274
REPUBIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORI-FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË Tezë për gradën “Doktor” në drejtimin marrëdhënie ndërkombëtare LUFTËRAT DHE SIGURIA NË BALLKAN GJATË SHEKULLIT XX DISERTANTI UDHËHEQËS SHKENCOR Msc. EDIT BREGU Prof. Dr. FERIT DUKA TIRANË, 2016

luftërat dhe siguria në ballkan gjatë shekullit xx

  • Upload
    hakiet

  • View
    352

  • Download
    24

Embed Size (px)

Citation preview

REPUBIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORI-FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I HISTORISË

Tezë për gradën “Doktor” në drejtimin marrëdhënie ndërkombëtare

LUFTËRAT DHE SIGURIA NË BALLKAN GJATË SHEKULLIT XX

DISERTANTI UDHËHEQËS SHKENCOR

Msc. EDIT BREGU Prof. Dr. FERIT DUKA

TIRANË, 2016

REPUBIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORI-FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I HISTORISË

Tezë për gradën “Doktor” në drejtimin marrëdhënie ndërkombëtare

LUFTËRAT DHE SIGURIA NË BALLKAN GJATË SHEKULLIT XX

Mbahet më dt………………………………………………… 2016 para jurisë

1……………………………………………….…………...... Kryetar

2………………………………………………….…...…….. Anëtar (oponent)

3…………………………………………………………….. Anëtar (oponent)

4…………………………………………………………….. Anëtar

5…………………………………………………………….. Anëtar

DEKLARATË ETIKE

Deklaroj në përgjegjësinë time të plotë se, ky punim është origjinal. Këtë studim e kam

hartuar vetë dhe nuk kam përdorur asnjë burim arkivor apo literaturë tjetër përveçse atyre

që janë të shënuara në bibliografinë e studimit në përmbyllje të tij.

Pasazhe të caktuara në studim, të cilat janë marrë nga burime arkivore apo literaturë,

qoftë në citim direkt ose indirekt, janë të indeksuara në fund të faqes. E njëjta gjë vlen

dhe për tabelat, skicat, fotografitë si edhe burimet e marra nga interneti.

Deklaruese

Edit BREGU

Tiranë më, / / 2016

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

1

PËRMBAJTJA

PARATHËNIE

……………………………………………………………………………………….…... I

HYRJE

1. Paqja dhe ekuilibri në Europë e Ballkan pas Kongresit të Vienës (1815) ……………. 3

2. Zhvillimet politike në periudhën pasbismarkiane …………………………….………. 8

KREU I

BALLKANI NË FUND TË SHEK. XIX DHE FILLIM TË SHEK. XX: TENSIONE

DHE KONFLIKTE

I. 1. Gjendja politike e Ballkanit pas Kongresit të Berlinit ……………….……....…… 13

I. 2. Çështja Maqedonase ……..…………………………………………………….…. 20

I. 3. Shenja të reja të destabilizimit të Ballkanit: Kriza Boshnjake

e viteve 1908-1909 ………………………………………………………………... 24

I. 4. Lufta e Tripolit dhe aspiratat kombëtare të popujve të Ballkanit ………...….....…. 30

I. 5. Rritja e rolit të faktorit shqiptar: Kryengritjet kundërosmane

të viteve 1910-1912 …………………………………………………………….…. 37

KREU II

BALLKANI DREJT LUFTËS: KRIJIMI I LIDHJES BALLKANIKE

II. 1. Nga aleancat dypalëshe në Lidhjen Ballkanike …………………………….…...... 55

II. 2. Lidhja Ballkanike dhe shqiptarët ………………………………………....…….… 66

II. 3. Përgatitjet për luftë të aleatëve ballkanikë ..........................................................… 70

II. 4. Forcat e Perandorisë Osmane …………………………………………………….. 80

KREU III

LUFTËRAT BALLKANIKE (1912-1913)

III. 1. Veprimet ushtarake në suazat e Luftës I Ballkanike .………………...……......… 87

III. 2. Tokat shqiptare dhe konflikti ballkanik: Lufta e Shkodrës ………………..…..… 92

III. 3. Lufta e Janinës ………………………………………………………….……… 110

III. 4. Beteja e Lumës …………………………………………………………...…….. 121

III. 5. Lufta e Dytë Ballkanike ....................................................................................... 125

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

2

KREU IV

LUFTËRAT BALLKANIKE DHE ÇËSHTJA SHQIPTARE

IV. 1. Drejt pavarësisë së Shqipërisë ………...............................................……......… 130

IV. 2. Themelimi i shtetit të ri shqiptar dhe përpjekjet

për njohjen ndërkombëtare të tij .....................................................................… 141

IV. 3. Një vështrim mbi karakterin dhe ndikimet e nacionalizmit shqiptar

në zhvillimet ballkanike ..................................................................................… 149

IV. 4. Efektet e konfliktit ballkanik mbi shqiptarët …………..………...………...….. 154

KREU V

LUFTËRAT E FUNDIT NË BALLKAN: SHPËRBËRJA E JUGOSLLAVISË

V. 1. Politika botërore dhe tensionet në ish-Jugosllavi …………………………......… 159

V. 2. Fillimi i shkërrmoqjes së Jugollavisë: shkëputja e Sllovenisë dhe Kroacisë …… 163

V. 3. Lufta e përgjakshme në Bosnje - Hercegovinë (1992-1995) ………….……...… 169

V. 4. Çlirimi i Kosovës (1998-1999) dhe fundi i tragjedisë jugosllave ………………. 173

KREU VI

HISTORIA DHE SFIDAT E SOTME TË SIGURISË NË BALLKAN

VI. 1. Një vështrim retrospektiv në luftërat e Shek. XX në Ballkan ………............…. 180

VI. 2. Siguria e rajonit sipas konceptit tradicional ………………………………….… 194

VI. 3. Shteti shqiptar dhe siguria rajonale …………..………………...…………….… 195

VI. 4. Koncepti i sotëm për sigurinë e Ballkanit ……….……………...............…….... 199

PËRFUNDIME …………………………….……………………………………....... 211

BIBLIOGRAFIA ……………………………………………………...…………….. 219

ILUSTRIME

i

Parathënie

Tanimë nuk përbën më lajm fakti që, historia e gadishullit të vjetër të Ballkanit

është e mbushur me luftëra, konflikte dhe mosbesim, reciproke mes shteteve të tij. Që nga

kohët më të vjetra deri fare pak vite më parë, më 2001, konfliktet dhe luftërat nuk i janë

ndarë, duke u bërë sinonimë e gadishullit që njihet me metaforën e frikshme, “fuçi

baruti”. Madje, shpesh ai është emërtuar dhe bërë i njohur si gadishulli që prodhon më

shumë konfklikte, ndërkohë që një zonjë e huaj, shumë e njohur dhe e vlerësuar mes

shqiptarëve dhe gjithë ballkanasve, hallet dhe problemet ndëretnike dhe të kufijve, i pati

emërtuar si “ngatërresat ballkanike”!

Midis shumë ndeshjeve në sheshbetejat ballkanike, veçohen luftërat Ballkanike

të viteve 1912-1913, për t`u përmbyllur me luftërat e fundit dramatike, që çuan në

zhbërjen dhe ndarjen e ish-Federatës Jugosllave, në vitet 1990-2001. Nuk ka asnjë

dyshim se, situata ka qenë e trazuar nën vete për tërë periudhën e pas vitit 1913, 1939-

1945 (Luftës së Dytë Botërore), por edhe pas tyre, në të gjithë periudhën e gjatë,

dyzetepesëvjeçare që pasoi në botën e cila u nda në dy gjysma të ndryshëm, dhe që ashtu

hyri dhe mbeti në histori si era e Luftës së Ftohtë në vitet e gjatë 1945-1990.

Këto luftëra, ashtu si edhe të tjerat në pjesë apo rajone të tjera të Europës dhe

botës, janë bërë shpesh herë objekt i diskutimeve të shumë analistëve, studiuesve të

historisë, politologëve, sociologëve dhe atyre të shumë fushave të tjera. Ndër ta, shumica,

bien në një mendje se Luftërat Ballkanike të viteve 1912-1913 janë ngjarje të

rëndësishme në historinë e popujve të këtij rajoni, por jo vetëm. Të dy konfliktet, Lufta e

Parë dhe ajo e Dytë, të zhvilluara në harkun e vetëm dhjetë muajve, midis tetorit 1912

dhe gushtit 1913, kujtohen jo vetëm sepse e ndezën rajonin e gadishullit të vjetër por,

sidomos, për shkak të përfundimeve historike që ato sollën. Veçanërisht e tillë ishte Lufta

e Parë e zhvilluar në harkun kohor tetor 1912 - qershor 1913.

Ajo vuri përballë ushtritë e vendeve të Aleancës Ballkanike me ato të ushtrisë

osmane me qëllim strategjik kryesor thyerjen dhe detyrimin e Perandorisë Osmane që të

tërhiqej nga territoret e Ballkanit. Ushtritë e Serbisë, Bullgarisë, Greqisë dhe të Malit të

Zi, që përbënin Lidhjen Ballkanike, gjatë veprimeve luftarake dhjetëmujore goditën dhe i

thyen forcat e ushtrisë turke në të gjitha frontet e luftës. Për rrjedhojë, ushtria osmane u

tkurr dhe u tërhoq, pothuajse nga të gjitha fushëbetejat e Ballkanit si, nga Traka,

Maqedonia, Epiri dhe Kosova. Përveç kësaj, tashmë edhe tablloja e rajonit juglindor të

Evropës ishte përthyer e ndryshuar ndjeshëm në raport me vitin 1878 kur qenë marrë

vendimet e Kongresit të Berlinit edhe për Ballkanin.

Por, largimi i Turqisë ishte vetëm njëri prej qëllimeve strategjike të Lidhjes

Ballkanike, se të tjerë qëllime do të përshfaqeshin menjëherë, pas Luftës së Parë

Ballkanike. Me mbajtjen e Traktatit të Londrës, të 30 majit 1913, plane dhe vendime me

synime të tjera, kishin marrë jetë. Secili pjesëtar i Lidhjes, më vete apo sipas

marrëveshjeve dypalëshe, synonte të konkretizonte pretendimet e vjetra apo të reja për

zgjerimin dhe pushtimin e territoreve të vendeve të tjera fqinje kryesisht shqiptare dhe

maqedonase. Dukej sikur konfliktet e vjetra ishin davaritur e zhdukur por kjo ndodhte

vetëm në dukje. Kështu, Serbia dhe Greqia kishin krijuar një aleancë pas shpinës së

Bullgarisë. Ndërkohë, qeveria e sapo krijuar bullgare ishte e vendosur që t’i zgjidhte me

forcë pretendimet e veta. Në këto rrethana, më 30 qershorin e vitit 1913, luftimet e

ii

ndërmara nga forca të ushtrisë bullgare kundër atyre greke dhe serbe, në trojet e

Maqedonisë, në të vërtetë kishin ndezur një konflikt të ri ballkanas. Kishte shpërthyer

Lufta e Dytë Ballkanike. Fillimi dhe kryerja e veprimeve luftarake në teatrot e kësaj lufte,

sollën zhvillime të reja, po aq konfliktuale për rajonin e Ballkanit, ende të ndezur nga

zjarri i luftimeve të mëparshme. Situata tashmë ishte përmbysur sepse, në harkun e pak

ditëve, forcat ushtarake bullgare ishin thyer e mundur nga ato greke dhe serbe, ndërsa

trupat e ushtrisë rumune, që synonin territoret e Dobrushës bullgare, kishin kaluar lumin

Danub dhe pushtuan shumë territore. Ndërkaq, edhe osmanët ishin shkundur dhe, duke

përfituar nga rasti, rimorën atë çfarë kishin humbur pak muaj më parë në zonën e

Thrakës.

Me Traktatin e Bukureshtit (10 gusht 1913), u njohën dhe sanksionuan humbjet e

Bullgarisë ndaj Rumanisë, Serbisë dhe Greqisë. Më tej, ishin bisedimet dypalëshe

osmano-bullgare të paqes, që u mbajtën në Stamboll në shtator të vitit 1913, dhe që

shënuan përfundimin e Luftërave Ballkanike. Kjo ndodhi ndonëse rivalitetet mes

“aleatëve”, lidhur me Maqedoninë më një anë dhe çështjen Shqiptare në anën tjetër,

ishin ende të ndezura. Por, as Luftërat Ballkanike të viteve 1912-1913, as periudha që

pasoi, para dhe pas Luftës së Parë Botërore, që e mori shkëndinë e parë pikërisht në këtë

rajon, në (Sarajevë), nuk i zgjidhën dhe sheshuan dot konfkliktet me natyrë politike,

etnike dhe fetare në Ballkanin e trazuar.

Po kaq i trazuar nga konfliktet e brëndshme mbeti ky rajon deri në Luftën e Dytë

Botërore, 1939-1945. Veçanërisht e mprehtë kishte mbetur çështja e vjetër shqiptare, por

edhe problemet në gjirin e krijesës së shteteve sllave të quajtur “Federata Socialiste e

Jugosllavisë”, ku midis gjashtë republikave sllave, bënte pjesë edhe krahina Autonome e

Kosovës, me kombësi mbizotëruese autentike shqiptare. Periudha e pas Luftës së Dytë

Botërore, ose ajo “gri” e Luftës së Ftohtë, që pasoi dhe zgjati në një hark kohor afro

gjysmë shekullor, përfshiu të gjitha vendet e Lindjes dhe rajonin e Ballkanit.

Pikërisht në këtë hark të gjatë kohor, konfliktet dukej sikur ishin shuar e

shpërndarë. Por kjo ndodhte vetëm në dukje sepse në brendësi ato vlonin dhe dukej sikur

po përgatitnin “ llavën e një vullkani”, i cili po bëhej gati të shpërthente në sipërfaqe!

Dhe shpërthimi ndodhi në formën e një zinxhiri konfliktesh të armatosura që nisi aty nga

fundi i viteve tetëdhjetë të shekullit që shkoi dhe vijoi edhe përgjatë viteve nëntëdhjetë,

deri në fillim të viteve dymijë. Ai çoi hap pas hapi në shkoqjen dhe shpërbërjen e

Federatës Jugosllave. Nga ky proces lindën një varg shtetesh tashmë të mëvetësuar,

fillimisht Sllovenia e në vijim Kroacia, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Mali i

Zi, dhe së fundmi, edhe më i riu ndër ta, Kosova.

Luftërat Ballkanike të viteve 1912-1913 kanë njëqindvjet që kanë përfunduar. Në

lidhje me organizimin dhe zhvillimin e tyre, si dhe për dukuri të tjera, të përgjithshme

apo të veçanta, janë ndërmarrë shumë studime, botime dhe veprimtari të tjera shkencore.

Në një vështrim tërësor, studimet dhe veprimtaritë e tjera shkencore përreth këtyre

luftërave, janë realizuar nën dritën dhe në përputhje me kërkesat e shkencës-historike.

Por, midis tyre, ka ende mjaft çështje të rëndësishme që nuk janë studiuar dhe qartësuar

objektivisht dhe deri në fund. Kryesisht ato janë çështje që kanë të bëjnë ose lidhen me

shkaqet dhe arsyet, veprimet dhe karakterin politiko-diplomatik dhe ushtarak të luftës. Po

ashtu, ka ende shumë çështje ndër to, që lidhen me strategjinë politiko-ushtarake,

aleancën dhe motivet e mosfunksionimit dhe shpërbërjes së saj. Nga ana tjetër, janë ende

iii

të pastudiuara sa duhet dhe të pandriçuara mirë lidhja, raportet e këtyre luftërave me

çështjen kombëtare shqiptare dhe ndikimin e këtij faktori në to, po aq sa dhe ndikimi i

përfundimit të këtyre luftërave në sigurinë e rajonit të Ballkanit. Luftërat Ballkanike të

viteve 1912-1913 kanë qenë një kauzë dhe vepër e shteteve kryesore të këtij rajoni ndaj

sundimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, prandaj edhe këndvështrimet e tyre, është e

natyrshme të jenë në përputhje me optikën dhe interesat e secilit prej tyre lidhur me to.

Ndërkohë, territoret e shtetit të ri shqiptar, i cili e fitoi Pavarësinë dhe u

formësua si një shtet i vogël, i brishtë, në rrjedhën e Luftës së Parë Ballkanike, më 28

Nëntor të vitit 1912, gjatë këtyre luftërave u shndërrua në një arenë mbi të cilën u

përplasën dhe u kryqëzuan interesat dhe pretendimet territoriale të disa prej shteteve

shovinistë fqinjë, ballkanas!

Në përmbledhje të një analize tërësore mund të thuhet se gjatë shekullit XX, në

rajonin e Ballkanit janë zhviluar shumë luftëra, shpesh në “emër të sigurisë”! Por ato

përherë kanë sjellë më tepër dëme, shkatërrime, urrejtje,konflikte dhe, sidomos frikë dhe

pasiguri. Kësisoj, mund të thuhet padyshim se luftërat kanë qenë pretekst për siguri, por

kanë prodhuar pasiguri. Përmes këtyre pasojave dhe fakteve dramatike, që lidhen me to,

tingëllojnë gati gati profetike fjalët e pazakonta të perandorit të luftërave Napoleon

Bonapartit, i cili pati thënë se; “Lufta është një anakronizëm...Do vijë një ditë që fitoret

do të korren pa topa dhe bajoneta”!

Për fat të keq luftërat në Ballkan, si kudo tjetër, deri në fillim të viteve dymijë,

kanë vijuar me të njëjtën tendencë, duke sjellë për rrjedhojë përherë e më tepër pasiguri,

një horizont dhe perspektivë të errët e të pashpresë!

Brenda këtij qarku kanë qenë të përfshirë edhe fati dhe ekzistenca e atdheut dhe

kombit shqiptar. Pikërisht tek këto luftëra, tek rrjedhojat dhe po aq edhe tek siguria, si

një element aq jetik për rajonin, por historikisht si çështja më e vështirë për t`u instaluar

në rajonin e Ballkanit dhe rrethanat e saj, - është orientuar dhe e merr temën studimi im i

doktoratës.

Qëllimi kryesor është pikërisht vështrimi retrospektiv, historiko-politik i luftërave

ballkanike të ndodhura në harkun kohor afro nëntëdhjetëvjeçar 1912-1913 deri në

fillimin e viteve dymijë; analiza e shkaqeve, qëllimeve dhe dukurive që lidhen me to;

çështja kombëtare, vendi, roli dhe ndikimi i faktorit shqiptar si dhe raporti i tyre me këto

luftëra. Një pjesë e rëndësishme e studimit janë evidentimi i karakteristikave, veçorive

dhe ecurisë në vendosjen ose jo, në përmasat dhe standartet e sigurisë në vitet e luftërave

dhe pas tyre, ashtu si dhe e ardhmja e sigurisë në mjedisin e ri, gjithësesi të ndryshuar

ballkanik.

Por, synimet e tona shkojnë edhe më tej, duke prekur dhe trajtuar në këtë studim

dhe disa të pathëna mbi planet, strategjitë, të dhëna mbi numrin e forcave të armatosura

dhe cilësitë e tyre, asistencën e këshilltarëve ushtarakë të shteteve të mëdha perëndimore,

dinamikën e veprimeve luftarake etj. Sigurisht që, një ndër çështjet kryesore, që ka si

objekt ky punim, është padyshim çështja shqiptare në kontekstin e Luftërave Ballkanike

dhe në raport me to. Një vend të posaçëm në këtë studim zënë shqyrtimet dhe analizat që

lidhen jo vetëm me Luftërat Ballkanike, por edhe me ngjarjet deri në fundin e viteve

nëntëdhjetë të shekullit të shkuar, duke përfshirë kështu gjithë luftërat e ndodhura në këtë

rajon gjatë shekullit XX.

iv

Njëherësh, janë bërë përpjekje për të ndërtuar dhe parashtruar një perspektivë të

sigurisë në mjedisin e ri të ndryshuar, të krijuar edhe në rajonin e Ballkanit. Ky mjedis

zë fill me përmbysjet dhe shndërrimet demokratike në secilin vend ballkanik, duke nisur

që pas vitit 1990 e në vijim.

Jetësimin dhe realizimin e synimeve të këtij studimi jemi përpjekur t’i arrijmë

përmes zbatimit të një metodologjie shkencore në bazë të së cilës është kërkimi i thelluar

dhe krahasues, si dhe analiza përmes fakteve që dalin nga burime arkivore,

përmbledhjeve dokumentare, si dhe shfrytëzimit e përdorimit të literaturës së botuar

historike vendase dhe të huaj.

Në punën për të shkruar këtë punim, u përzgjodh një strukturë e cila, në përgjithësi,

vjen në përputhje me synimet, idetë dhe përfundimet që autori mendon të arrijë dhe të

përcjellë përmes tij. Dhe pikërisht strukturimi i tërë lëndës së studimit në gjashtë krerë, të

prirë nga një Parathënie e një Hyrje dhe të ndjekur nga një numër ilustrimesh, të cilat

ndihmojnë në kuptimin e tematikave apo çështjeve të caktuara, që janë pjesë e këtij

punimi.

Në Kreun e Parë, bëhet objekt trajtimi Luftërat Ballkanike të viteve 1912-1913 dhe

shkaqet e tyre, duke u përpjekur që të zbulohen dhe analizohen arsyet dhe motivet që

çuan drejt tyre në këtë rajon të Europës Juglindore.

Në Kreun e Dytë, shtjellohen Lidhja Ballkanike, rrethanat që çuan në krijimin, si dhe

planet, strategjitë, qëllimet dhe interesat e shteteve përbërëse të saj. Pjesë e këtij kreu

janë edhe përgatitja e planeve të luftës, ushtritë pjesëmarrëse në të etj.

Kreu i Tretë i kushtohet posaçërisht fillimit dhe zhvillimit të Luftërave që shpërthyen

në vitet 1912-1913 në gadishullin e Ballkanit. Në të shtjellohen dhe analizohen planet e

këtyre luftërave, strategjitë, përbërja organizative, numri i forcave dhe armatimet e

shteteve pjesëmarrëse në to, si dhe betejat kryesore që u zhvilluan në territoret shqiptare.

Kreu përmbyllet me disa përfundime politiko-ushtarake, sociale etj., që ishin rrjedhojë e

zhvillimit të këtyre luftërave.

Në vijim, në Kreun e Katërt, i cili përbën edhe një nga pjesët qëndrore të punimit,

bëhet objekt pikërisht çështja shqiptare, në raport me Luftërat Ballkanike. Në brendësi të

kreut trajtohen momente kulmore dhe kyçe historike, me vlera dhe jehonë

mbarëkombëtare për Shqipërinë, siç ishte shpallja e Pavarësisë dhe krijimi i shtetit të

parë shqiptar, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Fuqive të Mëdha të kohës.

Studimi vijon me Kreun e Pestë, i cili merret me trajtimin e luftërave të fundit në

Ballkan si dhe shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Në të, një vend të rëndësishëm zë shqyrtimi

dhe diskutimi përreth dukurisë evidente të Ballkanit, si gadishulli që ka prodhuar shumë

konflikte, ngatërresa dhe histori, por më pak siguri! Më tej, bëhen përpjekje për të

shtjelluar dhe shpërfaqur dilemat dhe arsyet që çuan në vorbullën e shpërbërjes të

shteteve sllave të Ballkanit.

Kreu i Gjashtë trajton disa çështje thelbësore, të cilat lidhen me luftërat dhe

sigurinë në Ballkan, për hapësirën kohore 1912-1913, 1914-1920, 1945-1990 dhe 1991-

2001.

Studimi përfshin edhe disa ilustrime që i bashkangjiten atij në përpjekje për t`a

pasuruar atë me facsimile, skema dhe fotografi të kohës. Për të ardhur deri tek realizimi i

punimit u studiuan dhe shfrytëzuan mjaft të dhëna dokumentare, të nxjerra nga burime

arkivore të drejtëpërdrejta ose të botuara në trajtën e përmbledhjeve dokumentare, siç

v

janë ato që lidhen me mëvetësinë (Pavarësinë) e Shqipërisë apo me veprimtarinë e

Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, të periudhës 4 dhjetor1912 - 22 janar 1914; apo

botime institucionale me dokumente të arkivave shqiptare, turke etj., të cilat hedhin dritë

dhe sjellin të dhëna mbi aspekte të veçanta të organizimit dhe zhvillimit të Luftërave

Ballkanike, kryengritjeve shqiptare antiosmane të viteve 1910-1911-1912, si dhe të dhëna

të tjera për çështjen shqiptare dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Një tjetër burim tejet i pasur, i mire studiuar dhe i përdorur më së shumti në kre

të caktuar të punimit janë, padyshim, punimet dhe botimet e mirëfillta shkencore

historike, të shkruara nga studiues të njohur shqiptarë dhe të huaj. Të tilla janë një

numër librash historiko-shkencorë, të realizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë

dhe ajo e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë. Një ndër këto botime të njohura

është Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi i Dytë ku, ndonëse Luftërat Ballkanike

trajtohen përmbledhtas, çështja shqiptare dhe Pavarësia e tyre e kurorëzuar mu në

fillimet e këtyre luftërave, zë një vend të vlerësueshëm.

Janë shfrytëzuar gjithashtu një varg i gjatë studimesh dhe botimesh të autorëve të

shumtë që kanë trajtuar gjerësisht tema, të cilat kanë lidhje me Luftërat Ballkanike të

viteve të largëta 1912-1913, apo me çështje të Ballkanit dhe veçanërisht me çështjen

shqiptare. Por, natyrisht, ka edhe shumë studime që marrin dhe trajtojnë tematika për

konfliktet komplekse dhe luftërat në rajonin Ballkanik të pas vitit 1990 dhe që shtrihen

deri në ditët e sotme.

Ndër autorët e parë shqiptarë që kanë trajtuar këtë tematikë bëjnë emër Ismail

Qemali, Mit’hat Frashëri, Stavro Skëndi, Kostë Çekrezi, Mustafa Merlika (Kruja) deri

tek ata që pasuan, si Aleks Buda, Kristo Frashëri, Arben Puto, Thoma Muzaku, Tajar

Zavalani, Teki Selenica, Sejfi Vllamasi etj. Për të vijuar me të tjerë studiues më të rinj, si

Valentina Duka, Paskal Milo, Ferit Duka, Petrika Thëngjilli, Beqir Meta, Marenglen

Verli, Romeo Gurakuqi, Eva Hyskaj (Tafili),etj.

Me interes kanë qenë edhe kujtimet e Syrja dhe Eqerem bej Vlorës dhe të tjerë,

që shpesh sjellin atmosferën, dekorin dhe materialin jetësor dhe real të kohës.

Një interes të veçantë, paraqesin veçanërisht, botimet e dala nga institucione

studimore shkencore të historisë së Shqipërisë dhe Kosovës etj., si këto.

Por, çështjes së Ballkanit, sidomos shtetformimit, konflikteve dhe luftërave të

zhvilluara në të në vitet 1912-1913, si dhe gjatë gjithë shekullit XX, i janë përkushtuar me

studime dhe botime të shumta edhe një numër autorësh të huaj.

Ata u përkasin shtetësive të ndryshme, si amerikane, angleze, franceze, italiane,

gjermane, austriake dhe ruse, ashtu si dhe kroate, bullgare, serbe, greke apo edhe turke.

Mes tyre një numër i madh studimesh dhe botimesh u përkasin studiuesve dhe

autorëve të vjetër të shekullit XX, si E. Durham, Aubrey Herbert, Eugenio Vaina, Philip

Howell, Cherif Pacha, L. S. Stavrianos, Milan Shuflai, Lev Trotsky etj.

Megjithatë, këtij vargu i janë shtuar edhe shumë autorë të tjerë të njohur që kanë

objekt të studimeve të tyre pikërisht çështjet ballkanike ose edhe ato shqiptare në veçanti.

Autorë të tillë si: Stanford J. Shaw dhe Ezel Kural Shaw, Feroz Ahmad, Antonello

Biagini, Henry Barbi, Roderic H, Davison, Aleksa Djilas, Alex N. Dragnich, E. J.

Erickson, Caroline Finkel, Francine Friedman, Margaret MacMillan, Richard Hall, M.

Sükrü Hanioglü, Craig R. Nation, E.R. Hooton, Lord Kinross, Eugene Rogan etj., me

vi

botimet e tyre në gjuhën angleze kryesisht, janë shfrytëzuar gjerësisht nga autorja e

disertacionit.

Të tjerë autorë të huaj të shfrytëzuar në këtë disertacion, punimet e të cilëve janë

të përkthyer tashmë edhe në gjuhën shqipe, janë Misha Glenny, Maria Teodorova,

Bozidar Jezernik, Nuray Bozbora, Fevzi Çakmak, Andrew Baruch Wachtel, Georges

Castellan, Patrick J. Geary, Ferdinand Schevill, Mark Mazower, George Kenan, Xhejms

Pettifer, Miranda Wickers, Dushan Batakoviç e deri tek Nicol Guy, Noel Malcolm si dhe

shumë të tjerë.

Në punimet e tyre shkencore, pavarësisht këndvështrimeve, ata janë përpjekur të

hedhin dritë me dokumente, të dhëna dhe analiza mbi çështje kyçe të historisë së

Gadishullit “problematik” të Ballkanit, si dhe të shteteve të tij, përfshi edhe Shqipërinë.

E tërë kjo bazë e gjerë burimore na ka dhënë mundësinë për të depërtuar më me

kompetencë në të fshehtat e zhvillimeve politiko-ushtarake e diplomatike në rajonin e

Ballkanit në rrjedhat e Shek.XX. Literatura e shfrytëzuar ka qenë një mbështetje e sigurt

për të analizuar e interpretuar shkencërisht çështjet e ndërlikuara që trajtohen në suazat

e këtij punimi.

Më së fundi, dëshiroj që të shpreh bindjen se ky punim modest i destinuar si

disertacion për kërkimin e gradës “Doktore e Shkencave”, do të shërbejë si një dritare e

re për të parë më kthjellët, për të kuptuar më mirë e më drejt ndodhitë dhe zhvillimet

kryesore në skenën politike të Ballkanit të Shek. XX. Kjo bindje justifikohet edhe me

faktin se shtjellimi i lëndës së këtij punimi është bërë duke konfirmuar këndvështrimin

historiografik me atë të shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Natyrisht që ky punim është realizuar me ndihmën dhe asistencën e vazhdueshme të

një grupi profesorësh dhe bashkëpunëtorësh të nderuar.

Së pari, dua të falënderoj udhëheqësin tim shkencor Prof. Dr. Ferit Duka, i cili jo

vetëm që më ka ndihmuar në pikëpamje shkencore dhe profesionale për përgatitjen e

disertacionit, por po ashtu ishte gjithmonë i gatshëm dhe merrte kohën e nevojshme për

të diskutuar për probleme të ndryshme që hasja gjatë punës sime të vështirë për

përgatitjen e këtij materiali.

Po ashtu, dëshiroj të falënderoj Profesorët e Departamentit të Historisë për

asistencën që më kanë dhënë gjatë viteve të studimit, por në mënyrë të veçantë për

ndihmën e dhënë gjatë procesit të diskutimit të disertacionit në Departament, në drejtim

të rritjes dhe përmirësimit të aspektit shkencor të tij.

Së fundmi, por jo të fundit nga rëndësia, dëshiroj të falënderoj nga zemra edhe

familjen time, sepse pa ndihmën dhe mbështetjen tuaj, ky punim nuk do të ishte realizuar!

Shkurtimore

APJ - Armata e Ushtrisë Jugosllave

BE - Bashkimi Europian

BiH - Bosnje - Hercegovina

EC - European Community (Komuniteti Europian)

EU - European Union (Bashkimi Evropian, zyrtarisht shkurt EU)

HVO - Këshilli i Mbrojtjes Kroate

IMRO - Organizata Revolucionare Maqedonase

JNA - Ushtria Popullore Jugosllave

KFOR - Trupë e armatosur ndërkombëtare e formuar nga bashkësia ndërkombëtare pas

luftës në Kosovë me qëllim të sigurimit të armatosur të Kosovës.

Liga - Këshilli i Mbrojtjes Kombëtare të kombit mysliman, me qëndër në Sarajevë.

NATO - Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior

OSCE - Organization for Secuity and Cooperation in Europe shkurt: OSBE,

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë)

OKB - Organizata e Kombeve të Bashkuara

QSA - Qendra e Studimeve Albanologjike

SHBA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës

TMK - Trupat e Mbrojtjes së Kosovës

UÇK - Ushtria Çlirimtare e Kosovës

UN - United Nations (Organizata e Kombeve të Bashkuara, shkurt OKB)

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

3

HYRJE

1. Paqja dhe ekuilibri në Europë e Ballkan pas Kongresit të Vienës (1815)

Lufta është një dukuri shoqërore po aq e vjetër sa vetë shoqëria njerëzore. Ajo

ka lindur dhe është zhvilluar së bashku me të, në fillimet si praktikë e më pas edhe si

koncept dhe doktrinë. Për luftën si fenomen ka shumë përkufizime të formuluara nga

studiues, teoricienë dhe politologë. Në kuptimin më të përgjithshëm, të parë dhe klasik,

lufta është ndërhyrje e armatosur midis shteteve apo forcave kundërshtare, që realizohet

përmes një vargu betejash.

Ndërkohë që, sipas një përcaktimi teorik, tashmë klasik, të bërë prej studiuesit,

teoricienit dhe filozofit të artit ushtarak botëror, Klauzeviçit (Clauzevitz), “Lufta është

vazhdim i politikës me mjete të tjera”1, që nënkupton mjetet e dhunës. Për këto arsye

lufta ka raportet e veta me politikën, në shërbim të së cilës është. Njëkohësisht ajo ruan

raporte të ngushta dhe të përhershme me shkencën dhe teknollogjinë.

Duke filluar që prej kohërave moderne lufta është shfaqur e lidhur mjaft ngushtë

me shtetin, popullin ose kombin dhe ushtrinë. “Fakti më tronditës në lidhje me luftën,

është se viktimat e saj dhe instrumentet e saj, janë qeniet njerëzore individuale dhe se

këto qenie individuale janë të dënuara, nga konventat monstruoze të politikës, për të

vrarë ose për t`u vrarë, në grindje që s`janë as tyret”2.

Mbi origjinën e luftërave ballkanike të viteve 1912-1913, duhet theksuar se

situata gjatë dhe pas zhvillimit të këtyre luftërave, përgjan shumë me kushtet që

ekzistonin përpara se turqit të mësynin në “dyert” e Europës. Në atë kohë, si gjatë

Luftërave Ballkanike e më pas, shtetet e krishtera luftonin vazhdimisht kundër njëri tjetrit

për hegjemoni në gadishull. Gjithsesi, gjatë pushtimit turk, megjithëse edhe popullsitë u

përzien dhe u fundosën, ndërgjegja kombëtare nuk u shua tërësisht.

Njëherëshi është bërë e njohur ecuria e rritjes së frymës kombëtare në Ballkan,

duke filluar që nga hershmëria e ditëve të pushtimit osman. Autorë të ndryshëm pohojnë

se, Fuqitë e Mëdha e kishin parashikuar shpërbërjen e Perandorisë Osmane gati një

shekull para Krizës së Madhe Lindore.

Lidhur me këtë parashikim, historiani Misha Gleni (Mischa Glenny), i vlerësuar

shumë për studimet mbi Ballkanin, ka shkruar: “Viktima të despotizmit e të dhunës në

vendet e veta, ata (emigrantët polakë e hungarezë, që shërbenin në ushtrinë osmane në

Bosnje), u bënë vegël, me të cilën Sulltani shtypte të gjitha lëvizjet dhe trazirat në Turqi,

pavarësisht nga idetë, aspiratat dhe shkaqet e tyre; shërbenin e vdisnin në fushata

ushtarake që, në të vërtetë, vetëm sa e përshpejtonin ngarendjen e pamëshirshme drejt

shembjes së kësaj perandorie të mplakur e të parathënë për të vdekur, për të cilën nuk

gjendej më ilaç që ta shëronte. Sepse të dyja bashkë, ilaçi dhe sëmundja, ishin njëlloj

1 Karl Maria von Clauzevitz (1780-1831), studiuesi më i shquar dhe i thellë i historisë, teorisë së luftës dhe

artit ushtarak. Ai është mbiquajtur filozof i mendimit ushtarak dhe i luftës. Gjeneral, komandant i

Akademisë së Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë prusiane. Autor i librit “Mbi luftën”, ndoshta më i

rëndësishmi në fushën e artit dhe të mendimit ushtarak për të gjitha kohërat. 2 Aldous Huxley, The Olive Tree (1937). Cituar në Michael C. Thomsett, Jean Freestone Thomsett, War

and Conflict Quotations: A Worldwide Dictionary of Pronouncements from Military Leaders, Politicians,

Philosophers, Writers and Others, (Jefferson, North Carolina and London: McFarland and Company, Inc,.

Publishers 2008), 17.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

4

vdekjeprurëse për të”!3 Është bërë e njohur se që prej fundit të Shek. XVIII, Selitë e

Fuqive të Mëdha europiane kishin përgatitur dhe mbanin në gatishmëri plane të posaçme

për trajtimin e problemeve të ndryshme që mund të shfaqeshin në Lindje. Ndërkohë,

Franca e, sidomos Britania, ishin përgatitur të përdornin metoda diplomatike dhe

ushtarake për ta mbajtur më këmbë Perandorinë Osmane, “ e tronditur tashmë nga

themelet”.

Nga ana e tyre Rusia dhe Austro-Hungaria anonin nga idea e ndarjes së plaçkës

osmane. Megjithatë, duhet theksuar se, edhe pse planet lëviznin sa herë që erërat në

marrëdhëniet ndërkombëtare ndryshonin në mënyrë të paparashikuar, ato rrallë mernin

parasysh aspiratat e popujve që banonin në këto rajone.

Ishte krejt e natyrshme në atë periudhë të historisë së politikës botërore që, për

hir të interesave të tyre të çastit, Fuqitë e Mëdha të votonin pro planeve të cilat sillnin si

rezultat që etni të ndryshme të përfshiheshin herë brenda territorit të një shteti, e herë në

atë të një shteti tjetër. Tek e fundit ishte popullsia e thjeshtë që do të pësonte në kurriz të

saj luftëra të përgjakshme, dëbime masive, genocid e të tjera si këto.

Në këtë prirje, sipas shumë studiuesve dhe për gjykime sa më reale, duhen parë

njëkohësisht ndikimi dhe ecuria e mëtejshme në Ballkan, me ndryshimet në gjeopolitikën

e re në Kontinentin Evropian, të paktën që me fillimet e Shek. XIX. Kështu, dihet që,

pothuajse gjatë këtij shekulli, në kontinent nuk ka patur luftëra të mëdha. Dhe merita për

këtë i përket pikërisht Koncertit Europian të vitit 1815.

Në vitin 1815, në Evropën e vjetër, ndodhi një ngjarje historike, rëndësia dhe

aktualiteti i vendimeve të së cilës i kapërxen shekujt dhe e ruan vlerën edhe për Evropën

e sotme. “Kongresi i Vjenës futi një filozofi të re dhe një koncept të ri mbi vetëvendosjen

në drejtimin e pushtetit. Kjo periudhë përfundon rreth viteve 1917-1918”.4 Kongresi i

Vjenës i dha fund parimit të kombësisë, dhe vendosi ekuilibrin e forcës të bazuar mbi

legjitimitetin dinastik aristokratik, i cili në ato vite, ishte në rend të ditës sidomos pas

humbjes së Napoleon Bonapartit në Vaterlo. E thënë ndryshe territore të ndryshme të

banuara nga popullsi të ndryshme mund të këmbeheshin ndërmjet shteteve vetëm për hir

të vendosjes dhe ruajtjes së ekulibrit të forcës.

Zbatimi i këtij parimi në ndarjet territoriale, duke qenë se nuk merrte parasysh

mendimet e popullsive që banonin në to, do të sillte probleme të pariparueshme. Sa herë

kishte përpjekje opozitare për të ndryshuar diçka ato u shtypën në kohë rrufe vetëm për

hir të ruajtjes së ekuilibrit të forcës, domethënë, interesave të Fuqive të Mëdha evropiane.

Kjo ishte filozofia që do të sundonte deri në vitin 1918, kur do të hynin në lojë të

tjera mekanizma të rregullimit të pushtetit dhe ekilibrit në marrëdhëniet ndërkombëtare,

mekanizmat liberale Willsoniane. Por, “Gjithsesi pati edhe përjashtime, si psh. në lidhje

me shkëputjen e plotë, njohjen e pavarësisë së një popullsie të caktuar, si shprehje e

vullnetit të saj. Mes këtyre përjashtimeve, një nga më të dukshmit ishin rastet e

pavarësisë së Greqisë (njohja e pavarësisë së Greqisë më 3 shkurt 1830 shënoi

ndryshimin e parë kryesor në hartën e Evropës që nga viti 1815) dhe të Belgjikës,

revolucionet e viteve 1840, plebishitet italiane, që çuan në unifikimin e Italisë dhe më në

fund aktet gjermane dhe italiane të unifikimit, bashkimi i Gjermanisë në vitin 1871 në

3 Misha Glenny, Histori e Ballkanit 1804-1999, (Tiranë: TOENA, 2007), 73. 4 Enver Hasani, Vetëvendosja, integriteti territorial dhe stabiliteti ndërkombëtar: Rasti i Jugosllavisë,

(Prishtinë: Gjon Buzuku, 2010), 59.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

5

Pallatin e Pasqyrave në Versajë të Parisit, pas Luftërave Franko-Prusiane si dhe

Bashkimi i Italisë në vitin 1861”. 5 Meterniku i Austrisë, Fon Hardenberg i Prusisë,

Kestëllrag i Britanisë, car Aleksandri i Parë i Rusisë, Talejrani si përfaqësues i Luigjit të

18-të, të porsa restauruar të Francës, ishin lojtarët e këtij koncerti. Këta pesë burra shteti

arritën atë që kishin menduar, paqen e dëshiruar 40-vjeçare. Europa e vjetër e ndasive dhe

konflikteve në luftën për pushtet përjetoi periudhën më të gjatë të paqes që kishte kaluar

ndonjëherë. Pas vitit 1854 që përkon me konfliktin në Krime, në Europë nuk pati luftë të

përgjithshme edhe për 60 vite të tjerë.

Pikërisht kjo dukuri i dedikohet një ekuilibri të fortë, që propozonte dhe

“garantonte” ekzistencën e Francës, Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Rusisë si

elementë mbizotërures mbështetur fort nga Britania e cila, me flotën mbretërore vijonte të

ruante të palëkundur pozicionin e saj të hegjemonit apo “mbretëreshës së detrave”.

Interesante është konsiderata që që fuqitë e mëdha europiane kanë ndaj

Perandorisë Osmane, në këtë periudhë të rëndësishme historike. Studiuesi dhe historiani

turk M. Sükrü Hanioglü mendonte se ashtu si dhe shumë studiues të tjerë se regullat e

reja të diplomacisë europiane pas vitit 1815, vendosën një standart të ri në stabilitetin dhe

ekuilibrin në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sipas tij: “Për të qenë të qartë, ruajtja e status-quo-së, nuk nënkuptonte

aplikimin e këtij parimi në Perandorinë Osmane, shtet i cili as nuk ishte pjesë e shteteve

që firmosën ndonjë prej traktateve më të rëndësishme në fund të epokës napoleoniane dhe

as nuk mori pjesë në koalicionet që rrëzuan dhe mundën Napoleonin. Gjithësesi në

praktikë, nuk kishte dyshime se Perandoria Osmane ishte në axhendën europiane, të

paktën për aq kohë sa Europës nuk është se i interesonte se çfarë ndodhte në territoret

osmane”6.

Më tej ai vazhdonte analizën: “Në kuptimin e ekuilibrit të forcave në Europë,

Perandoria Osmane kishte vetëm kuptim negativ, megjithëse perandoria otomane vetë

nuk mund të përbënte për një kohë të gjatë rrezik për asnjërën prej fuqive europiane,

mbetej fakti se një kapitullim i mundshëm i saj ndaj ndonjërës prej fuqive të mëdha mund

të kthehej në rrezk dhe kërcënim për të tjerat”7.

Në këtë strukturë të ndërlikuar mbështetej jo vetëm Evropa, por, edhe sigurimi i

SHBA-së. Politikani dhe diplomati i shquar i Shek. XX, Henri Kissinger do të shkruante

lidhur me këtë fakt se: “Një paqe ndëshkuese mban peng rendin ndërkombëtar, sepse u

ngarkon fituesve të lodhur nga lufta detyrën për të mbajtur nën kontroll një vend, që

është i vendosur të prishë zgjidhjen e arritur”!8 Kjo e keqe do të ishte Traktati i Versajës,

i mbajtur pas përmbylljes së Luftës së Parë Botërore.

Fituesit e Kongresit të Vjenës, ashtu si fituesit e Luftës së Dytë Botërore kishin

mundur të shmangnin pikërisht këtë gabim. Nuk ishte e lehtë të tregoheshe i duruar dhe

zemërgjerë ndaj Francës, e cila ishte përpjekur të nënshtronte dhe sundonte Evropën.

Por burrat e shtetit në Vjenë, arritën në përfundimin se Evropa do të ishte më e

sigurt nëse Franca do të ishte më shumë e kënaqur, sesa e fyer dhe jomiqësore. Franca u

privua nga pushtimet e saj, por asaj ju dhanë kufijtë e saj “të vjetër”, domethënë të

5 Hasani, Vep. përm., 60. 6 M. Sükrü Hanioglü, A brief history of the Late Ottoman Empire, (New Jersey: Princeton University Press,

2008), 207. 7 Po aty, 207 8 Henry Kissinger, Diplomacia, (Tiranë: Shtëpia botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1999), 81.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

6

pararevolucionit, megjithse ato përfaqësonin një territor mjaft më të gjerë nga ai që kishte

drejtuar më parë Risheljeja i famshëm. Nëse bëhet një vëzhgim kronologjik i ngjarjeve

përpara se të niste Kriza Lindore, Luftërat Ballkanike dhe më pas Lufta e Parë Botërore,

do të vërehet se bota pati përjetuar paqe, për gati gjysmë shekulli. Por, çfarë ndodhi më

pas?! Në Koncertin e Evropës, u ndeshën burra shteti dhe diplomatë me eksperiencë, ku

secili prej tyre zotëronte aftësi të spikatura udhëheqëse dhe negociuese.

Në këtë larmi figurash pa diskutim do të shfaqeshin diplomacia e “hollë”

aristokrate e Meternikut, zgjuarsia dhe dinakëria e Talejranit, logjika e “ftohtë” britanike

e Lordit Kestëllrag. Rezultatet e kësaj tabloje personazhesh dhe karakteresh karizmatikë,

u dukën në atë çfarë i ofroi diplomacia e Koncertit Europian historisë politike dhe

njerëzore të atyre viteve. Por, menjëherë pas kësaj periudhe situata e forcave ushtarake

dhe ekonomike kishte ndryshuar shumë.

Nga njëra anë, në skenën e fuqive dhe interesave, paraqitet një aktor si perandoria

multinacionale osmane, tashmë tejet e dobësuar ekonomikisht dhe ushtarakisht, gjë që do

të sillte shtimin e veprimtarisë dhe përpjekjen e Fuqive të Mëdha sidomos të Rusisë, për

të marë pjesën, kur të zhvillohej Lufta Ruso-Turke.

Nga ana tjetër në vitin 1871, realizohet një ngjarje e rëndësishme në historinë e

popullit gjerman dhe, siç do të tregonin faktet më vonë për të gjithë historinë botërore,

bëhet Unifikimi i Gjermanisë nën drejtimin e kancelarit Oto fon Bismark (Otto Von

Bismarck). Gjermania e atyre viteve po përjetonte një zhvillim ekonomik dhe ushtarak

tejet të ndjeshëm, duke ndryshuar kështu raportin e shpërndarjes së fuqisë në kontinent.

Por, Bismarku nuk ishte i përjetshëm dhe, pasuesve të tij për fat të keq do t’u mungonte

një nga elementet bazë në bërjen e një politike të sukseshme, maturia.

Analistë të ndryshëm kanë arritur në përfundim se, Kongresi i Vjenës, pos të

tjerash, mënjanoi nacionalizmin në favor të ruajtjes së paqes. Nacionalizmi shihej nga

udhëheqësit dhe diplomatët e asaj kohe si shkaku i revolucioneve, të cilët përbënin një

kërcënim serioz që mund të minonte ekzistencën e monarkive tradicionale europiane.

Në një farë mënyre revolucionet, të lidhura ngushtë me nacionalizmin, ishin sfidë

e vendimeve të Kongresit të Vjenës. “Revolucionet e vitit 1848 ishin dy llojesh: Liberale

dhe Kombëtare”.9 Sipas parimeve të ekuilibrit të forcës të Koncertit Evropian, për paqen

dhe stabilitetin ndërkombëtar, kërcënim më të madh përbënin “... revolucionet kombëtare

në Perandorinë e Habsburgëve, si Bohemia, Hungaria dhe Italia dhe ato që zhvilloheshin

në dukatet e Shlezvig-Holshtajnit”.10

Ndërkaq, revolucionet si, ato në Francë apo Prusi ishin të parrezikshëm për

ekuilibrin e forcës dhe, madje, mund të konsideroheshin të një natyre liberale sepse ata

synonin ndryshimin e rendit kushtetues dhe qeverisës brenda vendit të tyre. Kështu që,

për momentin, ato nuk përbënin rrezik për Fuqitë e Mëdha evropiane. Mirëpo koha do të

tregonte se, megjithë përpjekjet e Meternikut për ndalimin e lëvizjeve revolucionare, ato

nuk do të ndalonin. Madje, dhe vetë Meterniku do të largohej nga skena politike.

Sipas studiuesit Misha Gleni (Mischa Glenny), “Sistemi i Vjenës, i projektuar për

të mbrojtur absolutizmin dhe ekulibrin e forcave, kishte marrë fund, kurse arkitekti i saj,

princi Meternich, mërgoi si Lui Filipi. Aleanca e Shenjtë që lidhte Prusinë dhe Austrinë

9 Hasani, Vep. përm., 60. 10 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

7

në kryqëzatën e tyre kundër liberalizmit ishte paralizuar”11. Për rrjedhojë, pas Koncertit,

Gjermania dhe Italia u lanë si shtete të ndara, por historia vërtetoi se lëvizjet e forta

nacionaliste dhe revolucionet çuan në bashkimin e Italisë më 1861 dhe të Gjermanisë më

1871. Ndërkohë, si rezultat i Luftës Franko-Prusiane, Francës i`u shkëput dhe e humbi

Alsas Lorenën, e cila iu dha Gjermanisë, prandaj revanshi mbeti objekt kryesor, i

përhershëm i francezëve.

Ndërkaq, nacionalizmi shkaktoi probleme edhe për Austro-Hungarinë dhe vendet

e Ballkanit, zona të përfshira në shumë konflikte të grupeve nacionale etj. Entuziazmi

mbarësllav i gadishmërisë sllave dhe Ruse për të mbështetur sllavizmin u konfliktuan me

pangjermanizmin Austro-Hungarez.

Në realitet, Austria nuk ishte më fuqi e madhe dhe Evropa dukej se po rrëshqiste

tanimë drejt rrymave të reja dhe pas dëbimit nga Gjermania, Perandoria e re Austro-

Hungareze nuk kishte ku të shtrihej tjetër, përveç Ballkanit. Dhe, me një politikë të tillë

konflikti me Rusinë kjo situatë ishte e natyrshme.

Megjithëse, Gjermania nuk kishte interesa në Ballkan, gjithsesi ajo kishte një

interes të madh në ruajtjen e pozitave të Perandorisë Austro-Hungareze.

Njëherazi, disfata që pësoi Franca nga Prusia në vitin 1871, i dha rastin Rusisë të

hidhte poshtë nenet e Traktatit të Parisit të vitit 1856, që e ndalonte të armatosej në Detin

e Zi etj. Rusia po dilte nga poshtërimi, që kishte pësuar në Luftën e Krimesë prej

britanikëve, francezëve dhe osmanëve dhe, ideja e vjetër e pansllavizmit ishte pararojë e

kësaj ringritjeje. Thellësisht antiperëndimore, Rusia dilte në këtë mënyrë me parrullën e

mbrojtjes së popujve të krishterë ortodoksë. Një gjë e tillë nënkuptonte, sigurisht, çlirimin

e popujve të Ballkanit nën udhëheqjen e Rusisë.

Ndërkohë Italia, pas bashkimit politik, filloi të aktivizohej në drejtim të

gadishullit Ballkanik dhe të detit Egje.“Gjithsesi qëndrimi i vjetër disashekullor në

marrëdhëniet e jashtme mbeti i njëjtë edhe në vitet që i paraprinë Luftërat Ballkanike

(1912-1913) dhe Luftën e Parë Botërore (1914-1918)”.12

Siç vëren në analizën e tij studiuesi dhe autori i njohur A. Puto,“…në fillimin e

shekullit XX ishte një situatë krejt tjetër nga ajo e shekullit para tij. Ai shkruan se:

“Koncerti i të gjashtëve”, edicioni i fundit i “Koncertit evropian”, është një dështim i

plotë. Ekuilibrat dhe harmonitë e vjetra nuk funksionojnë”13. Zhvillimet, veçanërisht në

rajonin e Ballkanit, sidomos në situatën e vështirë në të cilën gjendej Perandoria Osmane,

nuk mund të administroheshin me metodat e vjetra. Autori e përmbyll argumentimin e tij

duke cituar diplomatin e shquar amerikan H. Kisinger i cili, lidhur me këtë ka shkruar:

“Një sistem ndërkombëtar që nuk konsiderohet i drejtë, herët a vonë vihet në rrezik. Ai

sistem nuk konsiderohet “i drejtë”, jo vetëm nga Fuqitë, por edhe “nga poshtë”. Ka

ardhur koha që ky sistem të bjerë”14.

Sidomos në rajonin e Ballkanit kjo lloj diplomacie i parapriu Luftës së Parë

Botërore dhe, njëkohësisht, injorimit të respektimit të parimit të kombësisë. Pas thyerjes

së Perandorisë Osmane nga Aleatët Ballkanikë, territoret që dikur kishin qenë pjesë e saj

nuk u ndanë sipas ndarjes administrative që kishte bërë Porta e Lartë. Rregulli që

11 Glenny, Vep. përm., 256. 12 Andreas Osiander, Re-regarding Early Twintieth Century IR Theory: Idealism revisited, (International

Studies Quarterly, vëllimi 42, nr. 3, 1998), 409-432, cituar në Enver Hasani, Vetëvendosja, …, 65. 13 Arben Puto, Shqipëria politike 1912-1939, (Tiranë: TOENA, 2009), 58. 14 Po aty. 58.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

8

mbizotëroi ishte ai i kënaqjes së fituesve dhe interesave të Fuqive të Mëdha, që qëndronin

pas tyre. Kjo do të bëhej shkak për destabilizim, urrejtje etnike, pretendime territoriale

shpesh herë të argumentuara dhe nga pseudohistorianë dhe pseudoargumente historike, si

dhe gjenocidi që do të vazhdonte për vite me radhë mes popujve ballkanas. “Këto aspekte

dhe jo përbërja kombëtare e një territori të caktuar u konsideruan të favorshme për

paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë”.15 I njëjti parim do të ndiqej edhe pas

shpërbërjes së Perandorisë Austro-Hungareze në vitin 1918, në të njëjtën mënyrë do të

injorohej parimi i kombësisë në përcaktimin e kufijve!

2. Zhvillimet politike në periudhën pasbismarkiane

Fuqitë e Mëdha ishin bërë të vetëdijshme për potencialin ushtarak të Prusisë, që në

fitoren e saj mbi Austrinë në betejën e Koniggratz-it, në vitin 1866. Katër vite më vonë,

gjatë Luftës Franko-Prusiane të vitit 1870, ato panë përsëri ushtrinë prusiane të

shkatërronte fortifikimet pariziene, pikërisht ato që kishin qenë simbol i pushtetit dhe

madhështisë.

Nga ana tjetër, ishte bërë kudo e qartë, që madhështisë, kulturës franceze dhe

dominimit absolut britanik në tregti dhe industri po u vinte fundi. Një tjetër superfuqi do

të dilte në skenë, duke prishur ekuilibrin evropian, dhe duke i dhënë një frymëmarrje të re

interesave dhe politikave evropiane. “Paralel me këtë ndryshim, eci dhe u zhvillua dhe

një ndër figurat kryesore të historisë së Gjermanisë, Kancelari Oto Eduard Leopold fon

Bismark-Shënhauzen”.16

Bismarku ishte një ndër aristokratët më të shquar evropianë të shekullit të

nëntëmbëdhjetë. Ai u lind më 1 Prill 1815 dhe vdiq më 30 Korrik 1898. Viti i lindjes së

Bismarkut është vit i shënuar në kalendarin politiko-diplomatik të kontinentit evropian.

Atë vit, koalicioni i shenjtë mbylli hesapet njëherë e mirë me Napoleon Bonapartin dhe

vendosi në atë botë një rend ndërkombëtar. Pikërisht ky ishte rendi ndërkombëtar, i cili

frymëzoi Bismarkun për të arritur atë që do t`ia bënte emrin të pavdekshëm në historinë e

Gjermanisë, që ishte pikërisht bashkimi i Gjermanisë, “…të shpallur pa takt nga

udhëheqja prusiane në Sallën e Pasqyrave të Versajës, më 18 Janar 1871”17.

Ai ishte politikani që hyri në historinë botërore me të ashtuquajturën realpolitikë.

Realpolitika e njohur si Bismarkiane (politika e jashtme e bazuar në llogaritjen e forcës

dhe interesit kombëtar), solli bashkimin e Gjermanisë në vitin 1871, pikërisht në zemër të

15 Norman Dwight Harris, The effect of the Balcan Wars on European Alleances and the future of the

Otoman Empire, (Proceedings of the American Political Science Association-Tenth Annual Meeting,

1913), 105-116; Arthur W. Spencer, The Balcan Question-The Key to a Permanent Peace, 569-570; Michel

Roux, Les Albanais en Yougoslavie. Minorite national, territorie et developpement, 175-191. cituar në

Enver Hasani, Vetëvendosja, …, 66. 16 Otto Eduard Leopold von Bismarck, Konti i Bizmark-Schönhausen, Duka i Lauenburg, Princi

Bizmarkut, (1 Prill, 1815-1830 korrik, 1898). Ishte një burrë shteti i Prusisë dhe Gjermanisë në shekullin

XIX. Si Kryeministri i Prusisë në vitet 1862-1890, ai kishte për qëllim “Bashkimin e Gjermanisë”. Prej vitit

1867, ai ishte Kancelar i Konfederatës Gjermane Veriore. Me bashkimin e Gjermanisë, ai shërbeu si

Kancelari i saj i pare. Politika që ndoqi ishte "Realpolitika", që i dha atij pseudonimin "Kancelari i Hekurt".

Si Kancelar, Bismarku pati rol të rëndësishëm në qeverinë Gjermane si dhe pati ndikim të madh në

politikën e jashtme gjermane jo vetem gjatë kohës që ishte Kancelar, por edhe pasi i skadoi mandati.

https://en.wikipedia.org/wiki/Otto_von_Bismarck 17 Kissinger, Vep. përm, 81.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

9

Francës, që aq shumë e kishte shtyrë dhe urryer bashkimin, mu në Pallatin e Pasqyrave,

në Versajë. Por ndërkohë, bashkimi i Gjermanisë bëri që Realpolitika të mbyllej në

vetvete, duke arritur të kundërtën e asaj që mendonte të arrinte!

Nga ana tjetër Realpolitika bëri gabimin e fillimit të jetës shtetërore duke fyer

armikun e përhershëm, i cili nuk do t’ia harronte derisa t’ia kthente vetëm disa vite më

vonë me të njëjtën monedhë madje dhe më tepër, duke fyer kështu rëndë krenarinë e

kombit gjerman. Qëkurse lindi sistemi shtetëror bashkëkohor, në kohën e Risheljesë,

vendet në periferi të Evropës, si Britania e Madhe, Franca e Rusia, vazhdonin të

ushtronin presion ndaj qëndrës.

Tani, për herë të parë, qëndra, po bëhej shumë e fuqishme, aq sa për t’i bërë

presion periferisë. Ai që ende quhej Koncerti i Evropës, tashmë ishte, në fakt, i ndarë në

dy grupe armiqësishë. Armiqësia midis Francës dhe Gjermanisë në njerën anë dhe

armiqësia, që rritej, midis perandorisë Austro-Hungareze dhe asaj Ruse në anën tjetër.

Armiqësia midis Rusisë dhe Austrisë, arriti të tejkalonte unitetin e monarkëve

konservatorë.

Pansllavizmi dhe ekspansioni fanatik dhe i vjetëruar i vinin në ndihmë politikës

aventureske të Rusisë në Ballkan. Thjeshtë frika shkaktonte qëndrime paralele në

perandorinë Austro-Hungareze. Kësisoj, me kalimin e kohës, konflikti i Rusisë dhe

Austrisë në Ballkan u bë i pakontrollueshëm. Në se do të kishte funksionuar ekuilibri i

forcës, në formën e vet më të pastër, me siguri që Ballkani do të ishte ndarë në sfera

influence midis Rusisë dhe Austrisë. Bismarku, në Kongresin e Berlinit ishte arrogant,

por me shkak.

Ai kishte gjithë aftësinë për të kuptuar shtysat nga niseshin pjesëmarrësit për ti

dalë përpara mospajtimeve, si dhe kishte cilësitë e veta të veçanta si personazh për t`u

dhënë të tjerëve të kuptonin se, ai punonte në interes të tyre, se nuk kishte interesa

personale dhe këtë e shfrytëzoi më së miri. Ai e përcaktonte rolin e tij në Kongres si të

”ehrlicher Makler”18 (sekserit të ndershëm) dhe pothuaj çdo fjalim në Kongres e hapte

me fjalët: “L`Allemagne, qui n`est liee par aucun interet direct dans les affaires

d`Orient…”19. (Gjermania nuk ka asnjë lloj interesi në çështjet e Lindjes).

E thënë ndryshe, Bismarku me mjeshtëri la të kuptohej se nuk kishte asnjë

“klient” ndër popujt e Ballkanit, gadishull të cilin e vlerësonte me anën e një shprehjeje

që, në të vërtetë, shprehte nënvlerësimin për të. Shprehja, që shpejt u bë e njohur për

nihilizmin dhe cinizmin e saj, thoshte: “Për mua i gjithë Ballkani nuk është veçse një

kockë e fortë e grenadierit të vetëm Pomeranez”20.

Këtë ai e bënte pavarësisht se qëllimi kryesor i tij në diplomaci, ishte të vendoste

një ekuilibër të tillë që të pengonte aleancat antigjermane. Ja çfarë shkruante gazeta

gjermane Berliner Tageblatt, të nesërmen e përfundimit të kongresit: “Paqja e Berlinit

përfaqëson një kompromis që nuk kënaq askënd, por që garanton paqen në Evropë për

një periudhë të shkurtër. Rusia kërkonte shumë pak, Anglia lëshoi shumë më tepër.

Austria futi hundët në folenë e grenzave të sllavëve, kurse shtetet e vogla ballkanike janë

18 Kissinger, Vep. përm, 155. 19 W. N. Medlicott, The Congres of Berlin and after, (Hamden, Conn: Archon Books, 1963), 37. Cituar në

Henry Kissinger, Diplomacia, 155. 20 Edward Carrigan, “Heed Bismarck In The Balkans”, Philly Com, 26 Qershor 1993,

http://articles.philly.com/1993-06-26/news/25970939_1_iron-chancellor-imperial-germany-otto-von

bismarck

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

10

të mërzitura...Italia dhe Franca u larguan duarbosh dhe mërmëritnin. Megjithatë,

ndërmjetësi i paanshëm fërkon duart, sepse tre të katërtat janë përzier asisoj që

koalicioni i planifikuar antigjerman të duket më i pamundur se kurrë. Dhe këtu qëndron

fitorja jonë në paqen e Berlinit”.21

Dhe, natyrisht për këtë merita i takonte liderit të shquar historik gjerman,

Bismarkut. Por, pavarësisht meritave, çdo udhëheqës, qoftë dhe hyjnor për ato çka i ka

dhënë vendit të tij, nuk është i pavdekshëm. Koha e Bismarkut ishte e artë por, në qoftë

se ai kishte aftësinë të dallonte kufirin ku duhej të mbaronte forca ushtarake dhe të

përdorej ajo diplomatike, ata që erdhën pas tij nuk i kishin këto aftësi dhe, kjo do të

rezultojë fatale jo vetëm për kombin gjerman por për gjithë njerëzimin. “Asnjeri nuk ha

nga pema e pavdekësisë pa u ndëshkuar”, shkruante për Bismarkun miku i tij Von

Roon.22

Në këtë kuptim Bismarku mbolli farën, jo vetëm të arritjeve të vendit të vet, por

dhe të tragjedive të tij të Shek. XX. Pas bashkimit, Gjermania u bë vendi më i fuqishëm

në kontinent dhe pas çdo dekade forcohej vazhdimisht. Berlini u shndërrua në një qendër

ekonomike evropiane, duke u bërë simbol i atij zhvillimi.

Por, përpos këtij zhvillimi ekonomik dhe ushtarak, diplomacia gjermane

postbismarkiane linte shumë për të dëshiruar. Koha do të tregonte se maturinë, virtytin që

karakterizonte dhe shënonte thellë në personalitetin e Bismarkut, pasardhësit e tij në

drejtimin e Gjermanisë e kishin të pakët. Disa vite pas vdekjes së Bismarkut, kjo

mungesë maturie do të përshfaqej në mënyrë të hidhur në konfliktet që do të preknin

Ballkanin, dhe jo vetëm atë, por tërë botën në një nga luftërat më të mëdha që ka

përfshirë njerëzimin.

Luftërat, si akt dhune, janë të përgjithshme dhe të pjesëshme, ashtu si janë edhe të

shumëllojshme, si civile, terroriste, etnike, fetare etj. Natyrisht që luftërat kanë shkaqet

përse ndodhin. Edhe luftërat ballkanike janë zhvilluar sipas të njëjtave rregulla e parime.

Ato kishin shkaqet për të cilat u ndezën dhe zhvilluan. Më së shumti ishin të natyrës

politike, sociale, ekonomike, etnike dhe fetare. Ato kanë ardhur si rrjedhojë e pushtimeve

të stërzgjatura nga perandori të ndryshme, të cilat kanë sjellë me vete, rrënjosën dhe lanë

pas shumë pasdrejtësi në ndarjen e territoreve apo të kufijve midis popujve dhe shteteve

ballkanas.

Por, luftërat kanë ndodhur edhe për shkak të nagtërresave, grindjeve, mërive dhe

urrejtjes të krijuara si pasojë e jetesës së gjatë në perandori shumë etnike apo në shtete me

kombësi të përziera. Pa përjashtuar që ato luftëra në gadishullin ballkanik të kenë

ndodhur edhe për shkak të nacionalizmave ekstreme të popujve apo shteteve të Ballkanit,

si ai serb, bullgar etj., ashtu si edhe të kenë ardhur edhe pas çlirimit nga pushtimi, për t`u

kthyer më pas në luftëra për pushtime të reja mes vetë shteteve ballkanikë.

Në thelb ato kanë pasur pushtime, aneksime dhe zgjerimin me forcën e ushtrive

dhe të armëve të kufijve të territoreve të tyre. Luftëra që e merrnin nismën nga shkaqe të

tilla, në historinë e gjatë të rajonit ballkanik, kanë qenë të shumta. Vetëm në harkun e

shekullit XX, në këtë rajon janë zhvilluar,- siç shkruan Predrag Simiç, një studiues i

çështjeve ballkanike me origjinë ballkanase dhe kombësi serbe,23 - “Një total prej shtatë

21 Glenny, Vep. përm., 146. 22 Kissinger, Vep. përm., 81. 23 Predrag Simiç, - Profesor i shkencave politike në Universitetin e Beogradit. Autor librash me subjekt nga

Ballkani dhe ngjarjet në të në vitet 1995-2000.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

11

luftërash…24”. Midis tyre, ose më saktë ato që hapën siparin e lufërave të shekullit XX,

gjendeshin shkaqe të tillë thelbësorë dhe shpërthyes, vërtet të pashmangshëm. Të këtij

lloji ishin paqëndrueshmëria politike, por jo vetëm, ekstremizmi i tejskajshëm, pasojat e

ardhura nga padrejtësitë e Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit, efektet e

Krizës Boshnjake, çështja e Tripolitanisë dhe ajo e Maqedonisë.

Njëherëshi me to, por po aq të rëndësishme ishin edhe vendimet e Fuqive të

Mëdha të periudhës postbismarkiane, situata e rënduar social-ekonomike e rajonit dhe

shpërthimet e çështjes dhe të faktorit shqiptar në Kryengritjet e Mëdha të viteve 1910-

1912.

Sipas Antonello Biaginit, Profesor i Historisë në Universitetin e La Sapienza-s,

pushtimi otoman rezultoi i gjatë dhe i vështirë për popujt e Ballkanit.”Për shekuj me

radhë Porta e Lartë kishte krijuar probleme në Ballkan, qoftë në planin politik ashtu

edhe në atë religjioz…Fuqia otomane dukej e pamundur për tu thyer nga aspekti i

organizimit ushtarak, madje kishte krijuar bindjen se lufta ndaj të pafeve, ishte një mision

vërtetë i dosmosdoshëm për tu kryer”25. Por kjo bindje nuk vazhdoi pambarimisht. Sapo

vendet e Ballkanit kuptuan se situata kishte ndryshuar, nxituan të përfitonin dhe ta

mendonin si të mundshme një luftë çlirimtare ndaj pushtuesve disa shekullorë osmanë.

Pikërisht këto shkaqe dhe situata e vështirë, e rrënuar politiko-ushtarake dhe

ekonomike e Turqisë Osmane në vitin 1912, nxitën krijimin e Lidhjes Ballkanike dhe e

çuan rajonin drejt Luftës së Parë Ballkanike, me synim detyrimin e Perandorisë për t`u

larguar nga Ballkani. Iniciativa në krijimin e një lidhjeje të tillë mes vendeve të Ballkanit

i takon në fakt Serbisë. “Një tentativë për ktijimin e saj daton rreth vitit 1868, nga Princi

i Serbisë Mihajlo Obrenović”26.

Situata u kuptua qartësisht pas aneksimit të Bosnjes. Në këtë kohë: “në Serbi por

dhe në vendet e tjera Ballkanike u vërejt se vetëm një aleancë ndërmjet tyre, mundet të

largonte definitivisht dhe ti jepte fund, dominimit otoman në gadishull”27.

Luftërat Ballkanike të para nga një pikëvështrimi përgjithësues, ishin një seri

konfliktesh të mprehta dhe të përgjakshme që përfshinë Evropën Juglindore gjatë vjeshtës

së vitit 1912 dhe gjatë dimrit, pranverës dhe verës së vitit 1913. Gjatë Luftës së Parë

Ballkanike, Tetor 1912-Maj 1913, Perandoria Osmane u përball me Aleancën e shteteve

të Ballkanit, e cila përfshinte Bullgarinë, Greqinë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Me pak fjalë, kronika e Luftërave Ballkanike të viteve 1912-1913 ishte si më

poshtë. Lufta e Parë Ballkanike filloi në tetor të vitit 1912. Një armëpushim në dhjetor të

vitit 1912 i ndërpreu luftimet deri në janar të vitit 1913, për të rifilluar me rrethimin e dy

qyteteve shqiptare, në Trakë dhe një tjetër në Trakën Lindore deri në pranverën e vitit

1913.

Pjesëmarrësit e Luftës së Parë Ballkanike nënshkruan një traktat paqeje paraprake

në Londër më 30 maj të vitit 1913. Gjatë Luftës së Dytë Ballkanike, Bullgaria luftoi

kundër koalicionit të njëanshëm të lidhur midis Greqisë, Malit të Zi, Serbisë, Rumanisë,

dhe Perandorisë Osmane. Luftimet filluan në 29 qershor 1913. Në kohën e përfundimit të

24 Ismail Kadare, Predrag Simiç, Ljubomir Frckskoski, Ylber Hysa, Ballkani i Jugut, (Tiranë: Onufri,

2012), 41. 25 Antonello Biagini, L'Italia e le Guerre Balcaniche: L`aerea balcanica alla vigilia dell conflitto, (Roma:

Edizioni Nuova Cultura, 2012), 14. 26 Po aty, 34. 27 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

12

luftimeve, pak më shumë se një muaj më vonë, forcat aleate e kishin mposhtur

Bullgarinë. Traktatet e paqes të nënshkruara në Bukuresht, në gusht 1913 dhe

Kostandinopojë, në shtator të 1913, çuan në përfundimin e Luftës së Dytë Ballkanike.

Sipas Profesor A. Biaginit: ”Luftërat Ballkanike duhet të kishin përfaqësuar fundin

e kalvarit të ecjes së vështirë të popujve të Ballkanit drejt nacionalizmit dhe pavarësisë

por rezultuan nga çlirimtare në pushtuese, edhe pse në aspektin politik do të arrihen

rezultate jo shumë larg Luftës së Madhe, që do të minojnë përfundimisht ekzistencën e

osmanëve në Europë”28.

Për më pak se një vit nga Traktatet që sanksionuan përfundimin e Luftërave

Ballkanike, rajoni do të gjendej sërish në luftë, por këtë herë në një luftë botërore, që e

kishte nisjen dhe shkakun përsëri, pikërisht në Ballkan.

28 Biagini, L'Italia e le guerre balcaniche…, 18.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

13

KREU I

BALLKANI NË FUND TË SHEK. XIX DHE FILLIM TË SHEK. XX: TENSIONE

DHE KONFLIKTE

I. 1. Gjendja politike e Ballkanit pas Kongresit të Berlinit

Koncepti i nacionalizmit, i cili gjeti zanafillën në Francë dhe vendet gjermane, në

fillim të Shek. XIX filloi të përhapej edhe në Ballkan. Ndikimi fillestar ishte kryesisht i

natyrës kulturore.

Intelektualët ballkanas bënë përpjekje të mëdha për të standardizuar dhe

popullarizuar traditat e popujve të Ballkanit shpesh herë edhe duke rikujtuar deri në

mitizim të shkuarën, me shtetet që kishin ekzistuar në Ballkan para pushtimit Osman.

Kësisoj, shumë shpejt theksi i nacionalizmit u bë politik.

Një dëshirë e madhe për të arritur bashkimin nacional i motivoi shtetet e pavarur

të Ballkanit për t'u përballur me pushtuesit e tyre të dikurshëm, osmanët. Udhëheqësit e

Ballkanit supozonin se, vetëm mbas arritjes së unitetit kombëtar shtetet e tyre mund të

shkonin drejt zhvillimit dhe prosperitetit.

Në këtë aspekt popujt e Ballkanit u përpoqën të ndiqnin shembullin e suksesit

politik dhe ekonomik të Evropës Perëndimore, veçanërisht Gjermanisë, duke përshtatur

konceptin perendimor të nacionalizmit si model për zhvillimin e tyre kombëtar.

Popujt e Ballkanit e perceptonin nacionalizmin si një justifikim për krijimin e

njësive të veçanta gjeopolitike. Kështu, Vasil Levski, një aktivist revolucionar bullgar i

Shek. XIX, thoshte: “Ne jemi një popull që duam të jetojmë në liri të plotë në trojet tona,

aty ku jetojnë bullgarët, në Bullgari, Trakë e Maqedoni”.29 Koncepti mbi nacionalizmin e

Evropës Perendimore e zhvendosi sistemin e vjetër osman të “miletit” në Ballkan, i cili

faktikisht i kishte lejuar çdo grupi të madh fetar autonomi në menaxhimin e

administratës. Sistemi i “miletit” i lejonte myslimanët, ortodoksët, katolikët dhe çifutët të

bashkëjetonin pa futur hundët në punët e njeri-tjetrit, gjë që u dha popujve të Ballkanit

një shkallë të kufizuar autonomie kulturore.

Për rrjedhojë serbët, më 1803 dhe grekët më 1821, nisën revoltën kundër

sundimtarëve të tyre osmanë, pjesërisht të shtyrë nga karakteri euro-perëndimor i

nacionalizmit. Për rrjedhojë, në vitin 1830 një shtet i pavarur grek u shfaq dhe, në të

njëjtën kohë, lindi edhe një shtet autonom serb.

Otomanët e kishin pranuar autonominë e Malit të Zi që prej shekullit të

tetëmbëdhjetë, megjithatë, kjo ishte më shumë një përgjigje ndaj armiqësisë dhe largësisë

të Malit të Zi sesa një nxitje e dukshme nacionaliste. Sukseset e italianëve më 1861 dhe

gjermanëve në vitin 1871, në arritjen e bashkimit kombëtar, frymëzuan më tej popujt e

Ballkanit. Ndërkohë uniteti ushtarak i gjermanëve dhe italianëve shërbeu si një shembull

për t’u ndjekur prej ballkanasve.

Duhet thënë se çdo popull i Ballkanit imagjinonte rikthimin e perandorive

mesjetare, ku ata i bazonin idetë e tyre me përmbajtje kombëtare. Bullgarët kërkuan

29 Konstantin Pandev, Z. Noneva, ed. “Borbite vo Makedonia i Odrinsko 1878-1912 Spomeni”, (Betejat në

Maqedoni dhe Andrinopojë 1878-1912), Kujtime, (Sofia: 1981), 5. Cituar në Richard. C. Hall, The Balcan

Wars 1912-1913, Prelude to the First World War, (London: Routledge, 2000), 2.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

14

kufijtë e perandorisë së parë ose të dytë bullgare, grekët ringjalljen e Perandorisë

Bizantine, kurse malazezët dhe serbët kërkonin të shtriheshin në territorin e perandorisë

së Stefan Dushanit.

Në vitin 1876, Serbia dhe Mali i Zi filluan luftën kundër Perandorisë Osmane

për të krijuar shtete të mëdha kombëtare në Gadishullin Ballkanik perëndimor. Në të

njëjtin vit një revoltë antiosmane shpërtheu në Bullgari.

Një vit më pas Rusia ndërhyri në Ballkan si aleate e nacionalistëve bullgarë dhe

pas nëntë muajsh luftime të vështira, rusët mbizotëruan. Sipas studiuesit të njohur Lord

Kinross30, i cili në veprën e tij “Ottoman Centuries” (Shekujt Osmanë), ndër të tjera ka

shkruajtur edhe për Traktatin e Shën Stefanit31:“Më 3 Mars, 1878, një traktat bilateral u

nënshkrua midis Rusisë dhe Turqisë në Shën Stefan. Në bazë të kushteve të tij të cilat nuk

ju shpalosën qysh në fillim të Fuqive të Mëdha, rusët kishin planifikuar copëtimin virtual

të Perandorisë Osmane në Evropë”32. Po sipas Lordit Kinross ky Traktat, mbi çdo gjë

tjetër: “…ai ishte një plan i konceptuar ekskluzivisht në interes të popullsisë sllave dhe

kundër popullsive të tjera, të krishtera apo myslimane…”33.

Traktati i nënshkruar në Shën-Stefan, në mars të vitit 1878, i dha fund luftës ruso-

turke, duke krijuar një shtet të madh, të pavarur bullgar i cili shtrihej nga Kanalet deri në

Adriatik dhe nga Danubi në Egje, që mund të shërbente si një bazë e vërtetë për Rusinë

në Ballkan. Sipas diplomatëve rusë“…përfitimet kryesore duhej ti akordoheshin fqinjit të

saj sllav, Bullgarisë. Kjo do të thoshte për bullgarët të zgjeroheshin në një shkallë të tillë

që do të sillte rivendosjen në fuqi të Perandorisë Bullgare të e Mesjetës”34. Traktati i

Shën Stefanit përmbushi aspiratat maksimale territoriale të nacionalistëve bullgarë.

Bullgaria e ripërfshinte pjesën më të madhe të territorit në Gadishullin Ballkanik lindor,

midis lumit Danub dhe Detit Egje, gjithashtu, përfshinte Maqedoninë. Në këtë mënyrë,

për herë të parë dhe të vetme në historinë moderne, një popull i Ballkanit i kishte arritur

të gjitha qëllimet e tij kombëtare.

Ndërkaq, ky Traktat i dha hapësirë, duke e zgjeruar Serbinë dhe Malin e Zi,

“sipërfaqja e këtij të fundit u trefishua dhe popullsia u dyfishua në kurriz të fqinjëve”35.

“Bosnje-Hercegovina vazhdonte të mbetej nën Sulltanin por me disa institucione

autonome, për Rumaninë u konfirmua pavarësia, por humbte Besarabinë dhe shkëmbim

të disa territoreve në avantazh të Rusisë”36.

Por, megjithë përfundimet e mësipërme, Traktati i Shën Stefanit u përball me një

përgjigje negative nga vendet kryesore të Evropës të cilat, për dyqind vitet e fundit,

kishin privilegjin e arbitrimit të çështjeve ndërkombëtare. Sipas Lord Kinross:”Traktati i

Shën Stefanit u pa në Europë dhe ndërmjet ballkanasve si një shkelje flagrante e

parimeve themelore etnologjike, ashtu siç bëri edhe me pretendimet e drejta historike,

30 John Patrick Douglas Balfour, Baron i 3-të Kinross ka qenë një historian dhe shkrimtar skocez. Është

mjaft i njohur dhe i dashur për publikun sidomos për and biografinë e themeluesit të shtetit modern turk:

Mustafa Kemal Atatürk por dhe shumë vepra dhe punime të tjera mbi historinë osmane. 31 Shën-Stefani,- vendbanim i vogël (fshat) mbi detin Marmara, në perëndim të Konstandinopojës

(Stambollit), https://en.wikipedia.org/wiki/Treaty_of_San_Stefano 32 Lord Kinross, The Ottoman Centuries, The rise and the fall of the Turkish Empire, ( New York 10022:

Perennial, An Imprint of Harper Collins Publishers, 2002), 524. 33 Po aty. 34 Po aty. 35 Po aty. 36 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

15

dallimet fetare dhe ndjenjat kombëtare në rritje ndërmjet popujve të kombësive të

ndryshme jo-sllave” 37 . Lord Beaconsfield 38 (Lordi Bikonsfilld) ka thënë mbi këtë

Traktat: Sulltanati i Turqisë, u reduktua në një shtet me një varësi absolute nga Rusia…

për këtë arsye ne kemi protestuar kundër një marrëveshjeje e cila praktikisht do të bëhet

në komandën e Rusisë…dhe do të përfitojë edhe resurset që fuqitë evropiane i kishin

vendosur nën administrimin e Portës së Lartë”39. Me këto fjalë ai nënkuptonte se Rusia

duhet ti bënte me dije apo ti shpaloste pikat e këtij Traktati me Turqinë dhe ato ti

nënshtroheshin edhe gjykimit të Fuqive të Mëdha Europiane.

Qeveria britanike, insistonte se ky Traktat duhet të ngrihej për diskutim. Kur

Rusia e refuzoi këtë, Lordi Bikonsfilld kalon në veprime konkrete duke thirrur rezervat

ushtarake dhe duke urdhëruar një force të trupave britanike në Indi, të vazhdonte kalimin

përmes kanalit të Suezit në Maltë.

Ky demonstrim force u shoqërua edhe me vënien në lëvizje dhe mbrojtjen e

interesave të saj në Ballkan. “Austro-hungarezët, rumunët dhe grekët kërkuan që të

mbahej një konferencë. Popullsia muslimane e rajonit të Ballkanit apeloi për drejtësi tek

Mbretëresha Viktoria…Shqiptarët formuan një lidhje që “do të rezistonte deri në vdekje”

për çdo cënim që do tu bëhej trojeve të tyre”40.

Në këtë atmosferë Cari detyrohet të ndryshojë qëndrim dhe në një marrëveshje të

fshehtë, që u zbulua shumë shpejt ndërmjet qeverive ruse dhe britanike, ambasadori i tij

në Londër modifikoi planin e tij original për “Bullgarinë e Madhe”. Një dëshirë për të

kufizuar ambiciet e Perandorisë Ruse në Ballkan dhe për të vendosur rregull në kushtet

kaotike në Evropën Osmane, sidomos nga ana e Austro-Hungarisë dhe Britanisë së

Madhe, bëri që Fuqitë e Mëdha të pranonin ofertën e Oto fon Bismarkut (Otto von

Bismarck) për të organizuar një konferencë që do të zgjidhte çështjet e Ballkanit.

Bismarku premtoi se kjo do të shërbente me një "...ndërmjetësi të ndershme, që

me të vërtetë dëshironte të bënte biznes". 41 Rusët pranuan pa dëshirë, pasi e dinin se nëse

do të refuzonin pjesëmarrjen në këtë kongres, situatë do të agravonte drejt një krize më të

rëndë dhe ndoshta edhe drejt luftës.

Në këtë moment Britania i kërkon Sulltanit ta lejonte të qeveriste Qipron, me

justifikimin e mbrojtjes së Anadollit lindor në rast të ndonjë sulmi të mundshëm rus.

“Britanikët kërcënojnë me tërheqje nga Kongresi në qoftë se, sulltani nuk do të pranonte

këtë kërkesë të tyre. Në këtë mënyrë, sulltani u detyrua të jepte këtë koncesion, në

Traktatin e Qipros që u nënshkrua më 4 Qershor të vitit 1878…Nga ana e saj, Britania

premtoi se do t`i jepte Devletit të gjithë ndihmën e e nevojshme për mbrojtjen e Anadollit

lindor, në rast sulmi nga Rusia”42. Në vijim, Bismarku ftoi përfaqësuesit e Fuqive të

Mëdha të takoheshin në kryeqytetin gjerman. Kongresi i Berlinit, që u mbajt në muajin

37 Kinross, Vep. përm., 524. 38 Lord Beaconsfield, fillimisht Earl i Beaconsfield, ishte një titull i krijuar në vitin 1876 për kryeministrin

Benjamin Disraeli, ndër politikanët më të preferuar të mbretëreshës Viktoria, në Mbretërisë së Bashkuar. 39 Kinross, Vep. përm., 525. 40 Po aty. 41 TW. N. Medlicott, The congress of Berlin and after (London: 1938), 22. (Kongresi i Berlinit dhe situata

pas vendimeve të tij), Cituar në Richard C. Hall, The Balkan Wars 1912-1913, Prelude to the First Word

War, ( New York: Routledge, 2000), 2. 42 Stanford J. Shaw, and Ezel Kural Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey, Vol.II.

Reform, Revolution and Republic-The rise of the Modern Turkey 1808-1975, (Cambridge: Cambridge

University Press, 1977), 190.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

16

qershor të vitit 1878 nën drejtimin e vetë Bismarkut, më pas, u ndoq nga diplomatët

kryesorë të kohës, duke përfshirë Lordin Salisbëri (Salisbury) të Britanisë së Madhe dhe

Konti Andrasi (Andrassy) i Austro-Hungarisë.

Konferenca anulloi disa prej vendimeve të Shën-Stefanit, duke çuar kështu në

një zvogëlim të konsiderueshëm të përmasave territoriale dhe pavarësisë së shtetit të ri

bullgar. Sipas Kongresit të Berlinit, Bullgaria u nda në dy pjesë.

Në vend të një Bullgarie të madhe të pavarur, Kongresi i Berlinit krijoi një

principatë autonome bullgare nën sovranitetin otoman, një Rumeli Lindore gjysëm

autonome, nën autoritetin e Sulltanit dhe e riktheu Maqedoninë nën sundimin e

drejtpërdrejtë të sulltanit.

Sipas Lord Kinross,“Për këto vendime rusët fillimisht kundërshtuan…por si

përfundim u dorëzuan, si rezultat i këmbënguljeve të Lordit Bikonsfilld dhe siç vërente

Bismarku: “Ka sërish një Turqi në Europë” 43 . Nga ana tjetër këto vendime ishin

katastrofike për nacionalizmin bullgar. Për rrjedhojë, Kongresi arriti të balanconte

ndikimet e Rusisë, duke i dhënë shumë kufizime territoriale në këmbim të premtimeve

dhe kompesimeve të natyrës diplomatike.

Ivan E. Geshov, i cili udhëhoqi Bullgarinë në Luftën e Parë Ballkanike në vitin

1912, shkroi: “Kur ne në Plovdiv lexuam në Times në muajin ogurzi të korrikut të vitit

1878, të botuar tekstin e marrëveshjes, në të cilën diplomacia ditëshkurtër e Berlinit

ndau atdheun tonë, mbetëm të shtangur. A ishte e mundur një padrejtësi e tillë? A mundej

një padrejtësi t’u rikthehej”.44

Kongresi i Berlinit, gjithashtu, njohu pavarësinë e plotë të një Serbie pak më të

vogël dhe privoi Malin e Zi nga përfitimet e sanksionuara në Shën Stefan kundrejt

Hercegovinës, sanxhakut të Novi Pazarit dhe Shqipërisë së Veriut. Austro-Hungaria

përparoi në Ballkanin perëndimor duke pushtuar Bosnje-Hercegovinën dhe sanxhakun e

Novi Pazarit. Austro-Hungaria i vendosi garnizonet e veta ushtarake midis Serbisë dhe

hapësirës së Malit të Zi, që i mundësonte daljen në detin Adriatik.

Këto territore mbetën “de juro” pjesë e Perandorisë Osmane. Ndërkohë,

Maqedonia i`u hoq Bullgarisë, që i`a kishte dhënë Traktati i Shën-Stefanit, dhe i`u

rikthye Perandorisë Osmane. Këto, gjithashtu mbetën aspiratat kombëtare të Malit të Zi

dhe Serbisë.

Sipas studiuesit Eugene Rogan:”Në bazë të kushteve të Traktatit të Berlinit,

Perandoria Osmane humbi rreth 2/5 e territorit dhe 1/5 e popullsisë në Ballkan dhe

Anadollin Lindor”45. Pra është një humbje shumë e konsiderueshme. Më tej E. Rogan

vazhdon:”Këto humbje të thella e bindën Sulltan Abdyl Hamitin e II-të që të qveriste me

dorë të fortë Perandorinë në mënyrë që ta mbronte atë nga çdo pretendim që mund të

vinte nga ndonjëra prej Fuqive të Mëdha europiane” 46 . Ndërkaq, pretendimet e

vazhdueshme greke çuan drejt një ndërhyrjeje në vendimet e Berlinit. Në vitin 1881,

Fuqitë e Mëdha sanksionuan aneksimin grek të Thesalisë dhe një pjesë të Epirit Jugor.

Bullgarët shumë shpejt e morën veten nga shoku i humbjeve të tyre. Geshov i shkruante

43 Kinross, Vep. përm., 525. 44 Ivan Evstratiev Geshov, Spomeni iz godini na borbi i pobedi (kujtimet e viteve të betejave dhe fitoreve),

(Sofia: Gutenberg, 1916), 94. 45 Eugene Rogan, The Fall of the Ottomans: The Great War in the Middle East, (New York: Basic Books

Publisher, 2015), 4. 46 Rogan, Vep. përm., 4.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

17

një miku: "Bullgaria nuk është vetëm e cunguar, por me thikë në zemër. Operacioni, ose

më mirë të them kjo seri e operacioneve mbi Bullgarinë shkaktoi dhimbje të tmerrshme që

do të na dëmtojë për një kohë të gjatë, por nuk do të jetë fatale për ne".47

Lord Salisbëri (Salisbury), avokati britanik i Rusisë dhe i Bullgarisë së vogël,

thoshte se një Bullgari e madhe ishte thjesht çështje kohe. Bullgarët nuk ishin të vetmit që

ndiheshin të frustruar nga vendimet e Berlinit. Grekët, malazezët, dhe serbët, po ashtu, e

perceptonin Traktatin e Berlinit si një pengesë për aspiratat e tyre kombëtare. Pas vitit

1878 të gjitha shtetet e Ballkanit u përpoqën për të kapërcyer vendimet e Berlinit dhe të

ecnin drejt bashkimit kombëtar.

Disa studiues, kryesisht bullgarë etj., kanë pohuar se, lufta Ruso - Turke e vitit

1877-1878 çoi në kurorëzimin dhe nënshkrimin e Traktatit të Paqes së Shën-Stefanit,

vendime që, sipas tyre “i`u përgjigjën realisht interesave te popujve të Ballkanit”48.

Dihet se, në Shën-Stefan, turqit u detyruan të nënshkruajnë një traktat që i jepte Rusisë,

kryesisht nëpërmjet krijimit të një shteti të ri të madh bullgar, pozita mbizotëruese

strategjike në Ballkan.

Megjithatë, mund të thuhet se Rusia nuk mbeti plotësisht e kënaqur sepse nuk i

realizoi dot plotësisht synimet fillestare të saj, sepse, pas njohjes së pavarësisë Bullgaria

zgjodhi një princ gjerman për ti shpëtuar influencës ruse.

Plani rus për një shtet ruso-bullgar dështoi, por Rusia vazhdoi punën e saj pa

ndërprerje dhe me aq durim sa fitoi edhe adhurimin e armiqve të saj. Me tërë këto, ajo

hasi në vështirësi të mëdha.

Bullgaria, pasi doli e lirë dhe u njoh nga Evropa, duke dashur që të jetë e pavarur

zgjodhi në krye një princ nga Gjermania. “Shpëtimi i saj kombëtar u përpunua nga

Stambulovi49, njeriu më i shquar që ka nxjerrë Bullgaria”. Ai u mundua jo vetëm për të

shpëtuar nga influenca ruse, por dhe për të ngritur një Bullgari të Madhe, siç qe

parashikuar në Traktatin e Shën Stefanit50.

Në këtë Traktat, i cili u nënshkrua nga dy perandoritë, ruse dhe turke, pas luftës së

zhvilluar ndërmjet tyre, ku Rusia kishte dalë fitimtare, u ra dakort për lindjen e

Bullgarisë. Asaj i’u dhanë territore të gjera që shtriheshin nga Danubi në Trakë (me

përjashtim të Adrianopojës) dhe Maqedoni, deri në Ohër, me një dalje në detin Egje,

midis lumit Marica dhe Selanikut, i cili mbetej osman.

Rusia po realizonte kështu një kontroll të tërthortë, të paprecedent, mbi të gjithë

hapësirën ballkanike dhe ky fakt shkaktoi një reagim të fortë politik të Britanisë së

Madhe, nga njëra anë, e interesuar për rrugët detare dhe barazpeshën midis fuqive, si dhe

të Austro Hungarisë, nga ana tjetër, që kërkoi si shkëmbim, të drejtën për të pushtuar

Bosnje-Hercegovinën.

Sipas disa studiuesve bullgarë, fillimi i luftës, që mund të pritej eventualisht me

ndarjen që u bë në Shën-Stefan, nuk u shkonte për shtat interesave të qarqeve drejtuese të

47 Ivan Evstratiev Geshov, Lichna korespondentsiya, no. 7 letter of 30 June 1878 o.s. to Hristo N.Puliev,

ed. Radoslav Popov, Vasilka Tankova, ( Sofia: 1994), 29. 48 Revue International d’ Histoire Militaire, Nr. 74, Edition Bulgare, L’Institut D’ Histoire Militaire,

(Sofia: 1992), 10. 49 Stefan Nikolov Stambolov (në gjuhën bullgare: Стефан Николов Стамболов) (12 shkurt 1854 - 18

korrik 1895) ishte një politikan bullgar, i cili shërbeu si kryeministër dhe regjent. Ai është konsideruar si

një nga njerëzit më të rëndësishëm dhe popullor. I njohur edhe si "Themeluesi i Bullgarisë Moderne ", disa

i referohen edhe si "Bismarcku bullgar". https://en.wikipedia.org/wiki/Stefan_Stambolov. 50 Edit Durham, Brenga e Ballkanasve, (Tiranë: Argeta-LMG, 2000), 73.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

18

Evropës Perëndimore, që i trembeshin forcimit të pozicionit të Rusisë në Gadishullin

Ballkanik dhe forcimit të ndikimit të saj në Lindjen e Afërme. Për këto arsye ato

rishikuan Traktatin e Shën Stefanit dhe përvijuan vendimet e Kongresit të Berlinit, duke

konfiguruar hartën e Gadishullit Ballkanik në kundërshtim me interesat e popujve te

Ballkanit. Në marrëdhëniet midis këtyre shteteve ato krijuan atmosferën e një tensioni

artificial dhe armiqësie pothuajse të përjetshme.

Përveç të tjerave, në vitet ‘70 të Shek. XIX u dëshmua edhe një zhvillim tjetër

shumë i rrezikshëm në qëndrimin e Fuqive të Mëdha ndaj këtij rajoni. Franca, Britania

dhe Rusia vepronin në pajtim me njëra tjetrën në politikën e tyre kundrejt Greqisë në vitet

30-të, për të mbrojtur interesat e tyre strategjike. Kjo, në fakt, do të bëhej e dukshme në

vendimet që erdhën si rezultat i ndikimeve të tyre në Kongresin e Berlinit.

Me hyrjen e verës së vitit 1878, Gjermania kishte filluar të prishte ekuilibrin e

Evropës. Prodhimi industrial i saj po rritej me shpejtësi, duke arritur nivelet e ekonomive

të fuqive të tjera evropiane. Simboli më i dukshëm dhe epiqendra e këtij përparimi ishte

padiskutim Berlini i cili, pak vite më parë, kishte qenë një qytet i rëndomtë, ndërsa tani

kishte arritur popullsi që mund të kalonte të njëmilionët dhe zotëronte hekurudha të cilat,

në atë kohë, ishin çelësi i suksesit në shkëmbimet ekonomike.

Vendimi për të thirrur Kongresin pikërisht në Berlin nuk ishte i rastësishëm, por

pasqyronte fuqinë ekonomike dhe ushtarake gjermane të kohës. Madje, vetë Bismarku e

quante Gjermaninë edhe si “ndërmjetësin e paanshëm”. Sipas tij, Gjermania mund të

kishte asnjanësi në “çështjet ballkanike”, duke shërbyer si arbitër për palët pjesëmarrëse.

Gjatë punimeve të Kongresit, i cili zgjati një muaj, nga 13 Qershori deri në 13

Korrik, Kancelari Bismark u bë ndërmjetës midis palëve dhe organizoi në kryeqytetin

gjerman, më saktë në rezidencën zyrtare të Bismarkut, në Pallatin Radziëll, kongresin e

fuqive, që ishin Britania e Madhe, Rusia, Gjermania, Austro-Hungaria, Perandoria

Osmane, Franca dhe Italia, me motivin për të rishikuar Traktatin e Shën Stefanit.

Në Kongres u ftuan të merrnin pjesë gjithashtu, por pa një rol zyrtar, delegacioni

rumun, ai serb, malazez dhe grek. Me shkathtësinë diplomatike të Fuqive të Mëdha, në

Berlin iu vunë “prita” ekspansionizmit fanatik rus dhe u përvijua një rregullim i ri për

Evropën Juglindore, por pa ndëshkuar në mënyrë të tepruar Perandorinë Osmane, një

rregullim ky që do të zgjaste deri në vitin 1912. U njoh si shtet i pavarur Rumania, me

dalje detare në Dobruxhën Veriore, por duke i hequr Besarabinë Jugore.

Sipas studiuesit Lord Kinross:”Në Berlin ashtiu si dhe në Shën-Stefan, viktima

kryesore ishte Rumania, e cila doli nga Kongresi si viktima e fundit e padrejtësisë

ruse”51. U njohën gjithashtu Serbia, e cila siguroi marrjen e Nishit, Pirotit dhe Vranjës, si

dhe Mali i Zi, që përfitoi dalje në Adriatik, në Tivar. Këto shtete i shtoheshin Greqisë, që

kishte shpallur pavarësinë që në vitin 1830.

Për pasojë, Bullgaria e Madhe e Shën Stefanit tani u nda, siç shkruan M.Gleni

(M.Glenny), në tri pjesë: “Mbretëria e Bullgarisë (tokat midis Danubit e Stara Planinës

dhe rrethin e Sofjes), Rumelinë Lindore (Bullgarinë Jugore), që ishte rreth autonom në

kufijtë e Perandorisë Osmane, Maqedonia dhe Traka e Adrianopojës mbetën provinca të

Perandorisë Osmane”.52 Ndërkaq, Rusia mori Besarabinë Jugore, në deltën e Danubit,

më parë pjesë e principatës rumune të Moldavisë. Sipas Bullgarëve, pjesa me e madhe e

51 Kinross, Vep. përm., 526. 52 Glenny, Vep. përm., 134.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

19

popullsisë së Maqedonisë dhe Trakës së Adrianopojës ishte Bullgare. Ky ishte në fakt

thelbi apo pjesa themelore e të gjithë grindjeve dhe kontradiktave me vendet fqinjë. Dhe,

si paradoks ballkanik, të njëjtat pretendime shfaqën dhe grekët, serbët etj.

Kështu, sipas presidentit të Komitetit Helenik të Historisë ushtarake Greke,

gjeneralarmate Joanis Bitos (Joanes Bitos), “Thesaloniki (Selaniku) nuk simbolizon vetëm

çlirimin e Maqedonisë më 1912 nga thundra shekullore turke, por përfshin gjithashtu

gjithë luftën e kombit helenik, kryesisht në shekullin aktual për Maqedoninë”.53 Të tëra

këto pretendime, do të bëheshin shkak për konflikte dhe pretendime shpesh herë dhe

arbitrare dhe të paqëna, midis popujve ballkanas.

Është kjo arsyeja që, më pas këto çështje, janë bërë edhe objekt përplasjesh midis

studiuesve të këtyre vendeve, të cilët shpalosin argumentet e tyre, ndonjëherë edhe duke

spekuluar rëndë në kurriz të historisë me anën e këtyre argumenteve. “Kongresi i Berlinit

pasi shmangu një luftë të madhe nëpërmjet diplomacisë, u brohorit nga Lordi Bikonsfilld

si “Paqja me nder”… Tani e tutje, vërtetë mund të jetë rritur shkalla e ndikimit rus në

Ballkan, por në fund të fundit nuk u vendosën rregullat e diplomacisë ruse. Ajo çfarë

erdhi në rritje të vazhdueshme ishte më tepër fuqia e nacionalizmit ballkanik sesa fuqia e

imperializmit rus”54.

Gjithsesi, Kongresi i Berlinit, i thirrur nga Fuqitë e Mëdha, më tepër plotësoi

interesat e këtyre të fundit, duke kufizuar ndikimin rus, sesa u kujdes për të zgjidhur

çështjet e diskutueshme për kombet dhe etnitë e Ballkanit. Psh në lidhje me pasojat që

pati ky Kongres për trojet shqiptare italiani Paolo Muner shprehet: ”Asgjë nuk u vendos

në favor të kombit shqiptar; asgjë në kuptimin e mirë, sepse teksa vendosi në favor të

“kundërshtarëve”, i dëmtoi atij lindjen e unitetit kombëtar, duke futur brenda kufijve të

“tjerë”, territore të gjera të banuara në pjesën më të madhe prej popullsive me etni

shqiptare”55.

Pra, e parë në rrjedhën e ngjarjeve në të vërtetë, diplomatët europianë, kishin

mbjellë mes ballkanasve frymën e konfliktit, që do ti ndiqte nga pas si fantazëm deri në

kohët moderne.“Fuqitë e mbledhura në Berlin, jo vetëm që lanë nën sundimin osman një

pjesë të mirë të popujve të Ballkanit, por një pjesë tjetër,-atë të Bosnjës dhe

Hercegovinës,-ia kaluan Austro Hungarisë, duke e bërë kështu monarkinë e Habsburgëve

një faktor me peshë në Gadishull”.56

Kështu do të shkruante studiuesi i njohur i çështjeve të Ballkanit, historiani

Xhorxh Kastellan (Georges Castellan) në librin e tij kushtuar historisë së Ballkanit. Për

rrjedhojë, Austro-Hungaria, si rezultat i manipulimit të interesave të Fuqive të Mëdha,

arriti një fitore te shkëlqyer, ajo kishte fituar të drejtën për të pushtuar Bosnje-

Hercegovinën, edhe pse nuk kishte marrë pjesë vetë ushtarakisht në krizën e viteve 1875-

1878!

Kësisoj, krahina kishte mbetur vetëm formalisht provincë osmane, sepse Austro-

Hungari, veç kësaj, dërgoi atje forca ushtarake, një garnizon në sanxhakun e Novi

Pazarit, që ishte një degëzim osman i futur midis Malit të Zi dhe Serbisë. E parë në plan

53 Revue International d’Historie Militare, Nr. 74, Edition Bulgare, L’Institut d’Histore Militaires

(Sofia:1992). E cituar në, La Premiere Guere Balkanique a traverse les pages d’ilustration, (

Thesalonique:1992), 5. 54 Kinross, Vep. përm., 526. 55 Paolo Muner, Shpresa e Shqypëriis, ( Durrës: Jozef, 2015), 149. 56 Glenny, Vep. përm., 367.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

20

strategjik, Sanxhaku kishte rëndësi të veçantë në sistemin e komunikacionit osman, sepse

atje kalonin rrugët që, nga Sarajeva, të çonin në Maqedoni dhe më tej në Selanik, një rrip

ky që i jepte Bosnjës myslimane përshtypjen se nuk qe braktisur ende nga Stambolli.

Me këtë veprim, ambicja serbe për të marrë një dalje detare në portin malazez të

Tivarit (Barit, siç e quajnë malazezët) ishte shuar. Por jo vetëm kaq, depërtimi Austro-

Hungarez në Ballkan nuk do të ishte i vetmi dhe i fundit. Do të ishte pikërisht Vjena ajo

që do të nxiste Serbinë që të drejtohej dhe të kthente sytë nga Maqedonia.

Historianët e njohur Francezë, E. Lavis dhe A. Rambo do të shkruanin kështu

lidhur me këto ndodhi dhe përfundonin se: “Rrallë ndeshen në histori situata kaq të

çuditshme dhe kaq të padrejta. Ekuilibri në Ballkan u prish”.57 Austria tani dukej më

pranë Detit Mesdhe dhe Carigradit (Kostandnopojës), se sa Rusia. Populli serb, duke

shpresuar në ringritjen e tërësisë kombëtare, kundër dëshirës së tij dhe vullnetit të

shprehur qartë, në Korrik të vitit 1876 e gjeti veten të ndarë në tri pjesë.

Ndërkohë, Austria mundohej me çdo kusht të vendoste çdo lloj lidhjeje me të. Po

kështu, kundër dëshirës së popullit të vet, edhe Bullgaria u nda në tri pjesë. Duke e lënë

Maqedoninë nën pushtetin e Sulltanit, e shtyrë nga Anglia dhe Austria, Evropa kishte

bërë një krim kundër popullsisë së kësaj treve dhe vetë rajonit!

Në fakt, qysh në Shën-Stefan, Rusia ishte kujdesur për sigurimin e të drejtave të

barabarta për të gjithë kristianët; në Berlin nuk i`u kushtua vëmendje as të vertetës, as

vullnetit të popujve, as konkluzioneve të arësyes së shëndoshë dhe as interesave të

përbashkëta.

Sipas përfundimeve të studiuesve bullgarë, akti përfundimtar, “... s’ishte gjë

tjetër, veçse monument i egoizmit, lakmive, urrejtjes personale, pandershmëri dhe

poshtërsi, sepse, në vend që të sillte paqen me garancitë e shpresuara, ai krijoi pretekste

të panumurta për konflikte dhe luftëra të mëtejshme”.58

Dhe në të vërtetë rrjedha e ngjarjeve vërtetuan vërtetësinë e kësaj teze, shumë

shpejt rajoni do të përfshihej nga dallgët e dy luftërave rajonale dhe do ta turbullonte

edhe më tepër gjendjen e gadishullit të Ballkanit.

I. 2. Çështja Maqedonase

Tanimë dihet mirë se njëqind vjet para fillimit të Luftërave Ballkanike, i gjithë

gadishulli i Ballkanik, që nga deti Egje dhe ngushtica turke, deri në kufirin e Perandorisë

Austro-Hungareze dhe të asaj Ruse, me pak përjashtime, ishte nën sundimin turk. Si

rrjedhojë e zhvillimeve të njohura gjatë Shek. XIX, osmanët ishin të detyruar të

tërhiqeshin drejt Jugut e Lindjes dhe tani i kishin mbetur pjesët më jugore të gadishullit.

Për rrjedhojë mund të thuhet se, “…shtetet e krijuara në zonat e çliruara në Shek.

XIX dhe në fillim të Shek. XX, si Greqia, Serbia, Rumania, Mali i Zi, Bullgaria, në tërësi

qeveriseshin nga monarki, ku kufijtë ishin pothuajse të papërcaktuar qartë dhe

gadishullit i mungonte stabiliteti ndërkombëtar”59. Austria dhe Rusia ndiqnin interesat e

tyre në Ballkan. Gjeografia dhe etnografia, thuhet në raportin e Fondacionit Cornegier, e

kanë ndarë Ballkanin në dy sfera të influencës, lindore dhe perëndimore, përkatësisht

57 Glenny, Vep. përm., 256. 58 Cituar sipas, Revue International d’ Histoire Militaire, Nr. 74, Edition Bulgare, L’Institut D’Histoire

Militaire, (Sofia:1992), 12. 59 Luftërat e tjera ballkanike, (Tiranë: Onufri, 1993), 5-6.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

21

sfera bullgare dhe ajo serbe. Historia diplomatike i ka futur ato ose nën influencën ruse

ose atë austriake. Kësisoj, janë dy tërheqje të kundërta, tërheqja “gjermane” nga Veriu në

Jug dhe tërheqja “sllave”nga Lindja në Perëndim. Kështu, sipas këtij konfiguracioni

shkruhej se: “Lugina e Vardarit, e cila e ndan Maqedoninë në dy pjesë, ishte e destinuar

të jetë arena ku të dy influencat takohen dhe ndeshen”.60

Rusia e ka përvijuar kufirin e zonës së influencës pothuajse qysh në Traktatin e

Shën Stefanit, kur e gjithë Maqedonia formonte një pjesë të Bullgarisë së pandarë. Edhe

politika austriake e ka kundërbalancuar tërheqjen ruse me formimin e traktateve të

fshehta, të vitit 1881 dhe 1889, me mbretin serb Milan Obrenoviq, të cilit iu premtua

fusha e Vardarit dhe gjysma perëndimore e Maqedonisë.

Kjo bëhej me qëllim që Serbia të hiqte dorë nga qëllimet për dalje në Adriatik, të

jepte pëlqimin që sanxhaku i Bosnjë-Hercegovinës të aneksohej, si dhe të gjitha vendet

serbishtfolëse, deri në Zagreb.

Ndërkohë, vlerësohej se pothuajse çdo rritje e Mbretërisë Serbe, çdo shtrirje drejt

detit, sidomos atij Adriatik, çdo lartësim dhe përforcim i ndërgjegjes kombëtare të

popullit të saj, rrezikonte Monarkinë e Dyfishtë, siç njihej ndryshe Perandoria austro-

hungareze.

Brenda kësaj Perandorie janë miliona sllavë dhe, për rrjedhojë “Austro-Hungaria

nuk mund të arrinte në daljen e tyre në det-Trieste dhe Fiumme-pa kaluar përmes

territoreve të banuara nga sllavët e Jugut”.61

Përderisa pansllavizmi kërcënonte integritetin austrohungarez, karakteristika

kryesore e këtij të fundit në Ballkan ishte një shtypje e ashpër e aspiratave kombëtare mes

popullatave të sllavëve të Jugut, që janë banorët e Kroacisë, Dalmacisë e Bosnje-

Hercegovinës.

Ky ishte një kundërshtim i kujdesshëm dhe xheloz ndaj çdo arritje territoriale apo

të burimeve të Mbretërisë së Serbisë dhe një vendosmëri e fortë dhe e pandryshueshme

për të ndaluar shtrirjen serbe drejt Adriatikut. Për këto dhe të tjera arsye, që studiues të

shumtë, mes të cilëve dhe J. Schurman, pohojnë se shkaku i vërtetë luftës mes Turqisë

dhe shteteve ballkanike më 1912 ishte Maqedonia.

E gjendur gjeografisht mes Bullgarisë Greqisë e Serbisë, Maqedonia e vitit 1912,

edhe si një përzierje racash etnike, ishte e destinuar të vepronte si magnet ndaj kombeve

të sapoçliruara, të krishtera të Ballkanit. Maqedonia ka qenë dhe është në udhëkryqet e

gadishullit ballkanik, kësisoj për të shkuar nga Evropa Qendrore në portin e Selanikut të

Egjeut, ose nga deti Adriatik në Stamboll, tregëtarëve gjithmonë u duhej të kalonin

nëpërmes Maqedonisë, për të shmangur rrugët malore.

Madje, edhe Bismarku, i njohur për përbuzjen e tij proverbiale për të gjitha

çështjet ballkanike, e pranonte pozitën e saj strategjike, tek sa shkruante se: “Ata që

zotërojnë luginën e lumit Vardar, janë zotërit e Ballkanit”.62 Po në këtë linjë vlerëson

edhe një autore shqiptare, e cila ka shkruar: “Ky vend me vlera strategjike nga pikëpamja

politike dhe ekonomike, që shtrihej midis Serbisë, Greqisë e Bullgarisë, bënte që secili

prej këtyre tre shteteve të sapoformuara të kishte pretendime territoriale, duke dashur të

60 Luftërat e tjera ballkanike, Vep. përm., 36. 61 Jacob Gould Schurman, Luftërat ballkanike, (Tiranë: Uegen, 2006), 21. 62 A. Michell Rodin, “IMRO and the Macedonian Question”, ( Skopje:1993) 19. Cituar në Glenny, Histori

e Ballkanit 1804-1999, 156.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

22

përvetësonin territore, madje edhe tërë Maqedoninë”63. Nga ana tjetër Fuqitë e Mëdha

ishin të vendosura që Maqedonia të mbetej brenda Perandorisë Osmane për arsyen e

thjeshtë se. “…çfarëdo ndarje e rajonit do të thoshte fundi i Turqisë Europiane.

Maqedonia shërbente si urë tokësore nga Stambolli për në Shqipëri dhe

Bosnje…Gjithashtu, Fuqitë e Mëdha kishin bindjen se Maqedonia nuk mund të ndahej

midis tre shteteve, pasi kjo do të shkaktonte një krizë të madhe, pse jo edhe luftë”64.

Tërë këto fakte të çojnë tek mendimi se, Maqedonia ka qenë një ndër shkaqet e

konflikteve ballkanike. Madje, duke u nisur edhe thjeshtë nga ekzistenca e kësaj krahine

dhe të qenit në atë pozicion specifik gjeografik dhe me atë përzierje popullsishë, për të

gjitha këto ky vend do të bëhej shpesh objekt synimi nga fqinjët për qëllime politike,

ekonomike dhe ushtarake.

Pikërisht lidhur me këto veçori, një përcaktim tejet interesant dhe të qartë për

Maqedoninë jep dhe Edit Durhami, e cila, në librin “Brenga e Ballkanasve” shkruan:

“Maqedonia, po të vihet re, është një term shumë elastik, e cila është përbërë për të

përmbledhur ata vende që të gjithë dëshirojnë për t`i aneksuar. Është një term i lirë, pra

dhe term që të gabon. Unë jam takuar me njerëz që besojnë se ka një racë që quhet

“maqedonas”... E vërteta është se në këtë vend që nuk ka kufij zyrtarë të vetat dhe që

s’ka patur kurrë kufij të qëndrueshëm, jetojnë popuj të gjashtë racave, të cilët të gjithë

kanë pretendime të drejta për ti patur parasysh”.65

Ky përfundim është mjaft origjinal dhe i saktë sepse tregon që në Maqedoni janë

disa popuj të brishtë, me kultura dhe etni të përziera, të cilat bëhen shumë shpesh objekt i

përmbushjes së interesave të vendeve më të fortë apo etnive më solide, që i rrethojnë. E

thënë ndryshe, ato kanë një identitet nacional jo të qëndrueshëm sepse, me luftërat e

ndryshme, ato kalojnë apo bëhen pjesë herë e një shteti, dhe herë e një tjetri, duke u

shndërruar, në këtë kuptim në një burim konflikti të përhershëm. Në çështjen që kemi

zgjedhur për studim, pasojat e kësaj ekzistence dhe të diferencave maqedonase, do të jenë

“shkrepësja që do të ndezë fitilin e konflikteve” dhe luftërave, që do ti ndiejnë jo vetëm

popullsia maqedonase, por të gjithë popujt e Ballkanit!

Ndërkohë, nuk duhet harruar fakti që Kongresi i Berlinit, i Korrikut të vitit 1878,

e la Maqedoninë të katandisur mbase më keq se gjithë të tjerët. Ky kongres, ripërcaktoi

kufijtë e ndarë në mars nga Traktati i Shën Stefanit, ku Turqia Osmane nënshkroi

mundjen. Tashmë, Kongresi i Berlinit e zgjoi nga ëndrra Bullgarinë e Madhe, duke

krijuar një Bullgari autonome, por me shtrirje më të vogël se sa ajo e Shën Stefanit.

“Ndërkohë, Kongresi i Berlinit i la Turqisë nën kontroll Maqedoninë, në këmbim të

premtimeve turke për reforma”.66 Kjo ndarje bëri që atje të shpërthejë kryengritja e

Kresnas e cila, edhe pse u shtyp, megjithatë u kushtoi osmanëve tre vjet për të vendosur

njëfarë pushteti në Maqedoni. Kryengritësit hartuan një dokument të quajtur “Rregullorja

e Komitetit të Kryengritjes Maqedonase”, i cili përcaktonte qëllimet e kësaj kryengritjeje.

Ja çfarë thuhet në preambulën e kësaj rregulloreje: “Dihet fare mirë nga të gjithë

ne, se ky vendi ynë fatkeq, Maqedonia, për shkak të synimeve egoiste të Fuqive të Mëdha,

përsëri i’u la Turqisë në Kongresin e Berlinit. Si rrjedhojë në disa vise të atdheut tonë

kanë ndodhur shumë ngjarje të përgjakshme. Duke dashur që të flakim tej zgjedhën turke,

63 Eva Tafili (Hyskaj), Ballkani përgjatë periudhës moderne. (Tiranë: Progresi, 2005), 143. 64 Po aty, 143. 65 Durham, Brenga e Ballkanasve, 73. 66 Tafili (Hyskaj), Vep. përm., 143.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

23

të gjithë ne u ngritëm më këmbë ashtu si dinim, për t`u flijuar për atdheun...”. Pavarësisht

dhe përtej notave nacionaliste të kësaj preambule koha dhe realiteti treguan se, kjo lëvizje

ashtu si dhe ndonjë tjetër që mund të këtë qenë më e vogël apo sporadike, rezultuan të

pasukseshme. Fillimisht kjo u provua përballë turqve, që kërkonin ti mbanin territoret

maqedonase lidhur pas vetes, si fijen e fundit të shpresës për të qëndruar në Ballkan. Më

pas, ajo u provua përsëri përballë pretendimeve serbe, të nxitura dhe nga politikat e

dinastisë habsburge, greke apo malazeze.

Në të vërtetë, siç është vlerësuar edhe më herët, Traktati (Kongresi) i Berlinit i

kishte dhënë fund “…njërës prej krizave më të gjata dhe më të vështira të Ballkanit”67,

me zgjidhjen pragmatike të çështjes së Maqedonisë. Dhe jo pa arsye. Siç vlerëson autorja

e cituar më parë: “T`ia bashkëngjisje Maqedoninë një vendi tjetër ballkanik ishte tepër e

ndërlikuar, apsi ai ishte një rajon me etnicitet të përzier. Nuk kishte një regjistrim

popullsie të besueshëm dhe hartat ekzistuese nuk përputheshin më njëra-tjetrën”68.

Kjo do të thoshte që ndarja e bërë në Shën Stefan do të zgjonte konflikte të

ashpra dhe, me siguri, luftëra midis bullgarëve, serbëve dhe grekëve që kishin pretendime

përmbi trojet e Maqedonisë!

Lufta e Dytë Ballkanike i vërtetoi mëse qartazi këto pretendime. Sipas studiuesit

E. R. Hooton, “Qeveria pro-ruse e bullgarisë, e drejtuar nga Kryeministri Ivan Geshov

dhe Presidenti i Parlamentit, Stojan Danev, ishin të hapur por Maqedonia mbetej

pengesë të pakapërcyeshme, mendimi për ta marë këtë rajon u kthye në obsesionin

bullgar”69. Rajoni që është sot Maqedonia ishte për një kohë të gjatë zemra e Perandorisë

Osmane në Europë. “Ajo ishte shtëpia e një përzierje komplekse e popujve dhe besimeve

të cilët për qindra vite kanë jetuar së bashku në një paqe relative. Për të qenë të sigurt,

këta njerëz ishin të huaj ndaj dhunës apo formave të ndryshme të saj, vizatuar mbi ta nga

banditët dhe agjentët shtetërorë”70.

Në dekadat e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në të gjithë shekullin e

njëzetë, megjithatë, rajoni u prek në mënyrë periodike nga një konflikte të hidhura që

ishin cilësisht të ndryshëm nga shpërthimet e mëparshme të dhunës. Në librin e tij

“Lidhjet e gjakut”, studiuesi turk Ipek K. Yosmaoglu shpjegon origjinën e këtij ndryshimi

nga “ dhunë sporadike në dhunë sistematike dhe të shpërhapur nëpërmjet historisë sociale

të "Çështjes Maqedonase"71.

Sesa serioze mund të konsiderohet “Çështja Maqedonase”, si një ndër shkaqet për

Luftërat Ballkanike, mjafton të hedhim dhe një vështrim sot tek ky shtet, dhe të

përpiqemi të bëjmë një paralelizëm me realitetin. Në ditët e sotme shteti i brishtë

Maqedonas, dhe pse i vogël në sipërfaqe, është i përbërë prej disa etnish, që përplasen

shpesh duke krijuar incidente, apo preçedente për incidente.

Përpos kësaj të kujtojmë edhe përplasjet e vazhdueshme disavjeçare në fushën

diplomatike me shtetin Grek në lidhje me emrin e Maqedonisë. Edhe në këtë rast një rol

dhe ndikim të pamohueshëm, ka historia e gjatë dhe e ndërlikuar e Ballkanit dhe gjurma e

67 Tafili (Hyskaj), Vep. përm., 144. 68 Po aty, 145. 69 E. R. Hooton, Prelude to The First World War, The Balcan Wars 1912-1913, (U.S.A: Fonthhill Media

Limited, 2014), 27-28. 70 İpek Yosmaoğlu, “Blood Ties, Religion, Violence, and the Politics of Nationhood in Ottoman Macedonia

1878-1908”, (New York: Cornell University Press 2014).69. 71 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

24

pashlyeshme e pushtimeve të stërzgjatura të disa perandorive të shkuara tashmë, si dhe

zvarritja e mungesa e zgjidhjeve të drejta nga Fuqitë e Mëdha!

I. 3. Shenja të reja të destabilizimit të Ballkanit: Kriza Boshnjake e viteve 1908-1909

Sipas studiueses së mirënjohur Margaret Mc. Millian, “në marrëveshjen e vitit

1878, Austro-Hungaria u kompensua në perëndim duke i lënë dorë të lirë në okupimin e

Bosnje-Hercegovinës, nën një suzerenitet nominal të Perandorisë Osmane”72. Qysh në

fund të Shek. XIX Rusia dhe Austro-Hungaria panë si të mundshëm një konflikt midis

tyre, mbi atë çfarë do të mbetej nga territoret europiane të Perandorisë Osmane, kur kjo e

fundit të largohej. “Në vitin 1897, të dy këta shtete arritën në një marrëveshje të

përbashkët, mbi respektimin e gjendjes së status-quo –së, në rajonin e Ballkanit.

Gjithashtu, ata ranë dakort që nuk do të interferojnë apo ndërhyjnë në marrëdhëniet me

jashtë të shteteve ekzistuese të rajonit të Ballkanit. Rusia, premtoi gjithashtu se do të

respektonte të drejtat e Austro-Hungarisë në Bosnje-Hercegovinë”73.

U duk sikur këta dy shtete më në fund u dakortësuan me qëllim për të shmangur

ndonjë konflikt të mundshëm që mund të lindte si rezultat i pretendimeve të njërës apo

tjetrës palë. “Në vitin 1900, Alois Von Aehrenthal, diplomat austriak në Shën Petersburg,

i shkruante me optimizëm Goluçovskit (Goluchowski), Ministrit të Punëve të Jashtme në

Vienë, që Rusia dhe Austro-Hungaria po mësonin ti besonin njëra-tjetrës: Pa besim,

zhvillimet diplomatike në Ballkan do të ishin të pamundura. Çështja më e rëndësishme

është, të intensifikohet procesi i besimit reciprok”74.

