322
Tiranë, 2017 AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM KLSH NË MEDIA MEDIAT PËR KLSH Korrik-Dhjetor 2017 Vëllimi IX -të AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM Seria e botimeve KLSH 15/2017/82

AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

  • Upload
    others

  • View
    25

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Tiranë, 2017

AUDITUESIT E KLSH-së NË

SHTYPIN E PËRDITSHËM

KLSH NË MEDIA MEDIAT PËR KLSH Korrik-Dhjetor 2017

Shtypur në Shtypshkronjë “Classic Print”

AUDI

TUES

IT E

KLS

H-së

SHT

YPIN

E P

ËRDI

TSHE

M

Vëllimi IX

ISBN: 978-9928-159-65-6

-të

Vëllimi IX

Korrik-Dhjetor

2017

AUDITUESIT E KLSH-së NË

SHTYPIN E PËRDITSHËM

Printing & Publishing Home

printCLASSIC

9 789928 159656

Alfred ZYLFI Almida KAFIJA Alush ZAÇE Amantja PATOZI Angjela NESTURI Aulent GURI Aulona JONUZI Bajram LAMAJ Besmir PAJAJ Bexhet ZEQIRI Bledi DERVISHAJ Brunilda ZENELIBujar LESKAJ Dorel BALLIU Dorino MEÇEEni KABASHI Erjeta KËLLIÇI Fadil DEKOVIGjovalin PREÇI Ina SOKOLIIrena ISLAMI Jonild HOXHAJ Klejvis KULE Kozma KONDAKÇIULili DULOLindita MILO (LATI) Lolita BAHOLLI Luljeta NANO Manjola NAÇO Meald HABAZAJ Melina KABO Mimoza LLOJI Miranda BERDONikoleta PIRANJANI Orgest LEVANI Pullumb BEQIRAJ Qeram CIBAKU Redi AMETLLARI Redina KARAPICI Rigels GUZI Rinald MUÇASali AGAJSazan GURI Selime BREGU Skënder HAJDARI Vullnet KARAFILAJ Xhuljeta ÇELAJ Yllka PULASHI

Seria e botimeve KLSH 15/2017/82

Kontrolli i Lartë i ShetitBulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3Tiranë Tel/Fax 04/228485, Tel.04/251267Web-site: www.klsh.org.al, E-mail [email protected]

Page 2: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së

SHTYPIN E PËRDITSHËM

VËLLIMI IX të

KLSH NË MEDIA MEDIAT PËR KLSH

KORRIK – DHJETOR 2017

Tiranë, 2017

Page 3: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Titulli:

Audituesit e KLSH-së në Shtypin e Përditshëm

Vëllimi IX-të

Korrik - Dhjetor 2017

Përgatiti botimin:

Drejtoria e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë

Realizoi në kompjuter:

Elisa Metaj

Seria e botimeve KLSH

15/2017/82

©Copyright KLSH

ISBN: 978-9928-159-65-6

Shtypur në Shtypshkronjën “Classic Print”

Tiranë, 2017

Page 4: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Përmbajtja

Kontrolli i Lartë i Shtetit 3

PËRMBAJTJA

Faqe

Albana Agolli Në vend të hyrjes 9

Bujar LESKAJ Axhenda 2030 dhe Ne 11

Aulent Guri

Auditimet paralele në performancë, si një

mundësi për të kuptuar dhe menaxhuar

progresin

17

Selime Bregu Bashkëpunimi institucional në luftën kundër

korrupsionit 21

Ina Sokoli Rëndësia e implementimit të standardeve

IPSAS në sektorin publik 23

Pullumb Beqiraj Korrupsioni dhe pandëshkushmëria në fushën e

prokurimit publik 27

Eni Kabashi Rëndësia e kontrollit dhe impakti tek financat

publike 33

Sali Agaj

Bexhet Zeqiri

Roli i Institucionit Suprem të Auditimit në

zhvillimin e qëndrueshëm 39

Bujar Leskaj Së bashku për kulturën e llogaridhënies,

transparencës dhe integritetit 43

Lolita Baholli

Unifikimi i auditimit të bashkive të vendeve

anëtare të EUROSAI-t dhe Kontrolli i Lartë i

Shtetit

47

Melina Kabo Më shumë se një libër… 51

Page 5: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

4 Botime 2017

Bujar Leskaj SAI Çek dhe Integrimi Evropian i Shqipërisë 61

Meald Habazaj Vizione për auditimin e teknologjisë së

informacionit nga KLSH 65

Bajram Lamaj Rreziqet dhe shanset për angazhimin qytetar në

KLSH 69

Alfred Zylfi

KLSH në auditimin e performancës

bashkëpunon me ekspertë të Bankës Botërore

dhe GAO-s Amerikane

73

Vullnet Karafilaj

Redi Ametllari

Leksioni i presidentit të Zyrës së Auditimit të

Çekisë, Ing.Miloslav Kala, për audituesit e KLSH-së 75

Alush Zaçe Drejtuesit e institucioneve duhet të mbajnë

përgjegjësi financiare për shkarkimet 81

Sazan Guri Qytetarë, doni shtet, Kryeministri të zbatojë

udhëzimet e KLSH-së, por me të vërtetë! 85

Gjovalin Preçi Performanca e munguar për sigurinë

ushqimore 87

Yllka Pulashi Kontributi i KLSH për një menaxhim më të mirë

të fondeve të BE-së në Shqipëri 91

Brunilda Zeneli Rrethi vicioz i korrupsionit 95

Amantja Patozi Transparenca e KLSH - fuqi e një institucioni të

hapur 99

Aulona Jonuzi Kontrolli i brendshëm, faktor i domosdoshëm i

efektivitetit të sistemit menaxherial në tërësi 103

Aulent Guri KLSH dhe auditimi i energjisë dhe klimës 109

Page 6: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Përmbajtja

Kontrolli i Lartë i Shtetit 5

Rinald Muça Modeli i pranimit të maturantëve në universitet 113

Gjovalin Preçi Administrata publike në këndvështrimin e

auditimeve të KLSH 121

Miranda Berdo

Efektiviteti i politikave të Ministrisë së

Zhvillimin Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe

Sipërmarrjes për zhvillimin strategjik të turizmit

125

Kozma Kondakçiu

Bashkëpunim i frytshëm i KLSH në fushën e

teknologjisë së informacionit me institucionet

ndërkombëtare të auditimit

129

Luljeta Nano KLSH: Diversifikimi i portofolit të auditimeve,

faktor kritik në fuqizimin e mirëqeverisjes 133

Dorel Balliu Pse Kuvendi duhet të shqyrtojë çdo raport

auditimi performance të KLSH-së 137

Klejvis Kule Një turizëm i mbetur në letër 141

Xhuljeta Çelaj Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe financiare

në administratën publike 145

Dorel Balliu KLSH – USAID, një partneritet për

transparencën në shëndetësi 151

Fadil Dekovi

Moszbatimi i rregullave të përllogaritjes së

fondit limit të kontratave, rritje e mundësive

për abuzimeve me fondet e tenderuar

155

Nikoleta Piranjani Domosdoshmëria e efektivitetit të funksionimit

të strukturave të auditimit të brendshëm 159

Bujar Leskaj Prof.Dr.Niko Pano, Nderi i Akademisë, Shkencëtari dhe Kolosi i Hidrometeorologjisë

163

Ymer Stafa Si zbatohen rekomandimet e Kontrollit të Lartë

të Shtetit 167

Page 7: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

6 Botime 2017

Irena Islami Strategjie e re e komunikimit të KLSH-së 2017-

2019 dhe nëntori si muaji i transparencës 171

Mimoza Lloji Auditimi si përmirësim i performancës

qeverisëse 175

Brunilda Zeneli KLSH, udhëheq përmes shembullit 177

Dorino Meçe Rrugëtimi i auditimit të jashtëm në Republikën

e Kosovës 179

Jonild Hoxhaj Para për të bërë investime apo investime për të

bërë para 183

Lolita Baholli KLSH dhe problematikat e auditimit të

projekteve me financime të huaja 187

Almida Kafija Rritja e efektivitetit të ndjekjes së zbatimit të

rekomandimeve 191

Rigels Guzi Auditimi i KLSH nëpërmjet bazave shtetërore të

të dhënave 195

Besmir Pajaj

Procesi i regjistrimit të pronave si proces i

pandarë nga reformimi i administratës publike

në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme

199

Erjeta Këlliçi Menaxhimi i riskut, INTOSAI 9130 205

Sali Agaj Bashkëpunimi në auditime – një zhvillim i ri për

Institucionet Supreme të Auditimit 209

Alfred Zylfi Prokurimi publik në fokusin e auditimit të

performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit 213

Page 8: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Përmbajtja

Kontrolli i Lartë i Shtetit 7

Lili Dulo Spitali Psikiatrik Vlorë “Spitali i Kontrasteve” 217

Redina Karapici Rëndësia e auditit në bashkëpunim me

partnerët 221

Angjela Nesturi Auditimet paralele si vlerë e shtuar në KLSH 225

Orgest Levani

Roli i auditimit në luftën kundër mashtrimit dhe

korrupsionit dhe bashkëpunimi me organet

hetuese

229

Bledi Dervishaj Korrupsioni, virusi prehistorik modern 233

Qeram Cibaku Këshillat e Dr. Moser dhe rekomandimet e KLSH. Dy anë të së njëjtës medalje

239

Lindita Lati KLSH dhe vetëkorrigjimi për zhvillim 245

Dorel Balliu KLSH dhe IPA ADRIATIC: 8 shtete, një det dhe

një urë drejt së ardhmes! 249

Manjola Naço KLSH dhe kërkesa konstante për forcimin e

Auditit të Brendshëm Publik 253

Bujar Leskaj Qëndrueshmëria në 40 vite e Deklaratës së

Limës 259

Marjola Llanaj Të drejtosh duke mësuar 263

Irena Islami

Përmes një interesi në rritje, KLSH përmbyll

muajin e hapur për qytetarët 267

- Media e shkruar dhe vizive për KLSH-në, korrik-dhjetor 2017 275

Page 9: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

8 Botime 2017

- Faksimile të pasqyrimit të aktivitetit të KLSH-së dhe shkrimeve

të stafit, korrik-dhjetor 2017 305

Page 10: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

HYRJE

Kontrolli i Lartë i Shtetit 9

NË VEND TË HYRJES

Botimi “Audituesit e KLSH-së në median e shkruar korrik-dhjetor 2017” është i

nënti i një serie shkrimesh dhe publicistike realisht në nivel të kënaqshëm, të

ofruar nga dhjetëra auditues dhe drejtues të Kontrollit të Lartë të Shtetit, me

shtysën dhe motivimin e Kryetarit të këtij institucioni, z. Bujar Leskaj.

Edhe pse vetë ndodhem me qëndrim jashtë vendit, e mendoj veten gjithnjë të

lidhur me punën e kolegeve dhe kolegëve në institucionin suprem të auditimit

të vendit tim. Puna për afërsisht dy dekada në këtë institucion më ka mësuar

shumë gjëra. Veçanërisht gjashtë vitet e fundit puna ka qenë e një intensiteti të

jashtëzakonshëm. Institucioni në këto vite ka pësuar një transformim të thellë

dhe të gjithanshëm, duke u shndërruar gradualisht në një institucion

transparent për qytetarin dhe në një raportues cilësor dhe ofrues

rekomandimesh shumë të vlefshme për Kuvendin në lidhje me zbatimin e

Buxhetit të Shtetit. Mjedisi i punës i institucionit ofron shanse të dukshme për

karrierë dhe zhvillim profesional, nëse e ke ndarë mendjen të punosh dhe

lexosh për të thelluar dhe zgjeruar dijet e tua për auditimin. Është një mjedis që

ka për tempull të vetëm punën dhe vlerat e integritetit.

Me afro 6 vite bashkëpunim gati të përditshëm me OJF-të që luftojnë

korrupsionin dhe kërkojnë më shumë transparencë nga administrata shtetërore,

me mediat për përcjelljen e mesazheve kryesore nga auditimet, me botën

akademike dhe shkencore për të çuar më përpara mendimin profesional

shqiptar për auditimin dhe financat publike, audituesit e KLSH-në kanë shumë

për t’i thënë publikut dhe opinionit të gjerë. Këtë prurje mendimesh, idesh dhe

përsiatjesh për zgjidhje ndaj shumë problemeve të mprehta të shërbimeve

publike e ndjen të pulsojë në çdo faqe të këtij volumi të nëntë të shkrimeve të

audituesve në faqet e shtypit të përditshëm dhe librit të 82-të në serinë e

kolanës së botimeve të KLSH-së.

Shkrime si “Drejtuesit e institucioneve duhet të mbajnë përgjegjësi financiare

për shkarkimet”, “Performanca e munguar për sigurinë ushqimore”, “Qytetarë,

Page 11: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

10 Botime 2017

doni shtet, Kryeministri të zbatojë udhëzimet e KLSH-së, por me të vërtetë!”,

“Një turizëm i mbetur në letër”, “Auditimet paralele ne performancë, si një

mundësi për të kuptuar dhe menaxhuar progresin”, “Korrupsioni dhe

pandëshkueshmëria ne fushën e prokurimit publik”, “Vizione për auditimin e

Teknologjisë së Informacionit”, “Risqet dhe shanset për angazhimin qytetar ne

KLSH”, “Axhenda 2030 dhe SAI”, etj., sjellin jo vetëm kontribut të qartë në

problematikat që shpalos shtypi shqiptar, por çka është më e rëndësishmja,

ofrojnë zgjidhje të studiuara dhe konkrete.

Vendi, administrata jonë publike kanë nevojë për një këshillues të paanshëm

profesional dhe KLSH po e luan më së miri këtë rol sot, me rritjen e dukshme të

kapaciteteve të trupës së saj audituese në 6 vitet e fundit. Jam krenare që kam

qenë pjesë e kësaj rritje, si dhe e ngritjes së imazhit të institucionit në sytë e

qytetarit, Kuvendit dhe partnerëve ndërkombëtare. Ndihem krenare për koleget

e mi, për të gjithë ata që kanë firmosur shkrimet e kësaj përmbledhje. Ndihem

po ashtu krenare për arritjet impresionuese të institucionit ku kam punuar,

brenda një kohe kaq të shkurtër, si dhe e sigurtë në të ardhmen e garantuar të

tij drejt shndërrimit të kolegëve në një trupë audituesish me vlerat më të larta

dhe të spikatura të një SAI modern evropian.

Kam bindjen se KLSH në parametrat që ai sot ka është një ndër institucionet më

të evropianizuara publike të vendit. Nëse do të bëhej një përzgjedhje dhe garë

se cilat do të ishin institucionet e administratës sonë shtetërore që më shumë i

përngjajnë institucioneve të vendeve të Bashkimit Evropian, me siguri

institucioni ku kam punuar kaq vite, KLSH do të zinte një nga vendet e para. I

uroj nga zemra kolegëve të mi dhe gjithë punonjësve të KLSH-së suksese në

ecjen e tyre të sigurtë drejt shndërrimit në një SAI të zhvilluar evropian!

Albana AGOLLI1

1 Shënim: Znj. Albana Agolli nga viti 1997-2013 ka punuar në Kontrollin e Lartë të Shtetit si

audituese dhe Kryeaudituese dhe nga viti 2013-2017 si drejtore në Departamentet e

Auditimit të Investimeve dhe Projekteve me Financime të Huaja, Shoqërive Publike, të të

Ardhurave të Buxhetit të Shtetit dhe Institucioneve Qendrore. Në shtator 2017 është larguar

jashtë vendit për studime doktorale.

Page 12: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 11

AXHENDA 2030 DHE NE

nga Bujar LESKAJ1 – Kryetar i KLSH-së,

botuar në gazetën “Panorama”, më 20 korrik 2017 dhe “Tirana Times”, më 21 korrik

2017

Axhenda 2030 përbën një strategji dhe plan konkret pune të Organizatës së

Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e qëndrueshëm në nivel global. Ajo kërkon

të forcojë paqen universale dhe të sigurojë liri më të madhe dhe mirëqenie ne

bote. Të gjitha vendet dhe të gjitha palët e interesuara, duke vepruar në

partneritet dhe në bashkëpunim, duhet ta zbatojnë këtë plan të nënshkruar nga

të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.

Axhenda ka 17 Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) dhe 169 Synime,

të nënshkruara nga OKB dhe liderët botërorë në 25-27 shtator 2015, me rastin e

70 Vjetorit të themelimit të Organizatës. Këto objektiva bazohen tek Objektivat

e Zhvillimit të Mijëvjeçarit të periudhës 2000-2015 të OKB-së dhe synojnë të

plotësojnë atë që këto objektiva nuk arritën. OZHQ-të janë të integruara, të

pandashme dhe balancojnë që te tre dimensionet e zhvillimit të qëndrueshëm:

dimensionin ekonomik, social dhe mjedisor.

Objektivat dhe synimet e OKB-së po orientojnë dhe stimulojnë veprimet e

qeverive të vendeve kryesore dhe më të zhvilluarat sot në botë. Është

përgjegjësi e qeverisjes sonë publike që ato të shërbejnë si plan pune për

politikat qeveritare dhe për qeverinë tonë që do të nisë punën në shtator 2017,

si dhe orientim themelor për Kuvendin e ardhshëm.

Axhenda 2030 kërkon një pjesëmarrje të plotë të qeverisë, ku secili vend i

përshtatet OZHQ-ve globale në politikat dhe synimet e veta kombëtare, në

varësi të rrethanave, kapaciteteve dhe prioriteteve të tij. Zbatimi nënkupton

sigurimin e një angazhimi të qartë të raportimit dhe llogaridhënies, si dhe

Page 13: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

12 Botime 2017

sigurimin e ekzistencës së një koordinimi të përshtatshëm dhe koherent midis

niveleve të ndryshme të qeverisjes kombëtare dhe lokale.

OKB udhëzon që qeveritë duhet të lëvizin nga këndvështrimet sektoriale drejt

një procesi më të integruar vendimmarrës dhe një axhendë të orientuar drejt

objektivave 2030. Kjo kërkon udhëheqje, një angazhim të qartë në nivelin më të

lartë politik, formulimin e një strategjie kombëtare dhe identifikimin e fushave

prioritare.

Kombet e Bashkuara kanë INTOSAI-n, Organizatën e Komunitetit të

Institucioneve Supreme të Auditimit Publik (SAI-ve) një nga partnerët më të

besueshëm dhe themelorë në suksesin e zbatimit të OZHQ-ve. OKB kërkon nga

INTOSAI të mbikëqyrë zbatimin e OZHQ-ve, për të përcaktuar në kohe reale dhe

me objektivitet se në ç’shkallë ato janë zbatuar dhe në çfarë cilësie për

qytetarët.

Bazuar mbi kontributet e disa grupeve të punës të INTOSAI-t dhe mbi një

hulumtim shkencor disavjeçar, INTOSAI, në Kongresin e saj të fundit INCOSAI i

XXII-të në Abu D’Habi të Emirateve të Bashkuara Arabe në dhjetor 2016,

identifikoi katër qasje për monitorimin e zbatimit të OZHQ-ve nga ana e SAI-ve:

I- Vlerësimi i gatishmërisë së qeverisë kombëtare për zbatimin, monitorimin dhe

raportimin e progresit të OZHQ-ve, dhe më pas auditimin e funksionimit të tyre

dhe besueshmërisë së të dhënave që ato prodhojnë;

II- Kryerja e auditimeve të performancës që shqyrtojnë ekonomicitetin,

efiçiencën dhe efektivitetin e programeve kryesore të qeverisë që kontribuojnë

në aspekte specifike të OZHQ-ve;

III: Vlerësimi dhe mbështetja e zbatimit të OZHQ 16 që lidhet me institucionet

publike efektive, të përgjegjshme dhe transparente;

IV: Kontributi i SAI-ve duke qenë modele të transparencës dhe llogaridhënies në

veprimet e tyre, duke përfshirë auditimin dhe raportimin.

Kongresi i Abu D’Habit theksoi se për të arritur një sistem gjithëpërfshirës të

informacionit dhe monitorimit të OZHQ-ve, nevojiten investime në ndërtimin e

kapaciteteve statistikore kombëtare të pavarura, si dhe forcimin e cilësisë dhe

standardeve. Organizatat ndërkombëtare dhe agjencitë donatore gjithashtu

Page 14: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 13

mund të kontribuojnë në prodhimin dhe raportimin e të dhënave për

monitorimin e OZHQ-ve.

Abu D’Habi nënvizoi se SAI-t kanë një kontribut të rëndësishëm dhe të pavarur

për të dhënë në procesin e ndjekjes dhe shqyrtimit të zbatimit të Axhendës

2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Ky kontribut pritet të zhvillohet dhe të

ndryshojë me kalimin e kohës, ndërsa përparon cikli i OZHQ-ve. Kontributet e

SAI-t mund të përfshijnë kryerjen e një rishikimi bazë të gatishmërisë së

qeverisë për zbatimin, ndjekjen dhe shqyrtimin e OZHQ-ve, kryerjen e

auditimeve të performancës bazuar në standardet e fushës ISSAI, e më pas,

kryerjen e llojeve të ndryshme të auditimeve lidhur me zbatimin e OZHQ-ve.

SAI-t po ashtu mund të vlerësojnë nëse sistemet e vendosura dhe të përdorura

nga qeveria për ndjekjen dhe raportimin e progresit ndaj OZHQ-ve janë të

përshtatshme për qëllimin, si dhe, në një fazë të mëvonshme, mund të kryejë

auditimin e proceseve kyçe të ndjekjes dhe rishikimit të tyre, si dhe

potencialisht të ofrimit të sigurisë për besueshmërinë e të dhënave të

monitorimit në nivel kombëtar.

Hapat e mësipërm do të varen shumë nga niveli në të cilin kanë përparuar

qeveritë në zbatimin e OZHQ-ve dhe nëse ekziston një bazë e përshtatshme,

p.sh., politika të qarta ose programe specifike për këtë qellim.

Konstatojmë me shqetësim se tek ne, në nivel të politikave kombëtare ka pak

informacion dhe ndërgjegjësim për objektivat e Axhendës 2030 dhe rëndësinë

jetike të zbatimit të tyre. Duke parë zhvillimet e fundit politike në Shqipëri (të

cilat artikullshkruesi në nivel të përfaqësimit të një institucioni kushtetues të

depolitizuar nuk mund dhe nuk duhet t’i komentojë), matja e përputhshmërisë

së programit të ri qeveritar me përparësitë e vendit sipas OZHQ-ve, do të

përbënte një etalon të qartë dhe të drejtë të kërkimit të llogarisë dhe vendosjes

së përgjegjshmërisë në zbatimin e politikave dhe programeve qeveritare 2017-

2021.

INTOSAI në Abu D’habi këmbënguli sidomos në rolin e SAI-ve në mbështetjen e

realizimit të Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) numër 16, lidhur

me “ndërtimin e institucioneve efektive, të përgjegjshme dhe transparente në të

Page 15: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

14 Botime 2017

gjitha nivelet1". OZHQ 16 kërkon të sigurojë që qeveritë kombëtare të kenë

kapacitetet institucionale për të bërë të funksionojnë institucione efektive, të

përgjegjshme dhe transparente, të cilat janë të nevojshme për të përmbushur

ambiciet e Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Aftësia e qeverisë

sonë, si dhe e qeverive të tjera kudo në botë, për të ofruar shërbime publike në

mënyrë të qëndrueshme, do të përcaktohet kryesisht nga shëndeti i sistemeve

të tyre të menaxhimit financiar publik, përmes:

Aftësisë për të mbledhur të ardhura të mjaftueshme;

Planifikimit dhe ekzekutimit të Buxhetit të Shtetit në mënyrë të rregullt;

Sigurimit të llogaridhënies dhe transparencës.

Është detyrë themelore e SAI-ve të shqyrtojnë nëse fondet publike shpenzohen

me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçiencë, në përputhje me ligjet dhe

rregulloret ekzistuese. Ndërsa SAI-t shqyrtojnë mobilizimin e burimeve (të

hyrave) buxhetore dhe menaxhimin e shpenzimeve (të dalave), ato ndihmojnë

në përmirësimin e proceseve kyçe të menaxhimit të financave publike. Në këtë

mënyrë, SAI-t kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit, duke rishikuar

auditimin e brendshëm dhe duke i bërë risqet të dukshme, duke publikuar

gjetjet dhe rekomandimet e tyre në domenin publik(media tradicionale, mediat

sociale, etj.).

Kongresi i Abu D’Habit lancoi sfidën se si INTOSAI dhe SAI-t anëtare mund të

kontribuojnë në Axhendën 2030 të OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm, duke

përfshirë qeverisjen e mirë dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit. Kjo nuk

është kurrsesi një sfidë vetëm e institucioneve supreme të auditimit, një

përgjegjësi ekskluzivisht dhe vetëm e tyre. Qeverisja kombëtare, në rastin tonë,

në radhë të parë Kuvendi dhe Qeveria e re, duhet të mos anashkalojnë,

përkundrazi ta vendosin në qendër të interesit dhe objektivave të tyre për vitet

2017-2021, Axhendën 2030 të Kombeve të Bashkuara.

Do të jetë, në radhë të parë, në interesin e vetë këtyre dy faktorëve kyçe,

Kuvendit dhe Qeverisë, që të jenë të besueshëm në sytë e qytetarëve dhe të

komunitetit ndërkombëtar, nëse përqafojnë që në fillim dhe pa rezerva

1 Progresi i OZHQ 16 për vitin 2017. https://sustainabledevelopment.un.org/sdg16

Page 16: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Bujar LESKAJ

Kontrolli i Lartë i Shtetit 15

Axhendën 2030. Kjo Axhendë dhe zbatimi i saj është e lidhur ngushtë me

Komunitetin e Institucioneve Supreme të Auditimit dhe me organizatën e tyre

botërore INTOSAI. Janë tre Rezoluta të njëpasnjëshme (vitet 2011, 2014 dhe

2015) të OKB-së në lidhje me mbështetjen ndaj SAI-ve dhe INTOSAI-t. Në Pikën

e 14-të, Rezoluta A/69/327 e 14 shtatorit 2015 e OKB-së me titull “Promovimi i

shërbimeve publike gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme për zhvillim të

qëndrueshëm", cilëson se “OKB inkurajon të gjitha shtetet, vëzhguesit dhe

institucionet përkatëse të Kombeve të Bashkuara që të vazhdojnë të

intensifikojnë bashkëpunimin e tyre, duke përfshirë ndërtimin e kapaciteteve, me

Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit, INTOSAI-n,

me qëllim promovimin e qeverisjes së mirë në të gjitha nivelet, duke siguruar

efikasitet, përgjegjshmëri, efektivitet dhe transparencë përmes forcimit të

institucioneve më të larta të auditimit, duke përfshirë, sipas rastit, përmirësimin

e sistemeve publike të kontabilitetit2”

Përputhja e programit ekonomik, social dhe mjedisor 2017-2021 të qeverisë me

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Axhendës 2030 të Kombeve të

Bashkuara do të ishte një hap vendimtar në sigurimin e transparencës,

llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së qeverisjes sonë publike për katër vitet

në vijim. Në të kundërt, injorimi i rolit dhe objektivave të Axhendës 2030 do të

ngrinte shqetësime dhe pikëpyetje të mëdha në seriozitetin e angazhimit

qeveritar. Si SAI, si KLSH e ndjejmë qartë përgjegjësinë tonë, edhe në kuadër të

zbatimit të reformës në drejtësi, dhe jemi të gatshëm të ofrojmë dhe

garantojmë kontributin tonë modest në thellimin e luftës kundër korrupsionit

dhe në përmirësimin e qeverisjes sonë publike.

2 Rezoluta A/69/327 e datës 14 shtator 2015 e OKB-së.

https://www.nku.gov.sk/documents/10272/1273416/3+UN+Resolution+2015.pdf/ce114be

9-5d95-4f1e-aeeb-a1a66dc03d4a

Page 17: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

16 Botime 2017

1 Shkrime të tjera të botuara nga Bujar LESKAJ për periudhën korrik - dhjetor 2017:

Së bashku për kulturën e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit.

(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 14 korrik 2017).

SAI Çek dhe Integrimi Evropian i Shqipërisë.

(Botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 02 gusht 2017).

Prof.Dr.Niko Pano, Nderi i Akademisë, Shkencëtari dhe Kolosi i hidrometeorologjisë

(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 18 nëntor 2017).

Qëndrueshmëria në 40 vite e Deklaratës së Limës.

(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 15 dhjetor 2017).

Page 18: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Aulent Guri

Kontrolli i Lartë i Shtetit 17

AUDITIMET PARALELE NË PERFORMANCË, SI NJË MUNDËSI PËR TË KUPTUAR

DHE MENAXHUAR PROGRESIN

nga Aulent Guri1 – Kryeauditues,KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 01 korrik 2017

Kontrolli i Lartë i Shtetit këto pesë vitet e fundit i ka kushtuar rëndësi të veçantë

bashkëpunimit me institucionet homologe i cili ka ardhur në rritje të

vazhdueshme. Kjo është sintetizuar edhe nëpërmjet auditimeve të përbashkëta

të performancës, sepse janë pikërisht këto bashkëpunime që promovojnë

praktikat më të mira nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave duke rritur

njëkohësisht kapacitetet e auditimit të performancës. Prej gati dy vjetësh, KLSH

është pjesë e Projektit PPA II (Parallel Performance Audit – Auditimi Paralel i

Performancës). Objektivi i këtij projekti është i dyfishtë. Së pari, ai synon rritjen

e qëndrueshmërisë së auditimit të performancës duke përfshirë drejtuesit më

të lartë të SAI-ve në këtë projekt dhe së dyti zhvillimin e kapaciteteve të

përshtatshme të auditimit të performancës. Në këtë projekt, krahas KLSH-së,

kanë marrë pjesë Institucionet Supreme të Auditimit të Kosovës, Serbisë,

Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnje- Hercegovinës. Në këtë projekt u ftuan të

gjitha SAI-t e vendeve të BE-së ose vendeve kandidate për në BE, të cilat

zotoheshin se do të kryenin auditime performance. Fillimisht, mbështetja e këtij

projekti ka qenë në identifikimin e temave të auditimit që çdo SAI do të kryente

në vendin e tij. Në të gjitha “Workshop-et” e zhvilluara nga ky projekt janë

adresuar çështje që kanë të bëjnë me përdorimin e metodave sasiore dhe

cilësore në auditim, kontrollin e cilësisë, leksione teorike, si dhe rolin e

drejtuesve të mesëm e të lartë të SAI-ve.

Ky projekt është drejtuar nga Swedish National Audit Office (SNAO) – Zyra e

Auditimit Kombëtar të Suedisë, me mbështetjen e European Court of Audits

(ECA) - Gjykata Europiane e Audituesve. Ata kanë bërë të mundur koordinimin e

të gjithë projektit, mbulimin e disa kostove për pjesëmarrësit e SAI-ve dhe

Page 19: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

18 Botime 2017

garantimin e ekspertizës profesionale me njohuri dhe eksperiencë të gjerë në

auditimin e performancës. Idea e drejtuesve të projektit ka qenë që, SAI-t

pjesëmarrëse duhet të ndjekin të njëjtën sekuencë të fazave të punës, për

kryerjen e auditimit. Projekti ka kaluar në disa faza, të cilat kanë qenë në sinkron

dhe përbëjnë të gjithë ciklin e auditimit. Ai përfshinte një takim prezantimi për

drejtuesit e lartë dhe pesë takime të tjera për drejtuesit e mesëm ose

audituesit. Takimi i prezantimit është zhvilluar në Luksemburg në 25-26 Shkurt

të vitit 2016 në të cilin janë diskutuar temat e auditimit që secili shtet do të

kryente. Midis përfaqësuesve të KLSH-së dhe drejtuesve të Projektit PPA II u ra

dakord që tema e auditimit që KLSH do të zhvillonte në Shqipëri të ishte

“Procedurat e Prokurimit Publik”. Ndër të tjera në këtë takim u diskutua mbi

rëndësinë dhe impaktin e auditimit të performancës, zbatimin e standardeve të

përshtatshme të ISSAI, qasjet për krijimin e një funksioni të qëndrueshëm të

auditimit të performancës duke përfshirë garantimin e cilësisë, raportimin e

auditimeve të performancës të vendimmarrësit si dhe ndjekjen e

rekomandimeve. Rëndësi të veçantë iu dha edhe seksionit të prezantimit të

praktikave të mira që SAI-t pjesëmarrëse diskutuan.

Pas takimit prezantues të zhvilluar në Luksemburg, u zhvilluan me rradhë njëri

pas tjetrit gjashtë “Workshop-e”. “Workshop-i“i parë u zhvillua në 25-27 Prill

2016 në Podgoricë. Qëllimi i tij ishte të asistonte drejtuesit e mesëm të SAI-ve

pjesëmarrëse në analizën e riskut si dhe në strategjinë e auditimit që do të

realizonin në vazhdim. Në qershor të 2016 u zhvillua në Prishtinë “Workshop-i”

nr. 2 i këtij projekti. Në këtë takim, grupeve të auditimit iu kërkua të

prezantonin planin e punës për auditimin që po kryenin si dhe pyetjet paraprake

që kishin ngritur deri në këtë fazë. Në këtë mënyrë, u bë i mundur përfundimi

dhe ndërtimi i piramidës së pyetjeve të auditimit. Në “Workshop-in” nr. 3 të

zhvilluar në Stockholm në Nëntor 2016, të gjitha SAI-t pjesëmarrëse prezantuan

një raport paraprak të auditimit të tyre me qëllim nxitjen e diskutimeve midis

SAI-ve pjesëmarrëse mbi raportet paraprake si dhe pyetjeve që ishin ngritur deri

në këtë moment. “Workshop-i” nr. 4 i zhvilluar në Tiranë në Dhjetor 2016 kishte

si qëllim rritjen e njohurive në aspekte të veçanta të auditimit, si metodologjia,

leximi “miqësor” i raporteve të auditimit dhe sigurimi i cilësisë. Ai përmbante

disa elementë trajnimi, sipas nevojave të audituesve pjesëmarrës dhe metodave

të përzgjedhura në temat e auditimit. Takimi u përqendrua në përcaktimin e

Page 20: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Aulent Guri

Kontrolli i Lartë i Shtetit 19

kritereve të auditimit të procedurave të prokurimit publik si qëllim për të arritur

rezultate pozitive në përfitimin e çmimeve më të ulta të prokurimit, sasisë e

cilësisë më të mirë të mallrave dhe shërbimeve për të njëjtin çmim, drejtësisë

dhe mundësive të barabarta për të gjithë konkurrentët pjesëmarrës në

prokurimet publike, etj. KLSH solli eksperiencat e tij ku vuri në dukje shumë

raste të shkeljeve të konstatuara nga auditime të ndryshme të kryera në

subjekte dhe kohë të ndryshme nga ana e tij. Ky auditim performance ka si

qëllim kryesor të shikojë më thellë rreziqet ose problemet që ndikojnë në

kryerjen me rregullsi të procedurave të prokurimit publik. Në “Workshop-in” nr.

5 të Shkupit në datat 7-9 Mars 2017, u diskutuan tema mbi zhvillimin dhe

përsosjen e auditimit të performancës, e konkretisht: Komunikimi me subjektet

e audituara; Dokumentimi i auditimit; Ndërtimi i një strukture të përgjithshme

për planet e punës në auditimin e performancës; Skanimi, analiza e riskut dhe

problemi; Analiza në planifikimin e auditimit të performancës; Kriteret, pyetjet

dhe matrica e projektimit në auditimin e performancës; etj. Së fundmi, në datat

5-9 Qershor 2017 në Beograd u zhvillua “Workshop-i” nr. 6 i cili ishte dhe takimi

i fundit për këtë projekt. Tematikat kryesore të këtij “workshopi” ishin mënyra e

të shkruarit dhe vizualizimi i të dhënave. Ky takim përkoi edhe me 10-vjetorin e

krijimit të SAI-t të Serbisë në të cilin mori pjesë me ftesë të veçantë Kryetari i

Kontrollit të Lartë të Shtetit z. Bujar Leskaj.

Auditimi i Performancës i Menaxhimit të Prokurimit Publik i nisur nga Kontrolli i

Lartë i Shtetit në kuadër të Projektit PPA II, është fokusuar në Agjencinë e

Prokurimit Publik si institucioni monitorues i procedurës së prokurimit publik,

Drejtorinë e Përgjithshme të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” Tiranë,

Autoritetin Rrugor Shqiptar si dhe Bashkitë me fondet më të mëdha të

prokuruara. Qëllimi kryesor i këtij auditimi është përmirësimi i transparencës në

përdorimin e procedurës së prokurimit publik “negocim pa shpallje paraprake të

njoftimit kontratës” duke garantuar respektimin e prokurimit në përputhje me

ligjin dhe sigurimin e përdorimit optimal të buxhetit në interes të publikut.

Prokurimi publik është një aktivitet ekonomik, i cili synon të përdorë paratë e

taksapaguesve në mënyrën më efektive të mundshme, ndërsa vlera në lekë në

kontekstin e prokurimit publik është cilësia më e mirë për çmim të arsyeshëm

në kohën e duhur. Cilësia e sistemit të prokurimit publik është drejtpërdrejtë e

lidhur me mbarëvajtjen e të gjithë ciklit të prokurimit, i cili duhet të realizohet

Page 21: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

20 Botime 2017

në kohë, në mënyrën e duhur dhe në përputhje me legjislacionin e prokurimeve

publike në fuqi. Që të kryhet një procedurë prokurimi, duhet të ekzistojnë në të

njëjtën kohë të gjithë elementët dhe palët në një proces prokurimi.

Performanca e prokurimit publik nuk matet vetëm me shifra (vlera në para e

kursyer), por edhe me mënyrën sesi realizohet prokurimi i mallrave, punëve dhe

shërbimeve, të cilat reflektojnë në çështje sociale për të luftuar korrupsionin,

për të siguruar përdorimin optimal të buxhetit publik, për të rritur përgjegjësinë

institucionale e personale në sektorin publik si dhe për të stimuluar një mjedis

të shëndoshë biznesi e konkurrencë te ndershme. Përmirësimi i procedurave të

prokurimit publik ka si qëllim të sigurojë që fondet publike të përdoren në

mënyrë transparente, efektive dhe që autoritetet kontraktore t’i japin llogari

publikut për veprimet e tyre. Parimet bazë janë trajtimi i barabartë, mos

diskriminimi dhe transparenca, me qëllim kryerjen në mënyrë të përgjegjshme,

transparente dhe efektive të procedurave të prokurimit publik ku mallrat dhe

shërbimet të kontraktohen me çmimet më të mira të mundshme duke mos

rrezikuar cilësinë e tyre.

Pas miratimit të Raportit Final të Auditimit do të përgatitet “Synthesis Report”, i

cili është një raport pëmbledhës me strukturë dhe përmbajtje të përcaktuar. Ky

raport do të përgatitet nga SNAO dhe ECA. Ai do të përbëhet nga Përshkrimi i

Procesit të PPA II si dhe Gjetjet, Konkluzionet dhe Rekomandimet kryesore për

secilin vend pjesëmarrës në këtë projekt. Pas hartimit final të “Synthesis Report”

përgatitur nga ECA dhe SNAO, ai do të publikohet në formë elektronike në fillim

të Tetorit 2017 nën siglën e JWGAA (Joint Working Group on Audit Activities -

Grupi i Përbashkët i Punës mbi Aktivitetet Audituese). Të bindur se nga

bashkëpunimi përfitojmë të gjithë, Kontrolli i Lartë i Shtetit shpreh të gjitha

falenderimet jo vetëm për SNAO-n dhe ECA-n si drejtues të këtij projekti, por

dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor pjesëmarrës në këtë projekt, me të cilat

ka patur një bashkëpunim të ngushtë e të frytshëm përgjatë këtyre dy viteve në

Projektin PPA II.

1 Shkrime të tjera të botuara nga Aulent Guri për periudhën korrik - dhjetor 2017:

KLSH dhe auditimi i energjisë dhe klimës

(Botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 10 tetor 2017).

Page 22: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Selime Bregu

Kontrolli i Lartë i Shtetit 21

BASHKËPUNIMI INSTITUCIONAL NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT

nga Selime Bregu –Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 04 korrik 2017

Si pjesë e punës së vet audituese, SAI-t janë të angazhuar në punën e tyre

gjithmonë e më tepër për parandalimin e korrupsionit dhe jo mbajtjen si qëllim

kryesor zbulimin e tij, çka do të thotë se qasja ka qenë më tepër për të

parandaluar korrupsionin, se sa zbulimin e aktiviteteve të paligjshme.

Siç parashikohet në Deklaratën e Limës miratuar nga INTOSAI në vitin 1977, SAI-t

me qëllim arritjen e rezultateve dhe efektivitetit në luftën kundër mashtrimit

dhe korrupsionit, duhet të përpiqen në krijimin e një mjedisi të pafavorshëm për

mashtrimin dhe korrupsionin.

KLSH-ja si Institucion Suprem i Auditimit, ka zgjedhur të japë kontributin e vet

në luftën kundër korrupsionit, nëpërmjet një pune profesionale audituese deri

në bërjen e kallëzimeve penale për të gjitha ato raste kur janë konstatuar

shkelje të rënda, shpërdorim të detyrës, mashtrime apo manipulime me pasoja

të konsiderueshme financiare, të kryera nga zyrtarët e administratës shtetërore

të çfarëdo niveli.

Duke pasur parasysh nevojën urgjente për të trajtuar problemin e korrupsionit,

ka ardhur koha për të ndërmarrë veprime praktike kundër tij, por pa patur

bashkëpunimin me institucionet e tjera, përfundimet nuk do të jenë të plota.

Korrupsioni paraqet një pengesë serioze për menaxhimin efektiv të burimeve

dhe alokimin e tyre, në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm

të vendit. Tolerimi i tij përkthehet në abuzim të pushtetit, çka nënkupton

qeverisje të keqe si pasojë e mungesës së përgjegjshmërisë dhe kjo e ‘kalb’ një

shtet nga brenda, prandaj lufta kundër korrupsionit duhet të trajtohet si

prioritare me qëllim forcimin e mirëqeverisjes.

Raportimi dhe auditimi i mirë financiar ndihmojnë në zvogëlimin e

keqdeklarimeve, të cilat fshehin veprimet mashtruese, keqinformojnë dhe

shtrembërojnë drejtimin e përdoruesve të raporteve të auditimit. Auditimi

ofron sigurinë e dëshiruar që raportet dhe deklarimet e tjera financiare apo jo

Page 23: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

22 Botime 2017

financiare të jenë të besueshme dhe të pasqyrojnë me vërtetësi rezultatet e

veprimtarisë së subjektit publik.

KLSH dhe institucionet e tjera shtetërore janë të angazhuar në një luftë të

vazhdueshme, pa kompromise, ndaj çdo institucioni apo nëpunësi. Partneriteti

mes tyre do të jetë një plus i madh që do të ndihmojë në mposhtjen e kësaj

plage jo vetëm të shoqërisë shqiptare.

Një tregues i rëndësishëm në këtë drejtim është Treguesi i dobishmërisë

(dobishmëria si tregues performance për SAI-t, matet si raport i demit të

konstatuar ndaj buxhetit të shpenzuar si institucion për çdo vit). Për 5 vitet

2012-2016 rezulton se për çdo një lek të shpenzuar për institucionin e KLSH-së

është kërkuar për t’u zhdëmtuar 127.1 lekë, ose 6 herë më shumë, nga 21.1 lekë

që është kërkuar në periudhën 10 vjeçare 2002-2011.

Gjithashtu për sa i përket kallëzimeve penale, KLSH në 5 vitet e fundit, 2012-

2016, ka përcjellë 219 Kallëzime Penale për 718 persona, ose thënë ndryshe ka

adresuar çdo javë një Kallëzim Penal, për zyrtarët e nivelit të mesëm dhe të

lartë, të konstatuar me shkelje të rënda nga auditimet e KLSH.

KLSH ka luftuar pa kompromis ndaj abuzimeve dhe mashtrimeve financiare me

pronën publike, duke synuar përmirësimin e qeverisjes publike nëpërmjet

thellimit të luftës pa kompromis ndaj korrupsionit.

Në tryezën e rrumbullakët të organizuar mbi temën sinjifikative "Roli i SAI-ve në

luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit" të Rrjetit të SAI-ve të vendeve

kandidate dhe potenciale kandidate për anëtarësim në BE dhe të Gjykatës

Evropiane të Audituesve, z. Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH-së në përshëndetjen tij,

theksoi se: “…duke pasur parasysh shtrirjen aktuale dhe kompleksitetin e

korrupsionit në Shqipëri, lufta kundër tij kërkon përpjekje afatgjata, politika të

përshtatshme, strategji, institucione të konsoliduar, plane dhe veprime mbi një

bazë organizative të mirë-projektuar”.

Lufta ndaj këtij fenomeni është një luftë e gjatë, e cila nuk mund të zhduket si

“me magji”, ashtu siç ju deshën kohë të arrinte në këto nivele, përsëri duhet

kohë për ta eliminuar atë. E rëndësishme është që ta parandalojmë, duke mos e

lejuar që të ngrihet në sistem. Megjithëse jo perfekt, kemi shembuj dhe përvoja

të mira nga vendet Evropiane, të cilat na tregojnë se po të kemi një

bashkëpunim të gjithë shoqërisë, institucioneve ligj zbatuese dhe institucioneve

të pavarura atëherë mund të arrijmë të kemi ‘triumfin’ e kërkuar, gjë për të

cilën KLSH ka kohë që po punon me sukses.

Page 24: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Ina Sokoli

Kontrolli i Lartë i Shtetit 23

RËNDËSIA E IMPLEMENTIMIT TË STANDARDEVE IPSAS NË SEKTORIN PUBLIK

nga Ina Sokoli - Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 05 korrik 2017

Kriza e vazhdueshme e borxhit në disa vende të botës ka treguar sfidat e ruajtjes

së stabilitetit financiar për qeveritë e këtyre vendeve. Shumë qeveri kanë

miratuar kuadrin e kontabilitetit akrual në mënyrë që të përmirësojnë aftësinë e

tyre vendimmarrëse për të parandaluar dhe për t'iu përgjigjur këtyre çështjeve.

Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (IPSAS) janë

standardet e kontabilitetit të miratuara nga Bordi i IPSAS të cilat duhet të

përdoren nga njësitë e sektorit publik në të gjithë botën për hartimin e

pasqyrave financiare. Këto standarde bazohen në Standardet Ndërkombëtare të

Raportimit Financiar (IFRS) të aprovuara nga Bordi Ndërkombëtar i Standardeve

të Kontabilitetit (IASB). Ekziston një lidhje e ngushtë midis IPSAS dhe Standardet

Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) për shkak të faktit se standardet

IPSAS janë bazuar kryesisht në parimet e IFRS. Arsyeja pse IPSAS rrjedhin nga

IFRS është që të sigurojnë krahasueshmëri ndërmjet raportimit të sektorit privat

dhe publik kur të kontabilizohen transaksione të ngjashme.

Objektivi kryesor i implemetimit të IPSAS është përmirësimi i cilësisë së

përgjithshme të raportimit financiar të njësive të sektorit publik, të cilat do të

sigurojnë informacion mbi vendimet e qeverisë për shpërndarjen e burimeve,

duke rritur transparencën dhe llogaridhënien. Qëllimi i tyre është aplikimi i

standardeve të kontabilitetit nga njësitë e qeverisjes qendrore, rajonale, lokale

dhe disa njësi që janë të lidhura me qeverinë (si agjencitë, bordet dhe

komisionet). Standardet IPSAS duhet përdoren edhe nga organizatat

ndërqeveritare.

Shumë vende thonë se kanë filluar të përdorin IPSAS sepse ato konsiderohen si

një praktikë e mirë. Megjithatë, shumë pak vende kanë miratuar implementimin

Page 25: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

24 Botime 2017

e plotë të tyre. Problemi kryesor është kërkesa kyçe, ajo e hartimit të pasqyrave

financiare të konsoliduara për të gjitha njësitë. Në fakt konsolidimi i të gjitha

pasqyrave financiare është një harxhim kohe dhe që nga shumë qeveri

konsiderohet se vlen me pak se sa është kosto reale e saj.

Në kapitullin 32 të kritereve që duhet të plotësohen për tu anëtarësuar të BE,

“Kontrolli Financiar” theksohet:

“Kontabiliteti menaxherial duhet të jetë një veçori e administratës publike të

shteteve anëtare”

Megjithatë, në praktikë ajo çka ndodh është se ligjet përkatëse janë aprovuar,

por nuk janë ndërmarr veprime substaciale. Problemi është se politikanët nuk

duan ose nuk e shikojnë të nevojshme delegimin dhe më e keqja është se

nëpunësit civilë nuk duan të marrin përgjegjësinë për marrjen e vendimeve dhe

të jenë përgjegjës për këto vendime.

Aktualisht në Shqipëri aplikohet kontabiliteti me bazë cash-i dhe kërkohet një

modifikim i ligjit për kontablitetin me baza cash-i pasi duhet të përfshihen edhe

llogaritë e pagueshme.

Shqipëria si vend kandidatë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian duhet të

ndërmarri disa reforma të rëndësishme që prekin shumë sektorë të saj.

Vendi gjendet përpara një presion për të prezantuar dhe implemetuar një

reformë të tillë në kuadër edhe të plotësimit të kapitullit 32 të BE. Presioni i

qeverisë është i jashtëm dhe ushtohet nga agjenci shumëpalëshe, përkatësisht

nga: Banka Botërore dhe FMN me qëllim të inkurajojë menaxhimit modern

financiar publik; disa projekte EC (por zakonisht duke iu përgjigjur presioneve

lokale); EUROSTAT (potencialisht); agjencitë dypalëshe (por zakonisht duke iu

përgjigjur presioneve lokale); Profesioni i kontabilitetit; konsulentët. Ndërsa në

presionet e brendshme mund të rendisim: politikanët sepse duan të tregojnë

një dëshirë për të modernizuar; Ministria e Financave/punonjësit e Thesarit që

duan përmirësime teknike.

Përmirësimi i menaxhimit financiar dhe kontrollit kërkon gjithashtu një shërbim

të fuqishëm kontabiliteti në njësitë e pushtetit qendror dhe vendor. Shërbimi i

kontabilitetit do të përmirësohet më tej nëpërmjet futjes së sistemeve

financiare të kompjuterizuara dhe funksioneve të monitorimit. Ministria e

Page 26: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Ina Sokoli

Kontrolli i Lartë i Shtetit 25

Financave duhet të inkurajojë njësitë e qeverisë së përgjithshme të përdorin

online (në kohë reale) sistemin financiar aktual të kompjuterizuar të Thesarit

dhe për këtë ka nisur një projekt pilot ku 12 njësi të qeverisjes qendrore janë

lidhur në këtë sistem dhe e përdorin atë në kohë reale. Qëllimi i gjithë këtij

procesi është të sigurohet përgjegjshmëria e plotë menaxheriale e njësive

publike dhe monitorimi online ndërmjet njësive të qeverisjes së përgjithshme

dhe sistemit të thesarit.

I gjithë procesi nga prezantimi me standardet IPSAS e deri te implementimi i

plotë i tyre dhe aksesi i plotë i njësive të qeverisjes në sistemin e thesarit

shoqërohet me kosto, por cilat janë përfitimet nga përdorimi i IPSAS? Ndër

përfitimet renditen: Përmirësimi i përgjegjshmërisë, pasi do të sigurojë një

pamje të plotë dhe të saktë të situatës financiare të qeverisë dhe të

performancës së saj; Transparencë më e madhe mbi përdorimin e burimeve të

dhëna nga donatorët dhe detyrimet; besueshmëri më të madhe, ndërsa ne do

të përdorin të njëjtat standarde të kontabilitetit si shumë qeveri; Përmirësimi i

menaxhimit të përgjithshëm dhe planifikimi si rezultat i vlerësimeve më të sakta

të të ardhurave dhe shpenzimeve; Përmirësimi i menaxhimit programit, pasi

IPSAS mbështesin rezultatet e arritur nga qasja e menaxhimit; Harmonizimi i

raporteve dhe deklaratave të të gjithë sistemit të qeverisë. Implementimi i

standardeve IPSAS do të rrisë aftësinë e qeverisë për të vepruar në unison drejt

objektivave kryesore rajonale, BE dhe globale, duke përfshirë edhe Objektivat

Zhvillimore të Mijëvjeçarit.

E gjithë kjo reformë do të shoqërohet me shumë ndryshime të cilat do të prekin

raportet dhe pasqyrat financiare, si dhe një numër i politikave dhe procedurave

financiare duhet të ndryshohet. Kjo nga ana tjetër do të thotë ndryshimin e

metodave të punës së një pjese të personelit dhe modifikim të sistemin tonë të

informacionit. Menaxherët në të gjitha departamentet do të duhet të ndryshojë

mënyrën se si ata planifikojnë dhe regjistrojnë shpenzimet e tyre.

