12
1 MBUROJA.net Origjina e retorikës spekulative teologjike (kelam) e Esharive – 1 Asharis.com Histori e shkurtër el-Xha’d bin Dirhem ishte ai që mori argumentin e huduth el-exhsâm (zanafilla e trupave) nga adhuruesit paganë të yjeve, mbetjet e Sabeanëve të cilëve u qe dërguar Ibrahimi ﻋﻠﯿﮫ ﺳﻠﻢ, të cilët kishin dije rreth filozofirave të Platonit e të Aristotelit dhe midis të cilëve gjendeshin ata që hala besonin në zanafillën e universit. Me qëllim që të demonstronin dhe argumentonin rastin, ata shpikën argumentin e huduth el-exhsâm, dhe kjo bazohej në studimin që ata u kishin bërë shkencave natyrore, universit të perceptueshëm, në termet filozofike, në klasifikimet dhe vrojtimet që vinin nga çifti i Aristotelit, sidomos klasifikimi i tij i Dhjetë Kategorive (el-Mekulet el-Asher)0F 1 , që ishte baza gjuhësore për silogjizmin1F 2 dhe logjikën e tij deduktive për të vërtetuar saktësinë apo pasaktësinë e një pohimi (teoreme). Pra, terminologjia e el-xhewâhir, el-exhsâm (substancat, trupat) dhe el- a’râd (cilësitë rastësore) ishte gjuha themelore dhe baza e këtij argumenti. Si pasojë, Sabeanët praktikonin “teologji negative,” që do të thotë të konfirmosh për Allahun vetëm mohimet, domethënë të thuash: “Allahu s’është as kështu, as ashtu, as kështu, as ashtu ...”, dhe kjo për t’iu shmangur texhsîm-it (antropomorfizmit) të Allahut dhe për të ruajtur “epërsinë” e Tij, dhe gjëra të ngjashme. Në fakt, besimi i tyre në hyjnoren thjesht ndjek teizmin e Platonit dhe të Aristotelit. El-Xha’d bin Dirhem e pruri këtë në umet dhe kështu u shpik te’til (lënia, mohim i cilësive të Allahut). El-Xha’d u mundua të tregohej i qëndrueshëm në këtë argumentim, çka nënkuptonte që gjithqysh të mohoheshin emrat, cilësitë dhe veprimet e Allahut, meqë a) emrat nënkuptojnë cilësi, dhe se b) cilësitë e c) veprimet janë përdorur si argument se trupat ku gjenden ato (cilësitë, veprimet) apo prej të cilëve dalin ato, kanë zanafillë (dmth janë të krijuar). 1 Kjo do të sqarohet më hollësisht në pjesën e tretë. 2 Mënyrë arsyetimi formal, sipas së cilës, duke u mbështetur mbi dy gjykime të dhëna si premisa, nxirret një gjykim i tretë si përfundim. (FESH)

Origjina e retorikës spekulative teologjike (kelam) e ... · Histori e shkurtër . el-Xha’d bin Dirhem ishte ai që mori argumentin e . huduth el-exhsâm (zanafilla e trupave)

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Origjina e retorikës spekulative teologjike (kelam) e ... · Histori e shkurtër . el-Xha’d bin Dirhem ishte ai që mori argumentin e . huduth el-exhsâm (zanafilla e trupave)

1 MBUROJA.net

Origjina e retorikës spekulative teologjike (kelam) e Esharive – 1 Asharis.com

Histori e shkurtër

el-Xha’d bin Dirhem ishte ai që mori argumentin e huduth el-exhsâm (zanafilla e trupave) nga adhuruesit paganë të yjeve, mbetjet e Sabeanëve të cilëve u qe dërguar Ibrahimi علیھ سلم, të cilët kishin dije rreth filozofirave të Platonit e të Aristotelit dhe midis të cilëve gjendeshin ata që hala besonin në zanafillën e universit. Me qëllim që të demonstronin dhe argumentonin rastin, ata shpikën argumentin e huduth el-exhsâm, dhe kjo bazohej në studimin që ata u kishin bërë shkencave natyrore, universit të perceptueshëm, në termet filozofike, në klasifikimet dhe vrojtimet që vinin nga çifti i Aristotelit, sidomos klasifikimi i tij i Dhjetë Kategorive (el-Mekulet el-Asher)0F

1, që ishte baza gjuhësore për silogjizmin1F

2

dhe logjikën e tij deduktive për të vërtetuar saktësinë apo pasaktësinë e një pohimi (teoreme).

Pra, terminologjia e el-xhewâhir, el-exhsâm (substancat, trupat) dhe el-a’râd (cilësitë rastësore) ishte gjuha themelore dhe baza e këtij argumenti. Si pasojë, Sabeanët praktikonin “teologji negative,” që do të thotë të konfirmosh për Allahun vetëm mohimet, domethënë të thuash: “Allahu s’është as kështu, as ashtu, as kështu, as ashtu ...”, dhe kjo për t’iu shmangur texhsîm-it (antropomorfizmit) të Allahut dhe për të ruajtur “epërsinë” e Tij, dhe gjëra të ngjashme.