Në fakt ky diplomat shpresonte, që të arrihej evnetualisht në një marrëveshje

përsa i takon sferës së influencës së secilit prej këtyre shteteve në Ballkan. Por koha do

të tregonte që shpresat e Aehrentalit do të shuheshin pa mare ende një kuptim dhe formë

konkrete. “Në vitin 1906, nën presionin e nipit të tij Franz Ferdinand (Franc Ferdinand),

Franz Josepph (Franc Jozefi), zhvilloi dy takime të rëndësishme në të cilat, inaguroi një

politikë të re dhe më active për Austro-Hungarinë. Conrad (Konrad) u caktua

Kryeministër ndërsa Aehrental, Ministër i Punëve të Jashtme”75.

Në qarqet diplomatike austro-hungareze besohej gjerësisht se këto ndryshime do

të sillnin ndryshime edhe në politikën e jashtme austro-hungareze, duke rritur influencën

e shtetit dhe duke e bërë më aktiv në pretendimet e veta. Mbi të gjitha, mendohej të

ndërtohej një politikë e jashtme e fuqishme, që do të mund ti bënte ballë influencës së

Gjermanisë e cila, për të thënë të drejtën e kishte lënë në hije këtë të fundit.

Ndërkaq prioritet i Aehrentalit ishte një diplomaci e fuqishme, pa qenë nevoja të

mbërrihej tek armët dhe lufta. “Konrad i cili ishte i mendimit që duhej shkuar tek lufta,

më vonë do ta karakterizonte Aehrentalin si një leshko të kotë dhe tolerues, që mendonte

më tepër për ambiciet e tij nën petkun e një diplomacie ambigue dhe mendjengushtë e

cila sipërfaqësisht dukej e suksesshme dhe pohoi se i pa armët dhe ushtrinë si një

72 Margaret MacMillan, The war that ended peace: How Europe abandoned peace for the First World War,

(London: PROFILE BOOKS LTD 2013), 382. 73 Po aty. 74 A. L. Aehrenthal. Aus dem Nachlass Aehrenthal. Briefe und Dokumente zur Österrreichisch-

Ungarisschen Innen-und Aussenpolitik 1885-1912 (Graz, 1994). Cituar në Margaret MacMillan, The war

that ended peace: How Europe abandoned peace for the First World War, 383. 75 Margaret MacMillan, The war that ended peace…, 383.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

25

ombrellë që duhej lënë e hapur dhe në gatishmëri derisa të niste të binte shiu”76. Një

tjetër bashkëkohës, Bülow (Bulov) shprehej për Aehrentalin se: “Dukej gjithnjë i veshur

mirë…i rezervuar, përtac, pothuajse apatik”77. Politika e tij në fakt kërkonte marrëdhënie

të mira me Rusinë dhe zgjidhje diplomatike të sferës së influencës në Ballkan për të dy

shtetet. Sytë nga Ballkani dhe sidomos nga Bosnje-Hercegovina Austria i hodhi edhe për

faktin se siç shprehet studiuesja M. Mac. Millan: Austro-Hungaria e cila nuk kishte qenë

asnjëherë një fuqi koloniale, më në fund u infektua nga sindroma e inmperializmit dhe

disa përfshirë dhe Konrad, filluan të mendonin për të patur koloni austriake dhe jo vetëm

në Ballkan por mbase edhe në zotërimet aziatike otomane”78.

Ndërkohë në korrik 1908, në Turqi ndodhi një ngjarje e veçantë dhe e

rëndësishme. Një komplot i oficerëve të rinj të ushtrisë osmane, e udhëhequr nga Enver

Pasha, mori kontrollin e Perandorisë dhe shpalli programin e një reforme. Ata e quanin

veten Komiteti për Bashkim dhe Përparim, por ishin të njohur gjerësisht si Turqit e Rinj.

Ky Komitet njoftoi menjëherë për rivendosjen e kushtetutës së vitit 1876, e cila kurrë nuk

kishte shërbyer vërtet si bazë për qeverinë osmane.

Kësaj here qëllimi kryesor ishte për të shtënë ndërmjet popujve të ndryshëm që

ishin pjesë e Perandorisë Shumëkombëshe Osmane, një ndjenjë të identitetit otoman, për

të parandaluar kështu shpërbërjen e mëtejshme të saj që, mesa dukej, do të ishte e

pashmangshme. Turqit e Rinj dukej se ishin të vendosur edhe për të modernizuar forcat e

armatosura osmane.

Për këtë qëllim, ata thirrën ushtarakë të specializuar të ushtrisë gjermane si dhe

britanike për të filluar procesin e reformimit të ushtrisë. Pas një revolte në prill 1909,

Turqit e Rinj zëvendësuan Sulltanin e plakur Abdyl Hamit II. Regjimi i ri e dërgoi Abdyl

Hamitin në mërgim në Selanik. Revolta pati jehonë në të gjithë Gadishullin e Ballkanit.

Austriakët dhe rusët, rivalë për dominimin e pushtetit të madh në Ballkan, u

përpoqën që të realizonin ndërkohë disa nga qëllimet e tyre, përpara se reformat e Turqve

të Rinj të hynin në fuqi. Në shtator 1908 ministri i jashtëm austro-hungarez, Alois

Aehrenthal dhe ministri i jashtëm rus, Aleksandër Izvolski, ranë dakord për të mbështetur

qëllimet reciproke të njëri-tjetrit në Ballkan. Austriakët synonin të aneksonin Bosnje-

Hercegovinën, që e kishin zënë që nga viti 1878, ndërkohë që rusët donin të kontrollonin

ngushticën strategjike që lidh Detin e Zi me Detin Egje.

Përpara se rusët të merrnin sanksionin e Fuqive të Mëdha për objektivat e tyre,

austriakët vepruan në mënyrë të njëanshme. Përmes zhurmës që shkaktoi ky veprim, rusët

e humbën mundësinë e tyre për të vepruar. Kërkesat e tyre që, austriakët të shfuqizonin

aneksimin e Bosnje-Herzegovinës nuk u realizuan. Koncesioni i vetëm që austriakët bënë

ishte tërheqja e garnizoneve të tyre nga sanxhaku i Novi Pazarit.

Kjo krizë mbi aneksimin e Bosnjës ishte një humbje diplomatike për rusët

prandaj filluan të kërkojnë një mjet për të rivendosur pozitën e tyre në Ballkan. Revolta e

xhonturqve bëri që kryeqytetet ballkanike të festonin për fitoren e tyre sepse besonin tek

fryma e re që mund të sillnin Turqit e Rinj. Për një moment u duk sikur popullsitë e

76 Gina Agujari-Kárász, Conrad Von Hoetzendrof, Mein Leben mit Conrad von Hötzendorf: Sein geistiges

Vermächtnis (Leipzig, 1935) 63, 237. Cituar në Margaret MacMillan, The war that ended peace: How

Europe abandoned peace for the First World War, 383. 77 B. Bülow, Memoirs of Prince von Bulow, vol.I, (Boston 1931), 372. Cituar në Margaret MacMillan, The

war that ended peace: How Europe abandoned peace for the First World War, 384. 78 Margaret MacMillan, The war that ended peace…, 385.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

26

Ballkanit, në një Turqi të reformuar, do të ishin më pak të prirur drejt kërkesave të tyre

nacionaliste. Aneksimi i drejtpërdrejtë i Bosnje-Hercegovinës nga Austro-Hungaria më

vonë, në të njëjtin vit, shkaktoi një valë agjitacioni të madh në të gjithë Ballkanin. Serbët

dhe malazezët e perceptuan aneksimin austro-hungarez të Bosnje-Hercegovinës si një

pengesë të madhe për aspiratat e tyre kombëtare. Princi Nikolla bëri thirrje për "sakrifica

dhe gjak" vetëm për të parandaluar aneksimin. Ndërkohë serbët ishin gjithashtu të

vetëdijshëm për dobësinë e tyre relative dhe izolimin, prandaj në përpjekje për të ndrequr

këtë, ata filluan bisedimet të cilat synonin një veprim të përbashkët kundër Monarkisë së

Habsburgëve.

Rezultati i këtyre bisedimeve ishte një aleancë e nënshkruar më 22 tetor të vitit

1908. Qëllimi kryesor i kësaj aleance ishte sigurimi i një kufiri të përbashkët me

sanxhakun e Novi Pazarit, i cili ishte territori osman që ndante Malin e Zi dhe Serbinë,

territor që kishte qenë pushtuar nga Austro-Hungaria që prej vitit 1878. Edhe pse Austro-

hungarezët bënë evakuimin e sanxhakut të mësipërm në vitin 1908, aleanca serbo-

malazeze nuk i mbijetoi dot krizës boshnjake.

Sikletet diplomatike të Rusisë theksuan më tej nevojën për shtetin e Serbisë me

synimin për të gjetur aleatë në Ballkan. Bullgarët ishin të vetmit në Ballkan që morën

disa kënaqësi nga kriza boshnjake. Ata e përdorën aneksimin si një mbulesë për të

shpallur një pavarësi formale nga ana e Perandorisë Osmane. Ndërkaq, bullgarët, me

krizën perceptuan një erozion të mëtejshëm të Marrëveshjes së Berlinit. Një vit pas

revoltës së Turqve të Rinj, një ligë e oficerëve grekë gjithashtu u rebelua dhe solli

rrëzimin e qeverisë.

Qeveria e re greke deklaroi haptazi një politikë më nacionaliste dhe u përpoq për

të përfituar nga kriza ballkanike, duke ngritur menjëherë çështjen e Kretës. Në vitin 1908,

si pasojë e aneksimit të Bosnje-Hercegovinës79 dhe shpalljes së pavarësisë bullgare, në

Kretë ishte njoftuar një bashkim me Greqinë. Kjo qeveri, ishte në gjendje për të kryer

këtë bashkim, por këmbëngulja otomane dhe indiferenca e shfaqur prej Fuqive të Mëdha i

zhgënjyen sërish aspiratat greke. Vitin pasues tërheqja e Komisionit të Fuqive të Mëdha, i

cili kishte kontrolluar Kretën që nga viti 1898, rriti tensionet midis Greqisë dhe

Perandorisë Osmane.

Në vitin 1910 vetëm refuzimi i kryeministrit Venizellos për të vendosur

përfaqësues të Kretës në parlamentin grek parandaloi një luftë tjetër mes grekëve dhe

osmanëve. Traktati i Berlinit i vitit 1878, e la Bosnje-Hercegovinën si mos më keq, duke

ligjëruar aneksimin e saj nga Austro-Hungaria.

L. Trocki (Lev Trotsky) e përshkruan me nota të ashpra këtë sjellje ndaj

Bosnje-Hercegovinës: “Kjo çerdhe grabitqarësh, që e quan veten Perandori Austriake, i

bëri hesapet duke u mbështetur në faktin se çerdhet e tjera të grabitqarëve, të zëna hë për

hë me punët e veta, do ta lejonin këtë uzurpim (aneksimin e Bosnjës) pa kërkuar njohjen e

të drejtës së secilës prej tyre për të marë pjesë në këtë grabitje. Por, duket qartë se krerët

e regjimeve të tjera të tilla dëshironin të merrnin pjesë në këtë pre dhe, që prej disa

79 Aneksimi i Bosnje-Hercegovinës nga Vjena u prit dhe përjetua keq nga opinion nacionalist serb, por jo

vetëm, duke përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me austro-hungarezët. (Për këtë arësye, ministrat e

jashtëm rusë dhe austriakë, të takuar qysh një vit përpara aneksimit të Bosnje-Hercegovinës kishin bërë

një marrëveshje kompensuese, sipas së cilës Austria do të aneksonte Bosnjen në shkëmbim të lëshimeve

ndaj Rusisë që kjo e fundit të kishte dalje në Kanalet. Ndërkohë Austria mori Bosnjen por nuk u lejua të

dilte në Kanalet.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

27

javësh, ia kanë nisur diskutimit me zhargonin e tyre prej hajduti, si hajdutë të vërtetë

madje, për lloj-lloj aneksimesh, kompensimesh, deklaratash, delegacionesh e kështu me

radhë”.80 Ky përshkrim i shkruar nga Trocki, në nëntor të vitit 1908, është një pasqyrë e

qartë se ku kishte arritur absurditeti, ku nuk flitej më për kombe dhe popullsi, por vetëm

për territore dhe interesa të më të fuqishmëve të kohës!

Vendimet e Kongresit të Berlinit bënë që popujt e Ballkanit ti kundërviheshin

Perandorisë Osmane dhe Austro-Hungarisë por, për më keq, popujt ballkanas i’u

kundërvunë njëri-tjetrit!

Në këtë situatë të ndërlikuar u forcua lëvizja çlirimtare e popujve joturq ku,

përpos të tjerash, spikati lëvizja e fuqishme e shqiptarëve, sidomos me veprimtarinë e

njohur në kuadrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e më tej, të cilët kishin ngelur nën

zgjedhën e sulltanit. Po ashtu ngjau edhe me lëvizjen e Sllavëve të Jugut dhe grupeve te

tjera etnike, që ndodheshin nën pushtetin e Austro-Hungarisë. Ka pasur shumë vlerësime

për Bosnjen në raport me synimet e austriakëve në atë kohë. Studiuesi Williamson

shprehej se: Përderisa muslimanët boshnjakë vazhdojnë ende të shohin drejt

Kostandinopojës, Serbët gjithnjë e më tepër hedhin sytë drejt Beogradit. Vetëm kroatët

tregojnë simpati dhe besnikëri për Austro-Hungarinë”81.

Ndërsa në një tjetër vlerësim shkruhej: “Bosnja, për të cilën Franc Jozefi

mendonte se mbante çelësin e përtëritjes së perandorisë së tij, qe aq fatale për dinastinë e

Habsburgëve sa Maqedonia për trashëgimtarët e osmanëve. Për perandorinë Austro-

Hungareze, Bosnja ishte kështjella e re, nga ku ai mund të sundonte mbi jetën politike

dhe ekonomike të Ballkanit Verior. Nëse punët shkonin mirë, Vjena më në fund do të

lidhej me një vijë të pandërprerë hekurudhore në dorë të habsburgëve, nga Selaniku deri

në detin Egje”.82 Nëpërmjet Bosnjes, Franc Jozefi mendonte që të rivendoste në vend

autoritetin austriak në rajonin e Evropës Qendrore, pas humbjeve që kishin pësuar nga

Prusia në betejën e Koniggratz-it.

Kjo ishte si një lloj rivendosje në vend e autoritetit të Monarkisë Dualiste,

sidomos kur dukej qartë që Perandoria Osmane po shkonte drejt perëndimit dhe sigurisht

që duheshin bërë përpjekje për të “mos i vajtur pas”. Ndërkohë Serbia, e dominuar nga

programi i Ilia Garashaninit (Naçertanje, 1844)83, parashikonte një zgjerim territorial të

80 Lev Trotsky, On the Annexation of Bosnia and Herzegovina by Austria, (Bristol: 1965), Cituar në

Glenny, Histori e Ballkanit 1804-1999. 81 S. R. J Williamson, Austria-Hungary and the Origins of the First World War (Basingstoke, 1991), 65.

Cituar në Margaret MacMillan, The war that ended peace: How Europe abandoned peace for the First

World War, 385. 82 Glenny, Vep. përm., 251. 83 Naçertanje, - (“Projekti” ose“Programi”),- e hartuar dhe paraqitur në vitin 1844 nga Ilia Garashanin, së

pari ministër i Brendshëm dhe më pas ministër i Jashtëm dhe Kryeministër i Serbisë. Në thelb të

Naçertanjes qëndronte vetë platforma e politikës nacionaliste serbe, që përmbante synimet e saj pushtuese

në Ballkan, territoret e Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme me synim daljen në detin Adriatik, Bosnje-

Hercegovinës, Malit të Zi dhe zotërimet turke, ku jetonin serbë. Në këtë “Projekt” propagandohej idea e

shtetit të madh serb, e ashtuquajtura “e drejtë shtetërore historike”, sipas së cilës shteti i ri serb duhej të

ishte trashëgimtar i drejtpërdrejtë i Perandorisë mesjetare të Car Dushanit. Ky “Program” mbeti në bazë të

politikës së jashtme serbe në harkun kohor 1844-1918, por edhe më tej, në kohën e qarqeve politike serbe

të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (1918). “Programi” u vu në zbatim sidomos gjatë vitit 1913 (Luftës së

Parë Ballkanike), kohë kur, sipas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, Serbia aneksoi

Kosovën, Dibrën dhe treva të tjera të Shqipërisë lindore. Shih: FESH-3, (Tiranë: Kristalina K-H), 2009,

1803. Shih dhe: Tafili (Hyskaj), Ballkani përgjatë periudhës moderne, 161-162.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

28

saj. Ky program u bë udhëheqës i veprimtarive në fushën e politikës së jashtme të vendit.

Ky dokument njihet si “bibla e nacionalizmit serb”. 84 Ai vinte në dukje faktin që

ekspansioni serb do nënkuptonte jo vetëm shkatërrimin e Perandorisë Osmane (pjesës

evropiane), por edhe një konflikt të mundshëm kundër Austrisë, e cila po përgatitej të

merrte frenat e zotërimeve turke në Ballkan. Sipas këtij programi Serbia duhej të merrte

lavdinë e dikurshme të mbretërisë së Stefan Dushanit.

Por, në kufijtë e kësaj Perandorie të Re “Naçertanje-s”, do të hynin shumë vise të

vendeve fqinje, duke përfshirë këtu Shqipërinë e Veriut dhe Kosovën, që ministri serb e

kishte pagëzuar me emrin “Serbia e Vjetër”.85

Ky synim u justifikua dhe përforcua me faktin e aneksimit të Bosnjes dhe

Hercegovinës nga Austro-Hungaria në vitin 1908 dhe synimi i saj për t’i siguruar vetes

dalje në Detin Egje, pikërisht në rajonin e Selanikut. Monarkia Austriake e bëri këtë

sepse dhe situata në atë moment ishte në favor të saj, për të mos lënë pa përmendur dhe

mbështetjen e Gjermanisë.

Sipas studiueses Mac.Millan, “Kur Princi Ferdinand vizitoi Budapestin në fund

të shtatorit 1908, Aehrentali i parashtroi se situata mund të ndryshonte shumë shpejt në

rajonin e Ballkanit dhe sugjeroi që Bullgaria po shihte nga vetja. Ai nuk i tregoi

Ferdinandit se Austro-Hungaria po planifikonte të aneksonte Bosnje-Hercegovinën më 6

Tetor dhe Ferdinandi, i cili jo më kot njihej si dhelpra, nuk i tregoi atij se Bullgaria do të

shpalllte pavarësinë, pikërisht një ditë më parë”86.

Një ditë më pas Austro-Hungaria do të shpallte aneksimin e Bosnjë-

Hercegovinës dhe parashtroi se aneksimi gëzonte edhe mbështetjen e plotë të Rusisë.

Shteti Austriak arriti deri atje sa deklaroi që: “Nuk e njihte më pushtetin e sulltanit në

këtë vend dhe se do ta shkëpuste nga perandoria, atëherë zjarrit ju hodh vërtetë

benzinë”. 87 Austria, madje e përforcoi pozitën e saj në Ballkan pa i dhënë ndonjë

kompensim Rusisë, ndërsa kjo e fundit, në atë kohë ishte tejet e paaftë, në pikëpamje

ushtarake, për t’i bërë ballë një Austrie, e cila mbështetej nga Gjermania.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Rusia nuk gëzonte as përkrahjen e Francës dhe

Britanisë të cilat, me qëndrimet e tyre, kishin treguar qartë se nuk do të angazhoheshin në

një luftë në interes të Serbisë. Këto qëndrime bënë që, në fund të Marsit të vitit 1908,

Rusia të njohë aneksimin e Bosnje-Hercegovinës.

Në fakt, ky aneksim, në vend që të shërbente për një zgjidhje të çështjes apo

qetësim të popullsisë sllave të jugut, çoi në një acarim të mëtejshëm të situatës. Por, e

thënë më thjeshtë, kjo krizë u zgjidh nëpërmjet diplomacisë pa nevojën e luftës.

Por, M. Gleni (M. Glenny), duke i`u referuar historianit anglez A. J. P. Teilor (A.

J. P. Taylor) i cili, duke vlerësuar Kongresin e Berlinit të thirrur për “të zgjidhur” Krizën

e Madhe Lindore, vërente se: “Maqedonia dhe Bosnja, dy rezultatet më të mëdha të

Kongresit, përmbanin të dyja fazën e katastrofës së ardhshme”88. Në janarin e vitit 1909,

Austria forcoi pozitën diplomatike përmes një marrëveshje me Turqinë, me të cilën

84 Aleks Buda, Shkrime Historike, Vëllimi 2, (Tiranë: 1986), 29. 85 Po aty, f. 30. 86 W. C. Bridge, Isvolsky, Aehrenthal and the end of the Austro-Russian Entente, 1906-1908, (1976), 339.

Cituar në Margaret MacMillan, The war that ended peace: How Europe abandoned peace for the First

World War, 397. 87 Ferdinand Schevill, Ballkani, historia dhe qytetërimi, (Tiranë: Uegen, 2002), 371. 88 Glenny, Vep. përm., 635-636.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

29

qeveria otomane njohu aneksimin e Bosnjes dhe Hercegovinës nga Austria, në këmbim të

një kompensimi monetar. Nga ana tjetër, që më 1906, me Serbinë, ishte zhvilluar “Lufta e

derrave” dhe bllokada tregtare. Serbia nuk mundi të gjejë mbështetje pas Rusisë e cila

ushtarakisht ishte e tepër e dobët për të përballuar një luftë në atë kohë.

Ndërkaq, Qeveria liberale e Britanisë ishte e zënë me legjislacionin social, ndërsa

në Francë, qeveria e Klemansoit ishte tërësisht anti-gjermane, kjo e fundit qëndronte

prapa Austrisë, pavarësisht rezervave.

Kriza Boshnjake forcoi Aleancën Dualiste ndërmjet Gjermanisë dhe Austro-

Hungarisë. U përkeqësuan gjithësesi marrëdhëniet me Italinë, aleatin e tretë në Aleancën

Tripalëshe. “Në vjeshtën e vitit 1909, Mbreti Italian Viktor Emanueli III, priti Carin dhe

Izvolvskin në Racconigi, në verilindje të Italisë”89. Gjithësesi Austro-Hungaria kishte

“armiq të tjerë më të rëndësishëm” se Italia për momentin.

Pavarësisht zgjidhjes paqësore dhe suksesit diplomatik nga ana e Austrisë dhe

Gjermanisë, në rrafshin e reputacionit ndërkombëtar ato pësuan humbje ashtu si dhe në

sferën e interesave, sepse braktisën sanxhakun strategjik të Novi Pazarit.

Duhet theksuar edhe diçka mjaft delikate dhe në interes të këtij studimi, se për

Monarkinë Austriake kjo zgjidhje ishte një “thikë me dy presa”. Nga njëra anë, Austria e

realizoi qëllimin e saj, që ishte aneksimi i kësaj krahine dhe, me faktin e kryer, e detyruan

si Serbinë dhe Rusinë të “kapitullojnë” përballë këtij realiteti.

Por, ana tjetër e medaljes ishte fakti që, do të bëhej shumë e vështirë për Austrinë

të administronte apo qeveriste këto krahina, kjo për arsyen se vetë sllavët e Jugut ishin

kundër këtij aneksimi.

Rusia, do ta shfytëzonte këtë fakt për “të marrë hak”, duke nxitur një qëndresë të

popujve ballkanikë ndaj Monarkisë së Habsburgëve. Të tëra këto arsye, shtruan përpara

Serbisë tezën nëse mundej ajo t’i bënte ballë Austro-Hungarisë!

Në vitin 1909 Lidhja Ruso-Serbe bëhet në mënyrë të veçantë më e fortë, pasi si

Ambasador i Rusisë në Serbi emërohet Nicholas Hartwig (Nikolas Hartvig) njër

përkrahës i hapur i politikës active ruse në Ballkan. “Hartvig i cili do të mbante këtë

pozicion deri në vitin 1914, fitoi shumë shpejt një pozitë të rëndëishme dhe me influencë

në Serbi, sidomos sepse ai inkurajoi së tepërmi pretendimet e serbëve për Serbinë e

Madhe”90. E gjithë kjo situatë, i frymëzoi qarqet drejtuese të Serbisë të mendonin për një

zgjerim territorial të saj në drejtim të zotërimeve turke në Europë, në radhë të parë të

Maqedonisë dhe të rajoneve të tjera në Shqipëri etj.

Kësisoj, në përmbyllje mund të thuhet se çështja e Bosnjes, në këndvështrimin e

historianit M. Gleni (M. Glenny), “…në fillim ngjalli krizën e vitit 1908 dhe më pas ndezi

fitilin e shpërthimit të Luftës Botërore më 1914, e cila solli shembjen e monarkisë

habsburge”91.

Mirëkuptimi dhe besimi që pretendonte Aehrentali të ngallte mes dy vendeve në

kohën kur ai ishte ambasador nuk erdhi asnjëherë. Jo vetëm kaq, por pas rreth tre vitesh

paqeje kriza më e madhe do të pasonte, dhe ajo do kishte përmasa botërore: “Lufta e

89 Margaret MacMillan, The war that ended peace…, 397. 90 Barbara Jelavitch, Russia`s Balcan Entanglements, 244; Hantsch, Leopold Graf Berchtold, 33;

Neklyudov, Diplomatic Reminisences, 46-50; Gieslingen, Zwei Jahrzehnte im Naben Orient, 253. Cituar

në Margaret MacMillan, The war that ended peace: How Europe abandoned peace for the First World

War, 410. 91Glenny, Vep. përm., 635-636.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

30

Madhe”92.

I. 4. Lufta e Tripolit dhe aspiratat kombëtare të popujve të Ballkanit

Duke bërë portretizimin e sundimit dhe të qeverisjes osmane, si dhe të gjendjes

ekonomike të ulët në rajonin e Ballkanit të periudhës osmane, një autor i përshkruan ato

me ngjyra tejet të errëta: “Si një krimb i pabesë... volli vrer kudo... ankthin e tradhtisë...

me kthetrat shkatërrimtare të pabesisë... kthetra që e vunë vetëdijen tonë nën zgjedhën e

hakmarrjes së tij... një qeverisje e ligë... poshtërsia e kësaj mënyre të qeverisuri i la nënat

të veja, fëmijët jetimë, fshatin në mjerim e skamje, ktheu inteligjencën në një tufë

lajkatarësh, pushtetin në tirani dhe pabesi, ushtarët dhe njerëzit në instrumenta shtypjeje

dhe ligësie, i ktheu njerëzit në lypsarë, zyrtarët në ziliqarë dhe hajdutë, i lidhi familjet pas

mjerimit të varfërisë, nderin e burrave pas burgjeve dhe kërkuesit e lirisë pas zinxhirëve

të skllavërisë”.93 Rajoni i Ballkanit dhe sidomos vendet që u shkëputën të fundit nga

perandoria turke, trashëguan nga sundimi osman një nivel shumë të ulët ekonomik.

Pjesa më e madhe e popullsisë jetonte në fshat, ekonomia e tregut ishte në një

fazë amullie, mungonte infrastruktura, për të mos harruar që pjesa më e madhe e

popullsisë ishte analfabete.

Aty nga fundi i dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XX ishte bërë e qartë se ditëve

të Perandorisë Otomane në Ballkan po u vinte fundi. Por, në thelb kjo rënie dhe përbërja

e saj e kishte zanafillën qysh më herët.

Ajo duhej kërkuar qysh atëherë kur, ndërsa kriza marokene ende tërhiqte

vëmendjen e Fuqive të Mëdha dhe, italianët e kishin kuptuar se marrëveshja që ata kishin

bërë me Francën që në dhjetorin e vitit 190094, ishte e duhura. Sipas studiuesit turk

Mehmet Maksudoĝlu: “Në fakt Franca dhe Britania kishin pushtuar pjesën më të madhe

të tokave muslimane në Afrikën e Veriut dhe atmosfera politike ishte e favorshme për një

aventurë italiane në Tripolitania (Libi), ku kishte dhe shumë tregtarë italianë. Franca

ishte e gatshme që në vitin 1900 të pranonte epërsinë e Italisë mbi Tripolitaninë, në

këmbim të pranimit nga ana e Italisë të pushtimit francez të Marokut”95. Ndërsa Stanford

Shaw dhe Ezel Kural Shaw konkludojnë se: “Në vitin 1909, Italia i dha mbështetjen e saj

kërkesës këmbëngulëse të Rusisë për liri lundrimi në ngushticat e Stambollit dhe

Çanakkalesë (Dardaneleve) me shpresën se kjo do ta bindte Rusinë të mbështeste

pushtimin Italian në Tripolitani”96.

Në këmbim të marrëveshjes për dorë të lirë, që i lanë Francës në Marok, italianët

tashmë synonin të arrinin një fitore të ngjashme me atë të francezëve në lidhje me

provincat afrikano-veriore të Tripolitanisë dhe Kirenajkës, të cilat ishin ende pjesë e

Perandorisë Otomane.

Italia kishte besim dhe, në fakt rezultoi të ishte e vërtetë që, Austria dhe

Gjermania nuk do ta kundërshtonin këtë synim Italian vetëm për të mos prishur Aleancën

92 Lufta e Parë Botërore njihet edhe si “Lufta e Madhe” (The Great War). 93 George Gayrich, Gjysmëhëna dhe shqiponja, 235. 94 Sipas autorit Edwin E. Jacques, në vitin 1900, Ismail Qemali (Vlora), ishte emëruar Guvernator i

provincës libiane të Tripolitanisë, kohë kur atij i kishte rënë në vesh qëllimi i vërtetë i sulltanit konservator

për ta internuar sërish. (E.E. Jacques, Shqiptarët, Vëll I, Tiranë: KARTË E PENDË, 1996, 466). 95 Mehmet Maksudoĝlu, Historia Osmane dhe Institucionet, (Tiranë: ALSAR, 2013), 554. 96 S. J. Shaw, and E. K. Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey…, 289.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

31

Tripalëshe. Në tetorin e vitit 1909, Italia e kishte forcuar më tej pozicionin e saj

diplomatik, duke sigururar pëlqimin e Rusisë për marrjen e Tripolitanisë, në këmbim të

mbështetjes së Italisë për ndryshimet që dëshironte të bënte Rusia në Konventën mbi

Ngushticat. Nga ana tjetër pozita ushtarake e osmanëve në Libi ishte e lëkundur. “Vetëm

4.200 trupa ushtarake turke, të mbështetura vetëm virtualisht nga flota navale përballë

34.000 trupave ushtarake italiane”97.

Më datën 28 Shtator 1911, italianët papritmas i dorëzuan Kostandinopojës një

ultimatum, ku kërkohej që qeveria otomane, brenda njëzetë e katër orëve, të binte dakort

për një pushtim të menjëhershëm të Tripolitanisë nga ana e Italisë. “Qëllimi ishte që ky

ultimam të refuzohej”98. “Përgjigja çuditërisht pajtuese nga otomanët e cila siguroi

italianët për zgjerimin ekonomik të interesave në Tripoli dhe Kirenajka (Cyrenaica) nuk

pati shumë dobi, sepse vendimi për të pushtuar ishte marrë tashmë”99. Njëzetë e katër orë

më vonë nga ultimatumi, pa marë parasysh përgjigjen e Turqve, “pra më 29 Shtator

1911, me pretekstin se nënshtetasit e saj trajtoheshin keq atje, Qeveria Italiane i shpall

luftë Tripolitanisë”100.

Trupat italiane pushtuan brigjet por fillimisht nuk arritën të futeshin më tej, pasi

Sulltan Abdyl Hamiti duke e ditur qëllimin e Italisë mbi Tripolin, “…kishte krijuar një

njësi prej 5000 ushtarësh të përbërë nga kulloglijje101 dhe vullnetarë të popullsisë lokale.

Gjithashtu edhe Rexheb Pasha kishte formuar një njësi kalorsiake prej 1200 kalorësish të

përbërë nga kulloglijje, duke siguruar në këtë mënyrë mbrojtjen e vendit në rast të ndonjë

sulmi të papritur Italian, deri sa të mbërrinte ushtria Italiane”102. Koha do të tregonte se

përpjekjet e osmanëve nuk do të rezultonin të suksesshme.

Kështu, më 5 nëntor, italianët ata shpallën aneksimin e këtyre trojeve, të cilat i

quajtën Libi, që në të vërtetë ishte emri i lashtë greko-romak për këtë rajon të Afrikës

Veriore.

Si për të dëshmuar këtë fakt, studiuesja Miranda Vikers (Miranda Wickers) ka

shkruar se, “Shpërbërja e Perandorisë Osmane filloi në të vërtetë kur Italia i shpalli luftë

Portës në shtator 1911, me shpresën për të zaptuar Tripolitaninë (Libia e sotme)”103. Kjo

u pa më e llogjikshme nga Italianët sepse pikërisht këtu, në këtë hallkë forcat osmane

ishin “…lehtësisht të thyeshme, qëkurse provinca ishte thuajse e pambrojtur”104.

Emergjenca e një rreziku që po afrohej në Ballkan i ndryshoi totalisht kalkulimet

që kishin bërë osmanët deri në atë moment. “Rreziku i zhvillimit të dy fronteve lufte,

detyruan negociatorët osmanë që heqin dorë nga konflikti më i vogël për momentin duke

u pajtuar me kushtet e italianëve. Një marrëveshje përfundimtare u arrit më 18 Tetor

1912, por ditët e armiqësive shumë më të mëdha filluan në Ballkan”105.

Zgjidhja e imponuar nga italianët e lejoi palën osmane që “të shpëtojë fytyrën”

dhe të ruajë pretendimin e sovranitetit. “Sulltani osman caktoi një mëkëmbës dhe qādī

97 Rogan, Vep. përm., 15. 98 Ultimatum from Italy to Turkey Regarding Tripoli, “American Journal of International Law 6/1 (January

1912), 11-12. 99 The Turkish Reply to Italian Ultimatum Regarding Tripoli. Po aty, 12-14. 100 Maksudoĝlu, Vep. përm., 554-555. 101 Kuloĝlu-të lindur nga martesa midis ushtarëve turq dhe grave të vendit 102 Maksudoĝlu, Vep. përm., 557. 103 Miranda Wickers, Shqiptarët një histori moderne, (Tiranë: Bota Shqiptare, 2008), 108. 104 Po aty. 105 Sukru Hanioglü, Vep. përm., 170.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

32

për të zbatuar sharī`a dhe njoftoi dhënien e autonomisë në territoret e: Tripolit, Barbarit

dhe Kirenajkës. Por në realitet Tripoli u bë një koloni italiane. I fundit zotërim otoman në

Afrikë ishte humbur”106. Po sipas kësaj marrëveshjeje e cila u nënshkrua në Lozanë të

Zvicrës, Turqit bënë paqe me Italinë dhe ranë dakort të tërhiqnin trupat nga Tripolitania

dhe Kirenajka.

Ky vendim i`u imponua atyre jo vetëm prej sukseseve të italianëve në fushën e

betejës, por dhe prej një sulmi të ri që po përgatitej mbi Perandorinë Otomane, kësaj here

prej vendeve ballkanike.

Lidhur me këtë ngjarje historike që i detyroi osmanët të tërhiqeshin nga kjo zonë,

studiuesja tjetër e çështjeve shqiptare dhe ballkanike të kësaj periudhe, N. Clear (Nathalie

Clayer) ka shkruar: “Sigurisht shtetet ballkanike përfituan nga dobësia e shtetit Osman e

krijuar jo vetëm nga Lufta e Tripolitanisë, por gjithashtu edhe nga kryengritjet në

Ballkan dhe nga gjendja e re që ato kishin krijuar”107.

Në anën tjetër, Fuqitë e Mëdha si, Franca dhe Britania nuk është se ishin shumë të

interesuara për fatin e kësaj popullsie apo të këtyre trojeve, të cilat ishin pothuajse të

shkreta, sesa për faktin se çdo goditje mbi Perandorinë Otomane ishte precedent për

nisjen e Krizës Lindore.

Kurse Gjermania dhe Austria kishin frikë se, ky sulm italian do shërbente si nxitje

për një sulm rus apo të vendeve ballkanike mbi Turqinë. Koha tregoi se ajo që Fuqitë e

Mëdha i trembeshin ndodhi. Pavarësisht kontradiktave Fuqitë ballkanike u bashkuan, për

të krijuar një aleancë kundër Turqisë.

Në tablonë e diplomacisë ndërkombëtare Lufta e Tripolitanisë, konsiderohet si një

shtysë e popujve ballkanikë në luftën për pavarësi nga Turqia. Të gjitha shtetet

ballkanike, me përjashtim të Rumanisë, ishin në kufi me Perandorinë Osmane dhe të tërë

ishin të prirur për të marrë toka prej zotërimeve të saj.

Rusët, për një kohë të gjatë, patën kërkuar të formonin një koalicion të vendeve

ballkanike, por deri në atë moment kjo nuk kishte qenë e mundur. Nuk qe e mundur për

shkak të rivaliteteve dhe qëndrimeve të skajshme të vetë ballkanasve midis tyre, si dhe

frika se mos ndihma ruse do të shndërrohej në arsye për të rënë nën një tjetër zgjedhë,

kësaj radhe jo myslimane, por ortodokse ruse. Është e lehtë të vërtetohet se, në çdo

moment ekzistonte frika e ballkanasve për shndërrimin në pengje të Rusisë.

Sulmi italian mbi Tripolitaninë arriti atë rezultat që nuk kishte mundur të arrijë

për një kohë të gjatë diplomacia ruse. Ndërkohë që, një pjesë e rëndësishme e ushtrisë

turke ndodhej në Afrikën e Veriut, shtetet ballkanike panë një mundësi apo një situatë të

favorshme për të realizuar ambicjet dhe planet e tyre ndaj Perandorisë Osmane.

Studiuesi turk M.S. Hanioglü lidhur me këtë shprehej: “Një aleancë ballkanike

kundër Perandorisë Osmane ka qenë një ndër zhvillimet më të papritura të fillimit të

shekullit të njëzetë. Armiqësitë e vazhdueshme të serbëve, bullgarëve dhe grekëve dhe

papajtueshmëria apo kundërshtitë e aspiratave të tyre për Maqedoninë qëndronin,

gjithësesi për habinë e çdokujt ata krijuan një aleancë trepalëshe edhe pse e

papërfytyrueshme”108.

Ndërkohë osmanët i kishin shtuar përpjekjet për të parandaluar atë çfarë po

ndodhte. Po sipas këtij autori Sulltan Abdyl Hamiti i II kishte tentuar të formonte një

106 Sukru Hanioglü, Vep. përm., 170. 107 Nathalie Clayer, Fillimet e nacionalizmit shqiptar, (Përkthim). Tiranë: Përpjekja, 2009), 632. 108 Sukru Hanioglü, Vep. përm., 170.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

33

Lidhje Ballkanike me Greqinë, Serbinë dhe Rumaninë për të frenuar rritjen e Bullgarisë,

e cila në sajë të reformave të gjera ushtarake, ishte në rrugën për tu bërë një fuqi e madhe

në rajon.

Serbët duke parandjerë ndryshimin e situatave në rajon, i sabotuan planet e

Sulltan Abdyl Hamitit dhe formuan një Aleancë me Bullgarinë në vitin 1904. “Ndërkaq

edhe kur në pushtet erdhën Turqit e Rinj, edhe ata i vazhduan përpjekjet kur në vitin

1908, u përpoqën të shfrytëzonin krizën mbi aneksimin e Bosnje-Hercegovinës për të

tërhequr Serbinë në një aleancë me Malin e Zi dhe Perandorinë Osmane kundër

Bullgarisë dhe Austro-Hungarisë, por pa sukses”109.

Kështu, pas këtij angazhimi të trupave turke në Afrikë dhe ndikimit të

diplomatëve dhe agjentëve rusë, shtetet ballkanike, me përjashtim të Rumanisë, u

mblodhën në një aleancë dhe panë për herë të parë të shtrohej në tavolinë mundësia e

rivendikimit ndaj zgjedhës disashekullore otomane.

N. Malcolm lidhur me këtë luftë ka shkruar: “Vetëm shpallja e luftës: Italia

kundër Perandorisë Osmane në shtatorin e atij viti, që pasoi pas pak me pushtimin e

Tripolit dhe të një pjese të bregdetit të Libisë nga forcat italiane, i bindi krerët kosovarë

se çdo lloj kryengritjeje në atë çast, do të lehtësonte vetëm pushtimet e shteteve të tjera në

Ballkan. Prandaj, vendosën që ta presin rastin e volitshëm”110.

Një këndvështrim mjaft origjinal dhe të veçantë ka Ismail Qemali i cili, në

përfundim të një analize për këtë luftë shkruante: “Aneksimi Italian i Tripolit tregoi se

parimi i tërësisë tokësore të Perandorisë Osmane nuk respektohej më. Tani ishte për t`u

dëshmuar në se shtetet ballkanike do të qëndronin të qeta”111.

Si rrjedhojë mund të themi se me zhvillimin e këtij konflikti, asgjë nuk do të

ishte më si më parë, në diplomacinë e përgjithshme europiane. Autorët Dominik Geppert,

William Mulligan dhe Andreas Rose në librin e tyre: “Luftërat përpara Luftës së Madhe

shprehen ndër të tjerash se, “Midis viteve 1911-1914, konflikti ndërmjet Italisë dhe

Perandorisë Osmane, së bashku me Luftërat Ballkanike që e pasuan, transformuan

politikat europiane”112. Në rrjedhën e Shek. XIX nacionalizmat zunë vend ndërmjet

aspekteve etnike dhe religjioze të disa prej vendeve të Europës Juglindore. “Fuqitë e

mëdha europiane i inkurajuan fuqimisht këto lëvizje nacionaliste kur nisën të shikojnë të

afërme, rënien e Perandorisë Osmane, duke krijuar kështu shtete satelite klienteliste”113.

Ndërkaq, këto shtete: Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria, filluan të hedhin

sytë, drejt marrjes së territoreve që ishin pjesë e Perandorisë Osmane në Ballkan. “Çdo

shtet kishte ambiciet e tij në territoret e mbetura nën Perandorinë Osmane në Ballkan- në

Shqipëri, Maqedoni dhe Thrakë”114.

Në rajonin e Ballkanit, bullgarët ishin të parët të cilët shkelën Traktatin e Berlinit

të vitit 1878. Pak vite më pas, në vitin 1885, në mënyrë të njëanshme ata shpallën

bashkimin e Bullgarisë me Rumelinë lindore. Megjithë këtë Fuqitë e Mëdha nuk

109 Sukru Hanioglü, Vep. përm., 170. 110 Noel Malcolm, Kosova një histori e shkurtër. (Përkthim). Tiranë: Koha Ditore dhe Shtëpia e Librit.,

2001), 319. 111Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar, Vëll.II, (Tiranë: TOENA, 2002), 461. 112 Dominik Geppert, William Mulligan Andreas Rose, The Wars before the Great War: Conflict and

International Politics before the Outbreak of the First World War, (United Kingdom: Cambridge

University Press May 2015), 4. 113 Rogan, Vep. përm., 18. 114 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

34

kundërvepruan në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj bullgarëve, vetëm me qëllimin për të

ruajtur të pacënuar marrëveshjen e Berlinit. Ndërsa Serbia, gjithsesi, me disa përkrahje

nga aleati i saj Austro-Hungaria, e sulmoi Bullgarinë më vonë, por në të njëjtin vit. Në

këtë luftë, e tëra serbo-bullgare, bullgarët e mbrojtën me sukses bashkimin e tyre, duke i

sprapsur serbët agresorë, aq sa rrezikuan pushtimin e Serbisë.

Vetëm ndërhyrja e Austro-Hungarisë parandaloi një pushtim bullgar të Serbisë.

Armiqësia mes këtyre dy shteteve sllavo-ballkanike krijoi një hendek dhe pengesë në

çështjen e bashkimit të ballkanasve kundër marrëveshjes së Berlinit dhe Perandorisë

Osmane.

Marrëdhëniet midis Malit të zi dhe Serbisë gjithashtu nuk ishin të favorshme në

drejtim të realizimit të bashkimit kombëtar. Rivalitetet dinastike dhe lokale i penguan

këto dy shtete për organizimin e një përpjekjeje të përbashkët panserbe kundër

osmanëve. Ideja e një aleance ballkanike hidhet përsëri në vitin 1860, kur qeveria serbe

siguroi strehim dhe ndihma për revolucionin në zonat bullgare.

Në vitin 1881, nga pala greke, u propozua një aleancë bullgare-greke-serbe, por

as Serbia dhe as Bullgaria nuk u përgjigjën në mënyrë entuziaste dhe në kohë. Shtetet

sllave qëndruan mënjanë nga bashkëfetarët e tyre grekë për shkak të mungesës së

interesit në aspiratat greke në Aegean dhe për shkak të rivalitetit me grekët përtej

Maqedonisë. Në vitin 1897 bullgarët dhe serbët arritën një marrëveshje për

bashkëpunimin në çështjen e Maqedonisë.

Ndërsa, në të njëjtin vit, grekët bënë përpjekjen e dytë për shkeljen e arritjeve të

Traktatit të Berlinit, në përpjekjet për të aneksuar Kretën. Kjo luftë përfundoi brenda 30

ditëve me fitoren e osmanëve dhe thyerjen e tentativës së dytë të palës greke. Në këto

rrethana, Fuqitë e Mëdha, sidoqoftë, ndërhynë për të parandaluar Kostandinopojën të

realizonte një përfitim kuptimplotë nga kjo fitore dhe për të ruajtur marrëveshjen e

Berlinit.

Ato, gjithashtu, zbarkuan trupat e tyre në Kretë si një masë për të parandaluar

vendosjen aty të grekëve, si dhe masakrat greke ndaj myslimanëve. Në këto rrethana

grekëve të poshtëruar iu desh të hiqnin dorë nga disa pika përgjatë kufirit të tyre në

Thesali në favor të turqve. Megjithatë, Kreta mori autonominë nën kujdesin e një

komisioni të Fuqive të Mëdha, por i’u ndalua bashkimi me Greqinë. Dështimi i grekëve

tregoi vështirësinë që kishte çdo shtet i Ballkanit në përballjen e drejtpërdrejtë me fuqinë

e Perandorisë Osmane. Kjo ngjarje bëri që edhe shtetet e tjera të Ballkanit të shihnin me

mosbesim aftësitë e ushtrisë greke.

Pas kësaj, bullgarët kthyen shikimin drejt Thrakës, grekët drejt ishujve të Egjeut,

veçanërisht në Kretë dhe Epir. Ndërkohë serbët i’u drejtuan Bosnjë-Hercegovinës, dhe

malazezët pjesës veriore të Shqipërisë, si vende të aspiratave të tyre. Vilajetet otomane të

Selanikut dhe Manastirit përbënin rajonin më pjellor të gadishullit të Ballkanit. Të trija

shtetet e krishtera ortodokse e konsideruan Maqedoninë si trashëgiminë e tyre, duke u

bazuar në pretendimet e ndryshme të natyrës kulturore, historike dhe gjuhësore.

Në zanafillë, çështja e Maqedonisë u bë problem për herë të parë në vitin 1870,

kur qeveria ruse i bëri presion turqëve otomanë për të lejuar formimin e një kishe

ortodokse bullgare të pavarur nga patriakana greke, në Kostandinopojë. Sipas Misha

Glenit: “Sllavët e Maqedonisë kishin anuar nga kisha bullgare pas themelimit të saj më

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

35

1870. Megjithatë, në të njëjtën kohë, sllavët e Maqedonisë e quanin veten maqedonas”115.

Traktati i Shën Stefanit ishte ai që, në mars 1878, krijoi një Bullgari të Madhe, e cila

përfshinte edhe Maqedoninë. Ndërsa, vetëm tre-katër muaj më pas, në korrik 1878, ky

Traktat e rishikoi këtë marrëveshje dhe e riktheu Maqedoninë nën kontrollin Osman. “Që

nga Kongresi i Berlinit e deri në kohën e Luftërave Ballkanike të viteve 1912-1913,

Maqedonia ishte më enigmatikja, më e bindura dhe më e pakuptueshmja”116.

Gjatë gjithë pjesës së mbetur të shekullit të nëntëmbëdhjetë, bullgarët, grekët

dhe serbët kontestuan midis tyre kontrollin e Maqedonisë nga turqit otomanë. Grupi më i

madh revolucionar, maqedonas, i emërtuar IMRO (Organizata Revolucionare

Maqedonase) u organizua në Selanik në vitin 1893. Ajo miratoi sloganin, "Maqedonia

për maqedonasit" dhe, në të vërtetë, fillimisht mbështeti idenë e një Maqedonie autonome

në kuadër të Perandorisë Osmane se sa aneksimin e saj nga Bullgaria.

Për t'iu kundërvënë IMRO-s, qeveria Bullgare në vitin 1895 krijoi Komitetin e

Lartë apo Organizatën e Jashtme. Kështu, ishte e dukshme që, orientimi i IMRO ishte

qartazi me orientim për nga Sofja.

Ndërkaq, në vitin 1895117, grekët krijuan organizatën e tyre të quajtur “Ethniki

Hetaria”, për qëllime të mëtejshme nacionaliste në Maqedoni. Po ashtu, serbët kishin

krijuar qysh në vitin 1886, Shoqërinë e Shën Savës. Të gjitha këto krijesa kishin qëllime

arsimore dhe propagandistike. Njëherazi ato shërbyen gjithashtu, si detaje suplementare

për krijimin e organizatave ushtarake.

Për të mos mbetur pas, autoritetet osmane armatosën nga ana e tyre elementët e

favorshëm për ta në popullsi dhe promovuan hapjen e shkollave dhe të fesë islame. Lufta

për Maqedoninë e ndezur midis shteteve të Ballkanit, krijoi një hendek që pengoi e vonoi

krijimin e një aleance të mundshme të bashkuar të shteteve ballkanike kundër osmanëve.

Nga ana tjetër malazezët dhe serbët aspiruan drejt sanxhakut (qarkut) të Novi

Pazarit të pushtuar nga austro-hungarezët. Ky sanxhak ishte pjesë e provincës osmane të

Kosovës, që ndante Malin e Zi nga Serbia. Novi Pazari kishte një popullsi të përzier, të

përbërë nga shqiptarë, serbë dhe myslimanë sllavo-folës.

Mali i Zi dhe Serbia e quanin Kosovën “Serbia e Vjetër” për arsyen se ajo ishte

vendndodhja e betejës epike të vitit 1389, ndërmjet një ushtrie të përzier serbe dhe

shqiptare etj, me pushtuesit osmanë. Kjo zonë kishte një popullsi të madhe shqiptare,

ashtu si dhe serbë dhe “përzierjen e zakonshme ballkanase” të turqve, vllehëve, romëve

dhe të tjerë.

Nga ana tjetër Serbia donte të realizonte ëndrrën e saj të vjetër për dalje në

Adriatik. “Planet e Putnik asnjëherë nuk u inkorporuan në endrrën serbe për të dalë në

det, dhe ai nuk e kishte marrë në konsideratë deri në momentin kur N. Pashiç e urdhëroi

atë urgjentisht që të fillojë një avancim të shpejtë të trupave për në Adriatik”118.

Këto rivalitete mbi Maqedoninë, Novi Pazarin dhe Kosovën, u përshkallëzuan

ndërkohë që shekulli i nëntëmbëdhjetë po afrohej. Kështu, gjithnjë e më shumë,

Maqedonia u bë fokusi i aspiratave të Ballkanit. Osmanët ruajtën autoritetin e tyre në

Maqedoni, duke luajtur fraksione rivale midis bullgarëve, grekëve dhe serbëve kundër

njëri-tjetrit. Fillimisht bullgarët, të favorizuar nga qeveria e Kostandinopojës, morën

115 Glenny, Vep. përm., 157. 116 Po aty., 159. 117 Po aty, 193. 118 Hooton, Vep. përm., 101.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

36

terren në fushën e arsimit dhe kulturës në Maqedoni. Ata përforcuan më tej gjendjen e

tyre, duke përfunduar edhe një aleancë ushtarake me rusët, më 14 qershor 1902, e cila u

siguroi ndihmë të ndërsjellë në rast të një sulmi të mundshëm rumun. Vitin pasardhës, në

Maqedoni, shpërtheu një revoltë drejtuar kundër autoriteteve otomane. E udhëhequr nga

IMRO, kjo revoltë rezultoi me humbje dhe mundësoi që grekët dhe serbët të

përmirësonin gjendjen e tyre.

Dështimi i kësaj revolte shkaktoi zemërim të madh në Bullgari. Ushtria

bullgare ishte e papërgatitur për të ndërhyrë, por, vitin pasues ajo filloi të riorganizohet.

Pas vitit 1903 bullgarët parashikuan veprime të drejtpërdrejta ushtarake kundër

Perandorisë Osmane për të arritur qëllimet e tyre kombëtare.

Në përgjigje të revoltës së Maqedonisë, Fuqitë e Mëdha, të udhëhequra nga

Austro-Hungaria dhe Rusia, formuluan programin e reformave, i cili propozonte reforma

të kufizuara për pjesën evropiane të Perandorisë Osmane.

Programi shërbeu për të mbështetur Marrëveshjen e Berlinit, por kurrë nuk e

tërhoqi vërtet vëmendjen e qeverisë osmane. Duke njohur dobësitë e tyre, bullgarët

krijuan një aleancë me Serbinë në prill të vitit 1904. Një vit më parë në Beograd kishte

ardhur në pushtet Karagjeorgjeviçi i cili, pas një komploti të fuqishëm nacionalist brenda

ushtrisë, i njohur si “Dora e Zezë”, kishte vrarë mbretin e mëparshëm Alexander

Obrenoviç dhe gruan e tij.

Mbreti i ri, Peter Karagjeorgjeviç, ishte haptazi shumë më nacionalist dhe anti-

Habsburg se paraardhësi i tij fatkeq. Mbreti Peter u pajtua me aspiratat nacionaliste të

kryeministrit të tij të ri Nikolla Pashiç.

Marrëveshja Serbo-Bullgare e vitit 1904, kishte dy pika të veçanta që i

referoheshin çështjeve ekonomike dhe politike. Ajo, gjithashtu siguroi ndihmë reciproke

ushtarake, në rast të një sulmi nga jashtë, dhe bëri thirrje për veprim të bashkuar në

Maqedoni dhe Kosovë, nëse këto fusha ishin të kërcënuara. Por, gjithsesi, ajo mbeti e

parealizuar për shkak të presioneve austro-hungareze dhe për shkak të një ftohjeje në

marrëdhëniet serbo-bullgare.

Për shkak të rezervave rreth aleancës, bullgarët e sabotuan atë duke bërë

marrëveshje publike para se serbët të ishin gati. Ngjitja e Peter Karagjeorgjeviç në fronin

serb intensifikoi ndërkohë rivalitetin ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi për udhëheqjen e

kauzës nacionaliste serbe dhe krijimin e "Serbisë së Madhe".

Mali i Zi, pavarësisht nga përmasat e tij të kufizuara territoriale, kishte gëzuar

disa avantazhe, në këtë kontest, deri në vitin 1903, si dhe përfitoi nga prestigji i

rezistencës së gjatë shekullore të otomanëve. Sipas studiuesit E. R. Hooton, “Mali i Zi

donte të merte Shkodrën, e cila shtrihej në territoret shqiptare me kufi veriun e lumit Drin

i cili ndahej në Drinin e Bardhë dhe Drinin e Zi. Mali i Zi e donte Shkodrën sepse ishte

një qytet administrativ dhe rajon i pasur, marrja e të cilit do të thoshte ti jepej fund

varësisë financiare të Mbretërisë nga vendet e tjera, por ky qytet ishte gjithashtu edhe

kryeqendra e Principatës Zeta të Shek. XI”119.

Në fakt, shpesh herë siç shkruan studiuesi Arben Puto, zgjerimi territorial lidhej

edhe me rritjen e “prestigjit” të mbretërve. Lidhur me këtë dukuri, studiuesi shkruan:

“Një rast i tillë është ai i Nikollës së Malit të zi, cili pasi u bë mbret në vitin 1910, nuk

kënaqej më me mbretërinë e tij liliputiane. Për këtë shkak ai mendonte ta zgjeronte me

119 Hooton, Vep. përm., 95.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

37

krahinat veriore shqiptare, në fillim me Prizrenin dhe pastaj me Shkodrën, kur u ndesh

atje me synimet serbe”.120

Princi Nikolla Petroviç Njegoshi i Malit të Zi ishte një njeri shumë i zgjuar. Ai e

kishte arritur suksesin në mënyra të ndryshme, një ndër të cilat ishte edhe nëpërmjet

martesave të bijave të tij, duke u bërë krushk me disa familje mbretërore që kishin ndikim

evropian. Një vajzë e tij ishte martuar më mbretin Viktor Emanuel III i Italisë, dy të tjerat

ishin martuar me familje dukale të mëdha ruse, ndërsa vajza e katërt ishte gruaja e Peter

Karagjeorgjeviç të Serbisë.

Në këtë mënyrë, Nikolla ishte bërë vjehrri i mbretërve të Italisë dhe Serbisë, si

dhe kishte krijuar një lidhje me Romanovët e Rusisë. Këto lidhje dinastike kishin krijuar

vlera në sigurimin e ndihmës së huaj për shtetin e varfër të Malit të Zi. As

Karagjeorgjeviçi dhe as Njegosha Petroviçi nuk kishin ende trashëgimtarë të aftë për të

vazhduar çështjen, ndërsa një diplomat e përshkroi Princin Danilo të Malit të Zi si, "aq i

mirë sa dhe i çmendur"!

Një tjetër burim diplomatik raportoi se Kurora e Princit George Karageorgeviç

nuk ishte aq e deruar për çdo "sallon të respektuar". Megjithatë, në vitin 1904, serbët

ofruan një aleancë me Malin e Zi, por asgjë nuk rezultoi nga ky propozim serb.

Humbja e Rusisë në luftë me Japoninë dhe shpërthimi i revolucionit në Rusi, në

vitin 1905, tronditi edhe shtetet sllave-ballkanike, të cilat e konsideronin Rusinë, shtetin

më të madh sllav, si mbrojtësin e tyre. Ushtria bullgare e kuptoi se ndihma ushtarake nga

jashtë, domethënë ruse, tashmë mund të mos ishte më në dispozicionin e tyre, për

trajtimin e ngjarjeve në Ballkan.

Rusët, të cilët kishin çliruar Bullgarinë nga osmanët dhe që kishin lobuar fort për

një Bullgari të Madhe që në Shën Stefan, tani ishin shumë të dobët përballë trazirave të

brendshme. Ushtria bullgare u përpoq që të forcojë veten për t'u përgatitur për luftën e

ardhshme kundër Perandorisë Osmane.

Ndërkaq lidhur me aspiratat dhe pretendimet e popujve ballkanikë në kurriz të

njëri tjetrit vërejmë në disa dokumente zyrtare të qeverisë italiane mbi Shqipërinë në

vitet 1908-1920 thuhej se: “Duke marrë armët në emër të lirisë, grekët serbët dhe

malazezët menjëherë kthyen sytë nga trojet shqiptare me qëllimin pushtimin dhe

zotërimin e tyre”121.

I. 5. Rritja e rolit të faktorit shqiptar: Kryengritjet kundërosmane të viteve 1910-

1912

Çështja dhe faktori shqiptar kanë qenë të pranishëm në Ballkan dhe ngjarjet që po

ndodhnin në të qysh herët, por erdhi në rritje dhe u fuqizua ndjeshëm në fundin e viteve

të Shek. XIX dhe dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XX. Historiani Paskal Milo shprehet

se:“Në periudhën para Pavarësisë, marrëdhëniet e shqiptarëve me botën e jashtme ishin

përgjithësisht spontane, të paorganizuara e të kufizuara. Ato, në rastin më të mirë, u

vendosën nga shoqata e organizata politike atdhetare, të cilat nuk u njohën asnjëherë

zyrtarisht si palë përfaqësuese e popullit shqiptar si nga Fuqitë e Mëdha të kohës ashtu

120 Arben Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha, (Tiranë: TOENA, 2012), 64. 121 Biblioteka Kombëtare, Fondi mbi Luftërat Ballkanike, Dok. 81/c/116, Documenti Albanesi, L`Albania

dal 1908 al 1920, 108.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

38

edhe nga vendet fqinje”122. Por, pavarësisht kësaj, qysh me krijimin e Lidhjes së Prizrenit

më 10 Qershor 1878, tre ditë përpara se Kongresi i Berlinit të mbahej, shqiptarët treguan

se nuk do të qëndronin mënjanë por do të ktheheshin në një faktor të rëndësishëm në

rajonin e Ballkanit.

Anëtarët e Komitetit të Stambollit ishin të mendimit se:“ Tërësia e tokave

shqiptare mund të mbrohej vetëm në rast se lufta për të mbështetej në parimin e

kombësisë dhe çohej deri në sigurimin e autonomisë së Shqipërisë”123. Për rrjedhojë,

ngjarjet e zhvilluara në Shqipëri në fund të shek. XIX, çuan në formimin e Lidhjes së

Prizrenit më 10 qershor të vitit 1878.

Kjo organizatë e cila do të shfaqë tipare kombëtare dhe patriotike, u krijua në

kohën kur situata në Ballkan dhe në Evropë paraqitej mjaft e ndërlikuar, ndërmjet

pretendimeve, mosmarrëveshjeve dhe sferës për influencë. Ndërkaq, u bë i njohur fakti i

thirrjes së Kongresit të Berlinit në 13 qershor të vitit 1878.

Iniciativën për mbledhjen e kuvendit të Prizrenit e mori klubi i Stambollit drejtues

i të cilit në këtë kohë rezultonte patrioti Abdyl Frashëri. Në dy peticionet e para që Lidhja

e Prizrenit i dërgoi Kongresit të Berlinit dhe Portës së Lartë, kërkohej krijimi i një vilajeti

të bashkuar duke kundërshtuar kategorikisht copëtimin e trevave shqiptare. “Në këtë

kontekst, në thelb të këtyre peticioneve qëndronte kërkesa për autonomi administrative

dhe njëkohësisht ruajtja e integritetit tokësor të trevave shqiptare”124.

Për vlerësimin e qëndrimit të Portës së Lartë në këtë periudhë mund të themi

se:“Fillimisht aktivistët e Lidhjes u inkurajuan nga Stambolli, por okupimi i Bosnje-

Hercegovinës si dhe lëshimi i territoreve otomane Greqisë dhe Malit të Zi më herët e

vendosi lidhjen me qeverinë në luftë të hapur me njëra tjetrën, qëllimet e Lidhjes për të

fituar autonominë nga Stambolli u inkurajuan edhe nga Britania…”125.

Profesor Kristo Frashëri, “afirmon faktin se Porta e Lartë, kundërshtonte prerazi

çdo përpjekje të shqiptarëve për krijimin e një organizate kombëtare, me cilësinë e

garantuesit të tërësisë territoriale dhe njëherësh pranonte formimin e një lidhjeje më

karakter islamik”126. Sulltani dërgoi ushtrinë e tij duke e shpërbërë Lidhjen e Prizrenit

pas tre vite aktiviteti.

Më e qartë prania dhe roli i faktorit shqiptar në rajon u shpërfaqën gjatë

kryengritjeve të armatosura të viteve 1910-1912, me qëllim çlirimin nga Perandoria

Osmane dhe shpalljen e autonomisë e më pas të pavarësisë dhe krijimin e shtetit të

pavarur kombëtar shqiptar. Studiuesi E. R. Hooton shprehet se në gjithë panoramën para

nisjes së Luftërave Ballkanike edhe shqiptarët luajtën rolin e tyre. Sipas tij, “…situata u

inkurajua edhe nga ngjarjet që ndodhën ndërmjet shqiptarëve, në ekstremitetin më

perëndimor të Perandorisë Osmane”127. “Popullsia shqiptare përfshinte popullsinë e

122 Paskal Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia 1918-1927, (Tiranë: Shtëpia botuese Enciklopedike, 1992), 17. 123 Akademia e Shkencave e RPSSH & Instituti i Historisë, Historia e Shqipërisë, Vëll.II, (Tiranë: 1965),

125. 124 Arben Puto, Çështja Shqiptare në Aktet Ndërkombëtare të Periudhës së Imperializmit, Vëll. I, (Tiranë:

1984), 150-151 125 Caroline Finkel, Osman`s dream-The story of the ottoman Empire 1300-1923, (London: John Murray

Publishers, 2005), 502. 126 Kristo Frashëri, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Vëll.I, (Tiranë: Akademia e Shkencave të Shqipërisë,

1989), 68. Tek konsujt e huaj që ishin në Shqipëri në këtë periudhë ekziston mendimi se lidhja e Prizrenit

mori karakterin e një lidhjeje myslimane. Data e parë ishte caktuar 5 qershori i vitit 1878. 127 Hooton, Vep. përm., 27.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

39

krishterë, pjesa më e madhe e të cilës e besimit roman katolik, shumica dërrmuese ishin

muslimanë dhe përçonin kulturën osmane”128.

Po sipas këtij studiuesi minoriteti katolik ishte i pari që nisi revoltat, por qysh nga

pranvera e vitit 1910 kryengritjet u përhapën në të gjitha tokat që banoheshin nga

shqiptarë. “Kryengritësit shqiptarë panë: Serbinë, Greqinë dhe Malin e Zit ë bien në

dakortësi për të parandaluar një autonomi të shqiptarëve”129. Sipas studiuesve Stanford

Shaw dhe Ezel Kural Shaw: “…vetë Sulltan Reshad130 shkoi në Kosovë në Qershorin e

vitit 1911, për të qetësuar situatën dhe shpalli një amnisti të përgjithshme. Kryengritja

përfundoi më 4 Shtator 1912”131. Në këto kryengritje shqiptarët përshfaqën qartë dhe

afirmuan idealin dhe identitetin e tyre kombëtar.

Sipas një përshkrimi, vlerësohej se, shqiptarët në Pejë janë të shqetësuar për

kushtetutën…”Nëse e zemërojmë këtë popull të pafajshëm, nëse nuk jemi në gjendje të

mbajmë premtimet që kemi dhënë, atëherë armët që kanë ata në duar do të kthehen

kundër kushtetutës. Do të vihemi në rolin e atij njeriu faji i të cilit ishte që nuk e mbajti

fjalën e dhënë apo që nuk bëri realitet ato që nxori nga goja e tij. Ju e njihni besën

shqiptare…Pejaku Hafiz Ibrahimi. 132 Kështu shkruante në librin e tij autori Xhorxh

Geuriç (George Gawrych). Në të vërtetë pushteti otoman në Ballkan kishte nisur të binte

qysh më herët, por më ndjeshëm u minua, pak e nga pak, në vitet e para të Shek. XX.

Por, pavarësisht të gjithave dhe nga rritja e trazirave brenda perandorisë, Sulltan

Abdyl Hamiti nuk e tradhëtoi dhe braktisi ideologjinë e tij të islamizmit dhe, mbi këtë

fakt nuk pranoi të marrë në konsideratë kërkesat e shqiptarëve. “Sipas mendimit të tij një

lëshim i tillë do të kishte gërryer nga poshtë fenë islame, fenerin ndriçues të regjimit

hamitjan, duke i lejuar shqiptarët myslimanë të zhvilloheshin si një komunitet kombëtar

brenda një strukture laike dhe duke e hequr theksin nga dallimi mes ndasive fetare. Aty

nga viti 1903, ishin mbyllur shkollat e fundit shqiptare. Botimet shqiptare ishin ndaluar

dhe Shemsedin Samiu e kishte provuar mbi veten e tij shijen e kufizimeve hamitjane në

mbrojtjen dhe shprehjen e shqiptarizmit”.133 Abdyl Hamiti sundoi për rreth 32 vite dhe

në mënyrë despotike. “Perandoria Osmane nën drejtimin e tij degjeneroi në një shtet

policor. Aktivistët politikë u burgosën apo internuan, gazetat dhe revistat u censuruan,

dhe qytetarët e ndjenin veten nën vëshgim gjatë gjithë kohës nga spiunët ose njerësit që

punonin për qeverinë”134.

Ky shkak shërbeu që të kishte shumë kundërshtime si brenda Perandorisë nga

krahu reformator që kërkonte dhënien fund të sundimit absolutist të sulltanit, ashtu edhe

në territoret e kombësive të tjera në sundimin e Portës së Lartë. Në këtë kuadër

panoramik edhe shqiptarët u ngritën në protesta. “Për shkak të shtypjes së Ittihad ve

Terakki, si dhe të nxitjes nga shtetet evropiane, në Shqipëri shpërthyen kryengritjet.

Ittihad ve Terakki dërgoi në Shqipëri një force të armatosur ushtarake, por disa nga

oficerët e kësaj force formuan një grup të quajtur halaskaran (shpëtimtarët) dhe u

128 Glenny, Vep. përm., 227-228. 129 Hooton, Vep. përm., 27. 130 Sulltan Mehmed Reshad, djali i Sulltan Abdylmexhidit, zuri fronin e Sulltanit-Halif më 27 Prill 1909.

Shih: Mehmet Maksudoĝlu, Historia Osmane dhe Institucionet, Tiranë: ALSAR, 557. 131 J. S. Shaw dhe E. K. Shaw, Vep. përm., 288-293. 132 George Gawrych, Gjysmëhëna dhe shqiponja, (Tiranë: Bota shqiptare, 2007), 213. 133 Po aty, 214. 134 Rogan, Vep. përm., 6.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

40

shpërngulën në pjesën kodrinore, ashru sikurse kishin vepruar edhe Enveri dhe Njaziun,

nga Ittihad ve Terakki, në vitin 1908135”. Disa shqiptarë që jetonin dhe punonin në

emigracion punuan dhe kërkuan arritjen e autonomisë së Shqipërisë.

Dervish Hima (1873-1928), në numrin e parë të gazetës Arnavutluk Sadasi (Zëri

i Shqipërisë), e cila botohej në Romë, përsëriti një kërkesë të tillë ndërsa shkruante:

“Ekzistenca e Turqisë në Rumeli është e varur nga ekzistenca e Turqisë… Që këtej, duam

ta qeverisim vetë vendin tonë si një Shqipëri të bashkuar, por edhe nën drejtimin dhe

mbrojtjen e Perandorisë Osmane dhe duam të pastrojmë trojet tona prej zyrtarëve që

kanë ardhur nga Arabia dhe Anadolli”.136 Kërkesa e Dervish Himës ishte përsëritje e

kërkesës që Abdyl Frashëri ia kishte bërë Abdyl Hamitit dhe sigurisht që ishte refuzuar.

Ndërsa shqiptari Ibrahim Temo nga Ohri (1865-1902) :”…së bashku me studentë

të tjerë të Shkollës Ushtarake të Mjeksisë ishte një ndër themeluesit e Shoqërisë së

fshehtë Ittihad ve Terakki, më 21 Maj 1889, në të cilën u anëtarësuan studentë dhe

oficerë të ushtrisë”137. Jo vetëm kaq por roli i shqiptarëve në revolucionin xhonturk138 do

të ishte i konsiderueshëm dhe konkret edhe pse disa historianë nacionlistë turq janë

përpjekur ta minimizojnë këtë rol.

Shumë shqiparë u bënë pjesë e Komitetit për Union dhe Progres, të njohur

gjerësisht si “turqit e rinj” në rezistencën kundër Sulltan Abdyl Hamit-it.“Revolucioni

turk i vitit 1908 i njohur edhe si revolucioni i “turqve të rinj” dhe roli i luajtur nga jo-

turqit (pra individët me kombësi jo-turke), është i njohur pa qejf dhe pa ndonjë dëshirë të

madhe nga historianët nacionalistë turq”139. Ndërkaq mendimi politik shqiptar vazhdoi të

konsolidohej. Një rol shumë të madh luajtën klubet dhe shoqëritë patriotike në Egjipt,

Bullgari, Rumani, Itali, Belgjikë etj.

Veprimtaria e tyre konsistonte, krahas të tjerash, edhe në botimin e rreth tridhjetë

titujve të gazetave apo revista në gjuhën shqipe. “Faik Konica, i cili ishte redaktor i

gazetës Albania, që botohej në Bruksel, kërkonte një qeverisje më të mirë në Shqipëri me

anë reformash, por kundërshtoi çdo luftë guerilie. Nuri Frashëri, një pronar i ri tokash, e

shikonte shpëtimin e Shqipërisë tek aristokracia e saj, që sipas tij, ishte e vetmja forcë

për të qeverisur vendin”.140

E gjithë kjo veprimtari në mërgim tregonte qartazi që, mendimi politik shqiptar po

formësohej dhe, së shpejti pritej të niste edhe lëvizja e armatosur. Kështu, rreth vitit 1905

kemi krijimin e Komitetit për Lirinë e Shqipërisë nga Halil Beu, Feim bej Zavalani, Bajo

Topulli etj. Në vitin 1906 vëllezërit Bajo dhe Çerçiz Topulli formuan çetën e tyre, e cila

do të mbetej aktive për disa vite.

Shqiptarët, që kishin shpresuar në një mirëkuptim të osmanëve dhe në lejimin prej

tyre të zhvillimit të ndjenjës së shqiptarizmit, pa u penguar nga ndalimet qeveritare,

zbuluan se ishte krejt e kundërta. Dhe kjo kishte një arsye. Sipas C. Finkel lëshimet për

shqiptarërt nga xhonturqit për dis arsye ndër të cilat arsyeja më madhore ishte se:

135 Maksudoĝlu, Vep. përm., 557. 136 Po aty, 215. 137 Po aty., 546. 138 Shih: Caroline Finkel, Osman`s dream…, 520. Sipas kësaj studiueseje, vërtet thuhet se revolucioni

xhonturk filloi në 3 Korrik, por më tepër se 2 javë përpara ngjarjeve në Stamboll, një shqiptar Kapiteni

Ahmed Niyazi, me 200 burra, mori në zotërim mallet ndërmjet Ohrit dhe Manastirit, dhe prej andej, në

emrin e tij dërgoi një kërkesë për rivendosjen e kushtetutës. 139 Finkel, Vep. përm., 520. 140 Gayrich, Vep. përm., 223.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

41

“Shqipëria kishte shërbyer si amortizatori që kishte mbrojtur zemrën e Perandorisë nga

lakmitë dhe pretendimet e fuqive europiane”141.

Në këtë mënyrë u bë e qartë se mënyra e vetme për të fituar të drejtën kombëtare

do të ishte ajo e forcës dhe kryengritjeve. “Mosbindja shqiptare dëshmoi se periudha mes

viteve 1909-1912 do të ishte vërtet e trazuar”. 142 Sipas historianes së mirënjohur

Valentina Duka: “Në vitin 1908, me ardhjen e xhonturqve në fuqi, zgjimi kombëtar

shqiptar hyri në fazën e vet dinamike”143.

Patriotët shqiptarë shfrytëzuan situatën dhe u përpoqën të hapnin sa më shumë

shkolla në gjuhën shqipe, themeluan shoqëri kulturore apo klube, botuan revista dhe

gazeta në gjuhën amtare por,“…hapi më i rëndësishëm ishte përdorimi i alfabetit latin

për shkrimin e gjuhës shqipe”144.

Për shumë kohë shqiptarët kishin mbështetur fuqimisht sundimin osman në

Ballkan. Shumica e tyre përqafuan fenë islame dhe kulturën e osmanëve. Kjo edhe sepse,

gjatë shekujve shqiptarët kishin fituar privilegje të caktuara nga tatimi lidhur me

Kostandinopojën dhe posedimin e armëve.

Në lidhje me këtë studiuesja e njohur britanike, osmanologe Caroline Finkel

shprehet ndër të tjerash se: “Nëqoftëse humbja e pjesës më të madhe të territoreve të

banuara nga të krishterët në Perandorinë Osmane sipas Traktatit të Berlinit të vitit 1878

provoi domosdoshmërinë e planeve idealiste të Midhat Pashës për reforma në provincat

e Perandorisë, lëvizja e vrullshme separatiste e shqiptarëve, 70% e të cilëve ishin

myslimanë, e përforconte këtë domosdoshmëri…Lëvizja e shqiptarëve ishte një shok për

diplomacinë otomane duke patur parasysh se shqiptarët tradicionalisht kishin qenë ndër

popujt më besnikë të Perandorisë…”145.

Në pikëpamje numerike shqiptarët përbënin shumicën e popullsisë në provincat

osmane të Janinës, Kosovës dhe Shkodrës dhe një pjesë të konsiderueshme të popullsisë

së provincës së Manastirit. Në fillimet shqiptarët përshëndetën regjimin e ri në

Konstandinopojë, sepse shpresonin se do të fillonin reformat, të cilat do të çonin në

njohjen e një autonomie shqiptare në kuadër të perandorisë. Por, këto shpresa u thyen

shpejt.

Motivet e kësaj thyerje kishin shpjegimin e tyre. Politikat e reja centralizuese të

qeverisë së re ngjallën frikën e humbjes së privilegjit dhe madje edhe të asimilimit në

zonat shqiptare të Perandorisë Osmane. C. Finkel lidhur me pakënaqësitë e akumuluara të

shqiptarëve shprehet se: “…Ato erdhën dhe u shtuan sepse besnikëria e shqiptarëve ndaj

Perandorisë Osmane u mor si “gratis” për një kohë të gjatë dhe u tregua një konsideratë

e vogël, lidhur me prirjet dhe aspektet e tyre kombëtare gjatë kohës së riorganizimit

administrativ të Perandorisë, të bëra në fillim të Shek. XIX, duke vendosur pranë tyre

nacionalistë militantë grekë, serbë dhe bullgarë të cilët më vonë do të pretendonin trojet

e tyre” 146 . “Më 13 Prill 1909 repartet e garnizonit të Stambollit u ngritën kundër

Komitetit “Bashkim e Përparim” dhe rrëzuan qeverinë”147. Pas kësaj në pushtet erdhën

141 Finkel, Vep. përm., 520. 142 George Gayrich, Vep. përm., 260. 143 Valentina Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000, (Tiranë: Botime Universitare ALBAS, 2014), 14. 144 Po aty. 145 Finkel, Vep. përm., 501. 146 P aty, 502. 147 Xhaferr Sadiku, Shqipëria 1878-1928, roli i elitës politike, (Tiranë: Mirgeeralb, 2014), 111.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

42

kundërshtarët e xhonturqve. Por pushteti i tyre nuk zgjati shumë sepse nga fundi i Prillit

të vitit 1909, repartet e armatës së III të Maqedonisë të komanduara nga Mahmut Shefqet

Pasha hyjnë në Stamboll duke sjellë sërish në pushtet xhonturqit. “Gjeneral Esat Pashë

Toptani i komunikoi sultan Abdyl Hamitit rrëzimin nga froni dhe vendin e tij e zuri

Sulltan Mahmut Reshati i V”148.

Ndërkaq, po në vitin 1909, shqiptarët e Kosovës vazhdojnë lëvizjet si rezultat

pakënaqësive të akumuluara në vazhdimësi, nga qëndrimet e “turqve të rinj”. Në lidhje

me këtë, qeveria xhonturke fillon të marrë masat që ti japë fund trazirave të shkaktuara

nga shqiptarët. Prandaj nga mesi i Majit të vitit 1909, ajo dërgon një ekspeditë

ndëshkimore të komanduar nga Xhavit Pasha.

Qëndresa e shqiptarëve do të zgjaste deri në muajin shtator, kur dhe kjo lëvizje u

likuidua përfundimisht. “Pas shtypjes së lëvizjes, shumë shqiptarë pjesëmarrës në të, si

gjeneral Fazil Pashë Toptani e të tjerë të një rangu më të ulët, u arratisën falë ndihmës së

ambasadorëve të huaj”149. Ndërkohë që pati largime të shqiptarëve pjesëmarrës në këtë

lëvizje edhe nga krahina të tjera të vendit. “Nga krahina të ndryshme të vendit, si Vlora,

Frashëri etj., paria, shumica myslimanë u larguan për në Itali, ndërsa bejlerët e Vlorës u

hodhën në Korfuz150”.

Ndërkaq, “Elita shqiptare në Stamboll, nën kryesinë e Ferit Pashë Vlorës, më

23 Nëntor 1909 zhvilloi një mbledhje ku morën pjesë të gjithë senatorët, deputetët

shqiptarë dhe intelektualë shqiptarë. Me propozimin e tij u formua një komision, i cili,

pasi të merte pëlqimin e Ministrit të Brendshëm, të dërgohej në Shqipëri për të kryer

hetime për ekspeditën e Xhavit Pashës”151.

Kjo çështje ju komunikua Ministrit të Brendshëm nga:“një përfaqësi prej pesë

deputetësh, midis të cilëve Esat Toptani, Myfit Libohova dhe Shahin Kolonja”152. Kjo

mbledhje do të rezultonte edhe me miratimin e një rezolute, e cila në thelb i kërkonte

qeverisë xhonturke zgjidhjen e dy çështjeve themelore.

Së pari: emërimi i valinjve dhe mytesarifëve. Ata duhet të ishin të zotë e

atdhetarë, nëpunës të njohur për shërbimet me vlerë të kryera, si dhe njerëz që e njihnin

gjendjen e vendit. Kjo duhet të bëhej me qëllim që të gëzonin besim në popullsinë

vendase.

Së dyti: detyra e sigurimit të qetësisë së brendshme të binte direkt mbi

xhandarët dhe policët, ndërsa lëvizjet dhe ekspeditat ushtarake të bëheshin vetëm nën

përgjegjësinë e funksionarit më të lartë civil të vilajetit e me kërkesë të tij153. Gjatë vitit

1910, pakënaqësia përfshiu shumë nga rajonet e banuara me shqiptarë, dhe revolta e parë

e hapur shpërtheu në mesin e katolikëve të fiseve të Veriut, por që shpejt u përhap në të

gjithë rajonet shqiptare në dimrin dhe pranverën e vitit 1910.

Revolta ose më saktë kryengritja shqiptare e vitit 1910 drejtohej kundër pushtetit

Osman dhe në thelb është një ndër kryengritjet që paraprin ato të vitit 1911 dhe 1912 dhe

që çuan në shpalljen e pavarësisë së vendit. Kryengritja shpërtheu në muajin prill të këtij

viti në zonën e Mitrovicës, të Vuçiternit dhe të Llapit por, më pas, valët e saj u përhapën

148 Akademia e Shkencave e RPSSH & Instituti i Historisë, Historia…, 300. 149 Eugenio Vaina, La Nazione Albanese, (Catania : F. Battiato, 1917), 66. 150 AQSH (Arkivi Qendror i Shtetit), FO.32, Dosja 60/1, 17. 151 AQSH., FO.101, Dosja 2. 152 Po aty. 153 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

43

edhe nëpër krahina të tjera të Kosovës, si dhe në treva të caktuara të vilajetit të Shkodrës

dhe Manastirit. Kryengritja mori shkas nga ekspeditat e ashpra ndëshkuese të Xhavit

Pashës në vitin 1909, politika dhe masat me karakter shtypës dhe centralizues të pushtetit

të të ashtëquajturve Turqve të Rinj (Xhonturqve), të cilat përshfaqeshin veçanërisht tek

rekrutimet ushtarake massive, ç`armatimi i përgjithshëm dhe, sidomos tek taksimet e

rënduara. “Veçanërisht ndjekjet policore kundër klubeve dhe atdhetarëve shqiptarë,

reagimi i ashpër kundër shkollave e shkrimit në gjuhën shqipe, të cilat i kishin

përkeqësuar më tëj marrëdhëniet e shqiptarëve me qeveritarët turq”154. “Por, hap pas

hapi, ata u përqendruan tek motivet madhore që ishin ato të lëvizjes mbarëshqiptare për

autonomi administrative”155.

Përmasat që fitoi kryengritja dhe rëndësia e karakterit strategjik të Kosovës, i

shtynë forcat osmane që t`i jepnin një goditje lëvizjes kombëtare shqiptare qysh në

organizimet dhe formimin e saj, me qëllim moslejimin e përhapjes së saj në zonat e tjera

shqiptare të Ballkanit. Për këtë qëllim, Porta e Lartë ndërmori një operacion të madh

ushtarak që komandohej nga Shefqet Turgut Pasha.

Në këtë rrjedhë, pas betejës së parë në Grykën e Kaçanikut, luftime u zhvilluan

edhe në Grykën e Carralevës. Kurse në gjysmën e dytë të muajit Maj forcat osmane

ndeshën në një qëndresë të fuqishme të shqiptarëve të malësive të Gashit, Krasniqes dhe

Bytyçit dhe pas kalimit të Qafë Morinës u ndalën në Qafën e Agrit nga forcat

kryengritëse. Pas kalimit në Mirditë, më 24 korrik arritën në Shkodër.

Pas afro katër muajve kryengritja u shtyp. Arsyet ishin të shumta që kryengritja

nuk i`a doli asnjëherë të realizonte qëllimin, që nga inferioriteti i ndjeshëm në forca dhe

armatime etj.

Por, më së shumti, veprimet e kryengritësve qenë të parenduara e jo të

ndërlidhura midis komiteteve të fshehta të zonave në pjesën tjetër të vendit “për një luftë

të armatosur të përbashkët”156. “Me gjithë mangësitë dhe dështimin, kjo kryengritje pati

një ndikim të ndjeshëm në ecurinë e mëtejshme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Madje,

jehona e saj u ndie edhe në lëvizjet çlirimtare të popujve të tjerë të rajonit të Ballkanit

dhe të Perandorisë Osmane157.

Në përfundim mund të thuhet se Kryengritja e Kosovës e viti 1910 ishte e para

lëvizje e armatosur, e cila qe në përmasa të gjera që shqiptarët ndërmorën aty nga fillimet

e Shek.XX, por që nuk doli dot nga caqet e një vilajeti të vetëm. Mirëpo kryengritja, - siç

shkruhet tek Historia e Popullit Shqiptar,“nuk priti përkrahjen e qarqeve politike të

shteteve fqinje dhe të Fuqive të Mëdha që vijuan t`i përmbaheshin politikës, tashmë

tradicionale, të ruajtjes së statusquosë”158.

Në maj 1911, një komitet shqiptar në Vlorë, kërkoi bashkimin e krahinave

osmane të Shkodrës, Janinës, Kosovës dhe Manastirit në një Shqipëri autonome në

kuadër të Perandorisë Osmane. Në një përpjekje për të rivendosur prestigjin Osman,

Sulltan Muhamedi V vizitoi Kosovën, në qershor 1911. Por, kjo përpjekje pati efekt të

vogël në revoltën shqiptare. Qeveria kurrë nuk arriti sukses të plotë në shtypjen e kësaj

kryengritjeje para shpërthimit të Luftërave Ballkanike. Rritja e ndërgjegjësimit

154 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar, Vëll.II, (Tiranë: Toena, 2002), 426. 155 Fjalori Enciklopedik Shqiptar (FESH), Botim i Ri.Vëll.2, (Tiranë: KRISTALINA–KH), 2008, 1379. 156 Po aty, 1380. 157 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e…, 436. 158 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

44

nacionalist shqiptar në rajonin e Kosovës i sfidoi pretendimet serbe. Kjo çështje i detyroi

serbët të veprojnë shpejt. Dhe jo pa arsye. Ata kishin frikë se prapa trazirave shqiptare

qëndronin austriakët. Diplomacia e Beogradit, e angazhuar gjithashtu në fushatën e

shpifjeve kundër shqiptarëve, e kryente atë me mjetet e saj të veçanta, duke ushtruar

presion të vazhdueshëm mbi Stambollin, për ta detyruar të merrte masa energjike për

vendosjen e qetësisë në provincat turke, për përmirësimin e gjendjes së popullsisë serbe

dhe çrrënjosjen e “zullumeve shqiptare”.159

Lidhur me qëllimet e Serbisë në qëndrimin dhe ndarjen e tokave shqiptare

studiuesi i njohur D. Tucoviq në librin e tij flet me hidhërim mbi rezultatet e politikës

ekspansioniste të Serbisë. Ai ka shkruar: “Qëndrimi ekspansionist i Serbisë ndaj popullit

shqiptar është special…është pare se si në politikë mbillet urrejtja midis popujve”160.

Nuk ka numër të gazetës “Vardar”, që del prej dy vjetësh, shkruante gazeta

shqiptare “Shkupi”, më shtator 1911, që të mos përmendet për të keq emri shqiptar, mileti

arnaut, vazhdonte “Vardari”, është katil, ata vrasin pa asnjë faj serbët, i vjedhin bagëtitë,

po i përzënë nga tokat e tyre…Serbët po ikin prej tokës së tyre nga zullumi i

shqiptarëve.161 Në fakt, për ngjarjet në Shqipërinë Veriore shtypi serb fajësonte Austro-

Hungarinë, si të implikuar drejtpërsëdrejti në nxitjen dhe frymëzimin e këtyre ngjarjeve.

Por elita shqiptare e Stambollit nuk ndante të njëjtin qëndrim. ”Këto pikëpamje i

japin nder shikimit të mprehtë politik të ish-vezirit të madh, -theksonte ministri i jashtëm i

Austro-Hungarisë, -në situatën e sotme na përshtaten më tepër, duke qenë se po ti kishte

influencuar Ferit Pasha krerët shqiptarë, ndryshe mund të na kish shkaktuar brenga jo të

vogla”162. Nga ana tjetër ishin grekët, po aq të shqetësuar në lidhje me revoltën shqiptare.

Trazirat kombëtare shqiptare kërcënuan gjithashtu edhe aspiratat e Malit të Zi, të lidhura

me pjesë të Veriut të Shqipërisë, duke përfshirë edhe qytetin e rëndësishëm të Shkodrës.

Sipas ambasadorit amerikan, “…sa i përket Malit të Zi, i ka hedhur sytë Shkodrës”163.

Studiuesi A. Biagini lidhura me këto aspirate të fqinjëve ballkanikë të

shqiptarëve shprehet se: “Në të vërtetë, përfituesit më të mëdhenj nga një kryengritje e re

në Shqipëri, do të ishte Mali i Zi dhe Serbia, pasi i pari shpresonte të zgjeronte territorin

në dëm të Shqipërisë dhe e dyta, prej vitesh aspironte të kishte një dalje në bregdetin

shqiptar”164.

Tashmë nacionalizmi shqiptar kishte kërcënuar së bashku aspiratat kombëtare të

Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Ndërkohë, ky problem u dha shtysë këtyre vendeve të

Ballkanit për të vepruar kundër tij dhe gjithnjë së bashku. Aty nga viti 1911, Nikolla, i

cili i kishte dhënë vetes titullin e mbretit të Malit të Zi, një vit më parë, e përfshiu vendin

e tij në revoltën veriore shqiptare.

Ai mbështeti rebelët kundër autoriteteve osmane me armë dhe shenjtërim. Për të

mbajtur kontrollin e rajonit të fundit të rëndësishëm islam në zotërimet e tyre europiane,

osmanët dërguan trupa për të shtypur revoltën shqiptare. Luftimet në Gadishullin

159 Zekirja Cana, Politika e Serbisë kundrejt çështjes shqiptare 1903-1913. (Prishtinë: Instituti Albanologjik

2006), 75-76. E cituar në: Thoma Murzaku, Politika e Serbisë kundrejt Shqipërisë gjatë Luftës Ballkanike

1912-1913, (Tiranë:Akademia e Shkencave e RPSSH, Instituti i Historisë, 1987), 22. 160 Serbia e Shqiptarët. Instituti i Historisë Prishtinë, Libri i Parë, (Prishtinë: 2011), 42. 161 Gazeta, Shkupi, 12 shtator 1911. Cituar në, Serbia e Shqiptarët, 51. 162 AQSH., FO.101, Dosja 2, 10, Nr. 2114 Reskript për Stamboll, 14 Prill 1910, Nr. 917. 163 AQSH., FO.101, Dosja 2, 50. 164 Antonello F. M. Biagini, Momenti di storia balcanica : 1878-1914 - Aspetti militari, (Roma: 1981), 211.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

45

Ballkanik u intensifikuan në Shqipëri në vitin 1911, kur shpërtheu një tjetër kryengritje.

Një historian shqiptar e përkufizon kryengritjen si një proces bashkimi dhe sprove. Ai

shkruan: “Kryengritja e Malësisë e vitit 1911 ndikoi gjerësisht në një bashkim më të

madh të shqiptarëve mes vetes, në krahasim me periudhat pararendëse. Në sajë të këtij

bashkimi, së paku një pjesë e kombit arriti të korrë disa fitore, ndonëse ato fitore ishin

qartësisht të pasigurta, para politikës me dy standarte që ndiqnin autoritetet

xhonturke”.165

Kryengritja e Kosovës, e vitit 1910 dhe shtypja e saj, dëshmon sa i nevojshëm

është bashkimi, bashkërendimi, si dhe drejtimi i forcave të të gjithë vilajeteve dhe i

shqiptarëve për të fituar në luftën kundër pushtuesve osmanë. Por, nga ana tjetër, siç

shkruan një studiues i këtyre kryengritjeve antiosmane, “shtypja e kryengritjes së

Kosovës të vitit 1910 dhe përpjekjet e qeverisë xhonturke për t`u paqësuar me shqiptarët

nuk i dhanë fund lëvizjes së tyre të armatosur kundërosmane”166.

Përkundrazi, për shqiptarët, përvoja e vitit 1910, jo vetëm shërbeu si një shtytje

për të vazhduar luftën më tej, por u mësoi se kryengritja nuk mund të kishte sukses në se

ajo nuk do të bashkërendohej, në se në të nuk bashkohej shumica e popullit shqiptar i të

gjitha trojeve shqiptare dhe në se ajo nuk fillonte në të gjithë hapësirën shqiptare.

Po ashtu, kryengritja nuk do të fitonte nëqoftëse nuk do të drejtohej nga një

qendër e vetme drejtuese. Natyrisht, shqiptarët nuk i shuan përpjekjet për organizim dhe

kryengritje të reja. “Në këtë rrjedhë u ndërmuar kryengritja e re, e dyta, e cila shpërtheu

më 23 marsin e vitit 1911. Ajo u shtri në trevat e Hotit, Grudës dhe Kelmendit dhe, më

tej, edhe në Shkrel e Kastrat. Edhe në këtë rast, motivi ishte arritja tek autonomia

territoriale dhe administrative. Nxitje në shpërthimin e kryengritjes u bënë politikat

shkombëtarizuese kundërshqiptare, që ndiqnin xhonturqit, rritja e taksave, mobilizimi i

detyruar ushtarak si dhe ç`armatosjet e popullsisë me kombësi shqiptare”167.

Kësaj radhe, drejtimi i kryengritjes dhe i veprimeve luftarake të saj, i`u besua një

Komiteti drejtues që ishte vendosur në Podgoricë të Malit të Zi, organizëm ky që hyri në

lidhje dhe u bashkërendua me komitetet drejtuese të zonave të tjera shqiptare brenda e

jashtë Shqipërisë së asaj kohe.

Kryengritja pati një shpërthim dhe ecuri të vrullshme, sepse pasi ata kapën Tuzin,

arritën deri në afërsi të Koplikut në verilindje të Shkodrës, por pa mundur të arrihej qyteti

i Shkodrës. Luftimet më të ashpra u kryen në malin Deçiç, por ato vijuan për disa muaj

mjaft të ashpra edhe pse turqit dërguan forca të shumta ushtarake nën gjeneral Shefqet

Turgutin.

Pas aministisë së shpallur nga Sh.Turgut Pasha, përfaqësuesit e kryengritësve të

mbledhur në Greçë miratuan një Memorandum që njihet me emrin e këtij vendi, që i`a

dërguan Portës së Lartë dhe Fuqive të Mëdha. “Thelbi i Memorandumit dhe i veprimeve

luftarake të kryengritësve ishte njohja e Shqipërisë si provincë autonome, duke hedhur tej

propagandën e xhonturqve dhe atë të shteteve ballkanikë fqinjë, se ajo kryengritje bëhej

me motiv sa lokal aq edhe fetar, si dhe për ruajtjen e venomeve të vjetra vendore”168.

Memorandumi i Greçës u pasua nga kërkesa të ngjashme si nga mbledhja e Opos, Qafë

165 Romeo Gurakuqi, Shqipëria 1911-1914, (Tiranë: UET Press, 2012), 357. 166 Sokol Gjermeni, Kryengritja shqiptare e vitit 1911, në optikën e diplomacisë europiane dhe ballkanike,

(Tiranë: 2011), 11. 167 Fjalori Enciklopedik Shqiptar (FESH), 1380. 168 Po aty, 1381.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

46

Shujës dhe të Urës së Drashovicës. Të penguar nga Fuqitë e Mëdha, shtetet fqinjë

ballkanike dhe autoritetet osmane, krerët e kryengritësve shqiptarë, u detyruan të

nënshkruanin marrëveshjen me autoritetet turke.

Marrëveshja u nënshkrua në Podgoricë përmes së cilës shqiptarëve u njiheshin

disa të drejta, por të kufizuara. Një e tillë marrëveshje u bë edhe me kryengritësit

shqiptarë të Jugut, në Tepelenë. Kësisoj ishte përmbyllur edhe kryengritja shqiptare e vitit

1911, e “vulosur”, “me një marrëveshje gjysmake për shkak se nuk arriti të shndërrohej

në një kryengritje të përgjithshme”169. Megjithë mosarritjet, megjithëse ajo u pengua nga

ambiciet e shteteve ballkanike dhe ndeshi në kundërshtitë e Rusisë dhe të Austro-

Hungarisë ajo pati rëndësi të veçantë sepse ishte më e organizuar, u drejtua nga një

qendër e vetme dhe u shtri në një hapësirë më të madhe shqiptare.

Tek e fundit ajo pati një kulm me Memorandumin e Greçës, që shpalli hapur

kërkesën për autonomi të Shqipërisë si një “program të mbarë lëvizjes kombëtare”170.

Tek e fundit kjo kryengritje shërbeu si një bazë, si një shkollë apo një hyrje e

Kryengritjes së Përgjithshme, që do të pasonte pak muaj më vonë në tërë hapësirën

gjithëshqiptare por edhe në diasporë dhe do të kurorëzohej me Pavarësinë e Shqipërisë

dhe krijimin e shtetit të parë të pavarur shqiptar.

Pas shtypjes së kesaj kryengritjeje, Mahmut Shefqet Pasha kërkonte të merte

masa të ashpra jo vetëm ndaj kerëve të saj, por edhe ndaj personaliteteve shqiptare në

Stamboll, të cilët mendonte ai se kishin ndikuar në frymëzimin e saj.

Njëri prej tyre ishte edhe atdhetari dhe patrioti që vonë do të bëhej edhe ideatori

i dhe kryesuesi i lëvizjes për pavarësim të shqiptarëve, Ismail Qemali. ”Për këtë arsye,

raportonte Palaviçini171, më duhet medoemos të ruhem fort në pjekjet që do të kem me

këtë, por megjithatë do të mundohem të mos i këputë relacionet me të. Ministri i Jashtëm

e instruktonte ta gjurmonte sjelljen e Ismail Qemalit kundrejt përfaqësuesve të huaj”172.

Ndërkaq personalitetet shqiptare në Stamboll protestonin në lidhje me

qëndrimin që po mbahej ndaj shqptarëve. Njëri prej tyre ishte edhe deputeti Esat Pashë

Toptani. “Sjellja që qeveria ka mbajtur para shqiptarëve muajt e fundit, theksoi ai, - ka

qenë absolutisht fatale për Shqipërinë dhe pikërisht për shkak të pakënaqësisë të

shkaktuar nga masat e jashtëzakonshme, shumë shqiptarë ose janë rebeluar e kanë gjetur

srehë nԹ male, ose kanë marrë rrugën e mërgimit”173.

Esat Pashë Toptani do të deklaronte largimin nga partia “Bashkim e Përparim”,

të mos harrojmë që kish qenë një nga anëtarët më të rëndësishëm të Komitetit. Sërish për

Gazetën “Corriere d`Italia” ai do të deklaronte: “Në cilësinë time si deputet shqiptar, -

theksoi Toptani, -ishte detyra ime të protestoja energjikisht e të bashkohesha me

169 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e…, 436. 170 Po aty, 460. 171 Johann Markgraf von Pallavicini (18 Mars 1848 – 4 Maj 1941). Ka qenë një diplomat Austro-Hungarez,

i njohur sidomos sepse shërbeu si Ambasador pranë Portës së Lartë gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore.

Ky diplomat që konsiderohet si një nga më të vlerësuarit dhe të respektuarit ndër diplomatët vienezë, ka

mbajtur një qëndrim të kundërt nga Konti Von Aehrenthal dhe shumë diplomatë të rinj në Ballhausplatz,

duke u pronocuar kundër aneksimit të Bosnje-Hercegovinës në vitin 1908.(Shih në: William D. Godsey,

Aristocratic Redoubt: The Austro-Hungarian Foreign Office on the Eve of the First World War, West

Lafayette, Purdue University Press, 1999, 202). 172 AQSH., FO.101, Dosja 2, 37. 173 Gazeta Corriere d`Italia, 20.1.1911; Intervista col deputato Hessad Pascia, cituar në L`Agonie e la fine

di Scutari, Biblioteka Kombëtare Tiranë, nr.87, C 73.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

47

kundërshtarët e qeverisë aktuale për të mbojtur të drejtat e popullit që kam nderin të

përfaqësoj. Për këto pasoja të rënda vendosa të shkëputem nga grupi i Komitetit për t`iu

kushtuar tërësisht mbrojtjes së të drejtave tona kombëtare” 174 . Ndërkaq, shtetet

ballkanike kishin mbajtur qëndrime të ndryshme për këtë kryengritje, “…disa e

përkrahën dhe disa jo”175.

Sipas autorit të monografisë, “Kryengritja Shqiptare e vitit 1911”, “Të gjithë

hapat e ndërmarrë nga kancelaritë ballkanike të Cetinjës, të Beogradit dhe të Athinës

mund të themi se shprehin pragmatizmin e tyre politik dhe diplomatik”176. Për këto arsye

mund të vlerësohet se shtetet e Ballkanit qenë në një mendje përsa i përket autonomisë së

Shqipërisë.

Sipas autorit të sipërcituar, autonomia e Shqipërisë “…konsiderohej të ishte e

papërputhshme me aspiratat e tyre sepse këto shtete e konsideronin veten si

trashëgimtarët e vetëm legjitimë të tokave të Turqisë Europiane në rast të copëtimit të

saj. Pas paraqitjes së programit politik më 23 qershor 1911 të kryengritjes shqiptare,

Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë u interesonte që kryengritja të shtypej”177.

Këto situata provokuan në rrethin e atdhetarëve shqiptarë, të kryesuar nga Ismail

Qemali, Luigj Gurakuqi etj., ndjenjën dhe mendimin se kishte ardhur koha dhe çasti më i

përshtatshëm për të kërkuar pavarësinë e shqiptarëve. Kësaj here duhej të kishte një

qendër të vetme organizative, e cila do të koordinonte lëvizjet brenda dhe jashtë vendit.

Ja si shkruhej për këtë kërkesë të asaj kohe: “Krijimi i një qendre organizative

është pranuar që në fillim të sipërmarrjes, nga shqiptarët e Amerikës, të Bukureshtit, të

Sofjes, por është kundërshtuar fillimisht dhe është shtyrë përgjigja pozitive, nga

shqiptarët e Aleksandrisë, në Egjipt. Ismail Qemali, me cilësinë e delegatit e deputetit të

Vlorës, Basri Beu deputet i Dibrës, kishin pranuar të hynin në Komisionin e Qendrës

Drejtuese”.178

Më tej shkruhej: “Nuk dihen arsyet e plota të kundërshtimit që erdhi nga

Aleksandria dhe veçanërisht nga një prej veprimtarëve më të shquar të diasporës atje,

Sotir Kolea. Por, mësohet se ai ka qenë më së shumti i idesë se, për qendrën organizuese,

duhej të bëhej më shumë punë brenda Shqipërisë sesa jashtë saj”.179

Gjithsesi, me kalimin e këtyre kundërshtive, Ismail Qemali vendosi të nisej për

në Vlorë, duke u përpjekur të vërë në jetë qëllimin për të shpallur pavarësinë nga Porta e

Lartë, sidomos me ngjarjet ballkanike që, me zhvillimet që po merrnin, nuk dukej të ishin

shumë premtuese për shqiptarët e lodhur nga zgjedha disashekullore turke dhe të vënë

përballë një rreziku të ri që ishin fqinjët ballkanikë.

Në të vërtetë, Ismail Qemali nuk arriti të shkonte në Vlorë, sepse rrugës u

informua që, autoritetet turke ishin bërë gati dhe po prisnin që ta arrestonin dhe

burgosnin. Kështu që, ai ndryshoi planin dhe u ndal në Korfuz. Ndërkohë, situata në

Vlorë ishte mjaft e nderë për shkak të ballafaqimit në mes të forcave qeveritare dhe

popullit. Kjo situatë u shoqërua me shumë të vdekur dhe të plagosur nga radhët e

174 Gazeta Corriere d`Italia, 20.1.1911; Intervista col deputato Hessad Pascia, cituar në L`Agonie e la fine

di Scutari, Biblioteka Kombëtare Tiranë, nr.87, C 73. 175 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e…, 460. 176 Gjermeni, Vep. përm., 212. 177 Po aty, 213. 178 Gurakuqi, Vep. përm., 358. 179 Po aty, 358.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

48

popullsisë civile. Shkaku i kësaj trazire ishte bërë përpjekja e autoriteteve për të penguar

zgjedhjen si deputet të Vlorës të Ismail Qemalit. Dhe, në fakt ata i`a arritën qëllimit,

sepse deputet në Vlorë, pas kësaj doli Syrja Bej Vlora, i cili ishte gjithashtu një pinjoll i

familjes së shquar të Vlorajve180.

Njëkohësisht, rrethanat e pafavorshme politike dhe të rendit publik e penguan

edhe Luigj Gurakuqin të hynte në këtë kohë në Shqipëri dhe, për këtë shkak ai përfundoi

në Athinë.181 Në këto rrethana, i gjendur përballë kësaj situate Ismail Qemali programoi

vizita në kryeqytetet evropiane me shpresën se do të sensibilizonte Fuqitë e Mëdha për

atë çfarë ndodhte në tokat shqiptare si dhe për kërkesën e dëshpëruar për ndihmë në favor

të tyre.

Të para në pikëpamje organizative dhe politike këto kryengritje përshpejtuan

procesin e lidhjes dhe përfundimit të Aleancës Ballkanike dhe, për rrjedhojë,

përshpejtuan edhe afrimin e luftës që pjesëtarët e saj i shpallën Perandorisë Osmane.

Sipas studiuesit Stefanaq Pollo :”…edhe lufta e popullit shqiptar kundër

sundimit osman, veçanërisht kryengritjet e viteve 1910-1912, duke përhapur farën e

shthurjes në radhët e ushtrisë osmane dhe të revoltës në zonat e tjera të Perandorisë,

nxitën shpejtimin e formimit të aleancës ballkanike dhe të shpalljes së luftës kundër

Portës së Lartë”182.

Që këtej del se është i pamohueshëm përfundimi që këto kryengritje shërbyen si

një katalizator i fuqishëm për zhvillimin e ngjarjeve në gadishullin ballkanik, në fund të

dhjetëvjeçarit të parë të Shek. XX.

Studiuesja mjaft e dashur për shqiptarët, Edit Durham ka patur mendimin se, në

qoftë se do t’i ishte dhënë edhe Shqipërisë një vend i përhershëm, pas Traktatit të

Berlinit, patjetër që nuk do të qe nevoja të bëheshin lëvizje të tjera popullsish. Pikëpamja

që ekzistonte që pas këtij Traktati, për t’i njohur Shqipërisë si të drejta të saj vetëm në një

rrip toke malore përgjatë bregdetit, do të sillte fatkeqësi të mëdha.

Për këtë arsye kjo mike e dashur dhe e mirë e shqiptarëve, do të shkruante: “Një

popull si ky, me cilësi krejt të veçanta, plot gjallëri duhet të ketë vende të mjaftueshme

për të jetuar. Në qoftë se nuk do t`u jepet, ata do t`i marrin vetë. Kjo është një nga

çështjet më themelore të vështirësive të tanishme. Përderisa Shqipëria do të mbetet pa

kufijtë e veta, nën të ashtuquajturën qeveri turke, gjendja e saj do të jetë anarkike dhe

përmirësimi në situatën ballkanike ka për të qenë gati i pamundur”.183

Kjo, është një dëshmi e gjallë e provuar e Edit Durham, e cila vëzhgoi nga afër atë

çfarë kishte ndodhur dhe po përgatitej të ndodhte me shqiptarët e, natyrisht, ajo jep edhe

vlerësimin e saj në lidhje me situatën. Duke marrë parasysh rrethanat e asaj kohe do të

ishte e padrejtë të pohonim se faktori shqiptar nuk ka ndikuar në agoninë e Perandorisë

Turke.

Gjatë kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912, që ishte më e madhja kundër

shtetit të osmanëve, veprimtaria çlirimtare e kryengritësve shqiptarë, ndryshe nga dy të

mëparshmet, “u shtri në mbarë Shqipërinë, bashkoi shqiptarët pa dallim krahine, feje

180 Shih: Ekrem bej Vlora, Kujtime 1885-1925, (Tiranë: BOTA SHQIPTARE 2003), 141. 181 Gurakuqi, Vep. përm., 359. 182 Stefanaq Pollo, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë-kthesë e madhe në historinë e popullit shqiptar,

(Tiranë: 1982), 15. 183 Durham, Brenga e Ballkanasve, 71.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

49

dhe përkatësie shoqërore”184. Dhe, ajo që është më e rëndësishmja, është fakti që kjo

kryengritje çoi në kurorëzimin me sukses të veprimtarisë, në shpalljen dhe, më pas, në

njohjen e Pavarësisë së Shqipërisë, që ishte dhe qëllimi kulmor i saj!

Përgatitja e Kryengritjes, në të vërtetë, kishte nisur qysh në vjeshtë të vitit 1911,

kur një grup personalitetesh politikë shqiptarë, me nismën e I. Qemalit, u mblodhën në

Stamboll fshehtas dhe vendosën organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme për çlirimin

dhe pavarësimin e Shqipërisë185. Përpjekja e parë e tyre ishte gjetja e aleatëve në këtë

ndërmarrje, por nuk u mbështetën as prej Fuqive të Mëdha, të cilat donin të ruanin

pozitën e atëhershme të Perandorisë Osmane.

Për këtë arsye, Fuqitë e Mëdha nuk ishin pro asnjë lëvizjeje të armatosur, me

prirje çlirimtare. Ndërkohë ideja për kryengritjen shqiptare nuk u mbështet as nga

drejtuesit e shteteve fqinjë ballkanas, të cilët, në tërësi, kishin një plan për copëtimin dhe

marrjen e tokave shqiptare!

Këtë e thekson edhe studiuesi Stefanaq Pollo i cili shprehet se:” Në të njëjtën

kohë, me karakterin e tyre të ndërgjegjshëm kombëtar dhe programin e tyre autonomist,

kryengritjet shqiptare i shqetësuan qarqet shoviniste të vendeve fqinje”186.

Megjithë rrethanat kryengritja shpërtheu dhe veprimet e para të armatosura u

kryen në muajt mars-maj të vitit 1912 187 , siç ishin krijimi i çetave të armatosura

shqiptare, si në Kosovë, e në vijim, edhe në treva të tjera shqiptare. Ndërkohë vijonte

puna për ngritjen e komiteteve të reja drejtuese krahinore apo jashtë Shqipërisë, blerje

armësh, aktivizimi i shtypit jashtë vendit, që u ndërmorën krahas dhe të bashkërenduara

me veprime lokale të armatosura.

Besëlidhjet lokale u pasuan aty nga 21-25 maji i vitit 1912, me Kuvendin e

Junikut që, me vendimet e tij i dha një shtysë të ndjeshme zgjerimit dhe shtrirjes së

mëtejshme të Kryengritjes, dhe përcaktoi masat organizative dhe programin politik të

kryengritjes.

Një moment tjetër që ndihmoi Kryengritjen Shqiptare të vitit 1912 ishte arratisja

e oficerëve dhe ushtarëve shqiptarë prej ushtrisë osmane. Ajo filloi që prej muajit qershor

për t`u kthyer më pas në dukuri. Të arratisurit i bashkoheshin kryengritësve që synonin

shkëputjen nga Porta e Lartë, shpalljen e autonomisë dhe pavarësisë së Shqipërisë dhe

krijimin e shtetit shqiptar.

Lidhur me këtë dukuri, raportonte Konsullata Mbretërore e Bullgarisë me qendër

në Bitolë, po në fillim të muajit Qershor 1912 për Kryeministrin e Bullgarisë si dhe

Ministër i Punëve të Jashtme të Bullgarisë. Midis të tjerave në dokumentin sekret

shkruhej:”Dje pata nderin t`Ju dërgoj telegramin e shifruar si më poshtë: Agjitacioni i

shefave të rimëkëmbur shqiptarë për të tërhequr në lëvizje oficerë dhe ushtarë shqiptarë,

vazhdon. Sonte, nga garnizonet e këtushme u larguan tre oficerë dhe pesëdhjetë ushtarë

shqiptarë. Ngjarja shkaktoi shqetësim të madh në rrethet zyrtare” 188 . Por, dukuria

vazhdon edhe në muajin në vijim, ndërsa vijonte Kryengritja Shqiptare. Ndërkaq në këto

184 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e…, 496. 185 Fjalori Enciklopedik Shqiptar (FESH), 1370. 186 Stefanaq Pollo, Shpallja e Pavarësisë së…, 19. 187 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e…, 466. 188 Telegram, Konsullata Mbretërore e Bullgarisë me qendër në Bitolë për Kryeministrin e Bullgarisë si dhe

Ministër i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, 10 Qershor, 1912. Dosja Nr. 2066, Fondi i Ministrisë së Punëve

të Jashtme, Arkivi Historik Qendror i Shtetit, Bullgari.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

50

muaj, maj-korrik 1912, kryengritja u përhap shumë dhe u kryen shumë veprime luftarake

dhe çlirimi i disa qyteteve në Kosovë, por edhe në viset e tjera të Shqipërisë. Me rënien e

Qeverisë Xhonturke, më 17 Korrik 1912, qeveria pasardhëse hyri në bisedime me

kryengritësit shqiptarë, që ishin të ndarë në dy rryma, njëra që kërkonte autonominë e

Shqipërisë dhe tjetra që ishte për një program me kërkesa të kufizuara, si për rrëzimin e

qeverisë xhonturke dhe shpërndarjen e parlamentit.

Ndërkohë, në një tjetër mbledhje, krerët e kryengritësve të krahinave jugore të

Shqipërisë, të mbledhur në Kuvendin e Sinjës të 23 korrikut do të kërkonin nga Porta e

Lartë të drejtat e autonomisë për tërë shqiptarët.

Por, për shkak të rrezikut që paraqisnin shtetet e Ballkanit, në ethet e përgatitjes

për një luftë ballkanike të kësaj periudhe, si dhe të mosmarrëveshjeve që vijonin midis

vetë krerëve të Kryengritjes së Përgjithshme, në Ferizaj u paraqit një kërkesë e re me 14

pika, si një kompromis midis dy rrymave të krerëve shqiptarë.

Midis kërkesave kryesore ishin ato për emërimin e nëpunësve shqiptarë,

mësimin e gjuhës shqipe në shkollat e të katër vilajeteve shqiptare, kryerja e shërbimit

ushtarak në Shqipëri dhe Maqedoni etj., në kohë paqeje. Por, qeveria turke e vonoi

përgjigjen që lidhej me kërkesat e shqiptarëve, prandaj kryengritësit marshuan drejt

Shkupit, të cilin e çliruan më 18 gusht 1912.

Pikërisht pas kësaj ngjarjeje, qeveria turke pranoi të plotësonte 12 nga 14

kërkesat e kryengritësve, përgjigje që u pranuan nga udhëheqësi kryesor i kryengritjes,

Hasan Prishtina. Pas kësaj kryengritësit e pushuan veprimtarinë dhe u kthyen nëpër

vendet e tyre.

Megjithë kufizimet e marrëveshjes së arritur midis palëve, Kryengritja e

Përgjithshme e vitit 1912, në ndryshim me dy të parat, -“…u shtri në mbarë Shqipërinë,

bashkoi gjithë shqiptarët pa dallim krahine, feje dhe përkatësie shoqërore”189. Përtej

mangësive e dobësive ajo, siç shkruhet në Historinë e Popullit Shqiptar, -“…shënoi hapa

të rëndësishëm në sendërtimin e programit themelor politik të Lëvizjes Kombëtare

Shqiptare”190.

Nga ana tjetër, kryengritja zbuloi haptazi dobësinë e vetë Perandorisë Osmane,

ajo, -”…e tronditi atë dhe afroi fundin e saj”191. Kësisoj, ajo e lehtësoi lëvizjen e aleatëve

ballkanikë për t`i dhënë pushtetit të Perandorisë goditjen vendimtare dhe duke e detyruar

që të tërhiqej nga gadishulli i Ballkanit pas mëse pesëqind viteve të vëshimit të saj në të!

Dhe, tek e fundit, ajo që ishte kryesorja, kyengritja, pavarësisht rrethanave

rajonale dhe ndërkombëtare, siguroi bazat dhe hodhi themelet mbi të cilat do të ngrihej

Pavarësia e Shqipërisë.

Sigurisht, Perandoria Osmane ishte gjendur tashmë përballë një fakti të kryer,

pasi patriotët shqiptarë ia kishin dalë që, në nëntor të vitit 1912 të ngrinin flamurin

shqiptar në disa qytete të vendit për ta kurorëzuar Pavarësinë në Vlorë më 28 Nëntorin e

vitit historik 1912.

Natyrisht, ishte e pritshme që, zgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare, nuk do t’i

pëlqente asnjërit shtet fqinjë përreth territoreve shqiptare. Si reaksion ndaj kësaj ngjarjeje

ata, me veprimet e tyre, krijuan një dosje të tmershme konflikti që shkaktoi shumë

fatkeqësi dhe tragjedi me dëme kolosale për gati një shekull. Sipas S. Pollo-s,:“Lufta

189 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e…, 496. 190 Po aty. 191 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

51

Ballkanike e drejtuar kundër Turqisë kishte edhe anën tjetër të medaljes. Lufta

Ballkanike e zhvilluar nën flamurin e nacionalizmit nuk mund të zgjidhte kurrë drejt

çështjen nacionale në Ballkan dhe në fakt ajo u shndërrua në një luftë grabitqare kundër

Shqipërisë”192.

Shqetësimet e shteteve ballkanike, sidomos të Serbisë, u shtuan shumë pas

çlirimit të një vargu qytetesh të mëdha në vilajetin e Kosovës etj. dhe, për më tepër, pas

hyrjes triumfale të më se 30.000 kryengritësve shqiptarë në Shkup193, në kryeqytetin e

vilajetit të Kosovës. Në thelb, ky ishte një sukses që hidhte në erë planet e fshehta të

pranverës së Aleancës Ballkanike. Sipas sudiuesit Aleks Buda, Shqipëria ishte

parashikuar të copëtohej si një entitet gjoja “amorf”, si një “mbeturinë e historisë”, trojet

e saj do të ndaheshin si një “terra nullius”, si një tokë e kurrkujt dhe do të shërbenin si

lëndë ndërtimi për të fuqizuar shtetet e reja ballkanike194.

Në këto kushte, situata në rajon u ndez më shumë. Sipas një studiuesi nga

Kosova, kjo kishte arsyet e veta. Sipas tij: “Tensioni u shtua pas propozimit të kontit

Berthold ministër i Jashtëm i Austrohungarisë, më 13 gusht Fuqive të Mëdha, që të

ndërmernin masa për decentralizimin e Portës së Lartë në pjesën ballkanike prej 169.000

km2, përkatësisht në gjashtë vilajete, ndër të cilët dhe katër vilajete shqiptare që do të

formonin Shqipërinë etnike me 90.100 km2”. 195

Ndërkaq, historiani Ferdinand Shevill (F. Schevill) ka shkruar se, aleatët e

ndjenë fitoren shqiptare, tashmë të pashmangshme, nëpërmjet të cilës Shqipëria ishte

duke u ndërtuar si një shtet autonom i përbërë nga katër vilajete, i Shkodrës, i Janinës,

Manastirit dhe Kosovës. Në të vërtetë, ishte realitet që, në qoftëse propozimi shqiptar do

të pranohej, secili prej katër aleatëve do ta shikonte derën e mbyllur në një krahinë të

caktuar, të cilën e lakmonte secila, në mënyrë të veçantë.

Nuk dukej më pak i shqetësuar, pas kryengritjeve të shqiptarëve, dhe

pansllavizmi rus i cili, në funksion të realizimit të synimeve të veta, fshihej prapa faktorit

serb, duke e nxitur vazhdimisht atë për të vënë në shënjestër faktorin shqiptar. Në

funksion të këtyre interesave personale diplomacia ruse zhvilloi një veprimtari të

ngjeshur, duke u munduar të sigurojë mbështetjen e Anglisë dhe Francës në favor të

aleatëve të saj ballkanikë.

Lidhur me këto interesa Kryetari i Qeverisë Ruse të asaj kohe do të shkruante:

“Në radhë të parë në Ballkan janë interesat tona, interesat e Serbisë, të Malit të Zi, e të

Greqisë”. 196 Idetë e shqiptarëve për çlirim dhe bashkim, në brendësi të tyre,

ndërthureshin dhe kryqëzoheshin me pretendimet e qarqeve drejtuese të Serbisë, Greqisë

e Rumanisë për toka të huaja, ku nuk banonin masa kompakte popullsishë me kombësinë

e vendeve përkatëse.

Studiues të ndryshëm, në studimet e tyre, prekin edhe çështjen e synimeve të

vendeve ballkanike për hegjemoni. Pikërisht këtij momenti i kushton vëmendje të veçantë

edhe profesori Simeon Damjanov, njeri prej njohësve të ngjarjeve që u zhvilluan në

192 Pollo, Shpallja e Pavarësisë së…, 19. 193 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e…, 491. 194 Buda, Vep. përm., 230. 195 Xheladin Shala, Çështja shqiptare dhe diplomacia serbe 1912-1913, (Prishtinë: 2006), 12-13. 196 Deklaratë e kryetarit të Qeverisë Ruse Kokovcev në mbledhje, Titulli në faqen e parë “Rusia za nas”

(Rusia për ne), Politika, 8. XII. (Beograd: 1912), Cituar në Xheladin Shala, Çështja shqiptare dhe

diplomacia serbe 1912-1913, 12.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

52

Ballkan, në vitet 1912-1913. Ai shkruante: “Për vendosjen e hegjemonisë së tyre në

gadishull, atëherë luftonin dhe Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Rumania. Por, nëse

Bullgaria synonte për hegjemoni me anën e një orvajtje të natyrshme të unifikimit

kombëtar, duke u mbështetur në faktin që popullsia Bullgare në Ballkan është më e

shumta në numur, hegjemonia e Serbisë, Greqisë dhe Rumanisë bëhej e mundur vetëm

me daljen e këtyre vendeve jashtë kornizave të pretendimeve të ligjshme, vetëm me rrugën

e pushtimit të tokave të huaja (kryesisht të tokave shqiptare dhe bullgare)”.197

Këtë dallim thelbësor duhet ta kemi gjithmonë parasysh në vlerësimin e

pretendimeve politike dhe territoriale të secilit prej vendeve ballkanike në periudhën e

luftës. Ndërkaq, për të arritur qëllimet e tyre pushtuese Serbia, Rusia etj., paraqisnin para

botës gënjeshtra dhe intriga të hiperbolizuara ekstremisht. “Vetëm për disa serbë në

krahinë, ata bënin be se e tërë krahina është sllave”, - do të shkruante mbretëresha e

pakurorëzuar e shqiptarëve, Edith Durham.198

Në përfundim mund të thuhet se, në tërë këtë histori ballkanase, ekziston një

fakt i pamohueshëm. Kryengritjet shqiptare shërbyen si katalizator që përshpejtuan rënien

e Perandorisë Osmane. Ky fakt rriti pretendimet e fqinjëve për “ndarjen e plaçkës” që

ishin tokat shqiptare dhe, rrjedhimisht aleatët ballkanikë, në funksion të interesave të tyre

përshpejtuan nisjen e Luftërave Ballkanike.

Studiuesi i historisë Romeo Gurakuqi në analizë të ngjarjeve të këtij harku

kohor, shprehet se: “Mes kryengritjeve shqiptare të viteve 1910, 1911, 1912 ekziston një

linjë vijimësie dhe një ndërlidhje shkaqesh dhe rrethanash të njëjta nxitëse, ndërlidhje

programore, ndërlidhje njerëzore”. Sipas tij,”…të tri këto kryengritje së bashku mund të

konsiderohen pjesë përbërëse të një revolucioni nacional permanent, jo të ndërprerë por

të ndërlidhur, ndonëse të dobët edhe strukturalisht, dhe me të njëjtat zigzage, ulje dhe

ngritje që kanë karakterizuar lëvizjet e ngjashme nacionale të popujve të tjerë

ballkanikë”.199

Mund të shkruhet se, pavarësisht pretendimeve për t`i parë Kryengritjet

Shqiptare të viteve 1910-1912 si lëvizje rastësore, të veçuara nga njëra tjetra dhe pa

ndonjë lidhje e qëllim të përbashkët, historiografia, jo vetëm shqiptare por dhe botërore,

ka vërtetuar tashmë përmes dokumentesh dhe faktesh historike rolin ndikues të çështjes

dhe faktorit shqiptar në zhvillimin e luftërave ballkanike dhe në agoninë e Perandorisë

Osmane në Ballkan.

