të avokatit, por ekzistojnë disa dyshime se ata ishin vënë në cak për shkak të angazhimit të tyre në disa raste të profilit të lartë. Një burim tjetër ka raportuar kërcënime të izoluara nga policia, të cilën gjë burimi ia ka atribuuar trajnimit të dobët. Nuk ka pasur raporte tjera mbi kërcënimet ose sulmet përfaqësuesit e qeverisë ose gjyqësisë.

Page 27: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

17

Faktori 2: Imuniteti Profesional

Avokatët nuk identifikohen me klientët e tyre ose me kauzën e tyre dhe gëzojnë imunitet për deklarimet e bëra nga ta me mirëbesim dhe në emër të klientëve të tyre gjatë procedurës.

Konkluzioni Korrelacioni: Pozitiv Trendi: ↔ Në përgjithësi, autoritetet shtetërore, gjyqësia dhe juristët tjerë nuk i identifikojnë avokatët me klientët e tyre ose me kauzën e tyre. Ligji mbi Avokaturën i vitit 1979 parashikon një formë të kufizuar të imunitetit penal për avokatët, por mungesa e dispozitës së ngjashme në Draft Ligjin mbi Avokatinë, ngritë shqetësimin për të ardhmen. Ligji i ri mbi shpifjen mbron deklaratat e bëra në procedurë gjyqësore. Analiza/Sfondi: Siç është shënuar nën faktorin 1, avokatët shpesh identifikohen me klientët e tyre nga ana e palëve kundërshtare dhe anëtarëve të familjeve të viktimave të krimit, por ky faktor fokusohet në atë se si shikohen avokatët nga ana e autoriteteve shtetërore dhe profesioni ligjor. Shumë pak ka indikacione nga ana e përfaqësuesve të qeverisë ose gjyqësisë, ose nga ana e avokatëve tjerë ose prokurorëve se avokatët, madje edhe ata të cilët i përfaqësojnë klientët në rastet kontraverze, se janë të lidhur me klientët ose me kauzën e klientëve të tyre. Një përjashtim i mundshëm ka të bëjë me avokatët të cilët janë rrahur nga policia në incidentin e tetorit 2006 të diskutuar nën faktorin 1, por faktet dhe motivet e përfshira në këtë rast nuk janë fare të qarta. Neni 187 i Kodit penal13 e definon “fyerjen” si vepër penale të dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Fyerja nuk është vepër penale nëse, në mes tjerash, kur kryhet gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose kur nuk kryhet me qëllim të diskreditimit. Neni 188 i Kodit penal, dispozita mbi shpifjen, e bën vepër penale “nxjerrjen apo përhapjen e pohimeve të pavërteta që mund ta dëmtojnë nderin apo autoritetin” e personit tjetër me gjithë njohurinë se pohimet e tilla janë të pavërteta. Nuk ka përgjegjësi penale nëse pohimi është i vërtetë ose personi ka pasur arsye të bazuar për besuar në vërtetësinë e pohimit të tillë. Ndjekja penale për fyerjen ose shpifjen fillohet me padi private nga viktima e pohuar. Id. Neni 190. Neni 21 i Ligjit mbi Avokaturën 197914 parashikon që “[avokati nuk mund të paraburgoset për shkak të veprës penale të kryer gjatë kryerjes së detyrës së avokatit dhe pa lejen paraprake të trupit gjykues te i cili është duke u zhvilluar procedura për shkak të asaj vepre.” Ky nen duket se ua dhuron avokatëve një formë të kufizuar të imunitetit nga ndjekja penale për deklarimet e bëra çoftë me shkrim në parashtresa dhe shkresa ose gjatë seancës dëgjimore, duke përfshirë këtu deklaratat të cilat mund të konsiderohen si fyerje ose shpifje. Duket se kjo dispozitë ofron më pak se mbrojtje të plotë për avokatët, për shkak se imuniteti mund të revokohet nga gjykata dhe jo nga kolegët e tyre në Odën e Avokatëve të Kosovës. Nuk ka dispozitë të ngjashme në Draft Ligjin mbi Avokaturën15, së paku tani në këtë formë. Drafti i mëhershëm i këtij ligji duket se ka pasur disa dispozita për imunitetin e avokatëve nga ndjekja penale. Shih IRPL - 2004 - Kosovë, 10. Nëse dhe atëherë kur Draft Ligji të shpallet në fuqi nga ana e UNMIK-ut ose ndryshe kur të bëhet ligj, teksti i tanishëm nuk e parasheh a formën e kufizuar të imunitetit të cilin e ofron Ligji mbi Avokaturën 1979.

13 Kodi i Përkohshëm i Penal i Kosovës, shpallur në fuqi me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/25 (6 korrik 2003), hyrë në fuqi më 6 prill 2004, www.unmikonline.org/regulations//unmikgazette/02english/E2003regs/RE2003_25.pdf [kodi penal”], 14 Ligji mbi Avokaturën dhe ndihmën tjetër juridike (22 nëntor 1979), GZ e KSA të Kosovës nr. 48/1979 (24 dhjetor 1979) [“Ligji mbi Avokaturën - 1979”] 15 Ligji mbi Avokatinë, nr. 2004/40 (8 shtator 2004) [“Draft Ligji mbi Avokatinë”].

Page 28: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

18

Ligji i ri civil mbi shpifjen16 është miratuar rishtazi nga Kuvendi i Kosovës dhe shpallur në fuqi nga UNMIK-u. Nenet 3-4 përcaktojnë bazën e ngritjes së padisë civile për publikim të paramenduar të pohimit të pavërtetë dhe dëmtues për autoritetin e tjetrit ose të deklaratës poshtëruese për personin tjetër. Një prej përjashtimeve nga përgjegjësia, është kur “pohimi bëhet gjatë cilësdo fazë të procedurës paraprake dhe gjyqësore ose administrative, nga secili person i përfshirë drejtpërsëdrejti”, përveç kur deklarata është “krejtësisht e parëndësishme” për procedurën. Id. neni 9(c). Me këtë ligj largohet pasiguria e cila ekzistonte më herët lidhur me mundësinë për ngritjen e padisë civile për shpifje në Kosovë dhe, ajo që është më e rëndësishme për këtë qëllim, përjashtimi nga përgjegjësia civile për deklaratat e bëra nga avokatët gjatë përfaqësimit të klientëve të tyre në procedurë gjyqësore. Por edhe kështu, shkalla e këtij përjashtimi dhe zbatimi i tij për deklaratat me shkrim ose gojore të bëra në gjykatë ose në procedurë disiplinore ka mbetur e paprovuar (pa testuar). Faktori 3: Qasja tek KlientëtAvokatët kanë qasje tek klientët; posaçërisht tek klientët e privuar nga liria, dhe u kanë në dispozicion kohë dhe lehtësira adekuate për komunikim dhe përgatitje të mbrojtjes.

Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↔ Me ligj dhe në praktikë avokatët kanë mundësi t’i takojnë klientët e burgosur për qëllim të përgatitjes së mbrojtjes, pa kufizime kohore por lehtësirat (objektet) për arritjen e këtij qëllimi nuk janë adekuate. Analiza/Sfondi: Ligji mbi avokaturën 197917 nuk parashikon për avokatët asnjë të drejtë ligjore për qasjen tek klientët e burgosur ose mundësi të përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes. Për dallim nga kjo, neni 18 i Ligjit të papërfunduar mbi avokaturën18 parashikon shprehimisht të drejtën e avokatit që të takohet me klientin e tij/saj, privatisht dhe pa kufizime kohore, e posaçërisht kur klienti gjendet në paraburgim. Autoritetet përkatëse janë të obliguara ta thërrasin avokatin kur këtë e kërkon klienti. Kodi i procedurës penale19 e mbështetë të drejtën e avokatëve për qasje tek klientët e tyre. Për shembull, neni 77(2) parashikon se “mbrojtësi ka të drejtë të komunikojë lirisht me të pandehurin gojarisht ose me shkrim sipas kushteve që garantojnë fshehtësinë.” Gjithashtu, e drejta e avokatit për qasje mund të konkludohet nga shumë referenca të bëra në Kodin e procedurës penale, deri tek e drejta e të pandehurit për mbrojtës, e shoqëruar me nenin 77(1) sipas të cilit mbrojtësi gëzon të drejta të njëjta që ia garanton ligji edhe të pandehurit. Në mesin e dispozitave tjera, neni 12(1) parashikon për të pandehurin të “drejtën për kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes së tij”. Për më shumë, kreu 3 i Kornizës Kushtetuese përfshinë disa të drejta dhe liri që janë pjesë përbërëse e konventave të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë këtu Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe protokollet e saj (4 nëntor 1950). Neni 6.3 i Konventës i garanton personit të akuzuar me vepër penale të drejtën “për kohë dhe lehtësira të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes së tij”, dhe “të mbrohet personalisht ose përmes mbrojtësit të cilin ai/ajo e zgjedh dhe kur nuk ka mjete të mjaftueshme për të paguar 16 Ligji nr. 02/L-65, Ligji civil kundër shpifjes dhe fyerjes, shpallur në fuqi me Rregulloren e UNMIK-ut 2007/13 (28 shkurt 2007), www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2007regs/RE2007_13.pdf. 17 Ligji mbi Avokaturën dhe ndihmën tjetër juridike (22 nëntor 1979), GZ e KSA të Kosovës nr. 48/1979 (24 dhjetor 1979) [“Ligji mbi Avokaturën - 1979”] 18 Ligji mbi Avokatinë, nr. 2004/40 (8 shtator 2004) [“Draft Ligji mbi Avokatinë”]. 19 Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale, shpallur në fuqi me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/26 (6 korrik 2003), hyrë në fuqi më 6 prill 2004, www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2003regs/RE2003_26.pdf, www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2003regs/RE2003_26.pdf [“Kodi i procedurës penale”].

Page 29: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

19

ndihmën juridike, kjo e fundit t’i jepet falas kur interesi i drejtësisë e kërkon këtë.” Shih http://www.hri.org/docs/ECHR50.html. Krahas kësaj, neni 69(1) i Kodit të procedurës penale thekson “dyshuari dhe i pandehuri kanë të drejtë të kenë mbrojtës gjatë gjithë fazave të procedurës penale”. Kodi i procedurës penale është i mbushur me të drejta specifike lidhur me të drejtën për mbrojtje:

• Që nga koha e arrestimit (nenet 12 (6); 14 (1) (2); 213 (1) dhe (2); dhe 214 (1) (4)); • Para dhe gjatë secilës marrje në pyetje (nenet 69 (2); 218 (1); 231 (2) (4) dhe (3); dhe

269 (3)); • Gjatë seancës për konfirmim (neni 314 (1) dhe (2)), dhe • Gjatë shqyrtimit gjyqësor (neni 321 (1) dhe (2), dhe 342).

Për më tepër, Kodi i Procedurës Penale parashikon që i “dyshuari/pandehuri duhet të njoftohet për të drejtën e angazhimit të mbrojtësit sipas zgjedhjes së tij, ose t’i caktohet mbrojtësi nëse ai/ajo nuk ka mjete për ta paguar ndihmën juridike:

• Gjatë marrjes së parë në pyetje (nenet 12 (5) dhe 269 (3)); • Para secilës marrje në pyetje (nenet 69 (2) dhe 231 (2) (4)); • Kur t’i hiqet liria (nenet 14 (2); 214 (4); 270 (6); 279 (5) (1); dhe 282 (2)); • Në fillim të seancës për konfirmim (neni 314 (1)); • Në thirrjen për paraqitje në shqyrtim gjyqësor (neni 321 (2)); dhe • Gjatë shqyrtimit gjyqësor (neni 356 (2 (3)).

I pandehuri mund të heqë dorë nga e drejta në mbrojtje përveç në rastet e paaftësisë, paraburgimit, ose akuzimit për veprën penale e cila bartë dënimin me burg në kohëzgjatje prej së paku tetë vite. Id. neni 73(1). Të gjitha raportet e pranuara nga ekipi vlerësues tregojnë se në Kosovë nuk ka fare probleme për avokatin që të sigurojë qasjen për t’u takuar me klientin e burgosur dhe pa kufizime kohore, dhe në fakt gjatë tri viteve të fundit, gjendja vetëm sa është përmirësuar. Një prej mangësive ka të bëjë me objektet (lehtësirat) e avokatit për t’u takuar me klientin e tij/saj. Ka shumë pak objekte të paraburgimit ose ndërtesa të gjykatave dhe të cilat posedojnë me dhoma të veçanta për këtë qëllim, kështu që komunikimi midis avokatit dhe klientit duhet të zhvillohet shpeshherë përmes dyerve të qelive, nëpër korridore, ose madje nëpër zyra ku edhe persona tjerë mund të jenë prezent. Nuk duket të ketë plane konkrete në të ardhmen për ndërtimin e objekteve të cilat do ta rregullonin këtë problem. Prandaj, është e vështirë fizikisht për avokatin që të takohet privatisht me klientin me qëllim të përgatitjes së mbrojtjes për gjykim.

Page 30: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

20

Faktori 4: Fshehtësia “Avokat-Klient”

Shteti e njeh dhe respekton fshehtësinë e komunikimit profesional dhe konsultimeve ndërmjet avokatëve dhe klientëve të tyre.

Konkluzioni Korrelacioni: Pozitiv Trendi: ↔ Kodi i procedurës penale përmban dispozita me të cilat respektohet e drejta e avokatit dhe klientit për fshehtësinë e komunikimit. Këto dispozita zakonisht respektohen edhe nga shteti, edhe pse objektet për bisedime midis avokatit dhe klientit shpesh janë joadekuate. Një mbrojtje më e gjerë sigurohet nga Ligji mbi avokaturën i v. 1979, por që do të humbet nëse zëvendësohet me Ligjin e papërfunduar mbi avokaturën, në formën që sot ekziston. Analiza/Sfondi: Sipas nenit 22 të Ligjit mbi Avokaturën 197920, kontrollimi i arkivit të zyrës së avokatit mund të bëhet vetëm në bazë të urdhëresës së gjyqtarit hetues në procedurën penal e cila zhvillohet kundër avokatit. Në urdhëresë duhet të specifikohet dokumenti konkret ose rasti për të cilin kryhet bastisja, dhe nuk mund të cenohet me të e drejta e fshehtësisë së komunikimit me klientë. Oda e Avokatëve të Kosovës duhet të informohet paraprakisht për bastisjen dhe t’i lejohet prania e përfaqësuesit të saj. Krahas kësaj, neni 15 parashikon detyrën e avokatit për fshehtësi, dhe thekson se nga avokati nuk mund të kërkohet të dëshmojë për çështjet të cilat ia thotë në besim klienti i tij/saj. Draft Ligji mbi Avokaturën21 përmban mbrojte shumë më të kufizuar për avokatin dhe marrëdhënien e tij/saj me klientin. Nuk ka dispozita me të cilat rregullohet çështja e bastisjes së zyrës së avokatit, dhe vetëm në pjesën me të cilën rregullohet dëshmia, ndalohet marrja në pyetje e avokatit në cilësinë e dëshmitarit për klientin e tij/saj. Id. neni 12.5. Sipas nenit 12.4 avokati obligohet ta ruaj fshehtësinë e klientit, por si duket me asgjë nuk obligohet qeveria, policia ose prokuroria që ta respektojë fshehtësinë e tij/saj të komunikimit me klientë. Neni 12.4 thekson se “avokatit nuk i lejohet të ngritë akuzë penale para organit të prokurorisë dhe nuk mund të merret në pyetje si dëshmitar për personin të cilit ai/ajo i jep ndihmë juridike”; kjo është një dispozitë e paqartë (me dy kuptime) me të cilën kufizohet marrja në pyetje e avokatëve, por nuk është aspak mburojë komplete e cila do ta mbronte në mënyrë efektive komunikimin avokat-klient. Ashtu si përmendet në faktorin 3, neni 77(2) i Kodit të procedurës penale22 parashikon se “Mbrojtësi ka të drejtë të komunikojë lirisht me të pandehurin gojarisht ose me shkrim sipas kushteve që garantojnë fshehtësinë”. Krahas kësaj, sipas nenit 213(3) (që zbatohet për arrestim të përkohshëm dhe ndalim në polici), “Personi i arrestuar ka të drejtë të komunikojë në mënyrë konfidenciale me mbrojtësin e tij gojarisht dhe me shkrim. Komunikimi ndërmjet të arrestuarit dhe mbrojtësit të tij mund të vëzhgohet, por jo të dëgjohet nga policia”. Raportet tregojë se policia dhe zyrtarët tjerë duket se janë duke bërë punë të mirë, për ta lejuar ushtrimin e këtyre të drejtave, për që u nënshtrohen vështirësive të cilat janë rezultat i kushteve joadekuate për intervista në shumicën e burgjeve dhe gjykatave. Gardianët zakonisht vendosen në pozitë prej të cilës mund ta vëzhgojnë por jo edhe të dëgjojnë bisedën midis avokatëve dhe klientëve të tyre. Ka pasur raste të izoluara kur policia është dukur se me qëllim ka ndërhyrë, ndoshta kjo për shkak të trajnimit të dobët. Objektet (hapësirat) për marrje në pyetje, paraqesin 20 Ligji mbi Avokaturën dhe ndihmën tjetër juridike (22 nëntor 1979), GZ e KSA të Kosovës nr. 48/1979 (24 dhjetor 1979) [“Ligji mbi Avokaturën - 1979”] 21 Ligji mbi Avokatinë, nr. 2004/40 (8 shtator 2004) [“Draft Ligji mbi Avokatinë”]. 22 Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale, shpallur në fuqi me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/26 (6 korrik 2003), hyrë në fuqi më 6 prill 2004, www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2003regs/RE2003_26.pdf.

Page 31: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

21

pengesën më të madhe për komunikimin efektiv dhe të fshehtë midis avokatëve dhe klientëve të burgosur, ngase dhomat private nuk janë në dispozicion për këto qëllime. Nganjëherë duhet ët flitet me zë të lartë nëpër një të hapur të vogël në derë, ose të bashkëbisedohet në korridorin e një gjykate të mbushur me njerëz, ose të “huazohet” zyra e policit, gjyqtarit ose prokurorit me qëllim të mbajtje së takimit me klientë, e ndoshta edhe në praninë e të zotit të zyrës. Këto kushte nuk janë në harmoni me shkëmbimin e lirë dhe të hapur të informatave dhe këshillave ashtu si e parashikon Kodi i procedurës penale, si dhe standardet ndërkombëtare. Në Kodin e procedurës penale nuk ka dispozita të cilat merren shprehimisht me fshehtësinë e zyrave dhe dosjeve të avokatit lidhur me çështjet e klientit. Përshtatshmërisht, nëse zëvendësohet Ligji i Avokaturës i vitit 1979 me këtë të fundit të papërfunduar dhe në formën e tanishme, mbrojtjet eksplicite nga kjo fushë që u ofrohen avokatëve nuk do të ekzistojnë më. Pastaj, mbetet mbështetja vendoset në mbrojtjen kushtetuese e cila përgjithësisht u ofrohet të gjithë qytetarëve të Kosovës, nenet 240-253 të Kodit të procedurës penale. Shih gjithashtu nenin 17.1 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, G. A. Res. 2200A (XXI), 21 U.N. GAOR Supp (Nr. 16) në 52 (23 mars 1976), që është bërë pjesë e ligjit të Kosovës përmes nenit 3.2(c) të Kornizës Kushtetuese23 (“askush nuk i nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare ose të paligjshme në jetën private, shtëpi ose korrespodencë….“) Faktori 5: Barazia e Armëve

Avokatët kanë qasje adekuate në informacione të rëndësishme për përfaqësimin e klientëve të tyre, përfshirë edhe informatat e fshehta në dispozicion të avokatit (prokurorit) të palës tjetër.

Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↔ Kodi i procedurës penale ofron të drejta dhe mbrojtje të mjaftueshme për mbrojtjen në lidhje me zbulimin e provave dhe informatat tjera, edhe pse veprimet e tilla në praktikë mungojnë nganjëherë për shkak të mungesës së stafit kryesisht, pajisjeve dhe lehtësirave. Ligjet e procedurës civile dhe administrative flasin pak për qasjen në informata, por në shikim të parë duket se janë neutrale, por edhe në zbatim. Analiza/Sfondi: Neni 10(1) i Kodit të procedurës penale24 parashikon se “[Nëse me këtë Kod nuk parashihet ndryshe, i pandehuri dhe paditësi në procedurë penale kanë pozitë të barabartë” neni 77(1) vazhdon duke theksuar se “mbrojtësi gëzon të drejta të njëjta që ia njeh ligji edhe të pandehurit, përveç atyre që shprehimisht i rezervohen të pandehurit personalisht”. Kodi i procedurës penale në përgjithësi e respekton këtë politikë gjatë gjitha fazave të procedurës penale, por paksa më pak gjatë procedurës për konfirmimin e aktakuzës. Sipas neneve 69(2) dhe 231(2)[4], para marrjes në pyetje të të dyshuarit ose pandehurit, ai/ajo duhet të udhëzohet për të drejtën e angazhimit të mbrojtësit, dhe se mbrojtësi mund të merr pjesë gjatë marrjes së tij në pyetje, dhe të konsultohet me mbrojtësin gjatë marrjes në pyetje. Nëse marrja në pyetje është bërë në shkelje të këtyre të drejtave dhe disa drejtave tjera, “deklarimet e të pandehurit janë të papranueshme”. Id. neni 235; Shih po ashtu nenin 156(1). 23 Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë [“UNMIK-u”] Rreg. Nr. 2001/9, për Kornizën Kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme në Kosovë (15 maj 2001), www.unmikonline.org/constframework.htm, e ndryshuar me Rreg. Nr. 2002/9 (3 maj 2002), www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2002regs/RE2002_09.pdf. 24 Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale, shpallur në fuqi me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/26 (6 korrik 2003), hyrë në fuqi më 6 prill 2004, www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2003regs/RE2003_26.pdf

Page 32: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

22

Kur prokurori e merr në pyetje dëshmitarin para shqyrtimit gjyqësor, ai/ajo mund ta ftojë të pandehurin dhe mbrojtësin e tij që të jetë i pranishëm gjatë marrjes në pyetje dhe mund ta lejojë mbrojtësin që ta merr në pyetje dëshmitarin. Përderisa vendimin për ta bërë këtë e merr prokurori, dëshmia e dëshmitarit është e pranueshme në gjykatë vetëm nëse mbrojtësit i është dhënë mundësia ta kundërshtojë atë nëpërmjet marrjes në pyetje të tij/saj gjatë ndonjë faze të procedurës penale. Id. neni 156(2). Para kryerjes së kontrollit dhe shikimit të vendit, policia gjyqësore e ka për detyrë ta njoftojë personin ndaj të cilit është lëshuar urdhri për të drejtën e tij ta ketë mbrojtësin të pranishëm. Ata nuk kanë nevojë të presin më shumë se dy orë për arritjen e avokatit, mirëpo, nuk kanë nevojë të presin fare nëse ekzistojnë “rrethanat urgjente”, nëse pritet rezistencë e armatosur, ose nëse ka gjasa të dështojë efekti i kontrollit kur bëhet me paralajmërim. Id. nenet 241-242. Neni 254 i jep të pandehurit dhe mbrojtësit të tij/saj të drejtën e pranisë gjatë këqyrjes (vend-shikimit). Gjatë hetimeve, i pandehuri (pra edhe mbrojtësi i tij/saj) ka të drejtë të kërkojë nga prokurori marrjen e provave të caktuara. Prokurori është i obliguar ta bëjë këtë nëse prova përndryshe do të mund të zhdukej, nëse prova e tillë e arsyeton lirimin e të pandehurit, ose nëse ka shkaqe tjera të arsyeshme për marrjen e provës. Prokurori mund ta refuzojë kërkesën por duhet ta arsyetojë me shkrim. Në pajtim me nenin 239 I dëmtuari ose i pandehuri mund të ankohen te gjyqtari i procedurës paraprake ndaj vendimit të tillë. Përjashtimisht, prokurori publik ose i pandehuri mund të kërkojë nga gjyqtari i procedurës paraprake të merr dëshmi nga dëshmitari ose të kërkojë mendimin e ekspertit me qëllim të ruajtjes së provës kur ekziston vetëm një mundësi për marrjen e provës së rëndësishme ose kur ka rrezik potencial se kjo provë nuk do të mund të merrej gjatë shqyrtimit gjyqësor. Id. neni 238. Në asnjë fazë të procedurës mbrojtësit nuk mund t’i mohohet shikimi i shkresave lidhur me procesin e marrjes në pyetje të të pandehurit, dhe në mes tjerash nuk mund t’i mohohet shikimi i materialit të marrë nga i pandehuri apo materialit që i përket atij. Pas përfundimit të hetimit, mbrojtësi ka të drejtë të shikojë, të kopjojë ose t’i fotografojë të gjitha shkresat dhe provat materiale me të cilat disponon gjykata. Të pandehurit gjithashtu i lejohet që nga prokurori publik të shikojë, të kopjojë të gjitha objektet materiale në zotërim të prokurorit dhe të cilat shërbejnë si material për përgatitjen e mbrojtjes ose të cilat mund t’i shfrytëzojë prokurori gjatë shqyrtimit gjyqësor. Prokurori mund të refuzojë këtë, por vetëm nëse ekzistojnë gjasa reale se dhënie në shikim e këtyre objekteve mbrojtjes do të rrezikonte hetimin ose sigurinë publike. Në ato raste mbrojtja mund t’i kërkojë gjyqtarit të procedurës paraprake me ankesë që të lëshoj urdhër me të cilin kërkohet nga prokurori dhënia e objekteve në dispozicion. Këto të drejta varen nga masat për mbrojtjen e të dëmtuarve ose dëshmitarëve si dhe për mbrojtjen e informacioneve konfidenciale. Id. at neni 142. Pas konfirmimit të aktakuzës, dispozitat e veçanta nga neni 307 thirren për mbrojtjen e të drejtave të të pandehurit. Në veçanti, prokurori duhet t’ia sigurojë mbrojtjes (nëse këtë nuk e ka bërë deri atëherë) materialet mbi deklarimet ose pohimet, emrat e dëshmitarëve të cilët prokurori publik ka ndërmend t’i thërret për dëshmim dhe çdo deklarim të mëhershëm të dhënë nga dëshmitarët e tillë, të dhënat mbi identifikimin e personave për të cilët prokurori publik di se posedojnë prova të pranueshme dhe shfajësuese ose informata lidhur me çfarëdo deklarimi nga ta, rezultatet e ekzaminimit fizik dhe mental, testet shkencore ose eksperimentet e bëra lidhur me çështjen, dhe kallëzimet penale dhe raportet e policisë dhe informatat lidhur me provat materiale të mbledhura gjatë hetimit. Pas ngritjes së aktakuzës prokurori publik i siguron mbrojtësit çfarëdo materiali të ri të kësaj natyre brenda dhjetë ditëve nga pranimi i tyre. Id. Mbrojtja ka obligime reciproke për njoftimin e prokurorit me të dhënat lidhur me paraqitjen e alibisë ose për përjashtimin e përgjegjësisë penale, si dhe listën e emrave të dëshmitarëve të cilët mbrojtja synon t’i thërret për dëshmim. Id. neni 308.

