380
1 Abdurahim Ashiku Rilindësit e kohës sonë Tiranë, 2008 Botimet NJERËZ QË I DUA II Publicistikë

njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

  • Upload
    others

  • View
    13

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

1

Abdurahim Ashiku

Rilindësit e kohës sonë

Tiranë, 2008

Botimet

NJERËZ QË I DUA

II

Publicistikë

Page 2: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

2

Abdurahim AshikuRILINDËSIT E KOHËS SONËNjerëz që i dua (II)Publicistikë

Redaktor:

Korrektore:

ISBN

© Të gjitha të drejtat e autorit

E-maili i autorit: [email protected]

Shtypur në shtypshkronjën “albPAPER”, Tiranë 2008Formati: 140 x 205 mm; Tirazhi: 300 kopje

Botimet “m&b”Adresa: Rr. “Zenel Baboçi”, Pallati “Ferar”, TiranëTel: +355 4 2233 283 Cel: 069 20 68 603 / 068 21 29 940E-mail: [email protected]

Botimet

Page 3: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

3

Përkushtim!Përkushtim!Përkushtim!Përkushtim!Përkushtim!

- Mësuesve të mi që aso kohe më vunë- Mësuesve të mi që aso kohe më vunë- Mësuesve të mi që aso kohe më vunë- Mësuesve të mi që aso kohe më vunë- Mësuesve të mi që aso kohe më vunëpërpara një pllakë dhe një laps guri dhe mëpërpara një pllakë dhe një laps guri dhe mëpërpara një pllakë dhe një laps guri dhe mëpërpara një pllakë dhe një laps guri dhe mëpërpara një pllakë dhe një laps guri dhe mëthanë: "Shkruaj gjuhën e bukur shqipe!"...thanë: "Shkruaj gjuhën e bukur shqipe!"...thanë: "Shkruaj gjuhën e bukur shqipe!"...thanë: "Shkruaj gjuhën e bukur shqipe!"...thanë: "Shkruaj gjuhën e bukur shqipe!"...

- Mësuesve emigrantë, përkushtimi i të cilëve- Mësuesve emigrantë, përkushtimi i të cilëve- Mësuesve emigrantë, përkushtimi i të cilëve- Mësuesve emigrantë, përkushtimi i të cilëve- Mësuesve emigrantë, përkushtimi i të cilëvengjan si dy pika loti me atë të Rilindësvengjan si dy pika loti me atë të Rilindësvengjan si dy pika loti me atë të Rilindësvengjan si dy pika loti me atë të Rilindësvengjan si dy pika loti me atë të Rilindësvetë Mëdhenj të Kombit Shqiptar...të Mëdhenj të Kombit Shqiptar...të Mëdhenj të Kombit Shqiptar...të Mëdhenj të Kombit Shqiptar...të Mëdhenj të Kombit Shqiptar...

- Shoqes së jetës, Natasha Ashiku - mësuese- Shoqes së jetës, Natasha Ashiku - mësuese- Shoqes së jetës, Natasha Ashiku - mësuese- Shoqes së jetës, Natasha Ashiku - mësuese- Shoqes së jetës, Natasha Ashiku - mësuesenë më se tri dekada në ciklin e ulët dhe nënë më se tri dekada në ciklin e ulët dhe nënë më se tri dekada në ciklin e ulët dhe nënë më se tri dekada në ciklin e ulët dhe nënë më se tri dekada në ciklin e ulët dhe nëushtrimoren e Shkollës Pedagogjike tëushtrimoren e Shkollës Pedagogjike tëushtrimoren e Shkollës Pedagogjike tëushtrimoren e Shkollës Pedagogjike tëushtrimoren e Shkollës Pedagogjike tëPeshkopisë... në 60 Vjetorin e Lindjes.Peshkopisë... në 60 Vjetorin e Lindjes.Peshkopisë... në 60 Vjetorin e Lindjes.Peshkopisë... në 60 Vjetorin e Lindjes.Peshkopisë... në 60 Vjetorin e Lindjes.

Page 4: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

4

Page 5: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

5

NË VEND TË PARATHËNIES...

Pasi i përmblodha të gjithë ato fakte që lidhen meproblemin më themelor të mbijetesës në emigracionin e rishqiptar, të kësaj dhe të asaj ane të kufirit, arsimimit të fëmijëve,mosvdirjes së Gjuhës Shqipe, gjuhë e cila, sidomos në hapësirëngreke (por edhe gjetkë) është në RREZIK, vrava mendjen tëbëj një parathënie...

Kur nuk arrita të gjej fjalën që doja, në adresën timeelektronike [email protected] më erdhën përgjigjet epyetjeve të një interviste në adresë të veprimtarit të shquarkosovar për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë,NUHI GASHIT...

Pasi e lexova dhe e rilexova disa herë thashë: Pse të mos ipërcjell lexuesit të këtij libri këtë bisedë në distancë, bisedë ecila më duket më e mirë dhe më e kompletuar se çfarëdo llojparathënie?

Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i cilinë Odën e madhe të bisedave që e mban gjithnjë hapur, në njëintervistë për emigrantët dhe emigracionin shqiptar, më 9 prill2008, më tha:

“...Këtë anë rilindëse të emigrantëve të hershëm e kanëshfrytëzuar apo e kanë përvetësuar emigrantët e sotshëm, dukevazhduar kohën e rilindësve që të punojmë për mëmëdhenë...”

Rilindësit jetojnë... I gjeni të gjallë në fletët e këtij libri...

Page 6: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

6

** *

E fillojmë me një prezantim: Kush është Nuhi Gashi?Nuhi Gashi është një zyrtar në MASHT të Kosovës që

përpiqet të drejtojë - koordinojë punë dhe veprime tëmundshme me interes përShkollën Shqipe të MësimitPlotësues në diasporë.Profesionalisht jam mësues igjuhës dhe letërsisë shqipe, ishkolluar në Prishtinë, dhe poashtu gjithë jetën kam qenëmësues gjuhe ose drejtorshkolle. Një mandat profesionalmësuesi për fëmijët shqiptarëkam bërë në Berlin, nëperiudhën 1985 - 1989 (BerliniPerëndimor atëbotë(. Dhe,përveç tjerash, edhe mbi bazëne kësaj përvoje, më vonë kamreflektuar edhe në punët dhe veprimtaritë e zyrës, respektivishtNjësisë së SHSHMP në diasporë në kuadër të MASHT tëKosovës.

Si dhe sa e njeh Nuhi Gashi jetën në emigracion?Është vështirë të jesh real në vlerësim dhe të pretendosh se

e njeh këtë jetë. Varet nga ç’pozicion i qasesh. Ndoshta edhemund të flitet për dy njohje; është njëra, e mashtrimit dheiluzionit shqiptar për tokën e premtuar dhe të identifikimit tësaj me lirinë (deri vonë edhe me atë fizike( dhe të nevojësbiologjikisht normale për të pasur, që mjerisht vazhdon tëkushtëzohet nga realiteti i trishtë ekonomik e kulturor shqiptardhe, tjetra, e mirëfillta, jo rrallë mjeshtërisht e fshehur dhelatente, e zhgënjimit e frustrimit, e problemeve të panumërta

Page 7: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

7

me (mos)pranimin normal në mjedisin e ri dhe integrimin nëtë, pastaj e rrezikimit të humbjes graduale të lidhjes normaleme rrënjën dhe identitetin në të gjitha përmasat e tij, Atdheun,e të ndjerit i përjashtuar. Në anën tjetër, vet zhvillimi i shoqërisënjerëzore dhe i mundësive të pakufishme të komunikimit dhetë telekomunikimit ka bërë që të ndërrohet koncepti ekëndvështrimi për kurbetçarin, emigrantin, që historikisht nërastin shqiptar ishte sinonim i bukës së hidhur dhe i mallit përbaltën më të ëmbël se mjalta dhe i humbjes se identitetit.Aktualisht zor se mund të flitet për një emigracion tëstrukturuar që vetëdijshëm i ka ngritur mekanizmat profilaktikëndaj rreziqeve asimiluese. Dhe në këtë pikë është e nevojshmendërhyrja institucionale e Atdheut.

Cili është vendi dhe roli i Nuhi Gashit në Ministrinë e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës?

Në MASHT të Kosovës bëj punë profesionale kryesisht nëdy rrafshe; të zyrtarit - nëpunësit të shtetit dhe të mësuesit epedagogut me eksperiencë konkrete në punët dhe projektetkonkrete lidhur me SHSHMP në diasporë.

Në intervistat që kam marrë flitet për një përvojëtridhjetëvjeçare të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Evropë. Sakanë ndikuar në formimin e kësaj përvoje institucionet kosovare,para dhe pas çlirimit të Kosovës?

Në të vërtetë në Kosovë ekziston një përvojë mjaft pozitive,në përputhje me potencialet reale të saj, e përkujdesjesinstitucionale ndaj diasporës, posaçërisht në fushë të mësimitplotësues shqip. Përvoja dhe përkujdesja e ndërtuar në rrethanae kontekste të ndryshme shtrihet deri në vitet e 70 - ta. Bileedhe në periudhën e pushtimit serb në Kosovë ishte zhvilluarkjo përkujdesje - përvojë duke hartuar një planprogramkombëtar (1995(, ishin bërë tekste e mjete mësimore etj. Prejvitit 2004 në MASHT të Kosovës nisi ngritja e shërbimit tëveçantë për diasporën dhe në fund të vitit 2007 përfundoi edhe

Page 8: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

8

hartimi i Kurrikulës së SHSHMP në diasporë, me të cilënpretendohet të punohet prej vitit të ardhshëm shkollor.Aktualisht është shpallur tenderi për tekstet themeloremësimore, të cilat synohet të jenë tekste të përshtatshme përkëtë lloj mësimi, të hartuara sipas kurrikulës së sipërpërmendur.

Flitet pastaj për veprimet dhe përvojat tjera organizative -koordinuese deri te vizitat, mbështetjet profesionale, garat,ekskursionet mësimore - njohëse, trajnimet profesionale tëmësuesve, ndërkomunikimet etj.

Është ngritur edhe infrastruktura juridike që i përcaktondetyrat dhe të drejtat (Udhëzimi përkatës administrativ(. Dhetash të qenit e Kosovës shtet i pavarur do të hap perspektiva tëreja edhe për SHSHMP në diasporë. Një koordinim ebashkërenditje e veprimeve posaçërisht me MASH të Shqipërisëdhe institucionet përkatëse të Maqedonisë është edomosdoshme, sepse SHSHMP në diasporë është unike.Tashmë janë dhënë disa shembuj të mirë bashkëpunimi.

A ka fonde MASHT e Kosovës për mësimin plotësues të gjuhësshqipe në diasporë?

MASHT e Kosovës ka fonde dhe ndan mjete financiare përprojekte të interesit të veçantë. Por, ende nuk ka buxhet përfinancimin e pagave të mësuesve në diasporë. Synohet edhe kjo.

Janë zhvilluar disa seminare për mësimin plotësues të gjuhësshqipe. I fundit u zhvillua në korrik 2007 në Durrës ku morën pjesëpër herë të parë mësues nga Greqia dhe Italia. Mund të na flisni pakpër përvojën e fituar dhe kthesën e bërë në rritjen sasiore dhe cilësoretë mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë?

Deri më tash janë zhvilluar 3 edicione të seminarit vjetorme mësuesit e SHSHMP në diasporë. Bile i fundit, i vitit 2007,i kaloi kufijtë e Kosovës dhe ishe bashkorganizuar me MASHtë Shqipërisë. Ndërsa i sivjetmi pretendohet të organizohet nëMaqedoni, Strugë. Janë faktorë të panumërt që e arsyetojnëkëtë praktikë. Prezenca e mësuesve posaçërisht nga Greqia, sa

Page 9: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

9

ishte një kënaqësi e fije shprese se edhe atje ka nisur të bëhetdiçka, po aq na tronditi me prezantimin e realitetit kulturor -identitar shqiptar atje dhe me sfidat që ballafaqohet kykomunitet. Ishte sinjal alarmi, një trokitje e fuqishme nësensibilizimin e potencialeve përkujdesëse të institucioneve tëAtdheut, (pse jo edhe në ndërgjegjen e çdonjërit prej nesh( përpolitika dhe përgjegjësi më ndryshe.

Në seminarin e Durrësit ju u prezantuat me përvojën e mësuesvenë Greqi, me punën vullnetare të tyre, me indiferencën e shtetitgrek por edhe indiferencën e shtetit shqiptar. Si e vlerësoni këtëpunë dhe, sipas mendimit tuaj çfarë roli duhet të luaj shteti shqiptarpër të mos u asimiluar ato dhjetëra mijë fëmijë të vegjël shqiptarë?

Ishin në hapat e parë që besoj se morën pak infuzion edhepërmes Seminarit 2007. Janë disa parametra e standardedemokratikë që ekzistojnë brenda Unionit Evropian, anëtar itë cilit është Greqia, të cilët nuk janë eksploatuar mjaftueshëmnga komuniteti shqiptar në Greqi. Fundja, duhet afirmuar edhemë tej koncepti dhe edhe politika që është evidente në UnioninEvropian dhe edhe më gjerë , sipas të cilit, mësimi i gjuhës dhei kulturës së origjinës është parakusht themelor i integrimit(integrimit në të gjithë zërat e tij).

Nga interneti kam zbritur disa programe të mësimit plotësuestë gjuhës shqipe, programe që kanë edhe firmën e MASHT tëKosovës. Cili prej jush është më i përshtatshmi? Mos vallë ka ardhurkoha për një program unik mësimor të gjuhës shqipe, program i ciliduhet të kalojë nëpër duart e MASH të Shqipërisë, MASHT tëKosovës dhe institucioneve shkencore të dy vendeve?

Aktualisht me firmën e MASHT të Kosovës ka vetëm njëplanprogram valid të publikuar në internet në ueb-faqen eMinistrisë së Arsimit ... të Kosovës, që është emërtuar Kurrikulae SHSHMP në diasporë dhe është botuar në nëntor të vitit 2007dhe do të nisë të zbatohet prej vitit shkollor 2008 - 2009. Kjokurrikulë nuk është përjashtuese në raport me të ngjashmet që

Page 10: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

10

kanë hartuar autoritete të ngjashme shkollore në shtete tëndryshme ku jeton mërgata jonë dhe ku mësimi i gjuhës dhe ikulturës së origjinës gëzon përkujdesje shtetërore.

Ku dhe si do të organizohet seminari i këtij viti për mësiminplotësues të gjuhës shqipe.

Seminari i sivjetmë do të organizohet në Strugën e bukurprej 23 - 25 korrik 2008, përsëri i bashkorganizuar nga MASHe Shqipërisë dhe MASHT e Kosovës si dhe komuna e Strugës.Kjo ishte edhe dëshirë e pjesëmarrësve të seminarit të kaluardhe është në përputhje me konceptin lëvizës të seminarit, nëkuptim të vendit të mbajtjes.

Së fundi: Cili është mesazhi juaj për prindërit e fëmijëveshqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi?

Çdo njëri në planetin Tokë ka një identitet burimorkombëtar, i cili duhet të jetë i shenjtë dhe të ruhet e zhvillohet. Shenja e parë e këtij identiteti është gjuha amtare. Dhe gjuhagjithkund në botë mësohet e zhvillohet më së miri përmesshkollës. Pra, më shumë investime e angazhime për MËSIMINSHQIP. Edhe”kozmopolitët”, edhe mohuesit e identitetit parak,edhe konvertitët e mjerë e të pa identitet duhet t’i kthehenrrënjës, sepse, fundja, mësimi i gjuhës amtare përveç që endihmon një zhvillim të mirëfilltë dygjuhësor e dykulturor tënxënësit, njëkohësisht hap shteg edhe për një integrim tënatyrshëm në”atdheun”e ri dhe i eviton të gjitha pengesat eriintegrimit në shoqërinë e Atdheut, në rast të kthimit. Po ashtuështë konstatuar shkencërisht qindra herë në BotënPerëndimore se mësimi i gjuhës dhe i kulturës së origjinës ndikondukshëm në rritjen e suksesit të fëmijës në shkollën kryesorenë gjuhën vendore. Në të kundërtën, je një asgjë. Aktualisht,kështu është kjo botë dhe sigurisht nuk bie ndesh me politikate globalizimit.

Page 11: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

11

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Neni 57

1. Kushdo ka të drejtën për arsimim.............................................................

Page 12: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

12

RRUGA E MUNDIMSHMEDREJT GJUHËS SHQIPE

Nuk e di sa hoqën dhe çfarë rruge ndoqën rilindësit për tëardhur tek Abetarja e parë dhe shkolla e parë shqipe.

Nuk e di se sa hoqën dhe çfarë rrugësh të ngushta maleshndoqën Ndrec Ndue Gjoka dhe ata që e çuan afër zerosanalfabetizmin shqiptar.

1DREJT SHQIPES NË EMIGRACION

Page 13: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

13

Në fakt kam parë disa filma e lexuar shumë libra dhemegjithatë e ndjej veten në boshllëk.

E ndjej se ATA kanë hequr shumë për t’i bërë shqiptarëtta shkruajnë e lexojnë gjuhën e bukur shqipe, ta ngjisin atë nënivel universitar (këtë vit mbushen 50 vjet UniversitetShqiptar!).

E ndjej sepse prej vitesh jetoj dëshirën, punën dhepërpjekjet për shkollimin shqip në emigracion.

Kjo është edhe tema e këtyre shënimeve të jetuara.

NJË FTESË E PRITUR PREJ KOHËSH

Në adresë të Jovan Mëhillit, Kryetar i Shoqërisë së MësuesveShqiptarë në Greqi, vjen një ftesë. Ajo mban datën 29 qershor2007 dhe është firmosur nga Suzana Tabaku, drejtore eDrejtorisë së Kurrikulës në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencëstë Republikës së Shqipërisë.

Në ftesë thuhet: “Në datat 23 -27 korrik 2007, në qytetin eDurrësit do të zhvillohet një seminar trajnimi me mësuesitqë japin mësimin plotësues në gjuhën amtare për fëmijëtshqiptarë në emigracion. Seminari i trajnimit është njëbashkëpunim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës tëRepublikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencësdhe Teknologjisë së Kosovës”.

Bukur! Më në fund diçka e lavdërueshme, pak dritë mbinjë problem të lakuar prej vitesh...

PAK HISTORI

Më ka qëlluar që të jem i pranishëm në hapat e parë përorganizimin e shkollimit shqip të emigrantëve të vegjël në Greqi,të ndjek në një takim me ambasadorin Robo nismëtarët e parë,madje tu bëj atyre edhe një fotografi para Ambasadës sonë nëAthinë. Kjo kohë lidhet me marsin e vitit 1998, me Ditën eMësuesit, me kohën kur doli ligji i parë për legalizimin e

Page 14: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

14

emigrantëve shqiptarë.Në një dokument me titull “Të mësojmë të shkruajmë e

lexojmë gjuhën e nënës” të 7 marsit 1998, firmosur nga grupinismëtar i përbërë nga Jovan Mëhilli, Evanthi Loli, NatashaAshiku, Bukurie Kodra dhe Thanas Mica thuhet:

“Sot, më 7 mars 1998, këtu, në Athinë, në kuadrin epërvjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe, një gruparsimtarësh me përvojë të gjatë në arsim, njerëz të dashuruarpas profesionit të mësuesit, emigrantë me banim në Athinë,formuam GRUPIN NISMËTAR TË MËSUESVE për tu mësuarfëmijëve të emigrantëve të shkruajnë e lexojnë në gjuhën e bukurshqipe, në gjuhën e nënës.

Përballë realitetit të hidhur kur fëmijët e moshës 6 – 10vjeç nuk dinë të shkruajnë e lexojnë shqip as emrin e tyre, janëtë privuar nga njohja e vendit të tyre Shqipërisë, nuk dinë tëkëndojnë Himnin e Flamurit Kombëtar, që ky brez të mos bëhetnjë “brez i humbur”, që nesër të mos kthehet në vendin e vetanalfabet dhe i paaftë për tu integruar në jetën shqiptare NE,një grup arsimtarësh me përvojë, vendosëm të punojmë përhapjen e shkollave shqipe në Athinë...”

Dokumenti iu përcoll asokohe Ministrisë së Arsimit,Komisionit për Arsimin pranë Kuvendit të Shqipërisë,Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Ambasadës Shqiptarenë Athinë etj., në shpresë të ndihmës së tyre për shkollimin efëmijëve në emigracion.

Në një informacion që mban datën 7 shtator 2000 nëadresë të Institutit të Diasporës në Ministrinë e Jashtme tëRepublikës së Shqipërisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës,zotit Shefik Osmani, profesor, doktor i shkencave pedagogjike,Kryetar i Grupit të punës për problemin e arsimit në diasporëthuhet:

“Nga testimet që kemi bërë rezulton se në të gjithë territorine Greqisë gjendet afërsisht 25.000 fëmijë të moshës 6 – 12 vjeçprej të cilëve rreth 7000 fëmijë nuk dinë të shkruajnë e lexojnëgjuhën shqipe. Nga këta afër 1.500 fëmijë e flasin shumë pak

Page 15: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

15

gjuhën shqipe për të mos thënë fare. Ushtrojnë punën e lypësitnë forma të ndryshme 2.000 fëmijë. Janë të gjymtuaraksidentalisht, ose me qëllim për tu përdorur si lypsa 35 fëmijëtë moshës nën 10 vjeç. Kontingjenti i mësuesve specialistë përciklin e ulët i kalon 1.500 vetë.

Me qëllim që të realizojmë sa më shpejt hapjen e shkollavepër mësimin plotësues të gjuhës shqipe me fëmijët e emigrantëveshqiptarë në Greqi jemi në pritje të na njoftoni sa më parë,nëpërmjet Ambasadës Shqiptare në Athinë njohjen tonë përformimin e një departamenti i cili të përfaqësojë zyrtarishtorganizimin, funksionimin, kontrollin e ndihmën profesionale,pasqyrimin e dokumentacionit, bisedimet me autoritetetqeveritare greke etj., për mbarëvajtjen e shkollës shqipe “

Informacioni është firmosur nga Jovan Mëhilli, Përgjegjësi grupit nismëtar të mësuesve specialistë.

Nga ditari i gazetarit, nga kronikat e reportazhet e përcjellashtypit në këto vite qëndrimi në emigracion, shkëputa disafragmente.

I shkëputa me lutjen që në vijim, mësuesit, pjesë e nismëssë madhe për tu mësuar fëmijëve të shkruajnë, lexojnë ekëndojnë shqip, të na përcjellin përvojën dhe fragmente ngaditari i punës së tyre, si pjesë kjo e historisë së shkollimit shqiptë fëmijëve në emigracion. Është koha për të hapur fletët ehistorisë e për t’i shkruar ato në kohën e tashme..

Page 16: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

16

TË MËSOJMË TË SHKRUAJMË E LEXOJMËGJUHËN E NËNËS

- Nismë e një grupi mësuesish emigrantë në Greqi- Athinë, 7 mars 1998, në DITËN E MËSUESIT

Sot, më 7 mars 1998, këtu, në Athinë, në kuadrin epërvjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe, një gruparsimtarësh me përvojë të gjatë në arsim, njerëz të dashuruarpas profesionit të mësuesit, emigrantë me banim në Athinë,formuan GRUPIN NISMËTAR TË MËSUESVE për tu mësuarfëmijëve të emigrantëve të shkruajnë e lexojnë në gjuhën e bukurshqipe, në gjuhën e nënës.

Përballë realitetit të hidhur kur fëmijët e moshës 6 – 10vjeç nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë shqip as emrin e tyre,

Page 17: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

17

janë të privuar nga njohja e vendit të tyre, Shqipërisë, nukdinë të këndojnë Himnin e Flamurit Kombëtar, që ky brez tëmos bëhet një “ brez i humbur “, që nesër të mos kthehet nëvendin e vet analfabet dhe i paaftë për tu integruar në jetënshqiptare NE, një grup arsimtarësh me përvojë, vendosëm tëpunojmë për hapjen e shkollave shqipe në Athinë.

Grupi nismëtar, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimitnë Tiranë dhe institucionet e tjera merr përsipër organizimindhe funksionimin në nivele bashkëkohore të arsimimit shqiptë fëmijëve me banim të përkohshëm në Greqi në nivel të Ciklittë Ulët të Shkollës Tetëvjeçare.

Grupi ka filluar punën për evidentimin e kontingjentit tënxënësve të moshës mbi 6 vjeç në lagje të ndryshme të Athinësdhe të Pireut, evidentimin e mësuesve me përvojë të gjatë nëdhënien e mësimit në Ciklin e Ulët, gjetjen e mjediseve përdhënien e mësimit etj. Po mundohemi që studimin ta shtrijmëedhe në zona të tjera të Greqisë si në Selanik, Janinë, Patra,Larisa, Kretë etj. Për këtë po punohet sipas një programi që ibashkëngjitet këtij materiali.

Në nismën tonë kemi gjetur mbështetjen e shoqatave dhetë tubimeve të tjera shqiptare që veprojnë në Greqi. Kemipërkrahje të plotë e të gjithanshme me Ambasadën Shqiptarenë Athinë e cila është kthyer në një vatër të ngrohtë përemigrantët shqiptarë dhe përkrahëse të nismave tona,

Nisma jonë do të jetë e plotë dhe do të marrë vrull në se Ju,brenda ligjeve të shtetit shqiptar dhe ligjeve ndërkombëtaredo të na përkrahni dhe do të na jepni të gjithë ndihmën enevojshme për plotësimin e nismës sonë, detyrim që ne brezi ivjetër i mësuesve ia kemi borxh brezit të ri që jeton larg vendittë vet të dashur, Shqipërisë.

Ne shprehim besimin se Ministria e Arsimit, vetë Ministri icili ka bërë miq të shumtë veçanërisht në drejtim të veprimtarivepër Kosovën, do të na përkrahin në të gjitha drejtimet dhe dotë na konsiderojnë pjesë të armatës së madhe të mësuesveshqiptarë që punojnë pa u lodhur për arsimimin e brezit të ri.

Page 18: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

18

Ne gjykojmë se ka ardhur koha që në Ministrinë e Arsimit tëkrijohet një drejtori e veçantë e cila të merret me arsimimin nëshqip të fëmijëve të emigrantëve në Greqi, Itali, Gjermani etj.Ky do të ishte një veprim jo vetëm human por edhe një detyrimkombëtar.

Ne shprehim besimin se Komision i për Arsim pranëKuvendit Popullor do të iniciojë ligje të veçanta për shkollimine fëmijëve të emigrantëve.

Ne besojmë se Kryeministri dhe Presidenti i Republikës sëShqipërisë, të cilët kanë qenë vetë pedagogë, do të ndihmojnëpër këtë dhe do të përdorin autoritetin e tyre që fëmijët eemigrantëve të mësojnë gjuhën shqipe dhe të integrohen nëjetën shqiptare si të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre.

GRUPI NISMËTAR

JOVAN MËHILLI EVANTHI LOLI NATASHA ASHIKU BUKURIE KODRA THANAS MICA

Page 19: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

19

INFORMACION

Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë,Institutit Kombëtar të Diasporës,Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës,Grupit të punës për problemin e arsimit të diasporës me kryetarz. Shefik Osmani.

Të nderuar zotërinj!

Grupi nismëtar i mësuesve për arsimimin e fëmijëve tëemigrantëve shqiptarë me qëndrim të përkohshëm në Greqi juinformon se po punon me intensitet dhe përkushtim që tëkurorëzojë me domosdo hapjen e shkollave në gjuhën shqipenë të gjithë territorin e Greqisë ku banojnë shqiptarë emigrantë.

Ju vëmë në dijeni si më poshtë:1. Nga testimet që kemi bërë rezulton se në të gjithë

territorin e Greqisë gjenden afërsisht 25.000 fëmijë tëmoshës 6 – 12 vjeç prej të cilëve 7.000 fëmijë nuk dinëtë shkruajnë e lexojnë gjuhën shqipe.

2. Nga këta afërsisht 1.500 fëmijë e flasin shumë pakgjuhën shqipe për të mos thënë fare.

3. Ushtrojnë profesionin e lypësit në forma të ndryshmembi 2.000 fëmijë.

4. Janë të gjymtuar aksidentalisht ose me qëllim për tupërdorur si lypsa nga persona të pandershëm mbi 35fëmijë të moshës nën 10 vjeç

Page 20: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

20

5. po punojmë për të evidentuar kontingjentin e mësuesvespecialistë për ciklin e ulët që sipas parashikimeve tonai kalon të 1.500 vetët.

Me qëllim që të realizojmë sa më shpejt hapjen e shkollëspër mësimin plotësues në gjuhën shqipe me fëmijët eemigrantëve shqiptarë në Greqi, jemi në pritje të na njoftoni samë parë nëpërmjet ambasadës Shqiptare në Athinë njohjentonë për formimin e një departamenti i cili të përfaqësojëzyrtarisht organizimin, funksionimin, kontrollin e ndihmënprofesionale, pasqyrimin e dokumentacionit, bisedimet meautoritetet qeveritare greke etj. për mbarëvajtjen e shkollësshqipe.

Me respektPërgjegjësi i Grupit Nismëtar të Mësuesve

JOVAN MËHILLI

Athinë, më 7/09/1998

Page 21: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

21

PËRGJIGJE E INSTITUTIT KOMBËTARTË DIASPORËS

Tiranë, më 08.07.1998

AMBASADËS ATHINË

Nga një grup mësuesish emigrantë me banim në Greqiinformohemi se është formuar grupi nismëtar i mësuesve, i cilido të mësojë fëmijët e emigrantëve. Emrat e tyre janë:

1. Jovan Mëhilli2. Evanthi Loli3. Natasha Ashiku4. Bukurie Kodra5. Thanas MicaDo lutemi të kontaktoni me ta dhe t’i njoftoni se është

krijuar një grup pune në Institutin e Diasporës që merret mekëto probleme dhe të kontaktojnë me Kadri Beqirin me numërtelefoni...

DREJTORITHIMI NIKA

Page 22: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

22

LEKSION DHE “DEBAT” UNIVERSITARNË “VATRËN SHQIPTARE”

Të shtunë në mbrëmje” Vatra Shqiptare” në Patision 25,në qendër të Athinës mblodhi rreth vetes një grup mësuesishtë këshillit pedagogjik në Greqi dhe veprimtarësh shoqërorë.”Zjarri” që këndelli” Vatrën” kësaj radhe kishte më shumë”flakë” dhe” shkëndija” falë ardhjes së drejtorit të InstitutitKombëtar të Diasporës z. Flamur Gashi dhe punonjësit të këtijinstituti z. Thimi Nika.

Pas hapjes që iu bë tubimit nga z. Jovan Mëhilli, drejtor iKëshillit Pedagogjik të krijuar me mësuesit e mësimit plotësuestë gjuhës shqipe në Greqi fjalën e mori z. Gashi. Leksionin e tijpo e përcjellim ashtu siç e regjistrova në diktofon me idenë qëmë mirë të flasë titullari se sa gazetari, ide që mendoj duhet tëbëhet praktikë për të ballafaquar ato që thuhen më 29 marsme ato që do të thuhen më 1 shtator, atëherë kur, siç theksoidisa herë z. Gashi:” Ne deri në fund të korrik – gushtit të këtij vitiduhet të plotësojmë plan – programet mësimore për mësiminplotësues të gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë...”

Në numrin e ardhshëm do të japim prononcimet epjesëmarrësve në takim, fjala dhe mendimet e të cilëve duhettë përbëjë alfën e programeve për mësimin plotësues të gjuhësshqipe në Greqi, mësim i cili deri tani është lënë në vullnetin emësuesve idealistë...

Page 23: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

23

** *

Është për tu përgëzuar puna e mësuesve shqiptarë që kanëbërë qoftë në Greqi, qoftë në Itali qoftë në të gjithë botën, atjeku kanë dhënë mësim të gjuhës shqipe. Por tanimë është edhemomenti i fundit që mësimin e gjuhës shqipe tainstitucionalizojmë dhe ta bëjmë legal për të gjithë ata nxënësqë e marrin këtë mësim por edhe ata mësues që i mësojnë. Kjonë mënyrë që ata të kenë autoritetin e tyre jo vetëm për tëlëshuar dokumentin por edhe autoritetin e tyre si mësues.

Ne deri në fund të korrik – gushtit të këtij viti duhet tëplotësojmë plan – programet mësimore për mësimin plotësuestë gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë. Po bëhet një plan – programi përgjithshëm për të gjithë botën sepse nuk mund të jetë iveçuar për në Greqi dhe diku tjetër, por një program unik,kombinuar edhe me Ministrinë e Arsimit të Republikës sëKosovës që të jetë i njëjtë. Është duke u punuar për kurikulatpër këto plan – programe, për librat midis të cilëve do të jetëabetarja, libri i leximit, gjeografi – historia etj. për mësiminplotësues të gjuhës shqipe. Kjo është një detyrë që e mbulonMinistria e Arsimit dhe Shkencës por ne si Institut Kombëtar iDiasporës na del përballë koordinimi i veprimeve tëinstitucioneve të qeverisë shqiptare për këtë punë.

Përveç kësaj janë duke u përgatitur në Ministrinë e Arsimit,sa kemi informacione, dhe me porosi të Kryeministrit do të jenëtë përfunduara deri në fund të periudhës së korrik – gushtit tëgjitha materialet që do të jenë kryesore për të ditur se cilët do tëjenë mësuesit që plotësojnë kriteret për të dhënë mësim në këtoshkolla plotësuese. Sepse në qoftë se në Greqi mësuesit iplotësojnë kriteret kemi fatkeqësisht disa vende që nuk iplotësojnë ato. (!) Pra do të ketë disa kritere bazë për këto mësues.Do të ketë një certifikatë për të gjithë mësuesit që do tëcertifikohen, një autorizim zyrtar nga shteti që X – si është mësuespër mësimin plotësues të gjuhës shqipe jashtë Shqipërie, në

Page 24: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

24

diasporë siç po e quajmë. Gjithashtu do të ketë një certifikatë,dëftesë zyrtare e cila do të lëshohet nga institucionet në mësiminplotësues të gjuhës shqipe e cila do të njihet nga institucionet eshtetit shqiptar. E gjitha kjo të jetë legale. Do të jetë për mësuesindhe pastaj për nxënësin. Po nuk pati mësuesi një autoritet zyrtarsi do të ketë nxënësi? Kjo do të jetë një paketë e plotë. Plan –programet, literatura – librat, certifikimi dhe autorizimi imësuesve dhe certifikatat apo dëftesat për nxënësit.

Kur jemi tek mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Greqi kanjë specifikë të veçantë, për kushtet dhe rrethanat e tjera. Derimë tani mësimi plotësues i gjuhës shqipe është bërë me vullnetine mirë të ju mësuesve dhe të prindërve. Por edhe vullneti imirë i njeriut deri diku ka fund, sepse ju keni fëmijët tuaj, kenifamiljet tuaja, dikush është sëmurë, dikush ka nevojë për ilaçeetj., etj. por ka nevojë edhe për pak para sepse në fund të funditjeta pa para nuk e ka atë cilësinë e vet. Në Greqi ne kemi bërëdisa tratativa, edhe kur ka qenë zoti Nika drejtor, edhe tashtisë bashku, edhe të Qeverisë që i kemi ofruar disa herë projekte.Dhe tani besojmë dhe shpresojmë se duke marrë për bazëklimën e mirëkuptimit dhe të një bashkëpunimi institucionaltë të dyja shteteve, sepse të themi të vërtetën tani jemi në njëfazë kur shihet që gjërat janë baraspeshuar, nuk është më aitensioni që ka qenë përpara dhjetë vjetëve, shqiptarët në Greqijanë në një pozicion krejt tjetër, nuk jetojnë më për bukën egojës apo për të gjetur një strehë apo ku di unë se çfarë, njerëzitjanë stabilizuar në një farë mënyre. Është një atmosferë krejttjetër në raport me para dhjetë viteve. Tani ju keni kohë tëmerreni me mësimin e gjuhës shqipe sepse i keni stabilizuar nënjë farë mënyre hallet dhe problemet familjare. Keni gjetur njëpunë, një shtëpi, keni bërë një dokument. Në këtë rast, jo jupor shtetit i takon për detyrim ligjor dhe kushtetues që nëmarrëveshje me institucionet e shtetit grek të arrihetmirëkuptimi për mësimin e gjuhës shqipe, si mësim plotësues.Nga të gjitha sondazhet, nga të gjitha bashkëbisedimet, nga tëgjitha takimet që kemi pas zgjidhja që, duke marrë për bazë

Page 25: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

25

edhe në shtetet e tjerë se si është bërë kjo zgjidhje, zoti Mëhillidhe zotërinjtë e tjerë kanë qenë edhe në seminarin e vjetshëmqë është mbajtur në Durrës, aty ku mësimi plotësues i gjuhësshqipe mësohet në shkollat legale të shtetit pritës suksesi ështëmë i madh. Dhe arsyet janë të ndryshme. Pse ?

E para ata fëmijë nuk ndjehen të diskriminuar sepsemësojnë në shkollat ku mësojnë gjatë gjithë ditëve të javës dheshkojnë në atë shkollë dhe mësojnë edhe mësimin plotësues tëgjuhës shqipe.

E dyta janë shumë komodë në ambientet e veta aty. Edheai kinezi mund të mësojë kinezisht, edhe ai japonezi mësonjaponisht, edhe shqiptari mëson shqip. Shtetit i ngelet obligimligjor që të bëjë një marrëveshje mirëkuptimi apo protokoll –marrëveshje me qeverinë greke për mësimin si gjuhë të dytë tëgjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë, aty ku janë numër ikonsiderueshëm. Beson që është një atmosferë pozitive.

(Reagim nga auditori. Kjo duhet bërë nga shteti ku vjen...Hera e parë që dëgjojmë një gjë të tillë...)

Ne këtu, e gjithë situata, për mendimin tonë, duhet tështyhet sepse të gjitha këto; plan – programet, librat, certifikimii mësuesve, certifikimi i nxënësve etj. janë pjesë vetëm e shtetittonë, obligim ligjor i shtetit shqiptar. Kushtetuta e Republikëssë Shqipërisë në nenin e parë të saj detyron që shteti shqiptartë interesohet për çdo qytetar shqiptar ku është në botë, tjetërgjë se si kanë qenë kushtet ekonomike, institucionale e materialetë shtetit shqiptar deri sot, ne i dimë të gjithë, nuk kemi nevojëtë themi e bëri nuk e bëri sepse e dimë ku kemi qenë. Por taninuk jemi në fazën emergjente si shtet. Nuk jemi në fazën sishtet që të kërkojmë lëmoshë dhe ndihma. Është një stabilitet.Në qoftë se sot shteti nuk është në gjendje tu japi pesëqindmijë euro, do të japi pesë euro dhe thuhet që dha pesë euro.Duhet të fillojë gradualisht të stabilizohet kjo situatë. Të gjithakëto që janë për shtetin shqiptarë unë mendoj që do të zgjidhensepse ka vullnet politik dhe institucional në Shqipëri që këto tëzgjidhen. Dhe ka vullnet politik dhe institucional në Shqipëri

Page 26: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

26

që të bisedohet me institucionet e shtetit grek për pjesën qëduhet të jetë marrëveshje ndërshtetërore. Sepse kjo ështëmarrëveshje ndërshtetërore. Në qoftë se do të lejohet që mësimii gjuhës shqipe të jetë në institucionet shkollore greke, duhet tëketë leje nga qeveria greke sepse mund të bëhet nga një drejtorshkolle i vullnetit të mirë..

(ndërhyn një nga auditori: dikur e kam paraqitur këtë)Është paraqitur edhe vjet në takimin e dy kryeministrave

dhe deklaratat kanë qenë pozitive të dy kryeministrave. Unëkam qenë sivjet në delegacionin e presidentit Topi. Ështëbiseduar interno kjo punë, të jeni të sigurt. Nuk kanë dalë medeklaratë për këtë punë por janë bërë hapat pozitivë porshpresojmë që të institucionalizohen. Dhe duhet të veprojmëfortë që të institucionalizohen. Ka vullnet politik të dyanshëm.Kjo është e mirë.

(Ndërhyrje nga auditori: Unë them se është vullneti praktikai që i mungon politikës shqiptare dhe qeverive shqiptare gjatështatëmbëdhjetë vjetëve ...)

Po nuk mund të ketë vullnet praktik në qoftë se nuk kavullnet politik.

(Ndërhyrje nga auditori: Na bini paratë të mësojmëkalamajtë, ky është vullneti praktik...)

Nuk është e vërtetë ajo zotëri se edhe në qoftë se ne biemnjë miliard euro ti nuk mund të mbash mësim të gjuhës shqipenë shtetin grek.

(Ke dy marrëveshje publike të dy ministrave të arsimit tëShqipërisë dhe Greqisë, njeri i majtë e tjetri i djathtë, një para dhjetëvjetësh e një para dy vjetësh. Pse nuk zbatohet marrëveshja?)

Prandaj po them unë. Ne kemi nevojë përinstitucionalizimin e vullnetit politik...Ne po themi se çfarë dotë bëhet. Në qoftë se kërkoni që të bëhet kjo sot, unë po u themse nuk bëhet sot...

(Na jepni një datë që ta dimë...)Nuk bëhet me datë se kemi një palë tjetër të cilën nuk e

detyron që të bëjë një datë. Këtu ka një marrëveshje që duhet

Page 27: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

27

të bëhet midis dy palëve. Ne kemi shtetin fqinj grek, shtetin kuju sot jetoni dhe veproni dhe për një marrëveshje mirëkuptiminuk detyron asnjë njeri, sepse është marrëveshje mirëkuptimi.Nuk mund të detyrojmë ne palën greke. Ne do të bisedojmëme të. Është një vullnet i mirë pozitiv që ne duhet tashfrytëzojmë. Pse e kemi gojën të hapur që ti themi shtetit grekpër këtë punë. Sepse ne u kemi lejuar të hapin shkollë ku kanëdashur në Shqipëri. Dhe u kemi thënë në qoftë se keni nxënësqë duan të mësojnë gjuhën greke hajdeni e hapni shkollë edhenë Tropojë. Deri sa e ofron këtë ke gojën e hapur që të kërkosh.

(Pyetje nga auditori: Private janë këto ?)Jo. Ka pjesë shkolla që janë zyrtare shtetërore dhe ka pjesë

shkolla private. Janë dy lloj shkollash. Edhe këtu në Greqi nuktë ndalon kush që të hapësh shkollë private shqipe. Ne po flasimpër shkollë publike. Në qoftë se dikujt i rreh zemra dhe donët’i mësojë fëmijët shqip dhe ka nxënës le të hapë shkollë private,ia jep licencën ministria. Ne po flasim për shtet. Ata që kanëfuqinë edhe materiale le të hapin shkollë këtu, nuk i pengonnjeri. Ne po themi për institucionet shtetërore. Dhe ky mësimthemi të mbahet në shkollat greke....

NE NUK JEMI MË THJESHTË KALIMTARË

Pas “leksionit” të zotit Flamur Gashi, fjalën e morënmësuesit dhe veprimtarët shoqërorë emigrantë. Ata folën hapuratë ditë në” Vatrën Shqiptare” por edhe të nesërmen nëAmbasadë përballë tashmë të Thimi Nikës, punonjës i InstitutitKombëtar të Diasporës. Duke ia lënë komentin lexuesit porpërcjellim fjalët e pjesëmarrësve, fjalë që meritojnë të vihen nënjë program praktik zbatimi.

Adelina Balashi, shkrimtare, veprimtare e dalluar nëemigracion

Unë kënaqem kur dëgjoj se ka një paketë, ka një program.Problemi është se si mund të ndihmojmë ne që këto gjëra të

Page 28: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

28

jenë më afër realizimit. Dua t’ju kujtoj një gjë. Ne jemi të paktënnjë milionë shqiptarë. Dhe nga momenti që këta një milionëshqiptarë kanë jo të drejtën por edhe detyrimin moral eshoqëror të vijnë të votojnë atje në Shqipëri, ne jemi një milionëvotues. Kështu që çdo lloj qeverie, përpara një milionë votuesveka një detyrim, apo jo? Kjo që kërkojmë ne të mbështetemiekonomikisht nga qeveria shqiptare për të hapur shkolla shqipe,kjo është gjëja më elementare që mund të kërkojmë. Dua tëkujtoj një detaj këtu që është kryesori. Kur flasim për emigrantëtqë janë në Greqi janë një gjë krejt e veçantë, jo vetëm nga numripor ju, me qenë se jeni nëpunës i Ministrisë së Jashtme, duhetta dini më mirë nga të gjithë ne që jemi këtu se cilat janë tëardhurat ekonomike që nxjerr qeveria shqiptare dhe Ministriae Jashtme pikërisht nga emigrantët në Greqi. Është një plagëqë u krijua këto dy vjetët e fundit, mbase do të gjejmë njëmoment tjetër ta diskutojmë, të cilën e paguajmë ne emigrantët.Përveç vulave që vinim në ministri e ambasadë tani duhet tëbëjmë edhe një rrugë të detyruar për në Shqipëri për të zgjidhurproblemin e certifikatave. Nuk e di mbase ambasada shqiptarekëtu e quan një sukses të saj që arriti të zbulonte disa personaqë merreshin me korrupsion por këtë e paguam ne të gjithë.Dhe i dhamë mundësinë qeverisë greke të thotë” Aaa...kur edhetitullarët tuaj i bëkan këto gjëra, shkoni të gjithë në Shqipëri.Kjo është një plagë shumë e madhe. E them si detaj mbase jamedhe njeri i letrave por ato që kam dëgjuar në ambasadën grekeu tmerrova. Do të doja, pa pasur asgjë me ambasadorin këtu,por një nëpunës i Ministrisë së Jashtme të vinte dhe të dëgjontese çfarë thonë emigrantët shqiptarë për ata që punojnë nëambasadë. Mbase vetëm ai moment do tu kujtonte të gjithëveqë këtu diçka duhet të bëhet. Kur do të konsiderohemi ne njëllojme shqiptarët që janë në Gjermani, Angli, Itali ? Ne jemi njëmilionë. Unë do tu jap vetëm një statistikë, atë që tha edhe zotiJovan, këtu kanë rënë qeveri vetëm nga statistikat e emigrantëveshqiptarë. Këtu përgatiten qeveri greke të marrin pushtetin mevotat e emigrantëve shqiptarë. E ka parasysh këtë qeveria

Page 29: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

29

shqiptare ? Këtu dy vjetët e fundit afrohen të gjitha llojet epartive tek shqiptarët. Kjo nuk ju thotë gjë ? Duhet të bëhemitë ndërgjegjshëm: ne nuk jemi më thjeshtë kalimtarë, ne nukjemi më të paparashikuar nga qeveria shqiptare. Unë kënaqem,dhe kishin të drejtë edhe ato që ndërhynë, sepse asnjëherë nukkemi pasur një program të përcaktuar. Unë e quaj shumë tëthjeshtë edhe këtë që ngre sepse kur vjen puna për emigrantëtnuk flasin emigrantët. Unë në një moment ndalova ministrin ejashtëm kur erdhi këtu dhe i thashë” do shkoni të bisedoni përemigrantët, a nuk është mirë të jenë edhe tre emigrantë me juqë i dinë problemet ?” “ Jo, më tha, do t’i mbrojmë ne interesattuaja.” Se si u mbrojtën interesat ne e pamë nga momenti qëthuhet” ne do të përpiqemi për gjendjen ekonomike tuajën...”Të gjitha i kemi zgjidhur vetë dhe do t’i zgjidhim vetë. Ështëfati jonë që Greqia kalon një stad që do t’i zgjidhë se nuk bën.Do nuk do Greqia, duam nuk duam ne këto do të shkojnë.Problemi është si mund t’i afrohemi kësaj çështje ? A mundettë kërkoni nga qeveria greke vetëm lokalet e shkollave. Zgjidhjamund të jetë shumë e thjeshtë. Të shtunave e të dielave shkollatgreke nuk funksionojnë. A mund tu kërkohen atyre vetëm ditëte shtuna...

(Ndërhyn z. Flamur: Unë jua garantoj me përgjegjësi...)Unë kënaqem që na e garantoni këtë, por mos harroni se

nuk jam person që do ta lë kështu këtë histori.(F.G. Unë ju garantoj se këtë do ta çoj në institucionet më të

larta të qeverisë në Shqipëri...)Ju faleminderit dhe kjo do të jetë në të mirën tuaj, sepse

karta e të drejtave të njeriut na jep ne të drejtën elementare tëmësimit të gjuhës. Dhe kjo kartë kur këto të drejta nukmbrohen, të më falni por ka edhe rrugë të tjera. Është në tëmirën e qeverisë shqiptare, tani kaloj në anën tjetër, jo tonën.Ju për të mbrojtur veten tuaj duhet ta bëni këtë gjë. Më vjenkeq por nesër do të mblidhen tri shoqata këtu dhe...

(F.G Ne duhet ta bëjmë sepse na obligon Kushtetuta e Republikëssë Shqipërisë...)

Page 30: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

30

Kushtetuta shqiptare nuk u bë sot, ka vite që është. E miraështë t’i kërkohet qeverisë greke të paktën vetëm shkollat, pjesënqë ka lidhje me Ministrinë e Arsimit, të drejtën e licencës. Këtëduhet ta bëni. Sepse në qoftë se do të ekzistojë një patentë elicencës për gjuhën shqipe do të dalë dikush që ta bëjë edheprivatisht këtë. Le të fillojë kështu kjo.

(F.G : Pas pak do të firmoset marrëveshja e stabilizim asocimitnga qeveria greke që është ndër të paktat qeveri që nuk është firmosur.Kjo firmosje e obligon shtetin grek detyrimisht të respektojë rregullatbazë të Bashkimit Evropian...)

Ju lutem mos toleroni në këto gjëra, jemi një milionë këtu.Ne jemi jo vetëm potencial ekonomik këtu, ne jemi potencialintelektual. Ju të shikoni studimet e këtyre, që nuk i publikojnë,të dini përparimin e fëmijëve shqiptarë në shkollat greke. Nëklasën e vajzës time nga 6 nxënës në lëndët matematike trejanë shqiptarë dhe dy nga ata me notën 20 janë shqiptare.Këtë ka arritur ta kuptojë Greqia. Pse qeveria jonë të mos eshfrytëzojë këtë potencial të ardhshëm intelektual?

Edhe diçka tjetër. Nuk e di në se do ta ndihmonte direktorganin tuaj që në bashkëpunim me ju të ngrihet një komisioni vogël 3 – 4 veta dhe të bëhet takim, por duke pasur miratimintuaj me ministrin e arsimit dhe me ministrin e jashtëm këtusepse kam përshtypjen se pa dashur aspak të fyej, pornganjëherë këto komunikimet direkte të njerëzve këtu mbasedo të sjellin diçka më tepër se sa këto zyrtaret.

(F.G. Unë mendoj se presioni pozitiv në çdo rast është i mirëqenësepse krijon opinione.)

Jani Vaso, mësues i vjetërNuk rreh i njëjti puls si tek ne tek ju për këtë problem. Nuk

jeni të rezionuar. Çfarë desha të them me këtë ? Këto problemekërkojnë një farë fondi. Ky problem duhet të ngrihet ngaMinistria e Arsimit ose nga ju dhe në Kuvendin e Shqipërisë.Është e domosdoshme të kalojë zëri i emigrantëve. Dëshirapatriotike për të qëndruar shqiptarë, të përcillet edhe në

Page 31: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

31

Kuvend prej nga mund të dalin edhe detyra të tjera.(F.G. Ju premtoj për këtë: Ne kemi ardhur këtu me udhëzime

direkt të kryeministrit të Shqipërisë zotit Sali Berisha për të mbledhurtë gjitha këto informacione dhe të gjitha këto materiale sepseKuvendin për reformën ligjore dhe projektet ligjore ia servir qeveria.Ne do të shkojmë me një informacion të plotë për Presidentin eRepublikës së Shqipërisë, kryetaren e Kuvendit, kryeministrin dheMinistrin e Jashtëm. Dhe të jeni të bindur që të gjitha këto që udiskutuan këtu unë do t’ia dërgoj edhe zotit Mëhilli me e_mail tëpasqyruara të gjitha ato që do tu drejtohen instancave më të larta tëShqipërisë. Këtë mund tua garantoj në çfarëdo mënyre...)

Novruz Abilekaj, metodistPara se të flas po ju bëj një prezantim të vogël për

profesionalizmin që po flasim këtu. Unë jam autor i librit”Gjuha shqipe në familje. Atë që tha edhe Jani, shoku im dhe itë gjithëve këtu, do të na i falni një çikë tensionin dhe ndërhyrjetse jemi me të vërtetë të tensionuar.

E para: Me Jovanin, me Fluturën dhe Adelinën kemi dhjetëvjet që duam të hedhim një hap dhe...rrëshqasim. Unëpersonalisht kam bërë mësime në familje, me grupe. Ështëmarrëveshja e qeverisë sonë, më saktë e ministrisë sonë të arsimitme ministrinë greke që është edhe ajo dhjetëvjeçare. E vitit 1998është. Sipas saj duhet të hapen klasat për grupet e mësimit tëgjuhës shqipe brenda shkollave greke. Kemi biseduar edhe meministrinë greke, na kanë mirëpritur por unë do të thosha këtumirëpritja e këtyre dhe mirëpritja e diplomacisë mund të jetëedhe fallto, mund të jetë edhe për të kaluar radhën. Por nukna kanë zgjidhur. Prandaj mbetet, mbetet, mbetet dhe do tëmbetet që të shtyhet e të rrëzohet muri nga ana jonë, ngaqeveria jonë.

E dyta: E zëmë se u bë kjo marrëveshje dhe u zgjidh lokali.Problemi tjetër, më shumë se programi është teksti. Programiqë ka Kosova që unë dhe disa të tjerë e kanë në kompjuterët etyre për diasporën në përgjithësi. Edhe adresat e mësuesve kanë

Page 32: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

32

ata për të gjithë Evropën dhe botën ku jepet mësim shqip. I kaato Nuhi Gashi, nuk e di në se ju keni të bëni sepse keni tënjëjtin mbiemër, thashë mos jeni kushërinj të parë (thotë jo.) .Ata kanë një program. Ai program që sot këtu po punohetdhe një nga më të shqetësuarit, që kam dalë edhe kundërrrymës, ndoshta kam qenë unë. Punohet me abetaren qëgënjejmë veten. Se një fëmijë mbaron abetaren dhe mbas gjashtëmuajsh nuk mban mend se çfarë ka bërë. Duhen tekste. Vetëtekstet e përbashkët që do të përmbajë antologjinë, historinë,gjeografinë dhe patjetër abetare dhe elementët e gramatikësose duhen fashikuj të vegjël për secilën nga këto. Me Ministrinëe Arsimit të Shqipërisë, në vitin 2001 është thënë PO, ka qenëBen Blushi atë ditë ministër, të nesërmen erdhi një ministërtjetër dhe kështu kanë lëvizur me ministrinë që bashkëpunoniju me z. Genci Pollo. Kam gjashtë muaj që dërgoj në Ministrinëe Arsimit një material dhe të nesërmen më vjen” për ndjekje”. E dërgoj në Kosovë dhe menjëherë më vjen përgjigja dhe mëthonë” më fal se ta vonuam” . E them këtë se kam frikë nga kjoqë bisedojmë tani se mos mbetet në mes të rrugës.

(F.G. Unë kam një lloj sigurie për këtë problem se do të shkohetderi në fund, sepse është instanca e fundit që duhet shkuar deri nëfund...)

Margarita Vera, mësuese e vjetër.Jam nga Pogradeci. Kam punuar si mësuese e gjuhë –

letërsisë për 22 vjet. Isha në seminarin e Durrësit. Ishte njëseminar i mbuluar nga një pasion dhe dëshirë shumë e madhepër mësimin e gjuhës shqipe në emigracion...

Flutura Tafilaku, mësuese në qendrën kulturore “Porta”Një fjalë e urtë thotë në qoftë se donë të jetosh një vit mbill

një arë me grurë, në qoftë se donë të jetosh dhjetë vjet mbill njëpemë, në qoftë se donë të jetosh njëqind vjet eduko fëmijën.Mendoj se po të cungohet gjuha humb vendi, humb kombi.Duke mos e folur ne mësuesit që jemi pak të ndjeshëm dhe

Page 33: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

33

idealistë me bindje, që shkojmë e blejmë një hartë për tu treguarnxënësve se çfarë rruge dhe çfarë qytetesh duhet të kalojnëpër të shkuar në vendlindjen e tyre apo të prindërve. Janë gjëratë vogla që çojnë edhe në debate në familje.” Pse duhet ta bleshti hartën...librin...materialin mësimor...

Vladimir Prifti, veprimtar shoqëror. (Në ambasadë) . Pyetën kryeministrin” Unë kam mbaruar

shkollën e mesme këtu zoti Kryeministër. Kam të drejtë dhe akam mundësi të vazhdoj universitetin në Shqipëri ?”Kryeministri përgjigj: Po, ke të drejtë, je nënshtetas shqiptar.Ky është një aspekt i jashtëm. Nga aspekti i brendshëm kynxënës a ka mundësi me greqishten e kultivuar këtu të vazhdojëmësimet shqip në universitet ? A ka mundësi që një nxënësshqiptar këtu me këto kurset e mësimit plotësues të gjuhësshqipe, thjeshtë abetare, të kultivojë gjuhën e folur shkolloreqë të vazhdojë universitetin në Shqipëri ? Në një kohë kjo kurShqipëria po lufton për diploma të unifikuara sipas Bolonjës?Unë tek ato kurset e zakonshme të këtyre viteve të para siVladimir Prifti nuk jam dakord. Shembulli është konkret. Nejetojmë në Greqi dhe minoriteti grek jeton në Shqipëri. Ne jemishumë e shumë herë më shumë se ata. Në Korçë për këtë”minoritet grek” që është shumë - shumë i vogël, është ngriturnjë shkollë me sipërfaqe totale që fillon me filloren, 9 vjeçarendhe mbaron me të mesmen, me programe të miratuara ngaQeveria shqiptare. Ndërkohë në Korçë greqishtja, sa mbaj mendunë nuk është folur e përdorur kurrë. E përdorte gjyshja dhegjyshja e tij. Shteti grek interesohet me një levë apo me njëtjetër ta kultivojë gjuhën greke atje ku mendon se ka grekë. Nesi shtet shqiptar pse nuk mundohemi në një mënyrë apo tjetër,sipas shembullit të Greqisë, me ato rrugë kalimi të kultivojmëshkollat e përbashkëta shqip – greqisht këtu në mënyrë qënxënësit tanë të mund të vazhdojnë edhe universitetin në Greqiedhe universitetin në Shqipëri ashtu si edhe të ashtuquajturitgrekë atje kanë mundësi të vazhdojnë universitetin edhe në

Page 34: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

34

Greqi edhe në Shqipëri ? Pse nuk shikohet kjo mundësi ngashteti shqiptar dhe të mbetemi me këto shtatëmbëdhjetë vjetkur ke pas dhe nuk kemi pas shtet ? Lorencit (Lorenc Koka iShkollës shqiptare të Athinës A. A) i heq kapelën për kursin emësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe meriton një përmendorepër guximin e tij që ka çarë për shkollën shqipe këtu në Athinë.Por shkolla e Lorencit nuk ka diplomë, nuk njihet, nuk ka tëdrejtë nxënësi që mbaron tek Lorenci të vejë në Universitetinshqiptar, nuk ka gjuhë të folur. Vajza ime e di shqipen në majëtë gishtave por din shqipen e shtëpisë, nuk di shqipen e shkollës.Ajo mbaron për tregti turistike. Është zero në shqipen e shkollës,zero në shqipen e kultivuar. Kështu që duhet parë edhe kjoanë.

(Ndërhyrje: Ju mendoni që të ketë shkolla publike në Greqi?)Shkolla publike nuk do të hapen në çdo qytet ashtu si shteti

grek në Australi nuk ka hapur në çdo qytet të vendit shkollëgreke, ose greko – angleze sipas programeve të përbashkëta 49me 51. Por në Janinë dhe Selanik duhet të hapen. Këta nxënësqë nuk kanë interes të venë tek Lorenci sepse si bazë kanëshkollën greke, në qoftë se u hapet rruga pas shkollës së mesmeme qejf dhe dëshirë do ta vazhdojnë këtë shkollë sepse i kanëdyert e hapura në të dy krahët, në Shqipëri dhe në Greqi, ashtusiç bëjnë grekët. Pse i trembemi kësaj mënyre ? Duhet një fondnga shteti fillimisht, ashtu siç duhet edhe për grekët nga shteti.Pashë para dy muajve një program për një fshat të Finlandësku ishin 12 nxënës grekë. Dhe kur flitet në një fshat të Finlandëspër 12 nxënës grekë pse të mos diskutohet për një milionëshqiptarë që të ngrihen shkolla një në Athinë e një në Selanik ?Ky është mendimi im.

Artemis Duri, mësues në Korinth.Që të mos kapemi me llafe se çfarë bëhet dhe çfarë nuk

bëhet, janë disa gjëra që ne kërkojmë. Janë përgatitja e metodavepër të cilat folët ju. Ne do të dëshironim që shteti shqiptar tëbashkëpunonte edhe me ne që punojmë këtu sepse dimë shumë

Page 35: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

35

më mirë realitetin këtu, e jetojmë atë. Për përgatitjen e metodavedo të ishte mirë të merrej edhe mendimi i mësuesve që këtujanë të shumtë. Të jenë përgatitje për nivele dhe jo për klasa.Të bëhet formim sferik i fëmijëve dhe jo detajor. Të mos ingarkojmë me data të cilat shpejt do t’i harrojnë duke i nxjerrëpa vlerë. Këto dhe të tjera duhen sqaruar që tani.

Një tjetër problem që kemi ne dhe ua kemi dhënë si premtimfëmijëve, dhe ndaj kemi mbledhur 23 fëmijë, është njohja egjuhës shqipe si gjuhë dhe këtë vetëm ju mund ta bëni.

(E ndërpresin: Nesër do të jemi në Korinth dhe do t’itrajtojmë këto gjëra)

Kemi edhe shumë të tjera. Për sa i përket historisë le tadiskutojmë nesër. Duam një histori që të përshtatet sepse nerrojmë këtu dhe nuk duam të dalim ndesh kur fëmija na thotëne këtë e kemi mësuar kështu kurse ju pse na e thoni ndryshe?

Një çështje themelore. Shteti shqiptarë nuk ka mundësi tëndihmojë nga ana monetare. Ligji grek, dhe këtë e dimë ngabrenda, nga vetë grekët në bashki, 30 për qind e parvolave, tëtaksave që paguajnë emigrantët u takon tu kthehen përsërimbrapsht emigrantëve. Unë si mësues nuk e kërkoj këtë nëbashki. Ambasada, shteti shqiptar ka fuqi ta kërkojë këtë përne. (Bëhen ndërhyrje nga salla me pyetjet; Ku ta kërkojmë? Sita kërkojmë ? Kush ta kërkojë ?...)

Page 36: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

36

AGRON BERDAJ

NUK ËSHTË KOHA E PREMTIMEVE

Në dy numrat e saj të fundit, gazeta” Emigranti” botoipërmbledhjen e diskutimeve të zhvilluara me disa anëtarë tëKëshillit Pedagogjik të krijuar në Greqi dhe drejtorit të InstitutitKombëtar të Diasporës, zotit Flamur Gashi. Objekt i këtyrediskutimeve ishte mësimi i shqipes në shkollat greke. Autori ishkrimit, me të drejtë, ia lë në dorë lexuesit të shprehë opinioninrreth problemit të diskutuar. I ardhuri nga Shqipëria fliste përinstitucionalizimin e mësimit të shqipes në shkollat greke.Mësuesit emigrantë e shikonin çështjen në një spektër më tëgjerë, në integrimin e të gjitha mënyrave për mësimin e gjuhësshqipe, duke e përjetuar nga afër realitetin dhe shqetësimet qëlidhen me problemin…

Realitet i prekshëm dhe politikë” qiellore”

Predispozicioni dhe qëndrimi atdhetar i mësuesveemigrantë në Greqi është i admirueshëm. Ata vazhdojnë tëbëjnë çka është brenda mundësive dhe aftësive të tyre teorikee shkencore. Edhe prindërit shprehin interesa të vazhdueshmeqë fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe. Shtypi shqiptar nëemigracion ka synuar të sensibilizojë e të përgjithësojë përvojatqoftë edhe fragmentare, por që kanë të bëjnë me një problemkaq madhor siç është shkolla dhe mësimi i gjuhës e i kulturës

Page 37: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

37

shqiptare në emigracion. Të gjithë këta faktorë vazhdojnë tëkonvergojnë në një pikë. Edhe një këshill pedagogjik, mësuesite kanë krijuar. Qëllimi është të njehsohet mendimi, tëunifikohen metodat, të vihen mbi baza më të organizuaraproblemet e mjetet më efektive mësimore. Nga të gjithë faktorëtqë lidhen me këtë problem, faktori shtet është më iprapambeturi, më pak i interesuari. Shteti flet e premton, pornuk ka zgjidhur asgjë se bën politikë” qiellore”, efektet e sëcilës nuk duken. Ai prezantohet sikur është i fortë dhe iinteresuar për mësimin e gjuhës e të kulturës shqipe nga fëmijëte emigrantëve, por në të vërtetë është treguar i dobët, pa forcë,duke hedhur fjalë në erë.

Kur them” shtet” nuk kam parasysh vetëm qeverisjen esotme, por të gjitha ato kabinete qeverish që janë ndërruar nëShqipëri, nga viti 1992 e deri më sot. Rezultati është konkret.Kanë kaluar 18 vjet dhe problemi i mësimit të shqipes nëemigracion nuk është zgjidhur ende. Në këta 18 vjet, fëmijët eemigrantëve në Greqi e jo vetëm aty, nuk kanë mësuar asgjënga gjuha dhe kultura shqiptare. Në këtë hark kohor, gjashtëbreza nxënësish dhe studentësh kanë mbaruar institutet e lartae 4 breza universitetin, pa mësuar asgjë nga kultura dhe gjuhashqiptare. A nuk mjafton kjo për të kuptuar seriozitetin dhepredispozicionin e shtetit shqiptar?

Nëse qenka bërë punë, cili është rezultati praktik? Cila kaqenë zgjidhja?

Cili është problemi i vërtetë?

Në këta 18 vjet, kanë qenë të panumërta delegacionet derite nivelet më të larta. Deklaratat dhe marrëveshjet rreth mësimittë gjuhës shqipe në të gjithë spektrin janë trumbetuar në çdokohë si arritje, madje nuk kanë munguar as ngjyrimet politiketë zgjidhjeve. Në të gjitha rastet, delegacionet kanë pasur nëpërbërje të tyre edhe ministrat e arsimit. Në deklarataqeveritare, është nënvizuar gjithmonë arritja e një mirëkuptimi

Page 38: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

38

shembullor. Janë ende të freskëta premtimet e ish-MinistresGreke të Arsimit, që para disa vitesh pohoi publikisht semjediset e shkollës greke do të ishin të hapura për mësuesitshqiptarë. Kështu tha edhe ministri i ri, para pak muajsh.

Përvoja suedeze tregon se si brenda sistemit të mësimit dhedisiplinës së programit është krijuar një mikroprogram sipastë cilit, fëmijët e emigrantëve nga të gjitha vendet e botës qëndodhen atje, mësojnë gjuhën dhe kulturën e vendit të tyre,përmendet nga çdo politikan apo organizëm shtetëror qëmbulon mësimin. Po kështu, nuk ka munguar as prezantimi imodeleve të arsimimit të fëmijëve të diasporës që jetojnë nëvende të ndryshme të botës.

Vetë grekët, në periferi apo në ishuj brenda vendit, kurnuk plotësohet numri i nxënësve, kanë mbyllur edhe shkolla,kurse në diasporë, edhe për 8 apo 10 nxënës kanë investuar qëshkolla të funksionojë normalisht. Nga ana tjetër, për fëmijëtshqiptarë, fatkeqësisht, nuk është bërë asgjë për të mundësuarmësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe. Klasat nuk janë vënë nëdispozicion të mësuesve shqiptarë, programet dhe planetmësimore, sipas të cilave pjesë e marrëveshjeve duhet të jenëtë dyja dikasteret e shkollës greke dhe shqiptare, ende nukekzistojnë. Ajo që vazhdojnë pa ndërprerje janë premtimet,deklaratat e zhurmshme, mesazhet e mirëkuptimit mesqeverive, në shumë raste, me një paraqitje kontradiktore tëçështjeve. Sipas një teze të hedhur në këtë diskutim:” …ka ardhurkoha që mësimin e gjuhës shqipe ta institucionalizojmë dhe ta bëjmëlegal në shkollat greke...”. A është i saktë një vlerësim si ky?Kurrsesi. Koha ka rrjedhur duke krijuar hendeqe e problemeserioze në brezat e nxënësve që kanë shkuar në këta 18 vjet.Më saktë, duhet thënë se duhet të shpejtojmë që të kapim kohëne humbur, të përpiqemi të ndalojmë erozionin kohor. Kjo dotë ishte më reale, më e përgjegjshme për zgjidhjen e problemit.

Nuk ka vend për përgjërime të pakuptimta deri nëservilizëm ndaj qeverisë, për sjelljen e ashtuquajturave mesazhetë dollibashëve të Shqipërisë, për urdhrat që ata paskan dhënë

Page 39: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

39

mbi zgjidhjen e këtij problemi. Këta drejtues të shtetit këtu ikishin emigrantet para 8, 4 apo 2 vjetësh, kur dhanë premtimetë panumërta, por realisht, asgjë nuk bënë. Si u zgjidhkaproblemi me urdhra, me një të rënë të shkopit, kur çështja einstitucionalizimit të mësimit të gjuhës shqipe në shkollat grekeështë çështje marrëveshjesh të dy palëve, çështje studimi,programesh e planesh mësimore, kur ende nuk janë hartuar efirmosur shumë akte ligjore? As edhe analiza e kushteve qëbëhet duke e quajtur tashmë zgjidhjen e problemit si momentinmë optimal, nuk qëndron. U pohua se tani emigrantet paskankohë të merren me mësimin e gjuhës shqipe, se në njëfarëmënyre i kanë stabilizuar hallet dhe problemet familjare, sekanë një punë, një shtëpi, kanë dokumente e nuk jetojnë mëpër bukën e gojës, etj., por kjo nuk ka shumë lidhje meproblemin që diskutohet.

Emigranti gjithmonë ka pasur një shtëpi, një punë qoftëedhe të përkohshme. Dokumentet i kanë vështirësuar vajtjennë Shqipëri e jo qëndrimin në Greqi. Ajo kategori emigranteshqë për faj të politikave të ndjekura për vite të tëra janë padokumente, nuk ka përbërë ndonjë pengesë për problemin qëdiskutohet. Pra, moszgjidhja e problemit nuk duhet kërkuarkëtu, por në vend tjetër, në papërgjegjshmërinë shtetërore, nëmungesën e vullnetit e këmbënguljes, në mos vlerësimin eproblemit si një çështje që krijon premisa asimiluese, nënënvleftësimin e faktorit emigrant.

Page 40: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

40

MARRËVESHJE

MIDIS QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËDHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË GREQISË PËR

BASHKËPUNIMIN NË FUSHAT E ARSIMIT, SHKENCËSDHE KULTURËS.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikëssë Greqisë, të quajtura tani e tutje si: “Palë kontraktuese”.

· të udhëhequra nga dëshira për të zhvilluar dhe forcuarmarrëdhëniet miqësore që ekzistojnë tashmë midis dyvendeve,

· duke dëshiruar të nxisin bashkëpunimin në fushën earsimit,shkencës, kulturës, medies, sporteve dhe rinisë,

· duke vepruar në përputhje me nenet e Konventës Evropianepër Kulturën, Aktit Final të Helsinkit, Kartës së Parisit përnjë Evropë të re, Tekstit Final të Simpoziumit të CSCE përtrashëgiminë në kulturë, të firmosur në vitin 1991 nëKrakow, si dhe të Marrëveshjes së Miqësisë, Bashkëpunimit,Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet dy vendeve,firmosur në Tiranë më 21 mars 1996,

· Vendosën të bëjnë këtë Marrëveshje dhe kanë rënë dakordsi më poshtë:

NENI 1Palët kontraktuese do të marrin masat e nevojshme për të

zhvilluar bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe të shkencës.Për këtë Palët Kontraktuese:

Page 41: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

41

a) Do të nxisin dhe forcojnë bashkëpunimin direktnëpërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe organizataveshkencore dhe kërkimore të dy vendeve.

b) Do të shkëmbejnë anëtarë të stafit të mësimdhënies tëuniversiteteve dhe instituteve teknologjike, si dhe studentë,shkencëtarë, ekspertë dhe kërkues.

c) Do të japin të drejta studimi për studimet universitare dhepasuniversitare dhe studime kërkimore brenda qëllimeve të tyre.

Palët Kontraktuese do të nxisin dhe ngrenë në një nivelmë të lartë studimet e gjuhës greke në Universitetin e Tiranësdhe Universitetin e Gjirokastrës dhe të gjuhës shqipe nëUniversitetin e Janinës.

Ato do të shqyrtojnë mundësinë që Universiteti i Athinëstë ofrojë studime të gjuhës shqipe.

d) Do të shkëmbejnë mësues dhe ekspertë nga arsimitetëvjeçar dhe i mesëm veçanërisht në fushën e gjuhës, historisëdhe civilizimit të të dy vendeve. Pala greke do të ndihmojëpalën shqiptare për zhvillimin e arsimit teknik dhe profesionaldhe trajnimin si në nivelin e arsimit të mesëm ashtu edhe nënivelin e lartë jo-universitar.

e) Do të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta shkollore,binjakëzim të shkollave dhe shkëmbim të nxënësve.

f) Do të krijojnë kondita të nevojshme për mësimin egjuhës amtare dhe qytetërimit të njerëzve që i përkasinminoritetit grek.

Pala greke do të shqyrtojë mundësinë e mësimit të gjuhësamtare nga fëmijët shqiptarë që ndodhen në Greqi me prindërite tyre për arsye ekonomike.

Pala shqiptare do të shqyrtojë mundësinë e përfshirjes sëgjuhës greke ndër gjuhët e tjera të huaja fakultative në shkollate mesme.

NENI 10Për vënien në zbatim të kësaj Marrëveshje, Palët

Kontraktuese do të krijojnë një komitet të përbashkët që do të

Page 42: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

42

mblidhet alternativisht në Tiranë dhe AthinëKomiteti do të shqyrtojë çështjet lidhur me zbatimin e kësaj

Marrëveshje. Ai do të përpunojë detajet e Programeve tëBashkëpunimit si dhe kushtet financiare.

NENI 11Kjo Marrëveshje hynë në fuqi përkohësisht nga dita e

nënshkrimit dhe në mënyrë të përhershme nga dita kur PalëtKontraktuese kanë lajmëruar njëra-tjetrën për përmbushjen etë gjitha kërkesave ligjore të brendshme.

NENI 12Kjo Marrëveshje do të qëndrojë në fuqi për një periudhë 5

(pesë) vjeçare, pas së cilës zgjatet automatikisht për njëperiudhë tjetër 5 (pesë) vjeçare, në qoftë se nuk denoncohetme shkrim nëpërmjet kanaleve diplomatike të Palës tjetër,gjashtë muaj para datës së skadimit të periudhës 5 (pesë)vjeçare.

Bërë në Tiranë më 4 Nëntor 1988 në dy kopje origjinale nëgjuhët shqipe, greke dhe angleze, duke qenë të gjitha tekstet tëbarasvlershëm. Në rast mosmarrëveshje të interpretimit do tëvlejë teksti në gjuhën angleze.

Firmat Firmat

PËR QEVERINË E REPUBLIKËS SË GREQISË

PËR QEVERINË E REPUBLIKËSSË SHQIPËRISË

Page 43: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

43

NISMËTARE ISHTE MIMOZA DAKO

Bisedë me veprimtaren e shquar në emigracionDhimitra Malo

Kur e fillove profesionin e mësueses?Kam mbaruar fakultetin e filologjisë, degën e letërsisë në

vitin 1978. Punova një vit në fshatin Fratar të Fierit. U martovadhe u ktheva në Tiranë. Dyvjet isha mësuese nëdispozicion, bëja punën emësuesit plotësues nëpërshkolla të ndryshme. Më pasnjë vit punova njëkohësishtnë dy shkolla, në atëpedagogjike dhe në shkollën“ Sami Frashri “. Vitin tjetëru emërova mësuese epërhershme në shkollën “Sami Frashri “, shkollë meemër që ka nxjerrë njerëz tëmëdhenj.

Cilësoheni si një ndërnismëtaret e para të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Selanik.Kur dhe si e filluat?

Në vitin 1999 për herë të parë në Greqi nisën të aplikohen

Page 44: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

44

programet evropiane për emigrantët. Ishte një gjë e re, epapraktikuar më parë, e pa dëgjuar. Emigranti e dinte Greqinë,dhe ashtu qëndron akoma, me atë anën e errët, të shfrytëzimit,pagesave të ulëta e të tjera. Morëm vesh se në programetevropiane ishte mësimi i ligjeve, të drejtat e emigrantëve etj.Ramë në kontakt me njerëz që i mbështesnin emigrantët. Këtanjerëz punonin dhe shpërbleheshin mbi bazën e programeveevropiane. Unë munda të futem në një program që quhejintegro, integrimi. U bë në Selanik. Atje ishim dymbëdhjetëvetë nga shumë vende të botës. Me qenë se Shqipëria kishtedhe ka edhe sot numrin më të madh të emigrantëve, mbi 65për qind, u vendos që të ishin pesë shqiptarë. Mes tyre ishteedhe Mimoza Dako, një vajzë e re që sapo kishte mbaruaruniversitetin, me dëshira të mëdha. Ajo më tha se kishin bërënjë shoqatë shqiptarësh emigrantë. Unë, për të thënë të vërtetënnuk u angazhova që në fillim, pak më vonë.

Në këtë kohë që ne ishim në program dhe Mimoza ishteorganizatorja dhe themeluesja e Shoqatës Shqiptarët e Selanikutna u hap mundësia e organizimit të një qendre ku të gjithashoqatat e emigrantëve nga vende të ndryshme të botës, tëkishin një vend ku të mblidheshin dhe zhvillonin veprimtari.Ishte në qendër të Selanikut, vinin përfaqësues të ndryshëm tëorganizmave shtetërore e të organizatave jo qeveritare. Shoqata“ Shqiptarët e Selanikut “ ishte më e avancuara në drejtim tëveprimtarive.

Ishte iniciativa dhe ideja e Mimoza Dakos që ne të bënimmësim shqip. Ishte një iniciativë dhe veprim i guximshëm.Mimoza pati shqetësime të mëdha nga segmente të caktuaraqë nuk e donin mësimin e gjuhës shqipe, deri edhe tek kontrolletpolicore deri në shtëpi. Shkak zinin kontrollin e dokumentevelidhur me lejen e qëndrimit por qëllimi ishte gjetkë. Ishtevendosmëria e saj ajo që bëri që puna të shkojë deri në funddhe të hapet kursi i parë, apo siç e quanim ne shkolla shqipenë Selanik.

Mimoza pastaj tërhoqi pas vetes dhe organizoi edhe mësues

Page 45: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

45

të tjerë duke i dhënë formë të plotë organizimit për mësiminplotësues të gjuhës shqipe me fëmijët e Selanikut.

Çfarë mban mend nga dita e parë e mësimit të gjuhës shqipe?Unë vetë nuk jam futur në klasë që të jap mësim. Ishin

disa mësuese më të reja që sapo kishin mbaruar dhe që dininmirë edhe gjuhën greke sepse shumica e fëmijëve dinin pakshqip.

Kush ishin mësueset e para?E para ka qenë Mimoza Dako. Pas saj ka ardhur Valbona

Hystuna... Unë isha sekretare e shoqatës së shqiptarëve tëSelanikut.

Prekëse ka qenë festimi për herë të parë i 7 Marsit sepseshkolla u hap në Ditën e Mësuesit, më 7 mars 2001.

Mbaj mend si i shkruam të gjitha parullat shqip, si uaktivizuan të gjithë, si u mblodhën prindër e nxënës. Kemiedhe shumë fotografi të asaj dite. Për të gjitha këto meritën mëtë madhe e ka Mimoza Dako. Tani shoqëria është hapur disimë shumë por në atë kohë, kur fliste për gjuhën shqipeMimozës një fytyrë i vinte e një i ikte. Bravo i qoftë. Ishte e renë moshë. Unë isha në moshë më të madhe e me përvojë nëpunë dhe nuk e kisha atë kurajë dhe guxim të Mimozës. Atëkohë unë kam bërë një shkrim “Ne mësuesit pa nxënës“

Ata e vazhduan punën kurse unë u largova dhe erdha nëAthinë...

Page 46: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

46

MËSUESE DENADADHE 65 NXËNËSIT E SAJ

Klasa e të vegjëlve është ngjitur me klasën e të rriturve.Bankat janë vendosur në formë katrore në mënyrë të tillë qënxënësit të shohin mësuesen dhe dërrasën e zezë.

Fëmijët, janë zhytur në leximin e Abetares. Gishtat e vegjëlndjekin germat ndërsa zëri cicëron.

Mësuesja quhet Denada Karkalla. Është nga Vlora dhe kambaruar për mësuese në Universitetin e Elbasanit.

Denada u mëson abetaren 65 nxënësve, të ndarë në tregrupe me nga 20 nxënës. Bën gjashtë orë mësim në javë, ditën

Page 47: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

47

e hënë një orë, ditën e martë dy orë, ditën e mërkurë një orëdhe ditën e enjte dy orë. U mëson Abetaren…

Kërkesës për të na dhënë emrat e fëmijëve ajo iu përgjigjduke na ftuar të shohim regjistrin. Pastaj na lexoi një nga një...

Arqilea Sajdini, Ardi Veizaj, Anxhela Gudini, VasilikiKarkalla, Emanuela Cakaj, Çajup Nikolla. Sara Dhima, AlbanoHana, Altin Ruci, Krisato Cirici, Juriselda Feta, Hektor Mano,Spiro Beluli, Irini Xhelo, Marsela Gega, Gjin Gega, DhimitërXhelo, Kristina Sade, Arnold Dhaqipi…

Ariola Zenelaj, Agathia Qirici, Andi Meksi, Erlinda EleniKabashi, Efi Beluli, Emanuela Aliaj, Ermiona Millaj, DajanaTemali, Drino Nako, Foti Meksi, Jona Salobea, Joana Dervishi,Kristina Meço, Kristina Naso, Ina Liço, Morena Ruci, MalvinaDenai, Marina Xhaxhai, Merita Hasani, Maria Kaçi, ParashqeviBeluli, Paola Salobea, Artemisa Mana, Stilian Logo, AlbinaBudo, Idem Temali, Marsela Memlikaj, Panajot Sade, MarinaVazura, Ornela Beluli…

Për mbarëvajtjen e mësimit kush ka libra i ka sjellë, kushnuk ka libra kam bërë kërkesën për t’i sjellë nga Shqipëria.Ndërkohë janë bërë edhe fotokopjime të Abetares.

Më pas qarkojmë tavolinat dhe hyjmë në bisedë me fëmijët.Spiro Beluli kur e pyesim se nga është përgjigjet me zë të fortë“Jam nga Shqipëria”. Kështu përgjigjen të gjithë fëmijët,Anxhela Goduli, Emanuela Cakaj që thotë “nga Skipëria” porqë Sara ia korrigjon duke i thënë “nga Shqipëria”. Vasilikënnga Vlora që është në klasë të parë në shkollën greke kur epyesim si është Abetarja ajo me një sinqeritet fëminor thotë “Shumë e mirë ! Më e mirë se abetarja greqisht…” Kriseldës qëduket sikur cicëron kur e pyet nga je dhe të përgjigjet “NgaShqipëria” me një diksion të plotë Abetarja i duket “ e bukur,e mirë...”

Për Dhimitrin shoku i bankës na tha se “ka turp”. PorDhimitri fliste kaq serbes dhe lexonte kaq bukur abetaren sashoku i tij që e kishte ngjyer fletën e librit me bojë do të ultekokën i turpëruar. Albano Hanaj thotë se është nga Shqipëria

Page 48: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

48

dhe Tepelena, kurse Arqilea thotë se është nga Fieri … Gjinithotë se është nga Berisha. Ai mëson germat e shqipes bashkëme të motrën Marsela Gjekën nga Shkodra…

Drejtoresha e shkollës Stella Protonotariu, duke upërshëndetur me të dha këtë prononcim para mikrofonit tëgazetarit:

“ Ju faleminderit shumë për ndihmën që na dhatë. Duamqë nisma jonë të mos qëndrojë këtu por të shkojë edhe në shkollate tjera në Athinë dhe në të gjithë Greqinë. Kështu do të rritetkultura dhe bashkëpunimi me vendet e tjera nga vijnë të rrituritdhe fëmijët. Fëmijët duhet të vazhdojnë mësimet, të shkruajnëe lexojnë në gjuhën e nënës së tyre. Mendoj se është shumë erëndësishme që të mësohet gjuha e nënës…”

Shënim: Këto meditime i takojnë prillit të vitit 2003.Rastësisht i gjeta në arkivin e kompjuterit dhe po ua përcjelllexuesve. Shkas u bë një informacion i përcjellë në komisioninparlamentar grek për politikat e emigracionit ku Grava merrejsi shembull, si model për t’u ndjekur në procesin e të mësuaritshkrim e këndim shqip. Për këtë problem madhor tëemigracionit shqiptar shumë flitet dhe pak bëhet, shumë pak.Nëntitull të shënimeve kisha vënë “ Sheh lulja lulen e mbushetlivadhi… lulëzon mali”…Ëndërroja që të “mbushet livadhi etë lulëzojë mali”…Mos ma vini fajin që ëndrra nuk është bërëzhgjëndërr. Mos më merrni nëpër gojë nëse përsëri ëndërrojdhe duke ëndërruar zgjova arkivin e kujtimeve…

Shënim 2 (mars 2008): Shpresova që të mbushej livadhi etë merrte aromë lulesh mali. U zhgënjeva. Grava ishte njëeksperiment me konkluzione të paramenduara. Ajo i mbyllidyert për shkollimin shqip të fëmijëve shqiptarë.