Kryengritjet shqiptare të këtyre viteve në fakt, i ndihmuan shtetet aleate

ballkanase, të cilët u ngritën për t`i shfrytëzuar ato për interesat e tyre. Por, ata nuk i

vlerësuan fare interesat kombëtare të shqiptarëve.

Dhe kjo jo pa qëllim, sepse në thelb qarqet politike të shteteve fqinjë ballkanas

kishin për qëllim të pengonin me çdo formë krijimin e shtetit kombëtar edhe nëse ai do të

ishte autonomi!

Madje, “Beogradi, Athina e Cetina dëshironin që lufta e shqiptarëve kundër

Perandorisë Osmane të përfundonte me cfilitjen e të dyja palëve”200. Ndërkohë optika e

qarqeve qeveritare bullgare kishte një qëndrim dhe vlerësim të vetin, të ndryshëm,

veçanërisht për kryengritjen shqiptare të vitit 1912. Kjo optikë kishte dy pamje rrënjësisht

197 Glenny, Vep. përm., 122 198 Edit Durham, Njëzetë vjet ngatërresa ballkanike, (Tiranë: Onufri, 1994), 106. 199 Romeo Gurakuqi, Vep. përm., 774. 200 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e…, 499.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

53

të ndryshme! Sipas një studiuesi shqiptar të kësaj kryengritjeje nën dritën e dokumenteve

bullgare,“…për shtypin dhe qarqet qeveritare bullgare ishte e një rëndësie të veçantë,

sepse kjo kryengritje vlerësohet si kryengritja më serioze e shqiptarëve deri më

atëherë”201. Por, me zhvillimin dhe shtrirjen e kryengritjes befas vlerësimi bullgar për të

ndryshon tërësisht!

Ja se si shkruan studiuesi më poshtë: “Mirëpo, në fazën e përfshirjes në

kryengritje edhe të viseve shqiptare të përmendura në Traktatin e Shën-Stefanit dhe

çlirimi i qyteteve si Shkupi, Kumanova, Presheva, Tetova etj., qëndrimi i qeverisë

bullgare për rrjedhojë ndryshoi. Që nga kjo kohë burimet bullgare shqiptarët i

konsideronin si “barbarë”, “dhunues”, “plaçkitës”, e gjithë kjo bëhej sepse ata po i

rrezikonin territoret e pretenduara nga bullgarët”202!

Nga burimet bullgare ky dyqëndrim politik mbahej, nga njëra anë për shkak të

bisedimeve për krijimin e Aleancës Ballkanike dhe, në anën tjetër, për të mos prishur

punët me shqiptarët, përderisa ata nuk binin ndesh me interesat bullgare203. Pretendimet

dhe problemet për trojet shqiptare nuk do të kishin të sosur, madje do të vazhdonin edhe

pas përfundimit të Luftërave Ballkanike 1912-1913, gjatë dhe pas zhvillimit të punimeve

në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Për këtë dëshmon edhe Sotir Gjika në një letër në të cilën karahas të tjerash

shkruan:”…Greqia dhe Jugosllavia, pretendojnë trojet shqiptare…ato kundërshtojnë

konstituimin e një shteti shqiptar me çdo kusht, madje pretendojnë të marin në zotërim të

plotë edhe ato që jua dha Konferenca e Londrës”204.

Pa asnjë dyshim që ndër shkaqet e shpërthimit të këtyre luftërave, bënin pjesë

dhe qëllime apo shkaqe të fshehta por shumë të rëndësishme dhe qëllimkëqija

aneksioniste e shoviniste të shteteve të Aleancës Ballkanike. Ndër to ishin pushtimi,

copëtimi dhe aneksimi i territoreve të Maqedonisë dhe Shqipërisë, por edhe i tokave të

Turqisë Evropiane, nga shtetet e sipërpërmendura. Sipas studiuesit Aleks Buda:

”Monarkitë fqinje të Ballkanit që para shpërthimit të Luftës Ballkanike ishin marrë vesh

për aneksimine territoreve të gjera shqiptare”205.

Por, të gjitha këto shkaqe, së bashku, çuan në përgatitjen dhe shpërthimin e

Luftës së Parë, e cila u pasua nga Lufta e Dytë Ballkanike. Të dyja konfliktet sollën

rrjedhoja të tmerrshme, të hidhura në kurriz të jetës, paqes dhe sigurisë në rajonin

problematik të Ballkanit, siç do të shtjellohet në kapitujt pasardhës.

“Krahas dështimit dhe rrënimit financiar, për osmanët, luftërat e këtyre viteve

ishin luftëra intensive të shoqëruara edhe me humbje territoriale: Lufta ruso-otomane e

viteve 1877-1879, ku perandoria osmane humbi të gjitha territoret e saj në Ballkan me

përjashtim të Maqedonisë; pushtimi britanik i Egjiptit, në vitin 1881; lufta shkurtër

greko-osmane e viteve 1897; lufta shkatërrimtare guerile kundër bandave të armatosura

të origjinave të ndryshme etnike në Maqedoni”206; lufta 1911-1912 Italo-otomane mbi

201 Skënder Asani, Kryengritja e Përgjithshme Shqiptare e vitit 1912 sipas burimeve bullgare. (Shkup:

Shkupi, 2010), 123. 202 Po aty, 133. 203 Po aty, 21. 204 Biblioteka Kombëtare, Fondi mbi Luftërat Ballkanike, Dok. 81/c/116, Documenti Albanesi, Una lettera

di Sotir Gjika, 108. 205 Buda, Vep. përm., 230. 206 İpek Yosmaoğlu, Blood Ties, Religion, Violence, and the Politics of Nationhood in Ottoman Macedonia

1878-1908, (New York: Cornell University Press 2014), 157.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

54

Libinë (Cyneraica dhe Tripolitania); dhe luftërat ballkanike të vitit 1912 në katër fronte

kundër një koalicioni të serbëve, malazezëve, grekëve dhe bullgarëve. “Kjo luftë

përfundoi në një rrjedhë kaotike përsa i përket tërheqjes së trupave osmane të cilat u

gjendën të papërgatitura për një tërheqje të rregullt…”207.

Çështja Lindore, e cila përmbante në parim të saj “faktin se si do të ndaheshin

territoret otomane midis Fuqive të Mëdha pa e çuar situatën në një luftë evropiane që

nuk ndodhte qysh nga fundi i Shek. XVIII208, mbeti në letër deri në vitin 1915”209.

207 Edrward J. Ericson, Defeat in Detail. The Ottoman Army in the Balkans, 1912-1913, (Westport: 2003),

98; Trotsky, Lev: Balkan Savaşları, İstanbul 2009. 208 E. L. McFie, The Eastern Question 1774-1923, (London: 1989); Roderic H. Davison, Ottoman

Diplomacy and its Legacy, (New York : Columbia University Press 1996), in: Kuneralp, Sinan (ed.):

Nineteenth Century Ottoman Diplomacy and Reforms, Istanbul 1999, 329-350. 209 E.A. Adamov, (ed.): Çarlık Belgelerinde Anadolu"nun Paylaşılması [Partition Plans for Turkey in

Tsarist Documents], (Istanbul: 1926) 2001; Uğurlu, Andaç (ed.): Türkiye'nin Parçalanması ve İngiliz

Politikası (1900-1920) [Partitioning Turkey and British Policy], Istanbul 2005; Bilal Şimşir, British

Documents on Atatürk (1919-1938), 4 volumes, (Ankara: 1984).

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

55

KREU II

BALLKANI DREJT LUFTËS: KRIJIMI I LIDHJES BALLKANIKE

II. 1. Nga aleancat dypalëshe në Lidhjen Ballkanike

Sipas publicistit Cyril Falls, “Luftërat e ashpra dhe të përgjakshme në Ballkanin

e viteve 1912-1913, të cilat përfshinë Serbinë, Bullgarinë, Greqinë, Turqinë, Malin e Zi,

Shqipërinë, Maqedoninë dhe Rumaninë, ishin komplekse…As sllavët, as grekët nuk kishin

qenë ndonjëherë dakort me zgjidhjen që doli nga Kongresi i Berlinit në vitin 1878, duke e

lënë Maqedoninë në duart turke…Aneksimi i Bosnjës dhe Hercegovinës nga Austria në

vitin 1908 mund të krahasohet me një kacek të mbushur plot me qymyr që digjet në

vetvete”210.

Në fakt, historiku i ideve dhe i përpjekjeve për të ndërtuar aleanca apo lidhje me

synime bashkëpunimi apo edhe me qëllime luftarake në Gadishullin e Ballkanit, mund të

thuhet se është i kahershëm. Fillimi i tyre ndoshta mund të merrët qysh në kohën e

Koalicionit Ballkanas kundërosmane të 29 Qershorit 1389, kohë kur forcat e bashkuara

ballkanase u ndeshën në betejën e Fushë-Kosovës, pranë Prishtinës, me ushtrinë osmane,

që kishte vërshuar në Gadishullin e Ballkanit, me qëllim pushtimin e tij dhe bashkimin

me territorin e Perandorisë Osmane në ngjitje.

Sundimtarët ballkanas të asaj kohe e kishin të qartë se vërshimi i ushtrisë së

fuqishme osmane ishte e pamundur të ndalej me forca të veçuara. Në këto rrethana

ballkanasit u bashkuan në një aleancë dhe krijuan ushtrinë e tyre të bashkuar, në të cilën

hynë forca serbe, boshnjake, kroate, hungareze, çeke, polake, bullgare, rumune dhe

shqiptare. Shqiptarët patën pjesëmarrje të vlerësueshme, të përfaqësuara nga sundimtari i

Shkodrës Gjergji II Strazimir Balsha, vëllezërit Muzaka nga Shqipëria Qendrore, etj.

“Beteja përfundoi me fitoren e ushtrisë së osmanëve, që arrinte në afro 100 mijë

vetë,”211 por megjithë humbjen e Koalicionit Ballkanik, dëshmoi një fakt të rëndësishëm,

mundësinë e lidhjeve apo koalicioneve edhe midis popujve të Ballkanit, duke dalë kështu

mbi interesat apo ambiciet e secilit prej tyre në hapësirën e përbashkët ballkanike. Disa

shekuj më pas, aleancat nisën të rishfaqen, tashmë në kohë të reja, përsëri të drejtuara

kundër pushtetit të Perandorisë Osmane në Gadishullin e Ballkanit.

Në vitin 1860, kur Princi Mihajllo Obrenoviq i Serbisë, i`u rikthye idesë për të

krujuar një aleancë të re, në kushte të reja, siç ka shkruar studiuesi i njohur i historisë

ballkanike M. Gleni (M. Glenny), “…një sistem aleancash ndërmjet Serbisë, Greqisë,

Rumanisë dhe kryengritësve bullgarë, me synim që osmanët të dëboheshin nga

Ballkani”212. Ky projekt, sigurisht, po ideohej përmes mosmarrëveshjeve të njohura mes

shteteve ballkanas, por edhe përmes ndërhyrjeve të Austro-Hungarisë dhe Fuqive të tjera,

të cilët synonin pengimin e kësaj aleance.”…këto ngjarje e bindën Mihajllon se progami

kombëtar serb nuk do të mbështetej nga Fuqitë e Mëdha në qoftë se ai nuk do të

përputhej me interesat e tyre në çaste të caktuara. Të krishterët e Ballkanit duhet të

210Cyril Falls, “Balkan-wars-1912-1913”, History Today, Volume 13 Issue (1963) accessed 9 September. 211Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar, Vëll.I, (Tiranë: TOENA, 2002). 212 Glenny, Vep. përm., 122.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

56

çliroheshin vetë, ky ishte përfundimi i tij”213. Në kohën kur Austro-Hungaria aneksoi

Bosnje-Hercegovinën, Rusia u ngut që të nxiste shtetet e Ballkanit nga njëra anë dhe

Portën e Lartë nga ana tjetër, për t`u lidhur në një aleancë, të ngjashme me njëfarë

“mekanizmi të sigurisë kolektive”214, me synimin për të penguar zgjerimin e mëtejshëm

të Austro-Hungarisë në zonën e Ballkanit.

Kjo skemë e re u përkrah nga ministri i Jashtëm anglez, Grey, ashtu si dhe nga

Rusia. Në lidhje me fjalimin e Izvolskit para Dumës ai komenton: “Fjalimi i Izvolskit mu

duk shumë i përshtatshëm…Jam i kënaqur që ai e vuri theksin në nevojën për afri

pikëpamjesh ndërmjet shteteve ballkanike dhe për bashkimin e të treve me Turqinë në

mbrojtje të intereresave të përbashkëta. Unë e përkrah plotësisht këtë gjë dhe do ta nxis

sa here të kem mundësi215”. Strategjitë e shteteve të Ballkanit, me karakter sulmues,

tashmë kishin në thelb qëllimin për kapjen dhe aneksimin e territoreve që ishin nën

Turqinë, si Shqipëria, Maqedonia, Thraka, Kreta dhe të ishujve të Egjeut216.

Në vitin 1897 Greqia, e cila ishte ndeshur në luftë me Turqinë për ishullin e

Kretës dhe ishte mundur, po i rikthehej idesë për të ndërtuar një aleancë ushtarake, ndërsa

shtetet e tjera të ballkanit ishin vënë në lëvizje për çështjen e Maqedonisë.

Por, tanimë, secili prej shteteve të Ballkanit, ashtu si edhe më herët në kohën e

Koalicionit Ballkanik të vitit 1389, e kishin të qartë se asnjëri prej tyre i vetëm nuk mund

të përballej me fuqinë ushtarake ende të konsiderueshme osmane në gadishullin

ballkanik.

Sipas studiuesit A. Biagini, “…në fillim të viteve 1900 edhe pse të veshura me

petkun e aspiratave dhe objektivave të ndryshme, shpesh madje të papajtueshme nga

vende të ndryshme të Ballkanit, momentet unifikuese në thelb janë dy: kalimi nga kombi

tek shteti kombëtar i pavarur dhe dëshira për të ndërtuar pavarësisht ndonjë

kundërshtimi dhe qëndrese lokale, një aksion anti-turk dhe anti-austriak”217.

Në këto rrethana, duke bërë një përllogaritje të forcave dhe të mjeteve luftarake që

zotëronin, qarqet drejtuese të këtyre vendeve tashmë ishin krejtësisht të bindur për

nevojën e bashkëveprimit për të zgjidhur, më në fund, çështjen e të ardhmes së forcave

osmane në gadishullin ballkanik. “Në fakt qysh prej fundit të shekullit të XIX, qëndresa

sociale dhe politike e vendeve të Ballkanit ndaj Perandorisë Osmane u rrit sidomos nën

ndikimin e Revolucionit francez dhe Luftërave Napoleonike dhe sistemi i miletit218provoi

se ishte shumë Iidobët për të përballuar presionet nacionaliste”219.

Krahas këtyre rrethanave, në ndihmë të idesë së ballkanasve erdhën edhe kriza që

mbërtheu Perandorinë Osmane pas kryengritjeve shqiptare të vazhdueshme, lufta italo-

213 Glenny, Vep. përm., 123. 214 Po aty, 224. 215 L. S Stavrianos, Balkan Federation: A history of the movement Toward Balkans Unity in Modern Times,

(Hamden Con: 1942), 160. 216 Glenny, Vep. përm., 225. 217 Biagini, L'Italia e le guerre balcaniche…, 21. 218 Zyrtarisht shteti islamik toleroi fetë e tjera dhe në bazë të sistemit të miletit (milet nga turqishtja do të

thotë komb) u dha atyre një shkallë të autonomisë vendore. Në realitet vetëm popullsia muslimane lejohej

të zotëronte tokën e vet, kjo gjë i ktheu miletet në geto të mëdha në të cilat individët e krishterë trajtoheshin

si subjekte të dorës së dytë, duke u kthyer në kafshë barrë dhe lope që vetëm mileshin nga pronarët. Shih:

E. R. Hooton, Prelude to The First World War, The Balcan Wars 1912-1913, (U.S.A: Fonthhill Media

Limited, 2014), 11. 219 Hooton, Vep. përm., 11.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

57

turke ashtu si dhe rritja e interesave të Fuqive evropiane për Ballkanin. Këto ngjarje

përshpejtuan hyrjen në bisedime dhe gjetjen e gjuhës së marrëveshjeve midis qeverive të

shteteve ballkanike për një luftë të përbashkët kundër Perandorisë Osmane për largimin e

saj nga Gadishulli. “Perandoria Osmane është një shtëpi e vjetër e kalbur dhe gati në të

rënë. Ajo mbahet me purteka dhe askush nuk mund t`a dijë sesa do të qëndrojë në këmbë.

Por, në se ndokush përpiqet t`a riparojë atë dhe të lëvizë diçka, qoftë dhe vetëm një tullë,

ajo do të shembet mënjëherë. Është tepër vonë për t`a ndrequr atë”220.

Më pas, aty nga prilli i vitit 1904, në vazhdën e përpjekjeve të vijueshme, ishte

Serbia ajo që, në bisedime me Bullgarinë, arriti në një marrëveshje për bashkimin e

doganave të të dy vendeve të tyre. Kështu zuri fill ajo që u quajt Aleanca e Dytë

Ballkanike. Kjo marrëveshje çoi, aty nga viti 1911, në krijimin e një varg marrëveshjesh

dypalëshe, të cilat do të bashkonin Greqinë, Serbinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, në një

Aleancë të përbashkët ushtarake kundër Turqisë Osmane.

Por, megjithë arritjet, deri nga mesi i vitit 1911 as Serbia dhe as Bullgaria nuk

bënin lëshime, aq më pak kompromise, midis tyre për çështjen e pretendimeve lidhur me

Maqedoninë. Por, qenë dy ngjarje të këtij viti që i dhanë një rrjedhë tjetër situatës së

deriatëhershme në këtë plan.

Njëra ishte ajo e fundverës së vitit 1911, kur Italia, pushtoi provincën osmane të

Tripolitanisë, gjë që çoi në shpalljen e luftës nga Porta e Lartë me Italinë, duke dërguar

në Afrikën e Veriut shumë forca ushtarake. Në këtë kohë, duke përfituar nga situata,

Rusia shtyu shtetet kryesore ballkanase, Greqi, Serbi, Bullgari dhe Mal i Zi në bisedime

për të krijuar dhe “bekuar” një Aleancë Ballkanike, që do të mund të ndërmerrte më tej

një fushatë ushtarake kundër forcave të Perandorisë Osmane në Ballkan.

Së pari u lidh një traktat midis Serbisë dhe Bullgarisë, “e cila u nënshkrua

paraprakisht më 12 mars 1912”221 , duke shfytëzuar për këtë qëllim marrëveshjen e

Tregtisë së vitit 1904, por që përfshiu ndërkohë edhe një “shtojcë” ushtarake të fshehtë!

Bisedime të vështira qenë edhe ato midis Greqisë dhe Bullgarisë, ashtu si edhe

midis shtetit të vogël të Malit të Zi dhe Serbisë. “Më 29 Maj 1912, nën iniciativën e

Kryeministrit grek Eleutherios Venizelos 222 , bien dakort për krijimin e një aleance

mbrojtjeje me funskion anti-turk dhe më 6 Tetorin e vitit 1912, është Mali i Zi që vendosi

me Serbinë, Bullgarinë dhe Greqinë një aleancë mbrojtjeje kundër Turqisë”223. Pra,

marrëveshja konluduese dhe në një farë mënyre dhe përfundimtarja në ciklin e

marrëveshjeve mes vendeve të Ballkanit u arrit dy ditë përapara shpërthimit të Luftës së

220 Miranda Wickers, Shqiptarët një histori moderne, (Tiranë: Bota Shqiptare, 2008), 89. 221 Glenny, Vep. përm., 226 222 Eleftherios Kyriakou Venizelos (emri i plotë Eleftherios Kyriakou Venizelos), (23 gusht 1864 - 18 mars

1936). Ishte një udhëheqës i shquar grek i lëvizjes nacionalçlirimtare greke dhe një burrë shteti karizmatik i

fillim të Shek. XX. U bë i njohur për promovimin prej tij të politikave liberale-demokratike. (Shih: P.

Kitromilides, Eleftherios Venizelos: The Trials of Statesmanship, Edinburgh: Edinburgh University Press,

2006), 178. Si lider i Partisë Liberale, ai u zgjodh disa herë si kryeministër i Greqisë, duke shërbyer nga

vitit 1910 deri në vitin 1920 dhe nga viti 1928 deri në vitin 1933. Venizelos ka pasur ndikim shumë të

thellë në çështjet e politikës së brendshme dhe të jashtme të Greqisë dhe për këtë shpesh here konsiderohet

apo dentifikohet si: "krijues i Greqisë moderne”. (Shih: W. J. Duffield, The New York Times, October 30,

1921). Para luftërave ballkanike të viteve 1912-1913, roli katalitik i Venizelos ndihmoi Greqinë që të bëhet

pjesë e Lidhjes Ballkanike, një aleancë e shteteve të Ballkanit kundër Turqisë Otomane. Nëpërmjet

mendjemprehtësisë e tij diplomatike, Greqi dyfishoi sipërfaqen dhe popullsinë e saj me pushtimin e

Maqedonisë, Epirit, dhe pjesës tjetër të ishujve të Egjeut. 223 Biagini, L'Italia e le guerre balcaniche…, 35.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

58

Parë Ballkanike. Tërësia e marrëveshjeve të arritura midis shteteve të mësipërm të

Ballkanit çoi kësisoj në ndryshimin e “ekiulibrit të forcave në rajonin e Ballkanit”224.

Ndërkaq Fuqitë e Mëdha duke e parandjerë rrezikun kërkonin të ruanin gjendjen e status-

quosë në Ballkan.

Në një dokument zyrtar të 21 Gushtit të vitit 1912, Z. George Louis, Ambasadori i

Francës në Shën Petërsburg, i shprehet Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme,

Z. Raymond Poincare se: “Z. Sazonoff e siguroi Ambasadorin e Austrisë se për momentin

më e rëndësishme do të ishte të ruhej status-quo në Ballkan…”225.

Në përmbyllje mund të thuhet se, me nënshkrimin e pakteve ndërmjet Bullgarisë

dhe Serbisë, si dhe Bullgarisë dhe Greqisë, ishte formatuar dhe kristalizuar, në të vërtetë,

vetë Lidhja e shteteve të Ballkanit, të cilës palë më vonë i`u bashkangjit edhe Mali i Zi.

Me kapërcimin e krizës së vitit 1908-1909, “qeveria e Beogradit dhe qeveria e Sofjes

vendosën të zgjidhnin problemin e çështjes së unitetit kombëtar”. 226 Serbët kishin

kërkuar, nga ana e tyre, mbështetje kundër politikave antiserbe të shkallëzuara të Austro-

Hungarisë.

Ndërkohë që bullgarët mbetën të fokusuar tek aspiratat e tyre në Maqedoni dhe,

në një shkallë më të vogël, në Thrakë. Të dyja qeveritë donin të vepronin para se Turqit e

Rinj të mund të zbatonin reforma të rëndësishme.

Një arsye tjetër për intensifikimin e përpjekjeve bullgare dhe serbe në çështjet

kombëtare erdhi nga aktivistët radikalë brenda vendeve të tyre. Pas dështimit të

kryengritjes Maqedonase të vitit 1903, një organizatë revolucionare kishte rritur fuqinë e

saj brenda Bullgarisë dhe operonte efektivisht jashtë kontrollit të qeverisë së Sofjes. As

vetë, qeveria bullgare nuk e kontrolloi plotësisht organizatën e saj maqedonase,

“Supremeist-in”.

Të dyja këto organizata kishin lidhje të forta brenda ushtrisë bullgare. Ashtu si në

Serbi, organizata ushtarake politike “Dora e Zezë” apo “Bashkim dhe Vdekje”, ka

funksionuar në kuadër të ushtrisë jashtë qarqeve të Beogradit qeveritar. Disa oficerë të

lartë serbë, përfshi edhe Shefin e Shtabit, gjeneralin Radomir Putnik, simpatizonin

“Dorën e Zezë”. “Të dyja organizatat, si ajo serbe ashtu edhe ajo bullgare ishin të

vendosura të ndiqnin unitetin kombëtar me ose pa sanksionet e qeverisë”.227 Qeveritë në

Beograd dhe Sofje ishin të vetëdijshme se për të ruajtur kontrollin e tyre respektiv të

lëvizjeve kombëtare, ata duhej të vepronin me forcë në drejtim të Perandorisë Osmane.

Kontakti mes Beogradit dhe Sofjes u rrit ndjeshëm në vitin 1909 dhe, në fokus ishte

çështja e Maqedonisë.

Si ministri i jashtëm bullgar, gjenerali Stefan Paprikov, vuri në dukje, duke folur

në vitin 1909, kur u shpreh se: “Do të jetë e qartë se, në mos sot, atëherë nesër, çështja

më e rëndësishme do të jetë përsëri çështja maqedonase. Dhe kjo çështje pavarësisht nga

çfarë do të ndodhë nuk mund të vendoset pa pjesëmarrjen direkte të shteteve të

224 Glenny, Vep. përm., 226-227. 225 Biblioteka Kombëtare, Fondi mbi Luftërat Ballkanike,Documents Diplomatiques Affaires Balcaniques

1912, Dok. 62, 21 Gusht 1912, 41. 226 Radoslav Popov, Balkanskite dûrzhavi i krayat na krizata ot 1908–1909 g. in V chest na Akademik

Dimitûr Kosev (Sofia, 1974) 262–63. Cituar në R. C. Hall, The Balcan Wars 1912-1913, Prelude to the

First Word War, 9. 227 Ernst C. Helmreich, The Serbo-Montenegrin Alliance of September 23, October 6, 1912, 40-41. Cituar

në R. C. Hall, 10.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

59

Ballkanit”.228 Pas krizës boshnjake, serbët kishin një nxitje shtesë për të bërë marrëveshje

me shtetet e tjera të Ballkanit. Ministri i Jashtëm serb, Milan Millovanoviq i shpjegoi

gjeneralit Paprikov më 1909 faktin që: “Për ne ekziston një konsideratë tjetër e

rëndësishme e cila flet për avantazhet e një marrëveshje me Bullgarinë. Për sa kohë që

ne nuk jemi aleatë me ju, ndikimi ynë mbi kroatët dhe sllovenët do të jetë i

parëndësishëm. Larg nga dallimet e besimit, këta popuj kanë, në një shkallë të madhe, të

njejtën kulturë që kemi. Ata nuk e shohin Serbinë si një qendër, megjithatë, në gjendje për

t`i tërhequr ata. Do të jetë diçka krejt tjetër kur ne dhe ju, të gjithë së bashku, do të

formojmë një bllok të fuqishëm”.229

Serbët e shihnin këtë si një armë për ta përdorur ndaj kundërshtarëve të tyre

Habsburgëve, të cilët ata i përceptonin si kundërshtarin kryesor të Serbisë së Madhe. Kjo

çështje dëshmoi njëherëshi se, jo të gjitha aspiratat serbe ishin në Ballkan. “As grekët, të

cilët ëndërronin e kontrollin Egjeun si dhe krijimin e një perandorie në Anadoll, nuk i

kufizuan interesat e tyre në Veri. Për të kapërcyer gadishullin e Ballkanit, shtetet

ballkanike fillimisht duhet të siguronin interesat e tyre me dhe kundër njëri-tjetrit. Këto

përpjekje ndërmjet shteteve të Ballkanit për të kapërcyer problemet që i ndanin përkuan

me një politikë ruse më aktive në Ballkan”.230

Që pas disfatës ushtarake të shkaktuar nga Japonia në vitin 1905 dhe humbjes së

tyre diplomatike me austriakët në vitin 1909, rusët ishin vënë në kërkim të një roli më

aktiv në Ballkan. Për këtë qëllim, Shën Petersburgu filloi të inkurajojë formimin e një

bashkimi anti-austriak në Ballkan. Duke filluar në vitin 1911, Anatoli Neklyudov,

ambasadori rus në Sofje dhe Nikolas Hartvig (Nicholas Hartwig), ambasadori rus në

Beograd, punuan për të sjellë Bullgarinë dhe Serbinë përsëri së bashku me synimin për të

konsoliduar pozitën e Rusisë në Ballkan.

Në verën e vitit 1911, pas dështimit të propozimeve të osmanëve për të zgjidhur

çështjet kombëtare të dyanshme, bullgarët vendosën të zgjidhin çështjen maqedonase. Në

këtë rrjedhë, në një fjalim në Parlamentin e Madh Kombëtar (Subranie) që mbajti në vitin

1911, kryeministri Geshov e vuri theksin në drejtimin e politikës së jashtme bullgare. Në

konkluzion ai tha: “Unë mendoj se është e mjaftueshme që ju të merrni shembullin e

Piemontit”.231

Qeveria Geshov parashikoi një realpolitikë që nuk mund të rezultonte në një

Bullgari të ndërtuar në Shën-Stefan, por që mund të merrte për ta sa më shumë nga

Maqedonia. Shpërthimi i luftës italo-turke në shtator të atij viti u dha nxitje të mëtejshme

sllavëve të Ballkanit të nguteshin për të arritur një marrëveshje. Lidhur me këtë përpjekje

një studiues ka shkruar: “Një komentator vërejti se sulmi italian mbi osmanët, "thyente

akullin" për qeveritë e Ballkanit”.232 Natyrisht lufta italo-turke, ku një prej Fuqive të

Mëdha e sulmoi drejpërdrejtë Perandorinë Osmane, minoi më tej vendimet e Kongresit të

Berlinit. Sipas studiuesit Misha Gleni: “…Paqja e armatosur më në fund mbeti pa

228 R. C. Hall, The Balcan Wars 1912-1913, Prelude to the First Word War, (London&New York:

Routlege, 2000), 37. 229 Po aty, 36. 230 Edward Thaden, Russia and the Balkan Alliance of 1912, (Pennsylvania: University Park, 1965), 38–57. 231 Dnevnitsi (stenografski) na petato veliko narodno sûbranie v gr. Veliko Tûrnovo (Sofia, 1911) speech

by Ivan E.Geshov, 17 July 1911 o.s. 230. Cituar në R. C. Hall, The Balcan Wars 1912-1913, Prelude to

the First Word War, 11. 232 George Young , Nationalism and War dhe Near East, (Oxford England: Clarendon Press 1915), 160.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

60

themel, spese sot Fuqitë e Mëdha e shfaqin hapur se nuk kanë dëshirë të bëjnë luftë…të

mos harrojmë se, lidhur me këto dy luftëra ballkanike, ndoshi një çudi tjetër: mirë

kuptimi aktiv e i hapur i Fuqive të Mëdha, që, duke ndërruar taktikë, bënë çmos të

lokalizonin konfliktin dhe dolën në Ballkan si mbrojtës të asaj paqjeje, që ato vetë paten

kërcënuar tridhjetë e pesë vjet më pare në Kongresin e Berlinit”233.

Ndërsa: “Nga hyrja e Raportit të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe

Zhvillimit të Luftërave Ballkanike, shkruar pesë muaj para se vrasja e Arkidukës Franz

Ferdinand në Sarajevë të shkrepte shkëndijën e Luftës së Parë Botërore”234. Ndërkohë,

bullgarët dhe serbët filluan të shkëmbejnë propozimet për një traktat aleance.

Kryeministri konservator bullgar Ivan E. Geshov mbikqyri përpjekjet bullgare.

Homologu i tij serb në këtë rast ishte ministri i jashtëm Millan Millovanoviç, i cili kishte

qenë edhe kryeministër në vitin 1911. Pas tre muajve negociatash edhe me përkrahjen

dhe ndihmën e Rusisë diplomatike, bullgarët dhe serbët arritën në një marrëveshje.

Marrëveshja e nënshkruar më 7 mars 1912, siguroi bashkëpunim ushtarak

përballë Perandorisë Osmane dhe Habsburgëve dhe, gjithashtu, edhe një pakt për

Maqedoninë. Marrëveshja njohu interesat bullgare në Trakë dhe interesat Serbe në

Kosovë dhe Shqipëri.

U vendos që, në se autonomia nuk mund të zbatohej në Maqedoni, Serbia dhe

Bullgaria do ta ndanin zonën midis tyre. Bullgarët do të merrnin Maqedoninë jugore,

duke përfshirë qytetet e Ohrit, Prilepit dhe Manastirit.

Maqedonia veriore, përfshirë edhe qytetin e rëndësishëm të Shkupit, ishte

caktuar me marrëveshje si një "zonë e diskutueshme", me carin rus që vepronte si arbitër

në qoftë se bullgarët dhe serbët nuk mund të arrinin në një marrëveshje të përshtatshme

për ndarjen e këtij territori. Shumica e bullgarëve e perceptuan krijimin e një Maqedonie

autonome si një hap drejt aneksimit bullgar të të gjithë Maqedonisë.

Nëse kjo nuk do të ishte e mundur, atëherë ata do ti ktheheshin përsëri

dispozitave të traktatit për ndarjen e Maqedonisë. Edhe pse traktati tregoi se Austria ishte

një armik potencial, fuqia e saj diktoi luftë midis aleatëve-sllavë-ballkanikë dhe

Perandorisë Osmane. Bullgarët ishin më se të kënaqur me këtë marrëveshje.

Ata fituan njohjen e serbëve mbi shumicën e pretendimeve mbi Maqedoninë. Po

ashtu ata ishin të bindur se miqtë e tyre tradicionalë rusë do të siguronin që “zona e

kontestuar” t’i bashkohej Bullgarisë. Por, nga ana tjetër serbët, megjithatë, nuk ishin aq

entuziastë në lidhje me këtë traktat.

Elementë në ushtrinë serbe, duke përfshirë edhe Shefin e Shtabit të

Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneralin Radomir Putnik, ishin të pakënaqur me traktatin,

lideri i Partisë Radikale Serbe, Nikolla Pashiq (Nikola Pashich) nuk e pëlqeu këtë fakt. Ai

u shpreh se: “…sipas mendimit tim ne pranuam shumë, ose e thënë ndryshe, ne i

braktisëm disa zona serbe, të cilat kurrë nuk duhet ti brakstisnim edhe nëse do të kishim

mbetur pa një marrëveshje”.235 Burim i kësaj pakënaqësie ishte Maqedonia.

Marrëveshja me Bullgarinë i dha Serbisë një pretendim të qartë vetëm për

Kosovën dhe sanxhakun e Novi Pazarit. Ata vetëm sa do të fitonin " zonën e kontestuar,"

233 Glenny, Vep. përm., 229 234 Carnegie Endowement of International Peace, Report of the International Comission to Inquire into the

Causes and Conduct of the Ballkan Wars, (Washington DC, 1914), 17. 235 Alex, N. Dragnich, Nikola Pasic and Yugoslavia, New Yersey: New Brunsroick: Rutgers University

Press, 1974), 101.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

61

cepin veriperëndimor të Maqedonisë, si përfitues nga arbitrazhi rus. Kjo ishte diçka kur

dihej që shumë serbë kishin aspirata për Maqedoninë. Vdekja e parakohshme e

Millovanoviç-it në korrik të vitit 1912, e zbehu frymën e moderimit në qeverinë serbe.

Gjashtë javë pas vdekjes së tij, nacionalisti i zjarrtë Nikolla Pashiq u bë kryeministër dhe

ministër i Punëve të Jashtme.

Ndonëse asnjëherë nuk kishte qenë një partizan i marrëveshjes me Bullgarinë,

Pashiq megjithatë mbeti një partizan i zjarrtë i një axhende të përqëndruar ekzkluzivisht

tek Serbia. Edhe para finalizimit të marrëveshjeve midis bullgarëve dhe serbëve, qeveria

e Sofjes i kishte ndjekur bisedimet me Athinën drejt një aleance bullgaro-greke. Sipas

historianes E. Statelova: “Grekët kishin qenë prej kohësh të interesuar për një

marrëveshje me Bullgarinë drejtuar kundër Turqisë. Si pasojë e poshtërimit të saj në

krizën e Kretës të 1909, qeveria e Athinës i bëri Sofies propozime të shumta”.236

Këto propozime vijuan deri në vjeshtën e vitit 1911, kur bullgarët, të cilët

vazhdonin bisedimet me serbët, më në fund u përgjigjën pozitivisht. Por, megjithatë:

“Negociatat midis Greqisë dhe Bullgarisë vazhduan deri në nënshkrimin e një traktati në

Sofie, në maj të vitit 1912”.237

Traktati ishte kusht për bashkëpunim politik dhe ushtarak kundër Perandorisë

Osmane por pa përcaktuar ndonjë ndarje specifike të territoreve osmane. Kjo ishte

kryesisht pasojë që vinte prej bullgarëve. Ata kërkuan një aleancë me grekët kryesisht për

të siguruar ndihmën e marinës greke kundër otomanëve.

Bullgarët kishin pak besim në aftësitë ushtarake të grekëve. Ata ishin të bindur

se ushtria bullgare ishte e madhe dhe e fortë dhe mund ti pushtonte territoret e

Maqedonisë përpara grekëve. Ky qëndrim arrogant ishte i pabazë dhe do të kishte pasoja

të rëndësishme.

Gjatë verës së vitit 1912, grekët përfunduan "marrëveshjen e fisnikëve” me

Serbinë dhe Malin e Zi,238 pasi kishin negociuar gjatë verës së po atij viti. Edhe pse

grekët i dorëzuan projektin e një propozimi Aleancës, më 22 tetor, marrëveshjet ishin jo

të plota nga koha e shpërthimit të luftës, për shkak të çështjeve të tilla si, ndarja e

territorit të pushtuar dhe interesimi i Greqisë për të ndihmuar Serbinë në rastin e një

ndërhyrje austro-hungareze.

Grekët nuk kishin angazhime të mëdha me ndonjë prej aleatëve sllavë të

Ballkanit, përveç marrëveshjes për të luftuar osmanët. Pas nënshkrimit të aleancës

bullgaro-greke, bullgarët dhe serbët, veçmas, iu afruan Malit të Zi.

Malazezët ishin të vetëdijshëm për prirjen e ballkanasve drejt konfrontimit me

Perandorinë Osmane. Që nga dhjetori i vitit 1910, Mbreti Nikolla i Malit të Zi kishte

filluar armatosjen e fiseve katolike në Shqipërinë e Veriut dhe inkurajimin e sulmeve mbi

qendrat e autoritetit otoman. Rastësisht, ai filloi t’u drejtohej edhe shteteve të tjera

ballkanike. Por, pavarësisht asaj se çfarë ndodhte në këtë kohë në rajonin e

Ballkanit,”…për pjesën tjetër të Europës Ballkani ishte një lloj loje dhe shakaje, ideale

236 Elena Statelova, Bûlgaro-Grûtskite politicheski otnosheniya v navecherieto na Balkanskata voina,

Izvestia na Instituta za voenna istoriya XXXVI (1984) 49. Cituar në R. C. Hall, The Balcan Wars 1912-

1913, Prelude to the First World War, 29. 237 For text of the treaty see Kesiyakov, I 148–151; Young, 396–400. Cituar në Hall, The Balcan Wars

1912-1913, Prelude to the First World War, 11. 238 Katrin Boeckh, Von den Balkankriegen zum Ersten Weltkrieg (Münich, 1996) 29, Bûlgaro-Grûtskite

politicheski otnosheniya v navecherieto na Balkanskata voina, 11.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

62

për të krijuar tregime dhe romanca (si i burgosuri i Zendës) apo opereta, por në

kundërshtim me këtë konsideratë politikat e tyre ishin fatalisht serioze - të shoqruara

vazhdimisht me plane terroriste, dhunë dhe vrasje”239.

Nisma për bisedime me Serbinë, në vjeshtën e vitit 1911, i përket diplomacisë

bullgare. Qeveria serbe parashtroi çështjen e saktësimit paraprak të “sferës së influencës”

të të dy vendeve në Maqedoni.

Kryeministri i Bullgarisë, Ivan Evstratiev Beshov ishte gati të ndryshonte

pozicionin e tij të mëparshëm në lidhje me tërësinë tokësore dhe autonominë e

Maqedonisë.

Drejtimi i qeverisë bullgare ishte i lidhur ngushtë me politikën e Rusisë për

Ballkanin, të cilin e ndërtoi formimi i bllokut të shteteve kristiane të Ballkanit. “Ministri

Izolski, që në dhjetor 1908, pati bërë fjalë për formimin e një Blloku Ballkanik”.240

Lidhur me këtë nismë, në përpjekje për t`a konkretizuar atë “…që më 1911, kryeministri

bullgar Beshov u takua fshehurazi me ministrin e jashtëm serb, Milaniç e me dorëzanien

e garancinë e Rusisë i dhanë jetë Lidhjes Ballkanike”.241

Ky i fundit ishte i drejtuar kundër Turqisë, gjë që do të lehtësonte realizimin e

planeve të kësaj politike në lidhje me ngushticat dhe do të pengonte depërtimin e

mëtejshëm të Austrisë dhe Gjermanisë në Ballkan dhe Lindjen e Afërme. Diplomacia

austro-hungareze, e informuar për aleancat ballkanike, nuk qëndroi indiferente për ç`ka

ndodhte në Turqinë Europiane.

Njeriu përgjegjës për çështjet e jashtme, konti Leopold Berhtold, e duartrokiti

qeverinë e re osmane që u kishte dhënë autonomi vilajeteve europiane dhe i prishte planet

për veprim të shteteve ballkanike, duke folur për një konferencë të re ndërkombëtare për

Ballkanin.

Kështu, vija e mbështetjes së autonomisë shqiptare (vija e shënuar prej

Aehrentalit), u ndoq në mënyrë të hapur, duke i ndërlikuar planet e aleatëve ballkanikë.

Austrohungaria, duke patur nën sundimin e vetë Bosnjë-Hercegovinën dhe, duke

përkrahur kërkesat e shqiptarëve, kërkonte zvogëlimin e ndikimit sllav në Ballkan.

Të njëjtin qëndrim kishte dhe Gjermania dhe Italia, kjo e fundit ishte e interesuar

për ndikimin në bregdetin Adriatik, madje dhe në atë Jonian. Të gjitha shtetet ballkanike,

me përjashtim të Rumanisë, kishin në kufi Perandorinë Osmane dhe të gjitha ishin të

etura të merrnin toka pranë këtyre kufijve.

Serbia e Mali i Zi kërkonin Sanxhakun e Novi Pazarin, këtë “pykë” territori

ndërmjet tyre, kontrollin e të cilës Austria i`a kishte rikthyer otomanëve më 1909; nga

ana tjetër Serbia, Mali i Zi dhe Greqia dëshironin Shqipërinë.

Siç shkruante një autor sllav: “Ndërkohë që në Gusht të vitit 1912, përfaqësuesit e

Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë kishin paraqitur në Shën Petersburg një mocion kolektiv

(i pari i këtij lloji), me të cilin kërkohej ndërhyrje, për të siguruar të njëjtat të drejta dhe

privilegje që pretendoheshin nga shqiptarët për nënshtetasit e krishterë ortodoksë,

domethënë bullgarët, grekët dhe serbët”. 242 Pikërisht në këtë kohë pati dhe disa

incidente, si në Kocani (Maqedoni), ku reagimi i autoriteteve shkaktoi mbi 120 viktima

239 Margaret MacMillan, The war that ended peace: How Europe abandoned…, 439. 240Georges Castellan, Histori e Ballkanit, (Tiranë: Çabej, 1996), 392. 241 Renzo Falaschi, Ismail Kemal Beu Vlora, Il pensiero e l’opera attraverso i documenti italiani, (Romë:

BARDI Editori, 1985), 291. 242 Egidio Ivetiç, Luftërat Ballkanike, (Tiranë: Dituria, 2008), 55.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

63

civile, duke nxitur nga ana e vet, në Bullgari, protesta masive dhe kërkesa publike për

veprime antiosmane. Nga ana tjetër, ishte problemi i pazgjidhur për kufijtë midis Malit të

Zi dhe Perandorisë Osmane.

Në këtë rast bëhej fjalë për një fshat shqiptar për t`a përfshirë në mbretëri. Më 17

korrik kishte patur dhe një konfrontim direkt derisa, më 5 Gusht, pati dhe një ultimatum

nga pala turke, së bashku me tërheqjen e përfaqësisë diplomatike nga Cetinja, mungonte

vetëm lufta.

Megjithatë as Mbreti malazez Nikolla dhe as Stambolli mendonin se ende nuk

kishte ardhur ende koha për të bërë luftë për një fshat, të paktën jo në atë moment. Në

fakt, kjo çështje mbeti pezull, duke u bërë një pretekst shumë i mirë për Malin e Zi, për ta

shfrytëzuar në çastin e duhur, që do të vinte pak muaj më vonë.

Në verë kontaktet ndërmjet kryeqyteteve ballkanike u bënë më të ngushta. Madje,

krerët e diplomacisë ruse mbetën disi të painformuar për bisedimet e shpeshta që, në jo

pak raste ishin dhe informale. Në Sofje, Beograd dhe Athinë kishin frikë se autonomia

shqiptare mund të provokonte ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha apo të frymëzonte një

konferencë ndërkombëtare.

Perandoria Osmane duhej të bënte reforma por, nga ana tjetër, bullgarët dhe serbët

ishin skeptikë për reformat sepse në qoftë se do të kryheshin vërtet, mund të nxisnin një

marrëveshje midis Fuqive të Mëdha dhe Turqisë, duke vendosur një gjendje status quo-je.

Kështu, ato mund të tërhiqnin pas vetes edhe Rusinë dhe, kjo gjë nuk u

interesonte Aleatëve Ballkanikë, sepse nuk do të mund të realizonin planet e tyre në

lidhje me territoret shqiptare apo maqedonase. Bullgaria, Serbia e Greqia, të gjitha kishin

projektet e tyre për rajonin e madh të papërcaktuar mirë, të njohur si Maqedoni.

Ndërkohë që shqiptarëve u jepej autonomia serbët dhe bullgarët hartuan një plan

të presionit ushtarak, i cili do të zbatohej menjëherë. Ndërsa qeverisë turke do ti kërkohej

që të kryente brenda një kohe shumë të shpejtë reformat në vilajetet europiane, në bazë të

Nenit 23 të Traktatit të Berlinit, teksa supozohej se osmanëve do t’u duhej të tërhiqeshin

nga Turqia Evropiane.

Pak përpara këtij ultimatumi, do nisnin dy provokacione, qeveria greke do të

ftonte përfaqësuesit e asamblesë së Kretës të bënin pjesë në Dhomën e Deputetëve të

Athinës, ndërsa Mali i Zi do të niste luftimet përgjatë kufirit të diskutuar për të cilin

kishte patur disa konfrontime të drejtpërdrejta me palën turke.

Pala greke, me në krye Venizellos, nuk ishte shumë euforike përballë këtij

projekti sepse ajo nuk kishte nënshkruar ende marrëveshje më Serbinë dhe Malin e Zi

ndërsa, në këto plane, nuk flitej fare për Maqedoninë. Në këtë mënyrë, Aleanca ndodhej

përballë dy alternativave, së pari, opsioni ushtarak Serbi-Mal i Zi-Bullgari dhe, së dyti,

opsioni më diplomatik i përfaqësuar nga Greqia, për arsyet që u përmendën edhe më lart.

Kundër luftës ishte dhe Shën Petersburgu, i cili vetëm atëherë e kuptoi se çfarë po

ndodhte në Ballkan.

Sazonovi, ministri i Jashtëm u përpoq të ndalte trenin e një konflikti që tashmë qe

nisur dhe që dukej qartë që nuk do të ishte thjesht rajonal. Ai u bëri të ditur aleatëve

ballkanikë se osmanët kishin në dispozicion një ushtri prej 3.500.000 vetësh dhe që në

çdo kohë ekzistonte rreziku konkret e ndërhyrjes ushtarake të Austro-Hungarisë, si dhe i

Rumanisë kundër Serbisë. Ndërkaq, Sazonovi shprehej qartë se nuk do lejohej që Rusia

të përfshihej në konflikt. Prandaj Pashiçi, Geshovi, Mbreti Nikolla i Malit të Zi dhe

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

64

Venizellosi duhej të vendosnin të rrezikonin ose jo. Më 3 Mars 1912243, u nënshkrua

aleanca bullgaro-serbe. Sipas kësaj marrëveshjeje:”Të dy shtetet, angazhoheshin në

ndihmë reciproke, në rast të ndonjë sulmi nga një shtet i tretë; për një veprim të

përbashkët, në rast se ndonjë nga Fuqitë e kohës do të pushtonte territoret ballkanike nën

juridiksionin e Portës së Lartë si dhe për ndarjen e ardhshme territoriale të

gadishullit”244.

Marrëveshja i shkonte përshtat më së pari diplomacisë ruse sepse mbyllte kështu

rrugën e ndërhyrjes së gjermanëve dhe austriakëve në rajonin ballkanik. Sipas kësaj

marrveshjeje: “Serbisë do ti shkonin territoret e Serbisë së Vjetër dhe Sanxhaku i

NoviPazarit, kurse Bullgarisë do ti shkonin territoret në lindje të vargmaleve të

Rodopeve dhe të Strumës”245.

Për të arritur tek marrëveshja, të dy shtetet ranë në kompromis për çështjen e

Maqedonisë. “Maqedonia do të bëhej provincë autonome sipas aspiratave të Bullgarisë

ose do të ndahej: Pjesa veriore do ti kalonte Serbisë, pjesa rreth Ohrit Bullgarisë dhe një

pjesë e tretë e cila do të caktohej mbi bazën e arbitraritetit të Rusisë”246.

Kjo aleancë u pasua me aleancën ndërmjet Bullgarisë e Greqisë, e cila gjithashtu

parashikonte veprime të përbashkëta kundër Turqisë, por nuk përfshinte kushte

territoriale të veçanta. Kjo aleancë u pasua nga marrëveshjet gojore midis Serbisë e

Greqisë, dhe Greqisë e Malit të Zi, e cila u premtonte malazezëve të gjithë ato territore

turke që ata mund të fitonin.

Nëse marrëveshja midis Bullgarisë dhe Serbisë u nënshkrua nën patronazhin e

Rusisë, atëherë rolin kryesor në zhvillimin e bisedimeve në lidhje me afrimin midis

Bullgarisë dhe Greqisë, e luajti Anglia.

Siç e kemi përmendur edhe më sipër më 29 maj 1912 u nënshkrua Marrëveshja e

Mbrojtjes së aleancës midis Bullgarisë dhe Greqisë 247 . Në Statutin 1 të kësaj

marrëveshjeje parashikoheshin disa pika kyçe.

Në marrëveshje thuhej se, në qoftëse njëri prej dy shteteve sulmohet nga ana e

Turqisë, në pikëpamje territoriale apo shkeleshin sistematikisht të drejtat e saknsionuara

në traktatet dhe principet themelore të së drejtës ndërkombëtare, atëherë të dy palët

nënshkruese të marrëveshjes detyroheshin t’i ofronin njera-tjetrës bashkëpunim me forcat

e tyre të armatosura. Po ashtu, nuk duhej të bënin marrëveshje parësore me të tjera, pa

rënë më parë dakord me njëra-tjetrën.

Gjatë përgatitjes diplomatike dhe ushtarake të luftës qeveria bullgare nuk arriti të

nënshkruante as edhe një marrëveshje të vetme me aleatët dhe kjo gjë ishte një nga

gabimet më trashanike të saj. Kjo “paaftësi” e diplomacisë bullgare frenoi krijimin e një

komande drejtimi dhe në të njëjtën kohë edhe të një plani të vetëm luftarak dhe i la rrugë

të lirë aleatëve të tyre të bënin marrëveshje që do të rezultojnë siç do të shihet më tej, në

dëm të tyre. Ndërkaq, gjatë përgatitjeve qeveria e Bullgarisë, nuk mundi të sigurojë

prapavijën e shtetit, megjithëse i dinte pretendimet e Rumanisë për Dobruxhën Jugore

243 Biagini, L'Italia e le guerre balcaniche…, 34. 244 Po aty, 34-35. 245 Po aty, 35. 246 Qualche elemento di questi accordi in Merrone a Pollio, Sofia 27 Aprile 1912, Situazione politico-

militare in Bulgaria; id., Sofia 13 Maggio 1912, ivi. Cituar në Antonello Biagini, L'Italia e le guerre

balcaniche: L`aerea balcanica alla vigilia dell conflitto, 35. 247 Biagini, L'Italia e le guerre balcaniche…, 35.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

65

dhe, gjithashtu, politikën e saj të ruajtjes së statuskuosë ose dhe të “ekuilibrit në Ballkan”.

Për këtë pakujdesi dhe pamaturi do të paguante shumë shtrenjtë më vonë, jo vetëm në

Luftërat Ballkanike, por dhe në Luftën e Parë Botërore, ku u nxorr jashtë pothuajse nga i

gjithë territori i Maqedonisë, me përjashtim të një pjese të vogël. “Kjo bëri që nga

111.836 km2, në vitin 1919 sipërfaqja të zvogëlohej në 103.146 km2”.248 Gjithsesi, me

nënshkrimin e këtyre pakteve midis Bullgarisë e Serbisë dhe Bullgarisë e Greqisë, u

formua Lidhja e Ballkanit. Më vonë, në këtë lidhje u fut dhe Mali i Zi.

Në korridoret europiane kishin filluar të shtoheshin zërat që i trembeshin

përkeqësimit të situatës ballkanike. Ministri i jashtëm francez Puankare e kuptoi më qartë

se kështu po shkohej drejt një konflikti me përmasa europiane.

Madje ai, fillimisht, propozoi një plan për stabilizimin e Lindjes së Afërt, sipas të

cilit do të kishte qenë e domosdoshme që të bindeshin menjëherë Serbia, Bullgaria,

Greqia dhe Mali i Zi të hiqnin dorë nga çdo ndërmarrje ushtarake. Dhe, nëse kjo do të

kishte nisur, atëherë duhej të bëheshin përpjekje për ta kufizuar atë ndërmarrje duke

angazhuar edhe forca ushtarake të Fuqive të Mëdha.

Plani i cili në fund të shtatorit 1912 i’u paraqit në Londër Eduart Grejit, ministrit

të Jashtëm Britanik, dhe Sazonovit, ministër i Jashtëm i Rusisë, ngjalli shumë dyshime te

pala angleze, që ngurronte të ndërhynte në Ballkan.

Vetë Sazonovi nuk do të kishte dashur t’u kërkonte një angazhim të tillë Austro-

Hungarisë dhe Gjermanisë. “Gjermania, shikonte me simpati afirmimin e nacionalizmit

ballkanik, por nuk është në gjendje të parashikojë reagimin e Austro-Hungarisë (me të

cilën nuk dëshiron kontradikta) dhe që me një humbje të mundshme të Perandorisë

Osmane do të ndihej e kërcënuar nga struktura e saj multietnike e popullsisë”249.

Duke qenë e vetëdijshme për këtë, qeveria vieneze, kërkon të evitojë luftën në

Ballkan duke bindur Fuqitë e Mëdha europiane për një ndërhyrje në politikat e

brendshme dhe të jashtme në Turqi, “…duke i kërkuar kësaj të fundit, një linjë të re

politike të shoqëruar me konçesione dhe reforma”250.

Por pavarësisht përpjekjeve të diplomatëve austriakë ata nuk arritën ti bindin

qeveritë e Fuqive të Mëdha.”Vendet europiane nuk ndanin të njëjtin mendim lidhur me

propozimin austriak dhe në këtë mënyrë çdonjëri prej tyre zhvilloi një lëvizje individuale

në rang diplomatik, në mënyrë u përpoqën që të fitojnë kohë, në pritje të një qartësimi të

pozicionit të tyre diplomatik”251.

Më 8 Tetor 1912, Austro-Hungaria dhe Rusia arrijnë një akord: “të dy shtetet

tregoheshin të gatshme të zhvillojnë presione ndaj qeverisë turke, me qëllim që ajo të

ndërmerte reforma në Maqedoni”252. E gjithë kjo, në thelb, bëhej me qëllimin për të

ruajtur ekuilibrat në Ballkan. Menjëherë ky akord, mer si kundërpërgjigje nga qeveria

bullgare, një notë proteste. Ajo deklaron, më 16 Tetor 1912 se: “Në emër të vendeve të

Lidhjes Ballkanike informon Fuqitë e Mëdha europiane se kërkesa për konçesione ndaj

248 Joseph Rothschild, Europa Qendrore dhe Lindore midis dy luftërave botërore, (Tiranë: Dituria, 2004),

319. 249 Antonello Biagini, L'Italia e le guerre balcaniche…, 37. 250 Po aty. 251 Po aty. 252 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

66

Turqisë do ti bëhej nga vetë ato, pra nga vendet ballkanike”253. Ndërkohë, pavarësisht

dilemave të Fuqive të Mëdha, konflikti nisi. Ndryshe nga sa mendohej Mbreti Nikolla e

mbajti fjalën dhe, në mesin e shtatorit i komunikoi Sofies se do të hapte konfliktin më 27

shtator, duke iu përmbajtur marrëveshjeve.

Por, kjo i gjeti në befasi aleatët e tjerë ballkanikë. Serbët në atë moment i

trembeshin një ndërhyrjeje Austro-Hungareze dhe, prandaj Pashiçi kërkoi që data e

fillimit të mos caktohej për momentin, duke pritur me ankth se cilat do të ishin lëvizjet e

mëtejshme të Vjenës. Fillimisht ata bllokuan disa vagona me materiale ushtarake

franceze, që kishin destinacion Serbinë, dhe më pas, u goditën me artilieri disa anije

greke.

Së fundi, si për ta përmbyllur veprimin në vilajetin e Adrianopojës u mobilizuan

100.000 vetë me synimin për të parandaluar bullgarët. Kështu, fitili ishte ndezur. Të

gjitha këto do të shërbenin si shkaqe për nisjen e Luftës së Parë Ballkanike.

Më 25 shtator, Bullgaria, përpara rrezikut në kufijtë e vet, i la mëdyshjet dhe

vendosi të bënte mobilizimin, duke i ftuar aleatët të ndiqnin të njëjtën rrugë. Më 29

shtator, Greqia mori sigurimet zyrtare të Geshovit që çështja e Kretës do hynte tërësisht

në paktin e Aleancës. Një ditë më vonë Greqia, Serbia dhe Bullgaria shpallën zyrtarisht

mobilizimin e përgjithshëm, të pasuar dhe nga Mali i Zi.

Nga ana tjetër, osmanët e shpallën mobilizimin më datën 2 tetor të atij viti.

“Kështu, në mungesë të disponibilitetit të qeverisë turke përballë kërkesave të

ballkanasve, më 8 Tetor nis konflikti që nis në frontin malazez përhapet shumë shpejt me

rezultate që dukshëm favorizonin aleatët: Bullgaria mësyn në Tracia; Serbia në

Maqedoninë Veriore, në Serbinë e vjetër, në Sanxhak”254.

Nisur nga shtrirja territoriale, gjerësia e operacioneve ushtarake dhe numri i

forcave të nxjerra në fushëbetejë, lufta që u ndez në tetor të vitit 1912 nuk kishte

precedentë në historinë e Ballkanit.

Në ditët e mëtejshme të luftimeve, aleatët ballkanikë do të përparonin duke vënë

në dukje se sistemi i shteteve kombëtare dhe nacionaliste kishte fituar terren dhe do të

triumfonte mbi sistemin e një perandorie të plakur e të rraskapitur multinacionale e cila,

siç dukej tanimë, ishte e destinuar të shembej.

II. 2. Lidhja Ballkanike dhe shqiptarët

Studiuesja e re Nikol Gaj (Nicole Guy) në studimin e saj kushtuar pikërisht lindjes

apo pavarësisë së Shqipërisë, përmes analizave historike të dokumentuara përpiqet të

hedhë dritë edhe përmbi çështjen e shqiptarëve me Aleancën Ballkanike së bashku dhe

me shtetet përbërës së tij veçmas. Ajo shkruan midis të tjerave se “…është e nevojshme të

përqendrohemi në ambicjet ndaj ‘territorit shqiptar’ dhe në rivalitetet mes shteteve

253 Konkretisht kërkohej: a) autonomia administrative kombëtare e provincave maqedone, me guvernatorë

të krishterë (jo muslimanë) në këto provinca; b) asamble të zgjedhura; c) zëvendësim të trupave turke me

milici lokale; d) mundësi kontrolli si nga ana e Fuqive të Mëdha europiane ashtu edhe nga ana e vendeve

ballkanike. (Shih në: E. C. Helmerich, Diplomacy of the Balkan Wars 1912-1913, Cambridge: Cambridge

Mas.., 1938. Cituar në: Antonello Biagini, L'Italia e le guerre balcaniche: L`aerea balcanica alla vigilia

dell conflitto, 37 ) 254 Biagini, L'Italia e le guerre balcaniche: L`aerea balcanica…, 38.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

67

ballkanike, të cilat patën një ndikim mbi çështjen shqiptare”255. Kjo është aq e vërtetë

saqë mund të vërtetohej lehtë nëse analizohen veprimet dhe ndikimet e shqiptarëve në

krijimin e këtij opinioni dhe ankthit, që dukeshin qartë tek “…qeveritë e secilit prej

shteteve të vogla të Ballkanit”. Dhe këto pasqyroheshin shpejt tek këta të fundit sapo

shqiptarët, më gjithë të drejtën e tyre kërkonin jo më pavarësi, por vetëm autonominë nga

Perandoria Osmane!

Kjo frikë u përshpejtua dhe u përshfaq në përmasa të mëdha sidomos në

radikalizimin e shpejtë të “…veprimeve shqiptare në verën e 1912 dhe përhapja e

kryengritjeve në luginën e Vardarit në Maqedoni, vërtetoi frikën e shteteve

ballkanike”256.

E gjithë frika shpjegohet me ambiciet dhe interesat që këto shtete kishin mbi

territorin që pretendonin shqiptarët, sepse ambiciet e vetë Lidhjes Ballkanike më 1912, në

thelb nuk ishin asgjë më shumë se sa “…një gërshetim nacionalizmi, apatik dhe

agresioni”257.

E thënë më thjeshtë, të katërtit e Aleancës nën sloganin “arsye kombëtare”,

kërkonin pjesë të territoreve shqipëtare pasi, sipas tyre, ky territor quhej pjesë e

pandashme e “kombeve të tyre historike”.

Ndër pretendimet e shteteve aleate, më të parat vinin ato të Serbisë, të cilët

kërkonin trevat e Veriut të Shqipërisë, që ata i vlerësonin në pikëpamje etnike dhe

historike si pjesë të “Serbisë së Vjetër”! Kësisoj në hartën e tyre të pretendimeve ata

lypnin të gjitha trevat që zbrisnin drejt jugut në kufijtë e lumit Drin. Por, pa harruar

Kosovën, sanxhakun e Novi-Pazarit dhe vilajetin e Shkodrës, natyrisht që një ndër këto

kërkesa me trajta e përmasa gati jetike ishte shtegu për një dalje përmes territoreve

shqiptare për në bregdetin Adriatik. Madje synimet bregdetare serbe zbrisnin deri në

portin e Durrësit.

Prandaj, të motivuara kësisoj, kur Lufta Ballkanike plasi, mbreti i Serbisë, Pjetri,

e shpalli atë si “një Luftë e Shenjtë për çlirimin e kushurinjve tanë dhe për sigurimin e

një të ardhmeje më të mirë!”258

Më tej pasonin pretendimet greke ndaj hapësirës së Shqipërisë së Jugut, ku

përfshiheshin territoret e Korçës dhe të Manastirit. Këto pretendime që natyrisht binin

ndesh me aspiratat e shqipëtarëve, lidheshin kryesisht tek besimi fetar më shumë

ortodoks i shqipëtarëve të këtyre zonave. Dhe, sipas pikëpamjes së grekëve, ishte

detyrimisht grek ai që ishte ortodks, ndonëse gjuha e këtyre banorëve ishte ajo shqip.

Ndërkaq ambiciet e Malit të Zi shtriheshin mbi qytetin e Shkodrës, kurse ato

bullgare bazoheshin fort mbi argumentin se territoret që ata kërkonin u`a kishte caktuar

Traktati i Shën-Stefanit. Vendimi i këtij Traktati e sillte kufirin perëndimor bullgar deri

në liqenin e Ohrit, duke futur në të edhe qytetin e Manastirit, të cilin shqiptarët e quanin

të tyre.

Mbasi ke analizuar pretendimet dhe ambiciet e shfrenuara të aleatëve ballkanas

që harkoheshin dhe kryqëzoheshin mbi territoret e shqiptarëve ende pa një shtet të

pavarur, kupton edhe shumë synime të fshehta të tyre. Ndonëse Aleanca Ballkanike, që

kishte shpallur si objekt dhe strategji kryesore luftën kundër pushtetit të Perandorisë

255 Nicola Guy, Lindja e Shqipërisë, (Tiranë: PEGI, 2012), 38. 256 Po aty, 39. 257 Po aty, 40. 258 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

68

Osmane në Ballkan, qëllonin të maskuara qëllimet dhe ambiciet nacional-shoviniste të

modeluara dhe miksuar nëpër marrëveshje dypalëshe për ndarjen e territoreve shqiptare,

por edhe të Maqedonisë etj.

Kështu, mund të përfundohet se Aleanca Ballkanike ndonëse paraqiste një unitet

të “të katërtve” kundër forcave të Perandorisë Osmane në luftën për dëbimin e tyre nga

territoret e Ballkanit.

Por, në të vërtetë, Aleanca ishte e brishtë sepse bazat e saj mbështeteshin mbi

aleanca të vogla të fshehta-dypalëshe, të shteteve përbërës, të cilat përmbanin plane

ambicioze për pushtimin, copëtimin dhe aneksimin e territoreve shqiptare, maqedonase

etj., pas largimit të osmanëve nga gadishulli i Ballkanit. Prandaj kjo Aleancë nuk shihej

me sy të mirë dhe nuk mbështetej nga shqiptarët.

Aleanca e shteteve të Ballkanit natyrisht kishte qëllimet dhe strategjinë e vet,

me të përbashkëtat dhe të veçantat, që lidheshin drejtpërdrejtë me arsyet e krjimit të saj.

Qëllimi kryesor i Aleancës, sidomos gjatë Luftës së Parë Ballkanike, ishte

padyshim i drejtë, goditja dhe detyrimi i forcave të Perandorisë Osmane që të tërhiqeshin

nga të gjitha territoret e gadishullit të Ballkanit.

Më pas synohej kapja, marrja dhe ndarja e territoreve që do të lëshonin forcat

osmane gjatë “zbaticës” së tyre të detyruar nga Ballkani.

Por, përtej këtij qëllimi të parë dhe thelbësor, shtetet aleate veçmas se në

marrëveshjet dhe aleancat e vogla, të fshehta dypalëshe, kishin përpiluar dhe fshihnin

“nën mëngë” për më pas, plane të tjera sa agresive aq dhe aneksioniste dhe shoviniste.

Këto jo vetëm ndaj territoreve të zëna nga pushtuesit osmanë, si Maqedonia

etj., por edhe ndaj territoreve të shteteve apo vendeve fqinje ballkanase për zgjerim dhe

aneksim!

Studiuesi Ibrahim Gashi në librin e tij ”Pavarësia e Shqipërisë dhe pasojat e

Luftës së Parë Ballkanike 1912-1913” mundohet të shpalosë disa të vërteta që Lidhen me

Luftën e Parë Ballkanike. Midis të tjerave në të shkruhet: “Të vetmet çështje të cilat

historianët e vendeve të tjera ballkanike ngulmërisht i heshtin tani e 100 vjet janë

karakteri pushtues i luftërave të tyre ballkanike më 1912-1913 ndaj shqiptarëve dhe

dhuna, spastrimet etnike dhe masakrat që paraardhësit e tyre politikë kanë urdhëruar,

forcat e tyre ushtarake e paraushtarake kanë bërë dhe inteligjenca e tyre ka arsyetuar në

veprat letrare, artistike, historike dhe publicistike”259.

Një ndër qëllimet kryesore të Aleatëve Ballkanikë ishte padyshim pushtimi,

ndarja dhe aneksimi i terrritoreve shqiptare, duke mos lejuar krijimin e një shteti shqiptar

të pavarur. Në të kundërt, nëse shqiptarët do të krijonin shtetin e tyre qëllimi i aleatëve

ballkanas do të dështonte duke u hedhur në erë.

Kjo u duk qartazi kur shqiptarët morën autonominë, pas kryengritjeve të viteve

1910-1912, kohë kur, për rrjedhojë, Shqipëria u njoh si vend autonom me katër vilajete.

Kjo ngjarje, e parë nga publicisti, dhe atdhetari i njohur shqiptaro-amerikan

Kostë Çekrezi në një nga librat tij kushtuar Shqipërisë dhe historisë së saj, “…tronditi

thellë shtetet e Ballkanit”, - sepse vazhdon autori, shkak ishte “…njohja e statusit

autonom të Shqipërisë, çka solli vërtet lindjen e një faktori të ri politik në Gadishullin e

Ballkanit”260. Kjo ngjarje përmbante dy rrjedhoja kryesore, “e para prishja e balancës së

259 Rexhep Qose, Shqipëria dhe Kosova, (Tiranë: TOENA 2013), 389. 260 Kostë Çekrezi, Shqipëria e shkuara dhe e tashmja, (Tiranë: Naimi, 2012), 104.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

69

pushtetit në Ballkan, në mënyrë të pakthyeshme 261 , së dyti, vendosjen e autonomisë

shqiptare në katër vilajetet perëndimore të Turqisë bëhej me synimin për të penguar

aspiratat ekspansioniste të shteteve të Ballkanit”.262

Nga ana tjetër, shqiptarët, Ismail Qemali dhe inteligjenca e re shqiptare e dinin

mirë, e kishin kuptuar qartë se aleanca dhe marrëveshjet e bashkëpunimit midis shteteve

të tjerë të Ballkanit kishin një prapavijë kërcënuese dhe të rrezikshme për kombin

shqiptar.

Shqiptarët e ndienin se rënia e ngrehinës së kalbur të Perandorisë Osmane do t`i

zinte në kurthin e synimeve shoviniste të shteteve të Ballkanit, duke i copëtuar dhe

aneksuar pa mëshirë. Në këtë rast, siç analizon edhe ballkanologu M. Gleni (M. Glenny):

“Në rast se shembej Perandoria Osmane në Evropë, serbët, malazezët, grekët dhe

bullgarët do t`i shpërfillnin mëtimet territoriale të shqiptarëve”263.

Shqiptarët nuk kishin ende shtetin e tyre, i cili do të ishte burimi i cili do t`i

ushqente ata me lëndën e formimit dhe të vetëdijes kombëtare. Por, atyre, për fat të keq

nuk u ishte lejuar as sistemi i tyre shkollor dhe i gjuhës kombëtare.

Po t`u shtoje këtyre edhe të tjerë faktorë, si përçarja dhe ndasitë fisnore apo të tjera

të natyrës gjeografike, atëherë shtoheshin ndjeshëm vështirësitë për hartimin e kërkesave

të unifikuara apo kundërshtimin e organizuar kundër forcave osmane dhe Aleancës

Ballkanike.

Kësisoj, për rrjedhojë vendin e organizimit dhe të një autoriteti shtetëror tek

shqiptarët ende pa një shtet kombëtar, e zinin “institucionet” tradicionale, si lidhja e besës

dhe ndalimi i gjakmarrjeve. “Kjo ishte mënyra për të ndërmarrë një vendim dhe

bashkëpunim të përbashkët midis tyre”.264

Megjithatë shqiptarët e ndienin nevojën e një udhëheqjeje politike

gjithëpërfshirëse, që ishte e domosdoshme në atë kohë për orientimin dhe drejtimin e

revoltave dhe lëvizjeve të shqiptarëve. Mungesa e ndjeshmërive dhe e lëshimeve nga ana

e qeverisë osmane ndaj kërkesave krejt të natyrshme dhe legjitime të shqiptarëve, i shtyu

këta të fundit drejt rrugës së vetme të mbetur për zgjidhje, kryengritjeve.

Kryengritjet arritën kulmin e tyre në gushtin e vitit 1912, kur ata marshuan drejt

Shkupit, që e kapën me afro 20.000 luftëtarë shqiptarë. Vetëm pas këtij veprimi luftarak,

qeveria turke reagoi dhe nisi të marrë masat për t`i dhënë autonominë shqiptarëve.

Ky reagim i vonuar i qeverisë turke, u bë shtysë për një varg veprimesh pasuese

me ndikim tek njëri-tjetri. Kështu, nëse turqit do të kishin bërë më parë lëshime ndaj

kërkesave të shqiptarëve për autonomi dhe këta të kishin krijuar shtetin e tyre, atëherë ata

do të ishin bërë një pengesë e fuqishme kundër qëllimeve aneksioniste-shoviniste të

261 Çekrezi, Vep. përm., 104. 262 Po aty. Më tej, në këtë libër, K.Çekrezi, zbërthen lakmitë e shteteve aleate të Lidhjes Ballkanike ndaj

Shqipërisë. Të tilla ishin ato të Malit të Zi ndaj vilajetit të Shkodrës dhe vetë qytetit të Shkodrës, për t`a

bërë atë “kryeqytet”. Gjithashtu ai, ndalet tek ëndrra e Serbisë për të shtënë në dorë vilajetin e Kosovës, me

pretendimin se ajo ishte pjesë e “Serbisë së Vjetër”. Më poshtë, në Jug, ishte fqinja tjetër Greqia, e cila

kërkonte Janinën. K. Çekrezi, e përmbyll kështu argumentin e tij lidhur me Aleancën Ballkanike dhe

qëllimet e saj ndaj Shqipërisë: “ Ky komplot tinzar i të ashtuquajturve “Shtetet e Krishtera të Ballkanit”

ishte edhe më i ndyrë, për arsyen se u arrit kur në Gadishullin e Ballkanit ende ushtonin brohërimat pa fre

të popujve përkatës për fitoret e shqiptarëve ndaj xhonturqve. (shih: K. Çekrezi, Shqipëria e shkuara dhe e

tashmja, 104-105). 263 Glenny, Vep. përm., 227. 264 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

70

Aleancës Ballkanike dhe shteteve përbërës të saj. Ndërkohë, siç e ka përkufizuar qartë e

bukur M. Gleni (M. Glenny) në librin e tij, “…Perandoria Osmane mund të kishte gëzuar

një pleqëri më dinjitoze në Evropë”265. Për shkak të vonesave dhe të pavendosmërive të

zyrtarëve osmanë, kur durimit të shqiptarëve të stërlodhur po u vinte fundi, osmanët e

pranuan më në fund autonominë e Shqipërisë, shtetet aleate të Lidhjes Ballkanike e kishin

marrë vendimin për të sulmuar fuqitë osmane në Ballkan, duke e çuar gadishullin në prag

të Luftës së Parë Ballkanike.

Më së fundi lëvizjet e shqiptarëve dhe fitorja e autonomisë u shërbeu aleatëve të

Lidhjes Ballkanike. Ato treguan pafuqinë e Perandorisë Osmane dhe se koha e mësymjes

ndaj saj kishte ardhur!

Megjithëkëtë, aleatët ballkanas e shpërfillën realitetin e ri të krijuar në rajon dhe

shumë shpejt, pas Turqisë, ata do t`i vërsuleshin edhe Shqipërisë autonome për t`i

shkëputur pjesë të tëra territoresh.

Duke njohur qëllimet, planet, strategjitë dhe stratogjemat e Aleancës dhe të

shteteve përbërës ballkanikë, shqiptarët nuk i përkrahën dhe nuk u bënë pjesë e tyre.

Përkundrazi i kundërshtuan ata dhe Luftërat Ballkanike, që i shndërruan territoret e

Shqipërisë në pjesë të teatrit të këtyre Luftërave.

E parë nga ky këndvështrim, Luftërat Ballkanike të viteve 1912-1913 nuk e

ndihmuan, në të kundërt e penguan zgjidhjen e çështjes shqiptare. Kjo për arsye se, nëse

Lufta e Parë Ballkanike ishte për largimin dhe çlirimin e gadishullit nga sundimi i

Perandorisë Osmane, Lufta e Dytë ishte sidomos kundër kombit dhe çështjes shqiptare!

Në përmbyllje të këtij argumenti mund të thuhet se Shqipëria nuk ishte pjesë dhe

nuk e mbështeti Aleancën Ballkanike, arsye për të cilat nuk mund të kishte raporte të

drejta me të.

Në të vërtetë gjendja ishte ashtu siç do të shkruante një ndër intelektualët e

shquar shqiptarë të kësaj periudhe dhe një ndër udhëheqësit kryesorë të kryengritjeve

shqiptare dhe ideatorët e pavarësisë së Shqipërisë, atdhetari i shquar Hasan Prishtina:

“Lufta Ballkanike i prishi planet tona (të shqiptarëve)”266.

Ndërkohë Shqipëria dhe shqiptarët mendonin për pavarësinë dhe shtetin e tyre të

pavarur, që do t`i fitonin në rrjedhën e Luftës së Parë Ballkanike.

II. 3. Përgatitjet për luftë të aleatëve ballkanikë

Megjithë marrëveshjet dy a më shumëpalëshe midis shteteve pjesëtare në

Aleancën Ballkanike, një gjë mund të thuhet me siguri, që kjo aleancë nuk pati një plan të

vetëm dhe të përbashkët operacioni. Përkundrazi, çdonjëri nga shtetet aleate do të

vepronte në drejtimin më të afërt kundër forcave osmane, përveç rasteve kur pati ndonjë

marrëveshje midis shteteve kryesore të Aleancës për veprime të përbashkëta. Planet e

veprimit të secilës palë ndërluftuese ishin projektuar si më poshtë.

Për palën e Aleancës, e cila ishte ajo që kishte nismën e veprimeve, mësymjen

kundër forcave osmane, duke parë edhe rrjedhën e zhvillimit të operacioneve luftarake, u

vu re ideja dhe prirja për të kryer luftime në dy sektorë kryesorë. Kjo do të thotë se

strategjia e forcave të Aleancës goditjet kryesore do ti jepte njërin në drejtim të Trakës

265 Glenny, Vep. përm., 228. 266 Shahin Leka, Revista: Mbrojtja, Nr.11, (1992), 22.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

71

dhe tjetrin në drejtimin e Maqedonisë, që ishin edhe synimi thelbësor dhe qëndror i të

paktën tri shteteve aleate, Bullgarisë, Greqisë dhe Serbisë. Ndërkohë drejtimi i tretë ishte

ai i Shqipërisë së Veriut, ku përfshiheshin disa troje të Kosovës, si dhe rrethinat dhe vetë

qyteti i Shkodrës, drejtime në të cilat do të mësynin forcat e ushtrisë së Malit të Zi.

Sipas studiuesit të mirënjohur të Luftërave Ballkanike 1912-1913 E. R. Hooton,

“Konflikti Ballkanik ishte si një vazhdim i luftërave të fundit Napoleonike, në të cilat

ishte traditë përdorimi fortifikimeve fushore nga këmbësoria. Përdorimi i transheve,

veçanërisht i dallueshëm (që binte në sy) në Luftën Civile Amerikane, -ku u përdor më

shumë me shtrirje në gjerësi”267.

Për të vënë në jetë planet e tyre, shtetet e Aleancës i grupuan dhe i vendosën

forcat ushtarake përkatëse sipas këtij rendimi luftarak që lidershipi i lartë ushtarak i tyre

kishte parashikuar dhe planifikuar qysh përpara fillimit ose, më saktë, në prag të fillimit

të Luftës së Parë Ballkanike. Aleati më i vogël i Lidhjes Ballkanike, Mali i Zi, nuk kishte

ende Shtab të Përgjithshëm të Ushtrisë. Komanda e Lartë e tij, kishte grumbulluar 31.000

forca ushtarake ( aktive dhe rezerviste), 94 gryka zjarri artilierie (në 23 bateri) mortaja

120, 150 dhe 210 mm, topa fushorë 75 dhe 87 mm.

Ideja kryesore e kësaj komande ishte që, pasi të sulmonte dhe pushtonte postat

dhe garnizonet përgjatë Plavës, Gucisë, Pejës dhe Gjakovës, të dilte në Prizren. Në vijim

të operacionit, do të mësyhej në qendër, në drejtimin Podgoricë-Koplik-Shkodër, si dhe

nga drejtimi tjetër ndihmues Krajë-Tarabosh-Shkodër, më synimin kryesor pushtimin e

qytetit të lakmuar të Shkodrës, një ëndërr e vjetër ngacmuese për shtetin e Malit të Zi268.

Nga ana e saj Bullgaria planifikoi që 150.000 forcat e mobolizuara ushtarake t`i

vendoste në këtë mënyrë, Armata e Parë në brezin midis Nova Zagorës dhe Stambollit.

Ndërkohë, Armata e Dytë, u vendos në vijën që shtrihej nga Giaskora në Ternovo,

për të vijuar me Armatën e Tretë, e cila zuri brezin që shtrihej ndërmjet Stambollit dhe

Baugos. Dy detashmente të tjerë u vendosën në Stoninoca të Kustendit.

Sipas planit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, forcat ushtarake të saj

duhej të vendoseshin përkatësisht sipas kësaj skeme: Armata e Parë, me afro 100.000

vetë përreth rajonit të Vranjës; Armata e Dytë, me 20.000 vetë pranë Kustendilit; Armata

e Tretë, me 50.000 forca, afër Nishit dhe Grupi i Ibrit, me 20.000 ushtarë do të

pozicionohej në një front të gjerë, që shtrihej nga Pozega deri në Kraljevo.

Më në fund vinte Greqia, e cila në prag të luftës mobilizoi më se 100.000 forca,

me të cilat ngriti Armatën e Thesalisë pranë qytetit të Larisës dhe Armatën e Epirit me

qendër pranë Artës269.

Në këtë këndvështrim mbi planet, strategjitë dhe vendosjen e forcave, nga secili

shtet veç e veç, del se Aleanca nuk mbështetej në ndonjë plan apo ide të përbashkët

veprimi ushtarak përballë forcave të Perandorisë Osmane në Ballkan. Gjithësesi parë nga

këndvështrimi i forcave ushtarake, Aleanca Ballkanike kishte një superioritet të numrit të

ushtarëve. “Forcat e kombinuara të Aleatëve përbënin një total prej 715.000 ushtarësh

krahasuar vetëm me rreth 320.000 ushtarësh turq, në fushën e betejës”270. Nga ana e saj

pala tjetër ndërluftuese, Perandoria Osmane, afro 100.000 forcat që kishte në gatishmëri

267 Hooton, Vep. përm., 10. 268 Historia e Ushtrisë Shqiptare, 1912-1939, Pjesa e I”, (Tiranë: SHBU, 2000), 150-151. 269 Luftërat Ballkanike dhe Shqipëria”. ( Tiranë: MB, Akademia e Mbrojtjes, Universiteti Luigj Gurakuqi,

2008), 25-26. 270 Rogan, Vep. përm., 18.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

72

në prag të Luftës Ballkanike, i ndau në dy grupime të mëdha, i Perëndimit, i cili duhej të

përballonte mësymjen e forcave ushtarake malazeze, greke, serbe dhe bullgare. Ndërsa

grupimi tjetër, ai i Lindjes, do të vepronte në drejtimin Traqje dhe Rodop dhe, ndërkaq

duhej të mbronte edhe komunikacionet e bregdetit të mbrojtur.

Në fillimet, pala turke parapëlqeu të qëndronte e vendosur në mbrojtje, kryesisht

ndaj sulmeve nga ana e forcave të Malit të Zi dhe Greqisë. Ndërkohë që do të ndërmerrte

edhe veprime mësymëse ndaj forcave të Bullgarisë dhe Serbisë.

Shqipëria, e cila ende nuk kishte një shtet të pavarur, nuk u vlerësua në

pikëpamje ushtarake si palë ndërluftuese, duke qëndruar jashtë angazhimeve në kuadrin e

Luftës Ballkanike.

Ajo, si të thuash qëndroi asnjëanëse, por në rrjedhën e kësaj lufte i`u desh të

bashkëpunonte me forca të ushtrisë turke për shkak të veprimeve luftarake të mbrojtjes së

territoreve të kërcënuara nga forcat e ushtrisë së Malit të Zi në drejtimin e Shkodrës, ku

luftuan përkrah forcave ushtarake të Divizionit të 24-t Nizam.

Por, në kuadrin e Luftës së Parë Ballkanike, forcat shqiptare luftuan po ashtu

përkrah atyre osmane për mbrojtjen e qytetit shqiptar të Janinës, në Jug të vendit, i cili

ishte sulmuar nga forcat ushtarake shoviniste greke.

Nga ana e saj, Aleanca Ballkanike e konsideronte Shqipërinë si tokë të askujt

(nulla terra), e cila mund të pushtohej, ndahej dhe shkombëtarizohej lehtë, “Prandaj, pika

kryesore e projektit të Lidhjes Ballkanike të vitit 1912 kishte për qëllim copëtimin dhe

zhdukjen e Shqipërisë”271.

Duke ndjekur qëllimet nacionaliste shtetet ballkanike kishin ndërtuar disa qendra

me përqendrime forcash të mëdha ushtarake. Ato qendra thithnin sasi të mëdha të

buxheteve kombëtare dhe ishin struktura mjaftueshëm të forta, aq sa mund të sfidonin

çdo përmbajtje kushtetuese apo politike.

Përveç kësaj, këto struktura u përpoqën të ndiqnin axhenda të forta nacionaliste.

Së fundi, të gjitha këto institucione ushtarake e vlerësuan dhe madje e përjetuan

mundësinë e luftës me Perandorinë Osmane si një emocion të rrallë, të veçantë pozitiv e

mobilizues.

Zëvendësshefi i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, koloneli Zhivojin Mishiç do të

kujtonte më vonë lidhur me këtë: “Në gjithë popullin tonë, dhe veçanërisht në ushtri,

ekzistonte një parandjenjë jashtëzakonisht e gjërë pozitive në favor të kësaj lufte.

Absolutisht askush nuk kishte dyshime mbi një përfundim të suksesshëm. Të gjithë,

rekrutët dhe oficerët rezervë, u përgatitën për luftë, të lumtur dhe krenarë. Papritmas, të

gjitha grindjet e mëparshme mes korpusit të oficerëve ishin shuar, të gjithë ishin vëllezër

tani dhe ishin më të bashkuar se kurrë për këtë luftë hyjnore”.272

Ndjenja të ngjashme mbizotëronin edhe në forcat e armatosura të tre aleatëve të

tjerë ballkanas. Për rrjedhojë, shpallja e mobilizimit, në përgjithësi, u prit me entuziazëm

në të gjithë Ballkanin. Vetëm disa, si socialistët dhe Partia Agrare Bullgare kishin

shprehur rezerva në lidhje me mobilizimin. Nga ana tjetër, tek osmanët kishte pak

entuziazëm për luftën e pritshme. Vetëm: “Disa studentë në Universitetin e

271 Shala, Vep. përm., 35. 272 Draga Vuksanovich- Antich, Stvaranje moderne Srpske vojske. Frantsuske utitsaj na njeno formiranje

(Belgrade, 1993) 135–136. Cituar në R. C Hall, The Balcan Wars 1912-1913, Prelude to the First World

War, 31.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

73

Konstandinopojës morën pjesë në demostrata në favor të luftës me shtetet e Ballkanit”.273

Por, në një këndvështrim realist, në përgjithësi turqit ishin shumë të pakënaqur në lidhje

me perspektivën e luftës dhe jo pa arsye. Ndërkohë, luftërat e fundit në Jemen dhe

Afrikën e Veriut kishin zgjuar së tepërmi entuziazmin patriotik në kampin ballkanik. Për

të bashkërenduar përpjekjet e tyre kundër osmanëve, shtabet ushtarake bullgare dhe serbe

u takuan disa herë.

Ata nënshkruan një konventë ushtarake në Beograd, më 29 prill 1912. Kjo

konventë premtonte ndihmë të ndërsjellë në rastin e një sulmi osman apo rumun kundër

Bullgarisë dhe, gjithashtu, të sulmit austro-hungarez kundër Serbisë. Marrëveshjet

pasuese më 2 korrik dhe 28 shtator krijuan bazën për zhvillimin strategjik të luftës.

Serbët, nga ana e tyre kishin kërkuar një forcë të madhe bullgare prej 100.000

ushtarësh, ekuivalente kjo me një ushtri bullgare, për të shkuar në teatrin maqedonas apo

të Vardarit në mënyrë që të siguronin një fitore të madhe.

Gjenerali Fishev (Fichev), Shefi i Shtabit të Ushtrisë bullgare, argumentoi se

teatri i luftimeve apo Traka Lindore do të ishin vendimtare dhe, se ishte e nevojshme që

bullgarët të përdornin pjesën më të madhe të forcave të tyre atje. Pikëpamja e Fishev

mbizotëroi. “Në Beograd, më 28 shtator, të dy shtabet ranë dakord se përpjekja kryesore

bullgare do të ishte Traka dhe se përpjekja kryesore serbe do të ishte Maqedonia”.274

Ushtarakisht kjo kishte kuptim, se bëri që bullgarët të cilët kishin ushtri të madhe dhe

mund të prisnin që të ndesheshin me forcat e mëdha osmane për shkak të afërsisë së tyre

me kryeqytetin osman.

Politikisht, megjithatë, kërkesat e Fishev i larguan forcat bullgare nga qëllimi i

madh i luftës së tyre, Maqedonia. Forcat serbe do të merrnin dhe pushtonin një pjesë të

Maqedonisë që në Konventën e marsit i ishte premtuar Maqedonisë. Fishevi vetë nuk

ishte në dijeni të komplikimeve ushtarake që do të krijonte kjo konventë për aspiratat e

bullgarëve.

Ai iu referua Maqedonisë kur i përsëriti kolonelit Mishiç thënien bullgare: “Është

e vështirë për çdo vend që një ushtri ti kalojë përmes”. Pushtimi serb i tokës së premtuar

në Bullgari do të bëhej një burim serioz konflikti. Bullgarët dhe grekët, gjithashtu,

nënshkruan një konventë formale ushtarake në Sofie, por jo deri më 5 tetor, pas fillimit të

mobilizimit. Gjenerali Fishev dhe Kryeministri Geshov nënshkruan për Bullgarinë dhe

kapiteni Joans Metaksai (Ioannes Metaxas), diktatori i ardhshëm grek, dhe Demeter

Panas, ministri grek në Sofje nënshkroi për Greqinë.

Aspekti më i rëndësishëm i kësaj konvente për bullgarët ishte siguria se flota

greke do të dominonte në Detin Egje në atë mënyrë që otomanët nuk mund të

transferonin trupat nga Azia e Vogël në Evropë nëpërmjet Detit.275 Bullgaria u detyrua që

të kthente shumicën e forcave të saj në Maqedoni për sa kohë që serbët do të

273 Yucel Aktar, The Impact of the 1912 War Meetings’ on the Balkan Wars, Revue internationale

d’histoire militaire 67 (1988) 169–75. Cituar në R. C Hall, The Balcan Wars 1912-1913, Prelude to the

First World War, 31. 274 See Istoriski institut Jugoslovenske narodne armije, Prvi Balkanski rat (Operatsije Srpske vojske) ed.

Branko Perovich (Belgrade, 1959) (hereafter referred to as Rat) I 144–5; Ivan Fichev, Balkanskata voina

1912–13. Preshivelitsi, belezhki i dokumenti (Sofia, 1941) 68–9. Cituar në R. C Hall, The Balcan Wars

1912-1913, Prelude to the First World War, 32. 275 Fichev, 69; Georgi Markov, “Voennite sporazumeniya v Balkanskiya sûyuz i obyavavaneto na obshta

mobilizatsiya v Bûlgariya (Mart-Septembri 1912 g.)”, Voennoistoricheski sbornik 58 1 (1989)18–19.

Cituar në R. C Hall, The Balcan Wars 1912-1913, Prelude to the First World War, 32.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

74

zhvendoseshin në Maqedoni, me 120.000 burra. Në këtë rast, bullgarët mund të

shfrytëzonin pjesën më të madhe të forcave të tyre në Trakë. Të dyja palët ranë gjithashtu

dakort që të mos pranonin një armëpushim pa marrëveshje të tjera paraprake.

Bullgarët nuk kishin shumë respekt për nivelin e ushtrisë greke dhe nuk kërkuan

asnjë marrëveshje të mëtejshme. Ata menduan se do të arrinin qëllimet e tyre pa ndihmën

ose ndërhyrjen e grekëve dhe se do të përpiqeshin të vepronin më qartë në pjesën jugore

të Maqedonisë, veçanërisht rreth Selanikut.

Qyteti i Selanikut ishte një përkatësi e qartë greke dhe, gjithashtu, një ambicie e

çuditshme bullgare! Një marrëveshje përfundimtare në lidhje me fushat e veprimit në jug

të Maqedonisë, mund të ketë shmangur garën për Selanikun dhe armiqësitë e dukshme që

rezultuan midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Pasi marrëveshjet e aleancës hynë në fuqi, bullgarët filluan të insistojnë në

zbatimin e Nenit 23 të Traktatit të Berlinit që, sipas interpretimit të tyre, do të thoshte

krijimi i një Maqedonie autonome. Bullgarët e perceptonin Maqedoninë autonome si një

avantazh që mund të lejojnte aneksimin eventual të gjithë zonës.

Kur osmanët refuzuan të marrin në konsideratë reformat që çuan drejt autonomisë

në krahinat e tyre evropiane, Aleanca Ballkanike dha shenjën e mobilizimit. Përpjekjet

nga ana e Fuqive të Mëdha për të parandaluar shpërthimin e luftës qenë të dobëta dhe të

kota. Lufta e Parë Ballkanike ishte në prag.

Ajo do të fillonte më 8 tetor 1912, me një sulm të forcave malazeze mbi

garnizonet osmane. Grekët sinjalizuan synimet e tyre gjashtë ditë më vonë, kur

Venizellos përshëndeti delegatët nga Kreta në Parlamentin grek.

Kjo ishte prova e një bashkimi mes Greqisë dhe Kretës dhe një arsye më shumë

për luftë. Më 17 tetor, Aleanca Ballkanike do ti përgjigjej deklarimit osman për luftë të

një dite më parë. Gadishulli i Ballkanit tanimë ishte në zjarr, një zjarr i madh që do të

bënte bujë për gjashtë vitet e ardhshme.

Në hapësirën kohore njëzeteshtatëvjeçare, që ndante vitin 1885, të luftës serbo –

bullgare, me pragun e Luftës së Parë Ballkanike të tetorit 1912, pothuajse të gjitha shtetet

kryesore të gadishullit të Ballkanit, kishin bërë disa ndryshime dhe përmirësime

shndërruese të dukshme.

Në shumë aspekte organizative të gjitha ushtritë ballkanike ishin shumë të

ngjashme me njëra tjetrën sepse kishin ndjekur modelet europiane për trajnim, llogjistikë,

komunikim, dhe fortifikime.

Me përjashtim të Malit të Zi, i cili adoptoi modelin e Shtabit të Përgjithshëm

evropian meqënëse Malit të Zi i mungonte ende Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, të gjitha

ushtritë e Ballkanit e kuptuan se këmbësorët, fshatarë analfabetë, të indoktrinuar në një

farë mase me ideologjinë nacionaliste të duhur, ishin baza në radhët e ushtrisë. Ushtritë

ballkanike ishin gjithashtu të ngjashme në faktin që ishin kryesisht homogjene.

Asnjë nga katër shtetet e Ligës Ballkanike nuk përmbante pakica të mëdha

kombëtare. Shumë nga minoritetet ekzistuese, të tilla si Romët (Egjiptianët), nuk

priteshin që të shërbenin në ushtri. Gjuha e komandës ishte një faktor unifikues në të

gjitha ushtritë.

Nga ana shoqërore ushtritë ishin gjithashtu të ngjashme, fshatarët formonin

pjesën më të madhe të personelit të rekrutuar. Oficerët e tyre ishin një përzierje

profesionistësh me prejardhje të ndryshme, të cilët shpesh iu nënshtruan trajnimeve të

huaja. Oficerët rezervë vinin nga shtresat punëtore. Lidhur me këtë çështje një autor që

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

75

është marrë me studimin e Luftërave Ballkanike ka shkruar: “Personeli i rekrutuar, që

kishte shkollim, u indoktrinua me ideologjinë nacionaliste të vendit, qoftë ajo Bullgaria,

Greqia, apo Serbia. Bullgarët mësuan nga perandoritë e Car Simeonit (893-927), grekët

e mësuan rreth perandorit Vasili II (i njohur si Slayer Bulgar, 976-1025), malazezët dhe

serbët mësuan rreth Stefan Dushanit (1331-1355)”.276

Këta individë, që janë personazhe të këtij fragmenti, kishin themeluar shtetet

mesjetare përkatëse dhe, në një kohë shumë të shkurtër kishin arritur kontrollin e

Gadishullit Ballkanik. Shtetet moderne kombëtare të mësipërm i njohën këto qeverisje të

mëparshme si paradhësit e tyre, modele këto që sipas tyre duhej të imitoheshin.

Në këndvështrimin ushtarak, ushtria bullgare ishte e trajnuar mirë. E vlerësuar

nga të huajt, “Si këmbësoria ashtu edhe artileria e saj mori lëvdata nga shumë vëzhgues

të huaj. Në vitin 1910 ushtria amerikane me atashe ushtarak në Paris, majorin T. Bentley

Mott njoftoi, pas një udhëtimi në Ballkan se, Ushtria Bullgare është e njohur në qarqet

evropiane ushtarake dhe ka vlera të jashtëzakonshme. Ajo është e vogël, e

mirëinstruktuar dhe e pajisur me armët më moderne të marra nga manifakturuesit më të

mirë në Europë”.277

Gjithmonë sipas këtij vlerësimi, me vite të tëra ajo është mbajtur si një armë e

mprehtë e gatshme për përdorim të menjëhershëm për të mbrojtur vendin nga fqinjët e

fuqishëm, të cilët i kanë kërcënuar në mënyrë të përsëritur.

E parë më me detaje, 39 oficerë të saj ishin shkolluar në Rusi, Itali dhe

Gjermani. Zyrtarët bullgarë të shtabit ishin të njohur me teoritë ushtarake të kohës. “Ata

kërkonin madje të zbatonin në jetë idetë e kolonelit të njohur francez Louis de

Grandmaison për kryerjen e sulmit të shpejtë dhe me forcë”.278

Oficerët grekë dhe serbë kishin prejardhje dhe përvoja të ngjashme trajnuese. Të

dhëna kishte edhe për numrin e forcave ushtarake të kësaj ushtrie, si në kohë paqeje dhe

lufte. Sipas autorit të mësipërm: “Bullgarët në kohë paqeje kishin një ushtri me më pak se

60.000 njerëz, e cila gjatë luftës zgjerohej në mbi 350.000”,279ose arrinte të mobilizonte

Turqia në Maqedoni dhe Thrakë.

Për të mbajtur këtë forcë të madhe ushtarake qeveria bullgare përdorte afro një

të tretën e buxhetit të përgjithshëm, prej 25.000.000 stërlina në vit. Në Bullgari zbatohej

modeli i mobilizimit të përgjitshëm ushtarak, sipas të cilit burrat e shëndetshëm, të

moshës deri në 46 vjeç duhej të thirreshin si rezervistë.

Siç shkruan M. Gleni (M. Glenny), - ritmi i rritjes së ushtrisë,“…qe aq i

vrullshëm, saqë shkollat e reja ushtarake nuk qenë në gjendje të përballonin kërkesat për

oficerë”280. Ndërkaq, meqënëse trupa e oficerëve trajtohej me “…pagat më të larta në

shërbimin e gjerë të Bullgarisë, tërhoqi në radhët e saj shumë intelektualë dhe bij

pronarësh të vegjël”281. Kjo gjë rriti nivelin kulturor të drejtuesve ushtarakë të fuqive të

armatosura, si një faktor i rëndësishëm ky në komandimin e reparteve dhe njësive

ushtarake në kryerjen e veprimeve luftarake në fushën e luftës. Ushtria ishte e organizuar

në nëntë divizione këmbësorie. Në kohë lufte secili divizion këmbësorie përfshinte katër

276 Hall, Vep. përm., 14. 277 Po aty. 278 Philip Howell, The Campaign in Thrace 1912, (London, 1913), 56-57. 279 Hall, Vep. përm., 15. 280 Glenny, Vep. përm., 219. 281 Po aty, 220.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

76

seksione armësh. Këmbësoria bullgare ishte krenare që mund të përdorte bajonetën edhe

gjatë operacioneve të natës. Secili divizion këmbësorie në përbërje kishte edhe një

regjiment artilerie që përmbante nëntë bateri me katër gryka zjarri (topa) secili. Për

pajisjen e ushtrisë me artilieri, bullgarët kishin blerë një numër të madh artilierie, nga

prodhuesit e mëdhenj të armëve, siç ishin firma franceze “Schneider Creusot” dhe ajo

gjermane “Krupp”. Shumica e blerjeve bëhej me hua të Fuqive të Mëdha.

Në se i referohemi të dhënave ta asaj kohe:“Përveç kësaj, bullgarët kishin

pesëdhjetë e katër bateri gjashtëshe të përbërë nga topa të vjetër të tipit Krupp 8.7 cm

dhe njëzet e katër bateri gjashtëshe, të përbëra nga topa të tjerë të vjetër. Ushtria

bullgare gjithashtu kishte dymbëdhjetë bateri katërshe të tipit Krupp, katërmbëdhjetë

bateri top, dhe një numër të konsiderueshëm armësh të tjera të vjetra”.282

Sipas konceptit ushtarak të kohës edhe për ushtrinë bullgare, artileria kishte një

funksion të dyfishtë. Ajo ishte e nevojshme të përdorej në mbështetje të sulmeve, si dhe

për të zvogëluar qëndresën e fortesave osmane në Adrianopojë dhe Lozengrad.

Gjithashtu, që nga Lufta ruso-japoneze, bullgarët kishin vënë re nevojën për

artileri në terren për ta shfrytëzuar atë edhe drejtpërdrejtë kundër këmbësorisë së armikut,

që mbrohej ose kur mësynte. Të dhënat për forcat ushtarake bullgare thellohen dhe në ato

që lidhen me forcat e Detarisë ushtarake të tyre.

Nga të dhënat e kohës del se: “...bullgarët posedonin një flotë të vogël të përbërë

nga gjashtë anije të vogla dhe nga 726 tonshja “Nadezhda” (1898). Qëllimi kryesor i

marinës bullgare ishte mbrojtja e bregdetit të Detit të Zi dhe parandalimi i çdo bllokade

që mund të pengonte lidhjen e rëndësishme me Rusinë”.283

Ndërkohë, në pikëpamje të Forcës Ajrore, në kohën kur shpërtheu Lufta e Parë

Ballkanike, bullgarët kishin pesë aeroplanë të prodhimit britanik, francez, rus por, shumë

shpejt ata morën edhe shtatëmbëdhjetë avionë të të tjerë të kohës, duke e shtuar ndjeshëm

parkun e tyre luftarak ajror, në raport me disa fuqi të tjera ballkanike.

Jo pa arsye, një gjeneral bullgar në vitin 1910, do të deklaronte se, “Jemi bërë

shteti më militarist në botë!”284

Nga ana e tyre, grekët kishin një ushtri që, deri në pragun e Luftërave

Ballkanike, kishte tashëguar dhe përjetonte një gjendje të vështirë, të paqartë, e cila vinte

si rrjedhojë e humbjeve në Luftën e Kretës , të vitit 1897 me Turqinë. Këtë pasojë e

përjetoi me një gjendje të rënë shpirtërore dhe me paaftësi për të ndikuar në qeveritë

greke, ndryshe nga sa kishin bërë ushtarakët bullgarë.

Këto pasoja, si dhe nëpunësit e korruptuar, zhvillimi i partive politike sipas

dëshirave të politikanëve të veçantë, ngjitja në drejtimin ushtarak të nivelit të lartë të

njerëzve të përzgjedhur mbështetësve dhe ithtarëve, bëri që tek disa shtete të Fuqive të

Mëdha të krijohej një imazh dhe mendim negativ për Greqinë në pikëpamje ushtarake.

Siç ka cituar M. Gleni (M. Glenny), në vitin 1912, Ministria e Jashtme e

Britanisë së Madhe, do të shprehte një vlerësim negativ e nënçmues për këtë dukuri. Në

raportin vlerësues të saj shkruhej:“Greqia si faktor ushtarak qëndron shumë më poshtë se

shtetet e tjera të Ballkanit”285. Me këtë gjendje nuk u pajtuan oficerët, si me gjendjen e

282 Glenny, Vep. përm., 16. 283Yako Molhov, “Bûlgarskata artiler iya prez Balkanskata voina 1912 g. Voennoistoricheski sbornik 57 1

(1988) 74. Cituar në Glenny, Histori e Ballkanit 1804-1999, 33 284 Glenny, Vep. përm., 219. 285 Po aty, 222.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

77

gatishmërisë në Ushtrinë greke dhe, për rrjedhojë, në krijimin e një lidhjeje Ushtarake, që

tek e fundit mbështeti politikanin S. Venizellos, ndikoi në përgatitjen e vendit për

Luftërat e pritshme Ballkanike që do të shpërthenin në vitin 1912.

Në kohë paqeje, ushtria greke arrinte në 25.000 vetë, por në rast mobilizimi

për kohë lufte ajo shkonte në 110.000 vetë. Në pikëpamje organizative të kohës së luftës

ushtria përbëhej nga katër divizione dhe gjashtë batalione të këmbësorisë së lehtë

(Evzones).

Në armatimin e kësj ushtrie, sipas të dhënave të kohës del se:“…këmbësoria

kishte pushkë Mannlicher-Schonauer 6.5 mm. Çdo divizion kishte nga një regjiment të

artilerisë si përforcim në terren. Regjimenti i artilerisë greke nga ana e tij përbëhej nga

tri bateri katershe të tipit Schneider-Creusot të kalibrit, 7.5 cm. Përveç kësaj, grekët

kishin edhe dy regjimente artilerie malore të llojit Schneider-Canet, 7.5 cm, një batalion

artilerie të rëndë si dhe tre regjimente kalorësie. Me shpërthimin e Luftës së Parë

Ballkanike, grekët kishin katër avionë luftarakë të kohës, të cilët gjatë luftës u shtuan

edhe tre aeroplanë të tjerë”.286

Midis anëtarëve të Lidhjes Ballkanike, vetëm grekët zotëronin një Flotë Detare

me përmasa të mëdha, të konsiderueshme. Marina Luftarake greke kishte dy detyra

kryesore në kohë lufte.

E para ishte të ruante Grykën e Dardaneleve për të ndaluar lundrimin e anijeve

luftarake osmane në detet Adriatik dhe Egje. Ky veprim ishte tejet i rëndësishëm sepse do

të parandalonin përforcimin dhe rifurnizimin e forcave ushtarake osmane në të dy anët

përfshi edhe atë evropiane.

Ambasadori grek në Bullgari, Demeter Panas i theksoi këto të dhëna në bisedë

me Ivan Geshovin, Kryeministrin e Bullgarisë, në prag të Luftës së Parë Ballkanike.

Që aty, Panas deklaroi se: “Greqia mund të siguronte 600.000 njerëz për luftë,

por ky pohim hasi në mosbesimin bullgar”.

Atëherë Panas shpjegoi, “Ne mund të vendosim një ushtri prej 200.000

njerëzish në fushë dhe më pas flota jonë do të ndalojë rreth 400.000 njerëz të zbarkuar

nga Turqia me bregdetin jugor të Trakës dhe Maqedonisë, midis Galipolit dhe

Selanikut”.287 Detyra tjetër e forcave ushtarake detare greke ishte të pushtonte ishujt në

detin Egje, të cilët ishin ende nën kontrollin e osmanëve. Krenaria e flotës greke ishte

anija luftarake “Averovi” e ndërtuar në Itali në vitin 1910. “Averovi” ishte e pajisur me

topa të kalibrit 23-cm dhe tetë të tjerë të kalibrit 12-cm.

Përveç kësaj, Flota Ushtarake Detare greke kishte tetë anije shkatërruese, të

ndërtuar në 1912, tetë të ndërtuar në vitin 1906, nëntëmbëdhjetë anije siluruse të vjetra,

si dhe një nëndetëse të quajtur “Dolphin”.

Krahas tyre, Flota Luftarake greke kishte gjithashtu edhe disa anije të vjetra

ndihmëse. Në pikëpamje numerike, Marina Ushtarake përbëhej nga mbi 11.000

marinarë.288 Komandanti i Flotës Detare Ushtarake ishte Admirali Paul Kundouriotis.

Aleatja tjetër e Lidhjes Ballkanike ishte Mali i Zi. Në aspektin ushtarak ky aleat

dukej se kishte mbetur prapa të tjerëve. “Ushtria e Malit të Zi ishte krijuar si strukturë

për herë të parë në shtator të vitit 1910, me 4 divizione të përbëra nga 11 brigada, 52

286 Hall, Vep. përm., 17. 287 Po aty, 26. 288 Po aty, 19.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

78

batalione dhe 322 çeta ose kompani zonale”.289 Sipas burimeve turke, në tetor të vitit

1912, mu në prag të shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike, Mali i Zi, pas mobilizimit

të përgjithshëm të 1 Tetorit kishte një ushtri me gjithsejt 44.500 ushtarakë.

Në këtë numër ishin përfshirë që nga adoleshentët deri tek pleqtë, si të thuash, të

gjithë malazezët përllogariteshin si ushtarë. “Por në luftën e Parë Ballkanike Mali i Zi do

të përdorte vetëm 31.000 ushtarë dhe 94 gryka zjarri të artilerisë”.290

Ajo kishte, përveç pushkëve, edhe 44 mitralozë, 118 topa dhe mortaja të

kalibrave të ndryshëm që shkonin nga 75 deri 210 mm. Këmbësoria ishte e pajisur me

pushkë ruse të tipit “Berdan” dhe mitralozë gjithashtu rusë të emërtuar “Maksim”.

Artileria e rreshtuar nëpër bateri me topa dhe mortaja ishte e prodhimit rus, por

edhe italian.“Brigadat e Ushtrisë malazeze kishin përmbajtje të njëllojta, ato përbëheshin

nga 4-7 batalione, një kompani mitralozësh të rëndë, një kompani xheniere dhe një bateri

artilerie malore”.291

Ushtria malazeze nuk kishte as Komandë të Lartë dhe as Shtab të Përgjithshëm,

por postin e Komandantit të Përgjithshëm e mbante Mbreti Nikolla, i cili drejtonte

Këshillin e luftës.“Kjo ushtri ishte e tipit milic, me efektiva rezervistë”.292 “Sipas një

burimi tjetër, autori N. Rankoviç, thuhet se “malazezët kishin gjithsejt 126 armë (të

rënda) që varionin në madhësinë 65-240 mm”.293

Mali i Zi nuk kishte Aviacion Ushtarak dhe Flotë Detare ushtarake gjithashtu.

Malazezët kishin po ashtu një edhe një repart të vogël kalorësie, të përbërë nga një oficer

dhe tridhjetë kalorës.

Në përqasje me vendet e tjera të Aleancës Ballkanike, në raportin luftarak vetëm

ushtarakët malazezë, kishin përvojën më të mirë dhe më të fundit luftarake në një luftë

dhe karakterizoheshin nga një moral i fortë dhe i qëndrueshëm në ushtri.

Nga mënyra si luftonte dhe taktika që përdorte, ushtari malazez shquhej si një

luftëtar i mirë, por në aspektin individual. Kjo nuk mund të thuhet kur ishte fjala për një

trupë të tërë, në veprimet e përbashkëta si ushtri.

Serbia ishte një ndër pjesëtarët kryesorë të Aleancës Ballkanike. Ajo ndërkohë

vlerësohej nga specialistët ushtarakë të kohës si një ndër forcat tokësore më të përgatitura

dhe me potencial të madh ushtarak në rajonin e Ballkanit.

Edhe Serbia kishte ecur nëpër të njëjtën rrugë, ashtu si edhe Bullgaria, në

pikëpamje të forcave ushtarake.

Por reformimi i ushtrisë gjeti mbështetje dhe nxitje në kohën e mbretit Petar

Karagjorgjeviç, i cili e rriti rolin e trupës së oficerëve, trajtimin e tyre me paga të larta, si

dhe vlerësoheshin nga populli sepse shihnin tek ata mundësinë e jetësimit të synimeve

dhe ambicieve kombëtare nacionaliste. Po ashtu, ju dha përparësi blerjes dhe pajisjes së

Ushtrisë me armët e kohës. “…edhe Serbia lidhi një kontratë me shoqërinë Schneider -

Creusot për blerje artilierie. Vlen për tu përmendur se përpara kësaj lufte që pritej të

289 Revista: Mbrojtja, Nr. 10, (1997). 290 Elmaz Leci, Prof. Faik Lama, Prof. Dr. Proletar Hasani, Historia e Ushtrisë Shqiptare, Pjesa e Parë,

(Tiranë: KRISTALINA-KH, 2008), 150. 291 Përparim Rexhepi, Mbrojtja e Shkodrës, 1912-1913, (Tiranë: Globus R., 2001), 19. 292 Po aty, 18-19. 293 Novica Rakoçevic, The Organization and Character of the Montenegr in Army in the First Balkan

War, eds Bela Kiraly and Dimitrije Djordjevic in Esat Central Eurapean Society and Balkan War

(Boulder, 1987) 122-123.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

79

niste, siç analizojnë studiuesit e çështjeve të Ballkanit të periudhës së fundit të shekullit

XIX dhe fillimit të shekullit XX, niveli i mendimit dhe organizimit ushtarak ashtu si dhe

përgatitja e ushtrisë serbe ishin mjaft të ulëta...”.294 Pikërisht strategjia ushtarake e

Serbisë në luftën e saj me turqit në vitin 1876, mbështetej në “…mitin e traditave

luftarake të fshatarëve…”295. Por, “…u deshën vetëm disa ditë për të nxjerrë në shesh se

mendimi ushtarak serb ishte tepër për të ardhur keq e i papërshtatshëm”296.

Në pragun e Luftës së Parë Ballkanike, Ushtria serbe përbëhej nga tri armata, I-

III, si dhe një divizion kalorësie. Çdo armatë kishte në përbërje disa divizione

këmbësorie, si njësi ushtarake bazë.

Vetë divizioni i këmbësorisë kishte në përbërje edhe kavaleri dhe artileri madje,

mbështetej edhe me 4 avionë të prodhimit francez, që i kishin në organikë. Nga ana e tyre

çdo divizion përbëhej nga 4 regjimente këmbësorie secili, si dhe një regjiment artilerie

malore, një regjiment artilerie fushore, disa reparte ndihmëse etj.

Por, përbërja e tyre mund të ndryshonte shumë nga njeri tek tjetri. “E parë në

pikëpamje numerike, ushtria serbe kishte 286.818 ushtarakë, 288.142 pushkë të tipit

“Mauzer”, model i vitit 1889; 544 topa të kalibrave të ndryshëm, 230 mitralozë

“Maksim”.297 “Në përbërje të Ushtrisë bënte pjesë edhe një eskadron ajror, me afro 9-10

avionë të prodhimit kryesisht francez, por edhe rus, që u rrit në prag të Luftës së Parë

Botërore”.298 Doktrina ushtarake serbe bazohej kryesisht në atë ruse dhe franceze.

E parë në një vështrim mbi përbërjen numerike të popullsisë, shtetet ballkanike

në tërësi ishin shumë inferiorë në krahasim me Perandorinë Osmane. Kështu, në vitin

1912, Bullgaria numërontë rreth 4.300.000 banorë, Greqia 2.666.000 banorë, Mali i Zi

250.000 banorë dhe, Serbia pothuajse 3.000.000 banorë.

Në fund mund të thuhet se,ushtarakët e vendeve anëtare të Aleancës Ballkanike,

sidomos të Bullgarisë, Serbisë dhe të Greqisë, ishin përgjithësisht të gatshëm por jo më

pak edhe të disiplinuar.

Por, siç shkruan M. Gleni (M. Glenny) ata, duke jetuar në një kohë pasigurishë të

mëdha politike,“…kërkonin që të ndiqnin një porosi ideologjike të thjeshtë, të çlirojmë

vëllezërit, të zgjerojmë territoret kombëtare”299. Pavarësisht se këto porosi, në thelb,

ishin tërësisht nacionaliste. Sidoqoftë, ndonëse shumë nga korpusi i këtyre ushtarakëve

nuk ishin “intelektualë shumë të kultivuar”, pa punën dhe përkushtimin e tyre,“…pa

energjinë me të cilën ata e fuqizuan ushtrinë dhe studiuan doracakët e taktikës luftarake,

294 Glenny, Vep. përm., 220.

Sipas M.Glenit. “Akademia Ushtarake e Beogradit, e quajtur Shkolla e Artilierisë, kishte nxjerrë e

shumta dhjetë të diplomuar në vit ç`prej themelimit më 1850. Kur plasi lufta, ushtria serbe mundi të

mblidhte vetëm 460 oficerë të stërvitur keq”. Me sa dukej “Serbët nuk ishin të vetëdijshëm për

ndryshimet kolosale, që kishin ndodhur në fushën e teknologjisë e të taktikës luftarake nga viti 1860

deri më 1875, ndryshime që bënin trupat e papërgatitura fshatare të vjetëruara, madje dhe në Ballkan.

Teoricienët ushtarakë serbë ende nuk kishin nxjerrë mësime nga Lufta e Krimesë, nga luftërat për

bashkimin e Italisë e të Gjermanisë , nga Lufta Civile Amerikane, të cilat, të gjitha kishin treguar se

fuqia e zjarrit, e përqendruar në pozicione të forta të mbrojtjes, mund t`u bëntë ballë mësymjeve të

fuqishme dhe se vetëm trupa të stërvitura shumë mirë, me disiplinë të lartë e me armë të klasit të parë

mund të kenë sukses në mësymje” (Shih në: Glenny, Histori e Ballkanit 1804-1999, 131). 295 Glenny, Vep. përm., 131. 296 Po aty. 297 Rexhepi, Vep. përm., 64. 298 Hall, Vep. përm., 20. 299 Glenny, Vep. përm., 222.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

80

asnjë demagogji nacionaliste romantike (e të tilla kishte pa hesap) nuk do të mund t`i

përgatiste shtetet e reja të Ballkanit për të bërë luftë me Perandorinë Osmane”300.

II. 4. Forcat e Perandorisë Osmane

Perandoria Osmane në këto vite kishte një popullsi rreth 26.000.000 banorë. Nga këta

vetëm afro 6.000.000 jetonin në pjesën evropiane të Perandorisë. Prej tyre, vetëm afro

3.500.000 banorë i përkisnin besimit ortodoks (bullgarë, grekë, serbë) dhe, rreth

2.300.000 të tjerë besimit islam.301 Këta të fundit kishin prejardhjeve të ndryshme si

turke, shqiptare, sllave, kirkeiane, tartarë.

Por, numri i madh i popullsisë nuk përbënte domosdoshmërisht një përparësi.

Edhe pse pas vitit 1908, qeveria osmane u angazhua në reformën kushtetuese dhe zgjeroi

detyrimin për të shërbyer në ushtri për të gjithë meshkujt e perandorisë, ushtria nuk mund

të mbante shpresa se bullgarët, grekët dhe serbët, që jetonin në territorin e Perandorisë

osmane, do të luftonin besnikërisht kundër bashkështetasve të tyre. As ushtarët arabë,

armenë, kurdë dhe të tjerë aziatikë nuk ofronin besnikëri të pakushtëzuar.

Shumëllojshmëria e popullsisë në Perandorinë Osmane e bënte rekrutimin dhe

trajnimin tejet të vështirë. Ushtria osmane kurrë nuk u përpoq të arrinte një organizim të

sofistikuar si ajo e ushtrisë së Habsburgve, e cila kishte një gjuhë komandimi të

perfeksionuar dhe të thjeshtëzuar kurse oficerët bënin përpjekje intensive për të mësuar

dhe komunikuar në gjuhën e trupave të tyre. Me ardhjen në pushtet, Turqit e Rinj u

përpoqën të reformonin Forcat e Armatosura Osmane.

M. Gleni (M. Glenny) në anlizën e vet ka shkruar: “Ushtria e pakënaqur ishte

futur në çështjet e politikës së brendshme kundër vullnetit dhe gjykimit të saj të ftohtë.

Mirëpo, kur hyje në labirintin e shtetit turk ishte jashtëzakonisht e vështirë të dilje”302.

Kështu mund të përfundohet se: Në pesë vjetët para Luftërave Ballkanike,

ushtria e dikurshme e madhe turke ishte shndërruar në në masë të dëshpëruara e të

ngathët. Ndërsa strategët serbë e bullgarë i kishin hartuar planet e betejave dhe e kishin

studiuar terrenin, ku do të zhvillohej lufta, turqit i mbanin hartat ende të palosura”303.

Për këtë ndihmuan ushtarakët gjermanë dhe britanikë, të cilët mbikëqyrën disa

prej reformave ushtarake. Por, në vitin 1912 shtrirja dhe suksesi i reformave ishte

problematik.

Në veçanti, zhvillimi i një trupe oficerësh të trajnuar sipas koncepteve dhe

linjave europiane (gjermane) linte shumë dyshime. Megjithëkëto, sipas vlerësimeve të

ndryshme, otomanët kishin një ushtri të trajnuar dhe të pajisur mjaft mirë.

Turqit joislamikë përbënin pjesën më të madhe të ushtarëve. Shumë prej tyre nuk

e ruajtën besnikërinë ndaj qeverisë në Konstandinopojë dhe do ta braktisnin atë gjatë

fushatave të dy Luftërave Ballkanike, kur një masë e madhe e tyre dezertuan gjatë

fushatave të këtyre luftërave.“Vetëm gjysma e ushtrisë osmane ishte stacionuar në

Evropë, gjysma tjetër ishte shpërndarë në rajonet Lindore të Perandorisë Osmane, nga

Anatolia në Jemen, ku një luftë guerile kishte plasur që nga viti 1904”.304 Disa ushtarë

300 Glenny, Vep. përm., 221. 301 Hall, Vep. përm., 20. 302 Glenny, Vep. përm., 222. 303 Po aty, 223. 304 Hall, Vep. përm., 22.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

81

mbetën në Afrikën e Veriut, ku ishin dërguar si pasojë e luftës kundër italianëve. Në

pikëpamje të pajisjes dhe armatosjes, si ushtritë ballkanike ashtu edhe ajo osmane kishin

pajisje që vinin nga burime të ndryshme evropiane. Në Evropë, osmanët kishin katër baza

ushtarake në Thrakë, me qendër në Konstandinopojë, tre baza të tjera në Ballkanin

Perëndimor, me qendër në Selanik.

Në kohë lufte këto trupa përbëheshin nga tre divizione, një regjiment malor, një

brigadë kalorësie prej tre ose katër regjimentesh, dhe një regjiment artilerie. Një

regjiment artilerie kishte dy seksione me nga tri bateri me gjashtë armë, duke dhënë

kështu tridhjet e gjashtë armë për regjiment.

Sipas vlerësimeve të një studiuesi, standardizimi i armatimeve ka qenë një

problem serioz. Këmbësoria ishte i armatosur me tre modele të ndryshme pushkësh të

tipit Mauzer, disa prej tyre të kalibrit 7,65 mm dhe disa të tjera të kalibrit 9,5 mm, ose

armë model “Martini Henry” e “Snider”. Artileria ishte kryesisht e përbërë nga topa të

prodhimit Krupp, kalibri 7.5 cm”.305

Popullata heterogjene dhe nivelet e larta të analfabetizmit në ushtrinë osmane e

shndërroi në problem pajisjen me armatime moderne, veçanërisht me artileri. Ushtria

osmane kishte në përbërje edhe disa formacione kalorësish. Ata kishin gjithashtu pesë

aeroplanë në Thrakë, në fillim të luftës, por asnjeri prej tyre nuk ishte në gjendje për të

fluturuar, në çastin kur shpërtheu lufta.

Ndërkohë, Flota Detare Luftarake turke përbëhej prej gjashtë anijeve të

blinduara, dy Cruisers të blinduara, njëmbëdhjetë shkatërrues silur, tridhjetë anije silur

dhe, nëntëmbëdhjetë mjete të tjera transporti ujor. “Dy mjetet e saj moderne ishin anija

3,800-tonëshe “Hamidiye”, prodhim i vitit 1903 dhe 9.250-tonëshja “Mecidiye”.306

Të dyja këto së bashku përbënin një kërcënim për Averov Georgios, por jo veç e

veç. Osmanët nuk mund të përqendroheshin plotësisht tek Gadishulli Ballkanik deri sa i

dhanë fund luftës me Italinë, e cila i kishte angazhuar ato që nga viti 1911. Edhe pse

otomanët, të mbështetur nga fiset e brendshme të Afrikës së Veriut, kishin luftuar kundër

italianëve pushtues, qeveria osmane në Konstandinopojë vendosi ta zgjidhte këtë

konflikt, në mënyrë që t’i përkushtohej më seriozisht problemit të Ballkanit.