Page 33: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

23

Prandaj Kodi i procedurës penale është kryesisht i paanshëm me rastin e ndarjes së të drejtave për avokatët dhe prokurorët. Por kjo nuk nënkupton se përgjithësisht është i barabartë dhe se ekziston barazia e vërtetë e armëve në praktikë. Avokatët janë ankuar lidhur me procedurën për mbrojtjen e dëshmitarëve, e veçanërisht në rastet e gjykimeve për krime lufte, ku prokurorët e dinin identitetin e dëshmitarit por mbrojtja jo. Prokurori ka mundësi ta merr në pyetje dëshmitarin para shqyrtimit gjyqësor dhe t’i sheh shprehjet e fytyrës nga dëshmitari kur ky i fundit përgjigjet në pyetje, dhe të zhvillojë çfarëdo verifikimi të kredibilitetit të dëshmitarit dhe reputacionit të cilin e sheh të arsyeshëm prokurori. Mbrojtësi nuk e ka këtë mundësi për t’i gjetur pikat e dobëta të tregimit të dëshmitarit, dhe është i shtrënguar të mbështetet në profesionalizmin e prokurorit dhe ndjenjën e barazisë për të zbuluar dhe bërë të njohura informatat të cilat do ta ndihmonin mbrojtjen. Sigurimi i kopjeve të dokumenteve mund të bëhet çështje problematike atëherë kur kopjuesit shpesh nuk punojnë ose kur punëtori teknik nuk është i pranishëm, dhe shikimi i dosjes mund të bëhet i rëndë kur nuk ka hapësirë adekuate për ekzaminimin e lëndës. Avokatët nganjëherë kritikojnë marrëdhëniet e afërta midis gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilat duket se ekzistojnë veçanërisht në vendet ku ata i kanë zyrat në të njëjtën ndërtesë dhe pretendojnë se disa gjyqtarë janë më tepër të gatshëm të lëshojnë pe ndaj prokurorit, se sa t’i shqyrtojnë provat dhe argumentet në mënyrë të pavarur. Fakt është se, gjyqtarët dhe prokurorët trajnohen së bashku në Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe momentalisht ata emërohen, avancohen dhe i nënshtrohen masave disiplinore nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në të cilin ka përfaqësues të të dyja profesioneve ligjore. Sipas një vëzhguesi, një të pandehuri të shquar i ishte dhënë statusi i veçantë dhe i ishte caktuar kompetenca ekskluzive e gjyqtarit ndërkombëtar, pa u njoftuar mbrojtësi lidhur me vendimin, ose pa dhënë informata mbi bazën e këtij vendimi. Shih, J. Chadbourne, Rasti Kurti: Drejtësi ose politikë?, Koha Ditore (16 maj 2007). Burimet tjera raportojnë raste të izoluara në të cilat prokurori nuk e ka njoftuar mbrojtësin paraprakisht për marrjen në pyetje të të pandehurit, dhe kur megjithatë ka vazhduar, ose në të cilat raste mbrojtësit nuk i është dhënë kopja e dokumentit të nevojshëm për provë në shqyrtimin gjyqësor. Disa vëzhgues kanë vërejtur shpërputhje në nivelin resurseve në dispozicion, trajnimit dhe përvojës të cilat e prishin realitetin e barazisë së armëve. Gjersa kjo teknikisht nuk është pjesë e standardeve ndërkombëtare për këtë faktor, është e vërtetë se një avokat relativisht i ri dhe të cilit i mungon trajnimi i avancuar dhe i paguar nga qeveria, dhe mbikëqyrja nga një avokat më i kalitur dhe që i mungon përvoja e gjatë në gjykatore, mund ta ketë të vështirë të ballafaqohet me prokurorin me orar të plotë dhe resurset që i ka në dispozicion. Ashtu si raportohet, kjo shpërputhje më së shumti shprehet në gjykimet penale në të cilat të pandehurit përfaqësohen nga mbrojtësit e caktuar sipas detyrës zyrtare, dhe kjo shfaqet edhe kohë pas kohe në rastet e gjykimeve për krime lufte ku ballafaqohet mbrojtësi vendor me prokurorin ndërkombëtar me eksperiencë. Jashtë kontekstit të procedurës penale, barazia e armëve është më pak e definuar. Në rastet civile, Ligji i vjetruar i procedurës kontestimore25 parashikon se gjyqtari (ose kryetari i kolegjit) e kontrollon procedurën, ku palët dhe mbrojtësit e tyre luajnë një rol të kufizuar. Shih p.sh., neni 311 (kryetari e drejton seancën, merr në pyetje palët, merr provat dhe jep fjalën). Neni 233 i lejon palës të kërkoj dokumentet të cilat i mban pala tjetër qysh para mbajtjes së shqyrtimit. Gjatë shqyrtimit, secila palë dhe përfaqësuesi i saj mund të kërkojë largimin nga gjykimi, të bëjë pyetje dëshmitarit ose palës tjetër, të gjitha këto sipas nenit 302. Me ligj nuk parashihet asnjë përparësi për njërën palë ndaj tjetër ose për përfaqësuesit e tyre, dhe ekipi vlerësues nuk ka dëgjuar ndonjë ankesë lidhur me trajtimin e pabarabartë ose jo korrekt gjatë këtyre procedurave. Në mënyrë të ngjashme edhe Ligji mbi procedurën administrative26 përmban parime të cilat e mbështesin barazinë para ligjit, në mënyrë objektive si dhe të paanshme, dhe të drejtat e personave juridikë dhe fizikë për qasje me kohë dhe të barabartë në tek informatat që janë në dispozicion për organet publike. LIGJI MBI PROCEDURËN ADMINISTRATIVE, nenet 5, 7 dhe 9.

25 Ligji mbi procedurën kontestimore, RSFJ GZ nr. 4/1977 (14 janar 1977). 26 Ligji mbi procedurën administrative, shpallur në fuqi me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2006/33 (13 maj 2006), www.umikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2006regs/RE2006_33.pdf.

Page 34: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

24

Dispozitat tjera të këtij ligji janë në shikim të parë neutrale, dhe nuk ka raporte të cilat e tregojnë të kundërtën në praktikë. Faktori 6: E drejta e Paraqitjes në Dëgjim

Avokatëve me të drejtën e paraqitjes para organeve gjyqësore ose administrative, në përfaqësim të klientëve të vet, nuk u mohohet kjo e drejtë dhe trajtohen të barabartë nga këto organe.

Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↔ Avokatët kanë të drejta, me disa përjashtime të caktuara, të përfaqësimit të klientëve të vet në lëndët penale dhe në përgjithësi trajtohen si të barabartë nga gjykatat. Në mesin e çështjeve tjera të barazisë, kanë dalë në sipërfaqe disa shqetësime lidhur me perceptimin e tendencës tek së paku disa gjyqtarë që u japin përparësi provave dhe argumenteve të prokurorëve. Në rastet civile dhe administrative, thuajse çdo kush mund ta përfaqësojë palën, dhe avokatët të cilët këtë e bëjnë u lejohet të paraqiten para organit dhe të kenë trajtim të barabartë gjatë angazhimit. Analiza/Sfondi: Neni 10(1) i Kodit të procedurës penale27 deklaron “Nëse me këtë Kod nuk parashihet ndryshe, i pandehuri dhe paditësi në procedurë penale kanë pozitë të barabartë”. Neni 10(2) shkon më tej dhe parashikon se “[I pandehuri ka të drejtë të deklarohet dhe atij duhet t’i lejohet deklarimi për të gjitha faktet dhe provat që e ngarkojnë dhe t’i paraqesë të gjitha faktet dhe provat që janë në favor të tij. Ai ka të drejtë t’i marrë në pyetje ose të kërkojë që të merren në pyetje dëshmitarët kundër tij dhe të kërkojë praninë dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve në favor të tij, në kushte të njëjta që vlejnë për dëshmitarët kundër tij”. Neni 77(1) deklaron se “mbrojtësi gëzon të drejta të njëjta që ia njeh ligji edhe të pandehurit, përveç atyre që shprehimisht i rezervohen të pandehurit personalisht”. Sipas nenit 70(1) të Kodit të procedurës penale, vetëm avokati i cili është anëtar i OAK mund ta përfaqësojë të pandehurin në procedurë penale. Praktikanti i avokatisë ose praktikanti mund ta zëvendësoj avokatin dhe përfaqësoj të pandehurin vetëm kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me të paktën pesë vjet burgim. Nëse dënimi i mundshëm është së paku pesë vjet, praktikanti mund ta përfaqësoj të pandehurin vetëm nëse e ka të dhënë provimin e jurisprudencës. Pranë Gjykatës Supreme të Kosovës të pandehurin mund ta përfaqësojë vetëm avokati. Id. Kufizimet e vetme të të drejtës së avokatit për përfaqësimin e të pandehurit gjinden në dispozitat e neneve 71 dhe 72 të Kodit të procedurës penale. Këto rregulla e përjashtojnë avokatin nga mundësia e përfaqësimit të më shumë të pandehurve nga i njëjti rast, dhe nga përfaqësimi i të pandehurit në rastin kur avokati është i afërm i tij, kur është palë e dëmtuar, ose kur avokati është i afërm me prokurorin, ose kur avokati ka qenë gjyqtar ose prokuror për të njëjtën çështje, ose (me disa përjashtime) kur avokati ka qenë i thirrur si dëshmitar në shqyrtimin gjyqësor. Id. Pasi të angazhohet avokati, ai/ajo nuk mund të largohet nga rasti përveç nëse ai/ajo “e prish rendin” në gjykatë edhe pasi i është tërhequr vërejtja e parë. Id. neni 336(3). Vendimi mbi largimin e sjell gjykata, por avokati mund të ngritë ankesë kundër këtij vendimi. Id. neni 337(1).

27 Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale, shpallur në fuqi me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/26 (6 korrik 2003), hyrë në fuqi më 6 prill 2004, www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2003regs/RE2003_26.pdf.

Page 35: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

25

Siç përmendet në faktorin 1, ka pasur disa raporte të incidenteve të kinse keqpërdorimit të këtij autorizimi, por nuk janë që qarta rrethanat konkrete.

Në analizë e faktorit 5 ka raporte mbi disa shqetësime lidhur me trajtimin e barabartë të avokatëve në krahasim me prokurorët në procedurë penale. Këto përfshijnë çështjet që kanë të bëjnë me qasjen në dëshmitarët e mbrojtur, kushtet për sigurimin dhe shikimin e dokumenteve nga dosja e rastit, perceptimi mbi afërsinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në disa aspekte të caktuara, dhe përgatitja superiore dhe përvoja në anën e shumicës së prokurorëve të cilët ndeshen me avokatë relativisht të ri. Nga këto shqetësime, në këtë kontekst më i vështiri është ai që ka të bëjë afërsinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe animi i pretenduar i gjyqtarëve ndaj provave dhe argumenteve të paraqitura nga prokurorët. Rregullat e përfaqësimit në procedurën civile dhe administrative janë shumë më pak të ashpra. Ligji mbi procedurën kontestimore28, në përgjithësi u lejon palëve në procedurë që t’i emërojnë personat që nuk janë avokatë që t’i përfaqësojnë ata në procedurë. Kufizimet e vetme në shumicën e rasteve janë se përfaqësuesit duhet të kenë zotësinë e veprimit dhe nuk guxojnë të paraqiten si avokatë. LIGJI MBI PROCEDURËN KONTESTIMORE, nenet 89 – 90. Neni 91 nuk e parashikon këtë në rastet kur organizatat e punës ose organizatat e bashkësive vetëqeverisëse janë në kontest pronësor juridik ku vlera e objektit të kontestit e kalon shumën e caktuar, atëherë përfaqësuesit e tyre duhet ta kenë të dhënë provimin e jurisprudencës. Por, këta megjithatë nuk kanë nevojë të jenë të regjistruar tek OAK. Neni 5 kërkon gjykatave që “palës t’ia mundësojë të shprehet lidhur me padinë dhe deklarimin e palës tjetër”. Në rastin e procedurës administrative, ligji dhe praktika nuk janë edhe aq të qarta. Neni 35.1 i Ligjit mbi procedurën administrative29 deklaron thjeshtë se palët mund të marrin pjesë “personalisht ose me përfaqësim”, pa specifikuar se kush mundet dhe kush jo të shërbejë si përfaqësues. Nuk ka raporte se avokatëve ose përfaqësuesve të caktuar t’u është refuzuar e drejta e përfaqësimit të palëve në procedurë administrative ose civile, ose të jenë trajtuar në mënyrë të pabarabartë nga gjykata ose organi administrativ. Përfaqësuesit të cilat në fakt janë avokatë, ose së paku juristë, do të kishin përparësi të dukshme në garën me palët të cilët përfaqësohen vetë ose përmes personave jo juristë, por nuk ka pasur raporte të dallimeve në trajtim. II. Arsimimi, Trajnimi dhe Hyrja në Profesion

Faktori 7: Kërkesat Akademike

Avokatët kanë arsimim juridik formal, të shkallës universitare, të fituar nga institucionet e autorizuara për dhënien e diplomave në lëmin e drejtësisë.

Konkluzioni Korrelacioni: Pozitiv Trendi: ↑ Avokatët dhe profesionistë tjerë ligjor duhet të kenë arsimim ligjor të lartë dhe formal të fituar nga ofruesit e licencuar të arsimimit të lartë. Analiza/Sfondi:

28 Ligji mbi procedurën kontestimore, RSFJ GZ nr. 4/1977 (14 janar 1977). 29 Ligji mbi procedurën administrative, shpallur në fuqi me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2006/33 (13 maj 2006), www.umikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2006regs/RE2006_33.pdf.

Page 36: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

26

Në bazë të nenit 36.3 të Ligjit mbi Avokaturën i v. 197930, një prej kërkesave për kualifikim për avokatët është “diploma e fakultetit juridik”. Përveç kësaj, në bazë të nenit 6.1.c të Ligjit të papërfunduar mbi avokaturën31, thekson se personi duhet ta ketë të kryer “fakultetin juridik ose arsimim më të lartë në drejtësi, të pranuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) si arsimim i lartë adekuat”. Në Kosovë, sikurse edhe në shumicën e vendeve të sistemit juridik kontinental, arsimimi ligjor bazohet në studimet universitare të nivelit të fakultetit, me mundësi të studimit post-diplomik që ofrohet nga fakulteti i drejtësisë ose institutit të ngjashëm për studentët pasi të kenë marrë më parë dëftesën e kryerjes së shkollës së mesme. Sipas LIGJIT MBI ARSIMIN E LARTË NË KOSOVË, shpallur me RREGULLORËN E UNMIK-ut NR.2003/14, [më tutje “LIGJI MBI ARSIMIN E LARTË”], shpije në marrjen e diplomës universitare (Bachelor) pas një studimi ekuivalent të plotë prej së paku tre vitesh pas kryerjes së shkollës së mesme. Kohëzgjatja e studimeve post-bachelor të cilat sjellin tek studimet master dhe për doktoraturë nuk është e përcaktuar me ligj. Ligji mbi arsimin e lartë pasqyron dhe përqafon parimet e përgjithshme të Deklaratës së ministrave evropian mbi arsimimin e lartë në Bolonjë (19 qershor 1999), www.bologna-berlin2003.de/pdf/bologna_declaration.pdf, [më tutje në tekst “Deklarata e Bolonjes”]. Diplomat (titujt) mund të jepen vetëm nga “bartësi i akredituar i shkollimit të lartë” sipas procesit të vlerësimit, akreditimit dhe licencimit të zhvilluar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim [AKA] nën udhëzimin e përgjithshëm nga MASHT. Id. nenet 4.1 (b) dhe (k), 4.3, 11.1 – 11.1, dhe 12.1. Sipas një raporti, AKA ende nuk është themeluar dhe nuk ka filluar të punojë. Akreditimi mund t’i jepet bartësve publikë ose privatë të arsimit të lartë, Id., dhe në certifikatën e akreditimit përcaktohet se cilët tituj dhe diploma mund të jepen. Id. neni 12.1. Pas marrjes së licencës, bartësi i akredituar gëzon autonomi të konsiderueshme në përcaktimin e planprogramit mësimor, standardet e pranimit, kualifikimet profesionale, dhe kriteret për diplomim për secilin nga fakultetet e autorizuara. Id. nenet 7.2 – 7.3. Sipas nenit 3.1 dhe 13.5(a) të Ligjit për arsimin e lartë, shkollat e licencuara duhet t’i pranojnë studentët dhe punësojnë personelin pa diskriminim mbi bazën e gjinisë, nacionalitetit ose përkatësisë etnike, në mesin e të tjerave. Mirëpo, në praktikë konfliktet historike midis kosovarëve shqiptarë dhe atyre serbë, ka çuar në krijimin e institucioneve paralele të arsimit të lartë. Lidhur me sistemet paralele, shih raportin gjithëpërfshirës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Strukturat paralele në Kosovë 2006 – 2007 (2007), www.osce.org/documents/mik/2007/04/23925_en.pdf. Konvikti i Universitetit të Prishtinës në qytetin e Prishtinës, kryesisht u shërben studentëve të grupit etnik shqiptarë, ndërsa ai tjetri në Mitrovicë, strehon kryesisht serbët etnikë. Të dyja këto janë subjekte publike dhe financohen nga fondet qeveritare dhe teknikisht janë pjesë e të njëjtit universitet, por në realitet ato punojnë të pavarura nga njëra tjetra. Dallimet etnike janë bartur në të dyja këto fakultete juridike të drejtuara nga këta ofrues dhe në profesorët të cilët i mësojnë studentët e vet. Nga një këndvështrim i shkurtër historik, Fakultetit juridik i Mitrovicës është themeluar në vitit 1961 dhe ka filluar veprimtarinë në muajin tetor të atij vitit dhe si pjesë e Universitetit të Beogradit. I njëjti u bë pjesë e Universitetit të Prishtinës me themelimin e këtij të fundit në vitin 1969. Gjatë viteve të 90-ta, shqiptarët etnikë nuk ishin lejuar të mësonin drejtësinë në fakultetin e Prishtinë, kështu që fakultetit juridik në Prishtinë përbëhej gati ekskluzivisht nga profesorët dhe studentët të përkatësisë etnike serbe. Gjatë asaj periudhë, profesorët shqiptarë të Kosovës e kanë drejtuar një fakultet ilegal dhe paralel të drejtësisë dhe atë nëpër shtëpitë private në Prishtinë, duke i mësuar studentët etnik shqiptarë. Sigurisht se studimet dhe notat e këtij fakulteti nuk njiheshin nga autoritetet serbe dhe studentët të cilët i përfundonin studimet nuk kishin mundësi ta paraqisnin provimin e jurisprudencës në mënyrë që të bëheshin avokatë. Pas luftës 1998 – 1999, profesorët dhe studentët etnik serbë u zhvendosën në Mitrovicë ndërsa shqiptarët etnikë e morën kompleksin e Prishtinës, duke rezultuar me situatën e tanishme të de facto segregacionit. Disa

30 Ligji mbi avokaturën dhe ndihmën tjetër juridike (22 nëntor 1979), GZ e KSA të Kosovës nr. 48/1979 (24 dhjetor 1979) [“Ligji mbi avokaturën - 1979”] 31 Ligji mbi Avokatinë, nr. 2004/40 (8 shtator 2004) [“Draft Ligji mbiAvokatinë”].

Page 37: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

27

prej lëndëve të mësuara në Mitrovicë kanë të bëjnë me ligjet e Serbisë (që në disa raste përputhet me disa ligje të para luftës të cilat janë ende të zbatueshme në Kosovë), ku disa prej tyre ligjërohen nga profesorët serbë që nuk janë banorë. Të dyja fakultetet e drejtësisë pretendojnë legjitimitetin e Universitetit të Prishtinës të themeluar në vitin 1969. Në Kosovë janë themeluar gjithsejtë 20 institucione private dhe të licencuara të arsimit të lartë, pesë prej të cilave (të gjitha nga Prishtina) kanë fakultete të drejtësisë. Tani janë gjithsejtë shtatë fakultete juridike që funksionojnë në krahinë. Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, në qytetin e Prishtinës është më i madhi dhe më i njohuri nga të gjitha fakultetet tjera në Kosovë, prandaj ky raport do të fokusohet në të. Neni 13.1 i Ligjit mbi arsimin e lartë, parashikon se institucionet e arsimit të lartë duhet t’i miratojnë statutet, të cilat duhet t’i aprovoj ministria, dhe me të cilat duhet të rregullohet çështja e udhëheqjes dhe qeverisjes. Statuti i Universitetit të Prishtinës (5 korrik 2004) [Statuti i Universitetit të Pr.], parashikon drejtimin e centralizuar të gjithë institucionit nën kontrollin e bordit të universitetit. STATUTI I UNIVERSITETIT TË PR, neni 17. Senati është organi më i lartë i universitetit dhe përcakton strategjitë, kriteret dhe standardet për të gjitha njësitë akademike. Id. nenet 43, dhe 48 – 49. Në bazë të nenit 44, senati përbëhet prej rektorit të universitetit dhe prorektorët, dekanët e të gjitha njësive akademike, përfaqësuesit të zgjedhur nga stafi akademik prej secilës njësi, shtatë studentë të zgjedhur si anëtarë dhe dy anëtarë të zgjedhur nga stafi jo-akademik. STATUTI I UNIVERSITETIT TË PR përcakton se fakulteti i drejtësisë është një prej njësive akademike dhe ofron programin e studimit akademik nga kjo fushë. Id. nenet 65 dhe 102. Të gjitha fakultetet duhet t’i dorëzojnë senatit për miratimin e programeve të tyre studimore, përfshirë edhe kushtet e regjistrimit, planprogramin mësimor dhe kreditë e lëndëve. Id. nenet 67 dhe 103. Në pajtim me Deklaratën e Bolonjës, studimet universitare bachelor duhet të zgjasin prej tre deri në një vit e gjysmë dhe prej 180-210 kreditë, ndërsa studimet post-diplomike duhet të zgjasin prej një deri në një vit e gjysmë dhe bartin 90 – 120 kreditë. Studimet për doktoraturë vazhdojnë për tre-katër vite tjera dhe bartin së paku 180 kreditë tjera. STATUTI I UNIVERSITETIT TË PR, nenet 104 – 106. Profesorët dhe asistentët duhet ta kenë titullin e doktorit ose titullin ekuivalent në mesin e kushteve tjera. Id. nenet 182 – 184. Është raportuar se plan-programi i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës për studimet universitare përbëhet nga 42 lëndë, me nga 14 lëndë (12 të detyrueshme dhe 2 zgjedhore) për secilin prej tri viteve akademike. Sipas nenit 16, për t’u pranuar studentët duhet ta kenë të kryer shkollën e mesme dhe me sukses ta kenë kaluar provimin pranues. Një grup i profesorëve të drejtësisë e përcjellë dhe vlerëson këtë provim me shkrim (i cili jepet duke i përdorur numrat e koduar dhe jo emrat me qëllim të përjashtimit të mundësisë të identifikimit), dhe i klasifikon kandidatët bazuar në rezultatin e arritur gjatë testimit dhe pikat e mbledhura në bazë të notave të shkollës së mesme. Bazuar në numrat e siguruar nga administrata e fakultetit, Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ka pasur 4,395 studentë të regjistruar gjatë vitit akademik 2006 – 2007, prej të cilëve 1,972 (45%) ishin studente. Është interesant se neni 7 i STATUTIT TË UNIVERSITETIT TË PR deklaron zotimin e universitetit për barazi gjinore, dhe veçon se “kur kandidati mashkull ose femër i kanë të njëjtat kualifikime, kandidatja femër do të ketë përparësi”. Numri i përgjithshëm i studentëve me korrespodencë është 731. Nga 4395 studentë, vetëm 23 prej tyre janë pjesëtarë të pakicave: shtatë janë romë, shtatë boshnjakë dhe nëntë janë turq, dhe nuk ka asnjë serb. Nuk ka kushte ose preferenca speciale ose stimulim që u ofrohet pakicave. Deri në fillimin e zbatimit të Deklaratës së Bolonjes, juristët kishin katër vite fakultet për t’i kryer dhe pastaj mund ta paraqisnin shkallën e magjistraturës e cila e zgjaste një vit. Kalimi në programin tre vjeçar “bachelor” dhe programin dy vjeçar “master”, ka nxitur pakënaqësi të konsiderueshme si te studentët ashtu edhe te profesorët. Një prej çështjeve ishte ndërlikueshmëria administrative e përzierjes së lëndëve dhe studentëve të programeve katërvjeçare dhe trevjeçare në të njëjtën kohë. Një vështirësi tjetër është se plan-programi i tanishëm bartë vetëm 162 kreditë në zbatimin e standardeve të Deklaratës së Bollonjes, ndërsa 180 kreditë janë të nevojshëm për njohjen ndërkombëtare të diplomës bachelor. Problemi i tretë

Page 38: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

28

është fakti se nenet 2 dhe 3 të Ligjit të ri mbi provimin e jurisprudencës32 kërkojnë për paraqitjen e testit që në mesin e kushteve tjera, kandidati ta ketë diplomën e fakultetit juridik sipas programit të vjetër katërvjeçar, ose ta ketë magjistraturën. Pa e dhënë provimin e jurisprudencës, juristi nuk mund të bëhet avokat, gjyqtar ose prokuror. Përshtatshmërisht, studentët e interesuar në ndjekjen e cilitdo prej këtyre profesioneve, tani duhet të ketë pesë vite të studimit të drejtësisë, në vend të katër, dhe ta marrin diplomën e magjistraturës (master). Është raportuar se është duke u planifikuar plan-programi i ri mësimore i cili do ta kthejë sistemin katër/një (ose katër /1.5). Plan-programi i ndryshuar katërvjeçar i studimeve, i cili pret aprovimin, do të përbëhet nga 80 lëndë, me 15 – 18 lëndë (8 të detyrueshme dhe 7 – 10 zgjedhore) për secilin prej katër viteve akademike. Shfaqja e fakulteteve private të drejtësisë në Kosovë, veçanërisht në Prishtinë, ka bërë që disa profesorë të Universitetit të Prishtinës të dhënë mësim me orar të shkurtuar nëpër fakultetet private. Ky aranzhim është i nevojshëm për bartësit privatë, ngase në shumicën e rasteve të vetmit bartës së titujve të doktoraturës nga kjo fushë, janë profesorët e Universitetit të Prishtinës. Gjithashtu, kjo u ndihmon edhe profesorëve që t’i plotësojnë pagat tepër të dobëta universitare, dhe siguron një lloj konsistence të mësimit dhe lëndëve nëpër fakultete të ndryshme. Mangësia e kësaj situate raportohet të jetë se profesorët janë tepër të nxënë për t’i kryer këto angazhime ashtu si duhet, se nuk janë në dispozicion për t’i udhëzuar studentët të cilët kanë pyetje të veçanta, dhe nganjëherë i shkurtojnë ligjëratat e caktuara në mënyrë që t’i përmbushin zotimet tjera. Një burim ka vënë në pah se një fakultet juridik i ka profesorët e vet, dhe janë ndërkombëtarë të cilët punojnë në fakultet me orar të plotë. Bazuar në shumë raportime, lëndët e fakultetit juridik mësohen kryesisht në stilin e ligjërimit, me shumë pak ose fare pjesëmarrje të studentëve, dhe fokusohen në edukimin teorik para së gjithash dhe jo në aftësimin praktik të nevojshëm për profesionistët ligjor. Gjersa, drejtuesit akademikë dhe profesionalë e pranojnë vlerën e përfshirjes së mësimit dhe përvojës praktike në plan-program, kjo ka filluar të ndryshojë. Në vitin 2005, Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës dhe ABA/Iniciativa e sundimit të ligjit, kanë filluar të ofrojnë simulimin e klinikës ligjore, pastaj në vitin 2006 edhe lëndën e metodologjisë ligjore, të dyja këto që tani janë lëndë zgjedhore dhe asnjëra prej tyre nuk bartë kreditë. Klinikat ligjore ndahen në dy pjesë, penale dhe civile, për deri në 25 studentë për secilën pjesë, dhe ofrohen sipas një bashkëpunimi me përfaqësuesit e gjyqësorit, avokaturës dhe prokurorisë. Klinikat kanë dy orë mësimore në klasë, simulimin dhe ushtrimin e roleve, së bashku me gjashtë orë të mësimit praktik, mentorim dhe vëzhgim nëpër gjykata dhe nëpër zyre. Deri në kohën e vizitës nga ekipi vlerësues, gjithsejtë 165 studentë kishin marrë pjesë në këto dy klinika ligjore. Klinika me klientë të vërtetë, që ju mundëson studentëve të drejtësisë që të punojnë në raste të vërteta për klientët në gjendje të rëndë materiale dhe nën mbikëqyrjen e avokatit, ende nuk ka filluar të funksionojë në fakultet por, ky program është në zhvillim e sipër. Lënda e metodologjisë ligjore vë në theks të menduarit kritik në teori dhe praktikë, me një trajnim rigoroz dhe zhvillim të analizës së rastit dhe argumentimit. Lënda ka mësime praktike lidhur me teknikat siç janë: hulumtimi, shkrimi dhe hartimi, duke i akomoduar 30 studentë në të njëjtën kohë. Klinikat dhe lënda e metodologjisë e përfundojnë semestrin me detyrën e “simulimit të gjykimit” të cilat janë mjaft të popullarizuara tek studentët dhe rregullisht tejkalohet numri i studentëve të regjistruar për përcjelljen e këtij gjykimi. Siç është përmendur edhe në pjesët tjera, gjersa avokatët duhet ta kenë shkallën universitare të edukimit në drejtësi, tjetërkush nuk ka nevojë të jetë avokatë për të përfaqësuar palën në procedurën civile dhe administrative. Në këto raste, nuk ka standarde kualifikuese për përfaqësim ligjor. Kosova i përmbush standardet për korrelacion pozitiv me këtë standard ndërkombëtar, i cili nuk e merr parasysh cilësinë e arsimimit ligjor të ofruar. 32 Ligji mbi provimin e jurisprudencës, shpallur në fuqi me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2006/30 (2 maj 2006) www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2006regs/RE2006_30.pdf [“Ligji i ri për provimin e jurisprudencës”].

Page 39: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

29

Faktori 8: Përgatitja për Ushtrimin e Ligjit

Juristët posedojnë njohuri adekuate, aftësi dhe trajnim për ushtrimin e ligjit pas përfundimit të arsimimit ligjor.

Konkluzioni Korrelacioni: Negativ Trendi: ↔ Aspekti teorik i pjesës më të madhe të arsimimit ligjor në Kosovë, krahas kushteve të ngjeshura dhe rrethanave historike, nënkupton se shumica e juristëve të posa diplomuar nuk janë të përgatitur mirë për ushtrimin e ligjit. Analiza/Sfondi: Plan-programet mësimore të cilat i ofrojnë shumica e bartësve të licencuar të arsimimit ligjor, duket se ofrojnë njohuri teorike të arsyeshme dhe të fuqishme mbi drejtësinë në shumicën e fushave, por vetëm pak syresh do të konsiderojnë se i posa diplomuari tipik (nga Kosova ose shumica e vendeve) do të ketë njohuri, aftësi ose trajnim adekuat për ushtrimin e ligjit. Arsimimi ligjor në pjesën më të madhe të Kosovës, vuan nga pasojat e turbullirave të viteve ë 90-ta, kur shqiptarët etnikë kanë mësuar dhe kanë studiuar drejtësinë në klasat ilegale dhe pa njohje zyrtare, si dhe nga nevojat e pasluftës për të rindërtuar Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Në shumë raste, profesorët ishin të moshuar dhe jepnin mësim për lëndët duke shfrytëzuar tekstet të cilat i kishin shkruar shumë vite më parë. Pesë fakultetet juridike private në Prishtinë kanë filluar punën në këto pesë vitet e fundit, pra gjinden në fazën fillestare. Gjersa serbët etnikë të Kosovës kishin mundësi të mësonin dhe ndiqnin fakultetin juridik gjatë viteve të 90-ta si në Mitrovicë ashtu edhe në Prishtinë, këta të kampit të fakultetit të Prishtinës me përfundimin e luftës u zhvendosën në Mitrovicë, duke shkaktuar edhe më tepër vështirësi kalimtare. Krahas kësaj, ashtu si është shënuar në faktorin 8, fakultetet juridike të Kosovës, kanë tendenca të mësojnë lëndët në nivelin teorik, duke ofruar shumë pak mundësi për ndërveprim të studentëve. Disa aftësi praktike tani kanë filluar të mësohen në Universitetin e Prishtinës përmes klinikave ligjore penale dhe civile dhe lëndës metodologjia juridike, por kjo hapësirë mund të shfrytëzohet nga një numër shumë i kufizuar studentësh. Numri i studentëve të drejtësisë të regjistruar është tepër i madh dhe duket se vetëm do të shënojë ngritje, dujke rezultuar në salla të stërmbushura të ligjërimit dhe kushte të cilat nuk ndihmojnë pjesëmarrjen e studentëve. Profesorët kompensohen në mënyrë joadekuate, ndërsa shpesh i plotësojnë të ardhurat duke dhënë mësim me orar të shkurtuar nëpër fakultetet juridike private të Prishtinës. Kjo i bën ata tepër të angazhuar dhe studentëve të tyre ua heq mundësinë e takimit me ta jashtë klasës së mësimit. Shumica e të intervistuarve të cilët janë pyetur, kanë deklaruar se përgatitja në fakultetin juridik nuk është adekuate, por kanë pasur dallime në mendime lidhur me trendin e zhvillimit të cilësisë. Disa shpreheshin se arsimimi ligjor është duke u përmirësuar prej viti në vit, ndërsa disa të tjerë thonë se nuk kishin parë shenja të përparimit. Si është komentuar nga disa njerëz, gjithmonë do të ketë studentë me talente të veçanta dhe të zellshëm e të cilët do të kenë sukses pas përfundimit të shkollimit, e veçanërisht nëse ata kanë pasur mundësi të marrin pjesë në klinikat ligjore dhe lëndën e metodologjisë.

