43
Pergatiti: A.Shtyl la MES Kontributet e sigurimeve shoqerore 1.Detyrimi i pageses se kontributeve te sigurimeve shoqerore 2.Procedurat e pagimit te kontributeve te sigurimeve shoqerore

Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Kontributet e sigurimeve shoqerore

1.Detyrimi i pageses se kontributeve te sigurimeve shoqerore

2.Procedurat e pagimit te kontributeve te sigurimeve shoqerore

Page 2: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Cfare eshte kontributi i sigurimeve shoqerore dhe shendetesore?

• Kontributi i sigurimeve shoqerore dhe shendetesore eshte:a.detyrimi mbi pagen, neb.nje perqindje te caktuar te saj, i cili c.paguhet nga personat ekonomikisht aktiv, shteti apo nga personat e siguruar ne skemen e sigurimit te detyrueshem shendetesor.

• Detyrimi per te paguar kontributin e sigurimeve te detyrueshme shoqerore dhe shendetesore, shprehet ne te ardhmen, ne te drejten e individit per te perfituar nga keto skema.

Page 3: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Cfare eshte kontributi i sigurimeve shoqerore dhe shendetesore?-1

• “Kontribute të detyrueshme të sigurimeve shëndetësore” janë kontributet që paguhen në mbështetje të ligjit nr.7870, datë 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”.

• “Kontribute të detyrueshme të sigurimeve shoqërore” janë kontributet që paguhen në mbështetje të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

Page 4: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Detyrimet e personave per kontributin e sigurimit te detyrueshem shoqerore

• Personat e punësuar dhe punëdhënësit e tyre janë të detyruar të paguajnë kontribut për sëmundje, barrëlindje dhe pensione në një shumë që varet nga paga e tyre totale (bruto). Kontributi nuk mund të caktohet nën një pagë minimale dhe mbi një pagë maksimale mujore.

• Punëdhënësit detyrohen të paguajnë kontribut për aksident në punë e sëmundje profesionale dhe për papunësinë, per punemarresit e tyre.

• Personat ekonomikisht aktivë janë të detyruar të paguajnë kontribut mujor për barrëlindje dhe për pensione në masën e nivelit bazë.

Page 5: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Detyrimet e personave per kontributin e sigurimit te detyrueshem shoqerore-1

• Personat e vetëpunësuar në bujqësi janë të detyruar të paguajnë kontribut për barrëlindje dhe për pensione.

• Kontributi që paguhet për sigurimet shoqërore në fondet e sigurimeve për sëmundje, barrëlindje dhe pensione është:a) për punëdhënësit 19.5 për qind e shumës bruto të listëpagesave;b) për personin e punësuar 9.5 për qind e pagesës së tij totale (bruto);

Page 6: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Ndarja e pagese se kontributit per sigurimin e detyrueshem shoqeror

• Kontributi minimal për personin e punësuar, punëdhënësin dhe të vetëpunësuarin është i barabartë, kurse kontributi maksimal është sa 5 herë kontributi minimal. Masa konkrete e kontributit minimal caktohet nga Këshilli i Ministrave.

• Personat e vetëpunësuar në bujqësi paguajnë në nivelin bazë të kontributit që paguajnë të vetëpunësuarit në qytet, ne jo më pak se dy data në vit, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.

Page 7: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Kontributi i sigurimit shendetesor

• Kontributet per sigurimet shendetesore paguhen nga:a) të punësuarit dhe punëdhënësit e tyre;b)persona të tjerë ekonomikisht aktivë;c)shteti.

• Ne “personat ekonomikisht aktivë”, ne kuptim te skemes se sigurimit shendetesor, përfshihen te gjithë personat e punësuar, të vetëpunësuarit, punëdhënësit dhe personat me të ardhura të rregullta nga pronat, pasuria e patundshme ose burime të tjera të krahasueshme.

Page 8: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Detyrimi per pagesen e kontributit te sigurimit shendetesor

• Personat ekonomikisht aktivë, të punësuar e të vetëpunësuar në fshat e në qytet, punonjësit e papaguar të familjes dhe persona të tjerë me të ardhura të rregullta nga pronësia, sipas përcaktimit të Këshillit të Ministrave, janë të detyruar të kontribuojnë në ISKSH.

