13
1 Portali Integrimit Migranteve www.integrazionemigranti.gov.it Newsletter Shumëgjuhësh (Janar 2014) Anglisht - Shqip - Arabisht – Gjuha Kineze - Frëngjisht - Punjabi - Rusisht - Spanjisht - Tagalog - Ukraino Portali i integrimit per Emigrantet është një sit i lindur për të favorizuar integrimin e qytetarëve të huaj në shoqërine italiane. Për të huajt që jetojnë në Itali, Portali është një instrument i besueshëm për të gjetur shumë informacione dhe referime të nevojshme mbi shërbimet që në qytetin në të cilin jetojnë u ofohen emigrantëve. Në home-page të Portalit është në fakt, prezent një seksion dedikuar Shërbimeve (Servizi) brenda të cilit mund të gjinden informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, një punë, një shtëpi, një shërbim asistence shëndetsore etj. Për të lehtësuar kërkimin e ketyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin, brenda në seksionin dedikuar shërbimeve, një motor i kërkimit përkatës(motore di ricerca), në sajë të të cilit është e mundur per të verifikuar se, brenda në bankën e të dhënave, ka, informazione mbi shërbimin që po kerkohet. Kërkimi mund të bëhet si duke futur në fushën përkatese emrin e një shoqërie (shoqate) ose enti (komuna, patronat, krahina)për cilin kërkohet të njihen shërbimet që u ofrohen të huajve, ashtu edhe duke futur një o më shumë fjalë që përshkruajnë shërbimin që kërkohet (duke shkruar, për shëmbull, fjalën “italiano”, del një listë e të gjithë enteve prezent në bankën e të dhënave që organizojnë kurse italisht) Eshtë e mundur edhe duke bërë kërkime të avancuara ( ricerche avanzate ) në sajë të të cilave nëpërmjet futjes së më shumë informacioneve ( shërbimi i kërkuar, zona gjeografike e interesuar, etj.) është e mundur të gjindet menjëherë, se është prezent në bankën e të dhënave, shërbimi që po kërkohet në po atë qytet. Përveç shërbimeve, Portal janë dispozicion seksione informatike të ndryshme, sferë në të cilën i jepet rëndësi të rejave direktive edhe lajmeve aktuale lidhur me botën e emigracionit, projekteve në zhvillim dhe eksperiencave të mira të integrimit të realizuara në territor. Për të lehtësuar navigimin Portalin e Integrimit Emigrantëve është aktiv një shërbim falas shumëgjuhësh i informacionit telefonik(numri i gjelbër 803.001)(numero verde 803.001). Për kompletimin e informacionit, Portali publikon çdo muaj edhe një newsletter mbi të rejat dhe detaje.

Portali Integrimit Migranteve · informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, shtëpi, një shërbim asistence. Për të lehtësuar

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Portali Integrimit Migranteve · informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, shtëpi, një shërbim asistence. Për të lehtësuar

1

Portali Integrimit Migranteve

www.integrazionemigranti.gov.it – Newsletter Shumëgjuhësh (Janar 2014)

Anglisht - Shqip - Arabisht – Gjuha Kineze - Frëngjisht - Punjabi - Rusisht - Spanjisht - Tagalog - Ukraino

Portali i integrimit per Emigrantet është një sit i

lindur për të favorizuar integrimin e qytetarëve

të huaj në shoqërine italiane.

Për të huajt që jetojnë në Itali, Portali është një

instrument i besueshëm për të gjetur shumë

informacione dhe referime të nevojshme mbi

shërbimet që në qytetin në të cilin jetojnë u

ofohen emigrantëve.

Në home-page të Portalit është në fakt,

prezent një seksion dedikuar Shërbimeve

(Servizi) brenda të cilit mund të gjinden

informacione mbi tema, të cilave mund t’i

referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë,

një punë, një shtëpi, një shërbim asistence

shëndetsore etj.

Për të lehtësuar kërkimin e ketyre shërbimeve

është i disponueshëm në Portalin, brenda në

seksionin dedikuar shërbimeve, një motor i

kërkimit përkatës(motore di ricerca), në sajë të

të cilit është e mundur per të verifikuar se,

brenda në bankën e të dhënave, ka,

informazione mbi shërbimin që po kerkohet.

Kërkimi mund të bëhet si duke futur në fushën

përkatese

emrin e një shoqërie (shoqate) ose enti

(komuna, patronat, krahina)për të cilin

kërkohet të njihen shërbimet që u ofrohen të

huajve, ashtu edhe duke futur një o më shumë

fjalë që përshkruajnë shërbimin që kërkohet

(duke shkruar, për shëmbull, fjalën “italiano”,

del një listë e të gjithë enteve prezent në

bankën e të dhënave që organizojnë kurse

italisht)

Eshtë e mundur edhe duke bërë kërkime të

avancuara ( ricerche avanzate )

në sajë të të cilave nëpërmjet futjes së më

shumë informacioneve ( shërbimi i kërkuar,

zona gjeografike e interesuar, etj.) është e

mundur të gjindet menjëherë, se është prezent

në bankën e të dhënave, shërbimi që po

kërkohet në po atë qytet.

Përveç shërbimeve, në Portal janë në

dispozicion seksione informatike të ndryshme,

sferë në të cilën i jepet rëndësi të rejave

direktive edhe lajmeve aktuale lidhur me botën

e emigracionit, projekteve në zhvillim dhe

eksperiencave të mira të integrimit të realizuara

në territor.

