12

PËRMBAJTJA - AICS Tiranaaicstirana.org/wp-content/uploads/2018/09/Rregullore_MadeWithItaly.pdf · Marka Made with Italy nuk është e transferueshme tek palët e treta dhe duhet

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PËRMBAJTJA - AICS Tiranaaicstirana.org/wp-content/uploads/2018/09/Rregullore_MadeWithItaly.pdf · Marka Made with Italy nuk është e transferueshme tek palët e treta dhe duhet
Page 2: PËRMBAJTJA - AICS Tiranaaicstirana.org/wp-content/uploads/2018/09/Rregullore_MadeWithItaly.pdf · Marka Made with Italy nuk është e transferueshme tek palët e treta dhe duhet

PËRMBAJTJA

LOGOJA 3

MARKA 4

OBJEKTIVAT 4

PËRFITUESIT DHE SEKTORËT 4

PROCEDURA PËR MARRJEN E MARKËS 5

KRITERET 6

VLERAT E SHTUARA DHE KONTROLLI MBI ABUZIMET 11

Page 3: PËRMBAJTJA - AICS Tiranaaicstirana.org/wp-content/uploads/2018/09/Rregullore_MadeWithItaly.pdf · Marka Made with Italy nuk është e transferueshme tek palët e treta dhe duhet

LOGOJA

3

Page 4: PËRMBAJTJA - AICS Tiranaaicstirana.org/wp-content/uploads/2018/09/Rregullore_MadeWithItaly.pdf · Marka Made with Italy nuk është e transferueshme tek palët e treta dhe duhet

MARKA

Made with Italy është një markë etike në pronësi të Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS),

Zyra e Tiranës. Mund t’i jepet produkteve dhe shërbimeve të lindura ose të përsosura në kuadër të projekteve

të financuara ose të bashkëfinancuara në Shqipëri nga Qeveria Italiane.

OBJEKTIVAT

• Të mbështesë rritjen socio-ekonomike të zonave rurale shqiptare. • Të rrisë vlerën e burimeve dhe

karakteristikave tipike të territoreve shqiptare. • T’i japë një stabilitet më të madh proceseve të zhvillimit në

Shqipëri, përmes krijimit të një rrjeti vendor të sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm.

PËRFITUESIT DHE SEKTORËT

Mund të bëjnë kërkesë dhe ta marrin markën Made with Italy institucionet, ndërmarrjet individuale, kompanitë

private dhe shoqatat shqiptare që kanë qenë pjesë e projekteve të financuara ose të bashkëfinancuara nga

Qeveria Italiane dhe që u ofrojnë konsumatorëve dhe qytetarëve produkte dhe shërbime me karakteristika të

vërtetuara të të qenit tipik, autentik dhe etik, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga rregullorja e markës.

Sektorët janë: Agro-ushqimor, Hoteleri, Restorante & të ngjashme dhe Shërbime kulturore, mjedisore dhe

turistike.4

Page 5: PËRMBAJTJA - AICS Tiranaaicstirana.org/wp-content/uploads/2018/09/Rregullore_MadeWithItaly.pdf · Marka Made with Italy nuk është e transferueshme tek palët e treta dhe duhet

PROCEDURA PËR MARRJEN E MARKËS

Subjektet që dëshirojnë të përfitojnë nga përdorimi i markës duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim dhe të përdorin vetëm formularët e aplikimit, të cilët mund të shkarkohen në adresën aicstirana.org/madewithitaly. Kërkesa përbëhet nga një vetëdeklarim, në të cilin aplikuesi deklaron se i përmbush të gjitha kriteret e përcaktuara nga rregullorja e markës. Dorëzimi i kërkesës përfshin automatikisht pranimin e verifikimeve teknike në vend, nga ana e Komisionit të Vlerësimit për dhënien e markës. Komisioni i Vlerësimit përbëhet nga tre anëtarë, të emëruar nga Titullari i Zyrës së Tiranës së Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim: një përfaqësues i Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim, një përfaqësues nga një Organizatë e Shoqërisë Civile (OSHC) ose të një Organi të Sistemit Italian që vepron në territorin nga ku vjen kërkesa për dhënien e markës, një ekspert në këtë fushë.Komisioni i Vlerësimit shqyrton kërkesën, dokumentacionin e prodhuar dhe përmbushjen e kritereve. Vlerësimi i kërkesës për marrjen e markës mund të çojë në pranimin, refuzimin ose shtyrjen e saj për një shqyrtim shtesë të mëtejshëm për të patur elementët e vlerësimit që mungojnë ose elementë të tjerë të nevojshëm. Çdo mospranim i kërkesës për marrjen e markës duhet t’i komunikohet me shkrim aplikuesit dhe të përmbajë arsyet që e kanë përcaktuar atë.Marka është subjekt rivovimi çdo tre vjet, duke filluar nga data e marrjes së saj. Për të marrë rinovimin, duhet ridërguar kërkesa për marrjen e markës dhe të kesh qenë pjesë e nismave që AICS – Zyra e Tiranës dhe OSHC-të në rrjet mes tyre promovojnë me objektivin për të rritur në mënyrë progresive nivelin e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve. Marka Made with Italy nuk është e transferueshme tek palët e treta dhe duhet të zbatohet ekskluzivisht për mallrat dhe/ose shërbimet e përzgjedhura nga Komisioni i Vlerësimit. Përfituesit e saj duhet të respektojnë udhëzimet për përdorimin e materialeve të komunikimit dhe të logotipit Made with Italy.

