15
STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL 1 PROJEKT/STRATEGJIE PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL 2012 2013 PËRGATITUR: Nën kujdesin e: Grupit Teknik të Punës të ngritur në kuadër të projektit:”Unifikimi,mbrojtja dhe nxitja e shkrimit special Brail” Ekspert ligjor: Dr. Av. Sinan Tafaj Av.Ermir Ndreu Ekspert I shkrimit Brail: Nora Islami Ekspert tifloteknik: Shoqata e Të Verbërve të Shqipërisë Financuar nga Fondacioni“Vodafone Albania” Implementuar nga Shoqata e të verbërve të Shqipërisë

PROJEKT/STRATEGJIE PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E ... e shkrimit brail.pdf · Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PROJEKT/STRATEGJIE PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E ... e shkrimit brail.pdf · Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin

STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL

1

PROJEKT/STRATEGJIE

PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E

SHKRIMIT BRAIL

2012 – 2013

PËRGATITUR:

Nën kujdesin e: Grupit Teknik të Punës të ngritur në kuadër të

projektit:”Unifikimi,mbrojtja dhe nxitja e shkrimit special Brail”

Ekspert ligjor: Dr. Av. Sinan Tafaj

Av.Ermir Ndreu

Ekspert I shkrimit Brail: Nora Islami

Ekspert tifloteknik: Shoqata e Të Verbërve të Shqipërisë

Financuar nga Fondacioni“Vodafone Albania” Implementuar nga Shoqata e të verbërve të Shqipërisë

Page 2: PROJEKT/STRATEGJIE PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E ... e shkrimit brail.pdf · Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin

STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL

2

Dy fjalë mbi projektin:”Mbrotja,unifikimi dhe nxitja e shkrimit special Brail”

Ky projekt iu dedikohet të gjithë personave të verbër të të gjitha vendeve

shqip-folëse.

-Unifikimi i shkrimit brail ka qenë një nga objektivat kryesore të Shoqatës së të

Verbërve të Shqipërisë.Realizimi i vënies në zbatim të projektit u bë e mundur falë

Fondacionit: “Vodafone Albania” Ky shkrim u mundëson personave të verbër më

shumë akses në informacion,ç’ka nënkupton rritjen e nivelit arsimor dhe të

standartit të jetesës.

Page 3: PROJEKT/STRATEGJIE PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E ... e shkrimit brail.pdf · Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin

STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL

3

PËRMBAJTJA

1. HYRJE ………………………………………………………………………… .. …faqe 4.

2. KUSHTET AKTUALE

2.1 Historiku. Roli dhe rëndesia e shkrimit brail.………………….…………………….. faqe 5.

2.2 Shkrimi Brail në fokusin mediatik…………………………………………………... faqe 7.

2.3 Ndërgjegjesimi mbi rëndësinë e shkrimit brail………………………………………..faqe 7.

2.4 Shkrimi brail në funksion të arsimimit gjithëpërfshirës. ………………….………....faqe 8.

2.5 Brali në funksion të Punësimit .......................................................................................faqe 9.

3. VIZIONI DHE OBJEKTIVAT STRATEGJIKE

3.1 Vizioni ……………………………………………………………………………… faqe 10.

3.2Prioritetet strategjike dhe objektivat…………………………………………………...faqe 10.

4. ROLET DHE PËRGJEGJËSITË E INSTITUCIONEVE

4.1 Këshilli Kombëtar i Mbrotjes së Brailit/KKMB............................................................faqe 11.

4.2 Biblioteka Kombëtare e të Verbërve/BKV ...................................................................faqe 12.

5. PLANI I VEPRIMIT

5.1 Plani i veprimit ………………………………………………………………………faqe 15.

Page 4: PROJEKT/STRATEGJIE PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E ... e shkrimit brail.pdf · Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin

STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL

4

1.HYRJE

Në ditët e sotme jetojmë në një shoqëri e cila nuk është plotësisht e hapur ndaj personave me

aftësi të kufizuara.

Aftësia e kufizuar ndjehet më shumë kur anëtarët e shoqërisë ngrenë barriera dhe krijojnë

pengesa duke mos lejuar ndërtimin e një botë gjithëpërfshirëse, duke mos marrë parasysh

dëmtimet që kanë pësuar bashkëqytetarët e tjerë. Shoqëria shqiptare, ashtu si dhe shoqëri të tjera,

është e krijuar mbi supozimin se të gjithë njerëzit, pa përjashtim, mund të integrohen të

perceptojnë dhe të ndërveprojnë në mënyrë standarde me mjedisin,ku jetojnë.