Në fakt vendi ynë hapat e parë për njohjen dhe implementimin e standardeve

IPSAS i ka në vitin 2005 por që asgjë konkrete nuk është bërë. Pas fitimit të

statusit të vendit kandidat për tu anëtarësuar në BE, Ministria e Financave po

hedh hapat e parë duke hartuar një program me një skedul të përcaktuar me

afatet kohore nga njohja me IPSAS e deri në 2020 ku do të kalohet plotësisht në

Page 27: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

26 Botime 2017

hartimin e pasqyrave finanicare sipas standardeve IPSAS dhe në konsolidimin e

pasqyrave financiare.

Në fakt afatet e vendosur janë shumë optimiste duke ditur që shumë vendeve

perëndimore u është dashur mbi 10 vjet për kalimin në standardet IPSAS. Kur

Shqipëria në rastin më të mirë të ecurisë së këtij projekti në vitin 2020 do të

fillojë të implementojë plotësisht standardet IPSAS, vendet e Bashkimit

Europian do të kenë filluar implementimin e standardeve EPSAS. Dhe në fakt si

përherë sfida më e madhe për Shqipërinë është koha.

Page 28: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Pullumb Beqiraj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 27

KORRUPSIONI DHE PANDËSHKUSHMËRIA NË FUSHËN E PROKURIMIT PUBLIK

nga Pullumb Beqiraj - Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 06 korrik 2017

Problemet e trajtuara në Raport Progresin e Komisionin Europian, mbi

korrupsionin në vendin tonë, ishte kryefjala dhe lufta kundër tij, e cila përbën

një nga sfidat më të mëdha të KLSH-së, në drejtim të rritjes së përpjekjeve,

aftësive profesionale për të kryer auditime me cilësi mjaft të lartë, duke u

orientuar drejt në fushat përkatëse për të bërë një ekzaminim sa më të thellë të

gjithë ngjarjeve korruptive në fushën e prokurimeve e sidomos kur janë

përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë.

Megjithëse cilësia e kuadrit ligjor ka shënuar një nivel të lartë, megjithatë

sistemi i prokurimit publik nuk i ka shërbyer plotësisht qëllimit për përdorimin

me efikasitet të fondeve publike.

Prokurimi publik, si një proces i ndërlikuar konkurrimi, akti përfundimtar i të cilit

është nënshkrimi i kontratës për qëllime publike, mbart në vetvete edhe

rrezikun për korrupsion në disa drejtime si manipulimin e tenderëve në

mënyrën e rritjes fiktive të fondit limit, përdorimin pa shkaqe ligjore të

procedurës me negocim pa shpallje, pa publikim paraprak, i cili duhet të

përdoret vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe pavarësisht kësaj numri i tyre

është ende i lartë dhe zë një shumë të konsiderueshme në përqindjen e vlerës

së fondeve, parregullsi të tjera duke përfshirë dhe keqmenaxhimin e

qëllimshëm/paditurinë, kur zyrtarët publikë nuk kryejnë kontrollet e duhura apo

nuk ndjekin procedurat e nevojshme dhe tolerojnë duke injoruar

keqadministrimin e hapur dhe të qëllimshëm nga kontraktorët.

Sipas raportit të Komisionit Europian: “Në disa shtete anëtare, ku korrupsioni në

prokurimin publik ngre shqetësime të veçanta, gjurmët e ndjekjeve penale dhe

vendimet gjyqësore të formës së prerë të gjykatave janë të dobëta dhe vetëm

Page 29: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

28 Botime 2017

në pak raste vendimet për korrupsionin në prokurimin publik janë finalizuar me

sanksione bindëse. Në disa shtete anëtare ka mangësi në trajtimin e

prokurorëve dhe/ose të gjyqtarëve për çështjet e prokurimit publik”.

Faktori kryesor që ka kontribuar në rritjen e korrupsionit në prokurimin publik

që mbizotëron në vendin tonë është pandëshkueshmëria e funksionarëve të

përfshirë në praktika të tilla, gjë e cila stimulohet nga numri i ulët i ndjekjeve

penale dhe vendimeve gjyqësore të formës së prerë për dënime për

korrupsionin në prokurime publike.

Nga praktika e deritanishme në vendin tonë ka rezultuar se korrupsioni në

fushën e prokurimeve shfaqet në disa forma dhe konkretisht: Në urdhrat dhe

udhëzimet e lëshuara nga dikasteret për organizimin e procedurave të

prokurimit me tenderë të përqendruar në ministri dhe shpërndarjen në organet

e varësisë; manipulimi i tenderëve në mënyrën e rritjes fiktive të fondit limit;

manipulimi në tenderë (në formën e fshehjes së ofertës, ofertat plotësuese,

rotacionit të ofertës dhe nën-kontraktimit), kur kontrata i është “premtuar” një

kontraktori me ose pa pëlqimin e zyrtarit publik; shantazhi, kur zyrtari publik

kërkon ose pranon ryshfet, i cili do të marrë pjesë në procesin e tenderimit,

duke përfshirë edhe procesin administrativ; përdorimi pa shkaqe ligjore

prokurimi me negocim pa shpallje, pa publikim paraprak, duhet të përdoren

vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe pavarësisht kësaj numri i tyre është

ende i lartë; Vonesa në lëvrimin e fondeve të prokurimit, kombinuar me afate te

ngjeshura dhe me planifikim të dobët; konflikti i interesit; parregullsi të tjera

duke përfshirë dhe keqmenaxhimin e qëllimshëm/paditurinë, kur zyrtarët

publikë nuk kryejnë kontrollet e duhura apo nuk ndjekin procedurat e

nevojshme dhe tolerojnë duke injoruar keqadministrimin e hapur dhe të

qëllimshëm nga kontraktorët; propozimet liberale nga KPP dhe APP për shkeljet

në prokurime që kanë karakter penal kurse ato mjaftohen me masa disiplinore.

Ligji “Për prokurimin publik”, i ndryshuar dhe ligji “Për emergjencat civile”, e

përcakton qartë kuptimin e emergjencave civile.

Me emergjencë civile kombëtare kuptohet një situatë kritike urgjente e në

natyre të përkohshme që dëmton seriozisht jetën, shëndetin dhe sigurinë e

shtetasve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin, në një

masë e natyrë të tillë që krijon mundësinë ose autoritetin e organeve të

Page 30: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Pullumb Beqiraj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 29

qeverisjes vendore për të përballuar atë, ose kërcënon seriozisht mundësinë e

Qeverisë për të ruajtur sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të

vendit.

Më fatkeqësi natyrore, kuptohen tërmetet, përmbytjet, thatësira atmosferike e

tejzgjatur, rrëshqitjet arkitektonike, ortekët, erërat e forta, zjarret në pyje dhe

në mjediset e banuara, sëmundjet infektive masive, pasojat e të cilave prekin

popullatën, gjënë e gjallë, pronën mjedisin si dhe ngjarje të tjera të shkaktuara

nga dukuri natyrore.

Nga ballafaqimi i shumë rasteve të vërejtura nga praktikat e vitit 2016, ka

rezultuar se në shumë raste të realizimit të tenderëve me procedura negocim

pa shpallje paraprake të njoftimit procedurat e kryera për nevojën e mallrave

ose investimeve nuk përputhen me fenomenet e përcaktuara në ligjet e

mësipërme.

Shmangia e procedurave standarde të prokurimit, me pretekstin e nevojave

emergjente, ka krijuar premisa për shmangien e konkurrencës dhe pengimin e

hyrjes në tregun e shërbimeve të shumë operatorëve ekonomike që operojnë

në këto lloj punimesh, si përfundim nga autoritetet kontraktore vërehen se në

shumë raste është lejuar shkelje e barazisë në tenderë dhe copëtim të fondeve.

Njëkohësisht kryerja e tenderave me procedurë negocim pa shpallje bie ndesh

edhe me qëllimin e ligjit për prokurimin publik dhe ligjin për menaxhimin

financiar dhe kontrollin për arsye se ligjet e mësipërme kanë si qëllim: të rrisin

eficencën dhe efikasitetin në procedurat e prokurimit publik, të kryera nga

autoritetet kontraktore; të sigurojnë mirëpërdorim të fondeve publike dhe të ulin

shpenzimet procedurale; të nxisin pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në

procedurat e prokurimit publik; të nxisin konkurrencën ndërmjet operatorëve

ekonomikë; të sigurojnë një trajtim të barabartë dhe jodiskriminues për të

gjithë operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në procedurat e prokurimit publik, si

dhe të sigurojnë integritet, besim publik dhe transparencë në procedurat e

prokurimit publik.

Niveli i ndëshkueshmërisë së zyrtarëve që kanë shkelur dispozitat e ligjit për

prokurimet është në nivel të ulët. Ligji për prokurimin publik parashikon një

numër të madh kundërvajtjesh administrative, të cilat dënohen me gjobë ose

me dhënien e masave disiplinore.

Page 31: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

30 Botime 2017

Agjencia e Prokurimit Publik është autoriteti që merr vendimet për ndëshkimin

me gjobë, ose ajo u kërkon autoriteteve kontraktore të zbatojnë masat

disiplinore ndaj shkelësve.

Procedimi administrativ fillon me nismën e Komisionit të Prokurimit Publik, pas

shqyrtimit të ankesave të operatorëve, me rekomandimet e bëra nga Kontrolli i

Lartë i Shtetit gjatë auditimeve të kryera si dhe me nismën e Agjencisë së

Prokurimit Publik pas një hetimi administrativ nga kjo e fundit.

Komisioni i Prokurimit Publik është një prej organeve kryesorë që kanë

mundësinë në praktikë dhe kapacitetin institucional të konstatojë, si dhe

detyrimin ligjor të kallëzojë kundërvajtjet administrative dhe veprat penale në

fushën e prokurimeve publike, koncesioneve dhe ankandeve publike.

Është pikërisht trinomi KPP-KLSH dhe APP që kanë në dorë instrumentet e

duhura për të luftuar kulturën e pandëshkueshmërisë.

Por nga praktika e deritanishme vërehet se për shkeljet në prokurime që kanë

karakter penal dhe të trajtuara nga KPP dhe APP rezulton se propozimet e bëra

prej tyre janë mjaft liberale për arsye se ato mjaftohen vetëm me masa

disiplinore.

Përmirësimi i efikasitetit të auditimit dhe inspektimit të brendshëm dhe

përdorimi sistematik i analizave të riskut, kanë si qëllim në vetvete rishikimin e

kuadrit ligjor për inspektimin financiar publik me qëllim funksionimin efektiv të

tij; rritja dhe fuqizimi i kapaciteteve të strukturave të auditit të brendshëm,

rritja e cilësisë së tij, si dhe rritja e cilësisë së auditit si struktura që parandalojnë

korrupsionin; reformimi i sistemit të inspektimit në fushën e drejtësisë me

fokusin në Gjykata dhe Prokurori; inspektime elektronike për parandalimin e

korrupsionit në inspektime; forcimi i monitorimit dhe i kontrollit të ekzekutimit

të kontratave të prokurimit publik etj.

Nga praktika e deritanishme zbatimi i akteve ligjore në fuqi, nuk ka përcaktuar

konkretisht përgjegjësinë ndaj veprimeve antiligjore të administratës shtetërore

dhe detyrat për ekzaminimin, hetimin nga institucionet e pavarura dhe

detyrimin e gjykatave për një gjykim sipas kodit penal në fuqi. Kjo për arsye se

në vendin tonë po lulëzon pandëshkueshmëria. Çmontimi i murit të

Page 32: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Pullumb Beqiraj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 31

paprekshmërisë e pandëshkueshmërisë duhet të përqendrohet tre drejtime:

parandalim, ndërgjegjësim dhe ndëshkim.

Mënjanimi sa më i madh i mundësive për t’u angazhuar në praktika korruptive

në sektorin publik dhe privat, në përputhje me standardet e BE-së dhe

instrumenteve ndërkombëtare është një nga detyrat kryesore të institucioneve

shtetërore dhe organeve të qeverisjes vendore. Kjo mund të arrihet edhe me

një punë më cilësore të auditimit të brendshëm, nëpërmjet organizimit të tij për

të kryer auditimin e dokumentacionit të tenderave dhe përllogaritjen e fondit

limit para realizimit të tenderave.

Politika shtetërore nëpërmjet marrjes së masave konkrete, duke përfshirë ato

që lidhen me përmirësimin dhe zgjerimin e sistemeve të qeverisjes elektronike,

luftën ndaj nepotizmit si një nga rrugët e kapjes familjare dhe fisnore të

pushtetit, si dhe përmirësimin drastik të shërbimit ndaj qytetarit në të gjithë

sektorët e shërbimeve publike, të cilat miniminizojnë motivet dhe mundësitë e

zyrtarëve publikë dhe të qytetarëve për t’u angazhuar në korrupsion;

Pothuajse të gjitha vendet e BE-së kanë miratuar një ligj për antikorrupsionin,

gjithashtu dhe shumë shtete të kontinenteve të tjera. Në vendin tonë muajt e

fundit me miratimin e Reformës në Drejtësi u miratua ligji “Për organizimin dhe

funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e

organizuar”.

Ç’është më e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit ngelet miratimi i një

ligji për shpërblimin e detyrueshëm të dëmit ekonomik të shkaktuar nga

punonjës të pandërgjegjshëm dhe të korruptuar në administratën shtetërore.

Drejtuesit e institucioneve, e kanë jo vetëm të vështirë të pranojnë se nga

pikëpamja administrative duhet të ngarkohen me përgjegjësi dhe në shumë

raste konkrete për dëmin e shkaktuar nga dëmet mjaft të mëdha të shkaktuar

buxhetit të shtetit. Nga praktika e deritanishme rezulton se në asnjë institucion

shtetëror apo organ të qeverisjes vendore, nuk është mbajtur përgjegjësi për

asnjë drejtues që ka shkaktuar dëme ekonomike në përmasa të mëdha, duke

krijuar edhe bindjen tek qytetarët se drejtuesit e organeve shtetërore janë në

pozitë “të privilegjuar” dhe nuk mund të paditen, apo dhe te gjykatësit ekziston

një dozë papërgjegjshmërie se nuk mund të gjykojnë për dëmet e krijuara nga

drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe organeve të qeverisjes vendore.

Page 33: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

32 Botime 2017

Gjatë vitit 2016 KLSH ka bërë shumë kallëzime penale për shkelje të

procedurave ligjore në fushën e prokurimeve dhe sidomos në drejtim të

shkeljeve të barazisë në tenderë, por rekomandimet e KLSH-së për largimin nga

puna të punonjësve të korruptuar, kanë rënë në vesh të shurdhët, gjithashtu

dhe për kallëzimet penale të dërguara nga ana e jonë në Prokurori, në më të

shumtën e rasteve nuk janë dërguar në Gjykatë, ose janë marrë vendime jo

ligjore nga kjo e fundit.

Page 34: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Eni Kabashi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 33

RËNDËSIA E KONTROLLIT DHE IMPAKTI TEK FINANCAT PUBLIKE

nga Eni Kabashi - Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 08 korrik 2017

Baza për një sistem efikas të kontrollit të brendshëm në njësitë publike është

llogaridhënia menaxheriale. Sipas Ligjit për MFK-në, drejtuesit e njësive publike

kanë detyrimin të zbatojnë parimet e menaxhimit të shëndoshë financiar dhe

legjitimitetin në administrimin e fondeve publike dhe çdo aktivitet tjetër të

lidhur me to. Drejtuesit e njësive publike qendrore dhe vendore japin llogari

përkatësisht te Këshilli i Ministrave, Parlamenti ose te Këshilli i njësive të

qeverisjes vendore për arritjen e objektivave të njësive duke i menaxhuar

fondet publike në mënyrë të ligjshme, ekonomike, efikase dhe efektive.

Njësitë Publike mbledhin dhe shpenzojnë fonde në emër të taksapaguesve.

Taksapaguesit duhet të sigurohen se këto njësi i administrojnë fondet me

kujdesin e duhur. Për të arritur këtë, është zhvilluar dhe vënë në zbatim Sistemi

i Kontrollit i mbështetur në konceptin e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik

(KBFP). Një sistem i kontrollit të brendshëm mund të japë siguri të arsyeshme -

jo absolute - për menaxhimin, në lidhje me arritjen e objektivave të njësisë

publike. Siguri e arsyeshme do të thotë një nivel i kënaqshëm i besimit sipas

vlerësimeve të caktuara të kostove, përfitimeve dhe risqeve. Përcaktimi sesa e

arsyeshme është siguria kërkon gjykim menaxherial. Në ushtrimin e këtij

gjykimi, menaxherët duhet të identifikojnë risqet e natyrshme në aktivitetet,

programet dhe projektet e tyre, të vlerësojnë këto risqe dhe të përcaktojnë

nivelet e pranueshme të riskut në rrethana të ndryshme.

Sistemi i MFK-së përfshin të gjitha masat për menaxhimin dhe kontrollin e

përgjithshëm të të ardhurave, shpenzimeve, aktiveve dhe angazhimeve të

qeverisë. Sistemi i MFK-së në sektorin publik përfshin të gjitha sistemet e

kontrollit të brendshëm të përcaktuara në njësitë e sektorit publik për të

Page 35: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

34 Botime 2017

siguruar se fondet publike shpenzohen në mënyrë të tillë që të arrihen

objektivat e caktuara. Një sistem i integruar i kontrollit të brendshëm duhet të

ndërtohet në çdo strukturë të njësisë publike. Kontrolli i brendshëm efektiv

arrihet vetëm nëse bëhet pjesë e detyrave të përditshme të kryera nga stafi në

çdo nivel të strukturës organizative. Sistemi i kontrollit të brendshëm është i

bazuar në Modelin COSO, i cili është modeli më i njohur ndërkombëtarisht i

kontrollit të brendshëm. Pesë komponentët e kontrollit të brendshëm janë:

Mjedisi i kontrollit, Menaxhimi i riskut, Aktivitetet e kontrollit, Informimi dhe

komunikimi, Monitorim.

Modeli COSO për kontrollin e brendshëm përbëhet nga pesë komponentë të

ndërlidhur, të cilët ndërveprojnë me njëri-tjetrin, duke formuar një sistem të

integruar që reagon në mënyrë dinamike ndaj ndryshimit të kushteve.

Nga auditimet e kryera në institucionet qendrore si, Ministria e Shëndetësisë,

Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural,

Kuvendi i Shqipërisë etj, KLSH ka dalë në konkluzionin se menaxhimi financiar

dhe kontrollit edhe pse është një element thelbësor për parandalim dhe

trajtimin e problematikave te ndryshme te cilat një subjekt mund të hasi,

trajtohet formalisht. Për të qenë me konkret dhe konciz me poshtë referuar

pese komponentëve të menaxhimit financiar dhe sistemeve të kontrollit do të

rendisim se cilat janë konstatimet me të shpeshta dhe çfarë efekti sjellin ato në

një institucion.

Mjedisi i kontrolli, faktorët e mjedisit të kontrollit përfshijnë integritetin, vlerat

etike dhe aftësinë e stafit të njësisë; filozofinë e drejtimit dhe stilin e punës;

mënyrën sesi menaxhimi cakton përgjegjësi dhe të drejta dhe organizon dhe

zhvillon stafin, si dhe përkushtimin dhe orientimet që jep bordi i menaxherëve.

Mjedisi i kontrollit ka një ndikim të gjithanshëm në vendimet dhe aktivitetet e

një njësie dhe hedh themelet e të gjithë sistemit të kontrollit të brendshëm.

Nëse këto themele nuk janë të forta dhe nëse mjedisi i kontrollit nuk është

pozitiv, atëherë i gjithë sistemi i kontrollit të brendshëm nuk do të jetë efektiv.

Referuar këtij komponenti, nga auditimet e kryera KLSH ka konstatuar se

institucionet që në hartimin e rregullores së brendshme e cila është një element

thelbësor për njohjen e punonjësve me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, rregulla

të qarta që përcaktojnë ndarjen e të drejtave, duke përfshire rregullat për

delegimin e tyre, një hierarki të përshtatshme; të përcaktohen linjat e

Page 36: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Eni Kabashi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 35

raportimit, por është konstatuar se ka mungesa në trajtimin e saj, ose rastet me

të shpeshta funksionojnë me rregullore në te cilën nuk janë reflektuar

ndryshmet e strukturës, apo ndryshimet e ligjeve të cilat kanë ndodhur në vite.

Ky një komponent i cili tregon se kjo rregullore nga institucionet krijohet ne

mënyre formale.

Menaxhimi i riskut, një nga element kryesore me të cilën starton menaxhimi i

riskut është hartimi i planit strategjik dhe vjetor i cili është i lidhur me vendosjen

e objektivave. Të gjitha njësitë publike duhet të zhvillojnë objektivat e tyre dhe

t’i vendosin në linjë me objektivat e vendosur në nivelet më të larta të njësisë.

Këto objektiva të vendosura tregojnë qartësisht atë që njësia synon të arrijë dhe

se si do të matet ecuria. Në përputhje me ligjin mbi MFK çdo njësi publike duhet

të përgatisë planin strategjik për periudhën tre-vjeçare (plani strategjik

afatmesëm). Objektivat strategjike duhet të jenë të lidhura me planin financiar

buxhetor përmes objektivave të përcaktuara në mënyrë të qartë për programet,

projektet dhe aktivitetet. Nga auditimet e kryera është konstatuar se gati 80% e

subjekteve nuk e hartojnë këtë plan strategjik, i cili i vjen në ndihme institucionit

për të kuptuar objektivat e tij, proceset e punës, dhe nëse është e nevojshme

përcaktimi i “pronarëve” të proceseve, të cilët janë përgjegjës për monitorimin

e objektivave të proceseve të punës dhe menaxhimit të risqeve më të

rëndësishme që mund të ndikojnë në arritjen e objektivave. Një element tjetër

është menaxhimi i riskut, i cili nis me identifikimin e tij, vlerësimin si dhe

përcaktimin e reagimit nga tij. Menaxhimi i riskut mund të thuhet se është po aq

i zhvilluar sa janë edhe aktivitetet e kontrollit. Menaxhimi i riskut mundëson

vendimmarrjen cilësore, parashikimin më të mirë dhe optimizimin e burimeve

në dispozicion, që kanë të bëjnë me prioritetet dhe shmangien e problemeve të

ardhshme që mund të shfaqen gjatë punës për arritjen e objektivave të

vendosura. Nga auditimet e kryera shikojmë se institucionet i shmangen

hartimit të regjistrit të riskut, faktor ky i cili çon drejt mosidentifikimit të risqeve

duke krijuar kështu hapësira për mosqartësi si dhe parregullsi gjatë proceseve të

punës. Është e rëndësishme që një institucion të marri masat e duhura dhe ti

vendosi një rëndësi të veçantë këtij procesi, pasi identifikimi i tyre do të bënte

të mundur ndoshta jo eliminimin por shmangien e tyre përpara faktit. Por ky

komponent nuk do të kishte efektin e duhur nesh nuk do ti jepej rëndësi masave

të cilat duhen marrë për minimizimin e këtyre risqeve si dhe monitorimit të

Page 37: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

36 Botime 2017

tyre. Gjithashtu një rol shumë të veçantë luan Grupi i Menaxhimit Strategjik i cili

duhet të kontrollojë si janë menaxhuar risqet brenda njësisë publike, si dhe të

përgatisë një raport vjetor lidhur me këtë. Këtu hasemi me një problematike

tjetër të institucioneve ku çdo titullar i njësisë publike duhet të krijojë GMS me

pjesëmarrjen e nivelit menaxherial ekzistues të njësisë. GMS duhet të kuptojë

sistemin e kontrollit të brendshëm të njësisë dhe të garantojë se komponentët e

MFK-së dhe të menaxhimit efektiv të riskut janë të pranishëm dhe se

funksionojnë me efektivitet brenda njësisë. Institucionet nuk e kuptojnë

rendësin e GMS dhe si pasojë as nuk marrin masa në krijimin e saj, edhe pse

anëtarët e GMS janë përgjegjëse për monitorimin e zbatimit te pese

komponentëve të MFK. Një element ky për të dalë në përfundimin se

implementimi i MFK kryhet në mënyrë formale nga institucionet.

Aktivitete e Kontrollit janë rregullat, procedurat dhe veprimet që synojnë

reduktimin e risqeve në mënyrë që të arrihen qëllimet dhe objektivat e njësisë

dhe të nxisin zbatimin e vendimeve të drejtuesve. Aktivitetet e kontrollit

shërbejnë si mekanizma për arritjen e objektivave dhe janë pjesë e rëndësishme

e arritjes së këtij qëllimi, të cilat mund të ndahen në kontrolle parandaluese ose

para faktit, kontrolle zbuluese ose pas faktit si dhe kontrolle drejtuese ose

menaxheriale. Gjithashtu aktivitet e kontrollit janë të lidhura edhe me

teknologjinë e informacionit, ku shikojmë se institucionet kanë marrë masa në

implementimin e teknologjive të reja për sa i përket transmetimit të

informacionit si dhe ruajtjes së tyre. Ky komponent ka evoluar në të gjitha

institucionet në të njëjtin ritëm më zhvillimin e teknologjisë.

Komponenti i katërt i kontrollit të brendshëm ka të bëjë me çështjet e

informacionit dhe të komunikimit. Komunikimi është shkëmbimi i

informacioneve të dobishme ndërmjet punonjësve të të gjitha niveleve të

njësisë publike, si horizontalisht dhe vertikalisht, dhe ndërmjet njësive publike

për të mbështetur vendimet dhe për të koordinuar aktivitetet. Komunikimi ne

institucione është një element tregues për bashkëpunimin punonjëse ndërmjet

departamenteve të ndryshme si dhe eprorëve te tyre. Bashkëpunimi është një

pikë kyçe për të arritur një punë sa më eficiente si dhe për të transmetuar

problematikat të cilët punonjësit hasin. Ky si komponent ka rezultuar i

përmbushur nga institucionet duke treguar gatishmëri në bashkëpunim si dhe

mbështetjen për arritjen e objektivave.

Page 38: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Eni Kabashi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 37

Sistemi dhe komponentët e tij të veçantë mund të vlerësohen nëpërmjet

procesit të vazhdueshëm të monitorimit dhe nëpërmjet një sistemi vlerësimesh

të shkëputura. Vlerësimi dhe monitorimi i sistemit të MFK-së bëhet nëpërmjet,

monitorimit të vazhdueshëm, vetëvlerësimit si dhe auditimit të brendshëm.

Pjesë e monitorimit dhe raportimit është pyetësori për vetëvlerësimin e

sistemeve te kontrollit të brendshëm, një detyrim ky për të gjitha institucionet

te cilat nëpërmjet një pyetësori standard duhet të përgjigjen rreth arritjeve të

tyre. Nga auditimet është konstatuar se shpesh herë përgjigjet e këtyre

pyetësorëve kanë rënë në kundërshtim më verifikimet nga ana e audituesve

rreth përmbushjes se detyrimeve të tyre. Edhe pse pjesa me e madhe e

institucioneve e kryejnë këtë detyrim, lënë të kuptohet se ky pyetësor

plotësohet në mënyre formale, pa u kuptuar rëndësia e tij si një përmbledhje e

punës së tyre referuar zbatimit të ligjit mbi MFK.

Duke ju referuar auditimeve të kryera, gjetjeve dhe rekomandimeve të lëna nga

ana e KLSH them me plot bindje se Menaxhimi Financiar dhe Kontrolli, edhe pse

është një detyrim ligjor për institucionet, këto të fundit nuk i kushtojnë

rëndësinë e duhur duke krijuar idenë se edhe ato formate apo detyrime të cilat

kryhen nga institucionet, plotësohen në mënyrë formale. Unë si audituese

mendoj se MFK duhet të jetë e një rëndësie të veçantë gjatë trajtimit si pikë në

çdo program auditimit, pse jo për të qenë ky institucion shtytës për realizimin

dhe plotësimin e të gjitha detyrimeve që ligji i MFK si dhe Manual i MFK kërkon,

kjo për të arritur që sistemet e kontrollit të çdo institucioni të zbatohen jo më

formalisht duke bërë të mundur parandalimin e riskut si një komponent kryesor

po jo me pak të rëndësishëm edhe pikat e trajtuara me lart.

Nisur nga pikat e trajtuara në auditimet e deritanishme, me eksperiencën dhe

njohuritë e mia rreth menaxhimit financiar dhe kontrollit në institucionet

publike, si dhe nga konstatimet në subjektet ku unë kam qenë pjesë e grupit të

auditimit, por edhe nga raportet e tjera të audtimit të KLSH-së, mendoj që

institucionet publike i kushtojnë një rëndësi minimale vendosjes së kontrolleve

të brendshme në strukturat e tyre.

Trajtimi i strukturave të menaxhimit financiar dhe kontrollit kryhet nga KLSH për

një kohë të gjatë tashme. Mendimi im, shkon në drejtim të zgjerimit dhe

theksimit të këtij aspekti në raportet e KLSH-së, pasi përdorimi joeficient,

joefektiv dhe joekonomik i burimeve financiare, mos respektimi i parimeve të

Page 39: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

38 Botime 2017

transparencës, ligjshmërisë, keqpërdorimi i vendit të punës, është pasojë e

mosfunskionimit korrekt të kontrolleve të brendshme në institucionet publik.

Theksimi i trajtimit të MFK-së në raportet e auditimit, i zbatimit të këtij ligji, pikë

për pikë, në të gjitha strukturat e institucioneve publike, do të materializojë

kontributin e KLSH-së në përmirësimin e veprimtarisë së subjekteve që ne

auditojmë.

Si rrjedhojë e kësaj mënyre të trajtuari, KLSH do të ndihmojmë në ndërtimin e

strukturave reale dhe jo formale të kontrolleve të brendshme nëpër subjekte,

ku masat e marra prej tyre nuk do të jenë vetëm në drejtim të zgjidhjes së një

problemi specifik të konstatuar nga KLSH, por do të konkretizohen në hartimin e

procedurave dhe nxjerrjen e urdhrave për themelimin e kontrolleve të

brendshme, të cilat do të ndihmojnë subjektin e audituar të konstatojë dhe

përmirësojë menaxhimin financiar të tij, edhe në mungesë të një auditimi të

jashtëm.

Page 40: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Sali Agaj, Bexhet Zeqiri

Kontrolli i Lartë i Shtetit 39

ROLI I INSTITUCIONIT SUPREM TË AUDITIMIT NË ZHVILLIMIN

E QËNDRUESHËM

nga Sali Agaj & Bexhet Zeqiri - Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 08 korrik 2017

Sistemi i auditimit publik si pjesë e kontrollit shtetëror përbëhet nga dy

elementë kryesore në demokraci: auditimi i jashtëm (Institucioni Suprem i

Auditimit) si instrument i Parlamentit dhe strukturat e auditimit të brendshëm

pranë organeve të ekzekutivit.

Një lexim i thjeshtë i “Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit Shtetëror”

mund ta bëjë shumë të qartë dallimin. Detyra kryesore audituese e SAI-t është

“të sigurojë dhe të nxisë transparencën publike”, ndërsa detyra e auditimit të

brendshëm është t’i japë informacion Qeverise mbi besueshmërinë e

raportimeve financiare dhe zbatimin e ligjeve dhe të vendimeve.

Në pjesën e I-rë të dokumentit fondamental të Organizatës Ndërkombëtare të

Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) të ashtuquajtur Deklarata e

Limës “Qëllimi i Auditimit”, theksohet se auditimi nuk mbaron thjesht kur ai

përfundon si proces, por është pjesë thelbësore e sistemit rregullues, qëllimi i të

cilit është të zbulojë shmangiet nga standardet dhe shkeljet e parimeve të

ligjshmërisë, eficencës, efektivitetit dhe ekonomicitetit të menaxhimit për të

bërë të mundur që të ndërmerren veprime rregulluese, për t’i bërë organet

përkatëse që të pranojnë përgjegjësitë, për të bërë kompensimin ose për të

ndërmarrë hapa për të parandaluar – ose të paktën për të zhdëmtuar këto

shkelje.

Shumë vende shpesh kanë bërë ndryshime të rëndësishme për sa i takon

operacioneve të ndërmarra nga SAI-t e tyre duke reflektuar metodat moderne

të auditimit dhe përgjegjësitë në sektorin publik. Këto ndryshime kanë zgjeruar

qëllimin funksional të auditimit, veçanërisht në fokusin e tij për paraqitjen e

Page 41: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

40 Botime 2017

organit të auditimit për sa i takon vlerësimit të menaxhimit, eficencës,

efektivitetit dhe ekonomisë, ndryshime të cilat u bënë edhe nga KLSH, me

miratimin e ligjit të ri organik të institucionit, në vitin 2014.

Në vendet e vërteta demokratike është opozita ajo që interesohet për raportet e

SAI-t dhe përdor zbulimet e kritikën e këtyre raporteve si armë të forta në

ballafaqimin parlamentar me qeverinë.

Për të dy format e auditimit (auditim i jashtëm & i brendshme), audtimi pas-

faktit i transaksioneve duhet të ketë ndikimin e kontrollit para-faktit të

sistemeve dhe kostoja e auditimit duhet të jetë në përpjesëtim të drejtë me

rezultatet e auditimit.

Shteti ligjor duhet të tregojë një shkallë të lartë intolerance ndaj korrupsionit,

shpenzimeve të tepërta, drejtimit të keq, ndotjes së ambientit dhe vonesave

burokratike. Prandaj është e nevojshme të krijohen institucione dhe sisteme, të

cilat e shtyjnë atë drejt një mekanizmi të shpejtë dhe me eficiencë të lartë. Me

zhvillimin e demokracisë roli i auditimit u njoh si jetik në funksionimin e

qeverisë.

Ndërsa roli tradicional i Institucionit Suprem të Auditimit ka patur dy

karakteristika kryesore:

Kryerja e auditimit financiar mbi te ardhurat dhe pagesat e qeverise dhe

raportimi me hollësi i saktësisë aritmetike, zbatimi i rregullave dhe

procedurave si dhe leverdia e transaksioneve dhe mungesat;

Raportimi legjislativit (ose kreut të shtetit, ku nuk ka traditë demokratike)

mbi pajtueshmërinë ligjore të shpenzimeve buxhetore.

Standardet bashkëkohore kërkojnë një SAI dinamik për të mbështetur shtetin

në ushtrimin e funksioneve të mëposhtme:

Një sistem planifikimi, monitorimi dhe vlerësimi të ndryshimeve;

Një sistem paralajmërues dhe një mekanizëm efektiv për të luftuar kundër

mashtrimit, korrupsionit dhe abuzimit të burimeve;

Një vlerësim të pavarur të organizatave rregullatore për të matur nivelin në

të cilin ata kanë arritur objektivat në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm;

Page 42: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Sali Agaj, Bexhet Zeqiri

Kontrolli i Lartë i Shtetit 41

Një mekanizëm të fuqishëm për t’u siguruar se të gjitha palët në kontrata të

ndryshme kanë zbatuar angazhimet e tyre;

Një sistem për matjen dhe raportimin në zvogëlimin e pabarazisë në të

ardhurat dhe gjendjen e treguesve të zhvillimit njerëzor;

Një rishikim të pavarur të stabilitetit makroekonomik dhe aftësisë paguese

të ekonomisë;

Vlerësim të programeve të qeverisë për ambientin dhe rolit të sektorit

privat;

Raportime pranë qeverisë mbi funksionimin e auditimit të brendshëm.

KLSH ka kaluar tashmë nga roli tradicional i auditimit dhe raportimit legjislativit

mbi pajtueshmërinë ligjore mbi të ardhurat dhe shpenzimet e qeverisë, në një

sistem dinamik, ku auditohet dhe raportohet kryesisht mbi planifikimin dhe

monitorimin e buxhetit të shtetit, vlerësimin e objektivave, në zbatimin e

angazhimeve në kontratat e ndryshme, vlerësimin mbi programet për

ambientin, mbi funksionimin e auditimit të brendshëm dhe ndër më të

rëndësishmet si një mekanizëm efektiv për luftën kundër korrupsionit.

Auditimet e performancës dhe ato financiare të shoqëruara edhe me opinionet

përkatëse i kanë dhënë KLSH-së një rol më dinamik, me ndikim në qeverisjen e

përgjithshme.

Page 43: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

42 Botime 2017

Page 44: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Bujar Leskaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 43

SË BASHKU PËR KULTURËN E LLOGARIDHËNIES, TRANSPARENCËS DHE

INTEGRITETIT

nga Bujar Leskaj - Kryetar i KLSH-së

botuar në gazetën “Telegraf”, më 14 korrik 2017

Është nder i veçantë dhe kënaqësi për mua të përshëndes Konferencën e Nëntë

Vjetore të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, të kthyer tashmë në një

traditë të bukur, e cila shërben për të vlerësuar performancën e këtij institucioni

kushtetues gjatë një viti dhe për të gjetur mënyrat dhe qasjet më efektive dhe

efiçiente për të përmirësuar punën audituese në të ardhmen.

Tema që keni zgjedhur për këtë vit, Fuqizimi i llogaridhënies, transparencës dhe

integritetit të institucioneve të sektorit publik, nëpërmjet zbatimit të

rekomandimeve të SAI-t, qëndron në themel të të gjithë filozofisë, rolit dhe

misionit të punës sonë audituese si SAI.

Puna jonë si auditues nuk mund të kuptohet e pavarur dhe profesionale, pa

standardet e fushës ISSAI të organizatës sonë INTOSAI. Ato janë udhërrëfyesi

ynë i pagabueshëm dhe garancia e efektivitetit dhe efiçiencës së gjetjeve dhe

rekomandimeve tona.

Sikurse theksohet në preambulen e ISSAI-t 12 “Vlerat dhe dobitë e SAI-ve: të bësh

ndryshimin në jetën e qytetarëve” , Parimet 2, 3 dhe 4, “Për të siguruar që

zyrtarët e zgjedhur veprojnë në interesin më të mirë të qytetarëve që ata

përfaqësojnë, qeveritë dhe subjektet e sektorit publik duhet të mbahen

përgjegjës për administrimin dhe përdorimin e burimeve publike. SAI-t forcojnë

llogaridhënien, transparencën dhe integritetin e këtyre zyrtareve dhe

institucioneve publike duke audituar në mënyrë te pavarur sektorin publik dhe

duke raportuar mbi gjetjet e tyre. Kjo u mundëson atyre të ngarkuar me

qeverisjen e sektorit publik që të përmbushin përgjegjësitë e tyre, duke iu

Page 45: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

44 Botime 2017

përgjigjur gjetjeve dhe rekomandimeve nga auditimet, nëpërmjet ndërmarrjes

së veprimeve korrigjuese të përshtatshme, duke plotësuar kështu ciklin e

përgjegjshmërisë”.

Edhe ne, SAI-t e Kosovës dhe të Shqipërisë, jemi të vendosur që të instalojmë në

administratat tona publike kulturën e përgjegjshmërisë, llogaridhënies,

transparencës dhe integritetit. Kjo kërkon një punë të gjatë, metodike dhe të

përkushtuar, por jemi të bindur në garancinë e suksesit të kësaj qasjeje dhe

përpjekjeje të përbashkët, pse ajo përputhet me objektivat e Planit të ri

Strategjik të INTOSAI-t 2017-2022, të miratuar në Kongresin INCOSAI XXII në

Abu d’Habi të Emirateve të Bashkuara Arabe në dhjetor 2016, si dhe me

përparësitë e Planit Strategjik të EUROSAI-t 2017-2023, të miratuar në

Kongresin e X-të të Organizatës në Stamboll të Turqisë në maj 2017.

Në nivel të rritjes së llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë të institucioneve që

auditojmë, si KLSH i kemi kërkuar Kuvendit të Shqipërisë për të tretin vit radhazi

(do t’ia kërkojmë edhe Parlamentit të ri të dale nga zgjedhjet e 25 qershorit)

ngritjen e një grupi pune me ekspertë të Ministrisë së Financave, për draftimin

dhe miratimin e Ligjit mbi Përgjegjësinë Materiale të Nëpunësit Publik, si një

mjet shumë efektiv për të zvogëluar dukurinë e korrupsionit dhe të mashtrimit

financiar me fondet dhe asetet publike.

Në nivel të rritjes së integritetit në institucionet që auditojmë, si KLSH jemi

përpjekur të ndikojmë dhe udhëheqim nëpërmjet shembullit, duke realizuar

procesin e vetëvlerësimit të integritetit në institucionin tonë, në përputhje me

kërkesat e Paketës IntoSAINT, të përgatitur nga Gjykata Hollandeze e Auditimit

dhe të promovuar nga INTOSAI në këto pesë vitet e fundit ne një pjesë të

konsiderueshme të komunitetit tonë kudo në botë. Mbi bazën e kërkesave të

këtij procesi kemi kryer analizat tona vjetore të periudhës 2013-2016, duke

zbatuar INTOSAINT menjëherë sapo u njohëm me këtë Paketë në vitin 2013.

Rritjes së përgjegjshmërisë dhe njëkohësisht integritetit të të audituarve tanë i

shërben edhe kontrolli mbi zbatueshmërinë e rekomandimeve të lëna nga KLSH

gjatë auditimit të fundit në institucion, kontroll të cilin ne e kryejmë si rregull në

fillim të çdo auditimi të ri mbi institucionet publike.

Dua të flas për punën në rritjen e transparencës së institucioneve që auditojmë,

duke ndjekur sërish qasjen e INTOSAI-t për të qenë një Organizatë model që

Page 46: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Bujar Leskaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 45

udhëheq nëpërmjet shembullit. Si KLSH, transparencën dhe komunikimin e

plotë e të hapur me qytetarin dhe publikun e kemi synuar dhe konsideruar si një

nga boshtet kryesore të punës sonë. Kemi arritur që në vitin 2016 të publikojmë

në faqen tonë në internet 98 përqind të Vendimeve të Kryetarit për auditimet e

kryera.

Gjatë viteve 2012-2017, institucioni, krahas rritjes së kanaleve të komunikimit

me publikun, përmirësoi përmbajtjen dhe cilësinë e mesazheve në njoftimet e

tij për shtyp. Gjetjet dhe rekomandimet nga auditimet, të komunikuara

nëpërmjet njoftimeve për shtyp, janë kthyer në këto 6 vite në lajm të ditës për

televizionet, radiot dhe gazetat kryesore të vendit.

Që në analizën vjetore të KLSH-së të zhvilluar në janar 2012 dhe më tej

rregullisht çdo vit, mediat dhe përfaqësuesit më në zë të organizatave jo-

qeveritare që luftojnë korrupsionin janë ftuar të marrin pjesë dhe të diskutojnë

në analizat në nivel departamenti auditimi dhe në analizën e përgjithshme.

Transparenca e aktivitetit të institucionit ka përbërë një nga treguesit kryesorë

të modernizimit të tij dhe ka rritur besimin e publikut dhe qytetarëve ndaj KLSH-së.

Në fund të vitit 2016, institucioni ka qenë i pranishëm 6.7 herë më shumë me

informacione dhe mesazhe në median e shkruar dhe ka gjashtëfishuar praninë e

tij në mediat audiovizive, krahasuar me vitin 2010. Me 2016, media e shkruar ka

pasqyruar raportet e auditimit dhe njoftimet për shtyp të KLSH-së me 931

artikuj, njoftime, editoriale dhe komente analitike, përkundrejt 922 përgjatë

vitit 2015.

Duke vijuar një traditë pozitive dhe risi absolute të nisur në vitin 2013, 72

drejtues dhe auditues të KLSH-së kanë qenë të pranishëm në vitin 2016 me 135

shkrime në pothuaj të gjitha gazetat me qarkullim kombëtar të vendit, duke

trajtuar me gjuhë të kuptueshme për lexuesin e thjeshtë temat dhe mesazhet

kryesore nga auditimet e kryera. Për katër vite 2013-2016, audituesit e KLSH-së

kanë botuar 396 artikuj, ese, editoriale, analiza e profile në median e shkruar.

Transparencën dhe komunikimin e hapur me të gjithë aktorët dhe partnerët,

duke e nisur nga qytetari i thjeshtë, e kemi kërkuar dhe vijojmë ta kërkojmë me

këmbëngulje tek çdo institucion që auditojmë, në përputhje me kërkesat e ligjit

për informimin publik në Republikën e Shqipërisë.

Page 47: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

46 Botime 2017

Ndajmë bindjen se në këtë drejtim, ashtu si dhe në forcimin e llogaridhënies,

përgjegjshmërisë dhe integritetit, si ne si KLSH ashtu dhe Zyra Kombëtare e

Auditimit (ZKA) e Kosovës, kemi ende shumë punë për të bërë. Punë e cila, po

ashtu, jemi tërësisht të bindur se duhet kryer në sinergji dhe në partneritet të

plotë me institucionet e Kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe me

qytetarin kosovar dhe atë të Shqipërisë, në përputhje me moton e Kongresit

INCOSAI XXII të INTOSAI-t “SAI-t në shërbim të qytetarit, të bashkuar në ambicie

dhe vendosmëri!”.

Kjo Konferencë është një moment reflektimi dhe mundësi më shumë për të

rritur bashkëveprimin mes audituesve të KLSH dhe ZKA të Kosovës, për të kryer

auditime të përbashkëta, sidomos auditime të performances. Rruga e

përbashkët e integrimit evropian të të dy vendeve tona është e hapur dhe ajo

na stimulon, në bazë të standardeve tona ISSAI, që të shtojmë kontaktet,

shkëmbimin e eksperiencës dhe punët e përbashkëta.

Page 48: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Lolita Baholli

Kontrolli i Lartë i Shtetit 47

nga Lolita Baholli1 - Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 15 korrik 2017

Zhvillimi i suksesshëm i një vendi varet nga mirëqeverisja vendore dhe ofrimi

efikas i shërbimeve në nivel lokal, në të cilën auditimi i pushtetit lokal luan një

rol të rëndësishëm në sistemin kombëtar të auditimit.

Në vende të ndryshme të Europës, në qeverisjen lokale ekzistojnë modele të

ndryshme të sistemeve të auditimit të jashtëm dhe të brendshëm. Të gjithë

audituesit e jashtëm kanë mandate, komunikim, qëllime, metoda, e lloje të

ndryshme të auditimeve. Sistemet e përdorura prej të gjithë niveleve të

auditimit janë të ndryshme, si dhe pak a shumë të komplikuara.

Për unifikimin e auditimit të bashkive të vendeve të EUROSAI-t, nga Zyra

Kombëtare e Audtimit të Lituanisë, është ngritur grupi mbi Task Forcën e

EUROSAI-t për auditimin e bashkive (EUROSAI TFMA), ku pjesë e saj është edhe

institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Si nismëtare e kësaj ideje, kjo Zyrë ka

marrë përgjegjësinë për të kryesuar Task Forcën (TFMA), koordinimin e

aktiviteteve dhe komunikimit të tij, midis anëtarëve të Task Forcës (TFMA) dhe

partnerëve të saj të jashtëm. Kjo Zyrë ka planifikuar të zbatojë masat e

programit të punës dhe të bëjë analiza të sistemeve të auditimeve bashkiake në

vendet e EUROSAI.

EUROSAI TFMA, është krijuar në qershor të vitit 2016, kur Bordi Drejtues i

EUROSAI, mbështeti iniciativën e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Lituanisë, për

të bashkuar ato SAI të EUROSAI-t, të cilat janë të interesuara për çështjet e

auditimit të bashkive, me synim përmirësimin e sistemit të procesit të auditimit

në mënyrë që rezultatet e auditimit të sjellin ndryshime pozitive për bashkinë si

dhe përfitime për secilin qytetar.

UNIFIKIMI I AUDITIMIT TË BASHKIVE TË VENDEVE ANËTARE TË EUROSAI-t DHE

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

Page 49: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

48 Botime 2017

Me të drejtë nga kjo Zyrë nisur nga kompleksiteti i auditimit të bashkive siç

është numri i madh i tyre në shkallë vendi (vendet e EUROSAI), gama e gjerë e

shërbimeve që u ofrohen qytetarëve, kryerja e shumë funksioneve bashkiake, të

cilat shpeshherë funksionojnë nëpërmjet funksioneve qeveritare, është kërkuar

që, audituesit që kryejnë auditime të bashkive, duhet të kenë njohuri të gjera

dhe specifike, për më tepër, të jenë në gjendje të menaxhojnë një sasi të madhe

informacioni, në shumë sfera të ndryshme, të zgjedhin terma të përshtatshme

të auditimit, për të përcaktuar fushëveprimin e auditimit, si dhe për të marrë

dëshmi të mjaftueshme dhe të përshtatshme të auditimit që pasqyrojnë të

gjithë këndvështrimin.

Kërkesë e kësaj Task Force është që, rezultatet e auditimeve duhet të kenë

ndikim për qeverinë lokale, në të njëjtën kohë duke i dhënë rëndësi koordinimit

të strategjive në kuadër të sistemit të auditimit të bashkive, duke vlerësuar

progresin në nivel kombëtar si dhe duke arritur qëllimet kombëtare nëpërmjet

zbulimit të realitetit, nxjerrjen në pah të problemeve ekzistuese, të cilat

ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve.

Kjo Task Forcë kërkon që midis SAI-ve me përvoja të ndryshme, duhet të ketë

një shkallë të lartë besimi reciprok si dhe sistemet e përdorura të përputhen me

njëri-tjetrin, duke sjellë rezultate më efektive të auditimit, duke rritur njohuritë

dhe kompetencën e të gjithë anëtarëve të Task Forcës EUROSAI për auditimin e

bashkive (TFMA), nëpërmjet unifikimit të auditimeve, pasi pushteti vendor në

vetvete nuk ka mundësi të vlerësojnë të gjitha problemet kombëtare, për

rrjedhojë, ata nuk mund ta shohin tërë pamjen në rang vendi.

SAI-t kanë një rol shumë të rëndësishëm në sistemin e qeverisjes vendore në

shumë vende të EUROSAI-t: si institucion, i cili është pjesërisht përgjegjës për

ecurinë e të gjitha proceseve në nivel kombëtar, që duhet të zbatojë dhe

respektojë përmirësimet e të gjithë sistemit të auditimit me qëllim që të marrë

vlerën më të lartë të shtuar nga auditimet e kryera.

Në nivel ndërkombëtar auditimi i bashkive do të thotë shumëllojshmëri të

përvojave dhe kjo shumëllojshmëri e bën ndarjen e njohurive dhe

bashkëpunimin profesional më të vlefshëm.

Secila bashki kudo qoftë synon të trajtojë problemet ekzistuese në nivel lokal.

Planifikimi strategjik në bashki, i cili në mënyrë ideale duhet të harmonizohet

Page 50: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Lolita Baholli

Kontrolli i Lartë i Shtetit 49

dhe integrohet nga niveli vendor në nivel kombëtar, përgatitet veçmas nga

planifikimi qendror, duke marrë parasysh vetëm nevojat lokale. Problemet që

duken të vogla në bashki të veçanta, të marra së bashku si një e tërë mund të

bëhen serioze dhe masive në të gjithë vendin. Rrjedhimisht, çështje të tilla në

vende të veçanta mund të bëhen të rëndësishme për Evropën etj. Kjo është

edhe arsyeja pse duhet të kërkohen pikat e përbashkëta, të mundësohet

auditimi me përdorim shumë dimensional i sistemit të qeverisjes vendore si dhe

të gjenden zgjidhjet e problemeve lokale në nivel global.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili në vizionin e tij synon të jetë një institucion

profesional i besueshëm që i kontribuon shtimit dhe kursimit të vlerës së parave

publike, duke dhënë siguri mbi llogaritë financiare të përdoruesve të tyre dhe

duke ndihmuar në përmirësimin e menaxhimit të Qeverisë e të enteve të tjera

publike nëpërmjet auditimit, është bërë tashmë pjesë e Task Forcës EUROSAI,

për auditimin e bashkive. Kjo për faktin se në programet vjetore të KLSH një

vend të rëndësishëm zënë edhe auditimet e bashkive (përfshirë edhe ish

komunat tashmë pjesë përbërëse e tyrë), aktiviteti i menaxhimit financiar të të

cilave, bazuar në programet e auditimit, auditohet mesatarisht një herë në vit.

KLSH nisur nga vizioni dhe qëllimi i tij, në takimet e punës me Task Forcës

EUROSAI, është bërë pjesë e shkëmbimit të praktikave më të mira për të arritur

rezultatet e auditimit me ndikim thelbësor në drejtim të përmirësimit të

menaxhimit financiar publik, përmirësimit të auditimit të jashtëm bashkiak, si

dhe auditimit të sistemit të bashkive në Europë, duke dhënë kontributin e vet

në këtë fushë duke u bërë pjesë e planifikimit të zbatimit të masave të

programit të punës të kësaj Task Force si dhe duke u bërë pjesë e analizave të

sistemeve të auditimeve bashkiake në kuadër të Task Forcës EUROSAI.