Page 49: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

49

“KËSHILL PEDAGOGJIK”NË EMIGRACION

Ata nisen të shtunën më 21 korrik 2007 për të zbritur nëDurrës të nesërmen e për të qenë pjesë e seminarit kombëtarnë ditët 23 – 27 korrik 2007. Nisen nga pika të ndryshme tëGreqisë. Do të dëgjojnë dhe do të flasin, do të marrin dhe japinpërvojë...

Po kush është “Këshilli Pedagogjik” i mësimit të gjuhës

Page 50: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

50

shqipe në Greqi?Ata janë:Në Athinë: Jovan Mëhilli, Natasha Ashiku, Flutura

Tafilaku, Enkelejda Martopulu, Tatjana Sadikaj, Julia Jovani,Desantila Topalli, Margarita Vero.Në Selanik: Mimoza Dako,Leonidha Beta, Jorgji Pëllumbi, Dashamir Zaçe, ValbonaHystina, Mimoza Demollari. Në Halkidhiki: Donika Gjika,Violeta Plaku, Nazmi Halilaj, Ermira Halilaj. Në Korinth:Artem Duri, Marinela Duri. Në Trikalla: Edlira Thoma. NëLarisa: Agim Dedaj Në Elefsina: Qerazela Malaj. Në Livadhja:Mimoza Musaraj. Në Volosi: Genc Marku, Eduard Tafaj. NëKavalla: Liliana Risto.

Page 51: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

51

JOZEFINA TOPALLI – DJE...PO SOT?

Nënkryetarja e Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, idrejton disa pyetje publike ministrit të Jashtëm Ilir Meta, pyetjeqë kanë lidhje sa respektohen liritë dhe të drejtat e shqiptarëvenë Greqi. Këto pyetje ajo i drejton për shkak se mendon seqeveria shqiptare nuk ka hartuar ende një plan konkret përt’u njohur me gjendjen e shqiptarëve në vendet e tjera të botës,veçanërisht ato të rajonit, ku një pjesë e shqiptarëve unënshtrohen diskriminimeve të ndryshme.

Ja disa nga pyetjet që bëri dje nënkryetarja e Parlamentitdhe e PD-së:

- Sa është përpjekur qeveria shqiptare për të mbrojtur liritëdhe të drejtat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë?

- Si trajtohen ata në vendet ku jetojnë dhe cila është politikae qeverisë për këto çështje të rëndësishme?

Cili është numri i shqiptarëve që janë detyruar të kthejnëemrin e tyre nga shqiptarë në grekë, jo vetëm në kufijtë eShqipërisë, por edhe nëpër bashkitë e qyteteve të ndryshme tëJugut?

A ka ndonjë shkollë shqipe në Greqi ku jetojnë dhe punojnërreth 400 mijë shqiptarë dhe sa janë në numër këto shkolla?

Sipas saj, këto pyetje mund të përbëjnë objektin edhe tëndonjë interpelance me ministrin e Jashtëm Ilir Meta. Por erëndësishme për Topallin është që qytetarët shqiptarë duhet tënjihen me politikën e qeverisë shqiptare për shqiptarët që jetojnëdhe punojnë jashtë Shqipërisë.

Page 52: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

52

Ajo thekson se, përveçse ka një lloj diskriminimi ndajshqiptarëve nga shteti që i pret, ata diskriminohen edhe ngaambasadat shqiptare në vende të ndryshme, të cilat për njëdokument të thjeshtë i lënë të presin me ditë.

Ky reagim i Topallit vjen menjëherë pas vizitës sëpërfaqësuesit të lobit grek në Amerikë, Nikolas Geixh, i cili uka kërkuar autoriteteve shqiptare të bëjnë edhe njëherëregjistrimin e popullsisë, pasi, sipas tij, vetëm 30 për qind janëminoritarë grekë.

Marrë nga shtypi

Page 53: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

53

Prof. Dr. SHEFIK OSMANIJOVAN MËHILLI, Pedagog

GJUHA SHQIPE DHE PROBLEMET EMËSIMIT TË SAJ NË DIASPORAT

E REJA SHQIPTARE

Fundshekulli i kaluar, ose më saktë dhjetëvjeçari i fundit ishekullit XX dhe fillimi i mileniumit të tretë, në historinë epopullit shqiptar shquhet si periudha e hemorragjisë së madhe,e eksodeve biblike, e largimit, e ndarjes, e ikjes, e lamtumirës, ebraktisjes qëqindra – mijëras h q i p t a r ë v enga Shqipëria.Ikën individëdhe familjarë.Në mjaft rasteedhe trungje tëtëra familjare.U shkulën ngavendlindja etyre, nga trojetetnike kubanonin prej

Page 54: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

54

shekujsh. Preferuan me dëshirë o pa dëshirë të quhen;muhaxhirë, emigrantë, auslendë, refugjatë, mërgimtarë,azilantë, punëtorë krahu etj. Diasporave të vjetra iu shtuan tërejat. Ata që shkuan në Greqi iu aneksuan arbëreshëve tëshekujve XIII, XIV, ata të Italisë iu shtuan arbëreshëve tëKalabrisë e Sicilisë. Por globi është i madh dhe kështu u krijuandiaspora të reja në Kanada, ShBA, Gjermani, Zvicër, vendetSkandinave etj.

Nën shembullin e mërgimtarëve të hershëm edhe mërgimtarëte rinj krijojnë klube, shoqata, nxjerrin gazeta, organizojnë kurse,kremtojnë Ditën e Flamurit, por dalëngadalë ata humbasingjuhën, u errësohen vizionet e vendlindjes, dyzohen. Shkolla ehuaj, mjedisi i huaj, marrëdhëniet, kontaktet dhe jeta e sotme i vëpërpara. U mbetën vetëm simbolet; Flamuri, Gjuha, një pjesë etrungut. Por simboli i përditshëm, simboli që uron, që përgëzon,që identifikon, që ngushëllon, është Gjuha, është Shqipja.

Por si flitet ajo në këto enklava të reja shqiptare? Si dhe sashkruhet?Cila është kurba e ruajtjes dhe trashëgimisë së saj?A e përfaqëson atë ndonjë lob i fuqishëm apo ajo krenohet sinjë relikë e çmuar individësh e pa lidhur me historinë, megjeografinë e vendlindjes etj.?

Ta shohim këtë në diasporën e re shqiptare në Greqi, kuajo numëron afër gjysmë milioni shqiptarë.

Diaspora shqiptare në Greqi

Historia dëshmon se ngulimet shqiptare në vende të huajajanë të vjetra, disa shekullore. Folklori ynë është i pasur mekëngët e kurbetit. Vargjet e tyre me melodinë vajtuese tëbrengosin :

Oh, shka kan’ bjeshkt, o bre që ushtojnë....Oh, muhaxhirt, o bre kah po shkojnë,Oh, kan’lan’tok – o, bre, kan lan’shpi

Page 55: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

55

...Desin n’bor’, o bre, desin në shi – e,Desin pleq, o bre, desin t’ri – e...U desin fmija, bre, nanave n’gji – e...

Çdo krahinë ka thurur dhimbjet e kurbetit me vargje tëdhimbshme, me shpresa të humbura për të mos bashkëjetuarmë. Këtij fenomeni i përket edhe diaspora shqiptare në GreqinëJugore, numri i arvanitasve të së cilës, një shekull më parëarrinte në 200 mijë. Toponime shqipe gjenden tej e mbanë nëtrevat e Greqisë. Të tilla janë: Lagjia Plakë e Athinës, osefshatrat Mazarak, Shalës, Lopës, Dreza, Ferëza, Kryekuqi etj.që përmend edhe autori Petro Furiqi (1878 – 1936). Autorë tëndryshëm që kanë shkruar për ngulimet në këto anë dëshmojnëse arvanitasit ishin punëtorë dhe bujq të aftë, ata nuk u kthyennë bujkrobër. Në veprën e tij “ Politiqi istoria tis eleniqisepanastaseos “ (f. 66) autori T. Pipineli dëshmon, sipas Dh.Grillos, se “ ...gjaku i ri i një populli punëtor vërshoi e u dhaushqim të ri vendësve që merreshin me bujqësi “. Një autortjetër, G. Depingu, shkruan se arvanitët përdornin mirë sipushkën ashtu edhe kazmën. Kjo racë luftarake di të punojëmirë tokën dhe të ecë përpara “.

Kësaj diaspore, në fundshekullin që perëndoi, iu shtua njëdiasporë e dytë shqiptare, pothuajse trefishi në numër i së parës.Shumica dërmuese të rinj. Jo nga një zonë, por nga e gjithëShqipëria. Nuk u ngulën në një krahinë por u shpërndanë nëtërë territorin e Greqisë, nga Korfuzi deri në Aleksandropolis,nga Selaniku deri në Spartë, nga Janina deri në Rodos... Shumëprej tyre nuk njihnin as kush qe Aleksandër Ipsilanti apoBubulina, Teodor Kolokotroni apo Marko Boçari, Xhavella etë tjerë. Ata kishin shkuar për të punuar, për të derdhur djersëne tyre në plantacionet e fermerëve grekë, në ndërmarrjet endërtimit, në metronë e kryeqytetit të tyre etj. Në kohën e lirë

Page 56: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

56

ata grumbullohen në sheshe për tu çmallur me njeri tjetrinduke kujtuar shkollat e tyre në vendlindje, shokët që kanë lënëatje, mësimet që kishin ndërprerë. Duke suvatuar muret endërmarrjeve greke malli i degdiste në Shqipëri...

Vitet kalojnë...Fëmijët rriten. Duan të mësojnë në gjuhën e tyre amtare,

në gjuhën shqipe. Duan të recitojnë Naimin, De Radën, Fishtën,Asdrenin, Çajupin, Mjedën, Kadarenë, Agollin...Por ata tanimëe kanë të vështirë. Kanë nevojë të mësojnë shumë gjëra. Janëgjithsej 42 mijë fëmijë shqiptarë të moshës shkollore, nga tëcilët 22 mijë që i përkasin shkollës së mesme, gjimnazeve eshkollave tekniko – profesionale.

u shkon i gjithë ky kontingjent nxënësish? Çfarë bëjnë 1500mësues emigrantë? Punojnë llaç e mbledhin fruta. Pastrojnështëpitë greke e nanurisin fëmijë grekë. Vërtet ka edhe studentëshqiptarë në shkollat e larta me bursa të NATO –s, ka edhenxënës të tjerë të shkëlqyer që premtojnë shumë si Odise Cenajetj. por ku do të përfundojë kultura, inteligjencia, pasioni,formimi i tyre i përgjithshëm? Ku? Kush kujdeset për ta? Kushdo t’i përkrahë? Kush do t’i integrojë që formimi i tyre ipërgjithshëm t’i shërbejë vendlindjes së tyre, bashkatdhetarëvetë tyre, atdheut të tyre? Ky numër i madh të rinjsh që i përkasinmoshës shkollore, nuk njihet me gjuhën e tij amtare, mehistorinë e vendit të tij, me kulturën shqiptare, me artin dhezakonet e pasura të vendlindjes së tij.

Në vende të tjera ku janë shpërndarë shqiptarët si nëZvicër, Gjermani, Belgjikë, vendet Skandinave, Austri etj. kashoqata të arsimtarëve shqiptarë të emigruar që nëbashkëpunim me filantropistë vendas kanë mundur të ngrenërrjete të tëra shkollash shqipe të mësimit plotësues dhe tëbashkëpunojnë me kolegët e tyre zviceranë, gjermanë,austriakë etj. dhe të përkrahur prej shtetit mikpritës kanë arriturtë përgatisin dhe të botojnë tekste për këto shkolla në bazë tëprogrameve të miratuara nga ministritë e tyre dhe të shtetitshqiptar.

Page 57: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

57

Shkollat shqipe të mësimit plotësues

Cilat janë këto shkolla? Cila është përmbajtja, strukturadhe strategjia e tyre? Shkolla të mësimit plotësues ka pothuajsenë të gjitha vendet ku ka emigracion, kjo konform disa tëdrejtave ndërkombëtare. Diasporat e reja pra duhet të hapinshkolla të mësimit plotësues në gjuhën e tyre amtare. Kështunë shumë vende të Evropës ka shkolla në gjuhën greke, italiane,turke, sllave, spanjolle, portugeze etj. për emigrantët përkatës.Në shumë vende, krahas tyre ka edhe shkolla shqipe të mësimitplotësues. Me dhjetëra shkolla të tilla shqipe ka në të 26kantonet e Zvicrës, në landet e Gjermanisë. Përmbajtja e tyrembështetet në plan – programe të hartuara nga specialistë tëdidaktikës dhe njohës të veçorive që paraqesin proceset emësimdhënies me fëmijët e familjeve të emigruara. Tekstet eshkollave shqipe të mësimit plotësues mbështeten në këtoprograme analitike për klasën I – X, të cilat përfshijnë këtolinja kryesore:

a. Leximi (kl. I – II – III), leximi letrar (kl. IV – VI), letërsiartistike (kl. VII – X).

b. Gjuhë shqipe (kl. II – X)c. Lexime historike (kl. III – X)d. Lexime gjeografike (kl IV – X)e. Kulturë muzikore (kl. I – X)f. Kulturë figurative (kl. I – X)g. Edukim artistik (kl. IV – X)h. Bota shqiptare (kl. IX – X) - Shkrimtarët shqiptarë,

kultura dhe shkenca, arti shqiptar, albanologët për Shqipërinëdhe shqiptarët.

i. Aktivitete të lira (jashtë shkollore)Duke u mbështetur në këto linja synohet:a. Leximi dhe letërsia artistike - Në tri klasat e para mësuesi të ngulë këmbë në aftësimin

nxënësve me shprehitë e të lexuarit drejt , pa gabime,

Page 58: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

58

rrjedhshëm, me theks dhe relativisht shpejt. Nxënësit duhet tëaftësohen që të shkruajnë pastër dhe pa gabime, të mësojnëpërmendësh alfabetin dhe të përdorin mirë shenjat e pikësimit.Në fund të klasës së tretë nxënësit duhet të aftësohen për tëkuptuar mirë përmbajtjen e një pjese të shkurtër dhe për taritreguar atë me fjalët e tyre.

- Në tri klasat e mesme nxënësit duhet të kenë përvetësuarmirë mekanizmin e të lexuarit, të jenë në gjendje të bëjnëdiktime dhe të ndërtojnë hartime të shkurtra, të nxjerrin idetëkryesore nga një pjesë e lexuar dhe të formulojnë vetë pikat eplanit si dhe të ritregojnë me fjalët e tyre çfarë kanë lexuar.Gjithashtu të aftësohen për të shtuar gjëra të reja jashtë tekstit.

- Në tri klasat e larta, duke pasur parasysh se nxënësit kanëfituar njohuri edhe nga shkolla e huaj, duhen aftësuar për tëbërë analizë, për të dalluar stilet, për të pasuruar fjalorin nëpërkatësi edhe me fjalorin e huaj, për të dalluar dhe vlerësuarfigurat letrare etj.

b. Gjuha shqipe. – Është lëndë bazë për formimin gjuhësortë nxënësve..Por, në kushtet tona, sasia e orëve të mësimit ështëshumë e pakët. Disa nocione teorike që janë të përbashkëta meato të gjuhëve të tjera, duhet të fitohen nëpërmjet fjaloritkrahasues dhe zgjidhjes së ushtrimeve. Aparati pedagogjik nëkëtë rast ka vlerë të madhe. Ai duhet të shfrytëzohet prejnxënësit si një mjet pune. Për të arritur këtë, mësuesi duhet tushpjegojë mirë kuptimin e kërkesave. Puna individuale,vetëveprimi dhe vetëkontrolli në këtë lëndë kanë rëndësi tëveçantë. Puna e mësuesit në kontrollin e detyrave ështëdomosdoshmëri për cilësinë e përvetësimit të njohurive nganxënësit. Puna heshtazi këtu merr një vlerë të veçantë. Mësuesiduhet të shfrytëzojë edhe lëndën e leximit për të përforcuarnjohuritë gjuhësore të nxënësve. Lidhja ndërlëndore përmeskëtyre dy lëndëve duhet të jetë organike dhe e vazhdueshme.

c. Leximet historike – Kanë veçorinë e tyre. Puna edrejtpërdrejtë me atë në heshtje është pothuajse në të njëjtënbalancë. Shpjegimi i mësuesit gjatë punës së drejtpërdrejtë bëhet

Page 59: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

59

i kapshëm në se ai ngjall emocione. Nxënësit janë të etur për tëditur për pararendësit e tyre, për të njohur bashkatdhetarët,për të mësuar si duhet folur e çfarë qëndrimi duhet mbajturkur diskutohet për kombin, traditën, trashëgiminë, kulturën,shkencën, artin, duhet të aftësohen për të bërë krahasime,debate etj.

Mësuesi duhet të përpiqet për të zhvilluar te nxënësitbisedën përmes argumentit, faktit historik, dokumentit real,arsyes, gjë që ai do ta arrijë përmes shpjegimit të qartë,konkretizimit të mësimit, referencave etj. Prandaj këtu rëndësika puna e drejtpërdrejtë e mësuesit. Por, ajo mbetet pa vlerënë se mësuesi nuk e udhëheq nxënësin në punën e pavarurindividuale, me metodën e punës në bibliotekë, në shfrytëzimine bibliografive, shtypit mass medies etj.

d. Lexime gjeografike –Kanë edhe ato veçoritë e tyre. Porkëtu puna individuale mund të shfrytëzohet më me efekt.Duhet pasur parasysh se kemi të bëjmë me harta, me pasqyra,me vizatime. Kështu kur ka një orë gjeografie mësuesi duhettë bëjë kombinimin: punë direkte – punë heshtazi, në dobi tëkësaj të dytës. E rëndësishme është se ora e gjeografisë së njëklase nuk duhet të zhvillohet në të njëjtën ditë as me gjeografinëe një klase tjetër dhe as me historinë sepse tërheq vëmendjen.Ajo, sikurse historia, mund të zhvillohen në kohë me kulturënfigurative, ose me gjuhën apo leximin. Kur ka një temë tëngarkuar ajo zhvillohet në orën e fundit me punë direkte (15 –20 minuta), ndërsa klasat e tjera punojnë në heshtje.

e. Kultura muzikore – Do të zhvillohet njëkohësisht në 6klasat (I – VI ose IV – IX)sipas rastit. Megjithatë në çdo tekstjanë paraparë 5 këngë (rreth tre këngë janë të reja, 1 – 2 janëpjesë për figura të shquara të muzikës). Zakonisht këngaplanifikohet për në orën e fundit të ditës mësimore.

f. Kultura figurative. – Punimet që janë planifikuar përkëtë rubrikë kanë shumë funksione: edukimin estetiko – artistik,edukimin patriotik, kanë karakter njohës historik. Ato, pasfillimit të punës në shkollë mund të vazhdohen në shtëpi. Nuk

Page 60: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

60

është e thënë të kufizohemi vetëm në vizatime. Të zhvillohettalenti i nxënësve. Duke u mbështetur në të mund të përdoretplastelina, qëndisja, akuareli,puna e dorës, etj.

g. Lëndët: Shkrimtarët shqiptarë, kultura dhe shkenca, artishqiptar si dhe albanologët për shqiptarët – zhvillohen nëklasën IX – X. Me njohuritë që japin ndihmojnë në formimin enxënësve në kuptimin intelektual. Këto klasa kanë rëndësi tëveçantë prandaj edhe grupi i lëndëve shtrohet në një plan tëri. Puna e pavarur, individuale në këto klasa merr dimensionetë reja. Nxënësi i këtyre klasave duhet të shfrytëzojë nëmaksimum njohuritë dhe shprehitë e fituara në shkollën eshtetit mikpritës. Tema që do të hartojë nxënësi në mbarim tëkësaj shkolle, duhet të vlerësohet me notë të veçantë.

h. Aktivitete të lira .- Shkolla shqipe e mësimit plotësuesnuk mund të konceptohet pa veprimtari jashtëmësimore ejashtëshkollore. Kjo veprimtari, siç e thotë vetë fjala, zhvillohetjashtë orarit mësimor, brenda ose jashtë lokalit shkollor. Ështëe kuptueshme që kjo veprimtari bashkërendohet me atoshkollore dhe i ndihmon ato.

Ky aktivitet ngjall tek nxënësit emocione, nxit nismaindividuale, kalit vullnetin dhe nxit entuziazmin dhe krenarinë.

Gjatë viteve 1994 – 2000 për këtë shkollë janë botuardymbëdhjetë tekste:

- Abetare për nxënësit fillestarë në mërgim- Plotësori i abetares.- Zemra ime I, II, III (libra leximi)- Shkollë e jetë për klasat IV, V, VI.- Leximi im, për klasat III – IV- Shqip – Tekst për nxënësit shqiptarë në mërgim.- Shpresat tona.- Tekstet për shkollën shqipe të mësimit plotësues janë

botuar edhe në Suedi.Në Greqi, ku në mes emigrantëve ka me mijëra nxënës e

mësues shqiptarë, ekzistojnë mundësi të mëdha për tëorganizuar rrjetin e shkollave të mësimit plotësues, me që

Page 61: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

61

përvoja e shkollave shqipe në Gjermani, Zvicër, Belgjikë,Holandë, vendet Skandinave është mjaft e pasur.

Nëse do të dëgjonim kërkesat e fëmijëve të privuar ngamësimi i gjuhës shqipe në shkolla, në se do të dëgjonim lutjet etyre të shprehura në tubime, takime, festa etj. do tëbrengoseshim edhe ne dhe nuk do të mbetnim të ndjeshëm.Janë njerëzore, të sinqerta dhe shumë kuptimplota kërkesat enjë fëmije 13 vjeçar i cili me rastin e Vitit të Ri 2001 iu drejtuaprindërve, politikanëve dhe bashkëmoshatarëve të vet që ishintubuar në ambasadën shqiptare në Athinë, me këto fjalë.

“- O prindër! Ju punoni për ne, lodheni, mundoheni dhedjersitni, por ju lutem mos i shpenzoni të tëra forcat në punë.Leni pak forca që të merreni edhe me ne, na flisni më shumë ena mësoni gjuhën tuaj, gjuhën tonë, gjuhën amtare shqipe.Bëni çmos që të mos e harrojmë atë.

- O pushtetarë! O politikanë! Kini mëshirë për ne që pohumbim nga dita në ditë gjuhën tonë, që historia na tregon see kemi trashëguar brez pas brezi. Bëni diçka që të mos mbetemitë verbër. Na organizoni kurse, shkolla që t’ju kujtojmë se nakeni ndihmuar për t’i thënë bukës - bukë dhe ujit – ujë, nënës– nënë dhe unit – shqiptarë.

- O shokët e mi! O bashkëmoshatarët e mi! Të bëjmë çmossecili nga ne që ta mësojmë gjuhën e bukur shqipe, ta ruajmëatë, ta flasim atë, ta shkruajmë atë se ajo është më e bukuranga të gjitha gjuhët e tjera të botës.”

Prill 2001

(Botuar për herë të parë në shtypin e emigracionit në Greqi.Botohet sipas origjinalit që ruhet në arkivin e Këshillit Pedagogjik.)

Page 62: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

62

GJUHA SHQIPE ËSHTË E BUKUR...

Profesor! Jemi këtu në një seminar ku pasqyrohet rruga emundimshme drejt gjuhës shqipe në emigracion. Do të desha njëpanoramë të jetës suaj në fushën e pedagogjisë, si i hyre pedagogjisëdhe si arrite të jesh një ndër njerëzit më të nderuar të kësaj fushe?

Pedagogjia nuk ka qenë ëndrra ime. Unë kam mbaru liceklasik. Në lice mësonim gjuhën latine dhe gjuhën greke. Shumëkujtime kam prej asaj kohe, në mënyrë të veçantë përpedagogët e mi të cilët kanëqenë me të vërtetë të nivelit tëlartë. Për shembull greqishtenme tekstin e shkruan ngaKsenofonti e kemi bë mePashko Gecin. Kemi bë edhelatinishten me Pashko Gecinfillimisht dhe pastaj me HenrikLacin dhe me të tjerë. Duke bëkëto ne kemi marrë një kulturëtë veçantë për zhvillimin eletërsisë dhe mënyrën evlerësimit të punimeve. Muamë kujtohet se vepra e madheose një nga kryeveprat eHomerit, Iliada, është përkthyer në gjuhën shqipe. Ne kemi bëpër shembull këngën e njëzetekatër dhe mu më kujtohet vrasjae Hektorit e përkthyer ma bukur në dialektin gegë, veçanërisht

Page 63: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

63

në njëmbëdhjetë rrokshin e parë. Dhe thotë: “ Hektor im bir tëlutem kij ti mëshirë për mua...” Është e ama që flet tani, ështëHekuba në mos u gabofsha se atje kanë ardhur për me u lutëqë të kthehet brenda ledheve të Trojës edhe e ama Hekuba,edhe i ati Priami, edhe e shoqja – Andromaka. E ama i zbulongjirin dhe i thotë “ Hektor, im bir, të lutem kij ti mëshirë përmua. Ndero... (vazhdon për afro dy minuta vazhdoi të recitojëvargjet e bukura homeriane).

Është e gjë e bukur, shumë e bukur. Ne e kemi studiuar menjë dashuri shumë të madhe dhe na vjen keq që grekët nuk ulejojnë për shembull çamëve dhe shqiptarëve të tjerë të mësojnëgjuhën shqipe sepse gjuha shqipe është e bukur, jashtëzakonishte bukur. Po të dëgjosh për shembull vargjet e Fishtës, vargjet eNaimit, vargjet e Mjedës asht bukur. Fishta thotë në një vend.

Dersa të mundem me ligjërue dhe gjallë me frymë un jam kurrë Shqypni s’kam me t’harrue edhe n’vorr me t’përmend kam.

Janë fjalë të bukura këto. Por jo vetëm ato por edhe të tëtjerëve.

Ku jeni mbështetur për të bërë tekstet e mësimit plotësues tëgjuhës shqipe?

Unë kam bërë tekstet për gjuhën shqipe të mësimitplotësues. Për këtë kam shkuar vend për vend. Kam shkuar nëItali. Kam kenë në Zvicër, kam kenë në Gjermani, në Belgjikë,Holandë. Të gjitha këto i kam shëtitë, bile jo vetëm këto porkam qenë edhe në Kajro, edhe në Suedi dhe kam pa edheshkollat ku mësohet gjuha shqipe. Fatkeqësisht ne nuk kemitekste tamam si duhen për këtë shkollë. Ne flasim me të drejtëpër internetin, bota ka përparuar, por ne duhet t’i mësojmë tëgjithë, të gjithë nxënësit të cilët janë me internet e pa internet.Ata duhet të mësojnë të kaluarën e tyre, të mësojnë gjuhën

Page 64: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

64

shqipe, të mësojnë kush ka qenë Skënderbeu. Të mësojnë çfarëthonë të huajt për ne, çfarë thotë për shembull Johan GustavMajeri, çfarë thotë për shembull Holget Peterseni, çfarë thotëJohan Turmani. Këto duhet me i ditë. Kemi shumë sende përtu thanë. Do të na thonë neve për shembull se sa shqiptarët ekanë ndihmuar Evropën. Mjafton lufta që ka bë Skënderbeu,qëndresa e tij, forca e tij që u vu kufirin ushtrive osmane qëaskush nuk mund tu delte përpara. Skënderbeu i ndaloi dhe isolli një shërbim të madh Evropës. Ato u zhvilluan normalishtnë sajë të luftës që bëri Skënderbeu. Besoj që të gjitha këtoduhen reflektuar.

Jeni takuar këtu me shumë mësues që kanë ardhur nga Greqia.Çfarë morët nga prania e këtyre në këtë seminar?

Ky është një seminar vazhdim i seminareve të tjerë. Pornga seminari i Bernës që është bërë në vitin 2003, nga seminarii Prishtinës që është bërë në 2005-n, në mos u gabofsha dhe aii Prizrenit ky ka një rëndësi të madhe për arsye sepse kemi njëtubim mbarëshqiptar por duhet të kemi parasysh që edhe atëqë duhen tekstet, duhen plan-programet.

Mendoni që duhet të kalojmë nga seminaret teorike nëveprimtari praktike të të mësuarit të gjuhës shqipe?

Për shembull po marrim plotësorin e Abetares. Gjuhashqipe ka 36 tinguj fonema. Dhe duke pas 36 tinguj ai duhetqë të 36 tingujt, pavarësisht se mëson në Itali ose në Gjermani,Zvicër, Danimarkë, Greqi vende që kanë nga 24 fonema, tinguj.Këto tinguj nuk mjaftojnë me e shqiptuar tamam si duhetgjuhën shqipe. Kështu që duhet me punuar me plotësorin eabetares. Ne mendojmë dhe kam bë para gjashtë vjetësh nëGjermani plotësorin e abetares. Por për të qenë i saktë, për tëqenë në se kam të drejtë me e bë këtë apo jo unë kam marrëedhe katër mësues të tjerë, që dy janë këtu e dy nuk janë këtutë cilët i kam pyetur dhe kemi bërë një proces verbal dhe ata ikanë mësue edhe tinguj të cilët nuk i ka gjuha gjermane. Në të

Page 65: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

65

njëjtën kohë kam parë se nuk mjafton një orë mësimi i gjuhësshqipe me klasa të bashkuara. Por ne duhet t’u bindemi atyreligjeve që ka shteti mikpritës.

Çfarë mendoni se duhet të bëjë shteti shqiptar?Ka plot sende që duhet të bëjë. Duke njohtë gjendjen ai

nxjerr edhe detyrat. Këto detyra duheshin zbatuar që mapërpara. Ne shkolla shqipe të mësimit plotësues kemi pas edhetridhjetë vjet ma përpara por ato shkolla ishin në luftë për meu shkëput nga Jugosllavia. Dhe këtë punë e bënin vetëmshqiptarët e Kosovës. Këtë duhet ta bëjnë edhe shqiptarët eShqipërisë.

Cila është vepra juaj në fushën e gjuhësisë dhe të pedagogjisë?Unë në fakt jam didakt. Unë kam shkruar edhe monografi,

kam shkruar edhe tekste mësimit, kam bë edhe fjalorin epedagogjisë i cili është i pari fjalor i pedagogjisë në gjuhënshqipe. Fjalori, në atë kohë që u botua ishte një guxim i madhpor latinët thonë...guximtarët i ndihmon fati.

Si guxove ta bësh këtë?Nga nevoja, ajo më shtyni.

A mendoni për një botim të dytë të tij?Botimi i dytë donë punë për arsye se për atë fjalor unë

kam punuar 15 vjet. Dhe së bashku me mua ka punuar edhegruaja ime. Ajo i shtypte dhe i redaktonte.

Cila është vepra juaj më e dashur?Janë shumë. Për shembull “Reflekse etnopedagogjike”

është botuar vëllimi i parë dhe tashti do të botohet edhe vëllimii dytë. Aty janë 42 autorë të cilët dëshmojnë se shqiptarët kanëpunuar edhe për pedagogjinë. Ne nuk jemi popull i pakulturë.Ne jemi një popull i kulturuar, një popull që kemi hëngër medhëmbë diturinë. Ne i kemi hapur shkollat kur nuk na lejonte

Page 66: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

66

as turku, as greku dhe as serbi. Ne i kemi hartuar ato si vepër.I kemi hapur shkollat, i kemi botuar tekstet. Ka plot sende.

Çfarë do tu uronit mësuesve që punojnë në Greqi në vitin e rishkollor?

Do t’u uroja që nxënësit shqiptarë që janë atje, se atje janënja 650 mijë emigrantë normalisht, që njihen, çka do të thotëse ne kemi mbi njëqind mijë nxënës, ato të mos asimilohen siçnuk janë asimiluar të parët e tyre.

Çfarë duhet konkretisht të bëjnë?E para e punës me zbatuar ligjet ndërkombëtare çka do të

thotë të hapen shkollat, të botohen tekstet, të dërgohen abetaret,të bahet fjalori plotësor i abetares, të botohen tekste historie, tënjihet historia e Shqipërisë dhe ndihmat që i ka dhanë ShqipëriaGreqisë.

Durrës, korrik 2007

Page 67: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

67

SA LARG JEMI PËRBALLË“GJUHËS SË NËNËS”?

- Shënime nga seminari i parë i 16 marsit 2008 memësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi

E kam ndjekur për disa vite radhazi problemin më tëmprehtë për të ardhmen e brezit të ri të emigrantëve në fushëtë vlerës së fjalës shqipe, të të shkruarit dhe të folurit shqip, tëasaj që shprehet me dy fjalë që përbëjnë enciklopedi “GJUHAE NËNËS”. Sa pranë dhe sa larg jemi përballë “Gjuhës sëNënës”?

E kërkova përgjigjen e kësaj pyetjeje në një seminar

Page 68: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

68

kombëtar (në kuptimin e plotë të fjalës pasi pjesëmarrësit ishinmësues mërgimtarë në Evropë nga Kosova dhe Shqipëria) nëseminarin për mësimin plotësues të gjuhës shqipe zhvilluar nëkorrik të vitit të kaluar në Durrës,

E kërkova në referatet dhe kumtimet, nga Kosova kryesishtdhe nga Shqipëria anësisht.

E kërkova në një sërë bisedash me mësues të thjeshtë të“Gjuhës së Nënës” që nga shtetet skandinave e deri në shtetete Evropës Qendrore; Gjermani, Zvicër, Francë, Austri, Anglietj. Bisedat i kam bërë publike nëpërmjet gazetës “Emigranti “në hapësirën kohore të disa muajve.

U befasova me hapat që kishin bërë ata mësues e mësueseemigrante në mësimin plotësues jo vetëm të të shkruarit dhelexuarit të “Gjuhës së Nënës”, por edhe të hapësirës që ajokrijon për njohjen e botës shqiptare, njohjen e historisë dhegjeografisë, të kulturës dhe të traditave, të këngëve dhe valleve,të vlerave të një vendi dhe një populli të vjetër sa edhe njerëzimii kontinentit evropian. Më bëri përshtypje se të mësuarit shqipniste nga klasa e parë për të përfunduar në klasën e 11 – të.

Por ajo që më tërhoqi më shumë dhe, edhe sot tund kokënmendueshëm, ishte organizimi dhe drejtimi i këtyre shkollave(thoni po të doni edhe kurse) të mësimit plotësues të gjuhësshqipe nga një dorë, nga Ministria e Arsimit e Kosovës. Kosovaatëherë nuk ishte ende e pavarur, megjithatë institucionikryesor i arsimimit ishte i lidhur me mësimin e shqipes nëhapësirën evropiane po aq sa ishte i lidhur me mësimin nëhapësirën kosovare. Tani Kosova është e pavarur dhe jam isigurt se kjo pavarësi do t’i japë një vrap të ri mësimit të gjuhësshqipe në emigracion.

Kur mësuesit nga hapësira e emigracionit shqiptar në Greqiparaqitën vetveten, faktin që ata japin mësim sikur të ishin nëpushtimin osman, në bodrume e dhoma pa dritë dielli, faktinse ata japin mësim vullnetarisht siç jepnin mësim mësuesitshqiptarë në fund të viteve ’40, natën, nën dritën e kandilitdhe të pishës për fshirjen e analfabetizmit edhe në moshat e

Page 69: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

69

mëdha...një mësues nga Finlanda u ngrit dhe u bëri thirrjeautoriteteve të të dy ministrive të arsimit, të asaj të Shqipërisëdhe asaj të Kosovës. “Mos na shikoni ne por shikoni mësuesitdhe fëmijët e vegjël në Greqi që rrezikohen të humbin plotësishtgjuhën e nënës“.

E dëgjova drejtpërdrejt atëherë këtë thirrje dhe e përcollanë ligjëratë të drejtë.

Pas saj trokita dy herë në dyert e Ministrisë sonë të Arsimit,në derën e Ministrit dhe të drejtores së kutikulave. Nuk muhapën. I lashë “zëdhënëses së shtypit” një fletë me dhjetë pyetjenë adresë të Ministrit Pollo dhe të drejtores së kutikulave ku nëthelb kërkoja se çfarë po bëhej me atë që ata thanë dhepremtuan në seminarin kombëtar të Durrësit. Nuk u përgjigjendhe, edhe sikur të shkoj edhe dhjetë herë të tjera nuk do tëpërgjigjen.

E bëra këtë hyrje për të dalë tek një veprimtari e mësuesveemigrantë, të atyre mësuesve e mësueseve që sakrifikojnë tështunat dhe të dielat, atë hapësirë të vogël kohe që kanë ngapunët e rënda të emigrantit dhe emigrantes për tu mësuar

Page 70: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

70

fëmijëve “Gjuhën e Nënës” PA SHPËRBLIM.Fjala është për “SEMINARIN E PARË ME MËSUESIT E

MËSIMIT PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE NË GREQI”,synimi i të cilit ishte krijimi i horizonteve të reja për mësiminplotësues të gjuhës shqipe.

Ishte qendra edukative “PORTA“ me drejtues çiftinsimpatik amerikan Robert dhe Xhenis Njuell ajo që vuri nëdispozicion mjediset e veta për zhvillimin e seminarit ashtu siçka vënë në dispozicion një klasë me të gjitha mjetet mësimorepër mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët emigrantë, klasë e ciladrejtohet nga mësuesja dhe veprimtarja e dalluar FluturaTafilaku.

Jovan Mëhilli, drejtues i Këshillit Pedagogjik, këshill i ciliështë formuar në mjediset e seminarit kombëtar të mësimitplotësues të gjuhës shqipe në korrik 2007 në Durrës, bëri njëpasqyrë të hapave që janë bërë deri tani dhe punën që duhetbërë për shpejtimin dhe shumimin e të mësuarit të shqipes ngafëmijët emigrantë në të gjithë hapësirën greke. Theksi tëveçanta vuri ai edhe në aktualitetin e ditës, Pavarësinë eKosovës dhe “njohjen“ nga ana e fëmijëve të kësaj Pavarësienëpërmjet njohjes së gjeografisë dhe historisë së kësaj treve tëmoçme shqiptare.

Jani Vaso, mësues i vjetër u përcolli të pranishmëve disanga vlerat e mëdha që kanë përcjellë mësuesit për mësimin egjuhës shqipe.

Novruz Abilekaj, mësues dhe metodist u ndal në mozaikune programeve të zbatuara dhe në domosdoshmërinë e zhvillimittë mësimeve me një program të vetëm.

Më tej u kalua në përvojë dhe në mendime të mësuesve tëardhur jo vetëm nga Athina por edhe nga Selaniku, Volosi,Larisa etj.

Teuta Rushiti, duke përcjellë përvojën e saj nga Volosi undal veçanërisht në punën vetëmohuese që ka bërë dukepërshtatur programet e shkollës shqipe në Shqipëri në kushtete atyre pak orëve mësimi që ka në dispozicion mësuesi dhe

Page 71: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

71

nxënësi gjatë dy orëve të fundjavës.Valbona Hystuna solli përvojën tashmë të gjatë të mësimit

plotësues të gjuhës shqipe në Selanik, në “ shkollën e parë “ tëhapur për fëmijët emigrantë.

Liliana Dusha do të ndalej tek kënga dhe muzika shqipe,aq të nevojshme dhe aq të domosdoshme për edukiminatdhetar të fëmijëve emigrantë. Margarita Vero dhe DhimitraMalo do të ngrinin disa probleme që lidhen me kujdesin e shtetitdhe të përfaqësive të tij në Athinë, Selanik e Janinë, tëambasadës dhe konsullatave, roli i të cilëve është vetëm ai idisa abetareve dhuratë për kurset fillestare të mësimit plotësuestë gjuhës shqipe.

Seminarin e përshëndeti dhe e ndoqi deri në fund sekretarii Ambasadës Shqiptare në Athinë z. Niko Kacalidha.

Më pas do t’i vijë radha një mësimi të hapur, FluturaTafilakut në krye të klasës së saj me djem e vajza të moshës sëciklit të ulët që e nisin mësimin me këngën e flamurit për tavazhduar me udhëtimin imagjinar nga Athinë në drejtim tëvendlindjes së tyre (një fëmijë “udhëtoi” nga Athina deri nëKukës), me këngë njëra prej të cilave “Globi rrotullohet” ukëndua në kor nga fëmijët dhe mësuesit në seminar, për tëpërfunduar me dhuratat simbolike periodike...

Më pas tavolinat e seminarit dhe të mësimit vihen në njëradhë të gjatë rreth të cilave ulen të gjithë mësuesit në një drekëku kënga dhe humori i dhanë një tjetër dimension këtij tubimitë parë të mësuesve në emigracion, tubim i cili së dyti do tëzhvillohet në Selanik.

Në numrat në vazhdim të gazetës “Emigranti” do tëpërcjellim përvoja dhe biseda me mësuesit që morën pjesë nëseminar.

Page 72: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

72

GJUHA SHQIPE NË NJË LEKSION PUBLIK

Dy javë më parë më pat ngjallë kureshtje një intervistë enjë titullari të lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme kur quantediasporë “shqiptarët që jetojnë, punojnë e veprojnë në shtetetë ndryshme” çka më bëri të pyes: Mirë unë që jam ikanak dheikanakut e gurit të shkulur mund tu vesh çdo llagap e nofkë qëtë duash po ata të ambasadës sonë që “punojnë e veprojnë nështete të ndryshme” çfarë taksirati kanë që të quhen diasporë?

Nuk mu ndej ndaj edhe shpreha mendimin tim për këtëdhe për probleme që lidhen me ikanakët shqiptarë tëfundshekullit XX.

Nuk mu ndej as kur javën e kaluar lexova leksionin “Gjuhashqipe, shteti shqiptar dhe qytetari shqiptar” shkruar nga njëtitullar tjetër i lartë, përfaqësues i shtetit shqiptar.

Në shënimet e mia nuk bisedova thjesht me Drejtorin eInstitutit Kombëtar të Diasporës z. Flamur Gashi ashtu siç nukdua të bisedoj në shënimet e mëposhtme thjesht me Ambasadorine Republikës së Shqipërisë në Athinë Dr. Vili Minarolli. I respektojtë dy për vlerat intelektuale që kanë dhe për detyrën shtetëroreqë u është ngarkuar. Shënimet e mija lidhen thjesht me “prangat”që i lidhim (me dashje apo pa dashje) emigrimit shqiptar, tëvjetrit në përgjithësi dhe të riut në veçanti.

BOSHTI IDEOLOGJIK

Më lart e cilësova shkrimin e Dr. Minarollit “leksion”. Zoti

Page 73: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

73

Minarolli dhe unë (një moshë kemi) jemi pjesë e atij brezi qësiç ka thënë dikur Berisha jemi “bashkëvuajtës dhebashkëfajtorë” për kohën që jetuam e punuam. Ai ka qenëmësues për tridhjetë vjet. Unë e kam pas këtë fat vetëm përpesë vjet. Në atë kohë ishim të detyruar që edhe në matematikë,fizikë, kimi etj. në mësim të fusnim “ boshtin ideologjik “ dhetë thonim “Matematika paraçlirimit ishte në mjerim të plotë...kurse me ardhjen e pushtetit popullor dhe të Partisë së Punësme në krye...”

Atëherë ishim të detyruar ta bënim këtë në pozicionet qëkishim; si mësues, gazetarë, lektorë, kudo e kurdo. Po sot, kurjemi në një shoqëri të lirë dhe kur aspirojmë për një demokracitë gjerë e të thellë pse e ngarkojmë veten me slogane të së njëjtësnatyrë? Pse një intelektual i formuar, një ambasador i një vendie fillon “leksionin” me shprehjen: “Një fenomen i zakonshëmi botës me zhvillime të ndryshme ekonomike me një specifikëtë veçantë për Shqipërinë e shqiptarët, që ideologjia dhemarrëzia e komunizmit i la të varfër ekonomikisht dhe i izoloinga bota”? Pse ne “ bashkëvuajtësit dhe bashkëfajtorët “duhett’i përcjellim brezit të ri, vend e pa vend, një fenomen që ështësa shqiptar po aq edhe aziatik, afrikan apo amerikano jugor?A nuk ndodh që Detin Mesdhe ta kalojnë çdo ditë qindraaziatikë e afrikanë një pjesë e të cilëve përfundon në fund tëdetit? A nuk ndodh që shteti më i fuqishëm ekonomikisht nëbotë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përballet ditë përditë(madje të planifikojë edhe klone me tela elektrikë) me Meksikëndhe meksikanët e varfër?

Emigracioni është një fenomen me moshën e njerëzimit.Kush ka kaluar nëpër sistemin shkollor 7 – 8 apo 9 vjeçar nukka se si të mos dijë për dyndjet barbare apo sllave në Evropë,për dyndjet evropiane, aziatike apo afrikane në kontinentinamerikan dhe atë australian. Bota njerëzore ka qenë, është dhedo të jetë gjithmonë në lëvizje...

Emigracioni shqiptar, në krahasim me emigracionethistorike, veçanërisht ai i fillim viteve ’90 ka një specifikë që

Page 74: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

74

nuk e ka, dhe ndoshta nuk do ta ketë, asnjë ikje masivenjerëzore, asnjë emigracion. Shqiptarët vërshuan në perëndimme një nivel arsimor dhe kulturor që nuk e ka pas asnjëemigracion tjetër. Niveli arsimor i ikanakëve shqiptarë ishteafër shkollës së mesme. Në një vrojtim që kam bërë shtatë vjetmë parë në fshatin Agio Giorgiu Feron të Volosit në 58 vetë tëmarrë emër për emër, 29 ishin me arsim të mesëm të mbaruarkurse pjesa tjetër me arsim të mesëm të pambaruar, osemesatarisht të gjithë me 10 vjet arsimim. Ata punonin nëbujqësi dhe ishin të gjithë nga zona të thella malore, kryesishtnga Sllova dhe Kalaja e Dodës e Dibrës por edhe nga malësiae Elbasanit, Kurbinit etj.

Nisur nga ky realitet dhe realiteti i arsimimit në Shqipëri(realitet që edhe z. Minarolli, edhe unë dhe të gjithë e njohimmirë) nuk jam dakord me atë që thotë Dr.Vili kur pyet dhevetëpërgjigjet “ A kishin vështirësi fëmijët tanë kur erdhën nëGreqi pasi kishin bërë disa vite shkolle në Shqipëri, veçvështirësisë së parë të mosnjohjes të gjuhës greke? Ndodhi edhenjë e vërtetë tjetër, që fëmijët tanë kishin në përgjithësi përparimmë të mirë se ata grekë. Nuk është se ishin më të zgjuar, porshkakun duhet së pari ta kërkojmë tek interesimi më i madh iprindërve shqiptarë për mbarëvajtjen e fëmijës në mësime dhenë punën më cilësore të mësuesve në Shqipëri, megjithëse nëkondita pune më pak komode se kolegët e tyre në Greqi,veçanërisht në drejtim të pagës së ulët. “

Por, le t’i lëmë mënjanë “boshtet ideologjike”, “boshtin ekuq m.l”, “boshtin blu PD”, “boshtin rozë PS” dhe le të vëmënë qendër “BOSHTIN KUQ E ZI”, i vetmi bosht rreth të cilitduhet të mblidhen shqiptarët pa “dallim partie, feje, krahine eideje”.

HUMBJA DHE HUMBËSIT E SHQIPES

“Çështja që dëshiroj të trajtoj dhe pse jo të diskutoj edheme ata që e shohin me interes këtë temë, e nis “leksionin” z.

Page 75: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

75

Ambasador, është çështja e mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijëtshqiptarë këtu në Greqi. Problemi mund të shtrohet edhe nëpërgjithësi, pse jo, por rasti i Greqisë ka një specifikë që mundtë ketë një afërsi vetëm me Italinë për shkak të përqendrimit tëmadh të shqiptarëve në këto dy vende”.

Është fakt historik që në Greqi dhe në Itali ka pas dhe kanjë numër të madh ikanakësh shqiptarë të cilët falë fqinjësisëmë të afërt tokësore dhe detare por edhe falë fqinjësisëshpirtërore e lidhur historikisht me të qenët popuj për shumëshekuj nën të njëjtën Perandori (Romake, Bizantine apoOsmane) dhe shkëmbimit me njeri tjetrin në ditë zie të një“grushti me miell”. Por gjithashtu është fakt historik që qarqetë caktuara të lidhura me shtetin, klerin etj. shqiptarët ikanakënuk i kanë trajtuar njëlloj.

Në Greqi ka një popullsi të tërë që edhe pas 6 – 7 shekujshikje ruajnë në familje gjuhën shqipe, e përcjellin atë brez pasbrezi. Për mësues ata kanë nënat dhe baballarët, gjyshet dhegjyshërit. Është e njohur gjithashtu që kryengritja popullore eviteve 1823 – 1828 si shtyllë të palëkundshme dhe udhëheqjetë pa kompromis kishte shqiptarët ikanakë apo siç quhen nëliteraturën historike arvanitët. Mund të thuhet pa hezitim sepa arvanitët dhe gjeneralët e mëdhenj arvanitas (monumentetnë bronc të të cilëve shtrihen në parkun “Pedhiu Areos” nëqendër të Athinës), pa ndihmesën masive të arvanitëve Greqianuk do ta fitonte pavarësinë as në shekullin XX. Të gjithë edinë (nën surdinë) se në parlamentin e parë pas revolucionitgrek të mbledhur në Nafplio u ngrit në diskutime (dhe u la përtë në “kalendat greke”) problemi i dy gjuhësisë, asaj greqishtdhe shqip, gjuhë kjo e fundit që deri vonë ka qenë pjesë e fjaloritnë marinën tregtare dhe luftarake greke.

Në Greqi nuk iu la vend njohjes dhe përdorimit të gjuhësshqipe, “gjuhës arvanite”. Në Greqi nuk u hap asnjë shkollënë gjuhën shqipe, në gjuhën e vendasve, as për arvanitët dheas për shqiptarët e veriut të vendit.

Në shënimet e mia kam përdorë ndonjëherë një shprehje

Page 76: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

76

që një arvanitas taksixhi ma patë hedhë si një sfidë tronditësenë një udhëtim të shkurtër nga Neo Kozmosi në Kato Patisiatë Athinës. Ai më tha:

“Na jeshëm skipëtarë një qind për qind, po greku na thithi.Nuk na la të vazhdonim skolinë dhe nuk mundëm me mësuedhe me shkrue gluhën tënë. Edhe juve kështu do t’ju ndodhë.Fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën e mëmës, nuk kanë disirë tëkëthenenë në Skipëri, do bënenë grekër si na…”

Në hapësirën kohore 1913 – 1960, sipas një studimi “përpërdorim të brendshëm “ të vitit 1981, pas prerjes makabre tëShqipërisë nga fuqitë e mëdha dhe sidomos pas referatitfamëkeq të akademikut serb Vasa Çubrilloviq (Shpërngulja earnautëve) dokumentohet se nga trojet etnike shqiptare në Maltë Zi, Kosovë, Maqedoni dhe në të ashtuquajturën Serbi eNgushtë janë dëbuar me forcë në drejtim të Turqisë mbi njëmilionë shqiptarë. Dëbime në adresë të Turqisë ka pas edhenga zona e Çamërisë. Sipas burimeve turke (cituar edhe ngaz. Gashi) në hapësirën gjeografike turke janë 5 - 6 milionëshqiptarë.

Nga studimet e bëra, me përjashtim të komunitetit arbëreshnë Itali ku gjuha shqipe është ruajtur dhe trashëguar jo vetëmme gojë por edhe me shkrim dhe falë hapësirës së krijuar ngashteti italian atje funksionojnë shkolla në arbërisht deri në niveluniversitar. Në tërë hapësirën tjetër ku janë vendosurshqiptarët ka ndodhur procesi i asimilimit të thellë. Njerëzitmburren se kanë gjak shqiptari por nuk e flasin gjuhën shqipe.Dhe shkaku pse nuk e flasin dhe shkruajnë gjuhën shqipe ështëmungesa e shkollimit në gjuhën e nënës dhe të babait.

Pasi bën një panoramë të gjendjes së emigracionit shqiptarnë Greqi duke pohuar se “janë qindra e mijëra fëmijë shqiptarë,kryesisht të moshës 12 vjeç e poshtë që nuk dinë as të shkruajnë,as të lexojnë...as të flasin” z. Minarolli na zbulon se “gjuhaështë një nga elementët që përcakton kombin”, thënie e cilamë kujtoi leksionin e një gjeorgjiani të pushtetshëm përpërcaktimin e kombit.

Page 77: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

77

SHOQATAT - NJË PASURI QË DUHEN VLERËSUAR

Ndërsa thotë se “ky problem është aktual përparastrukturave të shtetit shqiptar”, lektori e përcjell barrën nëkurrizin e emigrantëve. “Në kushtet aktuale, për qytetarëtshqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi prej disa vitesh,përgjegjësia individuale duhet të jetë parësore”. Duke dashurtë argumentojë “përgjegjësinë individuale”, autori në vend tëargumenteve na jep fragmente teorike të tipit: “Arsimi ështëtërësia e njohurive shkencore e sociale që e merr fëmija...” dukee detyruar “auditorin” të dremisë gjatë.

Kur teorizimi i gjatë përfundon me shprehjen: “Pra, nëprocesin e arsimimit të fëmijëve tanë në emigracion, ajo që umungon është gjuha dhe leximi shqip”, auditorin e zgjon sulmindaj shoqatave dhe përfaqësuesve të tyre çka të duket vetja senuk je tashmë në një auditor universitar por në një seancëparlamentare ku njëra palë sulmon tjetrën.

“Këtu del, thotë z. Minarolli se sa pa baza janë pretendimete atyre të ashtuquajtur përfaqësues të shqiptarëve në emigracionqë ngrenë problemin e hapjes së shkollave në gjuhën shqipe,nga ana e shtetit shqiptar këtu në Greqi. Së pari ata përdorinkartën e nacionalizmit në mënyrë abuzive dhe së dyti ata nukdinë së ç’është arsimimi dhe së treti i bëjnë llogaritë pa“hanxhinë”.

Më vjen keq z. Minarolli por këtu më duket se e keni kaluarkufirin e etikës. T’i thuash fjala vjen Jovan Mëhillit, një njeri qëtë paktën prej tetë vjetësh e kam parë të trokasë në dyert eshtetit dhe të institucioneve shkencore e arsimore të vendit përarsimimin e fëmijëve shqiptarë në Greqi, t’i thuash atij dhe tëtjerëve (kushdo qofshin) “të ashtuquajtur përfaqësues tëshqiptarëve në emigracion”, apo “nuk dinë se ç’është arsimi”është jo thjesht mungesë etike. Shoqatat shqiptare në Greqi,pavarësisht nga vërejtjet e bëra dhe dëshira që ata të jenë “tëpërkryera” janë një pasuri e jona që duhet vlerësuar erespektuar.

Page 78: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

78

Pasi i le mënjanë “dy të parat” ai e fillon argumentin “ngakjo e fundit” d.m.th “i bëjnë llogaritë pa hanxhinë”.

Nga pozitat e “hanxhiut” ai përsëri vazhdon të tjerëleksionin e tij në furkën pa bashkë duke thënë se “shtetitshqiptar do t’i duhet të hapë më shumë shkolla në Greqi se sanë Shqipëri” shkolla të cilat “do të mbaheshin me buxhetin eshtetit. Po ç’është buxheti i shtetit shqiptar?...”

Leksioni përsëri vazhdon gjatë duke folur për shkolla,laboratore, libra, ndërtime...për të përfunduar përsëri me sulm,dhe përsëri mbi shoqatat dhe krerët e tyre. “...Mendoj searsyetimet e mësipërme janë të mjaftueshme për të hequr ngalista e kërkesave të kryetarëve të shoqatave në Greqi, kërkesënpër të hapur shkolla për fëmijët e shqiptarëve që jetojnë epunojnë në Greqi” .

SHQIPTARËT NË “NGASTRA”

Duke lexuar “leksionin” e z. Minarolli të vjen në gojë njëshije e thartë kur midis rreshtave ke përshtypjen e ndarjes sëshqiptarëve në dy hapësira gjeografike. Nuk e kam fjalën përndarjen që na e kanë imponuar të tjerët nëpërmjet traktatevetë njohura si ai i Berlinit dhe i Londrës, në ndarjen në shqiptarëtë Shqipërisë dhe shqiptarë të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisëapo të Serbisë së Ngushtë. Nuk e kam fjalën as për ndarjen në“Jug” e në “Veri” që bëri krahë nga mesi i dhjetëvjeçarit tëkaluar. Fjalën e kam për ndarjen në “Shqiptarë që punojnë ejetojnë në Shqipëri” dhe në “Shqiptarë që punojnë e jetojnë nëemigracion”, në “Shqiptarë të varfër në Shqipëri” dhe në“Shqiptarë me kushte më të mira ekonomike se sabashkatdhetarët e tyre”, në përgjegjësinë e shtetit për tëndërtuar shkolla e për të zhvilluar arsimimin e fëmijëve nëShqipëri dhe në largimin nga përgjegjësia e shtetit për arsimimine fëmijëve jashtë Shqipërie. Madje, më duket se në prononcimine z. Minarolli për këtë problem krijohet përfundimisht një ndarjee shqiptarëve ku shteti paska përgjegjësi vetëm për një pjesë të

Page 79: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

79

shtetasve të tij, një ndarje në “fëmijë të nënës” dhe në “fëmijëtë njerkës”.

Emigrantët e rinj shqiptarë ende nuk janë bërë “diasporë”,siç na quan pa të drejtë z. Gashi, nuk janë as të ndarë ngashqiptarët në Shqipëri. Që të bëhen diasporë dhe të ndahennga shqiptarët në Shqipëri duhen vite, dekada të tëra, duhett’i nënshtrohen një procesi integrimi, ku të mësuarit e gjuhëssë nënës dhe babait të jetë me të vërtetë një veprim patriotikdhe jo një nevojë e së ardhmes së tyre e lidhur kjo me kthiminnë vendlindje. Tani për tani shumica e shqiptarëve që punojnënë Greqi jo vetëm e kanë mendjen tek Shqipëria por e kanëatje edhe “ xhepin “ e tyre. Është folur se shqiptarët që punojnënë Greqi përcjellin çdo vit në rrugë legale postare apo bankare,rreth një miliard euro. U deklarua para pak ditësh në Kamzëse investimi në zonat informale rreth e qark Tiranës, Durrësitetj. kap shifrën e tre miliardë eurove dhe se këto para janëinvestim i emigrantëve, djersë dhe gjak i tyre. A nuk janë vetëmkëto dy fakte tregues se shqiptarët ndonëse punojnë nëemigracion jetojnë, madje në mënyrën më aktive në Shqipëri?

SHTETI LAN DUART

Larja e duarve të shtetit (i djathtë apo i majtë qoftë) ngakërkesa e vetme e emigrantëve që ai të jetë partner në mësimine fëmijëve në gjuhën shqipe është e pavend dhe e pajustifikueshme. Shqiptarët në emigracion duhet të përfitojnënga taksat që i paguajnë drejtpërdrejt apo tërthorazi shtetitshqiptar në të njëjtën masë që përfitojnë edhe taksapaguesitshqiptarë në Shqipëri. Ambasada jonë në Athinë duhet tëpublikojë çdo vit të ardhurat që merr nga sistemi i taksave qëshqiptarët paguajnë në sistemin konsullor. Flitet përtransparencë dhe transparencë duhet të bëjnë edhe ambasadat.Sa para merren nga ambasada jonë çdo vit z. Ambasador dhesa prej këtyre parave u kthehen emigrantëve në forma tëndryshme? U bë mirë që u mor një ndërtesë e re për ambasadën

Page 80: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

80

ashtu siç u mor një rezidencë për ambasadorin. Krenohemipër ndihmesën që dhamë ne emigrantët. Por derisa dhe derikur do të vazhdojë kjo?

Nga njoftimet e shtypit flitet për hyrje e dalje nga Shqipërianë ditët e korrik- gushtit të mbi tridhjetë mijë makinave të voglapronë e emigrantëve, pronarët e të cilëve, për shkak se kanëtarga greke, kanë qenë të detyruar të paguajnë për çdo ditëqëndrimi në vendlindje një euro. Sa janë të ardhurat e shtetitnga kjo taksë e çuditshme që u varet mbi qafë emigrantëveshqiptarë? Sa janë të ardhurat e shtetit shqiptar nga taksat qëpaguajnë emigrantët për shtëpitë e ndërtuara, për hipotekimine shtëpive dhe të pronave të tjera, për pagesën e ujit dhe tëdritës (që nuk e konsumojnë por u vjen “derr në thes”), përpagesën e...

Shqiptarët në emigracion janë po aq shqiptarë dhendihmojnë në ngritjen e godinës së mirëqenies së Shqipërisëpo aq (mos me thënë më tepër) sa edhe shqiptarët në Shqipëri.Ata janë taksapagues shumë të rregullt dhe duhet të përfitojnënga sistemi i rishpërndarjes njëlloj si të gjithë shqiptarët sepsejanë një dhe të pandarë. Kësisoj kur shqiptarët apo “krerët eshoqatave” kërkojnë shkolla shqipe për fëmijët e tyre kanë poatë të drejtë që kanë edhe shqiptarët që punojnë e jetojnë nënjë zonë të thellë malore në veri apo jug të Shqipërisë.

“TË SHTUNAT KOMUNISTE” NË EMIGRACION!

Pasi e ka konsumuar “leksionin” e tij z. Minarolli nukmungon të kalojë në direktiva.

Ai, duke na dhënë “modele si shembuj pozitivë” , meformën e organizimit dhe atë të shpërblimit të duket sikur tëkthen jo pak por gjashtëdhjetë vjet prapa. Të kthen në kohën eNdrec Ndue Gjokes dhe në vargun e këngës “Tridhjetë shkollanë Mirditë t’i due”, tek aksioni për zhdukjen e analfabetizmitdhe tek aksioni i mësuesve vullnetarë në drejtim të zonave tëVeriut. Vë në plan të parë “punën komuniste” dhe të shtunat

Page 81: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

81

e të dielat si ditë aksioni për “mësimin e gjuhës shqipe”. Aipërmend përvojën dhe sakrificën e shumë mësuesve që ngadëshira dhe pasioni, pasi kanë pastruar lodhshëm shtëpitë egrekëve i mësojnë fëmijët të shkruajnë e të lexojnë shqip papagesë, por nuk përmend asnjë rast kur këto mësues të jenëdekoruar apo shpërblyer qoftë edhe moralisht nga shtetishqiptar për punën e tyre me të vërtetë patriotike.

Kurset e gjuhës shqipe për përfaqësuesin e shtetit tonë janëe vetmja rrugë që fëmijët tanë të mësojnë të shkruajnë e lexojnë,kurse në të cilat “Kontributi i shtetit shqiptar mund të shkojëderi në sigurimin e librave, por edhe kjo duhet të merret merezervë”.

** *

Me leksionin “Gjuha shqipe, shteti shqiptar dhe qytetarishqiptar” duket sikur i jepet fund interesimit të shtetit shqiptarndaj mësimit të të shkruarit e lexuarit shqip në emigracion.Dhëntë Zoti që ai të jetë vetëm një leksion dhe jo një vijë që çonujë në mullinj pa drithë.

Page 82: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

82

VËRTET: A JEMI EDHE NE DIASPORË?

Në Shqipëri ka një ministri, nga më të parat në sisteminpolitik pluralist dhe më e fundit në rolin dhe fuqinë e saj. Ajoquhet Ministria e Punës (!), Emigracionit (!), Çështjeve Sociale(!) dhe e Shanseve të Barabarta(!). Në Ministrinë e Jashtme tëRepublikës së Shqipërisë ka një drejtori e cila quhet Drejtoria eDiasporës. Po në Ministrinë e Jashtme të Republikës sëShqipërisë ka edhe një institucion tjetër, i cili quhet InstitutiKombëtar i Diasporës.

Tek i radhisja këto m’u kujtua një mesele e njohur nga tëgjithë:

Një aga, që të tregonte se sa vlerë kishte, mbante pas vetesdy shërbëtorë. Herë pas here agai pyeste shërbëtorin që kishtemë pranë:

“Çfarë bën?”Shërbëtori i përgjigjej:“Po rri!”.Pasi merrte këtë përgjigje nga i pari pyeste të dytin:“Po ti çfarë bën?”Ai i përgjigjej“Po ndihmoj shokun”...Në një vend me pak më shumë se tre milionë banorë ka një

ministri që merret me “Emigracionin”, ka një drejtori që merretme “Diasporën”, ka edhe një institut që merret me“Diasporën”!

Unë e kam njohur personalisht drejtorin paraardhës të

Page 83: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

83

Institutit Kombëtar të Diasporës. E kam njohur si gazetar dhesi zyrtar. Si gazetar mund të them se ishte i kërkuar. Si zyrtarmund them se ishte mjeruar. E them këtë të fundit sepse në njëbisedë “midis nesh” në Athinë më shprehu shqetësimin seInstituti që ai drejtonte nuk kishte asnjë fond dhe që të bëje njëudhëtim të vetëm jashtë shtetit duhet të bëje lutje e lutje pambarim ose duhej gjetur ndonjë sponsor brenda apo jashtëvendit për të të mbuluar shpenzimet.

Këtë përshtypje më krijoi edhe drejtori i ri InstitutitKombëtar të Diasporës zoti Flamur Gashi tek lexoja përgjigjetnë një intervistë ekskluzive për emigrantët ose, e thënë me fjalëte tij, për diasporën.

Ai thotë se Instituti “merret me evidentimin e diasporësshqiptare kudo që ndodhet në botë, qoftë kjo diasporë e vjetërapo e re”. Për të dhe për Institutin “Diaspora shqiptare dihetmirëfilli se është shpërndarë në disa periudha kohore, dukefilluar që nga diaspora më e lashtë edhe para Skënderbeut,por për ne është së tepërmi e njohur diaspora e arbëreshëve tëItalisë...”

Që të hulumtoj më poshtë në deklarimet e një drejtoriInstituti do të ishte e udhës të hyja në vetë terminologjinë epërdorur. Diasporë është një fjalë që e ka hyrë në fjalorinndërkombëtar nga greqishtja e lashtë dhe si, fjalë për fjalë, poashtu edhe në përmbajtje ka kuptimin, e “farës së shpërndarë”.Shqiptarët në kushte të caktuara historike, për arsye kryesishtpolitike (pushtimet e ndryshme që nga Roma, Bizanti,Perandoria Osmane) por edhe ekonomike, kanë qenë tëdetyruar të mërgojnë, të lënë “arat” e tyre pa “farë” për tëkërkuar e gjetur “ara” të reja për të hedhur “farën”. Të njohuradhe relativisht të studiuara janë ikjet e mëdha pas Skënderbeut.Për Institutin Kombëtar të Diasporës “është së tepërmi e njohurdiaspora e arbëreshëve të Italisë”. Të tjerat janë vetëmhamendje, shifra të dhëna nga “institucione të larta shtetëroreturke në nivel ministrash dhe nga kryeministri”.

Për arvanitasit, shqiptarët që edhe pas shumë shekujsh flasin

Page 84: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

84

në familjet e tyre shqip, drejtori i Instituti Kombëtar i Diasporësdeklaron: “Me kënaqësi mund t’ju them se para dy vjetësh uorganizua java arvanitase e Kosovës dhe ka qenë një aktivitet imrekullueshëm. Në të morën pjesë edhe përfaqësuesit eDrejtorisë së Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme” (!)

Me sa di unë, përligjur edhe me termin gjerësisht tëpërdorur në studimet historike dhe në fjalorin e përditshëm,arvanitas quhen shqiptarët e ngujuar para apo pas pushtimitosman në Greqi dhe që kanë luajtur një rol përcaktues në fitorene kryengritjes popullore greke të viteve 1821-1828 . Po ashtu,nga sa kam lexuar, sidomos nga studiuesi i madh arvanitasAristidh Kola, por edhe nga sa kam biseduar jo vetëm me pleqpor edhe me të rinj arvanitas, këta kanë një shpërndarje të tillëgjeografike, në stere dhe në ishuj shumë të madhe. Arvanitasnë Kosovë dhe “ Java arvanitase e Kosovës “ më duket njëparadoks, një veprimtari pa kuptim, një montim në hapësiratë pa qena.

Në intervistën e tij z. Gashi thotë “Në Greqi kemi dyelementë: Arvanitasit dhe dhjetëra shoqata të shqiptarëve”.Thotë edhe se “ne shqiptarë të diasporës, quajmë të gjithë atashqiptarë që jetojnë, punojnë e veprojnë në shtete të ndryshme”,ashtu siç thotë që në fillim se “Instituti që unë drejtoj merretme evidentimin e diasporës shqiptare kudo që ndodhet në botë,qoftë ajo diasporë e vjetër apo e re”...

Në kuptimin në gjerësi dhe thellësi të këtyre deklarimevene, shqiptarët që kemi kaluar kufirin dhe punojmë në Greqi apoedhe në vise të tjera të globit, qenkemi diasporë. Në kuptim tëdeklarimit të dytë “shqiptarë që jetojnë, punojnë e veprojnë nështete të ndryshme “atëherë diasporë na qenkan edhe përfaqësitëtona diplomatike në Greqi, Itali, Gjermani, Kanada...pasipunonjësit e tyre “punojnë e veprojnë në shtete të ndryshme”(!). Për mos me thënë pastaj se elementë të diasporës janë edheshqiptarët që jetojnë në trojet e të parëve të tyre shqiptarë nëKosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi e gjetkë (!)

T’i quash shqiptarët që në vitet ’90-të, për arsye ekonomike

Page 85: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

85

u detyruan të largohen nga Shqipëria, njerëz që kanë në xheppasaportë shqiptare, nënshtetësi shqiptare, shtëpi, prindër, grae fëmijë në Shqipëri, vetëm e vetëm se “jetojnë e punojnë” nëvende të tjera “diasporë” më duket një cilësim dhe vlerësimfëminor, në mos një budallallëk intelektual i pa tolerueshëm.Kjo, nuk është se e kam dëgjuar vetëm sot nga z. Gashi por ekam dëgjuar edhe nga paraardhësi i tij. Dhe kur e dëgjon ngady titullarë të lartë të një Instituti Kombëtar atëherë kemi tëbëjmë me një vijë që çon ujë në mullinj pa drithë.

Instituti, qeveria, titullarë e cilësdo shkallë nuk ka pse tëna quajnë “diasporë” për faktin se ne vërtet jemi një “farë eshpërndarë”, por jemi nga ajo lloj fare që ende qëndron në“thes”, ende nuk është hedhë në “ ara të huaja “, ende nuk kagjetur tokën, lagështinë, klimën e përshtatshme për të për t’u “mbjellë “, për të mbirë e për të nxjerrë “vëllezër” siç nxjerrgruri në truall të shëndoshë. Ne akoma, pavarësisht politikëssë mbrapshtë shqiptare të këtyre pesëmbëdhjetë vjetëve, atëqë marrim këtu e përcjellim në Shqipëri. Tregues për këtë ështëedhe një deklarim në Kamzë i z. Shaban Memia se kapitali indërtimeve pa leje në Shqipëri në zonat e Tiranës, Durrësit etj,kapital i cili është i emigrantëve (jo i diasporës) kap shifrën etre miliardë eurove (!).

Në intervistën e tij z. Gashi thotë se “shteti shqiptar... nuke di sa shqiptarë jetojnë në Greqi”. Mendoj se në këtë pikë aika plotësisht të drejtë. Dhe kjo për faktin se shteti shqiptarende nuk di (ose më saktë të themi nuk donë ta dijë) sa shqiptarëka Shqipëria thjesht nisur nga fakti që kanë kaluar 15 vjet dheende shqiptarët mbajnë në xhep letërnjoftimin e viteve ’80-tëose certifikatë lindje me të cilat shkojnë edhe para kutive tëvotimit. Në qoftë se shteti shqiptarë donë me të vërtetë të dijëse sa shqiptarë ka në emigracion le të pyesë familjet shqiptare,le të pyesë gjendjet civile të Shqipërisë se sa certifikata vetjakee familjare lëshojnë në adresë të emigrantëve, le të pyesë edheambasadat e konsullatat tona në Greqi, Itali, Gjermani etj. sesa vula e pulla venë në certifikatat e kërkuara vit për vit për

Page 86: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

86

legalizime individuale e familjare (dhe sa para marrin për këtë),sa pasaporta lëshohen nga përfaqësitë tona diplomatike, le tëpyesë... Me siguri, në mos njëqind për qind tek tetëdhjetë përqindëshi i numrit të emigrantëve do të afrohet. Një institucionshkencor që thotë” nuk di këtë e nuk di atë gjë për të cilënështë ngritur “nuk ka pse të ekzistojë.

Por ekzistenca e Institutit Kombëtar të Diasporësçuditërisht është e lidhur me politikën, kur duhet të jetë larg,shumë larg saj. Kjo të kujton “boshtin e kuq” që dikur duhet tëpërshkonte çdo lloj veprimtarie në Shqipëri.

“ Ne jemi në pritje të reagimit të diasporave shqiptare kudonë botë dhe pas iniciativës së fundit të qeverisë shqiptare dhetë kryeministrit “ Shqipëria një euro “... Ndoshta ata do të jenëtë parët që do të investojnë në këtë vend duke treguar kështuedhe dashurinë e tyre, së pari në rritjen e mirëqenies së familjevetë tyre dhe në zhvillimin e Shqipërisë si shtet “.

Pas këtij “boshti blu” i intervistuari vazhdon:“Pa dyshim që diaspora shqiptare është një nga diasporat

me kapital më të qëndrueshëm në botë dhe ne jemi të interesuarqë këtë kapital ta investojmë në Shqipëri. Shqipëria ka nevojëpër përkrahjen e tyre dhe ne i kemi dyert e hapura për ta. Dotë bëjmë çdo përpjekje për t’i lehtësuar”.

Kush është ky “ne jemi të interesuar”... “ne i kemi dyert ehapura” ... “do të bëjmë çdo përpjekje”..., personalisht z.Flamur Gashi, Instituti Kombëtar i Diasporës pranë Ministrisësë Punëve të Jashtme apo ndonjë citim i përvetësuar nga kreui qeverisë shqiptare dhe i politikës aktuale blu në Shqipëri?

Ne emigrantët jemi shqiptarë, shtetas shqiptarë që nevojate ditës na kanë detyruar të emigrojmë. Ne djersën që derdhimkëtu e grumbullojmë pika - pika dhe e përcjellim pranë familjevetona, në dheun e të parëve tanë. Ka prej nesh nga ata që kanëblerë shtëpi, madje janë bërë edhe qytetarë të shteteve tëndryshme të botës. Ka djem e vajza që e kanë përzierë gjakunshqiptar me gjak të kombeve të tjera e kanë lindur fëmijë ngaky bashkim. Ka shqiptarë të lindur në vende të ndryshme të

Page 87: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

87

botës të cilët nuk dinë të flasin gjuhën e nënës për faj edhe tëindiferencës së shtetit shqiptar që nuk ka hapur qoftë edhe njëshkollë të vetme për shqiptarët dhe nuk ka mobilizuar qoftëedhe një mësues të vetëm nga një armatë e madhe mësuesishnë emigracion për të organizuar mësimin e gjuhës shqipe përbrezin e ri, atë brez që një ditë do të “investojë në Shqipëri”.Megjithatë, edhe kjo pjesë e mërgatës shqiptare nuk është dhenuk ka pse duhet të quhet “diasporë”.

Por sa dhe si është vlerësuar diaspora e vërtetë shqiptare,“gjaku i shprishur” shqiptar siç e quajnë me një shprehjedomethënëse shqipe arbëreshët e Italisë? Është kjo një pyetjeqë meriton një hulumtim më vete. Ndoshta numrin eardhshëm...

Page 88: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

88

LETËR E HAPUR

TË MOS LEJOJMË TË HUMBASË GJUHËNSHQIPE BREZI I RI I EMIGRANTËVE

NË GREQI!

Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Sali BerishaMinistrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Genc PolloMinistrit të Jashtëm, z. Lulëzim BashaAmbasadorit të Shqipërisë në Greqi, z. Vili Minarolli

Të nderuar zotërinj !

Këshilli pedagogjik i mësuesve emigrantë në Greqi, dukepërfunduar seminarin e parë kualifikues doli me disakonkluzione për mundësitë që ka mësimi plotësues i gjuhës shqipenë Greqi. U vlerësua puna këmbëngulëse e mësuesve, niveli ityre shkencor, metodik dhe pedagogjik, ndihma e shoqatave tëemigrantëve shqiptarë dhe patjetër MBËSHTETJA MORALEapo ME TEKSTE FILLESTARË që i keni dhënë ju dheinstitucionet tuaja grupit të mësuesve iniciatorë.

Gjatë seminarit u arrit të zbërtheheshin disa elementë tëprogrameve, të shkëmbehej përvojë organizative, të përfitohejnga metodat dhe njohuritë pedagogjike të njeri-tjetrit, tëpërcilleshin edhe disa probleme nëpërmjet përfaqësuesit tëAmbasadës, z. Niko Kacalidha. Mësuesja Flutura Tafilaku dhanjë orë mësimi për të konkretizuar mundësitë praktike tëdhënies së mësimit me fëmijë të moshave të ndryshme.

Page 89: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

89

MË SHUMË JU INFORMOJMË

SEMINARI I PARË, më 16 mars 2008, në Athinë, u zhvilluame praninë e mësuesve nga Athina, Selaniku, Volosi, Larisa,Korinthi etj., të mësuesve veteranë dhe të disa prindërve tëfëmijëve që vijojnë mësimet e gjuhës shqipe.

Rruga deri te ky seminar, që është ngjarje e veçantë në ecurinëe deri sotme të veprimtarisë për mësimin e gjuhës shqipe ngafëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi, ka qenë mjaft e vështirë

· Prej 7 Marsit 1998, grupi i mësuesve emigrantë i përbërënga Jovan Mëhilli, Natasha Ashiku, Bukurie Kodra, EvanthiLoli, dhe Thanas Mica, duke parë se, jo vetëm që fëmijëtshqiptarë po humbitnin gjuhën, por një numër ikonsiderueshëm prej tyre përdoreshin nga persona tëpandershëm për të lypur e vjedhur nëpër rrugët e Athinës, meangazhimin e rreth 150 mësuesve u arrit reduktimi deri nëeliminim i kësaj dukurie të shëmtuar. Për herë të parë ubashkëpunua edhe me institucionet arsimore në Shqipëri.

· Në 7 Mars 2001, në Selanik u mundësua hapja e kursit tëparë për mësimin e gjuhës shqipe me fëmijët e emigrantëve ngamësueset Mimoza Dako, Valbona Hystuna, Dhimitra Malo,

Page 90: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

90

Dashamir Zaçe. Në të njëjtën datë, në Athinë promovohej libri-metodë Gjuha shqipe në familje, i hartuar nga mësuesi NovruzAbilekaj posaçërisht për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Ndërkohë, zhvilloheshin mësime me grupe fëmijësh nëoborret e shtëpive emigrante në shumë pika të Athinës. Mëvonë filluan mësimet me grupe fëmijësh në Volos, Larisa,Korinth, Kretë e gjetkë.

· Më 23-27 Korrik 2007, një grup mësuesish morën pjesënë seminarin e tretë të zhvilluar në Durrës me mësuesit ediasporës shqiptare. Tema e seminarit ishte: Hapësira të rejapër mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë. E kemivlerësuar dhe e vlerësojmë ftesën që na bëri MASH dhembështetjen e Ambasadorit z. Vili Minarolli.

· Një ditë para seminarit, më 22 korrik 2007, mësuesit eardhur nga Greqia u bënë firmëtarët e parë për krijimin eKëshillit pedagogjik të mësuesve emigrantë në Greqi. Ky aktu përshëndet nga tërë pjesëmarrësit dhe u vlerësua si ngjarje eveçantë në historinë e emigracionit.

· Aktualisht është bërë e mundur hapja e mbi 30 klasavenë të gjithë Greqinë. Mësuesit, në përgjithësi, janë me arsim tëlartë të ciklit të ulët ose të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ka edheshumë mësues të tjerë që synojnë hapjen e grupeve por kanëvështirësi në gjetjen e mjediseve të përshtatshme, problem seriozky në të gjitha rastet.

DETYRAT TONA:

1. Nxitja e hapjes së klasave të reja dhe zgjerimi i këshillitpedagogjik me mësues nga të gjitha zonat e Greqisë. Do tëpreferohen, si edhe deri tani, mësuesit me arsim të lartë përCiklin e ulët dhe të profilit Gjuhë-letërsi shqipe

2. Të evidentohet numri i fëmijëve shqiptarë për çdo shkollëtë sistemit arsimor vendas, të bëhet marrëveshje me prindëritdhe të kërkohet që të kryhet mësimi në mjediset e shkollave nëpërputhje me marrëveshjen e dy ministrive, marrëveshje e cilaka mbetur në sirtar.

Page 91: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

91

3. Të bëjmë sa të jetë e mundur më shumë për të bindurprindërit emigrantë shqiptarë se është i domosdoshëm mësimii gjuhës shqipe dhe e vlen edhe mbështetja financiare ngafamilja në kompensim të punës që bën dhe të kohës që vë nëdispozicion mësuesi.

4. Të synohet për mësues me figurë të besueshme dhe tëkërkohet dokumentacion i saktë mbi frekuentimin, cilësinë epërvetësimit dhe nivelin e përvetësimit të gjuhës nga nxënësit.

5. Të përmirësohet bashkëpunimi i Këshillit pedagogjik meinstitucionet e specializuara të të dy qeverive dhe meorganizmat shoqërore që janë të interesuara për arsimimin efëmijëve në gjuhën amtare.

6. Secili mësues (në mungesë të programeve të miratuara) tëzhvillojë me iniciativë disa orë (ose me ndërhyrje nëpër orët ezakonshme) për të dhënë njohuri rreth Kosovës si shtet i ri shqiptar.

7. Seminari i dytë të bëhet në Selanik para fillimit të vititshkollor 2008 - 2009.

KËRKESAT

Për të mos mbetur në nivelin e vullnetarizmit dhe punësamatore, mendojmë se është e nevojshme të merren parasyshdisa kërkesa:

1. Nevojitet një plan strategjik për mësimin plotësues tëgjuhës shqipe në emigracion dhe këtë plan mund ta hartojë eta ndjekë me profesionalizëm e përgjegjësi së pari Ministria eArsimit dhe Shkencës së Shqipërisë DUKE SHQYRTUARMBËSHTETJEN FINANCIARE.

2. Sigurimi i mjedisit për funksionimin e KëshillitPedagogjik dhe të strukturave të përvojës metodike apoorganizative. Pa tjetër që kjo ka një kosto financiare por ne eçmojmë të përballueshme lehtësisht nga shteti shqiptar, në seekziston synimi i qartë.

3. MASH të marrë më tepër përgjegjësi për furnizimin metekste dhe bazën materiale më të domosdoshme (fletore puneetj.) për të lehtësuar punën e mësuesve në emigracion.

Page 92: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

92

Theksohet këtu se është e nevojshme të kapërcehet koncepti imësimit të gjuhës shqipe në nivelin e abetares dhe është kohatë hartohen tekste të përshtatshme (abetare e përshpejtuar,lexime, gramatikë, pak histori e gjeografi, antologji, folklor etj.).

4. Kërkojmë nga qeveria shqiptare të bëjë të gjithapërpjekjet për të konkretizuar mundësinë e dhënies së mësimitplotësues të gjuhës shqipe brenda mjediseve të shkollave grekesepse deri tani kjo ka mbetur në letër dhe nuk përfillet ngadrejtuesit e shkollave. Kjo marrëveshje do ta rriste me shpejtësinumrin e fëmijëve shqiptarë në kurset e mësimit të gjuhësshqipe që sot është 560, ndërsa fëmijët janë dhjetëra mijëra.Duhet ta ndalojmë sot humbjen e gjuhës amtare me të gjithamundësitë që disponojmë se koha që ikën është e humbur dheshumë fëmijë do mbeten larg nga gjuha shqipe.

5. Më tej kërkojmë që koha e punës (orë, ditë, vite) t’ipasqyrohen mësuesit në vjetërsi punë për efekt pensioni.

Besojmë se mendimet tona do të vlerësohen si të drejtadhe modeste. Besojmë se do të gjejmë mirëkuptimin dheangazhimin e institucioneve shqiptare duke e vendosur këtëçështje ndër të parat, ndonëse Shqipëria ka mjaft probleme tëtjera në rrugën e zgjidhjes . NE PRESIM PËRGJIGJEN TUAJNËPËRMJET AMBASADËS.

THIRRJE NGA FËMIJËT

U lutemi pushtetarëve dhe politikanëve të mos na lënë vetëmnë këtë ndërmarrje të vështirë. Në se humbet gjuha shqipe nëbrezat e emigrantëve do të jetë humbje e madhe kombëtare.

