16
BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE RAPORT MARS 2021 /3 PROJEKTI MBËSHTETET NGA: 2 2 0 0 2 2 0 0 EDICIONI I PARË EDICIONI I PARË RAJONAL I ANKETËS RAJONAL I ANKETËS W B S B BAROMETRI I BAROMETRI I SIGURISË NË SIGURISË NË BALLKANIN BALLKANIN PERËNDIMOR PERËNDIMOR PERSPEKTIVA E QYTETARËVE TË KOSOVËS

BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE

BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE

RAPORT MARS 2021 /3

PROJEKTI MBËSHTETET NGA:

22002200 EDICIONI I PARË EDICIONI I PARË

RAJONAL I ANKETËSRAJONAL I ANKETËS

W BS B

BAROMETRI I BAROMETRI I SIGURISË NË SIGURISË NË BALLKANIN BALLKANIN PERËNDIMORPERËNDIMOR

PERSPEKTIVA E QYTETARËVE TË KOSOVËS

Page 2: BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE

Interpretimi i të dhënave: Plator Avdiu

Metodologjia dhe redaktimi: Mentor Vrajolli

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Të drejtat e pronës intelektuale mbrohen me Ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet në një sisteme elektronike apo të transmetohet në çfarëdo forme apo mjeti elektronik, mekanik apo tjetër pa lejen me shkrim të botuesit. Nuk lejohet shfrytëzimi komercial i asnjë materiali të botuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) pa lejen me shkrim të QKSS-së. Ju lutemi të kontaktoni: [email protected] ose +383 38 221 420.

Perceptimet e paraqitura në këtë raport janë përmbledhje e përgjigjeve të mbledhura nga të anketuarit dhe demonstrojnë vetëm mënyrën se si qytetarët i perceptojnë institucionet. Ato në asnjë mënyrë nuk paraqesin ndonjë vlerësim përfundimtar të punës së institucioneve që shqyrtohen në këtë studim. Raporti do të shërbejë si instrument për të adresuar mangësitë e mundshme, por edhe si tregues i efektivitetit të komunikimit të tyre me njerëzit.

Pikëpamjet e paraqitura në këtë raport janë perceptimet e të anketuarve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë. Opinionet e shprehura në këtë raport nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e fondacionit National Endowment for Democracy (NED).

PROJEKTI MBËSHTETET NGA:

Page 3: BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE

BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE

PERSPEKTIVA E QYTETARËVE TË KOSOVËS

PrishtinëMars 2021

BAROMETRI I BAROMETRI I SIGURISË NË SIGURISË NË BALLKANIN BALLKANIN PERËNDIMORPERËNDIMOR

B SB P 22002200 EDICIONI I PARË EDICIONI I PARË

RAJONAL I ANKETËSRAJONAL I ANKETËS

Page 4: BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE

PËRMBAJTJA

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 1

BASHKËPUNIMI BILATERAL I KOSOVËS, BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR DHE SIGURIA RAJONALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .2

PROCESI I INTEGRIMIT TË KOSOVËS NË BE. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .7

Page 5: BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVEBarometri Kosovar i Sigurisë (BKS) është një mjet i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) përmes të cilit maten perceptimet publike në Kosovë mbi besimin ndaj institucioneve dhe çështjeve të ndryshme që lidhen me sigurinë, përfshirë bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE. Në edicionin e dhjetë, BKS ka marrë përmasa rajonale dhe shënon kështu edicionin e parë të Barometrit të Sigurisë së Ballkanit Perëndimor (BSBP) të zbatuar njëkohësisht në Kosovë dhe në Serbi në periudhën shtator-tetor 2020. 1 Ky raport shqyrton perceptimet e të anketuarve kosovarë për këto çështjet: i) bashkëpunimin bilateral të Kosovës, bashkëpunimin ndërkufitar dhe sigurinë rajonale, si dhe ii) qëndrimet e kosovarëve ndaj procesit të anëtarësimit në BE.

GJETJET KRYESORE TË RAPORTIT JANË SI MË POSHTË:

• Të dhënat e anketës tregojnë se ndikimi politik i Shqipërisë (82 përqind) dhe i Kroacisë (62 përqind) ndaj Kosovës perceptohet më se pozitivisht nga të anketuarit, duke qenë këta partnerët më miqësorë të Kosovës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

• Serbia perceptohet më negativisht në Kosovë krahasuar me vendet e tjera të rajonit - rreth 90 përqind e të anketuarve e shohin ndikimin e saj politik si shumë negativ ose kryesisht negativ.