Në fakt, besimi i tyre në hyjnoren thjesht ndjek teizmin e Platonit dhe të Aristotelit. El-Xha’d bin Dirhem e pruri këtë në umet dhe kështu u shpik te’til (lënia, mohim i cilësive të Allahut). El-Xha’d u mundua të tregohej i qëndrueshëm në këtë argumentim, çka nënkuptonte që gjithqysh të mohoheshin emrat, cilësitë dhe veprimet e Allahut, meqë a) emrat nënkuptojnë cilësi, dhe se b) cilësitë e c) veprimet janë përdorur si argument se trupat ku gjenden ato (cilësitë, veprimet) apo prej të cilëve dalin ato, kanë zanafillë (dmth janë të krijuar).

1 Kjo do të sqarohet më hollësisht në pjesën e tretë. 2 Mënyrë arsyetimi formal, sipas së cilës, duke u mbështetur mbi dy gjykime të dhëna si premisa, nxirret një gjykim i tretë si përfundim. (FESH)

Page 2: Origjina e retorikës spekulative teologjike (kelam) e ... · Histori e shkurtër . el-Xha’d bin Dirhem ishte ai që mori argumentin e . huduth el-exhsâm (zanafilla e trupave)

2 MBUROJA.net

Kështu, ai pohoi se Allahu nuk i foli Musës علیھ سلم, sepse, sipas këtij argumenti, kjo do të ishte një hâditheh (ngjarje) në qenien e Allahut, gjë që thuhet vetëm për trupat (exhsâm). Gjithashtu, Allahu nuk mori Ibrahimin për mik, prapë për të njëjtën arsye. Njësoj dhe pohimi i dëgjimit, shikimit, fuqisë, jetës, vullnetit, fytyrës, duarve, istiwâ (ngritjes mbi) etj. janë texhsim, domethënë, kjo e bën të nevojshme që Allahu të jetë një trup, meqë këto janë cilësi dhe veprime.

Kjo teologji u thith nga Xhehmitë, të cilët e përhapën në umet. Pastaj kjo u adoptua nga Amr bin Ubejd nga ana e Mu’tezilive gjatë kohës së Ebu Hanifes, i cili foli kundër kësaj.

Deri në shekullin e tretë (pas 200H), Mu’tezilitë e përpunuan këtë argument në masë të madhe dhe qitën umetin në sprovë duke thënë se Kurani në arabisht është i krijuar, një besim që kërkohej nga argumenti i huduth el-exhsâm. Imam Ahmedi i mposhti këta heretikë dhe njerëzit në masë të madhe u larguan nga Mu’tezilitë pasi panë dështimin e tyre.

Mandej erdhi Ibn Kullab, i cili u mundua të debatonte me këta Xhehmij e Mu’tezilij nëpërmjet kelamit dhe ra viktimë e dyshimeve të tyre lidhur me veprimet e Allahut.

Mbas tij erdhi el-Eshari, i cili kishte lënë Mu’tezilitë për të mbështetur rrugën e Ibn Kullabit menjëherë mbas fillimit të shekullit të katërt (300H), por asnjëri nga këta dy nuk e konsideronte këtë argument si të obligueshëm, çka shpjegon përse ata (si dhe Esharitë Kullabij të hershëm) ishin më afër Ehlu-Sunetit në pikëpamjet e tyre.

Por, kur erdhi el-Bakilani, argumentin e huduth el-exhsâm e bëri pjesë përbërëse për atë që ai e shihte si mbështetje dhe sistemim të tijin të rrugës së Eshariut dhe e riprodhoi në detaje në librin e vet et-Temhid, duke qenë kjo pak a shumë e njëjtë me trajtimin që ia bëjnë Mu’tezilitë, dhe këtë ai e shpalli si të obligueshme (waxhib) për çdonjërin. Pavarësisht kësaj, ai hala mbahej fort për disa pozita të Eshariut.

Mirëpo, kur të gjithë Esharitë mbas tij folën rreth këtij argumenti – dhe kjo gjendet në të gjitha librat e tyre -, ata përfundimisht kuptuan se ky argument është me të meta. Debatet kishin flakëruar mes tyre dhe filozofëve, dhe, kur Esharitë e vonë kuptuan se ky argument ishte e prishur, me të meta dhe se gjithashtu mund të përdorej për të

Page 3: Origjina e retorikës spekulative teologjike (kelam) e ... · Histori e shkurtër . el-Xha’d bin Dirhem ishte ai që mori argumentin e . huduth el-exhsâm (zanafilla e trupave)

3 MBUROJA.net

argumentuar se universi është i përhershëm (gjë që disa prej tyre iu referuan si Tekãfu el-Adileh [barazi në argumente]), ata u ngutën të mbronin vetet e tyre dhe ta fshihnin këtë dobësi në teologjinë e tyre duke përfshirë argumente tjera, të cilat realisht zunë fill pikërisht tek ata filozofë me të cilët po debatonin, siç ishte argumenti i terkib3 (kompozimit) dhe i tekhsis (specifikimit). Esharitë i përfshinë këto në teologjinë (që çoi në një hibridizimin të kelamit dhe filozofisë) dhe në mënyrë të paskrupull nisën t’i përdornin këto në polemikat që bënin me Ehlu-Sunetin.