• Shteti kontribuon për personat joaktivë si:a) fëmijët, nxënësit dhe studentët me shkëputje nga puna;b) pensionistët;c) të paaftët (mendorë dhe fizikë);ç) të papunët;

Page 9: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Detyrimi per pagesen e kontributit te sigurimit shendetesor-1

d) personat që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe asistencë sociale;dh) nënat me leje lindjeje;e) shtetasit që kryejnë shërbimin ushtrak të detyruar.

• Këshilli i Ministrave ka të drejtë të specifikojë grupe të tjera shtetasish, për të cilët duhet të kontribuojë shteti.

• Kontributet e sigurimeve shendetesore llogariten:a) në përqindje mbi pagën për:- personat e punësuar;- të huajt e punësuar në Shqipëri.

Page 10: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Kontributi i sigurimit shendetesor-1

b) Në masë fikse për:- të vetëpunësuarit (shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri) dhe punëdhënësit;- punonjësit e papaguar të familjes.c) Në masë fikse për:- pjesën që derdhet nga buxheti i shtetit per personat joaktive.

• Kontributi i cili paguhet ne perqindje është 3.4 për qind e pagës bruto, duke pasur si pagë minimale e maksimale atë të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për kontributet e sigurimeve shoqërore. Pagesa e këtij kontributi ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarresit.

Page 11: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Kontributi i sigurimit shendetesor-2

• Kontributi i cili paguhet ne mase fikse eshte :- për të vetëpunësuarit, punëdhënësit dhe punonjësit e papaguar të familjes në qytet, 7 për qind e pagës minimale, te percaktuar per kontributin e sigurimeve te detyrueshme shoqerore;- për të vetëpunësuarit dhe punëtorët e papaguar të familjes në fshat kontributi është:a.në zonën fushore 5 për qind të pagës minimale dheb.per zonen kodrinore 3 për qind të pagës minimale të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për sigurimet shoqërore.

• Ministri i Shëndetësisë për raste të veçanta ka të drejtë ta ulë masën fikse të kontributit për:a) punonjësit e papaguar të familjes;b) disa kategori të bujqëve të vetëpunësuar.

Page 12: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Detyrimet e personave që paguajnë kontributet

• Personi i detyruar për të paguar kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore është përgjegjës për llogaritjen, deklarimin dhe pagesën e kontributeve në kohën dhe në masën e duhur.

• Punëdhënësi është përgjegjës për mbajtjen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore të punëmarrësit dhe për pagesën në organet tatimore, së bashku me pjesen e tij te kontributit.

• Personi i vetëpunësuar është përgjegjës për pagesën e kontributit te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore per veten e tij si dhe për punonjësit e papaguar të familjes se tij.

Page 13: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Llogaritja e kontributeve per punemarresin

• Kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore qe duhet te paguaje punëdhënësi për punëmarrësin dhe kontributet e vetë punëmarrësit llogariten sipas nivelit të përcaktuar mbi pagën bruto të punëmarrësit dhe shtesat e tjera me karakter të përhershëm që lindin nga marrëdhëniet e punës.

• Niveli i pages bruto minimale përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, ndersa niveli maksimal i pages bruto është sa pesëfishi i pagës minimale.

Page 14: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Llogaritja e kontributeve• Kontributet (qoftë të punëmarrësit apo punëdhënësit) llogariten për

çdo punëmarrës individualisht dhe mbi shumën e pagës bruto, mbi kufirin e pagës minimale mujore deri në kufirin e pages maksimale mujore si më poshtë:

:

Të ardhurat mujore bruto të punonjësit

Kontributi i llogaritur:

Deri në minimumin e pages mujore Paga mujore minimale x tarifa e aplikueshme

Me shume se paga minimale mujore por më pak se paga maksimale

Paga mujore bruto x tarifa e aplikueshme

Më shumë se paga mujore maksimale Paga mujore maksimale x tarifa e

aplikueshme

Page 15: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Llogaritja e kontributeve-1• Nese nje nga punemarresit punon ne dy pune atehere per

kete punemarres, secili prej punedhenesve te tij (personi juridik ose personi fizik) llogarit dhe paguan kontributet per sigurimet shoqerore e shendetesore njesoj sikur personi te mos ishte i punesuar ne punedhenes tjeter. Llogaritjet behen mbi bazen e pages reale te punemarresit, brenda kufirit maksimal te miratuar. (Shembull)