Individët e verbër duhet të gëzojnë të drejta të njëjta me të gjithë qytetarët e tjerë. Neni i parë i

Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut përcakton: "Të gjithë njerëzit janë të lirë dhe të

barabartë në dinjitet dhe të drejta". Në mënyrë që të arrihet ky qëllim, të gjitha komunitetet duhet

të respektojnë ndryshimet brenda komunitetit të tyre dhe duhet të bëjnë të mundur që personat e

verbër të gëzojnë të drejtat e njeriut: civile, politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore të

njohura nëpërmjet konventave dhe traktateve ndërkombëtare, Deklaratës së Madridit dhe

kushtetutave kombëtare.E drejtë për tu arsimimuar është një e drejtë e sanksionuar edhe në

kushtetutën e Republikës së Shqipërise. Kjo e drejtë nënkupton të drejtën e cdo individi qofte ky

me aftesi te kufizuar ose jo të ndjekë rregullisht të gjitha fazat e arsimit të detyrueshëm si dhe

pajisjen e tij me literaturën e nevojshme.Në rastin e personave të verbvër ata do ta kishin të

pamundur,madje do të ishte absurde që të mendohej arsimimi i tyre nëse litaratura nuk eshte në

formatin brail.

Në këto kushte është e domosdoshme ndërmarrrja e të gjitha masave për prodhimin dhe pajisjen

e individëve të verbër me litaraturën shkollore të nevojshme në shkrimin brail.

Vetëm në këtë formë bëhet e mundur përfshirja e personave te verber,në arsimimin

gjithëpërfshirës dhe integrimin e tyre në shoqëri.

Page 5: PROJEKT/STRATEGJIE PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E ... e shkrimit brail.pdf · Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin

STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL

5

2. KUSHTET AKTUALE

2.1 HISTORIKU. ROLI DHE RENDESIA E SHKRIMIT BRAIL.

Historiku i brailit.

Shpikësi i shkrimit special brail është Louise Braille. Braili është një system 6 pikësh i cili

tashmë përdoret gjërësisht nga pothuajse të gjithë personat e verbër në mbarë botën i përshtatur

në shumë gjuhë, duke përfshirë këtu edhe gjuhën shqipe.

Megjithëse përdorimi i alfabetit Brail në botë i ka fillesat e tij që në shek 19, në Shqipëri ai filloi

të përdorej shumë më vonë. Për herë të parë sipas të dhënave jo zyrtare filloi të përdorej në

mënyrë sporadike në vitin 1941.

Në prill të vitit 1963 ,me vendimin numër 64 të Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë u

hap për herë të parë në Shqipëri Instituti për Fëmijët shurdhmemece dhe të verbër. Pas daljes së

këtij vendimi, u bë e mundur çelja e këtij instituti në nëntor të po këtij viti. Me një makinë të

thjeshtë daktilografike Braili u përgatitën abetarja dhe aritmetika të cilat u ilustruan edhe me

figura. Mësuesja e parë për të verbër në Shqipëri ishte Liri Kamberi.

Roli dhe rendesia e shkrimit Brail.

Përdorimi i brajlit mbetet i një rëndësie jetike për personat e verbër. Për këtë komunitet është

domosdoshmëri përdorimi i tij në aktivitete praktike të jetës së tyre të përditshme. Çdo njeri ka

nevojë të mbajë shënime, numra telefonash, krijime letraro-artistike, të identifikojë ushqimet në

kuzhinë, të mësojë përdorimin e elektroshtëpiakeve, të identifikojë ngjyrat e veshjeve, etj. Të

gjitha këto veprime bëhen lehtësisht të realizueshme nga personat e verbër me ndihmën e

përdorimit të Brailit.

Me gjithë evoluimin e teknologjive moderne dhe ndikimin e tyre në jetën profesionale e praktike

të personave të verbër, me kalimin e kohës nuk e kanë zbehur aspak rëndësinë e Brailit dhe

përdorimin e tij. Të gjitha këto pajisje jo vetëm bazohen te Braili, por në shumë raste i referohen

në mënyrë të pashmangshme atij. P.sh, kompjuterat modernë për të verbër, që ekzistojnë sot,

ekranet e tyre shkrues i kanë në Brail. Çdo i verbër mund të shkruaj në një tastierë normale, por e

kontrollon fjalën e shkruar në një ekran me gërmat e Brailit.

Braili, ashtu si shkrimi i zakonshëm, ndihmon në zhvillimin dhe evoluimin e shpirtëror e kulturor

të të verbërve.Brajli përveç të tjerave ka një rol të rëndësishëm në edukimin dhe punësimin e

këtyre personave.

Roli i Brailit nuk është zbehur, ai po përjeton një epokë të vrullshme ndryshimesh, përpunimesh

dhe zhvillimesh. Shkrimi Brail do te ece gjithmone perkrah shkrimit normal dhe derisa shkenca e teknologjia moderne të mos jetë në gjendje të gjejë një zgjidhje për t’u kthyer shikimin njerëzve

Page 6: PROJEKT/STRATEGJIE PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E ... e shkrimit brail.pdf · Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin

STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL

6

të verbër, Braili dhe rëndësia e tij nuk do të jenë kurrë të zbehur në vizionin e jetës për të

verbërit.

Rendesia e shkrimit Brail dhe roli I tij ne jeten e cdo personi te verber eshte shume I rendesishem

megjithate ky shkrim duhet te behet pjese edhe ne shkollat normale ne kuader te arsimit

gjitheperfshires.

