31
1 LIGJI PËR PROKURIMIN PUBLIK NË KOSOVË DORACAKU N° I “Pasqyrë e parimeve kryesore për Prokurimin Publik” Leksione Udhëzuese

Leksione Udhëzuese

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Leksione Udhëzuese

1

LIGJI PËR PROKURIMIN PUBLIK NË KOSOVË

DORACAKU N° I

“Pasqyrë e parimeve

kryesore për

Prokurimin Publik”

Leksione Udhëzuese

Page 2: Leksione Udhëzuese

LEKSIONE UDHËZUESE PËR LIGJIN PËR PROKURIMIN PUBLIK NË KOSOVË

Ligji Nr. 02/L-99

PASQYRA E PARË E PROCEDURAVE KRYESORE

Këto leksione udhëzuese janë menduar si një pasqyrë e parë e procedurave që duhet të përdoren në prokurimin publik sipas Ligjit nr. 02/L-99 të shpallur me Rregulloren Nr.2007/20, më 6 qershor 2007 (në vazhdim “Ligji”). Kur bëni prokurim publik përbrenda një autoriteti kontraktuesautoriteti kontraktuesautoriteti kontraktuesautoriteti kontraktues, duhet t’u përmbaheni dispozitave të Ligjit .

“Autoritetet kontraktuese” sipas Ligjit të ri për Prokurimin publik (Ligji)

Lista në vijim e autoriteteve kontraktuese është thjeshtësuar lidhur me Ligjin dhe

përmend grupet me terma të gjerë

Autoritetet kontraktuese (Neni 4)

1) Autoritetet publike

a. autoritete lokale ose qendrore

b. “organe qeveritare nga Ligji publik1” siç definohet me Ligj, që

nënkuptojnë organe nën ndikimin dominant publik

c. Asociacionet nga më lartat

2) Operatorët e shërbimeve publike

a. autoritete publike ose ndërmarrje publike që kanë aktivitet të

shërbimit publik

b. entitete tjera që u është dhënë e drejta ekskluzive për të kryer

aktivitete të shërbimeve publike

3) Ndërmarrje publike

a. Çdo ndërmarrje nën ndikimin dominant publik

4) Kushdo që kryen aktivitete prokurimi në emër të këtyre të cekura më

lartë

Aktivitetet e shërbimeve publike janë:

• Operimi për rrjetet p.sh. ujë, rrymë, gas, ngrohje

• Furnizim me ujë, rrymë, gas, ngrohje për ato rrjete

• Nxjerrje e naftës, gasit, thëngjillit etj.

• Ofrim pajisjesh aeroporti

• Operim i rrjeteve të telekomunikacionit

• Ofrim shërbimesh telekomunikacioni

• Ofrim shërbimesh postare

• Mbledhje mbeturinash

• Operim me shërbime transporti në rrugë për publikun.

1 Ndërmarrjet në pronësi shoqërore nën administrimin e AKP, që nuk marrin fonde publike dhe që nuk janë të kyçura

në aktivitete shërbimesh publike, bëjnë përjashtim nga Ligji.

Page 3: Leksione Udhëzuese

3

Këto leksione udhëzuese ju japim vetëm disa nga tiparet kryesore. Ju shpesh do të keni nevojë për informacion më të hollësishëm siç jepet në Ligj (dhe më vonë në Legjislacionin Sekondar ). Por sa për të filluar, Këto Leksione Udhëzuese ju japin një ide për procesin, nëpër të cilin duhet të kaloni kur prokuroni dhe përdorni fondet publike.

Porosia kryesore e përgjithshme që këto rregulla jua japin është se kontrata publike duhet të jetë e hapur ndaj një konkurencë të lirë dhe të ndershme në mes të OE potencialë – e jo e rezervuar për ata që ju do ta keni bërë zakon t`ua jepni, miqve, apo atyre që, ta zëmë, ju paguajnë ekstra para “në të zezë”, për t`i marrë ato. Konkurenca e lirë dhe e ndershme është mënyra e vetme për të pasur përdorimin sa më ekonomik të fondeve publike dhe, veç kësaj, për të siguruar zhvillimin e shëndetshëm të jetës së biznesit. Natyrisht, e kemi fjalën për konkurencë mes furnizuesish të kualifikuar. Ju jeni përgjegjës për shfrytëzimin e fondeve publike në mënyrë sa më ekonomikë dhe për të ardhur deri te kontrata ekonomikisht më e favorshme. Të gjitha ato rregulla aq të detajuara të Ligjit për Prokurimin Publik janë dhënë me qëllim që të sigurohet ai rezultat dhe për të siguruar që puna juaj ta ketë mu këtë cak si të vetmin. Transparenca është instrumenti më i rëndësishëm që përdoret

për ta ndjekur punen tuaj nga jashtë.

Page 4: Leksione Udhëzuese

4

Dallimet kryesore të Ligjit të Ri për Prokurimin Publik në krahasim me Ligjin paraprak për Prokurimin Publik

(të vitit 2004-2007)

Ligji i Ri (Ligji Nr. 02/L-99) paraqet rregulla të reja – në krahasim me legjislacionin paraprak – për shembull, pikat vijuese:

1. definimi i qartë i fushëveprimit të Ligjit KRPP duhet të bëjë listat, sa më të plota që të jetë e mundur, të

� Autoriteteve qendrore publike � Autoriteteve lokale publike � Operatorëve Publik të Shërbimeve

Lista duhet të jetë e hapur dhe e publikuar në web faqen e KRPP-së për aktivitetet prokuruese

2. Caktimi i obligueshëm i një personi si Zyrtar Prokurimi.

Zyrtari i Prokurimit duhet të ketë “certifikatë profesionale prokurimi” të vlefshme, të lëshuar nga IKAP-i, si dhe duhet t`i përmbushë kriteret e përshtatshmërisë..Zyrtari i Prokurimit është i autorizuar (edhe përgjegjës) për të kryer me efikasitet dhe profesionalizëm aktivitetet e prokurimit të autoritetit kontraktues në pajtim të plotë me Ligjin për Prokurimin Publik dhe Rregulloren e Prokurimit Publik. Aq sa të ketë nevojë, autoriteti kontraktues duhet të sigurojë që Zyrtari i Prokurimit të jetë i mbështetur nga numër i mjaftueshëm personeli të trajnuar (Departamenti i Prokurimit). Zyrtari i Prokurimit dhe anëtarët e personelit nuk duhet të jenë “të papërshtatshëm” në kuptimin e nenit 61.2 të Ligjit (të njëjtat kushte si për furnizuesit ) dhe duhet të deklarojë me shkrim se ai/ ajo do t`i bindet Ligjit ndershëm dhe me besnikëri .

