112
KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI (Analiza e kuadrit ekonomik dhe legjislativ për biznesin midis Serbisë dhe Kosovës) Beograd, Qershor 2017

KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR

BIZNESIN DHE NORMALIZIMI

(Analiza e kuadrit ekonomik dhe legjislativ

për biznesin midis Serbisë dhe Kosovës)

Beograd, Qershor 2017

Page 2: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

1

Qendrimet e shprehura në këtë analizë janë qendrimet e autorit, dhe jo të Fondacionit Heinrich Bӧll

Serbia, Mali i Zi, Kosovë.

Page 3: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

2

PËRMBAJTJA

HYRJA

PJESA E I:

NORMALIZIMI - AVANCIMI I KUSHTEVE POLITIKE DHE MAKROEKONOMIKE TË

BIZNESIT MIDIS SERBISË DHE KOSOVËS

Dr Dushan Janjiq

Pjesa e II:

MARRËDHËNIET EKONOMIKE MIDIS SERBISË DHE KOSOVËS

Olivera Ceni Bardiqi

Pjesa e III:

AVANCIMI I MJEDISIT TË BIZNESIT DHE MARRËDHËNIEVE EKONOMIKE MIDIS

SERBISË DHE KOSOVËS

(Rezultatet e hulumtimit të bërë në Serbi)

Dr Boban Stojanoviq dhe Zorana Kostiq

Pjesa e IV:

BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

(Rezultatet e hulumtimit të bërë në Veri të Kosovës)

Dr Sonja Radenkoviq dhe Milena Banoviq

Page 4: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

3

Page 5: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS
Page 6: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

1

HYRJA

Studimi "Kapërcimi i barrierave për biznesin dhe normalizimi. Analiza e kuadrit ekonomik dhe

legjislativ për biznesin midis Serbisë dhe Kosovës” është rezultat i projektit të Forumit të

Marrëdhënieve Etnike (Forum) “Fuqizimi ekonomik i komunitetit serb në Kosovë” të mbështetur

nga Fondacioni Heinrich Bӧll (HBS), Zyra Beograd, gjatë viteve 2015, 2016 dhe 2017.

Autorët e studimit i cili përfshin dhe rezultatet e hulumtimit empirik (hulumtimi) janë: Dr Dushan

Janjiq, drejtuesi i hulumtimit; Dr. Boban Stojanoviq drejtuesi i ekipit të ekspertëve, Milena

Banoviq, Olivera Ceni Bardiqi, Nenad Gjurgjeviq, drejtuesi i Projektit, Zorana Kostiq, Dr Sonja

Radenkoviq, Aleksandar Radovanoviq.

Qëllimi i hulumtimit dhe studimit është për të treguar nevojën e eliminimit të barrierave në biznesin

midis Serbisë dhe Kosovës si dhe të jepen rekomandimet për avancimin e mjedisit të biznesit. Në

bazë të barrierave të konstatuara, jepen rekomandime si më poshtë:

Të shqyrtohen dhe analizohen rregullativa ligjore dhe rregullat e Kosovës që rregullojnë

themelimin dhe biznesin e ndërmarrjeve, taksa tatimore dhe të tjera për ndërmarrësit,

fermerët dhe kooperativat që janë të rëndësishme për komunitetin serb në Kosovë ( duke

vënë theksin mbi Veriun e Kosovës ku "tranzicioni" në sistemin e Kosovës është më akut);

Të shqyrtohen rregullativat ligjore dhe rregullat e Serbisë që rregullojnë statusin dhe

biznesin e ndërmarrjeve, duke përfshirë dhe zonat ku komuniteti serb jeton në shumicë;

Të identifikohen praktikat e mira dhe të këqija, si dhe barrierat për biznesin e:

- "Ndërmarrjeve serbe" të regjistruara në përputhje me kuadrin ligjor të Kosovës, që

ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Kosovës dhe Serbisë,

Page 7: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

2

- "Ndërmarrjeve kosovare" që bëjnë biznes me ndërmarrjet në Serbi - të përcaktohen

pengesat me të cilat hasen këto ndërmarrje duke bërë biznes me vendet e treta, për

shkak të kuadrit të paplotë dhe pasaktë ligjor në Serbi dhe Kosovë,

- Ndërmarrjeve të regjistruara në Serbi që punojnë ose duan të punojnë "në mënyrë të

pavarur" në Kosovë - të përcaktohen rekomandimet për heqjen e barrierave,

Të analizohet zbatimi i Marrëveshjes CEFTA në raportet midis Serbisë dhe Kosovës, me

rekomandime për zbatimin më efikas të Marrëveshjes,

Të përcaktohen kompetencat dhe marrëdhëniet midis organeve të vetëqeverisjes lokale

në komunat me shumicë serbe nga pikëpamja e sigurimit të nxitjeve dhe mbështetjes së

biznesit, përkufizimit të kriterëve për shpërndarjen e mjeteve dhe informimin e

biznesmenëve mbi kushtet e biznesit në komunën e dhënë sipas ligjëve të Kosovës,

Të shqyrtohet politika e Ministrive kompetente të Kosovës ndaj biznesmenëve dhe

fermerëve në komunat me shumicë serbe; qasja në informacionet mbi mundësitë e

marrjes së subvencioneve dhe llojet e tjera të mbështetjes së zhvillimit të ekonomisë nga

fondet e disponueshme të Qeverisë së Kosovës; qasja në ligje dhe dokumentat relevante

në gjuhën serbe,

Të analizohet zbatimi i Marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësim dhe bashkëpunim të

Odave ekonomike të Kosovës dhe Serbisë;

Rekomandimet për avancimin e komunikimit midis ndërmarrësve dhe biznesmenëve me

organet shtetërore dhe/ose njësitë e vetëqeverisjes lokale me qëllim të heqjes së

barrierave të biznesit,

Të sugjerohen mekanizmat e informimit të përshtatshëm të biznesmenëve mbi kushtet

dhe kërkesat e biznesit në mënyrë që të mundësohen projekte të sukseshme biznesi të

orientuara drejt profitit, përkatësisht të themelohet një Qendër të inovacionit për

komunikim të drejtëpërdrejtë me biznesmenët, për t’u ofruar ndihma profesionale dhe

lidhje me institucionet kompetente me seli në Graçanicë dhe Mitrovicë të Veriut.

Në hulumtimin dhe hartimin e Studimit, Forumi ka angazhuar profesionistët nga Kosova, që kanë

analizuar rregullativat ligjore që rregullojnë ambjentin e biznesit në Kosovë dhe kanë kryer

hulumtimin – duke intervistuar biznesmenët dhe përfaqësuesit të kompanive në Kosovë përveç

Veriut, profesionistët nga Serbia dhe Veriu i Kosovës që kanë analizuar rezultatet e Dialogut të

Brukselit dhe shtrirjen e procesit të normalizimit, rregullativën ligjore që rregullon ambjentin e

biznesit në Serbi dhe në Veri të Kosovës dhe kanë kryer hulumtimin – duke intervistuar

Page 8: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

3

biznesmenët dhe përfaqësuesit e kompanive të firmave në Serbi dhe biznesmenët dhe kompanitë

nga Veriu i Kosovës.

Në bazë të të dhënave të disponueshme mbi subjektet aktive ekonomike që realizojnë lidhje biznesi

me Kosovën, u përzgjedh një mostër reprezentative të firmave dhe institucioneve kompetente me të

cilat është krijuar kontakt nëpërmjet e-mailit dhe/ose telefonit. Përzgjedhja e kompanive të synuara

është kryer sipas vlerës së qarkullimit të rregullt me Kosovën në 2015 dhe 2016 (në bazë të të

dhënave të disponueshme të Drejtorisë së Doganave të Republikës së Serbisë) duke vlerësuar

përfaqësim të barabartë gjeografik të komapanive si dhe shumëllojshmërine e veprimtarive.

Bazën metodologjike të hulumtimit e përbën dërgimi i pyetësorit të krijuar në mënyrë të posaçme,

në adresat e 50 kompanive në Kosovë, 140 në Serbi, si dhe organizimi dhe kryerja e intervistave me

kompanitë në Serbi dhe kompanitë serbe në Kosovë, por edhe me institucionet kompetente. Prej

140 kompanisht të kontaktuara në Serbi, 61 kanë plotësuar pyetësorin ku: 10 kompanitë janë nga

territori i Beogradit, 12 nga Vojvodina, 29 nga Serbia Qendrore dhe Jugore (duke përfshirë

Preshevën dhe Bujanocin), kurse 10 nga zona e Rashkës ( Rashka, Novi Pazar dhe Tutin). Pastaj

janë bërë dhe intervista të hollësishme në bazë të pyetësorit të dorëzuar paraprakisht kompanive.

Gjatë pjesës së hulumtimit në terren janë bëre 31 intervista me kompanitë. Me qëllim të nxjerrjes së

konkluzioneve të përshtatshme, janë bërë intervista të hollësishme me institucionet komptente në

Serbi siç janë: Drejtorie e Doganave (Ministria e Financave), Drejtoria e Veterinës (Ministria e

Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit), Inspeksioni kufitar fitosanitar (Ministria e Bujqësisë dhe

Mbrojtjes së Mjedisit), Zyra për Kosovën dhe Metohinë të Qeverisë së Republikës së Serbisë. Në

hulumtim janë përdorur të dhënat parësore të mbledhura duke studiuar në terren pikat doganore të

kontrollit (pika e Doganës në Vranjë), përkatësisht pikat e përbashkëta të kalimit Konçul, kurse

burimi bazë i të dhënave dytësore janë bazat e selektuara të të dhënave të Entit Statistikor të

Republikës, Odës Ekonomike të Serbisë, Drejtorisë së Doganave dhe Bankës Botërore.

Për analizën e kuadrit juridiko-rregullator janë përdorur rregullat, dispozitat, vendimet dhe

rregulloret ligjore në fuqi.

Qasja e përdorur gjatë hulumtimit mundëson një vështrim mbi gjendjen reale në terren si dhe

kontribon për informimin më të mirë të biznesmenëve mbi kushtet e biznesit në Kosovë. Avancimi i

komunikimit midis biznesmenëve nga njera anë, dhe institucioneve relevante nga ana tjetër, mund

të arrijë rezultate të rëndësishme në fushën e avancimit të ambjentit të biznesit.

Në këtë studim do të përdoren emërtime teknike si më poshtë:

"Kosovë" në kuptim të përcaktuar nga Marrëveshja e Brukselit, përkatësisht "Emërtimi 'Kosovë*'

është pa prejudicimin e statusit dhe në përputhje me Rezolucionin 1244 të Këshillit të Sigurisë së

Page 9: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

4

Kombëve të Bashkuara dhe Mendimin e Gjykatës Ndërkobëtare të Drejtësisë mbi deklaracionin e

pavarësisë së Kosovës.

"Veriu i Kosovës" i cili përbën një zonë me popullsi kryesisht serbe në veri të lumit Ibër, i përbërë

nga komunat: Zubin Potoku, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovica e Veriut. Kuptimi i përdorur në këtë

analizë nuk është identik me emërtimin e përdorur zyrtarisht në Kosovë, i cili shënon një zonë më të

gjerë dhe të përbërë nga komunat e mësipërme dhe komunat në jug të lumit Ibër me popullsi

kryesisht shqiptare, siç janë: Mitrovicë, Skënderaj dhe Vushtrri.

Page 10: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

5

PJESA E I:

NORMALIZIMI DHE AVANCIMI I KUSHTEVE

POLITIKE DHE MAKROEKONOMIKE TË

BIZNESIT MIDIS SERBISË DHE KOSOVËS

(Dr Dushan Janjiq)

1. Dialogu i Brukselit si mbështetje për avancimin e bashkëpunimit të

biznesit dhe ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës

Dialogu i cili zhvillohet në bazë të Rezolutës së KS KB 64/298 nga marsi 2011 midis Serbisë dhe

Kosovës nën kujdestarinë e BE (në tekstin e mëtejshëm Dialogu i Brukselit) ka për qëllim

normalizimin e marrëdhënieve midis njerëzve, komuniteteve kombëtare, si dhe Serbisë dhe

Kosovës, dhe kjo nënkupton reforma dhe ndryshime të shumta në Serbi dhe në Kosovë. Procesi i

normalizimit është në funksion të vendosjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit

Perëndimor, promovimit të bashkëpunimit, avancimit e hyrjes në BE për përmirësimin e kushteve të

jetesës së njerëzve dhe kjo duke marrë traditat e përcaktuara juridike evropiane ose "standardet".

Në realitet, këto janë hapa të shumta në rrugëtimin e gjatë që duhet bërë nga të dyja palët, por

normalizim nuk është vetëm normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por edhe

"normalizimi" i Serbisë dhe Kosovës. Kjo konfirmon që procesi i normalizimit është kompleks dhe

përfshin zgjidhjen e shumë problemeve të ndërlidhura, si të atyre të trashëguara, ashtu dhe të atyre

që krijohen nga vet Dialogu i Brukselit, ose nga procesi i normalizimit (Janjiq, 2015).

Procesi i normalizimit, nga ana tij, sjell lehtësim të vendimeve politike dhe të biznesit mbi

bashkëpunimin dhe ky bashkëpunim është një nga elementet e rëndësishme të zhvillimit ekonomik

dhe normalizimit total të Kosovës dhe Serbisë.

Sistemet ekonomike të Serbisë dhe Kosovës zhvilloheshin si një nënsistem në kuadër të sistemit

unik të ekonomisë së ish Jugosllavisë. Prandaj, krahas ndryshimeve të rëndësishme, ekzistojnë

shumë ngjashmëri dhe ndërvarësi të këto dy sistemeve ekonomike. Kjo lehtëson biznesin dhe

bashkëpunimin ekonomik të bazuar në interesat ekonomike të partnerëve të barabartë.

Nga takimet e numërta në kuadër të këtij dialogu kanë rrjedhur 28 marrëveshje si dhe shumë

"konkluzione të dakorduara", planet e veprimit, protokolle teknike etj. (emërtimi i përbashkët për

Page 11: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

6

këto është "Marrëveshja e Brukselit" ose "Marrëveshjet e Brukselit"). Deri në maj të vitit 2017, për

vetëm katër nga ato mund të thuhet që janë përmbushur. Është një rezultat modest i cili prapë ka

avancuar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, por këto marrëdhënie janë larg të të qenit të

kënaqshme.

Edhe pse marrëveshjet e Brukselit nuk shprehen rreth ekonomisë, ato krijojnë parakushtet e duhura

për avancimin e ekonomisë dhe lidhjen intensive të biznesmenëve. Për temën e Studimit janë

veçanërsht të rëndësishëm Marrëveshja e lirisë së lëvizjes e mbështetur nga Marrëveshja për

menaxhim të integruar të kufirit, evidentimin dhe mbledhjen e taksave doganore dhe TVSH-së, dhe

vulën doganore kurse si rezultati kolateral u vendos Fondi i përkohshëm për zhvillimin ekonomik

dhe infrastrukturor të Veriut të Kosovës (në teksin e mëtejshëm: Fond). Zbatimi i këtyre

marrëveshjeve mundëson vendosjen e standardeve evropiane të cilat mbështesin procesin e

normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe krijohen presupozime për heqjen e

pengesës së zhvillimit më të shpejt ekonomik të Kosovës, duke përfshirë dhe Veriun e Kosovës

(A‘Peace Treaty’, 2012: 6, 8, 10).

1.1. Lëvizja e lirë u vendos

me "konkluzionet e dakorduara" më 2 Korrik 2011, kurse më 2 Dhjetor të po atij viti janë

koordinuar Konkluzionet operative që kanë të bëjnë me zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Qëllimi

është të mundësohet udhëtimi i lirë brenda dhe nëpër territoret të Kosovës dhe Serbisë. Zbatimi i

kësaj marrëveshjeje ka filluar më 26 Dhjetor të vitit 2011.

Marrëveshja rregullon përdorimin e letërnjoftimit kosovar, patentës së makinës, regjistrimit të

makinës dhe sigurimit dhe janë vendosur procedurat e reja të udhëtimit midis Kosovës dhe Serbisë.

Në procesin e zbatimit të Marrëveshjes, Qeveria e Serbisë ka marrë një sërë aktesh dhe ka

ndërmarrë aktivitete të shumta duke synuar të rregullojë çështjen e siguracioneve që u pasua nga

heqja përfundimtare të pagesës së siguracioneve në kalimin kufitar, në Gusht të vitit 2015. Targat

"RKS" dhe letërnjoftimet e Kosovës akoma nuk janë bërë të detyrueshme për serbët etnikë në Veri

të Kosovës. Ata kryesisht përdorin targat e Serbisë dhe nuk paguajnë siguracionet e veturës. Ky

mosrespektim i marrëveshjes së lëvizjes së lirë, e cila ka vënë si afat: 11 Nëntor 2011 dhe

justifikohet me "arsye politike" për shkak të së cilës Qeveria e Kosovës ka vendosur një qasje të

ashtuquajtur e butë (soft) në zbatimin e kësaj Marrëveshjeje (Kosovë, 2014, 2014).

Beogradi ka refuzuar kërkesën e Prishtinës për t'i mundësuar pronarëve të makinave me shenjën

"RKS" udhëtimin nëpërmjet Serbisë Qendrore pa ndërruar targat me ato me shenjën "Proba".

Gjithashtu, Beogradi mbështet përdorimin e targave "KS" në Veri të Kosovës, si edhe që targat e

tilla të mbeten në përdorim në zonën e Anamoravës për ata që nuk kanë bërë regjistrim të ri në

Page 12: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

7

targat "RKS". Gjithashtu, Beogradi refuzon kërkesën që stacionet e zhvendosura të Policisë të

lëshojnë dokumentat dhe të kryejnë regjistrim të makinave në targat e Republikës së Serbisë

(Raport, 2016:13). Nga ana e saj, Prishtina tregon që kjo sjellje e Serbisë përbën shkelje të

Marrëveshjes së Brukselit dhe shton që Serbia ka shkelur lirinë e lëvizjes atëherë kur ka arrestuar

drejtorin rajonal të Policisë nga Mitrovica, Nehat Thaçin (më 29 Shtator 2016) dhe Hilmi

Kelmendin (më 28 Tetor 2016). Këto ngjarje cilësohen nga Prishtina si tentativat joligjore të

Serbisë për të zgjeruar kompetencën e saj për ndjekje penale për krimet e luftës jashtë territorit të

Serbisë. Prishtina i është drejtuar BE-së me këtë problem, si dhe me problemin e moslejimit të

kalimit në Serbi për qytetarët nga vendet e treta që kanë hyrë në Kosovë (Brussels Agreement,

2016:21, 21). BE ka mbështetur parimisht Prishtinën kur ka vlerësuar që Serbia akoma nuk lejon

hyrjen e qytetarëve nga vendet e treta nga Kosova në Serbi; nuk respektohet marrëveshja e targave

për veturat e qytetarëve nga Veriu i Kosovës; nuk respektohen as afatet dhe thelbi i detyrimit për të

mundësuar kalim të lirë në urën e lumit Ibër në Mitrovicën e Veriut (Non paper of the EEAS and

European Commission Services on the state of play regarding Chapter 35: Other Issues).

Një progres më të dukshëm në zbatimin e marrëveshjes së menaxhimit të integruar të kufijve ka

ndodhur nga fundi i muajit Prill të vitit 2013. Udhëtarët e parë me letërnjoftimet kosovare kanë

filluar të udhëtojnë nëpërmjet Serbisë më 1 Maj 2013. Atëherë janë vënë në funksion dy kalime,

Mutivodë dhe Muçibaba, që lidhin Kosovën - Anamoravën me "Luginën e Preshevës". Në Prill të

vitit 2015 u dakordua dhe hapja e dy pikave të vogla kufitare (midis Kamenicës dhe Medvegjës,

përkatësisht midis Leposaviqit dhe Rashkës).

Në Bruksel më 11 Shtator 2014 u dakordua që tu mundësohet personave me letërnjoftime të

lëshuara nga Kosova, të përdorin disa kalime në tranzit, siç është aeroporti i Beogradit dhe kalime

drejt Bullgarisë dhe Maqedonisë. Në fund të vitit 2014 kjo marrëveshje është zgjeruar edhe tek

pasaportat e Kosovës, duke u lëshuar dokumenta të përkohshme pronarëve të tyre për të kaluar

nëpër Serbinë. Kështu janë përfshirë dhe kalimet drejt Kroacisë dhe kalimet veçanërisht të

rëndësishme drejt Hungarisë, përkatësisht zona Shengen. Kjo ka avancuar në mënyrë të

konsiderueshme lirinë e lëvizjes së njerëzve por si pasojë kolaterale është shtuar numri i lëshimeve

ilegale nga Kosova, përkatësisht është rritur numri i "azilantëve të rremë" nga Kosova në BE.1

Një "bum i vërtetë shpërnguljesh" të shqiptarëve nga Kosova ka ndodhur në gjysmën e parë të vitit

2015. KE më 11 Shkurt 2015 ka treguar që numri i migrantëve ilegalë nga Kosova që kërkojnë azil

pa bazë në BE, është rritur për 40% dhe kështu ia kalon numrit të migrantëve nga Siria dhe

1 Vetëm në dy muaj, në fillm të vitit 2015, Kosovën e kanë braktisur më shumë se 50.000 shqiptarë, në mes të cilëve

edhe 6.000 nxënës të shkollave të mesme. Mediat e Prishtinës kanë shkruar që, deri te mesi i vitit 2014, Kosovën e kanë

braktisur nga 60.000 deri 100.000 njerëz. Në periudhën Tetor 2014 - Shkurt 2015, në zonën e Evropës kanë kaluar rreth

150.000 migrantë shqiptarë ku më shumë se 120.000 kanë kaluar pa asnjë lloj kontrolli (Jovanović, 2015; Zečević,

2015).

Page 13: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

8

Afganistani. Mbi të gjitha, kjo është pasojë e mungesës së zhvillimit ekonomik, mungesës së

politikave zhvilllimore dhe vendeve të punës dhe ndikimeve të krizës globale (Gërxhalliu, 2014).

Në këto migracione, vendin e tyre ka gjetur dhe krimi i organizuar si dhe zyrtarët e korruptuar të

policisë dhe të tjerë. Të gjitha këto dëshmojnë që Kosova dhe Serbia nuk kanë vendosur një sistem

efikas të menaxhimit të migracioneve, Serbia dhe BE nuk kanë vendosur një bashkëpunim efektiv

edhe pse Serbia kufizohet me katër vende të BE-së dhe gjendet në kufirin e Shengenit (me

Hungarinë) nëpër të cilin ka kaluar dhe po kalon një numër i madh migrantësh ilegalë.

1.2. Kontrolli i integruar i kufirit (IBM)

është dakorduar në periudhën nga 30 Nëntor deri më 2 Dhjetor të vitit 2011, kurse zbatimi ka filluar

më 10 Dhjetor 2012. Kjo ka qenë një hap i konsiderueshëm përpara i cili kishte të bënte me një

çështje shumë delikate dhe kontestueshme - të kufijve, që ka një rëndësi të veçantë për Kosovën nga

pikëmapja e shënimit të integritetit territorial dhe sovranitetit por edhe si rritje e të ardhurave

doganore dhe vendosja e kntrollit të kontrabandës dhe tregtisë së jashtëligjshme të njerëzve dhe

mallrave (Kosovë, 2014). Për Serbinë kjo ka qenë një "pilulë e hidhur" e cila duhej gëlltitur sepse

realiteti është më i fortë se dëshirat politike dhe Serbia ka patur nevojë për të vendosur kontrollin e

lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, për të parandaluar kontrabandën dhe qarkullim të paregjistruar të

përmasave të mëdha si dhe për të rritur të ardhurat e veta nga TVSH-ja dhe dogana. Me qëllim të

zbatimit të marrëveshjes, Qeveria e Serbisë më 22 Dhjetor 2011 ka marrë një sërë aktesh, përfshirë

dhe Protokollin Teknik për Zbatimin e Konkluzioneve operative, i cili është dakorduar në takimin e

përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësim të BE-së, më 23 Shkurt të vitit 2012 në

Bruksel.

Fillimisht IBM ka qenë propozimi i Serbisë, i bërë për të ulur presionin për pranimin e oficerëve

doganorë të Kosovës në hyrjet veriore, duke i shëndërruar në një prezencë "të integruar" e cila

përfshin oficerët e EULEX-it dhe Serbisë. Marrëveshja IBM është hasur me një kundërshtim të

ashpër politik të serbëve nga Veriu i Kosovës, i cili ka shkuar nga deklaratat politike deri te ngritja e

bllokadave të rrugëve dhe pikave kufitare gjatë viteve 2011 dhe 2012. Idea bazë e liderave politikë

nga Veriu i Kosovës që kanë udhëhequr këto protesta, dhe të një pjese të pushtetit në Beograd, ka

qenë shtyrja sa më e gjatë të pranimit të marrëveshjes. Kjo u arsyetua nga mospranimi i integritetit

territorial i Kosovës dhe shtyrja e ndarjes institucionale dhe territoriale të Veriut të Kosovës nga

Serbia. Kjo implikon që konflikti rreth doganave dhe marrëveshjes IBM ka qenë vetëm një nga

shprehjet e mosdakordësisë të Serbisë dhe Kosovës rreth çështjes së sovranitetit. Mbrapa këtyre

protestave ka pasur dhe tentativa për të zgjatur sa më shumë realizimin e ekstra-profitit si pasojë e

mospagesës së akcizave dhe doganave, si dhe kontrabandës së produkteve. Si pasojë, Serbia (edhe

Page 14: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

9

pse iniciator) dhe Kosova më në fund kanë pranuar IBM nën presionin nga SHBA (Serbia and

Kosovo, 2013: 15).

Kosova ka nëntë pika kufitare dhe gjashtë pika kalimi në vijën ndarëse me Serbinë: Bërnjak,

Jarinjë, Merdarë, Mutivodë, Dheu i Bardhë dhe Muqibaba. Në kuadër të dialogut teknik, gjatë

viteve 2011 dhe 2012 janë firmosur marrëveshja dhe protokolli teknik për menaxhimin e përbashkët

të kalimeve, por Serbia ka shtyrë zbatimin e tyre kështu që kalimet përfundimisht janë hapur në

vend të tetorit 2012, në mars të vitit 2013. Faza e marrëveshjes e cila nënkupton ndërtimin e

objekteve permanente në kalimet nuk është përfunduar as në vitin 2017, edhe pse ndërtimi i

objekteve permanente në vitin 2013 i është besuar Progresit Evropian, projekt të cilin e financojnë

BE dhe Qeveria e Suedisë, kurse e zbaton Zyra e Kombëve të Bashkuara për Shërbimet e

Projekteve (UNOPS) dhe Sektori i dakordësimit dhe financimit të projekteve nga asetet e Bashkimit

Evropian (CFCU) pranë Ministrisë së Financave të Republikës së Serbisë. Markimi i pikave në

bazë të koordinatave të dakorduara, që do të shërbejnë si pika referimi për ndërtimin e objekteve

permanente të kalimeve doganore, konsiderohet si sukses i grupit të përzier për zbatimin e

marrëveshjes (i përbërë nga përfaqësuesit e Serbisë, Kosovës dhe BE). Megjithatë, KE në 2017 ka

vendosur ta "kujtojë" Serbinë në lidhje me detyrimet e papërmbushura sipas IBM, dhe këto janë: që

Serbia është e kënaqur me mënyrën e funksionimit të kalimeve të përkohshme dhe nuk bën asgje

për ndërtimin e kalimeve të qëndrueshme; nuk është vendosur kontrolli efektiv në "rrugët

alternative" dhe kalimet kështu që njerëzit dhe mallrat akoma hyjnë dhe dalin nga Kosova pa

evidentim dhe kontroll të plotë (Non paper of the EEAS and European Commission Services on the

state of play regarding Chapter 35: Other Issues).

Prishtina thekson që gjatë vitit 2016 ka bërë një progres në projektimin dhe ndërtimin e dy kalimeve

të reja kurse Serbia nuk respekton këtë pjesë të marrëveshjes së IBM dhe që ndihma e ndërsjelltë

juridike (Mutual Legal Assistence – MLA) nuk funksionon sepse Serbia vonohet me zgjidhjen e

kërkesës së Kosovës në lidhje me zbatimin e njëanshëm të vulës dhe lëshimin e dokumentave

personale nga ana e departamenteve të Drejtorisë së Policisë, të zhvendosura nga Kosova (Raport,

2016:14, Brussels Agreement, 2016:23).

Realizimi i lëvizjes së lirë ka kontribuar në rritjen e tregtisë dhe është mbështetur edhe nga zbatimi i

Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA).2

2 Në fakt, Serbia në vitin 2006 e ka pranuar efektivish Kosovën si një territor i veçantë doganor, duke firmosur

Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore - CEFTA 2006 (Ligji i konfirmimit të Marrëveshjes së ndryshimit

dhe aderimit në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore - CEFTA 2006, Fletorja Zyrtare - Kontratat

Ndërkombëtare, numër 88/2007) UNMIK atëherë ka qenë palë e firmosur sepse politika e tregtisë së jashtme ka qenë në

duart e UNMIK-ut, përkatësisht të BE-së si shtyla IV (Pillar IV).

Page 15: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

10

Tani për tani, qarkullimi i mallrave midis Serbisë dhe Kosovës është e vetmja formë e

bashkëpunimit ekonomik. Të dhënat e tre vitëve të fundit tregojnë që mbulueshmëria e importit

kosovar me eksportin është nga 11 deri 14%, që metali dhe produktet metalike eksportohen më

shumë, produktet nga mineralet e tjera, produktet ushqimore, pije dhe duhan, tekstil, gomë dhe

produktet bimore, dhe kjo drejt Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Gjermanisë, kurse importohet

më shumë nga Maqedonia, Gjermania, Serbia dhe Turqia.

Për nga qarkullimi i mallrave, Kosova me vlerën e mallrave prej 428,5 milion euro (në vitin 2016)

është në vend të dhjetë të partnerëve ku Serbia eksporton, kurse në vend të 58-të kur bëhet fjalë për

importin e mallrave nga Kosova sepse vlera e mallrave të eksportuara në periudhën në fjalë ka qenë

17,1 milion euro (Informacioni rreth KA Kosovë dhe Metohi, Qendra e bashkëpunimit rajonal dhe

nismave. Oda Ekonomike e Serbisë, 2016).

Bilanci negativ i tregtisë, krahas ekonomisë gri dhe tregut të zi, përbën një faktor vështirësues për

zhvilliimin e ekonomisë së Kosovës. Përveç kësaj, konkurueshmëria e ulët e prodhimit kosovar dhe

eksport i orijentuar kryesisht drejt lëndëve të para ndkikojnë keq në perspektivat e ekonomisë.

Kosova është anëtare e CEFTA dhe nga viti 2009 edhe të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar

Ndërkombëtar. Regjimi i tregtisë në Kosovë është neutral dhe unik por kjo nuk është e mjaftueshme

për të ulur deficitin tregtar.

1.3. Marrja e detyrimeve të doganës dhe vula doganore

Pas vitit 2008 dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka ndodhur marginalizimi i rolit të UNMIK-ut

dhe Kosova ka marrë përsipër politikën e tregtisë së jashtme dhe ka vendosur dokumentacionin e

vet doganor me shenjën "Republika e Kosovës". Shërbimi Doganor i Serbisë, si përgjigje ndaj

kësaj, refuzon të lejojë hyrjen e mallrave në territorin e Serbisë. Që atëherë mallrat nga Kosova

vijnë në Serbi kryesisht së rieksport nga Mali i Zi dhe Maqedonia me dokumentacionin e këtyre

shteteve, me indikacion që malli origjinon nga Kosova (Monitoring, 2013: 11, 12).

Misioni i BË-së në Kosovë - EULEX merr përsipër një pjesë të autorizimeve sipas planit të

UNMIK-ut, nga 26 Nëntor 2008, si dhe çështjet në lidhje me doganën dhe pikat kufitare në Veri të

Kosovës, themelohet dhe një pikë doganore në Mitrovicën e Jugut. Kjo do të thotë që Kosova nuk

funksionon si një territor unik doganor, por si territori i ndarë në pjesë jugore dhe atë veriore me

lumin Ibër në mes. Në këtë mënyrë Veriu i Kosovës u bë de facto "zona e lirë të tregtisë", me

probleme të mëdha në mbikëqyrjen e qarkullimit të mallrave (Monitoring, 2013: 11, 12). Kjo ka

qenë një "parajsë e vogël" për tregtinë jotransparente, mospagesën e TVSH-së dhe doganave,

kontrabandë dhe mbledhjen e të ardhurave pa pasur detyrime ndaj shtetit. Ky është një ambjent ku

kanë lulëzuar kontrabanda, krimi i organizuar dhe korrupsion, rrjetet e forta shqiptaro-serbe për

Page 16: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

11

kontrabandimin e mallrave, shmangja e taksave dhe zhvillimi i shërbimëve dhe tregtisë e cila

fuqizon elitat kriminale dhe është bërë aq e fuqishme sa që ndikon ndaj ekonomisë dhe politikës në

Veri të Kosovës (Perspective of Northern Kosovo, 2013).

Marrëveshja e vulës doganore, e arritur më 2 Shtator 2011, ka si qëllim "të sigurojë lëvizjen e lirë

të mallrave në përputhje me CEFTA". Zbatimi i kësaj Marrëveshjeje ka filluar në Shtator të vitit

2011 nga ana e Kosovës, kurse Serbia ka pranuar vulat kosovare më vonë.

Vlerësimi i përgjithshëm i zbatimit të regjimit të lëvizjes së lirë është pozitiv: liria e lëvizjes

përdoret nga gjithnjë e më shumë njerëz në sajë të faktit që Kosova ka miratuar legjislacion të ri, ka

avancuar procedurat dhe ka rritur kapacitetet e saj administrative dhe organizative të shërbimit

doganor kurse regjistrimi i qarkullimit midis Kosovës dhe Serbisë zbatohet sipas programit

„Systematic Electronic Exchange of pre-arrival Data“ (SEED).

Me Urdhrat e Qeverisë së Serbisë janë hequr disa barriera si për shembull që në pikat kufitare është

ulur koha e pritjes dhe shpenzimeve manipulative në rast të PROMETA FRANKO-KUPAC në

pjesën jugore të Kosovës, në rreth 3 - 5 orë.

Zbatimi i marrëveshjes së IBM dhe marrjes së të hyrave doganore dhe TVSH-së ka mundësuar

rritjen e qarkullimit të ligjshëm të mallrave midis Serbisë dhe Kosovës. Produktet serbe që shiten

më shumë në Kosovë janë ato ushqimore dhe pijet, kimikatat dhe produktet kimike, produktet

bujqësore, derivatët e naftës etj., kursa nga Kosova në Serbi shiten metalet bazë, riciklimi, produktet

ushqimore dhe pijet; me urdhrin e datës 16 Shtator 2011, është kthyer dhe TVSH-ja e pezulluar e

naftës dhe derivatëve të saj, makinat dhe telefoninë celulare në Veri të Kosovës, ku qarkullimi

jotransparent i naftës dhe derivatëve të saj është ulur radikalisht për rreth 90%; tregtia e makinave

dhe shërbimet e telefonisë celulare të operatorëve Telenor dhe MTS nuk janë më "privilegji i

qytetarëve të Veriut të Kosovës"; është hequr pozicioni monopolist i disa prodhuesve të mëdhenj

nga Serbia, të cilët kanë eksportuar në Veri të Kosovës produktet e tyre me çmimet "dumping" që

ishin mesatarisht 30-40% më të ulëta, pa akciza dhe TVSH; janë përmirësuar standardet e

përfaqësuesve të Serbisë në pikat kufitare drejt Kosovës (Monitoring, 2013: 15); Një rezultat i

dukshëm është edhe rritja e të ardhurave nga taksat direkte në të ardhurat e mbledhura (Raport,

2015: 19; Kosovë 2014, 2014). Por akoma ekzistojnë çështje të shumta të hapura që duhet të

zgjidhen në tregtinë e mallrave midis Serbisë dhe Kosovës. Një nga këto janë dhe çështjet e të

ashtuquajturit siguracionit kufitar, kryerjes së pagesave ose shkrimit të udhëzimeve dhe

Page 17: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

12

dokumenteve në të gjitha gjuhët; kushteve jo të barabarta të biznesit nga Serbia në pjesën veriore në

raport me pjesën jugore të Kosovës.3

Pagesat e paintegruara në Kosovë dhe mungesa e pagesave të drejtëpërdrejta midis Serbisë dhe

Kosovës është një nga pengesat e mëdha për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave si dhe kusht për

parandalimin e korrupsionit dhe normalizimin e bashkëpunimit të biznesit, sidomos të tregtisë së

jashtme midis Kosovës dhe Serbisë. Menyra e tanishme të qarkullimit të pagesave të Serbisë dhe

Kosovës, e mbështetur te Ligji i kryerjes së përkohshme të punëve të caktuara të qarkulliimit të

pagesave në territorin e Republikës Federale të Jugosllavisë, është shumë e ngarkuar nga ana

financiare dhe destabilizon edhe më shumë aktivitetet e biznesit. Kjo duket nga zgjidhja që në këtë

biznes mund të paguhet në euro por kjo valutë të nesërmen duhet t'i shitet bankës së autorizuar për

punët me jashtë, kurse ajo të nesërmen ia shet eurot Bankës Popullore të Serbisë e cila në dy ditët në

vijim ia paguan, por me dinarë, Bankës së Biznesit dhe kjo e fundit të nësërmen ia paguan subjektit

i cili i ka fituar në Republikën e Serbisë. Me qëllim të avancimit të biznesit por edhe të sigurisë

juridike, është e nevojshme që Ministria e Financave të nisë një Iniciativë për ndryshimin e ligjit

dhe udhëzimit nga viti 2001, si edhe të udhëzimit të vet, si edhe të ndryshohet udhëzimi përkatës i

BPS. Një nga pengesat për vendosjen e qarkullimit të pagesave midis Serbisë dhe Kosovës është

mospërfshirja shumëvjeçare e bankave në Veri të Kosovës nga qarkullimi i pagesave në Kosovë.

Gjithashtu një pengesë tjetër është mosekzistenca e garancisë bankare dhe sigurisë së biznesit me

blerësit nga Kosova. Si pasojë, qarkullimi me Kosovën është jashtëzakonisht i shtrenjtë dhe

trajtohet si qarkullim i jashtëm; detyrimi i konverzionit të eurove në dinarë sipas kursit të mesëm që

ul interesin e biznesit dhe ndikon negativisht në konkurueshmërine e kompanive nga Serbia në

tregun e Kosovës.

Kjo çështje duhet të jetë sa më parë në rendin e ditës së Dialogut të Brukselit dhe kjo tërheq dhe

hapjen e çështjes së debatit mbi pretendimet e ndërsjellta të Serbisë dhe Kosovës. Serbia nga viti

2001 shlyen kreditë të firmave nga Kosova, të trashëguara nga koha e RSFJ. Në fakt, Serbia ka

marrë përsipër 858 milion euro borxhe të Kosovës drejt huadhënësve të huaj, si borxh publik. Bëhet

fjalë për borxhin ndaj Bankës Botërore, Klabit Parizian dhe Londinez të Kreditorëve, Bankës së

Këshillit të Evropës për Zhvillim (CEB), Bankës Evropiane të Investimeve (EIB), Shoqatës

Evropiane të Hekurudhave (Euro firma), Qeverisë së Kuvajtit, borxhi i parregulluar ndaj Libisë dhe

borxhit të kleringut ndaj Çekosllovakisë.

