27
1 KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut PROCESVERBAL Tiranë, më 17.04.2018, ora 10:00 Drejton mbledhjen: Ulsi Manja - kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit, të datës 03.04.2018 dhe të datës 05.04.2018. 2. Shqyrtimi i raportit të veprimtarisë së Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2017. (komision përgjegjës) 3. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2017” . (komision përgjegjës) 4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e procedurës paraprake për plotësimin e një vendi vakant për anëtar të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. (komision përgjegjës) Marrin pjesë: Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Bledar Çuçi, Edmond Leka, Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja, Xhemal Qefalia, Arben Pëllumbi dhe Tom Doshi. Mungojnë: Vasilika Hysi, Saimir Tahiri, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Dhurata Çupi, Astrit Veliaj, Fatmir Mediu, Nasip Naço, Silva Caka. Të ftuar: Gentiana Sula - Kryetare e Autoritetit Simon Mirakaj - Anëtar i Autoritetit

KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

1

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Tiranë, më 17.04.2018, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Ulsi Manja - kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit, të datës 03.04.2018 dhe

të datës 05.04.2018.

2. Shqyrtimi i raportit të veprimtarisë së Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi

Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2017. (komision përgjegjës)

3. Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të

Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2017” . (komision

përgjegjës)

4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e procedurës paraprake për plotësimin

e një vendi vakant për anëtar të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të

Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. (komision përgjegjës)

Marrin pjesë:

Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Bledar Çuçi, Edmond Leka,

Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja, Xhemal Qefalia, Arben Pëllumbi dhe Tom Doshi.

Mungojnë:

Vasilika Hysi, Saimir Tahiri, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri,

Dhurata Çupi, Astrit Veliaj, Fatmir Mediu, Nasip Naço, Silva Caka.

Të ftuar:

Gentiana Sula - Kryetare e Autoritetit

Simon Mirakaj - Anëtar i Autoritetit

Page 2: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

2

Altin Hoxha - Anëtar i Autoritetit

Marenglen Kasmi - Anëtar i Autoritetit

Ermira Shtino - Sekretare e Përgjithshme

Ardiana Topi - Drejtore Arkivit

Selami Zalli - Drejtor i Drejtorisë së Informacionit

Page 3: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

3

HAPET MBLEDHJA

Ulsi Manja - Mirëmëngjesi!

Përshëndetje të gjithëve!

Meqenëse kuorumi për fillimin e mbledhjes së komisionit është plotësuar, po fillojmë me

rendin e ditës.

Si pikë e parë e rendit të ditës, kemi miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të

komisionit, të datës 03.04.2018 dhe 05.04.2018. Procesverbalet e mbledhjeve u janë bërë të

ditura anëtarëve të komisionit dhe janë mbi tryezë.

Ka vërejtje për procesverbalet? Nuk ka. Miratohen 2 procesverbalet e mbledhjeve.

Si pikë të dytë të rendit të ditës, kemi shqyrtimin e raportit vjetor të veprimtarisë së

Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2017.

Relator është kolegu Adnor Shameti. Komisioni ynë është komision përgjegjës.

Kanë konfirmuar pjesëmarrjen nga Autoriteti: zonja Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit,

zoti Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit, zoti Altin Hoxha, anëtar i Autoritetit, zoti Marenglen

Kasmi, anëtar i Autoritetit, zonja Ermira Shtino, sekretare e Përgjithshme, zonja Ardiana Topi,

drejtore Arkivit dhe zoti Selami Zalli, drejtor i Drejtorisë së Informacionit, të cilëve u uroj

mirëseardhjen në komision!

Sa për dijeni të anëtarëve të komisionit, Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi

Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit e ka raportin e parë, që paraqet pranë këtij komisioni, pas

fillimit të veprimtarisë së tij. Natyrisht, raporti vjetor ka ardhur pranë komisionit dhe u është

shpërndarë kolegëve deputetë. Natyrisht, me ndihmën e kolegëve të autoritetit një material më i

plotë është shpërndarë sot për kolegët e komisionit, ndaj zonja kryetare e Autoritetit, do t’jua jap

fjalën për një prezantim të shkurtër të veprimtarisë së institucionit, që ju drejtoni për vitin 2017.

Do t’ju lutesha ta bëni në mënyrë të përmbledhur, pasi raporti i detajuar është njohur nga

kolegët!

Fjala është për ju!

Gentiana Sula - Zoti kryetar,

Anëtarë të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e

Njeriut,

Page 4: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

4

Ju falënderoj për mundësinë që na dhatë për të paraqitur raportin e parë vjetor për

veprimtarinë e Autoritetit!

Siç e thatë edhe ju, ky është raporti i parë. Ne jemi konstituuar në dhjetor 2016, por në

muajin janar 2017 u krijuam. Ndodhemi sot këtu vetëm pak muaj pasi erdhëm këtu për të

diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra

rekomandimet e këtij komisioni që u dhanë parlamentit për buxhetin, nuk u materializuan dhe

ne prapë kemi mbetur me një buxhet të paplotë.

Gjithsesi, Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të

Shtetit është krijuar me ligjin nr. 45/2015, me një qasje dhe një objektiv të qartë. Misioni i tij

është të sigurojë akses subjekteve të ligjit nr. 45/2015 të drejtën e informimit për dokumentet e

ish-Sigurimit të Shtetit dhe të ruajë të dhënat e dokumenteve në arkivë në mënyrë që të edukojë

publikun dhe të mbështesë vlerat demokratike të drejtësisë, të vërtetës, pajtimin dhe përgjegjësinë

për gjeneratat e ardhshme. I gjithë ky aksion politik dhe shoqëror i përgjigjet thirrjes së PE-së dhe

rezolutave të parlamentit shqiptar, qoftë të rezolutës për dënimin e krimeve të komunizmit, qoftë

të asaj për dënimin ndaj klerit, për të mbajtur gjallë kujtimin e së shkuarës, pasi nuk mund të ketë

pajtim pa të vërtetë dhe përkujtim. Krijimi i vetë këtij institucioni e konfirmon edhe një herë

qëndrimin e Shqipërisë kundër sistemit totalitar të çdo forme apo çfarëdo lloj boshti ideologjik,

respekton vlerat europiane për të drejtat e njeriut, të dinjitetit, të lirisë, të barazisë dhe shtetit të së

drejtës.

Në tryezë përveç raportit, keni 2 dokumente: planin strategjik dhe ligjin tonë, të cilët janë

dy dokumente shumë të rëndësishme. Ligji ka qenë shumë i hollësishëm, se ky është një

institucion shumë specifik dhe i përshkruan gjërat me shumë kujdes.

Plani strategjik është qasja jonë, është projekti ynë ku tregohet si mendojmë ta

materializojmë funksionin që na jep ligji. Në bazë të planit strategjik kemi bërë qoftë planet

vjetore (të vitit të parë dhe të vitit të dytë), pra kemi operacionalizuar çdo hap, atë që ka qenë e

mundur me buxhetin e shtetit dhe kur s’ka qenë e mundur, kemi kërkuar ndihmë nga partnerët

ndërkombëtarë ose lokalë.

Vizioni i institucionit. Institucioni ynë kërkon të krijojë një platformë të besueshme për

akses në trashëgiminë e madhe të dokumenteve të Ish-Sigurimit për t’i angazhuar qytetarët

shqiptarë të çdo fushe, duke u ofruar të dhëna, informacione dhe kontekst mbi arkivat e ish-

Page 5: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

5

Sigurimit, sepse pa kontekst çdo histori personale, çdo fat familjeje nuk është i qartë dhe nuk

është i kuptuar.

Për një periudhë kohe prej më pak se 1 vit, autoriteti i përbërë nga 5 anëtarë ka qenë

vetëm me një staf teknik prej 15 nëpunësish.

Që në dhjetor ne i kemi paraqitur parlamentit strukturën tonë, e cila u miratua me 60

veta. Në fakt na u miratuan vetëm 15 nëpunës, pak zyra dhe ambiente, të cilat na u vunë në

dispozicion në mënyrë të përkohshme. Gjithsesi, në bazë të këtyre pak burimeve njerëzore, kemi

mundur të përballojmë një fluks shumë të madh pune dhe kërkesa të shumta qoftë nga individët,

qoftë nga institucionet, të cilin e kemi pasqyruar në raport.

Raporti, sikurse e shihni, paraqet kuadrin ligjor, bashkëpunimin institucional,

bashkëpunimin ndërkombëtar, aktivitetin tonë, problemet dhe vështirësitë, propozimin për

përmirësimin e mëtejshëm, si dhe rekomandimet për detyrat për shumë institucione që na

mbështesin ne, qoftë për ndryshimet ligjore, qoftë për të na dhënë më shumë mundësi dhe më

shumë mjete financiare.