3. Parashikimi i procedurave të prokurimit Shih. hapi 1 i Leksioneve Udhëzuese

4. Klasifikimi i kontratave sipas vlerës së tyre të parashikuar Shih. hapi 2 i Leksioneve Udhëzuese

5. Procedura të prokurimit Shih. hapi 3 i Leksioneve Udhëzuese

6. Kushtet për specifikimet teknike të lëndës së kontratës Shih. hapi 4a i Leksioneve Udhëzuese

7. Përcaktimi i afatit kohor minimal për dorëzimin e tenderëve Shih. hapi 4b i Leksioneve Udhëzuese

8. Kriteret e veçanta të përzgjedhjes Shih. hapi 4c i Leksioneve Udhëzuese

9. Kriteret e dhënies së kontratës Shih. hapi 4d i Leksioneve Udhëzuese

10. Siguria e obliguar e ekzekutimit

Shih. hapi 4e i Leksioneve Udhëzuese

Page 5: Leksione Udhëzuese

5

11. Rregullat për publikimet

Shih. hapi 5 i Leksioneve Udhëzuese 12. Procedura më të sofistikuara për ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e

tenderëve Shih. hapi 6 i Leksioneve Udhëzuese

13. Rregulla për nënshkrimin e kontratave Shih. hapi 7 i Leksioneve Udhëzuese

14. Procedurat për shqyrtimin

Shih. Kapitulli për ankesat i Leksioneve Udhëzuese

15. Institucione të fuqishme të prokurimit publik duhet të themelohen sipas Ligjit Shih. Kapitujt për OSHP-në të Leksioneve Udhëzuese

Mekanizmat për ta siguruar arritjen e qëllimeve të Ligjit:

Kërkesat për organizimin e brendshëm të aktiviteteve prokuruese të autoritetit kontraktues

Kërkesat specifike për trajnim

Planifikimi i obligueshëm i prokurimit

Procedurat e detyrueshme të prokurimit

Kërkesat për dosje të tenderit

Rregullat për publikimet

Rregullat për nënshkrimin e kontratave publike

MONITORIM DHE MBIKËQYRJE NGA KRPP

Procedurat e shqyrtimit

TRANSPARENCË Ligji është modeluar sipas parimeve të UE për prokurimin publik, të cilat sigurojnë konkurrencë të lirë dhe të ndershme mes OE në krejt UE.

Page 6: Leksione Udhëzuese

6

Amendamenti në LPP i miratuar në Shkurt 2007

Më 8 Shkurt 2007 Kuvendi i Kosovës miratoi amendamentet në Ligjin nr. 2003/17 për Prokurimin Publik në Kosovë. Ligji Nr. 02/L-99 që e ndryshon Ligjin për Prokurimin Publik është shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2007/20 më 6 Qershor 2007. Amendamentet kanë hyrë në fuqi që në ditën e shpalljes. Ndryshimet më të rëndësishme përfshijnë:

- përkufizimin e ri të procedurës së kufizuar (Neni 4), - Përfshirjen e kontratës publike kornizë (Neni 4), - Përfshirjen e kontratës së koncesionit të shërbimeve (Neni 4), - afati i ri më i gjatë për dorëzimin në APP të parashikimit përfundimtar

të prokurimit për vitin e dhënë fiskal (15 ditë në vend të 10) (Neni 7.2),

- rregullorja e re e prokurimit të centralizuar të bërë nga APP (tani kërkohet vendimi i Qeverisë që të niset aktiviteti i prokurimit në emër të autoriteteve tjera kontraktuese ) (Neni 8.6),

- KRPP-ja është bërë përgjegjëse për publikimin e njoftimeve të prokurimit në formë elektronike nga web-faqja e vet (në vend të APP-së) (Nenet 9 dhe 40),

- Kufijt e rinjë (Nenet18 dhe 37), - përshkrimi i ri rolit dhe pozitës së Zyrtarit të Prokurimit (Neni 21), - kushte të ndryshme për pozitën e Zyrtarit të Prokurimit (Neni 21), - IKAP-i është bërë kryesisht përgjegjës për trajnimin dhe certifikimin e

zyrtarëve të Prokurimit (Neni 23), - Rregullorja e re për situata kur dorëzohen më pak se 3 tenderë

(Neni 30A), - nuk kërkohet më pëlqimi nga APP për aplikimin procedurës së

kufizuar (Neni 31), - rregullorja e re përkitazi me procedurën e negociuar (është hequr

procedura e veçantë e kufizuar) (Neni 31-32), - rregullorja e re përkitazi me procedurën e negociuar pas publikimit

paraprak të njoftimit të kontratës (Neni 33), - kushte të reja për dhënien e kontratave për pronë të paluajtshme

(Neni 36), - rregullorja e re për dhënien e kontratave publike kornizë (Neni 36A), - Afate të reja kohore për dorëzimin e tenderëve dhe dorëzimin e

kërkesave për të marrë pjesë në procedurën e hapur, të kufizuar dhe të negociuar (Nenet 42 - 44),

- Nuk kërkohet më pëlqimi i APP-së për shkurtimin e afateve kohore (Neni 44),

- kërkesa të reja më precize përkitazi me kriteret për dhënien e kontratës (Neni 50),

- kërkesa të reja përkitazi me sigurinë e tenderit (Neni 55), - dispozita të reja që rregullojnë mbarimin e aktivitetit prokurues (Neni

59A),

Page 7: Leksione Udhëzuese

7

- Kritere shtesë të përshtatshmërisë së kandidatëve dhe tenderuesve, si dhe për dëshmitë dokumentare (Nenet 61 dhe 62A),

- heqja nga LPP e dispozitave përkitazi me kontratat për punët me koncesion (mbetet të rregullohet me një pjesë veçantë të legjislacionit) (Nenet 75-80 shfuqizuar),

- përshkrim i ri i detyrave, përbërjes dhe funksionimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (Nenet 81 – 89A),

- përshkrim i ri i rolit të Agjencisë së Prokurimit Publik (Nenet 90 – 93), - themelimi i institucionit të ri – Organit Shqyrtues të prokurimit (OSHP)

(Nenet 94 – 98), - ndryshimet në procedurat e shqyrtimit (për shfuqizimet vendos

OSHP në vend të KRPP ) (Nenet 99 – 109). Ndryshimet e përfshira me amendamentim në LPP-02/L-99, të shpallur më 6 qershor 2007, janë përshkruar më me hollësi në vazhdim në pjesët përkatëse të Doracakut .