Në vijim të ngjarjeve, “Më 15 tetor 1912, ata nënshkruan një marrëveshje me

Italinë në Ouchy, Zvicër, me anë të së cilës i`a dhanë Tripolin dhe Sirenajkan Italisë. Në

shkëmbim, italianët premtuan se do të lironin Ishujt Dodekanezë dhe Rodos, që kishin

pushtuar gjatë luftës”. 307 Osmanët më pas u kthyen në një problem për Ballkanin,

megjithatë atyre u mungonte një plan i qartë për t`u përballur me kërcënimin nga

Gadishulli Ballkanik.

Kur u pyet në lidhje me planet, Ministri Osman i Luftës, Husejn (Huseyin)

Nazim Pasha, një i diplomuar i akademisë ushtarake franceze në Sent Kyri u

përgjigj:“Egziston një grup planesh të përgatitura gjatë kohës së Mahmud Pashës. Unë

do ti shtie në dorë dhe do të merrem me shqyrtimin e tyre”.308 Kjo nuk ishte një bazë e

305 Glenny, Vep. përm., 131-132. 306 Po aty, 24. 307 Italianët nuk e përmbushën këtë marrëveshje, duke deklaruar se ata duhej ti mbronin këto ishuj prej

efekteve të Luftërave Ballkanike. Ata do të largoheshin prej Ishujve Dodekanezë vetëm në fund të Luftës së

Dytë Botërore. 308 Feroz Ahmad, The Young Turks. The Committee of Union and Progress in Turkish Politics 1908–1914,

(Oxford: Oxford Press, 1969), f. 113. Mahmud Shevket Pasha ka qenë Ministri turk i Luftës prej Janarit

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

82

shëndoshë, me anë të së cilës mund të iniciohej një fushatë ushtarake moderne. Ushtria

osmane kishte njohuri mbi luftimet më të fundit, njohuri këto të fituara nga lufta në

Jemen, nga lufta kundër italianëve në Afrikën e Jugut dhe lufta në Shqipëri.

Gjithsesi, meqënëse lufta në Ballkan pasoi menjëherë pas luftës në Afrikën e

Veriut, shumica e oficerëve dhe burrave nuk ishin në gjendje të ktheheshin para

humbjeve osmane në vjeshtën e 1912. Relievi malor i Gadishullit Ballkanik e bëri

transportimin një çështje të vështirë për të gjitha forcat e përfshira në Luftërat Ballkanike.

Vetëm hekurudhat, atje ku ekzistonin, lehtësuan lëvizjen në një masë të madhe.

Një linjë shtrihej nga Beogradi në Sofie, në Adrianopojë dhe në Konstandinopojë. Kjo

rrugë, rruga e trenit të famshëm luksoz Orient Express, lejoi trupat bullgare dhe osmane

të shpejtonin daljen në kufijtë e tyre përkatës.

Linja tjetër e rëndësishme hekurudhore, ajo e qytetit serb të Nishit, që ishte një

vijë e mesme e cila zbriste nga lugina e Vardarit deri në Selanik. Kjo linjë lidhej me një

tjetër, e cila u zhvillua në Jug të linjës kryesore të Adrianopojës.

Kjo linjë, së bashku me dy të ngushta, të shtrira nga Shkupi në Mitrovicë, në

Sanxhakun e Novi Pazarit dhe nga Selaniku në Manastir, ndihmoi osmanët të

kompensonin disi praninë e flotës greke në Egje. “Fatkeqësisht, konfuzioni në sistemin

hekurudhor Osman pengoi mobilizimin”.309

Zëvendësimeve të tyre u mungonte trajnimi dhe përvoja për të lehtësuar

shfrytëzimin e qetë të hekurudhës. Kjo kërcënoi aftësinë e osmanëve për të lëvizur burrat

dhe pajisjet në fushëbetejë. Grekët, gjithashtu, kishin linja hekurudhore që shtriheshin

nga Athina deri në kufijtë e tyre në Larisa dhe Trikalla.

Mali i Zi zotëronte një linjë të shkurtër, të ndërlikuar, që shtrihej nga porti i

Tivarit në Adriatik, në Vir Pazar deri në liqenin e Shkodrës. Kjo linjë ishte shumë e

dobishme në sjelljen e furnizimeve nga bregu për trupat malazeze që kishin rrethuar

Shkodrën. Në mungesë të linjave hekurudhore, ose me shkatërrimin e tyre luftëtarët duhej

të shfrytëzonin rrugët e papërpunuara të Gadishullit Ballkanik për lëvizje, rrugë që në

shumicën e rasteve nuk ekzistonin.

Shumica e ushtrive të Ballkanit varej nga transporti me kuaj, gomarë, apo qen për

të transportuar furnizimet dhe të plagosurit. Një burim vuri në dukje që, për transportin në

Mal të Zi,”…dështimi i mënyrave të tjera bëri që gratë të punësoheshin”.310

Ishte forca njerëzore ajo që ndihmoi në lëvizjen e materialeve dhe pajisjeve në

gjithë rajonin e Ballkanit. E gjithë kjo do të thotë se lëvizja e njerëzve dhe e materialeve

gjatë Luftërave Ballkanike ka qenë shumë e ngadaltë.

Një moment i rëndësishëm në kuadrin e përgatitjes së luftës ishte mobilizimi dhe

kompletimi i mëtejshëm i ushtrisë.

Në këtë kuadër Turqia shpalli mobilizimin e përgjithshëm dhe arriti të nxirrte dhe

hodhi kundër ushtrive ballkanike 75 divizione, 217 regjimente, 731 njësi, me gjithsejt

914.380 ushtarë dhe 1582 topa. Secili prej vendeve aleate u zbraps përpara kësaj

ushtrie. 311 Tablloja e përgjithshme e shteteve ballkanike, në pikëpamje të numrit të

1910 deri sa Nizam Pasha e pasoi atë në Korrik 1912. 309 Cherif Pacha, Quelques réflexions sur la guerre turco-balkanique (Paris: 1913) 49, 20. 310 General Staff War Office (Great Britain), Armies of the Balkan States, 1914-1918 (London and

Nashville: 1996); Military Notes on the Balkan States, 63. 311

Revue International d’ Histoire Militaire, Nr. 74, Edition Bulgare, L’Institut D’Histoire Militaire, Sofia,

1992, 18.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

83

divizioneve, regjimenteve, numrit të përgjithshëm të forcave ushtarake dhe të grykave të

zjarrit (topave) ishte si më poshtë:

Me numrin e forcave dhe mjeteve luftarake të të dy palëve312.

Pasqyra nr.1

312 Në burime apo autorë të ndryshëm që janë marrë me këtë temë, jepen të dhëna me shifra të ndryshme, të

cilat natyrisht argumentohen përmes burimeve që ata kanë shfrytëzuar. Në librin e tij me kujtime, të

bazuara mbi dokumente të kohës, Syrja Vlora sjell disa shifra të ndryshme përmbi ushtritë e disa prej

shteteve pjesëtare të Aleancës Ballkanike. Ai shkruan: “Me t`u ndarë nga Venizellosi shkova në hotel dhe

shkrova një letër për Gazi (fitimtar, luftëtar i besës) Ahmet Myftar Pashën, i cili ishte kryemministër. Në

letër shpjegoja si bisedën që pata me Venizellosin, po ashtu (informoja) se grekët kishin një ushtri prej

220.000 ushtarësh gati për të sulmuar…Veç kësaj, edhe bullgarët kishin marrë përsipër për të përgatitur e

dërguar një fuqi prej 250.000 ushtarësh, serbët prej 150.000 dhe Mali i Zi prej 45.000 ushtarësh”. (Shih:

Syrja Vlora, Kujtime: Nga fundi i sundimit Osman në Luftën e Vlorës. (Tiranë: ICEBERG PUBLISHING

HOUSE, 2013), 47.

SHTETI

dhe

Popullsia

mln.banorë

Ushtarakë

gjithësej

Armata

ose

Divizione

Regjimente

ose Brigada

Bata

-lione

Artilieri

(Gryka

Zjarri)

Avionë

luftarakë

Flota

Luftarake

Detare

mobili-

Zuar

front

1.Bullgaria

4.300.000

757.980

738.054

3 Armata

ose 56

Divizione

160

(Regjimente)

584

1291

22 të tipit

britanik,

francez,

rus

6

Torpedenierë

në Detin e Zi

2.Serbia

3.000.000

291.000

190.000

3 Armata

ose 12

Divizione

këmbësor.

35

(Regjimente)

113

544

9-10

të tipit

francez e

rus

-

3.Greqia

2.666.000

175.000

120.000

2 Armata

ose 5

Divizione

11

(Regjimente)

49

68

7

1 nëndetëse

(Dolphin), 1

anije Lufte

“Averou”, 27

anije të tjera

4.Mali i zi

250.000

44.500313

31.000

4 Divizione

11

(Brigada)

52

126

armë të

rënda

- -

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

84

Me numrin e forcave dhe mjeteve luftarake të Perandorisë Osmane në frontet me

Aleancën Ballkanike314

Pasqyra nr.2

SHTETI dhe

Popullsia në

mln.banorë

Ushtarakë

gjithësej

Armata

ose

Divizion

e

Regjimente

ose Brigada

Bata

-

lione

Artilieri

(Gryka

Zjarri)

Avionë

luftarakë

Flota

Luftarake

Detare

mobili-

Zuar

front

1.Perandoria

Osmane

26.000.000

914.380

700.000

75

217

731

15.82

5

Anija

“Hamidije”,

“Mecidije”

dhe 66 të

tjera

Në të vërtetë, shtetet e Lidhjes Ballkanike hodhën në luftë më shumë forca, se sa

ishin mundësitë e tyre reale. Më e shumtë në numër ishte ushtria e Bullgarisë, e cila

tashmë, kishte përqindjen më të madhe të mobilizimit të forcave.

Nga popullsia e saj prej 4.5 milionësh, u mobilizuan pothuajse të gjithë oficerët

rezervistë dhe, ushtria e saj arriti numrin 25 përqind të meshkujve ose 738.054

ushtarakë315.

Ndërkohë, Serbia mundi të mobilizonte 291.000 vetë, nga të cilët u nisën për në

front 190.000 ushtarë. Greqia mundi të mobilizonte 175.000 vetë, nga këto morën pjesë

në veprimet luftarake 120.000 vetë. Mali i Zi mobilizoi gjithsejt 30.000 vetë.

Ndërsa, sipas burimeve ruse, aleatët mobilizuan 950 mijë njerëz dhe ngritën një

ushtri që numëronte në radhët e saj 603 mijë vetë (sipas disa burimeve të tjera deri në 725

mijë vetë), dhe 15.111 armë të rënda. Vendet e Aleancës Ballkanike i’a kalonin Turqisë

314 Me shpjegimet që Syrja Vlora jep për të dhënat e mësipërme, në pikën 57, ai shkruan: “Është për t`u

habitur se personalitetet ushtarake dhe civile osmane kujtonin se fuqia ushtarake e shteteve ballkanike nuk

ishte më shumë së 300.000 vetë dhe i quanin tradhëtarë ata që pretendonin se bëhej fjalë për numër më të

madh. Një ditë ishim në seksionin e katërt. Erdhi edhe Mahmut Shefqet Pasha me Talat Beun. Pashai, duke

folur rreth Lidhjes Ballkanike, me plot seriozitet tha se ushtritë e shteteve ballkanike nuk kishin asnjë vlerë

ushtarake, pra sidoqoftë, Perandoria Osmane mund t`i shpartallonte ato kurdoherë. Në këtë rast unë i`u

përgjigja duke i thënë:…, sipas informatave të mia të sakta, me organizimin e ri, Bullgaria është në gjendje

të përgatisë për luftë brenda një jave dhe në mënyrë perfekte 424.000 ushtarë. Përgjithësisht edhe fuqitë e

tre mbretërive të tjera ballkanike nuk janë më pak nga kjo sasi.” (Vlora, Kujtime: Nga fundi i sundimit

Osman në Luftën e Vlorës, 227-228).

Gjenerali Imerhaf Pasha, i cili ka qenë një nga krerët e ushtrisë gjermane dhe është ndeshur në shërbimin

ushtarak të Turqisë, në shënimet e përditshme ushtarake thotë: “Sasia e ushtrisë që Bullgaria mund të bëjë

gati për veprim, arrin nga 130.000 deri më 135.000 vetë, Serbia 180.000 dhe Greqia vetëm 70.000-75.000

vetë”. (Vlora, Kujtime: Nga fundi i sundimit Osman në Luftën e Vlorës, 228).

“G2. Ministria e Luftës, kujtonte se Bullgarët mund të nxirrnin deri 200.000 ushtarë, serbët 100.000, grekët

150.000 dhe Mali i Zi, 30.000” (Vlora, Kujtime: Nga fundi i sundimit Osman në Luftën e Vlorës, 229). Por

fushat e betejave, frontet e luftës ballkanike vërtetuan shifra të tjera, sigurisht më të larta. Në këtë numër

përfshiheshin nga adoloshentët deri tek pleqtë e Malit të Zi. 315 M. Gleni jep shifrën 500.000 vetë, (Shih: Glenny, Histori e Ballkanit 1804-1999, 330).

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

85

si nga numri dhe cilësia e armatimit, veçanërisht në artileri, ashtu dhe nga niveli i

përgatitjes luftarake të trupave të ushtrive të tyre, megjithëse Turqia pas Krizës Lindore

kishte kryer disa reforma në organizim, pajisje, armatime dhe në arsimimin ushtarak, me

praninë e specialistëve ushtarakë gjermanë dhe anglezë.

Ushtritë e këtyre vendeve të frymëzuara nga qëllimi i një lufte nacional-çlirimtare

qëndronin më lart në pikëpamje morale. Për këtë kishte shërbyer veçanërisht edhe shtypi i

vendeve ballkanike, i cili ishte ndezur nga një ndjenjë patriotike që kalonte pothuajse në

histeri. Në vigjilje të luftës, tituj me shkronja të mëdha mbushnin faqet e gazetave më të

mëdha të kohës.

Lajmet mbi përparimin e ushtrive malazeze drejt Shkodrës, njoftoheshin me një

entuziazëm të papërmbajtur, kurse faqet e gazetave serbe mbusheshin me planet për

krijimin e “Serbisë së vjetër” apo me “përgatitjet” për luftë. “Në Bullgari, djemtë shitës

gazetash, mbushnin rrugët e Sofjes, të Pllovdivit e të Stara Zagorës, duke

shitur“priturki”-botime speciale të gazetave, të kapardisura me njoftime të fryra për

përparimin e ushtrisë”316.

Ndërsa, Lev Trocki shkruante në atë kohë, lidhur me këtë frymë të ethshme të

luftës: “Në Beograd mbretëronte një atmosferë e veçantë alarmi, si në një kamp ushtarak.

Të gjithë e gjithshka u nënshtrohen kërkesave të mobilizimit... Rrugët janë plot e përplot

me burra të mobilizuar e burra që presin të mobilizohen. Dyqanet janë të zbrazëta...

Industria është mbyllur, përveç degëve që u shërbejnë nevojave të mobilizimit e të luftës

që po vjen...Ka dhjetë ditë që udhëtimet me hekurudhë janë pezulluar në Serbi. Trenat

transportojnë vetëm ushtarë apo materiale në shërbim të luftës. Në se Beogradi është

kthyer në një kamp ushtarak, zemra e këtij kampi është stacioni hekurudhor. Urdhëri

ushtarak mbretëron kudo papërjashtim”317. Ky entuziazëm e kjo veprimtari e dendur

ideologjike në Bullgari dhe Serbi, përgatiti rrugën për nisjen e Luftës së Parë Ballkanike,

dhe në një farë mënyre, ky moral i çoi aleatët ballkanikë drejt suksesit.

Trumbetohej me të madhe se qëllimet ishin nacionaliste, ekonomike dhe sociale,

kërkohej që të viheshin në vend të drejtat dhe trashëgimia historike, por argumentet e

përdorura tej kësaj fasade të moralshme ishin thellësisht strategjike dhe ekspansioniste,

në kurriz të më të dobtëve të rajonit.

Turqia ishte e destinuar të largohej, por interesi i Aletatëve Ballkanikë ishte që,

bashkë me të, të fundoseshin dhe vilajetet shqiptare apo Maqedonia e Thraka, duke i

supozuar si rrënoja që do të ishin objekt për pazarllëqe në shërbim të interesave personale

të secilit prej shteteve pas luftës.

***

Fillimisht, duhet theksuar se Fuqitë e Mëdha, bile edhe Rusia filloi t’a kuptojë se,

një luftë në Ballkan mund të hapte rrugën e një lufte evropiane, për të cilën ajo ishte e

papërgatiur, apo përfitimet e shteteve ballkanike mund të preknin interesat e Rusisë, në

këtë kah ato ishin të interesuara për të ruajtur paqen dhe status-kuonë në Ballkan.

Në Gusht të vitit 1912, në Shqipëri vijonin kryengritjet e fuqishme antiturke.

Bullgaria, Greqia dhe Serbia i kërkonin Turqisë autonominë e Maqedonisë dhe Thrakës.

Turqia, nga ana e saj, i refuzoi këto kërkesa dhe filloi të mobilizonte ushtrinë. Kjo gjë

316 Glenny, Vep. përm., 232. 317 Lev Trocki, Guerre Balcaniche 1912-1913, (Milano: Lotta comunista, 1999), 62-63.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

86

shërbeu indirekt si pretekst që shtetet e Aleancës Ballkanike t’i shpallnin luftë Turqisë.

Ndërkohë, që kishin marrë shumë garanci nga diplomacia dhe të dërguarit e Rusisë,

qeveritë e Ballkanit kaluan në aksion. I pari që ndërmori veprime luftarake kundër

Turqisë ishte Mali i Zi.

Më 8 tetor, pikërisht kur ata morën notën austro-ruse, e cila i paralajmëronte të

ruanin paqen dhe të respektonin statukuonë, Mali i Zi i deklaroi luftë Turqisë. Një javë

më vonë hynë në luftë dhe Bullgaria, Serbia dhe Greqia. Nga ana e tyre, turqit u ngutën të

bënin paqe me Italinë (Marrëveshja e Luzanës), por shkëputja prej Afrikës së Veriut nuk

u shërbeu atyre për ndonjë gjë sepse ushtritë ballkanike triumfuan në çdo front.

Nga fundi i tetorit, bullgarët kishin pushtuar Thrakën dhe po përgatiteshin të

lëviznin në drejtim të Kostandinopojës, ndërkohë serbët po përparonin në Adriatik, kurse

grekët kishin fituar Thesalinë dhe shumë pjesë nga Maqedonia Jugore, përfshi dhe portin

e rëndësishëm të Selanikut në Egje.

Kështu, pasi forcat malazeze depërtuan mbrojtjen inekzistente turke në Shqipërinë

e Veriut, mbas një jave forcat kryesore të shteteve të Aleancës ballkanike vijuan

mësymjen sipas objektivave të paracaktuara.

Kishte filluar kështu Lufta e Parë Ballkanike, luftë që u zhvillua nga vendet e

Aleancës Ballkanike, Bullgaria, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi, kundër Perandorisë

Osmane, që nënkuptonte zotërimet e saj në Gadishullin e Ballkanit.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

87

KREU III

LUFTËRAT BALLKANIKE (v. 1912-1913)

III. 1. Veprimet ushtarake në suazat e Luftës I Ballkanike

Sipas disa autorëve të mirënjohur ballkanas dy luftërat ballkanike të zhvilluara

kundër turqve në fillim të Shek.XX: “…nuk ishin veçse karikaturat e një premtimi të

gjatë, nga ato për të cilat thuhet ’u mbars mali e polli një mi’! Nga përplasjet e vjetra

pak a shumë epike, këto dy luftëra përmbyllëse s`ishin veçse një razzia cubash për të

plaçkitur një kalë të rrëzuar tash më”318.

Në ditën e parë të vitit 1912 Paul Cambon (Pol Kambo), Ambasadori i Francës në

Londër, i shkruante ndër të tjerash vëllait të tij në Berlin: “Çfarë do të ketë përgatitur ky

vit për ne? Shpresoj, vetëm që konflikti i madh të shmanget”319. Dhe sigurisht që kuptohej

se cilit konflikt, i referohej diplomati francez.

Diplomacia europiane po kuptonte se shumë shpejt, do ti duhej të përballej më

frytet e qëndrimeve të mbajtura prej saj, ndaj vendeve ballkanike dhe ndaj një shteti Turk,

tashmë të lodhur e të rraskpitur nga problemet në politikën e brenda dhe jashtë vendit.

Nëqoftëse do të bënim një pasqyrë të Shteteve të Ballkanit në prag të shpërthimit

të luftërave ballkanike, do të vërenim, se në atë periudhë këto vende përfaqësonin, anën e

varfër dhe periferike të Europës hijerëndë. Burime natyrore të pakta, infrastrukturë e

pazhvilluar dhe të mendosh që ndodheshin në hapat e parë të zhvillimit të industrisë

moderne dhe tregtisë.

Siç shprehet studiuesja M. MacMillan: “Në vitin 1912, Beogradi, kryeqyteti i

Serbisë, ishte një qytet i vogël provincial, sapo kish filluar të ndërtonte rrugët e tij

kryesore me blloqe druri dhe me vetëm një hotel”320. Ndërkaq në Rumani, miti kombëtar

i konsideronte rumunët si pupuj latinë, “pasardhës të legjioneve romane dhe më

interesantja ishte se Bukureshti aspironte për t`u bërë Parisi Ballkanik…”321.

Mali i Zi, përfaqësonte shtetin më të varfër, më të vogël territorialisht dhe për

numër popullsie në paradën e gejndjes së shteteve ballkanike. Por Mbreti Nikolas, ishte

kujdesur që të krijonte lidhje me familjet e mëdha mbretërore europiane.

Vajza e tij ishte nusja e mbretit të Italisë ndërsa dy vajzat e tjera ishin martuar

me fisnikë të rëndësishëm rusë, (dukë) por gjithësesi politika e jashtme e Nikolasit

reflektonte prirje për tu vasalizuar ndaj kujtdo prej Fuqive të Mëdha që mund të ofronte

ndonjë shpërblim apo subvencion. “Madhëria Juaj,- i drejtohet Conrad-i Franz Jozefit

në vitn 1912! Mbreti Nikolas më kujton shumë një shandan. Perandori zbavitet mjaft nga

ky përcaktim: Ai është gjatë gjithë kohës me krahët e tij të ngritura lart, duke pritur dikë

318 Ismail Kadare Ismail, Predrag Simiç, Ljubomir Frckskoski, Ylber Hysa, Ballkani i Jugut. (Përkthim).

(Tiranë: Onufri, 2012). 29. 319 Margaret MacMillan, The war that ended peace: How Europe abandoned peace…, 436. 320 Po aty, 437. 321 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

88

që ti falë atij ndonjë gjë”322. Në Serbi, radikalët të kryesuar nga Nikolla Pashiç, ishin me

fat sepse për pretendimet e tyre negociuan me një mbret të dobët siç ishte Peter-i, “por

gjithësesi edhe Bullgaria dhe Rumania që kishin mbretër të forte, edhe politika e këtyre të

dyjave u dominua nga importet gjermane”323.

Rritja e lëvizjeve kombëtare nacionaliste i bashkoi njerëzit në vendet e tyre por

njëkohësisht edhe i ndau. Filluan të konsolidohen diferencat qoftë etnike por sidomos ato

fetare“. Ndërkaq në Maqedoni, IMRO-ja që u fliste Maqedonasve për Maqedoninë,

dyshohej gjerësisht se bashkëpunonte me nacionalistët bullgarë për një Bullgari të Madhe

që do të përfshinte edhe Maqedoninë”324. Në këtë pasqyrë të popujve ballkanikë nuk

mbeteshin prapa as shqiptarët të cilët qysh prej vitit 1910, të bashkuar të krishterë dhe

myslimanë, edhe pse kishin qenë prej shekujsh të lidhur me rregullat otomane, u ngritën

në revolta dhe kryengritje.

Shqiptarët u ndërgjegjësuan se ditëve të dominimit Turk në Ballkan, u kish ardhur

fundi dhe me shpërthimin e një lufte të mundshme ballkanike ndaj Turqve, e cila dukej të

ishte shumë e afërt, territoret e tyre mund të bëheshin pre e pretendimeve të treguara

haptazi nga fqinjët ballkanikë, si dhe objekt shpërblimi territorial kur Turqit të

largoheshin nga Ballkani.

Ndërkaq edhe boshnjakët, të indinjuar nga ankeksimi Austro-Hungarez e

kundërshtuan këtë fakt. Studentët bosnjakë në Vienë për shembull formuan në fshehtësi

një shoqëri të fshehtë si reagim ndaj aneksimit të padrejtë të atdheut të tyre. “Nëqoftëse

Austro-Hungaria do të na gëlltisë, deklarojnë ata, ne do të brejmë stomakun e saj, dhe

shumë prej studentëve kaluan në kufirin serb për trajnime ushtarake”325.

Të rinjtë e vendeve ballkanike ishin më radikalë se paraardhësit e tyre madje

shprehnin pakënaqësi për këta të fundit. “Baballarët tanë, tiranët tanë, thoshte një

nacionalist radikal boshnjak, e kanë krijuar këtë botë sipas modelit të tyre dhe tani po na

detyrojnë ne të jetojmë në të”326.

Në verën dhe veçanërisht në vjeshtën e vitit 1912, situata dhe klima politike

ushtarake në Ballkan ishte tejet e tendosur dhe e nderë. “Ndërkohë marrëdhëniet midis

Turqisë dhe shteteve të Aleancës Ballkanike, po acaroheshin edhe më shumë”.327

Në vijim, në fundin e shtatorit të po këtij viti, Turqia nga njëra anë dhe shtetet e

Aleancës Ballkanike nga ana tjetër, filluan të vinin në zbatim planet për mobilizimin e

ushtrive të tyre. Tashmë dukej sikur lufta ishte pranë dhe e pashmangshme.

Ndërkohë, Fuqitë e Mëdha dhe veçanërisht Rusia, ndërmorën bisedime dhe u

përpoqën që të pengonin shpërthimin e konfliktit të acaruar i cili, jo vetëm që mund të

prishte gjendjen e paqes së brishtë në rajon, por mund të shkonte më tej. Ajo mund të

zgjerohej dhe të bëhej kështu shkak për një luftë me përmasa botërore! Por, për një

konflikt të tillë Fuqitë e Mëdha të asaj kohe ishin ende të papërgatitura. “Krenarë,

322 Gina Agujari-Kárász, Conrad Von Hoetzendrof, Mein Leben mit Conrad von Hötzendorf: Sein geistiges

Vermächtnis (Leipzig, 1935) 105. Cituar në Margaret MacMillan, The war that ended peace: How Europe

abandoned peace for the First World War, 437. 323 Margaret MacMillan, The war that ended peace: How Europe abandoned peace …, 439. 324 Po aty. 325 Po aty, 440. 326 Barbara Jelavitch, History of the Balkans, vol.I: Eighteenth and Nineteenth Centuries (Cambridge,

1983), 110. Cituar në Margaret MacMillan, The war that ended peace: How Europe abandoned peace for

the First World War, 440. 327 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll.II, 503.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

89

nacionalistë ambiciozë, tundimi i një perandorie në rënie pikërisht në prag të derës së

tyre, shembulli i një agresioni të hapur italian dhe pakujdesi absolute, të gjitha këto i

afruan popujt e ballkanit së bashku, - shkurtimisht siç doli më vonë; për të nxjerrë

Perandorinë Osmane; përfundimisht jashtë territoreve europiane të mbetura”328.

Sidoqoftë, megjithë përpjekjet e Fuqive të Mëdha, të veçuara apo të përbashkëta të

pjesëtarëve të tyre, lufta ballkanike ishte shumë afër! Tanimë, atë nuk mund ta ndalonte

asgjë.

Shkëndijën e parë për fillimin e saj e dha anëtari më i vogël i Aleancës, Mali i Zi i

cili, më 8 tetorin e vitit 1912 i shpalli luftë Turqisë. “Kjo rrudhë e izoluar e botës”329, do

të shprehej për Malin e Zi një diplomat austro-hungarez, i cili kishte shërbyer në Cetinje,

kryeqytetin e tij, përpara fillimit të Luftës së Parë Botërore. Pas tij, më 17 po të tetorit,

Turqisë i shpallën luftë edhe Serbia dhe Bullgaria, një ditë më vonë të njëjtën gjë bëri

edhe Greqia.

Tashmë Lufta e Parë Ballkanike kishte filluar. Ajo drejtohej kundër Perandorisë

Osmane dhe kishte si objektiv strategjik, së pari, goditjen dhe detyrimin e saj të tërhiqej

nga Ballkani për të devijuar më pas në qëllimin strategjik për pushtimin, copëtimin dhe

aneksimin e territoreve të vendeve të tjera ballkanike fqinjë, sidomos Maqedonia dhe

Shqipëria330.

Me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike, Turqia kishte nxituar të bënte paqe me

Italinë, me të cilën kishte qenë deri atëkohë në luftë për çështjen e Tripolitanisë. Por pa

asnjë përfitim sepse shtetet aleate ballkanike kishin shënuar fitoren në të gjitha frontet.

“Lufta e Parë Ballkanike ishte blitzkrieg (Luftë-rrufe), ndërmjet tri drejtimesh të ndara,

ndërmjet të cilave forcat turke nga njëra disfatë në tjetrën, mbijetuan për rreth 6 javë”331.

Nga fundi i muajit tetor 1912, forcat e ushtrisë bullgare kishin pushtuar Thrakën dhe po

nxitonin të lëviznin në drejtim të Kostandinopojës!

Nga fundi i muajit tetor 1912, forcat ushtarake bullgare mundën të rrethonin

fortesën e Lozengradit, i cili ishte objektivi i parë taktik i tyre. Në këtë rast Feldmarshalli

gjerman Kolmar fon der Golc (Colmar von der Golc) pasha, i thirrur për të riorganizuar

ushtrinë osmane, u tregua nënçmues ndaj kërcënimit bullgar.

Ai u shpreh se, “Lozengradi është një nga fortesat më të mira në botë”332, siç

shkruan ballkanologu Misha Gleni. Feldmarshalli gjerman Golc Pasha, e krahasonte

Lozengradin të papushtueshëm njëlloj si Gjilbratari! ”Siç vlerësonte me vetëbesim Golc

Pasha, kjo kështjellë mund të pushtohej vetëm nëse do të mbahej e rrethuar për tre muaj

rresht dhe, nëse forcat rrethuese të jenë prusiane333!

Por, ndodhi krejt ndryshe, tre ditë pas rrethimit Lozegradi u godit dhe ra në duart e

sulmuesve bullgarë. Ndërsa bullgarët mësynin, forcat turke nisën të tërhiqeshin në

rrëmujë e sipër me humbje të shumta. Ajo që ishte më e keqja kishte të bënte, siç

shkruan M.Gleni (M. Glenny), - me faktin se Lozengradi së bashku me Adrianopojën,

328 Margaret MacMillan, The war that ended peace: How Europe abandoned peace…, 441. 329 A. L. Aehrenthal. Aus dem Nachlass Aehrenthal. Briefe und Dokumente zur Österrreichisch-

Ungarisschen Innen-und Aussenpolitik 1885-1912, 232. Cituar në Margaret MacMillan, The war that ended

peace: How Europe abandoned peace for the First World War, 437-438. 330 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll.II, 503.. 331 Kinross, Vep. përm., 591. 332 Glenny, Vep. përm., 237. 333 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

90

Babeski-n dhe Lule Burgasin, formonin një katërbrinjësh fortesash mbojtëse që kishin si

detyrë, të pengonin çdo përparim drejt qytetit të Stambollit, përmes rrugëve tokësore. Pas

rënies së saj bullgarët e rrethuan qytetin e Adrianopojës për pesë muaj rresht, por pa

hyrë dot brenda334.

Gjatë kohës së kryerjes së veprimeve luftarake, të dyja palët ndërluftuese, sipas

kodeve dhe mënyrave të tyre, kryenin hakmarrje dhe raprezalje mbi kundërshtarin dhe,

sidomos mbi popullsitë e zonave kundërshtuese që shkelnin me forcat e tyre. “Vetëm në

betejën e Lozengradit dhe në atë të Evrenesë, që ishin në drejtimin e mësymjes së forcave

bullgare për në Stamboll, humbjet e tyre arritën në 25.000 vetë, kurse ato të turqve

përballë, me 45.000 ushtarë”.335

Por, vërshimi i forcave të Ushtrisë bullgare u ndal përpara mureve të fortesës së

Çatallxhasë pranë Stambollit, që ishte përforcuar mirë nga forcat osmane. Këtu bullgarët

u ndalën për disa ditë, për të pushuar dhe afruar artilierinë e rëndë.

Ata ndërmorën një mësymje të re të fuqishme në një front 50 km të gjerë për të

marrë Çatallxhanë dhe për të vijuar mësymjen më tej për të marrë Stambollin. “Por,

ndonëse përgatitja e mësymjes u bë me 900 gryka zjarri artilierie, që për herë të parë u

përdor deri atëkohë”336, turqit i`a dolën t`a mbanin vijën e zënë përmes një mbrojtjeje të

menduar dhe të organizuar shumë mirë në çdo pikëpamje ushtarake. “Pas një suksesi të

vogël të arritur nga avancimi i një batalioni bullgar, në konfuzion, përpara se këta të

fundit të përforcoheshin, Turqit kundërsulmuan dhe i detyruan të zbrapseshin”337.

Edhe mësymja e forcave ushtarake kundër mbrojtësve të Dardaneleve ishte ndalur

dhe zmbrapsur, duke penguar kësisoj hyrjen e grekëve në Detin Marmara.

Pikërisht në këtë kohë kurba e mosmarrëveshjeve midis bullgarëve me dy aleatët

e tjerë, serbë dhe grekë lidhur me Maqedoninë arriti kulmin.

“Jo më pak se nëntë ditë pas shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike, forcat ushtarake

serbe mësynë Kumanovën, atëkohë në trevën e Kosovës, për marrjen e së cilës u

zhvilluan luftime shumë të ashpra në datat 22-24 tetor 1912. Ushtria serbe hodhi në

veprim forcat e Armatës së Parë të përbërë nga 126.000 veta, përballë 50.000 ushtarëve

të Armatës së Vardarit të ushtrisë osmane, midis të cilëve edhe disa mijëra luftëtarë

shqiptarë, përveç vullnetarëve vendas e përreth”. 338. Kumanova u pushtua më 24 tetor

dhe dy ditë më pas, më 26 tetor u zu Shkupi, pa luftime.

Ndërkohë, forcat ushtarake greke, mësynë në Veri drejt Epirit, por për shkak të

qëndresës së ashpër e të fuqishme nuk i`a dolën të pushtonin qytetin shqiptar të Janinës,

të cilin e pushtuan vetëm në fillim të muajit mars 1913. Ndërsa, kur mësynë drejt

Maqedonisë grekët, në marrëveshje me serbët, duhej të hynin të parët, por u ndalën në

qytetin e vogël të Manastirit pasi pësuan humbje të rënda.

Më pas Manastiri, që mbrohej nga afro 80-90.000 forca turke, u mësy nga mëse

110.000 forca ushtarake serbe. Vetëm pas tri ditësh luftime dhe pasi mbetën të vrarë

12.000 ushtarakë serbë përveç mijëra robërve dhe të arratisurve, serbët i`a dolën të

kapnin Qytetin e Manastirit. Në këtë hark kohor, forca të mëdha të ushtrisë Greke, pasi ia

334 Glenny, Vep. përm., 237. 335 Po aty, 238. 336 Po aty. 337 R. G. Grant, 1001 Battles that changed the course of history, (London: Quintessence Editions Ltd,

2011), 699. 338 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll.II, 506.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

91

dolën të thyenin mbrojtjen e forcave në Thesali dhe Epir morën Selanikun, ku mbajtën

një meshë dhe, ndërsa mbanin të rrethuar Janinën kapën nëpërmjet detit ishullin shqiptar

të Sazanit, duke zbarkuar ndërkohë në Himarë dhe disa fshatra përreth, që i pushtuan.

Bullgarët arritën të hynin në qytetin e Selanikut, të cilin e synonin edhe ata, pas Grekëve,

duke e konsideruar këtë vonesë si një humbje.

Ndërkaq në Selanik hynin dhe festonin fitoren forcat ushtarake të ushtrisë Greke

dhe pas tyre ato Bullgare; ushtria Serbe, që kishe arritur në qytetin e Shkupit, e vijoi

mëtej mësymjen e saj.

Tashmë drejtimi i saj ishte njësia perëndimore e vilajetit të Kosovës, konkretisht

për në Prizren, Pejë, Gjakovë etj, si dhe drejt vilajetit të Shkodrës.

Gjatë marshimit mësymës përgjatë luginës së lumit Drin, pas luftimesh të ashpra

mundën të kalonin nëpër Lumë, Mirditë, Mat, Krujë dhe Tiranë, duke dalë në qytetin

bregdetar adriatik të Lezhës. Ndërkaq forca të tjera ushtarake serbe, iu drejtuan Durrësit,

një grupim tjetër marrshoi për në Veri, ku u bashkua me forca të ushtrisë Malazeze që

kishin arritur të pushtonin Shëngjinin bregdetar pranë Lezhës dhe, së bashku mbyllën

rrethimin e qytetit të Shkodrës nga ana Jugore e tij339.

Mali i Zi me forcat e tij ushtarake, më 23 Prill 1913, arriti të hynte në një

marrëveshje me komandantin e garnizonit Turko-Shqiptar të qytetit të Shkodrës, që i`a

dorëzoi më në fund çelësat e qytetit mbretit Malazez Nikolla. Kështu malazezët hynë në

qytetin e shumëndërruar shqiptar të Shkodrës, por u detyruan ta linin atë pak ditë më

pas, në muajin Maj të atij viti, sipas vendimit që kishin marrë Fuqitë e Mëdha, duke

vendosur që ky qytet ti mbetej Shqipërisë340.

Më 30 Maj të vitit 1913 në Londër u nënshkrua Traktati i Paqes midis palëve

ndërluftuese, duke i dhënë fund Luftës së Parë Ballkanike, e cila kishte nisur në fillimin e

muajit Tetor 1912.

Por, megjithëkëtë, kjo nuk do të thoshte se konflikti ishte mbyllur përfundimisht

dhe se shtetet pjesëtarë të Aleancës Ballkanike, që e kishin ideuar përgatitur dhe “bekuar”

fillimin e saj, ishin kënaqur me përfundimet e saj.

Përkundrazi qetësia dhe pauza nuk do të zgjaste shumë dhe ai do të shpërthente

përsëri pasi vlonte nga problemet, pakënaqësitë dhe ambiciet e papërmbushura ende,

tashmë brenda vetë Aleancës Ballkanike.

Përgjegjësia ishte edhe e Fuqive të Mëdha të cilat, siç konkludon studiuesi i njohur

i historisë së Ballkanit: “…duket se gati-gati e kishin humbur aftësinë për të marrë me të

mirë shtetet e Ballkanit, në mënyrë që këta t`u shërbenin interesave të huaja për këtë

gadishull”341.

Historiani e mbyll argumentin e tij me frazën shumë shprehëse:“Ballkani nuk ishte

fuçia e barotit, sikundër mendohet shpesh, kjo metaforë është e pasaktë. Ai (Ballkani-

E.K) ishte thjesht detonatori, i vënë aty nga vetë Fuqitë e Mëdha. Fuçia e barotit ishte

Evropa”342.

Dhe në të vërtetë, Lufta e Dytë Ballkanike ishte fare pranë dhe do të shpërthente

shumë shpejt.

339 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll.II, 507 340 Fjalori Enciklopedik Shqiptar (FESH), Botim i Ri.Vëll.II, (Tiranë: KRISTALINA–KH, 2008), 1557. 341 Glenny, Vep. përm., 243. 342 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

92

III. 2. Tokat shqiptare dhe konflikti ballkanik: Lufta e Shkodrës

Ndërkohë që u nënshkrua armëpushimi midis ushtrisë bullgare, që kishte arritur në

afërsi të qytetit Adrianopojë, ku mbroheshin forca të ushtrisë turke që po bënte çmos për

të mos e lëshuar atë, në disa territore shqiptare vijonin veprimet luftarake.

Midis tyre më të ashprat ishin luftimet në dy qytetet skajore shqiptare, Shkodra në

Veri, që luftonte me heroizëm prej muajsh, e rrethuar nga forcat e ushtrisë malazeze.

Qyteti tjetër në skajin e Jugut ishe Janina, i cili mbrohej nga forcat ushtarake të përziera,

shqiptare dhe nizamë osmanë.

Ndërkohë, po në Veri një betejë e ashpër dhe përgjakshme, spontane u zhvillua në

krahinën e Lumës nga luftëtarë vullnetarë shqiptarë kundër një kollone të ushtrisë serbe

që synonte bregdetin adriatik shqiptar. Luftimet qenë shumë të ashpra dhe me karakter të

zgjatur, fati i të cilave, tek e fundit, do të vendosej nga vendimet e Fuqive të Mëdha.

Kjo situatë vërtetohet dhe prej historianëve që shkruajnë: “…gjendja e luftës

vashdonte në Janinë e Shkodër, kështjellat më jugore e më veriore në Shqipëri në dorë të

forcave të bashkuara turke e shqiptare. Grekët nuk pranuan ta nënshkruanin

armëpushimin, sepse donin të vazhdonin rrethimin e Janinës…Komandanti i garnizonit

turk në Shkodër nuk i pranoi kushtet e pushimit të zjarrit. Kështu që lufta vazhdoi…”.343

Përpara fillimit të Luftës së Parë Ballkanike, Fuqitë e Mëdha nuk ishin të

përgatitura për një fitore të shpejtë të aleatëve të vegjël ballkanas ndaj një perandorie të

vjetër, siç ishte deri në vitin 1912 Perandoria e Madhe Osmane.

Por, siç shkruan Richard C. Hall, “…fitorja ishte krejt e natyrshme, për shkak të

përparimit kuptimplotë moral, ekonomik dhe ushtarak që kishin bërë shtetet e krishtera

që prej çlirimit të tyre”.344

Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Austro-Hungaria argumentoi se

përfshirja e Shkodrës ishte thelbësore për ekonominë e shtetit të ri shqiptar, duke kërkuar

dhe mbrojtur gati e vetme, të drejtën e shtetit të ri shqiptar mbi një pjesë të madhe të

Kosovës së sotme, përfshirë qytetet e Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe krahinën e Dibrës në

tërësi, sepse, sipas saj, ekzistonin arsye racore dhe fetare për të mos ia dorëzuar këto

qytete Malit të Zi dhe Serbisë. Rusia, nuk hapi rrugë për zgjidhjen e problemit të

Shkodrës pa kënaqur deri në fund ambicjet e Serbisë në Shqipërinë Verilindore,

përkatësisht në Kosovë.

Përtej këtyre vlerësimeve të karakterit politik, më 8 tetor të vitit 1912, ishte

anëtari më i vogël i Aleancës Ballkanike, fqinji verior i Shkodrës, Mali i Zi që me

kokëfortësi nxitoi të niste veprimet luftarake, duke hapur kështu fushatën e parë të Luftës

së Parë Ballkanike. Mësymja e forcave ushtarake malazeze, si objektiv kryesor strategjik

të saj në këtë luftë kishte pikërisht pushtimin dhe aneksimin e qytetit historik me rëndësi

ekonomike dhe kulturore, të Shkodrës.

Nga ana tjetër, për mbrojtjen e qytetit të Shkodrës ishin të interesuar si shqiptarët,

ashtu edhe ushtarakët e garnizonit turk-osman me qendër në këtë qytet, të komanduar nga

kolonel Hasan Rizai. “Pikërisht atij ju dorëzua detyra e mbrojtjes së veriut të Shqipërisë

ndaj Malit të Zi më 18 Shtator 1912, së bashku me 13.600 burra të Korpusit të Shkodrës,

mbështetur 96 armë të rënda. Ky korpus kishte kishte aktiv Divizionin e 21-të dhe 24-rt,

343Glenny, Vep. përm., 240. 344 Hall, Vep. përm., 72.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

93

Rezervat e Elbasanit dhe Divizionet e Shkodrës si dhe brigadën e fortë Divizioni i

Përkohshëm, i krijuar nga 4 batalione aktive dhe disa bateri malore”345. Divizioni i 21-të

më vonë u bë Detashmenti (Kontigjenti) Ipek, në përbërje të të cilit ishte një officer

ambicioz shqiptar, Gjeneral Brigade Esad Pasha (Toptani)346.

Sipas Henry Barby347, “…malazezët grumbulluan në Podgoricë 15.000 trupa nga

Korpusi Zeta, me 40 armatime të rënda nën drejtimin e Princit Danilo i cili ishte për

nisjen e sulmeve mbi Shkodër nga lindja. Korpusi bregdetar me 8000 burra dhe 34 armë

të rënda nën drejtimin e Gjeneral Brigade Miltar Martinovic, ishte duke avancuar poshtë

bregdetit nga Bar-i”348.

Shqiptarët donin të mbronin Shkodrën nga një pushtues i ri, i cili donte të

tjetërsonte qytetin dhe banorët, ndërsa turqit luftonin për dinjitetin e tyre ushtarak e

kombëtar, për të mos rënë rob të serbo-malazezëve, si dhe për interesa politike dhe

ushtarake të tyre.

Në përgjigje të presionit gjerman për të mos prishur Konferencën, Austro-

Hungaria bëri një seri lëshimesh deri sa Rusia ra dakord për të lënë Shkodrën si pjesë të

Shqipërisë.

Lidhur me këtë argument të përdorur nga Austro-Hungaria, hedh dritë edhe vetë

ministri i Jashtëm i Rusisë i atyre viteve, Sergej Dmitrieviç Sazonov349, i cili përshkruan

qartë presionet që ushtronin qarqet sllave dhe vetë mbreti Nikolla i Malit të Zi për

aneksimin e Shkodrës nga shteti i tij: “Veçanërisht qëndrim pasional shkatuan tek ne

pretendimet e ngritura nga mbreti Nikolla i Malit të Zi për qytetin e Shkodrës dhe

krahina që i përkiste asaj”.350

Më poshtë Sazonovi shpalos pikëpamjen e tij përreth kërkesës këmbëngulëse

nacionaliste malazeze përmes përfaqësuesit të tyre më të lartë, mbretit Nikolla dhe të

vërtetës historike kombëtare të Shkodrës si qytet tërësisht shqiptar. Por ai nuk lë pa

shprehur edhe “detyrimin” e tij nacionalist sllav për të ndikuar që qyteti të bëhej i Malit të

Zi, pavarësisht të vërtetës historike të përkatësisë autentike kombëtare të Shkodrës.

Ja si shkruante ai: “Pavarësisht nga karakteri shqiptar i padyshimtë i popullsisë së

atij vendi, qeveria ruse, nëqoftëse zgjidhja e këtij problem varej vetëm nga vullneti i saj i

mirë, asnjëherë nuk do të kundërshtonte plotësimin e dëshirës së “mikut të vetëm të

Rusisë”. 351 Kjo do të thoshte që, përfaqësuesi i Rusisë do të mbështeste padyshim

kërkesën që Shkodra t’i kalonte Malit të Zi!

Para një “nevoje” të tillë, të konsideruar si parësore për Fuqitë, por shkatërrimtare

për Shqipërinë, diplomacia britanike u mundua të luajë rolin e ndërmjetësit. Kjo e detyroi

345 Hooton, Vep. përm., 131. 346 Po aty. 347 Henry Barby ishte korrespondent i veçantë i Revistës “The Spectator” gjatë Luftës së Parë Ballkanike.

Ai ndoqi trupat Serbe, dhe ishte i pranishëm në betejat e Ktmanovo, Prilep dhe Manastir. Më vonë, pas

armëpushimit, ai ishte sërish me ushtrinë serbe në sulmin përfundimtar mbi Adrianopojë dhe si dhe

dëshmitar i marrjes së kalasë. Cilësitë admirueshme e ushtrisë serbe janë theksuar nga H. Barby, në librin e

tij “Les Victoires Serbes” dhe ai është veçanërisht i shqetësuar për të nxjerrë në pah rolin e tyre të

rëndësishëm në marjen e Adrianopojës. Shih: Henry Barby, Les Victoires Serbes, Publisher: Grasset

(1913). 348 Henry Barby, Les Victoires Serbes, (Publisher: Grasset, 1913), 169-183. 349 Shënim: S.D. Sazonov, ministër i Jashtëm i Rusisë në vitet 1910-1916. 350 Sergej Dimitrieviç Sazonov, Kujtime, Përkthim, (Tiranë: HELGA’S SECRETS, 2009), 101. 351 Po aty, 101.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

94

atë të heqë dorë nga disa parime themelore konstante pozitive ndaj çështjes shqiptare, të

kristalizuara sidomos në krizën shqiptare të vitit 1911, që e kishin bazën në erën e re që

po frynte në diplomacinë britanike.

Ndër to veçojmë memorandumin e dërguar nga misionari amerikan Telford

Erikson (Erickson), për Sër Eduard Grei-n (Edward Grey). Në atë memorandum Eriksoni,

pasi argumentonte me fakte dhe dokumente historike lashtësinë iliro-arbënore të

shqiptarëve, pyet se“…si mund të ndahet në mes kjo tokë antike dhe ky popull antik në

mes aleatëve si një plaçkë lufte”?! Më tej ai shtonte: “Ne zotërinj kemi pas mësuar se

drejtësia duhet të jetë guri themeltar i çdo rendi jetëgjatë në shoqërinë njerëzore”.352

Lufta për mbrojtjen e qytetit ndërkohë ishte bërë e famshme në tërë Evropën. Një

korrespondent i gazetës angleze “Times”, i quajtur H. Nevinson, botonte çdo javë nga një

artikull dhe, bashkë me raportimet e kolegëve të tjerë, mbrojtja e qytetit bëri bujë në

Perëndim. Për më tepër, Evropa u bë e ndjeshme nga njoftimet mbi bombardimet e bëra

ndaj popullsisë civile dhe trupit diplomatik në Shkodër.

Për të verifikuar raportet e gazetave dhe ato të konsujve të huaj atje, Konferenca

e Ambasadorëve dërgoi në qytet një mision të kryesuar nga atasheu ushtarak austriak në

Cetinë, kapiteni Hubka. Ky u takua me kolonel Hasan Rizanë dhe nënkomandantin Esat

Pashë Toptani dhe kuptoi se qyteti po i afrohej pragut të urisë dhe se mbi të qenë hedhur

bomba pa mëshirë.

Në përgjigje të kësaj situate, parlamenti britanik zhvilloi një seancë diskutimi për

rrethimin e Shkodrës dhe ministri i Jashtëm Grey, u thirr për të dhënë shpjegime. Grei

mbajti një fjalim të hapur, por edhe shumë cinik. Në esencë ai tha që, ne e dimë se, pas ca

kohësh fëmijët tanë do ta shohin të gjithën këtë si një padrejtësi të madhe.

Do të çuditen që toka të banuara kryesisht prej shqiptarësh ose krejtësisht prej

shqiptarësh i janë dhënë fqinjëve të tyre. Kjo është e padrejtë, por ata do të kuptojnë se

ekuilibri i Fuqive të Mëdha nuk mund të prishej për një vend të quajtur Shqipëri. Grei

nuk harroi të sqarojë, se lufta që Mali i Zi po bënte në Shkodër nuk ishte më një luftë

çlirimtare, por një luftë e mirëfilltë pushtuese. Ai shtoi se kundër kësaj janë gjithë Fuqitë

e Mëdha.

Vetë Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali, ishte tejet i shqetësuar

për çështjen e Shkodrës. Ai kishte pasur gjithnjë frikë se qyteti mund të kapitullonte, para

se edhe ky qytet të hynte nën juridiksionin e Qeverisë së re të Shqipërisë. “Për këtë arsye

ai, kishte vendosur të vinte gjithçka në lëvizje që Shkodra të mos binte nën pushtimin

malazes”.353 Për t’i bërë presion Malit të Zi që të heqë rrethimin, disa luftanije austro-

hungareze të shoqëruara nga anije italiane, angleze dhe franceze manifestuan në ujrat e

Adriatikut, përballë Tivarit. Siç kishin bërë 40 vjet më parë kundër trupave të Haxhi

Zekës që mbronin Ulqinin nga pushtimi malazez.

Sipas pjesës së fshehtë suplementare të Traktatit të Aleancës midis Bullgarisë e

Serbisë, të 29 shkurtit të vitit 1912, Serbisë iu njoh e drejta e marrjes së territorit turk të

deriatëhershëm në Veri dhe në Perëndim të malit të Sharrit.

Në lidhje me këtë dispozitë, e duke u përpjekur që shtetit të vet t’i sigurojnë

daljen në det, trupat serbe, më 15 nëntor të vitit 1912, hynë në Lezhë dhe, hap pas hapi, e

pushtuan tërë Shqipërinë e Veriut deri në Tiranë e Durrës. Në “Tajmsin” e Londrës, më

352 PRO. FO. 371. 1823, doc. No. 25388, June 2, 1913. 353 HHStA. PA. Raport 26. 11. 1912, dosja 22-7.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

95

25 nëntor, u botua deklarata e Pashiqit se Serbia e kërkon Durrësin me hinterlandin më të

madh. Në këtë rrjedhë, mbi dy mijë matjanë, të drejtuar nga Ahmet Zogu, ishin

shpartalluar nga serbët në Lezhë, ndërsa trupat ushtarake osmane, të drejtuara nga

gjeneral Mahmut Hajret Pashë Jella, që gjendeshin në Berat, u gozhduan në fushën e

Myzeqesë nga sulmi i përbashkët serbo-bullgar. “Mali i Zi në këta vite, kishte një popullsi

afro 300.000 mijë banorë. Kryeqyteti i tyre, Cetina, shkruan Miss Durham, i ngjante një

fshati me tjegulla të kuqe me rreth 3.000 banorë dhe 8 herë më i vogël se Shkodra.354 Më

8 tetor 1912, Mali i Zi shpalli luftë kundër Turqisë”.355

Dhe, si për ironi ishte Mali i Zi, që e filloi luftën i pari, disa ditë përpara shpalljes

së Luftës së Parë Ballkanike nga shtetet pjestarë të Aleancës Ballkanike kundër Turqisë.

Më 9 tetor 1912 forca të ushtrisë së Malit të Zi qëlluan me top fortesën e Deçanit,

të shqiptarëve ku, një vit më parë ishte ngritur flamuri kombëtar shqiptar. Ushtria e Malit

të Zi, sipas “Historisë së Artit Ushtarak Shqiptar nga Lashtësia deri më 1939”, në fillim të

Luftës Ballkanike, “…në kohë paqeje bazohej vetëm në milicinë, të zhveshur nga

shërbimet kryesore si shëndetësia, transporti”356.

Ajo ishte e organizuar në 4 divizione me 11 brigada këmbësorie, gjithsej 52

batalione dhe 322 çeta territoriale, me gjithsej 34.000 ushtarë. Megjithatë kjo shifër është

e diskutueshme sepse në burime të ndryshme jepen shifra të ndryshme. Kështu në librin

Historia e Ushtrisë Shqiptare, jepet shifra 31 000 ushtarë malazezë.357 Në operacionin

kundër Shkodrës forcat ushtarake malazeze ishin ndarë në tre grupime kryesore:

Grupimi i Veriut, i Qendrës dhe i Jugut ose i Bregdetit.358

Të para veçmas secili prej tyre, përbërja, vendosja dhe qëllimi i secilit prej tyre

ishte si më poshtë. Kështu, Grupimi i Veriut ishte i përbërë nga 22 batalione dhe 6 bateri

topash, me gjithsejt 10.000 vetë, ishte përqendruar në rajonin e Zhabjakut.

Grupimi i Qendrës, që ishte më i madh dhe ishte përqendruar në Podgoricë,

përbëhej gjithashtu nga 22 batalione dhe 11 bateri topash, me një efektiv të përgjithshëm

8.000 ushtarakë. Në këtë operacion Mali i Zi përqëndroi në mbështetje të forcave edhe 94

gryka zjarri artilierie (23 bateri), me përbërje morataja 120 mm; topa fushorë 75 dhe 87

mm, por edhe topa 150 dhe 210 mm.359

Natyrisht, secili grupim kishte edhe planin dhe drejtimin përkatës të mësymjes. Në

këtë operacion, nga më të gjatët e Luftës së Parë Ballkanike, Komanda e Lartë e Malit të

Zi kishte përcaktuar si ide kryesore që, me forcat e Grupimit të Veriut të pushtonte

Plavën, Gucinë, Pejën e Gjakovën dhe të dilte në Prizren.

“Ndërkaq, me forcat e Grupimit Qendror të mësynte në drejtimin kryesor që ishte

ai Podgoricë-Koplik-Shkodër. Kjo mësymje ndihmohej nga mësymja e Grupimit Jugor, i

cili duhej të jepte goditjen mësymëse në drejtimin Tivar-Krajë-Tarabosh për të kapur, së

bashku me forcat e Grupimit Qendror, qytetin e Shkodrës. Pas kësaj, këto forca të

354 Edit Durham, Brenga e Ballkanit: Lufta për Shkodrën, (Tiranë: 1991), 320. 355 Histori e Shqipërisë, vëll. II, bot. USHT, (Tiranë:1956), 351-354. 356 Historia e Artit Ushtarak Shqiptar nga Lashtësia deri në vitin 1939. (Tiranë: Shtëpia Botuese e Ushtrisë,

2001), 229. 357 Historia e ushtrisë Shqiptare, Pjesë e Parë, 150. Shih edhe Historia e Artit Ushtarak Shqiptar nga

Lashtësia deri në vitin 1939, vepër e cituar. f. 230. 358 Po aty. 359 Po aty, 150-151.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

96

bashkoheshin me ato të Grupimit të Veriut në Prizren”360. Trupat malazeze mësynë në

drejtim të Malit të Taraboshit dhe në kodrat përreth Shkodrës. Topat e forcave malazeze

filluan të hedhnin predhat e para mbi qytet mëngjesin e 11 tetorit dhe, për më shumë se

gjashtë muaj, bombardimet u bënë pjesë e përditshme e jetës së qytetit.

Por, duket se ata që sulmonin, e kishin vënë re se qyteti ishte i fortifikuar mirë dhe

se ai drejtohej nga një ushtarak i lartë, që ishte padyshim, një ndër më të shquarit e

ushtrisë turke.

Në një përmbledhje të raportimeve të veprimeve që u përkisnin dative 19-8,19, 20

dhe 21 Tetor 1912, në gadishullin e Ballkanit, nga ana e rusëve, midis të tjerave shkruhej

se:“…Krahu jugor, i cili llogariste të niste bombardimin e Taraboshit më 3/16 Tetor, nuk

qe në gjendje ta përmbushte këtë sepse u pengua nga ndërtimi i një rruge qerresh për të

afruar topat e rrethimit dhe ka ndër mend të nisë rrahjen me artileri vetëm më 8/21

Tetor…”361.

Situata në rajon nuk ishte aspak e favorshme në fillimet e rrethimit kurse ajo

brenda qytetit akoma me keq. Trupat e fuqive ballkanike kishin futur në dorë trupat turke

dhe forcat e kësaj të fundit po pësonin humbje pothuaj në gjithë frontin.

Mbreti i Malit të Zi, Krajl Nikolla, ishte vendosur në fushimin e trupave të tij për

t’i dhënë zemër ushtrisë, që drejtohej nga princi Danilo.

Thyerja e trupave turke dhe armëpushimi që pasoi në muajin dhjetor, u kishte

dhënë mundësi serbëve që mbi 30 mijë trupa të tyre t’i dërgonin në përforcim të trupave

malazeze. Në fakt luftimet e zhvilluara treguan se ky fortifikim përreth Shkodrës,

megjithë mangësitë që të kishte, rezultoi mjaft efektiv.

As malazezët dhe as serbët, megjithë humbjet e rënda që pësuan, malazezët 13

mijë të vrarë dhe serbët 5 mijë, nuk qenë në gjendje që të merrnin ndonjë rajon të

fortifikuar, me përjashtim të dy pikëmbështetjeve në Myselim e Lodërtunë.

Një ndër shkaqet e këtyre humbjeve të rënda dhe të pamundësisë së serbo-

malazezëve për të depërtuar në mbrojtjen e Shkodrës ishte mosnjohja dhe mospërgatitja e

tyre për të marrë rajonet e tipit të fortifikuar.

Në luftimet e zhvilluara me forcat turke e shqiptare në rajone përreth qytetit ato

nuk ishin ndeshur me një fortifikim të tillë modern dhe solid për kohën. Pavarësisht nga

vlerat individuale të ushtarëve, rendimenti luftarak i ushtrive serbo-malazeze në rrethimin

e Shkodrës, me veprimet luftarake në harkun kohor tetor 1912 prill 1913, ishte mediokër.

Midis malazezëve dhe malësorëve pati një ambicie të theksuar se kush do të

hynte i pari në Deçiç. Por ushtarët malazezë nuk lejuan të përmendet emri i malësorëve

duke pretenduar se Deçiçin e çliruan ata.362 Në saje të besimit të verbër, malësorët

shqiptarë u bashkuan me malazezët, duke i dhënë epërsi në luftime ushtrisë malazeze.

Pa këtë ndihmë malazezët nuk do të kishin pasur asnjë rezultat. Forcat e Malit

të Zi, siç shkruan E. Durham, nuk do të merrnin dot as Tuzin e kurrë jo Shkodrën.

Komanda e garnizonit të Shkodrës i kishte kushtuar vëmendje të posaçme mbrojtjes së

Tuzit. Kjo ishte pengesa e parë serioze në drejtimin e Shkodrës.

Në të ishin vendosur në mbrojtje forcat dhe mjetet kryesore, 5 batalione me

ushtarë të rregullt, 2 batalione me redifë nga Kavaja e Shkodra, afro 3 mijë vetë. Forcat

360 Historia e Artit Ushtarak Shqiptar nga Lashtësia …, 230. 361 Dokumente Ruse për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare më 1912. Prishtinë 2006, San Pertersburg, 8/21

Tetor 1912, 256. 362 Durham, Brenga e Ballkanit, 265.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

97

malazeze bënë një manovër, duke i sulmuar forcat shqiptaro-turke, që mbronin Tuzin,

nga krahu i djathtë dhe pas shpine. Rënia e Tuzit ishte humbje e madhe për garnizonin e

Shkodrës. Trupat turke u tërhoqën, duke lënë në front vetëm vullnetarët shqiptarë. Lufta e

Shkodrës zbuloi edhe një herë botën shqiptare me gjithë madhështinë dhe tragjizmin e

historisë sonë. Kjo luftë zbardhi të kaluarën e lavdishme, dhimbjen, mjerimin,

prapambetjen, aftësitë e popullit për të mos u përkulur, traditat, zakonet, psikologjinë e

një populli luftëtar.

Lufta u zhvillua midis forcave ushtarake turke e vullnetarëve shqiptarë, që

mbroheshin dhe forcave mësymëse të ushtrisë serbo-malazeze.

Një pjesë e malësorëve të Malsisë së Madhe, të shtrënguar të emigronin në Mal

të Zi në kohen kryengritjes se vitit 1911, kishte bërë kauzë të përbashkët me Malin e Zi

dhe morën pjesë në luftë kundra ushtrisë turke. Por, malësorët nuk u përdorën dot nga

malazezet si forcë goditëse për të çarë shtigjet drejt Shkodrës. Më pas malezezët sulmuan

dhe luftuan në shpinë të forcave malazeze.

Në fortifikimin e fuqishëm të Shkodrës një mbështetje dhe kontribut të veçantë

dha popullsia e qytetit. Ajo mori pjesë në transportimin e materialeve të fortifikimit në

destinacion, ndërtimin e transheve, pikëmbështetjeve, hapjes së rrugëve të reja deri në

majë të malit të Taraboshit dhe në Bardhaj të Madh, si dhe në përmirësimin e atyre

ekzistuese në Shtoj e Bërdicë. Por, padyshim faktori më kryesor ishte vendosmëria e

popullit të Shkodrës dhe e vullnetarëve shqiptarë, që luftonin për të mbrojtur qytetin dhe

atdheun e tyre.

Sipas dokumentave austro-hungareze të kohës, gjendja e fortifikimeve ushtarake

dhe e pajisjeve me armë të rënda gjatë muajve të parë të vitit 1912, ishte nën çdo nivel.

“Prandaj, nga fundi i marsit të vitit 1912, u dërgua një repart, me në krye kapitenin e

xhenios Ismail Efendiun, për të konstatuar gjendjen dhe për të bërë me shpejtësi

renovimin e fortesave në Senicë, në Pazarin e Ri dhe në Beranë. Me rastin e kontrollimit

të topave në pozicionet në Beranë, Senicë, Pazarin e Ri, Prijepole e Pevle rezultoi se të

gjithë ishin në gjendje të papërdorshme për luftë, prandaj duhej të zëvendësoheshin me të

tjerët”363. Ndërkaq qeveria në Stamboll konsideronte dhe besonte më shumë pikërisht në

Divizionin e Shkodrës, që kishte 12.000 ushtarë, kurse në pranverë atje pritej të

mobilizohej edhe një division.

Qarqet ushtarake në Shkodër, në përgjithësi besonin se ishin të përgatitura për

çdo të papritur të mundshme. “Ishte në vlug kompletimi i formacioneve me forca të reja.

Kjo dëshmohet me faktin se disa javë radhazi nëpër Strugë vazhdonin të qarkullonin

kolona të ushtrisë që shkonin për Elbasan e Durrës me destinacion Shkodrën. Në të

njëjtën kohë kishte filluar rekuizimi i kafshëve për nevojat e ushtrisë. Shkodra ishte

fortikuar mirë dhe mund të mbahej një kohë të gjatë edhe në rast lufte me Malin e Zi”364.

Në fakt gjendja nuk ishte dhe aq optimale dhe shpresëdhënëse sa linin të

kuptohej këto qarqe ushtarake. Komunikacioni tokësor për transport ushtarak gati sa nuk

përdorej fare në sanxhakun e Shkodrës, pasi dërgesat me anijet ushtarake austriake dhe

greke që vinin prej Stambollit e Selanikut, nuk përdoreshin prej anës italiane. Depozitimi

i të gjitha furnizimeve me municion dhe ushqime ishte i kufizuar vetëm në Shkodër dhe

363 Shqipëria në dokumentet austro-hungareze…(I), d.321, 355.

Raport i zëvendës-konsullit Pözel, nga Mitrovica, rreth stërvitjes ushtarake që do të zhvillohet në këtë

rajon, Mitrovicë, 28 mars 1912, nr.22. 364 Meteži u Albaniji, Politika, Br.2864, Beograd, 8/21.I.1912.godine, st.2.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

98

përveç depove në kalanë e vjetër, të tilla kishte në dy lokalitete të tjera. Në Tuz gjendej

një magazinë e vogël për municion dhe një për ushqim, ndërsa në Hot një depo ushqimi,

e pozicionuar brenda një gryke mali. Sipas konsullit Zambaur:“…depozitat në municion

ishin si për këmbësorinë ashtu edhe për artilierinë eDivizionit të 24-të. Ato ishin të

mjaftueshme për shumë muaj, madje edhe në gjendje lufte. Edhe rezervat e arrikujve

ushqimorë ishin të mjaftueshme, por nuk ishin të përgatitura aq mirë. Për këtë arsye në

rast lufte dhe vështirësimit të furnizimit parashihej mungesa e miellit dhe e tagjisë për

kafshët”365.

Pra në bazë të citimeve më sipër, vihet re se, Divizioni i Shkodrës, ishte i vetmi

që mendohej se do të kishte efektivitet të plotë në kohë lufte. “Por sipas njoftimeve të

tjera, në të vërtetë nga burime më të sigurta, mund të arrihej shifra prej 800 vetash në

batalionet me nga katër kompani, dhe deri në 750 në batalionet e treat (me tre

kompani)”366.

Po sipas raportimeve të konsullit Zambaur: “Autoritetet osmane, ndonëse kishin

të drejtë, në interest ë konsolidimit paqësor të gjendjes në Vilajetin e Shkodrës nuk

ndërmorën asnjë veprim që do të mund të cënonte sensibilitetin e popullsisë shqiptare të

krshterë lidhur me çështjen e shërbimit ushtarak”367.

Ndërkohë qeveria osmane krahas Garnizonit të Shkodrës, përforcoi edhe disa

posta ushtarake në kufi dhe një ndër masat e tjera që ajo mori ishte mbyllja e kufirit me

tel me gjemba. Ndërkaq, “…postat kufitare osmane kishin marrë urdhër që të qëllonin në

vend pa marrë parasysh çdo person që do të tentonte të largonte telin me gjemba dhe ta

kalonte atë”368.

Qyteti i Shkodrës u mbrojt, në radhë të parë prej shqiptarëve, njerëz luftarakë, të

rreptë, krenarë për lirinë dhe traditat e veta. Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Turke

kishte planifikuar të luftonte me forcat e Korpusit të 7-të ose ndryshe Korpusi i Shkodrës,

i cili kishte në përbërje Divizionin e 24-t me nizamë në Pejë, disa batalione kufiri dhe

disa regjimente rezervistësh e vullnetarësh shqiptarë në Prizren, Plavë, Guci e Pejë.

Ishin llogaritur 49 batalione me 53.718 veta.369 Në mbrojtjen e qytetit dhe të rrethinave,

kishin ardhur edhe vullnetarë nga Dibra, Mati, Elbasani, Shijaku, Ndroqi, Kavaja,

Tirana, Kruja, Lushnja, Devolli, Gramshi, Librazhdi etj370. Forcat mbrojtëse në këtë luftë

përbëheshin nga ushtarakë të rregullt të ushtrisë turke (nizamë), nga ushtarë rezervistë

(redifë), të mobilizuar për kohë lufte, të veshur dhe të armatosur nga ushtria e rregullt

dhe vullnetarë të ardhur nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, të armatosur vetë, ose nga

ushtria, të cilët mbanin veshjen e tyre personale.371 Sipas burimeve turke, “Shkodra

mbrohet nga Korpusi i Shkodrës, i cili është nën komandën e Armatës Perëndimore.

Korpusi i Shkodrës kishte organizimin e mëposhtëm:…

365 Shqipëria në dokumentet austro-hungareze…(I), D.207. 225, Relacion i konsullit Zambaur nga

Shkodra, 28 shkurt 1912, nr.34. 366 Dokumente franceze…(I), d.54, f.108, Raport i Maucorps-it, nga Stambolli, 17 Mars 1912, nr.399 367 Shqipëria në dokumentet austro-hungareze…(I), D.188, 209, Informacion i konsullit Zambaur, rreth

përmbajtjes së një artkulli të botuar në gazetën “Reichpost”, Shkodër, 22 shkurt 1912, nr.30. 368 Po aty, d.143, f.159, Raport i Drejtorisë së Policisë së Triestes, lidhur me agjitacionin malazezo-

italian…Trieste, 10 Shkurt 1912, nr.1405. 369 P. Rexhepi, Mbrojtja e Shkodrës, (Globus R: Tiranë, 2001), 28. 370 Thoma Murzaku, Politika e Serbisë kundrejt Shqipërisë në 1912-1913, (Tiranë: 1987), 243. 371 Ramiz Feçori, Ushtritë e huaja në Shqipëri, (Tiranë: Ermal, 2002), 54-55.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

99

Divizioni i 24 i Shkodrës me regjimentet 70, 71, 72 të këmbësorisë; Regjimentin 24 të

artilierisë dhe Regjimentin e 24-t Pushkatar.

Divizioni Redif (rezervist) i Elbasanit, me përbërje Regjimentin Redif të Elbasanit dhe

Tiranës, si dhe me Batalionin Redif të Tiranës, Elbasanit, Librazhdit, Gramshit;

Regjimenti Redif i Beratit, me Batalionet Redif të Beratit, Devollit, Skraparit, i Erzenit,

Krujës, Kavajës, Peqinit etj.

Po në këtë korpus përfshiheshin edhe forcat mustahfiz (territorial) shqiptare nga Berati,

Kavaja, Kruja, Lushnja, Tirana, Erzeni…”372.

Komanda turke e dinte prej kohësh se në rrëmujën e Luftës Ballkanike, trupat e

Malit të Zi kishin vetëm një mision, të nënshtronin dhe pushtonin qytetin e lashtë

shqiptar. Për këtë arsye, Komanda e garnizonit të Shkodrës planifikoi e zbatoi masa të

rëndësishme për mbrojtjen e qytetit. Një ndër to, që ndikoi ndjeshëm në qëndrueshmërinë

e mbrojtjes ishte fortifikimi i rajoneve të mbrojtjes dhe shfrytëzimi për mbrojtje i kalasë

së Shkodrës e cila, një vit më parë ishte rikonstruktuar si objekt i rëndësishëm.373

Territori për t’u fortifikuar u nda në 4 zona,374 të cilat ishin:

-Zona e Fushës ose zona e Veriut të Shodrës, që fillonte prej liqenit e deri te lumi Kir.

-Zona e dytë shtrihej prej lumit Kir në Lindje, që përfshinte pjesën e lumit deri te kodrat,

pastaj ngjitej, duke përfshirë kodrat e Bardhajve.

-Zona e tretë ose e malit të Taraboshit, që fillonte nga liqeni, ngjitej sipër në majë të malit

dhe zbriste deri në lumin Bunë. Kurse, Zona e katërt përfshinte kodrat e Bërdicës dhe

Vukatanës 375 . Në të vërtetë, as Hasan Riza Pasha dhe askush tjetër nuk mund ta

372 Semih Bulut: Bashkëpunimi i forcave turke me ato shqiptare në Luftën e Shkodrës (1912-1913). Shih në:

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare e 100 Vjetorit të Pavarësisë dhe e Forcave të Armatosura Shqiptare,

1912-2012, (Tiranë: 2012), 39-40. 373 Dom Ndoc Nikaj, Shkodra e rrethueme, Tiranë 1917, 154. 374 Fevzi Çakmak, Si u humb Rumelia Perëndimore, (Përkthim). (Tiranë: AIH, 2005), 146. 375 Sipas një studiuesi ushtarak turk qyteti dhe rrethinat e Shkodrës ishin ndarë në disa zona mbrojtjeje, siç

ishin:

a. Zona e Bardhajve, ku trupat e rregullta otomane përbëheshin nga 2 batalione dhe 2 kompani

këmbësorie, 1 mitraloz, 2 skuadra nga kompania e Xhenios e Divizionit të 24-t, 2 topa me gjithë

përsonelin, si dhe trupa shqiptare të Batalionit Redif të Beratit.

b. Zona e Kirit, trupa të rregullta otomane të përbëra nga 4 batalione, 1 mitraloz të rëndë, 16 topa dhe

Batalioni Redif shqiptar i Lushnjës.

c. Zona e Bushatit, me 1 batalion këmbësorie otomane. 4 topa, 2 kompani të Batalionit Redif

shqiptar të Elbasanit, 2 kompani të Batalionit Redif të Devollit dhe 200 vullnetarë shkodranë.

d. Zona e Bërdicës, me 1 batalion këmbësorie otoman, 1 kompani e Batalionit Rezervë të

Kështjellës, 2 kompani xheniere, 11 topa, forca të 2 kompanive nga Batalioni Redif i Elbasanit, 3

kompani të Batalionit Redif të Devollit, 100 vullnetarë shkodranë dhe xhandarë.

e. Zona e Taraboshit, me 1 batalion të këmbësorisë osmane, 2 kompani të mitralozëve, kompania

xheniere e kështjellës, 24 topa, trupa rezerviste shqiptare nga Librazhdi dhe Gramshi dhe 1000

vullnetarë shkodranë”. (Shih: Konferenca ndërkombëtare me temë:” Shpallja e Pavarësisë së

Shqipërisë dhe faktori ndërkombëtar” me rastin e 100 Vjetorit të Shtetit dhe të Forcave të

Armatosura Shqiptare, 1912-2012. Kumtesa e Semih Bulut: Bashkëpunimi i forcave turke me

forcat shqiptare në Betejën e Shkodrës 1912-1913. Tiranë: Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes,

2012. 42-43.)

Shënim:- Përveç 5 zonave të mësipërme të mbrojtjes ishin edhe tri zona të tjera, që sipas S. Bullut,

kishin gjithashtu përbërjen e tyre me forca ushtarake këmbësore, artilieri, mitralozë të rëndë dhe

forca xheniere turke, si dhe rezervistë territorial nga Tirana, Peqini por edhe vullnetarë nga

Shkodra. Ato ishin Zona ”Vezake”, Zona “Kolonë”dhe Zona “Kodra Dervish”. (Po aty, 43)

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

100

parashikonte atë mbasdite të datës 8 tetor 1912 se, Rrethimi i Shkodrës do të zgjaste më

shumë se 183 ditë dhe se beteja për të do të bëhej një nga më të famshmet në Evropën e

asaj kohe. Me shtabin e tij në Bardhanjore, Hasan Riza Pasha nuk e dinte se cili do te

ishte fati i qytetit mesditën e 11 tetorit 1912. Atë mëngjes, nga të gjitha trupat e pritura,

vetëm 10 mijë redifë dhe vullnetarë të Shqipërisë së Mesme, të prirë nga gjeneralbrigade

Esat Toptani, kishin arritur të hynin në qytet.

Ai nuk priste më ndihma të tjera dhe, me 15 mijë luftëtarë i duhej të përballonte

një rrethim të ashpër prej më shumë se 25 mijë malazezësh dhe një fuqi ndihmëse prej

gati 30 mijë serbë që, shumë shpejt, do të bashkohej me ta.

Përgjigjia e Komandantit të qytetit erdhi më 24 dhjetor, ku ai shprehte bindjen e

gjithë popullatës që kishte në ngarkim, se si popullsia myslimane edhe ajo katolike e

qytetit ishin kundër dorëzimit dhe insistonin që qyteti të vazhdonte të mbrohej.

Në përgjigje të letrës së princit Danilo ishte edhe një mesazh i Kryetarit të

Bashkisë së Shkodrës, Muharrem Gjylbegut, i cili i lutej sulmuesve që të mos

bombardonin spitalet, qendrat e fëmijëve, kishat, xhamitë, konsullatat dhe qendrën, ku

ishin vendosur gazetarët e huaj. Po në atë letër, Gjylbegu u kërkonte trupave rrethuese që

të lejonin hyrjen në qytet të ilaçeve për të plagosurit si dhe të ushqimeve për diplomatët

dhe për 13 gazetarët e huaj.

Qyteti vazhdonte të qëndronte, por dukej qartë se telegrami i Ministrit të

Mbrojtjes e kishte vënë në vështirësi Hasan Riza Pashën. I bindur se qëndresa në qytet

duhej të kishte një flamur, ai hyri në traktativa me Austro-Hungarinë. Natën e 31

dhjetorit, Hasan Riza Pasha mori një mesazh të drejtpërdrejt nga Kryeministri Shqiptar,

që e sqaronte se rezistenca në Shkodër ishte jetike për të ardhmen e qytetit dhe e ftonte që

ta mbronte atë nën flamurin shqiptar.

Një ndër shkaqet e qëndresës së pamposhtur të forcave mbrojtëse të qytetit të

Shkodrës, rreth 20.000 luftëtarë shqiptarë dhe 4.000 ushtarëve turq, gjatë rrethimit

gjashtëmujor nga ana e trupave të 7 divizioneve serbo-malazeze në Luftën e Parë

Ballkanike, 1912-1913, sipas pjesëmarrësve në këtë luftë dhe studiuesve të saj, ishte

fortifikimi i teatrit të luftimeve.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke, duke u nisur nga ideja e një lufte të

mundshme me Rusinë dhe vendet ballkanike, filloi të mendojë për nevojën e një

planëzimi të ri luftarak, i cili do t’i përgjigjej situatave kërcënuese që po përvijoheshin.

Në fillim të vitit 1912, Shtabi madhor turk, duke parë edhe përgatitjet e Bullgarisë,

Greqisë, Serbisë e Malit të Zi, përfundoi në vija të përgjithshme planizimin luftarak.

Detyra e garnizoneve turke të përqëndruara në këto dy kryeqendra, njëra e

Shqipërisë së Veriut dhe tjetra e Shqipërisë së Jugut, ishte që t’i mbronin ato me

këmbëngulje e me çdo çmim për të penguar suksesin ushtarak dhe politik të Malit të Zi

dhe të Greqisë deri në ardhjen e forcave kryesore osmane.

Për këtë qëllim Shtabi i Përgjithshëm kishte urdhëruar që Shkodra dhe Janina

duhej të fortifikoheshin aq sa të ishin në gjendje që, në mënyrë të pavarur (edhe në

rrethim) të mbroheshin për një muaj e gjysëm.

Më vonë, ky afat u zgjat deri në gjashtë muaj, Fortifikimi i Shkodrës, siç u theksua

dhe më parë, u ndërtua në përshtatje me veçoritë e terrenit malor, kodrinor, e fushor dhe,

sidomos me pengesat e mëdha ujore, me të cilat është i pasur ky qytet, si liqeni i

Shkodrës, lumenjtë Drini, Buna dhe Kiri. Mbi këtë bazë u ndërtua edhe sistemi i

fortifikimit, i ndarë në zona. Zona e Shtojit, që fillonte nga liqeni, Bishti i Qenisë e deri

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

101

tek ura e Mesit; zona e Kirit, që ishte në të vërtetë Bardhaj i Madh dhe i Vogël, midis

lumit të Kirit dhe të Drinit, zona e Bërdicës midis Drinit dhe Bunës; zona e Taraboshit,

midis Bunës dhe liqenit të Shkodrës.

Krahas këtyre, në murin mbrojtës (ledhin) për të penguar përmbytjet, të ndërtuar

në anën e djathtë të Kirit ishin kryer punime të mëdha me qëllim që ky mur të

shfrytëzohej për mbrojtje. Ndërsa, brenda në qytet ishin bërë punime fortifikuese në

lagjet Ajazëm e Tepe (afër kalasë), që ndodhet në lartësinë e Tepes. Fortifikata të

ndërtuara me ngut vitin e fundit dhe që, tashmë, ashtu siç pritej, ishin gati të përballeshin

me zjarrin e luftës. Në mesditë gjithçka ishte gati.

Forcat mbrojtëse të Shkodrës, sidomos në Bardhaj dhe Bërdicë, ishin të detyruara

që të plotësonin boshllëqet e krijuara, duke vazhduar punimet fortifikuese edhe nën

zjarrin e armikut, veçanërisht të artilerisë. Në këtë mënyrë komanda e Garnizonit të

Shkodrës mori masa që qytetin ta mbronte me anën e një vargu punimesh fortifikuese

solide, duke filluar nga pjesa veriperëndimore e jugperëndimore, të mbështetur fort tek

pengesat ujore, si liqeni i Shkodrës, lumenjtë Drin dhe Buna, mali i Taraboshit dhe

lartësitë që rrethojnë Shkodrën, të cilat mbyllin pjesën më të madhe të kalimeve drejt

qytetit. Të gjitha punimet e kryera iu përshtatën shumë mirë terrenit.

Pikëmbështetjet kishin specifikat e tyre; në fushë Shtoj ato ishin ndërtuar e

përqëndruar në të tilla distanca për të mbyllur me forca të pakta hapësirat, ndërsa në

Tarabosh, Bardhaj e Bërdicë ato ishin ndërtuar në lartësitë zotëruese. Pozicionet e para

ishin ndërtuar në atë mënyrë që të shfrytëzohej me efikasitet dhe maksimalisht zjarri i të

gjitha armëve, të pushkëve, mitralozave dhe artilerisë.

Gati të gjitha pikëmbështetjet ishin të përforcuara me pengesa teli të vendosur në

atë formë që të siguronin mbrojtjen nga këmbësoria e armikut. Gjerësia e këtyre

pengesave varej nga rëndësia e drejtimit.

Në Bërdicë konfiguracioni dhe ekzistenca e terreneve moçalore kishte lejuar

ndërtimin e gropave “thithëse dhe e llogoreve të mbushur me ujë”. Falë përparësive që

jepte për mbrojtje terreni përreth Shkodrës, punimet fortifikuese edhe pse në pjesën më të

madhe ishin të karakterit fushor, kishin arritur qëndrueshmërinë e objekteve gjysëm të

përhershme376.

Ndërkohë edhe rajonet e mbrojtjes kishin një sistem të sigurtë ndërlidhjeje me

telefon dhe me anë të dërgimit të sinjaleve me mjete të tjera, si dhe me korrierë. Në

Tarabosh ishin instaluar disa aparate me pasqyra (taliografë) që komunikonin dhe jepnin

urdhëra e sinjale për rajonet e tjera të mbrojtjes.

Strehimet për këmbësorinë, në sistemin e brendshëm të transheve e

hendeklidhjeve, ishin ndërtuar vetëm në pikëmbështetjet numër dy dhe numër pesë,

ndërsa tek të tjerat ishin në tokë. Strehimet ishin të mbuluara me llamarinë të valëzuar,

me pllaka hekuri dhe me thasë me rërë për tu mbrojtur nga zjarri i artilerisë së kalibrit të

vogël.

Drejtimi kryesor luftarak, sipas planit të fortifikimit të Komandës së garnizonit

të Shkodrës, kalonte nga bregu i majtë i Kirit në shpatet veriperëndimore të Bardhajt të

Vogël, pastaj në shpatet verilindore të kuotës 184,163, duke u kufizuar në bregun e majtë

të lumit Kir, tek kuota 12. Nga kjo kuotë drejtimi kryesor luftarak kalonte nëpër ullishte

376 Historia e Ushtrisë Shqiptare, Pjesa e Parë, 153-155.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

102

deri në majë e më pas zbriste aty ku Bardhaj i Madh zbret në fushë. Transhetë këtu ishin

ndërtuar si në zonën e Shtojit, sepse terreni ishte i njëjtë.

Kjo ishte vija e transheve, të ndërprera, me qëndrimin në këmbë dhe me çerdhe

zjarri të përforcuara me thasë me rërë si dhe me dhé, ndërsa në vendet ku ishte e

nevojshme me lesa të thurura. Menjëherë para transheve përfundonte ullishtja dhe

krijohej një hapësirë rreth 400 metra, në të cilën nuk mund të pengoheshin veprimet

luftarake.

Pozicionet kryesore të artilierisë, në Juglindje të Taraboshit të Madh, ishin

ndërtuar me objekte të tipit jo të përhershëm, ndërsa për pajisjet ishin ndërtuar llogore të

tipit fushor, duke marrë parasysh shfrytëzimin e thasëve me rërë.

Në zonën e Fushës u ndërtuan pikëmbështetje të lidhura njëra me tjetrën me

transhe dhe të ndërthurura me pengesa teli me gjemba. U ndërtuan pozicione edhe për

bateritë e artilerisë. Në zonën e Malit të Taraboshit dhe kodrat e Tepes u ndërtuan

pikëmbështeje togash të lidhura me transhe, të përforcuara me mure dhe të pajisura me

hendeklidhje. U ndërtuan gjithashtu edhe pika vrojtimi e pikëmbështetje me tela me

gjemba.

Është për këtë arsye që në një nga raportet e shifruara sekrete të një agjenti rus, i

cili vepronte në Mal të Zi, drejtuar Shtabit të Përgjithshëm rus, në San Petërburg

shkruhej: “Njësiti i jugut, më 2/15 tetor zuri pa qëndresë lartësitë veriore të fshatit

Muriqan, në të cilin po vendosen topat e rrethimit në ditën e sotme, që të fillohet sot ose

nesër të bombardohet Taraboshi”377.

Karakteristikë ishte se pikëmbështetjet mbulonin me zjarr njëra-tjetrën, si dhe

krahët, për t’u mbrojtur nga sulmet krahëmarrëse e shpinëmarrëse. Në zonën e Bërdicës u

përgatitën katër pikëmbështetje, dy pozicione zjarri baterish, dhe dy pozicione për

vendosjen e prozhektorëve.378

U ndërtuan dhe objekte tërësisht prej guri ose prej guri e dheu. Ndërkohë u

ndërtuan rrugë për karroca dhe dekovil për transportimin e materialeve luftarake. U

ndërtuan objekte për mbrojtjen dhe ruajtjen e ujit të pishëm, si në Tarabosh dhe Fushën e

Shtoit. Për fortifikimin e Shkodrës autori sllav, D. Tucoviq, ka shkruar me shumë

realizëm: “Llogoret e saj janë të maskuara, brenda në dhe e të ndërtuara prej betoni. Së

jashtëmi nuk shihet gjë fare edhe me dylbitë më të mira. Kur fillojnë luftimet, nuk dihet se

nga të vjen zjarri. Janë ndërtuar një sërë pengesash të ndryshme si gropa që mbushen me

ujë e të thurura me tel me gjemba, që lidhen me shtylla të hekurta. E tërë fortifikata

mbrohet me zjarrin e këmbësorisë, por edhe me atë të topave”.379

Për këtë fakt dëshmon edhe një përmbledhje e raportuesve të veprimeve për disa

data luftimesh në kuadrin e Luftës së Parë Ballkanike, përmbledhje kjo që lëshohej nga

Shtabi i Përgjitshëm rus.

Në një pjesë të tij, që i përket Luftës së Shkodrës shkruhej: “Raporti i qendrës,

duke sulmuar në bregun verior të Liqenit të Shkodrës i`u afrua Shkodrës dhe më 24 Tetor

hapi zjarr kundër qytetit. Krahu jugor vazhdon rrahjen e Taraboshit; mbreti nuk ka

dhënë leje për sulmin e fortifikimeve të tij, të rrethuara me tre rreshta telash me gjemba,

377 Dokumente ruse për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare më 1912. (Prishtinë: 2006). Dok. Nr. 960, Cetinë

3/16 Tetor 1912, 252. 378 Çakmak, Vep. përm., 146-147. 379 Dimitrije Tucoviq, Serbë e shqiptarë, (Prishtinë: Rilindja 1948), 18.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

103

që mendohej të bëhej më 26 Tetor”380. Ushtria osmane kishte disa mjete transportuese në

Liqenin e Shkodrës. Nën flamurin Osman atje kishte një motobarkë të vjetër, e cila

lundronte vetëm pesë milje. Ajo kishte si personel një officer, një makinist, një marinar

dhe ishte e paarmatosur. Në liqen kishte një vapor të vjetër me rrota prej 70 tonësh, i

blerë prej administratës ushtarake italiane, kryesisht e papërdorshme.

Kanoniera “Iskodra” ishte i vetmi mjet lundrimi në përdorim dhe që ndodhej në

shërbim efektiv të autoriteteve ushtarake. “Ajo bënte lundrime midis Shkodrës dhe Hotit.

Ishte 50 tonësh dhe kishte një shpejtësi prej rreth pesë-gjashtë miljesh. Personeli: një

kapiten, dy makinistë dhe 12 marinarë. Ishte e armatosur me dy topa me qitje të shpejtë

45 mm, Mali i Zi nuk kishte marinarë as material flote të vogël të lundrueshëm në liqen.

Ai, në rast lufte, mund të përdorte dy vaporë të kompanisë italiane në Tivar, që ishin

“Nettuno” (95 tonë) dhe “Danica” e vjetër prej afërsisht 30 tonësh”381.

Fortifikimi i garnizonit të Shkodrës, i ndarë në katër zona, i përshtatej karakterit

të vetë terrenit. Liqeni i Shkodrës përbënte një pengesë tjetër, që nga Ura e Bunës,

hapësira ujore e liqenit mbrohej nga një anije e pajisur me topa e mitraloza.

Kundërsulmet me dalje nga pozicionet e fortifikuara, siguronin një epërsi të madhe për

forcat e garnizonit të Shkodrës.

Pajisja fortifikuese e pozicioneve të luftimit luajti rol të rëndësishëm në

qëndrueshmërinë e mbrojtjes pasi nuk i la pasive ato. Shkodra nuk u pushtua dot me

luftime, sepse një ndër faktorët tepër të rëndësishëm i mbrojtjes ishte dhe fortifikimi i

ngritur në sistem.

Në përmbyllje, duhet theksuar se, deri në fillim të veprimeve luftarake, më 9

tetor 1912, ishin ndërtuar në përgjithësi rajonet e fortifikuara në Tarabosh, Shtoj e

Bërdicë por, në asnjërën prej tyre nuk ishin përfunduar punimet në masën e planifikuar.

Zona e Kirit ishte më pak e fortifikuar, punimet në Bardhaj të Madh kishin filluar, kurse

në Bardhaj të Vogël ende jo. 382

Operacionet e para të ushtrisë malazeze rreth Shkodrës, i detyruan mbrojtësit e

qytetit që të intesifikonin punimet fortifikuese, të cilat u përqëndruan kryesisht në

zgjerimin dhe forcimin e pozicioneve të qitjes së këmbësorisë nga qëndrimi në këmbë,

mjaft efikase në luftimet e zhvilluara sidomos në Shtoj e Tarabosh.

Mangësitë e fortifikimit në Bardhaj të Madh e të Vogël përbënin një rrezik të

madh për qytetin, edhe për shkak se forcat kryesore të Grupimit malazez të Zetës

sulmuan pikërisht në atë drejtim. Përgjatë shpateve veriore dhe jugore të Taraboshit u

ndërtuan transhe të tjera, së bashku me hendeklidhjet.

Meqënëse me afrimin e forcave malazeze në Muriqan rreziku më i madh vinte

nga drejtimi i Oblikës, aty u ndërtua një brez i tërë transheshë, duke u përforcuar më

shumë nga ana e veriut. Krahas kësaj, në anën perëndimore të Taraboshit dhe në disa

kodra në Jug dhe në Jugperëndim të Shirokës, u ndërtuan transhe për të përforcuar

mbrojtjen e kësaj ane. Në të gjithë gjatësinë e transheve në pjerrësitë e Taraboshit u

vendosën pengesa me tela, me tre-katër radhë. I gjithë sistemi i fortifikimit ishte i lidhur

me telefon. Fatmirësisht, qyteti rezistoi edhe katër muaj. Aprovimi i Austro-Hungarisë

380 Dokumente ruse për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare më 1912, San Petersburg, 28 tetor 1912, 268. 381 Ferit Duka, Dritan Egro, Sokol Gjermëni, Shqipëria në Dokumentet Austro-hungareze (1912), Vëllimi II,

(Tiranë: Botimet Albanologjike,2012)., d.325, f.358, Relacion i konsullit Zambaur nga Shkodra, rreth

anijeve transportuese në liqenin e Shkodrës, Shkodër, 29 Mars 1912. 382 Historia e Ushtrisë Shqiptare, Pjesa e Parë, 152.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

104

mobilizoi edhe më shumë popullsinë katolike të qytetit. Kolonel Hasan Riza Pasha, Imzot

Sereqi, Alush Lohja dhe Esat Pasha, ranë dakort t’u dërgonin malësorëve, përmes

Kuvendit të Rubikut, dy mesazhe për ndihmë.

Mesazhet, që shoqëroheshin edhe nga garancitë e Imzot Serreqit dhe ato të

Austro-Hugarisë, i udhëzonin malësorët katolikë që të sulmonin nga pas trupat malazeze,

me të parë që në kalanë e Shkodrës është ngritur flamuri shqiptar. Qëndresa e Shkodrës,

mbarimi i luftës dhe Konferenca e Ambasadorëve filluan të krijojnë një situatë aspak të

favorshme për ushtritë malazeze.

Duke e kuptuar se situata ecte kundër tyre, malazezët shtuan sulmet dhe

bombardimet, me idenë për të nënshturar qytetin dhe për ta bërë atë të tyrin përpara se të

fillonte diskutimi për kufijtë veriorë. Kundër vullnetit rus, Konferenca e Ambasadorëve

kishte njohur pavarësinë e Shqipërisë, por kishte bërë “korrigjime” të frikshme të kufijve

të saj në favor të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

Shkodra ishte parashikuar në zonën Malazeze, por pak kohë më vonë, Austro-

Hungaria dhe Italia u kujtuan se ajo ishte qendra e katolicizmit shqiptar. Si pasojë, edhe

me ndihmën e Anglisë, ato vendosën që qyteti t’i mbetej Shqipërisë.

Komandanti i ushtrisë turke Hasan Riza Pasha, një oficer i dalluar i

Shtatmadhorisë turke, ka qenë një ushtar i madh dhe i pajisur me të gjitha cilësitë e

“Njeriut të lartë e të mirë”. Në realizimin e fortifikimit të mirë të Shkodrës një rol të

veçantë pati Komandanti i Shkodrës Hasan Riza Pasha, i cili ishte i njohur me përvojën

gjermane në këtë fushë pasi kishte mbaruar një kurs Shtatmadhorie në Berlin.

Sipas fjalëve të një gjenerali malazez, Hasan Rizai “kishte punuar si japonez

dhe ishte mbrojtur si një luan”. Vetë Hasan Rizai e çmonte shumë vlerën e këtij

fortifikimi dhe sipas mendimit të tij malazezët nuk mund ta merrnin dot Shkodrën.

Por, pa pritur u shfaq rreziku i dorëzimit të Shkodrës nga Esad Toptani. Në atë

kohë situata në qytet ishte rënduar dhe ushqimet, megjithë racionimin e fortë, nuk

gjendeshin më. Kësaj i duhej shtuar fakti që pjesa më e madhe e qytetit ishte bërë

gërmadhë nga bombardimet dhe në spitale nuk kishte më vend për të plagosurit-shumica

e të cilëve ishin nga popullsia civile. Po kështu, trupat mbrojtëse kishin shumë humbje

nga radhët e tyre, edhe pse tregimet e kohës dëshmojnë se edhe malazezët kishin shumë

të vrarë.

Në qytet kishte filluar të qarkullonte ideja e dorëzimit, ide që sidoqoftë nuk

thuhej me zë të lartë. Ndërkohë, gjendja në qytet ishte rënduar. Zija e bukës kishte

pllakosur kudo dhe më shumë se gjysma e të vdekurve të ditës ishin nga uria. Qyteti ishte

shkatërruar dhe, sipas kronikave të kohës, vullnetarët nga Shqipëria e Mesme kishin

filluar të zienin opingat prej lëkure dhe të pinin lëngun e tyre.

Nga Shkodra, kryekonsulli austro-hungarez, Zambauer, në nëntor të vitit 1912,

njoftonte se Esad Pasha ishte gati t’ia dorëzonte Shkodrën Austro-Hungarisë, por Hasan

Riza Pasha e kishte kundërshtuar këtë.383

Hasan Riza Pasha u qëllua në mënyrë të mistershme për vdekje me armë zjarri

nga tre burra por vrasësit dhe motivet që i shtynë ata të bëjnë këtë veprim asnjëherë su

zbardhën zyrtarisht. “Besohej gjerësisht se vrasja u porosit nga Esad Pasha i cili pas

vdekjes së Hasan Rizait mori në drejtim trupat ushtarake, duke patur parasysh se ishte

afër përmbushjes së ambicjes së tij më të madhe, që të drejtonte një shtet të ri

383 HHStA. PA. Raport, 16.11.1912, dosja 22-8.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

105

shqiptar”384. Vrasja e turkut “me nënë shqiptare”385 siç e quan Edit Durham, Hasan

Rizanë që dëshironte të luftonte për mbrojtjen e Shkodrës deri në fund e të mos i

dorëzohej ushtrisë malazeze, çoi në shitjen e Shkodrës prej Esad Pashës.386 Me të marrë

vesh dorëzimin e Shkodrës, Ismail Qemali deklaroi: Në qoftë se është e vërtetë se Esat

Pasha e ka lëshuar Shkodrën me ushtri, armatim e topa, atëherë mund të vërtetohet

tregëtia që kanë bërë mbreti Nikolla dhe Esad Pasha.387 Madje ai e quajti atë, “…atentat

kundër pavarësisë së Shqipërisë”.388

Aktin e turpshëm të dorëzimit të qytetit të Shkodrës tek malazezët nga gjenerali

tiranas Esat Toptani, e vërteton në librin e tij edhe autori serb Batakoviç, i cili shkruan

lidhur me të: “Figura më e përshtatshme për këtë qëllim ishte ajo e Esat Pashë Toptanit,

një gjeneral turk i cili ua dorëzoi Shkodrën malazezëve në prill të 1913 dhe u lejua në

këmbim, të largohej nga qyteti bashkë me ushtrinë e tij dhe armatimet për t’u përfshirë në

luftën për pushtet në Shqipërinë e Mesme”.389

Këtë fakt e përshkruan edhe një politikan shqiptar i njohur, i cili në një libër të

tij ka shkrua se:“…Esat pasha futi njerëz e vrau kryekomandantin e rrethinës (e

rrethimit-mbrojtësve), gjeneralin e vlefshëm turk Hasan Riza Pashën për t’i zënë vendin

si kryekomandant i pëgjithshëm i Shkodrës. Këtë krim Esat Toptani e bëri në marrëveshje

të fshehtë me armikun, të cilit disa ditë pas vrasjes i dorëzoi qytetin …”.390

Kurse më tej autori argumenton shkakun e vrasjes dhe momentin kur ndodhi

ky akt i turpshëm, teksa kur shkruan se ai e dorëzoi qytetin,“…duke nxjerrë si shkak

mungesën e ushqimeve, pikërisht disa ditë përpara se Fuqitë e Mëdha t’i kërkonin

qeverisë së Cetinjës të ngrinte rrethimin e qytetit të Shkodrës dhe të largohej nga tokat e

njohura prej tyre si pjesë e Shqipërisë së lirë”.391 Po ashtu bisedimet për dorëzimin e

Shkodrës nga E. P. Toptani tek malazezët e dëshmon në librin e tij edhe ministri i

Jashtëm i Rusisë – Sazonov.392 Gjithashtu lidhur me dorëzimin e qytetit të Shkodrës tek

384 Hooton, Vep. përm., 133. Sipas E. R. Hooter vrasësi mendohet të ketë qenë njëri prej burrave të Esad

Pashës, Osman Bali, i cili u ekzekutua nga komunistët shqiptarë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

(Shih: Hooton, Prelude to The First World War, The Balcan Wars 1912-1913”, 227). 385 Edith Durham, Albania and the Albanians: Selected Articles and Letters, 1903-1944 (The story of Essad

Pacha), (London: The centre for Albanian studies 2001), 212. 386 Koli Xoxi, Ismail Qemali -Jeta dhe vepra, (Tiranë: 8 Nëntori, 1983), 333. 387 Po aty, 334. 388 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar, Vëll.III, (Tiranë: TOENA 2007), 37. 389 Dusan T. Batakoviq, Qeveria e Serbisë dhe Esat Pashë Toptani, (Tiranë: IDK 2012), 13-14. 390 Ali Këlcyra, Shkrime për historinë e Shqipërisë, (Tiranë: Onufri 2012), 36. 391 Po aty, 36. Ali Këlcyra, po në këtë libër të tij, sjell edhe Letrën e Esat Pashë Toptanit për Konsullin e

Përgjithshëm të Italisë në Shkodër, Carlo Mancinelli Scotti, e cila mban datën 10-23 prill 1913 dhe bën

fjalë për arsyet e lëshimit të Shkodrës nga mbrojtësit. Në të shkruhet: “Qysh prej shtatë muajsh fortesa e

Shkodrës, pa marrë asnjë farë ndihme nga askush, megjithëse rezistoi me të gjitha forcat e saj, sot me

keqardhje rezervat e saj ushqimore ekzistuese në fortesë mjaftojnë për të ushqyer trupat vetëm për një ditë.

Meqenëse punët qëndrojnë kështu, i bindur plotësisht se përveç dëmeve të tjera për qeverinë e për vendin

nuk mund të përfitoja gjë gjer në mbrëmje, në bazë të kushteve këtu të bashkangjitura, po i`a lëshoj llogoret

milicisë malazeze e po nisem për Tiranë. Ju vë në dijeni se qysh prej ditës së nesërme qyteti do të kalojë

nën administrimin e qeverisë malazeze …

Valiu administrues

e Komandant i trupave osmane Esat”

Shih në: Këlcyra, Shënime për historinë e Shqipërisë, 561. 392 S. D. Sazonov, Vep. përm., 119.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

106

malazezët, edhe historiani M. Gleni (M. Glenny) ka një vlerësim të tij, që në thelb shkon

në të njëjtën rrjedhë me analizat dhe vlerësimet e dy drejtuesve të cituar më sipër.

Ai shkruan:“…më 23 prill 1913, Esat Pasha, komandanti i garnizonit turk,393

që mbronte qytetin, i`a dorëzoi çelësat e Shkodrës mbretit Nikolla në një ceremoni të

mjerë në “Neptun”, një anije shkatarraqe prej druri në Liqenin e Shkodrës”394

Studiuesja Margaret MacMillan shpehet se: “Mbreti malazez Nikolla,

korruptoi njërin prej mbrojtësve të Qytetit të Shkodrës, Oficerin shqiptar të forcave

osmane, që tja dorëzonte qytetin atij” 395 . Më tej duke ju referuar Crampton-it ajo

vazhdon: “ Esat Pasha, po aq mashtrues dhe dinak sa edhe Nikolla, fillimisht vrau

komandantin e garnizonit dhe më pas vendosi një çmim prej 80.000£. Pasi e mori

shumën, dërgoi një mesazh ku pretendonte se e kishte humbur valixhen e dërguar nga

Nikolla më këtë shumë dhe se në këtë mënyrë pretendonte që ti rijepej shuma edhe një

herë”396.

Dorëzimin e Shkodrës nga Esat Toptani tek malazezët e kishte kundërshtuar

haptazi nga Sylçe beg Bushati (1867-1945) një ish-oficer karriere dhe personalitet i

njohur i Shkodrës deri në vitin 1945. Por dorëzimi i qytetit të famshëm u kundërshtua

edhe nga shumë personalitete të tjerë të shquar shkodranë.

Kjo e dhënë mësohet përmes letrës së Konsullit të Francës në Shkodër, që i

dërgohej Zotit Puincare (Puankare - E. K), në të cilën shkruhej se “…myslimanët

shkodranë, të tubuar sot në mëngjes, në Xhaminë Plakë, kanë vendosur t`i përmbahen

vendimit të tyre të parë në lidhje me pranimin e armëve që Valiu (Hasan Riza-E.K) ua

kishte ofruar. Ata kanë thënë, nëpërmjet Sylçe Beut dhe Said Jukës, se pranojnë

propozimin e Qeverisë po atë ditë kur do të paraqitet nevoja për t`u bërë ballë trupave

malaziase por, për t`iu shmangur “tradhëtisë” që e kishin pësuar, vitin e kaluar…”397.

Dorëzimi u bë mëngjesin e datës 23 prill dhe, vetëm pasi u largua edhe

luftëtari i fundit shqiptar, pushtuesi ngriti në kalanë e Rozafës flamurin e vet. 23 Prilli

ishte dita e 183 e rrethimit. Këto ditë kishin shënuar mbi 3.500 të vrarë e të vdekur, disa

mijëra të plagosur apo të sëmurë si dhe një shkatërrim të mbi 60 për qind të qytetit.

Por, të gjithë këta tregues së bashku i kishin siguruar Shkodrës përjetësisht një

emër të madh në kronikat evropiane. Ushtria malazeze hyri në Shkodër 24 orë pasi qenë

larguar trupat e Esat Pashës. Këto të fundit, duke kaluar nëpër Lezhë dhe Milot,

mbërritën në Tiranë. Një javë më vonë, mbi 1.800 ushtarë turq u larguan me anije për në

393 Autori M. Gleni, e cilëson turk garnizonin e Shkodrës por, për të thënë të vërtetën, gjeneralbrigade Esat

Toptani, që zëvendësoi në këtë detyrë Valiun dhe Komandantin e Shkodrës, kolonel Hasan Rizanë, të vrarë

në një atentat misterioz, ishte komandant i Divizionit të rezervistëve (redifëve) shqiptarë afro 10 000 vetë,

të ardhur në ndihmë të garnizonit osman për mbrojtjen e qytetit të rrethuar nga trupat e ushtrisë malazeze.

Madje numri i rezervistëve shqiptarë të ardhur në Shkodër ishte dy herë më i madh se ai i nizamëve osmanë

në këtë garnizon. (Shih për më gjatë, Historia e Ushtrisë Shqiptare, 152) 394 Glenny, Vep. përm., 242.

Shënim: Po në këtë libër jepet edhe teksti i plotë i Protokollit të nderit i dorëzimit të qytetit të Shkodrës i

nënshkruar midis Princit Danillo dhe E. P. Toptanit. Shih f. 562-564. 395 Margaret MacMillan, The war that ended peace: How Europe abandoned peace.., 462 396 R. J. Crampton, The Decline of the Concert of Europe in the Balkans, 1913-1914, Slavonic and East

European Review, vol.55, no.3 (1977), 370-90. Cituar në Margaret MacMillan, The war that ended peace:

How Europe abandoned peace for the First World War,462. 397 AMAE, Turqiue, Guerres Balcaniques, VIII, Vol. 236, 1-5 octobre 1912, AIH, f. 210. Cituar në

Muhamet Shatri Dokumente franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët më 1912. Vëll.II. (Tiranë: TOENA

2012), 249-250.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

107

Stamboll, ndërsa vullnetarët e Shqipërisë së Mesme pas një parakalimi në Tiranë u

shpërndanë në qytetet e tyre. Ndërsa lidhur me dorëzimin e Shkodrës nga E.P.Toptani

dhe tërheqjen e forcave shqiptare dhe osmane që andej, bën fjalë një telegram i drejtuar

Ministrisë së Punëve të Brendshme të Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës që daton më 5

Maj të vitit 1913.

Në të shkruhet: “Kam nderin t`ju njoftoj se, sipas fjalëve të ushtarëve që erdhën

dhe po vijnë, merret vesh se Esat Pasha (Toptani-E.K) u dha urdhër komandantëve të

vendeve të fortifikuara që të tërhiqen (nga Shkodra-E.K). Ata deri ditën e premte

mblodhën të gjitha materialet ushtarake dhe së bashku me ordhinë u nisën në drejtim të

Lezhës. Kur hynë malazezët dhe serbët në Shkodër, oficerët ishin të dëshpëruar. Kur po

vinte ushtria jonë për në Tiranë, për shkak të udhëve të prishura, disa topa kanë mbetë në

Lezhë. Ushtria arriti në Tiranë, u çarmatos. Ushtarët redif (ushtarë rezervistë nga mosha

40-60 vjeç-E.K) dhe rezervë u liruan”398.

M. Gleni e përshkruan me nota dhe ngjyra të zymta gjendjen e keqe të qytetit të

Shkodrës pas ngritjes dhe shkrehjes së rrethimit. Sipas tij, Shkodra ishte qyteti i vdekur,

kur malazezët hynë atje. Qytetarët po vdisnin urie, kurse gjashtë muajt e bombardimeve e

kishin bërë pjesën më të madhe të qytetit të pabanueshme.

Sipas njërit prej studiuesve dhe analistëve më realist serbë, D. Tucoviq,“Zoti e di

ku do të përfundonte ky varg i marrëzisë dhe i viktimave po të mos ishte dorëzuar

Shkodra dhe pot ë mos e merrte në dorë Evropa çështjen e Shqipërisë. Dhe, pas gjashtë

muaj urie, vuajtjeje, shkatërrimi dhe humbjeje të kotë të jetës së njerëzve, mbeturinat e

mjera të aradhës bregdetare janë kthyer mbrapa, duke bërë pas vetes si të vetmen gjurmë

më se 5.000 varre të ushtarëve dhe urretjen e përgjitshme të popullsisë”399.

Por, qëndrimi i forcave malazeze në qytetin e Shkodrës nuk zgjati shumë sepse,

në të vërtetë, Fuqitë e Mëdha e kishin përcaktuar qysh më parë fatin e qytetit. Ai do të

mbetej pjesë e shtetit të Shqipërisë dhe për rrjedhojë, forcat malazeze u larguan të

detyruara nga qyteti, më 14 maj 1913. Shkodra kaloi nën pushtetin e Skuadrës

Ndërkombëtare të komanduara nga Koloneli anglez Sesel Bërnej. Lidhur me zgjidhjen

dhe përcaktimin e fatit të Shkodrës si pjesë e territorit shqiptar ishte e bindur edhe Rusia.

Ministri i saj i jashtëm Sazonovi, ka shkruar lidhur me rastin e qytetit të

Shkodrës: “Që ti jepja fund rrezikut lidhur me pushtimin e pritshëm të Shkodrës nga

serbët dhe malazezët dhe të qetësoja miqtë tanë jashtë vendit, unë deklarova se

pikëpamja e qeverisë perandorake për këtë problem nuk ndryshon, bile edhe në rast se ky

pushtim do të kryhej ne do të vazhdojmë ta quajmë Shkodrën si një zonë e paracaktuar të

hyjë në përbërje të Shqipërisë të pavarur”.400

Lufta e Shkodrës vërtetoi se në strategjinë dhe argumentin e shteteve anëtare të

Aleancës Ballkanike, përveç luftës kundër pushtuesit të përbashkët osman, fshihej edhe

synimi shovinist për të pushtuar dhe aneksuar edhe shumë territore shqiptare. Ndërkohë,

zhvillimi i kësaj lufte bashkoi gjithë popullin, qytetarë e malësorë për mbrojtjen e qytetit,

duke ecur në rrugë të reja e duke kapërcyer vështirësitë dhe pengesat e panumërta.

Populli i Shkodrës, duke bërë të vetën trashëgiminë pozitive, ngriti lart vlerat e popullit

shqiptar para gjithë Evropës dhe botës për të jetuar të lirë, të pavarur dhe sovran në tokën

398 Përmbledhje dokumentare Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj, 28 Nëntor 1912-22

Janar 1914 (Tiranë: 1963), Dok. Nr. 189, f. 131. 399 Tucoviq, Vep. përm., 46. 400 Glenny, Vep. përm., 242.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

108

e tij. Ajo vërtetoi se populli di të ruaj energjitë dhe vetëdijen kombëtare, duke bërë

histori, duke treguar tradita, qëndresë, kulturë, vitalitet e vendosmëri që iu imponuan

Fuqive të Mëdha dhe monarkive ballkanike të kohës. Vlerësuar nga karakteri e

përmbajtja e saj, kjo luftë nuk ishte një dukuri e veçuar në rrafshin shqiptar, ballkanik dhe

evropian. Edhe pse kishte tipare dalluese që përcaktohen nga kushtet konkrete historike

në të cilat ajo u zhvillua, ajo ishte pjesë e luftës për pavarësi të Shqipërisë dhe mbrojtjen e

territorit të saj.

Edhe pse Lufta e Shkodrës përfundoi me dorëzimin e qytetit nga Esat Pasha, ajo

la gjurmë të pashlyera në vetëdijen popullore, por dhe në arenën ndërkombëtare. Lufta e

Shkodrës përbën një ndër ngjarjet heroike më të mëdha dhe një bazë për luftërat e

mëvonshme të popullit shqiptar. Në këtë luftë u vunë re edhe disa veçori në zbatimin e

artit ushtarak, të pavërejtura deri atëherë në teatrot shqiptare të luftës.

Të gjitha këto zhvillime çuan në një Konferencë të Londrës gjatë së cilës Fuqitë e

Mëdha do të mundohen që vendosin influencën e tyre përkundrejt çdo pretendimi të

shteteve ballkanike për ta realizuar ato vetë një traktat paqeje mes tyre dhe turqve. “Më 1

Janar 1913, Porta e Lartë paraqiti propozimet e saj për paqe. Këto lidheshin kryesisht

me statusin e Adrianopojës, ish-kryeqndra e Perandorisë, i cili mbetej i vetmi qytet

europian i Perandorisë- përveç Shkodrës në Shqipëri dhe Janinës në Epir- të cilat në

heshtje përballuan pushtuesit e tyre”401.

Në deklaratën e datës 7 Prill 1913, sekretari i shtetit anglez, Eduart Grei (Edward

Grey) thuhej:”Lufta e Shkodrës ka pushuar me kohë të ketë efekt për fatet e Luftës midis

Turqisë dhe aleatëve ballkanikë, ka pushuar së qeni një luftë çlirimtare. Operacionet e

Malit të Zi kundër Shkodrës janë pjesë e një lufte për pushtime dhe nuk ka arsye që të

mos i japim tani liri dhe indipendencë shqiptarëve të rrethit të Shkodrës, katolikëve,

myslymanëve, të cilët luftojnë për tokën e tyre, për ekzistencën e tyre”.402 Ndërhyrja e E.

Greit ishte përcaktuese aq sa:“Po të mos ishte ndërhyrja e shkathët pajtuese e Sekretarit

të Jashtëm britanik, Sir Edward Grey, Durrësi dhe Shkodra sot do të gëzonin atë nam të

trishtuar që ka Sarajeva”.403

Në përfundim, me tërheqjen e detyruar të forcave ushtarake pushtuese malazeze

nga qyteti i Shkodrës, më 4 Maj 1913, gjërat ishin qartësuar. “Lufta e Parë Ballkanike

përfundoi më 30 Maj 1913, me nënshkrimin e Traktatit të Londrës, sipas të cilit, Turqia

dhe Lidhja Ballkanike binin dakort që të gjashtë Fuqitë e Mëdha të merrnin përgjegjësinë

për formimin e shtetit shqiptar dhe përcaktimin e kufijve të tij”404.

Por, deri në këtë përfundim ishte dashur të tejkalohej një javë e nderë, e

tensionuar në diplomacinë evropiane, gjë që kishte çuar në tërheqjen e detyruar të Malit

të Zi nga Shkodra. Dhjetë ditë më pas, në qytetin e sfilitur nga Luftërat Ballkanike, u

vendos një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare 405 .” Ndërkaq në sajë forcave aleate të

nacionalizmit europian, Turqia ka pushuar së qeni një fuqi në Europë”406. Vlerësimet

dhe jehona e Luftës së Shkodrës, një nga më të gjatat e të dy luftërave ballkanike të

401 Kinross, Vep. përm., 590 402 A.Pernice. Origine de evolucioni storica delle nazioni balcaniche. (Milano: 1915), 494. (Cituar në P.

Rexhepit Mbrojtja e Shkodrës 1912-1913, 197). 403 Glenny, Vep. përm., 242. 404 Aubrey Herbert, Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957 – 2010, (Tiranë: UET Press 2015), 122. 405 Po aty. 406 Kinross, Vep. përm., 591.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

109

viteve 1912-1913, ishin të shumta dhe të ndryshme. Shumica e tyre vinte nga

personalitete politikë të huaj, si italianë, austro-hungarezë, anglezë, rusë etj.

Kaq mirë ishte organizuar marshimi i forcave mbrojtëse dhe i armëve të tyre sa

që zjarri i tyre shfaqej krejt papritur për forcat malazeze, aq sa edhe studiuesi serb D.

Tucoviq e pranon ndërsa shkruan:”Kur fillojnë luftimet, nuk dihet se nga vjen zjarri”407!

Një tjetër personalitet, ministri i Jashtëm i Austro-Hungarisë, Bertholdi, përmes

një udhëzimi të dërguar më 25 dhjetor 1912 për ambasadorin austrohungarez në

Petërburg, e udhëzonte atë që të takohej me ministrin e Jashtëm të Rusisë, për t`i bërë të

ditur se”…rezistenca e pamposhtur në mbrojtjen e Shkodrës nuk ishte aq fort një sukses i

armëve të Turqisë se sa një provë e vendosmërisë me të cilën luftojnë shqiptarët për të

mbrojtur këtë qytet të banuar vetëm e vetëm prej bashkëatdhetarëve të tyre”.408

Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sazonov, më datën 16 prill 1913, do të

deklaronte se: “Konçesioni që ne bëmë (Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve në

Londër i 22 marsit 1913, ku Shkodra u vendos t`i mbetej Shqipërisë – E.K) ishte për të

ruajtur paqen. Një luftë e provokuar për këtë shkak do të ishte një absurditet i vërtetë,

duke qenë Shkodra një qytet thjeshtë shqiptar…Mali i Zi nuk ka qenë i aftë të asimilojë

disa mijëra shqiptarë, katolikë e muhamedanë, që qenë vendosur brenda kufijve të tij 35

vjet më parë (tokat shqiptare të përfituara nga Mali i Zi sipas vendimeve të padrejta të

Kongresit të Berlinit të vitit 1878 - E.K)”.

Sazonovi e mbyll deklaratën e tij me një fjali shumë ironike dhe domethënëse

në lidhje me këtë luftë:”Prandaj aneksimi i një pjese të Sanxhakut të Shkodrës nuk do të

bënte gjë tjetër veçse do ta dobësonte Malin e Zi, i cili rrezikohet të bëhet një Shqipëri

Malazeze!”409 Si për të vulosur mendimin se Shkodra u mbajt me shumë vetmohim, duke

qenë një ndër operacionet luftarake më të gjatë në Luftën e Parë Ballkanike, italiani

Xhani Baj Makaria shkruante: “Qyteti i Shkodrës u mbrojt kryesisht nga shqiptarët,

njerëz luftarakë të ashpër, origjinalë, xhelozë për lirinë e vet, krenarë për traditat e

tyre”.410

Lufta e Shkodrës përbën operacionin mbrojtës më të gjatë të Luftërave

Ballkanike, ku qyteti shqiptar i Veriut nuk qe e mundur të merrej me anën e veprimeve

luftarake mësymëse malazeze.

Në mbrojtjen e Shkodrës, nuk ka asnjë dyshim që, vendosi shpirti luftarak dhe

qëndrueshmëria luftarake shqiptare dhe e forcave të garnizonit turk të Divizionit të 24-t

Nizam, që u bënë ballë forcave malazeze e serbe me kurajo dhe vetmohim të rrallë për

afro shtatë muaj.

Vlerësimet dhe opinionet mbi këtë forcë qëndrese të shqiptarëve dhe mbi

rëndësinë që patën luftimet në këtë zonë janë të shumta.“Në Shkodër…kanë

qenë…luftëtarët shqiptarë, të cilët sidomos ndër prita janë të tmerrshëm”411. Qyteti u

dorëzua tek malazezët, por jo për shkak të nënshtrimit nga mësymja e kundërshtarëve dhe

aftësitë ushtarake të tyre.

Dorëzimi u nënshkrua përtej çdo qëndrese ushtarake, duke shkelur mbi heroizmin

e paepur, përmbi gjakun dhe sakrificat e luftëtarëve mbrojtës dhe të qytetarëve

407 Tucoviq, Vep. përm., 85. 408 Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha, 206. 409 Rexhepi, Vep. përm., 197. 410 Po aty, 196. 411 Historia e Artit Ushtarak shqiptar nga Lashtësia deri në vitin 1939, 234.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

110

shkodranë. Aq më tepër kur dihej se qyteti, qysh pas mesit të muajit mars 1913, i kishte

mbetur asaj që i përkiste, Shqipërisë.

III. 3. Lufta e Janinës

Ndërsa Lufta e Parë Ballkanike kishte shpërthyer tashmë me mësymjen e

ushtrisë së Malit të Zi mbi portat dhe garnizonet e vogla osmane prej qyteteve që shkonin

në gjurmën e vijës lindore të trevave shqiptare si edhe në dy drejtimet e tjera që të çonin

drejt qytetit të Shkodrës, Fuqitë e Mëdha nxituan të mblidhnin ambasadorët e tyre për të

diskutuar rreth ruajtjes së kuotave të paprekshme, të përcaktuara prej tyre gjatë konfliktit

të sapo nisur ballkanik. Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, që u mbajt në Londër, më 17

Dhjetor 1912, kishte për synim zgjidhjen e problemeve të lindura nga lufta mes Aleatëve

Ballkanikë për çështjen e qytetit të Konstandinopojës me rrethinat dhe tre qytetet e

fortifikuara, Adrianopojën, Janinën dhe Shkodrën.

Vilajeti i Janinës përmblidhte brenda tij Jugun shqiptar, prej Gjirit të Prevezës e

Mecovës. Parë në këtë këndvështrim, ky vilajet ishte objektivi më i rëndësishëm për

Qeverinë e Athinës për dy arsye kryesore.

Së pari, Janina ishte jo vetëm kryeqendra e vilajetit të Jugut të Shqipërisë, por

edhe një nga qendrat më të rëndësishme dhe të pasura të popullit shqiptar, në pikëpamje

historike dhe kulturore.