5

Page 6: PËRMBAJTJA - AICS Tiranaaicstirana.org/wp-content/uploads/2018/09/Rregullore_MadeWithItaly.pdf · Marka Made with Italy nuk është e transferueshme tek palët e treta dhe duhet

6

Page 7: PËRMBAJTJA - AICS Tiranaaicstirana.org/wp-content/uploads/2018/09/Rregullore_MadeWithItaly.pdf · Marka Made with Italy nuk është e transferueshme tek palët e treta dhe duhet

KRITERET PËR PRODUKTET TIPIKE

1. Të ketë përfituar nga kontributet ekonomike ose ekspertiza italiane, në kuadër të një ose më

shumë projekteve të financuara ose të bashkë-financuara nga Kooperacioni Italian.

2. Të jetë në përputhje, për sa i përket ushtrimit të veprimtarisë sipërmarrëse, me legjislacionin

në fuqi shqiptar, në fushën e taksave, sigurimeve shoqërore dhe higjienike-shëndetësore.

3. Të respektojë kodin e sjelljes së OSBE-së, në çështjet e kundër-korrupsionit.

4. Të respektojë kodin e sjelljes së OSBE-së dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe

Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, në çështjet që lidhen me shfrytëzimin e punës

së fëmijëve.

5. Të përdorë, për përpunimet, produkte me origjinë vendore

6. Të jetë në përputhje me dispozitat e Autoritetit Kombëtar shqiptar të Ushqimit (AKU), në

çështjet e sigurisë ushqimore.

7. Të përdorë, për furnizimet e sipërmarrjes/kompanisë së tij/saj, furnitorë që i përkasin rrjetit

Made with Italy, në të njëjtat kushte ekonomike dhe cilësi të produktit/shërbimit të ofruar.

7

Page 8: PËRMBAJTJA - AICS Tiranaaicstirana.org/wp-content/uploads/2018/09/Rregullore_MadeWithItaly.pdf · Marka Made with Italy nuk është e transferueshme tek palët e treta dhe duhet

KRITERET PËR STRUKTURAT PRITËSE

1. Të ketë përfituar nga kontributet ekonomike ose ekspertiza italiane, në kuadër të një ose më

shumë projekteve të financuara ose të bashkë-financuara nga Kooperacioni Italian.

2. Të jetë në përputhje, për sa i përket ushtrimit të veprimtarisë sipërmarrëse, me legjislacionin

në fuqi shqiptar, në fushën e taksave, sigurimeve shoqërore dhe higjienike-shëndetësore.

3. Të respektojë kodin e sjelljes së OSBE-së, në çështjet e kundër-korrupsionit.

4. Të respektojë kodin e sjelljes së OSBE-së dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe

Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, në çështjet që lidhen me shfrytëzimin e punës

së fëmijëve.

5. Të përdorë, për shërbimin e mëngjesit, produkte me origjinë vendore dhe në përputhje me

dispozitat e Autoritetit Kombëtar shqiptar të Ushqimit (AKU), në çështjet e sigurisë ushqimore.

6. Të ketë një faqe interneti dhe/ose profile publike në Mediat Sociale kryesore, ku të paraqiten

në mënyrë të qartë, të vërtetë dhe të plotë karakteristikat e strukturës pritëse në lidhje me kapacitetin

akomodues, organizimin e dhomave dhe shërbimeve të ofruara, duke përfshirë shërbimin e

restorantit & të ngjashme.

7. Të përdorë, për furnizimet e sipërmarrjes/kompanisë së tij/saj, furnitorë që i përkasin rrjetit

Made with Italy, në të njëjtat kushte ekonomike dhe cilësi të produktit/shërbimit të ofruar.

8

Page 9: PËRMBAJTJA - AICS Tiranaaicstirana.org/wp-content/uploads/2018/09/Rregullore_MadeWithItaly.pdf · Marka Made with Italy nuk është e transferueshme tek palët e treta dhe duhet

KRITERET PËR STRUKTURAT E RESTORANTEVE & TË NGJASHME

1. Të ketë përfituar nga kontributet ekonomike ose ekspertiza italiane, në kuadër të një ose më

shumë projekteve të financuara ose të bashkë-financuara nga Kooperacioni Italian.

