109
Prof.asoc. Milazim Krasniqi Hyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) 1. Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar 2. Letërsia dhe gazetaria 3. NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ Jurij Llotmani e ka definuar në një mënyrë interesante natyrën e artit, kur ka thënë se arti “na jep aventurën e rrugëve të papërfunduara, d. m. th. , të asaj që nuk ndodhi. . . Dhe historia e së pandodhurës është madhështore dhe shumë e rëndësishme. Dhe arti është prore mundësia për të përjetuar të papërjetuarën, e kthimit prapa për ta riluajtur dhe ribërë sërishmi. Ai është përvoja e asaj që nuk ka ndodhur. Ose e asaj që do të ndodhë. Qëmoti Aristoteli e pati kuptuar lidhjen shumë të thellë të artit me sferën e gjasës (mundësisë).” (Llotman, Tema, 2006) Mirëpo, ofrimi nga arti e një aventure të asaj që në fakt nuk ka ndodhur, që në fillim e zbulon natyrën e tij imagjinative dhe spekulative. Vetë Llotmani pohon se lidhjen e artit me “sferën e gjasës” e kishte hetuar Aristoteli, me çka vetëm sa e pohon ekzistimin e një lidhjeje më shumë se dymijë vjeçare të kontinuitetit të natyrës së artit po edhe

NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Prof.asoc. Milazim Krasniqi

Hyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) 1. Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e

artit letrar 2. Letërsia dhe gazetaria

3. NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ

Jurij Llotmani e ka definuar në një mënyrë interesante natyrën e artit, kur ka thënë se arti “na jep aventurën e rrugëve të papërfunduara, d. m. th. , të asaj që nuk ndodhi. . . Dhe historia e së pandodhurës është madhështore dhe shumë e rëndësishme. Dhe arti është prore mundësia për të përjetuar të papërjetuarën, e kthimit prapa për ta riluajtur dhe ribërë sërishmi. Ai është përvoja e asaj që nuk ka ndodhur. Ose e asaj që do të ndodhë. Qëmoti Aristoteli e pati kuptuar lidhjen shumë të thellë të artit me sferën e gjasës (mundësisë).” (Llotman, Tema, 2006)Mirëpo, ofrimi nga arti e një aventure të asaj që në fakt nuk ka ndodhur, që në fillim e zbulon natyrën e tij imagjinative dhe spekulative. Vetë Llotmani pohon se lidhjen e artit me “sferën e gjasës” e kishte hetuar Aristoteli, me çka vetëm sa e pohon ekzistimin e një lidhjeje më shumë se dymijë vjeçare të kontinuitetit të natyrës së artit po edhe të mendimit për artin. Rrjedhimisht, mendimi për artin (sikundër edhe vetë natyra e artit,) janë shumë të konservuara, dhe u kanë bërë ballë ndryshimeve që janë shfaqur në fushat përreth, ku në këta dy mijëvjeçarë ka pasur ndryshime të jashtëzakonshme. Mendimi për fizikën, për mjekësinë, për ekonominë, për politikën, sikundër edhe ato vetë, kanë ndryshuar aq shumë sa që dijet e antikës mund të përmenden vetëm si fillesë, por jo si bazë e trajtimit të sotëm. Ndërsa, në sferën e artit, veçmas të artit letrar, natyra e veprave të hershme artistike, që nga Gilgameshi, Iliada, Odiseu, tragjeditë e Eskilit, etj., (sikundër edhe mendimit teorik për artin, veçmas ai i Aristotelit,) edhe sot paraqesin themelin e këtij arti dhe studimit të tij, në kulturën perëndimore. Ftilluesi i mendimit antik për artin, Platoni, në librin 10 të veprës Shteti, thotë se shkrimtari nuk di të realizojë njohjen dhe nuk di të afrojë pranë vetes njerëz që do ta nderonin. Bile shkrimtarin e definon si person, i cili as vetë nuk e kupton atë që shkruan, po e bën vetëm imitimin, dhe me atë imitim ai në fakt i mashtron njerëzit. Pëfundimisht, në konkludimet e tij lidhur me shkrimtarin dhe me letërsinë Platoni thoshte se “në shtetin

Page 2: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

tonë mund t’i pranojmë vetëm ato këngë që janë himne perëndive dhe fjalime lavdëruese të dedikuara të mirave”, (Platoni, Shteti:421) që do të thotë se kërkonte një art në shërbim të shtetit. Shkrimtarët që dilnin jashtë kësaj kërkese të tij, ai propozonte që të përjashtoheshin nga shteti si të padëshirueshëm dhe veprat e tyre të mos qarkulloheshin. Me këtë definim Platoni e shihte rolin e shkrimtarit në shoqëri e në shtetin ideal të tij, si tejet negativ, mashtrues dhe shqetësues, prandaj edhe propozonte kufizime ndaj personit të tij dhe ndaj veprës së tij. Por, kjo kërkesë për një art utilitar, ballafaqohet me paradoksin në vetvete, meqë utilitariteti kërkohet nga një art që në esencë është vetëm imitim i realitetit, hije e hijes. Platoni thotë se “ çdo art që imiton është larg së vërtetës dhe kjo është, si duket, gjithë ajo që ai mund të shprehë, sepse prej çdo gjëje përfshin vetëm një pjesë të vogël, madje edhe këtë-vetëm dukjen (pamjen) e saj. (Platoni: 408)Rezulton se e imitimi është larg së vërtetës dhe arti shprehë vetëm pjesë të realitetit edhe atë vetëm anën e jashtme e jo esencat e tij. Platoni e vë në shënjestër të kritikës personalitetin e poetit, Homerit, duke u ankuar se ai nuk ka lënë prapa vetes një shembull që mund të ndiqet, si mënyrë jete ose përvojë të dobishme. As me shembullin personal nuk ka lënë një përvojë të mirë, e cila do t’ia vlente të ndiqej nga të tjerët. Platoni mbetet i fokusuar te imitimi si kategoria esenciale e artit, duke e ndjerë që është edhe “gjuhë e deformuar”, por pa u përqendruar në hetimin e shkaqeve të atij deformimi. Pasuesi i Platonit, Aristoteli, e definoi raportin ndërmjet poezisë dhe historisë në atë mënyrë që historia tregonte atë që ka ndodhur, ndërsa poezia tregonte atë që do të mund të ndodhte, gjë që sikundër u tha më lart, e riiafirmon edhe Llotmani. Raportin ndërmjet historisë dhe poezisë e gjejmë shumë të përhapur në praktikën letrare. E gjejmë edhe te poezia e shumëpërfolur e Fan Nolit, “Shpell'e Dragobisë”, në të cilën poezia e merr si shkas një fakt historik, por më tutje e rikrijon vetë “historinë”, ashtu si ajo do të mund të ndodhte, e jo ashtu si ajo ka ndodhur në të vërtetë:

Kur tufani e çthuri fenë, Kur tirani e krrusi atdhenë, Mi një brek të Dragobisë Priret Flamur' i lirisë.

Atje nisi, atje mbaroj, Atje krisi, atje pushoj, Rrufe-shkab' e Malësisë, Në një shkëmb të Dragobisë.

Vendi dridhej, ay mbeti Se s'tronditej nga tërrmeti. Dif drangoj i Dragobisë, Trim tribun i Vegjëlisë.

0 Bajram, bajrak i gjallë, More nam me gjak në ballë, Te një shpell' e Dragobisë, Yll i rrall' i burrërisë.

Page 3: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Thon' u-shtri e thon' u-vra, Po ti s'vdiqe, or Baba, As te shkëmb' i Dragobisë, As te zëmr' e Djalërisë.

As je vrar' e as po vritesh Legjendar Ante po rritesh. Dithiramb i Dragobisë, Tmerr, panik i mizorisë.

Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë. Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë Për çlirimn' e Shqipërisë Katakomb' e Dragobisë. (Noli: 37)

Në fakt, roli i Bajram Currit në historinë e rebelimit revolucionar në vitit 1924, të drejtuar nga autori i poezisë, Fan Noli, ka qenë shumë më episodik dhe më prozaik nga sa e tregon poezia. Ajo kauzë nuk ka nisur në Dragobi dhe as ka mbaruar atje. Pastaj, lufta nuk ka qenë për fe, sikundër lë të kuptohet vargu i parë i poezisë. Poashtu, sunduesi kundër të cilit mësyu rebelimi, njihet si drejtues që e ngritit atdheun në atë periudhë të historisë (dhe jo si “kërrusës” i tij, sikundër e cilëson poezia!). Historia ka dëshmuar se rebelimi i armatosur ka qenë më pak legjitim se sa pushteti i Ahmet Zogut, kundër të cilit u drejtua ai rebelim. Ndërsa, poezia na thotë se shpella u ndrit nga zjarri i shenjtë (këtë motiv fetar e ndeshim që te “Prometheu i gozhduar” i Eskilit), duke i dhënë kështu heroit të saj një ndriçim thellësisht fetar. Krahasimi me figurën e Anteut është gjithsesi një zmadhim i figurës së heroit të kësaj poezie, duke e nxjerrë nga shtrati i realitetit historik. Përfundimisht, poezia nga ana e vet thotë se heroi i saj nuk u vra, ndërsa në fakt ai u vra vërtet. Figura historike dhe ngjarjet kanë mundur të jenë të atilla, çfarë i përshkruan poezia, por nuk kanë qenë, prandaj poezia në këtë rast rezulton të jetë sajuese, trilluese dhe ajo që është shumë evidente, me elemente të frymëzimit fetar. Dijetari Jan Mukarzhovski, te studimi, “Mbi gjuhën poetike”, thotë se “ gjuha poetike është më e afta nga të gjithas gjuhët që vazhdimisht ta ngjallë raportin e njeriut ndaj gjuhës dhe të gjuhës ndaj realitetit, që vazhdimisht dhe në mënyrë të re, të zbulojë përbërjen e brendshme të shenjës gjuhësore dhe të tregojë mundësitë e reja të përdorimit të saj.” (Mukarzhovski, 1986:52)

Me këtë qasje, gjuha poetike si ekstrakti i letërsisë, definohet si tharmi që e ndërton raportin ndërmjet gjuhës dhe realitetit, duke e piketuar fushën ku shenja gjuhësore zhvillohet. (...) Prej këndej, ai edhe gjuhën e vlerëson si dhunti të fituar, si meritë të vetes, e jo si vlerë të dhënë e me funksion te caktuar, të emërtimit të saktë të sendeve e të realitetit. Kjo gjuhë “e tij”, mund të përdoret sipas nevojave ose sipas tekave të tij, pa i dhënë kujt llogari për mënyrët abuzive të përdorimit të saj. Deformimi i kuptimeve esenciale të fjalëve, (të emrave të sendeve), përmbysja e kuptimeve të tyre, me anën e përdorimit figurativ të fjalëve dhe i shprehjeve, jo vetmë që rezulton se janë të lejueshme, por edhe se janë shprehje e aftësive të tij, si sovran i botës. Kjo gjuhë e deformuar, në të

Page 4: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

vërtetë vetëm sa e përshkruan ose e ngjallë një realitet të deformuar paraprakisht në mendjen ose në botëvështrimin e njeriut për botën në të cilën ai jeton. Prirja që njeriu “të zbulojë përbërjen e brendshme të shenjës gjuhësore dhe të tregojë mundësitë e reja të përdorimti të saj” është relativizuese e esencës së gjuhës, e funksionit të saj themelor dhe e vlerave të saj. Hulumtimi i mundësive të reja të përdorimti të gjuhës, është i lejuar dhe i domosdoshëm, sepse ajo e mundëson zhvillimin e saj, por brenda vlerave dhe funksioneve esenciale të saj si mjet komunikimi, e jo si instrument manipulimi ose deformimi të raportit të gjuhës ndaj realitetit. Poezia ‘Poradeci” e Lasgush Poradecit, mund të jetë një shembull interesant, i poezisë që ka që ka efekte të ndikimit mistik:

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufirPo përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i natës që po bije,Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir...

E kudó krahin' e gjërë më s'po qit as pipëtim:Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë...Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë...Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t'im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...Zotëroj më katër anë errësira...Po tashi:Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi... (Poradeci:67)

Në këto vargje e ndjejmë pulsimin ndërmjet gjuhës poetike dhe realitetit, me ç’rast gjuha poetike e ridimensionon realitetin, duke i dhënë një përmasë tjetër nga ajo që e ka në të vërtetë, shumë më mistike. Me sintagmat poetike: perëndim i vagëlluar, një pluhurë si një hije, shkrumb’ i natës, përfitohen mbresa psikologjike dhe estetike të dukshme, sepse një perëndim i zakonshëm dielli, nuk provokon shqetësime të forta. Në fakt, një dukuri e tillë e ndërrimit të ditës e të natës, në përjetimin racional të këtij cikli, vetëm sa e sjellë përkujtimin e njeriut për kohën, për ligjet që zotërojnë në gjithësi dhe për Krijuesin, që i mundëson të gjitha këto ndryshime të mahnitshme. Nëse poezia e ngjallë në vëmendje edhe këtë përjetim, ajo e ngjallë edhe përjetimin estetik shumë më të fuqishëm të tekstit. Teorcienët e njohur, Rene Velek dhe Ostin Uoren, nga ana e tyre thonë se “natyra e letërsisë shprehet më së qarti kur ta shikojmë nga pikëpamja referenciale. Është e qartë se thelbin e artit letrar duhet kërkuar në zhanret tradicionale të lirikës, të epikës dhe të dramës. Të gjitha na shpiejnë në botën e trilluar, në botën e imagjinatës. Thëniet në një roman, në një vjershë ose dramë, nuk janë drejtpërdrejt të vërteta, ato s’janë konstatime të logjikës”. (Velek/Voren: 19 ) Këtu ndeshemi me një definim ku hetohet kontradikta në vetë natyrën e letërsisë, meqë ajo është referenciale dhe në të njëjtën kohë është edhe e trilluar. Ndërsa, Cvetan Todorovi, duke folur për poetikën e prozës, në një rast e ka definuar atë si “ligjërimi skizofrenik”, gjë që na duket se e ndërlidh tërë problematikën e shtruar deri tash.

Page 5: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Ligjërimi i dyzuar, i realizuar me anën e figurave, me anën e kontekstualizimeve të ndryshme, me anën e alternimit të realitetit dhe të imagjinares, në të vërtëtë i ka karakteristikat e ligjërimit të përçarë. Kështu është që nga poezia më e hershme e deri në ditët tona.

Page 6: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

4. ROLI I SHKRIMTARIT NË SHOQËRI

Nga filozofia e Platonit deri te praktika e Stalinit

Roli i shkrimtarit në shoqëri, ëshë bërë objekt i diskutimit që nga paraqitja e faktuar si person me mision dhe me profesion të veçantë.Si edhe për shumë çështje të tjera, edhe ky tematizim i rolit të shkrimtarit në shoqëri, përsa e përket identifikimit dhe vlerësimit filozofik, i takon Platonit, filozofit të njohur të antikës. Platoni në kapitullin e dhjetë teë veprës “Shteti” (ose “Republika”), mirret gjerësisht me rolin e shkrimtarit dhe të letëtrsisë në shtetin që e kishte projektuar si shtet ideal. Duke marrë para sysh karakterin spekulativ që i mveshte shkrimtarit (imitues me fjalë, por që vetë nuk dinte të krijonte atë që e përshkruante, fjala vjen punën e këpuctarit), Platoni thoshte se shkrimtari nuk di të realizojë njohjen dhe nuk di të afrojë pranë vetes njerëz që do ta nderonin. Bile thoshte se shkrimtari as vetë nuk e kupton atë që shkruan , po e bën vetëm imitimin, dhe me atë imitim ai në fakt i mashtron njerëzit. Pëfundimisht, në konkludimet e tij lidhur me shkrimtarin dhe me letërsinë , Platoni thoshte se “në shtetin tonë mund t’i pranojmë vetëm ato këngë që janë himne perëndive dhe fjalime lavdëruese të dedikuara të mirave”.1

Shkrimtarët që dilnin jashtë kësaj kërkese të tij, ai propozonte që të përjashtoheshin nga shteti si të padëshirueshëm dhe veprat e tyre të mos qarkulloheshin.

Nga ky përshkrim i shkurtër, është e qartë se Platoni e shihte rolin e shkrimtarit në shoqëri e në shtetin ideal të tij, si tejet negativ, mashtrues dhe shqetësues, prandaj edhe propozonte kufizime ndaj personit të tij dhe ndaj veprës së tij.

Denoncimi i Platonit për shkrimtarët do të përshkojë mbarë historinë dhe asnjëherë nuk këputet plotësisht. Ky denoncim kryesor me autorësi të filozofit të antikës, do të pasurohet më vonë edhe me aspekte të tjera negative të trajtimt të rolit të shkrimtarit në shoqëri. Kështu, Aristoteli do të fut një koncept të ri lidhur me këtë rol. Aristoteli thoshte se “është vënë re se poetët e njohur, artistët dhe politikanët, kanë qenë ngapak melankolikë, ngapak të sëmurë shpirtërisht, e ngapak mizantropë.”2. Theksimi i sëmundjes shpirtërore në këtë kontekst, do të bëhet në periudha të ndryshme të diktaturave, një argument kryesor për përndjekjen e shkrimtarëve dhe për shkatërrimin e shumëve prej tyre. Mbi këtë koncept nismëtar, lidhur me sëmundjen e shkrimtarëve, pastaj është zhvilluar edhe disiplina e studimit të sëmundjeve të shkrimtarëve, Patografia, po edhe një sërë disiplinash të tjera klinike.

Vlerësimet e tilla të këtyre filozofëve, si edhe masat që janë ndërmarrë nëpër histori kundër shkrimtarëve, që nga persekutimet e deri te eliminimet fizike, e patën arritur

Page 7: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

kulmin në regjimin stalinist në Bashkimin Sovjetik. Në atë vend një numër i madh i shkrimtarëve u internua dhe shumë sish u eliminuan fizikisht, për shkak të qëndrimeve të tyre politike, ose të veprave të tyre, që cilësoheshin si veprimtari antishtetërore.

Tre faktorë të ndikimit të shkrimtarit në shoqëri

Përtej kualifikimeve arbitrare filozofike dhe politike, roli konkret i një shkrimtari në shoqërinë së cilës i takon, realisht varet nga tre faktorë:

- Karakteri dhe angazhimi i tij në aktivitete të ndryshme letrare, kulturore, fetare, politike ose kombëtare,

- Aftësia e veprës së tij letrare që të ndikojë te publiku, te bashkëkohanikët, dhe

- Gjendja e shoqërisë.

1. Sa i përket angazhimit konkret të shkrimtarit, ky faktikisht paraqet nivelin e drejtpërdrejttë të ndikimit dhe të ushtrimit të rolit në shoqëri. Këtu del në plan të parë aktiviteti politik dhe qytetar i shkrimtarit. Me këtë aktivitet roli i tij në shoqëri është më i theksuar dhe më me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet politike e shoqërore. Në këtë rast shkrimtari bëhet pjesë e angazhimit, përkatësisht me njërën këmbë bën pjesë në elitat politike dhe në strukturat e pushtetit ose të opozitës. Pra, në këto raste, ai më shumë është në rolin e politikanit, se sa të shkrimtarit. Mirëpo, është me interes të theskohet se ndjeshmëria e qytetarëve ndaj këtij angazhimi politik të tij, mund të jetë e ndikuar nga autoriteti i tij si shkrimtar, që zakonisht është evident, sepse ai formësohet nga ndikimi i veprës së tij letrare mbi publikun. Prandaj, ky angazhim është disi i dyzuar, edhe letrar edhe politik. Kjo edhe mbetet njëra nga karakteristikat e angazhimit të shumicës së shkrimtarëve në jetën politike dhe shoqërore.

Angazhimi konkret politik: Dante Aligieri dhe Fan Noli

Një shembull i shkrimtarit që e ka ushtruar angazhim konkret në politikë, në kohërat e hershme, është ai i poetit italian Dante Aligieri. I gjendur në luftërat politike ndërmjet klaneve të tregëtareve të Firencës, Dante Aligieri ushtroi ndikim në formulimin e kërkesave politike të fraksionit të cilit i përkiste. Mirëpo, kur ai fraksion pësoi disfatë, ai u detyrua të largohej nga vendlindja e të fshehej nëpër shpella, sepse për të ishte dhënë aktgjykimi që të “digjej i gjallë, kudo që të kapej”. Është e njohur se një pjesë të mirë të “Komedisë Hyjnore”, Dante Aligieri e ka shkruar në periudhën e internimit. Ndërsa, në epigramin mbi varrin e tij, ai e kishte lënë testament që të shkruhej: “Këtu pushon Dante, i dëbuar nga vendlindja e vet”.

Page 8: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Në letërsinë tonë një shembull shkrimtarit që luan rol direkt në shoqëri, me aktivitet politik e revolucionar, sikundër që këto ngjarje ndikojnë pastaj edhe mbi poezinë e tij, është Fan Noli. Noli ishte aktiv në luftërat politike në Shqipërinë e fillimit të viteve 20. Në ngjarjet që pasuan nga zgjedhjet e vitit 1924, ai bashkë me disa politikanë dhe disa oficerë, luajti rol qendror në formulimin e kërkesave politike dhe si rezultat i atij angazhimi, ai erdhi në krye të qeverisë shqiptare. Mirëpo, në ngjarjet që pasuan, me ç’rast në dhjetor të vitit 1924 Ahmet Zogu u rikthye në Shqipëri dhe e mori pushtetin, Noli u detyrua të arratisej nga Shqipëria. Edhe numri më i madh i pjesëtarëve të qeverisë së tij poashtu ikën nga atdheu dhe jetuan për disa vite në internim. Noli në vitet që pasuan, iu rikthye krijimtarisë letrare dhe shkroi disa nga pozitë, që tematizonin luftën politike, arratisjen dhe portretet e kundërshtarëve politikë. Në këtë mënyrë, poezia e tij ishte mpleksur me idetë politike të autorit dhe me synimin që ë ndikonte në zhvillimet politike dhe shoqërore në Shqipëri. Në kontekst të pasojave që solli roli i tillë i Nolit si shkrimtar i angazhuar në lëvizje politike, ishte edhe fati i dhjetëra intelektualëve dhe politikanëve shqiptarë të atyre ngjarjeve. Duke u gjendur në internim, pa burime për jetesë, shumë sish u detyruan të rekrutoheshin e të punonin për hesapet e politikës së Jugosllavisë, të Italisë dhe të Komniternit, për çka ka lënë dëshmi njëri nga protagonistët e atyre ngjarjeve, Sejfi Vllamasi. Në këtë mënyrë, roli i mëtejshëm i shumë prej tyre në hapjen e portave për inflitrimin dhe dominimin e Italisë fashiste dhe madje për përgatitjen e terrenit për pushtimin e Shqipërisë, ka qenë i theksuar.3 Sado që ende nuk është bërë një studim i plotë interdisiplinar lidhur me rolin e Nolit në këto ngjarje dhe pasojat e tyre në tërë historinë e mëvonshme të Shqipërisë, nuk është zor të nxirret konkluzioni se roli i këtij shkrimtari në ngjarjet politike dhe shoqërore të viteve të njëzeta, ka qenë evident.

Angazhimi humanitar: Emil Zola dhe afera Drajfus (komentim)

Ndikimi i shkrimtarit në shoqëri nëpërmjet veprës letrare: Volteri, Pushkini, Naim Frashëri

2. Roli më i tërthortë i shkrimtarit në shoqëri, megjithëse më efektiv dhe më afatgjatë, realizohet me anën e ndikimit të ideve të veprës letrare. Publiku lexues i ekspozohet ndikimit të ideve të veprës letrare në mënyrë të natyrshme dhe spontane. Ato janë ide të reja, përmbajtje të reja dhe sit ë tilla e grishin fantazinë e publikut. Formësimi i ideve politike dhe shoqërore, në nivele të figuracionit artistik, bën që publiku të mban më shumë në mend ato ide dhe madje t’i përvehtësojë, fillimisht në nivel psikologjik e më vonë edhe në nivel politik dhe intelektual. Në rast se masa e publikut është më e madhe, atëherë motivimi i tyre me idetë e përvehtësuara të shkrimtarit, bëhet më i madh dhe mund të shndërrohet në forcë të ndryshimeve politike.

Page 9: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Këtë fuqi të ndikimit të ideve letrare në mobilizimin e publikut, më së shumti e ka pasur dramaturgjia dhe teatri, për çka ka dëshmi nga antika greke dhe nga periudha elizabetiane e teatrit e deri te Revolucioni Francez..

Në periudha të ndryshme të zhvillimit të kulturës e të shoqërisë, ka pasur vepra letrare që kanë ushtruar ndikime të fuqishme në formësimin e ideve sociale, politike e kombëtare, jo vetëm në niveline ideologjisë e të propagandës, po edhe të emancipimit të përgjithshëm dhe të krijimit të identitetit nacional. Mund të përmenden në këtë kontekst veprat e Volterit. Ky shkrimtar dhe filozof i madh, disa herë edhe u internua, sepse shihej si person me rrezikshmëri të lartë për rendin. Vetë mbreti i Francës ishte i irituar nga fama e Volterit. Megjithatë, as vetë mbreti nuk kishte fuqinë që të ndalonte ndikimin e veprës së Volterit në shoqërinë franceze. Ndodhi madje që për gjallje të Volterit u mblodhen kontribute që të ngrihej përmendorja e tij ë Paris, dhe kontribute dhanë nga shtete të tjera, ndërsa mbreti i Francës abstenoi. Roli i veprës së Volterit në kompaktësimin e identitetit Francës dhe në afrimimin e kulturës së saj në botë, ishte kolosal.

Po e njëjta gjë mund të thuhet edhe për veprën letrare të Pushkinit. Pas dënimit të parë për shkak se i përkiste shoqërisë së fshehtë “Llampa e gjelbër” dhe pas publikimit të poezisë “Ode lirisë”, Pushkini i kaloi disa vite në internim. Mirëpo, në internim ai i shkroi disa nga veprat e tij të mëdha, duke përfshirë këtu edhe Eugen Oneginin. Veprat e tij ushtronin një ndikim magjepsës në publikun e kohës. Kur iu hoq dënimi i internimit dhe u kthye në Moskë, Pushkini u prit si një hero. Pra, edhe pse angazhimi konkret politik e qytetar ishte modest, ndikimi i veprës së tij bëri që ai të konsiderohej një reformator i shoqërisë ruse të kohës së vet.

Në letërsinë shqipe si model i shkrimtarit që luan rol të jashtëzakonshëm me veprën e tij ka qenë Naim Frashëri. Vepra e tij letrare, bashkë me tekstet shkollore që i hartoi për nevojat e shkollave të para shqipe, luajti rol në formësimin e identiettit kombëtar shqiptar.

Naim Frashëri në fakt ishte i lidhur me Lëvizjën Kombëtare, sepse i vëllai i tij, Abdyli, ishte lideri politik i asaj lëvizjeje, ndërsa vëllau tjetër, Samiu, praktikisht ishte ideologu i saj kryesor. Naim Frashëri e ndihmoi lëvizjen kombëtare edhe konkretisht, mirëpo roli në atë lëvizje dhe në formësimin e ideve nacionale, ishte pakrahasimist më i vogël se roli i veprës së tij letrare.

Ndryshimet revolucionare të fundshekullit XX dhe roli i shkrimtarëve

3. Gjendja e shoqërisë ëshë një faktor shumë më objektiv sa i përket rolit që luan shkrimtari në të. Shoqëria që gjendet në jostabilitet social dhe politik, në konfuzion të ideologiisë dhe të religjionit, në momente të caktuara është më e prirur që të pranojë rolin dhe idetë e shkrimtarit. Pra, sa më të vogël që e ka pushteti politik legjitimitetin, aq më e madhe është mundësia që shkrimtari të imponohet vetë dhe idetë e tij të ushtrojnë ndikim direkt në shoqëri.

Page 10: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Shembulli më i fortë i zhvillimeve të tilla ka qenë blloku i Lindjes në momentin kur doli në sipëpfaqe kriza e projektit të komunizmit si praktikë dhe si ideologji. Në shumë vende si në Çekosllovaki, në Slloveni, në Kroaci e në Kosovë, shkrimtarët u bënë themelues të projekteve të reja politike, të cilat nga shoqëria u pranuan në mënyrë pothuajse plebishitare. Në Çekosllovaki lider i lëvizjes së madhe politike dhe sociale u bë shkrimtari disident Vacllav Havel, i cili kishte kaluar disa vite në burgjet komuniste. Para se të burgosej, Haveli dhe një grup shkrimtarësh e intelektualësh të tjerë çekë e sllovakë, ishin krijues të një asociacioni që quhej “Karta 77” e cila kishte promovuar ide alternative kulturore, politike dhe shoqërore.

Në Slloveni shkrimtarët ishin forca e refuzimit të jugosllavizmit dhe të etatizmit serbo-jugosllav. Angazhimet e tyre në revistën “Nova revija” , në Shoqatën e Shkrimtarëve Sllovenë dhe në Lidhjen e Shkrimtarëve të Jugosllavisë, bëri që ata të krijonin një influencë të fortë në opinionin publik e politik sllovenë kundër politikës serbomadhe të dominimit. Ajo që është më interesante, shkrimtarët sllovenë e hartuan një dokument që quhej Kushtetuta e shkrimtarëve, ku ata projketuan për herë të parë pavarësinë e Sllovenisë nga ish Jugosllavia. Në atë kohë, politika zyrtare sllovene ishte në favor të decentralizimit dhe të krijimit të një konfederate jugosllave, mirëpo presioni i shkrimtarëve sllovenë, bashkë me disa media dhe struktura të tjera intelektuale, u bënë promotorë të ndryshimit të kursit politik e nacional slloven. Shumë prej tyre, si Dimitrije Rupel, Jasha Zllobec, Matjash Hanzhek, etj., më vonë morën poste të larta shtetërore në vendin e tyre të pavarur.

Në Kroaci Shoqata e Shkrimtarëve të Kroacisë u bë epiqendra e kërkesave nacionale dhe prej saj doli edhe patia HDZ me në krye Franjo Tuxhmanin, që e udhëhoqi vendin drejt luftës së armatosur për pavarësi.