Hapi i parë drejt gjithepërfshirjes arsimore u hodh me ligjin nr.7952 datë 21.6.1995 “PËR

SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR”ne nenet 39-42 si dhe nga MASH ne dhjetor

2002 e cila aprovoi Dispozitat Normative të Arsimit Parauniversitar ku përfshin për herë parë

konceptin e arsimit gjithpërfshirës dhe një sërë rregullash për ta bërë të mundur zbatimin e tij në

praktikë. Me ligjin nr 7952 si dhe me aprovimin e Dispozitave Normative jo vetëm u plotësua

vakumi ligjor i deriatëhershëm për arsimin gjithpërfshirës, por më e rëndësishmja është se u hap

drita jeshile për futjen e tij në sistemin arsimor të detyruar.

Meritat më te mëdha në këtë drejtim, i takojne pa dyshim, organizmave joqeveritare lokale dhe

nderkombetare, të cilat përveç përkujdesjes së drejtpërdrejtë social-ekonomike që kanë treguar

ndaj personave me nevoja të veçanta, nuk kanë rreshtur për asnjë çast përpjekjet e tyre për të

ndikuar në përmirësimin e politikave dhe legjislacionit shqiptar që garantojnë të drejtën e çdo

personi me Aftesi te Kufizuara, për t`u arsimuar dhe për të pasur një jetë normale e me dinjitet.

Projektet e këtyre organizmave përbënë shtratin mbi të cilin lindën idetë e para për arsimin

gjithpërfshirës në Shqipëri dhe ku u mbështet ligjërisht iniciativa për futjen e tij në proces.

Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin per

Arsimin Parauniversitar ,projektligj ky që i jep formë ligjore gjithëpërfshirjes të personave të

verbër në shkollat e zakonshme, kundrejt veçimit të tyre në institucione speciale, dhe shpall si të

domosdoshëm arsimin gjithpërfshirës.

Në këtë Projektligj ishin propozuar disa ndryshime te cilat synonin permirësimin e konceptit të

arsimimit të personave me aftësi të kufizuara.

Ky projekt ligj tashmë i shdërruar në ligj me nr. 69/2012 date 21.06.2012 “PËR SISTEMIN

ARSIMOR PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,me përmirësimet përkatëse të

propozuara nga SHVSH,vlerësohet si mjaft i përparuar, demokratik dhe i krahasueshëm me

standardet e vendeve të zhvilluara.

Në këtë ligj në nenin 63 të tij është përcaktuar se përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në

institucionet arsimore të specializuara për ta është përgjithësisht e përkohshme. Përfshirja dhe

integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në kopshtet dhe shkollat e zakonshme të arsimit bazë

është parësore.

Gjthashtu në këtë dispozitë përcaktohet se nxënësve, që nuk shikojnë u garantohet përdorimi i

shkrimit Brail.

Kjo është një arritje e madhe pasi nuk do të kishte asnjë kuptim të flitej për arsimim

gjithëpërfshirës nëse krahas shkrimit normal në shkollat e zakonshme nuk do të qëndronte edhe

shkrimi Brail.

Page 7: PROJEKT/STRATEGJIE PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E ... e shkrimit brail.pdf · Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin

STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL

7

Nisur nga rëndësia e madhe që paraqet shkrimi Brail për nxënësit e verbër është e

domosdoshme, që për zhvillimin dhe vazhdimësinë e këtij shkrimi, të bëhet një mbrojtje e

posaçme e tij me anë të një akti nënligjor.

2.2 Shkrimi Brail ne fokusin mediatik.

Aktualisht fuqia e medias është e njohur botërisht madje ajo konsiderohet si një pushtet I

katërt.Në këto kushte roli I medias është fondamental mbi theksimin e rëndësisë së shkrimit brail

tek personat e verber dhe më gjerë.Bashkëpunimi I instancave shtetërore dhe I grupeve të

interesit me median vizive dhe atë të shkruar ndikon drejpërsëdrejti në promovimin dhe

jetëgjatësinë e shkrimit brail,si dhe ndërgjegjësimin e individëve të verbër dhe familjarëve të tyre

për rëndësinë e zhvillimit dhe vazhdimësisë së këtij shkrimi.

"Media është mjeti më i fuqishëm i komunikimit. Ndihmon në promovimin e gjërava të duhura

në kohën e duhur. Ajo i jep një ekspozim të vërtetë në audiencë masive në lidhje me atë që është

e drejtë apo e gabuar. Media luan një rol konstruktiv për shoqërinë. Kanalet televizive -Lajme sot

dhe madje disa gazeta janë goja e disa çështjeve sociale, e cila ndihmon për të vlerësuar realitetin

e jetës.Media ka luajtur një rol të rëndësishëm në mënyrë që të fokusohet në çështjet sociale në

pothuajse çdo epokë.

Si ne median e shkruar,ku mund te botohen histori njerëzore apo informacione të ndryshme mbi

jetën e personave të verbër,po ashtu dhe në atë elëktronike duke trajtuar tema të ndryshme mbi

shkrimin e të verbërve ndikon,dhe ndërgjegjëson një masë të gjerë të shoqërisë rreth shkrimit të

të verbërve.

