17
1 “... nxitur prej zellit mëmëdhetar...” Tri dokumente për shqipen dhe shqiptarët, të viteve 1850 Vγaut arbëresh, Franko Al--mirit. Dhori Q. Qirjazi Universiteti i Selanikut Abstract Our paper is focused on three unknown documents, dated ±1850, with findings that demonstrate the existence of a network of Albanian scholars who deal with different issues regarding the Albanian language, as far as its history and its alphabet(s) are concerned. The first document is an article on the origin of Albanian and Albanians, written by A. P. Armodios, a teacher of Greek in the elementary school of Korça, who proposes the adaptation of a latin-based alphabet in order to meet the needs of Albanian writing; the second one is a letter of the aforementioned scholar to an unknown recipient, which gives us useful data for the step by step broadening of the Albanian cultural movement; and the last one is a letter of Kostandin Nelko (Kristoforidhi) to A.P. Armodios, with important information regarding Nelko’s views on the alphabet matter, the formation of the Albanian koine and the role of Dhaskal Todhri as translator of the Old and the New Testament as well as founder of a new, original, Albanian alphabet. Fjalë kyç : shqiptarët, shqipja, alfabeti dhe origjina e saj -I- Kohët e fundit, hasëm në një shkrim të vitit 1850 me titull “Rreth gjuhës shqipe dhe kombit shqiptar”, botuar në revistën greke “Athiná”. Autori i tij nënshkruan me emrin Athanásios P. Armódhios dhe me cilësinë e mësuesit të greqishtes në Korçë (elinodhidháskalos). Nuk disponojmë të dhëna të tjera lidhur me të, por është për t’u shënuar fakti se pjesën II veprës së P. Pepos, “Materiale dokumentare për Shqipërinë juglindore të shekullit XVIII – fillimi i shekullit XX (Kodiku i Korçës dhe i Selasforit)”, Tiranë 1981, e pikërisht në treguesin e emrave, përmendet Anastas Armodhi, “me origjinë nga krahina e Oparit, i vendosur në Korçë, [që] ka qenë i njohur me emrin Dhaskal Oparaku. Ky arsimtar, mik i Peti e Thimi Mitkos, ka bashkëpunuar me ta për ngritjen e një shkolle më 1843, në Korçë. Duke qenë i përzier në punët e Varoshit, u zgjodh dhimojerond dhe si i tillë, në mbledhjet e përgjithshme të burrave të komunitetit ortodoks të Korçës, fjalimet i mbante në gjuhën amtare”. Nuk ka dyshim se bëhet fjalë për të njëjtin person dhe kësisoj emri Anastas është një lapsus calami. Gjithsesi, në dokumentet e Kodikut të lartpërmendur, brenda harkut kohor 1860-1870, shfaqet herë pas here një A.P. Armodhios, emri i të cilit nuk del i plotë në asnjë rast. Interesante është se, së paku në dy dokumente (nr. 114, i v. 1862, nr. 125, i v. 1864), gjenden pranë e pranë emrat e Thimi Mitkos dhe të A.P. Armodhit. Para se të japim përkthimin e plotë të tekstit, që e gjetëm në arkivin me materiale të digjitalizuara të bibliotekës qendrore të Universitetit të Selanikut, e gjykuam të udhës (a me ligj, siç do të thonin arbëreshët) të nënvizojmë disa nga

nxitur prej zellit mëmëdhetar”

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Vγaut arbëresh, Franko Al-të-mirit.
Abstract
Our paper is focused on three unknown documents, dated ±1850, with findings that
demonstrate the existence of a network of Albanian scholars who deal with different
issues regarding the Albanian language, as far as its history and its alphabet(s) are
concerned. The first document is an article on the origin of Albanian and Albanians,
written by A. P. Armodios, a teacher of Greek in the elementary school of Korça, who
proposes the adaptation of a latin-based alphabet in order to meet the needs of Albanian
writing; the second one is a letter of the aforementioned scholar to an unknown
recipient, which gives us useful data for the step by step broadening of the Albanian
cultural movement; and the last one is a letter of Kostandin Nelko (Kristoforidhi) to A.P.
Armodios, with important information regarding Nelko’s views on the alphabet matter,
the formation of the Albanian koine and the role of Dhaskal Todhri as translator of the
Old and the New Testament as well as founder of a new, original, Albanian alphabet.