Po, por çfarë të thuhet për dijetarët si el-Bejheki, el-Kurtubi, en-Newewi, Ibn Haxher? Padyshim që kjo është një pyetje që na imponohet, dhe puna qëndron kështu: Ka pasur një kategori dijetarësh të cilët, në të vërtetë, nuk u zhytën në kelam, el-exhsãm wel-a’rãd (trupat dhe cilësitë rastësore të tyre), huduth el-exhsãm (argumentim për zanafillën e trupave

3 Kjo është nga terminologjitë e njohura që është përdorur nga fraksione të ndryshme të Xhehmive (filozofët, Mu’tezilitë, Esharitë e vonë, Maturiditë), më qëllim që ose t’i mohonin cilësitë e Allahut, ose të refuzonin uluww (epërsinë) e Allahut. Në origjinë ky term vjen nga filozofët dhe Mu’tezilitë e përdorën këtë, pastaj Ibn Sina (v.429H) e përfshiu si pjesë të argumentimit të përvetësuar nga Mutekeliminët, atë të el-wuxhub dhe el-imkan. Kur Esharitë e vonë panë të metat në argumentin e huduth el-exhsãm, ata nisën të përfshinin argumentin e et-terkib, më qëllim që të gjenin mënyrë për të kundërshtuar Ehlu-Sunetin. Ka disa kuptime të et-terkib (lit. kompozim):

1. Kompozimi prej dy a më shumë elementeve. Kjo është përbërje e përzier, dheshembull i kësaj është gjitari i bërë nga dheu, uji, apo prej gjymtyrëve, flokëve, dhëmbëve etj.; apo shtëpia e bërë nga tullat, llaçi, tubat. Pra, këtu kemi disa elemente.

2. Kompozimi nëpërmjet afërsisë, në kuptimin që një mori shtëpish përbëjnë njëqytet dhe të ngjashme me këtë.

3. Kompozimi nga pjesëzat identike, dhe kjo është çfarë besojnë Mutekeliminët, atë se i tërë universi është i bërë nga po e njëjta pjesëz, por ajo që i jep secilës karakteristikat e veta janë cilësitë rastësore që rrinë në të. Ky definicion vjen nga nocionet që gjenden te filozofët grekë. Për këtë shkak, er-Razi mohonte se Allahu është mbi Arsh, meqë kjo do ta bënte të nevojshëm “kompozimin”.

4. Kompozimi nëpërmjet materies dhe formës. Kjo i referohet një gjëje të bërënga një element (si argjendi, ari, druri) dhe që ka një formë apo trajtë tëcaktuar. Kjo vjen nga filozofët grekë.

5. Kompozimi i një gjëje dhe ekzistenca e saj. Kjo në fakt s’është “kompozim,”meqë kjo është çfarë ta thotë mendja; mendja mund të mendojë rreth një gjëjedhe ekzistencës së saj dhe t’i ndajë këto dy gjëra, por që kështu të mosqëndrojë puna në realitetin e jashtëm.

Dy kuptimet e para gjenden në gjuhen arabe. Katër të fundit janë të ndikuara nga gjuha e filozofëve dhe janë të panjohura për gjuhën arabe, dhe përdoren për të mohuar diçka nga ajo që Allahu pohoi për veten e Tij.

Page 4: Origjina e retorikës spekulative teologjike (kelam) e ... · Histori e shkurtër . el-Xha’d bin Dirhem ishte ai që mori argumentin e . huduth el-exhsâm (zanafilla e trupave)

4 MBUROJA.net

nëpërmjet pranisë së cilësive dhe veprimeve në ta), el-xhuzz eledhî lã jetexhezzã dhe el-xhewher el-ferd (substanca e padukshme), el-a’rãd lã jebkã zemãnejn (një cilësi rastësore nuk zgjat dy çaste kohe), dhe në tërë atë të folme tjetër të padobishme e të panevojshme, në kelamin e dënueshëm që u mor drejtpërsëdrejti nga Mu’tezilitë.

Mirëpo, këta dijetarë u udhëzuan të besonin në saktësinë e konkluzioneve të atyre Mutekeliminëve që qenë zhytur në të. Dhe kjo është e kuptueshme, sepse, kur po ashtu midis ithtarëve të kelamit kishte edhe Rafidij Hishamije Muxhessimeh dhe Hanefij Kerramijjeh Muxhessimeh (të cilët thoshin se Allahu është një trup me mish e eshtra, apo që Ai duhej të ishte një trup për të pasur cilësi, dhe qëndrime tjera si këto), atëherë këta dijetarë besuan në saktësinë e konkluzioneve të atyre Mutekeliminëve, ndonëse ata realisht nuk u zhytën në kelam sikurse Mutekeliminët.