Page 8: Leksione Udhëzuese

Prokurimi publik në 7 hapa

Planifikimi i prokurimit Nenet 7 – 8 të Ligjit Të gjitha planifikimet e prokurimeve publike në Kosovë duhet të kontrollohen nga APP, si dhe të bashkërenditen nga APP kur kjo është më efikase. Tabela e prokurimit Publik Para 1 Nëntorit, Plan preliminar prokurimi për APP Shpallja e legjislacionit mbi përvetësimet Brenda 15 ditë kalendarikë pas shpalljes së legjislacionit mbi përvetësimet për një vitë fiskal të dorëzohet planifikimi përfundimtarë në APP. Njoftimi paraprak duhet të përgatitet, t`i dërgohet APP-së dhe të publikohet shikoni hapin 5 për të parë hollësitë Çdo aktivitet i prokurimit publik fillon me: Vlerësimin e nevojave dhe përcaktimin e fondeve në dispozicion Dërgojani një kopje APP-së 5 ditë para fillimit të aktiviteteve të prokurimit, nëse nuk është paraparë në planifikimin e prokurimit.

Ju lutemi, vini re se amendamentet e miratuara më 2007 i kanë ndryshuar afatet kohore, përbrenda të cilëve planifikimi përfundimtar i prokurimit duhet të dorëzohet në APP – Tash, pra që nga shpallja e legjislacionit mbi përvetësimet, ai është 15 ditë kalendarike për vitin e caktuar fiskal. (Neni 7.2 i LPP).

Hapi 1

Page 9: Leksione Udhëzuese

9

Llogaritja e vlerës së parashikuar dhe klasifikimi i kontratave Neni 14 – 19 i Ligjit “Vlerë” do të thotë shuma totale që do ta harxhoni në këtë fushë gjatë atij viti. Janë katër “klasa” të kontratave : Vlerë e madhe

Vlerë e mesme Vlerë e vogël

Vlerë minimale

VLERA E PARASHIKUAR

‘FURNIZIM’ ‘SHËRBIME’ ‘KONKURS

PROJEKTIMI’ ‘PUNË’

‘PUNË ME KONCESION’

‘PASURI E PATUNDSHME’

“VLERË E MADHE”

≥ 100,000 € ≥ 3500,000 €

“VLERË E MESME”

‹ 100,000 €

≥ 10,000 €

‹ 3500,000 €

≥ 10,000 €

“VLERËE ULËT”

‹ 10,000 €

≥ 1,000 € ‹ 10,000 €

‹ 10,000 €

≥ 1,000 €

“VLERË MINIMALE”

‹ 1,000 € x ‹ 1,000 €

Hapi 2

Page 10: Leksione Udhëzuese

10

Përcaktimi i procedurës së prokurimit Neni 30 – 36 i Ligjit Ju e përcaktoni procedurën e prokurimit sipas klasifikimit të kontratës2. AFATET KOHORE MINIMALE LLOJET E KONTRATAVE “FURNIZIM” “SHËRBIME” “PUNË” “VLERË E MADHE “ 40 ditë kalendarike (25 ditë kalendarike, nëse është publikuar njoftimi paraprak) “VLERË E MESME” 25 ditë kalendarike “VLERË E ULËT” Procedurë e kuotimit të çmimeve 10 ditë kalendarike Duke filluar që nga data e publikimit të njoftimit të kontratës ose në datën kur janë dërguar të gjitha ftesat për dorëzim të kuotimit të çmimit

V.R. Rastet urgjente janë lënë jashtë kësaj pasqyre!

2 Procedurat tjera pos “ procedurës së hapur ” dhe “procedures së kuotimit të çmimeve” janë lënë jashtë këtyre

Leksioneve Udhëzuese

Hapi 3

Page 11: Leksione Udhëzuese

11

Përgatitja e Dosjes së Tenderit a. Neni 27 – 29 dhe Neni 6 (për lëndën e kontratës) b. Neni 42 – 45 (për afatet kohore për pranimin e tenderëve) c. Neni 30A, 30, 49 dhe 61 – 65 (për kriteret e përzgjedhjes) d. Neni 50 dhe 58 (për kriteret për dhënien e kontratës ) e. Neni 55 dhe 60 (për sigurinë e tenderit dhe sigurinë e ekzekutimit) a. Çka dëshironi të prokuroni? Sa? Specifikime teknike? Vendi dhe koha për dorëzim apo ekzekutim? Të gjitha informatat që u nevojiten furnizuesve për të përgatitur tenderët e tyre duhet të specifikohen në Dosjen e Tenderit (pos në rast kontrate me vlerë minimale). Por vetëm aq informacion, sa të mundësohet një konkurrim i lirë dhe i ndershëm3. Mos harroni të identifikoheni!

Është e ndaluar të përgatitet Dosja e Tenderit në mënyrën që favorizon apo diskriminon një a më shumë OE potencialë !

b. Operatorit ekonomik duhet dhënë kohë e mjaftueshme, e jo më pak se minimumi i afateve kohore të saktësuara në Ligj. Keni parasysh se amendamentimi i miratuar më 2007 ndryshon afatet kohore. Afatet e reja kohore në procedurë të hapur (dispozitat e reja lidhur me këto afate, janë të aplikueshme në të gjitha procedurat e filluara pas shpalljes së Ligjit nr. 02/L-99) janë si vijon:

� 40 ditë në rast kontratash me vlerë të madhe (Neni 42.2.a), � 25 ditë në rast kontratash publike me vlerë të madhe, nëse paraprakisht është

publikuar njoftimi paraprak (Neni 43.1), � 25 ditë në rast kontratash të tjera (e mesme etj.) (Neni 42.2.b).

Veç kësaj, në kushte të veçanta, autoriteti kontraktues mund të vendosë afate kohore më të shkurtra (të përshpejtuara). Autoriteti kontraktues mund të vendosë afate kohore të përshpejtuara kur (Neni 44):

- është e nevojshme të bëhet aktivitet prokurimi në bazë urgjence, - urgjenca e bën të pamundur përfilljen e afatit normal kohor nga

neni 42 a 43, - nuk ka kushte për ta aplikuar procedurën e negociuar pa publikim

paraprak të njoftimit të kontratës (emergjencë e skajshme e shkaktuar nga ngjarje objektivisht të vërtetueshme, të cilat nuk kanë mund të merren me mend nga autoriteti kontraktues) (shihni nenin 44.1 dhe nenin 34.2.a.iv),

3 Dokumentet e tenderit standard do të përgatiten me rregullat e KRPP-së

Hapi 4

Page 12: Leksione Udhëzuese

12

- dhe kur rrethanat e përmendura këtu lartë, nuk mund t`i atribuohen veprimeve dhe lëshimeve të autoritetit kontraktues.