Page 40: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

30

Siç do të përmendet në faktorin 9, studentët e posa-diplomuar nuk kanë të drejtë ta ushtrojnë ligjin së paku jo si avokatë derisa mos ta përfundojnë stazhin e praktikantit dhe derisa mos ta kalojnë provimin e jurisprudencës. Kjo paraqitje në praktikë zakonisht i thellon njohuritë e juristit dhe aftësitë, prandaj edhe e përgatitë në praktikë. Faktori 9: Procesi i Kualifikimit

Hyrja në profesionin e avokatit bazohet në dhënien e provimit të drejtë, rigoroz dhe transparent dhe përfundimin e stazhit të mbikëqyrur të praktikantit.

Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↔ Për t’u bërë avokat, është e nevojshme (me disa përjashtime të parapara me ligj) përfundimi i një ose dy viteve të stazhit të praktikantit dhe dhënia e provimit të jurisprudencës. Shkalla e mbikëqyrjes, trajnimit dhe mentorimit të praktikantit dallon gjerësisht. Mbi gjysma e kandidatëve zakonisht dështojnë në provimin e jurisprudencës, por kjo më shumë për shkak të arsimimit të tyre të dobët ligjor dhe jo për shkak se testi është rigoroz. Analiza/Sfondi: Për t’u bërë avokat, dhe për të pasur të drejtë të papenguar për ushtrimin e ligjit në të gjitha nivelet dhe rrethanat, neni 35 i Ligjit 1979 mbi avokaturën33 kërkon që kandidati duhet të jetë i regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës [“OAK”]. Për të pasur të drejtën e regjistrimit, kandidati duhet t’i plotësoj këtu kushte:

• Të jetë nënshtetas jugosllav 34; • Të jetë i aftë për punë; • Të ketë kryer fakultetin juridik; • Të ketë provimin e dhënë të jurisprudencës 35 (ose të jetë i liruar, sikurse në rastet e

profesorëve të drejtësisë); • Të mos ketë cilësinë e punëtorit në ndërmarrje 36; • Të jetë i denjë ndaj besimit për kryerjen e avokaturës; dhe

Të mos jetë “nën hetime ose të ketë qenë i gjykuar për vepra penale kundër popullit dhe shtetit, kundër të drejtës humanitare dhe ndërkombëtare, kundër forcave të armatosura dhe për vepra tjera penale. Id. neni 36 Kushti për provimin e jurisprudencës nuk vlen për profesorët dhe ligjëruesit e rregullt të drejtësisë. Nenet 2 dhe 3 të Ligjit të ri mbi provimin e jurisprudencës, parashohin disa kushte plotësuese për paraqitjen e provimit37. Në konkretisht, individi duhet të ketë diplomën e fakultetit juridik të bazuar

33 Ligji mbi Avokaturën dhe ndihmën tjetër juridike (22 nëntor 1979), GZ e KSA të Kosovës nr. 48/1979 (24 dhjetor 1979) [“Ligji mbi Avokaturën - 1979”] 34 Kjo kërkesë e trashëguar nga RSFJ, duhet të interpretohet që të kuptojë banorin e përhershëm të Kosovës. 35 Këtij testi në disa ligje tjera dhe disa autoritete i referohen si “provim i avokaturës”, por me qëllim të konsistencës dhe njohjes së faktit se ky është parakusht edhe për gjyqtarët dhe prokurorët dhe avokatët, ky raport do t’i referohet me termin “provim i jurisprudencës”. 36 Termi “organizata e punës së bashkuar” është unike për sistemin socialist të Jugosllavisë, prandaj kjo kërkesë do të interpretohet se a ndalon punësimin në ndërmarrje biznesi ose subjekt qeveritar dhe në aktivitete tjera që janë të papërshtatshme për profesionin e avokatit.

Page 41: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

31

në programin katërvjeçar ose ta ketë “diplomën master” (magjistraturën) në drejtësi, të jetë banor i Kosovës, dhe të ketë përvojë pune si praktikant së paku një vit në gjykatat e rregullta, zyrën e prokurorit ose të avokatit, ose së paku dy vite punë profesionale juridike në institucionin ose organizatën tjetër e cila merret me zbatimin e ligjeve. Studentët e drejtësisë të cilët tani i përfundojnë studimet universitare me programin trevjeçar “bachellor”, nuk do të kenë të drejtë ta paraqesin provimin bazuar në ligjin e ri. Në vend të kësaj, ata duhet t’i vazhdojnë studimet për dy vite tjera për ta fituar titullin master në drejtësi, dhe pastaj prapë do t’ju duhet ta kryejnë praktikën dhe në fund provimin e jurisprudencës. Studentët e drejtësisë të prekur nuk janë të kënaqur me këtë organizim të ri. Ligji i v. 1979 mbi Avokaturën, pritet të zëvendësohet me Draft Ligjin mbi Avokatinë38, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës por, të cilit i nevojitet aprovimi nga UNMIK-u. Përderisa kushtet për regjistrimin e avokaturës sipas këtij ligji janë diçka më të ndryshme se ato që ishin në Ligjin e v. 1979 mbi Avokaturën, prapë këtu parashihet dhëna e provimit të jurisprudencës, një vit stazh si praktikant në gjykatë, ose zyre të avokatit ose dy vite përvojë pune në administratën publike. Përshtatshmërisht, sipas të dyja këtyre ligjeve, avokati i ardhshëm duhet ta ketë të kryer stazhin e praktikantit ose të ngjashëm dhe ta ketë dhënë provimin e jurisprudencës në mënyrë që të regjistrohet në OAK. Nenet 54-62 të Ligjit të v. 1979 mbi Avokaturën, përcaktojnë rregullat themelore për praktikantët e angazhuar në zyrën e avokatit: dhe regjistrimin e tyre në regjistrin e veçantë të OAK; dhe të cilat parashikojnë se ata do të aftësohen për kryerjen e pavarur të detyrave të avokatit në pajtim me programin e obligueshëm të aftësimit dhe seminareve të krijuara nga OAK dhe avokatët mbikëqyrës; duke ua ndaluar atyre ushtrimin e avokaturës gjatë shërbimit në këtë detyrë, dhe duke kërkuar nga ta që të punojnë sipas udhëzimeve të avokatit mbikëqyrës; duke ua imponuar obligimin e fshehtësisë dhe detyrat tjera të praktikantit; duke paraparë edhe fondin e OAK për dhënien e bursave ose huave për praktikantët gjatë periudhës së shërbimit. Nenet 35-39 të Ligjit të papërfunduar mbi avokaturën përmban dispozita të ngjashme, duke shtuar këtu se praktikanti mund ta përfaqësojë avokatin e vet mbikëqyrës në gjykatat komunale dhe se mbikëqyrësi bartë përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara nga praktikanti gjatë kryerjes së detyrës së tij. Rregullat plotësuese janë paraparë në nenet 78 – 84 të Kodit të Etikës Profesionale për Avokatë të OAK-së (11 qershor 2005). Raportet vënë në pah se mundësitë për stazhin e praktikantit në Kosovë janë mjaft të kufizuara për të diplomuarit e drejtësisë. Disa besojnë se për t’u punësuar në këtë detyrë, duhet të kesh lidhje. Shumë të diplomuar e kryejnë këtë punë pa kompensim ose me kompensim simbolik vetëm sa për ta fituar kushtin e paraqitjes së provimit të jurisprudencës. Nga shumë burime vërehet se natyra e punës, si dhe përfitimet e arritura dallojnë në mënyrë të konsiderueshme nga avokati dhe nga gjykata se ku e kryen punën praktikanti. Disa mbikëqyrës janë mësues të ndërgjegjshëm të cilët ofrojnë përvojë të mirë aftësuese dhe të vëzhgimit, ndërsa disa të tjerë i shfrytëzojnë praktikantët për punë administrative ose për të punuar në pranimin e palëve. Shumica e madhe e avokatëve në Kosovë punojnë si avokatë individual, të cilët shpesh nuk kanë kohë, hapësirë të punës dhe thellësi për të ofruar mbikëqyrje dhe aftësim të duhur. OAK i financon 10 praktikantë në vit për të shërbyer në zyrat e avokaturës në bazë të kontratës në të cilën përcaktohen detyrat e praktikantit dhe avokatit të tij, duke përfshirë natyrën e punës dhe aftësimin që duhet ofruar. Përmes këtij programi, praktikantët marrin 100 euro në muaj si dhe atë që përgjithësisht konsiderohet si përgatitje e shkëlqyeshme për ushtrimin e avokaturës. OAK gjithashtu përgatit dy seanca të trajnimit në një muaj për këta praktikant, dhe për t’ju ndihmuar atyre në përgatitjen e provimit të jurisprudencës. 37 Ligji mbi provimin e jurisprudencës, shpallur në fuqi me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2006/30 (2 maj 2006) www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2006regs/RE2006_30.pdf [“Ligji i ri për provimin e jurisprudencës”] 38 Ligji mbi Avokatinë, nr. 2004/40 (8 shtator 2004) [“Draft Ligji mbi avokatinë”].

Page 42: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

32

Provimet e jurisprudencës deri në prill të vitit 2007, në të vërtetë janë mbajtur në bazë të ligjit të vjetër ndërsa i pari që do të mbahet mbi bazën e Ligjit të ri mbi provimin e jurisprudencës do të organizohet në qershor 2007. Provimi i jurisprudencës përbëhet nga pjesa e provimit me gojë dhe me shkrim dhe ligji i mëhershëm lejonte kandidatët që të hyjnë në pjesën me gojë të provimit pa marrë parasysh se a e kishin dhënë pjesën me shkrim apo jo. Ndryshimi më i madh në ligjin e ri është kushti i dhënies së pjesës me shkrim për ta fituar të drejtën e hyrjes në pjesën e provimit me gojë. Provimi organizohet dhe vlerësohet nga komisioni të cilin e formon Ministria e Drejtësisë. Disa besojnë se lidhjet kanë rol në vlerësimin e provimit, disa të tjerë nuk pajtohen, së paku për pjesën me shkrim e cila zhvillohet mbi bazën e kodeve me të cilat fshihet identiteti i pjesëmarrësve. Identiteti është i njohur në pjesën e provimit me gojë. Në provim përfshihen 12 fusha ose tema. Kandidatët duhet të paguajnë 150 euro për paraqitjen e provimit. Historikisht, shkalla e suksesit në dhënien e provimit të jurisprudencës ka lëvizur prej një të tretës deri në gjysmën e atyre që e kanë paraqitur, që shpjegohet në tabelën si në vijim: REZULTATET E PËRGJITHSHME TË PROVIMEVE TË JURISPRUDENCËS 2001 - 2007 VITI GJITHSEJT

KANDIDATË KANDIDATË QË KANË KALUAR

PËRQINDJA/SHKALLA E SUKSESIT

2001 77 26 33.8 2002 360 193 53.6 2003 380 131 34.5 2004 381 98 25.7 2005 226 81 35.8 2006 211 104 49.3 2007 (YTD) 132 65 49.2 TOTAL 1,767 698 39.5 Burimi: Ministria e Drejtësisë – Departamenti i administratës. Shkalla e suksesit nuk është e ndarë sipas gjinisë dhe pakicave. Janë siguruar informatat lidhur me përfaqësimin e grave dhe pakicave nga kandidatët që e kanë dhënë provimin por jo edhe përqindja e kandidatëve femra dhe pakica të cilët kanë hyrë në provim dhe të cilin e kanë dhënë. Gjatë gjithë periudhës prej 2001 – 2007, gratë kanë përfaqësuar 28.5% të kandidatëve të suksesshëm, por gjatë katër viteve të fundit 33% është përqindja mesatare. Shkalla e dhënies së provimit nga pjesëtarët e pakicave etnike ka qenë e ulët gjatë këtyre viteve, zakonisht është sjellë nga 3-4 % e totalit; ku përfshihen serbët, boshnjakët dhe turqit por jo edhe romët. Neni 2.1 i Ligjit të ri mbi provimin e jurisprudencës e ndalon diskriminimin gjatë përcaktimit të kandidatëve me të drejtë paraqitje “mbi bazën e racës, ngjyrës, fesë, gjinisë, mendimit politik, përkatësisë nacionale ose sociale, pasurisë, lindjes ose pozitës.” Shumë vëzhgues kanë bërë komente se përkundër shkallës së ultë të suksesit, provimi është mesatarisht i lehtë dhe do të duhej të bëhej më i vështirë. Faktit se zakonisht më shumë se gjysma e kandidatëve nuk e kalojnë provimin, i atribuohet pjesërisht kandidatëve të mbetur që e kishin humbur një dekadë të tërë gjatë viteve 90-ta, kur shqiptarëve u ishte mohuar mundësia e studimit të drejtësisë në mënyrë të hapur dhe nëpër klasa të rregullta mësimi ose që ta paraqesin provimin e jurisprudencës, ndërsa pjesërisht edukimit joadekuat në fakultetet juridike.

Page 43: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

33

Faktori 10: Organi Licencues

Pranimi i ushtrimit të avokaturës administrohet nga një organ i paanshëm dhe është objekt i shqyrtimit nga ana e organit të pavarur dhe paanshëm gjyqësor..

Konkluzioni Korrelacioni: Pozitiv Trendi: ↔ Pranimi i ushtrimit të avokaturës rregullohet nga Oda e Avokatëve të Kosovës [“OAK”], dhe ankesat ndaj refuzimit të kërkesës mund t’i paraqiten komitetit të veçantë të OAK-së dhe më pastaj edhe Gjykatës Supreme. Analiza/Sfondi:

• Ashtu si përmendet në faktorin 9, për t’u bërë avokat dhe për ta fituar të drejtën e ushtrimit të avokaturës pa pengesa, Ligji i v. 1979 mbi Avokaturën.39

Neni 10 i Ligjit të v. 1979 mbi Avokaturën i jep OAK-së pushtetin dhe përgjegjësinë e vendimit lidhur me pranimin e avokatit në profesion. OAK e ushtron këtë funksion përmes Këshillit Drejtues si organ drejtues. Shih “STATUTIN E OAK-së”]. Kandidati është i obliguar të paraqesë dokumentacionin se i plotëson kushtet e kualifikimit si dhe ta specifikoj lokacionin e zyrës së tij të avokaturës. LIGJI i v. 1979 MBI AVOKATURËN, neni 39. Sipas administratës së OAK-së dokumentacioni si në vijim duhet të paraqitet si pjesë e këtij procesi:

• Kërkesa me shkrim (për regjistrim); • Diploma e fakultetit të drejtësisë; • Vërtetimi për dhënien e provimit të jurisprudencës; • Certifikata e lindjes; • Vërtetimi se kandidati nuk është nën hetime; • Certifikata mbi zotësinë e veprimit; • Rekomandimet nga dy avokatë të regjistruar nga rajoni ku kandidati do të punoj; • Dy fotografi të reja; dhe • Dëshminë se kandidati nuk është i angazhuar në ndonjë aktivitet ose punë të

papërshtatshme. OAK ka caktuar shumën për regjistrim e cila duhet të paguhet në momentin e regjistrimit, e cila momentalisht është 460 euro. Pagesa e rregullt është 20 euro për një muaj, e paguar paraprakisht dhe në baza vjetore, kështu që avokati i ri duhet të ketë mundësi të paguaj 700 euro me rastin e regjistrimit, duke shtuar këtu edhe 150 që duhet paguar për paraqitjen e provimit të jurisprudencës. Asnjë nga personat e intervistuar nuk u ankua për lartësinë e këtyre pagesave, edhe pse për disa avokatë të ardhshëm kjo gjë ishte shqetësuese. Sipas nenit 76.6 të Statutit të OAK-së, shuma për regjistrim, anëtarësi dhe pagesat tjera përcaktohen nga Këshilli Drejtues i OAK-së. Pas pranimit, avokat duhet ta jep “deklaratën solemne”, ose betimin para kryetarit të OAK-së ose zëvendësit të tij/saj. LIGJI MBI AVOKATURËN 1979, neni 43. Nëse OAK e refuzon kërkesën, ose nëse OAK nuk ndërmerr asgjë brenda dy muajsh pas paraqitjes së të gjitha formave dhe dokumentacionit, kandidati mund ta inicioj procedurën administrative. Id. neni 40. Në bazë të nenit 14 të Statutit të OAK-së, ankesa duhet të paraqitet brenda 15 ditëve pas refuzimit të kërkesës së regjistrimit, dhe i paraqitet komisionit për ankesa të OAK-së. Ky komision është i themeluar nga Kuvendi i OAK-së që të funksionojë si organ i 39 Ligji mbi Avokaturën dhe ndihmën tjetër juridike (22 nëntor 1979), GZ e KSA të Kosovës nr. 48/1979 (24 dhjetor 1979) [“Ligji mbi Avokaturën - 1979”]

Page 44: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

34

shkallës së dytë ndaj vendimeve të Këshillit Drejtues; mund të mos përfshijë asnjë nga anëtarët e Këshillit Drejtues. Id. nenet 15 dhe 95 – 97. Komisioni duhet të vendosë brenda 60 ditëve nga dita e paraqitjes së ankesës. Id. Nëse kërkesa për regjistrim refuzohet për shkak se kandidati konsiderohet i padenjë për ushtrimin e avokaturës, kërkesa mund të paraqitet vetëm pas kalimit të dy viteve. LIGJI MBI AVOKATURËN 1979, neni 41. Nuk ka dispozitë shprehimore në Ligjin e v. 1979 mbi avokaturën ose në Statutin e OAK-së me të cilën në mënyrë shprehimore parashihet shqyrtimi gjyqësor i vendimit përfundimtar të Komisionit për ankesa të Kuvendit të OAK-së. Megjithatë, neni 40 i Ligjit mbi Avokaturën i vitit 1979 e përshkruan ankesën kundër vendimit për refuzimin e regjistrimit si “kontest administrativ”, dhe neni 140 i Ligjit mbi procedurën administrative40 parashikon se “çdo akt administrativ mund t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor ose administrativ”. Gjithashtu, neni 5 i statutit të OAK-së e përfshinë Ligjin mbi procedurën administrative në procedurën e regjistrimit si dhe në procedurat dhe vendimet tjera të OAK-së. Neni 31(5) i Ligjit mbi gjykatat e rregullta41 e bën Gjykatën Supreme të Kosovës kompetente për të vendosur mbi “ligjshmërinë e aktit administrativ të formës së prerë në konfliktin administrativ”, dhe këtë e bën përmes kolegjit për çështjet administrative. Përveç një rasti, nuk ka raportime se ka pasur ndonjë refuzim nga ana e OAK-së të kërkesave për regjistrim të paraqitura nga avokatët të cilët i plotësojnë kriteret objektive bazuar në Ligjin mbi Avokaturën 1979. Në fakt, përveç rekomandimeve nga dy avokatë ekzistues, Këshilli drejtues i OAK-së nuk kryen ndonjë hetim lidhur me kriterin subjektiv për të qenë i denjë për pranim në profesion. Përjashtimi i vetëm kishte të bënte me rastin e refuzimit të kërkesës nga OAK në vitin 2004 të paraqitur nga një ish-kujdestar (gardian) i burgut në të cilin është raportuar se të burgosurit kanë qenë të torturuar ose keqtrajtuar nga rojet e burgut nën mbikëqyrjen e kujdestarit. Përderisa kujdestari nuk ishte nën hetim dhe as që ishte i dënuar për ndonjë vepër, Këshilli drejtues i OAK-së kishte vendosur se kujdestari kishte pasur reputacion të keq, se kishte shkelur të drejtat e njeriut, dhe nëse do të regjistrohej do ta dëmtonte dinjitetin dhe reputacionin e OAK-së. Nuk dihet nëse është ushtruar ankesë ndaj vendimit të Këshillit të Odës. Shumica e ankesave të pranuara lidhur me procesin e regjistrimit, ishin se OAK kishte pakujdesi të tepruar. Burimet shpreheshin të pakënaqura mbi atë se siç raportohet, gjyqtarët e korruptuar që ishin shkarkuar nga funksionet e tyre ishin lejuar të regjistroheshin si avokatë, diçka që ka reflektuar negativisht në profesionin e avokatit. Të tjerët kanë menduar se OAK duhet të ketë më shumë konsiderata ndaj aftësive ligjore, madje edhe shëndetit mendor, të anëtarëve të ardhshëm të saj. Ligji mbi Avokaturën i vitit 1979 është në proces të zëvendësimit me ligjin e ri të miratuar në Kuvendin e Kosovës, por i cili është në pritje të aprovimit nga ana e Misioni të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Neni 6 i Draft Ligjit mbi Avokatinë42 përmban këto kritere për regjistrim:

• Aftësi profesionale; • Banor i përhershëm i Kosovës; • Fakulteti juridik, ose arsimim tjetër i lartë i njohur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe

Teknologjisë të Kosovës si arsimim adekuat i lartë; • Së paku një vit përvojë si praktikant në zyrën e avokatit ose gjykatës ose dy vite përvojë

pune në administratën publike; • Përfundim i suksesshëm i provimit të jurisprudencës në Kosovë; • Betimi solemn; • Të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale që e bën atë të padenjë për ushtrimin e

avokaturës bazuar në Kodin e etikës profesionale; 40 Ligji mbi procedurën administrative, shpallur në fuqi me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2006/33 (13 maj 2006), www.umikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2006regs/RE2006_33.pdf. 41 Ligji mbi gjykatat e rregullta, KSA e Kosovës GZ nr. 21/1978 (28 prill 1978), me ndryshimet e fundit nga GZ e KSA të Kosovës nr. 2/1989 (27 janar 1989). 42 Ligji mbi Avokatinë, nr. 2004/40 (8 shtator 2004) [“Draft Ligji mbi Avokatinë”].

Page 45: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

35

• Të mos ketë qenë i shkarkuar ose pezulluar nga funksioni i gjyqtarit ose avokatit; dhe • Të mos ketë qenë i angazhuar në ndonjë aktivitet i cili është i papërshtatshëm për

profesionin e avokatit, veçanërisht në ndonjë aktivitet me të cilin cenohet pavarësia profesionale.

Ndryshimi më i madh krahasuar me kriteret e vjetra duket se është shtimi i kriterit për aftësi profesionale dhe faktori i “shkarkimit të mëhershëm” dhe eliminimi i elementit të “të besuarit”. Mbetet të shihet nëse këto ndryshime do të kenë ndonjë reflektim në procesin dhe rezultatin e pranimit. Draft Ligji mbi Avokatinë, nuk thotë asgjë lidhur me procedurën e regjistrimit ose për procedurën e ankimit, ku thuhet se kërkesa për regjistrim duhet t’i paraqitet OAK-së dhe bordi i OAK-së duhet të vendosë brenda 60 ditëve nga dita e paraqitjes. DRAFT LIGJI MBI AVOKATINË neni 5.1 Faktori 11: Pranimi pa Diskriminim

Hyrja në profesionin e avokatit nuk refuzohet për arsye të racës, gjinisë, orientimit seksual, ngjyrës, besimit apo mendimit tjetër, origjinës etnike apo sociale, se është pjesëtar i një pakice kombëtare, të pronësisë, lindjes apo paaftësive fizike.

Konkluzioni Korrelacioni: Pozitiv Trendi: ↑ Pranimi diskriminues në Kosovë është i kundërligjshëm dhe nuk duket se ndodhë në praktikë. Gratë përbëjnë vetëm 10% të avokatëve të regjistruar, por kjo konsiderohet përparim në krahasim me 7% të vitit 2004, dhe nuk ka dëshmi për diskriminim ndaj gruas në vendimet për pranim. Minoritetet tjera përveç romëve, kanë një përfaqësim të mirë dhe të arsyeshëm në profesion. Analiza/Sfondi: Ligji mbi Avokaturën i vitit 197943 nuk thotë asgjë lidhur me mos-diskriminimin gjatë vendimit për kërkesat e kandidatëve për t’u regjistruar si avokatë. Ky ligj pritet të zëvendësohet me Ligjin e papërfunduar mbi avokaturën44, i cili gjithashtu nuk ka dispozita me të cilat ndalohet diskriminimi gjatë vendosjes për regjistrim. Në përgjithësi, edhe pse Korniza Kushtetuese45 thekson se të gjithë njerëzit “gëzojnë pa diskriminim mbi çfarëdo baze dhe në barazi të plotë, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”. neni 3.1. Ndërsa neni 3.2 i Kornizës Kushtetuese vazhdon më tutje dhe përfshin disa deklarata ndërkombëtare dhe konventa, disa prej të cilave përmbajnë dispozita të gjera kundër diskriminimit. Krahas kësaj, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin kundër diskriminimit46 në vitin 2004, dhe e ndalon diskriminimin në mes tjerash, në “qasjen në punësim ose profesion” dhe në “anëtarësim me çfarëdo organizate anëtarët e së cilës e kanë profesionin e caktuar”. Neni 4(a) dhe (d). Neni 2.1 i Ligjit mbi provimin e jurisprudencës – 200647, ndalon marrjen parasysh të dallimeve të bazuara në gjini, fe, kombësi ose kategori të ngjashme gjatë përcaktimit të të drejtës së kandidatit për ta paraqitur provimin. Për këtë arsye është mjaft e qartë se Oda e Avokatëve (OAK) nuk mundet që duke u mbështetur në ligj ta diskriminojë personin i cili kërkon të regjistrohet si avokat, dhe mbi asnjë bazë, gjinore, racore, fetare, nacionale, përkatësisë etnike ose mbi bazat tjera të mbrojtura. 43 Ligji mbi Avokaturën dhe ndihmën tjetër juridike (22 nëntor 1979), GZ e KSA të Kosovës nr. 48/1979 (24 dhjetor 1979) [“Ligji mbi Avokaturën - 1979”]. 44 Ligji mbi Avokatinë, nr. 2004/40 (8 shtator 2004) [“Draft Ligji mbi Avokatinë”]. 45 Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë [“UNMIK-u”] Rreg. Nr. 2001/9, për Kornizën Kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme në Kosovë (15 maj 2001), www.unmikonline.org/constframework.htm, e ndryshuar me Rreg. Nr. 2002/9 (3 maj 2002), www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2002regs/RE2002_09.pdf. 46 Shpallur në fuqi me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2004/32 (20 gusht 2004), www.unmikonline.org/regulations/unmikgazetter/02english/E2004regs/RE2004_32.pdf. 47 Shpallur në fuqi me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2006/30 (2 maj 2006) www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2006regs/RE2006_30.pdf.