Në Kosovë poashtu Shoqata e Shkrimtarëve e Kosovës, e drejtuar nga kryetari i saj i atëhershëm, Ibrahim Rugova, në vitet 1988 e 1989, u bë qendra e ideve të refuzimit të masave të regjimit serb-jugosllav dhe e artikulimit të interesave politike të shqiptarëve të Kosovës. Po prej asaj bërthame të shkrimtarëve u idejua dhe u krijua edhe partia e parë politike e shqiptavëve të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ku shtrihet ndikimi i shkrimtarit

Përvoja e decenies së kaluar në shtetet e botës së dytë, dëshmoi se mund të flitet për ndikimin më të ndjeshëm të shkrimtarit në disa nivele ose në disa situata nëpër të cilat kalon shoqëria:

a) Roli dhe ndikimi i tij në ndonjë grup social të pakënaqur,b) Roli i shkrimtarit në situata të krizave dhe zhvillimeve revolucionare politike dhe sociale, c) Roli i shkrimtarit në projekte kombëtare, kur gjendet në situatë të definimit të tij.

Page 11: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Përvojat e njohura të këtij roli të shkrimtarit në shoqëri, sikundër edhe vlerësimet e dikurshme të Platonit, (nëse atyre u hiqet tendenca e autorit), dëshmojnë se shkrimtari në fakt është një opozitë e natyrshme, pothuajse instiktive e pushtetit. Shkrimtari është i vetëdijshëm për përkatësinë e vet sociale dhe kombëtare, është i ndjeshëm ndaj gjendjes së moralit dhe të emancipimt në shoqërinë e vet. Prandaj, me veprën e vet, e shpesh herë edhe me angazhim konkret politik, ai synon që të ndikojë mbi ato zhvillime.

Roli i shkrimtarit në shoqëri me stabilitet politik

Në shoqëri me stabilitet politik dhe me shkallë më të lartë të mirëqenies ekonomike,ndikimi rrjeshimisht është më e pakët. Në këto shoqëri, shkrimtari ingranohet brenda rrjedhave të tregut të librit dhe në infrastrukturën e arsimit të lartë, ose të mediave, duke qenë më shumë individualisht aktiv e më pak ose pothuajse aspak në projekte kolektive. Në fund të fundit, aty ku janë realizuar projektet e krijimit të kombit e të shtet dhe ku shkalla e mirëqenies ekonomike e ka krijuar kohezionin e nevojshëm social, nuk ka hapësira për revoltë e për opozitë me prejardhje nga arti letrar. Atje opozita është legjitime dhe bën luftë në emër të elektoratit që përfaqëson.

Marrë në përgjithësi, koha jonë është kohë kur roli i shkrimtarit në shoqëri është margjinalizuar, sepse oligarkitë financiare dhe korporatat kanë krijuar epërsi të pashembullt të dominimit mbi shtëpitë botuese, mbi mediat dhe mbi institucionet arsimore e politike. Ata sot më të shumtën luftojnë që të ruajnë statusin e vet të mbijetesës komode në shoqëritë e veta.

Komentim: Bienalja Ndërkombetare e Poezisë në Liezh, 1998

Roli i shkrimtarit në vlerësimin e politikave ndërkombëtare në krizat e ndryshme rajonale dhe globale

Pra, përveç angazhimeve brenda shoqërive të cilave u përkasin si qytetarë, shkrimtarët shpesh herë angazhohen edhe në dhënien e opinioneve dhe të vlerësimeve lidhur me zhvillimet në përmasa rajonale e globale, zakonisht kur është fjala për kriza dhe për luftëra të armatosura, ose edhe për mbrojtjen e ambientit.

Në konteksitn e angazhimit të shkrimtarëve ndaj krizave rajonale, lufta e Kosovës e viteve 1998/1999 është një shembull ku shihet ky lloj angazhimi i disa nga shkrimtarëve më të njohur të botës. Në kohën kur spastrimi etnik dhe gjenocidi serb kundër shqiptarëve mori përmasat e shfarosjes, disa nga shkrimtarët e njohur u vunë në anën e intervenimit ushtarak kundër Serbisë. Shkrimtarë si Mario Vargas Ljosa, Adam Mihnjik, Vacllav Havel, Umbeto Eko, Suzan Sontag, Eli Vizel, Hans Magnus Enserberger, etj., me tekstet e tyre sensibilizuan opinionin publik dhe politik në favor të mbrojtjes së shqiptarëve ë

Page 12: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Kosovës nga gjenocidi serb. Mirëpo, pati edhe shkrimtarë e intelektualë si Gabriel Garsia Markes e Noam Çomski, që u deklaruan kundër atij intervenimi.

Ja si e paraqet gjendjen shkrimtari latinoamerikan, Mario Vargas Ljosa: “ NATO-ja nuk lipset qortuar për ndërhyrjen në Jugosllavi, por për faktin se këtë ndërhyrje duhej ta kish kryer këtu e dhjetë vjet të shkuara, si dhe për gabimin e bërë duke shpallur se përjashtonte çdo ndërhyrje tokësore. Të gjitha këto i ndezën dritën e gjelbër diktaturës së Beogradit pë r të vënë në jetë planin për spastrim etnik në Kosovë, një prej krimeve më të lemerishme kundër njerëzimit që janë kryer përgjatë këtij shekulli, i krahasueshëm përnga natyra, edhe pse jo nga numri, me Holokaustin e hebrenjve të realizuar nga Hitleri, ose me deportimin e popujve prej Stalinit, i cili ishte i vendosur në synimin e vet për të rusifikuar Bashkimin Sovjetik.”4

Angazhimet e tilla të shkrimtarëve, nuk kanë ndikuar në vendimmarrjet politike, por në krijimin e opinionit publik, nga pikëpamja e rritjes së legjitimitetit të një veprimi politik (në rastin konkret ushtarak), me siguri që kanë ndikimet e veta.

Vlen të kujtohet këtu një rast specifiki rolit që mund t’i ngarkohet në situata të veçanta një shkrimtarit dhe intelektuali. Pikërisht shkrimtari dhe intelektuali Eli Vizel, ( i cili është një njeri që ka mbijetuar kampet naziste të përqendrimit), ishte i dërguari i presidentit amerikan, Bill Klinton, në maj të vitit 1999, për të verifikuar në kampet e të dëbuarve shqiptarë të Kosovës në Maqedoni e në Shqipëri, se a ishte fjala për spastrim etnik dhe dëbim me dhunë. Raporti i Eli Vizelit ishte konfrimim se ishte fjala për dëbim me dhunë dhe për spastrim etnik. Rrjedhimisht politika zyrtare amerikane dhe ajo e OKB-së, e përdorën si argument bindës raportin e Eli Vizelit. 5

Shënimet1.Platoni, Shteti, Rilindja, 1980, fq.141 2. Tragjeditë e gjenive, fq. 4 (përkthim i lirë)3.Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri( 1897-1942)4.Mario Vargas Ljosa:, “ Një luftë e vonuar”, te libri “Lufta kundër luftës, Ora, Tiranë, 2001, fq.15)5. Këto ligjërata u dedikohen vetëm studentëve të vitit të dytë të Degës së Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.

DETYRË

Hulumtoni rolin që ka pasur në shoqëri njëri nga këta shkrimtarë: Esad Mekuli, Hivzi Sulejmani, Ibrahim Rugova.

Page 13: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

5. KUNDËRREFORMA DHE AMBIENTI FETAR SHQIPTAR NËN PERANDORINË OSMANE

Fillimi i botimit të librave në gjuhën shqipe në mesin e shekullit XVI, është tregues i formësimit të një bashkësie shqiptare me kërkesa dhe me identitet fetar e gjuhësor të veçantë. Në fakt, sot për sot nuk është e qartë se cila ka qenë shkalla e organizimit të kësaj bashkësie dhe të kërkesave të saj për libra shqip, në kohën kur Perandoria Osmane ishte në kulmin e fuqisë së saj. Por, faktori përcaktues për botimin e librave fetarë katolikë në gjuhën shqipe, ka të bëjë me zhvillimet e përgjithshme në Europë, në gjirin e Kishës Katolike Romane. “Letërsia e hershme shqiptare, ajo e shekujve gjashtëmbëdhjetë e shtatëmbëdhjetë, ishte në thelb letërsi fetare. Në fillim ajo përbëhej nga përkthime tekstesh kishtare nga latinishtja e italishtja në shërbim të Kundërreformës”.(Elsie: 32)Rrjedhimisht botimi i librave të parë fetarë katolikë në gjuhë shqipe, ka ardhur si rezultat i politikave të Kishës Katolike Romane.Pas reformës protestane të shpallur nga Martin Luteri e të përhapur në Europën Veriore, vartësia e popujve katolikë nga Vatikani po bëhej jostabile. Prandaj, Vatikani lejoi në atë periudhë botimin e librave kishtarë në gjuhët e popujve, për të ndërprerë rebelimin e mëtejshëm protestan. Botimi i Mesharit të Gjon Buzukut bie pikërisht në periudhën e Kundërreformës, ashut sikundër e thotë Robert Elsie. Përmbajtja e Mesharit të Gjon Buzukut është tërësisht fetare, pra një përmbledhje e historive dhe e dogmave fetare kristiane, të përkthyera në gjuhën shqipe. “…përpara të gjithave do të kemi para sysh që, me përjashtim të ndonjë fraze vetiake t’autorit hedhur tek-tuk nëpër tekst, ky libër është fund e krye një përkthim.” (Çabej: 25) Po sipas Çabejt, përkthimi ka qenë një kombinim interesant, duke ndërthurur përkthimin nga latinishtja, italishtja dhe serbokroatishtja, e duke mos u bazuar vetëm në një vepër origjinale. Meqë kjo është një vepër tërësisht e përkthyer, ajo edhe po të ishte vepër letrare, nuk do të mund të trajtohej si vepër origjinale letrare shqipe, veçse si një vepër e përkthyer. Trajtimi i përkthimeve të teksteve liturgjike si letërsi origjinale shqipe, prandaj është një manipulim i dyfishtë, manipulim me natyrën e teksteve, (kualifikohen si tekste letrare tekstet ekskluzivisht fetare) dhe manipulim me gjuhën origjinale të tyre (ato janë në original në latinishte dhe janë të përkthyera në gjuhën shqipe- përveç disa fjalive të autorit në përmbyllje të veprës). Për këtë arsye, “Meshari” nuk paraqet një material autentik letrar, i cili do të mund të analizohej dhe të vlerësohej edhe nga perspektiva e një vështrimi letrar të mirëfilltë. Vetë Buzuku pohonse po u bënte një shërbim besimtarëve për leximin e teksteve të shenjta: “U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gjā të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për sā mujta me ditunë, me zhdritunë pak

Page 14: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë, për-se ata të mundë mernë sā i naltë e i mujtunë e i për-mishëriershim anshtë Zot’ ynë atyne qi t’a duonë ëm gjithë zemërë. U lus ënbas sodi mā shpesh të uni ëm klishë, për-se ju kini me gjegjunë ordhëninë e t’inë Zot e ate në ënbarofshi, Zot’ ynë të ketë mishërier ënbī jū, e ata qi u monduonë dierje tash, mā mos u mondonjënë. E ju t’ini të zgjiedhunitë e t’inë Zot, e për-herrë Zot’ ynë kā me klenë me jū, ju tue ëndiekunë të dërejtënë e tue lanë të shtrenbënënë. E këta ju tue bām, Zot’ ynë ka(a) me shtuom ëndër jū, se të korëtë t’aj të ënglatetë dierje ën së vielash e të vielëtë dierje ën së ënbiellash. E u mā duo të ënbaronj vepërënë t’eme, t’inë Zot tue pëlqyem. Ëndë vietët M.D.L.IV. një-zet dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një M.D.L.V., ëndë kallënduor V. dit. E se për fat në keshe kun ënbë ëndonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetë fajtë, ai qi të jetë mā i ditëshim se u, ata faj e lus t’a trajtonjë ënde e mirëç për-se nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë mā e para vepërë e fort e fështirë për të vepëruom ënbë gluhët t’anë. Për-se ata qi shtanponjinë kishnë të madhe fëdigë, e aqë nukë mundë qëllonjinë se faj të mos banjinë, për-se për-herrë ëndaj ‘ta nukë mundë jeshe, u tue ënbajtunë një klishë, ënbë të dŷ anët më duhee me sherbyem. E tash u jam ënfalë gjithëve, e lutëni t’enë Zonë ende për muo.(Buzuku: 387)Meshari dhe librat e tjerë fetarë katolikë të shekullit XVI e XVII, paraqesin objekt interesant të studimit të sociologjisë së fesë katolike dhe veçmast ë gjuhësisë. E shikuar në këtë kontekst fetar dhe shkencor, kjo literaturë fetare katolike në gjuhë shqipe, pati qarkullim të kufizuar dhe ndikim poashtu të kufizuar. Ajo krijohej në periudhën kur shumica e popullit shqiptar po kalonte në fenë Islame, dhe kur popullsia katolike e mbetur po lëkundej ndërmjet Reformës dhe Kundërreformës. Me një fjalë, ishte pjesë e një projekti fetar imunizues ndaj agjensëve të rinj, që po e atakonin dominimin e Kishës Katolike Romane. Organizimi i Kishës Katolike Romane ka qenë dhe ka mbetur tërësisht unitar, pra të gjitha vendimet dhe emërimet e famullitarëve në terren dhe të titullarëve të të gjitha rangjeve mirren nga Selia e Vatikanit. Në këtë kontekst, edhe strategjia e botimit të librave për të penguar Reformën protestane, edhe zgjedhja e përmbajtjeve të botuara edhe shpërndarja e tyre, ka qenë plotësisht në duart e institucionit të Selisë së Vatikanit.Kjo është arsyeja kryesore që në përmbajtjet e librave të Buzukut, të Budit e Bogdanit, mungojnë përmbajtjet nga jeta fetare dhe sociale në Shqipëri, në kohën kur ata kanë jetuar dhe vepruar. Shënime të kësaj natyre ata dhe famullitarë e titullarë të tjerë që vepronin në Shqipëri, i paraqitnin Vatikanit në relacionet e tyre të shkruara enkas për qëllim informimi, lidhur me gjendjen e Kishës dhe të besimtarëve katolikë. Është e qartë se ky aktvitet botues i autorëve të vjetër, Buzukut, Bardhit, Budit, Bogdanit, nuk ka qenë zgjedhje e lirë e tyre, po një obligim që është kryer në kuadër të strategjive imunizuese nga ana e Selisë së Vatikanit kundër Reformës protestane dhe përhapjes së Islamit në trojet shqiptare. Sidoqoftë, ato libra kanë vlerë të shënuar gjuhësore, sepse e kanë shenjuar shqipen në një faze të hershme të ekzistimit të saj, dhe i kanë krijuar terren për zhvillimin e mëtejshëm si gjuhë e fesë dhe e kulturës. I vetmi fragment nga vepra “Meshari” e Gjon Buzukut, që paraqet elemente ku mund të aplikohet një studim sociologjiko-letrar, ka të bëjë me fjalën përmbyllëse të veprës së vet kishtare. Ja si e paraqet gjendjen Gjon Buzuku në përmbyllje të veprës së vet:” U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gluha jonë nuk kish gja të ëndigluom ën së shkruomit shenjtë, ën së dashunit së botës sanë, desha me u fëdigunë, për sa mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendet e atyne që të ëndiglojnë, përse ata të mund mernë sa i naltë e i mujtunë e i përmishirshëim anshë Zot’ynë atyne qi t’a duonë ëm gjithë zemërë”.

Page 15: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Prej këtij fragmenti kaq të shkurtër, megjithatë kuptojmë dy gjëra thelbësore: 1) kuptojmë se nuk kishte asnjë vepër në gjuhën shqipe, ose të paktën autori nuk ishte në dijeni të ekzistimit të tyre. Prandaj, vlerësimi i bërë në Historinë e letërsisë shqipe, se “ pa dyshim, Buzuku është pasues i një tradite të hershme të shkrimit të shqipes” është vlerësim absurd. Autorët e kësaj historie nuk kanë mundur ta dinë më mirë se vetë Buzuku gjendjen. Ndërsa, Buzuku e thotë qartë “tue u kutuom shumë herë se gluha jonë nuk kish gja të ëndigluom ën së shkruomit shenjtë”. 2) Poashtu kuptojmë se autori shkruante një vepër fetare, për me ndritun mendjen e njerëzve, pra, për të luftuar paditurinë dhe injorancën dhe për të forcuar besimin në Zot, me anën e komunikimit përmes librit. Sa i përket veprës së Pjetër Bogdanit, “Çeta e profetëve”, e cila konsiderohet si vepra e parë e shkruar në origjinal në shqipe, megjithëse vetë autori thotë se e ka shkuar në dy gjuhë, italisht dhe shqip, ajo është një vepër fetare që tematizon jetën dhe misionin e Jezu Krishtit, sipas dogmës zyrtare kristiano-romane. As ky material gjuhësor dhe kjo përmbajtje liturgjike nuk paraqet ndonjë objekt të mundshëm të studimit në planin e studimit të letërsisë, sepae praktikisht nuk i referohet jetës së shqiptarëve të kohës kur është shkruar vepra dhe ka jetuar autori. Konteksti social shqiptar i shekujve XVI e XVII, kur ndodh botimi i librave fetarë katolikë në gjuhën shqipe, ishte mjaft i lëkundur. Një pjesë e madhe e popullsisë, përfshirë këtu elitën ushtarake dhe kishtare, ishte shpërngulur në Itali, pas luftërave të gjata e rraskapitëse të Skenderbeut kundër osmanëve.Të ballafaquar me humbjen nga një shtet i fuqishëm dhe të gjendur pa mbrojtje adekuate nga Venediku e Vatikani, këta shqiptarë u shpërngulën në Itali, në territoret e mbretit të Napolit dhe Siqelisë, ku sipas marrëveshjes së Alfonit V dhe Gjergj Kastriotit, ata kishin të drejta të vendoseshin si shtetas të asaj mbretërie. (Plasari) Por, shumica e këtyre të shpërngulurve të krishterë, ishin të lidhur me ritin bizantin. Nga mesi i shekullit XVI një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare, ku prinin feudalët, tregëtarët dhe elitat ushtarake, e kishte pranuar Islamin dhe kishin filluar të integroheshin në jetën sociale, politike dhe kulturore të Perandorisë Osmane. Ndërsa një pjesë e popullsisë, me koncentrim në viset jugore, kishte ruajtur fenë ortodokse, ndaj të cilës Perandoria Osmane tregoi vazhdimisht një tolerancë të madhe. Pra, populli shqiptar ishte i fragmentuar në bashkësi fetare, nën influenca të institucioneve fetare, Kishës Katolike Romane, Kishës Ortodokse Greke dhe të Hilafetit Islam. Kjo do të thotë se në këtë periudhë nuk ishte e organizuar një bashkësi ose shoqëri unike shqiptare, me një kohezion social, fetar dhe kulturor, që do të krijonte themele për zhvillimin e pa pengesa ekonomik e shoqëror e prej andej edhe të letërsisë dhe të arteve të tjera.Në këtë fragmentim social dhe fetar, ishte vetëm një mjet që unifikonte popullin shqiptar: gjuha shqipe. Kjo gjuhë kishte mbijetuar pushtimin dymijëvjeçarë romak, bizantinë, anzhuin e serb dhe kishte dalë si arma kryesore e identitetit kombëtar të popullit shqiptar. Gjuha shqipe e folur kryesisht nga popullsia fshatare, e cila kishte kishte vërshuar qytetet, në rrethanat e përmbysjeve të mëdha sociale e politike, filloi të dominojë në komunikimn mes njerëzve. Gjuhët e mëdha të pushtuesve, latinishtja , greqishtja dhe sllavishtja filluan të dëboheshin nga përdorimi në administrate, ndërsa turqishtja po depërtonte me ngadalësi. Në këto rrethana, gjuha shqipe u pozicionua si gjuha që filloi të dominonte në komunikimin e përditshëm.

Page 16: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Duhet theksuar se kalimi i njerëzve në fenë Islame, nuk përcillej me ndërrimin identitetit etnik të tyre. Rrjedhimisht, ka indicie se pas ngulfatjes shumëshekullore nga pushtimi bizantin e pushtimi serb, gjuha shqipe në shekujt XV e XV njohu një konsolidim të sajin të brendshëm, për shkak të rritjes së masivitetit në komunikim, e i cili edhe e përgatiti që të bëhej e aftë të përdorej edhe në shkrimin teologjik dhe letrar të letërsisë së shekullit XVI. Është thënë nga vetë autori i parë i një vepre shqipe, nga Gjon Buzuku, se para tij nuk kishte libra në gjuhë shqipe, që është një argument i fortë se zhvillimi i shqipes dhe shkrimi i saj kishte ndodhur pas eliminimit të pushtimit bizantinë e sllavë.

Page 17: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

6. KONTEKSTI I POEZISË SHQIPE ME ALFABET ARAB

Shoqëria shqiptare nën sundimin osman, në shekullin XVIII, kur u shfaq poezia shqipe alamiado*, ishte profilizuar si shoqëri me shkallë relativisht të lartë të integrimit në Perandorinë Osmane. Pranimi i fesë islame, që ishte intensifikuar në shekullin XVI ndër feudalët e vegjël, udhëheqësit e fiseve dhe elitën e re ushtarake, në shekullin XVII e XVII ishte shtrirë edhe në nivelet e tjera të bashkësive sociale shqiptare, duke përfshirë edhe popullsinë fshatare dhe atë qytetse. Kalimi në Islam në shumë raste kishte qenë edhe kolektiv, pas pranimit të Islamit nga ana e kryetarëve të fiseve dhe të feudalëve. Deri nga fundi i shekullit XVII administrata osmane i përmbahej parimit të decentralizmimit të pushtetit, duke u lënë disa komptenca në dorë autoriteteve lokale. Ky pushtet në duart e feudalëve vendas edhe qe njëri nga motivuesit e kalimit të tyre në fenë islame, sepse në atë mënyrë ata ruanin pozitat e dikurshme, në i kishin pasur, dhe fitonin pozita te reja, në varësi nga shërbimet që kryenin për Portën e Lartë. Shekujt XVI e XVII u karakterizuan si periudhë kohore e zgjerimit territorial të Perandorisë Osmane, ashtu që në atë dinamizëm të përgjithshëm, edhe roli i feudalëve dhe spahijve shqiptarë ishte evident. Meqë popujt e tjerë ballkanas, bullgarët, serbët, grekët dhe rumunët, që u gjetën nën sundimin osman, u treguan më pak entuziast në aspektin e integrimit në shtetin e ri, shqiptarët dolën në plan të parë dhe u identifikuan si faktori më i besueshëm për Portën e Lartë. Kjo farë epërsie administrative dhe psikologjike e elitës ushtarake, politike dhe feudale të shqiptarëve, bëri që të motivohej edhe theksimi i identitetit etnik dhe islam të shqiptarëve, sepse ai paraqiste një përparësi në përparimin në hierarkinë e pushtetit. Në këtë mënyrë, edhe erdhi deri te rikompaktësimi i ri etnik i shqiptarëve, të cilët në shekujt XI-XIV qenë para dekompozimit nga dhuna dhe asimilimi serb e bizantin. Edhe pamja fetare e bashkësive shqiptare, dominohej nga përkatësia islame, megjithëse ajo kishte mbetur e larmishme. Në Veri kishte mbetur e koncentruar popullsia me përkatësi katolike, ndërsa në jug kishte një populllatë që ruajti ortodoksinë dhe lidhjet e saj me Kishën Ortodokse. Pas kryengritjes së vitit 1689, të udhëhequr nga gjenerali austrisak Pikolomini dhe nga argjipeshkvi Pjetër Bogdani, pozita e komunitetit katolik u vështirësua dukshëm. Pas kalimit masiv të viseve të tëra në Islam dhe pas disfatës së kryengritjes austriako-shqiptaro-serbe në vitin 1689, energjitë krijuese të priftërinjve katolikë shqiptarë të çliruara brenda Kundërreformës, po shteronin me shpejtësi. Praktikisht nuk kishte më ndonjë vazhdimësi botimi i librave fetarë katolikë në gjuhë

Page 18: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

shqipe. Në këtë kontekst social dhe kulturor të ndryshimeve të thella, në disa qytete shqiptare të Jugut, veçmas në Berat dhe në Elbasan, po lindte një letërsi e re në gjuhën shqipe, me alfabet arab, si përgjigje e re e strukturimit social e kulturor shqiptar pas disa shekujve të integrimit në Perandorinë Osmane. Berati dhe Elbasani kishin njohur një shkallë më të lartë të integrimit dhe të zhvillimit social e kulturor në Perandorinë ----*. Poezia alamiado e mori emërtimin nga përvoja letrare që lindi në Spanjë në shekujt e vonë të Mesjetës, ku letërsia në gjuhën spanjolle dhe portugeze shkruhej me alfabetin arab. Prej këndej, edhe letërsitë e tjera që u shkruan në gjuhën e ndryshme po me aflabet arab, duke përfshirë këtu edhe gjuhën shqipe, mbulohen me këtë term.Osmane. Udhëpërshkruesi osman, Evlia Çelebi, i cili përshkoi viset shqiptare në vitet 1666-1670, kështu e përshkruan Beratin e mesit të shekullit XVII, kur edhe kaloi nëpër atë qytet: “ Në lindje e në jug të fortesës së sipërme, ka 5 mijë shtëpi të mbuluara me tjegulla, të ndërtuara me qargjir e dy pate, shtëpi të bukura e të stolisura si vendet më të mira të parajsës, plot me vreshta, lulishte e kopshte.Trualli i këtij varoshi është tokë pjellore mbi shtatë kodrina e shtatë lugina. Ka më se 100 pallate madhështore, të pajisur me hauze e shatërvane, klimë të mirë dhe ajër mjaft të pastër.” (Çelebiu:48-49). Lidhur me jetën kulturore letrare të kohës, Evlia Çelebiu ka lënë një dëshmi shumë mbresëlënëse: “Poetët, shkrimtarët dhe oratorët e këtij vendi, janë njerëz me kulturë të lartë e me studime të plota. Ata nuk çajnë krye për doktrinën fetare, por në sjellje janë shumë të kujdesshëm.” (Çelebiu:53) Lidhur me lulëzimin social, fetar dhe arsimor të Elbasanit, Evlia Çelebiu ka lënë dëshmi se në atë qytet kishte dyzet e gjashtë xhami, njëzet mesxhide, medrese, institute hafizësh dhe shkolla fillore. Për arsye se në atë qytet kishte një numër të madh të poetëve dhe një jetë letrare të zhvilluar, Elbasani në atë kohë quhej “shtëpia e poetëve”. Ky udhëpërshkrues ka shënuar edhe disa vargje që kishte hasur të shënuara në hyrjet e pallateve të bujarëve shqiptarë, çka do të thotë se vërteton edhe pohimin e një lloj mecenati ndër këta bujarë. Arsimimi i numrit aq të madh të të rinjve në gjuhën osmane dhe në gjuhën arabe, ndjenja edhe prirja e pasanikëve ndaj poezisë dhe ambienti stabil social, pashmangshëm e bënte një komunitet të madh që ishte i etshëm për dije dhe më të aftë, që të kuptonin edhe letërsinë që shkruhej në gjuhën shqipe me alfabetin arab, atë që quhet poezia alamiado. Një numër i konsiderueshëm i të rinjve që mbaronin medresetë në qytetet shqiptare, si ato të Beratit e Elbasanit po edhe të qyteteve të tjera, shkonin për studime të larta në Stamboll, në Egjipt dhe në shkolla të larta gjithandej hapësirave të Perandorisë Osmane. Në këtë mënyrë, numrit të konsiderueshëm të të rinjve që kishin mbaruar medrese në vend, u shtoheshin edhe ata që kryenin studimet e larta dhe që ktheheshin në vendlindjet e tyre. Raste të tilla janë edhe poetët më përfaqësues të poezisë shqipe alamiado, Nezim Frakulla*, Hasan Zyko Kamberi, Muhamed Çami-Kyçyku, etj. Pra, edhe numri i madh i xhamive, i mesxhideve e teqeve si dhe i medreseve dhe shkollave fillore, krijoi një elitë fetare dhe njëherësh intelektuale. Kjo elitë jetonte nga ushtrimi i profesionit të udhëheqjes fetare dhe udhëheqjes së punëve të administratës së pushtetit. Rrjedhimisht, prej saj edhe u vunë bazat e krijimit teë letërsisë së re shqipe me alfabet arab. Një ndikim të rëndësishëm në theksimin e identitetit etnik, gjuhësor dhe kulturor të shqiptarëve që kishin pranuar Islamin, në raport me turqit, pati kriza që e tronditi Perandorinë Osmane pas disfatës ushtarake të Vjenës në vitin 1683. Disfata e Vjenës shënoi fundin e ekspansionit ushtarak dhe ekonomik të osmanëve dhe fillimin e një