Për të lehtësuar navigimin në Portalin e

Integrimit të Emigrantëve është aktiv një

shërbim falas shumëgjuhësh i informacionit

telefonik(numri i gjelbër 803.001)(numero verde

803.001).

Për kompletimin e informacionit, Portali

publikon çdo muaj edhe një newsletter mbi

të rejat dhe detaje.

Page 2: Portali Integrimit Migranteve · informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, shtëpi, një shërbim asistence. Për të lehtësuar

2

TREGUESI

AKTUALITET

Kriza shuan shpresat: përgjysmohen lejet e qëndrimit lëshuar për motive pune

Shërbimi Civil Kombëtar: për herë të parë marrin pjesë edhe të huajt

NORMATIVA

Duke filluar nga 30 qershori 2014 edhe shtetasit e huaj mund të bëjnë vetë-certifikim për

procedurat në lidhje me imigrimin

Kartën për blerje mund ta marrin edhe të huajt me leje qëndrimi me afat të gjatë

Në arritje thjeshtëzime për studentët dhe studjuesit e huaj. Eshtë vëne në funksion një

vizë e re për të lehtësuar hyrjen e investitorëve dhe atyre që kanë si synim të hapin një

aktivitet biznesi në Itali.

Dekret fluksi 2013 – Kuota të reja hyrjeje

VENDIME-AKTGJYKIME

Shfrytëzimi në punë: dënim i rëndësishëm i Gjykatës së Lokrit

Leje qëndrimi me afat të gjatë: familiarët e të huajit me vendbanim në Itali për të

paktën 5 vjet mund ta kërkojnë edhe pa përmbushur kërkesën pesëvjeçare të

vendbanimit.

MBROJTJA NDERKOMBETARE

Edhe titullarët e mbrojtes internacionale mund të marrin lejen e qëndrimit me afat të

gjatë, me të cilën mundet për të punuar në të gjithë KE

♦ Mbrojtje ndërkombëtare për atë që refuzon shërbimin ushtarak

LAJME NGA TERRITORI

Abruzzo: "+ Dallime - Mosbesime" është konkursi fotografik dedikuar integrimit

interkulturor. Skadimi i paraqitjes së kërkesave për pjesëmarrje 21 shkurt 2014

Page 3: Portali Integrimit Migranteve · informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, shtëpi, një shërbim asistence. Për të lehtësuar

3

AKTUALITET

Kriza shuan shpresat: përgjysmuar lejet e qëndrimit të lëshuara për motive pune

Kriza ekonomike nuk kursen emigrantët. Sipas raportit kombëtar mbi

imigrimin realizuar nga Fondacioni ISMU, në vitin 2013 është rritur numri i

emigrantëve që janë larguar nga Italia

Në 1° janar 2013 popullsia e huaj në Itali është llogaritur nga Ismu në 4 milion e 900 mijë(të

rregullt e jo të rregullt), me një rritje prej 275 mijë njësi (+6%) në krahasim me vitin e

mëparshëm, më shumë se gjysma për shkak të faktorëve të brëndshëm që nuk varen nga

lëvizshmëritë, të tilla si ato të bilancit natyror (80 mijë të lindur) dhe të llogariturit në

regjistrimin (72.000 të huajt të cilët nuk ishin llogaritur në Regjistrimin e vitit 2011).

Lejet e reja të qëndrimit të lëshuara për motive pune gjatë vitit 2012 kanë qënë në tërësi

67mijë, pothuajse gjysma në krahasim me vitin 2011 dhe më pak se një e pesta në lidhje

me ato të vitit 2010. Rënia ka ardhur si pasojë e krizës së vazhdueshme ekonomike, që pa

dyshim ka frenuar fenomenin migrator në Itali.

Komponenti i parregullt në 1 janar 2013 llogaritet në 294 mijë njësi (baraz me 6% e totalit të

pranimeve).

Në vitin 2012 të huajt e papunë llogariten në 380 mijë, 72 mijë më shumë (+25%) në

krahasim me vitin 2011. Rënia më drastike e punonjësve të huaj është regjistruar në industri

dhe në ndërtim: zënia në punë në vitin 2012 është reduktuar në një të katërtën në

krahasim me vitin 2007, duke kaluar nga 227.580 në 60.570, më shumë se dy të tretat e

përqëndruar në shërbime dhe turizëm.

Ismu parashikon që në vitet e ardhshme do të ndeshemi me një ngadalësim gradual të

ritmeve të rritjes së popullsisë së huaj prezente në Itali. Norma mesatare vjetore duhet të

ulet nga 7% aktualisht (2011-2014), në 1,3% pas një çerek shekulli (2030-2034). Megjithatë,

është llogaritur se në vitin 2020, emigrantët me vendbanim do të jenë mbi 7 milionë, ndërsa

në 2035 më pak se 10.

PUNA

Në vitin 2012, emigrantët e punësuar llogariten në 2 milion e 334mijë , 82 mijë më shumë se

në vitin 2011 (+3,7%), në sajë kryesisht të grave, të cilat arrijnë një rritje të punësimit prej 8%,

në krahasim me një shifër modeste prej 0.4% të punësimit femëror italian. Kjo rritje ka ardhur

për më shumë se 80% me shtimin e kërkesës për kujdes familjar, një sektor në të cilin gjejnë

vende pune kryesisht femrat.