Lutemi të vlerësohet sa nuk është shumë vonë.Me respekt!

Për Këshillin pedagogjikDrejtuesi: Jovan Mëhilli

Shënim : Kjo letër është botuar në të gjitha gazetat që dalin për emigrantëtshqiptarë në Greqi si dhe u është dërguar autoriteteve të larta shqiptare.

Page 93: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

93

FJALË IMZOT POLLO...FJALË

Ministri i Arsimit dhe i Shkencës shqiptare Genc Pollo ishteapendix i kryeministrit Berisha në Shown e radhës në Athinë.Them “ show “ sepse në takimet e bëra ai tha vetëm fjalë.

Në takimin me ministren e arsimit Marjeta Janaku ai do tëdeklaronte se “ Është kënaqësi të ritakoj një mike të vjetër metë cilën jam takuar më parë në kuadrin e takimeve tona dhePartive Popullore Evropiane dhe është kënaqësi e veçantë tëbisedojmë sot si homologë, pasi kështu ne mund të bëjmë vërtetëshumë gjëra në fushën e arsimit...”

Bukur zoti Pollo ! Pjesa e parë e fjalisë suaj të gjatë fletqartë se ju nuk erdhët si ministër por si turist i rëndomtë.

Por çfarë “ shumë gjëra “ bëri ministri Pollo në hapësirëne bisedës së një “ kafeje “ me ministren greke të arsimit?

“Në Shqipëri, dëshmoi ministri Pollo, si të depononte nëgjyq, ne kujdesemi që pakica greke të ketë arsimimin e duhur,madje edhe me anën e një diskriminimi pozitiv...”

Se cili është “ kujdesi “ dhe “ diskriminimi pozitiv “ nuk e thaPollo. Se po ta thoshte do të dilte që për 400 nxënës minoritarë nëGjirokastër ai ka vënë në dispozicion, u paguan rrogë (ata marrinrrogë edhe nga Greqia) dhe siguracione 100 mësuesve. “ Kujdes“ dhe “ diskriminim pozitiv “ më të madh nuk besoj se do të ketënë ndonjë vend të botës. Raport të tillë një mësues për katër nxënësndoshta mund të jetë e pranueshme vetëm për fëmijët e VIP-ëve.

Më tej, dëshminë para ministres greke Pollo e vazhdon “Më vjen mirë që ju dhe qeveria greke keni krijuar klimë shumëtë mirë për fëmijët shqiptarë në shkolla “...

Fëmijët shqiptarë i nderuar Pollo “ klimën shumë të mirë”

Page 94: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

94

në shkolla e kanë pas edhe përpara zonjës Janaku dhe ND-së,madje ata kanë qenë dhe janë faktor që në shumë fshatra ezona të Greqisë të mos mbyllen shkollat vendore për shkak tëmigrimit të fëmijëve grekë në drejtim të qyteteve të mëdha.

Më tej ministri Pollo vazhdon: “ Gjithashtu ju keni dhënëmundësinë që fëmijët shqiptarë të ruajnë dhe zhvillojnë gjuhëndhe kulturën amtare shqipe “.

Se si e ka dhënë “ mundësinë “ qeveria apo qeveritë grekeqë shqiptarët të ruajnë dhe zhvillojnë gjuhen dhe kulturënamtare shqipe, ne emigrantët që jetojmë e punojmë prej viteshnë Greqi nuk e dimë. Por as ministri Pollo nuk na e tregonduke na lënë analfabetë në këtë fushë ashtu siç kanë ngelëanalfabetë fëmijët tanë.

Më tej ministri Pollo na prezanton “ detyrat e shtëpisë “kur thotë “...ne do të ngremë një komitet të përbashkët i cili dotë bëjë që tekstet shkollore të dy vendeve të jenë tërësisht nëkëtë frymë duke evituar çdo negativizëm “.

Bukur zoti ministër, shumë bukur e ke kopjuar këtë frazë ngaparaardhësit tuaj të cilët këtë problem e kanë lakuar në të gjitharasat e gramatikës shqipe, në njëjës dhe në shumës, pa bërë asgjë.

Ministrja Janaku na paska thënë pas takimit me Ju se “ tëdy palët janë të gatshme për të fuqizuar dhe më shumëprotokollin e bashkëpunimit në fushën e arsimit...”

Nënshkruat ndonjë protokoll zoti Pollo? Erdhët me njëplatformë të shkruar e të studiuar për të gjitha çështjet dheproblemet që lidhen me problemet tona dhe me problemetmidis dy vendeve? Media dhe deklaratat tuaja nuk thanë asgjë.

Ju erdhët me duar në xhepa zoti Pollo, erdhët si nxënëskokulur para mësuesit kur nuk ka bërë detyrat e shtëpisë dhenuk i ka hap librat fare.

Një nxënës para mësuesit mund të thotë vetëm fjalë z. Pollo,vetëm fjalë në këmbim të të cilave merr një notë.

Cila ishte nota që morët zoti ministër në udhëtimin tuajturistik në Athinë?

Shtator 2006

Page 95: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

95

ÇFARË NUK THANËDY MINISTRAT E ARSIMIT?

Javën e kaluar ministri i ri grek i arsimit dhe i besimevefetare Evripidhi vizitoi Shqipërinë. Axhenta kryesore në këtëvizitë të parë si ministër ishte përurimi i një shkolle greke nëTiranë, shkollës “ Arsakio “, një ndër të shumtat shkolla grekeqë janë hapur në Shqipëri.

Synimi i këtyre radhëve nuk është anatemimi i hapjes sëshkollave dhe i mësimit të gjuhëve të fqinjëve. Përkundrazi,mësimi i gjuhës së fqinjit, të popujve që bashkërisht ke bërëhistori, është kulturë, është urë lidhjeje, është paqe dhe siguri.Në këtë pikëpamje hapja dhe mësimi i gjuhëve të fqinjëvemund e duhet të bëhet edhe me futje në sistemin arsimor publiktë mësimit (fjala vjen) të greqishtes, sllavishtes dhe italishtes,krahas gjuhëve të tjera që sundojnë sot botën e qytetëruar sianglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, spanjishtja etj. Ngashkolla dhe mësimi i gjuhëve të huaja asnjë shtet e komb nukhumbet, përkundrazi fiton aq shumë sa asnjë njësi matëse ekohës nuk mund ta llogarisë.

Por hapja dhe mësimi i gjuhës së fqinjit nuk është vlerëvetëm shqiptare, nuk është një “ reaksion i pakthyeshëm “ siçmund të themi në gjuhën e kimistit por një “ reaksion ikthyeshëm “. Në qoftë se grekët, turqit, italianët... hapin njëshkollë në Shqipëri, qoftë edhe private, edhe shteti shqiptardomosdoshmërisht duhet tu përgjigjet me të njëjtën gjë, edhebiznesmenët shqiptarë duhet të hapin shkolla shqipe private.

Page 96: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

96

Por le ta lemë këtë gjë mënjanë. Shteti dhe biznesmenëtshqiptarë nuk kanë hapur dhe nuk kanë ndërmend të hapinasnjë shkollë shqipe në vendet fqinje. As shtetet fqinje nuk kanëndërmend të ndezin ndonjë dritë të vogël jeshile për këtëproblem. Këtë, kush i pa dhe i dëgjoi, nënkuptuan edhe dyministrat fqinj të arsimit, Evripidhi dhe Pollo në prononciminzyrtar për shtyp fill pas takimit të tyre.

Media vizive përcolli me figurë dhe me zë deklaratat e tyre.U tha (në fakt këtë e tha në ndërhyrjen e tij spikeri) se ështërënë dakord që në të gjitha shkollat greke ku mësojnë fëmijëshqiptarë (thonë se numri i tyre i kalon të njëqind mijtët) klasatdo të jenë të lira për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Për tëqenë të sinqertë me lexuesin e ri që këtë deklarim e mori sisihariq, është e domosdoshme të themi se që në vitin 1997 kanjë marrëveshje për këtë problem, marrëveshje që u bë publikeedhe një herë vitin e kaluar kur në Greqi erdhi delegacionishqiptar me Berishën në krye dhe Pollon në krah. Pra, nukkanë munguar marrëveshjet, por ka munguar dëshira dhe bazapër zbatimin e tyre.

Një urdhër administrativ i ministrit Evripidhi, dërguar tëgjitha bashkive dhe shkollave mund ta bëjë të detyrueshmehapjen një herë në javë, të shtunat apo të dielat, të një klasepër çdo shkollë. Por, një gjë e tillë nuk mjafton. Klasa duhetmbushur me nxënës. Në krye të klasës duhet të jetë një mësuesprofesionalisht i përgatitur. Mësuesi duhet të ketë në duar njëprogram unik mësimi të lëndëve si gjuha, historia, gjeografia,muzika dhe të tjera lëndë që lidhen me formimin e nxënësit.Shkollimi i fëmijëve në gjuhën amtare nuk fillon e mbaron meabetaren por me një sistem shkollimi që fillon në klasën e parëdhe mbaron në klasën e fundit të sistemit shkollor publik(gjimnaz - minimumi dhe lice - maksimumi). Shkollimi ifëmijëve në emigracion nuk fillon e mbaron me “ Abetarendhuratë nga ministri Pollo “ (sikur ai i nxjerr paratë nga rrogae tij) por me një seri tekstesh mësimore të përshtatshme përmësimin e gjuhës shqipe në emigracion...

Page 97: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

97

Nuk po vazhdojmë më tej për të mos mërzitur lexuesin qëi di këto gjëra.

Ajo që desha të them dhe që nuk u tha nga të dy ministratështë se: mirë klasat u liruan për mësimin e gjuhës shqipe, mirëqë ato u mbushën me nxënës të zellshëm për të mësuar (derikëtu nuk kemi ndonjë shpenzim monetar e material) pomësuesit kush do t’i paguaj? Mos vallë ata, pas punës sëlodhshme nëpër shtëpitë greke dhe vende të tjera pune, do takalojnë fundjavën në punë vullnetare (lexo komuniste)?

Kësaj pyetje nuk iu përgjigjen dhe (me sa duket) nuk do t’ipërgjigjen ministrat e arsimit të të dy vendeve. Kësisoj ato qëthanë dhe deklaruan përpara medies shqiptare nuk mund tëkenë emër tjetër vetëm se demagogji dhe llafollogji. Po të jetëpuna për të tilla deklarata më mirë të mos dalin as në ekranine vogël dhe as në “ ekranin e madh “. Fëmijët dhe mësuesitshqiptarë kanë nevojë të përkrahen dhe vlerësohen në të njëjtënmasë siç vlerësohen kolegët e tyre në Gjermani, Finlandë,Norvegji, Suedi, Austri dhe vende të tjera të Evropës sëqytetëruar ku ka një përvojë edhe mbi njëzetvjeçare në mësiminplotësues të gjuhës shqipe që nga klasa e parë në të dhjetën, kumësuesit shpërblehen siç shpërblehen mësuesit vendas dhenxënësit përcillen me mjetet e shërbimit publik siç përcillennxënësit vendas, ku grekët mësojnë gjuhën e nënës në kushtete një shoqërie të kulturuar.

Edhe një herë pyesim: PO MËSUESIT KUSH DO T’IPAGUAJË?

Page 98: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

98

EMIGRANTI DURIM MADHI I SHKRUANAVOKATIT NGJELA

I nderuar z. Spartak!Emër të madh ke dhe shpatë të madhe ke në dorë. Veçse,

nga sa pashë dhe ju dëgjova në “Arenë” (më falni për këtëllagap por arenë dhe shkuar arenës është bërë Kuvendi ynë)shpata juaj kishte vetëm “një majë dhe dy tehe kur duhet tëkishte dy maja dhe katër tehe...”

Në kuvendet e vendit nga u linda dhe u rrita shpesh herëcitohet këshilla e urtë e një plaku për të birin, të rritur burrëruare të mençur për të thënë fjalë në kuvend. Plaku e këshillon tëbirin: “ Para se të shkosh merr me vete një kunj të thatë thane,mprehe hollë në të dy krahët aq sa po ta ngulësh në mish tërrjedhë gjak. Sa herë të të bije radha, para se të flasësh, tërhiqemajën e kunjit nga vetja, pastaj bëj kuvend ...”

Për një çast, aty ku ju akuzuat veten se kishe mbështeturMelon që PBDNJ të kandidojë në malet e larta të Malësisë sëMadhe mu duk se e dinit “ meselenë e kunjit të thanës”, ndoshtanga tregimet e babit tuaj ministër i tregtisë. Po gabova. Ju ungritët me shpatë të madhe dhe pretë “mbi kalli”. E keqja ështëse po “mbi kalli” pasuan të presin edhe “shpatat” epolitikanëve dhe historianëve.

Nuk ju ve faj “kaq dini dhe kaq bëni”. Madje tregohenikaq të pa ditur sa për të argumentuar thëniet tuaja hyni nëndonjë Web site dhe nuk dini se çfarë prisni. Emri i përveçëm“GJERGJ” vetëm në shqip shkruhet dhe lexohet kështu. Në të

Page 99: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

99

gjitha gjuhët e Lindjes dhe të Perëndimit ai shkruhet dhe lexohetsipas normave të gjuhëve përkatëse. Skandalizimi juaj që nëWeb sit - in e Himarës Bollana e ka shkruar Jorgo dhe jo Gjergjmë ngjall të njëjtën kureshtje sa Omiri në greqisht i shkruardhe shqiptuar Homeri në shqip. Unë, po të vini ndonjëherë nëGreqi zotohem t’ju çoj në muzeun historik të Greqisë ku GjergjKastrioti Skënderbeu shpallet hero kombëtar i Greqisë dhembrojtës i qytetërimit helen. Për ilustrim po ju përcjellriprodhimin e një flete kalendari ku poshtë figurës kalorësiaketë Skënderbeut është shkruar “ Historia e luftëtarit Epirot GrekJorgo Kastrioti është epokale... “ Të tjerat nuk po i përkthej.Shpresoj që në mos keni kaq kulturë gjuhësore sa ta përkthenivetë, të keni ndonjë shok a mik që mund tua përkthejë dhezbërthejë...”

Bollano dhe problemi “Himara” janë produkt i një politikembrapsht tënden dhe tuajën. Bollanën dhe Himarën e ka bërë“problem të mprehtë të kohës” politika e mbrapshtë shqiptare.Është vota dhe servilizmi i politikës shqiptare në përgjithësidhe i asaj të djathtë në veçanti (ku përfshiheni edhe ju) që ebën atë një problem shpërthyes në masën e një vullkani periodiknxjerrje zjarri e llave.

Unë do të thosha se para se të merreni me to merruni meveten, ju dhe e gjithë politika shqiptare.

Për mua ka të drejtë ai zëdhënësi i Ministrisë së Jashtmegreke i cili pyetjes së një gazetari shqiptar se deri ku shtrihenzonat e minoritetit grek në Shqipëri tha se për këtë duhet tëpyesni qeverinë shqiptare sepse, sipas tij, është ajo vetë që i kavënë këto kufij (!)

Të nisemi nga ju, nga ato që thatë për Melon dhe partinë etij në Alpet e Veriut, për ndihmën që i dhatë të verë kandidatura(të mbështetura nga ti dhe partia që të çoi atje) dhe të fitojë votaatje. Dua t’ju pyes avokati im i nderuar: A ka në Malësinë eMadhe, në Dukagjin, Theth, Razmë, Vermosh etj. grekë? Nëqoftë se ka atëherë na e thuaj publikisht që ta dijë i madh e ivogël. Mos ngatërroni gjë fenë katolike i nderuar avokat me fenë

Page 100: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

100

ortodokse dhe i fusni besimtarët e tyre në thesin e PBDNJ-së?.Kryetari i PBDNJ –së zoti Dule, në një bisedë me gazetarët

i rrëshqiti pyetjes së drejtë për drejtë duke kërkuar: Regjistrimtë popullsisë ku secili, mbi bazën e të drejtave ndërkombëtare(nuk harroi edhe ti cilësojë ato) të deklarojë fenë dhe etninë etij. Më bëri përshtypje qetësia e deklaratës së tij sepse e di se tëgjithë ata që marrin pensione dhe kanë të tjera privilegje, papërjashtim do të deklaroheshin “vorioepirotë” 24 karatësh. Jami sigurt edhe ju, me që jeni ortodoks i pastër do ta bënit një gjëtë tillë. E dini atë shprehjen e Spiro Çomorës në komedinë “Karnavalet e Korçës? “ Jeta është aritmetikë Olymbi...”

Ju jeni deputet i nderuar avokat dhe të lind e drejta tëpropozosh e të ngresh një komision parlamentar përndryshimin e emrave të shqiptarëve.

Mos u lodhni shumë për këtë: Shkoni në çdo bashki ekomunë, në çdo gjendje civile në Jug e në Veri dhe shikoni sashqiptarë kanë ndërruar emrat e tyre. Mund të bëni edhe njëkrahasim në shifra absolute dhe në përqindje se sa nga ata ikanë ndërruar për të punuar e banuar në Greqi dhe sa në Itali,Gjermani, Angli e gjetkë. Do të hapësh një dritare shumëinteresante me plot mbresa.

Zbresim më poshtë avokati im. E dini ju se në Greqi kaafro 700 mijë emigrantë shqiptarë (kush i ka numëruarsaktësisht!) E dini se në shkollat greke ulen çdo ditë më se 120mijë fëmijë shqiptarë? E dini se këta fëmijë, për shkak tëpolitikës së Tiranës po asimilohen me një shpejtësimarramendëse? E dini ju se në Greqi ka rreth 20 kurse të mësimitplotësues të gjuhës shqipe (vetëm abetares) të cilët i zhvillojnëmësimet në “ilegalitet”. E dini ju se puna në këto kurse bëhetvullnetare (lexo komuniste) dhe as prindërit paguajnë dhe asmësuesit paguhen? Çfarë definicioni juridik do t’i venit ju njëfakti të tillë?

Është bërë publike në Grand Bretanja në vjeshtën e vitit2006 (kur Berisha, Pollo, Barka etj.) ishin në Athinë se ështënënshkruar marrëveshja “Pollo – Janaku” në të cilën qeveria

Page 101: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

101

greke, të shtunat dhe të dielat është e detyruar të hapë klasat etë gjitha shkollave ku ka nxënës shqiptarë për të zhvilluarmësimin plotësues të gjuhës shqipe? A e keni thirrur ju nëkuvend ministrin Pollo të japë sqarime për këtë marrëveshje,ta bëjë atë publike, ta fusë atë edhe në Web – in e MASH?

Po marrëveshjet (dhe pazaret) që janë bërë për hapjen eshkollave greke që nga Gjirokastra ku ka minoritarë deri nëTiranë ku nuk ka asnjë?

Tek po “bisedoja” me ju mu kujtua një kronikë e vjetër qëi përket kohës kur PD-ja ishte në opozitë dhe nënkryetarja eparlamentit shqiptar, “zjarr” i saj. E gjeta mes “relikeve” qëruaj në kompjuter dhe po jua përcjell:

“Nënkryetarja e Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, i drejtondisa pyetje publike ministrit të Jashtëm Ilir Meta, pyetje që kanëlidhje sa respektohen liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Greqi.Këto pyetje ajo i drejton për shkak se mendon se qeveria shqiptarenuk ka hartuar ende një plan konkret për t’u njohur me gjendjen eshqiptarëve në vendet e tjera të botës, veçanërisht ato të rajonit, kunjë pjesë e shqiptarëve u nënshtrohen diskriminimeve të ndryshme.

Ja disa nga pyetjet që bëri dje nënkryetarja e Parlamentit dhe ePD-së:

- Sa është përpjekur qeveria shqiptare për të mbrojtur liritë dhetë drejtat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë?

- Si trajtohen ata në vendet ku jetojnë dhe cila është politika eqeverisë për këto çështje të rëndësishme?

- Cili është numri i shqiptarëve që janë detyruar të kthejnë emrine tyre nga shqiptarë në grekë, jo vetëm në kufijtë e Shqipërisë, poredhe nëpër bashkitë e qyteteve të ndryshme të Jugut?

- A ka ndonjë shkollë shqipe në Greqi ku jetojnë dhe punojnërreth 400 mijë shqiptarë dhe sa janë në numër këto shkolla?

Sipas saj, këto pyetje mund të përbëjnë objektin edhe të ndonjëinterpelance me ministrin e Jashtëm Ilir Meta. Por e rëndësishmepër Topallin është që qytetarët shqiptarë duhet të njihen me politikëne qeverisë shqiptare për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtëShqipërisë.

Page 102: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

102

Ajo thekson se, përveçse ka një lloj diskriminimi ndajshqiptarëve nga shteti që i pret, ata diskriminohen edhe ngaambasadat shqiptare në vende të ndryshme, të cilat për një dokumenttë thjeshtë i lënë të presin me ditë...”

Zbresim më poshtë zoti Spartak. Keni dëgjuar ju përshkëmbinjtë e Skilës dhe Karibdës në udhëtimin e Odiseut drejtItakës pasi triumfoi me “Kalin e Trojës”? E dini se midis “Skilëse Karibdës” duhet të kalojë çdo emigrant për të siguruar njëcertifikatë vetjake apo familjare të pranueshme ngaadministrata greke? E dini se si ka ndodhë? E di se as e dini eas nuk doni ta dini se, përndryshe, do të thërrisnit në një seancëtë veçantë parlamentare ministrin e jashtëm dhe ta pyesni psecertifikata duhet firmosur në ambasadën greke (apokonsullatat) duke parapaguar më parë për llogari të saj nëAlpha Bank? E dini se sa miliona euro humbet shteti ynë nganjë masë e tillë? E dini se sa ditë i duhen një prindi (sepse djalinuk vjen dot se është në “regjim kazerme” (nuk po them“burgu”) për të ardhur nga Dukagjini e për të pritur me ditëtë tëra në ambasadë për një firmë dhe vulë? Keni shkuarndonjëherë ta “ prekni me dorë “ këtë që po ju them dhe pastajtë ngjiteni në podium e të “ thërrisni “ sa u lejon zëri? Po juathem unë se pse ndodhi një gjë e tillë, ndodhi sepse diplomaciajonë u zhyt në korrupsion, firmoste e vuloste certifikata edokumente fallco që çuan në pasojën e “marrjes sëkompetencave”. A ndjeni turp z. Ngjela për këtë skandal tëdiplomacisë shqiptare? A e dini “shpikjen” më të fundit tëministrisë sonë të jashtme për të “luftuar korrupsionin” nëambasadë? Emigranti, para se të shkojë në ambasadë duhet tëzërë radhë para bankave greke, të paguajë atje tarifën elegalizimit për llogari të ambasadës dhe shërbimin bankar (njëburim tjetër për shtimin e të ardhurave të bankave greke).

Duhet të vish këtu zoti Avokat. Jo me avion, por me atomjete që vijnë emigrantët (nuk të them kalo maleve siç kalojnëmoshatarë tuaj). Po të vish këtu, atëherë do të kesh fakte e gojëpër të folur si duhet në parlament.

Page 103: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

103

Doni fakte të tjera i nderuar Avokat që ta mprihni më fort“kunjin e thanës” dhe ta ngulni në gjoksin tuaj përpara se tangulni në gjoksin e tjetrit?

Duke e përfunduar këtë letër i nderuari avokat desha t’ujap një këshillë: “Mos ia fusni kot se gjithë fjalët tuaja bëhengurë mbi barrë mbi ne emigrantët, bëhen fshesë e hekurt.”

Po ju përcjell edhe një mesele që ngjit me ato që biseduam.

I thanë thëllëzës (politikës):- Ec si sorrë!Ajo eci.I thanë:- Ec si laraskë!Ajo eci.I thanë:- Ec si grifshë!Prapë eci.Kur i thanë të ecte si ka ecë gjithmonë, thëllëza (politika) u

përgjigj:- Eeeej! Paskam harruar!

Mbeç me shëndet i nderuar Avokat!

Page 104: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

104

ÇFARË I MUNGON “PROGRAMIT”VENIZELLOS?

Në të gjitha gazetat shqipshkruese në Greqi, me korsiv eme kontraste ngjyrash, është botuar “Programi Venizellos” përemigrantët dhe emigracionin. Në këtë program, të paraqituredhe më parë pjesërisht, madje të folur me zë të ulët edhe nëparlament, kërkohet që emigrantët në Greqi të trajtohen njëllojsi emigrantët në vendet e tjera të Evropës së Bashkuar.

Në këtë program kërkohet të bëhet trusni mbi parlamentin(nga pozitat e të qënit parti opozitare) dhe premtim (ngapozitat e të qënit parti në pushtet) për ndryshimin e ligjit përemigracionin dhe shuarjen e pengesave burokratike qëaktualisht formojnë malin e lartë të qeverisjeve greke ku ligjinuk e ka parë kurrë majëmalin.

Nuk do të zgjatem në prezantimin e pikave të programit,në premtimet dhe zotimet mbasi ata tashmë janë bërë publike.Do të ndalem tek një problem që as është thënë ndonjëherëdhe, me sa duket, për të nuk do të flitet asnjëherë.

Në paragrafin f. pjesë e pikës 1 të programit flitet përmundësinë “reale... në shkolla të posaçme për mësimin e gjuhësgreke nga emigrantët”. Bukur ! Pas kësaj unë prisja që kandidatii ri për kryetar të PASOK-ut dhe kandidati për kryeministërnë një kohë të ardhshme, në nënpikën pasardhëse të fliste përnjë të drejtë dhe standard evropian që fëmijët grekë në Evropëtashmë e kanë të ligjëruar.

Fjalën e kam për detyrimin e Greqisë si shtet anëtar i vjetër

Page 105: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

105

i Bashkimit Evropian që në shkollat greke, në ditë të caktuaratë javës të mësohej gjuha e kombeve dhe kombësive tëemigrantëve, që mësuesit emigrantë në këto shkolla tëpaguheshin nga shteti grek as më shumë e as më pak se sapaguhen mësuesit grekë të të gjitha shkallëve të arsimit të tëtre cikleve ( fillor, gjimnaz dhe lice ) .

Fjalën e kam që mësuesit e gjuhës shqipe (dhe të gjuhëvetë kombeve e kombësive të tjera legale në Greqi) të paguhennga shteti siç paguhen sot mësuesit grekë të gjuhës greke nëFinlandë, Norvegji, Suedi, Gjermani, Austri e gjetkë.

Fjalën e kam që ligjërisht (me vendim parlamentar) tësanksionohet mësimi plotësues i gjuhëve të kombeve ekombësive.

Fjalën e kam që ligjërisht, në buxhetin e shtetit grek tëplanifikohen shpenzimet për shkollimin në gjuhën e tyre amtarepër të gjithë emigrantët e vegjël.

Fjalën e kam që me ligj parlamentar të ndalohet asimilimii emigrantëve nëpërmjet privimit në mësimin plotësues së gjuhëssë nënës e babës së tyre.

Kjo i mungon “programit” Venizellos në rrugën e tij përtu ngjitur në kreun e PASOK-ut sot e të kryeministrit nesër.

Rastësi apo vijë e vjetër e veshur me rroba të reja?

Page 106: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

106

MËSUESIT - MË TË PËRKUSHTUARITDHE MË TË HARRUARIT

Kur flasim për mësuesit secili kthen kokën pas dhe shehnjë pjesë nga jeta e vet. Atë më të bukurën, kur ishte nxënës.Vështrimin e ndal tek “a” – ja, tek ato vite kur mësonte germate para të shqipes së bukur, mësonte t’i bashkonte ato e tëformonte fjalë dhe fjali, tek numrat dhe numërimet e para, tek“mësimi përmendësh i tabelës së shumëzimit”. Në përfytyrimine secilit del mësuesi i klasë së parë, mësuesit e tjerë. Me radhë,nga fillorja në Universitet. Vazhdimisht në punë. Tëpërkushtuar. Të gëzuar kur krijesa e mendjes dhe e shembullittë tij ngjitet lart, ec me këmbët e veta.

Babai e do djalin mbi veten. Mësuesi e do nxënësin mbiveten. E dëshiron të ecë përpara. Të dy, edhe babai, edhemësuesi, kur thinjen, kur e bie rasti, ngrenë kokën me krenaridhe thonë: Ky është djali im! Ky është nxënësi im! Babai dhemësuesi, me thjeshtësinë, me dëshirën për krijesën e tyre për tëecë përpara pa u ndalë, janë leva që e kanë çuar përparashoqërinë. Dy qenie njerëzore që punojnë shumë e shpërblimine shpërndajnë tek të tjerët...

Po shkëpus diçka nga vetja. Me dëshirën që secili, pasi t’iketë lexuar këto radhë, këta emra, ta vazhdojë meditimin mebazë nisjeje vetveten...

Në fund të viteve ‘40 - të e fillim të viteve ‘50 – të nëBrezhdan të Dibrës, kanë punuar, kanë dhënë mësim e kanëbërë emër disa mësues jabanxhinj.

2DY NGA MËSUESIT E MI...

Page 107: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

107

Nuk e di ku janë dhe ku i ka hedhur rrjedha e jetës. Nuk ekam takuar asnjëherë Gavril Koten nga Përmeti. Të vije ngaPërmeti në Brezhdan të Dibrës në ‘49 – tën (më shumë nëkëmbë se sa me makinë, se atëherë mungonin edhe rrugët edhemakinat) të vijë për një rrogë 3500 lekëshe (kaq ishin rrogatatëherë), në një kohë kur buka, ushqimi e veshmbathja ishinme triskë (dhe nuk gjendeshin) është heroizëm. Ështëpërkushtim atdhetar. Është akt sublim.

Të vish nga Elbasani, siç erdhën e shërbyen (në Brezhdane Peshkopi) Mahir e Burbuqe Graceni, të vish nga Shkodra,me grua e fëmijë, siç erdh dhe u vendos në një familje tekGazidedet, pranë shkollës Mark Kalaj nga Shkodra, të vishvajzë e re, beqare, nga Jugu i Shqipërisë (nuk ia di vendlindjen)siç erdhi Nigjare Velçani, është heroizëm, është përkushtimatdhetar në shkallën më të lartë.

Të vish e të punosh “katër nxënës me një libër këndimi”.Të mësosh bukurshkrim e aritmetikë në “pllaka guri” me “lapsaguri” e të tjera mungesa e privime të kohës, deri tek klasat nështëpitë e fshatarëve, ulur këmbëkryq në hasra kashte e lëkura,është përkushtimi më i lartë qytetar dhe profesional.

T’i mohosh këto mësuesit, brezave të tërë, përkushtimindhe heroizmin e tyre dje, sot por edhe nesër, është miopi ethellë. Është si të mos shohësh pëllëmbën një centimetër largsyrit. Është qorrllëk, verbëri.

Mësuesi ka qenë më i përkushtuari në punë në të gjithakohërat. Ai ka prish qetësinë e vet dhe të familjes, ka marrë vajnga “kandili i jetës” së vet për ta hedhë në “kandilin” e jetës sëtë tjerëve. Sa vetë, sa djem nënash, pedagogjikas të një prejshkollave më të vjetra të vendit, asaj të Peshkopisë, shkuan epunuan për vite të tëra nga Dibra në Kukës, Tropojë, Pukë,Mat, Mirditë etj? Sa djem e vajza në 10 - 15 vjetët e fundit, nëvitet e masivizimit të arsimit të mesëm erdhën nga Tirana,Durrësi, Shkodra, Fieri, Vlora etj. për të punuar në Kala tëDodës, Reç, Lurë, Klenjë, Selishtë etj? Erdhën me një pagë tëthjeshtë nëpunësi. Jetuan në ndonjë dhomë të vogël në shkollëapo në shtëpitë e ndonjë fshatari. U kënaqën me 8 lekë dietë

Page 108: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

108

Page 109: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

109

Page 110: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

110

në ditë mbi rrogën që shteti u jepte jabanxhinjve. Vendasve,paçka se shtëpinë e kishin dhjetë orë larg në këmbë, (ngaArrmolla në Brezhdan ku vendin e tij si mësues i gjuhës frëngee kishte zënë me mik një tiranas - shokë klase) nuk u jepteasgjë. Asnjë lek shtesë...

Ishte e natyrshme që mësuesi të ngrinte zërin kundërtotalitarizmit, kundër “prerjes me një gërshërë”, kundërpadrejtësive që bëheshin hapur.

Ishte e natyrshme që mësuesit të ishin të parët që do tëhidheshin me përkushtim qytetar në frontin e luftës për demokraci.

Është gjë e bukur që në një parlament të kesh shumë mësues.Shumë pedagogë. Shumë profesorë. Një parlament me njëshumicë njerëzish të një profesioni, të një përkushtimi njerëzor,nuk ka se si të mos jetë parlamenti më demokratik në botë.

Një parlament i tillë, në seancën e parë të jetës së vet, do tëishte gjë e bukur të vente si pikë të parë të rendit të ditësMËSUESIN. Punën e mësuesit të thjeshtë të fshatit më të thellëmalor dhe të mësuesit – deputet, Këshillin Pedagogjik më të largëttë vendit dhe Parlamentin – Këshilli i gjerë Pedagogjik i tërë vendit.

Legjislaturën e kaluar kishim një parlament ku agronomëtpërbënin shumicën. Agronomët janë i pari profesion në asistencëmasive. Edhe ata që janë në punë, edhe ata që firmosin dikundnë ndonjë bordero drejtorie bujqësie apo në komuna, kot rrinë,kot e marrin rrogën...

Këtë legjislaturë kemi një parlament ku mësuesit eprofesorët përbëjnë shumicë profesionale. Shkolla, mësuesitjanë në harresë. Pa dyer e pa dritare, pa soba e dru zjarri, palibra e fletore, pa bosht zhvillimi kombëtar. “Boshti blu”vazhdon revanin për t’i zënë plotësisht vendin “boshtit të kuq”.

Kjo do të ishte një fatkeqësi për shkollën, një atentat ndajsaj, një harrim i ri ndaj atyre njerëzve që janë e do të jenëkurdoherë më të përkushtuarit. Por që në asnjë mënyrë nukduhet të jenë më të harruarit.

Peshkopi 15 qershor 1993

(Botohet sipas ZP, 20 qershor 1993)

Page 111: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

111

GAVRIL KOTA

Lexova me vëmendje artikullin në gazetën “Zëri i Popullit”të datës 20 qershor 1993 “Mësuesit – më të përkushtuarit dhemë të harruarit” të shkruar nga ju Abdurahim Ashiku.

Përmbajtja e shkrimit kujton një të kaluar reale, por i bënthirrje edhe një realiteti të sotëm.

Më emocionoi por edhe më entuziazmoi mendimi juaj qëjepni për disa mësues, të ardhur aty në Brezhdan të Peshkopisëdhe veçanërisht për mua, më të riun, në moshën 18 vjeçare, iardhur nga jugu i Shqipërisë, nga Përmeti (Fshati).

Unë dhe të tjerët erdhëm me dëshirën e madhe për tëshkolluar vëllezërit dhe motrat tona, fëmijët e vegjël, por edhepër të zhdukur një plagë të trashëguar nga shekujt e kaluar,analfabetizmin e prindërve tanë

Për këtë nuk morëm parasysh as largësinë, as rrogën e vogële sa e sa vështirësi të tjera të atyre viteve, punuam para dhe pasdite me përkushtim atdhetar sepse për ne qe e qartë që ishërbenim atdheut, i shërbenim Shqipërisë dhe vetëm Shqipërisë.

Mbi çdo gjë për ne qe dashuria për fëmijët e vegjël, për tumësuar atyre shkrim e këndim, dashurinë për atdheun dhemë vonë për të ecur me këmbët e tyre në shërbim të Shqipërisë,të familjes dhe të vetes.

Ne brezi i arsimtarëve krenohemi, që këtij qëllimi ia kemiarritur duke e bërë Shqipërinë të jetë një vend të merituar në

Page 112: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

112

botë, me një popull plotësisht të arsimuar dhe pa asnjë analfabet.Ne arsimtarët krenohemi kur takohemi ose na takojnë ish

nxënësit tanë të vegjël, tash mësues, inxhinierë, ushtarakë,këngëtarë etj.

Unë tash kam hyrë në vitin e 6-të të pensionit, por nukmund të harroj mikpritjen e atij populli dibran, respektin dhedashurinë që ata treguan për ne arsimtarët jabanxhinj. Shumëkujtime të pashlyera më janë fiksuar nga gjithë familjet eBrezhdanit. Mikpritja, bujaria, thjeshtësia, komunikimireciprok na e lehtësonte detyrën tonë të vështirë por humane.Këtë respekt e provova atëherë, por që e rishfaqën duke eprovuar edhe një herë në vitin 1968 kur u ndodha me shërbimnë qytetin e Peshkopisë dhe ku brezhdanasit me të marrë veshardhjen time në qytet nuk më lanë asnjë natë të rrija në qytet.

E si mund të harroj unë familjet e Karasanëve (Ganiundhe Xhemalin), të Shehëve (Izetin), të Gazidedeve, Reçeve,Hakoret e tjerë.

Edhe sot më dalin parasysh fytyrat e ish nxënësve të mi:Vjollca Shehi, Farije Karasani, Xhilkë Vojka, Merjeme Reçi, MyslimGazidede, Myrteza Truka, Safije Kola, e të tjerë, e të tjerë.

Puna e mësuesit i del para sysh gjithsecilit. Është e vetmjarrugë që e kalon gjithkush, është pjesa më e bukur e gjithsecilit.Në përfytyrim i del secilit mësuesi i tij i parë, pavarësisht seçfarë detyre kryen ai sot.

Asgjë nuk duhet t’i mohohet mësuesit, sepse ata janë dhedo të ngelen më të përkushtuarit...

Me respekt29.6.93. Gavrili

Shënim mbi zarf: Gavril Kota, Rruga “Qazim Vathi”, Pallati 104/1, Ap. 2 Tiranë.Të pres në shtëpi këtu në Tiranë të pimë një kafe bashkë dhe të njihemi.

Page 113: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

113

NIGJARE VELÇANI (DIDI)

Shoku Abdurahim!

Lexova me vëmendje shkrimin tuaj me titull “Mësuesit –më të përkushtuarit dhe të harruarit”, botuar në gazetën “Zëri i Popullit “ të datës 20 qershor 1993. Të them të drejtën kyshkrim më preku thellë më zemër, mbasi më ktheu në kujtimete 44 vjetëve më parë, në moshën time më të re.

Akoma pa mbushur 16 vjeç, pas një kursi metodikpedagogjik, lash Beratin dhe erdha në Peshkopi, fillimisht nëfshatin Brezhdan, i cili më ka lënë mbresa të paharruara nëkujtesë dhe pastaj në kufi, në fshatin malor të Cerjanit ku endjeva veten në shtëpinë time. Pra për herë të parë hyra nëjetë, në punë si arsimtare për tu dhënë njohuritë e para të gjuhëssonë të bukur shqipe vocërrakëve aq të etur për dije. Në këtëkohë aq të vështirë për të jetuar ku përveç varfërisë qemë tëdetyruar të përballemi edhe me kërcënimet dhe ofendimet edisa skeptikëve apo keqdashësve që e shihnin si luks dukendikuar që fëmijët e sidomos vajzat të mos ndiqnin shkollën.Pra ne arsimtarëve të atij brezi na duhej jo vetëm të jepnimmësime në shkollën fillore etj. por edhe të shkonim në çdo

Page 114: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

114

familje, shtëpi më shtëpi për t’u mbushur mendjen disaprindërve që hezitonin të dërgonin fëmijët në shkollë si dhepër të grumbulluar të gjithë analfabetët në kurset e luftës kundëranalfabetizmit që i zhvillonim mbrëmjeve pas pune.

Për mungesë të klasave dhe numrit të domosdoshëm tëarsimtarëve na duhej të jepnim mësim në klasa kolektive. Punakaq e ngarkuar na detyronte të përgatisnim planet e punëspër dy klasa dhe kurset e analfabetizmit deri natën vonë. Porkjo punë, megjithëse e lodhshme nuk na demoralizonte,përkundrazi ndjenim sadisfaksion. Ne e bënim këtë sepse equanim për detyrë ndaj brezave, e quanim të domosdoshmedhe në asnjë mënyrë nuk na shkonte mendja se të kesh dhënëapo të japish mësim në fshat është ofendim apo ke qenë dhe jei persekutuar. Një mendim i tillë është ofezë për çdo patriot,ofezë për rilindësit që kthenin shtëpitë e tyre në shkolla dhenën kërcënimin otoman apo të shovinistëve grekë, serb apomaqedonas, u jepnin dritë, pra u jepnin arsim fëmijëveshqiptarë të lënë në errësirë duke sakrifikuar edhe jetën. E pra,këta qenë frymëzimi për ne dhe e quanim për nder të mësonimfëmijët e malësorëve të lënë në errësirë e injorancë pa shkrim elexim.

Sa kënaqësi është për ne kur shihnim që fëmijët e këtyremalësorëve të zgjuar, me gjithë që në kondita shumë të vështira,mësonin me vëmendje.

E ndjeva veten krenare kur pashë nxënës të mi ngaBrezhdani e Cerjani i Peshkopisë, nga Kukësi në Veri, nga fshatimalor i Bogdanit në Berat apo nga Saranda në Jug të Shqipërisë,

Page 115: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

115

etj. ku unë kam punuar si arsimtare të jenë bërë me arsim tëlartë e të mesëm pedagogjik, mjekësor, agronomi etj.Pavarësisht nga trajtimi material, i cili edhe sot është tepërdiskriminues për arsimtarin dhe le për të dëshiruar, gjithashtupavarësisht nga mohimi që iu bë personit tim kur erdha nëTiranë për të vazhduar punën e dashur të arsimtares, me gjithëarsimin pedagogjik që kisha, ndjehem krenare dhe aspak ependuar, mbasi gëzoj simpatinë e ish nxënësve të mi kudo qëjanë. Le tu rëndojë në ndërgjegjen e tyre ajo padrejtësi, atyreqë e bënë.

Ju falënderoj për kujtimet që më zgjuat, kujtime të cilat iruaj edhe në marrëdhënie me shumë familje të nxënësve të mi,kudo që kam qenë.

Ju përshëndesNigjare Didi (Velçani)

Tiranë 7.7.1993

Dërgon Nigjare Didi (Velçani) Rruga “Mine Peza”, Pallati232 Shkalla 1, Apartamenti 14 Tiranë.

Page 116: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

116

“DALLËNDYSHET E SHQIPES“

Jovan Mëhilli! Ju ishit në seminarin kombëtar që u organizuanë Durrës për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Çfarë morët ngaky seminar, ju dhe gjithë mësuesit që keni marrë përsipër barrën emadhe të mësimit të gjuhës shqipe në emigracion nga fëmijëtshqiptarë?

Ju faleminderit! Fillimisht unë dua të përshëndes Ministrinëe Arsimit dhe të Shkencës së Republikës së Shqipërisë si dheMinistrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës përorganizimin e një seminari trajnimi me mësuesit në diasporë siedhe ata që janë në emigracion përfshirë edhe ne të Greqisë.

Gjithashtu, në mënyrë të veçantë falënderoj ambasadorintonë në Athinë z. Vili Minarolli i cili tregoi një kujdes të veçantëpër nisjen e këtij ekipi profesionist si dhe duke dhënë fjalën semjediset e ambasadës janë në dispozicion për të kryer detyrëntonë profesionale në të ardhmen.

Dua të theksoj se seminari i organizuar në Durrës është itreti i këtij lloji. Ne në dy seminaret e para nuk kemi marrëpjesë sepse nuk kemi qenë të ftuar. Në seminarin e tretë që uzhvillua në Durrës më 23 – 26 korrik, një ekip mësuesishprofesionistë, të cilët aktualisht japin mësim vullnetarisht nëkurset e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në të gjithë Greqinë,morën pjesë në këtë seminar dhe siç janë shprehur edhe kolegëte mi në gazetën tuaj “ Emigranti “, gazetë e cila e vlen tëfalënderohet për vijueshmërinë dhe cilësinë e paraqitjes tëveprimtarive të veçanta, veçanërisht këtë rast. Për mua vlerat

3MËSUESIT EMIGRANTË NË GREQI

Page 117: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

117

e seminarit përfaqësoheshin me titullin e tij ku thuhej:“Hapësirat të reja për mësimin plotësues të gjuhës shqipe”

Cilat janë këto hapësira në Greqi?Në Greqi këto hapësira tashmë kanë lindur, janë të

pranishme kudo. Që në vitin 2001 me kursin e parë të mësimitplotësues të gjuhës shqipe që u hap në Selanik nën kujdesin ezonjës Mimoza Dako dhe Dashamir Zaçe. Por zanafilla dhepërpjekjet janë të mëparshme, që me krijimin e një grupinismëtar në vitin 1998 me qendër në Athinë, ekip ky ispecializuar që ka dhënë një ndihmesë të madhe. Hapësiratunë konkretisht i shikoj në shtrirjen e kurseve në të gjithëGreqinë. Mund të flasim edhe për mundësinë e krijuar që kursetë tilla mund të hapen edhe në shkollat greke ku ndodhenfëmijët shqiptarë sipas përvojës së shkollës nr. 132 të Gravësnë Athinë.

Tashmë na është krijuar edhe mundësia për të pasurdokumentacionin unik për të gjitha kurset e mësimit plotësuestë gjuhës shqipe, dokumentacion zyrtar e shkencor në duart emësuesve.

Cili do të jetë ky dokumentacion?Së pari regjistri i klasës. Më tej amza ku do të jenë të

regjistruar të gjithë nxënësit, programet unike, tekstet për tëgjitha kurset, CD-të DVD-të e materialet e tjera përpërvetësimin në klasë dhe jashtë saj të të folurit dhe të shkruaritshqip. Flasim për një komplet dhe kompleks mjetesh mësimorepër përvetësimin e gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare. Mbitë gjitha, kryesorja, është kurorëzimi i përfundimit të vititmësimor me dëftesën e përvetësimit të programit, një certifikateunike ku do të shkruhet Republika e Shqipërisë, Ministria eArsimit dhe Shkencës, adresa e kursit, numri i amzës etj. Përmua e rëndësishme është se u hap një dritë jeshile. Ne, nëmbledhjen e parë të Këshillit Pedagogjik...

Page 118: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

118

Është e dyta herë që e përmendni këtë institucion arsimor. Amund të na thonë përse bëhet fjalë?

Fjala është për mbledhjen e parë të mësuesve që morënpjesë në seminarin kombëtar në Durrës. Më 22 korrik 2007,një ditë përpara se të hapej seminari, u vendos unanimishtformimi i Këshillit Pedagogjik të Mësuesve Emigrantë në Greqi.Ky është një moment historik i cili është dokumentuar tashmëme një protokoll të firmosur nga të gjithë mësuesit pjesëmarrësnë seminar dhe përbën fletën e parë të hapësirës së re për tavënë mbi baza të organizuara mirë mësimin plotësues të gjuhësshqipe në emigracion. Në mbledhjen e parë si dhe në takimet emëvonshme u këmbye përvoja e punës së secilit, përvojë e cilamori përmasa shumë të gjëra me paraqitjen e përvojës sëmësuesve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në të gjithëhapësirën evropiane që nga Finlanda, Suedia, Norvegjia,Anglia, Franca, Gjermania, Zvicra, Italia etj. Ky këmbimpërvoje mund të them se krijoi hapësira të gjëra që kanë vlerëtë madhe veçanërisht për ne që jemi në hapat e para tëorganizimit unik të këtij aksioni me vlerë të jashtëzakonshmepër gjuhën shqipe në Greqi.

Seminari pati vlera profesionale të nivelit të lartë.

Në Evropë flitet për Shkollë të Mësimit Plotësues të GjuhësShqipe. Atje kjo shkollë fillon në klasën e parë dhe përfundon nëklasën e njëmbëdhjetë. Këtu deri tani flitet për kurse të mësimit tëgjuhës shqipe. Cilët do të jenë hapat për tu ngjitur në nivelin evendeve të tjera?

Sot flitet për diasporë shqiptare të shtrirë në Evropë dhekontinentet e tjerë. Ata kanë vite që punojnë për mësiminplotësues të gjuhës shqipe dhe si rrjedhojë kanë një përvojë tëgjërë, përvojë të cilën ne e dëgjuam dhe e vlerësuam, ashtu siedhe ata vlerësuan përvojën dhe hapat që kemi bërë ne. Kyështë fillimi, hapi i parë, shkalla e parë e ngjitjes në katet etjerë të ndërtesës së lartë të shkollimit shqip në emigracion ediasporë. Ne mendojmë që këtë punë ta nisim fillimisht me një

Page 119: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

119

“kurs trevjeçarë” ku do të jepen njohuri të plota për mësimin egjuhës, për ta folur atë pastër e rrjedhshëm në tonacionet esaj, për ta shkruar bukur duke respektuar të gjitha rregullat edrejtshkrimit dhe drejtshqiptimit, e shoqëruar e gjithë kjo edheme njohjen e kulturës dhe historisë së Shqipërisë. Kjo përbënbazën, shkallën e parë, hapin e parë. Pra do të kemi një kurstrevjeçarë si fillim dhe më pas një kurs dyvjeçarë. Mësimiplotësues i fëmijëve emigrantë të gjuhës shqipe kap hapësirëne pesë vjetëve. Mendojmë se këto pesë vjet do të formojnë bazënpër të vazhduar shkollat e nivelit të lartë, deri ato të nivelituniversitar në Shqipëri. Mbi këtë bazë ne po ndërtojmëprogramet. Kemi krijuar një grup pune i cili ka filluar për këtë.Bashkëpunimi, urat tashmë të vendosura mirë me Ministrinëe Arsimit dhe Shkencës dhe institucioneve të tjera si dhe mebashkëpunimin me kolegët tanë në Evropë themi se edhe nedo të arrijmë shpejt në nivelin e mësimdhënies plotësuese tëgjuhës shqipe në Evropë e më gjërë.

A mendoni ta legalizoni shkollën shqipe në Greqi?Ne kemi deklaruar krijimin e Këshillit Pedagogjik si hap të

parë. Pas kësaj, gradualisht ky Këshill Pedagogjik që tashmënumëron mbi 25 mësues që japin mësim do të prezantojëvetveten. Ne kemi të regjistruar dhe janë të gatshëm të japinmësimin plotësues të gjuhës shqipe rreth 250 mësues. Si hap tëparë ne do të bëjmë legalizimin e Këshillit Pedagogjik, krijimin estatusit ligjor të tij në Greqi. Kjo do të na japë mundësinë ekomunikimit zyrtar me të dy ministritë në mënyrë që ajo që kemikërkuar ne vazhdimisht që mësimi me fëmijët e emigrantëve tëbëhet në shkollat greke, atje ku ka fëmijë shqiptarë që vazhdojnëshkollën shtetërore greke, qoftë edhe dhjetë prej tyre.

Prej vitesh ministrat tonë të arsimit, të të dy krahëve, të majtëe të djathtë, kanë deklaruar se me Greqinë ka një marrëveshje qëmjediset e shkollave greke ku mësojnë fëmijë shqiptarë tëshndërrohen në mjedise për mësimin plotësues të gjuhës shqipe.

Page 120: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

120

Deri tani kjo marrëveshje nuk zbatohet. Çfarë do të bëni ju që kjomarrëveshje të marrë rrugë?

Marrëveshja është e vitit 1998...

E nëntë viteve më parë?!...Është nënshkruar midis dy ministrave të asaj kohe të

ministrive të arsimit, zotit Ruka dhe Arseni. Ajo fjeti, mbaseedhe si pasojë e pasivitetit tonë, por mendoj se është koha përta zgjuar, për ta vënë në lëvizje dhe për të ecur me hapa tëshpejta përpara. Ministria e Arsimit dhe e Besimeve Fetare eGreqisë ka dhënë premtimin, nëpërmjet takimit Janaku - Pollodhe themi se nuk do të kemi pengesë. Për t’i paraprirë kësaj nemë 17 shtator, menjëherë pasi të fillojë mësimi në shkollëngreke, do të fillojmë regjistrimin e fëmijëve shqiptarë në disanga shkollat që kemi piketuar në Athinë, Selanik, Korinth,Kretë, Volos, Larisa, Livadhja dhe në shumë qytete të tjerë tëmëdha të Greqisë.

Pra, jeni optimistë që kurset e mësimit plotësues të gjuhës shqipedo të dalin nga izbat, podrumet e zyrat e do të marrin dritë?

Patjetër. Kjo punë do të nisë gradualisht, që këtë vit për tukonsoliduar plotësisht. Duhet të theksoj se nga 21 kurse qëkanë funksionuar vitin e kaluar mësimor në të gjithë Greqinë,këtë vit, nga informacionet e deritanishme, numri i tyre do t’ikalojë të tridhjetë e pestët.

Si mendoni për të kaluar nga vullnetarizmi i zhvillimit tëmësimit falas nga ana e mësuesve në vlerësimin e tyre jo vetëmmoral por edhe material?

Përvoja e mësuesve të diasporës flet për vite të para të njëpune vullnetare të mësimdhënësve, ashtu si e jona, përvojë qëe gjen edhe sot në Anglinë e zhvilluar dhe në Itali. Unë nëpozicionin e specialistit dhe në drejtim të Këshillit Pedagogjikmendoj se vullnetarizmi, atdhetarizmi mbeten për tu vlerësuarpor nuk ma merr mendja se duke qëndruar këtu ne do t’ia

Page 121: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

121

arrijmë asaj që thashë në fillim se procesi i mësimit të gjuhësshqipe do të jetë me dy hapa, trevjeçarë plus dyvjeçarë. Nemendojmë që së shpejti problemin e pagesës së mësuesve tazgjidhim duke bashkëpunuar me Ministrinë e Arsimit dhe tëShkencës së shtetit tonë. Ndërkohë mendoj se rol të rëndësishëmdo të marrë faktori “ Këshilli Prindëror” i cili do të krijohetpranë çdo kursi me prindërit e fëmijëve për të luajtur rolin emenaxhuesit të një fondi që do të paguhet nga prindërit, tashmëtë ndërgjegjshëm për të ecur në këtë rrugë. Puna e mësuesitduhet vlerësuar, duhet paguar. Kjo do t’i bëjë shumë më mirërritjes së cilësisë së mësimdhënies, rritjes së kërkesës së llogarisëndaj tyre si dhe të përgjegjësisë së prindërve ndajmësimdhënësve. Them se edhe ky problem do të zgjidhet megjithë indiferentizmin që vërehet në radhët të një pjese tëemigrantëve dhe mentalitetin që shkollimin në gjuhën amtaretë fëmijëve të tyre duhet ta bëjnë të tjerët. Me që më jepet rastiunë dua tu bëj thirrje të gjithë prindërve, kudo që janë, tëmbështesin shkollimin shqip të fëmijëve të tyre në emigracionsepse atë që e bën shkolla nuk e bën dot familja. Po u bëj thirrjeshoqatave, biznesmenëve, të gjithë emigrantëve të emancipuarqë të mbështesin shkollimin shqip të fëmijëve jo vetëm duke idërguar ata në shkollë por edhe duke dhënë për shkollën aq sakanë mundësi nga kursimet e tyre.

Forca e emigracionit shqiptar në Greqi është e tillë që sikurçdo emigrant të japë në vit 1 - 2 euro, paratë e mbledhura dotë ishin të mjaftueshme për të mbajtur me pagë tërë mësuesitdhe për të siguruar bazën e nevojshme materiale tëmësimdhënies.

Çfarë emri do të ketë shkolla shqipe e mësimit plotësues në Greqi?Këtu ka shumë mendime por ai që është më i preferuar

dhe i pranishëmËshtë: “DALLËNDYSHET E SHQIPES“ në Greqi. Them

se kjo është shumë e goditur dhe në fakt çdo kurs është një“DALLËNDYSHE“. Një njeri i madh i pedagogjisë shqiptare,

Page 122: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

122

Kostallari, thoshte se nga mësuesit e vegjël përfaqësohet njëkomb i madh.

Më 1 tetor mendoni që “dallëndyshet “ të ulen në “fole“, do tëfillojë shkolla. A do të kenë mësuesit të gjithë dokumentacionin edomosdoshëm në dorë duke filluar që nga programi, librat dhe si dot’i siguroni këto?

Baza materiale është pjesa më kryesore për një fillim të mbarëtë vitit shkollor. Ne deri tani, në bashkëpunim edhe meambasadën, e vlerësoj edhe njëherë, kemi mundur të sigurojmëabetaren kombëtare falas, pa pagesë. Këto ditë presim programetnga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës të shoqëruar me regjistratpër çdo klasë si dhe pajisjet e tjera si fletore pune, libra në ndihmëtë formimit të fjalorit gjuhësor si dhe materiale të tjera elektronikepër tu përdorur në orën e mësimit. Themi se kjo bazë materialedo të sigurohet deri nga datat 20 – 25 shtator.

Cili është mesazhi juaj për nxënësit, prindërit dhe të gjithëemigrantët që e duan dhe e vlerësojnë shkollimin shqip nëemigracion?

Unë u uroj punë të mbarë të gjithë mësuesve që këtë vit do tëngrenë “foletë e dallëndysheve të gjuhës shqipe në Greqi”. U urojsukses prindërve të fëmijëve që do të ulen në bankat e shkollës përtë shkruar e lexuar shqip! U uroj të gjithë njerëzve që do tëmbështesin këtë hap të madh me vlera të pallogaritshme “GËZUARVITIN E RI SHKOLLOR 2007 – 2008 NË EMIGRACION”!

Page 123: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

123

PLAGA E SHKOLLIMIT TË FËMIJËVEJANË PRINDËRIT

- Përvojë nga Mimoza Dako, nismëtare e mësimit tëgjuhës shqipe në Selanik, pjesëmarrëse në seminarinkombëtar “Hapësira të reja për mësimin plotësues të

gjuhës shqipe“

Mimoza Daka?Dako.

Nga vjen mbiemri Dako?Dako është mbiemri i burrit

dhe vjen nga Përmeti.

Po mbiemri juaj si është?Bejkollari.

Nga vijnë rrënjët?Prapë nga Përmeti. Babi im

është nga Leskoveci i Përmetit.

Cila është rruga juaj drejt arsimit?Rruga ime drejt arsimit filloi në Tiranë ku në vitin 1992 u

diplomova për gjuhë e letërsi shqipe dhe vazhdoi në Greqi,por me një mënyrë tjetër, nëpërmjet mësimit falas që u bëhet

Page 124: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

124

fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që prej vitit 2001.

Në Shqipëri përjetuat kënaqësinë e të qenit mësuese?Jo. Fatkeqësisht jo. Sapo mora diplomën emigrova.

Si e keni përjetuar ditën e parë të mësimit të fëmijëve në Selanik?Ishte me të vërtetë një ditë e veçantë, një moment jo vetëm

emocionues por edhe historik. Më 7 mars të vitit 2001, një ditësimbol, filloi mësimi i fëmijëve në gjuhën shqipe, falas. Përpjekjapër të arritur deri atje ishte më e përparshme. Nëpërmjetnjohjeve, ndihmës që na dhanë edhe sindikatat greke,nëpërmjet financimit që i bënin vatrës së emigrantëve në Selanik,menduam se do të ishte me vlerë që ky mjedis që na jepej,sikur na ra nga qielli kur i thonë fjalës, ta shfrytëzonim për tudhënë mësim falas fëmijëve shqiptarë. Atëherë me të vërtetëishte shumë e vështirë sepse ishte një gjë që një praktikë e tillëbëhej për herë të parë, jo vetëm nga ana e ambientit, d.m.th, tëvetë vendasve, grekëve, por edhe tek shqiptarët. Nuk ishtedëgjuar deri atëherë një gjë e tillë megjithatë iu përgjigjenthirrjes që të përkrahet kjo iniciativë, të vinin mësues dhe ditae kurorëzimit ishte 7 marsi i vitit 2001. Morëm shkas nga Festae Mësuesit, festë në të cilën morën pjesë mbi 50 mësues qëbanonin në Selanik por që nuk e ushtronin tashmë profesionine tyre. Erdhën shumë të emocionuar, shprehën kënaqësinë,entuziazmin, dëshirën për të dhënë mësim, për të ndihmuar.Mbaj mend momentin që ne donim t’u dhuronim nga një lulemësuesve, traditë e vjetër e jona. Kishim mbledhë dyzet karafila.Kur iu drejtova pjesëmarrësve me pyetjen “Kush është mësuestë ngrihet në këmbë?“ në një mënyrë të tillë që mësuesi tënderohet por edhe fëmijët të mësonin traditën që ne bënim mëparë gjë për ta e panjohur. Në përgjigje të pyetjes u ngritën nëkëmbë mbi dyzet mësues. Na erdhi keq sepse ngelen shumëmësues pa karafilin e kuq. Kjo na dha të kuptojmë se nëemigracion ka shumë mësues. Mbaj mend që kishim edhe njëlibër, një fletore në të cilën u shkruan përshtypjet e tyre për atë

Page 125: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

125

ditë. Fletoren e kam edhe sot e kësaj dite. U shprehën jo vetëmmësuesit, por edhe prindërit që nuk ishin mësues për ditën eshënuar dhe për iniciativën që morëm. Kjo ishte dita e parë,bile e kemi edhe të dokumentuar, të xhiruar në kasetë, sepse ekemi këtë praktikë, çdo veprimtari që bëjmë e filmojmë dhe efotografojmë. Emocione të tjera me kohë harrohen, humbasinpor i pari nuk harrohet kurrë. Për mua ajo ishte një ditë eveçantë, një ditë e madhe.

Si dhe sa flasin “gjashtë vjet përvojë”?Mund të them se fillimisht kishte një pjesëmarrje të madhe

të fëmijëve, megjithatë duke pas parasysh që numri i fëmijëveështë tepër i madh në Selanik dhe domosdoshmëria është emadhe pjesëmarrja e fëmijëve nuk ishte e atij niveli që prisnimne. Unë mendoja se nuk do t’i përballonim dot. Në fillim bënimmësim të shtunën dhe të dielën kurse pastaj i reduktuam vetëmtë dielat. Jo vetëm për shkak të fëmijëve por edhe për shkaksepse ishte tepër e lodhshme edhe për neve, nuk mund tësakrifikonim dy ditë nga puna dhe pushimet tona.

Dua të theksoj se ekziston një indiferencë nga ana eprindërve, më vjen keq që e them, por nuk e them vetëm unëpor e ka vërtetuar vetë fakti. Kur hapëm stekën, vatrën, bëmënjë takim në konsullatën shqiptare, iu drejtuam edhe shtetitshqiptar me një listë për disa mjete modeste mësimi si një video,një televizor, një lidhje satelitore, kaseta etj. që në kohën e lirët’i përdornim për edukimin e fëmijëve. Fatkeqësisht as shtetidhe as prindërit nuk kontribuuan për këtë gjë. Iniciativa ngeliatje ku u nis.

Në Selanik ekziston një librari në të cilën vijnë edhe librashqip edhe për fëmijë, edhe abetare, por praktika e deri sotmetregon për mungesë interesi. Mund të them edhe një fakt tjetër.Para se ta hapim kursin, në dhjetor të vitit 2000 u bë një festivalantiracist, festival në të cilin shoqata jonë merr pjesë çdo vit. Ikërkova z. Fatmir Toçi abetare me qëllim që përkrah lajmërimitqë kishim bërë tu jepnim fëmijëve të pranishëm disa abetare.

Page 126: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

126

Z. Fatmir Toçi na dhuroi 20 abetare.Më bëri përshtypje një fakt: erdhën prindër me fëmijë,

morën abetaret dhe vetëm 2 – 3 fëmijë nga ata që morën libraterdhën në kursin e mësimit të shkrimit e leximit të gjuhës shqipe.Po ashtu tek libraria vërehet se nuk ka lëvizje të librit për fëmijë.Këtë gjë unë nuk e shpjegoj dot.

Tani si funksionon kursi?Faktikisht që atëherë janë bërë ndryshime si të vendit, vatra

e emigrantit - steki u mbyll për shkak të mungesës së fondevedhe problemeve të tjera përfshirë edhe zhgënjimin, prerjen ekrahëve si rezultat i rënies së interesit për shkollimin shqip.Vërtet mund të them se ka mangësi si nga mësimdhënia, sepsene nuk e kishim praktikën e dhënies së mësimit për fëmijët nënjë shtet të huaj, t’i mësosh atij gjuhën shqipe kur ai nuk enjeh dhe pak e praktikon ose deri atje ku në familje nuk i flasinfare shqip. Nga ana tjetër, fëmijët kur vijnë, nuk e kanëproblem, qëndrojnë, madje me dëshirë, diskutojnë, njihen menjeri tjetrin. Problemi qëndron tek prindërit. Në qoftë se kyprind nuk e edukon atë fëmi, nuk ia nxit dëshirën për të mësuargjuhën shqipe, atëherë kemi të bëjmë me një problem të madh.Për mendimin tim nuk është problem fëmija por është prindi.

Plaga e shkollimit të fëmijëve janë prindërit...Po, ashtu them unë, prindërit. E para, një faktor. Janë disa.

Në fillim mund të themi se ekzistonte frika që mos flasim shqip,mos na dëgjojnë se jemi shqiptarë, frikë e cila për mua tashtinuk ekziston për faktin se qëndrimi i grekëve ndaj shqiptarëve,ndaj të huajve, ka ndryshuar. Kjo jep një farë mundësie, shtytjepër më tej.

Mos është koha që duhet të vrapojmë?Ne duhet të vrapojmë, por duhet të vrapojmë të gjithë

bashkë, prindër e mësues, në “kros masiv për gjuhën shqipe,drejt shkollës shqipe”. Nga ana tjetër duhet edhe ndihma eshtetit shqiptar, ndihmë të cilën ne nuk e kemi pasur.

Page 127: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

127

Dhe nga ky seminar që bëhet këtu në Durrës mendon se do takesh?

Nuk mendoj se do ta kem. Fatkeqësisht. Mund ta kemi njëçikë më vonë, nuk e di por unë nuk jam optimiste, sepse eshikoj që ne jemi shumë mbrapa në kuptimin e zhvillimit që kabërë mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, në Gjermani, Belgjikë,Suedi, Zvicër etj., ku me sa kemi biseduar me njeri tjetrin ataçuditen kur ne u themi se japim mësim falas. Edhe unë mendojase edhe ata falas jepnin mësim. Ishte interesimi i shtetitmikpritës ku janë atje por edhe nga ndihma e vetë Kosovës.

Kosova e ka një përvojë dhe ne, megjithëse bëjmë seminare,megjithëse e dëgjojmë dhe e shohim, nuk duam ta kemi?

Unë do të doja ta kishim përvojën e Kosovës. Problemi ështëqë shteti jonë nuk do.

Durrës, korrik 2008

Page 128: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

128

MËSIMI DUHET ZHVILLUARNË MJEDISE SHKOLLORE

- Bisedë me veprimtaren dhe mësuesen e dalluarFlutura Tafilaku -

Pak fjalë për rrugëne Flutura Tafilakut nëjetë

Kam lindur nëKoplik të Shkodrës. NëRubik kalova fëmijërinëderi në klasën e tretë.Atje më lindi pasionipër tu bërë mësuese.

E desha shumëmësuesen e klasës sëparë, si të gjithë fëmijëtqë e hyjnizojnë atë, edesha Lume Breshënnga Tirana. Krijova për të një ikonë dhe u bë idhull në mendjentime. Ishte mësuese shumë e dashur, shumë e mirë, strikte, erreptë...

Në cilët vite?Unë hyra në klasën e parë në vitin 1968 – 1969. Mënyra si

shpjegonte, si na trajtonte më bëri që ta dashuroj profesionin e

Page 129: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

129

mësuesisë. Kur shkoja në shtëpi, çfarë kishim bërë në shkollë,mblidhja fëmijët e vegjël të lagjes, i vija në rresht dhe bëja atëqë kishte bërë mësuesja ime në klasë. Kjo dëshirë erdhi duke urritur vazhdimisht.

Kur arriti pjekurinë?Ikëm në Fushë Arrës të Pukës. Atje përsëri kisha mësues

shumë të mirë. Mësuesja Franceskina Lapa, e ngjashme memësuesen e klasës së parë. Mënyra se si shpjegonte, mënyra emarrëdhënieve me ne, e dashur në mësim por veçanërishtjashtë tij, ma shtoi edhe më shumë dashurinë për mësuesinëdhe vendosa do të bëhem ose mësuese ose s’ka. Dëshira e babësishte studimi i gjuhëve të huaja. Unë nuk e kuptoja rëndësinëe tyre. Ishte insistimi i tij që unë shkova në shkollën e mesme tëgjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë. Kjo shkollë për tëgjithë ata që janë ulur në bankat e saj është një universitet mëvete. Kjo në sajë të programit dhe të mësuesve që ipërshtateshin shumë mirë cilësisë së saj. Ne atje mësuam jovetëm profesionin e mësuesisë dhe të gjuhës por mbi të gjithamësuam të jemi qytetarë të kulturuar. Mënyra se si na flistedrejtoresha e shkollës Afërdita Çela, si një nënë e mirë,veçanërisht me ne vajzat, ishte me të vërtetë një gjë që ndikontefuqishëm në formimin qytetar dhe në personalitetin e njeriut.Shkolla e gjuhëve të huaja ishte një model dhe shumë gjëra qëi mësova jo vetëm si profesion por edhe si metodikëmësimdhënie më vonë e kanë burimin tek kjo shkollë.

Dega e frëngjishtes e kishte si metodë pune vënien enxënësve për të luajtur pjesë teatrale të autorëve francezë. Njëherë një pedagog vuri në rolin e personazhit kryesorë tëkomedisë “Koprraci” një nxënës që e kishte frëngjishten gjashtë.Ishte një rregull i prerë që gjuha frënge dhe ajo shqipe të ishinmbi tetë që të vazhdoje universitetin. Drama jepej gjithmonënë vitin e katërt. Të gjithë pyesnin “Si ka mundësi që në rolinkryesor pedagogu ka vënë një nxënës të dobët?”. Më vonë,kur ai në mënyrë të suksesshme interpretoi rolin kryesor

Page 130: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

130

frëngjishtja i doli më tepër se tetë. Pedagogu atëherë tha se ebëra me zor që të studiojë frëngjishten dhe të shkojë nëuniversitet. Nxënësi mësoi edhe artin e interpretimit, edhefrëngjishten dhe shkoi në universitet.

Këto gjëra, kur dola mësuese, u mundova edhe unë t’ipërdor në mësimdhënien e anglishtes, edhe për ta bërë orën emësimit të bukur, edhe për t’i bërë fëmijët të dashurojnë lëndën.Kështu në Fushë Arrës kemi bërë “Kësulëkuqen”,“Borëbardhën”. “Hirushen”...

Ku e filluat punën e mësueses?Pasi mbarova universitetin në fillim shkova në fshat, në

Micoj të Fushë Arrësit. Kam shumë nostalgji për atë kohë sepsefshatarët tanë të asaj kohe ishin shumë arsimdashës, nuk e disi janë sot. Ishte ndoshta i lodhur fshatari nga puna në arëduke punuar por sapo shihte që po kalon mësuesja e linte punëndhe dilte për ta takuar atë që e konsideronin si prindin e dytëtë fëmijë së tyre. Këtë e bënte nga që donte fëmijën shumë,donte shkollën. Ose kur fëmijët na dilnin përpara dhe narrethonin gjatë gjithë rrugës duke shkuar tek shkolla...Ajo kohëishte kohë shumë e bukur dhe e kujtoj me shumë mall e nostalgji.

Më pas kam dhënë mësim në shkollën tetëvjeçare të FushëArrësit. Ajo kohë kishte tjetër dashuri për mësimin, përshkollën, për librin, për mësuesin...

Si pasioni i mësueses u transferua nga Fushë Arrësi në Athinë?U bë festivali i parë i fjalës artistike. Thashë, nga dëshira që

vajza ime të fliste shqip, do ta detyroj atë të recitojë vargjet e Fishtës“Mallkue qoftë ai bir shqiptari...”. Nga që e kisha me shumë pasion,duke ia thënë regjisorit të shfaqjes se vajza ime do të recitojë këtëse nuk bën si mesazh për nënat që nuk u mësojnë fëmijëve shqipdhe nuk flasin edhe vetë shqip regjisori më kap përkrahu dhe mënxjerr në skenë dhe nisur nga pasioni im më thotë: “Recitoje ti”.Nuk doja të dilja para publikut, sepse ai ishte një festival për rininë,por për të ndikuar diçka tek komuniteti dola dhe recitova me atë

Page 131: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

131

patos të madh që e ka brenda vetë Fishta.

Tani le të kalojmë tek realizimi i pasionit tuaj. Si i mblodhe dhei fute në klasë 30 nxënës?

Ishte rastësi ardhja e një çifti të vjetër amerikan, misioni itë cilëve është ndihma ndaj vendeve të treta, kanë qenë edhenë Shqipëri, madje kuptojnë dhe flasin mjaftueshëm edheshqip. Më lidhi me ta gjuha angleze dhe të qenët shqiptare.Shprehën dëshirën për të bërë diçka për komunitetin shqiptar.E konkretizuam objektivin tek puna me fëmijët. U lirua shtëpiaposhtë, shtëpi të cilën ata e morën me qira. Aty u hap QendraKulturore Porta. Filluam punën për mbledhjen e fëmijëve, përsigurimin e bazës materiale, të bankave, dërrasës së zezë,materialit mësimor... dhe nisa mësimin.

Si arritët të mblidhnin e të vinit në banka tridhjetë fëmijë?E nisa me shoqet e mia dhe fëmijët e tyre. Fëmijët më pas u

bënë propagandistë duke biseduar e tërhequr shokët. Kështunjë pas një u bënë tridhjetë nxënës.

E fillova punën nisur nga pasioni, nga instikti i mësuesessepse unë nuk kam dhënë kurrë abetare dhe gjuhë shqipe nëciklin e ulët. Shkuam vitin e kaluar në seminarinmbarëkombëtarë për mësimin plotësues të gjuhës shqipe nëDurrësi ku edhe ju keni qenë i pranishëm ku morëm disa njohurise si duhet të veprojmë në kushtet tona.

Kështu filloi puna. Në orën e mësimit mundohem që t’injoh njerëzit me simbolet shqiptare, me flamurin, me heroinKombëtar, ditën Kombëtare, etj. duke bërë lidhje edhe meshtetin ku jetojmë. Pyes se cila është Dita Kombëtare eShqipërisë dhe pastaj pyes se cila është Dita Kombëtare eGreqisë. E lidh edhe me ngjarjen e madhe historike të shekullit,Pavarësinë e Kosovës, kjo që fëmijët ta dinë se jemi një kombdhe flasim një gjuhë. Në mënyrë pasive fus edhe pak gjeografiduke i ftuar nxënësit që të gjejnë qytetet nga do të kalojnë përtë arritur në vendlindjen e tyre, udhëtim imagjinar. Të shtunën

Page 132: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

132

që vjen do të bëj vizatim duke i ndarë në grupe ku njeri tëvizatojë hartën e Shqipërisë dhe të shënojë në të lumenjtë, grupitjetër të shënojë qytetet kryesore të Shqipërisë, tjetri të shënojëliqenet që lagin Shqipërinë. Pak a shumë gjeografi.

Si e siguroni bazën materiale?Në fakt unë nuk dua ta lë mënjanë modestinë por realiteti

është një sakrificë shumë e madhe. Mësimi bëhet të shtunën dhetë dielën si mësim klasik nga ora 12 deri më 14, mësim që më pasnuk njeh orar saqë edhe komshia më quan “ Cuca e Maleve “.Kjo është një punë e pa paguar. Kjo për momentin ndoshta ështënjë humbje kohe për familjen se mungon mami, mungon drekaapo darka, por ndjehem mirë sepse jam brenda profesionit timdhe kur i shoh ata vogëlushë që më shikojnë drejt e në sy, kurkënaqen duke shkruar germat e gjuhës shqipe ndjej një kënaqësitë veçantë sepse mësuan diçka prej meje. Nesër apo pasnesërata do të më kujtojnë si mësuesen që u mësoi germat e gjuhësshqipe. Avantazhi im ishte se amerikanët më dhanë mjedisinpër të zhvilluar mësimin dhe më ndihmojnë për çfarëdo kërkese.Kanë blerë hartat, tabelën, fletore, lapsa, stilolapsa, tavolinat,karriget duke krijuar një klasë të plotë, Nga Shqipëria, nëpërmjetambasadës kam marrë vetëm abetaret dhe asgjë tjetër.

Çfarë do të thoshit për pagesën?Puna është e papaguar. Shpresoj që një ditë shteti shqiptar

do të reflektojë që të mos jemi emigrantë sot këtu e nesër nëatdhe. Duhet të bëhet një farë pagese, qoftë edhe me pagesënqë marrin mësuesit në Shqipëri.

Unë kam ikur nga Fushë – Arrësi. Shkolla atje ka pas 800nxënës. Prej tyre në Greqi me siguri janë 200 nxënës. Kanë ikuredhe mësuesit e tyre të cilët atë rrogë që do të merrnin atje tamarrin këtu duke shkolluar ata 200 nxënës që nuk shkollohennë Shqipëri. E kam diskutuar me një nëpunës të Ministrisë sëArsimit dhe ai më thoshte se ju nuk paguani taksa në Shqipërikur ne, emigrantët, po e mbajmë Shqipërinë duke përcjellë atje

Page 133: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

133

nëpërmjet rrugëve legale mbi një miliard euro në vit.

Shumë trashë e paska kapur problemin ai nëpunësi burokrat iMinistrisë së Arsimit...

Kjo që kemi bërë e vazhdojmë të bëjmë ishte një fillim, njëpunë eksperimentale. Por mësimi duhet zhvilluar në mjediseshkollore, të shtunat dhe të dielat ashtu siç është publikuar nëtakimet e ministrave të arsimit të Greqisë dhe Shqipërisë. Jo se“Porta“ nuk ka krijuar kushte optimale për mësim por kjo klasëme klasën në shkollë ndryshon. Nxënësi duhet ta ndjejë vetenedhe psikologjikisht në klasë, në shkollë të vërtetë.

Unë kam shumë dëshirë që kjo punë të vazhdojë sepsenuk lihen fëmijët vetëm tek abetarja. Duhet punë dhe besimnga ana e prindërve, inkurajim i fëmijëve, përgjegjësi e tyre.Nuk dua të ndodhë ashtu siç më tha një ditë një arvanitas se“Mua më vjen keq që prindërit e mi nuk më mësuan gjuhën etyre arvanite”, nuk dua që fëmijët nesër të thonë të njëjtën gjëpër prindërit e tyre. Ata këtë gjë nuk e kuptojnë sot sepse janëtë vegjël por kur të rriten, kur të kthehen në Shqipëri dhe tandjejnë veten atje të huaj, atëherë me siguri do tu vijë keq përprindërit e tyre që nuk i morën përdore për t’i ulë në bankat eGjuhës shqipe. Ndoshta prindërit nuk e kuptojnë këtë siç ekuptojmë ne mësuesit sepse punojnë lodhshëm gjithë ditën.Ne këtë punë po bëjmë. Është një punë e madhe dhe njëvështirësi shumë e madhe. Ndërgjegjësimi i prindërve për tëmësuar fëmijët e tyre gjuhën amtare është urgjencë e ditës.

Çfarë mund të na thuash për programin?Ne po fantazojmë, po krijojmë vetë programe, secila

mësuese bazuar në përvojën e vet, por program konkret,program unik për të gjithë nuk ka.

Unë vërtet jam mësuese me diplomë dhe jam e aftë të japmësim bazuar në dijet dhe përvojën time, por kjo nuk mjafton.Ne përpara shtetit grek jemi “mësues ilegalë“ nuk na njeh kush,por po kaq ilegalë jemi edhe para shtetit shqiptar për shkak senë mbarim të mësimeve ne nuk mund të japim dëftesë shkollore

Page 134: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

134

të njohur, dëftesë e cila ti japë mundësi fëmijës ta vazhdojëshkollën në vendlindje atje ku e ka lënë.

Prindërit më bëjnë një pyetje: “Ja erdhën fëmijët një vit nëshkollë, po vitin tjetër në çfarë klase do të vazhdojnë”?

Mua më duket se ministria jonë e arsimit është shumë eavashtë, shumë indiferente për fëmijët në emigracion. Nuk nandihmon fare, nuk e di se sa do të presim.

Është shembull i shkëlqyer ai i arbëreshëve të cilët përpesëqind vjet e kanë mbajtur arbërishten gjallë kurse ne gjuhashqipe po na humbet që në brezin e parë të fëmijëve.

Unë në kor, çdo ditë i ve fëmijët të thonë: “Unë kam lindurnë Greqi dhe flas greqisht, por jam shqiptar dhe në shtëpi flasimshqip”.

Page 135: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

135

NJË SHKOLLË SHQIPE NË KATIN E DYTË...

Nuk e pyeta për emrin. Tash që po zbardh bisedën ukujtova. Por, me siguri, do të kisha marrë këtë përgjigje? “Kamlindur ato ditë kur në Shqipëri pat ardhur këngëtarja e madhegreke, Marinela...”

Shqiptarët janë tëdashuruar pas emravetë njerëzve të mëdhenjtë të gjitha fushave; tëkëngës, muzikës, artit,shkencës, sportit,politikës...Po të gërmonithellë, me siguri do tëvëreni se emrat e tyrejanë të lidhur me lëvizjenjerëzish të mëdhenj nëkohë e hapësirë...

Marinela Duri është sot në vendlindjen e Marinelës sëkëngës, por nuk është këngëtare, është mësuese, një mësuese ethjeshtë e anglishtes, profesion i saj, një grua që pret e përgatitditën kur do të jetë mësuese e shqipes...

Marinela së bashku me të shoqin, Artemisin, edhe aimësues, ishin pjesë e një tubimi mbarë evropian mësuesish nëDurrës. Atje nisi biseda, një bisedë në kërkim të rrënjëve dhegonxheve të jetës e profesionit, rrënjë që janë shtrirë gjerë egonxhe që presin ditën për të çelë lule, lulet e gjuhës së bukur

Page 136: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

136

shqipe në truall tjetër...

** *

Nga vjen mbiemri Duri?Nga Zagoria. Jam e martuar.Jeni martuar në Zagori, në cilin fshat?Nivan.Kam qenë deri në Sheper.Është mbrapa Sheperit fshati i burrit tim. Me origjinë të

hershme është nga Himara.Nga cili vend?Nuk e di. Origjinë e hershme, shumë e hershme.Po rrënjët prindërit tuaj ku i kanë pasur?Në Selckë, në Pogon. Gryka e Selckës që ndahet nga një

anë për në Zagori dhe nga ana tjetër për në Selckë.Kush i shkuli rrënjët nga Selcka?Babai im, që dy vjeç. Pasi i vdiq nëna shkuan në Elbasan.

Atje jam lindur dhe rritur unë.Mbiemrin si e keni pasur?Kristidhi.Kur je shkulur nga Shqipëria?Mbarova universitetin në vitin 1991 dhe në vitin 1994 jam

nisur për në Greqi... ku ngela.Ku ngele?Në Korinth.Nuk arrite dot deri në Athinë?Jo. Preferova të jetoj në Korinth. Kam vizituar shumë vende

të Greqisë, ishuj, qytete të ndryshëm. Korinthi më pëlqen.Me se merresh në Korinth?Prej shtatë vjetësh punoj në profesionin tim, mësuese e

anglishtes. Jap mësime private.Të çfarë moshe i ke nxënësit?Të ndryshme. Kam nivele nga xhunior A dhe xhunior B.

Page 137: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

137

Kemi arritur në metodën më të re, supercurs, me librat më tërinj, më efektivë të cilët janë rezultativë. Në qoftë se diplomëne parë e merrnin për 7 – 8 vjet, tani e marrin për 5 vjet. Nxënësitmë të mirë janë shqiptarët.

Sa shqiptarë janë?Janë dymbëdhjetë. Nga 15 që kam pasur, tre prej tyre kanë

marrë diplomë.Cilët keni nxënësit më të mirë?Është Abla Hajdari nga Ura Vajgurore e Beratit. Është

nxënëse e shkëlqyer. Jam njëqind për qind që do të marrëdiplomën me herën e parë. Është Lisian Shehu nga Gjirokastra,një nxënës i shkëlqyer që erdhi para dy vjetësh në Greqi.Greqishten e parë e mësoi prej meje, megjithëse nuk jammësuese e specializuar në Greqisht por kam mundësi tu mësojtë huajve greqishten e parë, hyrjen si të thuash në gjuhën greke.Lisiani doli i shkëlqyer sa që fitoi nga mësuesit fjalorin më tëmadh të greqishtes, të Babinjotit. Jam e sigurt se për dy vjet dotë marrë diplomën edhe në anglisht. Kam shumë respekt, i duashumë të gjithë nxënësit, jam shumë e dhënë pas tyre. Kampasion të madh për profesionin e mësueses, të jap mësim, qëduke ikur nga klasa ime nxënësit të kenë fituar diçka prej meje.