Page 19: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

procesi të gjatë të krizave ekonomike, sociale, administrative e që do të rezultonin edhe me shfaqjen e konfikteve etnike dhe me lindjen e lëvizjeve ncionale të popujve të sunduar. Meqë pushtimet e vendeve të reja më nuk paraqitnin një bazë për financimin e shtetit, administrata perandorake iu kthye rikonfigurimit social dhe administrativ të shtetit. Shteti filloi t’ua merrte tokat spahinjve dhe t’ua shiste feudalëve më të pasur. Kjo shkaktoi krizë sociale për shumë shtresa të popullsisë dhe e hapi shtegun e krijimit të formacioneve më të mëdha feudale, që kishin një *Vepra Divani e Nezim Frakullës u shkrua në vitet 1731-1735, dhe është vëllimi i parë me poezi në gjuhën shqipe, ndërsa në Historinë e letërsisë shqipe, si vëllim i parë me poezi konsiderohet “Gjella e shën Mërisë” e Jul Varibobës e vitit 1762organizim dhe administrim lokal, por mjaft të centralizuar. Krijimi i Pashallëkut të Shkodrës (1786-1831) dhe i Pashallëkut të Janinës (1786-1822), që erdhën si rezultat i këtij procesi të ri të rikonfigurimit social dhe administrativ të shtetit, pati ndikimet e veta në shpalosjen më të theksuar të identitetit etnik dhe gjuhësor shqiptar. Këto tërësi të mëdha administrative, që i dobësuan lidhjet me Stambollin, bënë që njerëzit më shumë të lidheshin me adminsitratën lokale dhe me problemet vendore. Kjo shkëputje relative nga Stambolli dhe nga kultura osmane e oborrit, bëri që të kishte pranueshmëri më të madhe edhe poezia alamiado në gjuhën shqipe, si dhe aktivitetet letrare që u zhvilluan në qytetet shqiptare, veçmas në Berat dhe Elbasan. Alamiadistët shqiptarë krijonin qerthuj lokalë letrar në qytetet shqipare, ku poezia e tyre kushte një receptim solid. Madje, ky ambient ishte i mbarsur edhe me pasione dhe me konflikte të shumta, që janë karakteristikë për mentalitetet shqiptare, por që mund të thuhet se vinte edhe si rezultat i një dimensioni social të të aktiviteteve letrare. Thënë më thjesht, poetët alamiadistë, në një farë mënyre siguronin edhe ekzistencën nga puna letrare e tyre. Po të shikohet nga ana e kontekstit historik, poezia alamiado fillon të shfaqet para se të ekzistonin Pashallëqet e mëdha, dhe veçmas para se Pashallëku i Janinës të ishte krijuar si një organizim gjysmë i pavarur nga Porta e Lartë. Për këtë arsye, poetët e parë alamiadistë shqiptarë, si Muçi Zade e Nezim Frakulla, më shumë janë në vazhdën e prirjeve të poezisë persiane, arabe dhe turke, që kanë mësuar në shkollimin e tyre. Pra, shkalla e imitimit të saj shpreh edhe shkallën e integrimit të tyre në atë kulturë. Dallimi vjen nga ana e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë e shkrimit të poezisë alamiado, e aktualizimit të disa temave dhe motiveve nga jeta në vendlindje. Mirëpo, kjo periudhë nuk mund të quhet si periudhë e një poezie më të veçuar shqipe. Madje edhe përdorimi enorm i fjalëve të huaja, persiane, arabe e turke, në esencë manifeston fazën fillestare të diferencimit të shqipes si gjuhë e shkrimit të poezisë, por pa e diferencuar deri në masën sa ajo të jetë koncept poetik. Këtë koncept e afirmoi më vonë alamiadisti Sulejman Naibi, i cili vdiq në vitin 1771. Në të vërtetë, një numër i alamiadistëve shqiptarë si Hasan Zyko Kamberi (rreth 1750), Muhamet Çami Kyçyku, (1784-1844), Haxhi Etëhem bej Tirana ( 1784-1846), Abdullah Melçani ( - 1852), Asllan bej Puçe ( 1807- 1830), pjesërisht bien në këtë periudhë. Mbase për këtë shkak edhe u janë kthyer më shumë temave lokale, aspekteve sociale të jetës, megjithëse pa iu referuar qartë kontekstit politik dhe administrativ. Kjo për arsye të njohura, sepse përvojat e hidhura të Nezim Frakullës, i cili u mbajt në burgje dhe në internime për shkak të poezive të veta me tone kritike, madje edhe vdiq në burg, tregojnë se pushteti mund të ndërmirrte masa ndëshkuese ndaj atyre që shprehnin vlerësime kritike ndaj tij. Numri i madh i poetëve alamiadistë shqiptarë, si: Sulejman

Page 20: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Temani, haxhi Ymer Mustafa Kashari, Omer efendi Sadedini, Ibrahim Elbasani, Sulejman Vërlaci, Mulla salih Pata, Mulla Hysen Dobraçi, Elmas Gjirokastriti, Haxhi Etëhem bej Tirana, Mulla Dervish Peja, Ahmet Elbasani, Ismail Floçi, Shemim Shkodra, Ahmet Tusi, Abdullah Sulejman Konispoli, Jonus Efendi Sabriu, Demir Vlonjati, Muslim Hoxha, Mehmet Ilaz Korça, baba Abdullah Melçani, etj., (shih:Elsie) është dëshmi se kjo lloj poezie ishte e përhapur në komunitetin musliman dhe se kishte një receptim të dukshëm estetik, megjithëse forma më e përhapur kumtimit ishte ajo e recitimit. Shikuar në planin historiko-social, përdorimi në një gjuhë dhe në një kulturë i një alfabeti të caktuar, ka ardhur si pasojë e pozitës së asaj gjuhe e asaj kulture. Në rastin e shqiptarëve, përdorimi i alfabetit arab vjen si rezultat krijimit të një elite në shkollat osmane, ku përdorej alfabeti arab. Kësaj përvoje të tyre i ndihmon edhe fakti i përkatësisë së njëjtë fetare, që paraqiste një faktor afrimi dhe integrimi, e jo refuzimi. Islami është fe universale, që parakupton se të gjithë besimtarët kanë obligime edhe përgjegjësi plotësisht të njëjta. Edhe pse gjuha arabe është gjuha në të cilën ka zbritur Shpallja Kur’anore, Islami nuk është cilësuar si fe e arabëve, po e mbarë ymetit që përqafon këtë fe. Prandaj, edhe ndodhi që osmanët, që ishin sundues edhe të arabëve, morën fenë Islame po edhe alfabetin dhe shumë elemente të kulturës së tyre. Nga ana tjetër, specialistët kanë argumentuar se alfabeti arab ka qenë mjaft i përshtatshëm për shkrimin e shqipes. Për këto arsye, krijimtarinë letrare në gjuhë shqipe me alfabet arab, duhet ta trajtojmë si një dukuri normale kulturore dhe sociale të kohës, e jo me paradigma ideologjike që aplikohen a posteriori. Rrjedhimisht, edhe poezia alamiado është pjesë përbërëse e poezisë shqipe dhe duhet të studiohet e të vlerësohet me të njëjtat kritere vlerësuese si letërsia e shkruar me alfabet latin, ajo me alfabet grek dhe me alfabetet të sajuara nga disa autorë shqiptarë, deri në miratimin e alfabetet unik në Kongresin e Manastirit më 1908. Por, deri tash nuk ka ndodhur kështu. Një pretekst për injorimin e poezisë alamiado dhe vlerave të saj, është ngritur për shkak të numrit të madh të fjalëve të huaja, që kanë përdorur poetët alamiadistë shqiptarë. Përdorimi i fjalëve të huaja në poezinë shqipe alamiado, është vërtet evident, nganjëherë ngulfatës, por leksiku si kategori më vete nuk e përcakton vlerën estetike të tekstit. Janë një varg nivelesh të organizimit të tekstit, që nga ai eufonikë, metrikë, ritmikë, stilistikë e semantikë, që ia përcaktojnë statusin një teksti poetik. Prandaj, kriteri i tillë i zhvlerësimit të vlerave estetike të kësaj poezie, për shkak të “fjalëve të huaja”, është joshkencor. Me këtë kriter do të duhej që edhe disa poezi të poetit Fan Noli të zhvlerësoheshin, sepse kanë numër të madh të fjalëve të huaja, turqizma e orientalizma. Edhe poezia arbëreshe ka numër shumë të madh fjalësh të huaja, veçmas vepra “Gjella e shën Mërisë” e Jul Varibobës, e cila pa një përshtatje në shqipen e sotme, as që mund të kuptohet. Por, askush atyre veprave nuk ua konteston vlerat, për shkak të leksikut të rënduar me fjalë të huaja. Në fund të fundit, vetë gjuha shqipe ka një përqindje të lartë të leksikut nga gjuhë të huaja, latinishtja, italishtja, turqishtja, serbishtja, greqishtja, por askush nuk ka pse të kërkojë që të zhvlerësohet tërë ai fond fjalësh e aq më pak struktura e gjuhës shqipe, e cila është e aftë për transformimin e tyre. Një vështirësi serioze për studimin dhe vlerësimin e poezisë shqipe alamiado, ka ndodhur për shkak se një pjesë e madhe e saj nuk është botuar, po është recituar dhe transmetuar në mënyrë gojore, disa prej tyre duke u bërë edhe tekste për këngët popullore. Në ato raste, ato poezi edhe i janë nënshtruar një procesi të ndryshimeve në tekst, për t’iu

Page 21: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

përshtatur vijës melodike. Ndërsa, pjesa e mbetur në dorëshkrim, pas pavarësisë së Shqipërisë më 1912, është injoruar dhe harruar. Shqipëria e pavarur pati proklamuar vesternizimin e vet politik, kombëtar dhe kulturor, duke provuar të shkëputej tërësisht nga lidhjet e saj pesëshekullore me kulturën osmane dhe islame. Ajo frymë revolucionare e vesternizimit, bëri që të injorohej dhe të harrohej edhe tradita poetike alamiado. Edhe ajo pjesë e produksionit poetik që u mblodh, u fut në arkivë dhe pak kush u mor me sistemimin dhe me studimine saj. Pas Luftës së Dytë Botërore, pati ndonjë përpjekje për studimin e kësaj poezie, ku vendi i nderit i takon Osman Myderrizit, i cili ka meritën edhe për gjetjen dhe shpëtimin e një pjese të fondit të kësaj poezie. Por, transkritimi i kësaj poezie dhe botimi kritik i saj, veçmas i veprave voluminoze të Dalip Frashërit e të Shahin Frashërit, ende mbetet një punë që kërkon studiuesit e saj. Por, pa botimin dhe vlerësimin korrekt të tërë kësaj poezie, është e sigurtë se fytyra e poezisë shqiptare nuk është e plotë, sepse poezia alamiado në konceptim është poezi artistike, pra, e organizuar me funksion estetik. Ndërsa, poezia është gjuhë e konceptuar dhe e organizuar sipas funksionimit estetik, dhe jo histori kombëtare. Poezitë më të arrira të Nezim Frakullës, të Hasan Zuko Kamberit e të Sylejman Naibit, janë të konceptuara që të funksionojnë estetikisht. Edhe kur kanë mesazhe fetare, ato janë të konceptuara si tekst letrar e jo si mesazh ekskluzivist fetar. Po të shohim poezinë e Hasna Zuko Kamberit “vasijetname (Testamenti) ajo nis apel/ informatë njerëzve, për nisjen e poetit për në botën tjetër, gjë që tingëllon si një apel komik, në fakt, sepse nisja për në atë botë as nuk është e vullnetshme e as e di njeriu kur do të ndodhë ai udhëtim. Më tej, po me atë ton hokatar, poeti kërkon që të mbledh porositë e njerëzisë për njerëzit e tyre në atë botë. Por, më vonë, poezia fiton një ton më serioz, kur poeti kërkon që pas vdekjes së tij, njerëzit ta kujtojnë e të luten për të, duke kënduar ndonjë ajet kur’anor, ose suren Ihlas. Por, më vonë ai sërish sikur tallet me fatin e vet, duke e quajtur veten “derdimeni Hasan”, dhe duke konkluduar se nuk gjeti mundësi të ikën prej vdekjes, gjë që në esencë është jashtë një korbnize fetare të perceptimit të vdekjes. Kështu, poezia i ka të dyja perspektivat, edhe atë fetare edhe atë laike, gjë që është njëri nga tiparet e poezisë shqipe alamiado. Këto dy perspektiva të bashkuara, e të realizuara me një varg të lidhur, me një ritëm mjaft dinamik, e me një përfundim të dhembëshëm, na e japin një përjetim estetik. Për këso arsyesh estetike, në rend të parë, identiteti i letërsisë shqipe dhe i kulturës shqiptare është i gjymtë pa botimin dhe pa njohjen e plotë të poezisë alamiado, me të gjitha vlerat dhe të metat e saj. Dhe as historia e letërsisë shqipe dhe sociologjia e letërsisë shqipe, nuk mund të krijojnë një tablo të plotë të letërsisë shqiptare. Sa më shumë që do të zgjatë injorimi i poezisë alamiado, aq më i vështirë do të jetë edhe kompletimi i mozaikut të identitetit tonë letrar, kulturor e kombëtar.

Page 22: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

7. KONTEKSTI FETAR E KULTUROR I RIZGJIMIT ARBËRESH

Dihet se largimi i arbëresheëve nga atdheu, ndodhi për shkak të pushtimit të vendit nga osmanët. Refuzimi i atij pushtimi u manifestua që në kohën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, me eksodin e një numri të madh të familjeve shqiptare për në Italinë e Jugut, në Sicili e në Kalabri. Akomodimi i këtij kontigjenti shqiptarësh në Italinë e Jugut ishte i motivuar edhe nga marrëveshjet e Skënderbeut me Alfonsin V, në luftën kundër pushtimit osman, sipas të cilave shqiptarët formalisht ishin shtetas të Mbretit të Aragonit, Napolit dhe Sicilisë, Alfonsit V.

Ky komunitet shqiptarësh të larguar nga atdheu i vet, në mënyrë të habitshme dhe të mahnitshme, arriti që të ruajë identitetin e vet etnik, gjuhësor dhe madje edhe konfesional, duke mos hequr asnjëherë dorë nga ideja e rikthimit në atdheun e të parëve dhe nga ideja e luftës për çlirimin e tij. Natyrisht, ky projeksion a vizion i tyre, erdhi e u koncentrua më së shumti në ruajtjen e gjuhës si një shenjë identifikimi etnik dhe motiv për të mbajtur në kujtesë atdheun e të parëve. Ruajtja e identitetitt etnik, e gjuhës dhe zakoneve shqiptare, e bëri këtë komunitet të fuqishëm dhe të pazhdukshëm për shekuj të tërë, edhe pse ata jetuan e jetojnë edhe sot në një shtet me kulturë të lartë dhe me një zhvillim ekonomik, që prodhon procese marramendëse integruese edhe në planin global e lërë më në atë brendashtetëror. Në rastin e komunitetit arbëresh u provua vërtet se gjuha dhe feja janë mjete të fuqishme të identitetit etnik dhe kulturor, që u bëjnë sfidë edhe raporteve më të disfavorshme politike, ekonomike e gjeopolitike.

Katër shekuj pas ngulimeve në viset e Sicilisë dhe të Kalabrisë, nuk e kishin dekompozuar identitetin gjuhësor, etnik dhe fetar të arbëreshëve. Kolonitë e arbëreshëve të Italisë vazhdonin të ruanin me një energji të habitshme traditat e veta gjuhësore, kulturore e fetare. Të shtrirë në mbi njëqind qytete dhe fshatra në Kalabri dhe në Sicili, ata dolën në skenën e historisë moderne europiane si një komunitet që manifestoi qëndrueshmërinë e pashoqe ndaj trysnisë natyrale asimiluese të kulturës italiane. Duket se një fakt kyç në këtë qëndresë, ka qenë identiteti fetar i arbëreshëve. Meqë e kishin prejardhjen nga Shqipëra e Jugut, ata i përkisnin fesë krishtere të ritit ortodoks, bizantin. Ky dallim i tyre nga katolikët e Italisë, duket të ketë qenë vendimtar për ruajtjen e traditave arbëreshe, sepse kisha vërtet ka luajtur rolin kryesor në identitetin e tyre. Disa nga poetët arbëreshë, si Nikollë Keta, Nikollë Filja, Nikollë Brankati, Jul Varibona, Bernardo Bilotta, ishin priftërinj ortodoksë. Madje edhe poeti më i madh arbëresh, Jeronim De Rada, ishte i biri i një prifti ortodoks. Ruajtja e identitetit gjuhësor, etnik dhe fetar do të jetë lehtësuar edhe nga qëndrimi që kanë mbajtur italianët ndaj arbëreshëve, që nga ngulimet e tyre në truallin e Italisë. Trajtimi fillestar i tyre si banorë të shtetit të

Page 23: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Mbretërisë së Napolit, Sicilisë dhe Aragonit, duket se ka vazhduar deri në kohët moderne të shtetit italian. Ndërsa, në gjysmën e shekullit të XIX, kur Italia ishte shtet në ngritje, ka pasur edhe politika të koordinuara të inkuadrimit të komunitetit arbëreshë në projektin e presioneve ndaj Portës së Lartë. Zhvillimet e tilla e kompaktësuan dhe e dinamizuan komunitetin arbëreshë në mesin e shekullit XIX. Kjo konvergoi me lëvizjen e madhe kulturoe dhe letrare të romantizimit italian dhe europian. Bile, “letërsia e Kolonisë së Arbëreshve të Italisë doemos shfaq disa veçori, që në pikëpamje të strukturës tematike dhe stilistike e dallojnë, pak a shumë, prej romantizmit shqiptar, në veçanti dhe e afrojnë me romantizmin italian dhe me romantizmin e vendeve teë Europës Perëndimore, në përgjithësi”.1 Në një kontekst të tillë historik, kulturor dhe në rrymën e madhe të romantizmit si formacion letrar, i cili çliroi energji të jashtëzakonshme në fushën e krijimtarisë letrare. _________1 Rexhep Qosja, Historia e letërsisë shqipe, Romantizmi I, Rilindja, Prishtinë, 1984, fq.21-22

Page 24: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

8. TEKSTET JOLETRARE SI BURIM I DEFORMIMIT TË HISTORISË SË LETËRSISË SHQIPE

Lindja e letërsisë shqipe me vonesë të madhe është një paradoks më vete, kur dihet fakti që shqiptarët dhe paraardhësit e tyre, ilirët, me shekuj jetuan në fqinjësi direkte me dy popujt që e farkuan njërën nga shtyllat e qytetërimit europian, atë greko-romake. Në ndonjë rast tjetër, popujt e lashtë që jetuan në të njëjtat territore ose afër njëri tjetrit, sikundër qenë sumerët, babilonasit, hititët, asirët, çifutët, egjiptasit, fenikasit, edhe pse nuk qenë imunë ndaj konflikteve, megjithatë ndikuan mbi njëri tjetrin që të zhvillohej kultura e shkrimit.* Ndërsa, në rastin e ilirëve/shqiptarëve dhe fqinjve të tyre, grekëve, romakëve, bizantinëve, bullgarëve e serbëve, nuk ndodhi ashtu. Edhe pse në vetë truallin historik të ilirëve/shqiptarëve, në lokalitete si Durrësi, Apollonia, Butrinti e në lokalitete të tjera antike, janë gjetur mbishkrime të ndryshme, por ato pa përjashtim janë ose greke ose latine. Shkaqet që e penguan kultivimin e shkrimit në gjuhën ilire/shqipe, janë të shumta, por ngado që ta marrësh punën, shkaku kryesor ishte mungesa e institucioneve shtetërore, fetare e kulturore, të cilat do t’i jepnin drejtim edhe kultivimit të kulturës dhe të letërsisë në gjuhën shqipe. Mungesa e gjurmëve të shkruara në gjuhën ilire/shqipe, e aq më pak letërsi artistike në këtë gjuhë, në antikë e në Mesjetë, koincidon me mungesën e institucioneve të tilla, si pasojë e pushtimeve të gjata e me tendenca të forta asimiluese. Rolan Barti ka theksuar se “historia e letërsisë është e mundshme vetëm nëse bëhet sociologjike, nëse interesohet për veprimtarinë dhe institucionet, e jo për individët”.1 Prandaj, edhe në rastin e historisë së letërsisë shqipe, gjetja e shkaqeve për mungesën e institucioneve, na afron edhe te gjetja shkakut themelor për mungesën e letërsisë në gjuhën shqipe deri në kohën e re.Pohimet e tërthorta që nga ajo e Herodotit për alfabetin e pellazgëve e deri te dëshmitë e Brokardit për alfabetin latin të librave shqip, nuk duhet të na hutojnë, sepse nuk janë mbështetur deri sot nga ndonjë provë konkrete materiale. Pra, ka amnezione të mëdha në historinë dhe në kulturën tonë. Nga dëshira për të kompensuar mungesat, shumë definime për kulturën dhe letërsinë tonë dhe për moshën e saj, janë bërë në bazë të deklaratave të shkëputura e të gojëdhënënave, gjë që e ka krijuar pamjen e parë të deformuar, mitologjike, të kësaj kulture e të kësaj letërsie. Mirëpo, asnjë lloj

Page 25: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

deklarate nuk mund të mirret si fakt për një gjykim shkencor, nëse nuk është e mbështetur në fakte konkrete të shkruara. Prandaj, kjo praktikë e shtyrjes në lashtësi, pa pasur tekste të shkruara konkrete, duhet të braktiset edhe nga ----* shih: Aleksandër Stipçeviq, Historia e librit1. Roland Bart, Letërsia, mitologjia, historia, Rilindja, Prishtinë,

historianët e letërsisë shqipe. Objekti themelor i studimit të historisë së letërsisë janë tekstet e shkruara dhe në lidhje me to rrethanat dhe faktorët e ndryshëm që kanë ushtruar ndikimin e vet mbi tekstet dhe autorët e tyre, por gjithnjë duke i pasur pikënisje vetë tekstet letrare.

Në rastin e mungesës së teksteve letrare, që është përvoja e pjesës më të madhe të historisë sonë, duhet të fokusohemi më gjerësisht në studimin e atyre periudhave historike të pushtimeve, prej të cilave pastaj do të mund të nxjerrim disa përfundime për shkaqet e mosekzistimit të institucioneve dhe të një një letërsie shqipe në gjirin e tyre. Studimi i tillë na mundëson që të qartësojmë rrugën e vështirë të zhvillimit kulturor e letrar dhe arsyet e lindjes së letërsisë shqipe në një realitet historik e shoqëror, sikundër ishte ajo nën Perëndorinë Osmane, ku tradicionalisht mendohet se ka pasur më pak liri, se sa në pushtimet pararëndëse. Por, meqë shkrimi shqip dhe letërsia shqipe kanë lindur në kohën e sundimit osman, atëherë duhet të gjendet përgjigje shkencore në pyetjen: pse nuk ka pasur shkrime shqipe e letërsi shqipe në periudhat pararendëse, të pushtimeve romake, bizantine, bullgare e serbe mbi ilirët/shqiptarë?

Për këtë rast ia vlen të bëhet një përkujtesë e shkurtër, e cila e shpjegon arsyen e mungesës së lieteraturës shqipe në ato periudha të gjata pushtimesh. Pushtimi romak, i filluar në pjesën e parë të shekullit III para erës sonë dhe i përmbushur me pushtim të plotë në shekullin e parë të erës sonë, la pas vetes shkatërrimin e qyteteve ilire si Rizoni dhe Scodra, shpërbërjen e institucioneve sociale e politike vendëse dhe e hapi procesin e romanizimit, i cili e preku identitetin e një pjese të madhe të popullsisë ilire. Në kushte të këtilla të shpërbrëjes së strukturave vendore dhe të nxitjes masive të asimilimit, nuk ka pasur shanse kultivimi i letërsisë në gjuhën e ilirëve. Pushtimi bizantin, që e pasoi pushtimin romak, me tejzgajtjen e tij, shkatërroi edhe ato pak struktura që kishin ngelur, duke e integruar popullsinë ilire në një formacion të madh shtetëror e fetar, që në esencën e vet ishte gllabërues. Perandoria Romake e Lindjes, e ngritur nga Konstandini

Page 26: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

i Madh, ishte një “strukturë shtetërore romake, kulturë greke dhe besim i krishterë: këto janë burimet kryesore kulturore të zhvillimit të Perandorisë Biznatine. Heqja e ndonjërit prej këtyre tre elementeve do ta bënte të pamundur kuptimin e kulturës bizantine”2 Inkuadrimi i gjatë në këtë strukturë i shumicës së territoreve të shqiptarëve, ka pasur pasojat e rënda ----2. Georg Ostrogorski, Historia e Pernadorië Bizantine, Dituria, Tiranë, 2002, fq.17për Shqipërinë, sepse “lidhja e gjatë me Kostandinopojën nuk e la të krijonte identitet politik”.3. Në të vërtetë, nuk e la të krijonte as identitet kulturor. Ngjarjet shkatërrimtare sikundër qenë lufta bizantino-bullgare në shekujt IX-X e deri në vitin 1018, kur u instalua përfundimisht pushtimi bizantin, ndarja e kishave në vitin 1054, e edhe kryqëzatat e periudhës 1095-1270, shkaktuan shkatërrime të rënda ekonomike, shoqërore e kulturore dhe konflikte fetare. Përpjekjet e rimëkëmbjes së Arbërisë në shekullin XII e XIII, u dëmtuan nga ekspansioni serb në shekullin XII dhe nga pasojat që shkaktoi Kryqëzata e katërt e vitit 1204, me pushtimin kryqtar të Konstandinopojës. Kjo ngjarje ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në forcimin e identitetit fetar e kulturor serb në territoret veriore shqiptare, sepse strehimi në Serbi i piktorëve, i arkitektëve dhe i dijetarëve bizantinë të arratisur nga Konstandinopoja e pushtuar, mundësoi zhvillimin ekspansiv të kulturës serbe edhe në trojet shqiptare. Vetëm pesëmbëdhjetë vjet pas Kryqëzatës së katërt, Kisha serbe e fitoi autonominë e saj. Ndër pasojat e forcimit të shtetit serb e të kishës serbe janë serbizimi i një pjese të popullsisë, serbizimi i toponimeve dhe i patronimeve, dyndja e shqiptarëve drejt jugut dhe shkatërrimi i strukturave të kishës katolike romane. Është e kuptueshme se as në këso rrethanash të pushtimit serb, nuk ka qenë e mundshme që të zhvillohej gjuha shqipe e as kultura dhe letërsia në këtë gjuhë. Kjo jetesë e gjatë nën pushtimet bizantine, bullgare e serbe dhe nën juridiksionin e kishave ortodokse, e ka amputuar popullin ilir/shqiptar nga lidhjet politike e kulturore me pjesën tjetër të Europës, shumë para se të pasonte pushtimi osman.

Po qe se shihet çështja e mungesës së letërsisë shqipe nga aspekti i lëvizjeve kulturore-fetare në gjithë këta shekuj, duket lehtësisht se viset shqiptare nuk kanë qenë të prekura esencialisht nga lëvizjet në botën latine/katolike. Fjala vjen, Renesansa karliane nuk ka ndonjë gjurmë në kulturën shqiptare. Humanizmi dhe Renesansa, si lëvizje kulturore dhe artistike, nuk kanë dhënë asnjë produkt në gjuhë shqipe, edhe pse shfaqja e asaj lëvizjeje ka qenë disa shekuj para sundimit osman mbi shqiptarët. Edhe pse në fqinjësi direkte me Italinë, që është trualli i Humanizmit dhe i Renesanës, shqiptarët nuk i preku

Page 27: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

ajo lëvizje kulturore e artistike, sepse ata me shumicë ishin të integruar në fenë ortodoske dhe në qytetërimin bizantin. Madje komunitetin e katolikëve shqiptarë, faktikisht nuk e ka prekur as lëvizja e Reformacionit. Kisha Katolike e lejoi botimin e ndonjë libri fetar në gjuhë shqipe në periudhën e Kundërreformës, në mesin e shekullit XVI, por më shumë e motivuar nga ------3.. Reginald Hibert, Fitorja e hidhur, Tiranë , pa datë botimi, fq 16përpjekjet për ta frenuar islamizimin e popullsisë shqiptare. Megjithatë, fillimi i botimit të librave në gjuhën shqipe në mesin e shekullit XVI, është tregues i ndikimit që ka pasur institucioni i Kishës Katolike me politikat e Kundërreformës, mbi komunitetin katolik në botën shqiptare. Sot për sot nuk është e qartë se cila ka qenë shkalla e organizimit të kësaj bashkësie dhe të kërkesave të saj për libra shqip, në kohën kur Perandoria Osmane ishte në kulmin e fuqisë së saj, por vetë fakti që ajo kishte në terren kuadro që bënin përkthime të teksteve liturgjike, tregon se kishte më shumë hapësira veprimi se sa nën sundimet pararendëse bizantine, bullgare e serbe.

Botimi i Mesharit të Gjon Buzukut bie pikërisht në periudhën e lëkundjeve të mëdha fetare e institucionale në gjirin e popullit shqiptar. Sidoqoftë, përmbajtja e Mesharit të Gjon Buzukut është tërësisht fetare. Nga ana tjetër, “…përpara të gjithave do të kemi para sysh që, me përjashtim të ndonjë fraze vetiake t’autorit hedhur tek-tuk nëpër tekst, ky libër është fund e krye një përkthim.”4 Po sipas Çabejt, përkthimi ka qenë një kombinim interesant, duke ndërthurur përkthimin nga latinishtja, italishtja dhe serbokroatishtja, e duke mos u bazuar vetëm në një vepër origjinale. Meqë kjo është një vepër tërësisht e përkthyer, ajo edhe po të ishte vepër letrare, nuk do të mund të trajtohej si vepër origjinale letrare shqipe, veçse si një vepër e përkthyer. Ndërsa, në Historinë e letërsisë shqipe, shkruan se “gjer më sot, libri më i moçëm i letërsisë së njohur në gjuhën shqipe, është Meshari i Gjon Buzukut, i mbaruar së hartuari në vitin 1955”5 Faktikisht, trajtimi në historinë e letërsisë shqipe i përkthimeve të teksteve liturgjike si letërsi origjinale shqipe, është një manipulim i dyfishtë, manipulim me natyrën e teksteve, (kualifikohen si tekste letrare tekstet ekskluzivisht fetare) dhe manipulim me gjuhën origjinale të tyre (ato janë tekste të përkthyera e jo origjinale.) Për këtë arsye, “Meshari” nuk është një vepër artistike, letrare, e cila do të mund të konsiderohej si vepra e parë letrare në gjuhën shqipe. Rrjedhimisht, historia e letërsisë shqipe nuk mund të fillojë me këtë vepër. Vetë Buzuku pohon se po u bënte një shërbim besimtarëve për leximin e teksteve të shenjta: “U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gjā të ëndigluom ën së shkruomit

Page 28: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për sā mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë, për-se ata të mundë mernë sā i naltë e i mujtunë e i për-mishëriershim anshtë Zot’ ynë atyne qi t’a duonë ëm gjithë zemërë. U lus ------4. Gjon Buzuku, Meshari, Rilindja, Prishtinë, 1987, fq. 255. Historia e letërsisë shqipe, (Grup autorësh), Rilindja, Prishtinë, 1989,fq. 18ënbas sodi mā shpesh të uni ëm klishë, për-se ju kini me gjegjunë ordhëninë e t’inë Zot e ate në ënbarofshi, Zot’ ynë të ketë mishërier ënbī jū, e ata qi u monduonë dierje tash, mā mos u mondonjënë. E ju t’ini të zgjiedhunitë e t’inë Zot, e për-herrë Zot’ ynë kā me klenë me jū, ju tue ëndiekunë të dërejtënë e tue lanë të shtrenbënënë.”6 Edhe veprat e Pjetër Budit janë tekste fetare, të përkthyera në gjuhën shqipe. Madje edhe poezive të Budit, ende nuk u është qartësuar deri në fund as origjinaliteti e as autorësia e tyre. “Domethënë, në vetë vjershat e Budit, një pjesë janë të atë Palit prej Hasi, një pjesë të përkthyera e të përshtatura nga Budi e një pjesë të vetë Budit”7 Sa i përket veprës së Pjetër Bogdanit, “Çeta e profetëve”, e cila konsiderohet si vepra e parë e shkruar në origjinal në shqipe, megjithëse vetë autori thotë se e ka shkuar në dy gjuhë, italisht dhe shqip, edhe ajo është një vepër fetare që tematizon jetën dhe misionin e Jezu Krishtit, sipas dogmës zyrtare kristiano-romane. Vargjet që janë në të, janë letërsi, por jo e tërë vepra, sikundër pretendohet nga disa studiues të letërsisë shqipe, të cilët kanë farkuar sintagmën “letërsia filobiblike”, për të fshehur faktin që kjo në të vërtetë nuk është fare letërsi. Meqë në historitë e deritashme të letërsisë këto veprat fetare të këtyre autorëve trajtohen si vepra letrare në gjuhën shqipe, kjo qasje vetvetiu e ka deformuar që në start vetë historinë e letërsisë shqipe. Në të vërtetë. “Meshari” dhe librat e tjerë fetarë katolikë të shekullit XVI e XVII, paraqesin objekt me interes të madh të studimit të sociologjisë së fesë katolike dhe veçmas të gjuhësisë. Por, jo edhe të letërsisë shqipe. Në fakt, vlerat e kësaj literature duhet të kundrohen në kuadër të lëvizjës së Kundërreformës, përkatësisht të institucionit të Kishës Katolike Romane, sepse pa lejimin dhe sponsorizimin e saj ato libra nuk do të mund të botoheshin. Rrjedhimisht, edhe në këtë rast po edhe në hartimin e çdo historie të letërsisë mbi kritere shkencore, duhet të studiohet raporti ndërmjet institucioneve shtetërore e fetare dhe veprave e autorëve konkretë, e të mos vështrohen veprat dhe autorët si “prodhues të vetvetes”. E gjithë historia e letërsisë, deri në kohët moderne, është e lidhur me institucionet shtetërore

Page 29: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

ose fetare dhe me ideologjitë e ndryshme, prandaj edhe duhet të studiohet e të vlerësohet në korelacion me to. Në të kundërtën, kemi të bëjmë me ----6 Gjon Buzuku, Meshari, Rilindja, Prishtinë, 1987, fq.387)7. Budi, Poezi, Rilindja, Prishtinë, 1986, fq. 30 (Parathënia e Rexhep Ismajlit)

zhvendosjen e kontekstit dhe me deformimin e natyrës së saj përkatësisht me aplikimin e “amnezisë strukturale”8, të cilën e emërtoi antropologu Xhek Gudi e sipas të cilës e kaluara kujtohet si të ishte e tashmja përkatësisht vlerësohet me kriteret e të tanishmes. Rrafshimi i veçantive të periudhave të ndryshme historike dhe vlerësimi i tyre me standardet e ideologjisë aktuale politike ose kombëtare, është tipari kryesor i historive të letërsisë shqipe që janë shkruar deri sot. Prej pozicionit të sotëm ideologjik vlerësohen edhe vetë tekstet e edhe rrethanat historike, shoqërore, politike e kulturore në të cilat është zhvilluar letërsia shqipe. Kjo “amnezi strukturale” nuk mundëson studimin e mirëfilltë të së kaluarës së letërsisë shqipe e as të shkrimit me kritere shkencore rigoroze, të një historie të letërsisë shqipe.