4 Tewfid është të besosh në cilësitë e Allahut ashtu siç kanë ardhur, pa e pranuar domethënien e tyre. Me fjalë tjera, kjo është të besosh vetëm në fjalët, dhe ky besim kundërshton besimin e Ehlu-Sunetit. Ndonëse disa dijetarë tanë të njohur kanë rënë në këtë gabim, megjithatë kjo bën pjesë në besimet e devijuara të Esharive, Maturidive, etj. Një shembull për këtë do të ishte nëse shikojmë në cilësinë e Allahut el-Besîr (Ai që sheh gjithçka). Gjejmë që mufewid (ai që bën tefwid) e shpreh besimin në këtë cilësi, por ngaqë bën përngjasim (teshbih) me cilësitë e njerëzve, ai bie në gabimin e tefwidit apo besimin në el-Besîr vetëm si fjalë dhe kurrgjë më shumë. Ehlu-Suneti, në anën tjetër, praktikojnë tefwîd vetëm në mënyrën (kejfijjeh) e cilësisë, jo në domethënien e cilësisë. Pra, ne nuk lëshohemi në atë se si e ka bërë, si e bën dhe si do ta bëjë Allahu një gjë. Ne besojmë në emrat dhe cilësitë ashtu si kanë ardhur, pa përngjasim me cilësitë e njerëzve apo pa i shtrembëruar domethëniet e menduara.

Atëherë, ngaqë ata më së shumti merreshin me Hadithin, u munduan të bashkërendisnin mes këtyre konkluzioneve që i konsideronin si të mirëqena dhe asaj që gjetën në hadithe dhe ethere. Këtë mund ta vëresh te el-Bejheki dhe, shumë më vonë, te el-Kurtubi e en-Newewi, të cilët ishin me Mutekeliminët. Dhe gjithashtu Ibn Haxher, i cili ishte kategori në vete. Në këtë kategori numërohet edhe el-Kadi Ebu Ja’lã, meqë edhe ai, po ashtu, e konsideronte të mirëqenë usulin e Ibn Kullabit lidhur me veprimet e zgjedhura të Allahut (gjë që Mutekeliminët e refuzojnë si hawãdith [ngjarje]), por dhe bëri ithbãt (pohim) për Allahun bazuar në transmetime të shpikura, pastaj u mundua të bashkërendiste mes kelamit nga i cili u ndikua dhe haditheve që i konfirmonte dhe kështu hyri në tefwid4.

Page 5: Origjina e retorikës spekulative teologjike (kelam) e ... · Histori e shkurtër . el-Xha’d bin Dirhem ishte ai që mori argumentin e . huduth el-exhsâm (zanafilla e trupave)

5 MBUROJA.net

Rezultati përfundimtar është se ka pasur nga dijetarët e vonë që gabimisht menduan se rruga e Selefëve ishte te’wil5 dhe tefwid, për shkak të propagandimit të rrugës së Mutekeliminëve, sidomos të Esharive mes shekujve gjatë dhe tetë (500H-700H), kështu që ata iu qasen haditheve dhe ethereve me këtë perceptim.

Mirëpo, meqë ata realisht nuk u zhytën në kelam, ti s’do të shohësh te këta dijetarë kelamin e rrënjosur thellë si ajo që shihet te el-Bakilani, el-Bagdadi dhe el-Xhuwejni, dhe as ajo filozofi në të menduar e në të folur që doli nga el-Gazali dhe er-Razi (të cilët u ndikuan nga Ibn Sina) dhe nga el-Amidî. Këta të fundit janë dijetarët e vërtetë që fuqizuan dhe standardizuan teologjinë në të cilën janë të gjithë Esharitë, Esharitë filozofë e Xhehmij, larg nga ajo në çka ishte Eshariu.

Për të pasur një imazh më të qartë të niveleve të Esharizmit dhe të atyre që u atribuohet Esharizmi, kemi tekstin në vijim.

Lloji i parë

- Grupi 1: Ebu el-Hasan el-Eshari

E vendosëm Ebu el-Hasan el-Eshariun si një kategori në vete, sepse, mbasi la Mu’tezilitë dhe adoptoi akiden Kullabije, ai kaloi nëpër një proces dhe lëvizi drejt akides së Ehlu-Sunetit dhe, nga fundi i jetës së

5 Esharitë bëjnë shtrembërim (tahrif) të tekstit e pastaj kësaj i referohen si te’wil (interpretim). Mirëpo, ky te’wil nuk është nga llojet korrekte të te’wilit që erdhën në Libër e në Sunet. Ibn el-Kajjim ka një punim ku shpjegon dallimin mes te’wilit që ka të bëjë me informatën (haber) dhe kërkesën (teleb), te’wilit që është sinonim me tefsirin (shpjegimin) dhe te’wilit i cili, në fakt, është shtrembërim (tahrif) i gjuhës.

Përdorimi i etiketës “Eshari” mund të jetë goxha konfuz, dhe shpesh kur njerëzit e përdorin atë në diskutime dhe debate, mendojnë në gjëra të ndryshme. Është e domosdoshme të sqarohet se çka hyn në këtë etiketë, me qëllim që të hiqet ky konfuzion. Referenca ndaj huduth el-exhsãm në tekst, siç u cek shkurtimisht më lart, i referohet argumentit që Esharitë e morën nga Mu’tezilitë (të cilët e morën nga Xhehmitë, të cilët e morën nga el-Xha’d bin Dirhem, i cili e mori nga filozofët Sabeanë), me qëllim për të demonstruar se universi ka zanafillë dhe e ka një Krijues, duke argumentuar se prania e cilësive (sifat) dhe e veprimeve (ef’al) në trupat tregon se ata janë ngjarje (hawãdith), prandaj dhe të krijuar.