Ajo që spikat në vitin e parë të punës, është puna shumë e madhe e bërë për hartimin e 18

akteve të rëndësishme të funksionimit: rregullore të brendshme të institucionit; udhëzime;

projektvendime; modele të formularëve tip të aplikimit, të cilat i kemi kryer në një kohë rekord.

Të gjitha janë konsultuar me publikun dhe janë vënë në website-n publike të Autoritetit.

Kemi bashkëpunuar me Këshillin e Ministrave “Për përcaktimin e procedurës së kalimit

nën administrimin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të

materialeve arkivor që gjenden në Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme,

Shërbimin Informativ të Shtetit dhe në autoritetet e tjera publike”. Ky ka qenë akti më i

rëndësishëm, i cili është kaluar nga qeveria në shkurt të vitit të kaluar në bazë të së cilit ne, pasi

kishim identifikuar burimet arkivore të ndodhura kryesisht në 3 arkiva, te Ministria e Punëve të

Brendshme, te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe te Shërbimi Informativ i Shtetit. Përmes

këtij akti të rëndësishëm (VKM-je), i gjithë fondi kaloi në dispozicionin tonë. Përveç kësaj ne

morëm edhe personelin e kualifikuar, të specializuar, që ishte në këto institucione.

Njëkohësisht, VKM-ja u dha përgjegjësinë e plotë institucioneve bartëse, strehuese të

dokumenteve, që të mbanin përgjegjësi për ruajtjen për sigurinë fizike të tyre.

Page 6: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

6

Një ndër arritjet është marrja në dorëzim e të gjithë fondit arkivor të ish-Sigurimit të

Shtetit, të një pjese të fondit arkivor të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Drejtorisë së

Përgjithshme e Arkivave.

Jemi ende në finalizim të këtij procesi. Kemi marrë në administrim fondin, por

inventarizimi dhe dorëzimi fletë për fletë është akoma në proces.

Gjatë vitit të parë të punës janë zhvilluar 72 mbledhje të Autoritetit (përgjithësisht jemi

mbledhur 2 herë në javë), në të cilat janë marrë 79 vendime. Nga këto 68 vendime janë marrë me

vota unanime dhe 11 vendime kanë pasur vendimmarrje qoftë pro, qoftë kundër.

Stafi teknik apo sekretariati, siç quhet në ligj, ka përgatitur gjithmonë materialet e

nevojshme për çështjet e trajtuara në mbledhjet e autoritetit sipas rendit të ditës të përcaktuar më

parë. Mbledhjet janë organizuar të gjitha, ashtu siç janë përshkruar në rregulloren e brendshme.

Megjithëse ende të kufizuar në staf, pavarësisht strukturës së miratuar me vendim, siç thashë,

kemi vetëm 15 veta personel teknik dhe për këtë arsye kemi qenë shumë të shtrënguar dhe të

sfiduar.

Për sa i përket fluksit të kërkesave individuale ose subjekteve të ndryshme, kemi trajtuar

rreth 280 kërkesa individuale. Nga këto rreth 65% u është mbyllur procedura në bazë të

vendimmarrjeve të Autoritetit. Të tjerat janë në proces. Kërkesat kanë konsistuar zakonisht në

gjetjen e materialeve të ish-Sigurimit qofshin dosje, fashikuj, apo fletë regjistri. Do të veçoja

faktin që kanë kaluar në filtrin e verifikimit të pastërtisë së figurës rreth 821 kandidatë apo

zyrtarë para emërimit apo ngritjes në detyrë, jo vetëm për vitin 2017. Rreth 795 rezultojnë të

pastër. Për 13 persona të verifikuar, kanë figuruar materiale në fondin arkivor të ish-Sigurimit.

Ajo që vë re dhe që është për t’u përshëndetur është se, pasi është bërë ligji ynë, kanë

dalë akte dhe ligje të tjera, që kanë qenë në mbështetje të verifikimit të pastërtisë së figurave

përveç reformës në drejtësi, e cila e krijon hapësirën në të gjitha hallkat për të verifikuar. Prandaj

ne kemi kaluar, kemi skanuar qoftë anëtarët e KLP-së, kandidatët për në KLP dhe për në KLGJ.

Po ashtu, ligji për Shërbimin e Jashtëm ka vënë në referencë të ligjit tonë verifikimin

dhe skanimin e figurave për sa i përket ish-Sigurimit. Ligji për vetingun e policisë është ligji i

fundit, që po ashtu, i jep rol institucionit tonë.

Po ashtu, edhe disa institucione kanë parashikuar në statutet e tyre të brendshme si kriter

pastërtinë e figurës, qoftë edhe për sa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut në të shkuarën.

Page 7: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

7

Për t’u përmendur spikat Akademia e Shkencave, e cila e ka parashikuar këtë në statutin e vet

dhe ka sjellë rast pas rasti personat, kandidatë për anëtarë të Akademisë.

Në raport janë të gjitha institucionet, duke nisur nga institucioni i Presidentit, Kuvendi,

Avokati i Popullit, subjektet politike (për fat të keq vetëm 2), Ministria e Bujqësisë, Ministria e

Brendshme, Ministria e Financave, Qendra e Studimeve Albanologjike, Rektorati i Tiranës,

Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Ministria e Punëve të Jashtme etj. Pra, janë

një sërë institucionesh që kanë filluar ta bëjnë praktikë dhe t’i sjellin, por ne do të flasim edhe

më tej për shkak të mënyrës se si është përcaktuar në ligj. Ne jemi të varur nga kërkesat e

institucioneve. Jo çdo institucion ka prurë kërkesa, pavarësisht përpjekjeve tona për t’u

popullarizuar si institucion, për të komunikuar procedurat, formularët tip që ne kemi bërë,

vendosjen e tyre në website, letrat që u kemi dërguar institucioneve, qoftë edhe vizitat, takimet

bilaterale me titullarë të ndryshëm, numri ka ardhur në rritje.

Gjithsesi, mbetet akoma për të bërë. Spikat rasti jo shumë pozitiv i mungesës në

verifikim i partive kryesore në zgjedhjet parlamentare, gjë që shpresojmë që me disa propozime

për ndryshime dhe disa përmirësime që do të bëjmë, qoftë në Kodin Zgjedhor, qoftë në ligjin

tonë, të bëjmë të mundur që verifikimi i figurave politike, qoftë të politikës qendrore, qoftë të

asaj lokale, të jenë të detyrueshme.

Një hallkë tjetër është qasja që u japim studiuesve dhe medies. Kemi legjitimuar në vitin

2017, 25 kërkesa të paraqitura nga studiues dhe media. Ka përfunduar procesi për 10 kërkesa.

Kemi vënë në dispozicion dokumente arkivore. Ky është një proces shumë i madh, që fillon me

identifikimin e materialit arkivor, me deklasifikimin e tij dhe më pas, me dixhitalizim dhe

anonimizimin. Bëhet fjalë për rreth 30 mijë faqe që u kemi vënë në dispozicion kërkuesve, që

nuk është numër i vogël, po të marrësh parasysh se Autoriteti është një institucion në fillimet e

veta.

Pjesa tjetër voluminoze ka pasur të bëjë me anonimizimin e dosjeve, të formularëve

personalë të punës, që janë rreth 9 mijë fletë të anonimizuara, pra ka shumë punë.

Një ndër aspektet serioze të punës sonë ku ka pasur shumë arritje, ka qenë krijimi i

marrëdhënieve institucionale përmes marrëveshjeve bashkëpunuese. Janë rreth 6 marrëveshje

bashkëpunimi, që kanë pasur të bëjnë me institucionet ku mbahen arkivat (arkiva, te Ministria e

Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Shërbimi Informativ i Shtetit).

Page 8: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

8

Ka pasur marrëveshje që përcaktonte modalitetin e verifikimit dhe vënien në dispozicion të

materialeve apo të hapësirave të përbashkëta të punës, krijimin e grupeve të përbashkëta dhe

modalitetin për dorëzimin fletë për fletë. Pra, kanë spikatur 3 marrëveshje për arkivat.

Kemi pasur marrëveshje të rëndësishme në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale

dhe të privacisë, ku spikat Komisioneri.

Më pas, në fushën e studimit, ka pasur dy marrëveshje qoftë me Institutin e Studimeve

për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, qoftë me Institutin e Historisë përmes

Qendrës së Studimeve Albanologjike.

Kemi bërë përpjekje për të lidhur marrëveshje me Akademinë nëpërmjet marrëveshjes, që

u nënshkrua tani me Rektoratin e Tiranës. Njëkohësisht, po krijojmë disa kontakte me

universitetet e rretheve.

Vëmë re që ka një kërkesë në rritje për të bërë rishqyrtimin e historisë, që është edhe

edukim qytetar. Studentët e rinj apo studiuesit kanë filluar të afrohen. Po ashtu, edhe media. U

kemi ofruar trajnim përmes zyrës së Gjermanisë dhe asaj të Rumanisë për të parë se si mund të

përdoren nga media materialet e arkivës, duke u dhënë qasjet dhe metodat që ato t’i përdorin sa

më mirë, gjithmonë duke përdorur vijat e kuqe të ruajtjes së privatësisë së të dhënave personale.