Page 51: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

50 Botime 2017

1 Shkrime të tjera të botuara nga Lolita Baholli për periudhën korrik - dhjetor 2017:

KLSH dhe problematikat e auditimit të projekteve me financime të huaja

(Botuar në gazetën “Sot” më 28 nëntor2017

Page 52: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Melina Kabo

Kontrolli i Lartë i Shtetit 51

MË SHUMË SE NJË LIBËR…

nga Melina Kabo - Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Panorama”, më 16 korrik 2017

Katër vjet Auditim i Jashtëm Publik, me autorë Doktor i Shkencave Ekonomike

z.Bujar Leskaj është më shumë se një libër. Në faqet e tij që nuk janë pak por

rreth 850, gjen një memorie institucionale për një filozofi ndryshe të punës së

KLSH-s si një institucion i hapur dhe gjithnjë e më shumë pranë publikut, në

mbrojtje të interesave të tij për të siguruar një qeverisje kombëtare sa më të

mirë. Në të njëjtën kohë libri është ndërtuar edhe si një biografi personale e

autorit si drejtuesi më i lartë i institucionit të KLSH-së, i cili në një gjeografi që

lëviz nga ajo brenda vendit me zgjerimin në të gjithë botën, pas gati pesë viteve

në këtë detyrë vjen përmes librit të provojë, se ajo që premtoi kur mori këtë

detyrë, gjithçka që shpalli në platformën tij, dhe angazhimet që morri ja ku janë

të evidentuara, hap pas hapi, si punë, si veprimtari, si arritje, si sfida, si realitete

të prekshme.

Në këto katër vite auditimi të bie në sy një qasje e re mbi raportet me Kuvendin

e Shqipërisë dhe Komisionet e Ekonomisë dhe Financave, marrëdhëniet e

hapura dhe informuese me publikun, ndërtimi i një bashkëpunimi funksional me

botën akademike dhe jetën universitare, vlerësimi në auditime duke përfshirë

në të edhe gjykimet profesionale të ekspertëve të jashtë, ndërtimi i një ure

bashkëpunimi me median, gjallërimi dhe ngritja në një nivel të pa takuar më

parë me organizmat homologe të KLSH si dhe prezenca aktive në forumet

ndërkombëtare duke shpënë atje eksperiencën tonë dhe duke sjellë prej andej

eksperiencën e të tjerëve dhe parimet ndërkombëtare në fushën e auditimit në

emër të interesave më të larta publike, për mbrojtjen e financave publike,

ligjshmërisë dhe me qëllimin e sigurimit të performimit të suksesshëm në punët

e shtetit dhe në qeverisjen e vendit.

Page 53: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

52 Botime 2017

Vizioni i sjell nga lidershipi i ri tregon me fakte se suksesi mund të arrihej

përmes: Ngritjes së strukturave eficiente; Futja në procesin e auditimit të

praktikave të avancuara të bazuara në eksperiencat ndërkombëtare; zhvillimin e

burimeve njerëzore në funksion të këtyre kritereve, kualifikimi i vazhdueshëm

dhe rikualifikimi i pandërprerë, futja në bashkëpunimin ndërkombëtar me kaq

eksperiencë sa kemi duke shkëmbyer ide dhe praktika pune me qëllim që të

silleshin edhe në vendin tonë praktikat e tyre të konsoliduara dhe rezultative.

Gjithashtu orientimi i auditimit bazuar në një filozofi të re pune që jo thjesht

evidenton realitetet, faktet apo shifrat, por edhe në gjetjen e shkaqeve dhe

evidentimin e tyre, në identifikimin e rrethanave, si dhe nevojave për ndryshimet

ligjore-nënligjore, ndryshime të karakterit administrative, si dhe në adresimin e

përgjegjësive dhe vlerësimin e tyre. Ideimi punës për implementimin e kulturës

dixhitale në punën audituese. Kombinimi kontrollit të jashtëm me atë të

brendshëm. Rritja e bashkëpunimit me Kuvendin dhe me Qeverinë. Një rëndësi e

veçantë ju vu orientimit të punës së audituesit bazuar tek Rregullorja e

brendshme, Kodit të Etikës, Metodikës së punës por gjithashtu Standardeve të

kontrollit, Manualit të auditimit financiar dhe Manualit të auditimit të

performancës.

Si edhe vë në dukje qëllimin e auditimit, i cili është përtej dokumenteve të

ofruara nga subjekti që auditohet, vigjilencën në instrumentet ligjore ku mund të

gjurmosh ekzistencën e “mashtrimit financiar dhe korrupsionit.”Kërkohej një

qasje e re më efiçente e më taksative ndaj subjekteve dhe personave që mund të

kenë krijuar dëm ekonomik, pasoja të dëmshme administrative. Audituesi duhet

të bëj rekomandime për ndryshime të nevojshme, propozime për largime nga

puna të personave përgjegjës, propozime për ndryshime të mundshme ligjore;

me qëllimin kryesor: Thellimin e punës në realizmin e misionit kushtetues të

KLSH-së, nënvizon zoti Leskaj, për:

1-Parandalimin e korrupsionit;

2-Përmirësimin e metodologjisë së auditimit duke e kthyer vëmendjen tek

auditimi performancës;

3-Organizimi dhe sigurimi i kontrolleve me cilësi të lartë dhe efektivitet në

përdorimin e fondeve të buxhetit të shtetit, fondeve të huazuara nga

Page 54: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Melina Kabo

Kontrolli i Lartë i Shtetit 53

institucionet financiare ndërkombëtare dhe nga fondet e BE-së të akredituara

Shqipërisë.

Autori Bujar Leskaj evidenton që në krye se vizioni i tij i punës ishte i fokusuar se

një KLSH - moderne dhe efikase do të ndërtohej vetëm përmes intensifikimit të

bashkëpunimit me organizmat ndërkombëtare të auditimit si INTOSAI dhe

EUROSAI. Bazuar në të gjithë këta faktorë të brendshëm dhe të jashtëm,

material dhe dokumentar kërkonin dhe një ndryshim të thellë dhe cilësor edhe

në burimet njerëzore, sigurimin e instrumenteve të avancuara përfshi edhe ata

të teknologjisë dixhitale dhe ndërtimin e një marrëdhënie të re krejt të hapur dhe

dinamike me publikun.

Në përcjelljen e rezolutës së dytë të datës 19 dhjetor 2014, Sekretari i

Përgjithshëm i INTOSAI-t dhe Presidenti i Gjykatës Austriake të Auditimit, Dr.

Josef Moser shkruan “Ju si SAI mund të ngrini diskutime se si Institucionet

Supreme të Auditimit mund të ndihmojnë në progresin e auditimit, kundrejt

qëllimeve kombëtare dhe të japin ide se si të matet suksesi, si dhe të

identifikojnë dhe nëse ka vend për përmirësim. Për këtë ju kërkoj të intensifikoni

përpjekjet për të nxitur qeveritë të rrisin pavarësinë e Institucioneve Supreme të

Auditimit dhe të synojnë përfshirjen e tyre në monitorimin e zbatimeve dhe

qëllimeve në nivele kombëtare, rajonale dhe globale".

Këtë mesazh të Sekretarit të Përgjithshëm të INTOSAI-t, KLSH është përpjekur ta

përkthejë në implementimin e plotë të reformave institucionale në institucionin

tonë. Këto reforma kanë synuar:

Modernizimin e institucionit në përputhje me standardet ndërkombëtare

të auditimit;

Ndërmarrja e politikave efektive për promovimin e një kulture etike dhe

me integritet në institucionin e KLSH-së;

Implementimin e një strategjie të re komunikimi, duke vendosur në themel

të saj transparencën dhe llogaridhënien;

Menaxhimin efektiv dhe efiçient të burimeve njerëzore të KLSH;

Forcimin e kapaciteteve institucionale.

Treguesi më i saktë mendoj unë është dobishmëria e një institucioni, pra sa

Page 55: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

54 Botime 2017

lekë janë zbuluar për çdo lek të shpenzuar.

Një aspekt tjetër i punës dhe kontributit të KLSH-së në këta 4 vitet e fundit

është forca rekomanduese e KLSH-së. Në datën 14 Tetor 2014 para komisionit

të ekonomisë dhe të financave:

1-Ngritja e një Këshillimi të Pavarur Fiskal duke e konsideruar si detyrë

imperative të kohës;

2-Shqyrtimi i ndryshimeve të parashikuara në strategjinë për menaxhimin e

Financave Publike 2014-2020 të ligjit: ”Për menaxhimin e sistemit buxhetor në

Republikën e Shqipërisë” dhe miratimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë me një

shumicë të cilësuar parlamentare;

3-Për sigurimin e një menaxhimi efektiv të financave publike;

4-Rekomandimi që gjetjet, përfundimet, vërejtjet dhe diagnostikimet e KLSH-së

të merren në konsideratë dhe të përfshihen në planin e veprimit dhe në

strategjinë për Menaxhimin e Financave Publike 2014-2020;

5-Rekomandimet për menaxhimin e borxhit publik duke ndërtuar një Manual të

Borxhit Publik;

6-Rekomandim për përdorimin e të ardhurave që vijnë nga privatizimet me

qëllim uljen e borxhit publik dhe konkretisht, citoj librin:” Në ligjin nr 9936 datë

26.06.2008, “Për menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”-

të përcaktohet që të ardhurat nga privatizimet duhet të përdoren, së pari dhe

kryesisht për të ulur borxhin publik, ku 50% të jetë kufiri i poshtëm, pjesa tjetër

30% të përdoret për financimin e investimeve kapitale si dhe 20% për

dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik”. Shembujt në libër janë të

shumtë, por le të sjellim në vëmendje njërin prej tyre që elaborohet gjerësisht

në libër dhe që tregon seriozitetin dhe preokupimin e KLSH-s dhe drejtuesit të

saj zotit Leskaj. Kujdesi për menaxhimin e borxhit publik me qëllim që ai mos të

kalojë nivelin e 60% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PPB). Nisur nga kqyrja

e realitetit, KLSH dhe zoti Leskaj në drejtimin e tij, si edhe vihet në pah në faqet

e librit, kanë rekomanduar ndryshime në sjelljen institucionale, përmirësime të

nevojshme në legjislacion, në mirëmenaxhimin e buxhetit të shtetit dhe fondeve

publike.

Page 56: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Melina Kabo

Kontrolli i Lartë i Shtetit 55

Për këtë problematik kaq të mprehtë edhe në ditët e sotme, në libër gjejmë të

pasqyruara praktika dhe rekomandime:

mbi monitorimin e buxhetit të shtetit;

mbi zbatimin e vendimeve gjyqësore;

mbi administrimin e të ardhurave buxhetore nga organet tatimore;

mbi administrimin e të ardhurave buxhetore nga organet doganore;

mbi zbatimin e buxhetit të pushtetit vendor;

mbi zbatimin e buxhetit të sigurimeve shoqërore;

mbi zbatimin e buxhetit të sigurimeve shëndetësore;

vlerësimi i situatës së menaxhimit financiar e kontrollit dhe auditimit të

brendshëm;

kontrolli mbi tregun informal të punës.

Si edhe vë në pah në mënyrë të dukshme në faqet e librit të tij Dr. Bujar Leskaj,

qëllimi është çka ishte nënvizuar në Kongresin e XXI të INTOSAI-t “Auditimi

kombëtar të vihet në shërbim të qeverisjes kombëtare, për përmirësimin e

menaxhimit të financave publike të vendit.”

Në libër gjen të shprehur në mënyra analitike se si institucioni KLSH-së mat

performancën e vet, e gjithë kjo raportohet në komisionet e Kuvendit të

Shqipërisë, duke treguar se KLSH është një institucion i hapur dhe i

mirëmenaxhuar. Autori Zoti Bujar Leskaj ka bërë prezent se parimet mbi të cilat

është i ndërtuar kjo matje e performancës së KLSH-së; janë ata që u identifikuan

edhe një herë në një dinamikë përmirësuese në kongresin e XXI të INTOSAI-t në

Pekin zhvilluar në Tetor të vitit 2013. E citoj sipas librit,…”Matja e performancës

së një SAI siguron një bazë objektive për të treguar lidhjet e tij të vazhdueshme

me Parlamentin qytetarët dhe veprimtarinë e tyre.” SAI vë në dukje autori, “nuk

harton politika, por auditon zbatimin e tyre.”

Një tjetër ndryshim në jetën e KLSH-së në këta vite dhe që gjen një vend të gjerë

dhe një shtjellim shterues është hartimi dhe miratimi i një Ligji të ri organik për

KLSH, në përputhje të plotë me standardet e INTOSAI-t. Autori shpjegon se si

hartimi tij hap pas hapi u bë gjithashtu edhe fal bashkëpunimit dhe shkëmbimit

Page 57: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

56 Botime 2017

të ideve e opinioneve me ekspertë, akademikë dhe specialistë të fushës. Në

thelbin e tij ky ligj kërkon dhe ndihmon që KLSH-së të mos i fshihet informacioni,

çka bie ndesh me parimet ndërkombëtare.

Drejtuesi më i lartë i KLSH-së, njëherësh autori i këtij libri ka sjell në faqet e tij

punën dhe përpjekjet për arritjen e suksesit të hartimit dhe miratimit të ligjit

organik të KLSH i cili solli një kornizë rregullative plotësisht në përputhje me

parimet dhe standardet më të mira. Në krahasim me ligjin e mëparshëm nr.

8270 dt 23.12.1997, sjell këta ndryshime kryesore:

Jo kontroll por auditim;

Referim të standardeve ndëkombëtare të auditimit;

Forcim të pavarësisë financiare të KLSH-së;

Zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të kompetencave;

Auditimi i përdoruesve të fondeve publike të ofruara nga BE-ja dhe

organizatave të tjera ndërkombëtare;

Dispozita të veçanta për llojet e auditimit;

Riformulim i të drejtave të KLSH-së;

Raporti mbi auditin e brendshëm;

Konsultimi me KLSH në vendimmarrje;

Pavarësia në lidhje me përcaktimin e planit të veprimtarisë;

Largimi dhe shkarkimi nga detyra e kryetarit të KLSH-së bazuar në parime

ndërkombëtare;

E drejta e disponimit të dokumenteve dhe informacionit;

Të drejtat e subjektit të audituar;

Njoftimi dhe publikimi i raporteve të auditimit;

Statusi i personelit;

Ekspertët e jashtëm;

Auditimi i Performances risi jo vetëm në ligj por edhe në praktikë;

Page 58: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Melina Kabo

Kontrolli i Lartë i Shtetit 57

Këto projekte të cilat janë konsideruar si Mini Peer Review, pra rishikime mes

kolegësh, do të pasohen nga Peer Review të mirëfillta me një SAI partner nga

Europa.

1. “Kontrolli i Cilësisë në të ftohtë”, nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit;

2. “Realizimi i transparencës dhe komunikimit të KLSH -së me publikun dhe

qytetarët”, nga Lëvizja Evropiane, Shqipëri;

3. “Kontrolli i Procesit të rekrutimit të stafit të KLSH -së”, nga Instituti “G&G

Group”;

4. “Analiza e impaktit të shkrimeve të Audituesve të KLSH-së në shtypin e

shkruar”, nga botuesi i Gazetës “Ekonomia”.

Këto projekte kanë nxjerrë produkte konkrete, ku janë evidentuar përveç

arritjeve, dhe mangësitë e dobësitë e institucionit tone. Të gjitha rekomandimet

e dhëna nga këto organizata do të shikohen me prioritet, me qëllim

përmirësimin e punës në të ardhmen.

Sikurse e ka theksuar edhe sekretari i përgjithshëm i INTOSAI-it presidenti i

Gjykatës Austriake, Z. Mosset, “Pavarësia e një institucioni të Auditimit të

Jashtëm Publik nënkupton, ruajtjen e plotë të pavarësisë financiare, organizative

dhe veprueset tij si kushte “si ne qua non” të ekzistencës dhe dobishmërisë së

tyre për qytetarët”.

Ky ligj shënon shkëputjen përfundimtare të KLSH-së nga kontrollet e tipit

inspektim financiar, i mundëson institucionit dhënien e opinionit për pasqyrat

financiare të enteve të audituara dhe realizon profilizimin e tij si një institucion

modern evropian i auditimit suprem publik, i cili e bazon tërësisht aktivitetin e

tij në standardet e INTOSAI-t dhe moton e kësaj organizate “Experentia mutua

Omnibus prodest- Eksperienca e përbashkët u shërben të gjithëve”.

Ligji i ri e ka sjellë auditimin e jashtëm publik në një linjë me standardet

ndërkombëtare. Si audituese e re unë gjykoj, dhe besoj se ndaj të njëjtin

mendim edhe me të gjithë kolegët, se ligji i ri për KLSH është një nga arritjet më

të mëdha në legjislacionin shqiptar por njëherësh edhe një nga sukseset më të

mëdha të arritura nga institucioni KLSH-së nën drejtimin e zoti Bujar Leskaj.

Page 59: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

58 Botime 2017

Në libër kanë zënë vend të rëndësishëm me një trajtim të gjerë dhe kompetent

evidentimi strukturor dhe kapilar i standardeve të INTOSAI-t dhe puna

voluminoze shumëplanëshe për implementimin e tyre në veprimtarinë e KLSH-së,

më konkretisht:

Parimet themelore;

Standardet e përgjithshme;

Standardet e fushës së auditimit;

Standardet e raportimit;

Standardet e auditimit të performancës ISAI 3000 dhe 3100;

Standardet e Auditimit të Borxhit Publik ISSAI 5410-5440;

Në mënyrë integrale në libër si një punë selektive studimore dhe jo thjesht

informuese, pasqyrohen në një kapitull në linjë kronologjike të rreshtuara por

edhe me prurjet dhe ndryshimet e realizuara forumet më të larta të INTOSAI.

Dhe konkretisht:

- Kongresi Havanës (Kubë) viti 1953;

- Kongresi i Limas(Peru) viti 1977;

- Kongresi i Uashingtonit (ShBA) viti 1992;

- Kongresi i Seulit( Kore e Jugut) viti 2001;

- Kongresi i Mexikos (Meksikë) viti 2007;

- Kongresi i Johanesburgut (Afrika e jugut) viti 2010;

- Kongresi i Pekinit (Kinë) viti 2013. Parashtrimi në këtë mënyrë i arritjeve dhe

ndryshimeve që kanë realizuar këta forume në një periudhë 60 vjeçare, është

një pasuri e madhe teorike dhe aplikative, ndaj është edhe një përfitim për

cilindo auditues të ri apo me përvojë që të njihet me këtë material me kaq

vlerë. Përthithje e përvojës ndërkombëtare në mënyrë kaq konçize është një

ndihmë mjaft e vyer për cilindo nga ne. Po në këtë kapitull janë përfshirë

dokumentet themelore të INTOSAI-t si :

Deklarata e Limës;

Deklarata e Meksikos;

Page 60: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Melina Kabo

Kontrolli i Lartë i Shtetit 59

Rezoluta A/66/2009 e Kombeve të Bashkuara.

Në mënyrë strukturore dhe problemore pasqyrohen në libër idetë dhe

orientimet e Kongresit të Pekinit, të cilët në praktikën e punës sonë të

përditshme janë më afër dhe më të domosdoshme që të njihen e përvetësohen

me qëllim zbatimin në punën tonë të përditshme si auditues. Më lejoni të

nënvizoj disa prej tyre që kanë zënë vend dukshëm në punimin e Zotit Leskaj:

1. Promovimi i Qeverisjes së mirë Kombëtare nga SAI-t;

2. Lidhja mes auditimit kombëtar me qeverisjen kombëtare;

3. Roli i rëndësishëm i auditimit kombëtar me përmirësimin e qeverisjes

kombëtare;

4. Ndërgjegjësimi dhe mbrojtja e demokracisë dhe shtetit të së drejtës;

5. Rritja e performancës së qeverisë;

6. Promovimi i një administrate të pastër dhe të ndershme;

7. Promovimi i përmirësimit të jetës së qytetarëve;

8. Sfidat që ndeshin SAI-t dhe përgjigjet e mundshme;

9. Kryerja e auditimeve me vizionin e auditimit kombëtar që shërben ndaj

qeverisjes kombëtare;

10. Vazhdimësia e përpjekjeve që SAI-t të jenë të pavarura;

11. Krijimi i një mjedisi profesional dhe kushteve për auditim financiar;

12. Forcimi i kapaciteteve të institucioneve të auditimit;

13. Komunikimi dhe bashkëpunimi me grupet e interesit;

14. Roli i INTOSAI-t në promovimin e përmirësimit të Qeverisjes Kombëtare

dhe asaj globale.

Gjithashtu në këtë kuadër pasqyrohen në mënyrë të detajuar problematikat që

lidhen me temën e dytë të Kongresit të Pekinit që lidhen me një çështje

thelbësore: “Ruajtja e qëndrueshmërisë afatgjatë të Financave Publike”

Në libër pasqyrohen të artikuluar zë për zë edhe rekomandimet e këtij Kongresi

dhe konkretisht:

Të pranojmë përgjegjësinë e përbashkët;

Menaxhimi i riskut të përbashkët;

Ndërmarrja e veprimeve të përbashkëta;

Të flasim me një zë të përbashkët;

Page 61: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

60 Botime 2017

Festimi i 90 vjetorit të Institucionit të KLSH-së është pasqyruar në libër dhe

përmes materialeve në linjë kohore pasqyron lindjen dhe zhvillimin e këtij

institucioni në një gjurmim historik duke dhënë kështu një pasqyrim të qartë të

institucionalizimit shqiptar në një periudhë pothuaj një shekullore. Evidentohen

kontributet e qeverive në vite, mangësitë dhe arritjet. Është pra e pasqyruar një

pjesë e historisë së Shqipërisë.

Libri ka një strukturë shumë elokuente sepse pas secilit kapitull që paraqet një

materie të caktuar, pason si një intermexo një grup shkrimesh brenda dhe

jashtë vendit të autorit Dr. Bujar Leskaj që fokusojnë këto problem. Kështu çdo

lexues, specialist i fushës apo jo, punonjës në KLSH apo jo, do kuptoj në një

mënyrë më të thjeshtëzuar gjithçka që parashtrohet si një komunikim me

publikun e gjerë.

Në pjesën e fundit të librit gjejmë informacion të bollshëm për dy problematika.

Marrëdhëniet me ZKA e Kosovës dhe takimet e autorit, njëherësh Kryetari i

KLSH-së, zotit Bujar Leskaj me homologët e tij dhe personalitete të tjera të larta

si dhe prezencën e tij në shumë forume ndërkombëtare ku zoti Leskaj ka

përshëndetur apo ka referuar mbi tematika konkrete. Botimet brenda dhe

jashtë vendit, shpërfaqin personalitetin akademik dhe prej shtetari të autorit.

Kur përfundon së lexuari këtë libër ndjen një krenari dhe vetëbesim që je pjesë

e stafit të KLSH-së. Ndjen gjithashtu një përgjegjësi të lartë për detyrën që ke.

Është e njohur, por rasti e sjell që më duhet ta përsëris. Librat ndahen në dy

grupe. Ka libra që mbahen në raft dhe herë pas herë u drejtohesh. Ka libra që

mbahen mbi tavolinë dhe çdo ditë duhet t’u referohesh sepse atje gjen

konsulentin që të këshillon, gjen orientimin për punën dhe përball sfidave je i

përgatitur që të mos të gabosh. Me këtë botim autori ka shpalosur modelin e

personalitetit që ka ide, ndërton vizion, realizon objektivat dhe tregon se

gjithçka është e matshme kudo që punon! Brezi i ri i audituesve tek ju zoti Bujar

Leskaj gjejnë modelin, dhe kjo nuk është pak, ndaj këtë punimi në titull e quajta

“më shumë se një libër”! Ju faleminderit

Page 62: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Bujar Leskaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 61

SAI ÇEK DHE INTEGRIMI EVROPIAN I SHQIPËRISË

nga Bujar Leskaj - Kryetar i KLSH-së

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 02 gusht 2017

Këto ditë, Presidenti i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Çekisë, inxh. Miloslav Kala po viziton Shqipërinë dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit. Inxh. Kala është një personalitet i spikatur i auditimit më të lartë publik evropian. Ai mban postin e Zv-Presidentit të Bordit Drejtues të EUROSAI-t, organizatës së institucioneve supreme të auditimit (SAI-ve) të Evropës, e cila përfshin në gjirin e saj 50 SAI evropiane. Për të, z. Bohuslav Sobotka, Kryeministër i Republikës Çeke (janar 2014-qershor 2017) shprehet “Fati i jetës time është ndërthurur me fatin e Miloslav Kalës në disa momente që kanë qenë të lidhura me interesat e përbashkëta të menaxhimit financiar publik, por edhe nga fakti se ndajmë të njëjtat vlera njerëzore për solidaritet dhe drejtësi. Miloslavin e njoh si një kryebashkiak të spikatur të Blanskos, një qytet ku ka ditur të menaxhojë problemet, por në të njëjtën kohë të ecë përpara. Kaluam një kohë të gjatë duke folur mbi projektet publike, shumicën e të cilave ia dolëm që t’i realizonim. Më i rëndësishmi ishte fillimi i ndërtimit të hekurudhës Express R43… Më vonë, Miloslav Kala u bë anëtar dhe Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Çeke të Konsolidimit, e cila ishte problematike për nga natyra si pasojë e privatizimeve të egra dhe socializmit në vitet 90-të të shekullit te kaluar. Për mua, si ministër i Financave i asaj kohe, ishte një lehtësim që kisha dikë të besueshëm dhe të aftë në Bordin Mbikëqyrës, opinionin e të cilit mund ta dëgjoja pa frikën se fshihej ndonjë interes tjetër. Kur Miloslav Kala vendosi të përfshihet në Institucionin Suprem të Auditimit, nuk më erdhi mirë për shkak se ishin të paktë ata deputetë që bëjnë politika të ndershme në interes të publikut. Megjithatë, ishte një kënaqësi e madhe për mua kur u zgjodh President i Zyrës Kombëtare të Auditimit të vendit tim”.

Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës Çeke, SAI çek është një institucion i pavarur i auditimit, me misionin për të shqyrtuar menaxhimin e të ardhurave

Page 63: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

62 Botime 2017

dhe shpenzimeve publike të Shtetit. Ajo përfaqëson një nga SAI-t më të zhvilluara të Evropës.

Si institucion është themeluar që në vitin 1761, në kohën e monarkisë Austro-Hungareze. SAI çek ndërthur kështu vlerat e një tradite dhe përvoje të madhe të trashëguar, me teknikat moderne të auditimit suprem publik, të bazuar në standardet e përditësuara ndërkombëtare të fushës, ISSAI-t.

Detyra e SAI-t është të ofrojë informacion, mbikëqyrje dhe këshillim për hartuesit dhe zbatuesit e politikave kombëtare, në mënyrë që ata të dinë sa me sukses janë zbatuar politikat e tyre dhe me çfarë çmimi, sa efektive kanë qenë dhe cilat ndikime ekonomike dhe të tjera këto politika kanë patur. Zyra Kombëtare e Auditimit i paraqet Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, ekspertëve dhe publikut të gjerë informacion të pavarur dhe të paanshëm, nëse burimet kombëtare janë përdorur në mënyrë efektive, ekonomike dhe efiçiente dhe nëse janë respektuar të gjitha rregullat dhe ligjet në përdorimin e këtyre burimeve. Qëllimi i Zyrës është të përgjigjet se në çfarë mase burimet publike kanë kontribuar në përmirësimet e dëshiruara nga programet qeveritare dhe të tërheqë vëmendjen tek dobësitë në sistemin e menaxhimit te financave publike dhe në rrugët për përmirësimin e këtij sistemi. Zyra Kombëtare e Auditimit e realizon kryesisht misionin e saj nëpërmjet auditimeve, publikimeve dhe aktiviteteve të tjera, përmes të cilave ajo kontribuon në sferën publike. Që nga themelimi i saj si strukturë aktuale moderne në vitin 1993, Zyra ka kryer më shumë se 900 auditime dhe ka shqyrtuar çdo vit mesatarisht një buxhet prej 230 miliardë korona çeke, duke realizuar kursime të rëndësishme të parasë publike për ekonominë çeke.

SAI çek është një institucion profesional dhe i respektuar jo vetëm në gjirin e shoqërisë çeke, me një nga nivelet më të larta të perceptimit të besueshmërisë tek publiku dhe qytetari çek, por edhe në komunitetin e auditimit suprem publik evropian dhe më gjerë. Në planin e bashkëpunimit rajonal, vlen të theksohet kontributi i Zyrës si SAI në Grupin e Vishegradit, i themeluar në vitin 1991 nga kryetarët e shteteve dhe te qeverive të Polonisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke dhe Sllovake. Forumi i "Vishegradit 4 + 2" me ndihmesën dhe mbështetjen e SAI-ve të Austrisë dhe Sllovenisë është një eksperiencë shumë e mirë bashkëpunimi dypalësh dhe shumëpalësh ndërmjet SAI-ve, si dhe i shkëmbimit profesional të përvojave audituese. Zyra Kombëtare e Auditimit e Çekisë ka mësuar shumë nga ky bashkëpunim multidimensional, por edhe ka kontribuar shumë.

Page 64: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Bujar Leskaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 63

Puna e SAI-t çek me auditimet paralele me Gjykatën e Llogarive të Gjermanisë për përmirësimin e qasjes së auditimit në prokurimet publike dhe parandalimin e korrupsionit është me shumë vlera jo vetëm për këto dy SAI të zhvilluara, por edhe për mbarë komunitetin evropian të auditimit dhe ne si KLSH. Ne kemi një marrëveshje bashkëpunimi me SAI-n çek, të nënshkruar në vitin 2016 dhe duam që këtë eksperiencë ta ndajmë me audituesit tanë dhe të përfitojmë prej saj, për të realizuar auditime më cilësore në prokurimet publike shqiptare.

Sot inxhinier Kala takohet me Presidentin e Republikës, z. Ilir Meta. Të dy popujt tanë i lidh një miqësi e vjetër dhe tradicionale. Gjatë kohës së komunizmit, ndër produktet më të vlerësuara që regjimi ofroi nga jashtë ne Shqipëri ishin kamionët çekë Tatra. Shqiptarët shpreheshin në atë kohë "të jesh i fortë dhe rezistent si një kamion Tatra!". Qytetarët e vendit tonë e kanë vlerësuar dhe pëlqyer shumë ndër dekada kryeveprën e shkrimtarit të njohur çek Jaroslav Hashek “Ushtari i mirë Shvejk”. Nën regjimin komunist, ky roman i famshëm solli gëzim dhe humor në jetën e tyre. Edhe sot e kësaj dite batutat më të njohura të veprës janë të pranishme në komunikimin e përditshëm të shqiptarëve.

Në kohët e vështira të diktaturës komuniste, intelektualët dhe studentët shqiptarë lexonin vepra të panteonit të letërsisë botërore, mes tyre veprat e shkrimtarit të madh çek Franc Kafka, si "Procesi", "Gjyqi", “Metamorfoza", etj,, si dhe i komentonin dhe flisnin për këto vepra dhe mesazhet e tyre me pasion dhe shpresë se situata mund të ndryshonte në Shqipëri.

Më vonë shpresat u shtuan dhe ne të gjithë e kemi admiruar Revolucionin e Kadifenjtë të politikanit, dramaturgut të famshëm dhe aktivistit të njohur të të drejtave të njeriut, Presidentit çek Vaclav Havel, i cili i dha fund komunizmit në Çekosllovaki në vitin 1989. Si shumëkush në botë, ne e konsiderojmë atë si një nga intelektualët më me ndikim të Shekullit të Njëzetë, për kontributin e tij të spikatur në aktivizmin civil dhe demokracinë e drejtpërdrejtë.

Sot, qytetarët çekë vijnë për të vizituar malet tona dhe shijuar përvojën e turizmit aventuror, por edhe për turizmin e rërës dhe detit në rivierën shqiptare. Marrëdhëniet tona tregtare, edhe pse në nivel modest, po vijnë duke u zgjeruar.

Në këtë këndvështrim, edhe rritja e bashkëpunimit dypalësh mes SAI-t çek dhe KLSH kontribuon në marrëdhëniet mes dy popujve dhe vendeve tona, por edhe në përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE. Vizita e Presidentit të Zyrës

Page 65: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

64 Botime 2017

Kombëtare të Auditimit të Çekisë, inxh. Miroslav Kala në Shqipëri është një shenjë e qartë e rritjes së këtij bashkëpunimi.

Më 24 maj 2017, delegatët në Kongresin e X-te te EUROSAI-t në Stamboll, Turqi, zgjodhën Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës Çeke për të ushtruar presidencën EUROSAI-t në periudhën 2020-2023, si SAI organizator i Kongresit të XI-të të EUROSAI-t në vitin 2020.

Në këtë mënyrë, SAI çek, mbi bazën e traditave, por edhe përgatitjes së shkëlqyer të audituesve të tij në fushat e Auditimit Financiar, të Përputhshmërisë dhe të Performancës, paraqet një strukturë të mirëprojektuar drejt së ardhmes. Bashkëpunimi i audituesve shqiptarë me audituesit supremë publikë çekë do të jetë me një vlerë të jashtëzakonshme për ne, për të rritur kapacitetet tona audituese dhe për të marrë pjesë në projekte të përbashkëta, në auditime paralele dhe të integruara.

Në cilësinë e koordinatorit të Qëllimit Strategjik Nr. 1 “Bashkëpunimi Profesional” të Planit Strategjik 2017-2023 të EUROSAI-t, SAI çek na ftoi të bëheshim si KLSH pjesë e grupit përkatës të punës dhe aktiviteteve të tij, ftesë të cilën e pranuam me kënaqësi dhe u përgjigjëm menjëherë.

Duke përcjellë nismën e kolegëve çekë për një portal të posaçëm të EUROSAI-t në anglisht, të krijuar dhe mbajtur prej tyre, për të lehtësuar komunikimin dhe bashkëpunimin mes SAI-ve evropiane, sidomos idetë dhe projektet për auditime të përbashkëta, edhe ne jemi duke vendosur informacionin elektronik për auditimet tona sipas formatit të ofruar. Shikojmë po ashtu me shumë interes pjesëmarrjen e audituesve tanë në Seminarin ndërkombëtar për shkëmbimin e përvojës në kryerjen e auditimeve bashkëpunuese, që Zyra Kombëtare e Auditimit e Çekisë organizon nën kujdesin e EUROSAI-t, në Pragë më datat 13-15 nëntor 2017.

Jam i sigurt se nën kujdesin dhe mbështetjen e Presidentit Kala do të ketë edhe shumë bashkëpunime dhe shkëmbime eksperience dypalëshe mes audituesve çekë dhe shqiptarë. Për ne si KLSH përfitimi do të jetë i menjëhershëm dhe i madh, në rrugën e integrimit të auditimit më të lartë publik shqiptar, por edhe të mbarë Shtetit dhe shoqërisë sonë, në familjen e madhe evropiane.

Page 66: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Meald Habazaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 65

VIZIONE PËR AUDITIMIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT (IT) NGA KLSH

nga Meald Habazaj - Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 02 gusht 2017

Pamje të reja që na hapen nga Kongresi i X-të i EUROSAI-t

Rëndësia e Kongresit X të EUROSAI-t

KLSH mori pjesë në Kongresin e X-të të EUROSAI-t, në datat 22-25 Maj 2017, i

cili u zhvillua në Stamboll të Turqisë me moton “Zbatimi i ISSAI-ve: Sfida dhe

zgjidhje për zhvillim të mëtejshëm”. Përfaqësuesit e KLSH, në përbërje të

delegacionit shqiptar, kryesuar nga vetë Kryetari i KLSH, z. Bujar Leskaj, ishin z.

Alush Zaçe, z. Bajram Lamaj, (drejtorë departamentesh auditimi), si dhe

audituesit z. Alfons Gabili, z. Hektor Kosova e z. Meald Habazaj. Morën pjesë në

prezantime dhe seminare, diskutuan për ide e shkëmbyen mendime, morën

përvojën e nevojshme për ta aplikuar në sektorët përkatës në vendin tonë, hap

pas hapi dhe sipas hierarkisë së organigramës institucionale.

Vizioni për auditimin e Teknologjisë së Informacionit (IT)

Konkluzionet dhe rekomandimet që dolën nga Kongresi X-të, i EUROSAI-t çelën

vizione të qarta edhe për çështjet e rëndësishme dhe delikate të auditimit të IT-

së. Për çdo sektor të jetës dhe veprimtarisë ekonomike - financiare, auditimi i

IT-së përbën një sfidë për ne dhe kjo sfidë e guximshme është në plotësim të

vizionit koherent për KLSH, mbi bazën e eksperiencave më të mira të vendeve të

BE-së dhe respektimit rigoroz të standardeve ndërkombëtare të kontrollit

INTOSAI. (INTOSAI është organizata ndërkombëtare e institucioneve supreme të

auditimit, struktura e dytë më e madhe në botë, pas OKB-së). Ky hap përpara

është i mirëmenduar dhe shpreh qëndrimin e vendosur të drejtuesit dhe stafit

të KLSH-së, në thellim të realizimit të misionit të saj, në luftën kundër

korrupsionit dhe abuzimeve në administrimin e pronës publike. Është dukshëm

Page 67: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

66 Botime 2017

një përmirësim i metodologjisë së kontrollit. E rëndësishme të theksojmë është

fakti, se nëpërmjet kësaj sfide ne punojmë në ekip, duke kthyer vëmendjen tek

auditi i performancës, krahas rritjes së efiçiencës së auditit financiar, një

sinergjizim i politikave dhe veprimeve me strukturat e tjera shtetërore të së

njëjtës fushë. Ç’ka është më thelbësorja në fushën e ngushtë që mbulojmë, vlen

të ravijëzojmë përqendrimin e vëmendjes në punën tonë të përditshme, duke

ruajtur pavarësinë e KLSH si organi më i lartë i kontrollit ekonomiko-financiar,

duke vënë piketa të forta për realizimet online në sistemin e menaxhimit të

informacionit, në mbajtjen dhe përditësimin e të dhënave me rregullat,

manualet dhe udhëzimet përkatëse, mbështetur në konventat ndërkombëtare

dhe ligjet e shtetit. Pikërisht në këtë kuadër, fokusi i veprimtarisë sonë, me

risinë e auditimit të IT së, rrok zhvillimin e burimeve njerëzore të KLSH në nivelin

e parametrave të kërkuar nga INTOSAI, në përputhje me sfidat integruese të

vendit, si dhe përmirësimi i transparencës në marrëdhëniet me publikun,

nëpërmjet një partneriteti të gjerë me median dhe me organizatat jo-

fitimprurëse të interesuara për luftën kundër korrupsionit. Auditimi i IT- së i

përket sfidave dinamike dhe sprovave efiçente, duke siguruar cilësinë më të

lartë të auditimit elektronik për zgjidhjet përkatëse, në funksion të shërbimit të

shpejtë, të zhdërvjellët e cilësor, duke respektuar ekonominë e kohës, sipas

"Standardeve Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI-t)".

Ndërkohë trinia me: 1. Publikimet, që përfshin seritë e revistave shkencore,

botime, KLSH në media, raporte monitorimi, buletinet e auditimeve, publikimin

e gjetjeve të auditimit, raportet mbi buxhetin e shtetit, 2. Bashkëpunimet me

institucione të tjerë, institucione publike e shoqërinë civile, si dhe 3. Njoftimet,

përbërë nga lidhje, jeta sociale, analiza, fjalime e përshëndetje, foto galeri,

trajnime, konferenca shkencore, etj., si plotësim i duhur dhe harmonik i

performancës institucionale, përbëjnë një vlerë të shtuar në rritje të korrektesës

dhe forcës ligjore të shtetit demokratik. KLSH si, organi më i lartë i auditimit

ekonomik dhe financiar shtetëror synon ndërkombëtarizimin institucional

nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave të mira, në dobi të shërbestarisë

qytetare. Veçojmë veprimtaritë promovuese të efikasitetit, përgjegjshmërisë,

efektivitetetit, transparencës dhe përdorimin e burimeve publike me efikasitet

dhe efektivitet për të mirën e qytetarëve, për përmirësimin e qeverisjes

kombëtare e vendore dhe “standardbërës” për hierarkinë si kompetent të

auditimit të jashtëm dhe për paketën e rregullave të auditimit të brendshëm

Page 68: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Meald Habazaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 67

kombëtar e vendor, sipas përvojës së përparuar europiane e botërore dhe

ligjeve të shtetit shqiptar. Pavarësia, integriteti, profesionalizmi, besueshmëria,

përfshirja, bashkëpunimi dhe inovacioni e bëjnë sektorin tonë delikat pjesë

aktive dhe dinamike të skuadrës, sipas ndarjes së detyrave funksionale në KLSH.

Sfidat dhe zgjidhjet e përgjithshme

Ne jemi të verbrit dhe Auditimi IT është elefanti ynë. Meqë askush nuk e ka

pasur vizionin për të parë të gjithë kafshën, gjithkush kanë rrëmbyer një copë

nga pjesa apo nga një pjesë tjetër dhe “janë rrethuar nga mosdija e plotë” për

pjesën tjetër. Sigurisht që nuk marrim një elefant duke shtuar pjesët e tij. Një

elefant është më shumë se kaq. Megjithatë, për ta kuptuar të gjithë ne

gjithashtu duhet të kuptojmë pjesët.

Piketimi i autitimit të IT në KLSH

Ndarja e njohurive dhe eksperiencës, sidomos përvetësimi i traditës nga

institucionet homologe të vendeve të përparuara është shumë e dobishme për

të vendosur piketat e auditimit të IT-së dhe për ta shtruar rrugën tonë qartë e

saktë, në përputhje me nevojat që kemi, në përshtatje me standardet, duke

qenë më të shkathët e reaktivë në specifikat e veçoritë e punës sonë. Për

përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes në auditimin elektronik të administratës

publike, e quajmë si zgjidhje frymëzuese komunikimin e suksesshëm me palët e

interesit, pa kompromentuar pavarësinë e SAI-t (Institucioni Suprem i

Auditimit), në interes të auditimit të jashtëm të qeverisë. Struktura kombëtare

institucionale e SAI-t në Shqipëri realizohet nga KLSH, anëtare e INTOSAI-t, qysh

Page 69: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

68 Botime 2017

nga viti 1984, sigurisht dhe si anëtare e EUROSAI-t (Institucionet Supreme

Europiane të Auditimit). Duke marrë parasysh sfidat që lidhen me auditimin e

IT-së (të tilla si integrimi i tyre në auditimin e performancës, arritja e inovacionit

të të dhënave, analiza e riskut, qasja në mësimdhënie dhe zhvillimi i bazës së

njohurive të SAI-ve), EUROSAI, si një nga shtatë grupet rajonalë të organizatës

botërore të linjës (INTOSAI-t), është autoriteti më i lartë auditues i kontinentit,

ku përfshihet dhe Shqipëria, jep për KLSH porosi e udhëzime të vlefshme në

përmirësimin e strategjisë audituese të KLSH në sektorin e teknologjisë së

informacionit. Ndër rekomandimet kryesore të linjës në KLSH, veçojmë:

- Ndarjen dhe ndjekjen e praktikave të mira të auditimit të IT-së dhe të

performancës;

- Identifikimin e të gjitha pengesave që zvogëlojnë mundësinë e kryerjes së

auditimeve të IT-së;

- Përfshirjen e auditimit të IT-së në Strategjinë e SAI-t;

- Mbajtjen e një përshkrimi të përditësuar të fushës së IT-së të të gjithë të

audituarve dhe të bazës së të dhënave të portofolit të ndërtimit të të gjitha

projekteve të rëndësishme të qeverisjes elektronike (e-Government);

- Sigurimin e programeve të trajnimit në stafin e auditimit të IT-së.

Kështu ne përpunojmë, paraqesim dhe përditësojmë një kornizë të

qëndrueshme tekniko-ligjore, që aplikimi i standardeve të çojë në një

përmbajtje cilësore në fushën e auditimit elektronik të performancës, sipas

motos “Experienta Mutua Omnibus Prodest” (Nga eksperienca e përbashkët,

përfitojnë të gjithë).

Page 70: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Bajram Lamaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 69

RREZIQET DHE SHANSET PËR ANGAZHIMIN QYTETAR NË KLSH

nga Bajram Lamaj - Drejtor Departamenti, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 4 gusht 2017

Qeverisja e mirë në një vend demokratik është parakusht i zhvillimeve

demokratike, por kjo kushtëzohet se sa i vlen shoqërisë kjo qeverisje në rritjen e

të mirave materiale, por dhe në plotësimin e nevojave që ka publiku për

shërbime publike. Kontrolli i Lartë i Shtetit si institucion suprem i auditimit të

jashtëm publik, është i vetëdijshëm se burimet publike janë gjithnjë nën

presionin e qytetarëve, të cilët kërkojnë të dinë vazhdimisht, se si qeverisja

publike mund të projektohet në mënyrën më ekonomike dhe efikase dhe çfarë

kontributesh jep vetë KLSH, si institucion roje i përdorimit të parasë publike dhe

raportues në Parlament dhe me transparencë publike. Jemi të ndërgjegjshëm se

KLSH duke u mbështetur në punën audituese, ka dhënë dhe jep rekomandime

për një qeverisje publike më ekonomike dhe efikase, duke kontribuar kështu në

procesin e reformës së qeverisjes. Të gjitha institucionet e auditimit jashtëm

publik në vendet e tjera, krijojnë qasjet e tyre efektive, ku dhe KLSH ka qasjen e

tij ndaj një qeverisje publike më të mirë, pra nuk i referohet vetëm auditimit

dhe se thjesht një identifikim retrospektiv të mangësive dhe të metave, nuk

është i mjaftueshëm për të arritur vlerën më të mire për para dhe të

perceptohet si një element efikas i kontrollit.

Vetë INTOSAI, si organizmi më i lartë i auditimit të jashtëm, ka patur në

vëmendje rritjen e përvetësimeve të vlerës së SAI-ve, nga qeverisjet e vendeve

përkatëse, duke i paraqitur rezultatet me transparencë dhe të dukshme,

kryesisht për publikun e shoqërinë civile.

KLSH ka marrë disa nisma dhe angazhime këshillimore kryesisht në

marrëdhëniet me njësitë e vetëqeverisjes vendore, ALUIZNI, ZVRPP, etj., kjo jo

vetëm me këshillime direkte por ka ofruar dhe rekomandime specifike për

Page 71: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

70 Botime 2017

subjektet e audituara, por dhe për vendimarrëit në lidhje me zbatimin praktik të

rekomandimeve të KLSH. Të gjithë e dimë dhe jemi të bindur se përfituesit dhe

marrësit më të rëndësishëm të raporteve të auditimit dhe rekomandimet, ashtu

siç janë dhe organet kompetentet politike dhe kontribuojnë në kontrollin efektiv

përmes një debati publik. Këshillimi në lidhje me rrugët dhe përpjekjet për

zbatimin dhe aplikimin e rekomandimeve në mënyrë efektive, nuk duhet të

kufizohet vetëm në prezantimin një herë të rekomandimeve ndaj subjektit të

audituar, ose dorëzimit një herë të raportit të auditimit të organit kompetent

legjislativ apo ekzekutiv, por që për një efekt maksimal, kërkohet një mirë

orientim të bazuar në gjetjet dhe rekomandimet e auditimit. Këshillat e dhëna

nga KLSH, krijojnë vlerën e shtuar që rrit dobinë e auditimeve individuale dhe

përforcon impaktin e auditimit të jashtëm të qeverisë në një bazë të

qëndrueshme.

Përveç anëve pozitive, vetë KLSH është e vetëdijshme se një qasje e zgjeruar

këshilluese përfshin dhe rreziqet që duhet të adresohen në mënyrë specifike për

tu menaxhuar. Këto përfshijnë një dëmtim të mundshëm të pavarësisë apo

paanësisë, ose perceptimin e ndërhyrjes me politikën. Sigurisht që qasje

këshilluese rrit vlerën dhe përfitimet e auditimeve dhe e bën efektivitetin e tyre

më të dukshëm, pasi një debat i gjerë kontribuon në gatishmërinë për të

zbatuar rekomandimet e auditimit dhe në këtë mënyrë forcon besimin e

qytetarëve tek organi suprem i auditimit. Kundrejt këtij sfondi, duhet të

kujtojmë një numër faktorësh dhe kërkesash paraprake, me qëllim që të

plotësohet një auditim efikas dhe një qaje këshilluese, ku të shpalosen efektet e

tyre të plota në lidhje me qeverisjen më të mire.

Aktiviteti këshillues me subjektet por dhe me qytetarët, është një komponent i

rëndësishëm i punës së KLSH, si dhe ndihmon në mënyrë të konsiderueshme

për të rritur vlerën dhe përfitimet e KLSH, ashtu siç është parashikuar në ISSAI

1260 “Komunikimi me personat që qeverisin”. Në këshillimet që kryhen duhet

që KLSH të shmangë rreziqet si p.sh; humbja e mundshme e pavarësisë,

paanshmërisë apo perceptimit të ndërhyrjes në bërjen e politikave.

Një ndër rrugët efikase të angazhimit qytetar, është dhe rritja e besimit ndaj

Kontrollit të Lartë të Shtetit, e shprehur dhe me rritjen e kontakteve me

qytetarët, të cilët paraqesin shqetësimet e tyre, ku nga ana e institucionit

vlerësohen dhe në të shumtën e rasteve janë trajtuar si indicie për auditimin,

Page 72: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Bajram Lamaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 71

ose kanë ndikuar direkt në vlerësimin e riskut, ku problemet e ngritura nga

qytetarët apo shoqëria civile, kanë rritur vlerësimin e nivelit të riskut të

auditimit.

Shqetësimet e qytetarëve përveç kontributit pozitiv që japin KLSH, ato

paraqesin dhe rrezik për ndryshimin e objektit të punës së KLSH, sipas ligjit

organik dhe standardeve kombëtare e ndërkombëtare të auditimit, për të mos

rënë në rutinën e marrëdhënies me qytetarët dhe harruar detyrë kryesore të

auditimit të përdorimit të fondeve publike e raportimit në Parlament e

qytetarëve.

Qytetarët që i drejtohen KLSH, kryesisht ngrenë problem të pronave, të

regjistrimit të tyre në ZVRPP, Aluizni, etj., të cilët priten nga një strukture me

jurist të cilët marrin kontakte dhe pas vlerësimit të ankesës , bëjnë adresimin e

problemit në institucionet kompetente dhe ndjekin zbatimin e tyre deri në

zgjidhjen e plotë. Besimi i lartë i qytetarëve, jo vetëm nga kjo marrëdhënie, por

dhe nga transparenca që ka bërë institucioni i KLSH këto 5 vitet e fundit, duke

bërë publike të gjitha rezultatet e auditimit dhe qenë një institucion i hapur për

informim publik.

Siç e trajtuam më lartë, marrëdhënia me qytetarët është një qasje e re e KLSH

në këto pesë vitet e fundit, por ajo vlerësohet si një marrëdhënie shumë e

rëndësishme dhe një shans i qytetarëve për të kontribuar në mirëqeverisje,

nëpërmjet auditimit të jashtëm publik, si një auditim i pavarur dhe i paanshëm.

Kjo vjen si angazhim i mirë i KLSH-së me qytetarët, në rritjen e vlerës së shtuar

për një qeverisje të mirë dhe rritjen e efikasitetit të punës audituese të fondeve

publike dhe përfshirjen e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit e

parandalimin e shpërdorimeve të fondeve publike.

Page 73: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

72 Botime 2017

Page 74: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Alfred Zylfi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 73

KLSH NË AUDITIMIN E PERFORMANCËS BASHKËPUNON ME EKSPERTË TË

BANKËN BOTËRORE DHE GAO-s AMERIKANE

nga Alfred Zylfi - Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 04 gusht 2017

Në vizionin e tij zoti Bujar Leskaj si Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit në këto vite

të drejtimit të këtij institucioni, një nga disa objektivat më të rëndësishme në

punën drejtuese të tij ka patur, ndërtimin e urave të bashkëpunimit me SAI-t

partnere, nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme në shkëmbimin e eksperiencave,

zhvillimit të trajnimeve, realizimit të projekteve të përbashkëta me qëllim

përmirësimin e kapaciteteve dhe rritjen profesionale të audituesit, gjithashtu dhe

në analizimin e punën audituese në krahasim me praktikat e vendeve të tjera,

objektiv të cilin e ka realizuar dhe vazhdon ta thellojë më tej me bashkëpunime e

trajnime të stafit KLSH si brenda dhe jashtë vendit me SAI-t partnerë.

