18
1 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - MJEDISI

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar

  • Upload
    others

  • View
    10

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar

1

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - MJEDISI

Page 2: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar

2

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - MJEDISI

Page 3: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar

3

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - MJEDISI

Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit hapësinor për sektorin e mjedisit

Mbrojtja e mjedisit

Hartues të draftit / dokumentit punues

Shefqet Peçanin, Drejtor, MMPH, DM Tush Markaj, Udhëheqës i Sektorit të Politikave Përgjegjëse, MMPH, DM Nezakete Haklaj, Udhëheqës i Sektorit të Mbrojtjes së Mjedisit, MMPH,DM Ismajl Hetemaj, Udhëheqës i sektorit të Mbrojtjes së Natyrës, MMPH, DM Naser Balaj, Udhëheqës i Njësisë së Ajrit, MMPH, DM Ismet Potera, Udhëheqës i Njësisë së Edukimit, MMPH, DM Miradije Gërguri, Udhëheqës i Njësisë për Mbrojtje e Vlerave të Natyrës dhe Trashëgimisë, MMPH, DM Gani Berisha, Udhëheqës Njësia e Dheut, MMPH, DM Ilir Morina, Udhëheqës i Sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave, MMPH, DM Mirjeta Maxhuni, Asistente e Administratës, përkthyese, MMPH, DM Faton Deva, Udhëheqës i grupit MSHT, MMPH, IPH Nexhmije Kamberi, hulumtuese, MMPH, IPH Vjollca Puka, zyrtare për planifikim, MMPH, IPH Prishtinë, shator 2004

Page 4: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar

4

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - MJEDISI

Page 5: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar

5

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - MJEDISI

HYRJE Raporti sektorial i mbrojtjes së mjedisit është rezultat i hulumtimit të ekipit të DMM-së si bazë e koncepcionit për mbrojtjen e mjedisit dhe planin hapësinor të Kosovës. Kërkimet kanë përfshirë:

• analizën dhe vlerësimin e gjendjes së mjedisit jetësor, • definimin dhe vlerësimin e qëllimeve strategjike, • propozimin e koncepcioneve për mbrojtjen e mjedisit • Masat për zbatimin e mbrojtjes së mjedisit

Për vlerësimin e gjendjes së mjedisit jetësor me rëndësi të veçantë është intervenimi për ripërtërije. Pasi që në Kosovë nuk ekziston sistemi i monitorimit dhe të dhëna përkatëse statistikore, ky hulumtim është nisur nga evidentimi i burimeve potenciale të degradimit të mjedisit jetësor në Kosovë, përshkrimin sasior dhe cilësor si dhe vlerësimin e ndikimit të këtyre burimeve në gjendjen themelore të elementeve fizikë të mjedisit jetësor. Aplikimi i procedurave metodologjike të koncepcionit të mbrojtjes së mjedisit bazohet në nenin 8 të Ligjit për mbrojtjen e mjedisit (2003/9) dhe në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës. Nocioni “zhvillimi i qëndrueshëm”, i cili sipas definimit nënkupton kënaqjen e nevojave të brezit të sotëm duke mos rrezikuar mundësitë e brezave të ardhshëm që të kënaq nevojat e veta personale, përgjithësisht, prandaj edhe kur zbatohet në hapësirë, bashkon dy lloje qëllimesh:

- përmbushja/kënaqja e nevojave ekonomike, shoqërore, kulturore, shëndetësore dhe politike të banorëve, dhe

- kontrollimi ose kufizimi i ndikimit të aktiviteteve të njeriut në mjedisin jetësor, gjegjësisht, pengimi i degradimit dhe harxhimit të burimeve natyrore, ashtu që baza e lëndës së parë, energjisë dhe e ekologjisë është e domosdoshme për aktivitetet e njeriut të ruhen për kohë të gjatë.

Ky parim është bazuar/themeluar në Konferencën e UN për mjedisin jetësor dhe zhvillimin nëpërmjet AGJENDA-së 21, me çka është vendosur qasja urbane gjithëpërfshirëse e aspektit të zhvillimit të qëndrueshëm.