Në rritje megjithatë edhe papunësia, për efekt të zgjerimit të numrit të emigrantëve në

dispozicion për të punuar (në vitin 2011 kanë qënë rreth 2 milionë e 550.000 mijë, ndërsa në

vitin 2012 kanë qënë më shumë se 2 milionë e 700 mijë, pra 6.1% më shumë). Në gjysmën e

parë të vitit 2013, të huajt e papunë llogariten në 511mijë, ndërsa në vitin 2012 ishin 380

mijë. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2013 regjistrohet një shkallë papunësie prej 18%.

Page 4: Portali Integrimit Migranteve · informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, shtëpi, një shërbim asistence. Për të lehtësuar

4

Ismu thekson nevojën për t'u fokusuar në mekanizmat e përfshirjes në punë, në atë sociale

e fiskale të emigrantëve, për të mirën e të gjithë komunitetit, dhe thekson se mungojnë

shërbime të përshtatshme për të favorizuar përputhjen efektive të kërkesës dhe ofertës për

punë. Për shembull, më shumë se gjysma e të huajve të papunë në vitin 2012 ka kontaktuar

një qendër të punësimit. Megjithatë, vetëm 2.4% ka përfituar shërbime të

konsultimit/udhëzimit, vetëm 0.4% mundësive të trajnimit-formimit dhe vetëm një 0.8% ka

marrë një ofertë pune.

SHENDETI

Emigrantët nuk kurohen për arsye ekonomike. Nga një ripërpunim i të dhënave ISTAT 2011

për mospërdorimin e kurimit pas konstatimit të sëmundjes për vitin 2011 (viti i fundit i

disponueshëm), del që 11, 2% e jo- komunitarëve nuk i është drejtuar shërbimit shëndetësor

megjithëse kanë patur nevojë, në krahasim me 7% të italianëve. Arsyeja për këto mungesa

kurimi është pamundësia për të përballuar shpenzimet mjekësore pothuajse për 90% të

emigrantëve, në krahasim afërsisht me 70% të italianëve.

REFUGJATET

Pavarësisht nga ngjarjet dramatike të muajve të fundit, nuk ka një eksod biblik të

refugjatëve për Itali dhe Europë. Nga analizat e të dhënave të UNHCR, agjensia e OKB-së

për refugjatët, del që, në fund të vitit 2012, Europa ka pranuar 17 për qind të refugjatëve

botërore në tëresi (10.5 milionë). Në Europë, në fakt ka 1 milion e 800 mijë refugjatë, 245mijë

më shumë se në fillim të vitit (+15,8%). Në renditjen e vendeve kryesore pritëse europiane,

Italia renditet në vendin e gjashtë me 65 mijë vetë (7 mijë më shumë se në vitin 2011, +12%),

ndërsa Gjermania është e para me 590 mijë njësi, Franca është e dyta me 218 mijë e

Inghilterra ështe e treta me 150 mijë.

- Komunikatë shtypi

Sherbimi Civil Kombëtar: për të parën herë pranohen të marrin pjesë edhe të huajt

Rihapen afatet për pjesëmarrjen në tenderin për seleksionimin në

shërbimin civil kombëtar (të publikuara në datën 4 tetor 2013).

Zgjatja e afateve për dorëzimin e aplikacioneve ka të bëjë vetëm për të huajt që hyjnë në

kategoritë e renditura në nenin 2 të vendimit të zgjatjes, përkatësisht:

- qytetarët e Komunitetit europian ;

- familiarët e shtetasve të Komunitetit europian jonënshtetas të një Shteti anëtar që

janë mbajtësit e lejes së qëndrimit ose të qëndrimit të përhershëm;

- mbajtësit e lejes së qëndrimit të KE me afat të gjatë;

- mbajtësit e lejes së qëndrimit për azil ose mbrojtje me ndihmë.

Kërkesa duhej të paraqitej brenda 16 dhjetorit 2013.

Page 5: Portali Integrimit Migranteve · informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, shtëpi, një shërbim asistence. Për të lehtësuar

5

- Dekreti i Rihapjes së Tenderve 2013

Për të ditur më shumë

- Shko tek Tenderet

- Urdhëri i Gjykatës së Milanos (lexo lajmin në newsletter të nëntorit )

NORMATIVA

Vetëm nga 30 qershori 2014 edhe shtetasit e huaj mund të përdorin vetë-certifikimin për

procedurat lidhur me temën e imigrimit

Me publikimin e dekretit një mijë zgjatje afati, shtyhen përsëri për

gjashtë muaj (dmth. 30 qershor 2014), afatet për hyrjen në fuqi të

dispozitave që barazojnë shtetasin e huaj jo komunitar me atë italian

për qëllimet e përdorimit të vetë-certifikimeve.

Nga 1° janari i vitit 2012, qytetarët italianë mund të kërkojnë (dhe marrë) vetëm

certifikata të destinuara subjekteve private (bankat, kompanitë e sigurimeve, etj.),

ndërsa, kur është fjala për paraqitjen në administratat Publike të certifikatave që

kanë për objekt statuset, cilësitë personale dhe fakte që mund të merren nga vetë

entet kërkuese, duhen të jenë drejpërsëdrejti këta të fundit për të kontaktuar zyrën

për të marrë certifikatën e nevojshme, pa patur nevojën që qytetari të jetë i

detyruar për ta bërë këtë.