Gjatë vitit 2017 në këtë kuadër Audituesit e Performancës por edhe të tjerë

bashkëbiseduan dhe u trajnuan nga zoti Simeon A Sahaydachny, Eksperti Amerikan

i Bankës Botërore për projektin e prokurimeve publike, me temën “Përmirësimi i

monitorimit të përputhshmërisë dhe rritja e transparencës në prokurimin publik në

Shqipëri”, i cili ka për qëllim të mbështesë Qeverinë Shqiptare për të përmirësuar

dhe përforcuar më tej sistemin e monitorimit të përputhshmërisë me ligjin për

prokurimin publik, për të përmirësuar mekanizmat e shqyrtimit të ankesave, si

edhe të rrisë kapacitetet e KLSH për auditimin e kontratave të prokurimit publik në

Shqipëri. Ky bashkëbisedim u përqendrua me qëllim aksesimin e të dhënave të

prokurimit publik të menaxhuara nga APP nga institucionet e jashtme audituese ose

jo dhe konsistoi në;

(i) përmirësimin e monitorimit të performancës dhe përputhshmërisë;

(ii) përmirësimin e sistemit elektronik dhe sidomos arkivës elektronike.

Ky trajnim nga konsulenti i Bankës Botërore përkon dhe me auditimin e

performancës tashmë të përfunduar në APP mbi procedurat e prokurimit publik i

cili u përqendrua kryesisht ne procedurën “negocim pa shpallje paraprake të

njoftimit të kontratës” dhe përkon me rezultatet e tij të cilat janë konkretisht në

drejtim të:

Page 75: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

74 Botime 2017

- Përcaktimit indikatorëve të performancës, hartimit të një manual të detajuar, i cili përfshin jo vetëm indikatorët, por edhe metodologjinë për mbledhjen dhe analizimin e tyre, dokument i cili mund të shërbejë si bazë për përzgjedhjen e indikatorëve më të përshtatshëm për sistemin e prokurimit.

- Modifikimit të sistemit të prokurimit elektronik për të mundësuar mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave;

- Hartimit të rregullave për hetimin e procedurave të prokurimit nga institucionet e jashtme, me qëllim identifikimin e shkallës së transparencës në procedurat e prokurimit dhe aksesit të institucioneve të ndryshme, organizatave jo-fitimprurëse apo organizmave të tjerë në këto procedura për qëllime hetimi apo studimi dhe përgatitjen e rregullave të posaçme për këtë qëllim;

Qëllimi i këtij auditimi performance të realizuar nga KLSH mbi procedurat e

prokurimit publik e kryesisht të procedurës “negocim pa shpallje paraprake të

njoftimit të kontratës” realizoi apo dha ndihmesën e tij për ta kuptuar rëndësinë e

funksionit të prokurimit publik dhe rolin e tij në zhvillimin ekonomik dhe social të

vendit si një kontribut në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian në të

ardhmen. Gjithashtu ky auditim ka dhënë kontribut dhe në ndërmarrjen e një sërë

reformash në sistemin e prokurimit publik me qëllim që prokurimi publik të bëhet

më efikas dhe më transparent dhe në përputhje me kërkesat, udhëzimet themelore

të prokurimit dhe praktikat më të mira e BE-së.

Gjithashtu në këtë proces të forcimit të bashkëpunimit me SAI-t partnere, një

vlerësim për auditimin e performancës në KLSH paraqiti dhe zonja Janet ST.

Laurent, Drejtoreshë e Qendrës për Ekselencën në GAO-n amerikane e cila vizitoi

KLSH në kuadër të rritjes së bashkëpunimit të institucionit tonë me GAO-n

amerikane. Qëllimi i vizitës ishte identifikimi i nevojave për trajnim të audituesve, si

edhe prezantimi i eksperiencës audituese amerikane, ku rreth 80% e punës

audituese në GAO-n amerikane është auditim performancës, çka tregon edhe një

herë sa i rëndësishëm është ky auditim, i cili është vlerësuar aq shumë nga Kryetari

zoti. Bujar Leskaj që e ngriti dhe e institucionalizoi këtë auditim në Kontrollin e Lartë

të Shtetit, me synimin e përdorimit të burimeve financiare me ekonomicitet,

efiçiencë dhe efektivitet nga pushteti qendror e lokal, si dhe nxitjen e

përgjegjshmërisë në të gjithë sektorin publik, në përputhje me direktivat e praktikat

me të mira të BE-së dhe me standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t, duke

kontribuar në mirë qeverisjen, nëpërmjet luftës kundër korrupsionit.

Page 76: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Vullnet Karafilaj, Redi Ametllari

Kontrolli i Lartë i Shtetit 75

LEKSIONI I PRESIDENTIT TË ZYRËS SË AUDITIMIT TË ÇEKISË, ING.MILOSLAV

KALA, PËR AUDITUESIT E KLSH-së

nga Vullnet Karafilaj, - Kryeauditues & Redi Ametllari - Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 08 gusht 2017

Në sallën e akademisë së Shkencave, në kuadër të vizitës dy ditore që zhvilloi në

KLSH, në datën 2 gusht Presidenti i Zyrës Supreme të Auditimit të Republikës

Çeke( SAO), Inxh. Miloslav Kala zhvilloi një leksion me audituesit e Kontrollit të

Lartë të Shtetit. Leksioni kishte si temë “E ardhmja e auditimit” dhe trajtoi raste

nga praktika të auditimeve të kryera nga Zyra Supreme e Auditimit të Çekisë,

bazuar në një metodologji inovative audituese.

“Sa efektiv është shteti”, ishte kjo pyetja që shtroi Inxh. Miloslav Kala në hyrje të

leksionit, të cilën e shoqëroi me një video sa groteske po aq të vërtetë mbi

burokracinë. “Efektiviteti i shtetit nuk matet me numrin e vulave apo numrin e

letrave”, theksoi President Kala duke vënë theksin tek auditimi si një matës i

saktë i efektivitetit të shtetit, por edhe si një zgjidhje për përmirësimin e

shërbimeve publike. Në funksion të dobishmërisë që sjell auditimi në

përmirësimin të efektivitetit të vetë shtetit, President Kala solli një rast nga

auditimet e kryera nga Zyra Supreme e Auditimit të Republikës Çeke. Në

auditimin e 8 projekteve specifike me vlerë 9 milionë euro, nga 2007-2017, që

kishin si qëllim përmirësimin e menaxhimit të administratës publike, u zbulua se

tetë projekte nuk kishin përmbushur objektivitet e tyre e për pasojë nuk kishin

kontribuar në rritjen e efiçiencës së administratës publike si dhe në reduktimin e

kostove administrative. Si rrjedhojë, këto fonde ishin shpenzuar në mënyrë jo

efecientë, me një kosto për buxhetin e shtetit prej 8.7 milionë eurosh.

Leksioni i President Kalës trajtoi edhe dilemën që haset shpesh në debatet

ekonomike dhe publike: “shtet i vogël apo shtet i madh”. Ai theksoi se midis dy

alternativave, një qytetar do të zgjedh “shtetin e vogël”, nga dëshira për sa më

Page 77: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

76 Botime 2017

pak burokraci, sa më pak vula e letra në procedurat administrative. Por, a ndodh

realisht kështu? Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Presidenti Kala u shpreh se

reduktimi i shërbimeve publike apo cedimi i tyre tek të tretët, e njohur në

gjuhën teknike si “outsourcing”, në fakt ka rezultuar në kosto më të mëdha për

shtetin.

Ofrimi i shërbimeve publike po merr një dimension të ri nga zhvillimi i

teknologjisë. E-governance, apo qeverisja elektronike është duke u forcuar dhe

shumë shërbime publike ofrohen përmes një kliku. Sipas Presidentit Kala,

burokracia po vanitet përmes dixhitalizimit dhe big-data-ve. Administrata

publike çeke ka mbledhur rreth 7.700 sisteme informacione. Në këto kushte,

Zyra Supreme e Auditimit të Çekisë shikon një potencial të madh në mbledhjen

e të dhënave nga administrata publike dhe ka krijuar një “hambar elektronik” të

të dhënave, ku analizohen dhe përpunohen të dhënat. Rezultate që merret nga

ato është krijimi i hartës së risqeve dhe bazuar në këtë hartë krijohet një

program auditimi efiçient. Konkretisht, SAO ka zhvilluar Modelin e Zbulimit të

Riskut të Inefiçiencës që ndihmon përmes analizës, p.sh. të mijëra prokurimeve

publike të zbulohen risqet e menaxhimit të burimeve shtetërore dhe

institucionet me peshën më të madhe të prokurimeve, duke veçuar sidomos ato

organe publike që shmangin konkurrimin dhe që kanë impakt të madh për

financat e vendit. Në këtë funksion, theksoi President Kala, Zyra Supreme e

Auditimit të Republikës Çeke ka ngritur edhe një strukture të re, Departamentin

e Analizimit të të Dhënave, e cila bën një trajtim e filtrim analitik të të dhënave.

Po cila është e ardhmja e auditimit në kushtet e-governance? Në shtjellimin e

kësaj pyetjeje, Presidenti Kala u prezantoi audituesve të KLSH-së ndryshimin

revolucionar në SAO, lindjen e një auditimi të ri: e-audit. Përfitimet që sjell ky

lloj auditimi, sipas Presidentit të SAO-s konsiston në atë se përpos lehtësimeve

që sjell në zbulimin e riskut dhe në përcaktimin e subjekteve dhe temave të

auditimit, lejon që të formulohen hipoteza të reja auditimi. Përpunimi i të

dhënave mundëson krijimin e një evidence statistikore e për rrjedhojë rrit

besueshmërinë e gjetjeve të auditimit si dhe impaktin për përmirësimin e

sektorit publik. Në rrafshin institucional, e-auditimi do të sjellë një përdorim me

efiçiencë të burimeve njerëzore dhe do të shkurtojë kostot në shpenzimet e

SAO-s.

Page 78: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Vullnet Karafilaj, Redi Ametllari

Kontrolli i Lartë i Shtetit 77

Më tej në leksionin e tij, President Kala trajtoi një çështje themelore duke e

shtruar pyetjen se “Si mund të identifikojmë një auditim të mirë? Cilat janë

karakteristikat e tij? Nocioni më pak teknik e më shumë konciz është se

“Auditimi është sinonim i objektivitetit, efektivitetit dhe çka e rëndësishme,

është një mjet për të përmirësuar shërbimet publike”, theksoi ai. Nocionin e

auditimit, Presidenti Kala e konkretizoi përmes një shembulli. Në Europë,

Republika Çeke është një vend që ka probleme me shpenzimet e asistencës

financiare të BE dhe bëhet fjalë për shumë ta mëdha. Mes viteve 2007-2013,

Republika Çeke i ka paguar 10.3 miliardë euro buxhetit të BE-së, dhe ka

përfituar 23 miliardë euro. Me fjalë të tjera, Bashkimi Europian e ka mbështetur

Republikën Çeke me më shumë se 12 miliardë euro. Por, si janë menaxhuar këtë

fonde. A i shërbyen qëllimit të tyre? Shkurt, a përmirësuan cilësinë e jetës së

qytetarëve çekë, veçanërisht në rritjen e punësimit. Përmes metodologjisë së

analizimit të të dhënave, auditimi i SAO- zbuloi se këto fonde nuk ishin

shpërndarë në zonat më problematike të Çekisë, ku papunësia ishte me e lartë.

Përmes një grafiku, rezultoi se kurba e papunësisë kishte një raport të zhdrejtë

me kurbën e shpenzimeve të fondeve të BE-së. Auditimi krijoi një hartë të re

mbi shpërndarjen e fondeve. Rekomandimet e këtij auditimit, të cilat u

implementuan nga qeveria, arritën që fondet e BE-së të përdoreshin me

efiçiencë, duke pasur një impakt të drejtpërdrejt në uljen e papunësisë.

Një tjetër shembull mbi efektivitetin e e-audit u pasqyrua përmes një rasti

studimor të kryer nga dy studentë Çekë ( Soudek dhe Skuhrovec 2013), të cilët

shqyrtuan 277 tenderë mbi energjinë elektrike dhe gazin natyror. Qëllimi i

temës së tyre të doktoraturës ishte që të evidentonin se cilët faktorë kishte më

shumë impakt në çmimet e energjisë, pra që sjellin ndryshim me çmimin e

tregut. Duke qenë se të dyja këto “mallra” kanë të njëjtën cilësi dhe metodë

shpërndarjeje, çmimet e tenderuara janë lehtësisht të krahasueshme. Faktorët

me impakt në çmimin e energjisë janë: lloji i procedurës së prokurimit, numri i

ofertuesve, ankandi elektronik dhe llojet e autoriteteve kontraktuese. Në të

gjitha këto tenderë u vu re se çmimi i parashikuar, jo vetëm ndryshon me

çmimin përfundimtar po këto të dyja çmime janë “miliona euro” larg çmimit të

tregut. Analiza tregoi se prokurimi i hapur ka një efekt pozitiv me 8 % më pak

çmimit të arritur. Ndërsa duke përdorur ankandin elektronik kostoja reduktohet

me dyfishin, pra me 16 %. Përpos kësaj, studimi nxori në pah çdo ofertë e re e ul

Page 79: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

78 Botime 2017

çmimin me mesatarisht 1.6%. Studimi arriti në përfundimin se procedurat me

çmim të parashikuar, e cila sipas President Kala të shtyn të hamendësosh se

mund të jetë një shenjë e gatishmërisë për të paguar, çmimi për autoritetin

kontraktor është rritur me 40%. Me këtë model të analizimit të të dhënave,

Presidenti Kala solli shembuj të tjerë nga auditimet, si përcaktimi i kostot së 1

km rrugë.

Por, a po sjell teknologjia një përmirësim të efektivitetit të administratës

publike? Presidenti Kala thotë po, por vetëm nën disa kushte. Së pari, përdorimi

i teknologjisë së re duhet të ketë qëllim më vete, dhe jo të vijë si nevojë për të

treguar ekzistencën e tyre. Së dyti, nëse teknologjitë e reja do të kontribuojnë

në “zvogëlimin” e shtetit, atëherë kjo duhet të sjelle rritje të performancës dhe

reduktim të kostove në administratës publike. Presidenti Kala theksoi se qëllimi

nuk është krijimi i qeverive të vogla, kostot reale të së cilëve fshihen ne kontrata

me kontraktorë të jashtëm. Por një shtet i vogël dhe efiçient, i cili zvogëlohet

për të përmirësuar shërbimet për qytetarët. Së treti, që duhet të kihet parasysh

është se teknologjia duhet ta bëjë punën e lehtë, e jo ta komplikojë ato. Sipas

z.Kala, këto janë kushtet për një administratë publike me efiçiencë të lartë.

Në përfundim të leksionit, z.Kala bërë një prezantim të portalit të EUROSAI-t të

të dhënave(database) të auditimeve të të gjitha SAI-ve evropiane në anglisht,

portal i krijuar dhe menaxhuar nga Zyra e Auditimit Suprem të Çekisë, me

synimin që të shërbejë si një forum virtual shkëmbimi eksperiencash mes SAI-ve

evropiane, në bazë të motos së INTOSAI-t “Experentia mutua Omnibus

prodest(Nga Eksperienca e përbashkët fitojnë të gjithë)”. Në këtë portal,

kontribuon edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në cilësinë e Presidentit të zgjedhur të EUROSAI-t, për periudhën 2020-2023,

Inxh. Miloslav Kala u prezantoi audituesve të KLSH-së Projektin 3C të

Presidencës Çeke: Communication, collaboration, comparison (komunikim,

bashkëpunim dhe krahasim)

Komunikimi: Është i nevojshëm për të intensifikuar kontaktet mes anëtarëve të

EUROSAI-t me qëllimin të lëvrimit të metodologjive të reja, databasa-ve dhe

mjeteve për krahasimin e të dhënave.

Bashkëpunimi: Si koordinator i Objektivit Strategjik Nr. 1 “Bashkëpunimi

Profesional” të Planit Strategjik 2017-2023 të EUROSAI, bashkëpunimi do të

Page 80: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Vullnet Karafilaj, Redi Ametllari

Kontrolli i Lartë i Shtetit 79

përforcohet përmes shkëmbimin të të dhënave, me qëllim për të mësuar nga

praktikat më të mira të audituese mes SAI-ve. Në këtë kuadër Zyra Kombëtare e

Auditimit e Çekisë organizon nën kujdesin e EUROSAI-t, në Pragë më datat 13-

15 nëntor 2017 seminarin për auditime të përbashkëta, ku do të marrë pjesë

edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Krahasimi: Shkëmbimi i informacioneve dhe krahasimi i të dhënave është një

mjet efektiv, veçanërisht në auditimin e performance. Fokusi do të jetë në

shkëmbimin e parametrave të performancës për të nxjerrë në pah maksimumin

e punës audituese

Leksioni nxiti pyetje të shumta nga audituesit shqiptarë dhe shërbeu si një

forum i rëndësishëm për të diskutuar mbi auditimin, rolin dhe të ardhmen e tij

në Shqipëri, bazuar në praktikat më të mira europiane, ndër të cilat shqyhet

edhe Zyra Supreme e Auditimit e Republikë së Çekisë e drejtuar nga Presidenti

Miloslav Kala, i afirmuar si një personalitet i lartë në fushën ekonomike dhe

politike të Republikës së Çekisë, ku ka mbajtur detyra të rëndësishme si

kryebashkiak dhe deputet.

Page 81: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

80 Botime 2017

Page 82: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Alush Zaçe

Kontrolli i Lartë i Shtetit 81

DREJTUESIT E INSTITUCIONEVE DUHET TË MBAJNË PËRGJEGJËSI FINANCIARE

PËR SHKARKIMET

nga Alush Zaçe - Kryeauditues, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 29 gusht 2017

Për qytetarët, administrata publike është faqja e dukshme dhe e prekshme e

vetë shtetit. Një qeverisje demokratike bazohet në një administratë efikase,

transparente dhe më afër qytetarëve. Qeveritë e vendeve demokratike i japin

një rëndësi gjithmonë e më të madhe modernizimit të administratës publike,

pasi ajo luan një rol kyç në mbarëvajtjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit,

duke lehtësuar veprimtarinë e përditshme në shërbim maksimal të qytetarit.

Organizimi dhe funksionimi i administratës publike rregullohet me ligjin

90/2012, datë 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës

shtetërore”, megjithëse objekt i këtij ligji është vetëm një pjesë e administratës

publike, kryesisht asaj qendrore. Mungesa e përcaktimit ligjor të arsimit

përkatës në strukturat organizative të shumë institucioneve shtetërore,

organeve të vartësisë ose vendore, ka bërë që emërimet e drejtuesve të tyre të

mos jenë në përputhje me veprimtarinë e institucionit. Në shumë raste vitet e

fundit, jemi ndeshur me emërime të gabuara ku në shumë institucione

drejtuesit janë emëruar jo sipas profesionit që kërkon vendi i punës, por sipas

“marrëveshjeve” që kanë me shtetarët e lartë.

Administrata publike është një nga sektorët më të kritikuara në të gjithë

raportet e Komisionit Evropian. Kritika kryesore qëndron në drejtim të zbatimit

në praktikë të ligjit të shërbimit civil. Zbatimi në praktikë i këtij ligji injorohet nga

drejtuesit e institucioneve. Proceset e rekrutimit bëhen në mënyrë fiktive dhe

emërimet nuk bëhen në bazë të meritës.

Për mbrojtjen e punonjësve të administratës shtetërore, Kuvendi i Republikës së

Shqipërisë ka miratuar ligjin “Për nëpunësin civil” dhe Kodin e Punës, të cilët

kanë për qëllim krijimin e një administrate shtetërore të qëndrueshme,

Page 83: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

82 Botime 2017

profesionale, të bazuar në meritë, integritet moral, paanësi politike.

Njëkohësisht këto ligje rregullojnë marrëdhënien juridike ndërmjet shtetit dhe

punonjësve, si dhe përcaktojnë rregullat për administrimin e shërbimit civil. Ligji

i nëpunësit civil përcakton qartë se përfundimi i marrëdhënieve në shërbimin

civil, për shkak të ristrukturimit apo mbylljes së një institucioni, nuk lejohet, me

përjashtim të rastit kur, si pasojë e këtyre procedurave, ka shkurtim të numrit të

përgjithshëm të nëpunësve civilë dhe transferimi, sipas këtij ligji është i

pamundur.

Nga praktika e deri tanishme, këto ligje nuk zbatohen në praktikë dhe sidomos

me ndërrimin e pushteteve. Në kushtet e papërgjegjshmërisë së drejtuesve të

institucioneve, janë larguar nga puna personat që kanë fituar statusin e

nëpunësit civil ose mbrohen nga Kodi i Punës, nëpunësit e kualifikuar, të

trajnuar, për të cilin taksapaguesit kanë “investuar” për të marrë një shërbim

më cilësor prej tyre. Faktet e deritanishme tregojnë se shkaku kryesor i lëvizjeve

të shpeshta të nëpunësve civilë është bindja politike, pavarësisht nivelit të

kualifikimit të punonjësve. Vitet e fundit janë larguar nga puna mjaft punonjës,

për shkak të “mbylljes” apo “ristrukturimit” të institucioneve. Nga auditimet e

bëra nga KLSH, është konstatuar se fatura financiare për të paguar detyrimet e

krijuara nga vendimet e gjykatave për largimet e pa drejta nga puna, zë një

peshë të konsiderueshme në Buxhetin e Shtetit.

Përgjegjësia juridike për dëmin e shkaktuar nga nëpunësit shtetërorë

Drejtuesit e institucioneve, e kanë të vështirë të pranojnë se nga pikëpamja

administrative duhet të ngarkohen me përgjegjësi për dëmin e shkaktuar për

largimet pa të drejtë nga puna. Nga praktika e deritanishme rezulton se në asnjë

institucion nuk është mbajtur përgjegjësi për dëmet ekonomike në përmasa të

mëdha, duke krijuar edhe bindjen tek qytetarët se drejtuesit e organeve

shtetërore janë “të privilegjuar” dhe mund ta përdorin institucionin që drejtojnë

si “pronën e tyre”. Institucionet shtetërore nuk kanë zbatuar ligjin Nr. 8510,

datë 15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të

administratës shtetërore”, i cili përcakton qartë se “...organet e administratës

shtetërore përgjigjen për dëmet pasurore dhe jopasurore jashtëkontraktore, që

u shkaktojnë personave fizike a juridike, private, vendas a të huaj”. Përgjegjësia

jashtëkontraktore e organeve të administratës shtetërore rregullohet me

dispozitat e këtij ligji dhe të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Përgjegjësia

Page 84: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Alush Zaçe

Kontrolli i Lartë i Shtetit 83

jashtëkontraktore e organeve të administratës shtetërore, kupton detyrimin për

të shpërblyer dëmin, që këto të fundit i kanë shkaktuar interesave të personave

private në ushtrim e sipër të funksioneve të tyre publike.

Për dëmet e krijuara nga drejtuesit e institucioneve, ka ardhura koha për të

miratuar një ligj “Për përgjegjësinë materiale të zyrtarëve të lartë publikë”, të

cilin KLSH ka rekomanduar që në vitin 2013 (dhe rirekomanduar edhe publikisht

në aktivitetet e saj periodike), në të cilin të trajtohet përgjegjësia financiare e

titullarëve të papërgjegjshëm në drejtim të zhdëmtimit të dëmeve ekonomike

të krijuara edhe si pasojë e largimeve të padrejta nga puna.

Kontrolli i Lartë i Shtetit vitet e fundit i ka kushtuar një vëmendje të veçantë

çështjeve të administrimit të marrëdhënieve të punës në të gjitha njësitë dhe

institucionet publike, duke audituar në mënyrë të detajuar menaxhimin e

administratës publike. KLSH ka evidentuar gjithashtu se institucionet eprore dhe

organet drejtuese, nuk zbatojnë rekomandimet e dhëna për largimet nga puna

të zyrtarëve shtetërorë të nivelit të lartë, edhe pse janë të argumentuara dhe të

bazuara ligjërisht. Me veprimtarinë e saj KLSH, insiston për zbatimin e plotë të

të gjitha rekomandimeve të saj, përfshirë edhe ato të fushës së administrimit të

marrëdhënieve të punës, për të luftuar klimën e mosndëshkueshmërisë së

abuzuesve me fondet publike.

Page 85: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

84 Botime 2017

Page 86: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Sazan Guri

Kontrolli i Lartë i Shtetit 85

QYTETARË, DONI SHTET,

KRYEMINISTRI TË ZBATOJË REKOMANDIMET E KLSH ME TË VËRTET

nga Sazan Guri - Ekspert i Jashtëm, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 31 gusht 2017

Në auditimet e 5 viteve të fundit të KLSH-së, vërehen se si shkeljet e

konstatuara nga KLSH për procedurat e prokurimit në entet publike, janë në

rritje, kryesisht në përdorimin e pajustifikuar të procedurave me negocim pa

shpallje paraprake të njoftimit të kontratave, pa studim të tregut për llogaritjen

e fondeve limit, hartimin e kritereve të kualifikimit dhe specifikimeve teknike,

në shmangie flagrante të konkurrencës, transparencës dhe trajtimit të

barabartë të operatorëve ekonomikë. Kupton gjithashtu se si fondet e

sponsorizuara nga shoqëritë publike, duhet të trajtoheshin me të njëjtën

përgjegjshmëri, ashtu si dhe fondet e tjera publike, si në drejtim të efektivitetit

dhe efekteve pozitive të rezultuara nga financimit të tyre, ashtu dhe në drejtim

të ligjshmërisë dhe përputhshmërisë me procedurat dhe rregullat e miratuara,

me synimin që fondet e financuara të kenë arritur objektivin e synuar dhe të

kenë realizuar impaktin social të parashikuar.

Auditimet e grupeve të KLSH-së kanë nxjerrë në pah raste sesi nëpërmjet

kontraktimit të operatorëve ekonomikë për menaxhimin e mbetjeve urbane, një

bashki e caktuar si ajo e Tiranës nuk ka arritur objektivat në drejtim të shërbimit

të popullatës dhe ruajtjes së mjedisit në territorin e saj, dhe venddepozitimi i

mbetjeve në zonën e Sharrës nuk plotëson kushtet e parametrat e një landfill-i

bashkëkohor që duhet të kishte parametra të lartë mjedisor.

Auditime të tjera na bëjnë me dije sesi krijimi dhe mbulimi i kostove

hidrokarbure nga ana e kontraktonit duke i fryrë dhe pamundësia e shtetit

shqiptar për mosnjohjen dhe zbritjen e tyre, sa për shkak të përcaktimeve

evazive në marrëveshje, po aq dhe për paaftësi të institucioneve publike në

monitorimin e tyre, përbëjnë gurin e themelit në hartimin dhe propozimin e një

ligji të ri për Hidrokarburet, miratimin e marrëveshjeve të hidrokarbureve në

Page 87: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

86 Botime 2017

Kuvendin e Shqipërisë, ngritjen e një Institucioni Shkencor të Naftës dhe Gazit.

Ndërkohë që kontributi i KLSH shfaqet edhe në ruajtjen e trashëgimisë natyrore

kombëtare, sepse vazhdimisht ajo është kërcënuar dhe kërcënohet nga

veprimtaria njerëzore mbi mjedisin dhe vlerat e saj, ku mbrojtja e tyre, si një

proces tepër kompleks, kërkon njohjen dhe aplikimin e koncepteve të reja

ekologjike, sociale, ekonomike, politike. Pas miratimit të ligjit “Për koncesionet”,

audituesit e KLSH-së vërejnë se janë lidhur 501 kontrata për ndërtimin e HEC-ve

private dhe atyre me koncesion, ku nga analiza kosto-përfitim, lind pyetja: a

mundet që sektori energjetik të shlyejë faturën e dëmtimit të ekosistemit?!

Shumëllojshmëria e auditimeve shpreh njëherësh një mozaik të reformave që

janë kryer në KLSH. Prezenca e figurave të shquarat të botës akademike,

komunitetit të INTOSAI-t Evropian, pjesëmarrja e shoqërisë civile, aktivizimi i

institucioneve të tjera shtetërore flet për reformat që janë ndërmarrë për të

shndërruar KLSH-në në një Institucion Suprem Evropian të Auditimit të Jashtëm

Publik. Vetëm përgjatë vitit 2016 deri në mars 2017, i janë dërguar Parlamentit

shqiptar 13 Raporte Auditimi, të cilat kanë në qendër abuzimin me fondet

publike, korrupsionin, por mbi të gjitha ato kanë në fokus qytetarin, shoqërinë

civile, moralin dhe shtresat në nevojë. Ndaj me anë të këtyre auditimeve, KLSH-

ja informon Kryeministrin dhe nëpërmjet Tij gjithë Qeverinë, Kryetarin e

Kuvendit dhe nëpërmjet Tij parlamentin, informon qytetaret dhe organizatat

civile, dhe nëpërmjet tyre gjithë popullin shqiptar në lidhje me situata

buxhetore, duke iu këshilluar institucioneve publike zgjidhjet e se ardhmes në

dobi të përfitueseve përfundimtarë të punës së tyre, siç mund të jenë qytetarët.

Ja përse audituesit e KLSH nuk vijnë thjesht si auditues të jashtëm publik për të

gjetur shkelje, por ata shërbejmë në radhë të parë si këshillues për institucionin

që të përmirësojnë menaxhimin e tyre, sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave në

fuqi, por edhe në bazë të parimeve të mirëqeverisjes publike dhe përdorimit me

efektivitet, efiçiencë dhe ekonomicitet të parave të takspaguesve shqiptarë.

Së fundi mund të shprehemi se janë këto auditime si pasqyrë publike e punës së

audituesve të KLSH-së që i japin imazh modern e civil këtij institucioni, që e

bëjnë të veçantë dhe i japin fytyrën e një institucioni në shërbim të prezantimit

e respektimit të vlerave më të mira që ka Shqipëria. Ndaj, qytetarë, nëse doni

shtet me të vërtetë dhe jo shtet lanet, le ti kërkojmë Kryeministrit të zbatojë

rekomandimet e KLSH e pastaj të qeverisë si do vetë.

Page 88: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Gjovalin Preci

Kontrolli i Lartë i Shtetit 87

PERFORMANCA E MUNGUAR PËR SIGURINË USHQIMORE

nga Gjovali Preçi - Kryeauditues, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 08 shtator 2017

Funksionimi KLSH mbi bazën e një ligji bashkëkohor ka bërë të mundur që,

krahas auditimeve tradicionale financiare dhe të përputhshmërisë, të kryhen

auditime të performancës, me qëllim që të vlerësohen nëse programet,

organizimi i punës dhe proceseve, veprimtaritë dhe sistemet e menaxhimit të

subjekteve të sektorit publik operojnë në përputhje me parimet e

ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit. Në këtë kuadër, ditët e fundit pas një

periudhe mbi gjashtë-mujore ka përfunduar auditimi në Autoritetin Kombëtar

të Ushqimit (AKU) mbi performancën e sigurisë ushqimore në vend, duke

analizuar aktivitetin e këtij autoriteti për një periudhë pesëvjeçare 2012-2016.

Garantimi i sistemit të sigurisë ushqimore në vend i është besuar ligjërisht

institucionit publik të AKU-së. Në veprimtarinë, e tij AKU ka për detyrë për të

vërtetuar nëse janë plotësuar kërkesat tekniko-teknologjike, higjeno-sanitare,

fitosanitare dhe veterinare, si dhe verifikimin e dokumentacionit të nevojshëm

për regjistrimin dhe licencimin e operatorëve të biznesit ushqimor dhe

mbrojtjes së bimëve, deri në ndalimin në mënyrë të përkohshme ose të

përhershme, të veprimtarisë së operatorëve të biznesit të ushqimit në fazat e

prodhimit, përpunimit, shpërndarjes dhe tregtimit, kur vërtetohet se ushqimi

dhe operatorët përkatës të biznesit nuk plotësojnë standardet e sigurisë

ushqimore, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi. Veç këtyre, AKU duhet të

bashkërendojë veprimtarinë e laboratorëve të autorizuar të sistemit të

kontrollit zyrtar, në fushën e ushqimeve dhe mbrojtjes së bimëve në shkallë

vendi; procesin e vlerësimit të riskut; informimin e publikut për fushën e sigurisë

ushqimore etj.

Duhet cilësuar që në krye të herës se, rezultatet e këtij auditimi të KLSH kanë

arritur në përfundimin se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka arritur të

garantojë besimin e konsumatorëve për sigurinë ushqimore në vend. Një

Page 89: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

88 Botime 2017

konkluzion i tillë ka dalë pas një analize të hollësishme që janë bërë çështjeve të

kuadrit rregullator të sigurisë ushqimore, funksionimit të organeve përbërëse

dhe drejtuese të AKU, administrimit të shërbimit civil në funksion të sasisë dhe

cilësisë së inspektimeve, veprimtarisë analizuese laboratorike etj.

Nga auditimi ka rezultuar se, përgjegjësitë ligjore në zinxhirin e sigurisë

ushqimore, karakterizohen nga dublime, shmangie dhe mos-eficencë, me pasojë

dobësim të strukturave që ndikojnë në mirëqenien social-ekonomike të

qytetarëve shqiptar, si dhe mungesën e harmonizimit të plotë me kuadrin

rregullator evropian. Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Bujqësisë nuk kanë

arritur në plotësimin e legjislacionit me mbi gjysmën e akteve nënligjore:

përkatësisht 7 nga 12 dhe 13 nga 25 akte. Jo vetëm kaq, por AKU nuk ka të

miratuar rregullore të brendshme, nuk ka funksionuar bordi mbikëqyrës dhe as

komiteti e panelet shkencore për më shumë se 7 vjet që nga krijimi i tij.

Gjithashtu, pas vitit 2016, Kryeministri në krye të AKU ka emëruar Drejtorin e

Përgjithshëm në dy raste në mungesë të plotësimit të kritereve të vendosura

për përvojën në punë në administratën shtetërore me më pak se 5 vjet, duke

shprehur mungesë vullneti dhe vëmendjeje ndaj kësaj fushe me rëndësi jetike

për vendin tonë.

Meqenëse siguria ushqimore varet në mënyrë të konsiderueshme nga cilësia

dhe veprimtaria inspektuese e AKU, gjatë auditimit u shqyrtuan me vëmendje të

veçantë çështjet e lidhura me këtë aktivitet. Aktualisht, ka prirje të rritet numri i

specialistëve në drejtorinë e përgjithshme duke zvogëluar inspektorët që

kontrollojnë subjektet, si dhe nuk ka një shpërndarje të numrit dhe

profesioneve të inspektorëve në qarqe dhe pikat e kalimit kufitar mbi bazën e

numrit dhe strukturës së operatorëve të biznesit. Kështu, inspektorët e Beratit

duhet të inspektojnë pesëfishin e subjekteve të Kukësit, ose në sektorin e

mbrojtjes së bimëve ka 33 subjekte për inspektor, ndërkohë që janë 151 në

sektorin e inspektimit të ushqimeve dhe operatorëve të biznesit ushqimor

joshtazor. Veprimtaria inspektuese e AKU, si aktivitet kryesor dhe përcaktues

për sigurinë ushqimore varet në mënyrë të konsiderueshme nga administrimi i

shërbimit civil për rekrutimin, trajnimin, vlerësimin dhe performancën e

inspektorëve. Nga mungesa e bashkëpunimit dhe koordinimit te punës me

Departamentin e Administratës Publike si dhe për mangësi të kësaj të fundit,

AKU në periudhën shkurt 2014 prill 2016 ka pasur 21 pozicione pune të lira, të

Page 90: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Gjovalin Preci

Kontrolli i Lartë i Shtetit 89

cilat përbëjnë 5 % të punonjësve gjithsej, duke i shtuar dhe 12 punonjës me

emërim të përkohshëm nga Drejtori i Përgjithshëm në kundërshtim me ligjin,

bëjnë që të mungojë plotësisht dhe pjesërisht performanca e një numri të

konsiderueshëm specialistësh të AKU. Jo vetëm kaq, por AKU është

karakterizuar me largime nga puna, të cilat kulmojnë në vitin 2014 me ikjen e

afër 33 % të të gjithë stafit dhe specialistëve (gjithsej 137 persona) dhe bashkë

me të dhe të kualiteteve të trajnuara, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve pa

shkaqe të përligjura, duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit nga pagesat

për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore prej mbi 78 milion lekë për të gjithë

periudhën e audituar 2012-2016.

Sigurisht, që mangësitë mësipërme në burimet njerëzore reflektojnë në sasinë

dhe cilësinë e inspektimeve, të cilët përcaktojnë nivelin e sigurisë ushqimore në

vend. Fatkeqësisht, krahas mungesës së inspektimeve për operatorët e rinj të

biznesit ushqimor dhe atyre informal, shfaqen probleme të kontrollit të

ushqimeve të importuara si në drejtim të dokumentacionit i cili nuk përshtatet

me situatën aktuale, ashtu edhe me mospërputhjen e formimit të inspektorëve

me fushën përkatëse të inspektimit, largimet dhe lëvizjet e shumta të tyre në

këto pika, mungesat e theksuara në infrastrukturën kontrolluese dhe atë të

marrjes mostrës etj., duke çuar në monitorim të përciptë dhe rrezikshmëri në

sigurinë ushqimore. Veç këtyre, inspektimet e kryera brenda vendit kanë

ndryshime të theksuara sasiore në vite, muaj, rajone, dhe sektorë, të cilat jo

vetëm nuk kanë ndjekur ritmin e zhvillimit të biznesit, por tregojnë për mungesë

qëndrueshmërie në monitorimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në

vend. Produkti final i inspektimeve janë masat administrative, të cilat

megjithëse kanë rritje në raport me numrin e inspektimeve gjithsej (me

diferenca midis rajoneve të vendit), konstatohet se dyfishohet numri i gjobave

dhe rriten dukshëm paralajmërimet, të cilat demonstrojnë jo vetëm ulje të

cilësisë së inspektimit, si rezultat i njohjes së përciptë të ligjit bazë të sigurisë

ushqimore të harmonizuar me atë të inspektimit, por dhe i mangësive të

kapaciteteve inspektuese: ndryshimeve të shpeshta, largimeve të shumta,

mungesës së trajnimeve, formimit bazë profesional etj., e shoqëruar kjo me

mangësi të shumta në penalizmin e subjekteve, shqyrtimin dhe vjeljen e

gjobave. Të gjitha këto kanë sjellë si pasojë që ndëshkimi me gjobë i subjekteve

të biznesit ushqimor që veprojnë në kundërshtim me ligjin të mos ketë efektin e

duhur në forcimin e sigurisë ushqimore në vend.

Page 91: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

90 Botime 2017

AKU ka për detyrë që të kryejë analizën laboratorike për mostra të produkteve

ushqimore, për të parandaluar rrezikun nga helmimet me origjinë ushqimore të

popullatës. Por, AKU kryen analizat në laboratorë të paautorizuar akoma nga

Ministri i Bujqësisë, duke ulur ndjeshëm besueshmërinë e konsumatorëve mbi

analizat. Jo vetëm që ka prirje të ulet numri i mostrave të analizuara, në një

kohë që rritet numri i operatorëve të biznesit ushqimor e përfshihen gjithnjë e

më shumë ushqime të reja dhe tradicionale, si dhe përsoset industria

përpunuese ushqimore, por ka rënie dhe të treguesve analitik për mostër.

Duhet theksuar se, ndërsa pajisjet laboratorike janë të shpërndara në të gjithë

vendin, analizat kryhen të përqendruara në 7 rajone, si dhe 54 % e vlerës

gjithsej të aseteve laboratorike janë të dëmtuara, të pa vëna në punë dhe jashtë

përdorimit. Edhe me gjithë këto mangësi, rezultatet e analizave tregojnë se

përmirësimi i sigurisë ushqimore në vend është i kufizuar, pasi në vitin 2012

kanë rezultuar 3.8 % e mostrave me tregues jashtë standardit, zbresin në 1.8 %

në vitin 2015 dhe ngrihen në 2.8 % në 2016. Aq më keq që në vendin tonë

mungon gjurmueshmëria për produktet bimore dhe frutore të vendosura në

treg, si dhe kryerja e analizave përkatëse, duke rrezikuar konsumimin e tyre me

mbetje minerale dhe pesticide.

Megjithëse OKB ka përcaktuar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të

Agjendës 2030, një pjesë e të cilave të lidhura ngushtë me arritjen e sigurisë

ushqimore e ushqimit të përmirësuar dhe promovimin e bujqësisë së

qëndrueshme, si dhe sigurimin e konsumit të qëndrueshëm dhe modeleve të

prodhimit, akoma në vendin tonë nuk po udhëheqin veprimet e qeverisë në

këtë drejtim.

Mbi këtë bazë, Kryetari i KLSH ka marrë Vendimin nr. 94, datë 31/7/2017 dhe i

ka rekomanduar e kërkuar AKU-së dhe Ministrisë së Bujqësisë zbatimin e

masave organizative për përmirësimin e shpejtë të situatës së sigurisë

ushqimore, duke përmirësuar dhe plotësuar kuadrin rregullator, funksionimin e

bordit dhe paneleve shkencore, shpërndarjen racionale të inspektorëve midis

rajoneve dhe sektorëve, fuqizimin e kapaciteteve inspektuese, forcimin e

dhënies dhe zbatimit të ndëshkimeve administrative, investimit në pajisjet

laboratorike etj.

Page 92: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Yllka Pulashi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 91

KONTRUBUTI I KLSH PËR NJË MENAXHIM MË TË MIRË

TË FONDEVE TË BE-SË NË SHQIPËRI

nga Yllka Pulashi - Drejtore Departamenti, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 12 shtator 2017

Në një shoqëri moderne demokratike, një funksion i pavarur i auditimit publik të

jashtëm është thelbësor për një pasqyrim sa me te paanshëm te mënyrës se si

paratë e taksapaguesve janë përdorur dhe për përgjegjshmërinë qe ky auditim

ka mbi opinionin qe jep për përdorimin e fondeve publike.

Gjykata Evropiane e Audituesve është institucioni i auditimit të jashtëm të

Bashkimit Evropian. Duke ndihmuar për të përmirësuar të gjithë aspektet e

menaxhimit financiar të fondeve të BE-së, Gjykata kryen një rol jetik për

qytetarët e BE-së.

Për kontrollin financiar të fondeve të BE-së, Komisioni Evropian është përgjegjës

për zbatimin e buxhetit të Bashkimit Evropian dhe për të siguruar se burimet e

BE-së janë shpenzuar në përputhje me rregulloret në fuqi dhe ne përmbushje te

qëllimit qe janë akorduar. Për sektorët që thithin shumicën e shpenzimeve të

BE-së (bujqësia dhe programet strukturore), për menaxhimin dhe kontrollin e

fondeve janë zbatuar kontrolle në bashkëpunim me shtetet anëtare. Prandaj

dhe shpenzimet e Bashkimit Evropian janë subjekt i kontrollet në nivele të

shumëfishta brenda Komisionit dhe nga administratat e shteteve anëtare dhe

vendeve përfituese.

Gjykata, si auditues i jashtëm, ka për detyrë të vlerësoje menaxhimin financiar

të buxhetit në tërësi. Nëse shohim një historik të shkurtër e Gjykatës Evropiane

të Audituesve (ECA), Gjykata e Revizorëve u krijua nga Traktati i Brukselit i 22

korrikut 1975 dhe nisi punë në tetor 1977, me seli në Luksemburg.

Page 93: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

92 Botime 2017

Traktati i Mastrihtit i 7 shkurtit 1992 ngriti Gjykatën Evropiane të Audituesve në

rangun e një institucioni të Komuniteteve Evropiane, duke rritur pavarësinë dhe

autoritetin e saj. Traktati ka prezantuar një detyrim për Gjykatën për të

publikuar një deklaratë vjetore sigurie (i njohur me akronimin DAS) në

besueshmërinë e llogarive të Komunitetit dhe ligjshmërinë dhe rregullsinë e

operacioneve themelore financiare.

Traktati i Amsterdamit i 2 tetorit 1997 e njohu Gjykatën Evropiane të

Audituesve si një institucion të Bashkimit Evropian, duke zgjeruar zyrtarisht

objektin e Gjykatës. Traktati theksoi rolin e Gjykatës në lidhje me parregullsitë

dhe masat për të parandaluar mashtrimin financiar, duke konfirmuar edhe të

drejtat e Gjykatës për apelim në Gjykatën e Drejtësisë, për të mbrojtur të drejtat

e saj në lidhje me institucionet e tjera të BE-së.

Traktati i Nicës i 26 shkurtit 2001 vendosi që Gjykata Evropiane e Audituesve

duhet të ketë në përbërje të saj nga një anëtar nga çdo Shtet Anëtar. Traktati ka

dhënë mundësi për Gjykatën për të miratuar kategori të caktuara të raporteve

ose opinioneve, duke i mundësuar asaj akses në seksionet e veçanta ose në

seancë plenare të Parlamentit Evropian, si dhe ka theksuar rëndësinë e

bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës dhe Institucioneve Supreme të Auditimit të

Shteteve Anëtare të BE-së.

Gjykata Evropiane e Audituesve shqyrton llogaritë, si dhe të gjitha faturat dhe

shpenzimet e BE-së, duke audituar ligjshmërinë dhe rregullsinë e të gjitha të

ardhurave dhe të gjitha shpenzimeve të Unionit, duke siguruar mirëmenaxhim

financiar dhe nëse kriteret e ekonomicitetit, efiçiencës dhe efektivitetit janë

respektuar. Ajo harton një raport vjetor me vërejtjet e saj në buxhetin e BE-së

për secilin viti financiar, i cili përfshin edhe një deklaratë të sigurimit (DAS)

financiar në besueshmërinë e llogarive të BE-së.

Bashkimi Evropian për vitin financiar te raportuar dhe për ligjshmërinë dhe

rregullsinë e transaksioneve në fjalë, mund në çdo kohë të komentojë mbi

çështje specifike të raportit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, si institucion suprem auditues i mandatuar nga

Kushtetuta e vendit, ka analogji me Gjykatën Evropiane të Audituesve, pasi edhe

KLSH jep opinion mbi ekonomicitetin, efiçiencën dhe efektivitetin e fondeve

publike.

Page 94: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Yllka Pulashi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 93

Nga eksperienca e KLSH-së, por mbi te gjitha nga ngritja profesionale qe

institucioni ka pësuar në 5 vitet e fundit, duke shfaqur një përgjegjshmëri dhe

transparencence maksimale ndaj publikut, nga rezultatet e arritura nga puna

audituese, ku janë me qindra rastet e denoncimeve dhe abuzimeve te

drejtuesve te larte te administratës publike, si dhe me theksin qe ka vene mbi

zhbërjen e anti-kulturës se pandeshkueshmerise, gjykoj se ky institucion tashmë

është i afte qe te kryejë auditime të të gjitha llojeve (financiar, përputhshmërie,

performance) mbi përdorimin e fondeve qe BE akordon për Shqipërinë.

Ne vendin tone funksionon Agjencia e Auditimit te fondeve te BE, por që

“çuditërisht” e ka varësin nga Këshilli i Ministrave?!

Këtë fakt e përforcon edhe auditimet që KLSH po kryen për investimet me

financime te huaja, mbi fondet e huave/kredive/grandeve qe institucione te

njohura ndërkombëtare (Banka Botërore, KfW, Cooperacione Italiana, BERZH,

BEI, Banka Islamike, etj), fonde që kanë mundësuar realizimin e qindra

projekteve ne sektorë të ndryshëm dhe në veçanti në ata strategjikë për

ekonominë tonë.

Mjafton të lexosh raportimet e bëra nga KLSH në Parlament mbi problematikat

e konstatuara nga institucioni për investimet e huaja, për te kuptuar se Kontrolli

i Lartë i Shtetit me të vërtetë mund të kontribuojë ndjeshëm në menaxhimin më

të mirë të fondeve të BE-së në Shqipëri.

KLSH ka konstatuar nga auditimet e tij se jo pak institucione shtetërore dhe ente

menaxhuese të fondeve të Donatoreve te huaj, nuk kanë arritur të koordinojnë

dhe harmonizojnë veprimtarinë e tyre, për të realizuar disbursimet sipas

parashikimeve të përcaktuara në Marrëveshjet Financiare, ku shtyrja e afateve

ka sjellë shtesa në kontratat e konsulencës dhe mbikëqyrjes, duke shkaktuar

efekte negative financiare në rritjen e kostos së projekteve.

Po ashtu, Njësitë e Zbatimit të Projekteve nuk kanë bërë një planifikim në vite

për disbursimet e fondeve (huave/kredive) të akorduara, duke sjellë që në të

gjitha projektet e audituara të jetë kërkuar dhe të shtyhet afati i realizimit të

disbursimeve me më shumë se 4 vjet.

Nga ana tjetër, institucionet shtetërore nuk kanë mundur të përmbushin të

gjitha detyrimin e përcaktuar në Marrëveshjet Financiare, në lidhje me sigurimin

Page 95: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

94 Botime 2017

e tokës, si dhe nuk kanë kryer shpronësimet për truallin që nevojitet për

realizimin e projekteve.

Ka pasur raste ku KLSH ka konstatuar se Njësitë e Zbatimit të Projektit nuk kanë

realizuar monitorim të vazhdueshëm dhe mbikëqyrjen e kontratave të

punimeve për shërbimin e konsulencës, duke sjellë për pasojë dëm ekonomik

për punime të pakryera por të paguara, cilësi të dobët, shtim të volumeve të

punimeve dhe vonesa të tej zgjatura dhe të pa argumentuara e justifikuara në

realizimin e komponentëve të veçante dhe të projektit në tërësi.

Njësitë e Zbatimit të Projekteve, në disa raste nuk janë ngritur në përputhje me

Marrëveshjet Financiare, ka ndryshime të shpeshta të stafit të tyre, ose

ndryshime të strukturës, duke sjellë mos organizim, mbikëqyrje dhe monitorim

të dobët të projekteve. Njësitë e Zbatimit të Projekteve, nuk kanë kryer në

mënyrë të vazhdueshme monitorimin.

KLSH ka vërejtur edhe problematika të mungesës së fondeve për likuidimin e

detyrimit të TVSH-së për detyrimet kontraktore në zbatimin e punimeve civile.

Thuajse në të gjitha projektet e audituara ka vonesa në pagesat e TVSH-së,

taksës doganore, detyrime këto që përballohen nga pala shqiptare dhe jo nga

kreditë e donatorëve. Njësitë e Zbatimit të Projekteve ose Njësitë e Menaxhimit

të Projekteve, kanë shfaqur parregullsi në zbatimin e afateve të përfundimit të

kontratave (kryesisht për punimet e ndërtimit), si dhe nuk kanë kërkuar

zbatimin e penaliteteve për kontraktorët të cilët nuk kanë mundur të

plotësojmë detyrimin e realizimit të kontratës brenda afateve të përcaktuara.

Këto janë një pjesë të problematikave dhe gjetjeve të zbuluara nga KLSH.

Institucioni në çdo auditim të kryer ka rekomanduar masa të menjëhershme për

përmirësimin e punës dhe të administrimit financiar të programeve dhe

projekteve me financimet e huaja, duke rritur eksperiencën e tij dhe treguar

gatishmërinë maksimale për të kontribuar në auditimet e projekteve te

financuara nga fondet e BE dhe pse jo për te kontribuar edhe ne auditime të

përbashkëta, në të ardhmen, me Gjykatën Evropiane të Audituesve.

Page 96: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Bruna Zeneli

Kontrolli i Lartë i Shtetit 95

RRETHI VICIOZ I KORRUPSIONIT

nga Brunilda Zeneli1 - Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 14 shtator 2017

Tema dhe kryefjala e ditës tek ne është korrupsioni. Çdo fjalim politikani dhe

shtetari fillon me konstatimin se ka korrupsion, po luftojmë korrupsionin, kemi

strategji antikorrupsion, kemi ulur korrupsionin në krahasim me periudhat e

mëparshme. Një gjë mund të thuhet, fakti se korrupsioni është bërë një

element preokupimi kombëtar është paradoksalisht arritja e parë e vërtetë mbi

korrupsionin.

Në “TI Source Book” përmenden gjashtë pika kyçe të rëndësishme për frenimin

apo të paktën zvogëlimin e korrupsionit brenda një shteti. Së pari, është shumë

e rëndësishme që drejtuesit politikë të pozicionohen publikisht kundër

korrupsionit, por jo vetëm; së dyti, të hartohen programe shtetërore për

zbatimin e strategjisë antikorrupsion; së treti, transformimi i administratës dhe

autoriteteve; së katërti, zbatimi i ligjeve dhe ofrimi i qasjeve tek informacioni; së

pesti, transparenca dhe së gjashti, rritja e efektit të institucioneve në luftë

kundër korrupsionit.