Afatet kohore të përshpejtuara (procedura e hapur) janë këto:

� jo më pak se 15 ditë në rast kontrate publike me vlerë të madhe, � jo më pak se 10 ditë në rast kontratash të tjera.

c. Kriteret e përzgjedhjes janë ato kushte të cilat operatori ekonomik i interesuar duhet t`i plotësojë për t`u konsideruar i kualifikuar që të marrë kontratën publike. Grupi i parë i kritereve të përzgjedhjes, janë kërkesat e përshtatshmërisë, të cilat duhet gjithnjë të plotësohen nga tenderuesit. Grupi i dytë i kritereve të përzgjedhjes janë, kërkesat për minimumin e kualifikimit, të cilat mund të vendosen kur çmohet se duhet siguruar që vetëm operatorët ekonomik të cilët posedojnë aftësi të caktuara profesionale,financiare apo teknike të marrin pjesë në konkurrimin për kontratë. Kriteret e përzgjedhjes duhet të deklarohen qartë në dosjen e tenderit dhe në njoftimin e kontratës (shih hapin 5).

Page 13: Leksione Udhëzuese

13

Tabela e Kritereve të përzgjedhjes (forma e shkurtër)

Kërkesat e Përshtatshmërisë përfshinë:

1. Shmangien e “konfliktit të interesit”. 2. Sigurimin e sjelljes me nderë të operatorëve ekonomik në tender apo

të zbatuesve të tyre gjatë së paku 10 viteve të fundit.

3. Sigurimin e seriozitetit të operatorëve ekonomik në tender.

Kërkesat për minimumin e kualifikimeve përfshijnë :

1. Përshtatshmërinë profesionale të operatorëve ekonomik në tender. 2. Gjendja ekonomike dhe financiare të dëshmuara duke dorëzuar

referenca të caktuara. 3. Aftësi teknike dhe /ose profesionale të provuara me dëshmi të

caktuara.

Page 14: Leksione Udhëzuese

14

Kërkesat e përshtatshmërisë përfshinë:

1. Shmangien e “konfliktit të interesit”:

a. Asnjë nga personeli i operatorëve ekonomik në tender nuk mund të marrë pjesë

në përgatitjen e dosjes së tenderit. b. Asnjë operatorë ekonomik në tender nuk mund të pranojë ndihmë në përgatitjen e

tenderit të tij nga personeli i autoritetit kontraktues që përgatit dosjen e tenderit.

2. sigurimin e sjelljes së ndershme të operatorëve ekonomik në tender ose zbatuesve të tij gjatë 10 viteve të fundit:

a. Të mos jetë shpallur fajtor nga ndonjë gjykatë për korrupsion. b. Të mos jetë shpallur i papërshtatshëm për shkak të korrupsionit nga ndonjë

bankë, institucion a organizatë që ofron fonde për zhvillim të përgjithshëm. c. Të mos jetë shpallur fajtor nga ndonjë gjykatë për pjesëmarrje në aktivitetet e

ndonjë organizate kriminale. d. Të mos jetë shpallur fajtor nga ndonjë gjykatë, se ka bërë ndonjë veprim

mashtrimi a diç ekuivalente. e. Të mos jetë shpallur fajtor për sjellje joprofesionale nga ndonjë gjykatë, agjenci

administrative a organizatë përgjegjëse për zbatimin e standardeve profesionale të sjelljes .

të mos jetë konstatuar nga OSHP se ka pasur sjellje të keqe, joprofesionale apo ka bërë keq-prezantim të rëndë.

3. sigurimi i seriozitetit të operatorëve ekonomik në tende: a. Të mos jetë gjykuar nga ndonjë gjykatë të ketë qenë i falimentuar apo i paaftë të

paguajë gjatë dy viteve të fundit. b. Të mos jetë mbyllur apo administruar nga ndonjë gjykatë. c. Të mos ketë aranzhime me kreditorët e tij mbi baza të paaftësisë së mëparshme

për të paguar. d. Të mos ketë situata të ngjashme me a., b. apo c. e. Aktualisht të mos i ketë të humbura të drejtat për të disponuar me pronën e tij. f. Të mos u nënshtrohet aktualisht procedurave që mund të dalin nga pika nën e),

nëse kjo po ashtu mund të rezultojë me falimentim. g. Të mos jetë gjykuar nga ndonjë gjykatë të ketë bërë shkelje të rëndë të kontratës

publike gjatë tri viteve të fundit. h. Të mos jetë i parregullt në pagesën e kontributeve të sigurimit social. i. Të mos jetë i parregullt në pagesën e taksave. j. Të mos jetë një që ende nuk ka vepruar sipas ndonjë urdhri të lëshuar nga OSHP

apo nga paneli shqyrtues, i themeluar nga OSHP.

Page 15: Leksione Udhëzuese

15

Kërkesat minimale të kualifikimit përfshijnë: 1. Të sigurojnë përshtatshmërinë profesionale të operatorëve ekonomik në tender:

a. Dëshmi për regjistrimin në regjistrin përkatës. b. dëshmi për lejen e duhur (licencën).

2. Gjendja ekonomike dhe financiare:

a. Të qenët solid i provuar nga deklarata e bankës, fleta e bilancit apo nga deklarimi i vërtetuar i të hyrave.

b. Sigurimin përkatës.

3. Aftësia teknike dhe/apo profesionale:

3.1 Në rast kontrate për shpërndarje produktesh:

a. Referencën për shpërndarjet në tri vitet e fundit . b. Përshkrimin e pajisjeve teknike, masave të sigurisë së kualitetit dhe pajisjeve

për kërkim dhe zhvillim. c. Teknikët apo organet teknike të kyçur, posaçërisht në kontrollin e kualitetit d. Modele, përshkrime, fotografi etj. e. Certifikata për përshtatjen e produkteve me specifikimet apo standardet. f. Inspektimi, në rast produktesh me destinim të ndërlikuar a të veçantë .

