16
Metodologjia për llogaritjen e çmimit të jobalancit dhe çmimit të kompensimit DT-MO-010 ver. 1.0 faqe 1 nga 16 Departamenti: Operimi i Tregut Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT) Metodologjia për Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit dhe Çmimit të Kompensimit Shtator 2015

Metodologjia për Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit …...Metodologjia për llogaritjen e çmimit të jobalancit dhe çmimit të kompensimit DT-MO-010 ver. 1.0 faqe 6 nga 16 Departamenti:

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Metodologjia për Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit …...Metodologjia për llogaritjen e çmimit të jobalancit dhe çmimit të kompensimit DT-MO-010 ver. 1.0 faqe 6 nga 16 Departamenti:

Metodologjia për llogaritjen e

çmimit të jobalancit dhe çmimit të

kompensimit

DT-MO-010

ver. 1.0 faqe 1 nga 16

Departamenti: Operimi i Tregut

Operatori i Sistemit

të Transmisionit dhe Tregut të Kosovës

(KOSTT)

Metodologjia për

Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit dhe

Çmimit të Kompensimit

Shtator 2015

Page 2: Metodologjia për Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit …...Metodologjia për llogaritjen e çmimit të jobalancit dhe çmimit të kompensimit DT-MO-010 ver. 1.0 faqe 6 nga 16 Departamenti:

Metodologjia për llogaritjen e

çmimit të jobalancit dhe çmimit të

kompensimit

DT-MO-010

ver. 1.0 faqe 2 nga 16

Departamenti: Operimi i Tregut

PËRMBAJTJA

1. OBJEKTIVAT DHE FUSHËVEPRIMI .......................................................... 3

2. KOHA E APLIKIMIT TË METODOLOGJISË ............................................. 3

3. PËRGJEGJËSITË E PALËVE ......................................................................... 3

4. DEFINICIONET .............................................................................................. 6

5. NDRYSHORET ................................................................................................ 8

6. METODOLOGJIA E LLOGARITJES SË ÇMIMIT TË JOBALANCIT .... 10

7. ÇMIMI I ENERGJISË SË PROGRAMIT TË KOMPENSIMIT ................. 14

8. SHTOJCA 1 ...................................................................................................... 15

Page 3: Metodologjia për Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit …...Metodologjia për llogaritjen e çmimit të jobalancit dhe çmimit të kompensimit DT-MO-010 ver. 1.0 faqe 6 nga 16 Departamenti:

Metodologjia për llogaritjen e

çmimit të jobalancit dhe çmimit të

kompensimit

DT-MO-010

ver. 1.0 faqe 3 nga 16

Departamenti: Operimi i Tregut

1. Objektivat dhe fushëveprimi

1.1. Duke pasur parasysh mungesën e resurseve për balancim të sistemit në Kosovë si dhe

përmirësimin e performancës së sistemit të Kosovës sa i përket balancimit të sistemit është e

nevojshme që të përpilohet një metodologji për llogaritjen e çmimit të jobalanceve për palët

tregtare në Kosovë.

1.2. Metodologjia referohet në nenin 1.8 të Rregullave të Tregut në lidhje me pamjaftueshmërinë e

zhvillimit të konkurrencës me çmime të arsyeshme të tregut dhe mundësinë e aplikimit të

çmimeve të rregulluara për jobalance.

1.3. Metodologjia e llogaritjes së çmimit të jobalanceve bazohet në modelin e zhvilluar nga

Economic Consulting Associates dhe Energetski Institut Hrvoje Pozar (Të hyrat dhe kostoja

e shërbimeve ndihmëse) dhe dokumentit “Kriteret për vlerësimin e ofertave për shërbimet

ndihmëse” të aprovuar nga ZRrE.

1.4. Modeli i llogaritjes së çmimeve të kësaj metodologjie në MS Excel është shtojcë e kësaj

metodologjie dhe është pjesë përbërëse e kësaj metodologjie.

2. Koha e aplikimit të metodologjisë

2.1. Kjo metodologji përcakton mënyrën e llogaritjes së çmimit të jobalancit të energjisë të palëve

në tregun e energjisë elektrike në Kosovë në kushtet e mungesës së një tregut konkurrues.

