7
VEPRIMTARI PRAKTIKE 1 Tema : PARAILIRET

PELLAZGET

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: PELLAZGET

VEPRIMTARI PRAKTIKE 1

Tema: PARAILIRET

Page 2: PELLAZGET
Page 3: PELLAZGET

ETNOGJENEZA E POPULLIT SHQIPTAR

•Prej shekujsh, ka joshur dhe ka tërhequr vëmendjen e dhjetra e dhjetra dijetarëve nga më të shquarit, shqiptarë apo të huaj. Janë të shumtë historianët e gjuhëtarët euriditë, arkeologët këmbëngulës dhe studiues të tjerë që kanë shtruar tezat e hipotezat e tyre për këtë çështje. Nuk kanë munguar të shprehin mendime edhe njerëz pa njohuri të thelluara shkencore.

Page 4: PELLAZGET

Parailiret• Fillimi i formimit të bashkësive popullsive me tipare të

përbashkëta etnike është një proçes evolutiv, i gjatë e i ndërlikuar, që i takon epokës së neolitit (gurit të ri ) dhe epokës së eneolitit (bakrit). Si shtrirje kohore këto epoka kapin periudhën midis mijëvjeçarit të shtatë dhe mijëvjeçarit të katërt p.e.sonë. Në këto dy epoka ndodhën ndryshime të mëdha, thelbësore, pa njohjen e të cilave nuk mund të kuptojmë se këtu zuri fill proçesi i formimit të popujve dhe të gjuhëve në Gadishullin Ballkanik. Dhe për të kuptuar këto ndryshime cilësore të vetmet burime janë dëshmitë arkeologjike, që vijnë nga gjithë territori i Evropës Juglindore, përfshirë edhe Egjeun e Anatolinë (Brigjet perëndimore të Turqisë). Prandaj është e domosdoshme të njihemi me këto zbulime.

Page 5: PELLAZGET
Page 6: PELLAZGET

• Tipar i ri i rëndësishëm i kësaj epoke ishte lindja e marrëdhënieve të këmbimit, jo vetëm midis bashkësive fqinje, por edhe midis bashkësive të largëta, gjë që provohet nga objekte importi me prejardhje të mirëfilltë nga kultura e Thesalisë (Greqi), të gjetura këto në Dunavec e Cakran (Korkuti, M. Andrea, Zh. 1974). Këto këmbime, sado fillestare që ishin, dëshmojnë se kulturat tona neolitike nuk kanë qenë të mbyllura, të izoluara, por kanë dhënë e marrë me njera tjetrën. Dhe e kundërta, në një nga kryeqendrat e kulturave neolitike të Thesalisë, në akropolin e Diminit janë gjetur enë të importuara nga kultura e Dunavecit.(Korkuti,M. 1995,127)   Për kulturat neolitike të Shqipërisë janë për t’u përmendur edhe ndërtimet e banesave me skelet prej druri, me mure gardhi, të lyer me baltë. Por ndërtimet më të vështira ishin kasollet prej druri, të ngritura mbi ujë, siç është rasti i vendbanimit palafit (mbi hunj) i Dunavecit, i cili sot për sot është më i hershmi në Ballkan (mesi i mijëvjeçarit të pestë p.e.sonë. Sipas analizave laboratorike të karbonit(C14) ky vendbanim datohet në vitin 4800 p.e.sonë.

Page 7: PELLAZGET