Në planin ndërkombëtar, po ashtu, kemi arritje. Spikat një marrëdhënie shumë e mirë

jona me Zyrën Federale të qasjes në dokumentet e STAS-it, institucion tashmë shumë i maturuar

prej 27 vjetësh, që është edhe si lider botëror për të organizuar ndihmë në institucionet e reja siç

jemi ne. Kemi qenë si Autoritet atje, kemi ndenjur rreth një javë për qëllime trajnimi, madje dy

anëtarë të Autoritetit kanë shkuar për një periudhë më të gjatë për t’u trajnuar atje.

Një arritje tjetër është pranimi i zyrës sonë, si anëtare vëzhguese e Rrjetit Europian të

Policive Politike të kohës së diktaturës, ku ne u bëmë një anëtar vëzhgues, çka ishte një vlerësim

i arritjeve, që ne u ngritëm në një kohë të shkurtër rekord dhe morëm në administrim një fond

arkivor të konsiderueshëm, që llogaritet në 2,3 kilometra fond. Pra, është një fond i madh

trashëgimie arkivore i një institucioni që ka operuar për 50 vjet dhe është i rëndësishëm.

Për sa u përket projekteve me ndërkombëtarët, synimi kryesor ka qenë pajisja me mjetet

bazë të punës. Këtu qeveria zvicerane përmes OSBE-së na ka pajisur me mjete; qeveria daneze

ka dhuruar mjete të përdorura, që, gjithsesi, na bëjnë punë si fillim; qeveria gjermane na dha një

ndihmë të mirë për disa skanerë dhe lexues mikrofilmash, sepse një pjesë e fondit është në

Page 9: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

9

mikrofilm, çka ishte gjë e mirë. Gjithashtu, kemi disa projekte kujtese, ku edhe aty po fillon të

përvijohet një aktivitet shumë i ngjeshur. Kemi adoptuar një plan të kujtesës dhe kërkimit tonë

shkencor, në bazë të të cilit kemi filluar një punë të ngjeshur për të hedhur piketat e para,

gjithmonë nëpërmjet bashkëpunimeve të institucioneve akademike ose organeve vendore, ku

spikat rasti i Tepelenës. Me Bashkinë e Tiranë dhe të Shkodrës kemi filluar të hedhim hapat e

parë.

Lidhur me projektet konkrete, një projekt që e kemi filluar tashmë, përmes një projekti

zviceran, është studimi i shkencës, institucioneve shkencore dhe figurave të shkencëtarëve

shqiptarë në dhjetëvjetëshin e parë të diktaturës; projekti i memorializimit dhe muzealizimit të

kampeve të punës së detyruar, që mund të ecë shpejt përmes një financimi nga PNUD-i dhe

qeveria italiane. Projekti që financohet ka edhe një aspekt tjetër, mbledhjen e dëshmive gojore,

që është platforma “Edhe muret kanë veshë”, që ka filluar edhe ajo të hedhë hapat e parë.

Kjo ishte pjesa pozitive e arritjeve, por, natyrisht, kemi edhe probleme.

Së pari, e prekëm edhe pak më parë, kemi një reagim të ngathët të institucioneve

kushtetuese dhe autoriteteve publike në raport me kërkesat për verifikim, përfshirë këtu edhe

partitë politike. Pra, ne jemi në varësi të kërkesave të tyre. Do të kishim vërtet nevojë të

përmirësonim aspektin ligjor për të vënë incentiva të caktuara që institucionet të mos pengohen,

pra ne t’i bëjmë verifikimet në mënyrë të rrjedhshme, të mos presim kërkesën, por të ecim.

E dyta, siç e thashë, lidhur me shtimin e burimeve njerëzore dhe të buxhetit në raport me

kompetencat, kemi operuar vitin e parë vetëm me 15 veta në raport me 55 veta, që duhet të kishte

Sekretariati Teknik, ndërkohë që kemi numër shumë të shtuar të kërkesave. Këtë vit është

trefishuar numri i kërkesave.

Në bazë të një presioni të madh dhe të kërkesës me zë të lartë, do të thosha, për shtimin e

buxhetit, për këtë vit morëm vetëm dhjetë veta shtesë, ndërkohë që ne prisnim ta plotësonim

tërësisht sekretariatin, ku sidomos miratimi i ligjit të vetingut të policisë, përmes të cilit ne

presim të verifikohen mijëra njerëz, do të na japë një ngarkesë tejet të madhe pune dhe e gjithë

puna është që ne do ta bëjmë atë punë, kjo nuk diskutohet, sepse kemi treguar se funksionojmë

edhe me burime të mangëta, por ideja është të jemi dhe t’u përgjigjemi në kohë kërkesave

institucionale, pra të mos vonohen.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Page 10: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

10

Sepse aq është kapaciteti.

Nëse vijnë qindra emra, sigurisht që kërkesat e tjera do të duhet të presin.

Për sa u përket mjeteve financiare, përveç personelit, mbetet fondi jo vetëm për projektet

e bukura të dixhitalizimit të muzeve e të tjerë, por për nevojën tonë jetike, që është fondi për

investim për përmirësimin e godinës shumë të mirë që na është dhënë dhe e kemi, por të paktën

për arkivën. E ripërsëris nevojën tonë akute të paktën për 30 milionë lekë të rinj, shumë e cila do

të na mundësojë të paktën që për arkivën të sigurojmë kushtet t’i mbledhim të gjitha materialet

në një vend.

Ju rikujtoj se arkivat i kemi të shpërndara në disa vende dhe na duhet të lëvizim 12

kilometra, 16 kilometra me eskortë, me dy anëtarë të Autoritetit, pra që të jemi konform ligjit,

dhe kjo vërtet e vonon shumë procesimin e çdo kërkese.

Për sa u përket objektivave tona në të ardhmen, së pari, do të përfundojë procesi i marrjes

në dorëzim dhe i administrimit të të gjithë materialit arkivor, që do ta ndjekim në zbatimin e

planit strategjik. Do të mundohemi që të sigurojmë burime financiare të nevojshme që ky plan të

plotësohet në kohë. Gjithashtu, do të rrisim me patjetër treguesit e performancës institucionale

me më shumë trajnime, më shumë ndihmë nga partnerët homologë. Më shumë eksperiencë nga

ana jonë do të jetë një garanci për një ndihmë më të mirë. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me

organizmat ndërkombëtarë.

Kemi edhe dy gjëra për sa i përket institucionit të parlamentit. Ndihma nga ju nuk ka

munguar, keni qenë pranë nesh, por do të kishim nevojë të uleshim edhe një herë për t’i bërë disa

rregullime ligjit, pasi tani dimë më shumë, kemi parë dhe kemi disa konkluzione. Ai ligj mund të

bëhet edhe më i mirë dhe mund t’i japë më shumë hapësirë dhe impakt institucionit tonë.

Së pari, ne e shikojmë jo thjesht si një institucion për të drejtat e informimit, por si

institucion memorieje që të ketë edhe më shumë kompetenca për sa i përket memorializimit.

Së dyti, do të kishim nevojë të mos ishte kufizimi ligjor “1944-1990”, por të shtohej një

katër muajsh më vonë, pra të përfshijë edhe një periudhë të kohës së luftës kur Ish-Sigurimi ka

funksionuar. Për shembull, shpeshherë për familjet që kërkojnë rehabilitimin e figurave ose

informacion për personat që kanë qenë të lidhur me funksione politike edhe gjatë kohës së luftës

ne na kufizon kjo, sepse ka një afat kohor shumë preciz, ndërkohë që mund të mos e kishte kaq

preciz dhe të na jepte më shumë hapësirë.

Page 11: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

11

Përsëri, për sa u përket institucioneve, do të kishim nevojë, sikurse e kemi parë në rastin

bullgar me të cilët kemi bërë një retreat, rasti i Bullgarisë është i tillë që ata nuk presin kërkesat e

institucioneve, por veprojnë në mënyrë të pavarur dhe i publikojnë të dhënat e tyre. Ne kemi parë

se kjo është një praktikë e mirë. Por mund të shikojmë forma të caktuara pune për lehtësimin e

procedurave deklasifikuese. Në dallim nga modeli gjerman, ne i kemi marrë materialet të

klasifikuara, çka na krijon disa ngërçe. Prandaj do të ishte mirë të gjenim forma pune përmes

instrumenteve ligjore që të thjeshtësohej puna e dokumenteve për një sistem që tashmë ka rënë

dhe nuk është se bart... Domethënë, ato që quheshin sekrete atëherë, tashmë janë thjesht histori

dhe kanë interes historik.