Fjalë kyç: shqiptarët, shqipja, alfabeti dhe origjina e saj
-I-
Kohët e fundit, hasëm në një shkrim të vitit 1850 me titull “Rreth gjuhës shqipe dhe kombit shqiptar”, botuar në revistën greke “Athiná”. Autori i tij nënshkruan me emrin Athanásios P. Armódhios dhe me cilësinë e mësuesit të greqishtes në Korçë (elinodhidháskalos). Nuk disponojmë të dhëna të tjera lidhur me të, por është për t’u shënuar fakti se në pjesën II të veprës së P. Pepos, “Materiale dokumentare për Shqipërinë juglindore të shekullit XVIII – fillimi i shekullit XX (Kodiku i Korçës dhe i Selasforit)”, Tiranë 1981, e pikërisht në treguesin e emrave, përmendet Anastas Armodhi, “me origjinë nga krahina e Oparit, i vendosur në Korçë, [që] ka qenë i njohur me emrin Dhaskal Oparaku. Ky arsimtar, mik i Peti e Thimi Mitkos, ka bashkëpunuar me ta për ngritjen e një shkolle më 1843, në Korçë. Duke qenë i përzier në punët e Varoshit, u zgjodh dhimojerond dhe si i tillë, në mbledhjet e përgjithshme të burrave të komunitetit ortodoks të Korçës, fjalimet i mbante në gjuhën amtare”. Nuk ka dyshim se bëhet fjalë për të njëjtin person dhe kësisoj emri Anastas është një lapsus calami. Gjithsesi, në dokumentet e Kodikut të lartpërmendur, brenda harkut kohor 1860-1870, shfaqet herë pas here një A.P. Armodhios, emri i të cilit nuk del i plotë në asnjë rast. Interesante është se, së paku në dy dokumente (nr. 114, i v. 1862, nr. 125, i v. 1864), gjenden pranë e pranë emrat e Thimi Mitkos dhe të A.P. Armodhit.
Para se të japim përkthimin e plotë të tekstit, që e gjetëm në arkivin me materiale të digjitalizuara të bibliotekës qendrore të Universitetit të Selanikut, e gjykuam të udhës (a me ligj, siç do të thonin arbëreshët) të nënvizojmë disa nga
2
idetë bazë të tij, që na ndihmojnë për të përvijuar kuadrin historik dhe ideologjik të shkrimit në fjalë.
Autori duket se është ithtar i teorisë pellazgjike, ndaj edhe shpreh bindjen se, “pas çdo gjase, kombi shqiptar është pasardhës i pellazgëve, dhe se gjuha e tij është vetë gjuha e lashtë dhe parake e grekëve”. Ai konsideron se janë të rrejtur “... ata që e duan këtë komb të ardhur prej Alba-s së Azisë a të Italisë; sepse, nëse me të vërtetë do të kishin qenë ardhës prej andej a prej tjetërkund, shqiptarët, duke qenë se kanë jetuar deri më tash mes shkrepash e vendesh malore, barbarisht e pa lidhje me kombet e tjerë, do të duhej të ruanin gjurmë të dokeve e zakoneve aziatike e italike; por gjurmë të tilla nuk duket se ka”. Ai sheh te shqipja një “lastar të kryehershëm të dheut helen” dhe pohon se “rrënjët e shumë fjalëve të hasura te poetët e lashtë [grekë] gjenden me po atë kuptim në gjuhën shqipe”.
Mjaft interesante janë të dhënat që na jep Armodhi për punë të alfabetit të shqipes, në një periudhë kur nuk është botuar ende vepra “Studime shqiptare” e Hahn-it. Ai shkruan se “... janë publikuar gjer më tash pesë a gjashtë motërzime të alfabetit shqip; së fundi botoi [një të tillë] edhe njëfarë Naum Veqilharxhi, më shumë pjellë të fantazisë së vet sesa alfabet; sepse ai njeri jo vetëm qe i parrahur me greqishten e vjetër, por as edhe greqishten e sotme bisedimore e njihte me themel, as edhe ndonjë gjuhë tjetër të huaj evropiane. Por edhe po të supozohet se qe në gjendje t’ia dilte mbanë veprës së madhe që mori përsipër, ishte e mundur të merrte shkronjat latine me disa ndryshime, dhe të lehtësonte kështu edhe shtypjen edhe të mësuarit e të përhapurit e tyre; sepse veç të tjerash derdhja e gërmave të Veqilharxhit qe punë me harxhe të mëdha, dhe kombi nuk ka as takatin as oreksin të shpenzojë [aq] shumë për të përhapur gjuhën e vet kombëtare”.
Fjalët e mësipërme, pavarësisht qëndrimit kritik ndaj alfabetit të Veqilharxhit (ia vlen të hulumtohet a ka pasur jehonë më të gjerë ky opinion), na “çudisin” pakëz tek mendojmë se si një mësonjës i greqishtes parapëlqen një alfabet të shqipes bazuar “në shkronjat latine me pak ndryshime”. Dhe jo vetëm kaq. Në vazhdim, mësojmë se “Tashmë, disa njerëz, të nxitur nga zelli mëmëdhetar, u rrekën të botonin një alfabet të ri me shkronja latine, të cilin alfabet e përdorin edhe tani shumë shqiptarë, sikurse shkodranët; së shpejti [alfabeti] del në dritë nëpërmjet të shtypit, dhe atëherë do të flasim më gjatë rreth tij”. Mbetet për t’u ndriçuar më tej çështja nëse kemi këtu një tregues të kontakteve të hershme intelektuale mes Korçës e Shkodrës, dhe të ngjizjes qysh në ato mote të idesë me të cilën autori përmbyll shkrimin e vet: “... një komb i ditur, një komb me sedër dhe punëdashës nuk duhet të mbesë ngaherë i pashënuar në listën e kombeve, por i lartuar nëpërmjet të arsimit të kapë majat ku është i destinuar të arrijë për shkak të avantazheve natyrore të tij”.