Lufta kundër korrupsion rezulton të jetë një nga proceset më të vështira, kjo për

faktin se jo rrallë herë të duket sikur je mbërthyer në një rreth vicioz.

Në një vështrim të parë, duket se ne i kemi realizuar këto kërkesa. Në realitet,

kemi politikanë të korruptuar të cilët gjithë ditën mbajnë referate dhe tregojnë

se si duhet luftuar korrupsioni, kemi ndërtuar strategji antikorrupsion; kemi

përmbysur administratën në emër të rritjes së performancës së saj dhe luftës së

të korruptuarve, por kjo vetëm për qëllime politike dhe pa asnjë kriter; kemi

suficit ligjesh, por deficit zbatimi; kemi transparencë sipërfaqësore dhe së fundi

kemi rënie të ndikimit të institucioneve në luftë kundër korrupsionit.

Page 97: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

96 Botime 2017

Të ndodhur përpara kësaj situate duket sikur lufta kundër korrupsionit ka hyrë

në një rreth vicioz. Kush bën korrupsion më shumë, uluret më shumë kundër

korrupsionit. Që të bësh korrupsion duhet të paktën të ekzistojnë tre premisa,

të kesh dëshirën, të kesh nevojë dhe të kesh mundësinë, pra pushtet,

vendimmarrje etj. Po themi se dëshirën e kanë të gjithë, nevojën e kanë të

gjithë, pasi “asnjë s’ka aq shumë para sa të mos kërkojë të tjera”, por mundësitë

nuk i kanë të gjithë. Pushtetari i nivelit më të lartë, ka mundësinë të prodhojë

korrupsion më shumë, ka në dorë vendime të rëndësishme, ka në dorë firmën

dhe vulën për të favorizuar të tretë, biznese apo grupe interesi duke përdorur

postin publik për përfitime personale.

Si gjithmonë dhe kudo korrupsioni është përcaktuar si abuzim i punonjësit

publik me detyrën për përfitime private. Pavarësisht se ka qasje, që e ndajnë

korrupsionin në korrupsion të vogël, korrupsion të madh dhe grabitje

“korrupsion elitar”, ndikimi i tyre në jetën dhe financat publike është i ndryshëm,

çka do të thotë se efektet më të rënda në jetën e qytetarit dhe financat e tij i

shkakton korrupsioni i madh dhe “elitar”. Korrupsioni i vogël përfshin shuma

relativisht të vogla parash ose dhurata që ndryshojnë duart kur njëra nga palët

është vetë një zyrtar relativisht i vogël në organizatën ose sistemin brenda të

cilit kryhet transaksioni. Për shembull, duke paguar një polic në rrugë.

Korrupsioni i madh shpesh përfshin biznesmenë dhe zyrtarë qeveritarë të

rangut të lartë, pra figurat e përfshira janë të rëndësishme dhe vlerat monetare

të konsiderueshme, p.sh pagesat e zyrtareve për të përfituar kontrata të punëve

publike, dhe kjo sjell pasoja të rënda. Konkretisht kontrata të realizuara pa cilësi,

të përfituara me kosto më të lartë nga çfarë janë realisht, etj. Lloji i tretë i

korrupsionit është ai elitar që realizon “grabitjen”. Shtysa për këtë shpesh është

politike dhe ndodh nën drejtimin ose me pranimin e lojtarëve të rëndësishëm

politik në një vend të caktuar. Kjo ka të bëjë me ndikim të grupeve të interesit,

biznese të fuqishme në nivelin e lartë, si tek ligjvënësi, qeveria duke prodhuar

ligje, vendime, marrëveshje të cilat që në krye të herës hartohen dhe miratohen

sipas kërkesave të grupeve të ndryshme të interesit dhe që janë në funksion të

përfitimit të dyanshëm dhe jo për të prodhuar një të mirë publike. Në rastet e

korrupsionit të madh një ministër mund të marrë një “shpërblim” prej 100

milion lekë në një kontratë të ndërtimit të rrugëve qeveritare me vlerë 1 miliard

lekë. Rruga është ndërtuar por cilësia e tij nuk pasqyron koston e saj. “Grabitja”

nga ana tjetër është një aktivitet shumë më i paramenduar sepse shpesh

Page 98: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Bruna Zeneli

Kontrolli i Lartë i Shtetit 97

përfshin krijimin e qëllimshëm të një projekti qeveritar për të cilin fondet do të

ndahen dhe shpenzohen, por projekti nuk ka për qëllim të përfundojë që nga

fillimi, apo fondet për një ujësjellës përfundojnë në një destinacion tjetër pa

efektivitet, por sipas porositësit. Në media shpesh janë përmendur raste të

korrupsionit të tre llojeve, por ndryshe nga lloji i parë ku është përmendur edhe

penalizmi i të korruptuarve, në rastin e korrupsionit të madh kemi dëgjuar për

ndonjë rast sporadik, ndërsa për rastin e korrupsionit “elitar” as që bëhet fjalë.

Sipas gjithë studimeve dhe sondazheve të fundit Shqipëria rezulton të

karakterizohet nga institucione dhe sisteme të dobëta, si parlamenti, gjyqësori,

prokuroria, shërbimi civil, shoqëria civile, media etj., të cilat reflektojnë një një

kulturë të kufizuar demokratike. Po ti referohemi të dhënave që vijnë nga disa

studime rreth korrupsionit, përhapjes dhe perceptimit të tij, ne kemi bërë hapa

mbrapa. Kështu sipas studimit të IDRA-s (Institute for Development Research

and Alternatives) gjatë viteve 2010-2015 dhe 2016 shumica e treguesve janë

përkeqësuar. Besimi tek institucionet nga 44 % ka rënë në 37 % në 2016. Në

vitin 2016, rreth 89 % e të anketuarve mendojnë se korrupsioni është i përhapur,

ndërsa tre vite më parë 70 % e tyre kishte këtë mendim. Gjithashtu, një tregues

i cili vlen të theksohet është “ndihmesa e institucioneve në luftë kundër

korrupsionit” ku gjykatat kanë rënie të këtij treguesi nga 40 % në 32 %,

prokuroria nga 41 % në 34 % dhe media nga 61% në 52 %.

Vendi ynë për pos të tjerave karakterizohet nga një mjedis ku ka vetëdije të

kufizuar nga ana e popullatës së gjerë në lidhje me pasojat e korrupsionit.

Publiku ka perceptim të lartë të nivelit të korrupsionit, por është i përfshirë në

një lloj epidemie të tipit “le të marri, të paktën ky bën ndonjë punë”. Kjo situatë

kërkon ndërgjegjësimin e publikut mbi çështjet e korrupsionit për të kuptuar

natyrën e korrupsionit dhe efektet e tij në ekonomi, shoqëri dhe politikë, si dhe

dëmet që shkakton. Publiku duhet të kuptojë se korrupsioni zbraz xhepat e tyre,

duhet të kuptojnë korrelacionin që ekziston mes korrupsionit dhe varfërimit të

tyre.

Ky korrelacion midis varfërisë dhe korrupsionit vërtetohet edhe me shifra. Sipas

të dhënave të përvitshme të publikuara nga institucionet ndërkombëtare si WB

(mbi GDP-në/ardhurat për frymë) apo TI (mbi CPI/indeksi i perceptimit të

korrupsionit), vendet me nivel të lartë mirëqenie (për sa ju përket të ardhurave

për frymë) janë të renditur në fillim të tabelës dhe po këto vende janë të

renditura në fillim të tabelës edhe për sa i përket nivelit të ulët të korrupsionit.

Page 99: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

98 Botime 2017

Korrupsioni sjell varfëri - vendet e varfra kanë më shumë korrupsion.

Korrupsioni është një shkak i varfërisë dhe pengesë për zhdukjen e saj, pasi

mund të shkatërrojë çdo përpjekje për zhvillim. Nga ana tjetër, varfëria e

favorizon korrupsionin pasi dobëson institucionet ekonomike, politike dhe

sociale. Korrupsioni është një nga përcaktuesit kryesorë të varfërisë. Lufta

kundër korrupsionit është pra një pjesë e rëndësishme në procesin e reduktimit

të varfërisë. Nivelet e larta të korrupsionit përkeqësojnë kushtet e jetesës së të

varfërve duke shtrembëruar të gjithë procesin e vendimmarrjes lidhur me

programet e sektorit publik. Për t`i bërë ballë kësaj të keqeje duhet që

ligjvënësit, pushtetarët, punonjësit publikë të vihen në presion nga publiku,

shoqëria civile, media, organet e pavarura të auditimit, ku pa diskutim KLSH

gjatë këtyre viteve ka luajtur një rol domethënës në denoncimin e rasteve

abuzive më postin publik. Referuar fakteve, KLSH gjatë vitit 2011 i ka përcjellë

organit të akuzës, 6 kallëzime penale për 13 persona, ndërsa gjatë vitit 2016 i

ka përcjellë organit të akuzës, 49 kallëzime penale për 191 persona.

Për më tepër, po ti referohemi periudhës 10 vjeçare 2002-2011, KLSH ka kryer

168 kallëzime penale për 490 persona, ndërkohë që vetëm për 5 vjet, gjatë

periudhës 2012-2016, ka kryer 219 kallëzime penale për 718 persona. Dëmi

ekonomik i zbuluar nga KLSH gjatë periudhës 2012-2016, është në vlerën 191

miliardë lekë, ndërsa gjatë periudhës 10 vjeçare 202-2011, ka qenë në vlerën 48

miliardë lekë. Po t’ju referohemi masave disiplinore dhe administrative të

rekomanduara gjatë periudhës 5 vjeçare 2012-2016 janë rekomanduar 6741

masa, ndërsa për periudhën 10 vjeçare 2002-2011, janë rekomanduar 6899

masa. Treguesit e performancës së KLSH-së, faktet, flasin vetë.

1 Shkrime të tjera të botuara nga Brunilda Zeneli për periudhën korrik - dhjetor 2017:

KLSH, udhëheq përmes shembullit

(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 22 nëntor 2017).

Page 100: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Amantja Patozi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 99

TRANSPARENCA E KLSH - FUQI E NJË INSTITUCIONI TË HAPUR

nga Amantja Patozi - Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 28 shtator 2017

28 shtatori është Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim. Kjo ditë

përkon edhe me 3-vjetorin e miratimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të

ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Zbatimi i tij është sfidë për të

gjitha institucioneve publike tek ne, për të kultivuar kulturën e transparencës së

plotë ndaj publikut dhe qytetarit. Kontrolli i Lartë i Shtetit paraqitet në këtë dite

bindur në fuqinë e të qenit tërësisht i hapur, transparent me publikun dhe

qytetarin. Kryetari i tij Bujar Leskaj, ne projekt-idenë për zhvillimin e

institucionit, te paraqitur ne Komisionin Parlamentar të Ekonomisë në nëntor

2011, cilësonte se “Do të realizojmë përmirësimin e transparencës në

marrëdhëniet me publikun, nëpërmjet një partneriteti të gjerë me median dhe

me organizatat jo-fitimprurëse që luftojnë korrupsionin”.

Kjo qasje e re e KLSH-së ka qene në këto gjashtë vite 2012-2017 në përputhje të

plotë dhe e bazuar në standardet profesionale të auditimit publik suprem, ISSAI-

t, dhe përkatësisht në Deklaratën e Limës (ISSAI 1), por sidomos në ISSAI 12

“Vlerat dhe dobitë e Institucioneve Supreme të Auditimit – Të bësh ndryshimin

në jetën e qytetarëve”, Parimi i 6-të mbi komunikimin efektiv me palët e

interesit dhe në ISSAI 20 “Parimet e Transparencës dhe të Përgjegjshmërisë”,

Parimi i 8-të, mbi komunikimin në kohë dhe gjerësisht të Institucioneve

Supreme të Auditimit (SAI-t).

Gjatë viteve 2012-2017, institucioni në përmbushje të objektivit për rritjen e

transparencës, krahas rritjes së kanaleve të komunikimit me publikun, ka

përmirësuar përmbajtjen dhe cilësinë e mesazheve në njoftimet e tij për shtyp.

Njoftimet për shtyp kanë qenë dhe janë

Page 101: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

100 Botime 2017

përcjellësi kryesor i mesazheve publike të institucionit. Ato janë ndërtuar me një

gjuhë të thjeshtë dhe të qartë, të bazuara vetëm në faktet e nxjerra nga

auditimet dhe pa konsiderata hipotetike. Institucioni është përpjekur të japë në

një format konciz gjetjet dhe rekomandimet kryesore nga çdo auditim me

rëndësi të veçantë për mirë-menaxhimin e parasë publike. Gjetjet nga

auditimet, të komunikuara nëpërmjet njoftimeve për shtyp janë kthyer në këto

6 vite në lajm të ditës për televizionet, radiot dhe gazetat kryesore të vendit. Në

fund të vitit 2016, institucioni ka qenë i pranishëm 6.7 herë më shumë me

informacione dhe mesazhe në median e shkruar dhe ka gjashtëfishuar praninë e

tij në mediat audiovizive, krahasuar me vitin 2010.

Institucioni e ka konsideruar median e shkruar dhe audio-vizive si partnerin

kryesor në realizimin e misionit të tij si “watchdog’ për mirëadministrimin e

fondeve dhe aseteve publike dhe për të forcuar luftën ndaj korrupsionit. Ky

partneritet ka qenë real dhe që në analizën vjetore të KLSH-së të zhvilluar në

janar 2012 dhe më tej rregullisht çdo vit, mediat dhe përfaqësuesit më në zë të

organizatave jo-qeveritare që luftojnë korrupsionin kanë marrë pjesë dhe

diskutuar në analizat në nivel departamenti auditimi dhe në analizat e

përgjithshme vjetore të institucionit.

Duke parë se kanali kryesor i komunikimit me qytetarin, njoftimet për shtyp,

ishte i pamjaftueshëm për të dhënë të gjitha mesazhet e punës audituese,

lidhur me gjetjet dhe rekomandimet e auditimeve, dhe veçanërisht me qasjen

këshilluese të KLSH-së që mbështetet në ekspertizën e audituesve me

eksperiencë dhe idetë e reja dhe inovacionin e audituesve të rinj, në vitin 2013,

institucioni, për herë të parë solli një dimension tjetër komunikimi të audituesve

me qytetarin dhe opinionin publik, nëpërmjet shkrimeve dhe opinioneve të

audituesve në gazetat e përditshme të vendit.

Ky komunikim u krye në bazë të standardeve ndërkombëtare të auditimit

suprem publik, ISSAI-ve, dhe pikërisht të ISSAI 1, Deklarata e Limës, Neni 16

“Raportimi në Parlament dhe ndaj publikut të gjerë”, si dhe të ISSAI 12 “Vlerat

dhe dobitë e SAI-ve: të bësh ndryshimin në jetën e qytetarëve”, Parimi 4

“Raportimi mbi rezultatet e auditimit, duke mundësuar publikun për të mbajtur

qeverinë dhe subjektet e sektorit publik të përgjegjshëm”.

Page 102: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Amantja Patozi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 101

Institucioni beson se audituesi, si ai me eksperiencë ashtu dhe audituesi i ri,

kanë shumë për t’i ofruar qytetarit dhe opinionit publik, në drejtim të

përmirësimit të qeverisjes publike dhe luftës kundër korrupsionit dhe

mashtrimit financiar, mbështetur në rezultatet e punës së tyre audituese. Tani

është një nevojë dhe kërkesë e përhershme e tyre, që gjetjet dhe

rekomandimet e tyre kryesore të mund t’i shtjellojnë me shkrime dhe analiza në

shtypin e përditshëm. Nga blogjet mbi temat që kanë zgjedhur për të dalë në

publicistikën shqiptare, nga vërejtjet dhe opinionet e lexuesve mbi mënyrën e

shtrimit të problemeve dhe zgjidhjet që ata japin, audituesit marrin ide dhe

shtysa për shkrime të reja.

72 drejtues dhe auditues të KLSH-së kanë qenë të pranishëm në vitin 2016 me

135 shkrime në pothuaj të gjitha gazetat me qarkullim kombëtar të vendit, duke

trajtuar me gjuhë të kuptueshme për lexuesin e thjeshtë temat dhe mesazhet

kryesore nga auditimet e kryera. Për katër vite 2013-2016, audituesit e KLSH

kanë botuar 396 artikuj, ese, editoriale, analiza e profile në median e shkruar.

Mesazhi ne publik i këtyre drejtuesve dhe audituesve te institucionit ka rritur

transparencën e KLSH-së. Kolana e botimeve të institucionit, që në gjashtë vite e

gjysmë 2012-2017 ka arritur 75 tituj, i shërben jo vetëm audituesve publike, por

edhe lexuesit te interesuar për shkencën e auditimit, auditimet konkrete,

historikun e institucionit, etj. Botimet e KLSH-së i shërbejnë së pari forcimit të

kapaciteteve të institucionit dhe rritjes së transparencës, duke bërë një hap të

rëndësishëm sasior dhe cilësor në kontributin ndaj mirëqeverisjes. Të gjitha

nismat e ndërmarra nga KLSH për të rritur transparencën e aktivitetit të tij kanë

për qëllim ndërtimin e komunikimit efektiv me qytetarët.

Faqja zyrtare e KLSH online www.klsh.org.al është një media në llojin e vet, ku

publiku dhe qytetari mund të gjejë informacione për gjithçka në lidhje me

abuzimin me fondet publike. Këto informacione janë një burim i mirë si për

mediat, ashtu dhe për shoqërinë civile te angazhuar dhe botën akademike.

Në tërësi, transparenca 2012-2017 e institucionit ka fuqizuar jo vetëm KLSH-në,

por edhe qytetarin dhe shoqërinë publike për të rritur llogaridhënien e

administratës sonë publike.

Page 103: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

102 Botime 2017

Page 104: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Aulona Jonuzi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 103

KONTROLLI I BRENDSHËM, FAKTOR I DOMOSDOSHËM I EFEKTIVITETIT TË

SISTEMIT MENAXHERIAL NË TËRËSI

nga Aulona Jonuzi - Kryeaudituese, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 30 shtator 2017

Nxitur nga eksperienca si auditues i KLSH, në Zyrën e Përgjegjshmërisë

Qeveritare (GAO1) të SHBA, në kuadër të Programit Ndërkombëtar të

Audituesve.

Kontrollet e brendshme ndihmojnë organizatat që të arrijnë objektivat e

rëndësishme si edhe të rrisin performancën e tyre. Këto sisteme aktualisht

vlerësohen si komponentë të rëndësishëm, nëpërmjet të cilave qeveritë synojnë

të rrisin përgjegjshmërinë e operacioneve të tyre. Politikë-bërësit dhe

menaxherët e programeve vazhdimisht kërkojnë mënyra për të përmirësuar

përgjegjshmërinë kundrejt realizimit të misionit të njësisë. E pikërisht në këtë

funksion, faktor kyç në përmbushjen e misionit me përgjegjshmëri është

implementimi i sistemeve efektive të kontrollit,.

Menaxhimi financiar dhe kontrolli është një nga shtyllat kryesore të sistemeve

të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik, zhvilluar si koncept nga Bashkimi

Evropian, për të asistuar vendet anëtare ndaj kuptueshmërisë së konceptit dhe

rrjedhimisht edhe implementimit me efektivitet të tij. Kështu, vendet që tashmë

kanë statusin e “vendit kandidat” e kanë të detyrueshme të plotësojnë kërkesat

që burojnë nga Kontrolli i Brendshëm Financiar Publik, në kuadër të Acquis

Communautaire. Shqipëria, duke mbajtur statusin e vendit kandidat që prej

muajit korrik 2014, ka hyrë në negociate për Acquis Communautaire

1 Government Accountability Office

Page 105: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

104 Botime 2017

(legjislacion i përbashkët, i aplikueshëm në vendet anëtare) për ta përshtatur

këtë legjislacion në legjislacionin vendas. Gjatë negociatave nevojitet që vendi

kandidat të adaptojë modelin e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik dhe të

prezantojë standardet ndërkombëtare. Kjo dakordësi nevojitet të reflektohet në

deklaratat e politikave kombëtare dhe të bëhet pjesë e angazhimeve qeveritare

dhe e bazës ligjore për anëtarësimin në BE. Për implementimin e sistemeve të

kontrollit të brendshëm nevojiten standard.

Standardet e kontrollit të brendshëm mbështeten mbi Kuadrin COSO2. Në vitin

1992, COSO publikoi për herë të parë Kuadrin e Integruar për Kontrollin e

Brendshëm, i cili u pranua gjerësisht dhe u përhap në mbarë botën. Ndryshimet

e shpeshta dhe të shpejta në mjediset operative dhe rregullatore, diktuan

nevojën e adaptimit të sistemeve të kontrollit ndaj këtyre ndryshimeve.

Gjithashtu gjatë ndryshimeve që pësoi kuadri u mbajtën në konsideratë

shmangia e të qenit përshkrues më tepër se ç’nevojitet. Kështu, në vitin 2013

Kuadri COSO u ri-pa, dhe u zhvillua edhe më tej, duke i ndarë 5 komponentët e

kontrollit të brendshëm në 17 parime bazë, të cilat këto të fundit shpërbëhen

më tej në 77 atribute. Tashmë kuadri COSO njihet si dokumenti udhëheqës për

hartimin, implementim dhe kryerjen e kontrollit të brendshëm, si edhe për

vlerësimin e efektivitetit të kontrollit të brendshëm.

Nisur nga praktikat më të mira në këtë drejtim, pa diskutim që SHBA renditen të

parët në trajtimin e kontrolleve të brendshme. Në qeverinë federale të SHBA-ve,

standardet mbi kontrollin e brendshëm miratohen nga Zyra e Përgjegjshmërisë

Qeveritare të SHBA(GAO) (të reflektuar anë të ashtuquajturin “Libri Jeshil”)

mbështeten tërësisht në Kuadrin COSO (2013 tashmë). Është pikërisht

eksperienca unike e përfituar në GAO, si audituese e KLSH-së e cila u bë shkak i

një krahasimi mes kuadrit të punës mbi të cilin mbështetet dhe zhvillohet

kontrolli i brendshëm në SHBA dhe në Shqipëri.

Në SHBA, legjislacioni që lidhet me kontrollin e brendshëm, është krijuar që në

vitin 1982 me Ligjin e Integritetit Financiar të Menaxherëve Federalë. Ky ligj

parashikon që Zyra e Përgjegjshmërisë Qeveritare (GAO) është përgjegjëse për

2 Committee of Sponsoring Organizations of the Treadway Commission (Komiteti I

Sponsorizimit të Organizateve të Komisionit Treadway)

Page 106: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Aulona Jonuzi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 105

krijimin dhe miratimin e standardeve për kontrollin e brendshëm, në qeverinë

federale. Këto standarde ofrojnë kuadrin e gjerë për krijimin dhe ruajtjen e

kontrollit të brendshëm, si edhe identifikimin dhe adresimin e sfidave

menaxheriale dhe zonave me risk të lartë mashtrimi, shpërdorimi, abuzimi dhe

keq menaxhimi. Sa më sipër reflektohen në Librin Jeshil, i cili ka ndryshuar në

vitin 2014, për të reflektuar ndryshimet që solli Kuadri COSO, në kontrollet e

brendshme.

Në vijim të standardeve, të miratuara nga GAO, Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit

të SHBA-ve ka miratuar Qarkorin A-123 mbi Përgjegjësitë Menaxheriale për

Menaxhimin e Riskut të Njësisë dhe Kontrollin e Brendshëm. Pikërisht ky

Qarkor, në mbështetje të standardeve të kontrollit të brendshëm ofron kërkesa

specifike mbi vlerësimin dhe raportimin e kontrolleve. Në vijim të rëndësisë që

kanë kontrollet e brendshme për realizimin e objektivave të njësive publike, në

SHBA janë miratuar dhe një sërë ligjesh të tjera ku ndër të tjera përmendim

ligjin e vitit 1996 “Përmirësimi i Menaxhimit Federal Financiar”, i cili identifikon

kontrollin e brendshëm si pjesë integrale në përmirësimin e sistemeve të

menaxhimit.

Në Shqipëri, miratimi i ligjit “Për menaxhimin Financiar dhe Kontrollin” në vitin

2010, shënon gjithashtu futjen e koncepteve të kontrollit të brendshëm dhe

menaxhimit financiar dhe kontrollit (mbështetur tërësisht në Kuadrin COSO të

vitit 1992). Duke qenë koncepte të njohura së fundmi, në sektorin publik ende

vijohet që termat “menaxhim financiar dhe kontrolli” dhe “kontroll i

brendshëm”, të përdoren këmbyeshëm. Në Nëntor të vitit 2016, Ministria e

Financave miratoi Manualin e ri të MFK, i cili në fakt ka vijuar të mbështetet në

Kuadrin COSO 1992, dhe jo në Kuadrin e Integruar COSO (2013), edhe pse

zhvilluar 3 vjet pas miratimit të këtij të fundit.

Ndërsa komuniteti INTOSAI, nëpërmjet INTOSAI GOV 9100 parashikon se,

udhëzuesit/ manualet e kontrolleve të brendshme duhen parë si dokumente “të

gjallë”, të cilët duhen ri-parë vazhdimisht me qëllim zhvillimin e tyre dhe

përqafimin e ndikimeve të zhvillimeve të reja, siç është Kuadri COSO.

Në kuadër të ndryshimeve që solli Kuadri COSO (2013), prezantimi i 17 parimeve

dhe 77 pikave të fokusit konsiderohet si ndryshimi më i rëndësishëm, që në fakt

ka për mision të rrisë kuptueshmërinë e menaxhimit të asaj çfarë përbën një

Page 107: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

106 Botime 2017

kontroll të brendshëm efektiv. Komponentët dhe parimet së bashku

përfaqësojnë kriterin, ndërsa pikat e fokusit përfaqësojnë udhëzuesit mbi të

cilët do të mbështetet menaxhimi për të vlerësuar nëse komponentët e

kontrollit të brendshëm janë të pranishëm, funksionojnë dhe operojnë së

bashku, brenda njësisë.

Në referencë të ligjit nr 154/2014, KLSH në aktivitetin e vetë duhet të reflektojë

nivelin më të lartë të standardeve të INTOSAI-t (të cilat në lidhje me kontrollet e

brendshme, mbështeten tërësisht në Kuadrin COSO). Aktualisht, KLSH nuk ka

hartuar ndonjë manual / udhëzues mbi vlerësimin e sistemeve të kontrollit të

brendshëm, të cilin më pas ta përdor si kriter vlerësimi, pasi deri tani kjo mbetet

përgjegjësi e Ministrisë së Financave. Manuali i vetëm që përdorin edhe

audituesit shtetërorë, është manuali ekzistues i MFK-së, i cili vijon të

mbështetet në kuadrin COSO (1992).

Pyetja është: Deri në ç’masë, përdorimi i një manuali, i cili nuk reflekton

ndryshimet e ndodhura në Kuadrin COSO, në një ambient që ndryshon

vazhdimisht, mund të jetë efektiv?

Ligji i KLSH-së, në nenin 25 parashikon ndër të tjera se, Kryetari i Kontrollit të

Lartë të Shtetit është përgjegjës dhe vendos për manualet dhe standardet e

auditimit, çfarë nënkupton se KLSH mund të zhvillojë edhe një manual të

auditimit të sistemeve të kontrollit të brendshëm. Gjithashtu, duke u

mbështetur në INTOSAI GOV 9100, KLSH mund të përditësojë këtë manual duke

u mbështetur në mënyrë të vazhdueshme në Kuadrin e Integruar COSO (pra

duke reflektuar ndryshimet që ky Kuadër sjell).

Por, nëse përgjegjësia për hartimin e manualeve të kontrollit të brendshëm

është e NJQH/MFK dhe kjo e fundit vijon të mbështetet në Kuadrin COSO 1992,

sa më sipër pengon KLSH të hartojë dhe zhvillojë manuale mbështetur në një

kuadër më të azhurnuar siç është COSO (2013). Edhe nëse do ta bënte, ky

manual nuk do të ishte fizibël, pasi KLSH nuk mund përdor kritere vlerësimi, të

ndryshme nga kriteret e hartimit dhe implementimit. Parë në këtë

këndvështrim, duke mos zhvilluar manuale efektive mbi sistemet e kontrollit të

brendshëm (kritere), puna e KLSH riskon të ndikohet negativisht në rastet kur:

- në mbështetje të nenit 16 të ligjit të KLSH, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në

ushtrim të kompetencave të tij, vlerëson funksionimin e përgjithshëm të

Page 108: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Aulona Jonuzi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 107

sistemeve të kontrollit dhe auditimit të brendshëm në organet subjekte të

auditimit, duke dhënë, sipas rastit, opinionet dhe rekomandimet e duhura.

Në vijim, Kontrolli i Lartë i Shtetit i merr në konsideratë këto gjetje, vetëm në

rast se standardet e përdorura për këto auditime janë në përputhje me

standardet e veta dhe ato ndërkombëtare të auditimit.

- Referuar Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit – ISSAI 1315, nevojitet që

audituesi gjatë auditimeve financiare të vlerësojë edhe kontrollet e

brendshme, si hapi i parë për identifikimin dhe vlerësimin e risqeve.

Si një nënsistem i tërësisë së sistemit menaxherial, kontrolli i brendshëm mund

të shihet si një konditë e nevojshme për përmbushjen me eficiencë dhe

efektivitet të objektivave të njësisë.

Parë nga këndvështrimi i auditimit, kontrolli i brendshëm përfaqëson një

objektiv të aktivitetit të auditimit të brendshëm, por edhe një mjet për të

përmbushur një qëllim të auditimit të jashtëm. E megjithatë përpara hartimit,

implementimit, kryerjes së kontrolleve të brendshme dhe vlerësimit të

efektivitetit të tyre, janë dy faktorë që duhen konsideruar: së pari shkalla e

kuptueshmërisë së konceptit; dhe së dyti ndryshimet e vazhdueshme të

mjedisit. Nevoja për të rishikuar udhëzuesit ekzistues dhe standardet nxitet nga

ndryshime në mjedise rregullatore, sikundër janë zgjerimi i përdorimit të

teknologjisë së informacionit apo sfida të tjera të kohëve moderne.

Tashmë është gjerësisht e pranuar se menaxhimi, gjatë monitorimeve dhe

vlerësimeve të efektivitetit të hartimit dhe implementimit të kontrollit të

brendshëm, nevojitet të aplikojë edhe gjykimin profesional. E pikërisht për të

shmangur të qenit shumë përshkrues ndaj kontrolleve të brendshme, nevoja

për një kuadër që të përcaktojë në mënyrë precize se çfarë përbën kontrollet e

brendshme dhe si të përcaktohet nëse këto kontrolle po implementohen me

efektivitet, është esenciale. Edhe pse i tillë, ky kuadër nuk mund të garantojë

rezultate absolute, por duke vendosur gjykimin profesional brenda kufijve të

ligjëruar (me ligj, rregullore, urdhra të brendshme, etj), ai rrit mundësinë që

menaxhimi të marrë vendime më të mira lidhur me kontrollet e brendshme

Duke gjykuar në tërësi, për sa më sipër, rishikimi i vazhdueshëm i procesit të

kontrollit të brendshëm nevojitet të rishikohet mbështetur në standarde

ndërkombëtare si edhe në praktikat më të mira, por së pari duke mbajtur në

Page 109: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

108 Botime 2017

konsideratë nivelin e kuptueshmërisë të gjithë personelit të përfshirë në proces.

Në këtë perspektive, praktika e Shteteve të Bashkuara është një shembull i

shkëlqyer i asaj çfarë botërisht njihet si “një praktikë e mirë për tu ndjekur”.

Page 110: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Aulent Guri

Kontrolli i Lartë i Shtetit 109

KLSH DHE AUDITIMI I ENERGJISË DHE KLIMËS

nga Aulent Guri - Kryeauditues, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 10 tetor 2017

Në datat 27-28 Shtator, në Bratislavë, u zhvillua nga SAI i Sllovakisë, seminari

mbi Energjinë dhe Klimën. Në këtë seminar morën pjesë auditues nga SAI-t e

Shqipërisë, Sllovakisë, Austrisë, Bullgarisë, Bjellorusisë, Çekisë, Kroacisë,

Danimarkës, Estonisë, Lituanisë, Ukrainës, Letonisë, Polonisë, Rumanisë si edhe

përfaqësues të Komisionit Europian, Gjykatës Europiane të Llogarive – ECA, dhe

kompanive sllovake të prodhimit të energjisë. Fjalimi hapës u mbajt nga

Presidenti i SAI-t të Sllovakisë z. Karol Mitrik, i cili ndër të tjera theksoi rëndësinë

e energjisë mbi zhvillimin ekonomik, ndikimin e saj në klimë si dhe ruajtjen e

parametrave mjedisore. Ai u shpreh se evente të tilla kontribuojnë dhe

zhvillojnë edhe më tej punën e SAI-ve, pasi auditimet bashkëkohore shkojnë

krah për krah me shkëmbimin e eksperiencës ndërkombëtare, ndarjen e

informacioneve dhe praktikave më të mira me njëri - tjetrin, por edhe duke

mësuar nga gabimet e njëri - tjetrit duke qenë se këto gabime mund të kenë

pasoja të tjera në aspektin e buxheteve publike ose në përmbushjen e

detyrimeve ndërkombëtare.

Seminari ishte ndarë në katër sesione kryesore dhe në çdo sesion

prezantoheshin 3-4 prezantime. Të gjitha prezantimet ishin përqendruar në

rëndësinë e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, reduktimin e

gazeve serë gjatë prodhimit të energjisë, eficiencën e energjisë si dhe fokusimin

në të ardhmen të Institucioneve Supreme të Auditimit mbi këto tematika.

Prezantimi i parë me temë “Objektivat e Paketës Ligjore – Energji e pastër për të

gjithë europianët” u mbajt nga Znj. Lidia Vasakova, e cila është njëkohësisht

përfaqësuesja e Komisionit Europian në Sllovaki. Kjo paketë është në axhendën

Page 111: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

110 Botime 2017

kryesore të Komisionit Europian, ku një ndër objektivat kryesore të saj është që

deri në 2030, 50 % e energjisë të prodhohet nga burimet e rinovueshme.

Prezantimi i dytë u mbajt nga z. Miroslav Marias i cili vinte si përfaqësues i

Ministrisë së Ekonomisë së Sllovakisë. Ai bëri një përshkrim të situatës

energjitike në Sllovaki mbi sfidat dhe mundësitë që ofron ky vend në prodhimin

e energjisë. Sesioni i parë u mbyll me prezantimin e Ekspertit të ECA-s, z. Olivier

Prigent i cili u fokusua kryesisht në auditimet dhe raportet që ECA ka zhvilluar

mbi energjinë dhe klimën, eksperiencën e institucioneve përgjegjëse si dhe

punën e SAI-ve europiane lidhur me këto çështje. Më tej gjatë këtij seminari u

shfaqën edhe dy video – prezantime respektivisht mbi rëndësinë e përdorimit

të burimeve alternative të energjisë si dhe mbi punën audituese të zhvilluar nga

SAI i Kinës mbi energjinë në vitet e fundit.

Grupi i KLSH-së, në këtë seminar u përfaqësua nga z. Bashkim Arizaj,

Kryeuaditues në Drejtorinë e Auditimit të Institucioneve Qendrore, z. Aulent

Guri, Kryeauditues në Departamentin e Performancës dhe z. Idlir Dervishi,

Auditues në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Projekteve të Huaja.

Z. Aulent Guri gjatë prezantimit të tij me temë “Situata dhe sfidat e burimeve të

rinovueshme në Shqipëri”, krahas njohjes së pjesëmarrësve me auditimet që

KLSH ka zhvilluar këto vitet e fundit mbi energjinë dhe aspektet klimatike si ajri

etj., bëri një përshkrim më të hollësishëm të problemeve kryesore që lidhen me

përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë si ajo e ujit, erës, mbetjeve

etj. Ajo që zgjoi interes tek të pranishmit dhe ku u diskutua edhe pas

përfundimit të sesionit përkatës është shfrytëzimi i rreth 97 % i sasisë totale

vjetore të ujit të lumenjve të Shqipërisë për prodhimin e energjisë. Ky kriter i cili

është vendosur në Ligjin Nr. 111/2012, Për menaxhimin e integruar të burimeve

ujore, neni 39, pika 4, i lejon kompanitë që gjenerojnë energji nga uji të marrin

rreth 97 % të sasisë totale vjetore nga lumenjtë. Duke qenë një situatë e

paprecedentë z. Guri shtroi pyetjen nëse raste të tilla ekzistojnë ne vende të

ndryshme europiane apo nëse ka praktika më të mira mbi përdorimin e

burimeve ujore për prodhimin e energjisë. Kolegë auditues nga SAI i Austrisë

sollën shembullin pozitiv të vendit të tyre, duke bërë të qartë se kompanitë që

prodhojnë energji nga uji mund të marrin vetëm 30 % të sasisë totale vjetore të

prurjes e cila ishte e njëjtë me rekomandimin që u bë në këtë prezantim nga z.

Page 112: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Aulent Guri

Kontrolli i Lartë i Shtetit 111

Guri i cili ndër të tjera theksoi se sasia totale e prurjes duhet të ndahet në

mënyrë të barabartë midis prurjes ekologjike, prurjes energjitike dhe prurjes për

përdorim bujqësor. Në vazhdim të këtij prezantimi u prek rëndësia dhe

mundësitë që Shqipëria ka për përdorimin e burimeve alternative të energjisë si

për shembull energjia nga era, dielli, biomasa por dhe energjia gjeotermike.

Auditues nga SAI i Çekisë, Sllovakisë dhe Bjellorusisë referuan gjithashtu për të

ndarë eksperiencën e tyre mbi këto tematika por dhe për të ofruar

bashkëpunime në fusha të ngjashme në të ardhmen. Veç energjisë, disa

prezantime ishin fokusuar edhe në aspektet klimatike, ndikimin e energjisë mbi

klimën si dhe në emetimet e dioksidit të karbonit nga aktivitetet industriale.

Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuara sa i përket skenarëve të

ndryshimeve klimatike lidhur me rritjen e temperaturave deri në 2-3OC në 100

vitet e ardhshme, ndryshimin e reshjeve, shtimin e katastrofave natyrore etj.,

dhe kjo u pa edhe gjatë prezantimit nga eksperti i ECA-s z. Prigent. ECA, duke

qenë një institucion europian ka bashkëpunuar ngushtë me institucione të tjera

ndërkombëtare si Komisionin Europian, Agjencinë Europiane të Mjedisit - EEA,

Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik - OECD, Konventën

Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike – UNFCCC, të cilat

janë institucionet lider mbi energjinë dhe klimën. Prezantimet e fundit erdhën

nga kompanitë e prodhimit të energjisë, të cilat kudo në botë konsiderohen si

një aleat shumë i rëndësishëm në luftën për të patur energji të pastër sot e në

të ardhmen. Seminari u mbyll përsëri nga Presidenti i SAI-t të Sllovakisë z.

Mitrik, i cili përveç se falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për prezantimet,

diskutimet dhe eksperiencën që ndanë me njëri - tjetrin, ftoi të gjitha SAI-t

pjesëmarrëse në këtë seminar për të prioritizuar çështjet e energjisë dhe klimës

në axhendën e tyre audituese në të ardhmen.

Page 113: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

112 Botime 2017

Page 114: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Rinald Muça

Kontrolli i Lartë i Shtetit 113

MODELI I PRANIMIT TË MATURANTËVE NË UNIVERSITETE

nga Rinald Muça - Drejtor Departamenti, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 25 tetor 2017

KLSH ka gjithnjë në vëmendje problematikat sociale, krahas atyre financiare, që

karakterizojnë sot aktivitetin publik në Shqipëri. Një nga auditimet më të fundit

që ky institucion kreu, ishte edhe ai mbi “Performancën e institucioneve

përgjegjëse për pranimet në Universitet të Maturës 2016”.

Duke qenë të vetëdijshëm se procesi i marrë nën auditim ishte i pari që

realizohej në kushtet e Ligjit të ri të Arsimit të Lartë 80/2015 dhe si i tillë nuk

përfaqëson një proces të maturuar, shtresëzuar e konsoliduar, ku të gjitha palët

pjesëmarrëse të njohin të drejtat dhe detyrimet e tyre e t’i zbatojnë ato me

efektivitet, KLSH riskoi me auditimin e një veprimtarie të tillë, me synimin që të

hidhte dritë mbi modelin që po prezantohej e implementohej për të

ndërgjegjësuar të gjitha palët pjesëmarrëse në të dhe ndërmarrë veprimet

korrektuese përpara se të ishte vonë. Sinjalet që modeli kishte të meta u morën

fillimisht nga konteksti social i problemit, ku maturantët të cilët aplikuan për

pranime në IAL për vitin akademik 2016-2017 e shprehën pakënaqësinë e tyre

mediatikisht, përmes protestave të shpeshta në periudhën e pranimeve dhe

përgjithësisht duke theksuar se Ligji i ri i Arsimit të Lartë deformonte meritë-

preferencën e synuar.

KLSH u përpoq ta “përkthente” këtë problem social në problem performance,

duke adresuar përgjegjësitë dhe rekomanduar ndryshime të cilat potencialisht

mund të sjellin përmirësime në të ardhmen. Dy janë modelet që ballafaqohen

për procesin e pranimit të marrë nën auditim: i pari është një model i

centralizuar, që MAS e vuri në jetë në pranimet për vitin akademik 2016-2017

dhe e legjitimoi përmes Udhëzimit nr. 13, dt. 22.07.2016. Si një model që u

aplikua për herë të parë pas miratimit të Ligjit 80/2015, ai u karakterizua nga:

Page 115: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

114 Botime 2017

a) Joligjshmëria, sepse së pari Ligji ia njeh të drejtën IAL-ve për ta realizuar vetë

procesin pranues në mënyrë të decentralizuar, mbështetur në dokumentet e

tyre strategjike (neni 25, pika 8 e Ligjit 80/2015), së dyti sepse në procesin

pranues u përfshinë institucione të cilat nuk duhet të ishin përfshirë në bazë

të Ligjit (AKP) ose që Ligji nuk i njeh për procesin pranues (RASH) dhe së treti,

sepse u regjistruan aplikantë dhe joaplikantë pas datës kufi, vetëm në IAL-të

jopublike, në mënyrë jotransparente dhe pasi kishte nisur viti i ri akademik

2016-2017. Joligjshmëria e procesit jo vetëm që nuk u kontestua nga asnjë

IAL publike e përfshirë në të, por u detajua me Udhëzime të këtyre të fundit

dhe u implementua pasivisht prej tyre.

b) Joekonomiciteti, sepse centralizimi i procesit pranues u realizua në një

platformë të vetme elektronike që kushtoi 11.718.416 lekë në terma

monetarë, 5 muaj punë në terma kohorë dhe 14 punonjës me kohë të plotë

në terma të burimeve njerëzore. Fillimisht kjo platformë u krijua për të

kontrolluar përputhshmërinë e aplikimeve të kandidatëve me renditjet që do

të bënin IAL-të, duke i shërbyer kështu transparencës së procesit për MAS,

por, sikurse sugjerojnë faktet, kjo platformë u krijua praktikisht për të

realizuar procesin pranues në IAL-të publike e jopublike. Joekonomiciteti i

kësaj platforme del në pah kur funksioni dhe rezultati i saj krahasohet me

punën e bërë për përllogaritjen e pikëve dhe rankimin nga Universiteti i

Tiranës, i cili e realizoi këtë gjë brenda 5 ditëve, me 5-6 pedagogë të

Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Fakultetit Ekonomik të kësaj IAL-je

dhe kosto e së cilës përllogaritet vetëm në pagesën e orëve të punës jashtë

orarit zyrtar për pedagogët e mësipërm, ku kjo kosto ende nuk është

miratuar për t’u paguar nga Ministria e Financës. Joekonomiciteti shprehet

gjithashtu edhe në kontraktimin pa procedura ligjërisht korrekte që 5 IAL-të e

marra nën auditim i bënë subjektit që e programoi këtë platformë, për të

realizuar procesin përllogaritës e rankues, duke paguar shuma monetare të

cilat mund të ishin përdorur më mirë në drejtime të tjera.

c) Joeficienca, sepse platforma e centralizuar penalizoi aplikantët fitues të

regjistroheshin pas datës kufi në IAL-të publike të marra nën auditim. Ky

penalizim në plotësim kuotash solli gjithashtu të ardhura të munguara për

IAL-të e audituara, duke i penguar ato të realizonin ngarkesën e normuar për

pedagogët e tyre dhe duke i dëmtuar buxhetet e tyre të planifikuara, gjë që

Page 116: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Rinald Muça

Kontrolli i Lartë i Shtetit 115

në vijim do të ketë pasoja në cilësinë e mësimdhënies dhe përgjithësisht në

konkurrueshmërinë e këtyre IAL-ve në ofertën e arsimit të lartë. Joeficienca e

procesit i kushtoi edhe shoqërisë në tërësi, sepse aplikantët të cilët mund të

ishin pranuar e regjistruar konform Ligjit në IAL-të publike, u regjistruan pas

datës kufi në IAL-të jopublike, ku tarifat vjetore të shkollimit variojnë 6-10

fish më shumë sesa në IAL-të publike, duke rritur kështu koston mesatare

dhe atë totale të arsimimit të lartë për vitin 2016. KLSH gjykon se në këtë

mes, më të penalizuarit janë maturantët me nota të mira dhe që vijnë nga

familje me të ardhura të ulta apo edhe mesatare.

d) Joefektiviteti, sepse: i) aplikantëve nuk iu dha mundësia të ç’regjistroheshin

dhe të regjistroheshin në një program tjetër ku rezultonin fitues, nëse do ta

preferonin më shumë këtë të fundit; ii) alokimi i pastudiuar i kohës midis

raundeve krijoi stres deri në panik tek aplikantët, duke e detyruar një pjesë

prej tyre të regjistroheshin në degë të cilat nuk i kishin prioritare, iii) kriteret

e përcaktuara nga IAL-të nuk u mbështetën saktësisht në kurrikulën

parauniversitare dhe ndryshuan gjatë procesit të pranimit, duke penalizuar

apo favorizuar joqëllimisht një pjesë të mirë të aplikantëve; dhe së fundmi, iv)

IAL-të aplikuan si kritere shtesë vetëm parametra që mbështeteshin tek

mesataret e përgjithshme të aplikantëve apo mesataret e gruplëndëve të

veçanta, duke mos i dhënë rëndësi faktit që mesatarja në Shqipëri është një

tregues jo i besueshëm, madje edhe deformues, për shkak të diferencave që

ekzistojnë në arsimin e mesëm publik dhe atë privat, në arsimin e mesëm në

zona apo rajone të ndryshme të vendit, sikurse edhe midis mesatares së

Maturës Shtetërore që është e ekspozuar më së shumti ndaj administrimit të

saj dhe mesatares së 3 viteve të shkollimit që reflekton më së shumti

investimin dhe përgatitjen reale, arsimore të aplikantëve.

Modeli tjetër, të vetmin që Ligji e parashikon në dispozitat e veta, por që asnjë

nga IAL-të e marra në auditim, apo edhe IAL-të e tjera publike që realizuan

pranime në vitin akademik 2016-2017 nuk e aplikuan, është një model i

decentralizuar, ku secila IAL, në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e vet,

koncepton, dizajnon dhe implementon versionin e saj për të realizuar procesin e

pranimeve. Një model i tillë aplikohet gjerësisht në vendet perëndimore si

Anglia, Gjermania, etj., por në Shqipëri mbetet ende për t’u provuar suksesi në

praktikë i tij. Arsyet e mosimplementimit të një modeli të tillë vitin e kaluar janë

Page 117: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

116 Botime 2017

disa dhe mund të përmenden: i) mungesa e Statuteve dhe Rregulloreve të IAL-

ve, ndonëse Ligji kishte vendosur afate të qarta për to; ii) mungesa e

kapaciteteve dhe aftësive teknike për të ngritur platforma individuale

përllogaritëse e rankuese, dhe përgjithësisht e më e rëndësishmja, iii) qëndrimi

pasiv i IAL-ve për të marrë përsipër përgjegjësitë ligjore e morale që kishin ndaj

maturantëve dhe shoqërisë në përgjithësi.

Modeli i aplikuar vitin e kaluar u shoqërua nga një emergjencë artificiale që

shprehet në ndryshimet e shpeshta të Udhëzimit që e legjitimoi atë, ndryshimin

e administrimit të platformës unike të pranimeve dhe regjistrimin e një numri të

konsiderueshëm aplikantësh pas datës kufi të parashikuar në Udhëzim. Kjo

emergjencë artificiale dëshmon për mungesë planifikimi operacional të modelit

të centralizuar nga institucioni që e implementoi atë.

Për vitin akademik 2017-2018 MAS ka propozuar e imponuar sërish një model të

centralizuar përmes Udhëzimit nr. 15, dt. 19.05.2017. Duke mësuar nga gabimet

e vitit të kaluar, Udhëzimi nr. 15 paraqet një version të përmirësuar në disa

detaje, por të njëjtë në thelb me Udhëzimin nr. 13. Këto përmirësime shprehen

në:

1. Tashmë aplikimet kryhen konform Ligjit 80/2015 në institucionin eparashikuar për këtë qëllim, Qendrën e Shërbimeve Arsimore, aktetnënligjore për të cilën u miratuan duke shndërruar AKP-në në QSHA.

2. Procesi pranues e regjistrues për raundin e parë është i ndarë në 7 faza 48-orësh, për të shteruar sa më shpejt në kohë regjistrimin e kandidatëve fituesdhe mos krijuar efektin bottleneck të vitit të kaluar.

3. Udhëzimi është i detajuar në formulimin e mundësisë për regjistrim tëkandidatëve që rezultojnë fitues në më shumë se një program studimi, dukecilësuar veçorinë e aplikantëve ekselentë.

4. Udhëzimi u jep të drejtën për ç’regjistrim në një datë të vetme, tëparacaktuar, të gjithë kandidatëve që kanë dëshirë ta ushtrojnë këtë tëdrejtë, por vetëm për raundin e parë. Udhëzimi nuk u jep të drejtënkandidatëve të ç’regjistruar që të regjistrohen në të njëjtin raund në njëprogram tjetër ku janë shpallur fitues, por thjesht të aplikojnë për pranimet eraundit pasardhës.

5. Çregjistrimet dhe rezultatet e ankimimeve paraqiten të gjitha elektronikishtnë platformën unike U-Albania.

6. Procesi pranues e regjistrues, edhe për raundin e dytë është i ndarë në 7 faza48-orësh.

Page 118: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Rinald Muça

Kontrolli i Lartë i Shtetit 117

KLSH mendon se centralizimi kundrejt decentralizimit të një shërbimi duhet

analizuar në tre dimensione kyç:

1. A është i mandatuar centralizimi/decentralizimi?2. A shton vlerë centralizimi/decentralizimi?3. A pakëson risqet centralizimi/decentralizimi?

1. Përgjigjja e dimensionit të parë jepet pa ekuivoke në Ligjin 80/2015, neni 25,

pika 8. Procesi i pranimit të maturantëve realizohet nga njësitë bazë dhe

miratohet nga titullari i njësisë kryesore, sipas procedurave të përcaktuara

në Statutin dhe Rregulloren e IAL-së. Pra modeli i decentralizuar është i

mandatuar nga Ligji, jo modeli i centralizuar.

2. Në lidhje me vlerën, modeli i centralizuar i vitit 2016 kushtoi 11.718.416 lekë

para publike. Platforma qendrore e MAS shërbeu në disa drejtime dhe

konkretisht:

a) iu ofrua për përllogaritjen e pikëve dhe rankimin e aplikantëve IAL-ve tëinteresuara kundrejt pagesës,

b) bëri kontrollin e përputhshmërisë së aplikimeve me renditjet për llogaritë MAS, dhe

c) bëri transparencën e procesit tek aplikantët dhe IAL-të në raundin edytë, duke zhvendosur vijën e kuqe sipas regjistrimeve.

Në drejtimin (a), u arkëtuan nga IAL-të publike 6.142.400 lekë, por

meqenëse edhe IAL-të publike shpenzuan para publike për kontraktimin e

këtij shërbimi, kosto e platformës mbeti 11.718.416 lekë para publike. Në

drejtimin (b), procesi kontrollues u krye me zgjedhje për IAL-të e

pakontraktuara dhe, për kampionin e marrë në shqyrtim, procesi

kontrollues mund të kryhej fare lehtë me programe të gatshme si Microsoft

Excel. Pra edhe në këtë drejtim, programimi dhe centralizimi i platformës

nuk solli ndonjë vlerë të shtuar.

