17
1 MOTIVI BIBLIKO-KUR'ANOR I FATIT TË JOZEFIT (JUSUFIT) NË NOVELËN E M.KYÇYKUT “ISUFI E ZULEIHAJA” DHE NË BALADËN E ÇAJUPIT “ZOLEJKA” (VËSHTRIM KRAHASIMTAR) Klara KODRA PERLA – Revistë shkencore – Kulturore tremujore Viti X 2005 Nr. 4 (39) fq. 73-90 Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranë Motivi bibliko-Kur'anor i fatit të Jozefit ose Josifit (Jusufit) dhe i gruas së Putifarit është një nga ato “motive shtegtuese” që kanë pasur një rreze të gjatë shtrirjeje në letërsitë e Lindjes dhe të Perëndimit. Ky motiv ka qenë gjerësisht i përhapur në letërsitë persiane, arabe dhe turke në Lindje, ndërsa në Perëndim shkrimtari i shquar Tomas Man, në shekullin e njëzetë, e ka zgjedhur si element të subjektit të një tetralogjie “Jozefi dhe vëllezërit e tij”, që përbëhet nga një cikël katër romanesh “Rrëfimet e Jakobit” (1933), “Jozefi djalosh” (1934), “Jozefi në Egjypt” (1936), “Jozef ushqyesi” (1944). Në letërsinë persiane meritën historike të trajtimit për herë të parë të këtij motivi e ka poeti i shquar Firdusi me poemën e tij “Isufi dhe Zelihaja” (“Jusuf u Zelikha”). Ndërsa poeti persian që e trajtoi pas tij, Abdurrahman-el Xhami, sipas mendimit të studiuesve, e tejkalon Firdusin në nivel estetik me një frymëzim më krijues dhe me një nëntekst më të thellë. Ky motiv për mendësitë e shumëllojshme që fshihte në vetvete, është zhvilluar në mënyra shumë të ndryshme nga shkrimtarë të ndryshëm. Shihet dukshëm në intrigat dashurore, frymën fetare, te konflikti midis konceptit hedonist të jetës dhe synimit për integritet të lartë moral, te ndryshimi midis karaktereve të personazheve bibliko-Kur'anore që e përjetojnë këtë konflikt, te mundësia për interpretim social. Prandaj ky motiv është zhvilluar, herë në frymën e një patosi dramatiko-tragjik, herë me një patos ironiko-komik (siç ndodh, bie fjala, te një shkrimtar modern si Tomas Mani që synon te çmitizimi i temës dhe i personazheve). Në letërsinë shqiptare këtë motiv e sjell i pari një përfaqësues i “shkollës së bejtexhinjve”, Muhamet Kyçyku, që e vë në bazë të novelës së tij, të gjatë në vargje, “Jusufi dhe Zulejhaja”. E pasojnë në këtë rrugë disa shkrimtarë të tjerë si Dalip Frashëri, Sami Frashëri, Hafiz Ali Korça dhe A.Z. Çajupi.

Jusufi Dhe Zeliha_Klara Kodra

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Jusufi Dhe Zeliha_Klara Kodra

1

MOTIVI BIBLIKO-KUR'ANOR I FATIT TË JOZEFIT (JUSUFIT) NË

NOVELËN E M.KYÇYKUT “ISUFI E ZULEIHAJA” DHE NË BALADËN E

ÇAJUPIT “ZOLEJKA” (VËSHTRIM KRAHASIMTAR)

Klara KODRA

PERLA – Revistë shkencore – Kulturore tremujore Viti X 2005 Nr. 4 (39) fq. 73-90 Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranë Motivi bibliko-Kur'anor i fatit të Jozefit ose Josifit (Jusufit) dhe i gruas së

Putifarit është një nga ato “motive shtegtuese” që kanë pasur një rreze të gjatë

shtrirjeje në letërsitë e Lindjes dhe të Perëndimit. Ky motiv ka qenë gjerësisht i

përhapur në letërsitë persiane, arabe dhe turke në Lindje, ndërsa në Perëndim

shkrimtari i shquar Tomas Man, në shekullin e njëzetë, e ka zgjedhur si element të

subjektit të një tetralogjie “Jozefi dhe vëllezërit e tij”, që përbëhet nga një cikël katër

romanesh “Rrëfimet e Jakobit” (1933), “Jozefi djalosh” (1934), “Jozefi në Egjypt”

(1936), “Jozef ushqyesi” (1944).

Në letërsinë persiane meritën historike të trajtimit për herë të parë të këtij

motivi e ka poeti i shquar Firdusi me poemën e tij “Isufi dhe Zelihaja” (“Jusuf u

Zelikha”). Ndërsa poeti persian që e trajtoi pas tij, Abdurrahman-el Xhami, sipas

mendimit të studiuesve, e tejkalon Firdusin në nivel estetik me një frymëzim më

krijues dhe me një nëntekst më të thellë.

Ky motiv për mendësitë e shumëllojshme që fshihte në vetvete, është zhvilluar

në mënyra shumë të ndryshme nga shkrimtarë të ndryshëm. Shihet dukshëm në

intrigat dashurore, frymën fetare, te konflikti midis konceptit hedonist të jetës dhe

synimit për integritet të lartë moral, te ndryshimi midis karaktereve të personazheve

bibliko-Kur'anore që e përjetojnë këtë konflikt, te mundësia për interpretim social.

Prandaj ky motiv është zhvilluar, herë në frymën e një patosi dramatiko-tragjik, herë

me një patos ironiko-komik (siç ndodh, bie fjala, te një shkrimtar modern si Tomas

Mani që synon te çmitizimi i temës dhe i personazheve).

Në letërsinë shqiptare këtë motiv e sjell i pari një përfaqësues i “shkollës së

bejtexhinjve”, Muhamet Kyçyku, që e vë në bazë të novelës së tij, të gjatë në vargje,

“Jusufi dhe Zulejhaja”. E pasojnë në këtë rrugë disa shkrimtarë të tjerë si Dalip

Frashëri, Sami Frashëri, Hafiz Ali Korça dhe A.Z. Çajupi.