Page 46: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

36

Nuk ka dëshmi se OAK ose palët tjera janë duke i diskriminuar femrat ose pakicat gjatë procesit të pranimit. Vendimi i vitit 2004, i Këshillit drejtues që ta (shih faktorin 10) refuzojë kërkesën për regjistrim të një serbi etnik i cili ishte ish-kujdestar në burg në të cilin të burgosurit kanë qenë të keqtrajtuar duket se ka qenë i arsyetuar në mënyrë adekuat dhe i bazuar. OAK e ka krijuar një komitet të veçantë mbi gruan dhe pakicat (duke përfshirë edhe një serb dhe tre gra në kuadër të tij) që është duke i ndjekur programet e daljes në terren për t’i tërhequr këto grupe të regjistrohen në odë, t’ju ndihmohet atyre gjatë procesit të pranimit dhe të sigurohen se do të trajtohen në mënyrë korrekte pas pranimit. Gjatë kohës së vizitës vlerësuese, planifikimet veç ishin bërë për dy programe për muajin qershor. Njëri kishte të bënte me një diskutim paneli i grave, i cili kishte për qëllim të shërbejë si katalizator për krijimin e rrjetit të grave në OAK. Tjetri kishte të bënte me një seminar që do të mbahej në dy qytete me numër të konsiderueshëm të popullatës serbe, që ka në cak të diplomuarit e ri të fakultetit të drejtësisë në Mitrovicë, në mënyrë që ata të orientohen në OAK dhe procedurën e saj të regjistrimit dhe që t’ju ndihmohet në përgatitjen e provimit të jurisprudencës. Këshilli drejtues i OAK-së në radhët e veta e ka një femër dhe një serb, ndërsa ish-kryetarja e OAK-së ishte femër. Përpjekje të veçanta gjithashtu janë bërë edhe nga Qeveria e Kosovës për t’i nxitur serbët dhe pakicat tjera që ta paraqesin dhe kalojnë provimin e jurisprudencës. Provimi organizohet në tri gjuhë (shqip, serbisht dhe anglisht), dhe në komitetin e formulimit të pyetjeve dhe notimit ka përfaqësim edhe nga pakicat. Sipas të dhënave nga administrata e OAK-së, më 25 prill 2007, numri i përgjithshëm i avokatëve ishte 461. Prej atij numri, 48, ose 10.4%, janë femra. Përderisa përfaqësimi i femrës në këtë profesion nuk është fare në përpjesëtim me numrin e tyre në popullsinë e përgjithshme, prapë paraqet një përparim duke e krahasuar me përfaqësimin prej 7.1% të raportuar në IRPL-në e vitit 2004. Në vitin akademik 2006 – 2007, 45% prej 4,395 të studentëve të regjistruar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës ishin femra, kështu që në të ardhmen pritet të ketë përparim. Kandidateve femra për pranim në këtë fakultet u jepet përparësi në krahasim me meshkujt me kualifikime të njëjta. Pakicat etnike nga aspekti kolektiv duket se janë mirë të përfaqësuara në OAK. Edhe pse nuk ka pasur në këtë kohë regjistrim të popullsisë në Kosovë, si dhe fakti se lufta e viteve 1998 – 1999 ka nxitur shumë zhvendosje të banorëve, Enti Statistikor i Kosovës (ESK) vlerëson se popullsia e tanishme e Kosovës përbëhet prej 92% shqiptarë dhe 8% prej pakicave tjera etnike48. Në bazë të shënimeve nga administrata e OAK-së, që nga 23 prilli 2007 anëtarësia e saj përbëhet prej 91.5% shqiptarë, 5.7% serbë, 1.5% boshnjakë dhe 1.3% turq, që do të thotë 8.5% prej të gjitha pakicave. Në listën e avokatëve nuk ka të regjistruar asnjë rom; përderisa përfaqësimi i tanishëm i këtij grupi në popullsinë e përgjithshme nuk dihet, të dhënat e mëhershme të ESK tregonin shifrën prej 1.7%49. Numri prej 4,395 studentësh të regjistruar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës nuk përfshinë asnjë serb, por janë 23 (0.5%) pjesëtarë të pakicave tjera përfshirë këtu edhe shtatë romë. Studentët serbë regjistrohen në fakultetin e drejtësisë në Mitrovicës.

48 ESK, “Kosova në numra 2006” (dhjetor 2006) f. 10, www.ks-gov.net/esk/esk/pdf/english/general/kosovo_figures_06.pdf. Këto përqindje krahasohen me 88% shqiptarë, 7% serbë dhe 5% të tjerë nga viti i kaluar. 49 ESK, “Kosova dhe popullsia e saj” (shtator 2003,), www.ks-gov.net/esk/esk/english/publication/pub_popu.htm.

Page 47: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

37

III. Kushtet dhe Standardet e Ushtrimit të Profesionit

Faktori 12: Formimi i Avokaturës së Pavarur

Avokatët mund ta ushtrojnë avokaturën në mënyrë të pavarur ose të bashkuar me avokatët tjerë.

Konkluzioni Korrelacioni: Pozitiv Trendi: ↑Avokatët mund ta ushtrojnë avokaturën të pavarur, ta ndajnë zyrën me dikë, ose mund të formojnë firmë juridike, edhe pse këtu ekziston një hezitim historik i krijimit të firmave juridike dhe si duket vetëm një e tillë është duke funksionuar tani. Nëse aprovohen ndryshimet në ligjin me të cilin rregullohet ky profesion, mund të pritet shkallë më e gjerë e këtyre asociacioneve. Analiza/Sfondi: Neni 4 i Ligjit mbi Avokaturën 197950 thotë se “avokatët . . . janë të pavarur në kryerjen e detyrës së tyre”, the thuajse të gjithë avokatët e Kosovës duket se e kuptojnë këtë dispozitë në kuptimin e plotë të fjalës. Në të vërtetë të gjithë janë avokatë individualë, edhe pse disa prej tyre hyjnë në marrëveshje të ndarjes së zyrës por që e ruajnë pavarësinë e tyre dhe i kanë klientët e vetë dhe të hyrat, por i ndajnë në mes veti shpenzimet e objektit të përbashkët, pajisjeve e ndonjëherë edhe stafit. Sipas nenit 26 të Ligjit mbi Avokaturën 1979, avokati mund ta ketë vetëm një zyre. Neni 28 vazhdon më tej dhe u jep të drejta avokatëve që t’i bashkojnë zyrat dhe krijojnë “zyra të përbashkëta”, organizata të vetëqeverisjes të cilat e kanë statusin e njëjtë si të subjekteve tjera ekonomike. Zyra e përbashkët duhet të ketë së paku tre avokatë, të cilët lidhin kontratën me të cilën i përcaktojnë raportet e tyre dhe kushtet dhe këtë ia dërgojnë Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) për regjistrim. Id. nenet 29 dhe 30. Avokatët e zyrës së përbashkët kanë pozitë të njëjtë dhe e ruajnë pavarësinë e tyre gjatë kryerjes së detyrave të tyre. Id. nenet 31. Avokatët janë personalisht përgjegjës, bashkërisht dhe ndarazi për obligimet ndaj palëve të treta. Id. neni 33. Statuti i OAK-së (21 dhjetor 2002) në mënyrë të përsëritur i referohet shoqatave, marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe zyrave të përbashkëta dhe regjistrave të veçantë për to. STATUTI I OAK-SË, nenet 1, 4, 5, 23, 27 dhe 29 – 31. Mirëpo, Statuti i OAK-së nuk e rregullon drejtimin, raportet ekonomike dhe aspektet tjera të funksionimit. Neni 32 i Draft Ligjit mbi Avokatinë51 parashikon gjithashtu zyrat e përbashkëta për avokatët që punojnë në bazë të statutit i cili përcakton të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të anëtarëve. Zyra e përbashkët por edhe avokatët individualisht duhet të jenë të regjistruar në OAK. Id. Avokatët janë bashkërisht përgjegjës për obligimet e zyrës ndaj personave të jashtëm si dhe ndaj të punësuarve, por individualisht janë përgjegjës për përmbushjen e kërkesave profesionale dhe etike. Id. neni 33. Neni 34 parashikon themelimin e të ashtu-quajturave “shoqëri të avokaturave” nga dy ose më shumë avokatë të regjistruar, që duket të jetë subjekt i veçantë juridik i organizuar si shoqëritë tregtare ose ndërmarrjet e ngjashme. Përkundër asaj që duket të jetë autorizim i plotë për avokatët që ta ushtrojnë avokaturën në ekipe, ekipi i vlerësimit ka mësuar se është vetëm një grup i avokatëve të Kosovës që vepron si firmë juridike në kuptimin tradicional të fjalës. Kjo firmë, si thuhet është një partneritet i dy avokatëve të cilët e kanë të punësuar një bashkëpunëtor dhe një praktikant, dhe është e

50 Ligji mbi Avokaturën dhe ndihmën tjetër juridike (22 nëntor 1979), GZ e KSA të Kosovës nr. 48/1979 (24 dhjetor 1979) [“Ligji mbi Avokaturën - 1979”] 51 Ligji mbi Avokaturën, nr. 2004/40 (8 shtator 2004) [“Draft Ligji mbi Avokatinë”].

Page 48: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

38

regjistruar si partneritet ekonomik (ortakëri) pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Arsyeja kryesore se të gjithë avokatët ushtrojnë avokaturën të pavarur dhe pronarë të vetëm duket të jetë historike; avokatët gjithmonë kanë vepruar të pavarur dhe ashtu ata (dhe publiku) e shohin veten. Mund të ketë hezitim për të hyrë në partneritet edhe për shkak të pasigurisë lidhur me disa prej dispozitave të Ligjit mbi Avokaturën 1979. A nënkupton termi “status (pozitë) i barabartë” barazi ekonomike dhe të drejtimit të zyrës me vota dhe profit identik, ose vetëm i referohet statusit profesional, autoritetit dhe pavarësisë së anëtarëve? A nënkupton kërkesa që avokati “nuk duhet të jetë i punësuar në organizatën e bashkuar” se firma juridike nuk mund të punësojë avokatët të cilët do të kishin të drejtat dhe përgjegjësitë e avokatit por se do të paguheshin me rrogë dhe nuk do të kishin të drejtë vote dhe pjesë (hise) në profitin e realizuar të firmës? Ose a i parandalon thjeshtë të punësuarit nga ndërmarrjet e rregullta dhe subjektet e përbëra nga persona që nuk janë avokatë, që ta ushtrojnë avokaturën njëkohësisht? Ligji i papërfunduar i avokaturës nuk e përmend në këtë kontekst “statusin e barabartë” dhe është më pak specifik në ndalimin e punëtorëve (“që nuk janë të përfshirë në aktivitetet që janë në kundërshtim me profesionin (e avokatit) dhe veçanërisht në aktivitetet që e cenojnë pavarësinë profesionale të tij/saj), kështu që do të zbutet hezitimi kur të aprovohet ligji përfundimisht. Kur avokatët fillojnë ta shohin rolin e tyre edhe përtej mbrojtjes penale në një spektër të gjerë të praktikës ligjore, dhe kur ndikimi ndërkombëtar shtrihet në Kosovë, është për t’u pritur se avokatët do ta njohin nevojën, ndoshta të pashmangshme të bashkimit të forcave përmes firmave juridike. Firmat ofrojnë mundësi më të thella dhe më të mëdha të specializimit, konsultimit të përbashkët, ndarjes së shpenzimeve, mundësi më të mëdha të marketingut dhe shpesh rritje ekonomike dhe njëkohësisht ruajtje të pavarësisë profesionale të anëtarëve të firmës. Firma ofron mekanizëm të përshtatshëm për avokatët e rinj që të gjejnë punë ose fitojnë përvojë nën mbikëqyrjen dhe mësimin e mentorëve me përvojë, dhe duke kontribuar në profitet e firmës. Këto përfitime si kundër-shpërblim do të mund ta përmirësonin statusin dhe ndikimin në profesion, dhe do të mundësonin përmbushjen e sfidave të cilat do të vijnë në shprehje nga konkurrenca ndërkombëtare. Faktori 13: Resurset dhe Kompensimi

Avokatët kanë qasje në informatat ligjore dhe resurset tjera të nevojshme për ofrimin e shërbimeve juridike kompetente dhe kompensohen në mënyrë adekuate për këto shërbime.

Konkluzioni Korrelacioni: Negativ Trendi: ↔ Qasja në ligjet ekzistuese dhe praktikën gjyqësore vetëm sa vërehet, madje edhe nga avokatët të cilët kanë qasje në kompjuterë (dhe shumica nuk e kanë). Gjersa disa avokatë qëndrojnë mjaft mirë ekonomikisht shumica prej tyre nuk kompensohen në mënyrë adekuate për shërbimet e tyre. Analiza/Sfondi: Qasja e avokatëve në ligje dhe komentet përkatëse vazhdon të jetë e çrregullt. Kjo pjesërisht për shkak se burimet e tanishme dhe gjithëpërfshirëse nuk janë adekuate, dhe pjesërisht për shkak se burimet më të kërkuara janë në dispozicion vetëm “on line” dhe shumë avokatëve ju mungojnë aftësitë kompjuterike ose qasja. Në rastin e ligjeve dhe rregulloreve, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK-u) e ka një faqe të internetit e cila përmban gazetën zyrtare me të gjitha rregulloret e shpallura dhe udhëzimet administrative në të tri gjuhët, përfshirë edhe rregulloret e ligjeve të aprovuara nga UNMIK-u dhe të miratuara nga Kuvendi i Kosovës që nga viti 1999. Kjo gazetë e dobishme prapë

Page 49: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

39

nuk i përfshin të gjitha ligjet në fuqi në krahinë52, sikur që janë ato të shpallura në fuqi para vitit 1999 nga qeveritë e mëhershme dhe të cilat nuk janë diskriminuese dhe nuk janë zëvendësuar nga ligjet e reja të Kosovës. Gjithashtu, ekziston një vonesë prej disa muajsh para se ligji i ri ose rregullorja të publikohen në atë faqe dhe nuk ekziston kopja e shtypur e ligjit ose rregullores së botuar. Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e kanë krijuar gazetën e vet zyrtare, gjithashtu në të tri gjuhët, që është në dispozicion edhe “on line” (ndërtim e sipër) edhe në të shtypur; mirëpo kjo gazetë nuk ka filluar të funksionojë deri në vitin 2005 dhe nuk publikohet aq shpesh. Një partner ndërkombëtar ofron disqe të ligjeve të Kosovës për avokatët por ato nuk janë të përfunduara. Për vite me radhë, Qendra Juridike e Kosovës [“QJK”] ka përgatitur përmbledhjet e shtypura të ligjeve për publikun dhe për avokatët, por nuk ka më fonde për këtë qëllim dhe kontraktuesi i mëvonshme raportohet se nuk ka arritur ta kryej këtë punë. Qendra burimore për mbrojtje penale juridike është krijuar të ofrojë vend të resurseve, përfshirë konventat ndërkombëtare dhe autoritetet ligjore, për avokatët mbrojtës në procedurë penale që përfaqësojnë të pandehurit e akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe për krime lufte. Asnjëherë nuk ka pasur për qëllim të ofrojë resurse për avokatët ordinerë, mirëpo, edhe nuk ka më staf ndërkombëtar dhe financim ndërkombëtar pas pak vitesh të themelimit. Tani funksionon me aktivitet tejet të reduktuara si degë e Odës së Avokatëve të Kosovës [OAK]. Edhe kur ligjet dhe rregulloret janë në dispozicion, ato nuk janë të klasifikuara ose koduara mirë për përdorim të lehtë. Duket të mos ketë asnjë shërbim për raportimin e ligjeve dhe i cili vepron mbi bazën e vet-financimit dhe që do të mund të punojë pa ndihmën e gjerë ndërkombëtare. Jurisprudenca është në dispozicion vetëm lidhur me vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës të cilat janë përzgjedhur nga QJK për buletinin e veçantë. Ky burim është mjaft i dobishëm por nuk është gjithmonë aktual, gjithsesi nuk është gjithëpërfshirës. Shumë prej vendimeve të Gjykatës Supreme mbeten të pa publikuara, dhe vendimet e gjykatave të instancës më të ulët asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e këtyre publikimeve. Prandaj, është vështirë për gjyqtarët si dhe për avokatët të dinë se çka paraqet jurisprudencë në Kosovë. OAK nuk ka mundësi dhe mjete të bëhet burim i shfrytëzueshëm i informatave ligjore. Oda e ka vetëm një zyre të vogël, dhe biblioteka e saj përbëhet nga një raft librash në zyrën e kryetarit me një koleksion të vogël dhe pa vend përkatës për t’u ulur dhe lexuar. Kompjuterët e vetëm përdoren për administratën e brendshme të OAK-së, procedimin e të dhënave, regjistrimin dhe të dhënat financiare. OAK e publikon buletinin (në gjuhën shqipe dhe serbe) që mbulon zhvillimet më të rëndësishme juridike, por është jo i plotë dhe nuk botohet rregullisht, raportohet se kjo bëhet një herë ose dy herë në vit. Për të mësuar për zhvillimet më të reja në legjislacion, shumë avokatë varen nga informatat të cilat ata i shkëmbejnë në mbledhjet e OAK-së dhe bisedat me personelin gjyqësor. Statuti i OAK-së (21 dhjetor 2002) përmban dispozita lidhur me bibliotekën dhe buletinin e OAK-së, nenet 151 – 155 gjegjësisht 163 – 165, por duket se më shumë mbeten në dëshira se sa të jenë të mundshme në realitetin e sotëm. Një OJQ, “Shoqata e juristeve – NORMA, gjithashtu mbledh literaturë juridike dhe publikon buletin informativ, kryesisht lidhur me çështjet e barazisë gjinore. Lidhur me kompensimin, nuk ka statistika zyrtare ose vlerësime joformale madje që tregojnë për kompensimin e avokatëve. Mendimi i përgjithshëm është se vetëm pak avokatë i kanë punët mirë, disa për shkak se e kanë krijuar reputacionin dhe kanë demonstruar shkathtësi ndërsa të tjerët, kinse në bazë të sjelljeve të tyre të pahijshme ose të kundërligjshme. Besohet se shumica e madhe e avokatëve përpiqen t’ia dalin muajit. Ekonomia e Kosovës është e dobët dhe shumë klientë ose klientë të mundshëm janë të varfër. Shumë avokatura përshirë edhe të avokatëve me përvojë, janë dhomëza të vogla me pajisje dhe mobile të kufizuara dhe nuk kanë të punësuar e madje as hapësirë për ta punësuar dikë. Avokatët e rinj ballafaqohen me barrën plotësuese të 52 Shih Rregulloren e UNMIK-ut nr. 1999/24, mbi ligjin në fuqi në Kosovë (12 dhjetor 1999), www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E1999regs/RE1999_24.htm, ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/59 (27 tetor 2000), www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2000regs/RE2000_59.htm

Page 50: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

40

fillimit të punës në avokaturë pasi t’i kenë paguar shpenzimet e shkollimit, provimit të jurisprudencës, regjistrimit në OAK dhe pagesën me një këst të anëtarësisë njëvjeçare në OAK; atyre gjithashtu u mungon emri i njohur të cilin kanë nevojë ta krijojnë në mënyrë që t’ju shkojnë klientët dhe të sigurojnë mjetet për reklamim të shërbimeve të tyre profesionale. Në pajtim me nenin 23 të Ligjit mbi Avokaturën të vitit 197953, OAK ka autorizime dhe përgjegjësi për publikimin e tarifës së shpërblimit dhe kompensimit të shpenzimeve për avokatët për shërbimet dhe rrethanat e ndryshme. Kjo skemë tarifore kompensimit është paraparë në tarifën e miratuar nga Këshilli drejtues i OAK-së më 21 dhjetor 2002 [më tutje në tekst “tarifa””]. Në tarifë përcaktohen pagesat për shërbimet në procedurë penale dhe kontestimore bazuar në “një punë të kryer” duke autorizuar pagesa të ndara për hartimin e shkresave të ndryshme dhe parashtresave, si dhe për paraqitjet e veçanta dhe veprimet tjera të ndërmarra gjatë rrjedhës së një rasti. Dispozita të ngjashme mbulojnë hartimin e kontratave dhe dokumenteve tjera ligjore (ku avokati mund të kërkojë shumën sipas tarifës ose deri në 1% të vlerës së kontratës), dhënie të këshillës dhe mendimit juridik, shikimin e dokumentit dhe shërbimet tjera juridike. Neni 4 i tarifës u lejon avokatëve të ngarkojnë më pak se shuma e përcaktuar me tarifë, por jo më pak se 50% të asaj vlere. Gjithashtu i lejon avokatit të kërkoj më shumë se sa shuma e përcaktuar me tarifë, por jo më shumë se dyfishin e shumës së përcaktuar. Me rastin e dhënies së shërbimeve juridike për të huajt, avokati mund ta ngarkojë klientin bazuar në tarifën e zbatueshme në vendin nga i cili vjen klienti. Id. neni 2. Nga disa avokatë tarifa është kritikuar për shkak të shumave të vogla, dhe ata besonin se duhet ngarkuar aq sa e lejon tregu. Për shumicën e të tjerëve, problemi është tërheqja e klientëve të cilët kanë mundësi t’i paguajnë shumat e përcaktuara me tarifë. Pikëpamjet e ndryshme midis avokatëve dhe OAK-së lidhur me arsyeshmërinë dhe ngurtësinë e skemës tarifore janë vërejtur rishtazi në Musliu, “lufta midis avokatëve”, Lajmi (15 prill 2007) në faqe 5. Ekziston një propozim për ndryshimin e tarifës që t’ju mundësohet avokatëve të caktojnë çfarëdo shume të cilën ata dhe klientët e tyre e konsiderojnë korrekte, me kusht që kjo të bëhet në formë të marrëveshjes me shkrim; ky propozim do të shqyrtohet në mbledhjen kuvendit të OAK-së në muajin korrik54. Shumë avokatë, posaçërisht ata rishtazi të regjistruar, mbështeten në të ardhurat që i fitojnë kur ata caktohen sipas detyrës zyrtare (njohur si mbrojtës “ex-officio) për rastet në procedurë penale. Këto caktime i bën prokurori gjatë fazës paraprake të procedurës dhe gjykata atëherë kur lënda është e gatshme për gjykim. Praktika e krijuar që mbrojtësi ex-officio të paguhet 30 euro për secilin veprim të ndërmarrë, deri në 250 euro për çdo muaj pa marrë parasysh numrin e veprimeve të ndërmarra ose klientëve të përfaqësuar. Gjatë vizitës së ekipit vlerësues, kjo shumë maksimale mujore është dyfishuar në 500 euro, dhe siç raportohet si përgjigjen ndaj kërkesave të OAK-së dhe shoqatës së gjyqtarëve. Mirëpo shuma prej 30 euro nuk ka ndryshuar. Ka pasur edhe ankesa lidhur me vonesat e mëdha të autoriteteve në pagimin e këtyre shërbimeve. Në anën tjetër, disa të anketuar e kanë kritikuar punën dhe zellin e shumë prej mbrojtësve ex-officio, duka aluduar se në disa raste këta avokatë kanë janë kompensuar tepër në krahasim me shërbimet që i kanë dhënë. Në mes muajit korrik 2001 dhe gusht 2005, një program i financuar nga Agjencia Evropiane për Rindërtim ka ofruar përmes OAK-së ndihmë juridike falas për personat me të ardhura të ulëta dhe për çështjet nga procedura civile dhe administrative. Ky ishte një burim shtesë për punësimin e avokatëve por ky projekt përfundoi me ndërprerjen e financimit. Shpallja në fuqi e RREGULLORËS SË UNMIK-ut NR. 2006/36 MBI NDIHMËN JURIDIKE FALAS (7 Qershor 2006), bën thirrje që ndihma juridike falas të jepet nga avokatët dhe për individët në pozitë të pafavorshme, në çështjet e përgjithshme penale, civile dhe administrative, dhe që ta rregullojnë çështjen e kompensimit. Deri më tani, struktura administrative për zbatimin e kësaj rregullore nuk është vendosur tërësisht dhe 53 Ligji mbi Avokaturën dhe ndihmën tjetër juridike (22 nëntor 1979), GZ e KSA të Kosovës nr. 48/1979 (24 dhjetor 1979) [“Ligji mbi Avokaturën - 1979”] 54 OAK e ka miratuar ndryshimin e tarifës në kuvendin e saj të 7 korrikut 2007.

Page 51: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

41

nuk janë ndarë fonde për punën e mbrojtësve. Kur të zbatohet dhe financohet tërësisht, kjo rregullore ka potencial të rritjes së mundësive të punësimit dhe niveleve të kompensimit për avokatët. Kushtet ekonomike me të cilat ballafaqohen avokatët, edhe pse dekurajuese, nuk dallojnë shumë nga ato të profesionistëve tjerë ligjor. Sipas një burimi, gjyqtarët e gjykatës komunale dhe prokurorët marrin 380 euro në muaj (neto), ndërsa gjyqtarët e gjykatave të qarkut dhe prokurorët marrin 480 euro në muaj (gjithashtu neto). Një i intervistuar tjetër ka theksuar se kryeprokurori i Kosovës dhe kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës marrin vetëm 560 euro në muaj neto, që janë dukshëm të ulëta si paga për profesionistët më të lartë të fushave gjegjëse. Në Kosovë si tërësi, paga mesatare e punëtorit në sektorin privat është 211 euro në muaj, ndërsa në sektorin publik të ardhurat janë 190 euro55; nuk është treguar se këto shuma përfshijnë taksat ose jo. Faktori 14: Arsimimi i Vazhdueshëm Ligjor

Avokatët kanë qasje në arsimimin vazhdueshëm ligjor për ruajtjen dhe fuqizimin e aftësive dhe njohurive të nevojshme për profesionin e avokatit.

Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↔ Janë disa programe të arsimimit të vazhdueshëm ligjor [më tutje në tekst “AVL”] në dispozicion për avokatët e Kosovës, por janë relativisht të pazakonshme dhe tendenca është që kryesisht organizohen dhe financohen nga sponsorët ndërkombëtar. Avokatët e kanë për obligim moral të vazhdojnë me studimet juridike, por ky obligim shumë i përgjithësuar dhe nuk është i përcaktuar numri minimal i orëve të obligueshme për mësim. Analiza/Sfondi: Në Ligjin mbi Avokaturën - 197956 asgjë nuk flitet për arsimin e vazhdueshëm ligjor ose me të nuk obligohen avokatët që ta ruajnë, përmirësojnë ose t’i freskojnë aftësitë e tyre profesionale dhe njohuritë. Për dallim nga kjo, neni 16 i Draft Ligjit mbi Avokatinë57 në mënyrë specifike e obligon avokatin të merr pjesë në programet AVL dhe në aktivitetet tjera të parapara me Statutin e OAK-së dhe dokumentet tjera ligjore, me numrin minimal to orëve të obliguara ose të pritura për një vit e që do të përcaktohen me aktin normativ të OAK-së. Statuti i tanishëm i OAK-së (21 dhjetor 2002) [“Statuti i OAK-së”] i referohet AVL-së vetëm deri në atë masë sa e quan “ngritjen e vazhdueshme të nivelit profesional të avokatëve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë ….” si një nga detyrat e OAK-së dhe këtë përgjegjësi ia cakton Këshillit drejtues. STATUTI I OAK-SË, nenet 4.3 dhe 76.8. Raportohet se ekziston komitetit për AVL-në brenda OAK-së, por ekzistenca dhe mandati i tij nuk pasqyrohen në Statutin e tanishëm të OAK-së. Krahas kësaj, neni 101 i Kodit të etikës profesionale për avokatë i OAK-së (11 qershor 2005), thekson se avokati “duhet vazhdimisht t’i thellojë njohuritë e veta, duhet ta studiojë literaturën juridike dhe hulumtojë nga afër çdo ngjarje aktuale, shkencore dhe progres kulturor, ngjarje politike etj.” Mirëpo nuk përmban asnjë obligim specifik për AVL-në ose nuk përcakton minimumin e orëve të pjesëmarrjes në këto aktivitete. Përshtatshmërisht, përgjegjësia aktuale e avokatëve për AVL është vetëm morale/etike

55 Raport i Entit Statistikor të Kosovës, “Kosova në numra 2006” (dhjetor 2006), www.ks-gov.net/esk/esk/pdf/english/general/Kosovo_figures_06.pdf. 56 Ligji mbi Avokaturën dhe ndihmën tjetër juridike (22 nëntor 1979), GZ e KSA të Kosovës nr. 48/1979 (24 dhjetor 1979) [“Ligji mbi Avokaturën - 1979”] 57 Ligji mbi Avokatinë, nr. 2004/40 (8 shtator 2004) [“Draft Ligji mbi Avokatinë”].

Page 52: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

42

dhe ky definicion i obligimit është i shthurur dhe dykuptimtë për të qenë kuptimplotë dhe i zbatueshëm. Një numër i kufizuar i programeve të AVL-së janë në dispozicion për avokatët e Kosovës. Ato kryesisht zhvillohen nën ombrellën e OAK-së, por që organizohen dhe financohen nga donatorët ndërkombëtarë siç janë: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE); Këshilli i Evropës; Agjencia e SHBA-ve për zhvillim ndërkombëtar (USAID) dhe ABA/Iniciativa e sundimit të ligjit.. Nuk janë dhënë shënime konkrete mbi numrin, temat, lokacionet dhe shifrat mbi pjesëmarrjen për ekipin vlerësues, por është raportuar se ka pasur programe lidhur me Kodin e ri të procedurës penale dhe Kodin penal, që janë mbajtur nëpër komuna të shumta anekënd krahinës. Të tjerat programe kanë mbuluar të drejtën civile, administrative, deklarimin e fajësisë dhe çështje tjera, zakonisht në formën e ligjërimit por tani së voni duke zbatuar edhe teknikat interaktive të mësimdhënies. Disa syresh janë mbajtur në vendet tjera dhe mbi tema të ndryshme. OSBE-ja ofron programin trajnues dy herë në muaj për praktikantë për t’ju ndihmuar atyre në përgatitjen e provimit të jurisprudencës. OAK së bashku me Shoqatën e gjyqtarëve të Kosovës dhe/ose Shoqatën e prokurorëve të Kosovës organizon kohë pas kohe programe trajnuese. Një organizatë tjetër “Shoqata e juristeve – NORMA”, ka organizuar shumë punëtori, seminare dhe tryeza diskutimi anekënd Kosovës, duke u fokusuar kryesisht në të drejtën familjare dhe çështjet e gruas dhe jo vetëm për avokatët por edhe publikun e gjerë. Deri para disa vitesh, Qendra Juridike e Kosovës ka ofruar AVL e financuar nga Agjencia Evropiane për Rindërtim por ky financim është ndërprerë. Duke qëndruar në të njëjtën temë, edhe Qendra burimore për mbrojtje penale juridike ka ofruar më herët trajnime AVL por edhe kjo e ka humbur mbështetjen financiare ndërkombëtare dhe është detyruar t’i reduktojë angazhimet e veta. Nuk ka fare dyshim se ka nevojë të madhe për AVL për avokatët e Kosovës. Ekziston një pajtim i gjerë se arsimimi ligjor nuk është adekuat për përgatitjen e të diplomuarave në ushtrimin e profesionit, dhe programi për praktikantë edhe pse i dobishëm, nuk e tejkalon plotësisht këtë mangësi. Ligjet dhe jurisprudenca janë duke u ndryshuar vazhdimisht në Kosovë, por nuk janë në dispozicion për të gjithë avokatët. Konventat evropiane dhe ato ndërkombëtare dhe ligjet janë ose do të jenë të rëndësishme për ata avokatët në Kosovë, por nuk ka ndonjë angazhim sistematik për përgatitjen e tyre në këto fusha. Avokatët më të moshuar i kanë fituar njohuritë juridike nga fakultetet të cilat nuk mund të jenë më të sakta ose relevante, dhe që nuk kanë pasur lëndë që janë të rëndësishme për ekonominë e tregut. Një gjeneratë e tërë e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë të penguar gjatë viteve të nëntëdhjeta të vijojnë ose mësojnë fakultetin juridik në mënyrë të hapur dhe në klasa të rregullta, dhe nga paraqitja e provimit të jurisprudencës, duke ndikuar kështu në mënyrë të qartë në kompetencën e tyre profesionale. Instituti për trajnime gjyqësore në Kosovë ofron programe të avancuara për gjyqtarë dhe prokurorë, por nuk është në dispozicion për avokatët. Ky institut do të vazhdojë ta rrisë boshllëkun e aftësive dhe njohurive midis këtyre profesioneve ligjore nëse nuk fuqizohet më shumë AVL-ja për avokatë. Si pengesë e madhe e mundësive dhe pjesëmarrjes në AVL është aspekti ekonomik dhe i qëndrimit. Shumë avokatë mendojnë se më shumë përfituese për ta është ta ushtrojnë ligjin se sa ta studiojnë, kështu që i anashkalojnë programet ekzistueset të AVL-së në favor të punës me klientë, shpesh si mbrojtës ex-officio. Ky mendim është aq i fuqishëm sa për ofruesit e AVL-së është e nevojshme t’ua paguajnë shpenzimet e udhëtimit dhe ushqimit për avokatët nga jashtë qyteti në mënyrë që ata të paraqiten për pjesëmarrje. Madje edhe atëherë disa avokatë refuzojnë të marrin pjesë në ato seminare përveç nëse kompensohen për kohën sa kanë qenë të larguar nga puna me klientë. Fatkeqësisht, fakti se shumica e sponsorëve ndërkombëtarë nuk caktojnë pagesa për regjistrim, paguajnë shpenzimet e udhëtimit dhe ushqimit dhe nganjëherë ofrojnë kompensim shtesë, kjo vetëm sa e fuqizon këtë qëndrim dhe e shtyn ditën kur AVL në Kosovë të bëhet i vet-mbajtur. Si zgjidhje e vetme për OAK-në është të caktojë numrin minimal të orëve të obliguara vjetor për mësim në AVL, të monitorojë respektimin, të ofrojë programe të nevojshme dhe të ngarkojë sa duhet për mbulimin e shpenzimeve përmes pagesave shtesë ose ngritjes së detyrimeve. Mund të jetë e përshtatshme të shkohet me këtë zgjidhje në faza gjatë disa viteve, por do të duhej vendosur plotësisht para se të shtirret mbështetja financiare ndërkombëtare.