• Kur rezulton qe kontributi ne total i paguar per te njejtin

person nga te dy punedhenesit eshte me i madh se kontributi i llogaritur mbi pagen maksimale te miratuar, punemarresit i rimbursohet diferenca ne menyre proporcionale nga te dy punedhenesit, brenda 30 diteve nga zbulimi i mbipagesës apo njoftimi për këtë të fundit. Në këtë rast organi tatimor do të njoftojë organet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Page 16: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e

papaguar të familjes• Kontributet për personin e vetëpunësuar, përfshirë edhe

punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes, llogariten sipas nivelit të parashikuar, si përqindje mbi pagën minimale, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave.

• Kontributet për punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje ndaj të ardhurave vjetore fikse, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave.

• Në rast se veprimtaria ekonomike, me anë të një deklarate, ndërpritet për një periudhë, vlera e kontributit për t'u paguar zvogëlohet përpjesëtimisht, në përputhje me formulën e përcaktuar në udhëzimet e Ministrit të Financave.

Page 17: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar

të familjes-1• Në rastet kur kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore

për personat e vetëpunësuar fizike dhe punonjësit e papaguar të familjes llogariten si përqindje e pagës mujore minimale dhe veprimtaria ekonomike fillon, përfundon apo ndërpritet për një periudhë prej së paku një muaj të plotë kalendarik gjatë një periudhe deklarimi, dhe fillimi, mbyllja apo ndërprerja e veprimtarisë ekonomike i është njoftuar degës së tatimeve me shkrim, shuma e kontributeve për t’u paguar të llogaritet sipas formulës së mëposhtme:

shuma për t’u paguar për periudhën e deklarimit x (A / B)ku: A = numri i muajve të plotë apo të pjesshëm brenda periudhës së deklarimit gjatë së cilës është kryer veprimtaria ekonomike;dhe, B = numri i muajve të plotë gjatë periudhës së deklarimit.

Page 18: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar

të familjes-2• Neqoftese i vetepunesuari eshte njekohesisht edhe punemarres ne

nje punedhenes, atehere ai duhet te regjistrohet ne degen e tatimeve, si i vetepunesuar, sipas gjithe regullave, njesoj sikur te mos ishte edhe punemarres.

• Ne kete rast ai duhet gjithashtu te paguaje kontributet edhe si punemarres te nje punedhenes tjeter.

• Punedhenesi ku i vetepunesuari eshte punemarres ben gjithe veprimet njesoj si per gjithe punemarresit, sikur personi te mos ishte edhe i vetepunesuar. Kontributi total i paguar nga i njejti person (si i vetepunesuar dhe edhe si punemarres) nuk mund te jete me i madh se kontributi i llogaritur mbi pagen maksimale te miratuar. Ne te njejten menyre veprohet edhe per punonjesin e papaguar te familjes kur eshte edhe punemarres ne nje punedhenes.(shembull)

Page 19: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar

të familjes-3• Per personin e vetepunesuar, i cili njekohesisht eshte

edhe punemarres te nje punedhenes tjeter ku dhe paguan kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore, per pagesen e kontributeve per vete si i vetepunesuar veprohet si vijon: 1.Kur paga mujore e te vetepunesuarit si punemarres eshte mbi kufirin maksimal te pages mbi te cilen llogariten kontributet, i vetepunesuari, si i tille, per vete, nuk do te paguaje kontribute, por do te beje deklarimet sipas procedurave perkatese dhe kur ai eshte i vetem deklaron me pagese „zero”. (shembull)