Page 2: Jusufi Dhe Zeliha_Klara Kodra

2

Ne do të ndalemi pikërisht te dy nga veprat që kanë për bazë këtë motiv

dhe që janë shumë të ndryshme për nga rryma a drejtimi letrar, nga individualiteti

krijues i autorëve që e trajtuan, për nga atmosfera historiko-kulturore ku lindën dhe

madje për nga vendi që zënë në krijimtarinë e autorëve që i nxorën në dritë, te novela

që përmendëm edhe më lart, “Isufi dhe Zulejhaja” e Muhamet Kyçykut dhe

“Zolejka” e Çajupit.

S’e dimë në se autori i dytë pati mundësi të njohë të parin dhe si pasojë a pati

kontakt të drejtpërdrejtë midis këtyre autorëve. Po duhet thënë se, ndonëse motivi i

trajtuar është i njëjtë, burimet ku u frymëzuan dy shkrimtarët janë të ndryshme;

Kur'ani për myslimanin Kyçyku dhe Bibla për Çajupin me origjinë të krishterë

(ndonëse agnostik në caqet e ateizmit).

Sidoqoftë pikat themelore të subjektit dhe personazhet janë të njëjtë në Bibël

dhe në Kur'an : djaloshi i bukur Jozef (Josif) (në Kur'an: Jusuf) i shitur nga

vëllezërit në Egjypt dhe skllav i një oborrtari të lartë të faraonit tundohet nga gruaja

e këtij të fundit, që e dashuruar pas tij, kërkon ta joshë, por ai refuzon dashurinë e saj

për arsye morale. Gruaja për hakmarrje e akuzon tek i shoqi për orvajtje përdhunimi

dhe djaloshi i pafajshëm përfundon në burg.

Të dy shkrimtarët u përmbahen këtyre pikave dhe thelbit të karaktereve të

përshkruar në Bibël a në Kur'an, po mundohen ta plotësojnë tablonë dhe të

gërmojnë më thellë në shpirtin e personazheve, duke kapërcyer koncizitetin e tepruar

të burimeve që janë afër skematizmit.

Ndonëse Bibla është quajtur nga studiues të caktuar një lloj eposi i hebrenjve

dhe Kur'ani një kryevepër e letërsisë arabe (çka do të thotë se këto vepra zotërojnë

edhe vlera artistike) në fakt në veprat burimore qëllimi kryesor është fetar, kështu që

veprimi i Jozefit (Jusufit) shpreh nënshtrimin ndaj urdhëresave të Perëndisë, pra,

moralit fetar, kurse gruaja që e tundon Jozefin quhet si mëkatare (përveç faktit që i

përket një feje tjetër, jo monoteiste, por politeiste).

Fryma fetare është e pranishme edhe te Kyçyku, ndërsa Çajupi e trajton këtë

motiv në frymën e laicizimit, madje çmitizimit të Biblës.

Të shohim se çfarë elementesh të subjektit shtohen ose hiqen nga shkrimtarët

në fjalë në krahasim me paratekstet.

Te Kur'ani motivi shtjellohet më gjatë; dredhia e gruas demaskohet,

megjithatë Jusufi futet në burg që të mënjanohet skandali (pra, duke e ditur që ai

ishte i pafajshëm); ndërhyn një grup grash thashethemexhie që përgojojnë gruan e

Page 3: Jusufi Dhe Zeliha_Klara Kodra

3

zotërisë së tij dhe e shoqja e oborrtarit të lartë, që t’ua mbyllë gojën, i fton të vinë e

ta shohin vetë Jusufin. Aq shumë verbohen gratë nga bukuria e tij sa presin duart

me thikat me të cilat duhet të qëronin portokallet. Këtë qëndrim të tyre gruaja e

ministrit e përdor për të përligjur veten, kësaj radhe nuk përdor më dredhi, shpall

me paturpësi ndjenjat e saj dhe i kërcënohet Jusufit për hakmarrje po qe se ai nuk i

bindet. (“Po qe se nuk bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të

nënçmohet”).

M.Kyçyku i qëndron besnik tërë kësaj linje subjekti. Mandej ky autor

vazhdon të përshkruajë takimet e Zulejhasë me Jusufin në burg ku ajo shfaq

pasionin e vet të përzier me triumfin për hakmarrje.

Së fundi Zulejhaja në novelën e Kyçykut kthehet në fenë e vërtetë; i drejtohet

Perëndisë për ndihmë dhe Perëndia, pas vdekjes së të shoqit, i plotëson lutjen duke

urdhëruar Jusufin ta marrë për grua. Tani djali i përgjigjet po me atë dashuri që pati

ajo për të dhe ata jetojnë të lumtur.

Çajupi ndjek rrëfimin e Biblës përsa i përket subjektit, por orvajtjen për

joshje që në Bibël jepet si një proces gradual, e jep përkundrazi përmes një pohimi të

papritur të gruas në një çast kur ata gjenden vetëm.

Ashtu si në Bibël i shoqi e beson gënjeshtrën e saj dhe si rrjedhim është i

bindur që veproi me drejtësi kur e mbylli djalin në burg.

Balada mbyllet me këtë dënim të padrejtë që shënon katastrofën e pritur,

pra, me një fund dramatik. Perëndia nuk përmendet asnjëherë. Kyçyku i vë gruas

emrin “Zulejha”, emër që mungon në Kur'an, duke iu përmbajtur mesa duket traditës

letrare. Pamë që Firdusin e emërton gruan “Zeliha”, një variant ky i emrit që

përdor Kyçyku. Çajupi do ta quajë “Zolejkë” emër që Bibla s’e ka.

Konflikti në bazë të të dyja veprave është i fuqishëm dhe ka dy trajta: është i

jashtëm midis vullneteve të ndryshme të të dy personazheve, po edhe i brendshëm

se Jusufit i duhet t’i bëjë ballë edhe joshjes së natyrshme para një gruaje të bukur,

madje tepër të bukur, edhe tundimit për pasuri e pushtet që ajo i ofron edhe frikën

para hakmarrjes së saj të mundshme si njeri e pushtetshme që është.

Qëndresa e Jusufit nga Kyçyku motivohet me detyrën morale për të

respektuar urdhëresat e Perëndisë dhe për të mos rënë në mëkat, pra, me moralin

fetar, ndërsa Çajupi, në frymë plotësisht laike, e motivon me mirënjohjen ndaj të

shoqit të gruas, madje, si shqiptar, me dëshirën për të mos thyer besën.