2.3 Ndërgjegjesimi mbi rëndësine e shkrimit Brail

Ndërgjegjësimi i qytetareve ,mediave ,instancave të ndryshme publike apo jo publike është një

element I pazëvendësueshëm dhe thelbësor në përhapjen e shkrimit brail. Inkurajimi dhe

edukimi i shoqërise mbi shkrimin Brail,ndikon mbi rëndësinë e këtj shkrimi.Një faktor kyç mbi

publikimin e shkrimit brail luan dhe media e shkruar dhe vizive.

Aktorët kryesor që ndikojnë në ndërgjegjësimim e shkrimit brail janë :

- Institucione arsimore qofshin publike dhe jo publike,ku ne çdo shkollë duhet të ketë

literatura informuese mbi këtë shkrim.Vetë drejtuesit e këtyre institucioneve duhet ta

marrin si detyre profesionale shpërndarjen e paketës informuese tek nxënësit apo

studentët.

- Panairi –është fjala magjike mbi njohjen dhe identitetin e shkrimit brail në masë të

gjerë.Është një mundësi për treguar”identitetin” e fjalës Brail.

Page 8: PROJEKT/STRATEGJIE PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E ... e shkrimit brail.pdf · Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin

STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL

8

2.4 Shkrimi brail në funksion të arsimimit gjithëpërfshirës.

Gjithpërfshirja në arsim është një proces i gjate dhe kompleks i cili kerkon angazhimin

strukturave pergjegjese shteterore si dhe vullnetin e aktoreve te perfshire ne kete proces , ne

menyre qe te vihet ne zbatim.

Gjithpërfshirja eshte nje koncept me i gjere sesa integrimi.Ajo i jep mundesi te gjithe femijeve

me aftesi te kufizuara te pranohen dhe te arsimohen brenda klasave te arsimit te

zakonshem.Sigurisht qe pranimi në vetvete është një proces më i lehtë dhe nuk kërkon

ndryshime në sistem. Ndërsa, gjitheperfshirja kërkon të bëhen ndryshime esenciale. Zakonisht

këto ndryshime fillojnë me kuadrin ligjor për arsimin dhe pasojnë me angazhimin e përbashkët të

autoriteteve arsimore dhe të vetë shkollave, për të rritur pjesmarrjen e të gjithë nxënësve në

programet mësimore, për të siguruar shërbime mbështetëse të mjaftueshme, personel të

kualifikuar, mësues me trajnimin e duhur, dhe mbi të gjitha, për të krijuar një atmosfere në

harmoni të plotë me ndjenjen e solidaritetit dhe përkushtimit.

Një shkollë e tillë kultivon ndjenjen e bashkëpunimit, përkujdesjes dhe respektit reciprok. Ajo

orientohet nga ideja se diferencat dhe diversiteti midis nxënësve nuk mund të shihen më si

pengesa për zhvillimin e tyre, por si prioritete dhe sfida që duhen kapercyer me sukses, duke

lejuar kështu që te gjithe nxënësit me nevoja të veçanta, të zhvillojnë aftësitë e tyre përkrahë

moshatarëve të tjerë.

I parë nga ky kënvështrim, gjithpërfshirja në arsim cilësohet si mjeti më i favorshëm që krijon

shanse të barabarta arsimimi për të gjithë fëmijët, me aftësi të kufizuara, shmang qëndrimet

diskriminuese ndaj tyre, nxjerr në pah vlerat personale të gjithësecilit, për të cilat një shoqëri e

emancipuar ka shumë nevojë, si dhe lehtëson integrimin social të tyre në jetën e ardhshme si të

rritur.

Koncepti I gjithpërfshirjes në arsimin I personave të verber,nënkupton mbi të gjitha ekzistencën

e një shkrimi te unifikuar I cili do të ishte pararojë e zhvillimit ,integrimit të ketyre personave në

një shoqëri moderne dhe të emancipuar.Perfshirja e shkrimit brail te unifikuar ne sistemin

arsimor gjithëpërfshirës do te mundësonte individëve të verbër me shumë akses në

informacion,më shumë arsimim, që përkthehet në individë të pavarur dhe frytdhënës në funksion

të rritjes së standartit të tyre të jetesës dhe zhvillimit të shoqërisë në përgjithësi.

Page 9: PROJEKT/STRATEGJIE PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E ... e shkrimit brail.pdf · Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin

STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL

9

2.5 Brali në funksion të Punësimit

Papunësia tek individet me probleme në shikim në Shqipëri konsiderohet si një prej problemeve

më madhore dhe një pengese e madhe për tu kapercyer. Njerëzit me probleme ne shikim

rrallëherë shohin mundësi të fitojnë vetë jetesën e tyre dhe të marrin pjesë plotësisht në shoqëri.

Nevoja për integrimin e tyre pa kompromis në sferën e punësimit është në përputhje të plotë me

përparësitë e vendosura nga Bashkimi Evropian: Plani i Veprimit i Komisionit Evropian për

promovimin e mundësive të barabarta dhe luftën kundër diskriminimit vendos një theks të

veçantë mbi punësimin e njerëzve me aftësi të kufizuar ku perfshihen dhe personat e verber.