3.2 Në rast kontrate për ofrim shërbimesh:

b. Kualifikimet arsimore dhe profesionale të personelit drejtues. c. Referenca nga kryerja e mëhershme e shërbimeve gjatë tri viteve të fundit. d. Teknikët apo organet teknike të kyçur, posaçërisht në kontrollin e kualitetit. e. Fuqia mesatare njerëzore dhe numri mesatar i personelit udhëheqës për të

tri vitet e fundit. f. Mjetet, stabilimentet apo pajisjet teknike. g. Përshkrimi i masave për të siguruar cilësinë dhe pajisjet për kërkime dhe

zhvillim. h. Elementet e menduara për nën-kontraktim. i. Informacion tjetër i duhur dhe relevant. j. Inspektimi, në rast produktesh me destinim të ndërlikuar a të veçantë.

3.3 Në rast kontrate për bërjen e projekteve për punë apo kryerje aktivitetesh ndërtimi:

a. Kualifikimet arsimore dhe profesionale të personelit drejtues. b. Referenca nga projektet e mëparshme të punës dhe aktivitetet e ndërtimit gjatë

tri vitet e fundit. c. Mjetet, stabilimentet apo pajisjet teknike. d. Fuqia mesatare njerëzore dhe numri mesatar i personelit udhëheqës për të tri

vitet e fundit. e. Teknikët ose divizionet teknike që mund të thirren për ndihmë Informacion tjetër i

duhur dhe përkatës.

Page 16: Leksione Udhëzuese

16

d. Kriteret e dhënies së kontratës duhet të deklarohen qartë në dosjen e tenderit dhe në njoftimin e kontratës (shih hapin 5). Nën-kriteret dhe peshimi i tyre duhet të deklarohen qartë në dosjen e tenderit. KRITERET PËR DHËNIEN E KONTRATËS Kriteret e dhënies së kontratës duhet të jenë: Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët. ose Tenderi ekonomikisht më i favorshëm, bazuar në nën-kriteret objektive dhe me sasi të përcaktueshme – duke i caktuar peshën secilit . Ato nën-kritere duhet të jenë:

1. Të përcaktuara në mënyrë objektive dhe të matshme. 2. Të atilla peshimet e bëra duhet të shprehen me terma financiar. 3. Drejtpërdrejt të lidhura me lëndën dhe nevojat e kontratës dhe të lidhura me disa nga këto elemente:

• Çmimin e tenderit. • Kushtet e pagesës. • Operimin, mirëmbajtjen dhe harxhime të tjera të ruajtjes. • Datën e dorëzimit, periudhën e dorëzimit dhe periudhën e

përfundimit. • Karakteristikat e funksionimit. • Shërbimet e pas shitjes dhe ndihmën teknike. • Kushtet e garantimit apo garancive.

e. Siguria e tenderit bëhet për t`u siguruar se:

� Tenderuesi ka dhënë informacion të drejtë. � Tenderi është i vlefshëm për periudhën e nevojshme. � Tenderuesi i plotëson kushtet që i paraprijnë nënshkrimit të kontratës, përfshirë

depozitimin e sigurisë së ekzekutimit. � Tenderuesi ekzekuton kontratën.

Siguria e tenderit është jo e detyrueshme por mund të kërkohet në rast kontratash me vlerë të madhe dhe të mesme. Ajo mund të mbërrijë shumat nga 3-5% të vlerës së parashikuar të kontratës (por jo më pak se 1000 Euro). Nëse impononi kërkesa për siguri tenderi, ato kërkesa duhet të aplikohen për të gjithë tenderuesit dhe kushtet duhet të jenë të dhëna në dosjen e tenderit 4.

4 Neni 55 i Ligjit duhet të konsultohet me kujdes para se të shtrohen kushtet dhe para se të bëhen kërkesat përkitazi

me sigurinë e tenderit .

Page 17: Leksione Udhëzuese

17

Siguria e Ekzekutimit bëhet për të siguruar përmbushjen e kontratës. Duhet të kërkohet që siguria e ekzekutimit të depozitohet në këto raste:

� Kontratë punësh. � Kontratë për shërbime zhvillimi të softuerit. � Ka rrezik që shkelja e kontratës të ju nxjerrë harxhime të tjera substanciale. � Kontrata përfshinë shumë punëtorë etj. që mund të mbeten të pa paguar në

rast shkeljeje të kontratës. � Tenderi jo normalisht i ulët. � Raste të tjera kontratash me vlerë të madhe ose të mesme, ku ka rrezik që

shkelja e kontratës të ju nxjerrë harxhime të tjera substanciale. Siguria e ekzekutimit duhet të mbërrijë shumën nga së paku 10 % të vlerës së parashikuar të kontratës . Kushtet duhet të përcaktohen në dosjen e tenderit 5.

5 Neni 60 i Ligjit duhet të konsultohet me kujdes me rastin e përcaktimit të kushteve dhe kërkesave të tjera

përkitazi me sigurinë e ekzekutimit .

Page 18: Leksione Udhëzuese

18

Publikimet Neni 37 – 41 (për publikimet e njoftimeve) Neni 46 (për dorëzimin e dosjes së tenderit ) Të njoftuarit është një prej përbërësve kryesorë të transparencës. Nëpërmjet publikimeve ju i njoftoni operatorët ekonomik potencialë për kontratat që do të bëhen dhe për rezultatet e procedurave të prokurimit. Janë tri lloje njoftimesh që duhet pa tjetër të përgatiten, të dërgohen në KRPP dhe të publikohen:

- Njoftimi paraprak. - Njoftimi i kontratës. - Njoftimi për dhënien e kontratës.

Hapi 5

Page 19: Leksione Udhëzuese

19

Tabelat e Njoftimeve

Njoftimet paraprake:

Sa më parë pas fillimit të vitit fiskal:

Të përgatitet, të dorëzohet në KRPP dhe të publikohet (brenda tri ditësh pune):

~ Njoftimet paraprake për kontratat e planifikuara për furnizim për 12 muaj të ardhshëm,

nëse ato kanë – veç e veç ose së bashku – një vlerë të parashikuar prej së paku 250,000 Euro

~ Njoftimimet paraprake për kontratat e planifikuara për shërbime për 12 muajt e ardhshëm,

nëse ato kanë – veç e veç ose së bashku – një vlerë e parashikuar prej së paku 250,000 Euro

Menjëherë pas vendimit që miraton planin e një a më shumë kontratave për punë :

Të përgatitet, t`i dorëzohet në KRPP dhe të publikohet (brenda tri ditësh pune):

~Njoftimi paraprak për kontratat e planifikuara për punë për 12 muaj të ardhshëm, nëse ato kanë – veç e veç ose së bashku – një vlerë e parashikuar prej së paku

250,000 Euro

V.R: Njoftimet paraprake duhet të përgatiten në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze

dhe duhet të publikohen në gazeta sipas nenit 40 të LPP-së. Ju lutemi kini parasysh se amendamenti i miratuar më 8 Shkurt 2007 ka ndryshuar vlerat e

kufijve për publikimin e njoftimeve paraprake.