Page 20: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar

të familjes-42.Kur paga mujore e te vetepunesuarit si punemarres eshte nen kufirin maksimal dhe mbi kufirin minimal te pages mbi te cilen llogariten kontributet, i vetepunesuari, si i tille, per vete, do te paguaje kontribute deri ne kufirin minimal te pages, ne ate mase qe shuma e pages si punemarres dhe paga deri ne kufirin minimal si i vetepunesuar te mos kaloje kufirin maksimal te pages mbi te cilen llogariten kontributet. (shembull)

• Te gjithe keto raste, nga punonjesit perkates te deges se tatimeve duhet te vertetohen me kryqezimin e te dhenave te vertetimit zyrtar te punedhenesit, te cilin i vetepunesuari e dorezon ne degen e tatimeve, me ato te listepagesave te kontributeve te paguara per personin si punemarres, per çdo periudhe tatimore perkatese.

Page 21: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar

të familjes-5• Gjithashtu ne rastet kur i njejti person eshte:

a.i regjistruar si person juridik dhe paguan kontribute si i punesuar te shoqeria, por b.eshte i regjistruar edhe si person fizik, per vete, do te paguaje kontribute vetem si person juridik deri ne nivelin e pages maksimale mbi te cilen llogariten kontributet.

• Dega e Tatimeve ben vleresimin e vendeve te punes ne secilin vend biznesi.

Page 22: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Regjistrimi për herë të parë

• Subjektet punëdhënëse, që fillojnë aktivitet për herë të parë, duhet të pajisin personat për të cilët paguajnë kontribute me Numrin e Sigurimit Shoqëror (NSSH), të cilin e tërheqin nga organet e sigurimeve shoqërore.

• Për këtë punëdhënësit duhet të paraqesin kërkesë në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore “Për pajisjen e punonjësve me NSSH” me listën emërore të punonjësve, sipas formularit tip.

• Subjektet e vetëpunësuara, që fillojnë aktivitet për herë të parë, duhet të pajisen me Numrin e Sigurimit Shoqëror (NSSH), të cilin e tërheqin nga organet e sigurimeve shoqërore.

Page 23: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Regjistrimi për herë të parë-1

• Të vetëpunësuarit në bujqësi regjistrohen në regjistrat e sigurimeve shoqërore pas verifikimit, nga inspektori i sigurimeve shoqërore, të:- vërtetimit të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronësinë mbi tokën;- certifikatës së gjendjes civile.

• Regjistrimi në regjistrin e kontributeve për personat e vetëpunësuar në bujqësi shoqërohet me një kopje të formularit tip “Njoftim për pagesën e kontributeve të sigurimeve për të vetëpunësuarin në bujqësi ”, sipas formularit tip.

Page 24: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Ndryshimet e deklarimit të mëparshëm

• Punëdhënësi,  në  çdo rast të punësimit të ri, duhet të paraqesë kërkesë “Për pajisjen e punonjësve me NSSH” dhe  do të sjellë listë shtesë për pajisjen e tyre me numër sigurimi. Lista paraqitet në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore të rrethit, sipas formularit tip, dhe shoqërohet me:

- Dokumentin e Inspektoratit të Punës;- Certifikatën familjare, për rastet e punësimit të anëtarëve të papaguar të familjes të përfaqësuesit të personit juridik ose ortakëve.

Page 25: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Detyrimi për të deklaruar

• Personi i detyruar për të paguar kontribute duhet të dorëzojë në organet tatimore një deklaratë për çdo periudhë për të cilën është i detyruar t'i paguajë këto kontribute.

• Deklarata duhet të përmbajë emrin dhe numrin e sigurimit shoqëror të çdo personi, i cili detyrohet për të paguar kontribute dhe vlerën e kontributeve të paguara.

• Formulari i deklarimit eshte përcaktuar në udhëzimet e Ministrit të Financave, të nxjerra në zbatim të ligjit per mbledhjen e kontributeve te sigurimeve te detyrueshme shoqerore dhe shendetesore.

Page 26: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Afatet e deklarimit dhe të pagesës

• Deklarimi dhe pagesa e kontributeve bëhen si më poshtë:a) nga punëdhënësi çdo muaj, jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës;b) nga personi i vetëpunësuar ditën e fundit të çdo tremujori të vitit kalendarik;

• Procedurat për dorëzimin e deklaratave përcaktohen në udhëzimin e Ministrit të Financave, në zbatim të ligjit per mbledhjen e kontributeve te sigurimeve te detyrueshme shoqerore dhe shendetesore.