Pak më lart folëm për kontakte intelektuale të Korçës me Shkodrën, pa harruar ndërkaq se në Korçën e viteve 1850 mbërrinte rregullisht dhe lexohej shtypi i huaj, përfshirë revistat “Athiná” dhe “Pandóra”, që botoheshin në Athinë dhe përmes të cilave qenë bërë të njohura teoria pellazgjike (shkrimi i Th. Paqit) si dhe shkrimet e para të Mitkos për Korçën dhe rrethinat e saj. Në këtë pikë duhet përmendur edhe një fakt që na e sjell De Rada në autobiografinë e vet. Kur
Paqi (Pace-ja) u kthye prej Athine në Itali, mori një letër greqisht nga Bukureshti, ku e
njoftonin se lajmi që në Itali kultivonin gjuhën amtare, shqipen, i përhapur prej
shkrimit të tij, “bëri të rrahë fort zemra në kraharor të Shqipërisë”. (Cituar sipas T.
3
Jochalas, kumtesë e mbajtur në Konferencën shkencore kushtuar 200-vjetorit të De
Radës, Tiranë, nëntor 2014).
Arkeologji filologjike Rreth gjuhës shqipe dhe kombit shqiptar
Rreth gjuhës shqipe dhe kombit shqiptar është folur shpeshherë dhe prej shumë vetësh, ndër të cilët tani vonë edhe z. Thoma Paqi, i ndodhur para do kohësh në Greqi, që e paraqesin gjuhën shqipe si të qe e njëjta gjë me greqishten e stërlashtë, të moteve kur kjo ndodhej ende në shpërgënj; ndërsa lidhur me kombin e shqiptarëve [thonë] se rrjedh prej vetë pellazgëve të qëmoçëm, të cilët u dëbuan prej Peloponezit dhe u ngulën në viset e Epirit dhe të Shqipërisë. Duke iu qasur edhe unë së njëjtës çështje, i vura vetes qëllimin të shtoj disa vërejtje të dorës së dytë në çka është thënë tashmë prej z. Paqi dhe të tjerëve para këtij, prej të cilave, në mos me siguri të plotë, mundemi ndërkaq të pohojmë se, pas çdo gjase, kombi shqiptar është pasardhës i pellazgëve, dhe se gjuha e tij është vetë gjuha e lashtë dhe parake e grekëve. Hulumtimi i gjuhëve me anë të studimit të thelluar dhe të kërkimeve ekzakte iu përçon brezave njerëzorë idetë e së shkuarës, dhe prandaj shumë dijetarë të Evropës kanë bërë deri më sot një varg hipotezash lidhur me çështjen në fjalë, ndërkohë që shumë të tjerë kanë thënë se zbulimi i të fshehtave të gjuhëve është një mister po aq i madh sa edhe ekzistenca e Zotit. Por sido që të jetë, nuk mund të kemi fije dyshimi për faktin se gjithë ata kombe që nuk bënë hapa në udhën e qytetërimit për shkak të rrethanave jo të favorshme të njëpasnjëshme, ose që nuk hodhën veçse hapa të vegjël në atë udhë, por u detyruan të mbijetojnë me shpatë në dorë, strukur nëpër shpella dhe mërguar nëpër male, ata [kombet] i ruajtën pak a shumë veshjet e tyre të lashta, doket dhe zakonet, dhe përgjithësisht mënyrën e të jetuarit. Është e vërtetë se fetë e kohëve të ndryshme ndikuan ndjeshëm në sa më lart, sikurse është e vërtetë po ashtu se gjurmë të shumta të fesë së lashtë të këtij kombi ruhen dhe mbeten, për sa kohë edhe kombi ndodhet në mos-qytetërim. Kështu e shohim kombin shqiptar. Vërejmë se ai ka ruajtur deri më sot të njëjtën veshje, të cilën e përdornin helenët gjatë kohëve homerike; duke iu kthyer mandej mitologjisë, shohim se grekët e lashtë vendosnin një monedhë në gojë të të vdekurit që ky t’i paguante Hadit haraçin e kalimit në botën tjetër; e njëjta gjë vihet re edhe në shumë anë të Shqipërisë, ku vendosin pará në gojë të të vdekurit, pa u ditur shkaku dhe qëllimi i kësaj pune. Sipas të thënave të më pleqve nuk qe e lejuar të vendoseshin dy të vdekur mbi të njëjtën turrë zjarri (Tukididi, libri II, dhe Euripidi, Hekuba), kështu edhe në shumë vise të Shqipërisë e quajnë të pamundur kalljen e dy të vdekurve brenda të njëjtit varr. Sipas grekëve të vjetër vendi më i rëndësishëm i shtëpisë konsiderohej Hestia [=Vatra], ndaj edhe krijuan hyjninë Hestia, mbrojtëse të shtëpisë; po kështu edhe shqiptarët deri më sot, gjatë kuvendimit, kur duan të tregojnë se dikush është njeri me peshë e se rrjedh prej njerëzish të rëndësishëm, thonë se akëcili është oxhak, pra mban prej Vatre të dëgjuar; edhe shumë fakte të tjera të ngjashme mund të vërejë ndokush ndër shqiptarë, relike sigurisht të besimit pagan. Të gjitha këto janë të mjaftueshme për të treguar sa të rrejtur janë ata që e duan këtë komb të ardhur prej Alba-s së Azisë a të Italisë; sepse, nëse me të vërtetë do të kishin ardhur prej andej a prej tjetërkund, shqiptarët, duke qenë se