Page 20: Leksione Udhëzuese

20

Njoftimi i kontratës:

Njoftimi i kontratës

është bazë e çdo

procedure të hapur.

Me publikimin e njoftimit

të kontratës ju

e filloni procedurën.

Njoftimi i kontratës duhet të përgatitet, të dorëzohet në KRPP dhe të

publikohet (brenda tri ditësh pune) Njoftimi paraprak për kontratat e planifikuara për punë për 12 muaj të ardhshëm, nëse ato kanë – veç e veç ose së bashku – një vlerë e parashikuar prej së paku

250,000 Euro

V.R: Njoftimet e kontratave për vlera të mëdha duhet të përgatiten në gjuhën

shqipe, serbe dhe angleze, ndërsa për vlera të vogla dhe të mesme në gjuhën shqipe dhe serbe. Autoriteti Kontraktues edhe për këto vlera mund ti përgadit në gjuhën angleze.

Njoftimet e kontratave duhet të publikohen në një gazetë shqipe dhe në një gazetë

serbe, me tirazh më të madhë.

Page 21: Leksione Udhëzuese

21

Njoftimi për dhënien e kontratës

Brenda dy ditësh pune pas dhënies së kontratës bazuar në

Procedurën e hapur ose në procedurën e kuotimit të çmimeve,

Njoftimi për dhënien e kontratës duhet të përgatitet, t`i dorëzohet KRPP

dhe tenderuesve,

si dhe të publikohet (brenda tri ditësh pune, por vetëm nëse kontrata është me vlerë të mesme apo të madhe)

V.R: Njoftimet për dhënien e kontratave me vlerë minimale të vogël dhe të mesme duhet të përgatiten në gjuhën shqipe dhe serbe. Autoriteti Kontraktues mund ti përgatitë edhe ne gjuhën angleze.

Në rast kontrate me vlerë të madhe, njoftimi për dhënien e kontratës duhet të

përgatitet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Njoftimet për dhënien e kontratave duhet të publikohen në një gazetë shqipe dhe

në një gazetë serbe me tirazh më të madhë. Përmbajtja e kontratës duhet të jetë një informacion i shkurtër për atë se6: te Njoftimet paraprake: Kush jeni Çka prokuroni Vlerat e parashikuara të kontratave Vendi dhe data e dorëzimit/ ekzekutimit te Njoftimet e kontratave: Kush jeni dhe nga kush mund të kërkohet dosja e tenderit Çka dëshironi të prokuroni Ku është vendi dhe cila është data e dorëzimit/ ekzekutimit Cili është afati dhe ku është vendi për pranimin e tenderëve

6 Formularët standardë janë hartuar nga KRPP dhe janë publikuar në ueb-faqen e saj.

Page 22: Leksione Udhëzuese

22

Ku është vendi dhe cila është koha për hapjen e tenderëve Cilët janë kriteret për dhënien e kontratës Siguria e tenderit, siguria e ekzekutimit Për njoftimet për dhënien e kontratës: Kush jeni Çka keni prokuruar Koha për dorëzimin/ekzekutimin Cili është operatori ekonomik fitues Vlera dhe kohëzgjatja e kontratës

Nga pikëpamja e trajtimit të barabartë,

ju lutemi, mbani mend, se asnjë informacion përkitazi me kontratën e parashikuar nuk mund të hapet para

publikimit të njoftimit të kontratës

Me kërkesën e operatorëve ekonomik potencialë, ju duhet t`u dërgoni atyre dosjen e tenderit përbrenda afatesh shumë të shkurta kohore (Shihni Nenin 46 të Ligjit).

Page 23: Leksione Udhëzuese

23

Hapja dhe vlerësimi i tenderëve Neni 30, 56 – 57 dhe 59 i Ligjit Sapo të skadojë afati për dorëzimin e tenderëve, vjen koha për hapjen e tenderëve të pranuar. Tenderët e dorëzuar pas afatit nuk duhet të hapen, por menjëherë t`i kthehen dërguesit . Tenderuesit kanë të drejtë të jenë të pranishëm në hapjen e tenderëve . Me “tender” nënkuptohet edhe “kuotimi i çmimit”! Për secilin tender të hapur , ju duhet t`ua thoni me zë të pranishmëve:

a. Emrin e tenderuesit; b. Çmimin total të tenderit; dhe c. Zbritjet e ofruara eventuale në tender.

Procesverbali nga takimi i hapjes duhet të mbahet me kujdes menjëherë. Procesverbalin duhet ta nënshkruani ju dhe të pranishmit. Nga një kopje e procesverbalit duhet t`u dërgohet tenderuesve. Ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve duhet të bëhen nga ju si autoritet kontraktues7. Ekzaminimi përfshin: A janë të gjitha dokumentet e nevojshme në tender? A i plotëson tenderuesi kushtet e përshtatshmërisë ? A i plotëson tenderuesi kërkesat për minimumin e kualifikimeve ? A është tenderi në pajtim me specifikimet e dosjes së tenderit ? Lëshimet e paqëllimta aritmetikore dhe shmangiet e imta nga kushtet e përcaktuara në dosjen e tenderit mund t`i përmirësoni ju dhe t`i merrni parasysh në vlerësimin e tenderit. 7 Procedurat e detajuara për ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve janë vendosur nga Komisioni

Rregullativ i Prokurimit Publik.

Hapi 6

Page 24: Leksione Udhëzuese

24

RREGULLI KRYESOR: (aplikohet për procedurat e hapura dhe të kufizuara)

Komunikime, diskutime as negociata nuk duhet të ketë mes jush dhe

tenderuesit, pasi të jetë dorëzuar tenderi.