Këto rregulla të reja aktualisht nuk zbatohen për shtetasit e huaj me qëndrim të

rregullt në Itali, të cilëve zyrat publike mund t’i kërkojnë paraqitjen e të gjitha

certifikatave të nevojshme për qëllime të procedimenteve të disiplinuara në tekstin

Unik mbi imigrimin(për shembull, në fazën e lëshimit / rinovimit të lejes së qëndrimit

Kuestura mund të kërkojë certifikatën e të dhënave nga gjykata, atë për

procedime penale të pazgjidhura, regjistrimin në një kurs studimi ose regjistrimin në

Qendrën për punë).

Në fakt, nga 1 janari 2013, (sipas dispozitave të ligjit nr. 35/2012) rregullat e reja mbi

vetë-certikimet duhet të aplikoheshin edhe për shtetasit jo komunitar. Për t’i dhënë,

megjithatë, Ministrive përkatëse kohë për të përcaktuar mënyrat e marrjes zyrtare të

të dhënave nga Kuesturat dhe Prefekturat nëpërmjet lidhjes me bankat e të

dhënave të ndryshme, afati për shtrirjen e dispozitave të reja për shtetasit e huaj

ështe shtyrë disa herë.

Rregullat e reja, pas shtyrjes së fundit, duhej të viheshin në fuqi me 1 janar 2014, por

meqenëse situata akoma nuk ka ndryshuar, është shtyrë më tej, në 30 qershor 2014,

barazimi i plotë ndërmjet qytetarëve italianë dhe shtetasve të huaj në lidhje me

vetë-certifikimin.

Page 6: Portali Integrimit Migranteve · informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, shtëpi, një shërbim asistence. Për të lehtësuar

6

- Dekret Ligji n. 150 i 30 dhjetorit 2013

Karta për blerje: mund ta marrin edhe të huajt me qëndrim të gjatë

Në ligjin e stabilitetit për vitin 2014 burime shtesë për t’ju destinuar politikave

sociale, për të mbështetur pjesët më të dobta të popullsisë.

Dhënia e kartës për blerje edhe të huajve

Ndër masat që interesojnë direkt migrantët që jetojnë në Itali, është dhënia e kartës për

blerje edhe të huajve në zotërim të lejes së qëndrimit KE me afat të gjatë.

Karta për blerje vënë në veprim që nga viti 2008 në sistemin italian është një masë

mbështetjeje e të ardhurave dhe i destinohet të moshuarve dhe familjeve me të ardhura të

ulëta. Kjo është një kartë e parapaguar të cilën Shteti e ngarkon (mbush) çdo dy muaj me

80 euro, që zotëruesit mund ta përdorin për të blerë ushqim, për të paguar ilaçe dhe të

paguajnë faturat e energjisë elektrike dhe të gazit.

Karta për blerje mund të kërkohet nga ata që kanë të ardhura të ulëta të familjes (të

ardhurat ISEE e jo më shumë se 6 mijë e 700 euro në vit) dhe ka të paktën mbi 65 vjet ose

fëmijë të vegjël nën 3 vjeç. Karta për Blerje mund të kërkohet në Postë duke paraqitur

formularin e kërkesës me dokumentat përkatëse (për më shumë informacion mbi kërkesat

shkoni në faqen e internetit të INPS apo MEF)

Deri tani, karta për blerje i është rezervuar qytetarëve italianë me vendbanim në Itali,

ndërkohë ligji i ri e ka shtrirë këtë përfitim gjithashtu edhe:

- për shtetasit komunitar;

- për familiarët jokomunitar të shtetasve italianë ose shtetasve komunitarë zotërues të

së drejtës së qëndrimit ose të së drejtës së qëndrimit të përhershëm;

- për të huajt në zotërm të lejes së qëndrimit KE me afat të gjatë”.

Bonus bebe

Ndër masat të tjera të mbështetjes së të ardhurave të parashikuara nga ligji i stabilitetit

është edhe kthimi i bonusit bebe. Në fakt, është krijuar një Fond për të sapolindurit, burimet

e të cilit do të destinohen për të ndihmuar në mbështetjen e shpenzimeve të fëmijëve të

sapo lindur ose të adoptuar që i përkasin familjeve me vendbanim që kanë të ardhura të

ulëta.

Vini re: Nga viti 2013 kartat për blerje janë dy, karta për blerje e zakonshme(dmth. ajo e

rifinancuar me ligjin e sapo aprovuar) dhe “ karta e re për blerje” e vënë në rrugë

eksperimentale në 12 qytete italiane me dekretin ndërministror të datës 10 janar 2013 (shih

detajet në newsletter të datës 1 maj 2013 ). Ligji i Stabiliteti ka destinuar burime të reja

për të financuar një masë të tillë, dhe ka parashikuar aplikimin në të gjitha Komunat

italiane.

Page 7: Portali Integrimit Migranteve · informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, shtëpi, një shërbim asistence. Për të lehtësuar

7

Me një masë të mëvonshme do të përcaktohen në mënyrë të detajuar kriteret pë të pasur

të drejtën e të tillë kontributi.

Ligji 27.12.2013 n° 147

Më thjeshtëzime për studentët dhe studjuesit. Një vizë e re për të lehtësuar hyrjen e

investitorëve dhe atë që dëshiron të fillojë një biznes në Itali.