Nga viti 2002 deri më 31 Dhjetor 2014, Serbia ka shlyer një pjesë të borxhit kosovar prej 547,95

milion euro si vijon: në bazë të principalit 154,6 dhe kamatë 393,19 milionë euro. Duke marrë

3 Disa mallra janë liruar nga TVSH-ja kurse në Veri nuk ekziston ndonjë institucion drejtues-mbikëqyrës për ndjekjen e

qarkullimit të mallrave të cilave u evidentohen TVSH dhe dogana vetëm në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak dhe

kështu favorizohet zona gri e tregtisë.

Page 18: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

13

parasysh që për periudhën 2015-2041 mbërrin borxhi i cili vetëm në bazë të principalit është 351,23

milion euro (Serbia akoma paguan borxhet e Kosovës, "Politika", Beograd, 20 Janar 2015),

zgjidhja e kësaj çështjeje është në interest të buxhetit dhe ekonomisë të Serbisë dhe Kosovës. Kjo

ka të bëjë me pretendimet e ndërsjellta në baza të tjera: privatizimi, energjitika, telekomunikacionet,

sigurimet e pronës, jetës, pensionet, sigurimet sociale dhe shëndetësore etj.

"Llogaritë e pastra" do të forcojnë besimin, do të lehtësojnë marrëveshjet e dhe do të avancojnë

bashkëpunimin ekonomik, por edhe besimin midis njerëzve. Prandaj është e rëndësishme që të

gjendet një model i cili nuk është identik me sukcesionin dhe mundëson zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Në praktikë kryesisht tregohet që qarkullmi i produkteve bujqësore dhe blegtorale është i rënduar

sepse EULEX insiston në respektimin e rregullave të BË-së kurse shumë prodhues të produkteve të

eksportit nga Serbia nuk përmbushin standardet e BE-së që kërkohen në Kosovë. Madje vetëm 6

nga 30 thertore në Serbi e përmbushin këtë kusht. Kjo tregon që ky sektor në Serbi nuk është i

gatshëm për t'u integruar në BE dhe që organët shtetërore, Oda Ekonomike e Serbisë dhe shoqatat e

tera të prodhuesve bujqësorë do të duhej t'i përkushtoheshin heqjes së sa më shpejtë të kësaj

mungese. Kjo është në interes të zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në vetë Serbinë sepse kështu

aftësohet edhe për tregun e Kosovës por edhe për një treg më të gjerë, siç është tregu evropian. Kjo

është e rëndësishme edhe për Kosovën sepse rreth 60% të popullsisë së Kosovës janë fshatarë,

bujqësia punëson midis 25% dhe 35% të të punësuarve në total, kurse toka e punueshme bujqësore

përbën rreth 35% të të gjithë territorit. Megjithatë, bujqësia merr pjesë në PBB me vetëm 12,9%.

Prodhimi bujqësor është kryesisht i tipit të përzier dhe punohet sipas metodave të vjetërsuara

tradicionale të cilat nuk janë efikase. Bagëtia është gati e zhdukur, mekanizimi bujqësor është i

dëmtuar kurse pajisjet e prodhimit janë kryesisht të vjetërsuara.

Në Veri të Kosovës ka një potencial i madh natyror për zhvillimin e të gjitha llojeve të bujqësisë që

nuk janë shfrytëzuar mjaftueshëm, kryesisht për shkak të nivelit të ulët të arsimit të bujqve, tokës

bujqësore të fragmentuar, sistemit të pamjaftueshëm dhe paqëndrueshëm të ujitjes, kapacitetit të

vogël të përpunimit dhe marketingut të produkteve bujqësore.

Blegtoria, si dhe bujqësia, haset me furnizimin e rënduar të lëndëve të para, zbatimin e

pamjaftueshëm të masave agroteknike, përmbajtjet e pamjaftueshme infrastrukturore dhe qasje të

vjetërsuara. Për të kaluar nga prodhimi individual në atë shumë produktiv, duhet investuar në

ekonomi të specializuara, mini ferma me burime të vetëqendrueshme, duhet të vendoset dhe rrjeti i

kontrollit dhe mbrojtjes veterinare si dhe të kërkohen zgjidhje nëpërmjet shoqatave të prodhuesve.

Në bashkëpunim të organeve doganore të Serbisë dhe Kosovës, u realizua progres i konsiderueshëm

në zbatimin e procedurave të vënies së mallrave në qarkullim të lirë me procedura të thjeshtëzuara

në bazë të faturave. Vonesa e zakonshme të mallrave në pikat kufitare është nga 15 minuta deri 1

Page 19: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

14

orë në sezon, kurse në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë deri në 2 orë në sezon. Problemet më të

shpeshta janë në lidhje me leximin e dokumentit unik doganor dhe përdorimin e vullës së

rrumbullakët doganore të Kosovës. Gjithashtu, nuk ka udhëzime nga Ministria përkatëse mbi

zbatimin e procedurës së posaçme në lidhje me kontrollin e qarkullimin e mallrave nga Kosova ( në

bazë të Urdhrit mbi kushtet për kryerjen e qarkullimin të mallrave nga Krahina Autonome e

Kosovës dhe Metohisë, "Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë", numër 86 / 2010 dhe Vendimit të

përcaktimit të mallrave për import, transport dhe tranzit të të cilave përshkruhet marrja e

dokumentave të caktuara, "Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë", numër 32 / 2015)

Ndërkohë që Beogradi pretendon se marrëveshja e vulës doganore respektohet në tërësi ( Raport,

2016: 11), Prishtina ende e akuzon për përdorimin e vulës “paralele” doganore me mbishkrimin

“Carinarnica Priština / Prishtina Custoum’s Branch” e cila është nën jurisdiksionin e Drejtorisë së

Doganave Nish, në Serbi, dhe ka lajmëruar dhe Komisionin Evropian për këtë (Brussels Agreement,

2016: 21). Sipas vlerësimit të KE, Serbia në fushën e Doganës dhe vulës doganore, as në pranverë

të vitit 2017 nuk kishte shpërndarë personelin doganor sipas rregullave të Kosovës dhe as nuk

lëshon dokumentat doganore siç u detyrua më 17 Janar 2013 (Non paper of the EEAS and European

Commission Services on the state of play regarding Chapter 35: Other Issues).

1.4. Fondi i përkohshëm për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Veriut

të Kosovës

Themelimi i fondit është dakorduar për 17 Janar 2013.4 Fondi menaxhohet nga Zyra dhe Këshilli

Drejtues, i përbërë nga një përfaqësues i Qeverisë së Kosovës, komunave serbe nga Veriu i Kosovës

dhe BE, përkatësisht Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së. Vendimet mbi investimet kapitale dhe

infrastrukturë merren me koncenzus dhe nëse kjo nuk është e mundur, vota e përfaqësuesit të BE-së

është vendimtare.

Fondi mundëson vendosjen e standardeve evropiane të cilat mbështesin procesin e normalizimit të

marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Prandaj ai duhet të ketë një rol të rëndësishëm për nxitjen e

zhvillimit ekonomik por edhe të bashkëpunimit të biznesmenëve dhe qytetarëve në procesin e

normalizimit. Vendosja e Fondit është edhe një sigurim i ri që Kosova është një zonë unike

doganore dhe kjo do të thotë që serbët nga Veriu i Kosovës do të kenë detyrim për t'i paguar

doganën, tarifat dhe TVSH buxhetit kosovar.

4 Qeveria e Kosovës e ka mundësuar realizimin e Fondit me amandamentin e ligjit të buxhetit të Kosovës dhe e ka

përcaktuar si më poshtë: "Të gjitha paratë publike, të mbledhura nga mallrat e importuara nga firmat e regjistruara në

Mitrovicën Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe ato të destinuara për konsum në këto komuna, në

momentin e hyrjes në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Jarinjë (pika 1) dhe Bërnjak (pika 31) do të dërgohen në Fond.

Këto para do të regjistrohen në Sistemin e informacionit të Menaxhimit Financiar në Kosovë dhe do të kalohen në

llogarinë e bankës së biznesit, të hapur nga SPEU në NLB".

Page 20: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

15

Sipas raportit të Prishtinës dhe Beogradit, derdhja në Fond bën 11 milion euro kurse komunave në

Veri të Kosovës u është alokuar dy herë nga 4,4 milion euro ( Raport, 2016: 17; Brussels

Agreement, 2016: 25).

Masa e suksesit të veprimtarisë së Fondit dhe ndikimit të tij ndaj zhvillimit të Veriut të Kosovës

është numri dhe cilësia e projekteve të realizuara, përkatësisht nëse ata shërbejnë së "motorët" e

zhvillimit intensiv. Tani për tani nuk është realizuar transparenca e plotë të punës së Fondit dhe ndaj

është e domosdoshme që të vendoset një monitoring i përbashkët mbi ligjshmërinë dhe

efektshmërine e financimeve nga Fondi.

2. Avancimi i kushteve ekonomike të normalizmit

Zbatimi i deritanishëm i marrëveshjeve të arritura nuk jep efekte të kënaqshme në avancimin e

bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe as avancimin e biznesit. Një nga faktorët e rëndësishëm që e bën të

pamundur biznesin e ndërsjelltë është ambjenti ekzistues makroekonomik. Kjo vlen për kufizimet

në procesin e ndërtimit të sistemit ekonomik të Kosovës por edhe për ambjentin e biznesit i cili

ekziston në Serbi dhe është nën ndikimin e çështjes së pazgjidhur politike të statusit të Kosovës.

Historia mëson që procesi i ndërtimit të dy sistemeve të pavarura nga një sistem i cili ka qenë i

unifikuar, nuk është i lehtë dhe as i shpejtë. Kjo punë mund të lehtësohet nëse, si në rastin e ish-

federatës së Çekosllovakisë, ekziston koncenzusi politik për "ndarjen" dhe nëse në të vërtetë

synohet një sistem i ri, më i gjerë dhe më efikas siç është sistemi i BE-së. Në rastin e ish-

Jugosllavisë, dhe sidomos në shembullin e Serbisë dhe Kosovës, nuk ka pasur konsenzus për

"ndarjen" por kjo ka ndodhur nëpërmjet konflikteve duke përfshirë dhe dhunën e motivuar etnikisht,

dhe nuk ekziston një vendosmeri mjaftueshëm e fortë politike për të bashkëpunuar. Gjithashtu, BE-

ja shfaqet në dy role: i pari, ku ai është përbërës aktiv i ndërtimit të ekonomisë së veçantë të

Kosovës ( si shtylla IV brenda UNMIK-ut) duke mos vlerësuar kundërshtimet politike nga Serbia

dhe duke mos ndërtuar as konsenzusin e brendshëm politik në Kosovë; së dyti, BE-ja, përkatësisht

"e ardhmja evropiane" në Kosovë dhe në Serbi ofrohet në një moment kur vet BE-ja është përfshirë

nga pasojat e një krize të rëndë ekonomike dhe tendencat e mbylljes ndaj anëtareve të reja dhe

fuqisë së punës sidomos nga vendet kandidate. Prandaj "karrota" e BE-së nuk është as aq e freskët

dhe as tërheqëse sa ishte gjatë viteve '90 të shekullit të kaluar kur Çekia dhe Sllovaka, në kuadër të

Grupit të Vishegradit, kanë hyrë në BE. Për momentin, shpresa e re të Kosovës dhe Serbisë

drejtohet drejt bashkëpunimit rajonal, ballkano-perëndimor por në Ballkanin Perëndimor po vepron

shembja e ambjentit poltik dhe të sigurisë. Pra, mbetet që kapacitetet ekonomike dhe të tjera të

Page 21: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

16

organizohen "nga poshtë", nga Kosova dhe Serbia dhe që instrumentet evropiane dhe rajonale

vetëm të mbështesin reformat e vendeve individuale.

Nga fillimi i reformave në Kosovë, në fakt nga viti 1999, kryesisht falë donacioneve të huaja dhe

remitancave, ekonomia kosovare shënon shenjat e progresit: rritja e BPP nga viti 2007 është mbi

2% kurse mesatarisht është 4,5%; "evropeizimi" ka ndihmuar në mbajtjen e inflacionit të ulët, si

dhe krijimin e suficitit në buxhet, dhe orientimit të tij drejt zhvillimit.

Ekonoma kosovare dhe ajo serbe kanë qenë midis 4 ekonomive evropane të cilat kanë qenë të

kursyer nga kriza globale financiare në periudhën nga 2008 - 2012, por këto pasoja janë shfaqur më

vonë në formë të mungesës së investimeve, rritjes së papunësisë, thellimit të varfërisë, ikjeve

masive, kryesisht në BE, të popullsisë së aftë për punë etj. Në këtë element Serbia dhe Kosova janë

në një pozitë të ngjashme. Kjo vonesë e ndikimit të krizës dhe shfaqja e saj të shtuar socio-

ekonomike dëshmon për intensitetin e ulët të shkëmbimit tregtar dhe financiar me vendet e goditura

nga kriza dhe nivelin e ulët të aktiviteteve ekonomike.5

Vlerësimi i Kosovës nga pikëpamja e nisjes së biznesit, sipas raportit të Bankës Botërore, është

duke u rritur nga viti 2012 dhe tani është në vend të 96 në botë, por kjo nuk është ndonjë rritje që

mund t'i inkurajojë investuesit. Në fakt, thithjen e investimeve e pengojnë procesi i pakryer i

privatizimit, qasja e rënduar në kapital, sidomos për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme;

mbizotërimi i bankave të biznesit në sistemin financiar të Kosovës, tregu i kapitalit është në fazën

fillestare të zhvillimit; krahas kostove të ulëta dhe mobilitetit të lartë të forcës së punës, ajo ka një

strukturë të dobët arsimi; ambjenti i favorshëm tatimor nuk mund të kompensojë pasojat negative të

situatës së keqe energjitike, e cila shkakton ndërprerje të shpeshta të rrymës.

Me shkallën e varfërisë prej 29,7% dhe të ardhurat bruto prej 1,760 euro për kokë, ekonomia e

Kosovës është një nga më të dobëtat në Evropë. Sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit,

Kosova mban vendin e 111 nga 176 (sipas raportit të Transparency International). Lidhja e

korrupsionit dhe krimit të organizuar e dobëson shtetin tashmë të dobët dhe çon në mungesë të

sundimit të së drejtës. Të gjitha këto shtojnë rrezikun dhe shpenzimet e biznesit, por edhe të jetesës

në Kosovë.

Mungesa e aktivitetit ekonomik ka rezultuar me normën më të madhe të papunësisë në rajon, e cila

është rreth 45%. Kjo kushtëzon mbajtjen e normës së lartë të ekonomisë gri dhe një trend të

fuqishëm të emigrimit të popullsisë së re i cili shfaqet veçanërisht fortë nga fundi i vitit 2014 dhe

5 Për nivelin e ulët të aktiviteteve ekonomike dëshmon dhe struktura e BPP-së së Kosovës në të ilën remitancat marrin

pjesë me rreth 14%, ndihma e donatorëve me rreth 10%, nga industria 22,6%, nga bujqësia 12,9% kurse shumica e

vlerës, 64,5% krijohet në sektorin e shërbimeve.

Page 22: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

17

gjatë 2015. Kjo e ashpëron skenën e brendshme sociale dhe politike dhe kjo pasqyrohet në bllokadat

e vazhdueshme politike brenda Kosovës, që nuk zgjidhen me zgjedhje të shpeshta.

Në këtë studim janë analizuar veçanërisht kushtet e biznesit në dhe me komunat me shumicë serbe.

Leposaviq, Mitrovica Veriore, Zveçan dhe Zubin Potoku ose “Veriu i Kosovës” sepse këto komuna

janë në një situatë të veçantë ekonomike dhe politike e cila mund të përcaktohet si “zona midis dy

sistemeve”.

Mungesa e integrimit të plotë administrativ dhe ekonomik në sistemin e Kosovës dhe mospërfshirja

në sistemin e Serbisë, mungesa e masave efektive të mbështetjes së Serbisë dhe Kosovës zhvillimit

të qendrueshëm të ekonomisë të këtyre komunave e vështirëson më shumë këtë situatë tashmë të

keqe ekonomike. Vetëm 20% të firmave lokale bëjnë biznes jashtë tregut të kufizuar të të katër

komunave, kurse 75% të subjekteve të regjistruara ekonomike nuk kanë status ligjor që do t'u

mundësonte të bëjnë biznes në të gjithë territorin e Kosovës. Kjo e vështirëson planifikimin e

buxhetit të komunave dhe mjeteve të nevojshme për punën e firmave lokale (Gavrilović, 2015:8).

Beogradi, që nga koha e Millosheviqit e deri më 2017, ka udhëhqur politikën e mbështetjes

buxhetore aktiviteteve ekonomike në Kosovë, sidomos në enklavat ku banojnë serbët. Për sa i

përket firmave shtetërore dhe shoqërore, ato janë drejtuar me ndërhyrje politike për të financuar

aktivitetet ekonomike kryesisht të serbëve në Kosovë, me qëllim të mbajtjes së institucioneve të

ashtuquajtura paralele. Nga viti 2005, kjo mbështetje kryesisht financiare e Serbisë për serbët në Jug

të lumit Ibër është duke u zvogëluar, e shprehur me sasine e parave, kurse nga shpallja e pavarësisë

së Kosovës në vitin 2008, për shkak të ngushtimit real të hapësirës ligjore e politike të veprimit të

shtetit të Serbisë në Kosovë dhe pjesërisht për shkak të dialogut të Brukselit dhe pasojave të krizës

globale ekonomike në ekonominë e brishtë dhe buxhetin e Serbisë, po zvogëlohet dhe ky lloj

mbështetjeje edhe në Veri të Kosovës. Në kuadër të synimeve të Qeverisë së Serbisë, ka pasur

paralajmërime dhe tentativa për të ndryshuar këtë qasje dhe për të mbështetur vetëm ato projekte

dhe institucione që mund të realizojnë një zhvillim të qendrueshëm. Ndryshimi i tillë u

paralajmërua në tavolinën e rrumbullakët "Rajoni i suksesit" të mbajtur më 29 Maj 2015, të

organizuar nga Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën dhe Metohinë. Idea themelore e kësaj

qasjeje është përshtatja me rrethanat e sapokrijuara. Për shembull, themelimi i të ashtuquajturave

kompanitë bija që do të ishin të regjistruara në Kosovë, sipas ligjeve të Kosovës, kurse për

veprimtarinë e tyre do të merrnin mbështetje nga Serbia. Një formë e mbështetjes së premtuar ishte

ajo që këto kompanitë për çdo punonjës në Kosovë të lirohen nga detyrimi i pagesës së kontributeve

të punonjësit në Serbi, që në çdo 1 (një) euro të shitur në Kosovë, të fitohet 30 cent shtesë në Serbi

etj. Në praktikë nuk ka pasur projekte të rëndësishme përveç disa projekte ndërtimore dhe

komunale-infrastrukturore. Disa kompani kanë zhvendosur veprimtarinë e tyre në Veri, por

Page 23: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

18

kryesisht për të shmangur pagesën e TVSH-së dhe energjisë elektrike e cila nuk paguhet në Veri të

Kosovës. Ndërkohë të gjitha kompanitë nga Veriu i Kosovës janë marrë nga ana e Agjencisë

Kosovare të Pronës (KPA) e cila do t’i privatizojë gjatë vitit 2017 sipas modelit "Spin off". Disa

nga kompanitë që kanë vepruar me fitimprurje, janë marrë nga komunitetet lokale që kanë vendosur

një menaxhim të përkohshëm i cili kryesisht ka ndaluar prodhimin dhe ka shitur makineritë dhe

objektet. Një nga shembujt të kësaj praktike së keqe është Fabrika e farkëtimit "Llolla Ribar" nga

Leshaku, komuna e Leposaviqit.

Në periudhën 2015 - 2017 ka ndodhur një rritje e dukshme të korrupsionit dhe fuqizimit të lidhjes

së krimit të organizuar me politikën. Kjo krijon një ambjent të keq për investitorët e ardhshëm si

dhe për punëdhënësit aktivë që nuk janë të përfshirë në këtë "rreth" i cili ka mbështetje të fortë dhe

në Qeverinë e Republikës së Serbisë. Në këtë periudhë erdhi duke u shuar dhe puna e Odës

Ekonomike të Kosovës dhe Metohisë kështu që punëdhënësit dhe kompanitë në pronësit të serbëve

ose nga Veriu i Kosovës veprojnë jashtë çdo sistemi të organizuar i cili do t'u mundësonte të

përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e tyre dhe të sigurojnë kushtet më të mira të biznesit.

I gjithë mjedisi ekonomik dhe social tregon që procesi i Dialogut të Brukselit dhe normalizimt do të

shoqërohet nga një sërë rreziqesh nga vetë jeta ekonomike dhe sociale. Nga ky mjedis vijnë dhe

sinjalët kontraverse: disa që nxisin zhvillimin dhe përparimin e normalizimit, dhe disa të tjerë që e

ndërlikojnë dhe e rëndojnë dialogun dhe normalizimin. Kjo, megjithatë, tregon që roli i udhëheqjes

ekonomike, politike dhe shtetërore është kyç, si dhe që nga kapacitet e tyre varet shpejtësia dhe

cilësia e zgjidhjes. Një nga joshjet më të mëdha në këtë është përfundimi i përshpejtuar i procesit të

privatizimit.

Në bazë të Rezolutës së KS KB 1244, menaxhimi në territorin e Kosovës më 10 Qershor 1999 i

është besuar administrimit të përkohshëm të KB. Sipas autorizimeve nga Rezoluta dhe në përputhje

me Urdhrin e autorizimeve të administrimit të përkohshëm në Kosovë dhe Urdhrin e së drejtës e

cila zbatohet në Kosovë, të marrë nga Përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të KB, më

1999 zbatohet privatizimi në Kosovë. Në fakt, Urdhri i së drejtës e cila zbatohet në Kosovë

përcakton që e drejta e vlefshme është ajo e Urdhrit të Përfaqësuesit të posaçëm të Sekretarit të

Përgjithshëm të KB dhe ligjet që kanë qenë të vlefshme në Kosovë deri më 22 Mars 1989,6 si dhe

ligjet qe kanë hyrë në fuqi pas kësaj date, nëse nuk janë përjashtues në asnjë bazë, dhe nëse janë në

përputhje me standardet e përcaktara ndërkombëtarisht të drejtave të njeriut.

6 Ky Urdhër ka të bëjë me privatizimet e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, që janë zhvilluar pas miratimit të

Amandamentit të Kushtetutës së Serbisë në Mars 1989, në qoftë se këto procedura kanë qenë përjashtuese, dhe i njëjti

rregull zbatohet edhe ndaj riregjistrimeve dhe integrimeve të kryera të këtyre ndërmarrjeve shoqërore. Bëhet fjalë që

pasi Kuvendi i KA-së së Kosovës më 23 Mars 1989 (pas një votimi vlefshmëria proceduriale e të cilit është objekt i

polemikave) ka dhënë pëlqimin ndaj amandamenteve të Kushtetutës së Republikës Socialiste të Serbisë (të cilat janë

miratuar pesë ditë më vonë kanë ardhur me "masa të përkohshme" të natyrës përjashtuese).

Page 24: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

19

Me Urdhrin e Qershorit 2002, e Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së

themelohet Agjencia Kosovare të Pronave (KPA) si një trup i pavarur i autorizuar për të menaxhuar

ndërmarrjet publike dhe shoqërore, si dhe ndërmarrjet e themeluara nga këto ndërmarrje. Në

kompetencën e KPA u gjenden dhe ndërmarrjet e regjistruara kontrolli i vërtetë i të cilëve është në

territorin e Kosovës, si dhe aktivet që ndërmarrje të tilla kanë në territorin e Kosovës (nëse ajo

gjendet në Kosovë dhe nëse menaxhohet prej datës 10 Qershor 1999 në mënyrë të pavarur nga

aktivet që janë jashtë Kosovës). Përveç këtyre, në kompetencën e KPA u gjenden dhe ndërmarrjet

industriale dhe tregtare të cilat i janë besuar UNMIK-ut në bazë të vendimit të PP SP KB (kjo nuk

ndikon në statusin e tyre të ardhshëm dhe nuk i kufizon personat fizike dhe juridike për të provuar

të drejtën e tyre të pronës), ndërmarrjet komunale publike nën kompetencën e komunave, si dhe

tokat dhe pasuritë të patundshme në pronën e komunave, ndërmarrjet postare dhe të

telekomunikacionit, ndërmarrjet e trafikut ajror, tokësor, rrugor dhe hekurudhor dhe ndërmarrjet

nga fusha e bujqësisë, veterinës, pylltarisë dhe zhvillimit rural.

Kur bëhet fjalë për ndërmarrjet e dikurshme shoqërore të cilat, spas Ligjit të transformimit të pronës

së Republikës së Serbisë, janë transformuar në një formë tjetër të pronës, transformimi i tyre

konsiderohet ligjërisht i vlefshëm vetëm nëse është kryer përpara datës 22 Mars 1989 ose pas kësaj

date nëse është shpallur në përputhje me ligjin në fuqi dhe jo në mënyrë diskriminuese.

Procesi i privatizimiz zhvillohej kështu që KPA ka qenë e autorizuar për të themeluar shoqatat e

aksionerëve të ndërmarrjeve dhe për t'ua kaluar aktivet atyre dhe për t’i likuiduar ndërmarrjet

shoqërore – i ashtuquajturi model spin-off i privatizimit. Në këtë mënyrë KPA ka themeluar

kompanitë e reja, shoqatat e reja të aksionerëve të cilëve u ka kaluar vetëm kapitalin "e

shëndetshëm" të ndërmarrjes, kurse pasivet i mbeteshin ndërmarrjes së vjetër, e cila likuidohet. Të

ardhurat nga privatizimi drejtohen në Fondin e Privatizimit, të themeluar me qëllimin kryesor i

shlyerjes së pretendimeve eventuale të pronarëve, si dhe pretendimet e investitorëve, duke përfshirë

dhe ish-punonjësit që kanë të drejtë për një të pestë të të ardhurave totale. Fondi menaxhohet nga

KPA (sot AKP) dhe ai nuk është pjesë e buxhetit dhe as nuk është fondi zhvillimor. Procesi i

privatizimit në Kosovë e ka bazën ligjore në Urdhrin me të cilën themelohet KPA dhe përcaktohen

kompetencat e saj, në Urdhrin me të cilën themelohet Oda e posaçme të Gjykatës së Lartë, si një

organ i shkallës së dytë për çështjet e krijuara në lidhje me procesin e privatizimit dhe udhëzimit

administrativ i cili përcakton aktivitetin e tij, në Urdhrin e ndryshimit të të drejtave të përdorimit të

pasurisë së patundshme e cila është në pronën shoqërore, si dhe në aktet e brendshme të KPA-së që

përpunojnë më tutje aktet e përmendura. Urdhri i mësipërm i ndryshimit të të drejtave të

përdorimit të pronës së patundshme e cila është në pronën shoqërore ndryshon çdo të drejtë

përdorimi të pronës së patundshme të regjistruar në emër të ndërmarrjes në pronën shoqërore, e cila

Page 25: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

20

i është kaluar filialës së ndërmarrjes në pronën shoqërore, në të drejtën e qeramarrjes për 99 vjet

(përfshihet e drejta e mbajtjes, përdorimit, nënmarje me qera, madje dhe e drejta e hipotekës, por jo

dhe e kalimit, përveç trashëgimit për personat fizike dhe disa mënyra të sukcesionit për personat

juridike, përkatësisht një institut i ngjashëm me lease hold në traditën juridike angloamerikane).

Zbatimi i institutit të marrjes me qera për 99 vjet, deri diku i është përgjigjur ankesave të Beogradit

dhe të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që UNMIK i tejkalon kompetencat e tij të menaxhimit

dhe disponon pronën. Pas miratimit të Kushtetutës së Kosovës u themelua me ligj Agjencia

Kosovare e Privatizimit (AKP) si trashëgimtare e KPA-së, të cilën nuk e njohin autoritetet e

Republikës së Serbisë. Nga tetë zyrat e AKP-së, tri janë në zonën me shumicë serbe (në Shtërpcë,

Leposaviq dhe Graçanicë), kurse komuniteti serb ka dhe përfaqësuesin e tyre në Bordin e

Drejtorëve.

Viti 2011 ka qenë i rëndësishëm për kuadrin e privatizimit në Kosovë sepse gjatë tij janë miratuar

tri ligje: Ligji i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i cili rregullon veprimtarinë e Odës së Posaçme

të Gjykatës së Lartë si dhe Ligji i riorganizimit të ndërmarrjeve të caktuara si dhe aktiveve të tyre, i

ashtuquajturi Ligji i Trepçës, i cili parashikon vendosjen e partneriteteve publiko-private dhe

dhënien e koncesioneve.

Në ecurinë e deritanishme të privatizimit janë privatizuar rreth 70% të ndërmarrjeve shoqërore

kurse privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore ka filluar në 2010 dhe është duke u zhvilluar shumë

ngadalë, sidomos në Veri. Të ardhurat nga privatizimi prej rreth 650 milion euro, janë pezulluar në

Fondin e Privatizimit për shkak të strukturës së pazgjidhur të pronësisë. Disa vlerësime implikojnë

që ekzistojnë midis 50 dhe 60 mijë pretendime në bazë të pronës së dëmtuar apo të përvetësuar në

mënyrë të paligjshme në Kosovë.

Në kuptimin e kontributit në zhvillimin ekonomik të Kosovës, privatizimi kritikohet për shkak të

përzgjedhjes së modelit spin-off të privatizimit, shitjes me çmime shumëfisht më të ulëta, si dhe për

shkak të faktit se këtu bëhet fjalë për zbatimin e "modelit universal" të vendosur nga ana e

përfaqësuesit të bashkimit ndërkombëtar pa bërë asnjë përshtatje me nevojat dhe rrethanat lokale.

Serbia prapë e konteston privatizimin e kryer në Kosovë, duke theksuar që ajo pretendon pronësinë

mbi ndërmarrjet në pronën shoqërore dhe shtetërore. Gjithashtu, Beogradi tregon shqetësimin për të

drejtat e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë. Megjithatë, ky pretendimi i Serbisë kontestohet

nga Prishtina dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë për shkak të mosekzistencës së përcaktimit të qartë

të titullarit të pronës shoqërore. Prandaj është e nevojshme që të sigurohet përmbyllja juridike e

privatizimit dhe të respektohen të drejtat e pronës në mënyrë konsistente. Gjithashtu të avancohet

klima e përgjithshme të investimeve dhe të sigurohet një privatizim transparent. Nga kjo pikëpamje,

shqetëson kundërshtimi publik ndaj ardhjes së investitorëve nga Kosova në Serbi si dhe të atyre nga

Page 26: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

21

Serbia në Kosovë. Për të ndaluar këtë trend, është e nevojshme të parandalohet korrupsioni në

mënyrë energjike në të gjitha nivele, të fuqizohet sundimi i së drejtës dhe të sigurohet kompetenca

dhe efektshmëria e administratës publike.

3. Fushat e rëndësisë prioritare për avancimin e normalizimit të

biznesit midis Serbisë dhe Kosovës

3.1. Avancimi i infrastrukturës së trafikut

Edhe pse Kosova nuk gjendet në hartën e korridoreve pan-evropiane, është e lidhur me korridorin

VIII me autostradën "Ibrahim Rugova", e cila bashkon Prishtinën me Tiranën, janë duke u zhvilluar

dhe punimet për lidhjen e Prishtinës me Shkupin kurse planifikohet dhe lidhja me korridorin X

(Tiranë – Prishtinë – Nish). Veriu (Mitrovica e Kosovës) është në kryqëzimin e rrugëve tregtare

kurse lidhet me një rrugë magistrale nëpërmjet liqenit Gazivodë me Malin e Zi dhe detin Adriatik.

Rruga magistrale Prishtinë – Mitrovicë e cila bashkon Veriun me pjesën tjetër të Kosovës është në

fazën e rikonstruktimit, e cila financohet me borxhin nga Fondi Zhvillimor të Arabisë Sauditë.

Krahas këtyre investimeve kapitale, rrjeti rrugor i Kosovës nuk është zhvilluar mjaftueshëm kurse

karakteristikat e tij topografike nuk e bëjnë të mundur lidhjen e shpejt dhe të sigurt me rajonin.

Lidhja hekurudhore e Kosovës me Serbinë dhe Maqedoninë ekziston, por jo dhe me Shqipërinë dhe

Malin e Zi. Nga vjeshta e vitit 2013, "Hekurudhat e Serbisë" prapë servisojnë linjën Beograd –

Kraljevë – Mitrovica e Kosovës dhe nga Mitrovica e servisojnë "Hekurudhat e Kosovës". Pas këtij

hapi para (Maj 2014) trafiku ende zhvillohet vetëm deri në Zveçan. Kjo justifikohet me dëmet e

shkaktuara gjatë përmbytjeve nga muaji Maj i vitit 2014. Megjithatë, me ndërmjetësimin e dy odave

Ekonomike gjatë vitit 2014 dhe 2015, "Hekuruhat e Serbisë" dhe "Hekurudhat e Kosovës" në

kuadër të dialogut teknik kanë biseduar disa herë mbi mundësinë e vendosjes së trafikut

hekurudhor. Me këtë rast u identifikuan dy probleme për funksionimin e papenguar të trafikut –

linja që lidh Prishtinën me Mitrovicën e Kososvës dhe nëpërmjet Leshakut çon drejt Kraljevës,

është teknikisht funksionale dhe mund të vihet në punë, por nuk është arritur marrëveshja për

kompetencën mbi menaxhimin dhe mirëmbajtjen e hekurudhës nga Mitrovica Jugore deri te pika

kufitare me Serbinë, si dhe statusin e punonjësve të punësuar në "Hekurudhat e Serbisë"; krahu i

dytë i cili lidh Nishin, Doljevacin, Prishtinën dhe Fushë-Kosovën është i ndërprerë në dy vende

gjatë konflikteve të vitit 1999 - tuneli te Merdara është shembur kurse mungon dhe një pjesë të

Page 27: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

22

shinave te Podujeva. Banka Evropiane e Zhvillimit dhe Rinovimit ka miratuar zgjerimin e huasë së

Qeverisë së Kosovës për rihabilitimin e drejtimit hekurudhor Fushë Kosovë – Prishtinë deri te pika

kufitare me Serbinë. Hekurudhat e Serbisë kanë kryer një vlerësim të punimeve të duhura për

rikonstruktimin e tunelit te Merdara. Në përputhje me Direktivën e BE-së, Kosova gjatë vitit 2011 e

ka ristrukturuar hekurudhën dhe ka ndarë ndërmarrjen e cila merret me infrastrukturë ("Infra Kos")

nga ndërmarrja e cila merret me operacionet ("Infra Train").

Kosova ka dy aeroporte vendase ( Në Gjakovë dhe Podujevë) si dhe një ndërkombëtar në Prishtinë.

Nga viti 2010, me një koncesion 20 vjeçar me konzorciumit turko-francez, transportuesi kombëtar

është "Kosova Airlines" i cili fluturon në 11 destinacone. Fluturimet direkte nga aeroporti

ekzistojnë për qytetet e Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë, Zvicrës, Gjermanisë, Francës,

Suedisë, Norvegjisë dhe Turqisë.

Për të shfrytëzuar këtë potencial për avancimin e lëvizjes së lirë dhe bashkëpunimit ekonomik të

Serbisë dhe Kosovës, por edhe të fuqizimit të ekonomive të tyre respektive dhe normalizimit të

marrëdhënieve, është e nevojshme të realizohen të gjitha marrëveshjet e arritura brenda Dialogut të

Brukselit por dhe të realizohen projektet e bashkëpunimit për ndërtimin e infrastrukturës rrugore

dhe hekurudhore si dhe të rinovohet trafiku ajrror midis Beogradit dhe Prishtinës, që është dhe tema

e Procesit të Berlinit.

3.2. Energjitika

Energjia elektrike është burimi kryesor i energjisë në Kosovë. Por, krahas potencialeve të

rëndësishme për prodhimin e energjisë elektrike ( për shembull, rezervat e qymyrit të zi (lignit) të

vlerësuara diku midis 11 dhe 14 miliardë ton, janë një nga më të pasurat në Evropë), Kosova ka

probleme serioze në përmbushjen e nevojave në rritje për energji elektrike dhe detyrohet të

importojë midis 10% dhe 15% të nevojave totale të rrymës. Sistemet energjitike të Serbisë dhe

Kosovës janë zhvilluar në kuadër të një shteti të vetëm - Jugosllavisë. Këto sisteme disponojnë

burimet natyrore të energjisë: qymyr, naftë, gaz, ujë; ndajnë pozitën gjeografike të Serbisë për

tranzitin e rrymës, naftës dhe gazit. Vetëm pas lidhjes së sistemeve të energjisë elektrike të Kosovës

dhe Shqipërisë me një lidhje 400 kV, ky sistem bëhet i rëndësishëm si potencial i tranzitit. Sistemet

energjitike ekzistuese nuk kanë mundësi të japin përgjigje për sfidat e sigurimit të furnizimit të

qendrueshëm të energjisë elektrike për konsumatorët e tyre. Me zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen

e standardeve në të dyja sisteme ( të Kosovës dhe Serbisë) do të rritet edhe nevoja për blerjen e

energjisë elektrike. Prandaj është e rëndësishme të vendoset tranziti Serbi - Kosovë me 400 kV. Në

këtë moment ky drejtim është i rëndësishëm për Kosovën sepse ai përbën një mundësi furnizimi me

energji elektrike nga tregu i lirë. Për sa i përket Serbisë, ky drejtim bëhet më i rëndësishëm me

përfundimin e linjës së transportit të energjisë elektrike 400 kV Kosovë – Shqipëri. I gjithë tranziti

Page 28: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

23

për furnizimin e Kosovës dhe Shqipërisë me energji elektrike, do të kalojë nëpërmjet rrjetit të

Serbisë dhe kjo nënkupton dhe pagesën e tranzitit.

Rreth 90% të energjisë elektrike prodhohet në impiantet e Korporatës Energjitike të Kosovës

(KEK), "Kosova A" e ndërtuar me përdorimin e teknologjisë sovjetike të viteve 60 të shekullit të

kaluar dhe "Kosova B" e ndërtuar në vitet 80 të shekullit të kaluar. Të dyja termocentralët përdorin

qymyr për prodhimin e rrymës, dhe duke qenë se "Kosova A" është një ndotës i madh i mjedisit,

disa pjesë janë vënë jashtë punës dhe planifikohet fikja totale deri në vitin 2017 dhe ndërtimi i një

termocentrali i ri (TC "Kosova e Re" e njohur si "Kosova C"). Për t'u përgjigjur kërkesave të

standardeve të BE-së, Kosova do të duhet të rrisë konsiderueshëm përdorimin e energjisë së

rinovueshme. Kjo nënkupton prodhimin e 20% të energjisë nga burimet e rinovueshme, rritjen e

prodhimit të energjisë së erës për 20% dhe uljen e emitimit të dioksidit të karbonit për po atë

përqindje.