Page 6: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar

6

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - MJEDISI

PROFILI SEKTORIAL, ÇËSHTJET DHE SFIDAT Nga analiza e gjendjes ambientale në Kosovë del ky vlerësim në vijim: të gjithë elementet dhe komponentët e mjedisit jetësor (ajri, uji, dheu) janë të rrezikuara . Rrezikimi i ambientit në Kosovë është rezultat i ndërtimit të pakontrolluar të zonave të mëdha, planifikimit joadekuat urbanistik si dhe zonave urbane dhe industriale, teknologjisë së vjetër industriale, teknologjisë joadekuate në disa sektor industrial të burimeve natyrore, infrastrukturës joadekuate në qytete, numrit të rritur të automjeteve, ndotjes së ujërrjedhave për shkak të mungesës së trajtimit të ujërave të zeza, akumulimit të mbeturinave solide industriale dhe urbane, prerjes së pakontrolluar të pyjeve, erozionit të dheut dhe aktiviteteve të tjera humane që rrezikojnë ambientin në Kosovë. Çështjet dhe sfidat kryesore Mjedisi sot paraqet një problem global dhe është një nga problemet e përbashkëta si të vendeve të pasura ashtu edhe të varfra, si atyre të zhvilluara edhe atyre në zhvillim. Sot, në aspektin ndërkombëtarë objektivat kyçe afatgjate për mbrojtjen e mjedisit janë: a)Përmirësimi i cilësive së jetës së njeriut –dihet se pa një zhvillim ekonomik nuk mund të ketë as përkujdesje të duhur për mjedisin, sepse mbrojtja e mjedisit ka çmim e vet. b)përdorimi racional dhe i qëndrueshëm i resurseve natyrore duke u orientuar në resurset ekzistuese, të cilat janë në dispozicion dhe ato resurse që mund të ripërtërihen. c) T’;i mënjanohet veprimi i dëmshëm në mjedis duke u orientuar në veprimtaritë ekonomike që kanë ndikim sa më të vogël në mjedis. Fillimisht këto objektiva për Kosovën do të paraqesin sfida më të mëdha drejt Objektivat Objektivat afatgjata të mbrojtjes së mjedisit Objektivat afatgjata për një mjedis të pastër dhe të shëndoshë në Kosovë janë: a)Zvogëlimi gradual i ndotjes, degradimit dhe dëmit mjedisor, si dhe minimizimi ose ndalimi i atyre veprimtarive ekonomike dhe të tjera, që përbëjnë një rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin; b)Mbrojtja e biodiversitetit dhe përmes saj ruajtja e baraspeshës së përgjithshme ekologjike në Kosovë; c)Shfrytëzimi racional dhe i qëndrueshëm i resurseve natyrore dhe tokës prodhuese, d)Mbrojtja e pamjeve të vlefshme natyrore para së gjithash atyre më reprezentative dhe më të rëndësishme,si: parqet nacionale, monumentet e natyrës etj. e) Prioritet e rehabilitimit tëi mjedisit jetësor në qendrat urbane më të ndotura relativisht vendeve industriale, e posaçërisht rivitalizimi dhe rikultivimi i vendeve me eksploatim intenziv sipërfaqësor të resurseve minerale dhe energjetike. d)Përmirësimi i kualitetit të mjedisit jetësor në qendrat e mëdha urbane, e posaçërisht në pjesët e qendrore të qyteteve.. f) Vendosja sistematike dhe deponimi, riciklimi dhe kontrollimi i mbeturinave komunale dhe industriale , e posaçërisht materieve të rrezikshme.

Page 7: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar

7

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - MJEDISI

VLERËSIMI I GJENDJES SË MJEDISIT Çështjet mjedisore Ajri Kualiteti i mjedisit në qytete mund të shikohet në raport me kushtet sanitaro- higjienike të jetës së banorëve(aspekti shëndetësor) dhe / apo në raport të ndikimit të jetës urbane në rrethin fizik lokal dhe global. Aktualisht, ndotësit më të mëdhenj të ajrit janë: sektori për prodhimin e energjisë nga burimet të pa ripërtëritshme (thëngjilli dhe derivatet e naftës) dhe sektori i transportit rritjes intensive të numrit të automjeteve (të vjetra dhe pa katalizatorë), rritjes së numrit të makinave të rënda ndërtimore, rritjes së aktiviteteve në ndërmarrje të vogla, riorientimit të popullsisë për nxehje me derivate fosile, rritjes së emisionit të amoniakut në ajër si burim i shfrytëzimit të kemikateve në bujqësisë, paraqitjes së kohëpaskohshme të smogut dhe infrastrukturës së keqe rrugore. Siç është cekur, industria, energjetika dhe komunikacioni në qytete paraqesin burime të rëndësishme të: tymit, pluhurit, SO2, NOx, CH4, dhe hidrokarbureve të tjera, CO2, CO, ozonit, metaleve të rënda dioksinat dhe shumë ndotësve të tjerë specifik. Këta ndotës të ajrit dukshëm ndikojnë në kualitetin e ajrit, të cilët përveç cenimit të shëndetit të popullatës lokale munden negativisht me ndikuar në florën dhe faunën, në ndërtesa dhe në të mirat materiale tjera, në ndryshimet globale klimatike, formimi i shirave acidike, ozonin troposferik, dhe në formimin e efektit të serrës. Analiza detale e këtyre problemeve në Kosovë nuk është e mundur për shkak të mungesës së regjistrit të ndotësve dhe për shkak të mungesës së sistemit monitorues aktiv. Uji Kosova ndahet në 4 pellgje ujore: Pellgu i Drinit të Bardhë (me kapacitet 60 m3/s) Pellgu i Ibrit (me kapacitet 33 m3/s), Pellgu i Moravës së Binçës (me kapacitet 7 m3/s) dhe Pellgu i Lepencit (me kapacitet 8 m3/s.). Lumenjtë kryesor i takojnë kategorive të 2 dhe 3 të ndotjes. Vetëm 44 % e popullatës, kryesisht urbane ka kyçje në sistemin e ujësjellësit. Në vendet rurale është shumë e ulët përqindja e banorëve të kyçur në rrjetin e ujësjellësit është më pak se 9%, përderisa furnizimi kryesisht është prej puseve apo ujësjellësve të fshatit. Këto burime të ujit nuk kontrollohen dhe nuk mirëmbahen, e një shfrytëzim i tillë është i lidhur me rreziqe shëndetësore. Kyçje në sistemin e kanalizimit kanë vetëm 28 % e popullatës dhe atë në zonat urbane. Impiantet për trajtimin e ujërave të zeza urbane nuk ekzistojnë, ndërsa të atyre industriale në disa raste ekzistojnë por nuk funksionojnë. Kosova bën pjesë në regjionet me sasi të limituara të resurseve ujore, gjegjësisht 1600m3/ banorë. E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar në nivelin e duhur. Problemet e ujërave në vendet urbane janë: rrjeti i vjetruar, rrjedhjet e mëdha në rrjetin shpërndarës, keqpërdorimi i ujit dhe kyçet ilegale. Në Kosovë nuk ekziston sistemi i duhur i mbrojtjes nga vërshimet. Pjesa që është ndërtuar më parë është lënë pas dore. Nuk ekzistojnë programe të mirëfillta për menaxhimin e resurseve ujore.