Një sugjerim që vjen nga kolegët lidhet me amendimet e Kodit Zgjedhor. Ideja është që

vetë procedurave për kandidatët t’u jepet një afat kohor i përshtatshëm, që të akomodojë edhe

proceset tona.

Ne kemi bërë disa analiza tonat dhe do të ishte mirë që në këtë proces, nëse është e

mundur, të dëgjohemi edhe ne.

Kjo ishte pak a shumë çfarë kishim përgatitur.

Jemi të hapur për çdo pyetje që mund të keni.

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Sula, për prezantimin e raportit tuaj!

Fjalën e ka kolegu Shameti, që është edhe relatori.

Adnor Shameti – Faleminderit, zoti kryetar!

Të nderuar kolegë,

Raporti i paraqitur nga kryetarja e Autoritetit të Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit është i

plotë dhe analitik në të gjitha detajet e paraqitura në të.

Dua t’ju rikujtoj të gjithëve se Autoriteti e ka filluar veprimtarinë e tij në janar të vitit

2017 pas kompletimit me trupën përkatëse në fund të vitit 2016. Kështu që ky raport i paraqitur

sot përpara Komisionit të Ligjeve është raporti i parë i kompletuar nga ky Autoritet.

Duke qenë se organika, sikurse e kemi trajtuar edhe në mbledhjen e komisionit kur

trajtuam buxhetin e Autoritetit, ka qenë e paplotësuar në tërësinë e saj, është për t’u përgëzuar

kjo veprimtari dhe numri i lartë i kërkesave të paraqitura dhe të trajtuara nga ky autoritet, ku janë

më shumë se 280 të tilla, me gjithë stafin e kufizuar dhe gjithë ato problematika që na janë

ngritur edhe në momentin e kalimit të buxhetit për vitin pasardhës.

Page 12: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

12

Analiza e bërë nga kryetarja e Autoritetit ishte analitike, ishte e plotë. Kështu që nuk po

ndalem më tepër në ato detaje dhe të dhëna që kryetarja e Autoritetit paraqiti para komisionit.

Unë e gjej me vend të përqendrohem më shumë te rekomandimet dhe në atë çfarë duhet

përmirësuar në punën dhe veprimtarinë për vitin pasardhës të këtij autoriteti.

Si gjetje dhe rekomandime të organeve të monitorimit të Kuvendit unë do të

rekomandoja, në radhë të parë, përfundimin e procedurave për kalimin në administrim të

autoritetit të gjithë dokumentacionit arkivor të Ish-Sigurimit të Shtetit nga arkivat e autoriteteve

publike që i kanë në administrim aktualisht, për të shmangur edhe atë që kryetarja e përmendi

pak më parë, burokracinë, humbjen e kohës, energjisë dhe stafit që është i kufizuar për trajtimin

e tyre, për të qenë kështu më operativë edhe në trajtimin në të njëjtën kohë të më shumë

kërkesave me atë staf dhe organikë që ka autoriteti.

Në vijim, do të rekomandoja përmirësimin e procedurave të ndjekura për verifikim nga

Autoriteti, sipas standardeve dhe eksperiencave më të mira të institucioneve homologe në ish-

kampin socialist, ashtu sikurse është trajtuar edhe në anëtarësimin në organizmat ndërkombëtarë,

si dhe përmes marrjes së përvojës më të mirë në sistemimin dhe analizimin e të dhënave nga ky

Autoritet.

Do të rekomandoja forcimin e kapaciteteve administrative, që e theksova edhe më sipër,

sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për studiuesit, me fokus të veçantë krijimin e një arkive

të integruar dixhitale, me qëllim aksesin sa më të gjerë për subjektet e interesuara në dokumentet

e Ish-Sigurimit të Shtetit. Nga ana tjetër, do të sugjeroja rritjen e bashkëpunimit dhe

bashkërendimit të punës me institucionet dhe autoritetet publike, si dhe me donatorët dhe

organizatat homologe, që mbështesin veprimtarinë e këtij Autoriteti.

Nga ana tjetër, do të sugjeroja ofrimin e ekspertizës në rishikim të ligjit nr. 45/2015 “Për

të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit”. Në amendimin për zgjatjen e

afateve të parashikuara për qëllim të verifikimit të kërkesave, në mundësinë e verifikimit

kryesisht dhe jo vetëm mbi bazën e kërkesës për kandidatët për t’u zgjedhur në organet

kushtetuese dhe të krijuara me ligj, në përfshirjen në përgjithësi të autoritetit dhe të analizimit e

të studimit të dokumenteve, që faktojnë krimet e kryera përpara instalimit të diktaturës

komuniste, ajo që edhe kryetarja e Autoritetit e përmendi pak më parë, për t’u kthyer institucioni

në një institucion kujtese.

Page 13: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

13

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Jo, jo, janë rekomandime.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Gjithashtu, rekomandoj bashkëpunimin me institucionet e tjera për amendimet e Kodit

Zgjedhor për përmirësimin e procedurave të informimit nëpërmjet rishikimit të akteve të

brendshme të autoritetit, realizimin e objektivave dhe të planit strategjik për të përmbushur

detyrat që përcakton ligji, mbi bazën e të cilit autoriteti ushtron veprimtarinë e tij; përmirësimin e

procedurave të ndjekura për ta bërë procesin lehtësisht të kuptueshëm dhe të aksesueshëm nga

publiku; bashkëpunimin me institucionet homologe jashtë, vendit për ta çuar më përpara këtë

bashkëpunim; gjetjen e mënyrave dhe mjeteve më efikase për të shpërndarë informacion, me

qëllim sensibilizimin dhe informimin sa më të gjerë të qytetarëve, si dhe krijimin e bazës së të

dhënave me emrat e subjekteve të verifikuar deri sot, por edhe informacion i disponueshëm për

strukturat operative apo bashkëpunëtore të Ish-Sigurimit të Shtetit, i cili ka funksionuar në bazë

të ligjit të vitit 1995, të ndryshuar.

Në përfundim, sugjeroj të identifikojë dhe të analizojë dokumentet që mund të

deklasifikohen, me qëllim bërjen publike për individët dhe studiuesit vendas e të huaj.

Për ta mbyllur, u kërkoj anëtarëve të këtij komisioni miratimin në tërësi të raportit të

paraqitur nga kryetarja e Autoritetit.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Shameti!

Ka pyetje nga kolegët? Po, zoti Fino.

Bashkim Fino – Së pari, dua të falënderoj kryetaren e Autoritetit dhe anëtarët e tij!

Në fakt, relatori ma bëri shumë të thjeshtë që të mos bëj pyetje, me gjithë ekspozenë që

bëri, dhe na ftoi në fund ta miratonim dhe të ikim sa më shpejt, por, në fakt, ky është raporti i

parë dhe një raport i parë duhet parë tamam, sepse ndihmon në shëndoshjen e institucionit në

vazhdimësi ose në stereotipin që vit pas viti vijmë me një lloj raporti këtu në parlament dhe

shkojmë më tej.

Tani, si raport i parë, unë mendoj se është shumë i mirë edhe nga forma, edhe nga

përmbajtja, madje nga forma është shumë herë më i mirë se i institucioneve të tjera. Por unë kam

disa pyetje nëpërmjet të cilave dua ta ndihmoj Autoritetin në sensin për të bërë një informacion

Page 14: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

14

dhe një raport më të detajuar për ta kuptuar edhe publiku se çfarë kërkohet në këtë informacion,

por, mbi të gjitha, për të kuptuar dhe për të hedhur poshtë ato që tha relatori, pasi ne duhet të

bëjmë rezolutë vërtet shumë të fortë, në kuptimin e vitit të parë të analizës së këtij Autoriteti, që

bëhet për të vendosur pikat mbi “i” dhe për t’i dhënë të drejtën e atyre çfarë ne duhet të bëjmë.

Sepse, në qoftë se jemi komision përgjegjës, duhet të tregojmë veten se jemi komision

përgjegjës për ta ndihmuar.

Kështu që, zonja kryetare, unë kam disa pyetje.

E para, dje këtu ishte Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Për publikun.

Pra, ne kemi një Institut të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe, me ligj,

kemi një autoritet, siç është ky juaji, për informimin e dokumentacionit të Ish-Sigurimit të

Shtetit.

Për mua handikapi është që ai institut është zgjedhur nga parlamenti, vjen raporton në

parlament, por strukturën organizative ia bën qeveria, fondet ia jep qeveria dhe nuk ka një linjë

logjike, por, gjithsesi, është një institut që bën studime. A ka mbivendosje, do të pyesja unë, si

dhe mosmarrëveshje lidhur me arkivat, në rastin konkret ku keni të bëni edhe ju që jepni

përgjigje, por edhe ky Institut i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit? Kam

përshtypjen se mund të ketë mbivendosje, probleme e të tjera me radhë.