I vetmi drejtim ku platforma qendrore shtoi vlerë për maturantët dhe IAL-të

është drejtimi (c). Nëse e marrim të mirëqenë që platforma e ngritur do të

përdoret edhe për pranimet e viteve të ardhshme dhe rrjedhimisht nuk do

të shoqërohet me investime shtesë, por vetëm me shpenzime mirëmbajtjeje,

sikurse pretendohet nga MAS, atëherë vlera e vetme e shtuar është

transparenca dhe informimi i aplikantëve dhe IAL-ve me shpenzime

Page 119: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

118 Botime 2017

relativisht të ulta vjetore. Por, këtë gjë IAL-të mund ta realizojnë

individualisht për aplikantët që preferojnë programet e tyre me shpenzime

po aq të ulta vjetore dhe me cilësi po aq të mirë. Avantazhi i vetëm i

platformës qendrore ndaj atyre individuale të IAL-ve është se e ofron këtë

shërbim jo vetëm individualisht, por për të gjitha IAL-të, duke e konsoliduar

atë. Në gjykimin e KLSH-së, vlera shtesë e kësaj platforme për maturantët,

IAL-të dhe MAS nuk kompenson dhe sigurisht as tejkalon koston për

ndërtimin e saj dhe për më tepër shoqërohet me risqe shtesë, sikurse

trajtohet në vijim.

3. Lidhur me risqet, platforma qendrore përpiqet të maksimizojë

transparencën, informimin dhe ligjshmërinë e regjistrimeve, duke

minimizuar njëkohësisht abuzivitetin, kaosin, pabarazitë apo konfliktin social,

të ardhurat e munguara për IAL-të, regjistrimet pas datës kufi specifikuar në

Udhëzim, etj. KLSH mendon se:

a) Në terma teknikë, platforma e centralizuar, si një platformë që

administron në terma kombëtarë të gjithë kandidatët që aplikojnë për

universitet, është një platformë robuste, jofleksibël, burokratike, e

limituar në përmirësim informatik, që i zhvesh Universitetet nga

karakteristikat apo konteksti specifik ku operojnë dhe që në përgjithësi

pengon IAL-të të shtojnë apo modifikojnë filtrat e tyre pranues, duke

profilizuar kështu ofertën dhe produktin e tyre arsimor me kohën. Pra,

platforma qendrore e MAS përpiqet të disiplinojë procesin, duke

sakrifikuar lirinë, fleksibilitetin dhe përshtatshmërinë e maturantëve dhe

IAL-ve në të. Nëse, për shembull, i referohemi procesit pranues ku një

aplikant ka fituar një program studimi duke u shpallur fitues që në fazën e

parë të raundit të parë, por, që për arsye të ndryshme, e ka të pamundur

apo nuk vendos të regjistrohet në këtë fazë, atëherë platforma e

centralizuar do ta kishte thuajse të pamundur që të përfshinte regjistrimin

e këtij fituesi në fazën e tretë apo të katërt të të njëjtit raund, për atë

program studimi ku aplikanti rezulton fitues që në fazën e parë. Platforma

e centralizuar do ta kalonte fituesin e paregjistruar direkt për aplikim në

raundin pasardhës, duke penalizuar për rrjedhojë vetë aplikantin nëse

programi është i preferuar dhe kuotat plotësohen shpejt, sikurse edhe IAL-

në që është e interesuar të ketë si student një kandidat që rezulton fitues

Page 120: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Rinald Muça

Kontrolli i Lartë i Shtetit 119

që në fazën e parë të raundit të parë. Po ashtu, platforma e centralizuar e

ka të vështirë që të përfshijë çregjistrimet e aplikantëve tashmë të

regjistruar në një program studimi, në çdo kohë që këta të fundit do ta

gjykojnë të arsyeshme, dhe regjistrimin e tyre në një program tjetër

studimi ku rezultojnë gjithashtu fitues, në të njëjtën fazë apo në një fazë

pasardhëse të të njëjtit raund. Kjo gjë mund të realizohet fare mirë në një

model të decentralizuar, duke i dhënë aplikantit të gjithë lirinë e

nevojshme (sikurse edhe përgjegjësinë) që të ç’regjistrohet dhe

riregjistrohet ashtu sikur ai/ajo e gjykon të arsyeshme. Pra e thënë thjesht,

platforma qendrore nuk i jep mundësinë kandidatit të mirë që të rezervojë

një program studimi ku rezulton fitues dhe të presë nëse fiton një

preferencë më të mirë në një fazë pasardhëse, por e vë atë në një situatë

stresante ku i duhet të zgjedhë shpejt (brenda 48-orësh): të regjistrohet

në një program jo aq të preferuar, apo të riskojë duke pritur për një

program më të preferuar. E gjitha kjo për mos të krijuar efektin bottleneck

të vitit të kaluar që u vu re në raundin e parë. Pra platforma e centralizuar

zgjidh një problem, duke shkaktuar potencialisht një tjetër.

b) Platforma e centralizuar transferon integritetin e procesit nga IAL-të tek

MAS, duke e bërë këtë të fundit përgjegjëse për mbarëvajtjen me sukses

ose jo të pranimeve në IAL. E thënë më qartë, risku i gabimeve të

platformës, abuzivitetit të pranimeve apo përgjithësisht transparencës së

procesit nuk mbetet i decentralizuar individualisht tek IAL-të, por

përqendrohet tek MAS. Nëse MAS ka informaticienë më të zotë sesa IAL-

të, apo punonjës më të ndershëm sesa IAL-të, kjo është një çështje që del

përtej auditimit të kryer nga KLSH dhe që në asnjë rast nuk mund të

paragjykohet.

c) Së fundmi, MAS edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit, ka vijuar të mbajë një

qëndrim paternalist ndaj IAL-ve, maturantëve dhe procesit në përgjithësi.

Në asnjë rast, risqet e listuara teorikisht nga MAS nuk janë provuar në

praktikë, sepse asnjë IAL nuk e ka realizuar individualisht procesin e

pranimit. MAS e përmirësoi Udhëzimin e 2017-s në krahasim me atë të

2016-s dhe sigurisht që do vazhdojë ta përmirësojë atë në vitet në vijim,

sepse ia ka krijuar vetes mundësinë që të përmirësohet, duke

implementuar çdo vit modelin e saj dhe mësuar nga gabimet e së kaluarës.

Page 121: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

120 Botime 2017

Përmirësimi i performancës së MAS në procesin e pranimeve, brenda

limiteve teknike që ajo mund ta realizojë këtë përmirësim, vjen me koston

dhe riskun e moszhvillimit të IAL-ve për ta kryer vetë këtë proces, duke i

lënë ato prapa në krahasim me simotrat e tyre europiane dhe

eksperiencat e vendeve të zhvilluara. Modeli i pranimit me modalitetet

dhe teknikalitetet e veta, sikurse kriteret pranuese, është një instrument

në dorë të IAL-ve për të realizuar me sukses, në numër dhe cilësi,

pranimet e aplikantëve në programet e tyre të studimit. T’ua heqësh IAL-

ve këtë instrument, me argumentin se ato mund të dështojnë në

përdorimin e tij, prish konkurrencën mes tyre, deformon eventualisht

meritë-preferencën, sepse kufizon aplikantët dhe më e rëndësishmja, nuk

mbështetet në asnjë të dhënë faktike, por vetëm hipotetike apo të

paragjykuar, sepse në asnjë rast modeli që parashikon Ligji nuk është vënë

në jetë.

Për sa më lart, në kushtet kur modeli i centralizuar nuk është i mandatuar nga

Ligji, nuk shton vlerë dhe as nuk pakëson risqet e procesit, KLSH i qëndron

mesazhit auditues se:

Modeli i pranimit që u aplikua në vitin 2016 dhe po përpiqet të implementohet

sërish, nuk është ai i duhuri, si në konceptim, ashtu edhe në aplikim. Ky model

nuk është në përputhje me frymën e Ligjit 80/2015 dhe as me praktikat e mira

të vendeve perëndimore prej nga ky Ligj është përshtatur.

MAS dhe QSHA duhet të angazhohen aktivisht në procesin e aplikimit, duke e

nisur më herët atë në kohë, asistuar aplikantët dhe IAL-të në kërkesat e tyre për

mbarëvajtjen e duhur të procesit kundrejt tarifave të arsyeshme dhe kryerjen e

procesit të regjistrimit të fituesve pa interferuar me procesin e pranimit, por në

fund të tij, mbështetur në listat përfundimtare të dërguara nga IAL-të.

IAL-të duhet ta konceptojnë, dizajnojnë dhe implementojnë vetë procesin e

pranimit, në përputhje me Ligjin dhe praktikat e mira. Kriteret e tyre e të

pranimit duhet të reflektojnë një politikë afatgjatë të tyren, që t’i mundësojë

aplikantëve profilizimin potencial në arsimin e mesëm, sikurse nuk duhet të

kufizohen vetëm në përllogaritjen e mesatareve, por mund të përfshijnë edhe

aspekte të tjera të vlerësimit të kandidatëve, sidomos për programet e

preferuara të studimit.

Page 122: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Gjovalin Preci

Kontrolli i Lartë i Shtetit 121

ADMINISTRATA PUBLIKE NË KËNDVËSHTRIMIN

E AUDITIMEVE TË KLSH

nga Gjovalin Preçi - Kryeauditues, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 03 nëntor 2017

Duhet theksuar që në krye të herës se, performanca e administratës publike ka

qenë në mënyrë të vazhdueshme çështje e veçantë e veprimtarisë së KLSH në të

gjitha llojet e auditimit dhe pothuajse në të gjitha subjektet e audituara. Kjo për

vetë faktin se aktiviteti i nëpunësve publik jo vetëm që është i lidhur

drejtpërdrejtë me sasinë dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, por në të

njëjtën kohë dhe me përdorimin me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të

parasë publike për paga, shpërblime, trajnime etj. Në konceptin e administratës

përfshihet veprimtaria e cilitdo enti ose personi, i cili ka për qëllim t’u shërbej

interesave të përgjithshme të popullsisë, pra përfshirë punonjësit, marrëdhëniet

e punës të të cilëve rregullohen me Kodin e punës ashtu edhe marrëdhëniet e

shërbimit civil.

KLSH e ka konsideruar performancën e administratës publike elementin kyç në

miradministrimin fondeve dhe të pasurisë së vendit, me pasoja të drejtpërdrejta

ekonomike, financiare dhe sociale. Në funksion të këtij qëllimi, auditimet e

kryera kanë mbyllur ciklin e plotë të punonjësve publikë, duke u nisur që nga

struktura organike e rekrutimi dhe duke përfunduar me vlerësimin, masat

disiplinore dhe largimet nga puna.

Në auditimet e kryera një vëmendje të veçantë i kushtohet emërimit dhe

largimit të titullarëve të enteve publike, pasi ato janë përgjegjësit e menaxhimit

të administratës që kryen shërbim për taksapaguesit dhe popullatën në tërësi.

Fatkeqësisht konstatohen lëvizje të shpeshta të drejtuesve publik dhe për më

tepër që nuk plotësojnë kriteret përkatëse të të qenit në krye të institucionit,

Kështu p.sh. në auditimin e performancës së sigurisë ushqimore, të ushtruar në

Page 123: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

122 Botime 2017

AKU, kanë rezultuar pesë lëvizje të Drejtorëve të përgjithshëm të AKU-së gjatë

pesë vjetëve të fundit; pas vitit 2016 Ministri i Bujqësisë ka propozuar dhe

Kryeministri ka emëruar në dy raste Drejtorin e Përgjithshëm në mungesë të

plotësimit të kritereve të vendosura për përvojën në punë në administratën

shtetërore me më pak se 5 vjet, si dhe në përgjithësi shkarkimi i tyre është bërë

në kundërshtim me VKM nr. 173, datë 7.3.2003, duke ndikuar negativisht në

performancën e AKU-së në tërësi

Zbatimi të strukturës organike në numër dhe pozicione pune brenda saj është

një çështje e rëndësishme auditimi, për shkak se mungesat në numër qoftë

edhe për periudha të shkurtra kohore ndikojnë në produktet e shërbimit ndaj

qytetarëve. Në AKU për periudhën shkurt 2014 prill 2016 ka pasur 21 pozicione

pune të lira, të cilat përbëjnë 5 % të punonjësve gjithsej, si dhe 12 punonjës me

emërim të përkohshëm, pas hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil, duke

munguar plotësisht ose pjesërisht performanca e një numri të konsiderueshëm

specialistësh, si dhe duke ndikuar negativisht në përmirësimin e sigurisë

ushqimore në vend.

Një elementë i rëndësishëm i performancës së administratës publike mbetet

çështja e rekrutimit të punonjësve, jo vetëm në vendosjen e kritereve të duhura

të profesionit bazë dhe atij shtesë, nivelit dhe llojit të shkollimit, përvojës në

punë, trajnimeve të fituara etj., por edhe për të siguruar qëndrueshmëri dhe

rritje të cilësisë së punës në administratë. Analizat gjatë auditiveve të kryera,

tregon se drejtuesit e institucioneve janë të prirur në përgjithësi për t’ju gjetur

njerëzve punë dhe jo për të garantuar realizimin e punës me personin e duhur.

Auditmi në AKU ka demonstruar se 6 zooteknikë (Durrës, Korçë, Gjirokastër,

Kukës dhe Vlorë) duhet të inspektojnë mishin, gjënë e gjallë dhe produktet e

tjera me origjinë shtazore; ose mësuesi i bio-kimisë apo të kimisë industriale

duhet të inspektojnë mallrat e importuara joshtazore në Han të Hotit, Durrës,

Vlorë dhe Kakavijë, që në fakt e cenojnë sigurinë ushqimore dhe nuk e

përmirësojnë atë.

Trajnimet e administratës publike janë trajtuar si një element me ndikim të

konsiderueshëm në rritjen dhe përmirësimin e performancës së administratës

publike. Nga auditimet ka rezultuar se trajnimet nuk janë masive, por të

përqendruar kryesisht në drejtuesit e nivelit të lartë; temat e zhvilluara në të

shumtën e herës i shërbejnë pak profilit të caktuar të specialistëve; pothuajse nuk

Page 124: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Gjovalin Preci

Kontrolli i Lartë i Shtetit 123

kanë gjetur zbatim në veprimtarinë e përditshme të tyre etj. Kështu, nga auditimi

në AKU, rezulton se inspektorët kanë pasur trajnime sporadike, përgjithësisht të

përqendruara në Drejtorinë e Përgjithshme dhe shumë pak specialistët e rajoneve,

si dhe kanë munguar kryesisht dhe veçanërisht ato për inspektimin e inspektorët.

Inspektorët e AKU nuk i janë nënshtruar trajnimit të detyrueshëm dhe testimit

profesional fillestar përpara konfirmimit në përfundim të periudhës së provës dhe

testimit periodik në bazë të një provimi që duhej të organizohej nga Inspektorati

Qendror. Kjo jo vetëm që do të bënte më të përgjegjshëm inspektorët, por në

rast të mos-kalimit periodik detyrimisht do të shkaktonte largimin nga detyra të

inspektorëve

Në të shumtën e rasteve të auditimit vlerësimi i veprimtarisë së punonjësve

publik është i karakterit formal, pasi mungojnë indikatorët përkatës për

pozicionin e punës së gjithsecilit, duke bërë që “nota”, ambicia për karrierë dhe

masat disiplinore të përcaktohen nga miqësia me eprorin direkt dhe titullarin.

Kjo jo vetëm që sjell mungesë përgjegjësie të administratës publike ndaj

taksapaguesve, por nxit parazitizmin dhe ul ndjeshëm efektivitetin e

shpenzimeve për pagat e punonjësve publik.

Problemi më i madh në performancës e administratës publike mbeten largimet

nga puna, jo vetëm se largohen kapacitete profesionale të trajnuara, humbet

memoria institucionale, zëvendësimet shoqërohen me ulje të cilësisë së

shërbimeve etj., por dhe për shkak të kostos financiare për buxhetin e shtetit në

shpenzimet për pagesat në rastin e largimeve të paligjshme. Sipas të dhënave

financiare të AKU në vitin 2014 është larguar 32.9 % e gjithë stafit dhe

specialistëve të AKU, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve pa shkaqe të

përligjura, e cila reflektohet në pagesat për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

të largimit nga puna të cilat tejkalojnë 10 % të fondit të pagave gjithsej. Mjafton

të cilësojmë së në periudhën e audituar 2012-2016 këto shpenzime arrijnë mbi

78 milion lekë, të cilët kalojnë disa herë investimet e kësaj periudhe.

Trajtimi me integritet, profesionalizëm, objektivitet dhe në përputhje me

standardet e auditimit të kësaj problematike dhe më gjerë mbi performancën e

administratës publike, KLSH ka ndikuar në rritjen e përgjegjshmërisë dhe

llogaridhënies për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe përdorimit me

eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të parasë publike. Duke mos u ndalur

vetëm në konstatime, KLSH me auditimet e realizuara ka bërë të mundur

Page 125: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

124 Botime 2017

evidentimin e përgjegjësive materiale, disiplinore, administrative dhe penale të

punonjësve publik. Kështu në vitin 2016 në 154 auditime të kryera janë

rekomanduar 1490 masa disiplinore dhe administrative të llojeve të ndryshme

deri në largim nga puna dhe për niveli të ndryshme drejtuesish dhe punonjësish,

si dhe janë 191 persona të kallëzuar penalisht në 49 raste. Në këtë mënyrë,

ashtu siç ka theksuar Kryetari i KLSH-së zoti Bujar Leskaj, “KLSH nëpërmjet

veprimtarisë audituese ka synuar në kontribuimin dhe ndikimin e drejtpërdrejtë

dhe me një impakt të fuqishëm në ndryshimin e jetës së qytetarëve udhëhequr

kjo nga orientimet e ISSAI 12 “Vlerat dhe përfitimet e Institucioneve Supreme të

Auditimit”.

Page 126: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Miranda Berdo

Kontrolli i Lartë i Shtetit 125

EFEKTIVITETI I POLITIKAVE TË MINISTRISË SË ZHVILLIMIN EKONOMIK,

TURIZMIT, TREGËTISË DHE SIPËRMARRJES PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK

TË TURIZMIT

nga Miranda Berdo - Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Sot”, më 04 nëntor 2017

“Paratë e fituara nga turizmi, janë paratë më të mira për ekonominë e atij

vendi”, citon Këshilltari për turizmin në qytetin turistik të Kannapolis, NC USA

kjo përsa i përket rëndësisë së investimit të tyre. Ky sektor është një ndër

furnizuesit kryesorë të ekonomisë me të ardhura të shprehur në termat e

prurjeve valutore, rritjen e zërit të konsumit, përmirësimin e normave të

punësimit si dhe nxitje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha, tërësia e të

cilave ofron më shumë mirëqenie për popullsinë. Si pjesë integrale e zhvillimit

ekonomik, turizmi është një sektor i rëndësishëm për të cilin hartohen politika

të zhvillimit strategjik të vendit. Për këtë arsye politikat e qeverisë për turizmin

përbëjnë një nga temat delikate, që kanë krijuar pakënaqësi dhe kritika në

radhët e qytetarëve, sektorit të biznesit, medias, ligjvënësve, shoqërisë civile

dhe palëve të tjera të interesit. Nisur nga rëndësia e këtij sektori si dhe

ndjeshmëria e lartë publike, KLSH në zbatim të politikave të saj, të sanksionuara

në Planin Strategjik, ligjin “Për funksionimin dhe organizimin e Kontrollit të Lartë

të Shtetit”, si dhe të faktit që auditimet e performancës zënë një vend gjithnjë e

më të rëndësishëm në punën e KLSH-së, ka marrë indicie dhe e ka parë si të

rëndësishëm vlerësimin e efektivitetit të politikave për zhvillimin strategjik të

turizmit, në përfundim të të cilit ka evidentuar një mungesë efektiviteti të

kushteve për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, i cili ka nevojë për

ndërhyrje të shpejtë.

Ky auditim ka përfshirë institucionet si: Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,

Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS), Agjencinë Kombëtare të Bregdetit (AKB),

Agjencinë Kombëtare të Turizmit (AKT), Këshillin e Qarkut Vlorë (KQV), Këshillin

e Qarkut Berat (KQB) dhe Këshillin e Qarkut Kukës (KQK) për periudhën 2012-

Page 127: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

126 Botime 2017

2016 si objekt auditimi. Një vlerë e shtuar e këtij auditimi është bashkëpunimi

me Zyrën Supreme të Auditimit të Kroacisë, në kuadër të projektit IPA për

“Forcimin e Kapaciteteve të Auditimit të Jashtëm në Shqipëri”, të cilët ofruan

ekspertizën dhe përvojën e tyre për formulimin e rekomandimeve sa më

afatgjata dhe të orientuara drejt praktikave më të mira në rajon.

Sipas Ligjit Nr.93/2015 “Për Turizmin” dhe akteve ligjore dhe nënligjore për

krijimin dhe funksionimin e strukturave në nivel kombëtar, rajonal dhe vendor,

rezulton se strukturat si Komiteti Këshillimor i Sektorit Privat të Turizmit,

Inspektorati dhe Komisioni i Standardizimit të Veprimtarive Turistike nuk kanë

nisur ende të ushtrojnë detyrat dhe funksionet, me qëllim përmbushjen e

objektivave të tyre përkatëse. Ashtu sikurse edhe MZHETTS dhe Drejtoria e

Përgjithshme e Zhvillimit të Turizmit nuk kanë ushtruar detyrat dhe funksioneve

e nevojshme për zhvillimin e turizmit, fakt i cili ka ulur performancën e

strukturave përgjegjëse për turizmin duke sjell tkurrje të zhvillimin strategjik të

këtij sektori.

Për ta evidentuar turizmin si prioritar në zhvillimin strategjik të vendit dhe

faktor përmirësues të treguesve financiar, MZHETTS dhe institucionet

përgjegjëse të turizmit duhet të orientoheshin nga programeve të detajuara të

promovimit të turizmit shqiptarë si një destinacion turistik dhe planeve

marketing afatshkurtra dhe afatmesme, të shoqëruara me aktivitete dhe

struktura përgjegjëse për ndjekjen e tyre, dokumenta të cilat mungonin në

radhët e institucioneve për periudhën objekt auditimi.

Pavarësisht se AKT ka marrë pjesë në disa panaire ndërkombëtare dhe ka krijuar

markën e cilësisë (logo+brand) për produktet dhe shërbimet turistikë në vend,

kjo nuk do të thotë se përgjegjësia e promovimit të Shqipërisë si destinacion

turistik finalizohet me kaq. Mungesa e programeve të detajuara dhe të

shoqëruara me anekse shpjeguese mbi promovimin, ka sjellë performancë të

ulët të AKT-ës në përmbushjen e objektivave institucional. Njëherësh AKB e ka

të vështirë të realizoi përgjegjësitë dhe detyrat institucionale, duke qene se nuk

ka në përdorim rregullore të brendshme të miratuar me funksione sipas

strukturës përkatëse.

Një nga pikat kritike dhe shumë të debatueshme për turizmin është mungesa

pranë MZHETTS e hartave të miratuara për zonat me përparësi zhvillimin e

turizmit çka ka sjellë mungesë në investime infrastrukturore në këto zona, duke

mos ofruar produkte turistike.

Page 128: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Miranda Berdo

Kontrolli i Lartë i Shtetit 127

Kjo ministri nuk ka siguruar plane, objektiva apo programe promovimi të

turizmit për bashkëpunimin midis saj dhe njësive të qeverisjes vendore, duke

mos e targetuar këtë sektor të rëndësishëm për të siguruar përmirësim

ekonomik.

Që proçesi i punës, ndarë sipas përgjegjësive të secilit institucion në përmbushje

të funksionit për turizmin të funksionoj, duhet të jetë i lidhur me të gjitha

strukturat e qendrës, institucionet e varësisë, degët rajonale të tyre dhe NJQV,

duke operuar si një i tërë në realizimin e objektivave strategjike. Si e tillë dy

agjencitë kryesore në fushën e turizmit AKB dhe AKT, nuk mund të funksionojnë

të ndara, pa përgjegjësinë e Ministrisë përgjegjëse për turizmin në krye të

vendimmarrjes së tyre, referuar juridiksionit të varësisë që ato kanë.

Përgjatë këtij auditimi KLSH ka konstatuar se në institucionet përgjegjëse të

turizmit, shpërndarja e stafit sipas strukturave, nuk është kryer bazuar në

formimin dhe eksperiencën e lidhur me fushën e turizmit. Kjo ka sjellë

mbivendosje të detyrave dhe përgjegjësive të stafit njëherësh neglizhim të

rëndësisë së trajtimit të sektorit të turizmit në DPZHT dhe NJQV.

Si një formë derivative për mbështetjen financiare të ideve, studimeve dhe

iniciativave inovative në sektorin e turizmit, MZHETTS financon nga buxheti i

shtetit projekte në fushën e turizmit, për të cilat KLSH ka konstatuar mungesë të

procedurave të miratuara mbi kriteret e aplikimit, përzgjedhjes së fituesve,

formës dhe standarteve të raportimit financiar e narrativ të projekteve në

ndihmë të zhvillimit të turizmit. Këto mangësi kanë sjellë parregullsi në

shpërndarjen e tyre sipas prioriteteve strategjike të promovimit, zhvillimit dhe

diversifikimit të produktit turistik duke rezultuar në një proces joefektiv dhe jo

transparent mbi përdorimin e të ardhurave publike.

Ligji Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore”, liston taksën e

fjetjes në hotel dhe njësitë e tjera me të njëjtin qëllim, si një ndër llojet e

taksave vendore për t’u mbledhur nga NJQV, detyrimi për të cilën i takon

klientit, i cili sipas Ligjit 93/2015 “Për “Turizmin” përkufizohet si turist. KLSH ka

vërejtur përdorimin e të ardhurave nga kjo taksë nga NJQV për destinacione dhe

objektiva që nuk lidhen aspak me turizmin duke rekomanduar marrjen e masave

të menjëherëshme për përdorimin e këtij fondi të konsiderueshëm specifikisht

për turizmin dhe realizimin e detyrave për zhvillimin e këtij sektori.

Page 129: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

128 Botime 2017

Për ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik si subjekt në fushën e

turizmit, Këshilli i Ministrave ka miratuar VKM Nr.692/2016 “Për miratimin e

rregullores” në të cilin mungojnë planeve të detajuara mbi organizimin e

udhërrëfyesve në terren dhe destinacionet turistike. Kjo ka sjellë mos

informimin e turistit mbi shërbimet turistike të ofruara nga ky subjekt dhe

mungesën e metodave alternative të promovimit.

Në institucionet përgjegjëse të turizmit, për periudhën objekt auditimi, ka

rezultuar se ka mbivendosje të detyrave, konkretisht në promovimin e

produktit, destinacionit turistik dhe investimeve në zonat me prioritet zhvillimin

e turizmit brenda dhe jashtë Shqipërisë, e cila sjell konfuzion në identifikimin e

prioriteteve të institucioneve, si dhe pamundësinë e evidentimit të

përgjegjësive konkrete. Për këtë KLSH ka rekomanduar përmirësim të

rregulloreve të funksionit dhe organizimit për AKB dhe DPZHT me fokus

administrimin e zonave bregdetare dhe hartimin e politikave të qëndrueshme të

turizmit, duke u përqendruar më pak në termat e mësipërm. Në promovimin e

turizmit shqiptar, si një detyrim tërësisht qendror i tyre, AKT dhe MZHETTS

duhet të shumëfishojnë përpjekjet në spektrin e strukturave, detyrave dhe

kompetencave të fushës.

Në përfundim mund të themi se: Ky sektor vuan nga një mungesë efiçence dhe

efektiviteti, sepse më parë dhe aktualisht, kanë munguar dhe vazhdojnë të

mungojnë politikat e orientuara kah krijimit të produkteve turistike, strategjitë e

bazuara në studime dhe plane veprimi të mirë detajuara, objektiva të qartë dhe

të arritshëm për të siguruar zhvillimin ekonomik të pritshëm, marrë në

konsideratë faktin se këto janë shoqëruar nga mosrealizimi i tyre në kohë dhe

me cilësi. Pavarësisht përpjekjeve pozitive me projekte të ideuara nga AKB,

sektori i turizmit ka një mungesë bashkëpunimi dhe komunikimi midis

subjekteve në funksion të të cilave është përmirësimi i treguesve të turizmit si

dhe historiku të zhvillimit në vite të shërbimit publik për turizmin.

KLSH ia ka bërë të njohura rezultatet e auditimit me temë “Efektiviteti i

Politikave për Zhvillimin Strategjik të Turizmit” Komisionit për Ekonominë dhe

Financat, Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin si dhe

ka njoftuar Kryeministrin e vendit për konkluzionet dhe rekomandimet e dhëna

për përmirësimin e shpejtë të situatës së zhvillimin e sektorit të turizmit në

vend.

Page 130: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Kozma Kondakçiu

Kontrolli i Lartë i Shtetit 129

BASHKËPUNIM I FRYTSHËM I KLSH NË FUSHËN E TEKNOLOGJISË SË

INFORMACIONIT ME INSTITUCIONET NDËRKOMBËTARE TË AUDITIMIT

nga Kozma Kondakçiu - Drejtor Drejtorie, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 04 nëntor 2017

Produkti i programit të binjakëzimit të KLSH-së me NIK-un e Polonisë

prezantohet në takimin e nëngrupit të Qeverisjes Elektronike të grupit të punës

TI të EUROSAI mbi TI, Lisbonë, Portugali

Në datat 18-20 tetor 2017, në

Lisbonë të Portugalisë u zhvillua

takimi i nëngrupit të Qeverisjes

Elektronike i Grupit të Punës TI të

EUROSAI si dhe seminari mbi

Manualin Aktiv të Auditimit të

Teknologjisë së Informacionit.

Në takim morën pjesë

pjesëmarrës nga Shtetet e

Bashkuara, India, Timori, Polonia,

Letonia, Estonia, Hungaria, Islanda, Shqipëria dhe Gjeorgjia.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në këtë takim u përfaqësua nga Kozma Kondakçiu

Drejtor i Drejtorisë së Auditimit TI, dhe audituesit Elira Cukalla, Benard Haka,

Meald Abazaj dhe Agron Opari.

Pjesëmarrësit e takimit i përshëndeti Presidenti i Gjykatës së Llogarive të

Portugalisë Vítor Caldeira i cili ndër të tjera vlerësoi rolin e veçantë të

teknologjisë së informacionit në Auditim ndër të tjera ai theksoi se mjete të tilla

janë vazhdimisht në zhvillim dhe lejojnë audituesit nga e gjithë bota për t'u

Page 131: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

130 Botime 2017

marrë me sfidat e reja që lindin nga përdorimi gjithëpërfshirës dhe kompleks i

teknologjive të informacionit në institucione, duke përfshirë sulmet kibernetike,

çështje shumë e rëndësishme në shekullit të XXI. Në përfundim të fjalës së tij z.

Caldeira i uroi pjesëmarrësit një qëndrim të këndshëm në Lisbonë.

Fjala e hapjes raportin mbi ecurinë e projektit të kontrollit të hapësirës së e-

Qeverisjes, apo "KUBI-t" zhvilluar nga Grupi i Punës TI i EUROSAI-it, z. Banaś

Pawel i Këshilltar i Presidentit te NIK-ut të Polonisë theksoi rëndësinë e KUBI-t si

një mjet për të lehtësuar auditimet e qeverisjes elektronike. Kubi është i pajisur

me një databazë "inteligjente" e ndërfaqe në faqen e web të Internetit të

EUROSAI-t për hedhjen e raporteve të auditimit të E-Qeverisjes nga SAI të

ndryshme, nga të cilat përdoruesve i krijohet lehtësisht mundësi qasjeje jo

vetëm në raportet e SAI-ve për auditimet e qeverisjes elektronike, por edhe

artikuj, prezantime, metodologji, dhe materiale të tjera. Ideja e KUBI-t nuk është

vetëm të mbledhë burime interesante të informacionit, por edhe t'i ofrojë ato

së bashku me analizën bazë.

z. Neelesh Sah Kontrollor dhe Auditues i Përgjithshëm i SAI të Indisë theksoi

ndër të tjera se Manuali i Auditimit IT vazhdon të jetë i vlefshëm dhe

strukturuara e tij paraqitet e pa ndryshuar, por nga ana tjetër ndryshimet në

fushën e auditimit sjellin nevojën e shtimit të matricave të reja, procesi i

ndryshimit na mundëson një zhvillim dinamik të tij.

Me prezantimin “Konceptet e Manualit Aktiv të auditimit TI” z. Piotr Prokopczyk

Drejtor i Departamentit të Auditimit të Shkencës, Arsimit & Trashëgimisë

Kombëtare nga NUK-u i Polonisë theksoi se Manuali Aktiv i TI ka objektivin

thelbësor të vënies në praktikë të "Manualit WGITA - IDI mbi Auditimin e TI-së

për Institucionet Supreme të Auditimit", duke ndihmuar audituesin me

informata thelbësore për të planifikuar një auditim të TI, mbledhjen e

rezultateve dhe shkëmbimin e njohurive.

Ky mjet në formën e një prototipi në zhvillim, u lind si ide dhe u zhvillua gjatë

procesit të Binjakëzimit të NIK Polak me KLSH-në, ku një rol të veçantë ka pa

dyshim z. Banaś Pawel i SAI-t të Polonisë dhe z. Carlos Cardoso Drejtor i

departamentit TI në Gjykatën e Llogarive e Portugalisë.

Relatori vlerësoi rolin e Drejtorisë së Auditimit të Teknologjisë së Informacionit

të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë në këtë zhvillim si dhe theksoi se

Page 132: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Kozma Kondakçiu

Kontrolli i Lartë i Shtetit 131

mjeti është duke u testuar në një auditim pilot që është në proces. Manuali

Aktiv i Auditimit TI është një mjet që mund të shkarkohet nga faqet e INTOSAIT

dhe EUROSAI-t për përdorim nga çdo SAI.

Nga Panwar Madhav Drejtor mbi Teknologjinë në GAO (SAI i shteteve te

bashkuara te Amerikës) të pranishmit u njohën me konceptin dhe praktikat e

"plug-ins" që do të veprojnë si përditësime teknike, duke përshtatur manualin

Aktiv me ndryshimet e shpejta të mjediseve kompjuterike.

Nga Drejtori i Drejtorisë së Auditimit të Auditimit të TI në KLSH z. Kozma

Kondakçiu u bë një prezantim mbi zhvillimin e auditimit IT në KLSH si dhe

eksperiencën mbi përdorimin e Manualit Aktiv në auditim. Ndër të tjera në

prezantim u theksua roli i analizës paraprake në vlerësimin e riskut për

planifikimin e auditimit TI, si dhe roli jo vetëm si mjet ndihmës në auditim por

edhe ai i trajnimit duke Audituar. Të pranishmit ndoqën me interes prezantimin

dhe kërkuan informacione të cilat u shpjeguan në trajtën e bashkëbisedimeve

që anëtarët e drejtorisë zhvilluan në këtë takim.

Takimi vazhdoi me diskutime rreth perspektivës se manualit dhe detyrat e

grupit për zhvillimin e tij ne prridhen afatshkurtër dhe atë afatgjate. Te

pranishmit theksuan nevojën e konsolidimit dhe rifreskuar e këtij mjeti, duke e

përshtatur atë me një mjedis gjithnjë në ndryshim të informatikës.

Nga takimi u la detyrë që pjesëmarrësit të promovojnë këtë mjet dhe të krijojnë

mundësi edhe për trajnime me SAI të tjera partnere.

Në fund të takimit u vlerësuan projektet dhe fryma e bashkëpunimit midis

vendeve pjesëmarrëse të grupit të punës si dhe kontributin e pjesëmarrësve në

ngritjen e cilësisë së Auditimit të TI.

Page 133: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

132 Botime 2017

Page 134: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Luljeta Nano

Kontrolli i Lartë i Shtetit 133

KLSH: DIVERSIFIKIMI I PORTOFOLIT TË AUDITIMEVE, FAKTOR KRITIK NË

FUQIZIMIN E MIRËQEVERISJES

nga Luljeta Nano - Sekretar i Përgjithshëm, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 07 nëntor 2017

Institucionet Supreme të Auditimit janë gurë themeli të mirëqeverisjes dhe

funksioni themelor i tyre është që të gjenerojnë një informacion të pavarur dhe

të besueshëm mbi përdorimin e parave publike. Evolucioni i dialogut shumë

vjeçar mbi rolin e Institucioneve Supreme të Auditimit në mirëqeverisje dikton

zgjidhjet efektive dhe qasjet inovative që duhet të ndiqen në menaxhimin e

politikave institucionale. KLSH si Institucioni më i Lartë i Auditimit të Jashtëm

Publik në vend konsiderohet një hallkë kritike në zinxhirin e llogaridhënies

publike dhe në këtë aspekt duhet të jetë inovativ në suportin ndaj

mirëqeverisjes dhe menaxhimin e financave publike, duke shkuar përtej rolit të

mbikëqyrjes tradicionale të llogarive/buxhetit te ekzekutivit duke u shndërruar

në një kontributor aktiv në ciklin e politikave ekonomike. Instrumenti efektiv në

fuqizimin e mirëqeverisjes është komponenti i zgjerimit të portofolit të

auditimeve në aspektin e diversifikimit të llojeve të auditimeve.

Zgjerimi i portofolit të auditimeve ka qene një nga objektivat kryesore

strategjike të KLSH-së në pesëvjeçarin e fundit por jo vetëm. Nëse do ti

referoheshim zhvillimeve aktuale rezulton një angazhim mjaft ambicioz, një

dinamizëm dhe trend mjaft progresist në funksion të transformimit në një

institucion konform kërkesave të Acquis Communitare të BE dhe të kërkesave të

Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit, INTOSAI.

Boshti i filozofisë së menaxhimit të ndryshimit në drejtim të modernizimit dhe

reformimit institucional ka qenë që nga njëra anë KLSH duhet të shkëputej

njëherë e mirë nga qasja tradicionale konservatore e realizimit të një lloj

auditimi të trashëguar dhe nga ana tjetër duhej të zhvillohej në funksion të

revolucionarizimit të veprimtarinë audituese duke e përafruar gjithnjë e më

shumë me praktikat më të mira të komunitetit të INTOSAI.

Page 135: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

134 Botime 2017

Nga një analizë e llojeve të auditimit që KLSH ka kryer pas viteve 90 rezulton që

në mënyrë tradicionale ka ushtruar një lloj auditimi atë të zbatimit të

ligjshmërisë nga entitetet publike. E krahasuar me praktikat e mira të

Institucioneve Supreme të Auditimit pa dyshim mund të konfirmohet që

trashëgonim një “vobektësi” në drejtim të llojeve të auditimit të ushtruar në

entitetet publike. Auditimet e ligjshmërisë që kryheshin (i vetmi lloj auditimi)

kishin të bënin me renditjen e parregullsive të rezultuara nga mos zbatimi i ligjit

dhe të kuadrit rregullator në drejtim të përputhshmërisë dhe krahasueshmërisë

me kriteret e ligjit. KLSH për një periudhë më se 21 vjeçare u karakterizua nga

kryerja e një lloj auditimi atë të ligjshmërisë dhe kjo bazuar në teknikat

tradicionale konservatore dhe shumë larg kërkesave të standardeve të cilat

sugjeronin auditimin bazuar në risk dhe përzgjedhjen e kampioneve qasje kjo e

lidhur ngushtësisht edhe me aspektin e integritetit të menaxhimit të auditimit.

Kjo metodologji ishte dukshëm përtej asaj çka operonin Institucionet Supreme

të Auditimit (SAI) anëtare të organizmave ndërkombëtare të EUROSAI-t dhe

INTOSAI-t. Ndërkohë që të gjitha praktikat e mira të SAI-ve në botë diktojnë

qasjen që një institucion auditimi modern duhet të kryej të tre llojet e auditimit

që është Auditimi Financiar, Përputhshmërisë dhe Performancës në përputhje

me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit ISSAI.

Pas vitit 2011 politikat institucionale u fokusuan në disa drejtime kryesore: Së

pari: Hartimi i një kuadri rregullativ efektiv bashkëkohor (hartimi i Ligjit Organik

të KLSH-së) dhe i Strategjisë së zhvillimit institucional do të përbënin platformën

dhe shtyllat kryesore të rrugëtimit që do të ndërmerrte KLSH për periudhën në

vijim. Së dyti ngritja dhe forcimi e kapaciteteve në drejtim menaxhimit efektiv të

burimeve njerëzore duke u përqendruar në rritjen e profesionalizimit pra

aftësimi i audituesve me kërkesat e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit

ISSAI për të tre llojet e auditimeve financiare, të përputhshmërisë dhe të

performancës.

Së treti ushtrimi i veprimtarisë audituese duke u fokusuar në konsolidimin i

auditimeve të ligjshmërisë dhe kryerja e auditimeve të performancës dhe fillimi

i auditimeve financiare (dhënie opinioni për pasqyrat financiare) e të auditimeve

të sistemeve të teknologjisë dhe informacionit (IT) .

Odiseja më shumë se dy vjeçare nga viti 2012 deri në fund të vitit 2014 e

miratimit të Ligjit të ri Organik të KLSH-së, në një farë mënyre shtoi periudhën e

Page 136: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Luljeta Nano

Kontrolli i Lartë i Shtetit 135

stërzgjatur për më shumë se dy dekada të tranzitimit të KLSH-së drejt

implementimit të kërkesave të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit. Por

gjatë periudhës dy vjeçare politikat institucionale u fokusuan në njohjen trupës

audituese me këto standarde si dhe u ushtruan disa auditime pilot.

Me miratimin e Ligjit të ri të KLSH-së në vitin 2015 në mënyrë eksplicite janë

parashikuar të gjitha llojet e auditimit madje është progresuar më tej duke

trajtuar dhe Auditimin e IT dhe Auditimin e Etikës si lloje inovative auditimi.

Referuar këtij të fundit pra Auditimit të Etikës, Ligji i ri Organik nëpërmjet një

dispozitë të veçantë ligjore sanksionon të drejtën e KLSH-së për auditimin e

çështjeve të etikës dhe integritetit në sektorin publik duke gjeneruar opinionin;

“nëse janë zbatuar parimet e përgjithshme të sistemit të sistemit të menaxhimit

financiar të sektorit publik dhe të sjelljes së zyrtarëve të sektorit publik”.

Pra nga pikëpamja e llojeve të auditimeve mund të konfirmohet që KLSH

tashmë ka diversifikuar portofolin e auditimeve duke ushtruar në këtë mënyrë

të gjitha llojet e auditimeve sikurse edhe institucionet e tjera moderne të

auditimit kudo në botë.

Për sa i përket auditimeve të Performancës për herë të parë mandatimi i

institucionit të KLSH-së për kryerjen e Auditimeve të Performancës u sanksionua

me Ligjin e ri 154/2014.

Pavarësisht sa më sipër që nga viti 2012 në fokus të veprimtarisë institucionale

ishte ushtrimi i këtij lloj auditimi në mënyrë të qëndrueshme dhe sistematike

duke krijuar dhe kuadrin rregullator të nevojshëm për ushtrimin e këtij lloj

auditimi. Kuadri rregullator referues, reflekton kërkesat e Standardeve

Ndërkombëtare të Auditimit dhe praktikat më të mira të fushës. Po kështu në

Tetor të vitit 2012 u krijua Departamenti i Auditimit të Performancës, dhe deri

me sot janë kryer 43 auditime performance të cilat ofrojnë një qasje gjithë

përfshirëse në drejtim të fushave të mbuluara me auditim.

Nëse do ti referohemi gjeografisë së ushtrimit të Auditimeve të Performancës

dhe evolucionit të praktikave audituese rezulton se ky lloj auditimi është

ushtruar prej 2-3 dekadash dhe ushtrohet pothuaj nga të gjitha Institucionet

Supreme të Auditimit të Evropës. Megjithatë, Auditimi i Performancës

konsiderohet si një lloj auditimi i ri në historinë e zhvillimit të auditimit. Me një

eksperiencë të gjatë në ushtrimin e Auditimeve të Performancës janë vendet

Nordike si Danimarka, Finlanda, Norvegjia, Suedia, Holanda por gjithashtu edhe

Page 137: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

136 Botime 2017

SAI-t e Anglisë, Belgjikës, Italisë, Francës, Portugalisë dhe Sllovenisë. Përtej

Europës Institucione lider në Auditimet e Performancës janë Australia, Kanadaja

Zelanda e Re dhe GAO Amerikane. Pra kryerja e auditimeve të performancës po

merr shtrirje gjithmonë e më gjerë në nivel global përfshirë dhe vendet në

zhvillim. Referuar projeksioneve mbi trendet e zhvillimit dhe ardhmërinë e

Institucioneve Supreme të Auditimit pretendohet që këto institucione si të

vetmet institucione të Auditimit të Jashtëm Publik do të fokusojnë burimet dhe

kapacitetet e tyre kryesisht drejt kryerjes së Auditimeve të Performancës

nëpërmjet të cilave bëhet e mundur vlerësimi sistematik dhe objektiv i

programeve, rezultateve, proceseve dhe sistemeve të menaxhimit të entiteteve

të sektorit publik nëse operojnë me parimet e ekonomicitetit efiçencës

efektivitetit. Pra e ardhmja e auditimeve nga pikëpamja e tipologjisë janë

auditimet e Performancës në entitetit publike. Për sa i përket auditimeve të

Teknologjisë së Informacionit si auditime risi nga pikëpamja e tipologjisë, KLSH

deri më tani ka kryer 6 auditime duke synuar njëherazi dhe konsolidimin e

kapaciteteve të audituesve IT.

Në kryerjen e llojeve të auditimeve KLSH aktualisht po ndjek një politikë të

kujdesshme dhe të balancuar të orientimit të kapaciteteve audituese pra nga

njëra anë tenton në rritjen cilësisë dhe të numrit të auditimeve të performancës

si një produkt mjaft efektiv dhe kontributiv në drejtim të mirëqeverisjes por nga

ana tjetër synon konsolidimin e auditimeve financiare, të IT dhe të

përputhshmërisë. Një politikë e tillë e menaxhimit të veprimtarisë audituese të

KLSH-së imponohet nga situata aktuale dhe niveli jo i kënaqshëm i menaxhimit

financiar dhe kontrollit si dhe kapaciteteve të strukturave të auditimit të

brendshëm në sektorin publik. Në Progres raportin e vitit 2016 të BE-së

theksonte se: Shumë institucione nuk e zbatojnë parimin e llogaridhënies

menaxheriale dhe kontrollit të brendshëm në përputhje me ligjin për Kontrollin e

Brendshëm Financiar Publik (KBFP-në). Kjo ndikon në zhvillimin e duhur të

auditimit të jashtëm, pasi KLSH-ja vazhdon të përqendrohet kryesisht në

auditimet e përputhshmërisë dhe zbulimin e parregullsive.

Pavarësisht sa më sipër KLSH do të vijojë të konsolidojë portofolin e auditimeve

dhe do të vijojë të jetë në të njëjtën linjë me zhvillimet dhe trendet e auditimit

të jashtëm publik në nivel global në funksion të përmbushjes së përgjegjësive

institucionale në drejtim të fuqizimit të mirëqeverisjes dhe llogaridhënies

publike.

Page 138: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Dorel Balliu

Kontrolli i Lartë i Shtetit 137

PSE KUVENDI DUHET TË SHQYRTOJË ÇDO RAPORT AUDITIMI PERFORMANCE

TË KLSH-SË

nga Dorel Balliu1 - Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 07 nëntor 2017

Auditimet e performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit prej 5 vjetësh, janë

kthyer jo vetëm në përçues të “frymës së performancës” tek entet publike, por

edhe në domosdoshmëri. Duke pasur si objekt auditimin e zbatimit të politikave

qeveritare apo reformave te ndryshme nën “filtrin” e parimeve të

ekonomicitetit, efiçiensës dhe efektivitetit, ato krijojnë urën lidhëse midis

institucioneve shtetërore dhe ndërgjegjes kolektive si vlerësuese e tyre. Bëhet,

kështu, fokal informimi i plotë dhe i paanshëm i taksapaguesve shqiptarë rreth

politikave të ndjekura nga administrata, rreth veprimtarisë, proceseve dhe

programeve që ajo planifikon e ndërmerr.

Impakti që KLSH ka, mund të kontribuojë në përdorimin më të mirë të burimeve

dhe shërbimeve publike, me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve. Por cili

është institucioni me të cilin KLSH nevojitet të ketë bashkëpunimin më të

ngushtë dhe të frytshëm? Informacionet objektive dhe të mbështetura në fakte,

sa i përket mënyrës ekonomike, efiçiente dhe efektive të përdorimit të këtyre

burimeve nga ana e qeverisë, duhet t’i sigurojnë taksapaguesit se buxheti i

shtetit është shpenzuar në mënyrë të ligjshme dhe të përgjegjshme. Institucioni

që miraton dhe autorizon buxhetin është pikërisht Parlamenti, roli watchdog i

të cilit kryhet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

SAI-t dhe Parlamentet janë aktorët kryesorë që “kërkojnë llogari” mbi

përdorimin e fondeve e të pronës publike nga ana e Qeverisë. Parlamenti nuk

mund të ketë kapacitetin dhe ekspertizën të kontrollojë vetë këto burime, por

Page 139: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

138 Botime 2017

mbështetet në raportet objektive, profesionale dhe vlerështuese të Institucionit

Suprem të Auditimit.

Në kontekstin shqiptar, me gjithë bashkëpunimin e mirë brenda kuadrit ligjor

ekzistues, sferat e aktivitetit të këtyre institucioneve, njëri ligjvënës dhe tjetri i

pavarur e kontrollues i zbatimit të ligjeve e politikave, takohen vetëm në disa

raste. Do të nevojitet raporti për zbatimin e Buxhetit të Shtetit, mendimi për

raportin e KM për shpenzimet financiare të vitit pararendës, raporti vjetor i

veprimtarisë së KLSH-së, si dhe informacioni për rezultatet e raporteve sa herë

që Parlamenti e vlerëson të nevojshme, që këto institucione të nxisin shkëndijën

e bashkëpunimit. Megjithatë, praktikat e mira kanë treguar se një bashkëpunim

“me kohë të plotë”, i vazhdueshëm dhe cilësor, shpie drejt një marrëdhënieje

më efektive, e për pasojë, drejt standardeve më të mira qeverisëse dhe

përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Mënyra më e mirë për arritjen e këtij bashkëpunimi KLSH – Kuvend, përdorimin

nga ky i fundit të punës audituese dhe llogaridhënien nga ana e Qeverisë do të

ish caktimi i kësaj detyre një komisioni parlamentar. Ose më saktë, një

nënkomisioni. Shembuj të parlamenteve evropiane tregojnë se si këtë punë

mund ta zhvillojë një komision i projektuar për Buxhetin apo Ekonominë. Jo më

larg se Kosova, na shfaqet shembulli i përkryer i kësaj simbioze funksionale SAI –

Parlament, i cili ka Komisionin për Mbikëqyrje Financiare dedikuar raporteve të

Zyrës Kombëtare të Auditimit. Më konkretisht, çështja shqiptare do të

përkthehej në një Nënkomision për Auditimin e Jashtëm Publik në Komisionin

për Ekonominë dhe Financat. Ideja nuk përbën as mit sizifian me angazhim

mbinjerëzor, as projekt futuristik. Rezoluta e Kuvendit për vlerësimin e

veprimtarisë së KLSH-së për vitin 2015 e parashikon qartë mundësinë e këtij

nënkomisioni parlamentar për të monitoruar në mënyrë sistematike aktivitetin

e KLSH-së dhe zbatimin e rekomandimeve. Përpos kësaj, mbetet vetëm “vullneti

legjislativ” për vënien në jetë dhe funksionimin e tij.

Krejt natyrshëm mund të lindë pyetja përse fokusimi kryesisht tek auditimi i

performancës. Auditimi i reformave, i “temave të nxehta”, i atyre që kanë

jehonë të thellë në opinionin publik, auditimi i politikave të ndjekura nga

institucionet qeveritare apo i performancës së një enti publik përbëjnë

Page 140: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Dorel Balliu

Kontrolli i Lartë i Shtetit 139

instrumente për identifikimin e përmirësimeve që duhet të kryhen dhe ngritjen

e zërit nga ana e Ligjvënësit. Ata kthehen në pasqyrë të gjendjes aktuale në

vend, të certifikuara nga një raport i paanshëm dhe profesional i 6 muaj pune,

kaluar nëpër filtra të shumëfishtë kontrolli të brendshëm dhe miratuar nga një

institucion i pavarur dhe kushtetues. Një përfaqësues i zgjedhur nga populli nuk

do të ishte veçse i kënaqur të diskutonte mbi një raport të gatshëm tashmë,

duke drejtuar gishtin drejt fajtorëve; një komisioni parlamentar do t’i rritte

cilësinë e punës dhe autoritetin midis sivëllezërve të vet; ndërsa një ekzekutiv

do të mund të konsolidonte pozitën e tij duke pranuar e zbatuar rekomandimet

e caktuara nga KLSH.