Page 6: Origjina e retorikës spekulative teologjike (kelam) e ... · Histori e shkurtër . el-Xha’d bin Dirhem ishte ai që mori argumentin e . huduth el-exhsâm (zanafilla e trupave)

6 MBUROJA.net

tij, mbërriti të vërtetën në shumicën e çështjeve. Sikurse Ibn Kullab, edhe el-Eshariu nuk e konsideronte argumentin e huduth el-exhsãm të ishte i obligueshëm, bile ai e shpalli këtë si bidat dhe një metodë të parëndësishme karshi metodës së Kuranit në librin e tij Risãleh ilã Al et-Theger. Në fjalët e tij të fundit (el-Mekãlãt, el-Ibãneh), ai pohoi epërsinë (uluww) e Allahut, cilësitë khaberijjeh (fytyrën, dy duart, dy sytë e kështu me radhë) dhe cilësitë fi’lijjeh (istiwa, nuzûl, hidhërimin, kënaqësinë, etj.) pa te’wil dhe tefwid. Studentët e tij të drejtpërdrejtë si Ebu Abdullah bin Muxhahid (~370H), Ebu el-Hasan el-Bahili (~370H), Ibn Mehdi et-Taberi (v.380H) dhe të tjerë u ndikuan prej tij, ndonëse nuk ka shumë gjëra prej tyre në kuptimin e literaturës apo transmetimeve, meqë, ndryshe nga Esharitë e vonë, ata nuk shkruan shumë.

- Grupi 2: Ebu Bekr el-Bakilani

U desh ta vendosim el-Bakilanin në kategori të veçantë, sepse ai ka diçka unike. Ai kundërshtoi Eshariun duke shtjelluar argumentin e huduth el-exhsãm dhe e shpalli atë si të obligueshëm (Eshariu pat thënë se kjo është bidat). Mirëpo, krahas këtij argumenti, ai hala pohonte se Allahu është mbi Arsh me qenien e Tij, dhe ai pohoi cilësitë khaberijjeh (fytyrë, dy duart, dy sytë) dhe ai qe lëvduar për atë se ishte afër Ehlu-Sunetit në këto çështje, pavarësisht se parashtronte gjëra që s’ishin nga vetë Eshariu.

- Grupi 3: Ata që i përmbahen asaj që gjendet në el-Ibãneh dhe e quajnë veten Esharij

Historikisht janë gjendur ata që i përmbaheshin asaj në çka ishte Eshariu nga fundi i jetës së tij dhe flisnin me gjithçka që gjendej në librin el-Ibãneh dhe nuk e kundërshtonin, dhe e quanin veten Esharij, ndonëse një etiketim i këtillë i vetvetes është bidat në fe. Prania e këtyre grupeve dëshmohet nga Ibn Asakir (v.571H), i cili mbrojti Eshariun lidhur me autorësinë e tij të el-Ibãneh kundër akuzave për mashtrim (tekijeh) dhe mosbesim në përmbajtjen e këtij libri. Të ngjashmit me Derbes ibn el-Shafi’i (v.659H), i cili i përmbahej asaj çfarë gjendej në el-Ibãneh, asokohe ishin të pranishëm në Kuds. Dhe ky ka një libër ku mbron Eshariun nga pohimi se ai shkroi el-Ibãneh nga tekijeh dhe atë se ai nuk kishte besuar me gjithë zemër në përmbajtjen e tij, ngjashëm siç bëri Ibn Asakir.

Page 7: Origjina e retorikës spekulative teologjike (kelam) e ... · Histori e shkurtër . el-Xha’d bin Dirhem ishte ai që mori argumentin e . huduth el-exhsâm (zanafilla e trupave)

7 MBUROJA.net

Shënim: Kanë qenë dhe ata të cilët, krahas konfirmimit që i bënin el-Ibãneh, qenë ndikuar nga disa libra të hershëm të Esharive, ku ishin ruajtur aspekte të kelamit, dhe konsideronin se gjithë ato gjëra ishin pikëpamje të Eshariut. Dhe ky është gabim, sepse në librin e tij el-Luma’, Risaleh ilã Ehl el-Thegr, el-Muxhiz, el-Mekãlãt, el-Ibãneh, shohim gjëra që ashiqare kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe kundërshtojnë të kaluarën e tij Kullabije, çka tregon për një tranzicion e jo se gjithçka nga pikëpamjet e tij mbeti në librat e tij.

Mirëpo, nuk bëhet refuzim ndaj atyre që iu përmbajtën asaj çfarë gjendej në el-Ibãneh dhe nuk kundërshtuan, përveç atribuimit të tyre ndaj Eshariut. Për hir të terminologjisë, ne mund t’i referohemi kësaj si Ibaneh-Esharijjeh ndërsa atyre që ishin në këtë si Esharitë-Ibaneh.