Në kuadër të dialogut politik më 8 Shtator 2013 janë nënshkruar Aranzhimet në fushën e

energjitikës, që rregullojnë marrëdhëniet e ardhshme midis Elektrorrjetit të Serbisë (EMS) dhe

Operatorit të Sistemit të Transmsionit dhe Tregut të Energjisë (KOSTT).

Aranzhimet parashikojnë që EMS të mbështesë synimin e KOSTT për t'u bërë anëtare të ENTSO-E

e cila është një shoqatë dhe fushë më vete të kontrollit, kurse Prishtina duhet t'i mundësojë palës

serbe regjistrimin e dy ndërmarrjeve të reja për tregtimin me shumicë e energjisë elektrike dhe

furnizimin e shpërndarjen e saj. Edhe pse Qeveria e Serbisë pretendon që ka përmbushur të gjitha

detyrimet dhe që ka firmosur Connection Agreement me KOSTT dhe kushtëzon këtë Marrëveshje

me marrjen e licencës për "ElektroSever" për furnizim të energjisë elektrike për ta bërë operative

(Raporti, 2016:8) KE vlerëson që Serbia nuk ka firmosur marrëveshjen e ndërsjlltë e cila do të

mbështeste anëtarësinë e KOSTT në ENTOS-E (Non paper of the EEAS and European Commission

Services on the state of play regarding Chapter 35: Other Issues).

Pas kontestimit shumëvjeçar të Beogradit dhe Prishtinës se kush e furnizon Veriun e Kosovës me

rryme elektrike, në bazë të marrëveshjes së vitit 2013, ndërmarrja "Elektrokosmet" është

shëndërruar në një ndërmarre të re "ElektroSever" e cila duhet të jetë furnizuesi dhe shpërndarësi i

rrymës elektrike për katër komuna në Veri të Kosovës. Megjithatë, Serbia nuk e ka pajisur këtë

kompani të re me mjetet dhe stafin e nevojshëm dhe nuk ka firmosur marrëveshjen komerciale me

"Elektrokosmet" që ekziston akoma (Non paper of the EEAS and European Commission Services

on the state of play regarding Chapter 35: Other Issues).

U dakordua edhe që KOSTT të kryejë lidhjen e përsëritur të linjës së transportit prej 110 kV dhe

trafostacionit te vendi Vallaq dhe të marrë përsipër kontrollin mbi këtë trafostacion në kufi të

Serbisë dhe Kosovës. Në këtë mënyrë KOSTT do të merrte kontroll të plotë mbi sistemin e

Page 29: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

24

transmetimit të Kosovës. Gjithashtu, KEK duhej të merrte në sistemin e tij Hidrocentralin

"Gazivodë" me kapacitet prej 38 KW që është rreth 2% të energjisë së prodhuar në Kosovë. Sipas

vlerësimit të Prishtinës dhe Brukselit, kjo akoma nuk ka ndodhur sepse Serbia ende nuk e ka

emëruar udhëheqjen e Hidrocentralit të Vallaqit ( Kosovë Raport, 2016: 9; Non paper of the EEAS

and European Commission Services on the state of play regarding Chapter 35: Other Issues).

Nga sa më sipër mund të vërehet që, duke gjykuar sipas marrëveshjeve të firmosura, progresi në

fushën e energjitikës është i mirë por realisht është i bllokuar (Brussels Agreement Implantation,

2015: 16). Njëkohësisht, Kosova, përpara rregullatorit rajonal energjitik ( Energy Community), i

kërkon Serbisë 5 milion euro për vit, në emër të tatimeve të papaguara për buxhetin e Kosovës.

Kosova akuzon operatorin energjitik nga Serbia për dëmtimin e konsumatorëve kosovarë për 10

milion euro për vit duke niveluar çmimet në mënyrë të paligjshme dhe duke rritur çmimin e

energjisë për 20 cent. Sipas mendimit të Prishtinës, vetëm KEK është i autorizuar të furnizojë me

energji në të gjithë Kosovën, si dhe "Elektrokosmet" ose EPS nuk kanë të drejtë të faturojnë

energjinë elektrike në Kosovë. Natyrisht, sipas mendimit të Beogradit dhe EPS-së, ata nuk punojnë

në kundërshtim me ligjin, por kanë edhe humbjet në Veri të Kosovës prej 100 milion euro që

justifikohen me faktin që konsumatorët kanë mbi 10 vjet që nuk paguajnë faturat e energjisë

elektrike.

Realizimi i marrëveshjeve të Brukselit mund të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në

rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellëta dhe bashkëpunimit dhe kjo duhet të bazohet në interesat

ekonomike të partnerëve të barabartë, marrëveshjet komerciale të shkëmbimit/blerjes/tranzitit të

energjisë elektrike dhe marrëveshjet komerciale të ndërtimit të gazsjellësit dhe përdorimit / tranzitit

/ shitjes së gazit.

3.3. Industria minerare, e përpunimit të metaleve, mekanike dhe ndërtimore

Një potencial i rëndësishëm i rritjes së ekonomisë së Kosovës dhe të bashkëpunimit ekonomik të

Kosovës me Serbinë janë edhe pasuritë e mëdha minerare.7 Pengesa e këtij potenciali është

privatizimi i pakryer. Pra, fabrikat e industrisë metalurgjike nga koha e Jugosllavisë kryesisht nuk

ekzistojnë më dhe janë zëvëndësuar me fabrikat më të vogla kurse vetëm disa nga ato të mëdha janë

privatizuar. Industria metalurgjike sot përbëhet nga rreth 80 ndërmarrje që në total kanë xhiro prej

rreth 80 milion euro ( ku vetëm 2 janë të mëdha, ish "Zastava - Ramiz Sadiku", sot "Kosova Steel

Group" dhe "Ferronikël" në Kosovën Qendrore), dhe punësojnë rreth 2.500 njerëz dhe eksportojnë

produktet drejt 15 vendeve.

7 Rezervat kosovare të linjitit janë në vendin e pestë në botë. Gjithashtu, nisja e eksploatimit të rezervave të pasura të

plumbit, zinkut, argjendit, magneziumit, azbestit, kromit, mermerit dhe kuarcit do të kontribuonte në rritjen e punësimit

dhe atë ekonomike.

Page 30: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

25

Numri më i madh i kompanive merren me prodhimin bazë dhe përpunimin e metaleve (farkëtime,

armatura, grila çatie etj.), prodhimin e llamarinave, hekurit të farkëtuar, shkallëve dhe

komponenteve të tjera ndërtimore, pajisjeve për sistemet e ngrohjes dhe ventilimit, veglave dhe

pajisjeve të tjera. Por, përveç kësaj Kosova importon mallrat metalike në vlerën prej rreth 180

milion euro, ekziston një potencial i madh për zhvillim dhe hapësira për të bashkëpunuar me

ekonominë e Serbisë.

Në kuadër të industrisë mekanike, të rëndësishme janë: Fabrika e amortizatorëve në Prishtinë, në

Veri Fabrika e kushinetave sferike "Prva petoletka" në Leposaviq dhe Fabrika e makinerive, pjesëve

dhe komponenteve "Lola-Fot" nga Leshaku, Fabrika e veglave të prera "Lola" nga Gazivoda dhe

Fabrika "Gradac" nga Bërnjaku e cila prodhon panelet diellore dhe sustat.

Industria ndërtimore, viteve të fundit ka qenë një nga sektorët më të rëndësishëm në ekonominë e

Kosovës. Fabrika e çimentos "Sharrcem" është një nga fabrikat më të mëdha të çimentos në

Kosovë dhe është në pronësi të grupit grek "Titan grup".

4. Bashkëpunimi rajonal dhe i odave

Në lidhje me marrëveshjen e Brukselit për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal (Marrëveshja e

përfaqësimit dhe bashkëpunimit rajonal) Beogradi thekson që ajo po realizohet si dhe që Prishtinës

i është mundësuar pjesëmarrja në konferencat dhe forumet e shumta rajonale, duke përfshirë dhe

firmosjen e Marrëveshjes së themelimit të Fondit të Ballkanit Perëndimor më 13 Nëntor 2015

(Raporti, 2016:14). Prishtina është dakord që "progresi i mirë" është arritur për sa i përket kësaj

çështjeje. Njëkohësisht, tregon që Serbia është duke penguar anëtarësinë e Kosovës në organizatat

e shumta, sidomos UNESCO (Brussels Agreement, 2016: 24, 25). Nga ana e tij, BE ka vënë re që

Serbia ndonjëherë pengon pjesëmarrjen efektive të Kosovës në nismat rajonale, por që në

përgjithësi nuk e pengon bashkëpunimin rajonal dhe pjesëmarrjen e Kosovës në të (Non paper of

the EEAS and European Commission Services on the state of play regarding Chapter 35: Other

Issues).

Konferenca e Ballkanit Perëndimor dhe prioriteteve të zhvillimit të tij të ardhshëm në dritën e

aderimit në BE, e mbajtur në Berlin më 28 Gusht 2014, ka nisur shumë pyetje të rëndësishme,

kryesisht të fokusuara në investimet, infrastrukturën, konkurueshmërine, transparencën e

parashikueshmërinë e mjedisit të biznesit. Kështu ka filluar i ashtuquajturi Procesi i Berlinit, ku janë

aktivizuar qeveritë dhe shoqatat e biznesmenëve (Odat ekonomike). Brenda këtij procesi

dakordohen shumë projekte të rëndësishme të ndërtimit të rrjetit rrugor dhe hekurudhor; projektet e

Page 31: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

26

investimit në sigurinë energjitike, por edhe në rritjen e aftësive dhe profesionalitetit, transparencës

në luftën kundër korrupsionit.

Organizimi dhe përshpejtimi i të ashtuquajturit Procesi të Berlinit është mundësuar falë

marrëveshjeve për zbatimin e Planit të veprimit për Ballkanin Perëndimor 6 të arritur në Samitin e

Vjenës më 27 Gusht 2015.8 Rezultatet e rëndësishme të këtij Forumi janë: themelimi i Forumit të

Odave për Investimet ZB (KIF ZB); mbështetja për përfshirjen e kryetarëve të Odave ekonomike në

punën e komisoneve kombëtare të investimit (NIK); themelimi i Forumit të përbashkët të Odave

ekonomike të Ballkanit Perëndimor për programimin e projekteve rajonale në fushën e

infrastrukturës, energjitikës, efiçencës energjitike; arsimi i mesëm profesional dhe ai i përjetshëm;

investimi në teknologjitë e gjelbërta; mbështetja e luftës kundër korrupsionit, disponueshmëria e

burimeve të financimit; Shkolla Rajonale e Arsimit Profesional (Regional Vocational School –

RVS) me seli në Kosovë; Forumi i inovacioneve dhe ekselencës, etj.

Të rëndësishme për avancimin e drejtëpërdrejt të ekonomisë janë: nisma për formimin e

konzorciumit të ndërmarrjeve rajonale ndërtimore për shfaqjen e përbashkët në tregje të treta;

zhvillimi i strategjisë rajonale afatgjatë të Ballkanit Perëndimor për hulumtimet bujqësore,

inovacionet dhe zhvillim të qendrës bujqësore informative. Gjithashtu projektet e avancimit të

infrastrukturës elektroenergjitike dhe të gazit, si dhe një set projektesh për ndërtimin e

infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore përgjatë Korridorit VIII dhe X. Vlerësohet se në Vjenë janë

dakorduar projektet në vlerë prej 550 milion euro.

Projektet në vijim janë me rëndësi të veçantë për avancimin e ekonomisë dhe krijimin e kushteve

për bashkëpunimin rajonal të Serbisë dhe Kosovës: ndërtimi i autostradës Nish – Prishtinë – Tiranë,

përkatësisht Deti i Zi – Deti Adriatik; gjetja e zgjidhjes për përdorim dhe modernizim të hekurudhës

Nish – Doljevac – Merdarë – Prishtinë; elektrifikimi i aksit hekurudhor X (Lapovë – Kraljevë -

Fushë Kosovë/Kosovo Polje – Ferizaj/Uroševac – Shkup ); rinovimi i trafikut ajror.

Rëndësia e realizimit të projekteve në Kuadër të Gjashtës Ballkanike, krahas dobisë së

drejtëpërdrejtë në lidhjen e vendeve të rajonit, ka dhe efekte afatgjata të rritjes së rëndësisë së tregut

të Ballkanit Perëndimor dhe investimeve në këtë rajon, si për investitorët evropianë, ashtu dhe për

të tjerët. Nga ana politike dhe institucionale, ky program kërkon takime më të shpeshta dhe punën e

përbashkët të politikanëve dhe qeverive, dhe kjo, përveç të tjerave, sjell dhe harmonizimin e

legjislacionit dhe vendimeve institucionale dhe proceduriale.

8 Në punën e Forumit kanë marrë pjesë Johanes Hahn, komisioneri për politikën e fqinjësisë evropiane dhe negociatat e

zgjerimit; kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe anëtarët e BE si dhe ministrat e ekonomive;

përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare të investimit (Banka Evropiane e Investimit, Banka Evropiane për

Rikonstruktim dhe Zhvillim dhe Banka Botërore); përfaqësuesit të investitorëve nga BE dhe përfaqësuesit të Odave

Ekonomike të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Page 32: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

27

Me rëndësi të veçantë është bashkëpunimi i rregullt i kompanive, biznesmenëve dhe shoqatave të

tyre.

Diku nga mesi i vitit 2013 ka filluar bashkëpunimi i Odës Ekonomike të Serbisë dhe Odës

Ekonomike të Kosovës me ndërmjetësim të Odës Evropiane (Eurochambers). Roli i Odës

Evropiane me kalimin e kohës u bë i tillë që Odat Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës vetëm e

informojnë mbi ecurinë e bashkëpunimit.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është lidhja e komuniteteve të biznesit, përkatësisht fillimi i dialogut

për arritjen e një sërë marrëveshjesh që duhet të mundësojnë normalizimin e të bërit biznes dhe

krijimin e kushteve për investimet e ndërsjellta.

Deri tani janë organizuar 17 takime të ndërsjellëta të Odave. Në këto takime ishin zgjidhur çështjet

që kanë të bëjnë me qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve, avancimin e bashkëpunimit

doganor, bashkërendimi i certifikatave fito dhe veterinare, si dhe të atyre për vënien në qarkullim të

barnave dhe mjeteve mjekësore. Dy Oda në bashkëpunim me dy Drejtori Veterinare nga Serbia dhe

Kosova kanë iniciuar bashkërendimin e certifikatave veterinare kurse bashkërendimi i certifikatave

për mishin e derrit, gjedhit, delës, shpendeve dhe produktet e mishit, qumështit dhe bulmetit është

duke u zhvilluar. Bashkërendimi i këtyre certifikatave, krahas qarkullimit të papenguar të

produkteve të bulmetit, do të mundësojë investime të përbashkëta të kompanive nga Serbia dhe

Kosova në përpunimin e qumështit, gjë që do të sigurojë krijimin e produkteve të përbashkëta

konkurrente në tregjet e Ballkanit Perëndimor, duke siguruar punësimin e të gjithë qytetarëve dhe

kjo përbën një nga parakushtet për bashkëpunim të mirë midis serbëve dhe shqiptarëve. Vetëm me

avancimin e marrëdhenieve rajonale ekonomike dhe me harmonizimin dhe lidhjen e tregut të

mallrave, shërbimeve dhe forcës së punës, bëhet i mundur zhvillimi i vazhdueshëm, rritja e

punësimit dhe ndërlidhja e kompanive për t'u shfaqur së bashku në panairet rajonale dhe të tjera.

Siç u theksua më parë, bashkëpunimi i dy Odave realizohet edhe në ndërmjetësimin për të vendosur

trafik hekurudhor, postar dhe ajror midis Beogradit dhe Prishtinës, por tani për tani nuk kemi

ndonjë rezultat të dukshëm. Njëkohësisht, ky bashkëpunim ka sjellë dhe Marrëveshjen e

Bashkëpunimit në ndërtimin elektro-mekanik, në fushën e ndërtimtarisë dhe industrinë e

materialeve ndërtimore (Raporti, 2016: 21).

Që nga firmosja e Marrëveshjes së Brukselit, e cila nënkuptonte themelimin e sistemit juridik të

Kosovës në të gjithë territorin, madje dhe në katër komuna në Veri, sipërmarrësit dhe firmat duhej

të riregjistronin bizneset e tyre sipas ligjeve kosovare. Futja graduale e kontrollit të integruar në

pikat kufitare dhe respektimi i Marrëveshjes së Brukselit, si një nga kushtet për integrimin e Serbisë

në Bashkimin Evropian i cili matet gjithashtu dhe me progresin e bërë në zbatimin e Kapitullit 35,

kanë vënë sipërmarrësit serbë në një pozicion jo të favorshëm. Pothuajse në varësi të plotë nga

Page 33: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

28

institucionet, tregjet dhe financimet nga Serbia, sipërmarrësit nga Kosova janë ballafaquar me

procedurat e reja të biznesit dhe shpenzimet për zbatimin e tyre. Në këtë situatë të sapokrijuar duhet

të themelohet një shoqatë e cila do të përfaqësojë interesat e sipërmarrësve serbë kryesisht përpara

institucioneve kosovare dhe organizatave ndërkombëtare, e cila do të shërbejë si organizatë

përfaqësuese e cila do të sigurojë shërbimet dhe konsulencat e nevojshme për të bërë biznes në

kushtet e reja. Një shoqatë e tillë, nëse do të bashkojë një numër reprezentativ sipërmarrësish dhe

fermerësh, nëse do të sigurojë kontakt me furnizuesit, shpërndarësit dhe fondet e disponueshme për

nxitjen e zhvillimit ekonomk, mund të jetë një instrument i rëndësishëm për fuqizimin ekonomik të

komunitetit.

Bashkëpunimi i Odave Ekonomike, në mënyrë në të cilën po zhvillohet, dhe sidomos intensiteti i

këtij bashkëpunimi, nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e hapur apo heshtur të Qeverive në

Beograd dhe në Prishtinë për këtë dialog midis Odave. U tregua se ekzistenca e "dialogut paralel",

komplementar me procesin "zyrtar" politik i cili po zhvillohet në Bruksel, mund të shërbejë për të

testuar zgjidhjet individuale të rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e

problemeve të përditshme të qytetarëve. Fakti që takimet organizohen jashtë vëmendjes direkte të

publikut, me konsultimet me aktorët politikë mundëson një vështrim gjithëpërfshirës mbi fushat e

mosmarrëveshjeve dhe gjetjen e propozimeve të zgjidhjeve.

5. Literatura

A ‘Peace Treaty’ for Sustainable Peace: A new beginning for Kosovo and Serbia (2012) Policy

Study, Kosovo Institute of Peace, Pristinea No. 1/ 2012, Dhjetor.

Brussels Agreement Implementation State of Play 16 June – 25 November 2016 (2016) Report

submitted to the European Union / European External Action Service by the Government of the

Republic of Kosovo, Prishtina, 23 March.

Gavriloviq Zoran, Dimitrijeviq Pavle (2015), Raport mbi zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit (nga

ana e Republikës së Serbisë). Periudha Qershor - Dhjetor 2014, Buroja e hulumtimeve shoqërore

(BIRODI), Beograd, Janar.

Gërxhaliu Safet (2014), Kosovë, oaza e njerëzve pa shpresë, „Novi magazin“, Beograd, 25 Nëntor.

Raporti i progresit në Dialogun e Beogradit dhe Prishtinës, për periudhën 2015 - Prill 2016 (2016),

Zyra për Kosovën dhe Metohinë dhe Zyra e punëve të bashkërendimit në procesin e negociatave me

Page 34: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

29

institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, Qeveria. Republika e Serbisë, Beograd,

Prill.

Janjiq Dushan (2015), Sfidat e normalizimit. Analiza e negociatave dhe zbatimit të Marrëveshjes së

Brukselit, Forumi i Marrëdhënieve Etnike, Beograd, 140.

Jovanoviq Jelka (2015), Rrugë pa kthim, „Gazeta e pavarur, Banjaluka, 11 Shkurt.

Kosovo 2014 Progress Report. Accompanying the document Communication from the Commission

to the European Parliament, the Council, the European Economic and Social Committee and the

Committee of the Regions (2014) Enlargement Strategy and Main Challenges 2014-2015,

European Commission, Brussels, 8.10.2014, SWD (2014) 306 final.

Monitoring i implementimit të Marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë në fushën e lëvizjes së lirë

të njerëzve dhe mallrave (2013), Qendra e rajonalzmit, Novi Sad.

Perspective of Northern Kosovo in the Process of Normalization between Belgrade and Prishtina

(2013) Forum. Policy Paper, Forum for Ethnic Relations, Belgarde, No. 1.

Serbia and Kosovo: The Path to Normalization (2013) International Crisis Group, “Europe Report”,

N°223, 19 February.

Zeçeviq Dragana (2015), Merdarë: Shqiptarët ikin nga mjerimi dhe islamistët, 6 Shkurt, 14.45 –

Zeqiri Adrian dhe Tro Piter (2015), Shoqata/ Komuniteti i komunave me shumicë serbe – Shumë

spekulime, pak përgjigje të sakta dhe mungesa e implementimit, Policy Paper, European Center for

Minority. Issues Kosovo, Prishtinë, 22 Shkurt (www.ecmikosovo.org).

Page 35: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

30

PJESA E II:

MARRËDHËNIET EKONOMIKE MIDIS KOSOVËS

DHE SERBISË

Olivera Ceni Bardiqi

1. Hyrja

Kosova ende përballohet me deficitin e lartë tregtar, sidomos kur bëhet fjalë për shkëmbimin tregtar

të mallrave. Kompanitë kosovare ballafaqohen me vështirësitë në tregtinë ndërkombëtare, për shkak

të nivelit më të ulët të eksportit në tregtinë rajonale.

Sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohen eksportuesit e produkteve nga Kosova, burojnë nga

autoritetet serbe dhe kryesisht kanë të bëjnë me pengesa tregtare, si kundër import – eksportit të

produkteve të caktuara bujqësore dhe jobujqësore në Kosovë, ashtu edhe kur produktet kosovare

gjenden në tranzit në territorin e Serbisë. Serbia nuk i njeh eksportuesit dhe importuesit kosovarë.

Bëhet fjalë për pengesa të ndryshme: pengesa jodoganore, pengesat teknike në tregti,

standardet/masat sanitare dhe fitosanitare.

Pengesat në tranzit kanë të bëjnë me numrin e madh të ndërmarrjeve kosovare kur importojnë nga

vendet e tjera, duke përfshirë dhe shtetet anëtare të BE-së ose kur eksportojnë drejt tyre.

Të gjitha çështjet e mësipërme janë shqyrtuar në takimin e Nënkomitetit CEFTA për pengesat

teknike të tregtisë dhe barrierat jodoganore, madje dhe në takimin e Komitetit të përbashkët i cili

përfaqëson nivelin më të lartë për shqyrtimin e çështjeve të tilla në CEFTA. Gjithashtu, Oda

Ekonomike e Kosovës, nëpërmjet projektit DIHK-CEFTA i ka shqyrtuar këto çështje me

komunitetin e biznesit nga Kosova si dhe me investitorë të huaj. Komuniteti i biznesit ka pasur një

fushatë me qëllim të përballimit të pengesave politike. Fatkeqësisht nuk u dakorduan zgjidhjet e

qendrueshme.

Qeveria e Kosovës trajton promovimin e eksportit si priotitet më të lartë dhe në këtë kontekst

CEFTA në 2006 ka dhënë një kuadër unik për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare

me të gjitha vendet fqinje, në një bazë të barabartë, pa diskriminim. Në kuadër të CEFTA, Serbia

është një nga partnerët më të mëdhenj tregtar të Kosovës. Duke marrë parasysh këto fakte, barrierat

e vendosura nga pala serbe për mallrat kosovare, mund të cenojnë seriozisht tregtinë e Kosovës, si

dhe ekonominë në përgjithësi.

2. Kuadri juridik

Page 36: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

31

Pas luftës, regjimi i parë tregtar i Kosovës bazohej mbi një përcaktim realisht të pabazuar të

UNMIK-ut. Regjimi i ri ka qenë vazhdim i politikës tregtare nga periudha e Jugoslavisë, ku

interesat e ekonomisë së Kosovës nuk kanë qenë në plan të parë (në negociatat e marrëveshjes

CEFTA, nuk është mbajtur parasysh që të mbrohen disa sektorë ekonomikë). Vendimi i tillë u gjet

përpara kritikave të ashpra për shkak të qendrimit të tij liberal, thjeshtësisë dhe pamjes neutrale (në

fakt, mund të dëshmohet që norma nominale unike në kuptimin e "normës efektive të mbrojtjes"

nuk ka qenë neutrale). Shumë shpejt janë bërë përjashtime për disa produkte. Gjithashtu, Ligji i

tregtisë së jashtme (nr. 04/L-048) i miratuar në 2011 dhe i plotësuar me një sërë ligjesh që

rregullojnë çështjet e lidhura me tregtinë.

Tregtia e mallrave dhe shërbimeve u liberalizua dhe, jo shumë kohë më pare, kanë mbaruar

negociatat për liberalizimin e tregtisë së shërbimeve. Raunde të para të këtyre negociatave kanë

qenë të fokusuara në shërbimet profesionale - kryesisht shërbime të ndjeshme sepse kanë të bëjnë

me lëvizjen e personave fizikë dhe njohjen e ndërsjelltë të diplomave. Negociatat kanë marrë

mbështetje dhe nga projekti i Bashkimit Evropian për Zhvillimin e Politikave të Tregtisë, dhe kjo ka

mundësuar krijimin e bazës së të dhënave për tregtinë e shërbimëve (TIS) nëpërmjet të të cilës

mund të merren informata kyçe mbi ecuritë e tregtisë, ndërmarrjet, legjislacionin, rregullat e

partnerëve dhe pozitat e ashtuquajtura ofanzive dhe defanzive – një vegël shumë unike (Sekretariati

i CEFTA, 2016).

Zbatimi i Marrëveshjes u shoqërua nga vështirësitë për Kosovën për shkak të pengesave të

vendosura nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina (BH). Duke qenë se ato nuk pranojnë asgje që

origjinon nga institucionet kosovare, duke përfshirë dhe vulat doganore, kanë bllokuar çdo eksport

të Kosovës në tregun e Serbisë si dhe tranzitin e mallrave nga Kosova nëpërmjet territorit të

Serbisë. Për sa i përket BH, duke qenë se nuk e njeh Kosovën, ajo nuk njeh as origjinën e mallrave

dhe prandaj trajton eksportin kosovar si mallrat që e kanë origjinën nga çfarëdo vendi tjetër me të

cilin nuk ekziston marrëveshja e tregtisë.

Kosova është nje ekonomi e hapur. Në tregtinë e jashtme mbizotëron importi; niveli i eksportit

është i ulët dhe kjo rezulton me një deficit të lartë tregtar. E parë në mënyrë të përgjithshme,

ekonomia e Kosovës nuk punon në përputhje me potencialet e saj, dhe kjo i referohet sidomos

sektorit të eksportit.

1.1. Kuadri juridik i Kosovës / ligjet në fushën e tregtisë

Ligji nr. 04/L-005 për ndryshimet dhe amandamentet e ligjit nr. 2004/18 për tregtinë e brendshme,

rregullon kërkesat që kanë të bëjnë me zhvillimin e tregtisë në tregun e brendshëm, shitjen me

Page 37: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

32

shumicë, shitjen me pakicë, ankande, ndërmjetësimin në tregti, praktikat restriktive dhe masat

mbrojtëse për zhvillimin e aktiviteteve tregtare, konkurrencën e paligjshme, masat e mbikëqyrjes,

masat administrative dhe masat ndëshkuese.

Tregu i brendshëm i Kosovës është unik dhe rregullohet nga ky ligj. Për më tepër, Ligji shprehet që

të gjithë personat që merren me aktivitete komecriale duhet të trajtohen pa diskriminim ose

privilegje në përputhje me dispozitat e këtij ligji; ndalohet konkurrenca jolojale; përveç rasteve të

përcaktuara nga Ligji, organet lokale qendrore nuk mund të kufizojnë me ligj apo me rregulla të

tjera, pesëmarrjen në treg, nuk mund të ndalojnë konkurrencën e lirë të tregut dhe as të krijojnë

pozicione jo të barabarta për tregtarët dhe konsumatorët e përcaktuar.

Ky ligj i trajton njëlloj të gjithë grupe të interesuara por, në varësi nga situata, Qeveria është e

autorizuar të zbatojë kufizimet në zbatimin e aktiviteteve tregtare. Pra, Qeveria mund të kufizojë në

mënyrë të përkohshme, nëpërmjet aktit të posaçëm, kryerjen e aktiviteteve tregtare në raste si më

poshtë: a. katastrofat elementare dhe natyrore kur ata kanë shkaktuar ose mund të shkaktojnë

ndërprerjen e tregtisë, furnizimet e popullsisë ose çrregullimet në rajon të cilat cenojnë shëndetin

dhe sigurinë e popullsisë; b. çrregullimet e rëndësishme siç janë: mungesa e mallrave të nevojshme

për prodhim dhe përpunim si dhe për sigurimin e ekszistencës së banorëve; c. gjendje lufte ose

kërcënimi imanent i luftës, d. kur ekziston një kërcënim për furnizim me lëndët e para ose mallrat e

rëndësisë strategjike".

Qeveria do të përcaktojë kufizimet ndaj kryerjes së aktiviteteve tregtare sipas paragrafit 1 të këtij

neni vetëm nëse këto çrregullime nuk mund të shmangen duke zbatuar masa të tjera, ose nëse

nevojat nuk mund të përmbushen nga rezervat, importi ose masat e tjera të politikës ekonomike.

Për më shumë detaje në lidhje me Ligjin (shiko:http://www.kuvendikosoves.org).

Ligji nr. 04/L-048 Ligji i tregtisë së jashtme

Qëllimi i ligjit është përkufizimi i rregullave të përgjithshme të kryerjes së tregtisë së jashtme midis

personave që banojnë brenda apo jashtë territorit të Kosovës, në përputhje me praktikat më të mira

ndërkombëtare. Me tregtinë e jashtme mund të merren personat fizikë dhe juridikë, kurse me

tregtinë komerciale mund të merren vetëm personat e regjistruar për kryerjen e aktiviteteve

ekonomike në Kosovë.

Organi publik ose akti normativ nuk mund të imponojnë kufizimet, ndalimet ose kushtëzimet në

asnjë aktivitet të tregtisë së jashtme, dhe as të prishin ose imponojnë kushtet nga pikëpamja e

aftësive ose të drejtave të çdo ndërmarrjeje vendase ose të huaj për të përfshirë ose kryer aktivitete

të tregtisë së jashtme në biznesin e tij, përveç rastit kur Ligji e miraton shprehimisht ose në ndonjë

mënyrë tjetër. Për më tepër, organi publik ose akti normativ nuk mund të vendosin masat që

Page 38: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

33

përmbajnë kërkesat konkrete të cilat kufizojnë ose ndalojnë, përveç rastit kur kjo lejohet

shprehimisht nga Ligji ose në ndonjë mënyrë tjetër.

Megjithatë, ligji lejon institucionet shtetërore të zbatojnë masat restriktive në fushën e tregtisë:

"Nëse një përcaktim i Ligjit kërkon ose lejon zbatimin e masës mbrojtëse e cila në një rast tjetër do

të ishte në kundërshtim me paragrafin 4 të Ligjit, Qeveria e Kosovës, kur kjo është e nevojshme,

miraton një akt normativ për vendosjen e një mase të tillë restriktive; me kusht që çdo masë

restriktive e përcaktuar në mënyrë të tillë, të jetë në përputhje me kriteret në vijim: 1.1. duhet të jetë

e lejuar qartësisht dhe në përputhje me dispozitën përkatëse të Ligjit; 1.2. duhet të jetë në lidhje të

qartë me qëllimin e shprehur në atë dispozitë dhe të jetë e domosdoshme për realizimin e saj; 1.3.

një masë e tillë, për nga lloji dhe shtrirja duhet të jetë e kufizuar në minimunim e domosdoshëm për

realizimin e qëllimit të dhënë; 1.4. masa zbatohet në mënyrë që ndërhyrje dhe barra e imponuar ndaj

aktiviteteve të tregtisë së jashtme dhe lirisë së përgjithshme të aktiviteteve ekonomike, të jenë sa më

të vogla; 1.5. të mos jetë në kundërshtim me asnjë marrëveshje ndërkombëtare e cila detyron

Kosovën".

Masa e mbrojtjes nuk mund të ndikojë negativisht ndaj kryerjes së detyrimit të kontratës i cili

ekziston në kohën e miratimit të masës restriktive, përveç rastit kur realizimi i qëllimit të një mase

të tillë do të ishte i cenuar në mënyrë të konsiderueshme nga kryerja e një detyrimi të tillë. Masa

restriktive do të hiqet ose do t'i zvogëlohet efekti deri në masë kur të pushojnë së ekzistuari ose së

qenit të rëndësishme arsyet që justifikojnë ekzistencën dhe efektet e tij të zbatimit. Për më shumë

detaje rreth Ligjit, shiko: http://www.kuvendikosoves.org/

Ligji numër 03/L –232 për tregtinë e mallrave strategjike

Ligji rregullon veprimtaritë e institucioneve shtetërore të Kosovës nga fusha e eksportit, importit

dhe tranzitit të mallrave dhe shërbimeve strategjike; kontrollit, mbikëqyrjes, të drejtave dhe

detyrimeve të palëve pjesëmarrëse në aktivitetet e biznesit nga kjo fushë për përdoruesin

përfundimtar. Sipas ligjit, Ministria është një institucion përgjegjëse për mbikëqyrjen e mallrave

strategjike dhe kryen punët drejtuese dhe profesionale për Komisionin. Me qëllim të zbatimit të

dispozitës nga paragrafi 1 i Ligjit, Ministria themelon një njësi përkatëse për kontrollin e mallrave

strategjike. Njësia përkatëse e organizacionit, fusha e veprimit dhe puna e saj përcaktohen nga aktet

nënligjore të cilat i sjell Ministri.

Qeveria, me propozimin e Ministrisë, e miraton Vendimin për përgatitjen e listës së mallrave dhe

shërbimeve strategjike, në përputhje me listën e mallrave vdekjeprurëse joushtarake për qëllime

komerciale.

Page 39: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

34

Ministria lëshon lejet e eksportit ose importit, veç e veç për çdo eksport ose import. Kjo leje

lëshohet për periudhën deri në gjashtë (6) muaj. Me propozimin e Komisionit, Ministri përkufizon

formën dhe përmbajtjen e lejes nëpërmjet një akti nënligjor.

Eksport dhe import i mallrave dhe shërbimeve strategjike kryhet në bazë të lejes së lëshuar nga

Ministria, me miratimin e Komisionit.

Leja e eksportit është e nevojshme kur bëhet fjalë për eksportin e mallrave që nuk janë përcaktuar

nga Ligji, nëse Ministria e ka lajmëruar eksportuesin. Për më shume detaje shih:

http://www.kuvendikosoves.org/

Kosova ka miratuar ligje që lehtësojnë tregtinë për kompanitë lokale dhe ndërkombëtare. Në tekstin

e mëtejshëm do të shfaqen ligjet relevante si më poshtë:

Ligji nr. 03/L-097 për masat kundër dampingut dhe kundërmasat

Ky ligj siguron bazën juridike për vendosjen e masave anti-damping në mallrat dhe në lidhje me

mallrat e importuara në zonën doganore të Kosovës sipas çmimit më të ulët se çmimi normal i

këtyre mallrave, nëse importi i mallrave të tilla në zonën doganore të Kosovës i shkakton ndonjë

dëm material industrisë përkatëse në Kosovë.

Ky ligj gjithashtu siguron bazën ligjore për vendosjen e kundërpagesave ndaj mallrave të

importuara për të cilat është fituar një apo më shumë subvencione direkte apo indirekte të alokuara

nga qeveritë e huaja ose organi publik për prodhim, eksport dhe import të mallrave të tilla, nëse

importi i mallrave të tilla në zonën doganore të Kosovës i shkakton dëme materiale industrisë së

Kosovës.

Çdo masë apo pagesë e tillë vendoset vetëm pas zbatimit të procedurës e cila është në përputhje me

kërkesat proceduriale të përcaktuara nga Ligji. Zbatimi i çdo mase apo pagese doganore të tillë, do

të jetë në përputhje me kërkesat materiale në fuqi, të përcaktuara nga Ligji ose në përputhje me

Ligjin (Shih: http://www.kuvendikosoves.org)

Ligji numër 02/L-123 për shoqëritë tregtare

Qëllimi i ligjit është që: a) të përcaktojë llojet e shoqërive tregtare nëpërmjet së cilave mund të

kryhen veprimtaritë tregtare në Kosovë; b) të caktojë kushtet e zbatueshme të regjistrimit, për

secilin lloj të shoqërive tregtare; c) të përcaktojë, për secilin lloj të shoqërive tregtare, dispozitat

ligjore për kapacitetin dhe strukturën juridike si dhe të drejtat dhe detyrimet e pronarëve,

menaxherëve, drejtorëve, përfaqësuesve juridik dhe palëve të treta; dhe d) të përcaktojë në një

mënyrë tjetër dispozitat ligjore të cilat mundësojnë themelimin, fuknsionimin dhe shpërbërjen

efektive të shoqërive tregtare, në përputhje me rregullat. Shprehimisht, ky ligj është i kufiziar në

Page 40: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

35

fushëveprim dhe nuk përmban rregulla të cilat rregullojnë çështje që janë në fushëveprim të akteve

të tjera themelore normative. Pa paragjykuar të mësipërmen, shprehimisht është përcaktuar se

rregullat për licencim, rregullimi i veprimtarive të shoqërive tregtare, kontabiliteti, raportimi

financiar si dhe praktikat e punës dhe punësimit të shoqërive tregtare nuk janë në fushëveprim të

këtij ligji. (http://www.kuvendikosoves.org).

Ligji nr. 04/L-220 për investimet e huaja

Ky ligj ka për qëllim të rregullojë mbrojtjen, promovimin dhe inkurajimin e investimeve të huaja

Republikën e Kosovës, t’u ofrojë investitorëve të huaj të drejta dhe garanci themelore, që t’u japin

siguri investitorëve të huaj që investimet e tyre të mbrohen dhe të trajtohen në mënyrë të drejtë në

pajtim me standardet dhe praktikat e pranuara ndërkombëtare. (http://www.kuvendikosoves.org).

1.2. Institucionet dhe zbatimi i akteve normative

Kosova ka miratuar "Ligjin e tregtisë së jashtme" Ligji nr. 04/L-048, i cili ka hyrë në fuqi në

Dhjetor të vitit 2011. UNMIK-u e ka firmosur Marrëveshjen CEFTA në emër të Kosovës në 2006,

dhe vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, vazhdojnë të dërgojnë raporte dhe bëjnë tentativa për të

politizuar çështjet me mandatin e UNMIK-ut. Për më tepër, mandati i UNMIK është shumë formal

dhe kjo krijon një sërë keqkuptimesh në raport me çështjet e ngritura. Ministria e Tregtisë dhe

Industrisë është kompetente për cilësinë e zbatimit të Marrëveshjes, së bashku me Ministrinë e

Integrimeve Evropiane, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Punëve

të Jashtme dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Megjithatë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës është institucioni udhëheqës për zbatimin

e Marrëveshjes dhe ligjeve të tjera relevante që kanë të bëjnë me tregtinë e lirë dhe marrëdhëniet

ekonomike.