• Rreth 59 për qind e të anketuarve nuk do të pranonin të merrnin ndihmë nga institucionet e sigurisë së Serbisë në rast të një fatkeqësie emergjente ose natyrore/humanitare në Kosovë.

• Për bashkëpunimin policor ndërmjet Kosovës e Serbisë, rreth 31 përqind e të anketuarve janë të pakënaqur, krahasuar me 36 që e konsiderojnë atë të kënaqshëm. Vlen të theksohet se 32 përqind e të anketuarve nuk kanë informata nëse ka bashkëpunim mes Policisë së Kosovës dhe asaj serbe.

• Vetëm 35 përqind e kosovarëve e perceptojnë si të mirë patrullimin e përbashkët të policisë kufitare të Kosovës e Serbisë, pavarësisht nga fakti se marrëveshja teknike Kosovë-Serbi për menaxhimin e integruar të kufirit është arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE para dhjetë vjetësh.

• Sa i përket anëtarësimit në BE, kosovarët janë ndër mbështetësit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor të integrimit në BE - gjithsej 92 përqind janë mbështetës të anëtarësimit të Kosovës në BE.

• Mbi ¾ e të anketuarve (77 përqind) janë optimistë se BE është e interesuar ta pranojë Kosovën si shtet anëtar në të ardhmen.

• Arsyeja kryesore për mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën nga BE-ja, sipas 65 përqind të të anketuarve, kryesisht i atribuohet diskriminimit dhe paragjykimeve të disa prej shteteve anëtare të BE-së ndaj Kosovës.

• Pothuajse gjysma e të anketuarve (48 përqind) e perceptuan përhapjen e gjerë të korrupsionit dhe aktivitetet krimit të organizuar si çështjet më sfiduese për anëtarësimin e Kosovës në BE. Dialogu aktual me Serbinë mbetet në vendin e dytë - vetëm 12 përqind e të anketuarve e rendisin atë si sfidë për anëtarësimin në BE.

1 Metodologjia e edicionit të parë të Barometrit të Sigurisë së Ballkanit Perëndimor, të zhvilluar në Kosovë dhe Serbi, është botuar në raportin e mëparshëm të QKSS i cili gjendet në këtë vegëz: http://www.qkss.org/repository/docs/WBSB_SHQIP_794672.pdf

1

Page 6: BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE

BASHKËPUNIMI BILATERAL I KOSOVËS, BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR DHE SIGURIA RAJONALE NË BALLKANIN PERËNDIMORNgjashëm me perceptimet e të anketuarve nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ndaj Kosovës, qëndrimet e të anketuarve kosovarë ndaj këtyre vendeve priren të jenë të dyfishta, siç tregohet nga rezultatet e anketës së BSBP-së në Kosovë. Vendet fqinje dhe në rajon që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kanë kryesisht qasje miqësore ndaj Kosovës (përfshirë Shqipërinë, Kroacinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut) perceptohen pozitivisht nga të anketuarit. Nga ana tjetër, perceptimet ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës janë shumë negative për shkak të refuzimit të tyre për ta njohur shtetësinë e Kosovës, duke shkaktuar kështu pengesa politike ndaj Kosovës në nivelin rajonal dhe ndërkombëtar.

Shqipëria perceptohet si partneri rajonal dhe fqinji i Kosovës më i besuar kur krahasohet me vendet e tjera, pasi rreth 82 përqind e të anketuarve e shohin ndikimin e saj politik brenda vendit si pozitiv. Ajo pasohet nga Kroacia (62 përqind), Mali i Zi (51 përqind) dhe Maqedonia e Veriut (41 përqind). Kosova ka krijuar bashkëpunim të qëndrueshëm me këto katër shtete për një gamë të gjerë çështjesh me interes të ndërsjellë nga ato politike, socio-ekonomike, të sigurisë e deri te çështjet e lidhura me mbrojtjen.