Page 4: Jusufi Dhe Zeliha_Klara Kodra

4

Te Çajupi personazhi që këtu quhet Josif përmend borxhin e mirënjohjes që

ka ndaj burrit të Zolejkës që e ka blerë atë – jetim dhe të varfër – i ka bërë të mira, i

ka treguar besim, gjë që ai s’mund t’ia shpërblejë me pabesi, duke ia rrëmbyer

gruan .

Në baladën e Çajupit konflikti shtjellohet me tërë dramatizmin e vet, ndërsa te

Kyçyku – kemi luhatje, kalim nga pika më e lartë e dramatizmit në ulje-ngritje që

përfundon me zbritje.

Në fillim padrejtësia e ndërgjegjshme që i bëhet Jusufit duket se e shton

dramatizmin. Shkrimtari e mban në ankth lexuesin me ndërhyrjen e një këshilltari

që kërkon ta zgjidhë çështjen duke u mbështetur në të dhëna materiale, në imtësinë e

grisjes së këmishës para ose prapa, gjë që dëshmon për pafajësinë e djaloshit, po

gruaja nuk heq dorë nga deklarata e saj, përmend sjelljen e saj të mëparshme të

paqortueshme si dëshmi për pafajësinë e saj; mandej jepet ndërhyrja e grave që në

fillim përgojojnë Zulejhanë, më vonë i luten Jusufit t’i përgjigjet dashurisë së saj;

jepet ndërhyrja e shërbëtores që i këshillon Zulejhasë një dredhi të re që mbetet

edhe ajo e pafrytshme, mbylljen e të dyve në një dhomë me pasqyra që pasqyron

gjithkund fytyrën e bukur të gruas; më vonë ajo sërish i bëri trysni burrit dhe ai e

mbyll në burg Jusufin vetëm për t’ia bërë qejfin asaj si dhe për të mënjanuar

skandalin. Shkrimtari përdor këtu një prosede letrare që do të përdoret më vonë

gjerësisht nga romantikët – vonesën që mban në ankth lexuesin.

Sa herë një zbulim ose një katastrofë duken të pashmangshme largohen, në

këtë rast burgimi i Jusufit. Prova e pafajsisë së tij duket sikur e mënjanon, pastaj

rreziku shfaqet përsëri, së fundi shpata e Damokleut mbi kryet e protagonistit bie.

Po më vonë fundi i lumtur afrohet me lirimin e Jusufit, pastaj ndodh diçka e

papritur, pajtimi midis dy personazheve kur bien barrierat morale që i ndanin me

vdekjen e burrit të Zulejhasë dhe me urdhërin që i jep Perëndia Jusufit që ta marrë

për grua. Zulejhaja, me gjithë hakmarrjen e egër ndaj djalit, ka vazhduar ta

dashurojë. Kur i vdes i shoqi ajo refuzon të gjitha rastet e tjera për rimartesë.

Po mund të duket i çuditshëm shndërrimi i Jusufit që nga ftohtësia (dhe mëria

e mundshme që mund t’i kishte lindur pas hakmarrjes së gruas) kalon në dashuri. A

mund të flitet këtu për një “thyerje karakteri” nga ana e autorit? Apo kjo dashuri

lind nga mëshira për një pasion aq ngulmues? Apo është fjala për një ndjenjë të

ndrydhur nga skrupujt moralë që protagonisti s’ia rrëfen as vetes dhe shpërthen sapo

zhduken barierat e jashtme?

Page 5: Jusufi Dhe Zeliha_Klara Kodra

5

Autori nuk u jep përgjigje të prerë këtyre pyetjeve që lindin në mendjen e

lexuesit, vetëm jep dy hollësira, pyetjen që Jusufi i bën Zulejhasë, i çuditur, po

ndoshta edhe i prekur (“Dhe tani nukë të shkoi/ akoma e ke sevdanë?”)1 dhe

“hakmarrjen e ëmbël” të djalit natën e martesës kur ia gris këmishën gruas si ia kish

grisur ajo atij. Këto hollësira të bëjnë të mendosh më shumë për variantin e fundit,

pra, për një pasion të heshtur të djalit ndaj gruas, të mbuluar si zjarri nga hiri, nga

parimet e tij të forta morale dhe që rindizet me të rënë pengesat – frika nga Perëndia

dhe respekti ndaj kurorës.

Çajupi, përkundrazi, as nuk mendon për pajtim midis këtyre dy karaktereve të

kundërta. Mendojmë se dy zgjidhjet e kundërta të konflikteve burojnë nga “vizioni i

jetës” i ndryshëm që kanë këta dy shkrimtarë dhe qëndrimi i tyre ideoemocional

ndaj personazheve.

Kyçyku, një poet që beson sinqerisht te feja, e sheh botën si të drejtuar nga

Perëndia dhe lirinë e njeriut si të kushtëzuar nga bindja ndaj Krijuesit. Jusufi i

qëndron besnik në një situatë të skajshme Perëndisë dhe Perëndia, pasi e vë në

provë, së fundi e shpërblen. Po edhe Zulejhaja që shihet si mëkatare, kur largohet

nga feja e vet politeiste, kulti i diellit dhe hënës dhe i drejtohet me lutje Perëndisë,

mëshirohet prej tij. (Tani të besoj Allahnë/ që ka besuarë Jusufi/... Ti vetë më jaradise

... bëmë def këtë sekëlldinë!/ Zoti duanë ja dëgjoi/ axhedisi Zulejhanë).

Çajupi agnostik nuk beson te Perëndia ose së paku në ndërhyrjen e saj të

drejtpërdrejtë në fatin e njerëzve; e njeh dobësinë njerëzore dhe nuk është larg nga

një prirje epikureiane drejt gëzimeve të jetës, megjithatë beson në disa vlera morale;

gjithashtu ndonëse nuk është poet “i angazhuar” social në kuptimin e ngushtë të

fjalës, është i vetëdijshëm se vlerat morale qëndrojnë më shumë te njerëzit e

thjeshtë se sa te njerëzit e pasur dhe me pushtet, të mësuar të nënshtrojnë gjithçka

dhe të plotësojnë tërë dëshirat e veta. Kështu që është në anën e Josifit skllav të

pasur me vlera morale dhe dënon Zolejkën të rrethuar nga lluksi dhe të pangopur

në dëshira, e gatshme të hakmerret për çdo kundërshtim.