1.3. Zbatimi i Marrëveshjes CEFTA - situata aktuale dhe perspektivat

Përvoja e Kosovës me CEFTA që në fillim nuk ka qenë mjaft pozitive për shkak të animozitetit

politik i cili ekziston në rajon. Serbia dhe Bosnja Hercegovina nuk i kanë njohur dokumentat që

lëshohen nga institucionet kosovare. Edhe pse vazhdimisht bëhen përpjekje për të zgjidhur

problemin, importi nga Kosova drejt vendeve të përmendura më sipër haset me një numër të madh

pengesash.

Në përgjithësi ekziston mendimi, sidmos në komunitetin e biznesit, që Marrëveshja CEFTA nuk do

të sjellë dobitë e pritura për Kosovën dhe që do të përfitojnë vetëm vendet e tjera në rajon, duke u

bërë konkurrente. Ndonjëherë, institucionet publike të Kosovës pretendojnë që procesi i aderimit në

Page 41: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

36

Marrëveshjen CEFTA nuk ka qenë i menduar mirë dhe që vendimet janë marrë pa bërë analizën dhe

vlerësimin e ndikimeve.

Qëllimi i CEFTA-s është hartimi i rregullave dhe mekanizmave në bazë të të cilëve do të zhvillohet

tregtia e jashtme në rajon. Këto rregulla janë në pajtim me parimet e BE dhe OBT. Eksperienca e

përfituar në tregtinë rajonale do t'i bëjë produktet kosovare konkurrente në tregun e BE-së dhe më

gjerë. Qëllimi i dytë i CEFTA-s është krijimi i tregut tërheqës rajonal i cili do të krijojë mundësitë e

reja për kompanitë vendase ose investitorë të huaj. Ky dimension është veçanërisht i rëndësishëm

për Kosovën sepse investimet e huaja direkte janë më të rëndësishme për avancimin e pozicionit të

industrisë së Kosovës në tregjet e huaja. (TradePolicy, MTI, 2009).

Faktorët kyçë të suksesit të Marrëveshjes CEFTA:

Devotshmëria politike dhe bashkërendim në nivelin e lartë, nëse e mundur, në nivelin e

kryeministrit

Qasje holistike, duke qenë se të gjitha fushat janë lidhur drejtëpërsëdrejti me qëllimet më

të larta të politikës ekonomike, siç janë konkurrueshmëria dhe investimet

Dialog i fuqishëm me sektorin privat, i rregulluar dhe institucionalizuar

Ndihma teknike dhe koordinimi i donatorëve duke pasur parasysh dhe përdoruesit

Rezultatet e pritura:

Krijimi i rajonit:

- i cili nuk ka pengesa sistematike në qasjen në treg,

- i cili ka lehtësime për tregtinë më shumë se standardet e vendosura në Marrëveshjen

e OBT për lehtësimet e tregtisë,

- i cili ka liberalizuar tregtinë e mallrave dhe shërbimeve

- në të cilin dokumentat, procedurat dhe programet njihen reciprokisht kur të arrihet

marrëveshja me BE-në

- në të cilin nuk ka masa për mbrojtjen e tregtisë

- në të cilin nuk ka shkelje të konkurrencës së tregut dhe as kufizime në prokurimet

publike

- në të cilin ekziston cilësia e lartë e zgjidhjes së çështjeve përpara çuarjes së tyre para

gjyqit ose pa çuarjen para gjyqit

- i cili është pjesë e sistemit pan-euro-mediteran të kumulimit të origjinës, dhe ka

kumulim të plotë dhe kryen kthimin e detyrimeve doganore

Page 42: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

37

- në të cilin është e vlefshme detyra uniforme doganore MFN për statusin e kombit më

të privilegjuar, e barabartë me doganën e përbashkët të jashtme të BE-së

- në të cilin sektori privat përfshihet fortë në hartimin e politikës rajonale

Kosova nuk ka pasur ndonjë përfitim të madh nga rezultatet e mësipërme, kryesisht për shkak të

statusit të saj politik dhe faktit që vendet partnere ekonomike nuk tregojnë vullnet për ta ndihmuar

në përmirësimin e performancës dhe zhvillimit ekonomik.

3. Problemet e vërejtura në marrëdhëniet ekonomike të Serbisë dhe Kosovës

Barrierat jodoganore janë në fokusin e diskutimeve me CEFTA; kanë të bëjnë me masat sanitare

dhe fitosanitare, standardet teknike dhe formalitetet komplekse si dhe procedurat për kalimin e

kufirit. Në këtë kontekst duhet përmendur që Serbia përdor barrierat jodoganore kundër Kosovës,

dhe që ato nuk janë gjithmonë në përputhje me “faktorët objektivë” (MTI, 2016).

Barrierat jodoganore kanë të bëjnë me masat politike të cilat nuk janë pjesë e tarifave të zakonshme

doganore, që potencialisht mund të kenë një ndikim ekonomik ndaj tregtisë ndërkombëtare të

mallrave, duke ndryshar sasitë ose çmimet, ose të dyja (për më shumë detaje shih UNCTAD, 2013).

Me fjalë të tjera, siç theksohet nga Deardorf and Stern (1997), këto barriera përfshijnë të gjitha

masat që nuk janë dogana por në një mënyrë apo tjetër, kufizojnë ose pengojnë qarkullimin e

tregtisë.

Vështirësia themelore në qasjen barrierave jodoganore është që ato janë të përkufizuara me atë që

s'janë, e jo me atë që janë. Barrierat jodoganore janë të gjitha pengesat tregtare që nuk janë doganat.

Shembujt e barrierave jodoganore janë: rregullat e origjinës, standardet sanitare dhe fitosanitare,

masat ose kushtet, pengesat teknike të tregtisë, lejet importuese, lejet restriktive, praktikat e

korruptuara dhe/ose procedurat e tjera doganore dhe kërkesat shtesë nga pikëpamja e

dokumentacionit tregtar siç janë licenca dhe certifikata të ndryshme (MTI 20169).

Më datë 4 Dhjetor 2008, Serbia dhe BH kanë bllokuar eksportin e mallrave nga Kosova, si dhe

përdorimin e territoreve të tyre për nevojat e tranzitit. Kjo bllokadë është imponuar pasi Kosova ka

vendosur vulat e saj doganore dhe në vend të UNMIK ka vënë Kosovë, sepse për Serbinë dhe BH

kjo vulë ka qenë në kundërshtim me Marrëveshjen CEFTA.

Për shkak të kësaj bllokade eksporti ka rënë për 9.8% gjatë vitit 2008. Ndërmarrjet nga Kosova që

nuk janë hasur me këtë problem, duhet të përdornin vendet e treta për t’u integruar në tregun

rajonal. Por, kjo alternativë do të thotë procedurat e mbingarkuara, më shumë kohë të harxhuar dhe

9Intervista me znj. Sytrime Dervisholli, drejtore në Departamentin e Tregtisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Page 43: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

38

kostot më të larta të eskportit. Përveç kompanive lokale, investitorët ndërkombëtarë gjithashtu janë

goditur nga kjo bllokadë. Presupozojmë që një nga faktorët i cili i shkurajon investitorët e huaj për

të investuar në Kosovë është se ata hasin vështirësitë kur eksportojnë produktet e tyre në rajon.

Investitorët e huaj me shumë siguri do të vendosnin të investonin në një vend ku e kanë të lehtë të

eksportojnë drejt të gjitha shteteve anëtare të CEFTA-s. Siç u përmend më sipër, CEFTA po e

zmadhon tregun për Kosovën, nga 2 milion në 20 milion konsumatorë dhe ky është një faktor i

fuqishëm për thithjen e investitorëve të huaj. Megjithatë, nga viti 2007 investimet nuk janë rritur;

madje janë ulur. Mosrespektimi i Marrëveshjes CEFTA është një nga arsyet më të rëndësishme për

uljen e investimeve të huaja.

Pengesat tregtare të imponuara nga Serbia për produktet nga Kosova janë:

1. Çështje tranziti:

Nga viti 2008 shumë ndërmarrje kosovare hasen me problemim e transportit. Pra, gjatë importit nga

vendet e BE dhe kalimit përmes territorit serb në pikat e ndryshme kufitare, veturat e tyre ndalohen.

Përveç faktit që kompanitë kosovare kanë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, atyre u kërkojnë

lejet e importit të lëshuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterins së Serbisë ose nga Ministria e

Bujqësisë. Gjithashtu, për transport ndonjëherë kërkohet dhe certifikata sanitare dhe fitosanitare të

cilin Serbia nuk e njeh, edhe pse vërtetimi lëshohet nga autoritetet e Bashkimit Evropian. Kjo

praktikisht do të thotë që transporti pothuajse nuk lejohet. Kompanitë zakonisht detyrohen të

kthehen dhe të përdorin ndonjë rrugë tjetër përmes Rumanisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë për të

arritur në Kosovë, dhe çdo pritje sjell dhe kostot shtesë në kohë dhe para.

2. Pengesat teknike për tregtinë/lëshimin e lejeve të importit:

Nga muaji Mars 2013, kompania nga Kosova nuk mund të eksportojë më mbeturinat e letrës në

Serbi, me arsyetim që kompania importuese nuk ka leje nga Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit në

Serbi për importin e këtyre mallrave nga Kosova. Kërkesa për marrjen e kësaj leje është vendosur

kur kompetenca për mbledhjen e detyrimeve të importit i është besuar Doganave të Serbisë dhe jo

Drejtorisë së Tatimeve. Kompanisë importuese serbe i është thënë që leja lëshohet për import të

ardhur nga shtetet, dhe duke qenë se Kosova konsiderohet si pjesë e Serbisë, ata nuk lëshojnë

licenca për importin e mbeturinave të letrës nga Kosova.

E ballafaquar me këtë pengesë, kompania nga Kosova ka hapur një kompani në Maqedoni përmes

së cilës eksporton mbeturinat e letrës përmes Maqedonisë deri në Serbi në formë të rieksportit.

Kompania prapë eksporton në Serbi përmes Maqedonisë, por në dokumentat e dërgesës shkruan

origjina e mallrave nga Kosova.

Page 44: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

39

3. Pengesat tregtare / Ligji për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim e Konformitetit /

Certifikata e konformitetit / Neni 13:

Për sa i përket legjislacionit të pajisjeve elektrike, Serbia ka miratuar një Urdhër për pajisjet

elektrike të projektuara për të punuar në një tension të caktuar, i cili është në përputhje me

Direktivën 2014/35/EU.

Krahas dispozitave të Direktivës, autoritetet serbe kanë futur gjithashtu dhe dispozitat kombëtare -

Kapitulli 3, Neni 13, të cilin duhej ta njihnin të gjitha vendet nënshkruese e Marrëveshjes CEFTA,

në përputhje me Urdhrin e procedurës së aplikimit dhe mënyrës së informimit në lidhje me rregullat

teknike, vlerësimet e përputhshmërisë dhe standardet ( Flerorja Zyrtate të RS, nr. 45/2010). Këto

dispozitat përbëjnë pengesat tregtare për produktet të cilave u referohet Urdhri i mësipërm, jo vetëm

për Kosovën por për të gjitha nënshkrueset e Marrëveshjes CEFTA.

Në bazë të nenit 6 § 1 të Ligjit për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Konformitetit

("Fletorja Zyrtare e RS", nr 36/09), Ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit Rajonal ka marrë

"Rregulloret mbi pajisjet elektrike të projektuara për përdorim brenda kufijve të përcaktuara të

tensionit ". Rregullorja është publikuar në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë", Nr. 25/2016

të 9 Marsit 2016. Ajo hyri në fuqi më 17 mars 2016 dhe të zbatohen nga 1 Qershori 2017.

Certifikata e konformitetit, neni 13: Përpara nxjerrjes së pajisjeve elektrike në treg, prodhuesi,

agjenti ose importuesi i tij, në përputhje me procedurën e përcaktuar në Aneksin 3 - Certifikata e

konformitetit, e cila është e printuar me këtë Rregullore dhe është pjesë përbërëse e saj, siguron

certifikatën e konformitetit ose kopjen e certifikatës nga arkivi për certifikatat e konformitetit të

lëshuara nga organi i vlerësimit të konformitetit i cili është emëruar për të vlerësuar konformitetin

e pajisjeve elektrike me kërkesat nga pikëpamja e sigurisë nga neni 5, aneksi 1 i Urdhrit (në tekstin

e mëtejshëm: organ). Certifikata e konformitetit ose kopja e certifikatave të lëshuara të

konformitetit nga paragrafi 1 i këtij neni, nuk sigurohet për pajisjet elektrike, aspektet e sigurisë të

të cilave janë rregulluar me rregulla të veçanta teknike të cilat, në kuptimin e kërkesave të lidhura

me rrezikun e fatkeqësisë, udhëzojnë në zbatimin e Urdhrit. Certifikata e konformitetit është e

vlefshme për të njëjtin tip dhe/ose model të të njëjtit prodhuesi të pajisjeve elektrike në periudhën

pesë vjeçare nga data e lëshimit.

4. Problemet konkrete sipas fushave të aktivitetit

Përpara se të prezantojmë atë që ndërmarrjet kosovare kanë thënë për pengesat tregtare me Serbinë

në kuadër të hulumtimit të kryer për nevojat e këtij teksti, do të japim disa të dhëna që kanë të bëjnë

me rajonin CEFTA dhe sidomos me Kosovën.

Page 45: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

40

Tregtia ka luajtur dhe ende duhet të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një shteti. Duke

marrë parasysh rritjen gjithnjë e më të madhe të eksportit, tregtia e jashme ka një rol veçanërisht të

rëndësishëm. Në fillim tregtinë e ndihmojnë marrëveshjet dypalëshe midis vendeve dhe më pas dhe

marrëveshjet e tregtisë së lirë. Evropa Juglindore tani është pjesë e CEFTA-s (Marrëveshja e

Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore).

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes CEFTA, rajoni ynë është bërë më konkurrent kurse ekonomitë

tona janë hapur nga pikëpamja e raportit të eksportit dhe PBB ose nga pikëpamja e raportit të

eksportit me importin.

Pritet që rimëkëmbja e investimeve dhe stabilizimi i balancit makroekonomik, si dhe avancimet e

mëtejshme, të çojnë në rritje të vazhduar të importit.

Në rastin e Kosovës, nga viti 2008 deri 2015, eksporti është rritur për 84%, eksporti i mallrave për

53% kurse eksporti i shërbimeve për 100%. Në këtë periudhë BPP-ja rritej me një normë prej 3.7%

në vit në kuptimin real.

Në kuadër të CEFTA është realizuar një rritje e fuqishme në periudhën fillestare pas krizës në 2008

(CEFTA 2015 Brochure). Rritja e eksportit varet nga kushtet e furnizimit në ekonomitë e vogla të

hapura. Tregtia në kuadër të CEFTA, megjithatë, varet nga kërkesa në ekonomitë përkatëse. Prandaj

tregtia brenda CEFTA nuk rritet si tregtia me BE.

Megjithatë, pritet progresi i mëtejshëm në bazë të dobive që rrjedhin nga Marrëveshja CEFTA.

Sipas qëllimeve të pranuara, CEFTA nuk ka të bëjë vetëm me barrierat doganore dhe jodoganore

për tregtinë e lirë, por edhe me mundësitë e promovimit rajonal, sidomos me thithjen e investimeve.

Në nivelin rajonal, në bazë të pasqyrës së bërë nga Sekretariati i CEFTA, rreth një të trete të

drejtuesve të ndërmarrjeve e dinë shumë mirë se çfarë është CEFTA dhe çfarë roli ka. Ndërmarrjet

kosovare në kornizat rajonale janë ndër më të mirëinformuarat mbi Marrëveshjen CEFTA.

Ndërkohë që në nivelin rajonal janë tre pengesa kryesore: 1. "mosekzistenca e vetëdijes mbi

mundësitë e CEFTA", 2. "trupi kompetent i cili nuk është i mirëinformuar se çfarë është CEFTA

dhe çfarë mundësisht ofron për biznesin" dhe 3. "promovimi jo i mjaftueshëm të avantazheve dhe

mangësive të tregtisë në vendet CEFTA", rasti i Kosovës është deri diku i ndryshëm.

Firmat kosovare kanë shprehur pengesa të tjera nga pikëpamja e zbatimit të Marrëveshjes CEFTA,

ndër të cilave janë disa kryesore: "procedurat për eksport/import", "nxitjet", "marrëveshja nuk është

zbatuar ashtu siç është dakorduar", "transport". Ndërmarrjet kosovare kanë nevojë për mbështetje të

mëtejshme në promovimin e avantazheve dhe mangësive të tregtisë në vendet anëtare të CEFTA, si

dhe nevojën e madhe për infrastrukturën më të mirë dhe zgjidhjen e çështjeve në lidhje me

transportin.

Page 46: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

41

Ndërmarrjet kosovare kanë përmendur procedurat e eksport/importit si një nga pengesat më të

mëdha. Në kuadër të hulumtimeve, ndërmarrjeve u është kërkuar mendimi rreth progresit të

realizuar në bazë të marrëveshjes gjatë vitëve të fundit në rajonin e CEFTA; megjithatë, rreth 68%

të ndërmarrjeve të intervistuara kosovare kanë thënë që në 10 vjet të fundit janë avancuar

procedurat e eksport/importit; rreth 14% kanë thënë që ky përmirësim ka qenë i konsiderueshëm

kurse vetëm 1% kanë thënë që procedurat janë përkeqësuar. Për më tepër, 100% të ndërmarrjeve

kosovare të cilat kanë marrë pjesë në hulumtim, kanë thënë që masat qeveritare kanë ndikuar në

përkeqësimin e eksport/importit. Nga ana tjetër, disa ndërmarrje kanë thënë që disa avancime janë

arritur falë rrethanave që janë rezultat i ekzistencës së CEFTA (33%): bashkërendimi me ligjet e

BE-së (63%), masat qeveritare (71%).

Ekipi kosovar ka zbatuar një hulumtim, me qëllim të identifikimit të problemeve kryesore, mbi

ndërmarrjet që eksportojnë në CEFTA, përkatësisht në tregun e Serbisë.

Ndërmarrjeve u është shtruar pyetja nëse kanë probleme me marrjen e dokumentacionit shoqërues

për mallrat gjatë eksportit/importit/tranzitit. 6 nga 13 ndërmarrje të intervistuara kanë deklaruar që

nuk u është kërkuar dokumentacioni i veçantë. Megjithatë, kompanitë e tjera kanë deklaruar që u

janë kërkuar lejet dhe certifikatat shumë konkrete, si dhe certifikatat e konformitetit, certifikata e

cilësisë së produktit dhe testet laboratorike. Këtu duhen përmendur edhe probleme të tjera që

burojnë nga organet doganore, kur produkti është "i lirë" (me çmim të ulët), shërbimi doganor

kërkon vërtetimin e ndërmarrjes, madje edhe kur e merr vërtetimin, shërbimi i vlerëson mallrat

ndryshe dhe detyrimet doganore janë gjithmonë shumë të larta. Disa ndërmarrje gjithashtu kanë

përmendur se probemi më i madh është kërkesa e organeve serbe për ndërrimin e targave të

kamionave/mjeteve të transportit që kalojnë kufirin; nga njëra anë kjo është një kosto e veçantë, por

nga ana tjetër është edhe humbje kohe për ndërmarrjet. Duket se ndikimi i tyre në tregtinë

përtejkufitare është akoma i vështirë për shkak të ndikimit politik. Për shkak të problemeve të

përmendura më sipër, disa ndërmarrje, sipas regjistrave, kanë deklaruar qe janë duke shqyrtuar

ndryshimin e korridorit tregtar me Serbinë (madje dhe tranzitin) ose në rastin më të keq, të mbyllin

ndërmarrjen. Të dyja alternativat janë të shtrenjta, megjithatë, ndërmarrjet nuk shohin asnjë

alternativë tjetër.

Ndërmarrjet kanë deklaruar që bashkë me dokumentacionin e nevojshëm i cili shoqëron mallrat

gjatë eksport/importit, janë detyruar të tregojnë edhe certifikatat e origjinës, të lëshuara nga organet

serbe (që nuk është e llogjikshme) si dhe vërtetimet veterinare dhe fitosanitare. Këtu futet dhe një

pengesë tjetër tregtare, qëllimi i së cilës është edhe një herë imponimi politik i problemeve për

tregtarët kosovarë. Qeveria e Kosovës, Oda Ekonomike, Shoqëria civile dhe aktorët e tjerë relevantë

u kanë kërkuar faktorëve politikë të mos ndërhyjnë në tregtinë e jashtme dhe të mos ndikojnë ndaj

Page 47: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

42

marrëveshjeve të tregtisë së lirë, pavarësisht nga problemet politike me të cilat hasen Kosova dhe

Serbia. Në këtë kontekst nuk ka të dhëna konkrete, megjithatë në Kosovë gjatë vitit 2016 janë

mbyllur më shumë se 2500 ndërmarrje dhe kjo, në bazë të të dhënave të marra gjatë hulumtimit, na

mundëson t'ia atribuojmë këtë problem barrierave të imponuara.

Rreth 80% të ndërmarrjeve të pyetura kanë deklaruar që janë hasur me situata shumë problematike

në kalimet administrative. Disa nga dokumentat nuk njiheshin ose kërkoheshin kontrolle të veçanta

(mostrimi); efektivët e policisë së kufirit nuk kanë aftësitë komunikuese, inspeksionet fitosanitare

janë të pranishme (sepse organet serbe nuk i njohin certifikatat), etj. Kjo na kthen përsëri në një

realitet të mjerë nga pikëpamja e pengesave tregtare që u janë imponuar prodhuesve. Në disa raste

ndërmarrjet kanë përmendur mungesën e njerëzve të kualifikuar për procedurat kufitare. Disa

ndërmarrje shumë optimistike kanë deklaruar që pengesat mund të zgjidhen me pak mundim nga të

dyja anët.

Në pyetjen "nëse inspeksionet në kalimet administrative janë të bashkërenduara, dhe nëse oraret e

tyre të punës janë përshtatur", rreth një të trete të tyre kanë deklaruar që presin shumë gjatë në pikat

kufitare, që nuk janë të bashkërenduar dhe nuk kanë mjaftueshëm staf dhe mbështetje të tjera

teknike, si dhe zbatojnë standarde të dyfishta ndonjëhere dhe kjo ndikon drejtëpërsëdrejti në

konkurrueshmërinë e ndërmarrjes në treg.

Nga ndërmarrjet e intervistuara, asnjëra nuk ka përmendur asnjë rast të pagesave të dyfishta të

akcizave dhe TVSH-së; megjithatë, përllogaritja e kostove akoma përbën problem. Në përputhje me

këtë, asnjëra nga ndërmarrjet nuk ka deklaruar të ketë parë asnjë shkelje të Marrëveshjes CEFTA në

kalimin kufitar. Vetëm një nga kompanitë e intervistuara ka deklaruar që haset me shkelje të tilla

çdo ditë - dokumentat nuk njihen, targat e veturave/kamionave nuk njihen dhe kërkohet vërtetime të

veçante etj.

Në lidhje me trajtimin e tranzitit të mallrave përmes Serbisë, ndërmarrjet pjesëmarrëse të

hulumtimit kanë deklaruar që problemet bëhen akoma më të mëdha gjatë kalimit të tranzitit përmes

territorit serb, sepse dokumentat kosovare nuk njihen ose kërkohen më shumë dokumente nga

eksportuesit kosovarë, vonesat në kalimet administrative, në dokumentacion kërkohet përshkrimi në

serbisht dhe jo vetëm në anglisht, në përgjithësi njihen dokumentat tona të transportit. Disa të

intervistuar kanë deklaruar se të njëjtat produkte nuk trajtohen në mënyrë të barabartë kur janë

importuar/eksportuar përmes Serbisë. Ndërmarrjet kosovare nuk hasen asnjë problem kur

importojnë, problemi krijohet vetëm kur tentojnë të eksportojnë mallrat (edhe në tranzit). Një

ndërmarrje ka përmendur përmirësimet e realizuara në vitet e fundit: "Problemet janë zgjidhur në

raport me kohët e kaluara, kemi më pak vonesa dhe më pak kërkesa për vërtetime të veçanta,

megjithatë ka ende hapësirë për përmirësime". Një ndërmarrje tjetër ka përmendur problemin e

Page 48: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

43

kostove të larta sepse nuk mund të punojnë me kompanitë lokale si pasojë e problemeve të

përmendura më sipër.

Gjatë hulumtimit erdhëm në një konkluzion shumë inkurajues: asnjëra nga ndërmarrjet nuk haset

me problemet e pagesës së pretendimeve, sidomos në lidhje me siguracionon (garancitë bankare,

siguracioni i kredisë etj). Duket se ky segment është rregulluar mirë dhe funksionon mirë.

Rreth 90% të kompanive eksportuese që kanë marrë pjesë në hulumtimin tonë kanë deklaruar që

edhe Kosova edhe Serbia kanë një infrastrukturë të papërshtatshme dhe kjo krijon humbje të shumta

për eksportuesit. Sipas mendimit të tyre, pjesa më e madhe e vonesave buron nga infrastrutura e

papërshtatshme gjatë pritjeve në kalimet kufitare. Një nga ndërmarrjet shkon akoma më tej, duke

thënë se madje edhe investitorët janë demotivuar për shkak të infrastrukturës së papërshtatshme.

Ndërmarrjet nga të dyja anët tregtojnë në një ambjent pa konkurrencë.

Për sa i përket konkurrencës jolojale, 11 nga 13 ndërmarrje e kanë përmendur si një problem real. Si

shëmbull marrin diskriminimin negativ i cili vjen nga konkurrenca e ndërmarrjeve më të mëdha,

tregojnë që produktet nuk trajtohen njësoj edhe atëhere kur nuk përmbushin anjë nga kriterët, në

kufi favorizohen disa ndërmarrje (dhe kjo shkakton pozicionimin më të mirë të ndërmarrjeve të

mëdha në treg kurse i vret eksportuesit të vegjël).

Për sa i përket pengesave të tjera që nuk përfshihen në pyetësor, ndërmarrjet kanë përmendur

diskriminimin negativ të investitorëve të brendshëm në raport me ata të huaj, ligjin e prokurimeve

publike, planet zhvillimore, normat e larta të interesit dhe vështirësitë në huamarrje etj.

Duke përmbyllur pyetësorin dhe qendrimet individuale të komunitetit të biznesit të ndërmarrjeve

kosovare të eksportit, mund të shohim se shumica e pengesave janë më shumë të natyrës politike

sesa ekonomike si dhe të dyja palët nuk investojnë në përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së

jetës, politikën më të mirë ekonomike, zbatimin më të plotë të Marrëveshjes CEFTA etj.

Siç u tha në vazhdim, një hap i vogël mund të çojë në ndryshimet pozitive nga pikëpamja e shumë

gjerave.

5. Tregtia e Kosovës dhe Serbisë

Kosova ka një deficit të lartë tregtar me Serbinë. Situata e tillë e pasqyron pjesërisht faktin që

Kosova nuk vendos asnjë pengesë konkrete tregtare kundër produkteve serbe, kështu që rezultati

përfundimtar i akumulimit të disbalanceve të vazhdueshme është në dëm të Kosovës. Për sa më

sipër, kundër Kosovës përdoren rregullisht ose në mënyrë sistematike llojet e ndryshme të

barrierave kundër produkteve bujqësore dhe jobujqësore. Duke marrë parasysh provat, mund të

thuhet që duket se një pjesë e deficitit të Kosovës në raport me Serbinë shpjegohet nga fakti që

kundër produkteve kosovarë - sidomos nga pikëpamja e produkteve bujqësore dhe uhshqimore -

Page 49: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

44

ushtrohen llojet e ndryshme pengesash siç janë barrierat jodoganore, barrierat teknike, kushtet

sanitare dhe fitosanirare, duke përfshirë dhe çështjet e tranzitit.

Në fakt, kur bëhet fjalë për tregtinë e produkteve bujqësore dhe jobujqësore midis Kosovës dhe

Serbisë, janë vetëm disa produkte që Kosova mund të eksportojë në Serbi. Nga ana tjetër, nga

Serbia importohet një gamë e gjerë produktesh ndaj të cilave Kosova nuk zbaton barrierat e

panevojshme restriktive.

Siç mund të shihet, Kosova eksporton një numër të vogël produktesh në Serbi dhe dogana serbe,

duke ndjekur ndonjëherë udhëzimet e organeve të tjera shtetërore, siç është inspeksioni kompetent

për produktet ushqimore dhe inspeksioni veterinar, u vendos llojet e ndryshme të pengesave

eksportuesve kosovarë. Nga ana tjetër, kompanitë serbe eksportojnë sasite e mëdha produktesh në

Kosovë dhe autoritetet kosovare nuk zbatojnë masat restriktive ndaj tyre (MTI, 2016)

6. Problemet me institucionet e Serbisë

Për sa i përket Serbisë, ajo me procedurat e saj të shumta dhe kërkesat në lidhje me testimin si dhe

procedurat e gjata të inspeksionit, ka ndikuar shumë negativisht ndaj ndërmarrjeve bujqësore në

Kosovë. Kompanitë kosovare janë hasur me pengesa të papritura, të vendosura nga agjencia

kompetente për sigurinë e ushqimit dhe ushqimit të kafshëve në territorin e Serbisë, që rrisin kostot

e kalimit të kufirit në kuptimin e kohës dhe parave të humbura dhe kjo i bën produktet kosovare më

pak konkurrente në tregun serb.

Për sa i përket vendeve më të zhvilluara, në rastin e prodhuesve të mëdhenj nuk ka probleme me

respektimin e shumicës së kërkesave sanitare dhe fitosanitare, dhe as me barrierat teknike. Nga ana

tjetër, për prodhuesit e mesëm dhe të vegjël në vendet në zhvillim ose tranzicion, siç është Kosova

dhe anëtarët e tjerë të CEFTA, kjo përbën një çështje shumë më të ndërlikuar dhe plotësimi i të

gjithë standardeve sanitare dhe fitosanitare dhe përballimi i barrierave teknike shpesh kërkon shumë

kohë dhe resurse që shumë ndërmarrje nuk mund të arrijnë të realizojnë.

Në lidhje me këtë, mosnjohja e certifikatave ekzistuese të cilësisë që lëshohen nga organet zyrtare

(për shembull, certifikata sanitare, fitosanitare dhe veterinare për produktet bujqësore dhe

uhsqimore) mund të bëhet një pengesë serioze në tregti. Kjo është një çështje problematike, e

shkaktuar nga Serbia me qendrimin e saj kundër produkteve nga Kosova.

Në përgjithësi, e rëndësishmja është që Serbia tregon një mungesë të theksuar konzistence, duke

pasur parasysh se kërkesat që produktet kosovare duhet të përmbushin, ndryshojnë me kalimin e

kohës; kjo është në kundërshtim me rregullat e CEFTA 2006.

Si ilustrim i qendrimeve të mësipërme, në vijim tregojmë përgjigjet e ndërmarrjeve të intervistuara

kosovare

Page 50: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

45

Rasti 1

Emri i ndërmarrjes ELKOSGROUP

Pala e cila raporton KOSOVA

Pala e cila zbaton masën SERBIA

Data e zbatimit të masës 16 Prill 2015

Sektor Bujqësia

Produkt Produktet e origjinës shtazore

Kategoria e problemit Çështje tranziti

Përshkrimi i problemit

Ndërmarrje kosovare “ELKOSGROUP” haset rregullisht me problemin e tranzitit. Rasti i fundit ka ndodhur më

16 Prill 2015. Gjatë importit të produkteve të origjinës shtazore nga Polonio, kamioni i kompanisë është ndaluar

në pikën kufitare "HORGOSH". Edhe pse ka pasur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, nga ndërmarrja

kosovare është kërkuar dhe leja e importit të Agjencisë serbe për sigurinë e ushqimit dhe ushqimit të kafshëve.

Kjo ishte arsyeja e ndalimit të tranzitit. Kanë pritur 48 orë dhe kompania duhet të kthehej dhe të përdorte rutën

tjetër përmes Rumanisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, duke ardhur në Kosovë më 20 Prill 2015. Gjatë kohës së

pritjes janë krijuar kostot shtesë nga pikëpamja e kohës dhe parave. Kjo ndërmarrje importon pesë deri shtatë

herë në javë dhe gjithmonë haset me problemet në tranzit dhe akoma detyrohet të kthehet e të përdorë opsionin

tjetër.

Mënyra e

zgjidhjes së

problemit

Mekanizmi CEFTA

Rasti i fundit nuk është futur në MADB (Market Access

Database) Rastet e tjera të këtij lloji do të futen. Çështja e

tranzitit bëhet shumë problematike sepse raste të tilla përsëriten

dhe shpesh janë pjesë e debatit në seancat e Nënkomitetit për

barrierat jodoganore dhe teknike, si dhe në seancat e Komitetit të

Përbashkët.

Takimet dypalëshe Çështja e tranzitit është nisur edhe gjatë takimeve dypalëshe të

organizuara nga Odat Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë.

Pëgjigja e palës e cila zbaton masën Nuk ka përgjigje në këtë rast

Status Procedura është në zhvillim e sipër

Rasti 2

Emri i ndërmarrjes NORA TRADING

Pala e cila raporton KOSOVA

Pala e cila zbaton masën SERBIA

Data e zbatimit të masës Në proces

Sektor Bujqësia

Produkt Bërsi dhe mbetje të tjera të forta

Kategoria e problemit Çështje tranziti

Përshkrimi i problemit

Është dhe një rast i natyrës së përsëritur i cili ndikon në tranzit, pra, nuk ka inspektorë sanitarë në pikën kufitare

Vrshka Çuka. Ndërmarrja kosovare ka importuar produktet ushqimore dhe bujqësore nga Bullgaria përmes kësaj

pike kufitare. Megjithatë, duke marrë parasysh mungesën e inspektorëve në kufi, ndërmarrja detyrohet të përdorë

ruta alternative dhe kjo krijon kostot shtesë nga pikëpamja e kohës dhe parave. Në këtë kontekst, rutat alternative

duhet të gjenden për të shmangur tranzitin përmes Serbisë.

Page 51: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

46

Mënyra e

zgjidhjes së

problemit

Mekanizmi CEFTA

Rasti i fundit nuk është futur në MADB (Market Access

Database) Rastet e tjera të këtij lloji do të futen. Çështja e

tranzitit po bëhet shumë problematike për shkak të faktit që rastet

përsërten dhe janë shqyrtuar disa herë në takimet e Nënkomitetit

të barrierave jodoganore dhe teknike. Këto çështje janë shqyrtuar

edhe në seancën e Komitetit të Posaçëm të Përmbashket por deri

tani nuk janë zbuluar reagimet pozitive të palës serbë me qëllim

të heqjes së pengesave të përsëritura që lidhen me tranzitin.

Takimet dypalëshe Çështja e tranzitit është nisur edhe gjatë takimeve dypalëshe të

organizuara nga Odat Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë.

Pëgjigja e palës e cila zbaton masën Nuk ka përgjigje në këtë rast

Status Zgjidhja në proces

Rasti 3

Emri i ndërmarrjes NARA

Pala e cila raporton KOSOVA

Pala e cila zbaton masën SERBIA

Data e zbatimit të masës 19 Dhjetor 2013 deri më sot

Sektor Industria

Produkt Mbeturinat e letrës

Kategoria e problemit Barrierat teknike për tregtinë/lejen e importit

Përshkrimi i problemit

Më 19 Mars 2913, "NARA company" nga Kosova ishte duke eksportuar mbeturinat e letrës në Serbi, kurse

kompania importuese në Serbi ka qenë TEHNOPAPIR D.O.O Kur ka arritur dërgesa në territorin serb, nuk

lejohej të vazhdonte më tej me pretendimin që kompania importuese nuk ka marrë lejen nga Ministria e Mjedisit

të Serbisë për importin e këtyre produkteve nga Kosova. Ndërmarrja nga Kosova ka kryer eksporte dhe më

përpara, por asnjëherë nuk i është kërkuar një leje e tillë. Kërkesa për marrjen e licencës është vendosur kur

kompetenca për mbledhjen e taksave të importit ka kaluar nga Doganat e Serbisë në Drejtorinë e Tatimeve.

Kompanisë importuese serbe TEHNOPAPIR SH.P.K. i është thënë që leja lëshohet për import të ardhur nga

shtetet, dhe duke qenë se Kosova konsiderohet si pjesë e Serbisë, ata nuk lëshojnë licenca për importin e

mbeturinave të letrës nga Kosova.

Kur u ballafaqua me këtë barrierë, NARA sh.p.k ka hapur një kompani në Maqedoni, DIDI PAK sh.p.k. Përmes

kësaj kompanie eksportonin letra përmes Maqedonisë në Serbi në formë të rieksportit. Rieksport për në Serbi

kryhet përmes Maqedonisë, por në dokumentacionin shoqërues shkruan origjina e produktit nga Kosova.

Mënyra e

zgjidhjes së

problemit

Mekanizmi CEFTA

Rasti i fundit nuk është futur në MADB (Market Access

Database). Rasti i radhës të këtij lloji do të futet. Kjo çështje

është ngritur gjatë takimit të fundit të Nënkomitetit të barrierave

jodoganore dhe teknike.

Takimet dypalëshe Nuk aplikohet.

Pëgjigja e palës e cila zbaton masën Nuk aplikohet.

Status Zgjidhja në proces

Rasti 4

Emri i ndërmarrjes FRUTEX

Pala e cila raporton KOSOVA

Pala e cila zbaton masën SERBIA

Data e zbatimit të masës Në proces

Sektor Bujqësia

Produkt Shqiponja e artë/pije energjitike

Kategoria e problemit Çështjet sanitare dhe fitosanitare

Përshkrimi i problemit

Page 52: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

47

Kompania kosovare eksportuese “FRUTEX” rregullisht haset me mungesën e inspektorit sanitar në pikën

kufitare „Dheu i Bardhë”. Në këtë pikë kufitare inspektorët janë të pranishëm vetëm dy herë në javë që do të

thotë që kompanitë nga Kosova mund të kryejnë eksport në këtë pikë kufitare vetëm kur inspektorët janë të

pranishëm. Kjo e detyron kompaninë nga Kosova që të kthehet pas pritjes dhe të përdorë pikën kufitare

"Merdarë", dhe kjo krijon kostot shtesë për shkak të kohës dhe parave të humbura. Pastaj, kur dërgesa arrin në

Merdarë, inspektori serb fitosanitar kërkon testime shtesë. Analizat më shpesh kërkohen për çdo dërgesë dhe kjo

zgjat rreth 7-10 ditë.

Mënyra e

zgjidhjes së

problemit

Mekanizmi CEFTA

Çështja e mungesës së inspektorit fitosanitar dhe testet janë tema

të përfolura disa herë në takimet e Nënkomitetit të barrierave

jodoganore dhe teknike, por zgjidhja permanente nuk është

arritur.

Takimet dypalëshe Madje, çështja është nisur edhe gjatë takimeve dypalëshe të

organizuara nga Odat Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë.