Vendet e punës duhet të parashikohen pa pengesa dhe duhet të përshtaten në përputhje me

nevojat e individëve të verbër. Pavarësisht nga Ligji Nr. 7995 “Për nxitjen e punësimit” datë

20.09.1995, duhet të bëhen përpjekje më efektive për të integruara njerëzit me aftësi të kufizuar

në tregun e punës.1 Edhe OJF-të duhet të luajnë një rol vendimtar për vetë-mbështetje dhe duhet

të marrin mbështetje jo vetëm nga donatorët, por edhe nga vetë Qeveria Shqiptare.

OJF-të shqiptare që punojnë me aftësinë e kufizuar kanë kontribuar deri tani në mënyrë të

konsiderueshme me ekspertizën e tyre për të trajnuar njerëzit me aftësi të kufizuar dhe për të

mbështetur integrimin e tyre në tregun e punës. Megjithatë, duhet mbajtur parasysh se ndërtimi i

kapaciteteve në institucionet shtetërore duhet të ketë për synim mbështetjen e mundësive, që

Agjencia Shtetërore e Punësimit të jetë më efikase në sjelljen e njerëzve me aftësi të kufizuar në

forma të hapura ose alternative të punësimit. Madje, Shërbimi Kombëtar i Punësimit duhet të

krijonte një bashkëpunim më të ngushtë me OJF-të që operojnë në fushën e aftësisë së kufizuar.

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale duhet të marrë masa konkrete për të siguruar zbatimin

efektiv të Ligjit ekzistues “Për nxitjen e punësimit.

Gjithashtu OJF-të duhet të mbështeten më shumë nga qeveria si dhe nga shoqatat e tjera

homologe ndërkombëtare në përpjekjet e tyre për të ofruar trajnim profesional për njerëzit me

probleme në shikim duke i përfshirë në programet e tyre të trajnimit.

Sigurisht punesimi i personave te verbver,do të ishte me i lehtë për ata persona që janë njohës të

shkrimit brail.Njohja e këtij shkrimi nga ana e tyre nënkupton mundësi dhe hapësimë të mëdha

për tu bërë pjesë e tregut të punës si dhe për të qenë të pavarur në ushtrimin e profesioneve që

ata zotërojnë.

Page 10: PROJEKT/STRATEGJIE PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E ... e shkrimit brail.pdf · Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin

STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL

10

3. VIZIONI DHE OBJEKTIVAT STRATEGJIKE

3.1 Vizioni

Vizioni i Strategjisë per mbrojtjen dhe vazhdimesine e shkrimit brail për periudhën 2012 – 2013

konsiston, në mirë integrimin dhe arsimimin, e personave të verbër nepërmjët aksesit në

informacion.Gjithashtu me anë të kësaj strategjie synohet që personat e verbër të zotërojnë

vetbesim në marrëdhenje të ndryshme sociale dhe te jene individ të pavaruar në marrjen e

informacioneve të ndryshme,nëpërmjet shkrimit Brail.Personat e verbër në Shqipëri duhet të jenë

të mbrojtur në mënyrë efektive nga mungesa e literaturës së shkrimit brail te unifikuar.

Gjithashtu në fokus të kësaj strategjie është angazhimi I plotë I strukturave përgjegjëse/shtetërore

për marrjen e masave të nevojshme dhe krijimin e kushteve të përshtatshme per mbrojtjen dhe

vazhdimësinë e shkrimit brail,si mjet kryesor per arsimimin e personave te verbër.

3.2 Prioritetet strategjike dhe objektivat Prioritetet kryesore të strategjisë per mbrojtjen dhe vazhdimesine e shkrimit brail janë:

Prioritetet strategjike:

1.Ulja e numrit te personave te verbër që nuk njohin shkrimin brail,përmes:

Përmirësimit të mekanizmit që siguron mbrotjen e të drejtës së informimit nepërrmjet

shkrimit brail, si dhe përfundimit të plotesimit të kuadrit rregullator dhe ligjor.

Rritjes së përgjegjësisë dhe ndergjegjesimit per identifikimin e herepahershem te

personave te verber(te cdo grup moshe)duke mbajtur kontakte vazhdueshme parneriteti

dhe bashkëpunimi me instancat shteterore pergjejgese te qeverisjes qendrore dhe

vendore.

Përmirësimit të sistemit të menaxhimit të përdorimit të shkrimit brail. (vendosja e

shkrimit ne objekte te perdorimit publik informacioni ndaj te cilave merret nepermjet

shkrimit brail p.sh:brail bankomate, ashensor, kuti ilacesh etj.).

2.Mbrojtja e shkrimit brail midis të tjerave, forcimit dhe konsolidimit të Keshillit Kombëtar të

Mbrotjes se Brailit/KKMB-se; Bibliotekës Kombëtare të të Verbërve/BKV-së; Institutit të

nxënësve që nuk shikojne:”Ramazan Kabashi”, si dhe forcimit të bashkëpunimit dhe

bashkërendimit ndër institucional, veçanërisht në nivel qendror por edhe në nivel rajonal.