Tashti ëndërron të kesh një klasë me nxënës që mësojnë shqip...Kemi një favor, kemi blerë një aero...Çfarë është kjo aero?Është një tarracë dhe kemi të drejtë të ndërtojmë dy kate,

me perspektivë, me ëndërr dhe dëshirë të madhe që një kat tëjetë shtëpia, sepse kemi vetëm një vajzë dhe katin e dytë tabëjmë shkollë, qendër mësimi. Në qoftë se nuk do të bëhet diçkanga shteti shqiptar për gjuhën shqipe, jemi shumë patriotë, tëdy, burrë e grua. Edhe burri ka mbaruar anglishten, në një vitbashkë. Kam përshtypjen dhe besimin që, edhe njëherë e them,në qoftë se nga shteti nuk do të bëhet diçka, do ta bëjmë vetë.Në qendrën e gjuhëve do të bëjmë anglisht, greqisht dhe shqip,njëkohësisht. Me këtë do të merret sigurisht burri im i cili do tëjetë më i lirë se tani. Jam në një organizatë “ Nisma qytetare “,

Page 138: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

138

atje edhe shkruaj, thjesht për tu shprehur dhe prandaj judrejtova që të më jepet mundësia të shprehem në gazetën “Emigranti “, sigurisht në momente të caktuara, kur do të kemfrymëzim.

E keni frymëzimin në këtë moment?Posi jo. Shkruaj, shprehem, pastaj i shuaj nga kompjuteri.Si e imagjinon ditën e parë, në klasën e parë me nxënës shqiptarë,

me një abetare përpara?Fillimisht, se harrova të them, para dy vjetësh më ra në

dorë libri metodik “ Gjuha shqipe në familje “ të NovruzAbilekajt. E lexova, e studiova dhe them që është tamam njëmetodë për fëmijët tanë në Greqi të cilët nuk dinë asnjë fjalëshqip, një pjesë sigurisht, sepse ka një pjesë shumë të madheqë flasin shumë mirë shqip, por nuk shkruajnë dhe nuk lexojnë.Mora librat dhe i shpërndava tek prindërit emigrantë. Umundova, diçka bëra, diçka shumë pak sepse fatkeqësishtshqiptarët preferojnë, madje do ta them drejtpërsëdrejti siç mathanë disa:

“Dakord jemi. Të dalim bashkë sot, tu qerasim, tëpaguajmë 50 euro, të hamë mish e të pimë verë, por mos napërziej me këto gjëra.”

Të përziej në cilat gjëra? Në mësimin e fëmijëve të flasin,shkruajnë e lexojnë shqip? Ka fëmijë që nuk duan të mësojnëshqip, fatkeqësisht prindërit ua kanë rrënjosur. Nuk diskutohet.

Ditën e parë të shkollës në gjuhën shqipe e mendoj:optimiste për të ecur përpara, nxënës shumë të kënaqur ngamësimi im shqip sepse si mësuese që jam kam metodëmësimdhënie, metodë e cila do të më ndihmojë të jap mësimedhe shqip. Unë përderisa jam në gjendje të jap mësiminanglisht ose greqisht a nuk do të jem në gjendje të jap mësiminshqip? Kam besim në vetvete...

Durrës, korrik 2007

Page 139: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

139

SHQETËSIMI I TATJANËS...

Mund të punosh një vit, dy vjet, por ne nuk jemi të pasur porjetojmë në nivelin minimal të jetesës, kjo për të gjithë ne që jemikëtu dhe japim mësim falas. Se po të ishim të pasur nuk do të ishimkëtu.

Tatjana Sadikajn e kamnjohur kur udhëtonim për nëseminarin kombëtar për mësiminplotësues të gjuhës shqipe vitine shkuar në Durrës. E njoha nëdiskutimet që bënte, në përvojënqë përcillte dhe merrte. Nuk kaqëlluar që të ulem në karrigenbosh në zyrën e Ilia Thakës,kryetarit të Federatës sëEmigrantëve Shqiptarë në GreqiIlia Thaka në shoqëri të nxënësveqë mësojnë gjuhën shqipe. Endjej se ai kam një borxhpërkushtimit të saj qytetar për të mos e humbur thesarin e paçmuartë popullit tonë, gjuhën shqipe. Kësaj radhe, nga shënimet e mia nënjë seminar me mësuesit emigrantë, po përcjell shqetësimin e saj,shqetësim i cili duhet të godasë dhe luaj vendit tërë shoqërinëshqiptare dhe në veçanti ata që na qeverisin.

Unë kisha vetëm një propozim. Nuk dua të futem as në

Page 140: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

140

teori dhe as në praktikë, sepse këtu ka shokë dhe shoqe qëkanë me më shumë përvojë se unë, si në Shqipëri po ashtuedhe në Greqi. Unë kam një klasë prej dy vitesh. Jam vetëm nënivelin e parë, në atë të Abetares. Atë që doja unë të propozojame që këtu është përfaqësuesi i ambasadës është që të mosmbetemi në mënyrën spontane, në mësimin e rastësishëm.Gjithkush nga ne bën atë që mendon, atë që është e lidhur menivelin e klasës që ka, me grupin e moshave që ka.

Ajo që propozoj unë është që të kalojmë në nivelin e dytë.Nga të gjithë ata që dëgjova niveli i dytë më duket shumëspontan. Duhet, mendoj unë, t’i propozohet Ministrisë sëArsimit dhe Shkencës të Shqipërisë që të ngrihet një grup punespecialistësh të cilët të hartojnë një program për nivelin e dytëtë arsimimit në gjuhën shqipe. Ne bëjmë një gabim: NUK JEMINË SHKOLLË SHQIPE por në “MËSIM PLOTËSUES I GJUHËSSHQIPE”.

Çfarë duhet të ketë në këtë program? Mendoj që duhet tëketë nga të gjitha elementet nga ata që u thanë: historie,gjeografie, muzike, kulturë. Gjithçka. Ama të gjitha këto duhettë jenë unike, jo çfarë them unë si Tatjana apo çfarë po bënFlutura apo Valbona, të jetë një program i reduktuar për vetëmgjashtëdhjetë minuta në javë. Dhe pa u mundur që niveli idytë të bëjë morfologji, sintaksë të klasave V – VIII. Të jenëçështjet më kryesore, të ketë një nivel mesatar në nivelin e gjuhësshqipe.

E fundit që dua të theksoj është që fëmija të marrë edhenjë diplomë për atë që po bën. Mendoj se në qoftë se të gjithëshkojnë të bëjnë një mësim në mënyrë spontane, pa një qëllim,pa një objektiv, nuk do të arrijë asgjë, as ne, as fëmijët, asprindërit. Dhe atë që dua të theksoj është bashkëpunimi më ingushtë me prindërit.

E treta është se deri tani mësuesit kanë punuar spontanishtdhe falas. Bravo kushdo prej nesh që kemi bërë. Ama mendojqë në një moment të caktuar kjo duhet të kalojë në një fazëtjetër sepse mendoj se ai që jep do të mundohet më shumë për

Page 141: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

141

të mësuar, dhe ai që paguhet do t’i nënshtrohet një disiplinemë të madhe në punë që do të bëjë. Kjo mbase nuk e di se sivlerësohet por këto janë të vërteta. Të gjithë mund të thurimteori sa të duam. Kjo është e vërteta. Mund të punosh një vit,dy vjet por ne nuk jemi të pasur por jetojmë në nivelin minimaltë jetesës, kjo për të gjithë ne që jemi këtu dhe japim mësimfalas. Se po të ishim të pasur nuk do të ishim këtu. Kjo është esigurt.

Këto kisha unë. Nuk e di se çfarë mesazhesh mori zotiKacalidha, përfaqësuesi i Ambasadës Shqiptare në Athinë. Unëkëto kisha dhe këto them.

Mars 2008

Page 142: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

142

NJË KLASË NË SHKOLLËN SHQIPETË ATHINËS

E premte, 8 dhjetor 2006. Mbrëmje. Ora shtatëmbëdhjetë.Për ju, për ne, është një ditë e zakonshme, një mbrëmje dhenjë orë e zakonshme. Për Ata është një ditë e shënuar, një orëe madhe e jetës. Që në këtë çast për ta, rreth asaj tavoline tëharkuar do të hapet një botë tjetër, një dritare e madhe nga kushihet me zë dhe me shpirt Atdheu, Shqipëria. Disa prej tyreishin foshnja kur legalisht apo ilegalisht, me autobus, aeroplanapo maleve në dëborë e suferinë shkelën dhe bënë fole në njëtokë tjetër, në një vend tjetër. Fjalët e para të gjuhës shqipedikush prej tyre i dëgjoi ATJE, fjalë që më vonë do tëpërzjeheshin e zbeheshin përballë një gjuhe tjetër që flitej nërrugë e më vonë në shkollë. Disa lindën këtu. Më parë se tëmësojnë gjuhën e nënës mësuan tjetër gjuhë. E mësuan ta flasin,ta shkruajnë e ta lexojnë…

…Këto, që sot, 8 dhjetor 2006, ora 17 e mbrëmjes do t’itakojnë të kaluarës. Ose më mirë të themi do të bashkëjetojnëme të kaluarën duke u vënë në garë për t’ia kaluar asaj.

Ky çast jete u shënua në katin e 8-të të një godine të rrugënTriti Semptemvriu (3 shtatori) 18, në një sallë të vogël, mjedis iShkollës Shqiptare të ATHINËS.

Për penelata në reportazhin për krijimin e kësaj tabloje tëjetës në emigracion zgjodha bisedën me mësuesen, me gjyshërit,me prindërit e nxënësve të parë të kësaj shkolle. Po i përcjellashtu siç i fiksova në diktofon, pa i redaktuar, me ndonjë

Page 143: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

143

ndërhyrje të vogël prezantuese.Kam lënë jashtë reportazhit nismëtarin, drejtuesin e

Shkollës Shqiptare të Athinës Lorenc Koka. Një ditë tjetër, kurtë çlirohet nga emocionet, kur të marrë rrugë shkolla e lulet epara të çelin, do të kthehem e do të mbledh e bëj tufë “lulet” ekësaj shkolle…

Mësuese Desantila

- Si e ke emrin?- Desantila Topalli.- Nga jeni?- Nga Durrësi.- Çfarë keni mbaruar?- Kam mbaruar degën gjuhë - letërsi në Universitetin e

Elbasanit.- Në cilin vit?- Në vitin 1996.

Page 144: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

144

- E keni ushtruar profesionin e mësueses?- E kam ushtruar pesë vjet në Durrës, nga klasa e pestë në

klasën e tetë, në gjuhë dhe lexim.- Në Greqi me se jeni marrë?- Aktualisht merrem me rritjen e fëmijës tim. Kam pesë

vjet që kam ardhur këtu. Nuk kam gjetur punë. Dëshira imeështë që të punoj edhe këtu në profesionin tim.

- Si e pret orën e parë të mësimit?- Me emocion dhe me dëshirë të madhe.

Hasani dhe dy mbesat

- Si e keni emrin?- Hasan Aliko- Nga je?- Nga Gjirokastra, nga Lazarati.- Sa vjet ke në Greqi?- Dhjetë vjet.- Me çfar pune merresh?- Me punë të ndryshme. Me ksistotë e llajkotë.- Kë ke sjellë këtu sot?- Mbesat.- Si i quajnë mbesat?- Të madhen Elina kurse të voglën Aurora.- Ku kanë lindur mbesat?- E madhja ka lindur në Shqipëri, kurse e vogla në Greqi.- Dhe i ke sjellë të mësojnë të shkruajnë dhe lexojnë shqip?- Patjetër. Në qoftë se ne mohojmë gjuhën tonë, gjuhën

amtare është e kotë të mësosh gjuhët e tjera. Të gjitha nevojitenpor në radhë të parë qëndron gjuha amtare, gjuha shqipe, sepseajo është gjuha jonë, e gjyshërve, e stërgjyshërve, e prindërvetanë dhe nuk duhet ta lëmë as ta mohojmë.

Page 145: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

145

Elina dhe Aurora- Si e ke emrin?- Elina.- Sot ke ardhë të futesh në klasën e parë?- Po.- Si e pret këtë çast?- Mirë.- Di ndonjë vjershë shqip?- Jo.- Po përrallë?- Jo.- Do mësosh këtu…

** *

- Ti si e ke emrin?- Aurora.- Sa vjeç je?- Pesë.- Do mësosh të shkruash shqip?- Po.- Të lumtë!- Unë e shkruaj “deti”.- Si e shkruan?- DETI. Vura ca germa dhe e shkruajta DETI.- Të lumtë!

Pavlo, djali i Lorencit- Si e ke emrin?- Pavlo Koka- Sa vjeç je?- Dhjetë.- Sot do të fillosh të mësosh të shkruash dhe të lexosh shqip?- Po.- Si e pret këtë ditë?- Me qejf.

Page 146: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

146

Qamili me Amarildon dhe Esterin- Si e ke emrin?- Qamil Veliko.- Nga je Qamil?- Nga Tepelena.- Kë ke sjellë këtu?- Kam sjellë çunin dhe vajzën.- Sa vjeç janë?- Djali është 12 vjeç, kurse goca është gjashtë për shtatë.

** *

- Si e ke emrin?- Amarildo- Kush ta ka vënë këtë emër? E di ti se kush është Amarildo?- Është futbollisti i madh brazilian, shok i Peles.- Vazhdon shkollën greke?- Po.- Çfarë klase?- Të gjashtën.- Këtu pse ke ardhë?- Për të mësuar shqip, të shkruaj dhe të lexoj.- Di të shkruash e të lexosh ndonjë çikë?- Pak.

** *

- Ti gocë e bukur si e ke emrin?- Ester.- Edhe ti paske emër të bukur, emër nga veprat e Balzakut...- Pse ke ardhë këtu?- Të mësoj skip.- Jo skip, por shqip. Shkon në shkollë greke?- Po.

Page 147: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

147

- Din me shkruajt shqip.- Jo.- Asnjë gërmë, hiç?- Jo.- Mësuesen e ke parë?- Jo.- Nuk e ke parë? Ja tek e ke në krahun tënd. Përqafoje.(e përqafon). Të lumtë! Ti e bukur dhe mësuesja e bukur!

Jela, vajza e portierit vlonjat Arapi- Si e ke emrin vajzë?- Jela Arapi.- Vazhdon shkollën greke?- Po.- Në cilën klasë?- Në të gjashtën.- Sa vjeç je?- Dymbëdhjetë.- Këtu pse ke ardhë?- Që të bëj shkollën.- Çfarë shkolle?- Shkollën shqipe. Të mësoj gjuhën shqipe.- Din të shkruash e lexosh shqip?- Për të shkruar pak di. Do mësoj edhe të flas, edhe të lexoj

edhe të shkruaj shqip.

Kosta nga minoriteti dhe dy fëmijët- Kosta Pasko?! Nga jeni?- Si origjinë nga Gjirokastra, nga Koshovica. Kam banuar

në Tiranë.- Kë keni sjellë këtu?- Kam sjellë vajzën e madhe. Do sjell edhe të voglën.- Si e quajnë vajzën?- Aleksia.- Çfarë pune bëni?

Page 148: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

148

- Punoj në një librari. Shpërndaj libra.- Ju jeni minoritar?- Po. Po.- Gjuha jote e nënës është gjuha greke?- Po. Gjuha greke.- Dhe ke ardhë këtu që fëmijët tuaj të mësojë shqip?- Patjetër…

** *

- Aleksia ! Pse ke ardhë?- Që të mësoj skip.- Sa vjeç je?- Dhjetë.- Vazhdon shkollë greke?- Po.- Në cilën klasë?- Të pestë.- Çfarë notash merr atje?- Dhjeta.- Këtu çfarë do marrësh?…-Yje (ndërhyn mësuesja).

** *

Ata qarkuan tavolinën. Pavlloja i dhuroi mësueses një tufëme lule të freskëta. Unë fiksova disa fotografi. Të gjithë bashkëdhe disa portrete…

Ne ikëm. Nga dera e mbetur paksa hapur, qetësinë solemnetë një dite e një çasti të madh e grisi, siç grisen fletët e kalendarit,zëri i ëmbël i mësuese Desantilës…

Athinë, 8 dhjetor 2006

Page 149: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

149

FORMIMI I FËMIJËS TË JETËI GJITHANSHËM

Teuta Rushiti është një mësuese e pasionuar në Volos, njëorganizatore e mirë por edhe një kërkuese që gjuha shqipe ndërfëmijët e emigrantëve të jetë e plotë, jo e çalë si deri tani.

Teuta, errësirën e krijuar për mësimin e gjuhës shqipe nëemigracion nga indiferentizmi i shtetit shqiptar, mundohet tashpërndajë vetë, të hedhë pak dritë me kërkimet e

Page 150: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

150

vazhdueshme të saj. Ajo ka trokitur në katedrën e gjuhëveballkanike në Universitetin e Selanikut ku ka edhe një katedërtë gjuhës shqipe por “ Interesi i atyre pedagogëve dhe mungesae interesit të shtetit shqiptar “ e ka zhgënjyer atë. Ndaj i ështëfutur vetë punës për hartimin e programit mësimor. Le tandjekim Teutën në një seminar me kolegë në Athinë...

** *

Ishte kënaqësia dhe dëshira e tyre që të mësonin gjuhënshqipe. Me shumë kënaqësi u kam dhënë mësim në gjuhënshqipe por kur mbaroi programi e kam ndjerë veten keq sepseata donin që të njihnin gjuhën shqipe. Dhe unë nuk dija se kut’i adresoja ata pedagogë që ata të merrnin apo të merrnin njëshënim që ata kishin ndjekur mësimet dhe dinin në një nivel tëulët gjuhën shqipe. Kjo ishte diçka që më shtyu për ta kërkuarmë tej se ku mund të orientohesha. Kam gjetur veten nëUniversitetin Aristoteli në Selanik, tek katedra e gjuhësballkanike ku ndër të tjera ka edhe një katedër për gjuhënshqipe. Por interesi i atyre pedagogëve, ndoshta edhe mungesae interesit të shtetit tonë shqiptar, ka bërë që as fëmijëtemigrantë shqiptarë që mësojnë gjuhën shqipe, nuk kanëmundësinë që të venë të njohin gjuhën shqipe në atë katedër,përfshirë këtu edhe të tjerë, dashamirës, miq të huaj qëdëshirojnë të njohin dhe të mësojnë gjuhën shqipe. Kjo na kadetyruar që ne të punojmë vetë si mësues për të nxjerrëprogramet mësimore. Punën më tej mund ta vazhdojnë njerëzitqë me të vërtetë janë të interesuar si punime shkencore apovetë pedagogë e mësues që kanë dëshirë të hartojnë libra,problem ky shumë i rëndësishëm.

Unë kam dhënë mësim vetëm në procesin e parë që ështëAbetarja me programe të ardhura nga Shqipëria kurse përgjuhën shqipe programet i kam hartuar vetë. Baza kryesoreka qenë klasa V, VI, VII dhe VIII, nisur nga programi i gjuhës

Page 151: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

151

shqipe që jepet në Shqipëri. Unë e kam ndjerë shumë të vështirësepse në qoftë se atje bëhet me shumë analizë fonetika,gramatika, morfologjia, sintaksa një fëmije këtu në emigracionështë e pamundur që brenda një ore mësimi, apo dy orë mësimiqë bëjmë ne në javë të jepet një program kaq i gjerë për sa ipërket gjuhës shqipe, prandaj del shumë e nevojshme që libriqë do të jetë në gjuhën shqipe duhet të jetë shumë i sintetizuardhe të përmbledhë të gjitha këto që unë po përmend si fonetika,morfologjia, sintaksa etj.

Bazën kryesore dhe shembujt që do të jepen do të ishte meshumë rëndësi, nisur nga përvoja ime, që të jepeshin tekstenga Antologjia shqiptare në Shqipëri, nga Antologjia Shqiptaree krijuesve emigrantë duke mos lënë përjashta antologjinë grekedhe të shkrimtarëve të mëdhenj botëror. Kjo ka shumë rëndësisepse fëmija nuk mund të jetë vetëm i njëorientuar dhe vetëmme historinë dhe letërsinë e Shqipërisë. Përderisa ata banojnëdhe jetojnë në Evropë, për rastin tonë në Greqi, i gjithë formimidhe botëkuptimi i tyre duhet të jetë i gjithanshëm. Nuk duhettë marrin vetëm patriotizmin apo nuk duhet të jenë vetëmetnikë, vetëm për sa i përket rolit të Shqipërisë në histori pornë të gjitha fushat, në të gjitha anët. Formimi i fëmijës duhet tëjetë i gjithanshëm.

Puna që duhet bërë për ne është që duhet të kemi akomamë tepër bashkëpunim jo vetëm me mësues por edhe me njerëzspecialistë për sa i përket formulimit të teksteve të gjuhës shqipe.

Kaq kisha. Faleminderit shumë !

Mars, 2008

Page 152: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

152

MATJANIA QË BESON TEK“FËMIJËT E SË ARDHMES”

Bisedë me Valbona Hystunën, mësuese dheveprimtare shoqërore në Selanik

E pata takuar në seminarin e Durrësit. Nuk kishte munguartë udhëtonte gjithë natën nga Selaniku në Athinë, meshpenzimet e veta, për të qenë në orën e caktuar në seminarine parë të mësuesve të mësimitplotësues të gjuhës shqipe. Ungrit dhe foli me kompetencëne një njeriu që i njeh mirëgjërat, për atë dhe shokët eshoqet e saj mësues bënin dhepër atë që nuk mund të bënin,jo për fajin dhe pamundësinë etyre, por për indiferentizmindhe neglizhencën e shtetitshqiptar...

Po kush është ValbonaHystuna?

Jam mësuese e parë eShoqatës së Shqiptarëve “Nënë Tereza” në Selanik. Që prej 7marsit 2001 dhe deri tani jap mësim falas për fëmijët shqiptarënë Selanik. Këtë mundësi ma krijuan shoqatat shqiptare në

Page 153: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

153

Selanik, “Shoqata shqiptarët e Selanikut” dhe “Nënë Tereza”,ku edhe sot bëj pjesë. Kemi kaluar në klasat tona, jo vetëm unë senuk kemi qenë asnjëherë vetëm për fat të mirë. Kemi filluar megjashtë mësues dhe sot kemi mbetur vetëm dy. Kanë kaluar rreth500 nxënës një numër jo i vogël por edhe jo i kënaqshëm përstatistikat e emigracionit shqiptar në Selanik. Nuk e bëj përpatriotizëm atë që bëj prej shtatë vjetësh. E bëra sepse e pata ndjerësi emigrante ekzistencën time si shqiptare dhe duke punuarkuptova se ishte e vetmja gjë për të më bërë të kem një identitet tëfortë dhe të qëndrueshëm. Unë besoj tek fëmijët e së ardhmes...

Çfarë kujton nga dita e parë e shkollës?Dëshirë të madhe, emocion që më në fund arrita të vë në

zbatim profesionin që unë kisha studiuar.Për çfarë kishit studiuar?Për gjuhë – letërsi në Shkodër, në Universitetin “Luigj

Gurakuqi”.Në cilët vite?Në vitet 1990 – 1994.Nga lugina e Matit në Selanik. Si ndodhi ky “fluturim”?Si të gjithë emigrantët. Me “fluturim të lirë” (qesh).Nga Mati, nga Kurdaria çfarë mban mend?Gjithë përrallën e fëmijërisë time. Jam nga Macukulli me

origjinë...Qenke nga “Kështjella e Matit”...Jam rritur në Burrel, kurse nga Kurdaria kam tim shoq.Me se merresh në Selanik?Jap greqisht për fëmijët e huaj në gjimnaz si dhe punoj në

një organizatë për ndihmë sociale për fëmijët e rrugës.Si është e mundur që një matjane të mësojë kaq mirë greqishten

sa të japë mësim në gjimnaz?Gjithçka është e mundur. Vetëm të kesh vullnet dhe dëshirë.

Gjithçka që dëshiron dikush e arrin se nuk bën.Cila është panorama e jetës suaj familjare?Kam burrin dhe gocën dhjetë vjeç, Erea, emër i mitologjisë

greke.Por edhe me kuptim të shqipes, E – rea.Unë nga mitologjia greke e kam marrë. E kam studiuar në

Page 154: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

154

shkollë, më pëlqeu dhe i vura emrin.Ishe dhe diskutova në seminarin e parë të mësimit plotësues të

gjuhës shqipe në Greqi. Çfarë morët dhe çfarë dhatë?Ata çfarë dhashë është shumë herë më e vogël nga ajo çfarë

mora. Dhashë një copëz të vogël të përvojës sime vetjake dhegrupore të shoqatës për mësimin plotësues të gjuhës shqipe nëSelanik për fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Mora përvoja të gjëratë kolegëve në vende të tjera të Greqisë. Mora edhe ankthin dhedëshirën e zjarrtë që kishin ata për ta çuar më tej dhe për mëtepër për ta zyrtarizuar atë që gjuha shqipe si shkencë më vetemos të humbet. Ajo, si çdo gjuhë tjetër nuk meriton të humbasë.

Bëtë shumë kritika ndaj autoriteteve shqiptare, ambasadës etj.Nga buruan ato?

Është mungesa e ndihmës, përkrahjes, nuk kam asgjëpersonale me asnjë qeveri shqiptare dhe asnjë lloj qeverie.Thjesht mos ndihma, mos përkrahja prej 17 vjetësh, të paktënkëto vite që merrem unë me mësimin plotësues të gjuhës shqipe.Nga takimet që kemi bërë me zotin Genc Pollon...

Jeni takuar me Genc Pollon?Patjetër.Ku?Në Tiranë, në zyrën e tij. Jo unë personalisht vetëm, por

me një përfaqësi të shoqatës “Nënë Tereza”. Kemi shtruarkërkesat tona. Na u premtua se do të merren parasysh dhederi sot asgjë nuk është bërë.

Po nisesh për në Selanik. Çfarë merr me vete?Atë që thashë. Jam e gëzuar që kam kaq shumë kolegë,

kam kaq shumë shokë dhe dashamirës të cilët besojnë që gjuhaamtare duhet të shpërndahet sepse fëmijët janë e nesërmja,janë ata që do ta lulëzojnë gjuhën dhe shoqërinë civile.

U tha që seminari i dytë i mësimit plotësues të gjuhës shqipedo të bëhet në Selanik.

E mirëpresim. Mirë se të vijnë të gjithë.Faleminderit dhe me që po vrapon për të kapur trenin e

Selanikut dhe nuk të jepet kohë për të pirë së bashku me kolegëtnjë kafe ju uroj rrugë të mbarë dhe suksese.

Mars, 2008

Page 155: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

155

HAPAT E PARA DUHET T’I BËJMË VETË

Ajo që bëjnë mësueset shqiptare në emigracion është metë vërtetë një heroizëm dhe duhet tua dimë për nder që kanëpunuar dhe sakrifikuar si askush tjetër. Ky është edhe njëfrymëzim për ne që të fillojmë dhe ta vazhdojmë qoftë edhekështu. E kemi dëshirën të vazhdojmë në këtë rrugë.

Diana Muçi ku i ka themelet etë parëve?

Origjina nga Korça, ngaSinica e Korçës.

Ke ardhur në Durrës nga...Larisa.Jeni diplomuar si mësuese e

ciklit të ulët në Elbasan. E keniushtruar profesionin?

Po. Tre vjet.Ku?Në Berat, në Kuçovë.E ushtrova profesionin, e le, ike

dhe tash donë të kthehesh përsëri tek profesioni?Po.Çfarë do të donit ju që të tjerët të ju ndihmonin të kishit një

klasë, modeste, me disa banka, me ca mjete mësimore, le të jenë pakedhe të vjetra por të mbushura me nxënës të etur për të mësuar?

Çfarë do doja unë? Do doja të kisha edhe pesë nxënës,vetëm të kisha mundësi të ushtroja profesionin. Në fillim nuk

Page 156: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

156

e kisha aq me pasion tim sepse drejt nga shkolla fillova punëedhe nuk arrija ta kuptoja se çfarë bëja.

Tani, me kalimin e viteve dhe duke qenë e larguar nga kyprofesion e quaj gjënë më të mirë që mund të bëj për fëmijët.Për fëmijët e mi dhe për fëmijët e të tjerëve. Jam entuziaste,kam dëshirë të madhe dhe dua ta ushtroj profesionin tim.

Cila është ndjenja juaj kur e sheh veten midis një grupimësuesish të moshave të ndryshme dhe të përvojave mbarëevropiane në mësimdhënien shqip të fëmijëve?

Është një kënaqësi e madhe sepse kisha harruar kush isha,kisha harruar se për çfarë kisha mbaruar. Isha marrë vetëmme jetën time të ngushtë, me punët e rëndomta të emigrantesdhe nuk e përfytyroja rastin që të jem pjesë e një seminari mekaq hapësirë dhe kaq përvojë për edukimin e fëmijëve tëemigrantëve. Mësova se çfarë kanë bërë të tjerët në Evropë,çfarë kanë bërë vajzat e tjera në Greqi.

Unë nuk i dija këto gjëra dhe mund të them se ishte një përvojëjashtëzakonisht e madhe. Ajo që bëjnë mësueset shqiptare nëemigracion është me të vërtetë një heroizëm dhe duhet t’ua dijmëpër nder që kanë punuar dhe sakrifikuar si askush tjetër. Ky ështëedhe një frymëzim për ne që të fillojmë dhe ta vazhdojmë qoftëedhe kështu. E kemi dëshirën të vazhdojmë në këtë rrugë.

Çfarë përfitove nga ky takim?Shumë gjëra.Veçanërisht?Veçanërisht nga përvoja e vajzave të Greqisë që kanë

punuar. Nga mënyra e organizimit të shkollave në vendet etjera evropiane. Atë që duhet të luftojmë ne për të marrëpërkrahjen e shtetit shqiptar dhe të shtetit grek. Por, megjithatëhapat e para duhet t’i bëjmë vetë. Përveç atyre që lidhen meanën pedagogjike dhe të mësimdhënies.

** *

Këtu ishte ndërprerë biseda ime me Dianën. Shiriti

Page 157: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

157

magnetik kishte regjistruar një tjetër bisedë. Marinela Duri eardhur nga Korinthi, Mimoza Dako e ardhur nga Selanikudhe Diana Muçi e ardhur nga Larisa kishin humbur në botëne kujtimeve të tyre, kujtime që lidheshin me gurët e sokakut nëvendlindje dhe me hapat e parë në vend të huaj. Ja çfarë kishteregjistruar diktofoni në atë moment nostalgjik...

Diana Muçi: Në Kuçovë jam lindur dhe jam rritur. Mbajmend gurët e sokakut, herët, shumë herët, se kur u rrita mëvonë u asfaltua rruga. I shoh në ëndërr natë për natë, siç ishinpara se të shtrohej rruga. Dhe më ka ngelur dhe pyes vetenpse pikërisht gurët e sokakut më dalin herë pas here në ëndërr?

Mimoza Dako: Unë shikoja klasat në gjimnaz, vetëm ato.Një ankth provimesh, matematikën, gjithmonë ajo më dilte.

Marinela Duni: Mua më dilte ylli. U zhgënjeva sepse e para epunës erdhi burri të më merrte dhe desha të marr pajën ,isha efejuar, thash ti marrim me vete. Ka gjithçka atje. Shkova atje dhe ustrehuam në apothiqin e një shtëpie ku kishte një tavolinë të sajuarvetë, batanijet ishin të pista, nuk kishim as çarçafë dhe asnjë gjë.Ditën tjetër blemë çarçafë dhe një jorgan sepse ishte dimër. Gjithëjavën punonte burri, blinim dhe nuk na ngeleshin para...

Mimoza Dako: Mbaj mend kur kemi dalë me Edin herën eparë në qendër, bënim shëtitje dhe nuk largoheshim se nukmbanim mend rrugën për tu kthyer... Shohim se po zbritnin dyinfemjere të Nënë Terezës me një qese. E morëm. Bile që atëherëe kam ruajtur një batanije leshi. Ishte koha e mbijetesës...

...Biseda vazhdonte. Me intimitete të jetës, me vështirësitëe hapave të parë, me luftën dhe mbijetesën.

Ndoshta një ditë, shumë shpejt, madje siç e kampërshkruar drejtpërdrejt në shumë intervista me mësuesetshqiptare në emigracion, do të kem të regjistruar në shiritinmagnetik intimitetet e hapave të parë të gjuhës shqipe në Greqi,orët e para të mësimit në “ apothiqet “ – klasa të gjuhës shqipe.Në fakt kjo ka filluar, është e pranishme në biseda, e paregjistruar...

Durrës, korrik 2007

Page 158: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

158

ENKELEJDA DHE FEDERATA E RINISE

Nismëtare është Federata e Rinisë. Një ndër veprimtaritë esaj është t’u mësojmë fëmijëve tanë gjuhën shqipe, që brezi iardhëm të mos e humbas atë...

Mund të më prezantohesh?Unë quhem Enkelejda

Martopulo. E lindur dhe erritur në Përmet. Banoj nëAthinë. E martuar në Delvinënga rrjedh edhe mbiemri imMartopulo, kurse mbiemri ibabait është Londo.

Kur keni ardhur në Greqi?Në nëntëdhjetë e

gjashtën.

Si erdhët?Ishte burri. Nxora vizë dhe erdha. U martova, lindëm

fëmijët dhe erdhëm për pesë vjet dhe ngelëm për shumë vjet.Kam dy vajza. E madhja është dhjetë vjeçe kurse e vogla katërvjeç, të lindura në Greqi. Unë jam martuar në një familjeminoritare. Kur jam futur si nuse në atë familje ata, pavarësishtse ishin rritur në Shqipëri, flisnin greqisht. Pyeta veten: Pse neshqiptarët të mos ta bëjmë këtë që e bënë të tjerët më përpara?

Page 159: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

159

Dua që edhe vajza ime të flasë shqip. Kjo më detyroi që tëhapja shkollë. E kalova vetë. E provova vetë. Pse unë duhet tahumbas gjuhën time kur të tjerët kishin kaq vjet nën pushtetine Enverit, ishin në të tjera kushte dhe e arritën. Unë i kisha ziliqë ata e flisnin. Më pëlqente tek ata që edhe pse kishin kaluargjithë ato vështirësi, diçka që nuk mund ta mohojmë, unë sinuse nuk dija asnjë fjalë. E nisja fjalinë në shqip dhe epërfundoja në greqisht. Atëherë vajza ime pse të mos flasëgjuhën e nënës? Greqishten e ka të sajën, nuk ia mohon njeri.

Shkojnë në shkollë vajzat?E madhja po. E vogla është katër vjeçe, nuk di të shkruaj,

vetëm fjalë thotë. Për mësimin e gjuhës shqipe jam marrë mefëmijët në shtëpi, pa filluar kursin kishte filluar të shkruante etë lexonte. Pastaj me kursin mori më tepër guxim, u ngroh mepraninë e fëmijëve të tjerë. Në fillim e kishte si pa qejf.

Ku e drejtoni kursin?Nismëtare është Federata e Rinisë. Një ndër veprimtaritë e

saj është se t’u mësojmë fëmijëve tanë gjuhën shqipe, që brezii ardhëm të mos e humbas atë. Jemi dy mësuese. Jam unë dhezonja Meli që përpiqemi t’u japim mësim fëmijëve tanëshqiptarë.

Sa nxënës keni?Kam pasur dy klasa, i ndaja në dy klasa sipas moshës; nga

6 – 9 vjeç dhe nga 10 – 13 vjeç. Njëzet veta ishin nxënësit.

Çfarë të lidh me profesionin e mësueses?Më lidh shkolla që kam bërë. Kam mbaruar për mësuese e

ciklit të ulët në Gjirokastër. Kam punuar një vit pasi mbarovashkollën dhe pastaj ika në Greqi si gjithë të tjerët. Më lidh epara e punës dëshira dhe jo vetëm diploma. Duke pasur vetëfëmijë e pashë që është e nevojshme. Fëmija im kur fliste mebabin tim në telefon i thoshte “ne” nuk i thoshte “po”. Kjo

Page 160: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

160

ishte e para. E dyta, nga që pashë se kishte edhe mama të tjeraqë si puna ime e kishin problem kur vinin me pushime nëShqipëri që fëmijët nuk flisnin shqip, nuk afroheshin me njerëzite tyre. Kështu u lidhëm dhe fëmijët tanë me anëtarët e shoqatësdhe nga ata filluan fëmijët e tjerë. Fillimisht ishin dhjetë veta,fëmijë të anëtarëve të shoqatës. Në shtator e filluam me dhjetë,kurse në dhjetor u bënë njëzet. Shpresojmë që këtë shtatorpërveç atyre njëzet nxënësve të kemi edhe të tjerë. Dëshiraështë e madhe dhe shpresojmë që ta realizojmë qëllimin qëkemi vendosur.

Vetë çfarë pune bën?Kam punuar mbajtëse fëmijësh, dado dhe si pastruese

nëpër shtëpia. Si të gjitha vajzat dhe gratë tona në Greqi.

Çfarë more nga ky seminar?Ajo që mora këtu ishte:E para dëshira që kanë shumë veta dhe se nuk jam e vetme.E dyta. Ata kanë ecur shumë përpara në krahasim me ne,

por edhe ata janë lodhur në fillim. Kjo më ngroh. Edhe unë dotë lodhem por dikush, pas disa vitesh do ta vlerësojë këtë lodhjeqë po bëjmë neve, shpresa që do të ketë diçka më të organizuarsi nga qeveria shqiptare si dhe vendet ku jemi.

E fundit ishte se u njoha me njerëz që nuk kisha mundësiqë t’i njihja më përpara. U hap shoqëria ime. Atje ku njihja dy– tre njoha gjashtëdhjetë. Nuk është pak. Thjesht të mësoshemrin dhe mënyrën se si të flet ai, si të pranon, si të sillesh mirëpër mua është diçka e madhe, mëson diçka më tepër.

Faleminderit.Shumë faleminderit edhe ju.

Page 161: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

161

GJUHA SHQIPE I KA 1100 MREKULLI

Nuk mund të bëhesh asnjëherë, edhe po të kesh pasaportëgreke, edhe po të kesh pasaportë norvegjeze ose të kujtdoshteti, një popull tjetër. Ti je po ai që je në brendësi. Nëshpirtin tënd gjithmonë e ke atë identitetin tënd.

Fikrije Bylykbashi

Ajo ka sy ku përzihet ekaltra e qiellit dhe e gjelbrta elivadhit. Nuk ia ka marrë detitshumë larg Baincit dheLipjanit. Ndoshta ia ka marrëburimeve të cilat janë “...tëngrohta...të mira” ku është “...larë në fëmijëri ...”. Ndoshtaia ka marrë fshatit ku “... kalivadhe, ka fusha tëbukura...”. Ajo mban në duarshumë kopje të një libri mepoezi “ Princi me lule “ që ishpërndan me autograf. Nukdua që të hyj në brendësi tëbotës së saj poetike sepse po të hyj do të mbetem rob i saj.Vetëm një fjalë dua ta them, fjalën – parathënie, fjalë që ajonuk e ka marrë nga brendësia e librit, as nga brendësia e shpirtittë saj kosovar, as nga Norvegjia e largët me net – ditë të bardha.

4MËSUESIT SHQIPTARË NË EUROPË

Page 162: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

162

E ka marrë nga një poet shqiptar për ta vënë në hyrje si njëlapidar, e ka marrë nga Aleks Çaçi...

Pranverë, mirëmëngjesi.Të prita kaq kohë.Tani që erdhe, s’të lëshoj më.I shpërndaj retë me duart e mia.Pranverë unë dua gjithnjë të jetëShqipëria.

Ajo është nga ata intelektuale shqiptare që thotë me krenari:

Unë flas disa gjuhëNë atdheun tim të dytëNë NorvegjiPor gjuha shqipe i ka1100 mrekulli...

Ajo është mësuese. Midis mësuesve ajo e ndjen veten si nëfolenë e zogut, jo të një zogu të zakonshëm, pëllumb apodallëndyshe qoftë, por në folenë e shqiponjave. Dhe përparase të përcjell bisedën me të nuk mund të mos përcjell të plotënjë poezi të saj, poezinë “ Shkronjat i kemi shqiponja “...

Kur mësuesja norvegjezePrej cilit vend jeE pyeti ArbesënTHA unë e kam një nënëE kam një flamurDhe e kam një atdhe

Po ti nuk je nga KosovaNdërhynë shoqet e miaThashë Shqipëria është NËNAE Kosova e bija

Page 163: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

163

Jemi të një trunguJemi të një qielliJemi të një rrënjeE jemi të një dielli

E kemi një gjuhë, dhe një kulturëTridhjetë e gjashtë shkronjatI kemi si tridhjetë e gjashtëShqiponja në një abetareE në një flamur

Duke më dhënë librin “Princi me lule”, Fikrije Bylykbashimë tha:

Jam shumë e lumtur që më rastisi të takohem edhe memësuesit që punojnë dhe veprojnë në Greqi, në shtetin grek.Në misionin tonë të përbashkët që kemi, mision shumë i shenjtëpër ta ruajtur gjuhën dhe kulturën e kombit tonë e popullittonë shqiptar. Këtë libër jua dhashë disa mësuesve dhe mendojqë është gjëja më e pakët që mund ta bëjmë ne dhe shpresoj qëky libër sadopak tu hyjë në punë juve...

Ku ika rrënjët e jetës Fikrije Bylykbashi?Unë kam lindur në një fshat shumë të bukur, në një fshat

të Kosovës, në regjionin e Drenicës. Fshati quhet Bainc dheunë e dua pa masë. Gjithmonë shkruaj për fshatin tim të lindjes.Ka dy burime që janë të ngrohta, që janë të mira. Jemi larë nëfëmijëri. Ka livadhe, ka fusha të bukura. Gjithmonë kamënostalgji për atë vend. Më mungon shumë. Kam mbaruarshkollën në Lipjan. Kam mbaruar edhe dy vite fakultet nëPrishtinë. Për arsye se situata ishte, ashtu si ishte, në Kosovë, udetyrova të emigroj dhe të shkoj në Norvegji ku kam tash dhjetëvjet që jetoj dhe tetë vjet përvojë pune. Kam pas fatin shumë tëmirë dhe shumë të madh që të integrohem dhe të punoj simësuese. Së pari kam punuar mësuese e gjuhës norvegjeze për

Page 164: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

164

të huajt. Kam dhënë edhe biologji, edhe gjuhën norvegjeze uakam mësuar të gjithë kulturave të ndryshme që janë atje. Ngadëshira e madhe që kisha të punoj me gjuhën shqipe, për gjuhënshqipe dhe të punoj me fëmijë shqiptarë tani punoj në shkollëtë rregullt norvegjeze ku kryej misionin tim në mësimin e gjuhësshqipe me fëmijët shqiptarë.

Sa fëmijë shqiptarë ke në klasë?Unë punoj në tre shkolla norvegjeze, nga klasa e parë deri

në klasën e dhjetë. Nga klasa e parë deri në të pestën fëmijëtkanë të drejtë të mësojnë në gjuhën amtare, gjuhën shqipe,ndërsa me fëmijët nga klasa e shtatë në të dhjetën punojmëme lëndë shoqërore dhe me lëndë natyrore, d.m.th. me biologji.U lexoj mësimin dhe ua përkthej në gjuhën amtare, në shqip.Kam gjithsej 25 nxënës në tre shkolla të ndryshme.

Juve ju ka nën mbrojtje shteti?Unë paguhem nga shteti norvegjez, siç paguhet edhe një

mësues norvegjez.

Si e shikon fëmijën e një nacionaliteti tjetër shteti norvegjez,fjala vjen shqiptarin, grekun, kurdin, afrikanin...?

Në Norvegji janë shumë të respektuara të drejtat e njeriut.Çdo njeri, çdo fëmijë është i njëjtë. Nuk ka dallime absolutisht.Ata bëjnë përpjekje në integrimin dhe futjen në rrjedhat eshoqërisë norvegjeze. Nuk mohohet, përkundrazi përkrahet edrejta e të mësuarit në gjuhën amtare. Ne bëjmë vazhdimishtseminare për ruajtjen e identitetit të njeriut.

Sa mësues japin mësim shqip në Norvegji?Në vitet 90 – 95 e gjithë Norvegjia ka qenë e përfshirë në

mësimin e gjuhës shqipe. Me kalimin e kohës edhe nevoja efëmijëve që lindin në Norvegji dhe norvegjezët, jo që duan qëne ta ruajmë dhe kultivojmë kulturën dhe gjuhën shqipe, poru dhanë të drejtën që fëmijët të mësojnë gjuhën amtare në

Page 165: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

165

mënyrë që ata të integrohen më lehtë në shoqërinë norvegjeze,ta kenë më lehtë kapjen e gjuhës norvegjeze.

Mësimi i gjuhës amtare nga shteti norvegjez konsiderohet sivlerë?

Po. Konsiderohet absolutisht si vlerë shumë e madhe. Atafëmijë që dinë dy gjuhë, që dinë gjuhën shqipe mirë, gjuhënamtare mirë, ata fëmijë kanë suksese më të mëdha në gjuhën evendit.

U takuat me mësues, me kolegë që punojnë në Greqi. Çfarëmësuat dhe çfarë mesazhi do tu përcillje lexuesve të gazetës sonë?

Unë u takova dhe kam thënë disa herë që jam e lumtur qëjam takuar edhe me mësues që jetojnë dhe veprojnë në Greqi.Gjatë disa bisedave me koleget e mija, me kolegë që punojnëatje, u njoftova se në Greqi e drejta e fëmijëve, e drejta e gjuhësamtare është e mohuar. Kjo gjë është shumë, shumë për tëardhur keq. Unë habitem për faktin se Greqia është një shtetevropian dhe nuk njeh të drejtat elementare të njeriut, E drejtëelementare është të mësuarit e gjuhës amtare, të dish identitetinse kush je e nga je. Nuk mund të bëhesh asnjëherë, edhe po tëkesh pasaportë greke, po të kesh pasaportë norvegjeze ose tëkujtdo shteti, asnjëherë nuk mund të bëhesh një popull tjetër.Ti je po ai që je në brendësi. Në shpirtin tënd gjithmonë e keatë identitetin tënd. Është shumë e tmerrshme, shumë e padrejtëqë identitetin tënd të mos kesh të drejtë ta shprehësh.

Faleminderit!Faleminderit edhe ju dhe suksese.

Durrës, korrik 2007

Page 166: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

166

KA ARDHUR KOHA QË MËSUESITË PAGUHET...

Kur mbaruam bisedëndhe diktofonin e lash mënjanë,në atë “infeksion” që na ngjalliqeshja me shpirt e saj, nëshoqëri të vajzave të saj, tëburrit dhe të disa mësueseveemigrante ardhur nga Greqia,mësova se ishte e bija e AgronAliajt, korifeut të baletitshqiptar në sytë e moshës simetë rinisë, koreografit të madhshqiptar në ditët e sotme.

Këtë fakt nuk mund ta lijapa përmendur, ndër të tjerasepse ai flet më shumë se sa atoqë thuhen më poshtë...

** *

...Sikur me një fëmijë shqiptar të punosh për gjuhën është njëmision shumë, shumë i vyer, shumë i madh. Ndërgjegjen kombëtaredhe dashurinë për vendin tënd i transmeton. Dhe ky transmetimdo të rrezatojë në të ardhmen

Page 167: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

167

...Nuk gjejmë mbështetje. Kemi ne shumë pasion. Mbështetjenuk ka. Ne të humbur se të humbur jemi, por të paktën të luftojmë.

...Ka ardhur momenti që unë duhet të paguhem për atë që bëj,sepse do të punoja më mirë. Punova shumë me atë fëmijë sepse përtë bërë këtë punë nuk është e domosdoshme që të jesh mësues imrekullueshëm i gjuhës por duhet të jesh shumë psikolog. Ky fëmijëështë në duart e tua.

...Mendoja se unë jam një e vetme që kam filluar të bëj këtëpërpjekje, se jam e vetme që luftoj si Don Kishoti me mullinjtë eerës. Shoh se ka shumë si unë dhe kjo është një gjë e mrekullueshme.

Greta Aliaj

** *

Zonja Greta! Si e keni mbiemrin?Aliaj nga babai dhe Melonashi nga burri.Ku i ke rrënjët?Rrënjët e mija nuk e di ku i kam, më duhet që t’i gjej.Nuk ke gjetur asnjë rrënjë?Rrënjët janë kujtimet.Po rrënjët e gjakut ku i keni?Babi i ka nga Borshi i Sarandës ku nuk kam shkuar

asnjëherë. Mami i ka nga Vlora. Kurse unë nga Tirana.Çfarë keni mbaruar?Kam mbaruar Akademinë e Arteve për pianoforte , kam

qenë pedagoge dhjetë vjet po në këtë Akademi. Më pasemigrova në Itali.

Si shkove në Itali?Është një histori shumë e gjatë. Unë jam duke shkruar

roman.A mund të më bëni një rezyme të romanit?Burri gazetar, shkon në Zvicër dhe prej andej në Itali...

Kishte vendosur që të ikte. Unë isha e përgatitur për të shkuarnë Gjermani për një specializim... Zgjodha që të ruaj familjen

Page 168: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

168

dhe u nisa edhe unë në Itali, me të tre fëmijët. Historia ka qenëshumë e gjatë sepse për të marrë fëmijët nuk ishte edhe aq ekollajshme. Në fillim bëra një kurs specializimi në Romë dhe sistudente munda të marr djalin. Në ambasadë ka qenë shumëe vështirë. Djali ishte shtatë vjeç dhe më pas, mbas gjashtëmuajsh morëm edhe vajzën.

Shkule rrënjët shqiptare dhe e hodhe farën në vend tjetër...Shpresat dhe ëndrrat ishin shumë të mëdha. Dhe

fluturuam, ikëm, nuk morëm vesh...Dhe ku ratë?Ramë në një Izola Gjojoza.Izo...?Izola Deliri. Unë e mendoja sikur ishte ishull. Por ajo e

kishte emrin Izola sepse kishte një lumë që e rrethonte. Në kohëne francezëve ky lumë mbronte qytetin dhe kështjellën që edhesot ka shenjat e plumbave të francezëve.

Me se u morët atje?Kontakti i parë ka qenë kur dhashë një koncert recital në

komunën e Soras që ishte një komunë afër. Me lule, me fustantë bukur, të bardhë, me shumë sukses. Shumë i bukur ishtekujtimi. Izola ka kaskadën më të bukur në mes të qytetit. Ështëi vetmi vend që ka kataraktin brenda në qytet. Gjithçka kaqenë e magjishme, gjithçka ka qenë shumë e bukur. Si fillim kaqenë shumë bukur.

Këtu në seminarin e arsimtarëve emigrantë pse keni ardhur?Kam ardhur se më kanë bërë një ftesë.Çfarë përmbajtje kishte ftesa?Kam krijuar shkollën e parë shqipe në Izola de Liri.A mund të ma përshkruani si filloi shkolla e parë shqipe?Filloi sepse fëmijët po rriteshin dhe po harronin gjuhën.Fëmijët tuaj?Po fëmijët e mi.Me fëmijët tuaj e filluat?E nisa me fëmijët e mi. Në fillim krijuam asosacionin il ponte

dhe pastaj u krijua edhe shkolla në bazë të lidhjeve që u krijuan

Page 169: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

169

me shumë mundim, duke folur me njerëzit, duke i bindur.Sa vjet përvojë keni me shkollën?Që kur kam shkuar në Itali kam krijuar përvojën për tu

dhënë mësim fëmijëve të vegjël. Jam shumë e lidhur me botëne fëmijëve dhe ndoshta kam ngelur edhe unë pak fëmijë, nuk edi. Mbrëmë ishim në një darkë dhe ishte një zonjë që mund tëishte dhjetë vjet më e re se unë por puna që ajo bën këtu ështëshumë më e vendosur, shumë herë më e maturuar se unë dhei thashë “ Ti je e rritur. Unë jam fëmijë, jetoj akoma me ëndrra”

Sa breza nxënësish kanë kaluar nëpër vështrimin tuaj, përvojëntuaj?

Nuk kanë kaluar breza. Kanë kaluar fëmijë por jo breza,sepse tani jemi duke e riorganizuar shkollën. Ne lëvizëm ngaai vend sepse burri filloi punën në një qytet tjetër

Dhe sa nxënës kanë kaluar?Nuk mund të thuhen as dhjetëra e as qindra sepse sikur

me një fëmijë shqiptar të punosh për gjuhën është një misionshumë, shumë i vyer, shumë i madh. Ndërgjegjen kombëtaredhe dashurinë për vendin tënd i transmeton. Dhe kytransmetim do të rrezatojë në të ardhmen.

Sa keni gjetur mbështetjen e pushtetit lokal?Nuk gjejmë mbështetje. Kemi ne shumë pasion. Mbështetje

nuk ka. Ne të humbur se të humbur jemi, por të paktën tëluftojmë.

Mësimin e bëni vullnetarisht apo...?Vullnetare, vullnetarisht.Paske të njëjtin fati si emigrantët në Greqi.Nuk mund të vazhdojë më gjatë. Së fundi kam një përvojë

shumë të bukur me një vajzë që sapo kishte ardhur ngaShqipëria, nga një fshat i Shkodrës. Ishte një projekt i njëorganizate sindikaliste dhe më ftuan që të shkoja që tëndihmoja këtë vajzë për të mësuar gjuhën. Shkoj dhe e gjejkëtë vajzë pa vështrim dhe pa të folur. Ishte futur në një botëqë edhe ajo nuk e dinte se ku ishte. Punova me të me pagesë.Kam punuar shumë mirë. Dhe aty kuptova se ka ardhur

Page 170: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

170

momenti që unë duhet të paguhem për atë që bëj, sepse do tëpunoja më mirë. Punova shumë me atë fëmijë sepse për të bërëkëtë punë nuk është e domosdoshme që të jesh mësues imrekullueshëm i gjuhës por duhet të jesh shumë psikolog. Kyfëmijë është në duart e tua.

Ju thatë se merreni me muzikën...Unë jam pianiste, vazhdoj të merrem me muzikë.Cila është paralelja midis muzikës dhe mësimit të fëmijëve?Muzika është fëmijë dhe fëmija është muzikë. Pa muzikë

dhe pa fëmijë nuk mund të jetohet.Çfarë morët nga ky seminar?Mora shumë. Unë nuk e prisja. Mendoja se unë jam një e

vetme që kam filluar të bëj këtë përpjekje, se jam e vetme qëluftoj si Don Kishoti me mullinjtë e erës. Shoh se ka shumë siunë dhe kjo është një gjë e mrekullueshme. Dhe kurrë nuk mamerrte mendja që në Danimarkë, Gjermani, Finlandë, Suedi,Angli, Francë, në Greqi, që unë e di se ç’është Greqia se kaqenë vëllai, ka qenë burri, ka qenë kunati. Është një gjë emrekullueshme që nuk je vetëm. Atëherë mua mu shtuan forcatdhe më kanë lindur ide dhe kam gjithë ditën që flas e gëzuar.(qesh).

Durrës, korrik 2007

Page 171: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

171

ATA ERDHËN ME ABETARENËN SQETULL

- Përvojë nga Finlanda

* Në vitin 1995 Këshilli Kombëtar Finlandez mori angazhiminqë të bëjë libra, tekste dhe mjete mësimore për secilën gjuhë veç eveç, për shqiptarët, kurdët,somalezët, estonezët, grekët, etj.

* Të gjitha shtetetskandinave e mbështetin gjuhënamtare. Psikologët dhepedagogët e tyre kanë ardhur nëpërfundim se një fëmi që nuk enjeh gjuhën e vet amtare ai fëminuk mund ta mësojë bukur edhegjuhën e vendit.

* Sot mund të them seshqiptarët e Finlandës janërekord në përfshirjen e fëmijëvepër mësimin e gjuhës amtare.

* Është për të ardhur keq seshqiptarët nga Shqipëria nuk idërgojnë fëmijët për mësimin e gjuhës amtare edhe pse e mbështetshteti.

Rakip Kçiku

Page 172: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

172

Ragip Kçiku ishte më i shoqërueshme midis mësuesve tëardhur nga vendet veriore, më aktivi. I këngës ( kishte vallëkëngë në mbrëmjet e Durrësit që mos fillonte me zërin e RagipKçikut? ), i valles, i humorit, i shoqërisë, i debatit. Ai vinte nganjë vend nordik, i ftohtë nga ana klimatike, dhe dukej sekërkonte ngrohtësi, atë lloj ngrohtësie që ta jep fjala shqipe,shoqëria e sinqertë me mësues të etur për fjalën dhe notat egjuhës shqipe. Ragipit i pëlqente të shoqërohej më shumë memësuesit e ardhur nga Greqia, mësues që ai dhe kolegët e tij ivlerësonin për barrën heroike që kishin hedhë mbi supe për tënxjerrë nga shpirti i tyre pak dritë nga drita e madhe e gjuhësshqipe dhe për tua dhënë fëmijëve. Ai, në atë vend të largët tëgadishullit skandinav, ishte tepër komod, i privilegjuar nganjë shtet ku humanizmi është më i madh se ujërat e ëmbla qëburojnë e përshkojnë mijëra kilometra drejt Detit të Veriut eDetit Baltik, ku ksenofobia dhe racizmi nuk njihen, ku të gjithëkombet dhe kombësitë e botës, po të kenë katër fëmijë në njëklasë, formojnë një shkollë. Një përvojë që flet me gjuhën ezemrës, që flet e bërtet për të gjitha vendet, për ata që kanëveshë por edhe për ata që bëjnë të shurdhuarin e kohës.

Zërin dhe përvojën e tij e kapa në një bisedë me mësuesitshqiptarë të ardhur nga Greqia, në një moment të lirë, ulurrreth një tavoline...

** *

Si e nisët rrugën e mësuesisë dhe të mësuesit?Kam qenë mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe për 18 vite

në qytetin e Ferizajt. Në vitin 1992 sikur shumë kolegë u dashtëtë shpërngulemi, për çështje ekonomike dhe politike, patjetër.U vendosa në Finlandë. Atje është diaspora më e re shqiptarenë Evropë, edhe më e re se ndoshta...Malta.

Ka shumë shqiptarë në Finlandë?Aty, para luftës së Kosovës, ishim ndoshta nja tre mijë

Page 173: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

173

shqiptarë, nuk kishte më shumë.Si filloi mësimi i gjuhës shqipe?Mësimi i gjuhës amtare filloi qysh në kampet e Kryqit të

Kuq, kampet e pranimit. Kishin ardhë fëmijët nga Kosova meabetare nën sqetull, me librin e dashur të tyre. U mblodhëmdisa mësues që diçka dinim nga mësuesia. Për mua nuk ishte elehtë sepse nuk kisha punue asnjëherë me fëmijë të vegjël, kishapunue me gjimnazistë një kohë të gjatë. U dashtë të ndërrojedhe ngjyrën e zërit, edhe mënyrën e shkronjës, edhe mënyrëne paraqitjes para tabelës. Kështu zgjati nja dy tre vite derisa uformova për tu dhanë mësim atyre vocërrakëve.

Si e pritën këtë veprim tuajin autoritetet finlandeze?Finlanda është një vend ndoshta specifik, së bashku me të

gjithë Skandinavinë, sepse vetë shteti mbështet gjuhën amtaretë të huajve, të emigrantëve në tërësi. Me katër fëmijë të njëqyteti ose të një kampi ju takonte dy orë mësimi. Mësuesi imundshëm merr pagën duke u angazhuar...

Pagë shtetërore?Po, po. Të gjitha shtetet skandinave e mbështetin gjuhën

amtare. Psikologët dhe pedagogët e tyre kanë ardhë nëpërfundim se një fëmi që nuk e njeh gjuhën e vet amtare aifëmi nuk mund ta mësojë bukur edhe gjuhën e vendit. Kjoështë deviza e pedagogëve dhe psikologëve skandinavë. Kështuështë sepse përndryshe as ata nuk do të investonin kaq shumëpër gjuhën amtare të emigrantëve.

Në Finlandë janë shumë mësues që japin gjuhën amtare.Ka rreth 5000 shqiptarë sepse nja 2000 erdhën gjatë luftës,bombardimeve të Kosovës. U shpërngulen andej nga ishin, ngaveriu i Finlandës, 1200 kilometra larg Helsinkit, se Finlandaështë sa ish krejt Jugosllavia dhe Bullgaria bashkë. Një shtetme pesë milionë banorë. U shpërngulën dhe erdhën në jug, kuu bënë kurset edhe më të mira që të mësohet gjuha shqipe.

Me çfarë tekstesh punoni?Në vitin 1995 Këshilli Kombëtar Finlandez mori

angazhimin që të bëjë libra, tekste dhe mjete mësimore për

Page 174: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

174

secilën gjuhë veç e veç, për shqiptarët, kurdët, somalezët,estonezët, grekët, etj. Unë isha udhëheqës i grupit “Çerdhja eshqiponjave”. Aty u përkthyen për herë të parë pesë përrallanga shqipja në finlandisht, u bënë dy fjalorë për fëmijët; fjalorii matematikës finlandisht – shqip dhe fjalori për biologji, historidhe gjeografi të cilët i bëra unë. Ministria më dha këtë privilegj.

Sa është përfshirja e fëmijëve shqiptarë në mësimin e shqipes?Sot mund të them se shqiptarët e Finlandës janë rekord në

përfshirjen e fëmijëve për mësimin e gjuhës amtare. Nuk e di aështë një apo dy për qind që nuk e vijojnë mësimin e gjuhësamtare. Ata që nuk e vijojnë, 99 për qind, pengesë është largësiae madhe nga shkolla, janë larg ndonjë grupi, përndryshe ështëpërfshirje e lakmueshme.

Si është përbërja e shqiptarëve nga Kosova dhe nga Shqipëria?Ka shqiptarë nga Kosova dhe nga Shqipëria, por më pak

nga Shqipëria. Është për të ardhur keq se shqiptarët ngaShqipëria nuk i dërgojnë fëmijët për mësimin e gjuhës amtareedhe pse e mbështet shteti. Është për keqardhje kjo. Ndërsaështë e vërteta tjetër që prindërit shqiptarë nga Shqipëria janëtë nivelit shumë ma të lartë se sa prindërit tanë për ngashkollimi, ndërsa për mësimin e gjuhës amtare nuk çajnë kokën.Nuk e di se çka asht kjo sepse unë kam edhe shokë edhe miqedhe kështu shpesh herë më vjen keq kur bisedoj për këtë. Mashkurt e ndal bisedën që të mos bëhet shkak për prishjen ekolegjialitetit dhe marrëdhënieve miqësore, sepse ne shqiptarëte Kosovës jemi pak të ndjeshëm në këtë gjë.

Keni me vete ndonjë libër që përdoret për mësimin e gjuhësshqipe?

Jo për besë nuk kam marrë sepse unë erdha nga Ulqini.Kisha ndërmend të marr atë “Çerdhen e Shqiponjës” me qëka një mori lojërash për fëmijët, shqip dhe finlandisht. Ka pesëpërralla shqip - finlandisht – suedisht të përkthyera. Ka pesëkëngë të incizuara në shirit me tekst shqip dhe finlandisht dhesuedisht. Ka fjalorë për biologji, histori dhe gjeografi dhefjalorin e matematikës. Më vjen keq se erdha nga pushimet

Page 175: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

175

dhe nuk munda ti sjell me vete. Ne mund të lidhemi. Po deshëtmund t’i skanoj ato dhe tua dërgoj ato me internet.

Sa kohë vazhdon shkolla?Nga viti i parë deri sa mbaron gjimnazin.Shqip?Po, po, shqip. Ndërsa tash, nga viti i kaluar është dhënë

leja edhe për shkollat profesionale që të bëjnë dy orë gjuhëshqipe.

Si organizohet kjo kur ka për shembull pesë nxënës?Kur kanë mësimin e fesë dy orë, shqiptarët mblidhen e bëjnë

gjuhë shqipe, kurdët bëjnë gjuhë kurde, grekët bëjnë gjuhëgreke...

Më agresivët për vend pune për mësues të gjuhës shqipejanë mësuesit shqiptarë nga Shqipëria por fëmijët e vet nuk idërgojnë në gjuhën shqipe.

Çfarë do të thonit për qeverinë dhe politikën shqiptare përarsimimin e fëmijëve emigrantë?

Ka faj qeveria shqiptare, sepse ajo i përket një shtetiabsolutisht të pavarur. Kësisoj ajo ka detyrim që të vërë kushtepër gjuhën shqipe si në Greqi, si në Gjermani, Itali e kudo qëka emigrantë shqiptarë. Të vërë kushte siç bëjnë shtetet sllave,siç bëjnë kroatët në Gjermani, siç bëjnë serbët në Gjermani, nëSuedi e vendet e tjera, siç bëjnë grekët që për një gjë të vogëlngrihen në këmbë në Finlandë.

Shënim: Finlanda me kryeqytet Helsinkin ka një sipërfaqe prej338 127 kilometra katrore dhe një popullsi prej afro 5 milionëbanorësh. Në Finlandë, kryesisht në Helsinki por edhe në dy qytetete tjerët të mëdhenj të saj, Turku dhe Tampere punon e jeton njëkomunitet relativisht i vogël shqiptar por kompakt në ruajtjen egjuhës dhe të traditave kombëtare.

Durrës, korrik 2007

Page 176: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

176

HYSEN BERISHA - NORVEGJI

Unë kam udhëtuar prej shkolle në shkollë në një largësi prej70 kilometra nga njëra tek tjetra, nga një skaj i qytetit në skajintjetër...për gjuhën shqipe.

Mund të më prezantoheni?Jam Hysen Berisha dhe vij

nga Norvegjia, afër kryeqytetitOslo. Me prejardhje jam prejKosove, komuna e Rahovecit,fshati Kramovik.

Kur je shpërngulë ngaRahoveci?

Jam shpërngulë në vitin1990. Ka qenë një plagëkombëtare me prapavijëpolitike.

Ke njeri në Rahovec?Kam familjen. Kam nënën

që e dua shumë.Shkon e vjen?Ne, për fat të mirë, përballë shumë qytetarëve nga Greqia

që vini ju, pas 7 vjetësh kam marrë nënshtetësinë dhe udhëtoji lirë gjithkah.

Jeni mësues...Jam mësues. Kam mbaruar fakultetin gjuhë dhe letërsi në

Page 177: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

177

Kosovë, në Prishtinë. Kam punue vetëm dy vite akademike nëKosovë. Më pas mërgova dhe në Norvegji punoj prej vitit 1992që do të thotë 15 vjet punë.

Sapo keni shkuar keni filluar punën e mësuesit apo jo?Në 1990 – 1992 dy vite i kisha shterpë, ndërsa të tjerat

mund të them të pëlleshme.Të pëlleshme? E the bukur.Qesh...Çfarë të mungon nga Kosova?Nga Kosova më mungon gjithçka. Ajo që është shpirtërore

më mungon nga Kosova. Ndërsa të tjerat i kemi në balancëose në drejtpeshim ekonomik i kemi në botën e jashtme pornuk i kemi plleshmërisht në troje. Gjithmonë kohën e kalojmëduke menduar për Kosovën.

Çfarë emocioni ka një mësues shqiptar përball fëmijëve shqiptarënë një vend të huaj, ku flitet një gjuhë e huaj?

Ç’është e vërteta shtetet e zhvilluara ekonomike ofrojnëshumë. Po të më lejohet të bëj një krahasim: Derisa ne punonimnë Rahovec ose në Kosovë kishim një përballim të politikës sllaveqë ishte për të ndaluar zhvillimin e gjuhës shqipe në vendlindjentonë. Ndërsa në botën e mërguar ata kanë një politikë shkollimiedhe më të rrezikshme se sa kjo sepse ata nuk thonë se nukduhet mësuar gjuha amtare por paralel me gjuhën amtare ataofrojnë mjete konkretizuese në shkolla dhe kjo karshi asaj që neofrojmë ndaj nxënësve tanë mungesa e mjeteve konkretizuesepërpos librave që i kemi të tjerat mungojnë. Kjo bën që nxënësiynë ta ketë lakmi gjuhën si quhet atje të “shkollës shtëpiake”.

Shkollën shqipe e quani “shkollë shtëpiake”?Jo. Për mua tash në këtë moment gjuha norvegjeze ose

shkolla norvegjeze është shkollë shtëpiake. Ç’është e vërteta nembajmë mësime nëpër shkolla shtëpiake. Ishin dymbëdhjetëshkolla që unë kam udhëtuar prej shkolle në shkollë në një largësiprej 70 kilometra nga njëra tek tjetra, nga një skaj i qytetit nëskajin tjetër. Kam punuar në katër komuna por kohët e fundit ikam reduktuar në dy komuna.

Durrës, korrik 2007

Page 178: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

178

MILAIM LEKAJ - SUEDI

Vizitat që bëmë nëpër Shqipëri ishin një kënaqësi që napërmbushte zemrat tona që vetëm në libra i kishim parë...

Mund të prezantoheni?Unë quhem Milaim Lekaj, punëtor i arsimit në Kalmar të

Suedisë. Vij nga Kosova në seminarin ndërkombëtarë përçështje të gjuhës shqipe nëvendet e huaja.

Në cilin vend të Suedisëjepni mësim?

Mësim jap në një qytet tëvjetër Kalmar që më parë ishteedhe kryeqyteti Nurden,domethënë i Skandinavisë.Pasi u ndanë shtetetskandinave Nardeni mbeti njëqytet turistik dhe mjaftinteresant për vizitorët ejashtëm. Aty edhe punoj.

Sa nxënës keni në klasëntuaj?

Numri i nxënësve nëklasën time varion rreth 65 – 85 nxënës.

Të çfarë moshash janë dhe çfarë klasash kalojnë?Janë të gjitha moshave duke filluar nga 6 vjeç deri në

Page 179: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

179

gjimnaz dhe shkolla për të rritur.Cili është formimi juaj pedagogjiko-shkencor?Kam mbaruar shkollën normale në vitet ’70-të. Me të

mbaruar u punësova në fshatin tim në Kosovë në Gadimë tëPoshtme në komunën e Lipjanit. Me fluksin e ikjeve nga presionii pushtetit serb u detyruam bashkë me familjen të ikim në Suedinë vitin 1992. U vendosëm më përpara në Stokholm. Më pas ushpërngulëm dhe u vendosëm një herë e përgjithmonë nëKalmar. Punoj në Kalmar qe dymbëdhjetë vite.

Më thatë që merreni edhe me krijimtari poetike...Zakonisht shfrytëzoj kohën e lirë për me i shkrue ato

emocionet e mija në poezi lidhur këto me punën e nxënësvedhe me punën time në shkolla.

Çfarë morët nga ky tubim i mësuesve shqiptarë në mbarëEvropën?

Meqë ishte takimi i parë në një shtet amë për mua ishte njëemocion i madh që vija në Shqipëri, që shoh Shqipërinë tëpërparuar. Ishte kënaqësi e madhe që patëm edhe mësues ngaShqipëria që merrnin pjesë dhe na gëzuan shumë me barsoletat,me shkëmbimin e mendimeve. Ishte me të vërtetë një atmosferëtërësisht miqësore, madje ma shumë se miqësore.

Çfarë mora nga ky seminar? Seminari pat karakterin punues të stërngarkuar që fillonte

nga ora 9 e mëngjesit për të mbaruar në orën 8 të mbrëmjesme ato vizitat që bëmë nëpër Shqipëri të cilat ishin edhe njëkënaqësi që na përmbushte zemrat tona që vetëm në libra ikishim parë.

Faleminderit!Me nder qofshi e paçi fat.

Durrës, korrik 2007

Page 180: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

180

SHQIP GJATË 10 VITEVE SHKOLLORË

Gjatë gjithë ditëve të seminarit kombëtar në Durrës,mësuesve të gjuhës shqipe të ardhur nga Greqia, mësues punae të cilëve mori notën më të lartë të atdhetarizmit dhepërkushtimit, madje u quajt edhe heroike, u mbetën sytë tekpërvoja, tashmë dhjetëra vjeçare, e kolegëve të tyre në Evropë.Ata, nisur nga pozitat e tyre inferiore në shtetin grek, pozitë ecila është e lidhur me shtetin ku jemi ngujuar por në veçanti

Page 181: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

181

me indiferentizmin e emigrantëve shqiptarë ndaj shkollimit nëshqip, rrëmuan thellë në përvojën gjermane, Finlandeze,Norvegjeze, Suedeze, Zvicerane, Italiane, Franceze etj. përvojëtë cilën, në një cikël shkrimesh ( ashtu si edhe përvojën emësuesve nga të katër anët e Greqisë ) ne do ta japim për tësensibilizuar opinionin shtetëror dhe atë publik, për tu treguarprindërve se mësimi i gjuhës shqipe ( jo vetëm me kurse porme shkolla të rregullta ) është një domosdoshmëri, është kulturëdhe atdhetarizëm, është rrugë drejt Evropës së qytetëruar.

Kësaj radhe po përcjellim përvojën gjermane në një bisedëtë lirë mes mësuesve shqiptarë në Greqi dhe mësueseveshqiptarë në Gjermani, në një nga çastet e shumta të lira...

** *

Si organizohet mësimi i gjuhës shqipe në Gjermani?Mësimin e bën gati vetë mësuesi që është i interesuar të

punojë.Programin për të gjitha nacionalitetet është gjuhë amtare.

Të njëjtin program e kemi të gjithë mësuesit që tani për tanijanë diku 60 mësues. Në fund, në gjysmë vjetor jepen dëftesanë gjuhën gjermane atje ku paguhemi nga pala gjermane. Notatqë merr nxënësi shqiptarë ia vendosin në dëftesën e shkollësgjermane. Unë ia përcjell notat e nxënësit në shkollën gjermaneku ai është i rregullt. Ata vetëm e përshkruajnë në dëftesë.Edhe në fund të vitit gjithashtu. Kur e kryen vitin e katërt ijepet nxënësit një lloj dëftese ekstra që ka kryer një fazë të njëshkolle, të një grupi shkollor. Kur mbaron klasën e dhjetë prapëi jepet një lloj dëftese por edhe një lloj mirënjohje që kapërfunduar klasën e dhjetë.

Sa është pjesëmarrja e fëmijëve në shkollë?Në Gjermani janë mbi 30 mijë nxënës shqiptarë. Në shkollën

shqipe diku 6000, më tepër nuk vijnë. Interesimi i prindërveështë shumë i vogël. Në vend që të kishin punue 500 ose 600

Page 182: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

182

mësues vetëm në Gjermani, punojmë 60, për arsye se prindëritnuk tregojnë interesim shumë të madh për dërgimin e tyre nëshkollën shqipe.

Çfarë mësimesh zhvillohen në shkollë?Aty ne mbajmë mësim: gjuhë, gramatikë, histori kombëtare

duke filluar prej Ilirëve deri në kohën e tashme. Bëjmë gjeografietnike vetëm, art, muzikë dhe natyrisht edhe sport. Të gjithakëto i organizon pala gjermane çka është ma së mirit. Aty kupunoj unë, deri në katër fëmijë, nëse nuk e kanë lidhjen e mirëme autobus, unë, nëpërmes drejtorit organizoj marrjen metaksi. Pasi bëjnë dy orë mësimi përsëri taksia i kthen në shtëpi.

Aty ku janë mbi katër nxënës në një rrugë, se zakonishtatje një familje i ka 4 – 5 nxënës, shkon mikrobusi dhe i merr. Ibjen në shkollë dhe pas dy orë mësimi vjen i merr dhe i çon nështëpi.

Këto të gjitha janë të organizuar nga pala gjermane.Si është shpërblimi i mësuesit?Shpërblimi i një mësuesi të huaj është i kënaqshëm. Paga

varet nga kualifikimi, varet nga vitet e shërbimit, vjetërsia. Mbitridhjetë vjeç merr një pikë më shumë. Mbi 50 vjeç merr njëpikë tjetër më shumë. Jepen 13 rroga gjatë vitit. Për Vitin e Rijapin një rrogë të plotë. Për pushimet japin varësisht 400 – 600euro.

Kur fillon viti shkollor?Viti shkollor atje nuk ka ditë të caktueme. Të gjitha

republikat kanë një lloj rotacioni. Vitin që shkoi filloi më 28gusht dhe ka përfundue me 19 korrik. Katër herë janë pushime.Verës 6 javë, në vjeshtë dy javë, për Vitin e Ri tri javë dhe nëpranverë tri javë.

Sa është ngarkesa e mësuesit?Ngarkesa e arsimtarit është 28 orë në javë. Nuk janë shumë

por edhe nuk janë pak. Kush është mësues e din se mbajtja emësimit është e komplikuar. Atje nuk mund të ekzistojë njëmetodë pedagogjike që mund ta zbatojë një mësues, çfarëdopedagogu le të vijë. Unë kam grup prej klasës së parë deri në

Page 183: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

183

klasën e katërt. Një në klasë të parë, dy, në klasë të dytë, tre nëklasë të tretë, pesë në klasë të katërt. Kam grupe prej klasës sëpestë deri në klasën e dhjetë 12 – 14 – 16 - 18 nxënës.

Mbi çfarë programesh zhvillohet mësimi?Ne i përmbahemi plan programit shkollor që marrim nga

Kosova dhe përgatitemi shumë, ashtu sipas situatës.Cili është formimi juaj pedagogjik?Unë kam mbaruar normalen në Kosovë. Kam kryer

fakultetin e shkencave të natyrës dhe me profesion jam kimistpor e kam lënë. Merrem vetëm me mësimin plotësues. Punëtjetër nuk bëj.

U njihen vite pune?Njihen vite pune të gjitha. Na njihen të gjitha siguracionet

si ai shëndetësor, pensional, invalidor.Sa do të jetë pensioni juaj?Duhet t’i kem 65 vite për me dalë në pension të plotë.

Mundesh edhe me 4 – 5 vite punë me dalë në pension, por aiështë shumë i ulët. Mundesh në 58 vjeç të dalësh në pension tëparakohshëm por kur vjen 65 vjetëshi atëherë pensioni është iulët. Kështu që doemos duhet me u mundue, bile, së paku pesëvitet e fundit me e pas normën e plotë dhe kur të mbushësh 65vjeç me qenë paga sa ma e lartë që pensioni të dalë i mirë,ashtu si duhet.

Durrës, korrik 2007

Page 184: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

184

TË NDIHMOHEN MËSUESIT SHQIPTARËNË GREQI

Thirrje e Sami Thaçit – mësues i gjuhës shqipenë Gjermani

Fëmijët po nuk mësuan edhe pak nga historia nuk kakuptim identiteti i tij kombëtar. Ai duhet të dijë figurat endritura të popullit. Në qoftë se fëmija nuk e di se kush ështëSkënderbeu, Ismail Qemali ose Bajram Curri shkollimi nuk kakuptim...

Unë kërkova, sidomos për mësuesit në Greqi që po qe seMinistria e Arsimit të Shqipërisë nuk ngul këmbë që të kërkojëatë që grekët e kërkojnë në Perëndim, nuk kanë me bërë gjë.

Kolegët e mi grekë në Gjermani bëjnë kërkesa të mëdha.Lypin shumë. Këto kërkesa duhet t’i bëjnë edhe mësuesitshqiptarë...

Mund të njihemi?Jam Sami Thaçi, mësues i mësimit plotësues të gjuhës

shqipe në Gjermani në një qytet afër Dyserdolfit.Si e keni organizuar mësimin e gjuhës shqipe?Kam qe njëzet vjet që jam në Gjermani. Në këtë qytet kam

shkuar në vitin 1987. Kam gjetur një grup nxënësish. Ministriae arsimit e Kosovës atëherë çonte mësuesit. Unë kam qenë izgjedhur si mësues për mësimin plotësues në Gjermani. Në atëqytet kam gjetur një grup prej 45 nxënësish. Aty kam filluar.

Page 185: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

185

Më pas, me iniciativën time e kam zgjeruar, kam rritur rrjetine shkollës dhe kam punuar pastaj edhe në tre qytete të tjerë.Atëherë numri ka shkuar diku tek 120 nxënës.

Mund të më jepni njëshifër të përafërt. Sa nxënëskanë kaluar nëpër duart tuaja?

Ne kemi bërë edhe njëmonografi të shkollës shqipenë Gjermani. Të gjithënxënësit që janë regjistruarnë këto pika ku ka pasmësim plotësues, diku tek1200 nxënës kanë kaluarnëpër bankat e shkollësshqipe të mësimit plotësues.

Cila është hapësira kohoree zhvillimit të shkollës shqipenë Gjermani?

Shkolla shqipe në Gjermani tash ka festuar 30 vjetorin. Merastin e 25 vjetorit të themelimit të shkollës shqipe në Gjermanikemi pas një program të begatë kulturor. Tridhjetë vjetorindoshta do të festohet në shtator ose në dhjetor në qoftë seKëshilli i Arsimtarëve do të bëjë diçka për këtë. Shkolla shqipenë Gjermani ekziston prej tridhjetë vjetësh.

Mësimi i gjuhës shqipe në Gjermani, sipas ligjeve të venditjo vetëm i gjuhës shqipe por edhe i të gjitha gjuhëve që mësohenatje është prej klasës së parë deri në klasën e dhjetë. Në klasëne dhjetë atje mbaron cikli fillor që e quajmë ne.

Në këto dhjetë vjet çfarë mëson fëmija?Klasat e para dhe të dyta mësojnë alfabetin, shkrimin e

leximin. Në klasat e treta dhe të katërta fillon të mësohet edhegramatika. Pas klasës së pestë mësohen edhe lëndët e tjera.Mësohet historia Kombëtare, gjeografia Kombëtare, kulturaKombëtare dhe mbasandej muzika, por kryesisht gjuha shqipe.Lëndët mësohen kryesisht edhe përmes leximeve historike, edhe

Page 186: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

186

gjuha. Historia natyrisht është një lëndë që nuk mund t’i ikësh.Fëmijët po nuk mësuan edhe pak nga historia nuk ka kuptimidentiteti i tij kombëtar. Ai duhet të dijë figurat e ndritura tëpopullit. Në qoftë se fëmija nuk e di se kush është Skënderbeu,Ismail Qemali ose Bajram Curri shkollimi nuk ka kuptim. Nëklasat më të larta thellohemi edhe në tema të posaçme, mësojmëhistorinë, rëndësi më shumë i japim periudhës së RilindjesKombëtare. Në historinë e re, pas Luftës së Dytë Botërore mëpak rëndësi i japim për shkak të sistemit i cili ka ekzistuar.Nuk mund të dallohen aty luftërat përpos asaj luftës së funditqë është bërë në Kosovë ose patriotëve që kanë vuajtur ngasistemi si në Shqipëri si në Kosovë. Këta cekën përmesshkrimeve të pakta sa për të ditë figurën e tij.

Ju u ngritët në seminar dhe bëtë një thirrje për të ndihmuarmësuesit e gjuhës shqipe në Greqi. Çfarë u shtyu ta bëni këtë?

Thirrja ime ka të bëjë me një situatë të rëndësishme, njerëzitqë përfaqësojnë arsimin kudo që janë. Në qoftë se ata japinpremtime të shumta por ata mbeten vetëm në llafe, flas ngapërvoja e kaluar sepse ato që kanë folur dhe nuk i kanë realizuarmua më irritojnë personalisht. Prandaj unë u ngrita dhe kërkovaqë të dy ministritë e arsimit, të mos mbeten të shurdhëta, të mosvinë me na përshëndetë me fjalë të ëmbla, me fjalë të mira, mena urue për punën që bëjmë ndërsa ata nuk bëjnë asgjë përneve. Ne pa përkrahjen e të dy ministrive, pa përkrahjen epërfaqësuesve të shtetit, ne e kemi kot. Edhe unë që sot kam mbi190 nxënës, po qe se nuk më përkrah ministria e arsimit eKosovës shumë shpejt këta nxënës do t’i humb sepse prindi mëtepër bindet nga ajo që thotë ministri se nga ato që thotë mësuesi.Unë kërkova, sidomos për mësuesit në Greqi që po qe se ministriae arsimit të Shqipërisë nuk ngul këmbë që të kërkojë atë që grekëte kërkojnë në Perëndim, nuk kanë me bërë gjë. Mësuesit e kanëkot të depërtojnë sepse për kundër vullnetit dhe dëshirës së tyrepër të kontribuar në hapjen e shkollës dhe në mbajtjen e mësimittë gjuhës shqipe në Greqi po qe se s’ka përkrahje morale poredhe financiare që duhet t’i jepet mësuesit sepse ma do mendja

Page 187: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

187

që mësuesit në Greqi janë punëtorë krahu dikund, punojnë nëbujqësi, fabrika, ndërtim, shtëpia edhe nga vullneti, nga dëshirae tyre për tu afruar fëmijëve gjuhën shqipe punojnë vullnetarisht.Është e ndershme dhe është njerëzore që këtyre mësuesve tuofrohet edhe ndihma financiare. Kur këtyre mësuesve do tuofrohet edhe ndihma financiare këta do të bëjnë përpjekje edhemë të mëdha për ta rritur rrjetin shkollor, për t’i bindur edheata që nuk binden dot për të hapur shkolla shqipe. Kjo sepseatyre tani do tu ofrohet një ndihmë ma e madhe. Kur fëmijëtdalin në programe shkollore dhe ata shohin veten e tyre nëtelevizion, ata entuziazmohen. Të tjerët që nuk kanë qenëprezent, fëmijët e tyre që nuk kanë qenë prezent në ato programeunë jam i bindur se me vetë dëshirë do tu thonë prindërve qëunë dua të shkoj në shkollën shqipe. Unë kam shumë raste kurfëmijët kanë insistuar nga prindërit që të vijnë në shkollën shqipemu për atë arsye se shokët e tyre që kanë parë me veshjekombëtare në televizion ose që kanë parë në një konkurs diturie,kanë pyetur “Pse babë unë nuk marr pjesë në mësimin plotësues“ dhe vetë fëmijët i kanë bindur fëmijët që vetë të shkojnë nëshkollë shqipe.