Page 53: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

43

Një nga mënyrat e përmirësimit ose freskimit të njohurive për avokatët është që ata të nxiten të specializohen dhe pastaj të ofrojnë, dhe kërkojnë pjesëmarrje në kurset e AVL-së sipas specializimit. Njohja e specializimit edhe kështu parashikohet me nenet 44 dhe 45 të Ligjit mbi Avokaturën – 1979, nenin 9 të Draft Ligjit mbi Avokatinë, dhe nenet 156 – 162 të Statutit të OAK-së. Mirëpo, deri më tani nuk janë ndërmarrë hapa nga OAK për certifikimin e avokatëve për specializimet e tyre brenda profesionit. Faktori 15: Përfaqësimi Gjinor dhe i Pakicave

Pakicat etnike dhe fetare, si dhe gjinitë përkatëse janë të përfaqësuara në mënyrë adekuate në profesionin e avokatit.

Konkluzioni Korrelacioni: Negativ Trendi: ↔ Përderisa gjatë viteve të fundit është arritur progres, gratë vazhdojnë të jenë të nën-përfaqësuara në radhët e anëtarëve të OAK-së. Vlerësimet zyrtare të numrit të popullsisë në Kosovë, nëse janë të sakta, sugjerojnë se pakicat tjera, përveç romëve, janë arsyeshëm të përfaqësuara në radhët e profesionit të avokatëve. Analiza/Sfondi: Sipas të dhënave nga administrata e OAK-së, më 25 prill 2007, numri i përgjithshëm i avokatëve ishte 461. Prej atij numri, 48, ose 10.4%, janë femra. Përderisa përfaqësimi i femrës në këtë profesion nuk është fare në përpjesëtim me numrin e tyre në popullsinë e përgjithshme, prap paraqet një përparim të konsiderueshëm duke e krahasuar me përfaqësimin prej 7.1% të raportuar në IRPL-në e vitit 2004. Në vitin akademik 2006 – 2007, 45% prej 4,395 të studentëve të regjistruar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës ishin femra, kështu që në të ardhmen pritet të ketë përparim. Kandidateve femra për pranim në këtë fakultet u jepet përparësi në krahasim me meshkujt me kualifikime të njëjta Pakicat etnike nga aspekti kolektiv duket se janë mirë të përfaqësuara në OAK. Edhe pse që nga vitit 1981 nuk është bërë regjistrimi i popullsisë në Kosovë, si dhe fakti se lufta e viteve 1998 – 1999 ka nxitur shumë zhvendosje të banorëve, Enti Statistikor i Kosovës (ESK) vlerëson se popullsia e tanishme e Kosovës përbëhet prej 92% shqiptarë dhe 8% prej pakicave tjera etnike58. Në bazë të shënimeve nga administrata e OAK-së, që nga 23 prilli 2007 anëtarësia e saj përbëhet prej 91.5% shqiptarë, 5.7% serbë, 1.5% boshnjakë dhe 1.3% turq, që do të thotë 8.5% prej të gjitha pakicave. Në listën e avokatëve nuk ka të regjistruar asnjë rom; përderisa përfaqësimi i tanishëm i këtij grupi në popullsinë e përgjithshme nuk dihet, të dhënat e mëhershme të ESK tregonin shifrën prej 1.7%59. Numri prej 4,395 studentësh të regjistruar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës nuk përfshinë asnjë serb, por janë 23 (0.5%) pjesëtarë të pakicave tjera përfshirë këtu edhe shtatë romë. Studentët serbë regjistrohen në fakultetin e drejtësisë në Mitrovicës. Një hulumtim i shkëlqyeshëm i kësaj çështje është bërë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) duke u bazuar në të dhënat e mëhershme në dispozicion në vitin e kaluar. Shih OSBE, Përfaqësimi gjinor dhe i komunitetit të pakicave në Odën e Avokatëve të Kosovës (nëntor 2006). Në mesin e shkaqeve të cituara për nën-përfaqësimin e femrave në këtë profesion ishte përmendur trashëgimia historike (deri në vitin 1974 nuk ka pasur femër

58 ESK “Kosova në numra 2006” (dhjetor 2006) at 10, www.ks-gov.net/esk/esk/pdf/english/general/kosovo_figures_06.pdf. Këto përqindje krahasuar me 88% shqiptarë, 7% serbë dhe 5% të tjerë që janë raportuar vitin e kaluar. 59 ESK, “Kosova dhe popullsia e saj” (shtator 2003,), www.ks-gov.net/esk/esk/english/publication/pub_popu.htm.

Page 54: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

44

avokate të regjistruar në Kosovë); animi i perceptuar gjinor; perceptimi i publikut për avokaten femër; mungesa e objekteve për kujdesin/ruajtjen e fëmijëve, mbështetja e familjes dhe orari i përshtatshëm i punës; dhe preferenca e shumicës së juristeve që të inkuadrohen në profesionet tjera ligjore si ai i gjyqësisë, shërbimi civil ose sektori i OJQ-ve. Id. faqe 14 – 16. Në raport shënohet se femrat përbëjnë 26% të gjyqtarëve dhe 18% të prokurorëve, por vetëm 9% (aktualisht 10.4%) të avokatëve. Id. në faqe 9 dhe 12 – 13. Duke shfrytëzuar shifra tjera me të cilat tregohet se jo-shqiptarët përbënin deri në 12% të numrit të përgjithshëm të popullsisë, raporti i OSBE-së ka konkluduar se pakicat ishin të nën-përfaqësuara në OAK me vetëm 9% të anëtarëve. Vlerësimi më i fundit i ESK-së tregon se pakicat etnike në tërësi përbëjnë 8% të popullsisë të përgjithshme, së bashku me të dhënat aktuale të OAK-së ku i vendosin pakicat në nivelin 8.5% të avokatëve, sugjerojnë se komunitetet e pakicave në Kosovë, të marra së bashku tani janë arsyeshëm të përfaqësuara mirë në OAK. Por, prapë nuk ka pasur regjistrim të popullsisë kështu që komponenti i përgjithshme e pakicave nuk mund të verifikohet. Për OAK-në është ka marrë prioritet ngritja dhe përfshirja e gruas dhe pakicave. OAK ka themeluar komitetin për çështje gjinore dhe pakica, me detyrë që të përmirësojë kushtet dhe përfaqësimin e këtyre grupeve në profesionin e avokatit. Si anëtarë të këtij komitetit janë një serb dhe tri femra. Lidhur me këtë, Këshilli drejtues i OAK-së e ka një serb dhe një grua në mesin e nëntë anëtarëve, dhe ish-kryetarja e OAK-së ishte femër. Duke punuar me ABA/Iniciativën për Sundim të Ligjit, komiteti i OAK-së për çështje gjinore dhe të pakicave ka punuar aktivisht në planifikimin e programeve dhe iniciativave drejt rekrutimit dhe mbajtjes së grave dhe pakicave në këtë profesion. Në qershor, komiteti planifikon ta mbajë serinë e parë të diskutimeve në panel duke afruar profesionistet ligjore, të diplomuarat e kahershme në drejtësi dhe ato të diplomuara rishtazi, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, me synim të zhvillimit të rrjetit të avokateve në kuadër të OAK-së dhe duke synuar përmirësimin e shpërputhjes midis përqindjes së atyre femrave që studiojnë drejtësinë (45%) dhe të avokateve femra (10.4%). Komitetit ka caktuar seminare edhe për qershor, që t’i mbajë në Gjilan dhe Mitrovicë, rajone me numër të konsiderueshëm të banorëve etnikë serbë, që kanë për qëllim të diplomuarit e ri nga fakulteti serb i Mitrovicës. Seminaret e financuara bashkërisht nga OAK dhe ABA/Iniciativa për sundimin e ligjit, do t’i njoftonin këta të diplomuar me OAK-në, do t’i bëjë të njohur me politikat e saj dhe procedurën e regjistrimit, dhe do t’ju ndihmojë atyre të përgatiten për provimin e jurisprudencës.60 Avokatet femra ose të pakicave raportojnë shumë pak, nëse fare, diskriminim gjatë aktiviteteve të tyre ditore profesionale. Një femër ka përmendur se policia ose avokatët meshkuj janë munduar njëherë t’i largojnë klientët e mundshëm për shkak të gjinisë së saj por, sipas saj ata nuk kanë qenë të suksesshëm. Në të vërtetë, të gjitha të intervistuarat kanë deklaruar se asnjëherë nuk kanë hasur ose vërejtur diskriminim nëpër gjykata, as nga gjyqtarët, prokurorët e as nga avokatët kundërshtarë ose personeli i gjykatave. Në një incident të fundit, një avokati serb raportohet se i është refuzuar kopja e një dokumenti që i nevojitej për gjykim dhe që kishte të drejtë ta kishte, por gjyqtari kishte refuzuar ndërsa kryetari i gjykatës kishte refuzuar ta shqyrtojë ankesën e avokatit. Avokati nuk ishte i sigurt nëse problemi ishte për shkak të diskriminimit si avokat dhe klient serb apo çështje e barazisë së armëve. Bazuar në komentet e të intervistuarve ky incident ishte vetëm një përjashtim.

60 Këto seminare janë caktuar të mbahen në qershor 2007, me sukses të konsiderueshëm të raportuar.

Page 55: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

45

Faktori 16: Sjellja Etike dhe Profesionale

Kodet dhe standardet e etikës dhe sjelljes profesionale janë përcaktuar dhe avokatët u përmbahen atyre.

Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↑ Oda e Avokatëve të Kosovës e ka miratuar një Kod për lëvdatë dhe gjithëpërfshirës të etikës profesionale për avokatë (11 qershor 2005) [“Kodi i etikës”], por nuk duket se është institucionalizuar plotësisht dhe se respektohet nga anëtarët e saj. Janë bërë shumë pohime (ankesa) shqetësuese dhe duket se kjo rezulton në mungesën e besimit të publikut në këtë profesion. Duke e njohur këtë problem OAK ka punuar drejt fuqizimit të Kodit të etikës dhe modelit disiplinor me qëllim të përmirësimit të pranueshmërisë të Kodit të etikës, respektimit dhe zbatimit. Analiza/Sfondi: Neni 9 i Ligjit mbi Avokaturën - 197961 parashikon që OAK e “nxjerr Kodin e etikës profesionale për avokatë”. Më tej rregullon që Kodi i etikës të “përfshijë rregullat e përgjithshme të sjelljes së avokatëve gjatë kryerjes së detyrave, standardet elementare morale dhe normat tjera në raport me personat interesat juridike të të cilëve i përfaqësojnë dhe bashkësisë shoqërore, standardet e përgjegjësisë të avokatit dhe rregullat tjera të cilat sigurojnë realizim të ndërgjegjshëm dhe kompetent të detyrave” Id. Ligji mbi Avokaturën – 1979 në vete përmban disa obligime profesionale të përgjithësuara që i vihen në barrë avokatëve, duke përfshirë detyrat për të vepruar me ndërgjegje, ruajtje të fshehtësisë së informatës, ofrim të ndihmës juridike kur ajo kërkohet (përveç nëse ndryshe e palejuar), t’i shmangen konfliktit të interesit, të heqin dorë nga disa përfaqësime dhe t’ia dorëzojnë lëndën e ish-klientit pas heqjes dorë nga përfaqësimi. Id. nenet 14 – 19. Obligime të ngjashme parashikohen edhe me nenin 12 të Draft Ligjit mbi Avokatinë62. Në bazë të udhëzimeve dhe autorizimeve të veta, Këshilli drejtues i OAK-së e ka përgatitur dhe ia ka propozuar Kuvendit të avokatëve Kodin e etikës profesionale në vitin 2005, që është miratuar menjëherë nga anëtarësia e Kuvendit. Ky tani është trashëgimtari i versionit të Kodit nga viti 2004, dhe me sa duket i përsëritjeve madje edhe të mëhershme nga viti 2001. Kodi i etikës përcakton disa prej parimeve paraprake dhe dispozita më të hollësishme që kanë të bëjnë me fshehtësinë profesionale, raportet me klientin (përfshirë disa rregulla për konfliktin e interesave), mbrojtjen dhe përfaqësimin në procedurë penale, raportet me OAK-në, raportet me gjykatat, organet administrative dhe organet tjera shtetërore, komunikimin me klientin lidhur me kompensimin, raportet me palën kundërshtare, raportet e ndërsjella midis avokatëve, raportet me praktikantët në avokaturë, asistencën juridike për njerëzit që kanë nevojë, menaxhimin e zyrës së avokaturës, reklamimi dhe thirrja e klientëve, dhe kompensimin e shpenzimeve nga klientët. Krahasuar me kodet e përgjegjësive profesionale nga shumica e vendeve të sistemit civil – kontinental juridik, veçanërisht me ato që vijnë nga pushteti komunist dhe situatat e konfliktit, Kodi i etikës profesionale për avokatët e Kosovës është mrekullueshëm gjithëpërfshirës dhe i hollësishëm. Vetëm pak komente janë siguruar nga ekipi vlerësues lidhur me përmbajtjen e Kodit të etikës. Një burim e ka kritikuar ngurtësinë e perceptuar të obligimeve të avokatëve për ta respektuar tarifën e avokatëve, id. at neni 105, duke besuar se avokati duhet të ketë mundësi të caktojë atë shumë të cilën mund ta bartë tregu dhe të cilën klienti është i gatshëm ta paguaj. Në lidhje me këtë, neni

61 Ligji mbi Avokaturën dhe ndihmën tjetër juridike (22 nëntor 1979), GZ e KSA të Kosovës nr. 48/1979 (24 dhjetor 1979) [“Ligji mbi Avokaturën - 1979”] 62 Ligji mbi Avokaturën, nr. 2004/40 (8 shtator 2004) [“Draft Ligji mbi Avokatinë”].

Page 56: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

46

108 u lejon avokatëve të pranojnë shumën më të madhe se tarifa përkatëse por vetëm nëse ofrohet spontanisht nga klienti dhe nuk e tejkalon në masë të konsiderueshme vlerën e shërbimit të ofruar të avokatit. Është duke u shqyrtuar ndryshimi i Kodit të etikës me të cilin do të lejohej avokatëve dhe klientëve të lidhin marrëveshje me shkrim me të cilën e përcaktojnë pagesën të cilën ata e konsiderojnë korrekt dhe pa marrë parasysh tarifën.63 Një i anketuar tjetër ka theksuar se dispozitat mbi reklamimin, nga neni 103 kanë nxitur kundërthënie brenda anëtarësisë së OAK-së, por nuk janë përmendur çështje specifike ose qëndrime lidhur me këtë temë. Në kohën kur Kuvendi i OAK-së e ka shqyrtuar Kodin e etikës dhe për një periudhë kohore të caktuar janë bërë përpjekje të rëndësishme drejt edukimit të avokatëve lidhur me këto dispozita. Përveç kësaj, praktikantët nga zyrat e avokatëve të cilët kishin fatin të përzgjidheshin për marrjen e bursës nga OAK, kanë obligime kontraktuale që të mësojnë Kodin e etikës si pjesë e detyrave të tyre të praktikantit. Njohuria e kandidatit për Kodin e etikës, megjithatë nuk është temë njohuria e së cilës verifikohet në provimin e jurisprudencës ose që merret parasysh gjatë procesit të pranimit në OAK. Si duket nuk ka lëndë mbi etikën që nevojiten ose që ofrohen nga fakultetet juridike, edhe pse disa profesorë mund të punojnë në skenarë dhe çështje etike në kuadër të ligjërimit të lëndëve të tyre materiale. Ankesat parësore përkitazi me Kodin e etikës kanë të bëjnë me shkallën e shkeljes dhe mungesës së mekanizmave të vërtetë zbatues dhe vullnetit për zbatimin e tyre nga OAK. Gjersa në një anë ka padyshim numër të madh avokatësh të cilët e respektojnë Kodin e etikës me përkushtim, në anën tjetër ka edhe disa të cilët nuk e bëjnë këtë, dhe kjo duke u bazuar në komentet që i janë të njohura ekipit vlerësues. Janë dhënë shembuj të avokatëve të cilët supozohet se: i kanë tejkaluar me të madhe kufizimet tarifore të OAK-së; kanë kërkuar pagesë shtesë nga i pandehuri edhe pse avokati ka qenë i caktuar si mbrojtës “ex-officio” dhe i paguar për këtë; i kanë refuzuar caktimet për mbrojtjes ex-officio; kanë përfaqësuar klientë në rastet kur punëdhënësi i avokatit, organi komunal, ka qenë pallë e kundërt (duke shkelur të njëjtën kohë edhe ndalesën e punësimit të papërshtatshëm dhe atë për konflikt të interesave); si mbrojtës në procedurë civile kanë caktuar zëvendësimin për vete dhe ky i fundit më herët ka shërbyer si mbrojtës i paditësit në të njëjtën lëndë; janë angazhuar në reklamim të pavend; se kanë paguar rregullisht oficerët e policisë ose prokurorët që t’ia dërgojnë klientët; në mënyrë rutinore u kanë dhënë dhurata gjyqtarëve dhe kanë filluar biseda ex parte me gjyqtarët lidhur me rastet e papërfunduara; me qëllim kanë bërë deklarata të pasakta dhe çorientuese mbi faktet ose argumentet në parashtresa dhe dëgjime para gjykatave; kanë paguar mito gjyqtarëve dhe prokurorëve për arritjen e rezultateve të favorshme për klientët, ose se kanë pranuar mjete nga klientët për atë qëllim por që nuk i kanë kthyer; kanë refuzuar t’ia kthejnë kopjen e lëndës klientëve; ose kanë dështuar të paraqiten në seanca gjyqësore pa paralajmërim ose pa arsye. Ndoshta ankesa më e përsëritur dhe e zakonshme për avokatët, posaçërisht për mbrojtësit e caktuar ex-officio, është se janë të papërgatitur, pasivë dhe dukshëm indiferent ndaj rezultatit të rastit dhe kjo është shkelje e qartë e detyrës së tyre për përfaqësimin e klientëve me “përkushtim dhe zell”. Kodi i etikës neni 32. Disa prej këtyre shembujve janë shkelje jo vetëm të Kodit të etikës por edhe të Ligjit mbi avokaturën – 1979 dhe ligjet penale. Shih gjithashtu Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Përfaqësimi ligjor në lëndët civile (qershor 2006) në 11 – 16, në dispozicion në: www.osce.org/documents/mik/2007/06/24936_en.pdf. Nuk ka mënyrë për të ditur se sa janë të përhapura këto probleme etike, por perceptimi në radhët e avokatëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe në opinionin e gjerë paraqet burim të shqetësimeve serioze. Edhe vetë perceptimi është problematik ngase inkurajon më shumë sjellje të pahijshme (“secili po e bën atë”) dhe e cenon besimin e publikut në sistemin ligjore dhe përfundimisht në sundimin e ligjit. Disa të anketuar e kanë përmendur faktin se siç raportohet gjyqtarët e korruptuar janë lejuar të bëhen avokatë, janë njollë e profesionit dhe burim i mosbesimit të publikut. Shumica e të intervistuarve kanë deklaruar se problemi më i madh është mos zbatimi i Kodit të etikës, me shumë shkelje të hapura që shkojnë pa u dënuar (shih faktorin 17).

63 Ky ndryshim është miratuar në kuvendin e OAK-së të 7 korrikut 2007.

Page 57: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

47

Udhëheqja e OAK-së është e vetëdijshme për këto perceptime negative lidhur me etikën e avokatëve dhe janë të vendosur që ta përmirësojnë këtë aspekt. E ka caktuar një komitet për etikën dhe që ka për detyrë rishqyrtimin dhe ndryshimin e Kodit të etikës për ta përmirësuar shkallën e pranimit dhe respektimit të profesionit dhe të sigurohet zbatimi i tij efektiv. Ky komiteti ka punuar me përkushtim gjatë gjashtë muajve dhe me ndihmën e ABA/Iniciativa për sundimin e ligjit, duke studiuar qasjet ndërkombëtare, duke diskutuar aspektet problematike dhe duke kërkuar zgjidhjet e mundshme. Gjatë vizitës së ekipit vlerësues, komiteti gati e kishte përfunduar ndryshimin e Kodit të etikës dhe kishte paraparë një model të ri disiplinor që të merret parasysh në Kuvendin e OAK-së64. Si çështje e ndarë, OAK (me përkrahjen e ABA/iniciativa për sundimin e ligjit) në muajin prill 2007 e kanë incizuar dhe transmetuar në televizion komunikatën e OAK-së ku kryetari e informon publikun për të drejtën e tyre të paraqesin ankesë kundër avokatëve dhe mënyrën si ta bëjnë këtë. OAK e identifikuar etikën për avokatë dhe disiplinën si problem të integruar dhe ka ndërmarrë hapa konkretë për trajtimin dhe zgjidhjen e këtij problemi. Faktori 17: Procedura dhe Sanksionet Disiplinore

Avokatët janë objekt i procedurave dhe sanksioneve disiplinore për shkelje të standardeve dhe rregullave të profesionit.

Konkluzioni Korrelacioni: Negativ Trendi: ↔ Sipas ligjit dhe statutit të brendshëm të OAK-së ekziston procedura dhe organi për disiplinimin e avokatëve të cilët shkelin standardet dhe rregullat e profesionit. Duket se OAK heziton t’i përdorë këto mekanizma, mirëpo këtu përjashtohen avokatët e akuzuar ose dënuar në procedurë penale. Avokatët shumë rrallë, nëse fare, janë objekt i ndjekjes nga gjykata disiplinore e Odës, për ndonjë shkelje të Kodit të etikës profesionale për avokatë (11 qershor 2005) [“Kodi i etikës”]. Analiza/Sfondi: Ligji mbi Avokaturën -197965 parashikon në nenin 7 se OAK është “organizatë e pavarur, profesionale dhe vetëqeverisës”. Në pajtim me autorizimet e veta vet-rregulluese OAK ka autorizime dhe nga ajo kërkohet ta miratojë kodin e etikës profesionale (neni 9) dhe të ushtrojë autorizime disiplinore ndaj anëtarëve të vet (neni 64). Draft Ligji mbi Avokatinë66 përmban dispozita të ngjashme në nenet 10 – 11, 19 – 20 dhe 40. Neni 46 i Ligjit mbi Avokaturën - 1979 parashikon pezullimin e lejes së punës të avokatit kur ai/ajo gjendet në paraburgim ose (në disa raste) kur zhvillohet procedurë penale ose disiplinore ndaj avokatit për shkak të veprës që atë e bën të padenjë për profesionin. OAK mund të vendosë mbi pezullimin me vet-iniciativë ose pas rekomandimit të prokurorit disiplinor to OAK-së. Id. Në rastet e rënda pezullimi mund të vazhdojë deri në përfundimin e procedurës disiplinore ndaj avokatit. Id. neni 47. Avokati e humb lejen për ushtrimin e veprimtarisë edhe në situatat e parapara me nenin 48, duke përfshirë këtu, mos-ekzistimin e kushteve kualifikuese për pranim, paaftësia dhe mos ushtrimi i avokaturës pa ndonjë shkak të arsyeshëm për më shumë se gjashtë muaj. Sipas nenit 49, vendimin mbi ndërprerjen e sjell OAK dhe ky është një veprim ndaj të cilit avokati të cilit i ndërpritet leja mund ta iniciojë procedurën e konfliktit administrativ. Siç është përmendur edhe në 64 Ndryshime të konsiderueshme në Kodin e etikës dhe në regjimin e masave disiplinore janë bërë në Statutin e OAK-së (21 dhjetor 2002) dhe miratuar nga kuvendi në mbledhjen e 7 korrikut 2007. Në këtë kohë sigurisht se është e pamundur të parashikohet nëse këto ndryshime do të përmirësojnë shkallën e respektimit nga avokatët të Kodit dhe zbatimit të tij. 65 Ligji mbi Avokaturën dhe ndihmën tjetër juridike (22 nëntor 1979), GZ e KSA të Kosovës nr. 48/1979 (24 dhjetor 1979) [“Ligji mbi Avokaturën - 1979”] 66 Ligji mbi Avokatinë, nr. 2004/40 (8 shtator 2004) [“Draft Ligji mbi Avokatinë”].