Page 8: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar

8

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - MJEDISI

Toka Disa të dhëna që mendojmë se nuk janë të përfshira si duhet në dokumentin e strategjisë për tokat. Territori i Kosovës ka llojllojshmëri të tokave në bazë të gjenezës së krijimit,vetive pedologjike,fizike dhe kimike. Harta pedologjike e Kosovës paraqet një mozaik të vërtet. Edhe pse shënime të sakta për vetit fiziko-kimike të tokave nuk kemi. Është një konstatim se tokat tona janë të përshtatshme për prodhimtari bujqësore. Tipat e tokave që më së shpeshti i hasim në Kosovë janë: Humusore, humusore silikate,toka të hirta acide skeletore dhe skeletoide, toka të kuqe në të purpurt, pseudoglejet ,toka aluviale, toka diluviale dhe toka shkëmbore. Faktorët që më së shumti dëmtojnë sipërfaqe të tëra të tokës në Kosovë janë: - Vendbanimet( ndërtimet pa leje dhe të pa planifikuara ). - Industria( mbeturinat industriale,mihjet siperfaqsore ). - Mbeturinat komunale; - Deponitë; - Eksploatimi i drurit (erozionet) - Eksloatimi i zhavorit ( përmbytjet ) - Përdorimi i plehrave dhe i pesticideve për qëllime bujqësore. - Mungesa e planeve të studiuara nga arqitektura e mjedisit - Minat e mbetura nga lufta e fundit. Trashëgimia natyrore Kosova karakterizohet me një biodiversitet dhe trashëgimi natyrore të pasur. Aktualisht rreth 4.27 %1 e sipërfaqes është e mbrojtur ligjërisht, ku pjesën kryesore e zë Parku Nacional “Malet e Sharrit”2. Të propozuar mbi 270 zona të mbrojtura, ne mesin e këtyre (i propozuar) për Park Nacional”Bjeshkët e Nemuna”, me sipërfaqe 62.488 ha si dhe të propozuara mbi 270 zona të mbrojtura

1 Këtu nuk përfshihet sipërfaqja e Parkut Nacional Bjeshkët e Nemuna ( rreth 60 000 ha).

Zonat Kategoria IUCN

Numri i zonave

Sipërfaqja /ha

%

Rezervate natyrore

I 11 698.4 1.52

Parqe kombëtare3 II 2 39 000 84.55 Monumente natyrore

III 38 4 867.9 10.55

Peizazhe të mbrojtura

V 2 1 681 3.17

Total 46 247.3 100

Page 9: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar

9

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - MJEDISI

1 Ligji mbi parkun nacional Malet e Sharrit GZK. Flora e Maleve të Sharrit përbën rreth 25 % të Florës së Ballkanit dhe rreth 18 % të florës evropiane Legjislacioni i aplikueshëm paraprak i mbrojtjes së natyrës ka qenë i mangët dhe jo i harmonizuar me standardet ndërkombëtare të mbrojtjes. Eshtë evidente mungesa dhe mosefikasitetit i organeve menaxhuese që do t`i menaxhonin dhe mbronin efektshëm këto zona në pajtim me kriteret ndërkombëtare dhe legjislacionin vendor të mbrojtjes. Nga kjo rezultojnë : prerjet dhe dëmtimi , shkatërrimi i vlerave kryesore, papastërtia në pjesët më reprezentative të tyre etj,. Deri sot as për të vetmin park kombëtar egzistues nuk është nxjerr plani hapësinor që është obligim ligjor i organeve menaxhuese të parku Mungojnë investimet në mbrojtjen, popullarizimin dhe përparimin e zonave të mbrojtura është evidente. Është e ultë vetëdija e popullatës për ruajtjen e zonave të mbrojtura dhe shndrimin e tyre në një burim ekonomik të mundshëm në drejtim të zvogëlimit të varfërisë. Menaxhimin zonave është parë vetëm në kontekstin e ndalesave dhe kufizimeve nisur nga përvojat e tyre me pushtetet në të kaluarën në emër të mbrojtjes. Edhe sektori i OJQ-ve në këtë fushë është në fazat e para të aktiviteteve dhe projekteve. Biodiversiteti Vendi ynë dallohet me një shumëllojshmëri të florës dhe faunës. Në bazë të hulumtimeve të deritanishme janë të inventarizuara rreth 1800 lloje bimore, mirëpo besohet se numri i llojeve duhet të jetë diku afër 2500. Ndërsa sa i përket faunës mund të themi se janë të përhapura rreth 230 lloje të egra të kurrizorëve, kurse pakurrizorët janë shumë pak të hulumtuar dhe nga ky grup ekzistojnë të dhëna për afro 150 lloje të fluturave dhe për afro 400 taksone të makrobentosit të ujerave . Ajo që florën dhe faunën e Kosovës e bënë të rëndësishme dhe joshëse është numri i madh i llojeve endemike, endemorelikte dhe subendemike krahasuar me sipërfaqen e saj. Janë konstatuar rreth 200 lloje bimore endemike, endemorelikte dhe subendemike. Këtu duhet të veçojmë sidomos grupin e endemikëve lokal numri i të cilëve është 13 dhe që kanë përhapje të kufizuar, madje vetëm në disa pjesë të maleve të Kosovës .Vegjetacioni i Kosovës klasifikohet në 139 asociacione, 63 aleanca, 35 rende dhe 20 klasa. Zonat më të begatshme me faunë në Kosovë janë Malet e Sharrit dhe Bjeshkët e Nemuna ku llogaritet që ekzistojnë:8 lloje peshqish,13 ujëtokësorësh,12 lloje rrëshqitësish, 154 lloje shpendësh,37 lloje gjitarësh dhe 147 lloje flutura ditore. Ajo çka e bënë mosnjohjen e numrit të saktë të llojeve bimore dhe shtazore është mungesa e inventarizimit të biodiversitetit në Kosovë. Mungon gjithashtu edhe baza ligjore me të cilën do të mbrohej biodiversiteti dhe që për pasojë kemi humbje të pakontrolluar. Mbeturinat Rreth 90% e popullatës urbane në Kosovë ka qasje në shërbimet publike të grumbullimit dhe deponimit të mbeturinave, derisa zonat rurale janë të përfshira 10%.Gjenerimi i mbeturinave shtëpiake sipas të dhënave të fundit sillet prej 0,3 kg/banor/ditë. Tarifa për mbeturina është 3 Euro/familje dhe shkalla e inkasimit sillet 30-40 %. Mesatarja ditore e gjenerimi të mbeturinave komunale (shtëpiake) në Kosovë është 0.277 kg /banorë /ditë, prej këtu Prishtina 0.345 kg, Prizreni 0.266 kg, Gjilani 0.250 kg.