7
kanë jetuar deri më tash mes shkrepash e vendesh malore, barbarisht e pa lidhje me kombet e tjerë, do të duhej të ruanin gjurmë të dokeve e zakoneve aziatike e italike; por gjurmë të tilla nuk duket se ka. Është e njohur nga historia, se para luftërave të Trojës civilizimi ka pasë ekzistuar në Azi, amën e farës njerëzore; veçse këtë qytetërim do ta bartnin pas pak kohësh heronjtë e Greqisë prej Azisë tashmë të plakur në Evropën rioshe; dhe ky qytetërim zuri të bartet qysh në motet e Argonautëve e më pas. Kjo është edhe arsyeja pse shohim pas pak rënien e njëpasnjëshme të mbretërive aziatike dhe ngritjen e mbretërive të vogla në Greqi dhe në mbarë Evropën, f.v. prej rrënojave dhe pluhurit të Trojës u ndërtua Roma zotëruese e mbarë botës. Sa për viset e pakalueshme të Epirit e të Shqipërisë, ato do të strehonin, dhe njëfarësoj do të mbronin me pozitën e vet gjeografike Pellazgun që endej së bashku me njerëzit e tij dhe kërkonte të mbetej i pandikuar prej çdo sulmi të më të fortëve. Prandaj edhe mbret i parë i Epirit, para luftërave të Trojës dhe pas rrëmetit që ndodhi në vitet e Deukalionit, u bë Faetoni, i cili së bashku me Pellazgun dhe farën e tij Pellazgjike erdhën në Epir (Straboni) ku pasardhësit e tyre ruajtën veshjen e qëmoçme të stërgjyshërve dhe gjuhën e parme të pagdhëndur dhe të pajisur vetëm me fjalët më të nevojshme, që edhe ato janë më së shumti njërrokëshe dhe të formuara pas natyrës. Duke hulumtuar me saktësi, gjejmë në këtë gjuhë fillin e ideve, që na rrëfen udhën për në brendësi të lashtësisë së kohëve mitologjike. Fjala vjen, shqiptarët, si pasardhës të Pellazgut (Πελασγς), i quajtën pleqtë Pelak (Πλακ), prej nga pas çdo gjase duket se edhe Pellazgu quhej në krye të herës Pelag (Πλαγ), dhe sikurse thotë Straboni, duke marrë edhe mbaresën, me ngjizjen e gjuhës, u bë Πελαγς, dhe si në rastin e fj. μγω, që duke marrë një s bëhet μσγω, kështu edhe kjo u bë Πελασγς. Ndajfolja φαρ, me kuptimin ‘drejtpërdrejt’ a ‘menjëherë’, fjalë e qëmoçme, që haset te Homeri, gjendet tani në përdorim ndër shqiptarë me kuptimin ‘afër’. Fj. poetike γρεο, d.m.th. γερον, përdoret ndër shqiptarë me të njëjtin kuptim, γρου ‘ngrehu’; po kështu edhe fj. κυν, rrënjë e parme e κων [qen]. Me siguri që do t’i tejkalonim caqet e një studimi të shkurtër nëse do të ndërmerrnim hartimin e një fjalori, për të treguar se rrënjët e shumë fjalëve të hasura te poetët e lashtë gjenden me po atë kuptim në gjuhën shqipe, e cila, sipas Monteskiesë, duket se është e vetmja gjuhë natyrale e aftë për të mbuluar nevojat thelbësore, dhe domosdo duhet të jetë (sic) e pagdhendur, shumë e kufizuar dhe pakrrokëshe, sikurse u tha më lart; ndërsa kultura, që i ka rrënjët te kontaktet dhe grumbullimet e njerëzve dhe te ndërthurja e interesave dhe e përvojave, sikurse shpie përpara dhe përsos gjithçka, po ashtu promovon dhe perfeksionon gjuhën. Edhe gjuha e paraardhësve tanë u unifikua mbi bazën e dialekteve të saj falë aleancave të qyteteve të ndryshme greke; kësisoj, duke qenë në krye të herës e pangjizur dhe e paselitur, ia doli të bëhet e fisme, të pasurohet dhe të përsoset me ndihmën e atyre rrethanave fatlume. Banori i Epirit dhe i Shqipërisë, që jetonte mes shkëmbenjsh në malet e vendlindjes së vet, pa mundur kurrë të ketë qeverisje të ligjshme e të mençur, dhe i shtrënguar t’iu nënshtrohet vazhdimisht sundimtarëve të ndryshëm, të cilët as që donin t’ia
8