3. Rritja e shkallës së ndërgjegjësimit dhe transparencës, informimit dhe trajnimit për

sistemin e shkrimit Brail në përgjithësi.

Objektivat strategjike:

Strategjia e propozuar do të përqëndrohet në shtatë objektivat strategjike të mëposhtme:

1. Përfundimi i plotësimit të kuadrit rregullator dhe legjislativ.

Page 11: PROJEKT/STRATEGJIE PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E ... e shkrimit brail.pdf · Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin

STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL

11

2. Zhvillimi dhe forcimi i institucioneve, të përfshira në mbrotjen e shkrimit Brail. Këtu do

të përfshihen masa në fushën e teknologjisë së informacionit,dhe trajnimeve

profesionale;

3. Ngritja e institucionit te KKMB-se(Këshillit kombëtar te mbrotjes së Brailit).

4. Bashkëpunimi me BKV-në.

5. Përfshirja e personave te verbër në arsimin gjithpërfshirës.

6. Sigurimi i shanseve për punësim personave që janë njohës të shkrimit brail.

7. Integrimi dhe përfshirja në aktivitete të ndryshme.

4. ROLET DHE PËRGJEGJËSITË E INSTITUCIONEVE

Në funksion të mbrotjes dhe vazhdimësisë së shkrimit brail është i nevojshëm krijimi i

institucioneve që do të kontribuojnë në zhvillimin e shkrimit Brail në Shqipëri.

Insitucionet të cilat do të krijohen për këtë qëllim do të jenë si më poshtë:

4.1 Këshilli Kombëtar i Mbrotjes së Brailit/KKMB

Qëllimi:

-Këshilli Kombëtar i Brailit ka për qëllim mbrotjen dha vazhdimësinë e shkrimit brail në kuadër

të rritjes së aksesit në informacion,për personat e verbër nёpёrmjet shfrytёzimit tё shqisës sё tё

prekurit.

- Integrimi i personave te verbër dhe ndërgjegjësimin i tyre mbi rëndësinë e shkrimit Brail.

Objektivat e institucionit te KKMB-se:

a)Koordinon gjithë ecurinë e punës mbi unifikimin e shkrimit brail.

b)Propozon përshtatjen dhe unifikimin e shkrimit brail tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

c)Propozon kriteret themelore për metodën e mësimdhënies dhe mbrojtjes dhe vazhdimësisë së

shkrimit brail të unifikuar në shkollat publike dhe jo publike,duke u referuar më shumë tëk

konceptimi i teksteve të ciklit fillor.

d)Monitoron metodat e mësimdhënies së brailit të unifikuar, kualifikimin e mësuesve të verbër

dhe kujdeset për specializimin e mëtejshëm të tyre.

e)Përgatit dhe trajnon instruktorë mbi Currikulën e shkrimit Brail.

f)Ngritja e një grupi ekspertësh për monitorimin dhe vlerësimin e

Page 12: PROJEKT/STRATEGJIE PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E ... e shkrimit brail.pdf · Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin

STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL

12

4.2 Biblioteka Kombetare e te Verberve - BKV-ja.

Bashkëpunimi me BKV-në.

Ngritja,themelimi dhe bashkepunimi me Biblioteken Kombetare te te Verberve ka per qëllim

pasurimin e literatures brail me:

- tekste shkencore

- tekste artistike

- tekste shkollore dhe jo shkollore

-tekste për formim profesional, literatura të ndryshme.

-harta në reliev ku çdo gjë apo emërtim të specifikohet me shkrimin brail.

- Skulptura ne reliev

- libra didaktike ( ku perfshihen,figura ne reliev,shkrimi I rrafshet,shkrimi brail)

- materiale mesimore te aksesueshme per femijet e verber duke pasur si qëllim mrehtesine e

prekjes,pra të rritet ndjeshmëria e prekjes së materailit duke identifikuar atë dhe duke u

informuar mbi të.

Përfshirja dhe futja e shkrimit brail në tekste didaktike për moshat parashkollore.( në mjete të

tilla si: letër,plastike,dru ,karton etj..)

Bashkëpunime me të tretet – librari të ndryshme –panaire për të publikur shkrimin

brail,ekzistencën e tij dhe me vonë futja në treg si pajisje për persona PAK.

Qёllimi:

Bibloteka Kombёtare e tё Verbёrve themelohet me qёllim ofrimin e shёrbimeve pёr personat e

verbёr dhe dhenien e aksesit nё informacion nёpёrmjet shfrytёzimit tё shqisave tё tё prekurit dhe

tё dёgjuarit.