Pëgjigja e palës e cila zbaton masën Nuk ka përgjigje në këtë rast

Status Zgjidhja në proces

Rasti 5

Emri i ndërmarrjes OAZA

Pala e cila raporton KOSOVA

Pala e cila zbaton masën SERBIA

Data e zbatimit të masës Në proces

Sektor Bujqësia

Produkt Qumështi

Kategoria e problemit SPS - Çështje tranziti

Përshkrimi i problemit

Ndërmarrja kosovare „OAZA“ është një kompani e cila merret me importin e qumështit dhe produkteve të

bulmetit nga Republika e Sllovenisë, nga prodhuesi „ALPSKO“, përkatësisht nga Fabrika e Qumështit të

Lubljanës. Për të arritur në destinacion, ndërmarrja duhet të arrijë nga vendi i origjinës nga Lubljana në Kroaci,

Serbi dhe pastaj në Kosovë. Kur të arrijë në territorin e Serbisë, te pika kufitare Patrovi, mjeti i transportit

ndalohet duke iu kërkuar të tregojë lejen e importit nga Ministria e Bujqësisë, përkatësisht Agjencia kompetente

për sigurinë e ushqimit dhe ushqimit të kafshëve. Shqetësimi buron nga fakti që marrja e lejes zgjat shumë dhe

leja duhet ripërtëritur (nxjerrë) çdo tre muaj. Transportuesi serb duhet të aplikojë në vend të ndërmarrjes

kosovare. Gjatë muajit Maj të këtij viti, shumë kamiona janë ndaluar në kufi, ku kanë pritur pesë ditë vetëm për

të marrë lejen. Kjo do të thotë që kjo pengesë është shfaqur shumë shpesh dhe kryesisht ka shkaktuar kosto

shtesë.

Mënyra e

zgjidhjes së

problemit

Mekanizmi CEFTA Duhet të shqyrtohet gjatë takimit të Nënkomitetit të barrierave

jodoganore dhe teknike.

Takimet dypalëshe

Pëgjigja e palës e cila zbaton masën Nuk ka përgjigje në këtë rast

Status Zgjidhja në proces

Rasti 6

Arsyetim në lidhje me pengesat tregtare të imponuara nga Serbia për ndërmarrjen kosovare

eksportuese "FLUIDI"sh.p.k.

Ndërmarrja kosovare „FLUIDI“ për një kohë të gjatë është duke u ballafaquar me pengesat e

vazhdueshme tregtare, të imponuara nga autoritetet serbe. Rasti më i fundit është i datës 4 Shkurt

2016 në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” (“Bela Zemlja”); ndërmarrja ka eksperienca të këqija me

Serbinë kur gjatë importit të lëngut „Jaffa-Champion“ i është kërkuar që deklaracionit (vulës) t'i

vihet shenja „importuar nga Krahina Autonome Kosovë dhe Metohi“ (shih aneksin). Departamenti i

Page 53: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

48

tregtisë së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka kontaktuar kompaninë dhe ka marrë

informacione në vijim:

Ndërmarrja "FLUIDI" ka filluar të eksportojë në Serbi pas luftës dhe ka vazhduar deri më sot. Në

fillim të vitit 2014 eksportonte në Serbi përmes terminalit doganor "Zavarivaç" në Preshevë dhe ka

pasur probleme me adresën e prodhuesit. Efektivët e Doganës së Serbisë nuk kanë pranuar tekstin e

prodhuesit i cili thoshte që produkti bëhet dhe mbushet nga"Fluidi" sh.p.k. 60000 Gjilan, Kosovë,

por që teksti duhet të thoshte: „Import nga KAKM“, Importuesi: Fluidi sh.p.k. Preshevë, në të

kundërtën mallrat/produktet do të ktheheshin në Kosovë. Duke e pasur parasysh, importuesi ishte i

detyruar të vendoste shenjën „Import nga KAKM“ në terminalin e Preshevës, në të gjithë

sasinë/mallrat në kamion.

Kjo pengesë ka ekzistuar dhe akoma shfaqet vazhdimisht. Ndërmarrja e ka përmendur që eksporti i

tyre në Serbi është afërsisht 1 kamion në 10 ditë. Gjatë eksportit të fundit më 04.02.2016. bëhej

fjalë për të njëjten pengesë, eksporti nuk realizohej dot sepse Dogana e Kosovës në pikën kufitare

"Dheu i Bardhë" ka refuzuar të eksportonte mallrat me pullën në të cilën është shkruar „Import nga

KAKM“.

Në këtë rast aksioni i Doganës së Kosovës është i drejtë dhe në përputhje me kushtet e Kosovës.

Veprimet e autoriteteve serbe përbëjnë pengesë për ndërmarrjet kosovare eksportuese dhe gjithashtu

nuk janë në përputhje me qarkullimin e lirë të mallrave sipas Marrëveshjes CEFTA dhe

Marrëveshjes së arritur në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së.

Departamenti i Tregtisë së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, e cila përbën një pikë kontakti të

CEFTA, ka folur dhe më herët për raste të tilla, por pala serbe nuk ka dhënë ndonjë zgjidhje

permanente sepse disa pengesa përsëriten çdo herë, kësaj radhe edhe te kompania "Fluidi".

Përfaqësuesit e Ministrisë së dialogut kanë lajmëruar Departamentin e Tregtisë; mbi këtë rast u fol

dhe në Bruksel, por asnjë zgjidhje nuk është ofruar. Në bazë të përvojave të fundit me Serbinë, gjatë

shqyrtimit të pengesave të natyrave të ndryshme, përgjigjet e palës serbe kanë qenë tërësisht të

natyrës politike dhe nuk është treguar asnje përpjekje ose vullnet për të arritur zgjidhjen.

7. Propozimet për mundësimin e shkëmbimit më të lehtë dhe më të shpejt të

mallrave dhe shërbimeve

Hulumtimi tregon se argumentet dhe përpjekjet për të arritur zgjidhjen dhe heqjen e pengesave për

biznesin e kompanive konkrete kosovare me kompanitë nga Serbia, nuk kanë pasur sukses;

ndërmarrjet lokale akoma ballafaqohen me kostot shtesë në kuptimin e kohës dhe burimeve

Page 54: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

49

financiare dhe rrjedhimisht janë penguar për të konkurruar në treg. Në këtë aspekt, Ministria e

Tregtisë dhe Industrisë propozon masat reciproke kundër Serbisë, kryesisht masat të cilat do të

parandalonin hyrjen në tregun e Kosovës të produkteve të njëjta nga Serbia.

Me qëllim të uljes së pengesave teknike në tregti, anëtaret e CEFTA duhet të negociojnë dhe të

firmosin një marrëveshje në bazë të së cilës do të njihen vlerësimet e përputhshmërisë dhe pranimit

të produkteve industriale jo vetëm në mënyrë reciproke por edhe me BE. Firmosja e marrëveshjes

midis BE-së dhe vendet e CEFTA do të kontribuojë në njohjen automatike dhe reciproke të

rezultateve të testimit të produkteve, që sot përbën pengesën më të madhe në tregti. Mosnjohja

reciproke e vlerësimeve të përputhshmërisë dhe pranimit të produkteve industriale, çon në rritjen e

kostove dhe kontrolle të dyfishta në pikat kufitare. Pra, Odat mbështesin firmosjen e marrëveshjeve

të tilla për heqjen e këtyre pengesave jodoganore.

Fakti që nuk ka harmonizim dhe pranim nga trupa për akreditim dhe certifikim në nivelin rajonal,

është një prej arsyeve pse është i pamundur zbatimi konzistent i marrëveshjes CEFTA. Shembujt

pozitivë në këtë pjesë janë Marrëveshja e bashkëpunimit fitosanitar dhe Marrëveshja e sigurisë së

ushqimit dhe mjekësisë veterinare midis Serbisë dhe Maqedonisë, Marrëveshja e bashkëpunimit në

fushën e shëndetësisë së bimëve dhe Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e mjekësisë veterinare

dhe njohjes reciproke dhe pranimit të provave të përmbushjes së kushteve të përshkruara të

ushqimit dhe ushqimit për kafshët dhe bimët, origjina e kombinuar midis Malit të Zi dhe Serbisë, si

dhe Protokolli i njohjes reciproke të dokumentave të lëshuara nga organët e akredituar dhe lehtësimi

i tregtisë dypalëshe të mallrave midis Bosnja Hercegovina dhe Republika e Serbisë. Protokollët

duhet të firmosen nga të gjithë vendet anëtare të CEFTA. Pra, anëtaret e CEFTA duhet të firmosin

marrëveshjet shumëpalëshe në fushën e standardizimit, akreditimit dhe metrologjisë, të cilat do të

ndikojnë në bashkërendimin e shpejtë të rregullave teknike, standardeve, akreditimit dhe

metrologjisë midis anërateve të CEFTA.

Në të gjitha anëtaret e CEFTA janë intensivuar aktivitetet e drejtuara ndaj analizës së rrezikut. Fakti

është që shumica e anëtareve nga rajoni nuk përdorin procedurat e kontrollit të bazuara në analizën

e rrezikut. Për këtë arsye frekuenca e kontrollit është e lartë, duke përfshirë kostot dhe kohën e

nevojshme për të. Për të ulur numrin e kontrolleve, kostot dhe kohën si dhe për të lehtësuar tregtinë

rajonale, ne rekomandojmë vendosjen dhe/ose avancimin e sistemit të analizës së rrezikut në

anëtaret e CEFTA-s.

Përfundimi

Duke pasur parasysh “zhvillimet” e fundit është e nevojshme që vendet e CEFTA-s të vazhdojnë të

diskutojnë për problemet dhe të identifikojnë pengesat në tregti dhe, mbi këtë bazë, të marrin masat

konkrete për të hequr pengesat që shkaktojnë humbjet e mëdha, si dhe të rrisin efektet e masave

Page 55: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

50

politike me qëllimin e reduktimit të kohës së duhur për zgjidhjen e problemeve nga momenti kur

subjekti ekonomik njofton që pengesa ekziston.

8. Literatura

Deardorff A. V. and Stern R. M. (1997), Measurement of Non- Tariff Barriers, OECD Economics

Department. Working Papers, No. 179.

Gashi P. and Linotte D. Handbook on International Trade Indicators (Chapter 6: Non-Tariff

Barriers), EU Trade Policy Project, Prishtinë, 2015.

UNCTAD, Non-Tariff measures for trade – Economic and policy issues for developing countries,

2013.

Webfaqja:

Oda Ekonomike e Kosovës - www.oek-kcc.org

Ministrria e Tregtisë dhe Industrisë - www.mti-ks.org/

Dogana e Kosovës - www.dogana.rks-gov.net/

Agjencia kosovare e statistikës – http://ask.rks-gov.net

6. Shtesat

Statistika tregtare për tregtinë e Kosovës dhe Serbisë

Page 56: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

51

Page 57: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

52

Page 58: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

53

Page 59: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

54

Page 60: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

55

Page 61: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

56

Pjesa e III:

AVANCIMI I AMBJENTIT TË BIZNESIT DHE

MARRËDHËNIEVE EKONOMIKE MIDIS

REPUBLIKËS SË SERBISË DHE KOSOVËS

(Rezultatët e hulumtimit të zbatuar në Republikën e

Serbisë)

Dr. Boban Stojanoviq i Zorana Kostiq

1. Përmbledhja

Fuqizimi i lidhjeve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës është një parakusht për arritjen e lirisë

totale të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Nga qasja në bilancin e tregtisë së jashtme midis

Republikës së Serbisë dhe Kosovës mund të konstatohet që nuk janë shfrytëzuar të gjitha avantazhet

e afërsisë së dy tregjeve.

Për të parë potencialet e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën, në fokusin e hulumtimit ishte

identifikimi i problemeve të përgjithshme dhe specifike me të cilat hasen subjektet ekonomike.

Duke marrë parasysh që gjetja e zgjidhjes së qendrueshme politike ka kohë që zgjat, humbjet e

mëdha janë evidentuar në kuptimin ekonomik. Në mungesë të parakushteve të shumta për

komunikimin normal tregtar, subjektet ekonomike duhet të ushtrojnë presion ndaj kornizës juridike

dhe rregullatore dhe ndaj institucioneve për të intensivuar bashkëpunimin ekonomik. Sipas të

dhënave të arritura gjatë hulumtimit në terren, liberalizimi i tregtisë dhe barazimi i rregullave të

cilat rregullojnë qarkullimin e mallrave janë të favorshëm si për palën kosovare, ashtu dhe për palën

serbe.

Me qëllim të avancimit të ambjentit të biznesit, është e domosdoshme të identifikohen dhe

evidentohen barrierat e biznesit. Duke pasur parasysh problemet e përgjithshme dhe specifike të

personave juridikë nga veprimtaritë e ndryshme, janë dhënë propozime për zgjidhjen e tyre.

Hulumtimi ofron qasje në gjendjen reale në terren, dhe tërheq vëmendjen në mënyrat e kufizimit të

tregtisë dhe jep shembuj për eliminimin e barrierave me qëllim të realizimit të synimeve bazë të

Marrëveshjes CEFTA.

Problemët e përgjithshme:

Page 62: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

57

Përshtatja e pamjaftueshme të rregullave të Serbisë dhe Kosovës. Gjendja në terren është

e tillë që dërgimi i mallrave nga dhe në Kosovë trajtohet si eksporti klasik, përkatësisht

import, kurse ky status de facto nuk mbështetet nga legjislacioni i Serbisë.

Kosova nuk është pjesë e Procedurës Kombëtare Doganore të Tranzitit të Serbisë.

Parimi bazë i procedurës doganore të tranzitit mundëson lëvizjen e mallrave nga njëri

stacion doganor në tjetrin, në kuadër të të njëjtit apo territorit tjetër doganor, pa paguar

doganën dhe tarifat e tjera që mund të zbatohen ndaj mallrave të importuara ose

eksportuara pa zbatimin e masave të politikës tregtare, me kusht që të plotësohen të

gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me pllombat, afatet ose sigurinë etj. Tranziti

konsiderohet "kombëtar" kur procedura e tranzitit ka të bëjë vetëm me territorin doganor

të Serbisë.

Mungesa e infrastrukturës rrugore cilësore përbën një pengesë për biznesin efikas dhe

racionalizimin e kostove.

Pikat administrative të ngushta dhe të papajisura mjaftueshëm.

Qarkullim i ngadaltë i veturave, trafiku i madh dhe vonesat në rrugë.

Vonohet me vendosjen e pikave të reja administrative Rajetiqi/Izvor dhe Kapi/Vrapce,

por edhe me zgjerimin dhe rikonstruktimin e pikave ekzistuese administrative

(Merdarë).

Problemet infrastrukturore për pajisjen e ambjenteve për punën e shërbimeve të

inspektimit në pikat e përbashkëta kufitare. Nuk ekzistojnë ambjente teknikisht të

pajisura për kryerjen e punëve administrative në pikat kufitare.

Orarët e punës janë pjesërisht të bashkërenduara, Shërbimet punojnë vetëm në ditët e

caktuara në javë kështu që ka shumë pritje dhe vonesa.

Nuk ekziston komunikimi direkt midis shërbimeve kompetente në pikat administrative.

Komunikimi i ngadaltë midis shërbimeve kompetente zhvillohet me ndërmjetësi të palës

së tretë ku ekziston trajtimi jo i barabartë i Kosovës në bisedimet dypalëshe. Pala serbe

insiston për dokumentacion me status të pavarur.

Komunikimi telefonik është i rënduar për shkak të pamundësisë së funksionimit të

operatorëve serbë të telefonisë në të gjithë territorin e Kosovës.

Funksionimi i qakullimit të pagesave: është i domosdoshëm konverzioni në dinarë ku

gjenerohen diferenca të mëdha negative në kurs. Transaksione trajtohen si pagesat në

Page 63: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

58

valutë të huaj drejt jashtë, fatura mund të lëshohet në çfarëdo valute konvertibile, ku

llogaritja e valutës kryhet sipas kursit të caktuar në ditën e realizimit të eksportit.

Problemi i shpejtësisë së lëshimit të certifikatës fitosanitare e cila lëshohet për çdo

dërgesë. Shkaku kryesor është numri i vogël i inspektorëve fitosanitarë në terrën, dhe kjo

e ngadalëson akoma më shumë qarkullimin e mallrave.

Mosnjohja e autorizimit të llojeve bimore serbe. Ndalimet dhe bllokadat e importit të

llojeve nga Serbia janë të shpeshta. Pala kosovare ushtron presion ndaj eksportuesve dhe

kërkon regjistrimin e llojeve, mbjelljes dhe pesticideve sipas rregullave kosovare. Në

këtë rast nuk zbatohen kriteret e rrepta që janë njëlloj me ato të vlefshme në Bashkimin

Evropian. Edhe nëse marrim në konsideratë që Serbia akoma nuk ka statusin e anëtares

së Bashkimit me të drejta të plota, kjo krijon probleme dhe vështirësi.

Mosnjohja e vërtetimit veterinar të lëshuar nga institucionet në Serbi për qarkullimin e

brendshëm nga ana e institucioneve të Prishtinës dhe përshtatja e ngadaltë e certifikatave

veterinare. Refuzimi i palës kosovare për të implementuar certifikatat e përshtatura

veterinare është një nga barrierat jodoganore me të cilat mbyllet tregu i Kosovës për

mallrat nga Serbia. Sipas dijenive të marra gjatë hulumtimit, marrëveshja është arritur,

por implementimi i saj ende nuk ka ndodhur.

Qarkullimi i lëndeve të rrezikshme shoqërohet nga një procedurë e ndërlikuar dhe lejet e

veçanta për shoferin dhe mjetin e transportit. Serbia ka firmosur Marrëveshjen

Ndërkombëtare e Transportit Rrugor të Lëndeve të Rrezikshme (European Agreement

concerning the International Carriage of Dangerous Goods by Road, ADR), dhe sipas

organeve shtetërore ka ekzistuar një reciprocitet në transportin e lëndeve të rrezikshme.

Sipas dijenive të marra gjatë hulumtimit, edhe pse Kosova nuk është pala kontraktuese e

ADR, nga fundi i Prillit të vitit 2016 u arrit Marrëveshja e njohjes reciproke të

certifikatave të transportit rrugor të lëndeve të rrezikshme (gaz dhe naftë), midis

Beogradit dhe Prishtinës, e cila ka hequr masat reciproke.

Pamundësia e qarkullimit të mallrave të cilat duhet të shënohen me pullat e akcizës për

shkak të shkrimit "Republika e Kosovës" mbi to. Zbatohet reciprociteti në njohjen e

pullave të akcizës dhe kjo kufizon qarkullimin e produkteve me akciza ("lobimi i

produkteve") me origjinë serbe.

U krijua një ambjent i cili stimulon kanalet alternative të tregtisë. Qarkullimi ilegal

përbën një problem të madh. Vlerësohet që këto qarkullime arrijnë 50% të qarkullimit

legal. Ekonomia gri është e pranishme në përmasë të madhe. Të shpeshta janë vjedhjet e

Page 64: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

59

lëndës së drurit, zhavorrit, prerja e pyjeve, por edhe kontrabanda e karburantit në

rezervuarët e fshehta të maunave.

Implementimi i marrëveshjeve të arritura. Nuk ekziston zbatimi i plotë i marrëveshjes

CEFTA sepse pala kosovare vendos barriera teknike, doganore dhe jodoganore (për

shembull për blloqe ndërtimi nga Serbia).

Rekomandimet për zgjidhjen e problemeve:

Rekomandimi themelor për zgjidhjen e problemeve të identifikuara është vlerësimi më i

lartë i kritereve ekonomike në negociatat politike në lidhje me normalizimin e

marrëdhënive.

Shprehja eksplicite e vullnetit për zgjidhjen e problemeve dhe bashkëpunimi operativ i

organeve më të larta shtetërore janë të nevojshëm për qarkullimin e lirë të mallrave

midis Serbisë dhe Kosovës.

Fuqizimi i mëtejshëm i kapaciteteve institucionale dhe rritja e efikasitetit të punës së

institucioneve kompetente janë të nevojshëm me qëllim të krijimit të një ambjenti i cili

do të shkurajojë kanalet alternative të tregtisë.

Të hiqen të gjitha barrierat e identifikuara doganore dhe jodoganore të cilat shkelin

marrëveshjen CEFTA dhe kufizojnë tregtinë e lirë (për shembull të hiqet taksa për

blloqe ndërtimi).

Thjeshtëzimi administrativ i procedurave gjatë importit dhe eksportit të mallrave.

Dokumentacioni i eksportit duhet të relaksohet dhe të harmonizohet më tej (të hiqet

certifikata e sigurisë së ushqimit, të harmonizohet plotësisht certifikata veterinare, të

thjeshtëzohet marrja e certifikatës së origjinës së mallrave).

Lidhja e ekonomive dhe bashkëpunimi i Odave Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës

përmes organizimit të panaireve, takimeve B2B, tavolinave të rrumbullakëta dhe

formave të tjera të komunikimit të biznesit. Veprimi proaktiv i Odave Ekonomike në

gjetjen dhe lidhjen e subjekteve ekonomike nga Serbia dhe Kosova që janë të gatshëm

për të bërë biznes në kornizat legale është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është me

rëndësi strategjike të kesh një partner biznesi dhe të bashkëpunosh mirë me shpërndarës

të mëdhenj me qëllim të vendosjes së sukseshme të markave serbe në Kosovë.

Forcimi i kapaciteteve të shërbimeve të inspektimit është i domosdoshëm për të mbuluar

të gjitha pikat kufitare (numri i inspektorëve është i pamjaftueshëm).

Page 65: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

60

Potenciali i madh i tregut kosovar duhet të shftytëzohet më mire. Afërsia e tregut dhe

njohja e produkteve serbe mundëson dhe rrit avantezhet e konkurrencës të cilat shpesh

nuk dalin në plan të parë në tregjet selektive.

Duhen nxjerrë në pah potencialët e ekonomisë serbe në pjesën veriore të Kosovës.

Të shqyrtohet regjistrimii linjave të transportit të pasagjerëve përmes marrëveshjes së

institucioneve kompetente duke u konsultuar me transportuesit të interesuar.

Të bashkërendohen krejtësisht certifikatat veterinare dhe të mundësohet qarkullimi i lirë

i produkteve të origjinës shtazore (mbi të gjitha produktet e mishit dhe bulmetit) në

tregun e Kosovës. Ky problem kërkon qasje sistematike.

Është e domosdoshme të harmonizohen sa më shpejt përqendrimet e lejuara të

aflatoksineve në qumësht, për të mundësuar përmbushjen e nevojave të blerësve në

rajon.

Implementimi më i sukseshëm i marrëveshjeve të arritura dhe veprimi i bashkërenduar i

organeve kompetente për certifikim dhe regjistrim.

Të punohet për një ambalazh ndërkombëtar e cila do të vendosej në të gjithë rajonin.

Adaptimi i ambalazhit është i nevojshëm (të zëvendësohen š,č,ć,đ, dž për shkak të

eksportit më të lehtë në tregun e Bashkimit Evropian).

Barrierat jodoganore përbëjnë problemin më të madh për vendosjen e qarkullimit normal dhe pa

pengesa. Ato kryesisht e kufizojnë vendosjen e produkteve nga Serbia të cilat kanë një traditë të

gjatë dhe janë të njohur në Kosovë. Tregu i Kosovës ka një potencial të madh dhe është specifik për

shkak të mbizotërimin të sektorit terciar. Kjo pikërisht është shanc për sektorin e prodhimit nga

Serbia. Problemet e grumbulluara janë pasojë e mbylljes së tregut të Kosovës për produktet nga

Serbia, por edhe të faktit që nuk ekziston një sistem i ndërtuar institucionesh në Kosovë të cilat do

të mund të ndiqnin me kapacitetin e tyre ecurine e qarkullimit të mallrave. Vendosja e barrierave të

ndryshme jodoganore shemb konkurrueshmërine e produkteve nga Serbia. Duke marrë parasysh

perimetrin dhe strukturën e shkëmbimit të jashtëm tregtar midis Republikës së Serbisë dhe Kosovës,

tregtia e lirë dhe eliminimi i barrierave janë të favorshëm si për Serbinë, ashtu dhe për Kosovën.

2. Shtesat

Tabela 1: Treguesit ekonomik kyçë për periudhën 2012-2018 REPUBLIKA E SERBISË 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018

Trendi real i rritjes së PBB -1,0 2,6 -1,8 0,7 2,5 2,8 3,5

Inflacion, çmimet e konsumit 7,3 7,7 2,1 1,9 1,3 3,2 3,5

Borxhi publik (% PBB) 49,2 52,6 64,1 69,9 71,4 70,9 72,7

Eksporti i mallrave (% PBB) 26,5 30,7 31,9 34,5 36,1 38,6 39,1

Page 66: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

61

Importi i mallrave (% PBB) 44,3 42,8 44,3 46,6 47,0 49,4 49,5

Eksporti Neto i mallrave (% PBB) 0,4 0,9 1,4 2,2 2,7 3,1 3,2

Bilanci tregtar (% PBB) -17,5 -11,2 -10,9 -9,9 -8,2 -7,7 -7,2

Bilanci i llogarisë rrjedhëse (% PBB) -11,6 -6,1 -6,0 -4,8 -4,2 -3,9 -3,8

Remitancat (% PBB) 6,1 6,3 5,6 6,3 5,9 6,0 5,8

Investimet e huaja direkte (% PBB) 2,4 3,8 3,7 5,5 4,9 4,4 4,4

Shkalla e papunësisë 24,0 22,1 19,2 17,7 16,8 15,9 16,9

PBB per kokë (USD) 12 790,8 13 400,3 13 436,2 13 671,4 14 047,0 14 561,3 15 377,9

KOSOVË 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018

Trendi real i rritjes së PBB 2,8 3,4 1,2 3,9 3,6 3,9 3,7

Inflacion, çmimet e konsumit 2,5 1,8 0,4 -0,5 0,0 0,3 0,5

Borxhi publik (% PBB) 8,2 9,0 10,6 13,1 14,3 15,9 17,3

Eksporti i mallrave (% PBB) 5,6 5,5 5,8 5,6 5,2 5,3 5,4

Importi i mallrave (% PBB) 46,3 43,1 42,8 42,1 44,4 45,3 46,6

Eksporti Neto i mallrave (% PBB) 46,3 43,1 42,8 42,1 44,4 45,3 46,6

Bilanci tregtar (% PBB) -34,3 -31,6 -31,0 -30,3 -31,6 -32,1 -33,0

Bilanci i llogarisë rrjedhëse (% PBB) -7,5 -6,4 -7,9 -9,1 -11,4 -12,6 -14,2

Remitancat (% PBB) 12,0 11,7 12,5 13,0 13,4 13,8 14,3

Investimet e huaja direkte (% PBB) 4,5 5,3 2,7 5,6 3,7 4,5 5,2

Shkalla e papunësisë 30,9 30,0 35,3 32,9 32,9 35,3 35,3

PBB per kokë (USD) 3 600,7 3 877,2 4 053,6 3 560,9 3 623,8 3 683,4 3 728,7

Sipas të dhënave dhe prognozave të Bankës Botërore

Burimi: World Bank Group (2016). South East Europe Regular Economic Report No.10: Resilient

Growth Amid Rising Risks (: www.worldbank.org).

Në tabelën 1 jepet pasqyra e treguesve kyç të ekonomisë së Serbisë dhe Kosovës në periudhën

2012-2018, që tregojnë gjendjen dhe perspektivat për avancimin e ambjentit makroekonomik.

Domëthënia e kësaj analize buron nga nevoja për të avancuar ambjentin ekonomik dhe për të

treguar nevojën e eliminimit të barrierave në biznesin e ndërmarrjeve.

Banka Botërore në raportet e saj vjetore mat cilësinë e ambjentit të biznesit në 190 vende. Në

tabelën 2 shfaqen rangu dhe rezultati i Serbisë dhe Kosovës sipas raportit Doing Business për vitin

2017, si dhe ndryshimi në raport me vitin 2015. Në përputhje me objektin e hulumtimit, janë

shfaqur dhe treguesit për matjen dhe ndjekjen e tregtisë përtejkufitare. Nga tabela 2 mund të shihet

lista e dokumentacionit të nevojshëm, koha mesatare për marrjen e dokumentacionit të

importit/eksportit dhe realizimin e importit/eksportit, si dhe kostot e importit/eksportit në Serbi dhe

Kosovë.

Tabela 2: Pasqyra krahasuese e kushteve të ambjentit të biznesit në vitin 2017 sipas Doing

Business

KOSOVË SERBI

Matja e cilësisë së ambjentit të biznesit

Doing business 2017 Rang 60/190 47/190

Doing business 2016 Rang 66/189 59/189

Doing business 2015 Rang 64/189 68/189

Doing business 2017 Rezultat 68,79 72,29

Doing business 2016 Rezultat 66,22 68,41

Doing business 2015 Rezultat 66,11 65,25

Tregtia përtejkufitare

Page 67: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

62

Doing business 2017 Rang 51/190 23/190

Doing business 2016 Rang 71/189 23/189

Doing business 2015 Rang 70/189 23/189

Doing business 2017 Rezultat 85,93 96.64

Doing business 2016 Rezultat 78.97 95.08

Doing business 2015 Rezultat 78.97 95.08

Treguesit për vitin 2017

Koha e nevojshme për eksport (në orë) 42 4

Kostot e eksportit (USD) 137 47

Përgatitja e dokumentacionit të eksportit (në orë) 38 2

Kostot e dokumentacionit të eksportit (USD) 127 35

Koha e nevojshme për import (në orë) 16 4

Kostot e importit (USD) 83 52

Përgatitja e dokumentacionit të importit (në orë) 6 3

Kostot e dokumentacionit të importit (USD) 42 35 SERBI

Dokumentacioni i eksportit: CMR fletë ngarkimi, fatura (5 kopje), deklarata doganore e eksportit, deklarate

doganore e tranzitit T1, certifikata e origjinës EUR 1, lista e paketimit.

Dokumentacioni i importit: CMR fletë ngarkimi, deklarata doganore e importit, dokumentacioni doganor i

tranzitit, certifikata e origjinës EUR 1, fatura (5 kopje), lista e paketimit.

KOSOVË

Dokumentacioni i eksportit: fletë ngarkimi, CMR fletë ngarkimi, fatura, deklarata doganore e eksportit, deklarate

doganore e tranzitit T1, certifikata e origjinës EUR 1, certifikata e përmbushjes së standardeve ISO, certifikata e

prodhimit

Dokumentacioni i importit: CMR fletë ngarkimi, fatura, deklarata doganore e importit, certifikata e origjinës EUR

1, lista e paketimit.

Burimi: World Bank Group, Doing Business (www.doingbusiness.org).

Korniza juridike-rregullatore për qarkullimin e mallrave me Kosovën

Baza e kornizës juridike-rregullatore e cila rregullon qarkullimin e mallrave me Krahinën autonome

Kosovë dhe Metohi (KAKM) përbëhet nga:

Urdhri për kushtet e veçanta të kryerjes së qarkullimit të mallrave me KAKM.

Urhdri për zbatimin e Ligjit të tatimit mbi vlerën e shtuar në territorin e KAKM gjatë

kohës së vlefëshmërisë së Rezolutës së Këshillit të Sigurisë të OKB-së nr. 1244.

Urhdri për zbatimin e Ligjit të akcizave në territorin e KAKM gjatë kohës së

vlefëshmërisë së Rezolutës së Këshillit të Sigurisë të OKB-së nr. 1244.

Neni 309 i Ligjit doganor ("Fl. Zyrtare të RS" nr. 18/2010 dhe 111/2012) - dispozitat e

këtij ligji zbatohen edhe ndaj qarkullimit të mallrave nga KAKM gjatë kohës së

vlefëshmërisë së Rezolutës së Këshillit të Sigurisë të OKB-së nr. 1244.

Dipozitat e rregullave të tregtisë së jashtme, valutave të huaja dhe tatimeve.

Page 68: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

63

Sipas dispozitës së Nenit 309 të Ligjit doganor, përcaktohet që dispozitat e këtij ligji të zbatohen

edhe ndaj qarkullimit të mallrave nga KAKM gjatë kohës së vlefëshmërisë së Rezolutës së Këshillit

të Sigurisë të OKB-së nr. 1244, me qëllim të veprimit të drejtë dhe të njëtrajtshëm.10

Qarkullimi i

mallrave me territorin e Kosovës zbatohet si më poshtë:11

Gjatë transportit të mallrave nga territori i

KAKM në territorin e Republikës jashtë KAKM, personi i cili kryen transportin e këtyre mallrave, i

paraqet organit kompetent doganor dokumentin e tranzitit me të cilin mallrat drejtohen deri te

stacioni doganor i destinacionit, për të zbatuar procedurat e mëtejshme doganore përkatëse.

Plotësimi i deklaracionit doganore (të tranzitit) kryhet në përputhje me nenin 6 dhe 7 duke zbatuar

nenin 14 të Rregullores së formës, përmbajtjes, mënyrës së paraqitjes dhe plotësimit të

deklaracionit dhe formulareve të tjera në procedurën doganore.12

Në stacionin doganor të

destinacionit, deklarata doganore plotësohet në përputhje me nenin 12, 13 dhe 14 të Rregullores së

përmedur, nëse paraqitet DUD për vendosjen në qarkullim të lirë, import të përkohshëm, përpunim

të brendshëm, riimport, përpunim nën kontrollin doganor, magazinim doganor dhe shkatërrim

mallrash. Organi doganor kontrollon përmbushjen e të gjitha kushteve të përshkruara për

procedurën e kërkuar doganore, duke përfshirë dhe garancinë bankare si dhe kryen llogaritjen dhe

pagesën e detyrimeve të importit në rastet ku krijohet borxhi doganor. TVSH e qarkullimit të

mallrave të transportuara nga territori i KAKM në territorin e Republikës jashtë KAKM, llogaritet

dhe paguhet në përputhje me Ligjin e TVSH-së. Akciza e qarkullimit të produkteve me akcizë të

transportuara nga territori i KAKM në territorin e Republikës jashtë KAKM, llogaritet dhe paguhet

në përputhje me Ligjin e akcizave. Organi doganor në kontrollin e deklaracionit të paraqitur kryen

kontrollin nëse dokumentacioni i depozituar është në përputhje me marrëveshjen CEFTA. Për

mallrat me detyrim të marrjes së miratimit paraprak të inspeksionit kompetent, hyrja në territorin e

Republikës së Serbisë jashtë KAKM do të miratohet vetëm nëse miratimi i tillë është lëshuar.

Mallrat e huaja që transportohen nga territori i KAKM në territorin e Republikës së Serbisë jashtë

KAKM, i nështrohen pagesës së detyrimit doganor dhe taksave të tjera të importit, akcizës dhe

TVSH-së.

Gjatë dërgimit të mallrave të deklaruara si mallrat e origjinës preferenciale, përmbushja e kushteve

përcaktohet në përputhje me Aneksin IV (Protokoll për përkufizimin e termit "produktet me

origjinë" dhe metodat e bashkëpunimit administrativ) të marrëveshjes CEFTA 2006.13

Procedura

më fjalë mund të zbatohet vetëm në stacionet doganore të autorizuara për vulosjen e vërtetimeve të

origjinës preferenciale të mallrave.

10

Ligji doganor, Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë nr 18/2010 dhe 111/2012 11

Akti i Drejtorisë së Doganave 148-03-030-01-473/2013 data 18.12.2013 12

Rregullorja e formës, përmbajtjes, mënyrës së paraqitjes dhe plotësimit të deklaracionit dhe formulareve të tjera në

procedurën doganore. Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë nr 29/2010 ... 109/2013 13

Ligj për Vërtetimin e Marrëveshjes së Ndryshimit dhe Aderimit në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në Evropën

Qendrore - CEFTA 2006 ( http://www.pks.rs).

Page 69: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

64

Nga 1 Nëntor 2004, Drejtoria e Doganave të Republikës së Serbisë ka filluar të pranojë karnetet e

huaja ATA që funksionojnë në përputhje me konventat doganore ndërkombtare, dhe në kuadër të

Organizatës Botërore të Doganave. Mbajtësi i ATA karnetit , i cili është sinonimi i pasaportës për

mallrat, mund të jetë vetëm një person vendas juridik ose fizik. Karneti ATA lëshohet për mallrat të

cilat do të eksportohen nga Serbia në mënyrë të përkohshme, dhe pastaj do të importohen në gjendje

të pandryshuar. Sipas Konventës së importit të përkohshëm, shërbimi doganor i territorit të importit

të përkohshëm është i lirë të vlerësojë se cili dokument i importit të përkohshëm do të pranohet në

rastin individual. Përdorimi i ATA karnetit parashikohet edhe për tranzit përmes një vendi anëtar të

sistemit ATA. Numri dhe sasia e çdo sendi duhet të jenë të arsyeshëm, në përputhje me qëllimin e

importit. Sipas të dhënave nga Oda Ekonomike e Serbisë, ATA karnet nuk lëshohet për mallrat e

konsumit (ushqimi dhe pijet), mallrat që do të përpunohen ose riparohen, për materialn e reklamave

i cili do të shpërndahet nëpër panaire ose ekspozita në territorin e importit të përkohshëm dhe për

pajisjet e cilat duhet të përdoren për prodhimin industrial ose paketimin e mallrave ose për

eksploatimin e burimeve natyrore, për ndërtim, riparim ose mirëmbajtje ndërtesash, për heqjen e

dheut dhe punimet e ngjashme, për ekspozitat private në sheshe dhe ambjente biznesi për të shitur

mallrat e huaja.14

ATA karnet është një dokument doganor ndërkombëtar u cili mundëson eksport të përkohshëm

midis shteteve. Me anë të ATA karnetit mallrat qarkullojnë pa u doganuar në periudhën prej një viti

në zonën doganore të vendit që ka pranuar Konventën e importit të përkohshëm dhe kjo pa

plotësuar dokumentat kombëtare doganore, paguar doganën ose dhënien e depozitit, që zakonisht

kërkohet në procedurën e rregullt për eksport ose import të përkohshëm. ATA karnet lëshohet nga

Oda Ekonomike e Serbisë në bazë të prokurës publike nga Drejtoria e Doganave, përkatësisht

Ministria e Financave. ATA zinxhiri ndërkombëtar i garancive u ofron garancitë reciproke

autoriteteve doganore që pagesat dhe taksat doganore do të paguhen edhe në rast të përdorimit të

parregullt, kështu që Oda Ekonomike e Serbisë nuk e ka të mundur të garantojë për të gjitha mallrat

e dërguara sipas ATA karnetit në territorin doganor të Kosovës. Gjithashtu është e rëndësishme të

përmendet se ATA karnetin nuk mund ta zbatojë asnjë shtet nënshkrues i këtij sistemi kur bëhet

fjalë për territorin doganor të Kosovës.

ATA karnet nuk funksionon në territorin e Kosovës:

Kosova është një përjashtim doganor, një territor doganor më vete i cili nuk është në

sistemin ATA (funksionon në territorin doganor të Serbisë),

Kosova nuk ka firmosur Konventën e Stambollit dhe nuk është anëtare e Organizatës

Botërore të Doganave,

14

Oda Ekonomike e Serbisë (www.pks.rs).

Page 70: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

65

Pikat e kontrollit/pikat administrative nuk janë në listën e stacioneve doganore të

autorizuara për të vepruar sipas ATA karnetit.

Nëse do të tentohej dërgimi i mallrava në Kosovë sipas ATA karnetit, kjo do të ishte prejudicimi i

statusit të Kosovës, gjë që nuk do të lejohej nga autoritetet doganore të Serbisë.