Auditimet e performancës bartin një kulturë të re të procesit auditues në vendin

tonë. Performanca buxhetore rreshtohet përkrah asaj institucionale si objekt

auditimi, për të vënë nën lupë përdorimin e shpenzimeve publike. Megjithëkëtë,

plagët emergjente në sistemin e qeverisjes publike dhe dëmet që i shkaktohen

Buxhetit të Shtetit nuk përjashtojnë që Kuvendi të shqyrtojë edhe raportet e

auditimeve financiare. Në këtë prizëm, marrëdhënia e Kontrollit të Lartë të

Shtetit me Parlamentin do të prodhonte një precedent të ri për mirëqeverisjen.

Rendja drejt familjes së madhe europiane, shoqëruar me luftën kundër

korrupsionit, forcimin e shtetit ligjor dhe reformën në drejtësi, nënkupton një

funksionim sa më të frytshëm të pushteteve dhe institucioneve. Jemi të sigurt

dhe të ndërgjegjshëm se bashkëpunimi KLSH – Kuvend me anë të krijimit të një

Nënkomisioni parlamentar për Shqyrtimin e Raporteve të Auditimit, në

Komisionin për Ekonominë dhe Financat, do të shërbejë si një perpetuum

mobile i debatit politik dhe llogaridhënies, me qëllimin e vetëm e të epërm:

përmirësimin e vazhdueshëm e pa kompromis të jetës së qytetarëve shqiptarë.

Page 141: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

140 Botime 2017

1Shkrime të tjera të botuara nga Dorel Balliu për periudhën korrik - dhjetor 2017:

KLSH – USAID, një partneritet për transparencën në shëndetësi

(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 14 nëntor 2017).

Page 142: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Klejvis Kule

Kontrolli i Lartë i Shtetit 141

NJË TURIZËM I MBETUR NË LETËR

nga Klejvis Kule - Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 08 nëntor 2017

Shqipëria është një vend i vogël, por me potenciale turistike natyrore dhe një

ekonomi në zhvillim, synimet e së cilës orientohen nga modele ekonomike të

reja dhe bashkëkohore. Në sfidat afatmesme dhe afatgjata të ekonomisë

shqiptare turizmi vlerësohet një sektor me potencial për të arritur një rritje

ekonomike të lartë me efekte pozitive në rritjen e punësimit, rritjen e

mirëqenies sociale, krijimin e një mjedisi mundësues për sipërmarrje të vogla

dhe të mesme dhe nxitjen e interesit nga investitorët e huaj. Potencialet e këtij

sektori qëndrojnë tek gjenerimi i të ardhurave nga një sërë aktivitetesh të tjera

të lidhura me të si: transporti, strehimi, ushqimi, shërbimet (financiare,

shëndetësore, energjinë, ujin, sigurinë) sporti, argëtimet kulturore, konferencat

dhe panairet tregtare. Të gjitha këto aktivitete të gjera vijnë së bashku në

prodhimin e produkteve turistike, si inputi kryesor për zhvillimin e turizmit,

promovimin e potencialeve, të njësive akomoduese dhe finalizimin e zgjedhjes

në konsumim e produkteve turistike. Pra zhvillimi i turizmit shqiptar duhet të

jetë në sinergji të plotë edhe me strategjitë e sektorëve të tjerë që kushtëzojnë

dhe ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në zhvillimin dhe

cilësinë e shërbimeve turistike. Nëse i referohemi turizmit si koncept ekonomik,

ai ndikon tek konsumatori në disa drejtime. Fillimisht në kostot e drejtpërdrejta

që paguan në këmbim të shërbimit që merr, së dyti në kostot e tërthorta nga

shpenzimet e buxhetit të shtetit për këtë sektor, si dhe në mënyrën e ofrimit të

këtij shërbimi me sa më shumë cilësi dhe standarde. Në Janar të vitit 2017, KLSH

zhvilloi një Auditim Performance me temë: “Efektiviteti i Politikave për

Zhvillimin Strategjik të Turizmit”, në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,

Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Agjencinë

Kombëtare të Bregdetit, Qarkun e Vlorës, Qarkun e Beratit dhe Qarkun e

Page 143: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

142 Botime 2017

Kukësit. Në këtë auditim u përfshi periudha 2013-2017, por me qëllim krijimin e

kronologjisë së plotë të ngjarjeve në këtë sektor, ky auditim u shtri edhe më

gjerë në kohë.

Gjatë 20 viteve të fundit, zhvillimi i turizmit nuk i është përgjigjur pritshmërive

të popullit shqiptar përsa i takon përdorimit të potencialeve të vendit dhe, çka

është më e rëndësishme, zhvillimit jo të qëndrueshëm të këtij sektori. Ndër vite,

shumë probleme janë diskutuar me publikun e gjerë pa iu dhënë zgjidhja e

duhur planifikimit të turizmit, mungesës së kapaciteteve, problemeve lidhur me

shërbimet, mungesave në infrastrukturë, mungesës së bashkërendimit mes

nivelit qendror dhe lokal, investimeve të pabashkërenduara të subjekteve

privatë, rolit të munguar të Ministrisë etj.

Në vitin 2006, si produkt i vullnetit dhe dëshirës së mirë, u përgatit nga Ministria

e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me PNUD Shqipëri,

Strategjia për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit Kulturor. Strategjia kishte

një plan masash konkrete për përmirësimin e destinacioneve të turizmit

kulturor dhe rritjen e promocionit dhe marketingut të këtij segmenti turizmi.

Për të shpjeguar strategjinë dhe nxitur sinergjinë për zbatimin e saj, u

ndërmorën disa takime në 12 qarqet e vendit me njësitë e pushtetit vendor,

shoqërinë civile rajonale dhe mediat. Strategjia gjeti mirëkuptim dhe përcolli

shumë ide e sugjerime nga ana e veprimtarive turistike lokale dhe nga shoqëria

civile, por u zbatua pjesërisht, për shkak të mos vazhdimit të implementimit të

saj në vitet në vijim.

Në vitin 2014, kur u hartua Draft-Strategjia për Zhvillimin e Turizmit, e cila mbeti

vetëm draft, Shqipëria prezantonte një vend me potenciale, të cilat mund të

përdoreshin në interes të zhvillimit. Draft-Strategjia u dizenjua për rritjen dhe

forcimin e sektorit, me fokus të veçantë në parimin e zhvillimit të qëndrueshëm

dhe identifikimin e sfidave për të maksimizuar kontributin në sektor. Draft-

Strategjia Kombëtare për Turizmin 2014-2020 është një dokument i

rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Shqipëri në vitet e ardhshme, si

platforma kryesore e lidhur me politikat, reformat dhe masat në sektorin e

turizmit jo vetëm për Qeverinë dhe Ministrinë përgjegjëse për turizmin, por dhe

për palët e tjera të interesuara të përfshira, si: pushteti lokal dhe sektori privat.

Hartimi i këtij drafti u mbështet nga Qeveria Gjermane nëpërmjet programeve

të bashkëpunimit teknik të GIZ, Mbështetja e Zhvillimit Ekonomik dhe Punësimit

Page 144: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Klejvis Kule

Kontrolli i Lartë i Shtetit 143

(EDEP) dhe Mbrojtja e Agro Biodiversitetit në Zonat rurale të Shqipërisë

(CABRA).

Gjatë këtij auditimi u evidentua se procesi i kategorizimit dhe i klasifikimit të

njësive akomoduese i shënoi fillimet e tij me Ligjin Nr. 9734, datë 14.05.2007

“Për Turizmin”, me daljen e VKM Nr. 601 datë 12.09.2007, në të cilën

përcaktoheshin kriteret për kategorizimin dhe klasifikimin e njësive

akomoduese dhe rezultoi jo efektiv, pasi deri në momentin e daljes së Ligjit të ri

të turizmit nuk u zbatua. Aktualisht me miratimin e Ligjit Nr.93, datë 27.07.2015

“Për Turizmin”, me objekt rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve

publike dhe subjekteve private, që ushtrojnë veprimtari turistike dhe

përcaktimin e të drejtave e detyrimeve të subjekteve pjesëmarrëse në këto

veprimtari, në përputhje me standardet e përcaktuara në këtë Ligj, procesi i

kategorizimit të njësive akomoduese nuk ka filluar akoma, gjithashtu aktet

ligjore dhe nënligjore që rregullojnë këtë proces të cilat dolën një vit me vones,

rezultojnë të kenë mangësira në përmbajtjen e tyre dhe të krijojnë kushte të pa

drejta për njësitë akomoduese që operojnë në sektorin e turizmit.

Një çështje e rëndësishme në këtë auditim ishte edhe baza e të dhënave

statistikore për gjenerimin e objektivave të duhur dhe të arritshëm, ku rezultoi

se mungonte një procedure specifike dhe e miratuar për informacionin

statistikor në sektorin e turizmit, e cila krijon pasaktësi, duke ndikuar negativisht

në përcaktimin e objektivave për strategjinë e zhvillimit të turizmit. Gjithashtu u

arrit në konkluzionin se sektori i turizmit nuk ka akoma një Strategji të Miratuar

për zhvillimin e qëndrueshëm të tij, por vetëm një draft-strategji për vitet 2017-

2022, me të dhëna statistikore që nuk pasqyrojnë saktësisht realititetin dhe

objektiva që janë të vështirë për t’u arritur. Gjatë zhvillimit të auditimit në

Qarkun e Beratit, Kukësit dhe Vlorës u evidentua se ky sektor ka një mungesë

bashkëpunimi dhe komunikimi midis Institucioneve në nivel Kombëtar, Rajonal

dhe Lokal.

Për t’i dhënë përgjigje disa çështjeve kryesore të këtij auditimi, grupi i auditimit

ngriti pyetjen:

“A sigurojnë institucionet përgjegjëse publike kushtet paraprake për zhvillimin

strategjik të turizmit në vendin tonë? dhe arriti në këtë mesazh:

Page 145: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

144 Botime 2017

Masat e marra nga qeveria dhe institucionet përgjegjëse për turizmin, mund të

sigurojnë kushtet paraprake për zhvillimin e sektorit të turizmit në situatën në të

cilën ndodhet, por nga ana tjetër ato janë të pamjaftueshme për të siguruar

zhvillimin e qëndrueshëm të tij në periudhën afat-gjatë. Sektori i turizmit, së

bashku me institucionet përgjegjëse për turizmin, vuajnë nga një mungesë

efiçence dhe efektiviteti. Mungesa e strategjive të bazuara në studime dhe plane

veprimi, mungesa e nxjerrjes së akteve ligjore dhe nënligjore në kohë si dhe

mungesa e krijimit të disa institucioneve të rëndësishme që parashikohen në Ligj,

jo vetëm që e zvogëlojnë efektivitetin e institucioneve, por vënë në dyshim

funksionimin e tyre të plotë si dhe ndikojnë negativisht në zhvillimin e turizmit.

“Turizmi prioritet”, do të ishte më frytdhënës me legjislacion të kompletuar,

punë konkrete, komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë me sektorin publik dhe

privat, me qëllim zhvillimin e këtij komponenti të rëndësishëm të ekonomisë

sonë.

Me qëllim përmirësimin e situatës së krijuar në sektorin e turizmit, grupi i

auditimit rekomandoi:

1. Zhvillimin e qëndrueshëm të produktit turistik dhe zbatimin e parimit të

qëndrueshmërisë në të gjitha nivelet;

2. Forcimin e strukturave institucionale në nivel qendror dhe lokal, të cilat

garantojnë zbatimin e planeve dhe objektivave strategjikë;

3. Hartimin dhe rishikimin e planeve urbanistike të zonave me prioritet

turizmin mbështetur në analiza të plota ekonomike, sociale-kulturore,

mjedisore;

4. Kategorizimin dhe standardizimin e strukturave akomoduese;

5. Krijimi i një sistemi sipas standardeve ndërkombëtare për grumbullimin dhe

shpërndarjen e të dhënave statistikore mbi zhvillimin e kërkesës dhe

ofertës;

6. Zhvillimi i elementëve infrastrukturorë;

7. Arsimimi dhe trajnimi i burimeve njerëzore në shërbim të turizmit;

8. Rritjen e financimeve;

9. Angazhimin dhe bashkëpunimin të sektorit publik me sektorin privat;

10. Promovimin e praktikave më të mira rajonale dhe ndërkombëtare.

Page 146: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Xhuljeta Çelaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 145

MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE FINANCIARE NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

nga Xhuljeta Çelaj - Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 09 nëntor 2017

Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një

auditim performance pranë Departamentit të Administratës Publike, i cili u

fokusua në sistemin informatik të menaxhimit të burimeve njerëzore ose siç

quhet ndryshe Human Resources Management Information System.

Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e institucionit përgjegjës për

menaxhimin e këtij sistemi, është thelbësor në përgatitjen dhe mbikëqyrjen e

zbatimit të politikave shtetërore dhe legjislacionit të shërbimit civil. Në

mbështetje të neneve 17 dhe 69 të ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i

ndryshuar, me miratimin e VKM nr. 117, datë 05.03.2014, “Për Përmbajtjen,

Procedurën dhe Administrimin e Dosjeve të Personelit të Regjistrit Qendror të

Personelit”, është përcaktuar DAP në rolin e krijuesit dhe administratorit të

vetëm dhe fuqiplotë të tij. RQP/HRMIS është një bazë unike të dhënash ku

ruhen, përpunohen dhe menaxhohen informacionet për burimet njerëzore

aktive në të gjitha institucionet e administratës shtetërore, institucionet e

pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore.

HRMIS është një sistem i cili synon plotësimin me të dhëna nga ana e të gjithë

institucioneve të administratës shtetërore, institucioneve të pavarura dhe

njësive të vetëqeverisjes vendore lidhur me nëpunësit civilë, me qëllim

pasqyrimin e statusit real të burimeve njerëzore aktive në administratë. Ai

synon ndërveprimin me bazat e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes

Civile, Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Institutit të Sigurimeve Shëndetësore,

Sistemin e Thesarit dhe Drejtorinë e Tatimeve në Ministrinë e Financave, me

qëllim përllogaritjen e pagave të nëpunësve në mënyrë të përqendruar, për të

realizuar objektivin final, i cili është përdorimi i HRMIS për planifikim financiar

Page 147: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

146 Botime 2017

dhe menaxhim të burimeve njerëzore të shërbimit civil në shkallë vendi.

Vendosja në funksionalitet të plotë e këtij sistemi me të gjitha elementët e tij do

të përmbushte edhe kërkesat e parashtruara nga BE në prioritetin nr. 1.

Përpjekjet e para për krijimin e një sistemi informatik për menaxhimin e

burimeve njerëzore (HRMIS) datojnë që në fillim të viteve 2000. Realizmi i

HRMIS në versionin aktual është financuar me fondet e Bankës Botërore, që bën

të mundur nënshkrimin e një kontrate konsulence në vitin 2010 për Forcimin e

Menaxhimit të Kapaciteteve në Administratën Publike Shqiptare me vlerën €

104.750, e cila mundësoi studimin e zhvillimit të HRMIS dhe u ofruan propozime

teknike dhe ligjore për funksionimin e ardhshëm të tij. Në vitin 2014, po me

mbështetje të Bankës Botërore, u nënshkrua kontrata për “Përshtatjen dhe

Aktivizimin e Moduleve dhe Ndërfaqes së HRMIS, si dhe Shtrirjen e sistemit në

gjithë Institucionet Publike” në vlerën € 240.000.

Auditimi i ushtruar nga Kontrolli i Lartë Shtetit për këtë tematikë është zhvilluar

sipas dy objektivave kryesore të HRMIS: plotësimit të tij me të dhëna dhe

realizimit të ndërveprimit me bazat e tjera të të dhënave të përcaktuara në VKM

nr. 117.

Lidhur me plotësimin e sistemit HRMIS me të dhëna nga të gjitha institucionet e

administratë është konstatuar se janë hedhur në sistem 55% e të dhënave

totale, ndërkohë që ngelet ende për tu plotësuar me të dhëna nga të gjitha

institucionet e tjera, veçanërisht nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Procesi i

hedhjes së të dhënave të strukturave dhe organigramave të institucioneve të

pavarura dhe njësive të vetëqeverisjes vendore, nuk është monitoruar dhe

audituar nga DAP sikundër e kërkon VKM nr. 117, pasi strukturat dhe

organigramat në këtë fazë të plotësimit me të dhëna nuk janë hedhur nga vetë

institucionet e sipërpërmendura, por nga Departamenti i Administratës Publike,

pavarësisht faktit që këto institucione janë trajnuar për këtë qëllim, në

kundërshtim me VKM nr. 117. Gjithashtu, DAP nuk ka kryer monitorime apo

auditime të procesit të plotësimit me të dhëna nga ana e institucioneve të tjera

përdoruese të HRMIS. Nga raportet e inspektimit të vitit 2016 që DAP ka kryer

në 8 institucione evidentohet se problematikat e vetme të inspektuara në të

gjithë këto raporte kanë qenë vlerësimi i rezultateve të punës së nëpunësve

civilë, përshkrimet e punës për çdo pozicion të shërbimit civil dhe masat

administrative për zbatimin e vendimeve gjyqësore. Departamenti i

Page 148: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Xhuljeta Çelaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 147

Administratës Publike nuk ka shfrytëzuar kompetencat që i janë dhënë nga ligji

për nëpunësin civil për të inspektuar zbatimin e tij, duke mos përfshirë si

objektiv të mundshëm verifikimin e procesit të hedhjes së të dhënave të

punonjësve në HRMIS.

Për të kryqëzuar të dhënat e përfituara nga DAP lidhur me nivelin e plotësimit

me të dhëna, KLSH u dërgoi një pyetësor për një kampion prej 89 institucionesh

përdoruese nga i cili rezultoi se 81% e institucioneve kanë plotësuar vetëm

gjeneralitetet e punonjësve, (të dhëna këto që importohen në mënyrë

automatike) nga Regjistri i Gjendjes Civile nëpërmjet numrit personal të

identifikimit (NID). Departamenti i Administratës Publike gjithashtu nuk ka

hartuar një plan strategjik institucional, i cili duhet të përkthejë detyrat e

ngarkuara në nivel qeverie, përmes Strategjisë Ndërsektoriale për Reformën në

Administratën Publike 2014 – 2020 (SNRAP) në objektiva institucionalë, si edhe

nuk ka hartuar një plan operacional, i cili të përcaktojë aktivitetet që duhet të

kryhen në kuadër të SNRAP 2014 – 2020 për zbatimin e HRMIS dhe treguesit që

masin progresin e këtyre aktiviteteve, e si rrjedhojë nuk ka respektuar afatin e

vendosur nga Strategjia Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike,

sipas së cilës bërja funksionale në nivel të plotë e sistemit dhe vënia e tij në

përdorim për institucionet synohej të bëhej deri në fund të vitit 2015. Nga ana

tjetër në VKM nr. 117 nuk është vendosur një afat për plotësimin me të dhëna

dhe bërjen plotësisht funksionale të sistemit HRMIS.

Institucioni ende nuk ka hartuar një plan të detajuar që përcakton procedura

për mbarëvajtjen e sistemit në terma afatmesëm dhe afatgjatë, përmes një

plani për vazhdueshmërinë e sistemit IT të HRMIS, duke u nisur edhe nga fakti

se në fund të vitit 2017, përfundon kontrata me operatorin ekonomik i cili ka

krijuar sistemin HRMIS, duke e lënë Departamentin e Administratës Publike me

një sistem të përfunduar, por që ka nevojë për përmirësime dhe ndryshime të

vazhdueshme ndërkohë që ende vazhdon popullimi me të dhëna dhe

ndërveprimi me sistemet e tjera nuk është realizuar.

Në lidhje me realizimin e ndërveprimit të sistemit HRMIS me sistemet e tjera të

parashikuara: Departamenti i Administratës Publike nuk ka hartuar një plan

strategjik institucional dhe një plan veprimi për ndërveprimin në bashkëpunim

me institucionet përkatëse sipas një kalendari të dakordësuar, duke mos pasur

një qasje gjithëpërfshirëse kundrejt realizimit të objektivit të ndërveprimit dhe

Page 149: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

148 Botime 2017

duke mos përfshirë në problematikat e ndërveprimit të gjitha institucionet të

tjera të përmendura në VKM nr. 117. Aktualisht sistemi HRMIS nuk shkëmben të

dhëna me asnjë sistem tjetër përveç Regjistrit të Gjendjes Civile.

Sipas VKM nr. 117, përmes HRMIS institucionet do të mundin të prodhojnë

listëpagesat e punonjësve përmes sistemit. Për këtë arsye me Udhëzimin e

Përbashkët nr. 4, datë 13.12.2016 të Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe

Administratën Publike dhe Ministrit të Financave nr. 4, datë 13.12.2016 “Për

formën, elementët dhe plotësimin e borderosë së pagave për njësitë e

qeverisjes së përgjithshme” u përcaktua se këto listëpagesa elektronike do të

prodhoheshin në këtë mënyrë duke filluar nga data 1 mars 2017. Ndërveprimi

me bazën e të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore nuk është

realizuar. Instituti i Sigurimeve Shoqërore nuk ka në dijeni për përfshirjen në

VKM nr. 117, si edhe për rolin e tij në procesin e implementimit të HRMIS.

DAP ende nuk ka ndërmarrë hapa në drejtim të ndërveprimit me bazën e të

dhënave të Drejtorisë e Përgjithshme të Tatimeve pranë Ministrisë së Financave

dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. DAP ka

realizuar ndërveprimin me portalin unik qeveritar e - Albania dhe me Bazën e të

Dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, pavarësisht se këto janë aktivitete

që nuk parashikohen nga VKM 117 dhe nga SNRAP.

Departamenti i Administratës Publike nuk ka përfshirë në procesin e

ndërveprimit me HRMIS edhe institucione të tjera të parashikuara në bazën

ligjore. DAP ka kryer punën e parashikuar të kryhej nga këto institucione me

argumentin e nevojës për të përshpejtuar ecurinë e punës në HRMIS.

DAP ka vepruar pa planifikim dhe hap pas hapi duke ndërmarrë aktivitete sipas

nevojave të momentit dhe pa kërkuar një koordinim më të gjerë dhe

gjithëpërfshirës me aktorët e tjerë të përfshirë në këtë proces.

Në kushtet aktuale, procesi i ndërveprimit të sistemit HRMIS me sistemin e

thesarit është i pezulluar, pasi Ministria e Financave në kuadër të IPS 2 ka

përfunduar procedurat e prokurimit të sistemit AFMIS (Albanian Financial

Management Information System), i cili do të zëvendësojë SIFQ.

Vetë Banka Botërore thekson se aktivitetet kanë qenë të ngadalta që nga prilli

2016 dhe se hapi i parë i ndërveprimit të sistemeve HRMIS me Thesarin ende

Page 150: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Xhuljeta Çelaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 149

nuk ka filluar, duke qenë se DAP duhej të paraqiste një plan të rishikuar në

nëntor 2016 për të sqaruar hapat e ardhshëm për përdorimin operativ të

sistemeve dhe ndërfaqes së Thesarit, duke sugjeruar veçanërisht miratimin e

akteve ligjore ose nënligjore përkatëse që lidhen me AFMIS, HRMIS dhe sisteme

të tjera për të siguruar përdorimin e detyrueshëm të këtyre platformave dhe

për të shmangur sistemet paralele.

Për sa i takon ndërveprimit me Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ky institucion

nuk kishte dijeni për përfshirjen në procesin e implementimit të HRMIS përmes

VKM 117 dhe mënyrën se si duhet të kontribuonte në këtë ndërveprim. ISSH

nuk ka hartuar apo edhe diskutuar mundësinë e një plani për ndërveprim midis

sistemit të tij dhe sistemit HRMIS, si dhe nuk është përfshirë në takimet e

zhvilluar midis DAP dhe Ministrisë së Financave për të diskutuar mbi këtë

tematikë. Për sa i takon ndërveprimit me institucionet e tjera të përmendura në

VKM nr. 117, si Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor dhe

Drejtorinë e Tatimeve në Ministrinë e Financave nuk është ndërmarrë asnjë

hap.

Në përfundim të këtij auditimit ka rezultuar se:‘‘Departamenti i Administratës

Publike - në cilësinë e administratorit të vetëm dhe fuqiplotë të sistemit HRMIS,

si dhe institucionit përgjegjës për zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil në

institucionet e administratës shtetërore - nuk ka hartuar një plan strategjik

institucional dhe një plan veprimi për implementimin e sistemit HRMIS si për

plotësimin me të dhëna, ashtu edhe për ndërveprimin, me qëllim vendosjen në

funksionim të plotë të tij. Sistemi HRMIS nuk është plotësuar ende me të dhëna

nga të gjitha institucionet e parashikuara, veçanërisht nga njësitë e qeverisjes

vendore. Procesi i ndërveprimit të sistemit HRMIS me sistemet e tjera aktualisht

është i pezulluar. Sistemi HRMIS nuk realizon synimin e përcaktuar në pikën 9,

kreu II i VKM nr. 117, pra përdorimin e tij si burim informacioni dhe planifikimi,

për shkak të nivelit të ulët të plotësimit me të dhëna nga institucionet, si dhe

për shkak të mos realizimit të ndërveprimit me sistemin e thesarit pranë

Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Fondit të

Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore.’’

Page 151: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

150 Botime 2017

Page 152: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Dorel Balliu

Kontrolli i Lartë i Shtetit 151

KLSH – USAID, NJË PARTNERITET PËR TRANSPARENCËN NË SHËNDETËSI

nga Dorel Balliu - Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 14 nëntor 2017

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit midis Kontrollit të Lartë të Shtetit

dhe USAID për “Transparencën në Sistemin Shëndetësor”, në datat 30-31 Tetor,

2 dhe 6 Nëntor KLSH mori pjesë në trajnimin dhe seminaret me temë

“Korrupsioni në Sistemin Shëndetësor” dhe “Auditimi i Performancës në

Sektorin Shëndetësor”. Trajnimi u organizua nga USAID e në të morën pjesë

përfaqësues të institucioneve si KLSH, ILDKPKI, Avokati i Popullit, Ministria e

Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe nga shoqëria civile.

Trajnimi u zhvillua me një frymë pozitive të shkëmbimit të ideve nga

përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse, debatit konstruktiv dhe

identifikimit të problemeve kryesore e zgjidhjeve të mundshme. Pjesëmarrësit u

ndanë disa herë në grupe të vogla të përbëra nga eksponentë të secilit

institucion, nga ku spikatën audituesit e KLSH-së me prezantimet e tyre.

Gjatë dy ditëve të para u trajtuan disa koncepte bazë si korrupsioni,

përgjegjshmëria dhe transparenca në shëndetësi, u identifikuan risqet që

favorizojnë korrupsionin, si dhe u morën në shqyrtim modele për zgjedhje

racionale dhe ndërhyrje për të ulur korrupsionin. Trajnimi u përqendrua

gjithashtu në korrupsionin në sistemin farmaceutik dhe strategjitë për

parandalim. Znj. Taryn Vian, trajnuese, bëri një prezantim të shkurtër mbi

dobësitë e këtij të fundit sa i përket prodhimit, regjistrimit, përzgjedhjes,

prokurimit, si dhe shpërndarjes së barnave. Pa vëmendje nuk mbeti as çështja e

pagesave joformale, mjaft e përhapur kjo edhe në shoqërinë shqiptare e

veçanërisht në sistemin shëndetësor. Këto tema u shoqëruan me diskutime të

frytshme nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme pjesëmarrëse dhe

punë në grup.

Page 153: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

152 Botime 2017

Seminari i datës 2 Nëntor u pasua nga pjesëmarrja e audituesve të

departamentit të performancës në KLSH. Lajtmotiv i këtij trajnimi ishte pikërisht

“Auditimi i Performancës në Sistemin Shëndetësor”, ku u përshkruan me kujdes

gurët e themelit të këtij lloji auditimi: qëllimi, qasjet, objektivat, kriteret,

evidencat, gjetjet, fazat, afati kohor, si dhe auditime të mëparshme në sistemin

e shëndetësisë. Si materiale pune ishin përzgjedhur edhe dy raporte auditimi

performance, “Ruajtja e Ekosistemit të Parkut Kombëtar të Prespës” dhe

“Performanca e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore”. Pjesëmarrësit u ndanë

përsëri në grupe dhe audituesit e KLSH-së prezantuan duke kontekstualizuar

pikat e mësipërme me raportet e vëna në dispozicion.

Dita e fundit përkoi me një vështrim të përgjithshëm të kuadrit të Organizatës

Botërore të Shëndetësisë për sistemet shëndetësore. Trajnimi u fokusua

gjithashtu në sektorin dhe institucionet përgjegjëse shëndetësore shqiptare,

mekanizmat e ankesës dhe mbledhjes së reagimeve dhe në një ushtrim në grup.

Page 154: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Dorel Balliu

Kontrolli i Lartë i Shtetit 153

Gjatë këtyre seminareve, KLSH u përfaqësua nga z. Ermal Yzeiraj, Drejtor i

Departamentit Juridik dhe Kontrollit të Zbatimit të Standardeve, kryeaudituesi z.

Aulent Guri, audituesit znj. Aulona Jonuzi, znj. Xhuljeta Çelaj, z. Bashkim Arizaj,

z. Alfred Zylfi, znj. Elfrida Agolli, z. Alfred Leskaj, znj. Eva Leka, znj. Erieta Këlliçi,

znj. Miranda Berdo, z. Dorel Balliu, z. Krisi Anastas, z. Gert Hekurani, si dhe z.

Flavjo Xhuveli, jurist.

USAID e ka identifikuar KLSH-në një partner të rëndësishëm e të besuar në

luftën kundër korrupsionit në shëndetësi dhe një katalizator në bashkëpunimin

konkret ndërinstitucional për këtë çështje. Këto trajnime do të kulmojnë me

përzgjedhjen e një teme të përbashkët mes KLSH dhe USAID për një auditim

performance në fushën e shëndetësisë. Qëllimi është ai i përmirësimit të

shërbimeve shëndetësore për qytetarët, rritja e transparencës dhe

llogaridhënies nga ana institucioneve përgjegjëse, bashkëpunimi

ndërinstitucional dhe me median e shoqërinë civile, si dhe e fundit në radhë,

por jo në rëndësi, lufta ndaj korrupsionit në këtë sektor delikat.

Page 155: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

154 Botime 2017

Page 156: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Fadil Dekovi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 155

nga Fadil Dekovi - Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 15 nëntor 2017

Shoqëria është e interesuar që fondet e tenderuara për kryerjen e punimeve

publike, të shërbimeve apo blerjen e mallrave, të përdoren sa më mirë, me

efektivitet, duke marrë më shumë aktive e shërbime në këmbim të fondeve sa

më të vogla. Për të arritur këtë qëllim, fazë e rëndësishme për rritjen e

përgjegjësisë të autoriteteve kontraktore, është ajo për llogaritjen e vlerës së

kontratave, ose ndryshe përcaktimi i fondit limit. Në nenin 59, pika 2 e VKM

nr.914, datë 29.12.2014, përcaktohet: “Në përllogaritjen e vlerës limit të

kontratës, autoriteti kontraktor duhet t’i referohet një ose më shumë

alternativave të renditura, si më poshtë:

çmimet e botuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT),

çmime të tjera zyrtare, të njohura nga institucionet përkatëse (si për

shembull, nga organet tatimore a doganore, dhomat e tregtisë, në manual

etj);

çmimet e tregut;

çmimet e kontratave të mëparshme, të realizuara nga vetë apo nga

autoritete të tjera kontraktore; ose/dhe

çmimet ndërkombëtare, të botuara.

Çfarë ndodhë në realitetin e përditshëm? Si e përcaktojnë autoritetet

kontraktore (AK) çmimin për njësi të mallit apo shërbimit dhe vlerën e fondit

limit?

MOSZBATIMI I RREGULLAVE TË PËRLLOGARITJES SË FONDIT LIMIT TË

KONTRATAVE, RRITJE E MUNDËSIVE PËR ABUZIMEVE ME FONDET E

TENDERUAR

Page 157: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

156 Botime 2017

Pothuajse në të gjithë AK, mënyra e përllogaritjes së vlerës së kontratave është

nëpërmjet marrjes privatisht të ofertave nga tre ose më shumë operatorë

ekonomik, duke e vlerësuar këtë mënyrë procedimi si formë të studimit të

tregut. Mbas këtij hapi, bëhet mesatarizimi i ofertave dhe nxjerrja e një çmimi

që u shërben autoriteteve kontraktore të përllogarisin vlerën e kontratave, mbi

bazën e sasive të mallrave apo shërbimeve.

Çfarë pasojash paraqet kjo në arritjen e rezultateve në procedurat e

konkurrimit?

Realisht nëpërmjet kësaj forme, AK nuk njeh nivelin e çmimeve të tregut, ky

tregues kufizohet në subjektivitetin e ofertuesve që japin ofertat. Nga ana

tjetër, mesatarizimi i çmimit të ofertave, favorizon, në disa raste edhe

padrejtësisht, operatorët ekonomik që kanë paraqitur oferta me çmimet më të

ulëta për njësi.

Për të shmangur subjektivitetin, për njohjen e gjendjes reale të tregut, kërkohet

studimi periodik i çmimeve dhe për këtë duhen kombinuar alternativat e

mësipërme të përllogaritjes së fondit limit.

Çfarë konstatohet në praktikën e ndjekur nga autoritetet kontraktuese lidhur

me përllogaritjen e fondit limit?

-Në prokurimet me objekt shërbime, aktivitete periodike promovimi në një

institucion, është konstatuar se përllogaritja e shpenzimeve të aktiviteteve,

bëhet duke grupuar mallra apo shërbime me karakteristika të ndryshme, duke

marrë një çmim të vetëm për njësi. Për shembull, blerje e materialeve

promovuese postera, marrje e mjeteve me logon e institucionit, marrja me qira

e makinave ose biçikletave lëvizëse, city-light etj.

Për kryerjen e prokurimit me objekt “Shpenzime mbrojtje bimësh dhe luftimi i

parazitëve në bujqësi, luftimi i miut të arave”, përcaktimi i fondit limit nuk ka

marrë në konsiderate shkallën e infeksionit nga brejtësit, të ngastrave të tokave

për dezinfektim (infeksion i shkallës së lartë, të mesme etj). Përcaktimi i

specifikimeve teknike dhe termave të referencës për sasinë e preparatit që do

të përdoret në njësinë e sipërfaqes është e lidhur ngushtë me përcaktimin e

shkallës së infeksionit përpara kryerjes së dezinfektimit.

Page 158: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Fadil Dekovi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 157

Në këtë procedure, përllogaritja e fondit limit duke shfrytëzuar treguesit e

kontratave të mëparshme të realizuara, do të kishte qenë më e leverdishme për

autoritetin kontraktor. Kjo sepse, në përmjet marrjes së ofertave dhe

mesatarizimit të tyre, çmimi neto ka dalë 3,690 lekë, kurse në tenderin e

periudhës së mëparshme, të vitit 2016, çmimi i kontraktuar ka qenë 2,910 lekë,

pra me një diferencë 780 lekë/për njësi ose rreth 27 % më e lartë, diferencë kjo

relativisht e madhe. Kjo mënyrë e llogaritjes nuk i ka shërbyer objektivit të

prokurimit, për rritjen e eficiencës, efikasitetit të procedurave dhe

mirëpërdorimit të fondeve duke rritur shpenzimet.

-Autoriteti kontraktor për llogaritjen e fondit limit duhet të shfrytëzojë me

precedence treguesit e institucioneve të specializuara kombëtare e

ndërkombëtare në shkëmbimin e mallrave apo mbikëqyrjen si dogana, dhomat

e tregtisë, të dhënat e internetit etj, pasi çmimet janë të azhornuar. Shpesh nuk

vlerësohen këto mundësi.

Kështu, për “Blerje kafshë të llojit gjedh për dëmshpërblimin e fermerëve të

dëmtuar nga dermatoza nodular e gjedhit”, përllogaritja e fondit limit është

mbështetur në ofertat që janë marrë nga subjektet që operojnë në këtë fushë

brenda vendit, ndërsa malli është kërkuar të merret nga jashtë vendit. Çmimet e

ofruar nga operatorët ekonomik të vendit kanë qenë të lartë, duke mos iu

përgjigjur çmimeve të tregut të vendit dhe çmimeve të shitjes edhe gjatë vitit

2016, periudhë kur është kryer procedura. Nga auditimi i dokumentacionit të

shitjeve, ka rezultuar se nuk ka pasur analizë për çmimin e mallit dhe ato nuk

kanë pasqyruar gjendjen reale të tregut. Kemi arritur në këtë konkluzion,

nëpërmjet analizës të çmimeve të ofertave paraqitur nga i njëjti operator

ekonomik në dy moment të ndryshme të procedurës. Çmimet në ofertën

konkurruese me ato të paraqitur në ofertën për studimin e tregut (5 ditë para

konkurrimit në tender) kanë pasur diferencë, duke qenë më të lartë për 8,211

lekë për krerë, duke sjellë një rritje artificial të vlerës për mallin e blerë për rreth

8 milion lekë në dëm të buxhetit të shtetit.

Në prokurimin me objekt “Blerje pajisje për shërbimin veterinar (motoçikleta,

kaska, veshje, doreza, çanta)” grupi i punës ka paraqitur llogaritjen e fondit

limit, përsëri duke u mbështetur në marrjen e tre ofertave. Çmimet e

paraqitura, kanë rezultuar me mbi 50 % më të larta se çmimet e tregut.

Konkretisht, për motoçikletën “Lifan tip 100-A” çmimi varion nga 980-1050 euro

Page 159: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

158 Botime 2017

(burimi- çmimet nga interneti), ndërsa blerja është bërë me çmimin rreth 2700

euro.

Problem i rëndësishëm gjatë përgatitjes së procedurave për konkurrim

nëpërmjet tenderëve është përcaktimi i saktë i afateve për marrjen e shërbimit,

në funksion të përcaktimit të vlerës së fondit limit.

Mendojmë se këto moment të përllogaritjes së fondit limit, autoritetet

kontraktore duhet t’i shfrytëzojnë në funksion të arritjes së qëllimit për rritjen e

efektivitetit të fondeve duke pare e vlerësuar rast pas rasti, sipas objekteve të

prokurimit duke përdorur të kombinuara alternativat e parashikuara nga baza

ligjore e prokurimeve.

Page 160: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Nikoleta Piranjani

Kontrolli i Lartë i Shtetit 159

DOMOSDOSHMËRIA E EFEKTIVITETIT TË FUNKSIONIMIT TË STRUKTURAVE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM

nga Nikoleta Piranjani - Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 16 nëntor 2017

Auditimi i brendshëm përcaktohet si një veprimtari e pavarur, që jep siguri

objektive dhe këshilla për menaxhimin. Auditimi i brendshëm në subjektet

publike shërben si një vlerë e shtuar në drejtim të përmirësimit të funksioneve

të subjektit publik dhe frytshmërinë e drejtimit apo menaxhimit, duke eliminuar

risqet nëpërmjet kontrollit të proceseve, për të arritur me efektivitet objektivat

e veprimtarisë.

Në mënyrë që auditimi i brendshëm të funksionojë objektivisht, nga Ministria e

Financave referuar Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit, ligjit të miratuar

“Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” të përmirësuar në vite, akteve

nënligjore në zbatim të tij, janë hartuar dokumentet si Manuali i Auditimit të

Brendshëm, Karta e Auditimit të Brendshëm dhe Kodit etik, të cilat janë

dokumente të rëndësishme profesionale në fushën e auditimit të brendshëm,

janë instrumente në duart e audituesve dhe që kontribuojnë në përsosjen

profesionale dhe në etikën e punës së të gjithë audituesve të brendshëm.

Ndërkohë që infrastruktura ligjore rregullative dhe trajnimet e organizuara

vazhdojnë të përmirësohen nga dita në ditë nga struktura përgjegjëse me

kryerjen e këtyre funksioneve, puna e realizuar nga strukturat e auditimit të

brendshëm nuk ndjek ritmin e ndryshimeve dhe përmirësimeve ligjore ose e

përkthyer ndryshe nuk shoqërohet me përmirësime në drejtim të përdorimit

ligjor dhe me efektivitet të fondeve publike. Nga viti në vit Kontrolli i Lartë i

Shtetit raporton, si një detyrim ligjor në parlament mbi buxhetin faktik të vitit të

mbyllur. Raporti është një përmbledhje e veprimtarisë audituese të të gjithë

departamenteve për veprimtaritë ekonomiko - financiare të qeverisë së

përgjithshme (institucioneve qendrore e njësive varësisë, si dhe qeverisjes

Page 161: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

160 Botime 2017

vendore), në drejtim të realizimit të të ardhurave dhe përdorimit ligjor të

shpenzimeve. Nga këto auditime kanë rezultuar shkelje të zbatimit të

procedurave ligjore, shkelje në drejtim të justifikimit ligjor apo dokumentar të

shpenzimeve, shpesh herë këto të shoqëruara me dëm ekonomik dhe pa dëm,

por që kërkojnë marrjen e masave organizative për përmirësim të gjendjes për

shmangien e abuzimeve apo keq përdorimeve të burimeve materiale dhe

monetare. Nga këto raporte të përvitshme, nuk rezulton që dëmet ekonomike

të jenë pakësuar apo të mos ekzistojnë dhe në logjikën e thjeshtë të lind pyetja:

A kanë këto subjekte publike auditim të brendshëm dhe a është funksional ai?

Megjithëse këto struktura janë në vartësi të titullarit apo organeve drejtuese të

shoqërive publike, a janë të interesuar titullarët apo organet drejtuese për

veprimtarinë efektive të strukturave të auditimit të brendshëm dhe a janë të

aftë për të kuptuar efektivitetin apo jo të auditimit të brendshëm të subjektit ku

ato drejtojnë?

Kontrolli i Lartë i Shtetit përveç auditimit të përdorimit me efektivitet e ligjor të

fondeve publike, në drejtimet e auditimit të një subjekti publik auditon dhe

veprimtarinë e auditimit të brendshëm të subjektit, si në drejtim të procesit të

auditimit, zbatimit të standardeve të auditimit të brendshëm, ashtu dhe

gjithëpërfshirës në auditim të të gjithë procesit dhe veprimtarisë së subjektit.

Një aspekt i rëndësishëm në këtë drejtim është dhe lënia e rekomandimeve,

zbatimi i tyre dhe marrja në analizë e veprimtarisë së auditimit të brendshëm

nga drejtimi, qoftë i institucioneve apo i shoqërive publike, sidomos mbas

auditimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe ku nga krahasueshmëria

rezulton se ka mospërputhje të konsiderueshme të gjetjeve midis raporteve dhe

rekomandimeve të dy strukturave. Referuar eksperiencës së rezultuar nga

veprimtaria audituese e KLSH, subjektet publike të audituara nuk marrin në

analizë punën e kryer nga strukturat e auditimit të brendshme si dhe

efektshmërinë e tyre dhe kjo praktikë nuk aplikohet gjithashtu në analizat

vjetore të rezultateve te tyre të përvitshme. Titullarët dhe organet drejtuese të

subjekteve publike, referuar kompetencave të dhëna nga ligji, marrin masa në

drejtim të rekomandimeve të lëna nga KLSH, ku dhe niveli i realizimit të tyre

është në vartësi të përgjegjshmërisë menaxheriale të drejtimit të këtyre

subjekteve, por në asnjë rast në mënyrë të pavarur, nuk ka rezultuar marrja në

Page 162: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Nikoleta Piranjani

Kontrolli i Lartë i Shtetit 161

analizë e eficencës së strukturave të auditimit të brendshëm në një subjekt

publik apo kthimi i saj hap pas hapi në një strukturë të tillë.

Ky fenomen është theksuar dhe në raportin “Mbi zbatimin e buxhetit të shtetit

për vitin 2016” që KLSH ka paraqitur në Kuvend, ku ndër të tjera citohet:

“Auditimi i brendshëm ka njohur zhvillime të rëndësishme, por që mbeten akoma

në nivelin e përgatitjes së dokumenteve bazë dhe ngritjes e zhvillimit të

kapaciteteve profesionale audituese, larg marrjes së rezultateve konkrete të

përmirësuara dhe të pritshme nga funksioni i auditimit të brendshëm në njësitë e

sektorit publik” si dhe “Niveli i ulët apo, niveli zero i zbatimit të rekomandimeve

në disa subjekte tregon se nga titullarët e institucioneve akoma nuk është

kuptuar rëndësia e zbatimit të rekomandimeve të Auditimit të Brendshëm.

Neglizhenca e konstatuar tregon akoma varësinë që këto struktura kanë nga

titullarët dhe pamundësinë në këto kushte për të shtuar presionin për zbatimin e

rekomandimeve”.

Fenomeni i mungesës së analizës së punës së auditimit të brendshëm, referuar

auditimeve të realizuara nga KLSH është i theksuar sidomos në shoqëritë

publike, ku dhe dëmet ekonomike rezultojnë të konsiderueshme dhe ku në

legjislacionin e miratuar dhe në fuqi, një nga kompetencat e organeve drejtuese

është miratimi i programeve të auditimit të brendshëm dhe marrja në analizë e

çdo raporti auditimi si dhe vetë veprimtaria e auditimit të brendshëm të këtyre

shoqërive publike.

Këto detyrime në shumicën e rasteve kryhen formalisht dhe në të gjitha rastet e

auditimeve të kryera nga KLSH, mungon marrja në analizë e kryerjes konform

ligjit e detyrimeve të funksioneve të strukturave të auditimit të brendshëm.

Ka ardhur koha që ky fenomen të ndryshojë domosdoshmërish dhe kjo ndodh

me rritjen e integritetit, përgjegjshmërisë dhe profesionalizmit të vetë

strukturave të auditimit të brendshëm, rritjen e përgjegjshmërisë së drejtimit

dhe organeve drejtuese, për rëndësinë e funksionimit të auditimit të

brendshëm në mbarëvajtjen dhe mirë funksionimin e shoqërive, funksionimin e

sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe për rrjedhojë realizimin e objektivave

të shoqërisë me mjetet financiare, materiale dhe njerëzore në dispozicion.

Eficienca e funksionimit të strukturave të auditimit të brendshëm, për rrjedhojë

dhe fuqizimi i sistemeve të kontrollit të brendshëm, referuar objektivave dhe

Page 163: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

162 Botime 2017

strategjive të mirëpërcaktuara, e bëjnë subjektin publik funksional dhe me

performancë pozitive në menaxhimin e fondeve publike. Kontrolli i Lartë i

Shtetit gjithnjë e më shumë i ka kërkuar subjekteve të audituara nëpërmjet

masave të rekomanduara, përmirësimin e strukturave të auditimit të

brendshëm nga pikëpamja strukturore dhe profesionale si dhe rritjen e kërkesës

së llogarisë në drejtim të realizimit të funksioneve të tyre, kjo me qëllimin që

këto struktura të shndërrohen në partner real në realizimin e misionit të

auditimit të fondeve publike, me qëllimin e vetëm të përdorimit me efektivitet

dhe dobi të tyre në shërbim të popullsisë.

Page 164: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Bujar Leskaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 163

PROF.DR.NIKO PANO, NDERI I AKADEMISË, SHKENCËTARI DHE KOLOSI

I HIDROMETEOROLOGJISË

nga Bujar Leskaj - Kryetar i KLSH-së

botuar në gazetën “Telegraf”, më 18 nëntor 2017

I larguar pak ditë më parë nga jeta, të dashurit, vlerësuesit dhe admiruesit e

shumtë të punës së tij në hapësirën shqiptare, Profesor Pano lë një trashëgimi

jashtëzakonisht të pasur studimesh, botimesh, monografish, profilesh,

referatesh, kumtesash e artikujsh me vlera të spikatura jo vetëm shkencore, por

edhe praktike për ekonominë hidrike të Shqipërisë, burimit të pashtershëm të

mirëqenies së sotme dhe të nesërme të shqiptareve. Përmes studimeve të tij të

shumta spikatin 6 studime të emërtesës së Këshillit të Ministrave.

Prof. Pano është autor i monografisë ”Pasuritë Ujore të Shqipërisë”, botim i

Akademisë së Shkencave, viti 2008, një nga studimet më të plota e madhore të

shkencës së sotme shqiptare, fryt hulumtimesh të shtrira në disa dekada. Sikur

vetëm këtë punim të kishte përfunduar Profesori, ai do te mbetej me merita të

shquara në panteonin e figurave më të larta të shkencës dhe kulturës sonë.

Studimi përfshin tërësinë e resurseve ujore të rrjetit hidrografik të Shqipërisë:

lumenjtë, liqenet, ujërat nëntokësore dhe burimet e tyre, si dhe hapësirat

bregdetare shqiptare të deteve Adriatik dhe Jon. Mbi këtë bazë, ky punim ka

realizuar tipizimin dhe rajonizimin e pasurive ujore të këtij rrjeti. Spektri i gjerë i

studimit dhe vlerësimi tërësor i potencialit ujor të Shqipërisë e bën këtë

monografi një punim madhor shkencor për një nga pasuritë natyrore më

thelbësore dhe jetësore të vendit tonë, siç është uji. Botimi përfaqëson një

studim madhor të munguar, i përditësuar e prezantuar në një formë të tillë të

plotë e gjithëpërfshirës për gjithë pasuritë ujore të Shqipërisë. Në botim

analizohen të gjitha të dhënat faktike shumëvjeçare mbi rrjetin hidrografik të

Shqipërisë, që dispononte Instituti i Hidrometeorologjisë ndër vite, të cilat

Page 165: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

164 Botime 2017

Profesor Pano i përpunoi me shume dashuri, përkushtim dhe profesionalizem.

Ai i analizoi, interpretoi dhe i përgjithësoi me vërtetësi shkencore rezultatet e

këtyre të dhënave, bazuar në teknologjitë dhe metodologjitë bashkëkohore.

Prof. Niko Pano u lind më 16 shtator 1937 në Vlorë, ku kreu edhe shkollën e

mesme. Ndoqi studimet e larta në Universitetin e Odesës dhe në vitin e fundit u

diplomua në Institutin e Hidrometeorologjisë më 1960 në Leningrad, sot Shën

Petërburg. Filloi punën në Institutin e Hidrometeorologjisë së Akademisë së

Shkencave si inxhinier hidrolog duke pasur edhe detyra shkencore e drejtuese,

si përgjegjës i sektorit të hidrologjisë (1960–1986), nëndrejtor i Institutit

Hidrometeorologjik (1990–1992). Prof. Pano shërbeu me pasion si pedagog i

jashtëm i lëndës së hidrologjisë në Degën e Gjeografisë të Universitetit të

Tiranës.

Njeri me virtyte të rralla, ai shquhej si organizator dhe njëkohësisht hulumtues i

palodhur, gjithnjë i qeshur, i dashur dhe komunikues me kolegët. Ishte përherë i

zënë me pune dhe me dëshirë të pashtershme për të ndihmuar. Si Kryetar i

Shoqatës “Mbrojtja dhe Ruajtja e Ujërave të Shqipërisë”, ai dha një kontribut të

shquar.

Krahas Kryeveprës së tij, monografisë ”Pasuritë Ujore të Shqipërisë”, ai është

bashkëautor i monografisë “Ngjarjet e jashtëzakonshme atmosferike në

Shqipëri” (viti 1967); autor i studimit “Ligjshmëria e depërtimit të ujërave të

detit Jon në Adriatik” (1973); i punimeve “Hidrologjia e Shqipërisë” (1984);

“Gjeografia Fizike e Shqipërisë” (1990), etj.

Profesor Niko Pano nuk u mjaftua me botime dinjitoze të hulumtimeve të tij të

gjera shkencore, por dha kontribut konkret për të ardhmen e ekonomisë së

vendit. Ai është autor i Mega-Projektit të HEC të Skavicës në lumin Drini i Zi, viti

2010. Me ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, të projektuar nga ky kolos i

shkencës së hidrologjisë shqiptare, kaskada e Drinit do të prodhojë më shumë

energji elektrike si pasojë e rregullimit të plotë me liqenin e Skavicës. Gjithashtu

hidrocentralet e Drinit nuk do të shkaktojnë më dëmet dhe përmbytjet nga

shkarkimet e sforcuara.