Page 10: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar

10

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - MJEDISI

Nga gjithsej 30 deponi komunale, 26 prej tyre janë rehabilituar me ndihmën e donatorëve e 7 prej tyre pas rehabilitimit janë mbyllur. Me ndihmën e Agjencionit Evropian për Rindërtim dhe donatorëve të tjerë janë në ndërtim e sipër 7 deponi rajonale dhe dy komunale. Ka filluar ndërtimi i deponisë së Prishtinës e cila është edhe e fundit sipas programit të AER. Në Kosovë ende nuk bëhet klasifikimi dhe riciklimi i mbeturinave. Mbeturinat e rrezikshme janë të lidhura kryesisht me komplekset industriale e sot spotet kryesore janë: Trepça, KEK-u dhe Fabrika e Baterive në Gjilan. Ende nuk ka ndonjë strategji të krijuar në nivel të Kosovës për çështjen e mbeturinave të rrezikshme. Menaxhimi me rreziqet dhe fatkeqësitë Sipas evidencave, nga numri i përgjithshëm i fatkeqësive, numrin më të madh e përbëjnë fatkeqësitë në industritë -Trepça, KEK-u, Ballkani etj.) e pastaj transporti rrugor i pakontrolluar i materieve të rrezikshme, numri i madh i pompave të benzinës etj. Në Kosovë tek kanë filluar hapat e parë në hartimin e programeve për menaxhimin e rreziqeve dhe fatkeqësive. Kompetencat për këto çështje janë të shpërndara në këto ministri: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e transportit dhe telekomunikacionit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Shërbimeve Publike dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Në kuadër të menaxhimit me rreziqet dhe fatkeqësitë është më se e nevojshme të merren masat adekuate për zgjidhjen e problemeve siq janë: Ekspozimet ndaj Sektorët mjedisorë Energjetika Rreth 97% e energjisëë elektrike të prodhuar në Kosovë sigurohet nga djegia e linjitit në termocentralet A dhe B, kurse nga rrjedhat ujore sigurohen vetëm afër 3% të prodhimtarisëë vjetore. Fuqia e instaluar e termocentraleve njehson 1.478 MË, kurse furnizimi me linjit bëhet nga mihjet sipërfaqësore të Mirashit dhe Bardhit, me kapacitet të projektuar të shfrytëzimit të linjitit, prej 16 milionë tonë në vit. Shkalla aktuale e shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese të termocentraleve është e ulët - vetëm rreth 30% të fuqisë së instaluar. Kosova nuk ka burime vetanake të karburantëve të lëngët dhe të gaztë, kështu që furnizimi me këta karburantë bëhet ekskluzivisht nga importi. Në përgjithësi, efikasitetit i shfrytëzimit të energjisë është i ulët. Sektori i energjisë i Kosovës është ndotës i madh i mjedisit, sidomos në regjionin e gjerë të Prishtinës. Gazrat e emituara nga termocentralet përmbajnë sasi të mëdha të pluhurit, oksideve të azotit, dyoksidit të squfurit, metaleve të rënda, e tj. Ujërat e shkarkuar nga termocentralet lëshohen në lum të patrajtuar dhe shkaktojnë ndotjen e rrjedhave ujore, veqanarisht me fenole. Problem paraqesin edhe deponitë e hirit të depozituara në rreth 160 ha të tokës punuese, Në bazë të llogaritjeve TC-të, A dhe B, së bashku prodhojnë rreth 1 milion ton të hirit në vit, prej tyre 700.000 t janë të depozituara në deponitë e hirit, ndërsa 300.000 t lirohen në ajër.