Megjithatë, ju mund t`i kërkoni tenderuesit –me shkrim– sqarimet teknike për tenderin e tij, por asnjë ndryshim në kushtet dhe aspektin material nuk mund të pranohen. Ekzaminimi dërgon në identifikimin e tenderëve të përgjegjshëm. Nëse keni pranuar më pak se 3 tenderë të përgjegjshëm, procedura- si rregull kryesor- duhet të anulohet dhe të niset procedura e re, mbase me kushte të ndryshuara! Të vlerësuarit e tenderëve të përgjegjshëm nënkupton:

� Nëse kriteri për dhënien e kontratës është tenderi i përgjegjshëm me çmimi më të ulët :

- Çmimin përfundimtar total dhe/ose për të gjitha pjesët, nëse dosja e

tenderit lejon ndarjen në pjesë (lote).

� Nëse kriteri për dhënien e kontratës është tenderi ekonomikisht më i favorshëm:

- Caktimin i kritereve ekonomike më të favorshme sipas nën-kritereve të

matjes.

- Marrjen parasysh të përparësive ekonomike, llogaritjen e çmimeve përfundimtare në total dhe/apo për çdo pjesë, nëse dosja e tenderit lejon ndarjen në pjesë (lote)

� Nëse tenderi , shqyrtuar objektivisht, duket të jetë jo normalisht i ulët, duhet të kërkohen shpjegime për t`u siguruar se tenderi është i zbatueshëm.

Krahasimi i tenderëve të përgjegjshëm përshin:

- Identifikimin e tenderit me çmimin më të ulët apo tenderin ekonomikisht më të favorshëm pas vlerësimit të bërë.

Page 25: Leksione Udhëzuese

25

Dhënia dhe nënshkrimi i kontratës Neni 24 (për nënshkrimin e kontratave) Neni 52 (përkitazi me informacionin për tenderuesit jo-fitues ) Neni 54 (për vendimin e dhënies së kontratës) Neni 58 për procedurën e dhënies së kontratës) Neni 119 (për kontratat e dhëna në kundërshtim me Ligjin ) Të japësh kontratë do të thotë të marrësh një vendim – bazuar në hapat e mësipërm – për atë se cili tender do të jetë fitues (“tender i suksesshëm”). Ky është vendim kyç- që ju e merrni. Të përsërisim:

Kontratën duhet dhënë në bazë të kritereve të caktuara për dhënien e kontratës – dhe peshimit të tyre – e jo me asgjë tjetër. Tenderuesit që nuk i plotësojnë kushtet e përshtatshmërisë duhet të diskualifikohen. Tenderuesit që nuk kanë sjellë dëshmitë (nëse kërkohen) e aftësisë së tyre profesionale, financiare dhe teknike, duhet të diskualifikohen. Që nga momenti kur merret vendimi për dhënien e kontratës, fillon procedura që çon drejt nënshkrimit të kontratës. Kjo procedurë nënkupton:

� Përgatitjen , dërgimin dhe publikimin e njoftimit për dhënien e kontratës

(shih hapin 5). � Periudhën e pritjes (së paku tri ditë pune pas publikimit të njoftimit për

dhënien e kontratës ) – për t`u lënë kohë ankesave eventuale. � Të shikohet mos është evidentuar ndonjë ankesë (apo pritet të ketë).

Hapi 7

Page 26: Leksione Udhëzuese

26

� Të shikohet a është gjithnjë e saktë “Deklarata për nevojat dhe

përcaktimin e fondeve në dispozicion”. � Pranimin e sigurisë së ekzekutimit të kontratës, nëse kërkohet (shihni

hapin 4). � Përgatitja e dokumenteve të kontratës në pajtim me dosjen e tenderit dhe

tenderin fitues.

Nënshkrimi i kontratës ka domethënien e hyrjes në kontratë në emër të autoritetit tuaj. Pala juaj e kundërt është operatori ekonomik, të cilit ju keni vendosur t`ia jepni kontratën dhe i cili do ta zbatojë përmbajtjen e kontratës. Nënshkrimi i kontratës mund të bëhet me një ceremoni. Nëse kontrata është nënshkruar brenda një periudhe prej 3 deri në 8 ditë kalendarike pas publikimit të njoftimit për dhënien e kontratës, ka mundësi që të pranoni ndonjë ankesë.

Kontrata publike nuk mund të ndryshohet qenësisht!

Nëse kontrata duhet të ndryshohet qenësisht, atëherë bëhet fjalë për kontratë të re , e cila duhet të jepet sipas

rregullave të prokurimit.

Page 27: Leksione Udhëzuese

27

Neni 100 (për bashkëpunimin me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje të drejtë ) Neni 101 (për fuqinë e Panelit Shqyrtues) Neni 105 (për afatet kohore të dorëzimit të ankesave) Neni 107 (për pezullimin e aktiviteteve të prokurimit) Neni 109 (për shqyrtimin nga Ekspertët e Shqyrtimit të OSHP) Neni 110 (për kundërshtimin e autoritetit kontraktues) Neni 111 – 112 (për kompetencat e Panelit Shqyrtues të OSHP dhe afatet kohore të shqyrtimit ) Ju duhet ta dini se në OSHP mund të bëhen ankesa për aktivitetet tuaja të prokurimit në çdo fazë përkitazi me cilindo veprim tuajin ose lëshim procedural nga ana e juaj. Ju do ta pranoni një kopje të ankesës dhe, që nga ai moment, aktiviteti juaj i prokurimit pezullohet me automatizëm. Kjo do të thotë se çfarëdo hapi i mëtutjeshëm në procedurë do të ishte i paligjshëm! OSHP mund ta heqë pezullimin me shkrim. Vetëm pasi të merrni urdhër me shkrim nga OSHP, ju mund ta vazhdoni aktivitetin tuaj të prokurimit. Ju mund të vizitoheni nga Eksperti i Shqyrtimit i OSHP dhe duhet të jeni i hapur ndaj atij personi përkitazi me aktivitetet tashmë të bëra të prokurimit. Ju do ta pranoni vlerësimin e Ekspertit të Shqyrtimit dhe atij duhet t`i përgjigjeni brenda katër ditësh kalendarike. Ose do të vendosni t`i korrigjoni aktivitetet tuaja sipas vlerësimit të ekspertit (i keni pesë ditë kalendarike për t`i bërë korrigjimet) – ose nuk pajtoheni dhe shpjegoni arsyet . Nëse nuk pajtoheni, ankuesi ka të drejtë – brenda tri ditësh kalendarike – ta sjellë ankesën para Panelit Shqyrtues. Në këtë rast, ju i keni edhe tri ditë të tjera për t`i bartur të gjitha dokumentet dhe shënimet e aktivitetit të prokurimit në fjalë te Paneli Shqyrtues. . Paneli Shqyrtues normalisht duhet të lëshojë vendimin e tij përfundimtar me shkrim brenda 15 ditësh kalendarike . Paneli Shqyrtues ka fuqinë dhe mund të ju urdhërojë t`i korrigjoni aktivitetet tuaja, ta anuloni procedurën apo t`i paguani kompensim ankuesit (shih Nenin 113 paragrafi 113.7 të LPP-së).