„TIR karnet është një dokument doganor me anë të të cilit thjeshtëzohen formalitetet doganore në

transportin ndërkombëtar të mallrave. Mbikëqyrja dhe procedura mbi mjetet transportuese,

kontejnerët dhe mallrat në regjimin e karnetit TIR përcaktohen nga Konventa doganore për

transportin ndërkombëtar të mallrave në bazë të karnetit TIR. TIR lehtëson maksimalisht lëvizjen

ndërkombëtare të mallrave nën vulën doganore. Sistemi u garanton shteteve të tranzitit mbulimin e

doganave dhe tatimeve në rast të shpërdorimit (kontrabandës). Avantazhet e sistemi TIR për

realizimin e transportit tregtar ndërkombëtar të mallrave janë si më poshtë: ulja e kostove të

transportit dhe vonesës në tranzit; lehtësimi i lëvizjes në tranzit me anë të zbatimit të rregullativës

dhe dokumentacionit të standardizuar; mallrat lëvizen përmes kufijve ndërkombëtare me pengesa

dhe ndalesa minimale; nuk ka nevojë për garanci në kufijtë e shteteve të tranzitit; pagesa e garantuar

të detyrimeve doganore dhe tatimeve në rast të shpërdorimit (deri 50 000 $); vetëm transportuesve

të besuar u lejohet përdorimi i TIR karnetit duke rritur sigurinë; ulja e nevojës për kontrollin fizik të

mallrave në tranzit; sistemi lehtëson kontrollin doganor dhe dokumentacionin shoqërues.15

Në vend

të dokumenteve të përshkruara nga Konventa TIR dhe Konventa ATA, në pikat doganore me

Kosovën përdoret Dokumenti unik doganor (DUD). DUD është një deklaracion i shkruar doganor i

cili depozitohet në sete prej 8 ose 10 fletësh, të nevojshëm për zbatimin e rregullave të procedurës

doganore. Gjithashtu, përdoret dhe dokumenti C2 me të cilin dilet nga zona doganore e Serbisë dhe

mundësohet eksporti i përkohshëm. Me rastin e kthimit të mallrave që ishin objekt i eksportit të

përkohshëm përdoret dokumenti C6.

Mallrat e natyrës jokomerciale që trasportohet nga personat fizikë në qarkullimin e udhëtarëve, i

deklarohet organit doganor dhe i nënshtrohet pagesës së doganës dhe detyrimeve të tjera

importuese, akcizës dhe TVSH-së. Kur bëhet fjalë për udhëtarët për të cilët mund të vërtetohet me

siguri që janë në tranzit përmes zonës doganore të Republikës së Serbisë jashtë KAKM në territorin

e KAKM, mallrat për përdorimin e tyre personal (sendet shtëpiake) nuk i nënshtrohen detyrimit të

pagesës së doganës dhe detyrimeve të tjera të importit.

Urdhri për zbatimin e ligjit të akcizave në territorin e Krahinës autonome Kosovë dhe Metohi, gjatë

periudhës së vlefshmërisë së Rezolutës së Këshillit të Sigurisë së OKB nr. 124416

rregullon

15

IK Speditor sh.p.k ( www.ikspeditor.rs). 16

Urhdri për zbatimin e Ligjit të akcizave në territorin e KAKM gjatë kohës së vlefëshmërisë së Rezolutës së Këshillit të

Sigurisë të OKB-së nr. 1244. Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë nr 111/13, 6/14

Page 71: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

66

zbatimin e Ligjit të akcizave ("Fletorja Zyrtare e RS", nr. 22/01, 73/01, 80/02, 80/02 - ligji tjetër,

43/03, 72/03, 43/04, 55/04, 135/04, 46/05, 101/05 - ligji tjetër, 61/07, 5/09, 31/09, 101/10, 43/11,

101/11, 93/12 119/12 dhe 47/13), në territorin e KAKM gjatë periudhës së vlefshmërisë së

Rezolutës së Këshillit të Sigurisë së OKB nr. 1244. Akciza për qarkullimin e produkteve me akcizë,

që kryhet nga paguesit e akcizës nga territori i Republikës jashtë KAKM në territorin e KAKM, nuk

llogaritet dhe nuk paguhet, me kusht që produktet me akcizë të dërgohen në territorin e KAKM. Si

provë që produktet me akcizë janë dërguar në territorin e KAKM konsiderohet një dokument unik i

lëshuar në përputhje me rregullat në fuqi të cilat përmbajnë vërtetimin nëse produktet me akcizë

kanë dalë nga territori i Republikës jashtë KAKM në territorin e KAKM, përkatësisht kopje e

vulosur i dokumentit unik, si dhe ekstrakti nga llogaria e biznesit të paguesit të akcizës i cili

vërteton që transferta financiare nga llogaria e marrësit të produkteve me akcizë është kryer në

llogarinë e biznesit të paguesit të akcizës i cili dorëzon produktet me akcizë. Akciza e qarkullimit të

produkteve me akcizë të transportuara nga territori i KAKM në territorin e Republikës jashtë

KAKM, llogaritet dhe paguhet në përputhje me Ligjin.

Sipas dispozitës së Nenit 2 të Urdhrit për kushtet e veçanta për kryerjen e qarkullimit të mallrave

me KAKM17

përcaktohet që mallrat që janë objekt e tregtisë midis Republikës së Serbisë jashtë

KAKM dhe KAKM, duhet t’i deklarohet organit kompetent doganor në pikën e kontrollit.

Me dispozitën e nenit 6 të këtij Urdhri, për mallrat e transportuara nga territori i KAKM në

territorin e Republikës së Serbisë jashtë KAKM përcaktohet detyrimi i paraqitjes së dokumentave

doganore që plotësohen në përputhje me rregullat doganore, kurse me dispozitën e nenit 13

përcaktohet zbatimi i dispozitave të rregullave të tregtisë së jashtme, valutave të huaja dhe tatimore

ndaj procedurës doganore në qarkullim me KAKM, në përputhje me dispozitat e Urdhrit. Në lidhje

me sa më sipër, Vendimi i përcaktimit të mallrave, importi, eksporti dhe tranziti për të cilat

kërkohet marrja e dokumenteve të caktuara18

përcakton detyrimin e paraqitjes së dokumentave të

caktuara gjatë importit dhe eksportit të mallrave, të cilat lëshohen nga ministritë përkatëse. Drejtoria

e doganave zbaton ligjin e tregtisë së jashtme dhe Vendimin e përcaktimit të mallrave importi,

eksporti dhe tranziti për të cilat kërkohet marrja e dokumenteve të caktuara edhe në kontrollin e

qarkullimit të mallrave nga KAKM. Gjatë qarkullimit të mallrave nga KAKM, pjesëmarrësit në

procedurën doganore i paraqesin organit doganor dokumentet e përcaktuara nga rregullat e

përmendura, pëveç rastit të qarkullimit të mallrave të cilat i nënshtrohen kontrollit fitosanitar,

përkatësisht veterinar, ku ndryshe nga vendimi i cili miraton importin e bimëve, pesticidëve dhe

plehut, përkatësisht dokumenti i përbashkët veterinar hyrës në qarkullimin me KAKM, paraqiten 17

Urdhri për kushtet e veçanta të kryerjes së qarkullimit të mallrave me KAKM. Fletorja Zyrtare e Republikës së

Serbisë nr 86/2010, 61/2013, 111/2013 dhe 17/2014. 18

Vendimi i përcaktimit të mallrave importi, eksporti dhe tranziti për të cilat kërkohet marrja e dokumenteve të caktuara

Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë nr 32/2015

Page 72: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

67

procesverbalet e kontrollit të kryer, të lëshuara nga ana e inspeksionit fitosanitar, përkatësisht

veterinar.”19

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Drejtoria për mbrojtjen e

bimëve dhe Drejtoria e veterinës kryejnë kontrollin e qarkullimit të mallrave të cilat vijnë ose dalin

nga territori i KAKM dhe i nënshtrohen kontrollit të inspeksionit fitosanitar dhe veterinar. Deri në

vitin 2012, Vërtetimi i qarkullimit të brendshëm ka qenë i vlefshëm për të gjitha mallrat që shkonin

drejt Kosovës dhe Metohisë. Megjithatë, të gjitha mallrat qe sot hyjnë nga vendet e treta drejt

Kosovës, duhet të shoqërohen nga dokumentacioni i statusit neutral. Mallrat që hyjnë në territorin e

Kosovës përmes pikave të përbashkëta kufitare, i nënshtrohen kontrollit të inspeksionit i cili duhet

të vërtetojë nëse mallrat kanë mbetur në Serbi.

Rezultatet e hulumtimit

Me qëllim të krijimit të imazhit të përgjithshëm, menyrave dhe pengesave për lëvizjen e lirë të

mallrave në tregun e Kosovës, janë analizuar problemet dhe kufizimet si dhe mënyrat për kalimin e

mallrave përmes kalimeve administrative. Mostra reprezentative e firmave është klasifikuar sipas

klasifikimit zyrtar të veprimtarive të Entit statistikor të Republikës së Serbisë.20

Institucionet për zbatimin e akteve ligjore

Sipas Drejtorisë së Doganave, territori i Kosovës përbën një përjashtim doganor. Duke pasur

parasysh që pikat doganore drejt Kosovës për Serbinë nuk trajtohen si pikat kufitare, zbatohet

menaxhimi i integruar i kufirit i cili nënkupton një bashkëpunim të koordinuar i të gjitha

shërbimeve (doganë, polici, inspeksioni veterinar dhe fitosanitar). Biznesi me Kosovën është nën

kompetencën e Drejtorisë së Doganave që nga viti 2013 dhe për të zbatohen të gjitha rregullat që

janë të vlefshme edhe për vende të tjera. Me fjalë të tjera, për mallrat që nisen drejt Kosovës

zbatohen të njëjtat rregulla si për çdo shtet tjetër, me vërejtjen që në dokumentat dhe vulat të mos

shkruajë "Republika e Kosovës" por "KA Kosovë dhe Metohi" ose vetëm "Kosovë", sepse kjo është

terminologjia e pranuar sipas marrëveshjes CEFTA.21

Një nga detyrimet që kanë rrjedhur nga

marrëveshjet teknike, ka të bëjë me vulën doganore. Në lidhje me këtë, një nga problemet ka të bëjë

me zyrën e Doganës në Prishtinë e cila është zhvendosur në Nish. Kjo është një nga pikat në kuadët

të Kapitullit 35 të kornizës së negociatave me BE.

19

Akti i Drejtorisë së Doganave, Sektori i procedurave doganore 148-03-091-03-533/7/2016 i datës 2.11.2016 20

Enti statistikor i Republikës së Serbisë, Klasifikimi i veprimtarive (http://webrzs.stat.gov.rs). Sipas Urdhrit për

klasifikimin e veprimtarive. Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë nr 54/2010, 4.8.2010 21Qeveria e Republikës së Serbisë, Zyra për Kosovën dhe Metohinë dhe Zyra për punët e bashkërendimit në procesin e

negociatave me institucionet e përkohshme në Prishtinë (2016) Raport mbi progresin në dialogun midis Beogradit dhe

Prishtinës (për periudhën Tetor 2015 - Prill 2016), fq. 11-17

Page 73: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

68

Në pikat doganore nuk ekziston tatimi i dyfisht, duke marrë parasysh që mallrat nga Serbia

eksportohen pa TVSH e cila paguhet më pas në Kosovë. Mallrat nga Kosova importohen pa TVSH

kurse ajo paguhet më pas në Serbi sipas normave në fuqi. Produktet e akcizës kalojnë përmes

pikave kufitare të përcaktuara nga organet kompetente. Mundësia e pagesës dyfishtë të akcizave

nuk ekziston, sepse produktet me akciza janë liruar nga akciza kur eksportohen. Të gjitha të

ardhurat të mbledhura nga Drejtoria e Doganave (tatimet, akcizat) shkojnë drejtëpërdrejt në

Buxhetin e Republikës së Serbisë. Republika e Serbisë kryen pagesën e të gjitha detyrimeve në

përputhje me Marrëveshjen e Doganave, kurse alokimi i fondeve nga Fondi i Zhvillimit të Veriut të

Kosovës kryhet drejt komunave me shumicë serbe në Veri. Nga muaji Tetor i vitit 2015, nga Fondi

u alokuan mbi 4,4 milion euro, ku komuna e Mitrovicës ka marrë rreth 1,3 milion euro, komuna

Leposaviq rreth 1.1, komuna Zubin Potok rreth 1 milion euro dhe komuna Zveçan 950.000 euro.

Nga totali i 8,3 milion euro të mbledhura, komunave të përmendura u është shpërndarë rreth 6,6

milion euro si mbështetje për aktivitete socioekonomike.

Drejtoria e Doganave ka filluar të vendosë procedurat e thjeshtëzuara nga muaji Tetor i vitit 2010.

Baza ligjore për thjeshtëzimet është neni 101 i Ligjit të Doganave. Drejtoria e Doganave miraton

thjeshtëzime si më poshtë:22

Procedura e thjeshtëzuar të importit në hapësirën e marrësit dhe procedura e thjeshtëzuar

të eksportit në hapësirën e dërguesit, i ashtuquajturi "doganim shtëpiak". Subjektët

privatë në procedurën e doganimit nuk duhet të transportojnë mallrat në stacion por

deklaracioni i dërgohet në mënyrë elektronike stacionit doganor kurse mallrat gjenden

në hapësirën e mbajtësit të miratimit

Procedura e thjeshtëzuar në bazë të faturës është një procedurë e cila parashikon që në

vend të deklaracionit të rregullt doganor të paraqitet fatura e cila përmban të gjitha të

dhënat e nevojshme për vënien e mallrave në një procedurë e caktuar doganore.

Në fushën e eksportit të rregullt të mallrave të drejtuara në territorin e KAKM, mallrat doganohen

në eksport në stacionet e brendshme doganore duke zbatuar procedurat e zakonshme doganore të

cilat vlejnë për eksportin e mallrave në çdo shtet tjetër. Zbatimi i procedurave të thjeshtëzuara të

doganimit në pikat administrative është gjithnjë në rritje. Tek procedura e doganimit importues të

mallrave të transportuara në territorin e Republikës së Serbisë nga KAKM, mallrat dërgohen në

22

Akti Drejtorisë së Doganave, Sektori i punëve financiare, të investimeve dhe juridike148-IV-401-01-805/2015 nga

22.9.2015

Page 74: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

69

stacionet e brendshme doganore ku zbatohen procedurat e doganimit por ekzistojnë edhe procedurat

e thjeshtëzuara në pikat administrative.23

"Në pikat kufitare Konçul dhe Merdarë zbatohet procedura e vënies së mallrave në qarkullim të lirë

në procedurën e thjeshtëzuar në bazë të faturës dhe deri tani nuk janë vënë re problemet në zbatimin

e këtyre procedurave. Vonesa e zakonshme jashtë sezonit të pushimeve është rreth 15 minuta, kurse

në sezon deri një orë. Aktualisht gjatë zbatimit të procedurës nuk ka raste të pengimit të qarkullimit.

Në disa vite të fundit shfaqen problemet në lidhje me vulosjen e dokumentave doganore (Formulari

i importit/eksportit të përkohshëm të mallrave të transportuara nga personat fizikë përmes pikave

doganore si dhe vulosja e dokumentave unike doganore të eksportit) me vulën e rrumbullakët

doganore të Zyrës së Doganave të Prishtinës. Administrata doganore e palës prishtinase në këto

situata konsideron se e ka të nevojshëm dokumentin unik doganor të eksportit për zbatimin e

procedurave të mëtejshme doganore edhe pse i është sugjeruar që mund t'i kontrollojnë të dhënat

përmes aplikacionit të ashtuquajtur SEED. Problemi përballohet kështu që dokumentet (të

pranueshme tek pala prishtinase) vulosen me faksimilen dhe nënshkrimin e efektivit doganor.

Në pikat doganore Rudnica dhe Ura e Bërnjakut zbatohet procedura e vënies së mallrave në

qarkullim të lirë dhe kjo vetëm për mallrat e huaja në një masë të vogël. Personave fizikë që nuk

duan të zbatojnë procedurën e doganimit u mundësohet kthimi i mallrave të caktuara në zonën e

KAKM. Mbajtja e veturave me mallrat që janë në procesin e tranzitit për blerësit nga pjesa jugore e

KAKM është rreth 2 ore për arsye se administrate e Prishtinës i doganon mallrat për këta blerës në

vetë pikën e përbashkët kufitare sipas procedurës së fundit të shërbimeve kompetente në Prishtinë.

Nuk ka pasur ndalim të qarkullimit të mallrave të caktuara përveç vendosjes së ndalimit të

qarkullimit në fillim të këtij viti, për veturat me certifikatën ADR por kjo u hoq pastaj. Gjithashtu,

në periudhën verore u zbatua dhe ndalimi i qarkullimit të gjedheve për shkak të shfaqjes së

sëmundjes së lëkurës me gunga por edhe kjo u hoq gjithashtu.”24

Certifikata e harmonizuar fitosanitare zbatohet me sukses në të gjitha pikat administrative ku

zhvillohet qarkullimi komercial (Rudnicë/Jarinjë, Merdarë dhe Konçul/Dheu i Bardhë). Për sa i

përket shpenzimeve të kontrolleve fitosanitare, ata faturohen sipas Vendimit të lartësisë së pagesës

për kontrollet e kryera fitosanitare dhe sipas listës së çmimeve për analizat laboratorike.25

Çdo

dërgesë i nënshtrohet taksimit kurse fondet nga kontrollet dhe analizat shkojnë në buxhetin e

Republikës së Serbisë. Në fushën e kontrollit fitosanitar ekziston problemi i ndalimit të importit për

23

Akti Drejtorisë së Doganave, Sektori i punëve financiare, të investimeve dhe juridike 148-IV-401-01-805/2015 nga

22.9.2015 24 Akti i Drejtorisë së Doganave, Sektori i procedurave doganore 148-03-091-03-533/7/2016 i datës 2.11.2016 25 Vendimi mbi lartësinë e pagesës për kontrollet e kryera fitosanitare. Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë nr

113/2013

Page 75: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

70

fara, material mbjellës dhe pesticidet me origjinë nga Serbia, për shkak të Ligjit në Kosovë i cili

mundëson importin e këtyre mallrave vetëm sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Kontrolli veterinar dhe sanitar i importit dhe tranzitit të dërgesave të kafshëve të gjalla, produkteve

të origjinës shtazore dhe ushqimit të kafshëve, kryhet nga inspeksioni kufitar veterinar në pikat e

caktuara kufitare. Rregullorja e llojeve të dërgesave të cilat i nënshtrohen kontrollit veterinar dhe

sanitar si dhe të mënyrës së kryerjes së kontrollit veterinar dhe sanitar të dërgesave në pikat

kufitare, përmban një listë të kafshëve të gjalla dhe produkteve të cilat i nënshtrohen kontrollit

veterinar dhe sanitar gjatë hyrjes së tyre në Republikën e Serbisë.26

Sipas rregullativës në fuqi, janë

mbi 50 grupe të produkteve dhe disa modele të certifikatës veterinare.27

Ajo që vlen për të gjitha

modelet është që ato lëshohen si dokument i statusit neutral në gjuhën serbe dhe angleze. Gjatë

procesit të negociatave, më parë janë harmonizuar ato grupe të cilat janë objekt i qarkullimit më të

madh. Janë harmonizuar dhe certifikatat veterinare për kafshët e gjalla (përveç certifikatës së

gjedheve për mbarështim). Kjo kryesisht i referohet gjedheve për therje që përbëjnë madje 80% të

qarkullimit. Certifikatat e harmonizuara veterinare janë bërë operative më 1 Mars 2016.

Harmonizimi i certifikatave për qumësht dhe produktet e bulmetit, si dhe certifikatave të mishit dhe

produkteve të mishit, është në proces. Koha e nevojshme për marrjen e certifikatës veterinare është

një ditë nëse posedohen të gjitha analizat e nevojshme të cilat shoqërojnë lëshimin e certifikatës.

Certifikata lëshohet në dy gjuhë, në serbisht dhe anglisht.

Import dhe tranzit i kafshëve, produkteve të origjinës shtazore, ushqimit të origjinës shtazore,

ushqimit të kafshëve, produkteve të tjera të origjinës shtazore dhe sendeve shoqëruese, kryhet në

bazë të „Vendimit të përcaktimit të kushteve veterinare dhe sanitare për import ose tranzit të

dërgesave“, i cili lëshohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Drejtoria e

Veterinës, në përputhje me nenin 124 të Ligjit të veterinerisë. Afati i vlefshmërisë së vendimit është

zgjatur nga tre në gjashtë muaj në Prill të vitit 2016. Dërgesat që dërgohen në territorin e Kosovës

dhe Metohisë nuk mostrohen gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Serbisë për analizat

laboratorike dhe nuk i nënshtrohen procedurës klasike gjatë hyrjes në territorin e Republikës së

Serbisë. Pra, kjo procedurë përbën një rrethanë lehtësuese dhe jo barrierë tregtare. Pala kosovare

kërkon heqjen e afatit të vlefshmërisë së vendimit të importit/tranzitit si kusht për lënien e

26Rregullorja e llojeve të dërgesave të cilat i nënshrohen kontollit veterinar dhe sanitar si dhe të mënyrës së kryerjes së

kontrollit veterinar dhe sanitar të dërgesave në pikat kufitare. Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë nr. 56/10. 27Certifikatat veterinare për harmonizim: certifikata veterinare shëndetësore për dërgimin e vezëve të konsumit në

Kosovë, certifikata veterinare për gjedhet vendase (duke përfshirë llojet bubalus dhe bizon si dhe rracat e përziera të

tyre) të mbarështimit dhe/ose majmërim pas dërgimit në Kosovë, certifikata shëndetësore për dërgimin e produkteve të

mishit/stomakëve, fshikëzave dhe zorrëve të përpunuara në Kosovë, certifikata shëndetësore për dërgimin e mishit të

gjedheve vendase në Kosovë, certifikata shëndetësore për dërgimin e mishit të shpendëve në Kosovë, certifikata

shëndetësore veterinare për dërgimin në Kosovë të produkteve të qumështit të lopëve, deleve, dhenve dhe buallicave për

ushqimin e njerëzve dhe certifikata shëndetësore veterinare për dërgimin në Kosovë të deleve dhe dhenve për

mbarështim dhe/ose majmërim.

Page 76: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

71

produkteve vendase – mishra dhe produktet e mishit dhe qumështit dhe produktet e bulmetit në

tregun e KAKM por për këtë duhet vendimi ose udhëzimi i Ministrit të Bujqësisë, ku afati i

vlefshmërisë i lëshuar nga Drejtoria e Veterinës do të hiqej plotësisht. Nëse heqja e plotë nuk është

e mundur, është e nevojshme të zbatohet praktika më e mirë e vlefshmërisë së vendimit,

përkatësisht siç është rasti i tranzitimit të dërgesave: 1) nga anëtarët e Bashkimit Evropian për

vendet e treta, 2) për qarkullimin e mallrave në kuadër të rajonit CEFTA (për shembull, Maqedonia

ose Mali i Zi) dhe 3) nga anëtarët e Bashkimit Evropian (Kroacia ose Sllovenia) për biznesmenët

nga territori i KAKM.

Impelementimi i marrëveshjes CEFTA

Pas Bashkimit Evropian, CEFTA është tregu më i madh eksportues për nga rëndësia për

ndërmarrjet nga Serbia. Anëtarët e Marrëveshjes CEFTA janë tregjet tradicionalisht eksportuese në

të cilat produktet nga Serbia njihen shumë. Disa nga karakteristikat bazë të Marrëveshjes CEFTA

janë: mirëmbajtja dhe zgjerimi gradual i shkallës së liberalizimit të tregtisë, politika tregtare e

harmonizuar midis anëtarëve, transparenca e rritur dhe shkurtimi i procedurës burokratike gjatë

eksportit në zonën CEFTA, harmonizimi i procedurave të lidhura me standardet sanitare dhe

fitosanitare, eliminimi i barrierave jodoganore për tregtinë etj. Tregu i CEFTA është i rëndësishëm

për ekonominë e Serbisë duke marrë parasysh realizimin e suficitit të konsiderueshëm (rreth 2,12

miliard EUR në vitin 2016) në shkëmbimin e jashtëm. Konkretisht, vlera totale e eksportit të

Serbisë në zonën CEFTA ka qenë 2,84 miliard EUR në vitin 2016. Nga ana tjetër, importi nga

anëtarët e CEFTA në Serbi në vitin 2016. ishte 715, 1 milion EUR.

CEFTA është një hap papraprak para Bashkimit Evropan dhe për të liberalizuar tregtinë midis

anëtarëve, duhet një ndërlidhje më të mirë midis subjektëve ekonomikë.

Qarkullimi midis Serbisë dhe Kosovës rregullohet nga Marrëveshja e tregtisë së lirë në Evropën

Qendrore midis Shqipërisë, Moldavisë, Bosnja Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe

UNMIK-ut në emër të Kosovës në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB.

Kjo Marrëveshje përkufizon detyrimet e përgjithshme në lidhje me tregtinë e të gjitha mallrave.

Klasifikimi i mallrave është kryer në përputhje me Tarifën e harmonizuar doganore dhe regjimet e

eksportit dhe importit që zbatohen në Evropë. Marrëveshja parashikon heqjen e kufizimeve sasiore,

doganave dhe detyrimeve të tjera ndaj eksportit dhe importit të mallrave në tregtinë midis vendeve

të rajonit, si dhe që kufizimet e reja nuk do të vendosen. Marrëveshja trajton pengesat teknike të

tregtisë, tregtisë së shërbimeve, investimeve, prokurimeve publike, mbrotjes së pronës intelektuale,

arbitrazit në rast të mosmarrëveshjes, rregullave të origjinës së mallrave, bashkëpunimit të

Page 77: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

72

administratës doganore, rregullave të konkurrencës dhe ndihmës shtetërore, si dhe rregullave të

mbrojtjes28

.

Duke qenë se KAKM është anëtare e Marrëveshjes së tregtisë së lirë në Evropën Qendrore, të

firmosur në emër të Prishtinës nga ana e UNMIK-ut, kur mallrat kanë vërtetimin e origjinës,

zbatohen dipozitat e Marrëveshjes. Kjo do të thotë se kur dërguesi i mallrave ka privilegj në bazë të

Marrëveshjes CEFTA, këto mallrat lirohen nga detyrimi i doganës por jo nga detyrimet e tjera

(TVSH, akcizë etj.). Norma e përshkruar doganore preferenciale është 0% dhe në këtë rast duhet të

paraqitet prova e origjinës preferenciale të mallrave, e cila përcaktohet në marrëveshje.

Analiza e pyetësorëve të plotësuara dhe intervistave të thella

Në vazhdim të studimit i cili përfshin analizën e pyetësorëve të plotësuar dhe intervistave të kryera,

është kryer sistematizimi i përgjigjeve të marra nga kompanitë e institucionet nga Republika e

Serbisë. Gjatë hulumtimit u dërguan gjithsej 140 emaile kompanive në Serbi, ku 61 kompani janë

përgjigjur në pyetjet nga pyetësori. Mostra reprezentative ishte përbërë nga kompanitë nga Beogradi

(10), Vojvodina (12), Serbia Qendrore dhe Jugore (29, përfshirë Bujanocin dhe Preshevën) dhe 10

kompani nga zona e Rashkës. Në zgjedhjen e ndërmarrjeve, përveç kriterit territorial dhe atij të

veprimtarisë, respektohej dhe përgjigja zyrtare e Drejtorisë së Doganave për importuesit dhe

eksportuesit më të mëdhenj.

Problemet specifike të subjekteve ekonomike sipas veprimtarive

Sektor: Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi

Fusha: Kultivimi i bimëve njëvjeçare dhe dyvjeçare

Veprimtaria: Kultivimi i bimëve njëvjeçare dhe dyvjeçare (kultivimi i grurit, përveç orizit,

bishtajoreve dhe farërave vajore)

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Serbia të cilat merren me kultivimin e grurit,

bishtajoreve dhe farërave vajore gjatë eksportit drejt Kosovës:

Regjistrimi i llojeve është i nevojshëm tek institucionet kosovare të cilat nuk njohin

regjistrimin ekzistues në Serbi.

Konkurrenca jolojale. Dëmtohen përpunuesit lokalë, ushtrohet presioni ndaj blerësve nga

ana e përpunuesve kosovarë për të mos blerë mallrat nga Serbia.

Rënia e qarkullimit dhe çmimi i ulët i grurit në vitin 2016.

Numri i vogël i inspektorëve fitosanitarë në terrën e ngadalëson akoma më shumë

qarkullimin e mallrave.

28 Oda Ekonomike e Serbisë, http://www.pks.rs.

Page 78: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

73

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Prodhimi i produkteve ushqimore

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Serbia të cilat prodhojnë dhe shesin produktet

ushqimore në Kosovë:

Dokumentacioni voluminoz i eksportit. Për realizimin e eksportit të produkteve ushqimore

drejt Kosovës kërkohet dokumentacioni i eksportit si vijon: faktura, lista e paketimit,

certifikata fitosanitare, certifikata veterinare dhe certifikata e cilësisë së produkteve e cila

lëshohet nga institucionet kompetente të certifikuara dhe nuk mund të jetë më e vjetër se 6

muaj. Nëse mallrat eksportohen drejt Maqedonisë, përkatësisht nëse kalojnë Kosovën vetëm

në tranzit, krahas dokumenteve të përmendura më sipër është e domosdoshme edhe marrja

paraprake e Certifikatës së Sigurisë. Eksporti i produkteve ushqimore në tregun e Bashkimit

Evropian realizohet pa certifikatat e përmendura. Konkretisht, eksportuesi lëshon një

dokument i cili garanton që mallrat janë të sigurta nga ana shëndetësore dhe kjo certifikatë

është e mjaftueshme për realizimin e eksportit në tregun e Bashkimit Evropian.

Marrja dhe harmonizimi i dokumentacionit. Së pari, kjo i referohet certifikatës EUR 1 të

origjinës së mallrave dhe certifikatës veterinare e cila është e ndryshme për qarkullimin e

brenshëm dhe për qarkullimin ndërkombëtar.

Koha dhe kostot e marrjes së dokumentacionit të eksportit. Për marrjen e dokumentave të

nevojshme duhen një deri dy ditë. Kostot e marrjes së dokumentacionit janë 100 euro për

eksport. Ajo që është specifike është që dokumentacioni i nevojshëm duhet të merret për çdo

eksport individual, përkatësisht çdo faturë duhet të ketë certifikatë fitosanitare, veterinare

dhe analizën e cilësisë së mallrave. Faturimi i mallrave është ne euro, kurse kontrolli i

certifikatës në pikat kufitare kontrollohet nga pala kosovare.

Deklarimi dhe shënimi i produkteve mund të jetë një nga barrierat për kalimin e mallrave

përmes pikave kufitare. Kompanitë përdorin fjalën "shpërndarës" në deklaracionin e

produktit dhe jo "eksportues". Përdorimi i përcaktimit "Kosovë" është i pranueshëm nëse

nuk i vihet parafjala "Republika".

Bllokadat e përkohshme. Ndalimi i përkohshëm i importit të mallrave të origjinës shtazore e

cila ka zgjatur një vit.

Shlyerja e pretendimeve është periodikisht e vështirësuar (e pamundur), për shkak të

jolikuditetit të borxhliut. Realizimi i pagesës me mjete jogjyqësore (fatura blanko) ose me

procedurën e përmbarimit në bazë të dokumenteve të vlefshme është e pamundur pas

mbërritjes së borxhliut në bllokadë, në bazë të pagesës së detyruar.

Page 79: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

74

Për shkak të fakteve të mësipërme, eksporti i produkteve ushqimore në tregun e Bashkimit

Evropian është më i thjeshtë sepse kërkohen më pak dokumente dhe është më i lirë në

krahasim me eksportin e mallrave në tregun e rregulluar nga Marrëveshja CEFTA.

Qarkullimi i pagesave me Kosovën funksionon kështu që kryesisht përdoren pagesa paraprake

përmes llogarisë, kurse në rastet e pagesës me kesh zakonisht bëhet fjalë për qarkullimet ilegale. Për

sa i përket konkurrencës dhe sjelljes së konkurrentëve, konkurrentët më të mëdhenj të kompanive

serbe janë prodhuesit lokalë dhe kompanitë nga rrethina.

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Prodhimi i produkteve ushqimore

Dega: Përpunimi dhe konservimi i mishit dhe produkteve të mishit

Shumica e kompanive të industrisë së mishit nga Serbia nuk eksportojnë produktet e tyre në tregun

e Kosovës. Produktet e mishit nuk janë të pranishme në sasi të mëdha as në Veriun e Kosovës.

Arsyeja kryesore janë problemet me harmonizimin e certifikatave veterinare të cilat veprojnë në

mënyrë destimuluese ndaj aktivitetit të biznesit. Ata që vendosin të fusin produktet e tyre në tregun

e Kosovës duke eksportuar produktet e mishit të përdorimit të afatgjatë dhe afatmesëm, hasen me

problemet si më poshtë:

Barriera më e madhe është certifikata e paharmonizuar veterinare e cila është e

domosdoshme për qarkullimin e mallrave të origjinës shtazore dhe është pjesë e

domosdoshme të dokumentacionit të eksportit.

Nga Korriku i vitit 2016, mishi i freskët dhe mishi i zgarës nuk eksportohen drejt Kosovës

duke marrë parasysh që ndalimi i importit të mishit në këtë treg është në fuqi. Situata rreth

sëmundjes së lëkurës tek gjedhet ka shkaktuar një ndalim të përkohshëm të qarkullimit

përtejkufitar dhe pjesërisht të atij të brendshëm, të mishit të viçit. Megjithatë, ndalimi i

eksportit në Veri të Kosovës vlen edhe për mishin e derrit dhe viçit. Kjo ka kushtëzuar

ndalimin e kamionave në zonën e ndërmjetme. Kompanitë kanë marrë nga Drejtoria a

Veterinës një dokument për ndalimin e qarkullimit me vendet e tjera të rajonit, kurse

informacioni verbal mbi ndalimin e eksportit drejt Kosovës është marrë nga ana e

inspektorëve veterinarë në terren.

Për të realizuar importin, blerësi duhet të regjistrohet pranë institucioneve prishtinase dhe të

ketë lejën e importit për import të mishit. Mallrat u dorëzohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë

dyqaneve në Veri të Kosovës, kurse pagesa kryhet në dinarë.

Page 80: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

75

Kontrolli sanitar paguhet për çdo faturë në pikën administrative (rreth 60 euro). Importuesit

(dyqanet) bashkohen dhe importojnë me një faturë për të ulur kostot e kontrollit sanitar të

mallrave.

Praktika është që eksportuesi nga Serbia paguan TVSH në vend të importuesit, dhe pastaj

gjatë biznesit kryhet kthimi, por kjo e ndërlikon procedurën akoma më tej. TVSH-ja e

mallrave të thata është 19%.

Periudha e mbajtjes dhe koha e kalimit të kamionave është e paparashikueshme dhe e

pasigurt. Bëhet fjalë për mallrat me afate të shkurtra të skadimit dhe vonesat në pikat

kufitare mund të zgjasin edhe nga dy-tri ditë.

Blerësit nga Veriu i Kosovës kanë probleme me marrjen e dokumentacionit sepse i marrin

nga organet e Prishtinës. Ndryshimet e dokumentacionit të nevojshëm dhe lejeve të importit

janë të shpeshta.

Kosova ka mbyllur tregun për mallrat serbe me origjinë shtazore që mund të gjendet vetëm

në gjurma. Pasoja e kësaj situate është lënia e tregut eksportuesve nga Sllovenia, Maqedonia

dhe Mali i Zi. Kërkesat e tregut imponojnë posedimin e detyruar të certifikatës Hallall e cila

rrit çmimin e eksportit por mundëson një treg më të madh.

Dokumentacioni voluminoz i eksportit përbëhet nga: fatura në dinarë pa TVSH e lëshuar në gjuhën

serbe, specifikimi i prodhuesit, prova e origjinës së bagëtive, DUD, CRM dhe certifikata e cilësisë

së mallrave. Problemi kryesor në vendosjen e produkteve të mishit në tregun e Kosovës është

mosekzistenca e certifikatës së harmonizuar veterinare. Kompanitë janë tërësisht të gatshme për të

vendosur mallrat në tregun e Kosovës duke marrë parasysh cilësinë e lartë të produkteve, sigurinë

shendetësore, biznesin sipas parimeve HACCP dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të

cilësisë ISO 9001, IFS dhe Global Gap. Për eksport në tregun e Bashkimit Evropian ose në vende të

tjera të Marrëveshjes CEFTA (Maqedonia), kompanitë nuk hasen me vështirësitë.

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Prodhimi i produkteve ushqimore

Dega: Prodhimi i ushqimeve të gatshme për kafshët

Objekt i importit janë: koncentratët dhe ushqimi i bagëtive

Problemet kyç:

Funksionimi i qakullimit të pagesave. Konvertimi i valutës së huaj në dinarë është i

domosdoshëm dhe atëhere realizohen diferenca të mëdha negative në kurs, afërsisht rreth 1

euro për ton të mallrave.

Page 81: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

76

Ushqimi i bagëtive eksportohet pa TVSH. Pala kosovare vendosi taksën për koncetratët por

jo dhe për ushqimin e bagëtive.

Kostot e larta të transportit. Kostot totale janë nga 80-100 euro në anën serbe dhe rreth 150

euro në anën kosovare, në varësi nga lloji i mallrave.

Mungesa e inspektorëve fitosanitarë në pikat administrative.

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Prodhimi i produkteve ushqimore

Dega: Prodhimi i vajrave dhe yndyrnave bimore dhe shtazore

Ne tregun e Kosovës ka produkte serbe por kompanitë e kësaj dege shpesh nuk mund të gjejnë një

partner të përshtatshëm biznesi në Veri të Kosovës. Nuk ekziston intensiteti i madh i bashkëpunimit

dhe mallrat kryesisht u dorëzohen zinxhirëve tregtare shqiptare. Bëhet fjalë për një treg me

potencial të madh i cili duhet të shfrytëzohet në periudhën që vijon.

Objekt i importit janë: vajrat ushqimore, margarin, yndyra bimore, majonez dhe produktet e

delikatesit në bazë të majonezit.

Problemet kyç:

Certifikata e paharmonizuar veterinare. Sipas fjalëve të përfaqësuesit të eksportuesve, pala

Kosovare kërkon vërtetimin veterinar për treg të huaj dhe mallrat i trajton si të huaja nëse

ato vijnë nga Serbia. Në pikat kufitare kërkohet certifikata veterinare edhe pse ajo nuk është

e detyrueshme për produktet që përmbajnë më pak se 51% të substancave të origjinës

shtazore (majonez dhe margarin). Kjo praktikë, pëveç Kosovës, zbatohet edhe nga Bosnja

Hercegovina.

Dokumentacioni i nevojshëm (vërtetimi i origjinës, vërtetimi i sigurisë shëndetësore dhe

analizat laboratorike) duhet të merret për çdo eksport individual. Certifikata e sigurisë

shëndetësore merret nga laboratoret e certifikuara kurse pjesa tjetër e dokumentacionit

sigurohet në vetë kompaninë.