Duhet të kihet para sysh se shoqëritë njerëzore, që nga ato që njihen si shoqëri primitive e deri te shoqëritë e sotme, janë ndërtuar mbi programe të ndryshme sociale, politike, fetare, kulturore e artistike, të cilat në periudha të caktuara kanë ndikuar mbi përfytyrimet dhe kompozimet artistike. Prandaj nuk mund relativizohet vlera e kontekstit historik të tyre dhe as të shpjegohen ato produkte artistike me anën e analogjive ose brenda njëë sistemi tjetër tjetër vlerash. Marksizmi është përpjekja më ambizioze për ta shpjeguar edhe letërsinë vetëm nga sistemi i vet i vlerave, por ka dështuar. Fatkeqësisht, tendenca e tillë është ende e fuqishme në studimet e letërsisë shqipe, por ajo duhet të flaket sa më shpejt. Nuk mund të shpjegohet letërsia me terma revolucionarë, të cilët e imponojnë pikërisht “amnezinë strukturale”.

E shikuar në sfond të lidhjeve të letërsisë me institucionet dhe me vlerësimin brenda një konteksti kohor, bëhet më e qartë që mungesa e letërisë shqipe në periudha të gjata është e lidhur me mungesën e institucioneve shtetërore e fetare të vetë shqiptarëve, ose institucioneve përkrahëse ndaj projekteve fetare e kulturore të shqiptarëve. Megjithatë, pas studimit korrekt shkencor të këtyre periudhave historike dhe të institucioneve përfaqësuese, do të jetë më e qartë rruga e zhvillimit të

Page 30: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

popullit shqiptar me gjithë mungesat dhe vonesat e mëdha. Ndërsa, për të bërë korrigjimet e pamjejes së deformuar të vetë historisë së letërsisë shqipe, duhet të aplikohen standarde rigoroze shkencore me rastin e shkruarjes së -----------8. Asa Brigs, Piter Berk, Drustvena istorija medija, Clio, Beograd, 2006,fq. 23

historisë/historive të reja të letërsisë. Krahas studimit interdisiplinar të konteksteve historike, sociale, fetare e kulturore në të cilat ka jetuar populli ynë, e të cilat kanë shkaktuar amnezionet kulturore dhe vonesat e mëdha të lindjes së letërsisë shqipe, duhet të zbatohen definimet e sakta se çka është letërsia, cila është natyra dhe cili është funksioni i saj, statusi i teksteve brenda gjinive dhe llojeve dhe historia e tyre, statusi i teksteve brenda formacioneve dhe përfundimisht vlera estetike e teksteve. Këto duhet të jenë kornizat e hartimit të historisë/historive të reja të kësaj letërsie. Vendi që do të zënë autorët dhe veprat e tyre në pamjen e vërtetë të letërsisë shqipe, duhet të burojnë nga respektimi i kritereve shkencore gjatë studimit të saj, sikundër që periodizimi duhet të burojë nga përkatësia e teksteve formacioneve të caktuara e jo ashtu si ka qenë deri tash që periodizimi është bërë “sipas etapave të historisë së popullit shqiptar.” 9 Për ta përfshirë një tekst në kuadër të letërsisë shqipe, ai domosdoshmërisht duhet të jetë i shkruar në gjuhën shqipe dhe të jetë tekst origjinal, e jo përkthim nga ndonjë gjuhë tjetër dhe të jetë tekst artistik. Në këtë kontekst, edhe qasjet sipas të cilave “ humanistët shqiptarë, ndonëse nuk botuan gjë shqip, kanë kapitullin e tyre”10, duhet të shmangen nga historia e letërsisë shqipe, sepse produkti i tyre nuk është i shkruar në gjuhën shqipe. Për ta duhet të gjenden hapësira në histori të veçanta të autorëve me prejardhje shqiptare, që kanë shkruar në gjuhë të huaja. Kriteri gjuhësor nuk ka pse ngatërrohet me kriterin etnik. Në të kundërtën, do të vazhdojë gara për imponimin e autorëve dhe veprave sipas preferencave të ndryshme, qoftë ideologjike, qoftë fetare, qoftë krahinore, do të vazhdojë gara për fabrikimin e tipologjive e periodizimeve personale, gara për fabrikimin e të ashtuquajturave shkolla të letërsisë shqipe dhe gara për të mbajtur primatin mbi librat e letërsisë, jo vetëm për të zhvatur para por edhe për të imponuar një model të deformuar të njohjes ideologjike dhe fetare përmes letërsisë. ----------9. Historia e letërsisë shqipe, (Grup autorësh), Rilindja, Prishtinë, 1989, fq. 610. Po aty, fq. 6

Page 31: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

BIBLIOGRAFIATë cituara Aleksandër Stipçeviq, Historia e librit, Toena, Tiranë, 2000)Asa Brigs, Piter Berk, Drustvena istorija medija, Clio, Beograd, 2006Budi, Poezi, Rilindja, Prishtinë, 1986 (Parathënia e Rexhep Ismajlit) Georg Ostrogorski, Historia e Perandorisë Bizantine, Dituria, Tiranë, 2002 ( botim i dytë) Gjon Buzuku, Meshari, Rilindja, Prishtinë, 1987Historia e letërsisë shqipe, (Grup autorësh), Rilindja, Prishtinë, 1989Reginald Hibert, Fitorja e hidhur, Tiranë, pa datë botimiRolan Bart, Letërsia, Mitologjia, Semiologjia

Të konsultuara

Cvetan Todorov, Letërsia në rrezik, Buzuku, Prishtinë, 2007Dibi, Zhorzh, Umetnost i drustvo u srednjem veku, Clio, Beograd, 2001 Hauzer, Arnold, Sociologija umetnosti, Skolska knjiga, Zagreb, 1986Michael Grant, Kostandini i Madh nga Iliria, Bacchus, Tiranë, 2004Robert Elsie, Letërsia shqipe (Një historie shkurtër), Skandebeg books, Tiranë, 2005Robert Elsie, Historia e letërsisë shqiptare, Dukagjini, Pejë, 1997Sabri Hamiti, Letërsia e vjetër shqipe, Libri Shkollor, PrishtinëZhak lë Gof, Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar, CEU&Toena, Tiranë, 1998,

Page 32: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

9. POLITIZIMI DHE GLORIFIKIMI SI DEFORMUES TË HISTORISË SË LETËRISË SHQIPTARE

Studimi i letërsisë shqiptare në kontektin e saj historik, i konceptuar si disiplinë e historisë së letërsisë, në gjysmën e dytë të shekullit njëzet, më shumë ka qenë një shpërfaqje e botëkuptimit ideologjik për kombin, për popullin, shtetin, partinë e shoqërinë, se sa hulumtim shkencor i fakteve mbi objektin e studimit e në funksion të zbulimit të së vërtetës shkencore. Kjo ka ndodhur për shkak të kufizimeve ideologjike të studiuesve, të cilat kanë qenë të imponuara nga regjimi totalitar. Presioni ideologjik dhe politik mbi studiuesit ka qenë i tillë që nuk kanë pasur hapësira të këndvështrimeve alternative, sado latente që të mund të ishin. Por nënshtrimin e tyre ndaj diktatit ideologjiko-politik e ka bërë më të lehtë edhe mungesa e një tradite më të konsoliduar të studimeve pararendëse historiko-letrare.1 Edhe pse arsyet janë lehtësisht të kuptueshme, kjo nuk e zhbën faktin se rezultatet dhe pasojat e prodhuara në këtë disiplinë kanë qenë të rënda. Janë disa breza shqiptarësh që e kanë të injektuar një botëvështrim të deformuar për historinë e letërsisë shqiptare si disiplinë e prej këndej edhe për vlerat e letërsisë shqipare/shqipe.

Gjasat janë të vogla që mund t’u ndihmohet këtyre brezave që të korrigjojnë gjë në botëvështrimin e tyre të deformuar për trashëgiminë letrare, sepse ata tashmë i kanë të ngurosura idetë në formë bllokadash mentale.2 Por, ndërhyrja me urgjencë e me kompetencën e nevojshme shkencore, do t’i shpëtonte brezat e tashëm e të ardhshëm të lexuesve e të studiuesve të rinj nga vlerësimi pseudoshkencor i historisë së letërsisë shqiptare, e kjo mund të bëhet nëse kjo disiplinë futet plotësisht në shtratin e një disipiline të mirëfilltë shkencore. “ Si disiplinë të veçantë brenda shkencës mbi letërsinë do të duhej ta definonim si drejtim njohës, i cili në mënyrë komplekse, duke pasur kujdes për të gjithë faktorët e komunikimit letrar, të hulumtojë e të prezentojë shkaqet dhe modalitetet e ndryshimeve në jetën e letërsisë - në vepra, funksionet dhe programet.“3 Por, në realitetin e studimeve tona histroriko-letrare, kjo nuk është ndërmarrje e lehtë, sepse ajo nuk e ka aleat as vullnetin e studiuesve të konsumuar me metodën marksiste, e as traditën, e cila do ta bënte më të lehtë korrigjimin e deformimit të periudhës së diktaturës.

Për shkak të mungesës së institucioneve shtetërore e kulturore, që do të nxitnin, do të financonin e do të respektonin rezultatet e arritura, studimet e mëhershme në fushën e historisë së letërsisë shqiptare, që nga fillimi i shekullit XX, kanë lindur si produkt i iniciativave personale të studiuesve vullnetmirë e entuziastë. Por, studimet e tilla, përveç ndonjë rasti4 nuk e kanë konstituuar ndonjë shkollë studimi, e cila do të qëndronte sot në themelet e këtyre studimeve dhe do të kontribonte për krijimin e kontinuitetit studimor. Në rend të parë, në studimet tona të historisë së letërsisë nuk është konsoliduar me kohë e madje as me vonesë studimi i historië së letërsisë në kuadër të koncepteve teorike të historicizmit herderian, sipas të cilit krijimi i pamjes totale të një letërsise, kërkon

Page 33: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

seleksionim korrekt të materialit dhe se veprat e epokave të ndryshme letrare nuk mund të vlerësohen me një kriter të njëjtë. Mosaplikimi i kësaj teorie në studimet tona historiko-letrare ka lënë një vakum, i cili është i ngjashëm me invaliditetin. Ky invaliditet shihet më së miri në historitë e letërsisë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX,5 në të cilat nuk vërehet synimi që të rroket pamja faktike e letërsisë, me anën e një vlerësimi korrekt të materialit të studiuar, ndërsa është aplikuar në mënyrë mjaft vulgare kriteri i barazimtarisë për vlerësimin e veprave të kohëve të ndryshme me kriterin ideologjik të aktualitetit, saktësisht sipas asaj që antropogu Xhek Gudi e ka quajtur “amnezia strukturale.” Këto histori janë hartuar duke e bërë rrafshimin arbitrar të specifikave (duke injoruar propozimin e logjikshëm të Çabejt për qarqet letrare dhe për ndikimin e fisit dhe të konfesioneve fetare në letërsi) dhe duke krijuar një pamje gjoja kontinuitive e pothuajse harmonike të rrugës së zhvillimit të letërsisë shqipe, të cilën ajo kurrë të atillë nuk e ka pasur. Për mungesë të këndëvshtrimit teorik historicist, në historitë normative të letërsisë, të hartuara deri sot, nuk është provuar të gjendet përgjigje për pyetje thelbësore sikundër janë shkaqet e mungesave të formacioneve të tëra stilistiko-letrare në letërsinë shqipe, që nga letërsia antike, Renesansa e Klasicizmi. “Në rastin e mungesës së teksteve letrare, që është përvoja e pjesës më të madhe të historisë së letërsisë sonë, duhet të fokusohemi më gjerësisht në studimin e atyre periudhave historike të pushtimeve, prej të cilave pastaj do të mund të nxjerrim disa përfundime për shkaqet e mosekzistimit të institucioneve dhe të një një letërsie shqipe në gjirin e tyre. Studimi i tillë na mundëson që të qartësojmë rrugën e vështirë të zhvillimit kulturor e letrar dhe arsyet e lindjes së letërsisë shqipe në një realitet historik e shoqëror, sikundër ishte ajo nën Perandorinë Osmane, ku tradicionalisht mendohet se ka pasur më pak liri, se sa në pushtimet pararendëse. Por, meqë shkrimi shqip dhe letërsia shqipe kanë lindur në kohën e sundimit osman, atëherë duhet të gjendet përgjigje shkencore në pyetjen: pse nuk ka pasur shkrime shqipe e letërsi shqipe në periudhat pararendëse, të pushtimeve romake, bizantine, bullgare e serbe mbi ilirët/shqiptarë? “6 Ndërsa, Historia e letërsisë shqipe, për mungesë të respektimin a të njohurisë për konceptimin historicist, i ka fshirë si me gomë periudhat e tëra historike, që kanë qenë shkaktarët e ngecjes dhe të degradimit kulturor e letrar të shqiptarëve dhe foksusohet ekskluzivisht te periudha osmane, për të shfryrë tërë vrerin vetëm mbi të. “Me përfshirjen e tokave shqiptare në kufijtë e perandorisë së sulltanëve, u ndërpre procesi i zhvillimit të natyrshëm e të pavarur politiko-shoqëror e kulturor, në në cilin kishte hyrë populli shqiptar në shekujt para pushtimit osman (XII-XIV).” 7 Prerja e këtillë e pamjes kohore dhe historike, krijon probleme në të kuptuarit logjik e kritik të ndodhive dhe dukurive, sepse shekujt XII-XIV janë shekuj pa asnjë gjurmë shkrimi të shqipes dhe shekuj në të cilët përndjekjet etnike, fetare dhe kulturore kundër arbërve, veçmas nga sundimtarët serbë, kanë qenë të lemerishme. Mjafton të kujtohet me këtë rast akti i qeverisjes së car Dushanit, që bie në këtë periudhë, së cilës i referohen studiuesit tanë si periudhë e “zhvillimit të natyrshëm e të pavarur politiko-shoqëror e kulturor”, për ta pasur të qartë se në atë frymë dhe praktikë përndjekjesh të lemerishme, etnike, fetare e kulturore, shqiptarët nuk kanë mundur të kenë “proces të zhvillimit të natyrshëm” e brenda atij procesi të kenë edhe letërsi artistike në gjuhën e vet. E vërteta është se me zbatimin rigoroz të Zakonikut të Dushanit, në pjesën dërrmuese të trevave të banuara edhe me shqiptarë, pasojat për identitetin fetar dhe etnik të tyre kanë qenë serioze, sepse ato e

Page 34: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

kanë sforcuar asimilimin e tyre në serbë. “Duke marrë para sysh mbisundimin e serbëve ortodoksë, si edhe të gjuhës serbe në Kosovën mesjetare, ka arsye të mendohet se rrjedha e përgjithshme e asimilimit ka qenë në favorin e serbëve, me disa dallime të vogla. Konkluzioni kryesor duhet të jetë se, pa marrë para sysh se në ç’shkallë ka qenë asimilimi, ai është bërë: shumë veta të cilët iu nënshtruan këtij procesi, duhet të kenë lënë gjuhën e tyre shqipe dhe janë bërë serbë”.8 Ka mundësi që hartuesit e historive së letërsisë shqiptare të periudhës së diktaturës hoxhiste 9 , për shkak të kufizimeve të imponuara politike, nuk i kanë pasur para sysh territoret shqiptare kontinentale, (meqë regjimi afirmonte vetëm kufijtë e Shqipërisë politike) po vetëm ato bregdetare. Mirëpo, faktet historike tregojnë se edhe territoret bregdetare pësuan pushtimin e huaj para se të pushtoheshin nga osmanët. “Ky princ fatkeq shqiptar (Gjergj Topia) më datën 8 gusht të vitit 1392 hoqi dorë nga Durrësi për t’ia dorëzuar Republikës së Venedikut”10 Ndërsa, më 14 prill 1396, Gjergji II i Ballshajve “ hiqte dorë, në favor të Republikës, nga qyteti, nga kështjella e Shkodrës, nga liqeni dhe nga ishujt e liqenit përgjatë Bunës. Hiqte dorë nga të gjitha qytetet, kështjellat dhe teritoret e Drishtit, Satit e Danjës, duke mbajtur për vete dhe për trashëgimtarët e vet vetëm territorin e së ashtuquajturës Zabojanë (Përtej Bunë” 11 Pra, është e qartë se këtu nuk ka mundur të bëhej fjalë për një “proces të zhvillimit të natyrshëm”, sikundër pohojnë hartuesit e Historisë së letërsisë shqiptare, po është fjala për aneksimin e territoreve shqiptare nga ana e Venedikut dhe rrënimin e përpjekjeve të Topiajve e të Ballshajve (ndonëse të konfrontuar egërsisht ndërmjet tyre), për të krijuar ndonjë shtet arbër mbi një pjesë të rrënojave e ish Perandorisë Nemanjide. Ndërsa, historiani i famshëm, Konstantin Jireqeku, pohon se “Në Shqipëri serbët pushtuan (vjeshtë 1345) Beratin dhe Vlorën, në Maqedoni Kastorian.” 12 Noel Malkolmi nga ana tjetër pohon se territori i Kosovës së sotme u pushtua plotësisht nga serbët në vitin 1196 13Po të ishte njohur më parë dhe i respektuar kriteri historicist i seleksionimit rigoroz të fakteve nga hartuesit e historive të letërsisë, në këtë rast, së paku historikisht do të konstatohej se ardhja e osmanëve në Ballkanin e sotëm, i ka gjetur shqiptarët e pjesës kontinentale në grahmat e fundit të asimilimit të tyre etnik, fetar dhe kulturor dhe të kolonizimit të tokave të tyre nga sllavët, ndërsa territoret bregdetare të pushtuara nga Venediku. e jo në një “proces të zhvillimit të natyrshëm” dhe se deri sot nuk është gjetur asnjë gjurmë e teksteve letrare shqipe në shekujt XII- XIV, po as të kohëve të mëhershme, që nga periudha antike e deri te Renesansa europiane. Kjo është mënyra e duhur e seleksionimit dhe e prezentimit të së vërtetës, për mungesën e letërsisë së shkruar shqipe në ato kohëra, e jo hipotezat dredharake sipas të cilave osmanët i shkatërruan dokumentet e shkruara letrare, për të cilat askush nuk ka lënë dëshmi, as para ardhjes së osmanëve në këto hapësira e as gjatë sundimit të tyre në to. Fundja, edhe grekët, bullgarët, rumunët e serbët kanë qenë të pushtuar nga osmanët, por dëshmitë e shkruara të gjuhëve e të letërsive të tyre kanë mbijetuar sundimin osman. Prandaj spekulimet e kësaj përmase në historinë e letërsisë shqiptare janë edhe pasojë e mungesës së traditës, e cila do të krijonte si standardin profesional poashtu edhe kodin etik në këtë lëmi.

E bashkëngjitur me këtë mungesë të konceptimit historicist herderian, është edhe mungesa e studimit të letërsisë shqiptare në frymën shlegeliane, sipas të cilës duhet të studioheshin vetëm veprat artistike që kanë ide drejtuese dhe kanë vlerat shenjuese të epokës. Në rast se do të ishte konsumuar vlerësimi i letërsisë shqiptare me këtë

Page 35: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

koncepcion teorik, sot do të ekzistonte një hierarki e saj, sado parciale që të ishte, që do të mundësonte më lehtësisht rikontekstualizimin e vlerave artistike. Fatkeqësisht, zgjedhja e veprave letrare të studiuara në praktikën e historisë së letërsisë shqiptare, nuk është bërë ndonjëherë në këtë frymë. Prandaj, sot nuk e kemi atë traditë, që do të ishte ndihmuese e sigurt në përpjekjet për konsolidimin mirëfilli shkencor të kësaj disipline. Në projektin më ambicioz të historisë së letërsisë, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, paraqiten me nota shumë solemne si shkrimtarë të shquar, autorë që realisht janë minorë e pa ide drejtuese për kohën e vet. Biografizmi militant në këtë rast është tharmi i politizimit të historisë së letërsisë, sepse në rastet kur autorët janë personalitete të shquara të ideologjisë së ndërtimit të kombit, të ndërtimit të shtetit, ose kontribues të revolucioneve a luftërave çlirimtare, ata glorifikohen si shkrimtarë të mëdhenj, ndërsa kur nuk janë të tillë ose kur vlerësohen si kundërshtarë të regjimit apo edhe më keq si tradhtarë të kauzës kombëtare, atëherë vlerat e veprës së tyre artistike minimizohen ose përjashtohen tërësisht. Fjala vjen, në dritën e vlerësimit të lartë ideologjik për figurën e Luigj Gurakuqit, në Historinë e letërsisë shqiptare, jipen këso vlerësimesh glorifikuese: ” një nga figurat më kryesore të lëvizjes sonë patriotike dhe demokratike të kohës, L.Gurakuqi, pati një veprimtari të gjerë e të dendur politike, shoqërore, kulturore e letrare, u shqua si poet në rini, pastaj si publicist e orator.”14 Ndërsa, për poezinë tij “Qëndresa’ e cila është shumë modeste sa u përket vlerave artistike, thuhet solemnisht: “ mbetet krijimi i tij më i mirë dhe një prej krijimeve më me vlerë të poezisë sonë të kohës”. 15 Nëse do të kishte përpara kësaj historie një hisori tjetër letërsie shqiptare, e cila do të respektonte kriterin teorik për gjetjen e veprave që dëshmojnë “frymën e epokës”, kjo poezi modeste e Gurakuqit dhe as vetë Gurakuqi nuk do të përfshiheshin në të. Për ta konkretizuar edhe më shumë këtë tezë, po sjellim edhe një fakt të njohur: në këtë histori letërsie shqiptare, të hartuar me kritere vulgare ideologjike, vepra e Gjergj Fishtës, e cila shenjon realisht “ frymën e epokës”, nuk figuron askund. Nga ana tjetër, për shkak të prirjes së metodës marksiste për manipulimin e të vërtetave, ka ndodhur një shartim i çuditshëm i teorisë së njohur të Sent Bevit, për unitetin ndërmjet autorit dhe veprës së tij dhe nevojën që studimi të respektojë këtë unitet, me metodën marksiste të studimit, duke u deformuar esenca e teorisë së Bevit. Studimi marksist/stalinist i letërsisë shqiptare e ka deformuar këtë koncept teorik, për të eliminuar shkrimtarët armiqësorë, sikundër trajtohej Fishta, e për të grorifikuar shkrimtarët e përshtashëm. Sot mund të shkruhet në histori e gjatë dhe e dhimbshme e këtyre eliminimeve të shkrimtarëve nga historia e letërsisë dhe e deformimeve të vlerësimit për artin letrar, e maskuar me papërshtatshmërinë politike të autorit, gjë që e bën edhe më të vështirë pozitën e historisë së letërsisë si disiplinë në kuadër të studimeve shqiptare për letërsinë. Riafirmimi i konceptit teorik për studimin e ndërlidhjes së shenjave jetësore dhe botëkupimeve të autorit dhe shenjave në veprën e tij, edhe mund të bëhet sot, por kjo nuk mund të funksionojë pa i rehabilituar plotësisht vlerat artistike të anatemuara e të eliminuara, për shkak të biografisë së autorëve të tyre. Kjo mund të jetë njëra nga sfidat më serioze të studimeve të sotme në fushën e historisë së letërsisë shqiptare. Studimet tona historiko-letrare të këtyre njëqind vjetëve nuk janë pllenuar me kohë e në mënyrë të ndjeshme as nga aplikimi i koncepteve teorike pozitiviste të Ipolit Tenit dhe dishepujve të tij, me ç’ka do të mund të kishim një pamje “fiziologjike” të letërsisë sonë. Në atë rast së paku nuk do të ndodhnin pasaktësi si ajo ku vihet barazia ndërmjet shkrimit të gjuhës dhe shkrimit te letërsisë artistike. “ Ka të dhëna të drejtpërdrejta e të tërthorta, të

Page 36: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

cilat flasin në të mirë të tezës se shqipja duhet të jetë shkruar edhe më herët, dhe duhet të ketë ekzistuar një traditë e shkrimit të saj”16 (para Mesharit-vër. jonë) E drejta, një gjuhë mund të jetë e shkruar një kohë të gjatë e të mos prodhohet në të krijimtari artistike. Kjo në fakt ka ndodhur edhe me shqipen, sepse tradita e shkrimit të saj është shumë më e lashtë se tradita e krijimtarisë artistike. Fatkeqësisht deri tash nuk është bërë ky diferencim “pozitivist” ndërmjet shkrimit të shqipes dhe lindjes së letërsisë shqipe në këtë gjuhë, që është një diferencim i domosdoshëm për ta vendosur historinë e letërsisë shqipe në shtratin e saj të vërtetë. Vendosja e letërsisë në të njëjtin shtrat me gjuhën, gjasme e ka shtyrë më thellë në kohë lindjen e letërsisë shqipe, por duke e deformuar pamjen e saj të vërtetë. E vërteta shkencore është që “…përpara të gjithave do të kemi para sysh që, me përjashtim të ndonjë fraze vetiake t’autorit hedhur tek-tuk nëpër tekst, ky libër është fund e krye një përkthim.” 17 Pra, edhe mungesa e traditës së studimit pozitivist të letërsisë sonë, ka lënë hapësirën bosh, e cila është mbushur me relativizëm shkencor e hamendësime të llojllojshme, të paketuara si shkencë. Fatkeqësisht ne nuk kemi pasur brenda këtyre njëqind vjetëve as ndonjë histori të letërsisë shqiptare të hartuar të bazë të koncepteve teorike të mirëfillta imanente, as formaliste e as strukturaliste, para se doktrina marksiste/staliniste të bëhej dhunuese e mendimit dhe e hulumtimit të lirë shkencor. Prandaj, futja e kësaj historisë së letërsisë në shtratin e disiplinës mirëfilli shkencore nuk është një ndërmarrje e lehtë, sikundër u tha më herët. Por, dikund duhet të fillohet, duke e sfiduar edhe mungesën e traditës, po edhe vullnetin e studiuesve të vjetër, bashkë me ambicien jo aq insistuese të studiuesve të rinj për këtë ndërmarrje. Sot për sot, mjaftohemi që i dimë cilat janë mungesat teorike dhe metodologjike në hartimin e teksteve zyrtare të historisë së letërsisë dhe cila është nevoja e hartimit të teksteve më të mira. Prej këtij pozicioni mund të provohet një studim më fatlumë se sa që ka qenë për këto njëqind vjet. Pikësëpari, rikthimi kreativ e kritik te propozimi i Çabejt për qarqet letrare, veçmas për periudhën parakombëtare, duhet të mirret në konsideratë e të strukturohet me studime konkrete autorësh, veprash e rrethanash, sepse është e vetmja mënyrë për ta studiuar e vlerësuar atë produksion letrar brenda shtratit, natyrës dhe funksionit të vet. Ndërsa, letërsia prej romantizmit e këndej, duhet të ketë periodizime adekuate, gjithmonë duke respektuar natyrën, funksionet e veprave artistike dhe veçantitë stilistike, e jo duke i futur kallëp brenda ngjarjeve politike e shoqërore. Në këtë njëqind vjetor të krijimit të shtetit shqiptar, i cili po na shërben kësaj radhe edhe si prerje në fushën e studimeve historiko-letrare, nuk po vërehen tendenca të krijimit të një mase kritike, e cila do të aspironte ndryshimin e gjendjes në këtë lëmi. Letargjia dhe inercioni janë më të fuqishme se sa aspirata e zbehtë e ambicies për ndryshim të gjendjes. Jam i bindur se e gjitha është pasojë e mënyrës së ndërtimit të shtetit para njëqind vjetësh, si një shtet gjysmak, i cili ka prodhuar një gjysmë komb dhe pas njëqind vjetësh ende i ka të hapura dilemat e identitetit kulturor e kombëtar. Botimi i Abetares së përbashkët në njëqind vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë është ironia më therëse e gjithë kësaj letargjie dhe inercie që mban peng jetën tonë. Në vend se të ndodhte, e pakta, hartimi i një historie të re të letërsisë shqiptare, me kritere të mirëfillta shkencore e duke rrokur pamjen e plotë të letërsisë shqipe, me të gjitha specifikat e saj, ndodh botimi i Abetares. Kjo Abetare shpëfaqë lakuriq vonesat tragjike dhe fuqinë e energjive retarduese, por edhe mungesën e vullnetit për të funksionuar plotësisht si një njësi kombëtare në fushën e dijes.