Unë ndoshta e thashë me një ton jo diplomatik se deshëntë më ndërpresin që mos kërkoj por kërkesa do të jetë jo vetëme imja por duhet të jetë më këmbëngulëse edhe e mësuesve tëtjerë dhe kolegëve pa marrë parasysh se ku punojnë në Suedi,Angli, Gjermani, Amerikë të punojnë për mësuesit në Greqisepse Greqia është shumë specifike për mësimin plotësues. Unëe di këtë sepse kam kolegët e mi grekë që janë në Gjermani.Ata bëjnë kërkesa të mëdha. Lypin shumë në Gjermani. Këtokërkesa duhet t’i bëjnë edhe mësuesit shqiptarë. Ndoshta nukdo të gjejnë përkrahjen në Greqi por të kenë përkrahjen eShqipërisë, të ministrit, të ministrisë së arsimit dhe njerëzve tëcaktuar që duhet të jenë syhapur dhe duhet të angazhohenshumë për çështjen e mësimit plotësues në Greqi.

Faleminderit!Me nder qofshi!

Durrës, korrik 2007

Page 188: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

188

SHTETI GJERMAN PAGUAN MËSUESIN,TEKSTET...

Bisedë me Xhem Hazirin , mësues plotësues i gjuhësshqipe në Osnabreg të Gjermanisë

Mësimi plotësues në Gjermani, për gjuhë të huaja, jo vetëmpër gjuhën shqipe por për të gjitha gjuhët e nacionaliteteve tëtjera, ka filluar diku nga viti 1978. Ndërsa gjuha shqipe kafilluar nga vitet tetëdhjetë. Organet e atëhershme tonat tëministrisë së arsimit depërtuan që të hapin paralelet e parameqenëse ekzistonte mundësia dhe kushtet që shumica erepublikave të Gjermanisë paguajnë mësuesin, sigurimin e tij.Mësuesi është i privilegjuar atje, i paguhet edhe rruga që shkonme mbajt mësim. Në fillim pranuan grupe me tetë nxënës dhejepeshin katër orë mësimi plotësues në javë.

Në çfarë mjedisesh zhvillohej mësimi?Pala gjermane dhe shkollat gjermane pasdite nuk bëjnë

mësim. Atje pasdite bëjmë mësim ne mësuesit e huaj, shqiptarët,spanjollët, portugezët, italianët, grekët, turqit, arabët dheshumë e shumë nacionalitete të tjerë. Në qendër të qytetitzgjidhet shkolla. Të gjitha i bën komuna e qytetit. Ne kemivetëm një detyrë: të përgatitemi për të mbajte mësimin. Tjetërnuk kemi halle. Bile - bile rrogën na e paguan ne që shkojmë ejapim mësim, na paguan tekstet dhe dy herë në vit naorganizon 3 – 5 ditë seminare. Shkojmë nëpër hotele tëndryshme të gjithë të huajt.

Page 189: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

189

Këto i bën shteti apo komuniteti?Jo. Të gjitha i bën shteti gjerman. Por jo të gjitha landet.

Berlini nuk i paguan ku janë mbi 3000 nxënës shqiptarë.Hamburgu nuk paguan. Bremëni nuk paguan. NdërsaHanoveri paguan. Vestfalia, Dyseldorfi, Kelni, Boni paguajnë.Edhe shumë lande të tjera paguajnë.

Si organizohet mësimi?Prej klasës së parë deri në klasën e katërt ata pranojnë një

grup, mësim grupor. Me qenë se nuk mund të mblidhen tetëose dhjetë nxënës në një klasë. Futet klasa e parë dhe e dytë nënjë grup, e treta dhe e katërta në një grup, e pesta dhe e gjashtanjë grup, e shtata dhe e teta një grup, kështu deri në të dhjetën.Për grupe deri në klasën e katërt epen tri orë mësimi plotësuesnë javë. Ndërsa nga klasa e pestë deri në klasën e dhjetë epenkatër orë mësimi në javë. Një mësues mund ta ketë normë tëplotë 28 orë në javë. Kaq e kam unë.

Durrës, Korrik 2007

Page 190: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

190

SHKOLLIMI SHQIP I FËMIJËVE NË ANGLI

Talat Pllana është mësues në Londër, ose më saktëorganizatori i shkollimit shqip të fëmijëve të emigrantëveshqiptarë në Angli. Përvoja që po përcjellim, në një bisedë tëngushtë mes kolegësh në hotel “Romana“ në Durrës, ka disangjyra nga përvoja e mësuesve shqiptarë në Greqi. Edhe nëAngli shteti është relativisht indiferent ndaj mësimit të gjuhëssë mëmës nga fëmijët e komuniteteve të shumtë ( më të shumtëtnë botë-thotë Talati). Them “relativisht”, sepse atje shteti , nëfund të fundit, i ka hapur dyert e klasave në shkollat anglezeqë fëmijët e huaj të mësojnë gjuhën e tyre, gjë që nuk ndodh nëGreqi...

* Katërmbëdhjetë vjetpërvojë shkollimi shqip tëfëmijëve.

* Nuk kishim kurrfarëmbështetjeje. Krejt në bazavullnetare arritëm që të fillojmëme një grup prej 60 nxënësish.

* Në kuadrin e shkollaveangleze organizohet mësimiplotësues, aty ku kemi një numërtë konsiderueshëm të fëmijëveshqiptarë.

* Në Angli nuk është si në

Page 191: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

191

Gjermani që e përmendi kolegu ku paguhet rrogë e plotë, siguracioneetj.

* Ne japim certifikatat në fund të vitit për fëmijët vijues tëshkollës së mësimit plotësues.

Talat Pllana

** *

Cila është përvoja juaj në Londër për arsimimin në gjuhën shqipetë fëmijëve shqiptarë?

Ne kemi një përvojë relativisht të mirë me që e organizojmëshkollën shqipe të mësimit plotësues qe katërmbëdhjetë vite.

Katërmbëdhjetë vite përvojë!Më 3 tetor 1993 për herë të parë në Britaninë e madhe

organizohet shkolla shqipe e mësimit plotësues të cilën meiniciativën time dhe përkrahjen e disa bashkatdhetarëve arritëmqë ta fillojmë me dy paralele.

Si ka qenë vijueshmëria?Ne ishim organizuar mbi baza vullnetare. Nuk kishim vijim

institucional dhe nuk kishim kurrfarë mbështetjeje. Krejt nëbaza vullnetare arritëm që të fillojmë me një grup prej 60nxënësish. Kishim në dispozicion katër mësues, mësues ngaKosova të cilët kishin përvojë pune në arsim dhe edukim. Kyishte fillimi i punës sonë. Sot gjendja ka ndryshuar në të mirë.Kemi organizuar për këtë periudhë katërmbëdhjetë vjeçare 30shkolla shqipe në Londër dhe disa jashtë Londrës. Kur them “disa jashtë Londrës” ne i ndihmuam, i iniciuam në momentinkur bashkatdhetarët tanë të shtyrë prej represionit të Luftëserdhën në Britaninë e Madhe. Në pikat ku ishte strehuar numrii konsiderueshëm i bashkatdhetarëve ne arritëm që menjëherëtë fillojnë disa paralele në disa qytete të Britanisë. Sot janë tëorganizuara edhe disa shkolla të tjera përveç organizimit tonëdhe e kemi pagëzuar shkollën me emrin “ Kosova “. Viteve tëfundit janë të organizuara edhe disa shkolla të tjera që ndiqen

Page 192: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

192

nga fëmijët nga shteti amë të cilët erdhën pas viteve të luftës.Që erdhën nga Kosova?Jo, nga Shqipëria, nga Shteti Mëmë ( qesh ). Edhe ata kanë

një sukses në këtë drejtim.Shkolla apo kurse?Ne i quajmë shkolla. Në kuadrin e shkollave angleze

organizohet mësimi plotësues, aty ku kemi një numër tëkonsiderueshëm të fëmijëve shqiptarë. Atje ku kemiinformacione se më shumë se dhjetë fëmijë shqiptarë janë nënjë ndërtesë atëherë shkojmë dhe me autoritetet e shkollësangleze bisedojmë dhe me përkrahjen dhe mbështetjen eprindërve, si iniciativë e tyre ne arrijmë ta organizojmë klasënnë atë objekt.

Shpërblimi i mësuesit nga del?Pagesa aktualisht është nga organizatat jo qeveritare. Ne

përgatisim projekte të caktuara të cilat do të justifikohen se sido të shfrytëzohen dhe ku do të harxhohen mjetet e caktuara.Kjo është mënyra jonë për ta mbajtur gjallë shkollën shqipe.Në Angli nuk është si në Gjermani që e përmendi kolegu kupaguhet rrogë e plotë, siguracione etj. Për ne nuk është. NëLondër dhe në Angli ka shumë komunitete dhe ndoshta ështënjë prej vendeve me më të shumtët komunitete në botë.

Keni lidhje me ambasadën shqiptare në Londër?Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me ambasadën

shqiptare edhe pse ne jemi ma herët se ambasada vetë. Them,se ne shkuam në Angli në vitet nëntëdhjetë, aty filluanorganizimet e para, mandej, diku në ’93-shin filloi ambasada,pas asaj ndërprerje të gjatë të periudhës komuniste.

Si bëhet vlerësimi i njohjes së gjuhës shqipe në dokumente zyrtarenga shkolla angleze bazuar kjo me përvojën e shkollës gjermane?

Jo. Akoma jo. Ka pas negociata, por aktualisht jemi largshkollës shqipe dhe përvojës gjermane për arsimimin eshqiptarëve. Ne japim certifikatat në fund të vitit për fëmijëtvijues të shkollës së mësimit plotësues.

Jovan Mëhilli: Çfarë koke mban dokumenti?

Page 193: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

193

Themi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tëKosovë, vendi ku është zhvilluar mësimi, përparimi i nxënësit,firma dhe vula e shkollës shqipe dhe vula e bashkësisë shqiptare.Ka numër protokolli, nënshkrimi i mësuesit, konfirmimi idrejtorit të shkollës.

Prindërit e nxënësve paguajnë gjë për arsimimin e fëmijëve?Deri sa thashë se është e organizuar mbi baza krejtësisht

vullnetare dhe me ndihmën e organizatave jo qeveritaremësuesit nuk kanë rrogë. Ata marrin disa benificione që ikompensohet koha për ditën që organizon mësimin ndërsaprindërit japin një ndihmë simbolike që nuk e vlen me epërmendë, aq sa për evidencë.

Jovan Mëhilli: Paratë kalojnë në numër llogarie apo i jepen nëdorë mësuesit?

Jo, nuk i jepen në dorë mësuesit. Ka një person të caktuar,i zgjedhur nga këshilli i prindërve, që edhe ai është prind, i cilibën grumbullimin e vlerave nga prindërit dhe i dorëzon nëfondin e shkollës. Prej atje të gjitha shfrytëzohen për nevojat eshkollës.

Komiteti i Prindërve?Jo. Këshilli i Prindërve në kuadrin e organizimit të shkollës.

Aty kemi Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Arsimtarëvepër Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues.

Durrës, korrik 2007

Page 194: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

194

MOS HEZITONI! REGJISTRONI FËMIJËT NËGJUHËN SHQIPE

- Një bisedë në Durrës dhe një mesazh nga Vjenapër mësuesit shqiptarë në Greqi -

Nuk kam qenë i informuar që ka mësues dhe zhvillohetmësimi i gjuhës shqipe në Greqi dhe i falënderoj. Mesazhi imdo të ishte ky: Mos hezitoni! Regjistroni fëmijët tuaj që tamësojnë gjuhën e nënës, gjuhën e shenjtë shqipe, pa të cilënfëmija juaj nuk mund të jetëkomplet, as grek në se mendontë bëhet po as shqiptar ivërtetë.

Gjuhën amtare nuk mundta zëvendësojë asnjë gjuhëtjetër. Kjo është e shkruar nëzemër dhe në ndjenjat efëmijës...

Mund të prezantoheni?Quhem Hazir Mehmeti.

Jam mësues në Austri tani enëntë vite.

Çfarë keni mbaruar?Kam mbaruar shkollën

Page 195: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

195

normale për mësues në Kosovë në vitin 1972. Pastaj kammbaruar universitetin dhe magjistraturën në Zagreb, degën eshkencave natyrore, drejtimi i biologjisë.

Je biolog?Unë jam biolog por edhe mësues.Jep mësime biologjie?Unë jam në radhë të parë mësues sepse kam mbaruar

shkollën për ciklin e ulët dhe universiteti më njihet edhe nëAustri në bazë të marrëveshjeve dhe kam edhe atje titullinmagjistër në shkencat natyrore, kështu që mund të jap mësimedhe në ciklin e ulët me normalen që kam mbaruar si dhe nëciklin e lartë me universitetin që kam mbaruar.

Cila është përvoja e mësimit të gjuhës shqipe në Austri?Në Austri me sa jam i informuar shkolla shqipe ekziston

tani e njëzet vite. Në vitin 1999 për shkak të emigracionit tëfuqishëm nga Kosova, të fëmijëve dhe të tjerëve, u ndi nevojae hapjes dhe zgjerimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe.Ministria ishte e informuar për përgatitjen tonë profesionale.Pas kësaj hymë në një test dhe na pranoi kështu që atëherëpunojmë si mësues në kushte të barabarta siç punon mësuesiaustriak.

Kush e financon?E financon shteti austriak, e përkrahin shumë.Si është organizuar?Është organizuar shumë mirë. Shteti kryen të gjitha

përgatitjet. Fshatari ynë ose punëtori ynë e ka obligim vetëmtë nënshkruaj një formular që donë që fëmija i tij të mësojëgjuhën shqipe. Një kusht tjetër është që duhet të jenë gjashtëose dymbëdhjetë fëmijë të paktën që aty të lejohet mësimi nëgjuhën shqipe. Shpesh herë në shumë shkolla janë edhe lokalete ndara ku mësohet kursi i gjuhës shqipe ose edhe i gjuhëve tëtjera.

Në çfarë kohe zhvillohet mësimi dhe sa ditë të javës?Kemi dy forma të mësimit aty ku punoj unë. Mësimi

integrues që punoj paradite bashkë me mësuesin në klasë. Aty

Page 196: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

196

mësohet në të dy gjuhët, unë me fëmijët shqiptarë bashkë dukemësuar edhe gjermanisht e njëkohësisht edhe shqip.

Kemi edhe mësimin plotësues pas dreke që e kemi vetëmme plan programe të ministrisë sonë të arsimit të Kosovës, deritash. Aty zbatohen format dhe plan-programet që kemi nëmësimin e vërtetë të gjuhës shqipe.

Një nxënës do të vazhdojë edhe shkollën austriake. Do t’iduhet gjatë javës që të shkëputet dhe të vazhdojë mësiminplotësues të gjuhës shqipe. Si organizohet pikërisht kjo punë?

Këtu nuk ka ndonjë shkëputje të madhe. Një nxënës qëmëson paradite pas orës dy është i lirë dhe do të vijë në mësimnë kohën që e cakton drejtoria dhe na në marrëveshje sipasmundësive.

Sa ditë në javë bëhet mësim?Fëmijën ka raste që e mësoj 2-4 orë shqip. Dy orë i mëson

në mësim plotësues pas dreke kurse në rastin kur është në njëshkollë ku mësohet mësimi integrues do të punojë bashkë memua edhe në ndërrimin e paradites dy orë.

Çdo ditë?Jo çdo ditë por një herë në javë ka mësimin integrues dhe

mësimin plotësues.Në cilët ditë e keni?Unë punoj në shtatë shkolla dhe kjo ndryshon nga

mundësia se ku organizohet. Shkoj një ditë në një shkollë e njëditë në një shkollë tjetër. Ka raste që shkoj edhe një ditë në dyshkolla të ndryshme.

Si është frekuentimi?Frekuentimi është i mirë. Kohëve të fundit, në bazë të

aktivitetit që kemi ndërmarrë na me programe dhe me të tjeraështë shtuar më shumë interesi i prindërve për t’i lajmëruar nëgjuhën shqipe, është shtuar pak numri, janë shtuar dy grupetë reja ku konkretisht unë mbaj mësim këtë vit. Mund të themise është i mirë por ka mundësi të mëdha sepse kushtet janë tëtilla ku prindi nuk paguan asgjë dhe e gjitha kushton vetëmnjë nënshkrim në letër. Edhe këtë hezitohen nganjëherë që ta

Page 197: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

197

bëjnë prindërit për shkak se nuk janë të informuar mirë dheniveli i tyre arsimor është i tillë që nuk e kupton aq shumëbrendësinë e mësimit të shumë gjuhëve. A mund të diskutohetkjo për gjuhën amtare? Natyrisht që jo se gjuhën amtare nukmund ta zëvendësojë asnjë gjuhë tjetër. Kjo është e shkruar nëzemër dhe në ndjenjat e fëmijës dhe nuk duhet hezituar përkëtë.

Këtu përcollët temën “Vizatimi si faktor i edukimit tëfëmijëve“...

Unë sot e kisha temën këtu në tregimin vizatimor. Unë ufrymëzova aty në shkollë duke punuar bashkë me mësuese,pikërisht në këto tema që ne në shkollën shqipe edhe nëShqipëri edhe në Kosovë nuk i kemi të njohura sepse kampunuar njëzet vite, as në literaturën pedagogjike. U frymëzovadhe i hyra një pune për të cilën kam punuar gati një vit,intensivisht dy muajt e fundit. Studiova literaturën dhe nxorakonkluzionet e mija që tregimi vizatimor është formë modernee të mësuarit, e shprehjes së lirë të fëmijës, e zbatimit tëmetodave pedagogjike moderne. Por kjo që natyrisht përshkollën shqipe në Shqipëri e në Kosovë unë besoj që ende ështëlarg për arsye materiale sepse aty duhen materiale të cilat sipasinformimit tim shkolla shqipe ende nuk i ka. Ne në Austri ikemi. Edhe në mërgatë shumica i kanë se i ofron shkolla.

Çfarë përshtypjesh krijuat nga grupi i mësuesve që punojnë ejetojnë në kushtet e vështira në Greqi?

Unë jam shumë i entuziazmuar me atë elanën e mësuesvedhe mësuesve që i takova këtu nga Greqia. Nuk kam qenë iinformuar që ka mësues dhe zhvillohet mësimi i gjuhës shqipenë Greqi dhe i falënderoj. Mesazhi im do të ishte ky: Moshezitoni! Regjistroni fëmijët tuaj që ta mësojnë gjuhën e nënës,gjuhën e shenjtë shqipe, pa të cilën fëmija juaj nuk mund tëjetë komplet, as grek në se mendon të bëhet po as shqiptar ivërtetë.

Faleminderit!Edhe juve ju faleminderit!

Page 198: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

198

NJË ARVANITAS TAKSIXHI…

Fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën e mëmës,nuk kanë disirë të këthenenë në Skipëri,

do të bënenë grekër si na…

Kishim shkuar me gruan në Neo Kozmos t’i gëzohemibuzëqeshjes që të ofron mjalti i mjaltit të jetës, fëmija i fëmijës,nipi pesë muajsh. Vajza, si vajzat, gjithnjë këmbëngul tëudhëtojmë me taksi duke na futur në xhep edhe shpenzimet errugës. Kështu bëmë…

… Në Franxhi, një nga rrugët më të zhurmshme të Athinës,i -nxorëm dorën një taksie dhe pasi i thamë se ku do të shkojmëu ulëm qetë – qetë në ndenjësen e pasme. Nuk folëm si zakonishtshqip, jo se kemi frikë por sikur na ishin mbaruar kuvendet.

Shoferi, rreth të pesëdhjetave, me një barrë thinja mbi kokë,na u drejtua?

Skipëtar jeni?Të befasuar nga pyetja, pamë njeri tjetrin në sy dhe u

përgjigjëm me një notë zanore.Po, shqiptarë jemi.Pastaj unë, si të desha ta betonoja fjalën, shtova;- Njëqind për qind shqiptarë…- Si e vërteton se jeni njëqind për qind skipëtar? – tha ai me

një shqipe befasuese.-Jemi nga Verilindja ku është qendra gjeografike e

5GJAKU I SHPRISHUR SHQIPTAR

Page 199: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

199

shqiptarëve dhe ku nuk ka as sllavë, as grekë e asnjë llojkombësie tjetër.

Si thoni ju andej, fshat apo katund? – bëri testin taksixhiu.Katund iu përgjigj gruaja para se të kuptoja se ku donte të

dilte ai.- Vërtet qenkeni një qind për qind skiptarë – tha- dhe na

pa me një respekt që nuk e kishim ndjerë ndonjëherë gjatë tërëkëtyre viteve në Greqi.

Ndërkohë, makina, duke përfituar edhe nga lëvizjet epakta nëpër rrugët e Athinës, vraponte dhe bashkë me tëvraponte edhe biseda jonë, ne shqip dhe ai në arvanitisht. Aime një dëshirë të madhe filloi të na recitojë vjersha në gjuhënarvanitase.

Diku, kur rruga doli para një kthese, ai na pyeti:Nga do shkoni, djathtas apo majtas?Drejt, - i thash unë.Na i thomi dreq, ndreqi ai. Në shqip dreq do të thotë

djavolo, hulumtoi taksixhiu duke i dhënë gjallëri bisedës.Më tej filluan kthesat e ne filluam të përsërisim në trio

“djathtas”, “majtas”, “drejt” derisa arritëm në shtëpi.Por para se të arrijmë ai na tha një fjalë që na bëri të

mendohemi jo vetëm atë ditë por edhe sot e kësaj dite.Tek udhëtonim, gjithnjë ai me arvanitishten e tij dhe ne

me shqipen tonë që në shumicën e fjalëve nuk kishin ndryshimerrënjësore, e thelluam njohjen dhe fjala ra për kohën e qëndrimittonë në Greqi dhe thithjen që po na bënte shoqëria greke ditaditës.

-Na jeshëm skipëtarë një qind për qind, tha ai, po grekuna thithi. Nuk na la të vazhdonim skolinë dhe nuk mundëmme mësue dhe me shkrue gluhën tënë. Edhe juve kështu dot’ju ndodhë. Fëmijët tuej nuk e mësojnë gluhën e mëmës, nukkanë disirë të këthenenë në Skipëri, do bënenë grekër si na…

Ndjeva në fjalët e atij taksixhiu edhe brengë, edhe mall,edhe shqetësim.

Unë, nisur nga një ngjarje që më pat ndodhë me një taksixhi

Page 200: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

200

në korrik të vitit 1996 kur erdha në Greqi, taksixhi, i cili për njërrugë që nuk bënte më shumë se dymijë dhrahmi më kërkontepesëmbëdhjetë mijë dhrahmi, më shumë se sa kisha paguarpër rrugën nga Tirana në Athinë, ndjehesha gjithnjë i rezervuarme ta dhe reston ua kërkoja deri në qindarkën e fundit. Përherë të parë atë natë nuk e pranova reston e atij taksixhiuarvanitas, ndonëse ishte sa dyfishi i shërbimit.

Ai njeri më dha një mësim, më përcolli një mesazh njerëzorqë nuk dua ta mbaj për vete, ndaj po ua përcjell lexuesve qëfëmijëve të tyre tu mësojnë “gluhën e mëmës”, që të mos bënenëgrekër si na “…

Mes emocioneve që më shkaktoi ai arvanitas që mburrej sekishte gjak “ njëqind për qind skipëtar “ bëra gabimin që nuki mora emrin dhe adresën, madje nuk i mora as numrin etaksisë…

Atë njeri duhet ta takoja…Atë njeri dua ta takoj…Florinjtë janë të shtrenjtë dhe të dëshirueshëm se janë të

rrallë, nuk janë si gurët e zallit.

Page 201: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

201

LAM QEFALAI

Ne ishim ulur dhe po prisnim kafenë. Shpëtim Hyka,komshiu im i cili ishte bërë sebep i këtij udhëtimi, ma mori dhema hodhi vështrimin dhe vëmendjen bregut të detit, në atë gjitë bukur të fshatit të largët Saranta të Thivas. Anas tij, imenduar ecte një burrë që mbikokë mbante barrën e bardhëtë dimrave të shumtë. Se sadimra dhe sa borë kishte mbikokën e tij do ta mësoja mëvonë.

“Është Lami, më thotëShpëtimi. E ka vrarë shumëvdekja e gruas ndaj nuk e dinë se do të ulet e do tëkuvendojmë me të si atëherekur pa e parë e pa më parëkurrë m’u drejtua: “Ç’ë bën odjalë?” Ajo e pyetur shqip, kurunë nuk dija asnjë fjalëgreqisht, më befasoi. Atë pyetje, që është një lloj përshëndetjesiç përshëndesin malësorët tanë rrugës këdo që takojnë, njohure panjohur me “tungjatjeta”, do ta takoja dhe përjetoja gjatëgjithë viteve që jetova e punova në Thiva dhe këtu në fshat…”

…Kur u afrua pranë tendës e ndali hapin. Na pa dhebuzëqeshi. Shpëtimin e kapi përqafe si ta kishte bir të tij. U ul

Page 202: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

202

përballë meje. Mori frymë thellë dhe e treti vështrimin thellënë hapësirën detare që ndalej diku në Ksilokastrën ePeloponezit.

Nisëm muhabetin. E pyesja unë shqip. E pyeste Shpëtimiarvanitikisht. Përgjigjet, me ndonjë ndërhyrje të fjalëve tëgreqishtes, ishin të tilla si të më përgjigjesh një burrë që tërëjetën e tij e kishte kaluar në malet e Shqipërisë pa zbriturasnjëherë në qytet. Unë kisha njohur ndonjë të tillë nëudhëtimet e mija maleve të Dibrës e Matit…Por, më mirë let’ia lemë lexuesit të tundë mendueshëm kokën e të shkundëkohët…

- Le të bisedojmë, me fjalët tuaja, ashtu si t’i mësoi nëna dhe sike folë tërë jetën.

- Po.- Sa vjeç je?- Jamë nëntëdhjetë edhe katër.- Ku ke lindur?- Këtu, në katundin prapa. E quajnë Kukurajana.- Sa fëmijë ke?- Katër djelm. Kam nji vajzë dhe tre meshkuj. Martuar

tërë. Kam engonia.- Sa nipër?- Njëmbëdhjetë.- Ku punojnë?- Di mbetenë me dhi. Nji këtu. Nji në katund, vajza.- Vetë me se merresh?- Mu? Me këtë këtu, me tavernën.- Ç’punë ke bërë në jetë?- Punë? Çoban.- Çoban? Me dele? Me dhi?- Me dele. Me dhi. Bëra edhe lopë. Bëra ekato qefalja lopë,

njiqind krerë. Nuk më shkuan mirë dhe i shita.- Ky fshati këtu a ka shumë arvanitas?- Ku? Katundi? Si s’ka? Shumë. Arvanitas. Skiptarë.

Diafora.

Page 203: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

203

- Nga kanë ardhur arvanitasit e këtushëm?- Nga Koritsa stin Alvania. Malon mandej ishin. Këtej nuku

janë.- Nga Korça erdhën këtu apo…?- Ja, këtu. Këtu erdhën.- Këtu ke shtëpinë tënde?- Stëpinë e kemi lart neve, në katund. Ala këtu sipër, saqë

duket prapa qeraqi, kemi vendin, kemi shtëpi për dimër. Nani,këto dita do ikëm dhe do vijmë që të zërë bora.

- Kur bie borë zbrisni këtu?- Po.- Verës shkoni atje?- Verës shkojmë atje.- Atje me se merreni? Keni bagëti? Sa dele ke?- Kemi treqind.- Sa qengja shite për pashkë?- Nuku i shesim se i ther këtu djali për tavernën. Nja dhjetë-

pesëmbëdhjetë këtu me shokë.- Po qumështin çfarë e bëni?- Qumështin nji evro.- E shisni qumësht, nuk e bëni djathë?- Nuk e bëjmë djathë se skemi duer, skemi gjë.- Sa qumësht në ditë shisni?- Ndonjë ekato qila, akoma. Njiqind kile.- Shpëtimi. Tote, otan nuk kishte skoli kutu fare, cilën gluhë

flisnit, arvanitika?- Ne. Arvanitika. Neve arvanite e njohëm. Elenika nuku

dijimë mirë.- Me gruan shqip flisnit?- Ne.- Ajo prej këtu ishte apo…?- Jo. Atje, prej katundi. Ajo më vdiq.- Më thanë. Më vjen shumë keq. Të ka lënë vetëm.- Saranda meres. Dyzet ditë nani.- Të kesh fëmijët, nipërit, mbesat!

Page 204: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

204

- Për të mira, por shoku nuk është. E shofi në ëndërr se mëfoli “Plak, Plak!”. Ishte poshtë në ipogjio dhe unë jesh sipër diçpsaksis atje në sunduqet dhe ajo më thirri “Plak, Plak! Ç’ë bënatje?

- Sa vjet jetove me gruan?- Me gruen bëmë shtatëdhjet e di.- Shtatëdhjetë e dy vjetë martuar?- Po.- Sa vjeç je martuar?- Gruaja ishte e vogël…- Sa vjeç?- Ishin katërmbëdhjeta vitra. Ishin s’ishin.- Po ti?- Unë jesh ikositesera. Njëzet dhe katër.- Dy herë më i madh?- Dheka hronia. Dhjetë vitra.- Shpëtimi: Nani ç’ë thonë djelmtë.- Nani vene skolia. Elenika flasin.- Shpëtimi: Maqi (djali A.A) di arvanitika?- Ne. Tërë djelmt edhe nipërit dijnë.- A. Ashiku: Kemi marrë edhe gratë me vete. Kjo është gruaja ime.- Gruaja jote?- A. Ashiku: (gruas) Ky është Lami. Shtatëdhjetë e dy vjet ka

jetuar me gruan.- Po, po. Evdhominda dhio hronia bëmë bashkë me gruan.- Shpëtimi : Të jeshë mirë pa, do të të çojmë një ditë dhe do të

bëjmë taksidhi.- Atje dojë të vejë që… kala, të shohim. Kesh vajtur ala

nuku njihja po trëmbej plaka. Trëmbej mos vdes andej.- Ku ke qejf të shkosh?- Atje në Spathar do iki. Do vejë në Selenicë.- Kur ke qenë ushtar në Shqipëri?- Në Saranda, me italonjt.- Ku ke qenë?- Që këturen ramë në Ersekë. Në Ersekë, poshtë në Selenicë.

Page 205: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

205

Në një katund atje, mbetëm qero atje. Vamë në nji shtëpi atjenuku na hapi derën. Kërceva nga mandra. Hyra brënda. Jeshindy gra. U thash jemi të mirë, jemi të mirë mos u trembuni.Telespandon, mbetëm atje. Neve stratiotë jeshëm. Nga gratënjeran e thoshin Sotiro. Më thotë do të bëjmë gabro. I them“Sotiro jam i martuar, kam dy djelm” Ishje vërtet i martuar.Telespandon, shkuam mirë atje. Neve jeshim strartiotë, keshimmishëra, hajmë mirë, pijmë. Ikëm, atje pastaj Mononat dheSpathar (Skrapar A.A) na poqën, në Tomorr. Atje u bë nji luftëe madhe. U derdhëm në kaund natën. Atje që gjuenim. Ishimanamesa sta dhio pira. Do bënim maqi e do vriteshin njerëzit.Thotë pse na gjuani? Se do bënet maqi, do bënet luftë e madhedhe do tu vrasin. U thamë “nuku trembemi neve”, “si nuktrembeni?” U bë luftë. Ikëm që me natë…

Këtu ai e tret vështrimin në kohë, humbet në kujtime. Kamall të madh të shkojë edhe një herë në Selenicë të Ersekës, atjeku siç thotë shpëtoi djalin e shtëpisë që “ishte me italojt” dhe nukua dha grekëve. Ka pasë dëshirë të shkojë gjatë gjithë këtyre viteveqë u hapën kufijtë, por nuk e lente gruaja, kishte merak se mosmbetej atje. Tani, thotë nuk e ka këtë merak, se gruaja i iku dhe aiedhe po të vdesë në vendin e të parëve do të japë shpirt.

…E fiksova në fotografi tek tregonte me shqipen ekonservuar breza pas brezi me një lloj qëndrese të mahnitshme.E fiksova mes djalit të tij të madh Maqit dhe nipit të tij Lamit tëri. Më pas u ulëm në tavernën buzë detit dhe ndërsa pinimverë fshati e hanim nga qengji i kopesë së tij, biseda vijoi nëshqip, në atë gjuhë që, ndonëse nuk u shkrua kurrë, mbijetoinë këtë trevë dhe u transmetua brez pas brezi nëpërmjetkëngës, folklorit, të folurit të përditshëm në familje.

Kur u ndamë për të marrë të përpjetën drejt Thivas eAthinës e pashë t’i mbushen sytë me lotë. E pashë t’i lutet Maqitpër udhëtimin e ëndërruar prej vitesh, për të parë Ersekën,Selenicën, Shqipërinë…

Saranta, prill 2006

Page 206: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

206

VANGJEL RODITIS - GREKUQË MËSOI SHQIPEN

- Kam pagëzuar një çun shqiptar, Tosin, që tani ndodhet nëGjerrmane, sepse u martua atje me një çupë shqiptare shumë, shumëtë bukurr. Ka dy fëmijë, një vjet njeri dhe tjetri është në barku -

- Sa vjeç jeni?- Jam shtatëdhjetë edhe tre vjeçë.

Kur ma thanë m’u duk si barsoletë, nga ata barsoleta qëmarrin një copë të vogël nga e tëra për ta bërë më të madhe seajo. Më thanë se një greku i kishte vjedhur një shqiptar njëfjalor shqip – greqisht. M’u duk pak si paradoksale për faktinse një shqiptari një fjalor i tillë nuk i vlen dhe aq. E kthevafletën e kujtesës dhe po të mos qëllonte që ngjarjen ta dëgjojanë vetën e parë me siguri do ta harroja.

Dhe ndodhi ajo që ende luaj vendit se më duket sikurngjarjen nuk e kam jetuar, por e kam ëndërruar...

Iraklio. Kretë, 30 shtator 2007. Teatri veror “Kazanzakis”.Tre këngëtarë dhe dy humoristë shqiptarë në një skenë e cilapër dekor kishte një pishë të shtrirë diagonal dhe një moribimësh përjetësisht të gjelbra...

Kishte nisur shfaqja. Në skenë një këngëtare shqiptarekëndonte, siç këndojnë rëndom tashmë profesionistët, dukeluajtur buzët e u përdredhur sipas zërit dhe muzikës në diskunku ishte shkruar kënga. Një burrë, pak sa i kërrusur mbi njëshkop po kërkonte një vend sa më pranë skenës. E ftova të ulej

Page 207: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

207

pranë meje. U ul, rrasi fort pas tokës bastunin, si të deshte tangulte dhe i mbërtheu sytë mbi këngëtaren. Pastaj, i çelur nëfytyrë, nisi të shqiptonte me zë vargjet e këngës. Nuk engacmova. E quajta me vete plak shqiptar, nga ata të shumtëpleq që mbushin sheshet e qyteteve dhe bisedojnë për politikëe për kohën e mbrapshtë që jetojnë. E quajta një të malluar pasvendit dhe fjalës e muzikës shqipe. E dëgjoja dhe diçka mëbëri të dyshoj. Fjalët e tij kishin tjetër ton dhe herë – herë ishingramatikisht të gabuara. Mendova se ishte arvanitas, nga atapleq që mbushin bregdetin e ishujve të Greqisë dhe e thonëfjalën e vjetër shqipe të përzierë me greqishten. Përsëri i vurafshesë mendimit. Në fjalët e tij nuk gjeja asnjë nga ata tëarvanitëve. Ai e shqiptonte fort germën “R” në “RR”, në çdofjalë, aq fort sa më kujtoi fshatarët e Grevës në zonën ku kamlindur që kur prezantoheshin thonin “Jam prej Grreve”. Nukm’u ndej dhe e pyeta shqip.

- Nga je?- Jamë grrekë - tha prerë, duke i mëshuar fort si germës

“Ë”, ashtu edhe germës “RR”.- Dhe keni mësuar shqip?- Po. Kamë mësuar shqip.- Si ju quajnë?- Mua më quajnë Vangjeli dhe mbiemri Roditis.- Ku keni lindur?- Kam lindur këtu, në Iraklio.- Sa vjeç jeni?- Sa vjeç më bën ti mua?- Unë jam gjashtëdhjetë e gjashtë. Po ju?- Jam shtatëdhjetë edhe tre vjeçë.- Në çfarë moshe mësuat shqip?- Para dymbëdhjetë vjetësh.- Dymbëdhjetë vjet! Dhe flet shumë mirë shqip.- Po. Flasë mirrë.- Si e mësuat shqipen?- Kam pagëzuar një çun shqiptar, Tosin, që tani ndodhet

Page 208: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

208

në Gjerrmane, sepse u martuaatje me një çupë shqiptareshumë, shumë të bukurr. Kady fëmijë, një vjet njeri dhetjetri është në barku. E moranë telefon dhe i kam thënë seshoqata shqiptare këtu nëKreta ka në teatrin“Kazanzaqis” sonte panairr.Ajo solli nga Shqipëria dykëngëtarrë dhe një këngëtarrebashkë me dy artistë komikë.Mua më pëlqejnë këngët.

- Keni qenë në Shqipëri?- Deri tani kam qenë në Shqipëri për tre herë.- Ku ke qenë?- Kam qenë në Bilisht, Korçë, Bulqiza, Dibra, Peshkopia,

Krumë, Kukësi, Trropoja, Bajram Curri, Puka. Shkova akomadhe në Spaç, ku Hoxha çonte kë kishte kontra. Kam qenë nëShkodrra, Malësia e Madhe, Koplik, pastaj Lezha, pastaj Laçi,pastaj Mërrdita, pastaj Mati, Kruja, Durrse, Tirana. MbaroiShqipëria sipër Shkumbinit bashkë me Librrazhdin.

Poshtë Shkumbinit: Lushnja, Kuçova, Fieri, Berati,Gramshi, Çorovodë, Tepelena. Vorio Ipiri, domethënë Saranda,Delvina, Gjirokastër, Përmeti, Kolonja ...edhe mbaroi të gjithaShqipëria.

Më kanë ftuar edhe në një dasëm. Kur e pagëzova djalinndenja për tre javë dhe më pas për tre muaj. Më çuan edhe temalësia e Lurës, me kalë në shtatë liqenet, ta mikra liqenia.

- Nga shkove në Lurë nga Dibra apo...?- Oqi, apto Mërrdita. Mërrdita është katoliqi kristiani.

Pigame sti Rrëshen, kryeqytetin e Mërrditës. Orea itan. Ala,eqi ta vuna...me to kali anevikame.

- Grek je apo shqiptar?- Jam grrek.

Page 209: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

209

- Ku mësove shqip?- E pagëzova djalin dhe familje e tij më kanë mësuar gjuhën

shqipe. Më sollën nga Shqipëria një fjalor shqip – greqisht dheme atë fjalor mësova gjuhën shqipe me gramatika. Mësova tëgjitha foljet shqipe të parregullta.

Ndërhyn një djalë i ri dhe i flet greqisht:- Unë jam tridhjetë vjeç dhe ti e din Shqipërinë më mirë se sa

unë. Tani që më thua të gjithë qytetet e Shqipërisë më befason, sepseunë nuk i di të gjithë.

Dhe ai, si përgjigje vazhdon udhëtimin e tij tash jo qytetmë qytet, por fshatrave...

- Nga Korça do të zbresim në Mborrje. Nga Mborrja do tëshkojmë në Drrenova. Nga Drrenova do të shkojmë nëBoboshticë. Nga Boboshtica shkojmë në Darrdhë. Nga Darrdhashkojmë në Mirras. Nga Mirrasi shkojmë në Bilisht, rreth errotull malësia Morrava dhe rikthehemi në Korrçë.

Djali i ri i thotë:- Ore xhajë me le me gojë hapët dhe me qimet e kokës përpjetë.

Nuk të besoj se nuk je shqiptar.Një fëmijë aty afër e pyet:- Shqiptar je ti?- Çfarë beson ti se jam unë?- Shqiptar. Ku keni lindur?- Këtu jam i lindur. Tosi kishte pesë vëllezër. Astritin,

Arbenin, Danin, Tosi i katërti dhe Lenci i pesti. Kanë ikur tëgjithë.

- Në cilin fshat ishit?- Isha në fshatin që e quajnë qymyrguri Mushqeta. Babai i

Tosit kishte qenë minator qymyrguri. Kumurria më thërristeJaja. Shkova në kafene me shumë njerëz. Tashti ikën ata. Unënuk flas më shqip dhe harrova shumë fjalë. Tashti nuk flas,sepse më vodhën fjalorin shqip-greqisht.

- Do t’jua dërgoj unë fjalorin- ndërhyra.- Nuk kishte asnjë fjalë shqipe që të mos ta përbënte atë

fjalorr, të gjitha fjalët. Ma vodhën dhe tani kam një të vogël

Page 210: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

210

dhe për arsye nuk flas.- Fjalorin që të kanë vjedhur do të ta sjell unë nga Athina –

përsërita si në një betim.- Nuk ka.- Ka - i thashë i vendosur.- Nuku ka në Athina, nuku ka në Tirana. Shkuam në të

gjitha libraritë në Shqipëri dhe nuk gjetëm.- Shqip – greqisht do? Do të ta gjej unë.- Më tha librashitësi: Zoti Vangjeli! Mbaroi atë botim.- Ka dalë fjalor i ri tani.- Mund që ta ribotojnë, por ai botim ka mbaruar.- Do të ta sjell unë.- Unë dua një fjalorr shqip – greqisht, me gramatikë brenda.Këtu debatuam derisa ai ma përshkroi fjalorin në ngjyrën

e kapakut, ngjyrë që përkonte me një fjalor të Niko Gjinit, botimi viteve ’60-të që unë në bibliotekën time në Tiranë kamfotokopjen e tij të lidhur me kapak gri. Kur i përmenda autorindhe i thashë se pak muaj më parë ka dalë në qarkullim botimii ri, i përpunuar dhe i plotësuar, ai më shtrëngoi dorën i gëzuar.Pastaj filloi të më citojë foljet shqipe të parregullta. I dinte aqmirë sa më ktheu shumë vite pas, në shkollën shtatëvjeçarekur përtypnim e ripërtypnim gramatikën, morfologjinë dhesintaksën e shqipes...

U ngrit nga vendi dhe pasi më shtrëngoi dorën më tha:- Do të shkoj të shoh sa ka mbaruar sporti dhe do kthehem

prapë.Nuk vonoi shumë. Erdhi me këngë në gojë. Po i citoj fjalët

ashtu siç i shqiptoi ai dhe siç janë regjistruar në shiritinmagnetik.

Po kërcen SorkadhjaValle bukur dorrë për dorreNusje si lulje borrePogonishte valle shekullorre...

Page 211: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

211

Ndeji deri në fund të shfaqjes, me sytë mbërthyer në skenëe me fjalët e këngëve në gojë. Kur mbaroi shfaqja i dhashëdorën. Ma shtrëngoi fort si të ishim miq të vjetër. I premtovapërsëri se do t’ia gjeja fjalorin dhe do t’ia dërgoja. Qeshi dhemë shtrëngoi përsëri dorën. Në atë shtrëngim dhe buzëqeshjandjeva një dualitet, edhe më besonte edhe nuk më besonte.

Për njerëz si Vangjel Roditis, mësues fizike e matematike,njerëz që e duan gjuhën dhe vendin fqinj, një libër dhuratëështë pak. Njerëz si ai janë qytetarë të Evropës pa kufi e paracizëm e ksenofobi. Njerëz si Vangjel Roditis, megjithëse memoshë të thyer, përbëjnë brezin e ri të Evropës së Bashkuar.

Iraklio, Kretë, shtator 2007.

Page 212: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

212

TË DINI GJUHËN E ATDHEUT TUAJ

- Nga biseda me fëmijët shqiptarë që mësojnë gjuhën shqipenë qendrën kulturore PORTA e pedagogut tashmë pensionist

Panajotis Furnovavlos.

Nuk pata fatin të hyjë thellë në jetën e tij. Ai erdhi vonë nëseminar, atëherë kur problemet ishin shoshitur dhe FluturaTafilaku ishte në mbyllje të “ mësimit të hapur “. Kërkoi tufliste dy fjalë nxënësve. U ngjit në tribunën e vogël dhe nisi tëflasë, nisi të komunikojë jo me të “mëdhenjtë”, por me të vegjlit,me nxënësit që prej muajsh janë tubuar tek “PORTA” për tëmësuar të shkruajnë e tëlexojnë shqip. Foli greqisht.Quhet Panajotis Furnovavlos.

E nisi ligjëratën kështu:“ Zonja dhe zotërinj!Para disa ditësh u takova

me zonjën Flutura Tafilaku.Unë kisha fatin të kem fëmijëtnë shkollën tonë. Isha mësuesdhe drejtor i shkollës këtu nërrugën Kalisperi – 1, ku ishindy shkolla, 118 dhe 72. Kishimshumë fëmijë nga Shqipëria,fëmijë të mrekullueshëm,fëmijë të bukur të cilët e

Page 213: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

213

dashuronin shumë të mësuarit. Shumë prej atyre fëmijëve ikam mësuar unë. Më kuptoni se çfarë them? “

- Pooo... I përgjigjen fëmijët.“Ju, tani, në shtëpitë tuaja dëgjoni fjalë, fjali, gjuhë nga

prindërit tuaj. Është gjuha e nënës, gjuha që mësuan prindërittuaj në shtëpinë e tyre, në fshatin e tyre, në Atdheun tuaj.Këtu mësimi gjendet shumë më i organizuar, me mësues, tëcilët dhe të cilat munden tua mësojnë gjuhën në mënyrëshkencore, sepse gjuha është shkencë. Ju flisni greqisht,kështu?“

- Pooo...“Shikoni këtu. Kur dini gjuhën e Atdheut tuaj, kjo është e

domosdoshme, duhet me çdo kusht sepse lidhet me nënënMëmëdhe. Kjo është e para. E dyta është se kur dini edhe njëgjuhë tjetër keni, përveç të tjerash një çelës, një vegël për tëkuptuar botën më mirë, veçantitë, gojëdhënat, historinë, jovetëm të Atdheut tuaj por edhe të një atdheu tjetër të botës nëpërgjithësi. Jam i kuptueshëm?”

- Pooo...“Mësimi nuk do të bëhet që të jemi të gjithë këtu. Do të jetë

zonja juaj dhe do të jeni vetë ju që të ndiqni mësimet pa unxituar, do të jetë ajo që do tu marrë me vrap të vini me çdokusht në shkollë. Dakord?”

- Pooo...“Por ama, nga ana juaj, duhet të jepni dashuri për të

mësuarit, dashuria, kjo është kryesorja. Dashuri për librat tuaja.Dakord?”

- Pooo...“Ju uroj fat të mirë në punën tuaj dhe urime. Faleminderit!”Fëmijët në një zë: “Të jeni mirë!”Duartrokitje...

Page 214: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

214

ANA RILINDËSE E EMIGRANTËVE...

- Fragment nga një bisedë me Dritëro Agollin

Në kohërat e reja ka më se një milionë shqiptarë tëemigruar. Gjashtëqindmijë janë vetëm nëGreqi. Apo jo?Katërqind mijë janë nëItali, përveç në Zvicër,Gjermani, dhe nëvendet e tjera deri nëShtetet e Bashkuara,Kanada e Australi. Mbinjë milionë shqiptarë tështetit amë janë nëmërgim. Po plus edheshqiptarët e Kosovës,Maqedonisë dhe tëmalit të Zi sa bëhen?Domethënë një Shqipëritjetër është jashtë, ështënë fluturim, udhëton.Një Shqipëri është në tokë dhe një Shqipëri fluturon nga njëvend në tjetrin. Kjo është lëvizja masive e njerëzve të thjeshtë.

Po t’i marrësh intelektualët, një pjesë e madhe e tyre qëjanë atje, jo ata që kanë emër të madh si Naim Frashëri, Sami

6MESAZHE E AMANETE

Page 215: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

215

Frashëri, Vaso Pasha, Çajupi, Fan Noli, Faik Konica etj. Porqoftë edhe emigrimi në kohën e Skënderbeut De Rada dhe tëtjerë, arbëreshët në Itali, arvanitasit në Greqi. Bashkë me këtëmori njerëzish të thjeshtë që udhëtonin, iknin edhe ajka eintelektualëve shqiptarë. Kjo ka pasur një anë negative që nukkanë punuar këtu në vendin tonë, për vete, por ka pasur edheanë pozitive se me që ishin në emigrim e kishin mendimin mëtë lirë për të punuar për Shqipërinë. Si Rilindësit që me që uvendosën në vende të zhvilluara ku kishte shtypshkronja, mjetetë informacionit, gazetat kanë dhënë një kontribut të madhpër dashurinë për Shqipërinë. Këtë anë të mirë të këtij emigrimikanë përvetësuar emigrantët e sotshëm të cilët kanë krijuarshoqata atdhetare dhe botojnë libra jashtë vendit. Kashkrimtarë që janë emigrantë dhe shkruajnë, veçanërisht nëkëto vendet që i kemi për rreth, afër, Greqi dhe Itali. Ka poetë,ka prozatorë, ka gazetarë që botojnë libra jo vetëm me këtëmaterial që kanë mbledhur ata por edhe me kujtimet e tyrepër Shqipërinë, por edhe me botimet që botojnë atje dhe këtu.Kjo, duke fituar diçka për të botuar një libër, se sot nuk është sidikur që i botonte shteti librat. Tani duhet të kesh para që tëbotosh një libër. Të rrallë janë ata që iu kërkohet një libër edhepa para që mund ta botojë ai se ka interesa.

Këtë anë rilindëse të emigrantëve të hershëm e kanëshfrytëzuar apo e kanë përvetësuar emigrantët e sotshëm dukevazhduar kohën e rilindësve që të punojmë për mëmëdhenë.Vjershat e Naim Frashërit jashtë Shqipërisë janë botuar të gjitha.Nuk kishte këtu shtypshkronja. Po ashtu edhe të Çajupit, Nolit,Faik Konicës dhe të të tjerëve. Kështu e kanë përvetësuar këtëanë, dhe është ana më pozitive e emigrantëve tanë, përveç anësekonomike të tyre që ndihmojnë familjet.

Tiranë, 9 prill 2008

Page 216: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

216

ABC – MBI PLLAKË GURI...

Nga një bisedë me mjekun dhe politikanin Sabit Brokaj

E kam shumë mirë në kujtesë fshatin atë kohë, në moshëngjashtë vjeç, kur kujtesa funksionon shumë mirë dhe ruhetgjatë. Fshati i djegur, i varfërpor me shumë solidaritet midisfshatarëve, në ato përpjekjetpër lidhjen me pushtetin , tëcilin e kishte kryetari i këshillit.Kur shkonin e mblidheshinburrat në një hije rrapi,zakonisht tek mezi i fshatit oseka qenë një arrë e madhe atyku na mblidhnin edhe nenxënësit për festat, për festëne Pavarësisë, të Çlirimit. I kammirë në kujtesë por në kujtesëkam mirë edhe një tjetërngjarje...

Mësuesit i kam pas ngaShkodra, të klasës së parë...

Unë kam pas një nga Përmeti e një nga Shkodra...Është shumë interesante...Ia mban mend emrin mësuesit?

Page 217: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

217

I mbaj, posi jo... Sandër Nika dhe Aneta Nika, Sandrinnuk arrita ta takoj mbas 40 – 50 vjetësh kurse Anitën e takova.Jam miq me fëmijët e tyre. Një nga fëmijët ka lindur në fshatintim dhe ka dy emra. Vajza ka emrin Brate. Ka edhe një emërkatolik siç është në natyrën e tyre. Dhe të dy emrat ifunksionojnë. Edhe në Vlorë por edhe në Shkodër dihet emri idytë, Brate...

...Harrova të them se në fshat unë alfabetin e kam shkruarnë pllakë guri. Kjo duket sot e çuditshme, por atëherë nuk kishtefletore, nuk kishte as lapsa. Dhe ne shkruanim në pllakë guri.Uleshim në një qoshe të shkollës që në dialektin tonë i thonëshullë, që nuk e zinte era. Uleshim në ndonjë gurë që e gjenimaty dhe me pllakë guri para duarve, me shkumës ose më dendurme thëngjill, mësonim alfabetin. Kjo sot duket shumë eçuditshme, duket sikur i bie parahistorisë por ky është realitetii para, do të thosha, i pesëdhjetë vjetëve. Pesëdhjetë vjet nukjanë shumë...

Page 218: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

218

ARISTIDH KOLA

SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE

(Idioma e parë gjuhësore helene)

Shqipja na ndihmon të shohim zhvillimin e gjuhës greke,që nga vitet e lashta pellazge, deri në periudhën aleksandrinedhe më vonë.

Thamë se gjuhët e lashtadhe veçanërisht ajo pellazge,ishin shumë tingëlluese, d.m.th.përbëheshin nga bashkëtingël-lore dhe në shumë fjalë thekso-heshin bashkëtingëlloret. Le tëmos paraqes këtu shembullintim, që fjalën Mps të mbishkrim-it të njohur të Karatepës nëAzinë e Vogël, e njohën si Mop-sos. Këtu theksohet “M” –ja.Në epokën homerike nuk kemimë theksim të bashkëtingëllor-eve, por ndërhyrje zanoreshmidis tyre të cilat marrin edhetheksin e bashkëtingëlloreve.Por gjuha shqipe e ruan edhe shqiptimin me theksin e bash-këtingëlloreve!

Kështu nga shqipja mund të shohim zhvillimin e gjuhës

Page 219: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

219

greke. P.sh. , fjala greke “palami” është zhvillim i fjalës shqipe– pellazge “polem”. Këtu theksohet bashkëtingëllorja “ l “. Mefutjen e zanores “a” bëhet “palama” dhe, në vazhdim, nëdialektin e Atikës kemi “palami”, në shqip “pëllëmbë –a”.

E njëjta gjë ndodh edhe me fjalën “karma” apo “kirma”që në shqip është “kërmë”.

Gjithashtu fjala “motër” përputhet me fjalën “mitir –mitros”, që do të thotë “nënë” në greqishten e lashtë. Kjoshpjegohet me faktin se në shoqërinë primitive, motra e madhekishte vendin e nënës në familje, siç thotë Stamatakos në fjalorine tij...

...Le të ulen pra mbi shqipen “e varfër”, “barbare” dhe të

mos përfillur dhe le të pushojnë së përbuzuri gjuhën e tyrearbëreshët dhe shqiptarët që ndodhen jashtë Shqipërie, të cilëtkujdesen që fëmijët e tyre të mos mësojnë gjuhën shqipe.

Le të kenë, pra, parasysh se shqipja barbare është Nëna egjuhës së Homerit, Eskilit, Herodotit dhe Tukididit, si edhe e gjuhëssë famshme të njohur si dialekt i Atikisë! Domethënë, është gjuhae lashtë e paraardhësve tanë më të lashtë pellazgë, që disashkencëtarë duan ta zhdukin si me magji apo të vërtetojnë sekombi i helenëve nuk vjen nga malet e Shqipërisë, por nga Egjiptidhe Mesopotamia. Dhe mendoj se teori të tilla do të ishin forcuarsikur të mos ekzistonte deri më sot kjo “shqipja barbare”. E pra,krahas babait të madh DIA (Dielli) dhe nënës së madhe DHEA(Dheu, Toka), prindërit e JETËS, këtej e tutje do të adhuroj dhegjuhën shqipe që më mësuan prindërit dhe gjyshërit e mi.

Ka rëndësi (për helenët) të dish se ç’duhet të besosh dhepërse ta besosh. Ky është dallimi ynë nga popujt orientalë.!

Aristidh Kola “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, botim“55”, 2002. f. 184 – 186.

Page 220: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

220

EPILOG

Shteti zyrtar me mësuesit në shkollë që i godiste duart enxënësve të vegjël të mos flasin “shqipen barbare”, (*)historianin që nuk i referohej arvanitëve përveç rastit kur eakuzonte, burokratët e ceremonive kombëtare që ishinzakonisht dhe mësuesit e sjellë nga krahina të tjera që shaninhaptazi arvanitët dhe i drejtoheshin karakterizimeve si“turkoarvanitas”, etj. poetët dhe skeçëzat e tyre teatrale që igënjenin fëmijët arvanitas nëpër festa kombëtare dhe u mësoninpër “ heroin “ Papabllahava dhe “ heroinën “ Zonja Frosinin,që “turkoarvanitasit” i eliminuan, të gjitha këto dhe shumë tëtjera i çuan baballarët tanë që të na e ndalojnë edhe ata vetë tëflasim shqip.

Një shekull e gjysmë që festojmë përkujtimoren ’21 dhepër një shekull e gjysmë arvanitasit përmenden vetëm për tuakuzuar. Askund nuk përmendet kontributi i tyre nëkryengritje. Dëgjojmë për kontributin e kretasve, aziatikëve tëvegjël, eptanistëve, dodekanezëve, trakasve, maqedonëve,

* Por gjyshërit tanë e ruanin gjuhën e heronjve të ’21 dhe ja ç’thotë një këngëe vjetër që e ka përmbledhur kërkuesi dhe kishtari kalabrez AntonioBellusci në Korint:

Kjo gjuha arbërishteËshtë gjuhë trimërishteE flit Navarhoj (admiral)Mjauli, Boçaridhe gjithë Suli.

Page 221: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

221

Bllahavës, Vllahothanasit dhe vjet dëgjova se ‘ 21 – shin uakemi borxh edhe ishullorëve të Egjeut lindor!...

Bëhet padyshim një referim ndaj rumeliotëve dhe moreasvepor që nuk thotë asgjë për arvanitasit, apo ndoshta diçkathuhet: “turkoarvanitë”, “paloarvanitë”, 2 i batërdisënarvanitët dhe këngë të qëllimshme antiarvanite ku MarkoBoçari... turpëron arvanitët?!

E dëgjojnë këtë arvanitët e vegjël dhe nuk mund të besojnëse është e mundur që gjyshërit e tyre të ishin kaq të padukshëmnë luftën për çlirim. Dhe qetësohen e ngushëllohen se edhe atajanë grekë por flasin shqip sepse “ dikur kishin ardhur shqiptarënë Greqi dhe ua kishin mësuar, por tani i zbuam dhe kanëshkuar në...Shqipëri “. Por nga ana tjetër e shohin veçantinë etyre dhe ato gjëra që i dallojnë nga të tjerët dhe brenda tyrekrijohet një ndjenjë faji dhe është fakt se një ndjenjë e tillëformohet në një popull krenar si arvanitasit.

Le të mësojnë pra arvanitasit se ata kanë të drejtë përparatë gjithë fëmijëve të Greqisë që të jenë krenarë sepse gjyshër tëtyre ishin Xhavelët, Boçarët, Andrucët, Mjaulët, Bublinët,Kanarët, Ndretë heroike, Karaiskaqët, Kriezotët, Shkurtanjotët,kleftët dhe armatollët e pushtimit turk. As aziatikët e vegjël, asdodekanezët, eftanistët, kretasit dhe ishullorët e Egjeut dhe asvllehtë nuk i dhanë kryengritjes aq sa i dha asaj arvanitria.

Dhe le të mos ndjehen keq për ato që dëgjojnë. Dhe atajanë të përndjekur e janë detyruar ta fshehin origjinë e tyrearvanitase. Cilët? Gjithnjë të njëjtët...Por do të thonë disa: samirë i nderojnë, i përmendin dhe iu kanë ngritur statuja. Epra, gjithnjë kështu ndodh. Për dinakët, heronjtë janë të mirëvetëm kur katandisen në statujë. Po për ju arvanitas nuk janëstatuja. Janë gjyshërit tanë, gjaku ynë dhe kaq e kaq vjet i’uafshihnin sepse bërë gjithçka që kishin në dorë që t’i shkulninorigjinën e tyre shqiptare. Gjë e vështirë kjo...Përgjigja këtyresakrilegjatorëve do t’iu vijë nga shekujt si një sëpatë në kokat etyre.

“Mos kujtoni se mund ta zhdukni arvanitrinë”.

Page 222: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

222

“ Greqi pa arvanitë dhe arvanitë pa Greqi nuk bëhet...”“Që të provosh se je grek duhet më parë të provosh se je

arvanitas”....Kur Karaiskaqi po largohej nga Rumelia për të qepur

uniformën e tij të famshme shkodrane në Shkodër të Shqipërisësë sotme, e dinte se nuk shkonte në një shtet të huaj apo në njëpopull të huaj...

(Aristidh Kola “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve “f. 552 –554). Në kërkim të një Bashkimi Kombëtar...

Page 223: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

223

AMANETI I ARISTIDH KOLËS

...intelektualët e diasporës edhe pse ndodhen larg atdheut tëtyre, kanë avantazhin të shohin çka ndodh atje me qartësi mendoremë të madhe dhe më objektivisht, prej përvojës që kanë nga kontaktime popujt e tjerë për zgjidhjen e problemeve kombëtare tërëndësishme...

...Detyrë të rëndësishme për intelektualet në diaspore do tëkonsideroja kultivimin adekuat të ndërgjegjësimit dhe përqendriminnë gjetjen e lidhjes së hallkave të humbura të zinxhirit kombëtar...

...Rrjedhimisht krijues është ai që bën vepër, që frymëzohet ngapopulli i tij dhe i drejtohet popullit të tij. Në qoftë se kjo vepër ështëme të vërtetë e madhe do të ketë dhe rrezatim botëror. Ata që nisenanasjelltas, d.m.th me synimin të bëjnë vepra botërore, duke mosshikuar popullin e tyre kanë simptoma patologjike të një personalitetitë turbulluar...

I shkëputa këto fraza nga konteksti i këtij “amaneti” do tëthosha i Aristidh Kolës, për çështjen e madhe Kombëtare dheBashkimin Kombëtar, shkruar më se një dekadë më parë përtë nxjerrë në pah grimcat e floririt të fjalës së këtij njeriu qëvdekja e parakohshme ia mori mundësinë për të ndjekur jo“rërën e lumit” por “minierën” e floririt të çështjes kombëtareshqiptare, minierë të cilën ai e shihte dhe e kërkonte tekintelektualët shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që fara eshqiptarëve bie në tokën e vet ose në tokë të huaj.

Kur e rilexova shkrimin ndjeva se kisha bërë një gabim.

Page 224: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

224

Në korsiv duhej vënë i gjithë punimi i tij...Arben Llalla na e ka sjellë në përmbledhjen e tij publicistike

“Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar“...Unë po jua risjell për ti treguar vetes dhe të gjithë

intelektualëve se amaneti i tij është aktual, është “Çështje editës“.

** *

Dhe kush mund t’ua tregojë këtë rrugë? Kush ka detyrëdhe obligim, por dhe mundësinë për t’u treguar rrugën eshumëdëshiruar? Ja një pyetje që u vihet sot intelektualëve, siatyre që ndodhen brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është ndoshtae hidhur të konstatoj se në shekujt e kaluar, intelektualë tëlavdishëm me origjinë shqiptare, jo vetëm që nuk luftuan përt’i treguar rrugën e bashkimit këtij populli tragjik, por bënëçmos për të ndarë nga kombi pozitën e tyre. Shumë fshihninedhe origjinën e tyre… Intelektualet e rinj, nuk mund të kenë tënjëjtën pikëpamje, sepse janë të ndërgjegjësuar për problemindhe mendoj se do t’i japin shpejt a vonë llogari historisë që nukkorruptohet, që mban pendë për të shkruar. Nëpërmjet njohurisëtë historisë së vërtetë dhe parahistorisë të popullit dhe tëshkaqeve që e kanë çuar në fatin e keq të sotëm, do të fillojë tëlëshoj filiza vizioni dhe shpresa për të ardhmen e tij. Por historiae popullit shqiptar akoma nuk është e shkruar. Akoma mbetentë panjohura shume shkaqe dhe shumë prirje tendencioze, ngatë cilat disa konsiderohen të justifikuara, të tjera të pajustifikuara,me gjithë që unë personalisht nuk pranoj as edhe një justifikimnë fshehjen ose shtrembërimin e historisë. Si arritjet, si dështimetjanë të dobishme si pjese didaktike të historisë së një populli.Nga njohja e thelle e historisë së vërtete do të ndërgjegjësohejpopulli jo vetëm për virtytet e tij, por kryesisht për të metat e tijdhe do te gjejë mënyrën t’i kapërcejë të metat dhe të kultivojevirtytet. Dhe ky obligim ndodhet kryesisht në supet e

Page 225: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

225

intelektualëve. Në mënyrë të veçantë, intelektualët e diasporësedhe pse ndodhen larg atdheut të tyre, kanë avantazhin të shohinçka ndodh atje me qartësi mendore më të madhe dhe mëobjektivisht, prej përvojës që kanë nga kontakti me popujt e tjerëpër zgjidhjen e problemeve kombëtare të rëndësishme.

Detyrë të rëndësishme për intelektualet në diaspore do tëkonsideroja kultivimin adekuat të ndërgjegjësimit dhepërqendrimin në gjetjen e lidhjes së hallkave të humbura tëzinxhirit kombëtar. Çfarë duhet kuptuar me këtë? Për sa upërket atyre që janë Brenda Shqipërisë, intelektualë, artistë dhenë përgjithësi njerëzit e mendjes dhe të artit, kuptohet se atakanë peshën më të madhe. Periudhat e kryengritjeve, endërrimeve me dhunë të sistemit, ose dhe të ndërrimeve tëthjeshta në strukturat sociale-ekonomike të një shteti, mbartinnjë rrezik që nuk duket menjëherë. Brenda një nate, një javeose një viti, mund të përmbysen dhe të rrëzohen vlera shekujshme ndërgjegje ose pa ndërgjegje.

Populli shqiptar me “kokëfortësinë” që e karakterizonkonservatorizmi, arriti të ruaje vlera ideale dhe modelekulturore nëpër shekuj. Besa, sedra, krenaria, drejtësia,sensibiliteti gjithashtu dhe shumëllojshmëria e madhe e formavetë artit popullor dhe të kulturës, rrezikohen të rrafshohenbrenda një minimumi kohe. Shqipëria del nga një periudhe egjatë izolimi dhe e lirive të kufizuara, në një botë ku mbisundongjuetia e pasurimit të lehtë dhe e lavdisë së lehtë. Ndjen se kaaftësi të futet në këtë lojë, ku nuk ekzistojnë ligje, rregullahumanizmi dhe sensibiliteti si dikur në kohërat e shkuara.

Shqiptari i sotëm nuk ka mundësi kohore, as edhe luksintë adoptojë këtë gjueti me masat tradicionale, përkundrazirrezikon të adoptohet, gjë që u duk në mjaft raste tek refugjatëte viteve te fundit. Ky “karakteri i ri” i refugjatëve do tëtransferohet sigurisht dhe në Shqipëri, siç përhapet njësëmundje epidemike. Kush do t’i konstatojë këto rreziqe dhe sido te bindet populli t’i verë frerin kësaj të tatëpjete të rrezikshmeqë kërcënon të shndërroje shqiptarin në një ujk të uritur për

Page 226: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

226

bashkëqytetarin dhe bashkëpatriotin e tij?Nga ana tjetër, kjo liri e befasishme mbas gjysmë shekulli

primitivizmi dhe izolimi nga modernizimet kulturore dheartistike, e ka shndërruar zemrën e tij në një arë të etur që ështëgati të pranojë jo vetëm shiun e pastër dobiprurës, por edhe çdolloj ujërash të qelbura. Me një predispozitë të tille psikologjike simund të rezistojë ndaj “imperializmit kulturor” që ndodhet nëkulmin e tij? Si mund të rezistojë ndaj shndërrimit të tij kulturornë rast se artistët dhe intelektualet e mëdhenj shqiptarë, vetëmkonstatojnë rreziqet, pa sugjeruar masa efikase? Frymëzimet etyre duhet t’i marrin nga burimi shumë i pasur dhe ipashfrytëzuar gjer me sot i artit dhe historisë së popullit të vet.

Kultivimi i një trungu kombëtar kulturor është idomosdoshëm dhe i nevojshëm, njësoj i baras vlefshëm meforcimin ushtarak të mbrojtjes së një kombi, të një populli sot epërherë. Popujt që humbën identitetin e tyre kulturor shpejt uzhdukën. Tek shumë intelektualë dhe artistë që kanë ardhur siemigrantë në Greqi, e kam konstatuar këtë rrezik dhe u themse nuk më intereson në qoftë se kanë aftësinë të këndojnë bukursi Maikel Xhekson ose të lozin veglat muzikore si LuisAmstrong ose Pavlo Kazals ose të pikturojnë si Pikaso ose Dali,por duhet të jenë të aftë të krijojnë vepra që të kenëpersonalitetin dhe identitetin shqiptar.

Nuk më intereson të kenë aftësinë e mimetismit, por aftësinëe krijimtarisë me kuptimin e termit të vjetër grek krijimtari,krijoj, krijues. Rrjedhimisht krijues është ai që bën vepër, qëfrymëzohet nga populli i tij dhe i drejtohet popullit të tij. Nëqoftë se kjo vepër është me të vërtetë e madhe do të ketë dherrezatim botëror. Ata që nisen anasjelltas, d.m.th me synimintë bëjnë vepra botërore, duke mos shikuar popullin e tyre kanësimptoma patologjike të një personaliteti të turbulluar.

Gjithë këto sigurisht “Ia them nuses qe t’i dëgjojë vjehrra”.Dhe në këtë rast “vjehrra” është udhëheqja politike e Shqipërisëqë i uroj të mos ketë “vesh të rëndë”.

Page 227: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

227

KJO ËSHTË GJUHA JONË...

Nga kontaktet dhe bisedat e drejtpërdrejta me shumëarvanitë të zonave dhe krahinave të ndryshme kudo në bisedame ta ndjejnë habinë që ata shfaqnin kur shikonin se flisninnjë gjuhë dhe që kuptoheshin fare mirë me ne. Aq e madheishte habia për ta në ndonjë rast, sa megjithëse bashkërishtkishim folur gjatë e për minuta të tëra lirshëm, ata përsëri tëemocionuar më pyesnin, - po na kuptove fare mirë na?!!!

Masa e njerëzve të thjeshtë që banojnë nëpër fshatra, dhekjo masë përbën shumicën e tyre që e njohin dhe e flasin gjuhën,dinë fare pak për origjinën e tyre të largët. Kanë mësuar atë qëdikur kanë zbritur nga vendi ynë, dinë që me shqiptarët kanënjë gjuhë të përbashkët dhe asgjë më shumë. Brenda kësaj masenjerëzish ka edhe syresh të veçantë që nuk kanë pasur kurrëinformacion për të kaluarën dhe gjuhën e tyre. Më kujtohetnjë rast i tillë që mund të ketë qenë i dyti apo i treti në qindra eqindra biseda e kontakte me arvanitë, aty nga viti 1987. Shkojame fëmijën tim në një rrugë kodrinore të pyllëzuar të Koropisë.Ndaluam diku në një anë rruge për të blerë tek një fshatar qëshiste fruta. Fëmija më foli në shqip se nuk donte mollë pordardhë.

Fshatari u hutua, la peshimin dhe filloi të dëgjojë bisedëne fëmijës tim me mua. Ashtu si i çorientuar u drejtua nga unëdhe më tha:

- Të të rrojë, të të rrojë çe ka pësuar kaq mirë gjuhën tënë.!!!Po nga çvën i Atiqisë je?!

Page 228: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

228

- Jo – i thashë, nuk jam nga Greqia, jam i huaj, ngaShqipëria.

- Nga Alvania? Po ku e ke mësuar ti dhe fëmija it gluhëntënë?

- Po kjo është gjuha e jonë – i thashë dhe e sqarova mandejshkurtimisht.

Ai mbeti i hutuar dhe tepër i befasuar. Me emocion mëpyeti edhe disa gjëra të tjera rreth problemit dhe në fund mëtha:

- Domethënë ne kemi një gjak dhe një gjuhë. O Perëndi!Puthi fëmijën tim i mallëngjyer dhe u ndamë...

Irakli Koçollari “Arvanitët”, botim albin 1994 f. 193

Page 229: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

229

KRISTO ZHARKALLI

KUR NE PRINDËRIT TUAJ NDIHEMIKRENARË ….

Letër e hapur drejtuar studentes se reMARINELLA NIÇO, Athinë

E dashur Marinela!Më lejo si njeri i moshuar

dhe gjysh që jam të të përqafojme dashuri dhe të ju uroj njëtë ardhme të lumtur dhegjithnjë e dalluar dhe mesuksese.

Ka të ngjarë që këtë letërtë mos e lexosh kurrë. Veçseunë e ndiej për detyrë t’judrejtohem sot dhe të tefalënderoj nga zemra përgëzimin që më dhe - që na dhetë gjithëve - duke dalë eshkëlqyer në mësimet e tuadhe, sidomos kur mësojmë seje një nga te tre studentet mëtë mira të Greqisë që mundet të zgjidhni në provime ushtrimet

Page 230: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

230

e vështira të fizikës. Në kushte të tjera do ta konsideroja tënatyrshme, dhe është e natyrshme, që një vajzë e zgjuar të jetënë krye të tabelës të studentëve të shkëlqyer, por në kushtet etua, në kushtet tona të emigracionit, ti dhe shumë te tjerë si ti,na bën të gëzohemi dhe të harrojmë hidhërimet tona, tëharrojmë poshtërimet dhe ofendimet që na janë bërë kaq vjetpa të drejtë.

Nuk je as e para as e fundit, që na nderoni, por ty të zgjodhatë të shkruaj në veçanti, sepse ty të takon nderi të të quajnë“Ajnshtajn” për arsye të vështirësive që përballove në zgjidhjene problemit shumë të ndërlikuar dhe të vështirë. Nuk mund tëkrenohem se jam njohës i fizikes, madje dhe teorinë e Ajshtajnittë relativitetit, e njoh aq sa e njeh çdo njeri i thjeshtë,domethënë pak, deri aspak dhe kjo me bën të të admiroj mëshumë, sepse ti një vajze tetëmbëdhjetëvjeçare nga Shqipëria,ke arritur të futesh në të fshehtat e Fizikës dhe të Ajshtajnit,kurse unë që kam lexuar tërë jetën e gjatë, jam akoma mosnjohësi saj!

Këtë letër nuk ta shkruaj që të te përgëzoj vetëm - një gjë etillë kuptohet vetvetiu-, por si njeri i moshuar që ka kaluarafro pesëdhjetë (po 50!) vjet në emigracion, dua të te flas pakëzpër përvojën time dhe se si e kuptoj unë shkëlqimin tënd nëvend të huaj…

Dikur shkrojta për një vajzë bashkatdhetare jote nëKanada. Quhet Lule dhe është e paket nga trupi, aq sa kurbinte dëbore (atje bie shumë dëborë!) mezi arrinte në shkollë,duke u futur deri në mes. Prindërit e saj, të arratisur ngaShqipëria, njerëz analfabete, kurrë nuk u interesuan se sishkonte Lulja në shkollë. Dikur vajza ftoi prindërit nëUniversitet - (ishte bërë njëzetetre vjeçe, kishte mbaruar shkollëne mesme, kishte shkuar në Universitet dhe ata nuk e kishinmarrë vesh fare se punonin natë e ditë të shkretët që t’usiguronin fëmijëve dhe Lules ushqim, ngrohtësi dhe domosdorroba të trasha dhe të ngrohta) se do te merrte diplomën. Babaii saj, Kamber Merdini, një njeri babaxhan, shkoi në sallën e

Page 231: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

231

madhe te Universitetit, veçse rrinte pakëz i fshehur, duke pasfrike se mos e bija e turpëronte! Ç’mund të bënte Lulja e tij, njëpëllëmbë vajzë, kur aty parakalonin të gjithë ato alamet gocakanadeze me prindër të pasur e të shkolluar? Aty ku rrinte istrukur, dikur dëgjoi të thërrasin në tribune emrin e Lules.Papritur të gjithë studentet e sallës u ngritën në këmbë dheduke duartrokitur nisën të thërrasin: “LULE, LULE!” Babai isaj, njeri i punës, nuk kishte kuptuar akoma kur Lulja “njëcope vajzë” u ngjit në tribunë, e guximshme dhe e qeshur,ndërsa britmat dhe duartrokitjet vazhdonin…

Ç’kishte ndodhur? Thjesht: Lulja ishte studentja më e mirëe Universitetit! Veçse ne Kanada, e dashur Marinela, nuk indajnë njerëzit në shqiptarë, grekë, evgjitë, bullgarë... Atje janëtë gjithë kanadezë…

Mund te të them shume ngjarje të tilla - historia e Odisesënë Selanik është e freskët - por dua te të flas për të kaluarën dhepse prindërit e Lules i quajta të arratisur. Njerëzit nuk ishingjithnjë të lirë të lëvizin nga një vend në tjetrin vajzë e dashur.Sot Shqipëria - me të gjithë mangësitë që ka - është një vend i lirëdhe demokratik. Ti dhe shoqet e tua mund të shkoni e të vini,mund të udhëtoni ku të doni pa asnjë pengesë, sepse juve sotshteti shqiptar ju pajis pa asnjë vështirësi me pasaporta. Në kohëntonë - në kohën e Luftës së Ftohtë - nuk të lejonte kush tëlargoheshe nga Shqipëria. Atëherë gjendeshin disa kokëkrisur –si babai i Lules dhe kalonin kufirin natën fshehurazi sepse atëherëkufiri ruhej rreptësisht nga ushtria dhe po të te kapnin të hantegjarpri - dhe ky lloj kalimi të kufirit aso kohe quhej “arratisje”,madje në Atdhe të shpallnin “tradhtar”.

...Dy që ndiqeshin nga sistemi i asaj kohe u detyruan të“arratisen” në Greqi. Ishin të rinj, gjendja ishte edhe këtushumë e vështirë, por ata donin patjetër të dalloheshin, sepsekështu do te nderonin kombin e tyre, atë shqiptar. Kjo historiu nis me shumë se pesëdhjetë vjet me parë. Kryesorja ishte semegjithëse ishin të “përndjekur” dhe të diskriminuar në Atdhe,ata kurrë nuk pushuan të duan dhe të kenë mall për Shqipërinë.

Page 232: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

232

Ne çdo hap që bënin kishin parasysh Atdheun. Dikur qe të dy u martuan. Atëherë nuk gjendej asnjë vajzë

shqiptare në Greqi dhe ata u detyruan të martohen me vendase,greke. Këtu sigurisht nuk kishte asgjë të keqe. E keqja ishte sekëta, megjithëse ishin martuar me gra helene, mbeteshinshqiptarë të pa penduar! Gjithnjë ishin krenarë dhe nuk i lejoninaskujt të ofendojë vendin e tyre. Dikur ama linden fëmijë. Njëribëri dy djem dhe i dyti një djalë e një vajzë. Këtu filloi vështirësiamë e madhe e tyre. Duhej të mësonin fëmijët shqip! Por si t’imësonin kur ata punonin gjithë ditën dhe gratë nuk dinin asnjëfjalë shqip dhe u flisnin natyrisht fëmijëve greqisht? Gjetënmënyrën e çuditshme: ata me fëmijët flisnin VETËM SHQIP!S’do mend se fëmijët mësuan dhe gjuhën e Babës.

Dikur shkuan në shkollë, me radhë sigurisht. I pari kudoishte në krye të tabelës, kështu dhe i dyti, i treti dhe e katërta,më e vogël, që sot është juriste. Mund të them se ishte bërëçështje dite. Meqenëse banonin në një lagje ku njerëzit njiheshinndërmjet tyre, shume komshinj nisën t’i shikojnë shtrembër,madje nuk mungonin dhe fjalët: ”Erdhën këta palo shqiptarëtqë të marrin të gjitha lëvdatat në shkollat tona!” dhe kjo, sepsefëmijët kurrë nuk e fshehën kombësinë e tyre, madje kudo qëndodheshin në vende publike, ata me baballarët e tyre flisninvetëm shqip!

Një vit kur në një shkolle të mesme ishin të dy djemtë emesit, u bë kaq bujë, sepse këta të dy morën të gjithafletëlavdërimet sa që erdhi në shkollë një komision i ministrisësë arsimit që të verifikojë në vend këtë dukuri.

Jo me qëllim të keq, sigurisht. Komisioni i arsimit donte tëmësonte rrethanat familjare të këtyre të rinjve që ishin gjithnjëtë shkëlqyer…

Fëmijët folën haptazi dhe qartë, nuk e fshehën kombësinëe tyre dhe njerëzit e ministrisë i përgëzuan zyrtarisht...

Mirëpo të gjithë këta kishin një ëndërr: të shkonin dikurnë Atdhe. Baballarët e tyre u kishin folur për bukurinë e vendittë tyre, për besën, për trimërinë dhe ndershmërinë.

Page 233: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

233

Që të kuptosh, e dashur Marinela, se sa të egra ishinkohërat atëherë, do të tregoj dhe një episod.

Të dy të rinjtë, për të cilët të fola më lart, donin te merrninlibra shqiptare. Mirëpo ku t’i gjenin? Një ditë vendosën tëshkojnë në Ambasadën shqiptare dhe të kërkojnë libra! Babaiu kishte thënë se atje ka libra. Donin të mësonin për Atdheun,jo vetëm shqip, por edhe anglisht. Aso kohe në ambasadë kishtelibra, sepse sistemi komunist bënte propagandë të zhurmshmepër “arritjet e socializmit”. Kështu një dite babai i njërit i çoiafër ambasadës dhe, meqenëse për të ishte e ndaluar t’i afrohetakoma dhe ndërtesës, u tha djemve ku ishte dhe ata shkuan ei ranë ziles. Dikur u futën në ndërtesë. Atje u doli përpara njënëpunës i egër dhe i pyeti “çfarë kërkonin!” “Jemi shqiptarë -tha njëri prej tyre – dhe duam të na jepni libra për Atdheun!”Atëherë zbriti dhe një nëpunës tjetër që dukej më i butë dhe ipyeti si i kishin emrat. Djemtë u thane emrat.

Atëherë nëpunësi “i butë” u bë më i egër dhe gati brutalishtu tha djemve: “T’u thoni baballarëve tuaj se kjo derë është embyllur për ta dhe fëmijët e tyre!”

Megjithatë ata kurrë nuk e urryen vendin e tyre, kurrë nukpushuan të krenohen dhe kurrë nuk u fshehën! Këto t’i them edashur vajzë (më lejo të të them “e dashur”, përderisa jamgjysh dhe kam dy mbesa, Kristinën dhe Stefaninë!) se Atdheukurrë nuk ka faj për ato që bëjnë njerëzit. Dhe tani duhet taduash, sepse është një vend i lirë, që ndryshon e zbukurohetpërditë. Nga ana tjetër të duash dhe vendin ku jeton, ku shkonnë shkollë, ku dallohesh. Ky vend, me gjithë mangësitë,fanatizmin dhe herë - herë racizmin që ka, është i bekuar përshumë shqiptarë, ashtu dhe për ty. E shikon se si gazetat emëdha greke nuk nguruan të të lavdërojnë, “vajzën ngaShqipëria”? Këtë duhet ta kesh parasysh: sado lart që tëngjitesh, mos harro se je një vajzë “nga Shqipëria”…

Edhe të katër të rinjtë për të cilët të fola më lart (harrovatë të them se të tre djemtë u bënë inxhinierë dhe shkuan dhenë Amerikë me bursë për studime pasuniversitare), janë ngjitur

Page 234: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

234

lart: njëri është drejtor i një shoqërie të madhe amerikane qëdegëzohet në të gjithë vendet e botës dhe ky kalon shumë kohënë aeroplan, duke shkuar nga një vend në tjetrin. I dyti ështëdrejtor në një shoqëri shumëkombëshe të telefonave celularëdhe i treti është drejtor në një shoqëri të madhe farmaceutikedhe, megjithatë, asnjëherë nuk kanë mohuar atdheun dhekombin e tyre. Edhe sot e kësaj dite, kur ata flasin nga katër -pesë gjuhë, kur takohen me babanë ose kur i telefonojnë babait,flasin gjithnjë shqip!

Këto t’i them se nuk duhet të kesh frikë të mësosh gjuhëntënde dhe aq me pak ta flasësh atë. Mjerisht vitet e funditshumë emigrantë shqiptarë nuk u mësojnë fëmijëve gjuhënamtare duke sjellë pretekse shumë herë qesharake: se gjoja nuku hyn më në punë gjuha shqipe, se gjoja gjuhët e tjera janë mëtë mira ose se po të mësojnë dhe shqip nuk do te shkojnë mirënë shkollat e huaja. Këto janë profka dhe i thonë njerëz jo memendje dhe zemër të pastër. Prandaj ti, e dashur Marinela,dhe ju vajzat e tjera që ndoshta kurrë nuk do të lexoni këtëletër, përpiquni të mbani rrënjët tuaja se dihet se “themi gjuhëne mëmës” dhe jo të babës dhe juve nesër do të bëheni mëmashqiptare. Mos kujtoni se të huajt i respektojnë ata që mohojnëvendin e tyre! Jo, kurrë! Dhe greku që e ka kaq të zhvilluarndjenjën e atdhedashurisë, nesër do të përbuzë të gjithë ata qëmohuan atdheun e tyre për hir të disa groshëve...

Nuk kam gjë tjetër të të them, Marinela. Dua dhe njëherëtë të përgëzoj dhe të shpreh mirënjohjen time për gëzimin qëme dhatë dhe besoj shumë shqiptarë të jenë gëzuar për ty.