Lloji 2: Lëvizja drejt Mu’tezilizmit dhe tesawwufit (Sufizmit)

Ata që lëvizën drejt Mu’tezilizmit në pikëpamjet e tyre, gjë që u nis me Ebu Mensur el-Bagdadin (v.429H), i cili bëri te’wil të uluww dhe të el-istiwã si dhe të cilësive khaberijjeh.

Njësoj, el-Bejheki nuk pranoi ta shqyrtonte el-uluww dhe el-istiwã, edhe pse ai pohonte fytyrën, duart dhe sytë për Allahun pa te’wil dhe pa tefwid. Ai u tregua i dobishëm në fushën e Hadithit dhe rigjallërimin e fikhut të Shafiut, kështu që ai ka merita. Këto pikëpamje të veçanta ai i mbante meqë ishte fort i ndikuar nga libri el-Ibãneh.

El-Xhuwejni (v.478H) kreu punën dhe e çoi Shkollën në rrugë të Mu’tezilive. Gjithashtu, vlen të përmendet edhe el-Kushejri (v.465H), i cili solli një formë ekstreme të tesawwufit dhe e identifikoi medhhebin e Eshariut me të.

Lloji 3: Filozofia

Të ngjashmit me el-Gazalin (v.505H) dhe er-Razin (v.6060H) e sollën Esharizmin në grahmat e një herezie. Ata u ndikuan keqas nga zhytja në librat e filozofëve si Ibn Sina (v.429H), nga shkrimet e Ebu Hejjen et-Tewhidi (v.414H), nga Resã’il e Ihwan es-Sefã (Batinij) si dhe nga të tjerët. Ngjashëm, Sejf ed-Din el-Amidî (v.631H) e vazhdoi këtë trashëgimi në opinion dhe në pikëpamje nga er-Razi, dhe ishte një që e linte namazin (terik es-salat), siç është vërtetuar për të, dhe e mësonte

Page 8: Origjina e retorikës spekulative teologjike (kelam) e ... · Histori e shkurtër . el-Xha’d bin Dirhem ishte ai që mori argumentin e . huduth el-exhsâm (zanafilla e trupave)

8 MBUROJA.net

filozofinë nga çifutët e nga të krishterët. Pra, kjo ishte epoka e filozofisë dhe batinijjes, që ishte më e ndotur dhe shkonte përtej Mu’tezilizmit të shekullit të pestë.

Ne mund të kombinojmë llojin 2 dhe 3 nën termin Esharij Xhehmij, mirëpo nga ky grup duhet të përjashtojmë Bejhekiun pasi ka aso merita që s’mund të konfirmohen për të tjerët.

Lloji 4: Ata që jetuan, u edukuan dhe morën dije në një periudhë kur Esharitë ishin të spikatur

Këta janë të ngjashmit me Kurtubiun (v.671H), Newewiun (v.676H), dhe Ibn Haxherin (v.852H). Ata jetuan në një periudhë kur Esharitë Xhehmij fituan forcë dhe famë në vendet muslimane dhe të pakët ishit ata që u kursyen prej tyre dhe ndikimit të tyre, dhe kur u bë vështirë të deklaroje dhe të shfaqje rrugën e Selefëve për arsyet e ngjashme me të kohës kur Mu’tezilitë patën forcë të ngjashme në pjesën e parë të shekullit të tretë hixhrik. Asokohe ke pasur heretikë Esharit si puna e Ibn Tumert (v.542H), i cili pohonte të ishte Mehdiu që pritet dhe impononte akiden Esharite me shpatë, duke vrarë me mijëra muslimanë ngaqë i konsideronte Muxhessimeh dhe ata nuk identifikoheshin me akiden e tij të veçantë.

Pra, ky ishte ambienti i shekullit 6 dhe 7. Esharizmi ishte akideja e ditës, dhe Allahu padyshim që ndryshon ditët mes fraksioneve, meqë sa e sa shtete me akide të devijuar kanë ardhur e kanë shkuar! Dhe kështu qëndron puna; Allahu i sprovon disa me disa të tjerë. Pra, këta dijetarë u ndikuan nga situata mbizotëruese.

Pavarësisht kësaj, në shkrimet e veta ata qartazi demonstronin kundërshtinë e tyre ndaj disa parimeve themelore mbi të cilat ndërtohet shkolla e kelamit Esharit, dhe kjo ndodhi për shkak të kapjes së tyre pas Hadithit. Kjo tregon se ata nuk hynë nga dera e njëjtë si këta Xhehmij, por hynë nëpërmjet dashurisë ndaj Kuranit dhe Hadithit si dhe shkencave të tyre, ndryshe nga Mu’tezilitë të cilët hynë nëpërmjet ilmul-kelamit. Dhe, për shkak dominimit të shkollës Esharite në atë kohë, këta dijetarë u ndikuan dhe u pajtuan me disa thënie te atyre Xhehmive, ndonëse u ndikuan vetëm në shkallë të ndryshme, dhe perspektiva e tyre mbi atë në çka ishin Selefët u formua nëpërmjet këtij ndikimi.