2.2. Në kushtet e tregut konkurrues kjo procedurë nuk aplikohet.

2.3. Për ndërprerjen e aplikimit të kësaj metodologjie palët do të njoftohen 2 muaj më herët.

3. Përgjegjësitë e Palëve

3.1. Operatori i Tregut është përgjegjës të:

3.1.1. Zbatojë këtë metodologji, përmirësojë dhe azhurnojë varësisht nga ndryshimet në

legjislacionin primar dhe sekondar në Kosovë.

3.1.2. Publikojë dhe vejë në dispozicion këtë metodologji për të gjitha Palët.

Page 4: Metodologjia për Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit …...Metodologjia për llogaritjen e çmimit të jobalancit dhe çmimit të kompensimit DT-MO-010 ver. 1.0 faqe 6 nga 16 Departamenti:

Metodologjia për llogaritjen e

çmimit të jobalancit dhe çmimit të

kompensimit

DT-MO-010

ver. 1.0 faqe 4 nga 16

Departamenti: Operimi i Tregut

3.1.3. Llogaritë jobalancet e palëve për çdo periodë të barazimit përfundimtar dhe obligimet që

palët kanë për jobalancet e shkaktuara.

3.1.4. Lëshojë faturat palëve në baza mujore për obligimet e tyre për jobalancet e shkaktuara në

harmoni me nenin 18 të RrT.

3.2. Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) është përgjegjës të:

3.2.1. Monitorojë implementimin e kësaj metodologjie.

3.2.2. Përcaktojë parametrat hyrës të definuar në pikën 6.1 të kësaj metodologjie dhe të paraqitura

në Shtojcën 1.

3.3. Operatori i Sistemit të Transmisionit është përgjegjës të:

3.3.1. Vejë në dispozicion të gjitha të dhënat matëse meritore për llogaritje të çmimit të jobalancit.

3.3.2. Vejë në dispozicion të gjitha të dhënat e programit të shkëmbimit intraditor.

3.3.3. Jep instruksione Prodhuesve për ndryshimin e pikës së nominuar të prodhimit brenda

parametrave dinamik për nevoja të balancimit të sistemit me çmim të ofertës për blerje

Ç𝑂𝐵𝑗 dhe ofertës për shitje Ç𝑂𝑆𝐻𝑗 të aprovuar nga ZRrE.

3.3.4. Jep instruksione Furnizuesit Publik për Shkyçje të Konsumit (zbritje të konsumit nga vlera

e nominuar) me çmim të aprovuar nga ZRrE.

3.3.5. Jep instrukcione Furnizuesit Publik për Shkyçje të Konsumit (deri në vlerën e nominuar)

me çmim zero.

3.4. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes është përgjegjës të:

3.4.1. Vejë në dispozicion të gjitha të dhënat matëse të konsumatorëve të kyçur në rrjetin e

shpërndarjes të nevojshme për llogaritje të jobalancit të energjisë dhe çmimit të jobalancit.

3.5. Prodhuesit janë përgjegjës të:

3.5.1. Nominojnë programet e tyre ditore të tregtimit në platformën SMT (sistemi per

menaxhimin e tregut) të Operatorit të Tregut në afatet një ditë para apo “intraditor”.

3.5.2. Nominojnë një ditë para kapacitet e lira që mund të shfrytëzohen për balancim të sistemi.

Page 5: Metodologjia për Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit …...Metodologjia për llogaritjen e çmimit të jobalancit dhe çmimit të kompensimit DT-MO-010 ver. 1.0 faqe 6 nga 16 Departamenti:

Metodologjia për llogaritjen e

çmimit të jobalancit dhe çmimit të

kompensimit

DT-MO-010

ver. 1.0 faqe 5 nga 16

Departamenti: Operimi i Tregut

3.5.3. Zbatojnë instruksionet e Operatorit të Sistemi për zbritje dhe ngritje të ngarkesë nga pika e

nominimit me çmim të ofertës për blerje dhe ofertës për shitje.

3.5.4. Vejnë në dispozicion për TSO apo DSO të gjitha të dhënat matëse relevante për llogaritjen

e jobalancit dhe çmimit të jobalancit.

3.5.5. Paguajnë në baza mujore obligimet e tyre për jobalancet e shkaktuara në harmoni me nenin

18 të RrT.

3.6. Furnizuesit janë përgjegjës të:

3.6.1. Nominojnë programet e tyre ditore të tregtimit në platformën SMT (sistemi për

menaxhimin e tregut) të Operatorit të Tregut në afatet një ditë para apo “intraditor”.