Me dekret ligjin e 23 dhjetoitr 2013, n. 145 që parashtron ndërhyrje

urgjente për të vënë në veprim planin "Destinacioni Itali", janë

parashikuar (neni 5 paragrafët 7 deri 9) disa thjeshtëzime për të

lehtësuar hyrjen në Itali të investitorëve, studentëve, shkencëtarëve dhe

punëtorëve me kualifikim të lartë.

Në detaje, dekreti parashikon domosdoshmërinë për tu identifikuar forma lehtësimi në

analizimin e kërkesave për vizë hyrjeje dhe për leje qëndrimi në lidhje me start-up novative,

me iniciativa të investimeve, të formimit të avancuar, të studimeve o të mecenatizmit

(patronazhit), për tu realizuar edhe në partneritet me bizneset, universitetet, institucionet

kërkimore-shkencore dhe me subjekte të tjera publike apo private italiane.

Paragrafi 8 i nenit 5 të dekretit të ri gjithashtu, parashikon disa lehtësime për kategori të të

huajve, hyrja e të cilëve është veçanërisht e rëndësishme për promovimin e sistemit Italian,

në koherencë me atë të parashikuar në planin "Destinacioni Itali".

Në veçanti, nëpërmjet ndryshimit të disa dispozitave të Teksit Unik mbi Emigracionin,

parashikohet:

1) mundësia për ta kthyer lejen e qëndrimi për studim në leje qëndrimi për punë, edhe

për titullarët master të nivelit të parë, ashtu siç parashikohet tashmë për titullarët

master të nivelit të dytë.

Vini re: Ky ndryshim plotëson, atë të futur tashmë me Dekretin e punës (Ligji nr. 99/2013),

në sajë të të cilit studentët e huaj që studiojnë në Itali, jo vetëm për doktoratë ose një

Master të nivelit të II, si në të kaluarën, por edhe për diplomë ( trevjeçare o specialistike)

mund të përfitojnë qëndrimin akoma edhe për një vit, pas skadimit të lejes së qëndrimit,

gjatë së cilit mund të kërkohet punë, dhe duke plotësuar kërkesat, për ta kthyer lejen e

qëndrimit të tyre në një leje qëndrimi për punë të varur ose të pavarur. Tani, shprehimisht ,

një mundësi e tillë parashikohet edhe në favor të studentëve që studiojnë në Itali për

master të nivelit të I

2) thjeshtëzimi i procedurës për konfirmimin e burimeve ekonomike të nevojshme për

qëndrimin në Itali të studiuesve të huaj (me ndryshimin e nenit 27 ter të T.U.). Për

studiuesit është eliminuar edhe kërkesa e detyrueshme për të vërtetuar

përshtatshmërinë e strehimit në rastin e bashkimit familjar (me ndryshimin e nenit 27

ter të T.U.);

3) eliminimi i nevojës së përputhjes midis titullit të studimit të marrë dhe kualifikimit

profesional për punonjësit me kualifikim të lartë. Masa paraqet një paqartësi

interpretuese që, në praktikë, ka panguar aplikimin në Itali të normativës së re

Page 8: Portali Integrimit Migranteve · informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, shtëpi, një shërbim asistence. Për të lehtësuar

8

europiane mbi “blu card” (Per të ditur më shumë mbi blu card shko tek fokusi i

dedikuar

4) eliminimi i kuotave për studentët e huaj në Universitete, me përjashtim të respektimit

të procedurave të pranimit (hyrjes) në fakultetet me numër të mbyllur (paragrafi 4 i

nenit 39 të T.U. shfuqizohet). Për sqarime të mëtejshme lidhur me mënyren e pranimit

në kurse universitareme të studenteve të huaj shko tek newsletter i 1° prill 2013

- Dekret ligji n. 145 i 23 dhjetorit 2013

Dekreti i flukseve 2013 – Kuota të reja hyrjeje

Publikuar dekreti lidhur me flukset e hyrjeve të punëtorëve jokomunitar për

punë josezonale në territorin e Shtetit për vitin 2013. Nga ora 9.00 të datës

20 dhjetor mund të dërgoni kërkesat

Sipas dekretit të ri i lejohet hyrja në Itali 17.850 punëtorëve të huaj për motie pune të varur

josezonale dhe punë të pavarur, të punësimit jo-sezonal dhe vetëpunësim. Kuota në

kompleks ndahet në këte mënyrë:

3.000 punëtorë të huaj që kanë përfunduar programet e trajnimit (formimit) dhe

arsimit në Vendet e origjinës në përputhje me nenin. 23 të dekretit legjislativ të 25

korrikut 1998 nr. 286 (për më shumë informacion mbi programet e formimit, shihni sitin

e Ministrisë së Punës );

200 punëtorë të huaj që marrin pjesë në ekspozimin Universal në Milano të vitit 2015;

• 2.300 punëtorë të pavarurr që i përkasin kategorive të mëposhtme: sipërmarrësit që

kryejnë punë me interes për ekonominë italiane; profesionistë që lidhen me

profesionet e mbikqyera ose të parregullta por përfaqësuese në nivel kombëtar

dhe të përfshira në listat e përgatitura nga administrata Publike; figura të shoqërive,

të shoqërive jo në kooperativa, shprehimisht parashikuar nga legjislacioni në fuqi në

lidhje me vizat e hyrjes; artistë me famë ndërkombëtare, ose me kualifikime të larta

profesionale, të angazhuar nga entet publike ose nga entet private; shtetas të huaj

për krijimin e ndërmarrjeve " start- up të reja " sipas ligjit të 17 dhjetorit 2012 nr. 221,

me përmbushjen e kërkesave të parashikuara nga ky ligj dhe në favor të të cilëve të

krijohet një raport pune e natyrës autonome me ndërmarrjen;

• 100 punëtorë të huaj për motive pune josezonale dhe punë autonome me origjinë

italiane për të paktën prej njërit prej prindërve deri në shkallën e tretë të linjës direkte

të prejardhjes, rezident në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil.