Sidoqoftë, bashkëpunimi me Serbinë mungon për shkak të mosmarrëveshjeve politike dhe mosgatishmërisë së elitave politike serbe për të bashkëpunuar me Kosovën në nivelin shtetëror. Shumica dërrmuese e të anketuarve (rreth 90 përqind) e perceptuan Serbinë si shumë negative ose kryesisht negative në raport me Kosovën. Kjo rrjedh kryesisht nga historia e kaluar dhe pengesat e vazhdueshme politike të Serbisë kundër Kosovës, ndërsa perceptimet e të anketuarve ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës janë disi të paqarta, edhe pse nuk e ka njohur Kosovën. Rreth 36 përqind e tyre e perceptojnë atë si me ndikim negativ në Kosovë, ndonëse 31 përqind shprehin neutralitet dhe 19 përqind të tjerë nuk kanë mendim mbi ndikimin e Bosnjës dhe Hercegovinës ndaj Kosovës.

FIGURA 1 NDIKIMI POLITIK I VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NDAJ KOSOVËS

SHQIPËRIA

SHUMË NEGATIV

KRYESISHT NEGATIV

AS POZITIV, AS NEGATIV

KRYESISHT POZITIV

SHUMË POZITIV

NUK E DI

3%

2%

10%

35%

46%

4%

BOSNJA DHE HERCEGOVINA

SHUMË NEGATIV

KRYESISHT NEGATIV

AS POZITIV, AS NEGATIV

KRYESISHT POZITIV

SHUMË POZITIV

NUK E DI

14%

22%

31%

13%

1%

19%

2

Page 7: BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE

BASHKËPUNIMI BILATERAL I KOSOVËS, BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR DHE SIGURIA RAJONALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

KROACIA

SHUMË NEGATIV

KRYESISHT NEGATIV

AS POZITIV, AS NEGATIV

KRYESISHT POZITIV

SHUMË POZITIV

NUK E DI

4%

5%

17%

50%

12%

12%

MAQEDONIA E VERIUT

SHUMË NEGATIV

KRYESISHT NEGATIV

AS POZITIV, AS NEGATIV

KRYESISHT POZITIV

SHUMË POZITIV

NUK E DI

5%

10%

35%

34%

7%

9%

MALI I ZI

SHUMË NEGATIV

KRYESISHT NEGATIV

AS POZITIV, AS NEGATIV

KRYESISHT POZITIV

SHUMË POZITIV

NUK E DI

4%

7%

31%

39%

12%

7%

SERBIA

SHUMË NEGATIV

KRYESISHT NEGATIV

AS POZITIV, AS NEGATIV

KRYESISHT POZITIV

SHUMË POZITIV

NUK E DI

80%

9%

5%

2%

1%

3%

Kosovarët nuk do të ndiheshin të sigurt po të merrnin ndihmë nga institucionet e sigurisë së Serbisë në rast të ndonjë situate emergjente ose katastrofe natyrore/humanitare, si përmbytjet, tërmetet, zjarret, pandemia etj. Rreth 3/5 e të anketuarve (59 përqind) nuk do të pajtoheshin të merrnin ndihmë nga institucionet serbe të sigurisë, kurse 35 përqind përgjigjen se do të pranonin të merrnin ndihmë të tillë.

3

Page 8: BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE

FIGURA 2 A DO TË PRANONIT TË MERRNIT NDIHMË NGA INSTITUCIONET E SIGURISË SË SERBISË NË RAST EMERGJENCE OSE KATASTROFE NATYRORE/HUMANITARE NË KOSOVË (PËRMBYTJE, TËRMETE, ZJARRE, PANDEMI ETJ.)?

Po 35%

Jo - Serbia ka kryer krime lufte në Kosovë

14%

Jo - nuk është e nevojshme / Kosova ka aleatët dhe partnerët e saj

13%

Jo - për shkak të mungesës së besimit ndaj Serbisë

12%

Jo - Serbia nuk ka qëllime të mira ndaj Kosovës

6%

Jo - Serbia është armiqësore ndaj Kosovës

6%

Jo - për shkak të frikës/pasigurisë së shkaktuar nga Serbia

3%

Jo - përgjigje të tjera 5%

Nuk e di 6%

Sa i përket bashkëpunimit policor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pothuajse 1/3 e të anketuarve të intervistuar (31 përqind) deklaruan se nuk ishin të kënaqur me mungesën e bashkëpunimit policor ndërmjet të dyja vendeve, duke fajësuar Serbinë për këtë, krahasuar me 36 përqind të cilët deklaruan se ishin te kënaqur me gjendjen aktuale. Sidoqoftë, mund të vërehet se 32 përqind e të anketuarve të tjerë nuk e dinë ose potencialisht nuk janë të informuar nëse Policia e Kosovës dhe Policia e Serbisë kanë ndonjë bashkëpunim.