dinin për mirëqenien e tij, ruajti gjuhën e thjeshtë të paraardhësve dhe merrej me sigurimin e mjeteve të nevojshme të jetesës, punë që kërkonte mund të madh për shkak të natyrës malore dhe jopjellore të trojeve të veta. Pra, nga njëra anë natyra e vendit të vet, dhe nga ana tjetër ndërrimi i vazhdueshëm i sundimtarëve, të cilëve iu nënshtrohej, si dhe shkatërrimet e shumta që hoqi në kurriz, e mprehën edhe më shpatën e shqiptarit, e bënë atë njeri të luftës e jo të paqes, dhe nuk e lanë të lëvrojë dhe të shpjerë përpara gjuhën e vet, si dhe çdo gjë tjetër që do ta ndihmonte për të patur jetesë më të mirë; madje përkundrazi, në saje të pushtetarëve depërtuan fjalë prej gjuhësh të ndryshme; kësisoj qe e shkruar që ky lastar i kryehershëm i dheut helen të mbetej i paselitur dhe i papunuar, i shuar nga tabela gjeografike. Duke thënë sa më lart nuk mundem sigurisht, i verbuar nga egoizmi, të them se e trajtova nga të gjitha anët këtë çështje, sepse sipas Rikardit të mençur, historia i ngjan një stadiumi të stërmadh të cilin vetëm pak njerëz mund ta përshkojnë fund e krye; edhe studimi i historive të përgjithshme, i save prej atyre arrijnë deri në fillimet e botës dhe përfshijnë gjithë shekujt që kanë ndërmjetësuar deri më sot, apo që, duke u kufizuar vetëm në një komb, përshkruajnë ngjizjen, rrugën dhe veprat vetëm të këtij, është punë studimi afatgjatë, që kërkon gjykim të thelluar dhe përpjekje të mëdha. Po bëj këtu një paraqitje të thjeshtë, duke kontribuuar me sa mundem për atdheun tim, dhe për të nxitur kureshtjen e më të aftëve se unë, që të gjurmojnë fillimet e historisë dhe të gjuhës helene, prej së cilës buroi qytetërimi në mbarë botën. Deri më sot kanë qenë të shumtë dijetarët e Evropës që e trajtuan këtë çështje me mprehtësi; madje janë publikuar gjer më tash pesë a gjashtë motërzime të alfabetit shqip; së fundi botoi edhe njëfarë Naum Veqilharxhi, më shumë pjellë të fantazisë së vet sesa alfabet; sepse ai njeri jo vetëm qe i parrahur me greqishten e vjetër, por as edhe greqishten e sotme bisedimore e njihte me themel, as edhe ndonjë gjuhë tjetër të huaj evropiane. Por edhe po të supozohet se qe në gjendje t’ia dilte mbanë veprës së madhe që mori përsipër, ishte e mundur të merrte shkronjat latine me disa ndryshime, dhe të lehtësonte kështu edhe shtypjen edhe të mësuarit dhe të përhapurit e tyre; sepse veç të tjerash derdhja e gërmave të Veqilharxhit qe punë me harxhe të mëdha, dhe kombi nuk ka as takatin as edhe oreksin të shpenzojë [aq] shumë për të përhapur gjuhën e vet kombëtare. Por Veqilharxhi e ka të pamundur të thotë se nuk është e denjë që kombi të marrë borxh shkronja të huaja në gjuhë të vet; sepse vërejmë që shumë kombe morën gërma të huaja në gjuhën e tyre, dhe kjo nuk ua cenon dinjitetin.
Tashmë, disa njerëz, të shtyrë nga zelli mëmëdhetar, u rrekën të botonin një alfabet të ri me shkronja latine, të cilin alfabet e përdorin edhe tani shumë shqiptarë, sikurse shkodranët; së shpejti [alfabeti] del në dritë nëpërmjet të shtypit, dhe atëherë do të flasim më gjatë rreth tij.
Duke e mbyllur këtë trajtesë arkeologjike, në emër të atdheut të shumëvuajtur ftoj çdo mik të mëmëdheut dhe të filologjisë greke që të shfaqin mendimin e vet për sa më sipër dhe nëpërmjet të njohurive të tyre të shumëllojshme të ndriçojnë të nënshkruarin lidhur me origjinën e kombit të tij dhe të gjuhës së tij stërgjyshore; sepse një komb i ditur, një komb me sedër dhe punëdashës nuk duhet të mbesë
9
ngaherë i pashënuar në listën e kombeve, por i lartuar nëpërmjet të arsimit të kapë majat ku është i destinuar të arrijë për shkak të avantazheve natyrore të tij.
Korçë, 1850, 6 shkurt.
Ath. P. Armódhios
Mësues i greqishtes në Korçë (Nga [gazeta?] P a t r i dh a)
-II-
Dokumentet II dhe III, që po paraqesim në vazhdim, i gjetëm në një vepër të lënë
në dorëshkrim prej savantit T. Nerúcos (1826-1892), me nënë prej arvanitëve të
Athinës, i cili studioi filologji dhe mjekësi në Munih. Në një letër për G. Meyer-in,
dërguar më 30.10.1888, ai shkruan se “In meiner Jugend, als ich in München
Philologie und Medicin studierte (1843-1851), beschäftigte ich mich viel mit
albanologischen Studien...” [Në të ritë e mi, kur studioja filologji dhe mjekësi në
Munih (1843-1851), merresha shumë me studimet shqiptare]. (T.P. Jochalas,
Albanologische Nachrichten von N. Politis und T. Neroutsos aus dem Nachlass G.