Page 11: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar

11

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - MJEDISI

Industria dhe xehetaria Deri në fund të viteve të tetë dhjeta, industria dhe xehetaria bënin pjesë me gati 50% në bruto produktin vendas dhe mbështetej kryesisht në shfrytëzimin e resurseve minerale, (thëngjilli, xehet metalike, xehet jometalike etj.). Pas përfundimit të luftës pjesa më e madhe e aktiviteteve xehetare dhe industriale është ndërprerë pothuajse tërësisht (minierat e xeheve të metaleve dhe jometaleve dhe komplekset përkatëse metalurgjike). Sektori privat i veprimtarisë prodhuese ka filluar të zhvillohet gjatë dekadës së fundit, mirëpo pa ndonjë koncept të mirëfilltë. Për shkak të zvogëlimit drastik të prodhimit, shkalla e ndotjes së mjedisit nga industria dhe xehetaria është zvogëluar, mirëpo problemet mjedisore të së kaluarës janë ende të pranishme: deponitë industriale, që zënë një sipërfaqe të madhe të tokës dhe janë ndotës permanent të ajrit, ujërave sipërfaqësor dhe nëntokësor. Transporti Transporti në Kosovë bazohet kryesisht në transportin rrugor, derisa ai hekurudhor nuk është vënë në funksion të plotë pas luftës. Gjithsej janë 1.925 km rrugë të shfrytëzueshme magjistrale dhe regjionale, të cilat me gjithë investimet e bëra ende janë në gjendje të rëndë. Pas përfundimit të luftës është shënuar një shtim enorm i automjeteve, kështu që aktualisht qarkullojnë rreth 215.000 automjete të regjistruara. Pjesëmarrja e transportit publik në transportin e përgjithshëm është e vogël. Numri më i madh i automjeteve që aktualisht qarkullojnë në Kosovë janë të vjetra, teknikisht jo të rregullta, me përdorim të lëndëve djegëse jocilësore dhe pa përdorim të katalizatorëve. Në këtë mënyrë ato paraqesin burim të ndotjes së ajrit, por edhe të rrjedhave ujore dhe tokës dhe shkaktojnë zhurmë mbi normat e lejuara. Gjithashtu edhe hedhja e pakontrolluar e vajrave të shfrytëzuara të automjeteve shkakton një ndotje të madhe të tokës, dhe ujërave sipërfaqësor dhe nëntokësor. Bujqësia Gjendja e bujqësisë në Kosovë është e rëndë. Shumë ferma janë lënë pas dore, kurse infrastruktura është shkatërruar pjesërisht e në disa raste plotësisht 4. Bujqësia si sektor kontribuon me rreth 30% në GDP e Kosovës, ndërsa bashkë me pylltarinë përbëjnë rreth rreth 35 %. Kosova nuk i përmbushë nevojat e popullatës me prodhime vetanake bujqësore andaj 80% të prodhimeve bujqësore importohen. Cilësia e tyre është i dyshimtë dhe i pakontrolluar në mënyrë kompetente. Importimi dhe përdorimi i plehrave kimike dhe pesticideve bëhet pa kontrollë dhe monitorim. Problemet kryesore në sektorin e bujqësisë janë :

- mungesa e infrastrukturës ligjore në fushën e bujqësisë, prodhimtaria ekstensive,

- kontrolli i pamjaftueshëm i cilësisë së produkteve bujqësore të -prodhuara në vend dhe të importuara, përdorimi jo adekuat i plehrave dhe pesticideve.

- ndotja nga mbeturinat e kafshëve të therura dhe të ngordhura dhe nga pularia

- mungesa e trajtimit të plehrave të fermave të mëdha dhe të mesme blegtorale

- mungesa e fondeve ekologjike për bujqësi

Page 12: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar

12

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - MJEDISI

Pylltaria Kosova ka rreth 455 000 ha pyje prej të cilave 54 % janë në pronë shtetërore, ndërsa 46 % janë në pronësi private. Në vitin 2002 për nevoja si teknike dhe për ngrohje janë prerë 185 890 m3 dru5. Vetëm rreth 2000 ha janë ripyllëzuar. Problemet kryesore të evidentuara në menaxhimin e pyjeve janë:

- menaxhimi i dobët i pyjeve; - prerjet ilegale dhe mosdefinimi qartë ligjorë për masat ndëshkuese

ndaj prerësve ilegal të pyjeve; - monitorimi dhe kontrollimi i dobët i pyjeve - mundësitë investive të kufizuara

3.3 Koncepcionet e mbrojtjes së mjedisit jetësor Në bazë të planifikimit të zhvillimit të Kosovës; ekonomisë, banorëve, vendbanimeve, infrastrukturës, sistemit shoqëror, e në përputhje me nenin 8 të Ligjit (2003/9) në planet hapësinore veçanërisht do të:

të rregullohet regjim i veçantë i mbrojtjes së natyrës, zonave nën mbrojtje, ujërave, tokave, sipërfaqet e gjelbëruara publike si dhe të atyre rekreative dhe shëruese.

vlerësimi/vërtetimi i zonave veçanërisht të rrezikuara të mjedisit (zonave e ndotura, zonat e rrezikuara nga erozioni, vendosja e materialeve të papërpunuara) si dhe vendosja e masave për sanimin e këtyre vendeve/lëmeve.

Të propozohen masat dhe kushtet për mbrojtjen e mjedisit, në hapësirat e dedikuara: për shfrytëzimin e burimeve natyrore, për ndërtimin e objekteve industriale dhe hoteliere, për deponitë e mbeturinave, për objektet e infrastrukturës etj.