Kuotat e mbetura prej 12.250 i rezervohen atyre që duhet të konvertojnë lejen e qëndrimit

që kanë me një tjetër motiv, në punë të varur. Në veçanti, në këtë kontekst, kuotat janë të

shpërndara si vijon:

4.000 kuota të rezervuara për atë që ka një leje qëndrimi për punë sezonale për tu

konvertuar në leje qëndrimi për punë të varur josezonale

6.000 kuota

të rezervuara për atë që ka një leje qëndrimi për studim, trajnim dhe /

ose formim profesional për tu konvertuar në leje qëndrimi për punë të

varur josezonale

Page 9: Portali Integrimit Migranteve · informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, shtëpi, një shërbim asistence. Për të lehtësuar

9

1.000 kuota

të rezervuara për attë që ka një leje qëndrimi për studim, trajnim dhe /

ose formim profesional për tu konvertuar në leje qëndrimi për punë të

pavarur

1000 kuota

të rezervuara për atë që ka një leje qëndrimi afatgjatë KE lëshuar jo nga

Italia por nga një Shtet tjetër anëtar i Komunitetit europian që do të

konvertohet në leje qëndrimi për punë të varur josezonale

250 kuota

të rezervuara për atë që ka një leje qëndrimi afatgjatë KE lëshuar nga një

Shtet tjetër anëtar i Komunitetit europian që të konvertohet në leje

qëndrimi për punë të pavarur

Për të mësuar më shumë mbi mënyrat e paraqitjes se kërkesave shko në fokusin e dedikuar

në Portalin e Integrimit të Emigrantëve

- D.P.C.M. i 25 nëntorit 2013 (G.U. n. 297 të 19 dhjetorit)

- Qarkore e Ministrisë së Brëndshme - Punës e 16 dhjetorit 2013

- Qarkore e Ministrisë së Punës dhe e Politikave Sociale e 19 dhjetorit 2013

(lidhur me shpërndarjen e kuotave në nivel lokal )

VENDIMET

Shfrytëzimi në punë: dënim i rëndësishëm i Gjykatës së Lokrit

Eshtë lëshuar nga Gjykata e Lokrit, Seksioni Penal, një vendim

dënimi i rëndësishëm përkundrejt babait dhe të birit, pronarë të një

ferme në Locride, të shpallur fajtor për lëndim kundrejt katër

punëtorëve emigrantë

Edhe pse të dy punëdhënësit janë dënuar vetëm për lëndimet e shkaktuara mbi njërin prej

viktimave të shfrytëzimit në punë, vendimi është i rëndësishëm për shkak se dënimi u bë i

mundur në sajë të dëshmisë së katër punëtorëve, të cilëve i u ishte lëshuar, me ndihmën e

asistencës ligjore të Qendrës Sociale e ish-Canapificio të Casertës, leje qëndrimi për motive

humanitare.

Nuk ndodh shpesh që gjykatësit hetojnë mbi dhunën e ushtruar nga punëdhënësit mbi

shtetasit e huaj jo në rregulla dhe që mekanizmi i mbrojtjes, edhe pse i dobët, vihet në

zbatim për viktimat e shfrytëzimit në punë, parashikuar në rregulloren e emigracionit.

Në mënyrë të ngjashme, nuk ndodh shpesh që punëtorët afrikanë denoncojnë abuzimet

që janë të detyruar të pësojnë nga punëdhënesit pa skrupuj dhe të jenë të pranishëm në

gjykatë për të konfirmuar deklaratat e bëra para karabinierëve. Kështu ka ndodhur për B.J.

dhe për tre viktimat e tjera po bashkëatdhetarë të një prej episodeve të shumta të

shfrytëzimit të punës së zezë dhe të gjëndjes së pafavorshme dhe nevojtare për punë.

Në sajë të tyre, Gjykata Penale e Lokrit ka dënuar me një vit burgim dhe pagesën e

dëmeve të € 4,000.00 përveç shpenzimeve ligjore, pronarët e fermës ku kishin përfunduar

Page 10: Portali Integrimit Migranteve · informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, shtëpi, një shërbim asistence. Për të lehtësuar

10

për të punuar punëtorët me origjinë afrikane, duke i shkaktuar njërit prej tyre lëndime si

rezultat i një sulmi për shkak të faktit se punëtorit i ishte urdhëruar për tu larguar nga ferma

dhe me të drejtë, së bashku me punëtorët e tjerë kanë kërkuar pagesën e 19 ditëve pune.

Në ditën e sulmit punëtorët kanë thirrur forcat e policisë dhe karabinierët gjendeshin për të

patrulluar zonën, që ndërhynë në vend dhe identifikuan punëtorët që janë dëgjuar për

informacion përmbledhës.