Megjithatë në qëndrimin ndaj personazhit të Zolejkës shohim një ambivalencë

që e mënjanon skematizmin dhe e bën këtë personazh, ndryshe nga ç’jepet në Bibël,

interesant dhe të ndërlikuar.

1 Të gjitha citimet i kemi bërë nga Jusufi e Zylejhaja, Sh.B. “Hasan Tahsini”, Tiranë, 1992.

Page 6: Jusufi Dhe Zeliha_Klara Kodra

6

T’i rikthehemi këtu paraardhësit të tij: edhe Kyçyku dhe Çajupi duke

pasqyruar marrëdhëniet e protagonistes me të shoqin e plotësojnë tablonë e dhënë

nga Kur'ani dhe nga Bibla: te Kyçyku i shoqi i Zulejhasë është invalid dhe s’mund të

ketë marrëdhënie me të, te Çajupi ai thjesht nuk i zgjon dashuri bashkëshortes,

ndonëse e rrethon me kujdes dhe i plotëson çdo dëshirë. Në një farë mënyre

autorët u krijojnë kështu rrethana lehtësuese heroinave të tyre. Më i avancuari është

Çajupi që e sheh çështjen kryesisht në planin e ndjenjës duke mbrojtur të drejtën e

dashurisë si romantikët dhe në frymë progresiste duke dënuar martesat me interes

(“Dashuri, moj dashuri/ S’peshon ërgjënt e flori!/ Sa para bën madhëria? / Nukë bliet

dashuria”)

Një farë ambivalence në qëndrimin ndaj personazhit të Zulejhasë e shohim

edhe te Kyçyku: ky autor e zhvillon motivin në frymën e parimeve të rrepta morale,

të mbrojtjes së martesës dhe të urdhëresave të Perëndisë, megjithatë frymëzimi

krijues e çon më larg se synimi fillestar dhe bëhet shkak që qëndrimi i tij

ideoemocional ndaj gruas fajtore të jetë më tepër mëshirues dhe mirëkuptues sesa

dënues; Çajupin, të prirur ndaj problematikës shoqërore dhe në plan dytësor ndaj

problematikës etike, me prirje të theksuara çmitizuese ndaj materialit biblik, e

intereson ballafaqimi i dy karaktereve: aristokrates së degjeneruar që ia nënshtron

gjithçka dëshirave dhe tekave të veta, Zolejkës, dhe Josifit, njeriut të thjeshtë me

parime të larta morale e njëkohësisht si poet me prirje hedonistike, dashuria-pasion

në konflikt me parimet morale. Në rrafsh socialo-etik Çajupi e dënon heroinën e

vet, zbulon egoizmin e saj të përbindshëm me të cilin ajo e sheh Josifin kryesisht si

objekt të dëshirave të veta, pa përfillur as ndjenjat, as parimet morale të tij, është gati

jo vetëm ta tradhtojë, po edhe ta vrasë burrin prej të cilit s’ka pasur veç kujdes dhe

dashuri (në një kohë kur gratë ishin praktikisht skllave në familje); megjithatë si

poet admiron bukurinë fizike të heroinës së vet dhe ndjen simpati e mëshirë për

gjendjen e saj si grua që nuk e dashuron të shoqin.

Në paratekstet (Bibël – Kur'an) tema ose motivi zhvillohen në kontraste

bardhë e zi midis karaktereve: Josifi është i zgjedhur i Perëndisë dhe gruaja e të

zotit, një mëkatare e rrëmbyer nga epshi dhe ndjenja e hakmarrjes.

Kyçyku e portretizon heroinën e vetë si grua të ndjeshme që që në fillim ndien

mëshirë për skllavin e ri, të mërguar nga atdheu dhe në ndjenjën e saj ka edhe një farë

instikti mëmësor. Më vonë, siç e përshkruan herë pas here shkrimtari, kjo ndjenjë

shndërrohet në pasion dhe gruas i duhet të luftojë me ndrojtjen për t’ia shfaqur atij

Page 7: Jusufi Dhe Zeliha_Klara Kodra

7

ndjenjën dhe këshillohet me shërbëtoren, po në çastin që vendos t’ia shfaqë ky

pasion shpërthen me forcë dhe rritet si ortek i pandalshëm, e çon gruan në fillim në

dëshirën për të vrarë të shoqin, më vonë në një hakmarrje të egër ndaj burrit që e ka

refuzuar, megjithatë nuk shndërrohet në urrejtje, ruan veçoritë e pasionit dashuror;

ajo shpreson ende ta realizojë, më vonë vazhdon të interesohet për djalin që e ka çuar

vetë në fatkeqësi me një ndjenjë triumfi, po edhe me një farë mëshire; kjo ndjenjë

është bërë për të një farë obsesioni, po më vonë e çon në një katarsis, në kthimin e

saj nga Perëndia. Gjithashtu në pasionin e saj nuk ka vetëm egoizëm, po edhe një

farë besnikërie; ajo refuzon tërë mtuesit e tjerë pas vdekjes së të shoqit, ndonëse

ata mund të ishin më të pasur dhe më të bukur se Jusufi; së fundi dashuria –

pasion pas martesës me Jusufin shndërrohet në dashuri bashkëshortore që jepet si

burim lumturie.

Kyçykut nuk i mungon mjeshtëria psikologjike në analizën e dashurisë-

pasion, ndonëse është i pari që e bën këtë në një lloj rrëfimtar në letërsinë shqiptare;

në novelën e tij të mëparshme “Erveheja” ai ngrinte lart pastërtinë morale dhe Jusufi

është në një farë kuptimi binjaku shpirtëror i Ervehesë si konceptim, por në atë

novelë nuk bëhet objekt analize dashuria, as dashuria bashkëshortore e Ervehesë

ndaj të shoqit, ndonëse ajo i mbetet besnike në situatat më të skajshme dhe së fundi

ribashkohet me të, por megjithatë besnikëria e saj nuk motivohet me dashurinë, po

me parimet morale.