Marrja e kësaj qendre, si kryeqyteti i Vorio-Epirit, do të krijonte një bazë të

mirë për të ndërmarrë çdo veprim luftarak të mëtejshëm në këtë rajon, si një hap i

rëndësishëm për forcimin e pozitave në Shqipërinë e Jugut, si dhe të ardhmen e

pretendimeve për këto territore. Në përballje me politikën agresie që kishte treguar

Greqia, qeveria osmane ty nga fundi i muajit Janar 1912, ndërmori disa lëvizje me

karakter ushtarak. Ajo urdhëroi largimin e Truparmatës së Përkohshme me qendër në

Janinë, duke lëne aty vetëm divizionin e 23-të autonom të nizamëve, që komandohej nga

gjeneral Esat Janina412.

Ndërkohë, efektivat e këtij divizioni shënuan rritje të ndjeshme. Përshembull

një batalion i linjës tani do të shkontederi në 500 vetë, gjë që ishte e duhur si masë për të

përballuar ndërlikimet e situatave të brendshme. Po ashtu, thirrja më pas e redifëve të

vilajetit (të Janinës) do të ishte një masë e mjaftueshme mbrojtëse kundër Greqisë.

Njëkohësisht, u bënë edhe disa shpërngulje trupash nga jugu për në brendësi të

këtij vilajeti, si masë për të përballuar trazirat e brendshme në të413. Marrja e këtyre

masave shihej si me mosbesim nga administrata ushtarake ndaj elementit të padisiplinuar

vendas. Ky mosbesim provohet me faktin se të gjitha rezervat e armëve dhe municioneve

që ndodheshin në Vlorë (afro 2450 mauzerë dhe 764 arka me fishekë), që prej kohësh po

pastroheshin dhe përgatiteshin për transport.

Ruajtja e tyre, deri atëkohë e mbuluar nga rojat vendase, tanimë i kaloi

kompanisë së nizamëve, prej disa kohësh e vendosur në Vlorë. Këtë argument e

412 Shqipëria në dokumentet Austro-hungareze…, Dok.176, 197, Raporti i konsullatës austro-hungareze nga

Prizreni, në lidhje me organizimin e trupave osmane në këtë rajon konsullor. Prizren, 20 Shkurt 1912,

Nr.18. 413 Shqipëria në dokumentet Austro-hungareze…,, Dok. 216, 237. Relacion Konsullit Bilinski, nga Janina,

rreth situatës së dislokimit të forcave osmane në vilajet. Janinë, më 1 mars 1912, Nr.33.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

111

vërtetonte edhe një masë e dytë analoge, e cila përshfaqej në atë që të 1000-1200

“martinave” të ruajtur aty për muhtafizët, i`u hoqën llozet dhe ato ruheshin nëpër arka të

veçanta414.

Së dyti, për qarqet shoviniste greke, Janina personifikonte vendin ku kishte

lindur helenizmi si ideologji dhe mbahej prej tyre si kryeqytet i Epirit, zonë të cilën ata e

quanin tokë greke. Marrja e kësaj kështjelle me luftë do të ndikonte me siguri në

vendimin e Fuqive të Mëdha të mbledhura në Londër, lidhur me përcaktimin e kufijve të

shteteve të Ballkanit ku Janina ishte në pritmëritë e grekëve.

Shkodra, në Veri ishte bërë qendra e luftës në terren dhe e diplomacisë në

kryeqytetet e Fuqive të Mëdha, sidomos në Londër. Luftohej me malazezët për një qytet

me histori dhe kulturë të pasur, për kryeqendrën e vilajetit, por mbi të gjitha për të

ardhmen e kombit shqiptar. Në krye të këtij fronti ishte kolonel Hasan Riza Pasha që ju

përgjigj thirrjes së Ismail Qemalit, duke ulur flamurin shekullor osman dhe duke luftuar

në një front të përbashkët shqiptaro-osman nën flamurin shqiptar.

Një pamje tjetër paraqitej në frontin e Jugut ku ndodhte ndryshe. Këtu lufta për

mbrojtjen e Janinës bëhej nën flamurin osman. Beteja për Janinën, gjatë Luftës së Parë

Ballkanike 1912-1913, për shqiptarët paraqiste interes të veçantë. Garnizoni i Janinës

kishte shumë luftëtarë shqiptarë, deri një divizion redifësh nga krahinat e Jugut të

Shqipërisë, që ishte pjesë e kontributit të faktorit të rilindur shqiptar.

Janina jo vetëm nuk pranoi bashkëpunimin me Qeverinë e Vlorës, por tentoi ta

arrestonte Ismail Qemalin përmes një njoftimi telegrafik të gjitha karakollëve të vartësisë.

Gjenerali i divizionit turk Kara Sait Pasha ish ministër i Luftës për 37 ditë gjatë vitit 1914

kontrollonte zonën midis Lushnjës, Fierit dhe Beratit. Ai dha urdhër të arrestohej Ismail

Beu disa ditë para se të ngrihej flamuri në Vlorë, në zbatim të fermanit të Janinës. Por,

përsëri ishte Esat Pashë Janina, që me ndërmjetësimin e deputetit të parlamentit osman

Myfit bej Libohova dhe Kadiut të Janinës, do të anulonte fermanin e arrestimit.

Në një telegram që ai u dërgonte Nënprefekturës së Vlorës, Prefekturës së

Durrësit, me urgjencë u kish kërkuar që kur Ismail Qemali të kalonte në ato anë ata ta

prisnin mirë e t’a nderonin dhe njëkohësisht dhe ta njoftonin në lidhje me këtë zhvillim.

Sipas Esat Pashë Janinës, ndikimi që kishte figura dhe personaliteti i Ismail

Qemalit tek shqiptarët ishte aq i madh sa që një arrestim i mundshëm i tij do të bënte që

të gjithë shqiptarët që luftonin në frontin e Janinës, do të braktisnin frontin dhe

dezertonin. Situata ishte e tillë që nëse një zhvillim i tillë do të ndodhte, kjo do të

rezultonte shumë e dëmshme.

Esat Pashë Janina, gjenerali shqiptar, që i kishte shërbyer besnikërisht sulltanatit

osman duke u bindur në zhvillimet e ardhshme, në mungesën e mbështetjes së shtetit të

rrënuar osman shkon deri aty, sa edhe të tentojë të ftojë Ismail Qemalin, që flamurin

mund ta ngrejë edhe në Janinë. Por, megjithë këtë fakt për çudi ai vetë nuk ju bind

negocimit për të luftuar nën flamurin shqiptar në Janinën e rrethuar.

Me zhvillimet luftarake të dy qendrave të vilajeteve shqiptare, të Shkodrës dhe

Janinës u lidh në mënyrë të konsiderueshme edhe debati për kufijtë e Shqipërisë që po

zhvillohej në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, e cila kishte nisur punimet më 17

dhjetor të vitit 1912. Fati i Shqipërisë ishte ndërmjet të tjerash në Shkodër, e cila u

414 Shqipëria në dokumentet Austro-hungareze…, Dok.317, 352-353, Raport, Konsullit Lejkanec, lidhur me

dislokimin e trupave osmane në këtë rajon, Vlorë, më 26 mars 1912, Nr.12.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

112

dorëzua plot një muaj pasi Fuqitë e Mëdha kishin përcaktuar kufijtë e Shqipërisë.

Shkodra u përfshi brenda territoreve shqiptare duke sakrifikuar Gjakovën, këmbëngulje

kjo e diplomacisë austro-hungareze dhe asaj italiane.

Krejt ndryshe qëndronte problemi në frontin e Janinës, që u dorëzua më 19 mars

të vitit 1913, pa mundur që të rezistojë edhe 3 ditë, sepse më 22 mars 1913 u vendos vija

e kufirit shqiptar dhe, për pasojë, Janina ngeli jashtë territorit administrativ shqiptar, pasi

edhe përpjekjet austro-hungareze dhe italiane nuk patën rezultat. Por, Janina nuk do të

ishte e qetë dhe as e sigurt.

Ajo kishte hyrë në planet luftarake të ushtrisë greke, të mbështetur edhe nga disa

prej Fuqive të Mëdha. “Megaliidea” ishte në veprim për zbatim në kushtet kur ushtritë e

Sulltanatit osman ishin plakur në luftëra të gjata shekullore, dhe i kishte ardhur koha që të

tërhiqej nga të tre kontinentet, që nga Afrika Veriore, Lindja e Afërt, Kaukazi dhe

Evropa, ku ajo ishte shtrirë në rreth 22.9 milion km², si një nga perandoritë më të mëdha

të historisë që jetoi që nga viti 1299 deri në vitin 1923.

Dokumentet historike flasin për përleshje të përgjakshme dhe një ballafaqim të

dhunshëm. Garnizonet osmane më 8 tetor 1912 u sulmuan prej ushtrive greke, bullgare,

serbe e malazeze, të cilët, duke pasur Rusinë cariste nga prapa, kishin krijuar Aleancën

Ballkanike. Nga rivaliteti ruso-anglez u bë e mundur që, në Ballkan të triumfonte

platforma ruse.

Ushtria osmane nuk mundi të bënte as një muaj rezistence dhe, më 3 nëntor

1912, kërkoi armëpushimin. Kështu, ushtritë greko-sllave pushtuan tokat shqiptare,

përzunë popullsinë autoktone nga trojet dhe vatrat shekullore, duke vrarë e masakruar

gra, pleq e fëmijë duke djegur e shkatërruar qytete e fshatra të tëra me metodat më

barbare e çnjerëzore që kishte njohur njerëzimi. Janina ishte një qytet fortesë, që kishte

një traditë luftarake prej shekujsh ku, shekulli i Ali Pashë Tepelenës kishte lënë gjurmë jo

vetëm në kujtesën e shqiptarëve dhe osmanëve pushtues, por edhe në kujtesën evropiane

e botërore.

Sipas një relacioni të vitit 1912, që Konsulli Bilnski nga Janina, j`ua drejton

autoriteteve në Vjenë rreth dislokimit të forcave osmane në këtë Vilajet thuhej krahas të

tjerash se përveç masave mbrojtëse ushtarake, për këtë qëllim u morën edhe disa të tjera

shtesë.

Nga ana tjetër, zhvendosja e trupave ushtarake osmane nga kufiri grek drejt

Veriut, solli për rrjedhojë, një dobësim të dukshëm të garnizoneve!“Megjithëkëtë, brenda

Divizionit të Janinës u bënë disa përmirësime, si kompletimi me një kompani telegrafi

dhe me dy bateri artilierie malore. Ndërkohë që, i`u kushtua një kujdes i veçantë

rregullimit dhe armatimit të fortifikimeve ekszistuese të Janinës, të cilat, madje, u pajisën

edhe me nga një projektor. Të gjitha këto masa u gërshetuan, në poligone të veçanta me

ushtrime të shpeshta qitjeje”.415

Më tej raporti vazhdonte kështu si më poshtë: ”Dislokimi i ri i trupave jepte një

pamje të qartë për opinionin që mbretëronte në Stamboll lidhur me situatën në Vilajetin e

Janinës. Ai përmblidhet në atë që, një pjesë e rëndësishme e trupave po shpërngulej në

415 Shqipëria në dokumentet Austro-hungareze.(1912), Dok.216, 237, Relacioni i Konsullit Bilnski nga

Janina drejtuar autoriteteve në Vjenë rreth dislokimit të forcave osmane në këtë Vilajet. Janinë, më 191,

Nr.33.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

113

brendësi të vilajetit për të përballuar revoltat shqiptare, kurse fortifikatat në Janinë do të

shërbebin si baza operacionesh mbrojtëse kundër Greqisë”416.

Kështu, të gjitha masat e mësipërme dukej të kishin qëllim të dyfishtë, kundër

kryengritjeve të shqiptarëve dhe mbrojtjes nga synimet pushtuese të forcave ushtarake

greke njëherësh!

Janina në fakt ishte vendi i kontradiktave të mëdha. Fillimisht osmanët nuk

lejonin bindjen ndaj politikës austro-hungareze dhe as diplomacisë e politikës së Ismail

Qemalit, por nga ana tjetër nuk pajtoheshin as me pushtimin e ushtrive greke. Mbrojtja e

Janinës, megjithë vendosmërinë dhe luftën heroike të mbrojtësve të saj u bë e pamundur

që të vijohej.

Qeveria e Stambollit e Babë Aliut, e udhëhequr nga Partia Bashkim dhe Përparim

(“Ittihat ve Terakki”), hoqi dorë nga rezistenca kundër Aleancës Ballkanike greko-sllave

dhe u dorëzua.

Qëndrimi i Portës së Lartë ishte mjaft dritëshkurtër sepse dirigjohej prej partisë

aventuriere “Bashkim dhe Përparim” që, në fakt, ishte një dështim i madh për vetë

perandorinë dhe për vendet që kërkonin të shpallnin pavarësinë dhe indipendencën e vet

siç ishte iniciativa politike për krijimin e shtetit shqiptar. Komandanti i trupave osmane

në Janinë, Esat Pashë Janina në mbrojtjen e Janinës kishte pranë edhe të vëllanë, Vehib

Pashën, ku edhe si bir shqiptari kreu shërbime madhore në rolin e komandantit të kalasë

në mbrojtjen e Janinës.

Por në kohën kur po kryente veprime luftarake mbrojtëse u kap rob nga grekët.

Pikërisht ushtarakut të lartë shqiptar, i`u drejtua me një telegram nga Vlora, më 25

dhjetor të viti 1912, vetë Kryetari i Qeverisë së Përkohshme shqiptare, I. Qemali, në

përgjigje të një shkrese që ky ushtarak i kishte drejtuar atij më parë. Në telegram Kryetari

i Qeverisë i kërkonte atij disa informata, për forcat greke që përparonin drejt Korçës, si

dhe ngjarjet luftarake në Janinë. Ndërkohë, ai dhe i bënte të ditura zhvillimet në ballkan

dhe në Evropë në lidhje me fatin e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj.

Mes të tjerave në telegram shkruhej:”Sipas përmbajtjes së shkresës Suaj për

çështjen e të arratisurve u bënë lajmërimet. Kemi shpresë të madhe që kjo do të bëjë

përshtypje të mirë, po afati një javor është shumë pak, prandaj ju lutemi, ta shtoni në

dymbëdhjetë ditë. Pres të më jepni informata për ngjarjet luftarake të ditëve të fundit si

dhe për ushtrinë greke që është duke përparuar nga ana e Korçës...Edhe Shtetet

Ballkanike e pranuan në parim Pavarësinë e plotë të Shqipërisë edhe aleatët ranë dakort

që kufijtë e Shqipërisë të caktohen nga Fuqitë e Mëdha...”417. Në fakt, Esat Pashë Janina

dokumentohet si mbrojtësi i Janinës, mirëpo nuk pati fat ta çonte deri në fund synimin e

tij për mbrojtjen dhe ta shpëtonte edhe për shkak se nuk i erdhi asnjë lloj ndihme

ushtarake nga Shtatmadhoria ushtarake e Stambollit, e cila kishte vendosur që ta braktiste

frontin rumelian të luftës edhe në sektorin e Janinës.

Është fakt se qeveria e Greqisë, që nuk e pranoi armëpushimin me qeverinë e

Stambollit, e sulmoi prapë Janinën. Komandanti grek zotëronte një forcë ushtarake më të

madhe. Fakti që Greqia nuk kishte pranuar armëpushimin me Turqinë dëshmohet edhe

përmes një telegrami të shkurtër të Prefektit të Beratit dërguar nënprefekturës së Vlorës,

më datën 7 dhjetor 1912. Në telegram shkruhej:”Komanda Supreme e Perëndimit në

416 Po aty, Dok.216, 237, Relacioni i Konsullit Bilnski nga Janina drejtuar autoriteteve në Vjenë rreth

dislokimit të forcave osmane në këtë Vilajet. Janinë, më 191, Nr.33. 417 Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj…, Dok. Nr. 112, 85.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

114

Rumeli, në bazë të komunikatës së Ministrisë së Luftës na lajmëron, me përjashtim të

Greqisë, që është një nga ndërluftuesët, me ushtritë bullgare e malazeze, është bërë

armëpushim dhe menjëherë do fillojnë bisedimet për paqe. Fortesat e Edrenesë e të

Shkodrës s`do të përfitojnë nga armëpushimi. Lufta me Greqinë vazhdon”418.

Pikërisht më 30 janar 1913 i dërgoi letër komandantit të garnizonit ushtarak të

përqëndruar në kalanë e Janinës, Esat Pashë Janinës, me përmbajtjen thelbësore që të

dorëzohej. Në fushëbetejë kishin zbritur dy “shokë” të një shkolle ushtarake, sepse vërtet

kishin studiuar së bashku në të njëjtën akademi ushtarake në Berlin.

Nga kampi ushtarak osmano-shqiptar do të vinte përgjigjja për komandantin

helen, Princin Kostandin, që ishte njëherazi edhe trashëgimtar i fronit helen. Përgjigjia

ishte e shkurtër dhe e prerë. Në të thuhej se Kalaja e Janinës gëzonte gjithë mjetet dhe

masat ushtarake të duhura për mbrojtje dhe se për këtë arsye ajo nuk do të dorëzohej

kurrsesi!

Nga ana e tyre grekët përdorën të gjitha mjetet tradicionale për ta marrë kalanë,

forma e metoda që dhanë rezultat në qytetin e Selanikut, ku dorëzimi i qytetit u bë në

marrëveshje me komandantin osman, Hasan Tahsin Pasha.

Rezistenca luftarake për më shumë se pesë muaj në Janinë bëri që shumë

shqiptarë të derdhnin gjakun në mbrojtje të saj. Esat Pashë Janina i udhëhoqi personalisht

luftimet dhe nuk e dorëzoi Janinën pa luftë të përgjakshme ndonëse të pabarabartë. Kishte

edhe një arsye të fortë më shumë sepse ai ishte lindur dhe rritur në oborrin e kalasë së

Janinës419.

Sipas vetë Esat Pashës, ai e përshkruan veten si pasardhës të Mehmet Kaçı, i

cili pat imigruar nga Selaniku prej Tashkentit dhe mori në zotërim Janinën përgjatë

mbretërimit të Sulltan Murad II. Vëllai i tij , Mehmed Vehib (1877–1940), gjithashtu u bë

një general i njohur420.

Esat Pashë Janina dhe Vehip Pasha, të dy vëllezër të lindur dhe rritur në Kala

të Janinës, luftuan deri sa shteruan mundësitë, forcat, energjitë, ushqimi e municioni për

mbrojtjen e një prej kalave dhe garnizoneve historikë. Gjaku i derdhur në mbrojtje të

Janinës shkoi kot sepse nuk u qëndrua dot nga ana e mbrojtësve deri në miratimin e

kufijve jugorë shqiptarë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Me qëllimin për të shmangur shkatërrimin e përgjithshëm dhe për të mbrojtur

jetët njerëzore dy bashkëstudentët e Akademisë ushtarake të Berlinit, që për pesë muaj

kryqëzuan armët në fushëbetejën e Janinës, Esat Pasha dhe Princi grek Kostandin

nënshkruan marrëveshjen e armëpushimit dhe të tërheqjes nga Janina. Sipas

marrëveshjes, forcat ushtarake osmane dhe shqiptare dorëzuan armatimin, municionin e

pajisjet në transhe, u grumbulluan në vendin e caktuar për robërit e luftës.

Por, nga Komanda greke erdhi urdhëri që robërit e Korpusit të Janinës të

riktheheshin në pozicionet e tyre, të merrnin armatimin personal dhe të rreshtuar, me

oficerët në krye, të parakalonin në Serviana, para tribunës së fitimtarëve grekë.

Trupat ushtarake osmane e shqiptare sapo mbaronin parakalimin dorëzonin

pushkët duke u vetë-çarmatosur, praktikë kjo e njohur në historinë e luftërave. Një gazetë

418 Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj…, Dok. Nr. 92, 72. 419 Jacques Kayallof, The battle of Sardarabad. (Mouton 1973: Retrieved 18 October 2011), 14. 420 Hamdi Ertuna, Yanya savunması ve Esat Paşa, Kültür ve Turizm Bakanlığı, 1984, 97. & Sermet

Atacanlı, Atatürk ve Çanakkale'nin komutanları, MB Yayınevi, 2006, 22.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

115

perëndimore sillte dëshmi okulare në mars 1913, në të cilën përshkruante një pamje

shumë të trishtuar për fundin e një prej garnizoneve që rezistuan fuqishëm në Luftën e

Parë Ballkanike. Janina mbahej nga trupat osmane që prej vitit 1430.

Kështu pas 483 vjetësh Janina nuk ishte më as shqiptare dhe as turke, por

kishte një “pronar” të ri, një pushtues të ri, Greqinë. Ishte vërtetuar thënia e Ismail

Qemalit i cili ishte shprehur se me rënien e Janinës së Ali Pashë Tepelenës në duar të

grekëve, Shqipërisë së Jugut i ishte shkëputur pothuajse e gjithë Çamëria, së bashku me

territore të tjera.

Ushtria greke e Kostandinit hyri në Janinë më 19 mars 1913. Kostandini do t’i

drejtohej Esat Pashës me xhentilesën e bashkëstudiuesit të së njëjtës shkollë me një

shprehje tipike për fitimtarin se shpata heroit të luftës nuk i merret, por nderohet.

Kështu Esat Pasha i armatosur, sipas marrëveshjes së bërë, së bashku me

ushtrinë e ngelur osmane: tre gjeneralë, 1148 oficerë e 30.063 asqerë, ndonëse luftuan

trimërisht u kthyen pa lavdi në kryeqendrën e sfilitur të perandorisë osmane, në Stamboll.

Shqiptarët e osmanët luftuan bashkë në një llogore. Mirëpo veprimi ushtarak,

politik dhe diplomatik nuk mundi të ishte në të njëjtën linjë në një ndër periudhat më të

vështira të kombit shqiptar. Janina dhe shumë nga trojet shqiptare ngelën jashtë hartës

administrative shqiptare edhe pse më 28 Nëntor 1912 Shqipëria kishte shpallur

Pavarësinë e shqiptarëve!

Por ajo nuk kishte mundur të shtrihej në të gjithë hapësirën e të katër vilajeteve

shqiptare. Me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe më parë, në katrahurën që

kalonte Perandoria Osmane, ushtarët dhe oficerët shqiptarë kishin filluar ta braktisnin

armatën osmane dhe shkonin në Shqipëri.

Fjalët e mbrojtësit të Janinës, Esat Pashë Janina ishin thirrjet që u bënte

ushtarëve shqiptarë të inkuadruar në ushtrinë osmane për të mos braktisur frontin e luftës.

Këtë shqetësim, i cili lidhej me dezertimin e ushtarëve shqiptarë që luftonin për

mbrojtjen e garznizonit të Janinës nga sulmet e ushtarëve grekë, por që në thelb, në

qendër kishte shqetësimin për mbrojtjen e Janinës, e përjetonte vetë I. Qemali, i cili u

drejtohej me një Qarkore gjithë krahinave të Shqipërisë për të mbrojtur Janinën.

Në Qarkore, midis të tjerave shkruhej kështu:”...nuk do të ishte e tepërt të

përsëritej se Qeveria e Përkohëshme bashkohet me dëshirën e përgjithshme që është

ç`faqur për mbrojtjen e Janinës dhe se është shumë e pikëlluar nga shkaku i dezertimit të

ushtarëve rezervistë shqiptarë”.421 Pas këtij shqetësimi që lidhej me çështjen e dezertimit

të ushtarëve dhe rezervistëve shqiptarë nga fronti i Janinës, Kryetari i Qeverisë së

Përkohshme të Vlorës u drejtohej të gjithë bashkëatdhetarëve të tij me tone grishëse në

mbrojtje të Janinës, si një detyrë ndaj çdo pjese të atdheut, që rrezikohej. Ai shkruante:

“Gjithë shqiptarët janë të detyruar të ruajnë tokën e tyre dhe ne jemi të sigurt se këtë

detyrë do ta përmbushim me vend dhe si e do nevoja. Ne duhet të mos kursejmë as gjënë

dhe as gjakun deri sa të shpëtojmë Shqipërinë nga armiku që e ka invaduar dhe i

kërcënohet gjithnjë. Prandaj pa humbur kohë, gjithë patriotët shqiptarë të rrokin armët

dhe të venë në ndihmë të Janinës...”422

Ndërsa vëllai i Esat Pashë Janinës, Vehip Pashë Janina që ishte edhe

komandant për mbrojtjen e Kalasë së Janinës u drejtohej ushtarëve shqiptarë gjithashtu

421 Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj,…, Dok. Nr. 167, 118. 422 Po aty, 120.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

116

me thirrje që synonin mobilizimin e tyre. Thirrjet e Komandantit të Kështjellës së

Janinës, i dëshmon në Kujtimet e tij edhe një personalitet politik shqiptar i asaj kohe,

Syrja Vlora i cili, lidhur me to, shkruan: “Komandant i saj Esat Pashë Janina, duke folur

me një gjuhë të zjarrtë mbi detyrat fetare dhe patriotike, i lutej qeverisë (në

Kostandinopojë) dhe neve që ushtria, një orë e më parë të dërgohej në Janinë”423.

Gjeneral Esat Pashë Janina424, mbetet në radhën e ushtarakëve shtatmadhorë

osmanë një figurë e vlerësuar si “mbrojtësi i Janinës”, edhe pse rënia e Janinës ndodhi për

disa arsye themelore e objektive ndër të cilat, në radhë të parë, veçojmë paftësinë e

qeverisë së Stambollit për të mbajtur trevat shqiptare dhe duke mos i lejuar ato për të

ndërtuar shtetin e vet.

Lufta për mbrojtjen heroike dhe rënia e Janinës, për komandantët dhe luftëtarët

e kalasë së Janinës, ishte një ndër momentet kryesorë të historisë kombëtare për rikthimin

e të drejtave të shqiptarëve. Rezistenca në Janinë ishte bërë në emër të vazhdimësisë së

sulltanatit osman në Rumeli, kur në fakt ajo ishte një problem që i përkiste Jugut të

Shqipërisë, saktësisht krahinës së Çamërisë.

Dhe shqetësimi për pushtimin e Janinës si kryeqendër e Çamërisë ishte i madh.

Për këtë shqetësim hedh dritë dhe një telegram i shkurtit të vitit 1913, pak kohë para

rënies së Janinës, telegram i cili i drejtohej Kryetarit të Qeverisë së Vlorës, I. Qemalit, ku

shkruhej:”Populli i Çamërisë, ushtarët e klasavet të ndryshme të së cilës gjinden me

shërbim në mbrojtje të Janinës dhe, e cila është braktisur pa fuqi të mjaftueshme

ushtarake e pa municion, qysh prej tetë ditësh po përleshet pa mëshirë me armikun deri

brenda në qytet...Në emër të krahinës në fjalë erdha në Gjirokastër për diskutim e për të

kërkuar ndihmë. Për dijeni ju raportohet gjendja e Çamërisë që po heq shpirt. Ju lutem

na jepni mendimin dhe ndihmën e Shkëlqesisë Suaj që po e pres këtu”425.

Pas pushtimit nga ushtria greke filloi shkombëtarizimi i Janinës dhe i krejt

Çamërisë, si dhe ndryshimi i pritshëm i kufijve me dhunë dhe me “diplomaci” në Londër.

Shtabi Madhor osman bëri planëzimin luftarak, të mbrojtjes së Janinës në fillim të vitit

1912, duke ja caktuar edhe mbrojtjen e territoreve shqiptare, Armatës së Dytë të

Selanikut.

Armata e Selanikut kishte tre korpuse: Korpusin e 3-të në Selanik, Korpusin e

6-të në Manastir dhe Korpusin e 7-të në Shkup; ajo kishte gjithashtu tre divizione

423 Syrja Vlora, Kujtime. Nga fundi i sundimit Osman në Luftën e Vlorës. Tiranë: ICEBERG PUBLISHING

HOUSE 2013), 55. 424 Esat Pashë Janina, 18.10.1862-02.11.1952.

Esat Mehmet Pasha (Mehmet Esat Kaçi) u lind më 18 Dhjetor 1862, pikërisht në Kala të Janinës. Ai rrjedh

nga një familje fisnike me prejardhje nga lokaliteti Kaçi pranë Tashkentit, prej nga e ka marrë mbiemrin.

Pasi u diplomua në Akademinë e Luftës në Stamboll shkoi në Gjermani, për kualifikime ushtarake për afro

katër vjet. Me rikthimin në Turqi, Esati u emërua pranë gjeneralit gjerman Gok Pasha. Gjatë kohës së

Luftës greko-osmane të vitit 1897, ai ishte Komandant i Shtabit të Truparmatës III. Më vonë, në harkun e

shkurtër kohor 12 Korrik deri më 10 Gusht 1911, emërohet për pak kohë Komandant i Divizionit të

Nizamëve në Shkodër. Në të vërtetë, në këtë periudhë, karriera e Esat Pashës u karakterizua nga lëvizje të

shpeshta në detyra gjithsesi të larta. Në shkurt 1912 Komandant i Divizionit 23 të Janinës, për t`u ngjitur

në fillim të muajit tetor në krye të Truparmatës së Janinës. Por, ngjarja që e bëri të njohur Esat Pashën, ishte

Lufta për Mbrojtjen e Janinës, në kuadrin e Luftës së Parë Ballkanike, e zhvilluar në segmentin kohor 4

Tetor deri 4-6 Mars 1913. Në betejën e Galipolit, Esati komandonte Grupin Lindor, kurse pas saj u emërua

Ministër i Marinës. Ai vdiq në Stamboll, në vitin 1952, duke lënë një libër me kujtime, që u botua në vitin

1975. (Shih në: https://en.wikipedia.org/wiki/Mehmet_Esat_B%C3%BClkat). 425 Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj,…, vepër e cituar. Dok. Nr. 167, 118.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

117

autonome me asqerë që, në rast lufte, ktheheshin në korpuse (Korpusi 22 në Kozanë,

Korpusi 23 në Janinë dhe Korpusi 24 në Shkodër). Çdo korpus kompletohej edhe me një

divizion me redifë426 shqiptarë. Në luftën e Janinës, Shqipëria dhe Greqia ishin dy vendet

kryesore pretenduese. Greqia synonte “zemrën e Epirit”, sepse ky qytet, kishte qenë selia

e pushtetit të Ali Pashë Tepelenës. Janinën e pretendonte qeveria e Ismail Qemalit, si

kryeqendra administrative e trevave jugore të shtetit të porsa-shpallur shqiptar.

Korpusi i Janinës përbëhej nga një divizion me redifë shqiptarë, forca

mustafëzësh427 shqiptarë, vullnetarë vendas, forcat e Divizionit të 23-të Nizam, reparte

xheniere etj. Divizioni me redifë shqiptarë përbëhej nga një regjiment artilerie, 3

regjimente këmbësorie; regjimenti i Janinës, me batalionin e Janinës, të Margëllëçit,

Filatit dhe Ajdonatit; regjimenti i Vlorës, me batalionin e Vlorës, Mallakastrës, Fierit dhe

Tepelenës; regjimenti i Gjirokastrës, me batalionin e Gjirokastrës, Delvinës, Përmetit dhe

Leskovikut.

Në Janinë ishin vendosur gjithashtu batalioni i Skraparit, një batalion i

Bilishtit, dhe vullnetarë shqiptarë nga Janina. Forcat tokësore të ushtrisë greke, në prag të

fillimit të konfliktit me Turqinë, në tetor 1912, kishin një efektiv prej rreth 113 mijë vetë,

të ndarë në 4 divizione këmbësorie, forcat speciale “Evzon” me 7 batalione, të pajisur me

artileri etj.

Për mbrojtjen e Janinës ishin vendosur 21 bateri artilerie, me 128 topa (72 topa

90 mm, 16 topa 120 mm, 2 topa 150 mm, 26 topa 75 mm dhe 12 mitraloza), të cilët, së

bashku me armët e këmbësorisë, mbulonin të gjithë terrenin e veprimeve luftarake, e

sidomos shtigjet malore, të cilat lejonin kalimin në shpinë të rendimit të luftimit të

Korpusit të Janinës. Zemra e këtij sistemi mbrojtjeje të fortifikuar ishte Bizani, 10 km në

juglindje të Janinës, në lartësitë me të njëjtin emër. Bizani ishte pika më e rëndësishme e

gjithë sistemit të pikëmbështetjeve të fortifikuara përreth Janinës.

Mbrojtja e Janinës ishte ideuar nga Marshalli gjerman, Von Der Goltz. Lufta

vazhdonte edhe në terrene të ashpra shkëmbore, një tipar i veçantë që i detyronte oficerët

gjermanë të përdornin një plan special për fortifikimin e vijave të para përfshi vendosjen

e baterive të artilerisë, përdorimin e telave me gjemba etj.

Greqia në këtë periudhë kishte një popullsi prej 2 milionë banorësh dhe ushtria

greke nuk shkëlqente. Në ndeshjen e vitit 1897, grekët pësuan humbje të rënda nga forcat

osmane dhe vetëm ndërhyrja energjike e aleatëve të saj europianë e shpëtoi nga

shpartallimi i plotë.

Në këto luftime, Hasan Riza Pashës, për trimëri i ishte dhënë grada kolonel,

ndërsa Esad Pashë Toptanit grada pasha. Por, në vitin 1913, pak më shumë se

pesëmbëdhjetë vjet më pas, koha punonte për grekët. Armata greke e Epirit, më 2 nëntor

1912, pushtoi Prevezën, më 11 dhjetor 1912 Sarandën dhe pas pushtimit të Artës,

Prevezës dhe Pargës më 13 dhjetor 1912, trupat greke iu afruan kryeqendrës së vilajetit,

Janinës.

Luftimet vijuan në datat 14,15,16 dhjetor 1913 përreth rajonit të mbrojtjes së

Korpusit të Janinës, në lartësitë e Luzetës dhe Agia Nicoloas. Studiuesi i njohur i

historisë së Ballkanit, Misha Gleni shprehet se: ”Megjithëse, gjatë mësymjes së tyre në

426 Redifë (turqisht), - rezervistë (shqip). 427 Mustafëzë (turqisht), - forca territoriale.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

118

Veri drejt Epirit dhe në Lindje drejt Selanikut hasën rezistencë shumë të dobët, grekët

nuk mundën ta mernin Janinën, e cila u mbrojt me vendosmëri nga garnizoni turk”.428

Më 19 janar 1913, nëpërmjet një kundërgoditje të suksesshme, trupat shqiptaro-

osmane rimorën Luzetën, por nuk e mbajtën dot gjatë sepse dy ditë më vonë, më 21 janar

1913, grekët e ripushtuan atë. Deri më fillim të marsit 1913, midis trupave greke dhe

forcave të Korpusit të Janinës, pati veprime sporadike luftarake. Në fillim të marsit 1913,

pas luftimeve të shumta dhe të ashpra mbrojtja e fuqishme dhe e fortifikuar e korpusit

osman të Janinës, u thye nga grekët.

Operacioni grek për të pushtuar Janinën ishte i bazuar mbi një mashtrim të

vjetër, i cili është i njohur në historinë e luftërave, ku thelbi i dinakërisë greke konsistonte

në përqëndrimin e një force të madhe këmbësorie e artilerie, në qendër të rendimit

luftarak, duke siguruar fshehtësi veprimesh dhe manovrim forcash e teknike e luftarake

për të dhënë goditjen vendimtare.

Veprimet greke shkurajuan mbrojtësit e Janinës, duke u hequr atyre mundësinë

e kundërsulmit dhe të veprimit energjik. Delegacioni i Qeverisë së Vlorës, në bisedime

me Esat Pashë Janinën, në Janinë, vendosi një lidhje me komandën e Korpusit të Janinës

për të ndihmuar mbrojtjen e qytetit.

Komanda e Korpusit të Janinës ishte e interesuar për bashkëpunimin me

qeverinë e Vlorës, për vetë përbërjen që kishte kjo njësi luftarake e madhe me luftëtarë

shqiptarë. Interesimi u kthye në shqetësim kur, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,

disa luftëtarë shqiptarë, në frontin e Janinës, nisën të dezertonin. Shkak ishte përhapja nga

grekët e fjalëve se “çështjen e kufijve të Shqipërisë e kishin në dorë Fuqitë e Mëdha,

prandaj ishte e kotë të derdhej gjak”.

Qeveria e Përkohshme e Vlorës, bëri përpjekje dhe mori masa të shumta me

qëllimin që qëndresa për mbrojtjen e Janinës të zgjaste sa më shumë. Madje, më 29 janar

1913, mori zyrtarisht vendimin që: “Të mbrohet me çdo kusht Janina” dhe u dërgoi një

thirrje gjithë krahinave të vendit që, ushtarët shqiptarë, të arratisur nga fronti i Janinës, të

ktheheshin menjëherë në repartet e tyre, për mbrojtjen e interesave të Atdheut.

Për shqiptarët thuhej në këtë thirrje, është një detyrë fort e madhe të mbrohet

dhe të mbahet Janina. Megjithëse ushtarët shqiptarë luftojnë nën flamurin otoman, prapë

se prapë këta duhet ta dinë këtë detyrë dhe ta njohin dobinë që ka Janina për Atdheun e

tyre. Janina, në fakt, falë qëndresës shqiptaro-osmane, ngeli si një ishull i rrethuar

luftimesh për pesë muaj!

Pikërisht për këtë dukuri që shkonte në dëm të forcave mbrojtëse të Janinës,

dëshmon me kujtimet e tij të dokumentuara një deputet i Parlamentit Osman dhe një

politikan i njohur shqiptar i kësaj kohe, një prej pinjollëve të spikatur të familjes së

Vlorajve, Syrja bej Vlora.

Në librin e tij me kujtime të botuar së fundmi, duke i`u referuar përpjekjeve që

bënte Vlora për të dërguar forca ushtarake, armatime dhe ndihma të tjera për në qytetin e

rrethuar të Janinës, shkruante: “Ushtarët shqiptarë që ndodheshin në vende të fortifikuara

në Janinë, arratiseshin aq shumë sa ishte për të ardhur keq. Qeveria (e Vlorës) nën

shtytjen morale të njerëzve me mend dhe patriotë, nga drejtimi i Përmetit e Gjirokastrës

nisi për në Janinë ministrin Mithat bej Frashërin, me detyrë që të këshillonte

428 Glenny Vep. përm., 235. Me sa duket M. Gleni (M. Glenny) e ka fjalën thjeshtë tek komanda dhe forcat

osmane, sepse në të vërtetë sipas shumë burimeve të kohës, në përbërje të mbrojtësve të Janinës kishte

shumë redifë dhe nizamë, por edhe oficerë thelbësisht shqiptarë.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

119

ushtarët”429. Por kjo ishte detyrë tejet e vështirë! Qe e pamundur të ndalej epidemia e

ikjes, edhe më i pamundur kthimi pas i atyre rekrutëve që e kishin lënë tashmë Janinën

për t`u kthyer në krahinat e tyre të lindjes. Pra thirrjet dhe dërgimi i shtetarëve për të

ndaluar epideminë e largimit nga fronti, që kishte përfshirë shqiptarët dukej si një mision

i pamundur!

Gjithmonë sipas shënimeve të S.Vlorës, Qeveria e Vlorës kishte bërë përpjekje,

ashtu si dhe ky vetë, për të mbledhur forca, armatime dhe ndihma të tjera për t`i dërguar

në ndihmë të garnizonit të Janinës, madje duke filluar disa ditë përpara se të vinte lufta në

Janinë, qysh aty nga data 5 tetor 1912.

Ja si i përshkruan këto përpjekje S.Vlora: “Më 5 tetor shkova në Vlorë. Aty

mora vesh se, sipas telegrameve të ardhur tre ditë më parë, nënprefekturës dhe zyrës

ushtarake u urdhërohej mbledhja shpejt e redifëve (ushtarë rezervistë). Konandanti i

regjimentit të redifëve430, Shaqir Beu, në një mënyrë ordinere dhe me vonesë i kishte

dorëzuar pusullat xhandarmërisë, për të mbledhur ushtarët brenda tetë ditëve. Jo vetëm

populli, por edhe zyrat qeveritare nuk e kishin kuptuar se lufta ishte e pashmangshme,

prandaj unë u përpoqa t`u jap të kuptojnë se brenda 7-8 ditëve të katër mbretëritë do të

shpallin luftën dhe i hoqa vërejtje kujtdo për këtë gjëmë të madhe” 431 Mirëpo, në

rrëmujën që kishte përfshirë forcat ushtarake osmane në prag të Luftës Ballkanike, edhe

zbatimi i urdhërave dhe përgatitjet për mobilizimin dhe përgatitjen e tyre, sidomos në

periferitë e Perandorisë, ishin tejet të vështira për t`u realizuar.

Aq më të vështira bëheshin transfertat e forcave dhe armatimeve tok me

përpjekjet e tjera ushtarake drejt Janinës kur diheshin mangësitë në linjat rrugore, mjetet e

transportit dhe pasiguria e rrugëve të lëvizjes së trupave dhe mjeteve të transportit, po t`u

shtosh këtyre mangësive edhe disiplinën e ulët dhe të shthurrur të komandave dhe të

rezervistëve, ngarkesat e mëdha të ushtarëve që lëviznin më këmbë, pasaktësitë në listat e

zyrave të rekrutimit, atëherë janë të kuptueshme vonesat e shumta në drejtim të

mbrojtësve të Janinës.

Lidhur me këto dukuri, S.Vlora ndërsa shpreh shqetësimin e tij, ka shkruar: “Me

njëmijë mundime dhe me ndihmën e disa njerëzve aktivë, u arrit të mblidheshin 500 vetë,

pa u caktuar, nga ata që ishin brenda moshës ushtarake”432. Kurse lidhur me dërgimin e

tyre për në Janinë ai shkruante: “Pas shumë korrespondencave, më së fundi Esat Pasha

(Janina) dha urdhër që repartet me ushtarë prej 600 vetësh, të armatosen, gjysmat në

vend dhe gjysma tjetër në Janinë. Por oficerët tregonin një hezitim të madh në ndarjen e

armëve, mbasi divizioni nuk kishte dijeni as për këto urdhëra dhe as për mënyrën sesi do

të niseshin ushtarët” 433 . Nga ana e saj edhe Qeveria e Athinës mori masa të

jashtëzakonshme për të vijuar me forcë luftimet për të pushtuar këtë qytet, i cili sipas

pikëpamjes së tyre do t`u jepte mundësitë për të pushtuar më pas gjithë Shqipërinë e

Jugut!

429 Vlora, Vep. përm., 54. 430 Është fjala për regjimentin e rezervistëve të Vlorës, i cili ishte pjesë e organizimit ushtarak të Ushtrisë

Osmane në Shqipëri, deri në vitin 1912. Ky regjiment varej nga divizioni i Elbasanit. 431 Vlora, Vep. përm., 53-54. 432 Po aty, 54. 433 Po aty, 55.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

120

Xhephane-ja 434 e Janinës mbajti të gozhduara shumë trupa greke ndërsa pjesa tjetër

vijuan përparimin në drejtim të Delvinës, Sarandës e Himarës. Flota greke mbështeti

forcat tokësore duke goditur pika të ndryshme të bregdetit shqiptar. Luftanijet greke

kishin bllokuar Vlorën dhe prenë kabllin telegrafik që lidhte Vlorën me Otranton, për të

ndaluar çdo komunikim të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës me botën e jashtme.

Në ato rrethana kjo qeveri reagoi, megjithëse nuk mundi të dilte ballë për ballë

e të ndeshej me forcat pushtuese. Veprimi shqiptar ishte ndërmarrë për t`u treguar Fuqive

të Mëdha se shqiptarët nuk pajtoheshin me shtrirjen e shteteve fqinjë në tokat e tyre.

Operacionet ushtarake greke përbënin një rrezik imediat tepër serioz.

Për pasojë gjendja në frontin jugor ndiqej me shqetësim të madh nga qeveria e

Vlorës, e cila që në shpalljen e pavarësisë kërkoi që popullsia e krahinave të kërcënuara

të kundërvepronin me aksione vullnetare luftarake.

“Komisionet e Mbrojtjes” ndërmorën disa goditje në shpinë të trupave

pushtuese, por vullnetarët shqiptarë nuk mund të ndalonin marshimin e një ushtrie të

rregullt e të pajisur mirë siç ishte ushtria greke. Gozhdimi i trupave greke në Janinë ishte

detyra imediate e çdo shqiptari në luftimet e Janinës. Qeveria e Vlorës, në fund të

dhjetorit 1912, dërgoi një delegacion në Janinë që të bisedonte me Esat Pashë Janinën që

të vijonte qëndresën dhe të ngrinte flamurin shqiptar.

Njëherëshi, Qeveria e Vlorës u bëri thirrje ushtarëve shqiptarë të garnizonit

ushtarak të Janinës, që ishin larguar pas shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912, të

riktheheshin në front e të luftonin bashkë me ushtarët osmanë në Janinë për ta mbrojtur sa

më gjatë qytetin e rrethuar deri atëherë sa Konferenca e Londrës ta përfshinte Janinën

brenda trungut shqiptar.

Në fakt Vlora mori vendimin në fund të janarit 1913, duke e shpallur veten si

palë direkt në konfliktin e Janinës dhe parashikonte një angazhim të përgjithshëm të

krahinave të jugut kundër forcave shoviniste greke. Në arenën diplomatike, ndërkohë që

po vijonin debatet në Londër pikërisht për Shqipërinë, Qeveria e Vlorës kishte

konkluduar se, “Me fatin e Janinës ishte i lidhur fati i gjithë Shqipërisë”.

Faktet historike flasin se, pas rënies së Janinës trupat greke pushtuan

Gjirokastrën, Përmetin, Tepelenën dhe Beratin. Në planet luftarake greke ishte edhe

pushtimi i Korçës.

Në fund të janarit 1913, Qeveria e Vlorës u përpoq që edhe në Korçë të merrej

vesh me komandën osmane për pjesëmarrjen e qarqeve patriotike shqiptare në qëndresën

kundër forcave greke. Komandanti turk nuk pranoi marrëveshjen me një qeveri që kishte

shpallur shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Osmane!

Pas pushtimit të krahinave të Jugut, Greqia kërkonte të realizonte aneksimin e të

gjithë Shqipërisë së Jugut që, tani filloi ta quante “Vorio Epir”, si një ndër pikat kryesore

të programit të “Megaliidesë”. Në fakt, kufijtë shqiptarë do të përcaktoheshin në mesin e

vitit 1913, nga komisionet kufitare që erdhën më vonë në vend. Forcat greke u detyruan

të tërhiqen dhe kështu qytetet e Korçës dhe Gjirokastrës ngelën qytete shqiptare, por

Greqia me luftë dhe me diplomaci i`a doli të marrë Janinën dhe Çamërinë.

Vendimi i Fuqive të Mëdha ishte një krim e padrejtësi ndërkombëtare në kurriz të

shqiptarëve. Veprimet e ushtrisë greke kundër Janinës i drejtonte vetë Princi

trashëgimtar Kostandini, i ndihmuar nga ushtarakë të forcave speciale franceze. Në një

434 Xhephane (nga turqishtja)- armatime e municione.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

121

telegram që i drejtonte myftiu i Filatit, Mehmet Zeqiraj, Ismail Qemalit më 1 dhjetor

1912 shkruante se,“...gjithë Çamëria ishte në agoni dhe i kërkonte ndihma në armë dhe

në njerëz”435. Pas rënies së Janinës në duart e grekëve, në mars të 1913, një terror i

padëgjuar shpërtheu mbi popullsinë shqiptare me tmerre e dëbime të pashembullta.

Janina do të ngelej si një monument historik i kujtesës së kombit që nuk harron

edhe kur humbet beteja siç ishte ajo e Janinës. Filozofi amerikan me origjinë spanjolle,

George Santayana (1863-1952) shkruante: “Kush e harron të kaluarën është i dënuar ta

përsërisë atë”.436 Lufta në Janinë vashdoi edhe pse Shqipëria kishte shpallur pavarësinë

dhe shtetin e parë të pavarur, më 28 Nëntorin e vitit 1912.

Pas këtij evenimenti kombëtar, kjo luftë tashmë përftoi një përmasë të re, atë të

luftës për mbrojtjen e tërësisë territoriale që ishte e rrezikuar nga njëri prej shteteve

kryesorë të Aleancës Ballkanike.

Gjithashtu, kjo luftë që po zhvillohej ndërkohë dhe ishte e kushtëzuar nga

Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, e cila ishte mbledhur në Londër që prej

17 Dhjetorit të vitit 1912. Në të po diskutohej ndërkohë edhe për “statusin ndërkombëtar

të shtetit të ri shqiptar, si dhe për kufijtë e tij politikë”437.

Lufta e Janinës, që nga rrethimi i qytetit prej forcave të ushtrisë greke, të cilat

kishin hyrë për këtë qëllim në brendësi të tokave të Shqipërisë së Jugut, vijoi për afro tre

muaj. Luftimet zgjatën nga vjeshta e vitit 1912 deri më 6 Marsin e vitit pasardhës 1913,

kohë kur qyteti i Janinës ra përfundimisht në duart e ushtrisë greke438. Ky përfundim

erdhi edhe sepse forcat e përziera ushtarake otomano-shqiptare të mbështetura edhe nga

vullnetarët shqiptarë të ardhur nga trevat e Çamërisë dhe viset e tjera u bënë një qëndresë

të zgjatur, tremujore, forcave mësymëse agresore greke.

Qëndresa ishte heroike sepse, sidomos oficerët dhe rezervistët të përkrahur

edhe nga vullnetarët shqiptarë luftonin për mbrojtjen e tërësisë së territoreve të zonës

jugore të Shqipërisë, të cilat rrezikoheshin të aneksoheshin nga ambicjet shoviniste të

fqinjëve të Jugut, grekët.

Por fatkeqësisht qëndresa nuk mundi të zgjaste aq sa të merrej vendimi në

favor të Shqipërisë, kësisoj Janina, qyteti i krenarisë së Çamërisë dhe krejt Shqipërisë me

të padrejtë i`u kalua Greqisë duke krijuar kështu një peng të madh historik kombëtar tek

shqiptarët!

III. 4. Beteja e Lumës.

Pas shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike dhe në rrjedhën e saj, një pjesë e

forcave ushtarake serbe hynë në tokat e pjesës veriore të Shqipërisë me synim pushtimin

dhe aneksimin e tyre. Edhe pse nuk ishte në planet ushtarake të drejtpërdrejta të forcave

ushtarake serbe, por si të thuash, ishte një ndeshje e paparashikuar, beteja e zhvilluar në

zonën e Lumës kishte një lidhje të brendshme të padiskutueshme me Luftën e Parë

Ballkanike.

Ashtu siç kanë shkruar shumë studiues të historisë dhe të artit ushtarak,

shqiptarë dhe të huaj, ajo ishte një betejë spontane por edhe e veçantë, për disa arësye.

435 Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj,…, Dok. Nr. 169, f. 120. 436 Zaho Golemi, Revista: Mbrojtja, Nr. 3, 2013. 437 FESH., Vëll.II, 1556. 438 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

122

Më së pari, beteja u zhvillua midis forcave ushtarake që kryenin veprime luftarake në

kuadrin e Luftës së Parë Ballkanike dhe forcave vullnetare luftarake të krahinës së

Lumës, që mbronin tokat e tyre nga raprezaljet dhe pushtuesit e huaj.

Në këtë pikëpamje, ajo nuk u zhvillua midis dy palëve ushtarake, por atyre

ushtarake serbe në njërin krah dhe atyre luftarake vullnetare civile lumjane që luftuan

përballë. Kësisoj, ajo ndryshonte thelbësisht nga Lufta e Shkodrës, e cila u zhvillua, po

ashtu, në kuadrin e Luftës së Parë Ballkanike. Ndryshimi qëndronte në faktin se në

Shkodër u ndeshën forca ushtarake aktive dhe rezerviste shqiptare dhe turke, të ndihmuar

nga ato vullnetare shkodrane, përballë forcave ushtarake pushtuese malazeze.

Gjithashtu, beteja u zhvillua sipas planeve ushtarake të parapërgatitura si nga

pala mësymëse dhe nga ajo mbrojtëse. Beteja e Lumës, për nga ashpërsia e luftimeve,

raporti numerik i pabarabartë i forcave shqiptare (lumjane) përballë atyre serbe, humbjet

e mëdha njerëzore dhe dëmet në materialet luftarake të serbëve, ndodhi në rrethanat kur

kishte nisur dhe po zhvilloheshin veprime luftarake të gjera nga forcat e ushtrive të

vendeve pjesëmarrëse në Luftën e Parë Ballkanike.

Në rrjedhën e kësaj lufte, në mesin e tetorit 1912, forcat ushtarake të armatave

serbe, mësynë në disa drejtime dhe i thyen focat ushtarake turke në Kumanovë ashtu si

dhe qëndresën e luftëtarëve shqiptarë që mbroheshin në Carralevë dhe Duhle. Për pasojë,

serbët pushtuan Rrafshin e Dukagjinit, duke krijuar kështu të ashtëquajturën “Zona

operative e Kosovës”, si një repart ushtarak të specializuar, me synimin për të kapur

Malësitë e Lumës, Hasit, Opojës, Gorës etj.

Në datat 9 e 10 nëntor 1912, dy kolonat e Armatës së Tretë të ushtrisë serbe,

lëvizën drejt Veriut të Shqipërisë me qëllim për të marrshuar me shpejtësi dhe për të dalë

e kapur bregdetin Adriatik, që ishte një ëndërr e vjetër e Serbisë për dalje në det. Një

tjetër synim ishte ç’armatosja e popullsisë së këtyre trevave, thyerja e çdo lloj qëndrese,

si dhe sigurimi i “njësive të bregdetit” nga krahu lindor.

Njëkohësisht, si për të shmangur ndonjë kërcënim ndaj “njësive të bregdetit”, të

cilat ndërkaq po vijonin përparimin drejt detit Adriatik, duke ndjekur luginën e lumit

Drin, Komanda e Armatës së Tretë serbe, ndërmori një veprim specifik.“Ajo krijoi të

ashtëquajturin “repartin e Lumës”, të cilit i u ngarkua një detyrë e veçantë, pushtimi i

krahinës me të njëjtin emër, si dhe Hasi, Opoja, Gora dhe, në vijim, të ç’armatoste

banorët, natyrisht duke goditur pa mëshirë çdo lloj qëndrese nga ana e tyre”.439

Forcat përbërëse, me të cilat u krijuan “njësitë e bregdetit”, u përzgjodhën nga

divizionet “Drina” dhe “Shumadie”, që ishin pjesë e Armatës së Tretë të Serbisë. Ndërsa,

sipas një studiuesi serb, B. Ratkoviq, nga divizioni “Shumadia”, u nxorrën katër aradha,

të cilat u vendosën në rrethinat e Prizrenit, me detyrë çarmatosjen e popullsisë, si dhe

mbajtjen e rendit dhe qetësisë në front dhe në prapavijat e luftës. Po për këtë qëllim, u

vendos edhe “ligji i luftës”440.

Në pikëpamje të forcave pjesëmarrëse në betejën e Lumës ka disa të dhëna që

vinë nga studiues dhe autorë të ndryshëm. Në njërin prej burimeve thuhet se: “Në mesin e

muajit nëntor të vitit 1912, krahina e Lumës u sulmua nga forcat e ushtrisë serbe, të

përbëra prej rreth 16.000 vetësh, të pajisur me 14 topa dhe 20 mitralozë”441. Këtë shifër

439 Shefqet Hoxha, Luma në luftërat për liri, (Tiranë: GEER 2002), 173. Aradha, - formacion organizimi ushtarak në përmasa dhe i ngjashëm me regjimentin. 440 Hoxha, Vep. përm., 173. 441 Po aty, 175

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

123

e pohojnë nëpër punimet e tyre edhe disa autorë të tjerë, kryesisht shqiptarë, të cilët u

shtojnë në përbërje forcave mësipër edhe disa kalorës. Gjithashtu, kjo shifër është pranuar

edhe nga të dhëna të historiografëve ushtarakë serbë.

Sipas tyre, madje, shkon deri në 18.000 ushtarakë, ndonëse burime të tjera, po

serbe, japin vetëm numrin e reparteve si çeta, batalione, aradha ose regjimente, pa e

përcaktuar numrin e forcave të tyre pjesëmarrëse në këtë betejë spontane!

Nga ana tjetër, numri i forcave luftarake vullnetare shqiptare, që u vendosën në

mbrojtje të Lumës, shkonte nga 2000-3000 deri në 4000 vetë. Krerët drejtues të forcave

mbrojtëse, të cilët u morën me organizimin e tyre, nisur edhe nga përvojat e mëparshme

të veprimeve luftarake të zhvilluara në këtë krahinë në vitet 1909, 1910 etj, përcaktuan

edhe terrenin, në të cilin do të vendoseshin forcat vullnetare vendase.

Për rrjedhojë, mbrojtja u organizua në formën e një harku ose “patkoi” që

lakohej përgjatë lartësive dominuese dhe kyçe që zotëronin gjithë luginën e Lumës.

Konkretisht, mbrojtja dhe vendosja e forcave u bë në dy skalione ose vija. Vija e parë

kalonte nëpër faqen perëndimore të Gjallicës-Theth-Lauku i Darzës-Qafa e Kolesjanit-

Kodrat e Gabrricës-buza e lumit Drini i Zi.

Në një thellësi që shkonte nga 2-3 kilometra, pas vijës së parë, u vendosën

forcat luftarake vullnetare, në një vijë (skalion) të dytë, që përshkonte harkun nga Mali i

Limthit-Qafa e Reskut-Qafa e Drajës-buza e lumit Drini i Zi.

Kësisoj, në se do të përpiqeshim të bënim një raport në forca njerëzore, midis

të dy palëve, shqiptare dhe serbe, atëherë ai do të ishte afro 1 me 4 në dobi të forcave

serbe. Ndërkaq, as që mund të bëhej një raport krahasues në armatime dhe mjete të tjera

luftarake, tregues në të cilat forcat mësymëse serbe ishin plotësisht superiorë! Shtabi

drejtues i forcave shqiptare u vendos në majën e malit të Kolesjanit, prej nga shihej qartë

gjithë Rrafshja e Lumës, e cila do të bëhej edhe sheshi kryesor i betejës.

Në afërsi të shtabit ishin vendosur edhe elementët modestë të prapavijës së

forcave luftarake vullnetare. Po ashtu, me qëllimin për të përforcuar vijat e mbrojtjes, u

ngritën edhe një varg pritash që, të vendosura në vende të fshehta dhe kyçe, përpara

mbrojtjes, mund të pengonin dhe dëmtonin forcat ushtarake pushtuese serbe.

Në ndihmë të forcave mbrojtëse të Lumës erdhën edhe vullnetarë nga forcat e

regjimentit të formuar në Dibër nën komandën e prijësit të njohur dibran, përsonazhit

historik shqiptar, Elez Isufit.

Strategjia e përzgjedhur prej krerëve drejtues të forcave mbrojtëse, ishte të

lejohej depërtimi dhe përparimi i forcave ushtarake serbe, pa u goditur dhe qetësisht, për

aq kohë sa ata të hynin tërësisht pa dijeni në kurthin e ngritur, në zonën e mbrojtjes

shqiptare!

Ideja bazë e mbrojtësve mbështetej në mashtrimin dhe tërheqjen e kundërshtarit

në zonën e mbrojtjes, ku do të binin befas dhe të zbuluar nën zjarrin e papritur të të gjithë

forcave mbrojtëse. Taktika e frocave mbrojtëse ishte ajo e luftës tradicionale, e gërshetuar

kjo edhe me përvojën e taktikës ushtarake të kohës, që njihnin një numër luftëtarësh dhe

kishin kryer shërbimin ushtarak në Ushtrinë Osmane. Madje, midis tyre kishte edhe pak

oficerë të shkolluar, të bashkuar me mbrojtësit.

Në këtë betejë forcat mbrojtëse përdorën dy topa malorë, të vendosur në fshatin

Kolesjan të cilët, -sipas historianit serb B. Ratkoviq, hapën zjarr “me sukses”, kundër

ushtrisë serbe më datën 16 nëntor. Mbrojtësit shfrytëzuan terrenin e thyer, të cilin e

njihnin mjaft mirë, duke e shndërruar atë në një “aleat” të fuqishëm. Një tjetër element

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

124

favorizues për mbrojtësit u bë moti shumë i keq me shira të furishëm e të pandërprerë që

ç’orientoi, vështirësoi dhe ngadalësoi lëvizjen e forcave serbe. Ndërkaq fryrja e përrenjve

dhe lumenjve dhe dalja e tyre nga shtretërit pengoi e vështirësoi edhe lëvizjen e

karvaneve me qerre e kuaj, që furnizonin forcat serbe.

Pas përqëndrimit të forcave ushtarake serbe në fshatin Bicaj, më 13 nëntor 1912

dhe masave që ndërmori paraprakisht, komanda e tyre vendosi të priste përforcime dhe,

ndërkohë, u përpoq të siguronte rrugën që të çonte për në Kullën e Lumës. Në të njëjtën

kohë, në mbrëmjen e datës 14 nëntor, arritën në Bicaj një regjiment, një batalion dhe

njësia e topave malorë, në përforcim të forcave ushtarake serbe, që mësynin në drejtimin

e krahinës së Lumës.

Me dështimin e bisedimeve të komandës së forcave serbe me ato vendase, të

vendosura në mbrojtje, që u ndërmor në paraditen e datës 14 nëntor, shtabi drejtues i

forcave mbrojtëse vendosi të fillonte sulmin. Sulmi nisi pikërisht në agimin e datës 15

nëntor, përmes një rrebeshi shiu.

Sulmuesit goditën në befasi të plotë dhe fuqishëm nga lart-poshtë rezervën e

ushtrisë serbe, në perëndim të fshatit Bicaj. Për rrjedhojë serbët pësuan shumë humbje,

ndonëse vuri në përdorim edhe artilierinë e rëndë malore dhe u përpoq të

kundërsulmonte me forcat e tjera në përforcim.”Vetëm nga malësorët lumjanë u

asgjësuan në Kolesian (të Kukësit - E. K) 6 batalione serbe”442.

Sulmi i pjesshëm i forcave mbrojtëse u pasua nga një sulm i dytë, i përgjithshëm,

në të gjithë vijën mbrojtëse, i cili u dha herët në mëngjesin e datës 16 nëntor. Ky sulm u

parapri edhe me mbështetjen e dy topave malorë të mbrojtësve, që goditën kryesisht mbi

përqëndrimin e artilierisë serbe. Sulmi vijoi edhe përmes kohës së keqe dhe errësirrës së

natës, duke i detyruar forcat serbe të tërhiqeshin të shpartalluar deri në vendin e

përqëndrimit të tyre, në bregun e lumit të Lumës, në pritje të përforcimeve të reja nga

Prizreni.

Por, dita më e keqe për forcat ushtarake serbe qe dita që pasoi, ajo e 17 nëntorit

kur mbrojtësit të inkurajuar nga sukseset, kundërsulmuan nga të dy krahët me një vrull të

papërmbajtshëm.

Sulmi vijoi pothuajse për gjithë ditën, në përmbyllje të tij, forcat serbe u

tërhoqën të rraskapitura, përmes humbjeve, terrenit të panjohur e të rënduar nga moti i

keq, me shira të pandërprerë e të rrëmbyer. Ndërkaq, forcat vullnetare zunë një vijë të re

mbrojtjeje. Kështu u përmbyll faza e parë e betejës që zgjati për afro 4 ditë, nga data 14-

17 nëntor 1912. Humbjet dhe dëmet e forcave sulmuese serbe qenë të ndjeshme, në

njerëz dhe materiale luftarake.

Disa kronika i çojnë ato deri në 12.000 të vrarë nga pala serbe, ku përllogariten

të vrarë, të mbytur dhe të zhdukur. “Ndërsa nga pala mbrojtëse numri i të rënëve i kaloi

të 200 luftëtarët”!443

Disa ditë më pas, ushtria serbe i’u rikthye Lumës, megjithë disfatën e rëndë të

paparashikuar, sepse nuk mund të hiqte dorë kurrsesi nga kjo krahinë me rëndësi

strategjike për ta. Ajo krahinë ishte e tillë sepse u duhej të siguronin prapavija të sigurta

për kollonat e divizioneve “Drina” dhe “Shumadie”, të cilat tanimë ishin drejtuar për në

bregdetin shqiptar të Adriatikut. Në vijim, në ditët që pasuan, komanda ushtarake serbe

442 Historia e Artit Ushtarak shqiptar nga Lashtësia deri në vitin 1939, 232. 443 Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Vëll.1. 229. Shih dhe D. Tucoviq, Serbia dhe Shqiptarët, 85.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

125

dërgoi forca të shumta dhe lëshoi urdhëra të prera për masa të rrepta për ndëshkimin e

“rebelëve”, siç i quajtën ata lumjanët. Forcat serbe bënë hakmarrje të përgjakshme për

humbjen e tyre në Lumë.

Lidhur me masakrat e forcave serbe në fshatin Lumë, në shenjë hakmarrje për

betejën e mësipërme D. Tucoviqi ka përshkruar me tone dëshpëruese: “Për dy orë fshati u

likuidua me skena që është vështirë të përshkruhen. Të shtënat i rrëzonin gratë që i

mbanin foshnjat në gjinj; skaj mëmave të vdekura qanin fëmijët e tyre të vegjël që

rastësisht kishin shpëtuar nga plumbat…Për dy orë u likuiduan 500 shpirtra444!

Në përfundim, nëse do t’i bënim një përqasje krahasuese betejës së Lumës me

disa të tjera, të zhvilluara në suazën e Luftërave Ballkanike, posaçërisht për ato të kryera

në Shqipëri, padyshim që ajo, jo aq për shkak të përmasave territoriale dhe të qëllimeve

për të cilat u zhvillua, por sidomos për shkak të jehonës dhe të arritjeve që shënoi,

padyshim që për shqiptarët ishte një nga më të suksesshmet ndër to!

Në përmbyllje, mund të thuhet se beteja e Lumës, krahas dy betejave të tjera, të

zhvilluara në dy qytetet shqiptare, të Janinës dhe Shkodrës, ishte një nga treguesit

konkretë të rolit të rëndësishëm dhe të dukshëm të faktorit real shqiptar të pranishëm në

Luftërat Ballkanike, rol i cili është mohuar, madje shpesh është injoruar fare!

Ndonëse Shqipëria ende nuk ishte bërë një shtet i pavarur dhe nuk ishte pjesë e

Aleancës së shteteve të Ballkanit, faktori shqiptar ndikoi dhe u bë pjesë reale e tyre,

përmes disa betejave të spikatura, të përshkruara më herët, si në qytetet Shkodër, Janinë

dhe në Lumë të Kukësit.

III. 5. Lufta e Dytë Ballkanike

Sipas parashikimeve të aleatëve ballkanas, luftërat Ballkanike duhej të ishin

përmbyllur me Konferencën e Londrës të mbajtur në Janarin e vitit 1913. Mirëpo, duke

marrë shkas nga thyerja e pashpresë e Ushtrisë Turke në Luftën e parë Ballkanike, në

Stamboll nisi një luftë e ashpër politike ndërmjet liberalëve që drejtonin qeverinë, me

Qamil Pashën në krye në njërën anë dhe Komitetit për “Bashkim dhe Përparim”, në

krahun tjetër.

Ekipi i dërguar prej qeverisë liberale në Londër bëri të pamundurën për t’i bindur

Aleatët Ballkanas për t’i zbutur kërkesat e tyre territoriale, por pa asnjë rezultat. Pika

kyçe e kontradiktave ishte Adrianopoja (Edirne-ja) e cila, sipas Aleatëve, duhej t’i

kalonte Bullgarisë, ndërkohë që osmanët nuk pranonin që ta lëshonin këtë qytet. “Ky

qytet, kishte shërbyer si kryeqytet i perandorisë përpara pushtimit të

Kostandinopojës”445 . Pas presionit edhe të Fuqive të Mëdha, delegacioni i qeverisë

osmane u detyrua t’a lëshonte Adrianopojën më 22 Janar 1913, pasi mori premtimin që

ata mund të vijonin t’i ruanin varret e sulltanëve në xhaminë e Selimit të Dytë.

Ndërkohë, në Stamboll vijuan të shtoheshin zërat kundër qeverisë liberale dhe

manifestimet që dënonin “paqen e turpshme”. Nxitur nga këto ngjarje, Enver Beu,

themeluesi i Komitetit për “Bashkim dhe Përparim”, udhëhoqi një grusht shteti të

përgjakshëm. Autorët e grushtit të shtetit e grisën marrëveshjen e propozuar për paqe nën

444 Tucoviq, Vep. përm., 34. 445 M. Sükrü Hanioglü, A brief history of the Late Ottoman Empire, (New Jersey: Princeton University

Press), 173.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

126

thirrjen: “Më mirë vdekje se paqe me turp”446. Kështu rreth orës shtatë të mbrëmjes së

datës 3 shkurt, nën thirrjen: “Ederne e lirë!”, 447 rifilluan luftimet në Adrianopojë,

përgjatë vijës së Çatallxhasë, si dhe në gadishullin e Galipolit, në det dhe në tokë. Këto

qenë luftime të përgjakshme, të cilat zgjatën për pesë muaj, deri më 26 Mars 1913, kur

Adrianopoja më në fund ra duart e Aleatëve Ballkanas. “Traktati i Londrës i 30 Majit të

vitit 1913, sanksionoi dhe njoftoi në një fare mënyre edhe fundin e prezencës osmane në

Europë”448.

Kjo ishte një fitore e madhe për Aleatët, por bilanci në jetë njerëzore, sidomos

për osmanët, ishte katastrofik. Përllogaritjet, vetëm për të vdekurit, japin shifra të

ndryshme për viktimat e kësaj lufte, që luhaten nga 40.000 deri në 60.000 njerëz.449 Për

rrjedhojë, kur hynë në qytet, trupat bullgare u përballën me një morg gjigand kufomash,

viktima të predhave, epidemisë së kolerës, por mbi të gjitha të urisë.

Sipas studiuesit M. Sükrü Hanioglü shumë historianë janë të mendimit se

Luftërat Ballkanike duhen konsideruar si një një lidhje dhe “shkëndijë thelbësore” në

zinxhirin shkakësor që çoi në shpërthimin e “Luftës së Madhe”. “Ato qenë padiskutim një

fatkeqësi e madhe për osmanët. Një humbje e kësaj shkalle ishte një gjë shumë e vështirë

për tu gëlltitur. Reduktimi i një perandorie kaq të madhe dhe me shtrirje në tre

kontinente, në një shtet aziatik çoi në shpartallimin e krenarisë dhe besimit të vetë

osmanëve”450.

Emanuel Skatula, i cili pa nga afër këtë situatë të mjerueshme, do të shkruante i

tronditur:“Sa më thellë hyj në këtë ishull, aq më rrëqethëse bëhen skenat e gjakut, që më

dalin para syve. Shikoj para meje ata, që nuk kanë fuqi të lëvizin e që nuk ka burrë në

botë t’u vijë në ndihmë. Ata janë vdekja e gjallë mbi tokë... Në çdo hap trupa, që kanë

mbetur skelet, duar të mavijosura të këputura nga krahët, zgavra sysh të zbrazëta, gojë të

hapura sikur thërrasin me dëshpërim, dhëmbë të thyera prapa buzësh të çara dhe të

nxira”.451 Kjo është një dëshmi rrënqethëse që përshkruan viktimat e vërteta të asaj lufte

me përplasje të mëdha interesash dhe strategjish.

Vendet ballkanike mendonin se kishte ardhur koha të lanin hesapet me

perandorinë fanatike osmane. Ato donin t’u ngjanin me patjetër shteteve të mëdha

përëndimore, shteteve me tradita dhe, për ta bërë këtë shfaqën hapur qëndrime

kolonialiste, shpesh herë të fshehura prapa pseudoargumenteve historike.

Gjithsesi, dukej qartë që situata do të precipitonte patjetër në një tjetër konflikt,

sepse aleatët ishin bashkë deri në momentin e rënies së Turqisë Evropiane, por pjesa më e

vështirë do vinte tani, në “aktin e dytë”, kur do të përplaseshin midis tyre për interesa

krejt të kundërta.

Lufta e Parë Ballkanike ishte përmbyllur faktikisht më 30 maj 1913, me

nënshkrimin e dokumentit të Traktatit të Paqes, por megjithëkëtë paqja nuk dukej aspak e

sigurtë! Shumë shpejt ajo do të tronditej nga një konflikt i ri. Kjo situatë absurde, çoi pas

pak ditësh në shpërthimin e Luftës së Dytë Ballkanike, e cila ngriti siparin dhe nisi më 29

446 Glenny, Vep. përm., 244. 447 Hanioglü, Vep. përm., 173. 448 Po aty. 449 Po aty. 450 Po aty. 451 Emanuel Scatula, Valka na Balkane: Valecne tazeni Bulharska, Srbska, Recka a Cerne Hory proti

Turecku, Praha 1913, f. 394-395. Cituar në Glenny Histori e Ballkanit 1804-1909, 219.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

127

qershor, për të zgjatur deri më 10 gusht 1913. Kjo luftë u zhvillua duke përplasur

Bullgarinë nga njëra anë me Serbinë, Greqinë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Turqinë, nga

ana tjetër. Lufta erdhi për shkak të acarimit të madh të kontradiktave midis vetë ish-

aleatëve të Luftës së Parë Ballkanike, ambicjeve të pafre dhe mosmarrëveshjeve të thella.

Serbia, që nuk kishte dalje në Detin Adriatik, kërkonte kompensim në territoret e

Maqedonisë.

Gjithashtu, Greqia pretendonte të zgjerohej në kurriz të Bullgarisë, e cila mori

pjesën më të madhe të tokave të rifituara me luftë. Ndërkaq Rumania i bënte me dije

Bullgarisë pretendimet e saj në Dobruzhë. Studiues të ndryshëm analizojnë dhe

konkludojnë se, në tërë këtë vorbull, problemi serioz ishte zhgënjimi i Bullgarisë në

procesin e ndarjes së plaçkës së luftës.

Bullgaria kishte mbajtur peshën kryesore në veprimet luftarake kundër forcave

turke që vepronin jashtë Kostandinopojës, por shpresat e tyre për të vendosur kontrollin

mbi kryeqytetin turk u bllokuan me vendosmëri nga Rusia. Në Maqedoni ata e ndien

veten më të poshtëruar nga aleatët e paradokohshëm, Serbia dhe Greqia.

Siç dihet, grekët e kishin pushtuar Selanikun disa orë para se të arrinte atje

ushtria bullgare dhe, jo vetëm e mbajtën qytetin por, morën gjithashtu edhe një rrip toke

në bregun e detit Egje, deri në lindje të qytetit.

Ndërkohë, serbët kishin marrë pjesën më të madhe të Maqedonisë, e cila ishte

caktuar për Bullgarinë në marrëveshjen e 13 marsit 1912, ashtu si dhe rajonin e caktuar

për t’u “arbitruar” nga Cari, të cilin ata e kërkonin si kompesim për mosdhënien e

Shqipërisë dhe të bregdetit të Adriatikut. Poshtërimet ndaj Bullgarisë shtohen, po të

merret parasysh fakti që, Rusia e shtynte Bullgarinë që t’i jepte kompesime territoriale

Rumanisë, vetëm se rusët kërkonin të kalonin tranzit përmes Rumanisë, për të ndaluar një

aneksim të Kostandinopojës nga Bullgaria.

Për të mbrojtur territoret e fituara gjatë luftës, për t’u mbrojtur ndaj një

Bullgarie hakmarrëse, Greqia e Serbia nënshkruan një traktat mbrojtës, më 1 qershor

1913, një ditë pas nënshkrimit të Traktatit të Londrës. Kuptohet që, Bullgaria nuk e

fshehu pakënaqësinë nga rezultatet e Luftës së Parë Ballkanike.

Ata shpresonin dhe besonin, sidomos, te ndihma dhe ndërhyrja ruse, pavarësisht

nga roli i Rusisë në shtrëngimin e Bullgarisë për t’i dhënë Rumanisë

kompensime.”Kështu, Bullgaria, me një agresivitet kokfortë, refuzoi arbitrazhin rus,

kërcënoi se do të pushtonte të gjithë Maqedoninë dhe në mesnatën e 30 qershorit 1913,

pa ndonjë provokim apo deklaratë lufte, ndërmerr një sulm të dyfishtë ndaj Maqedonisë,

më qëllimim filestar për të ndarë forcat serbe e greke”452. Kjo gjë që shënoi fillimin e

Luftës së Dytë Ballkanike. Studiuesi Norman Riç citon Savovin kur shprehet se: “Sulmi

ka një qëllim të trefishtë, - vuri në dijeni Savovi gjeneralët e tij”453.

Së pari të detyrojë Rusinë me kërcënimin e shpalljes së luftës”, duke pasur si

ide që ajo ishte kundër Serbisë, Greqisë dhe, në këtë mënyrë, të rregullonte një

marrëveshje me efekt të menjëhershme, gjë që do të ishte mjaft komode për bullgarët.

Së dyti, bullgarët synonin që “... të detyronin aleatët ballkanikë për një sjellje

më pajtuese”. Me këtë veprim supozohej se aleatët nuk do të ishin gati dhe do të

gjendeshin në befasi sepse, mbase, nuk e kishin menduar një luftë të menjëhershme.

452 Kinross, Vep. përm., 592. 453 Norman Rich, Diplomacia e Fuqive të Mëdha 1814-1914, (Tiranë: TOENA 2006), 430.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

128

Kështu, ata do të mendoheshin më gjatë përsa i përket interesave apo kërkesave të tyre,

sigurisht për ato të cilat bullgarët nuk donin të lëshonin pe. Dhe, së treti synohej që “... të

niste menjëherë pushtimi me forcë i territoreve të mbajtura nga aleatët dhe operacionet

ushtarake të vazhdonin deri në një moment kur Fuqitë e Mëdha, pra ndërhyrja e huaj, ta

ndalonte përparimin e mëtejshëm ushtarak”.

Nuk do të vononte dhe koha do të tregonte se, sa shumë ishte gabuar Savov-i

dhe gjeneralët bullgarë dhe se, fundi i luftës, do të bënte llogari dhe do të jepte

përfundime të tjera, të ndryshme për këtë ndërmarje aventurore!

Sulmi bullgar ishte marrëzi e pabesueshme, shkruan Norman Rich, një vetbesim

i tepëruar ushtarak dhe kryesisht i shpresave të papërligjura te Rusia. Çdo simpati që

ndienin rusët për bullgarët ishte errësuar dhe shuar nga shqetësimi i ambicjeve bullgare

për Kostandinopojën dhe Ngushticat si dhe rusët.

Këta të fundit jo vetëm nuk u rreshtuan përkrah me bullgarët, por mbështetën

përpjekjet greke e serbe për të përfshirë Rumaninë në koalicionin e tyre antibullgar. Sipas

N. Riç-it (Norman Rich),“Për Greqinë dhe Serbinë sulmi bullgar ishte mëse i mirëpritur,

sepse bullgarët kishin marrë me vete njollën morale të agresionit”.454

Në datat 5 deri 6 korrik, ata i deklaruan luftë Bullgarisë, ashtu siç kishte bërë

Rumania më 1 korrik dhe Turqia dy ditë më vonë. Bullgarët u mundën shpejt dhe në

mënyrë vendimtare. Vetëm shtatë ditë pas fillimit të luftës bullgarët i bënë thirrje me ngut

Rusisë që të rregullonte një armëpushim me kundërshtarët e tyre ballkanas. Menjëherë

pas rimarrjes së Adrianopojës nga Turqia, ata gjithashtu, bënë thirrje për një armëpushim

edhe me Turqinë.

Bisedimet e paqes u zhvilluan në pjesën më të madhe në Bukuresht, kryeqytetin

e Rumanisë. Në vijim, më 10 gusht të vitit 1913 u nënshkrua një marrëveshje. Sipas saj

bullgarët i dhanë Rumanisë disa territore ndërmjet Danubit dhe Detit të Zi, ndërsa pjesën

më të madh të asaj që kishin marrë nga Maqedonia ja lanë Serbisë dhe Greqisë.

Disa ditë më vonë, më 29 shtator 1913, Bullgaria bëri në Kostandinopojë një

tjetër marrëveshje me Turqinë. Nëpërmjet saj osmanët rifituan Adrianopojën dhe kufiri i

ri me Bullgarinë u vendos në perëndim të këtij qytetit, përgjatë një vije që zgjatej deri në

veri të grykës së lumit Marica.

Duke analizuar dhe shoshitur të gjitha këto zhvillime është e kuptueshme të

shtyhesh drejt vlerësimit se, përgjegjësia kryesore për shpërthimin e Luftës së Dytë

Ballkanike i përket, më së shumti, pikërisht Bullgarisë. “E përshkruar si, fushata

ushtarake më e shkurtër dhe më përgjakshmja, zgjati me zor rreth një muaj, duke

ngatërruar të gjitha pritshmëritë në lidhje me pamjen dramatike të humbjeve bullgare,

duke përmbysur tërësisht ballancën e fuqive midis shteteve ballkanike”455.

Në përfundim të Luftës së Dytë Ballkanike, mund të thuhet se, politika e

Bullgarisë, edhe nga pikëpamja e interesave të saj, ishte mjaft dritëshkurtër. Bullgarët

nuk ditën të luanin me zgjuarsi dhe i ngatërruan synimet me mundësitë reale që kishin për

të përfituar në krahasim me fuqitë e tjera ballkanase.

Për rrjedhojë, kjo grykësi, ky ngut dhe pamaturia politiko-ushtarake, vërtetoi

qartë se, gjithë situata ndërkombëtare shpesh ngjason me një lojë, e cila mund të

ndryshojë nga çasti në çast, edhe vetëm me ndryshimin e ndonjë faktori përbërës!

454 Rich, Vep. përm., 430. 455 Kinross, Vep. përm., 592.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

129

Kësisoj, në planin konkret, jo më kot dhe rastësisht, është vlerësuar se Lufta e

Dytë Ballkanike është katastrofa e vetë asaj që e ideoi dhe e shpërtheu atë, Bullgarisë!

Ashtu siç ka shkruar Makiaveli tek Princi i tij:“Si në çdo lojë nuk mjafton vetëm

njohja e rregullave për të fituar ndeshjen, është e domososhme të mendosh gjatë gjithë

kohës për lëvizjen që do të bësh, që të arrish qëllimin kryesor; është e nevojshme

gjithashtu të njohësh kundërshtarin, që të përdorësh strategjinë e duhur, është thelbësore

të jesh gati për çdo të papritur të fatit, që të mos e vuash më pas…”456.

456 Niccolo Machiavelli, Princi, politika dhe kodet morale. (Tiranë: Uegen 2003), 9.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

130

KREU IV

LUFTËRAT BALLKANIKE DHE ÇËSHTJA SHQIPTARE

IV. 1. Drejt pavarësisë së Shqipërisë

Çështja shqiptare dhe faktori shqiptar kishte vite që kërkonin të afirmoheshin

dhe të çonin në kurorëzimin e qëllimeve kombëtare, siç ishin fitimi i autonomisë dhe më

tej i pavarësisë, gjë që e kishin bërë shumica e shteteve të Ballkanit deri në prag të vitit

1912.

Siç shprehej Faik Konica: “Është e qartë se, para së gjithash, Shqipëria ka të

metën e madhe që është pa miq dhe pa mbrojtje dhe që ndodhet atje ku ndodhet, si një

dhuratë e lehtë, e vendosur përgjatë një rruge të rëndësishme. Veç kësaj, ajo ka edhe një

tjetër të metë tejet të madhe … atë të qenit e vogël”457.

Veçanërisht ngjitje kishin pasur çështja dhe faktori shqiptar që nga koha e

kryengritjeve shqiptare të viteve 1908-1909, sidomos në kryengritjet e mëdha të viteve

1910-1912, kur ato edhe do të kurorëzoheshin me sukses.

Shpërthimi i Luftërave Ballkanike, do t’a përshpejtonte proçesin e vonuar të

njohjes së çështjes kombëtare shqiptare. Kjo ndodhte ndonëse shtetet anëtare të Lidhjes

(Aleancës) Ballkanike kishin në planet e tyre, përveçse goditjen dhe detyrimin e forcave

të Perandorisë Osmane të çmontonin dhe të largonin pushtetin e tyre nga gadishulli i

Ballkanit, edhe synime të tjera pushtuese dhe aneksioniste ndaj territoreve të shteteve të

tjera ballkanike, sidomos atyre të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Megjithkëto, ngjarjet e zhvilluara në kuadrin e Luftërave Ballkanike të viteve

1912-1913, do t’a përshpejtonin veprimtarinë politike, diplomatike dhe luftarake të

intelektualëve dhe atdhetarëve shqiptarë për të shpallur pavarësinë e vendit dhe krijimin e

shtetit të pavarur shqiptar.

Lidhur me synimet e aleatëve ballkanikë, studiuesja e çështjes së pavarësisë dhe

e lindjes së shtetit shqiptar, Nikol Gaj (Nicole Guy), duke analizuar në dritën e

dokumenteve shqiptare dhe të huaja, shkruan: “Asnjë prej traktateve nuk i referohej

shprehimisht”Shqipërisë”, ndonëse Traktati serbo-bullgar (13 mars 1912) i njihte

Serbisë mundësinë të merrte territore në Shqipëri si mjet për të përgatitur një dalje në

Adriatik; ndërkohë, shtojca e fshehtë e këtij traktati parashikonte që “Shqipëria” të

ndahej midis Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë”458.

Shpërthimi i Luftës së Parë Ballkanike nga aleati më i vogël i Lidhjes

Ballkanike, Mali i Zi më 8 tetor të vitit 1912 dhe pikërisht mbi qytetin verior shqiptar të

Shkodrës, si dhe në vijim edhe nga ana e Greqisë ndaj qytetit jugor shqiptar të Janinës,

ishte tregues i qartë i qëllimeve të tyre ndaj Shqipërisë.

Prandaj, intelektualët atdhetarë shqiptarë me në krye Ismail Qemal Vlorën,

duke parashikuar rrezikun e pushtimit dhe copëtimit të trojeve shqiptare nga aleatët

ballkanas, nxituan të shpallin aktin historik të Pavarësisë së Shqipërisë. Njëherëshi, më

28 Nëntor të vitit 1912, në rrjedhën e Luftës ballkanike shpallën krijimin e shtetit të

457 Nicole Guy, Lindja e Shqipërisë, (Përkthim). (Tiranë: Pegi 2012), 109 458 Po aty, 37.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

131

pavarur shqiptar i cili, me mbështetjen e Austro-Hungarisë dhe të Italisë, u njoh nga

Fuqitë e Mëdha të asaj kohe.

Ndërkaq shqiptarët e deklaruan Shqipërinë asnjanëse ndër veprimet e Luftërave

Ballkanike dhe duke shkëputur lidhjet e vjetra me gjeminë e kalbur të Perandorisë

Osmane, e cila po shkatërrohej e mbytej.

Ja si shkruhej për këtë çështje në një telegram të Kryetarit të Qeverisë së

Përkohshme të Vlorës së Janarit 1913, pas nënshkrimit të Traktatit të Paqes me shtetet

ndërluftuese ballkanike:”Mbrojtja jonë, sot, më tepër se ushtarake është diplomatike…

Shqipëria s`ka dëshirë të luftojë me asnjë shtet. Pra nuk duhet që Greqia të luftojë në

tokë të Shqipërisë dhe të derdhet më kot gjithë ky gjak. Ju lutëm mbretërivet t`i japin fund

me të shpejtë luftavet e armiqësisë, në emër të njerëzisë”459.Turqia Evropiane përbënte

një shqetësim të vazhdueshëm, në mes të luftës së kryengritësve dhe gjendjeve të

shtetrrethimit, sovraniteti osman respektohej vetëm në zona të kufizuara.

Tashmë dukej qartazi që perandoria shumëkombëshe, ishte në grahmat e fundit

të saj, duke humbur imazhin që kishte pasur dikur. Dobësimi vinte si nga jeta politike

brenda Turqisë ashtu dhe nga lëvizjet për pavarësi të kombeve që bënin pjesë në

Perandorinë Osmane.

Në të vërtetë gjendja e keqe në vilajetet shqiptare kishte nisur të paktën që aty

nga viti 1909, kur Turqit e Rinj vunë në lëvizje programin e një osmanizimi të ripërtërirë

të Perandorisë, proces ky që, nëpërmjet një centralizimi të kompetencave administrative

dhe ngjyrimeve të spikatura turke të autoriteteve institucionale, do të duhej t’u jepte një

fytyrë homogjene, thyerjeve shumetnike të ndryshme të perandorisë shumëkombëshe.

Kohezioni mbi bazë fetare, tipik për neoislamizmin e sulltan Abdyl Hamitit, ia

la vendin një osmanizmi laik dhe, në fakt, kjo gjë u punua edhe nga ana e rretheve,

bullgare, serbe, greke dhe shqiptare, duke minuar në këtë mënyrë bazat dhe ekzistencën e

rretheve kombëtare.

Në mënyrë të veçantë, u keqgjykuan reformat në Shqipëri, por qeveria u vu

përballë kësaj mëdyshjeje: “nëse nuk ndërmereshin reforma, çfarë dallimi do të kishte

ndërmjet regjimit të ri dhe regjimit të vjetër?”460.

Nga ana tjetër, “nëse bëheshin reforma të nxituara, pa një pa dy do të vijonin

trazirat, madje trazira të llojit, që i dhanë goditjen përfundimtare vdekjeprurëse sundimit

turk në Europë Gjendja e luftës së ashpër shqiptare zgjati dy vite dhe në fund të luftës

italiane, Aleatët Ballkanikë sulmuan Turqinë”461.

Shqiptarët e ndjenë dhe më shumë ndryshimin politik edhe pse një pjesë e mirë

e intelektualëve shqiptarë dhe figurave prijëse të kohës qenë ndër të vetmit që i kishin

mbetur besnikë Portës së Lartë. Shumë premtime për liberalizim në disa fusha ishin bërë

nga xhonturqit në vitin 1908. Dhe, duke u nisur nga kjo intelektualët shqiptarë nxituan të

hapnin shkolla në gjuhën shqipe, të shtypnin gazeta, të mernin pjesë në jetën e re politike,

duke dërguar deputetë në parlamentin e Stambollit.

Një ndër këta ishte dhe Ismail Bej Vlora, i cili vetëm pas disa muajsh do të

bënte thirrje për pavarësim të shqiptarëve nga Porta e Lartë, duke u shndërruar në një

ndër figurat më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar në luftën për liri dhe

459 Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj,…, 101. 460 Bejtullah Destani and Jason Tomes, Aubrey Herbert dhe krijimi i Shqipërisë së sotme, Ditare dhe letra

1904-1923, (Tiranë: Via Egnatia, 2012), 119-120. 461 Po aty, 120.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

132

pavarësi. Kështu, me Turqit e Rinj shpresohej për një shtet osman të reformuar, që do të

garantonte autonominë kombëtare shqiptare në vilajetet e Kosovës, Shkodrës dhe Janinës.

Në rrafshin fetar, Perandoria pajtohej me një popullsi që ishte në 70 përqind a

më tepër myslimanë dhe rreth 30 përqind të krishterë. Shpresat u shuan më 1909, me

rrëzimin e Sulltan Abdyl Hamitit dhe, më pas, me nisjen e osmanizmit të ri i cili, në fakt,

do ndryshonte vetëm fytyrë sepse në thelb do përpiqej të ruante dhe më me fanatizëm atë

të mëparshmin. Ndërkohë që deputetët shqiptarë në Stamboll, të udhëhequr nga Ismail

Qemali, protestuan dhe u përpoqën të ndërmjetësonin për kërkesat e bashkëatdhetarëve.

Vilajeti i Kosovës, tashmë i tronditur nga dhuna e vazhdueshme prej serbëve,

përjetoi, në prill të vitit 1910, ngritjen e një lëvizjeje të gjerë antiturke të shqiptarëve, ku

familje apo fise u shndërruan në ushtri të vogla. Shqiptarët u rebeluan kundër

modernizmit neoosman, taksave të reja, shërbimit të detyrueshëm ushtarak, gjuhës turke

të detyruar apo të alfabetit arab.

Kësisoj, “Pa bërë fjalë për literaturën në gjuhën shqipe, edhe në punime të

autorëve të huaj, është pranuar se në asnjë pjesë tjetër të Perandorisë gjendja nuk ishte

aq e ndezur sa në skajin e saj perëndimor, në viset shqiptare. Këtu prej vitit 1910, si

kundërveprim ndaj orvatjeve për një inkuadrim të rreptë të popullsisë shqiptare në

sistemin e administratës qendrore shpërthyen trazira dhe kryengritje të njëpasnjëshme të

cilat, Stambolli nuk mundi dot ti zotëronte, derisa u ndodh në vjeshtë të vitit 1912,

përballë zjarrit të përgjithshëm të Luftës Ballkanike”462 Në krye të këtyre kryengritjeve u

vunë patriotë të shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare ku spikatën Hasan Prishtina dhe

Isa Boletini.

Kjo kryengritje, u shtyp nga një ekspeditë e madhe ushtarake turke e përbërë prej

rreth 40.000 trupash. Për këtë shkak, një pjesë e madhe e popullsisë iku në Malin e Zi.

Siç është shkruar lidhur me këtë reagim: “Mbreti Nikolla Pjetroviç Njegosha i furnizoi

kryengritësit me armë, e mbrojti Isa Boletinin dhe lidhi marrëveshje aleance me prijësit e

familjeve të mëdha shqiptare, veçanërisht me ata të katolikëve të Mirditës”.463

Dhe kjo nuk u bë pa një qëllim. Mali i Zi synonte të aneksonte zonat e Shkodrës

dhe Dukagjinit. Në Mars të vitit 1911, kryengritjet u rikthyen, kësaj here në Shqipërinë e

Veriut, por ato sërish u shtypën.

Një ndër faktorët, mbase mund të ketë qenë dhe mungesa e bashkëpunimit me

prijësit e tjerë shqiptarë kosovarë apo ata të pjesës jugore të Shqipërisë. Ndërkohë

komitetet e ndryshme të veprimtarëve shqiptarë dolën me deklarata të veçanta. Deklarata

e cila u përhap më së shumti ishte e ashtëquajtura proklamata e “Librit të kuq”, botuar

nga Ismail Qemal Beu në Mal të Zi; kjo proklamatë fillonte me deklaratën e besnikërisë

ndaj Sulltanit, pastaj vazhdonte me prezantimin e kërkesave tashmë të njohura

autonomiste në një listë me 13 pika464.

Mirëpo, krynegritja e vitit 1911, në Shqipërinë e Veriut, vuante si nga dobësitë,

ashtu dhe nga përçarjet…U bënë disa lëshime për disa nga 13 pikat e kryengritësve

(vetëm për Malësinë, jo edhe pët trojet e tjera shqiptare); fiset e shqiptarëve katolikë,

befas, të braktisur nga Mali i Zi, qenë shtrënguar në fillim të gushtit që të ktheheshin në

trojet e tyre465. Sërisht u dërguan trupa nga Turqia me pretekstin “për të vendosur rendin”

462 Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha…, 61. 463 Po aty, 62. 464 Noel Malcolm, Kosova një histori e shkurtër (Prishtinë: KOHA 2011), 312. 465 Po aty, 319.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

133

në territoret e Turqisë duke qenë se trojet shqiptare ishin nën varësinë e saj, tashmë të

xhonturqve. Këta të fundit u munduan të qetësonin kryengritjen, duke premtuar, në

qershor 1911, rihapjen e shkollave shqipe dhe përdorimin e shkronjave latine. Por

armëpushimi nuk zgjati shumë.

Kryengritja shqiptare rifilloi më tetor të 1911. Në këtë kohë Turqit e Rinj po

kalonin vështirësi të mëdha dhe në fronte të tjera, përveç konfliktit me shqiptarët. Në

tetor të vitit 1911, Italia kishte pushtuar Libinë.

Aty nga mesi i Marsit të vitit 1912, me ndërhyrjen aktive të diplomacisë cariste u

lidh traktati i aleancës serbo-bullgare i cili, në anekset sekrete, parashikonte midis të

tjerash, ndarjen e tokave shqiptare në lindje dhe verilindje.466 Ndërkohë, që në janar të

vitit 1912, kryengritja shqiptare e uli intensitetin për arsye se në këtë kohë në Turqi u

shpërnda Parlamenti, u thirrën zgjedhjet dhe në horizont u dukën shpresa të reja.

Por, kjo gjendje nuk zgjati shumë sepse në shkurt të vitit 1912 në zgjedhjet që u

zhvilluan u rikonfirmuan dukshëm Turqit e Rinj përballë Partisë Liberale të

Mirëkuptimit. Kjo bëri që ata të vazhdonin të mbanin të njëjtin qëndrim fanatik dhe

arrogant ndaj shqiptarëve duke pasur frikë se çështja shqiptare mund të shndërrohej në

preçedent për kombe të tjera apo të kundërshtohej dhe nga vetë turqit.

Kjo gjë bëri që, në Maj të vitit 1912 kryengritja shqiptare të rindizej, por tashmë

me një forcë më të madhe kryesisht në zonën e Pejës dhe në Gjakovë ku udhëheqës ishin

emra të rëndësishëm të lëvizjes kombëtare shqiptare si Hasan Prishtina, Isa Boletini dhe

Bajram Curri. Të gjithë së bashku përpiluan një program me 12 pika, të mbështetur në

‘Librin e Kuq”, të vitit të shkuar, dhe i dërguan ato në Stamboll467!

Ashtu siç ka analizuar Prof. A. Puto, “Në vitin 1912 çështja e Pavarësisë së

Shqipërisë ishte pjekur për zgjidhje si nga pikëpamja e zhvillimit të gjendjes së

brendshme të Perandorisë Otomane, ashtu edhe nga faktorët e rinj në politikën evropiane

dhe ballkanike”.468 Çështja shqiptare tashmë kishte dalë në dritë në mënyrë shumë të

dukshme, duke kërkuar edhe një zgjidhje dhe veprim të menjëhershëm. Ndarja e

trashëgimisë së perandorisë osmane ishte shumë e mundshme që të ndodhte përballë një

humbjeje të ushtrive turke përballë aleatëve ballkanikë.

Rreziku që tokat shqiptare të konsideroheshin pjesë e kësaj trashëgimie dhe të

copëtoheshin si trofe i ballkanasve ishte eminent dhe bartte me vete rrezikun e shkëputjes

dhe aneksimit të përhershëm të trojeve shqiptare. Pamja diplomatike e çështjes shqiptare

përbënte një rast të vështirë. Për shqiptarët, në raport me kohërat e Traktatit të Berlinit,

këto ishin më të volitshme për të kërkuar shkëputjen njëherë e përgjithmonë nga Porta e

Lartë. Studiuesi Arben Puto shprehet se pozita diplomatike e çështjes shqiptare kishte në

466 Arben Puto, Përmbledhje dokumentare: Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së

imperializmit, 1876-1926, Vëll.I, (Tiranë: 1984). Pretendimet territoriale të të dyja palëve ishin

formuluar në këtë mënyrë tokat në Veri dhe në Perëndim të maleve të Sharit (pra Vilajeti i Kosovës dhe

Sanxhaku i Novi-Pazarit) do t’i shkonin Serbisë, kurse viset në lindje të Maleve të Rodopit dhe të lumit

Struma do t’i merrte Bullgaria. Krahinat e ndërmjetme të Maqedonisë të shtrira midis malit të Sharit dhe

atyre të Rodopit, Detit Egje dhe Liqenit të Ohrit duhej të formonin mundësisht provinca autonome sipas

interesave të përbashkëta bullgare dhe serbe. Por, në qoftë se një organizim i tillë u dukej i pamundur të

dy palëve, atëherë kjo pjesë do të ndahej në këtë mënyrë: Bullgaria do të merrte krahinën e Ohrit, Serbia

do të merrte një rrip tjetër toke në Maqedoninë e Sipërme, kurse pjesa që mbetej do të ndahej me

vendim arbitrazhi të Carit të Rusisë. 467 Stefanaq Pollo e Selami Pulaha, Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, 1878-1912, Tiranë 1978, 322. 468 Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha…, 61.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

134

avantazh për dy arsye kryesore:

Së pari, dy nga Fuqitë e Mëdha të kohës, Austro-Hungaria dhe Italia, ndonëse në

rivalitet njëra me tjetrën, filluan ti lidhnin objektivat e lëvizjes shqiptare me interesa të

shtrirjes së influencës së tyre në Ballkan.

Së dyti, vlen për t’u theksuar se siç ka theksuar një autor, “Lëvizjet çlirimtare të

Gadishullit nuk bënë kurrë një front të përbashkët kundër sundimit turk”.469 Pa harruar

dhe mpleksjet e interesave dhe mosmarrëveshjet ndërmjet Fuqive të Mëdha, të cilat për

asnjë moment nuk ndoqën politika të vendosjes së një gjëndjeje të qëndrueshme ekuilibri

afatgjatë, por sjellja e tyre reflektoi kriza dhe tensione që nuk do të kaloheshin dot për

kohë të tëra ndërmjet popujve ballkanikë.

Në fillim të Gushtit, krerët shqiptarë paraqitën një sërë kërkesash që synonin të

siguronin autonominë politike dhe institucionale në vilajetet shqiptare. Meqënëse mungoi

një përgjigje e menjëhershme prej Stambollit, ata pushtuan qytetet e Prizrenit, Novi-

Pazarit, dhe më në fund, me 16. 000 trupa pushtuan Shkupin, më 14 Gusht 1912.

“Gjithsej, në vilajetin e Kosovës kishte rreth 45.000 shqiptarë të armatosur”.470

Përpara një presioni të tillë qeveria turke që ndryshe u quajt Kabineti i Madh i

kryesuar nga Gazi Muhtar Pashai, u dorëzua. Më 4 shtator 1912, ajo u detyrua të jepte

autonominë në vilajetet e Janinës, Kosovës, Manastirit dhe Shkodrës. Kjo ishte një fitore

për shqiptarët, sepse për herë të parë u bë realitet ekzistenca e një Shqipërie reale, e një

shteti qoftë dhe vetëm autonom dhe, sepse afro dy muaj më vonë do të arrihej pavarësia.

Në fakt, prej kohësh në qarqet austro-hungareze dhe italiane qarkullonte ideja e

një vilajeti autonom shqiptar. Kjo sigurisht sepse secili prej këtyre dy shteteve shikonte te

trojet shqiptare mundësinë e realizimit të qëllimeve përkatëse.

Vjena e konsideronte autonominë si një mundësi për të ballancuar raportet e

ekuilibrave ballkanike, ndërsa Italia e shihte atë si urë lidhjeje apo mundësi depërtimi në

pjesën tjetër të Evropës.

Në të vërtetë, “Këto ide kishin dalë që më 1896, në takimin e Monxës, midis

ministrit të Jashtëm italian vikontit Venosta dhe atij austriak Goluhovski”.471 Në këtë

kuptim kjo do të shërbente si mburojë për lëvizjen autonome shqiptare. Ndërkohë, në

rrethanat e krijuara brenda Perandorisë me luftën e shqiptarëve dhe të popujve të tjerë të

shtypur të gadishullit, shtetet ballkanike si Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi,

përshpejtuan të përfitonin nga gjendja në të cilën kishte rënë perandoria. Një nga çështjet

kryesore të bisedimeve dhe të marrëveshjeve dypalëshe të këtyre shteteve, ishte ndarja

ndërmjet tyre e trashëgimit osman.

Shqipëria, megjithëse e vënë përballë frontit kundërosman nuk shihej prej tyre si

aleate e mundshme dhe e fuqishme, por si objekt pazarllëqesh për copëtimin e saj. Në

këtë optikë, Serbia synonte të merrte një pjesë të madhe të Shqipërisë së Veriut dhe të

Verilindjes (Kosovën), Greqia kërkonte Shqipërinë e Jugut, kurse Mali i Zi donte të

merrte Shkodrën me rrethinat. Pasi ishin marrë vesh ndërmjet tyre, shtetet ballkanike i

shpallën luftë Perandorisë Osmane.

Por, Lufta e Parë Ballkanike në fakt u drejtua jo vetëm kundër sundimit osman

në Ballkan, që përbënte një detyrë parësore, të shtruar për zgjidhje por, që në të vërtetë,

469 Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha…, 63. 470 Egidio Ivetiç, Luftërat Ballkanike, (Tiranë: Dituria 2008), 54. 471 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

135

qysh në fillim u përdor e kamufluar edhe për realizimin e planeve shoviniste të qarqeve

sunduese ballkanike. Kështu, ajo u shndërrua ndërkohë në një luftë grabitqare kundër

territoreve të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ky fakt provohet lehtësisht në se analizohen

drejtimet e veprimeve luftarake.

Zhvillimi i luftës tregoi se brenda një kohe të shkurtër ushtritë aleate e thyen

ushtrinë osmane në të gjitha frontet dhe filluan të marshonin në brendësi të tokave

shqiptare. Në këtë rrjedhë, forcat serbe pushtuan Kosovën dhe iu drejtuan Shqipërisë së

Veriut dhe të Mesme.

Ndërkohë, forcat malazeze pushtuan krahinat veriore shqiptare dhe rrethuan

Shkodrën, ndërsa ushtritë greke rrethuan Janinën dhe pushtuan Sazanin, Himarën dhe

disa fshatra shqiptare përreth. Këto marshime të forcave ushtarake ballkanike u

shoqëruan edhe me veprime terroriste dhe gjakatare kundër popullsisë shqiptare. Fuqitë e

Mëdha, në fillim, ishin kundër këtij konflikti të armatosur, i cili mund të çonte në prishjen

e Status-quosë në Ballkan dhe në shpërthimin e një lufte botërore, për të cilën ishin ende

të papërgatitura.

Mirëpo, hezitimi i tyre për aq sa kohë, kur lufta filloi dhe u pa se përparimi i

forcave ballkanike ishte i shpejtë. Fuqitë e Mëdha ishin tashmë përpara një fakti të kryer

dhe pas kësaj, filluan të mendonin për rregullimin e gjendjes së pasluftës. Ndërkohë, që

nga ana tjetër për shqiptarët kjo situatë u bë e papërballueshme. Kjo situatë vinte se, me

rënen e Perandorisë Osmane do aneksoheshin edhe vetë viset shqiptare, pasi ato u

konsideruan pjesë e saj.

Rrethet dhe organizatat atdhetare shqiptare brenda dhe jashtë vendit, në

përgjithësi, u shprehën kundër kësaj lufte sepse interesat e të dyjave palëve ndërluftuese

binin ndesh me interesat dhe të ardhmen e kombit shqiptar.

Ndërkohë që, kryengritjet shqiptare të armatosura të viteve 1910-1912 po

realizonin me sukses kundërshtimin dhe qëndresën ndaj forcave perandorake turke, më

14 tetor 1912 u organizua në Shkup një mbledhje e ngutshme, e cila do të kishte një

rëndësi krejt të veçantë në ecurin e mëtejshme të punëve në dobi të së ardhmes së

Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Pikërisht kjo mbledhje njoftoi Fuqitë e Mëdha se populli shqiptar po rrokte armët

për t’i “dalë zot Shqipërisë”. Mbledhja e Shkupit përzgjodhi edhe një delegacion, i cili do

të merrej vesh me viset e tjera shqiptare për organizimin e një Kuvendi Kombëtar. Ky

forum, do të duhej të shqyrtonte gjendjen dhe vendoste për fatin e Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë forcat atdhetare shqiptare bënë qëndresë të vendosur për të

ndalur veprimet agresive të ushtrive pushtuese të Aleancës Ballkanike kundër territoreve

shqiptare. Ndërkaq, zhvillimi i shpejtë i luftës shtroi nevojën e thirrjes së ngutshme të

Kuvendit Kombëtar dhe të shpalljes së Pavarësisë.

Sipas një studiuesi të huaj, “Në fakt, vendimi i shqiptarëve për të kërkuar më në

fund pavarësi të plotë në fundin e vitit 1912, në një farë kuptimi u provokua vetëm nga

frika se, në rast të kundërt, ata do të ndaheshin midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë, që

atëherë (së bashku me Bullgarinë) sapo kishin dalë fitimtarë në Luftën e tyre të Parë

Ballkanike kundër Perandorisë Osmane”. Pas pak kohësh, saktësisht më 28 Nëntor 1912

atdhetari Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti flamurin kombëtar në

Vlorë. Ndërkohë, ai shpejtoi ta bëjë të ditur këtë fakt edhe në arenën ndërkombëtare.

Duhet të theksuar se lëvizja shqiptare, duke e vlerësuar luftën e armatosur të popujve të

Ballkanit si një proces të përbashkët në altarin e arritjes së pavarësisë e të bashkimit

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

136

kombëtar, është përpjekur të bashkërendojë veprimet e saj me ato të popujve fqinjë. Në

një telegram të Ismail Qemalit drejtuar ministrave të punëve të jashtme të Malit të Zi,

Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë, me anën e të cilit ai njofton për shpalljen e pavarësisë së

Shqipërisë krahas të tjerave thuhej: “Shqiptarët gëzohen që mundën të hyjnë në familjen e

popujve të lirë të orientit e, duke mos patur qëllim tjetër veçse të jetojë në paqe me të

gjitha shtetet fqinje...”. 472 Kjo frymë nuk ka munguar të shfaqet në shumë raste si

solidaritet dhe bashkëpunim në aksionin e përbashkët kundër pushtuesit otoman.

Lëvizja shqiptare, jo vetëm ka qënë një forcë potenciale në këtë luftë, por është

vlerësuar si një komponent i rëndësishëm aktiv në lëvizjen çlirimtare në Ballkan.

Perandoria Osmane, më 17 gusht pranoi kërkesat e Kryengritjes së Përgjithshme që kufjtë

e Shqipërisë të shtriheshin në katër vilajetet. Për këtë vendim të nesërmen shkroi dhe

shtypi. Atë kohë ishte edhe në interes të Perandorisë Otomane që shqiptarët të fitonin

autonominë.

Të katër shtetet ballkanike, sipas propozimit të qeverisë greke, më 18 gusht u

shprehën kategorikisht kundër autonomisë së Shqipërisë. Në vijim, më 19 gusht, Rusia

me fuqitë e tjera kërkuan konçensione edhe për kombësitë e tjera. Pra synimet shoviniste

të fqinjëve nuk e lejuan, bile e sabotuan dhe e luftuan një bashkëpunim të tillë.

Tani që sundimi osman në Ballkan po perëndonte, ndarja e plaçkës ishte kthyer në

një objekt themelor të politikës dhe strategjisë së tyre, realizimin e së cilës synonin ta

kryenin kryesisht nëpërmjet copëtimit të trojeve të Shqipërisë e Maqedonisë, duke i

dhënë luftës ndaj tyre një karakter të padrejtë.

Kryengritjet shqiptare të viteve 1911-1912 në asnjë mënyrë nuk mund të merren

të shkëputura nga Lufta Ballkanike, përkundrazi, ato i paraprinë asaj, si në aspektin

ushtarak dhe në atë moral.

Goditjet e fuqishme, që morën forcat ushtarake osmane në Shqipëri, si dhe

dezertimet në masë të shqiptarëve nga formacionet e tyre, i kishin dobësuar forcat

ushtarake të Portës së Lartë në rajon. Por, njëherazi ato kishin ndikuar në shthurjen

morale dhe në rënien e aftësive luftarake të tyre, si dhe në zona të tjera.

Duke vlerësuar këtë fakt, në memorandumin e Qeverisë së Vlorës, dërguar

Konferencës së Ambasadorëve në Londër në janar 1913, shprehej ideja, se lufta e

vendeve të Aleancës Ballkanike,“…deri diku është vazhdim i kryengritjeve të fundit të

Shqipërisë dhe në sukses të tyre të ndjeshëm mund të konsiderohen me plotë të drejtë si

frytet e veprës së çlirimit me të cilën shqiptarët, si sot, ashtu dhe në të kaluarë… janë

shquar për trimëri”.473

***

Nëse i hedhim një vështrim kronologjik dhe ndalemi në analizën e ngjarjeve dhe

të rezultateve të arritura në çështjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimit të shtetit

shqiptar, atëhere mund të nxjerrim disa përfundime të rëndësishme që rrjedhin prej tyre.

Një ndër to është ai që lidhet me rolin e Fuqive të Mëdha Evropiane, por edhe në

bashkëpunimin e faktorit shqiptar, në çështjen e pavarësisë dhe të shtetit të pavarur

shqiptar. Në se i referohemi studiuesit të njohur A. Puto, të çështjes së pavarësisë dhe të

formimit të shtetit shqiptar, të krijuar më 28 Nëntor 1912, do të kemi disa përfundime:

Trajtimi i çështjes shqiptare nxorri në pah mospërputhjet midis Fuqive evropiane

472 Historia e popullit shqiptar, Vëll. I, 170. 473 Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj…, 135.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

137

të asaj periudhe, duke vënë perballë, siç ka shkruar A. Puto, “U ndodhën ballë për ballë

Austro-Hungaria me Italinë nga “Aleanca Trepalëshe” dhe Rusia cariste nga “Antanta

Kordiale”. Dy të parat nuk kishin ende një qëndrim të prerë, për sa i përket statusit të

Shqipërisë pas shkëputjes së saj nga Perandoria Osmane (pavarësi e plotë apo autonomi

e brendëshme). Megjithatë, të dyja e mendonin Shqipërinë e ardhshme me një shtrirje

territoriale të mjaftueshme që të bënte të mundur ekzistencën e saj si shtet më vete

(Shqipëri “viable”).474

Natyrisht Austro-Hungaria kishte arsyet e veta teksa kërkonte një shtet shqiptar të

ndarë nga Perandoria Osmane (autonome ose të pavarur). Arsyeja thelbësore ishte se

austro-hungarezët e shihnin Shqipërinë–shtet, “…si një barrierë, që do të pengonte

shtrirjen e sllavizmit në Ballkan”.475

Nga ana e saj, Italia kishte një këndvështrim tjetër lidhur me këtë argument. Po

sipas A. Putos, ajo “… e shikonte atë në perspektivë si bregun e pestë (quinta spenda), si

një kryeurë për depërtimin e vonuar të imperializmit Italian në Lindje”.476

Në anën tjetër, Rusia kishte një synim të vetin, prandaj “…ajo përpiqej që ta

shtrinte influencën e saj në Ballkan nëpërmjet zmadhimit territorial të shteteve sllave”.477

Sipas këndshikimit të saj “Lufta Ballkanike ishte një shans për copëtim të ri të tokave

shqiptare pas disfatës së Turqisë”.478

Këto prirje, me sens të kundërt, u përshfaqën dhe përforcuan dukshëm pas

shpërthimit të Luftërave Ballkanike. Vendimi për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, i

ndërmarrë nga Kuvendi i Vlorës më 28 Nëntor të vitit 1912, në qytetin e Vlorës, në

praninë e 75 delegatëve të mbledhur nga shumë treva shqiptare, u mor në shqyrtim nga

Fuqitë e Mëdha evropiane, në Konferencën e Londrës.

Kjo Konferencë e shumënjohur, e diskutoi çështjen shqiptare në një varg

mbledhjesh deri sa arriti tek vendimi përfundimtar.

Meqenëse në pranverë, tërheqja e Turqisë së mundur në Luftërat Ballkanike të

viteve 1912-1913, dukej e kryer, edhe lidhja e saj territoriale ishte ndërprerë me

Shqipërinë “vasale”,479 gjë që konfirmonte edhe ndërprerjen e suzerenitetit” turk480 mbi

474 Arben Puto, Shqipëria politike, 1912-1939, (Tiranë: TOENA 2009) 53. 475 Po aty. 476 Poaty.. 477 Po aty 478 Po aty, 53-54. 479 Po aty, 64 480 Pavarësia apo Pamvarësia është një shtet i cili sundohet prej vetisë qeverisëse apo që formon një shtet

sovran. Pavarësia është edhe e kundërta e varësisë. Shtetet për të qenë subjekt të së drejtës ndërkombëtare

duhet të kenë patjetër sovranitet, por egzistojnë edhe shtete joplotësisht sovrane, shtete te cilat kanë një

status juridik të kufizuar. Ato janë shtete të cilat nuk dalin si palë drejtëpërdrejtë në marrëdhëniet

ndërkombëtare. Ato janë në disa forma vartësie ndaj shteteve të tjera më të fuqishme dhe keto shtete i

përfaqësojnë ato në marrëdhëniet e jashtme. Njihen këto forma vartësie juridike ndërkombëtare:

1.Vasaliteti 2.Protektorati 3.Regjimi i kapitulacioneve 4.Mandati ndërkombëtar 5.Kujdestaria

ndërkombëtare.

Vasaliteti është një formë vartësie në të cilën shteti më i fuqishëm quhet suzeren kurse shteti më i dobët

quhet vasal (shtet i varur). Në prizmin e të drejtave që ka shteti më i fuqishëm kjo formë quhet suzerenitet,

ndërsa në prizmin e shtetit të varur quhet vasalitet. Shteti suzeren e përfaqëson plotësisht ose në çështjet

më të rëndësishme shtetin vasal në arenën ndërkombëtare.

Karakteristikat e Vasalitetit:

1.Shteti vasal nuk ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin e jashtëm ( me përjashtime të vogla ) 2.Shteti vasal i

paguan haraç shtetit suzeren 3.Shteti suzeren jep pëlqimin e tij për emërimin e kryetarit të shtetit vasal

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

138

të. Në Konferencën e Ambasadorëve ishte Austro-Hungaria e cila, në takimet me Italinë,

hodhi propozimin e qartë për braktisjen e variantit të “autonomisë”, duke lënë mbi

tavolinën e bisedimeve variantin për “pavarësinë” e Shqipërisë.

Me këtë variant ishte dakort edhe Italia, për rrjedhojë, në muajin Maj të vitit 1913,

të dy fuqitë, së bashku, paraqitën “një projekt, i cili përjashtonte çdo lidhje vartësie, të

Shqipërisë nga Turqia”. Vendimi mori formë të prerë pas kundërshtimit të Rusisë, e cila

kishte pothuajse përherë prirjen për të kundërshtuar “projektin e pavarësisë” shqiptare.481

Pas tejkalimit të refuzimit të Rusisë, Konferenca mbeti tanimë tek vendimi

përfundimtar i datës historike 29 Korrik 1913, ku njihej pavarësia e Shqipërisë. Sipas

këtij vendimi, Shqipëria shpallej “Principatë e pavarur, e trashëgueshme dhe neutrale, nën

garancinë e Fuqive të Mëdha”.482

Përpara se të vinte ky vendim historik, ishte arritur një tjetër marrëveshje e njohur

si Traktati i 30 Majit 1913. Ky traktat u mbajt midis Aleatëve Ballkanas të Luftërave

Ballkanike të viteve 1912-1913, në njërën anë dhe Turqisë së mundur, në anën tjetër.

Traktati ishte i një rëndësie të veçantë për të gjithë rajonin e Ballkanit, së pari

sepse ai, pas humbjes së Turqisë Osmane, sanksiononte gjithçka kishte ndryshuar në

situatën e gadishullit, që pas kësaj humbjeje, duke përfshirë në të edhe problemin apo

ndryshe çështjen shqiptare.

Pikërisht Neni 2 dhe 3 të këtij Traktati, kanë lidhje me Shqipërinë, pasi në to, në

thelb, shprehej një qëndrim i ri ndryshe, ndaj Shqipërisë, nga të dy palët, nga Turqia dhe

shtetet ballkanike të Aleancës. Ndërkohë që Turqia“…u lëshonte aleatëve territoret e

pjesës perendimore të Ballkanit me përjashtim të Shqipërisë, fati i së cilës u besohej

Fuqive të Mëdha si për statusin ashtu edhe për kufijtë e saj”.483 Kësisoj Turqia hiqte dorë

nga çdo e drejtë mbi sovranitetin e Shqipërisë.

Por, deri tek Pavarësia e Shqipërisë, u desh të tejkaloheshin mospajtimet

këmbëngulëse të aleatëve ballkanas, që e zvarritën dhe e zgjatën procesin e njohjes për

disa muaj.484 Veçanërisht kjo zvarritje vinte nga përfaqësuesi i Serbisë dhe homologu i tij

i Greqisë, të cilët kundërshtonin projektin austro-hungarez-italian të pranuar edhe nga

4.Territori i shtetit vasal konsiderohet si pjesë e territorit të shtetit suzeren. Kjo do të thotë se të gjitha

marrëveshjet e lidhura nga shteti suzeren janë ipso-facto të lidhura në emër të shtetit vasal po qe se nuk

tregohet e kundërta në marrëveshje, po ashtu edhe lufta e shtetit suzeren është ipso-facto luftë e shtetit

vasal. Sot shtetet vasale janë një relike historike. Vasaliteti ka qenë një formë vartësie e cila është zbatuar

nga Perandoria Osmane. (Shih: www.scribd.com › Business/Law › Court Filings) 481 Në Konferencën e Londrës ishte Franca e cila ndërhyri për të bindur Rusinë që, në situatën e re të

krijuar, refuzimi për pavarësinë e Shqipërisë ishte i pakuptimtë. 482 Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve, datë 29.07.1913, tek çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare

të periudhës së imperializmit, Vëll. II, Tiranë 1984, 278-280, (cituar nga A. Puto në librin Shqipëria

politike, 1912-1939, i cituar, f. 61.) 483 Puto, Shqipëria Politike, 1912-1939, 60. 484 Për të zhbllokuar situatën absurde të krijuar nga shtetet anëtare të Aleancës Ballkanike, u desh ndërhyrja

e prerë e ministrit të jashtëm të Anglisë, Eduart Grei (Grey). Në muajin maj, teksa Konferenca e Londrës

kishte mbetur në vend. Grei u kërkoi aleatëve ballkanas të përzgjidhnin, ose të pranonin projektin europian

ose të largoheshin nga Konferenca e Londrës! Përfaqësuesit e lartë të aleatëve ballkanas të gjendur përpara

këtij “ultimatum”, u detyruan që më 30 Maj 1913 të nënshkruanin dokumentin e Traktatit të Paqes. Ky

ishte akti i parë ndërkombëtar që përcillte idenë e një shteti shqiptar të mëvetësuar. Por, gjithsesi ky akt nuk

ishte i natyrës përfundimtare, për shkak se çështja e Statusit të Shqipërisë gjendej ende në tavolinën e

diskutimeve të Konferencës së Ambasadorëve, në Londër, për të marrë jetë vetëm pas vendimit për njohjen

e Pavarësisë së Shqipërisë, që do të vulosej më 29 Korrik 1913.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

139

fuqitë e tjera evropiane, përfshi edhe Rusinë. Pas nënshkrimit të Traktatit të Paqes,

Konferenca e Ambasadorëve, e mbajtur në Londër më 29 Korrik 1913, e shpalli

Shqipërinë “Principatë” … sovrane (Neni 1) dhe përjashtonte “çdo lidhje suzereniteti

midis Turqisë dhe Shqipërisë (Neni 2)”. Me një vështrim vlerësues historik dhe juridik,

Vendimi i Konferencës së Londrës përbën aktin ndërkombëtar themelor lidhur me

Pavarësinë e Shqipërisë, me rëndësi për njohjen e Shqipërisë si shtet të pavarur.

Sipas studiuesit A. Puto, tendenca e historiografisë së huaj lidhur me vendimin e

aktit të themelimit të shtetit shqiptar të pavarur dhe vetë pavarësisë së Shqipërisë ka qenë

produkt i diplomacisë së huaj. Për këto arësye Shqipëria hyn në radhën e shteteve që i a

detyrojnë qënien e tyre të drejtës së traktateve”485

Një argumentim i tillë, që në thelb përbën një prirje të kësaj historiografie, nuk

merr parasysh faktorin bazë, atë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe ndikimin e faktorit

shqiptar në ngjarjet e zhvilluara ne Gadishullin Ballkanik në vitet 1912-1913 dhe në vitet

pasues.

Argument më i fortë dhe domethënës për të hedhur poshtë interpretimin e

mësipërm të historiografisë së huaj, është shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nga Kuvendi

Kombëtar i Vlorës, akt ky i ndërmarrë pikërisht prej atdhetarëve shqiptarë. Dhe ky akt me

vlera konstituive (shtetformuese) është kryer nga atdhetarët shqiptarë, ndërkohë që

vendimi i Konferencës së Ambasadorëve të fuqive evropiane përbën aktin e njohjes

kolektive të Pavarësisë së Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha.

Natyrisht, siç kemi cilësuar më herët në këtë kre, aktorët kryesorë në hartimin dhe

realizimin e “Projektit për Shqipërinë më vete”, dy ndër fuqitë evropiane të kohës, ishin

Austro-Hungaria dhe Italia. Këto dy fuqi kishin interesat e tyre në Ballkan, të cilat binin

ndesh me ato të Rusisë për krijimin e shteteve sllave të fuqishme në Veri të Shqipërisë.

Interesat austro-hungareze dhe ato italiane ishin të kahershme, që nga fundi i

shekullit XIX, por ato u bënë më të qarta në fillimet e shekullit XX. Kësisoj që të dy

shtetet e mësipërm, paraqitën në Konferencën e Londrës, në Dhjetor të vitit 1912,

propozimin ose Projektin e tyre lidhur me Shqipërinë. Pikërisht në këtë kohë, në Londër

arriti edhe një delegacion i Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës, i kryesuar nga vetë

Kryetari i saj, Ismail Qemali.