Objektivat:

Bibloteka Kombёtare e tё Verbёrve synon tё realizojё kёto objektiva kryesore por jo vetёm:

a. Tё vendosё nё dispozicion libra, revista, gazeta nё format brail, audio, shkrim tё

zmadhuar e nё reliev pёr tё gjithё qytetarёt e verbёr tё Shqipёrisё;

b. Tё shpёrndajё informacionin e aksesueshёm nё formatet e pёrmendura nё pikёn a tё kёtij

neni pёr tё gjithё personat e verbёr sa mё afёr tё jetё e mundur pranё zonёs sё banimit;

c. Tё synojё qё nё njё tё ardhme kёto shёrbime tё dёrgohen nё banesё pёr tё gjithё

pёrfituesit;

d. Tё rrisё sasinё edhe cilёsinё e informacionit nё pёrputhje me nevojat e pёrfituesve tё

shёrbimit;

e. Tё ndёrtojё marrёdhёnie partneriteti me pёrfituesit nё dobi reciproke edhe nё funksion tё

pёrmirёsimit tё cilёsisё sё shёrbimeve.

Detyrat:

Bibloteka Kombёtare e tё Verbёrve ka pёr detyrё kryesisht por jo vetёm:

Page 13: PROJEKT/STRATEGJIE PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E ... e shkrimit brail.pdf · Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin

STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL

13

a. Tё administrojё nё mёnyrё korrekte tё gjitha vlerat materiale edhe financiare tё siguruara

nga donatorёt, shteti apo vetё pёrfituesit;

b. Tё zbatojё strategjinё dhe detyrat e pёrcaktuara nga themeluesit;

c. Tё zbatojё tё gjithё ligjet e vendit nё menaxhimin e vlerave materiale monetare

veçanёrisht kur burimet e financimit janё nga buxheti i shtetit apo nga fonde tё tjera

publike;

d. Tё respektojё nё mёnyrё korrekte tё gjithё pёrfituesit duke zbatuar normat e etikёs dhe

veçanёrisht ato tё pranuara pёr komunitetit e tё verbёrve nga themeluesit.

Marrёdhёniet me tё tretё

Bibloteka Kombёtare e tё Verbёrve si person juridik gёzon zotёsinё pёr tё vepruar nё bazё tё

kёtij Statuti dhe pёrcaktimeve tё ligjit.

BKV hyn nё marrёdhёnie me tё tretёt si çdo person tjetёr juridik duke marrё pёrsipёr pёrgjegjёsi

dhe detyrime. Nё çdo rast ajo pёrgjigjet para tё tretёve me vlerat financiare e kapitale tё saj edhe

vetёm kur çdo marrёveshje e nёnshkruar me tё tretёt ёshtё brenda normave e pёrcaktimeve tё

kёtij Statuti.

Marrёveshtjet edhe kontratat qё prekin mё shumё se 1\3 e vlerave materiale e monetare tё BKV

hyjnё nё fuqi pas ratifikimit tё tyre nga themeluesit.

Marrёdhёniet me pёrfituesit

Biblioteka Kombёtare e tё Verbёrve hyn nё marrёdhёnie me pёrfituesit nё dobi edhe interes tё

tyre. Marrёdhёniet me pёrfituesit ndёrtohen mbi bazёn e Rregullores pёr ofrimin e shёrbimit nё

aksesin nё informacion.

Marrёdhёniet ndёrkombёtare

Biblioteka Kombёtare e tё Verbёrve ka tё drejtё tё hyjё nё marrёdhёnie ndёrkombёtare

shkёmbimi dhe bashkёpunimi me bibliotekat e saj homologe duke shkёmbyer informacione dhe

botime tё formateve tё aksesueshme nё funksion e dobi tё pёrfituesve tё verbёr nё Shqipёri si

edhe nё funksion tё solidaritetit ndёrkombёtar tё vetё komuniteteve tё personave tё verbёr.

Struktura dhe drejtimi i Bibliotekёs Kombёtare tё tё Verbёrve

Biblioteka Kombёtare e tё Verbёrve drejtohet nga njё bord ekzekutiv prej 7 anёtarёsh i pёrbёrё

nga:

- Pёrfaqёsues i Shoqatёs tё tё Verbёrve tё Shqipёrisё;

- Pёrfaqёsues i Q.K.R.V-sё;

- Pёrfaqёsues i Qёndrёs pёr Jetё tё pavarur;

- Pёrfaqёsues i Qёndrёs sё Tiflologjisё edhe edukimit;

- Pёrfaqёsues i Ministrisё sё Turizmit, Kulturёs, Rinisё dhe Sporteve;

- Pёrfaqёsues i Bibliotekёs Kombёtare;

- Pёrfaqёsues i Bibliotekёs sё Universitetit tё Tiranёs.

Drejtori Ekzekutiv

BKV administrohet nga drejtori Ekzekutiv.

Page 14: PROJEKT/STRATEGJIE PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E ... e shkrimit brail.pdf · Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin

STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL

14

Drejtori ekzekutiv ёshtё kreu i administratёs dhe pёrgjigjet pёr tё gjithё veprimtarinё

administrative dhe ekonomike tё BKV-sё.

Drejtori ekzekutiv emёrohet nga themeluesit.

Pёrfituesit

Janё pёrfitues tё shёrbimeve tё ofruara nga BKV qytetarёt e verbёr tё shpallur tё tillё sipas

normave ligjore nё fuqi.

Janё pёrfitues gjithashtu edhe persona tё tjerё me probleme nё shikim, reduktim i tё cilit nuk iu

mundёson pёrdorimin e leximit normal tё shkrimit tё rrafshёt.