Page 58: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

48

faktorin 10, kjo nënkupton se avokati mund të paraqesë ankesë pranë OAK-së dhe pastaj të kërkoj mbrojtje gjyqësore nga Gjykata Supreme e Kosovës. Në shumicën e rrethanave ekzistojnë dispozita për mundësimin e ri-paraqitjes së kërkesës për regjistrim të avokatit. Id. neni 51. Këto pezullime dhe ndërprerje zbatohen në ato që quhen ngjarje të “jashtme”: kushte ose rrethana të cilat nuk burojnë nga procedura e brendshme disiplinore e OAK-së. Neni 63 parashikon përgjegjësinë disiplinore për avokatët lidhur me keqpërdorimin e detyrës dhe reputacionit të avokaturës. OAK e ka për detyrë ta përkufizojë keqpërdorimin dhe të përcaktojë procedurën për të vendosur nëse ka ndodhur keqpërdorimi dhe dënimi që duhet shqiptuar. Id. neni 64. Dënimet e mundshme sillen prej paralajmërimit tek qortimi, gjoba, ose “ndërprerja e përkohshme e të drejtës së ushtrimit të avokaturës” për periudhën prej gjashtë deri në pesë vite. Id. neni 65. Nëse si dënim jepet ndërprerja e përkohshme e të drejtës së ushtrimit të avokaturës, avokati i dënuar mund të kërkojë mbrojtje gjyqësore pranë Gjykatës Supreme të Kosovës. Id. neni 68. Përveç nëse parashikohet ndryshe me këtë ligj ose me Statutin e OAK-së, rregullat që duhet respektuar për procedurën disiplinore janë ato që zbatohen në procedurën penale. Id. neni 69. Neni 60 i Statutit të më hershëm te OAK-së parashikonte prokurorë disiplinor dhe gjykime disiplinore të shkallës së parë dhe të dytë brenda strukturës udhëheqëse të OAK-së. Megjithatë1 korrigjimet përmbajtjesore në Statutin e OAK-së ishin miratuar në kuvendin e OAK-së të mbajtur më 7 korrik 2007. Ndër to ishin fshirja e posteve të prokurorëve disiplinor të shkallës së parë dhe të dytë dhe zëvendësimi i tyre me Komitetin pesë anëtarësh për raporte me klientët, i emëruar nga kuvendi dhe nga radhët e anëtarëve të OAK-së (nenet 60, 71 dhe 99 – 101). Gjykata disiplinore është zëvendësuar me Komitetin disiplinor i përbërë nga nëntë anëtarë, prej të cilëve tre anëtarë vijnë nga anëtarët e publikut dhe që nuk janë avokatë; të gjithë anëtarët i nënshtrohen zgjedhjes dhe shkarkimit nga kuvendi (nenet 60, 71 dhe 103 – 108). Komiteti disiplinor vepron në kolegj prej tre anëtarëve të emëruar nga kryesuesi i komitetit; nuk ka kërkesë që kolegji të ketë një anëtar nga publiku (neni 104). Tani ekziston Komiteti disiplinor për ankesa, në vend të gjykatës së lartë disiplinore dhe i ka nëntë anëtarë duke përfshirë edhe tre jo avokatë qytetarë; vepron në kolegj prej pesë anëtarëve ku dy duhet të jenë nga publiku (nenet 113 – 115). Këto ndryshime duket se kanë për qëllim ta shpërndajnë pushtetin akuzues në një grup më të madh avokatësh dhe ta ngritin pjesëmarrjen e publikut dhe besimit në këto procedura. Statutit të OAK-së të ndryshuar do t’i referohemi tash e tutje si “Statuti i korrigjuar i OAK-së”. 1 Statuti i korrigjuar i OAK-së e ka hequr “komuniteti i të akuzuarit” si kusht i vendbanimit dhe ka shtuar dispozitën për emërimin e mbrojtësit nga Komiteti disiplinor nëse avokati i akuzuar nuk mund ta paguaj ose kur shkeljet e pretenduara janë të rënda dhe kjo shkon në favor të drejtësisë (neni 111). 1 Statuti i korrigjuar i OAK-së, i shton vërejtjen listës së sanksioneve të mundshme (neni 122).67. Kuvendi i OAK-së i zgjedh prokurorët dhe zëvendësit e tyre për një mandat prej tre vitesh pa mundësi rizgjedhje. Id. nenet 99 – 102. Gjykata disiplinore e cila vendos në shkallë të parë sipas ligjit, Statutit të OAK-së dhe Kodit të etikës; e ka kryetarin, zëvendësin dhe pesë gjyqtarë (gjithashtu të zgjedhur në Kuvendin e OAK-së për mandat tre vjeçar pa mundësi të rizgjedhjes). STATUTI I OAK- së, nenet 103 – 105. Gjyqtarët veprojnë në trup gjykues prej tre anëtarëve të emëruar nga kryetari i gjykatës disiplinore. Procedura në gjykatën disiplinore zhvillohet me dyer

67 Korrigjimet përmbajtjesore në Statutin e OAK-së ishin miratuar në kuvendin e OAK-së të mbajtur më 7 korrik 2007. Ndër to ishin fshirja e posteve të prokurorëve disiplinor të shkalës së parë dhe të dytë dhe zëvendësimi i tyre me Komitetin pesë anëtarësh për raporte me klientët, i emëruar nga kuvendi dhe nga radhët e anëtarëve të OAK-së (nenet 60, 71 dhe 99 – 101). Gjykata disiplinore është zëvendësuar me Komitetin disiplinor i përbërë nga nëntë anëtarë, prej të cilëve tre anëtarë vijnë nga anëtarët e publikut dhe që nuk janë avokatë; të gjithë anëtarët i nënshtrohen zgjedhjes dhe shkarkimit nga kuvendi (nenet 60, 71 dhe 103 – 108). Komiteti disiplinor vepron në kolegj prej tre anëtarëve të emëruar nga kryesuesi i komitetit; nuk ka kërkesë që kolegji të ketë një anëtar nga publiku (neni 104). Tani ekziston Komiteti disiplinor për ankesa, në vend të gjykatës së lartë disiplinore dhe i ka nëntë anëtarë duke përfshirë edhe tre jo avokatë qytetarë; vepron në kolegj prej pesë anëtarëve ku dy duhet të jenë nga publiku (nenet 113 – 115). Këto ndryshime duket se kanë për qëllim ta shpërndajnë pushtetin akuzues në një grup më të madh avokatësh dhe ta ngritin pjesëmarrjen e publikut dhe besimit në këto procedura. Statutit të OAK-së të ndryshuar do t’i referohemi tash e tutje si “Statuti i korrigjuar i OAK-së”.

Page 59: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

49

të mbyllura. Id. nenet 106 dhe 109. Gjykata disiplinore është kompetente për të vendosur mbi shkeljet e lehta dhe të rënda të detyrës së avokatit pas pranimit të propozimit nga ana e prokurorit disiplinor. Avokati i akuzuar ka të drejtë ta angazhojë mbrojtësin për përfaqësimin e tij/saj në këtë procedurë. Id. nenet 106 dhe 109 – 111.68 Gjykata e lartë disiplinore vendos mbi rastet në shkallë të dytë. E ka kryetarin, zëvendësin dhe shtatë gjyqtarë, të gjithë të zgjedhur nga kuvendi për mandatin trevjeçar, dhe gjykon rastet në kolegj prej pesë anëtarëve të caktuar nga kryetari i gjykatës. Kolegjet e gjykatës së lartë disiplinore punojnë në seanca të mbyllura përveç kur vendosin t’i ftojnë palët të marrin pjesë me qëllim të dhënies së shpjegimeve. Id. nenet 113 – 116. Neni 18 i Statutit të OAK-së përmban 19 shkelje të cilat konsiderohen shkelje të rënda të detyrës së avokatit, përfshirë këtu obligimin e ruajtjes së fshehtësisë, caktimin e shpërblimit që e tejkalon tarifën e OAK-së, marrja e mjeteve dhe biznesit të klientit, marrja pjesë në ankandet publike në dëm të interesave të klientit, keqpërdorimi i besimit dhe autorizimit të klientit, mos pagimi i obligimeve ndaj OAK-së, mos kthimi i dokumentacionit të lëndës klientit, dhe mbajtja e zyrës jashtë avokaturës kryesore ose ndërrimi i zyrës kryesore pa e njoftuar OAK-një. Shkelja e detyrës së avokatit dhe reputacionit në jetën private mund të jetë gjithashtu shkelje serioze. Shkeljet e vogla përfshijnë shkeljet e Kodit të etikës kur pasojat nuk janë të rënda. Id. nenet 119 dhe 121. Veprimet e mundshme janë qortimi, gjoba dhe pezullimi i lejes së avokatit për periudhën prej gjashtë deri në pesë muaj69. Statuti i korrigjuar i OAK-së, i shton vërejtjen listës së sanksioneve të mundshme (neni 122). Qortimi parashihet për shkelje të vogla, gjoba për shkelje serioze ose shkelje të përsëritura të natyrës më të lehtë dhe pezullimi është vetëm për shkeljet më të rënda. Id. nenet 122 – 125. Parashkrimi i procedurës disiplinore në rastet e shkeljeve të lehta është gjashtë muaj pas njoftimit mbi shkeljen edhe një vit pasi të jetë kryer; për shkeljet më të rënda, parashkrimi fillon një vit pas njoftimit dhe dy vite pas kryerjes së veprës. Parashkrimi ndërpritet gjatë procedurës penale për të njëjtën shkelje. Id. nenet 146 – 150. Nga aspekti procedural, kërkesa për fillimin e procedurës disiplinore bëhet nga Këshilli drejtues i OAK-së, kryetari, kryetari i njërës prej shtatë takimeve rajonale të OAK-së, ministri i Drejtësisë i Kosovës, ose shefi i Departamentit të drejtësisë i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë70. Id. neni 126. Statuti i OAK-se i ndryshuar lejon çdo qytetar apo avokat te inicioj veprim disiplinor. Bazuar në këtë kërkesë, prokurori disiplinor i OAK-së e fillon procedurën. Individët që janë të pakënaqur me avokatët mund t’i drejtojnë ankesat nëpër njërin prej këtyre kanaleve; në praktikë, përkundër dispozitave të Statutit të OAK-së, shumë i paraqesin ato drejtpërdrejt tek prokurori disiplinor ose Këshilli drejtues i OAK-së. Prokurori disiplinor ia dërgon kopjen e kërkesës avokatit të akuzuar i cili i ka 15 ditë afat për përgjigje dhe arsyetim. Prokurori mund të takohet personalisht me avokatin nëse e sheh të nevojshme. Id. nenet 127 – 128. Pas këtyre hapave, prokurori disiplinor mund të vendos nëse akuzat janë të pabazuara, në të cilin rast, ai/ajo e informon palën e cila ka kërkuar procedurën dhe kjo ka 15 ditë për paraqitjen e ankesës drejtpërdrejt para gjykatës disiplinore; gjykata i ka 30 ditë për marrjen e vendimit përfundimtar. Nëse prokurori vërteton se shkelja ka ndodhur, ai/ajo do të ngritë akuzën dhe ia paraqet gjykatës disiplinore. Id. nenet 130 – 131. Pastaj kryetari i gjykatës disiplinore e cakton kolegjin, i cili mund të vendosë se nuk ka pasur shkelje, t’ia kthejë prokurorit akuzën për plotësime, ose ta ndërpresë përkohësisht procedurën nëse rezultati varet nga procedura penale. Id. neni 133. Ose prokurori ose i akuzuari mund të ankohen ndaj vendimit dhe këtë e bëjnë para gjykatës së lartë disiplinore. Përndryshe, gjykata disiplinore e cakton seancën për shqyrtimin e akuzës dhe i njofton palët. Seanca mbahet në selinë e OAK-së në praninë e të akuzuarit, përveç nëse i akuzuari mungon pa arsyetim, është dëgjuar ose ka pasur rast të dëgjohet gjatë procedurës preliminare. Id. nenet 135 – 137. Pas dëgjimit, gjykata disiplinore mundet ose ta shpall avokatin e akuzuar të fajshëm ose të pafajshëm dhe duhet ta nxjerrë aktgjykimin përkatës. Kopja e aktgjykimit i dorëzohet të akuzuarit, avokatit të 68 Statuti i korrigjuar i OAK-së e ka hequr “komuniteti i të akuzuarit” si kusht i vendbanimit dhe ka shtuar dispozitën për emërimin e mbrojtësit nga Komiteti disiplinor nëse avokati i akuzuar nuk mund ta paguaj ose kur shkeljet e pretenduara janë të rënda dhe kjo shkon në favor të drejtësisë (neni 111). 69 Statuti i korrigjuar i OAK-së, i shton vërejtjen listës së sanksioneve të mundshme (neni 122). 70 Statuti i korrigjuar i OAK-së gjithashtu lejon çdo qytetari ose avokati të fillojë procedurën disiplinore (neni 126).

Page 60: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

50

tij/saj, prokurorit dhe ministrit të Drejtësisë71. Id. nenet 139 – 142. Secila palë e pakënaqur ka të drejtë ankese kundër aktgjykimit para gjykatës së lartë disiplinore brenda 15 ditësh, duke ia dhënë kopjen e ankesës palës tjetër, e cila mund të përgjigjet. Gjykata e lartë shqyrton në dyer të mbyllura dhe pastaj vërteton, ndryshon ose anulon aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë. Aktgjykimi është i formës së prerë, përveç mundësisë së kundërshtimit të tij me ankesë para Gjykatës Supreme të Kosovës, siç është përmendur më herët. Id. nenet 143 – 145; LIGJI MBI AVOKATURËN 1979, neni 49. OAK e njofton paraqitësin e ankesës lidhur me rezultatin e procedurës disiplinore. OAK nuk i publikon rezultatet e procedurës disiplinore, madje as në bazë anonime, pra është vërtet e pamundur merret informata lidhur me procedurën disiplinore ose nëse ato janë zbatuar drejtë dhe në mënyrë konsistente. Avokatët të cilët e kanë humbur lejen ose të cilat janë shlyer nga regjistri i OAK-së në seli, rajon dhe në gjykata, kështu që ata janë (dhe ashtu duhet) përjashtuar nga paraqitja në emër të klientëve të tyre deri sa t’i marrin prapë. Por kjo nuk do t’i largojë ata të vazhdojnë me punën në rastet e papërfunduara por pa u paraqitur në gjykatë, dhe sigurisht nuk do t’i ndalojë ata që të dhënë këshilla juridike, hartojnë dokumente ose të angazhohen në forma tjera jashtë gjykatores. Nuk ka mekanizëm për njoftimin e klientëve aktualë dhe të ardhshëm lidhur me faktin se avokati nuk është më i autorizuar të ushtrojë avokaturën, e edhe më pak se ai/ajo ka qenë i qortuar ose i gjobitur72. Ekipi vlerësues nuk kishte mundësi të sigurojë informata kuptimplote nga OAK-ja lidhur me ankesat disiplinore ndaj avokatëve (p.sh., numrin e ankesave të paraqitura, bazat e pretenduara, rezultatet e ndryshme, dënimet dhe trendët e këtyre kategorive gjatë pesë viteve të fundit). Administrata e OAK-së nuk ka raportuar se prej vitit 2000 deri në prill të vitit 2007, gjithsejtë 57 ankesa janë paraqitur kundër avokatëve, duke rezultuar në revokim të lejeve në pesë raste, ankesa të refuzuara si të pabazuara në 42 raste dhe 10 raste të papërfunduara. Një burim tjetër ka deklaruar se ai/ajo ka mësuar se gjatë vitit 2006 14 ankesa i janë paraqitur gjykatës disiplinore OAK-së, që pas kontrollimit paraprak 12 ankesa ishin hedhur poshtë duke dhe dy avokatë ishin disiplinuar. Një i anketuar tjetër ka vënë në pah se OAK ka pranuar 30 ankesa për një vit prej të cilave tri janë dërguar në procedurë disiplinore dhe kanë rezultuar me pezullim të tre avokatëve. Një tjetër ka deklaruar se OAK ka iniciuar katër procedura penale kundër avokatëve gjatë vitit 2007 (deri në mesin e muajit prill). Një i intervistuar tjetër ka bërë deklaratë befasuese duke thënë se që nga lufta, asnjë avokat nuk është dënuar nga gjykata disiplinore e OAK-së. Ky person ka deklaruar se dënimet disiplinore janë shqiptuar ndaj tre avokatëve drejtpërdrejt nga Këshilli drejtues i OAK-së, mbi bazën e procedurës së jashtme penale ndaj avokatëve, dhe jo përmes procedurës disiplinore në kuadër të OAK-së. Dikush tjetër ka deklaruar se gjatë gjithë vitit 2006 nuk është paraqitur asnjë rast para gjykatës disiplinore për shqyrtim. Pastaj, një tjetër ka thënë se 20 ankesa janë pranuar gjatë 18 muajve paraprakë, nga klientët e avokatëve, shumica prej kontesteve civile, prej të cilëve tre ishin pezulluar për shkak të aktiviteteve kriminale; ku hetimet janë kryer nga policia dhe jo OAK. Në bazë të këtyre deklarimeve duket se ekziston një pajtim i fuqishëm se makineria disiplinore e OAK-së nuk punon aq mirë. Për të qenë të sigurt, disa ose shumica e ankesave të klientëve të pakënaqur kanë të bëjnë me sjelljet ndaj të cilave nuk ka veprim: vonesat në sistemin gjyqësor, pagesat të cilat duken se janë të tepruara (por brenda kufijve të tarifës së OAK-së), pakënaqësia me rezultatin e rastit, etj. Ankesat tjera duket se janë më serioze por janë paraqitur pas parashkrimit. Edhe kështu, shumë të anketuar kanë përmendur se ankesat që ata i konsiderojnë legjitime dhe të paraqitura me kohë, ato shkojnë në OAK dhe aty vdesin. Duket se veprimet e OAK-së për disiplinimin e avokatëve shkojnë vetëm deri aty sa i miratojnë arrestimet dhe dënimet që rezultojnë nga angazhimet e institucioneve të jashtme. 71 Neni 143 i statutit të korrigjuar të OAK-së kërkon që kopja e vendimit t’i dorëzohet “palës së dëmtuar”, ndërsa neni 144 i lejon “palës së pakënaqur” të ankohet; kjo supozohet se nënkupton se qytetari që ankohet e merr vendimin dhe mund të ankohet. 72 Statuti i korrigjuar i OAK-së kërkon që vendimet disiplinore, të formës së prerë, të publikohen në OAK, neni 126, duke ofruar informata të dobishme për avokatët, por nuk ka dispozitë që lejon shpërndarjen publikut.

Page 61: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

51

Problemi më i madh duket të jetë mungesa e gatishmërisë brenda OAK-së për ta ushtruar autoritetin e vet që i është dhënë nga ligjet në fuqi. Ekipi vlerësues në mënyrë të përsëritur ka dëgjuar deklarata deri në atë shkallë sa thuhet se “Kosova është shumë e vogël dhe secili e njeh njëri-tjetrin”, duke sugjeruar se lidhjet familjare e bëjnë të vështirë të shqiptohet dënimi ndaj kolegut i cili i shmanget etikës. Disa avokatë janë shprehur të gatshëm të heqin dorë nga vet-rregullimi i profesionit të tyre, duke sugjeruar kështu se disiplina e avokatit duhet të kalojë në përgjegjësinë e Gjykatës Supreme ku supozohet se aty do të ushtrohej në mënyrë më objektive dhe të zellshme. Vështirësia tjetër duket të jetë se shumë pjesëtarë të publikut të cilët vëzhgojnë sjelljet e pahijshme të avokatit, ata këtë nuk e raportojnë, shpesh për shkak se nuk dinë si ta bëjnë këtë veprim. Për adresimin e këtij shqetësimi specifik, OAK rishtazi ka filluar me një fushatë të shërbimit të incizuar të shpalljes publike në televizion ku kryetari i OAK-së shpjegon procesin e paraqitjes së ankesës ndaj avokatëve. Transmetimi i parë ishte bërë vetëm një javë ose dy para ardhjes së IRPL-së në vizitë, kështu që tani është tepër herët të shihet se sa efikase to të jetë kjo fushatë. Udhëheqja e OAK-së e ka pranuar se zbatimi i Kodit të etikës paraqet problem të madh dhe e ka themeluar Komitetin për etikë i cili është përgjegjës për rishqyrtimin dhe revidimin e Kodit të etikës si dhe modelit të procedurës disiplinore. Komiteti për etikë ka punuar me përkushtim, duke studiuar modelet ndërkombëtare dhe diskutuar ndryshimet e mundshme me qëllim të paraqitjes së një propozimi të integruar para Kuvendit të OAK-së që do të mbahet në korrik73. Mirëpo në bazë të të dhënave mbi masat disiplinore dhe dënimet ndaj avokatëve të cilët i kanë shkelur standardet profesionale, duket se OAK nuk ka qenë e suksesshme. IV. Shërbimet Juridike

Faktori 18: Shërbimet juridike në dispozicion

Numër i mjaftueshëm i avokatëve të kualifikuar e ushtrojnë profesionin në të gjitha pjesët e vendit, ashtu që të gjithë personat gëzojnë qasje adekuate dhe me kohë në shërbimet juridike që iu përgjigjen nevojave të tyre.

Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↔ Përderisa ka mendime të ndryshme lidhur me atë se a ka numër të mjaftueshëm të avokatëve në Kosovë si tërësi, numri i tanishëm duket se është i shpërndarë në mënyrë adekuate nëpër rajone përveç disa vendeve të largëta. Meqë Kosova është një hapësirë e vogël gjeografike dhe avokatët e kanë lirinë e ushtrimit të profesionit anekënd krahinës, shpërndarja e tanishme duket të jetë e pranueshme. Analiza/Sfondi: Në bazë të të dhënave nga administrata e Odës së Avokatëve të Kosovës [“OAK”], numri prej 461 avokatëve të regjistruar deri më 25 prill 2007 është i shpërndarë në shtatë rajonet e Kosovës si në vijim:

73 Statuti i korrigjuar i OAK-së është produkt i këtij propozimi.

Page 62: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

52

SHPËRNDARJA E AVOKATËVE TË KOSOVËS NËPËR RAJONE Numri i avokatëve në rajonin e Prishtinës është më i madh në masë të shpërpjesëtuar madje edhe në bazë të faktit se në këtë rajon është e përqendruar më shumë se çereku i popullsisë së Kosovës. Por, Prishtina është vendi ku janë të vendosura institucionet e vetëqeverisjes, organet administrative, gjykatat e shkallës më të lartë dhe shumë prej selive të bizneseve, të gjitha prej të cilave vetëm se e shtojnë nevojën për avokatë. Rajoni i cili duket se në krahasim me numrin e popullatës e ka numrin e vogël të avokatëve është Mitrovica, rajon ky në të cilin banojnë numër i konsiderueshëm i popullatës etnike serbe të Kosovës. Gjendja në Mitrovicë është e komplikuar edhe nga fakti se të diplomuarit serbë nga fakulteti juridik i Mitrovicës, përcaktohen të mos i bashkohen OAK-së. Në vend të kësaj ata përcaktohen të regjistrohen në odën serbe të avokaturës dhe/ose ta kryejnë praktikën nëpër gjykatat jozyrtare “paralele” të cilat janë themeluar në atë rajon për t’i shërbyer popullatës serbe të atij rajoni. Përveç kësaj, avokatët e bazuar në Serbi nganjëherë vijnë në Mitrovicë përkohësisht për t’u marrë me rate të caktuara për klientët serbë. Si rezultat, 28 është numri i avokatëve të regjistruar në OAK dhe që shërbejnë aktualisht në rajonin e Mitrovicës. Në secilin rajon, sigurisht se ka vende të largëta dhe komuna ku nuk ka avokatë me zyre të rregullt. Nenet 75-77 të Ligjit mbi Avokaturën - 197974 i autorizojnë të punësuarit nëpër shërbimet juridike të cilët i plotësojnë kushtet për ushtrimin e avokaturës, që nën disa kushte, t’i përfaqësojnë qytetarët para gjykatave dhe organeve administrative, pra nga rejonet ku nuk ka avokatë të mjaftueshëm për t’i plotësuar nevojat. Organizata të ndryshme joqeveritare, vendore dhe të huaja, e kanë përplotësuar punën e avokatëve duke i asistuar refugjatëve, grave, viktimave të të drejtave të njeriut, dhe të tjerëve duke u marrë me spektër të gjerë të problemeve juridike. Duhet gjithashtu shënuar se, përderisa avokati mund ta ketë një zyre në një rajon, avokati është i lirë ta ushtrojë avokaturën në çdo vend të Kosovës për klientët nga secili rajon. Me këtë hapësirë të vogël gjeografike të krahinës, është relativisht lehtë për avokatin që të udhëtojë prej një skaji në tjetrin dhe t’i shërbejë klientët anekënd Kosovës.

74 Ligji mbi Avokaturën dhe ndihmën tjetër juridike (22 nëntor 1979), GZ e KSA të Kosovës nr. 48/1979 (24 dhjetor 1979) [“Ligji mbi Avokaturën - 1979”]

RAJONI NUMRI I AVOKATËVE Prishtinë 191 Ferizaj 30 Pejë 66 Gjakovë 30 Prizren 69 Mitrovicë 28 Gjilan 47 Gjithsejtë: 461

Page 63: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

53

Ka pikëpamje të ndryshme lidhur me atë sa a është numri i mjaftueshëm i avokatëve në Kosovë në përgjithësi, ku shumica e mbajnë qëndrimin se ka nevojë për më shumë avokatë. Sipas këtij qëndrimi, tepër shumë njerëz e përfaqësojnë veten në procedurë civile e madje edhe në atë penale, ku në shumicën e rasteve kjo bëhet për shkak të arsyeve ekonomike, në rastet tjera problemi është se nuk ka numër të mjaftueshëm të avokatëve. Gjithashtu, ka nevojë për më shumë avokatë të kualifikuar për të dhënë këshilla dhe për t’ju ndihmuar klientëve mbi çështjet jashtë procedurale, duke përfshirë këtu përpilimin e kontratave dhe dokumenteve tjera ligjore, këshillat juridike, dhe konsultimet lidhur me përshtatshmërinë e ligjeve dhe rregulloreve. Kur të hyjë në fuqi dhe fillojë të zbatohet Ligji mbi ndihmën juridike falas75, do të ketë edhe më shumë kërkesa për avokatët për përfaqësimin e klientëve që janë në pozitë të pafavorshme në çështjet penale, civile dhe administrative. Qëndrimi i kundërt është se, vetëm se është numri i mjaftueshëm i avokatëve, shumë prej të cilëve ekonomikisht janë duke bërë përpjekje edhe kështu si është, dhe të cilët janë në dispozicion por edhe mezi presin të marrin klientë të cilët mund t’i paguajnë ata për shërbimet e tyre. Plotësimi i radhëve të avokatëve thjeshtë e ngritë numrin e profesionistëve të cilët do ta kërkojnë një copë të kulaçit të madhësisë së njëjtë. Përkrahësit e këtij mendimi besojnë se më me rëndësi është të ngritët numri i gjykatave, gjyqtarëve dhe prokurorëve që t’i mundësohet sistemit ta zbatojë drejtësinë më shpejtë dhe me më shumë efikasitet, dhe se numri i shtuar i avokatëve vetëm se do ta shtojë numrin e lëndëve të pazgjidhura dhe vonesat. Faktori 19: Shërbimet Juridike për Personat në Pozitë të Pafavorshme

Avokatët marrin pjesë në programet e posaçme për të siguruar që të gjithë personat veçanërisht atë të varfër dhe atë të cilët privohen nga liria kanë qasje në shërbimet juridike.

Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↔ Qeveria e Kosovës ofron ndihmë juridike falas për personat në nevojë dhe për shumicën e procedurave penale por me një kompensim i cili është i ultë dhe shumica e avokatëve që qëndrojnë mirë rrallë herë ose fare pranojnë të angazhohen në këtë mënyrë. Prandaj, shumica e këtyre rasteve punohen nga avokatë relativisht të papërvojë të cilët nuk arrijnë t’i përfaqësojnë klientët e tyre me përkushtim, zell dhe në mënyrë aktive. Ndihma juridike falas për personat e varfër nuk është e mundur të ofrohet në çështjet civile dhe administrative, por me rregulloren e fundit (e cila ende nuk është e zbatueshme dhe e financuar) do të krijohet programi për organizimin e saj. Disa avokatë ofrojnë pro bono (falas) përfaqësime herë pas here, por nuk ka të dhëna statistikore mbi këto shërbime. Analiza/Sfondi: Rastet Penale: Neni 3.2 i Kornizës Kushtetuese76 të Kosovës përfshinë “të drejtat dhe liritë e njeriut të njohura ndërkombëtare”, duke përfshirë ato të përcaktuara në tetë konventat, deklarata dhe dokumentet e ngjashme ndërkombëtare. Këto janë Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe protokollet e saj (4 nëntor 1950)77. Neni 6.3 i kësaj Konvente i jep të

75 Rregullorja e UNMIK-ut 2006/36 mbi ndihmën juridike falas (7 qershor 2006), www.unmikonline/regulations/unmikgazette/02english/E2006regs/RE2006_32.pdf, 76 Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë [“UNMIK-u”] Rreg. Nr. 2001/9, për Kornizën Kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme në Kosovë (15 maj 2001), www.unmikonline.org/constframework.htm, e ndryshuar me Rregulloren nr. 2002/9 (3 maj 2002), www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2002regs/RE2002_09.pdf 77 Shih http://www.hri.org/docs/ECHR50.html (së fundi vizituar më 27 maj 2007).