Kyçyku, pra, pasionin e heroinës së tij, Zulejhasë, e sheh në tërë

kompleksitetin e vet, si ndjenjë që motivohet nga bukuria, po edhe nga një

dhemshuri e përpjekje për lidhje shpirtërore, ndjenjë ku përzihen egoizmi dhe

vuajtja, racionalja dhe iracionalja, pasion që zgjon tek ajo në fillim instinktet më të

egra, po më vonë e fisnikëron, e lartëson, e çon në lumturi. Këtu Kyçyku qëndron

më lart se Çajupi. Zulejhaja e tij është më komplekse dhe njerëzore sesa Zolejka e

Çajupit: tepër e bukur dhe e etur për jetë e gëzim, fajtore dhe egoiste në dashurinë e

saj, aq sa nuk shkel vetëm besnikërinë ndaj burrit, po shpif edhe ndaj atij që

dashuron, por edhe e aftë për dhemshuri dhe vuajtje të sinqertë. Te kjo figurë mund

të gjejmë diçka nga “gruaja fatale” e romantizmit, e bukur dhe kobndjellëse. Po

njëkohësisht gjejmë edhe diçka nga arketipi sentimentalo-romantik i “gruas viktimë”,

përderisa autori e paraqet si viktimë të ndjenjave të veta, të një pasioni tepër të

fuqishëm që të mund të mposhtet. Mendojmë se poeti nuk i ka pasur parasysh në

mënyrë të vetëdijshme këto arketipe; por gjithsesi u është afruar spontanisht.

Page 8: Jusufi Dhe Zeliha_Klara Kodra

8

Kështu te “Jusufi dhe Zulejhaja” pranë triumfit të virtytit të mishëruar nga

Jusufi shohim edhe një rehabilitim të gruas mëkatare, Zulejhasë, një mundësi

lumturie edhe për të.

“Hepi-endi” te novela e Kyçykut mund të motivohet nga skema që duhet të

kënaqë lexuesin (një “hepi-end” të tillë e shohim edhe tek “Erveheja”), megjithatë

mund të motivohet edhe me besimin e autorit në triumfin e së mirës, në të drejtën e

njeriut për të qenë i lumtur, edhe me mëshirën ndaj gabimit tragjik të heroinës edhe

me bindjen e Kyçykut se Perëndia dëshiron lumturinë e krijesave të veta, madje

edhe mëkatare (ndoshta një afrim ky me konceptin kristian të Perëndisë që

identifikohet me dashurinë.)

Te Çajupi Zolejka është disi e ndërlikuar edhe ajo dhe autori mban qëndrim

të dyanshëm ndaj saj, po mbizotërojnë ngjyrat negative: ajo mishëron arketipin e

“gruas fatale” të romantizmit tek e cila bukuria e jashtëzakonshme fizike bie në

kontrast me shëmtimin moral. Njëkohësisht ajo është konceptuar sipas parimeve të

realizmit si një tip i caktuar social: aristokratja me vese, narçiziste dhe e dehur nga

pushteti; nga ana tjetër ajo motivohet psikologjikisht si personalitet i ndërlikuar:

grua e bukur, e pasionuar, e etur për gëzimet e jetës, po që njëkohësisht është gati

të flijojë të tjerët për lumturinë e saj personale: të shoqin që s’e dashuron është gati ta

tradhtojë dhe t’ia marrë jetën, pa treguar asnjë mirënjohje për kujdesin me të cilin ai e

ka rrethuar, burrin që dashuron dëshiron vetëm ta bëjë të vetin, pa pyetur nëse i

përgjigjet apo nëse ia lejon ndërgjegja të ketë marrëdhënie me të dhe kur nuk ia

plotëson dëshirën është gati ta flakë në burg duke qenë i pafajshëm.

Ndryshe nga Zulejhaja e Kyçykut, Zolejka, s’ka asnjë ndrojtje për t’i zbuluar

djalit ndjenjat e saj, nuk ngurron aspak për t’i sugjeruar një vrasje, është dinake

dhe aktore e përsosur kur e akuzon pa të drejtë Josifin tek i shoqi duke luajtur me

zotësi rolin e një gruaje besnike dhe të pafajshme të fyer.

Pasioni i Zolejkës te Çajupi jepet kryesisht si fizik dhe poeti përshkruan se

si gruaja do të shijojë me burrin që dashuron çaste volupteti që i vizaton me ngjyrat

më të bukura: (“Sonte do të rrish me mua/ Do të hamë e do të pimë/ Të dy vetëm do

të rrimë!/ Se është jona kjo natë/ Zoti e bëftë të gjatë!/ Zoq e bilbilë këndoni/ Kur të

gdhiet të na zgjoni...2).

2 Citojmë sipas. “Baba Tomorri dhe vjersha të tjera”, Sh.B. “Dituria”, Tiranë, 1997.

Page 9: Jusufi Dhe Zeliha_Klara Kodra

9

Këtu poeti që dashuron me zjarr jetën dhe gëzimet e kësaj jete nuk mund të

mos e simpatizojë personazhin, ndonëse edhe e dënon: si poet dhe si romantik

Çajupi s’është shkëputur nga kulti i ndjenjës, madje i dashurisë pasion;

instinktivisht ndodhet në anën e një qenieje të bukur dhe të re si Zolejka që ka të

drejtë – në bazë të natyrës – të dashurojë një djalë të bukur dhe të ri si Josifin dhe

të dashurohet prej tij, pavarësisht se gjendja e saj si grua e martuar dhe normat

morale ia ndalojnë këtë mundësi lumturie.

Është disi paradoksale që skeptiku Çajup të tregohet më i rreptë ndaj një

gruaje skllave të pasionit sesa fetari Kyçyku: po kjo mund të shpjegohet me prirjen

sociale më të fortë të Çajupit që te Zolejka dënon egoizmin e shtresës së saj,

mospërfilljen e ndjenjave të njerëzve të thjeshtë si edhe në besimin e Kyçykut në

një botë të rregulluar më së miri nga Perëndia që përkrah të drejtët, po edhe mëshiron

mëkatarët e penduar. Që të dy poetët u kushtojnë vëmendje edhe portreteve fizike të

personazheve të tyre duke shtjelluar një të dhënë që vetëm përmendej në

paratekstet, në Bibël dhe në Kur'an.

Çajupi e përshkruan Zolejkën me ngjyrat e poezisë popullore përmes pyetjesh

retorike, esklamacioneve dhe shprehjeve metaforike:

Moj Zolejkë, nga ke dalë

Që ke diellin në ballë?