Page 37: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Nëse për ta shprehur vullnetin e mirë duhet të kapemi edhe pas një fije kashte, rastin po na e jep një parakoks tipik shqiptar, lidhur me pronësinë e autorit mbi veprën e vet. Kontesti gjyqësor ndërmjet shkrimtarit Ismail Kadare dhe Nexhmije Hoxhës për dorëshkrimin e romanit “ Dimri i vetmisë së madhe”, aktualizoi një aspekt të fshehur të asaj që është historia e vërtetë e letërsisë. Duke ndjekur fatin e këtij dorëshkrimi, mund të konstituohen disa pyetje thelbësore jo vetëm me historinë e këtij romani po edhe me vetë historinë e letërsisë shqipe në tërësi, pëgjigjet e të cilave në historitë e deriatshme nuk janë dhënë: cila është historia e dorëshkrimeve dhe e veprave artistike, në raport me autorin e tyre, me shoqërinë, po edhe me lexuesit? Në të vërtetë, as historia e dorëshkrimeve nuk mund të shkëputet nga historia e vetë veprave, qoftë dhe vetëm për shkak të studimit të versioneve e të redaktimeve që u janë bërë. Në këtë histori pastaj mund të nuancohen gjërat, duke hulumtuar ndërhyrjet nga autori e nga redaktorët në tekst, a janë bërë nga motivimi estetik apo nga shtysa të tjera, si autocensura apo censura. Në këtë linjë pastaj mund të hulumtohen ndryshimet leksikore, sintaksore e rrjedhimisht edhe stilistike që janë bërë, a ka pasur rrethana shtrënguese ose qoftë dhe vetëm konvenca ideologjike për lirinë e shprehjes në kohën kur vepra është shkruar e kur është botuar, cili ka qenë statusi i shkrimtarit në raport me shoqërinë, ndikimi i tij politik e shoqëror, ndikimi estetik i veprës së tij, cili ka qenë ndikimi i disave prej “faktorëve natyrorë dhe i faktorëve kulturorë”mbi shkrimtarin e veprën e tij 18 e kështu me radhë. Në planin historiko-letrar mund të studiohet edhe raporti i veprës konkrete me veprat e tjera të autorit, po edhe me veprat e autorëve të tjerë19, sepse nga këto raporte mund të hetohen ndryshimet shumëplanëshe në jetën personale të autorit po edhe në jetën letrare e në jetën shoqërore. Në kontekstin e shumësisë së këtyre pyetjeve, për shkencën e historisë së letërsisë, historia e veprave artistike, mund të jetë më e rëndësishme se sa historia e autorit të saj. Po t’i referohemi në këtë mes sa për ilustrim raportit ndërmjet romanit “Dimri i vetmisë së madhe” dhe autorit të saj, Ismail Kadare, mund të konkludojmë se sfida e romanit ndaj manipulimit të diktaturës me artin letrar është më e fortë se sa sfida që ia pati bërë autori diktaturës, me arratisjen e tij të bujshme në vitin 1990, apo edhe me padinë për kthimin e dorëshkrimit. Romani “Dimri i vetmisë së madhe”, dorëshkrimi i të cilit thuhet se ka rreth 1200 faqe shkrimi me makinë, përmes struturimit të vet, varianteve, raportit me dokumentet zyrtare, me protagonistët që kanë qenë udhëheqës të shtetit dhe me institucionet zyrtare të kohës kur u shkrua, e shpërfaqë atë histori në formë më autentike se sa autori i saj, edhe nëse ai merr përsipër të flet e të sqarojë në formë kujtimesh a intervisatsh ato çështje. Prandaj, studimi i historisë së këtij romani, mund të na ofrojë të dhëna që të kuptohet më fort edhe historia e asaj periudhe, edhe raporti i shkrimtarit me institucionet, edhe raporti i institucioneve me vlerat artistike (interesimi i tyre është evident për glorifikimin nga ana e një shkrimtari të njohur). Propozimi është pra, (jo vetëm në rastin e romanit ‘Dimri i vetmisë së madhe”) që studimi i gjithë produksionit letrar, të bëhet duke e studiuar veprën letrare si “ tërësi e vlerave” (Mukarzhovski). Nëse ky studim bëhet me metodologji adekuate shkencore, atëherë mund të studiohet e të kuptohet edhe biografia e shkrimtarit e edhe rrethanat shoqërore, politike e kulturore, funksionet dhe programet e letërsisë, ndikimi i saj shoqëror dhe vlerat e saj estetike. Deri sot pothuajse në tërë historitë normative të letërsisë shqipe, ka dominuar biografizmi i politizuar i jetës së shkrimtarit dhe i rrethanave shoqërore e historike, të shikuara me dioptri të rreptë

Page 38: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

ideologjike, përmes të cilave pastaj është bërë përpjekje që të depërtohet edhe në kuptimet e veprës letrare. Pra, metodologjikisht këto studime kanë qenë me skemë të përmbysur. Përjashtim bën në këtë aspekt vëllimi i parë i projektit Historia e letërsisë shqipe (Romantizmi I) i Akademik Rexhep Qosjes, i cili nga pikëpamja metodologjike deri sot është studimi më komplet dhe më kompetent për periudhën e romantizmit. Por, formacionet e tjera letrare nuk kanë ende ndonjë studim të ngjashëm. Ndërsa, “Histori e letërsisë shqiptare” e Robert Elsit, (parcialitetin e sugjeron emërimi histori e jo historia), edhe pse përfshinë edhe letërsinë shqipe të Kosovës dhe është e pasuruar me disa të dhëna të reja e me një kronologji e një bibliografi shumë të vlefshme, konceptualisht ka ndjekur kryesisht klishenë e historive normative. Brenda kuadrit të studimit të letërsisë shqiptare, ka përfshirë edhe “ humanistët shqiptarë”, të cilët nuk kanë shkruar asgjë në shqip. “ “Humanistët shqiptarë” të përmendur më sipër (Gazulli, Barleti, Maruli, Tomeu, Biçikemi (plotës. imi) shkrimtarë dhe mendimtarë të shekujve të pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë, patën pak rëndësi të drejpërdrejtë për lindjen e letërsisë shqiptare. Ata ishin produkt i kulturës humaniste të Rilindjes italiane dhe, me talentin e tyre, dhanë një ndihmesë në zhvillimin e kësaj ringjalljeje të madhe kulturore, që do të kishte një ndikim të tillë mbi qytetërimin evropian”. 20 E njëjta qasje e njohur si relativizëm shkencor shihet edhe kur flet për “Fillimet e letërsisë në Shqipëri- shekujt XVI e XVII”, ku me formulime të lakueshme, relativizuese, për Mesharin thotë se “ është libri i parë në gjuhën shqipe e njëherazi një nga frytet më interesante në historinë e letërsisë shqiptare, (nën. imi)të paktën nga pikëpamja gjuhësore e kulturore”. 21 Një tekst që përnga natyra dhe funksioni i saj estetik nuk është letërsi, “nuk ka si të jetë “një nga frytet më interesante në historinë e letërsisë shqiptare”, sikundër pohon Elsie, me çka ai mbetet brenda këndvështrimit të deformuar të studimeve historiko-letrare normative, në të cilin tekstet joletrare trajtohen si tekste letrare. Kjo histori e Elsit ka edhe probleme serioze sa i përket periodizimt të letërsisë shqiptare, veçmas të letërsisë moderne. 22 A do të mundet historia e letërsisë shqipe23 si disiplinë shkencore të shkëputet nga politizimi dhe glorifikimi pseudoshkencor i deritashëm dhe në të ardhmen ta kryejë misionin e një disipline të veçantë të shkencës mbi letërsinë? Kjo është pyetje për një milion dollarë.

hënime

1 Ky tekst ka karakter epistemologjik, me synimin që të trajtohet gjendja e historisë së letërsisë si disiplinë e shkencës mbi letërsinë. Pra, ambicia e tij nuk shkon në drejtim të dhënies së vlerësimeve për letërsinë shqipe, po për vetë disiplinën. 2. Do të ishte me interes të bëhej një anketim substancial me disa breza, për të përftuar “ligën” e shkrimtarëve dhe “galerinë” e veprave që ata mendojnë se janë të mëdha, në bazë të botëvështrimit të deformuar që kanë marrë nga histori të politizuara e grorifikante të leëtrssië sonë. Fakti që ëpr këto njëzet vjet nuk ka pasur reagime ndja mësimeve të ideologjizura që vazhdojnë edhe sot, ëhstë një tregues në këtë mes.3. Uvod u knjizevnost, Graficki zavod Hrvatske, Zagreb, 1983, st. 894 Pikëmbshtetja kryesore e traditës do të mund të ishte studimi i Eqrem Çabejt, “Për gjenezën e literaturës shqipe”, i cili ngërthen në vete elemente të teorive të njohura e të mirëfillta shkencore të studimit të letërsisë. Çabej sublimon në studimin e vet elemente të qasjes pozitiviste: “ Mirëpo, ç’u fitua në thellësi u humb në gjerësi. Dijetarët po mësohen tani, ndryshe nga brezi i mparshëm, të kenë sy më shumë për pikat

Page 39: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

diferencuese se sa për pikat lidhëse”. Poashtu, ndihet mjaft pulsuese teoria e F. Shlegelit për frymën e kohës: “ Qëllimi i i këtyre rreshtave është që të duken vijat e mëdha, të dëftohet rruga e zhvillimit mendor të Kombit nga vija që ka ndjekur literatura, gjithmonë duke pasur par sysh gjëndjen historike e sociale të vëndit. Ka rëndësi për ne që ndëpër autorët të kuptojmë shpirtin e kohës, por pa harruar këshillën e Goethe-s. “ Ç’quani ju shpirtin e kohës, kjo në fund është shpirti i zotërinjve vetë”. Duke dalë prej këtij qëllimi do të renoncojmë a priori në një plotësi lëndore, e duke lënë më nj’anë pikat e dorës së dytë, do të theksojmë më tepër ato të rëndësiplotet. Do të këqyrim më shumë të nxjerrim në dritë, në pikat kryesore, personat e dukjet që janë themelore për vijën e zhvillimit të literaturës” (Eqrem Çabej, Studime V, Rilindja, Prishtinë, 1975, fq. 113) Po të ishte njekur kjo rrugë e filluar së trasuari nga Çabej, studimet tona historiko-letrare do të kishin një fat shumë më të mirë. 5. Sipas Eqrem Çabejt identifikohen këto qarqe letare: “Qarku katolik i Shqipërisë Veriore, Qarku Italo-shqiptar, Qarku ortodoks i Shqipërisë Jugore, dhe së fundi Literatura kombëtare e shekullit XIX.” Duke e injoruar këtë fakt, në historitë e letërsisë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX, i gjithë produksioni i të gjitha qarqeve dhe të gjitha kohëve është paketuar si “letërsi kombëtare”, duke e falsifikuar realitetin e fakteve. Kjo ka shkaktuar pastaj edhe relativizimin e vlerave të vërteta letrare me përmasë kombëtare dhe ka shkaktuar konfuzion në vlerësimin kritik e historiko-letrar, që po vazhdon edhe sot. Qarqeve të propozuara nga Çabej, besoj mund t’i shtohet edhe propozimi i Elsit, “Letërsia myslimane e shekullit XVIII dhe e fillimit të shekullit XIX”, ndoshta me një formulim tjetër, fjala vjen, “Letërsia alamiado shqiptare.” 6 Milazim Krasniqi, Letërsia dhe besimet fetare, Logos A, Shkup, 2011, fq. 7. Historia e letërsisë shqiptare, Rilindja, Prishtnë, 1989, fq. 128. Noel Malkolm, Kosova një histori e shkurtër, Dukagjini, Pejë, fq. 539. Historia e letërsisë shqiptare, e botuar nga Akademia e Shkencave e R.P. të Shqipërisë, e hartuar nga Vehbi Bala, Razi Brahimi, Klara Kodra, Ali Xhiku, Dhimitër Fullani e Shanban Çollaku, nën drejtimin e Dhimitër S. Shuteriqit, si projekti më serioz i të gjitha historive normative të letërssië shqiptare brenda një shekulli, është pika kryesore e referimit në këtë studim. Historia e letërsisë shqipe (Romantizmi I) e Rexhep Qosjes dhe Histori e letërsisë shqiptare e Robert Elsit, deri dikund, kanë dalime metodologjike me historitë normative të botuar për gjysmë shekulli në Shqipëri. 10. Giuzepe Gelcich, Zeta dhe dinastia e Ballshajve, 55, Tiranë, 2009, fq. 17611. Po aty, fq. 206 12. Konstantin Jireqek, Historia e serbëve, Shtëpia Botuese 55, Tiranë, 2010m, fq. 426) 13. Noel Malkolm, vepër e cituar, fq. 14. Historia e letërsisë shqiptare, Rilindja, 1989, Prishtinë, fq. 370 15. Po aty, fq. 372 16. Historia e letërsisë shqiptare, Rilindja, Prishtnë, 1989, fq. 18 17. Çabej: 25 18. Për këtë tipologji të faktorëve që ndikojnë mbi shkrimtarin, shih studimin monumental të Arnold Hauzeri, Sociologjia e artit”. Disa nga tekstet dhe studimet me prirje historiko-letrare në vitet njëzet e tridhjetë mund të hyjnë pjesërisht në punë si : “ Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe me pjesë të zgjedhuna, 1936 e Eqrem Çabejt, “Naim Frashëri” e Mid’hat Frashërit, 1923, “Shkrimtarë shqiptarë I dhe II”, e hartuar nga Ernest Koliqi dhe Karl Gurakuqi, 1941. 19. Për këtë shih studimin e Jan Mukarzhovsit, “ Mbi strukturalizmin” ku në formë të rrathëve koncentrikë e ka evidencuar ndikimin struktural të veprave të të njëjtin autorë, pastaj të bashkëkohësve, të letërsisë kombëare e të mbarë letërsisë. 20 Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, Dukagjini, Tiraë-Pejë, 1997, fq. 21-22. 21. Po aty, fq. 3322. Emërtimi i letërsisë së realizmit socialist si “ Letërsia nën regjimin e Enver Hoxhës” është simplifikim i natyrës, përbërësve stilistikë dhe ndërlidhjes së kësaj letërsie me letërsitë e tjera të Europës Lindore dhe të Rusisë, që ishin nën ndikimin ose nën arbitraritetin e kësaj doktrine. Poashtu, edhe letërsia shqipe e Kosovës nuk mund të shihet e ndarë nga rrjedha e përgjithshme e letërsisë shqiptare, sepse ajo i ka pasur pikëtakimet, përkimët dhe ndikimet në të, krahas ndikimeve që ka ushtruar mbi këtë pjesë të letërsisë shqiptare letërsia e popujve të ish Jugosllavisë. Por, tërësisht e shkëputur, edhe krahas izolimit politik, nuk ka qenë. Studimet e mirëfillta të veprave të autorëve shqiptarë të Kosovës mund të gjejnë ato pikëtakime, ato përkime ose ndikime, sikundër edhe shkëputjen, diskontinuitetin stilistik e tematik. Kjo edhe është njëra nga objektivat e studimeve historiko-letrare në të ardhmen. 23 Nëse mirret si themelor kriteri gjuhësor për emërtimin e disiplinës, atëherë kjo duhet të quhet histori e letërsisë shqipe e jo histori e letërsisë shqiptare. Kriteri etnik i ka hapur portat që të trajtohen si vepra

Page 40: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

shqipe edhe ato që nuk jnë shkruar në gjuhën shqipe dhe ato që nuk janë fare letërsi. Ky kriter mund të jetë patriotik, me rol kompensues të mungesave që kemi në literaturë e në kulturë, por filologjikisht nuk mund të jetë shkencor.

BIBLIOGRAFIA

Aleksandër Stipçeviq, Historia e librit, Toena, Tiranë, 2000Arnold Hauzer, Sociologija umetnosti, Skolska knjiga, Zagreb, 1986Bibliografi e librit shqip (1913-1944), Biblioteka Kombëtare, Tiranë, 2010Boris Tomasevski, Teorija kjnizevnosti, Beograd, 1972Budi, Poezi, Rilindja, Prishtinë, 1986 (Parathënia e Rexhep Ismajlit) Cvetan Todorov, Letërsia në rrezik, Buzuku, Prishtinë, 2007Henrik Markjevic, Nauka o knjizevnosti, Beograd, 1970Ibrahim Rugova/Sabri Hamiti, Kritika letrare, Rilindja, Prishtinë, 1979.Ipolit Ten, Studije i eseji, Beograd, 1954 Hans R. Jaus, Estetika recepcije, Nolit, Beograd, 1978.Konstantrin Jireqek, Historia e serbëve, I, II, Shtëpia Botuese 55, Tiranë, 2010Giuzeppe Gelcich, Zeta dhe dinastia e Ballshajve, Shtëpia Botuese 55, Tiranë, 2009Eqrem Çabej, Studime gjuhësore V, (Për gjenezën e literaturës shqipe), Rilindja, Prishtinë, 1975 Gjergj Zheji, Vëzhgime metrike, Prishtinë, Rilindja, 1981Georg Ostrogorski, Historia e Perandorisë Bizantine, Dituria, Tiranë, 2002 ( botim i dytë) Gjon Buzuku, Meshari, Rilindja, Prishtinë, 1987Historia e leëtrsisë shqipe I, II, Instituti I Historisë dhe Gjuhësisë, USHT, 1959Historia e letërsisë shqipe II, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 1975Historia e letërsisë shqipe, (Grup autorësh), Rilindja, Prishtinë, 1989Historia e popullit shqiptar, ETM/KSAK, Prishtinë, 1979 (botim i tretë) Jan Mukarzovski, Struktura, funkcija, vrednost, Beograd, 1982P. Medvedev, Formalni metod u nauci o knjizevnosti, Nolit, Beograd, 1976.Peter Sugar, Europa Juglindore nën sundimin osman (1354-1804) Dituria, Tiranë, 2007 Rexhep Qosja, Histori e letërsisë shqipe, (Romantizmi) I-III, Rilindja, Prishtinë 1984/86Rexep Qosja, Prej tipologjisë deri te periodizimi, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1979Robert Eskarpi, Sociologija knjizevnosti, Zagreb,1970Robert Elsie, Historia e letërsisë shqiptare, Dukagjini, Pejë, 1997Robert Elsie, Letërsia shqipe (Një historie shkurtër), Skandebeg books, Tiranë, 2005Rolan Bart, Letërsia, Mitologjia, SemiologjiaRoger Bastide, Umjetnost i drustvo, Zagreb, 1981Sabri Hamiti, Letërsia e vjetër shqipe, Libri Shkollor, PrishtinëTomas S. Eliot, Ese të zgjedhura, Rilindja, Prishtinë, 1982.Zdenko Shkreb / Ante Stamaq, Uvod u knjizevnost, Grafiçki zavod Hrvatske, 1983.Zhak lë Gof, Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar, CEU&Toena, Tiranë, 199824 gusht 2012

Page 41: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

10. REALIZMI SOCIALIST NW VERSIONIN SHQIPTAR

Realizmi socialist që nga lindja e vet si rrymë letrare ka qenë një rrymë e panatyrshme, sepse duke u imponuar nga ideologjia bolshevike dhe nga shteti totalitar sovjetik, në plan të parë e ka pasur imponimin e diktatit ideologjik mbi artin, e jo përjetimin dhe afirmimin e vlerave estetike. Objektivi kryesor i realizmit socialist, që nga akordi ndërmjet Stalinit e Gorkit në vitin 19321, për konstituimin e një modeli normativ letrar, ishte glorifikimi i socializmit dhe i atdheut ku ai u instalua për herë të parë dhe denoncimi i armiqve të socializmit e të BRSS-së. Rrjedhimisht, potenca e kësaj rryme ideo-artistike në denoncimin e Tjetrit, veçmas në letërsi, ishte shumë e fuqishme, sepse duke e ballafaquar botën e idealizuar të socializmit dhe të BRSS-së me botën tjetër, krijohej hapësira për përplasje të fortë të këtyre dy botëve, me epilogun ku socializmi dhe atdheu i tij, pashmangshëm konceptoheshin si fitimtarë. Kjo linjë ideologjike e realizmit socialist për konfrontimin me Perëndimin dhe me rrymat moderniste në art, ishte dominate që nga viti 19342, kur u miratua zyrtarisht në Kongresin e shkrimtarëve sovjetikë doktrina e re, por u bë shumë më agresive nga viti 1946, kur u imponuan dekretet e Zhdanovit për luftimin e ndikimeve të Perëndimit në art e në kulturë.Me gjithë oscilimet dhe variacionet e veta, realizmi socialist esencialisht është brenda këtij kuadri, të cilin e ka skicuar Çeslav Milloshi:

“Realizmi socialist mbështetet në identifikimin e “së resë” me proletariatin dhe të proletariatit me Partinë. Ai paraqet qytetarë shembullorë, komunistë (të shkruar në Parti ose jo) – dhe armiq të klasës. Ndërmjet këtyre dy specieve tipike, janë ata që ngurrojnë, të cilët, sidoqoftë, sipas prirjeve që do të tregohen më të forta tek ata- duhet të kalojnë në njërin kamp ose tjetrin. Ky evoluim, që mbyllet me fitoren totale të së mirës ose me rrënimin moral përfundimtar, përbën (krahas figurave krejt të gatshme të njerëzve tanë dhe të armiqve) të vetmen temë të letërsisë.”3

Pikërisht në kohën kur triumfoi tërësisht platforma zhdanoviane brenda realizmit socialist, kjo rrymë letrare filloi të imponohej edhe në letërsinë shqipe. Pra, takimi i vërtetë i letërsisë shqipe me realizmin socialist ndodhi kur ai ishte në majat e militantizmit ideologjik, i instrumentalizuar edhe si kundërvënie ndikimeve nga bota perëndimore. Meqë letërsia shqipe pas Luftës së Dytë Botërore u mbështet masivisht në frymën ideologjike dhe tematike të letërsisë sovjetike, kjo gjë pati ndikimet e veta direkte edhe sa i përket injektimit të armiqësisë ndaj Perëndimit dhe ndaj letërsisë moderne.

Penetrimit të kësaj rryme ideo-artistike, kishin filluar t’ia hapnin rrugën vargjet e këngëve partizane gjatë luftës antifashiste. Disa nga autorët e këtyre teksteve si

1 Recnik knjizevnih termina, Nolit, Beograd, 1986, str. 742-743 dhe Socijalisticki realizam, Leksikografski zavod “Miroslav Krleza”, Zagreb ( google, 22. 08. 2016)2 Po aty3 Çeslav Millosh, Mendje e robëruar, Botimet Dritero, Tiranë, 1998

Page 42: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Andrea Varfi, Fatmir Gjata, Kolë Jakova, Qamil Buxheli, Shefqet Musaraj, Vehbi Bala, etj., më vonë u bënë figura të njohura të rrymës së realizmit socialist në letërsinë shqipe. 4

Mirëpo, menjëherë pas instalimit të regjimit komunist në Shqipëri (1944), vendin e optimizmit militant të këngës partizane, e zuri vala e terrorit ideologjik e policor, me të cilën edhe u instaluan brutalisht konceptet e realizmit socialist mbi letërsinë shqipe. Në valën e terrorit që shpërtheu, disa nga shkrimtarët e njohur si Anton Arapi, Bernardin Palaj, Lazër Shantoja, Ali Tomorri, Gjon Shllaku, u pushkatuan. Ndërsa numri i të dënuarve e i të ekskomunikuarve, si armiq, ishte shumë i madh. 5

Eliminimi nga jeta publike e politike edhe i Sejfulla Malëshovës, ishte pika kulmore e këtyre taktikave të terrorit, që e imponuan me dhunë realizmin socialist në letërsinë shqipe, si rrymën zyrtare dhe të vetme.6 Pas asaj vale terrori, e cila e gjymtoi letërsinë shqipe, filloi etapa e konsolidimit të kësaj rryme, me anën e imponimit të dhunshëm të rregullave të doktrinës, po edhe të ofrimit të privilegjeve ndaj shkrimtarëve, që po bëheshin entuziastë të aplikimit të saj. Edhe në rastin shqiptar, pak a shumë është i njëjti model, që ka përshkruar Çesllav Milloshi në librin “Mendje e robëruar”, për mënyrat se si i rekrutonte shkrimtarët regjimi i “demokracive popullore”, me kombinimin e presioneve politike dhe të favoreve sociale e ekonomike.7 Ndër detyrimet që merrnin përsipër shkrimtarët nga regjimi, krahas glorifikimit të ideologjisë komuniste dhe të udhëheqësve komunistë, ishte edhe pranimi që të portretonin armiqtë e socializmit dhe armiqtë e klasës, si të huaj, si armiq dhe veçmas Perëndimin dhe artin modern. Bile përderisa në vitet pesëdhjetë, autorët prijatarë të kësaj rryme në prozë, Ali Abdihoxha, Dhimitër Shuteriqi, Kolë Jakova, Shefqet Musaraj, Fatmir Gjata e ndonjë tjetër, përpiqeshin me përparësi të krijonin mitin e figurës së partizanit dhe komunistit të pathyeshëm 8, në vitet gjashtëdhjetë filloi të forcohej më shumë linja zhdanoviste e denoncimit të Perëndimit dhe të artit modern si armiq të tërbuar të klasës, të partisë e të Shqipërisë. Theksimi i kësaj prirjeje ksenofobike, nën pretekstin e armiqësive të freskëta të luftës së fundit botërore, binte më së shumti mbi Italinë, Vatikanin e Gjermaninë, po edhe të tjerët. Perceptimi sipas të cilit italianët ishin injorantë e frikacakë, ndërsa gjermanët të pashpirt e torollakë, u ngrit në normë në disa nga veprat letrare po edhe kinematografike të kësaj periudhe. 9

4 Për më shumë shih: Milazim Krasniqi, Soneti në poezinë shqipe ( kapitullin Soneti në periudhen e realizmit socialist dhe të disisdencës, PEN, Prishtinë, 2005, f. 1655 Robert Elsie, Historia e letërsisë shqiptare, Dukagjini, Tiranë-Pejë, 1997, fq. 377-3786 Po aty, fq. 3807 Në kapitullin III, Ketmani, të librit “Mendje e robëruar” Çeslav Milloshi ka shpërfaqur thyerjen morale dhe estetike, deformimin e mendjes së shkrimtarit në “demokracine popullore”- diktaturën komuniste, me një mprehtësi të rrallë. Shkrimtari për ta fshehur veten, shndërrohet në aktor, për t’i fshehur idetë e veta përdor metodën e vjetër të shizmës, Ketmanin. Milloshi e ka njohur edhe realisht atë gjendje, sepse një kohë ka jetuar në Poloni, në kohën kur u instalua diktatura komuniste dhe realizmi socialist si doktrinë.

8 Romanet “Çlirimtarët” i Dhimitër Shuteriqit, “Para agimit” i Shefqet Musarajt, “Një vjeshtë me stuhi” dhe “Tri ngjyra të kohës” të Ali Abdihoxhes, etj, kishin për temmatikë luftën nacionalçlirimtare dhe rolin e partizanëve e komunistëve në çlirimin e Shqipërisë dhe fillimin e transformimit revolucionar të saj.9 Këto stereotipe janë përdorur shumë në kinematografinë e realizmit socialsit, e cila shumë herë e ka pasur burimin te letërsia ose te skenarët e shkruar enkas nga shkrimtarët e realizmit socialist.

Page 43: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Qoftë dhe vetëm për këtë element tipik zhdanovist të portretimit negativ të Perëndimit, nuk mund të pranohet teza se gjoja në vitet gjashtëdhjetë kishte një largim të letërsisë shqipe nga rryma e realizmit socialist. E kundërta është e vërtetë. Në vitet gjashtëdhjetë realizmi socialist u konsolidua edhe më shumë, por u kamuflua me disa shkrimtarë të talentuar, si Ismail Kadareja, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, por të cilët esencialisht ishin dhe mbetën shkrimtarë të kësaj rryme ideo-artistike. Ata nuk ishin vulgar në imponimin e stereotipeve ideologjike si pararendësit e tyre, por prapë ishin brenda asaj ideologjie. Ata e modifikuan në disa aspekte praktikën e realizmit socialist në letërsinë shqipe, por vazhduan ta aplikonin në treguesit e tij kryesorë ideologjikë. Pse ndodhi ai modifikim i lehtë? Modifikimi i realizmit socialist në letërsinë shqipe në fillim të viteve gjashtëdhjetë ndodhi jo pse u shfaqën në letërsi disa shkrimtarë të talentuar në këtë kohë, por ngase në vitin 1961 u bë shkëputja politike e Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik, me çka u kompromentua përvoja e deriatëhershme e imitimeve nga letërsia sovjetike. Megjithatë, u ruajtën dhe u kultivuan ata tregues ideologjikë që do t’i hynin në punë regjimit komunist shqiptar, ngase regjimi po e sforconte politikën e vetizolimit, për çka do t’i hynte në punë edhe fryma antiperëndimore në letërsi, si një armë ideologjike dhe propagandistike shtesë. Në planin tematik, pas shkëputjes nga imitimet tematike nga letërsia sovjetike, u bë një kompensim i ndjeshëm, me futjen e disa temave nga jeta kombëtare, duke e shartuar ashtu socializmin me kombëtarizmin, me çka u krijua hapësira për ta glorifikuar edhe më lehtësisht Partinë e Punës dhe liderin e saj, Enver Hoxhën. Pse? Sepse rikthimi i temave nga e kaluara e lavdishme, ishte në funksion të krijimit të alibisë për glorifikimin enorm të figurës së Enver Hoxhës edhe në letërsi. 10 Shqipëria e konfrontuar me botën dhe e izoluar prej saj, duhej të paraqitej e fortë, e lavdishme, mitike, e pathyeshme përballë të huajve, që pothuajse me automatizëm ishin armiq. Ajo ishte e vetëmjaftueshme dhe triumfuese. “Romani “Dimri i vetmisë së madhe” i Ismail Kadaresë është monument i këtij shartimi të socializmit e kombëtarizmit, për ta afirmuar socializmin në përmasa mitike dhe për ta paraqitur triumfues liderin e komunizmit shqiptar në përmasa legjendare.Megjithatë, si një letërnjoftim që bëhet dëshmi e një identiteti, pikërisht në fillim të viteve gjashtëdhjetë, shfaqen tre vepra letrare të shkrimtarit më të afirmuar të letërsisë shqipe dhe të realizmit socialist, Ismail Kadaresë, të cilat ishin fort të ngarkuara me frymën realsocialiste të urrejtjes ndaj Tjetrit, veçmas ndaj botës imperialiste. Më 1962 Kadare botoi “Poemë blindazh”, 1962-1964 poemën “Përse mendohen këto male” dhe më 1963 romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur.” (Romani ‘Dasma” në vitin 1966 i bënë më shumë jehonë revolucionit kulturor kinez, se sa realsocializmit zhdanovist.) Në këto tre vepra letrare të Kadaresë, krahas evokimit të krenarisë kombëtare, edhe aty ku nuk ka fare vend për krenari, (varfëria ekstreme e shqiptarit

10 Gjatë shkollimit universitar mësimi normativ për ne ka qenë që letërsia e viteve 60 e shkrimtarëve Kadare, Agolli e Arapi, ishte një proces letrar që quhej novatorizëm dhe paraqiste shkëputje nga rryma e realizmit socialist. Ndërsa, Ismail Kadare në traktatin e tij, “Realizmi socialist-arti i madh i revolucionit”, pikërisht realizmin socalist e quante novatorizëm: “ Realizmi socialist ka një forcë të tillë të brendshme sa që është në gjendje të shtjellojë në gjirin e tij të gjitha temat, duke filluar nga revolucioni proletar e gjer në legjendat më të thella të shekujve. Ai është në gjendje ta rishikojë dhe ta rishpjegojë artistikisht gjithë botën, që nga rrethimi i Trojës e gjer në rrethimin imperialisto – revisionist. Këtë aftësi të re ndricuese ja jep atij vetë revolucioni. Dhe pikërisht këtu qëndron esenca e novatorizmit të tij të madh.”