E dyta, e lexova me kujdes raportin dhe vërtet më pëlqeu, siç e thashë, edhe nga forma,

nga pikat dhe nga përmbajtja, natyrisht që mund të bëhej edhe më i mirë, por nuk gjeta në raport

dhe do të desha vërtet një përgjigje, megjithëse u konsumua paraprakisht: afati i verifikimit të

dosjeve kur kërkon dikush nuk është i përcaktuar, a ka një rregullore të brendshme dhe një

metodologji të verifikimit të një dosjeje? Pra, unë, individi i caktuar, bëj një kërkesë. Cila është

metodologjia dhe afati kohor? Pas atij afati kohor, kur nuk marr përgjigje, çfarë bëhet? Besoj se,

në fund të fundit, këtë do të dijë edhe publiku, pasi për këtë punë është ngritur ky institucion që

çdo njeri, i cili shkon bën një kërkesë, ka të drejtë të marrë informacion, për shembull, nëse

Bashkim Fino ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Këtë përgjigje kur e kërkoj, duhet të

ma japësh, që edhe unë ta bëj publike.

Page 15: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

15

E treta, ky ligj është shumë i rëndësishëm, madje, siç thatë edhe ju vetë dhe këmbëngulët,

si dhe më vjen mirë, duhet një bashkëpunim institucional, pra me shumë institucione edhe për të

kuptuar, por edhe për ta ndërgjegjësuar edhe publikun. Më duket se bashkëpunimin më të madh

duhet ta keni me bashkitë, sepse janë 61 bashkitë e vendit, sepse nuk jetojnë njerëz vetëm në

Tiranë, këtu në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe në disa bashki të tjera. Shtrohet pyetja: cili ka

qenë bashkëpunimi juaj me bashkitë në tërësi edhe për të kuptuar ligjin, por edhe për të bërë

aktivitete me dosje të caktuara që e ndihmojnë, si të thuash, komunitetin atje për të kuptuar çfarë

bën institucioni juaj? Mua më vjen mirë, sepse duhet të bëni sa më shumë aktivitete më

bashkëpunim. Cili është ky bashkëpunim?

E fundit që kam, më ngacmoi vetë kryetarja kur tha që ka dy momente: ka një moment të

ligjit tonë (këtë e kam për publikun) kur çdo individ ose subjekt bën kërkesë te ju dhe ju, sipas

metodologjisë, ktheni përgjigje, por ka edhe një rast vulgar. Rasti vulgar, thatë ju, nuk pranon

kërkesa, por punon vetë dhe gjatë fjalës suaj latë të kuptonit një lloj kontradikte, le të themi, ku

thatë se keni bërë 72 mbledhje, 79 vendime dhe keni pasur 280 kërkesa. Këto janë vendime që i

keni punuar ju, por mund të ndodhë një vit që të jetë shterpë, pra mund të mos ketë kërkesa, siç

thatë edhe vetë ju. Atëherë, kur nuk ka kërkesa çfarë do të bëjë institucioni juaj? Ju, me të drejtë,

kërkoni më shumë njerëz, investime dhe më shumë fonde, por, në qoftë se në një vit shterpë nuk

ka asnjë kërkesë nga institucione apo nga individët, çfarë bëhet? Pra, që do të thotë se rasti

“bullgar” mua më duket më interesant. Dua të di nga ju, si kryetare e Autoritetit, a jeni pas një

viti, që keni filluar punën, pavarësisht se ligji është shumë i mirë, që të rishikohet tamam ligji

dhe mbase ne mund të aplikojmë rastin “bullgar” që institucioni juaj të punojë në mënyrë të

pavarur, pavarësisht kërkesave që do të bëjnë individët apo institucionet e caktuara, të japë

përgjigje të herëpashershme dhe të pastrojë të gjithë emrat që janë jo vetëm në politikë, por edhe

në administratën e lartë shtetërore që të mos ketë as edhe një nga Ish-Sigurimi i Shtetit? Kjo

është arsyeja kryesore pse është krijuar ky institucion. Po e lamë në dorën e Xhemalit, në dorën

time nëse jam apo s’jam, edhe bëhet kërkesa, edhe s’bëhet. Po e lamë në dorën e ligjit që e bëjmë

vetë, siç është rasti bullgar, unë mendoj se i bëjmë shërbim, në fund të fundit, publikut. Këto janë

disa pyetje, të cilat mbase do të kompletohen me përgjigjet tuaja. Zoti relator, edhe me mendimin

që mund të japim, do të hartojmë një draft i cili do t’i shërbejë relacionit që do të çojmë në

Page 16: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

16

seancë apo rezolutës që bëjmë ne në parlament. Në bazë të rezolutës, kryetarja dhe Autoriteti

punojnë gjatë vitit derisa të vijë raporti i dytë.

Faleminderit shumë!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Fino!

Zonja kryetare, jepni përgjigje!

Gentiana Sula – Ju falënderoj për pyetjet shumë interesante, të cilat vërtet na ndihmojnë!

Pyetja e parë kishte të bënte me bashkëpunimin tonë, ose nëse ka ndonjë mbivendosje me

fokusin e punës të Institutit të Studimit të Krimeve.

Të dyja institucionet tona, pak a shumë, i bashkon fakti që ne përqendrohemi tek e njëjta

periudhë kohore, përgjithësisht te shtypja në diktaturë. Ne kemi bërë bashkëpunime më Institutin

e Studimeve të Krimeve, pra kemi një marrëveshje bashkëpunimi që konsiston, pikërisht për të

evituar mbivendosjet, në shkëmbimin e planeve të punës dhe përcaktimin e hapave të përbashkët.

Ata kanë studimin e krimeve të komunizmit dhe është shumë më i gjerë, sepse kanë akses në

arkiva kudo që të jenë, për sa i përket partisë, qoftë instrumenteve të partisë dhe çdo dege në çdo

sektor të ekonomisë, të shoqërisë dhe të jetës në atë kohë, kurse ne jemi vetë arkiva e Ish-

Sigurimit, funksionet që kemi ne janë më shumë në shërbim të enteve, siç është Instituti që

drejton Agroni apo në shërbim të Institutit të Historisë, pra jemi në shërbim të institucioneve.

Pra, unë them që reflektohet qartë fakti që Instituti i Studimit të Krimeve është bërë në një kohë

kur institucioni ynë nuk ka ekzistuar. Do të ishte mirë që bashkë me ndryshimet e ligjit tonë të

shikohej një aksion ligjor më i madh që të ketë një spektër që nis nga objektivat, që ka vënë vetë

shoqëria nëpërmjet rezolutës që ka aprovuar në vitin 2006. Rezoluta është shumë e plotë dhe

inspirohet nga rezoluta e Parlamentit Europian për dënimin e krimeve. Unë mendoj që të merrej

ajo rezolutë dhe të rishikoheshin të tria ligjet, sepse janë tri institucione të krijuara me ligj të

posaçëm që, pak a shumë, të përqendrohen dhe të rivizitohen. Mendoj se ka shumë punë, duke

parë vendet e tjera që kanë edhe më shumë institucione që i kanë të fuqishme. Ka goxha punë, se

është 50 vjet jetë, ekonomi, ushtri, gjeostrategji, pra të gjitha aspektet. Sikurse edhe ne kemi disa

reflektime, edhe Instituti mundet fare mirë të reflektojë në ligjin e vet dhe të marrë parasysh

zhvillimin koherent të institucioneve që janë krijuar njëri pas tjetrit.

Ne jemi administratorë të arkivave, kurse ata kanë qasje, pra atyre ligji u jep qasje në

arkivat sekrete, gjë që nuk e kanë mundësuar dot, kurse ne jemi institucioni që i mbajmë arkivat.

Page 17: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

17

Kemi urdhër të posaçëm që mund t’i deklasifikojmë apo klasifikojmë, pastaj natyrshëm çdo

entitet, qoftë edhe ata, vijnë dhe kanë akses në fondin tonë.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Do t’ju përgjigjem. Ja do t’jua them. Ne kur kërkuam atëherë strukturën, me këtë qasje

bashkëpunuam dhe nxorëm një strukturë ku ne do të kishim sektorë të kërkimit serioz me 20

veta, sepse është punë shumë voluminoze, por partnerët ndërkombëtarë në atë kohë, sidomos

gjermanët ishin kundër. Ata thanë se ata kishin bërë gabim që e bëmë studimin brenda vetes dhe

ajo krijoi një monopolizim. Çdo institucion tjetër u relaksua me idenë që të gjithë studimin e

bëjnë ata. Ne kemi një sektor vetëm me 5 veta, pra përpunojmë arkivin, e sistemojmë nga

pikëpamja shkencore dhe e bëjmë gati. Kjo na u dha qarta edhe si ide: duhet ruajtur diversiteti.