Meyers, Μνημοσνη 4 (1972-1973) 212). Vepra e lartpërmendur mban titullin
Quellen zu albanesischen Studien von Dr Neroutsos (aus Athen) gesammelt und
zusammengestellt. München in Bayern und Alexandrien in Egypten. 1848-1878. Siç
shihet, ajo është një përmbledhje burimesh të zgjedhura për studimet shqiptare.
Në këtë kuadër, Nerucos-i ka kopjuar pjesërisht dy letra, njërën, dërguar prej
Athanas Armodhit (Korçë, 20 maj 1852) një personi të interesuar për alfabetin e
shqipes, dhe tjetrën, nënshkruar prej Kostandin Nelkos [Kristoforidhit] dhe
dërguar po A.Armodhit. Lidhur me çështjen si pat mbërritur në duart e Nerucos-
it korrespondenca e Armodhit, mendja na shkon te Thimi Mitkoja, që njihej mirë
si me Armodhin ashtu edhe me Nerucos-in, i cili e ushtroi profesionin e mjekut
në Egjipt. Ky i fundit përmendet shpesh në dorëshkrimet e sidomos në Fjalëtoret
e Mitkos, çka tregon se ata takoheshin kohë pas kohe dhe diskutonin rreth
shqipes dhe shqiptarëve. Për kureshtje të atyre lexuesve që u pëlqejnë “lojnat” e
rastësisë, vëmë re se të dy letrat e dërguara Meyer-it prej Nerucos-it janë
shkruar në Ramleh të Egjiptit, pikërisht aty ku pat banuar ca kohë edhe Th.
Mitkoja, çka duket nga një zarf i ruajtur në reliket e autorit të “Bletës”, në anën e
parme të të cilit Thimiu i Mitkos ka shkruar njërën nga “profecitë” e veta. (Shih
më poshtë, në mbyllje të shkrimit tonë). Aq të lidhur duket se kanë qenë, sa
Mitkoja rrëfen (greqisht) se, natën e 28-29 korrrikut 1866, ka parë në ëndërr
sikur Dr Nerucos-i pat shkuar mik në shtëpinë e prindërve të tij në Korçë. “Ra në
gjumë i veshur siç qe, dhe mëma i hodhi sipërthi mbulesat e mia”, shkruan ndër të
tjera ai.
Κοριτσ, 20 Μαου 1852.
…. σας ειδοποι, τι προ δω ημερν λαβον και βαν της Αρμενας γραφν του Κ. Γεωργου ιατρς Δρενβας στις υγιανει καλς και επειδ βρσκεται μακρν του πεδου της μχης, και στερεται πσης συναναστροφς και διασκεδσεως, λαβε καιρν να ενδιατρψ εις την αλβανικν γλσσαν, και οτως εσχημτισεν αλφβητον εξ ελληνικν και λατινικν στοιχεων 32 τον αριθμν δι’ ν κατ το λγειν του ευκολτατα προφρεται πσα λξις. Μετφρασε δε εις την αλβανικν α) αστεα Ιεροκλους. β) Ισοκρτους προς Δημνικον γ) Πνακα Κβητος Θηβαου δ) το Α της Ιλιδος Ομρου. …
Α. Π. Αρμδιος
Korçë, 20 maj 1852.
… ju bëj me dije, se para dy ditësh mora prej Armenie edhe një letër të dytë të K. Jorgjit, mjek i Drenovës, i cili është mirë me shëndet dhe, ngaqë ndodhet larg fushës së betejës dhe është i privuar nga çdo lloj shoqërie dhe zbavitjeje, gjeti kohën të thellohet në gjuhën shqipe, dhe kësisoj hartoi një alfabet prej 32 shkronjash greke dhe latine me anë të të cilave –siç thotë ai– shqiptohet fare lehtë çdo fjalë. Po ashtu ai ka përkthyer në shqip a) hokat e Hierokleut. b) Fjalën e Isokratit për Demonikon c) Tabelën e Kebetit prej Tebe d) të parën këngë të Iliadës. …
A. P. Armódhios
Pyetja e parë që lind nga leximi i fragmentit të mësipërm ka të bëjë me mjekun e Drenovës, K. Jorgjin. Mbetet për t’u hulumtuar kush ka qenë e përse u la në harresë emri i këtij savanti që hartoi një alfabet të shqipes dhe përktheu nga
11
greqishtja e vjetër, mes të tjerash, edhe këngën I të Iliadës, rreth gjysmë shekulli para Naimit. E rëndësishme është të vihet në dukje interesimi i rritur i savantëve të asaj periudhe për një alfabet funksional të shqipes, çka duket qartë edhe nga shkrimi i A. Armodhit (dok. I), por edhe nga letra që i dërgon këtij K. Nelkoja (dok. III).