Ligji rregullon sistem unik të mbrojtjes dhe përparimin e mjedisit jetësor, e veçanërisht rregullon problematikën e menaxhimit të mjedisit jetësor në planifikim dhe ndërtim, çka është parakusht themelor për realizimin (arritjen) e zhvillimit të qëndrueshëm. Në bazë të obligimeve ligjore është e domosdoshme që kriteret e mbrojtjes së mjedisit të përfshihen në procesin e planifikimit në të gjitha nivelet, nëpërmjet: mbrojtjes së natyrës, shfrytëzimi racional i resurseve natyrore, menaxhimi i ekologjik dhe i shëndetshëm i mbeturinave të ngurta dhe atyre të kanalizimeve, materiet e rrezikshme, mbeturinat e rrezikshme dhe radioaktive. Në bazë të konceptit të paraqitur, propozohet rritja e vëllimit të mbrojtjes në lëmenjtë vijuese të mjedisit jetësor në Kosovë:

a) Regjim i veçantë i mbrojtjes së natyrës

Parqet Nacionale Për parkun nacional ekzistues Sharr, i cili nuk është i mbrojtur në mënyrë adekuate, të planifikohet regjim i veçantë i mbrojtjes, kontrolli për përcjelljen e gjendjes, zhvillimi i vendbanimeve, ekonomisë, turizmit, eksploatimi i resurseve natyrore, mbrojtja e biodiversitetit, e veçanërisht eksploatimi i pyjeve. Krahas parkut nacional ekzistues është e nevojshme që të vërtetohen edhe zona të reja si parqe nacionale, si Bjeshkët e Nemuna me zonat: Mokra Gora, Rugova, Gryka e Rugovës, Hajla, Bogiçeviqi, Gjeravica dhe Malet e Junikut. Ky

Page 13: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar

13

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - MJEDISI

Park Nacional do të duhej të bëhet në marrëveshje me Malin e Zi dhe Republikën e Shqipërisë, si Park Ndërkombëtar i Paqës. Parqet Rajonale Këta janë pjesë të natyrës të ruajtur, të cilat kanë rëndësi të veçantë për nevoja të turizmit, ripërtëritjes dhe rekreacionit. Nga ekzistuesit Gërmia në afërsi të Prishtinës dhe Kanioni i Mirushës do të duhej që me plan të parashihen edhe të reja dhe atë: Carraleva, Gora, Rezervati natyror Blinaja etj. Zonat natyrore me dedikim të veçantë Këtu bëjnë pjesë rezervatet natyrore të veçuara të llojeve të bimëve ose të gjallesave, pjesë përreth objekteve, përreth objekteve natyrore individuale dhe zonave përreth tërësive të qyteteve. Përkrah këtyre objekteve është e domosdoshme që të identifikohen dhe të përshkruhet regjimi i mbrojtjes edhe për: burimet e ujit termomineral, llixhave dhe shëruesve natyror, zonat rekreative, pyjet dhe toka bujqësore.

b) Zonat e veçanta të rrezikuara të mjedisit jetësor në Kosovë Rajonet me ndotje të veçantë të ndotjes së mjedisit në Kosovë janë rajonet e Mitrovicës dhe të Prishtinës. Rajoni i Mitrovicës është i rrezikuar nga eksploatimi i resurseve natyrore nëntokësore dhe kompleksi industrial “Trepça”, ndërsa Rajoni i Prishtinës është i rrezikuar nga eksploatimi sipërfaqësor i thëngjillit dhe prodhimi i energjisë nga ligniti. Përveç këtyre zona të veçanta të rrezikuara të mjedisit janë edhe qendrat e qyteteve me zonat e veta punuese, si: Peja, Gjakova, Prizreni, Suhareka, Ferizaj, Gjilani.

- Për zonat veçanërisht të rrezikuara të planifikohen procese të revitalizimit dhe rikultivimit të sipërfaqeve të degraduara nga nga shfrytëzimi i resurseve natyrore;

- të parashihet rregullimi dhe dhe gjelbërimi i deponive të hirit dhe të flotacionit të minierës në KEK dhe në Trepçë;

- si masa të veçanta të parashihet ndërtimi i i sistemit për trajtimin e ujërave industrial në kompleksin “Trepça” dhe në KEK. si dhe në të gjitha repartet industriale në Kosovë si 48 qendra të Kosovës.

- Me qëllim të përmirësimit të mbrojtjes së ajrit , të parashihen periudhat e përmirësimit të teknologjisë së prodhimit dhe ndërtimi i teknologjive bashkëkohore dhe përcjellja e përhershme e kualitetit të mjedisit jetësor.

c) Masat dhe kushtet të veçanta për mbrojtjen e mjedisit

jetësor - sipërfaqet për shfrytëzimin e resurseve natyrore dhe aktivitetet në

atë zonë nuk mund të rrezikojnë mjedisin jetësor mbi normat e përshkruara ndërsa rehabilitimin e sipërfaqeve është e obligueshme të bëhet menjëherë pas eksploatimit

- planifikimi i ndërtimit të objekteve energjetike mbi 20 MË të definohet në bazë të planeve të veçanta me vlerësimin e ndikimit të atyre planeve në mjedis, ndërsa objektet industriale në bazë të projekteve dhe studimeve për vlerësimin e ndikimit të objekteve në mjedis,

- planifikimi i objekteve për deponimin e mbeturinave të bazohen në kriteret e përcaktimin e pozitës së deponive dhe për kushtet sanitare të deponimit të mbeturinave;

- Për Kosovë të planifikohet një deponi për deponimin e mbetjeve të rrezikshme, të potencohet menaxhimi rajonal me deponi dhe

Page 14: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar

14

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - MJEDISI

mbeturina dhe rregulla ekologjike për mbylljen e deponive ilegale dhe joadekuate;

- për ndërtimin e infrastrukturës primare të planifikohen korridore sipas kushteve të mbrojtjes së natyrës, tokave bujqësore, pyjeve dhe shfrytëzimi racional i hapësirës/territorit/;

- Për korridoret e autoudhëve, përçuesve primar energjetik, kanaleve të ujit plane të veçanta dhe vlerësimi i ndikimit të atyre planeve në mjedis;

- Për qytetet mjedisi i të cilëve është tejmase i rrezikuar nga trafiku, me masa të planifikuara ato qytete të mbrohen nga trafiku i rënd transit.