Ne kemi një nukël të vogël, ndërkohë që mund të ketë institute të tjera, se janë hapur goxha

fondacione private. “Ivanai”, “Kokalarët” kanë filluar të bëjnë studimet e tyre. “Lumo Skëndo”

vjen dhe mund të marrë informacione. Domethënë, ne e dimë që ka pikëpamje të ndryshme. Ne

jemi të baraslarguar, le të themi, pra nuk t’i themi ne, por ne mundësojmë të vërtetën.

Për verifikimin e dosjeve do t’ia jap fjalën sekretares së Përgjithshme.

Ulsi Manja – Po, zonja Shtino.

Ermira Shtino – Për sa i përket pyetjes së zotit Fino lidhur me afatet e kthimit të

përgjigjeve, zoti deputet tha se nuk ka asnjë metodologji për mënyrën e kthimit të përgjigjeve.

Që në krijimin e institucionit, në datën 30.01.2017, një grup i përbërë prej 5 punonjësish mori në

shqyrtim dhe propozoi për miratim pranë Autoritetit dy rregullore të rëndësishme, ajo për

miratimin e procedurave dhe politikave për kërkesat individuale dhe për kërkesat institucionale.

Pas këtyre dy udhëzimeve të rëndësishme, në maj të vitit 2017 u miratua edhe rregullorja për

organizmin dhe funksionimin e autoritetit për informim për dokumentet e Ish-Sigurimit të

Shtetit, të cilat normojnë metodologjinë për mënyrën e veprimit të institucionit dhe kthimin e

përgjigjeve qytetarëve dhe institucioneve. E kemi të parashikuar në udhëzim se sa është afati.

Përpunimi i dokumentacionit bëhet jo më shumë se 6 ditë pune, përveç rasteve kur për shkak të

volumit, me vlerësim të sekretariatit teknik, ky afat shtyhet jo më shumë se 60 ditë. Për dijeninë

tuaj, jemi në procesin e rishikimit të të gjitha metodologjisë, meqë është bërë shumë herët dhe ne

atëherë ishim një staf shumë i vogël, dhe të gjitha këto kërkesa i ka shqyrtuar një staf prej

maksimumi 10 persona.

Page 18: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

18

Gentiana Sula – Pyetja e tretë: a keni filluar që të punojmë me komunitet dhe bashkitë

jashtë Tiranës?

Më pëlqen si pyetje. Ne jemi munduar të dalim, sepse autoriteti ka procedura të

komplikuara. Nuk është e thjeshtë. Shpeshherë u duhet njerëzve të vijnë të aplikojnë te ne,

ndonëse ne e kemi futur edhe metodën online. Përveç Tiranës, kemi bërë takime në Shkodër, në

Lushnjë, në Tepelenë kemi shkuar disa herë dhe në Burrel. Konispolin do t’ia lë ta shpjegojë

anëtari Altin Hoxha, sepse është një projekt për sa i përket shtypjes komuniste të komunitetit

çam dhe po e ndjek ai. Pra, kemi shkuar disa herë pranë komunitetit. Kemi bërë disa takime me

universitete lokale. Një ndër platformat e mbledhjes së dëshmive me gojë, që quhet “Edhe muret

kanë vesh”, ndodh në 7 qytete. Është një punë e bukur dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në

diasporë kemi parë një interes të jashtëzakonshëm. Ata që u larguan nga Shqipëria, mbetën andej

me familjet të përçara, pra kanë histori të mbetura peng. Me zotin Simon kemi zhvilluar takime

në Uashington me shoqatën “Vatra” do të doja që ta thotë vetë Simoni. Domethënë, ndihet

qartazi një “uri”, le të themi e shqiptarëve kudo ku janë për të folur, për të treguar historitë e tyre,

për të parë materialet. Aplikimet janë bërë nga figura të rëndësishme të diasporës që kanë ardhur

me postë ose personalisht nga Amerika. Pra, është një punë që nuk mbetet vetë këtu, por edhe

jashtë kufijve.

Altini do të flasë për projektin e Çamërisë, pastaj zoti Simon për vajtjen në Uashington.

Ulsi Manja – Po, zoti Hoxha.

Altin Hoxha – Faleminderit!

Është e vërtetë që Autoriteti ka ndërmarrë një varg projektesh në kontakt me pushtetin

lokal, me bashkitë dhe, aktualisht, jemi në një projekt me Bashkinë e Konispolit për

persekutimin gjatë regjimit komunist të popullsisë çame në atë zonë. Kemi zhvilluar dy takime

me kryetarin e bashkisë dhe, në përfundim të projektit, mendojmë se do të arrijmë të

organizojmë një konferencë në Konispol për ndërtimin e një dhome muzeale dhe për një

memorial për shumë se 100 të persektuar në atë zonë. Projekti shtrihet edhe në Bashkinë e

Sarandës. Edhe në Tiranë do të zhvillojmë një aktivitet me këtë përmbajtje.

Ulsi Manja – Po, zonja Sula.

Gentiana Sula – Mund të ketë hapësirë edhe për një muze të Luftës së Ftohtë në këtë

zonë.

Page 19: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

19

Altin Hoxha – Kam diçka tjetër për pyetjen e dytë që bëri zoti Fino lidhur me afatet e

kthimit të përgjigjeve për personat që aplikojnë për hapjen e dosjeve. Në fakt, është një nga

çështjet më serioze në të cilën shpesh edhe në mbledhjet e Autoritetit e kemi diskutuar për shkak

të vështirësive, që u përmendën në raport nga kryetarja, të arkivave të shpërndarë për shkak të

mungesës së personelit. Duhet thënë se nuk jemi në atë nivel që kërkohet për sa i përket kthimit

të përgjigjeve. Është një shqetësim i vazhdueshëm yni dhe realisht kërkojmë ndihmën tuaj në

mënyrë të tillë që të krijojmë atë arkiv që është misioni kryesor i institucionit tonë, pra të

krijojmë arkivin, t’i mbledhim të gjitha dokumentacionet dhe kështu do të kemi mundësi të

kthejmë përgjigje brenda afateve të caktuara.

Ulsi Manja – Faleminderit!

Simon Mirakaj – Zoti kryetar,

Të nderuar deputetë,

Kam kënaqësinë që jam sot mes jush për paraqitjen e raportit nga zonja Sula. Dua t’ju vë

në dijeni shkurtimisht për një vizitë që bëmë në Kongresin Amerikan. Ishim të ftuar bashkë me

zonjën kryetare me rastin e 100 vjetorit të revolucionit më 7 nëntor. Aty morën pjesë

personalitete të fushave të ndryshme. Ishte kandidati për deputet që mbajti një fjalim, Ted Kruz, i

cili u duartrokit gjatë gjithë kohës, ishte ish-presidenti dhe kryeministri çeko-sllovak Vasllav

Klaus, ishte një kryeministër i izraelit, pra ishin shumë personalitete. Aty u fol për krimet e

komunizmit, të cilat ndodhën në kohë paqeje, që ishin sa dyfishi i krimeve të Luftës së Dytë

Botërore. Ne e bëmë edhe një vizitë në Pentagon, pastaj kryem takime me kryesinë e “Vatrës”,

ku prezantuam ligjin tonë, i cili u mirëprit. Ne i kishim marrë formularët me vete dhe ata bënë

aplikimet e tyre. Ashtu siç kërkoi zoti Fino, edhe ata kërkuan që ligji të ketë përmirësime, pra të

mos varet vetëm në moralin e individit, por institucionet kushtetuese, ligji t’i detyrojë të

paraqiten pranë Autoritetit për verifikim.

Kjo ishte shkurtimisht ajo që bëmë ne. Në bëmë edhe një vizitë te “Zëri i Amerikës”.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Miraka!

A ka pyetje të tjera nga kolegët?

Po, zonja Sula, keni fjalën për t’i dhënë përgjigje pyetjes së fundit të zotit Fino.

Gentiana Sula – Për sa i përket sugjerimit të zotit Fino, jemi në ato linja. Shoqëria

gjermane ka qenë aq e zgjuar dhe aq e iluminuar sa nuk ka pasur nevojë të detyrohet asnjë

Page 20: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

20

institucion. Atje, pas kaq vjetësh, secili zyrtar i lartë që kërkon detyrë e ka me vete këtë gjë, pra

është pjesë e CV-së së tij. Bullgaria e ka bërë ligjin 10 vjet para nesh dhe e ka ndier nevojën të

bëjë dy gjëra: së pari, verifikimi automatik i institucionit; së dyti, publikimi. Për të dyja këto

gjëra ato kanë përcaktime të caktuara në ligj. Kështu që ne do të ishim të kënaqur nëse do të

merrej në konsideratë si model.

Ulsi Manja – Faleminderit, zonja Sula!

Kolegët nuk kanë pyetje të tjera.