Zolejkë, kush të ka bërë

Që manitenë të tërë?

Të ka bërë Zoti vetë

Nukë ke shoqe në jetë!

Kush pa bukurinë tënde

Dhe nukë lojti nga mendtë?

Kemi një portret jo të vizatuar përmes hollësirash, po kryesisht përmes një

metafore-paralelizëm sintetike dhe përmes perceptimit të personazheve të tjera, tepër

shprehëse.

Portretin fizik të Josifit Çajupi e vizaton dy herë, në fillim në mënyrë

objektive, përmes tregimit të rrëfimtarit:

Nuk qe njëzet vjeç djalë,

Mustaqja s’i kish dhe dalë;

Page 10: Jusufi Dhe Zeliha_Klara Kodra

10

Ish i bukurë si çupë

Dhe për të pirë në kupë

(“Zolejka”)

Më vonë ky portret jepet përmes perceptimit të Zolejkës me një figuracion

popullor ku spikasin nota sensualiteti:

Faqja jote posi molla,

Goja jote si qershia

S’të çmonetë bukuria!

Është për t’u vënë re që në portretin e vizatuar nga rrëfimtari spikasin

ëmbëlsia dhe pafajsia, ndërsa në portretin e dhënë nga Zolejka freskia, shëndeti,

vitaliteti. Këto dy portrete plotësojnë njeri-tjetrin dhe vizatojnë një djalosh me një

bukuri të këndshme, po edhe plot gjallëri.

Muhamet Çami vizaton edhe ai me kujdes portretet fizike të personazheve

të vet. Portretin e Jusufit e jep në dy momente, kur vëllezërit bëhen gati për ta

vrarë dhe kur Zulejhaja e tundon me bukurinë e vet dhe shprehjen e dashurisë:

Jusufi një copë diell,

Tek qëndroj, feksi mejdanë

Posi iletë ndë qiell,

Të bukur e kish surranë.

Vetullat akrep sahati,

Të di sitë të zi pisë

Si dielli i feks surrati

Vet Zoti e kish stolisë.

(Jusufi e Zulejhaja, Sh.B. Hasan Tahsini, T. 1992, f.22)

Jusufi ga bukurija,

Nukë pati shok të ditë,

Dritën posi farfurija,

I feks ujëtë ndë grikë.

Kur dil në diell e qëndron

Gahado të kthen surratnë,

Posi pasqirë të verbon,

Page 11: Jusufi Dhe Zeliha_Klara Kodra

11

Shahtis të gjithë dunjanë.

Shohim se edhe Çami (Kyçyku) përdor figuracion popullor për të dhënë

portretin fizik të heroit të vet, në fillim zgjedh disa elemente që janë të pranishme

në këngën popullore: vetullat, sytë; më tutje na vizaton një portret në lëvizje dhe

rrezatimin e kësaj bukurie tek të tjerët.

Autori zgjedh me zotësi momentin për ta dhënë portretin fizik të personazhit:

në fillim për të argumentuar zilinë e vëllezërve dhe për të zgjuar mëshirën e lexuesit

përmes kontrastit bukuri-mjerim; më vonë për të shpjeguar pasionin e çmendur që i

është ndezur Zulejhasë.

Së fundi, autori e plotëson portretin e Jusufit me një gjetje të marrë nga

Kur'ani, hollësinë e grave që, duke vështruar Jusufin presin duart e veta me thikat

me të cilat duhet të qëronin portokallet:

Poqë i zunë me dorë

Thikatë me portokalë,

Jusufit vanë i folë,

Dolli si hëna ndë malë…

Kur e panë, u shahtisnë

Më nuk ditnë se ç’punojnë,

Duart e tire i prisnë,

Edhe hiç s’e kuptojnë.

(Po aty, f.50)

Kjo gjetje shumë shprehëse mund të krahasohej me gjetjen e Homerit për të

dhënë bukurinë e Helenës pa e përshkruar konkretisht atë: pasqyrimin e saj përmes

fjalëve të pleqve që ndonëse u është ftohur gjaku, mahniten me atë bukuri. Kjo

gjetje u lavdërua me të drejtë nga Lesingu te “Laokooni”: studiuesi pohon se po ta

jepte bukurinë e heroinës me imtësi konkrete poeti s’do të konkuronte dot me

mundësitë e një piktori, prandaj përdor me zotësi gjetjen e lartpërmendur.

M.Çami s’ka meritën e zbulimit të kësaj gjetjeje, meqenëse e merr nga

Kur'ani, megjithatë ai di të vizatojë në mënyrën e vet skenën: shfaqjen e papritur

të Jusufit që jepet me një krahasim tepër të bukur popullor, që shpreh edhe befasinë

e ardhjes, edhe bukurinë fizike të djaloshit (doli si hëna ndë malë). Pason menjëherë

Page 12: Jusufi Dhe Zeliha_Klara Kodra

12

gabimi i grave që të shastisura nga kjo bukuri presin duart dhe as nuk e ndiejnë

dhimbjen, i dhënë vetëm me një strofë.

Ndryshe nga Çajupi që në fillim përshkruan bukurinë e Zulejhasë, më vonë

atë të Jusufit, Muhamet Çami ndjek procesin e kundërt, në fillim ia paraqet

lexuesit Jusufin si një djalosh të pashëm, më vonë përshkruan Zulejhanë që mund

të ishte një partnere e denjë për të nga bukuria e megjithatë ai e refuzon, prandaj

merita e tij është më e madhe. Zulejhaja portretizohet përmes vetëmburrjeve të veta

që megjithatë duket sikur bazohen te realiteti:

Të kërkoç gjithë Misirë,

Fshatërat e kasabanë

Nukë gjen dot më të mirë

Tjatërë si Zulejhanë!”