Page 9: Origjina e retorikës spekulative teologjike (kelam) e ... · Histori e shkurtër . el-Xha’d bin Dirhem ishte ai që mori argumentin e . huduth el-exhsâm (zanafilla e trupave)

9 MBUROJA.net

Ata janë të njëjtë me Hanbelitë Mufewideh si el-Kadi ebu Ja’lã, i cili kishte dashuri ndaj Hadithit dhe shkencave të tij, por që ndoqi – me nijet të mirë – pikëpamje të caktuara të Mutekeliminëve (ato të Kullabive), të cilat gabimisht u menduan si të sakta.

Për Newewiun mund të thuhet se ishte Esharij, kurse sa i përket Ibn Haxherit, ai ishte i ngatërruar (mudterib); nganjëherë fliste me mënyrën e Selefëve duke iu përmbajtur Hadithit, nganjëherë kaplohej nga medhhebi në të cilin ishte rritur. Mirëpo, sigurisht që ai nuk ishte një Eshari siç ishin el-Bagdadi, el-Xhuwejni, el-Gazali, er-Razi dhe el-Amidî.

Lloji asnjë: Atyre të cilëve Esharizmi u atribuohet rrejshëm

Këta janë dijetarët të cilëve, për këtë apo atë arsye, Xhehmitë gjetën mënyrën t’ua vishnin “Esharizmin” (e llojit 2 dhe 3 më lart). Për shembull, Ebu Uthman es-Sabuni (v.449H) lëvdoi librin el-Ibãneh, por e lëvdoi nga perspektiva e grupit 3 të llojit 2, sepse përmbajtja e tij është në përputhje me akiden e Ehlu-Sunetit.

Shënim: Kujto që disa Esharij, në rend të parë, nuk besojnë se Eshariu shkroi el-Ibãneh; disa të tjerë janë të detyruar ta pranojnë këtë dhe mundohen ta kontestojnë përmbajtjen e tij, por me këtë i mëshojnë murit me kokë, sepse ajo çfarë Eshariu konfirmon në këtë libër, gjithashtu konfirmohet dhe nga el-Bakilani e nga të tjerët, sidomos lidhur me el-uluww, el-istiwã, dhe cilësitë khaberijjeh.

Gjithashtu, një arsye tjetër që ata mund ta gjejnë për t’i veshur një dijetari Esharizimin është lëvdimi që ai mund t’i ketë bërë ndonjërit prej dijetarëve Esharit në ndonjë aspekt, si ajo çfarë es-Sabuni tha për Ebu Mensur el-Bagdadin.

Të tjerë të cilëve u është veshur Esharizmi i llojit 2 dhe 3 përfshin Ebu Bekr el-Isma’îli (v.371H), el-Kejrewãnî (v.389H), Ebu Nuejm el-Asbahani (v.430H), el-Hatib el-Bagdadi (v.463H), të gjithë dijetarë Selefij në akide

Më tej në punimet e es-Sabunit, shohim që ai konfirmon atë që zhvlerëson shkollën e kelamit Esharit nga baza e saj, që janë cilësitë fi’lijjeh (veprimet që kanë të bëjnë me vullnetin e Allahut). Ky pohim është diametrikisht i kundërt me doktrinën e Esharive (të mohimit të asaj që ata e quajnë hawãdith).

Page 10: Origjina e retorikës spekulative teologjike (kelam) e ... · Histori e shkurtër . el-Xha’d bin Dirhem ishte ai që mori argumentin e . huduth el-exhsâm (zanafilla e trupave)

10 MBUROJA.net

të Selefëve. Disa nga këta mund të kenë qenë identifikuar me Eshariun në bazë të asaj çfarë gjendet në el-Ibãneh, të cilin sot e refuzojnë shumica e Esharive, qoftë si falsifikim, qoftë si një libër në përmbajtjen e të cilit kanë futur duart të tjerët, por për këto akuza ata kanë zero prova, përveç disa arsyetimeve të shtrembra.

Pasi të kesh kuptuar këtë që u tha më lart, le të shohim tash se si funksionojnë Esharitë në nivel operativ.

Hapi i parë është që të të përmendet Ibn Haxher, en-Newewi dhe el-Kurtubi. Për arsye të qarta, kjo është metoda e preferuar, meqë këta ishin dijetarë të vërtetë, domethënë, dijetarë të Hadithit dhe shkencave të tij si dhe të tefsirit, dhe këta i kontribuuan tepër umetit. Për këtë arsye, do të shohësh se shumica e asaj që citojnë, kur ata kërkojnë argumente për te’wilin dhe te’tilin e tyre, do të vijë nga ana e këtyre dijetarëve. Por, këta dijetarë nuk janë Esharij në kuptimin tipik të fjalës, siç u vërtetua më herët, meqë, për të qenë një Esharij në kuptimin tipik të fjalës dhe në kuptimin e shkollës doktrinare, një dijetar duhet që:

• Të flasë me huduth el-exhsãm • Ta bëjë si obligim të parë en-nedher wel-istidlãl (vrojtimin dhe

deduktimin e provave në mënyrë racionale) • Të flasë me parimin universal të er-Razit (atë të vënies së arsyes

parapara Shpalljes) • Të refuzojë hadithe ehãd në çështjet e akides • Të mohojë të ketë urtësi mbrapa veprimeve të Allahut • Të argumentojë për ringjalljen nëpërmjet el-xhewher el-ferd