Page 44: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

dhe vetizolimi i tij, fjala vjen11 spikatë fryma izolacioniste dhe ksenofobike, që tashmë ishte imponuar si politikë shtetërore nga regjimi komunist. Poemat “Përse mendohen këto male” dhe “Poemë blindazh” të kësaj periudhe kohore, e kanë shumë të theksuar frymën ksenofobike. Kjo frymë kundër botës tjetër, spikatë posaçërisht në këto vargje të poemës “Përse mendohen këto male” të cilat në një mënyrë edhe i paraprijnë revolucionit kulturor dhe aksionit politiko-policor të vitit 1967 për ndalimin e besimeve fetare në Shqipëri:

Kryqi i Krishtit, gjysmëhënë e Islamit,Peizazhet e tua kërkonin t’i ndanin.Turqishtja e kuranit, e arabëve përçartja,Logjika latine, me frazat e gjataPërpiqeshin të shkurtonin pushkën e gjatë.

Dhe fjalët latinisht dhe fjalët arabishtMbi tytën e saj binin ndryshk12

Ndërsa, romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është ekzemplar tipik i kësaj fryme ksenofobike, ku spikatë urrejtja ndaj të huajve, sa edhe urrejtja e të huajve ndaj shqiptarëve, me çka sugjerohet vetizolimi që do të pasojë në vitet në vijim. Romani edhe fillon me një fjali me ngarkesë të fortë denoncuese për Tjetrin, të huajin, që vjen në Shqipëri. Deri sa e hap perden për ta paraqitur në skenë gjeneralin, narratori nuk përdorë sintagmën “tokë shqiptare” që do të ishte më e logjikshme për një person të sapoardhur, po sintagmën “tokë e huaj”.

“Mbi tokën e huaj binte shi dhe dëborë përzier bashkë.”13

Pra, i huaji, i sapoardhuri, e emërton tokën ku vjen “tokë e huaj”, me çka përplasja identifikohet që në fjalinë e parë. Po ky narrator, pas tre fjalish thotë për gjeneralin:

“ Ai po vinte në Shqipëri nga një shtet i huaj, për tërheqjen e eshtrave të ushtarëve të vrarë në luftën e fundit dhe të shpërndarë në të katër anët e Shqipërisë.” 14

Theksimi “tokë e huaj” përsëritet disa herë në roman, duke e identifikuar ndarjen ideologjike, morale dhe politike mes personazheve “tona” dhe “të huaja”. Në anën e të mirëve janë shqiptarët, që nga specialisti, punonjësit, fshatarët e deri te plaka Nicë, ndërsa në anën e të këqijve gjenerali, Prifti, gjeneralejtanti, Koloneli Z. (Vetëm një i huaj është pozitiv në roman, ushtari italian i dorëzuar, i poshtëruar, që shërben si shërbëtor.) Ashpërsinë me të huajin, me Tjetrin, si platformë ideologjike të realizmit socialist, Karareja e artikulon më së miri në dialogun ndërmjet gjeneralit e priftit, kur

11 Glorifikimi i varfërisë dhe i vetizolimit në poemën “Përse mendohen këto male” është i pashembullt në letërsi. Dhe logjikisht i pakuptueshëm.12 Ismail Kadare, Buzëqeshje mbi botë, Rilindja, Prishtinë, 1980, fq. 41)

13 Ismail Kadare, Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Rilindja, Prishtinë, 1980, fq. 2114 Po aty, fq 21

Page 45: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

ata të dy flasin për shqiptarët. Ata në dialogjet e tyre portretohen si cinikë dhe armiqësorë ndaj shqiptarëve, që vetëm përkohësisht e fshehin urrejtjen:

-“Shqiptarët gjithmonë kanë pasur qejf të vrasin ose të vriten. Ata janë vrarë me njëri-tjetrin kur nuk kanë patur me kë të luftojnë. Keni dëgjuar për gjakmarrjen e tyre?” - Domethënë, ky popull, me këtë etje që ka për asgjësim ose vetëasgjësim, është i destinuar të zhduket,- tha gjenerali.- Natyrisht. -Ne të dy i urrejmë ata, por tani për tani nuk e themi, se kështu është puna…15

Zbulimi i urrejtjes pothuajse raciste të të huajve ndaj shqiptarëve, është njëra nga linjat ideologjike të romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, sigurisht në unison me kërkesat e reja të regjimit, për ta sforcuar konfrontimin ideologjik me Perëndimin. Edhe batuta se mungon vetëm edhe një gjeneral me hoxhë, për të mbledhur eshtrat e ushtarëve turq, edhe kapitulli me plakën Nicë, i bëjnë jehonë ideologjisë komuniste shqiptare dhe frymës ksenofobike të realizmit socialist, për luftë kundër të gjithë të tjerëve.Por, të huaj e armiq sipas këtij romani janë edhe kundërshtarët politikë e ideologjikë të regjimit komunist, gjë që e ilustron pyetja e fshatarit se a do të nxjerrin nga dheu edhe ballistët e vrarë e të dëbohen nga atdheu. Pra, kjo është platforma ideologjike e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, romanit më të rëndësishëm të kësaj rryme letrare në letërsinë shqipe. Meqë Kadareja ka qenë dhe ka mbetur shkrimtari më i rëndësishëm i letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit XX, që mbulohet tërësisht nga realizmi socialist si rrymë zyrtare, atëherë vepra e tij letrare paraqet adresën kryesore edhe për studimin e vlerave dhe antivlerave të kësaj rryme në mbarë letërsinë shqipe. Ky autor u ka dhënë ritmin dhe ngjyrën temave dhe ideve kyçe, që janë imponuar si stereotipe nga realizmi socialist. Për ta kuptuar më mirë gjithë veprën letrare të shkrimtarit më të rëndësishëm të realizmit socialist, nuk duhet të lihet jashtë vëmendjes faktin që Kadareja është edhe teoricieni më i rëndësishëm i kësaj rryme ideo-letrare. Analiza e tezave kryesore të traktatit të tij, e bënë më të qartë edhe veprën e tij e edhe angazhimin politik e qytetar të tij. Në traktatin teorik me titull, “Realizimi socialist - arti i madh i revolucionit”, të botuar në organin e Partisë së Punës, ‘Zërin e Popullit” më 13 janar 1974, Kadareja ka skicuar platformën teorike-ideologjike të kësaj rryme, duke e identifikuar veten si njërin prej shkrimtarëve të saj. Ky traktat ka një rëndësi të madhe, për ta njohur natyrën e vërtetë të realizmit socialist në letërsinë shqipe, prandaj është e habitshme që studiuesit e lënë anash sistematikisht.

Esenca e traktatit të Ismail Kadaresë, që është produkt i përvojës së tij si shkrimtar, konsiston në këto tre pika: 1) që letërsia të jetë në shërbim të revolucionit, 2) që të triumfojë edhe në letërsinë shqipe fryma e eliminimit të ndikimeve të huaja, evro-perëndimore, borgjeze, moderniste dhe 3) të eliminohet tradita letrare e shkrimtarëve nacionalistë, me Fishtën e Koliqin në krye.

15 Po aty, fq. 41-42

Page 46: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Lidhur me detyrën që kishte letërsia në shërbim të revolucionit, Kadare shkruan qartë dhe me vendosmëri revolucionare:

“Realizmi socialist është art i së ardhmes. Asnjë art i gjertanishëm nuk mund të jetë i krahasueshëm më të për nga mundësitë, epiciteti, thellësia, dramaciteti dhe niveli i lartë

ideoartistik. Këtë omnipotencë ja jep atij revolucioni komunist. Liria që zbërthen revolucioni është më e madhja liri që është parë ndonjë herë mbi këtë rruzul, sepse ajo

është liri e milionave. Përpara kësaj lirie zbehen si qirinj, liritë e tjera të kënduara apo të pakënduara në odetet e poetëve. Realizmi socialist si pjellë e revolucionit gëzon po atë liri të revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, sic pretendojnë

armiqtë e tij të hapur, ose miqtë e tij të rremë. Ai u bindet vetëm ligjeve të revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikërisht në këtë qëndron jo dobësia dhe jetëshkurtësia

e tij, por përkundrazi forca dhe pavdeksia e tij.”16

Ndëra lidhur me eliminimin e ndikimeve të huaja, Kadare pohon:

“Në të tridhjetë vjetët e moshës së saj, letërsia jonë e re e realizmit socialist ka njohur suksese dhe gëzime të mëdha. E vënë pa asnjë rezervë në shërbim të revolucionit, komuniste dhe kombëtare njëkohësisht, ajo i ka larë njëherë e përgjithmonë llogaritë me gjithë ndryshkun shekullor të artit feudal – borgjez, me misticizmin, irealizmin, sentimentalizmin, bulevardizmin, me historitë iluzive të vajzave të të varfërve me ‘princët e kaltërt’, me një fjalë gjithë trillimet e kuzhinave shekullore të botës së vjetër. Ajo ka vazhduar të bëj një luftë të sukesshme kur këto trillime, pasi i ka dëbuar nga dera, janë përpjekur të hynë nga dritarja të veshura me petkun modern. “ 17

Ndërsa, për vlerësimin e letërsisë shqipe, me kritere të reja ideologjike, duke përjashtuar armiqtë e identifikuar, pra Tjetrin, Kadareja shkruan kështu:

“Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i

çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift.

(…)Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë.” 18

Meqë u huazuan disa citate të gjata nga traktati i Kadaresë, këto na mundësojnë që të kuptojmë më në plotni edhe poetikën e veprës letrare të tij, e cila me siguri që është shkruar në pajtim me këto koncepte ideo-teorike, jo vetëm gjatë viteve gashtëdhjetë e shtatëdhjetë, po edhe më vonë. Ajo që është poashtu e sigurt është se Ismail Kadareja

16 Ismail Kadare, Realizmi socialist-arti i madh i revolucionit, Zëri i popullit, Tiranë, 1974 (tekst I fotokopjuar)

17 Po aty18 Po aty

Page 47: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

me veprën letrare të shkruar gjatë viteve gjashtëdhejtë dhe shtatëdhjetë, bashkë me traktatin mbi realizmin socialist, u imponua si autoritet, si shkrimtari kryesor i letërsisë shqipe të periudhës. Edhe vepra e tij letrare e edhe traktati, me frymën antiperëndimore dhe antimoderniste, u bënë orientues për shkrimtarët e tjerë më të rinj, të cilët e vazhduan frymën e realizmit socialist, duke synuar të arrinin sukseset e Kadaresë. Pra, u bë model i brezave që erdhën pas tij. Prandaj letërsia shqipe u vërshua nga veprat letrare me tone ksenofobike, kundër të huajve, kundër botës kapitaliste, kundër besimeve fetare, kundër gjithë dynjasë, përveç marksizëm –leninizmit. Po të lexohen sot disa nga veprat poetike të Xhevahir Spahiut, Dritëro Agollit, Fatos Arapit, Moikom Zeqos, kundër besimeve fetare e kundër Zotit, fjala vjen, njeriu thjesht e ka zor ta besojë se janë prodhim i mendjes së njeriut. Ato janë shpërthime iracionale të urrejtjes ndaj Zotit, ndaj besimeve e besimtarëve, ndaj librave të shenjtë e profetëve.19 Pra, realizmi socialist me tharmin zhdanovst, injektoi në mendjen e brezave të shqiptarëve urrejtje ndaj botës perëndimore, duke e paraqitur si botë të kalbur e të pamoralshme, urrejtje ndaj besimeve fetare, ndaj kundërshtarëve ideologjikë e politikë, ndaj fqinjve dhe kujtdo që nuk i përkiste taborrit marksist-leninist. Për injektimin e urrejtjes ndaj kundërshtarëve ideologjikë, si model mund të mbahet posaçërisht poema e Shefqet Musarajt “Epopeja e ballit kombëtar”, gjithsesi një metaforë e urrejtjes ideologjike që ka prodhuar realizmi socialist në letërsinë tonë. Kjo lloj letërsie ishte parullë, propagandë. Pra, shkrimtarët shqiptarë të realizmit socialist propagandonin stereotipet zyrtare ideologjike dhe i aplaudonin diskursit dominant politik, ideologjik e propagandistik, duke e shndërruar letërsinë në shtojcë e tyre. Edhe figura e Tjetrit, pra e të huajit - armikut, qoftë sipas përkatësisë etnike, qoftë asaj fetare, ideologjike, klasore, etj., është përdorur për ta justifikuar politikën izolacioniste të regjimit, ksenofobinë dhe racizmin me prejardhje ideologjike. Prandaj, injektimi i urrejtjes ndaj Tjetrit brenda kombit për shkak dallimesh fetare e ideologjike dhe ksenofobisë nëpërmjet letërsisë së realizmit socialist, ka prodhuar trauma shtesë të shqiptarëve në kohën kur kanë dalë nga izolimi dhe janë takuar me “armiqtë” imagjinarë. Imazhet groteske për ta dhe armiq të tjerë ideologjikë, ende janë aktive dhe nuk do të zhduken deri sa të bëhet një rivlerësim kritik i kësaj letërsie dhe në instancë të fundit një dekontaminim me vlerësime mirëfilli estetike i gjithë mësimeve për letërsinë edhe në arsimin publik.

Sa i përket letërsisë shqipe në Kosovë, edhe këtu fillet e frymës së realizmit socialist duhet të kërkohen në tekstet e këngëve partizane. Ato këngë ishin një përzierje edhe mes këngëve partizane shqiptare dhe këngëve partizane jugosllave. Ndërsa, letërsia shqipe në Kosovë filloi të shkruhej pas instalimit të regjimit komunist jugosllav, me vështirësi e me vonesë dhe në fakt filloi si letërsi e realizmit socialist. Por, kjo doktrinë si doktrinë zyrtare, qe jetëshkurtër në ish Jugosllavinë komuniste. Që në Kongresin e dytë të shkrimtarëve jugosllavë në Zagreb, në vitin 1949, u kërkua eliminimi i realizmit socialist si doktrinë zyrtare, gjë që faktikisht u arritë në vitin 1952 në Kongresin e tretë të shkrimtarëve jugosllavë, që u mbajt në Lubjanë,

19 Për më shumë shih: nënkapitullin, “Realizmi socialist si prodhues i përfytyrimeve ekstreme antifetare në letërsinë shqipe”(242-254) në librin tonë “Letërsia dhe besimet fetare.”

Page 48: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

duke pasur si platformë fjalimin e Mirosllav Kërlezhës në atë kongres. Mirëpo, jehona e atij vendimi arriti me vonesë në Kosovë, sepse në vitin 1953, pra, një vit pas kongresit të tretë, u botua romani i parë në gjuhën shqipe, “Rrushi ka nisë me u pjekë”, një pamflet-roman tipik i realizmit socialist. Edhe vetë historia e këtij romani është absurde. * Shkrimtarë të tjerë të kësaj rryme ishin edhe Esad Mekuli e Hivzi Sulejmani. Ky i fundit, sipas dëshmisë së lënë nga Vehap Shita,20 romanet “Fëmijët e lumit tem” dhe “Njerëzit”, si edhe tregimet për të rritur, i ka shkruar serbisht, ndërsa ato pastaj janë përkthyer nga miqtë e tij, për botim premierë në gjuhën shqipe. Prandaj, nëse aplikohet kriteri gjuhësor për statusin e letërsisë shqipe, këto vepra vetëm kondicionalisht mund të numërohen si pjesë e letërsisë shqipe. Në këso konditash, ndikimi i veprave të shkrimtarëve që shkruan në hullinë e realizmit socialist në Kosovë, nuk ishte i vërejtshëm. Dëmi do të shfaqet me vonë, kur do të fillonin të vinin veprat e realizmit socialist nga Shqipëria, të maskuara nën formën e kombëtarizmit. Deformimi ideologjik që u injektua edhe prej kësaj letërsie, ndonëse jo vetëm prej saj, duhet të studiohet në historinë politike të Kosovës më shumë se sa në historinë e letërsisë shqipe të Kosovës. Sigurisht edhe ky është një nga absurditetet që ka prodhuar realizmi socialist, ndonëse është në pajtim me atë që u tha në fillim, se kjo lloj letërsie synonte të impononte diktatin ideologjik. Në këtë aspekt, nuk dihet ende se a ka qenë suksesi i realizmit socialist më domethënës në deformimin estetik në Shqipëri, apo në indoktrinmin ideologjik në Kosovë.

Shënime1.Recnik knjizevnih termina, Nolit, Beograd, 1986, str. 742-743 dhe Socijalisticki realizam, Leksikografski zavod “Miroslav Krleza”, Zagreb ( google, 22. 08. 2016)2. Po aty3. Çeslav Millosh, Mendje e robëruar, Botimet Dritero, Tiranë, 19984. Për më shumë shih: Milazim Krasniqi, Soneti në poezinë shqipe (kapitullin Soneti në periudhen e realizmit socialist dhe të disidencës, PEN, Prishtinë, 2005, f. 1655. Robert Elsie, Historia e letërsisë shqiptare, Dukagjini, Tiranë-Pejë, 1997, fq. 377-3786. Po aty, fq. 3807. Në kapitullin III, Ketmani, të librit “Mendje e robëruar” Çeslav Milloshi ka shpërfaqur thyerjen morale dhe estetike, deformimin e mendjes së shkrimtarit në “demokracine popullore”- diktaturën komuniste, me një mprehtësi të rrallë. Shkrimtari për ta fshehur veten, shndërrohet në aktor, për t’i fshehur idetë e veta përdor metodën e vjetër të shizmës shiite, Ketmanin. Milloshi e ka njohur edhe realisht atë gjendje, sepse nje kohë ka jetuar në Poloni, në kohën kur u instalua diktatura komuniste dhe realizmi socialist si doktrinë.8. Romanet “Çlirimtarët” i Dhimitër Shuteriqit, “Para agimit” i Shefqet Musarajt, “Një vjeshtë me stuhi” dhe “Tri ngjyra të kohës” të Ali Abdihoxhes, etj, kishin për tematikë luftën nacionalçlirimtare dhe rolin e partizanëve e komunistëve në çlirimin e Shqipërisë dhe fillimin e transformimit revolucionar të saj.9. Këto stereotipe janë përdorur shumë në kinematografinë e realizmit socialist, e cila shumë herë e ka pasur burimin te letërsia ose te skenarët e shkruar enkas nga shkrimtarët e realizmit socialist. 10. Gjatë shkollimit tonë universitar, mësimi normativ për ne ka qenë që letërsia e viteve 60 e shkrimtarëve Kadare, Agolli e Arapi, ishte një proces letrar që quhej novatorizëm dhe paraqiste shkëputje nga rryma e realizmit socialist. Ndërsa, Ismail Kadare në traktatin e tij, “Realizmi socialist-arti i madh i revolucionit”, pikërisht realizmin socialist e quante novatorizëm: “ Realizmi socialist ka

20 Dëshmi e lënë nga Vehap Shita, në një takim me një grup shkrimtarësh në ambientet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në vitin 1990.

Page 49: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

një forcë të tillë të brendshme sa që është në gjendje të shtjellojë në gjirin e tij të gjitha temat, duke filluar nga revolucioni proletar e gjer në legjendat më të thella të shekujve. Ai është në gjendje ta rishikojë dhe ta rishpjegojë artistikisht gjithë botën, që nga rrethimi i Trojës e gjer në rrethimin imperialisto – revisionist. Këtë aftësi të re ndricuese ja jep atij vetë revolucioni. Dhe pikërisht këtu qëndron esenca e novatorizmit të tij të madh.” 11. Glorifikimi i varfërisë dhe i vetizolimit në poemën “Përse mendohen këto male” është i pashembullt në letërsi. Dhe logjikisht i pakuptueshëm.12. Ismail Kadare, Buzëqeshje mbi botë, Rilindja, Prishtinë, 1980, fq. 41) 13. Ismail Kadare, Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Rilindja, Prishtinë, 1980, fq. 2114. Po aty, fq 2115. Po aty, fq. 41-4216. Ismail Kadare, Realizmi socialist-arti i madh i revolucionit, Zëri i popullit, Tiranë, 1974 (tekst i fotokopjuar) 17. Po aty18. Po aty 19. Për më shumë shih: nënkapitullin, “Realizmi socialist si prodhues i përfytyrimeev ekstreme antifetare në letërsinë shqipe”(242-254) në librin tonë “Letërsia dhe besimet fetare.”20. Dëshmi e lënë nga Vehap Shita, në një takim me një grup shkrimtarësh në ambientet e Shoqatës së Shkirmtarëve të Kosovës në vitin 1990.

BIBLIOGRAFIA Beker, Miroslav, Povijest knjizevnih teorija, Zagreb, 1979Elsie, Robert, Histori e letërsisë shqiptare, Dukagjini, Tiranë-Pejë, 1997Eko, Umberto, për letërsinë, Dituria, Tiranë, 2007Çesllav, Millosh, Mendja e robëruar, Shtëpia e Librit “Dritëro”, Tiranë, 1998Historia e letërsisë shqiptare, Rilindja, Prishtinë,1989Jakobson, Roman, Ogledi iz poetike, Beograd, Prosveta, 1978 Jaus, Robert Hans, Estetika recepcije, Nolit, Beograd, 1978Kadare, Ismail, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Rilindja, Prishtinë, 1980Kadare Ismail, Buzëqeshje mbi botë, Rilindja, Prishtinë, 1980Kadare, Ismail, Realizmi socialist - arti i madh i revolucionit”, ‘Zëri i Popullit”,13 janar 1974,Marks, Engels, Mbi letërsinë dhe artin, 8 nëntori, Tiranë, 1976Markjevic, Henrik, Nauka o knjizevnosit, Beograd, 1974Merxhani, Branko, Vepra, Plejad, Tiranë 2003Krasniqi, Milazim, Soneti në poezinë shqipe, PEN, Prishtinë, 2005Krasniqi, Milazim, Letërsia dhe besimet fetare, Logos A, Shkup, 2012Petrovic, Steten, Marksizam i knjizevnost (hrestomacija), Beograd, 1983Mukarzovski, Jan, Struktura, funkcija, znak, vrednost, Nolit, Beograd, 1987Recnik knjizevnih termina, Nolit, Beograd, 1986Todorov, Cvetan, Poetika e prozës, Panteon, Shtëpia e Librit, Tiranë, 2000Shkreb, Stamac, Uvod u knjizevnost, Graficki zavod Hrvatske, 1983Velek, Rene, Voren Ostin, Teoria e letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1982

Page 50: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

11.GJUHA POETIKE DHE KONTEKSTI JETËSOR

Misteri i gjuhës poetike, edhe kur ajo është objekt analize të ftohtë e edhe kur përjetimi i saj është më shumë emocional, na ofron një mundësi të njohjes së kontekstit jetësor në të cilin ka jetuar poeti dhe të qëndrimit të tij ndaj tërësisë së vlerave shoqërore dhe jetësore. E misterta e gjuhës poetike, sikundër thotë Jan Mukarzhovski në studimin “Mbi gjuhën poetike”, ka të bëjë me faktin se “gjuha poetike është më e afta nga të gjitha gjuhët që vazhdimisht ta ngjallë raportin e njeriut ndaj gjuhës dhe të gjuhës ndaj realitetit, që vazhdimisht dhe në mënyrë të re, të zbulojë përbërjen e brendshme të shenjës gjuhësore dhe të tregojë mundësitë e reja të përdorimit të saj.”1 Përbërja e brendshme e shenjës gjuhësore dhe mundësitë e reja të përdorimti të saj, pra, janë pjesa e mistertë e gjuhës poetike, sado e deshifrueshme që të jetë.

Aftësinë e gjuhës poetike që të ngjallë raportin e njeriut ndaj gjuhës dhe të gjuhës ndaj realitetit, kësaj radhe po e vështrojmë në poezinë e Arshi Pipës, “Kosovës” , që është një ekzemplar i rrallë i poezisë së shkruar me këtë tematikë dhe me këso idesh në vitet dyzet. Në shënimin për këtë poezi, autori pohon se “në pranverë të vitit 1955 një grup studentash të Lyceut të Tiranës u arrestuan për arsye se kishin guxue të mbrojshin haptas Kosovën si një pjesë të pandashme të Shqipërisë etnike. Lyrika asht shkrue disa kohë mbrapa”. 2 Mirëpo, në Libri I (Tiranë), të vëllimit “Libri i burgut” shënohen datat 1945-1946, gjë që lë të kuptohet se ajo ngjarje ka ndodhur në vitin 1945 e jo në vitin 1955, sikundër thuhet në shënim. Kjo vërtetohet edhe nga pohimi i autorit, i cili thotë se poezitë e Librit I të vëllimit “Libri i burgut”, janë shkruar jashtë burgut. Meqë Pipa u arrestua në vitin 1946 dhe u mbajt në burg deri në vitin 1956, rezulton se poezia “Kosovës” meqë është shkruar jashtë burgut, do të jetë shkruar në vitin 1945, “ diçka më vonë” pas vetë ngjarjes së arrestimit të studentëve tiranas, që protestuan për Kosovën.

Shënimi që i referohet një ngjarjeje konkrete të një proteste të Liceut të Tiranës, që shprehte solidaritetin me Kosovën e ripushtuar nga sllavët, lë të nënkupohet se poezia është shkruar si pasojë e traumës që ka shkaktuar fati i Kosovës në ndërgjegjen e autorit. Realiteti jetësor në të cilin mirreshin masa ndaj studentëve tiranas për një angazhim atdhetar lidhur me Kosovën, për autorin fillimisht është më shumë traumë jetësore se sa frymëzim poetik. Para syve të tij, përmbysja e madhe ideologjike dhe kombëtare ka rrënuar një traditë të para disa viteve, kur Kosova ishte pjesë përbërëse e Shqipërisë, ose të paktën debatet lidhur me të ishin të lira e publike. Kjo përmbysje tragjike në jetën kombëtare, në ndërgjegjen e poetit ka provokuar reagim, shpërthim pothuajse të papërmbajtur, gjë që materializohet në vetë gjuhën poetike të përzgjedhur. Gjuha poetike e “Kosovës” së Pipës i rri pranë ashpërsisë së realitetit jetësor dhe e akivizon një përjetim dramatik lidhur me atë realitet. Kjo gjuhë poetike dhe i tërë rebelimi i tij poetik, është në kundërshti të plotë me atë se si ai e kishte konceptuar poezinë në vitin 1944, pra kund vetëm një vit më herët, por para se të ndodhte hataja kombëtare në formën e fitores së komunizmit. Pipa shkruante në Parathënien e vëllimit “Lundërtarë” se “Poezia asht si krahët e një fluture. Çka asht ma e thjeshtë, çka asht ma e lehtë se flutura?”4 Por, në realitetin jetësor të ndryshuar, të përmbysur tërësisht, poezia për Arshi Pipën më nuk

Page 51: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

është “e lehtë si flutura”. Përkundrazi, poezia bëhet e rëndë, e rrezikshme dhe pothuajse fatale, në përpjekjen e saj që të bëhet provë e përpjekjes për të mbijetuar e vërteta për fatkeqësinë e autorit dhe të bashkëvuajtësve të tij në burgje, bëhet mjet që do të dëshmojë, edhe nëse vetë autori nuk arrinë të mbijetojë tmerret e burgut. “ Dhe ky libër u nis bash me qëllim qi të delte ai nga burgjet prej të cilave un ndofta nuk do të delsha.”, shkruan Pipa në Parathënin e vëllimit poetik “Libri i burgut” 5 Në pajtim me këtë fat të autorit e të rolit që i jipet prej tij poezisë, ajo nuk shndërrohet nga krimbi në flutur, për ç’gjë meditonte Pipa në parathënien e vëllimit “Lundërtarë” në vitin 1944, po nga trauma e vuajtja shndërrohej në dëshmi, në dokument. Ky ndryshim rrënjësor i konceptit estetik lidhur me funksionin e artit poetik, nuk ka ardhur si proces evolutiv i ndryshimit të atij koncepti të autorit, po i përmbysjes së fatit të autorit e edhe realitetit shoqëror. Rrjedhimisht, edhe në këtë rast si edhe në shumë raste të tjera, ekziston një ndërvarësi organike ndërmjet fatit të autorit e realitetit shoqëror, në njërën anë dhe të elementeve përmbajtësorë e estetike në veprën e tij, sado që kjo të jetë e kamufluar.

Poezia “Kosovës”, jo vetëm që nuk e kamuflon me ndonjë element autocensure raportin e ndryshuar ideologjik, politik e kombëtar, po përkundrazi, e thekson, e vë në spikamë me një gjuhë poetike radikalisht të ndryshuar përkatësisht me një konceptim poetik të shndërruar në koncept militant. Fillimimisht, në dy vargjet e para, me anën e një thirrjeje poeti konstaton gjendjen e në dy vargjet pasuese shprehë zemëratën personale lidhur me atë gjendje:

Vllezën shqiptarë, Kosova s’ asht e jona,Kush me e përmendë guxon ai ban tradhti!O kob qi s do t’harrohet kurr tevona!Kosova e ngratë dergjet e vdes në robni.