Punëtorët u ftuan për tu riparaqitur për të rregulluar pozicionin e tyre, kështu kërkuan

mbrojtjen nga Qendra Sociale e ish Canapificio e Casertes përmes të cilës ata morën nga

PM i Lokrit autorizimin për lëshimin e lejes së qëndrimit për motive humanitare.

- Vendimi i Gjykatës së Lokrit

Leja e qëndrimit me afat të gjatë: pjestarët e familjes e të huajit rezident në Itali prej të

paktën 5 vjet mund ta kërkojnë edhe pa patur kërkesën e rezidencës pesëvjeçare.

Kërkesa e qëndrimit për pesë vjet duhet t’referohet vetëm të huajit me

qëndrim tashmë ligjërisht dhe jo edhe për familjen e tij. Eshtë kjo e

vendosur nga gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Venecias, në vendimin e 5

shtatorit 2013.

Sipas mendimit të gjyqtarëve, nuk do të kishte arsye për t’i atribuar një shtetasi të huaj të

drejtën për të kërkuar leje qëndrimi për kohë të gjatë KE për pjestarët e familjes së tij,

meqenëse ata, duke qenë rregullisht të pranishëm në Itali edhe ata për pesë vjet dhe

gjithashtu në posedim të kërkesave të tjera(paga e mjaftueshme dhe strehim i

përshtatshëm), mund ta kërkonjë një leje të tillë për vehten e tyre.

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Venecias

Vini re: Që nga viti 2012, në sajë të dispozitave të përfshira në të Dekretin Legjislativ nr. 109

të 16 korrikut 2012, është e mundur për punëtorin që denoncon një situatë të rëndë

shfrytëzimi të punës, me propozimin ose me miratimin e gjykatësit, për të marrë lejen e

qëndrimit për motive humanitare për një periudhë prej gjashtë muajsh dhe është e

rinovueshme për një vit apo për periudhë më të gjatë e nevojshme për përfundimin e

procedurës penale.

Leja e qëndrimit për motive humanitare lejon për të zhvilluar një aktivitet pune.

Për informazione të mëtejshme lidhur me të tillë leje qëndrimi për motive humanitare

shkoni në newsletter të 1 qershorit 2013

Page 11: Portali Integrimit Migranteve · informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, shtëpi, një shërbim asistence. Për të lehtësuar

11

MBROJTJE NDERKOMBETARE

Edhe titullarët e mbrojtjes ndërkombëtare mund të marrin lejen e qëndrimit afatgjatë me të

cilën mundet për të punuar në të gjithë KE

Qeveria ka miratuar dekretin legjislativ që, duke zbatuar direktivën

europiane 2011/51/EU , do të lejojë lëshimin e lejes së qëndrimit afatgjatë KE

edhe për përfituesit e mbrojtjes ndërkombëtare.

Ky dokument, i cili mund të merret me kushte më të favorshme se ato që zbatohen

normalisht për të huaj të tjerë, është për një kohë të pakufizuar dhe lejon për të marrë pjesë

në tregun e punës të vendeve të tjera të Komunitetit europian.

Në veçanti, dekreti ka kufizuar kërkesat për të marrë lejen e qëndrimit KE me ato të të

ardhurave. Ndryshe nga qytetarët e tjerë të huaj, përfituesit të mbrojtjes ndërkombëtare

nuk duhet, pra, të demonstrojnë nivelin e njohjes së gjuhës të paktën të nivelit A2 dhe, në

rastin që kërkesa shtrihet për gjithë familjen, nuk duhet të dokumentojnë disponueshmërinë

e strehimit të përshtatshëm.

Në lidhje me kërkesat e të ardhurave dekreti merr parasysh kushtet e veçanta të vështira

në të cilat mund të paguaj një përfitues i mbrojtjes ndërkombëtare, duke përcaktuar

shumën e të ardhurave, për një maksimum prej 10%, disponueshmërinë e strehimit të

dhëne falas nga një organ ndihmës, publik ose privat të njohur.

Për të përcaktuar pesë vitet e qëndrimit merret parasysh data e kërkesës për mbrojtje

ndërkombëtare. Në lejen e qëndrimit KE duhet të shënohet që titullarit i është njohur

mbrojtja ndërkombëtare në Itali.

Mundësia e espulsit mbetet e kufizuar për motive lidhur me rendin dhe sigurinë publike dhe

me sigurinë e Shtetit, pa cënuar parimin non refoulement, i cili ndalon espulsin në një shtet

në të cilin personi mund të jetë objekt i persekutimit. Nëse është dëbuar nga një shtet tjetër

anëtar, i huaji mund të rikthehet në Itali.

- Skema e dekretit legjislativ

Mbrojtje ndërkombëtare për atë që refuzon shërbimin ushtarak

Publikuar udhëzimet e reja nga UNHCR

Janë botuar nga Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (Unhcr),

udhëzimet e reja mbi mbrojtjen ndërkombëtare të kërkuara nga njerëzit që kërkojnë të

evitojnë rekrutimin nga ana e forcave të armatosura shtetërore dhe jo shtetërore. Është një

dokument që i drejtohet qeverive dhe të gjithë subjekteve që kanë të bëjnë me

procedurat për njohjen e statusit të mbrojtjes ndërkombëtare me qëllim për të arritur në

vendime koherente dhe uniforme për çdo rast.