4

BASHKËPUNIMI BILATERAL I KOSOVËS, BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR DHE SIGURIA RAJONALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Page 9: BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE

FIGURA 3 A JENI TË KËNAQUR ME BASHKËPUNIMIN POLICOR NDËRMJET KOSOVËS DHE SERBISË?

Po 36%

Nuk ekziston bashkëpunimi policor 11%

Bashkëpunim policor është i dobët 5%

Bashkëpunimi policor me Serbinë nuk është i nevojshëm

5%

Serbia refuzon të bashkëpunojë me Policinë e Kosovës

4%

Serbia nuk zbaton marrëveshjet e arritura me Kosovën

2%

Kosova nuk duhet t’i besojë Serbisë për bashkëpunimin policor

2%

Jo, përgjigje të tjera 3%

Nuk e di 32%

Sa i përket patrullimit të përbashkët të policisë kufitare të Kosovës me atë të Serbisë në pikat e kalimit kufitar, një numër i mirë i të anketuarve (rreth 35 përqind) e perceptojnë atë si pozitiv, kurse 7 përqind e tyre konsiderojnë se bashkëpunimi i policisë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm. Nga ana tjetër, pothuajse ¼ e të anketuarve (22 përqind) ndajnë mendime negative në lidhje me gjendjen aktuale të bashkëpunimit policor kufitar, duke e konsideruar atë si aspak të mirë dhe 2 përqind të tjerë e konsiderojnë si të panevojshëm bashkëpunimin e tillë. Edhe pse Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje teknike në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për menaxhimin e integruar të kufirit (MIK) në vitin 2011 me qëllim që të instalojnë gradualisht “objekte të përbashkëta dhe të sigurta në të gjitha vendkalimet e tyre të përbashkëta të MIK”2 , ende rreth 28 përqind e të anketuarve nuk dinë për marrëveshjen dhe nëse ekziston ndonjë mënyrë bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Policisë së Serbisë në pikat e kalimit kufitar.

FIGURA 4 SI E PERCEPTONI PATRULLIMIN E PËRBASHKËT TË POLICISË KUFITARE

NDËRMJET KOSOVËS DHE SERBISË?

MIRË

35%

ASPAK MIRË

22%

BASHKËPUNIMI ËSHTË I

DOMOSDOSHËM

7%

BASHKËPUNIMI NUK ËSHTË I NEVOJSHËM

2%

TË TJERA

6%

NUK E DI

28%

2 Shih Konkluzionet e Dakorduara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vegëzën vijuese: https://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/docs/Konkluzionet_0210_ibm.pdf

5

BASHKËPUNIMI BILATERAL I KOSOVËS, BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR DHE SIGURIA RAJONALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Page 10: BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE

Sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në nismat/organizatat rajonale të sigurisë, më shumë se gjysma e të anketuarve (59 përqind) janë të kënaqur në krahasim me 16 përqind të atyre që u shprehën të pakënaqur. Është e rëndësishme të theksohet se Kosova është tashmë anëtare e disa nismave rajonale të sigurisë, duke përfshirë SEESAC (Pastrimi i Evropës Juglindore dhe Lindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe Armëve të Lehta), MARRI (Nisma Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë), RCC (Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal), SEECP (Procesi i Bashkëpunimit i Evropës Juglindore), etj. Sidoqoftë, Kosova nuk është ende anëtare e plotë e një numri të organizatave të tjera rajonale të sigurisë, prandaj ajo vetëm merr pjesë në takimet e trupave siç janë RACVIAC (Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë) dhe Karta e Adriatikut e ShBA-së.

Përkundër faktit se Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen teknike më 2012 për përfaqësimin rajonal të Kosovës (përmes lehtësimit të BE-së), 3 Serbia ka bërë fushatë ashpër për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në nisma rajonale, përfshirë ato të sigurisë, ku Kosova aktualisht nuk është as anëtare dhe as pjesëmarrëse. Për më tepër, rreth 25 përqind e të anketuarve nuk kanë informata mbi pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale të sigurisë, duke çuar në supozimin se nuk dinë as për marrëveshjen teknike Kosovë-Serbi të arritur në Bruksel gati një dekadë më parë.