Delegacioni jo vetëm paraqiti një memorandum në lidhje me përcaktimin e

kufijve të Shqipërisë, brenda të cilit ishin përfshirë të gjitha territoret e banuara nga

populli shqiptar por, ndërkohë mori takime me përfaqësues të disa prej Fuqive në

Konferencë, sidomos me ato të Austro-Hungarisë dhe Italisë.486

Por, edhe pse Austro-Hungaria dhe Italia mendonin se Qeveria e Vlorës mund të

shërbente“…si bërthamë për organizimin e shtetit shqiptar, kjo ide u kundërshtua rreptë

nga Franca dhe Rusia, të cilat kërkonin që organizimi i shtetit shqiptar të bëhej kryesisht

nga Fuqitë e Mëdha”. Historikisht përpjekjet e Austro-Hungarisë datojnë qysh herët qysh

aty nga viti 1876, kur u projektua dhe u realizua një marrëveshje dypalëshe, austro-

hungareze-ruse që kishte në qendër të vëmendjes çështjen shqiptare.Sipas studiuesit E.

Zenelaj, kjo marrëveshje, e cila në të vërtetë ishte e fshehtë,“…do të ishte e një rëndësie

të veçantë, si në rrafshin kombëtar shqiptar, ashtu dhe në rrafshin ndërkombëtar të

485 Puto, Shqipëria politike, 1912-1939, 63. 486 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll. III, 28.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

140

diplomacisë evropiane dhe në rrafshin e të drejtës ndërkombëtare”.487 Ajo që ishte e

veçantë dhe e rëndësishme tek kjo marrëveshje e hershme dypalëshe dhe që kalonte

përmes interesave të të dy perandorive të asaj kohe, ishte fakti se çështja kombëtare

shqiptare, sipas stdiuesit të cituar më sipër, “…për herë të parë, jo vetëm që pranohet se

ekziston si problem i pazgjidhur, por ajo kërkon një zgjidhje”.488

Në fakt, e thënë ndryshe, “…më 1876, në marrëveshjen e fshehtë austro-

hungareze-ruse, për herë të parë në diplomacinë evropiane çështja shqiptare shtrohet për

t’u zgjidhur dhe i jepet edhe një kah i caktuar”.489 Kështu që, mund të thuhet se, Austro-

Hungaria ishte e para që e bëri të njohur çështjen shqiptare në “teatrin evropian” dhe më

gjerë.490

Madje, edhe me mbështetjen e Italisë në vijim, çështja shqiptare dhe zgjidhja e saj

do të bëhej pjesë e padiskutueshme dhe e axhendës së Fuqive të Mëdha evropiane. Në

këtë rrjedhë, e parë që prej fillimeve të saj, mund të thuhet se raportet e shqiptarëve, të

nisura për hir të çështjes së tyre kombëtare, ishin shumë të hershme dhe miqësore.491

Për shkak të luftës së vijueshme dhe të paepur të popullit shqiptar, si dhe

përpjekjet e zgjeruara të udhëheqësve atdhetarë, duke i shtuar këtyre edhe raportet dhe

njohjet, sigurisht edhe interesat e Austro-Hungarisë dhe të Italisë, u arrit më në fund

njohja e pavarësisë dhe krijimi i shtetit të pavarur shqiptar.

Në refleksion të këtyre raporteve dhe të mbështetjes austro-hungareze në disa

dokumente, që vinë nga burime dhe literaturë kryesisht me origjinë gjermane, Shqipëria e

pavarur e vitit 1913, emërtohet si “një shtet fëmijë” apo si një “projekt dhe krijesë

shtetërore e Perandorisë së Austro-Hungarisë”.

Në këtë rrjedhë që kishin marrë ngjarjet me Luftën Ballkanike, “…Haxhi Adili492

foli për çështjen shqiptare, tha gjëra të ditura, por pranoi se Shqipëria nuk ishte më e

tyrje dhe, tërthorazi pranoi se një princ i huaj do të ishte gjëja më e mirë atje…”493.

Ndërkaq, një burim gjerman, në këndvështrimin e mësipërm, na përcjell një

përcaktim krejt origjinal: “Shteti i Shqipërisë i vitit 1913 ishte një shtet-fëmijë i

Monarkisë së Austro-Hungarisë”.494 Ndërkohë që, si për t’a konfirmuar këtë përshkrim

vjen një shkrim, po i kësaj natyre, botuar në gazetën vjeneze “Rechspost”, në të cilën

jepet po i njëjti përcaktim, por me fjalë të tjera: “Shqipëria si shtet është një krijesë e

Monarkisë Austro-Hungareze”.495 Por, natyrisht edhe ky vendim ka pasur prapaskenat

487 Shqipëri-Austri. Reflektim historiografik. Aktet e Konferencave Shkencore, Shkodër, maj 2012 - Tiranë,

tetor 2012 (Tiranë: Botimet Albanologjike 2013), 16. 488 Po aty. 489 Po aty. 490 Austro - Hungaria, për një kohë të gjatë, do të jetë edhe shpresë për liri e çlirim për të gjithë popujt e

krishterë të Ballkanit, sidomos pas fitores së saj kundër Perandorisë Osmane më 1683 dhe të Traktatit të

Karlovcit të vitit 1699. Popujt e Ballkanit aso kohe i kishin drejtuar sytë nga Vjena, mes tyre edhe

shqiptarët. (Po aty, 17). 491 E drejta e kultprotektoratit të Austro-Hungarisë mbi shqiptarët dhe Shqipërinë ka një kohëzgjatje prej

219 vjetësh, pra, që nga Traktati i Paqes i Karlovcit (1699) e deri në shkatërrimin e monarkisë së Austro-

Hungarisë (1918). Edhe pavarësia e Shqipërisë, ndonëse Konferenca e Ambasadorëve në Londër i dha

trajtë të cunguar, në të gjitha dokumentet gjermane, por edhe ato arkivore të huaja, përshkruhet si “projekt

dhe meritë e veçantë” e shtetit të Austro-Hungarisë. (Po aty, 17). 492 Ministër i Brendshëm i Turqisë, në vitin 1913. 493 Bejtullah Destani, Jason Tomes, Vep. përm., 118. 494 Shqipëri-Austri Reflektim Historiografik…, 18. 495 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

141

dhe mizanskenat e veta. ”Në mbledhjen e Fuqive të Mëdha, më pas vzhdoi një debat dhe

pazarllëk i gjatë, me ç`rast Austro-Hungaria në fillim kërkoi që Ohri, Dibra, Prizreni,

Gjakova dhe Peja të përfshiheshin në shtetin e ri shqiptar. Por, më vonë ajo lëshoi pe,

duke i dorëzuar ato, në një sërë koncesionesh që i bëri Rusisë. Si kompensim, Rusia ua la

shqiptarëve Shkodrën, si dhe Lumën, në veriperëndim të Prizrenit…”496.

Gjithsesi në bazë të promovimit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të krijimit të

shtetit shqiptar, pa asnjë dyshim, qëndron lufta dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri

dhe çlirim kombëtar që e çuan atë fillimisht tek autonomia dhe më pas, tek pavarësia,

megjithëse me një çmim tepër të lartë!497

Ndërkohë, interesimin e austro-hungarezëve ndaj çështjes shqiptare e konfirmon

edhe një tjetër studiuese, e cila shkruan: “Interesat austriake do të rezultonin vendimtare

për çështjen shqiptare. Ndërkohë që trupat e Lidhjes Ballkanike rrethonin territorin

shqiptar, në të gjithë frontet, nacionalistët shqiptarë kuptuan se fati i çështjes shqiptare

varej nga Fuqitë e Mëdha”.498

Duke e shtyrë më tej idenë e mbështetjes tek Perandoria Austro-Hungareze, po

kjo studiuese shkruan:“Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina udhëhoqën lëvizjen për të

siguruar mbështetjen e Fuqive të Mëdha për kauzën kombëtare shqiptare, veçanërisht atë

austriake”.499

IV. 2. Themelimi i shtetit të ri shqiptar dhe përpjekjet për njohjen ndërkombëtare

të tij

Kohë përpara se të nisnin Luftërat Ballkanike ishte bërë e qartë se ditëve të

otomanëve në Ballkan po u vinte fundi. “Vendosja e kushtetutës dhe ligji i ri i shërbimit

të detyrueshëm ushtarak u dha fund privilegjeve që shqiptarët gëzonin nën sultan Abdyl

Hamitin”500.

Përmasat e privilegjeve ishin të tilla, saqë: “Është një gjë e pakuptueshme –

raportonte ambasadori austriak , se si mund të bëhet që Isa Boletini t`a ketë në dorë krejt

fuqinë e të zotërojë në Mitrovicë, kurse te pragu i qytetit gjenden dy divizione ushtarësh

të rregullt. Në këto vise ngjanin dhe këto anomali dhe nuk duhet të maten me masën

europiane”501. Politika e osmanizimit e ndjekur nga xhonturqit ndryshoi vetëm fytyrën

sepse në thelb do të ruante edhe më me fanatizëm përmbajtjen e mëparshme.

Krahas popujve ballkanikë edhe vetë Fuqitë e Mëdha filluan t’a konsideronin të

shpejtë ditën e shembjes së Perandorisë. Rusia ishte padiskutim njëra prej tyre. Politika e

Rusisë u bë e qartë në fillim të vitit 1912 kur, ndërmjet shteteve ballkanikë u lidhën një

496 Malcolm, Vep. përm., 333. 497 Nga të katër vilajetet shqiptare që ekzistonin deri më 1913, si provincë dhe pjesë e Perandorisë Osmane

me rreth 92.000 km2, Konferenca e Ambasadorëve të Londrës do të njihte një Shqipëri, që me disa

korrigjime të mëvonshme do të ishte Shqipëria e ditëve të sotme, me 28.000 km2. Pjesa më e madhe e

territoreve shqiptare mbetën padrejtësisht jashtë shtetit amë, ose jashtë “Shqipërisë Londineze”, për t’u bërë

pre dhe për t’iu dhuruar fqinjëve ballkanikë, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. 498 Guy, Vep. përm., 49. 499 Po aty, 51. 500 Akademia e Shkencave e RPSSH & Instituti i Historisë, Historia e Shqipërisë, Vëll.II, (Tiranë: 1965),

299. 501 Korrespondenca diplomatike e Austro-Hungarisë 23 Korrik 1908- 12 Tetor 1912, 77. (Cituar në:

Xhaferr Sadiku, Shqipëria 1878-1928, roli i elitës politike, Tiranë: Mirgeeralb, 2014, 111).

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

142

varg traktatesh dhe aleancash kundër Turqisë. Më 8 tetor 1912, Mali i Zi i shpalli luftë

Turqisë. Kjo datë merret si fillimi i Luftës së Parë Ballkanike. Lufta megjithëse filloi për

çlirimin e popujve të Ballkanit nga Perandoria Osmane, degjeneroi edhe vetë në luftë

pushtuese. Ushtritë serbe, malazeze dhe greke hynë në Shqipëri dhe synuan territore të

saj.

Kryengritjet e vitit 1910-1912, çetat e armatosura në jug të vendit, mbajtja e

Kongresit të Manastirit, hapja e shkollave në gjuhën shqipe, botimi jashtë vendit i

gazetave dhe revistave, krijimi i klubeve kulturore dhe shoqërive patriotike, si dhe

veprimtaria diplomatike pranë Fuqive të Mëdha sollën një ringjallje të kulturës

kombëtare.

Në themel të gjithë kësaj veprimtarie atdhetare mbizotëronte kërkesa për

autonomi të Shqipërisë. Njëkohësisht, në mbështetje të kësaj kërkese u thirrën disa

kuvende brenda vendit siç ishin Kuvendi i Gërçës, në Malësinë e Mbishkodrës, në

qershor 1911; Kuvendi i Sinjës, në korrik 1912; Kuvendi i Vlorës, në gusht 1912.

Si rezultat i këtyre përpjekjeve lëvizja patriotike shqiptare u unifikua nga Veriu në

Jug, ku u përpoq të parashtronte kërkesat e shqiptarëve përballë Perandorisë Osmane si

dhe Fuqive të Mëdha. Fillimi i luftës së shteteve ballkanike kundër Perandorisë Osmane e

vuri lëvizjen kombëtare shqiptare përballë detyrës së ripozicionimit dhe ripërcaktimit të

qëndrimit të saj, si dhe rrezikut më të ri dhe njëkohësisht më emergjent që po shfaqej,

fqinjët ballkanikë. Për shqiptarët kjo situatë u bë e papërballueshme.

Së pari, marshimet e forcave ushtarake ballkanike u shoqëruan edhe me veprime

terroriste e gjakatare kundër popullsisë shqiptare.

Së dyti, u konstatua qartë se me rënien e Perandorisë Osmane do të aneksoheshin

edhe viset shqiptare, duke u konsideruar si pjesë e saj. Rrethet atdhetare, brenda dhe

jashtë vendit, në përgjithësi u shprehën kundër luftës ballkanike sepse interesat e të dyja

palëve ndërluftuese binin ndesh me interesat dhe të ardhmen e kombit shqiptar.

Ndërkohë Perandoria Osmane po shkonte drejt humbjes së sigurt të territoreve në

Ballkan. Si rrjedhim, ajo nuk ishte më e aftë t`i mbronte shqiptarët.

Të gjithë shqiptarët, deri tek njerëzit e thjeshtë të popullit ishin të gatshëm të

sakrifikonin çdo gjë për mbrojtjen e vendit nga lakmitë e shteteve ndërluftuese ballkanikë

gjatë Luftës së Parë Ballkanike që sapo kishte nisur.

Kjo duket qartë në një telegram të disa shtetasve shqiptarë nga Gjirokastra dhe

Saranda dërguar Kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, si dhe Ekrem bej Vlorës dhe Avni

bej Delvinës në Vlorë, ku ndër të tjera, u shkruajnë atyre se “…janë gati të sakrifikojnë

për mbrojtjen e vendit”502.

Në këtë situatë u formësua dhe u konsolidua vendimi për shkëputjen e Shqipërisë

nga Stambolli dhe shpalljen e pavarësisë së saj. Në këtë kohë krize për Shqipërinë dhe

shqiptarët spikat zgjuarsia dhe vizioni politik i Ismail Qemalit, si një atdhetar dhe lider

vizionar e largpamës. Veprimtaria diplomatike e tij në mbrojtje të Çështjes Shqiptare

është shumë e gjerë. Nga fundi i tetorit të vitit 1912, Ismail Qemali udhëtoi për në

Bukuresht ku, më 5 nëntor 1912, u organizua një mbledhje e rëndësishme historike

posaçërisht për çështjen shqiptare, më pas një tjetër në Vjenë, në nëntor po të vitit 1912.

Në këto takime Ismail Qemali shprehu kërkesën për pavarësi të Shqipërisë dhe kërkoi

502 AQSH. Fondi Kryesia e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, (Nr. 145), Dosja III 11/1, Fleta 5, dt.

5.12.1912.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

143

mbështetjen e qeverive të tyre për këtë pavarësi. Këto qëndrime pasqyrohen në deklaratën

që ai lëshoi në çastin e nisjes me anijen “Bryn” ku, pasi u pyet se çfarë do të ndodhë pas

mbërritjes së tij në Shqipëri, ai u shpreh:“Shpalljen e pavarësisë së atdheut tonë. Ne

duam t’i paraqesim Evropës faktin e kryer… Jemi ne që filluam luftën kundër qeverisjes

së keqe të turqve të rinj, duke pushtuar këtë verë Shkupin, kemi qenë ne, që kemi bërë

luftëra të vazhdueshme për vite e vite dhe është e drejta që aspiratat tona të

konkretizohen në realitet”503

Me mendimin dhe shpresën se balanca nga këto takime ishte inkurajuese dhe

premtuese për mbështetje, më 21 nëntor 1912 Ismail Qemali mbërriti në Shqipëri. Ideja e

shpalljes së pavarësisë gjeti përkrahjen e plotë të popullit shqiptar. Qytetet shqiptare si

Elbasani, Tirana, Durrësi, Kavaja, Peqini, Lushnja shpallën pavarësinë, duke ngritur

flamurin shqiptar.

Më 28 nëntor 1912, u zhvillua mbledhja historike e Kuvendit Kombëtar, që zgjati

deri më 7 dhjetor 1912. Aty morën pjesë 75 delegatë nga të gjitha territoret shqiptare (që

nga Kosova e deri në Çamëri). Kuvendi zgjodhi njëzëri si kryetar të Kuvendit I. Qemalin.

Kuvendi i Vlorës, pas diskutimesh në lidhje me gjendjen e krijuar, vendosi që: “Pas

fjalëvet që tha Z. Kryetari, Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e madh në të

cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria me sot të

bahet në vehte, e lirë e mosvarme”.504

Këtë vendim e nënshkruan të gjithë delegatët e pranishëm. Pas kësaj, u krijua

Qeveria e Përkohshme e shtetit shqiptar. Kryetar i Qeverisë së përkohshme u zgjodh I.

Qemali, i cili ishte njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme ad interim. Krahas të

tjerash u vendos për dërgimin e një delegacioni pranë Fuqive të Mëdha për të mbrojtur

çështjen shqiptare.

Pas shpalljes së pavarësisë, Ismail Qemali ndërmori disa hapa diplomatikë. Më 29

Nëntor 1912, Ismail Qemali njoftoi Fuqitë e Mëdha, Portën e Lartë dhe shtetet fqinje për

ndryshimin e ndodhur në Shqipëri, për njohjen ndërkombëtare të shkëputjes së plotë nga

Turqia, njohjen e shtetit të ri shqiptar dhe të qeverisë së parë kombëtare.

Në një telegram të Ismail Qemalit drejtuar ministrave të punëve të jashtme të

Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë, me anën e të cilit ai njofton për shpalljen e

pavarësisë së Shqipërisë, krahas të tjerave thuhej:“Shqipëtarët gëzohen që mundën të

hyjnë në familjen e popujve të lirë të orientit, duke mos patur qëllim tjetër veçse të jetojë

në paqe me të gjitha shtetet fqinjë...”. 505 Në telegram, përfaqësuesit e Shqipërisë

deklaruan pozitën asnjanëse të Shqipërisë në konfliktin turko-ballkanik.

Qeveria e Përkohshme e Vlorës filloi punën në një situatë tejet të vështirë politike,

megjithatë ajo punoi për unitetin territorial dhe bashkimin kombëtar në një kohë kur

Evropa ishte shumë e ndjeshme ndaj përçarjes dhe konflikteve të brendshme në Shqipëri.

Fillimisht në shtetin shqiptar përfshihej vetëm trekëndëshi Vlorë-Berat-Lushnjë, për

shkak se viset e tjera veriore dhe jugore shqiptare ishin pushtuar nga trupat serbe,

malazeze dhe greke. Kjo gjendje shteronte një pjesë të madhe të energjisë së Qeverisë së

503 Kujtime, Ismail Qemal Bej Vlora, (Tiranë: GRAND PRINDT 2007). 350. 504 Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj, 34. Shih edhe Nevila Nika, Përmbledhje

dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912), (Prishtinë: KGT 2003), Dok. 261, 378. Më poshtë në

dokument vijonin firmat e disa prej nënshkruesve të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. (Shih për këtë

edhe Përmbledhjen me dokumente të titulluar Akte të Rilindjes Kombëtare, Tiranë 1972). 505 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll. I, 170.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

144

Përkohshme Shqiptare. Në një telegram drejtuar kryeministrit grek Venizellos, më 4

dhjetor 1912, Ismail Qemali kërkonte që:“…të merreshin masa për t`iu dhënë fund këtyre

veprimeve luftarake të padrejta dhe pa arsye”.506 Shqiptarët kishin tashmë shtetin e tyre,

i cili ishte deklaruar asnjëanës. “Asnjëanësia ishte zgjidhja më e arsyeshme dhe më e

mundshme në rrethanat e asaj kohe”.507 Shumë pak kohë pasi erdhi në pushtet, qeveria e

I. Qemalit u ballafaqua edhe me tendenca e lëvizje separatiste, siç ishte ajo e Esat

Toptanit në Shqipërinë e Mesme.

Disa ditë pasi Perandoria Osmane kërkoi armëpushimin me aleatët ballkanikë, më

3 dhjetor 1912, ambasadorët e gjashtë Fuqive të Mëdha, Anglisë, Francës, Gjermanisë,

Austro-Hungarisë, Italisë, Rusisë, u mblodhën në një konferencë ndërkombëtare në

Londër, që ka hyrë në histori si Konferenca e Ambasadorëve e Londrës.

Ajo kryesohej nga Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Sër Eduard Grei dhe

zgjati nga 17 dhjetori 1912 deri më 11 gusht 1913. Qëllimi i saj ishte t’i jepte zgjidhje të

gjitha problemeve që lindën në Ballkan pas luftës së shteteve ballkanike kundër Turqisë.

Çështja shqiptare u shndërrua shumë shpejt në çështjen kryesore të Konferencës e

cila, krahas vendimeve, krijoi edhe organizma të posaçme për realizimin e vendimeve që

u morën lidhur me të ardhmen e Shqipërisë. Paralel me Konferencën e Londrës zhvillonte

punimet dhe një konferencë tjetër, ajo e palëve ndërluftuese në Luftërat Ballkanike,

domethënë e aleatëve ballkanas dhe e Turqisë.

Në Konferencën e Londrës, çështja shqiptare u shtrua për diskutim që ditën e parë

të saj. Në të u trajtuan tri momente të rëndësishme të çështjes shqiptare, Statusi i

Shqipërisë, Organizimi i Shtetit shqiptar, Caktimi i kufijve.

Për problemin e Statusit të Shqipërisë, Fuqitë e Mëdha, që në fillim, vendosën të

njihnin parimin e “autonomisë shqiptare”. Shqipëria pranohej si shtet, por nën vasalitetin

(jo më principatë, por shtet i varur nga Porta) e Sulltanit. Në pranverë të vitit 1913,

qëndrimi i Austro-Hungarisë ndryshoi nga autonomi - në pavarësi të Shqipërisë.

Vjena dhe Roma ishin të interesuara për të mos lejuar një mbizotërim të

influencës sllave në Ballkan. Më 30 maj 1913, u nënshkrua traktati i Paqes ndërmjet

Turqisë me shtetet aleate ballkanike. Turqia i lëshonte aleatëve ballkanikë “gjithë

territoret e perandorisë... në kontinentin evropian në perëndim të vijës nga Enos në detin

e Zi, me përjashtim të Shqipërisë”.

Çështja e “…kufijve të Shqipërisë, si dhe çdo çështje tjetër që ka të bëjë me

Shqipërinë, lihej në dorë të Fuqive të Mëdha”. Më 15 korrik 1913, Vjena dhe Roma

paraqitën “projektin” e dytë për Shqipërinë, i cili dhe u miratua më 29 korrik 1913 nga

Konferenca e Londrës.

Sipas këtij vendimi, Shqipëria sanksionohej si “Principatë autonome, sovrane dhe

e trashëgueshme”; përjashtohej “çdo lidhje suzereniteti e Shqipërisë me Turqinë” dhe

Shqipëria bëhej shtet “asnjanës” dhe “nën garancinë e kontrollin” e Fuqive të Mëdha.

Ky status i ri i Shqipërisë, edhe “i pavarur” edhe “nën një kontroll ndërkombëtar”,

ka të bëjë si me statusin ende delikat të pavarësisë së Shqipërisë dhe të organizimit të

shtetit shqiptar, ashtu edhe me rivalitetet e brendshme midis Fuqive të Mëdha për të

frenuar ndikimin e njëra tjetrës mbi Shqipërinë. Më në fund edhe Rusia e pranoi këtë

status të pavarësisë dhe të neutralitetit të Shqipërisë. Konferenca e Londrës nuk e njohu

506 Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj…, 129. 507 Puto, Shqipëria politike 1912-1939, 46.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

145

Qeverinë e Vlorës si qeveri përfaqësuese të të gjithë Shqipërisë. Projekti që paraqiti

Vjena dhe Roma në Konferencën e Ambasadorëve për organizimin e shtetit shqiptar në

mes të korrikut 1913, parashihte dhe kontrollin që do të ushtronin Fuqitë e Mëdha mbi

administratën civile dhe financat e Shqipërisë. Ky kontroll do të ushtrohej nga një

Komision i quajtur Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit.

Në krye të Shqipërisë do të vihej një Princ, që do të caktohej brenda gjashtë

muajve. Deri sa të caktohej princi, veprimtaria e të gjitha autoriteteve lokale ekzistuese,

ku përfshihej dhe Qeveria e Vlorës që qeverisnin vendin përkohësisht dhe “de facto” do

të kalonte nën kontrollin e Komisionit Ndërkombëtar. Ky Projekt për organizimin e

shtetit shqiptar u miratua edhe nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 29 korrik

1913. Problemi i kufijve të Shqipërisë me shtetet fqinje u diskutua më gjatë në

Konferencën e Londrës, nga dhjetori 1912 - maj 1913.

Dy ishin kriteret ku u mbështet Konferenca për çështjen e kufijve. Ato ishin

kriteri “etnik” dhe kriteri i së “drejtës së fituesit në luftë”. Variantet që u paraqitën ishin

disa, duke filluar që nga Projekti austro-hungarez, Projekti Rus, Memorandumi grek dhe

Memorandumi serb.

Më datën 3 janar 1913, edhe qeveria e Vlorës paraqiti një Memorandum për

çështjen e kufijve të Shqipërisë, i cili mbështetej në kërkesa etnike. Memorandumin e

paraqiti në Konferencën e Londrës, Rasih Dino,508 diplomat në Paris, me porosinë e

Ismail Qemalit.

Memorandumi jepte një varg statistikash për popullsinë shqiptare në viset

shqiptare, që nga Mitrovica e deri në Luras e Paramithi të Çamërisë. Por, në variantin e

Memorandumit shqiptar përfshiheshin disa territore të huaja joshqiptare.

Në fakt, menjëherë pasi u bë e njohur që do të mblidhej Konferenca e

Ambasadorëve në Londër, Ismail Qemali mendoi ta drejtonte vetë delegacionin që do të

përfaqësonte Shqipërinë në Konferencë, por kjo ide e tij hasi në kundërshtimin e Fuqive

të Mëdha.

Përzgjedhja e kësaj figure politike si dhe Mehmet Konicës e Filip Nogës u bë për

arsye se duke jetuar jashtë kufijve të atëhershëm të Shqipërisë ata kishin mundësi fizike

të paraqiteshin në Londër.

Ndërkohë që Qeveria e Vlorës e kishte të pamundur ta realizonte këtë për arsye se

pengohej nga flota detare greke. “Por për të ngritur zërin në mbrojtje të çështjes

shqiptare, shkuan në Londër dhe Faik Konica në emër të diasporës shqiptare të

Amerikës. si dhe Fan. S. Noli në emër të Kishës autoqefale të themeluar në Amerikë.

Para se të shkonin në Londër, këta dy personalitete shkuan në Vjenë, ku u përpoqën të

sensibilizonin opinionin evropian në të mirë të çështjes shqiptare dhe më vonë, në

Trieste, për të marrë pjesë në Kongresin e Triestes”.509

Ky Kongres u mbajt më 4 Mars të vitit 1913. Ushtaraku Italian në rezervë dhe

studiues i historisë së shqiptarëve Paolo Muner, shprehet mbi këtë kongres: “Një ngjarje

pak e njohur kjo edhe sot e kësaj dite në Shqipëri, meriton të kujtohet në mos për

rezultatet e arritura, të paktën për sasinë-dhe cilësinë-e personaliteteve shqiptare

mbërritur nga e gjithë bota, rëndësinë e temave të trajtuara, e sidomos për veçantinë e

508 Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj.., 82. 509 Valentina Duka, Dokumente Britanike për Shqipërinë dhe Shqiptarët tetor – dhjetor 1913, (Tiranë:

TOENA, 2012), 14.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

146

situatës së shqiptarëve në atë moment”510. Sipas po këtij autori mendohej se Kongresi u

inkurajua nga qeveria austriake “…me gjasa të mëdha edhe u financua nga qeveria

(austriake) për shkak të garës që ajo kishte me Mbretërinë Italiane, e cila shfaqej prej

kohësh “në ballë” të emancipimit shqiptar”511.

Aty morën pjesë personalitete dhe intelektualë shqiptarë nga Shqipëria dhe nga

diaspora si: Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni), Fan Noli, Nikollë Ivanaj, Pandeli

Evangjeli, Faik Konica, Ali Shefqeti (Shkupi), Idriz Manushi, Haki bej Follorina, Vasil

Dodani, Kristo Meksi, Stefan Kaçulini, etj. Po sipas P. Muner, organizatori “faktik” i

Kongresit ishte Stefano Zurani, “…agjenti detar Stefano Zurani, lindur në Shkodër, i cili

më vonë kthehet në atdhe ku merr edhe detyra të rëndësishme (në fillim të viteve `20

bëhet ministër i Ekonomisë në një prej qeverive kryesuar nga Iliaz Vrioni”512.

Kryetar i Kongresit u zgjodh atdhetari, politikani dhe poeti i njohur Hil Mosi,

ndërsa nënkryetar Faik Konica dhe Dervish Hima. “Fjalimin kryesor në Kongres e mbajti

Fan Noli që ishte përfaqësuesi i Kishës Orthodokse të Shqiptarëve të Amerikës. Duke

paraqitur dokumenta politikë, ekonomikë dhe etnikë Noli theksoi se Kosova në Veri dhe

Janina në Jug duhet të përfshiheshin në kufijtë e shtetit shqiptar. Shqiptarët e mbledhur

në Trieste, gjithashtu hartuan një memorandum drejtuar Konferencës së Londrës, ku

shpreheshin për krijimin e shtetit shqiptar, që do të përfshinte territoret e katër vilajeteve

të kohës së sundimit Osman dhe për qeverisjen e Shqipërisë prej një Princi Europian”.513

Në kundërshtim me parimin e kombësisë dhe pa marrë parasysh vullnetin e

popullsisë shqiptare, nga territori shqiptar u shkëputën krahina të tëra si Kosova, Rrafshi i

Dukagjinit, dhe tokat shqiptare të pjesës perëndimore të Maqedonisë.

Popullsia e këtyre territoreve përbënte rreth gjysmën e popullsisë shqiptare dhe

kalonte nga sundimi osman në atë serb e malazez. Për caktimin në terren të vijës kufitare

jugore të Shqipërisë u caktua një Komision Ndërkombëtar i posaçëm.

Lidhur me çështjen e Fuqive të Mëdha dhe vendimin e tyre për Shqipërinë, nga

një bisedë me ambasadorin Sër Gerard Lowther, të Britanisë së Madhe në

Kostandinopojë, në fillim të vitit 1913, Aubrey Herbert shkruan: “Takova ambasadorin

dhe biseduam gjerë e gjatë rreth Shqipërisë. Tha se Fuqitë e Mëdha po vendosin lidhur

me këtë çështje, ndoshta krejt të painformuara; askënd nuk kanë pyetur këtu, por

sidoqoftë, çfarë do të ndodhë kur një fshat shqiptar t`ia caktojnë Serbisë dhe shqiptarët

nuk do të pranojnë? Mendoj se rrugëdalja e vetme është të luftojnë deri në fund”514.

Fuqitë e Mëdha pjesëmarrëse të Konferencës urdhëruan qeveritë serbe e

malazeze të tërhiqnin ushtritë e tyre nga territoret e shtetit shqiptar të sapoformuar. Sipas

studiuesve serb D. Tucoviq, rrallë ndonjë kombi i janë bërë aq pengesa e vështirësi në

hapat e parë të jetës së tij të pavarur dhe të organizimit politik. Sipas tij“Populli shqiptar

po tregon një fuqi, qëndrueshmëri dhe aftësi që e habit njeriun. Ne mendojmë se vendimi

për ultimatum është i shpejtuar nëse jo edhe i provokuar me qëndrimin barbar të qeverisë

510 Paolo Muner, Shpresa e Shqypëriis, (Durrës: Jozef 2015), 205. 511 Po aty. 512 Paolo Muner, Vep. përm., 207-211. Cituar sipas “L`indipendente”-s së 1 Marsit 1913 ai ishte “agjent i

një kompanie të madhe lundrimi, e cila duket qartë që ka marrëdhënie të ngushta me ministrinë austriake të

Punëve të Jashtme”. Tek “kompania e madhe e lundrimit” është mëse e lehtë të shquash Lloyd-in Austriak. 513 V. Duka, Dokumente Britanike për Shqipërinë dhe Shqiptarët…, 14-15. 514 Bejtullah Destani, Jason Tomes, Vep. përm., 119.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

147

sonë dhe të komandës sonë ushtarake ndaj popullit në Shqipëri”515. Po sipas këtij autori,

të dhënat mbi atë që ka bërë ushtria serbe janë të tmerrshme. “Atje po bëhen plaçkitje,

shkatërrime, djegie, rrënime, therje, zhdukje që në mugullim. Dhe Austria, me një

ultimatum, po i jep fund këtij shkatërrimi të rrufeshëm dhe të pamëshirshëm të një

kombi”516.

Malazezët, pas shumë ndërhyrjesh, u tërhoqën nga Shkodra. Po kështu bënë

edhe serbët. Pati vetëm një rast që u duk si një fije shprese për Ismail Qemalin në këtë

periudhë. Duka Monpasie, i cili jo rastësisht kalon dhe zbret në brigjet shqiptare në atë

moment të rëndësishëm për kauzën tonë. Natyrisht, jo për interesat e shqiptarëve, por se

ishte një ndër figurat që kishin shpallur kandidaturën për fronin e Shqipërisë.“Kryetari i

qeverisë së Vlorës e dinte mirë pozitën e tij, çështja e princit ishte në dorë të Fuqive.

Qëllimi i tij ishte të shfrytëzonte rastin, të zinte vend në jahtin e Dukës dhe të dilte në

Evropë”.517

Më 30 mars 1913, Ismail Qemali së bashku me Luigj Gurakuqin dhe Isa

Boletinin ndërmorën rrugën për në Evropë me qëllim realizimin e përpjekjeve

diplomatike në mbrojtje të çështjes shqiptare, që në fakt ishte bërë akoma më e vështirë

se disa kohë më parë.

Pa harruar faktin që Roma dhe Vjena e kishin shpalosur haptazi qëndrimin e tyre

për këtë aksion diplomatik të Ismail Qemalit,“e quanin një ndërmarrje të kotë”.518

Menjëherë pasi informohen për këtë nismë të re të Ismail Qemalit ato dalin me

deklarata në shtypin e kohës ku bënin të ditur se nuk do të pranonin një kandidaturë të

mundshme të Dukës francez për fronin e shqiptarëve.

Kuptohej që pas këtyre qëndrimeve fshiheshin synimet e e austriakëve dhe

italianëve për Vlorën dhe Shkodrën.

Një gjë të tillë e pohon edhe Z. Ow Beirne në një telegram për Ministrin e Punëve

të jashtme Britanike Sër Eduart Grei (Shën Petërburg, 6 Tetor 1913), ku “ai shpreh qartë

shqetësimin e tij për mundësinë që Qeveria Britanike të tërheqë kontigjentin e saj duke e

bërë Austrinë praktikisht padrone të Londrës”.519

Ow Beirne në telegramin e tij parashtron se:“…Mund të ketë një dakortësi, në rast

të këtij eventualiteti, mes Austrisë dhe Italisë. Kjo e fundit mund të pushtojë Vlorën, teksa

Austria pushton Shkodrën, ose mund të ketë një forcë të përzierë austro-italiane në

Shkodër520”.

Më tej, Ow Beirne vazhdon duke theksuar se: ”..Në cilindo rast, qeveria shqiptare

do të binte tërësisht nën dominimin austro-italian dhe karakteri ndërkombëtar i zgjidhjes

për Shqipërinë do të humbiste. Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme është tepër i

shqetësuar që ta mbajë këtë karakter dhe sugjeron që në momentin kur Komisioni i

Kontrollit të krijohet, admiralët të shkojnë së bashku me skuadriljen detare për ta takuar

atë në Vlorë dhe, në atë rast, Rusia do të ishte e gatshme të dërgonte një luftanije

(fregatë)”.521 Krahas këtyre qëndrimeve Ismail Qemali nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij

515 Serbia e Shqiptarët. Instituti i Historisë Prishtinë, Libri i Parë, (Prishtinë: 2011), 20-21. 516 Po aty, 21 517 Puto, Shqipëria politike 1912-1939, 88. 518 Po aty, 86. 519 Duka, Dokumente Britanike për Shqipërinë dhe Shqiptarët…, 128. 520 Po aty, 128-129. 521 Po aty, 128.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

148

diplmatike në shërbim të çështjes shqiptare. Takimet e tij vazhduan duke shpalosur

qëndrimet dhe synimet e bëra të qarta tashmë edhe në mënyra dhe situata të tjera.

Ai pati takime në Romë e më pas në Vjenë ku, pas bisedës me Bertoldin

(Berchtold)522 në të cilën ai paraqet shqetësimet e tij në lidhje me trajtimin që po i bëhej

çështjes shqiptare në Konferencën e Londrës, ai mori si shkëmbim idenë që shpëtimi i

trojeve shqiptare nga copëtimi, tashmë mbase mund të quhej një kauzë e humbur.

Aty nga fundi i prillit së bashku me delegacionin shoqërues, Ismail Qemali arriti

në Londër, por sërish rezultati i pritur nuk u arrit. “Të zhytur në një depresion të thellë, -

shkruan ai, - tek po e shikonim të ardhmen e vendit kaq të errësuar, e qetësonim veten me

fjalët që na u thanë se na ishte dashur të bëheshim fli për interesat e përgjithshme të

Evropës”.523

Më 11 gusht 1913, Konferenca e Ambasadorëve në Londër mori vendim për

kufijtë jugorë të Shqipërisë. Korça, rripi bregdetar deri në Ftelia t’i jepej Shqipërisë,

ndërkohë që fati i Gjirokastrës dhe i disa zonave të tjera brenda vijës Korçë - Ftelia

mbetej në duar të një Komisioni të Posaçëm.

Me vendimin e 11 gushtit 1913, Konferenca e Ambasadorëve në Londër i mbylli

punimet e saj. Konferenca e Ambasadorëve në Londër sanksionoi pavarësinë e shtetit të

ri shqiptar, por në të njëjtën kohë, me copëtimin e territoreve shqiptare e dëmtuan shtetin

e ri ekonomikisht, politikisht e psikologjikisht.

Sipas këndvështrimit të autorit Wadham Peacock, ishin fuqitë aleate ballkanike

ato që përfituan nga Luftërat Ballkanike, duke u zmadhuar në kurriz të Turqisë, por

natyrisht jo vetëm, sidomos Shqipërisë.

Peacock vëren dhe përfundon se: “Ata nuk u lejuan ta coptojnë krejtësisht

Shqipërinë, kështu nga trupi që kishte mbetur pasi i ishin hequr gjymtyrët për të kënaqur

Aleatët, Europa nëpërmjet diplomatëve filloi krijimin e një shteti të ri, të fundit ndër ata

që ishin ndërtuar prej copave të Perandorisë së Bizantit dhe Perandorisë Turke” 524

Kurse në vijim ai përkufizon me një gjuhë të figurshme se: ”Ky është shteti i fundit që

522 Leopold (Anton Johann Sigismund Josef Korsinus Ferdinand) Graf Berchtold (18 Prill 1863 – 21 Nëntor

1942), ka qenë një politikan austro-hungarez, diplomat dhe burrë shteti i cili ka shërbyer si Ministër i

Jashtëm i Austro-Hungarisë deri në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore. Si Ministër i Jashtëm, Konti

Berchtold u fokusua pothuajse ekskluzivisht në Ballkan, ku qëllimet e tij të politikës së jashtme ishin për të

ruajtur paqen, për t`iu përmbajtur parimit të mosndërhyrjes dhe të ruhej status-quo-ja territoriale. Luftërat

Ballkanike të viteve 1912-1913, megjithatë, e kthyen shpejt në një iluzion këtë politikë. Në fillim të

luftërave ballkanike, Konti Berchtold ndoqi një politikë të “vijës së ashpër” dhe “flirtoi” me idenë e një

lufte kundër Serbisë, por u lëkund dhe u tërhoq pas nga ndërhyrja në momentin e fundit. [Holger H. Herwig

& Neil M. Heyman, Fjalori Biografik i Luftës së Parë Botërore, London, Greenwood Press, 1982, f. 84]

Edhe pse me politikat që ndoqi Berchtold-i arriti të parandalonte daljen në Detin Adriatik të Serbisë

nëpërmjet mbështetjes së dhënë për krijimin e Shqipërisë, si pasojë e Luftërave Ballkanike, politikat dhe

qëllimet e tij për të frenuar rritjen e ndikimit rus në Ballkan dhe pengimin e ambicieve serbe për një shtet

të bashkuar jugosllav, rezultuan një dështim. [George P. Blum, 'Berchtold von und zu Ungarschitz, Fratting

und Pullitz, Leopold Count von (1863–1942)', in Spencer C. Tucker (ed.), Fuqitë Europiane në Luftën e

Parë Botërore: Një Enciklopedi, New York, Garland, 1996, f. 123f.] Kjo do të thotë humbje diplomatike

për Austro-Hungarinë dhe gjithashtu një reputacion si politikan i dobët dhe i pavendosur për kontin

Berchtold. [Holger H. Herwig & Neil M. Heyman, Fjalori Biografik i Luftës së Parë Botërore, London,

Greenwood Press, 1982, f. 84] 523 The memoirs of Ismail Kemal Bey, edited by Sommerville Story; with a preface by William Morton

Fullert Published 1920, 377. 524 Wadham Peacock, Shqipëria shteti jetim i Evropës. (Tiranë: PLEJAD, 2012) 169.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

149

mund të fabrikohet nga materiali i lashtë i Europës…”525. Për rrjedhojë Lufta e Dytë

Ballkanike tregoi qartë se objektivi i Aleatëve Ballkanikë kishte qenë babëzia e dukshme

për të përfituar territore në kurriz të fqinjëve.

Kësisoj, sipas vlerësimit të autorit të mësipërm:”Europa, përfundimisht vendosi

që do të ketë një principatë të Shqipërisë dhe Aleatët (Ballkanas E. K. B) nuk guxuan të

bënin një refuzim të drejtpërdrejtë. Por, ata ravijëzuan një Shqipëri në hartë, e cila do ti

mbyllte shqiptarët brenda zones së ngushtë të maleve dherripit më të varfër bregdetar

dhe shtuan shumë arsye të besueshme etnologjike, gjeografike de historike se përse raca

e lashtë duhej t`ia dorëzonte qytetet dhe ultësirat e saj Sllavëve dhe Grekëve…”526.

Në një dokument, që daton 2 Janar 1914, vetë Kryetari i Qeverisë dhe i Shtetit

Shqiptar të Pavarur, dërguar nga Vlora për Prefektin e Elbasanit, shpreh merakun e tij

lidhur me shtetin dhe sovranitetin e shtetit të brishtë shqiptar.

Mes të tjerave I. Qemali shkruan:”…mbi rëndësinë e Shqipërisë në planin

ballkanik dhe Evropjan, mbi mungesën e bashkimit të saj, mbi frymën e Qeverimit dhe

mbi nevojën e Sovranit për Shqipërinë që të vendosin të mëdhenjtë të mirë me shtetet e

Evropës”527.

Që një aktor politik shtetëror të konkurronte atëkohë për rezultate në marrëdhëniet

ndërkombëtare duhej që të kishte një ushtri, forcë ekonomike, popullsi, territor e hapësirë

të konsiderueshme në raport me të tjerët. Ismail Qemali nuk zotëronte asnjë prej këtyre

karakteristikave. Por ai kishte diçka më të madhe, artin e qeverisjes dhe të diplomacisë si

dhe shpirtin e patriotizmit.

Me mjeshtëri diplomatike ai arriti të bëjë mrekullinë dhe të mbajë gjallë shtetin e

sapoformuar shqiptar, i cili kishte “statusin e një foshnje” dhe ishte bërë objekt i

dëshirueshëm për aneksim nga jashtë, ndërkohë që ishte i pakonsoliduar nga brenda.

IV. 3. Një vështrim mbi karakterin dhe ndikimet e nacionalizmit shqiptar në

zhvillimet ballkanike

Lidhur me arsyet e nacionalizmave në rajonin e Ballkanit, një studiuese e

mirënjohur si Nuray Bozbora argumenton se: Në sistemin e qeverisjes absolute osmane

mungesa e kuadrit institucionalo-ligjor, që do të përballonte nevojat e një aktiviteti

tregtar të lehtë dhe komod për tregtarë të krishterë, rriti dëshirën e tyre për krijimin e

shteteve kombëtare të pavarur nga ndërhyrja e doganave osmane”528.

Nuk ka asnjë dyshim se nacionalizmi shqiptar ka pasur rolin e tij të dukshëm në

afirmimin dhe realizimin e çështjes shqiptare, thelbi i së cilës ishte shpallja më herët e

autonomisë dhe më tej të pavarësisë, si dhe krijimi i shtetit shqiptar.

Studiuesit e historisë së Ballkanit dhe të historisë së Shqipërisë, si dhe të

nacionalizmit të tyre, e shohin lindjen e nacionalizmit shqiptar, si të formësuar aty nga

gjysma e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë 529 . Siç shkruan studiuesja Natali Kler

(Nathaly Clayer), “Ai hyn në të njëjtin kontekst me atë të nacionalizmave të tjerë

525 Peacock, Vep. përm., 169. 526 Po aty, 171. 527 AQSH. Fondi 145, Dosja III-6.6/1, Fleta 99,287-289, datë 2.1.1914. 528 Nuray Bozbora, Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane, (Tiranë: Dituria, 2002)

261-262. 529 Clayer, Vep. përm., 21.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

150

ballkanikë të shekullit XIX: atë të tërheqjes progresive të Perandorisë Osmane në

Evropë, në përfitim të shteteve të reja ballkanike të krishtera dhe të disa Fuqive të

Mëdha”530.

Në këtë mënyrë nacionalizmi shqiptar nuk është afirmuar përkundrejt dhe kundër

të gjithëve. Për rrjedhojë, ishin disa ngjarje të veçanta e kyçe në historinë e Ballkanit por

edhe në atë të Perandorisë Osmane, siç ishin Kriza Lindore (1875-1881), dhe Luftërat

Ballkanike të viteve 1912-1913, të cilat kanë qenë “…padyshim pika kthese në zhvillimin

e nacionalizmit shqiptar”531.

Po ashtu, si pika kthese të fuqishme në interesat e nacionalizmit shqiptar, kanë

qenë vitet e krijimit dhe të veprimtarisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), por

edhe ato 1896-1897, kohë kur nacionalizmi shqiptar pati një shtrirje dhe zhvillim të

paparë deri atëkohë.

Në një pikëpamje tjetër, nacionalizmi shqiptar është përcaktuar si një

nacionalizëm specifik, sepse ai është zhvilluar jo me epiqendër fenë, por gjuhën.

Nga ana tjetër i parë në lidhje me fenë, ekzistenca e disa besimeve fetare i detyroi

jo rrallë aktivistët e shqiptarizmit që të kërkonin modelimin e kombit shqiptar duke i

kapërcyer përkatësitë e besimeve fetare mes shqiptarëve. Që këtej lindën thëniet

emblematike si: “Një shqiptar është shqiptar përpara se të jetë mysliman, ortodoks apo

katolik”, apo parrulla e famshme “feja e shqiptarit është shqiptaria”!532 Më tej, ashtu siç

vëzhgon N. Kler (N. Clear), këto thënie,“…u bënë në këtë mënyrë parrullat e

nacionalistëve shqiptarë, në veçanti përballë botës së jashtme”.533

Nacionalizmi mes shqiptarëve,“…u përqafua në mënyrë aktive vetëm nga një

numër i vogël pararojë nacionalistësh shqiptarë, ndonëse, - siç analizon studiuesja e re N.

Gaj (N. Guy), - “…ai pranohej nga të gjthë, madje edhe prej përfaqësuesve të katër feve,

si në Shqipëri ashtu edhe në vendet e emigrimit”.534

Gjithnjë sipas N. Gaj (N. Guy), - “…nacionalizmi shqiptar nuk ishte një lëvizje

masive dhe merrte përmasa popullore vetëm në kohë krize, si përshembull gjatë luftërave

të gjata ose vetëm atëherë kur dukej se alternativat e tjera kishin dështuar. Jashtë pikash

të tilla krize, mbështetja popullore venitej dhe promovimi i një Shqipërie të pavarur,

shpesh, varej më shumë nga organizatat proshqiptare, të tilla si Komiteti Shqiptar në

Londër (1912-1914) dhe Shoqata Anglo-Shqiptare (1918-1923) si dhe nga politikat e

Fuqive të Mëdha”.535

Nacionalistët shqiptarë u përpoqën të hiqnin dorë nga varësia e tyre dhe e fateve

të atdheut nga Fuqitë e Mëdha, prej të cilave kishin pësuar një zhgënjim të madh qysh

nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kur këto fuqi i braktisën shqiptarët dhe i lanë

vetëm në një kohë të vështirë, të ndëshkuar padrejtësisht nga vendimet e Kongresit të

Berlinit.

Këtë sjellje e ka përshkruar mjaft qartë M. Gleni (M. Glenny) në një libër të tij, ku

shkruan:”Në këtë çast, duke hyrë në historinë e kohës së re, shqiptarët ndihen sikur e

gjithë bota ishte rreshtuar kundër tyre. Kjo ndjenjë e kombit-viktimë nuk do t`u ndahej

530 Clayer, Vep. përm., 637. 531 Po aty, 638. 532 Po aty. 533 Po aty, 639. 534 Guy, Vep. përm., 18. 535 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

151

vazhdimisht,…shqiptarët u indinjuan sidomos nga dorëzimi i autoriteteve osmane para

trysnisë së Fuqive të Mëdha”536. Për këto shkaqe shqiptarët u bindën dhe vendosën t`a

kërkonin realizimin e aspiratave për çështjen kombëtare, autonominë dhe pavarësinë e

shtetit të tyre në rrugë të tjera efektive. Të tilla rrugë ishin përdorimi i mjeteve

diplomatike, por pse jo edhe i atyre të armatosura ndaj kundërshtarëve, qofshin ato shtete

të vogla apo edhe Fuqi të Mëdha.

Njëherëshi, shqiptarët përzgjodhën dhe zbatuan edhe një tjetër taktikë në

përpjekjet për të arritur tek pavarësia kombëtare. Ata i`a dolën të moderonin ambicjet e

tyre të natyrës etnike me një synim të qartë që ishte të sigurohej pëlqimi i Fuqive të

Mëdha të kohës, që tek e fundit ishte një faktor thelbësor në arritjen e suksesit

përfundimtar dhe final.

Lëvizja nacionaliste shqiptare, e provuar dhe maturuar përmes kryengritjeve të

armatosura që kulmuan prej viteve 1910-1912, duke shfrytëzuar edhe Luftërat Ballkanike

që pllakosën Ballkanin e viteve 1912-1913, çuan natyrshëm në shpalljen e pavarësisë dhe

në krijimin e shtetit të parë e të pavarur shqiptar, më 28 Nëntor 1912.

Në të njëjtën linjë me këtë përfundim shkon edhe Arben Puto, i cili në një koment

në hyrje të librit të fundit të studiuesit Paskal Milo shkruan se: ”Në këtë libër bëhet një

analizë origjinale teorike e krahasuese të zhvillimit të nacionalizmit shqiptar si

pararendës e finalizues i krijimit të shtetit të pavarur kombëtar shqiptar”537.

Ndërsa, historiani i shquar shqiptar Aleks Buda, ka njohur gjysmën e parë të

shekullit XIX,“si kohën kur zhvillohet procesi historik i konsolidimit të kombit shqiptar,

bashkimin e të cilit ai e shihte jo vetëm mbi bazën e bashkësisë etno-gjuhësore e të

historisë së përbashkët, por edhe të unitetit territorial”.538. Këtë e shihte si ”…formën e

vetme me të cilën jeta kombëtare mund të arrinte zhvillimin e saj të plotë e unitar”539.

Një tjetër historian, Stefanaq Pollo, përcakton gjithashtu të njëjtën kohë për

formimin e ndërgjegjes kombëtare si ”…një formacion i ri shpirtëror më i lartë, ku një

rol paqësor luajti vetëdija etnike e shqiptarëve”540.

Por, studiuesi i historisë P. Milo, shkon edhe më larg teksa ofron një tjetër qasje,

një pikëpamje që, i kërkon rrënjët historike të nacionalizmit shqiptar qysh më herët, në

kohën e pashallëqeve shqiptare. Madje, një tjetër studiues i historisë, i një brezi më të ri, e

sheh Pashallëkun e Janinës të Ali Pashë Tepelenës, “…si një strukturë politike e mbarsur

me fillimet e nacionalizmit shqiptar”541.

Është tashmë e dallueshme qartë dhe e pranueshme nga shumë studiues të

historisë së Ballkanit dhe Shqipërisë se nacionalizmi shqiptar ka qenë më i vonuar se sa

ai i disa popujve të tjerë ballkanas. Kjo vonesë sigurisht që ka patur arsyet dhe shpjegimet

e veta, të cilat janë bërë të njohura nga studiues dhe autorë të historisë, që kanë sjellë

argumente të shumta për to.

Disa ndër ta i gjejnë argumentet dhe i shpjegojnë vonesën në formatimin dhe

konsolidimin e nacionalizmit, i cili, sipas Hobsbaumit “…u paraprin kombeve”. Kjo

536 Glenny, Vep. përm., 153-154. 537 Paskal Milo, Politika e Jashtme e Shqipërisë, (Tiranë: TOENA 2013), 15. 538 Cituar sipas P. Milos, Politika e Jashtme e Shqipërisë, 24. 539 Po aty. 540 Po aty. 541 Dritan Egro. Disa të dhëna të reja mbi fillimet e nacionalizmit shqiptar. Studime historike 2010 (3-4).

(Tiranë: 2011), 15.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

152

ndodh, sipas këtij autori, - sepse: ”Nuk është kombi që krijon shtetin dhe nacionalizmin,

por anasjelltas”542. Kurse në një vend tjetër, Eric J. Hobsbaum ka shkruar, duke i`u

referuar Ernest Gellnerit, se: “Nacionalizmi në thelb është një parim, sipas të cilit njësia

politike dhe njësia kombëtare duhet të përputhen”543.

Ndër argumentet për shkaqet që sollën vonesën e nacionalizmit shqiptar në raport

me popujt e tjerë të rajonit, më të rëndësishmit padyshim që ishin dy. Së pari, afëria e

dukshme dhe marrëdhëniet e veçanta osmano-shqiptare, ashtu si dhe preferenca e

dukshme dhe pozita e privilegjuar e shqiptarëve në shërbimet ndaj pushtetit Osman në

detyra të larta të pushtetit dhe në ato ushtarake të Perandorisë, në dallim me kombësitë e

tjera ballkanase544.

Megjithë këto dukuri të veçanta edhe ky pëlqim dhe integrim e ka shpjegimin e

vet tek dy argumente thelbësorë, qartësisht të kuptueshëm. Më së pari është fakti që 70

përqind e shqiptarëve ishin kthyer në fenë islame, gjë që nuk ishte e njëjtë për popujt e

tjerë ballkanas, përveç boshnjakëve.

Nga ana tjetër, përfshirja e shumë shqiptarëve kryesisht myslimanë në hierarkinë

e lartë politike, ushtarake dhe, natyrisht edhe të administratës osmane, ndikoi ndjeshëm

që ata ta ndienin veten si pjesë e natyrshme e Perandorisë Osmane, për sa kohë vetë

Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë dhe jo shtet më vete, i pavarur.

Kjo situatë e kishte penguar dhe vonuar erën dhe frymën e Rilindjes Kombëtare

dhe nacionalizmit shqiptar, duke e lënë dekada të tëra mbrapa shumicës së vendeve të

Ballkanit, që tanimë ishin të pavarur nga Perandoria Osmane, e cila ndodhej tani vetë në

gjendje të drobitur.

Po ashtu, për arsye të myslimanizimit të shumë shqiptarëve, pavarësisht motiveve

që i kishin shtyrë ata drejt këtij ndërrimi, nacionalizmi shqiptar ishte etiketuar nga sllavët

dhe gjithë të krishterët e Ballkanit, “nacionalizmi mysliman shqiptar”.

Madje, siç e kishte përcaktuar studiuesja Nuray Bozbora në një libër të sajin me

këtë tematikë, nacionalizmi kishte lindur“…si reaksion ndaj nacionalizmit të krishterë

ballkanik të shekullit XIX”545.

Kurse më tej, në këndvështrimin dhe analizën e ngjarjeve, sipas N. Bozbor-ës,

këto përpjekje gjetën shprehjen e tyre tek: “…ideologjia e nacionalizmit e zhvilluar në

perëndim dhe që mbështetej në parime bazë të tilla si barazia dhe liria, të marra nën

mbrojtje konstitucionale dhe institucionale. Në këtë kontekst, lëvizjet nacionale që u

zhvilluan në mes të krishterëve të Ballkanit u ushqyen me ideologji të importuar nga

jashtë”546.

Po sipas logjikës së analizës dhe këndvështrimit të studiueses N. Bozbora, e parë

në kuadrin e shpërbërjes së Perandorisë Osmane, “…, nacionalizmi shqiptar, mund të

vlerësohet si përpjekje për legjitimitetin brenda thirrjes për një Shqipëri autonome nën

542 E. J. Hobsbaum. Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780. (Tiranë: TOENA 2012), 22 543 Po aty, 21. 544 Sipas shumë burimeve që e trajtojnë këtë temë, një prej të cilëve, P. Milo, i cili në librin e tij shkruan se:

”Shqiptarët në Perandori u bënë vezirë të mëdhenj (mbi 30 kryeministra), guvernatorë, ministra,

deputetë, pashallarë, u bënë pjesë e elitës administrative, ushtarake, fetare, kulturore e arsimore osmane.

Sigurisht që elita të tilla, por në përmasa modeste, pati edhe nga popujt e tjerë të Ballkanit në kuadrin e

Perandorisë. Por shqiptarët mbetën më të “preferuarit, më kritikët dhe më të integruarit”. (P. Milo, Politika

e Jashtme e Shqipërisë, 27) 545 Bozbora, Vep. përm., 15. 546 Po aty, 259.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

153

sundimin osman, të kërkesave të liderëve lokalë për të rifituar pozitat e mëparshme të të

qenurit drejtues faktikë të provincave, pozita të humbura tashmë gjatë procesit të

likuidimit të strukturës shtetërore tradicionale osmane. Në themel të kësaj qëndron

mungesa e idesë së bashkimit kombëtar në mes të shqiptarëve”547 . Por natyrisht ky

nacionalizëm ishte në fazën e nacionalizmit të Shek. XIX dhe kjo kishte shkaqet apo

arsyet e veta që, sipas këtij historian, janë tradita fisnore, dallimet fetare, dallimet

kulturore Veri-Jug dhe islamizmi.

Kryengritjet shqiptare të viteve 1910-1912, treguan se nacionalizmi shqiptar i

shekullit XIX tashmë kishte mbetur pas dhe se lëvizja e unifikuar, si dhe rënia e fuqisë së

Portës së Lartë së bashku me mendimet e Fuqive të Mëdha, çuan në shpalljen e

Pavarësisë së Shqipërisë.

Por ky etiketim ndaj nacionalizmit shqiptar ishte jo i saktë, sepse atë e kishin

përqafuar shqiptarët e të gjitha besimeve fetare, të krishterë dhe muslimanë, brenda e

jashtë Shqipërisë, kudo që ata ndodheshin. Durimi i gjithë shqiptarëve, tashmë edhe i

atyre myslimanë ishte sosur ndaj Perandorisë Osmane, sepse ajo nuk i kishte mbrojtur ata

nga agresionet e shteteve të tjera, ashtu si dhe në pikëpamje të ushtrimit të të drejtave të

tyre në raport me kombësitë e tjera ballkanase.

Tani shqiptarët ishin të bindur se vetëm ngritja e një shteti të pavarur mund t`i

ruante ata nga synimet aneksioniste të fqinjëve!

Lidhur me këtë dukuri, me këtë përzgjedhje të shqiptarëve, një autor i huaj i

çështjeve të historisë së Ballkanit do të shkruante: ”Shqiptarët ranë në një kurth të ndyrë.

Nga njëra anë tradita dhe Realpolitik-a i kishte mësuar të mbështetnin sulltanin. Nga ana

tjetër ishte e qartë se sulltani po mundohej t`a ruante autoritetin e tij me anë të politikës

përça e sundo”548.

Arsyeja që ndikoi dukshëm dhe me pasoja në formësimin dhe afirmimin e shpejtë

dhe në maturimin e nacionalizmit shqiptar ishte padyshim mospasja e mbështetjes në

rastin më të mirë nga ana e disa prej shteteve të Fuqive të Mëdha.

Në këto rrethana rruga e vetme që u mbeti shqiptarëve ishte, ashtu siç ka analizuar

dhe përcaktuar N. Clayer – nacionalizmit shqiptar, i`u desh të zhvillohej ndryshe nga

shumë shtete të tjerë ballkanas, “…pa një mbështetje të jashtme, kundrejt dhe kundër të

gjithëve dhe me një karakter mbrojtës”549.

Sidoqoftë, edhe pse i vonuar, i ngadalshëm, ca si konfuz, i penguar, i

pambështetur nga Fuqitë e Mëdha dhe i anatemuar, nacionalizmi shqiptar arriti ta bënte

lajtmotiv të të gjthë shqiptarëve çështjen e pavarësisë së tyre.

Kjo u shpreh qartë në një varg kryengritjesh me sens kombëtar që, së bashku, më

së fundmi i çuan ata tek përgatitja dhe shpallja e pavarësisë dhe ngritja e shtetit shqiptar

të pavarur, më 28 Nëntorin e vitit historik 1912.

Ja se si e përshkruan studiuesja Nicole Guy këtë arritje të nacionalizmit dhe të

nacionalistëve shqiptarë: “Nën dritën e disfatës së afërt të Perandorisë Otomane nga

Lidhja Ballkanike (…), nacionalistët shqiptarë shpallën pavarësinë e tyre, pasi ata nuk e

shihnin më sovranitetin e sulltanit si garanci të mjaftueshme për mbrojtjen e të drejtave,

zakoneve dhe ineteresave të tyre. Kjo ishte e kundërta e asaj që synonin shtetet pjesëtare

të Lidhjes: një prej motiveve për të cilat Lidhja kishte hyrë në luftë, ishte të ndalonte

547 Bozbora, Vep. përm., 263. 548 Glenny, Vep. përm., 154. 549 Clayer, Vep. përm., 11.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

154

krijimin e një shteti autonom ose të pavarur shqiptar, gjë që do të pengonte shanset e

Lidhjes për të ndërhyrë edhe për të pretenduar këtë territor për pjesëtarët e vet”550.

IV. 4. Efektet e konfliktit ballkanik mbi shqiptarët

Në historinë evropiane dhe botërore, tashmë është e njohur se, shqiptarët, si një

nga popujt më të vjetër të Ballkanit, gjatë periudhës së sundimit osman nuk e kanë

rreshtur luftën kundër pushtuesve. Shekulli XIX, si në gjithë Ballkanin edhe në Shqipëri,

shënoi një gjallërim të luftës së tyre.

Gjatë viteve 1830-1870 shënohet një lëvizje e fuqishme në formën e një vargu

kryengritjesh kundër regjimit të centralizmit burokratik të Portës së Lartë.551 Padyshim që

një pikë kulmore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare përbën periudha e Lidhjes Shqiptare

të Prizrenit (1878-1881). Lufta e armatosur nuk u ndërpre dhe gjatë viteve 1881-1909,

duke synuar të njëjtat objektiva si edhe në vendet e tjera të Ballkanit.

Një vrull më të lartë morën veprimet luftarake sidomos në dhjetëvjeçarin e parë

të shekullit XX, çka kaloi në krijimin e kushteve të ndryshme politike e ushtarake për

shpërthimin e kryengritjeve të viteve 1910-1912. “Shqipëria shtet do të përjetojë dy

luftëra ballkanike-të parën prej së cilës do të dalë si shtet i cënuar demografikisht e

territorialisht dhe të dytën në të cilën do të kryhet copëtimi i saj prej fqinjëve

ballkanikë”552.

Është e kuptueshme që Kryengritjet e Mëdha shqiptare të viteve 1911-1912, nuk

mund të shihen të shkëputura nga Lufta Ballkanike. Ato i paraprinë asaj, si në planin

ushtarak ashtu edhe në atë moral.

Goditjet e shumta që morën pushtuesit osmanë në Shqipëri, si dhe dezertimet

masive të shqiptarëve nga formacionet ushtarake turke, jo vetëm i kishin dobësuar forcat

ushtarake të Portës së Lartë në rajon, por kishin ndikuar në shthurjen morale dhe në

rënien e aftësive luftarake të tyre dhe në zona të tjera.

Në vlerësim të këtij fakti, në memorandumin që Qeveria e Vlorës i dërgonte

Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në janar 1913, shprehej ideja, se lufta e

vendeve të Aleancës Ballkanike, “…deri diku është vazhdim i kryengritjeve të fundit të

Shqipërisë dhe sukseset e tyre të ndjeshme mund të konsiderohen me plot të drejtë si

frytet e veprës së çlirimit me të cilën shqiptarët, si sot, ashtu edhe në të kaluarën, janë

shquar për trimëri”.553

Ndërkaq, gozhdimi i forcave të shumta turke në Shqipëri, përbënte një faktor

lehtësues në përparimin e shpejtë të forcave të Aleancës në frontet e tjera, sidomos kur

veprimtaria luftarake zhvillohej jashtë territorit shqiptar. Ky fakt bëhet më domethënës po

të mbajmë parasysh se drejtimet e mësymjes së ushtrive të Aleancës Ballkanike në

Maqedoni bashkoheshin drejt Shqipërisë.

Duke patur si bazë nisje, nga Jugu ato të Greqisë, nga Veriu e Verilindja ato të

Serbisë e Malit të Zi dhe nga Lindja ato të Maqedonisë, dara e veprimit të ushtrisë turke

ngushtohej në rajonin shqiptar të veprimeve luftarake. Gjendja e ndezur luftarake në

Shqipëri, jo vetëm kërcënonte shpinën e ushtrisë turke, por krijonte çrregullime në të

550 Guy, Vep. përm., 25. 551 Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj…, 99. 552 Rexhep Qosja, Shqipëria dhe Kosova, (Tiranë: TOENA 2013), 304. 553 Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj…, 135.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

155

gjithë dispozitivin e saj. Ndërsa në rajon vijonin luftërat ballkanike, në Shqipëri po

zhvillohej një nga aktet dhe proceset më të rëndësishëm të historisë së saj, kurorëzimi i

pavarësisë kombëtare. Në krye të kësaj lëvizje kombëtare tashmë qëndronte një

udhëheqje politike e aftë, e cila kishte zgjedhur edhe organin ekzekutiv të saj, Qeverinë e

Përkohëshme të Vlorës.

Kjo qeveri e vlerësoi me realizëm situatën tejet të ndërlikuar, duke përcjellë me

pjekuri të thellë mesazhe miqësie me fqinjët. “Shqiptarët nuk kishin qëllim tjetër veçse të

rronin në paqe me të gjitha shtetet fqinje dhe të shpresonin se çdo veprim armiqësor në

tokat e tyre kombëtare nga ana e ushtrive të aleancës ballkanike do të pushonte, se të

gjitha krahinat shqiptare që ishin të pushtuara nga këto ushtri do t’u ktheheshin atyre

përsëri”.554

Qeveria e Vlorës, duke vlerësuar realisht situatën, përcaktoi asnjëanësinë në

luftërat ballkanike. Ndërkohë që ngjarjet zhvilloheshin, ushtritë e Aleancës Ballkanike

përpiqeshin të pykëzoheshin gjithnjë e më shumë në thellësi të territorit shqiptar me

qëllime të qarta aneksioniste.

Në këto rrethana, Qeveria e Vlorës përpunoi dhe u përpoq të zbatonte një plan

strategjik ndaj synimit aneksionist të secilit kundërshtar. Dhe, megjithëse luftëtarët

shqiptarë ishin jo shumë të organizuar e të armatosur, rezistenca më e madhe e ushtrive të

Aleancës Ballkanike i u bë në luftën e Shkodrës, të Janinë, të Merdares, të Kumanovës

dhe të Lumës, si dhe në Labëri, Himarë, Çamëri etj.

Ndonëse më 3 dhjetor 1912, Perandoria Osmane u mund dhe kërkoi

armëpushim, operacionet e ushtrive ballkanike vijonin më me egërsi ekspeditat

ndëshkuese për shfarosjen e përgjithshme të kombit shqiptar.

Kështu, Greqia nuk pranoi armëpushimin, duke vazhduar rrethimin e Janinës

dhe pushtimin e qyteteve shqiptare të Gjirokastrës, Sarandës, Tepelenës, Korçës,

Kolonjës, deri në kufi me Beratin dhe Skraparin etj. Ndërkaq, gjithë veprimet luftarake të

Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë u zhvilluan në pjesën më të madhe në tokat shqiptare.

Pas pushtimit të tokave shqiptare serbët dhe malazezët filluan të ushtrojnë dhunë

dhe terror në popullatën shqiptare të këtyre tokave, me qëllim serbizimin e Kosovës dhe

pjesëve tjera të banuara nga popullsi shqiptare. Ajo iu nënshtruan spastrimit etnik dhe

kolonizimit.

“Më 12.11.1912, në gazetën angleze “Daily Cronicle” publikohet se në

rrethinën e Prizrenit u masakruan 5000 vetë. Një oficer serb, në praninë e tij, përshkruan

masakrat e batalionit të tij”555.

Lidhur me këtë periudhë, Kosta Novakoviqi në “Kolonizimi dhe serbizimi i

Kosovës” shkruan: “Më 1912 e 1913 u shuan kështu 120.000 shqiptarë, burra, gra,

djemë, pleq, fëmijë, qindra fshatra u bombar-duan, një shumicë e madhe u dogj fare…

Është për t‟u përmendur që përfaqësuesi i politikës imperialiste ruse, ministri i Rusisë në

Beograd – vazhdon K. Novakoviqi, e ka bekuar këtë politikë shfarosëse që bën

Beogradi”556.

Po në këtë ngjarje socialisti i njohur serb, Dimitrije Tucoviqi, thekson se

pushteti serbomadh: “i fshihte egërsitë e veta si gjarpëri këmbët…. Fshatrat shqiptare

ishin shndërruar në vatra shkrumbi. Në të njëjtën kohë këto ishin krematoriumet më

554 Xheladin Shala, Vep. përm., 142. 555 Selajdin Krasniqi, Prizreni udhëtim nëpër kohë, (Prizren: 2003), 77. 556 Bujku, nr. 387, Prishtinë, 12.IX.1992, 2.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

156

barbare në të cilat kalleshin për së gjalli me qindra gra e fëmijë…. 557”. “Sipas të

dhënave të Komitetit të Kosovës, nëpër burgjet e Serbisë, Malit të Zi e Greqisë, në këtë

periudhë, janë mbytur ose kanë pësuar rreth 23 mijë shqiptarë. Shoqata e imamëve

myslimanë pohon se në territoret etnike shqiptare, në këtë periudhë, kanë qenë 21 mijë

varre dhe kufoma të masakruara nga ana e xhandarmërisë. (Në këto shënime nuk janë

përfshirë të vdekurit gjatë luftës tetor-nëntor 1912). Në Kosovë janë shënuar pesë

varreza masive. Vetëm në Gazimestan në periudhën janar-maj 1913 janë likuiduar mbi

5000 shqiptarë etnikë”558.

Në këto kohë vijonin të vinin telegrame të shumtë nga brenda vendit, në të cilët

“shprehej mbështetja për Qeverinë e Perkohshme të Vlorës, apo që përkrahnin fort dhe

shprehnin besimin tek Ismail Qemali për të mirën e shtetit shqiptar. Ndër to, është edhe

ai i datës 22 Dhjetor 1912”559.

Madje tek ai i datës 6 Dhjetor 1913, personaliteti i njohur shqiptar i asaj kohe

Abdyl Ypi, i shkruante Prefektit të Elbasanit, patriotit Aqif Pashë Elbasanit mbi qëllimet

e Greqisë dhe Serbisë ndaj Shqipërisë dhe i propozon Qeverisë Qendrore (të

Vlorës)“masa ndaj këtyre qëllimeve duke formuar bataljonin e xhandarmërisë,

batalionin e vullnetarëve të zgjedhur nën komandën e oficerëve të zot…”560.

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912, lufta e Janinës u kthye në një

luftë për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shtetit të Pavarur Shqiptar, që u shpall në

emër të përfaqësuesve të katër vilajeteve shqiptare duke përfshirë dhe atë të Janinës, të

banuar në shumicën e tij dërrmuese nga ushtarakët dhe vullnetarët shqiptarë.

Gjithsesi, të zhytur në një dëshpërim të thellë nga ky copëtim i panatyrshëm i

popullit shqiptar dhe masakrat e panumërta të pushtuesve serbo-malazezë në të dyja anët

e kufirit, qoftë në territoret që iu dhuruan Serbisë, edhe ato anë të kufirit që ajo i mbante

në kundërshtim me vetë vendimet e Konferencës së Londrës, qëndresa shqiptare, në të

katër vilajetet, nuk rreshti. Në këtë prirje, ngjarja më e rëndësishme ishte ajo e shtatorit

1913, kur filloi kryengritja e rrufeshme.

Kryengritësit shqiptarë i zunë në befasi forcat ushtarake e policore serbe dhe

shumë shpejt aksionet çlirimtare morën pamjen e një ofensive të përgjithshme për t’i

çliruar qytetet e rëndësishme shqiptare. Kryengritësit shqiptarë i`a mësynë Dibrës,

Strugës, Ohrit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës dhe në veri Gjakovës e Prizrenit.561

Sipas shtypit lëvizje pati edhe në drejtim të Tuzit, të Hotit, të Grudës dhe të

Gucisë. Kryengritja e vitit 1913, për shkak të përmasave të një fronti të gjerë që kishte,

557 Bujku, nr. 387, Prishtinë, 12.IX.1992, 2. 558 Hakif Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës (1844-1945),

(Prishtinë: 1995), 17. 559 AQSH. Fondi 145 (i Kryesisë së Përkohshme të Vlorës), Dosja III 1.1/1, Fleta 207, 455, data

22.12.1912. 560 AQSH. Fondi 145 (i Kryesisë së Përkohshme të Vlorës), Dosja III 6.6/1, Fleta 30, 106-107, dt.6.12.1913 561 Kryengritja si duket është organizuar mirë, andaj në luftimet e Dibrës ka rreth 1000 të vrarë, janë zënë

robër 300 ushtarë serbë dhe material i shumtë luftarak. Gjithashtu, Luma me rrethinë ishte ngritur në

kryengritje dhe një depërtim i çlirimtarëve ishte përqëndruar nga Malësia e Gjakovës në drejtim të qytetit,

mirëpo kryengritësit nuk ja dolën t’a çlirojnë Gjakovën. Ata në drejtim të Gjakovës, i udhëhiqnin Bajram

Curri, Hysni Curri, Isa Boletini, Bajram Daklani, etj. (Gazeta “Ozbor” e Zagrebit).

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

157

nga shtypi i kohës u quajt edhe “Lufta e Tretë Ballkanike”,562 duke pohuar njëherëshi se

ishin serbët që kishin shkelur e pushtuar territoret e shteteve të tjera ballkanike! Në

përmbyllje mund t’u thuhet se fundi i luftërave ballkanike padyshim që çoi në ndryshime

të dukshme e të rëndësishme. Ndërsa, e tërhequr përsëri në kryeqytetin e saj të vjetër,

Adrianopojën, Turqia u largua nga Evropa ose të paktën nuk ishte më fuqi evropiane e

kurorëzuar.

Gjashtë vjet më pas, Obri Herbert (Aubrey Herbert) udhëtar dhe politikan

angez, do të shkruante:”Më në fund si Samsoni në Tempullin e Gazës, ata i shembën

kolonat e Perandorisë Osmane mbi kokën e tyre. Janë shqiptarët ata të cilët i

shpartalluan turqit, e jo serbët, as bullgarët dhe as grekët”563.

Nga ana tjetër luftërat ballkanike ishin shumë të përgjakshme dhe tejet të

kushtueshme. Gjatë dhjetë javë luftimesh, gjashtë javë Lufta e Parë Ballkanike dhe katër

javë Lufta e Dytë Ballkanike, u vranë rreth 200.000 luftëtarë, pa llogaritur civilët, përveç

dhjetëra, mijëra viktima të kolerës, tifos e dizanterisë.

Ne nuk mund të mësojmë kurrë për mijëra burra, gra dhe fëmijë që vdiqën nga

uria, sëmundjet dhe masakrat, siç shkruante studiuesi i historisë së Ballkanit, J.

Schurman.

Vetëm pena e Dantes mund ta përshkruante me saktësi udhën që vjen nga

Lozengradi, vetëm talenti i tij i mistershëm do të ishte në gjendje të rikrijonte të gjitha

tmerret e moçalishteve të akullta, mbi vijat dhe llumin e të cilave shtrihen trupat e

gjymtuar dhe të copëtuar të të rënëve, shkruante Leon Trocki.

Viktimat e pafajshme të luftës, ata që kanë shpëtuar nga vdekja e

menjëhershme dhe e mëshirshme prej ndonjë plumbi ose predhe, tani zvarriten në

rrënojat e nxira të shtëpive të tyre, për të mbetur përballë vdekjes së ngadaltë dhe nga të

ftohtët dhe uria.564

Emanuel Skatula, i cili pa nga afër këtë situatë të mjerueshme shkruante me një

gjuhë sa realiste aq edhe drithëruese se: “Sa më thellë hyj në këtë ishull, aq më rrëqethëse

bëhen skenat e gjakut, që më dalin para syve. Shikoj para meje ata, që nuk kanë fuqi të

lëvizin e që nuk ka burrë në botë t’u vijë në ndihmë. Ata janë vdekja e gjallë mbi

tokë…Në çdo hap trupa, që kanë mbetur skelet, duar të mavijosura të këputura nga

krahët, zgavra sysh të zbrazëta, gojë të hapura sikur thërrasin me dëshpërim, dhëmbë të

thyera para buzësh të çara e të nxira”.565 Humbjet në thesar ishin po aq kolosale sa edhe

gjaku i derdhur. Vetëm shpenzimet e drejtpërdrejta ushtarake janë vlerësuar në shifra që

562 Për rrethanat dhe shkaqet e kryengritjes gazeta “Radniçke novine” e datës 29.09.2013 shkruante se:

“Shkaku kryesor i të gjitha vështirësive prej të cilave vuajmë sot dhe prej të cilave do të vuajmë shumë në

të ardhmen, qëndron në faktin se kemi hyrë në tokë të huaj”. 563 SRO DD/DR4, pjesa 2, memorandumi, 4 janar 1918; shih edhe J. Swire, Albania, 124-5. 564 “Nga viset afër Shkodrës, më fatkeqi ishte Drishti, fshati i grave të burgosura të Podgoricës. Ky fshat

shumë i bukur dhe i pasur, dikur plot me ullinj të argjentë, kishte mbetur shkretë. Malazezët që kishin

ngritur aty afër kampin, jo vetëm kishin prerë dhe djegur çdo dru ulliri, por edhe rrënjët i kishin shkulur.

Kopshtet e paqme, që shtriheshin gjatë bregut të lumit dhe që prodhonin për treg, ishin zhdukur. Gjysma e

shtëpive ishin djegur. Të gjitha ishin plaçkitur. Kur i vizitova ata të mjerë që kishin mbetur gjallë, ishin

prekur nga lija. Trembëdhjetë të sëmurë ishin grumbulluar të gjithë. Në disa vende të tjera qenë prerë të

gjitha pemët frutore, që banorët i kishin si mjet jetese”. 565 Emanuel Skatula. Valka na balkane: Valecne tazeni Bulharska, Srbska, Recka a Cerne Hory proti

Turecku, Praha 1913, 394-395.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

158

shkojnë nga një miliardë e njëçerek deri në një milliard e gjysëm dollarë.566 Luftërat u

përhapën në një sipërfaqe prej afro 170.000 km2, që nga bregdeti shqiptar në perëndim,

deri 32 km larg Stambollit në Lindje, nga kufiri më verior i Maqedonisë deri në Thesali,

në Greqinë Qendrore.

Gjatë muajit nëntor, operacionet aleate çuan në shtypjen e regjimit turk në

Evropë; gjatë gjashtë javëve luftë, ushtritë e shteteve të vogla ballkanike shkatërruan

ushtrinë turke dhe kaluan në duar të aleatëve, të cilët llogaritnin më shumë se 50 mijë të

plagosur dhe 500 topa të mbledhur, 100 mijë pushkë të kapura armikut, gjithashtu

municione, materiale të ndryshme për të pajisur mjaft ushtri në territorin armik!

Në pikëpamje të artiti ushtarak, në luftrat ballkanike u bë një testim paraprak i

doktrinave ushtarake të kohës si dhe u vunë re disa ndryshime të dukshme në mënyrën e

zhvillimit të veprimeve ushtarake, të kushtëzuara edhe nga zhvillimi i teknikës luftarake,

në radhë të parë me rritjen e fuqisë së zjarrit, me larghedhjen dhe shpejtësine e qitjes së

sistemeve të artilerisë, me shtimin e sasisë së mitralozave (aleatët kishin 474 mitraloza,

turqit kishin 556).

Po ashtu, kjo u duk edhe me përdorimin e llojeve të tjera të armëve, aeroplanëve

që, përveç zbulimit nga ajri, ata filluan t’i përdorin edhe për bombardime, makinave të

blinduara dhe radiove. 567 Të gjitha këto sollën transformimin e ushtrive në ushtri

tokësore, shfrytëzimin e rrëpirave e llogoreve, ashtu siç u shfaq domosdoshmëria e

mbrojtjes së trupave nga aviacioni, etj.

566 Jacob Gould Schurman, The Balkan Wars, 1912-1913 (1916) shih dhe : Leon Trotsky, The Balkan

Wars, 1912-1913, New York: 1980, 253. 567 Glenny, Histori e Ballkanit…, 248.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

159

KREU V

LUFTËRAT E FUNDIT NË BALLKAN: SHPËRBËRJA E JUGOSLLAVISË

V. 1. Politika botërore dhe tensionet në ish-Jugosllavi

Në Ballkan procesi i krijimit të shteteve-kombe është realizuar kryesisht pas

rënies së perandorive të mëdha dhe është shoqëruar me përshkallëzim dhune, genocide tё

njё kombёsie ndaj njё tjetre, konflikte të armatosura dhe luftë.

Në rrjedhën e historisë së trazuar tё Ballkanit, mund të gjejmë shembuj të

shumtë që përkojnë me përpjekjet për homogjenizimin e popullsisë, krijimin e shteteve-

kombe, ku përfshihen të gjithë banorët e të njëjtit komb dhe kjo është shoqëruar nga

dëbime masive, shprehje të pashembullta genocidi, ashtu si dhe shumë dhunë,

shpronësime etj.

Sipas analizës së Bernard Lory: ”E njohur pak, me plot keqkuptime, Europa

Ballkanike ngrihet si një legjendë e zezë, e mbushur me revolta dhe masakra, me luftëra

dhe atentate. Filtri që e turbullon perceptimin për vendet ballkanike është i dyfishtë, nga

njëra anë është një dozë e mirë e plogështisë intelektuale të perëndimorëve, të cilët nuk e

gjejnë me vend të ndalen mbi problemet tejet të koklavitura të një zone që, në fund të

fundit, ka qenë gjithmonë periferike dhe e varfër, ndërsa nga ana tjetër, është

parapamendimi i ballkanasve, të cilët që prej një shekulli e gjysmë në adresë të

Perëndimit kanë lëshuar veçse mesazhe të një propaganda nacionale, ku çdo popull ka

mbrojtur kauzën e vet duke nxirë fqinjët, gjë që nuk e lehtëson aspak të kuptuarit…”568.

Në këtë aspekt, shembulli më dramatik ndodhi në dhjetëvjeçarin e fundit të

Shek. XX, kur serbët dëbuan me forcë dhe ushtruan genocid mbi popullsinë shqiptare të

Kosovës, me qëllimin e vetëm të largimit të tyre, homogjenizimin e territorit të saj, në

përpjekje për realizmin e “ëndrrës së Naçertanias famëkeqe”.

Në fakt, rënia e Jugosllavisё kishte filluar qё herёt ndërsa, nё vitet ‘80-tё të

shekullit të shkuar, ajo mori trajtёn e njё kolapsi shumëdimensional dhe regresiv, tё

shpejtё, pёr arsye tё ardhjes nё pushtet tё klasave drejtuese nocionaliste dhe spekulluese

nё republikat e ish-Jugosllavisё, tё cilёt gjetёn tek nacionalizmi njё mekanizëm të ri për

të ligjёruar pushtetin arrogant dhe tё pakontrolluar.

Përmbi tё gjitha, ata gjetёn burimin e legjitimimit tё pёrdorimit tё forcёs, e cila i

solli Ballkanit një bilanc negativ viktimash, tё humburish, dёmesh ekonomike,

problemesh psiko-sociale etj.

Prototipi dhe personifikimi i kësaj klase drejtuese ishte pikërisht Slobodan

Millosheviçi, figura dhe drejtuesi kryesor i Jugosllavisë të asaj kohe. “I lindur në një

familje serbësh të Malit të Zi më 20 gusht 1941, Millosheviçi u bë ekonomist e bankier,

ndërkohë që ngjiste shkallët e Partisë Komuniste Jugosllave. Më 1986 u bë kryetar i

komunistëve të Beogradit, ndërsa në vitin 1987 kreu i Partisë Komuniste të Serbisë.

Përqendrimi i tij mbi nacionalizmin serb e ndihmoi të katapultohej në presidencën e

Serbisë më 1988 dhe atë të Jugosllavisë më 1997”569. Në fakt rënia e ish-Jugosllavisё

568 Bernard Lory, Europa Ballkanike nga 1945 në ditët tona, (Tiranë: Dituria, 2007), 11. 569 Lenard J. Cohen, Milosheviç, misteri i pushtetit, (Tiranë: AIIS, 2010), 9.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

160

kishte filluar qё herёt, ndёrsa nё vitet ’80 tё Shek. XX rënia arriti përmasa shqetësuese

me një varg ngjarjesh, të cilat do të kulmonin me një seri luftërash të shteteve përbërës

për shkëputje nga ish-Federata e Jugosllavisë.

Të tilla ishin lufta në Slloveni, Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe, e fundit, ajo në

Kosovë, e cila në fakt do të merrte përmasa të mëdha sepse do të përfundonte me

ndërhyrjen dhe pjesëmarrjen e të gjitha fuqive të mëdha ndërkombëtare.

Faktorët që çuan në rënie ishin të shumtë. Ato filluan nga dizintegrimi i ish-

Jugosllavisё, i cili u pasua nga rënia ekonomike. “Në periudhën pas Tito-s kuptohet qartë

mosfunksionimi i ekonomisë jugosllave që deri në atë kohë kishte qenë pak a shumë i

maskuar. Rritja ekonomike ndërmjet 7% dhe 8% më 1979, bëhet negative më 1983 e

pastaj sërish negative në vitet 1987 e 1988. Investimet e shumta gjatë viteve 70,

mbështeteshin kryesisht te huatë ndërkombëtare. Jugosllavia gjendet befas me një borxh

të jashtëm prej rreth 20 miliardë dollarësh”570.

Krahas rënies ekonomike duhet përmendur edhe mobilizimi intensiv etnik, që

vazhdonte paralelisht me rritjen e fuqisё sё klasёs drejtuese dhe bindjes ideollogjike tё

popullsisё nё masё, mbi vёrtetёsinё e tezave me bazë urrejtjejen dhe nacionalizmin

ekstrem. “Unanimiteti post-titist çahet shpejt nga ngjarjet në Kosovë, në mars 1981.

Kriza shpërthen nga studentët e universitetit të Prishtinës, të pakënaqur nga kushtet e

tyre të jetës”571. Ndërkohë, situata ndërkombëtare ishte krejt e pafavorshme. Në fakt

drejtuesit ndërkombëtarë u kapën në befasi nga konflikti në Jugosllavi, dhe u treguan tё

papërgatitur që të përballeshin me të dhe pasojat që ai solli.

Nuk duhet harruar që, në vitet nëntëdhjetë të shekullit XX, bota sapo kishte dalë

nga epoka dyzetepesë vjeçare e Luftës së Ftohtë. Sapo perdja e hekurt e ideologjive, e

cila ndau botën Perëndimore dhe Lindore në dy Blloqe apo Kampe kundërshtare ra,

njerëzit menduan për një cast, se mund të jetohej dhe në paqe.

Lufta që e mbante botën të ndarë në dy pole përfundoi dhe, në korridoret e

politikës botërore madje dhe në masat e gjera të njerëzve, besohej se luftërat nuk do të

përsëriteshin më kurrë. Por, në fakt, kjo rezultoi thellësisht iluzive dhe e gabuar sepse,

luftërat do të rishfaqeshin, madje së shpejti dhe me bilance të dhimbshme e dramatike, në

njerëz dhe në vlera të tjera.

Politikanët apo liderët botërorë kishin harruar se vazhdonte të ekzistonte një

pjesë e Evropës, e quajtur Gadishulli Ballkanik. Në të do të shfaqeshin, si në të kaluarën e

vet të trazuar, shenjat e një konflikti të mundshëm që do të kërkonte patjetër ndërhyrjen e

opinionit publik dhe politikës botërore për t’i dhënë zgjidhje çështjeve ende të mprehta

dhe të diskutueshme midis shteteve përbërëse të përmbushur me probleme dhe urrejtje.

Veprimet dhe mosveprimet në kohë të ndryshme, janë bërë shkak për

destabilitetin e këtij rajoni. Në këtë aspekt lind nevoja e studimit të zgjeruar të shkaqeve

që sollën në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe nisjes së një konflikti të ri, i cili do

destabilizonte rëndë tërë rajonin e Ballkanit.

Sipas M. Glenit: “Gjatë viteve 1990, luftërat në ish - Jugosllavi bënë që në vendet

e Ballkanit të vendoseshin rishtazi në hartën evropiane, ndërkohë që ringjallën kujtimet e

Luftës së Parë Botërore…, kështu të krijohej përshtypja sikur Evropa Juglindore e kishte

fjalën për një sërë luftërash territoriale, që ishin zhvilluar sipas logjikës historike dhe

570 Lory, Vep. përm., 147. 571 Po aty, 150.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

161

homogjenizimit etnik”572 . Këto do të kërkonin daljen sërish në skenë të superfuqive

botërore e të rolit përcaktues të tyre dhe do shndërrohej në precedent për shmangien e

konflikteve të tjera.

Pamja e një nacionalizmi fanatik, të shoqëruar me një urrejtje të verbër, u vërejt

edhe gjatë luftërave të fundit, të viteve nëntëdhjetë të shekullit XX, gjatë përpjekjeve të

popujve të Ballkanit për t’u pavarësuar nga Federata artificiale e ish-Jugosllavisë.

Konflikti i armatosur, që ndodhi në territorin e ish-Jugosllavisë në periudhën e

viteve 1991-2001, rishfaqi mizoritë e papara në Evropë qysh nga koha e Luftës së Dytë

Botërore, teksa mori jetën e mbi 200.000 njerëzve si dhe la pas një “trashëgimi” të

tmerrshme të shkatërrimit fizik dhe dëmtimit psikologjik. Sipas Bernard Lory: “Popuj

të së njëjtës gjuhë tregohen të pazotë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët e të

vazhdojnë një bashkëekzistencë të ngritur prej më se gjashtëdhjetë vjetësh…, ato tregojnë

shpejt mosefektivitetin e procedurave ndërkombëtare (OKB, OSBE, Bashkimi Europian,

Shtatë Fuqitë e Mëdha, etj,)”573.

Luftërat Ballkanike, të cilat ndodhën menjëherë pas periudhës së Luftës së Ftohtë

dypolare, u shfaqën mospajtuese me përpjekjet për ndërtimin e një rendi evropian sa më

paqësor e harmonik. Ky ishte një shqetësim ndër institucionet ndërkombëtare përgjegjëse

për menaxhimin e konflikteve, si dhe për fuqitë e interesuara për rivendosjen e stabilitetit

rajonal.

Pas më tepër sesa një dekade armiqësie, të shfaqur me ndërprerje, konflikti u ndal

vetëm si rezultat i ndërhyrjes së fuqishme nga jashtë dhe krijimit të disa protektorateve

“de facto” ndërkombëtare, të patrulluara nga paqeruajtësit e sponsorizuar nga OKB,

NATO dhe BE, me mandate të pakufizuara në kohë. J.Swire për Ballkanin shprehet se:

“Ai që bisedon në Ballkan, mund të flasë vetëm për politikë ”574.

Disa vite më parë Kosova ishte ngjarja dhe lajmi kryesor në mediat botërore,

kurse sot ajo nuk përmendet, veçse si ndonjë model praktik i teorive të zgjidhjeve të

konflikteve. NATO-ja, organizata që i solli pavarësinë Kosovës e ka ndryshuar atë, por

edhe Kosova e ka ndryshuar NATO-n, kjo sepse erdhi një çast i natyrshëm historik, në të

cilin të dyja ato kishin nevojë për ndryshime rrënjësore brenda vetes. Tani është e

vështirë të shpjegosh sepse 24 Marsi i vitit 1999, që shënoi fillimin e ndërhyrjes së

NATO-s për ta çliruar Kosovën, ishte dita më e mirë për shumë njerëz në Kosovë.

Evropianët dhe amerikanët që e kanë gëzuar lirinë për dekada, e kanë

konsideruar atë si të vetëkuptueshme dhe të garantuar, si diçka për të cilën nuk ka më

nevojë të luftohet. Madje, kur po bëheshin pesëdhjetë vjet të ekzistencës së NATO-s

evropianët ishin paqësuar aq shumë, saqë disa zëra filluan të flasin me të madhe se, nuk

ka më nevojë për NATO-n.

Dhe, në atë kohë, sikur edhe sot, duket e pakuptimtë të thuhet se fillimin e një

fushate bombardimesh dikush mund ta konsiderojë si ditën më të lumtur në jetën e tij,

madje me vetëdijen se të njëjtit mund ta pësojnë edhe nga bombardimet.

Rënien e bombave të para, kosovarët e panë si fillimin e fundit të Serbisë në

Kosovë. Sot Kosova është ndryshe. Edhe NATO-ja është ndryshe. As Kosova dhe as

572 Glenny, Vep. përm., 424. Humbjet e njerëzve në këto luftëra ishin pothuajse në të njëjtat shifra me ato të Luftërave Ballkanike të

viteve 1912-1913, por pasojat në aspektin psikologjik ishin në një shkallë shumë më të lartë. 573 Lory, Vep. përm., 218. 574 J. Swire, King Zog’s Albania, (Londër: Robert Hale and Company 1937), 22.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

162

NATO nuk kanë më dilema në se ishte e drejtë apo jo ndërhyrja në Kosovë. Kjo

ndërhyrje e ndryshoi jo vetëm Kosovën, por tërë Ballkanin. Por, kjo ndërhyrje e ndryshoi

edhe vetë NATO-n. Fytyra më e kujtuar e NATO-s së para dhjetë vjetëve ishte Xhemi

Shi (Jamie Shea), atëherë zëdhënës i NATO-s. Ai, pranonte se kishte ndodhur një si çudi

ca si paradoksale, sipas të cilit NATO-ja ka bërë shumë për Ballkanin por, ndërkaq edhe

ndërsjelltas edhe Ballkani kishte bërë po aq për NATO-n.

Shi kishte përsëritur se, ndoshta ndërhyrja e NATO-s në Kosovë është vonuar, por

më mirë vonë sesa kurrë. Nëse NATO-ja do të kishte ndërhyrë qysh në vitin 1991,

ndoshta do të ishin shpëtuar qindra mijëra jetë njerëzish në ish- Jugosllavi, kujton Xhimi

Shi, (J. Shee) duke përcjellë mendimin e shumë ekspertëve se Perëndimi, që në fillim të

luftës në Kroaci, kur ndodhën masakrat në Vukovar dhe kur digjej Dubrovniku historik

ishte dashur të frenonte Milosheviçin dhe, në atë rast nuk do të kishin ndodhur masakrat

as në Srebrenicë dhe as në Drenicë.

Heshtjen dhe ngurrimin e organizmave ndërkombëtare Milosheviçi, në fillim e

kuptoi si leje për të bërë masakra ndaj kroatëve, myslimanëve dhe shqiptarëve. Por, në

mars të vitit 1999, erdhi koha që bota t’i thoshte mjaft dhe ta ndalte atë në përpjekjet për

të bërë edhe një gjenocid tjetër, i cili, po të mos ishte ndërhyrja e NATO-s, do t’ia

tejkalonte gjenocidin e Bosnjës.

Sot Kosova është e pavarur, e njohur nga shumica e vendeve të NATO-s dhe nga

të gjithë fqinjët me përjashtim të Serbisë. NATO-ja, po ashtu, kremton 63-vjetorin e

ekzistencës së saj dhe përkujton pesëmbëdhjetë vjetorin e ndërhyrjes në Kosovë, në një

pamje krejt të re.

Tashmë në të bëjnë pjesë 28 vende anëtare, ndërsa bombardimet i kishte kryer

para 3 vjetësh, kur numëronte vetëm 16 anëtarë. Gjithsesi, zëri i shqiptarëve asnjë herë

nuk ka mbetur në hije dhe është shndërruar përherë në faktor të zhvillimit të ngjarjeve

historike përreth. Kjo ka ndodhur në pjesën më të madhe të historisë së shqiptarëve, ashtu

siç kanë shkruar edhe të huajt: “E mjera Shqipëri, me kaq shumë armiq të fuqishëm dhe

kaq pak miq. Ajo nuk kishte as industri, tregti të zhvilluar, as hekurudha dhe vetëm 200

milje rrugë të shtruar. Shqipëria u shfaq vetëm pak para luftës, e krijuar nga katër rajone

të perandorisë otomane. Pak të huaj e kishin vizituar atë, pak dihej për historinë dhe

njerëzit e saj. Shumë të rrallë shqipëtarë - perandori i madh i Romës Diocekliani dhe

Kostandini psh, janë shfaqur në histori. Shqiptarët ishin banorë autoktonë ilirë të

Ballkanit, që ishin shtyrë në zonat më të mjerueshme dhe më të pakapërcyeshme nga

pushtimi në jug dhe në perëndim nga sllavët. Sigurisht, gjuha e tyre ishte e ndryshme nga

ajo e fqinjëve të tyre në Malin e Zi, Serbi dhe Greqi. Në perandorinë osmane, ata ishin

vlerësuar për zakonet e të luftuarit dhe bukurinë e tyre”.575

Studiuesja Margaret MacMillan, me një mjeshtëri të veçantë dhe vetëm në pak

rreshta, paraqet më qartë “se një pasqyrë”, një pjesë të historisë së shqiptarëve, faktin që

shqiptarët janë një popull autokton, fatkeqësisht të varfër ekonomikisht, por të pavarur,

origjinalë dhe, ajo që është e rëndësishme, jetojnë në atdheun që ka nxjerrë njerëz të

mëdhenj, madje dhe perandorë!

Në këtë aspekt mund të shprehemi se, thelbi i këtij punimi shkencor është

mendimi origjinal që ai përpiqet të përçojë mbi domosdoshmërinë e njohjes së

575 Margaret MacMillan, Paris 1919, Gjashë muaj që ndryshuan botën, (Tiranë: PLEJAD 2006), (kopertina

e pasme).

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

163

historiografisë së Gadishullit të Ballkanit, për ti dhënë kështu një kuptim me ngjyra sa më

të sakta dhe larg paragjykimeve të realitetit që ne përjetojmë si një shtet dhe popullsi, si

pjesë e pandarë e Gadishullit të Ballkanit.

Ky rajon, në shekuj ka përjetuar copëtime dhe shkatërrime të jashtëzakonshme

dhe që, për ironi të kohës, edhe në tranzicionin e viteve nëntëdhjetë, atë të pas Luftës së

Ftohtë, përjetoi një nga tragjeditë më të tmerrshme të fundit të mijëvjeçarit të dytë, atë të

katër luftërave të përgjakshme ndërmjet ish-shteteve të Federatës Jugosllave.

Gjithsesi, për një gjë duhet të jemi të sigurt:“…se të gjitha shtetet e Ballkanit

kanë nisur udhëtimin drejt demokracisë së vërtetë, drejt Bashkimit Evropian dhe këto

janë proçese të pakthyeshme”.

Sipas Edith Durhamit ose siç njihet ndryshe dashamirësja dhe avokatja e

shqiptarëve, në Ballkan historia përsëritet me një rregullsi të çuditshme. Ky rajon, në

kuptimin e vërtetë të fjalës, ka shërbyer si një terren eksperimentues për ideologji dhe

sisteme alternative, si laborator për vëzhgimin e aspekteve të formave liberale dhe

nacionale të organizimit politik dhe ekonomik.

Për këto arsye kryesore, Ballkani ka qenë, është dhe do të jetë objekt studimi dhe

hulumtimi i studiuesve të ndryshëm të të gjitha fushave.

Mund të thuhet se gati e tërë historia e Ballkanit ka qenë, në një farë mënyrë, një

eksperiencë që pati dhe vazhdon të ketë rrjedhoja në ecurinë e marrëdhënieve politike

dhe kulturore të kësaj pjese të kontinentit “të vjetër”.

Madje, shenja dhe kuptime të kësaj eksperience vashdojnë të jenë “si një lumë i

rrëmbyeshëm që gërryen” rrugën e integrimit të Ballkanit drejt Bashkimit Evropian.

Gjithsesi, objektiv kryesor duhet të jetë ai i nxitjes së shoqërive që të kuptojnë me

ndershmëri dhe seriozitet se, çdo komb ka një “të vërtetë” të vetën, e cila mund të jetë

objektive dhe e pranueshme edhe atëherë kur është e ndryshme nga “e jona”!

Hapi i parë dhe guri i themelit të progresit duhet të jetë tolerancë që do të na

largojë ne ballkanasve nga “fantazmat” e të kaluarës.

V. 2. Fillimi i shkërrmoqjes së Jugollavisë: shkëputja e Sllovenisë dhe Kroacisë

Nëse i përmbahemi kronologjisë së zhvillimit të ngjarjeve të pas vitit 1990 për

shkëputje nga ish- Federata e Jugosllavisë, Sllovenia ishte republika e parë, e cila hapi

procesin e shpërbërjes së Federatës. Ky akt ishte realizuar në një mënyrë disi të veçantë,

në përqasje me republikat e tjera jugosllave që do të pasonin procesin e shkërrmoqjes së

krijesës gati artificial të Federatës Jugosllave, të sajuar e modeluar pas Luftës së Dytë

Botërore.

E veçanta qëndronte në faktin se, e tërë kjo ishte arritur përmes paqes dhe luftës,

në një proces miks, të nisur me një procedurë legjitime kushtetuese referenduese, të

përmbyllur dhe të “vulosur” përmes një veprimi luftarak. Është mjaft interesant

përcaktimi që bën studiesi Lenard Cohen mbi Federatën Jugosllave. Sipas tij: “Jeta

politike në sisteme të kësaj natyre shpalos tipare që u ngjajnë sistemeve të “lira” dhe

gjithashtu regjimeve ku nuk ekziston liria; janë sisteme të pozicionuar mes demokracisë

dhe diktaturave nga më radikalet”576. Ngjarjet kishin rrjedhur kështu. Sipas të dhënave të

kohës, më datën 23 dhjetor të vitit 1990, sllovenët morën pjesë në një referendum për

576 Cohen, Vep. përm., 11.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

164

shkëputjen nga Federata e Jugosllavisë dhe shpalljen e Pavarësisë së shtetit të tyre të

vogël.

Sllovenët të njohur për pozicionin gjeografik, religjionin fetar katolik, tok me

kroatët, ndryshe nga sllavët e tjerë, si dhe për konceptin e tyre të hershëm se “janë të

ndryshëm nga ballkanasit e tjerë”, i thanë pro masivisht referendumit të shkëputjes nga

Jugosllavia dhe Pavarësisë kombëtare. Kështu, “…duke vënë re dobësimin e ndikimit

sovjetik mbi Europën Qendrore dhe zonën e saj baltike, drejtuesit sllovenë dhe kroatë

vlerësojnë se ka ardhur koha për të dale nga gjendja e mungesës së peshës në mes të dy

blloqeve, nga e cila Jugoslavia ka përfituar prej kohësh dhe të integrohen në sferën e

mirëqenies perëndimore”577.

Lidhur me këtë qasje, studiuesi M. Gleni shkruan: “Nëse serbët dhe kroatët do të

bënin luftë, i vetmi rajon i Jugosllavisë me gjasa për të mbetur i pa prekur ishte

Sllovenia, falë historisë dhe kulturës së saj të veçantë, popullsisë etnikisht homogjene

dhe vendndodhjes në Alpe, strukur në mes të Austrisë dhe Italisë. Të gjithë të tjerët ishin

të kërcënuar”578

Pavarësia u shpall më 25 Qershorin e vitit 1991 dhe menjëherë u njoh nga më

shumë se 30 shtete, deri më 15 Janar 1992, pak muaj më pas njohja erdhi edhe nga

SHBA-ja.

Vetë lufta e Sllovenisë, e njohur si “lufta dhjetëditore” dhe zyrtarisht si “Lufta

sllovene për Pavarësi” është përshkruar dhe përcaktuar shpesh si një konflikt i shpejtë

dhe i shkurtër ushtarak. Ajo u zhvillua në territorin e Sllovenisë, e cila, deri në atë kohë,

ishte njësi federale e ish-Jugosllavisë.

Veprimet në kuadrin e këtij konflikti u zhvilluan në përplasjen midis forcave të

Mbrojtjes Territoriale Sllovene dhe atyre të Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA),

menjëherë pas shpalljes së njëanshme të shtetit të pavarur të Sllovenisë në vitin 1991.

Por, në thelb, konflikti i hapur midis Sllovenisë dhe Serbisë, ky i fundit përbënte,

në të vërtetë, vetë boshtin e Federatës së Jugosllavisë, kishte nisur qysh kohë më parë, në

kohën e Kongresit të 8-të të PK të Jugosllavisë dhe kishte vijuar deri në kohën e

shkatërrimit të vetë Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, në Janar të vitit 1990. Për të

shkuar tek shkëputja, pavarësia dhe mbrojtja e vendit, aty midis muajit maj 1990 dhe

korrikut 1991, Sllovenia krijoi një Ushtri Kombëtare, me komandim të pavarur. Kjo

forcë arriti numrin 30.000 vetë.

Ideja ishte që me këto forca të përballohej sulmi i forcave të Ushtrisë Popullore

Jugosllave ndaj Sllovenisë së rebeluar. Dhe, mund të thuhet se, kjo ide u vu në jetë

pothuajse tërësisht, pa ndryshuar asgjë prej saj. Forcat ushtarake serbe, që bënë përpjekjet

e para që të vinin nën kontroll kufirin shtetëror, duke përdorur njësi ushtarake të JNA-së

brenda Sllovenisë u frenuan nga një qëndresë sllovene të planifikuar mirë. Forcat

ushtarake federale, të cilat kishin nisur lëvizjet për në kalimet kufitare përkatëse, aty nga

data 27 qershor, u ndalën dhe, madje, u kundërsulmuan nga ana e forcave sllovene.

Edhe përdorimi i helikopterëve nga ana e Ushtrisë së Jugosllavisë nuk pati

suksesin e pritur, prandaj në mbrëmjen e kësaj date si rezultat i humbjeve të pësuara,

forcat jugosllave (federale) futën në mbështetje një numër të kufizuar tankesh dhe kryen

edhe disa fluturime. Për rrjedhojë arritën të rikapnin dhe të rikthenin kontrollin mbi pjesët

Sllovenët kishin votuar në masën 88 përqind pro pavarësisë së vendit. 577 Lory, Vep. përm., 250. 578 Glenny, Vep. përm., 635.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

165

kufitare, por u bënë prehë e mediave vizive ndërkombëtare, të cilat i përhapën në mbarë

botën imazhet e këtyre luftimeve. Kështu, përpjekjet e Sllovenisë për të mbrojtur

pavarësinë e saj ishin bërë të njohura dhe problem ndërkombëtar.

Një ditë më pas, më 28 qershor, lufta ishte shtrirë pothuaj se në tërë territorin e

republikës sllovene, ndërkohë që luftimet në vijat kufitare vijonin ende. Forcat mbrojtëse

sllovene, duke lëvruar nëpër tërë vendin, i sfiduan dhe i nxorrën jashtë luftimit garnizonet

e Ushtrisë Federale.

Ndërkaq, Garda Kombëtare e Sllovenisë i kishte lokalizuar dhe i mbante të

rrethuara forcat ushtarake të Federatës që gjendeshin brenda territorit të Sllovenisë.

Brenda territorit slloven atë kohë gjendeshin afro 25.000 ushtarakë të Federatës

Jugosllave.

Më datën 29 Qershor e më pas pati bisedime për pushimin e zjarrit dhe të

luftimeve, ndërsa Millosheviçi e kishte refuzuar një kërkesë të Ushtrisë së Federatës për

mobilizim dhe për të vepruar.

Veprimet sulmuese të forcave sllovene, duke nisur që prej datës 2 korrik, vijuan

kundër forcave të Ushtrisë Federale, madje u përforcuan. Operacionet e fundit luftarake

të forcave sllovene vazhduan edhe në kohën që repartet e JNA-së për t’u tërhequr gjatë

datës 4 korrik.

Por, ndërkaq ndërhyjnë fuqitë ndërkombëtare, të cilat ndikuan në ndërprerjen e

luftimeve. Kësisoj lufta e emërtuar nacional-çlirimtare në Slloveni kishte përfunduar

brenda dhjetë ditëve, duke i dhënë asaj “Lufta dhjetëditore”.

Në përfundim të kësaj lufte, e cila kishte shënuar e “promovuar” fillimin e

shkërmoqjes dhe shpërbërjes së Jugosllavisë, humbjet ishin të pakta. Sipas të dhënave të

nxjerra nga burime zyrtare sllovene, Sllovenia pati 13 të vrarë, nga të cilët 8 ushtarakë

dhe 5 civilë.

Ndërkaq nga pala tjetër, numëroheshin 44 ushtarakë të vrarë, 187 të plagosur dhe

1700 ushtarë federal të zënë rob nga forcat sllovene. Trojka evropiane organizoni një

marrëveshje për armëpushim që gjeti mbështetjen e Federatës Jugosllave me të gjitha

republikat e saj. Marrëveshja u mbajt më 7 Korrik 1991, në ishullin Brion në detin

Adriatik. Por, vetëm më 18 Korrik, më në fund Residenca Federale Jugosllave u bind që

të tërhiqte forcat ushtarake nga Sllovenia, megjithatë tërheqja si proces u përmbyll më 26

Tetor të vitit 1991. Tani më Sllovenia ishte bërë një shtet i pavarur në çdo aspekt.

Mungonte vetëm emërtimi.

Rasti i Sllovenisë përfundoi me një fund të suksesshëm dhe me pak pasoja, por

përpjekjet e popullsive të tjera brenda Federatës Jugosllave, me pretendime etnike më të

ndërlikuara, më pak të emancipuara politikisht dhe me nivel ekonomik më të ulët, si

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina, të cilat ndoqën hapat e Sllovenisë nuk e patën aspak të

lehtë.

Ato u përballën ashpër me makinën serbe të luftës për një kohë të gjatë dhe i

paguan me shumë gjak, jetë njerëzore dhe dëme, përpjekjet e tyrë për të fituar pavarësinë

kombëtare. Për hir të së vërtetës, Lufta në Slloveni ishte e para që hapi procesin e

shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Kjo për shkak se Sllovenia dhe Kroacia ishin të parat që u

shkëputën nga Jugosllavia. Por, ishin ato gjithashtu dhe ndër dy ish-republikat jugosllave

që e realizuan shkëputjen me më pak kosto se të tjerat në këtë proces.

Fati i luftërave në Slloveni dhe Kroaci u vendos me më pak viktima dhe u zgjidh

për një kohë mjaft të shkurtër, duke rënduar më pak në ekonomitë e këtyre vendeve. Nga

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

166

ana tjetër, Sllovenia dhe Kroacia në ditët e sotme janë vendet më të zhvilluara të dala nga

ish-Jugosllavia, duke qenë gjithashtu edhe vendet me stabilitetin më të madh politik.

Këto veçori vinë për shkak të një sëri faktorësh që, mbi të gjitha kanë të bëjnë

me perceptimin nacionalist në Serbi, si dhe orientimet kryesore të armiqësisë së saj, por

edhe me mbështetjen evropiane.

Sllovenia pati sukses në shkëputjen nga Jugosllavia me një kosto të ulët sepse

gëzonte një konsensus të lartë për pavarësinë, nuk u përball me dilemën e lëvizjes së

pavarësisë në territorin e saj kombëtar, dhe nuk kërcënonte planin e konsolidimit

kombëtar serb që ishte bërë motivi i regjimit të Millosheviçit. Mungesa e konflikteve

midis sllovenëve dhe serbëve lehtësoi këto arritje dhe gjithashtu nuk kishte çështje

historike për t’u zgjidhur.

Megjithëse Kuçan dhe Millosheviç mund të mos kenë bërë komplot “nisjen” e

konfliktit në mënyrë që të bënin ndarjen të pamundur, asnjeri nuk e shihte të ardhmen e

tyre politike brenda kornizës së federatës. Një ndarje e qetë iu shërbeu qëllimeve të tyre.

Asnjë nga këto kushte nuk u aplikua në marrëdhënien Kroaci-Serbi.

Konsolidimi i drejtuesëve kombëtar në Zagreb dhe Beograd ishte bërë me ndihmën e

fushatave mediatike intensive që kërkonin të forconin kombin duke propaganduar urrejtje

dhe frikë.

“Inatet e vjetra” nuk përbënin problem. Propaganda derivonte nga kujtesa –

eksperienca e luftës civile në 1941-1945 regjimi komunist nga 1945-1991 dhe fjalimi

bashkëkohor i “Evropës” që presupozonte të vendoste disa njerëz mbi të tjerët në një

hierarki civilo-kulturore.579

Projekti kombëtar që kishte nisur Millosheviçi jepte të drejtën e ndarjes nga

Jugosllavia nëse do të dorëzojë kontrollin e zonave me minoritete që dëshironin të

qëndronin në Serbi.

Imazhi pasqyrues i planit që inspironte drejtuesit e HDZ në Zagreb këmbëngulte

që të drejtat e shtetit Kroat mund të arriheshin vetëm nëse do të përfshinte rajonet me

minoritete serbe në një shtet kombëtar unik të drejtuar nga Zagrebi. Popullsia serbe e

sllavonias dhe krajinas e refuzuan një gjë të tillë. Dëshira e tyre për të rezistuar u mbrojt

nga intensiteti i vetë Tuxhman, retorika agresive e të cilit inkurajoi frikën në komunitet.

Kjo frikë u përforcua nga propaganda nacionaliste serbe që vinte nga Beogradi,

që ringjallte kujtimet e terrorit të Ustasas dhe shprehte premtimin e bashkimit me një

Jugosllavi të re ku “të gjithë serbët mund të jetonin në një shtet” që sigurisht do të ishte

një shtet serb.

Rezistenca e armatosur u bë e mundur nga qeveria federale e dominuar nga

serbët, që i ofroi mbështetje serbëve të Krajinas, u mundësoi armë dhe municione, dhe ju

dërgoi JNA.

Rezultati pasi republika e serbëve të Krajinas kishin vendosur kontroll mbi

pjesë domethënëse të territorit Kroat, ishte një konflikt me shumë zero, me një përmbajtje

të fortë emocionale dhe mitike që e bëri kompromisin gati të pamundur. Por, Lufta e

Kroacisë nuk përfundoi si rezultat i marrëveshjes së armëpushimit në janar 1992. E

përjavshmja e Beogradit “Nin” e përshkruante atë si një “luftë pa fitues”, por në fakt

579 Alain Finkielkraut, Comment peut-on être Croate?, Paris: Gallimard,1992, with its evocation of an

unbridgeable “cultural difference between Western and Eastern Europe” (p. 32) drawn at the line between

Croatia and Serbia, and demand for European solidarity in the face of Serb barbarity, is a good example of

this kind of argumentation.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

167

çështjet bazë që kishin ndezur konfliktin nuk u zgjidhën, dhe armiqësia nuk u ul.580

Ndarja e Sllovenisë dhe Kroacisë tregonte në thelb vetë fundin e federatës së

Titos, dhe i detyroi republikat e mbetura që dëshironin të ndaheshin nga boshti Serbi-

Mali i Zi, të zgjidhnin midis alternativave të dobëta.

Me të gjithë komunitet e vendosuara që të shmangnin përkeqësimin e gjendjes,

dhe që të mbronin çështjen e tyre, Kutia e Pandorës e shkëputjes anarkike tashmë ishte

hapur.

“Dobësimi i ushtrisë si nga ana profesionale ashtu edhe politike , dhe militarizimi

i aparatit policor i dha dorë Millosheviçit të drejtojë rrjedhën e ngjarjeve në bashkësitë

serbe në Kroaci dhe Bosnje në mënyrë të mefshtë, të personalizuar dhe

jashtëkonstitucionale”581.

Aty nga fillimi i vitit 1990, në Republikën e Kroacisë, e cila ishte pjesë e

rëndësishme e Federatës Socialiste të Jugosllavisë, u zhvilluan zgjedhjet e para

shumëpartiake. Në to fitoi Bashkësia Demokratike Kroate e HDZ, që kishte si kryetar

Franjo Tuxhmanin. Ky u kishte premtuar kroatëve që, në rast fitoreje, ai do ti shkëpuste

lidhjet e Kroacisë me Federatën dhe do t`a çonte atë drejt pavarësisë.

Më 25 Qershor të këtij viti, Parlamenti kroat, miratoi disa amendamente

kushtetuese për ndërrimin e flamurit, emblemës dhe Kushtetutën e vendit, sipas të cilave i

zbriste serbët në statusin e “pakicave kombëtare”, ndryshe nga sa ndodhte më parë. Ky

set ndryshimesh i zemëroi së tepërmi serbët.

Ndërkohë, sipas projekteve të Serbisë, të gjithë serbët që gjendeshin brenda

kufijve të Kroacisë kishin gjithë të drejtat e bashkimit dhe lidhjes me Serbinë dhe pjesën

tjetër të mbetur nga Federata e Jugosllavisë.

Ky projekt ndeshi në kundërshtimin kroat dhe kështu shpërtheu lufta, e cila u

zgjerua drejt operacioneve ushtarake. Qysh para këtyre ngjarjeve dramatike, ashtu siç u

shkrua për Slloveninë, edhe kroatët historikisht nuk e pranonin konceptimin evropian që i

rendiste ata, edhe në pikëpamje konceptuale, si ballkanas. Siç ka shkruar Misha Gleni:

“Shumë kroatë ç’prej kohësh kanë ngulur këmbë në mendimin se kultura e tyre nuk ka të

bëjë me ballkanin dhe se identiteti i tyre është krejtësisht evropiano-qëndror! Kjo

qëndronte kështu sipas kroatëve pavarësisht se shumë historian nuk bien në një mendje

me këtë ide.”582 Kroatët e kishin krijuar këtë konceptim për arsye të historisë, fesë së

ndryshme nga sllavët e jugut, gjuhës dhe pozicionit gjeografik fare pranë Evropës.

Kësisoj ata nuk mund ta pranonin qënien e tyre në një bashkësi me serbët, sidomos në një

moment të tillë në prag shpërbërje që po kalonte Federata e Jugosllavisë.

Gjatë muajit Gusht, për shkak të humbjeve territoriale qeveria kroate iu drejtua

Komandës së Ushtrisë Federale Jugosllave, tanimë përmes një ultimatumi për të

çarmatosur milicët e kombësisë serbe në territorin e Kroacisë. Ndërkohë, edhe me

mbështetjen e fuqive ndërkombëtare si Gjermania e Hungaria, etj., për arsye se nuk kishte

Forca të Armatosura, Kroacia ndërmori shndërrimin e trupave të Gardës Kombëtare të saj

dhe njësive të tjera nga Ministria e Brendëshme në Ushtrinë Kombëtare.

Menjëherë pas kësaj, aty nga 14 Shtatori kaloi në veprime ushtarake konkrete për

rrethimin dhe bllokimin e garnizoneve ushtarake serbe të krijuara brenda territorit të

580 Velizar Zečević, Rezultati rata: Ima samo poraženih, Nin, January 24, 1992, 10-12. 581 Cohen, Vep. përm., 102. Në Kroaci Parlamenti thirret “Sabori” 582 Glenny, Vep. përm., 54.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

168

Kroacisë. Por pa rezultate. Megjithatë forcat kroate përfituan mjaft përvojë ushtarake, si

dhe një sasi armësh të kapura. Këto veprime të serbëve u përkufizuan si “lufta e

garnizoneve” ndërsa veprimet e forcave kroate “si një ndër sulmet vendimtare të luftës

kroate”.583

Në konfliktin kroat, ashtu si në atë të mëparshmin, të Sllovenisë, studiuesit e

karakterizojnë Ushtrinë Jugosllave si mbështetëse të padiskutueshme të shtetit të Serbisë.

Siç u vërtetua nga rrjedha e ngjarjeve në Kroaci dhe më pas në luftën e Bosnje-

Hercegovinës, ishte regjimi shtetëror i Millosheviçit, i cili e nxiti dhe e mbështeti lëvizjen

për shkëputje (separatist) të Serbisë, si në Kroaci dhe në Bosnje-Hercegovinë.

Aq më e besueshme bëhet kjo tezë, sipas të cilës Ushtria e Federatës Jugosllave

(JNA) nuk kishte bërë asgjë për të penguar organizimin e forcave paraushtarake serbe, si

në krahina dhe Sllavenia. Ndërkaq, në Kroaci vijonin përpjekjet për të përsosur Forcat e

Armatosura kroate, në boshtin e të cilave qëndronte Garda Popullore e Bashkuar.

Nga muaji Gusht i vitit 1990 nisën luftimet e para, gjatë të cilave policia kroate u

përpoq që të çarmatoste forcat policore të serbëve te Kroacisë në qytetin e Benkovacit.

Mirëpo reaguan serbët e fshatrave dhe të këtij qyteti, kapën depon e armëve të stacionit

policor dhe morën armët e atjeshme.

Forcat e njësive speciale kroate u nisën për atje, por ishte Armata Jugosllave

(APJ) e cila i pengoi ato. Për rrjedhojë, nën këtë mbrojtje, serbët në Kroaci arritën që më

1 Tetor të vitit 1990, të mbanin referendumin për Autonomi brenda Kroacisë, duke

shpallur krahinën si Rajon Autonom Serb!

Fillimi i luftimeve nxiti rritjen e forcave ushtarake të Kroacisë, si në numrin e

forcave edhe në blerjen e armatimeve jashtë vendit, si në Gjermani, armatime të tipave

dhe kalibrave të ndryshëm. Një numër i konsiderueshëm u sigurua me anën e konfiskimit

nga forcat ushtarake të Ushtrisë Jugosllave me vendosje në Republikën e Kroacisë.

Për rrjedhojë, pas mesit të vitit 1993, Ushtria e Re e Kroacisë numëronte 105.000

ushtarë në shërbim të detyrueshëm dhe oficerë aktivë.

Krahas tyre ishin organizuar edhe 150.000 rezervistë, ashtu si dhe 350 tanke, 140

aeroplanë luftarakë dhe 4000 gryka zjarri artilerie. Në këto rrethana forcat ushatarake

kroate mundën t’u kundërpërgjigjeshin ushtarakisht forcave kundërshtare. Pas kësaj kohe

kjo forcë u përfshi në veprimet luftarake, të cilat gjithsesi nuk ishin të planizuara.

Por, forcat ushtarake serbe ju kundërvunë njësiteve të reja kroate, gjë që zgjoi

revoltën e popullsisë kroate, të cilët ndërmorën veprime kundër forcave të Ushtrisë dhe

Marinës Jugosllave. Një rast i tille qe ai i qytetit te Splitit, i cili u rrethua më 6 maj 1991

dhe kundërvuri policinë kroate me Ushtrinë Jugosllave, te cilat shkëmbyen zjarr me

njëra-tjetrën.