Page 27: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Dorezimi i formulareve te deklarimit

• Dorezimi i formulareve te deklarimit nga:a.personat juridike e fizike te regjistruar si tatimpagues te TVSH behet ne banke, ndersa b.nga personat juridike e fizike te regjistruar si tatimpagues te takses vendore mbi biznesin e vogel behet ne posten shqiptare ose ne banke sipas percaktimit te organeve tatimore.

• Dorezimi ne banke dhe ose ne posten shqiptare i formulareve te deklarimit E-SIG 011-012/a, E-TAP 010/a, si dhe dorezimi ne degen e tatimeve e listepageses E-SIG 025/a eshte i detyrueshem edhe kur tatimpaguesi nuk eshte ne gjendje te paguaje detyrimin teresisht apo pjeserisht.

Page 28: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Dorezimi i formulareve te deklarimit-1

• Kur tatimpaguesi nuk eshte ne gjendje te paguaje detyrimin, atehere brenda dates se caktuar duhet:a.te dorezoje ne banke formularet e deklarimit te plotesuar me pjesen e detyrimit te plote por me pagese “zero”, ndersa b.duhet te dorezoje ne degen e tatimeve listepagesen e plotesuar me te gjitha te dhenat e plota.

• Nëse për periudhën e deklarimit nuk ekzistojnë kontribute për t’u paguar, nga personat pergjegjes për pagimin e kontributeve duhet te dorezohet Formulari numer E-SIG 011-012/a, dhe Formulari numer E-SIG 025/a me shumat “zero”.

Page 29: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Deklarimi elektronik

• Një person që është i detyruar të paguajë kontributet mund të zgjedhë për të dorëzuar në format elektronik:a.të dhënat e deklarimit që lidhen me kontributet për t’u paguar, b.liste pagesen e kontributeve për t’u paguar E-SIG 025/a, si dhec.pasqyrën e të punësuarve rishtazi dhe të larguarve E-SIG 027/a.

• Kërkesa për të dorëzuar te dhenat ne format elektronik behet sipas formularit E-SIG 086/a, ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve e cila brenda 30 diteve e njofton zyrtarisht per miratimin ose jo te kerkeses per deklarim elektronik.

Page 30: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Afatet e deklarimeve Personi qe detyrohet te paguaje kontributet

Kontributet qe paguhen

Shpeshtesia e deklarimit dhe pageses

Afati per deklarimin dhe pagesen

Personi juridik i regjistruar si tatimpagues i TVSH

a) Kontributet qe

mbahen nga paga

e punemarresve

b) Kontributet e

punëdhënësit per

punemarresit

Mujore Jo me vone se data 20 e muajit

pasardhës

Personi fizik i regjistruar

si tatimpagues i TVSH a) Kontributet e të

vetëpunësuarit për

vete

b) Kontributet për

punonjësit e papaguar

të familjes

c) Kontributet që

mbahen nga paga e

punëmarrësve

Mujore Jo me vone se data 20 e muajit

pasardhës

Page 31: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

d) Kontributet e të

vetëpunësuarit për

punëmarrësit

Personi juridik i regjistruar si tatimpagues i takses vendore mbi biznesin e vogel.

a) Kontributet qe

mbahen nga pagat

e punemaresve

b) Kontributet e

punëdhënësit per

punemarresit

Per çdo tremujor brenda dates 10 te muajit te pare pas perfundimit te çdo tremujori te vitit kalendarik

Jo me vone se

datat:

20 Prill;

20 Korrik;

20 Tetor;

20 Janar.

Personi fizik i regjistruar si tatimpagues i takses vendore mbi biznesin e vogel.

a) Kontributet e

vete te

vetëpunësuarit

b.Kontributet për

punonjësit e

papaguar të

familjes

c.Kontributet që

mbahen nga paga e

punëmarrësve, si

dhe pjesa e te

vetepunesuarit per

ta

Per çdo tremujor brenda dates 10 te muajit te pare pas perfundimit te çdo tremujori te vitit

kalendarik

Jo me vone se

datat:

20 Prill;

20 Korrik;

20 Tetor;

20 Janar.

Page 32: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Vendi i pagesës

• Kontributet paguhen në bankat, të cilat kanë marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, me Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe me Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

• Pagesa në valutë këmbehet në lekë, sipas kursit zyrtar të këmbimit ditën kur bëhet pagesa.