(atomizmi6) • Të flasë me el-xhebr (i maskuar si el-kesb)7 • Të pohojë se imani është thjesht vetëm pranim me zemër (tesdik)

6 Atomizmi (nga greqishtja atomos/i pandashëm) është një filozofi natyrale që u zhvillua në disa tradita të lashta. Atomistët teorizuan se bota natyrore përbëhet nga dy pjesë themelore: atomeve dhe boshllëkut. Atomet janë të pashkatërrueshme dhe të pandryshueshme dhe ka versione të pafundme të formave dhe madhësive. Grumbuj me forma, rregullime e pozita të ndryshme përbëjnë substanca që shihen në botën. Referencat ndaj konceptit të atomeve datojnë deri në Indinë dhe Greqinë e lashtë. (WP) 7 Sipas doktrinës Esharite, do të thotë se njeriu e meriton bërjen e veprave. Ata në thelb e bëjnë Allahun nismëtar dhe krijues të veprës ndërsa njeriu thjesht është një “kontejner” në të cilin Allahu krijon këtë veprim, dhe për njeriun thuhet se i meriton ato veprat.

Page 11: Origjina e retorikës spekulative teologjike (kelam) e ... · Histori e shkurtër . el-Xha’d bin Dirhem ishte ai që mori argumentin e . huduth el-exhsâm (zanafilla e trupave)

11 MBUROJA.net

• Të pohojë se Allahu përjetësisht rikrijon tërë krijimin për çdomoment të pandashëm të kohës (po, me fjalë tjera, deri sa tëkapsitë syri yt një herë, i tërë krijimi rikrijohet nga Allahundoshta një miliard herë!)

Dhe kështu me radhë.

Pra, ajo çfarë ata bëjnë është se përdorin Ibn Haxherin, Newewiun, dhe Kurtubiun si vello të parë për atë në çfarë realisht ata janë, që është një hibridizim mes Kullabizmit, texhehhum-it (drejtimit të Xhehm ibn Safwanit), Mu’tezilizmit dhe filozofisë.

Domethënë, kur përmenden emrat e këtyre dijetarëve (Ibn Haxher etj.), shumë njerëz mashtrohen, sidomos kur kemi parasysh atë se, për shkak të kohës në të cilën jetuan ata, nëpërmjet teksteve të tyre shohim një perspektivë kelamiste mbi atë në çka ishin Selefët.

Kështu, Esharitë bashkëkohorë janë në gjendje që efektivisht të sjellin atë që vjen nga Selefët nëpërmjet asaj që këta dijetarë sinqerisht besonin të ishte ajo në çka ishin Selefët, ndonëse gabuan në këtë aspekt dhe thëniet e tyre bien në kundërshtim me atë që qartë përcillet nga qindra Selefë në çështjet si el-uluww, el-istiwã dhe cilësitë khaberijjeh, të konfirmimit (ithbat) me mohim të teshbih-ut dhe tekjif-it, jo supozimit të teshbih-ut pasuar me te’wil të tefwid-it.

Pra, ata synojnë të fshehin makinën (lloji 2 dhe 3) mbrapa konceptit Esharit, që përbëhet nga el-Xhuwejni, el-Gazali, er-Razi, dhe el-Amidî. Në fakt, Esharitë e sotëm realisht janë në hibridizimin Xhehmij, Mu’tezilij dhe filozofi. Dhe duhet të kihet parasysh se te’wili dhe tefwidi janë thjesht mekanizma nëpërmjet të cilave Esharive u mundësohet të jenë në pajtim me argumentin e huduth el-exhsãm.

Kështu, në librat e atyre që përbëjnë makinën do të shohësh sesi e përvijojnë këtë argument duke ndjekur Xhehmitë dhe Mu’tezilitë në këtë dhe duke iu përmbajtur kërkesave të kësaj (se Allahu s’është trup [xhism], s’është xhewher, s’është a’rãd, s’është në ndonjë drejtim [xhiheh], s’është në ndonjë vend [mekan], nuk zë ndonjë vend [tehejjuz], s’është në univers e as jashtë tij, e kështu me radhë, gjë që është teologji negative e filozofëve Sabeanë).

Page 12: Origjina e retorikës spekulative teologjike (kelam) e ... · Histori e shkurtër . el-Xha’d bin Dirhem ishte ai që mori argumentin e . huduth el-exhsâm (zanafilla e trupave)

12 MBUROJA.net

Kurse, sa i përket mekanizmit që ruan paprekshmërinë e këtij argumenti dhe pajtohet me kërkesat e tij, ata gjetën përdorim në Ibn Haxherin, Newewiun, dhe Kurtubiun, të cilët, ndonëse u ndikuan nga te’wil dhe tefwid, ata nuk ishin në atë bazën e asaj kotësie; në fakt, ata folën kundër kësaj. Ata u ndikuan nga te’wili apo tefwidi thjesht për shkak të arsyeve rrethanore që kishin të bënin me vendin dhe kohën në të cilën jetuan.