PRIORITETET STRATEGJIKE MJEDISORE TË KOSOVËS

Kompletimi i legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit, në harmoni me kushtet ekzistuese të Kosovës, plotësimin gradual të standardeve të BE, dhe zbatimi efikas i atij ekzistues.

Ndërtimi i institucioneve kompetente, të afta, të pajisura me kapacitete njerëzore dhe instrumente për zbatimin e politikave mjedisore. Këtu, para së gjithash :

-institucionet vendimmarrëse, -institucionet monitoruese,dhe -institucioneve mbikqyrëse dhe inspektive.

Sigurimi i mjeteve të nevojshme finaciare dhe instrumenteve ekonomike (themelimi i Ekofondit) efikase, për një mbrojtje të mjedisit në harmoni me zhvillimin ekonomik.

Krijimi dhe funksionimi i rrjetës së monitorimit të mjedisit në nivel vendi duke e shtrirë atë me prioritet në subjektet e mëdha ndotëse industrial dhe në ”hot spotet” në Kosovë.

Rritja graduale e përqindjes së qasjes së popullatës në ujë të sigurt të pijes, në sistemin e kanalizmit, në sistemin e trajtimit të mbeturinave si dhe përkrahja e programeve të riciklimit të ujrave të zeza dhe mbeturinave.

Përdorimi dhe shfrytëzimi racional i resurseve natyrore: tokë, ujë, minerale, pyje etj. duke pasur kujdes në përdorimin e atyre të rrezikuara dhe orientimin drejt resurseve të përtritshme.

Rritja e sipërfaqes dhe mbrojtja e zonave të trashëgimisë natyrore dhe atyre me vlera të veqanta natyrore krahas rritjes së kapaciteteve për një menaxhim efikas të tyre në pajtim me parimet e Dekleratës së Rios.

Zhvillimi i programeve afatgjata edukative, arsimore, kampanjave të ndërgjegjsimit si dhe përkrahja e projekteve shkencore të fokusuara në mjedis.

Përkrahja e konceptit të sjelljes së teknologjive të pastra në Kosovë në fazën e startimit të industrive të reja dhe ristartimit të industrive egzistuese.

Aplikimi i konceptit të efikasitetit energjetik në të gjithë sektorët e shfrytëzimit të energjisë.

Propozimi i masave Në mënyrë që problematika komplekse e mbrojtjes së mjedisit të realizohet në mënyrë të suksesshme, është e nevojshme që përveç konceptit të mbrojtjes të zbatohen masa të përgjithshme dhe të veçanta.

Page 15: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar

15

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - MJEDISI

Masat e përgjithshme

- sforcimi i autoritetit, respektimi dhe jetësimi i Ligjit për mbrojtjen e mjedisit dhe i të gjitha ligjeve dhe akteve tjera nënligjore, të cilat drejtpërsëdrejti ose tërthorazi ndërlidhen me mbrojtjen e mjedisit;

- të insistohet në shfrytëzimin racional të resurseve të natyrës si princip bazë për zhvillimin e qëndrueshëm;

- sigurimi dhe mbështetja e kërkimeve dhe punimeve shkencore të veçanta në lëmin e mjedisit jetësor:

- të sigurohet shfrytëzimi racional i natyrës e sidomos për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit dhe vlerave natyrore funksionale, rajonale dhe objekteve natyrore me rëndësi të veçantë;

- përpjekjet për tejkalimin e punëve stihike, fragmentare dhe joarganizuara para marrjes së vendimeve për shfrytëzimin e hapësirës;

- Insistimi në vendimet komplekse rajonale, duke u nisur nga platforma e përbashkët e urbanizmit, interesave ekonomike të zhvillimit dhe të mbrojtjes së mjedisit jetësor;

- Të insistohet në diferencimin e mbrojtjes në raport me destinimin e tërësive hapësinore (rurale, urbane dhe industriale).

Masat e veçanta

Të vërtetoj kadastrën e ndotësve të mjedisit, të bëhet përcjellja sistematike, përcjellja dhe evidentimin i shpeshtë dhe i mjaftueshëm i dukurive të dëmshme.

Sa më parë të definojmë vlerat normativat të lejuara të koncentrimeve të ndotësve në ujë, ajër, tokë dhe ushqim, si dhe periudhat në përputhshmëri me direktivat e BE.

Vërtetimi i masave tekniko-teknologjike në kuptimin e ndrimit të teknologjisë së vjetër, me të reja dhe më efikase, rekonstruktimin e atyre ekzistuese, futjen e pajisjeve të reja nën eko kriterijumet e rrepta si dhe kontrollimi i zbatimit të tyre.

Tek komunikacioni duhet të parashihen masat për sjelljen në minimum të koncentrimit të dëmshëm të ndotësve të cilët emitohen në ajër.

Tek zhvillimi i vendeve dhe qyteteve të shiqohen mundësitë e ngrohjes së kontrolluar, lëshimi i ujërave fekalike, trajtim i gjithanshëm dhe pastrim.

