2
Rr. Elbasanit, Pallati Edil Al-It, prane Ambasades Amerikane P.O.B. 1437, Tel. 04 2346 077, Mobil 068 2063069, e-mail: [email protected] , web-i www.ieka.al 20 Vjet IEKA Kualifikimi i Vijueshëm i Anëtarëve të IEKAs për Sesionin e II-të Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) në datat 30 Nëntor dhe 1 Dhjetor 2017, në ambjentet e Hotel Tirana International organizoi Kualifikimin e Vijueshëm të Anëtarëve Sesioni i dytë për vitin 2017. Në këtë sesion ishin të pranishëm anëtarët e IEKAs që e ushtrojnë dhe ata që nuk e ushtrojnë profesionin e Audituesit Ligjor. Në dy ditët e trajnimit u trajtuan temat më poshtë: Tatimi mbi Fitimin. Eleminimi i taksimit të dyfishtë; Konkluzionet e Auditimit Dokumentimi; Instrumentat Financiarë; Kontabiliteti i Shoqërive të Sigurimit; Kurrikula e Profesionit të Audituesit Ligjor Në ditën e parë të trajnimit me temën ‘Tatimi mbi Fitimin. Eleminimi i taksimit të dyfishtë’ ju shpjegua pjesëmarrësve objekti i Ligjit mbi të ardhurat personale, si llogaritet dhe si i nënshtrohen këtij tatimi rezidentët dhe jorezidentët. Kreditimi i tatimit të huaj, cilët i nënshtrohet tatim fitimit dhe cilët përjashtohen nga tatim fitimi. Kush klasifikohet si shpenzim i panjohuar, amortizimi /normat e amortizimit, shembuj për zbatimin ose jo të tatimit në burim. Gjatë trajnimit kishte pyetje dhe diskutime për Tatimin e dyfishtë, eleminimin e tatimit sipas parimit të residences dhe të burimit dhe si aplikohen Marrëveshjet Tatimore Ndërkombëtare në fuqi. Trajnimi i ditës së parë vijoi me temën Konkluzionet e Auditimit, Dokumentimi, cfarë përfshin dhe konceptet bazë në fazën e (Raportimit) si dhe Modifikimet në raportin e Audituesit (SNA 705,706). Në ditën e dytë të trajnimit u zhvillua tema ‘Instrumentat Financiarë’ për standardet që shfuqizohen dhe standardet e reja në zbatim. Si klasifikohet, matet, zhvleresohet, cregjistrohet SKK 3, SNK 32 së bashku me disa shembuj shpjegues për cdo rast. U trajtua kalimi në kërkesat e reja të klasifikimit SNK 39 me SNRF 9 sipas skemës së modelit të klasifikimit në kategoritë për aktivet financiare dhe detyrimet financiare.

Kualifikimi i Vijueshëm i Anëtarëve të IEKAs për Sesionin ... i Vijueshem i... · Kontabiliteti i Shoqërive të Sigurimit; Kurrikula e Profesionit të Audituesit Ligjor Në

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Rr. Elbasanit, Pallati Edil Al-It, prane Ambasades Amerikane P.O.B. 1437, Tel. 04 2346 077, Mobil 068 2063069, e-mail: [email protected], web-i www.ieka.al

20 Vjet IEKA

Kualifikimi i Vijueshëm i Anëtarëve të IEKAs për Sesionin e II-të

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) në datat 30 Nëntor dhe 1 Dhjetor

2017, në ambjentet e Hotel Tirana International organizoi Kualifikimin e Vijueshëm të

Anëtarëve Sesioni i dytë për vitin 2017.

Në këtë sesion ishin të pranishëm anëtarët e IEKAs që e ushtrojnë dhe ata që nuk e

ushtrojnë profesionin e Audituesit Ligjor.

Në dy ditët e trajnimit u trajtuan temat më poshtë:

Tatimi mbi Fitimin. Eleminimi i taksimit të dyfishtë;

Konkluzionet e Auditimit Dokumentimi;

Instrumentat Financiarë;

Kontabiliteti i Shoqërive të Sigurimit;

Kurrikula e Profesionit të Audituesit Ligjor

Në ditën e parë të trajnimit me temën ‘Tatimi mbi Fitimin. Eleminimi i taksimit të dyfishtë’ ju

shpjegua pjesëmarrësve objekti i Ligjit mbi të ardhurat personale, si llogaritet dhe si i

nënshtrohen këtij tatimi rezidentët dhe jorezidentët. Kreditimi i tatimit të huaj, cilët i

nënshtrohet tatim fitimit dhe cilët përjashtohen nga tatim fitimi. Kush klasifikohet si

shpenzim i panjohuar, amortizimi /normat e amortizimit, shembuj për zbatimin ose jo të

tatimit në burim. Gjatë trajnimit kishte pyetje dhe diskutime për Tatimin e dyfishtë,

eleminimin e tatimit sipas parimit të residences dhe të burimit dhe si aplikohen

Marrëveshjet Tatimore Ndërkombëtare në fuqi.

Trajnimi i ditës së parë vijoi me temën ‘Konkluzionet e Auditimit, Dokumentimi’, cfarë

përfshin dhe konceptet bazë në fazën e (Raportimit) si dhe Modifikimet në raportin e

Audituesit (SNA 705,706).

Në ditën e dytë të trajnimit u zhvillua tema ‘Instrumentat Financiarë’ për standardet që

shfuqizohen dhe standardet e reja në zbatim. Si klasifikohet, matet, zhvleresohet,

cregjistrohet SKK 3, SNK 32 së bashku me disa shembuj shpjegues për cdo rast. U trajtua

kalimi në kërkesat e reja të klasifikimit SNK 39 me SNRF 9 sipas skemës së modelit të

klasifikimit në kategoritë për aktivet financiare dhe detyrimet financiare.

Rr. Elbasanit, Pallati Edil Al-It, prane Ambasades Amerikane P.O.B. 1437, Tel. 04 2346 077, Mobil 068 2063069, e-mail: [email protected], web-i www.ieka.al

Me pas në trajnimin e ditës së dytë u trajtua tema ‘Kontabiliteti ne Shoqeritë e Sigurimit’.

Kush janë produktet, aktorët kryesorë në Industrine e Sigurimit dhe risqet ndërthurur me

përfitueshmërinë që ata kanë. Kjo temë trajtoi pasqyrat financiare të Shoqërive të

Sigurimit si dhe analizat financiare (IFRS në këtë Industri).

Trajnimi i ditës së dytë u mbyll me temën ‘Programi i moduleve profesionale që do të

përdoren nga organizmi profesional i Audituesve Ligjor’, e cila do te jete ne fuqi duke filluar

nga Maj 2018. U trajtua gjerësisht si do të përshkallëzohet programi i modulit profesional

duke filluar me nivelin bazë të njohurive dhe aftësive, nivelin e mesëm dhe atë të avancuar.

Foto nga aktiviteti

Kualifikimi profesional i vazhdueshëm (CPD) ndihmon të mbani statusin tuaj profesional, të kuptoni se ku jeni në karrierën tuaj dhe ju mundëson të mësoni ide të reja nga profesionistë

të tjerë…