Page 64: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

54

drejtë personit të akuzuar për vepër penale “të mbrohet vetë ose përmes ndihmës juridike që ai/ajo e zgjedh, ose kur ai/ajo nuk ka mjete për ta paguar ndihmën juridike, t’i jepet falas atëherë kur interesat e drejtësisë e kërkojnë këtë”. Neni 12(4) i Kodit të procedurës penale78 thotë “nëse i pandehuri nuk mund t’i paguaj shpenzimet e mbrojtjes dhe kur kjo është në favor të drejtësisë . . . me kërkesë të tij do t’i caktohet mbrojtësi i pavarur me përvojë dhe kompetencë që është në përputhje me llojin e veprës penale dhe që do të paguhet nga mjetet e buxhetit.” Vetëm avokatët e regjistruar në OAK, ose në raste të caktuara edhe praktikantët që punojnë nën mbikëqyrjen e tyre, mund t’i përfaqësojnë të pandehurit në procedurë penale. Id. nenet 70. Neni 73(1)(1) - (4) përcakton rrethanat në të cilat është e obligueshme mbrojtja, duke përshirë të pandehurin e paaftë ose me aftësi të kufizuara, paraburgimin, aktakuzën për vepër panel e cila bartë dënimin me tetë vjet ose më shumë heqje lirie, dhe procedurën sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike kur i pandehuri është i paaftë ose kur është dhënë dënimi me burg afatgjatë. Varësisht nga rrethana, mbrojta e obliguar mund të fillojë menjëherë me marrjen e parë në pyetje nga policia ose prokuroria. Sipas nenit 73(2), kur duhet mbrojtja e obliguar dhe i pandehuri nuk angazhon mbrojtësin, organi kompetent për zhvillimin e procedurës paraprake (zakonisht prokurori) ose kryetari i gjykatës (pasi të ketë filluar gjykimi) duhet ta caktojë mbrojtësin sipas detyrës zyrtare në shpenzime publike. Edhe atëherë kur nuk ka mbrojtje të obliguar nëse i pandehuri nuk ka mundësi t’i paguaj shpenzimet e mbrojtjes, dhe kur gjykata ose organi kompetent konsideron se ka nevojë të caktohet mbrojtja sipas detyrës zyrtare me shpenzime publike sepse kjo shkon në favor të drejtësisë, mbrojtësi duhet të caktohet ex-officio dhe të paguhet nga mjetet e qeverisë. Id. neni 74(1). Deri para vitit 2007, Departamenti i administratës gjyqësore ishte pjesë e Këshillit gjyqësor të Kosovës dhe ishte përgjegjës për pagimin e mbrojtësve të caktuar ex-officio, si të caktuar nga prokuroria ashtu edhe nga gjykata. Nga fillimi i vitit 2007, ky departament ka kaluar në Ministrinë e Drejtësisë, ku tani i paguan vetëm mbrojtësit e caktuar ex officio nga prokuroria. Aktualisht administrata e Këshillit gjyqësor merret me pagesën e mbrojtësve të caktuar ex officio nga gjykatat. Pagesa për mbrojtësin ex-officio është 30 euro për një veprim, çoftë paraqitje në gjykatë, përfaqësim gjatë marrjes në pyetje nga policia dhe prokuroria, paraqitje e ankesës, parashtresës etj. Më herët ka qenë e caktuar shuma maksimale prej 250 eurosh në muaj për një avokat pa marr parasysh veprimet e ndërmarra në veçanti dhe punën që e ka kryer. Gjatë shikimit në vend, ekipi vlerësues është informuar se kjo shumë maksimale mujore është dyfishuar në 500 euro, siç raportohet si rezultat i presionit të ushtruar nga OAK dhe shoqata e gjyqtarëve. Mirëpo, pagesa 30 euro “për një veprim” ka mbetur e njëjtë. Por nuk ishte e qartë nëse shuma e rritur maksimale do të zbatohet për caktimet që i bëjnë prokuroritë dhe gjykatat, ose se si do të monitorohen dhe koordinohen pagesat nga dy administratat e ndara. Avokatët janë ankuar jo vetëm lidhur me shumën e pagesave për rastet ex-officio por edhe lidhur me vonesat e pagesave që shpesh kalonin disa muaj pa u paguar (shih faktorin 13) Shumica e vëzhguesve kanë raportuar se sistemi i mbrojtjes sipas detyrës zyrtare nuk është duke funksionuar mirë në praktikë. Përderisa procedurat e caktimeve dallojnë në organet dhe rajonet e ndryshme, duket se është vështirë të gjinden avokatë me përvojë të cilët do të jenë të gatshëm t’i pranojnë ato caktime, dhe shpesh ka vonesa në sigurimin e mbrojtjes nga i pandehuri për të cilën ai/ajo ka të drejtë ligjore. Ky problem ekziston përkundër dispozitës shprehimore nga neni 9 [“Kodi i etikës”] që avokati nuk mund ta refuzojë pa arsyetim rastin e caktuar ex-officio, dhe detyrës së paraparë në nenin 16 të Ligjit mbi Avokaturën - 197979 që të ofrohet ndihma juridike për palën e cila e kërkon atë përveç nëse ekziston konflikti i interesave ose ndonjë pengesë e ngjashme. Caktimet shpesh iu bëhen avokatëve të papërvojë të cilëve ju mungojnë aftësitë dhe

78 Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale, shpallur në fuqi me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/26 (6 korrik 2003), hyrë në fuqi më 6 prill 2004, www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2003regs/RE2003_26.pdf 79 Ligji mbi Avokaturën dhe ndihmën tjetër juridike (22 nëntor 1979), GZ e KSA të Kosovës nr. 48/1979 (24 dhjetor 1979) [“Ligji mbi Avokaturën - 1979”]

Page 65: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

55

reputacioni për të tërhequr klientët në mënyrë tjetër. Gjykatat dhe prokuroritë janë mësuar të mos humbin kohë për të gjetur avokatë që qëndrojnë mirë, dhe që ta marrin pajtimin e tyre për përfaqësim. Përkitazi me këtë, shumë të anketuar kanë vënë në pah se mbrojtësit ex-officio shpesh janë të papërgatitur, pasiv dhe dukshëm indiferent lidhur me rezultatin e rastit. Ata supozohet se nuk arrijnë t’i arsyetojnë argumentet në përkrahje të pozitës së klientëve të tyre dhe t’i kundërshtojnë parregullsitë e qarta procedurale ose të marrjes së dëshmive. Neni 32 i Kodit të etikës kërkon që avokati ta përfaqësoj klientin e vet “me përkushtim dhe zell”, pa marr parasysh se sa paguhen ose a paguhen fare për ato shërbime, por është e qartë se shumë prej mbrojtësve ex-officio nuk arrijnë ta përmbushin këtë standard. Se a do të ndikojë dyfishimi i pagesë maksimale mujore prej 250 në 500 euro në gatishmërinë e avokatëve më kompetentë që të marrin pjesë në këtë organizim apo jo, ose në përkushtimin e atyre të cilët aktualisht e bëjnë këtë punë, kjo mbetet të shihet në të ardhmen80. Rastet Civile dhe Administrative: Në periudhën prej korrikut 2001 deri në gusht 2005, një program i financuar nga Agjencia Evropiane për Rindërtim ka ofruar ndihmë juridike për personat me të ardhura të ulëta përmes OAK-së në çështjet civile dhe administrative (shih faktorin 18). Ky program ka përfunduar atëherë kur u ndërpre financimi. Me shpalljen në fuqi të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2006/36 mbi ndihmën juridike falas bëhet thirrje që ndihma juridike falas të jepet nga avokatët për personat në pozitë të pafavorshme dhe atë në çështjet e përgjithshme penale, civile dhe administrative. Varësisht nga shkalla e të hyrave familjare, personi mund të përfitojë përfaqësim ligjor në çështjet e të drejtës familjare, banesore, shkarkim të gabuar nga vendi i punës, rastet e imigrimit, asistencës sociale dhe një mori çështjesh tjera. Deri më tani, struktura administrative për zbatimin e Rregullores për ndihmën juridike falas, ende nuk është vendosur tërësisht. Janë siguruar mjetet materiale për organizim të brendshëm të komisionit për ndihmë juridike falas dhe organin koordinues por ende nuk janë siguruar mjetet për avokatët të cilat duhet t’i kryejnë këto shërbime juridike. Organizata joqeveritare “Shoqata e juristeve NORMA” e ka një staf që punon me orar të plotë dhe avokatë vullnetarë të cilët ofrojnë ndihmë juridike falas kryesisht grave në çështjet e të drejtës familjare, të punësimit, trashëgimisë dhe çështjet e asistencës sociale. Janë disa OJQ vendore dhe ndërkombëtare të cilat ofrojnë ndihmë të kufizuar juridike dhe për çështje mjaft të kufizuara për refugjatë, pakica dhe persona tjerë me nevoja. Kosova e ka edhe Ombudspersonin e cili kërkon të avancojë të drejtat e njeriut dhe të mbrojë personat nga keqpërdorimi i pushtetit nga ana e njësive qeveritare dhe institucioneve tjera zyrtare. Ombudspersoni me shtatë zyra në terren dhe nën-zyra, u ndihmon qytetarëve përmes intervenimit, ndërmjetësimit dhe publikimit por nuk ofron shërbime juridike. Shih Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Përfaqësimi ligjor në rastet civile(qershor 2007), www.osce.org/documents/mik/2007/06/24936_en.pdf, në faqe 6 – 8. Përveç programeve që ofrojnë kompensim, avokatët e Kosovës janë të obliguar edhe nga neni 16 i Ligjit mbi Avokaturën – 1979, për dhënien e ndihmës juridike palës që e kërkon, përveç kur ekziston konflikti i interesit ose pengesat specifike. Në anën tjetër, i Ligjit mbi Avokaturën – 1979 i jep avokatit të drejtën e shpërblimit për shërbimet e veta dhe kompensim të shpenzimeve sipas tarifës së OAK-së. LIGJI MBI AVOKATURËN – 1979 Neni 23. Kodi i Etikës thotë, “nëse nuk ka kushte për ndihmë juridike falas, dhe pala nuk ka mundësi ta paguaj avokatin, ndihma juridike duhet të jepet pa pagesë, ngase dhënia e ndihmës juridike pa pagesë për personat me probleme sociale është pjesë e obligimit tradicional dhe ndershmërisë së avokatit”81. Ky obligim është

80 Ndryshimet ndaj Kodit të etikës të aprovuara nga kuvendi i OAK-së më 7 korrik 2007, e kanë ripërsëritur në mënyrë më të theksuar obligimin e avokatit për pranimin e caktimeve ex-officio dhe ritheksuar se avokati duhet “të tregoj përkushtim dhe zell dhe t’i respektojë prioritet” me rastin e ofrimit të ndihmës falas. 81 Ky obligim është zvogëluar dukshëm me ndryshimet në Kodin e etikës të miratuara nga kuvendi i OAK-së, duke paraparë që avokati “mund” ta njoftojë klientin për mundësinë e ndihmës juridike falas vetëm nëse klienti kërkon ndihmën e tillë, e pastaj “mund” (jo duhet) të ofroj ndihmën për klientin i cili pranon ndihma sociale, dhe avokati “duhet” ta ofrojë ndihmën vetëm nëse obligohet nga OAK (nenet 54 dhe 85).

Page 66: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

56

zvogëluar dukshëm me ndryshimet në Kodin e etikës të miratuara nga kuvendi i OAK-së, duke paraparë që avokati “mund” ta njoftojë klientin për mundësinë e ndihmës juridike falas vetëm nëse klienti kërkon ndihmën e tillë, e pastaj “mund” (jo duhet) të ofroj ndihmën për klientin i cili pranon ndihma sociale, dhe avokati “duhet” ta ofrojë ndihmën vetëm nëse obligohet nga OAK (nenet 54 dhe 85). Duke iu përmbajtur obligimit pro bono avokatët ofrojnë ndihmë juridike pa pagesë për personat që kanë nevojë herë pas here, por nuk ka të dhëna statistikore lidhur me këtë aktivitet. Neni 7.4 i Rregullores së re kërkon që OAK të “nxisë anëtarët e vet për dhënien e shërbimeve juridike pro bono, për grupet vulnerabile dhe të përcaktojë standardet e sjelljes profesionale në këtë drejtim.” Faktori 20: Zgjidhja Alternative e Kontesteve

Avokatët i këshillojnë klientët e vet për ekzistimin e mundësive për ndërmjetësim, arbitrazh ose mundësive tjera të ngjashme alternative ndaj kontestit gjyqësor.

Konkluzion Korrelacioni: Negativ Trendi: ↔ Përveç në disa çështje të kufizuara, Kosova nuk ka legjislacion ose institucione për zgjidhjen alternative të kontesteve, kështu që aktualisht shumë rrallë përdoren ose madje rekomandohen. Ka ligje të cilat nxisin diskutimet për marrëveshje ose pajtim, dhe janë disa përpjekje në zhvillim e sipër për përtëritjen e shfrytëzimit të ndërmjetësimit. Ndonjëherë avokatët i këshillojnë klientët për këto alternative ndaj kontestit gjyqësor, por në rrethanat aktuale duket të jenë në pakicë. Në Kosovë arbitrazhi parashikohet me ligjin e vitit 1984 por në të vërtetë asnjëherë nuk është përdorur. Nevojiten mekanizma të rinj dhe gjithëpërfshirës ligjor si për ndërmjetësimin ashtu edhe për arbitrazhin. Analiza/Sfondi: Ndërmjetësimi dhe Pajtimi: Kodi i Etikës për avokatë thekson se avokati “kur është në interes të palës të tentojë t’i pajtojë palës pa filluar shqyrtimi gjyqësor ose ndonjë procedurë tjetër, dhe që gjatë gjithë procedurës të mundohet ta zgjidhë kontestin me marrëveshje midis palëve KODI I ETIKËS. Neni 33.”82. Megjithatë amendamenti ndaj Kodit të etikës që është miratuar në kuvendin e OAK-së, më 7 korrik 2007, e ka ndryshuar nenin 33 për t’iu referuar vetëm “marrëveshjes mbi deklarimin e fajësisë”, duke sugjeruar se jashtë kontestit të mbrojtjes penale juridike nuk ka obligime etike për nxitjen e marrëveshjeve. Disa avokatë këtë e bëjnë gjatë rrjedhës së procedurës, në kontestet e shkurorëzimit ose kontestet tjera familjare ku përpjekja për pajtim (arritjen e ujdisë) është e obliguar83, por ata mund të jenë pakicë në rastet tjera të kontesteve. Shih p.sh LIGJI MBI FAMILJEN DHE MARRËDHËNIET FAMILJARE,GZ KSAK, nr. 10/1984 (28 Mars 1984), kreu 8. Disa avokatë kanë deklaruar se ata nuk e rekomandojnë pajtimin ose ujdinë ngase besojnë se kjo është humbje e kohës dhe se nuk ka dobi prej kësaj pasi palët të kenë ardhur në fazën e angazhimit të avokatëve. Mungesa e një sistemi të qëndrueshëm të ndërmjetësimit dhe pajtimit në shumicën e situatave i kontribuon hezitimit për ndjekjen e këtyre kanaleve. Është e besueshme se disa avokatë nuk i inkurajojnë zgjidhjet me marrëveshje në mënyrë që t’i shmangen se humbjeve të shpërblimeve nga angazhimi i tyre.

82 Amendamenti ndaj Kodit të etikës që është miratuar në kuvendin e OAK-së, më 7 korrik 2007, e ka ndryshuar nenin 33 për t’iu referuar vetëm “marrëveshjes mbi deklarimin e fajësisë”, duke sugjeruar se jashtë kontestit të mbrojtjes penale juridike nuk ka obligime etike për nxitjen e marrëveshjeve. 83 Ligji mbi familjen dhe marrëdhëniet familjare, KSA e Kosovës, GZ nr. 10/1984 (28 mars 1984), kreu 8.

Page 67: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

57

Neni 228 i Kodit të procedurës penale84 e autorizon prokurorin ta dërgojë lëndën penale për rastet e caktuara në ndërmjetësim tek ndërmjetësuesi i pavarur nëse vepra është e dënueshme me gjobë ose burgim deri në tre vjet. Në vendimin e vet, prokurori është i obliguar të shqyrtojë faktorët që tregojnë për personalitetin e të pandehurit dhe historinë e tij kriminale dhe shkallën e fajësisë të pandehurit dhe rrethanat e rastit. Për dërgimin në ndërmjetësim nevojitet pëlqimi i dhënë nga pala e dëmtuar dhe i pandehuri, dhe duhet të zgjidhet brenda tre muajve. Id. Përkundër ekzistimit të kësaj dispozite për ndërmjetësim, nuk ka procedurë administrative me të cilën do të trajnoheshin dhe certifikoheshin ndërmjetësit ose ndryshe të zbatohet ky ligj, kështu këto dispozita asnjëherë nuk janë përdorur. Ligje të ndryshme përmbajnë dispozite që kanë për qëllim nxitjen e zgjidhjes së kontesteve, çoftë në të drejtën penale, administrative apo civile. Për shembull, neni 474 i Kodit të procedurës penale zbatohet për rastet e gjykuara nga gjyqtari i vetëm ose që ndiqen me padi private. Aty thuhet se para shqyrtimit gjyqtari e thërret të akuzuarin dhe paditësin privat për sqarim paraprak të çështjes dhe për të parë nëse mund të arrihet marrëveshja. Gjithashtu ekziston një pajtim i dukshëm midis aktorëve kryesor në sistemin e drejtësisë që të lejohet marrëveshja mbi deklarimin e fajësisë në rastet panel, por asgjë zyrtare deri më tani nuk është hartuar e as paralajmëruar. Krahas kësaj, nenet 321 – 322 të Ligjit mbi procedurën kontestimore85, i cili shërben si kod i procedurës civile në Kosovë, kërkon nga gjykata e shkallës së parë që t’i njoftojë palët në procedurë për mundësin e arritjes së ujdisë gjyqësore për disa ose të gjitha paditë dhe t’ju ndihmojnë palëve të arrijnë ujdinë. Neni 323, Id., mundëson palëve që para ngritjes së padisë të shkojnë në gjykatë dhe ta ofrojnë marrëveshjen dhe gjykata pastaj e fton palën tjetër që të informohet për ofertën. Në fund, neni 52 i Ligjit mbi procedurën administrative86 parashikon, “gjatë procedurës administrative midis dy palëve, organi përgjegjës administrativ duhet të bëjë përpjekje t’i pajtojë palët në procedurë”. Pajtimi në procedurë administrative nuk lejohet nëse ai do të ndikonte negativisht në interesin e përgjithshëm ose të drejtat ligjore dhe interesat e personave ose subjekteve tjera Id. Nuk është e qartë nëse gjyqtarët dhe zyrtarë administrativ janë trajnuar lidhur me teknikat e arritjes së pajtimit, sa shpesh është bërë përpjekje për marrëveshje dhe nuk dihet shkalla e suksesit në zgjidhjen e konflikteve pa gjykim, nëse ka pasur fare. Rregullorja e re mbi ndihmën juridike falas87 e autorizon komisionin për ndihmë juridike “të punësojë profesionistë ligjor dhe të tjerë për ofrimin e shërbimeve të ndërmjetësimit dhe përkrahjen e zhvillimit të mekanizmave për zgjidhje alternative të kontesteve”. Ky komision gjatë vizitës nga ekipi vlerësues nuk ka qenë i themeluar plotësisht, e lere më të fillojë me veprimtarinë e vet. Kosova, siç raportohet, ka pasur një traditë të gjatë të ndërmjetësimit privat, jozyrtar nga “pleqtë”, e posaçërisht nëpër qytetet më të vogla dhe fshatrat, të konflikteve midis familjeve. Këto konflikte mund të përfshijnë numra dhe lloje të ndryshme rastesh por zakonisht dhe me gjasa kanë qenë të provokuara nga “gjakmarrja”. Mirëpo, në këto vitet e fundit ndërmjetësimi duket se është në shuarje e sipër. As vetë e as format e zgjidhjeve alternative të kontesteve nuk mësohen në fakultetin juridik, dhe nuk duket të jetë prioritet i rëndësishëm për qeverinë. Prapë, janë disa iniciativa në zhvillim e sipër të cilat mund të ofrojnë shpresë për të ardhmen. Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2000/45 mbi vetëqeverisjen e komunave në Kosovë (11 gusht 2000)88 në nenin 32 parashikon komisionet ndërmjetësuese në nivel të komunave, të cilat kryesisht fokusohen në konstatimin nëse janë shkelur ose se do të shkelen të drejtat e komuniteteve etnike ose të pjesëtarëve të tyre. Në bazë një të dhëne, komitetet ndërmjetësuese janë themeluar në thuajse të gjitha komunat, edhe pse ato shumë rrallë takohen dhe nuk kanë realizuar shumë. Shih 84 Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale, shpallur në fuqi me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/26 (6 korrik 2003), hyrë në fuqi më 6 prill 2004, www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2003regs/RE2003_26.pdf 85 Ligji mbi procedurën kontestimore, RSFJ GZ nr. 4/1977 (14 janar 1977). 86 Ligji mbi procedurën administrative, shpallur në fuqi me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2006/33 (13 maj 2006), www.umikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2006regs/RE2006_33.pdf 87 Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2006/36 mbi ndihmën juridike falas (7 qershor 2006), www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2006regs/RE2006_36.pdf, 88 Shih, www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2000regs/RE2000_45.htm.

Page 68: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

58

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Zgjidhja alternative e konflikteve në Kosovë– vlerësimi i nevojave (shkurt 2005) f. 11. Ombudspersoni i Kosovës gjithashtu ka ndërmjetësues të trajnuar në radhët e veta të cilët bëjnë përpjekje të zgjidhin rastet e shkeljeve të supozuara të të drejtave të njeriut ose rastet e keqpërdorimit të pushtetit. Krahas kësaj, ka pasur edhe raporte të një qendre të re të ndërmjetësimit në Gjilan. Nëse ky projekt eksperimental arrin të jetë i suksesshëm, gjasat janë se do të zgjerohet edhe në qytetet tjera nëse lejojnë kushtet. Ajo çka është e nevojshme është një ligj gjithëpërfshirës mbi ndërmjetësimin me të cilin do të vendoseshin në një vend të gjithë mekanizmat administrativ për ndërmjetësim, duke përfshirë objektet, trajnuesit e kualifikuar, procesin e certifikimit dhe rregullat e qarta për zhvillimin e procesit të ndërmjetësimit. Gjithsesi, numri famëkeq i lëndëve të pazgjidhura nëpër gjykata, me vonesat deri në pesë vite deri në shqyrtimin e ankesës dhe pastaj procedura e ngadalshme e ekzekutimit është nxitje e fuqishme dhe arsyetim për zgjidhje alternative të konflikteve të të gjitha formave. Arbitrazhi: Ligji mbi Procedurën Kontestimore përmban numër të konsiderueshëm të dispozitave për arbitrazh të konflikteve para gjykatës së arbitrazhit. Shih në përgjithësi LIGJI MBI PROCEDUREN KONTESTIMORE nenet. 669-487. Këto nene parashikojnë rregullat për përdorimin e arbitrazhit ose mbi bazën ad hoc të zgjidhjes së kundërshtimeve ashtu si paraqiten, ose mbi bazën e një premtimi kontraktues të bërë me rastin e krijimit të raporteve ekonomike ose të ngjashme. Id. neni 470. Gjykata e arbitrazhit supozohet të formohet në kuadër të Odës Ekonomike ose në kuadër të organizatave tjera të parapara me ligj. Id. neni 470. Janë paraparë disa rregulla procedurale me ligj lidhur me këtë proces. Vendimi i arbitrazhit është i formës së prerë, përveç nëse palët pajtohen ta caktojnë shkallën e dytë të arbitrazhit, dhe nuk mund të kundërshtohen ose mënjanohen përveç mbi bazat e ligjit të kësaj natyre: kur marrëveshja e arbitrazhit nuk është valide, kur rregullat procedurale të arbitrazhit nuk respektohen, kur vendimi nuk është i arsyeshëm ose logjik ose i pakuptueshëm ose kundërthënës, kur gjykata e arbitrazhit e tejkalon mandatin, kur me vendim kërkohet nga njëra palë të kryej veprim të kundërligjshëm etj. Përderisa këto dispozita duket se ofrojnë kornizën adekuate të arbitrazhit në Kosovë, faktet tregojnë të kundërtën. Vetë ligji është nxjerrë në vitin 1984 në një sistem të kundërt të qeverisjes, dhe i referohet institucioneve ose nocioneve të cilat më nuk ekzistojnë ose nuk kanë kuptim. Ekziston gjykata e arbitrazhit në kuadër të Odës Ekonomike, e cila e ka listën e arbitrave të mundshëm, por sipas një burimi vetëm një rast i është dërguar gjykatës deri më tani. Është e qartë se kontratat afariste me kompanitë ndërkombëtare i kanë dispozitat mbi arbitrazhin por, zakonisht e parashikojnë që arbitrazhi të bëhet në Paris ose Vjenë. Prapë, një ligj modern dhe gjithëpërfshirës, duke përfshirë dispozitat për trajnim, certifikim dhe përzgjedhje të arbitrave, si dhe një procedurë më të hollësishme, janë të nevojshme për ofrimin e bazës funksionale të këtij sistemi të rëndësishëm të zgjidhjes alternative të konflikteve në Kosovë.

Page 69: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

59

V. Shoqatat Profesionale

Faktori 21: Rregullimi Organizativ dhe Pavarësia

Shoqatat profesionale të avokatëve janë vetëqeverisëse, demokratike dhe të pavarura nga autoritetet shtetërore.

Konkluzioni ______ Korrelacioni: Pozitiv Trendi: ↔ OAK është bashkësi me anëtarësi të obliguar, vetëqeverisëse dhe që drejtohet në mënyrë demokratike. Përveç një shkalle të kufizuar dhe të kuptueshme të përcjelljes nga qeveria dhe parlamenti, dhe përveç shqyrtimit gjyqësor të disa vendimeve që ndikojnë në individë, OAK është tërësisht e pavarur nga autoritetet shtetërore. Analiza/Sfondi: Ligji mbi Avokaturën - 197989 e përcakton termin “ndihmë juridike” dhe me disa përjashtime të vogla e kufizon dhënien e këtyre shërbimeve për avokatët të cilët janë të regjistruar në OAK. LIGJI MBI AVOKATURËN 1979, nenet 2, 3, 7 dhe 13. OAK është “organizatë e vetëqeverisjes, e pavarur dhe profesionale” Id. neni 7. Ajo është e autorizuar të pranojë ose refuzojë kërkesat për anëtarësim në OAK (nenet 10 dhe 39), ta çregjistrojë avokatin (nenet 48 – 53), dhe të shqiptojë masa disiplinore për “keqpërdorim të detyrës dhe reputacionit të avokatit” (neni 64), që i nënshtrohen të drejtës për avokatin e pakënaqur që të fillojë konfliktin administrativ dhe të kërkojë mbrojtje gjyqësore në Gjykatën Supreme të Kosovës (nenet 40, 49 dhe 68). Në mesin e përgjegjësive tjera, OAK është gjithashtu e autorizuar ta hartojë statutin e vet të brendshëm dhe ta nxjerrë kodin e etikës për avokatë. id. nenet 8 – 9. Me Ligjin mbi Avokaturën – 1979, OAK i nënshtrohet një shkalle të vogël të përcjelljes qeveritare. Për shembull, statuti i Odës dhe Skema tarifore e saj është dashur të miratohet nga Këshilli i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës [“Këshilli i KSA”]. LIGJI MBI AVOKATURËN 1979, nenet 8 dhe 23. Këshilli i KSA-së ka pasur edhe autorizime të mbikëqyrjes ndaj akteve të përgjithshme të OAK-së, me pushtetin që ta pezullojë ekzekutimin e cilitdo prej këtyre akteve të cilat janë në kundërshtim me kushtetutë ose ligj, dhe të kërkojë raporte nga OAK. Id. nenet 10 – 11. “Bashkësitë shoqërore politike” gjithashtu duhej t’i furnizonin avokatët me mjete materiale dhe lehtësira për punën e tyre dhe të bashkëpunojnë me OAK-në për çështjet e pozitës materiale të avokatëve ose obligimeve materiale të avokatëve ndaj bashkësisë së tyre. Id. neni 12. Këshilli i KSA-së gjithsesi nuk ekziston më, dhe trashëgimtari i tij supozohet të jetë Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë [“UNMIK-u”] ose institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes. Draft Ligji mbi Avokatinë90 rithekson pavarësinë e OAK-së dhe profesionit të avokatit (nenet 1.1 dhe 1.3), si dhe të drejtën e OAK-së për qeverisjen e vetvetes (neni 21.1). Draft Ligji mbi avokatinë e ka një dispozitë të përcjelljes (mbikëqyrjes) së akteve të përgjithshme të OAK-së nga qeveria, dhe që kjo e fundit të mund t’i pezullojë aktet e OAK-së të cilat mund të jenë në konflikt me ligjin deri në zgjidhjen e çështjes nga Gjykata Supreme; mirëpo, aty nënvizohet se mbikëqyrja ka të bëjë me respektimin e ligjit nga ana e OAK-së por “nuk mund ta cenojë autonominë e [OAK-së]”. Id. neni 29.1. Por nga OAK ende pritet të bashkëpunojë me institucionet qeveritare dhe organizatat tjera për promovimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimit demokratik të Kosovës, është përgjegjëse para Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë për punën e vet, duhet t’ia paraqesë raportin vjetor, dhe duhet ta njoftojë parlamentin dhe qeverinë lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të brendshme. Id. 89 Ligji mbi Avokaturën dhe ndihmën tjetër juridike (22 nëntor 1979), GZ e KSA të Kosovës nr. 48/1979 (24 dhjetor 1979) [“Ligji mbi Avokaturën - 1979”] 90 Ligji mbi Avokaturën, nr. 2004/40 (8 shtator 2004) [“Draft Ligji mbi Avokatinë”].

Page 70: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

60

nenet 29.2 – 29.3 dhe 30. Gjersa, roli i vazhdueshëm i parlamentit dhe qeverisë në mbikëqyrjen e disa aspekteve të caktuara të OAK-së mundet potencialisht të jetë ndërhyrës madje e dhe pengues, por nuk ka indikacione se kjo ka paraqitur probleme, dhe së paku jo gjatë viteve të fundit. Këto autorizime nuk janë të paarsyeshme për një shoqatë me anëtarësi të obligueshme, gjegjësisht krijesë e legjislacionit, që vepron si e vetme (së paku në procedurë penale) dhe që ka autorizime të konsiderueshme në përbërjen dhe sjelljen e anëtarëve të vet. Në praktikë, OAK është e aftë të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe pa kontroll qeveritar ose frikësim dhe pa financim qeveritar të asnjë lloji. Ajo i nënshtrohet vetëm kufizimeve nga ligji që e rregullon dhe nga statuti, shqyrtimi gjyqësor në disa raste të përmendura më lart, dhe nga vullneti i anëtarësisë së vet. Gjersa Ligji mbi Avokaturën – 1979 nuk flet shumë për strukturën e brendshme dhe qeverisjen e OAK-së, Ligji i papërfunduar mbi avokaturën përmban një numër dispozitash edhe në këto fusha. Për shembull, neni 22 përcakton krijimin e pesë organeve brenda OAK-së (kuvendi i përgjithshëm, kryetari, këshilli, komiteti disiplinor dhe komiteti i auditimit), dhe kërkon nga anëtarët e këshillit, komiteti disiplinor dhe të auditivit që të zgjidhen për një mandat prej katër vitesh dhe kryetari për mandatin dyvjeçar (me mundësi rizgjedhje). Neni 23 thotë se konvenoi përbëhet nga të gjithë avokatët e regjistruar, parashikon që të thirret me kërkesën e 10% të anëtarëve, e autorizon të veprojë me shumicën e votave nëse ekziston kuorumi prej 50% dhe përcakton kompetencat e kuvendit. Këto kompetenca janë zgjedhja e të gjitha organeve, miratimi i statutit të OAK-së dhe kodit të etikës profesionale, miratimi i buxhetit të OAK-së dhe detyrimet e anëtarësisë dhe miratimin e masave për arsimimin e vazhdueshëm ligjor “AVL”]. Id. Draft Ligji mbi Avokatinë e përshkruan edhe rolin e kryetarit të OAK-së, detyrat e këshillit drejtues 11 anëtarësh, funksionet dhe përbërjen e pesë anëtarëve të komitetit disiplinor dhe përgjegjësitë e pesë anëtarëve të komitetit të auditimit. DRAFT LIGJI MBI AVOKATINË, nenet 24 – 28. Statuti i OAK-së përcakton strukturën e vet të organizimit dhe rregullat të cilat nuk janë të gjitha në përputhje me Ligjin e papërfunduar të avokaturës. Statuti i OAK-së për shembull, parashikon mandatin trevjeçar për anëtarët e zgjedhur nëpër organet e veta dhe njëvjeçar për kryetarin (neni 61), parashikon shkallën e parë dhe të dytë të prokurorëve dhe gjyqtarëve disiplinor, i njeh mbledhjet (kuvendet) e shtatë rajoneve (neni 60), kërkon mbledhje vjetore të kuvendit të përgjithshëm dhe mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesën e një të tretës së anëtarësisë (nenet 62 – 63), përcakton kuorumin prej 75% për kuvendin (neni 69), dhe sigurisht, është shumë më i hollësishëm lidhur me funksionimin e organeve të ndryshme të OAK-së (nenet 62 – 116). Ekzistojnë konflikte midis Statutit të OAK-së dhe Draft Ligjit mbi Avokatinë. Statuti i OAK-së ishte ndryshuar në kuvendin e OAK-së më 7 korrik 2007, dhe këto ndryshime raportohet se i kanë trajtuar këto shpërpushje. Përkthimi i plotë në gjuhën angleze i statutit të ndryshuar nuk ishte në dispozicion. 1 Ky ndryshim ishte aprovuar në kuvendin e OAK-së më 7 korrik 2007. Për këtë faktor, si konsiderata të rëndësishme janë ato se kuvendi i avokatëve të thirret rregullisht, të zgjidhen organet dhe zyrtarët në mënyrë demokratike me shumicë votash, dhe të miratohen të gjitha dokumentet jetike, politikat dhe masat tjera që kanë të bëjnë me qeverisjen dhe sjelljen profesionale. Id. nenet 62 – 74. Raportohet se ekziston një amendament në Statutin e OAK-së i cili nëse aprovohet nga kuvendi do ta reduktonte numrin e anëtarëve të kuvendit në gjithsejtë 81 anëtarë (prej 500 anëtarëve sa ka aktualisht) të cilët do të zgjidheshin nga shtatë kuvendet rajonale në përpjesëtim me anëtarësinë e rajonit në profesion. Ky amendament ka për qëllim ta bëjë më efektive mbledhjen vjetore të kuvendit dhe më produktive, dhe ta shtojë rolin dhe profilin e takimeve regjionale91. OAK ka formuar edhe komitete speciale për të koncentruar në temat të cilat meritojnë vëmendje të veçantë. Këto tema janë, AVL, etika, praktikantët dhe gratë dhe pakicat.