Një burim tjetër që vjen nga ish - ministri i Mbrojtjes i Federatës Jugosllave,

forcat e Ushtrisë Kombëtare, ato të milicisë vullnetare dhe të tjera së bashku, e rrisin

ndjeshëm numrin e forcave ushtarake kroate. Veprimet luftarake nisën nga fundi i

Shtatorit 1991 prej Armatës Jugosllave në qytetin e Vukovarit, i cili vlerësohej shumë

nga ushtria kroate. Operacioni për marrjen e qytetit të Vukovarit nisi më datën 30 Shtator,

që vijoi për dy muaj rresht me përdorimin e armëve të kalibrave të ndryshëm, avionëve

ushtarakë, anijeve luftarake, përdorimi i të cilave çoi në dëmtimin e rëndë të qytetit. Ky

583 Cituar në Balkan battle grounds, A Military History of the Yugoslav Conflict, 1990-1995, Volume I and

Map Case, Central Intelligence Agency U.S, 2001. 95.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

169

operacion u ndërkombëtarizua, duke u bërë i njohur përmes mediave të shumta që i

përcillnin imazhet rrënqethëse në tërë botën. Humbjet njerëzore të ushtarakëve dhe

civilëve ishin të mëdha, kurse dëmet materiale edhe më të mëdha.

Beteja pasuese erdhi në Nëntor 1991, kësaj radhe kundër qytetit historik me famë

botërore të Dubrovnikut, i cili u godit dhe u shkatërrua rëndë. Dhuna e përdorur nga

forcat serbe ishte e paparë deri atë kohë dhe nuk u ndal as kundër një qyteti të rrallë si ky,

qe ishte fond i pasurisë historike botërore.

Luftërat në Vukovar dhe Dubrovnik dhe dramat që ato kaluan bënë që opinioni

botëror t`a shihte me sytë e tij atë po ndodhte, për pasojë Serbia e kishte humbur atë

përfundimisht. Lufta në Kroaci shkoi krahas menaxhimit ndërkombëtar të konfliktit,

ndonëse edhe në këtë çështje kaq tragjike kishte qasje të ndryshme nga njëri shtet

evropian tek tjetri.

Ja si shkruan për këtë qëndrim të evropianëve studiuesi M. Gleni: “Austria e më

pas Gjermania i shihnin me dashamirësi synimet e Sllovenisë e të Kroacisë për shkëputje,

kurse Anglia, Franca dhe Rusia qenë përkrahës të vendosur të shtetit Jugosllav dhe

anonin më shumë nga serbët”.584

Në vijim të përpjekjeve për të rregulluar çështjen e statusit të 4 shteteve

ballkanike si Sllovenia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia, vetëm Sllovenia

dhe Maqedonia u vlerësuan si vende që i kishin plotësuar kriteret për njohje, ndërsa

Kroacia ishte vlerësuar se përmbushte standartet minimale “përkohësisht”.

Më 16 Dhjetor të vitit 1992, të 12 vendet e EC i njohën të dy republikat e

shkëputura më 15 Janar 1992 të ish-Jugosllavisë, tanimë të mëvetësuara nga Federata.

Tetë ditë më pas Gjermania njohu pavarësinë e Sllovenisë dhe Kroacisë.

Kështu, lufta e Kroacisë, që shpërtheu në Majin e vitit 1991 dhe zgjati deri në

Janar 1992, kishte përfunduar me shkëputjen e saj nga Federata Jugosllave, duke u

shpallur dhe njohur e pavarur.

V. 3. Lufta e përgjakshme në Bosnje - Hercegovinë (1992-1995)

Bosnja ishte vendi që në fillim kishte ngjallur krizën e vitit 1908, kurse ca vite

më pas, në vitin 1914 i vuri zjarrin fitilit që çoi në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore,

duke vrarë Arkidukën Franc Ferdinant në Sarajevë. Dhe, ishte kjo luftë e cila solli

shembjen e monarkisë Habsburgase.585

Pas Luftës së Dytë Botërore të viteve 1939-1945, Bosnja e pa veten së bashku me

Hercegovinën si pjesë në Bashkësinë e quajtur Federata e Jugosllavisë, si një ndër

republikat e saj.

Kësisoj, deri në vitin 1990, boshnjakët mendonin se lufta nuk do të arrinte deri

tek ata! Por, ndarja e Sllovenisë dhe Kroacisë nga radhët e Federatës i vuri përpara

dilemave të ndarjes edhe republikat e tjera të mbetura ende në të. Shembujt nuk

mungonin tashmë dhe ishte koha e duhur për shkëputjen dhe ndarjen!

Siç dihet procesi i shpërbërje së Jugosllavisë kishte në themel teorikisht të drejtën

për vetvendosje që, të nxitur edhe nga një ngasje e fuqishme nacionaliste që vlonte

584 Glenny, Vep. përm., 633. 585 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

170

përbrënda, duke përfshirë në këtë vorbull të gjitha entitetet me format dhe status

shtetëror. Një prej tyre ishte edhe republika jugosllave e Bosnjes, gjenerimi nacionalist i

pjesës myslimane të popullsisë të së cilës, u nxit nga akti i ndarjes të dy republikave të

tjera, Sllovenia e Kroacia dhe e mendoi seriozisht ndarjen nga Federata e mbetur e ish –

Jugosllavisë.

Por jo vetëm kaq, boshnjakët synonin shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e shtetit

kombëtar, që nuk kishte qenë i mundur deri atëherë.

Siç dihet, Bosnja kishte një popullsi johomogjene, që përbëhej nga boshnjakë

myslimanë, serbë dhe kroatë, si dhe disa grupe të vogla etnike, të cilët deri para

shpërthimit të luftës thireshin jugosllavë.

Për disa shkaqe, siç ishin përbërja e përzier e popullsisë, krijimi i hershëm i një

shteti me bazë kombëtare, ish-Mbretëria Boshnjake, por edhe të atyre politikë, dukej

sikur kombi boshnjak dhe shteti i tij kombëtar, ishte një mision tejet i vështirë.

Koha dhe zhvillimi i ngjarjeve vërtetuan se ky proces shkoi përmes ndodhive të

dhimbshme, shumë të dhunshme dhe dramatike. Edhe përpjekjet e Bosnjes për shkëputje

nga Federata e mbetur Jugosllave, solli konfliktin dhe luftën.

Vetë lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë përbënte një konflikt ushtarak, që u krye

në këtë rajon dhe që zgjati për disa vite, në harkun kohor që shkon prej 6 Prillit 1992 deri

më 14 Shtator 1995, që ishte më i gjati ndër gjithë konfliktet që u zhvilluan në gjirin e

vetë Federatës Jugosllave.

Konflikti i ri ushtarak ndodhi midis republikës së Bosnjë-Hercegovinës dhe

republikës së Kroacisë në njërën anë dhe Federatës së mbetur Serbi-Mali i Zi në anën

tjetër. Sipas mjaft studiuesve të luftrave, është vlerësuar se Lufta e Bosnjës nuk mund të

përcaktohet aspak si një “luftë” civile e pastër, përkundrazi, ajo ishte më tepër një luftë

“shumëpalëshe” e cila përfshinte në brendësi edhe elementë të luftës civile.

Lufta e Bosnjës u “paralajmërua” nëpërmjet një vargu incidentesh, kryesish midis

forcave të Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ) dhe atyre të Mbrojtjes Territoriale të

Republikës së Bosnjë-Hercegovinës (BiH), siç qe përplasja për çarmatosjen e këtyre

forcave nga APJ. Pas këtyre incidenteve, që shërbyen si një paralajmërim, shpërtheu

lufta, e cila do të ishte e gjatë, madje më e gjata dhe më e dhunshmja në serinë e

konflikteve të zhvilluara në rajonin e ish-Federatës Jugosllave, që nga viti 1990 e në

vijim.

E parë në planin etnik, Republika e Bosnjës ishte rajoni më pak homogjen, si

kusht ky për të promovuar një identitet kombëtar të vërtetë. Kjo ndodhte për shkak se

ndikimi islamik ishte i fortë dhe, për rrjedhojë edhe shkak për prodhim kontradiktash dhe

mosmarrëveshjesh të vazhdueshme.

Njëherëshi në shpërthimin e konfliktit boshnjak ndikuan dhe zhvillimi i një

vargu ngjarjesh, si shkëputja e Maqedonisë nga Federata e mbetur dhe, sidomos, ideja e

Serbisë që, pas rënies së Federatës Jugosllave, të kthehej tek ëndrra e hershme e krijimit

Ky ndikim duket qartë në se i referohemi përqasjes së disa të dhënave të dala midis dy rregjistrimeve, të

viteve 1961 dhe 1991, pra afro tridhjetëvjeçare. Në se në vitin 1961, në Bosnjë përqindja e popullsisë

ishte 26 përqind myslimanë, 43 përqind serbë dhe 23 përqind kroatë, në vitin 1991, për shkak të bindjeve

të larta të myslimanëve, ky raport ishte përmbysur. Në vitin 1991 myslimanët ishin ngjitur në 44 përqind,

serbët 34 përqind, kroatët 17 përqind dhe të tjerë vetëm 5 përqind. Kësisoj, prania myslimane po bëhej

gati-gati mbizotëruese në Bosnjë. Shih: R. Craig Nation, tek War in Balkans, 1991-2002, University

Press of dhe Pacific, 2004, 150-154.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

171

të “Serbisë së Madhe”. Ashtu siç ndikuan edhe rënia e nivelit dhe perspektiva e varfër

ekonomike, rivaliteti dhe kërcënimi në rritje.

Megjithë bashkëjetesën që diktonte qënia në të njëjtën republikë për mëse 45

vite, 1945-1990, dallimet etnike gjithsesi kishin mbetur të dukshme, të qarta, mjaft të

forta në këtë republikë jugosllave. Për rrjedhojë edhe plasaritja dhe mungesa e besimit

midis komuniteteve, e trashëguar pas Luftës së Dytë Botërore kishte lënë gjurmë të

thella, të pashlyeshme dhe ishte e pranishme, ndikuese dhe ndarëse midis tyre.

Sidoqoftë nga çdo anë që të shihet historia e Bosnjës përshfaqet përplot me

mosmarrëveshje të karakterit etnik, gjë që demostronte gjithsesi një frymë mosbesimi që

shfaqej kudo!

Ndërkaq, kroatët e Bosnjës u shprehën për t’u bashkuar me shtetin e Kroacisë,

ndërkohë që liderët e kombësisë serbe po të Bosnjës e mohuan këtë shtet, sipas tyre

mysliman.

Në ajër ndihej kërcënimi dhe frika e dhunës, që ishte e tillë për faktin se si

shihej e vlerësohej shteti i Bosnjës në sytë e Jugosllavisë që prej kosh por, sidomos, që

prej viti 1968, kohë kur në hapësirën boshnjake ishin vendosur afro gjysmën e forcave të

Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA). Por jo vetëm të forcave, edhe të industrisë e të

rezervave ushtarake në shkallë Federate. Këto përqëndrime e rrisnin rëndësinë dhe

potencialin e këtij shteti në sytë e Federatës.

Në pikëpamje të organizimit të forcave ushtarake, Bosnja kishte trashëguar nga

koha e bashkësisë në Federatë, vetëm ato të Mbrojtjes Territoriale me përbërje nga të tre

komunitetet kryesore që jetonin brenda kësaj republike, myslimanët boshnjakët, serbët

dhe kroatët.

Por ishte bërë e dukshme që serbët e Bosnjës se ata nuk ishin dakord me ndarjen

nga Federata, në këtë kundërshti u ngrit me këtë flamur në dorë, lideri i serbëve

boshnjakë, tani më i njohuri, i dënuari nga Gjykata e Hagës, Radovan Karaxhiq. Në

pragun e shpëthimit të luftës për boshnjakët ishte tërësisht e qartë se Bosnja nuk mund të

ndahej nga Federata pa përdorur forcën. Kjo u duk qartë nga përfundimi i një

Referendumi dukshëm mospajtues për ndarjen nga Federata.586

Por në Referendumin pasues të 29 Shkurt deri 1 Marsi 1992, i nxitur nga

komuniteti ndërkombëtar dhe vetë SHBA-të, i quajtur për Pavarësi, triumfoi vota pro

Pavarësisë, ndërsa serbët boshnjakë e kundërshtuan atë. Për rrjedhojë, më 27 Mars 1992 u

shpall Pavarësia e Bosnjës, që u njoh nga shtetet evropiane, nga SHBA-ja, i pranuar

anëtar i OSBE-së dhe nga OKB-ja.

Por ishte pikërisht njohja e shtetit të pavarur të Bosnjës, i cili shënoi edhe nisjen

e luftës që tashmë ishte bërë e pashmangshme. Luftimet nisën në Sarajevë duke ngritur

siparin e këtij konflikti i gjithi serbo-boshnjak, që rezultoi të ishte më i dhunshmi dhe më

i përgjakshmi në ”serialin” e njohur si “Luftërat e Fundit” në Ballkan, në vitet

nëntëdhjetë të shekullit të shkuar (XX). Më pas u shtri në disa qytete të Bosnjës Lindore,

mes forcave të milicive serbe e kroate dhe atyre të rregullta boshnjake.

Në fillim të prillit 1992, u shpall mobilizimi i rezervistëve dhe i forcave të

policisë në Kryeqytetin e Bosnjës, ndërsa pak ditë më pas serbët, të mbështetur me artileri

586 Referendumi i datës 10 Nëntor 1990, për rrjedhojë në 21 Dhjetor po të këtij viti, Republika Serbe e

Bosnjës u shfaq fare hapur për ruajtjen e lidhjeve me Beogradin. Po kështu bënë edhe kroatët e Bosnjës.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

172

rrethuan qytetin e Sarajevës.587 Bosnja ishte ndarë tanimë gjë që do të thoshte luftë, por

që ajo në fillimet e kishte të vështirë t’a përballonte, ndërkohë që faktori ndërkombëtar

që i a njohu Pavarësinë, nuk e mbështeti dhe as që lëvizi për të frenuar agresionin.

Në luftën e Bosnjë - Hercegovinës, e cila u shtri në vitet 1992 deri më 1995,

Lidhja Patriotike e Bosnjës krijoi Këshillin e Mbrojtjes Kombëtare të kombit mysliman,

që e kishte qëndrën në Sarajevë. Liga, siç thirrej ajo, në fillimet kishte 35.000 vetë të

rradhitur në një strukturë të organizuar mirë.

Kjo Ligë u bashkua me forcat e Mbrojtjes Territoriale dhe me njësitë e

armatosura policore, më 5 korrik 1992, duke formuar Ushtrinë e Bosnjës dhe të

Hercegovinës. Numri i kësaj ushtrie, në vitin 1994 arriti deri më 250.000 vetë, por asaj i

mungonte artileria e rëndë.

Kurse qysh gjatë viti 1991 ishin organizuar forcat e kroatëve të Bosnjës që

mbështesnin qëndresën ndaj serbëve në Kroaci. Edhe ata krijuan Këshillin e Mbrojtjes

Kroate (HVO), i cili e kishte shtabin në Riseljak dhe numëronte afro 20.000 vetë.

Nga ana e tyre forcat serbe në Bosnjë kishin në vartësi 100.000 ushtarakë, 500

tanke, 400 gryka zjarri artilerie të gjitha mbi 100 milimetra, mjete transporti, avionë

bombardues, helikopter, mortaja, raketa-hedhës etj. 588 Pra një ushtri e vërtetë e

mirëpajisur. Një ndër komandantët e saj të spikatur ishte famëkeqi ish-oficeri i JNA-së,

Ratko Mlladiç me origjinë boshnjake.

Forcat myslimane, për shkak të mungesës së armëve të rënda u vendosën në

mbrojtje, kurse forcat serbe kishin zënë gjatë muajit të parë, territore të gjera, të shtrira në

afro 1000 km, por me mungesa të mëdha në rezerva.

Lufta e gjatë në Bosnje pati shumë operacione e luftime të ashpra dhe të

përgjakshme në vitet e zhvillimit të saj si në Goorazhde, Banja-Luka, Biljelina, Jajcë,

Bihaç, Mostar, etj. deri në fundin e viti 1992. Por veprimet luftarake vijuan edhe gjatë

vitit 1993, duke përfshirë rrethimin e Srebrenicës e disa të tjera. Lufta vijoi edhe në vitin

1994, ku veçohet goditja dhe masakra në tregun e Sarajevës, më 5 shkurtin e këtij viti, që

u transmetua në mediat televizive me të gjitha pamjet tragjike e rrënqethëse në të gjithë

botën. Pikërisht në këtë kohë ndërhynë forcat ndërkombëtare të cilat sollën për rrjedhojë

aktivizimin e NATO-s dhe sidomos të SHBA-ve, të cilat synonin negocimin për arritjen e

paqes.

Por veprimet luftarake do të vijonin edhe në korrik 1995, kur forcat e serbëve të

Bosnjes hynë në zonat e sigurta të OKB-së, në Srebrenicë dhe Zepa ku masakruan 8.000

të burgosur ngjarje kjo që ishte më tragjikja dhe e dhunshmja në Luftrat e fundit të

Ballkanit, por edhe më e rënda pas Luftës së Dytë Botërore.

As forcat ndërkombëtare të UNPROFOR-it dhe as të tjera nuk e ndalën dot

masakrën e rëndë dhe të përgjakshme kundër popullsisë së pambrojtur myslimane

boshnjake. Nga ana tjetër një masakër e shoqëruar me një spastrim etnik të 180.000

serbëve, më i madhi në historinë e Luftrave të Fundit në ish-Jugosllavi, ndërsa dhjetëra

mijëra të tjerë pleq dhe të sëmurë serbë u vranë nga forcat speciale kroate. Pas kësaj, nga

mësymja e përbashkët e forcave myslimane dhe kroate ra kryeqendra e serbëve, Knini që

u pasua nga rënia e të gjitha territoreve që kishin mundur të qëndronin që prej vitit 1992.

587 Më 7 prill 1992 serbët deklaruan pavarësinë e Republikës Serbe të Bosnjës, ndërsa po atë ditë, Kroacia

njohu shtetin e Bosnjë-Hercegovinës. 588 Sipas librit Balkan Battelgrounds, Vëll. 2, vepër e cituar, 129-130, Pas përfundimit të luftës u arrestua, u dërgua në gjyqin e Hagës për gjykim dhe dënim.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

173

Dalëngadalë, me hyrjen në operacion forcat ajrore të NATO-s nisën fushatën e

bombardime kundër forcave serbe përreth Sarajevës që, të ndihmuara edhe nga forcat

myslimane dhe kroate, i`a dolën që të përparonin duke kapur pak më shumë se gjysmën e

territorit boshnjak.

Më tej, përmes shumë veprimeve të përbashkëta edhe me faktorët

ndërkombëtarë evropianë dhe amerikanë, ekuilibrit të situatës, u synua që të krijoheshin

kushtet dhe mbështetja për një proces pajtimi midis palëve ndërluftuese, të cilët ende e

urrenin njëri-tjetrin.

Madje, kjo përpjekje merrej si një sfidë e vërtetë për mbarë komunitetin dhe

faktorin ndërkombëtar të përfshirë pas skadimit të afateve, nga ngjarjet dhe skenat e

tmerrshme të krimeve të papara që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

***

Në përmbyllje lufta afro katërvjeçare, 1992-1995, në Bosnjë, kishte shënuar një bilanc të

hidhur e të dhimbshëm humbjesh njerëzore dhe dëmesh materiale, ndërkohë që mëse

dymilion të tjerë, civilë të pafajshëm, ishin të detyruar të braktisnin shtëpitë dhe vendin

nga frika e luftës.

Si shkak për fillimin dhe mbarimin e kësaj lufte akuzohet mpleksja e krizës së

faktorëve politikë, shoqërorë, etnikë dhe fetarë, komplekset e së shkuarës së largët dhe të

afërt, ashtu si dhe ato të madhështisë, të mbështetura nga ato ushtarake.

Kjo krizë kishte përfshirë ish-Jugosllavinë që nga lufta e Kroacisë dhe rënia e

shkërmoqja e “mitit” të “shënjtërisë” dhe e kultiti të përjetësisë të ish-Federatës Socialiste

të Jugosllavisë.

Lufta e Bosnjës, e vlerësuar si “Lufta e Gjatë”, mori fund pas marrëveshjes

paqësore të mbajtur në Dejton (Dayton), më 21 nëntor të vitit 1995, duke i dhënë fund

konfliktit të Bosnje-Hercegovinës por jo luftës në rajonin e Ballkanit. Një konflikt tjetër

nuk do të vononte të shpërthente pasi ai kishte nisur të përgatitej dhe vlonte prej kohësh.

Ky ishte konflikti apo Lufta e Kosovës, që ndodhej në prag.589

V. 4. Çlirimi i Kosovës (1998-1999) dhe fundi i tragjedisë jugosllave

“Në një nga ngjarjet më dramatike dhe të mirëpërgatitura sipas një skenografie të

kujdesshme në historinë moderne të Serbisë, Sllobodan Millosheviçi, Presidenti i Serbisë,

më 28 Qershor 1989 mbërriti me helikopter në faltoren e zymtë të Gazimestanit, e cila

ndodhej në një rrafshnaltë pranë Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Objekti i

Gazimestanit, një kullë betoni, është përmendorja e të famshmes Betejë të Kosovës të vitit

1389”590. Me gjithë përfundimin e Luftës në Bosnje, spiralja e konflikteve të dhunës në

sfidimin e paqes dhe të sigurisë së brishtë e minore të rajonit ballkanik nuk kishte marrë

fund. Në sfond të gadishullit po konturohej një konflikt i ri, i dhunshëm, që nuk do të

vononte të shpërthente. Në këtë konflikt, shteti serb u shfaq më i ashpër dhe i vendosur

589 Mendohet se në këtë luftë humbën jetën afro 1.8 milion të tjerë. Pasojat sociale, psikologjike dhe dëmet

materiale ishin të pallogaritshme, përfshirë këtu edhe shkatërrimin e pasurive të trashëgimisë historike

rajonale e botërore me vlera të papërsëritshme. 590 Cohen, Vep. përm., 13.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

174

për shkak të kombësisë dhe fesë së shqiptarëve, me synimin për të mos lejuar kurrsesi

shkëputjen nga Serbia dhe Federata. Një arsye më shumë për këtë egërsi dhe vendosmëri

ishte fakti që, ndryshe nga të tjerat, Kosova nuk ka pasur statusin e republikës së

Jugosllavisë, por vetëm atë të Krahinës Autonome dhe pretendimet e Serbisë në këtë rast

nuk kanë qenë aspak për të ruajtur Federatën, por për të mbajtur territorin ku shtrihet

Kosova. Kësisoj, Kosova përbën një rast të veçantë, të ngritur mbi baza të mirëfillta

nacionaliste.

Në të vërtetë lëvizja kundërserbe në Kosovë kishte zanafillë të hershme, por më e

dukshme u bë ajo që prej viteve 80 të shekullit XX, me demonstratat dhe lëvizjet

paqësore të cilat u shtypën me dhunë nga pushteti respresiv serb. Sipas studiuesit

Kosovar Jusuf Osmani,“Pas demonstratave të vitit 1981, pushteti jugosllav, përkatësisht

ai serb, i hyri planit të ri me qëllim të rikolonizimit të Kosovës me popullatë sllave,

përkatësisht organizimin e aksionit kinse të kthimit të serbëve dhe malazezëve të

shpërgulur nga Kosova”591.

Gjatë këtyre viteve nuk munguan as përpjekjet e qeverisë serbe për mobilizimin e

popullit nën dritën e propagandës që kishte në zemër të saj parullën “Serbi unike”. “Disa

vjet rresht u organizuan me qindra mitingje e demonstrata antishqiptare. Për të bërë

kthesa naciona-liste nga Qeveria Serbe u organizuan marshime dhe demonstrata

shoveniste në Kosovë, në Serbi dhe para organeve serbo-jugosllave në Beograd. Parullat

e tyre ishin: “Kosova është Serbi”, “Kosova është zemra e Serbisë”, “Kosova është tokë

e shenjtë serbe”, “Ne do të luftojmë për këtë vend të tokës së vjetër serbe”, “Serbi

mos e lësho Kosovën nga dora” etj592.

Por, lëvizjet e fuqishme për shkëputje nga Serbia dhe vetë Federata Jugosllave,

me të cilat nuk i lidhte asgjë, nisi bashkë me përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe rënies së

murit të Berlinit, zbuloi përpjekjet e shumë prej republikave të Jugosllavisë për shkëputje

nga Federata. Midis tyre ishte edhe Krahina Autonome e Kosovës.

Përpjekjet e kosovarëve për të realizuar këtë aspiratë nisin që nga viti 1990. Por

çështja u bë më konkrete aty nga fundi i vitit 1994, kur Sllovenia dhe Kroacia e kishin

fituar shkëputjen dhe pavarësinë dhe, ndërsa Bosnja po i afrohej mesluftës dhe

përgjakjes, gjithashtu pavarësisë. Pikërisht këtë vit u shfaq dhe filloi të vepronte Ushtria

Çlirimtare e Kosovës (UÇK), në kërkim të realizimit të aspiratës së popullit kosovar për

shkëputje dhe pavarësi nga ajo që kishte mbetur nga ish-Federata e Jugosllavisë.

Lëvizja kundër serbe dhe për pavarësi në Kosovë, në thelbë sipas studiuesit të

UÇK-së dhe të Luftës së saj, Xhejms Petifer (James Pettifer) ishte “…lëvizja e parë

kryengritëse e sukseshme në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore”.593

Në dhjetorin e vitit 1996 teksa UÇK kishte nisur të merrte formë, nisi edhe

veprimtaria e formacioneve të saj kundër forcave policore dhe ushtarake serbe brenda

disa zonave të caktuara në territorin e Kosovës.

Kjo veprimtari i shqetësoi dukshëm autoritetet e Serbisë për arësye se kishin

humbur kontrollin pothuajse tërësisht në disa zona të Kosovës, në kufirin verilindor me

Serbinë. Ndërsa gjatë periudhës së fundit të Verës dhe fillimit të Vjeshtës, u vu re shtimi i

vrullit të kryengritjes kosovare në terrenin e Kosovës, në një kohë që në prapavijën e saj,

në Shqipëri ishte krijuar një situatë e paqëndrueshme, e nisur që pas rebelimit popullor të

591 Jusuf Osmani, Kolonizimi Serb i Kosovës, (Prishtinë: Shb ERA 2010), 113. 592 Po aty. 593 James Pettifer, Ushtria Çlirimtare e Kosovës. (Tiranë: ONUFRI 2013), Kopertina e përparme.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

175

armatosur të pranverës së viti 1997. Gjatë vitit, si kohë, “…e shfaqjes së UÇK-së mund të

konsiderohet ajo e shtatë javëve më parë, kur një seri sulmesh spektakolare mbi kazermat

e policisë, natën e 10-11 shtatorit, i vunë zjarrin ndërtesave deri në 150 km përreth dhe

shkatërruan disa automjete të MUP-it”.594 Madje, më 16 tetor të po këtij viti u përdorën

për herë të parë armët kundërtanke në një konflikt pranë fshatit Deçan.595

UÇK-ja nisi ti zgjeronte radhët dhe të formonte e të konsolidonte formacionet e

saj luftarake sidomos aty nga marsi i vitit 1998, kohë kur veprimet luftarake të saj nisën

të marrin trajtën dhe përmbajtjen e një lufte të vërtetë çlirimtare.596 Dalëngadalë krahas

shtimit të dukshëm të radhëve, organizimit e armatosjes, fitimit të përvojës luftarake dhe

drejtimit luftarak, UÇK-ja me njësitë e veta vuri nën kontroll më shumë se gjysmën e

territorit të vendit.

Nga përparimet dhe rritja e forcës si dhe e arritjeve të UÇK-së forcat serbe u

ndien të befasuara dhe të rrezikuara në ndeshjet me të, gjatë të cilave pati humbje të

mëdha nga të dyja palët, serbët dhe kosovarët. Në njërin nga këto luftime ra dëshmor

udhëheqësi i shquar Adem Jashari, i cili u shndërrua në emblemën e qëndresës kundër

forcave serbe.597

Aty nga vera e vitit 1998, në përpjekje për të vënë nën kontroll situatën, ushtria

serbe nisi një fushatë mësymëse të përgjithëshme gjatë së cilës pushtoi fshatrat dhe zonat

e çliruara nga UÇK-ja. Ushtria serbe bëri spastrime të dhunshme mbi civilët kosovarë.

Në reagim të këtyre spastrimeve të dhunshme, SHBA dha paralajmërim për një

ndërhyrje të forcave të Aleancës së NATO-s për të ndalur fushatën serbe që synonte një

spastrim etinik të pasuar nga dëbimi masiv i shqiptarëve nga territori i Kosovës. Përballë

paralajmërimit shumë serioz amerikan, S. Millosheviçi u detyrua të ndalë fushatën. Kjo

ndodhi më 13 tetor të vitit 1998, kur ai shpalli një armëpushim të detyruar dhe premtoi se

do të tërhiqte një pjesë të forcave ushtarake nga territori i Kosovës.

Por më 15 janar 1999, u krye masakra e egër e Reçakut, në të cilën u masakruan

45 shqiptarë të Kosovës, për të cilën kreu i Komisionit mbikqyrës të OKB-së e denoncoi

Beogradin si anëtar të masakrës.

Pak ditë më vonë, do të vinte një event tjetër i rëndësishëm, më 6 shkurtin e vitit

1999, “Grupi i Kontaktit për Jugosllavinë”, mori nismën për hapjen e negociatave

shqiptaro - serbe për zgjidhjen e krizës. Takimi u mbajt në kështjellën e Rambujesë, në

Francë sipas projektit të hartuar nga SHBA, ai duhej të shërbente për arritjen e

marrëveshjes.

Projekti i marrëveshjes parashikonte që Kosova të mbetej “pjesë e Jugosllavisë

Federale, por do të gëzonte një “autonomi substaciale”598

Ndërkaq, në Kosovë do të mundësoheshin zgjedhje demokratike, ndërsa çështja

e pavarësisë do të diskutohej vetëm pas tre vitesh. Ndërkohë që, për të ruajtur gjendjen,

në Kosovë do të vendoseshin forca të posaçme të NATO-s, të cilat do të mund të ishin

garant për ecurinë normale të marrëveshjes së mësipërme. Por, udhëheqësit e palës serbe

nuk e pranuan këtë marrëveshje. Aty nga fundi i shkurtit 1999, bisedimet u ndërprenë,

por sapo ato rifilluan, në Kosovë rinisën luftimet. Në datën 19 mars, ndërsa shqiptarët e

594 James Pettifer, Vep. përm.,128. 595 Po aty. 596 FESH, Vëll. 2, 1301. 597 Adem Jashari u vra së bashku me 21 anëtarë të tjerë të familjes. 598 FESH, Vëll. 2, 1302.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

176

nëshkruan marrëveshjen, pala serbe e hodhi poshtë atë. Dhe, ende pa u tharë boja e

nënshkrimit të dokumentit nga kosovarët, forcat serbe rinisën një mësymje të madhe

sipas një plani për spastrim etnik të territorit të Kosovës.

Për pasojë, brenda pak ditëve, u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre afro

një milion banorë vendas. Të larguarit u vendosën kryesisht në Shqipëri dhe Maqedoni.

Përzënia e popullsisë autoktone kosovare nga makina policore dhe ushtarake

serbo - sllave ishte biblike e mesjetare në një kohë moderne!

Dukej sikur dinosaurët nuk ishin zhdukur ende me tërë veset dhe egërsinë e tyre!

Në kundërpërgjigje të kësaj zhvendosje biblike, të dhunshme, pikërisht më 23 marsin e

vitit 1999, Aleanca euroatlantike e NATO-s nisi fushatën e bombardimeve të fuqishme në

Kosovë dhe Serbi, të paralajmëruar.

Jugosllavia ishte e rraskapitur nga efekti shpërthyes (kumulativ) i sulmeve

ajrore, që ishin të vështira t’u rezistoje. Forcat e Millosheviçit ishin të detyruara të

tërhiqeshin nga provinca, e cila u zu menjëherë nga KFOR.

Qindra-mijëra refugjatë shqiptarë-kosovarë ishin të lejuar që të ktheheshin në

shtëpitë e tyre, dhe shkatërrimi humanitar, aq i frikshëm në fillim, ishte parandaluar.

Konflikti, në vetvete, ishte frenuar dhe, në një kohë të shkurtër, impakti i tij mbi

rajonin rrethues nuk ishte lejuar që të dilte jashtë kontrollit. NATO konfirmoi kapacitetin

e saj për të qëndruar të bashkuar përballë kundërshtarit, për të luftuar dhe për të

triumfuar.

Në përvjetorin e 50-të të Samitit, të mbajtur në Prill të vitit 1999, në një pikë të

ulët në fushatën ushtarake, u aprovua një koncept i ri strategjik që përkrahu operacionet e

mbështetjes së paqes, dhe rikonfirmoi zotimin për të ndërtuar një NATO të re si qendra e

sigurisë dhe arkitekturës së Luftës së Evropës. Në terma të qartë ushtarakë, dhe

pavarësisht debateve të pazgjidhura mbi zgjidhjet strategjike, puna e tij për përpjekjet e

luftës ishte ekzemplare, si përfundim, e kombinuar me mungesën e ndonjë ngjarjeje fatale

luftarake të NATO-s, e vërtetuar në mënyrë dramatike.

Brenda, nuk ishte e qartë që NATO e kishte pozicionuar veten e saj efektivisht

për të fituar paqen. Por pavarësisht përllogaritjeve të tij të gabuara dhe endjeve,

Millosheviçi gjithashtu mbeti në fuqi.

Më në fund Fuqia Ajrore provoi të ishte e mjaftueshme për të detyruar tërheqjen e

Serbisë por, gjithashtu hapi derën për një angazhim të rëndësishëm të Forcave Tokësore,

operacion i emërtuar "Gardianët e Bashkuar", me një mision sfidues përpara. Aleanca

i ishte zotuar vetes të administronte atë që, në fakt, u bë një protektorat Ballkanik.

Pas insistimit mbi tërheqjen ushtarake të të gjithë Ushtrisë Jugosllave dhe

aparaturave të policëve që kishin qenë përgjegjës për mbajtjen e rregullit të popullit

në të shkuarën, KFOR-i ishte lënë vetëm që të menaxhonte kazanin që valonte prej

kënaqësive!

Në fazën e parë të luftës, sulmet ajrore të NATO-s dështuan dukshëm

për të parandaluar mizorinë Serbe drejtuar kundër shqiptarëve kosovarë. Vetëm një vit

pas fillimit të misionit të KFOR-it, vetëm rreth 30 prej 200.000 serbëve që jetonin në

provincë u lanë, ndërkohë që shumë prej tyre u tërhoqën në kufirin Serb në Veri.

Fitorja e shqiptarëve kosovarë çoi në fushatën e së kundërtës të spastrimit

etnik, që gjithashtu, ndikoi në minoritetet, dhe që nxori qëllimet e Aleancës për të

rikrijuar një lëvizje autentike multikulturore. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)

ishte formalisht e shkrirë në shtator të vitit 1999, me një mbetje të vogël prej 5.000

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

177

anëtarë (3.000 aktivë dhe 2.000 rezervistë) të konvertuar në Trupat e Mbrojtjes së

Kosovës (TMK) të ngarkuar me misionin për lehtësimin e vuajtjeve të shkatërrimit,

kërkimit dhe rrezikut, si dhe me rindërtimin e infrastrukturës.

NATO shpresoi të përdorte operacionin “Forcat e Aleancës” për të

ilustruar konceptin e ri të sigurisë, për të sanksionuar operacionet dhe për të

promovuar stabilitetin rajonal, por trauma e shoqëruar me luftën, e kombinuar me kostot

dhe rrezikun, si dhe e shoqëruar me një shpalosje të hapur - të mbyllur të forcave

tokësore, e bënë të qartë që operacioni do të konsiderohej si një “rast i jashtëzakonshëm”

se sa një model.

Statusi final drejt së cilës po shkonte Kosova mbeti ambicioz, me

perspektivë për pavarësi të plotë apo një riintegrim, por në një Serbi të kulturuar

dhe tolerante. Një komentator i shquar amerikan, duke vërejtur kontraditat midis

qëllimeve të NATO-s dhe rezultatit të ndjeshëm të fushatës, e përshkroi luftën

kundër Jugosllavisë, si një akt politik, dhe njëhereshi "si një dështim perfekt"!

Efektet dytësore të konfliktit ishin gjithashtu domethënse. Aksidenti i ndodhur në

ambasadën kineze në Beograd ishte një veprim i verbër ushtarak dhe një turbullim

diplomatik i porosisë së parë që Beijing nuk hezitoi ta shfrytëzonte. Qëndrimi në

kompaninë Ruse në Prishtinë ishte kërcënues.

Urat kryesore përmbi Danub risollën në vëmendje imazhet e shkatërrimit të

Luftës së Dytë Botërore, diçka që gjithë evropianët nuk do të lejonin që të ndodhte

sërisht.

Çekuilibri i forcave në zonë dhe mungesa virtuale e aksidenteve, ishte vënë re

nga disa si një reflektim i përdorimit të dhunës, e cila e moralizonte veten si e drejtë

dhe, ndërkaq ishte e papërmbajtur nga konsekuencat që i kishin transferuar "shpresat që

qeverisnin moralin e luftës", në vetvete. Në mënyrë ironike, efektiviteti ushtarak mund të

ketë kontribuar për të shkatërruar imazhin e Amerikës si një arbitër, fuqia e të cilit ishte

vënë në shërbim të qëllimeve humanitare. Serbia po shkonte në një vrimë të errët.

Marrëdhëniet e Amerikës me aleancat e Evropës ishin gjithashtu acaruar,

megjithëse NATO kishte triumfuar në konflikte, efektet afatgjatë mbi kohezionin e

Aleancës ishin potencialisht negative.

Komplikacionet e paevitueshme të koalicionit të luftës dhe boshllëqet e

sulmeve ushtarake midis SHBA-ve dhe aleancave të Evropës, çuan në disa pyetje që

lëkundnin mendimin në se mund të jetë Aleanca një instrument efektiv për të

zhvilluar luftën.

Evropa i lexoi mësimet në mënyrën e saj dhe çoi në zgjimin e konfliktit, kurse

Bashkimi Europian lëvizi me një qëllim të ri drejt projektit për pavarësinë e sigurisë së

Evropës dhe politikës, një angazhim afatgjatë drejt pavarësisë strategjike me implikime

serioze për marrëveshjen e transatlacionit, që gjithmonë kishte qëndruar si një bazë e

NATO-s.

Fitoret e luftës mund t'u jepnin rritje përfundimeve ambicioze dhe

konsekuencave të paqëllimshme. Operacioni "Forcat e Aleances" ishte një sukses në

termat ushtarakeoperacionale, por ishte luftuar si një luftë e limituar dhe u konkludua

me një kompromis taktik. Sigurohej ajo çka mund të ishte një rast studimi tipik të cilën

Klark e përshkruan si një "luftë moderne e bërë për qëllime ambicioze to stabilitetit

rajonal", ku "kundërshtarët nuk ishin të rëndësishëm dhe çështjet e ngritura nuk

kërcënonin mbijetesën kombëtare të menjëhershme të Fuqive të Mëdha". Konflikte të

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

178

tilla rrallë do të merrnin angazhime kombëtare joambicioze, dhe ato do të vazhdonin të

përfaqësonin planet ushtarake me sfida dhe përgjegjësi të veçanta. Strategji të tilla

do kenë nevojë për të përfshirë diplomacinë, ndërtim të një koalicioni efektiv,

akses drejt aftësive ushtarake duke përfshirë në të gjithë spektrin e konfliktit, dhe një

zotim afatgjatë drejt ndërtimit të paqes.

Mungesa e strategjive të tilla kishte qenë një dështim kronik i diplomacisë

perëndimore. Angazhimi perëndimor i Kosovës përfaqësonte akoma një

mundësi tjetër për të lëvizur drejt krizave dhe të merrnin përgjigje në rrugë

efektive dhe kjo fatmirësisht mund të arrihet.

Në përmbyllje të konfliktit në Kosovë, mund të thuhet se në të u shfaq në

mënyrën më tipike modeli i nacionalizmit agresiv e fanatik serb dhe i atij ballkanik në

përgjithësi. Ai përmblodhi dhe përshfaqi të gjithë arsenalin e konfliktualitetit të përdorur

historikisht në Ballkan.

Në. të u përfshinë që nga konflikti i armatosur, masakrat, genocidi i egër,

spastrimi dhe shpërngulja masive e popullsisë, deri tek lufta ideologjike me gjithë mitet

dhe simbolet e saj. Serbia pretendon ende se Kosova është "zemra" dhe "djepi- i saj

dhe se ajo përbën një “frymëzim historik” mbi të cilin ngrihen themelet e kombit serb!

Pretendimet territoriale të sotme lidhen fort me pretendime të prodhuara nga

mendimi historik i kohërave që burojnë që prej thellësive të Mesjetës, madje edhe më

herët, duke e mbajtur peng të ardhmen e këtyre vendeve.

Nga ana e saj, NATO ishte e shpejtë në deklarimin që Beogradi kishte

kapitulluar dhe që marrëveshja e paqes i korrespondonte plotësisht kushteve për

pushim zjarri.

Presidenti amerikan Klinton, duke i`u drejtuar kombit të Kosovës dhe

pushimit të armiqësive, më 9 Qershor, pohoi që “kërkesa për një komunitet

ndërkombëtar të bashkuar u plotësua”, dhe brohoriti për një "fitore për një botë të

shpëtuar, për vlera të larta demokratike, dhe për një Amerikë më të fortë". Klinton

gjithashtu, premtoi që do të mbronte punën e angazhimit në një përpjekje për të ndërtuar

paqen në një provincë lufte.

***

Zhvillimi i vargut të konflikteve të viteve nëntëdhjetë të shekullit XX në rajonin e

Ballkanit, të cilat lindën në procesin e zgjatur të shpërbërjes së Federatës së ish-

Jugosllavisë identifikoi dhe nxorri në dukje disa dukuri të veçanta, tipike ballkanike. Ato,

natyrisht kanë shpjegimin e tyre.

Kështu, përvoja e gjatë e vendeve në tranzicion drejt demokracisë ka vërtetuar se

ai i shteteve të Ballkanit ishte më i zgjatur dhe, njëherëshi më i vështiri. Kjo ndodhte,

ndoshta, për shkak se vendet ballkanike, veçanërisht disa prej tyre, e kanë pasur tejet të

vështirë shkëputjen e lidhjeve të forta me të kaluarën. Dhe, në këtë rast, një prej shkaqeve

themelore të kësaj dukurie, me siguri duhet kërkuar tek mos zëvendësimi i gjithë stafeve

të elitave drejtuese të së shkuarës.

Në vijim dhe konkretizim të kësaj dukurie është vënë re se ende ekzistojnë zona

apo mjedise ku veprojnë e drejtojnë njerëz të stafeve (nomeklaturave) të vjetra. Ato

pengojnë dhe nuk lejojnë zëvendësimin e tyre me njerëz që sjellin një mentalitet dhe

dukuri evropiane në drejtim të institucioneve demokratike dhe të shtetit të së drejtës.

Madje, arritja tek kjo zgjedhje duket disi e largët dhe e vështirë. Kjo, sipas disa

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

179

vëzhguesve të çështjeve të Ballkanit të pas viteve nëntëdhjetë të shekullit XX dhe deri më

sot, ndodh sepse nuk ka ndonjë studim të plotë dhe realist të së shkuarës komuniste të

Ballkanit, e shkuar që në thelb përcjell një mentalitet me performancë populiste dhe

përmbajtje të fortë etnike-nacionaliste.

Sipas studiuesit të mirënjohur Samuel Huntington: “Kjo ndodh edhe se, popujt e

Ballkanit Juglindor, duke ardhur nga një sundim i gjatë osman, u mungon “sharmi” i

qytetërimit europerëndimor. Pjesë thelbësore e këtij sharmi janë fedualizmi, rilindja,

iluminizmi, revolucioni industrial dhe ai francez!”.599

Në të vërtetë është sa interesante aq edhe paradoksale njëherëshi ta dëgjosh se

disa studiues të historisë së Ballkanit e kanë përshkruar atë me termin “Evropa-antike”.

Ndërkohë që ky rajon përbën pikërisht atë pjesë të Evropës, në të cilin historia

zuri fill mëse dymijë vjet më parë.

Sipas një këndvështrimi tjetër të veçantë, rajoni i Ballkanit vlerësohet si territori

në të cilin janë kryqëzuar e prodhuar sinteza e Perandorisë romake të Lindjes me atë të

kulturës greke, të cilat përbëjnë, tek e fundit, bazat e atij që quhet identiteti evropian, që

frymëzon dhe tërheq edhe popujt e vendeve të Ballkanit për t’u bërë pjesë e tyre e

integrimit.

Por, ende sot në territorin e Ballkanit apo ndryshe të Evropës Juglindore, vihen

re dukuri negative të natyrës së korrupsionit, problemeve sociale, të të drejtave të njeriut,

çfaqje të etno-nacionalizmit tipik ballkanik që, së bashku, dëmtojnë institucionet ende të

brishta demokratike të vendeve të rajonit.

Njëherëshi, nëse ato dukuri bëhen mbizotëruese dhe dalin jashtë kontrollit, mund

të rrezikojnë me prodhimin dhe gjenerimin e krizave dhe konflikteve të reja!

Ky është një mësim sa historik aq edhe aktual për të mos rënë në grackën e së shkuarës

dhe për të parë përpara drejt Evropës!

Ndërkohë, në ditët e sotme, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë

shumë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, ku e shohin të ardhmen e tyre të sigurtë.

599 Samuel Huntington, Lo scontro delle civilizieted, ordine mondiale, (Milano: Garzianti, 2000), 86.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

180

KREU VI

HISTORIA DHE SFIDAT E SOTME TË SIGURISË NË BALLKAN

VI. 1. Një vështrim retrospektiv në luftërat e Shek. XX në Ballkan

Në përfundim të dy “serialeve” të luftërave ballkanike (1912-1913) është e

natyrshme të bëhet një vëzhgim dhe, njëherëshi dhe vlerësim analitik lidhur me to.

Analizat janë shumëllojëshe, shumplanëshe, politike, diplomatike, ekonomike shoqërore,

ushtarake, moralo-psikologjike, demografike, territoriale e kufitare, etj.

Që këndej vërehet lehtë se luftërat ballkanike, rezultuan të ishin etapa vendimtare

në përkeqësimin e përgjithshëm të jetës politike, ekonomike dhe sociale në rajonin e

Ballkanit dhe, për rrjedhojë dhe në Europën e midis viteve 1908 dhe 1914. Sipas

shkrimtarit të madh L. Tolstoi:“Paqja është bregu tjetër i qetë dhe i bukur, përballë luftës

shkatërrimtare të zhurmshme dhe të frikshme, që të dy brigje të lumit të vrullshëm të

ngjarjeve të jetës”600.

Sigurisht, argumentet historike të këtyre popujve, kanë shpjegime të ndryshme dhe,

secili komb ballkanik, rezervon për to të vërtetën e tij, e cila është sa madhështore aq

edhe shqetësuese kur kërkohet të imponohet edhe ndër të tjerë. Rezulton se sa herë do të

ndryshojnë stinët politike në Ballkan, është e detyrueshme që të rihapet kjo çështje dhe të

rikonsiderohet me kujdes.

Po në këtë rrjedhë, risistemimi ballkanik i vitit 1913 paraqet shifra të rëndësishme

për t’u marrë në konsideratë. Më së pari, ndryshime të dukshme vihen re në pikëpamje të

zgjerimit territorial, që ilustrohen dhe vërtetohen përmes të dhënave që vijojnë me poshtë.

Pasqyra nr.3

Shtetet Sipërfaqja tokësore e krahasuar, në km2

Zgjerimi i përfituar

pas luftës (në %) para luftërave pas luftërave

Bullgaria 87.140 112.170 28.7

Greqia 64.780 108.600 67

Serbia 48.300 87.700 81

Mali i Zi 9000 14.500 61

Shqipëria 91.000 29.000 -60

Turqia

Perandorake

-84

600 Leon (Lev) Tolstoi, Lufta dhe Paqja, (Tiranë: OMSCA-1, 2003). Të dhënat e krahasuara që janë përdorur në këtë pasqyrë u përkasin periudhës së para vitit 1912 dhe asaj

të pas fundit të vitit 1913.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

181

Gjithashtu edhe Rumania, e cila u përfshi në Luftën e Dytë Ballkanike, përfitoi rreth 7100

kilometra katrorë. Nga ana tjetër, Shqipëria tanimë kishte një sipërfaqe prej vetëm 29.000

km2, ndërsa Turqia Evropiane ishte zvogëluar me 84 për qind në krahasim me vitin 1912.

Këndvështrimi i dytë lidhet me rritjen demografike, që ndodhi si rrjedhojë e

zgjerimit të territorit të shteteve të Ballkanit.

Në bazë të të dhënave të Komisionit Karnezh (Cornegie), popullsia e Serbisë pësoi

një hop të dukshëm në rritje, ajo kaloi nga 2.900.000 në rreth 4.500.000 banorë; popullsia

e Greqisë nga 2.670.000 u rrit në rreth 4.300.000; popullsia e Bullgarisë nga 4.340.000

shkoi në rreth 4.800.000; ndërkaq popullsia e Malit të Zi nga 285.000 shkoi në rreth

500.000. Këto shifra, që janë të përafërta, ndihmojnë për të krijuar një ide mbi zgjerimin

e territoreve dhe për rrjedhojë, ndryshimet demografike në rajonin e Ballkanit të para dhe

pas Luftërave Ballkanike të viteve 1912-1913.

Në tërë këtë evolim, natyrisht që ata që do të paguanin, do të ishin popujt e thjeshtë

që, papritmas e panë veten të përfshirë në territorin e një kombi dhe shteti tjetër! Në këtë

rrjedhë 150.000 banorët e Dobruxhës së bërë rumune në pikëpamje etnike ishin thuajse të

gjithë bullgarë, me disa komunitete tartare dhe turke dhe pak rumunë.

Sipas historianit dhe demografit Justin McCarthy, në territorin që iu dha në fund

Greqisë, në vitin 1911, jetonin 1.7 milionë banorë dhe midis tyre vetëm 797.000, apo 45

për qind e numrit të përgjithshëm të popullsisë ishin grekë. Ndërkaq, myslimanët kapën

shifrën 746.000 vetë, mes të cilëve shumë shqiptarë të Çamërisë jugore si dhe turq të

Trakës perëndimore.

Në territoret e fituara nga Bullgaria, gjithmonë në vitin 1911, banonin 581.000

banorë, nga të cilët 204.000 bullgarë dhe 327.000 myslimanë, të ndarë në myslimanë

bullgarishtfolës (pomaki), turq të Rodopeve Lindore dhe turq të Trakës Perëndimore.

Shpërpjesëtimi më i madh u takon përfitimeve të Serbisë. Ajo ishte zgjeruar në një

territor ku, në vitin 1911, kishte 2.300.000 banorë, prej këtyre 1.200.000 banorë ishin

myslimanë, me shumicë të pastër shqiptare, rreth një milion maqedonas sllavë dhe,

ndoshta, 100.000 banorë ishin serbë të shpërndarë në Sanxhak, Kosovë dhe Maqedoninë

Veriore.

Këto përllogaritje, me përafërsi, japin një ide të asaj çka kishte ndodhur me

popullsinë e pafajshme, e cila u bë shumë shpejt pre e asimilimeve, genocidit dhe

dëbimeve në masë.

Për këto arsye lind pyetja se ç’kosto njerëzore dhe financiare patën Luftërat

Ballkanike? Me gjithë litarin e shpresës që i’u hodh nga Fuqitë e Mëdha të kohës, Turqia

u largua nga Evropa ose, e thënë në një mënyrë figurative nuk e kishte më statusin e një

prej fuqive kryesore evropiane.

Luftërat Ballkanike ishin të përgjakshme dhe të kushtueshme. Gjatë dhjetë javëve

luftime, gjashtë javë Lufta e Parë Ballkanike dhe katër javë Lufta e Dytë Ballkanike, u

vranë rreth 200.000 luftëtarë601, pa llogaritur civilët dhe përveç dhjetëra mijëra viktima të

kolerës, tifos e dizanterisë.

Askush nuk mund të mësojë kurrë më për mijëra burra, gra dhe fëmijë, që vdiqën

nga uria, sëmundjet dhe masakrat, shkruan J. Skurman (Scurman). Ndërkaq, studime të

ndryshme japin shifra po aq të ndryshme për të vrarët në të dy Luftërat Ballkanike. Në se

i referohemi studiuesit Riçard Holl (Richard Hall) i cili, në një studim të fundit të tij,

601 Glenny, Vep. përm., 225.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

182

përmbledh shifra të më shumë burimeve dhe studimeve, atëherë kemi një pasqyrë me

humbjet në të dy luftërat. Sipas tij, vetëm gjatë Luftës së Parë Ballkanike, Bullgaria pati

14.000 të vrarë, 19.000 të vdekur nga epidemitë dhe 50.000 të plagosur; Greqia nga ana e

saj la 5169 të vrarë dhe 23.500 të plagosur.

Serbia pësoi të paktën 20.000 të vrarë dhe të vdekur në luftime dhe nga epidemitë,

ndërsa, të paktën 10.000 të tjerë u plagosën; Mali i Zi pësoi 2800 të vdekur dhe 6600 të

plagosur. Në përfundim, në tërësi nga kjo luftë rezultojnë 60.000 të vdekur dhe, të paktën

100.000 të plagosur mes aleatëve. Ndërsa Lufta e Dytë Ballkanike, i kushtoi Bullgarisë

18.000 të vrarë, 15.000 të vdekur nga epidemitë dhe 60.000 të plagosur; Greqisë 2500 të

vdekur dhe 19.300 të plagosur; Serbisë 9.000 të vdekur, 5.000 të tjerë që humbën jetën

nga epidemitë dhe 36.000 të plagosur; kurse Malit të Zi 240 të vdekur dhe 900 të

plagosur. Gjithsej shtetet ballkanike kishin pësuar rreth 50.000 të vdekur dhe afro

116.000 të plagosur.

Nëse përmblidhen këtu edhe humbjet e Perandorisë Osmane, mund të thuhet se

kostoja njerëzore ka qenë afro 220.000 të vdekur dhe rreth 360.000 të plagosur, afro një i

vdekur (vrarë) në çdo gjashtë ushtarë të rekrutuar dhe gati tre në çdo dhjetë ushtarë të

plagosur.

Shifra e përgjithshme e humbjeve në dy Luftërat Ballkanike të zhvilluara, me

200.000 luftëtarë të vrarë, pa përllogaritur civilët, përfshirë dhjetra mijëra viktima të

kolerës, tifos dhe dizanterisë, konfirmohen edhe nga studjuesi tjetër i njohur i historisë së

Pasqyra Nr.3

Pasqyrë me të dhëna për humbjet e palëve ndërluftuese në

Luftën e Parë Ballkanike602

Ballkanit, M. Gleni (M.Glenny) .603 Një tjetër studiues i njohur i Luftërave Ballkanike të

viteve 1912-1913 të cilin e kemi cituar edhe më parë jep këto shifra mbi humbjet

njërëzore gjatë këtyre luftërave. Pasqyrat e tij u referohen krahasimit të të dhënave

602 Hooton, Vep. përm., 157. 603 Glenny, Vep. përm., 229.

Shtetet

pjesëmarrëse në

luftë

VIKTIMAT E LUFTËS SË PARË BALLKANIKE

(duke përjashtuar të sëmurët)

Të vrarë Të plagosur Të humburit Totali

Bullgaria 8.840 36.877 4.926 50.600

Serbia 5.000 34.000 ??? 39.000

Greqia 3.461 22.022 1.883 27.360

Mali i Zi 2.500 5.000 ??? 7.500

Osmanët 50.000 100.000 120.000 270.000

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

183

zyrtare të Fondacionit Carnegie, Edward J. Erickson dhe Alexander Vachkov.

Pasqyra Nr. 4

Pasqyrë me të dhëna për humbjet e palëve ndërluftuese në

Luftën e Dytë Ballkanike604

Por, këto të dhëna, kontestohen, pjesërisht nga burime të tjera, kryesisht shqiptare. Një

ndër këto burime është Historia e Ushtrisë Shqiptare, e cila humbjet e ushtrisë së Malit të

zi në luftën për marrjen e Shkodrës i çon në 12.000 vetë, kurse ato të palës serbe në 4.000

vetë. 605

Një tjetër burim shqiptar, libri i autorit Përparim Rexhepi kushtuar luftës së

Shkodrës të viteve 1912-1913, libër që bazohet në shumë dokumente arkivore, si dhe

burime të tjera të botuara turke, italiane, serbe, shqiptare etj., e çon numrin e humbjeve të

forcave ushtarake malazeze, në 16-18 mijë të vrarë e të plagosur.606 Por, është mjaft e

vështirë të jepen të dhëna për civilët e vrarë për shkak edhe të lëvizjeve të shpeshta të

popullsisë, dëbimeve me dhunë apo emigrimeve.

Lidhur me këto humbje, korespondenti i një gazete çeke, E. Skatula, prezent gjatë

këtyre luftimeve, do të shkruante me një stil dhe gjuhë rrënqethëse, por shumë shprehëse

dhe realiste tmerret e tyre: “Vetëm pena e Dantes mund ta përshkruaj me saktësi udhën

që vjen nga Lozengrad, vetëm talenti i tij i mistershëm do të ishte në gjendje të rikrijonte

të gjitha tmerret e moçalishteve të akullta, mbi vijat dhe llumin e të cilave ngrihen trupat

604 Hooton, Prelud Vep. përm., 190. Shih edhe: Carnegie Endowement of International Peace, Report of the

International Comission to Inquire into the Causes and Conduct of the Ballkan Wars, (Washington DC,

1914) 605 Historia e Ushtrisë Shqiptare, Pjesa e Parë, 167. 606 Rexhepi, Vep. përm., 188.

Shtetet

pjesëmarrëse në

luftë

VIKTIMAT E LUFTËS SË DYTË BALLKANIKE

(duke përjashtuar të sëmurët)

Të vrarë Të plagosur Të humburit Totali

Bullgaria 7.583 42.911 9.694 60.200

Serbia 9.000 36.000 ??? 45.000

Greqia 5.851 23.847 188 29.900

Mali i Zi 1.000 2.000 ??? 3.000

Rumania 150 1.500 118 1.750

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

184

e gjymtuara dhe të coptuara të të rënëve”.607 Artikulli vijon më tej me shumë përshkrime

të hollësishme dhe tejet realiste për pirgjet e njerëzve të vrarë e të vdekur, kafshët e

ngordhura dhe shkatërrimet e shumta.

Nga ana tjetër edhe kapitali financiar i hedhur në shërbim të luftës ishte mjaft i

madh. Pothuajse të gjitha shtetet ballkanike derdhën dhe investuan burimet e tyre

kryesore në të, sepse të gjithë ishin nisur me shpresën dhe besimin për ta fituar këtë luftë.

Megjithëkëtë, është e vështirë të jepen shifra për kostot financiare të dy luftërave

sepse, të gjitha shtetet e Aleancës i “frynë” nga pak shpenzimet, për të kërkuar

dëmshpërblim më të madh kur të përfundonin ato dhe të vendosej paqja me Perandorinë

Osmane.

Pasqyra Nr. 5

Shtetet

pjesëmarrëse në

luftë

KOSTOT FINANCIARE

TË LUFTËS SË DYTË BALLKANIKE

Franga

Stërlina

Vlera e

atëhershme

Vlera aktuale

Bullgaria 824.782.012 32.99 milion 3.2 bilion

Greqia 317.816.101 12.7 milion 1.24 bilion

Mali i Zi 100.631.100 4.02 milion 393 milion

Serbia 574.815.500 22.99 milion 2.24 bilion

Pasqyrë me të dhëna mbi kostot financiare të

Luftës së Dytë Ballkanike608

Pasqyra Nr. 6

Lista e pretendimeve

për dëmshpërblim Bullgari Greqi Mali i Zi Serbi TOTAL

I Pretendimet e

lidhura me

shpenzimet

ushtarake

… … … … fr.2.419.761.879.20

II Të tjera

pretendime të

paraqitura nga

shtetet

… … … … fr.64.660.211.41

III Kompensimet

e pretenduara

në monedhë

për dëmet që u

janë shkaktuar

… … … … fr.2.564.974.372.64

607 Skatula, Vep. përm., 448. 608 Carnegie Endowment for International Peace, Report of the International Commission to inquire into the

causes and conduct of The Balkan Wars. (Published by: THE ENDOWMENT WASHINGTON, D.

C.1914). 380, 387, 395, 396.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

185

individëve

TOTAL

fr.1.312.645.448.48 fr.548.214.806 fr.103.131.100 fr.600.982.928.13 fr.2.564.974.372.61

Pasqyrë me të dhëna mbi listën e dëmshpërblimeve të pretenduara nga shtetet e

ballkanit mbi Luftërat Ballkanike609

Në vitet që pasuan vitin 1815, paqja u kërcënua në mënyrë të pandërprerë dhe të

vijueshme nga ndryshimet shoqërore dhe ekonomike, të cilat farkëtuan faqet e historisë

botërore. Padyshim që rolin kryesor në këto ngjarje e kanë patur diplomatët. Janë ata që,

me mendjen dhe vendosmërinë e tyre, i dhanë jetë kurdoherë politikave, fateve dhe

roleve të shteteve që kanë përfaqësuar.

Shtetet e Ballkanit, si individualisht, ashtu dhe kolektivisht, përbëjnë një subjekt

të mirë nga përvoja historike për studimin krahasues të problemeve politike dhe

ekonomike me të cilat përballen, në përgjithsi, shoqëritë shumetnike.

Ndonëse strategjitë e përdorura nga elitat politike të këtyre vendeve jo gjithmonë

kanë qenë të suksesshme dhe dashamirëse, sidomos ndaj shqipëtarëve, përsëri analiza e

problemeve dhe e strategjive, në vetvete, ka vlerë për studiuesit e analistët dhe ndoshta

edhe për shtetarët që interesohen të kuptojnë dhe përvetësojnë çështje të ngjashme nga

shoqëri të tjera. Dhe, ndoshta do të vërtetohet vëzhgimi cinik i Talejranit rreth përvojës

njerëzore, i cili pati shkruar: “Sa më shumë ndryshojnë gjërat, aq më shumë përsëritet e

njëjta histori”!

Ngjarjet ballkanike të viteve 1912-1913 u zhvilluan në periferi të Evropës së

zhytur në një “belle époque” të vonëshme, pozitiviste dhe kolonialiste që, pas katër

dhjetëvjeçarë paqeje, kishte harruar se çfarë ishte realiteti i një krize të vërtetë. Kjo ishte,

siç ka shkruar një autor: “Në sfondin ekzotik të një perandorie në shpërbërje, manovrat

ushtarake dhe diplomatike, vendet dhe protagonistët e një ngjarjeje korale, ngjanin si një

subjekt për një fiction që ishte më pranë ndjeshmërisë perëndimore në krahasim me

luftërat e largëta kundër bokserëve kinezë apo boerëve”.610 Ballkani kishte fituar një

ineteresim në rritje gjatë shekullit XIX. Lajmet për kryengritjet dhe shtypjet e tyre kishin

mbushur faqet e të gjitha gazetave evropiane.

Objekt i kujtimeve të udhëtimeve, analizave, i kaq bisedave bajate të konformistit

të përfyryruar perëndimor, popujt dhe, më pas, shtetet ballkanike përfaqësonin,

veçanërisht nga viti 1875 deri në Luftën e Parë Botërore, “Botën e Tretë Evropiane”,

ekonomikisht dhe shoqërisht të prapambetur, të ngërthyer në krizën e pafund lindore,

skllave e politikave perandorake, e gatshme për të ndezur luftëra.

Luftërat ballkanike janë konsideruar nga shumë studiues si shenjat

paralajmëruese të Luftës së Madhe, siç thirrej rëndom Lufta e Parë Botërore dhe, për to,

janë shkruar mijëra libra dhe janë kryer studime të gjera në fushën e diplomacisë, në

shumë gjuhë të botës.

Gjithashtu, është për tu theksuar se, kanë gjetur një vend mjaft të spikatur trajtimi

edhe operacionet ushtarake te kryera gjatë këtyre luftërave, duke u marrë si objekt i

rëndësishëm për studime në historinë e shkencës ushtarake. Përmasa dhe kohëzgjatja e

609 Carnegie Endowment for International Peace, Report of the International Commission to inquire into the

causes and conduct…, 398. 610 Ivetic, Vep. përm., 8.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

186

operacioneve ushtarake serbe, bullgare dhe greke, manovrat e shpejta, vendosmëria e

trupave, përvojat e para të luftës së llogoreve, veprimet luftarake kundër rajoneve të

fortifikuara, të papara deri në atë kohë, përdorimi i rrjetit hekurudhor, bllokada detare etj,

treguan një pjekuri strategjike dhe teknika të përparuara të mësymjes dhe sulmit, të marra

nga shkollat ushtarake perëndimore më të zhvilluara.

Për shtetet e atëhershme ballkanike, ashtu dhe për kulturat dhe autorët

bashkëkohorë serbë, malazezë, bullgarë dhe grekë, Lufta e Parë Ballkanike, ishte një luftë

çlirimtare prej pushtuesve disa shekullorë osmanë dhe njëkohësisht çlirim prej sundimit

të tyre, që kishte mbjellë prapambetje të gjithanshme.

Në këtë mënyrë, rruga e vetme për të mbyllur llogaritë pësëqindvjeçare me

Perandorinë Osmane ishte kapja dhe zotërimi i hapësirave territoriale që kishin mbetur

ende nën sundimin osman. Këto troje dhe popullsi u shndërruan në trumf fitoreje mbi

osmanët, si “toka e premtuar”, duke i parë ato si zgjidhje përfundimtare të të gjitha

problemeve. Por, në këtë mënyrë ata nuk bënë gjë tjetër veçse mbollën farën e

shkatërrimit dhe prapambetjes për popujt e tyre dhe fqinjët përreth.

Përfundimi i luftërave ballkanike çoi në disa përfundime mjaft të rëndësishme, jo

vetëm për kohën në të cilën u zhvilluan, por në të njëjtën kohë ato ofruan një tablo mjaft

interesante mbi karakteristikat e tyre kryesore, model për t’u vëzhguar si objekt studimi.

Për herë të parë, në më se pesë shekuj, kushtet e një barazpeshe, qëndrueshmërie e

stabiliteti duken se janë realizuar në rajon. Ndërkaq, Traktati i Shën-Stefanit e zgjeroi së

tepërmi ndikimin e Rusisë në Ballkan, zhvillim i cili nuk u pa më sy të mirë nga

monarkia austro-hungareze.

Ky ndikim i jepte mundësi Rusisë të zotëronte Ballkanin e të dilte në brigjet e

Detit të Zi, gjë që ishte e papranueshme si për Austrohungarinë ashtu dhe për Britaninë.

Prandaj u vendos thirrja e Kongresit të Berlinit, i cili u pa si event i nevojshëm për të

vendosur ekuilibrat jo vetëm ndërmjet Rusisë dhe Austrohungarisë, por në tërë rajonin,

për gjithë sferën e interesave. Jo rastësisht u vendos që kongresi të mbahej në Berlin.

Ky qytet vlerësohej si simboli i zhvillimit, pasi brenda pak kohësh, u shndërrua

nga një qytet i rëndomtë në një qendër të ekonomisë gjermane dhe evropiane i drejtuar

nga një lider i madh, siç ishte Oto fon Bismark, një nga burrat e shtetit më të mëdhenj të

kohës së tij.

Parë në dritën e asaj kohe, përzgjedhja e Berlinit për zhvillimin e Kongresit ishte,

në një farë mënyre, e detyruar nga rrethanat e kohës, të cilat e shihnin Berlinin dhe

Gjermaninë si një fuqi absolute zhvillimi. Vlerësimi i Bismarkut mbështetej në politikën

e “interesave” të forta. Realpolitika e tij mbështetej në aftësinë për të përdorur forcën e

vërtetë. Ky vlerësim injoronte dhe shpërfillte si perandoritë, që po shkatërroheshin dhe

shkërrmoqeshin, ashtu edhe vendet e vogla që po lindnin.

Sipas tij, nëse vendet nuk ishin në gjëndje të mblidhnin dhe të mbanin ushtri të

mëdha, mendimi i tyre ishte i pavlerë. Nën drejtimin e Bismarkut, Kongresi i Berlinit ua

nënshtroi të gjitha kërkesat e shteteve ballkanike dhe u vu në shërbim të tri sferave të

interesave në zgjerim e sipër, - atyre austrohungareze, ruse dhe britanike.

Në politikën e jashtme qëllimi kryesor i Bismarkut ishte të mbante një ekulibër të

tillë fuqie që të pengonte çdo aleancë të mundshme antigjermane. Për sa kohë që Berlini,

Vjena dhe Shën Peterburgu do t’i përmbaheshin një farë marrëveshjeje, qoftë dhe

paarritur në një aleancë konkrete ushtarake, Franca dhe Britania do të ishin të paafta për

të cënuar interesat gjermane. Në fakt, ndërsa osmanët po tërhiqeshin nga zotërimet

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

187

disashekullore, rriteshin nga dita në ditë pretendimet për të zënë vendin e tyre. Siç

vlerëson studiuesi i historisë Misha Gleni (Misha Glenny) “Kërkesat dhe kundërkërkesat

e shumëfishuara të shteteve të reja ballkanike e rëndonin edhe më gjendjen e nderë, duke

i bërë vijat, ku kryqëzoheshin Rusia e Austrohungaria, tepër të thyera dhe të rrezikshme.

Tani e tutje grindjet pak a shumë të ngatërruara ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore

mund të ngjiteshin shpejt në shkallën e një konflikti shumë të madh ndërmjet Fuqive të

Mëdha, që mbështetnin njërin apo tjetrin vend”.611

Në fakt, siç është përmendur në këtë studim, përçarjet, pretendimet dhe ndasitë në

Ballkan, i kanë rrënjët tejet të hershme. Bullgaria e Madhe, Serbia e Madhe, Rumania e

Madhe, apo dhe Megali-Idheja greke, u rrënjosën thellë në kombet dhe politikbërësit

ballkanikë, duke nxitur kështu një nacionalizëm agresiv, e përtej normales si rrjedhojë e

të cilit pasuan genocide dhe konflikte që do ta përndjekin Ballkanin edhe përtej kohëve

moderne.

Përpos kësaj, pretendimet mbi Maqedoninë, Epirin, Shqipërinë, Kosovën, të

frymëzuara nga planet famëkeqe serbe dhe greke si “Naçertania” apo “Megali-Idheja”, u

panë si rruga drejt modernizimit të shteteve ballkanike për t`iu afruar shteteve të mëdha

perëndimore!!!

E parë në kuptimin filozofik të historisë shtetërore kemi përplasje të dy sistemeve

të ndryshme, të shteteve kombëtare moderne dhe nacionaliste, nga njëra anë, dhe të

Turqisë Evropiane multi-etnike, të keqformuara dhe me kushte tepër të rënda sociale dhe

ekonomike, që rezultonte tepër e prapambetur për kohën, nga ana tjetër.

Historia tregoi se sistemi i parë ishte ai që doli fitimtar dhe, i dyti, ishte rrënuar

përfundimisht. Por, cili ishte çmimi që do paguhej?! Siç dihet tashmë Lufta e Parë

Ballkanike u kurorëzua me nënshkrimin më 30 Maj 1913 të Traktatit të Paqes në Londër,

sipas të cilit Turqisë i hiqeshin pothuajse të gjitha zotërimet e saj në Evropë, me

përjashtim të një rrypi të ngushtë përqark Kostandinopojës, si dhe të hiqte dorë nga të

gjitha pretendimet për Kretën.

Rregullimi përfundimtar i shqiptarëve dhe i ishujve të Egjeut, shumica e tyre të

pushtuara nga Greqia gjatë luftës, u la për një vendim të mëvonshëm të Fuqive të Mëdha.

Gjithsesi, shumë kohë përpara Traktatit të Londrës ishte e qartë se paqja me Turqinë nuk

do të sillte paqe në Ballkan dhe ishte e sigurtë se, aty do të zhvilloheshin kriza të reja.

Dhe në fakt ashtu ndodhi.

Kurse Lufta e Dytë Ballkanike e 29 Qershor - 10 Gusht 1913, u zhvillua midis

Bullgarisë nga njëra anë dhe Serbisë, Greqisë, Rumanisë, Malit të Zi dhe Turqisë nga ana

tjetër. Ajo u shkaktua nga acarimi i madh i kontradiktave midis ish-aleatëve të Luftës së

Parë Ballkanike.

Nga ana e saj, Serbia, që nuk kishte dalje në Detin Adriatik, kërkonte kompesim

në Maqedoni. Lidhur me këtë ëndërr të vjetër, në fillim interesimi kryesor i Serbisë ishte

që të siguronte një dalje në det.

Kryeministri Pashiq, në nëntorin e po atij viti, i deklaroi kështu gazetës “Times”:

“Çështja kryesore është që Serbia të posedojë 50km të bregdetit prej Lezhës deri në

Durrës. Ky bregdet do t`i bashkohet Serbisë së Vjetër”,-me fjalë të tjera, Serbia do të

shtrihej nga Kosova, duke përfshirë pjesën më të madhe të Shqipërisë së Veriut, e deri në

611 Glenny, Vep. përm., 144.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

188

det”612. Gjithashtu, Greqia pretendonte të zgjerohej në kurriz të Bullgarisë, e cila mori

pjesën më të madhe të tokave të rifituara me luftë. Rumania i deklaronte Bullgarisë

pretendimet e saj në Dobruzhë. Në shumë studime është hedhur teza se problemi, i cili

shkaktoi shpërthimin e Luftës së Dytë Ballkanike, ishte zhgënjimi i Bullgarisë në

procesin e ndarjes së plaçkës së luftës. Gjithsesi, si rezultat i Luftës së Dytë Ballkanike u

bë një shpërndarje e re forcash në gadishull. Rumania u shkëput nga Trojka aleate e

formuar me 1882 dhe u afrua me Antantën, kurse Bullgaria u lidh me bllokun austro-

gjerman.

Këto luftëra ndryshuan vijat e ndikimeve dhe të pretendimeve jo vetëm mes

popujve ballkanikë, por edhe midis vetë Fuqive të Mëdha, duke shërbyer kështu si një

“katalizator” që nxiti nisjen e një prej dy konflikteve më të mëdha që ka parë historia

njerëzore.

Lidhur me këtë vlerësim historik, në të vërtetë kanë mbizotëruar disa mendime.

Një pjesë mendojnë se Luftërat Ballkanike, me ndarjen e re të zotërimeve dhe sferës së

interesave, ishte thjeshtë një ndër disa prej shkaqeve që shkaktuan shpërthimin e Luftës

së Parë Botërore. Ndërkohë, pjesa tjetër e studiuesve mendojnë se, Lufta e Parë Botërore

ndodhi pikërisht nga Ballkani, ky gadishull me ngjarjet e veta, ishte detonatori i Luftës së

Madhe.

Personalisht mendoj pak ndryshe, për vetë faktin që, edhe pas dy luftërave

botërore, Ballkani pasoi me konflikte të vazhdueshme, duke mbetur një problem mjaft

delikat për politikën botërore. Për këto arësye gadishulli i Ballkanit ka kërkuar një

vëmendje të veçantë dhe vazhdon aktualisht ta kërkojë për shkak të disa çështjeve të

pazgjidhura ende. Prandaj, do të pajtohesha me grupin e dytë të studiuesve të Ballkanit.

Por, studiuesja e njohur e historisë së Ballkanit, M. Teodorova, ka një mendim disi

ndryshe teksa shkruan: “Megjithëse, së paku teknikisht, është e padiskutueshme se

shkëndia për fuçinë e barutit për Luftën e Parë Botërore erdhi nga Ballkani, shumë të

rrallë janë ata historianë, që do të pretendonion se aty qëndronte shkaku”.613

Kështu, siç na e pohon dhe kjo studiuese, ka patur dhe mbase vazhdon të ketë

përplasje mes studimeve të ndryshme në lidhje me rolin dhe rëndësinë që patën për nisjen

e Luftës së Parë Botërore, Luftërat Ballkanike. Gjithsesi ia vlen të theksohet se Luftërat

Ballkanike ishin luftëra të ashpra, me një bilanc të madh negativ material e financiar por,

mbi të gjitha, në humbjet njerëzore.

Si rezultat i pretendimeve shpeshherë absurde dhe të mbështetura në

pseudoargumente historikë, udhëheqësit e popujve ballkanas mbollën me foshnjërinë dhe

papjekurinë e politikave që promovuan në vetë popullsitë e tyre, ndjenjat e urrejtjes së

thellë e të gjatë dhe të përçmimit për fqinjin “aty pranë”.

Në raportin e Fondacionit Karnezhi (Cornegie), që daton në vitin 1913, thuhet se:

Veçoria e përbashkët e luftërave ballkanike, është se “…lufta nuk bëhet vetëm midis

ushtrive, por midis vet kombeve…Prandaj këto luftëra janë kaq të ashpra, prandaj ato

mbyllen më aq shumë humbje në njerëz, dhe përfundojnë në zhdukjen e popullsisë dhe

shkatërrimin e zonave të tëra”. Qëllimi i konflitit të armatosur vijon raporti, ishte

“…zhdukja tërësisht e një popullsie të huaj. Fshatrat shkatërroheshin, gratë e identitetit

kombëtar “armik” dhunoheshin e shpesh vriteshin, robërit vriteshin, ose mbylleshin në

612 Malcolm, Vep. përm., 332. 613 M. Teodorova, Ballkani Imagjinar, (Tiranë: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, 2004), 13-20.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

189

ngrehina të vjetra ku vdisnin nga uria a të ftohtit, tregohej një zëmërligësi e madhe ndaj

të mundurve etj”.614 Kjo e tejkalonte masën e mospërfilljes së thjeshtë për tu futur në

mbretërinë e mizorive të qëllimshme dhe të neveritshme, ka shkruar G. Kennan.615

Shqipëria jonë, si rezultat i shumë faktorëve që i kemi përmendur më lart, ka qenë

objekt agresionesh, gjenocidi dhe cënimi të vazhdueshëm të kufijve territorialë të saj.

Shpesh ajo ka shërbyer si mesi i artë i betejës ku janë ndeshur interesat e Fuqive të

Mëdha dhe të fqinjëve, të cilët kurdoherë kanë qenë me sy hapur drejt Shqipërisë për t’i

aneksuar ndonjë pjesë territori.

Në kuadrin e përpjekjeve të serbëve që ata bënin në përmasa kombëtare për të rritur

shifrat, siç u interesonte, në statistikat për aspektin etnografik, ata meqënëse asgjë nuk u

përputhej, nisën një shfarosje sistematike të popullsisë muslimane, që nënkuptonte

shqiptare.

Pikërisht lidhur me këto shfarosje, reaguan atëkohë edhe disa anëtarë radikalë të

Partisë Socialdemokrate Serbe, sidomos Dimitri Tucoviq, protestuan kundër kësaj

politike serbe…616 Ndërkohë, socialdemokrati austriak, Leo Frojndlih, mblodhi fakte për

barbaritë serbe dhe i botoi më 1913, në një libër me titullin: “Albaniens Golgotha”

(Golgota Shqiptare)617.

Mbi raportin e Komisionit Cornegie (Karnezhi) lidhur me këto masakra ndër

shqiptarët dëshmon edhe një tjetër autor, Noel Malcolm i cili në librin e tij “Kosova një

histori e shkurtër”, ka shkëptur disa rreshta pikërisht nga faqet e raportit.

Megjithëse nuk pati guximin që të njoftonte numrin e përgjithshëm të shqiptarëve

të vrarë, raporti arrinte në konkuzionin se në të vërtetë, ndaj shqiptarëve ishte zhvilluar

një persekutim sistematik:”Shtëpi dhe fshatra të tëra ishin bërë hi e pluhur, ishin

masakruar njerëz të pafajshëm e të paarmatosur…Të këtilla ishin mjetet që u përdorën

dhe ende po përdoren nga ushtria serbo-malaziase me qëllim të ndryshimit rrënjësor të

structures etnike të rajoneve të banuara ekskluzivisht nga shqiptarët”618. Pra qëllimi ishte

i dyfishtë!

Masakrat, aktet e pabesueshme të dhunës, sidomos ndaj shqiptarëve janë tejet

makabre… Mjafton t’i referohemi një letre të një ushtaraku serb në gazetën serbe

“Radniçki Novine” më 9 dhe 22 tetor të vitit 1912: “Pos të tjerash ai habitet e shkruan si

mund të bëjë njeriu mizori të tilla … po të them vetëm kaq që “ Luma ( një krahinë

shqiptare gjatë lumit me të njëjtin emër) nuk egziston më, nuk ka asgjë veç kufomave , ka

fshatra me nga 100, 150, 200 shtëpi, ku nuk ka mbetur asnjë njeri, në kuptimin e plotë të

fjalës asnjë. Ne i mbledhim njerëzit me grupe dyzetë deri në pesëdhjetë vetë pastaj i

vrasim të gjithë duke i shpuar me bajonetë”.619

Më e keqja është se shpesh herë vegël e këtyre pretendimeve shoviniste janë bërë

dhe historianët, duke na dhënë një vështrim të turbullt dhe joobjektiv të pasqyrimit të

fakteve dhe ngjarjeve historike. Gjithsesi, askush nuk mund ta mohojë faktin që populli

shqiptar me traditën dhe historinë e vet, që nga paraardhësit më të lashtë pellazgët dhe

deri në kohët e sotme, ka qenë një faktor me rëndësi në Gadishullin e trazuar të Ballkanit.

614 Luftërat e tjera ballkanike, 10. 615 Po aty, 11. 616 Zekiria Cana, Socialdemokracia serbe dhe çështja shqiptare, (Prishtinë: 1984), 128-129. 617 Po aty. 618 Malcolm, Vep. përm., 331. 619 Luftërat e tjera ballkanike, 11.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

190

Madje thënies, sipas së cilës Ballkani është konsideruar si një “fuçi baroti” që mund të

shpërthejë në çdo moment, ne mund ti përgjigjemi me faktin se shqiptarët kanë qenë

gjithmonë burim stabiliteti, bashkëpunimi dhe paqeje në rajon, përtej padrejtësive të bëra

nga disa prej fqinjëve ballkanas me miratimin e Fuqive të Mëdha.

Madje, këto të fundit, padrejtësinë që u kanë bërë shqiptarëve në lidhje me kufijtë,

e justifikonin duke thënë se, gjoja, me copëtimin e Shqipërisë i kishin bërë nder “altarit të

paqes evropiane”. Por, koha do të tregonte se nëpërmjet realizimit të interesave të

ngushta të përfitimit siç ishte rasti i ish-Jugosllavisë, ato i kishin vënë flakën “fitilit”, i

cili do shpërthente me Luftërat Botërore dhe do vazhdonte deri në kohët postmoderne.

Dhe do të ishin përsëri këto fuqi, së bashku dhe me SHBA, që do të paguanin kostot.

Në një farë mënyre, mund të themi se Luftërat Ballkanike të viteve 1912-1913

vulosën dhe konfirmuan rënien e Perandorisë Osmane, por ato ndikuan shumë pak në

krijimin e bazave pozitive për një sistem të ri modern shtetëror në Evropën Juglindore.

Pavarësisht nga pretendimet e tyre të mëdha, shtetet e reja ballkanike ishin ende

shumë të brishta, të vogla, me politika të pasigurta, të rrethuara nga makthet e së shkuarës

dhe urrejtjes, si dhe nga hijet e vizioneve të mëdha të perandorive të ringjallura! Ato, të

gjitha ishin të torturuara nga dizenjimet kombëtare, të dështuara brenda kufijve të një

shteti të vetëm, të inspiruara nga një ideologji e nacionalizmit integrues.

Po ashtu, të gjithë këto shtete ishin të varur nga sponsorizimet e Fuqive të Mëdha,

që lehtësonin rrugën për realizimin e objektivave kombëtare të tyre. Fare lehtë mund të

shohësh ngjashmërinë midis ngjarjeve të këtyre luftërave me ato që ndodhën në Luftërat

e Fundit në Ballkan gjatë viteve nëntëdhjetë të shekullit XX, veçanërisht me atë të

zhvilluar në Kosovë.

Dallohet qartë se edhe kur krimet kryheshin nga banda të armatosura, ato bëheshin

nën hundën e komandantëve ushtarakë dhe shpesh komandoheshin nga ata. Gjithashtu,

nuk ka dyshim se feja luajti një rol njëlloj të rëndësishëm, si në Luftërat Ballkanike të

viteve1912-1913, ashtu dhe në luftërat që u zhvilluan në Ballkanin e kohëve moderne,

duke shtuar armiqësitë si motiv të luftës.

Gjithsesi, sipas raportit të Komisionit Kornezhi (Cornegie), madje dhe të shumë

studimeve të tjera qoftë dhe të mëvonshme, do të ishte gabim ta quaje këtë motivim si

shkaktarin kryesor.

Sipas analizave të bëra prej disave prej tyre, turqit edhe kur ishin në kulmin e

autoritetit të tyre në Ballkan, kanë qënë relativisht tolerantë në trajtimin e institucioneve

fetare jomyslimane. Rrjedhimisht një ndër faktorët më të rëndësishëm, ndër këto luftëra,

mbetet të vlerësohet si shkaktar nacionalizmi.

Nacionalizmi Ballkanik ishte tejet ekstrem, agresiv dhe pakufi, duke mbjellë

kështu farën e urrejtjes mes etnive të ndryshme, që jetojnë pranë e pranë njëri tjetrit në

gadishullin e vjetër, madje edhe brenda të njëjtit shtet. Kjo urrejtje madje do të përcillej

nëpër shekujt, duke arritur të gjalla dhe, shpesh dhe më të acaruara deri në ditët e sotme.

Ndoshta, një analizë më e zgjeruar mund t’u bëhet Luftërave Ballkanike të viteve

1912-1913, në planin ushtarak, ku ishin përqëndruar edhe politika dhe ekonomia e

shteteve ballkanike e atyre viteve.

Nëse do të ktheheshim pas dhe t’u referoheshim shifrave të paraqitura në

pikëpamje të organizimit, stërvitjes, kompletimit, pajisjeve dhe armatosjes së ushtrive të

vendeve ndërluftuese, do të gjendeshim përballë fakteve dhe situatave shpesh të

skajshëm. Kështu, siç analizon një ndër studiuesit më të thelluar të historisë së Ballkanit,

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

191

M. Gleni: “Disa beteja vunë përballë njëra-tjetrës forca, që ishin secila më e madhe edhe

se ushtria më e madhe e Napoleonit, dhe kjo ndodhte në një kohë kur Serbia, për

shembull kishte një popullsi më pak se tre milionë”.620 Duke e shtyrë analizën më tej,

Gleni sjell të dhëna të tjera, teksa shkruan:”Bullgarët mobilizuan plot 25 për qind të

meshkujve, deri në 500.000 frymë”.621

Një shkallë e tillë mobilizimi në Ballkanin e viteve 1912-1913, dëshmonte për

nivelin e lartë të militarizimit dhe të propagandës nacionaliste, të gërshetuar ngushtësisht

me motive fetare, të luftës çlirimtare kundër sundimit të perandorisë osmane, etnologjike

etj., që nuk ishin parë deri atëherë në këtë rajon të shkelur nga ushtritë e disa perandorive

të mëdha.

Nga këndvështrimi profesional ushtarak, këto luftëra sollën e përshfaqën disa risi

si në oganizimin e përmirësuar në përafrim me modelet europerëndimore të ushtrive,

ashtu dhe gjatë organizimit dhe kryerjes së disa operacioneve luftarake, të zbatimit të artit

ushtarak, sidomos nga ushtritë e shteteve të Aleancës Ballkanike.

Kjo u duk jo vetëm në përdorimin e forcave të shumta ushtarake, në teatro dhe

fronte me përmasa të mëdha dhe në kohëzgjatje të papara veprimesh luftarake, që

shkonin nga 3-4 deri në 6-7 muaj. Po ashtu u bënë përpjekje dhe, madje edhe u përdorën

në to aeroplanët me misione zbulimi e furnizimi, por edhe për bombardime, në ndonjë

rast, ndonëse në një masë të kufizuar.

Gjithashtu u ndërtuan dhe u përdorën me sukses fortifikimet, madje rajonet e

fortifikuara, të gërshetuar me pengesa të shumta xheniere, si në Luftën e Shkodrës,

Janinës, Lozengradit etj. Në kuadrin e luftës u zhvilluan shumë lloje luftimesh, si në

rrethime të zgjatura, me goditje artilerie të përqëndruar dhe me zjarr të furishëm, në pjesë

të caktuara të frontit ose për të shpërthyer mbrojtjen e fuqishme gati hermetike të

kundërshtarit.

Siç përshkruan më tej M. Gleni (M. Glenny), të gjitha këto u mundësuan për herë

të parë në këtë rajon sepse“…teknologjia u dha mundësi komandantëve të zhvillonin

luftime njëzet e katër orë në ditë, ndërkohë që vijat mbrojtëse të armikut ndriçoheshin me

prozhektorë”.622 Madje kjo dukuri u vu re edhe në luftën e Shkodrës, ku forcat mbrojtëse

osmano-shqiptare përdorën ndriçuesit elektrikë për verbimin e skalioneve mësymëse

malazeze që mësynin natën.623

Por, këto dukuri, karakteristika apo veçori nuk kanë qenë të vetmet në luftërat

Ballkanike të viteve 1912-1913. Ka pasur dhe të tjera, të cilat janë trajtuar në këtë studim.

Të tilla janë ato që njihen si kapitulli i “Luftërave të Fundit” në Ballkan, të cilat u

zhvilluan në harkun e dhjetë viteve të fundit të shekullit XX.

Ato ishin luftërat që u kryen në kuadrin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, në

përpjekjet për pavarësi të shteteve përbërës të kësaj Federate si Sllovenia, Kroacia,

Bosnjë-Hercegovina dhe, së fundi edhe Krahina Autonome e Kosovës. Duke i parë këto

luftëra sot nën një këndvështrim analitik dhe nga largësia e mbi trembëdhjetë viteve,

është mëse e natyrshme të bëhen analiza dhe të nxirren përfundime për shkaqet dhe

motivet, përmasat, forcat pjesëmarrëse në to, si dhe pasojat që ato sollën për popujt dhe

rajonin e prekur prej tyre. Më së pari, mund të vlerësohet se, veprimet dhe mosveprimet

620 Glenny, Vep. përm., 229-230. 621 Po aty, 230. 622 Po aty. 623 Historia e Ushtrisë Shqiptare, Pjesa e Parë, 154. Shih edhe librin Mbrojtja e Shkodrës, 1912-1913, 40.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

192

në kohë dhe periudha të ndryshme janë bërë shkak për destabilitetin e rajonit me stabilitet

vërtetë të brishtë të Ballkanit. Njё pёrpjekje efektive qё tё mbante Federatёn Jugosllave tё

bashkuar ishte e llogjikshme dhe po aq e nevojshme qё tё niste qysh para krizës së viteve

1989-1991. Fuqitë Perendimore nuk e bënë një përpjekje të tillë, sepse nuk vlerësuan se

rreziku i prishjes së Federatës ishte i lartë dhe, sepse nuk e shihnin Jugosllavinë si të

rëndësishme.

Kjo ndodhi edhe për arësyen sepse kishte kaluar një epokë e gjatë, në të cilën

objekti kryesor, në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare, kishte qenë konflikti

ideollogjik mes dy kampeve, atij komunist - lindor, në njerin krah, dhe atij të

demokracive-perendimore, në krahun tjetër.

Kur konflikti kishte filluar, përpjekjet për ta zgjidhur atë u ndikuan më tej nga

keqinterpretimet mbi natyrën e problemit që nënkuptonte nëse do të konsiderohej si

konflikt i brendshëm i Federatës dhe që, për pasojë, duhej të zgjidhej po nga ajo vetë, apo

në të kundërtën, do të njihej lufta e etnive sllovene dhe kroate për pavarësi nga Federata

Jugosllave.

Kjo do të vlerësohej si një mungesë zgjidhjeje nga ndërmjetësit, mbështetje e

paktë për pavarësinë e Sllovenisë dhe Kroacisë nga vendet Evropiane, apo si një refuzim

për zgjidhjen e statusit të minoriteteve serbe jashtë Serbisë, dhe gabime serioze në

gjykim. Natyrisht që, Perëndimi dhe komuniteti ndërkombëtar, të përfaqësuar nga

Kombet e Bashkuara, nuk shkaktuan rënien e Jugosllavisë, por politikat e tyre ndikuan

vetëm në përkeqësimin e një situate edhe ashtu të dobët.

Nëpër korridoret e politikës ndërkombëtare, në mjedisin e pas Luftës së Ftohtë,

që ende kuptohej me vështirësi, shihej me dyshim se çfarë drejtimi duhej të ndiqej përsa i

përket problemeve etnike, cilat kahe duheshin përkrahur në këtë rrjedhë.

Pasqyrë me të dhëna për konfliktet e armatosura

në Ballkan gjatë viteve 1991-2001.

Pasqyra Nr. 7

Emërtimi i

konfliktit

Koha e

zhvillimit

Të vrarë

(vetë)

plagosur

(vetë)

Dëme

Materia-

le

Njerëz të

zhvendosur

nga

spastrimet

SLLOVENI (Lufta dhjetëditore)

Qershor-

Tetor 1991

13 sllovenë

dhe 44

pjesëtarë të

JNA-së624

187 - -

KROACI Maj 1991-

Janar 1992

20.000 - 27

miliardë

dollarë

($)

-

BOSNJE-

HERCEGOVINË (Lufta e Gjatë)

6 prill 1992

deri më 14

shtator

94.000 - - 1.8 milionë

624 JNA- Ushtria Popullore Jugosllave (Federative).

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

193

1995

KOSOVË (Lufta e Fundit)

1998-1999 - 1 milion

SHUMA - 200.000

Në të vërtetë, qysh në fillim të konfliktit, një pjesë e opinioneve ishin pro faktit se

europianët do të ishin në gjendje ti jepnin të vetëm zgjidhje këtij konflikti.

Shtetet e Bashkuara mohuan që të jepnin ndihmë për koordinimin e forcës

perëndimore gjatë fazës së parë të krizës dhe, në fakt, përdorën influencën e tyre për të

penguar angazhime vendimtare të jashtme.

Gjatë konflikteve të armatosura në Slloveni dhe Kroaci, ish-Bashkimi Sovjetik

ishte i shqetësuar dhe i zënë me çështje të vetat të brendshme.

Vetë Presidenti i fundit sovjetik Mikhail Gorbaçov, ndihej i mbytur në përpjekjet

e tij të dëshpëruara për të shpëtuar atë që kishte mbetur ende nga shteti gjigand i BRSS,

rrjedhimisht aftësia e tij për të influencuar në këto ngjarje po dobësohej.

Qeveria e Federatës së pavarur Ruse, pas 1 janarit 1992, nën Boris Jelcinin

(Yeltsin) dhe Ministri i Jashtëm Andrei Kozyrev, kërkoi që të nënvizonte politikën

ballkanike me atë të demokracisë perëndimore. Komunitetit Evropian i mungonte një

strukturë burokratike efiçente drejtuese dhe kishte pak angazhim politik, kështu që

mundësia që të vepronte efektivisht ishte e dobët krahasuar me ideologjinë

pseudohistorike dhe mashtruese jugosllave.

Ndërsa NATO po shfaqej me propozime te reja, por që ende nuk po diskutohej

për t’i vënë në zbatim. Rrjedhimisht, përgjegjësia për të menaxhuar konfliktin në ish-

Jugosllavi, i takoi Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Aftësitë paqeruajtëse të saj ishin zgjeruar, por mundësitë financiare për ti

përballuar këto operacione ishin të ulëta sepse nuk ishin bërë parashikime të sakta përsa i

përket rritjes dhe domosdoshmërisë së misioneve të paqes. Meqënëse lufta kishte filluar,

duke u bërë fakt dhe, ndërmjet palëve dukej të kishte një mungesë të plotë të dëshirës për

marrëveshje, forcat e paqes mbeteshin si opsioni i vetëm që mund të ofroheshin.

Konflikti Ballkanik i fundit i ndodhur në ish-Jugosllavi ofroi një shembull real të

sfidave etnike të luftërave në kohët moderne. Përveç mjeteve dhe metodave tradicionale

historike të konfliktit, të tilla si përdorimi i forcës, dhuna sistematike, dëbimet masive

genocidale kundër popullsisë civile, bota moderne ka shtuar ndjeshëm rëndësinë e

përdorimit të një sërë armëve të reja, në funksion të përshkallëzimit të situatave

konfliktuale.

Argumentet e ndryshme pseudo-historike shërbejnë si bazë ideologjike për

legjitimimin e dhunës. Po ashtu, diskutimet ligjore e morale për ndërhyrjen e armatosur të

organizmave ndërkombëtarë, debatet mbi të drejtën në marrëdhëniet midis shteteve të

përfshira në konflikt, të gjitha këto karakteristika janë materiali bazë me të cilin

zhvillohen luftërat etnike moderne.

Orientimi i gabuar i tyre sjell situata që rëndojnë shpesh në mënyrë dramatike mbi

popujt e përfshirë në konflikt. Kontrolli mbi dijen sjell, në një masë të konsiderueshme,

kontroll mbi realitetet politike, ashtu si edhe mbi forcën siç ndikon edhe në kontrollin

mbi dijen. Sidoqoftë është e dukshme se sot, në një botë ku komunikimi është rritur në

përmasa të paimagjinueshme se disa vite më parë, roli i dijes dhe i mendimit bëhet

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

194

gjithnjë e më i madh, mbi zhvillimet politike ndëretnike. Për rrjedhojë, edhe përpjekjet

për të parandaluar dhe kontrolluar luftërat, duhet të përqëndrohen në një masë të madhe

mbi vetë kontrollin e dijes, për të mos e lënë atë të shkojë në rrjedha ideollogjike që

krijojnë situata konfliktuale.

Mendimi shkencor, duke iu nënshtruar objektivitetit, paanësisë dhe

metodologjive moderne, do të duhet të zhvillojë hapjen e mendimit, njohjen e mirë të

realiteteve historike, kulturore, shoqërore e politike, në mënyrë të atillë që ta çlirojë

mendjen dhe inteligjencën prej ngasjeve ideollogjike që pompojnë dhe fryjnë intolerancë

dhe agresivitet!

Bota e sotme moderne, pretendon se ka arritur pjekurinë për të shmangur

katastrofat që vetë njeriu ia shkakton vetvetes, të ndërtojë autoritetet e saj të mendimit

dhe dijes.

Me anën e tyre do të duhet ta drejtojnë botën drejt kultivimit të vlerave të

shoqërive të ndryshme të cilat çojnë në rritjen e harmonisë dhe të bashkëjetesës mes

shoqërive, kulturave dhe kombeve të ndryshme, dhe jo drejt rivaliteteve të vjetëruara

historike që tensionojnë jetën e tyre.

Këto mësime dhe përfundime janë me shumë vlerë dhe përherë aktuale sidomos

për rajonin e Gadishullit të Ballkanit.

***

Shekulli i shkuar (XX) la shumë vraga plagësh të luftërave të shumta në Gadishullin e

Vjetër. Siç shkruan një analist dhe politolog ballkanas: “Një total prej shtatë luftërash u

zhvilluan në Ballkan gjatë shekullit të njëzetë. Lufta e Parë dhe e Dytë Ballkanike, Lufta e

Parë Botërore, Lufta Greko-Turke, Lufta e Dytë Botërore, Lufta Civile në Greqi dhe një

seri luftërash në Jugosllavinë e mbetur në vitet 90”.625

Në epiqendër të tyre, po sipas këtij autori, motivi më i shpeshtë ishin “…çështjet e

pazgjidhura kombëtare, duke pasur si qëllim krijimin e shteteve-kombe, d.m.th. shtete

etnike homogjene që shtrihen në të gjithë territorin etnik të një kombi”.626

Në përmbyllje mund të thuhet se këto luftëra në thelb u ndërmorën në emër të

paqes dhe të sigurisë, por sollën veçse pasiguri, pushtime, destabilitet, urrejtje dhe përsëri

konflikte pafund, atëkohë që devijuan nga misioni dhe qëllimi strategjik për çlirimin e

gadishullit prej pushtuesve osmanë!

Diçka tjetër, paqja, mirëkuptimi, fqinjësia e mirë dhe marrëveshjet janë mjetet më

të mira për të arritur tek siguria dhe stabiliteti.

Edhe vetë Napoleon Bonaparti, i njohur si “Perandori i Luftës”, në raportin Luftë-

Paqe vlerësonte Paqen, teksa shprehej: “Lufta është një anakronizëm. Do vijë një ditë që

fitoret do të korren pa topa dhe bajoneta!”.627

VI. 2. Siguria e rajonit sipas konceptit tradicional

Tradicionalisht siguria është konceptuar dhe trajtuar përherë vetëm në lidhje me

sovranitetin, me ruajtjen e kufijve dhe interesin kombëtar. Siç thotë një studiues i

625 I. Kadare, P. Simiç, L. Frckskoski, Y. Hysa, Ballkani i Jugut, 41. 626 Po aty. 627 E. Ludvig. Napoleoni. (Tiranë: Globus R 1999), (Kopertina e pasme).

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

195

marrëdhënieve ndërkombëtare, me siguri, sipas konceptit tradicional,“…më saktë ishte

mbajtja e kërcënimit të jashtëm larg kufijve sepse do të kërcënonte sigurinë e sovranitetit

të shtetit”.628

Ndërsa një autor tjetër shumë i njohur në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare

do t`a përkufizonte kështu konceptin për sigurinë e periudhës së para Luftës së Dytë

Botërore: “Siguria konceptohej thuajse tërësisht në raport me çështjet e luftës, paqes dhe

konfliktit të armatosur. Siguria kombëtare përfshinte mbrojtjen e kombit dhe territorit të

tij prej sulmeve nga jashtë apo trazirat e brendshme”.629

Në njëfarë mënyre kjo do të thoshte që, në konceptin e para viteve nëntëdhjetë të

shekullit XX, kërcënimeve që në tërësi kishin natyrë ushtarake, u kundërvihej një skemë

sigurie e cila ishte po e së njëjtës natyrë,- ushtarake. Po ashtu edhe instrumentet kryesorë

të sigurisë ishin ato me natyrë ushtarake. Kjo lloj sigurie, ky koncept dhe skemë zbatimi,

përdorej rëndom pothuajse në të gjitha vendet evropiane, për rrjedhojë, edhe në rajonin e

Ballkanit.

Në rajonin e Ballkanit, por jo vetëm, me termin siguri kuptohej një ushtri e madhe

dhe e fuqishme, e pajisur dhe e stërvitur mirë, e cila siguronte kufijtë dhe mbronte

tërësinë territoriale si dhe sovranitetin e vendit. Natyrisht, në këtë skemë përfshiheshin

edhe organet e sigurisë së brendshme, si agjensitë inteligjente, ministria e Brendshme etj.

Ky model sigurie zbatohej sidomos në vendet e Lindjes, ku përfshiheshin pjesa

më e madhe e vendeve të Ballkanit. Në këtë format bënte pjesë, për një kohë të gjatë,

edhe një Traktat i mbrojtjes (sigurisë) kolektive, siç ishte Traktati apo Pakti i Varshavës,

që i përkiste Bllokut Lindor ose ndryshe shteteve të sistemit socialist.

Pas Luftës së Dytë Botërore, në dyzetepesë vitet e Luftës së Ftohtë, pikëpamja e

shkollës realiste mbështeste teorinë e ballancimit të fuqisë ndërmjet dy superfuqive të

asaj kohe, si një metodë efektive për administrimin e fuqisë dhe të pasigurisë.

Në këtë kontekst, siguria është parë dhe trajtuar në përgjithsi në trajtën dhe

përmbajtjen e Sigurisë Kombëtare. Kjo do të thoshte fuqizimi i shtetit kryesisht në

pikëpamje ushtarake.

Kjo sipas realistëve do të thoshte që, nëse njëra prej palëve (superfuqive) do të

rriste fuqinë ushtarake të saj, atëherë pala tjetër duhej që të kundërpërgjigjej në të njëjtën

mënyrë, duke ruajtur kësisoj njëfarë ekuilibri relativ pikërisht gjatë viteve të Luftës së

Ftohtë.

VI. 3. Shteti shqiptar dhe siguria rajonale

Qysh me shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar, me krijimin e

qeverisë së Përkohëshme, për shkak të Luftës së Parë Ballkanike në zhvillim, u ndie

nevoja e sigurisë për të ruajtur territoret shqiptare nga synimet e vendeve fqinjë, si Mali i

Zi, Serbia në Veri dhe Greqia në Jug.

Por për të siguruar pavarësinë si dhe rendin e qetësinë e vendit duheshin krijuar

instrumentet e nevojshëm të sigurisë, siç ishin institucioni i Mbrojtjes, si Ushtria,

Xhandarmëria dhe Ministria e Brendshme, krahas kuadrit ligjor që i jepte shtetit shqiptar

legjitimitetitn e domosdoshëm dhe sovranitetin. Në këto rrethana, në vizionin dhe

628 Revista, Marrëdhënie Ndërkombëtare. Nr.5, 2011, 21. 629 Karen Mingst, Bazat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, (Përkthim). (Tiranë: AIIS 2008), 46

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

196

strategjinë fillestare të Qeverisë së Përkohëshme, të sapo formuar, shqetësimi i parë dhe i

ngutshëm ishte, “…ngritja dhe organizimi i nje force të armatosur, e një ushtrie sado të

vogël, për t’u mbrojtur nga sulmet e fqinjëve”630.

Tingëllon ca si e pabesueshme por në atë kohë në Vlorë, midis halleve të

panumërta, guxohej të mendohej madje, edhe për të përzgjedhur modelin e sistemit më të

përshtatshëm të organizimit ushtarak, për territorin, ku e shtrinte pushtetin Qeveria e

Përkohëshme e Vlorës. “Në ditët e para të funksionimit të saj, zona ku shtriu pushtetin e

vet Qeveria e Përkohshme e Vlorës ishte e ngushtë, rreth 4000 km/katror, me një popullsi

prej 250.000 banorësh, po aq sa kishte një sanxhak i madh në ish-Perandorinë

Osmane”631.

Sipas këtij mendimi, organizatorët ishin të bindur se më i përshtatshëm për

kushtet e Shqipërisë së atëherëshme ishte pikërisht modeli ushtarak austro-hungarez!

Kjo ishte një dëshmi e fortë se Qeveria e Vlorës e kishte një vizion për krijimin

dhe organizimin e një force ushtarake në mbrojtje të pavarësisë të shtetit të vogël të sapo

lindur shqiptar.

Por, natyrisht lindja ishte tejet e vështirë për disa arsye. Së pari, sepse ajo u krye

përmes rrethanave mjaft të ndërlikuara, jo vetëm për mjedisin dhe hapësirën shqiptare.

“Luftanijet greke mbanin të rrethuar bregdetin shqiptar, madje më 4 dhjetor 1912,

bombarduan edhe Vlorën me pretekstin se qeveria greke vazhdonte ti konsideronte

territoret shqiptare si pjesë të Perandorisë Osmane me të cilën ndodhej në gjendje

lufte”632.

Në pikëpamje gjeopolitike dhe gjeostrategjike, territori shqiptar si pjesë e

hapësirës ballkanike ishte shndëruar në një objektiv të lakmuar prej Koalicionit të

shteteve ballkanike, për Luftrat Ballkanike, natyrisht pa Shqipërinë, kundër Turqisë dhe

trupave ushtarake të saj në tërë hapësirën ndërballkanike. Një ndër synimet kryesore të

tyre, e ndërthur me të parën, ishte shkëputja e pjesëve të territoreve shqiptare dhe

tjetërsimi i tyre.

Për këto shkaqe luftohej në trevat veriore dhe jugore të Shqipërisë, si në Shkodër

dhe Janinë, ndërsa në disa zona shqiptare shihej ende një prani e shtuar e forcave të

ushtrisë turke, ende pa u tërhequr së andejmi, duke shtuar ndërkaq kaosin dhe anarkinë

dhe trazuar më tej rendin dhe qetësinë, edhe ashtu të ngarkuar në vend.

Po t’u shtoheshin këtyre rethanave edhe gjendja ekonomike, financiare dhe

ushtarake, si dhe pamundësia dhe brishtësia e shtetit dhe e Qeverisë së Përkohëshme të

porsakrijuar, për t’i menaxhuar drejtë dhe në kohë ato, kuptohet se situata ishte tejet e

vështirë dhe delikate.

Megjithë këto, synimet dhe përzgjedhjet e mësipërme nuk është se mbetën vetëm

ide. Përkundrazi, Qeveria e Përkohëshme e Vlorës ndërmori hapa konkret për t’i dhënë

jetë “projektit” me vizionin dhe strategjinë e saj, sa do të vagullt dhe të paplotësuar që

ishte!

Në këto rrethana, kur po ngriheshin kumtet e institucioneve të shtetit të ri të

pavarur shqiptar, i cili ende nuk i kishte marrë pëlqimin e Fuqive të Mëdha të fillim

shekullit XX, lindën dhe hodhën themelet edhe institucionet kryesore dhe jetike të

630 Konferenca Ndërkombëtare me rastin e 100-vjetorit të Shtetit Shqiptar dhe Foracve të Armatosura të

Shqipërisë. Tiranë, 4 dhjetor 2012, 135. 631 V. Duka, Histori e Shqipërisë…, 34. 632 Po aty, 35.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

197

Sigurisë dhe Mbrojtjes së vendit. Pikërisht atë kohë i pati fillimet edhe organizimi

ushtarak shtetëror dhe Ushtria Kombëtare si instrument të rëndësishëm të sigurisë sipas

konceptit tradicional të asaj kohe.

Ky sinjal dhe shenja e parë u dhanë qysh në fillim, me krijimin e kabinetit modest

të Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës, më 4 dhjetorin e vitit 1912 kur, në përbërje të

kabinetit të saj të parë, si një ndër ministritë kryesore u përfshi edhe Dikasteri i Luftës

apo i Mbrojtjes Kombëtare. Detyrat e këtij dikasteri ishin shumë të rëndësishme, pasi së

bashku me atë të Punëve të Brendshme, duhej që të organizonin mbrojtjen e territoreve,

ndërkohë që bënin edhe sigurimin dhe ruanin rregullin e brendshëm të vendit, siç ishte

koncepti i sigurisë në ato vite.

Organizimi dhe funksionimi i këtij dikasteri vështirësoheshin më tepër sepse,

përveç të tjerave, duheshin kthyer në procesin e Luftës Ballkanike, mbrojtjes së

territoreve shqiptare nga kërcënimet, lakmitë dhe synimet shoviniste të shteve

ndërluftuese ballkanase si dhe përmes vështirësive të gjithanshme politike, ekonomike

dhe ushtarake, që kishte vendi dhe shteti i ri, i sapo lindur dhe ende i brishtë shqiptar.

Në këtë rrjedhë u formatua më së pari vetë Ministria e Luftës, e cila ishte hallka e

parë dhe më e lartë organizative dhe drejtuese e strukturave përbërëse dhe e vetë Ushtrisë

Kombëtare Shqiptare. Ajo përgjigjej për mbrojtjen e vendit nga synimet e shteteve

kryesore, ndërkohë që i duhej të ndihmonte dhe në ruajten e rendit dhe të qetësisë së

brendëshme. Gjithashtu, kjo ministri, do të kryente edhe detyrat e Komandës së

Përgjithshme për aq kohë sa të krijoheshin kushtet dhe mundësitë për formimin e saj.

Pak muaj më pas, megjithë vështirësitë, hallet dhe andrallat e shumta, më 4 maj

1914 u bë i mundur më në fund krijimi i aparatit të rëndësishëm ushtarak, për

organizimin, stërvitjen dhe drejtimin e forcave ushtarake shqiptare.

Ky organizëm ishte Shtabi Madhor (Shtati Madhnuer), që përbënte njëherëshi

zyrën numër Një të Ministrisë së Luftës. Ky shtab ishte vlerësuar si një organizëm

qëndror i Ministrisë së Luftës. Institucionet e mbrojtjes kishin përbërjet dhe rregulloret,

simbolet dhe vulat e tyre, njëlloj si tek ushtritë e rregullta të asaj kohe, sepse edhe oficerët

drejtues të tyre,ishin të karierës dhe profesionistë.

Ata ishin arsimuar dhe kualifikuar në shkollat dhe akademitë ushtarake të njohura

të Turqisë, ashtu si dhe nënoficerët, të gjithë me origjinë shqiptare, të cilët kishin pranuar

thirrjen dhe programin e Qeverisë së Vlorës dhe në përgjigje kishin ofruar shërbimet e

tyre profesionale ushtarake dhe atdhetare për shtetin e pavarur dhe Qeverinë e parë

shqiptare.

Pikërisht këtë dukuri kishte vërejtur një officer i Shtabit të Përgjithshëm, kapiten

Ulmansky, i cili ishte dërguar në Shqipëri gjatë muajit dhjetor 1913. Në raportin mbi

gjendjen e oficerëve të Ushtrisë Shqiptare ai shkruante se numri i ofcerëve shqiptarë ishte

tepër i vogël633.

Ndërkaq atij i kishte bërë përshtypje dhe ai ndryshe nga raportet shqiptare të

kohës vërente në po atë raport, se niveli professional i oficerëve ishte i pakënaqshëm. Ai

shkruante se:”…gjithsecili prej tyre, me të cilin unë fola, më bëri përshtypje shumë të

keqe dhe besoj se nga marrja e tyre në shërbim në ushtrinë shqiptare duhet të hiqet dorë

menjëherë”634. Por realisht këto ishin mundësitë dhe kapacitetet e kufizuara të një qeverie

633 B. Arch R901/901 634 Po aty.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

198

dhe ushtrie të porsakrijuara dhe mundësi financiare e resurse ushtarake të pakta.

Njëherëshi me to, Qeveria e Përkohshme, në përpjekje për t’i dhënë jetë strategjisë së saj

për mbrojtjen e shtetit dhe pavarësisë së vendit, përmes institucioneve të mbrojtjes, të

ngritur rishtaz, menaxhoi së pari një nga asetet njerëzore të gatshme, siç ishin Forcat

Vullnetare Popullore. Ato ishin armatosur dhe ngritur vetë në mbështetje dhe mbrojtje të

Qeverisë së Përkohshme dhe të shtetit të pavarur shqiptar, duke zënë vijat mbrojtëse, të

kërcënuara nga shovinistët fqinjë.

Ndërkohë, kishte nisur organizimi i Forcave Rezerviste, që ishin po ashtu të

armatosura dhe të mobilizuara për shkak të situatës luftarake të krijuar nga Lufta

Ballkanike, e cila mbizotëronte edhe përreth territoreve të shtetit të ri shqiptar.

Krahas tyre, nga Ministria e Luftës dhe Shtabi Madhor shqiptar, ishin parashikuar

disa masa për të ngritur, hap pas hapi edhe Forcat Aktive, të cilat do të përbënin bazën e

Ushtrisë Shqiptare të rregullt.

Formacioni i parë përfaqësues i tyre ishte dizenjuar sipas formatit të kompanisë-

Tip, të ashtuquajtur “Modele”. Të gjitha këto masa së bashku, dëshmojnë se Qeveria e

Përkohshme e Vlorës, kishte një strategji dhe vizion, ndonëse të përvijuar vetëm në vija

të trasha, përkushtuar çështjes së rëndësishme dhe jetike të mbrojtjes dhe sigurisë së

shtetit të ri, të sapo krijuar, me pavarësi dhe sovranitet ende të brishtë e të panjohur në

shkallë ndërkombëtare.

Megjithatë, bazuar në rrethanat e atyre viteve Qeveria e Përkohshme Shqiptare,

Kryetari dhe liderët ushtarakë përreth tij, kishin një vizion dhe strategji për mbrojtjen e

pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit të ri shqiptar, për arsyen e thjeshtë sepse koncepti i

sigurisë atëhere shkrihej apo njësohej me konceptin e mbrojtjes kryesisht ushtarake të

shtetit, e mbështetur kjo kurdoherë nga diplomacia e jashtme (Ministria e Jashtme).

Ky vizion shkonte më tej drejt konturimit, ngritjes dhe zhvillimit të institucioneve

kryesore të mbrojtjes, si dhe të forcës ushtarake, që do t’i siguronte dhe që, njëherësh do

t’i udhëhiqte dhe do t’i drejtonte ato. Gjithashtu mund të vlerësohet se, pavarësisht

mungesës dhe pamundësisë së ngritjes, për shkak të rrethanave të mësipërme, të një

ushtrie të rregullt klasike për atë kohë, Qeveria e Vlorës e shihte, e çmonte dhe e përdorte

Xhandarmërinë, si një forcë të armatosur dhe për kryerjen e detyrave për mbrojtjen e

vendit, krahas miosionit të saj tradicional, ruajtjes së rendit dhe qetësisë.

Kjo ndodhi sepse Qeveria nuk kishte ende në dispozicion një ushtri të rregullt, të

organizuar që, në kushte normale, do ta përdorte për këtë mision për të siguruar dhe

garantuar mbrojtjen e vendit, me gjithë përpjekjet dhe ngutin e saj për t’a kompletuar atë

në kohë!

Po sipas oficerit austriak të përmendur më herët, në Shqipërinë e kësaj kohe

ndesheshin tri lloje formacionesh luftarake, ose të paktën formacione me nuanca të tilla

ushtarake.

Së pari ishte xhandarmëria lokale me rreth 2000 burra. Kapiteni austriak do të

shkruante:”Unë (Ulmansky) pashë në radhët e këtyre xhandarëve vetëm të rinj të

shëndetshëm (mosha më e madhe 40 vjeç), të cilët ishin të armatosur me mauzorë,

shumica e të cilëve ishin marrë në ushtrinë turke”635.

Së dyti, rekrutët e stërvitur në ushtrinë turke, gjithmonë nëse jemi të prirur të

besojmë këtë raport, “numri i ushtarëve shqiptarë që kishin shërbyer në ushtrinë turke

635 B. Arch R901/901.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

199

dhe që ishin akoma në gjendje të shërbenin nën armë, nuk mund të ishte më shumë se

5.000 burra… etj”636.

Sidoqoftë, në vitet e kësaj qeverie, megjithë “mandatin” e kufizuar kohor të saj,

dhe kufizimet e tjera të natyrshme, që vinin për shkak të rrethanve të kohës, u hodhën

bazat e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes së sovranitetit të vendit. Në ato vite u

shënuan fillimet e organizimit të Ushtrisë Kombëtare që, sipas konceptit tradicional të

kohës, që ishte elementi dhe ndër instrumentet kryesorë për të siguruar mbrojtjen e

vendit, pavarësisht se ajo dhe strukturat e saj ishin shumë larg imazhit dhe përfytyrimit të

sotëm lidhur me to! Gjithsesi ato u çuan më përpara dhe u përmirësuan ndjeshëm në

periudhat pasuese të historisë së popullit shqiptar.

VI. 4. Koncepti i sotëm për sigurinë e Ballkanit

Pas përfundimit të periudhës dyzetepesëvjeçare të Luftës së Ftohtë, natyra e

kërcënimeve ndryshoi. Tashmë, që pas vitit 1990, kërcënimet nuk ishin vetëm të natyrës

thjeshtë ushtarake, por konceptimi për to fitoi përmasa të reja më përfshirëse. Në to

futeshin edhe kërcënimet jotradicionale, jo vetëm ushtarake, si ngrohja globale, burimet

natyrore, rreziqet mjedisore, siguria rrugore e të tjera si këto.

Periudha që u çel menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit dhe veçanërisht pas

rënies së “Perdes së Hekurt”, shtroi pyetjen nëse teoria e ballancimit të fuqisë, ishte mjeti

i duhur për të kontrolluar sigurinë gjatë periudhave të mëdha që pasuan fill pas

shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe Aleancës së Mbrojtjes Kolektive, Traktatit të

Varshavës (Warshavës).

Pikërisht përfundimi i përballjes ideologjike, politike dhe ushtarake midis dy

Blloqeve, Perëndimor me atë Lindor, ishte baza për lindjen e një vizioni të ri, për paqen

dhe sigurinë globale. Për rrjedhojë, ndryshime do të përshfaqeshin edhe tek siguria

rajonale e Ballkanit. Ndërsa në kohën e Luftës së Ftohtë, siguria u trajtua përgjithësisht si

“Siguri kombëtare” në favor të fuqizimit të shtetit në terma ushtarakë për ruajtjen e një

balance relative të fuqisë në sistemin bipolar të asaj kohe, në periudhën pasuese siguria

shihej ndryshe. Kjo ndodhte sepse, për shkak të konceptimit të mësipërm ajo shihej si

tejet etnocentrike dhe e kufizuar.

Sipas studiuesve bashkohorë koncepti i sigurisë tashmë ishte zgjeruar ndjeshëm

duke u rikonceptuar me përfshirjen e çështjeve ekonomike, mjedisore, energjitike,

politike, shoqërore etj., si faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në përmirësimin e paqes

dhe të stabilitetit në kontekstin global dhe lokal. Sipas teoricienit Buzan, vizioni i sigurisë

duhet të përfshijë si termat e mësipërm edhe atë ushtarak.637

Në fillim të shekullit XIX, hapësira e Gadishullit të Ballkanit nuk kishte shtete

kombëtare sovrane. Më saktë ajo ishte organizuar dhe ndarë ndërmjet perandorive

multinacionale habsburge, osmane dhe ndikimit të hekurt të Rusisë.

Gjatë këtij shekulli midis Koncertit të Evropës në Vjenë, 1815 dhe Traktatit të

Versajës në Paris, 1919, këto perandori multinacionale u shembën dhe vendin e tyre e

zunë një duzinë shtetesh sovrane, shpallja e të cilave u bë sipas njohjes së pjesshme të

636 Revista Studime për Historinë Ushtarake, Nr.5, Tiranë 2013, 26. 637 Barry Buzan, Peoples, States and Fear, (London.: Wheatsheaf Books 1983), 35.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

200

parimit të kombësisë. Në këtë kuadër janë të një rëndësie historike dhe strategjike studimi

i Luftërave Ballkanike të viteve 1912-1913. Studimet kanë qenë të natyrave dhe me

përfundime të ndyshme përsa u përket shkaqeve dhe ecurisë së këtyre luftërave. Madje,

jo gjithmonë këto studime kanë qenë objektive, sepse shpesh janë bërë pre e orientimit

politik dhe synimeve shoviniste të autorëve të saj.

Në pjesën më të madhe shumë çështje të rëndësishme nuk janë studiuar

objektivisht dhe deri në fund, kryesisht ato çështje që kanë të bëjnë me shkaqet, vëllimet

dhe karakterin e përgatitjes politike dhe diplomatike të luftës, me arësyet e shpërbërjes së

Aleancës Ballkanike dhe sidomos lidhja e këtyre luftërave me çështjen kombëtare

shqiptare etj. Është realitet i njohur historik që shqiptarët gjithmonë kanë qenë pre e

qëllimeve shoviniste të fqinjëve.

Madje, që kur filluan luftën kundër Turqisë në tetor të vitit 1912, Aleatët

Ballkanas nuk i fshehën synimet për zgjerim territorial në kurriz të tokave shqiptare.

Sjellja e trupave ushtarake gjatë zhvillimit të veprimeve luftarake tregoi qartë se aleatët

ishin të vendosur ti trajtonin trevat shqiptare jo si aleatë në luftën e përbashkët për

pavarësi nga Turqia, por si trofe lufte pas disfatës së Turqisë.

Pavarësisht se lufta e popullit shqiptar nuk arriti të sinkronizohej me luftën e

popujve të tjerë nën robërinë e Perandorisë Osmane në gadishullin e Ballkanit dhe kjo jo

për fajin e tij. Nuk mund të mohohet kurrsesi ndihmesa e kryengritjeve shqiptare në

fushëbetejat, në përshpejtimin e shembjes së sundimit osman në Ballkan.

Lufta e Aleancës Ballkanike ishte vendimtare në dobësimin e Turqisë në rrafshin

ushtarak, gjë që nxorri në pah prapambetjen e saj në teknologji por edhe në strategjinë

dhe taktikën ushtarake, si dhe pamundësinë për të përballuar sulmin e aleatëve

ballkanikë.