FIGURA 5 A JENI TË KËNAQUR ME PJESËMARRJEN E KOSOVËS NË NISMAT RAJONALE TË SIGURISË?

PO

59%

JO

16%

NUK E DI

25%

3 Shih marrëveshjen e dialogut teknik të lehtësuar nga BE-ja për përfaqësim dhe bashkëpunim rajonal të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në vegëzën vijuese: https://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/docs/Konkluzionet_0210_arranzhime.pdf

6

BASHKËPUNIMI BILATERAL I KOSOVËS, BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR DHE SIGURIA RAJONALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Page 11: BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE

PROCESI I INTEGRIMIT TË KOSOVËS NË BEKosovarët janë mbështetës të fuqishëm të anëtarësimit të vendit në BE dhe procesit të integrimit në BE, andaj janë padyshim ndër mbështetësit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor për anëtarësimin në BE. Kjo dëshmohet edhe nga rezultatet e anketës meqë shumica e të anketuarve ose 92 përqind e tyre janë në favor të anëtarësimit të Kosovës në BE.

FIGURA 6 A E MBËSHTESNI INTEGRIMIN E

KOSOVËS NË BE?

PO

92%

JO

3%

NUK E DI

5%

Pavarësisht nga mbështetja publike për anëtarësimin në BE, Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor i izoluar nga vetë BE-ja për shkak të ngurrimit të disa prej shteteve anëtare të saj që të ofrojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kështu, pothuajse 2/3 e të anketuarve, më saktësisht 65 përqind e tyre ndajnë pikëpamjet se diskriminimi dhe paragjykimet nga disa shtete anëtare të BE-së janë arsyet kryesore që Kosova nuk gëzon liberalizimin e vizave nga BE-ja. Ndërkohë, përmbushja e kritereve të këtij procesi nga institucionet e Kosovës (11 përqind) dhe korrupsioni (7 përqind) renditen si arsyeja e dytë dhe e tretë e mungesës së liberalizimit të vizave.

FIGURA 7 PERCEPTIMET SE PSE BE-JA NUK PO I OFRON KOSOVËS LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Diskriminimi dhe paragjykimet nga disa prej shteteve anëtare të BE-së

65%

Institucionet e Kosovës nuk i kanë përmbushur kriteret e BE-së

11%

Korrupsioni 7%

Arsye të tjera 4%

Nuk e di 13%

Të pyetur nëse BE-ja është e interesuar ta pranojë Kosovën si shtet anëtar, rreth 77 përqind e të anketuarve u përgjigjën pozitivisht, megjithëse mes tyre, 39 përqind konsideruan se kjo nuk do të ndodhë në të ardhmen e afërt. Nga ana tjetër, 16 përqind e të anketuarve kosovarë deklaruan se BE-ja nuk është e interesuar ta pranojë Kosovën si anëtare të saj.

7

Page 12: BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE

PROCESI I INTEGRIMIT TË KOSOVËS NË BE

FIGURA 8 A MENDONI SE BE-JA ËSHTË E INTERESUAR TË

PRANOJË KOSOVËN SI SHTET ANËTAR?

PO, POR JO NË TË

ARDHMEN E AFËRT

39%

PO

38%

JO

16%

NUK E DI

7%

Të anketuarit nuk janë shumë optimistë se kur Kosova do të anëtarësohet në BE duke pasur parasysh se gati 2/5 e të anketuarve ose 37 përqind e tyre besojnë se Kosova do të bëhet shtet anëtar i BE ndërmjet viteve 2021-2024, kurse 36 përqind të tjerë mendojnë se Kosova do të mund të anëtarësohet në BE në 5-10 vitet e ardhshme, pra nga 2025 deri më 2030. Rreth 7 përqind e të anketuarve janë edhe më pak optimistë dhe mendojnë se Kosova do të bëhet shtet anëtar i BE-së tek pas vitit 2030, krahasuar me 6 përqind që vlerësojnë se Kosova nuk do të anëtarësohet kurrë me BE.

FIGURA 9 KUR MENDONI SE KOSOVA DO TË JETË NË GJENDJE TË ANËTARËSOHET

NË BE?

