3
Perseu dhe Andromeda Historia romantike e Perseut, që vrau një dragua dhe çliroi kështu një princeshë shumë të bukur, është në zanafillë të shumë varianteve të shfaqura gjatë kohërave. E cili djalosh nuk do të ëndërronte që, përmes çfarëdo aktesh heroike, të gëzonte dashurinë dhe mirënjohjen e përjetshme të një vajze të bukur? Perseu, bir i Zeusit dhe Danajës, me ndihmën e Atenës, kreu një detyrë heroike: preu kokën e tmerrshme të Meduzës. Pastaj e mori me vete në trastë kokën e saj, që me vështrimin më të vogël, nguroste ata që e vështronte ose e vështronin. Ai ruajti gjithashtu sandalet e mrekullueshme me krahë, falë të cilave mund t’u shmangej gorgonave të tjera, dy motrave të Meduzës. Ai fluturoi mbi Libi dhe Egjipt, derisa arriti më në fund në Etiopi, ku mbretëronte Cefeu, me lozonjaren Kasiope në krahët e tij. Kasiopeja pretendoi një ditë se ishte më e bukur se nereidat, hyjnitë e hijshme të detit. Ato shkuan të ankoen për paturpësinë e saj pranë mbrojtësit të tyre, Poseidonit, perëndisë së detit. Ai dërgon një përbindësh deti, që rrafshoi krejt vendin. Cefeu pyeti atëherë orakullin e Zeusit, Amonin, se si të shpëtonte popullin e tij. Ai i tha se nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse të flijonte të bijën, Andromedën, duke e lidhur me zinxhir në breg të Oqeanit, për t’ia dorëzuar përbindëshit. Perseu, në futuri e sipër, vuri re vajzën e bukur dhe ra menjëherë në dashuri me të. Dhe u ul të dëgjonte prindërit e saj që vantonin për atë që u kishte ndodhur, ata prisnin nga çasti në çast të shfaqej përbindëshi. Perseu u premtoi se do të vriste

Perseu dhe Andromeda

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Mitologji

Citation preview

Page 1: Perseu dhe Andromeda

Perseu dhe Andromeda

Historia romantike e Perseut, që vrau një dragua dhe çliroi kështu një princeshë shumë të bukur, është në zanafillë të shumë varianteve të shfaqura gjatë kohërave. E cili djalosh nuk do të ëndërronte që, përmes çfarëdo aktesh heroike, të gëzonte dashurinë dhe mirënjohjen e përjetshme të një vajze të bukur?

Perseu, bir i Zeusit dhe Danajës, me ndihmën e Atenës, kreu një detyrë heroike: preu kokën e tmerrshme të Meduzës. Pastaj e mori me vete në trastë kokën e saj, që me vështrimin më të vogël, nguroste ata që e vështronte ose e vështronin. Ai ruajti gjithashtu sandalet e mrekullueshme me krahë, falë të cilave mund t’u shmangej gorgonave të tjera, dy motrave të Meduzës. Ai fluturoi mbi Libi dhe Egjipt, derisa arriti më në fund në Etiopi, ku mbretëronte Cefeu, me lozonjaren Kasiope në krahët e tij.

Kasiopeja pretendoi një ditë se ishte më e bukur se nereidat, hyjnitë e hijshme të detit. Ato shkuan të ankoen për paturpësinë e saj pranë mbrojtësit të tyre, Poseidonit, perëndisë së detit. Ai dërgon një përbindësh deti, që rrafshoi krejt vendin. Cefeu pyeti atëherë orakullin e Zeusit, Amonin, se si të shpëtonte popullin e tij. Ai i tha se nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse të flijonte të bijën, Andromedën, duke e lidhur me zinxhir në breg të Oqeanit, për t’ia dorëzuar përbindëshit.

Perseu, në futuri e sipër, vuri re vajzën e bukur dhe ra menjëherë në dashuri me të. Dhe u ul të dëgjonte prindërit e saj që vantonin për atë që u kishte ndodhur, ata prisnin nga çasti në çast të shfaqej përbindëshi. Perseu u premtoi se do të vriste kafshën e tmerrshëme, nëse ia jepnin vazën për grua, si dhe gjysmën epasurisë së tyre. Prindërit, të mbytur nga dhimbja, pranuan të gjitha dëshirat e tij, kur, befas, u shfaq kafsha.

Page 2: Perseu dhe Andromeda

Perseu, mbathur me sandalet e tij magjike, ungrit në ajës më lart se përbindëshi, u hodh mbi të dhe, pas një lufte të gjatë, arriti ta vriste. Mirënjohës ndaj Zeusit për ndihmën, Atena dhe Hermesi i bënë dhuratë kafshën.

Perseu dhe Kasiopeja, për të falenderuar heroin që çliroi Andromedën, organizuan një godti të madhe për nder të tij. Por Pineu, vëllai i Cefeut, i ftuar edhe ai, mbërrin me një shpurë të armatosur dhe i thotë të fejuarit trim se Andromeda e bukur i është premtuar xhaxhait të saj. Perseu, i mbështetur nga disa etiopianë, duhej të përballej me Pineun dhe luftëtarët e tij të shumtë. Megjithëse djaloshi luftoi si një luan, përsëri nuk po ia dilte dot mbanë. Atëherë i ;indi mendimi të përdorte kokën e Meduzës. Dhe e nxori atë nga trasta, pa e vështruar. Armiqtë e tij u ngurosën menjëherë.

Një vit më vonë, Perseu e çoi të dashurin në ishullin e Sefirit, ku e priste e ëma Dajana. Edhe atje ai përdori kokën e Meduzës kundër Polidektit, që ndiqte Dajanën, dhe e zëvendësoi me Diktusin besnik. Pas kësaj, Perseu ua dha sandalet nimfave, ndërsa kokën e Meduzës ia dhuroi Atenës, me të cilën ajo stolisi mburojën e saj.

Në fund, i

shoqëruar nga Andromeda dhe nëna e tij, Perseu u kthye në Argos, vendi i origjinës së tij. Andromedadhe ai patën shumë fëmijë, mes të cilëve heronj të shquar dhe detar të zot. Kështu, historia e dashurisë së Perseut dhe Andromedës mbaron në mënyrë të lumtur.

Yllësitë Mevdekjen e Kefeut dhe Kasiopesë, Poseidoni i vendosi ata në

qiell, midis yjeve, pranë Dragoit dhe përbindëshit detar që perëndia ua dërgoi atyre si ndëshkim. Pa dyshim që ai nuk ia

kishte falur të gjitha Kasiopesë dhe për këtë ajo e kalon pjesën më të madhe të vitit lidhur prej këmbësh në qiell. Nga ana e

tyre, Perseu dhe Andromeda do të shndërroheshin në yjësi nga Atena.

Page 3: Perseu dhe Andromeda

Shën Gjergji, Vrasësi i dragoitShën Gjergji ishte një nga shenjtorët më

të vlerësuar në Mesjetë. Mishërim i kalorësit, ai u bë shenjti mbrojtës i

Anglisë. Legjenda që e rrethon. Rimerr mitin e Perseut dhe të Andromedës. Ai

shpëton Ajën, një princeshë e mrekullueshme, që i ishte dhënë për

flijim dragoit, dhe fiton në këtë mënyrë dashurinë e vajzë së re.