3.6.2. Paguajnë në baza mujore obligimet e tyre për jobalancet e shkaktuar në harmoni me nenin

18 të RrT.

3.7. Furnizuesi Publik është përgjegjës të:

3.7.1. Nominojë programin e tij ditor të tregtimit në platformën SMT (sistemi për menaxhimin e

tregut) të Operatorit të Tregut në afatet një ditë para apo “intraditor”.

3.7.2. Paguajë në baza mujore obligimet e tyre për jobalancet e shkaktura në harmoni me nenin

18 të RrT.

3.7.3. Të blejë/shes energji KOSTT për përmbushjen e obligimeve nga Programi i Kompensimi

me çmimin e kalkuluar në nenin 6.13.2 të kësaj metodologjie në rolin e Palës së Posaçme.

3.7.4. Të zbatoj instruksionet e Operatorit të Sistemit për Shkyçje të Konsumit si masë e fundit

për balancimin e sistemit.

Page 6: Metodologjia për Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit …...Metodologjia për llogaritjen e çmimit të jobalancit dhe çmimit të kompensimit DT-MO-010 ver. 1.0 faqe 6 nga 16 Departamenti:

Metodologjia për llogaritjen e

çmimit të jobalancit dhe çmimit të

kompensimit

DT-MO-010

ver. 1.0 faqe 6 nga 16

Departamenti: Operimi i Tregut

4. Definicionet

4.1. Termet e definuar në këtë metodologjie do të kenë kuptimet si në tabelën vijuese:

Termi i definuar Interpretimi

Çmimi i energjisë për shkyçjen e konsumit Është çmimi i energjisë për shkyçjen e konsumit nën vlerën e nominuar nga Furnizuesi Publik i dhënë nga ZRrE.

Çmimi i ofertës për blerje është çmimi i energjisë që prodhuesi duhet të paguajë në llogarinë balancuese për sasinë e zbritur të energjisë nga pika e nominuar.

Çmimi i ofertës për shitje është çmimi i energjisë që duhet ti paguhet prodhuesit nga llogarinë balancuese për sasinë e prodhuar të energjisë mbi pikën e nominuar.

Çmimi i jobalancit

Çmimi i llogaritur sipas pikës 6.12 meritor për llogaritjen e Pagesës së Energjisë së Jobalancit për Llogarinë Hyrëse apo Dalëse ashtu siq përshkruhen në nenin 16.5 të Rregullave të Tregut.

Çmimi i simuluar i tregut Çmimi i simuluar i tregut i llogaritur duke u bazuar në dispeçimin ekonomik të TC Kosova A dhe Kosova B dhe tregut një ditë para EXAA në Vjenë.

Çmimi margjinal i lëndës djegëse Çmimi margjinal i lëndës djegëse është çmimi i llogaritur sipas pikës 6.8.

Çmimi një ditë para Çmimi i energjisë elektrike i publikuar nga bursa EXAA në Vjenë për çdo periudhë të barazimit përfundimtar t për ditë të caktuar.

Çmimi i transmetimit Çmimi i transmetimit të 1MWh të energjisë nga Austria në Kufirin e Kosovës.

Disponueshmëria e gjenerimit Është vlera në MW e disponueshmërisë së gjenerimit për stinë.

Energjia e reduktuar Është energjia e reduktuar si pasojë e aktivizimit të ofertës për shitje (reduktimit të ngarkesës)

Page 7: Metodologjia për Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit …...Metodologjia për llogaritjen e çmimit të jobalancit dhe çmimit të kompensimit DT-MO-010 ver. 1.0 faqe 6 nga 16 Departamenti:

Metodologjia për llogaritjen e

çmimit të jobalancit dhe çmimit të

kompensimit

DT-MO-010

ver. 1.0 faqe 7 nga 16

Departamenti: Operimi i Tregut

Faktori i agregimit vjetor Faktori që llogaritet sipas pikës 6.3.1 nga të dhënat relevante të vitit paraprak.