2021-2024

37%

2025-2030

36%

PAS VITIT 2030

7%

KURRË

6%

PËRGJIGJE TË TJERA

6%

NUK E DI

8%

Pothuajse gjysma e të anketuarve (48 përqind gjithsej) kanë renditur praninë e korrupsionit dhe aktiviteteve e lidhura me krimin e organizuar si sfidat kryesore në rrugën e Kosovës për anëtarësimin në BE. Dialogu aktual me Serbinë renditet si sfida e dytë për integrimin në BE, megjithatë është e qartë se marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë renditen dukshëm më ulët se korrupsioni dhe krimi i organizuar - 12 përqind gjithsej.

FIGURA 10 CILA ËSHTË NJË NGA SFIDAT KRYESORE QË KOSOVA DUHET TA KALOJË PËR ANËTARËSIM NË BE?

Korrupsioni dhe krimi i organizuar 48%

Dialogu me Serbinë 12%

Kosova duhet të përmbushë kushtet e anëtarësimit në BE

5%

Zhvillimi ekonomik 4%

Bashkëpunim dhe unitet më i mirë mes politikanëve

3%

Sundimi i ligjit 2%

Të tjera 17%

Nuk e di 9%

8

Page 13: BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE

Zbatimi i kritereve të anëtarësimit në BE është vlerësuar negativisht nga të anketuarit. Në këtë kuptim, ata nuk shohin progres ose kanë evidentuar progres shumë të kufizuar të ndërmarrë nga institucionet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësinë e gjyqësorit, depolitizimin e administratës publike dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë. Përkundër kësaj, të anketuarit perceptuan se Kosova ka shënuar progres në organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, siç tregon figura në vijim.

FIGURA 11 SI E VLERËSONI PROGRESIN E KOSOVËS NË ZBATIMIN E KRITEREVE TË MËPOSHTME PËR ANËTARËSIM NË BE?

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT

KURRFARË PROGRESI

PROGRES SHUMË I KUFIZUAR

DERI DIKU PROGRES

PROGRES I MIRË

PROGRES I SHKËLQYESHËM

NUK E DI

45%

23%

23%

5%

1%

3%

PAVARËSIA E GJYQËSORIT

KURRFARË PROGRESI

PROGRES SHUMË I KUFIZUAR

DERI DIKU PROGRES

PROGRES I MIRË

PROGRES I SHKËLQYESHËM

NUK E DI

32%

20%

29%

8%

1%

10%

ORGANIZIMI I ZGJEDHJEVE TË LIRA DHE TË NDERSHME

KURRFARË PROGRESI

PROGRES SHUMË I KUFIZUAR

DERI DIKU PROGRES

PROGRES I MIRË

PROGRES I SHKËLQYESHËM

NUK E DI

18%

11%

24%

33%

10%

4%

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR

KURRFARË PROGRESI

PROGRES SHUMË I KUFIZUAR

DERI DIKU PROGRES

PROGRES I MIRË

PROGRES I SHKËLQYESHËM

NUK E DI

38%

22%

26%

8%

1%

5%

DEPOLITIZIMI I ADMINISTRATËS

PUBLIKE

KURRFARË PROGRESI

PROGRES SHUMË I KUFIZUAR

DERI DIKU PROGRES

PROGRES I MIRË

PROGRES I SHKËLQYESHËM

NUK E DI

32%

20%

27%

9%

1%

11%

FORCIMI I BASHKËPUNIMIT

RAJONAL

KURRFARË PROGRESI

PROGRES SHUMË I KUFIZUAR

DERI DIKU PROGRES

PROGRES I MIRË

PROGRES I SHKËLQYESHËM

NUK E DI

15%

13%

34%

26%

3%

9%

PROCESI I INTEGRIMIT TË KOSOVËS NË BE

9

Page 14: BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE

ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE

ME SERBINË

KURRFARË PROGRESI

PROGRES SHUMË I KUFIZUAR

DERI DIKU PROGRES

PROGRES I MIRË

PROGRES I SHKËLQYESHËM

NUK E DI

39%

19%

24%

8%

1%

9%

10

PROCESI I INTEGRIMIT TË KOSOVËS NË BE

Page 15: BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE

327(4/9:496.51)(047)

Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi i Kosovës në BE / interpretimi i të dhënave: Plator Avdiu. - Prishtinë : QKSS, 2021. – 9 f. : 21 cm.

1.Avdiu, Plator

ISBN 978-9951-799-32-4

Katalogimi në botim – (CIP)Biblioteka Kombëtare e Kosovës“Pjetër Bogdani”

Page 16: BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE INTEGRIMI I KOSOVËS NË BE