Prej bastardhësh tradhtue qi i zhgulën zemrën E n pre ua hodhën klyshve qi MoskovaPër gjak ndërsen, me parzëm shkel nën thembrënMizore sllave po jep shpirt Kosova. Vargu “Vllezën shqiptarë, Kosova s asht e jona” zbulon traumën personale të poetit, që është pasojë e realitetit jetësor të përmbysur, i cili në gjuhën e poezisë konfirmohet si ligjërim ironik. Për një vlerë kombëtare të mirëqenë, pohohet se nuk është “e jona”, pra nuk është e atyre të cilëve gjenetikisht u përket. Ndërsa, vargu i dytë e fuqizon atë ironi, duke e përmbysur edhe kuptimin e parë dhe të vërtetë të vetë fjalës “tradhti”. Tradhti bën kush e përmend qoftë dhe vetëm emrin e Kosovës, kësaj “gjymtyre atdheu”, të cilën as që mund ta thërrasësh me atë epitet. Në dy vargjet pasuese trauma sikur racionalizohet dhe konstatohen fakte konkrete jetësore: “Kosova e ngratë dergjet e vdes në robni”, për të vazhduar në strofën e dytë shpalosjen gati dokumentare të fakteve.Trauma e shkaktuar nga realiteti jetësor, vjen e merr hov militantizmi në strofën e tretë, ku me anë të pyetjes retorike zbërthehet përmasa e rënies:

Deri kur, vllezën, do ta ndiejmë na vetenFajtorë pse vendin ku Shqipnija leu

Page 52: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Guxojmë ta duem, tue pasun frigë fatshkretenKosovën tonë ta quejmë gjymtyrë atdheu? 7 Edhe pse trauma jetësore ka prodhuar një ligjëratë poetike militante, e cila është larg të qenit “e lehtë si flutura”, prapë se prapë autori ka ruajtur treguesit e gjuhës poetike që ia sigurojnë poezisë “Kosovës” vlerën e theksuar estetike, krahas vlerës së madhe morale e atdhetare, të cilat të pazhdukshme rrezatojnë prej saj, jo vetëm si përjetim po edhe si vizion. Njëri nga përbërësit e gjuhës poetike, që i prodhojnë vlerat estetike të kësaj poezie janë edhe sintagmat poetike, në të cilat trauma sublimohet në ligjërim të mirëfilltë poetik: gjymtyrë atdheu, fjala burrneshë, mjegull gojdhane, gjoks i Shqipnis, zemra dardane, llogoren e krahnorit, vulën e dhunës, lotë kërthijsh, bukën e turpit, ora e shqiptarit, etj. Këto sintagma e disiplinojnë njëfarësoj ligjërimin militant, e mbajnë brenda vlerave normale të ligjërimit poetik. Bashkë me to, një rol të theksuar e kanë edhe emërtimet e drejtpërdrejta të subjekteve (Moskova, Kosova, Shqipnia, Dardane, Sllave, Çamëria,) dhe aktivitetet e tyre ( tradhti, robni, dhunës, skllav, kusarit, plumbi, lirija, kthetra, jehona). Shumica e këtyre emërtimeve dhe aktiviteteve janë emërtime me “lidhje lëndore”, ( Mukarzhovski) pra një tërësi e faktorëve dhe e veprimeve, që kanë sjellë si pasojë robërinë e Kosovës, degradimin e Shqipërisë dhe triumfin e armiqve të tyre. Kjo lidhje lëndore e emërtimeve dhe e funksioneve është e paramenduar dhe e aktivizuar estetikisht. Kjo punë shihet edhe në vendosjen e emërtimeve në pozicionin e rimave, ku ato emërtime marrin theksime më të mëdha kuptimore, për të zbuluar përmasën e përmbajtjes dhe të mesazhit poetik. “ Rima shpalos shumë dimensione të fjalës, të cilat në rastin e përdorimit të përditshëm, semantikisht janë neutrale dhe i orienton në shenjëzime dalluese, i furnizon me informatë, me kuptim”. 8 Vendosja në pozicion rimash e fjalëve: Mosova/Kosova, gojdhane/ dardane, skllav/sllav, Shqipnija/lirija, hove/ Kosove, jehona/ e jona, etj., e fuqizojnë gjuhën poetike të aktivizuar, duke e nxjerrë në plan të parë synimin që të ushtrojë ndikim estetik. Madje, raste si ky kur fjala Moskova, për hir të rimës ndryshon edhe gjini (nga Moskovi në Moskova) e fuqizon edhe më shumë ndikimin e rimës në konstituimin e kuptimit. Në këtë kontekst, emërtimet gjeografike poashtu synojnë të rrisin dramaticitetin dhe të pasurojnë kuptimet e poezisë, sepse “ roli i emrave gjeografikë në tekstin poetik paraqet temë më vete.” 9 Madje edhe vetë titulli i poezisë, “Kosovës” (e jo fjala vjen “Kosova”) e sugjeron pozicionin e autorit në raport me objektin, duke i dhënë pozicionit të tij dhe produktit të tij, poezisë, rolin që të evokojë të kaluarën, të identifikojë të tashmen e të parashikojë të ardhmen. Pra, edhe titulli është pjesë përbërëse e kuptimeve, që burojnë nga vetë poezia, megjithëse objekti që tematizohet në të, Kosova, e determinon në masë të ndjeshme strukturën e tesktit poetik dhe përmbajtjen e tij. Megjithatë, përjetimi estetik i përftuar prej leximit të kësaj poezie, në rend të parë ka të bëjë me vetë leximin e poezisë, (ndonëse ngarkesa psikologjike që vjen nga njohja e historisë tragjike të Kosovës nuk mbetet indiferente), me vetë gjuhën poetike të saj, që prodhon hapësirë të re të njohjes, edhe nga gjërat që ne na duket se i njohim, por jo në përmasën që na e ofron teksti poetik. Realisht, fjala në përgjithësi e posaçërisht një leksik i zgjedhur i saj, i ngarkuar me kujtime, me simbolikë e me vizione, ka fuqi shumë më të madhe se sa ne jemi të aftë ta kuptojmë, ose të vjelim prej saj kuptime. Në të vërtetë, një pjesë e kuptimeve të këtij leksiku është e fshehur në thellësinë e ndërgjegjes sonë, ku e mbajnë ekuilibrin e identitetit tonë dhe prej andej ato aktivizohen edhe më shumë, kur marrin vlera estetike. Fjala e ka kuptimin dhe mesazhin

Page 53: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

në sferën e rrokshme të komunikimit, edhe të komunikimit artistik, ndërsa rrënjët e saj janë dikund më thellë, në pjesën e pakontrolluar prej nesh të njohjes dhe të gjykimit tonë. Këmbimi ndërmjet këtyre dy niveleve, të rrokshmes dhe të pakapshmes, zhvillohet brenda rregullave të njohjes që na është programuar në qenien tonë dhe duket se krijimi poetik e intensifikon atë këmbim të fshehtë. Kur sfera e rrokshme e komunikimit gjuhësor (dhe artistik) është energjike, insistuese, depërtuese dhe e goditur, ajo edhe mund të ngre paksa perden që e ndan nga sfera e padukshme e gjuhës, nga rrënja e saj. Obsesioni i shumë poetëve me gjuhën, me të fshehtat e fjalës, ndër ta edhe vetë Arshi Pipa, madje edhe në poezinë “Kosovës”, po shumë më tepër në poemën “Rusha”, ka ardhur si pasojë e valëzimit të asaj perdeje misterioze përballë vizioneve poetike. Në fakt poeti është përgjegjës për pjesën e rrokshme të kuptimeve të fjalës, atë pjesë që e përdorë për ta shprehur njohjen dhe veten e vet në konteksitn jetësor. Por, edhe kur vetë e krijon një formë komunikimi, fjala vjen një tekst poetik, dhe e di se është përgjegjës për kuptimet e fjalës, nuk e zotëron vetë fjalën dhe gjithë kuptimet e saj. Fjalët nuk janë as prodhim, as pronë e tij. Ato janë të krijuara brenda një sistemi gjuhësor koherent e kuptimprodhues, për nevojat dhe idealet e njeriut.10 Bile, edhe fjalët e reja, që ne na duket se i krijojmë me talentin dhe me dijen tonë, edhe poezia lirike si njëra nga format më personale të komunikimit individual, sërish janë brenda një sistemi të gjuhës që si i tillë i është i programuar njeriut në mendje. Pronë e jona në komunikim, edhe në atë artistik, sikundër është edhe poezia emblematike “Kosovës” e Arshi Pipës është qëllimi, përpjekja për ta realizuar njohjen e realitetit dhe për ta përjetësuar mesazhin estetik me anën e gjuhës. Besoj se këtu, te akordi ndërmjet qëllimit fisnik dhe realizimit korrekt të tij me anën e vargut poetik, është e fshehta e përjetimit estetik që shkakton edhe leximi i poezisë “Kosovës” po edhe e fshehta e vlerës së artit poetik në përgjithësi.Veprat e shkruara me synimin dhe me guximin e shpalosjes së vlerave të thella njerëzore e kombëtare, edhe kur ato janë të ndaluara, mund të formësojnë një energji mesazhesh e kuptimesh që nuk e humbin fuqinë e tyre përtëritëse. Në këtë mes raporti ndërmjet gjuhës poetike që finalizohet në tekst dhe realitetit jetësor, nga i cili provokohet shkrimtari, është raport dinamik, kundërthënës po në instancë të fundit produktiv për artin. Sot pak kush mund të dijë për protestën e Liceut të Tiranës për Kosovën në vitin 1945, por shumë njerëz dinë për poezinë ‘Kosovës” të Arshi Pipës. Edhe ata që nuk kanë ditur për këtë poezi, e kanë përjetuar përbushjen faktike të vizionit të saj të habitshëm, pas gjashtëdhjetë e tre vjetëve. Dalja e Kosovës nga prangat e sundimit sllavë, është në frymën e vizionit interesant të Pipës:

Mbas nesh tjerë kanë me ardhë. S fiket Shqipnija Pse disa qinda nesh rrzohen nën plumbin.Se për çdo dhjetë prej nesh qi amshon lirijadhjetë mijë do t’lindin e dhjetë mijë do t’ humbin!

Do t humbin shqim ata qi sot na shtypen!Kulshedra e re me lakminat e vjetraatëherë dot t’shembet kur ta shofim shqypenprej majesh tue sulmue me sqep e kthetra

Page 54: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Andej na priret shpirti i fortë me hovet’dalldisuna ngadhnjimi, ushton jehona:O vllezën, nalt ballin! Prej Kosovederi n’ Çamëri Shqipnija asht gjithë e jona.11

Prej ligjërimit fillestar, që është thellësisht traumatik, “ Vllezën shqiptarë. Kosova s asht e jona”, poeti ka kaluar në një ligjërim triumfalist, i cili në esencë është çuditërisht edhe vizionar, sepse ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë në vitet 1998-1999 dhe finalizimi i tyre me pavarësimin e Kosovës, janë në frymën e këtij vizioni poetik. Besimi i patundur se “ mbas nesh tjerë kanë me ardhë” dhe apeli “ O vllezën nalt ballin!”, i pasuar nga konkludimi për gjeografinë e patjetërsueshme shqiptare, vërtet janë vlera të larta etike e kombëtare, edhe nisur nga fakti se poezia në tërësi ka vlera të pamohueshme estetike, meqë “funksioni estetik përfshinë fushë shumë më të gjerë të veprimit se sa që është vetëm arti.” 12

A do ta shkruante Pipa këtë poezi pa atë ngjarje që i shkaktoi dhembje dhe traumë? Në këtë pyetje askush nga ne nuk mund të përgjigjet. Me siguri nuk do të mund të përgjigjej saktë as vetë poeti. Por një gjë është e sigurtë: edhe nëse do ta shkruante një poezi me titull “Kosovës”, ajo do të ishte e ndryshme prej kësaj që kemi sot, e në të cilën revolta e poetit nga zhvillimet në realitetin jetësor, e ka prodhuar këtë tekst në këtë formë e me këtë “strukturë të përmbajtjes” (Llotman). Për fund: a është kjo poezi e mërgimit? Ndonëse e shkruar në atdhe, ajo është shkruar ilegalisht dhe është mbajtur larg syrit të publikut, për shkak të pasojave të censurës. Katrëmbëdhjetë vjet pasi u shkrua, ajo u botua në Itali, në kuadër të vëllimit poetik “ Libri i burgut” dhe ka qenë në dispozicion të lexuesve shqiptarë në diasporë, por jo në Shqipëri e as në Kosovë. Pra, faktikisht është poezi e ilegalitetit dhe e mërgimit. Dhe këtu dalim edhe te çështja e statusit të letërsisë së diapsorës, se a është e tillë vetëm ajo që shkruhet jashtë atdheut apo edhe ajo që shkruhet në atdhe por botohet jashtë atdheut, për shkak të censurës. Por, kjo dilemë kërkon një qasje më të gjerë, sado që konteksti jetësor e realiteti shoqëror mbeten si hije të letërsisë, kudo që ajo shkruhet e publikohet.

Shënime1. Jan Mukarzhovski, Struktura pesnickog jezika, ZUNS, st. 52)2. Arshi Pipa, Arshi Pipa, Poezi, Dukagjini, Pejë, 1998, fq.431 (Nuk e kemi pasur në dispozicion për krahasim të datës (1955) botimin e parë të vëllimit poetik “Libri i burgut” i cili qe botuar në Itali në vitin 1959, i shoqëruar nga një Parathënie të cilën autori e pati shkruar më 20 dhjetor 1958 në Detroit të SHBA-ve, por viti duhet të jetë 1945 e jo 1955) 3. Arshi Pipa, Poezi, Dukagjini, Pejë, 1998, fq. 255)4. Po aty, fq. 35,5. Po aty, fq. 2436. Po aty, fq. 2557. Po aty, fq. 2558. Jurij Lotman, Struktura umetnickog teksta, Nolit, Beograd, 1976, fq. 179 9. Po aty, fq. 23510 Për këtë shih më gjerësisht kapitullin “Gjuha si komunikim i programuar” në veprën studimore “Letërsia dhe besimet fetare”, të autorit të këtij teksti, Logos A, Shkup, 2010 11. Arshi Pipa, Poezi, Dukagjini, Pejë, 1998, fq. 255-25612. Jan Mukarzhovski, Struktura, funkcija, znak, vrednost, Nolit,Beograd, 1986, f. 14

Page 55: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia
Page 56: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

12. LETËRSIA SHQIPE NË KOSOVË: SI NDODHI QË ÇLIRIMI SOLLI ZVETËNIMIN

Letërsia shqipe në Kosovë, edhe katrëmbëdhjetë vjet pas çlirimit të vendit, ka mbetur në gjendje kolapsi, pa shenja të konsolidimit në asnjërin nga treguesit që do ta provonin konsolidimin e saj në rrethanat e reja kulturore e shoqërore, ku ajo do të dëshmohej me përmbajtje artistike identifikuese për realitetin e ri dhe do të kënaqte shijet estetike të një publiku të ri. Për gjithë këto vite, nuk është botuar pothuajse asnjë vepër letrare që do të ishte domethënëse për identitetin e ri të këtij vendi dhe eventualisht për përshkrimin e rrugës së vështirë nëpër të cilën është realizuar ky fat i ri i njerëzve të tij. Për gjithë këto vite nuk është konsoliduar ndonjë brez shkrimtarësh, që do të identifikoheshin me ndonjë koncept estetik të formësuar, që të gjurmonin hapësira të reja tematike e qasje të reja estetike. Për gjithë këto vite nuk ka pasur asnjë përmirësim të pozitës së shkrimtarëve në rrethanat e reja të jetës kulturore e shoqërore. Prandaj, letërsia shqipe në Kosovë sot nuk është një “letërsi në rrezik”, (sintagma legjendare e Cvetan Todorovit) po një letërsi drejt zhdukjes. Edhe pse konsolidimi i identitetit shtetëror të Kosovës në shumë aspekte është evident, ai nuk ka përfshirë brenda vetes konsolidimin e letërsisë shqipe dhe as të ndikimit të saj estetik, kulturor, etik dhe shpresëdhënës në njerëzit e këtij vendi, të cilët duke qenë se kanë përjetuar një traumë të rëndë, kanë pasur dhe kanë nevojë për një mesazhin fisnikërues e shpresdhëëns të letërsisë.

“ Letërsia mund të bëjë shumë. Ajo mund të na e shtrijë dorën atëherë kur jemi thellësisht të dëshpëruar, të na drejtojë nga qeniet e tjera njerëzore përreth nesh, të na bëjë të kuptojmë edhe më mirë botën dhe të na ndihmojë të jetojmë.” 1

Këto aspekte të letërsisë, nuk janë përjetuar gjatë gjithë këtyre viteve nga lexuesi shqiptar i Kosovës. Letërsia nuk e ka ndjekur ritmin e ndryshimit e të konsolidimit, po ka mbetur tërësisht jashtë këtyre proceseve, pra në gjendje kolapsi.2

Në pamje të parë tingëllon e pabesueshme se si është e mundshme që në një vend që ka dalë fitimtarë nga një luftë tragjike, me shumë akte tragjizimi të njerëzve të vet e me shumë akte heroizmi të tyre në luftën vetëmbrojtëse e çlirimtare dhe që për këto vite ka përshkuar një rrugë transformimi të dukshme në fushën politike, ekonomike e shoqërore, të mos ketë ngjallje e fuqizim të artit të fjalës, i cili më së miri mund të shprehë edhe përmasat dhe nuancat e tragjedisë, të fitores po edhe të transformimit. Lufta e viteve 1998/1999, e cila u përshkua nga elemente kulturocidi, spastrimi etnik dhe gjenocidi, nuk ka lënë pa prekur asnjë individ e asnjë familje shqiptare të Kosovës. Ka pasur raste të tmershme të vrasjes në masë të civilëve, të dhunimeve të femrave, të djegies së shtëpive me biblioteka e albume familjare, të kontaminimit të burimeve të ujit, të mbajtjes së njerëzve në burgje pa gjykime, të krijimit të kampeve si ai i Bllacës, të detyrimit të civilëve që të udhëtojnë me qindra kilometra drejt Shqipërisë, të jetës së rëndë në kampe refugjatësh, të shpërndarjes së familjeve në të katër anët e botës, pa e ditur se kush ku është degëdisur. Të gjithë këto kanë qenë drama e tragjedi individuale, familjare e kombëtare, që mund të shndërroheshin në tema e motive të fuqishme të veprave letrare. Bile, po të shikohet përmasa e tragjedisë së viteve 1989-1999, ajo në rastin e shqiptarëve të Kosovës ka qenë më e madhe se sa gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por, narracionet

Page 57: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

artistike për ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore janë shtrirë në së paku dy dekada dhe kanë konsoliduar një rrymë të tërë letrare, atë të realizmit socialist, (imponimi i kësaj tematike dhe i kësaj rryme nga ana e regjimit ka qenë evident), duke mundësuar edhe shkrimin e disa veprave artistike domethënëse për kulturën shqiptarë të asaj kohe e asaj fryme edhe në Kosovë. Veprat letrare të Esad Mekulit, të Hivzi Sylejmanit, të Sinan Hasanit, të Ramiz Kelmendit, të Hasan Mekulit e deri te Azem Shkreli, me romanin sublimues të kësaj fryme, “Karvani i bardhë” ( 1961) tematizojnë luftën dhe transformimin shoqëror, në ndonjë rast edhe me një motivim jo të vogël artistik. Pra, brenda një kornize të paravendosur ideologjike, ata shkruan vepra letrare që u bënë identifikuese të asaj kohe e të atij realiteti. Natyrisht, modelet i merrnin nga letërsia jugosllave dhe sovjetike e asaj prejardhjeje ideologjike e stilistike, duke u inkuadruar ashtu në sfondin e një letërsie unike të realizmit socialist. Ndërsa, në Shqipëri ajo doktrinë ishte edhe më e imponuar dhe më afatgjatë, se sa në Kosovë, duke e reduktuar identitetin kulturor shqiptar në shtresën e përftuar vetëm nga realizmi socialist. Vepra të shumta letrare, “Çlirimtarët” e Dhimitër Shuteriqit, “Para agimit” e Shefqet Musarajt, “ Një vjeshtë me stuhi” e Ali Abdihoxhës, “Qyteti i fundt” i Petro Markos e deri te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Ismail Kadaresë, janë evokime dhe transponime të përvojës tragjike e heroike të luftës antifashiste dhe të fitores së kauzës së komunizmit radikal. Nga aspekti i legjitimitetit të tematikës, krejt kjo prirje mund të konsiderohet se ishte në rregull, sepse tronditja që solli ajo luftë ka qenë e madhe. Edhe pse tronditja e jetës shqiptare në Kosovë në vitet 1989-1999 dhe veçmas në dy vitet e luftës së armatosur, 1998-1999, ka qenë më e thellë se sa ajo gjatë Luftës së Dytë Botërore, kjo deri sot nuk ka gjetur reflektimin e saj adekuat në letërsinë shqipe në Kosovë e as në letërsinë shqiptare në tërësinë e saj. Mund të shpjegohet kjo mungesë e tematizimeve letrare me lirinë e sotme individuale të shkrimtarëve, me sensibilitetin postmodern, me ndikimin e kulturës masive, por shpjegimi nuk del asnjëherë i plotë. Mbetet fakti që meqë tronditja e jetës së shqiptarëve të Kosovës nga këto ngjarje ka qenë në kufijtë e katastrofës kombëtare, ajo do të duhej të provokonte shumë më shumë imagjinatën e shkrimtarëve, për të shkruar vepra mbi këtë përvojë traumatike. POr, ka diçka më të thellë e më të fshehtë që ka shmangur këtë tematizim, që e ka minuar atë orientim dhe që duke mos e lënë letërsinë shqipe të mëkohet nga kjo gurrë tematike, e ka shpënë atë drejt zvetënimit. Përndryshe, kur tregohen episode të ngjarjeve e të vuajtjeve të përjetuara nga të goditurit e kësaj lufte, pra, kur tregohen vetëm si rrëfim personal, joartistik, dëgjuesi mbetet pa frymë nga tragjizmi. Aq fate tronditëse ka pasur në rrokullimën tragjike të kësaj lufte, sa nuk mund të numërohen. Po e evokoj sa për ilustrim vetëm një personazh të një kësi rrëfimi tronditës, të një personi të cilin e njoh personalisht dhe e kam dëgjuar vetë rëfimin e tij. Sabri Popaj nga fshati Bellacërkë (Fortesë) i Rahovecit, përsëritë tregimin për tragjedinë e tij me një topitje të theksuar emocionale, se si forcat serbe më 25 mars 1999 ia kanë ekzekutuar para syve të tij të dy fëmijët e vetëm që i ka pasur. Në atë masakër atij ia kanë vrarë edhe vëllain, dy djem të vëllait dhe shumë kushërinj e fqinj, burra, pleq, gra e fëmijë. Ai tregon se tërë atë tragjedi e ka vrojtuar nga një kanal, kund dyqind metra larg, ku ishte fshehur që të mos e pësonte edhe vetë. Tregimi i tij për ngjarjet pas masakrës është edhe më dramatik: ai tregon se si në netët në vijim, krejtësisht i vetmuar, i ka varrosur natën djemtë e vet, të vëllain dhe nipat e tij, po edhe dhjetëra kufoma të tjera të masakrës në Bellacërkë. Ai tregon se si tërë natën hapte varre e i varroste kufomat, duke hyrë nëpër shtëpitë e mbetura pa banorë e duke marrë atje batanije, që t’i mbështillte të

Page 58: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

vdekurit me to, meqë nuk kishte qefin. Ndërsa ditëve tregon se si fshihej në përrua, që të mos e shihnin eskadorent e vdekjes, që qarkullonin në rrugën Rahovec-Xërxë. Rrëfimi i tij është i jashtëzakonshëm, si rrëfim i një të mbijetuari, i një prindi që ka humbur fëmijët e vetëm dhe njerëzit e vet të dashur dhe i një njeriu që ka bërë detyrën e varrimit të të vdekurve të mbetur mbi dhe. Para përvojës së tij misioni dhe verpimi i Antigonës së Sofokliut duken si një lojë. Por, as Sabriu, as tragjedia e familjes së tij nuk është bërë ende subjekt i asnjë vepre artistike. Jo vetëm kjo tragjedi, po praktikisht asgjë nga historia unike e shqiptarëve të Kosovë në vitet 1989-1999 nuk ka gjetur një përgjigje adekuate artistike deri sot. Ndërsa, kjo ka qenë një periudhë jo vetëm për ta mbajtur mend, po edhe për ta bërë pikë referimi edhe të kujtesës artistike. Në fakt, vitet finale të përpjekjeve për çlirim, në kuadër të procesit të përgjakshëm të shpërbërjes së ish Jugoslalvisë, (1989-1999) kanë qenë unike në historinë e Kosovës: në fillim u konsolidua në lëvizje e fuqishme politike e kulturore paqësore, e cila si e tillë ka qenë dhe ka mbetur e pashembullt në Ballkan. E udhëhequr nga një shkrimtar, Ibrahim Rugova, i cili në ato vite (1988-1999) ishte edhe në krye të asociacionit të shkrimtarëve të Kosovës, lëvizja paqësore e refuzoi konfliktin dhe kërkoi me ngulm një zgjidhje paqësore të kontestit ndërmjet Kosovës e Serbisë, në sfondin e shpërbërjes së shtetit federal jugosllav. Kjo lëvizje nuk ndryshoi filozofinë e vet paqësore, as kur vendi u gllabërua nga agresioni i armatosur. Mbeti një shembull unik në Ballkanin e mësuar me dhunë e me gjakderdhje. Por, më mesin e viteve nëntëdhjetë, filloi një lëvizje e armatosur, e cila poashtu u bë unike për dinamikën me të cilën u zhvillua dhe për partneritetin spektakular që realizoi me NATO-n. Kështu Kosova u çlirua, duke pasur një trashëgimi kundërthënëse në historinë e vet të re, një lëvizje paqësore kryeneçe e dogmatike dhe një lëvizje ushtarake dinamike e revolucionare. Edhe pse fitorja e vërtetë mbi Serbinë ishte ajo e NATO-s, lëvizja ushtarake, e mishëruar si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, praktikisht mori kurorën e fitores, gjë që pati ndikimin e vet të thellë edhe në zhvillimet e mëvonshme, duke përfshirë edhe ato kulturore. Liria e fituar me luftën e UÇK-së dhe me aksionin ushtarak të NATO-s, u përjetua si liri e fituar vetëm nga lufta, e jo edhe nga kontribuesit e tjerë.3 Pra, u mohua kategorikisht se në këtë fitore kishte ndonjë participim nga lëvizja paqësore e natyrisht përjashtohej tërësisht kontributi nga kultura e artet. Sipas triumfuesve, si mund të konsiderohej se kanë kontribuar kultura dhe artet, në një luftë të armatosur, në të cilën Serbia kishte zbatuar spastrimin etnik dhe në të cilën ishte përfshirë edhe Aleanca e Atlantikut të Veriut, për të ndaluar gjenocidin? Bile, askush deri sot, pas katrëmbëdhjetë viteve të mbarimit të saj, nuk është marrë me studimin e ndikimit që kanë pasur në emancipimin e këtij vendi kultura dhe artet. Për shkak të perceptimit se liria u fitua vetëm nga lufta e armatosur (madje duke e minimizuar ndikimin vendimtar të epilogun e saj të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe) u krijua një ambient antikulturor, pa u kujtuar se kjo do të rrezikonte që të prodhonte një perceptim sipas të cilit liria pa culture, pas njëfarë kohe do të mund të shndërrohet në joliri. Nga ana tjetër, nuk duhet të shmanget nga vëmendja se çlirimi i Kosovës koincidoi me vitet kur ndodhi zgjerimi spektakular i internetit, përhapja e rrjeteve sociale, zhvillimi i medieve on lajn dhe dominimi i kulturës masive. Meqë Kosova nuk ka pasur një identitet plotësisht të formësuar kulturor, meqë lufta shkaktoi edhe përmbysjen e vlerave që kishin ekzistuar, duke e nxitur diskontinuitetin, meqë vlerat që kishin ekzistuar kishin në vete jo pak probleme, atëherë përfshirja e qytetarëve të Kosovës, veçmas e gjeneratave të reja, në vorbullin e trendit të ri, ishte i shpejtë dhe gllabëruese. Në rastin e Kosovës së pasluftës,

Page 59: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

më mirë se askund tjetër vërtetohet thënia e famshme e Dvajt Mekdonalldit se kultura masive është “tumor parazitar kancerogjen në kulturën e lartë”. Në rastin e Kosovës, nuk pati mekanizma të mbajtjes së një ekuilibri ndërmjet kulturës masive dhe kulturës elitare, (për aq sa ajo ishte e tillë) ndërmjet kulturës së importuar dhe kulturës kombëtare, gjë që shkaktoi përmbysjen pothuajse të plotë të asaj që perceptohej si kulturë elitare dhe kombëtare. Por, mosmbajtja e ekuilibrit është pasojë, sespe kur një kulturë atakohet dhe dëmtohet rëndë nga agjensë të jashtëm, shumë herë me prejardhje jokulturore, kjo flet për dobësitë e saj të brendshme, strukturat e dobëta dhe mungesën e vizionit. Saktësisht kjo ka ndodhur me Kosovën. Kosova sot mund të jetë ekzemplar i rrallë i një shteti praktikisht pa letërsi të veten të mirëfilltë, po të mos llogaritet produksioni i shkruar para çlirimit, produksioni i shkrimtarëve që kanë qenë aktivë e të afirmuar edhe para këtij çlirimi e vazhdojnë të shkruajnë në frymën e poetikës që kanë përqafuar më herët dhe produksioni që vjen nga Shqipëria. Për këto katrëmbëdhjetë vjet ka pasur vetëm ndonjë shfaqje të ndonjë talenti, por pa pasur hapësira dhe mundësi të afrimimit e të ndikimit. Pra, në këtë periudhë nuk ka pasur shfaqje serioze të shkrimtarëve ose të veprave të tyre, që do të mund të konsideroheshin si të motivuara nga realiteti i ri. Pse nuk lindi një letërsi me shenja identifikuese të këtij fati të ri të këtij vendi dhe të njerëzve të tij, të rilindur në liri, pas një katastrofe të tmerrshme me elemenet të kulturocidit? Pse u shua në këtë mënyrë edhe zëri i shumë shkrimtarëve, sa të mos dëgjohet për asgjë, kur zëri i tyre në vitet tetëdhjetë e nëntëdhjetë ishte më i artikuluari dhe prodhoi një aktivizëm politik e popullor të pashembullt të histori? Përveç koincidimit të lirisë së Kosovës me efektet e shpërthimit të kulturës masive përmes internetit dhe rrjeteve sociale, që është më shumë pasojë, një shkak i fortë është tjetërsimi që ndodhi, në rrethanat e lirisë së proklamuar, por të instalimit të një sundimi të hekurt ndërkombëtar, i cili ndër prioritete e tjera e kishte edhe fshirjen e kujtesës kulturore me elemente të identitetit shqiptar. Projekti i ndërtimit të një shoqërie multietnike dhe të rikthimit eventual të Kosovën në strukturën shtetërore të Jugosllavisë së mbetur (Serbia e Mali i Zi), i zbatuar në rrethanat e shkatërrimit të vendit nga lufta, ishte goditje e fortë për kulturën dhe letërsinë shqipe në Kosovën e administruar nga UNMIK-u dhe një sërë agjencish të tjera ndërkombëtare. Orientimi i politikave kulturore nga UNMIK-u drejt multietnicitetit dhe krijimit të një “kulture kosovare” krijoi tharmin e tjetërsimit. Po të mos ishte ky orientim tjetërsues i politikave kulturore të UNMIK-ut, efektet e kulturës masive dhe të rrjeteve sociale do të ishin më të dobëta. Por, ato politika ishin kryeneçe pikërisht në krijimin e një vakumi, një diskontinuiteti me kulturën pararendëse, gjë që prodhoi për njeriun shqiptar të Kosovës një tjetërsim të dukshëm: „ Njeriu i tjetërsuar është ai që ndaj orientimeve kulturore dhe shoqërore të shoqërisë së vet nuk ka qëndrim tjetër nga ai që e përcakton klasa sunduese, e cila e ruan dominimin e vet“. 4

Mungesa e një qëndrimi tjetër nga ai i „klasës sunduese“ në këtë rast nga ai i burokracisë së UNMIK-ut, provon edhe brishtësinë e elitës kulturore dhe të shkrimtarëve shqiptarë brenda saj. Por, pse u shëndërrua në një elitë të brishtë, ajo elitë që kishte qenë gjeneratori i një lëvizjeje të fuqishme kulturore, politike e popullore? Me siguri jo vetëm për shkakun e politikave të mbrapështa kulturore të UNMIK-ut, ndonësje edhe për shkak

Page 60: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

të tyre. 5 Për këtë ka edhe disa shkaqe brendakomunitare. I pari ka të bëjë me natyrën e elitës politike vendase, që u imponua pas çlirimit të vendit. Kjo elitë u konstituua kryesisht nga elita ushtarake, e cila, u ndje fitimtare pas çlirimit të vendit dhe menjëherë filloi një luftë të ashpër për marrjen e pushtetit në të gjitha fushat e jetës. Kjo prirje preku direkt edhe asociacionin e famshëm të shkrimtarëve, Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës, kur në gusht të vititi 1999 erdhi në krye të saj njëri nga eksponentët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qartësisht me kriterin e përkatësisë asaj ushtrie. **** Kjo preku dhe shkallmoi edhe Shtëpinë Botuese „Rilindja“, e cila ishte shtylla kurrizore e veprimtarisë botuese në vend për shumë dekada.