Puno dhe dallohu. Këtu në Greqi ku të jepet mundësia. Tëjesh e sigurt se grekët dinë të respektojnë dhe të nderojnë ataqë me punën e tyre “shkëlqejnë”. Dhe ne, që gjithnjë presimnjë rreze drite, ty të shikojmë pikërisht si rreze drite...

Të përqafoj dhe të uroj gjithnjë lumturi. Një Gjysh që gjithnjë shpreson dhe pret ditë më të mira.

Athinë 20-6-2005

Page 235: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

235

KRISTO ZHARKALLIU

KISHA DHE SHKOLLA SHQIPE

Kisha kohë ta takoj të njohurin tim përmetar. Qëkursekishte ardhur para dhjetë vjetëve në Athinë ishim takuar disaherë dhe, që të jem i sinqertë kurrë nuk mësova emrin e tij tëplotë dhe kjo për arsye se tregohej shumë i “afërt” dhe unëkisha turp ta pyesja se si e kishte emrin dhe kjo për arsye sejam shumë i ndrojtur ndaj njerëzve. Ai gëzohej kur me takonte,më fliste me emrin e vogël dhe gjithnjë në njëjës dhe kurrë nukharronte të lavdëronte dhe të kërkonte të “pimë një kafe”bashkë. Duke pyetur me takt njerëz të njohur të përbashkët,mësova se ne kohen e diktaturës kishte qenë arsimtar dhe kjomë bëri të ndiej respekt ndaj tij ashtu si kam ndjerë gjithmonëndaj mësuesve që u japin fëmijëve njohjet e para ndaj shkrimeve,gjuhës dhe dukurive të jetës. Në të gjitha aktivitetet qëorganizoheshin (dhe organizohen) e shikoj me kamera në dorëtë xhirojë filma dhe kurrë nuk harron të marrë “plane” dhenga unë në shoqëri të ndryshme.

E vërteta është se bezdisem nga çdo lloj fotografie, rrallë tëstisem në ndonjë pozë dhe këtë e bëj kryesisht për çështjefamiljare dhe kurrë në grumbullimet shoqërore.

Prandaj u shmangem pozave, ashtu si kurrë nuk mbartme vete aparat fotografik ndonëse kam dy tre në shtëpi,dhurata nga njerëz të afërt që kujtojnë se një aparat fotografikka rëndësi të veçante. Si rrjedhojë kur ky njeri qarkullon me

Page 236: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

236

videokameren nëpër aktivitete të ndryshme shumë herë pyesveten perse i grumbullon këto fotografi ose filma, kur nuk kaasnjë funksion të veçantë shoqëror. Por, ka të ngjarë që kjo tëjetë një nga manitë e tij, ose njëfarë “hobi” si do ta quanim nëgjuhën e sotme moderne.

Para dy tre ditëve e gjeta ne Omonie ku tashmë kaloj rrallëe më rrallë. Kush ka kaluar andej dhe ka dëgjuar bisedat e“emigrantëve shqiptarë” pranë qoskut ku shiten gazetatshqiptare, e kupton mirë pse i shmangem këtij vendit që dikurishte shumë i preferuar jo vetëm për mua por dhe për shumëintelektualë shqiptarë. Ai, ish arsimtari më përqafoi pa teklifduke thënë: “Ku humbe ti more vëlla!” dhe pastaj , si më shikoimirë shtoi :

“Më duket se je plakur kohët e fundit!”Qesha duke i thënë se vitet kalojnë dhe kurrë nuk kam

thënë se jam akoma i ri. Megjithatë nuk e ngacmova që t’i themse edhe ai nuk ishte më kaq i freskët si dhjetë vjet më parë. Kurpo bëhesha gati të largohesha me kapi prej krahu dhe më tha:

“Dua ndihmën tënde dhe e di se vetëm ti mund të mëpërkrahësh!”

Unë sigurisht nuk e dija se si mund ta ndihmoja por jemimësuar që njerëzit në mërgim të kërkojnë shpesh ndihmë përhalle të ndryshme. Kështu, ndala hapin dhe e pyeta si e kishtehallin.

„Ja - më tha - është puna për kishën shqiptare”.“ Ç’problem ka kisha shqiptare dhe kërkon ndihmën time?”

- u habita unë që kurrë nuk prisja që dikush të më kërkontendihmë për këtë duke njohur konceptet e mia në drejtim tëfesë. Ai nuk e kuptoi qesëndinë time.

„Mendojmë ne ortodoksët shqiptarë – tha - të hapim njëkishë shqiptare këtu në Athinë!”

Me njëmend u shtanga. Këtu nuk kishte më shteg përqesëndisje, as për tallje. Një përpjekje e tillë ishte bërë vite mëparë dhe në këtë kurth kishte rënë dhe i ndieri Aristidh Kolapor në mbledhjen që u bë unë dhe Jani Miha kundërshtuam

Page 237: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

237

një veprim të tillë duke mos dashur të themelohej një kishë e renë gjuhën shqipe në Athinë që të varej nga kisha greke, kurdihet se kisha shqiptare është autoqefale. Kësisoj përpjekjakishte dështuar dhe shumë nga nismëtarët e kësaj “vepre” mësulmuan mua në mënyrë brutale, por kjo pak rëndësi kishte.Nga ana tjetër kisha mësuar se në një takim me kryetarin ePASOK- ut Jorgos Papandreu, po ky njeri, ndërmjet halleve tëshumta të emigrantëve shqiptarë në Greqi, kishte ngritur dheçështjen e kishës!

Sigurisht ky qëndrim i kapërcente kufijtë e një “bisede”abstrakte ndërmjet disa pak shqiptarëve ortodoksë që duan tëllomotisin ose dhe të psalin në gjuhën e tyre në Athinë. Natyrishtnuk kam asgjë kundër kishës as kundër ndonjë besimit tjetërfetar, por të ngresh një çështje të tillë në Greqi kur nuk ke hapurasnjë shkollë në gjuhën tënde për mijëra fëmijë që jetojnë këtu,është marrëzi! Dhe kur mendova se këtë e bënte një ish arsimtarmë ngjiti gjaku në kokë. Lashë çantën mbi një mur aty afërdhe i u drejtova pak i zemëruar - në fakt isha shumë i zemëruar.Pranë nesh u afruan dhe dy tre shqiptarë të tjerë, ndërmjet tëcilëve edhe një ish arsimtar i nderuar menjimend.

“Domethënë ti ishe ai që e ngrite këtë çështje tekPapandreu? - e pyeta.

Ai pohoi sikur të kishte bërë ndonjë gjë për t’u lavdëruar.“Dhe cilët janë këta ortodoksë shqiptarë që e kërkojnë këtë?Jeni organizuar në ndonjë shoqatë dhe ti i përfaqëson këta?”

“Jo, - më tha. Vetë e vendosa, por e di se shumë ortodoksëshqiptarë e kërkojnë një gjë të tillë!”

“Domethënë si e kërkojnë? Të kanë vënë ty përfaqësues etë thonë ta kërkosh ti në emër të tyre?”

Këtu sikur nuk dinte si të përgjigjej.“Po mirë, - vazhdova unë, - sa shkolla në gjuhën shqipe

kini hapur këtu në Athinë e në mbarë Greqinë? A mësuat juvese Greqia që din të përparojë hapi shkollë të mesme greke nëKorçë? Ju ku jini, apo merreni me kishën? Kush do të shkojënë këtë kishë kur fëmijët tuaj nuk mësojnë gjuhën amtare?”

Page 238: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

238

Të pranishmit e tjerë me përkrahën pa rezerva, por isharsimtari ngulte këmbë në të tijën. Atëherë i përmenda ShënKozmanë, i cili është shumë i njohur në Shqipërinë e Jugutdhe deri në Myzeqe (dihet se qe masakruar në Matkë, ku gjendejkisha e ndërtuar nga Ali Pasha Tepelena dhe varri i tij deripara disa vjetëve, pranë lumit Seman, nuk e di ç’u bë pasrrënimit të kishave nga diktatura). Këtë murg të shquar, qëndërsa ishte i shenjtëruar në ndërgjegjen popullore, kisha grekee shpalli shenjtor aty nga viti 1962, sepse nuk kishte qenë despotdhe as që kishte punuar për kishën, por kishte punuar gjatëgjithë jetës për hapjen e shkollave dhe përhapjen e gjuhës helenenë popujt e gjuhëve të tjera, kryesisht tek shqiptarët. Dukepasur një ferman të Sulltanit në dorë dhe një urdhër tePatrikanës ai u nis nga Mesollongji dhe në çdo fshat hapte nganjë shkollë dhe për mësues ngarkonte priftërinjtë.

Një nga rastet tipike tregohet për Himarën. Në këtë qytezënjë mërgimtar kishte ndërtuar një kishë që e hapte njëherë nëvit ose sa herë shkonte vetë në vendlindje dhe banorët e mbaninpër kishë çudibërëse dhe kurrë nuk guxonin ta preknin. Madjeas prifti i fshatit nuk guxonte t’i afrohej kishës e cila ishte kyçurme tre palë brava.

Një mbrëmje pra arrin në Himarë murg Kozmai (akomanuk ishte shpallur shenjtor as nga banoret e thjeshtë) dhekërkon që të gjithë banorët të mblidhen në sheshin qendror qëtë bisedojnë çështje serioze të kristianizmit. Sigurisht fama e tijkishte arritur më parë në Himarë, ai dallohej si elokuent i madh,kur fliste thonë se nga sytë i shpërthenin xixa dhe njerëzitbindeshim lehtë ndaj fjalëve të tij të flakta. Por dihet se Himarakishte njëfarë autonomie ndaj pushtetit osman dhe ky fakt ijepte të drejtë që banorët të vepronin më lirisht nga banorët etjerë të perandorisë. Jo se kurrë perandoria osmane ndaloikishën ose predikimin e fesë kur dihet se në Stamboll pushtetikishte dy koke: Sulltanin dhe Patrikun e plotfuqishëm.

Në shesh u mblodhën të gjithë banorët dhe Kozmai u folipër “zgjimin” e të krishterëve, (sepse dihet se aso kohë flitej

Page 239: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

239

vetëm për të krishterët) dhe se ky zgjim nuk mund të bëhej nëqoftë se njerëzit nuk do të mësonin “Gjuhën e perëndisë” dhekjo gjuhë ishte sigurisht gjuha greke.

“Të hapni menjëherë shkollë - foli murgu mendjendritur,sepse kështu do të shpëtoni dhe nga errësira, por edhe do tëbëheni të krishterë të mirë!”

Atëherë kryeplaku që duhej të dinte pak greqisht (përveçpriftërinjve domosdo) i tha Kozmait se nuk kishin ndërtesë tëbëjnë një shkollë dhe se njerëzit në atë vend shkëmbor ishinshume të varfër. Atëherë Kozmai pa kishën e mbyllur që ishtembi një bregore.

“Ajo ndërtesë aty ç’është? - pyeti.“Ajo është kisha e filanit dhe të filan shenjtor çudibërës

dhe askush nuk ka të drejtë të hape derën përveç se vetë ai qëe ndërtoi për shpirtin e vet!”

Kozmai buzëqeshi me naivitetin e fshatarëve.“Me sillni një sëpatë” - tha.Fshatarët u habiten sepse kishin dëgjuar se kudo që kalonte

ky murg i shenjtë mbillte nga një pemë dhe kurrë nuk “PRISTE”një pemë me sëpatë. Megjithatë shkuan dhe i sollën një sëpatëtë madhe.

“Ejani me mua!” - tha dhe u nis drejt kishës duke mbajtursëpatën në sup. Fshataret, burra, gra, fëmijë dhe pleq, e ndoqënnga prapa si kope delesh me shumë nga kureshtja se ç’do tëbënte murgu i çuditshëm. Kur arritën përpara derës së kishësmurgu qëndroi dhe e mati me sy. Tha:

“Dhe pse e keni mbyllur me kaq brava?”“Kjo kishë është çudibërëse uratë dhe kushdo që do të

guxoje ta prekë do ta ndëshkojë shenjtori shumë rëndë! Askushnuk ka guxuar deri sot të prekë derën e saj!”

“Megjithatë e kanë mbyllur me një derë kaq të rendë dheme kaq brava!” - qesëndisi Kozmai. Dhe pa një pa dy, në sytëe zgurdulluar të besimtareve syleshë ngriti sëpatën dhe e bëricopë derën bashkë me bravat! Fshatarët e trembur u sprapsëndhe nisën të largohen nga frika, por Kozmai me sëpatë në dorë

Page 240: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

240

u doli përpara duke thirrur si dinte ai:“Qëndroni! Asnjë e keqe nuk ka për t’ju gjetur sepse unë e

theva derën! Asnjë shenjtor me mend nuk donë që ju të mosmësoni të lexoni e të shkruani gjuhën e Krishtit! (dihet se përmos njohësit e së vërtetës Krishti kishte qenë helen dhe flistegjuhen helene!)

Kjo kishë do të bëjë dy veprime në të njëjtën kohë: do t’ubëjë të krishterë të mirë por do të mësoni dhe gjuhën e nuk dotë jetoni më në errësirë. Që nesër priftërinjtë e fshatit do tëmbledhin këtu fëmijët dhe do t’u mësojnë shkrim e këndim!Në qoftë se vjen pronari që e ka ndërtuar dhe ju dëbon të mose dëgjoni por ta dëboni atë dhe ta dërgoni të vijë të më takojëmua! E gëzofshi pra shkollën dhe qofshi të bekuar nga unëdhe nga Zoti….!”

Këtë histori u përpoqa t’ua them atyre tre katër shqiptarëveqë kishin durim të më dëgjonin, por megjithatë nuk besoj që“ish arsimtari” të jetë bindur. Është menjimend marrëzi tëkërkosh nga shteti grek të hapë një kishë (shteti kurrë nuk hapkisha akoma dhe në Greqi!) kur, si thamë fëmijët e shqiptarëvenuk kanë asnjë (ASNJË) shkollë qoftë fillore në Greqi. Prandajshpresoj që historia e Shën Kozmait t’i bëjë besimtarët tanë(ata pak që janë) që të kuptojnë se edhe besimi fetar kërkon qënjerëzit të dinë të lexojnë librat e shenjta që tekefundit i kemitë përkthyera nga Noli i Madh!

Athine 19-4-2005

Page 241: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

241

KASTRIOT LEKDUSHI

GJUHA SHQIPE DHE SINAN TARE KËRPI!

Shkolla e fshatitLekdush në Kurveleshmban emrin eatdhetarit Sinan TareKërpi, bir i këtij fshatime emër për etjen përarsim e dituri dhe përaftësitë intelektuale që ikarakterizon banorët etij. Fshatrat e tjerë përrreth, për këtë veçori, qëi karakterizonlekdushasit kanënxjerrë edhe një anektodë: Në qoftë se do të vrasësh dyzetëlekdushas hidh një gazetë në mes të fshatit dhe të gjithë do tëturren kush e kush ta marrë i pari. Me siguri po të hedhësh njëbombë do të vrasësh jo pak banor të këtij fshati. E treguamkëtë histori, jo për egoizëm, sepse Unë jam me orgjinë ngaLekdushi, por për të bërë një lidhje të një prejardhje origjinaletë atdhetarit Sinan Tare Kërpit, i cili hapi shkollën e parë shqipenë fshat. Por para se zoti Sinan Tare Kërpi të hapte shkollënnë fshat ka lënë një histori, e cila në vetvete edhe për ditët esotme është një mesazh i madh, për të mos thënë një amanet.

Në foto: Kastriot LEKDUSHI

Page 242: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

242

Sinani në vitet para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisëndodhej emigrant në Amerikë. Si djalë i shkolluar, që ishteSinani në ato momente ishte pranë shumë bashkëfshatarëvetë tij, por edhe bashkë krahinorëve të tjerë, të cilët punonindhe jetonin bashkë me të. Ai i ndihmonte,duke lexuar letrat,që u vinin nga familjet e tyre dhe në të njëjtën kohë ju shkruantepërgjigjet, të cilat i’au kthenin familjeve. Për Sinanin kjo punëishte një ngarkesë e madhe, por atë nuk e shqetësonte pselexonte letrat dhe shkruante përgjigjet e tyre. Shqetësimi i tijaishte fakti se bashkë krahinorët e tij nuk dinin shkrim e këndim.Mësimi i gjuhës amtare ishte një domosdoshmëri jo vetëm përtë shkruar dhe lexuar një letër por edhe për t’u integruar nëjetën e një vendi, për rastin konkret siç ishte Amerika. Atë eshqetësonte edhe fakti tjetër, se kjo mangësi nuk vihej re tekemigrantët e kombësive të tjera. Për atë ishte një fatkeqësianalfabetizmi i bashkëkombësve të tij. Sinani, duke parë seinteresimi ishte i dobët për të mësuar shkrim dhe këndim, megjithë përpjekjet e vazhdueshme të tij për ti bindur, gjeti njëzgjidhje sa humoristike aq edhe origjinale për të realizuarsynimet e tij prej atdhetari. Dhe ja si veproi burri mençur e ishkolluar .

Një ditë shkon në kafenenë ku mblidheshin të gjithëbashkëfshatarët e tij i mërzitur dhe i shqetësuar. Shqetësimi ranë sy të të gjithë të pranishmëve dhe e pyetën se çfarë kishtendodhur? Kaq deshi Sinani dhe më pas e vërtiti muhabetin sideshi Ai. Më gjeti hataja u thotë Sinani, harrova germat, nukshkruaj dot as emrin tim dhe shqetësimi në mimikën e Sinanitsa vinte dhe rritej. Kafenenë për pak çaste e mbuloi heshtja.Edhe e besonin edhe se besonin. Deri këtu shkoi sipas planit tëSinanit. Të pranishmit vetëm mendonin se si do të dilnin ngasituata. Dhe nuk vonoj një zgjidhje më se origjinale.Bashkëfshatari i Sinanit, i cili mbahet nga kurveleshasit edhesot e kësaj dite për vasietet, që ka lënë Afus Faslli Llapaj, (gjyshiim) ju drejtua Sinanit me fjalët: -Sinan mos u mërzit, shyqyrqë të kemi gjallë ty, pa çdo gjë rregullohet. Merri letrat, që më

Page 243: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

243

kanë ardhur mua, hidhu një sy, kujtoj germat dhe na i mësodhe neve. Të gjithë të pranishmit e mirëpritën këtë zgjidhje,por më i pa përmbajtur u tregua Sinani, i cili i kërkoi të zotit tëkafenesë tu jepte të gjithë të pranishmëve nga një laps e njëfletore dhe me një herë filloi nga puna. Atë ditë të pranishmitmësuan fjalën “Albania”.

Më pas Sinani do të vazhdonte me një program të rregulltdhe të gjithë bashkëfshatarët e tij jo vetëm mësuan të shkruanine të lexonin shqip, por u shkolluan nëpër universitetet eAmerikës.

Kjo histori ka ndodhur 100 vjet më parë. Më pas atdhetariSinan Kërpi u kthye në atdhe dhe midis shumë veprimtarivetë tjera atdhetare, hapi dhe shkollën e parë shqipe në fshatin elindjes. Këtë shkrim mund ta përfundoja deri këtu dhe lexuesitt’i jepja një kënaqësi të veçantë. Por diku tjetër fle lepuri. Fjalaështë se shumë po flitet dhe as gjë nuk po arrijmë për mësimine gjuhës Shqipe për fëmijët e emigrantëve.

Në Greqi, jo pak herë këtë temë e kemi trajtuar në faqet eshtypit të emigrantëve, ku nuk kanë munguar edhe analizat ehollësishme, si dhe mendime për zgjidhjen e tij. E vërteta ështëse ka një sensibilizim të shoqërisë, të qeverive Shqiptare dheGreke, ka një lëvizje dhe shqetësim nga masa e intelektualëvenë emigracion, ka dhe angazhime konkrete, ku tek- tuk ështëhapur ndonjë kurs për mësimin e gjuhës Shqipe ngaintelektualë me përgjegjësi dhe ndërgjegje të lartë kombëtare.E megjithatë deri tani problemi mbetet pa hapësira për t’u vënënë rrugën e zgjidhjes. Kësaj i thonë: “Si të e mos gatuaj”. Midistë tjerave, për mendimin tim shqetësim mbeten familjet eemigrantëve.

Në Athinë janë hapur dy shkolla të gjuhës shqipe ngaintelektualët Lorenc Koka dhe Ilia Thaka. Të dy kursetzhvillohen pa pagesë, dhe me gjithë atë, shumë pak fëmijëshkojnë në këto kurse, kur po në këto shkolla, por edhe nëshkolla greke fëmijët e emigrantëve Shqiptarë mësojnë gjuhëtevropiane me pagesë. Ky fakt tregon edhe për punën pa nivel

Page 244: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

244

që bëjnë shoqatat e emigrantëve për të mbajtur lartëndërgjegjen kombëtare.

Është fakt se në këtë drejtim nuk është bërë një punë emirëfilltë nga shoqatat për ndërgjegjësimin e emigrantëve përproblemin në fjalë. Mendoj se dy janë linjat për të cilat shoqëriashqiptare në emigracion duhet të angazhohet: E para nëruajtjen dhe zhvillimin e kulturës kombëtare dhe e dyta: nëruajtjen e gjuhës amtare nga fëmijët e emigrantëve.

Natyrisht edhe shtypi përditshëm duhet të japë kontributine vet, si në aspektin propagandistik , ashtu edhe në botimin eprogrameve mësimor në faqet e tij. Shoqatat nuk duhet takufizojnë veprimtarinë e tyre vetëm duke ngritur problemepara qeveritarëve të të dy vendeve, por të sigurojnë dhe tëndërgjegjësojnë masën e emigrantëve, (anëtarëve të tyre n.q.skanë) për domosdoshmërinë e gjuhës shqipe.

Page 245: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

245

UNË JAM SHQIPTAR, NUK JAM GREK

Sipas tregimit të një kamerieri

... Një mbrëmje më vjen në lokal një grup prej dhjetëanglezësh. Të zhurmshëm, krenarë se vijnë prej një vendi që“dielli nuk perëndon kurrë”, më kërkuan t’i sistemoj në njëkënd ku të shihej deti në perëndim të diellit...

I sistemova, u mora porosinë...Njeri nga ata nisi të më flasë greqisht. Gjatë kohës që

shërbeja më shikonte drejt e në sy. Në një moment më tha:“Më falni po më duket se nuk jeni grek. Nga jeni?”“Nga e kuptoni ju që unë nuk jam grek? - iu përgjigja po

me pyetje”“Ju flisni një anglishte të përkryer, me një theks që nuk e

ka greku” - më tha.“Grek nuk jam – i thashë. Por çfarë tjetër të jem përveçse

shqiptar?”U ngrit në këmbë dhe më tha:“Edhe unë shqiptar jam.”“Po mirë, i thashë - greqishten nga e dini?”“Unë jam nga ata shqiptarët e hershëm që kanë ardhur në

Greqi” - më tha.E kuptova menjëherë dhe i fola në gjuhën e arvanitëve.

Më shikoi menjëherë mendja tek arvanitasit e Thivës ndaj epyeta:

“Mos je nga Thiva?”

Page 246: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

246

“Po, më tha me një vendosmëri befasuese. Jam ngaKackaveli.”

Kishte vite që kishte emigruar në Angli dhe jetonte atje.Fillova, në gjuhën e të parëve të tij t’i flas e t’i lakoj njëri

pas tjetrit fshatrat nga Kackaveli, ku lindi dhe kaloi fëmijërinëstudiuesi i madh i komunitetit arvanit Aristidh Kola e me radhëtë gjitha katundet nga malet e larta e deri në bregun e detit.

Ai, ndërsa unë i përmendja një për një ato vende ku aikishte kaluar fëmijërinë u tjetërsua, sytë iu mbushën me lotdhe nisi të belbëzojë në gjuhën e vjetër shqipe, në atë gjuhë qëtë parët e tij e kishin mësuar e përcjellë brez pas brezi prejqindra vjetësh. Atë gjuhë që e ruajnë dhe e përcjellin edhe sot.

Një javë të tërë, sa ndeji në ishull më kërkonte t’i qëndrojapranë, t’i shqiptoja e të më shqiptonte fjalët e bukura të gjuhësshqipe, fjalë që kishin kaq rrënjë e kaq degëzime në shpirtin etij sa nuk përshkruhen.

Ajo që më bëri përshtypje te ai njeri ishte palëkundshmëriae tij në rrënjët e veta.

“Unë nuk jam grek. Jam shqiptar dhe fëmijët mi janëshqiptarë.”...

Zëri i atij njeriu më jehon në shpirt, më ngroh tërë qeniendhe më bën ta ndjej veten krenar që jam shqiptar...

Page 247: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

247

26 SHTATORI – DITA EVROPIANEE GJUHËS AMTARE

* Historia e DITËS EVROPIANE TË GJUHËS AMTARE ireferohet një vendimi të Këshillit të Evropës që bashkë meBashkimin Evropian, pas një sërë veprimtarish që ishinzhvilluar gjatë vitit 2001 si viti i Gjuhëve të Evropës, e kishinshpallur 26 shtatorin si DITA E GJUHËVE TE EVROPËS. Dhetë gjitha vendet pjesëmarrëse kishin marrë obligime përmbështetjen e gjuhëve mbështetur në realitetet.

* Greqia, duke qenë anëtare edhe e BE ka detyrime tëveçanta. Sa ajo i përmbush këto detyrime - standarde!?

* Pa gjuhë dhe kulturë origjine amtare s’ ka as përshtatje,as integrim, por ka vetëm humbje identiteti e asimilim.

** *

A e dini se çfarë është 26 shtatori? Këtë pyetje ua bëra disazyrtarëve në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës të Republikëssë Shqipërisë. Nuk munda tua bëj titullarëve të lartë. Asdrejtorëve të drejtorive, as zëvendës ministrave dhe as Ministrit.Arsyeja është e thjeshtë. Ata janë të gjithë të zënë, ditën e natën,në mbledhje e në udhëtime. Përgjigja e “të vegjëlve” përfshirëedhe atyre që morën pjesë në seminarin kombëtar për mësiminplotësues të gjuhës shqipe nga 23 – 25 korrik 2007 në Durrësishte mohuese. Askush nuk e dinte se 26 Shtatori është Dita

Page 248: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

248

Evropiane e Gjuhës Amtare (!) është “DITA E GJUHËVE TËEVROPËS “.

As unë, me thënë të drejtën, nuk e dija. E mësova nga njëthirrje që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tëKosovës, nëpërmjet punonjësit dhe veprimtarit të shquarit përmësimin e gjuhës shqipe në emigracion Nuhi Gashi, nëpërmjetinternetit u dërgonte të gjithë mësuesve që morën pjesë nëseminarin e Durrësit, përfshirë këtu edhe mësuesit vullnetarënë Greqi. Po cila ishte përmbajtja e kësaj thirrjeje?

“Të nderuara kolege ,Të nderuar kolegë,Të nderuar veprimtarë të SHSHMP (Shkolla Shqipe e

Mësimit Plotësues) në diasporë!Dy e shumë gjuhësia si dhe multikulturaliteti tashmë janë

një realitet global dhe së pakut ne Evropë trajtohen mepërparësi që zhvillohet vazhdimisht. Garantimi i të drejtës përgjuhën amtare dhe kulturën e origjinës janë ndër vlerat mëfisnike të një shoqërie moderne.

Në kuadër të punës së përditshme që bëni si mësues tëgjuhës amtare shqipe dhe duke e ditur rolin e mësimit të gjuhësamtare, pastaj bazuar në njohjen tuaj me kërkesat kulturoretë fëmijëve shqiptarë, me shkallën kulturalisht aksidentalishttë ulët të përfshirjes së tyre në SHSHMP në diasporë, mekompetencën e tyre në fushë të gjuhës dhe të kulturëskombëtare, në raportet tuaja dhe të komunitetit që i përkisnime shtetet pritëse, përkatësisht në statusin kulturor të këtijkomuniteti, jua kujtoj se DITA EVROPIANE E GJUHËSAMTARE është rast i mirë për aktivitete të ndryshme kulturore,ku përveç të tjerash mund të vazhdohet edhe më tej meafirmimin dhe promovimin vazhdueshëm të punës që bëni dheinteresit që kanë fëmijët dhe gjithë shoqëria prej saj, përfshirëkëtu edhe shoqërinë vendore. Pra, ju rekomandoj që për 26SHTATOR (e njohur si Dita Evropiane e Gjuhës Amtare, eshpallur nga Këshilli i Evropës) të jeni gati me programe tëndryshme publike kulturore, posaçërisht në projektet e

Page 249: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

249

ambientet ndërkulturore në vendet ku jetoni e punoni...”E fiksova këtë për t’ia përcjellë lexuesit dhe veçanërisht

mësuesve dhe prindërve dhe pasi e falënderova z. Gashi përmesazhin i kërkova disa hollësira për “ Ditën Evropiane tëGjuhës Amtare “. Korrekt në punë dhe në përkushtimin qytetardhe atdhetar ai më dërgoi menjëherë përgjigjen e më poshtme:

“ I dashur z. Ashiku!I lexova me kujdes materialet dhe shoh që jeni ndër të paktët

që problemet e diasporës i merrni me shpirt - si thonë.Qarkorja ime drejtuar mësuesve në thelb ishte një si

rekomandim kolegial - profesional që, përmes shënimit të kësajdite me aktivitete kulturore të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë,të sensibilizohen autoritetet vendore (bashke me buxhetet endërtuara edhe nga tatimpaguesit jo rezidentë apo të origjinëstjetër) që ta shtojnë përkujdesjen institucionale ndaj ” të huajve“ dhe qytetarëve të origjinës e gjuhës tjetër gjithnjë edhe nëkuadër të te drejtës së tyre të kultivimit të gjuhës dhe të kulturëssë origjinës. Pra, që në shkollat e kurset e gjuhës shqipe të rritetnumri i frekuentuesve. Njëkohësisht të trokitet edhe nëndërgjegjen kulturore dhe kombëtare të prindërve shqiptarëse pa gjuhë dhe kulturë origjine amtare s’ ka as përshtatje, asintegrim, por ka vetëm humbje identiteti e asimilim. Pra, tëdine se ne Evrope ka një politike se pakut deklarativisht tëshpallur të drejte gjuhësore dhe kulturore, ka një standard qëe respekton dhe e mbështet gjuhën edhe të drejtën e tjetrit përgjuhën e vet, si pjesë e thesarit kulturor të këtij kontinenti. Dhe,duke iu referuar edhe këtyre fakteve të insistojnë në realizimine të drejtës së tyre për mësimin plotësues në gjuhen amtare.

Historia e DITËS SE GJUHËVE TE EVROPËS i referohetnjë vendimi të Këshillit të Evropës që bashkë me BashkiminEvropian, pas një sërë veprimtarish që ishin zhvilluar gjatëvitit 2001 si viti i Gjuhëve të Evropës, e kishin shpallur 26shtatorin si DITA E GJUHËVE TE EVROPËS. Dhe të gjithavendet pjesëmarrëse kishin marrë obligime për mbështetjen egjuhëve mbështetur në realitetet:

Page 250: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

250

- Evropa është shumë gjuhësore dhe duhet të mbetet e tillë,- Mësimi i gjuhës ofron shanse dhe mundësi të reja,- Këtë duhet dhe mund ta bëjë çdokush.Në situatën konkrete në Greqi dhe të komunitetit shqiptar

atje, të përkujtohet se Greqia, duke qenë anëtare edhe e BE kadetyrime të veçanta. Sa ajo i përmbush këto detyrime -standarde!?

Sa i përmbushin shtetet e tjera detyrimet ndaj komunitetitgrek atje dhe të drejtës se tyre për gjuhen dhe kulturën eorigjinës!? Ka këtu një përafrim apo ka një diskrepancë totale!

Ekziston pista politike dhe juridike për realizimin e tëdrejtës! Po e përmend edhe si metaforë fjalën e njohur nënanuk e merr fëmijën po nuk qau.

Gjithë të mirat!Me respekt,Nuhi Gashi

** *

A do të celebrohet DITA EVROPIANE E GJUHËSAMTARE në Greqi? A do të goditet “me grusht mali qës’bëzan”, që kjo ditë të shndërrohet në një ditë regjistrimeshmasive në kurset e gjuhës shqipe anë e mbanë Greqisë dheautoritetet greke të jenë të detyruara të zbatojnë atë që kanënënshkruar, atë që bëjnë shtetet e tjera evropiane për fëmijët eqytetarëve grekë në Evropë? A do të zbatohet marrëveshja evjetër midis dy ministrive përkatëse të arsimit të Shqipërisë dheprotokolli Janaku – Pollo që shkollat greke të venë nëdispozicion klasat e tyre për mësimin plotësues të gjuhës shqipepër dhjetëra mijërat e fëmijëve shqiptarë? Dhe së fundi: Derikur do të vazhdojnë mësuesit dhe mësueset shqiptare të bëjnëpunë vullnetare, të hapin kurse siç hapte gjashtëdhjetë vjet tëshkuara Ndrec Ndue Gjoka?

Ka të drejtë Nuhi Gashi i Kosovës kur thotë “Nëna nuk e

Page 251: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

251

merr fëmijën po nuk qau”. Kështu kanë vepruar kosovarët nëKosovë, kështu veprojnë sot në diasporë, atje ku ka një fëmijëqë flet shqip. Derisa shteti shqiptar dhe MASH – a e tij të zgjohetnga gjumi, fëmijët e mërgatës shqiptare i ka marrë lumi. Tëzgjohesh dhe të vihesh në pozicionin e kohës për mësimin efëmijëve me gjuhën e bukur shqipe është imperativ i ditës.

Page 252: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

252

BISEDË ME LIBRIN E PARË TË JETËS

Ishte një ditë e veçantë, nga më të veçantat dhe më tëshënuarat në jetën e njeriut, Ditë që mbahet mend edhe kurbëhesh baba apo nënë, edhe kur merr fëmijën e parë përdoredhe e sheh tek vë mbi bankën e klasës së parën një tufë melule, edhe kur bëhesh gjysh e gjyshe e gëzimi njerëzor rritet nëprogresion gjeometrik, sa të kesh jetë.

...Në fillim ata dhuruan lule. Mësuesve e nënave që hynin

7SKICA E PORTRETE

Page 253: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

253

në sallë u dhanë në dorë, me buzëqeshje nga një trëndafil tëkuq.

...Më pas ata u ngjitën në skenë, madje edhe pa u ftuar:recituan, harruan, vazhduan duke i dhënë dritë e gaz sallës.

...Më pas u bënë për pak sekonda seriozë. Ishte çasti kurmorën në duar librin e parë të jetës së tyre.

...Më pas shpërthyen në gaz e në një krenari si të kishinmarrë çmimin më të madh të jetës së një njeriu.

... Më pas, ulur në karriget e sallës, pranë prindërve e tëdashurve, ç’fletuan librin, ABETARE –n me një seriozitet e njëgëzim që buronte nga shpirti e ujiste me shend e verë tërë qelizate dukshme të trupit e veçanërisht fytyrën, sytë e buzët.

Xheni Papën, Disi Papën, Ana Janon dhe Renato Zaçensyu fotografik i kapi në bisedën e tyre të parë me Abetaren...

7 mars 2007

Page 254: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

254

ELEONORA GJOÇAJ...

Këshilli i Prindërve të gjimnazit 5 të Nea Ionisë në Athinë,i dhuron nxënëses shqiptare Eleonora Gjoça një pllakat meçmimin më të lartë që u jepet nxënësve që shkëlqejnë në mësime(ARISTIO), me këtë përmbajtje:

“Këshilli i Prindërve të gjimnazit 5 në Nea Ionia përgëzonnxënësen Eleonora Gjoça për rezultatet dhe për moralin e saj,në mbarimin e studimeve të gjimnazit gjatë vitit shkollor 2006- 2007”

Nxënësja shqiptare, Eleonora Gjoça mbaroi gjimnazin(sipas sistemit arsimor grek) me notën mesatare 19,12.

Për përparimin e lartë në mësime, Eleonora mori edhe ngavetë ministrja greke e arsimit Marieta Janaku, të njëjtin çmim“ Aristio “.

E megjithatë, pllakati i çmimit më të lartë të vlerësimit nëgjimnaz, “Aristio” dhënë nxënëses shqiptare Eleonora Gjoçanga Këshilli i Prindërve, është në vetvete një vlerësim i dyfishtë.

Janë gjithë prindërit e nxënësve që studiojnë në gjimnazingrek që vlerësojnë në shkallën më superiore nxënësen shqiptareqë shkëlqen me mësime dhe me sjelljen e moralin e saj.

Është, në dukje, një ceremoni e të zakonshmes. Mirëpo,vlerësimi i sjelljes shembullore dhe shkëlqimit në mësime tënxënëses Eleonora Gjoça, si edhe e mijëra bashkënxënësvebashkatdhetarë të Eleonorës, që mësojnë dhe janë edhe ata tëshkëlqyer në mësime në shkollat greke, për gjithë komunitetinshqiptar emigrant në Greqi, ka edhe kuptimin më të madh. Që

Page 255: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

255

edhe ne, emigrantët shqiptarë, fëmijët tanë që mësojnëbashkërisht me bashkëmoshatarët e tyre, jemi të barabartë metë gjithë ata që jetojmë bashkërisht. Dhe treguesi më i madh indjesisë të barazisë në shoqërinë greke, emigrantët shqiptarë endjejnë kur vetë grekët vlerësojnë kontributin dhe personalitetine bashkëkohësit, të emigrantit.

Këshilli i prindërve të gjimnazit 5 të Nea Ionisë në Athinë,vlerësoi me çmimin më të lartë “Aristio” nxënësen EleonoraGjoça, pa e dalluar, pa e veçuar, që është nxënëse emigrante.Dijet dhe kultura e njeriut nuk dallohen, nuk kategorizohennë “vendas”, në i “ huaj”. Dijet dhe kultura u shërbejnë tëgjithëve dhe nuk janë privilegj i disave, apo të privohen për tëtjerët.

Ky është mesazhi më i madh i çmimit më të lartë“ARISTIO”, që Këshilli i Prindërve të gjimnazit grek të NeaIonia në Athinë i dha në radhë të parë nxënëses shqiptareEleonora Gjoça. Që cilado je, edhe nga cili vend ke ardhur,derisa mëson dhe shkëlqen në shkollë, je e barabartë me ne. Jekështu si je NDERI i shoqërisë.

Në shoqëri njerëzit, cilido qofshin, dhe nga cilido vend tëjenë, e gjejnë më mirë rrugën e zëmrës së tyre, të komunikimit,të harmonisë. Të një bashkëjetese të përbashkët. Ashtu, si e kagjetur këtë harmoni, këtë dashuri, këtë bashkëjetesë edhenxënësja shqiptare me bashkënxënësit dhe bashkëmoshatarëte saj. Nga të dy palët ka edhe bashkëshkëmbim reciprok.Eleonora me shembullin e moralit dhe me shkëlqimin e saj nëmësime, u jep krenari edhe bashkëmoshatarëve të saj, por edhegjithë prindërve të bashkënxënësve të saj. Dhebashkëmoshatarët, prindërit e tyre, i japin Eleonorës çmiminmë të lartë të vlerësimit të asaj krenarie shembulloreje që undjenë për atë. J.B

E enjte, 14 shkurt 2008

Page 256: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

256

NE, MËSUËSIT PA NXËNËS…

Kanë kaluar 11 vjet...dhe sa herë kaloj pranë ndonjë shkollee shikoj nxënësit në oborr, ngadalësoj hapin …Nuk e di cilandjenjë është më e fortë: malli për të kaluarën apo dhimbjapër të tashmen. Por ditën e 7 Marsit, ne ish mësuesit (sa e rëndëkjo ish…) e ndiejmë më shumë dramën tonë: mungesën enxënësve. Distanca në kohë dhe në hapësirë bën një vlerësimmë të saktë të fakteve dhe fenomeneve.Tani e kuptojmë që kemipasur nxënës me interesa të gjëra , nxënës të mrekullueshëm.

Të ishe mësuese në gjimnazin «Sami Frasheri » nuk ishtee lehtë.Çdo orë mësimi ishte një provë për mësuesin paranxënësve , të gjeje forma të reja , t’u mësoje diçka të re, të gjejetë mesmen midis së vërtetës dhe asaj që duhej thënë. Ata tëimponoheshin me personalitetin e tyre. I kujtoj nxënësit dhenë bankat e tyre. Në vitin ë 4-A 86 - 87, Ben Blushi shumë isjellshëm, i qetë, me një mendim origjinal, Ilir Meta, që kurfliste tërhiqte vëmendjen e të gjithëve, Adrian Kondo që ipëlqente të provokonte diskutime mendimesh të kundërta,Mimoza Kondo që adhurohej nga të gjithë për bukurinë fizike,mendimet dhe seriozitetin e saj, Artan Agolli që rrinte afërdritares , për të qenë dhe brenda dhe jashtë (ishte një Dritëro ivogël, i rritur në kryeqytet, shumë modest për mbiemrin qëkishte). Në diskutimet krijuese për veprat e reja letrare shumëherë ishin të pranishëm vetë autorët. Dhe unë e ndiejaveten ”ngushtë” me vlerësimet dhe vërejtjet e tyre për librin.Nxënës të tillë ishte e vështirë t’i fusje në kallëpet e shkollës:

Page 257: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

257

mesatarja etj. E kisha parasysh porosinë e Fotos që këta nxënëskanë një kulturë letrare që duhet marrë parasysh në vlerësim.Dhe nuk jam penduar për këtë.

Gëzohem që nga shkolla “Sami Frashri” kanë dalë emra tëshquar dhe personalitete në jetën shoqërore dhe politike tëvendit.

Largimi nga atdheu nuk na shkëputi nga e kaluara. Shumëprej nxënësve tanë janë këtu. Vërtet prekem kur Olga Vasilimë flet me respekt: mësuese Dhimitra. Gëzohem që ka mbeturpo ajo vajzë e urtë dhe e sjellshme, e etur për të ditur sa mëshumë, me një vështrim të ëmbël,që kur i vija 9, një sumbullloti i qëndronte në mes të faqes.

Tek Olga emigrantët gjejnë gjithmonë mbështetje, prandaje duan.

Nxënësja ime Merita Dhamo (që punon në shtypshkronjëne një shtëpie botuese –Selanik) më dhuroi librin e Niçes “Kështufoli Zarathusra „ me dedikimin: “Një kujtim mësueses time tëletërsisë, mbas shumë vitesh takimi nga Shqipëria në Selanik.E dashur mësuese, ndoshta kur ishim në shkollë ishim pakçapkënë, por ja, u rritëm, ndryshuam dhe ju kujtojmë dhe dot´ju kujtojmë me respekt. Tani do t´ju shkruaj diçka që të mëkujtoni edhe ju.

Ditën që doli ky libër unë u çudita, u gëzova, u emocionovadhe shpreha njëkohësisht habi, sepse ne, që na quajnë simë ”injorantët e Evropës” e njohim filozofin Niçe, ndërsagrekët jo. Kjo më dha kurajë dhe forcë për jetën dhe jam krenareqë jam shqiptare dhe që jam shkolluar atje. Me shumë respekt,ish nxënësja juaj Merita Dhamo. Selanik 17.11 98".

Këtu në mërgim, pas disa vitesh punësh të rënda (tërëndomta) m’u dha mundësia të merrem përsëri me fëmijët nëprogramin “Fëmijët e fanarëve” të Ministrisë MakedoniasThraqis. Në dramën e tyre të madhe ishte e fortë dëshira përmësim. Duke i bërë vërejtje për germat e shtrembra , një fëmijë9 vjeçar më tha: Nuk e mbyll dot dorën të mbaj lapsin, jammësuar ta mbaj hapur…(dora e lypësit të Migjenit).Vërtet

Page 258: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

258

tronditëse. Në orën shqipe, siç quhej në program, bënim jovetëm mësimin e gjuhës, por dhe aktivitete, lojëra, këngë. Kjosidomos kur ishim bashkë më kolegun Flamur Hoxhaj. Këtafëmijë të braktisur më dhanë përsëri kënaqësinë e të qenitmësuese.

Në Selanik, në dhjetor të vitit 2000, vizitova ekspozitënfotografike “Emigrantët” të Aleksandër Avramidhit. Ishteprekëse. Fotografia e parë, me përmasa të mëdha, ishte e njënxënësi shqiptar që tregon në hartën e botës atdheun,Shqipërinë. E urova autorin. U befasova kur më tha se nëna etij është shqiptare. Ai kishte vizituar Shqipërinë dhe vendlindjene gjyshit në Dardhë të Korçës …

Përgëzoj ata prindër që u mësojnë shqip fëmijëve të lindurkëtu. Por është për të ardhur keq që shumë fëmijë të ardhurnga Shqipëria e kanë harruar gjuhën amtare. Ishte vërtetprekëse festimi i 7 Marsit të parë në shoqatën “Shqiptarët ëSelanikut”. Duke mos u ndalur në këtë probleme dukevlerësuar shqetësimin dhe punën e shoqatave dhe individëvetë ndryshëm për mësimin e shqipes, mendoj se duhet bërë njëpunë më e organizuar. Të jemi këmbëngulës ndaj shtetit vendasqë të zbatohet ligji i 1996, duke i kujtuar se në një venddemokratik si Greqia nuk mund të mohohet një e drejtë e tillënjerëzore e sanksionuar në ligjet ndërkombëtare. Nga ana tjetër,qeveria shqiptare duhet t’i përgjigjet me përgjegjësi shqetësimittë emigrantëve. Këtu në Greqi janë me mijëra nxënës dhe meqindra mësues që mungojnë sot në shkollat e Shqipërisë. Pofondet për ta ku janë?

S.O.S. Diçka duhet bërë. Po të ecet kështu , një ditë gazetatshqiptare, librat shqip… nuk do të këtë më lexues...

DHIMITRA MALO Ish mësuese e gjuhës dhe e letërsisë në shkollën

“Sami Frashëri” në Tiranë.

Mars, 2003

Page 259: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

259

KRONIKË E NJË VEPRIMTARIE TË BUKUR

Ka një grup që të bën të kërkosh në fjalorin e gjuhës shqipefjalën më të mirë për ta karakterizuar, fjalë që unë tashmë prejdisa vitesh e kërkoj dhe nuk e gjej. Ndoshta vetë emri i tyre “Bashkimi Rinor & Studentor Shqiptar “ e shpreh më mirë dhemë saktë atë që çdokush ndjen kur ndodhet përpara atyre tërinjve dhe të rejave, të bukur në pamje, të gjallë në shprehinë efjalës dhe të lëvizjeve...

Unë i kam ndjekur në ditët e nëntorit dhe të marsit të këtyreviteve të fundit.

I kam parë të thonë fjalën e tyre me peshën e mendimit tëbrezave për 28 Nëntorin, për Pavarësinë e Shqipërisë.

I kam parë të vlerësojnë si historianë të mëdhenj 29Nëntorin dhe Luftën e Madhe Antifashiste Shqiptare, luftë ecila e radhiti popullin e vogël shqiptar midis kombeve më tëmëdhenj të planetit, kombe të radhitur në koalicionin botërorantifashist.

I kam parë të vlerësojnë shkollën dhe mësuesin e gjuhësshqipe më 7 Mars.

I kam parë tu japin nënave trëndafila të freskët në ditën etyre të 8 Marsit.

I pashë edhe këtë vit, më 8 Mars, në një nga mjediset eUniversitetit greko – amerikan.

E filluan me aspekte nga filmat më të mirë shqiptarëpërgatitur nga Bledian Kodhelaj, filma që evokojnë luftën emadhe për shkollën shqipe dhe për gruan dhe nënën shqiptare.

Page 260: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

260

E vazhduan me “ një orë mësimi “ të nxënësve të klasës sëdytë të kursit të gjuhës shqipe në Shkollën Shqiptare të Athinës,me këngë e vjersha për abetaren dhe nënën shqiptare.

E vazhduan me një histori të shkurtër për 7 marsin eshkollën e parë shqipe dhe 8 marsin e luftën e grave në të gjithëbotën për emancipimin e tyre referuar nga Emira Zaimi dheJuljana Mandra.

Vogëlushet Ana Jano dhe Mina Gjinaj recituan vjersha për“Korçën” e shkollës së parë shqipe dhe për “Abetaren”.

Këngëtarët Spiro Begolli, Fredi Selko, Edison Bregu, EnoKalo dhe Bora Agua, mbi telat e kitarës do t’i merrnin tëpranishmit fluturimthi në qytetet e Shqipërisë, atje ku burojnëkëngët e bukura të popullit tonë.

Adelina Balashi, shkrimtare, dramaturge dhe intelektualee njohur do të përcillte emocione me fjalën e saj.

Midis atyre që janë nismëtarë të të gjitha tubimeve tëstudentëve dhe të rinjve e të rejave shqiptare janë kurdoherëLuvanka Hanxhari dhe Kosta Papa...

Në Athinë është një grup rinor e studentor shqiptar tepëri bashkuar, një grup që tërheq pas vetes, me vlerat e vetaatdhetare, të mëdhenj e të vegjël. Të jesh pranë tij është me tëvërtetë një kënaqësi e madhe. Është si të shohësh përpara tejese si lulëzojnë pemët e si gjelbëron jeta në pranverë.

Të bashkohesh me ta është një kënaqësi por edhe një vlerë.

Page 261: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

261

KUR U KRIJUA UNIVERSITET I PARËNË SHQIPËRI?

- Një pyetje që ngjalli debat, por edhe krijoi respektpër Shqipërinë dhe shqiptarët emigrantë.

Shkas për atë debat, ose më mirë të themi “leksion” njohëstë historisë së Shqipërisë së kohës sonë, u bë një fjalë e përdorimittë gjuhës greke, një pyetje, një habi me pasthirrmë dhe njëshpjegim në gjerësi dhe thellësi.

Fjala është për ciklin “Dhelta” ose ciklin e lartë të njohjessë gjuhës, historisë dhe kulturës greke që zhvillohet nënkujdesin dhe financimin e Ministrisë së Arsimit dhe BesimeveFetare të Greqisë. Në këtë kurs marrin pjesë të huaj nga vendetë ndryshme të Lindjes e të Perëndimit, kuptohet edhe ngaShqipëria, të angazhuar në punë.

Mësuesja, një filologe e përgatitur, i kërkoi një shqiptari qëme fjalën e re të tregonte se kur është ngritur në ShqipëriUniversiteti i Parë.

Shqiptari e ndërtoi në çast fjalinë dhe iu përgjigj pyetjes:- Universiteti i parë në Shqipëri është krijuar në vitin

1957.- Kur, kur?! – pyeti e befasuar mësuesja- Kur?! pyetën thuajse njëzëri të gjithë pjesëmarrësit.- Është krijuar në vitin 1957, – sqaroi studenti shqiptar

duke i rrokëzuar fjalët.Këtu nisi debati, një debat që shprehte habi. Secili nga

Page 262: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

262

studentët tregonte se kur është krijuar universiteti në vendin evet. Duhet thënë se në këtë kurs ka studentë nga Rusia,Ukraina, Bullgaria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madjeedhe nga Afrika e Jugut...

Shqipëria kishte universitetin më të ri në botë!Këtu filloi “leksioni”. Shkas u bë një pyetje e dytë: “ Si

shpjegohet që emigrantët shqiptarë kanë nivel shumë të lartëarsimor krahasuar me emigrantët e tjerë, madje edhe mevendasit?

... Shqiptarët hynë në historinë e tyre të re me një nivelarsimor më të ulëtin në Evropë dhe një nga më të ultët në botë.Në vitet 1946 – 1947 në shtypin e pakët të kohës (Bashkimi,Zëri i Rinisë) dhe në propagandën gojore qarkulloi parulla “Bukë dhe kulturë për popullin “dy gjëra që përbënin legjendëne dhimbshme të popullit shqiptar. Kurset kundër analfabetizmithodhën rrënjë edhe në kullat më të largëta të vendit. Mësuesishin ata që dinin të tridhjetë e gjashtë germat e alfabetit, qëdinin të germëzonin fjalët e të formonin fjali. Për fletore upërdorën pllaka guri dhe lapsa guri. Shqipëria, për disa viteradhazi përjetoi shkollimin më masiv që njihej për të gjithakohët. Lufta kundër analfabetizmit u bë një betejë për dije ekulturë...

... Shkollat fillore u shtuan shpejt në numër duke u shtrirënë formën e “shkollave dimërore” dhe “shkollave verore” nëtë gjithë vendin. Mësues u bënë ata që i mbaronin ato merezultate të mira. Kështu ndodhi që ai që mbaroi filloren tëmbahej mësues për filloren ashtu siç ndodhi edhe përtetëvjeçaren dhe të mesmen...

...Kështu do të ecej në vitet e para derisa do të krijoheshininstitutet e profileve të ndryshme, kryesisht të profilitpedagogjik, historik, bujqësor, politeknik, etj.

...Kështu do të vazhdohej deri në vitin 1957 kur institutete larta që ndodheshin në Tiranë do të bashkoheshin e do tëformonin Universitetin e Parë Shqiptar, Universitetin e Tiranës.

...Universiteti i Tiranës si dhe institutet e tjera të larta të

Page 263: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

263

hapura në Shkodër, Gjirokastër, Korçë etj. do të krijonin kushtedhe kuadrin e nevojshëm që jo më arsimi tetëvjeçar por edheai i mesëm të shtriheshin në çdo fshat e qendër fshatrash dukebërë që në vitet tetëdhjetë shqiptarët të arrinin në një nivel tëpërgjithshëm arsimor që qëndronte përkrah vendeve më tëzhvilluara të kohës...

Ajo ditë mësimi në Stratigu Dhagli 53 në Kato Patisia ushndërrua nga një ditë e mësimit të gjuhës greke në një ditë tëmësimit të historisë dhe kulturës të një vendi që ka numrin mëtë madh të emigrantëve në Greqi, të një vendi që i ka përcjellëbotës emigracionin më të shkolluar të të gjitha kohërave.

Kjo temë, ajo e dijeve dhe kulturës të emigrantëve shqiptarë,që shpesh befason grekët kur përballen me punën praktike tëtyre, pak (për mos me thënë fare) është lakuar. U desh njëpyetje e filologes greke, një “leksion” i studentit shqiptar, qëauditori i vockël i një klase të mësojë se si një vend i vogël, meuniversitetin dhe institucionet shkencore më të reja në botë, kakrijuar një dinjitet dhe autoritet që të habit...

... Sot në Shqipëri ka shumë universitete, shtetërorë dheprivatë, ndoshta më shumë se çdo vend tjetër në botë,krahasuar me numrin e popullsisë dhe sipërfaqen e vendit...

Page 264: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

264

TË TRETESH NË TRETËSIRË TË HUAJ

Konferencierja, një vajzë e re, me një fletë në dorë tha:“Ai është një djalë i ri që e do poezinë. E flet mirë shqipen

por poezitë i shkruan greqisht...”...Dhe, duke mbajtur në një dorë mikrofonin e në dorën

tjetër letrën, nisi të recitojë...Recitoi një vjershë, më pas një dytë, më tej një tretë...I dëgjova mes zhurmës që mbushi sallën. Nuk i ndjeva. Të

njëjtën gjë bëri edhe salla.Ai ishte një djalë i ri që siç u tha, fliste “mirë shqip”...Më erdhi keq...Nuk akuzova djalin. Nuk kishte faj. Vetëm dy vjeç ishte

kur shkeli në tokën greke...Akuzova “zotin”. Jo atë që rri e na sheh nga qielli...Akuzova “zotat” që rrinë e shohin nga karrigia e

presidentit, kryeministrit, kryetarit të kuvendit, karriget e tëgjitha partive...

Migjeni, dikur thërriste: “Ah sikur të kisha një grusht dhet’i bija malit që s’bëzan”.

Unë, duke perifrazuar poetin e madh, do të doja të thosha:“Ah sikur të kisha një grusht dhe tu bija “zotave” që na lanëtë asimilohemi, t’i rrëzoja nga “Olimpi” dhe t’i shkelja mekëmbë...”

Mjerisht nuk e kam atë grusht dhe jam i detyruar të tretemnë tretësirën e një vendi tjetër...

Page 265: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

265

BABAI BISEDON ME DJALIN...

Udhëtoja një ditë nga Tirana për në Athinë. Sapo kishtembaruar liridalja e pashkëve dhe, si rëndom, autobusët janëthuajse bosh. Kështu ndodhi edhe atë ditë...

Dhe në një autobus me pak udhëtarë zërat bëhen më tëpranishëm dhe fytyrat fiksohen më mirë në kujtesë...

Mua mu fiksua një mesoburrë, një njeri që rrihte tek tëpesëdhjetë vjetët e jetës së tij. Mu fiksua veçanërisht zëri i tij qëmë vinte prapa karriges sime duman, aq sa herë – herë fusjadorën në xhep për të shkëputur nga shamitë e letrës ndonjëcopë për tu bërë shërbim veshëve...

Kështu kaluam Shqipërinë, kështu u futëm në Greqi. Fliste,qeshte, i binte telefonit, fliste me njërin e tjetrin...

Kur kaluam urën mbi det të Rios dhe autobusi u turr dukeshtrirë perimetrin e rrotave si të donte të sigurohej se gjatësia errugës deri në Athinë ishte aq sa shkruhej në tabelë, 206kilometra, bashkudhëtari ynë pasi i ra një numri telefonishpërtheu në një bisedë të gjatë në gjuhën vendase.

Me thënë të drejtën unë nuk ia them edhe aq greqishtes. Ikam bërë nja 350 orë mësimi me mësues me arsimpasuniversitar në filologji por gjithnjë mendohem përpara seta nxjerr fjalën duke e vënë në numrin, rasën, gjininë, vetëndhe hollësitë e tjera të gramatikës. E di që bëj gabime, sidomoskur është fjala për gjininë duke i bërë burrat gra e gratë burra,por greqishtja e tij ishte skandal. Dhe fliste me kaq pasion dhesiguri sikur të ishte filolog i mbaruar i kësaj gjuhe të lashtë...

Page 266: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

266

...Kështu vazhduam. Nuk i numërova as minutat dhe askilometrat por pa llogari të sakta mund të them se ishin shumë,aq shumë sa një kartë celulari nuk do t’i mbante, pa le pastajxhepi i një punëtori emigrant.

...Kur mbaroi i tha bashkëbiseduesit “Mirë u pafshim!”...U çudita me kthesën e menjëhershme dhe nuk mu ndenj

pa iu kthyer.- Bisedove një orë greqisht dhe në fund përshëndete shqip.

Me kë bisedove ?- Bisedova me djalin, - tha ai duke tërhequr vëmendjen

tashmë jo vetëm timen por edhe të udhëtarëve të pranishëm.- Me djalin? Dhe fole greqisht ?- Po. Ai mu përgjigj greqisht dhe unë i fola greqisht – tha

ai si të thoshte një diçka të madhe, një gjë heroike.Nuk e zgjata. E si ta zgjatja ? A vazhdohet muhabeti me

një njeri që jo vetëm në shtëpi por edhe në telefon i flet djalit tëtij në gjuhën e vendit të huaj?

Edhe unë e kam një djalë, madje në studime universitare.Ka ardhur në Greqi trembëdhjetë vjeç dhe greqishten e kamësuar në gjimnaz, lice e në universitet. Nuk i flas asnjëherëgreqisht se e di se do të qeshë. I flas gjithnjë shqip. Edhe ai mëflet gjithnjë shqip. Jo vetëm mua por edhe nënës së tij, edheshokëve shqiptarë.

...Bashkudhëtari im u ndal diku afërt Korinthit...Unë u ula sot dhe e hoqa nga qelizat e kujtesës sime, për ta

përcjellë në qelizat e kujtesave tuaja ndodhinë.Tu flasësh dhe tua “imponosh” fëmijëve që të flasin gjuhën

e nënës është një detyrim moral...

Tiranë – Athinë, 3 qershor 2008

Page 267: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

267

NXËNËSJA INESA BEQIRI“PUSHTON” AMERIKËN

E kisha takuar kalimthi kohë më parë. Më pat bërëpërshtypje dashuria dhe kujdesi i veçantë për vajzën e tij, kujdesqë më kujtonte poezinë për njeriun që mbante në grusht njëzog dhe nuk e lëshonte. Kjo pikëlidhje në kujtesë më bëri që, qënë këmbimet e fjalëve të para nëtelefon të kthehem prapa nëkohë dhe të kërkoj në qelizat ekujtesës. Më tha se donte tëtakohej, madje sa më shpejt. Mëfoli për një gazetë greke që kishtelexuar një ditë më parë, më folipër vajzën e tij që mbaronteshkëlqyer kolegjin amerikan mebursë të plotë të shkollës. Më folipër...

E ndërpreva dhe i thashë seqë të nesërmen paradite jam nëdispozicion të tij. Më tha se paradite nuk mundej sepse vajzaishte në shkollë. Përsëri në plan të parë vajza, jo vetvetja, jopuna e tij që zë tërë ditën. E lamë të takohemi në mbrëmje...

...U takuam në “ Holargo – 5 “, një stacion në bulevardine gjerë Mesogjion pesë minuta pas orës 17.30, vonesë pasojë elëvizjeve të shumta të mbrëmjes. Ishte bashkë me vajzën. Në

Page 268: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

268

ato pak metra rrugë deri tek një lokal i qetë më bëri përshtypjerespekti për njeri tjetrin, i babait për vajzën dhe i vajzës përbabanë.

U ulëm dhe nisëm bisedën.Më tha se quhet Fatos Beqiri, se banon në Tiranë por rrënjët

i ka nga Tërbaçi i Vlorës. Këtu u ndalëm pak për të dalë“kushërinj “ siç dalin të gjithë shqiptarët kur gërryejnë nërrënjët e njëri tjetrit. Tërbaçiotët e kanë shkruar me germa tëmëdha në muzeun e fshatit se të parët e tyre erdhën nga Tërbaçii Dibrës. Edhe gruaja e tij tha se Dibra e kishte mbiemrin evajzërisë dhe se fara e hershme e të parëve të saj kishte hedhërrënjë e marrë jetë në Zerqan...

Nxori nga një dosje e fryrë një gazetë ose më saktë methënë, mesin e faqeve të një gazete në greqisht. Më tha ta lexojamë vonë duke shtuar se ajo u bë shkak që më në fund ta bëntetë njohur historinë e vajzës së tij.

“Një ditë, para pak kohësh, tha, na ftuan në një takim përnxënësit më të mirë të shkollave të Athinës, takim që u zhvilluanë një nga sallat e Ministrisë së Transporteve në Holargo,organizuar nga Ministria e Arsimit. Bashkë me nxënësit ishintë ftuar edhe prindërit dhe familjarët. Erdhën edhe familja eJorgo Papandreut, vajza në shoqëri të nënës, gjyshes dhe vëllait.Emri i vajzës sime u thirr i pari dhe bashkë me përgëzimetministrja e arsimit Marjeta Janaku i dhuroi një kompletkompjuterik...

Unë këtë rast e mbajta të heshtur. Vajza ime sa vjen erritet në dije e kulturë, në vlerën e madhe si nxënëse dhe sinjeri, e shkëlqyer në të gjitha, e mbyllur në punën e vet.

Të dielën rastësisht lexova një gazetë greke, gazetën“Thema”, në faqen e mesit të së cilës shoh një fotografi, nëmadhësinë e gati një faqeje, vajzën e Jorgo Papandreut nëntitullin e madh “ Ëndrra e Margaritës të bëhet biologe “ dheme një fotoreportazh udhëtimesh të familjes e bashkë me tëedhe të vajzës në vendi ekzotike të botës. Vajzën që është nëmbarim të Kolegjit të Athinës do ta shoqëronin në Angli babai

Page 269: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

269

Jorgo Papandreu dhe e ëma Ada për të dhënë intervistë për tëvazhduar studimet në universitetin e Kembrixhit...

Hoqa dy vija paralele, në njërën vajza ime, vajza e njëemigranti dhe emigranteje të thjeshtë që punojnë e djersitenpër bukën e ditës dhe mbijetesën e familjes, vajza me të gjithalëndët shkëlqyeshëm, vajza që falë punës së saj fitoi një bursënë American Komunity School të Athinës, bursë që i kalon tëdyzet mijë eurot...Në paralelen tjetër vura vajzën Papandreume një familje me famë botërore, me vila, me mësues nëdispozicion, me...

...Prandaj ju thirra që të bisedojmë. Ju zgjodha se kamrespekt për ju dhe për firmën tuaj në gazetë. Mbi bazën efakteve le të bisedojmë bashkë...”

Tavolina e ngushtë e barit nuk e mbante dosjen e tij tëmadhe, e mbante prehri i prindit. E hapi dhe nisi të nxjerrëdokumentet në origjinal. I kërkova leje dhe i vura mikrofoninpërpara. Desha që përpara se të njoh dokumentet të njohnjeriun, të njoh vajzën, fëmijën e vetëm të Fatos dhe EnglantinaBeqirit, Inesën që më 24 dhjetor mbush 18 vjeç...

Si e ke përjetuar si prind lindjen dhe rritjen e vajzës ?Çdo prind, fëmijën e ka në qendër të vëmendjes. Është

çështja më e rëndësishme në familje.Sa fëmijë keni ?Vetëm këtë.Prandaj paske dobësi të madhe për të ?Është lehtë të lindësh një fëmijë por është shumë vështirë,

sidomos për ne emigrantët që në kushte dyfish të vështira tëedukosh një fëmijë tamam. Është shumë e vështirë. Unë gjithëpërvojën e jetës sime, mund të them se kam studiuar shumënë fushën e letërsisë, politikës, shoqërisë, shkencës, si amator,jo si specialist, jam munduar që informacionin e grumbulluart’ia jap fëmijës. Sokrati i madh thoshte: Njerëzit e mirë hanëdhe pinë që të rrojnë, kurse njerëzit e këqij rrojnë për të ngrënëdhe për të pirë. Unë ndoqa rrugën e parë. Kam sakrifikuardhe mendoj se ia arrita. Kam edukuar një fëmijë që është e

Page 270: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

270

aftë dhe jam i bindur se do të ecë e sigurt rrugës së jetës.Ku e ka bërë klasën e parë vajza ?Këtu.Të parën e fillores ?Po.Në cilin vit keni ardhur në Greqi ?Në vitin 1995 – 1996.Çfarë mban mend nga klasa e parë e vajzës ?Mbaj mend se kishte vullnet të madh, përqendrim në

mësime. Nuk hante bukë pa bërë mësimet. Unë në atë kohëedhe nuk përqendrohesha fort se isha shumë i ngarkuar mepunë.

Çfarë pune bëje ?Punoja në një ndërmarrje ku merresha me reklamat.Po në vitet e mëvonshme cila ishte ecuria e vajzës ?Vazhdoi me të njëjtin ritëm. Sa vinte e dilte më në pah

talenti i saj. Pashë se kishte aftësi shumë të madhe për tupërqendruar, ego dhe ambicie në kuptimin e mirë të fjalës dhekërkonte të dilte mbi të tjerët. E kërkonte këtë. Dhe avash –avash filloi të hynte në debat me mua. E shihja se sikur diçka imohohej. Nuk i pëlqente rrafshi dhe rrafshimi i gjërave,kërkonte ta vinte në dukje punën e vet, në kuptimin gjithmonëpozitiv. Unë mendoj që njeriut që është i zoti duhet t’i dihetdhe t’i vlerësohet puna. Edhe nga ana pedagogjike nuk ndikonkeq por ndikon shumë mirë. Dikush mund të thotë “ O, i rritetmendja! “. Nuk është e vërtetë.

Pas kaq kohësh deklarohesh për vajzën...Është mendimi, psikologjia që siç i thonë nuk deklarohet

vajza. Edhe sot e kisha shumë të vështirë.Çfarë mbaroi vajza ?Mbaroi shkollën qytetëse ( dhimotiko ), gjimnazin, gjithnjë

shkëlqyer. Tani është në vitin e fundit në kolegjin amerikan nëHalandri....

Këtu e fika mikrofonin për t’ia drejtuar vajzës. Më tha semë parë të shohim dokumentet. Mirë bëri sepse më hapi

Page 271: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

271

horizont për të hyrë më thellë në jetën dhe punën e Inesës...Kur hapi dokumentet, kur i shfletoi ata një nga një, kur

mbaroi, pata përshtypjen se ai njeri mbante në prehër një thesarme flori, mbante në duart e mbledhura grusht, ashtu siç pimëujin e burimit në male, zogun e florinjtë të jetës së tij në dilemëne njeriut ta lëshojë në fluturim apo ta mbajë shtrënguar pasduarve me kallo.

Nuk do t’i paraqes të gjithë dokumentet, dëftesat, fletët enderit, ftesat dhe udhëtimet në Uashington DC e New York,në Itali, Francë, Holandë e deri tek ftesa më e re për një udhëtimnë verën e vitit të ardhshëm në Kinë, ftesa që janë të lidhurame punë intensive, me studime, me projekte që synojnë tëardhmen, ftesa që bëhen vetëm për ata që janë më të mirët ebotës së sotme të studimeve shkollore. Dhe, ajo që është për tëveçuar e nxjerr në pah, është një letër nga Amerika, nga njëuniversitet me prestigj të madh ndërkombëtar, universitet tëcilin do ta kishte ëndërr çdo i ri dhe e re thjesht për të kaluarmes për mes mjediseve të tij e jo më për të qenë student i tij.

Fatosi ma ka shpraz përpara gjithë këtë “flori” të jetës sëvajzës së tij dhe nuk di se çfarë të nxjerrë më shumë në pah, tëthotë se vajza e tij e ka kaluar provën e gjuhës frënge ngashkalla e parë në të tretën pa kaluar nëpër të dytën? Të thotëse diploma që i është dhënë për gjuhën angleze është diplomëme vlerë për të qenë pedagoge e kësaj gjuhe ? Të thotë se Inesae tij në moshën 17 vjeçe është zotëruese e shtatë gjuhëve tëbotës sonë ? Të thotë se ajo shkruan bukur duke të paraqiturdisa revista në gjuhën angleze ? Të thotë se ajo është as nëmatematikë dhe në shumë shkenca të tjera deri tek ëndrra esaj që një ditë të përfundojë studimet për biologji molekulareqë “ të ndihmojë njerëzimin për shërimin e sëmundjeve tëshekullit” ? Të thotë se të gjitha këto Inesa i ka arritur dukestudiuar e vetme, pa shkuar qoftë edhe në një orë të vetme nëfrontistirio ? Të thotë se ajo ka diploma edhe si sportiste nëlojën e tenisit...

Tek i shikoja të gjitha këto mendoja se pse njerëzit hapin

Page 272: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

272

ekspozita vetëm për pikturë, skulpturë, fotografi artistike dhenuk hapin ekspozita për rritjen e njeriut, për hapat e tyre nërrugën e dijes dhe të përparimit. Mendoja se pse veprimtariaekspozuese është bërë pronë vetëm e njerëzve të artit dukelënë mënjanë vlera të tilla që bëjnë krenar jo vetëm autorin poredhe spektatorin. A nuk do ta ndjenit veten krenar se jenishqiptar për faktin se një vajzë e thjeshtë e një punëtoriemigrant ka arritje kaq të mëdha në një moshë fare të re? Anuk do ta përmendnit me krenari kur ky yll i “hapësirës sëlargët të universit të dijes” do të shfaqej me tërë shkëlqimin evet dhe ju të thoshit: “ E kam parë kur ishte e vogël... “?

** *

Këtu po e mbyll faqen e parë të tregimit të Fatos Beqiritpër të hapur tregimin për Inesën, vajzën shqiptare flori i ditëvetona...

HOBI I INESA BEQIRIT

Sy në të cilët gjen një det të tërë inteligjence, ëndrrash dhevendosmërie për jetën, buzë ku gjuha shqipe kalon me lirshmëridhe muzikalitet të rrallë për një fëmijë që klasën e parë e ka nisduke folur e shkruar një gjuhë të huaj, poliglote në një moshëqë më 24 dhjetor mbushi 18 vjet jetë, një vajzë që i bën nder jovetëm çiftit Beqiri, Eglantinës dhe Fatosit, por Shqipërisë. Eprezantuam Inesën nëpërmjet tregimit të babait të saj nënumrin e 21 dhjetorit 2007 për ta vazhduar në një bisedë tëdrejtpërdrejtë metë në numrin e sotëm.

Inesa! Çfarë kujton nga dita e parë e shkollës në Greqi ?Mbaj mend se vajta dhe u ula në një bankë. Atje ishte ulur

një tjetër fëmijë. Kur dolëm në pushim kishin mësuar se jamshqiptare. Hyra në klasë dhe shkova e u ula atje ku isha orën e

Page 273: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

273

parë. Shoqja e bankës ikën prej andej dhe shkon e ulet në njëvend tjetër. Pse ? Sepse mësoi nga isha. Atëherë kuptova për herëtë parë në jetë ndarjen sipas kombeve e kombësive. Kjo më bëri qëtë marrë vendimin “ Jo, nuk do të më bëjnë këta tu përkulem “

Kur e ke ndjerë veten se hapi juaj kishte siguri ?Derisa mbarova gjashtë klasat e shkollës greke gjërat ishin

të zakonshme. Nxënësi provohet se sa i aftë është kurvështirësohen gjërat, kur shkon në gjimnaz, në vitin e fundittë tij. Vitet e tjerë mundoheshin të më ulnin pikët por në vitine fundit nuk i lashë as të më ulnin pikët, as të më detyronin tëul kokën, punova dhe fitova. Ata donin të nxirrnin fëmijët etyre, kurse unë vura në lëvizje forcat më të mëdha që kishadhe dola e para. Kjo më krijoi bindjen se unë mund ta arrijaatë që dua në jetë.

Pasi mbarove gjimnazin shkove në kolegjin amerikan. Si e mbanmend ditën e parë të kësaj shkollë ?

Në këtë shkollë ishte tjetër ambient. Të prisnin me humanizëm.Nuk donin të dinin nga je dhe çfarë bën, vetëm donin të dinin si jeti si njeri. Sapo fillova shkollën, sa herë përgjigjesha saktë fëmijët nëklasë më duartrokisnin. Nuk ishte ajo klima e gjimnazit që kjo vjennga një vend i humbur dhe të kundërviheshin. Ishte një shkollë kuinkurajohesh dhe respektohesh.

Sa gjuhë dini ?Shqip, greqisht, anglisht, gjermanishten që e bëj këtu e katër

vjet, frëngjishten, greqishten e lashtë. Në shkollë kur dëgjojnëqë di edhe greqishten e lashtë e quajnë gjë të madhe. Italishtene kam mësuar vetë por nuk di ta flas shumë mirë se nuk e kamushtruar. Lexoj, shkruaj, di mirë gramatikën. I kam mësuarme libër të veçantë. Më pëlqen t’i bëj vetë gjërat. Hobi im ështëtë bëj gjëra të reja. Është gjë e bukur kur di të komunikosh nëshumë gjuhë.

Shqipen si e ke mësuar kaq mirë dhe kaq lirshëm, me një fjalorkaq të pasur ?

Familja ime vetëm shqip më fliste. Gjithmonë në shtëpishqip flasim.

Page 274: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

274

E shkruani ?Edhe e shkruaj, sepse më jep mundësi të lexoj edhe artikuj

në shqip, libra shqip. Gjithë komunikimet e mija në shtëpi janëshqip. Mami, që e vogël më mësoi si të shkruaj e të lexoj shqip.Bashkë me greqishten dhe shkollën greke që bëja unë mësojaedhe shqipen.

Nëna juaj mos ka qenë mësuese ?Ka qenë edukatore, mësonte fëmijët e kopshtit. I Pëlqente

të më mësonte të shkruaj e të lexojë shqip.Pashë në dokumentet që më dha babai juaj se keni bërë disa

udhëtime në Washington D.C., New York, në Hagë...cilat janëmbresat tuaja në këto udhëtime.

Impresionet?Po.U hap një botë shumë e re për mua, horizonte të reja, aspekte

të njerëzimit në një tjetër hapësirë, sjelljen e tyre, dijen dhekulturën. Kështu ato udhëtime krijuan më shumë ëndrra përmua, më shtuan dëshirën për të shkuar në ato vende. Atje ishtetjetër disiplina, karakteri, kultura, si të silleshin, sa bukur tësilleshin. Nuk kishte për shembull të bërtitura e zhurma, atjenuk dëgjoje një bori. Impresione pata në arkitekturën e qytetevetë lashtë e të rinj, në muzetë. U hap një tjetër botë për mua.

Isha në Itali, në Paris, në Amsterdam dhe në Hagë.Cili ishte qëllimi i këtyre udhëtimeve, si u vlerësua vajtja juaj

atje ?Në Paris vajtëm për humanizmin, për historinë botërore.

Vajtëm në Paris të shikonim gjërat më të rëndësishme të vendit,Luvrin, arkitekturën, çdo vlerë të tij. Na u ngarkua detyrë tëbëjmë një projekt për Rilindjen Evropiane. Punimi im i kaloi tënjëqind faqet. Bëra një analizë të Rilindjes Evropiane shoqëruarkjo me fotografitë që kisha marrë, shënimet që mora nëpër muzedhe vende historike, punim ky që të jepte notën në humanizëm.Punimi im u vlerësua ekstra, mora nga njëqind pikë tëmundshme njëqind e njëzet.

E njëjta gjë u bë edhe në Itali ku shkuam në Fiorentina,

Page 275: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

275

Romë dhe Aresio.Në Holandë vajtëm për qëllim tjetër, për ata që duan të

merren me politikën, për lidërship. Ishim dymijë fëmijë nga egjithë bota, nga të gjitha shkollat private të botës që deshnin tëmerreshin me këtë veprimtari. Vajtëm në Kombet e Bashkuaraku bënim një model të punës, visheshim me kostume, bënimleksione, diskutonim për problemet e botës, për zgjidhjen e tyre,bëhej një punë serioze për të gjitha gjërat ashtu siç bëhet nënjë konferencë të vërtetë.

Pashë që me vete ke një fletë me fragmente nga Mrizi i Zanavetë Gjergj Fishtës. Të pëlqen letërsia shqipe ?

Babi më ka folur shumë herë për Shqipërinë, për letërsinëshqipe. Më pëlqen më shumë Kadareja që është krenari ekombit. Jam futur në këto fusha, di shumë për kombin tim,nuk jam jashtë tij.

Ke qenë në Shqipëri ?Jo. Kam shumë vite pa shkuar. Nuk kam shkuar që kur

erdha.Cila është ëndrra e jetës tuaj ?Jam praktike në jetë dhe dua të vete në universitetin më të

mirë, tek ai që më takon. Ndjej se kam forca për të bërë njëkarrierë të shkëlqyer në degën që do të marr. Në Amerikë kurshkojnë njerëzit nuk përcaktohet se në çfarë dege do të vesh.Ata shikojnë potencialet e tua për degët që do të vesh. Unëmund të them se dua biologjinë dhe atje të më nxjerrin se mëshkon më mirë politika. Nëntëdhjetë e nëntë për qind estudentëve që venë në Amerikë ndërrojnë mendimin se përçfarë duan të venë.

Vetë ju çfarë u pëlqen më shumë ?Tani për tani më pëlqejnë shumë shkencat dhe jam në

dilemë se cilën të zgjedh. Më pëlqejnë të gjitha por ëndrra imeështë që të studioj për biologji molekulare sepse dua të ndihmojnjerëzimin në përballimin e sëmundjeve të rënda. Derri taniatje e kam më të madhe dëshirën për të studiuar.

Në letrat që më paraqiti babai më tërhoqi një ftesë nga një

Page 276: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

276

universitet prestigjioz në Amerikë për ju. Si e keni pritur këtë ?Është një kurajë e madhe për mua. Kur dikush interesohet

për ty të jep të kuptosh se puna jote ka një vlerë. Kjo më bënshumë krenare për ftesën që më bëhet.

Kujt ia dedikon gjithë këto vlera, arritje tuajat ?Ia dedikoj babit tim për punën që ka bërë me mua që e

vogël. Deshte më të mirën për mua. Nuk ka lënë që të ikinpotencialet e vlerat e mija. Babi më ka çuar gjithmonë në rrugëne drejtë, të arrijë atë që duhet të arrij. Më ka qenë gjithnjë pranë,ka diskutuar me mua si një baba, si një shok, si njeriu im më iafërm. Ai ka sakrifikuar, ka bërë që të kem dije të gjëra nëjetën time. Që e vogël më çonte të lexoja libra të shkrimtarëvetë famshëm botëror. Ai më futi në gjak dashurinë për letërsinë,për të lexuar kaq shumë dhe për tu zhvilluar si njeri i kulturuar.Babi për mua është një njeri i gjithanshëm.

Shoh që revistat e shkollës i ke pushtuar me shkrime. Çfarë tëpëlqen më shumë të shkruash?

Në fillim fillova të shkruaja për shumë tema por pastaj mëtërhoqi shkenca. Desha të shkruaja më shumë për zbulimet ereja në shkencë sepse edhe në shkollën time programi që kampërvetësuar është më shumë i lidhur me shkencat pozitive. Mëtërhoqi sepse kam vrejtur në vetvete se kam potenciale për tëshkruar për gjëra të reja, për biologjinë molekulare për gjëra tëkohës sonë, të lidh letërsinë me shkencën.

Letërsia, tregimi, poezia të pëlqejnë si gjini shkrimesh ?Kam shkruar poezi në një revistë tjetër të shkollës time.

Më pëlqen shumë poezia, që e vogël shkruaja. Që e vogël, kurlexoja një libër mbaja shënime gjërat më të rëndësishme, atoqë më pëlqenin më shumë, vargjet që më pëlqenin, thëniet eautorit. Deri tani kam dy blloqe të mëdhenj me ato shënime ekonspekte. Nganjëherë kur shkruaj i shfletoj dhe u referohem.

Mban ditar?Mbaja ca kohë por tani e kam lënë mënjanë sepse kemi

shumë mësime sa unë fle nga ora tre e natës. Unë po fillova tëshkruaj, shkruaj shumë.

Page 277: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

277

Babai më tha se lexon me shpejtësi të madhe. Sa është kjoshpejtësi ?

Fillova të lexoja një libër të Balzakut, Kërkimi i absolutes,që më pëlqente shumë. E mora pasdite në bibliotekë dhe derinë mesnatë e kisha lexuar të gjithë librin prej më se katërqindfaqe. Më tërhoqi kaq shumë sa nuk e lëshova nga dora.

Pashë në letrat e babait një diplomë si teniste shumë e mirë.Cilët nga sportet ju pëlqejnë më shumë ?

Që e vogël fillova të luaj basketboll në fushën afër shtëpisë.Luaja kur kisha pushim dhe kur nuk kisha shkollë. Më pas,kur erdha në këtë shkollë, fillova të luaj tenis, Më pëlqen shumëky sport. Më pasion kam basketbollin dhe tenisin.

Shoh në letrat e babait që edhe në veprimtaritë jashtëshkolloreje më e mira. Cilat veprimtari të pëlqejnë më shumë ?

Më pëlqen matematika. Marr pjesë në olimpiadat ematematikës që bëhen në shkollë dhe me shkollat e tjera. Nëshkollë kemi klube për gjuhët e huaja, për fotografi për gazetëne shkollës dhe librin e shkollës. Fëmijët, në çdo klasë bëjnë njëlibër që është i dedikuar për gjithë shkollën. Atje pasqyrohenaktivitetet që janë bërë, fotografitë e nxënësve që mbarojnë etj.Unë bëja fotografitë për shkollën. Libri me të gjitha këto ngeletnë historinë e shkollës të çdo viti. Kemi edhe një tjetërveprimtari që quhet shërbim komuniteti, aktivitet që ndihmonpleqtë në azile, fëmijët me probleme mendore. Unë bashkë meata që kemi këtë program vajtëm në një fshat të Peloponezitdhe ndihmuam.

Kur do të filloja gradën e dhjetë në këtë shkollë më kishinkërkuar që të analizoja një libër amerikan dhe ta paraqesim nëshkollë për ta shikuar nxënësit. Unë nuk kisha shkruar kurrënjë gjë të madhe në anglisht dhe e gjithë analiza vajti 60 faqe.Ishte hera e parë që shkruaja aq shumë anglisht. Nuk ishtefjala që të bëja vetëm analizën e librit në të gjitha aspektet poredhe të bëja krahasime me librat e tjerë që kisha lexuar lidhurme dukuritë dhe ngjashmëritë. Kur vajta në shkollë të gjithëkishin bërë nga 8 – 13 faqe, nuk kishte kufi për këtë, kurse unë

Page 278: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

278

vajta me 60 faqe. Tani mësuesja e mban si ekzemplar për tuatreguar të tjerëve dhe më vlerësoi me 150 pikë nga njëqind tëmundshme.

Tre vjet në shkollë kam krijuar një ambient ashtu si e duaunë. Atje më shikojnë si njeri, si personalitet.

Si e ndjen veten një vajzë e thjeshtë shqiptare përballë elitës sënxënësve të shoqërisë së lartë ?

Unë bëja kaq gjëra të mira për ta sa më marrin në telefonprindërit e tyre dhe më luten që tu bëj fëmijëve të tyre pakmësim privat në matematikë dhe në lëndë të tjera. Më merrninnë shtëpitë e tyre për të ndihmuar fëmijët e tyre. Mes neshështë krijuar një lidhje që duan të gjithë të më kenë shoqe, tëkrenohen me mua.

Në shkollën tuaj nxënësit të çfarë kombësie janë?Kemi grekë por kemi fëmijë nga e gjithë bota, nga Evropa,

Kina, Japonia, nga Amerika.Më fole për babin, por për nënën nuk më fole fare ?Nëna është njeriu më i ëmbël, më i dashur, bashkë me

babin. Nëna, Englantina e quajnë, më ka ndihmuar përgjithçka. Me nënën jemi shoqe, flasim për gjëra të përditshme.