(Po aty, f.39)

Le të shohim tani vlerën estetike të këtyre dy krijimeve me një motiv të

përbashkët. M.Çami zotëron pa dyshim aftësi prej psikologu, di të vizatojë portretin

fizik dhe shpirtëror të personazheve, ka dialogë të gjallë dhe të goditur, megjithatë e

meta kryesore e novelës së tij është proliksiteti, dëshira për t’i thënë të gjitha,

ndikim ky nga letërsitë lindore. Është e njëjta e metë në të cilën bie Naimi te

“Histori e Skënderbeut”. Veç kësaj motivi i tundimit të Jusufit nga gruaja e të zotit

nuk është e vetmja linjë e novelës, po ndërthuret me linja të tjera si linja e pabesisë së

vëllezërve të Jusufit, marrëdhëniet e tij me të atin, zotësia e tij si interpretues i

ëndërrave që e bën të fitojë favorin e faraonit, kështu që vëmendja e lexuesit

spostohet në vend që të fokusohet mbi këtë motiv tepër interesant nga ana

psikologjike dhe që hedh dritë të qartë mbi dy karakteret kryesore.

“Balada” e Çajupit (që në të vërtetë i plotëson tiparet e një novele shumë më

tepër se vepra e Kyçykut të cilën është bërë traditë ta quash novelë, po mund të

quhej më saktë “roman i shkurtër në vargje”) qëndron shumë më lart se krijim i i

parë i frymëzuar nga motivi i fatit të Jusufit. Në veprën e Çajupit fillesa epike

shkrihet me dramatizmin. Autori ka krijuar aty një mikrodramë me intensitet

veprimi: shkrimtari vë në qendër të vëmendjes një situatë të skajshme ku zbulohet

thelbi i karaktereve kryesore; veprimi rrjedh i shpejtë dhe protagonistët zbulohen

përmes dialogësh të goditur, që i përshtaten plotësisht individualitetit të tyre. Fundi

dramatik motivohet plotësisht nga ana psikologjike.

Page 13: Jusufi Dhe Zeliha_Klara Kodra

13

Në hyrje të këtij krijimi (që është në fakt novelë) poeti e përgatit me kujdes

shpërthimin e konfliktit në fillim me një imtësi konkrete me peshë psikologjike:

Zolejka rri e mentuar

Dhe vë kokënë në duar…

Qëndrimi i saj shpreh palumturi, ndonëse siç e thekson autori me një

ndërhyrje të drejtpërdrejtë lirike heroina ka gjithçka për të qenë e lumtur: bukuri,

rini, pasuri, pushtet, kujdes nga ana e të shoqit:

Ç’ka Zolejka që s’gëzon?

Zonjë si ajo kush rron?

Kush ka të tilla të mira?

Kush ka gjëra të pavdira?

Kush ka burrë më të mirë?

Burr’ i saj urdhëron Misirë!

M.Çami e përshkruante lindjen e dashurisë të Zulejhasë për Jusufin në fillim

përmes një dialogu të goditur që mund të krijonte një lidhje shpirtërore midis tyre

dhe shpreh shqetësimin e saj për trishtimin e vazhdueshëm të djalit që i hap zemrën

duke i folur për mallin që e përvëlon për atdheun dhe familjen:

“Zulejhaja e pieti

I thosh: Pa dëftomë mua,

Kaqë qeder pse të mbeti

Ç’të dhëm, të marrem jatrua?”

“U të ligë nukë kam,

jatroi s’më bën dot ballë,

më vjen shumë zjarr për vatan

që u ndaçë ndë të gjallë!… »

“Sit e tu që po kullojnë

lotë si margaritarë,

ndë zemërë më pikojnë

më djegnë posi zjarrë…!

Page 14: Jusufi Dhe Zeliha_Klara Kodra

14

Ti të mirë e ke rehatnë,

Me të ngrënë e me të pirë,

Po eja bën def meraknë

Se më vjen dhe mua mirë!”

Një moment i goditur psikologjik ky: zgjimi i dhëmshurisë në zemër të

Zulejhasë, dhemshuri që më vonë do të shndërrohet në dashuri. Po autori nuk

qëndron dot në këtë lartësi estetike dhe e zbulon ndjenjën e heroinës hapur përmes

përshkrimit dhe madje me disa përsëritje: (Zulejhaja q’atë ditë/ që i pa proto

xhemalë/ sevdaja e kish goditë/ burri e duaj për djalë/ Jusufnë e vështron ndë surrat/

po Jusufi s’i kthen sitë/ kjo ga sevdaja që pat/ e mba brenda natë, ditë/ … erdhi

ndë qemal/ mbi gjithë pëlset nga sevdaja,/ ga dashurija që pati/ u bë posi dru e

thatë/ ju pre fitirë e takati/ s’e zi gjumi ditë, natë/ Kaqë kohë çish duroi/ që e kish

Jusufnë pranë,/ posi qiriu kulloi/ që digjetë ndë shandanë”.

Çajupi përkundrazi e mban të fshehtë arsyen e shqetësimit të heroinës gjersa

e bën të flasë vetë me një shpërthim të papritur me Josifin për ndjenjat e saj. Në

këtë mënyrë e mban në ankth lexuesin dhe zgjedh një formë më të përshtatshme

për të pasqyruar ndjenjat e heroinës, një rrëfim të guximshëm e të papritur duke

shkelur turpin femëror dhe duke folur vetë e para:

Josif die që të dua!

Në tërë fjalët e saj spikat si rrëfen fraza “të dua”, në fillim e shprehur hapur,

në fund në formë pavetore:

Josif, Zolejka të do!*

Po le të shohim edhe përgjigjen që i jep Josifi. Te Çami Jusufi i përgjigjet

Zulejhasë me fjalë tepër moralizuese, si prej predikuesi: “U ga burri it frikë s’kam

gaha tjatrë njeri s’tremem/ po kjo punë isht harram/ asi Allahut si bëhem/ Jo që

kem grenë e kam pirë,/ kam bërë shumë rehate/ gaha një evlat më mirë/ afërë ndë

masllahate/ Po, të jesh edhe i largë/ si trëmem ga Perëndija/ nukë keshe për të vatë/ se

s’ma jep besë e Turqija./ Si, çish t’i qepem gjunahut,/ të mos sillois azapnë,/ u, gon’i

Halil-ullahut/ turpëroj gjishn’ e babanë!? »

* Te romani i lartpërmendur i Tomas Manit ka një refren të ndryshëm: Bjerë me mua që lidhet me pasionin fizik.