Shёrbimi i aksesit nё informacion bёhet falas, me pёrjashtim tё rasteve kur donatorёt e

pёrcaktojnё ndryshe.

Shёrbimi pёr personat qё ligjёrisht nuk janё pёrcaktuar tё verbёr bёhet falas kur kjo ёshtё e

mundur por nё asnjё rast nuk mund tё jetё barrё apo pjesё e kostos tё shёrbimit pёr personat e

verbёr.

Shёrbimi pёrfitohet mbi bazёn e Rregullores pёr ofrimin e shёrbimit nё aksesin nё informacion

nga BKV.

Çdo pёrfitues ka tё drejtё tё marrё shёrbimet e ofruara vetёm pas anёtarёsimit nё BKV.

Burimet e financimit

Burimet kryesore tё financimit tё BKV janё, por jo vetёm:

Donacionet dhe financimet e themeluesve;

Donacionet nga donatorё kombёtarё dhe ndёrkombёtarё;

Tё ardhura tё krijuara nga shёrbime tё ndryshme nё pёrputhje me ligjin Nr. 8788, datё

07.05.2001 “pёr organizatat jofitimprurёse”.

Kontributet vullnetare tё qytetarёve ose edhe vetё pёrfituesve;

Donacione ose financime tё mundshme tё institucioneve publike pёr shtetasit e verbёr.

Ndalimi i shpёrndarjes sё fitimeve

Fitimet e realizuara nga veprimtaria e ligjshme e BKV do të pёrdoren në mënyrën ekskluzive për

zhvillimin dhe zgjerimin e objektivit të veprimtarisë së saj.

Çdo veprim i kundërt është plotësisht i pavlefshëm dhe sjell përgjegjësi sipas ligjit.

Selia Qendrore

Selia qёndrore e BKV ndodhet nё Tiranё.

Nё kёtё seli administrohen dhe ofrohen shёrbime kryesore.

Nё selinё qёndrore mund tё ofrohen edhe shёrbime tё drejtёpёrdrejta pёr pёrfituesit.

Degёt

Me propozimin e drejtorit ekzekutiv dhe miratimin e Bordit, nё funksion tё pёrmirёsimit tё

shёrbimeve edhe sa mё afёr pёrfituesve, BKV mund tё krijojё degё nё qarqe apo nёn qarqe nё

pёrputhje me llojin e shёrbimit apo edhe kёrkesave tё pёrfituesve, dhe kur kjo ёshtё e mundur tё

mbёshtetet edhe financiarisht.

Nё çdo rast, zgjerimi i veprimtarive bёhet pas konfirmimit nga themeluesit.

Page 15: PROJEKT/STRATEGJIE PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E ... e shkrimit brail.pdf · Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin

STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL

15

5. PLANI I VEPRIMIT

Shkrimit brail në Shqipëri ka dy sfida kryesore:

1.Ndërgjegjësimin per rendesinë e tij.

2.Zgjerimi i fushave të përdorimit të shkrimit Brail.

Është e kuptueshme dhe e qartë se realizimi i përfshirjes së plotë të të verbërve në jetën sociale

ka një nevojë të domosdoshme për ndërmarrjen e të gjitha masave nga institucionet përgjegjëse

por jo vetëm.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë shpreh angazhimin e saj të plotë për të punuar në vazhdimësi

përkundrejt dy sfidave kryesore të përmendura më lart, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë

për të shfrytëzuar përvojën dhe kontributin e OJF-ve të këtij sektori.

Objektivi kryesor i të gjithë këtyre politikave mbi strategjinë për mbrojtjen dhe vazhdimësinë e

shkrimit brail duhet të jetë përmirësimi i dukshëm i kushteve të jetesës së personave me

probleme të të parit nëpërmjet arritjes së rezultateve afatgjata në integrimin e tyre në shoqëri si

qytetarë që ushtrojnë të drejtën e vetëvendosjes, dhe që gëzojnë të drejtat e plota civile dhe

njerëzore.

Nisur nga sa thamë më sipër Qeveria Shqiptare dhe përfaqësuesit e personave të verbër

konkretisht Shoqata e të verbërve të Shqipërisë kanë vendosur të përqendrojnë përpjekjet e tyre

mbi mbrojtjen, promovimin dhe vazhdimësinë e shkrimit Brail.

Qëllimet dhe parimet e kësaj strategjisë të përshkruara më lart do të zbatohen në politika dhe

projektet,që do të realizohen në vazhdimësi në kuadër të përmirësimit të nivelit arsimot të

personave të verbër.

Rritja e nivelit arsimor të personave të verbër do të zhvillohet paralelisht me procesin e

ndërgjegjësimit të shoqërisë, por jo vetëm gjë që do të rezultojë në rritjen e standartit te jeteses

per kete target grup.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet krijimit të një strukture efektive monitorimi dhe raportimi, e

cila do t’u mundësojë të gjitha palëve të përfshira në proces, duke futur këtu edhe donatorë, të

vlerësojnë progresin në zbatimin e Strategjisë për mbrojtjen dhe vazhdimësinë e shkrimit brail .