Koeficienti i kostove fikse Koeficienti i kostove fikse të gjenerimit bazuar në modelin e dispeçimit ekonomik

Koeficienti për shtyrje të energjisë Koeficienti që shumëzohet me çmimin e simuluar të tregut kur jobalanci i sistemit është negativ (“sistemi shtynë në sistemet tjera”)

Koeficienti për tërheqje të energjisë Koeficienti që shumëzohet me çmimin e simuluar të tregut kur jobalanci i sistemit është pozitiv (“sistemi tërheq nga sistemet e tjera”)

Kostoja fikse e gjenerimit Kostoja vjetore fikse e gjenerimit e miratuar nga ZRrE për Prodhuesit në Kosovë.

Ngarkesa e sistemit Diferenca e shumës së prodhimit dhe importit me eksportin e matur për periodë të barazimit përfundimtar j.

Pala e Posaçme Është palë tregtare për të cilën aplikohen disa rregulla specifike, statusi i së cilës si Palë e Posaçme i njoftohet OT nga ana e ZRrE.

Periodë tarifore

Perioda kohore për të cilën aplikohet programi i kompensimit sipas standardeve të ENTSO-E të aplikueshme për Zonën Sinkrone të Evropës Kontinentale

Sezona verore Periudha kohore prej 1 prillit deri më 30 shtator

Sezona dimërore Periudha kohore prej 1 tetorit deri më 31 mars

Stina

Stina identifikohet në model me numrat përkatës (1 – mars, prill dhe maj, 2 – qershor, korrik dhe gusht, 3 shtator, tetor dhe nëntor dhe 4 dhjetor, janar dhe shkurt)

Shkyçja e konsumit

Është urdhëresa e dhënë nga TSO kur kjo e fundit e sheh të arsyeshme si masë të fundit për Furnizuesin Publik për të shkyçur ngarkesën në rastet kur jobalanci i sistemit është shumë i lartë.

Page 8: Metodologjia për Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit …...Metodologjia për llogaritjen e çmimit të jobalancit dhe çmimit të kompensimit DT-MO-010 ver. 1.0 faqe 6 nga 16 Departamenti:

Metodologjia për llogaritjen e

çmimit të jobalancit dhe çmimit të

kompensimit

DT-MO-010

ver. 1.0 faqe 8 nga 16

Departamenti: Operimi i Tregut

5. Ndryshoret

Ndryshorja Përshkrimi

Ç𝑏𝑢𝑟𝑠𝑎𝐴𝑇𝑗 Çmimi nga tregu një dita para i organizuar nga bursa e energjisë EXAA në Vjenë për periudhën e barazimit përfundimtar j

Ç𝐽𝐵𝑗 Çmimi i jobalancit për periudhën e barazimit përfundimtar j

Ç𝑘𝑜𝑚𝑝𝑗 Çmimi i energjisë së programit të kompensimit për periudhen e barazimit përfundimtar

Ç𝑆𝐼𝑀𝑗 Çmimi i simuluar i tregut në Kosovë një ditë para për periudhën e barazimit përfundimtar j

Ç𝑡𝑟𝑎𝑛𝑠𝑚𝑒𝑡𝑖𝑚𝑖𝑡 Çmimi i transmetimit

Ç𝑟𝑒𝑑𝑗 Është çmimi i energjisë së reduktuar për periudhën e barazimit përfundimtar j për shkak të balancimit të sistemit nga KOSTT si zgjidhje e fundit

Ç𝑂𝐵𝑗 Çmimi i ofertës për blerje për periudhën e barazimit përfundimtar j

Ç𝑂𝑆𝐻𝑗 Çmimi i ofertës për shitje për periudhën e barazimit përfundimtar j

𝐸𝑂𝑆𝐻𝑗 Energjia e liferuar si pasojë e aktivizimit të ofertës per shitje për periudhën e barazimit përfundimtar j

𝐸𝑂𝐵𝑗 Energjia e liferuar si pasojë e aktivizimit të ofertës për blerje j

𝐸𝑟𝑒𝑑𝑗 Energjia e reduktuar në periudhën e barazimit përfundimtar j

𝐹𝐴V Faktori i agregimit vjetor

𝐾𝐹 Kostoja vjetore fikse e gjenerimit

𝐾𝑎 Disponueshmëria e gjenerimit në stinë

Page 9: Metodologjia për Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit …...Metodologjia për llogaritjen e çmimit të jobalancit dhe çmimit të kompensimit DT-MO-010 ver. 1.0 faqe 6 nga 16 Departamenti:

