3
DITARI NGA – KEPI I CANIT - 2012 Në bashkëveprim, FBAK-u, Shoqata AT “ Dajti “ e Tiranës dhe “ Sytë e Sharrit “ e Tetovës, kanë organizuar për nderë të Jubileut – 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, pushtimin e majës Kepi i Canit të lmd prej 2116 metrash. Majë, apo pikë kjo në piramidën 25, ku ndahen të tre kufijtë e trojeve etnike shqiptare, Shqipëri – Kosovë - Maqedoni. Qëllimi i këtij takimi ishte kremtimi i këtij përvjetori si dhe takimi i bjeshkatarëve dhe adhuruesve të natyrës të të gjitha trojeve shqiptare. Pjesëmarrës në këtë takim kishte nga Shqipëria ( 14 veta ), Tetova ( 4 veta ), Lugina e Preshevës ( 4 veta ), Prishtina ( 30 veta ), Gjakova ( 37 veta ), Prizreni ( 25 veta ), Peja ( 5 veta ) dhe të tjerë nga vise të ndryshme të Kosovës. Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 23.09.2012 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 6.00, ndërsa kthimi në ora 19.45 minuta. Pjesëmarrës nga Shba Pashtriku ishim 29 veta, ndërsa numrin prej 37 vetash e përbënin edhe kolegët nga Shba Shkelzeni si dhe vozitësat. Përgjithësisht numri i tërësishëm i pjesëmarrësve në këtë takim ishte afro 130 veta. Udhëtuam me 3 furgona në relacionin: Gjakovë – Prizren – Restelicë – Sherup. Sipas planit organizativ, paraprakisht tek udhëkryqi për në fshatin Zhur jemi takuar me kolegët nga Prizreni, Prishtina etj, për të vazhduar pastaj së bashku për Dragash - fshatin Restelicë të lmd prej 1450 metrash, gjegjësisht fshatin më të lartë në Kosovë. Pas një pauze që kemi bërë në Dragash dhe Restelicë kemi vazhduar udhëtimin edhe 15 km mbi Restelicë, gjer në Sherup, gjegjësisht mbi Grykën e Radigës, afër pikës së trekufirit Kosovë – Shqipëri – Maqedoni. Në atë vend të gjelbëruar i cili gjendej në lmd prej 1820 metrash jemi takuar me bjeshkatarët e Shba Syri i Sharrit nga Tetova. Pasi që pas pakë kanë mbërritur edhe të tjerët nga Prishtina, Prizreni, Lugina e Preshevës etj, në ora 10.45 minuta kemi filluar marshimin të gjithë së bashku. Pasi që koordinator dhe udhëheqës i gjithë këtij organizimi dhe marshimi, përveç për ata të Shqipërisë ishte z. Skender Sina, kryetari jonë i Shba Pashtriku Gjakovë, shoqëria jonë gjendej në ballë të kolonës. Duke marshuar me flamuj në dorë nëpër atë rrugë malore -

Kepi i Canit

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Kepi i Canit trekufiri 23.09.2012

Citation preview

DITARI NGA – KEPI I CANIT - 2012

Në bashkëveprim, FBAK-u, Shoqata AT “ Dajti “ e Tiranës dhe “ Sytë e Sharrit “ e Tetovës, kanë organizuar për nderë të Jubileut – 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, pushtimin e majës Kepi i Canit të lmd prej 2116 metrash. Majë, apo pikë kjo në piramidën 25, ku ndahen të tre kufijtë e trojeve etnike shqiptare, Shqipëri – Kosovë - Maqedoni. Qëllimi i këtij takimi ishte kremtimi i këtij përvjetori si dhe takimi i bjeshkatarëve dhe adhuruesve të natyrës të të gjitha trojeve shqiptare. Pjesëmarrës në këtë takim kishte nga Shqipëria ( 14 veta ), Tetova ( 4 veta ), Lugina e Preshevës ( 4 veta ), Prishtina ( 30 veta ), Gjakova ( 37 veta ), Prizreni ( 25 veta ), Peja ( 5 veta ) dhe të tjerë nga vise të ndryshme të Kosovës.

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 23.09.2012 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 6.00, ndërsa kthimi në ora 19.45 minuta.

Pjesëmarrës nga Shba Pashtriku ishim 29 veta, ndërsa numrin prej 37 vetash e përbënin edhe kolegët nga Shba Shkelzeni si dhe vozitësat. Përgjithësisht numri i tërësishëm i pjesëmarrësve në këtë takim ishte afro 130 veta.