2. Të jetë në përputhje, për sa i përket ushtrimit të veprimtarisë sipërmarrëse, me legjislacionin

në fuqi shqiptar, në fushën e taksave, sigurimeve shoqërore dhe higjienike-shëndetësore.

3. Të respektojë kodin e sjelljes së OSBE-së, në çështjet e kundër-korrupsionit.

4. Të respektojë kodin e sjelljes së OSBE-së dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe

Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, në çështjet që lidhen me shfrytëzimin e punës

së fëmijëve.

5. Të përdorë, për shërbimin e restorantit & të ngjashme, produkte me origjinë vendore dhe në

përputhje me dispozitat e Autoritetit Kombëtar shqiptar të Ushqimit (AKU), në çështjet e sigurisë

ushqimore.

6. Të ketë një faqe interneti dhe/ose profile publike në Mediat Sociale kryesore, ku të paraqiten

në mënyrë të qartë, të vërtetë dhe të plotë karakteristikat e shërbimit të restorantit & të ngjashme

dhe të produkteve të përdorura.

7. Të përdorë, për furnizimet e sipërmarrjes/kompanisë së tij/saj, furnitorë që i përkasin rrjetit

Made with Italy, në të njëjtat kushte ekonomike dhe cilësi të produktit/shërbimit të ofruar.

9

Page 10: PËRMBAJTJA - AICS Tiranaaicstirana.org/wp-content/uploads/2018/09/Rregullore_MadeWithItaly.pdf · Marka Made with Italy nuk është e transferueshme tek palët e treta dhe duhet

KRITERET PËR SHËBIMET TURISTIKE, MJEDISORE DHE KULTURORE

1. Të ketë përfituar nga kontributet ekonomike ose ekspertiza italiane, në kuadër të një ose më

shumë projekteve të financuara ose të bashkë-financuara nga Kooperacioni Italian.

2. Të jetë në përputhje, për sa i përket ushtrimit të veprimtarisë sipërmarrëse, me legjislacionin

në fuqi shqiptar, në fushën e taksave, sigurimeve shoqërore dhe higjienike-shëndetësore.

3. Të respektojë kodin e sjelljes së OSBE-së, në çështjet e kundër-korrupsionit.

4. Të respektojë kodin e sjelljes së OSBE-së dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe

Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, në çështjet që lidhen me shfrytëzimin e punës

së fëmijëve.

5. Të përdorë produkte me origjinë vendore dhe në përputhje me dispozitat e Autoritetit

Kombëtar shqiptar të Ushqimit (AKU), në çështjet e sigurisë ushqimore.

6. Të ketë një faqe interneti dhe/ose profile publike në Mediat Sociale kryesore, ku të paraqiten

në mënyrë të qartë, të vërtetë dhe të plotë karakteristikat e shërbimeve të mundshme të brendshme

dhe të produkteve të përdorura.

7. Të përdorë, për furnizimet e sipërmarrjes/kompanisë së tij/saj, furnitorë që i përkasin rrjetit

Made with Italy, në të njëjtat kushte ekonomike dhe cilësi të produktit/shërbimit të ofruar.

10

Page 11: PËRMBAJTJA - AICS Tiranaaicstirana.org/wp-content/uploads/2018/09/Rregullore_MadeWithItaly.pdf · Marka Made with Italy nuk është e transferueshme tek palët e treta dhe duhet

1111

ÇFARË PËRFITON AI/AJO QË MERR MARKËN?

• Imazhin e bashkërenduar (koordinuar) të

markës, që do të vendoset në të gjitha materialet

e komunikimit të produkteve dhe shërbimeve të

pranuara.

• Asistencën teknike për qasjen (përfshirjen)

në rrjetet e reja të shpërndarjes për konsum të

produkteve përfituese.

• Asistencën teknike për marrjen e

certifikimit HACCP, siç kërkohet nga ligji shqiptar

për sigurinë ushqimore nr. 9863 datë 28.01.2008,

Kreu V, Neni 26.

• Pjesëmarrjen në fushatat e komunikimit të

prodhuara nga zyra e AICS në Tiranë. Vetëm për

të pasur një shembull: faqe interneti të dedikuar,

banera në revistat online të sektorit, njoftime për

shtyp dhe postera, spote audiovizuale.

KONTROLLI MBI ABUZIME TË MUNDSHME

• Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë

Intelektuale (DPPI) është autoriteti kompetent

për çdo abuzim apo parregullsi në përdorimin

e markës.

• Pas kontrolleve dhe verifikimeve të

produkteve dhe shërbimeve, Agjencia Italiane

e Bashkëpunimit për Zhvillim, Zyra e Tiranës,

mund të revokojë dhënien e markës në çdo

kohë.

Page 12: PËRMBAJTJA - AICS Tiranaaicstirana.org/wp-content/uploads/2018/09/Rregullore_MadeWithItaly.pdf · Marka Made with Italy nuk është e transferueshme tek palët e treta dhe duhet