Lidhur pikërisht me ndihmesën e kryengritjeve të shqiptarëve që shkuan në dobi

të luftës dhe fitoresë së Aleatëve Ballkanas autori Antonio Baldaci, në një shkrim të tij vë

në dukje një përfundim tejet të rëndësishëm për rolin dhe luftën e shqiptarëve, pavarësisht

se jo brenda Aleancës Ballkanike: “Një përshkrim i paanshëm do provonte qartë se

përleshjet këmbëngulëse dhe të përgjakshme të shqiptarëve për liri kundër centralizmit

xhonturk (1909-1912), përbëjnë një nga shkaqet e vërteta të përparimeve të shpejta e të

mëdha të luftës së aletaëve. Këtë duhet ta kujtojnë gjithnjë me mirënjohje popujt

ballkanas, sepse kanë qenë shqipëtarët që kanë bërë fatin e të tjerëve”.638

Në këtë përfundim vërehet qartazi kundërshtia me pohimet e disa studiuesve,

kryesisht fqinjë (serbë ose grekë) se nuk është e vërtetë që kundër Perandorisë Osmane

kanë luftuar vetëm popujt e Aleancës Ballkanike, një pjesë e të cilëve kishin fituar

pavarësinë e plotë nga Perandoria Osmane që me Kongresin e Berlinit.

Të tilla ishin Serbia, Bullgaria, apo dhe Greqia, por kundër osmanëve ka luftuar

me trimëri dhe vetëmohim njëkohësisht dhe populli shqiptar i cili, ndonëse jashtë kësaj

aleance, ishte parë gjithmonë si plaçkë për t`u ndarë mes fituesve pas tërheqjes

përfundimtare të turqëve nga Ballkani.

Fuqia politiko-ushtarake dhe ekonomike e Turqisë në këtë fillim shekulli ishte

venitur dhe kishte rënë tashmë dhe ajo ishte në grahmat e fundit dhe mbi hirin e asaj

perandorie gjigande shumëkombëshe që kishte qenë dikur. Konflikti i armatosur që

ndodhi në territorin e ish-Jugosllavisë në periudhën 1991-2001 mori jetën e mbi 200.000

638 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll. II, 165.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

201

njerëzve, shfaqi mizorinë e paparë në Evropë qysh nga Lufta e Dytë Botërore, si dhe la

pas një trashëgimi të tmerrshme të shkatërrimit fizik dhe dëmtimit psikologjik.

Luftërat Ballkanike, të cilat ndodhën menjëherë pas periudhës së Luftës së Ftohtë

dypolare, u shfaqën mospajtuese me përpjekjet për ndërtimin e një rendi evropian më

harmonik. Ky ishte një shqetësim për institucionet ndërkombëtare përgjegjëse për

menaxhimin e konflikteve, si dhe për fuqitë e interesuara për rivendosjen e stabilitetit

rajonal.

Pas më tepër sesa një dekade armiqësie, të shfaqur me ndërprerje, konflikti u ndal

vetëm si rezultat i ndërhyrjes së fuqishme nga jashtë dhe krijimit të disa protektorateve de

facto ndërkombëtare, të patrulluara nga paqeruajtësit e sponsorizuar nga OKB, NATO

dhe BE, me mandate të pakufizuara në kohë.

Në vitet ’90 kishte një numër të madh konfliktesh rajonale – në Haiti, Kolumbi,

Taxhikistan, Kaukaz, Çeçeni, Afganistan, Nepal, Sri Lanka, Lindje e Mesme, Somali,

Sudan, Ruanda, Sierra Leone, Kongo, - të cilat ishin të krahasueshme dhe, në disa raste,

më shkatërrimtare se Lufta Ballkanike.

Disa prej këtyre luftërave nuk iu kushtua ndonjë vëmendje e vaçantë sa atyre të

Ballkanit. Ballkani është një pjesë e Evropës, prandaj është më e pranishme tek media

ndërkombëtare dhe angazhimi i fuqive të huaja sesa konfliktet e ndodhura në rajonet më

pak të zhvilluara apo që ndodhen më larg saj.

Mizoritë e ndodhura në Ballkan nuk ishin as më pak dhe as më shumë të

dhimbshme sesa ato të kryera në konfliktet paralele në Afrikë, Amerikën Latine, apo në

Azi, por ato u shfaqën më shumë dhe u diskutuan më tepër në raportet televizive të

lajmeve.

Impaktet përfundimtare për elitën dhe opinonin publik e bënë konfliktin ballkanik

politikisht të imponueshëm – ajo ishte një luftë që nuk mund të injorohej. Ballkani kishte

qënë prej shekujsh një objekt i garës politike ndërkombëtare, ku shumë nga Fuqitë e

Mëdha Evropiane apo Euroaziatike kanë pasur interesa afatgjata në rajon. Me prishjen e

qetësisë së sistemit të Luftës së Ftohtë duhet të shiheshin përsëri perceptimet tradicionale

të interesave, të cilat do të befasonin edhe vetë palët rivale.

Qysh në fillim Luftërat Ballkanike u zhvilluan me ndërhyrjen e Fuqve të Mëdha

– ose në mbështetje të aleatëve vendas, në emër të zgjidhjes së konfliktit, apo duke pasur

një vështrim në përfitimet afatgjata që do të rridhnin nga rindërtimi i asaj që konsiderohej

ende si një rajon strategjik i rendësishëm botëror.

“Vite më pas, Konflikti Ballkanik ishte një pjesë e fenomenit të përgjithshëm të

tranzicionit të periudhës pas-komuniste të Evropës Qendrore dhe Lindore si i tërë, një

dinamikë me impikime të mëdha për marrëdhëniet ndërkombëtare”. 639 Ai është

perceptuar gjithashtu si një lloj testi i përpjekjeve për menaxhimin e konflikteve në

periudhën e pas Luftës së Ftohtë.

Lufta Ballkanike tregoi gjithashtu problemet që ekzistonin në rendin botëror.

Shkaku i konfliktit ishte shkatërrimi i Federatës shumëkombëshe Jugosllave, si rezultat i

rritjes së një nacionalizmi përjashtues dhe intolerant ndërmjet kombeve me të drejta

kushtetuese. Si mund të ruheshin kërkesat shpërthyese të një politike identiteti në një botë

639 Vepra interesante e Marina Glamočak, La transition guerrière yougoslave, Paris: L’Harmattan, 2002,

është një nga studimet e pakta që shikojnë këtë aspekt të problemit Jugosllav, i cili ndodh sistematikisht.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

202

ku ideali i shteteve-kombe plotësisht të pastërta është më tepër një mit, dhe axhenda për

vet-përcaktim mbetet një mundësi shkatërruese e llahtarshme?

Kolapsi i Jugosllavisë krijoi dhunë politike, të cilën aktorët lokal treguan se ishin

të pazotë ta menaxhonin. ‘Cila është përgjegjësia, nëse ajo ekziston, e komunitetit

ndërkombëtar për t’u përballur me kaosin e shkaktuar nga shtetet e dështuara si dhe nga

paqendrueshmëria rajonale? Cilat institucione janë më të përshtatëshme për t’u

përballur me përgjegjësi të tilla?”.640

Konflikti Ballkanik dha shembuj të ngjajshëm të sfidave etnike të luftës moderne,

si mungesa e vetpërmbajtjes në konfliktet civile të kontrolluara në mënyrë të dobët nga

një komponent civil apo etnik i fuqishëm, dhuna sistematike kundër popullsisë

joushtarake, e cila u ngrit në statusin e një strategjie për luftë hakmarrëse, dilema ligjore e

morale e ndërhyrjes efikase në rastet kur Fuqitë e Mëdha nuk janë një zë, si dhe zgjidhjet

e prera midis “djemve të mirë apo të këqinj” janë thjeshtë të papërshtatshme.

Ai justifikon premisa e ndërhyrjes humanitare veprimet paraprake në raste të

tilla, edhe pse pa mandate nga instancat e vlefshme ndërkombëtare? A ka evoluar ligji

ndërkombëtar humanitar në atë pikë që të mund të përforcojë efektivisht standartet e të

sjellurit me anë të detyrimit nga autoritetet globale dhe nëse të tilla standarte do të mund

imponoheshin gjithashtu nga palët ndërhyrëse?

Pasojat ekonomike të konfliktit të armatosur në Ballkanin e varfër, për vet palët

pjesëmarrëse dhe për fqinjët e tyre më të afërt kanë qënë shumë të rënda. Si mundet të

përcillet axhenda për ndërtimin e paqes, duke përfshirë rigjallërimin ekonomik dhe

pajtimin, në zonat e ndara historikisht që përballen me një hendek të madh zhvillimi? Të

tilla pyetje nuk janë unike për konfliktet e përmendura më sipër, por për rastin e Ballkanit

ato do të përbënin një precedent me ndikim global.

Konflikti Ballkanik është bërë subjekt analizash shkollareske dhe reflekim i një

biblioteke të vogël gazetareske. Analiza aktuale e temës së disertacionit është pak a

shumë një nga interpretimet e pakta që kërkojnë ta shikojnë luftën si një të tërë.641 Ajo

mbështet në shumë supozime rreth natyrës së konfliktit dhe rrugës me anë të së cilës ajo

duhet të interpretohet.

Së pari, lufta konsiderohet si një luftë e zgjatur dhe e vetme me një logjik

strategjike të vazhdueshme – rishpërndarje e njerzëve dhe terrenit brenda federatës së

Jugosllavisë së shpërbërë. Edhe pse Jugosllavia ka qënë gjithmonë një vend luftërash, ajo

për disa vite shërbeu si një burim stabiliteti në Ballkan, me anë të sigurimit të një kuadri

për bashkëpunim pozitiv midis grupeve të ndryshme etnike dhe një alternative për

nacionalizmin vet-shkatërrues.642 Që me fillimin e saj në Slloveni në vitin 1991, e cila

vazhdoi me konfliktet më shkatrrimtare në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë në

640 Mary Kaldor i karaterizon në mënyrë të dobishme të tilla konflikte si “luftra të reja” të peridhës së pas

komunizmit të shkatuara nga dinamika e globalizmit, që “ndodh në një situatë në të cilat të ardhurat e

shtetit bien sepse bie vet ekonomia dhe rritet kriminaliteti, korrupsioni, paaftësia, dhuna e cila privatizohet

si rezultat i krimit të organizuar në rritjen dhe daljen e grupeve paraushtarake, ku trashëgimia politike

zhduket. Mary Kaldor, New and Old Wars: Organized Violence in a Global Era, (Stanford: Stanford

University Press, 1999), 5. 641 Shiko Alessandro Marzo Magno, ed., La Guerra dei dieci anni. Jugoslavia 1991-200: I fatti, i

personaggi, le ragioni dei conflitti, Milan: il Saggiatore, 2001 and Hannes Hofbauer, Balkan Krieg: Zehn

Jahre Zerstörung Jugoslawiens, (Vienna: ProMedia, 2001). 642 Fraza “vend i diskutueshëm” përdoret nga Aleksa Djilas, The Contested Country: Yugoslav Unity and

Communist Revolution, 1919-1953, (Cambridge, MA.: Harvard University Press, 1991).

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

203

periudhën 1992-1999, dhe në fund në Maqedoni në periudhën 2000-2001, të cilën unë

preferoj ta quaj vazhdim të Luftës Jugosllave, ka qënë e gjitha përpjekje për të siguruar

sovranitetin mbi territorin në mungesë të ndonjë lloj marrëveshje lidhur me atë se si do të

mund të riorganizohej federata e shkatërruar, apo e shpërbërë, mungesa e një shprese

(drejtimi) drejt forcës.

Sllobodan Millosheviçi u dallua për një censurë speciale, për manipulimin e tij të

zhurmshëm me qëllim që të siguronte mbajtjen e pushtetit dhe vullnetit për t’ju drejtuar

gjakut dhe hekurit për të krijuar një Serbi më të madhe nga trupi i ish-Jugosllavisë, por

Millosheviçi ishte vetëm një nga brezi i udhëheqësve që vinte pas kohës së Titos, i cili

zgjodhi të luaj kartën e nacionalistit ndaj republikave respektive pavarësisht nga interesat

e popujve të Jugosllavisë si një i tërë. Megjithëse i shtyrë në emër të sovranteteve rivale,

Seria e Luftërave Jugosllave ishte krejtësisht një luftë civile me anë të vendosjes së

një grupi qytetarësh në duart e një grupi tjetër, me urdhër të udhëheqësve të egër dhe të

paprinciptë në një luftë për fuqi dhe dominim. Ajo ka qënë një luftë me të vertetë pa

fitues.

Së dyti, megjithëse lufta u zhvillua brenda territorit të ish-Federatës Jugosllave,

impakti i konfliktit nuk ishte i tillë. Lufta kishte një dimension rajonal të rëndësishëm, si

brenda rajonit Evropian Jugperëndimor, ku Jugosllavia ishte për një kohë të gjatë një

pjesë integrale e saj, ashtu edhe në të gjithë Evropën. Seria e Luftrave Jugosllave solli një

krizë rajonale, si dhe ngriti atë që mund të quhet Çështja e re Lindore, me Ballkanin edhe

një here të transformuar në një zonë të paqëndrueshmërisë kronike.

Ajo ishte në të njëjtën kohë edhe krizë e rendit evropian, si i pari konflikt i

armatosur kryesor në kontinet pas vitit 1945, duke përfshirë abuzimet për të cilat të gjithë

besonin se shprehja “kurrë më” nuk do të lejoheshin të ndodhnin përsëri, si dhe një sfidë

që tregoi se institucionet evropiane ishin, me dhimbje, të papërgatitura. Përfshirja e

vonuar e Amerikës ishte një produt i dinamikës së mbetur nga lufta e ftohtë e cila

institucionalizoi varësinë evropiane nën udhëheqjen e SHBA-së, si dhe ndarjes së vetë

Evropës dhe paaftësisë për të qënë një aktor ndërkombëtar.

Mosangazhimi i SHBA-së në rrethanat e krijuara nuk do të ishte një opsion

pozitiv, por për të ardhmen e largët kriza ballkanike do të zgjidhet vetëm kur roli

Amerikan të dobësohet dhe kur një Evropë e unifikuar dhe me vetbesim do të zotërojë

rajonin dhe problemet e saj si probleme të veta.643 Ky studim bën referenca të shpeshta

për perspektivën evropiane në konflikt, e cila portretizohet si një gjë themelore që ndaj

kërkesave evropiane duhen dhënë zgjidhje evropiane.

Së treti, dimensioni ndërkombëtar i luftës konsiderohet i rendësishëm. Fundi i

sistemit të Luftës së Ftohtë që nga 1989 e këtej duket se do të hapë prespektiva të reja për

aktivizimin e fuqisë së madhe, katastrofa jugosllave dha një mundësi bindëse për të

testuar mekanizmat e fjetura për menaxhimin e krizave ndërkombëtare.

Që në ditët e para të operacioneve luftarake në Slloveni roli aktiv i komunitetit

ndërkombëtar ishte i madh në formësimin e rezultateve. Edhe pse vullneti për të ndërhyrë

nuk u manifestua në mënyrë të qartë, dinamika e konfliktit në vetvete e bëri, në një fare

shkalle, të detyrueshme ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Opsioni që “leri ata të

luftojnë midis njeri-tjetrit” nuk ishte kurrë kaq atraktiv në praktikë, siç u perceptua nga

643 Edward C. Meyer, America, too, Needs Balkan Stability,The International Herald Tribune, 12 December

2002.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

204

disa, që të ishte në retrospektivë. Paftësia e aktorëve lokalë për të zgjidhur dallimet e tyre

pa përdorimin e armëve u zbulua herët, si dhe konflikti sillte një numër çeshtjesh të një

rendësie më të madhe, duke përfshirë integritetin e Evropës, të ardhmen e OKB-së dhe të

operacioneve paqeruajtëse të sposorizuara nga OKB, aftësinë e NATO-s, marrëdhëniet

me Federatën e re Ruse, rolin e Islamit militant dhe marrëdhëniet midis Perëndimit dhe

botës Islamike, si dhe përgjegjësitë e superfuqisë Amerikane pas Luftës së Ftohtë.

Shumë nga këto ishin në rrezik dhe evolimi gjatë konfliktit i amullisë provinciale

të tilla si në Vukovar, Knin, Srebrenicë apo Raçak për aspekte kryesore të diplomacisë

ndërkombëtare, nuk ishin të papërshtatshme. Ky studim shqyrton dinamizmin e

menaxhimit të konfliktit ndërkombëtar, analizon sukseset dhe dështimet e komunitetit

ndërkombëtar si dhe përpjekjet për të specifikuar mësimet e nxjerra.

Së fundi, megjithëse puna aktuale nuk synohet të jetë një histori ushtarake,

megjithatë i është kushtuar një vëmendje e vaçantë dimensioneve strategjike dhe

veçanërisht ushtarake, konfliktit.644 Kompleksiteti i vaçantë i rivalitetit strategjik brenda

ish-Jugosllavisë, me mbivendosjet e saj nacionale, kanë kondiconuar historikisht

reivalitetet etnike dhe armiqësi të shumta, kjo i ka çuar analistët drejt një përqendrimi të

pashmangshëm në dhënien e detajeve etnografike. Por Seria e Luftërave Jugosllave ishte

gjithashtu një konflikt i armatosur i një lloji të vaçantë, të cilën e ka karakterizuar

ndoshta më mirë Gjenerali Wesli Klark me një përcaktim të dykuptueshëm si “luftë

moderne”.645

Ndarja e madhe ideologjike që u përcaktua kaq shumë në konfliktet e viteve ’70

dhe ’80, e shtyrë nga organizatat e fshehta me lloje të ndryshme inspirimi Marksist-

Leninist dhe paskësaj u përfshinë brenda logjikës globale të Luftës së Ftohtë, në vitin

1989 u konsideruan si një gjë e kaluar. Edhe nëse Seria e Luftërave Jugosllave

karakterizohet më mirë si një konflikt “etnik” i gjeneruar nga nacionalizmi intolerant,

apo si një fushatë e frymëzuar nga oportunistët e paprincipë për një ndarje të plaçkës në

kushtet e dështimit të shtetit, ajo shfaqi një lloj krejt të ri të sfidave.646 Si një konflikt me

intensitet mesatar, lufta midis pjesëmarrësve, kapacitetet ushtarake të të cilëve nuk i

lejuan atyre të bëheshin aktorë të rendësishëm strategjikë.

E parë nga këndvështrimi i Fuqive të Mëdha çeshtjet në rrezik nuk ishin më

vitale. Në teatër, forcat lokale, të cilat ishin të paafta të grumbulloheshin me shpejtësi,

ndonjëherë me disiplinë të dobët, shpesh me motive të pakta dhe pothuajse të papajisura

mirë për të imponuar vendimet strategjike, ishte një faturë për stanacionet ushtarake.

Forcat paqeruajtëse tradicionale të OKB-së provuan se ishin të papërshtatshme

ndaj kërkesave të një konflikti, ku vetëm masa të forta të imponimit të paqes do të jepnin

644 Analistët e Agjensisë Qendrore të Zbulimit (CIA) kanë botuar një histori ushtarake të detajuar të

konflikteve të ndodhura në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë. Central Intelligence Agency, Office

of Russian and European Analysis, Balkan Battlegrounds: A Military History of the Yugoslav Conflict,

1990-1995, 2 Vols, Washington, D.C.: Central Intelligence Agency, May 2002. Për konfliktin e Kosovës

shiko Benjamin S. Lambeth, NATO’s Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment, Santa

Monica RAND, 2001 and Bruce R. Nardulli, Walter L. Perry, Bruce Pirnie, John Gordon IV, and John G.

Mc Ginn, Disjointed War: Military Operations in Kosovo, 1999, (Santa Monica: Rand, 2002). 645 Wesley K. Clark, Waging Modern War: Bosnia, Kosovo, and the Future of Combat, (New York: Public

Affairs, 2001), 419. 646 Për dallimin midis “babëzi dhe fyerje” si burime të luftës etnike shiko: Mats Berdal and David M.

Malone, eds., Greed and Grievance: Economic Agendas in Civil Wars, Boulder: Lynne Rienner, 2000, and

Alex J. Bellamy, Grievance and Greed, The World Today, April 2001, 10-12.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

205

rezultate, por mungonte motivimi (në rastin e SHBA-së) dhe mjetet (në rastin e Evropës)

për të ndërhyrë në mënyrë vendimtare. Megjithëse përfshirja e Fuqive të Mëdha, në

njëfarë shkalle, ishte e papërshtatshme, sidomos bashkëpunimi për ndërhyrje ushtarake,

ajo u bë shumë shpejt një çeshtje e nxehtë kundërshtimi, e cila ka mbetur ende e tillë.

Për Shtetet e Bashkuara, si e vetmja fuqi botërore me kapacitet të vërtetë për

projeksion të fuqishëm global dhe për aleancën e NATO-s, forumi i sigurisë, si i vetmi

komponent ushtarak i Evropës, dilema strategjike e treguar nga konflikti ballkanik ishte i

konsiderueshëm.

NATO nuk mund të injoronte thjesht Ballkanin, por si të gjitha institucionet e

tjera evropiane dhe euro-Atlantike ajo ishte “mjerisht e papërgatitur” për problemet e pas

Luftës së Ftohtë, dhe angazhimi i mundshëm i saj dhe preferenca për masa simbolike dhe

të pjesëshme të përcaktuara për të mbajtur luftimin në një nivel të ulët rreziku, provuan se

nuk ishin më efektive sesa paqeruajtësit e OKB-së.647 Në fund u përgatit një axhendë për

veprime vendimtare ushtarake, vetëm kur u pa se paaftësia e komunitetit ndërkombëtar

për të sjellë një përfundim dukej politikisht e dëmshme.

Çështjet e shfaqura nga këto ngjarje janë të rëndësishme e të kufizuara në

çështjen e ish-Jugosllavisë. Duket se përdorimi i mjeteve ushtarake për të menaxhuar

konflikte rajonale në rrethanat kaotike të shekullit 21, do të jetë një problem i shpeshtë

sigurie për të ardhmen. Ballkani shpesh konsiderohet si një kënetë e zymtë, “jo një vend

për njerzit e politikës njerëzore” - cituar në një studim të pas Luftës së Dytë Botërore, - “i

paradënuar për burim konflikti nga heterogjeniteti”.648

Steriotipi është fals, por ai ka qënë në mënyrë të dhimbëshme ndikues në

formimin e perceptimeve të konfliktit ballkanik dhe origjinës së tij. Duke inkurajuar

pesimizmin rreth prespektivës për rigjenerim, ajo mundet gjithashtu të bëhet më e

vështirë t’i qendrojë angazhimeve të ndërtimit të paqes të paskonfliktit. Ky studim kërkon

të hedhë poshtë shpjegimet e thjeshta të “urrejtjes antike” duke parë me kujdes burimin

dhe dinamikat e konfliktit Ballkanik në të gjitha dimensionet e tij.

Fatkeqësisht, edhe pas konflikteve ku, ai i Kosovës ishte i fundit që mbylli

siparin e shpërbërjes, Ballkani mbetet i pastabilizuar nga ana politike. Nga njëra anë,

Serbia “e ka të vështirë të pranojë” mëvetësinë e Kosovës. Në anën tjetër mbetet ende i

hapur dhe i pazgjidhur problem i Greqisë me ish-Republikën e Maqedonisë, për çështjen

e emrit të shtetit të sotëm Maqedonas!

Por, në këtë vorbull mosmarrëveshjesh dhe pasigurishë, nuk mund të kalohet pa

përmendur edhe prapambetjen sociale dhe ekonomike të këtij rajoni, në raport me pjesën

tjetër të Evropës.

Regjimi i Millosheviçit ka lënë pas një hije shkatërrimi dhe një klimë mosbesimi,

kapërcimi i të cilave përbën një sfidë në proceset e integrimit dhe të stabilitetit të rajonit.

Gjithsesi, lufta e armatosur mes popujve të Ballkanit ka përfunduar.

Tani për të gjithë këta popuj ka vetëm një alternativë: Integrim sa më të shpejtë

në Bashkimin Evropian (BE). Këtë tanimë e kanë kuptuar mirë popujt e Ballkanit. Çdo

përpjekje për të bashkuar serbë dhe shqiptarë nën një çati nën Serbinë, ose nën një

Jugosllavi tjetër të sajuar, së cilës i ka kaluar koha dhe i është vrarë e ardhmja, do të ishte

647 Joyce P. Kaufman, NATO and the Former Yugoslavia: Crisis, Conflict, and the Atlantic Alliance,

Lanham, (MD: Rowman & Littlefield Publishers, Inc., 2002), 2. 648 Joseph S. Roucek, Balkan Politics: International Relations in No Man’s Land, (Stanford: Stanford

University Press, 1948), 4.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

206

me pasoja të paimagjinueshme, në radhë të parë për botën e qytetëruar perëndimore sesa

për vetë shqiptarët. Tani, më tepër se kurrë, për çdo qytetar evropian është e qartë se,

shqiptarët gëzojnë jetën dhe prosperitetin në trojet e tyre shekullore pikërisht në Evropë

dhe pikërisht këtu u takon e ardhmja në paqe, pavarësi dhe demokraci. Ndërkaq përsa i

takon popullit dhe shtetit serb, është mirë të kuptojnë drejt se kohët kanë ndryshuar, se e

tashmja dhe e ardhmja nuk mund të ndërtohen në kurriz të popujve dhe kombeve të tjerë.

Serbia si vend evropian në qoftë se kërkon prosperitet duhet patjetër të jetojë me

vepra në Evropë dhe, ashtu siç theksoi senatori amerikan Riçard Hollbruk (Richard

Holbrooke) para gazetarëve më 26 Shtator 2004 “…Serbia është mirë të shohë nga

Brukseli dhe jo nga Kosova. Në qoftë se do të shikojë nga Kosova, atëherë do të humbasë

edhe Brukselin (Evropën) edhe Kosovën”.

Gjithsesi, pavarësisht të kaluarës së trazuar që ka të bëjë me zhvillimet historike,

pushtimet e ndryshme, pozicionin gjeografik, feja, ekonomia, politika etj., asgjë nuk

mund të errësojë faktin që ballkanasit po mundohen sot që të ndryshojnë kursin e

historisë, duke u bërë pjesë e familjes së madhe europiane.“Ballkani është një truall

mitik… Ashtu sikurse Mesdheu mund të quhet djep i historisë njerëzore, kjo është e

vërtetë edhe për Ballkanin… Ai nuk është një rajon fatkeqësish, por hapësirë ku regëtijnë

tradita të fuqishme që kanë plazmuar kulturën europiane”.649

Të shpresojmë se këto tradita të popujve ballkanas do të shndërrohen në një gur

themeli të qytetarisë dhe kulturës, duke dhënë në të njëjtën kohë një shembull se duhet

qëndruar larg paragjykimeve të cilat vijnë, veç të tjerave, edhe si rezultat i aksidenteve të

ndryshme historike. Motoja pozitive dhe përparuese duhet të jetë: “Të bashkohemi dhe jo

të ndahemi”.

Në përfundim mund të thuhet se, Ballkani tashmë ka hyrë në një rrugë të re, në

atë të ndryshimit. Kjo frymë e re, ka një bazë të gjerë ku mbështetet, pasi Ballkani

tanimë, pas disa shekujsh robërie dhe kontradiktash mes etnive përbërëse të rajonit dhe

sidomos pas dhjetë vjet luftërash shkatërruese, ngatërresash të të gjitha llojeve, ka për

herë të parë një pikëpamje të përbashkët.

Për herë të parë, të gjitha vendet e rajonit kanë një sistem politik demokratik duke

u dhënë fund diktaturave famëkeqe. Për herë të parë, të gjitha vendet e rajonit kanë një

sistem të ekonomisë së tregut të lirë. Për herë të parë, të gjitha vendet e Ballkanit,

papërjashtim, kanë një aspiratë të përbashkët dhe madhore që është anëtarësimi në

Bashkimin Evropian. Për herë të parë, të gjitha vendet e rajonit aspirojnë ose janë bërë

anëtare të NATO-s.

***

Pasi ke studiuar dhe analizuar luftërat e zhvilluara në Ballkanin e fillimit dhe të

fundit të shekullit XX, mësimi i parë i rëndësishëm që merr, madje guri themeltar, nuk

është kurrsesi Lufta, por e kundërta e saj, - Paqja!

Dëshmia më e besueshme dhe e pakundërshtueshme, përvoja e gjatë dhe e hidhur,

e dhimbshme, dëshpëruese dhe e pakthyeshme për këtë fakt, për këtë të vërtetë janë dy

“seritë” e luftërave në vitet 1912-1913 dhe 1991-2001, në këtë rajon të nxehtë dhe të

shqetësuar, i cili ende nuk po gjen paqen dhe sigurinë!

649 Sohn Karlezaseilder, Intervistë me Mr. Stobodan Snajder, Maj 1996, vepër e cituar, A. Lleshi,

Gjeopolitika e Ballkanit dhe prespektivat e sigurisë në rajon, (Tiranë: GEER 2008), 16.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

207

Këto luftëra, ndonëse përherë janë ndërmarrë në emër të paqes dhe të sigurisë, sipas

pikëpamjes tradicionale, është e sigurt dhe e vërtetuar tashmë, se ato kanë sjellë dhe kanë

lënë pas veçse shkretëtirën, vdekjen, sëmundjet, epidemitë dhe gërmadhat e shkatërrimit,

të qyteteve, të fshatrave, ndërtimeve, qetësisë dhe të gjithshkaje tjetër jetësore.

Së bashku me to, ato mbollën frymën dhe gjuhën e urrejtjes së thellë shekullore,

të makthit të gjatë, zakonin e keq të mërive po aq të hidhura mes popujve të Ballkanit,

ndasitë fetare, shqetësimin, ankthin, zemërimin e thellë dhe përsëri konflikte dhe

luftëra..., midis njerëzve dhe popujve që, për shekuj kanë qenë aty duke jetuar ngjitur,

pranë e pranë njëri-tjetrit!

Në këtë mes kanë ndikuar me praninë dhe për shtetin e tyre shekullor dhe absolut

perandoritë e shkuara me kujtimin e tyre, të cilat kanë zëvendësuar për një kohë të gjatë

njëra-tjetrën, por duke lënë pas njëherëshi shijet e urrejtjes, të inatit dhe të lakmisë, që

kanë çuar përherë tek lufta.

Të gjitha këto dukuri negative kanë tronditur fort paqen, stabilitetin, çështjen e

territorit, të kufijve, të ekonomisë, me një fjalë tërë “ngrehinën” e sigurisë së brishtë të

Ballkanit. Këto luftëra dhe përvoja e grumbulluar prej tyre kanë çuar tek vlerësimi dhe

madje në “shenjtërimin” e kufijve të sigurisë, paqes dhe mirëkuptimit, të cilat përbëjnë

kulte për vende të tjera evropiane të zhvilluara.

Përfundimi i periudhës së Luftës së Ftohtë nxiti, në rajonin e Ballkanit, një cikël

të vërtetë luftërash lokale dhe civile të shteteve apo republikave të ish-Federatës së

Jugosllavisë për shkëputjen e tyre nga ajo bashkësi ku ata nuk e shihnin më veten.

Pikërisht këto luftëra të njohura me shprehjen “Luftërat e Fundit”, që përfshinë

Slloveninë, Kroacinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë, rizbuluan dhe

vunë në pah edhe një herë, siç ka vlerësuar studiuesi i historisë së Ballkanit M. Mazover

(Mazower),“…egërsinë dhe zgjoi mendimin sikur vështirësinë për qeverisje, bashkëjetesë

dhe dhunën këta popuj e kanë në gjak”. 650

Kësisoj, shpërthimi edhe një herë i motivit nacionalist, si një ndër frymëzuesit

kryesorë të këtyre luftërave, që gjetën një mjedis nxitës në teatrin ballkanik të atyre

viteve, për shkak të mentaliteteve të vjetra por të pashlyera, frymën e mosmarrëveshjeve

dhe mosbashkëpunimit tipik ballkanik; shto këtu edhe klimën e një krize të përgjithshme

të natyrës ekonomike, të cilat së toku, e trazuan keqazi edhe gjendjen e sigurisë rajonale!

Rruga, mënyra më e sigurt, më e provuar, të cilat të çojnë tek Paqja, Siguria dhe

Stabiliteti i rajonit problematik, ku jetohet me kujtimin, plagët, erën dhe zhurmën e

luftërave ende të pashlyera për popujt e Ballkanit, janë veçse gjuha dhe veprimi paqësor.

Luftërat Ballkanike kishin përfunduar, por ato vetëm sa e kishin përkeqësuar gjendjen në

rajon përkundër atyre qëllimeve që kishin planifikuar dhe paraparë në fillim të luftës.

Luftërat në rrjedhën e tyre kishin qenë të egra, tejet të dhunshme, përvetësuese

dhe plot padrejtësi për ndarjen e keqe të territoreve të pushtuara, shkeljen e të drejtave të

popullsisë civile në zonat e luftës, cënimin e kufijve të vendeve fqinjë, në zgjimin dhe

mbjelljen e urrejtjes së verbër etnike dhe fetare, mërive dhe të padrejtësive tek popujt e

tjerë, si dhe duke lënë pas fijet e ndera të konflikteve të reja!

Pikërisht lidhur me to, duke shkruar për Luftën e Parë Ballkanike, autori M.

Gleni (Glenny) thekson: “Lufta e Parë Ballkanike u karakterizua nga një egërsi e

jashtëzakonshme dhe nga një mospërfillje e plotë për të drejtat e popullsisë civile, që pati

650 Mark Mazover, Ballkani një histori e shkurtër, (Tiranë: Skanderbeg books 2003), 21.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

208

fatin e keq të ndodhej në zonat e luftimeve”.651 Ndërkaq, për Luftën e Dytë të Ballkanit

po ky autor vë në dukje aspekte të tjera që u cënuan në të. Përsëri është M. Gleni, që ka

shkruar se : “Sa herë që ndonjëra nga qeveritë e Aleancës Ballkanase kishte mundësinë

për të rrëmbyer copa të tjera territoresh, menjëherë i hynte rrëmbimit, madje edhe

atëhere kur nuk kishte kurrfarë justifikimi historik ose dogmatik”.652 Gjithashtu, po gjatë

Luftës së Dytë Ballkanike, ishin po ashtu fshatarët e Maqedonisë ata që u bënë “martirë

pa dashur … Dhuna nuk njeh armiq të përjetshëm. Armik i përjetshëm është gjithmonë

armiku aktual”. 653

Për shkak të këtyre luftërave ishte deformuar dukshëm padrejtësisht dhe krejt

arbitrarisht harta politike e rajonit Ballkanik, teksa pjesë të territoreve të një shteti apo

vendi u shkëputën dhe u ndanë si të ishin gjymtyrë dhe u aneksuan nga shtete të tjerë më

të fuqishëm për kohën duke krijuar e ndezur njëherëshi probleme etnike, territoriale,

demografike e shumë të tjera.

Rast tipik ishte Shqipëria dhe Maqedonia në Luftërat Ballkanike të viteve 1912-

1913, territoret e të cilave u copëtuan dhe u ndanë padrejtësish mes Malit të Zi, Serbisë,

Greqisë dhe Bullgarisë.

Cënimi i sigurisë prej tyre ka qenë më i dukshëm në pikëpamje politiko-

ushtarake. Në thelb, siguria ishte cënuar rëndë në të gjithë treguesit e saj si paqja, kufijtë,

liritë dhe të drejtat e njeriut, lëvizja e lirë, mjedisi dhe shumë të tjerë. Luftërat e viteve

1912-1913, si dhe ato të njohura si “Luftërat e Fundit” të viteve ’90 të shekullit XX,

ndonëse synonin paqen dhe sigurinë, sollën veçse pasiguri dhe ankth, urrejtje dhe

konflikte, të cilat qëndrojnë pezull mbi paqen e brishtë të Gadishullit të vjetër.

Luftërat Ballkanike të viteve 1912-1913, sidomos, por edhe ato të fundit, të

viteve 1991-2001, ishin luftëra lokale në pikëpamje të përmasave, por edhe bartëse të

disa dukurive në pamje të parë të kundërta me njëra-tjetrën! Kështu, këto luftra në të dy

“serialet” e tyre, 1912-1913 dhe 1991-2001, synonin çlirimin dhe lirinë nga pushtimi dhe

prekjen e realizimin e pavarësisë, të lirisë dhe sovranitetit.

Nga ana tjetër, e kundërta, luftërat në zhvillim e sipër, por jo pa flijime, shkelën

shpesh herë me dhunë dhe arbitrarisht paqen, sovranitetin, pavarësinë dhe të drejtat e

shteteve, vendeve dhe popujve fqinjë!

Njëherëshi, këto luftëra shkelën dhe dëmtuan “shenjtërinë”, “tabunë”, “fetishin”

e kufijve dhe të sovranitetit të vendeve e popujve të tjerë dhe fqinjë, siç ishin Shqipëria,

Maqedonia deri te vetë Perandoria Osmane, tashmë e rënë nga fuqia dhe në kalbëzim e

sipër.

Këto shkelje u përshfaqën më së shumti në Luftërat Ballkanike në fillim të

shekullit XX, duke synuar goditjen, dëmtimin dhe detyrimin e Perandorisë

shumëshekullore Osmane si pushtuese, me qëllimin për t`u larguar nga territoret e rajonit

Ballkanik dhe tkurrejn në hapësirën e saj natyrale prej nga ishte nisur në fillimet e saj.

Por, në nisje, në fillimet, shtetet e Aleancës Ballkanike, jo pa synime, pa plane,

këto më së shumti të kahershme dhe të mirëmenduara, me ushtritë e tyre shkelën kufijtë

dhe pushtuan territoret, përdhosën liritë, të drejtat dhe sovranitetin e shteteve të tjerë

ballkanas, të cilët nuk kishin asnjë “mëkat” apo “faj”. Po ashtu, ata e bën këtë duke

synuar me kryeneçësi pushtimin, copëtimin dhe heqjen e lirisë dhe sovranitetin e disa

651 Glenny, Vep. përm., 246. 652 Po aty. 653 Glenny, Vep. përm., 247.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

209

vendeve dhe popujve fqinjë prej shekujsh, madje edhe më autentikë se shumë prej

agresorëve në këtë rajon, sa të nxehtë aq edhe problematik njëherësh!

Nga ana tjetër, Luftërat Ballkanike të shekullit XX, shkaktuan dhe lanë pas

“vraga” të plagëve dhe dëme të shumta në rajon, jo vetëm në kujtesën e tij por, sidomos,

në pikëpamje të dëmeve dhe cungimeve njerëzore, materiale, fizike, shpirtërore, morale e

psikologjike, epidemi sëmundjesh të shumta etj. Ato ndikuan, sidomos, në pikëpamje të

cënimit të lirisë së popujve, të hapësirës tokësore, të lirive të njeriut për të arritur, tek e

fundit, tek kurora e tyre sovraniteti i këtyre vendeve dhe popujve!

Ky studim dëshmon se këto luftëra, njëherëshi përshfaqën dhe dëshmuan

militarizimin e shteteve dhe popujve, thithjen e madhe të burimeve financiare, buxhetore,

njerëzore, ushtarake. Ndërkohë ato çuan në përshfaqje të dhunës dhe egërsisë në shkallën

më të lartë të dhunimit të jetëve njerëzore të pafajshme, përveç ushtarakëve.

Ndërkohë, ato luftra ndikuan në shkatërrimin dhe shëmtimin e hapësirës dhe

bukurive të natyrës së rrallë të Ballkanit. Nga një pikëpamje tjetër, ajo që rrjedh nga këto

luftëra është dëshmia konkrete që ato sjellin në aspektin shumë të rëndësishëm, të

sigurisë në rajonin e nxehtë të Ballkanit, në çdo kah.

Mësimet që na vinë prej këtyre luftërave kanë ndikuar kështu mbi rajonin, popujt,

paqen, stabilitetin, sigurinë e secilit vend pjesëtar, ashtu si edhe mbi vetë sigurinë e

mbarë rajonit të Ballkanit. Ndikimet e tyre mbi sigurinë e Ballkanit u shfaqën pothuajse

në çdo element përbërës së tij, si çështja e kufijve, territoreve që u shkelën, copëtuan dhe

aneksuan, sovranitetin e shkelur të shteteve të pavarur, cënimi i lirive dhe të drejtave të

njeriut.

Po ashtu me humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm, shkatërrimin e

ekonomisë vendore, shkaktimin e problemeve të mprehta sociale, shëndetësore (trauma,

epidemi, shqetësime psikike etj). Ndërkohë, ato sollën si pasojë edhe përmbysje të

raporteve demografike, të raporteve dhe numërit të minoriteteve (pakicave kombëtare)

dhe të tjera si këto.

Në rekomandimet që dalin nga përvojat e sprovuara evropiane, janë ato që

njihen rëndom, por që rajoni ynë e ka të vështirë t`i vërë në jetë, për arsyen e thjeshte,

sepse ende “nuk i ka dalë inati”, urrejtja e thellë, nuk i janë shuar mëritë e vjetra

shumëshekullore, që kanë mbisunduar rajonin ballkanik për dhjetëravjeçarë!

Në të kundërt, janë gjuha e marrëveshjeve dy dhe më shumë palëshe, lëvizja e

lirë e njerëzve dhe njohja e popujve midis tyre, lufta e përbashkët kundër krimit, kundër

drogës, trafikut njerëzor, aktivitetet e përbashkëta, respekti ndaj kulturës, historisë të

secilit prej tyre etj.

Ndikimet e këtyre luftrave janë ndjerë dhe janë vënë re kudo në sigurinë e

rajonit dhe në elementet e tij më të ndjeshëm dhe të dukshëm, më të prekshëm e të

matshëm.

Tek çështja e kufijve, demografisë, territoreve, marrëdhënieve dhe lëvizjes së

lirë të njerëzve, e luftës kundër krimit, minoritetet dhe trajtimi i të drejtave të tyre; në

psikozën, moralin dhe psikologjinë e popujve ballkanas; në vlerësimin reciprok e

shtetëror; në respektimin e historisë, kulturës dhe zakoneve të njëri tjetrit; tek respektimi i

institucioneve rajonale të sigurisë, si dhe kudo tjetër.

Për rrjedhojë, institucionet e sigurisë të dala nga luftërat e fundit në Ballkan kanë

qenë të dobëta dhe të brishta, anemike, të përdhosura…Mjafton t`u referohemi të dhënave

për to. Duke qënë një rajon tejet i përfolur që prej kohëve më të vjetra dhe deri në ditët

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

210

tona, emri i Ballkanit është kthyer në simbolin e dhunës, egërsisë, konfliktit, urrejtjes dhe,

për rrjedhojë edhe të përçarjes. Gadishulli i vjetër është teatri ku u ndeshën dhe u

përplasën perandoritë, qytetërimet dhe, pse jo, edhe fetë më të mëdha e të njohura të

kohërave.

Secili prej këtyre treguesve të mëdhenj ka lënë pas gjurmë, shënja si dhe hije të

frikshme e të dhimbshme, të cilat të sjellin ndërmend prejardhjen e këtij gadishulli.

Ndërkaq, për shumë kohë ky rajon ka qënë një teatër i vërtetë luftërash të shumta, në

emër të ideologjisë, etnive, feve dhe qytetërimeve. Aq e dukshme ka qënë kjo sa që nuk

ka pasur konflikte të përmasave rajonale apo botërore, në të cilat të mos ketë qënë

pjesëtar edhe gadishulli ballkanik.

Të tilla ishin luftërat ballkanike të viteve 1912-1913, të pasuar nga Lufta e Parë

Botërore 1914-1918, Lufta e dytë Botërore, 1939-1945, e cila u ndoq nga një luftë e gjatë

që vijoi për dyzetepesëvjet, siç qe Lufta e Ftohtë. Por edhe kjo luftë u ndoq nga “seriali’ i

“Luftërave të Fundit”, të viteve 1991-2001.

Gjatë Luftës së Ftohtë karakteristikat negative të shteteve të Ballkanit u mbajtën

të fshehura dhe nën kontroll, për shkak të kontrollit të fortë të vetë sistemit. Por,

sidoqoftë, ato karakteristika shpërthyen duke dalë në pah sapo sistemi komunist ra, duke

u kthyer, siç e vërtetoi koha në një rrezik të madh për paqen dhe stabilitetin e rajonit të

Ballkanit.

Ndërsa njohja dhe kuptimi i të kaluarës së vendeve ballkanike është me një

rëndësi të madhe, pasi me njohjen e prejardhjes dhe përbërjes, është e mundshme të

parashihet si qëndrueshmëria ashtu edhe ecuria dhe siguria e vetë rajonit.

Sidoqoftë, konfliktet e ashpra dhe të përgjakshme që ndodhën në fundin e

shekullit XX dhe që u përmbyllën në fillimin e shekullit XXI, nga ana tjetër, duhen parë

edhe si një lloj garancie për të ardhmen e sigurisë së Ballkanit, dhe duket se po hapin një

kapitull të ri në historinë e rajonit, duke ngjallur shpresë për popujt ballkanas.

Argumentet për to gjenden te qeveritë e shteteve të Ballkanit, të cilat kanë dalë

përmes proceseve demokratike, me zgjedhje të lira, si dhe janë të angazhuara nëpër

organizma rajonale të sigurisë dhe paqes.

Një tjetër argument i besueshëm është integrimi dhe anëtarësimi i këtyre

shteteve, në përgjithësi, në organizma ndërkombëtarë euroatlantike etj., që njihen si

mbrojtëse të lirisë, sovranitetit dhe të të drejtave të njeriut.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

211

PËRFUNDIME

Gadishulli ballkanik ka një të kaluar të mbushur me grindje, përçarje e luftëra të

përgjakshme. Me luftërat e fundit që u zhvilluan në ish-Jugosllavi duket se u mbyll një

histori vuajtjesh, rrënimesh e tmerresh që kanë tronditur mbarë globin.

Pikërisht kjo krizë i dha të kuptojë Europës se duhet të marrë dhe të mbajë më

shumë përgjegjësi në aspektin e sigurisë dhe prosperitetit, sidomos kur bëhet fjalë për

“shtëpinë e saj”, për popujt e saj. “…Ndërsa në qershor të vitit 1999, trupat e NATO-s

hynin në Prishtinë, krerët e shteteve, qeverive dhe liderët europianë të mbledhur në Këln

vendosën krijimin e një komiteti për koordinimin e politikës së jashtme dhe sigurimit

europian, të një komiteti ushtarak europian dhe të një sistemi të aftë për të shpërndarë

forca ushtarake dhe civile me qëllime humanitare dhe të ndihmës së shpejtë,

peacekeeping dhe për administrimin e krizës (të ashtëquajturit Petersberg tasks, vendim

që u mor në rezidencën në afërsi të Bonit, ku fillimisht edhe u diskutua për ta). Europa,

pas ngjarjeve të Kosovës, po përpiqej të kalonte nga deklaratat në fakte”654.

Sot jemi përballë një fakti se: Europa kontribuon në administrimin e krizave

civile dhe ushtarake jo vetëm në Ballkan, ku sigurisht mban edhe përgjegjësinë më të

madhe por edhe në disa vende të tjera si në Afrikë apo Azi, ka një agjensi të posaçme për

armatimet, solidaritet dhe qëndrim të përbashkët në luftën kundër terrorizmit por mbi të

gjitha një vision të përbashkët mbi rreziqet dhe kërcënimet e Shek.XXI.

Megjithatë edhe në kohën e sotme Ballkani po përballet me probleme të natyrës

politike të brendshme, si dhe etnike, fetare, institucionale, kufitare, ekonomike,

mosmarrëveshje dypalëshe etj., të cilat kanë krijuar një gjendje pasigurie në rajon.

Rreziqet dhe kërcënimet rajonit të Ballkanit nuk i vinë nga problemet klasike

tradicionale, ato ushtarake, që nënkuptonin pushtimin dhe aneksimin e territoreve të një

shteti apo vendi, nga një tjetër më i fuqishëm ushtarakisht.

Tanimë rreziqet dhe kërcënimet janë të një natyre tjetër, të ndryshme nga ata të

kohës së Luftës së Ftohtë. Në Ballkanin e sotëm në listën e këtyre kërcënimeve, si më

potencialet mund të evidentohen dobësia e institucioneve, pasiguria ekonomike,

korrupsioni, krimi i organizuar.

Krahas tyre vijojnë të ngelen ende kërcënues dukuritë negative të shkaktuara nga

influencat ende ndikuese fetare, çështja e kufijve shtetërorë dhe çështjet e pazgjidhura

kombëtare sikurse edhe rreziku i terrorizmit sa i padukshmën aq edhe kërcënues në çdo

kohë. Por është po aq kërcënues dhe prezent edhe trafikimi i paligjshëm, lëvizja e

pakontrolluar e njerëzve, mungesa e dukshme e marrëveshjeve, mirëkuptimi dhe

bashkëpunimi ndërshtetëror dhe rajonal etj.

Krahas këtyre, në rajonin ballkanik janë tradicionale, pothujse tipike dhe ende

aktive, edhe rreziqet e natyrës etnike, fetare dhe territoriale, të cilat kërkojnë nga secili

shtet studimin e mjedisit të sigurisë dhe kërcënimet që çojnë, tek e fundit, në arritjen e

treguesve të sigurisë kombëtare.

Koha që po jetojmë, por edhe ajo që po vjen, sundohen nga globalizmi si një

dukuri, e cila, përveç të tjerave, sjell edhe globalizim të vetë rreziqeve dhe kërcënimeve

në fushën e sigurisë qoftë kjo e përmasave ndërkombëtare, kombëtare apo rajonale. Për të

654 Fernando Gentilini, Ballkani pa anë e pa fund-Udhëtim sentimental nga Prishtina në Bruksel. (Tiranë:

Dituria 2015), 41.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

212

gjitha këto arsye, si dhe të një demokracie ende të pakonsoliduar në secilin shtet

ballkanas, gjendja dhe një ndër tiparet e dukshme të sigurisë rajonale është brishtësia,

thyeshmëria gati-gati“…shumë e qelqtë…”,655 siç e ka përkufizuar atë një doktorant,

studiues i sigurisë.

Rishfaqja e kërcënimeve të vjetra ndodhi pas rënies së Perdes së Hekurt dhe

përfundimit të erës së Luftës së Ftohtë. Por, së toku me to, u dukën edhe kërcënime dhe

rreziqe të reja, të tipit të sigurisë globale dhe rajonale.

Në këtë rrjedhë u ngjallën kërcënueshëm nacionalizmat e vjetra ndërkohë që u

rikthyen edhe konfliktet e vjetra etnike, të strukura dhe të tulatura për afro dyzetepesë

vite të Luftës së Ftohtë. Po ashtu, u dukën rreziqe të reja të epokës së globalizmit, si

mungesa e institucioneve të qëndrueshme demokratike, me të cilat ballkanasit janë ende

të pamësuar.

Po aq i rrezikshmën dhe kërcënues është shfaqur krimi i organizuar, shpërthyes, i

rafinuar dhe i forcuar dukshëm. Krahas me të është shfaqur terrorizmi, në përmasa të reja,

me strategji dhe taktika të reja të frikshme. Me së fundi, por jo më pak i rrezikshëm,

përshfaqet vështirësia në pranimin dhe kontradiktat ndërmjet proceseve integruese dhe

dizintegruese.

Nëse do të përpiqeshim t`i përmblidhnim kërcënimet e sotme ato do të

grupoheshin në: kërcënime asimetrike, ato nga armët e shkatërrimeve masive (atomike,

biologjike, kimike etj), apo rreziqet ushtarake, rajonale që burojnë prej konflikteve të

brendshme fetare, etnike, ekonomike; për shkak të mosmarrëveshjeve politike etj.

Megjithë përparimet e këtyre mëse dy dekadave të fundit këto të gjitha së bashku

krijojnë një gjëndje të paqartë, të mjegullt dhe të brishtë të sigurisë rajonale në

Gadishullin e Ballkanit apo të Evropës Juglindore.

Në një këndvështrim vizionar këto kërcënime dhe rreziqe, sëbashku, duhen

vlerësuar si sfida të së ardhmes së këtij rajoni për të shkuar me siguri përpara drejt

përparimit, paqes dhe stabilitetit.

Ndërkaq, mund të thuhet më bindje se konfigurimi gjeopolitik i Gadishulli të

Ballkanit mbetet ende i papërfunduar për arsyet e mësipërme, si dhe për aq kohë sa në të

qëndrojnë ende të pazgjidhura një varg çështjesh të rëndësishme të ndikuar fort nga

mendësi të vjetra të karakterit ballkanik.

Ato janë disa, ndër të cilat fort e spikatur është çështja e pavarësisë së shtetit të ri

ballkanik të Kosovës, që ecën ngadalë, por gjithsesi përparon, drejt njohjes së plotë si i

tillë. Nga ana tjetër, është i hapur problemi boshnjak, mes dobësisë dhe dilemës së

ndarjes ose të integrimit të saj si “…pjesë e një strukture politike më të gjërë”.656

Njëherësh me to, një tjetër çështje e pambyllur dhe me ndikim në rajon është

edhe ajo e emrit të Maqedonisë, ende e pazgjidhur midis Greqisë dhe ish- Republikës

Jugosllave të Maqedonisë. Ndërsa mbetet ende e pambyllur çështja absurde e Ligjit të

Luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë, tashmë mëse shtatëdhjetëvjeçare.

Në Ballkan janë ndërmarë disa nisma dhe janë ngritur disa institucione rajonale,

të cilat po përpiqen të ndikojnë në sigurinë e Ballkanit. Këto nisma janë:

Së pari, marrëveshja e paqes e Dejtonit për Bosnje-Hercegovinën e vitit 1995.

655 Abaz Lleshi, Gjeopolitika e Ballkanit dhe perspektivat e sigurisë në rajon. (Tiranë: GEER 2009), 184. 656 Po aty, 204.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

213

Së dyti, Pakti i Stabilitetit i vitit 1999, që pasohet nga Rezoluta 1944 për

Kosovën, Marrëveshja e Ohrit me Maqedoninë, Marrëveshja e Kumanovës dhe, së fundi

krijimi i Kartës A-3 për Shqipërinë, Kroacinë në vitin 2001 si dhe ftesa për Bosnje-

Hercegovinë, Serbinë dhe Malin e Zi, për aderim në Partneritetin për Paqen (PfP) qysh në

Samitin e Rigës 2006.

Së bashku me to, bën pjesë edhe përfshirja në CEFA (Marrëveshja e Tregëtisë së

Lirë të vendeve të Evropës Juglindore; nisma për Zhvillimin e Ballkanit të Jugut (SBDI),

proçesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Po ashtu, në to bën pjesë edhe

Forumi i Ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM).657

Tërësia e këtyre nismave, në të vërtetë është një ndihmesë konkrete me një

rëndësi të jashtëzakonshme për të bërë përgatitjen e shteteve ballkanike, të cilat synojnë

të integrohen në organizatën euroatlantike të NATO-s dhe, sidomos, në Bashkimin

Evropian (BE).

Të gjitha këto arritje, por edhe mosarritjet e derisotme tregojnë se në stadin e

sotëm secili shtet i rajonit të Ballkanit duhet të vlerësojë sigurinë dhe tok me të edhe

stabilitetin, përparimin, mirëqënien dhe ardhmërinë e vet kombëtare. Kjo, natyrisht është

e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme, si hallkat e një zinxhiri, me sigurinë e rajonit dhe,

më tej, me atë evropiane dhe ndërkombëtare.

Sigurisht që, për të arritur këto kërkohet që secili shtet i Ballkanit të plotësojë

kriteret dhe standartet e detyrueshme evropiane në mënyrë që të ndikojë dhe ndihmojë

faktikisht në instalimin e paqes, sigurisë dhe të stabilitetit në gadishullin e Ballkanit.

Ndërkaq mund të thuhet se në pikëpamje të dimensionit të brendshëm të sigurisë,

nga secili shtet i rajonit ka treguar një nivel më të lartë stabiliteti në treguesit politikë,

ekonomikë, ato social dhe ushtarak.

Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për dimensionin e jashtëm të sigurisë në

rajonin Ballkanik, për secilin shtet të rajonit. Ndonëse secili prej tyre e vlerëson këtë

dimension si shumë të rëndësishëm në ngritjen e një mjedisi ku të mbizotërojë fryma e

mirëkuptimit dhe sigurisë që çojnë pa asnjë diskutim në vendosjen dhe mbrojtjen e

marrëdhënieve të paqta dhe miqësore me shtetet fqinjë.

Për fat të keq jo të gjithë shtetet e kanë bërë këtë. Vetëm disa prej tyre e kanë

bërë këtë, midis të cilëve edhe Republika e Shqipërisë. Por, përveç arritjeve të

deritashme, të disa treguesve të rëndësishëm të sigurisë, është integrimi në strukturat

euroatlantike të sigurisë, që është tregues themelor.

Njëherëshi integrimi përbën një zgjidhje të përmasave strategjike, jetike për

sigurinë e Ballkanit madje dhe më tej. Në këtë mënyrë, shenjat që tregojnë për integrimin

shërbejnë si garanci dhe suport i rëndësishëm për sigurinë. Për rrjedhojë, është e

domosdoshme dhe kusht që çdo shtet i Gadishullit Ballkanik t’a thotë dhe çojë sigurinë e

657 Marrëveshja e Dejtonit u nënshkrua më 21 nëntor 1995, u firmos zytarisht më 14 dhjetor të këtij viti.

Pakti i stabilitetit u krijua më 10 qershor 1999, në Këln të Gjermanisë për vendet e Evropës Juglindore.

Procesi i Stabititetit dhe Asocimit në disa vende të Ballkanit, si Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Bosnje-

Hrcegovina dhe Jugosllavia, me qëllim final, vendosjen e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në

rajon dhe hapjen e perspektivave afatgjata për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Marrëveshja e Ohrit, u

arrit në Ohër të Maqedonisë, e cila synonte të vendoste paqen në Maqedoni dhe vendosjen e rregullit në

marrëdhëniet shtetërore dhe shoqërore të shtetit Maqedonas. Ajo i dha fund konfliktit midis luftëtarëve

shqiptarë dhe forcave qeveritare maqedonase. Njëherëshi marrëveshja kishte për qëllim të ruante

integritetin territorial të vendit dhe të përmbushte kërkesat e pakicës shqiptare për vetëqeverisje lokale si

dhe ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që të sanksiononin të drejtat e pakicave.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

214

tyre me çmimin apo vlerën e stabilitetit, mirëqenies, zhvillimit dhe krejt të ardhmes së

tyre kombëtare. Megjithë këto arritje, duket se përcaktuese edhe për sigurinë në rajonin e

vjetër të Ballkanit, do të vendosë të ardhmen e këtij treguesi, i cili do të jetë përcaktuesi

kryesor për stabilitetin me të gjithë përbërësit e vet politikë, ekonomikë, socialë dhe

ushtarakë.

Dhe, e ardhmja, ecuria pozitive e sigurisë së rajonit ballkanik kalon nga NATO

dhe BE-ja. Por në këtë rrugëtim duhet patur një vizion dhe strategji e qartë dhe e bazuar

mirë, ku të evidentohen dhe përcaktohen problemet që duhen zgjidhur.

Ndër to, së pari rajoni duhet t’u japë rrugëzgjidhje çështjeve që lidhen me

integrimin e brendshëm, më e rëndësishmja ndër to është ai ekonomik, që do të thotë

integrimi ekonomik i vetë shteteve të rajonit duhet të shkojë përtej kufijve të vetëm një

numri të kufizuar marrëveshjesh për tregëtinë e lirë.

Ky vërtetim bazohet në faktin e njohur prej më se dy-tre viteve që kur shtetet e

rajonit ballkanik, më tipiku i të cilëve Greqia, por jo vetëm ajo, po përballen me një krizë

të thellë financiare, madje me një reçesion të thellë!

Borxhi i jashtëm i saj tashmë përbëhej prej afro 110 miliardë euro, duke

rrezikuar qëndrimin e saj në Eurozonë. Ky borxh ishte edhe rrjedhojë e korrupsionit dhe e

shpenzimeve në sektorët joformalë. Por, një situatë financiare dhe ekonomike jo të mirë

kanë edhe vende të tjera të rajonit, kur të ardhurat e përgjithshme për frymë të vendeve të

Ballkanit, para pak viteve, shkonin në kufijtë e 6.000 deri 10.000 dollarëve në vit!

Ndërkohë, niveli i papunësisë në disa nga shtetet e rajonit shkon deri në shifra 40

përqind e popullsisë së aftë për punë.658 Të gjitha këto të dhëna në të vërtetë përbëjnë një

rrezik për vetë sigurinë e rajonit Ballkanik.

Ndërsa, ekonomia joformale e deklaruar në rajon shkon mesatarisht deri në 20-

30 për qind, duke i çuar vendet e Ballkanit si Kosovën, Bosnje-Hercegovinën,

Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi, Kroacinë dhe Maqedoninë, si dhe Turqinë në nivele

që shkojnë nga vendi i 110-të në të 56-tin.659

Ndërkaq, sfidë për të ardhmen përbën zgjedhja e gjuhës së duhur që çon në

gjetjen e çelësit të problemeve ndërshtetërore, siç janë ato mes Kosovës dhe Serbisë për

çështjen e kufirit të Veriut dhe Pavarësinë e plotë të Kosovës, që është një ndër “kyçet” e

së ardhmes së sigurisë të vetë Ballkanit.

Ndër këto çështje, që lidhen me të ardhmen e sigurisë rajonale të Ballkanit dhe,

në të cilën veprojnë kryesisht aktorë ndërshtetërorë ballkanas, e tillë është zgjidhja e

çështjes që lidhet me emrin e Republikës së Maqedonisë, e cila ka vite që ka vënë në

fërkim marrëdhëniet midis Greqisë dhe Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë.

Gjithashtu, një çështje që pret të zgjidhet në të ardhmen e rajonit, me ndikime

në sigurinë e Ballkanit është edhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, që synon të

zgjidhë problemin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Krahas me to mund të

konsiderohet edhe çështja e heqjes së Ligjit absurd të Luftës, tashmë mëse

shtatëdhjetëvjeçar, që vijon të ngrihet si një “mur i vjetër” midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Ky borxh e rendit Greqinë të pestën në listën e borxhlinjve botërorë. 658 Të dhënat janë nxjerrë nga UK Prime Minister’s Strategy Unit: Contries at risk of instability-Risk

Factors and Dynamics of instability, article, February 2005. 659 Renditja e vitit 2010 ishte, Kosova në vendin e 110-të, Bosnje-Hercegovina në vendin e 91-të, Shqipëria

në të 87-in, Serbia në të 78-in, Mali i Zi në të 69-in, Maqedonia dhe Kroacia në të 62-in, kurse Turqia në

vendin e 56-të.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

215

Por, njëherëshi, shteteve të këtij rajoni, u duhet të luftojnë kundër problemeve të dukshme

të institucioneve të dobëta, të pasigurtë ende në vendet e tyre. Po ashtu, atyre u duhet të

përballen, shfaqjen në situata delikate, të cilat vinë si pasojë e problemeve të krijuara nga

përkatësitë fetare që, duke qenë të orientuara mbi parimin e kombësive, vijojnë të

mbështesin shtetet përkatëse për vënien në jetë të interesave politike të tyre.

Më të dukshme dhe aktive shfaqen sot në rajonin e Ballkanit, në interes të

synimeve politike dy kishat ortodokse, kisha serbe dhe ajo greke. Tashmë është bërë e

njohur dhe retorike veprimtaria e përfaqësuesve të kishës Greke në Jug të Shqipërisë, të

lidhura këto me çështjen e varreve të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës italo-greke të

viteve 1940-1941. Po ashtu, e ngjashme ka qenë dhe ndërhyrja e Kishës Ortodokse serbe

në Kosovë të cilat, në të shumtën e herëve, kishin të bënin me ritet apo liturgjitë e

mirëfillta fetare!

Edhe kufijtë e shteteve ballkanike përbëjnë një problem të së ardhmes, si

precedentë të sigurisë së rajonit. Kjo, sepse kufijtë e disa shteteve kanë ende probleme të

mbetura pezull dhe që duhen zgjidhur, siç janë ato mes Serbisë dhe Kosovës, Serbisë dhe

Bosnje-Hercegovinës apo Maqedoni –Kosovë, Turqi-Greqi (për ishujt), si dhe Maqedoni-

Greqi (për çështjen e emrit). Këto çështje të pazgjidhura kufitare apo që lidhen me to, pa

asnjë mëdyshje përbëjnë një rrezik, por edhe një ndër sfidat e mprehta për sigurinë e

Ballkanit të së ardhmes, që presin të zgjidhen.

Përkrah me to shkon edhe problemi i përzierjes etnike të Ballkanit, ku jetojnë

ngjitur krahas njëri tjetrit, shqiptarë, grekë, serbë, boshnjakë, maqedonas, malazezë,

bullgarë, kroatë, sllovenë, turq dhe pakica të tjera, mosmarrëveshjet e të cilëve, jo vetëm

në të shkuarën, kanë prodhuar konflikte dhe luftëra.

Por, ato kanë ende çështje e mosmarrëveshje që i përkasin zgjidhjeve të së

ardhmes për të garantuar sigurinë e tërë rajonit. I tillë është problemi i njohur si çështja e

“Vorio Epirit” i ngritur nga Greqia ndaj Shqipërisë së Jugut për shkak të minoritetit grek

dhe të drejtave të tyre, i cili në të vërtetë nuk qëndron sepse qeveritë shqiptare e kanë

trajtuar atë me të gjitha të drejtat që kanë qytetarët shqiptarë. E kundërta ka ndodhur në

Greqi me emigrantët shqiptarë.

Të gjitha këto çështje së bashku, nacionalizmi ekstrem, primitivizmi etnik,

ndjenjat fetare strikte dhe probleme të pazgjidhura kufitare mes shteteve ballkanike, do të

jenë problem i Ballkanit të së ardhmes, nga zgjidhja e të cilave do të varet edhe e ardhmja

e sigurisë së këtij rajoni problematik, i cili kërkon të bëhet pjesë reale e Evropës.

Ndërkohë, përpara shteteve të rajonit qëndrojnë sfidat e kohës, që kanë të bëjnë

me vendosjen e shtetit ligjor, forcimin e institucioneve dhe qeverisjen sa më efektive,

rritjen ekonomike, luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, si dhe

korrupsionit e terrorizmit660.

Për t`ia arritur kësaj dhe sigurisë është e domosdoshme të arrihet sa më parë

vendosja e bashkëpunimit, e besimit dhe mirëkuptimit reciprok, jo vetëm midis shteteve

ballkanas njëri me tjetrin, por veçanërisht në nivel rajonal. Por, megjithatë, është ende e

pamundur që shtetet e Ballkanit të mund të përballen të vetme me sfidat e mësipërme.

Pikërisht, në këto rrethana është mëse i nevojshëm bashkëpunimi rajonal në fushën e

sigurisë, si një domosdoshmëri që këto shtete të integrohen në familjen evropiane.

660 Leonard Demi, Sfidat politike të sigurisë. Përpjekjet e Shqipërisë për t`u anëtarësuar në NATO dhe

bashkëpunimi ynë rajonal. Konferenca e 11-të, e Këshillit Atlantik të Shqipërisë, Prill 2006.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

216

Natyrisht që për të arritur një stabilitet të qëndrueshëm, më të rëndësishme për Ballkanin,

në tërësi, janë dy nisma apo ndërmarrje, integrimi rajonal dhe ai euroatlantik, të cilët

duhet të jenë sa konkrete aq edhe serioze. Kuptohet që pa integrimin rajonal nuk mund të

ketë integrim auroatlantik.

Ndërkohë, kjo skemë nënkupton njëherëshi përshpejtimin në mënyrën dhe kohën

e zbatimit të politikave apo projekteve të përbashkëta në sferën ekonomike, të cilat kanë

për synim, normalisht krijimin e një zone të lirë për shkëmbime tregtare.

Në këtë vazhdë ato do të synonin edhe përqasjen e legjislacionit fiskal, apo

unifikimit të doganave si dhe krijimin e një tregu të përbashkët rajonal apo siç pëlqehet të

quhet ndryshe krijimit të “një hapësire ekonomike të përbashkët”.

Kjo zgjidhje njësuese do të ishte një bazë e mirë për bashkëveprimin e duhur të

ekonomive të rajonit që, nëse do të vepronin veç e veç nuk do të mund të ishin përherë aq

sa duhet të mjaftueshme dhe riprodhuese.

Ndërsa, duke plotësuar njëra tjetrën këto ekonomi do të mund të krijonin një

treg me larminë dhe përmasat e duhura për një rajon ku jetojnë mëse 50 milionë banorë.

Natyrisht që një hapësirë e tillë do të binte në sy dhe do të tërhiqte vëmendjen dhe, pse jo,

edhe investime të konsiderueshme të kapitalit dhe investuesve të shumtë ndërkombëtarë.

Por, edhe sipas studiuesve dhe analistëve të ndryshëm rajonalë, evropianë dhe

më gjerë, ashtu edhe të politikanëve të rëndësishëm të Ballkanit, është e padyshimtë dhe e

palëkundshme ideja se ardhmëria e rajonit ballkanik, në të gjitha pikëvështrimet është e

lidhur pazgjidhshmërisht me integrimin, përmes të cilit duhet të eci pa lëkundje secili

vend i Gadishullit. Vetëm në këtë rrjedhë racionale dhe të sprovuar, rajoni problematik i

Ballkanit do të mund të shndërrohej në një prodhues real të sigurisë.

Këtë ecuri apo rrugëkalim, më i duhuri dhe i llogjikshmi për kohën, midis disa

studiuesve të tjerë evropianë e ka parashikuar dhe përshkruar edhe studiuesi i njohur

italian i gjeopolitikës, Karlo Xhani (Carlo Jeani), i cili ka shkruar se: “Vetëm integrimi në

NATO dhe BE mund të çojë drejt stabilizimit përfundimtar të Ballkanit, heqja e kufijve të

vjetër të pakuptueshëm, lejueshmëria për një kompromis të paanshëm ndërmjet

principeve të vjetra të respektimit të kufijve dhe të drejtës së vetëvendosjes së popujve”661.

Gjithsesi, gjatë këtij rrugëkalimi janë të pashmangshme disa sfida që duhet të

tejkalohen me përballjen e të gjitha vendeve të Ballkanit. Këto janë sfida të rëndësishme,

të vështira po aq sa dhe sprovat për këto vende.

Ndër më kryesoret dhe të rëndësishmet ndër to janë vendosja e normalitetit në

rajonin e Ballkanit që do të thotë se nga secili shtet i tij duhet të çmontojë dhe zhdukë

farën e veseve të tillë të rrezikshëm, me përmasa kriminale si korrupsioni, kontrabanda,

trafiqet dhe të tjera fenomene të kësaj natyre.

Kjo është e domosdoshme për secilin vend të rajonit sepse thyerja e rregullave

kornizë me karakter kombëtar, çon patjetër në thyerjen e rregullave ndërkombëtare.

Një tjetër dukuri negative që duhet sfiduar në emër të së ardhmes së sigurisë të

rajonit që, për nga rëndësia mund të jetë i pari, padyshim që është krijimi i frymës së

besimit midis ballkanasve që do të çonte në paqe dhe pajtim midis tyre.

Kështu, do të rrëzoheshin mentaliteti i vjetër dhe ekstremist nacionalist,

psikologjia primitive etnike, inatet, mëritë dhe urrejtja të shkuara kohe, apo shfaqjet dhe

ndjenjat aq të prapambetura, ndërhyrëse dhe ndikuese të religjioneve fetare. Të gjitha

661 Carlo Jean, Gjeopolitika, (Tiranë: SH.B.U 1998), 48.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

217

këto shfaqje së toku, janë dukuri me ndikime negative, të cilat përbëjnë një kërcënim të

madh për sigurinë dhe stabilitetin e vetë rajonit ballkanik, pasi në çdo çast janë, si të

thuash, “bombë” konflikti!

Mjeti më i mirë dhe efektiv për të realizuar këtë sfidë është krijimi i një fronti të

përbashkët midis shoqërisë, institucioneve qeveritare, OJQ-ve, mediave etj., që dështojnë

të luftojnë dhe pengojnë mbijetesën e këtyre dukurve negative.

Sfida që pason lidhet me të ardhmen e një Ballkani “pa kufij”, që nënkupton

faktin se për të qenë qytetarë të Evropës, qytetarët e shteteve të Ballkanit duhet të lëvizin

të lirë, pa pengesa dhe barriera doganore si dhe mallrat brenda gjithë rajonit. Kështu do të

njohin dhe respektojnë vlerat kulturore, historike, zakonore dhe turistike të njëri-tjetrit.

Në këtë rast është i domosdoshëm roli dhe pjekuria e udhëheqjes politike e të

gjitha qeverive të vendeve ballkanike. Një sfidë tejet e rëndësishme e rajonit është krijimi

i shpirtit dhe frymës së mirëkuptimit dhe bashkëpunimit rajonal, përmes respektimit dhe

vlerësimit të fqinjëve, tejkalimi dhe braktisja e të shkuarës konfliktuale dhe duke parë

përpara drejt së ardhmes.

Njëkohësisht, sfidë për të ardhmen e sigurisë ballkanike përbën edhe procesi i

kalimit nga bashkëpunimi dhe integrimi i përmasave rajonale tek orbita e integrimit të

dimensioneve euroatlantike.

Kjo do të thotë që integrimi i shtetve ballkanike të zhdukë pengesat e çdo

natyre, për të arritur siguri të lartë për vetë vendet e rajonit, për t`u shndërruar në faktor

sigurie dhe stabiliteti për vetë Evropën.

Një Ballkan i tillë duhet të ketë mbështetjen e BE, SHBA dhe NATO-s, pasi do

të ketë pas kësaj një treg fitimprurës për to, ashtu siç do të prodhojë më shumë siguri se

sa të konsumojë, domethënë angazhim më i vogël i NATO-s në këtë rajon.

Kësisoj, janë më të mëdha mundësitë për integrimin e Ballkanit, i shteteve

përbërës për integrimin në organizatat euroatlantike të tij. Natyrisht që, në këtë rrjedhë,

një gjë është e sigurtë, që integrimi i shteteve përbërës të Ballkanit dhe e vetë rajonit

është një përpjekje e dyfishtë.

Më së pari përballja dhe realizimi i këtyre sfidave është përpjekja e popujve dhe

shteteve të secilit vend të rajonit për vetintegrim brendapërbrenda rajonit.

Ndërsa, nga ana tjetër është Evropa me organizatat euroatlantike që do të

vlerësojë dhe pranojë në gjirin e saj shtetet dhe vetë rajonin Ballkanik, natyrisht duke i

integruar ato sipas rregullave dhe kushteve të BE dhe NATO-s.

Ja se si ka përshkruar, duke analizuar këtë fakt, shkrimtari Ismail Kadare:”Është

e qartë për gjithkënd se stabiliteti në Gadishullin Ballkanik varet nga dy faktorë

kryesorë: e para nga vetë popujt e Ballkanit, e dyta, nga Evropa (më saktë nga Evropa

atlantike). As mendësia marksiste, që ekzalton vetëm rolin e popujve në zgjidhjen e fatit të

tyre, as mendësia kolonialiste, që bën të kundërtën, nuk funksionojnë sot, sidomos në

Ballkan”662.

Ndërkohë, duke vijuar analizën, shkrimtari i madh, i cili është njohës dhe analist

i spikatur i historisë së Ballkanit, shkruan:”Ky gadishull, më së shumti, mund të

konsiderohet pjesë e shtëpisë evropiane, më së paku oborri i kësaj shtëpie. Edhe në rastin

662 Kadare, Simiç, Frckskoski, Hysa, Ballkani i Jugut, 13.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

218

e fundit, pra edhe si oborr, duhet marrë seriozisht qetësia dhe rregulli i oborrit, në qoftë

se shtëpia e kërkon për vete atë”663.

Nuk ka asnjë dyshim se rajoni i Ballkanit ose ndryshe Evropa Juglindore, ka

qenë prej kohësh pjesë apo një “gjymtyrë” organike e Evropës që pas shumë shekujsh që

i`a kishin shkëputur padrejtësisht dhe për shumë vite kishte mbetur në izolimin e Bllokut

Lindor gjatë Luftës së Ftohtë, nuk e ka të lehtë bashkimin me nënën Evropë. Por nuk

është e pamundur!

Natyrisht, gadishulli i Ballkanit, kjo gjymtyrë e Evropës që i`u shkëput asaj për

një periudhë pesëqindvjeçare, në përpjekjen për kthimin tek “kontinenti mëmë” nuk do të

ishte pa dramacitet e vështirësi 664 . Sipas studiuesit dhe diplomatit Italian Fernando

Gentilini, Europa u ka ofruar të rinjve serbë të njëjtën perspektivë dhe besim që u ka

dhënë dhe vendeve të tjera të Europës Qendrore e Lindore, që janë bërë tashmë pjesë e

Bashkimit Europian. Më tej ai vazhdon: “Por Europa është një ide komplekse, që

metabolizohet me kalimin e kohës. Për Beogradin ende të traumatizuar nga një

dhjetëvjeçar tronditës duket herë-herë sikur është një kredhje e re në errësirë. Dhe veç

kësaj nga këto anë, siç kujton Catherine Lutard në studimin e saj “I Serbi”, janë të

shumtë ata që provojnë një grimë endje tek ndihen viktima të paracaktuara nga historia,

pa mundësi shpengimi”665.

Në fakt, tanimë është koha që Ballkani t`i bashkohet Evropës sepse, në të vërtetë

ai është pjesë gjeografike dhe fizike e saj, por edhe një pjesë e natyrshme integrale sa

politike aq dhe ekonomike e Kontinentit të Vjetër.

Për rrjedhojë, është llogjike që shtetet dhe vetë rajoni i Ballkanit të integrohen

plotësisht në familjen evropiane, të bëhet pjesë e sigurisë evropiane, që është e ardhmja e

pashmangshme e Gadishullit të vjetër, dikur problematik.

Kjo është e ardhmja e tij dhe e shteteve që e përbëjnë atë dhe kjo do ta bënte

rajonin që, sipas U. Çërçillit (W. Churchill) “…prodhon më shumë histori sesa mund të

konsumojë666”, një rajon që prodhon siguri!

663 Kadare, Simiç, Frckskoski, Hysa, Ballkani i Jugut, 13. 664 Po aty, 14. 665 Gentilini, Vep. përm.,120. 666 https://www.churchillcentral.com/quotes

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

219

BIBLIOGRAFIA

Burime arkivore

AQSH (Arkivi Qendror i Shtetit)

Fondi 32, Dosja 60/1, viti 1909.

Fondi 101, Dosja 2, viti 1909.

Fondi i Kryesisë së Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës (Nr. 145), Dosja III-6.6/1,

viti 1914.

Fondi 145, Dosja III-11/1, viti 1912.

Fondi 145, Dosja III.6.6/1, viti 1913.

Arkivi i Institutit të Historisë, Tiranë. Fondi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të

Vjenës, HHST. PA:

HHStA. PA. Raport 26. 11. 1912, Dosja 22-7.

HHStA. PA. Raport, 16.11.1912, Dosja 22-8.

Arkivi i Qendrës së Studimeve Albanollogjike të Shqipërisë, Fondi Etnografik.

Arkivi i Institutit të Studimeve të Historisë Ushtarake të Shqipërisë.

AQFA (Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura)

Biblioteka Kombëtare, Fondi mbi Luftërat Ballkanike, Dok. 81/c/116, Documenti

Albanesi, Una lettera di Sotir Gjika, 108.

Biblioteka Kombëtare, Fondi mbi Luftërat Ballkanike, Dok. 81/c/116, Documenti

Albanesi, L`Albania dal 1908 al 1920, 108.

Biblioteka Kombëtare, Fondi mbi Luftërat Ballkanike, Documents Diplomatiques

Affaires Balcaniques 1912, Dok. 62, 21 Gusht 1912, 41.

Biblioteka Kombëtare, L`Agonie e la fine di Scutari: Gazeta Corriere d`Italia,

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

220

20.1.1911, Intervista col deputato Hessad Pascia, Dok. nr.87, C 73.

PRO. FO. 371. 1823, doc. No. 25388, June 2, 1913. The National Archives of

United Kingdom (Arkivi Britanik)

Koleksioni i Luftërave të Ballkanit. Fondi 68, Dosja H5, Indeksi 1-15, 1-71.

ATASE (Arkivi Ushtarak i Turqisë).

Dosja Nr. 2066, Fondi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arkivi Qendror Historik

i Bulgarisë, (Bŭlgarski Istoricheski Arkhiv), BIA.

Botime dokumentare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar, Vëll.I, Tiranë:

Toena, 2002.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar, Vëll.II, Tiranë:

Toena, 2002.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar, Vëll.III,

Tiranë: Toena, 2007.

Carnegie Endowement of International Peace, Report of the International

Comission to Inquire into the Causes and Conduct of the Ballkan Wars,

Washington DC: 1914.

Duka Valentina, Dokumente Britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët, tetor-

dhjetor 1913. Tiranë: Toena, 2012.

General Staff War Office (Great Britain), Armies of the Balkan States, 1914-1918.

London and Nashville: 1996. Military Notes on the Balkan States.

Historia e artit ushtarak shqiptar nga Lashtësia deri në vitin 1939. Tiranë:

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

221

SHBU, 2001.

“Historia e Ushtrisë Shqiptare, 1912-1939, Pjesa e I”, Tiranë: SHBU, 2000.

Historia e Shqipërisë, Vëll II. Tiranë: Botim i USHT, 1956.

Luftërat e tjera ballkanike, Tiranë: Onufri, 1993.

Luftërat Ballkanike dhe Shqipëria. Botim i përbashkët i Akademisë së Mbrojtjes

Tiranë dhe Universitetit Luigj Gurakuqi Shkodër, Botimet “mb”, Tiranë: 2008.

Nevila Nika, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912).

Prishtinë: KGT, 2003.

Pollo Stefanaq e Pulaha Selami, Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, 1878-

1912, Tiranë: 1978.

Puto Arben, Përmbledhje dokumentare: Çështja shqiptare në aktet

ndërkombëtare të periudhës së imperializmit, 1876-1926, Vëll. I. Tiranë: 1984.

Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj, 28 Nëntor 1912-22 Janar

1914. (Përmbledhje dokumentesh).Tiranë: 1963.

Serbia e Shqiptarët, Libri i Parë. Prishtinë: Instituti i Historisë Prishtinë , 2011.

Shatri Muhamet, Dokumente franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët më 1912.

Vëll.II. Tiranë: Toena, 2012.

Duka Ferit, Egro Dritan, Gjermëni Sokol, Shqipëria në Dokumentet Austro-

hungareze (1912), Vëllimi II. Tiranë: Botimet Albanologjike, 2012.

Shqipëri-Austri, Reflektim historiografik. Aktet e Konferencave Shkencore,

Shkodër. Maj 2012, Tiranë, Tetor 2012. Tiranë: Botimet Albanologjike, 2013.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

222

Literatura

Aehrenthal A. L. Aus dem Nachlass Aehrenthal. Briefe und Dokumente zur

Österrreichisch-Ungarisschen Innen-und Aussenpolitik 1885-1912. Graz: 1994.

Ahmad Feroz, The Young Turks. The Committee of Union and Progress in

Turkish Politics 1908-1914 , Oxford: 1969.

Akademia e Shkencave e RPSSH & Instituti i Historisë, Historia e Shqipërisë,

Vëll.II, Tiranë: 1965.

Akademia e Forcave të Armatosura. International Conference, The Declaration of

Independence of Albania and the International Environement, 100 Years of

Albanian State. Tiranë: Dhjetor 2012.

An Index of events in the military history of the greek nation. Hellenic Army

General Staff, Army History Directorate, Atene, 1998. ISBN 960-7897-27-7.

Asani Skënder, Kryengritja e Përgjithshme Shqiptare e vitit 1912 sipas burimeve

bullgare. Shkup: Botimet Shkupi, 2010.

Atacanlı Sermet, Atatürk ve Çanakkale'nin komutanları. Instanbul: MB Yayınevi,

2006.

Baji Ogust, Perandoria e Bizantit, (Përkthim), Tiranë: Arbri, 1993.

Bajrami Hakif, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës

(1844-1945), Prishtinë: 1995.

Balkan battle grounds, A Military History of the Yugoslav Conflict, 1990-1995,

Volume I and Map Case, Central Intelligence Agency U.S, 2001.

Barby Henry, Les Victoires Serbes, Publisher: Grasset, 1913.

Batakoviç T. Dushan, Qeveria serbe dhe Esat Pashë Toptani. (Përkthim). Tiranë:

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

223

IDK, 2012.

Berdal Mats and Malone David M., Greed and Grievance: Economic Agendas in

Civil Wars, Boulder: Lynne Rienner, 2000, and Alex J. Bellamy, “Grievance and

Greed,” The World Today, April 2001.

Berri Gino, Rrethimi i Shkodrës, Tetor 1912-Prill 1913, Përkthim, Tiranë: SHBU,

1998.

Biagini Antonello F. M., Momenti di storia balcanica: 1878-1914 - Aspetti

militari, Roma: 1981.

Biagini Antonello F. M., L'Italia e le Guerre Balcaniche, Roma: Edizioni Nuova

Cultura, 2012.

Bozbora Nuray, Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane,

(Përkthim). Tiranë: Dituria, 2002.

Bridge W. C., Isvolsky, Aehrenthal and the end of the Austro-Russian Entente,

1906-1908, 1976.

Brown L. Carl, The Ottoman Imprint on the Balkans and the Middle East, New

York: Columbia University Press, 1996.

Buda Aleks, Shkrime Historike, Vëllimi 2, Tiranë: 1986.

Bülow B., Memoirs of Prince von Bulow, vol.I, Boston: 1931.

Bulut Semih, Bashkëpunimi i forcave turke me ato shqiptare në Luftën e Shkodrës

(1912-1913).

Bushati Hamdi, Shkodra dhe motat. Vëll.I, Shkodër: 1998.

Buzan Barry, Peoples, States and Fear, London: Wheatsheaf Books London,

1983.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

224

Cana Zekirja, Politika e Serbisë kundrejt çështjes shqiptare 1903-1913. Prishtinë:

Instituti Albanologjik, 2006.

CARDINI Franco, “Europa e Islam: Storia di un malintesa”, Rome: Editori

Laterza, 1999.

Castellan George, Historia e Ballkanit, (Përkthim), Tiranë: ÇABEJ, 1991.

Chester S. M, Life of Venizelos, with a letter from His Excellency M. Venizelos.

Londres: Constable, 1921.

Clark Wesley K., Waging Modern War: Bosnia, Kosovo, and the Future of

Combat, New York: Public Affairs, 2001.

Clayer Nathalie, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar. Tiranë: Përpjekja, 2009.

Cohen Lenard J., Milosheviç, misteri i pushtetit, Tiranë: AIIS, 2010.

Çakmak Fevzi, Si u humb Rumelia Perëndimore, (Përkthim). Tiranë: AIH, 2005.

Çekrezi Kostë, Shqipëria e shkuara dhe e tashmja. (Përkthim), Tiranë: Naimi,

2012.

Danaj Pëllumb, Kosova dhe NATO, Tiranë: Toena, 2005.

Davison Roderic H., Ottoman Diplomacy and its Legacy, New York: Columbia

University Press, 1996.

Della Rocca Roberto Moroco, Kombësija dhe Feja në Shqipëri 1912-1944.

(Përkthim). Tiranë: Elena Gjika, 1944.

Destani Bejtullah dhe Tomes Jason, Miku i madh i shqiptarëve, Aubrey Herbert

dhe krijimi i Shqipërisë së sotme, ditarë dhe letra: 1904-1923. Tiranë: Via

Egnatia, 2012.

Détorakis Teocharis, A history of Crete, Heraklion, 1994.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

225

Djilas Aleksa, The Contested Country: Yugoslav Unity and Communist

Revolution, 1919-1953, Cambridge, MA: Harvard University Press, 1991.

Dragnich N. Alex, Nikola Pasic and Yugoslavia, New Brunsroick: Rutgers

University Press, New Jersey 1974.

Duka Valentina, Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë: Botime Universitare

ALBAS, 2014.

Durham Edit, Brenga e Ballkanit. Tiranë: 1991.

Durham Edit, 20 vjet ngatërresa ballkanike, Tiranë: Onufri, 1994.

Durham Edit, Brenga e Ballkanasve, Tiranë: Argeta-LMG, 2000.

Durham Edith, Albania and the Albanians: Selected Articles and Letters, 1903-

1944 (The story of Essad Pacha), The centre for Albanian studies, London 2001.

Durham Edit, Lufta për Shkodrën, Përkthim. Shkodër: CAMAJ-PIPA”, 2005.

Egro Dritan, Disa të dhëna të reja mbi fillimet e nacionalizmit shqiptar, Studime

historike. Tiranë, 2010.

Erickson E.J, Defeat in Detail. The Ottoman Army in the Balkans, 1912-1913,

Westport: 2003.

Ertuna Hamdi, Yanya savunması ve Esat Paşa, Kültür ve Turizm Bakanlığı, 1984.

Falaschi Renzo, Ismail Kemal Beu Vlora, Il pensiero e l’opera attraverso i

documenti italiani, Roma: BARDI Editori, 1985.

Feçorri Ramiz, Ushtritë e huaja në Shqipëri. Tiranë: Ermal, 2002.

Finkel Caroline, Osman`s dream-The story of the ottoman Empire 1300-1923.

London: John Murray Publishers, 2005.

Finkielkraut Alain, Comment peut-on être Croate?, Paris: Gallimard,1992.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

226

Fjalori Enciklopedik Shqiptar (FESH), Botim i Ri.Vëll.1, Tiranë: KRISTALINA–

KH”, 2008.

Fjalori Enciklopedik Shqiptar (FESH), Botim i Ri.Vëll.2. Tiranë: KRISTALINA–

KH”, 2008.

Frashëri Kristo, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Vëll.I. Tiranë: Akademia e

Shkencave të Shqipërisë, 1989.

Frashëri Kristo, E vërteta mbi shqiptarët e Maqedonisë. Tiranë: Dudaj, 2010.

Friedman Francine, The Bosnian Muslims: Denial of a Nation. Boulder:

Westview Press, 1996.

Gawrych George, Gjysmëhëna dhe shqiponja, Tiranë: Bota Shqiptare, 2007.

Geary J. Patrick, Miti i kombeve origjina mesjetare e Europës. (Përkthim). Tiranë:

OMBRA GVG, 2009.

General Staff, War Office (Great Britain) Armies of the Balkan States, 1914-1918.

London: London and Nashville, 1996.

Geppert Dominik, Mulligan William, Rose Andreas, The Wars before the Great

War: Conflict and International Politics before the Outbreak of the First World

War, United Kingdom: Cambridge University Press, May 2015.

George Young, Nationalism and War dhe Near East. Clarendon Press: Oxford

England 1915.

Geshov Ivan E., Spomeni iz godini na borbi i pobedi. Sofia, 1916.

Geshov Ivan E, Lichna korespondentsiya, no. 7 letter of 30 June 1878 o.s. to

Hristo N.Puliev, ed. Radoslav Popov, Vasilka Tankova. Sofia: 1994.

Gjermeni Sokol, Kryengritja shqiptare e vitit 1911, në optikën e diplomacisë

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

227

europiane dhe ballkanike, Tiranë: 2011.

Glamočak Marina, La transition guerrière yougoslave. Paris: L’Harmattan, 2002.

Glenny Misha, Histori e Ballkanit 1804-1999. Tiranë: Toena dhe IDK, 2007.

Godsey William D., Aristocratic Redoubt: The Austro-Hungarian Foreign Office

on the Eve of the First World War, West Lafayette, Purdue University Press, 1999.

Gordon IV John, and MC Ginn John G., Disjointed War: Military Operations in

Kosovo, 1999. Santa Monica: Rand, 2002.

Grant R. G., 1001 Battles that changed the course of history, London:

Quintessence Editions Ltd, 2011.

Gurakuqi Romeo, Shqipëria 1911-1914, Tiranë: UET Press, 2012.

Gursel Nedim, Retour dans les Balkans: Récit. Quarnum, 1997.

Guy Nicol, Lindja e Shqipërisë. Përkthim. Tiranë: PEGI, 2012.

Hall Richard C., The Balkan Wars 1912-1913, Prelude to the First Word War,

Published by Routledge, 2000.

Hanioglü M. Sükrü, A brief history of the Late Ottoman Empire, New Jersey:

Princeton University Press, 2008.

Hasani Enver, Vetëvendosja, integriteti territorial dhe stabiliteti ndërkombëtar:

Rasti i Jugosllavisë. Prishtinë: Gjon Buzuku, 2010.

Herbert Aubrey, Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957 – 2010, Tiranë:

UET Press, 2015.

Hobsbaum E. J., Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780. Tiranë: Toena dhe

Fondacioni “Soros”, 1996.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

228

Agujari-Kárász Gina, Von Hoetzendrof Conrad, Mein Leben mit Conrad von

Hötzendorf: Sein geistiges Vermächtnis. Leipzig, 1935.

Hofbauer Hannes, Balkan Krieg: Zehn Jahre Zerstörung Jugoslawiens. Vienna:

Pro Media, 2001.

Howell Philip, The campaing in Throce 1912. London: Hugh Rees-Editor, 1913.

Hooton E. R., Prelude to The First World War, The Balcan Wars 1912-1913,

U.S.A: Fonthhill Media Limited, 2014.

Hoxha Shefqet, Luma në luftërat për liri. Tiranë: GEER”, 2002.

Huntington Samuel, Lo scontro delle civilizieted, ordine mondiale. Milano,

Garzianti, 2000.

Ivetic Egidio, Luftërat Ballkanike. Tiranë: Dituria, 2008.

Jacques E.E., Shqiptarët, Vëll I, Tiranë: KARTË E PENDË, 1996.

Jelavitch Barbara, History of the Balkans, vol.I: Eighteenth and Nineteenth

Centuries. Cambridge: 1983.

Jelavich Charles dhe Barbara, Themelimi i shteteve kombëtare të Ballkanit, 1804-

1900, Përkthim. Tiranë: Dituria, 2004.

Jean Carlo, Gjeopolitika, Tiranë: SH.B.U, 1998.

Jeriçek Kostandin, Historia e Serbëve, Pjesa I, Tiranë: 55”, 2010.

Jezernik Bozidar, Europa e egër. (Përkthim), Tiranë: Plejad, 2010.

Johnsen T. William, Zbërthimi i Enigmës së Ballkanit: Historia në funksion të

politikës. Tiranë: Instituti i Studimeve Strategjike, 1995.

Juka H. Gëzim, Shteti Shqiptar dhe Shkodra 1912-2012. Shkodër: Rozafa, 2012.

Kadare Ismail, Poshtërimi në Ballkan. Tiranë: 2004.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

229

Kadare Ismail, Simiç Predrag, Frckskoski Ljubomir, Hysa Ylber, Ballkani i Jugut.

(Përkthim). Tiranë: Onufri, 2012.

Kaldor Mary, New and Old Wars: Organized Violence in a Global Era, Stanford:

Stanford University Press, 1999.

Kaplan D. Robert, Greqia: Dashnorja e Perëndimit, Gruaja e Lindjes. Tiranë:

2002.

Katana Halil, Tri dimensionet e Luftës Çlirimtare të Kosovës. Tiranë: 2002.

Kaufman Joyce P., NATO and the Former Yugoslavia: Crisis, Conflict, and the

Atlantic Alliance. Lanham, MD: Rowman & Littlefield Publishers, Inc., 2002.

Kayallof Jacques, The battle of Sardarabad. Mouton 1973: Retrieved 18 October

2011.

Kennan George, Në përfundim të një shekulli. Tiranë: 1997.

Këlcyra Ali, Shkrime për historinë e Shqipërisë, Tiranë: Onufri, 2012.

Kinross Lord, The Ottoman Centuries, The rise and the fall of the Turkish Empire.

New York 10022: Perennial, An Imprint of Harper Collins Publishers, 2002.

Kissinger Henry, Diplomacia. Tiranë: Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve,

1999.

Komitetet e Mbrojtjes Kombëtare, Historia Ushtarake. Tiranë, 1934.

Konica Faik, Shqipëria kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore. Ndërmarrja

botuese “Gjon Buzuku”, Tiranë. Shtypur në Shtypshkronjën “Nova Makedonija”,

Shkup: 1991.

Krasniqi Selajdin, Prizreni udhëtim nëpër kohë, Prizren: 2003.

Kujtime, Ismail Qemal Bej Vlora. Tiranë: GRAND PRINDT, 2007.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

230

Kuneralp, Sinan (ed.): Nineteenth Century Ottoman Diplomacy and Reforms.

Istanbul: 1999.

Lambeth Benjamin S., NATO’s Air War for Kosovo: A Strategic and Operational

Assessment, Santa Monica RAND, 2001.

Leci Elmaz, Lama Faik, Hasani Proletar, Historia e Ushtrisë Shqiptare, Pjesa e

pare. Tiranë: KRISTALINA-KH, 2008.

Liebich André, Minorities in Eastern Europe: Obstacles to a Reliable Count.

RFE/RE Research Report, Vol. 1, May 20, 1992.

Lleshi Abaz, Gjeopolitika e Ballkanit dhe perspektivat e Sigurisë në Rajon.

Tiranë: Geer, 2008.

Ludvig E. Napoleoni. Përkthim. Tiranë: Globus R., 1999, (Kopertina e pasme).

Luftërat e tjera ballkanike, Tiranë: Onufri, 1993.

Machiavelli Niccolo, Princi-Politika dhe Kodi Moral. Tiranë: Uegen, 2003.

Malcolm Noel, Kosova një histori e shkurtër. (Përkthim). Tiranë: Koha Ditore

dhe Shtëpia e Librit, 2001.

Maksudoĝlu Mehmet, Historia Osmane dhe Institucionet, Tiranë: ALSAR, 2013.

Marzo Magno Alessandro, ed., La Guerra dei dieci anni. Jugoslavia 1991-2000: I

fatti, i personaggi, le ragioni dei conflitti. Milan: il Saggiatore, 2001.

Mazower Mark, Ballkani një histori e shkurtër. Tiranë: Skanderbeg books, 2003.

McFie E. L., The Eastern Question 1774-1923, London: Longman 1989.

MacMillan Margaret, Paris 1919, gjashtë muaj që ndryshuan botën. Tiranë:

Plejad, 2006.

MacMillan Margaret, The war that ended peace: How Europe abandoned peace

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

231

for the First World War, London: PROFILE BOOKS LTD 2013.

Medlicott W. N., The Congres of Berlin and after, Hamden, Conn: Archon Books,

1963.

Meyer Edward C., America, too, Needs Balkan Stability. The International Herald

Tribune, 12 December 2002.

Milanov Jordan, Aviacioni ushtarak në Bullgari përmes luftërave 1912-1915.

Pjesa e Parë. “Georgi Pobedonocej”, Sofie 1995.

Milo Paskal, Shqipëria dhe Jugosllavia 1918-1927, Tiranë: Shtëpia botuese

Enciklopedike, 1992.

Milo Paskal, Politika e Jashtme e Shqipërisë. Tiranë: TOENA, 2013.

Mingst Karen, Bazat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. (Përkthim). Tiranë: AIIS,

2008.

Muner Paolo, Shpresa e Shqypëriis. Durrës: Jozef, 2015.

Murzaku Thoma, Politika e Serbisë kundrejt Shqipërisë gjatë Luftës Ballkanike

1912-1913. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i

Historisë, 1987.

Nation Craig R., War in the Balkans, 1991–2002. Honolulu: University Press of

the Pacific, 2004.

Nardulli Bruce R., Perry Walter L., Pirnie Bruce, Gordon IV John, and MC Ginn

John G., Disjointed War: Military Operations in Kosovo, 1999, Santa Monica:

Rand, 2002.

Nikaj Dom Ndoc, Shkodra e rrethueme. Tiranë: 1917.

Osmani Jusuf, Kolonizimi Serb i Kosovës, Prishtinë: Shb ERA, 2010.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

232

Pacha Cherif, Quelques réflexions sur la guerre turco-balkanique. Paris: 1913.

Pandev Konstantin, Noneva Z., ed. Borbite vo Makedonia i Odrinsko 1878-1912

Spomeni, (Betejat në Maqedoni dhe Andrinopojë 1878-1912), Kujtime, Sofia:

1981.

Pettifer James, Ushtria Çlirimtare e Kosovës. (Përkthim). Tiranë: Plejad, 2012.

Pernice A., Origine de evolucioni storica delle nazioni balcaniche. Milano: 1915.

Pollo Stefanaq, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë-kthesë e madhe në historinë e

popullit shqiptar, Tiranë: 1982.

Puto Arben, Demokracia e rrethuar. Tiranë: 1990.

Puto Arben, Analisti i Ballkanit. Tiranë: 1996.

Puto Arben, Shqipëria politike 1912-1939. Tiranë: Toena, 2009.

Puto Arben, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha. Tiranë:

Toena, 2012.

Qose Rexhep, Shqipëria dhe Kosova, Tiranë: Toena, 2013.

Rakoçevic Novica, The Organization and Character of the Montenegr in Army in

the First Balkan War, eds Bela Kiraly and Dimitrije Djordjevic in Esat Central

Eurapean Society and Balkan War. Boulder, 1987.

Ratkoviq B., Privi Balkanisti rat treca bujiga. Beograd, 1960.

Rexhepi Përparim, Mbrojtja e Shkodrës, Tiranë: Globus R, 2001.

Rich Norman, Diplomacia e Fuqive të Mëdha. Tiranë: Toena, 2006.

Rogan Eugene, The Fall of the Ottomans: The Great War in the Middle East.

New York: Basic Books Publisher, 2015.

Rothschild Joseph, Evropa Qendrore dhe Lindore midis dy luftërave botërore.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

233

Tiranë: Dituria, 2004.

Roucek Joseph S., Balkan Politics: International Relations in No Man’s Land.

Stanford: Stanford University Press, 1948.

Sadiku Xhaferr, Shqipëria 1878-1928, roli i elitës politike, Tiranë: Mirgeeralb,

2014.

Sazonov Dimitrieviç Sergej, Kujtime. (Përkthim). Tiranë: HELGA`S SECRETS,

2009.

Schevill Ferdinand, Ballkani, historia dhe qytetërimi, Tiranë: Uegen”, 2002.

Schurman G. Jacob, Luftërat ballkanike, Tiranë: Uegen, 2006.

Selenica Teki, Shqipënjija më 1937, Tiranë: 1938.

Stark Hans, Les Balkans, Le retour de la guerre en Europe. Paris: IFRI&Dunod,

1993.

Stavrianos L. S, Balkan Federation: A history of the movement Toward Balkans

Unity in Modern Times, Hamden Con: 1942.

Stavrianos L. S, The Balkans 1815-1914, New York: Holt, Rinehart and Winston,

1963.

Stickney Pierpont Edith, Shqipëria Jugore ose Epiri i Veriut në çështjet

Europiane Ndërkombëtare 1912-1923, Tiranë: KOHA, 1998.

Swire J., King Zog’s Albania, London: Robert Hale and Company, 1937.

Shala Xheladin, Çështja shqiptare dhe diplomacia serbe 1912-1913, Prishtinë:

2006.

Shaw Stanford J., and Shaw Ezel Kural, History of the Ottoman Empire and

Modern Turkey, Vol.II. Reform, Revolution and Republic-The rise of the Modern

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

234

Turkey 1808-1975. Cambridge: Cambridge University Press, 1977.

Shuflai Milan, Serbët dhe Shqiptarët. (Përkthim). Tiranë: 1926.

Tafili (Hyskaj), Eva Ballkani përgjatë periudhës moderne. Tiranë: Shtypshkronja

“Progres”, 2005.

Teodorova M, Ballkani Imagjinar. Tiranë: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit,

2004.

80 vjet nga Lufta e Ballkanit 1912-1913. Sofie: Georgi Pobedonocej, 1995.

Tolstoi Leon (Lev), Lufta dhe Paqja, Tiranë: OMSCA-1, 2003.

Trotsky Lev, On the Annexation of Bosnia and Herzegovina by Austria, Bristol

1965.

Trotsky Lev, Guerre Balcaniche 1912-1913, Milano: Lotta comunista, 1999.

Tucoviq Dimitrije, Serbë e Shqiptarë. Prishtinë: Rilindja, 1948.

Tulard Jean, Histoire de la Crète. PUF, 1979.

Thaden Edward, Russia and the Balkan Alliance of 1912. University Park,

Pennsylvania, 1965.

Thomsett Michael C., Thomsett Jean Freestone, War and Conflict Quotations: A

Worldwide Dictionary of Pronouncements from Military Leaders, Politicians,

Philosophers, Writers and Others. Jefferson, North Carolina and London:

McFarland and Company, Inc,. Publishers 2008.

The memoirs of Ismail Kemal Bey, edited by Sommerville Story; with a preface

by William Morton Fullert, Published: 1920.

Vaina Eugenio, La Nazione Albanese, Catania: F. Battiato, 1917.

Vickers Miranda, Shqiptarët një histori moderne. Tiranë: Bota Shqiptare, 2008.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

235

Vivaldi P. Raul, Vështrim mbi historinë ushtarake shqiptare. Tiranë: 1931.

Vllamasi Sejfi, Ballafaqime politike në Shqipëri, 1897-1942. Tiranë: 1995.

Vlora Ekrem bej, Kujtime 1885-1925, Tiranë: BOTA SHQIPTARE, 2003.

Vlora Syrja, Kujtime. Nga fundi i sundimit Osman në Luftën e Vlorës. Tiranë:

“ICEBERG” Publishing House, 2013.

Von Hoetzendrof Gina Agujari-Kárász, Conrad, Mein Leben mit Conrad von

Hötzendorf: Sein geistiges Vermächtnis. Leipzig, 1935.

Wachtel Andrew Baruch, Ballkani në historinë botërore. Tiranë: Toena, 2012.

Williams Fred Xhorxh, Shqiptarët. Tiranë: 1928.

Williamson S. R. J, Austria-Hungary and the Origins of the First World War.

Basingstoke: 1991.

Xoxi Koli, Ismail Qemali -Jeta dhe vepra, Tiranë: 8 Nëntori, 1983.

Yosmaoğlu İpek, Blood Ties, Religion, Violence, and the Politics of Nationhood

in Ottoman Macedonia 1878-1908. New York: Cornell University Press 2014.

Zambawer von Hortense, Rrethimi i Shkodrës. (Përkthim), Shkodër: Camaj-Pipa,

2006.

Zamfirescu E., The Flight From Balcans, Sudeuropa, Nos.1-2, 1995.

Zavalani Tajar, Histori e Shqipërisë. Botimi Dytë. London: Drini Publication

LTD, 1966.

Zavalani Tajar, Histori e Shqipnis, Tiranë: Phoenix, 1998.

Zečević Velizar, Rezultati rata: Ima samo poraženih, Nin, January 24, 1992.

Materiale studimi

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

236

Danaj Pëllumb, Nismat rajonale të bashkëpunimit dhe perspektivat e sigurisë në

BE, Tiranë: 2005.

Elezi Mehmet, Faktori shqiptar dhe stabiliteti i rajonit, Tiranë: Botim i shoqatës

shqiptare të Atllantikut.

Andriç Ivo, The Development of Spiritual Life in Bosnia Under the Influence of

Turkish Rule. Durham, NC: Duke University Press, 1990. Ky është një tekst i

dezirtacionit të doktoraturës së Andri Ĭut, shkruar në vitin 1924 për Universitetin e

Grazit.

Revista

AMAE, Turquie, Guerres Balcaniques, VIII, Vol. 236, 1-5 octobre 1912, AIH.

Scatula Emanuel, Valka na Balkane:Valecne tazeni Bulharska, Srbska, Recka a

Cerne Hory proti Turecku. Praha: 1913.

Falls Cyril, Balkan-wars-1912-1913, History Today, Volume 13 Issue (1963)

accessed 9 September.

Gazeta, Shkupi. Shkup: 12 shtator 1911.

La Premiere Guere Balkanique a traverse les pages d’ illustration. Thesalonique:

1992.

Revue International d’ Histoire Militaire, Nr. 74, Edition Bulgare. Sofia:

L’Institut D’ Histoire Militaire, 1992.

Revista Diplomacia, viti 2001.

Revista, Marrëdhënie Ndërkombëtare. Nr.5, 2011, 21.

Revista Mbrojtja 11/1992. Prof. Dr. Shahin Leka.

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

237

Revista Mbrojtja, 2003-2013.

Revista Mbrojtja, Nr. 10, viti 1997.

Strategjia, Revistë Greke, nr. 43, Prill 1998.

TIME, The Balkan Wars: Scenes from the Front Lines, 8 Tetor 2012

Obzor, Revistë Serbe, 24.12. 1912, Zagreb.

Zaho Golemi, Revista Mbrojtja, Nr. 3, 2013.

Osiander Andreas, Re-regarding Early Twintieth Century IR Theory: Idealism

revisited, International Studies Quarterly, vëllimi 42, nr. 3, 1998.

Radin, A. Michael. IMRO and the Macedonian Question. Skopje: Kultura, 1993.

Adresa internet

https://en.wikipedia.org/wiki/Otto_von_Bismarck

http://articles.philly.com/1993-06-26/news/25970939_1_iron-chancellor-imperial-

germany-otto-von-bismarck

https://en.wikipedia.org/wiki/Treaty_of_San_Stefano

https://en.wikipedia.org/wiki/Stefan_Stambolov.

VOA Zëri i Amerikës, Lajme / Ballkani, Marrëveshja e Dejtonit, vështrim

retrospektiv nga aktorët kryesorë, (E dielë, 22 nëntor, 2015).

KOHA net, 16 vjet nga Konferenca e Rambujesë, (6 Shkurt 2015).

www.scribd.com › Business/Law › Court Filings

http://testmap.rks-gov.net/sq/page.aspx?id=55.

http://www.historytoday.com/cyril-falls/balkan-wars-1912-

1913#sthash.7NaxwF3Z.dpuf

Luftërat dhe siguria në Ballkan gjatë shekullit XX Msc. Edit Bregu

238

http://www.archives.bg/balkanwars/

https://www.youtube.com/watch?v=rrQv_uZ4WXI

https://www.youtube.com/watch?v=ccI0Z5ncCCg

https://www.youtube.com/watch?v=m9j4wEZ-XDc

http://www.army.gr/structure/eng/istoria/mouseia/Polemou%201912-

13/history_en.html

https://www.haf.gr/en/history/balkan-wars/

http://www.academia.edu/2043875/Some_notes_on_Early_Balkan_Aviation_Hist

ory_1912-13_

https://en.wikipedia.org/wiki/Mehmet_Esat_B%C3%BClkat).

https://www.churchillcentral.com/quotes

Ilustrime me faksimilie, harta, skema dhe

foto të personaliteteve të kohës

1. Faksimile e shkëputur nga Arkivi Historik Qendror i Shtetit, Bullgari

Burimi: Fondi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Dosja Nr. 2066, datë 10 Qershor 1912

2. Faksimile e shkëputur nga Arkivi Historik Qendror i Shtetit, Bullgari

Burimi: Fondi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Dosja Nr. 2027, datë 09 Korrik 1912.

194. HASAN PRISHTINA NGA FERIZAJ LAJMËRON KRYENGRITËSIT NË

ELBASAN QË TË MOS SHPËRNDAHEN DERI NË NJË NJOFTIM TJETËR

Ferizaj, 13. 8. 1912732

Irfan beut, në Elbasan

Ditën që kam hyrë në Prishtinë i pata telefonuar Abdi beut733 dhe e pata lajmëruar për

t’i dhënë fund luftimeve. Njaziu734 pat shkruar se do të dalë në mal. I dhashë

përgjegjen si e meritonte. Në del vërtetë do të na duhet t'ia thyejmë hundët. Kështu

qysh tashti duhet të merni masa. Në është nevoja ju çojmë 2000-3000 të armatosur për

të qenë nën komandën tuaj. Ju faleminderit për simpatinë. Ju lajmëroj përfundimin.

Mos u shpërndani deri në një njoftim tjetër.

Hasan735

AQSHiRSH

F. 32, D. 132, f 103

(dorëshkrimi osmanisht)

195. TELEGRAM I KOMITETIT TË KRYENGRITJES PËR SHQIPËRINË E

JUGUT DËRGUAR ATIJ TË ELBASANIT ME TË CILIN KËRKOJNË T’U

NJOFTOHET PËRMBAJTJA E BISEDIMEVE TURKO-SHQIPTARE DHE

NËSE KRYENGRITËSIT E KANË ÇLIRUAR SHKUPIN

Fier, 14. 8. 1912736

Kryesisë së Grupit Revolucionar të Elbasanit

A keni koresponduar me Hasan beun?737 Nëse po, na shkruani. Si është gjendja juaj?

Ne jemi në këmbë me annë në dorë; Fierin e kemi zënë. Jemi në pritje. Simbas fjalëve

të përhapura dje në bisedimet e zhvilluara në Veri paskan lindur kundërshtime mbi

pikën e parë të dymbëdhjetë pikave që

përbëhen në kërkesat tona, prandaj Hasan beu me shokë paskan shkelur Shkupin.738

732 Në tekst - Firozoviq, 31 korrik 1328 733 Abdi Toptani. /34 Njazi Resnja. 735 Hasan Prishtina. 736 Në origjinal - 1 gusht 1328 737 Hasan Prishtina, 7.8 Komisionit Qeveritar Xhonturk në Prishtinë iu dorëzua më 9 gusht 1912 memorandumi i dytë i

quajtur "14 pikat e Hasan Prishtinës", duke iu bërë të qartë atyre nga ana e kryengritësve se po nuk u

përbëhen në kërkesat tona, prandaj Hasan beu me shokë paskan shkelur Shkupin.1 A

është e vërtetë? Në kini dijeni, tashti na lajmëroni.2

Grupi Revoluncionar i Shqipnis së Jugut740

AOSH i RSH

F. 32, D. 107, f 1; D. 132 J. 57

(origjinali osmanisht)

7.8 Komisionit Qeveritar Xhonturk në Prishtinë iu dorëzua më 9 gusht 1912 memorandumi i dytë i

quajtur "14 pikat e Hasan Prishtinës", duke iu bërë të qartë atyre nga ana e kryengritësve se po nuk u

plotësuan kërkesat do të marshohet drejt Shkupit. Mosdhënia e përgjigjes nga qeveria e Stambollit

brenda afatit të 2 ditëve, të caktuara nga kryengritësit, solli atë që ata marshuan e hynë në Shkup në

mes të muajit gusht 1912, të pritur triumfalisht prej popullit. 7.9 Ky telegram është botuar në përmbledhjen me dokumente "Hasan Prishtina", K. Nuro e N. Bata,

Tiranë 1983. Botim i DPASH.

3. Faksimile e Telegramit të Hasan Prishtinës drejtuar Irfan Beut, Ferizaj, 13.08.1912

si dhe e Telegramit të Komitetit të Kryengritjes për Shqipërinë e Jugut drejtuar atij

të Elbasanit, Fier, 14.08.1912. Burimi: Nevila Nika, Përmbledhje dokumentesh mbi

Kryengritjet Shqiptare (1910-1912). Prishtinë: Instituti i Historisë, Shtypshkronja KGT,

2003, 303-304.

Figura 1. Hartë e përfitimeve territoriale që pati Mali i Zi më 1878 nga Traktati i Shën

Stefanit dhe nga Kongresi i Berlinit. Burimi: Arkivi i Qendrës së Studimeve Albanologjike,

Republika e Shqipërisë.

Figura 2. Hartë që përfaqëson aspiratat kombëtare të popujve të Ballkanit viti 1912 .

Burimi: Mr. Paul Dehn, Die Volker Sudeuropas und ihre politischen Probleme. in the

Angewandte Geographie. Halle, 1909. Shih në: Carnegie Endowement of International Peace,

Report of the International Comission to Inquire into the Causes and Conduct of the Ballkan

Wars. Washington DC, 1914.

Figura 3. Skemë e kontradiktave midis kufijve etnikë dhe kufijve të caktuar nga

Konferenca e Londrës 1912-1913. Burimi: Edit Durham, Lufta për Shkodrën. Shkodër: Camaj-

Pipa, 2005, 23.

Figura 4. Skemë e Teatrit të Luftimeve në Mbrojtjen e Shkodrës, sipas një burimi Italian.

Burimi: Burimi: Edit Durham, Lufta për Shkodrën. Shkodër: Camaj-Pipa, 2005, 26.

Figura 5. Hartë osmane e kohës, Vilajeti i Janinës. Burimi: Revista MBROJTJA, Nr.3. Tiranë:

Mars 2013, 47.

Figura 6. Hartë e Shqipërisë etnike. Burimi: Edith Pierpont Stickney, Shqipëria Jugore ose

Epiri i Veriut në Çështjet Europiane Ndërkombëtare, 1912-1913. Tiranë: KOHA, 1998, 167.

Figura 7. Hartë. Shqipëria dhe Vendet Fqinje. Burimi: Kostë A. Çekrezi, Shqipëria e shkuara

dhe e tashmja. Tiranë, 2012, 22.

Figura 8. Skemë e pretendimeve për “Teatrin” Perëndimor. Burimi: E. R. Hooton, Prelude

to The First World War, The Balcan Wars 1912-1913. U.S.A: Fonthhill Media Limited, 2014,

129.

Figura 8. Rrethimi i Janinës. Burimi: E. R. Hooton, Prelude to The First World War, The

Balcan Wars 1912-1913. U.S.A: Fonthhill Media Limited, 2014, 122.

Figura 8. Hartë që tregon humbjen e territoreve europiane të otomanëve pas Luftërave

Ballkanike të viteve 1912-1913. Burimi: M. Sükrü Hanioglü, A brief history of the Late

Ottoman Empire. New Jersey: Princeton University Press, 2008, 172.

Foto 1. Pazari i Shkodrës i shkatërruar nga lufta, viti 1913. Burimi: Instituti i Studimit të

Historisë Ushtarake.

Foto 2. Pozicion zjarri artilerie i forcave turke në Tarabosh të Shkodrës, viti 1912-1913

Burimi: Instituti i Studimit të Historisë Ushtarake.

Foto 3. Flamuri i përdorur në ndërtesën e Qeverisë së Vlorës gjatë vitit 1913. Burimi: Arkivi

i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Republika e Shqipërisë.

Përmasat 170x95 cm

Fondi Etnografik, Qendra e Studimeve Albanologjike

Historik i shkurtër

Ky flamur është përdorur në ndërtesën e Qeverisë së Vlorës gjatë vitit 1913. Flamuri është realizuar në pëlhurë të

leshtë, në të cilën është qëndisur nga të dyja anët shqiponja e zezë. Përqark konturohet nga një shirit me thekë

bronzi. Ky flamur është valëvitur në dy mënyra, i ngritur në shtizë me litar, por edhe i futur në një shkop, si dhe nga

të dyja anët (njëra anë është më e dëmtuar se tjetra). Kjo është edhe arsyeja se përse shqiponja nuk është e

pozicionuar në mes. Flamuri u identifikua vitin e kaluar, në bazë të raportit gjatësi e gjerësi tek flamuri objekt dhe të

po këtij raporti tek flamuri që paraqitet në dy fotografi të kohës. Njëkohësisht, për identifikimin e tij shërbeu edhe

pozicionimi jo në qendër i shqiponjës në flamurin e paraqitur në fotografitë e kohës, pozicionim i shqyrtuar në

laboratorin e kriminalistikës. Identifikimi i këtij flamuri u realizua nga Prof.As.Dr. Frederik Stamati dhe u certifikua

nga konsulta e specialistëve, e thirrur nga QSA më datë 6 janar 2012.

Foto 4. Luftëtarë shqiptarë për llogari të Otomanëve, gati për të luftuar me trupat serbe në

një fotografi që daton e vitit 1912. Pozicion zjarri artilerie i forcave otomane në Tarabosh

të Shkodrës, viti 1912-1913. Burimi: George Grantham Bain Collection, Library of Congress.

Shih në: TIME, The Balkan Wars: Scenes from the Front Lines, 8 Tetor 2012.

Foto 5. Ushtarë duke larguar të rënët në betejën e Adrianopojës gjatë Luftës së Parë

Ballkanike. Burimi: George Grantham Bain Collection, Library of Congress. Shih në: TIME,

The Balkan Wars: Scenes from the Front Lines, 8 Tetor 2012.

Foto 6. Trupat bullgare në një fushë jashtë qytetit të Adrianopojës (tani Edirne, Turqi),

pasi e morën atë. Minaretë e të famshmes Xhamisë Selimye mud të shihen që këtu. Burimi:

George Grantham Bain Collection, Library of Congress. Shih në: TIME, The Balkan Wars:

Scenes from the Front Lines, 8 Tetor 2012.

Foto 7. Trupat serbe gjatë një dite të lodhshme marshimi në Alessio, Serbi 1912. Burimi:

George Grantham Bain Collection, Library of Congress. Shih në: TIME, The Balkan Wars:

Scenes from the Front Lines, 8 Tetor 2012.

Foto 8. Rebelët maqedonas rrugës duke avancuar për në Selanik, Greqi në një foto që

daton e vitit 1912. Burimi: George Grantham Bain Collection, Library of Congress. Shih në:

TIME, The Balkan Wars: Scenes from the Front Lines, 8 Tetor 2012.

Foto 9. Komandanti otoman Fuad Bey, i zënë rob nga serbët në Kumanovë, viti 1912.

Burimi: George Grantham Bain Collection, Library of Congress. Shih në: TIME, The Balkan

Wars: Scenes from the Front Lines, 8 Tetor 2012.

Foto 10. Një grup ushtarësh grekë të vendosur rreth një topi. Kjo foto daton në vitin 1913.

Burimi: George Grantham Bain Collection, Library of Congress. Shih në: TIME, The Balkan

Wars: Scenes from the Front Lines, 8 Tetor 2012.

Foto 11. Admirali Burney, Komandanti i Forcave Ndërkombëtare në zbret në Shkodër, viti

1913. Burimi: Instituti i Studimit të Historisë Ushtarake.

Foto 12. Përgatitje për luftime, në Luftën e Shkodrës. Burimi: Instituti Studimit të Historisë

Ushtarake

Foto 13. Forcat Ndërkombëtare gjatë patrullimit në Liqenin e Shkodrës. Burimi: Instituti i

Studimit të Historisë Ushtarake.

Foto 14. Artilieri e rëndë e ushtrive malazeze dhe serbe gjatë Luftës së Shkodrës. Burimi:

Instituti i Studimit të Historisë Ushtarake.

Foto 15. Valiu dhe Komandanti, Kolonel Hasan Riza Pasha, me shtabin e tij gjatë Luftës së

Shkodrës, 1912-1913. Burimi: Instituti i Studimit të Historisë Ushtarake.

Foto 16. Kolonel Hasan Riza Pasha Foto 17. Gjeneral Esad Pashë Toptani

Burimi foto 14 dhe 15: Revista SHYPNIJA E ILUSTRUEME. Tiranë: 1929, 41.

Foto 18: Pozicione luftimi në Kodrat Foto 19: Gjeneral Esat Pashë Janina

e Bardhajve gjatë Luftës së Shkodrës Komandanti i Operacionit Mbrojtës

1912-1913. Burimi: Revista të Janinës 1912-1913. Burimi: Revista

SHYPNIJA E ILUSTRUEME, MBROJTJA Nr. 3. Tiranë: Mars, 2013,

Tiranë: 1929, 53. 47.

Foto 20. Flamur malazias i kapur nga turqit më 25 dhjetor në Bardhaj. Burimi: Edit

Durham, Lufta për Shkodrën. Shkodër: Camaj-Pipa, 2005, 196.

Foto 21. Hasan Riza Pasha, Esat Pasha, Burimi: Nicol Guy, Përlindja e Shqipërisë. Tiranë:

Pegi, 2012.

Foto 22. Esat Pashë Toptani komandant i Shkodrës, i dorëzon çelësat e fortesës LTM

Princit Trashëgimtar të Malit të Zi. Burimi:Dushan Batakoviç, Qeveria Serbe dhe Esat Pashë

Toptani. Tiranë: Botimet IDK, pa vit botimi, 68.

Foto 23. Marrëveshja e Dejtonit për paqe në Bosnje u arrit në nëntor 1995, gjatë

administratës së presidentit Klinton dhe u nënshkrua një muaj më pas në Paris. Bosnja në

fillim të viteve 1990 përjetoi luftimet më të rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Agresioni serb në këtë republikë ish-jugosllave u kushtoi jetën 250 mijë vetëve dhe

zhvendosi 2 milionë të tjerë. Burimi: VOA Zëri i Amerikës, Lajme / Ballkani, Marrëveshja e

Dejtonit, vështrim retrospektiv nga aktorët kryesorë. E dielë, 22 nëntor, 2015.

Foto 24. Konferenca e Rambujesë. Më 6 shkurt të vitit 1999, filloi punimet Konferenca e

Rambujesë. Ky takim, i cili u mbajt në afërsi të Parisit të Francës, synoi zgjidhjen e krizës

në Kosovë. Burimi: KOHA net, 16 vjet nga Konferenca e Rambujesë, 6 Shkurt 2015.

Foto 25. Momente nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Më 17 shkurt të vitit 2008, në

Parlamentin e Kosovës. Burimi: http://testmap.rks-gov.net/sq/page.aspx?id=55.