Vërtetimi i origjinës së mallrave. Origjina e mallrave duhet të sigurohet në terminalin

doganor, gjatë çdo importi individual por kjo e ndërlikon procedurën edhe më shumë.

Kontrollet që kryhen nga shërbimet kompetente janë tepër të shpeshta.

Nuk ekziston përvoja negative me shërbimet. Qarkullimi i pagesave funksionon pa problem, mallrat

faturohen në euro pa TVSH dhe pastaj importuesi paguan TVSH prej 17%, përkatësisht 7% në

varësi nga tipi i produktit (vaj ose margarin).

Page 82: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

77

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Prodhimi i produkteve ushqimore

Dega: Prodhimi i produkteve të bulmetit

Institucionet në Serbi e konsiderojnë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë nga e cila nuk mund të

kryhet eksport në territorin e Krahinës. Për hyrjen e produkteve të bulmetit në tregun e Kosovës,

Agjencia e veterinës së Kosovës kërkon certifikatën e eksportit nga ana e Drejtorisë së Veterinës së

Republikës së Serbisë. Megjithatë, institucionet kompetente në Republikën e Serbisë nuk lëshojnë

leje të tilla vetëm sepse Kosovën e konsiderojnë si pjesë e territorit të tyre.

Analiza tepër të shtrenjta të produkteve të bulmetit të cilat kanë afatin e shkurtër të

përdorimit.

Nuk ekziston harmonizim i dokumentacionit eksportues dhe nuk njihen certifikatat të cilat

shoqërojnë mallrat e origjinës shtazore. Objekt i mosmarrëveshjes është edhe certifikata

veterinare e cila shoqëron mallrat.

Diferencat në përqendrimet e lejuara të aflatoksineve në Serbi dhe vendet e rajonit. Duke

qenë se vetëm Serbia del jashtë normave në raport me rajonin, harmonizimi i përqendrimeve

të lejuara të aflatoksineve është i domosdoshëm brenda afatit sa më të shkurtër, për të

mundësuar plotësimin e nevojave të blerësve të rajonit. (nga 1 Korrik 2014, niveli i

aflatoksineve në Serbi është ulur 10 herë, nga 0,5 në 0,05 mikrogram për kilogram, gjë që

është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian).

Kompanitë kanë firma në Maqedoni ose Shqipëri dhe në shumicën e rasteve kështu zhvillohet

vendosja e produkteve të bulmetit në Kosovë. Vendosja e produkteve të bulmetit në tregun e

CEFTA është shoqëruar nga ndryshimet e shpeshta të procedurave, kthimi i shpeshtë i

dokumentacionit për korrigjim etj.

Pengimi i eksportit të ushqimeve të origjinës shtazore në Kosovë, i cili zgjat nga viti 2009, kufizon

biznesin e kompanive të kësaj veprimtarie dhe përbën një problem të madh i cili kërkon zgjidhje

sistematike. Për eliminimin e barrierave ekzistuese duhet të harmonizohen rregullat dhe

kompetencat.

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Prodhimi i produkteve ushqimore

Degët: Prodimi i produkteve të mullirit, niseshtesë dhe produkteve të niseshtesë; Prodhimi i

produkteve të brumit dhe pastave

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga qarku i Rashkës të cilat prodhojnë dhe shesin produktet

e mullirit në Kosovë janë si më poshtë:

Page 83: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

78

Pala kosovare kërkon certifikata kosovare për sigurinë shëndetësore të mallrave, edhe pse

firmat posedojnë certifikatat serbe dhe HACCP-në serbe.

Për të bërë biznes në Veri të Kosovës, kompanitë duhet të regjistrojnë një kompani serbe

dhe një kosovare për import. Në këtë mënyrë një kompani e njëjtë kryen eksport (nga ana

serbe) dhe import (nga ana kosovare).

Për shkak të regjistrimit të dyfisht bëhen edhe pagesat e dyfishta të tatimeve dhe regjistrimi i

punonjësve.

Pala kosovare kërkon një certifikatë - Numër eksporti për vende të treta.

Mosharmonizimi i punës së shërbimeve në pikën kufitare (p.sh. të premten duhet të vulosen

letrat për hyrjen e mallrave të shtunën në Kosovë).

Marrëveshja CEFTA shkelet sepse paguhet dogana për produktet edhe pse janë prodhuar në

Serbi.

Korrupsioni i madh i shërbimeve në pikën administrative (shpenzimet mujore për shkak të

korrupsionit janë rreth 500 euro).

Presionet politike gjatë realizimit të prokurimeve publike.

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Prodhimi i produkteve ushqimore

Dega: Prodhimi i produkteve të tjera ushqimore

Objekt i eksportit janë: produktet e ëmbëlsirave, bombona, çokollata, brumra, flips. Kompanitë

mbulojnë dhe pjesën veriore e jugore të Kosovës. Një nga problemet në periudhën e kaluar kishte të

bënte me deklaratat e produkteve, por kjë është zgjidhur me sukses. Bashkëpunimi me shpërndarësit

në Kosovë të cilët marrin deklarata të përshtatshme ka qenë kyç për tejkalimin e këtij problemi .

Kompanitë nuk kanë pasur probleme të tjera gjatë eksportit të produkteve të ëmbëlsirave në tregun

e Kosovës.

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Prodhimi i pijeve

Objekt i eksportit në Kosovë janë: ujë me gaz, i paketuar, pijet freskuese joalkoolike dhe ujë me

shishe, verërat e frutave, rakitë e frutave dhe likerë.

Problemet specifike e kompanive nga ky sektor janë:

Mosnjohja e pullave të akcizës. Për të shmangur biznesin e drejtëpërdrejt me Kosovën,

mallrat shkojnë përmes Shqipërisë dhe shpesh hasen me pagesën e dyfishtë të akzicave. Të

Page 84: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

79

gjitha kompanitë në Shqipëri kanë kompanitë bija në Prishtinë dhe kjo është një nga mënyrat

për eksportin dhe vendosjen e mallrave në tregun e Kosovës.

Nuk bëhet eksporti klasik doganor por evidentimi dhe deklarimi doganor.

Praktika e mëparshme ishte që kërkohej një dokument i origjinës por marrja e tij nuk ishte e

lehtë.

Vendosen bllokadat e përkohshme të eksportit, të cilat zgjasin nga një deri dy muaj. Gjatë

bllokadës bëhen analiza të cilat e ndërlikojnë procedurën e eksportit akoma më tej.

Funksionimi i qakullimit të pagesave. Faturimi i mallrave kryhet në valutë të huaj, kurse

pagesa në dinarë. Banka Popullore e Serbisë kryen konvertim sipas kursit i cili rezulton me

diferenca dhe humbje të mëdha kursi.

Fushatat kundër blerjes së produkteve serbe në Kosovë.

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Prodhimi i produkteve të duhanit

Eksporti i cigareve në tregun e Kosovës është i kufizuar dhe u nënshtrohet procedurave të veçanta.

Problemi kryesor me të cilin hasen kompanitë është mosnjohja e pullave të akcizës. Fabrikat e

duhanit në Serbi gjejnë mënyra për të vendosur cigaret në tregun e Kosovës përmes shpërndarësve

ekskluzivë nga Shqipëria. Kjo praktikë stimulon kanalet ilegale për produktet me akcizë dhe

gjeneron humbje të mëdha për buxhetin e Republikës së Serbisë.

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Prodhimi i tekstilit

Dega: Përgatitja dhe tjerrja e fijeve të tekstilit

Kompanitë nga kjo fushë kryesisht eksportojnë fije leshi në tregun e Kosovës. Për momentin

eksportohet vetëm gjysëm-produkti, por ekzistojnë kapacitetet edhe për prodhim dhe eksport të

produkteve të gatshme prej leshi. Kërkesa për fijet e leshit është e madhe sepse përdoret në

prodhimin e plisave.

Ajo që dallon eksportin në Kosovë nga eksporti në vendet e tjera është fakti që dokumentacioni

duhet vulosur prapë në pikën administrative si provë që mallrat kanë dalë nga Serbia. Vetëm lesh

me yndyrë i nënshtrohet kontrollit të inspeksionit sepse atëherë theksohet origjina shtazore e

mallrave dhe kërkohet marrja e certifikatës veterinare. Leshi i larë konsiderohet i kontaminuar dhe

nuk i nënshtrohet kontrollit të shërbimeve të inspeksionit.

Ky lloj mallrash është me origjinë preferenciale dhe eksporti realizohet sipas procedurave të

thjeshtëzuara. Kjo do të thotë që për faturat deri 6000 euro nuk duhet certifikata EUR 1 por duhet të

jepet një deklaracion në faturë që mallrat janë të origjinës serbe. Deklarata merret nga të gjithë

Page 85: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

80

furnizuesit. Problemet në këtë fush zakonisht kanë të bëjnë me konkurrencën intensive të

produkteve turke që janë të pranishme në Kosovë. Në Kosovë ekziston një interes të madh për këtë

lloj mallrash nga Serbia sepse ato janë të njohura, cilësore dhe konkurrueshme për nga çmimi.

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Përpunimi i drurit dhe produktet e drurit, tapa druri, kashtë, shportari dhe prodhimi i

mobiljeve

Kompanitë nga Serbia Qendrore të cilat merren me përpunimin e drurit dhe prodhimin e mobiljeve,

nuk kan probleme specifike gjatë vendosjes së produkteve të tyre në tregun e Kosovës. Megjithatë,

kompanitë nga qarku i Rashkës të cilat prodhojnë dhe shesin mobilje në Kosovë hasen me

problemet si më poshtë:

Krahas dokumentacionit të detyrueshëm, të nevojshëm gjatë kalimit të pikave

administrative, institucionet kosovare kërkojnë një dokument të veçantë "certifikatë e

prodhimit".

Vlerësimi i lirë i doganierëve mbi vlerën e mallrave (rritet vlera e llogarisë sipas vlerësimit

të lirë).

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Prodhimi i koksit dhe derivateve të naftës

Problemet bazë të kompanive të naftës dhe të atyre që merren me prodhimin e vajrave dhe

lubrifikuesve janë :

Marrja e deklaracionit të origjinës së mallrave, me anë të së cilës dëshmohet origjina serbe e

mallrave. Dokumentacioni voluminoz shoqëron vulosjen e certifikatës EUR 1.

Harmonizimi i lejes për përdorimin e materialëve të rrezikshme me palën kosovare.

Oraret e punës së sherbimeve të inspeksionit në pikat administrative nuk janë harmonizuar

mjaftueshëm, kështu që ka shumë pritje dhe vonesa.

Nuk ekziston pagesa e dyfishtë të akcizave sepse mallrat faturohen sipas çmimit bazë pa TVSH, pa

akciza dhe pa kompensim për rezervat e detyrueshme të derivateve të naftës. Nuk ka probleme me

funksionimin e qarkullimit të pagesave sepse pagesat kryesisht bëhen si parapagim.

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Prodhimi i kimikatave dhe produkteve kimike

Degët: Prodhimi i kimikatave bazë, plehut artificial dhe komponimeve të azotit, masave

plastike dhe sintetike; Prodhimi i bojrave, llaqeve dhe shtresave të ngjashme, bojrave grafike

dhe stukove; Prodhimi i pesticidave dhe kimikatave për bujqësi

Problemet bazë:

Page 86: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

81

Funksionimi i qakullimit të pagesave. Prurja e valutave të huaja nga Kosova shoqërohet nga

pritjet e gjata dhe diferencat e mëdha në kurs gjatë përllogaritjes.

Është e vështirë për të gjetur transportues.

Deklaratat në fatura janë shpesh objekt i mosmarrëveshjes.

Konkurrenca zbaton politikën e dampingut të çmimeve.

Ekziston tarifa e veçantë për transport nga pala Kosovare, pavarësisht nga çmimi real.

Parregullsia e prokurimeve publike kryesisht në Veri të Kosovës.

Produktet nga këto degë janë të pranishme në të gjithë tregun e Kosovës. Kompanitë nga Serbia

punojnë me shpërndarësit nga Kosova dhe kjo e lehtëson shumë vendosjen e mallrave. Nuk

ekzistojnë diferenca të konsiderueshme në vendosjen e produkteve në tregjet e Bashkimit Evropian

dhe CEFTA. Nuk ekzistojnë probleme me dokumentacionin e eksportit dhe marrjen e certifikatës.

Para 4-5 vitesh ka pasur probleme më të mëdha sepse ekzistonte praktika e dërgimit të

dokumentave përmes shpedicionit, dhe pastaj pritej kthimi i tyre por kjo praktikë është hequr tani.

Korespodenca rreth vulës doganore (mosekzistenca e vulës qasëse) ka zgjatur shumë por tani është

zgjidhur me sukses. Kompanitë nuk kanë përvoja negative me institucionet kompetente gjatë

vendosjes së produkteve të tyre.

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Prodhimi i produkteve themelore farmaceutike dhe preparateve

Shumë kompani nga Serbia nuk eksportojnë barnat në tregun e Kosovës për shkak të procedurave të

ndërlikuara dhe paqarta, por edhe për shkak të pasigurisë e cila shoqëron procesin e eksportit.

Megjithatë, produktet dhe preparatet farmaceutike nga Serbia janë të pranishme në tregun e

Kosovës. Situata në terren është e tillë që në territorin e Kosovës mbërrijnë barnat dhe mjetet

mjekësore që janë objekt i prokurimit të centralizuar publik i cili zbatohet nga Fondi i Republikës

për Sigurimet Shëndetësore, për nevojat e institucioneve nga plani i rrjetit nga territori i Kosovës.

Nga Kosova kryhet importi komercial i mjeteve mjekësore ndihmëse, suplementeve dhe

kozmetikës.

Sipas dijenive të marra gjatë hulumtimit, është arritur një marrëveshje në lidhje me certifikaten e

statusit neutral të produkteve farmaceutike (SPP), e cila do të mundësojë regjistrimin e prodhuesve,

barnave dhe mjeteve mjekësore serbe pranë Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje

Medicinale. Forma e certifikatës së përmendur është miratuar me Konkluzionin e Qeverisë së

Republikës së Serbisë të datës 4.9.2015 dhe i është përcjellë Ministrisë së Shëndetësisë. Me të

njëjtin konkluzion të Qeverisë së Republikës së Serbisë u miratua edhe Raporti i Marrëveshjes së

Qarkullimit Komercial të Barnave dhe Pajisjeve Medicinale me KA Kosovë dhe Metohi, e cila

Page 87: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

82

është arritur në kuadër të dialogut teknik midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e

Bashkimit Evropian. Pra, Ministria e Shëndetësisë më 15.09.2015 i ka përcjellë Konkluzionin

ALIMS-it për realizim, kurse më 23.09.2015 ALIMS ka vendosur formën e SPP e cila u është

përcjellë prodhuesve.

Një shpallje nga Drejtoria e Doganave, e lëshuar së fundmi pas iniciativës së Ministrisë së

Shëndetësisë së Republikës së Serbisë, ka lehtësuar procedurën në kuptimin e mbledhjes dhe

paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm për nevojat e doganimit eksportues. Megjithatë,

procedura e marrjes së lejeve të importit që lëshohen nga institucionet e Prishtinës dhe përdoren në

procedurën e doganimit importues të mallrave me rastin e hyrjes në territorin e Kosovës, është

akoma e ndërlikuar dhe e gjatë.

Krahas dokumenteve të detyrueshme gjatë eksportit/importit duhet të merren edhe

dokumentet si më poshtë: atestet e barnave, marrëveshjet kuadër ose kontrata me

institucionet shëndetësore të cilave u dërgohen mallrat, certifikatat CE dhe EC. Duhet

përmendur edhe që ekziston trajtim i ndryshëm të mallrave të caktuara në tarifën doganore

(për shembull, në Serbi është suplement por në Kosovë është bar; në Serbi është çaji bimor,

kurse në Kosovë është bar).

Barnat e shënuara me pullën serbe nuk mund të hyjnë në Kosovë.

Duke marrë parasysh që mallrat importohen me leje të veçanta të importit, të lëshuara në

Prishtinë, importi deklarohet si donacion i Fondit të Republikës për Sigurimet Shëndetësore

dhe si i tillë lirohet nga detyrimi i doganës dhe tatimit nga ana e Prishtinës. Shpesh herë

kërkohet edhe deklarata e Fondit që mallrat të cilat importohen janë në të vërtetë donacione

që nuk mund të merren me procedurën e thjeshtë në formën e kërkuar. Leja e importit e cila

lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës është liruar nga të gjitha doganat, TVSH

dhe taksat sepse karakterizohet si import humanitar.

Në pikat administrative në anën kosovare të doganave kryhet kontrolli i mallrave të

destinuara për blerësit në Kosovë, në verë deri në orën 18:00, kurse në dimër deri 16:00 për

shkak të mungesës së kushteve teknike për 24 orë pune.

Çdo import në Kosovë nënkupton lënien e garancisë bankare prej 30% të vlerës së mallrave

deri sa të përfundojë procedura doganore.

Prodhuesit në Serbi, sidomos sektori farmaceutik, nuk lëshojnë vërtetime të origjinës së

mallrave.

Page 88: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

83

Tranziti i barnave dhe materialeve sanitare të konsumit, si dhe rieksport, bëhet vetëm në

terminalin Interevropa në Prishtinë për të gjithë Kosovën. Ky është i vetmi shpedicion i cili

ka kapacitete për magazinim sanitar dhe teknik të mallrave.

Realizimi i pretendimeve në Kosovë është problem i madh si dhe sigurimi i punëve përmes

garancive bankare dhe sigurimi i pretendimeve.

Konkurrenca jolojale është e pranishme. Firmat nga Kosova, pronarët e të cilave janë

shqiptarë, gjithmonë kanë avantazh dhe kjo vihet re sidomos kur bëhet fjalë për të njëjtat

mallra.

Konkurrenca zbaton politikën e dumpingut të çmimeve.

Procedurat e parregullta të prokurimeve publike.

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Prodhimi i produkteve prej gomës dhe plastikës

Objekti i eksportit në tregun e Kosovës janë këpucët prej gome. Nuk ka probleme gjatë marrjes së

dokumentacionit, por ka probleme me mosnjohjen e tyre në pikat administrative. Funksionimi i

qarkullimit të pagesave zhvillohet pa probleme kurse pagesat zakonisht kryhen në formë të

parapagimit. Procesi i shitjes dhe vendosjes së mallrave zhvillohet kështu që shpërndarësi vjen e

merr mallrat në fabrikë ku mbaron e gjithë procedura me deklaratat dhe faturat doganore. Kur bëhet

fjalë për kushtet e konkurrencës në tregun e këpuceve prej gome, prodhuesit nga Turqia dhe Kina

shpesh janë më konkurrent për nga çmimet. Megjithatë, cilësia e produkteve është avantazhi i vetëm

i produkteve serbe.

Objekt i importit nga tregu i Kosovës janë mallrat teknike prej gome të cilat përdoren në industritë e

tilla si: ndërtmtaria, industri metalike, industri makinash, minierat por edhe bujqësia dhe jeta e

përditshme. Më shumë importohen shiritet e transportit prej gome. Parimisht mund të thuhet se nuk

ekzistojnë problemet specifike në këtë degë gjatë importit nga Kosova.

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Prodhimi i produkteve prej mineraleve të tjera jometalike

Dega: Prodhimi i materialeve ndërtimore prej argjilesë

Kompanitë e kësaj dege janë ndër importuesve më të mëdhenj në Republikën e Serbisë, sipas të

dhënave nga Drejtoria e Doganave. Problemi i vendosjes së mallrave nga fabrikat e tullës në tregun

e Kosovës daton nga viti 2010. Domëthënia e zgjidhjes së këtij problemi rrjedh nga fakti që mbi

70% të prodhimit orientohet drejt eksportit dhe që mbijetesa e kompanive në këtë fushe varet nga

eksporti. Eksporti zhvillohet kështu që çmimet e shitjes së produkteve janë përcaktuar në nivelin

nën çmimin e kostos dhe kjo gjeneron humbje të konsiderueshme. Kështu që kompanitë do të jenë

Page 89: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

84

të detyruara për të ndaluar plotësisht eksportin në këtë treg sepse masat doganore dhe jodoganore të

zbatuara nga institucionet kosovare nuk e bëjnë të mundur biznesin e mëtejshëm.

Barrierat për qarkullimin e termo blloqeve mund të lidhen me dampingun por lufta kundër pasojave

negative të zbatimit të çmimeve të dumpingut duhet të zhvillohet në ndonjë mënyrë tjetër. Gjatë

dialogut teknik të përfaqësuesve të odave ekonomike u fol që pas 3 muajsh do të hiqen barrierat për

importin e blloqeve në territorin e KA Kosovë dhe Metohi, por kjo akoma nuk ka ndodhur. Flitet që

masat e vendosura zbatohen në mënyrë selektive nga pala kosovare dhe që ato nuk janë të vlefshme

për investitorët e huaj që bëjnë biznes në Serbi.

Barrierat doganore dhe jodoganore:

Shërbimet kosovare të doganave zbatojnë masat administrative në të cilat llogariten

detyrimet në pikat kufitare Merdarë dhe Konçul mbi bazën shumë më të lartë se çmimi real i

shitjes i cili është shënuar në faturë. Në këtë mënyrë rriten ndjeshëm kostot e importit si dhe

çmimi i produktit bëhet jokonkurrent në raport me çmimin e prodhuesve kosovarë. Kjo ka

qenë shumë e theksuar në periudhën nga viti 2010 deri më Korrik të vitit 2016.

Favorizimi dhe mbrojtja e prodhuesve kosovarë të blloqeve me masat protekcioniste nga ana

e institucioneve kosovare (për shembull: paguhet terminali doganor, vendosja e taksës prej 2

cent për njësi të produktit)

Zbatim i pajustifikuar i procedurave antidamping kundër fabrikave të tullës nga Republika e

Serbisë.

Qarkullimi i lirë i mallrave pengohet duke zbatuar bazat doganore referente në vend të

bazave reale të bazuara në çmimet e shtjes së blloqeve. Konkretisht, përllogaritja e TVSH-së

në pikat Merdarë dhe Konçul, për mallrat nga Serbia, kryhej mbi bazën shumë më të lartë se

çmimi real i shitjes i shënuar në faturë (p.sh. në vend të 0,15 euro për njësi të produktit, baza

ishte 0.29 euro). Kjo praktikë e hequr dhe e zëvëndësuar me një të re, ka pasur për qëlim

rritjen e çmimit të mallrave dhe bërjen e saj jokonkurrente.

Është hequr edhe taksa e sigurimit të kamionave të cilat transportojnë mallrat nga Serbia në

Kosovë e cila paguhej 280 euro në muaj për kamion dhe kjo e ka ngarkuar akoma më shumë

çmimin e shitjes së blloqeve në tregun e Kosovës.

Ka qenë e pranishme një praktikë negative e llogaritjes së çmimit të transportit, përkatësisht

të zbatimit të bazave më të larta se reale për llogaritjen e TVSH-së (p.sh. në vend të 200

eurove të kostove reale, pranohet 300 euro).

Page 90: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

85

Më 1 Korrik të vitit 2016 u vendos një masë e përkohshme për blloqet nga Republika e

Serbisë, një taksë prej 2 centëve për njësi të produktit, e cila e rrit çmimin e blloqeve për

12%. Mund të shihet se tentativa për zgjidhjen e problemit duke hequr pagesën e TVSH-së

në bazat më të larta nuk ka patur sukses, duke qenë se është vendosur taksa. Kjo masë e

përkohshme ka krijuar një problem akoma më të madh.

Paguhet terminali doganor me një shumë prej 40 eurove dhe kjo e rrit çmimin e mallrave.

Ky problem theksohet sidomos te rëra sepse një kamion me rërë ka një vlerë relativisht të

ulët.

Pala kosovare vendos bllokada disamujore.

Vendimet e institucioneve të Kosovës, në bazë të të cilave zbatohen masat e përmedura në

doganën e Kosovës, nuk janë transparente dhe të disponueshme.

Shqetëson fakti që në treg shfaqen lojëtarë të rinj dhe humbet tregu i cili ka një potencial të

madh.

Kjo praktikë është në kundërshtim me thelbin e marrëveshjes CEFTA e cila nuk është e vlefshme

kur mallrat vijnë në kufi, duke marrë parasysh që detyrimet e imponuara e rrisin çmimin e blloqeve

për të paktën 10%. Masat e përmendura i rrisin në mënyrë të konsiderueshme kostot e importit dhe

çmimet e produkteve nga fusha e qeramikës nga Serbia, ku prodhuesit serbë bëhen jokonkurrentë në

raport me të njëjtat produkte të prodhuesve kosovarë. Këto barriera nuk ekzistojnë gjatë tranzitit

përmes Kosovës në Maqedoni dhe vlejnë ekskluzivisht për blloqe (jo për tjegulla). Nuk ka hapësirë

për masat reciproke, duke marrë parasysh që blloqet nuk importohen në Serbi. Për sa i përket

çimentos, fabrikat serbe të çimentos nuk kanë pasur çmimet konkurrente në tregun kosovar për

shkak të çmimeve të larta, kështu që fabrikat e çimentos nga Shqipëria kanë ofruar tjegulla në Serbi

me çmimet më të ulëta.

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Prodhimi i kompjutërave, pajisjeve elektronike dhe optike

Dega: Prodhimi i instrumenteve dhe aparateve matëse dhe të navigacionit

Objekt i eksportit në tregun e Kosovës nga kjo degë janë ekranet LED. Kompanitë nuk kanë

probleme gjatë marrjes së dokumentacionit sepse ai është identik si për çdo vend tjetër. Produktet e

kompanive serbe që janë objekt i eksportit, tani për tani nuk kanë ndonjë konkurrencë serioze në

Kosovë. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për kërkesa specifike të blerësve për pajisjet.

Page 91: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

86

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Prodhimi i mjeteve të tjera të trafikut

Dega: Prodhimi i mjetëve të tjera të transportit

Gjatë hulumtimit nuk janë identifikuar problemet specifike gjatë eksportit të produkteve të kësaj

dege. Objekt i eksportit janë veturat komunale dhe pajisjet hidromekanike. Procedura e eksportit në

tregun e Kosovës është identike me atë që vlen për vendet e Bashkimit Evropian.

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve të papërmendura

Dega: Prodhimi i makinerive të tjera të përdorimit të përgjithshëm

Dërgimi i mallrave në Kosovë, e parë nga ana juridike, nuk trajtohet si eksport, përkatësisht Kosova

konsiderohet si territori vendas dhe jo si i huaj. Megjithatë, gjendja e fakteve është tërësisht e

ndryshme dhe kërkon një procedurë komplete me qarkullimin e mallrave përmes pikës kufitare.

Prandaj duhet të merret i gjithë dokmentacioni eksportues. Paraqiten edhe dokumentat standarde

(fatura, eur1, cmr) kështu që nuk ka probleme gjatë marrjes së dokumentacionit.

Objekt i eksportit janë: furra, soba dhe kazanet me karburante të forta, pelet, gaz dhe rrymë. Objekt

i imporit nga Kosova janë kazane dhe pajisje për kazanet.

Problemet:

Funksionimi i qarkullimit të pagesave sepse duhet të kryhet konvertimi në RSD dhe pastaj të

blihet valuta e huaj prapë. Gjatë kësaj gjenerohen diferenca të mëdha në kurs. Megjithatë,

pagesa e pretendimeve mbulohet nga garancia e vlefshme bankare.

Import/eksport shoqërohet nga procedura e madhe administrative.

Faktor i rëndësishëm është vullneti i shërbimeve kompetente në pikat kufitare. Ekziston

praktika që kur vetura del në "kontroll të kuq" pas orës 17, procedura e mëtejshme shtyhet

për nesër.

Kompanitë kryesisht bashkëpunojnë me blerës të besueshëm dhe kështu mbrohen interesat e

ndërsjellta.

Sektor: Tregtia me shumicë dhe pakicë

Fusha: Tregtia jo e specializuar me shumicë

Veprimtaria: Tregtia jo e specializuar me shumicë e ushqimeve, pijeve dhe duhanit

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga qarku i Rashkës të cilat merren me tregtinë jo të

specializuar me shumicë e ushqimit, pijeve dhe duhanitnë Kosovë janë si më poshtë:

Pritja në pikën kufitare për shkak të neglizhimeve në kryerjen e detyrimit të shpediterit dhe

paralajmërimit me kohë të kalimit të mallrave.

Page 92: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

87

Problemi i titullimit të faturës (asnjë faturë në të cilën shkruan Republika e Kosovës nuk

mund të kalojë pikën administrative). Sipas marrëveshjes CEFTA, fatura duhet të titullohet

me emrin Kosovë, por në këtë rast kjo nuk respektohet shpesh.

Mbajtja deri në dy ditë të kamionit i cili vjen në pikën kufitare, për shkak të kontrollit të

detajuar, çon në ndryshimin e çmimit tek transportuesi.

Komunikimi i keq i transportuesit me shoferët gjatë kohës që janë në Kosovë, nuk ka

operatorë serbë të telefonisë celulare, vetëm operatorë shqiptarë.

Ulja e çmimeve nga ana e kompanitë e reja dhe të vogla që nuk janë regjistruar për tregtinë

me shumicë.

Problemet me të cilat hasen kompanitë të cilat merren me importin e produkteve ushqimore nga

Kosova janë si më poshtë:

Produkt i cili importohet kalon analiza të mëdha (madje dhe për metalet e rënda) që kryhen

në Kragujevac. Në Serbi nuk njihen analizat e bëra në Kosovë për shkak të

mosharmonizimit dhe mungesës së besimit tek analizat e bëra në Kosovë.

Inspeksioni fitosanitar nuk punon gjatë fundjavës. Inspektori fitosanitar nuk ka turn të tretë,

ndaj ekziston pritja.

Kalim i ngadaltë i mallrave në pikën administrative, vonesat e gjata dhe procedura.

Problemet me konkurrencë jolojale - mallrat transportohen nga njerëzit të cilët nuk kanë një

kompani të regjistruar (personi fizik punon për veten dhe nuk paguan detyrime).

Problemet me qarkullimin e pagesave: valuta e huaj nga Kosova shitet sipas kursit më të

ulët, nuk mund të përdoren valuat e huaja në një llogari me valutë të huaj për të paguar

eksportuesin nga Kosova (duhet të blihet valuta e huaj nga Banka Populore, pavarësisht nga

posedimi i valutës së huaj), komisionet e transaksionit janë nga 20 deri 30 euro. Ky fakt çon

në konkluzion që realizimi i qarkullimit të harmonizuar të pagesave midis Serbisë dhe

Kosovës kërkon ndarjen e mjeteve të konsiderueshme financiare.

Sektor: Tregtia me shumicë dhe pakicë

Fusha: Tregtia me shumicë e lëndëve të para bujqësore dhe kafshëve

Veprimtaria: Tregtia me shumicë e grurit, duhanit të papërpunuar, farërave dhe ushqimeve

për kafshët

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga qarku i Rashkës të cilat merren me tregtinë me shumicë

e drithërave në Kosovë janë si më poshtë:

Pritja e gjatë në pikat kufitare, sidomos në Jarinjë.

Page 93: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

88

Pagesa e doganës në terminalin e Mitrovicës së Jugut, për të shitur mallrat në Kosovën

Qendrore, duke parandaluar shpërndarjen direkte të mallrave në Veri të Kosovës.

Shkelja e Marrëveshjes CEFTA sepse paguhet dogana për misrin dhe grurin.

Problemet gjatë realizimit të pretendimeve klientëve në Kosovë dhe pamundësia e

ndërhyrjes në terren.

Sektor: Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave

Fusha: Tregtia me shumicë, përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave

Dega: Tregtitë e tjera jo të specializuar me shumicë

Objekt i importit nga Kosova janë: qymyr, metalurgjia e zezë, profile, llamarina, pllaka

polikarbonate dhe rrota industriale. Duke marrë parasysh përvojën shumëvjeçare në punë,

kompanitë nuk kanë probleme gjatë marrjes së dokumentacionit i cili shoqëron importin e

produkteve të përmendura. Në pikat administrative njihen dokumentat e marra. Nuk ka përvoja

negative me pagesën e dyfishtë të detyrimeve, as me llogaritjen e kostove të transportit. Megjithatë,

qarkullimi i ngadaltë i kamionave në pikat administrative rrit kostot mbi nivelin real.

Sektor: Trafiku dhe magazinimi

Fusha: Trafik rrugor dhe transport tubacionesh

Veprimtaritë: Transporti tokësor qytetas dhe periferik të udhëtarëve

Transporti rrugor i ngarkesave (materialet ndërtimore)

Transport i materialave të rrezikshme dhe jorrezikshme

Transportuesit nga Serbia u përmbahen instruksioneve dhe qendrimit zyrtar të dhënë nga organet

kompetente dhe nuk marrin lejet e institucioneve prishtinase të cilat do t'u mundësonin të

transportojnë udhëtarët pa pengesa. Megjithatë, duke patur parasysh rrethanat, linjat e regjistruara

në Serbi mbahen vetëm deri te pika administrative me Kosovën. Pra, linjat e rregullta ekzistojnë por

nuk janë operative. Arsyja qendron në faktin që transportuesit vendas regjistrojnë linjat tek

institucionet serbe dhe kjo gje nuk pranohet nga institucionet në Prishtinë. Për të realizuar transport

në terrtitorin e Kosovës, duhet leja nga institucionet në Prishtinë. Analiza e kërkesës ka treguar se

ekziston një interes të madh të udhëtarëve për linjat që lidhin vendet në Serbi dhe Kosovë. Duke e

patur parasysh, disa nga transportuesit kanë regjistruar linjat në Kosovë. Transportuesit serbë me

seli në Veri të Kosovës, të regjistruar sipas rregullave të atjeshme, mund të marrin lejen nga

autoritetet tona dhe të transportojnë udhëtarët. Transportuesit vendas ballafaqohen me konkurrencën

e transportuesve nga Kosova, të cilët janë regjistruar pranë institucioneve prishtinase dhe linjat e

tyre trajtohen si linjat vendase. Megjithatë, ndodh që disa nga transportuesit bashkëpunojnë.

Zakonisht përdoret pika kufitare Jarinjë.

Problemet me të cilat hasen transportuesit:

Page 94: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

89

Marrja e lejes nga institucionet kompetente kosovare (Ministria e Transportit).

Mospranimi i ndërsjelltë i lejeve të lëshuara nga ana e institucioneve kompetente në Serbi

dhe Kosovë.

Mosekzistenca e garancive për sigurinë e udhëtarëve, shoferit dhe veturës.

Pala kosovare insiston në reciprocitetin dhe nuk lejon rritjen e numrit të linjave.

Mundësimi i trafikut është i mundur vetëm me mirësjellje dhe në partneritet me

transportuesit të cilët kanë regjistruar linjat e tyre në Kosovë.

Nga transportuesit në çdo moment kërkohet dokumentacioni origjinal (leja), kurse kopja e

noterizuar nuk pranohet si dokument i vlefshëm nga ana e inspeksionit kosovar të trafikut.

Gjithashtu, kërkohen edhe oraret e vulosura të transportit me vula dyshe.

Ballafaqimi me konkurrencën jolojale. Shërbimet taksi përdorin stacionet e regjistruara për

autobusa dhe transportojnë udhëtarët.

Transportuesit vendas kanë zhvilluar tregun dhe detyrohen për të ndarë tregun dhe kërkesën

me konkurrencën e cila nuk ka kapacitete për të kryer transportin e udhëtarëve dhe më

shpesh zbaton politikën e çmimeve të ulëta të shërbimeve.

Kufizohet dhe rëndohet biznesi i transportuesve vendas të cilët pësojnë humbje të mëdha

nga mosekzistenca e zgjidhjes së këtyre problemeve.

Gjendja në terren e vërteton se transporti i udhëtarëve është i kufizuar në korniza legale.

Ekzistojnë oraret e vendosura të transportit, të regjistruara në Serbi si dhe dëshira për të bërë biznes

në Kosovë, duke marrë parasysh potencialin e tregut. Nuk ka pritje në pikat kufitare, shërbimet

punojnë 24h. U lavdërua puna e organeve të policisë në rrugë.

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga qarku i Rashkës të cilat merren me transportin rrugor

qytetar dhe periferik të pasagjerëve janë si më poshtë:

Zaptimi i pronës së ndërmarrjeve në Kosovë (stacioni i autobusave në Leposaviq).

Borxhet shumëvjeçare të Kombinatit Trepça firmave të transportit për shërbimet e ofruara.

Konkurrenca jolojale, transportuesit privat – kryesisht të paregjistruar për kryerjen e

veprimtarisë.

Mungesa e infrastrukturës rrugore në pikat kufitare.

Marrja e pasagjerëve nga ana e kombive, mospagesa e detyrimeve nga ana e kombi

transportuesve.

Page 95: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

90

Pamundësia për bërjen e biznesit në Jug të Ibrit, edhe pse ekzistojnë linjat e regjistruara për

Prishtinën në Serbi që para vitit 1999, por ata nuk mund të përdoren për punë (problemi i

sigurisë, targat).

Për sa i përket transportit të materialit ndërtimor, përkatësisht rërës, ekzistojnë kërkesa të veçanta

për veturën e transportit, të cilat nuk kanë ekzistuar më përpara. Gjithashtu, Shërbimi Doganor i

Kosovës faturon 80 euro për një kamion me rërë dhe kërkon dokumentacion të veçantë shoqërues.

Pala serbe faturon 20 euro për terminalin doganor. Të gjitha këto e bëjnë më të shtrenjtë transportin

dhe rëndojnë qarkullimin. Kostot totale për një kamion me rërë janë rreth 100 euro dhe kjo është

shumë duke marrë parasyh çmimin e ulët të rërës në treg.

Kur bëhet fjalë për transportin e mbeturinave të rrezikshme dhe jorrezikshme, problemet ekzistojnë

rreth marrjes së dokumentave të origjinës, lejeve pranë institucioneve kosovare dhe dokumenteve

që shoqërojnë vetura të posaçme për transport.

Sektor: Trafiku dhe magazinimi

Fusha: Transporti rrugor i ngarkesave dhe shërbimet e transferimit

Veprimtaria: Veprimtaritë e tjera shoqëruese në trafik

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga qarku i Rashkës të cilat merren me transportin e

mallrave në Kosovë janë si më poshtë:

Problemi i titullimit të faturës Kosovë/Prishtinë vs. Republika e Kosovës,

Mosnjohja e dokumenteve – certifikata fitosanitare e lëshuar prej institucioneve kosovare

nuk njihet në Serbi, edhe pse duhej të harmonizohet,

Inspeksioni fitosanitar në Kosovë punon me thirrje,

Problemi i realizimit të pretendimeve,

Mungesa e forcës lokale të punës,

Vlerësimi i lirë i doganierit mbi vlerën e mallrave,

Kalim përmes Kosovës i paparalajmëruar dhe paevidentuar në sistem, në rast të tranzitit

drejtë Shqipërisë,

Nuk ka rrjet në pikën kufitare Bërnjak,

Sigurimi i licencave CEMT për transport, dhe jo lëshimi dhe biznesi me leje individuale.