Metodologjia për llogaritjen e

çmimit të jobalancit dhe çmimit të

kompensimit

DT-MO-010

ver. 1.0 faqe 9 nga 16

Departamenti: Operimi i Tregut

𝐾𝑜𝑗 Ngarkesa e sistemit në periudhën e barazimi përfundimtar j

𝐾𝑉𝑔𝑗 Çmimi margjinal i lëndës djegëse për periudhën e barazimit përfundimtar j

𝐾𝑠𝑕𝑡𝑦𝑟𝑗𝑒 Koeficienti i aplikueshëm për periodë tarifore kur jobalanci i sistemit është negativ

𝐾𝑡𝑒𝑟𝑕𝑒𝑞𝑗𝑒 Koeficienti i aplikueshëm për periodë tarifore kur jobalanci i sistemit është pozitiv

𝜂𝑇𝐶 𝐴 Faktori i shfrytëzimit i lëndës djegëse të TC Kosova A

𝜂𝑇𝐶 𝐵 Faktori i shfrytëzimit i lëndës djegëse të TC Kosova B

𝛼𝑘𝑓 Koeficienti i kostove fikse

Page 10: Metodologjia për Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit …...Metodologjia për llogaritjen e çmimit të jobalancit dhe çmimit të kompensimit DT-MO-010 ver. 1.0 faqe 6 nga 16 Departamenti:

Metodologjia për llogaritjen e

çmimit të jobalancit dhe çmimit të

kompensimit

DT-MO-010

ver. 1.0 faqe 10 nga 16

Departamenti: Operimi i Tregut

6. Metodologjia e llogaritjes së çmimit të jobalancit

6.1. Parametrat hyrës të metodologjisë

6.1.1. Kapacitetet e dispeçueshme dhe disponueshmëria në stinë të ndryshme:

Kapacitete prodhuese të dipeçueshme dhe disponueshmëria e njësive prodhuese për stinë.

Kapacitetet interkonektive të dispeçueshme dhe disponueshmëria e tyre për stinë.

Kapaciteti i dispeçueshem i shkyçjes së ngarkesës dhe disponueshmëria e shkyçjes për

stinë.

6.1.2. Çmimi i rregulluar i linjitit për llogaritjen e çmimit të energjisë për TC Kosova A dhe TC

Kosova B.

6.1.3. Çmimi i energjisë për Shkyçjen e Konsumit.

6.1.4. Çmimi i ofertës për blerje.

6.1.5. Çmimi i ofertës për shitje.

6.1.6. Koeficientet që shumëzohet me çmimin e simuluar të sistemit për llogaritjen e çmimit të

jobalancit

Koeficienti për shtyrje të energjisë në sistem në sezonën verore në tarifën e ulët (TU),

tarifën e lartë (TL), tarifën e lartë një (TL1) dhe tarifën e lartë dy (TL2).

Koeficienti për tërheqje të energjisë nga sistemi në sezonën verore në tarifën e ulët (TU),

tarifën e lartë (TL), tarifën e lartë një (TL1) dhe tarifën e lartë dy (TL2).

Koeficienti për shtyrje të energjisë në sistem në sezonën dimërore në tarifën e ulët (TU),

tarifën e lartë (TL) dhe tarifën e lartë një (TL1).

Koeficienti për tërheqje të energjisë në sitem në sezonën dimërore në tarifën e ulët (TU),

tarifën e lartë (TL) dhe tarifën e lartë një (TL1).

6.1.7. Kostoja fikse vjetore e njësive prodhuese të dispeçueshme.

6.1.8. Faktori i shfrytëzimit të TC Kosova A dhe TC Kosova B.

Page 11: Metodologjia për Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit …...Metodologjia për llogaritjen e çmimit të jobalancit dhe çmimit të kompensimit DT-MO-010 ver. 1.0 faqe 6 nga 16 Departamenti:

Metodologjia për llogaritjen e

çmimit të jobalancit dhe çmimit të

kompensimit

DT-MO-010

ver. 1.0 faqe 11 nga 16

Departamenti: Operimi i Tregut

6.2. Të dhënat hyrëse orë për orë të metodologjisë

6.2.1. Prodhimi i nominuar i energjisë elektrike.

6.2.2. Prodhimi i matur i energjisë elektrike.

6.2.3. Importi dhe eksporti i energjisë elektrike.

6.2.4. Çmimi i transmetimit të energjisë elektrike deri në kufirin me Kosovën.