Sipas Unhcr, duke qenë e njohur e drejta e Shteteve për vet mbrojtjen, jo per se përbën

shkelje të të drejtave individuale rekrutimi në forcat e armatosura. Por kjo nuk mund të jetë

një e drejtë absolute dhe duhet të manifestohet sipas kritereve të caktuara: duhet të

Page 12: Portali Integrimit Migranteve · informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, shtëpi, një shërbim asistence. Për të lehtësuar

12

përcaktohet me ligj, të bëhet në mënyrë jo arbitrare dhe diskriminuese dhe në raport me

nevojat e ushtrisë.

Njihet gjithashtu si e drejtë individuale ajo për kundërshtim të ndërgjegjshëm, që rrjedh nga

e drejta e lirisë së mendimit, e ndërgjegjes dhe të fesë parashikuar në nenin 18 të

Deklaratës universale të të drejtave të njeriut. Në rast se nuk lejohet një shërbim civil

alternativ një person duhet të konsiderohet si një refugjat në qoftë se, duke refuzuar për të

kryer shërbimin ushtarak ose duke dezertuar, ekziston kërcënimi i ndëshkimit që

prezantohen me përndjekje, edhe vetëm pse arbitrare apo joproporcionale. Në rast se ka

një shërbim alternativ civil ky nuk duhet të jetë arbitrar, diskriminues, ndëshkues ose

kohëzgjatje e paarsyeshme në raport me shërbimin ushtarak.

Kundërshtimi i ndërgjegjshëm është më i justifikuar nëse ndodh kundër rekrutimit në rastet e

konflikteve që shkelin normat ndërkombëtare në lidhje me përdorimin e paligjshëm të

forcës (pra nuk ka qëllime të mbrojtje legjitime) ose në konflikte ku kryhen akte ose

përdoren mjete të shkeljeve të dukshme të rregullave themelore të sjelljes njerëzore (p.sh.,

tortura, përdorimi i armëve kimike, dhuna pa dallim kundër civilëve ose krime të luftës në

përgjithësi).

Unhcr rekomandon që të njihet mbrojtja ndërkombëtare në ato raste në të cilat Shteti nuk

është në gjendje të mbrojë personin nga rekrutimi me forcë nga ana e grupeve jo

shtetërore, si dhe në rastet që përfshijnë rekrutimin e fëmijëve në shërbimin ushtarak.

Udhëzimet e reja duhen integruar në “Handbook and Guidelines on Procedures and

Criteria for Determining Refugee Status under the 1951 Convention and the 1967 Protocol

Relating to the Status of Refugees".

Udhëzime mbi shërbimin ushtarak

Shih Handbook and Guidelines on Procedures

LAJME NGA TERRITORI

Basilicata:

Abruzzo: "+ Dallime - Mosbesime" është konkursi fotografik dedikuar integrimit ndërkulturor.

Skadenca për paraqitjen e kërkesave të pjesëmarrjes 21 shkurt 2014

Projektet Sociale, në bashkëpunim me Rajonin e Abruzzo-s, provincat e

L'Aquila-s dhe Teramo-s dhe komunën e Pescara-s, ka filluar një konkurs

fotografik me titull " + Dallime , - Mosbesime"

Konkursi, i mbikëqyrur nga UNAR-Zyra Kombëtare e Antidiskriminimit Razial promovon

imazhet e integrimit ndërkulturor dhe ka për qëllim për të pasyruar bukurinë e dallimeve.

Pjesëmarrja është gratis dhe e hapur për të gjithë, kandidaturat mund të paraqiten deri me

21 shkurt 2014 me postë rekomandè në adresën Corso Umberto I, 54-65.122, Pescara.

Çdo pjesëmarrës mund të paraqesë më shumë se një fotografi, me ngjyra ose bardh e zi,

së bashku me file të tyre dixhitale. Një komision do të vlerësojë fotografitë e paraqitura dhe

do të zgjedhë fituesit. Tre fituesve të parë do t’i jepen kupona me vlerë 400, 250 dhe 150

euro për t’i shpenzuar në një librari abruceze. Dhjetë fotografitë më të mira do të

Page 13: Portali Integrimit Migranteve · informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, shtëpi, një shërbim asistence. Për të lehtësuar

13

ekspozohen në një ekspozitë rajonale gjatë "Java e Veprimit kundër Racizmit 2014".

Stafi i Projekteve Sociale është në dispozicion të kandidatëve per çfarëdo lloj sqarimi. Në

mënyrë të veçantë, ju mund të kontaktoni Claudia Santoro në numrin 085/2059470 ose

shkruani në: [email protected]

Formulari i regjistrimit, gara dhe shpallja janë gjithashtu në disponueshëm në sitin:

www.progettisociali.it/site/ps/news/470

Shko tek skeda

Kontakte

Ministria e Punës dhe e politikave Sociale

Drejtoria e përgjithshme e imigrimit dhe e politikave të Integrimit

Via Fornovo, 8

00192 Roma

tel: 06 46834679 o 06 468340182

Projekti co-finanzuar nga fondi Europian per integrimin e shtetasve të Vendeve të

treta 2007-2013

Për opinione, sugjerime, retifikime mbi përmbajtjet lidhur me sitin, kontaktet me

redaksinë e Portalit të Integrimit, dërgoni një mail në adresën:

[email protected]