Ankesat

Page 28: Leksione Udhëzuese

28

Neni 117 (për ndikimin e ndaluar) Neni 118 (për shkeljet nga autoriteti kontraktues) Si përfaqësues i autoritetit kontraktues duhet ta keni në mendje se:

� Nuk bën të pranohet asnjë ofrim parash, punësim a tjetër gjë që ju bëhet juve personalisht – apo ndonjë personi tjetër që është i lidhur me autoritetin kontraktues – që synon të ndikojë në vendimet tuaja.

� Asnjë veprim nuk mund të bëhet me qëllim të frikësimit të ndokujt, e që ka për qëllim të ndikojë në rrjedhën e procedurës së prokurimit.

Këto veprime janë vepra penale. Nëse merrni veshë për këso veprimesh, duhet që për të menjëherë ta njoftoni Ministrinë e Punëve të Brendshme (shih Nenin 117, paragrafi 117.3 të LPP-së). Merrni dëshminë e duhur për njoftimin e bërë!

Autoritetet kontraktuese që nuk veprojnë sipas urdhëresave të bëra nga OSHP, Paneli shqyrtues i OSHP-së brenda tri ditësh pune, do të gjobiteni

nga OSHP-ja.

Ju, si shërbyes civil ose zyrtar i autoritetit kontraktues që bën lëshim të tillë, mund të suspendoheni ose të ndëshkoheni me gjobë. Pas pushimit nga puna, ju nuk mund t’i shërbeni asnjë autoriteti kontraktues për një periudhë prej tri vitesh.

Shkelja e Ligjit

Page 29: Leksione Udhëzuese

29

KRPP

Kryesisht: nen. 81 – 89 të Ligjit (plus shumë nene të tjera!) KRPP është organ i cili është përgjegjës për zhvillimin e përgjithshëm dhe operimin e sistemit të prokurimit publik në Kosovë, si dhe duhet të ketë kompetencë, autoritet dhe fuqi t`i zbatojë rregullat . Detyrat kryesore sipas Ligjit janë:

� Ofron këshilla për kushtet ligjore (do të thotë interpretim legal) � Rekomandon Qeverisë dhe Kuvendit përmirësime në sistemin e

prokurimit publik. � Publikimi i shpalljeve të informatave, njoftimeve të kontratave dhe

njoftimeve për dhënien e kontratave në formë elektronike në web-faqen e vet.

� Monitoron dhe mbikëqyr aktivitetet e prokurimit. Trajnimi profesional nga fusha e prokurimit publik organizohet nga Instituti i Kosovës i Administratës Publike (IKAP). IKAP lëshon edhe “certifikatat profesionale të prokurimit”. Që nga shpallja e Amendamentit të miratuar më 8 Shkurt 2007, apelimi nuk bëhet në KRPP (siç ishte para amendamentit), por në Organin Shqyrtues të Prokurimit të krijuar rishtas (Neni 94 – 98 të LPP të ndryshuar).

Page 30: Leksione Udhëzuese

30

APP

Kryesisht: Neni 90 – 93 i Ligjit (plus shumë nene të tjera!) APP është organ ekzekutiv, i cili do të:

� Identifikojë potencialet dhe veprojë për të realizuar ato potenciale për një prokurim më efikas dhe më ekonomikë.

� Bëjë një prokurim të konsoliduar, në pajtim me vendimet e Qeverisë � Merrë në veprim ndonjë aktivitetet e prokurimit, ku e çmon se kjo është e

nevojshme , në emër të autoritetit kontraktues; po qe nevoja , të themelojë komisione për të udhëhequr aktivitetet marra nëse Qeveria vendos që të ushtrohet nga APP-ja për arsye të ndonjë ekspertize profesionale,efektivitetit të kostos, efiqencës ose qështjeve tjera legjitime.

APP duhet të jetë organ prokurimi shumë i aftësuar dhe i specializuar, që ka ekspertizën e zbatimit praktik të rregullave në aktivitetet e prokurimit. Veç kësaj, APP ka edhe shumë detyra të tjera të përcaktuara me këtë ligj:

� Të pranojë Planifikimet e Prokurimit të dorëzuara nga autoritetet kontraktuese.

� Të anulojë kushtin e nenit 30A.4 dhe të lejojë vazhdimin e procedurës së prokurimit me më pak se tre tender të përgjegjshëm.

� Të lejojë përdorimin e procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë.

Page 31: Leksione Udhëzuese

31

� Efikasiteti i procesit të prokurimit (Neni 1 dhe 5) � Etika e personave, shmangia e konflikteve të interesave (Neni 1 dhe 95) � Përjashtimet (Neni 3) � Përkufizimet (Neni 4) � Qasja në shënime (Neni 9) � Fshehtësia(Konfidencialiteti) (Neni 10) � Paraja dhe pagesa (Neni 11) � Pranuesit e të drejtës së akorduar (granteve) (Neni 13) � Organizimi i autoritetit kontraktues (Neni 20 – 23) � Llojet e specifikimeve teknike (Neni 29) � Procedura e negociuar pas publikimit të njoftimit të kontratës (Neni 33) � Procedura e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës (Neni 34) � Mjetet e komunikimit (Neni 4 dhe 53) � Ftesa për tender (Neni 48) � Informacioni shtesë (Neni 51) � Tenderët jo normalisht të ulët (Neni 59) � Grupet e operatorëve ekonomikë (Neni 66) � Konkursi i projektimit (Neni 67 – 74) � Panelet e shqyrtimit të prokurimit (Neni 102 – 104) � Evidentimi i ankesave (Neni 106) � Ankesat, siguria, ndëshkimet dhe zhdëmtimet (Neni 113) � Veprimet pranë Gjykatave (Neni 114) � Raportimi (Neni 115 – 116) � Shfuqizimi i kontratave të bëra në kundërshtim me LPP (Neni 119)

Lista e koncepteve dhe fushave që NUK mbulohen shprehimisht nga këto Leksione

Udhëzuese