• Procedurat për pagesën e kontributeve përcaktohen në udhëzimin e Ministrit të Financave, në zbatim të ligjit per mbledhjen e kontributeve te sigurimeve te detyrueshme shoqerore dhe shendetesore.

Page 33: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Rimbursimi i kontributeve të paguara mbi vlerën e duhur

• Nëse si rezultat i një kontrolli ose për arsye të tjera shuma e kontributeve të paguara tejkalon shumën e llogaritur të detyrimit për kontributin, organi përkatës rimburson diferencën brenda 30 ditëve nga zbulimi i mbipagesës ose nga njoftimi për këtë të fundit.

• Kthimi i shumave të paguara më tepër ose rimbursimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore mund të bëhet në një nga format e mëposhtme:a) duke e kaluar shumën e paguar më tepër të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për llogari të pagimit të detyrimeve të papaguara të kontributeve të sigurimeve shoqërore ose shëndetësore;

Page 34: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Rimbursimi i kontributeve të paguara mbi vlerën e duhur-1

b) duke e kaluar shumën e paguar më tepër të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, me pëlqimin e tatimpaguesit, për llogari të pagimit të detyrimeve të mëvonshme të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore; c) duke e kaluar shumën e paguar më tepër në llogarinë e tatimpaguesit.

• Nëse të gjitha ose pjesë të kontributeve të paguara lidhen me kontributet e punëmarrësit, punëdhënësi është përgjegjës për rimbursimin e punëmarrësve brenda 30 ditëve. Moszbatimi i këtij rregulli konsiderohet si shkelje e punedhenesit, dhe per rrjedhoje ai ndëshkohet me gjobe ne masen 50 për qind të shumës së kontributit të parimbursuar.

Page 35: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Mbajtja e regjistrimeve

• Punëdhënësi duhet te:a.pajisë punëmarrësin me numrin e sigurimit shoqëror, si dhe b.të mbajë regjistrime për periudhën e marrëdhënieve të punës dhe shumat e paguara (në të holla ose si përfitime në natyrë) për çdo punëmarrës.

• Nëse kontributet nuk paguhen në kohë nga punedhenesi, organi përkatës ka të drejtë të marrë masa shtrënguese, në përputhje me ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Page 36: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Kontrolli i organeve tatimoredhe vleresimi

• Organet tatimore kanë të drejtë të kontrollojnë punëdhënësin për të verifikuar nëse deklaratat dhe pagesat e kontributeve të detyrueshme janë të plota dhe të sakta.

• Për ushtrimin e kontrollit organet tatimore kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime si ato të kontrollit tatimor, në mbështetje të ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

• Kur organet tatimore zbulojnë se kontributet nuk janë paguar, lëshojnë një njoftim vlerësimi, ku paraqitet shuma e kontributeve shtesë për t'u paguar, së bashku me vlerën e interesave dhe të gjobave që duhen paguar.

Page 37: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Afatet kohore të vlerësimit

• Pagesa e shumave të vlerësuara bëhet brenda 30 ditëve nga data e dërgimit të njoftimit të vlerësimit.

• Per rastet e vleresimeve per kontribute shtese (per diferenca ne numerin e punemaresve ose pagave) subjekti duhet te dorezoje ne degen e tatimeve nje listepagese shtese, me shumen e kontributit te shtuar per çdo punemarres, per periudhen tatimore qe eshte kryer vleresimi. Keto listepagesa regjistrohen dhe administrohen njelloj si dhe listepagesat e dorezuara nga subjekti perpara se te kryhej vleresimi.