Vendosja sistematike dhe deponimi, riciklimi dhe kontrollimi i mbeturinave komunale dhe industriale,e posaçërisht materieve të rrezikshme

Në sektorin e elektro-energjisë, duke pas parasysh se 97 % e prodhimit bëhet nga eksploatimi sipërfaqësor i lignitit, të vendoset kontrolla në proceset teknologjike, proceset e prodhimit të termoenergjisë në proceset e rritjes dhe shfrytëzimit , si dhe hulumtimi me qëllim të shfrytëzimit të burimit të energjisë alternative.

Ekploatimi i resurseve natyrore e posaçërisht atyre

mbitokësore, rreptësisht duhet të jenë të kushtëzuara me rikultivimin e tokës.

Page 16: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar

16

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - MJEDISI

Realizimi i normave ligjore në pikëpamje të mbrojtjes së ushqimit nga ndotja, mbrojtja nga zhurma dhe mbrojtja nga rrezatimi jonizues;

Ndërprerja e procesit të zënies ekstensive dhe të

pakontrolluar të tokës pjellore bujqësore e kualitetit më të lartë për qëllime ndërtimi, si për hapësira banimi infrastrukturën,marrja e hapësirave të reja për ndërtimin e infra dhe supra strukturës duhet të vihet në korniza sa më racionale.

Në mënyrë të organizuar të zgjidhet përcjellja sistematike, analizimi dhe vlerësimi i gjendjes së ndotjes të mjedisit jetësor, duke vendosur sistemin bashkëkohor të monitorimit.

Të punohet sistematikisht në formimin e kuadrove në lëmin e planifikimit, mbrojtjes dhe përparimit të mjedisit jetësor.

Të sigurohet bashkëpunimi ndërkufitarë dhe rajonal në lëmin e mbrojtjes së mjedisit.

Të themelohet shërbimi i inspekcionit në të gjitha nivelet për kontrollin e mjedisit jetësor dhe të kryhet verifikimi i planeve urbanistike nga aspekti i mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Për të gjitha projektet e investuara të bëhet vlerësimi i ndikimit në mjedis dhe vlerësimi i aplikimit të kritereve ekologjike.

PROJEKTET ME PRIORITET Projektet me rëndësi në përmirësimin e mjedisit jetësor në Kosovë janë ato projekte të cilat zgjedhin problemet në zvogëlimin e ndotjes së ujit, ajrit, tokës. Zvogëlimi i rrezikut nga materiet e rrezikshme. Në këtë mënyrë krijohet baza e mirë për të ardhmen me një menaxhim cilësorë për mjedisin jetësor. Një numër i këtyre projekteve janë në fazat fillestare të realizmit ndërsa me projektet e propozuara do të rrumbullakohen përmirësimet e mjedisit në zonat me ndotje më të madhe. Projektet e propozuara janë në vijim:

• Implementimi i një modeli përgjegjës mbi menaxhimin e mjedisit jetësor në KEK dhe Trepçë

• Rikultivimi i dheut nga sipërfaqja e eksploatimit të thëngjillit • Rregullimi, gjelbërimi dhe rekultivimi i deponisë së hirit në KEK. • Ndërtimi i sistemit për trajtimin e ujërave të zeza në KEK, eliminimi i

rrezikimit nga fenolet. • Rregullimi dhe rikultivimi i deponisë me mbeturina të rrezikshme në

Trepçë • Ndërtimi i sistemit për pastrimin e ujërave të ndotura në Trepçë. • Përgatitja e studimit për mundësinë e ndërtimit të sistemit për

trajtimin e ujërave të ndotura në 8 qendra të qyteteve të Kosovës.

Page 17: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar

17

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - MJEDISI

Lista e materialeve

Ligji mbi mbrojtjen e mjedisit (2003/9) Ligji mbi mbrojtjen e ajrit Ligji mbi planifikimin hapësinor 2003/30 Draft ligji mbi mbrojtjen e natyrës Draft ligji për menaxhim me mbeturina Vendimi mbi formimin e Inspektoratit Vendim mbi formimin e Agjensionit Kosovar për Mbrojtjen e Mjedist Raportimi mbi gjendjen ambientale në Kosovë Situation with hazardous waste in Kosovo REReP 1.10 REC 2002 Libri i gjelbër i Kosovës, MPBZHR 2003 KEK Environmental pollution Assessment, Rolf Johansson, 2002 Vlerësimi i ndikimiti ndikimit në mjedis, Carl Bro- AER, 2003 Vlerësimi i gjendjes mjedisore në Trepçë, Ëorld Bank-Sida , Eric Solbu

2002-2003 Vlerësimi I gjendjes mjedisore Projekti i ndihmës teknike për sektorin

energjetik Kosovë, Ëorld Bank ESTAP 1, 2002 Analiza e prodhimit të mbeturinave, Kompostimi i mbeturinave dhe

analiza e densitetit në regjionin e Prizrenit, në bashkëpunim me OJQ –të vendore. Projekt Nr.035/2003

Trajnimi në operimin e deponisë kapitulli 5 prej librës së bankës botërore 426 Nr.035/2002

Standardi minimal për operimin rehabilitimin e deponive dhe koncepti mbylljes në Kosovë

Shtrirja e deponive komunale në territorin e Kosovës

Page 18: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · E tërë fusha që nga mbrojtja nga ujërat e deri te shfrytëzimi dhe mbrojtja e ujërave nga ndotja nuk është e organizuar

18

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - MJEDISI

Harta e zonave të mbrojtura