6.2.5. Konsumi i nominuar i energjisë elektrike.

6.2.6. Konsumi i matur i energjisë elektrike.

6.2.7. Energjia e reduktuar sipas instruksioneve te Operatorit të Sistemit.

6.2.8. Energjia e prodhuar sipas instruksioneve te Operatorit të Sistemit si pasojë e aktivizimit të

ofertës për shitje.

6.2.9. Energjia e zbritur sipas instruksioneve te Operatorit të Sistemit si pasojë e aktivizimit të

ofertës për blerje.

6.2.10. Jobalanci i sistemit.

6.2.11. Çmimet nga bursa e Vjenës.

6.3. Të dhënat dalëse të metodologjisë.

6.3.1. Faktori i agregimit vjetor.

6.3.2. Çmimi margjinal i lëndës djegëse për çdo periodë të barazimit përfundimtar.

6.3.3. Çmimi i simuluar i tregut për çdo periodë të barazimit përfundimtar.

6.3.4. Çmimi i programit të kompensimit për çdo periodë të barazimit përfundimtar.

6.3.5. Çmimi i jobalanceve për çdo periodë të barazimit përfundimtar.

6.4. Modeli ka për bazë përparësinë e dipeçimit në bazë ekonomike. Qëllimi kryesor i modelit

është të përcaktoi çmimet e tregut me shumicë në bazë të kushteve të një tregu konkurrues.

6.5. Gjenerimi renditet sipas përparësisë ekonomike. Kjo do të thotë se gjithmonë do të bëhet

dispeçimi i gjenerimit të disponueshëm me koston më të ulët variabile.

Page 12: Metodologjia për Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit …...Metodologjia për llogaritjen e çmimit të jobalancit dhe çmimit të kompensimit DT-MO-010 ver. 1.0 faqe 6 nga 16 Departamenti:

Metodologjia për llogaritjen e

çmimit të jobalancit dhe çmimit të

kompensimit

DT-MO-010

ver. 1.0 faqe 12 nga 16

Departamenti: Operimi i Tregut

6.6. Disponueshmëria e gjenerimit ndryshon sipas stinëve për të reflektuar ndërprerjet e

mundshme.

6.7. Modeli në të cilin bazohet metodologjia është dispeçimi i gjenerimit sipas listës prioritare

(dispeçimi sipas përparësisë ekonomike).

6.8. Çmimi margjinal i lëndës djegëse që realisht është i kufizuar me çmimin e burës EXAA në

Vjenë në rastin kur kostoja e reduktimit të energjisë nuk aplikohet dhe është e korrigjuar me

çmimin e e transmetimit të MWh deri në kufirin e Kosovës. Çmimi margjinal i lëndës

djegëse përcaktohet ashtu që:

6.8.1. Kur jobalanci i sistemit është pozitiv (sistemi tërheq) çmimi margjinal i lëndës djegëse

llogaritet me formulën:

𝐾𝑉𝑔𝑗 = Ç𝑏𝑢𝑟𝑠𝑎𝐴𝑇𝑗 + Ç𝑡𝑟𝑎𝑛𝑠𝑚𝑒𝑡𝑖𝑚𝑖𝑡

6.8.2. Kur jobalanci i sistemi është negativ (sistemi shtynë) çmimi margjinal i lëndës djegëse

llogaritet me formulën:

𝐾𝑉𝑔𝑗 = Ç𝑏𝑢𝑟𝑠𝑎𝐴𝑇𝑗 − Ç𝑡𝑟𝑎𝑛𝑠𝑚𝑒𝑡𝑖𝑚𝑖𝑡

6.8.3. Kur sistemi është i balancuar çmimi margjinal i lëndës djegëse është çmimi i rregulluar i

linjitit duke konsideruar edhe faktorin e shfrytëzimit të gjenerimit dhe llogaritet sipas

formulës:

𝐾𝑉𝑔𝑗 = 𝑚𝑎𝑥 Ç𝑚𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑟𝑟𝑒𝑔𝑢𝑙𝑙𝑢𝑎𝑟 𝑖 𝑙𝑖𝑛𝑗𝑖𝑡𝑖𝑡