„Shoqëria jonë është shoqëri e tjetërsimit, jo për faktin që njerëzit i shtyn drejt mjerimit, ose që bën ndalime policore, po për faktin që prodhon hutim, manipulon dhe inkuadron në tërësi.“ 6

Prodhimi i hutimit, manipulimi dhe inkuadrimi në tërësinë e projektit, me anën e retorikës triumfaliste, kanë qenë prezente në këtë realitet të ri, që ka atakuar rëndë edhe shkrimtarët shqiptarë të Kosovës, letërsinë e tyre dhe veprimtarinë botuese në vend. Shkaku i dytë ka të bëjë me vetë biografitë e një pjese të madhe të shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës, të cilët kishin një prejardhje ideologjike dhe politike problematike. Të shkolluar e të formuar në ish shtetin federal jugosllav, të mëkuar nga ideologjia e komunizmit dhe e patriotizmit socialist jugosllav, shumë prej tyre kishin kleçka në biografi dhe nuk ishin imunë ndaj kritikave e lëre më ndaj kërcënimeve. Në rrethanat e një ambienti të ashpër politik, ku u shtuan denoncimet jo vetëm ndaj eskponentëve të regjimit jugosllav, po edhe ndaj „pacifistëve“, sado që ata në fakt ishin eksponentë të nacionalizmit kulturor shqiptarë, një numër jo i vogël i shkrimtarëve zgjodhi heshtjen, tërheqjen, fshehjen që të mos përfshiheshin nga uragani i denoncimeve publike po edhe i dhunës potenciale.7 Meqë nuk pati një proces të lustrimit, atëherë ndodhi që të gjithë u futën në një kosh, sipas nevojave që dilnin nga qërimi i hesapeve me kundërshtarët politikë e madje edhe me kundërshtarët potecialë politikë. Por, nuk heshtën vetëm ata. Edhe veprat e tyre të shkruara më herët dhe që ishte konsideruar se kanë vlera të larta artistike dhe se kishin ndikuar në krijimin e një publiku estetikisht aktivë, ranë në harresë pothuajse të plotë. Shumica e tyre më as nuk janë pjesë e programeve shkollore e as nuk ribotohen. Edhe kjo e ka arsyen e vet. Shumë nga ato vepra letrare, janë të shkruara në përçasje dhe në frymën e kufizimeve tematike dhe të lëvizjeve stilistike që kanë ekzistuar në ish Jugosllavi, në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore e deri në shpërbërjen e saj të dhunshme në vitin 1991. Ato kanë pasur lexuesin e vet në atë realitet politik e kulturor, i cili ka qenë i përbashkët për shkrimtarët dhe për lexuesit. Kjo e ka mundësuar komunikimin më aktivë me veprat e tyre. Shkëputja e plotë kulturore nga ai shtrat kulturor e artistik jugosllav, ka krijuar diskontinuitet, ashtu që më ato vepra nuk kanë lexues aktivë. Janë të paragjykuara në shumë raste, për shkak të biografive të autorëve të tyre, gjë që ka bllokuar komunikimin dhe vlerësimin në kontekste të reja.

„Rekonstruktimi i horizontit të pritjes para të cilit një vepër në të kaluarën është krijuar dhe është pranuar, mundëson , nga ana tjetër, që të zbulohet se në cilat pyetje teksti ka dhënë përgjigje dhe në atë mënyrë të konkludohet se si lexuesi i dikurshëm e ka parë dhe e ka shikuar atë tekst“. 8

Page 61: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Ky rekonstruktim në rastin e letërsisë shqipe në Kosovë as që ka filluar të bëhet, prandaj nuk ka përgjigje në pyetjen se çfarë përgjigjesh kanë dhënë ato vepra dhe cila është potenca e tyre e komunikimit artistik me lexuesin e sotëm.

„Pluraliteti stilistik i bazuar shpesh herë edhe në imitime, u ka krijuar poetëve shqiptarë të viteve gjashëtdhjetë e shtatëdhjetë në Kosovë, krahas një vetëvlerësimi joreal, edhe një alibi të rreme morale për mungesën e disidentizmit. (Në fakt, shumica e poetëve të viteve shtatëdhjetë kanë qenë zyrtarë në organet e shtypit shtetërorë ose funksionarë politikë. As nga kjo anë, poezia e tyre nuk ka pasur si të tërheqë konsekuencat e strukturave të kontrollit ideologjik.) Përfundimisht, mungesa e tendencave të disidentizmit në letërsinë shqipe të Kosovës, flet për triumfin e autocensurës mbi prirjen natyrale të shkrimtarit, për të shprehur edhe idealet e veta e të kombit të vet. Në vend të kësaj, në shumë vepra të këtyre autorëve, u është rezervuar hapësirë e pamatë motiveve që zbërthejnë impulset destruktive dhe perversionet psikike.“ 9Mua kështu më duket se qëndron puna me pjesën e madhe të poezisë shqipe të krijuar në vitet gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë në Kosovë, e cila në rrethanat e reja ka vështiërsi të komunikojë me një lexues të çliruar nga frika, nga censura dhe nga nevoja e komunimimit të afishuar. Megjithkëtë, edhe kjo letërsi duhet të studiohet e të rikontekstualizohet.Por, nuk jam i sigurtë që kjo letërsi mund të ndikojë në aktivizmin letrar në ambientin e sotëm. Por, së paku mund të krijohet një perceptim i kontinuitetit 10, i traditës e prej këndej edhe të gjurmohen hapësira të reja të identitetit të kësaj letërsie, e cila në instancë të fundit është pjesë përbërëse e letërsisë kombëtare shqiptare, por që deri në çlirimin e Kosoëvs ka pasur edhe disa veçanti stilistike e tematike. Për aat që e duan separirmin mekanik të letërsisë së Kosoëvs nga korpusi i leëtrssië kombëtare shqiptare, pra duke e nxjerër në plan të parë kriterin gjeogarfik e jo atë gjuhësor, kjo letërsi lindjen e saj e ka në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, në shtratin kulturor dhe ideologjik në ish Jugosllavi. Kjo mund të mos tingëllojë ëmbël, por është një fakt kokëfortë, që mund të injorohet, por nuk mund të ndryshohet, më sa mund të ndryshohet vetë historia e Kosovës në vitet 1912-1999.

Me gjithë këtë histori e me gjithë dilemat që kanë lindur në procesin e ndërtimit të këtij shteti, të cilat ende nuk kanë marrëv rrugëzgjidhje, një gjë është e sigurtë: pa vlera kulmore artistike, si edhe pa mendim të pjekur shkencor, nuk do të ndodhë identifikimi i plotë me shtetin e ri. Ndërsa, nëse mbetet shtet pa kulturë e pa arte të mirëfillta e dinamike, me letërsinë në qendër të tyre, si shenjë identifikuese, sovraniteti i tij nuk do të jetë i plotë dhe as liria e shtetasve të tij nuk do të jetë asnjëherë e kompletuar. Jeta e njerëzve të saj nuk do ta ketë atë vlerë për të cilën flet Cvetan Todorovi, „ të na bëjë të kuptojmë edhe më mirë botën dhe të na ndihmojë të jetojmë”, e që u citua më herët. Edhe duke qenë pjesë përbërëse e letërsisë kombëtare shqiptare, letërsia që shkruhet në gjuhën shqipe në Kosovë, duhet të ketë specifikat e saj, duke rrëfyer fatet e papërsëritshme, tragjeditë e pafundme dhe ëndërrat e mëdha të njeriut të këtij vendi, që u bë i lirë edhe falë falë letërsisë, arteve dhe kulturës së vet dinamike.

Shënime

Page 62: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

1. Cvetan Todorovi, Letërsia në rrezik, Buzuku, Prishtinë, 2007, fq.65 2. Gjatë luftës së vitit 1999 objekti i Shoqatës së Skrimtarëve të Kosovës u dogj deri në themel, bashkë me gjithë dokumentacionin e saj. Në atë objekt ka qenë edhe zyra e presidentit të Kosoëvs, zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Qendrës për Informim të Kosovës. Pas çlirimit të vendit, objekti u restaurua por iu mor Shoqatës së Shkrimtarëve dhe u shndërrua në njëfarë muze të pavarësisë. Paradoksi i tërë kësaj pune është se pikërisht kryetari historik i asociacionit të shkrimtarëve, Ibrahim Rugova personalisht, ua mori kolegëve të vet objektin dhe i la në rrugë, pas çlirimit të vendit. Ky do të ishte trajtimi zyrtar për shkrimtarët edhe në vitet që pasuan. 3. Tahir Desku ka qenë kryetar i zgjedhur në një kuvend të rrergullt të shkrimtarëve, por nga bisedat që kam pasur me të paraprakisht, ai më pati bërë të njohur se ai ndryshim duhej të bëhej edhe në emër të „krahut të luftës“,eskponent i së cilës ai ishte. Mund të ketë edhe qenë qëndrim personal i tij, por në atë ambient të ashpërsuar politik, ai pati lënë të kuptohej se ishte qëndrim i organizatës së tij. Zgjedhja e tij në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, pas Ibrahim Rugovës, ishte një element presioni mbi shkrimtarët dhe pjesë e procesit të tjetërsimit të tyre në raport edhe me administratën ndërkombëatre e edhe me elitën e re politike, të dalë nga elita ushtarake. 4.Alaine Touraine, Postindustrijsko drustvo, CGP Delo, Zagreb, 1980, fq. 235.Zyrtari i UNMIK-ut që administroi kulturën në Kosovë pas vitit 1999 ishte nga India, gjë që është provë e mungesës së sensit dhe të resektit elementar për një kulturë nacionale në një vend europian. 6. Alaine Touraine, Postindustrijsko drustvo, CGP Delo, Zagreb, 1980, fq. 237. Radioja „Kosova e Lirë“,e akitvizuar në kohën e luftës si medium i UÇK-së dhe që ka avzhduar transmetimin edhe disa vite me po atë etikeë, ka qenë e njohur për disa emisione shumë denoncuese, shumë kërcënuese ndaj shumë shkrimtarëve që ajo i trajtonte si „agjentë jugosllavë“. Po të kishim mundësinë t'i kishim ato emisione për analizë, do të ishte me shumë interes. Në ato emisione shumë herë ka pasur shfryrje hakmarërse të disa shkrimtarëve minorë ndaj shkrimtarëve më të njohur, të cilët ata i kanë konsideruar si pengesë për afrimimin e vet. Veten e paraqisnin si shqiptarë të kulluar „njëzete katër karatësh“, ndërsa kundërshtarët e tyre „ agjentë jugosllavë“, „spiunë serbë“, tradhtarë të kombit“ etj. 8. Hans Robert Jaus, Estetika recepcije, Nolit, Beograd, 1978, fq. 689. Milazim Krasniqi, Studime për letërsinë, Logos A, Shkup, 2012 , fq. 606 10. Mbyllja e shtëpisë botuese „Rilindja“ letargjia e asociacionit të shkrimtarëve, mbyllja e revistave kulturore e letrare, mosbotimi i veprave të shkrimtarëve më të njohur shqiptarë të Kosovës si: Esad Mekuli, Rrahman Dedaj, Mirko Gashi, Din Mehmeti, Adem Gajtani, Beqir Musliu, Enver Gjerqeku, Hivzi Sulejmani,etj., dhe zëri tërësisht i mekur i shkrimtarëve në debatet publike, janë disa nga treguesit e diskontinuitetit, që në esencë e bën edhe më të dukshëm kollapsin e kësaj letërsie.

BIBLIOGAFIA Alaine Touraine, Postindustrijsko drustvo, CGP Delo, ZagrebArnold Hauzer, Sociologija umetnosti, Skolska knjiga, Zagreb,1986Benedekt Anderson, Nacija: zamisljena zajednica, Plato, Beograd, 1998Entoni Gidens, Sociologjia, Dituria, Tiranë, Cvetan Todorov, Letërsia në rrezik, Buzuku, Prishtinë, 2008 Hans Robert Jaus, Estetika recepcije, Nolit, Beograd, 1978Çesllav Millosh, Mendja e robëruar, Shtëpia e librit&Botimet Dritëro, Tiranë, 1998Grup autorësh, Si të lexohet, Art Club, Ulqin, 1996Jurij Lotman, Struktura umetnickog teksta, Nolit, Beograd, 1976Leksikon savremene kulture, Xhevat Lloshi, Stilistika dhe pragmatika, Toena, Tiranë, 1999Metju Arnold, Kultura i anarhija, Sluzbeni glasnik, Beograd, 2008Milazim Krasniqi, Studime për letërsinë, Logos A, Shkup, 2012Platoni, Shteti, Rilindja, Prishtinë, Rilindja, Prishtinë, Robert Elsie, Historia e letërsisë shqiptare, Dukagjini, Pejë, 1997Skreb Zdenko, / Stamac Ante, Uvod u knjizevnost, GZH, Zagreb, 1983

Page 63: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

13. IDENTITETI SOCIAL NË POEZINË E SOTME SHQIPE

Ndryshimi radikal që iu rezervua letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit XX, që do të përmbyste edhe traditat e shkëlqyera të saj, të trajtimit korrekt të jetës sociale shqiptare, në fillim u shfaq në formë të këngës partizane. Këngët partizane, të cilat më të shumtën kishin për autorë edhe poetë që i ishin bashkuar rezistencës antifashiste, paraqesin bërthamën e realizmit socialist, që do të inaugurohej më vonë si doktrinë zyrtare dhe që do të përpiqej të realizonte një diskontinuitet sa më të fortë ndërmjet vetes dhe traditës letrare shqipe dhe një izolim të letërsisë shqipe nga rrjedhat e tjera letrare në botë. Meqë ishin intonim i një kauze çlirimtare,1 e cila doli fitimtare në fund të luftës, këngët partizane u ngulitën me efekte psikologjike dhe propagandistike në receptimin masiv të publikut, duke thyer refuzimin e natyrshëm të pjesës kritike të publikut ndaj diskursit ideologjik që po e atakonte traditën dhe shijet e saj. Nga ana tjetër, kur u konsolidua realizmi socialist, në letërsinë në Shqipëri, ndodhi edhe një hibridizim me tematikën sociale dhe atdhetare, që i kishte rrënjët në poezinë shqipe të Rilindjes. Shenjat e historisë kombëtare, që nga humbëtirat e shekujve, shpalosen si evokime të lavdishme, por gjithnjë në funksion të konfirmimit të lavdisë finale që kishte ardhur me fitoren e revolucionit.

Shembull nga poezia e Kadaresë

Kjo mënyrë e krijimit letrar, mundësoi komunikim masiv të poetëve me publikun, për faktin se publiku nuk e vërente qartë diskontinuitetin stilistik dhe ideor nga poezia e mëparshme shqipe. Por, ajo që është më vendimtare në këtë punë, ka të bëjë me kushtet e izolimit të plotë dhe të presionit propagadistik e të represionit politik, që praktikohej gjithandej shoqërisë shqiptare. Në këto rrethana, lexuesi e shihte poezinë e tillë si formë më të zbutur të propagandës ideologjike zyrtare dhe vetë poetët si një pjesë më humane dhe më legjitime të nomenklaturës politike. Ndërsa, me fitoren e revolucionit komunist dhe me rikthimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare nën sundimin jugosllav në vitin 1945, ndryshoi tërësisht edhe ambienti dhe konteksi letrar. Në fushën e letërsisë filloi një etapë e re, e bazuar në modelet dhe në dokrinën e realizmit socialist. Kontrolli i rreptë ideologjik dhe policor mbi shkrimtarët e rinj dhe mbi letërsinë që ata shkruanin, ishte i institucionalizuar me një censurë zyrtare.2

Në këtë periudhë letërsia shqipe në Kosovë ishte e ngritur mbi tematizimin e varfërisë dhe të robërisë së popullit shqiptar në të kaluarën dhe transformimin socialist të shoqërisë. Shkrimtarët kryesorë të kësaj fryme kanë qenë Esad Mekuli, Mehmet Hoxha dhe Hivzi Sulejmani. ---1. Mosha e lirisë, (Antologji e poezisë shqipe, përgatitur nga Dalan Shapllo),Dita, Tiranë, 1999. 2 Poeti Esad Mekuli, i cili për një kohë të gjatë ishte kryeredaktor i revistës së vetme për letrësi, „Jeta e re“, më ka rrëfyer se të gjitha materialet që planifikonte t’i botonte në një numër ë revistës, fillimisht ishte detyruar t’i përkthnte srbisht dhe t’ia dërgonte për miratim zyrtarit të partisë, Stanoje Aksiqit. Ai pastaj i verifikonte nga ana ideologjike dhe jepte miratimin për botimin e tyre, ose për mosbotimin e tyre. Ndodhte që të kërkonte shpjegime plotësuese për ndonjë varg ose për ndonjë figurë poetike. Vetëm pas këtij kontrolli të imtë e të rreptë ideologjik, mund të botohej një poezi, tregonte Esad Mekuli. Dy vëllimet e para poetike që u botuan në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore, ishin të Martin Camajt.

Page 64: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

Por, me ndryshimet që ndodhën në ambientin kulturor të Jugosllavisë, (proklamimi i lirive stilistike nga një kongres i shkrimtarëve nga fundi i viteve pesëdhjeta), edhe në letërsinë shqipe në Kosovë, filluan të ndiheshin efektet e praktikave të reja letrare që u shfaqën në letërsitë kombëtare në ish- Jugosllavi. Është e logjikshme se këto efekte vinin si pasojë e kontakteve dhe e ndikimit direkt të kësaj letërsie mbi shkrimtarët shqiptarë, të cilët vazhdonin të shkruanin plotësisht të shkëputur nga rrjedhat e letërsisë shqiptare të Shqipërisë. Rexhep Qosja konstaton se në vitet gjashtëdhjetë „toni glorifikues i letërsisë së pasluftës, i bazuar, kryesisht, mbi temën e ndërtimit, të ndryshimeve revolucionare shoqërore, të emancipimit të përgjithshëm, kolektiv, shoqëror, të përkujtimit publicistik të ditëve të lavdishme të luftës sikur nis, ngadalë, në fillim gati padukshëm, t’ia lëshojë vendin një toni të matur, që, gjithnjë e më tepër, shndërrohet në meditim për njeriun dhe pozitën e tij në shoqëri dhe në jetë.“ 3. Në të vërtetë, produksioni kryesor i poezisë shqipe në Kosovë në vitet gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë, me strukturën e saj figurative e semantike skajshmërisht konfuze, më shumë ka qenë produkt i autocensurës së autorëve të saj, se sa i ndonjë koncepcioni të mirëfilltë estetik. E shkruar në një ambient të dyzuar, ku pluraliteti stilistik ishte i zyrtarizuar, ndërsa liria tematike ideologjikisht e kontrolluar, kjo poezi ndryn në vete absurditetin e antinomisë estetike dhe ideologjike.

Duke e shfrytëzuar pa pasoja atë që ishte në dispozicion, pra, pluralitetin stilistik, disa autorë eksperimentuan teknika të ndryshme të vargëzimit, me një pasion të habitshëm, por gjithmonë duke e shmangur temën sociale dhe atë atdhetare. Liria e eksperimentimit, e shkëputur nga synimi për të bartë vargu poetik domethënie e mesazhe për realitetin social, historik e kombëtar, te disa nga këta poetë, u shndërrua në anarki të eksperimentimit. Poezia paramendohej si objekt që pavarësisht që autorët e saj mund të mos dinin çfarë ishte ajo në të vërtetë, ajo vetë do të realizonte disi funksionin e saj. Mjaftonte që ajo të mbetej jashtë qarkut në të cilin vigjilonte syri i mprehtë i kontrollit ideologjik mbi artin letrar. Roland Barti, për sqarimin e natyrës së pakontrolluar të poezisë moderne thotë: „këto fjalë- objekte pa lidhje të ndërsjella, të vendosura në gjithë violencën e shpërthimit të tyre, dridhja thjesht mekanike e të cilave prek çuditshëm fjalinë vijuese, por menjëherë shuhet, këto fjalë poetike përjashtojnë njerëzit, s’ka humanizëm poetik të modernitetit, kjo ligjëratë vertikale është ligjëratë plot tmerr, që domethënë se njeriu e ve në lidhje jo me njerëzit e tjerë, po me përfytyrimet më çnjerëzore të Natyrës: qielli, ferri, e shenjta, fëmijëria, çmendia, materia e kulluar, etj“.4 Shumë vargje të poetëve shqiptarë të Kosovës, të quajtur modernistë, e ilustrojnë këtë mendim të Bartit, për përfytyrimet çnjerëzore. Nuk është lehtë të përzgjidhen më tipiket, por ngado që të hedhësh sytë në librat e Rrahman Dedajt, Beqir Musliut, Teki Dërvishit, Eqrem Bashës, Fahredin Gungës, Nexhat Halimit, etj., ndesh në shembuj që e ilustrojnë mendimin e mësipërmë të Bartit. Edhe pse në të njëjtën periudhë kanë shkruar poezi poetë të talentuar të Shqipërisë, si Fatos Arapi, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, të cilët e kanë trajtuar me tepri temën sociale, ----3. Rexhep Qosja, Prej tipologjisë deri te periodizimi, Akademia e Shekencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1979, fq. 348-3494. Roland Bart, Aventura semiologjike, Rilindja, Prishtinë, 1987, fq. 56-57.

Page 65: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

në kuadër të doktrinës së realizmit socialist, e cila në Shqipëri ishte zyrtare, poezinë moderniste të Kosovës nuk e lidh asnjë fije me poezinë e tyre. Jo vetëm për vështirësi të komunikimit, sado që edhe ajo ka ekzistuar. Më shumë ka ndikuar intenca që poezia që shkruanin, të ishte sa më pa domethënie, në mënyrë që të mos tërhiqte vëmendjen e strukturave të kontrollit ideologjik mbi letërsinë e tyre. Prandaj, tema sociale ka qenë tërësisht e braktisur prej tyre.

Diskursi i shtirur si skajshmërisht modernist, por në të vërtetë maskues e kamuflues, në shumë raste merr drejtimin e një të foluri përçartë. Si i tillë, ai nuk i shërben lexuesit. Cvetan Todorovi thotë se „ lexuesi i rëndomtë, i cili vazhdon të kërkojë në veprat që i lexon gjëra për t’i dhënë kuptim jetës së tij, ka të drejtë përballë profesorëve, kritikëve dhe shkrimtarëve që i thonë atij se letërsia flet vetëm për veten, apo se ajo ligjëron vetëm dëshpërimin. Po të mos kishte të drejtë, leximi do të dënohej me zhdukje në një afat shumë të shkurtër“. 5

Zhvillimet që ndodhën në letërsinë shqipe të Kosovës në vitet tetëdhjetë, jgihsesi nën trysninë e ngjarjeve politike, sollën një sensibilitet të ri, i cili e konsolidoi një letërsi të angazhuar patriotike. Kthimi i tematikës patriotike, që nga mitet ilire e luftërat e tyre, qënderresa e Skenderbeut, Lidhja e Prizrenit e deri te figurat konkrete të historisë së re shqiptare, u bën bvërthama e pjesës dërrmuese të letërsis shqipe. Kjo frymë e re u inicua nga shkrimtarë të rinj si Ibrahim Berisha, Abdullah Konushevci, Basri Çapriqi, Ramadan Musliu, Adem Gashi, Agim Mala, Shaip Beqiri, Mustafë Xhemajli, të cilët edhe paraqesin brezin nmë të klonsoliduar dhe më të talentuar të shkrimtarëve shqiptarë në Kosovë. Por, tematikës së tyre shumë shpejt iu qepën edhe shkrimtarët modernistë, që kishin qenë eksperimentues modernistë të kapërthyer nga aucecencura në vitet shtatëdhjetë, që nga Azem Shkreli, Ali Podrimja, Qerim Ujkani, Sabri Hamiti, etj. Vërshimi i tematikës atdhetare e la tërësihst jahstë temën sociale përgjatë gjithë viteve tetëdhjetë e viteve nëntëdhjetë, të cilat ishin vite të rënda për letërsinë në Kosovë, sepse pas mbylljes së shtëpive botuese Rilindja, Zëri, Revistat, ajo praktikisht u shty në ilegalitet.Ka një paradoks në tërë këtë zhvillim: me shndërrimin e tematikës atdhetare në tematikë qendrore, fillon e profilohet edhe një sensibilitet postmodern në disa nivele të konceptimit të temave e të motiveve, të organizmit të materialit gjuhësor dhe poetik, si dhe të sugjerimit që bartë teksti poetik. Duket gati paradoksale por ndodhi njëfarë simbioze e eksperimentimit radikal me format dhe me materialin gjuhësor e poetik, që shkon deri në kufijtë e të folurit iracional dhe njohjes kritike të historisë shqiptare e të traditës shqipe. Filloi të afirmohej një konceptim i ri për poezinë, si artikulim i organizuar dhe i sistemuar i idealit poetik joanarkik, po të ndërlidhur me traditat poetike shqipe. Ky sensibilitet poetik është postmodern për arsyet që ka përshkruar njëri nga ------5. Cvetan Todorov, Letërsia në rrezik, Buzuku, Prishtinë, 207, fq. 66

Page 66: NATYRA E LETËRSISË DHE FUNKSIONI I SAJ€¦  · Web viewHyrje në Letërsi (ligjërata të autorizuara) Neuroletërsia dhe zbulimet e saj mbi efektet e e artit letrar . Letërsia

teorikët krysorë të postmodernes, Zhan Fransua Loytar: “ Poeti postmodern ose artisti është në situatë të njëjtë si filozofi: teksti që shkruan, vepra që krijon, në fakt nuk janë të udhëhequr me rregulla të përcaktuara, dhe nuk mund të jenë të vlerësuar sipas masës së një gjykimi të caktuar, në atë mënyrë që në një tekst ose në një vepër të aplikohen vetëm kategoritë e njohura. Në të kundërtën, këto rregulla dhe këto kategori janë ato që e kërkojnë tekstin përkatësisht veprën. Artisti dhe shkrimtari punojnë pra pa rregulla: ata punojnë që të prodhojnë rregullin e asaj që do të krijohet. Prej këndej del se vepra dhe teksti do të kenë karakterin e përjetimit.” 6

Këtë karakter si përjetim do ta kenë shumë tekste të Basri Çapriqit, të Ali Podrimjes, të Ibrahim Berishës, të Abdullah Konushevcit e të Sali Bashotës. Pas çlirimit të Kosovës, letërsia shqipe në Kosovë do të rikthehet prapa te tematika atdhetare, por kësaj radhe shumë më e degraduar, mbase për shkak të ngarkesës së madhe emocionale dhe ditancës së vogël nga ngjarjet tronditëse të viteve 1998/1999. Tematika sociale sërish është e injoruar. Por, kësaj radhe nuk është shkak autecensura, veçse kalkulimi me ndjenjat e publikut. Edhe pse pas luftës, Kosova si prioritet e ka pasur dhe e ka ende rimëkëmbjen e jetës sociale, kjo tematikë nuk u prek ende tamam nga letërsia. Kurrkund më qartë se sa në këtë mungesë nuk shihet se nuk ka themel thënia që shkrimtarët janë ndërgjegje e zgjuar e popullit. Shkrimtarët janë pjesëtarë ose së paku partitipues të ideologjisë së koniukturës politike, që emërtohet me eufemizëm si elitë intelektuale. Në rastin tonë kjo është krejt evidente.

________________

6. Zhan Fransua Leotard, Odgovor na pitanje: sta je postmoderna, Naprijed, Zagreb, 1982, 242.