20 dhjetor 2007

NJË FTESË NË SHTËPINË E BARDHË DHE BURSËNGA 7 UNIVERSITETE AMERIKANE...

Kam shkruar për Inesa Beqirin, në një bisedë me babanë esaj Fatosin dhe në një bisedë drejtpërdrejt me të. U befasovanga inteligjencia e saj, nga poliglotizmi, aftësia për të mësuarnë mënyrë perfekte gjuhët e huaja, synimi i saj për të udhëtuarnë të fshehtat e shkencës dhe për të arrirë maja...

Kisha kohë që nuk isha lidhur me Fatosin dhe Inesën ndajnjë mbrëmje fillimqershori 2008 formova numrin e telefonit.Më doli Fatosi me atë zërin karakteristik dhe kulturën e të

Page 279: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

279

folurit. Llogarita fundvitin shkollor, përfundimin e studimevetë Inesës në kolegjin amerikan në Holargo. Desha të di të rejat,shkallët e ngjitjes së asaj vajze shqiptare, vajzës së një emigranti,thjesht një emigranteje që e kish nisur shkollën në klasën eparë dhe tani përfundonte të dhjetën...

Lamë një takim në sheshin Akadhemias, atje tek kastacionin e nisjes autobusi qytetës A – 5.

Korrekt, me një dosje nën sqetull, nuk luajti sekondën ngakoha e takimit. U ulëm jashtë, nën hijen që përcjell gjelbërimi ipemëve dekorative dhe godina e moçme e akademisë...

Nuk mund të flisnim vetëm se për Inesën. Ai me modestinëdhe përkujdesjen e prindit dhe unë i etur për të rejat që përcjellajo vajzë.

“Të rejat” Fatosi i ka përmbledhë në një dosje. I ve mbitavolinë. I shfletojmë një nga një dhe me atë pak kulturë që mëjep një kurs i vjetër i anglishtes përpiqem të depërtoj brenda.Vështirë e kam. Bota e përtej oqeanit është tjetër botë, me tëtjera masa e koncepte, me tjetër vizion për të ardhmen e njeriut.Ndryshe nuk kishte se si që në adresë të një vajze të thjeshtëshqiptare, një vajze prindërit e së cilës, Fatosi dhe Eglantinarobtohen në punën për bukën e ditës të emigrantit, të vininshtatë ftesa nga 7 universitete me zë në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës. Nuk janë ftesa të thjeshta, janë shtatë ftesa me 7bursa, me shpenzime të plota të universiteteve me pesë mijëdollarë në muaj...

Ajo ka zgjedhur Pensivalninë, universitetin BUCKNELLUNIVERSITY. Do ta vazhdojë universitetin me synimin që nëtë njëjtën kohë të diplomohet në shkencat politike dhe nëbiologjinë molekulare...

Kaq mjafton që Inesa Beqiri të ngjitet në podiumin e nderittë nxënësve emigrantë shqiptarë në Greqi...Por nderi për Inesënnuk ndalet këtu...

Inesa Beqiri ka një ftesë të veçantë nga Shtëpia e Bardhë,ftesë që u bëhet njerëzve me personalitet e vlera të mëdha...

Ja ftesa:

Page 280: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

280

Inauguration of President and Vice President

Shkurt 19, 2008Miss Inesa Beqiri ...Athens Greece

E dashur Inesa,Në Janar 2009 në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

do të bëhet ceremonia e 56 e Presidentit.Në emër të UNIVERSITY PRESIDENTIAL INAUGURAL

CONFERENCE (UPIC) është kënaqësia jonë të ju informojmë se jenie zgjedhur të merrni pjesë në Washington D.C. në këtë momenthistorik.

Ky vend është një rezervim për anëtarë nderi nga UNIVERSITYPRESINDENTIAL INAUGURAL CONFERENCE (UPIC) dhe ju nderonju dhe studentët që kemi zgjedhur si studentë të përkryer dheudhëheqës të shquar.

Si një INAUGULAR SCHOLAR këto 5 ditë në Washington DCdo të marrësh pjesë në veprimtaritë e më poshtme...

.........Do të jesh e ftuar e veçantë në kohën që Presidenti i Amerikës

bën betimin në mëngjes të 20 janarit 2009...........Në Konferencë do të keni mundësinë të takoheni me zyrtarë të

Shtëpisë së Bardhë, anëtarë të Kongresit, historianë të Presidencës,ekspertë të politikës etj.

Po si arriti një vajzë e thjeshtë shqiptare, një vajzë që ngadita e parë, në klasën e parë, të një shkolle në gjuhë të huajkujton...

...”Mbaj mend se vajta dhe u ula në një bankë. Atje ishte ulurnjë tjetër fëmijë. Kur dolëm në pushim kishin mësuar se jamshqiptare. Hyra në klasë dhe shkova e u ula atje ku isha orën e parë.Shoqja e bankës ikën prej andej dhe shkon e ulet në një vend tjetër.Pse ? Sepse mësoi nga isha. Atëherë kuptova për herë të parë nëjetë ndarjen sipas kombeve e kombësive. Kjo më bëri që të marrëvendimin “ Jo, nuk do të më bëjnë këta tu përkulem “...

Si arriti Inesa Beqiri që të përcjellë në tërë vitet e shkollësqytetëse, gjimnazit dhe kolegjit amerikan vendosmërinë e sajshprehur me fjalët e një nxënëseje të klasës së parë “Jo, nuk do

Page 281: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

281

të më bëjnë këta të përkulem” ?Përgjigja është e thjeshtë: me punë dhe me përkushtim.

Këtë na e tregon edhe “Kalendari” i trofeve të saj në vite, trofetë cilat nuk do t’i nxinte as edhe një faqe muri e ndonjë salle tëzakonshme.

Në klasën e 9 – të (fundit e gjimnazit) krahas First Certificatein english (FCE) nga Universiteti Cambrige do të fitontekonkursin dhe bashkë me të edhe një bursë trevjeçare (mbi4000 euro) në American Community Schools of Athens..

...Fillon kështu për Inesën një jetë tjetër pune të palodhur,shkëlqimi në të gjitha fushat, shkëlqim në një kolegj ku janëfëmijët e VIP – ave të politikës dhe të ekonomisë greke...

...Dhjetë tituj nderi do të merrte ajo në klasën e dhjetë,midis të cilëve atë për gjuhën franceze, për fizikë, biologji, kimi,letërsi, humanizëm...

...Shtatë tituj nderi do të merrte në klasën e njëmbëdhjetë,tituj që kishin lidhje me humanizmin, ekonominë e të tjera...

...Pesë tituj nderi do të merrte në klasën e 12-të. midis tëcilëve atë të National Society of High school scholars Award...

Në këtë “llogari” nuk po fusim diplomat dhe titujt e nderitqë ka marrë në olimpiada të matematikës, si teniste në sport,vizitat në Itali, Francë, Belgjikë, ShBA, botimet e ndryshme nërevista dhe punime të tjera që shprehin përmasat e mëdha tëhorizontit që ka krijuar Ajo.

Të flasësh dhe të shkruash për Inesa Beqirin do kohë e faqeqë mund të përbëjnë një libër më vete...

Këto që shkruam për mua janë një fragment i jetës së saj,një fragment i punës së saj. Nga sa e njoha mund të them meplot besim se e nesërmja do ta radhisë këtë vajzë të thjeshtëemigranti, këtë “emigrante të vogël” midis atyre njerëzve përtë cilët shkruhet shumë, midis atyre shqiptarëve që kanëshkëlqyer dhe do të shkëlqejnë me atë dritë që e morën ngaShqipëria për ta përcjellë si vlerë shqiptare kudo në botë...

Athinë, 10 qershor 2008

Page 282: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

282

NJË KRUTAN NË NASA

Është zgjedhur holli i ambasadës për të vënë në krye tëvendit një të ri shqiptar që synon qiejt e që me punë e përkushtimka arritur të kapë shtresën e parë të tyre.

Për djaloshin me sy tëbukur ëndërrues u fol pak. Atëqë nuk u tha, atë që përbënportretin e tij po e përcjellimnëpërmjet penelatave qëhodhëm tek bisedonim me të,me babin, nënën dhe motrëne tij.

Ai është vetëmshtatëmbëdhjetë vjeç, madje,siç thotë, në qershor të këtij vitii mbush të shtatëmbëdhjetat.Ka lindur në Fushë-Krujë dheështë krutan me rrënjë tëvjetra. Quhet Nesim Kaloshi…

Ka ardhur në Greqi nëmaj të vitit 1997. Në Shqipëri kishte mësuar të shkruante dhelexonte gjuhën e bukur shqipe, gjuhë të cilin e flet rrjedhshëmdhe pa futur në të ato fjalë greke që na qepen asaj si rriqna nëtë folmen tonë të përditshme. Atje mbaroi klasën e parë të ciklittë ulët, kurse në Greqi rrugën drejt dijes e nisi në klasën e dytë.Tani është në vitin e parë të liceut. Është nxënës i shkëlqyer në

Page 283: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

283

mësime. Por më mirë le të flasë ai, me atë zërin e tij kumbues eme emocionet e një takimi mbresëlënës…

Cilët lëndë të mësimit të pëlqejnë më shumë? Më pëlqejnë lëndët ekzakte; matematika, fizika dhe kimia.

Merrem dhe studioj më shumë astronominë. Astronomia ështëshkenca ime e preferuar, ajo më pëlqen më tepër. Për këtë morapjesë edhe në konkursin e astronomisë.

Ku bëhet ky konkurs?Konkursi bëhet në Volo. Është një konkurs i përvitshëm

në të cilin marrin pjesë nxënës nga e gjithë Greqia. Bëhet medy faza. Në fazën e parë marrin pjesë të gjithë. Më të mirëtkonkurrojnë në finale. Dy nga finalistët që dalin të parët shkojnënë NASA, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje bëhet njëtrajnim astronautësh. Ne do të rrimë dhjetë ditë. Të gjithashpenzimet janë të paguara. Do të shkojmë dy vetë, unë dhenjë vajzë greke. Do të shoqërohemi nga një mësues.

Si u ngjite deri këtu?Gjëja e parë ishte e lidhur me pasionin tim për astronominë.

Kam studiuar dhe studioj vazhdimisht çdo gjë që lidhet meastronominë, me yjet, me gjithësinë. Synimi është të pasurojnjohuritë e mija për këtë shkencë të bukur. Një ditë pashë njëposter ku shkruhej për këtë konkurs. Bëra aplikimin me sigurinëqë do të hyja në pesëshen më të mirë. Në përfundim dola i paridhe tani do të shkoj në NASA(qesh i gëzuar)

Kur do të shkoni?Do të shkojmë nga fundi i korrikut.Si e mendon të ardhmen tënde të lidhur me shkencat e studimet?Synimi im është që të bëhem një studiues, një shkencëtar

astronom, të zhvillohem në këtë shkencë. Plani tjetër është që tëmerrem me astronominë si hobi (astronominë nuk e lej kurrë)dhe të studioj edhe për informatikë. Do të vazhdoj të studioj edhenë dy vitet pasardhëse të liceut dhe më vonë shohim e bëjmë.

Si e përjeton këtë moment në sallën e ambasadës, para gjithëkëtyre njerëzve që të urojnë me respekt?

Page 284: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

284

Jam shumë i gëzuar. Kjo është diçka e veçantë. Nuk besojase do të arrija deri këtu, të isha rrethuar nga kaq njerëz që mëurojnë. Kjo për mua është jo vetëm kënaqësi por edhe njëshpërblim i punës që kam bërë gjatë gjithë këtyre viteve këtu.

Çfarë gjuhësh dini e studioni?Di gjuhën greke, që është gjuhë e huaj, sepse unë jam

shqiptar, kam gradën më të lartë në anglisht, tani shkoj drejtgradës së parë në gjermanisht dhe di pak frëngjisht, sa për tëkomunikuar…

Page 285: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

285

TRI DITË ME MËSUESIT E SHQIPESNË EMIGRACION

- Meditime dhe mbresa të një gazetari emigrant

E shtunë 21 korrik 2007. Pranë meje, në autobusinndërkombëtar Athinë - Tiranë ulet një grua. Nuk e njihja dhe,kuptohet, nuk më njihte. Ndjeva lodhje në fytyrën e saj, lodhjenga puna, nga hallet e jetës, halle që i gjen dhe i ndjen vetëmtek emigrantët, veçanërisht tek gratë, nga ajo pjesë e shoqërisëqë, siç thotë një fjalë e urtë, janë “shpinë këputura e punë padukura”. Kur autobusi u nis dhe pa njerëzit në ndenjëset epara u çel në fytyrë, dhe si të kishte gjetur një gjë të çmueshme,

8REPORTAZHE

Page 286: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

286

tha me zë të lartë “ Sa e kisha ëndërruar këtë ditë…”…Gruan e quanin Margarita Vero. Kur lamë Athinën dhe

hynim e dilnim tuneleve të autostradës drejt Korinthin nisi tamarrë muhabetin. Ajo pak rrugë sikur ia kishte fshirë nga ballidjersën e asaj dite të lodhshme pune e rendjeje. “Shami” përdjersën, më tepër se fresku që diltenga një tub mbi kokë, u bëhyrja në bisedë dhe njohja me disa udhëtare ulur në radhën eparë, të dytë dhe të tretë të autobusit. Margarita Vero nuk ishtee vetme në atë udhëtim të pa parë ndonjëherë.

Po çfarë ishte ky udhëtim i “ paparë “?

VENA QË KTHEHEN NË ZEMËR...

Në fillim mendova që atë “udhëtim të paparë” tapërfytyroja si mbledhje uji nga burimet e malit, nga ato burimeqë rrjedhin ujë mbi një gjethe, ahu, nga të tjerë qërrjedhin mbinjë lug të drunjtë gdhendur nga një dorë bariu në ngut, nga tëtjerë që rrjedhin e mbushin tubaapo valëzojnë shkëmb mbishkëmb e formojnë ato që quhen ujëvara.

Më pas e përfytyrova si venat në trupin e njeriut, si ataemarrin gjakun e mbushur me oksidin e karbonit nga kapilarëtdhe e përcjellin drejt zemrës. Ai lloj gjaku në damarët e njeriutquhet gjak i papastër, gjak që mblidhet dhe pasi shkon nëmushkëri, lë atje gazin karbonik dhe merr e përcjell drejtkapilarëve gjakun e pastër, mbushur me oksigjen.

Më vonë mendova ta lidh me dallëndyshet, me atë perlë tëpoezisë shqiptare që ka për titull “Ktheu dallëndyshe” e që kanë thelb jetën e ikanakut, mall e brengë për vendin...

Nuk e gjeta dot metaforën e atij udhëtimi, as krahasimin eqëlluar dhe as fjalën rrënjëzuar. Kjo thjesht se ata i kishin tëtria, të tridhjeta, të treqindta, të... Ato kishin ikur mësuese dhepo ktheheshin mësuese. Margarita me shoqe dhe shokë shkoninpër herë të parë drejt Atdheut si mësuese, si njerëz që mbajnëe përcjellin brez pas brezi gjuhën e folur dhe të shkruar të njëkombi. Në këtë veshje jetësore ato dhe ata ishin pjesë e një

Page 287: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

287

udhëtimi të paparë deri më sot, të udhëtimit për të marrë pakdritë nga kandili në shurje për t’ia çuar Naimit që të ndizet e tëmos tretet si “kandili kur s’ka vaj “.

KUR TË MBLEDH FJALA SHQIPE

Kur pashë të mbushet salla dhe më vonë, gjatë tre ditëve,të dëgjoja shqipen e folur të njerëzve të mësimit të ardhur ngahapësira evropiane ku është shpërndarë fara shqiptare, e kësajdhe asaj ane të kufirit, nga vendet nordike – Finlanda e Suedia,në vendet e ulëta – Belgjika, Gjermania, Anglia...dhe vendetmesdhetare – Italia, Greqia...ndjeva një ngrohtësi të veçantënë shpirt, ngrohtësi që i freskonte ato ditë shumë të nxehtakorriku në Durrësin e mbushur me pushues.

Kur pashë se nismëtare dhe organizatore ishte Kosova dhesekretari i përhershëm i Ministrisë së Arsimit dhe Teknologjisësë Kosovës Fehmi Ismaili do ta ndiqte tërë veprimtarinë si tëishte mësues në Skandinavi, të njëjtën gjë ndjeva. Kosova kapërvojë por mbi të gjitha etja e saj për fjalën e shkruar shqipe,etje shekullore, ka qenë dhe është e pa shueshme.

Kronika e ditës së parë të seminarit kombëtar “ Hapësiratë reja për mësimin plotësues të gjuhës shqipe “, seminartreditor 23 -25 korrik 2007, ishte.

Merr pjesë dhe përshëndet, ministri i Ministrisë së Arsimitdhe Shkencës tëRepublikës së Shqipërisë z. Genc Pollo. Merr pjesëdhe përshëndet në emër të ministrit z. Agim Veliu, Sekretari iPërhershëm i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tëKosovës z. Fehmi Ismaili... Salla kishte në gjirin e saj rreth njëqindmësues e mësuese të gjuhës shqipe të ardhur nga e tërë hapësiragjeografike evropiane. Seminari pasditet i kishte të mbushura meveprimtari “jashtë klase”, me njohjen e vlerave historike të qytetittë Durrësit, me vizitë në Muzeun Historik Kombëtar. Me vizitënë qytetin e Krujës dhe në muzeun e Gjergj Kastriotit Skënderbeut,me një koncert të bukur fëmijësh të talentuar në këngë e valle tëQendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit.

Page 288: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

288

NJË MBLEDHJE HISTORIKE

Ata u mblodhën në hollin e hotelit, ulur në dy radhëkolltukësh, ballë për ballë njeri tjetrit, ballë për ballë momentitqë sado modest ishte nuk ka tjetër emër e mbiemër por “ Këshillipedagogjik i mësuesve emigrantë shqiptarë në Greqi “. Kështue thanë dhe kështu e shënuan në protokoll. Me këtë ndjenjëdhe përgjegjësinënshkruan seciliduke dhënë adresëndhe numrin etelefonit.

Po kush janëata? Një javë mëparë i patëmshënuar emrat e tyredhe i patëm bërëpublikë. Ndokushnuk mundi meardhur, bëri“mungesën e parë”të paralajmëruar, tëtjerët ishin tëpranishëm gjatëgjithë ditëve, morëndhe dhanë, dëgjuandhe folën. Ata ishin:Jovan Mëhilli,Flutura Tafilaku,Enkelejda Martopulu, Tatjana Sadikaj, Anila Duro dheMargarita Vero nga Athina;Mimoza Dako, Dashamir Zaçe dheValbona Hystina nga Selaniku; Violeta Plaku, Nazmi Halilajdhe Ermira Halilaj nga Halkidhikija; Artem Duri dhe MarinelaDuri nga Korinthi; Diana Muçi nga Larisa; Mimoza Musarajnga Livadhjaja; Teuta Rushiti nga Volosi...

Page 289: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

289

Disa prej tyre, pas këtij çasti që ata e quajtën emocionues,folën për gazetën Emigranti, folën gjatë duke dhënë përvojëne tyre modeste në shkollimin e fëmijëve, përvojë të cilën nënumrat në vijim do ta përcjellim duke mbush kështu fletët epara të historisë së punës për arsimimin shqip të fëmijëve tëemigrantëve shqiptarë në Greqi.

NJË ORË MËSIMI KËNGËSH

Mbrëmjet në hotelin Romana ishin të mbushura me këngëqë i merrnin dhe i përcillnin meloditë dhe këngët nga tërëhapësira shqiptare nëpërmjet këngëtarësh të njohurprofesionistë. Në një prej netëve kur kishte kaluar mesnata dhesheshi i madh u boshatis u bëra pjesë e një detaji emocionues.Dikush, një pjesëmarrës në seminar i ardhur nga Finlanda,më kërkoi leje që ta bashkojë tavolinën me ne. Pas tij një tjetërnga Suedia bëri të njëjtën gjë. Njëra pas tjetrës u formua njëradhë e gjatë tavolinash dhe rreth tyre u tubuan të gjithëmësuesit e ardhur nga hapësira ikanake shqiptare. Ai tubimnuk kishte dhe nuk ka emër protokollar. Nuk kishte as drejtuesdhe as titullarë. Kishte mësues në një orë të hapur muzikore,në një orë demonstrimi në kor të këngës shqiptare. Ishte njërastësi e dalë nga një domosdoshmëri, nga domosdoshmëria etë qenit pranë njeri tjetrit në një kohë kur me të vërtetë duhettë jemi. Ata kanë qenë dhe janë mësues në shpirt dhe zemër.Ata japin mësim, mbjellin dhe korrin fjalën shqipe në një breztë rrethuar nga fjala greke, italiane, gjermane, norvegjeze,suedeze, angleze, flamande... Por jo vetëm fjalën e folur dhe tëshkruar, edhe këngën, edhe melodinë, ora e veçantë në jetënshkollë.

Jehoi kënga. Kush e nisi? Nga nisi? Kush e mori melodinë?Kush e pasoi? Nuk mund ta përcaktoj. Këngët i niste njeri dhei vinin në buzë e i përhapnin me sa forcë kishin të gjithë. Këngëtnuk kishin kufij. Ishin këngë të jugut, këngë të veriut, këngë tëKosovës e të Shqipërisë. Njeri kishte edhe një partiturë këngësh,

Page 290: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

290

me nota mbi pentagram dhe këngë atdhetare e lirike, partiturëqë kaloi dorë më dorë.

Atë natë “ kori i mësuesve “ nuk pushoi së kënduari deriherët në mëngjes. Ajo ditë në Durrës u zgjua nga kënga emësuesve të bashkuar shqiptarë mërgimtarë në të gjithëEvropën.

NJË HAP QË DUHET BËRË VRAP

Në ato tre ditë qëndrimi mes mësuesish nga e gjithëhapësira shqiptare përjetova shumë çaste të bukura, mora dhedo të përcjell përvojën e krijuar në kontinentin evropian ngamësuesit shqiptarë, përvojë të cilën do ta përcjell për lexuesin,për nxënësin por në veçanti për prindin shqiptar në Greqi qëai të tundë kokën e ti vejë mendimet në radhë për të bërë qëfjala shqipe të mbijetojë. Do ta përcjell edhe për të treguar sesa heroike është puna e mësuesve shqiptarë në Greqi që siçthoshte Çajupi i madh i mallit mërgimtar “O moj shqipëtarkëqë vete nget qetë/ Edhe drekë e darkë shkon e i bën vetë “, mepërshtatjen e kohës që shqiptarkat emigrante në Greqi,mësueset që e ndjejnë veten bosh kur nuk kanë nxënës përpara,ngasin “ qetë “ e kohës, punojnë lodhshëm në punë të rëndomtadhe përveç “Drek’ e darkës” u mësojnë fëmijëve të shkruajnëdhe lexojnë gjuhën e bukur shqipe.

Ato ditë, në Durrës, përballë atyre që më thoshin se janëmësues në emigracionin shqiptar në Finlandë, Suedi,Gjermani...e ndjeva se sa heroike dhe sa e madhe është puna emësuesve shqiptarë në Greqi që punojnë pa u paguar, largvëmendjes të shtetit dhe të shoqërisë, të harruar në një klasë tërastit diku në ndonjë lagje të Athinës apo një qyteti të vogëlskajor. Ndjeva se ajo fjala e ministrit Pollo që “Unë u kamdërguar abetare falas” ishte një turp për të e për shtetinshqiptar, ishte një hipokrizi e radhës. Emigrantët nuk janë aqlypsarë sa të përulen me temena për pesë apo dhjetë euro samund të bëjë një libër shkollor. Ata kanë nevojë për mbështetje

Page 291: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

291

të plotë e të gjithanshmemësuesve dhe nxënësve në të gjithëhapësirën ikanake shqiptare por në veçanti në hapësirën grekeku aktualisht është numri më i madh i emigrantëve shqiptarë,numri më i madh i nxënësve analfabetë në gjuhën shqipe.

Që mos nesër mos të jemi “arvanitas” e shqipen të mos taflasim “arvanitisht” duhet vepruar shpejt në kohë e hapësirë,në Greqi, Itali e kudo.

Unë nuk jam shumë optimist nga ato që pashë dhe qëdëgjova “nga lart”. Dhe si gjithë pesimistët nuk kam se çfarëtë them tjetër veçse “Do Zoti dhe pushtetarët (pa dallimngjyrash) na shohin dhe na dëgjojnë, bëhen me sy dhe veshë”.

Durrës 23 – 25 korrik 2007

Page 292: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

292

SHQIPËRI, NE TË DUAM, PO TI?

Kush është atdheu? Kjo është pyetje shumë e komplikuar.Atdheu, mëmëdheu, vendlindja. Vendlindja është gjëja më edhimbshmja. Atdheudhe mëmëdheu janë pak më larg shpirtit,por në se nga vendlindja je shpërngulur fare i ri dhe nuk të kanëmbetur kujtime të mira nga ai vend, kjo nuk krijon kurrë ndonjënostalgji përveç në se njeriu vetëm nga dëshira e thjeshtë, do tadua vendlindjen. Këta njerëz kthehen pak fare në vendlindjepasi nuk i njeh as edhe kushërinjtë apo të afërmit e tjerë.

Gjergji kishte shkuar në Greqi dhe e kishte ndërruar emrinnë Jorgo!Raza Tani quhet Roza, tmerr, për njëherë ndërrojnë,komb fe e atdhe!

Pason biseda, sidomos prej shqiptarëve të anës Lindore tëDrinit. Sa të poshtër, majmunë, injorantë, tradhtarë! E sa e safyerje dhe përbuzje që mund të dalin nga gojët e tyre. Jam dheunë një nga ata!

Një gocë e njërit nga personalitetet më të mëdha të letërsisëshqipe, ne një rast kur u nxehën gjakrat për çështje të tilla më tha:

- Dëgjo Ragip! Ti nuk e kap dot ketë çështje. Ti nuk keqenë në situatën time, prandaj, ndryshe është me të dëgjuar,ndryshe është me të përjetuar”

U ndala dhe fillova të dëgjoj duke qenë shumë i bindur qëkëtu ka diçka që ne shqiptarët në anën Lindore të Drinit nuk ekuptojmë sikur edhe ata të anës perëndimore që nuk i kapindot vuajtjet e tona.

Dhe zj. filloi të flasë.

Page 293: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

293

- Ti ke dëgjuar për babanë tim mbase. Ç´fitoi babai im ngaky vend, që ishte nder i kombit?

Po ç´fitova unë që desh pëlcita duke vrapuar dhe duke epërkrahur Salën, të cilin e kam dashur si çilimiu babanë e vet!Unë sërish mbeta po ai njeri i vuajtur, po ai njeri i injoruar sibabai im që mbeti gjatë tërë jetës sa jetoi nën pushtetin e Enverit.Ja , shiko se si jetoj! Dhe ç´u bë, tani jetoj më shumë në pluhurse kur ishte komunizmi, jetoj pa ujë e pa drita!

Mikja ime nuk shihte asgjë të mirë në atë as në këtë pushtet!- Sikur ne që nuk iu kuptojmë juve sa vuani nën serbin, ashtu

ju nuk na kuptoni neve, ju thoni ata e kanë shtetin shqiptar, nethemi, ata i kanë pasaportat. Ju thoni Ata e kanë flamurin, nethemi çka na dha flamuri, ata kanë para, ata mund të jetojnë!

Por ja ka edhe tregime tjera, shumë banale. “Ai qeni nëaeroportin e Rinasit m´i mori 20 dollarë”. Ky majmuni në rrugëmë dënoi 10 euro, më tha se e ke veturën pa larë!”

Neve na e bëjnë këtë, kosovarëve etj.Me dy qershor të vitit 1999, në aeroportin e Rinasit, zbrita

për të shkuar tek të shpëtuarit e mi që ishin vendosur në Tiranë.Me të zbritur në Rinas, duhej hyrë nëpër pikën e kontrollit tëpasaportës. E mbani mend lexues të dashur, ai gjithçka mundtë ishte por Aeroport jo se jo. Aty ishte mbi 40 gradë, aty kishinvërshuar gratë kosovare të cilat jetonin nëpër shtete tëndryshme të Evropës. Ato kishin shkuar t´i takojnë prindërit eshpëtuar nga lufta, dikush e kishte burrin në luftë, dikush ekishte djalin, dikush e kishte burrin, djalin dhe vajzën në luftë.

Rrallë nga ato kishte që nuk e kishin edhe një fëmijë në krahse të tjerë për dore kishte plot. Aty duhej mbushur një deklaratëdhe me atë deklaratë, duhej paguar 10 dollarë ose 20 d.m.

Unë duke ua lëshuar rrugën grave të shkojnë para, e pashëse ktheheshin sërish të më kërkojnë ndihmë , për t´ua plotësuardeklaratat. Shumë nga ato nuk e kuptonin fjalorin edeklaratave në fjalë, deklarata të cilat edhe ashtu ishin të voglasa një shputë çilimiu.

Vlonin djersët, filluan të qanin fëmija, aty një polic, polic i

Page 294: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

294

thënçin kërkonte nga 10 d.m. për t´ua mbushur ato deklarata tëqelbura, shumica i kishinpasaportë jugosllave, ndërsa shtetësinëose e shkruanin shqiptare ose kosovare. Të gjitha i kthente mbrapapër t´i rimbushur ato deklarata dhe ai polici vetëm fërkonte duart,për herën e dytë kërkonte nga pesë d.m. edhe unë kisha pasaportëjugosllave, por për ta shkruar e shkrova shtetësinë e paqenëkosovare. Por në pasaportë i futa edhe 10 d.m, tjera. Ajo qelbësirae shikoi, i nxori paratë nga pasaporta dhe më tha – Kalo! Unë edija që ato deklarata janë vetëm për plaçkitje dhe se çështja eshtetësisë për t´u evidentuar nuk ka kurrfarë vlere, megjithatëunë desha të vërtetoj, e ka kjo vërtetë për çështje ligjore apo kjokërkon pretekst për të vjelë lekë. Gratë e shkreta nuk e kuptonindhe e paguanin atë njeriun me uniformë, i cili padyshim e ndanteprenë me atë gruan, që nuk kuptonte gratë e tjera. Mua më kuptoipër 10 d.m, edhe pse isha tërësisht i lirë, vetëm me djalin 17 vjeç,që nuk bënte kurrfarë problemi.

Më 2006 në aeroportin “Nënë Tereza” duke dalë jashtështetit, Mirela nga Londra, qante dhe dridhej në një skutë tëaeroportit. Emrin dhe qëllimin e udhëtimit i mësova nga njëshoku i saj, i cili i tubonte karrocat dhe duke qenë shokë klase,ai e njohu dhe e thirri në emër, duke e pyetur se ç´hall kishte.Asaj po i ikte avioni dhe ishte tërësisht e humbur.

- Ç´të tha policia kufitare, tha duke dënesur Mirela. “Hiç,vetëm më tha ik mor dreq, ti pasaportë angleze, mbase do takishe të vjedhur!” E mori çuni dhe e futi në hyrjen tjetër pa e

Page 295: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

295

kontrolluar fare pasaportën. Më shumë mësova në avion, sepsederinë Budapest udhëtuam së bashku. U binda se nuk vuajnëvetëm shqiptarët e Kosovës nga këto qelbësira dhe qelbanikëqë mbajnë uniformën e shtetit e cila si simbol e ka shqiponjën.

Sivjet udhëtova nga Ulqini për Durrës. Në Muriqan hyranë kufi dhe m´u duk tërësisht normale përveç asaj zvarritjeskufitare të cilën e bëjnë vetëm ballkanasit e më së shumtikufitarët shqiptarë! Ndenja nja katër ditë në Durrës, një ditënë Berat dhe një ditë në Korçë-Pogradec. Kur dola nëQafëthanë, duke ia dhënë policisë kufitare dokumentet, atymë morën shtatë euro dhe pa dëshmi. E kërkova dëshminë,por nuk më dhanë. Me t´u ofruar tek sporteli i fundit, hetovase nuk e kam librezën identifikuese të veturës!

Shkova tek maqedonasit ku ishte e kotë të hyhet pa raportpolicie apo dokument të vlefshëm. U ktheva tek nëna Shqipëri.

Polici më njihte mirë, iu luta të kthehem sërish se kështu epaskam hallin. “- Ik more (E falënderoj që nuk më tha pirdhu),zonë neutrale lype, zonë neutrale gjete, rri aty, ku i kishe mentëti, si mund të humbësh dokumentacionin?”. Unë mbeta si thonëas në shehër as me Barilevë. Pasi ia pagova një tjetri 20 euro,shefit të hyrjes tani jo shefit të daljes, hyra në Shqipëri dheshkova në Librazhd.

Aty e kam një mik, ai jo që ka diç në dorë i shkreti, hallexhisi shumë të tjerë, por së paku më dërgoi deri në komisariat tëpolicisë. Aty ua qava hallin, e dhashë deklaratën se nuk më kandalur polic askund qysh kur kam hyrë në Shqipëri, në pikënkufitare Muriqan, nuk dyshoj të ma ketë vjedhur kush përveçnëse ka mbetur në kufi të Muriqanit.

Por këtu “ka rregulla” - më thonë. “Je vonë, tani ora katër,kush do të punojë për ty pas orarit? Duhet lajmëruar ky e ky,duhet shpallur atje e atje, kodër mbas bregu. Unë e dija sirëndom që kërkohen lekë. Por ja, disi vendosa të mos paguajpara sa të më jepej raporti. I kanë ato metoda të fëlliqura, tëdetyrojnë të sorollatesh pa asnjë shkak, sa ta lëndojnë dinjitetin,ta humbin personalitetin! Të detyrojnë të bëhesh ai që nuk je.Të detyrojnë të bëhesh servil deri në zero njeri dhe sërish të

Page 296: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

296

paguash. Të rënda qenkan këto kur t´i bën i yti.Në gusht të vitit 2005 udhëtonimme anije Durrës - Bari.Një i njohur imi e kishte një makinë të bukur. Kufitari ia

ndali rrugën, duhet ta paguash anijen po deshe të hipësh.Unë e kam paguar - i tha. Ja ku e kam biletën kthyese!Kjo nuk të vlen, po deshe të udhëtosh paguaj 200 euro.Filloi të flas miku me zë më të lartë, ndërsa polici i tha: “Shiko,

po deshe të udhëtosh paguaj, po nuk deshe, kthehu. Miku im,duke qenë me katër fëmijë, duke i menduar të gjitha vuajtjet dhevapën e madhe, i nxori 100 euro, ia lëshoi në xhep policit dhebileta u bë e vlefshme. Ia hapën rrugën dhe miku hipi në anije!!!

Ndodhin edhe në Kosovë gjëra të ndryshme si pasaportë,letërnjoftim, e sidomos mjekim, nuk ka nevojë fare të shkruajmëe të japim shembuj veç e veç, të njëjtën pasqyrë e ke edhe nëKosovë. Në Maqedoni, nuk e di saktësisht si është gjendja, pornëse është ai maqedonasi i vjetër, nuk ke ç´pret, të njëjtëjanëedhe shqiptarët që janë atje në ndonjë sportel.

Në Kosovë, me ta shkelur tokën e Kosovës me veturë, gjobaështë minimumi 70 euro!

Kjo vleka vetëm për shqiptarët. U tmerrova, kur njëamerikan, i cili kishte marrë veturë në gjermani me tabelagjermane, me të hyrë në kufirin e Kosovës, polici iu drejtua nëanglishte: “Zotëri, ju duhet të paguani sigurimin e Kosovës!”

Amerikani shumë i qetë ia ktheu, me cilën urdhëresë apoligj më detyroni të paguaj?

“Është urdhër” - ia priti polici.“Po ma solle ligjin, unë e zbatoj”.“Jo ligj nuk kemi, por urdhër po”.Nga kush, nuk e dëgjova policin, por amerikani hyri në

Kosovë, ndërsa unë u desh të paguaj 110 euro për dy muaj qëkisha ndër mend të rri në Kosovë. Shul shqip të gjithë shqiptarëtduhet të paguajnë.

Shqiptarët duhet të paguajnë gjithkund dhe shumëfish.Shqiptarët e Kosovës i kanë katër kufi rrjepës, atë të Kosovës,të Serbisë, të Shqipërisë dhe të Malit të Zi.

Dikush do të thotë si të Malit të zi?

Page 297: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

297

Po ka shumë shqiptarë që udhëtojnë me dokumenteudhëtimi të lëshuara për refugjatë nëpër shtete të Evropës dheata duhet të paguajnë 50 euro për pasaportë, po u vonua mëshumë se një muaj për kthim duhet paguar edhe 50 euro.

Nga krejt çka përjetova sidomos në Shqipëri, unë kërkojfalje publike nëse ndonjëherë i kam sharë shqiptarët epërvuajtur që kanë ndërruar emrat në Greqi apo gjetiu.

Kur unë vuajta një ditë kaq shumë me shtetin shqiptar,por ç´vuajnë shtetasit e shkretë të cilët për çdo ditë iunënshtrohen presionit dhe torturës psikologjike. Për çdo ditëua shkelë dinjitetin shteti i vetë. Të njëjtën gjë e bëri serbi meshqiptarët e Kosovës dhe kurrë nuk e deshën këtë shtet.

Edhe shtetasit shqiptarë kurrë nuk do ta duan këtë shtet,sepse ky shtet i le qytetarët e vet pa dinjitet, pa uzdajën e shtetittë vet. Prandaj asnjë shqiptar nuk mendon të rrijë në Shqipëri,po të kishin pasaporta evropiane, për veç hajdutëve që merrenme biznes asnjë nuk rri në vendlindje as në atdhe as në mëmëdhe.

Tani si u pa, vendlindje nuk qenkanas lisat, as gurët, asdeti, as malet, as livadhet. Atdheun, vendlindjen, mëmëdheune bëkan vetëm njerëzit e një gjaku, të një gjuhe e kur kjo mungond.m.th. je njeri pa atdhe!!!

Ajo që bënte Serbia kundër shqiptarëve ishte vetëmkrim,ndërsa këto që bën atdheu, nënkupto njerëzit e shtetit, tëShqipërisë dhe të Kosovës është krim dhe tradhti njëherësh.

Vallë, kur shqiptari, i cilitdo qyteti qoftë ai, do të jetë krenarqë është shqiptar?

Kur do t´ia qaj hallet shqiptarit shteti i vet? Kur do të thotëshqiptari me mburrje, unë do të shkoj në ambasadën time dhedo të dëftej për këtë diskriminim që më bëhet?

Kur do t´i ofrohet shqiptari një kufiri pa stres, cilido qoftë ai?Apo ambasadat shërbejnë për t´i kthyer vetëm kufomat

në atdhe?Ku ta di, ndoshta edhe kufomat janë mjet korrupsioni?!!!

Ragip Kçiku

Page 298: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

298

NJË COPË SHQIPËRIE NË UDHËTIM

Meditime në një shëtitje me Lorenc Kokëne Shkollën Shqiptare të Athinës

Atë rrugë e kisha bërë edhe një vit më parë, në fillim tëkorrikut 2005, si nxënës i një shkolle greke që na e hapi paksadritaren e gjuhës së vendit ku jemi ngujuar. Në autobusin evetëm kishte nga të gjitha kombësitë emigruese në Greqi, kishtemadje edhe nga vendet e Bashkimit Evropian e deri në Afrikë.Shqiptarë ishim vetëm dy: unë dhe Rolandi, më i miri dhe mëi kulturuari i klasës sonë. Flisnim greqisht…

Sot, ose më saktë të dielën më 16 korrik 2006, udhëtoj menxënës të Shkollës Shqiptare të Athinës, të rinj e të reja por

Page 299: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

299

edhe nxënës që i kanë kaluar të pesëdhjetat. Me ta janë edhepjesëtarë të familjes; prindër, motra, vëllezër, gjyshe, gjyshër,vjehrra e vjehërr… Është edhe një shqiptaro-kanadez, Beni,që dje ka ardhur tek Festimi, i kunati, dhe pas dy apo tre ditëshdo të shkojë në Korçë të çmallet me “gurët e sokakut”. Nukështë një autobus i vetëm, janë dy, të mbushur në të gjithavendet. Në ballë dhe prapa kanë një tabelë të përmasave 30me 40 ku shkruhet me germa të mëdha latine “SHKOLLASHQIPE E ATHINËS”…

Mirela, një e re e shkathët, me atë çlirim shpirtëror që tëjep qenia bashkënxënës, kap mikrofonin dhe, për inerci,artikulon një fjalë greke. Autobusi gjëmon nga të qeshurat dhethirrjet…Ajo ndërron menjëherë, flet shqip me një zë melodioz,fton profesorin të ngrihet e të vihet në krye të valles ashtu siçështë në krye të shkollës. Që në atë moment e gjatë gjithë ditësnë korridorin e ngushtë të autobusit turistik këmbët lëvizninsipas melodive të këngëve e valleve shqiptare. Që në atëmoment e gjatë gjithë ditës e ndjemë veten në Shqipëri e midisshqiptarëve, një Shqipëri që herë pas here dilte në ekranin evogël të televizorit të autobusit dhe gjatë gjithë kohës na ngjistee zbriste nga malet e larta të Shqipërisë së Veriut e të Kosovës,në hapësirat e fushave nga Buna në Vlorë, në brigjet e DetitJon dhe Detit Adriatik. Ku i kishin gjetur gjithë ato CD?

Në Korinth, pasi kalojmë kanalin e njohur që e ka kthyerPeloponezin në një “ishull”, pimë kafen e mëngjesit dhe marrimrrugën majtas, drejt jugut. Në mikrofon zëri i Lorencit na ftontë kthejmë kokën djathtas e ta ndalojmë vështrimin në bedenate një kështjelle të moçme. Një njeri me kulturë të gjërë, vlerëkjo që do ta takojmë në ndonjë shkrim tjetër, Lorenci është njëhulumtues dhe njohës i Greqisë së lashtë dhe të sotme. Ai nathotë se kështjella është simbol i qytetit të vjetër të Korinthit.Ai na thotë se, sipas legjendës, aty ka një tunel që zbret thellëmalit e diku del, në një vend e pozicion që luftëtarët - mbrojtëstë qytetit të jenë pas krahëve të armikut. Tuneli është kërkuare kërkuar…dhe deri më sot nuk është gjetur…

Page 300: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

300

Udhëtojmë, me sfond dy këngë nga treva ku linda dhe urrita, një e kënduar fillimisht nga Caje Poleshi e një tjetër ngaArif Vladi. Peizazhi tashmë është më i butë, ekologjik, me blloqevreshtash, ullishtash pemishtesh e agrumishtes, me portokaj elimonë të verdhë e të gjelbër nën degë, fruta që nganjëherëtakojnë njeri tjetrin në pjekje. Halil Gashi dhe Motra Hajrijena kthejnë në malet e Kosovës e në qëndresën shekulloreshqiptare…

…Nafplio ka një bukuri të veçantë në enciklopedinë ebukurive të bregdetit grek. Por mbi të gjitha ai ka një vend tëveçantë në enciklopedinë historike të vendit ku jemi ngujuar:Nafplio është kryeqyteti i parë i Greqisë së kohës sonë. Aty ungrit flamuri i shtetit të lirë grek pas pushtimit shekullor otoman.Aty më 8 janar 1828,me Kapodistrian kryeministër e Othoninmbret u krijua qeveria e parë greke e pas kryengritjes së madheqë filloi më 25 mars të vitit 1821, u mblodh parlamenti i parë ipërbërë shumica nga arvanitas, shtylla kurrizore e kryengritjesdhe e fitoressë revolucionit grek. Nafplio i krijuar si qytet nëvitin 589 pas Krishtit do të bëhej kryeqytet i Greqisë midis viteve1828 – 1834.

Një monument në qendër të qytetit; mbi pllakën njohëseka të shkruar: “Othoni, mbreti i parë i grekëve”…Më tejKapodistria në piedestal…Më tejDhimitër Ipsilanti…Më tejKollokotroni i famshëm mbi kalë, njeriu qëlindi nën një pemënë ikje nga turqit në vitin 1770 dhe vdiq në vitin 1843…Më tejnjë lokomotivë e vjetër me qymyr e pas saj një vagon i klasit tëdytë mbi shinat e hekurudhës së parë greke…Më tej…Grekëtdijnë t’i paraqesin vlerat e tyre. Në Nafplio është një nga muzetëmë të pasur e më të organizuar të Greqisë, muze të cilin, përkohën e shkurtër që kishim, nuk e pamë…

Ulemi në ndenjëset e autobusëve dhe i ngjitemimalit tëPalamidhit për t’u futur në një kapitull të historisë së Greqisë,në kështjellën e moçme nga bedenat e së cilës qyteti shpalospamjen e tij të bukur e midis bedenavehistoria flet me gjuhën esaj të shkruar e të pashkruar. Lorenci edhe këtu tregon njohuritë

Page 301: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

301

dhe kulturën e tij enciklopedike, veçanërisht kur na drejton nëvendin ku strategu i madh Theodhoros Kolokotroni, “ Plaku iMoresë “ siç i dha emër historia, i dënuar tashmë jo nga turqitpornga grekët, jetoi ditët e muajt e një burgu të tmerrshëm. Nëqelinë e tij futemi e dalim një nga një, duke u zvarritur. Nëpusin e lagësht e plot lagështi ku heroi i madh arvanitas, idënuar me vdekje nga mbretiadoleshent Othoni, jetoi nga prilli1834 e deri në maj 1835 njerëzit nuk mungojnë të bëjnëfotografi…

…Para se të zbresim nga kështjella një ftesë për fotografi.Dhe në atë fotografi nuk mungon flamuri shqiptar me ngjyratkuq e zi e me shqiponjën me dy kokë në mes. Ai nuk do tëmungonte edhe në drekën e organizuar në një pikë turistikejashtë qytetit, do të udhëhiqte vallen, gjithnjë nën tingujt ekëngëve dhe valleve shqiptare.

…Vonë, pas një freskimi në ujin e detit, do të merrnimrrugën e kthimit drejt Athinës. Kënga dhe vallja shqiptare, nëkorridorin e ngushtë të autobusëve nuk u ndal për asnjë çast.Atë ditë e ndjevaveten në “Një copë Shqipërie në udhëtim”…Uroj që ditë të tilla të jenë të shumta e në mbarë hapësirën kuështë ngujuar mërgata shqiptare.

Nafplio, qershor 2006

Page 302: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

302

SHKOLLA QE NUK E NXË MË VENDI

Ata tashmë nuk i merr kati i 8-tënë bulevardin 3 septamvriu18 në sheshin Lavriu...

...Një vit më parë ata kishin një klasë me kompjuterë. Kishinedhe një kthinë të vogël ku rreth një tavoline flitej në greqisht,anglisht dhe shqip, me nxënës të rritur. Kishin edhe një zyrëgoxha të madhe me një akuarium, bibliotekë dhe disa kolltukëe karrige të rehatshme...

...Një vit më pas ka një klasë për kompjuterë, dy klasa përmësimin e gjuhës shqipe dhe gjuhëve të tjera. Zyrën pothuajsee hëngri klasa e re me banka, ku ulen vogëlushë që lëçisingermat e shqipes së bukur, ku këndojnë dhe recitojnë shqip,ku ëndërrojnë dhe mendojnë shqip.

Page 303: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

303

Koha dhe veçanërisht krijimi i dy grupeve që mësojnë tëshkruajnë e lexojnë shqip kërkoi zgjerim ashtu siç kërkonzgjerim një familje që i rriten fëmijët...

...Një vit më parë “nga kati i 8-të” zbritën për tu ulur nëndenjësete dy autobusëveturistikë nxënës që mësoninkompjuterët për të bërë një udhëtim të bukur në Nafplio, përtu ngjitur në kalanë historike, për tu ngujuar për disa sekondanë qelinë ku u mbajt i burgosur heroi i madh i revolucionitgrek, arvanitasi Kollokotroni dhe për të shëtitur nëpër rrugët eqytetit historik mbushur me monumente që të kujtoni Nafplion- kryeqytet dhe parlamentin e saj ku grekët dhe arvanitët ishintë barabartë në numër dhe në trimërinë e treguar gjatë vitevetë lavdisë helene 1821-1828....

...Një vit më vonë “nga kati i 8-të” zbritën për tu ulur nëndenjëset e katër autobusëve turistikë ndër të tjerë edhenxënësit e dy klasave të gjuhës shqipe të shoqëruar ngaprindërit. Rruga këtë radhë i drejtohej Veriut, një ndër vendevetë bukura në natyrë e të pasura në mitologji Delfit...

Shkollën Shqiptare të Athinës nuk e nxënë më as lokaletdhe as autobusët...

DETAJE E UDHËTIMIT

Në ftesën “për një ekskursion njëditor në Delphi “ përveçprogramit jepeshin edhe disa detaje që e bënin secilin udhëtarqë, përpara se të udhëtojë fizikisht, të “fluturojë” shpirtërisht.Atje ishte shënuar se Delfi, pas Akropolit , 180 kilometra largAthinës, është qendra e dytë, më e madhe arkeologjike e Greqisë.

Delfi në kohët e lashta konsiderohej si qendra e botës sëatëhershme, pika ku takoheshin parajsa dhe toka, ku njeriuishte më afër perëndive.

Sipas mitologjisë greke Zeusi i plotfuqishëm dërgoi nëdrejtime të kundërta dy shqiponja të cilat pasi i ranë rreth eqark botës u përplasën pikërisht në këtë vend. Aty ku upërplasën një shkëmb i shkëputur nga mali mori formën e

Page 304: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

304

kërthizës, si tregues i qendrës së universit.Delfi njihet si qendra e Perëndisë Apolon, birit të Zeusit,

mishërimit të disiplinës morale dhe tëkthjelltësisë shpirtërore.Po sipas mitologjisë, ky vend, shumë kohë para se të ishte qendrae Perëndisë Apolon, besohej se ishte qendra e perëndisë së tokësGjea, Themis, Demetër dhe të Poseidonit, mbretit të deteve.

Po sipas mitologjisë Orakulli i Delfit kishte një përvojëspiritualedhe shpirti i Apolonit pyetej dhe këshillonte përprobleme vetjake e shtetërore.

Edhe njerëzit më skeptik, kur ngjiten malit dhe hyjnë nëbotën e lashtë, midis monumenteve dhe mjediseve të qytetit tëmadh të antikitetit, ndjejnë se diçka magjike ndodh në Delfidhe luten që tu plotësohen dëshirat...

I përjetova këto kur së bashku me afro dyqind ekskursionistëtë Shkollës Shqiptare të Athinës u futëm në muzeun e qytetitantik, kur në pikën e vapës u ngjitëm malit në kërkim të“kërthizës së botës”, të “Omphalas” së legjendës, kur ngritakokën për të parë majat e kolonave apo kur pashë më tëguximshmit të ngjiteshin e ngjiteshin “malit” antik për të parëstadiumin e lashtë, gjimnasion, siç i thoshin, ku bëheshin lojëratnë lashtësi. Andrea Petromilo dhe i dashuruari i përjetshëmpas sportit dhe gazetarisë sportive Ramadan Bigza, nuk mundta linin një rast të tillë pa e fiksuar në syrin e aparatit dhe tëshpirtit...

MBRËMJE NË ARAKOVA

Nuk mund të shkosh në Delfi pa kaluar nëpër Arakova.Livadhjanë e vendosur në një shpat mali nën gjelbërim e pyjehalorësh, mund ta lësh mënjanë duke i rënë fushës mes përmes,por Arahovën jo. Nuk ka rrugë tjetër përveç asaj që të futshtrëngueshëm mes shtëpive të vjetra e të reja, të gjitha megurë e me çati, të vendosura në mënyrë të tillë që të kujtojnëBeratin e “një mbi një dritareve” me ndryshimin që këtu tëfikson në kujtesë Arakovën e “një mbi një çative”.

Page 305: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

305

Një qytet në male. Këtë e ndjen nga ajri i freskët por edhenga bimësia. Këtu, rreth e qark, dhe sidomos mbi qytet, nëshkëmbinjtë që ngrihen mbi supet e njeri tjetrit në të përpjetatdrejt majëmaleve, gjelbërojnë arrat. Nuk i ka mbjellë dora enjeriut, i ka mbjellë nëna natyrë. Këtu mungon ulliri, ose mësaktë do të thoja bima e bekuar e Mesdheut përmbajtja në vaje të cilit shkon deri në afër 40 për qind ia ka lënë vendin bimëssë bekuar të maleve përmbajtja në vaj e së cilës shkon në afro70 për qind.

Në mbrëmje, kur Arakovën e përshkruam në tërë diametrine saj më këmbë duke kundruar dyqanet e shumtë ndër të cilëtshquheshin punimet e leshit, qilimat dhe sexhadet, karakteristikëe vendeve malore e blegtorale, duke e ngritur kokën lart, mbipyllin e arrave, nuk e di pse më shkrepi në kokë ta lidh emrinArakova me Arrat, me një emër që në Shqipëri e gjen tëtoponimuar në fshatra e qendra të banuara ku mbizotërojnëmasive arrash. E lidh këtë edhe me faktin se tërë treva që ngaThiva, Livadhjaja e deri këtu popullsia vendase ka rrënjë e degëarvanitase dhe gjuha e blegtorëve vendas, stanet e të cilëve isheh gjatë gjithë rrugës, është gjuha arvanitase.

Arakova është një qendër e njohurturistike, qendër qëveçanërisht në dimër tërheq një numër të madh të dashuruarishpas sporteve dimërore, pas skive ( pikat trajnuese të të cilave isheh kudo ), pas ngjitjeve alpinistike dhe të tjera. Dimri i shkuar,pa dimër e pa dëborë, e ka dëmtuar rëndë biznesin e qytetit,veçanërisht hotelet dhe sistemin tregtar.

Atë që humbi në dimër Arakova përpiqet ta fitojë verës.Lokalet e shumtë, shërbimi cilësor, reliket e ndryshme idetyrojnë kalimtarët që shkojnë e kthehen nga Delfi, të ndalojnëpër një drekë apo darkë, për një kafe apo për një qilim...

MESAZHI I NJË UDHËTIMI

Jemi në Greqi dhe, duam nuk duam, kemi hedhë rrënjë,disa infantile e disa të vërteta, megjithatë rrënjë. Na kërkohet

Page 306: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

306

që të njohim historinë dhe kulturën e vendit ku punojmë dhejetojmë. Është gjë e mirë. Mbi të gjitha kjo sepse mes dykulturave, asaj helene dhe arbre nuk ka kufij ndarës. Atë qësheh në Akropol apo në Delfi, me një kthim koke pas e shehedhe në Butrint, Berat, Durrës, Krujë, Shkodër, Apoloni...Madje, kur dëgjon për Apolonin e Delfit nuk ka se si të mosvraposh me mendje tek Apolonia në bregdetin e Fierit, tekkolonat dhe vlerat e saj në kohë e hapësirë.

Duke udhëtuar në këto vende që flasin me gjuhën e tyrememece për të kaluarën, duke u detyruar të futesh nëngushticën e krijuar drejt kasave për të paguar, si për muzeune mbyllur ku nuk të lënë të bësh fotografi apo në hapësirënarkeologjike, nuk ka se si të të mos vijë keq që në hyrje të Krujës,Beratit apo Gjirokastrës nuk është vënë ndonjë tra e ndonjëkasë për t’i detyruar të huajt që të paguajnë. E njëjta gjë duhetthënë edhe për në qendrat e mëdha arkeologjike: në Butrint,Apoloni, Durrës, etj., etj.

Në muzeune mbyllur dhe në atë në natyrë të Delfitllogariten që çdo vit të kalojnë mbi një milionë turistë, çka dotë thotë se vetëm atje arkëtohen më se dhjetë milionë euro.

Shqipërinë nuk duhet të presim të na e bëjnë të huajt. Ajomban në vetvete vlera të pallogaritshme që e bëjnë atë...

Page 307: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

307

TË CICËROSH NË GJUHËN E NËNËS...

- Në dyvjetorin e Shkollës Shqiptare të Athinës

Cicërima zogjsh!.. Nga ato lloj cicërimash që dalin ngafoleja e jetës, që zgjatin qafën, që hapin gojën, që zgjojnënatyrën.

Ndoshta nuk është një fjalë e gjetur, një fjalë që të mbledhëato emocione që të shkakton ajo lloj cicërime fëmijësh që lidhetme gjuhën e nënës,me fjalën e artëshqipe, atë fjalë qëe ka mbledhë sibleta nektarin lulemë lule, Naimi,Asdreni, PashkoVasa, Migjeni,Fishta...Kadareja,Agolli... Ndoshta...

Megjithatë atozëra fëminorë, herëtë ndrojtur e herëshpërthyes, nëngushtësinë fizike të një shkolle që po bëhet me të vërtetSHKOLLË, sjellin më shumë se gëzim e hare që rrezaton në shpirt.

Është hera e parë që Shkolla Shqiptare e Athinës, krijuardhe drejtuar nga çifti Koka ka kaq gaz e gëzim, ka në mes kaqfëmijë e të rritur.

Page 308: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

308

Shkolla feston përvjetorin e dytë të krijimit të saj ( Sa mirë!Sa bukur! U bëmë edhe në emigracion me përvjetore shkollash!)

Të parin e festoj me nxënës të rritur, me nxënës që uleshinnë sallën me kompjutera bashkëkohorë dhe hynin në një botë tëre, të bukur e të panjohur. E festoi me nxënës që mësonin anglishtdhe greqisht, por edhe me të huaj që mësonin gjuhën shqipe.

Të dytën e festoi me dy klasa me fëmijë që mësojnë tëlexojnë, të shkruajnë e të flasin gjuhën e bukur shqipe...

Kjo ishte edhe e veçanta e këtij përvjetori. Këta ishin edhezogjtë shtegtarë të pranverës 2007.

Kaq shumë njerëz, në tre klasa, në zyrën e Lorenc Kokës,në korridoret e gjatë, në ballkonin e ndërtesës në katin e 8 – tëtë ndërtesës që ngrihet në sheshin Lavriu, disa dhjetëra metralarg qendrës së Omonias. Kaq shumë nuk ishin parë asnjëherë.Ishin fëmijë të vegjël, prindër, të rinj e të reja, ish nxënës tëshkollës për kompjuter e gjuhë angleze. Ishte edhe ambasadorii Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë z. ViliMinarolli dhe të ftuar të tjerë.

Fjala nuk ka forcë ta përshkruaj me tërë ngjyrat çastin. Poashtu edhe thëniet. Po ashtu edhe fotografitë...Megjithatë atatë japin në dorë penelin e imagjinatës për të ecur mes tyre epërpara tyre, kështu që e quaj të arsyeshme t’i përcjell ato ashtusiç i fiksoi diktofoni dhe syri fotografik.

** *

Vili Minarolli, ambasador:Unë jam i bindur se nxënësitdo të dyfishohen e trefishohen. Unë këtyre fëmijëve u urojsuksese. Keni marrë një thesar deri tani. Po kështu do ta marrinedhe shokët e shoqet tuaja. Kjo është një nismë e çiftit Koka embështetur nga intelektualët dhe të gjithë njerëzit e tjerë. Urimee festofshim edhe përvjetorë të tjerë.

Një prind: E gjithë kjo është nder i këtyre të dyve, burrë egrua.

Page 309: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

309

Bisedë me Desantila Topalli, mësuesja e parë e shkollës shqipe

Si ndjehesh sot?Unë ndjehem shumë mirë, ndjehem mes njerëzve për bukuri.Vetëm kaq? Cila është kënaqësia juaj me nxënësit?Kënaqësia ime me nxënësit ështënë radhë të parë se jam

shumë - shumë e kënaqur për nxënësit e regjistruar dhe qëvijnë rregullisht të gjithë, nuk kemi rrjedhje të nxënësve dhemë befason shumë edhe dëshira që kanë ata për të mësuargjuhën shqipe. E kanë me shumë qejf që të mësojnë gjuhënshqipe. Kanë shumë dëshirë edhe të shkruajnë. Tani kanë filluartë shkruajnë me shkronja dore, sepse fillimisht shkruanin meshkronja shtypi.

Bisedë me Anilda Duro, mësuesja e dytë e shkollës shqipe

Anilda! Si e ndjeni veten sot në këtë përvjetor që lidhet meshkollën dhe me profesionin tuaj?

Tepër e lumtur. Jam edhe e gëzuar që arrita më së fundi, pasdhjetë viteve “luftë” në tokën greke, në kuptimin luftë për tëmbijetuar, tani kthehem edhe njëherë në detyrën time të mësueses.

Keni punuar mësuese në Shqipëri?Kam punuar katër vjet, mësuese e klasave të shtata dhe të

teta në gjuhë dhe letërsi shqipe.Sa nxënës ke në klasë?Dhjetë. Së shpejti do të hapet edhe grupi i tretë me dhjetë

të tjerë. Si i përjeton marrëdhëniet me nxënësit?Jam tepër e komunikueshme. Nxënësit në klasë i kam

nxënës, kurse jashtë saj i kam edhe shokë.

Bisedë me z. Lorenc Koka, krijues i Shkollës Shqiptare tëAthinës

Sot është...

Page 310: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

310

Përvjetori i dytë i shkollës.Me pak fjalë a mund ta përshkruani rrugën dyvjeçare?E vërteta është se ndjehem krenarë dhe shumë i emocionuar

sot sepse kujtoj se si e nisëm këtë shkollë për bashkatdhetarët.Në fillim me një klasë me shumë pak kompjutera dhe tani kemikatër klasa ku mësohet për kompjuter, anglisht, greqisht.Gëzimi më i madh ishte sot se kishim njëzet fëmijë, dy grupe tëgjuhës shqipe të cilët recituan, kënduan. Kjo ishte një kënaqësime të vërtetë e madhe për ne. Siç e shikoni, pjesëmarrësit, ishnxënësit dhe të ftuarit, janë të shumtë. Na nderoi edheambasadori me pjesëmarrjen e vet i cili u dhuroi fëmijëve disalibra që të mësojnë gjuhën shqipe.

Cili është synimi për të ardhmen?E ardhmja nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë të paktën me

psikologjinë që mbizotëron. Shumica e prindërve shqiptarë, mostë fshihemi prapa gishtit, nuk duan, nuk kanë dëshirë, pavarësishtse çfarë justifikimesh përdorin, që tu mësojnë fëmijëve gjuhënshqipe. Ne gjuhën shqipe e kemi falas dhe në këtë moment kemivetëm 20 fëmijë kur duhet të ishin dyqind dhe më shumë. Neduhet të kishim problem serioz për vendet se ku ti fusim fëmijët.E vërteta është që nuk kemi sepse kërkesat janë të vogla.

** *

Festa vazhdoi deri vonë. Vazhdoi me një ulje të “nxënësve”të ftuar në bankat e bukura të klasës së gjuhës shqipe, me vizitënnë klasën e kompjuterëve, me prerjen e “pites”, me këngë edolli.

Një festë e bukur që do të mbahet mend. Një festë që ftonqë përvjetorët e tjerë t’i bëjë në auditore më të mëdha e nëklasa që “nuk marrin frymë” nga fëmijë shqiptarë që cicërojnënë gjuhën e nënës.

Athinë,mars 2007

Page 311: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

311

NË 3 VJETORIN E SHKOLLËS SHQIPTARETË ATHINËS

Është gjetur një mjedis i bukur, një mjedis i bardhë sisinonim i bardhësisë së një dite, i një lindjeje, i një vlere tëveçantë të jetës në emigracion. Tre vjet më parë, në shkurt 2005,në bankat e saj, përballë ekraneve të kompjuterëve u ulën djeme vajza, burra e gra, të moshuar dhe fëmijë. U ulën për tëmësuar kompjuterin shqip, në gjuhën e nënës. Qendra ku umblodhën, në një ndërtesë në sheshin Lavriu vetëm dhjetërametra larg rrethit të Omonies, në rrugën “ Triti Semptemvriu“ në katin etetë quhet “ Shkolla Shqiptare e Athinës “. Njëemër kuptimplotë pagëzuar nga njeriu që e deshi dhe e do,mjeku dhe informatiku Lorenc Koka. Pak në distancë (në dukje)këto dy profesione e dashuri të jetës të Lorenc Kokës. Shumëpranë, (jo në dukje ) të shkrira në një, në ëndrrën e ardhme tëLorencit, ëndrrën që shkenca relativisht e re e informatikës tëvihet në shërbim intensiv të shëndetit të njerëzimit...

Diçka kemi shkruar për këto ndaj t’i lëmë në arkivin ekujtesës. Është dita që të zbresim disa shkallë të “To Agrino“në Faliru 100, të ulemi midis bardhësisë së tavolinave, të hedhimvështrimin në skenë ku fëmijët recitojnë vargje nga gjuha jonëe bukur, vargje që i kanë mësuar në Shkollën Shqiptare tëAthinës, në klasat e hapura prej dy vjetësh për të gjithë atafëmijë që duan të mësojnë të lexojnë e shkruajnë shqip. Le tëndalemi më pas tek një grup fëmijësh i cili luan një pjesë nga“E bukura e Liqenit “, pjesë teatrale e duartrokitur për suksesin

Page 312: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

312

e paraqitjes dhe të interpretimit në një festivalgrek për teatrinfëminor...

Më pas, në tingujt e gjallë të muzikës shqiptare dhe tëkëngëtarëve emigrantë, le të kërcejmë në një “ ngjeshje “ nëskenë por edhe në vargje pambarim nëpër sallë, mes tavolinavee duartrokitjeve...

...Kur hyra në fillim mendova se si do të mbushet e tërë kjosallë e madhe. Më pas, kur mes tavolinave u futen karrige tëreja dhe ne u ngjeshëm e u ngjeshëm, mendova se sa e madheështë bërë Shkolla Shqiptare e Athinës.

Në tre vjet jetë, të arrish në këto përmasa, të kesh kaqnjerëz të dalë nga dyert tuaja, të kesh veç klasës së kompjuterëveedhe klasën e anglishtes, edhe klasat e gjuhës shqipe për fëmijë,

Page 313: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

313

edhe veprimtari të tjera si servise dhe shitje kompjuterësh, rrjetekompjuterike, programime, shërbime interneti, lidhje interneti,Web disaign, shërbime për aplikime në ShBA dhe Kanada etj.është me të vërtetë një meritë, një vlerë e madhe, vlerë që lidhetjo vetëm me Lorenc Kokën, por edhe me Orieta Kokën,bashkëshorten dhe bashkëpunëtoren e tij, me të dy familjet,prindërit nga ana e Lorencit dhe Orietës...

...Dikur, në një ekskursion të Shkollës në Delfus, përballëtre autobusëve turistikë të mbushur plot me nxënës të moshavetë ndryshme pata thënë se Shkollën nuk e nxënë më autobusët.Sot, ndërsa meditoj me sytë në sallën e bardhë, them se shkollënnuk e nxënë më sallat. Në katër, pesë, gjashtë...vjetorë asaj dot’i duhet të kërkojë salla të mëdha e më të mëdha, sallastadiumesh. Rritja e saj i ngjan ortekut mbi male që fillon menjë “ top tenisi “ e mbaron me një “ mal të bardhë “.

Është e udhës ta zgjeroj kronikën, të flas për entuziazmindhe gjallërinë e njerëzve, për Lorencin që nuk lë tavolinë patrokitur gotën me pijen e dashurisë dhe të respektit për njerëzit,për lotarinë modeste ku u dhanë katër bursa për mësimin egjuhës angleze, 15 bursa për mësimine kompjuterit, “flasmemorie” e pajisje të veçanta për kompjuterët. Është e udhëstë flas edhe për “Piten” ku dora e pastiçerit Agron Meçaj kashkruar: “ Shkolla shqiptare BestXpert e Athinës. Gëzuar 3vjetorin!”, pjesët e së cilës u ndanë për t’i shijuar të gjithë.

Është e udhës t’i hyjë edhe një studimi statistikor përmoshën e nxënësve të kësaj shkolle, moshë që nuk ka kornizë,moshë që çdo vit vjen e then korniza...

Këto për një tjetër herë. Në një burim ujë kristal nukmbushen grushtet me ujë vetëm një herë...

Athinë, 23 shkurt 2008

Page 314: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

314

NË EPIDAVROS, ME SHKOLLËN DHESHKOLLARËT E ATHINËS

Shënimet e së dielës 22 qershor 2008

Tashmë mund të themi se: Është bërë traditë...Ashtu siç mund të themi se Shkolla Shqiptare e Athinës

ka hedhë rrënjë boshtore, rrënjë që kërkojnë shtresat e thellatë tokës për të shtrirë rrënjë të reja.

Nuk e kam përjetuar “Ditën e parë...” të hapjes së saj. Kampërjetuar ditë të tjera “të para” siç ishte ajo e hapjes së dyklasave që fëmijët e familjeve emigrante të mësojnë të shkruajnëe lexojnë gjuhën e mëmës...

Kam përjetuar (dhe kam shkruar) për tre ekskursionetverore, ekskursione që përkojnë me mbarimin e mësimeve dhefillimin e pushimeve.

I pari ka qenë ai i Nafplios, ngjitja në kështjellën e qytetit prejnga hapet një pamje e mrekullueshme dhe futja në thellësi të

Page 315: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

315

mureve të kalasë, në qelinë ku kishin burgosur strategun e madhtë revolucionit grek të viteve 1823 – 1828 arvanitasin Kolokotroni.Nuk e burgosën turqit...e burgosën “revolucionarët”...

I dyti ka qenë ekskursioni në Delfus, një vend i bukur lartnë male, një vend që sheh pamjet e sotme dhe pamjet e vjetra,mijëra vjet të vjetra...

I treti, më 22 qershor 2008 ishte Epidavrosi, i Riu dhe i Vjetri...Shkolla Shqiptare e Athinës ka formuar kështu një traditë,

një lloj mësimi “në këmbë” të historisë së vendit ku punojmë ejetojmë, të asaj historie që e kemi edhe ne: në Butrint, Apoloni,Berat, Durrës, Rozafë...por që fatkeqësisht është me “kokë nëbaltë”...

Ndoshta do të duhej që pushtetarët tanë të ishin pjesë eekskursionit në vendet historike greke (dhe të vendeve të tjera),të mësonin se si nxirret “koka nga balta” për të parë e vendosurnë piedestale trupin dhe gishtat e këmbëve. Për të parë se si nëkëto vende historike greku, vetëm për të parë amfiteatrin eEpidavrosit të pret biletë kundrejt 6 eurove...

** *

Nga Athina nisemi në mëngjes, pak pasi ka kaluar ora 8.Urën që lidh “dy brigjet” e Peloponezit, urë mbi kanalin enjohur që e ktheu gadishullin në “ishull” më se një shekull mëparë duke shkurtuar rrugët detare drejt Jonit e Adriatikut ekalojmë pa mbushur orën.

Më tej futemi në një peizazh të bukur, peizazh ku sundonkaltërsia e detit me gjelbërimin e ullinjve dhe pishave bregdetare.Diku, kur futemi paksa në thellësi, na e ftoh vështrimin një pyllpishash – skelet nga djegia e një viti më parë.

Në kilometrin 44 Pandit iu fiksua një tabelë, “PsistariaRruga”, çka na bëri të jetojmë faktin se po kalojmë nëpër njëzonë arvanitësh të hershëm, nga ajo lloj race e fortë shqiptareqë edhe sot flet shqipen e hershme, edhe sot guxon dhe ve nëtabelën e lokalit një fjalë shqipe...

Page 316: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

316

...E lëmë në krah të majtë detin dhe marrim një të përpjetë.Të dy autobusët turistikë ngjiten drejt Epidavrosit të Ri, pikaqë verës (po edhe në stinët e tjera) tërheq shumë turistë përshkak të teatrit 2400 vjeçar, teatër në të cilin në korrik fillojnëshfaqjet artistike, luhen opera, drama, tragjedi, jepen koncertetë autorëve klasikë dhe modernë, shfaqje që mbyllen në tetortë çdo viti...

...Unë e kam përjetuar momentin magjik, akustikën epaarritshme që siguron amfiteatri edhe për spektatorin më tëfundit në qoshen më të largët të tij. Kam përjetuar rrezet efundit të diellit mbi shkallët e mermerta...Kam parë Elektrënnë një interpretim të bukur në verën e vitit 2006...

...Sot nuk do të shohim ndonjë shfaqje. Kemi ardhur më herët,jemi “jashtë sezonit”. Sot do të shohim teatrin dhe muzeun...

...Lorenci, drejtuesi i Shkollës Shqiptare të Athinës, bënnjë provë. Hedh mbi “gurin piketë” në qendër të skenës, ngalartësia e trupit, një monedhë për të përjetuar akustikën etingullit...

Këtu fillon “debati”, shuarje e kuriozitetit me pyetjen se sikanë bërë arkitektët e lashtësisë që në këtë vend mes pyllit tëpishave dhe gëlqerorëve të mermertë të krijojnë një akustikëteatrale të tillë që nuk është shuar as pas njëzet e pesë shekujve.Ata që kanë lexuar diçka flasin për njerëz të ditur anonimë qëkishin studiuar paraprakisht gjithçka, deri rrymat ajrore dhefaktorë të tjerë.

...Pas “debatit” vjen një fotografi kolektive, fotografi ulurmbi shkallët e mermerta, shkallë 2500 vjeçare të pa luajturanga vendi ...

...Më të fortit nga gjunjët, më kureshtarët për të parë çdogjë “nga lart”, u ngjiten shkallëve deri në majë. Ngjiten deritek e fundit dhe ulen nën hijen e pishave duke qeshur e iugëzuar çastit...

...Më pas një vizitë në muze, në godinën e mbyllur, fotografi“pa flash” (këtu lejohen ndërsa në muzetë e tjerë nuk lejohenfare) dhe një vizitë në “muzeun e hapur”, në natyrë, midismermerëve e relikeve të lashtësisë...

Page 317: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

317

...Një udhëtim “ i shkurtër”, pak minutash dhe, pranë epranë, nën tingujt e këngëve dhe muzikës shqiptare, ulemi përtë ngritur dolli e për të hequr valle...

...Përsëri në udhëtim, në “zbritje” drejt Epidavrosit tëVjetër. Po pse i thonë “I Vjetër” kur gjithçka që ta sheh syri,shtëpitë e bukura mes gjelbërimit të portokallieve e limonëveme degë të mbushura me fruta të pjekur dhe fruta në pjekjeflasin për gjithçka të re?

Epidavrosi nuk ka vetëm amfiteatrin që pamë ne, ka edhenjë tjetër diku pranë, më i vogël por edhe ai i bukur në pamjedhe më i lashtë në ndërtim...

Epidavrosi quhet i Vjetër sepse lidhet me lashtësinë, mekohën kur në gjirin e tij futeshin anijet romake dhe të vendevetë tjera. Jo si pushtues por si pushues. Mjekët e lashtësisë erekomandonin Epidavrosin për banjat dhe ujin shërues...

...Këtu, sipas dëshirës, ekskursionistë ndahen me porosinëpër të qenë gati për nisje në orën gjashtë e gjysmë...

...Të rinjtë dhe të rejat, me Lorencën në krye shkojnë në“kërkim” të plazhit. Kur u kthyen ishin “të kripur” dhe të qeshur...

Unë, me Pavllon, Pandin dhe disa të tjerë preferuam njëkafe nën flladin e detit dhe gjelbërimin e lulishtes...

** *

...Kthimi ishte me këngën dhe muzikën shqiptare në veshëe në gojë, por edhe me vallen në ngushtësinë e korridorit tëautobusit. Të gjallë dhe të palodhshëm në këngë dhe në valle,çka tërhoqën buzëqeshjen edhe të njerëzve mbi mjetetkalimtare ishin djemtë dhe vajzat e autobusit të dytë...

...Tek ktheheshim mendoja. Sa mirë është kur dikush nambledh e na bën “grusht”, “bashkë”, gjëja më e mirë për tëgjithë shqiptarët, por në veçanti për ne mërgimtarët. Për këtëkemi nevojë. Lorenc Koka dhe Shkolla Shqiptare e Athinës ebën këtë bukur...

Athinë – Epidavros, 22 qershor 2008

Page 318: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

318

NJË URIM DHE NJË SHËNIMNGA KOSOVA

Nuhi Gashi ishte drejtuesi më aktiv, strumbullari i seminaritmbarëkombëtar që u zhvillua nga 20 – 23 korriku në qytetin eDurrësi, seminar në të cilin për herë të parë morën pjesë 18arsimtarë drejtues të kurseve për mësimin e gjuhës shqipe nëtë gjithë hapësirën gjeografike të Greqisë. Nuhiu është punonjësi Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës,ministri e cila mund të themi me plot gojën se ka një traditë tëshkëlqyer në mbështetjen e arsimimit të fëmijëve shqiptarë nëtë gjithë hapësirën evropiane duke i konsideruar shkollat ehapura si shkolla kosovare, si pjesë e pa ndarë e arsimimit nëKosovë.

Nuhiu ndjek me një përgjegjësi profesionale shumë të lartëgjithçka bëhet në këtë drejtim. Prania e mësuesve shqiptarënga Greqia, puna e të cilave u cilësua heroike, siç thekson edhez. Nuhi, “Afirmoi dhe e mbështeti posaçërisht punën eShkollave Shqipe në Greqi dhe Itali - organizime këto të funditqë kërkojnë shumë punë e mund.

Nuhi Gashi përcolli këto ditë, në prag të vitit të ri shkollornjë mesazh në adresë të të gjithë mësuesve të mësimit plotësuestë gjuhës shqipe në të gjithë hapësirën evropiane, përfshirë këtuedhe Greqinë, mesazh të cilin e quajta me vlerë t’ua përcjell tëgjithë mësuesve, nxënësve dhe prindërve të angazhuar nëmësimin e gjuhës shqipe në Greqi.

9LETËRKËMBIME

Page 319: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

319

URIMI!

Kujtoj se, tashmë, pas pushimeve, në shumicën e shteteveka filluar mësimi. Me këtë rast vetëm desha që t’ iu uroj një vittë mbarë shkollor me shumë suksese në punën fisnike dhepatriotike që bëni me fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë. Urime!

Me respekt, Nuhi Gashi, MASHT e Kosovës (Njësia përSHSHMP në diasporë).

SHËNIMI

Muajin e kaluar në Durrës u mbajt Seminari - 2007 memësuesit e SHSHMP në diasporë. Në të morën pjesë 75 mësuese,mësues e veprimtarë të kësaj shkolla nga vende të ndryshme.

I lus gjithë pjesëmarrësit (por edhe të tjerët ) që, me qëllimtë përparimit të tij të mëtejmë, të shprehin mendimin personalpër të.

Për të nxitur vjeljen e opinionit, kujtoj se ky seminar (i tretime radhë) sivjet (një projekt i përbashkët ndërmjet MASH tëShqipërisë dhe MASHT të Kosovës):

* Ishte një kontribut konkret në integrimet shqiptare,* Ishte një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit

ndërmjet MASHT të Kosovës dhe MASH të Shqipërisë,* Thelloi më tej ndërkomunikimin dhe bashkëpunimin

profesional ndërmjet mësuesve në diasporë,* Ofroi nivelin dhe përvojën e përparuar profesionale të

shkollës në Atdhe,* Solli modele e përvoja tjera të suksesshme të organizimit

të SHSHMP në diasporë,* Afirmoi përvoja dhe zgjidhje më funksionale të statusit

të SHSHMP në vende përkatëse,* Afirmoi dhe promovoi botime mjetesh e tekstesh

mësimore e didaktike dhe botime e krijimtari tjetër profesionalee letrare të mësuesve dhe bashkëpunëtorëve të kësaj Shkolle,

* I njohu pjesëmarrësit me një kompetencë elite profesionale

Page 320: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

320

me institucionet kombëtare dhe trashëgiminë kulturoremateriale e shpirtërore kombëtare,

* Krijoi kushte, hapësira e ambiente për një përjetimjashtëzakonisht pozitiv të Atdheut, shumë i nevojshëm përpunën e mëtejme,

* Krijoi lidhje të reja ndërmjet qarqesh shkollore dhekulturore në diasporë dhe Atdhe dhe ndërmjet vetëinstitucioneve të Atdheut,

* Afirmoi dhe e mbështeti posaçërisht punën e ShkollaveShqipe në Greqi dhe Itali - organizime këto të fundit që kërkojnëshumë punë e mund,

* Sensibilizoi edhe më tej institucionet e Atdheut dheopinionin shqiptar për domosdonë e shtimit dhe të thellimit tëpërkujdesjes institucionale-shtetërore ndaj SHSHMP nëdiasporë, si forma më e qëndrueshme e ruajtjes dhe e zhvillimittë identitetit kombëtar të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë,krijimit të bazës së nevojshme kulturore dhe gjuhësore amtarepër integrim në shoqërinë vendore dhe integrim në Atdhe, nërast të kthimit,

* Ofroi garancinë për një qasje kombëtare të integruar ndajSHSHMP në diasporë, ku MËSIMI SHQIP trajtohetinstitucionalisht si i integruar edhe në planin kurrikular dhe tëmjeteve e teksteve themelore mësimore,

* Afirmoi edhe më tej konceptin lëvizës të vendit të mbajtjesdhe të subjekteve tjerë mbështetës të organizimit, i dëshmuarshumë i suksesshëm, duke e projektuar dëshirën që edicionivijues të mbahet në Maqedoni në bashkorganizim me Ministrinëe Arsimit të Maqedonisë,

* U realizua suksesshëm në zërat e tij themelorëprogramorë.

Pra, duke shkruar për të, ndihmoni në përsosjen e tij. Poashtu, ata që kanë fotografuar, për nevoja të bankës sonë të tëdhënave, t’i dërgojnë fotot. Është e garantuar ruajtja eautorësisë së fotografisë.

Page 321: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

321

JEMI NË RRUGË TË MIRË...

Në pamundësi që t’i merrja një intervistë, në përgjigje tëmesazhit që z. Nuhi dërgonte në adresën time elektronike,mesazh të cilin e përcolla më lart si vlerë e ditës por edhe sithirrje për të masivizuar shkollimin shqip të fëmijëve në Greqi,i dërgova disa fotografi nga Seminari dhe falënderimin përmbështetjen që na bën. Nuk vonoi dhe erdhi përgjigja si dhegatishmëria për të qenë i pranishëm me një intervistë ekskluzive.

I nderuari z. Ashiku,Për të gjitha llogaritni në mbështetjen time. Vërtet me erdhi

keq qe s’ arritëm të bisedonim më gjatë, por, e patë edhe ju, sashumë punë kishte. Besoj se jemi në rrugë të mirë. Sa përintervistën atë mund ta bëjmë edhe nga distanca: i përgatisnipyetjet - problemet dhe unë do të përgjigjem.

Ju faleminderit shumë për fotot. Unë kam mbi 100, por dot’ iu dërgoj në ndërkohë.

Gjithë të mirat!Juaji,

Nuhi Gashi

Të nderuara kolege,Të nderuar kolegë,Të nderuar veprimtarë të SHSHMP në diasporë, Në Attach. i keni tabelat përkatëse për të dhënat themelore

të SHSHMP në diasporë për vitin shkollor 2007/2008 si dhe

Page 322: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

322

një model raporti për punën gjatë vitit shkollor 2006/2007, tëcilat shpresoj të mund t’i dërgoni deri më 1 nëntor 2007..

Shpresoj se tashmë është krijuar një raport normalmirëkuptimi dhe ndër respekti dhe përgjigjet do t’i marrë mekohë. Uroj që shqetësimi i njohur ku një pjesë jo e vogël emësueseve dhe mësuesve nuk i dërgojnë fare këto të dhënaapo i vonojnë tepër, realisht të domosdoshme dhe krejtësishtnormale për bankën - arkivin tonë të të dhënave në MASHT tëKosovës, këtë vit shkollor do të jetë një barrë e panevojshmeapo edhe e harruar. Me keqardhje më duhet ta them se ne nukkemi instrument detyrimi, por mbështetemi ekskluzivisht nëndërgjegjen patriotike dhe profesionale të punonjësve tëarsimit. Fundja, shteti fillimisht bëhet së brendshmi, brendavetes.

Gjithë të mirat!

Nuhi Gashi, MASHT e Kosovës (Njësia për SHSHMP në diasporë)

I nderuar z. Nuhi!

Faleminderit për mesazhin që më dërguat. Unë jamAbdurahim Ashiku, gazetar. Në gazetën “Emigranti” që delpër shqiptarët në Greqi kam hapur një faqe të veçantë në tëcilën në çdo numër të saj përcjell përvojën mbarë evropiane tëmësuesve shqiptarë, punën e tyre heroike për arsimimin efëmijëve. Rubrika do të vazhdojë me intervistat e marra nëDurrës edhe dy muaj. Më tej do të vazhdoj me përvoja të rejadhe me probleme të arsimimit të fëmijëve. Me materialet qëkam grumbulluar mendoj që të bëj një libër me një titull të tillë“Rruga drejt gjuhës shqipe”.

Me ju nuk munda me marrë një intervistë. Do të doja qëpërvojën tuaj në adresë të arsimimit të fëmijëve në tërë hapësirënevropiane (por edhe më gjerë) t’ia përcillja lexuesit emigrantdhe ta bëja pjesë të këtij libri.

Page 323: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

323

Po ashtu do të doja që nga ana juaj të më dërgoni edhepraktika të punës në këtë drejtim si dhe ndonjë material tjetërqë e konsideroni të arsyeshëm.