𝜂𝑇𝐶 𝐴,Ç𝑚𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑟𝑟𝑒𝑔𝑢𝑙𝑙𝑢𝑎𝑟 𝑖 𝑙𝑖𝑛𝑗𝑖𝑡𝑖𝑡

𝜂𝑇𝐶 𝐵

6.9. Faktori i agregimit vjetor bazohet në të dhënat e disponueshmërisë së gjenerimit dhe

ngarkesën e sistemit të vitit paraprak dhe llogaritet me shprehjen

𝐹𝐴𝑉 = 𝐾𝑜𝑗

𝐾𝑎 − 𝐾𝑜𝑗

28760

𝑡=1

Page 13: Metodologjia për Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit …...Metodologjia për llogaritjen e çmimit të jobalancit dhe çmimit të kompensimit DT-MO-010 ver. 1.0 faqe 6 nga 16 Departamenti:

Metodologjia për llogaritjen e

çmimit të jobalancit dhe çmimit të

kompensimit

DT-MO-010

ver. 1.0 faqe 13 nga 16

Departamenti: Operimi i Tregut

6.10. Koeficienti i kostove fikse llogaritet me shprehjen:

𝛼𝑘𝑓 =

𝐾𝑜𝑗𝐾𝑎 − 𝐾𝑜𝑗

2

𝐹𝐴𝑉

×1

𝐾𝑜𝑗

6.11. Çmimi i simuluar i tregut përfshinë kostonë fikse (koeficientin i kostove fikse shumëzuar me

kostonë fikse vjetore) dhe kostonë variabile përkatësisht llogaritet sipas formulës:

Ç𝑠𝑖𝑚𝑗 = 𝛼𝑘𝑓 × 𝐾𝐹 + 𝐾𝑉𝑔𝑗

6.12. Kur jobalanci i sistemit është pozitiv (sistemi tërheq) çmimi i jobalancit llogaritet ashtu që:

6.12.1. Kur nuk ka instruksion nga KOSTT për reduktim të ngarkesës për Furnizuesin Publik dhe

ngritje të ngarkesës për Prodhuesin :

Ç𝐽𝐵𝑗 = Ç𝑆𝐼𝑀𝑗 × 𝐾𝑡𝑒𝑟 𝑕𝑒𝑞𝑗𝑒

6.12.2. Kur ka instruksion nga KOSTT për reduktim të ngarkesës nën vlerën e nominuar të

konsumit nga ana e Furnizuesi Publik ose instruksion për prodhuesit për ngritje të

ngarkesës mbi vlerën e nominuar:

Ç𝐽𝐵𝑗 =𝐸𝑟𝑒𝑑𝑗 × Ç𝑟𝑒𝑑 𝑗 + 𝐸𝑂𝑆𝐻𝑗 × Ç𝑂𝑆𝐻𝑗

𝐸𝑟𝑒𝑑𝑗 + 𝐸𝑂𝑆𝐻𝑗

Page 14: Metodologjia për Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit …...Metodologjia për llogaritjen e çmimit të jobalancit dhe çmimit të kompensimit DT-MO-010 ver. 1.0 faqe 6 nga 16 Departamenti:

Metodologjia për llogaritjen e

çmimit të jobalancit dhe çmimit të

kompensimit

DT-MO-010

ver. 1.0 faqe 14 nga 16

Departamenti: Operimi i Tregut

6.13. Kur jobalanci i sistemit është negativ (sistemi shtynë) atëherë çmimi i jobalancit përcaktohet

ashtu që:

6.13.1. Kur nuk ka instruksion nga OS për prodhues për zbritje të ngarkesës,

Ç𝐽𝐵𝑗 = Ç𝑆𝐼𝑀𝑗 × 𝐾𝑠𝑕𝑡𝑦𝑟𝑗𝑒

6.13.2. Kur ka instruksion nga OS për prodhues pë zbritje të ngarkesës

Ç𝐽𝐵𝑗 = Ç𝑂𝐵𝑗

7. Çmimi i energjisë së programit të kompensimit

7.1. Çmimi i programit të kompensimit është çmimi me të cilin KOSTT i shet energji FP ose

blenë energji nga FP për nevoja të përmbushjes së obligimeve nga Programi i kompensimit.