Në fakt, dua të them unë dy fjalë për autoritetin dhe për punën e tij. Autoriteti për

Informimin për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, si çdo institucion i ri, ka arritjet e tij

pozitive, natyrisht ka edhe problematikat e punës së përditshme, të cilat u bënë të ditura sot për

komisionin, që i referohen kuadrit ligjor, por edhe mbarëvajtjes së punës në këtë institucion. Në

një konsideratë të parë si kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të

Drejtat e Njeriut, duke qenë se kemi pasur edhe kontakte të vazhdueshme me Komisionin

nëpërmjet Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura, vlerësoj se është një pune

serioze, duke u nisur nga fakti që është krijuar në janar të vitit 2017 dhe një pjesë e organikës së

këtij institucioni u miratua në fund të vitit 2017. Në dijeninë time, sapo është plotësuar struktura

organike që miratoi ky komision në fund të vitit që iku. Gjithsesi, ka problematika, të cilat lidhen

me fondin arkivor, sepse janë disa institucione që observojnë periudhën e diktaturës, por ky

autoritet ka vetëm një fokus të kësaj periudhe të historisë që lidhet me dosjet e Ish-Sigurimit të

Shtetit. Natyrisht, është shumë e nevojshme dhe e domosdoshme mbështetja që do të japë

komisioni dhe Kuvendi për administrimin ne një kohë sa më të shpejtë të të gjithë fondit arkivor

që është përcaktuar në ligj dhe në VKM. Kjo, në fakt, lidhet edhe me ambientin apo godinën që

është miratuar nga qeveria, e cila duhet të vihet shumë shpejt në dispozicion të këtij autoriteti.

Shqetësimi që ngriti kolegu Fino, për shpejtësinë e dhënies së përgjigjeve në lidhje me

kërkesat, ka të bëjë pikërisht me qasjen mbi fondin arkivor.

Më lejoni të bëj të qartë për kolegët e mi të komisionit, por edhe për opinionin publik që

autoriteti gjatë kësaj kohe ka pasur edhe problematikat e tij, që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e

punës në atë institucion. Miqësisht ju them kuptojeni drejt, institucioni juaj quhet Autoriteti për

Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe fjala e parë është “Autoritet”, pra në

radhë të parë, duhet të vendosni autoritetin në një institucion moral, por edhe ligjor. Është

Page 21: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

21

përgjegjësi e madhe që ju ka dhënë ligji, por duhet të funksiononi në të gjithë gjerësinë dhe

kapacitetet që ju ka dhënë ligji. Vërtet është një organ i natyrës kolegjiale, por nuk mund të ketë

20 palë sy për të lexuar një dokument, ku është e shkruar e zeza mbi bardhë, sepse fondin arkivor

nuk e keni prodhuar ju. Ju e keni në administrim këtë fond arkivor, që jua ka dhënë ligji, dhe

qasja në këtë fond arkivor do të jetë vetëm në përputhje me ligjin dhe ashtu siç e ka përcaktuar

ligji. Jeni aty sepse ju ka zgjedhur Kuvendi dhe procedura e zgjedhjes suaj është e përcaktuar në

ligj.

Nëse do të shikojmë rendin e ditës, në pikën e katërt të rendit të ditës së sotme, por, pasi

të mbaroj fjalën time kjo pikë ndoshta do të shtyhet për ditën e nesërme, kemi dhe hapjen e

procedurës paraprake për plotësimin e një vendi vakant në Autoritetin për Informimin e Ish-

Sigurimit të Shtetit, pasi njëri nga anëtarët e këtij autoriteti ka paraqitur dorëheqjen në Kuvend.

Natyrisht, arsyet e dorëheqjes do t’iu bëhen të ditura kolegëve kur të jetë mbledhja. Por, kur

thashë pak më parë, se qasja ndaj ligjit dhe kuadrit ligjor në fuqi në lidhje me ushtrimin e

veprimtarisë së autoritetit që ju drejtoni nuk lë shumë vend për hamendësime dhe as për

objeksione personale, ajo që është e shkruar në ligj. Kështu që kjo duhet të jetë. Kolegu im,

Shameti, ka mbajtur shënime, po ashtu e Shërbimet e Monitorimeve të Kuvendit duhet të jenë

pjesë e tekstit të rezolutës janë tjetër gjë përmirësimet ligjore. Sigurisht, kjo pjesë është shumë e

rëndësishme, edhe plotësimi i nevojave tuaja për godinën, për komoditetet e tjera të punës, për

ushtrimin normal të veprimtarisë suaj, ku bën pjesë edhe plotësimi i strukturave, por

marrëdhëniet brenda kësaj trupe i ka përcaktuar ligji, mënyrën dhe veprimtarinë e sjelljes së

gjithsecilit prej anëtarëve të këtij autoriteti. Kështu që, në këtë kuptim, unë e has si problematikë

këtë që sapo thashë për vitin që shkoi. Për fat të mirë, këtu kemi dhe Nënkomisionin për të

Drejtat e Njeriut që është drejtpërsëdrejti nënkomisioni që mbikëqyr dhe observon për llogari të

Komisionit të Ligjeve fushën e zbatimit të ligjit tuaj dhe po në rezolutë do t’i kërkoj këtij

nënkomisoni që në vitin në vazhdim të ushtrojë siç duhet dhe me të gjithë kapacitetet

mbikëqyrjen e punës së autoritetit që ju drejtoni.

Kjo nuk e zbeh aspak punën e mirë që është bërë në këtë institucion, sepse janë trajtuar

goxha kërkesa në një kohë rekord, edhe për shkak të detyrave që ju ka dhënë procesi i

vetingutpër shkak të zbatimit të reformës në drejtësi apo të detyrave të reja që ju keni marrë

tashmë, në lidhje me vetingun në Policinë e Shtetit. Gjithsesi, ju përgëzoj për punën e mirë në

Page 22: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

22

kaq pak kohë! Nuk dua t’i shtoj asnjë fjalë anës formale të paraqitjes së këtij raporti, që kolegu

Fino, me të drejtë e tha, se rrallëherë vijnë në komisionin tonë materiale të tilla të trajtuara në

këtë formë. Gjithsesi nga komisioni keni përgëzime, duke filluar që nga kryetarja, anëtarët e

autoritetit, por edhe i gjithë stafi!

Kështu që, këtu dua ta mbyll këtë pikë të rendit të ditës dhe duke ju falënderuar për

prezantimin e raportit, ju uroj punë të mbarë dhe t’ju shpreh njëkohësisht gatishmërinë e

Komisionit të Ligjeve dhe të Kuvendit për mbështetjen e kërkesave tuaja, që në dinamikë, siç

raportoni çdo 3 muaj me raporte periodike pranë shërbimeve të Kuvendit, duhet të na i adresoni

edhe me shkrim, qoftë nevojat për ndërhyrje ligjore, qoftë edhe nevojat që kanë të bëjnë me

strukturën, personelin apo mjetet që ju do t’ju duhen në dispozicion! Duhet t’i matrealizoni me

shkrim dhe t’i vihen në dispozicion e komisionit.

Faleminderit dhe ditë të mbarë!

Urdhëroni, zonja Sula!

Gentiana Sula - Zoti kryetar, faleminderit nga ana jonë!

Dua t’ju bëj ftesë: do të ishte shumë interesante në qoftë se të gjithë ju do të vini dhe ta

shikoni me sytë tuaj arkivat ku janë dhe të njiheni nga afër, sepse është komplet një qasje tjetër.

Kam dhe një sqarim: ne i kemi marrë në administrim të gjitha, tani jemi duke i marrë

fletë më fletë, dhe për këtë na duhen kushtet, sepse do ta shikoni aty nuk ka fare hapësira.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Ulsi Manja – Shumë faleminderit!

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Faleminderit, zonja Sula! Vizita e parë studimore që ky komision do të bëjë në

institucionet, që i ka në sferën e përgjegjësisë dhe të varësisë, do të jetë Autoriteti i Hapjes së

Dosjeve.

Faleminderit!

Page 23: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

23

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

PROCESVERBAL

Tiranë, më 17.04.2018, ora 10:30

Drejton mbledhjen:

Ulsi Manja - kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Krimeve dhe

Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për vitin 2017” .

(Komision përgjegjës)

Marrin pjesë:

Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Bledar Çuçi, Edmond Leka,

Alket Hyseni, Jurgis Çyrbja, Xhemal Qefalia, Arben Pëllumbi dhe Tom Doshi.

Mungojnë:

Vasilika Hysi, Saimir Tahiri, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri,

Dhurata Çupi, Astrit Veliaj, Fatmir Mediu, Nasip Naço, Silva Caka.

Page 24: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

24

Ulsi Manja – Në pikën e tretë të rendit të ditës kemi miratimin e projektrezolutës “Për

vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për

vitin 2017”.

Zoti Çyrbja, ju lutem shkurtimisht më thoni pikat e rekomandimeve, që do të jenë pjesë e

tekstit të rezolutës. Ndërsa votimi i projektrezolutës do të bëhet në mbledhjen e radhës së

komisionit.

Të lutem, prezantimin e tekstit të projektrezolutës!

Jyrgis Çyrbja – Faleminderit, zoti kryetar!