Praktika e Durrësit ishte me të vërtetë e efektshme. Do tëdoja që për mua ajo të jetë “faqja e parë” e një përvojeseminaresh të tjerë në të cilën nuk do të mungoj.

Së bashku me urimet e mija për një vit me bereqet në gjuhënshqipe po ju dërgoj edhe disa fotografi ku jeni i pranishëm ju.

Për çdo gjë mund të komunikojmë me internet, metelefonin 0030 2108695129 me cel. 00306938103747 ose nëadresën: Abdurahim Ashiku, MOSHONISION 39 T,K,11252Athens Greece.

Faleminderit!

Page 324: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

324

I nderuari z. Ashiku,

Për të gjitha llogaritni në mbështetjen time. Vërtet me erdhikeq qe s’ arritëm të bisedonim më gjatë, por, e patë edhe ju, sashumë punë kishte. Besoj se jemi në rrugë të mirë. Sa përintervistën atë mund ta bëjmë edhe nga distanca: i përgatisnipyetjet - problemet dhe unë do të përgjigjem.

Ju faleminderit shumë për fotot. Unë kam mbi 100, por dot’ iu dërgoj në ndërkohë.

Gjithë të mirat!Juaji,

Nuhi Gashi

I nderuar Ashiku, Më besoni ende i kam pyetjet e juaja të intervistës

në tavolinë dhe duket se, më në fund, këto ditë, do të përpiqemt’ iu përgjigjem.

Gjithë të mirat!13 shkurt 2008

Page 325: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

325

RAGIP KÇIKU NË LETRATNGA FINLANDA...

I dashur mik, Abdurahim, tungjatjeta!

Ishte kënaqësi të ishim me juve të gjithëve në Durrësin tonë.Koha kaloi kaq shpejt sa më duket sikur një ëndërr.Vetëm fotot e rastit , tuat dhe të Mimoza Dakos, më kthejnë

në realitet, ishte pra një seminar.Ju falënderoj shumë për intervistën e dërguar dhe për fotot

e bukura.Tani do të të lodh pak me problemet e mia që kisha me t?u

ndarë nga seminari.Ne të tre që jemi në foto me ty, që na e ke ruajtur me kujdes,

e morëm një udhëtim nëpër Shqipërinë e Jugut, shkaqet do t'ilexosh në udhë përshkrimin që e ka bërë miku ynë tani ipërbashkët, Sylejman Salihu, ai ariani që duket në mes mejedhe Sylës tjetër.

Me t'u ndarë nga Pogradeci, në Qafëthanë, vërejta selibrezën e veturës ma kishin "marrë", vjedhur policia kufitaree Muriqanit!!!

Mezi hyra në Maqedoni, pasi u ktheva dhe bëra njëdenoncim në polici, përmes një mikut tim që kam në Librazhd,për këtë do te të shkruaj më gjerësisht, besoj të nevojitet përEmigrantin, mendoj se do të dalë një shënim që do të ketërëndësi për gazetat e Shqipërisë.

Një abetare e kisha për botim dhe me të arritur në Prishtinë

Page 326: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

326

pas dy ditë pushimi, ishte e hëna e parë, e dërgova librin përt'ia dhënë korrigjimin e fundit gjuhësor dhe për ta futur nëbotim.

Pasi u çlodhëm në një kafene, në Prishtinë, kur dolëm, makishin thyer xhamin e makinës, e kishin marrë kompjuterinlap-top me të gjitha të dhënat, edhe me abetaren!!!

Nuk u mërzita për abetaren sa për shënime e tjera që nuki kisha të dyfishuara, më humbën shumë projekte, fajet kësajhere i kam vetë se u bëra sylesh dhe mendoja se jam nëSkandinavi.

Më kishin marrë tani edhe patentën e shoferit, lejen përngarjen e makinës.

Merreni me mend miku im si të kalohen shtatë shtete paleje ngarjeje dhe pa librezë makine! Nuk dua ta zgjas më mekëto përshkrime por disi ia arrita, ende nuk jam i qetë, po,duhet punuar.

Nga Sylejman Salihu keni të fala dhe e keni lejen për tabotuar këtë udhë përshkrim të tij po patët interes, një shënimme titullin " Shqipëri ne të duam ", që do të jetë me përmasa tëte gjithë migracionit shqipfolës dhe vendet jashtë kufijve tëShqipërisë.

Përshëndetje të gjithë aktivistëve të gjuhës shqipe në Greqi!Të përqafoj vëllazërisht!Ragipi, 9 shtator 2007

Ky udhë përshkrim është i sc. Mr. Sylejman Salihu, mësues i gjuhësshqipe në Gjermani.

I dashur Abdurahim, tungjatjeta!

Po iu shkruaj se mjaft prita të më shkruani.Duke u bazuar në thënien "unë mbret e ti mbret, gomarit

ujë kush i jep?" unë e zbuta zemërimin.Pak shaka i dashur.Me dëshirë të jeni mirë në përgjithësi me familje po ju

Page 327: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

327

lajmëroj se edhe ne jemi mirë.Pushimin e vjeshtës e përfunduam dje, sot isha në mësim

pas 10 ditësh.Për një shënim që iu kam premtuar për "Emigrantin", po

ua dërgoj tani. Po patët interes botojeni.Po e botuat, ju lutem më njoftoni.Ju përshëndes me shpresë se do të takohemi ashtu të

bashkuar, të gëzojmë ndonjëherë.Ragipi

Gëzohem për lidhjen!

Gëzohem për lidhjen që kemi tani të rregullt!Faleminderit për të gjitha që më keni shkruar. Sylës ia

dërgova gjithë shënimin tuaj.Besoj se do të gëzohet.Ai e ka botuar edhe një shënim për seminarin në

SHKËNDIJA, të cilin do t?ua dërgoj tani.Më nderoni fort për botimin e rrëfimit tim që më bëni!Por unë e kam edhe një paragraf të cilin nuk e kam

plotësuar krejt ne fund. Unë iu kthehem herë pas hereshënimeve të mija dhe kjo kishte qenë në hard disk.

Po nuk e keni botuar, ju lutem botojeni këtë variantin efundit, ka nja 5-6 rreshta më shumë.

Ne Revistën e mësuesve do të botohet shënimi im PLAN -PROGRAMET E NGRIRA TA "DIASPORËS". Kur të botohetua dërgoj. Kam shënime me këtë temë të dhimbshme si Atdheu,Diaspora A-FRIKA, TË JESH SERB, TË JESH SHQIPTAR ETJ.Besoj se do të njoftoheni për të gjitha.

Mbeç me shëndet!ps: Shkëndija, nuk mund të lexohet po nuk e patët të

regjistruar programin adobe reader!

Ragipi, 30 tetor 2007

Page 328: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

328

I dashur Ragip!

Nuk të kam harruar dhe nuk do të harroj kurrë. Çdo ditëkur hap kompjuterin shoh fotografitë dhe ndjej mall. Shkrimii bukur i Sylejmanit është botuar. Po e përcjell për botim edheshkrimin tuaj. Unë kam bërë gati për botim të gjitha intervistatdhe përvojën e Durrësit. Në mes tyre do të jetë edhe tregimi qëmë përcollët ju, një përshkrim shumë emocionues i asaj që nadhemb më shumë se çdo gjë në jetë. Nuk e di se kur do ta botojlibrin për arsye sepse mundësitë e mija financiare janë shumëtë ulëta, luftoj për mbijetesën e ditës. Megjithatë deri nëseminarin e ardhshëm çdo gjë do të jetë gati.

Ju përqafoj me mall. Përcillua të falat e mija të gjithënjerëzve që më njohin e që ju duan. Ndoshta ndonjëherë do tasjellë fati të vij në vendet Nordike, vende të cilat më ngacmojnëme vlerat e mëdha njerëzore që përcjellin.

Unë nuk e kam ndërruar emrin me ndonjë emër grek. JamAbdurahim Ashiku që kam qenë në të gjitha dokumentet. Shokëtmë thërresin Duro, siç më thërrisnin në Shqipëri Duro dhe Him.

I dashur Him!

Po ta dërgoj këtë artikull të botuar në Shekullin.Nuk e di a është fjala për EMIGRANTIN apo për ndonjë tjetër.Pavarësisht asaj, për një gazetë shqipe unë e quaj shkrim i

shpirtit të falur.Për shpirtrat e shitur dhe të falur, unë kam një dallim.

Nderim të madh iu jap shpirtrave të shitur se atyre të shiturve.Shkaku është se shpirtrat e shitur e bëjnë për një qëllim,

përfitim të ndonjë gjëje. Shpirtrat e falur janë vetëm të falur.Ata janë njerëz ose shqiptarë nga instinkti por në logjikë nukndryshojnë nga gjallesat me katër këmbë.

Me respekt!Kohët e fundit shtypit shqiptarë këtu në Greqi iu shtua një

tjetër gazete në gjuhën shqipe. Këtu nuk ka asgjë për t'u

Page 329: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

329

shqetësuar, bile ky veprim duhet përshëndetur. Por problemipër të cilin po ju shkruaj i nderuar Shekulli është tek disa shkrimetë kësaj gazete të re që botohet në Greqi. Në numrin e fundit, nënjë artikull mbi Janinën ka deformime të shumë emrave, kumbiemri i Gjin Bue Shpatës, bëhet Bua Spata; i Pjetër Loshës,bëhet Liosa, i Robert Guiskardit, bëhet Guiskardhu.. Dhe më tej,në këtë artikull lexojmë: Duka Orsin pas vdekjes së StefanoDushanit përpiqet të ndërpresë dyndjen e shqiptarëve në Epir,duke luftuar e sjellë prapa grekët e dëbuar (!!!); Më tej: " Përplasjame shqiptaret dhe konkurrenca midis shtëpive të sundimtarëvetë Epirit, nuk lejoi krijimin e një fronti antiturk grek (!!!). Dua t'ukthej një përgjigje zotërinjve të kësaj gazete: Ne shqiptarët, nukkemi nevojë për lajka e lule që të na ndryshoni historinë. Zotërinj,jeni treguar shumë të ulët!

3 nëntor 2007Ragipi

I dashur Ragip!

Kujtoj me mall ditët e Durrësit. Po ju dërgoj intervistën meju të botuar në gazetën "Emigranti" si dhe disa fotografi midistë tjerave edhe atë që dolëm bashkë natën e fundit. Uroj qëZoti të japë ymër për një seminar në Finlandë, duke na dhënëmundësi takimi e forcimi miqësie.

Abdurahim AshikuGazetar në Greqi

Athinë, 3 shtator 2007I dashur Ragip!

GËZUAR KOSOVËN E PAVARUR!Ju uroj shëndet e gjitha të mirat. Po ju dërgoj vëllimin e

parë të përmbledhjes publicistike "Njerëz që i dua.Përshëndetje

A. Ashiku22 shkurt 2008

Page 330: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

330

NJERIUT QË E DUA

I dashur Him tungjatjeta!Po iu shkruaj pak me vonesë, por megjithatë unë shkruaj

më shpesh se ju.Ju faleminderit për urimin që ma dërguat me rastin e

Pavarësisë së Kosovës!Urime paç njëkohësisht ju uroj edhe juve për këtë gëzim

që keni pasur pa as një dyshim.Kisha edhe një gëzim që ma kishit dërguar librin tuaj të

botuar "NJERËZ QË I DUA".Tani e kam lexuar dhe lirshëm ju UROJ për këto shkrime

shumë origjinale.Një rrëfim i stilit ashikian.Unë kam lexuar edhe artikuj tuaj në një gazetë lokale të

Dibrës, më duket Radika, nuk jam i sigurt.Sidoqoftë, edhe njëherë uroj që t’i hidhni në letër të gjitha

përjetimet si emigrant.P.S. A jeni njoftuar për seminarin nga Ministria e

Shqipërisë?Po iu njoftoj se seminari sipas MASHT - it të Kosovës do të

mbahet me 23 - 25 korrik, në Strugë ose në Pejë, varet se sivendoset, por për t'u mbajtur mbahet.

Nëse nuk keni njoftime, besoj se duhet t’i drejtoheniMinistrisë së Shqipërisë së bashku me aktivistët e gjuhës nëGreqi dhe të dihet kush vendosë të vijë e kush në mënyrë që tërregullohen pushimet sipas kalendarit.

Këtë e shkrova duke pasur gjithherë atë frikën se shtetiynë Shqipëria nuk është aq i brengosur për gjuhën shqipe nëdiasporë, prandaj edhe mund të mos ju lajmërojnë fare.

Iu përshëndes vëllazërisht!Ragipi

27 prill 2008

Page 331: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

331

I NDERUARI ABDURAHIM!

Në adresën Tuaj ka arritur një shkrim i imi postuar ngaRagipi, miku im nga Finlanda. Mësova se qenka botuar dhepër këtë ju falënderoj miqësisht.

Më vjen keq që gazetën “Emigranti” nuk mund ta marrimnë Gjermani, por shpresoj që ndonjë numër do të mund të najepni në verën e ardhme në seminar.

Unë ju përgëzoj për veprimtarinë tuaj profesionale dheatdhetare që bëni me “Emigrantin”, mbase diaspora jonë nëGreqi ka shumë nevojë për të.

Përshëndetje dhe suksese!

Sylejman Salihu, Gjermani

Page 332: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

332

I NDERUARI ABDURAHIM!

Me letrën më informuat për gjëra me vlerë. Të faleminderitpër përgjigjen aq të menjëhershme.

Më erdhi mirë lidhur më përpjekjet e mësuesve dheaktivistëve në të mirën e mësimit shqip.

Kombi ynë do të ishte harruar në histori po të mos kishimgjakun e aksionit kur e lyp nevoja. Kjo po vërtetohet edhe sot.

Sa për Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare nuk kamliteraturë dhe nuk di shumë. I kam shkruar dhe një shoku nëSuedi (Raif Mehmeti), i cili është mësues dhe aktivist që të mëinformoi nëse di gjë. Akoma nuk kam marr shkresë nga ai. Mëerdhi mirë që jeni i gatshëm për botim të një libri, por më erdhikeq që nuk keni përkrahje materiale.

Unë do t’u përkrah pak me 100 Euro kur të takohemi neShqipëri apo në seminarin e ardhshëm. (Dërgimi përmes postesdhe bankës po kushton gati 30% nga shuma).

Tani kemi filluar mësimin intensiv. Këtu në Austri ka njëpërkrahje nga organet vendore për mësimin e gjuhës amtare.

Vjena është qendër e madhe kulture andaj edhe përshqiptaret ka bukur shumë materiale historike etj. Siç e dinishpata dhe përkrenarja e të madhit Gjergj Kastrioti, vepra eAleksandër Moisiut, Karl Gegës etj.

Pra, kemi me çka t’u tregojmë të tjerëve se shqiptarët janësikur popujt tjerë ndoshta edhe më të zgjuar.

Page 333: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

333

Do përpiqem t’i dërgoj disa foto nga jeta shkollore nëVjenë.

Të gjitha të mirat ju dhe rrethit tuaj.Nga: Hazir Mehmeti, mësues - Vjenë

NJË MESAZH URIMI NGA VJENA

I nderuari z. Abdurahim!Pas një kohe të kaluar në vendlindje po ju lajmërohem me

dëshirën që të jeni mirë Ju dhe familja e juaj.Tani kemi mbrri në Vjenë ku kemi filluar mësimin. Fillimi

ishte i ngatërruar me përpilimin e orarit dhe nuk lente kohë tëlirë. E hetoj se kemi pushuar mirë psiqikisht në vendlindje.

Në veçanti me vlerë ishte takimi ynë në Durrës. Njohja menjëri-tjetrin dhe me përvojën e mësimdhënies në vendetpërkatëse kanë vlerë në praktikën e mëtejme. Përmes Jush duat‘i përshëndes kolegët e mi në rrethin tuaj të cilët veprojnë simësimdhënës. Më habiti aktiviteti i mësuesve/ve dheaktivistëve patriotë për ta mbjellë gjuhën e shenjtë shqipe tekfëmijët tanë në Greqi. Prej tyre mësuam shumë gjëra merëndësi.

Edhe ju Journalistët mund dhe keni ndikim të madh nëopinion duke e prezantuar punën tonë dhe rëndësinë e tëmësuarit shqip.

Besoj se ky shkrim do të jetë nisje në shkrimet tona në tëardhmen.

Të gjitha të miratNga: Hazir Mehmeti, mësues në Vjenë

Austri, 15 SHTATOR 2007

Page 334: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

334

MARINELA DHE ARTEMIS DURIJU FTOJNË...

Gëzohem për lidhjenDuke marrë shkas nga Seminari kombëtar i mësimit

plotësues gjuhës shqipe në Durrës (Shqipëri) 23-25 Korrik 2007,ftoj të gjithë prindërit shqiptarë me fëmijët e tyre këtu në Korinttë na mbështesin në zhvillimin e mësimit shqip.

Unë dhe bashkëshorti im Artemis Duri jemi njohës dhefolës të mirë të shqipes. Mësimi do të jepet falas për nxënësit.Ajo që ne kërkojmë është pjesëmarrja, mbi të gjitha të na jepetmundësia e një ore dëgjimi në shqip. Jam e sigurt që do të kemisukses. Siç e kuptoni nuk nisemi nga fitimi, përkundrazi ështëshqetësimi qytetar, sepse në pak vite vihet re humbje e pjesshmee shqipes së folur. Pjesa dërrmuese e fëmijëve tanë nuk flasinshqip. Për arsye të ndryshme shumë prindër u detyruan t’uflasin greqisht fëmijëve. Me kalimin e viteve iu bë refleks dhesë fundi “Nuk bëjmë dot ndryshe - kjo është zgjedhja jonë “ -deklarojnë disa prindër.

Megjithatë, po të citoja disa nga vargjet e GJERGJ FISHTËS,sigurisht që do të prekeshin:

PRA, MALLKUE NJAI BIR SHQYPTARI,QI KËTË GJUHË TË PERËNDISË,TRASHIGIM, QE NA LA I PARI,TRASHIGIM S’IA LEN AI FMIS...

Për më tepër kur dëgjojmë se Albanologë nga vende të

Page 335: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

335

ndryshme si John Tuhman - suedez, Silvia Bolldhalder -zvicerane, Kosta Mici - grek, njohin gjuhën shqipe më mirë sene shqiptarët, duhet të nxitemi ta mbajmë gjalle atë.

Gjithashtu, fakti që arvanitasit kanë mbajtur gjuhën gjallëpër 500 vjet me radhë duhet të na bëjë të ndërgjegjësohemipër origjinën tonë, të bindim fëmijët për vlerat e shqipes;mirësinë, ëmbëlsinë, pasurinë e saj. Kemi alfabetin më të pasurnga gjuhët indoevropiane (36 shkronja dhe tinguj), ndaj dhemund të shqiptojmë pastër gjuhë të ndryshme. Kush më mirëse shqiptarët nga të huajt flasin gjuhën greke? Duhet të jemikrenarë për origjinën dhe gjuhën tonë. Dëshira ime për tëardhmen është të dëgjoj shqiptarët të flasin shqip ndërmjettyre.

Sa për zhvillimin e mësimit të gjuhës shqipe jemi lidhurme specialiste të gjuhës shqipe ne Evropë, që këtu e 20 vjet meparë, bëjnë këtë gjë. Mbi të gjitha programi unik i miratuarnga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në Shqipëri është ikompletuar në mënyrë të tillë për një mësim të mirëfilltë nëgjuhën shqipe.

Edhe një herë ju kërkojmë të na përkrahni në përpjekjentonë.

Me respekt Marinela dhe Artemis Duri.Korinth, 26 gusht 2007

Page 336: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

336

SAMI FRASHERI

SHQIPTARËT GJITHNJË PËR BOTËN,E KURRË PËR VETËHE

Shqiptarëtë gjithmonë janë vrar’ e përpjekurë e kanëcpërkaturë të tërë faqen’ e dheut me gjakt të tyre; po nga gjakui Shqipëtarëvet të tjerë kanë fituarë, Shqipëria s’ka parë nonjëtë mirë. Shumë shqiptarë janë çquarë e kanë treguarë vetëhenënë dituri e në të tjerë gjërëra; po me këta të tjerë mburenë e joShqipëtarët’ e Shqipëria.

Me Pyrron’ e me Aleksandrinë mburenë Grekëritë e i quajnëGrekër, Maqedonasitë, që me trimërit e tyre muarrë gjithë botënënë pakë kohë nuk i suallë nonjë të mirë Shqipërisë, po Grekëritë,që ‘ishinë armikët’ e tyre, u ranë pas e i rrethuan, edhe këta fituanënga gjaku që derdhë ata. Se Maqedonasitë përndanë nëpër gjithëvendet, që muarrë, gjuhën e qytetërin’ e Grekët e jo të tyren; q’ishshqipja. E shum’ e botësë edhe sot Maqedonasitë i zënë për Grekër.Vërtet, të mos ishin Maqedonasitë gjuha e Greqet e qyetëri’ e tyredo të mos kish marrë dot kurrë këtë bujë, që ka sot, edhe mbasedo të kish humbur’ e t’ish harruarë fare; se shkoll’ e Aleksandrisëedhe të diguritë që arrinë n’Egjyptë në kohët të Ptolemenjet, ebënë gjuhën e qytetërin’ e Greqet të përndahetë e të dëgjohetë megjith’ anët të dheut. Ptolemenjtë, q’ishin fjeshtë Shqipëtarët ngaÇamëria e gjithë Maqedonasitë lanë gjuhën’ e tyre, shqipenë, menj’anë të haruarë e të paditurë e vunë përpara greqishten, gjuhën’e Dhimosthenit, që ka folurë aqë kuntrë Maqedonaset.

10RILINDËSIT E SHQIPES

Page 337: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

337

Pas grekëvet erdhë Romanëtë; edhe këta fituan shumë ngaShipëtarëtë: trimëri’ e Shqipëtarëvet e mendj’e tyre shërbentemburjen’ e Romanëvet e jo të tyren. Shumë njerës trima e të diturëkan’ arriturë edhe në kohët të këtyre në mest të Shqipëtarëvet, pobota i ka njohur si Romanë e jo si Shqipëtarë.

Pas Romanëvet u erth radha Tyrqet. Shqiptarëtë dukepërzjerë me Tyrqitë, kanë marrë anë në gjithë luftërat, që bëninëe që fitonin këta kuntrë gjithë botësë; edhe më të madhe nëtrimëri e më të miratë punëra i bëninë Shqipëtarëtë, po emëninëe kishinë Tyrqitë, edhe gjithë bota i dinte Tyrq e njeri s’njihte siShqipëtarë. Më të mbëdhenjt’ e më të mirët’ e Vezirëvet tëTyrqisë ishin Shqipëtarë, si Sinan-Pasha që ka marrë Jemenë eka shpënë fjamurin’ e Tyrqisë gjer në detet t’Indisë, si Qyprilinjtëq’e kanë shpëtuarë mbretërin’ e Tyrqisë nga një rezik të mathe e forcuan aqë këtë mbretëri, sa van’ e rrethuan Vjenënë. Edheshumë të tjerë njerës të mbëdhenj e burra tirma kan’ ardhurë,prej të cilëve Tyrqia ka fituarë shumë, po Shqipëria aspakë.

Në kohërat e pastajme Shqipëtarëtë myslimanë kanë punuarëe janë vrarë për Tyrqitë e Shqipëtarëtë e krishtenë për Grektë, përkëta dy kombe të cilëtë as njëri as tjatri s’ua dinë të mirënë e ja uçpërblejnë me të keqe duke përpjekurë për humbjen’ e kombitshqiptar. Boçari, Xhjavella, Miauli e të tjerë më të shumët’ etrimave, që janë përpjekurë për ngjalljen’ e për dlirin’ e Greqisë,kanë qenë fjeshtë Shqipëtarë e jo fare Grek; po nga trimëri’ e tyreka fituarë shumë Greqia e jo fare Shqipëria. Në syt e botësë lëftoninëGreqtë e Tyrqitë, po në të vërtetët luftonin Shqiptarët’ e krishtenëme Shqiptarëtë myslimanë. Kur muntnin’ ata, fitonte Greqia; kurmuntninë këta, fitonte Tyrqia; po gjaku që derdhesh nga të dyanëtë, ish gjak Shqipëtari. Shqipëtarëtë vritenë vëlla me vëlla, tëtjerë fitojnë...Shqipëtari e ka derdhurë gjithnjë gjaknë pa kursim,po e ka derdhurë kot; kurrë Shqipëria s’ka fituarë nga gjaku iShqipëtarëvet: gjithnjë të huaj edhe armikë të Shqipërisë kanëfituarë nga ay gjak i vjejturë e i derhdurë pa mendim!

Jo vetëm me kordhë e me gjak, po edhe me pëndë e me mëntShqipëtarëtë kanë shërbëtuarë gjithënjë të huajtë. Me të mos

Page 338: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

338

shkruarë gjuhën’ e tyre janë shtrënguarë të shkruajnë greqisht,llatinisht, shqahisht, tyrqisht a arabisht; edhe me emënit të tyremburenë të zott e këtyre gjuhëve e Shqipëtarëtë pandehenë t’egër’e të paditurë, gjith’ i qeshinë duke thënë se ja u ka ngrënë buallicalivrën’ e tyre. Po Aristoteli, m’i madh i filosofëve të Greqisë sëvjetërë, ishte maqedonas, do-me-thënë Shqiptar e jo grek. Vërtetnë Stagjyrë, tek kalindurë ishin edhe ca Greq t’ardhurë, po fytyr’e Aristotelit, që shohim n’agalmët të ti edhe gjuha greqisht, q’e kashkruarë të përtuarë e jo aqë të drejtë si dhe miqësia, që kish meFilipnë, anëmikn’ e Greqet, e të tjera shenja tregojnë se ky filozofi math nuk ish lindurë prej nonjëj nga Greqia, që kishin ardhurnë Stagjyrë, po prej një stagjyraku vëndës e ish maqedonas, do-me-thënë Shqipëtar i thjeshtë.

Në kohët të Tyrqet kan’ ardhurë shumë Shqipëtarët tëditurë, që kanë shkruar livra e vjersha turqisht a arabisht. Vetëmvjershëtarëtë shqipëtarë, që kanë shkruarë vjersha turqisht janëaqë të shumtë sa emënat e tyre mundt të mbushinë një livrë tëtërë. Jahja-Beu, q’është një nga më të mbëdhenjt’ e nga më tëdëgjuarëtë e vjershëtarëvet tyrq, është shqiptar.

Shqipëtarët e kanë tregua gjithë jetënë që janë të zottë edheme kordhë edhe me pëndë, edhe me trimëri, edhe me mënt eme dituri, e Shqipëria ka nxjerrë shumë njerës të çquar’ e menam të math, po nonjë nga ta s’ka punuarë për Shqipërit’ ecila ka mbeturë gjithënjë e varfërë e e padëgjuarë, e me djemt’e saj mburenë të tjerë vende e të tjerë kombe.

Është ndodhurë një shqiptar i zoti të ngjallnjë Ejgyptënë etë bënjë prej këti vendi të humbur’ e të prishurë, si ish atëherë,një vënt të pasur e të ndrituarë, si është sot. Një Mehmet-Ali,shqsipëtar i pamësuarë u ndoth i zoti të shpëtonjë kështu njëvënt të huaj e të largë, po kurrë një shqipëtar s’është ndodhurët’i bënjë Shqipërisë një të mirë të këtillë.

P’andaj duke mbaruarë këtë fjalë, themi prapë mehidhërim zëmre që: Shqipëtarëtë kanë punuarë gjithëmonë përbotënë e jo kurrë për vetëhe. Vetëm një Skënderbe ka punuarë,në kohërat e shkuara për Shqipërinë e vetëm ay është me tëvërtetë mburje për Shqipërinë.

Page 339: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

339

FAIK KONICA

MALLI I ATDHEUT(prozë)

Kur vete njeriu, i lirë e i vetëm, larg atdheut - viset e reja,ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra qëvihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë zemrëne të bëjnë jo të harosh Shqipërinë, po të mos të veje tek ajo aqdendur mendja. Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime,gazi shuhet pak nga pak. S‘di ç‘të mungon, s‘di se ç‘të duhet.

Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën; e, pikë së pari here-here, mbastaj me dendur e me në fund shpesh e pothuaj kurdoe kudo, kujtimi i prindërve, i miqve e shokëve, kujtimi i dheutku u lindëm e u rritëm, ku qajtem foshnja e ku lozëm djelm,kujtimi i atyre maleve larg të cilëve nuk rron dot mire njëshqiptar, kujtimi i kombit, që, me gjithë ca të liga që ka, ështëkombi ynë, e me tepër kujtimi e dëshira e etja e gjuhës sonë tashtrëngojnë e ta dërrmojnë me te vërtetë zemrën. Ah, malli iShqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall e dashuri eshenjtë, kush është ai shqiptar që s‘e ka pasur në dhe të huaj!Duhet të jeshe jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuarse ç‘forcë e ç‘bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri!Ajo më e zbrazura letër, ajo fjala me e vogël, na sjell, kur vjennga Shqipëria, një gaz të parrëfyeshëm, se na sjell si një copëtë atdheut...

Page 340: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

340

NAIM FRASHËRI

GJUHA JONË

Vëllezër shqipëtarë!Të prekim urtësinë,Të zëm’ udhën e mbarë,Të ngjallim Shqipërinë.Shqipëria ka qënëEdhe po do të jetë,Po sot në ditët tënëTë metë të mos ketë.E ka nderuar zotiGjithënjë Shqipërinë,Ish fort mirë qëmoti,Do bëhet dhe taninë.Sa ishte trimëriaN’atë kohë të vjetrë,Kish emrë Shqipëria,Sa s’kish nonjë vënt tjetrë.Sa burra kordhëtarëKa nxjerrë ShqipëriaMë pastaj e më parë,Q’i shkruan istoria!Ajo ish koh’ e zjarrtëDhe kish mundime tepër,Po sot pëndë dhe kartëNa duhet, nukë tjetër.

Page 341: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

341

O burra, shqipëtarë,Të marrim dituritë,Se s’është koh’e parë,Tani lipsetë dritë.Të shkruajm’ gjuhën tënë,Kombinë ta ndritojmë,Gjithë ç’është e ç’ka qënëNgadalëzë ta msojmë.pa shihni ç’gjuh’ e mirë!Sa shije ka e hije,ç’e bukur’edh’e lirë,Si gjuhë perëndie.Shum’e bardhë kjo ditëPër gjithë shqipëtarët,Do na sjellë një dritë,Që s’e kishin të parët.Kjo dritë do na bjerëTë gjitha mirësitëDhe gjithë do t’i ngrerëDëmet e marrëzitë.Si lum kush zë të mbjellë,Lum kush vë këtë pemë!Se kjo ka për të pjellë,S’mbulohetë me remë

Page 342: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

342

ASDRENI

HIMNI I FLAMURIT

Rreth flamurit të përbashkuar,Me një dëshirë me një qëllim,Të gjithë Atij duke u betuar,Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet,Që është lindur tradhëtor,Kush është burrë nuk frikohet,Po vdes, po vdes si një Dëshmor.

Në dorë armët do ti mbajmë,Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,Të drejtat tona ne s’i ndajmë,Këtu armiqtë s’kanë vend.

Se Zoti vet e tha me gojë,Që kombe shuhen përmbi dhè,Po Shqipëria do të rrojë,Për të, për të luftojmë ne.

Page 343: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

343

GJERGJ FISHTA

GJUHA SHQYPE

Porsi kanga e zogut t’verës,qi vallzon n’blerim të prillit;porsi i ambli flladi i erës,qi lmon gjit e drandofillit;porsi vala e bregut t’detit,porsi gjâma e rrfès zhgjetare,porsi ushtima e nji tërmetit,ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,porsi gjumi m’nji kërthi,porsi drita plot uzdajë,porsi gazi i pamashtri;edhè ndihet tue kumbue;porsi fleta e Kerubinit,ka’i bien qiellvet tue flutruen’t’zjarrtat valle t’amëshimit.Pra, mallkue njai bir Shqyptari,qi këtë gjuhë të Perëndis’,trashigim, që na la i Pari,trashigim s’ia len ai fmis;edhe atij iu thaftë, po, goja,që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,flet e t’veten e lèn mbas dore.Në gjuhë shqype nanat tona

Page 344: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

344

qi prej djepit na kanë thânun,se asht një Zot, qi do ta dona;njatë, qi jetën na ka dhânun;edhe shqyp na thanë se Zotipër shqyptarë Shqypninë e fali,se sa t’enden stina e moti,do ta gzojn kta djalë mbas djali.Shqyp na vete, po pik’ mâ para,n’agim t’jetës kur kemi shkue,tue ndjekë flutra nëpër ara,shqyp mâ s’pari kemi kndue:kemi kndue, po armët besnike,qi flakue kanë n’dorë t’shqyptarëvet,kah kanë dekë kta për dhè të’t’Parvet.Në këtë gjuhë edhe njai Leka,qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xûni,në këtë gjuhë edhe Kastriotau pat folë njatyne ushtrive,qi sa t’drisë e diellit rrota,kanë me kênë ndera e trimnive.Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini,gegë e toskë, malci e qyteta,gjuhën t’uej kurr mos ta lini,mos ta lini sa t’jetë jeta,por për tê gjithmonë punoni;pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,fisi juej, vendi e zakonikanë me u mbajtë larg kambës s’huej,Nper gjuhë shqype bota mbarëka me ju njohtë se ç’fis ju kini,ka me ju njohtë për shqyptarë;trimi n’za, sikurse jini.Prandaj, pra, n’e doni fisin,mali, bregu edhe Malcijaprej njaj goje sod t’brohrisim:Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!

Page 345: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

345

ASDRENI

SA TË DUA, O SHQIPËRI

Sa të dua, o Shqipëri,sa me mall ndiej e sa dëshirë,për ty gaz e dashurimu në zemër më ka mbirë!Se për mua, o Atdhè,je një lule aq e vyer,sa nuk gjendet përmbi dhèshpirtin tim për të ushqyer

Page 346: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

346

NDRE MJEDA

GJUHA SHQYPE

Përmbi za që lshon bylbyli,gjuha shqipe m’shungullon;përmbi er’ që jep zymbyli,pa da zemren ma ngushllon.

Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera,ku e shkoj jetën tash sa mot,veç për ty m’rreh zemra e mjerae prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,jan’ të bukra me themelpor prap’ kjo, si diell pa hije,për mue t’tanave iu del.................................

Ku n’breg t’Cemit rritet trimime zbardh, Shqipe, zanin tand,e ku Drinit a burimiqë shpërndahet kand e kand.

Geg’ e tosk’, malsi, jalliajan’ nji komb, m’u da, s’duron;

Page 347: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

347

fund e maj’ nji a Shqipniae nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon.

Qoftë mallkue kush qet ngatrrimendër kto vllazën shoq me shoq,kush e dan me flak’ e shkrimeçka natyra vet’ përpoq.

Por me gjuhë kaq t’moçme e mjerasi nj’bij’ kjo që pa prind mbet:për t’huej t’mbajshin dhenat tjera,s’t’kishte kush për motër t’vet.

E njat tok’ që je tue gzue,e ke zan’ tash sa mij’ vjet,shqiptaria, që mbet mbluesot nën dhe, edhe shqip flet.

Page 348: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

348

A. Z. ÇAJUPI

KU KEMI LERË

Në ç’vend kemi lerë?Ku na bëjnë nderë?—Në Shqipëri.Po njeriu vetë,cilë do në jetë?—Do vend’ e tij.Ku i duket baltam’ë e ëmbël se mjalta?—Në vend të tij.Ku munt të gëzojëdhe me nder të rrojë?—Në Shqipëri.Përse të punojëdhe të lakëmojë?—Për vend’ e tij.

Page 349: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

349

FILIP SHIROKA

SHKO DALLËNDYSHE

Udha e mbarë se erdh pranvera,shko, dallëndyshe tue fluturue,prej Misirit n’dhena tjera,fusha e male tue kërkue;n’Shqipni shko, pra, fluturim,shko në Shkodër, n’qytetin tim.Shëndet prej meje të m’i falëshsaj shpisë vjetër ku kam le,me ato vende rreth t’përfalesh,ku kam shkue kohën e re;atje shko, pra, fluturim,fal me shndet qytetit tim.Me ato male, me ato kodra,me ato prroje rreth t’përfaleshn’ato fusha që m’ka Shkodratë lulzueme, aty t’ndalesh;tue kndue me ambëlcim,fal me shndet qytetit tim.T’mujsha dhe un’ me fluturuedojsha dhe un’ me u nisë me ty,dojsha n’Shkodër me kalue,m’e pa prap at’vend me sy!Por... ti shko atje... fluturime ti qajma fatin tim.

Page 350: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

350

HIL MOSI

GJUHËS SHQYPE

Gjuh’ e ambël, gjuh’ amtare,Je ambla gjuh’ shqyptare!Gjuh’ e nalt’ për Perëndi,*T’cilt ndër koh’t që kahmot shkueneMbi Tomorr të përdoruene;Gjuh’ e ambël, plot dashtni!

Gjuh’ e shejt’ e kaq e moçme.Gjuh’ sakole**der n’dit t’soçme,Shoqen tande kund s’e gjenë!Zoti ty këtu t’ka çuemun:T’rrebt’ e t’bukur e t’kulluemun;***Kshtu gjithmon’ ti ke me qenë.

Gjuh’ që t’foli Skendërbegu,Dhe ndër t’par’ qe Naim Begu,Që me shkrim t’pat lartësue.Ty t’kan’ fol’ shum’ kapidana,Burra t’rrebt si t’ishin zana;Gjuh’ e rrebt, ti qofsh nderue!

Gjuh’ e bukur si pranvera,Ti s’do t’quhesh ma: e mjera;Se na dona ty me t’rritë.Bashk’ me t’tjerat shoqe tueja,Se ma s’dona zhele t’huejaVeç duem ty me t’pa në dritë.

Page 351: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

351

LUIGJ GURAKUQI

DESHIR

T’mujshe sot n’ket ditë t’bukur, gjith lulzueT’nji zogu me vû mbrapa nji par’ fletë,E’ fluturim me ‘to n’Shqipní me shkueE’ mbrenda s’bukures Shkodër sot m’u gjetë,Me gjiní, dhe me miq m’u përqafue,K’ n’at shpín t’ime nji grim herë me mbetëEdhe me dhanë gjith ç’kam t’imen riní

Page 352: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

352

VASO PASHA

O MOJ SHQYPNI

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,Kush te ka qitë me krye n’hi?Ti ke pas kenë një zojë e randë,Burrat e dheut të thirrshin nanë.Ke pasë shumë t’mira e begati,Me varza t’bukura e me djelm t’ri,Gja e vend shumë, ara e bashtina,Me armë të bardha, me pushkë ltina,Me burra trima, me gra të dlira;Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.Kur kriste pushka si me shkrep moti,Zogu i shqyptarit gjithmonë i zotiKa kenë për luftë e n’luftë ka dekunE dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?Po sikur lisi i rrxuem përdhe,Shkon bota sipri, me kambë, të shkletE nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.Si mal me borë, si fushë me luleKe pas qenë veshun, sot je me crule,

Page 353: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

353

E s’të ka mbetun as em’n as besë;Vet e ke prishun për faqe t’zezë.Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;Ca thone kam fè ca thonë kam din;Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,Për me ju damun me ju vorfnue!Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,Me ju turpnue me grue e motër,E për sa pare qi do t’fitoni,Besën e t’parëve t’gjith e harroni,Baheni robt e njerit t’huej,Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.Qani ju shpata e ju dyfeqe,Shqiptari u zu si zog ndër leqe!Qani ju trima bashkë me ne,Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!E s’i ka mbetun as bukë as mish,As zjarm në votër, as dritë, as pishë;As gjak në faqe, as nder ndër shokë,Por asht rrëxue e bamun trokë!Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,M’ata sy t’bukur q’dini me qa,Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;Ka mbet e vejë si grue pa burrë,Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekëKët farë trimneshe, qi sot asht mekë?Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do

Page 354: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

354

Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!Para se t’hupet kështu Shqypnia,Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,E mos shikoni kisha e xhamia:Feja e shqyptarit asht shqyptaria!Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanëKush mos na e preki, se desim t’tanëTë desim si burrat që vdiqnë motitEdhe mos marrohna përpara zotit.

Page 355: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

355

A.Z ÇAJUPI

MËMËDHEU

Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’ i thatëku kam pasurë shtëpinë,ku kam njohur perëndinë,stërgjyshët ku kanë qënëdhe varret q’i kanë vënë,ku jam rritur me thërrimeku kam folur gjuhën time,ku kam fis e ku kam farë,ku kam qeshur, ku kam qarë,ku rroj me gas e me shpres,ku kam dëshirë të vdes.

Page 356: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

356

ASDRENI

I DASHUR ATDHÈ

Me vite jam larguar,i dashur Atdhè,por nuk të kam harruar,se shumë i ëmbël je.Kjo zemra më këndonpër ty, o Shqipëri,por prapë më lëngon,se je në varfëri.Të fala të dërgoj,këndej ku jam Atdhè,gjithnjë po të kujtoj,se birin tënd më ke.

Page 357: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

357

UDHËZIM ADMINISTRATIVPËR SHKOLLAT E MËSIMIT PLOTËSUES

NË GJUHËN AMTARE NË DIASPORË

DATË: 04.03.2005

Në bazë të nenit 1.3 pika ç të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/19të Mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme tëVetëqeverisjes në Kosovë dhe nenit 42.1 të Ligjit mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë nxjerrkëtë Udhëzim Administrativ:

Neni 1

Qëllimi dhe përkufizimi

Ky Udhëzim Administrativ përcakton qëllimin, mënyrën, kriteret,kushtet dhe mjetet e organizimit të mësimit plotësues (në tekstin emëtejmë vetëm MP) në diasporë.

Neni 2Qëllimet themelore të shkollës së MP në diasporë

Shkolla e MP në diasporë ka për qëllim:a) Krijimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar të fëmijëve dhe të

rinjve përmes përmbushjes së kërkesave e nevojave të tyre për arritjen enivelit të duhur të dijës dhe edukatës për gjuhën dhe letërsinë kombëtare,gjeografinë e historinë kombëtare, kulturën muzikore dhe kulturënfigurative kombëtare si dhe fushat tjera të kulturës kombëtare,

b) Zhvillimin dhe konsolidimin e mëtejmë dhe të vazhdueshëm të

11METODIKA

Page 358: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

358

këtij identiteti,c) Krijimin e bazës kulturore dhe arsimore për integrim më të lehtë dhe

të natyrshëm në shoqërinë vendore /të vendit pritës/,ç) Riintegrimin apo integrimin sa më të lehtë dhe të natyrshëm në

sistemin e arsimit në atdhe apo në përgjithësi në shoqëri, pas kthimit.

Neni 3Financimi dhe baza materiale e shkollës së MP

3.1. Aktualisht MASHT nuk do të ketë mundësi, për shkak tëbuxhetit të varfër dhe pengesave të natyrës statusore - juridike e politiketë Kosovës, të bëjë një financim të rregullt të shkollës së MP, por nuk dorreshtin përpjekjet për kërkimin e të drejtës legjitime të kësaj ministriedhe institucioneve tjera të Kosovës për të bërë „ndërhyrjen” përmesformave të duhura dhe normale të komunikimeve dhe bashkëpunimevendërshtetërore me shtetet e caktuara për realizimin e të drejtës sënxënësve për shkollim plotësues në gjuhën amtare.

3.2. Në disa shtete, respektivisht në disa njësi federale të këtyreshteteve, financimi i rregullt i shkollës së MP bëhet nga fondet e rregulltatë këtyre shteteve, natyrisht sipas të drejtave të të huajve për shkollën eMP në gjuhën amtare, ndërkaq në disa shtete tjera, apo njësi federale teveçanta shtetesh, financimi i shkollës së MP bëhet mbi bazën e kontributitmaterial të bashkatdhetarëve në kuadër e vetorganizimit të tyre shoqërore kulturor në shoqata, klube, këshilla prindërish e arsimtarësh përshkollën etj.

3.3. MASHT e Kosovës do të bëjë financimin e programeve të veçantatë hartimit të plan-programit mësimor, hartimit të teksteve e mjeteve tëduhura mësimore, komunikimit e bashkëpunimit me subjekte të veçantënë Kosovë dhe jashtë saj, të organizimit e mbikëqyrjes profesionale,organizimit të tribunave, konferencave, seminareve, garave e takimevetë veçanta, vizitave të ndryshme të ndërsjella, të pajisjes së vazhdueshmetë bibliotekës, mediatekës etj.

Neni 4Organizimi i MP dhe kushtet

4.1. Mësimi plotësues në diasporë organizohet në nivel institucionalnga MASHT e Kosovës dhe institucionet tjera ndihmëse qeveritare ejoqeveritare brenda dhe jashtë Kosovës duke bashkëpunuar me

Page 359: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

359

institucionet dhe autoritetet e vendit mikpritës si dhe, për disa çështje tëcaktuara të interesit të përbashkët kombëtar /kryesisht me plan -programet dhe tekstet mësimore/, me ministritë simotra të Shqipërisëdhe të Maqedonisë.

4.2. Mësimi plotësues mund të organizohet në ato mjedise /qytete,regjione/ ku ka numër të mjaftueshëm të nxënësve dhe kuadër të duhurprofesional.

4.3. Grupi mësimor është njësia themelore e organizimit të mësimitdhe zakonisht përbëhet prej 15 nxënësve. Duhet të insistohet sa mëtepër që është e mundshme në homogjenitetin e grupeve /sa më pakkombinime klasash/. Sipas afërsisë së klasave grupi mund të ndahetnë nëngrupe.

4.4. Një shkollë e MP duhet të ketë së pakut 50 nxënës.4.5. Në rast se sigurohet burimi financiar, ose në rast se dispozitat

e vendit mikpritës e parashikojnë, shkolla mund të themelohet edhe menumër më të vogël nxënësish.

4.6. Rëndom numri i nxënësve për grupet dhe shkollat përcaktohetme dispozitat ligjore të autoriteteve vendore të arsimit apo të shërbimevetjera vendore që merren me çështjen e të drejtave dhe mirëqenies së tëhuajve.

Neni 5Kohëzgjatja e vitit shkollor, kalendari shkollor

Shkolla e MP në gjuhën amtare punon sipas kalendarit shkollor tëvendit mikpritës.

Neni 6Vijuesit / frekuentuesit/ e shkollës së MP në diasporë

6.1. Shkollën e MP e ndjekin fëmijët apo të rinjtë e moshës së nivelittë arsimit fillor dhe të mesëm /6-18 vjeç/ në përputhje me veçantitë esistemeve shkollore të shteteve mikpritëse, të cilët së bashku me familjete tyre jetojnë në ato shtete, pavarësisht së çfarë është statusi i tyre /shtetas të vendit mikpritës, qytetarë a punëtorë me qëndrim tëpërkohshëm, të strehuar të përkohshëm, azilkërkues ekonomikë etj/ .

6.2. Këtë shkollë mund ta ndjekin edhe interesantë të tjerë vendorë tëorigjinës joshqiptare, të cilët për motive të ndryshme shprehin interesimpër gjuhën dhe kulturën shqiptare, në përgjithësi, dhe Kosovën, në veçanti.

Page 360: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

360

Neni 7Sa zgjat shkolla e MP në gjuhën amtare

7.1. Në shtetet apo në disa njësi federale shtetesh ku MPkonsiderohet si obligim i autoriteteve vendore të arsimit, respektivishtështë integruar në sistemin vendor, shkolla e MP në gjuhën amtare zgjataq sa është e rregulluar me dispozitat përkatëse të atyre shteteve /zakonisht 10 -12 vjet..

7.2. Në rastet tjera shkolla e MP zgjat 12 vjet.7.3. Kohësisht mësimi është ndarë në katër nivele-cikle: a) niveli i parë përfshin klasat I-III, b) niveli i dytë përfshin klasat IV-VI, c) niveli i tretë përfshin klasat VII- IX, ç) niveli i katërt përfshin klasat X-XII

Neni 8Kohëzgjatja e mësimit

8.1. Mësimi i rregullt /orët e rregullta të MP/ mbahet 1 herë nëjavë me tri orë mësimi.

8.2. Ora mësimore zgjat aq sa zgjat një orë mësimore me dispozitate vendit mikpritës, respektivisht më së pakut 45 minuta / si në Kosovë/.

8.3. Mësuesit janë të obliguar që në kuadër edhe të 3 orëve të tjerashtesë, sipas afiniteteve dhe interesimeve të fëmijëve, të zhvillojnëveprimtari-aktivitete të ndryshme jashtëmësimore / kulturore-sportiveetj/, të cilat zakonisht, nëse nuk ka mundësi të zhvillohen në lokaletnormale të shkollave, zhvillohen gjatë ditëve të vikendit, dhe rëndom,nëpër hapësirat-lokalet e shoqatave, klubeve, qendrave kulturore etj.

Neni 9Plani dhe programi

9.1. Mësimi plotësues zhvillohet me plan-program të përgatiturprej shërbimit përkatës të MASHT të Kosovës, i cili përfshin gjuhën dheletërsinë shqipe, historinë e gjeografinë kombëtare, kulturën muzikoredhe figurative kombëtare si dhe fushat tjera të kulturës kombëtare nëpërgjithësi.

9.2. Për ta bërë këtë plan-program sa më të përshtatshëm dhe

Page 361: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

361

gjithëpërfshirës si dhe për të respektuar një diversitet të kushtëzuar ngarealiteti politiko - juridik e administrativo-shtetëror të hapësirës etnikeshqiptare, plan-programi, mundësisht, do të hartohet në bashkëpunimme shërbimet përkatëse të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

9.3. Në hartimin e plan-programit mësimor do të konsultohet dhekërkohet edhe përvoja e ndihma e mësuesve që aktualisht punojnë nëdiasporë.

9.4. Plan-programet do të hartohen për katër nivele-grupe moshash-klasash :

a) niveli i parë përfshin klasat I-III b) niveli i dytë përfshin klasat IV-VI, c) niveli i tretë përshin klasat VII-IX, ç) niveli i katërt përfshin klasat X-XII

Neni 10Tekstet dhe mjetet mësimore

10.1. Tekstet dhe mjetet tjera mësimore hartohen po ashtu nënudhëheqjen e MASHT të Kosovës duke gjetur modelin më të mirë të këqyrjessë ekspertëve përkatës nga vendi dhe diaspora.

10.2. Tekstet dhe mjetet tjera mësimore për nxënës dhe mësues poashtu hartohen a përgatiten për katër nivelet e grup moshave-klasave.

10.3. Në hartimin e teksteve gjithashtu do të konsultohet dija dhepërvoja e mësuesve që direkt punojnë në mësim në diasporë.

10.4. Tekstet e integruara mësimore po ashtu duhet të shoqërohenme tekstet - doracakët a fletoret tjera /të punës / tjerë të duhur shpjeguespër nxënës dhe mësues.

Neni 11Mësuesit (kuadri)

11.1. Mësuesit e shkollës së MP duhet të kenë kualifikim përmësimdhënie, së pakut, të nivelit të fakultetit dhe zakonisht të shkencave-degëve që kanë të bëjnë më shumë me lëndët e gjuhës dhe grupit tëlëndëve të kulturës kombëtare.

11.2. Pranimi- zgjedhja e mësuesve bëhet përmes konkursit publik.11.3. Në lokalitetet ku shkolla e MP nuk financohet nga autoritetet

arsimore vendore, por nga burimet alternative të prindërve a shoqatavetë bashkatdhetarëve, pranimin-zgjedhjen e kuadrit e bën komisioni në

Page 362: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

362

përbërje të zyrtarit profesional të MASHT të Kosovës dhe përfaqësuesvetë fondacionit a shoqatës përkatëse /zakonisht Këshillit të shkollës dhemësuesve të shtetit a regjionit përkatës vendor/ të bashkatdhetarëve.

11.4. Në shtetet, a njësitë federale të shteteve, ku MP ështëkompetencë e plotë e tyre dhe e rregulluar me dispozita të veçantaregjionale a federale, MASHT do të kërkojë që të ketë të drejtën, nëse jo tëzgjedhjes së kuadrit, së pakut të dhënies së miratimit dhe vlerësimitprofesional për kuadrin.

11.5. Mësuesi pranohet në punë me kontratë një vjeçare me mundësivazhdimi të paafatizuar, respektivisht deri në pension..

11.6. Lidhur edhe me shumë detaje të tjera, MASHT e Kosovës do tëpërgatisë rregullore të veçantë për kushtet dhe kriteret e zgjedhjes sëkuadrit për MP në diasporë si dhe të drejtat dhe detyrimet e tyre.

Neni 12Aftësimi profesional i kuadrit

12.1. MASHT e Kosovës bën aftësimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve të MP.

12.2. Për kryerjen me sukses të aftësimit, mësimdhënësit pajisenme certifikatë përkatëse.

12.3. Në funksion të aftësimit profesional janë seminaret vjetore /disa ditore, të cilat do të organizohen në Atdhe dhe zakonisht gjatëpushimeve shkollore /korrik-gusht/ose ato jashtë Atdheut sipasnevojave dhe kushteve te caktuara.

12.4. MASHT e Kosovës do të përgatisë një program special përaftësimin profesional të mësuesve të MP.

Neni 13Bashkëpunimi me prindërit dhe Këshilli i shkollës

13.1. Prindërit dhe mësuesit bashkëpunojnë ndërmjet tyre nëkuadër të të gjitha formave të njohura të bashkëpunimit /mbledhjeve,kontakteve, vizitave, komunikimit elektronik etj.) dhe posaçërisht nëkuadër të Këshillit të shkollës-prindërve, i cili zakonisht përbëhet ngamësuesi dhe prindërit e deleguar sipas grupeve të nxënësve.

13.2. Këshilli i shkollës ndihmon punën e shkollës, por nuk kakompetenca të ndërhyrjes profesionale.

13.3. Kryetari dhe arkëtari i Këshillit të shkollës zgjidhen nga radhët

Page 363: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

363

e prindërve me mandat një vjeçar me mundësi rizgjedhjeje, ndërsa punëte sekretarit teknik zakonisht i kryen mësuesi.

13.4. Në qytetet ku punon vetëm një mësues Këshilli i shkollës sëMP përbëhet nga 2 prindër të deleguar prej çdo grupi mësimor, ndërsanë qytetet ku punojnë dy e më tepër mësues në Këshillin e shkollësdelegohen nga një prind prej çdo grupi mësimor duke formuar, në këtëmënyrë, Këshillin qendror të shkollës në nivel të qytetit. Varësisht ngamodeli i organizimit juridik-administrativ të shtetit përkatës, mund tëformohen Këshilla të shkollës edhe në nivel kantonal, regjional, të rrethit,regjionit e deri në nivel qendror të shtetit.

13.5. MASHT e Kosovës do të përgatisë një udhëzim të veçantë përmodalitetet më të mira të bashkëpunimit me prindër.

Neni 14Bashkëpunimi me autoritetet vendore dhe shkollën vendore

14.1. Shkolla e MP bashkëpunon me të gjitha institucionet vendoretë cilat merren me çështjet e të huajve, posaçërisht me autoritetet dheinstitucionet arsimore.

14.2. Në mënyrë të veçantë mësuesit e MP bashkëpunojnë meautoritetet zyrtare /drejtorin/ dhe organet profesionale /me mësuesitvendorë të shkollave vendore ku organizohet MP/.

Neni 15Dokumentacioni pedagogjik

15.1. Për shkollën e MP, nga MASHT e Kosovës, përgatitetdokumentacion i veçantë pedagogjik.

15.2. Dokumentacionin pedagogjik e përbëjnë: a) Libri amë i shkollës, b) Libri i klasës, c) Certifikata për kryerjen e klasës, respektivisht shkollës, ç) Libreza e nxënësit, d) Programi i veçantë kompjuterik në kuadër të informatizimit të

shkollës15.3. Certifikatën e nënshkruan mësuesi i shkollës së MP dhe

personi i autorizuar i shkollës së vendit mikpritës.15.4. Për nevoja të përdorimit në Kosovë certifikata duhet të

nënshkruhet dhe nostrifikohet nga zyrtari i autorizuar i MASHT të

Page 364: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

364

Kosovës.15.5. Certifikata duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe gjuhën zyrtare

të shtetit ku zhvillohet MP.

Neni 16Vula

Certifikatën e vulos shkolla në të cilën mbahet mësimi plotësues

ose MASHT e Kosovës.

Neni 17Komunikimi dhe bashkëpunimi profesional si dhe themelatat

profesionale të mësuesve

17.1. Mësuesit duhet të komunikojnë vazhdimisht me MASHT tëKosovës, respektivisht me njësinë-shërbimin profesional të kësajministrie për MP në diasporë.

17.2. MASHT e Kosovës organizon takime pune me mësimdhënësitnë diasporë, së pakut një herë në vit, nënkuptohet gjatë pushimeve dhepas konsultimit paraprak me mësuesit për terminët dhe vendtakimetmë të përshtatshme.

17.3. MASHT e Kosovës mbështet formimin e Këshillaveprofesionale të mësuesve në kuadër të shteteve, njësive të veçanta federaletë shteteve ose qyteteve të mëdha me shumë mësues dhe Këshillaveqendrore të mësuesve në nivel të grup-shteteve, në aspekt hapësinor mëkompakte, dhe të diasporës në Evropë.

17.4. MASHT shqyrton mundësinë e mbështetjes materiale sipaskërkesave të këshillave e shoqatave profesionale të mësuesve përrealizimin e projekteve konkrete për avancimin e mësimit plotësues nëdiasporë.

17.5. MASHT e Kosovës do të përgatisë një udhëzim të posaçëmpër modalitetet dhe format e bashkëpunimit dhe interkomunikimitprofesional të mësuesve të MP në diasporë.

Neni 18Rregullat dhe rendi shtëpiak në shkollë

18.1. Nxënësit, mësuesit dhe prindërit duhet të sillen në përputhjeme rregullat e shkollës, në të cilën mësojnë nxënësit.

Page 365: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

365

18.2. Edhe masat ndaj nxënësve, mësuesve dhe prindërve merren sipas rregulloreve të shkollës së vendit mikpritës.

18.3. Një rregullore e përgatitur nga MASHT e Kosovës do tëpërcaktojë më tej masat e duhura sipas situatave të veçanta.

Neni 19Notimi- vlerësimi i diturisë

19.1. Vlerësimi-notimi i nxënësve bëhet në formë përshkrimi sipastri shkallëve të vlerësimit:

- nuk ka kënaqur, - i /e/ suksesshëm /me, - i /e/ shkëlqyeshëm/me19.2. Valid është edhe vlerësimi-notimi i cili bëhet sipas kritereve

të shkollës vendore.

Neni 20Mbikëqyrja profesionale

20.1. Mbikëqyrja e mësimit plotësues në diasporë bëhet ngaMASHT e Kosovës.

20.2. Një mbikëqyrje të veçantë mund ta bëjnë edhe autoritetet eshkollës vendore ku mbahet mësimi dhe autoritetet tjera profesionale,po ashtu, të vendit ku punon shkolla.

Neni 21Dispozita kalimtare

Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi pushojnë së vepruari dispozitate më parme.

Neni 22Hyrja në fuqi

Ky Udhëzim Administrativ hyn në fuqi më nënshkrimin e tij ngaMinistri.

___________________

Agim Veliu, Ministër

Page 366: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

366

MBËSHTETJA, MËSIMDHËNIADHE NDIHMA ORIENTUESE

- Përvojë suedeze -

- Gjuha amtare ka një domethënie të madhe për krijimin e identitetitdhe vetëbesimit te fëmijët.

- Gjuha amtare është themeli mbi të cilin ndërtohet aftësia e tij përtë mësuar.

- Fëmija e ka më të lehtë të mësoje gjuhën e dytë, së bashku melëndët e tjera.

- Njerëz me njohuri të gjuhëve të huaja janë një pasuri për shoqërinë.Në NORDBAS gjenden studime shkencore gjithëpërfshirëse, të cilat

dëshmojnë mbi rëndësinë e mësimit në gjuhën amtare nëpër çerdhe dheshkolla.

Çfarë është mbështetja në gjuhën amtare

Sipas planit mësimor të ciklit parashkollor i jepet mundësiafëmijëve, të cilët nuk kanë gjuhë amtare gjuhën suedeze, të zhvillojnënjohuritë e tyre edhe në gjuhën amtare. Një mësues i gjuhës amtare itakon fëmijët një here në javë. Ai ose ajo vijnë nga i njëjti vend nga i cilivijnë edhe fëmijët. Ata luajnë, këndojnë, vizatojnë, presin e ngjisin dhelexojnë përralla në gjuhën amtare të fëmijëve. Mësuesi i gjuhës amtaremund t’ì drejtojë fëmijët në lojë e këngë dhe në këtë mënyrë t’u shpjegojëatyre kulturën dhe t’ua forcojë besimin në identitetin kombëtar. Disastudime tregojnë se mundësia e ushtrimit të gjuhës amtare qysh në ciklinparashkollor, krijon premisa që fëmijët të kenë rezultate më të mira nëshkollë. Krijohet një urë ndërmjet gjuhës së përdorur në parashkollore

Page 367: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

367

dhe gjuhës së përdorur në familje.

Çfarë është mësimdhënia në gjuhën amtare.

Mësimi i gjuhës amtare është një lëndë e veçantë, e cila zhvillohetnë ciklin shkollor të ulët dhe në atë të mesëm. Qëllimi është që fëmijët tëpërfitojnë sa më shumë nga mësimi në shkollë dhe në të njëjtën kohë tëzhvillojnë kompetencën dhe identitetin e tyre dy-gjuhësor. Puna do tëzhvillohet në mënyrë të tillë që zhvillimi personal i fëmijës të favorizohetdhe besimi në identitetin e tyre të forcohet. Për mësimin e gjuhës amtarejanë përpiluar një numër rregullash, të cilat ju mund t’i lexoni nënrubrikën “Dokumentet themelore”. Mësimdhënësit e gjuhës amtare janëzakonisht nga i njëjti vend nga i cili janë edhe fëmijët. Mësuesit e gjuhësamtare duhet që po ashtu të kenë njohuri të mira mbi shoqërinë dhegjuhën suedeze.

Çfarë është ndihma orientuese në gjuhën amtare

Fëmijët dhe të rinjtë, të cilët sapo kanë ardhur në Suedi dhe njohuritëe të cilëve nuk mjaftojnë për të ndjekur mësimdhënien në gjuhën suedeze,gëzojnë të drejtën e shpjegimit të mësimit në gjuhën e tyre amtare.Prindërit dhe shkolla bashkëbisedojnë mbi nevojën e nxënësit përndihmë orientuese në gjuhën amtare. Por, si instance e fundit, ështërektori i shkollës ai që vendos nëse një nxënës ka nevojë për ndihmëorientuese në gjuhën amtare.

Kush gëzon të drejtën e mësimit dhe ndihmës orientuese nëgjuhën amtare?

Të gjithë fëmijët, të cilët nuk flasin gjuhën suedeze në familjet e tyre,pra, që kanë një gjuhë tjetër amtare gëzojnë të drejtën e mësimit në gjuhënamtare. Fëmijë, të cilët kanë si gjuhë amtare gjuhë të minoriteteve, gëzojnëtë drejtën e mësimit të gjuhës amtare edhe në rast se fëmijët nuk e flasingjuhën çdo ditë në shtëpi.

Cilat janë gjuhët e minoriteteve?

Gjuhët minoritare samiska, meän kieli och romani chib kanë tëdrejta më të mëdha. Pozicioni i gjuhëve minoritare në Suedi u forcua me

Page 368: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

368

përshtatjen e rregullave me ato të Bashkimit Evropian në vitit 2001.Lexo më gjerësisht për gjuhët minoritare në shkollë dhe studimet

shkencore në Universitetin e Upsalës.

Fëmijët azilkërkues

Rregullorja e re (2001:976) për fëmijët azilkërkues dhe fëmijët, tëcilëve u është miratuar leje qëndrimi e përkohshme, ka hyrë në fuqi më1 janar 2002. Komunat ku banojnë këta fëmijë duhet që brenda një muajit’u ofrojë atyre vende në parashkollore dhe shkollë normale si të gjithëfëmijëve të tjerë me banim në Suedi.

Si bëhet kërkesa për të marrë pjesë në mësimin e gjuhës amtare?

Prindërit duhet t’i drejtohen shkollës ose komunës për të pyetur mbimësimdhënien ose ndihmën orientuese në gjuhën amtare. Janë prindëritata, që vendosin për pjesëmarrjen e fëmijës së tyre në ndihmë orientuesedhe mësim në gjuhën amtare, jo personeli i parashkollores apo shkollës.Megjithatë, kopshtet dhe shkollat duhet t’i informojnë prindërit kur ështëkoha për të kërkuar dhe në cilën mënyrë bëhet kërkesa. Mësimi dhe ndihmanë gjuhën amtare janë falas dhe bëhen mbi baza vullnetare.

Kush është përgjegjës për mësimin ndihmës dhe ndihmës orientuese?

Komuna ka përgjegjësinë kryesore për kopshtet dhe shkollat.Komuna është e lirë në përcaktimin e organizimit të veprimtarisë për tëarritur direktivat e përcaktuara nga shteti. Një komunë është e detyruartë organizojë mësimin e gjuhës amtare në qoftë se brenda komunësgjenden së paku 5 nxënës të cilët dëshirojnë mësimin e gjuhës amëtaredhe komuna është në gjendje të gjejë mësues të përshtatshëm të gjuhësamëtare. Mësimi i gjuhës amëtare mund të organizohet edhe midisshkollave të ndryshme për të krijuar në këtë mënyrë grupe më të mëdha.

Organizimi në ciklin e ulët parashkollor:

Komunat kanë përgjegjësi që kopshtet të krijojnë premisa tëmjaftueshme për realizimin e qëllimit të planit mësimor. Përparimi dhetë mësuarit e secilit fëmijë duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me

Page 369: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

369

familjen. Mësuesi i gjuhës amëtare e takon fëmijën një herë në javë nëkopshtin e tij. Atje mësuesi qëndron dy deri në gjashtë orë. Nga dhjetëfëmijë, të cilët kanë të drejtë të mësojnë gjuhën amëtare në parashkollore,vetëm një e realizon praktikisht këtë. Numri i fëmijëve me ndihmë nëgjuhën amëtare ndryshon gjithashtu nga komuna në komunë.

Organizimi në ciklin fillor.

Sipas Ligjit për Arsim, komunat janë të detyruara të ofrojnë mësimine gjuhës amëtare. Mësimdhënia organizohet në forma të ndryshme nëshkollën fillore, por e përbashkët është që çdo fëmije i ofrohet dy ose triorë mësimi në gjuhën amëtare në javë.

1. Mësimi i gjuhës amëtare si gjuhë e zgjedhur. (klasa 6-9)Nxënësi mund të studiojë gjuhën e tij amëtare në vend të një gjuhe

të huaj. Në këtë rast mësimdhënia përfshihet në orarin dhe skemën eshkollës. Orët e mësimit ndahen midis klasës së shtatë dhe të nëntë.Gjuhët, të cilat mund të zgjidhen, vendosen nga rektori i shkollës dhekjo është në varësi të numrit të nxënësve, të cilët dëshirojnë të studiojnënjë gjuhë të caktuar amëtare si gjuhë të zgjedhur.

2. Mësimi i gjuhës amëtare si zgjedhje e lirë e nxënësit. ( klasa 1-9)Gjatë gjithë ciklit të shkollës fillore, shkolla duhet që një pjesë të

mësimdhënies t’ia përshtatë zgjedhjes së lirë që bëjnë vetë nxënësit. Nëlëndën shkollore, të cilën nxënësit e zgjedhin vullnetarisht, duhet tëthellohen njohuritë e tyre në këtë lëndë. Ata nxënës, që dëshirojnë, mundtë zgjedhin gjuhën amëtare si zgjedhje të lirë. Rektori i shkollës është ai,i cili vendos nëse gjuha amëtare do të ofrohet si zgjedhje e lirë.Përcaktuese për këtë është numri i nxënësve, të cilët zgjedhin të mësojnëgjuhën amëtare.

3. Mësimi i gjuhës amëtare si zgjedhje e shkollës. (klasa 1-9)Në orarin e shkollës ekzistojnë disa orë të cilat mund të përdoren

për mësimin e gjuhës amëtare, kjo si një zgjedhje të cilën e bën shkolla.Këto orë mund të përdoren në një ose më shumë lëndë. Kjo bëhet për t’idhënë shkollës një profilim të caktuar. Pra është e mundur të realizohetmësimdhënia e gjuhës amëtare si zgjedhje e lirë të cilën e bën shkolla.

4. Mësimi i gjuhës amëtare jashtë orarit mësimor.Gjuha amëtare mund të mësohet edhe jashtë orarit mësimor. Kjo do

të thotë që nxënësi merr leksione në gjuhën amëtare jashtë orarit mësimorçdo javë. Numri i leksioneve vendoset nga komunat përkatëse. Zakonisht

Page 370: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

370

realizohen dy orë mësimi në javë.

Organizimi në shkollat speciale (të veçanta).

Nxënësit, të cilët ndjekin shkollat speciale, gëzojnë gjithashtu tëdrejtën të mësojnë gjuhën amëtare. Gjuha amëtare mund të frekuentohetsi zgjedhje e lirë e nxënësit, si zgjedhje e gjuhës (gjuhët moderne) ose silëndë jashtë orarit mësimor. Ekziston një plan mësimor i veçantë përmësimin e gjuhës amëtare në shkollat speciale. Mësimdhëniaorganizohet në mënyrë individuale për çdo nxënës.

Organizimi në gjimnaz

Të rinjtë kanë të drejtë të vazhdojnë mësimin e gjuhës amëtare kurata fillojnë shkollën e mesme. Gjuha amëtare mund të frekuentohetbrenda planit mësimor si zgjedhje individuale, si zgjedhje e gjuhës(gjuhët moderne) ose si lëndë mësimore jashtë orarit mësimor. Kurset egjimnazit përfshijnë 250 pikë. Komunat ofrojnë mundësi për mësimin egjuhës amëtare në gjimnaz në varësi të numrit të nxënësve dhe tëresurseve që ekzistojnë.

Bashkëpunimi mes shkollës dhe familjes

Fëmijët ndikohen nga qëndrimi pozitiv që kanë prindërit dhepersoneli ndaj mësimit të gjuhës amëtare. Prandaj është e rëndësishmetë ketë bashkëpunim dhe klimë pozitive midis familjes, kopshtit dheshkollës. Kopshti dhe shkolla janë, përveç kësaj, të detyruara tëorganizojnë takim me prindër për bisedë rreth zhvillimit të fëmijës, sëpaku një herë në termin. Gjatë takimit me prindër marrin pjesë personeli,prindërit dhe fëmija. Për fëmijët, të cilët nuk kanë gjuhë amëtaresuedishten, është bërë zakon, që në takime me prindër, të marrë pjesëedhe mësuesi i gjuhës amëtare. Ideja nuk është, që mësuesi i gjuhësamëtare të shërbejë si përkthyes. Prindërit kanë të drejtë të kërkojnëinformacion me shkrim si pjesë shtesë e takimit me prindër. Në shkollënfillore nxënësi vlerësohet me notë prej klasës së tetë.

*Materiali i mësipërm është përkthim nga suedishtja i tekstit që është ivendosur në faqen kryesore të “Tema Modersmål”.

Page 371: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

371

PLAGA E MADHE E SHQIPES NË EMIGRIM

Meditime nga një takim dhe një këngë që hap një plagëqë fton për ta mjekuar dhe shëruar...

Ajo këngë u këndua në festivalin folklorik të vallestipolologjike popullore në Lushnjë më 30 maj 2008 duke korrurduartrokitje dhe duke rrjedhë lot. E këndoi gropi lab i shoqatës“Vëllazrimi“ të emigrantëve shqiptarë në Greqi, grup i cili përtë dytën herë mori pjesë në këtë tubim të madh kombëtar...

Por, para se të këndohej në sheshin e madh u këndua nënjë zyrë, në atë të kryetarit të bashkisë së Lushnjës AlfredSanxhaku...

Autori i saj, rapsodi, bilbili i thurjes së këngës labe,mërgimtari Kastriot Lekdushi duke hedhë një gacë në drutë ethara të vatrës shqiptare në emigracion i dha shkas një zjarriqë për disa minuta do të mbulonte në flakë zyrën ekryebashkiakut...

Alfredi si ta kishte pritur këtë flakë të madhe nga kurbetime flakë do të mundohej ta shuante sepse flakën e shuan flaka...

Ai solli një shembull, një përjetim të një dite më parë nganjë takim me arbëreshë të Italisë, njerëz që nuk ngopeshin mefjalën shqipe dhe me Shqipërinë...

“Midis të ftuarve në festival ishte edhe një grup nga pjesajugore e Italisë, grup nga një fshat që quhet Firmo emër, i cilinë gjuhën shqipe përkon me fjalën Fermë në ndryshimet ndërshekuj.

Page 372: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

372

“Nga katundi inë Firmo”, tha drejtuesi, kryetari i komunës,një studjues i pasionuar i shqipes arbëreshe. Ai e fliste në gjuhënshqipe, arbërishten dhe në gjuhën italiane. Ndodhi që unë iflisja italisht kurse Ai ma kthente mua në arbërisht. Unë umërzita pak. Ai më tha “E shoh që u mërzite, por unë kam qejftë flas shqip...”

Pasi dhanë koncertin bëmë edhe një takim. Më tha: “Unënuk do të punoj më atje për të nxjerrë vlerat e arbëreshëve atjeku janë sepse Arbëria ja ku është. Ja ku është Arbëria, ja kuështë Shqipëria, të vijnë këtu, të mësojnë, të shikojnë Arbërinë.Nuk gërmoj më unë tani. La disa dokumente për arkivën...

Ata kanë katërqind vjet që trashëgojnë fjalët e shqipesatje...”

“Ajo është një pasuri, një përvojë për ne që kemi dhjetë –pesëmbëdhjetë vjet dhe po e humbasim gjuhën tonë...” – e futimashën në prush Kastriot Lekdushi duke e ngritë më lart flakën

Page 373: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

373

e bisedës, flakë që mbuloi tërë atë takim të shkurtër në prag tëditës së tretë të festivalit, si të donte të hynte në brendësi tëplagës së madhe të shqipes në mërgim për të djegur viruset qëe pengojnë të jetojë...

MOS BRAKTISNI GJUHËN TONË !

Satirë.

Vijnë bijtë nga mërgimiGjyshrit presin mjat’ nga mjalti,Në fytyrë u ngriu gëzimi,Kur niprit gjuhës se flasin !

Refreni:“Mama mia” - Italia,“Mana mu “ - i thotë Greqia,“Maj madher “ nga Anglia,“Nënë “, shqip se thotë fëmija !

Kuvendon nusja dhe djali,Shtëpisë i lëvizv tavani,Braktisur gjuhën amtare,Plagë e rëndë atdhetare!

Si këndezi në qymez,Vajza flet serbes – serbes,Ela ‘dho pedhaqi mu *Aftos ine Papu su ! **

* Eja këtu djali im** Ky është gjyshi jot !

Page 374: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

374

Edhe dhëndrri kollovar,Qëndron si gjëmbat mbi varr,Ela ‘dho manari mu ***Afti ine jaja su ! ****

Doli nipi në mëhallë,Takoi kushërinjt e parë,Me ta nuk ndërroi fjalëDhe u kthye duke qarë !

Doli gjyshja dhe e mori,Në gjuhën shqipe i foli :Eja Engjëll, eja zemër,Të mësojmë gjuhën e ëmbël !

Edhe gjyshi qetë – qetë,Shikon çiftin mendjelehtë,Me buzëqeshje i qorton,mos braktisni gjuhën tonë !

Kënga u ngjit në skenë më 30 maj 2008. Ajo u duartrokitnga të pranishmit me lot në sy...

Lushnjë, 30 maj 2008

*** Eja këtu manari im**** Kjo është gjyshja jote !

Page 375: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

375

PASTHËNIE ...

Unë, gazetari emigrant, mora “bisturinë” dhe provova tëhyj në një plagë, në plagën e madhe të asimilimit të vrullshëmtë gjuhës shqipe dhe të fëmijëve tanë në emigracion...

Nuk e di se sa thellë ka hyrë “bisturia ime” dhe sa i kambërë të ndërgjegjshëm njerëzit për rrezikshmërinë plagës.

Do të isha i lumtur sikur ky libër, këto fakte të jetuara, t’imerrnin në dorë në radhë të parë politikanët e pushtetarët,pushteti dhe shteti, Kuvendi dhe kuvendarët, të majtë dhe tëdjathtë dhe të reflektonin menjëherë, me vendime shteti e ligjeKuvendi si masa parandaluese për mos gangrenizimin eplagës...

Do të isha i lumtur sikur mësimet e këtij libri t’i bënin tëndërgjegjshëm prindërit, gjyshet dhe gjyshërit për t’i marrëpër dore fëmijët dhe nipërit e mbesat e për t’i ulur në bankat eshkollimit plotësues të GJUHËS SHQIPE...

Unë kaq munda dhe kaq bëra...Kjo nuk do të thotë se pena ime do të ndryshket përballë:

“Shpendrave, hithrave, ferraveqë sipër na kanë rënëdhe dritën na kanë zënëme fletë shumë të gjera.”

Athinë, 22 qershor 2008

Page 376: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

376

PËRMBAJTJA

Në vend të parathënies........................................................... 5

11111DREJT SHQIPES NË EMIGRACIONDREJT SHQIPES NË EMIGRACIONDREJT SHQIPES NË EMIGRACIONDREJT SHQIPES NË EMIGRACIONDREJT SHQIPES NË EMIGRACION

Rruga e mundimshme drejt gjuhës shqipe ..........................12Të mësojmë të shkruajmë e lexojmë gjuhën e nënës .............16Informacion ...........................................................................19Përgjigje e Institutit Kombëtar të Diasporës ............................21Leksion dhe “debat” universitar në “Vatrën Shqiptare” .......22Nuk është koha e premtimeve ................................................36Marrëveshje ............................................................................40Nismëtare ishte Mimoza Dako ...............................................43Mësuese Denada dhe 65 nxënësit e saj ..................................46“Këshill pedagogjik” në emigracion ........................................49Jozefina Topalli – dje...po sot? ...............................................51Gjuha shqipe dhe problemet e mësimit të saj

në diasporat e reja shqiptare .................................................53Gjuha shqipe është e bukur... .................................................62Sa larg jemi përballë “gjuhës së nënës”? .................................67Gjuha shqipe në një leksion publik .........................................72Vërtet: A jemi edhe ne diasporë? ...........................................82Të mos lejojmë të humbasë gjuhën shqipe brezi i ri i

emigrantëve në Greqi! ...........................................................88

Page 377: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

377

Fjalë imzot Pollo...fjalë ...........................................................93Çfarë nuk thanë dy ministrat e arsimit? ...................................95Emigranti Durim Madhi i shkruan avokatit Ngjela ................98Çfarë i mungon “programit” Venizellos? .............................104

22222DY NGA MËSUESIT E MI...DY NGA MËSUESIT E MI...DY NGA MËSUESIT E MI...DY NGA MËSUESIT E MI...DY NGA MËSUESIT E MI...

Mësuesit - më të përkushtuarit dhe më të harruarit ..............106Gavril Kota ...........................................................................111Nigjare Velçani (Didi) ...........................................................113

33333MËSUESIT EMIGRANTË NË GREQIMËSUESIT EMIGRANTË NË GREQIMËSUESIT EMIGRANTË NË GREQIMËSUESIT EMIGRANTË NË GREQIMËSUESIT EMIGRANTË NË GREQI

“Dallëndyshet e shqipes“ ....................................................116Plaga e shkollimit të fëmijëve janë prindërit .....................123Mësimi duhet zhvilluar në mjedise shkollore .........................128Një shkollë shqipe në katin e dytë... ...................................135Shqetësimi i Tatjanës... ...........................................................139Një klasë në shkollën shqipe të Athinës .............................142Formimi i fëmijës të jetë i gjithanshëm ...............................149Matjania që beson tek “fëmijët e së ardhmes” ...................152Hapat e para duhet t’i bëjmë vetë .......................................155Enkelejda dhe Federata e Rinise .........................................158

44444MËSUESIT SHQIPTMËSUESIT SHQIPTMËSUESIT SHQIPTMËSUESIT SHQIPTMËSUESIT SHQIPTARË NË EURARË NË EURARË NË EURARË NË EURARË NË EUROPËOPËOPËOPËOPË

Gjuha shqipe i ka 1100 mrekulli ...........................................161Ka ardhur koha që mësuesi të paguhet... ............................166Ata erdhën me Abetare nën sqetull .....................................171

Page 378: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

378

Hysen Berisha - Norvegji .........................................................176Milaim Lekaj - Suedi ...........................................................178Shqip gjatë 10 viteve shkollorë ..........................................180Të ndihmohen mësuesit shqiptarë në Greqi ..........................184Shteti gjerman paguan mësuesin, tekstet... ...........................188Shkollimi shqip i fëmijëve në Angli .....................................190Mos hezitoni! Regjistroni fëmijët në gjuhën shqipe ................194

55555GJGJGJGJGJAKU I SHPRISHUR SHQIPTAKU I SHPRISHUR SHQIPTAKU I SHPRISHUR SHQIPTAKU I SHPRISHUR SHQIPTAKU I SHPRISHUR SHQIPTARARARARAR

Një arvanitas taksixhi… ...........................................................198Lam Qefalai ........................................................................201Vangjel Roditis - greku që mësoi shqipen ..........................206Të dini gjuhën e atdheut tuaj .............................................212

66666MESAZHE E AMANETEMESAZHE E AMANETEMESAZHE E AMANETEMESAZHE E AMANETEMESAZHE E AMANETE

Ana rilindëse e emigrantëve... ...........................................214ABC – mbi pllakë guri... ...........................................................216Shqipja, nëna e gjuhës greke .................................................218Epilog ...................................................................................220Amaneti i Aristidh Kolës .......................................................223Kjo është gjuha jonë... ...........................................................227Kur ne prindërit tuaj ndihemi krenarë …. .............................229Kisha dhe shkolla shqipe ........................................................235Gjuha shqipe dhe Sinan Tare Kërpi! .......................................241Unë jam shqiptar, nuk jam grek ..............................................24526 shtatori – Dita Evropiane e gjuhës amtare .........................247

Page 379: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

379

77777SKICA E PORTRETESKICA E PORTRETESKICA E PORTRETESKICA E PORTRETESKICA E PORTRETE

Bisedë me librin e parë të jetës ...............................................252Eleonora Gjoçaj... ...........................................................254Ne, mësuësit pa nxënës… .....................................................256Kronikë e një veprimtarie të bukur ..........................................259Kur u krijua universitet i parë në Shqipëri? .............................261Të tretesh në tretësirë të huaj ...................................................264Babai bisedon me djalin... ........................................................265Nxënësja Inesa Beqiri “pushton” Amerikën .........................267Një Krutan në NASA ...........................................................282

88888REPORREPORREPORREPORREPORTTTTTAZHEAZHEAZHEAZHEAZHE

Tri ditë me mësuesit e shqipes në emigracion .........................285Shqipëri, ne të duam, po ti? .....................................................292Një copë Shqipërie në udhëtim ................................................298Shkolla qe nuk e nxë më vendi .................................................302Të cicërosh në gjuhën e nënës... ...............................................307Në 3 vjetorin e shkollës shqiptare të Athinës ..........................311Në Epidavros, me shkollën dhe shkollarët e Athinës .............314

99999LETËRKËMBIMELETËRKËMBIMELETËRKËMBIMELETËRKËMBIMELETËRKËMBIME

Një urim dhe një shënim nga Kosova ....................................318Jemi në rrugë të mirë... ...........................................................321Ragip Kçiku në letrat nga Finlanda... ....................................325Marinela dhe Artemis Duri ju ftojnë... .................................334

Page 380: njerez qe i dua -vellimi i dyte-me korrigjimes2.e-monsite.com/2010/02/23/48986160rilindesit-e-kohes-sone-njerez-q… · Këtë ma nxiti edhe Dritëro Agolli, shkrimtari i madh, i

380

1010101010RILINDËSIT E SHQIPESRILINDËSIT E SHQIPESRILINDËSIT E SHQIPESRILINDËSIT E SHQIPESRILINDËSIT E SHQIPES

Sami Frasheri: Shqiptarët gjithnjë për botën,e kurrë për vetëhe ..............................................................336

Faik Konica: Malli i atdheut ................................................339Naim Frashëri: Gjuha jonë ...................................................340Asdreni: Himni i flamurit .......................................................342Gjergj Fishta: Gjuha shqype .................................................343Asdreni: Sa të dua, o Shqipëri ..............................................345Ndre Mjeda: Gjuha shqype ..................................................346A. Z. Çajupi: Ku kemi lerë ...................................................348Filip Shiroka: Shko dallëndyshe ............................................349Hil Mosi: Gjuhës shqype .......................................................350Luigj Gurakuqi: Deshir ..........................................................351Vaso Pasha: O moj shqypni ..................................................352A.Z.Çajupi: Mëmëdheu ........................................................355Asdreni: I dashur atdhè .........................................................356

1111111111METMETMETMETMETODIKAODIKAODIKAODIKAODIKA

Udhëzim administrativ për shkollat e mësimit plotësuesnë gjuhën amtare në diasporë .......................................357

Mbështetja, mësimdhënia dhe ndihma orientuese- përvojë suedeze - ...........................................................366

Plaga e madhe e shqipes në emigrim .......................................371

Pasthënie ..............................................................................375