-III-
12
13
Αθανασ Αρμοδ ελληνοδιδασκλ εις Κοριτσν Μαρτου 15/27 Ιωννινα
Το αλβανικν γνος την γλσσαν χον πελασγικν … αυτ το στδιον διατρχομεν εν διστημα δω ετν και ειστι αυτ βαδζομεν μη φθσαντες εις το τρμα τι κριος Hahn γερμανς φιλλογος αυστριακς πρξενος εις Ιωννινα και εγ εγκρατς της ιλλυρικς (Γεγικς) διαλκτου και λλος εις της Τοσκικς εξ Αργυροκστρου (Τσκοι = Tosci και Τυρρηνο ? … N.) εκθτοντες λεξιγραφαν και γραμματικν κοινν των δω διαλκτων … τελευταα περ αρχαου αλβανικο αλφαβτου εις χρσιν ντος εις Ιλλυραν (Γεγεραν) και πηγαζομνου ως εκ της φιλολογικς παρατηρσεως εκ των φοινικικν ψηφων και της αρχαιογραφας των ελλνων. –
… Θεδωρος Χατσ Ιακβου γεννηθες περ τα 1750 εν Ελβασν ριστος διδσκαλος περιηγηθες πασαν την Ιλλυραν και Αλβαναν εσναξεν αδαπνητον λην λξεων, και οτως εσστησε κοινν γλσσαν της αλβανικς δι’ ης πρτος οτος συνγραψε δι των ακολουθοντων ψηφων μεταφρσας την τε παλαιν και ναν διαθκην εις την πομπωδεσττην εκενην και μεγαλοπρεπ διλεκτον της ιλλυρικς. –Τα πονματ του γειναν θμα πυρς εν καιρ πανλης των οποων τεμχια τιν σζονται θαυμαζμενα δι το πλοσιον των λξεων, την γλαφυρτητα και φυσικν χριτα την οποαν εχεν εις το δημιουργεν λξεις μη υπαρχοσας εις τας διαλκτους. Οτω perndiljem θεοτκος, barquelján μακρθυμος, mirbám ευεργτης, dorschcréss χειργραφον, dheschcréss γεωγραφα, dhemátje γεωμετρα, ljart-kjénminë ψιστον ον, dhe γη, bót κσμος (υλικς και ηθικς) toque στερρε, schéquul οικουμνη, nddiéll υφλιος .- ….. φανεται ελθντες οι Πελασγο εις την Αλβαναν μετφερον τα παρντα ψηφα … και αποδεικνεται το αλβανικν γνος δι γραμμτων και γλσσης Πελασγικν.
14
15/27 mars Janinë.
Fara shqiptare me gjuhën e vet pellazgjike … në këtë stad ndodhemi prej dy vjetësh dhe vazhdojmë të ecim në të njëjtën hulli pa e mbaruar ende këtë punë se zoti Hahn filolog gjerman [dhe] konsull austriak në Janinë dhe unë zotërues i dialektit ilirisht (gegërishtes) dhe një tjetër i toskërishtes, nga anët e Gjirokastrës, po hartojmë një fjalor dhe një gramatikë, të përbashkëta për të dy dialektet ... së fundi [flitet] për një alfabet të qëmoçëm të shqipes që përdoret në Iliri (Gegëri) dhe që – mbështetur në vrojtime filologjike– buron prej shkronjave fenikase dhe prej shkrimit të lashtë të grekëve.-
... Teodor Haxhi Jakovi i lindur rreth viteve 1750 në Elbasan, mësues i shkëlqyer, shkoi në mbarë viset e Ilirisë dhe të Shqipërisë dhe mblodhi lëndë fjalësh të çmuara, e kësisoj krijoi një gjuhë të përbashkët të shqipes të cilën e shkroi i pari duke përdorur shenjat që radhitim më poshtë. Ai përktheu Dhjatën e Vjetër dhe Dhjatën e Re në dialektin kryelartë e hijerëndë të ilirishtes. –Punët e tij i përpiu flaka në kohë kolere, por disa copë të tyre arritën të shpëtojnë duke ngjallur admirim për begatinë e fjalëve, për hirshmërinë e stilit dhe dhuntinë natyrore të autorit si krijues fjalësh që nuk ekzistonin në dialektet. Kështu [kemi] perndiljem [perëndilemë] për θεοτκος, barquelján [barkelan] për μακρθυμος, mirbám [mirëbam] për ευεργτης, dorschcréss [dorëshkresë] për χειργραφον, dheschcréss [dheshkresë] për γεωγραφα, dhemátje për γεωμετρα, ljart- kjénminë [lartqenminë] për ψιστον ον, dhe për γη, bót [botë] për κσμος (materialisht dhe moralisht), toque [toke] për στερρε, schéquul [shekull] për οικουμνη, nddiéll [ndëdiellë] për υφλιος .- ….. duket se kur erdhën Pellazgët në Shqipëri sollën edhe shkronjat e mëposhtme ... dhe kështu provohet që fara shqiptare ka patur shkronja dhe gjuhë pellazgjike.