Page 15: Jusufi Dhe Zeliha_Klara Kodra

15

Ai në fakt, numëron me një logjikë racionale arsyet pse s’duhet ta bëjë një

veprim të tillë, shkeljen e kurorës: mëkatin para Perëndisë, trajtimin si prej biri që i

ka bërë i zoti, respektimi i nderit të të atit dhe të të parëve”.

Në një moment të mëvonshëm i flet Zulejhasë me një frymë asketike që të

kujton murgjit e mesjetës për përkohësinë e bukurisë, rinisë, madje dhe të jetës dhe

në këtë mënyrë përpiqet t’ia shuajë pasionin: « Këto leshërat e mija/ ç’më kërkon

nefsi, t’i jap,/ m’i prish vetë Perëndija/ Boja ime kaq e fortë/ edhe këjo bukurija/

kur të vdes, të hi ndë botë,/ t’i shoç të merr nagulija./ Kurmi im me kaq duzen/ i

helqurë si llastari/ ta shoç, për të vjellë të vjen,/ kur të zerë krimba varri/ Eja e kujto

mahsherrë/ që do grehetë divanë,/ të gjitha, turpe e ndere/ atje marrënë mejdanë”.

Pra, Jusufi jepet si tepër gjakftohtë, racional dhe proliks për një njeri që ndodhet në

një situatë të tillë, midis joshjes dhe frikës. Ai është më tepër zëdhënës i autorit që e

sheh atë si mishërim ideal të moralit dhe pastërtisë shpirtërore.

Përkundrazi fjalët e Josifit te Çajupi janë shumë më të motivuara

psikologjikisht: ato shprehin tronditjen dhe tmerrin e tij, po njëkohësisht çiltërsinë e

tij, ndjenjën e mirënjohjes ndaj të zotit që ai është i vendosur të mos e shkelë, po

dhe respektin ndaj zonjës së të zotit, që nuk do ta fyejë:

Zonjë, zonjë, të jam falë!

………………………..

këto fjalë mos m’i thuaj!

Jetim i shkretë, fatziu

Më ka blerë Petefriu

Si baba më është sjellë

Më ka rriturë si pjellë

Më ka mbajturë me shpresë,

S’guxoj t’i dal i pabesë!

Çajupi këtu, me mprehtësi psikologjike zbulon mungesën e komunikimit

midis dy bashkëbiseduesve, keqkuptimin nga ana e Zolejkës të fjalës së fundit të

Josifit: “S’guxoj” që ajo e kupton si frikë, jo si skrupull moral, prandaj

paradoksalisht, një njeriu që ndruhej nga pabesia i sugjeron një gabim, madje krim

më të madh, vrasjen:

- Nga burri im mos ki frikë,

Mbaj me vete këtë thikë

Page 16: Jusufi Dhe Zeliha_Klara Kodra

16

Prapa derësë të fshiesh

Dhe kur të vijë t’i biesh

Vrae Petefrinë vetë!

Pastaj të më kesh për jetë…

Çajupi tregohet konciz, nuk e zgjat dialogun tej mase, po vetëm aq sa të

zbulojë qëndrimet e kundërta të bashkëbiseduesve, pastaj vazhdon duke përshkruar

veprimet konkrete, përpjekjen e Josifit për t’u larguar, kundërveprimin e Zolejkës që

jepet përmes një krahasimi të goditur: Zolejka iu ngjit si ngjalë që shpreh

ngulmimin e saj, po edhe pasqyron me konkretësi qëndrimin e saj, lëvizjen e saj

dredharake dhe të shkathët. Në të vërtetë s’është thjesht fjala për një shprehje

dashurie dhe një refuzim: është fjala për një dyluftim të vërtetë në fillim me fjalë,

mandej me vepra.

Së fundi ai pasqyron me thellësi psikologjike një imtësi shprehëse, lotët e

Zolejkës që shprehin edhe zemërimin dhe zhgënjimin e saj, po janë edhe një dredhi e

efektshme për të bindur dhe për të prekur të shoqin që në fakt reagon me dhemshuri

e kujdes: “Ç’ke që qan, o shpirt? I thotë/ Dhe vate t’i fshijë lotë”!

Kurse tronditjen e burrit të Zolejkës kur dëgjon akuzën e saj kundër Josifit

Çajupi e shpreh nëpërmjet një foljeje kuptimplotë: ngriu dhe më vonë nëpërmjet

një hollësie kuptimplote fizike “i erdhi rrotull shtëpia”. Fundi dramatik jepet në

mënyrë koncize vetëm me katër vargje.

Novela e Kyçykut, ndonëse autori i përket një shkolle që qëndron jashtë

drejtimeve letrare, ka elemente të sentimentalizmit dhe të romantizmit, nga një anë

kulti i ndjenjës, i përbashkët për të dyja drejtimet, mandej lartësimi i virtytit dhe

një farë melodramatizmi që ishin karakteristike për sentimentalizmin. Kyçyku, pra,

këtu shfaqet si paraprijës i këtyre dy drejtimeve që erdhën relativisht vonë në

letërsinë shqiptare.

Çajupi te “Zolejka” qëndron midis dy drejtimeve, romantizmit dhe realizmit.

Pasqyrimi i hollësishëm i dashurisë – pasion dhe kulti i natyrës dhe i bukurisë, të

pranishëm në këtë krijim të Çajupit, e dallonin romantizmin; nga ana tjetër vihet re

edhe një motivim shoqëror – psikologjik i veprimeve të personazheve, karakteristik

për realizmin.

“Zolejka” e Çajupit përfshihet në planin e tij për të laicizuar motivet biblike,

madje për të rikrijuar një variant të Biblës që është njëkohësisht çmitizim dhe parodi.

Këtë “baladë” ose “novelë” e gjejmë në fillim te “Baba Tomorri” si krijim më vete

Page 17: Jusufi Dhe Zeliha_Klara Kodra

17

epiko-lirik dhe dramatik, më vonë në një variant që ndodhet në Arkivin e Shtetit si

pjesë e poemës së gjerë “Baba Musa lakuriq” ku materiali biblik ritregohet në frymë

laike.

Që të dy krijimet që analizuam, siç e pamë, kanë pika kontakti dhe dallime,

po bëjnë pjesë ndër veprat e realizuara të autorëve të tyre dhe, me gjithë ndonjë

kufizim që mund të kenë, janë një shtjellim origjinal i një motivi të lashtë nga ana e

letërsisë shqiptare.