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit për Studimet dhe Krimet,

Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2017”. Kuvendi i Shqipërisë e vlerëson ISKPK-në, si

institucion studimor publik i pavarur, me rëndësi të veçantë për trajtimin e periudhës së regjimit

komunist në Shqipëri dhe çështjet që kanë të bëjnë me kujtesën kolektive.

Kuvendi i Shqipërisë konstaton se gjatë vitit 2017 ISKPK-ja, në zbatim të marrëveshjes

me Ministrinë e Arsimit, ka realizuar me sukses fazën pilot të projektit të bisedave në shkollat e

mesme të Tiranës për informimin e të rinjve mbi epokën komuniste, i cili do të vazhdojë për disa

vite radhë, duke u shtrirë në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Gjatë vitit 2017 nga stafi i institutit janë realizuar rreth 40 orë video-regjistrime të

dëshmive të të mbijetuarve nga burgjet dhe kampet e regjimit komunist. Kuvendi i Shqipërisë

gjatë vitit 2018 kërkon që instituti, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, të krijojë dhe të

paraqesë në shkollat e mesme të gjithë veprimtarinë e institucionit, gjithashtu ta përfshijë edhe në

programin studimor në shkollat e mesme.

Gjithashtu, kërkon të ndërkombëtarizojë historinë e komunizmit në Shqipëri përmes

zgjerimit të rrjetit të aktiviteteve dhe partnerëve ndërkombëtarë; të pasurojë databazën me të

dhënat statistikore të viktimave të komunizmit në Shqipëri në të tri kategoritë: ekzekutim,

burgim, internim, si dhe t’i bëjë të aksesueshme për qytetarët e Shqipërisë.

Faleminderit!

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Çyrbja!

Ky ishte teksti i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Krimeve

dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për vitin 2017”. Votimi i tekstit të kësaj projektrezolute

dhe pikën e katërt e rendit të ditës, që është shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e

Page 25: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

25

procedurës paraprake për plotësimin e një vendi vakant për anëtar të Autoritetit për Informimin

mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, do

t’i shtyjmë për në mbledhjen e radhës së Komisionit të Ligjeve. Besoj se nuk kemi çështje tjetër

për të trajtuar këtu e mbyllim.

Urdhëroni, zoti Fino!

Bashkim Fino – Duke i parë këto materialet njëra pas tjetrës të krijohet një ide. Çështja e

Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit apo Instituti i Studimeve

për Pasojat e Komunizmit ka një problem. Ne Institutin e Studimeve e kemi krijuar para 10

vjetësh dhe realisht vjen dhe raporton këtu në parlament, ndërkohë që të gjithë organigramën dhe

gjithë strukturimin e saj e mban Këshilli i Ministrave. Ndërkohë, drejtoresha e autoritetit tha se

ka shumë institute private, që janë krijuar dhe kanë filluar të bëjnë institutin e studimeve.

Institute studimesh mund të ketë plot. Mos duhet të shikohet nga Drejtoria e Monitorimit, ky

Institut i Studimeve i Pasojave e Komunizmit, mos duhet të jetë pjesë ekzekutivit dhe jo më e

legjislacionit? Pra, le të themi, e ka bërë punën e tij në fillimin e parë, kur e krijuam para 10

vjetësh dhe do të vazhdojë, normalisht të jetë, le të ketë qeveria një institut të studimeve të

posaçme, absolutisht, ashtu siç mund të ketë edhe institute private, kushdo që mund të bëjë, por

jo institut thjesht për të raportuar në Kuvend. Ndërkohë, ne kemi një Autoritet për Informimin e

Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit, që është më i rëndësishëm. Në këtë aspekt dua të di Drejtoria

e Monitorimit, që janë juristë, a mund t’i japim një zgjidhje përfundimtare? E bëj këtë jo për ta

hequr qafe ne, ai le të vazhdojë si institut, por të jetë në varësi të qeverisë, sepse ajo e miraton

edhe strukturën, edhe fondet e pagave dhe mund t’i bëjë piketat për të bërë studime të caktuar.

Pra, ne, si parlamentarë i themi Institutit të Studimeve të Pasojave Komuniste që: gjatë vitit

2018, duhet të bësh 1, 2, 3, 4 gjërat. Nuk ka ndonjë sens publiku. Ndryshon një autoritet, ndryshe

një institucion i pavarur kushtetues, që ka fuqi ekzekutive. Pra, ky është një institut që bën një

gjë. Çfarë është kjo në fund të fundit? Prandaj e pyeta dhe drejtoreshën e autoritetit: më tha se

metoda gjermane nuk na i pranoi ta kishim një nukël për të bërë studime. Në rregull, le ta mbajë

qeveria, por çfarë pune kemi ne? E kam fjalën që të shikohet.

Ulsi Manja – Faleminderit, zoti Fino për sugjerimin.

Urdhëroni, zoti Hyseni!

Page 26: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

26

Alket Hyseni – Dua t’i bëj një sugjerim relatorit për çështjen e projektrezolutës që t’i

ketë parasysh herën tjetër.

Ulsi Manja – Të kësaj që sapo prezantoi kolegu Çyrbja?

Alket Hyseni – Po.

Së pari, në bashkëpunim me MAS-in, ne themi që t’i informojmë të rinjtë në shkollat e

mesme, pra aksioni, që duket e logjikshme.

Së dyti, të shikohet mundësia me MAS-in që brenda vitit 2018 të futet edhe në kurrikulën

mësimore. Kjo më duket e ekzagjeruar.

Së pari, ne po ndërhyjmë politikisht në kurrikula, lërjani kurrikulat atyre që merren me

kurrikulat. Nuk mund të hyjë Kuvendi në kurrikulat. Kjo është e ekzagjeruar. Autorët e caktuar

nëse e gjykojnë në vendin e duhur dhe në momentin e duhur, ku duhet të futet, le ta fusin.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Së dyti, dua të fusim një paragraf lidhur me filtrimin e botimeve, sepse po bëhen me

paratë e shtetit. Pra, t’i tërhiqet një vëmendje për kujdesin në cilësinë e botimeve dhe në filtrimin

e botimeve. Në qoftë se katandisemi si institut, që të merret vetëm me Ballin Kombëtar, ky është

turp!

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Duhet t’i bëjmë një vërejtje, sepse do të na ngrihet ndonjë palë tjetër e Ballit dhe do të

thonë: po për ne pse nuk botohen e epopetë e partizanëve? Nuk ka sens kjo gjë.

Ulsi Manja – Zoti Hyseni, do të sugjeroja që, në bashkëpunim me kolegun Çyrbja, të

uleni dhe t’i bëni pjesë të tekstit të rezolutës, me formulimet përkatëse këto që ju sapo sugjeruat,

që në mbledhjen e radhës të kemi një tekst të dakordësuar të projektrezolutës, që ta votojmë.

Zoti Fino, lidhur me atë që ju sugjeruat, do t’i kërkoja Shërbimit të Monitorimeve të

Kuvendit që t’i mbajnë shënim dhe të përgatisin një material, që, pse jo, të kemi një diskutim më

të hollësishëm në Nënkomisionin për të Drejtat e Njeriut lidhur me këto që ngriti kolegu Fino.

Është më se e drejtë që të kemi edhe ne një rishikim të kësaj qasjeje në drejtim të këtyre

institucioneve, që kanë të bëjnë me memorien dhe kujtesën. Jam dakord, që Instituti i Krimeve

erdhi raportoi, do të miratojmë një rezolutë, është po e njëjta situatë është. Kështu që, gjithsesi,

mbajeni shënim dhe përpiloni një material për këtë që sapo u tha nga kolegu Fino, duke iu

referuar ligjit specifik, që në normon punën e secilit prej këtyre institucioneve.

Page 27: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Ulsi Manja ... · diskutuar për buxhetin e vitit 2018, që për fat të keq, nuk konkludoi ashtu siç e diskutuam, pra rekomandimet e këtij

27

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Natyrisht, kur të kemi materialin gati në mbledhjen e Nënkomisonit për të Drejtat e

Njeriut, që do ta diskutojmë edhe me praninë e opozitës, por, gjithsesi, në parantezë t’i paraprihet

këtij diskutimi dhe kësaj pune. Keni të gjithë kohën e nevojshme në dispozicion, që ta bëni këtë

studim të thellë, nuk e kemi sot për nesër, por të paktën të fillojë puna, me ato sugjerime që tha

edhe kolegu Fino, që më pas të dakordësojmë edhe me opozitën, sepse lidhet me një periudhë të

caktuar të historisë sonë, që ka të bëjë me diktaturën.

Faleminderit dhe punë të mbarë!

Këtu e mbyllim mbledhjen e komisionit. Mbledhja e radhës do të njoftohet nëpërmjet

sekretarisë së komisionit së bashku me rendin e ditës.

MBYLLET MBLEDHJA