[Pasqyra e alfabetit]
Kostandin Anastas Nelko
Përkthyes prej Elbasani i konsullit austriak në Janinë. Letra e Nelko - Kristoforidhit për Armodhin, për të cilën njohim ditën dhe muajin, por jo edhe vitin kur u shkrua, përmban të dhëna të rëndësishme dhe është dëshmi e mënyrës si vetë Kristoforidhi i kundronte çështjet që rrihen aty. Ajo dëshmon gjithashtu për ekzistencën e një rrjeti savantësh shqiptarë, që “të nxitur prej zellit mëmëdhetar” komunikojnë dhe shkëmbejnë informacion për
15
shqipen dhe fatet e saj. Duket se teoria për origjinën pellazgjike të shqipes, por edhe diskutimet për alfabet-in/-et e saj janë në rend të ditës, shpesh me ndryshime nga njëri tek tjetri (tek Armodhi, p.sh., gjejmë jehonën e shkrimit të Th. Paqit për filiacionin e shqipes dhe greqishtes, ndërsa te Kristoforidhi pasqyrohen idetë e Hahn-it për mëvetësinë pellazgjike të shqipe-ilirishtes). Kristoforidhi bën fjalë për kohën që është bashkëpunëtor i Hahn-it në Janinë, pra letra duhet të jetë shkruar para v. 1850, kur Hahn-i lë Janinën për t’u vendosur në ishullin Siros. Ka interes gjithashtu e dhëna se ata, pra Hahn-i, i ndihmuar prej gegës elbasanlli K. Nelko dhe toskës gjirokastrit A. Meksi, po punojnë për hartimin e një gramatike dhe të një fjalori të përbashkët për të dy dialektet e shqipes. Në fakt, gramatika e Hahn-it, e përfunduar më 1852 (Alb. Studien, Heft II, Jena 1854), është gramatikë e toskërishtes, ndërsa fjalori shqip-gjermanisht (Alb. Studien, Heft III, Jena 1854), sjell lëndë nga të gjitha dialektet e shqipes.
Të një rëndësie të veçantë janë edhe çfarë i shkruan Nelkoja Dhaskal Oparakut (A.P. Armodhit) lidhur me –pas çdo gjase– Dhaskal Todhrin, “mësuesin e shkëlqyer” Teodor Haxhi Jakovi, i cili “shkoi në mbarë viset e Ilirisë dhe të Shqipërisë”, ku “mblodhi lëndë fjalësh të çmuara”, “krijoi një gjuhë të përbashkët të shqipes”, dhe “përktheu Dhjatën e Vjetër dhe Dhjatën e Re në dialektin kryelartë e hijerëndë të ilirishtes [gegërishtes]”, “duke ngjallur admirim për begatinë e fjalëve, për hirshmërinë e stilit dhe dhuntinë natyrore të autorit si krijues fjalësh që nuk ekzistonin në dialektet”.
Në vend të mbylljes: “... mb’ at’ anë mëngësë déetit...” Meqenëse puna me dokumentet arkivore na ofron shpesh të papritura të
këndshme, më duket se këtu është vendi të bëhet një plotësim i nevojshëm, rrjedhojë e rileximit dhe e “rimontimit” të dy fragmenteve të gjetura në dorëshkrimet e Mitkos, njërin prej të cilëve e kemi cituar tashmë në studimin hyrës të vëllimit me veprën leksikografike të tij, botuar së fundi. Patëm sjellë aty një parashikim, dëshirë e urim të autorit të “Bëletës shqypëtare”, (kushtuar “shqipeve”, që “Iktin, çajtin dtthin / se t’mbajin besëzën”, dhe “shqipove”, që mbenë “ku turku ve këmbën, [e] aty s’del br”):
Shumë godija e gjarëja të mbara mprnjën e ndihënjën për të marrë Europa
e Perëndimitë më të madhe fqinjërië / shokërië e afërim me gjindetë shqypëtre që jetonjën mbë të d buzat e déetit Jonikë.
parashikim që bëhet tani më i plotë me shtojcën e mëposhtme: Të panumurit udhëtarë, që sotpërsot siell udh’ e hekurtë ndë liman të
Brëndësit, dihet se nukë do mënonjën sa të shtitënjën mb’ at’ anë mëngësë déetit, tek është shtrirë shtrihet bregu i Shqypëriës.
16
Sign E. Mitko, Stazione Schutz Casa Gerouais Ramleh
Mitkoja na ka lënë edhe një shënim tjetër, jehonë e kontakteve të tij me
“gjakun e shprishur” të Arbërit, që, me sa shkruan ai, nuk konsiderohej vetëm i tillë. Po e citoj në origjinal e të përkthyer, dhe ia kushtoj posaçërisht Franko Altimarit:
Οι εν Καλαβρ και Δαλματ Αλβανο καλονται προς αλλλους “gjaku i kthiellëtë” οι γνσιοι, χι νθοι.
Shqiptarët e Kalabrisë e të Dalmacisë quhen mes vedi “gjaku I kthiellëtë” apo të kulluarit, të papërzierit.
Lënda që parashtruam më lart na jep të drejtën të themi se shfletimi
sistematik i shtypit dhe i burimeve arkivore greke, sidomos të shek. XIX, ka për të sjellë në dritë të dhëna me interes për historinë e shqipes dhe të shqiptarëve.
17