7.2. Çmimi i programit të kompensimit për periodë të barazimit përfundimtar është i barabartë me

çmimin e simuluar të sistemit për periodë të barazimit përfundimtar:

Ç𝑘𝑜𝑚𝑝𝑗 = Ç𝑆𝐼𝑀𝑗

Page 15: Metodologjia për Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit …...Metodologjia për llogaritjen e çmimit të jobalancit dhe çmimit të kompensimit DT-MO-010 ver. 1.0 faqe 6 nga 16 Departamenti:

Metodologjia për llogaritjen e

çmimit të jobalancit dhe çmimit të

kompensimit

DT-MO-010

ver. 1.0 faqe 15 nga 16

Departamenti: Operimi i Tregut

8. Shtojca 1

Përshkrimi Shkurtesa Njësia

Kostoja fikse e gjenerimit për vit 𝐾𝐹 €

Kapaciteti i dispeçueshëm i TC Kosova A Pkosa MW

Kapaciteti i dispeçueshëm i TC Kosova B Pkosb MW

Kapacitetit i dispeçueshëm interkonektiv Pimport MW

Kapaciteti i dispeçueshëm i shkyçjes Pred MW

Disponueshmëria e TC Kosova A për stinë 𝐾𝑎𝑇𝐶𝑜𝑠𝐴 MW

Disponueshmëria e TC Kosova B për stinë 𝐾𝑎𝑇𝐶𝑜𝑠𝐵 MW

Disponueshmëria e importit për stinë 𝐾𝑎𝐼𝑚𝑝𝑜𝑟𝑡 MW

Disponueshmëria e shkyçjes për stinë 𝐾𝑎𝑠𝑕𝑘𝑦𝑞𝑗𝑒𝑠 MW

Disponueshmëria e gjenerimit për stinë 𝐾𝑎 MW

Çmimi i ofertës për blerje Ç𝑂𝐵𝑗 €/MWh

Çmimi i ofertës për shitje Ç𝑂𝑆𝐻𝑗 €/MWh

Çmimi i linjitit për MWh Çmimi i linjitit €/MWh

Çmimi i energjisë për shkyçje për MWh Ç𝑟𝑒𝑑𝑗 €/MWh

Koeficienti për shtyrje të energjisë në sezonën verore në tarifën e ulët

KSHVTU

Koeficienti për shtyrje të energjisë në sezonën verore në tarifën e lartë

KSHVTL

Koeficienti për shtyrje të energjisë në sezonën verore në tarifën e lartë një

KSHVTL1

Koeficienti për shtyrje të energjisë në sezonën verore në tarifën e lartë dy

KSHVTL2

Page 16: Metodologjia për Llogaritjen e Çmimit të Jobalancit …...Metodologjia për llogaritjen e çmimit të jobalancit dhe çmimit të kompensimit DT-MO-010 ver. 1.0 faqe 6 nga 16 Departamenti:

Metodologjia për llogaritjen e

çmimit të jobalancit dhe çmimit të

kompensimit

DT-MO-010

ver. 1.0 faqe 16 nga 16

Departamenti: Operimi i Tregut

Koeficienti për tërheqje të energjisë në sezonën verore në tarifën e ultë

KTVTU

Koeficienti për tërheqje të energjisë në sezonën verore në tarifën e lartë

KTVTL

Koeficienti për tërheqje të energjisë në sezonën verore në tarifën e lartë një

KTVTL1

Koeficienti për tërheqje të energjisë në sezonën verore në tarifën e lartë dy

KTVTL2

Koeficienti për shtyrje të energjisë në sezonën dimërore në tarifën e ulët

KSHDTU

Koeficienti për shtyrje të energjisë në sezonën dimërore në tarifën e lartë

KSHDTL

Koeficienti për shtyrje të energjisë në sezonën dimërore në tarifën e lartë një

KSHDTL1

Koeficienti për tërheqje të energjisë në sezonën dimërore në tarifën e ultë

KTDTU

Koeficienti për tërheqje të energjisë në sezonën dimërore në tarifën e lartë

KTDTL

Koeficienti për tërheqje të energjisë në sezonën dimërore në tarifën e lartë një

KTDTL1

Faktori i shfrytëzimit të TC Kosova A 𝜂𝑇𝐶 𝐴

Faktori i shfrytëzimit të TC Kosova B 𝜂𝑇𝐶 𝐵

(Fundi i dokumentit)