Udhëtuam me 3 furgona në relacionin: Gjakovë – Prizren – Restelicë – Sherup. Sipas planit organizativ, paraprakisht tek udhëkryqi për në fshatin Zhur jemi takuar me kolegët nga Prizreni, Prishtina etj, për të vazhduar pastaj së bashku për Dragash - fshatin Restelicë të lmd prej 1450 metrash, gjegjësisht fshatin më të lartë në Kosovë. Pas një pauze që kemi bërë në Dragash dhe Restelicë kemi vazhduar udhëtimin edhe 15 km mbi Restelicë, gjer në Sherup, gjegjësisht mbi Grykën e Radigës, afër pikës së trekufirit Kosovë – Shqipëri – Maqedoni. Në atë vend të gjelbëruar i cili gjendej në lmd prej 1820 metrash jemi takuar me bjeshkatarët e Shba Syri i Sharrit nga Tetova. Pasi që pas pakë kanë mbërritur edhe të tjerët nga Prishtina, Prizreni, Lugina e Preshevës etj, në ora 10.45 minuta kemi filluar marshimin të gjithë së bashku.

Pasi që koordinator dhe udhëheqës i gjithë këtij organizimi dhe marshimi, përveç për ata të Shqipërisë ishte z. Skender Sina, kryetari jonë i Shba Pashtriku Gjakovë, shoqëria jonë gjendej në ballë të kolonës.

Duke marshuar me flamuj në dorë nëpër atë rrugë malore - automjetesh dhe zonë kufitare, në ora 12.45 minuta mbërritëm tek caku, gjegjësisht Kepi i Canit i lmd prej 2116 metrash. Aty jemi takuar dhe bashkuar me kolegët nga Shqipëria. Grupi jonë nga Kosova kësaj radhe ishim në numër më të madh dhe më të organizuar. Pjesëmarrësit nga Shba Pashtriku të gjithë po e mbnanim në kokë nga një kapelë me një llogo të kombinuar nga disa elemente të Shba Pashtriku-t, si dhe të 100 vjetorit të pavarësisë, të cilat kapela i kishim përgatitur enkas për këtë qëllim.

Këtë ditë Kepi i Canit kishte marrur një pamje krejtësisht tjetër. Aty tashmë valonin dhjetëra flamuj shqiptar, dhe ishte krijuar një atmosferë shumë mallëngjyese. Cakrroheshin gotat me uiski dhe pije të tjera duke kremtuar një shekull të pavarësisë. Aty tashmë nuk kishte kufij. Ishim të gjithë të lirë mes tokash shqiptare dhe festonim shekullin e pavarësisë. Shoqëria jonë kishim marrur përsipër që ta ngrisim dollinë duke filluar me hymnin e flamurit dhe ashtu vepruam, por këndimi nuk mori fund vetëm me hymnin e flamurit, por vazhdoi tutje me këngë të tjera atdhedashurie, duke ngritur hare dhe disponim tek të gjithë.

Në atë majë e cila përballë dhe jo largë kishte Bjeshkën e Korabit, përplotë hare kemi qëndruar dy orë të plota. Aty kemi pushuar, ngrënë dhe ngritur kupat me verën që shoqëria jonë e kishim bartur lartë për të kremtuar këtë ditë të shënuar. Në ato çaste kishte ardhur dhe na shoqëronte edhe një grup prej katër policësh kosovar. Ashtu të gjithë së bashku sikur një trup i vetëm kemi qëndruar, kënduar dhe biseduar nën rrezet e ngrohta të diellit gjer në ora 14.45 minuta, kur dhe filluam zbritjen poshtë tek automjetet.

Duke ecur nëpër atë kohë me diell dhe nëpër ato lëndina të gjelbëruara në ora 16.15

minuta kemi mbërritur tek automjetet. Nga aty pas tridhjetë minutash, gjegjësisht gjersa jemi mbledhur të gjithë, kemi filluar kthimin për në shtëpi. Sikur të tjerët edhe ne udhëtuam pa asnjë problem dhe në ora 19.45 minuta kemi mbërritur në Gjakovë.

Ishte ky një organizim madhështor dhe i veçantë, pasi që takimet e tilla në majë të bjeshkëve nuk janë shumë të zakonshme, e sidomos kur pjesëmarrësit ishin të gjithë shqiptar nga treva të ndryshme.

Në përgjithësi ishte kjo një ditë me kohë të mrekullueshe dhe e shënuar, që do të ketë vend të veçant dhe shumë të rëndësishëm në historikun tonë kombëtar dhe bjeshkatar.

Përfundimisht kaluam:Udhëtim me furgona: 7.45 minuta ( 4.45 + 3.00 )Udhëtim km: Gjakovë + 70 Dragash + 20 Restelicë + 15 Nisja e marshimit = 105 kmEcje këmbë: 3.30 minuta ( 2.00 + 1.30 )Ecje gjatësi rrugore: 9 km. ( 4.5 + 4.5 )Ecje këmbë m/lmd: 296 m/lmd ( 1820 - 2116 )

Përshkroi : Ilir LytaSHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 23.09.2012