Page 38: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Afatet kohore të vlerësimit-1

• Organet tatimore kanë të drejtë të bëjnë vlerësime per pagesen e kontributeve te sigurimeve te detyrueshme shoqerore dhe shendetesore, brenda 5 vjetëve nga data kur duhej të ishte depozituar deklarata për periudhën e vlerësuar. Nëse deklarata dorëzohet pas kësaj date, atëherë afati kohor prej 5 vjetësh fillon nga data e dorëzimit.

• Në rastet e një ndryshimi në vlerësim, si rezultat i apelimit, afati kohor i përcaktuar me lart, shtyhet sa kohëzgjatja e apelimit.

• Nëse kontributet nuk paguhen në kohë, nga punedhenesi, mbi to mbahen interesa për pagesë të vonuar.

Page 39: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Interesat per pagese te vonuar

• Masa e interesit për pagesë të vonuar te kontributeve per sigurimet shoqerore e shendetesore eshte:a.2 perqind per muajin e pare te voneses ose pjese te tij, dheb.1 perqind per çdo muaj apo pjese te tij qe vijon.

• Interesat per pagese te vonuar te kontributeve jane te pagueshme automatikisht dhe nuk mund te falen ose zvogelohen, pervecse me ligj. Interesat per pagese te vonuar të kontributeve vleresohen dhe mblidhen ne te njejten menyre, si dhe detyrimet e tjera tatimore.

Page 40: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Sanksionet

• Kur veprimet ose mosveprimet e punedhenesi, personit te detyruar te paguaje kontributet nuk përbëjnë vepër penale, shkeljet e mëposhtme jane konsideruar kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë, si më poshtë:a) kur punëdhënësi nuk regjistrohet në organet tatimore, gjobitet me 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë;b) kur personi, që detyrohet të paguajë kontributet, nuk regjistrohet në organet tatimore, gjobitet me 20 000 (njëzetë mijë) lekë;c) kur punëdhënësi dorëzon me vonesë deklaratën e kërkuar sipas këtij ligji dhe paguan me vonesë shumën e kontributit, gjobitet me 10 për qind të shumës së kontributit të deklaruar me vonesë, por jo më pak se 10 000 (dhjetë mijë) lekë;

Page 41: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Sanksionet-1

ç) kur personi, i detyruar të paguajë kontributet, dorëzon me vonesë deklaratën e kërkuar sipas këtij ligji dhe paguan me vonesë shumën e kontributit, gjobitet me 10 000 (dhjetë mijë) lekë;d) kur punëdhënësi deklaron kontribute më të ulëta, gjobitet me 50 për qind të shumës së kontributit të padeklaruar;dh) kur punëdhënësi mban kontributet e punonjësve, por nuk i paguan ato në organet tatimore, gjobitet me 50 për qind të shumës së kontributit të papaguar. Kur këto kontribute nuk paguhen në organet tatimore edhe pas tre muajve nga data e përcaktuar me ligj, punëdhënësi kallëzohet për ndjekje penale.

Page 42: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

Sanksionet -2

Nese punëdhënësi nuk kthen kontributet e mbajtura më tepër ndaj punëmarrësit, gjobitet me 50 për qind të shumës së kontributit të parimbursuar;

e) kur punëdhënësi nuk mban regjistrime, në përputhje me ligjin, gjobitet me 30 000 (tridhjetë mijë) lekë;ë) kur punëdhënësi nuk jep të dhëna ose pengon punonjësit e organeve tatimore gjatë ushtrimit të kontrollit, gjobitet sipas nenit 53 të ligjit nr. 8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

• Gjobat vendosen pas dërgimit të njoftimit të vlerësimit, në përputhje me percaktimet ligjore per kete qellim.

Page 43: Kontributet e Sigurimeve Shoqerore Dhe Shendetesore

Pergatiti: A.Shtylla MES

E drejta e apelimitdhe procedura e apelimit

• Çdo person, që detyrohet të paguajë kontribute, gëzon të drejtën e apelimit për vlerësimin e kontributit shtesë të interesave ose te gjobave te vendosura nga organet tatimore.

• Çdo punëmarrës ka të drejtën e apelimit me shkrim për llogaritjen e vlerës së kontributit, të mbajtur nga punëdhënësi, pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

• Punëdhënësi dhe personi i vetëpunësuar mund të apelojnë me shkrim në organet tatimore, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.