91 Ky ndryshim ishte aprovuar në kuvendin e OAK-së më 7 korrik 2007.

Page 71: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

61

Komentet nga të anketuarit kanë bërë të kuptohet se sistemi i organizimit i OAK-së është demokratik dhe participues ashtu si është edhe në letër. Kjo sigurisht se nuk nënkupton se të gjithë avokatët janë plotësisht të kënaqur me liderët e Odës dhe me politikat e saj. Ekipi vlerësues ka pranuar disa vërejtje të izoluara deri në atë shkallë sa pozitat udhëheqëse vetëm sillen ndërmjet personave të njëjtë, se ka përfaqësues të pamjaftueshëm në organet e OAK-së nga radhët e avokatëve të rinj, dhe se OAK duhet të punojë më shumë në shërbim të anëtarëve të vet dhe në shërbim të promovimit të reformës ligjore. Prapë, të gjithë anëtarët kanë të drejtë vote për udhëheqjen e OAK-së dhe që vetë të kandidojnë në zgjedhje nëse ata dëshirojnë të shohin ndryshime92. Është me rëndësi të theksohet se me amendamentin e ri, anëtarët do të kenë mundësi të votojnë vetëm për delegatët e tyre rajonal në kuvendin e kondensuar, dhe jo drejtpërsëdrejti për udhëheqjen e OAK-së. Ekzistojnë edhe disa organizata me anëtarësi nga degë të caktuara të profesionit ligjor. Këto janë Shoqata e Gjyqtarëve e Kosovës dhe Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, organe këto që i ndjekin interesat e anëtarëve të vet dhe që kanë objektiva tjera. Këto janë bashkësi vullnetare, jo sikur OAK-ja, dhe që financohen nga kontributet e anëtarësisë dhe kontributet nga donatorët ndërkombëtarë. Para luftës ka ekzistuar një organizatë mjaft aktive e profesionistëve ligjor e quajtur Shoqatat e Juristëve të Pavarur, e përbërë kryesisht nga shqiptarët e Kosovës. Ajo ka qenë e angazhuar në promovimin e të drejtave të njeriut, lobim legjislativ dhe aktivitete të zhvillimit të profesionit ligjor. Pas luftës e ka ndërruar emrin në “Shoqata e Juristëve” dhe është munduar të ri-themelohet si një shoqatë me bazë të gjerë të avokatëve. Gjatë të njëjtës kohë, OAK ishte ri-themeluar dhe kishte tërhequr donacionet ndërkombëtare, dhe Shoqata e Juristëve nuk ishte në gjendje t’i bënte konkurrencë me anëtarësinë e vet. Kjo organizatë ende vazhdon të ekzistojë dhe nganjëherë anëtarët e saj ndihmojnë në hartimin e ligjeve dhe bëjnë deklarata për shtyp, por duket se aktualisht është mjaft pasive. Nuk janë siguruar informata lidhur me organizimin e brendshëm të saj. Nga një burim është sugjeruar se OAK është duke bërë përpjekje ta zgjerojë anëtarësinë për të përfshirë më shumë se numrin e tanishëm të avokatëve të regjistruar, shumica prej të cilëve janë penalistë. Nga ky këndvështrim, të gjithë të diplomuarit e drejtësisë të cilët e ushtrojnë ligjin në rastet civile dhe administrative, ose si juristë të organizatës për bizneset ose organet qeveritare (pas dhënies së provimit të jurisprudencës dhe plotësimit të kushteve tjera) do të futeshin në këto radhë. Aty, ata do të fitonin njohjen formale si ushtrues të avokaturës, të cilët do të kenë mundësi të marrin pjesë në AVL dhe projektet tjera për avokatë, dhe do t’i nënshtroheshin rregullave të etikës dhe masave disiplinore. Ky sugjerim, sigurisht se do të kërkonte ndryshime të rëndësishme të zakoneve të odës së themeluar në Kosovë, si dhe në ligjet për rregullimin e OAK-së dhe statutet e brendshme. Një i anketuar tjetër mendonte se OAK duhet të angazhojë personel më të madh me orar të plotë për mbështetjen e organeve të zgjedhura dhe zyrtarët dhe në menaxhimin e projekteve në baza ditore. Të gjithë drejtuesit e zgjedhur i kanë avokaturat e veta private dhe nuk kanë kohë të merren me aktivitetet e OAK-së. Sipas pikëpamjes së këtij personi, ata duhet t’i kufizojnë aktivitete e veta në mbikëqyrjen e personeli të OAK-së dhe në marrjen e vendimeve lidhur me politikat dhe buxhetin.

92 Me amendamentin e ri, anëtarët do të kenë mundësi të votojnë vetëm për delegatët e tyre rajonal në kuvendin e kondensuar, dhe jo drejtpërsëdrejti për udhëheqjen e OAK-së.

Page 72: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

62

Faktori 22: Shërbimet për Anëtarësinë

Shoqatat profesionale të avokatëve në mënyrë aktive i promovojnë interesat dhe pavarësinë e profesionit, përcaktojnë standardet profesionale, dhe ofrojnë mundësi edukative dhe të tjera për anëtarësinë e vet.

Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↔ Oda e Avokatëve të Kosovës [“OAK”] ofron disa përfitime të kufizuara për anëtarët e vet dhe për profesionin ligjor në përgjithësi. Disa prej shërbimeve për anëtarësi dhe aktivitete tjera sigurohen me iniciativën dhe financimin nga sponsorët ndërkombëtarë, dhe jo mbi bazën e vetëfinancimit. Për OAK-në ekziston perceptimi se mban standarde të ulëta të pranimit, disiplinimit dhe arsimimit të vazhdueshëm ligjor, që siç raportohet pasqyron në mënyrë të pafavorshme në profesionin. Analiza/Sfondi: i Ligji mbi Avokaturën - 1979 thekson se OAK e “aprovon statutin e vet dhe aktet tjera të përgjithshme që janë të rëndësishme për sjelljen e avokatëve dhe promovimin e avokaturës”. LIGJI MBI AVOKATURËN neni. 8. OAK gjithashtu parashihet ta nxjerrë kodin e etikës për avokatë (neni 9), dhe është subjekti i cili pranon, regjistron dhe disiplinon avokatët (nenet 10, 35, 49 dhe 64). Përveç kësaj, OAK regjistron dhe mbikëqyr praktikantët e avokatit dhe mban fondin për t’i ndihmuar praktikantët gjatë periudhës së aftësimit të tyre. Id. nenet 54 – 62. Neni 4 i Statutit të OAK-së (numëron nëntë detyra të cilat i ka organizata: ruajtja e reputacionit dhe autonomisë së avokaturës; mbikëqyrja e avokatëve dhe zyrave të përbashkëta të avokatëve lidhur me mbrojtjen e klientëve; ngritja e vazhdueshme e nivelit profesional për avokatë dhe praktikantë; përmirësimi i etikës për avokatë; hulumtimi i faktorëve që ndikojnë në të drejtat e qytetarëve dhe subjekteve juridike; të kujdeset për financat dhe interesat tjera të avokaturës; të kujdeset për të drejtat dhe pozitën e avokatëve të pensionuar dhe të punësuarve të tyre; dhe të koordinojë me shoqatat tjera dhe institucionet si vendore ashtu edhe ndërkombëtare. Nga OAK gjithashtu kërkohet ta mirëmbajë bibliotekën për qëllim të shfrytëzimit të saj nga avokatët e regjistruar dhe praktikantët (nenet 151 – 155); t’i njeh 10 specializime të ndryshme brenda profesionit dhe të certifikojë avokatët e kualifikuar (nenet 156 – 162); dhe që çdo gjashtë muaj ta publikojë buletin për anëtarësinë e vet (nenet 163 – 165). Ashtu si funksionon aktualisht, OAK ka kapacitete të ofrojë vetëm një numër të kufizuar shërbimesh për anëtarësinë e vet dhe për profesionin. Oda e ka një zyre të vogël prej 60 m2, me dy të punësuar të cilët janë përgjegjës për mirëmbajtjen e regjistrave të OAK-së përveç punës së zakontë për Odën. Udhëheqja e zgjedhur e OAK-së përbëhet nga avokatë të nxënë dhe të cilët i kanë avokaturat e tyre individuale, prandaj edhe të kufizuar në kohën që ata mund ta ndajnë për shërbimet për anëtarë të OAK-së. Kompjuterët e vetëm të OAK-së përdoren për punë të brendshme administrative dhe nuk janë në dispozicion për hulumtime ligjore nga avokatët. Biblioteka e OAK-së e ka vetëm një raft librash në zyrën e kryetarit, por koleksioni është aq i vogël dhe nuk ka vend për avokatin të ulet dhe ta lexojë literaturën. OAK e boton një buletin për anëtarët e vet një herë ose dy herë në vit dhe përmban artikuj mbi çështjet dhe zhvillimet juridike. Qendra burimore për mbrojtje penale juridike e Kosovës tani vepron jashtë zyrës së OAK-së, por e ka humbur stafin ndërkombëtar dhe financimin dhe është e kufizuar vetëm në ndihmën rastet e të drejtave të njeriut dhe krimeve të luftës (shih gjithashtu faktorin 13). Udhëheqja e OAK-së e përfaqëson profesionin në mënyrë publike dhe bën përpjekje që t’i ndjekë interesat e profesionit dhe anëtarëve të vet. Ajo i ka kontribuuar standardeve profesionale përmes miratimit të Kodit të etikës profesionale për avokatë (11 qershor 2005) dhe krijimi i komiteteve të veçanta për aspekte të ndryshme dhe rëndësishme, duke përfshirë AVL-në dhe promovimin e të drejtave dhe anëtarësimin e grave dhe pakicave. Kjo udhëheqje ka punuar me Kuvendin e

Page 73: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

63

Kosovës dhe Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovës për zhvillimin dhe nxjerrjen e ligjit të ri me të cilin rregullohet profesioni dhe ndihma juridike falas për personat që kanë nevojë. OAK është munduar ta përmirësojë administrimin dhe kushtet e shpërblimit në programin për mbrojtësit e caktuar ex-officio, dhe janë bërë përpjekje nga OAK dhe është dhënë kontribut nga shoqata e gjyqtarëve për vendimin e fundit për rritjen e pagesës mujore maksimale për secilin mbrojtës (shih faktorin 13). OAK e ka sponzoruar ose bashkësponzoruar një numër të programeve të AVL-së për avokatë dhe praktikant. E ka krijuar programin e cili mundëson 10 praktikantë në vit që të punojnë në zyrat e avokatëve për të fituar përvojën e nevojshme për hyrje në profesion, dhe ofron trajnimin për përgatitjen e provimit të jurisprudencës gjatë stazhit të tyre të praktikës. OAK ka bashkëpunuar me shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në planifikimin dhe organizimin e konferencave dhe punëtorive të popullarizuara midis gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve (“bench and bar”). OAK ka punuar me grupin e gjyqtarëve për regjinë e tre filmave vizatimor për promovimin e aspekteve të ndryshme të sundimit të ligjit, dhe që i dedikohen fëmijëve të vegjël. Së fundi kryetari i OAK-së ka dalë në një incizim televiziv me ç’rast ai e këshillon publikun për mënyrën e paraqitjes së ankesës ndaj sjelljes së pahijshme të avokatit. Gjersa kjo listë e shërbimeve është për t’u respektuar, duhet vërejtur se disa prej tyre janë ndërmarr sipas iniciativave dhe/ose me përkrahje financiare nga organizatat ndërkombëtare, dhe kryesisht nga ABA/Iniciativa për sundimin e ligjit; është e dyshimtë se a do të munden dhe deri në çfarë shkalle të vazhdojnë mbi bazën e vetëfinancimit pa këtë burimi të financimit. Këshilli drejtues i OAK-së e ka përfaqësuar profesionin duke i kundërshtuar përpjekjet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për të kërkuar nga avokatët të regjistrohen në këtë ministri (shih faktorin 1). Përderisa kjo çështje duket se është zgjidhur në mënyrë të favorshme, së paku për këtë kohë, një i anketuar ka deklaruar se shumë avokatë nuk janë të kënaqur ngase Këshilli drejtues është parë të jetë i gatshëm të lëshojë pe për shkak të zhgënjimit. Siç raportohet, është nevojitur të dorëzohet peticion nga avokatët e pakënaqur në mënyrë që ta bind Këshillin drejtues që të merr qëndrim më të fuqishëm në dobi të profesionit. OAK ka pranuar kritika gjithashtu se, siç raportohet ka lejuar që ish-gjyqtarët e korruptuar të regjistrohen si avokatë, dhe që nuk ka qenë më aktive në shqiptimin e masave disiplinore ndaj avokatëve jo kompetentë dhe jo etikë, se nuk e ka përcaktuar numrin minimal të obligueshëm të orëve për ndjekjen e AVL-së (vendim i marrë nga kuvendi i avokatëve, në kundërshtim me rekomandimin e Këshillit drejtues), dhe se nuk e ka krijuar praktikën e specializimeve. Këto dështime të perceptuara besohet se reflektojnë në mënyrë të pafavorshme në profesionin e avokatit si tërësi. Faktori 23: Interesi Publik dhe Programet për Vetëdijesim

Shoqatat profesionale të avokatëve përkrahin programet me të cilat edukohet dhe informohet publiku lidhur me detyrat dhe të drejtat e tyre sipas ligjit, si dhe me rolin e avokatit në dhënien e ndihmës publikut në mbrojtjen e këtyre të drejtave.

Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↑ OAK historikisht nuk i ka përkrahur programet edukative publike, por e pranon nevojën për këtë dhe ka filluar të merr pjesë në disa angazhime të caktuara për ngritjen e vetëdijesimit dhe vlerësimit për sundimin e ligjit. Aktivitetet konkrete deri më tani kanë qenë të fokusuara në shërbimet televizive dhe filmat vizatimor të cilët fokusohen në etikën e avokatëve dhe gjyqtarëve, barazinë gjinore dhe etnike, barazinë para ligjit dhe rëndësinë e respektimit të sundimit të ligjit. Janë duke u bërë hapa për caktimin e “Ditës së ligjit” në Kosovës për ta festuar dhe promovuar sundimin e ligjit.

Page 74: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

64

Analiza/Sfondi: Edukimi publik lidhur me të drejtat dhe obligimet ligjore dhe vetëdijesimi për rolin e avokatëve në mbrojtjen dhe zbatimin e tyre nuk janë shprehimisht pjesë e mandatit të OAK-së. Me të gjitha përgjegjësitë tjera dhe burimet e kufizuara, nuk është për t’u befasuar se OAK nuk u ka dhënë këtyre aktiviteteve prioritet të lartë. Prapë, Parimet Themelore të Kombeve të Bashkuara mbi Rolin e Avokatëve (1990)93 thotë se “[qeveritë dhe shoqatat profesionale të avokatëve promovojnë programet për informimin e publikut lidhur me të drejtat e tyre dhe detyrat sipas ligjit dhe për rolin e rëndësishëm të avokatëve në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre fundamental”]. Parimet Themelore të Kombeve të Bashkuara mbi Rolin e Avokatëve (1990) www.unhchr.ch/html/menu3/b/h comp44.htm. Parimi 4. Një bazë tjetër për angazhimin e OAK-së në këtë fushë mund të burojë nga neni 10 i Ligjit mbi Avokaturën - 197994, i cili thotë se në një pjesë të punës së vet OAK “analizon dhe vëzhgon marrëdhëniet shoqërore dhe fenomenet tjera interesante në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe organizatave . . . .” Ky mandat përfshihet edhe në kuadër të detyrave që i janë dhënë OAK-së me nenin 4 të Statutit të saj (21 dhjetor 2002). Gjersa historikisht edukimi i publikut dhe programet e vetëdijesimit nuk kanë qenë shqetësim i OAK-së, tani udhëheqja e saj duket se e më shumë i çmon dobitë nga këto programe në avancimin e sundimit të ligjit, ngritjen e shkallës së besimit të publikut në sistemin e drejtësisë, dhe përmirësimin e autoritetit dhe reputacionit të profesionit të avokatit. Në të kaluarën, qytetarët e kanë konsideruar ligjin si instrument i represionit, që duhej pasur frikë nga ligji dhe nuk e kanë konsideruar si mbrojtës të të drejtave dhe interesave të tyre. OAK, me përkrahjen e ABA/Iniciativa për sundimin e ligjit dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtarëve të Kosovës, së fundi ka në filluar të angazhohen edhe në këtë drejtim. Këto hapa përfshijnë njoftime televizive për informimin e publikut lidhur me të drejtën e barazisë para ligjit, dhe mekanizmat për ankim ndaj shkeljeve të etikës gjyqësore dhe të avokatit. Këtu hyjnë edhe tre filma vizatimor me rolin kryesor të “fëmija drejtësi” (“Justice Kid”), që ka në cak të vegjlit dhe të mësuarit e porosisë për barazi gjinore dhe etnike, rëndësinë e respektimit të ligjit, dhe nevojën e zgjedhjes së fjalëve në vend të rrahjeve. Këto aktivitete kanë filluar vetëm pak para vizitës në terren nga ekipi vlerësues i IRPL-së, kështu që është tepër herët që të shihet mbulesa dhe efektiviteti i këtyre aktiviteteve. OAK ka marrë hapa edhe drejt krijimit të përvjetorit “dita e ligjit” në Kosovë me qëllim të festimit dhe promovimit të sundimit të ligjit. Shumë mbetet për t’u bërë për edukimin e publikut lidhur me të drejtat e njerëzve sipas ligjit dhe të rritet vetëdijesimi publik lidhur me rolin e avokatëve në mbrojtjen dhe zbatimin e këtyre të drejtave. Prapë, OAK duket se e pranon nevojën për të përparuar në këtë fushë dhe kjo ka qenë temë e diskutimeve dhe iniciativave jo vetëm në Prishtinë por edhe takimet regjionale të OAK-së. Institucionet tjera të Kosovës, përfshirë edhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare, avokatët për të drejtat e njeriut, Institucioni i Ombudspersonit dhe OJQ-të lokale kanë qenë të angazhuara në fushata dhe projekte për vetëdijesimin publik mbi të drejtat e publikut dhe obligimet në disa fusha, e kryesisht në të drejtat e njeriut, të drejtën penale, të drejtën familjare dhe çështjet e barazisë gjinore. OAK si duket nuk ka marrë pjesë në këto aktivitete deri më sot.

93 Shih www.unhchr.ch/html/menu3/b/h_comp44.htm. 94 Ligji mbi Avokaturën dhe ndihmën tjetër juridike (22 nëntor 1979), GZ e KSA të Kosovës nr. 48/1979 (24 dhjetor 1979) [“Ligji mbi Avokaturën - 1979”]

Page 75: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

65

Faktori 24: Roli në Reformën Ligjore

Shoqatat profesionale të avokatëve janë aktivisht të angazhuara në procesin e reformës ligjore të vendit.

Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↔ Oda e Avokatëve të Kosovës [“OAK”] punon shumë pak për të ndihmuar procesin e reformës ligjore në përgjithësi, edhe pse ka dhënë kontributin e vet për disa ligje të reja dhe të ndryshuara dhe të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në profesion. Aktivitetet “bench-bar” midis gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve të zhvilluara bashkërisht me Shoqatën e Gjyqtarëve të Kosovës kanë identifikuar fushat ku reformat janë të nevojshme dhe të cilat shërbejnë si katalizator për ndryshime. Analiza/Sfondi: Neni 4(6) i Statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës (21 dhjetor 2002) thotë se njëra prej detyrave të OAK-së është “[t’i njoftojë organet kompetente të instancave të ndryshme lidhur me situatën dhe masat që duhet ndërmarr për avancimin e avokaturës dhe të drejtave të qytetarëve dhe subjekteve juridike.” Kjo sugjeron se OAK duhet të ketë rol në procesin e reformës ligjore, jo vetëm për çështjet që ndikojnë drejtpërsëdrejti në avokatët por edhe në legjislacionin me të cilin themelohen ose fuqizohen të drejtat e publikut. OAK ka qenë aktive në hartimin, përgatitjen dhe miratimin e Ligjit të papërfunduar mbi avokaturën95, i cili sigurisht se do të ketë ndikimin më të madh më të drejtpërdrejtë dhe më të rëndësishëm në anëtarët e saj. Përvoja dhe mendjehollësia e përfaqësuesve të OAK-së ishte e pazëvendësueshme për Kuvendin e Kosovës, me rastin e shqyrtimeve dhe konsultimeve mbi këtë ligj. Njëkohësisht, anëtarët e OAK-së do të mund të jepnin kontribut të pazëvendësueshëm për procesin e ligjvënies duke ofruar këshilla dhe njohur dhe ndihmë gjatë hartimit të një spektri të gjerë ligjesh. Është e qartë se këtu do të hynin ligjet mbi sistemin gjyqësor, ligjet procedurale, edukimin ligjor, provimin e jurisprudencës, ndihmën juridike falas, dhe çështjet tjera ku avokatët janë të angazhuar në baza ditore. Krahas kësaj, OAK do të ishte shumë e dobishme për çështjet e të drejtës materiale ku disa prej anëtarëve të vet janë ekspertë të dëshmuar, duke përfshirë këtu, të drejtën e punës, të drejtën familjare, transaksionet ekonomike, falimentimin, asistenca sociale dhe tatimet. Përveç kësaj, aftësia e avokatëve të trajnuar për ekzaminimin e ligjeve thuajse mbi të gjitha temat, identifikimin e ambiguiteteve, mospërputhjeve dhe grackave të mundshme, dhe pastaj zgjidhja e tyre para zbatimit të tyre, e gjithë kjo duhet të jetë shumë e qartë për parlamentarët. Sido që të jetë, është treguar shumë pak interes nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës për marrjen e tërheqjen e kontributit dhe asistencës nga ana e OAK-së, së paku lidhur me çështjet të cilat drejtpërsëdrejti kanë ndikim në profesionin e avokaturës. Njëherë ishte formuar Komitetit legjislativ i OAK-së por është pasiv dhe Kuvendi i Kosovës nuk ia ka përcjell asnjë ligj për shqyrtim. Herë pas here, një numër i kufizuar i anëtarëve të OAK-së janë ftuar të shqyrtojnë ligjet por, zakonisht për shkak të rrethanave dhe raporteve të veçanta dhe jo për shkak të konsideratës ndaj OAK-së si burimi i mirë i kontributeve të menduara mirë. Do të ishte e dobishme për procesin parlamentar që të bëhet praktikë që OAK t’i shqyrtojë dhe komentojë ligjet.

95 Ligji mbi Avokaturën, nr. 2004/40 (8 shtator 2004) [“Draft Ligji mbi Avokatinë”].

Page 76: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

66

Gjithsesi, ka kufizime praktike dhe ekonomike ndaj mundësive të OAK-së për ta ndarë kohën e avokatit për procesin e reformës ligjore dhe pa kompensim. Shumica e avokatëve janë pronarë individualë, me pak mundësi të mbështetjes ose liri në përcaktimin orarit, dhe ata që janë me më përvojë, mbase janë edhe më të kërkuarit nga klientët për shërbimet e tyre juridike. Një hap të cilin OAK do të mund ta merrte në këtë fushë, si është përmendur edhe në pjesë tjerra të këtij raporti, do të ishte që ajo të hapë specializimet brenda profesionit, të certifikojë avokatët me përvojë të veçantë dhe njohuri në fushat e zgjedhura dhe të organizojë së paku programin e arsimimit të vazhdueshëm ligjor dhe tryeza të rrumbullakëta për trajtimin e këtyre fushave të specializimit. Këto masa do të ndihmonin në identifikimin e talenteve sipas fushave të praktikës, dhe pikat e kontaktit për kontribute efikase dhe të shëndoshe për reformën ligjore. Krahas kësaj, avokatët e certifikuar në fushën e caktuar të specializimit, do të mund të takoheshin periodikisht për të diskutuar çështjet e interesit të përbashkët, mangësitë ose dispozitat e vjetërsuara nga ligjet me të cilat ata rregullisht ballafaqohen në praktikë, dhe të bëjnë propozime për rregullimin e këtyre problemeve. Si model i mirë me të cilin demonstrohet merita e këtij lloji takimesh është seria e diskutimeve në tryezë midis gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve (“bench-bar”) të cilat i zhvillon OAK mbi baza periodike së bashku me shoqatën e gjyqtarëve dhe shoqatën e prokurorëve. Këto sesione të popullarizuara i kanë identifikuar fushat ku është e nevojshme reforma, siç janë, pagesa për mbrojtësit ex-officio, hapësira e punës së avokatit në gjykatore dhe pagesa për fotokopjimin e shkresave të lëndës, dhe kanë çuar në angazhime të suksesshme drejt reformave.

Page 77: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

67

LISTA E SHKURTESAVE ABA: Shoqata e Avokatëve Amerikan KEDKG: Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas AVL: Arsimimi i Vazhdueshëm Ligjor BE: Bashkimi Evropian IRGJ: Indeksi i Reformës Gjyqësore OAK: Oda e Avokatëve të Kosovës KFOR: Forca e Kosovës (bartësit ndërkombëtar të sigurisë ushtarake) UÇK: Ushtria Çlirimtare e Kosovës QJK: Qendra Juridike e Kosovës IRAL: Indeksi i Reformës së Arsimimit Ligjor IRPL: Indeksi i Reformës së Profesionit Ligjor NATO: Organizata e Aleancës Veri-Atlantike OJQ: Organizata Joqeveritare GZ: Gazeta Zyrtare OSBE: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë IPVQ: Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes KSA: Krahina Socialiste Autonome RSFJ: Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë ESK: Enti Statistikor i Kosovës PSSP: Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm KB: Kombet e Bashkuara UNMIK: Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Page 78: Indeksi mbi Reformën e Profesionit Ligjor

Indeksi i Reformës së Profesionit Ligjor(IRPL) është njëri ndër instrumentet, nga një serimjetesh vlerësuese, i zhvilluar nga ekspertë tëreformës ligjore dhe zhvillimit ndërkombëtar tëShoqata eAvokatëveAmerikan (ABA). Si pjesë eABA Iniciativës për Sundimin e Ligjit dhepromovimit të një sistemi funksional dhe tëbarabartë ligjor në nivel ndërkombëtar, IRPLofron të dhëna të bazuara në observime për tëanalizuar pavarësinë e profesionistëve ligjor dhetë ambientit në të cilin ata e ushtrojnë profesioninnë demokracitë në zhvillim në nivel botëror.

IRPL është mbështetur në krahasimejuridike tradicionale dhe në standardendërkombëtare të themeluara nga Kombet eBashkuara, Këshilli i Europës, dhe organizatatjera ndërkombëtare që merren me liritë dhe tëdrejtat profesionale, arsimimin ligjor, pranimin nëprofesionin ligjor, kushtet dhe standardet përushtrimin e profesionit ligjor dhe shërbimevejuridike, si dhe rolin e shoqatave profesioniste tëavokatëve në reformën ligjore.

IRPL vlerëson përvojat dhe kushtet ne vendduke përdorur 24 faktor që e mundësojnë njëprofesion efektiv ligjor. Ky proces përfshinë, njëanalizë rigoroze të të gjitha ligjeve, aktevenormative, dhe burimeve të autoriteteve të cilat erregullojnë profesionin ligjor, po ashtu përfshinëedhe një proces të intervistimit të informuesvekyc që paraqesin grupet ne fokus; si dheintervista të strukturuara me avokatë, gjykatës,prokurorë, zyrtar qeveritar, dhe përfaqësues tësektorit të tretë.

IRPL është një udhëzues i rëndësishëm qëdo të pasurojë punën e ofruesve tjerë të ndihmësjuridike, avokatëve të reformës ligjore si dhe tëkomunitetit që merret me zhvillim ndërkombëtar.IRPLpoashtu do të forcojë profesionistët ligjor qëtë veprojnë në emër të interesave të tyreprofesionale dhe do t'i ndihmojë organizatave jo-qeveritare që ta përkrahin reformën ligjore dhe tëinkuadrohen në esencën e përpjekjeve tëavokimit.

Kosovë