Sektor: Trafiku dhe magazinimi

Fusha: Trafiku rrugor dhe transport përmes tubacioneve

Shpedicioni ndërkombëtar i brendshëm dhe magazinat publike

Page 96: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

91

Shpediterët punojnë në segmentet e organizimit të transportit, ndërjetësimit doganor dhe

magazinimit të mallrave. Kryesisht eksportohen produktet e ëmbëlsirave, kurse objekt i importit të

përkohshëm në Kosovë janë më shpesh: ambalazhe, paleta dhe arka.29

Problemet më të zakonshme me të cilat hasen shpediterët:

Marrja e vërtetitmit të origjinës së mallrave.

Mbledhja e analizave laboratorike dhe certifikatave të cilësisë.

Mosnjohja e certifikatave shëndetësore.

Deklaratat e papërshtatshme dhe pahamonizuara në produktet. Produktet kthehen deri sa të

kryhen ndryshimet e nevojshme të formulimeve gjuhësore.

Produktet me akcizë nuk transportohen. Ekzistojnë terminalet e autorizuara doganore në të

cilat kalojnë produktet me akcizë.

Faturat e rieksportit janë në emër të "Republikës së Kosovës" por kështu vetura nuk mund të

kalojë kufirin.

Ekziston një seleksionim të doganimit të llojeve të caktuara mallrash, kështu që shpediterët

kanë kostot më të larta të transportit për të kompensuar dokumentacionin dhe për të

respektuar procedurat e përshkruara.

Tranzit përmes Kosovës shoqërohet nga vendosja e certifikatave të reja nga ana e

Maqedonisë, e cila kërkon vërtetime të origjinës për çdo eksport individual.

Puna e shërbimeve të inspeksionit. Në radhë të parë kjo ka të bëjë me frekuencën e

mostrimit për kontroll sepse analizat duhet të bëhen gjatë çdo eksporti.

Mosbesimi midis partnerëve nga ana serbe dhe shqiptare.

Koha e pritjes në pikat kufitare shpesh është më e gjatë se koha e nevojshme për transport

deri në destinacion dhe kjo rrit ndjeshëm kostot e transportit dhe magazinimit.

Siguria nuk është në nivel për t'i pasur zili dhe shpesh nuk mund të gjenden shoferët për në

Kosovë.

29

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Doganave të Ministrisë së Financave të Republikës së Serbisë, importi i përkohshëm

është një procedurë doganore në kuadër të së cilës përdoren mallrat e huaja në vend, me detyrimin e rieksportit në

gjendje të pandryshuar, përveç për rastit të uljes së pazakontë të vlerës për shkak të përdorimit. Për mallrat e

importuara përkohësisht nuk paguhet dogana ose paguhet sipas normës së ulur ose ndaj tyre nuk zbatohen masat e

politikës komerciale (kufizimet e tregtisë së jashtme), nëse rregulla të veçanta nuk e përcaktojnë ndryshe

(www.carina.rs/).

Page 97: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

92

Në pyetje nëse është më e lehtë të eksportohen mallrat në tregjet e CEFTA ose të Bashkimit

Evropian, morëm përgjigje se për shkak të mosekzistencës së barrierave gjuhësore dhe lehtësisë së

negocimit me shërbimet, është më e lehtë të bëhet biznes në tregun e CEFTA. Procedurat për

transportin e mallrave janë të njëjta në Bashkimin Evropian dhe në tregun e CEFTA. U lavdërua

puna e Drejtorisë së Doganave, zhvillimi i komunikimit elektronik, procedurat e thjeshtëzuara të

cilat nënkuptojnë moshapjen e kamionave në pikat kufitare, por kontrolli i rrezikut kryhet në

mënyrë sistematike. Mallrat transportohen pa kontroll, përkatësisht kryhen vetëm mostrimet e

mëvonshme.Transporti i materialeve të parrezikshme (librat) është i harmonizuar dhe rregulluar.

3. Përfundimi

Hulumtimi u zbatua me qëllim të vështrimit të mundësive për avancimin e biznesit midis

Serbisë dhe Kosovës, si dhe për harmonizimin e procedurave për marrjen e certifikatave

dhe dokumenteve të cilat shoqërojnë qarkullimin e mallrave. Ekziston një trend pozitiv në

anën serbe, duke marrë parasysh volumin më të madh dhe strukturën më të favorshme të

eksportit nga Serbia në Kosovë. Kjo mbi të gjitha ka të bëjë me faktin që nga Serbia

eksportohen mallrat e shkallës më të lartë të përpunimit, në krahasim me ato që importohen

nga Kosova. Është evidentuar dhe progres në përmirësimin e kushteve të biznesit, i cili në

radhë të parë është rezultat i : 1) përpjekjeve të institucioneve kompetente për të

thjeshtëzuar dhe lehtësuar procedurën e eksportit, 2) sistemit të avancuar informatik dhe të

komunikimit dhe 3) procedurat e thjeshtëzuara doganore. Konkretisht, kjo do të thotë që

kompania e cila përmbush kriteret e parashikuara (garancia bankare, nuk ka borxhe, mallrat

transportohen me automjete të përshtatshme etj.), ka autorizime të lëshojë vetë

dokumentacionin e eksportit. Gjithashtu, nuk ekziston tatimi i dyfishtë ose pagesa e

dyfishtë e akcizave, kurse transaksionet me Kosovën trajtohen si pagesa me valutë të huaj

drejt jashtë. Në gjysmën e parë të vitit 2016 u zgjidhën me sukses disa çështje që kanë të

bëjnë me menaxhimin e integruar të pikave kufitare (IBM)30

:

Është thjeshtëzuar korrespodenca elektronike midis Drejtorisë së Doganave të Serbisë dhe

të ashtuquajturës Doganës së Kosovës, e cila tani zhvillohet vetëm përmes EU IMB Zyrës

për ndërmjetësim në Proshtinë (EU IMB Facilitation Office) pa ndërmjetësimin e Ministrisë

së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

30Qeveria e Republikës së Serbisë, Zyra për Kosovën dhe Metohinë dhe Zyra për punët e bashkërendimit në procesin e

negociatave me institucionet e përkohshme në Prishtinë (2016) Raport mbi progresin në dialogun midis Beogradit dhe

Prishtinës (për periudhën Tetor 2015 - Prill 2016), fq. 15

Page 98: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

93

Ka filluar zbatimi i plotë i sistemit SEED, i cili mundëson shkëmbimin sistematik

elektronik të të dhënave midis Drejtorisë së Doganave të Serbisë dhe Doganës së Kosovës

për të gjitha llojet e mallrave që kalojnë linjën adminisrative.

Pasi është marrë vërtetimi zyrtar nga ana e Bashkimit Evropian që Procedurat e ndihmës së

ndërsjelltë juridike janë ndryshuar, ka vazhduar veprimi sipas këtyre lëndeve nga ana e

Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Serbisë.

U harmonizua Certifikata e produktit farmaceutik (CPP). Institucionet kompetente të

Prishtinës u kanë lëshuar prodhuesve të barnave vendimet e para të regjistrimit për vënien

në qarkullim të barnave në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë.

Më 21 Shtator 2015 Republika e Serbisë ka filluar të lëshojë dokumentin hyrës/dalës dhe

targat "PROBA" për shënimin e përkohshëm të veturës , me afatin e vlefshmërisë deri 60

ditë dhe me mundësinë e shumë kalimeve përmes pikave të përbashkëta doganore.

Në pikën e përbashkët në Mutivodë, efektivët e doganës të të dyja anëve punojnë shtatë ditë

në javë, nga ora 8:00 deri 20:00.

Janë harmonizuar certifikatat veterinare për kafshët e gjalla (përveç certifikatës së gjedheve

për mbarështim) të cilat janë bërë operativë më 1 Mars 2016. Harmonizimi i certifikatave të

qumështit dhe bulmetit si dhe certifikatave për produkte të mishit dhe mish të përpunuar.

Certifikata e harmonizuar fitosanitare zbatohet me sukses në të gjitha pikat administrative

ku zhvillohet qarkullimi komercial (Rudnicë/Jarinjë, Merdarë dhe Konçul/Dheu i Bardhë).

Një nga problemet të pazgjidhura ka të bëjë me përcaktmin e papërshtatshëm të bazës doganore për

faturimin e detyrmeve për materialin ndërtimor (termo blloqe). Pra, përcaktimi i bazës doganore

sipas vlerës së transaksionit çon në rritjen e ndjeshme të çmimit të produktit dhe uljen e

konkurrueshmërisë së mallrave. Gjithashtu, në kundërshtim me rregullativën dhe praktikën brenda

CEFTA dhe BE, është e nevojshme që certifikatat veterinare për produktet e përziera të shoqërojnë

edhe produktet të cilat në përbërjen e tyre, krahas përmbajtjes bimore, kanë dhe një përqindje e

caktuar (minimale) të përbërësve me origjinë shtazore. Kjo praktikë e ngadalëson akoma më shumë

procesin e shkëmbimit të mallrave dhe rrit çmimin e produktit. Gjithashtu ekziston problemi rreth

transportit të mbeturinave të parrezikshme, i cili mbi të gjitha ka të bëjë me letrat, qelqin dhe

mbeturinat metalike. Subjektët ekonomikë nga Veriu i Kosovës nuk mund të kryejnë tregtinë në

Kosovë nëse nuk janë regjistruar pranë institucioneve kompetente të Prishtinës kurse biznesmenët

nga Veriu i Kosovës nuk mund të importojnë produkte nga Serbia në Veri të Kosovës pa posedimin

e licencës së përshtatshme e cila lëshohet nga institucionet kosovare. Gjithasthu, ndërmarrësit nga

Page 99: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

94

Veriu i Kosovës, të cilët nuk janë regjistruar pranë organeve kompetente, mund të shesin mallrat e

tyre vetëm blerësve të fundit duke marrë parasysh që nuk janë në sistemin fiskal të Kosovës31

.

Komunikimi midis shërbimeve serbe dhe kosovare të inspeksionit nuk është i drejtëpërdrejtë por

kryhet me ndërmjetësimin e EULEX-it. Me qëllim të harmonizimeve të mëtejshme, në Bruksel çdo

tre muaj organizohen takimet të të dyja palëve me ndërmjetësimin e EULEX-it, kurse në nivelin

mujor punohet për harmonizimin e mëtejshëm dhe normalizimin e marrëdhënieve. Megjithatë,

progresi i mëtejshëm në procesin e harmonizimit është i paparashikueshëm dhe mund të thuhet që

zgjidhja e problemeve ekzistuese varet nga vullneti dhe suksesi i komunikimit. Organet kompetente

sillen në përputhje me politikën e qeverisë. Zbatimi i vendimeve të njëanshme, vendosja e

barrierave doganore dhe jodoganore dhe praktikat negative krijojnë humbje të mëdha për firmat.

Barrierat jodoganore përbëjnë problemin më të madh për vendosjen e qarkullimit normal dhe pa

pengesa. Ato kryesisht e kufizojnë vendosjen e produkteve nga Serbia të cilat kanë një traditë të

gjatë dhe janë të njohur në Kosovë. Tregu i Kosovës ka një potencial të madh dhe është specifik për

shkak të mbizotërimin të sektorit terciar. Pikërisht kjo është një shancë për sektorin e prodhimit nga

Serbia. Problemet e indentifikuara gjatë hulumtumit nuk e bëjnë të mundur shfrytëzimin e të gjitha

potencialëve në bashkëpunimin ekonomik me Kosovën. Duke marrë parasysh volumin dhe

strukturën e shkëmbimit të mallrave midis Republikës së Serbisë dhe Kosovës, mund të

konkludohet se liberalizimi i tregtisë dhe barazimi i rregullave të cilat rregullojnë qarkullimin janë

në interes të të dyja palëve. Forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve institucionale dhe rritja e efikasitetit

të punës së institucioneve kompetente është e domosdoshme me qëllim të krijimit të ambjentit i cili

do të destimulojë kanalet alternative të tregtisë.

4. Literatura

Akti i Drejtorisë së Doganave 148-03-030-01-473/2013 data 18.12.2013

Akti Drejtorisë së Doganave, Sektori i punëve financiare, të investimeve dhe juridike 148-IV-401-

01-805/2015 nga 22.9.2015

Akti i Drejtorisë së Doganave, Sektori i procedurave doganore 148-03-091-03-533/7/2016 i datës

2.11.2016

Ligji doganor, Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë nr 18/2010 dhe 111/2012

31

Qeveria e Republikës së Serbisë, Zyra për Kosovën dhe Metohinë dhe Zyra për punët e bashkërendimit në procesin e

negociatave me institucionet e përkohshme në Prishtinë (2016) Raport mbi progresin në dialogun midis Beogradit dhe

Prishtinës (për periudhën Tetor 2015 - Prill 2016), fq. 18-19

Page 100: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

95

IK Speditor sh.p.k (www.ikspeditor.rs).

Si të eksportojmë në tregun e CEFTA - udhëzuesi praktik për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të

mesme. (2016). Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit të Republikës së Serbisë,

Ministria e Ekonomisë së Republikës së Serbisë dhe Qeveria e Britanisë së Madhe. fq. 5-9.

Ministria e Financave të Republikës së Serbisë, Drejtoria e Doganave ( www.carina.rs).

Vendimi i përcaktimit të mallrave importi, eksporti dhe tranziti për të cilat kërkohet marrja e

dokumenteve të caktuara, "Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë", nr 32/2015

Vendimi i lartësisë së pagesës për kontrollet e kryera fitosanitare, "Fletorja Zyrtare e Republikës së

Serbisë" nr. 113/2013.

Rregullorja e formës, përmbajtjes, mënyrës së paraqitjes dhe plotësimit të deklaracionit dhe

formulareve të tjera në procedurën doganore "Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë", nr.

29/2010...109/2013.

Rregullorja e llojeve të dërgesave të cilat i nënshrohen kontollit veterinar dhe sanitar si dhe të

mënyrës së kryerjes së kontrollit veterinar dhe sanitar të dërgesave në pikat kufitare. Fletorja

Zyrtare e Republikës së Serbisë nr. 56/10.

Oda Ekonomike e Serbisë (www.pks.rs).

Enti statistikor i Republikës së Serbisë, Klasifikimi i veprimtarive ( www. webrzs.stat.gov.rs) sipas

Urdhrit të klasifikimit të veprimtarive; "Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë", nr 54/2010,

4.8.2010

Urhdri për zbatimin e Ligjit të akcizave në territorin e KAKM gjatë kohës së vlefëshmërisë së

Rezolutës së Këshillit të Sigurisë të OKB-së nr. 1244. "Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë" nr.

111/13, 6/14.

Urdhri i kushteve të veçanta për kryerjen e qarkullimit të mallrave me Krahinën Autonome të

Kosovës dhe Metohisë, "Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë" nr. 86/2010, 61/2013, 111/2013

dhe 17/2014.

Raport mbi progresin në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës (për periudhën Tetor 2015 - Prill

2016), Qeveria e Republikës së Serbisë, Zyra për Kosovën dhe Metohinë dhe Zyra për punët e

bashkërendimit në procesin e negociatave me institucionet e përkohshme në Prishtinë, Beograd, 11-

19.

World Bank Group, Doing Business (www.doingbusiness.org).

Page 101: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

96

South East Europe Regular Economic Report No.10: Resilient Growth Amid Rising Risks(2016).

World Bank Group (www.worldbank.org).

Ligj për Vërtetimin e Marrëveshjes së Ndryshimit dhe Aderimit në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë

në Evropën Qendrore - CEFTA 2006 (www.pks.rs).

Ligji i veterinës së Republikës së Serbisë, "Fletorja Zyrtare e Republikës së Serbisë" nr. 91/2005,

30/2010 dhe 93/2012 (www. zivinarstvo.com)..

Page 102: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

97

Pjesa e IV: VERIU I KOSOVËS - REZULTATËT E

HULUMTIMIT

Dr Sonja D. Radenkoviq i Milena Banoviq

Problemet specifike sipas veprimtarive

Sektor: Tregtia me shumicë dhe pakicë

Fusha: Tregtia me pakicë e produkteve farmaceutike

Veprimtaria: Tregtia me pakicë e produkteve farmaceutike në dyqanet e specializuara -

barnatore

Problemet me të cilat hasen institucionet farmaceutike në Veri të Kosovës janë të mëdha:

Barnat nga Republika e Serbisë nuk mund të importohen në këtë moment, përveç si

ndihmë humanitare

Ndihma humanitare vjen 3-4 herë në vit në Fushë Kosovë dhe pret nga një muaj për t'u

shpërndarë.

Barnat që transportohen përmes ndihmës humanitare nga Serbia janë shumë pak, si për

nga sasia, ashtu dhe nga shumëllojshmëria (vetëm nga lista pozitive).

Deri më 1 qershor 2014 ka qenë i mundur kalimi i barnave përmes pikave administrative

duke paguar doganën për barnat e huaja (për shembull insulinë) dhe produktet

jofarmaceutike. Barnat nga Republika e Serbisë (nga lista pozitive) mund të

importoheshin pa doganë.

Nga data 1 Qershor 2014 nuk është e mundur të importohen barnat as me pagesë

doganore.

Page 103: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

98

Për biznesin e institucioneve farmaceutike, institucionet nga Prishtina kërkojnë një

licence e cila do tu mundësohej prokurimin e barnave vetëm nga lista pozitive nga

Prishtina, pa barnat që prodhohen në Serbi.

Licenca e Prishtinës është shumë e shtrenjtë, kushton disa mijë euro në vit dhe

institucionet farmaceutike nuk mund ta paguajnë në mënyrë të pavarur.

Për shkak të pagesave të larta të doganës, të cilën nuk e njeh fondi i Republikës së

Serbisë, barnatoret në Veri të Kosovës janë futur në borxhe ndaj shpërndarësve të

mëdhenj nga Serbia, të cila nuk mund të shlyhen pa ndihmën nga Republika e Serbisë.

Ndërmjetësi i regjistruar për prokurimin e barnave në Veri të Kosovës, Farmalogist,

gjithashtu nuk mund të importojë barnat nga Serbia.

Institucionet nga Prishtina nuk dallojnë barnatoret private nga ato shtetërore.

Listat e barnave nga Pristina janë shumë më të vogla në raport me listat e barnave nga

Serbia.

Sektor: Trafiku dhe magazinimi

Fusha: Aktivitetet postare

Veprimtaria: Aktivitetet postare të servisit publik

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Veriu i Kosovës të cilat merren me shërbimet postare

janë si më poshtë:

Të gjithë që ngasin kombin postar duhej të merrnin patenta ndërkombëtare, të ndryshonin

adresat e banimit (në Serbi) dhe të kishin një veturë të regjistruar në Serbi (Vranjë).

Kombit i vihet pllomba në pikën kufitare dhe çohet për doganë në pjesën jugore të

Mitrovicës. Kombi nuk duhet të ndalojë asgjëkundi.

Vlera maksimale e mallrave që mund të dërgohen nga Serbia është 2000 euro.

Nëse përdoruesi kryen një pagesë në mënyrë elektronike, dërgesa sekuestrohet në doganë

dhe përdoruesi detyrohet të paguajë doganën gjatë marrjes.

Importi i librave nga Serbia ndalohet.

Librat nga vendet të cilat e kanë njohur Kosovën shkojnë në pjesën jugore të Mitrovicës dhe

mund të merren aty.

Nëse një dërgues nga Kosova dërgon mallrat në Serbi dhe ata kthehen, dërguesi mund t'i

marrë vetëm në Serbi sepse mallrat nuk mund të "hyjnë" në Kosovë.

Letrat hapen.

Page 104: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

99

Klientët të cilave u merren mallrat, marrin një njoftim ku thuhet "Dorëzuar organit

kompetent".

Sektor: Industria e përpunimit

Fusha: Prodhimi i sendeve prej letrës dhe kartonit

Veprimtaria: Prodhimi i letrës dhe kartonit të valëzuar si dhe ambalazhit prej letrës dhe

kartonit

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Veriu i Kosovës të cilat prodhojnë dhe shesin

ambalazhin e kartonit janë si më poshtë:

Regjistrimi i kompanisë është kryer sipas sistemit kosovar.

Mospagesa e detyrimeve dhe taksave, firma pasive në administratën tatimore.

Prokurimi i lëndeve të para kryhet vetëm nga jugu i Kosovës ku furnizuesi sjell materialin

deri te firma.

Furnizuesi heq targat e tij (KS ose RKS) për të dorëzuar materialin.

Monopol në prokurimin e materialit, një kompani merret me këtë punë në rast të zhdukjes së

materialit pritja dhe ndalimi i punës janë të domosdoshme.

Në Serbi janë disa kompani që prodhojnë dhe shesin karton për përpunim por për shkak të

kostove të larta të doganës, pritjes së gjatë në pikat kufitare, prokurimi bëhet vetëm nga

Jugu.

Problemi me biznesin me jugun krijohet nga infrastruktura e parregulluar rrugore, targat e

detyrueshme kosovare, leja kosovare e qarkullimit.

Mungesë mirëkuptimi nga ana e vetqeverisjes vendore për nevojat e mbështetjes së

kompanive private dhe rritjen e kapacitetit.

Biznesi është i kufizuar vetëm në Veri të Kosovës.

Sektor: Tregtia me shumicë dhe pakicë

Fusha: Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqanet e specializuara

Veprimtaria: Tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjeve ndriçimi dhe sendeve të tjera shtëpiake

në dyqanet e specializuara

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Veriu i Kosovës të cilat merren me tregtinë e mobiljeve

janë si më poshtë:

Regjistrimi i dyfishtë, sipas sistemit serb dhe kosovar. Tatimi i dyfishtë - konkurrueshmëria

e keqe të çmimeve në treg.

Page 105: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

100

Për të importuar mallrat nga Serbia në Kosovë, duhet të kryhet pagesa në euro, përmes

Bankës së Kosovës. Transferimi llogaritet si ndërkombëtar dhe komisioni është më i lartë

për çdo transaksion bankar (i njëjti komision për çdo transaksion nga 200 ose 2000 euro).

Gjatë procesit të lirimit nga TVSH-ja, kompanitë nga Serbia duhet të shënojnë në faturë:

Lirohet nga TVSH-ja në bazë të nenit 61 dhe nenit 3 të Urdhrit të zbatimit të ligjit për

TVSH-në (Fletorja Zyrtare 111/13).

Urdhri i referohet "Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë" kurse efektivët kosovarë

në pikën administrative nuk e njohin këtë formë të dokumentacionit dhe fshijnë pjesën e cila

ka të bëjë me "Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë".

Edhe pse dogana punon 24h, kalimi i mallrave përmes pikës administrative Bërnjak është i

mundur vetëm deri 18h, përkatësisht marrja e lejes për kalimin e mallrave vetëm deri 18h.

Efektivët në pikat administrative bëjnë një vlerësim të lirë të kilometrazhit nga furnizuesi

deri te blerësi në Kosovë dhe llogarisin 10% TVSH mbi vlerën arbitrare.

Efektivët gjithashtu shpesh kryejnë vlerësim të lirë të vlerës së mallrave gjatë doganimit,

pavarësisht nga çmimi i shënuar në faturë.

Në rast se e njëjta faturë përmban edhe mallrat e prodhuesit nga Serbia (mallra vendi) edhe

mallrat e prodhuesit të huaj, efektivët në pikën administrative doganojnë mallrat sikur të

ishin të gjitha me origjinë të huaj (doganimi i dyfishtë).

Gjatë pagesës së tatimit sipas sistemit kosovar, shërbimi tatimor nuk njeh kostot e krijuara

në bazë të ujit, rrymës, telefonit dhe transportit sepse këto shpenzimet akoma nuk u paguhen

shërbimeve kompetente të Kosovës. Vetëm qeraja pranohet si shpenzim valid gjatë

llogaritjes së lartësisë së tatimit. Prandaj në formularet tatimore kryesisht shfaqen vetëm të

ardhurat por jo të gjitha shpenzimet. Mbi këtë bazë, baza e tatimit është shumë më e lartë se

realja.

Kompania përdor sistemin elektronik të pagesës por dogana nuk e njeh dhe nuk e ofron këtë

mënyrë pagese. Prandaj pagesa e doganës kryhet vetëm në kesh, në pikën administrative.

Efektivët rrumbullakosin decimalet në faturë në mënyrë individuale, ku faktikisht rrisin

vlerën e mallrave të importuara, që përbën një kosto e panevojshme në nivelin vjetor.

Nuk ka shumë konkurrentë për sa i përket prodhimit dhe shitjes së mobiljeve, por

konkurrueshmëria e çmimeve është e keqe për shkak të kostove të larta.

Page 106: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

101

Një problem tjetër është edhe barriera gjuhësore, mosinformimi i kompanive në Veri të

Kosovës mbi ndryshimet e ligjit, rregullave dhe detyrimeve nga ana e shërbimeve

kompetente të Kosovës të cilat janë kryesisht në gjuhën shqipe. Formularet tatimore dhe

rregulloret janë kryesisht në gjuhën shqipe (shiko bashkëlidhur).

Sektor: Tregtia me shumicë dhe pakicë

Fusha: Tregtia me pakicë e mallrave të tjera në dyqanet e specializuara

Veprimtaria: Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqanet e specializuara

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Veriu i Kosovës të cilat merren me tregtinë me pakicë e

veshjeve në dyqanet e specializuara janë si më poshtë:

Terminali punon deri orën 18:00 dhe kjo krijon shumë trafik dhe pritje.

Krahas doganës paguhen dhe detyrime të tjera.

10% humbje për doganën.

Reklamacioni i mallrave duhet të pranohet në Rashkë.

Që para një vit e gjysëm duhej të regjistronin kompaninë në sistemin kosovar.

Edhe pre marka është nga Serbia, materialet importohen dhe prandaj paguhet dogana për

shumicën e artikujve. I përmbahen rregullit që minimumi 50% të punës duhet të jetë nga

Serbia dhe pastaj, sipas vlerësimit personal, vërtetojnë që përqindja është më e vogël dhe

faturojnë doganën.

Dualizëm (2 kompani: në sistemin kosovar dhe serb). Kur mallrat blihen nga Serbia,

kompanitë bëjnë biznes me kompaninë serbe.

Sektor: Tregtia me shumicë dhe pakicë

Fusha: Tregtia jo e specializuar me shumicë

Veprimtaria: Tregtia jo e specializuar me shumicë

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Veriu i Kosovës të cilat merren me tregtinë jo e

specializuar me shumicë janë si më poshtë:

Regjistrimi i dyfishtë, sipas sistemit serb dhe kosovar.

Marrja e dokumentacionit për lirimin nga detyrimi doganor në anën kosovare - kryesisht pa

sukses.

Për vlerën e mallrave deri 6000 euro mjafton vetëm fatura kurse mbi 6000 euro duhet

dokumentacioni shtesë.

Page 107: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

102

Pika administrative Bërnjak nuk ka inspeksion fitosanitar. Edhe pse dogana punon 24h,

kalimi është i mundur vetëm nëse merret miratimi deri 18h sa është orari i shërbimit në

Prishtinë i cili lëshon leje të domosdoshme për kalimin e mallrave.

TVSH-ja e kostove të transportit të mallrave kryesisht llogaritet në mënyrë individuale nga

ana e efektivët, përveç rastit kur transporti kryehet nga prodhuesi i mallrave. Kilometrazhi

gjithashtu llogaritet në mënyrë individuale dhe arbitrare nga ana e shërbimit dhe ngarkohet

me 10% nga totali i shpenzimeve të alokuara të transportit.

Infrastruktura rrugore në pikën doganore Bërnjak është e keqe, kryesisht nuk ka sinjal të

operatorëve celularë dhe komunikimi është pothuajse i pamundur.

Problemin e krijon konkurrenca jolojale, kryesisht shpërndarësit e autorizuar për mallrat me

origjinë serbe, për të cilat ata marrin dokumentacionin e origjinës në bazë të të cilit lirohen

nga detyrimi i TVSH-së.

Për importuesit e shitjes me pakicë ose shumicë nga veriu i Kosovës, prodhuesit nga Serbia

nuk lëshojnë origjinën e mallrave (në mënyrë invididuale dhe sipas vlerësimit personal).

Jokonkurrueshmëria e çmimeve në Veri për shkak të detyrimeve të dyfishta, doganës dhe

tatimeve.

Në rast të prokurimit të mallrave të huaja nga furnizuesi nga Serbia, ndodh doganimi i

dyfisht: për herë të parë gjatë hyrjes së mallrave në Serbi, për herë të dytë gjatë hyrjes së

mallrave në Kosovë. Pamundësia e rieksportit.

Sektor: Tregtia me shumicë dhe pakicë

Fusha: Tregtia me pakicë e pajisjeve të informatikës-komunikacionit në dyqanet e

specializuara

Veprimtaria: Tregtia me pakicë e kompjutërave, njësive periferike dhe sotfverit në dyqanet e

specializuara

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Veriu i Kosovës të cilat merren me tregtinë me pakicë e

kompjutërave, njësive periferike dhe sotfverit në dyqanet e specializuara janë si më poshtë:

Regjistrimi i dyfishtë, sipas sistemit serb dhe kosovar. Shpenzimet e dyfishta, kontabiliteti i

dyfisht.

Harmonizimi i panjohur të punës së shërbimeve në pikat administrative, mbështetja tek

eksperienca me furnizuesit dhe shoferët, njohja e tyre të rregullave dhe procedurave me

qëllim të uljes së kohës së pritjes së kalimit të mallrave.

Doganimi i dyfisht duke marrë parasysh që bëhet fjalë për mallrat e origjinës së huaj,

pamundësia e rieksportit. Nuk ka lehtësira nga ana e shtetit.

Page 108: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

103

Ndryshimet e shpeshta të normave të tatimit, pa informimit paraprak nga ana e shërbimeve

kompetente.

Barriera gjuhësore, mosrespektimi i përdorimit të gjuhës serbe si një nga gjuhët zyrtare.

Ligjet, rregullat dhe ndryshimet janë vetëm në gjuhën shqipe ( shiko bashkëlidhur).

Efektivët nuk posedojnë targat kosovare dhe patentat sipas sistemit kosovar dhe si pasojë

nuk mund të bëjnë biznes në jug të Kosovës.

Gjithashtu, duke paguar doganën në pikën administrative, shitja e mallrave në jug bëhet e

pamundur (parat shkojnë në Fondin e zhvillimit të Veriut dhe jo në buxhetin e Kosovës). Për

të bërë biznes në jug, doganimi i mallrave në terminalin e Mitrovicës së jugut është i

domosdoshëm, ku duhen disa dokumente dhe kostot e doganës janë më të larta).

Ekskluziviteti i punës është marrë nga kompania Fly Fly travel nga Serbia, ku ekskluziviteti

trajtohet si ndërkombëtar dhe kërkohet dokumentacioni dhe regjistrimi i karakterit

ndërkombëtar.

Për momentin nuk ekziston kasa fiskale në asnjë regjistrim.

Problemin e krijojnë edhe dokumentat e dyfishta për importin e mallrave, për palën serbe

dhe kosovare.

Konkurrenca jolojale, monopolet e fshehura, sidmos në rastin e prokurimeve publike.

Procedura ligjore konteston tregun e lirë (Fond për zhvillimin e Veriut vs Terminali).

Sektor: Trafiku dhe magazinimi

Fusha: Trafik rrugor dhe transport tubacionesh

Veprimtaria: Transporti rrugor qytetar dhe periferik i pasagjerëve

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Veriu i Kosovës të cilat merren me transportin rrugor

qytetar dhe periferik të pasagjerëve janë si më poshtë:

Pronësia 51% të Republikës së Serbisë, 49% të punonjësve të punësuar. Të gjithë punonjësit

janë evidentuar në Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe marrin shtesën kosovare prej

11000 RSD.

Posedojnë një orar të rregullt të nisjeve, të miratuar nga Ministria kompetente e Republikës

së Serbisë dhe patentën ndërkombëtare.

Nuk posedojnë regjistrimin në sistemin kosovar dhe as targat e Kosovës dhe kështu nuk

mund të bëjnë biznes në Jug.

Page 109: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

104

Deri tani kanë pasur një vizitë të Agjencisë Kosovare të Pronave (AKP) e cila ofronte

riregjistrimin në sistemin kosovar para nja 10 vitesh.

Ballafaqohen me problemin e pamundësisë së eksportit të gomave dhe pjesëve të tjera

rezervë sepse policia kufitare e Kosovës në pikën administrative nuk u njoh regjistrimin

sipas sistemit serb dhe kërkojnë pagesën e doganës.

Prej vitit 2005 nuk kanë mundësi për të kryer faturimin e vendimeve gjyqësore të RMHK

Trepça të cilat i kanë fituar me formë të prerë në një çështje gjyqësore me vlerë prej disa

milionësh. Banka Popullore e Serbisë nuk jep informacionet mbi rastin, edhe pse janë

detyruar nga Ligji.

Problemin e krijon konkurrenca jolojale të transportuesve privatë, të cilët shpesh nuk kanë

as kompani të regjistruara as orarin e nisjeve të miratuar nga Ministria kompetente.

Inspeksioni kompentent i Republikës nuk reagon ndaj rasteve dhe ankesave të tilla.

Sektor: Trafiku dhe magazinimi

Fusha: Trafik rrugor dhe transport tubacionesh

Veprimtaria: Transporti rrugor qytetar dhe periferik i pasagjerëve

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Graçanica të cilat merren me transportin rrugor qytetar

dhe periferik të pasagjerëve janë si më poshtë:

Regjistrimi vetëm sipas sistemit kosovar, më përpara ka qenë i dyfishtë.

Problemi përbëhet nga mosharmonizimi i dokumentave të nevojshme dhe lejeve të punës

midis Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht dokumentat e lëshuara nga Kosova nuk njihen në

Serbi dhe anasjelltas.

Interpretimi individual i rregullave të lëshuara nga institucionet zyrtare të Kosovës nga

efektivët në pikat administrative.

Gjobitjet arbitrare nga ana e Shërbimit Tatimor të Kosovës, procesi gjyqësor kundër këtij

Shërbimi është duke u zhvilluar.

Infrastruktura e keqe në pikat administrative, kapaciteti i vogël i kalimit, pritje të gjata.

Konkurrenca jolojale, numri i madh i transportuesve privatë, kryesisht të paregjistruar, pa

leje të vlefshme pune.

Komunikimi i keq me institucionet, numri i vogël i serbëve dhe personave që flasin serbisht

në institucionet e Kosovës, mosrespektimi i letrave zyrtare tregjuhëshe të Kosovës,

diskriminimi i subjektëve ekonomikë në çdo kuptim.

Page 110: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

105

Sektor: Trafiku dhe magazinimi

Fusha: Trafik rrugor dhe transport tubacionesh

Veprimtaria: Transporti rrugor qytetar dhe periferik i pasagjerëve

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Brezovica të cilat merren me transportin rrugor qytetar

dhe periferik të pasagjerëve janë si më poshtë:

Regjistrimi kosovar.

Aplikacionet tatimore në gjuhën shqipe, mosnjohja e gjuhës.

Mospranimi i dokumentave dhe lejeve të punës midis Serbisë dhe Kosovës.

Interpretimi individual i rregullave dhe dokumentave të lëshuara nga institucionet zyrtare të

Kosovës nga efektivët në pikat administrative.

Sjellja joprofesionale dhe arrogante ndaj pasagjerëve dhe shoferëve.

Problemi i rrjeteve serbe të telekomunikacionit dhe operatorëve në jug.

Favorizimi i kompanive shqiptare për transportin e pasagjerëve, sidomos në tenderat

publike.

Konkurrenca jolojale, prania e numrit të madh të transportuesve të paregjistruar.

Sektor: Trafiku dhe magazinimi

Fusha: Printim dhe shërbime printimi

Veprimtaria: Printime të tjera

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Veriu i Kosovës të cilat merren me veprimtari grafike në

Veri të Kosovës janë si më poshtë:

Mallrat prokurohen në sasi të vogla për mos t'iu nënshtruar doganës.

Faturohen deryrime të shumëfishta, ndaj mallrat nuk janë konkurrente në treg.

Prokurimet publike zbatohen por nuk respektohen, nuk ekziston sistemi juridik i cili na

mbron dhe puna zakonisht merret me njohje.

Sektor: Tregtia me shumicë dhe pakicë

Fusha: Tregtia jo e specializuar me shumicë

Veprimtaria: Tregtia me shumicë e ushqimeve, pijeve dhe duhanit

Problemet me të cilat hasen kompanitë nga Veriu i Kosovës të cilat merren me tregtinë me shumicë

e ushqimit, pijeve dhe duhanit janë si më poshtë:

Kontrolli fitosanitar punon deri në orën 18:00.

Page 111: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

106

Në pikën administrative nuk mund të kalojnë kamionat me disa produkte (gjithmonë duhet

të hyjë një kamion i tërë me një produkt).

Zbatimi i marrëveshjes CEFTA është çështja e vullnetit të mirë të efektivëve. Nëse, për

shembull, një çokollatë përmban arrën e kokosit e cila nuk prodhohet në Serbi, atëherë për

këtë çokollatë duhet të paguhet dogana. Edhe pralinat, të cilat gjithashtu prodhohen në Serbi,

duhet të doganohen.

Mallrat qendrojnë në pikën administrative për arsye të ndryshme: prodhuesit i kërkohen

analizat për një artikull të caktuar; kërkohet letra e origjinës së mallrave e cila nuk mund të

merret sepse eksportuesi në Serbi, për shkak të sasisë së vogël të mallrave të blera, nuk

lëshon një dokument të tillë.

Kostot te transportit faturohen në mënyrë arbitrare (pavarësisht se kilometrazhi është i

njëjtë, kostot e transportit janë të ndryshëm).

Prokurimet publke janë jotransparente dhe dokumentacioni shpesh përdoret vetëm për të

përmbushur kushtet e tenderit.

Të gjithë të intervistuarit e bisedës joformale kanë deklaruar që korrupsioni është një nga problemet

më të mëdha në pikat kufitare, ku efektivëve duhet t'u japin para për të përshpejtuar procedurën dhe

për t’i kaluar mallrat përmes pikës administrative. Gjithashtu, shumica kanë deklaruar që ishin të

detyruar të përdorin kanalet jolegale për importin e mallrave, për të shmangur doganimin e mallrave

nga Serbia, të gjitha këto me qëllim të arritjes së konkurrueshmërisë në treg.

Rekomandimet për përmirësimin e situatës aktuale në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve

në Veri të Kosovës:

Vendosja e sistemit elektronik të pagesës së pretendimeve midis Serbisë dhe Kosovës dhe

anasjelltas me qëllim të uljes së kostove të konvertimit të valutës dhe transaksioneve

bankare.

Vendosja e turnit të tretë të inspeksionit fitosanitar në pikat administrative.

Heqja e doganimit të dyfisht gjatë importit të mallrave të origjinës së huaj nga Serbia në

Kosovë.

Alokimi i fondeve më të mëdha nga Fondi për Zhvillimin e Veriut të Kosovës te

biznesmenët nga Veriu i Kosovës, përkatësisht stimulimi i zgjerimit dhe rritjes së

kapaciteteve të subjekteve privatë (jo vetëm infrastruktura).

Page 112: KAPËRCIMI I BARRIERAVE PËR BIZNESIN DHE NORMALIZIMI ...fer.org.rs/wp-content/uploads/2018/01/Prevladavanje-ALB-final.pdf · BIZNES NË VERI TË KOSOVËS DHE ME VERIUN E KOSOVËS

107

Që formularët - dokumentët të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës në gjuhën

shqipe dhe serbe.