Me një kontribut shumëdimensional të shtrirë ndër vite, Prof. Pano është autor

i studimeve hidrologjike rajonale për sistemin hidrografik “Liqeni i Prespës –

Liqeni i Ohrit lumi Drini i Zi”, si dhe për sistemin hidrografik: “Lumi Drin – Liqeni i

Page 166: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Bujar Leskaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 165

Shkodrës – Lumi Buna, Delta e lumit Buna në detin Adriatik”, gjatë viteve 2008 –

2013. Rrjeti hidrografik i lumit Drin shquhet për individualitetin e tij të veçantë

dhe të përsosur natyror, si dhe për potencialin e lartë dhe të shumëllojshëm

hidrik. Këtë potencial Prof. Pano ka ditur ta evidentojë, duke i paraprirë planeve

për zhvillimet ekonomike të vendit tonë si për të tashmen, ashtu edhe për të

ardhmen.

Më 1984, Prof. Dr. Niko Pano, për meritat e spikatura të tij, dekorohet nga

Kuvendi Popullor me urdhrin “Naim Frashëri” e më pas me “Medalje Pune” me

motivacionin “Për arritje të mira në studimet shkencore hidrologjike për

vlerësimin e pasurive ujore të Shqipërisë”.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, për punën e tij me pasion dhe me cilësi, e

ka vlerësuar në vitin 2015 me medaljen “Nderi i Akademisë”, me motivacion

“Për kontributin e shquar në shërbimin hidrometeorologjik, në realizimin e

kërkimeve e botimeve në fushën të pasurive ujore të Shqipërisë, si dhe atë në

fushën e arsimit e të edukimit të brezave të rinj e specialistëve”.

Gjithashtu, për monografinë shkencore “Pasuritë ujore të Shqipërisë”, botim i

Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në kuadër të edicionit të parë të

Çmimeve Shkencore të Akademisë për vitin 2016 për studimet dhe botimet më

të arrira, Prof. Pano u vlerësua me çmimin shkencor “Radovicka”, me

motivacionin “Vepra shkencore ‘Pasuritë ujore të Shqipërisë’, një studim i gjerë

dhe kompleks është rezultat i kërkimeve gjysmëshekullore për resurset hidrike të

Shqipërisë, të realizuar me metoda bashkëkohore, me kontribut të shquar për

shërbimin hidrometeorologjik në fushën e pasurive ujore të Shqipërisë me ndikim

teorik e praktik në kërkim-zhvillim, si dhe në fushën e arsimit e të edukimit të

kërkuesve të rinj”. Prof. Niko Pano deri në ditët e fundit të jetës së tij, ka punuar

për daljen në dritë të botimit të ri shkencor “Hapësira bregdetare Divjakë –

Karavasta në Adriatik”, për të cilin në krye të një grupi specialistësh, ai

kontribuoi me zellin, gadishmerinë dhe entuziazmin që e karakterizonin, për të

paraqitur një studim integral të zonës me qëllim final rikuperimin mjedisor dhe

zhvillimin e qëndrueshëm ekonomiko-shoqëror të kësaj hapësire me rëndësi

dhe me bukuri të rrallë natyrore.

Me Prof. Niko Panon, personalisht ruaj kujtimet e një bashkëpunimi të

shkëlqyer me Kontrollin e Lartë të Shtetit. Për këtë bashkëpunim, unë dhe të

Page 167: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

166 Botime 2017

gjithë audituesit e KLSH i jemi mirënjohës gatishmërisë së tij të

jashtëzakonshme për të ndihmuar, personalitetit, veprës dhe kujtimit të Prof.

Dr. Niko Panos.

Dua te ndaj me ju se një nga vlerat dhe risitë me domethënëse të Konferencës

së IV-t Shkencore të KLSH “Mbi Analizën e Riskut”, zhvilluar në datat 20-23

qershor 2016, ishte punimi i Prof. Dr. Niko Panos, Prof. Dr. Gudar Beqirajt dhe

Prof. Dr. Salvador Bushatit “Mbi efektet mjedisore dhe ekonomike që shkakton

veprimtaria njerëzore në sistemin liqenor të Prespës”. Ky sistem përbën një

komponent të rëndësishëm hidrik të Kaskadës Hidroenergjetike të lumit Drin,

respektivisht për 2 hidrocentrale të ndërtuar në Maqedoni (Glloboshica dhe

Spile) si dhe 4 hidrocentrale të ndërtuara në Shqipëri (Fierzë, Koman, Vau i

Dejës dhe Ashta). Punimi u përshëndet nga Eurodeputeti, Dr.Igor Šoltes, i cili tha

se kjo kumtesë do të trajtohet nga Parlamenti Europian në një forum që do të

ketë në fokus lumenjtë e Ballkanit. Me kujtohet si tani përshndritja e syve të

Prof. Panos në momentin e dhënies se këtij vlerësimi. Kujtoj po ashtu

kontributin e tij si Anëtar i Komisioneve Ndërkombëtare për Hidroekonominë

Shqipëri – Maqedoni dhe Shqipëri – Mali i Zi, ne vitet 1970 – 1985.

Profesori la një trashëgimi të pasur me vlera shkencore dhe praktike për

shkencën dhe ekonominë e vendit tone, duke u shndërruar në një nga figurat

me te spikatura të komunitetit shkencor e universitar mbarëshqiptar. Ai mbetet

po ashtu një shëmbëlltyre e kredos morale dhe shkencore më të arrirë, e

personalitetit të një punëtori të palodhur, dijetari dhe njeriu të

jashtëzakonshëm. E kujtojmë sot me shume mall, respekt, nderim dhe

mirënjohje këtë Banor të Panteonit të Përjetshëm të shkencës dhe kulturës

shqiptare.

Page 168: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Ymer Stafa

Kontrolli i Lartë i Shtetit 167

SI ZBATOHEN REKOMANDIMET E KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT

nga Ymer Stafa - Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 18 nëntor 2017

Materialet e prodhuara (produkti përfundimtar) nga grupet e auditimit rreth

80% e tyre filtrohen me shumë përgjegjësi nga disa struktura organike të KLSH-

së, me përjashtim të akt-verifikimeve apo akt-konstatimeve që kalojnë direkt

nëpërmjet grupeve të auditimit në terren. Pra, shprehur qartë, si projekt

raportet e auditimit, raportet përfundimtar të auditimit dhe gjetjet e

rekomandimet, që kthehen në vendim-marrje të nënshkruara nga Kryetari i

KLSH-së (mbështetur në ligjin organik të Kontrollit të Lartë të Shtetit), kalojnë në

disa filtra të ndryshëm, me qëllim që produkti i realizuar të jetë sa më i

mbështetur në legjislacionin përkatës dhe sa më i kuptueshëm si për subjektin

e audituar ashtu edhe për masën e gjerë të popullit.

Me përfundimin e auditimit, subjekteve të audituara, u dërgohen zyrtarisht në

rrugë shkresore rekomandimet përkatëse për zbatim, të shoqëruara edhe me

një kopje të raportit përfundimtar të auditimit. Subjektet e audituara menjëherë

nxitohen të kthejnë përgjigje KLSH-së, për të respektuar afatin 20 ditor (kërkesë

e ligjit organik të KLSH-së), që i njohin dhe i pranojnë këto rekomandime duke i

shoqëruar edhe me një plan veprimi konkret e duke caktuar edhe strukturat

organike që duhet t`i zbatojnë. Mbasi kthejnë këtë përgjigje për KLSH-në,

subjektet e audituar bien në “gjumë” për zbatimin e tyre dhe kujtohen ditët e

fundit për të kthyer përgjigjen ligjore të KLSH-së për respektimin e afatit 6

mujor.

Për çudi ka raste që subjektet në përgjigjen e afatit 6 mujor paraqesin

argumente nga më të ndryshme përse nuk janë realizuar një pjesë e tyre. Është

fare e pakuptueshme që fillimisht i pranojnë këto rekomandime dhe mbas 6

muaj në përgjigje paraqesin argumentime subjektive, të pa mbështetura në

Page 169: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

168 Botime 2017

legjislacionin në fuqi. Në këto rrethana subjekti i audituar vihet para

përgjegjësisë, që kujtohet mbas 6 muajsh për dhënie përgjigje të tilla. Subjektet

e audituara duhet t`i kushtojnë më shumë rëndësi përgjigjeve që japin për

respektimin e afatit 20 ditor, pra duke nxjerrë konkluzionin nëse i pranojnë këto

rekomandime apo jo, ndërsa në kuadër të respektimit të afatit ligjor prej 6

mujorit paraqet punën konkrete që bëhet për realizimin e rekomandimeve të

pranuara.

Madje nuk bëhet fare fjalë, që të trajtojnë edhe shqetësimet e konstatuara nga

KLSH-ja në raportin përfundimtar të auditimit. Kontrolli i Lartë i Shtetit në

përfundim të kryerjes së auditimit nuk paraqet sukseset e arritura nga subjekti i

audituar, por trajton të metat, shkeljet, mangësitë dhe gjetjet që janë kryer në

kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Jo të gjitha gjetjet e konstatuara dhe të

shprehura në raportin përfundimtar të auditimit trajtohen në shkresën zyrtare

dhe jepen rekomandime. Në shkresën përcjellëse trajtohen gjetjet dhe

rekomandimet e grupit të auditimit më të rëndësishme, që paraqesin edhe risqe

më të larta. Nuk është e thënë që të gjitha gjetjet e trajtuara në raportin

përfundimtar të auditimit të jepen rekomandime në shkresën përcjellëse. Sipas

ligjit organik të KLSH-së me vendim të veçantë Kryetari i KLSH-së miraton

raportin përfundimtar të auditimit, miraton rekomandimet e përcaktuara dhe

kërkon marrjen e masave përkatëse. Në raportin përfundimtar të auditimit

trajtohen shkeljet konkrete të legjislacionit dhe nuk mund të jepen

rekomandime që të zbatohet ligji apo vendimi i qeverise. Zbatimi i tyre është

detyrim i legjislacionit. Fjala vjen, në qoftë se një subjekt auditimi në urdhrin e

prokurimit nuk ka dhënë argumentimin për përdorimin e një lloje procedure

prokurimi, KLSH-ja nuk mund të rekomandojë zbatimin e LPP dhe vendimin

përkatës të qeverisë. Në raportin përfundimtar trajtohet neni apo pika e LPP

dhe e vendimit të qeverisë që është shkelur dhe kush e mban përgjegjësinë për

të.

Prandaj lind e nevojshme që raporti përfundimtar i auditimit duhet tu bëhet

prezent të gjitha strukturave të subjektit të audituar që janë atakuar në raport

punohet me punonjësit dhe strukturat dhe secila strukturë për vete mban

shënime që gjatë punëve të përditshme për të ardhmen ti ketë parasysh, me

qëllim që të mos përsëriten më mangësi të tilla.

Page 170: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Ymer Stafa

Kontrolli i Lartë i Shtetit 169

Një element tjetër i rëndësishëm për zbatimin e rekomandime të KLSH-së për

subjektet e audituara është rekomandimi për shpërblimet e dëmeve ekonomike

dhe të masave administrative.

Është bërë si zakon, që në këtë kuadër subjektet e audituara dërgojnë njoftimet

për shpërblime dëmi ekonomik dhe dhënie masash administrative, ku subjektet

me kaq e konsiderojnë punën e kryer (rekomandimin e realizuar). Në kuadrin e

respektimit të aftit 6 mujor është një kohë shumë e bollshme, që subjekti të

kryejë të gjitha rrugët ligjore, sidomos për shpërblimin e dëmit ekonomik dhe

masave administrative. Po të merren seriozisht nga subjektet e audituara, puna

fillon që në ditët e para të dërgimit të rekomandimeve nga KLSH-ja, e

konkretisht: mbasi i ka dërguar njoftimin për detyrimin që ka punonjësi apo

subjekti i lihet një afat kohorë dhe pastaj në qoftë se nuk reflektojnë këto,

atëherë menjëherë subjekti i audituar duhet të fillojë nga rrugët e tjera ligjore,

deri në dërgimin në organet gjyqësore dhe në përfundim të bëjë edhe

kontabilizimet përkatëse në librat e kontabilitetit të institucionit. Po kështu

veprohet edhe për zbatimin e rekomandimeve të masave administrative.

Pa përmendur këtu, që të tilla njoftime lihen ditët e fundit të përfundimit të

afatit kohorë të përgjigjeve të respektimit të afatit 6 mujor.

Fjala vjen në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dërgimi i

rekomandimeve nga KLSH-ja është bërë me datë 2/5/2017 dhe bërë hyrje në

protokollin e kësaj ministrie me datën 8/5/2017, ku afatet kohorë prej 20 ditësh

dhe 6 mujor janë respektuar, por njoftimet e subjekteve janë bërë me shumë

vonesa, si p.sh. janë njoftuar për likuidim detyrimesh subjektet e ndryshme datë

3/11/2017, ditën që ka përfunduar afati kohorë 6 mujor apo njoftuar edhe

KLSH-në. Ose njoftuar personat përkatës për vendimin e Agjencisë së Prokurimit

Publik për vënie gjobë mbas 15 ditësh (vendimi i APP ka datën 18/9/2017 dhe

njoftimi i subjektit datë 3/10/2017), madje subjekti mbas datës 3/10/2017 deri

datë 8/11/2017 nuk ka kryer asnjë veprim tjetër ligjor. Prandaj subjektet duhet

t`i kryejnë veprimet sa më të argumentuara dhe sa më të rregullta duke i marrë

edhe sa më seriozisht me qëllim të plotësimit të eficencës, ekonomicitetit dhe

efektivitetit.

Page 171: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

170 Botime 2017

Page 172: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Irena Islami

Kontrolli i Lartë i Shtetit 171

STRATEGJIA E RE E KOMUNIKIMIT TË KLSH-SË 2017-2019 DHE NËNTORI SI

MUAJI I TRANSPARENCËS

nga Irena Islami - Drejtore Drejtorie, KLSH

botuar në gazetën “Panorama”, më 19 nëntor 2017

Ndryshimi në drejtimin e institucionit në dhjetor 2011 solli transformime të

rëndësishme në filozofinë e menaxhimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit(KLSH), si

dhe të raportit të institucionit me palët e interesit në përmbushjen e misionit të tij

kushtetues. Kryetari i ri i KLSH-së z. Bujar Leskaj, theksonte në fund-vitin 2011, se

“Do të realizojmë përmirësimin e transparencës në marrëdhëniet me publikun,

nëpërmjet një partneriteti të gjerë me median dhe me organizatat jo-fitimprurëse

që luftojnë korrupsionin”.

Gjatë viteve 2012-2017, institucioni në përmbushje të objektivit për rritjen e

transparencës është zhvilluar në disa dimensione. Kështu, krahas rritjes së

kanaleve të komunikimit me publikun, përmirësoi përmbajtjen dhe cilësinë e

mesazheve në njoftimet e tij për shtyp. Njoftimet për shtyp kanë qenë dhe janë

përcjellësi kryesor i mesazheve publike të institucionit. Institucioni ka

konsideruar median e shkruar dhe audio-vizive si partnerin kryesor në realizimin

e misionit të tij si “watchdog”për miradministrimin e fondeve dhe pasurisë

publike si dhe për të forcuar luftën ndaj korrupsionit. Ky partneritet ka qenë real

dhe që në analizën vjetore të KLSH-së të zhvilluar në janar 2012 dhe më tej

rregullisht çdo vit, mediat dhe përfaqësuesit më në zë të organizatave jo-

qeveritare që luftojnë korrupsionin janë ftuar të marrin pjesë dhe të diskutojnë

në analizat në nivel departamenti auditimi dhe në analizën e përgjithshme të

KLSH.

KLSH zgjodhi një qasje origjinale dhe të drejtpërdrejtë, komunikimin me

qytetarin nëpërmjet shkrimeve, editorialeve, analizave, profileve dhe eseve në

shtypin e përditshëm. Një vlerë e shtuar e KLSH-së në pesë viteve të fundit

(2012-2016) në fushën e komunikimit dhe të transparencës së institucionit

Page 173: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

172 Botime 2017

është kolana e botimeve të tij, e cila ka arritur në fund të vitit muajit tetor 2017

në 78 tituj, nga vetëm 12 botime modeste të periudhës 1992-2011.

Një tjetër dimension i rëndësishëm është komunikimi me Parlamentin. Që prej

vitit 2012, KLSH i ka kushtuar një vëmendje të veçantë marrëdhënieve me

Parlamentin duke e konturuar këtë raport në shinat e forcimit të llogaridhënies,

transparencës dhe mirëqeverisjes. Vullneti për thellimin e bashkëpunimit ka

qenë reciprok sepse edhe Kuvendi ka treguar një vëmendje të veçantë në raport

me Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Një përmasë tjetër e promovimit dhe forcimit të komunikimit në KLSH, që ka

theksuar dhe garantuar profilin e fituar profesional të institucionit, është

organizimi për herë të parë i konferencave shkencore, për nxitjen e mendimit të

përparuar shkencor për çështje të sotme të auditimit publik dhe të financave

publike, duke realizuar pesë Konferenca Shkencore në pesë vite.

KLSH ka institucionalizuar marrëdhënien individ-libër, duke e kaluar në një

instancë më të lartë, mes institucionit dhe librit. KLSH në pesë vite e gjysmë

(2012- 2017) ka një kolanë botimesh prej 78 titujsh. Kolana e botimeve, e cila

pasurohet nga viti në vit, pasqyron çdo kronikë të reformave që ka nisur KLSH

për të modernizuar institucionin drejt parametrave të SAI-ve europiane.

Partneriteti me shoqërinë civile dhe mediat ka filluar të institucionalizohet në

vitin 2012 nëpërmjet marrëveshjeve të nënshkruara nga Kryetari i KLSH me disa

OJF, ndër më aktivet në luftën kundër korrupsionit dhe për më shumë

transparencë në qeverisje. Ky partneritet është zgjeruar dhe shpalosur fort

përgjatë viteve 2013-2017, duke kulmuar në aktivitete të përbashkëta, mini

peer review për institucionin, me pjesëmarrjen e ekspertëve nga shoqëria civile,

si dhe në pjesëmarrjen e shumë ekspertëve të organizatave joqeveritare në

auditime të KLSH-së. Ai do të vijojë të jetë pjesë e zhvillimeve strategjike të

institucionit për vitet 2017-2019, duke sjellë një rol të shtuar të shoqërisë civile

në rritjen e transparencës dhe komunikimit të KLSH, si dhe në monitorimin dhe

vlerësimin e punës së tij. Deri tani KLSH ka nënshkruar 27 marrëveshjeje

bashkëpunimi me OJF.

KLSH është anëtar i INTOSAI-t që nga viti 1984 dhe anëtarësimi në këtë

organizate shtron detyra për të respektuar standardet e saj, duke i zhvilluar ato

në përputhje me kushtet e vendit tonë. KLSH është gjithashtu anëtar i EUROSAI-t,

organizatës europiane të Institucioneve Supreme të Auditimit. Vitet 2012-2017

Page 174: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Irena Islami

Kontrolli i Lartë i Shtetit 173

njohën pjesëmarrje të gjerë të institucionit në Kongreset, Konferencat,

seminaret dhe takimet e punës të INTOSAI-t dhe EUROSAI-t. Përveç kësaj, KLSH,

nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe me SAI-t partnere në Europë (janë

nënshkruar 15 marrëveshje bashkëpunimi), ka realizuar trajnime intensive të

stafit të saj, duke rritur kapacitetet audituese dhe bashkëpunuar sidomos në dy

vitet e fundit, në kryerjen e auditimeve paralele dhe të përbashkëta të

performancës me SAI evropiane të zhvilluara dhe me SAI-t e rajonit.

Me gjithë arritjet e viteve fundit, ne jemi të vetëdijshëm që të shendohesh në

një zë publik duhet të kesh një strategji të qartë për komunikimin dhe

marrëdhëniet me qytetarin dhe KLSH në bashkëpunim me partnerët e

Institucionit Suprem të Auditimit të Polonisë ka hartuar dhe ka miratuar

“Strategjinë e Komunikimit 2017-2019”. Sigurimi i komunikimit të efektshëm me

qytetarin dhe publikun është një prej sfidave më të mëdha dhe më emergjente,

me të cilat përballen sot SAI-t dhe për të siguruar efektshmërinë e politikës së

komunikimit që është maksimizimi i vlefshmërisë së raporteve të auditimit dhe

zbatimi i rekomandimeve të auditimit, KLSH ka përcaktuar në strategjinë e tij të

komunikimit 2017-2019, gjashtë objektiva strategjikë:

Rritja e profilit publik të KLSH-së dhe e të kuptuarit të misionit, vizionit dhe

rolit të tij në shoqëri, për të forcuar besimin e qytetarëve tek institucioni.

Shtimi i mjeteve të komunikimit të jashtëm të KLSH-së me qytetarët dhe

grupet e ndryshme të interesit me qëllim rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit të

publikut.

Promovimi i rezultateve të auditimit të KLSH për të transmetuar tek opinioni

publik rezultatet dhe dobitë e institucionit në përmirësimin e qeverisjes,

përmes luftës kundër korrupsionit.

Shtimi i komunikimit dhe ndërveprimit të KLSH-së me qytetarin, nëpërmjet

pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në aktivitetet dhe tryezat e rrumbullakëta.

Konsolidimi i pjesëmarrjes së audituesve në opinion-dhënien në median e

shkruar dhe kalimi gradual drejt dhënies së opinionit në emisionet televizive.

Rritja e komunikimit të brendshëm në institucion dhe e shkëmbimit të

informacionit mes drejtorive dhe departamenteve të auditimit.

KLSH ka përgatitur edhe Planin e Veprimit për implementimin e strategjisë, por

në këtë shkrim do të doja të ndalesha në realizimin e Muajit të hapur të KLSH-

Page 175: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

174 Botime 2017

së, në datat 6 nëntor-11 dhjetor, i cili realizohet në zbatim të kësaj strategjie

dhe konkretisht të objektivit nr.4, “Shtimi i komunikimit dhe ndërveprimit të

KLSH-së me qytetarin, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në aktivitetet

dhe tryezat e rrumbullakëta”.

Gjatë këtij muaji, qytetarët do të kenë mundësinë të vizitojnë mjediset e

Kontrollit të Larte të Shtetit (çdo ditë nga ora 08:00-16:00) dhe do të mund të

njihen me historikun dhe arritjet e institucionit ne 92 vitet e ekzistencës se tij

nëpërmjet mini-muzeut në korridorin qendror të KLSH, do të takohen me

punonjës, auditues dhe ekspertë të ndryshëm të institucionit, për të marrë të

gjithë informacionin që ata do të dëshirojnë të kenë, përfshirë edhe auditimet

në proces.

Gjatë muajit të hapur janë planifikuar të zhvillohen 49 aktivitete të ndryshme si

takime mes departamenteve të ndryshme të auditimit me qëllim shkëmbimin e

eksperiencave; takime me gazetarë; prezantime të botimeve të KLSH-së nga

Auditues të rinj; pjesëmarrje në Panairin e Librit 2017; takime me Deputetë të

Komisionit të Ekonomisë; takim me Ish-Kryetarët e KLSH-së në vite; prezantimi i

Rregullores së Re të KLSH; prezantimi i kolanës së botimeve të KLSH-së në

qytete të ndryshme të Shqipërisë; takime dhe leksione me akademikë,

profesorë, filozofë të fushave të ndryshme; prezantim i Draft të Strategjisë së

KLSH-së për periudhën 2018-2022; leksione nga kolegë të SAI-ve partnere,

prezantimi i buxhetit faktik për vitin 2016; promovime librash që kanë interes

për KLSH; aktivitete kulturore, promovimi i pjesëmarrjes së KLSH-së në

aktivitete të ndryshme ndërkombëtare, në dy vitet e fundit me qëllim

shkëmbimin e eksperiencave; pjesëmarrje në Kongresin dhe Ekspozitën

Rajonale “Zgjidhja e mbetjeve të ngurta, të lëngëta dhe të gazta”.

Java e parë e muajit të hapur ka përfunduar dhe është ndjekur me kureshtje

dhe interes nga qytetarët.

KLSH aspiron të realizojë nëpërmjet aktiviteteve të Muajit të Hapur një politikë

komunikimi sa më të efektshme, pasi ajo luan një rol kyç në funksionimin e

institucionit dhe përmbushjen e misionit të tij. Cilësia e politikës së komunikimit

të institucionit përcakton mënyrën e perceptimit të KLSH-së nga palët e

interesit. Kjo është veçanërisht thelbësore kur bëhet fjalë për transparencën

dhe besimin e publikut.

Page 176: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Mimoza LLoji

Kontrolli i Lartë i Shtetit 175

AUDITIMI SI PËRMIRËSIM I PERFORMANCËS QEVERISËSE

nga Mimoza Lloji - Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 20 nëntor 2017

Integriteti, kompetenca dhe transparenca janë tre faktorët nga të cilat varet

besimi i qytetarëve ndaj një qeverisje. Një auditim cilësor që manifeston të tre

këta tregues, ka potencialin të rrisë besimin e qytetarëve tek qeverisja.

Promovimi i ndershmërisë dhe qeverisja kompetente janë thelbësore në

përmirësimin e punës së një Qeverie. Audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit,

institucionit më të lartë publik që kryen auditimin e jashtëm në vendin tonë,

kanë detyrë parësore të promovojnë integritetin dhe kompetencën profesionale

të strukturave qendrore të qeverisjes, por ky proces është gjithëpërfshirës.

Përbën detyrë dhe angazhim të të gjithë aktorëve dhe faktorëve, përfshi

zyrtarët e zgjedhur, administratën publike, shoqërinë civile, median, etj.

Efektiviteti i auditimit varet nga faktorë që lidhen me këtë proces

drejtpërsëdrejti, si dhe nga perceptimi mbi rolin e tij nga vetë audituesit dhe të

audituarit. Rezultati që del pas një procesi transparent auditimi është vlerë e

shtuar në veprimtarinë e entiteteve qeveritare. Shpesh kjo vlerë e shtuar nuk

është shumë domethënëse nga pikëpamja ekonomike direkte, por vlera që sjell

në përmirësimin e shërbimeve ndaj publikut është dukshëm pozitive, duke

realizuar ndryshimin pozitiv të perceptimit të publikut dhe qytetarëve, por edhe

të vendim-marrësve qeveritarë, kundrejt procesit të auditimit, duke e

konsideruar tashmë këtë proces si domosdoshmëri dhe nevojë. Kuptimi si vlerë

e shtuar i ndihmon njësitë qendrore të qeverisjes për të realizuar një analizë

gjithëpërfshirëse e të thellë të çështjeve të audituara, duke i parë si një e tërë.

Kjo mënyrë i aftëson ato në përcaktimin e saktë dhe profesional të problemeve,

dhe mbi këtë bazë, rezultatet e auditimit i ndihmojnë bordet/dhe organet

vendimmarrëse të enteve qendrore qeveritare të marrin masat e duhura. Një

qeverisje e mirë duhet të mbështetet fuqishëm në përgjegjshmërinë

menaxheriale të drejtuesve të saj në të gjitha nivelet. Këta të fundit në

veprimtarinë e tyre duhet të respektojnë parimet e menaxhimit të shëndoshë

financiar, të ligjshmërisë dhe të transparencës në menaxhimin e fondeve

Page 177: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

176 Botime 2017

publike. Ata duhet të mësohen të japin llogari për veprimet e tyre dhe rezultatet

ekonomike që burojnë prej aktivitetit publik të tyre, përpara organit që i ka

emëruar ose u ka deleguar përgjegjësinë. Kjo bëhet shumë e dukshme dhe

thelbësore në auditimin e veprimtarisë së ministrive publike. Përgjegjshmëria

menaxheriale është themeli mbi të cilin ngrihet dhe funksionon efektivisht sistemi i

kontrollit të brendshëm në njësitë publike, qofshin qendrore, lokale apo të niveleve

të tjera. Është e domosdoshme që çdo nëpunës i nivelit menaxherial dhe punonjës

në stafet drejtuese apo administratë të ndjejë përgjegjësinë ligjore të moskryerjes

efektive të detyrave në shkallë hierarkike deri tek titullari, duke luftuar e paaftësinë

profesionale që shfaqen në administratë.

KLSH me auditimet e tij, të bazuar në eksperiencat më të mira të fituara prej

audituesve dhe duke respektuar në mënyrë rigoroze standardet profesionale të

fushës ISSAI, ka arritur që të nxjerrë përgjegjësinë publike dhe menaxheriale të

titullarëve dhe personelit tjetër drejtues të enteve qendrore publike. E ka bërë këtë

me kuraje dhe profesionalizëm, duke u bazuar vetëm në detyrat e tij kushtetuese

dhe në standardet e INTOSAI-t. Një qeverisje e mirë përcaktohet nga mënyra se si

punonjësit zbatojnë përgjegjësitë e tyre në një njësi publike të caktuar, duke

influencuar në përmbushjen e misionit të njësisë. Kjo merr një rëndësi akoma dhe

më të madhe në auditimin e enteve qendrore qeverisëse, ministrive dhe

institucioneve të tjera qendrore. Objektivat e Qeverisë do të arrihen vetëm nëse ajo

me formatimin e duhur të administratës publike do të arrije të sigurojë integritetin

personal dhe etikën profesionale të nivelit menaxhues dhe punonjësve të tjerë

publikë, politikat menaxheriale dobiprurëse, struktura organizative efikase, ndarje

të qartë detyrash, hierarkinë dhe rregulla të qarta, të drejta, përgjegjësitë dhe

funksionimin realisht të linjave të raportimit, si dhe politikat dhe praktikat e mira të

menaxhimit të burimeve njerëzore dhe aftësitë profesionale të punonjësve. KLSH

me auditimet e ushtruara në njësitë publike, qofshin qendrore, lokale apo të

niveleve të tjera ndihmon në përmirësimin e qeverisjes publike, duke e bërë këtë si

me denoncimin dhe kallëzimin penal të abuzimeve me detyrën publike, ku për 9

mujorin e parë të vitit 2017 janë bërë 29 kallëzime penale për drejtues kryesorë.

Gjithashtu KLSH nëpërmjet këshillimit profesional dhe propozimit të masave

korrigjuese menaxheriale, organizative dhe disiplinore synon të ndihmojë njësitë

publike në përmirësimin menaxherial të tyre. Kështu për 9 mujorin e parë të vitit

2017, janë rekomanduar 42 përmirësime të legjislacionit, masa organizative, 1014

masa disiplinore dhe administrative.

Page 178: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Brunilda Zeneli

Kontrolli i Lartë i Shtetit 177

KLSH, UDHËHEQ PËRMES SHEMBULLIT

nga Brunilda Zeneli - Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 22 nëntor 2017

Panairi Kombëtar i librit në 20-vjetorin e tij, i cili është në fakt një nga traditat

tashmë më të vlera të jetës kulturore e artistike në vend, hap gjithashtu dhe një

mori diskutimesh të lidhura me pista e tematika të ndryshme. Kjo ndodh me të

drejtë, pasi udhëtimi deri në stendat e panairit është relativisht i vështirë për

arsye sa artistike-shkencore, ashtu edhe tematike. Është cilësia artistike e librit,

prurja sasiore, cilësia e prodhimit, çmimet, tregu, problematikat e shtëpive

botuese, raportet mes zhanreve të ndryshme, promovimet dhe një sërë gjërash

të tjera të cilat e bëjnë panairin e librit një metropol shumëngjyrësh në

miniaturë, i cili gëlon nga njerëzit, lexuesit e të gjitha moshave dhe kategorive,

shkrimtarët, studiuesit, kritikët etj.

Në një panair gjëja më e zakonshme është larmia, shumëllojshmëria e

produkteve, në rastin konkret e botimeve dhe tematikave të ndryshme. Duke

vizituar panairin e librit çdo lexuesi i bie në sy një stendë me botimet ekskluzive

të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Janë botimet e punonjësve e këtij institucioni,

studime te ndryshme, përmbledhje artikujsh të botuar në shtypin periodik,

studime e materiale shkencore profesionale nga autorë vendas, por edhe nga

ekspertë të huaj të institucioneve homologe të auditimit, si dhe të organizmave

ndërkombëtare, manuale, metodika e udhëzues për punën profesionale të

audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një nga institucionet më me

rëndësi për jetën ekonomiko-sociale të vendit.

Gjatë viteve 2012-2017, KLSH nëpërmjet një pune të lavdërueshme dhe aspak të

lehtë ka botuar një kolanë librash me shumë vlerë profesionale, të cilat ju

shërbejnë jo vetëm audituesve të KLSH, profesionistëve të tjerë të kësaj fushe,

si edhe çdo pale interesi apo individi i cili ka interes rreth kësaj fushe.

Nga të gjitha prurjet e KLSH do të veçoja Revistën shkencore “Auditimi publik” e

cila ka parë dritën e botimit që prej vitit 2012 dhe shënon botimin e saj të

Page 179: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

178 Botime 2017

gjashtëmbëdhjetë. E veçoj botimin e kësaj reviste për shkak të nivelit të saj të

lartë profesional, nën drejtimin e një bordi të përbërë nga profesionistët më të

mirë të fushës së ekonomisë, jurisprudencës por edhe të fushave të tjera me

ndjeshmëri të lartë sociale, si Prof. Dr. Jorgji Bollano, Prof.Dr. Skënder Osmani,

Prof. Dr. Omer Stringa, Prof. Dr. Ardian Nuni, Prof. Dr. Dhori Kule, Prof. Dr.

Aurela Anastasi, Prof. Dr. Argita Berisha, Dieter Wenzel, Profesor në

Universitetin e Bambergut Gjermani, Dr. Igor Soltes, ish President i Gjykatës së

Auditimit të Sllovenisë, Dr. Sang M. Lee Prof. Universiteti i Nebraskës, SHBA,

Prof. Dr. Lindita Lati, Drejtore e Përgjithshme, KLSH etj.

Vlera e shtuar e këtij botimi është pikërisht mbështetja në moton e INTOSAI

“Experentia mutua omnibus prodest (Eksperienca e Përbashkët ju shërben të

gjithëve)”, pasi për realizimin e saj janë të ftuar të publikojnë punimet dhe

opinionet e tyre kontabilistë, financierë, ekonomistë të përgjithshëm, specialistë

të enteve publike dhe private, akademikë, ekspertë të shoqërisë civile,

profesionistë të pavarur si dhe çdo i interesuar që gjen me vend trajtimin e një

çështjeje të caktuar me interes në auditimin dhe vlerësimin e administrimit

publik të vendit.

Botimet KLSH, tashmë janë bërë traditë në panairin e librit, pasi që prej 6 vitesh

janë prezent me stendën e vet. Bëhet fjalë për një punë voluminoze dhe

mbresëlënëse si për sa ju përket prurjeve me rreth 80 tituj përgjatë viteve 2012-

2017, po aq edhe tematikave dhe çështjeve të mprehta që trajtojnë. Në sajë të

kësaj pune disa vjeçare KLSH tashmë ka krijuar pa asnjë mëdyshje një bibliotekë,

e cila ka vulën e kujdesit dhe pasionit të Kryetarit të KLSH-së.

Kjo bibliotekë, përbën një fond fort të vlerë, për punën e tanishme dhe për

vijueshmërinë me profesionalizëm dhe në zbatim të standardeve

ndërkombëtare të auditimit në institucionin tonë. Gjithashtu, kjo shërben

njëkohësisht për krijimin e një tradite komunikimi shumë të afërt dhe të

prekshëm me librin dhe jetën akademike. Për hir të së vërtetës duhet thënë, se

kjo traditë e KLSH-së përbën pa asnjë mëdyshje një risi dhe një shembull të

shkëlqyer dhe për institucionet tjera të administratës shtetërore në tërësi.

Mendoj se ndjekja e këtij shembulli do të përbënte një themel shumë të fortë e

të sigurt për profesionalizmin e administratës shtetërore, kulturën individuale të

secilit prej nesh dhe një bazament ku e ardhmja e shtetit si nocion dhe praktikë

është më e sigurt dhe me shpresëdhënëse.

Page 180: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Dorino Meçe

Kontrolli i Lartë i Shtetit 179

RRUGËTIMI I AUDITIMIT TË JASHTËM NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Nga Livan Hoxha & Dorino Meçe - Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 25 nëntor 2017

Mbas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt të vitit

2008, drejtimi dhe administrimi i vendit është bërë në zbatim të dispozitave të

përcaktuara në Rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në

bazë të secilës u krijua Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), e

cila krahas problemeve të shumta, rëndësi të veçantë i ka kushtuar krijimit të

Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, në nëntor të vitit 2003.

Auditori i Përgjithshëm u emërua nga Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të

Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së

Republikës së Kosovës më 15 qershor të vitit 2008 u themelua Zyra e Auditorit

të Përgjithshëm, e cila nga ky moment ka raportuar në mënyrë periodike në

Kuvendin e Kosovës.

Auditori i Përgjithshëm (vendas), është emëruar nga Kuvendi i Kosovës më 30

mars 2016, ndërsa ligji i ri për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të

Auditimit (ZKA), është aprovuar nga Kuvendi në qershor të vitit 2016 dhe ka

hyrë në fuqi më 26.06.2016.

Auditori i Përgjithshëm ka në kompetencë të ushtroj kontrolle mbi;

veprimtarinë ekonomike të institucioneve publike dhe të personave të tjerë

juridik shtetërorë, përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve publike, nga organet e

pushtetit qendrorë dhe lokal, si dhe veprimtarinë ekonomike të ndërmarrjeve

publike dhe personave të tjerë juridikë, tek të cilët shteti ka një pjesë të

aksioneve ose kur huat, kreditë dhe detyrimet e tyre garantohen nga shteti.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në emër të Kuvendit të Republikës së

Kosovës kontrollon shpenzimet e parasë publike, e ndihmon Kuvendin të mbajë

Page 181: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

180 Botime 2017

llogaridhënien qeverinë dhe institucionet publike për mënyrën se si ata i

shpenzojnë paratë publike, i ndihmon atyre që janë ngarkuar me ofrimin e

shërbimeve publike të përmirësojnë performancën e tyre në dhënien e

shërbimeve në nivel qendrorë dhe lokal.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), punon për Kuvendin e Republikës së Kosovës

përkatësisht për Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike dhe

Komisionin për Buxhet dhe Financa, komisionet e tjera të linjës si: Komisionet

për Shëndetësi, Ambient, Arsim etj, Deputetët e Kuvendit, Ministrat dhe

Kryesuesit e Institucioneve të Pavarura dhe Kryetarët e Komunave, publikun në

përgjithësi dhe grupet e interesit.

Në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Kontrollit të

Lartë të Shtetit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, në datat 8-9

nëntor 2017 u zhvillua në Prishtinë vizita studimore me temë “Baza ligjore,

organizimi i brendshëm dhe mandati i auditimit të ZKA-së.”

Në këtë aktivitet KLSH, u përfaqësua nga audituesit Livan Hoxha, Dorino Meço,

Albi Anxhaku, Aleksandër Papadhimitri, Alma Naska, Blerin Shkurti, Vasil Vani,

Qemal Meta, Lili Dulo, Erjon Muho, Gerti Hekurani dhe Nerënxa Llapashtica.

Ky aktivitet u organizua në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit të

Kosovës. Pas takimit me përfaqësuesit e ZKA-së dhe prezantimit të

pjesëmarrësve të KLSH-së, audituesi Dorino Meço, bëri prezent dhe ndau me

pjesëmarrësit e ZKA-së, veçanërisht z. Imri Semetishti Drejtor i Përgjithshëm i

ZKA-së, eventin që organizon Kontrolli i Lartë i Shtetit nga datat 7 Nëntor deri 11

Dhjetor 2017 “Muajin e Hapur për Qytetarët”, duke paraqitur dhe shpjeguar

rëndësinë dhe impaktin e këtij eventi, mbështetur në Standardin Ndërkombëtar

të Institucioneve Supreme të Auditimit, ISSAI 12, “Vlerat dhe dobitë e

Institucioneve Supreme të Auditimit-të bësh ndryshimin në jetën e qytetarëve”,

me qëllim njohjen më të plotë dhe të drejtpërdrejtë të veprimtarisë së

Institucionit nga qytetarët, si dhe prezantuam rëndësinë e transparencës dhe

njohjes së ndërsjellët të punës mes Departamenteve të Auditimit në Institucion.

Njëherësh u bë prezent dhe Doracaku 2016, i përgatitur për këtë qëllim

“Performanca e KLSH-së, për vitin 2016”, konkretisht u trajtuan për njohje:

“Korniza e matjes së performancës, indikatori i dobisë së auditimit, auditime të

kryera në vitet 2002-2016, dëmi ekonomik i zbuluar dhe humbjet në financat

Page 182: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Dorino Meçe

Kontrolli i Lartë i Shtetit 181

publike nga shkeljet financiare,shkelje të ligjshmërisë me dëm ekonomik,

kallëzimet penale 2002-2016, rekomandime për ndryshime, apo përmirësim të

legjislacionit dhe zbatimi i tyre, auditime performance, auditime të Teknologjisë

së Informacionit, menaxhimi institucional dhe konferencat shkencore vjetore

2012-2016”

Ky dokument iu la përfaqësuesve të ZKA-së, për njohje të mëtejshme nisur edhe

nga interesi i treguar nga ana e tyre për këtë qëllim, të cilët shprehën

entuziazëm dhe interes për këtë risi të KLSH-së.

Në vijim të takimit fjalën e hapjes e mbajtën z. Ismir Semetishti dhe z. Safet

Berisha. Objektivat dhe përmbajtja e vizitës studimore të prezantuara nga

kolegët e ZKA-së ishin: baza ligjore e funksionimit të ZKA-së, skema organizative,

marrëdhëniet me Kuvendin, përmbledhjet e raporteve të auditimit për

Kuvendin, Komisionet KBF, KMFP, planifikimi i auditimeve, llojet e auditimeve,

procesi i auditimit, zbatimi i rekomandimeve.

Njëherësh gjatë prezantimeve për çdo temë u diskutuan të përbashkëtat dhe

ndryshimet që konstatohen në proceset dhe procedurat, që nga krijimi i

institucionit dhe funksionimi i tij, ku secili nga pjesëmarrësit dha opinionin dhe

mendimin e tij në varësi të eksperiencave në vite, por edhe eksperiencat e

fituara nga trajnimet jashtë vendit.

Pavarësisht nga vlera dhe rëndësia që trajtuam më sipër, diskutimet ndërmjet

pjesëmarrësve ishin të vlefshme dhe interaktive të mbështetura me shembuj

konkretë, duke nxjerrë konkluzione të bazuara në argumente ligjore,

profesionale dhe logjike të pjesëmarrësve, që nënkupton zhvillimin e

eksperiencave, njohurive, zotësive dhe qëndrimeve që duhet të pajisen

audituesit, për të krijuar një bashkëpunim profesional e të nevojshëm, për të

qenë të suksesshëm dhe përmirësuar performancën në kryerjen e funksionit të

audituesit shtetërorë. Duke punuar dhe përparuar çdo ditë e më shumë në

drejtim të rritjes së kapaciteteve profesionale audituese, me siguri publiku i

gjerë do të gjej tek Institucionet e Auditimit të Jashtëm mbështetje të plotë,

transparente dhe në kohën e duhur.

Page 183: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

182 Botime 2017

Page 184: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Jonild Hoxhaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 183

PARA PËR TË BËRË INVESTIME APO INVESTIME PËR TË BËRË PARA

nga Jonild Hoxhaj - Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 28 nëntor 2017

Me një përgjegjësi kushtetuese, ligjore dhe institucionale Kontrolli i Lartë i

Shtetit kryen auditime të përputhshmërisë, financiare, performance, të

Teknologjisë së Informacionit si dhe auditime të kombinuara duke synuar mirë

përdorimin e fondeve publike, pronës publike si dhe duke informuar publikun

nëpërmjet raporteve të auditimit. Koherenca e gjashtë viteve të fundit të këtij

institucioni ndaj problemeve konkrete që prekin financat dhe interesin publik,

është një progres i arritur më së miri, tregues i të cilës janë rritja në vazhdimësi

e zbatimit të rekomandimeve të KLSH si dhe e numrit të ankesave që kërkojnë

trajtim nga audituesit. Pavarësia dhe transparenca janë dy komponentë të cilët

shoqërojnë punën audituese që nga koha e planifikimit, realizimit e deri tek

raportimi i gjetjeve. Të qenit prezent në media dhe identifikimi i vazhdueshëm i

shqetësimeve të publikut, si të individit të thjeshtë ashtu edhe të subjekteve

ekonomike, e bën KLSH – në një faktor kyç në luftën kundër korrupsionit dhe

keqpërdorimit të parasë publike.

Me qëllim zhvillimin e një sistemi të përshtatshëm të menaxhimit financiar KLSH

nuk ka lënë pas propozimet për ndryshimet në Ligj, Udhëzime apo Rregullore.

Një nga drejtimet jo me pak risk që KLSH auditon nëpërmjet programeve të

miratuara nga vetë Kryetari është ajo e lidhjes dhe zbatimit të kontratave për

punë mallra dhe shërbime. Si një nga shpenzimet që sjellin një ndikim të

drejtpërdrejtë për një vend në zhvillim siç është Shqipëria. Investimet publike

janë një shpenzim i prekshëm dhe që përmirësojnë ndjeshëm jetën e publikut të

thjeshtë por edhe ekonominë dhe kushtet e biznesit në përgjithësi, kontratat e

të cilave auditohen me kujdes pikërisht për shkak të riskut të lartë që ato

paraqesin. Duke patur parasysh rëndësinë që kanë, investimet kanë qenë dhe

Page 185: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

184 Botime 2017

do të jenë për një kohë të gjatë në Shqipëri për aq kohë sa vendi do të jetë një

rajon në zhvillim, një faktor i përdorur nga vetë pushtetit vendor dhe qendror

për promovimin e punës ndaj një elektorati të synuar. Si një institucion

Kushtetues i pavarur dhe me objektiva të qarta për rolin që mbart, pa u

përfshirë dhe pa u bërë pjesë e lëvizjeve luajale të politikës, në këtë garë mes

forcave të ndryshme, KLSH kërkon të hedhë dritë dhe mandej të bëjë me dije

publikun dhe palët e interesit se çfarë qëndron realisht brenda letrave dhe cilat

janë ato fakte që bien në kundërshtim me sa shkruhet e thuhet nëpër podiume.

KLSH kërkon gjithashtu ta njohë publikun me faktet konkrete dhe ta informojë

atë jo vetëm mbi shkallën e zbatueshmërisë së ligjit por edhe të dobisë

eficiencës dhe ekonomicitetit të investimeve nëpërmjet auditimeve të

performancës për të arritur në konkluzionin nëse janë realizuar investimet e

duhura me paratë e nevojshme dhe jo përtej. Pikërisht prej sa më sipër, KLSH e

shikon veten si një mbështetje për interesat e publikut dhe një dritare

komunikimi lehtësisht e aksesueshme për trajtimin e ankesave me qellim

shmangien e keqpërdorimit të parasë dhe interesit publik.

Por, pse lind keqpërdorimi i investimeve publike???

Si në çdo profesion tjetër edhe nga auditimi fitohet ajo lloj eksperience

nëpërmjet të cilës audituesi krijon një gjykim dhe një tablo të qartë të mjedisit

të audituar, kjo bazuar në një punë profesionale përgjatë viteve. Nëse do të

përshkruanim shkurtimisht historikun nëpër të cilin kalon një investim do të

vërenim se aktorët kryesorë që marrin pjesë janë gjithmonë:

1. Titullari i Autoritetit që synon të investojë dhe për këtë realizon një

procedurë prokurimi (tender);

2. Hartuesi i projektit të zbatimit;

3. Sipërmarrësi apo firma zbatuese e punimeve;

4. Mbikëqyrësi i punimeve;

5. Kolaudatori i punimeve të përfunduara;

6. Grupi i marrjes në dorëzim;

Të ndodhur në kushte kur një punësim për çdo kënd është një domosdoshmëri

nga jetike, sociale e deri në personale, të gjithë synojnë të përmbushin këtë

diapazon domosdoshmërie. Duke mospërgjithësuar por duke bërë një

përmbledhje nga ato çka eksperienca audituese ka treguar në drejtim të

Page 186: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Jonild Hoxhaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 185

auditimit të investimeve, nuk mund fshihet, nuk mund të mbyllen sytë e as nuk

mund të bëhet sikur askush nuk e kupton se një investim është kthyer në një

“tortë”, ku secili kërkon të marrë pjesën e vetë e madje edhe më tepër dhe i

vetmi që nuk mund të flasë, të kërkojë atë që i takon me të drejtë dhe të ngre

zë është vetë ai, investimi! Në një situatë të tillë, duket sikur investimi merr

vëmendje vetëm në momentin e emërtimit të tij si objekt dhe përcaktimit të

objektivave që ai mbart. Kështu promovohet e transmetohet nga investitorët

(Bashkia, Ministria, Drejtoria etj.) tek qytetarët, banorët, nxënësit, drejtuesit e

mjeteve, pra të gjithë përdoruesve të drejtpërdrejtë të investimit, puna që

parashikohet të kryhet. Jo rrallë herë ndodh që fondi i vënë në dispozicion të

investimeve është i tej fryrë në vlerë duke nisur kështu një procedurë tenderi

me një dëm ekonomik që në momentin e lidhjes së kontratës me firmën e

zbatimit.

Megjithatë, nëse çdo punë do të realizohej konform projektit të zbatimit, për

financat publike do të kishim në kushtet kur “puna e kryer na kushtoi më

shtrenjtë nga ç’duhej”. Por ajo çka ndodh shpesh me investimet është

deformimi i objektivave që ka investimi dhe heqja dorë në mënyrë të

njëpasnjëshme nga këto objektiva deri sa e gjithë puna rezulton në as më pak e

as më tepër se ajo nga çka ka mbetur nga ndarja e “tortës”. Heqja dorë në

mënyrë të njëpasnjëshme nënkupton së pari uljen e cilësisë së punës deri në atë

masë sa ky investim me siguri do ti nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje në një

periudhë shumë të shkurtër. Në mungesë të një planifikimi të mirëfilltë

investimesh konkrete, me një boshllëk ligjor për sa i përket garancisë shumë

vjeçare të punimeve lind kështu cenimi i interesit publik i cili duhet të ishte

primar si çdo investim tjetër. Për nga ana financiare do të ishim në kushtet kur

“puna e kryer me një cilësi më të ulët nga cfarë kërkohej na kushtoi shumë më

shtrenjtë nga ç‘duhej”. Së dyti dhe akoma më e rëndë janë diferencat në volume

pune të pakryera por të likuiduara në fakt ndaj firmave të zbatimit të cilat sjellin

jo vetëm cenimin e parasë publike por edhe lindjen e domosdoshmërisë për një

investim të ri në një të ardhme jo të largët. Kjo domosdoshmëri lidhet me faktin

se mungesa e punimeve nëntokësore për rrugët sjell amortizimin e akseve dhe

domosdoshmërinë për rikonstruksionin e tyre, mungesa e një shtrese izolimi për

tarracën e një shkolle të re sjell domosdoshmërinë e rikonstruksionit të të gjithë

shkollës prej problemeve të lagështisë dhe amortizimit total në të ardhmen e

Page 187: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

186 Botime 2017

kështu me radhë. Në këtë rast, për sa i takon financave do të ishim në kushtet

kur “puna e pa kryer krejtësisht dhe me një cilësi më të ulët nga ç‘kërkohej na

kushtoi më shumë më shtrenjtë nga ç‘duhej”.

Sa më sipër nuk është aspak një deformim dhe as një ekzagjerim faktesh por një

realitet i dokumentuar i cili rezulton nga eksperienca audituese, shkaktarë i së

cilës nuk është në veçanti as njëra por janë të gjitha së bashku. Këta gjashtë

aktorë, qoftë nëpërmjet shmangies së detyrimeve, qoftë prej të qenit pjesë e

zinxhirit të korrupsionit apo qoftë edhe nëpërmjet neglizhencës profesionale,

krijojnë një platformë të tërë fiktive ku ligji zbatohet formalisht, ku dokumentet

shkruhen sepse duhen dhe ku puna përdorët për të bërë para e jo paraja për të

bërë punë!

Page 188: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Lolita Baholli

Kontrolli i Lartë i Shtetit 187

KLSH DHE PROBLEMATIKAT E AUDITIMIT TË

PROJEKTEVE ME FINANCIME TË HUAJA

nga Lolita Baholli - Kryeaudituese, KLSH

botuar në gazetën “Sot”, më 28 nëntor 2017

Financimet e huaja janë një element kyç në integrimin ekonomik ndërkombëtar,

të cilat ndërmjet ekonomive të vendeve të ndryshme, krijojnë lidhje të

drejtpërdrejta, të qëndrueshme dhe afatgjata. Ato janë një burim shtesë

financimi për investime dhe të ndihmuara nga politikat e duhura mund të jenë

një mjet i rëndësishëm për zhvillimin e vendit. Ato luajnë një rol kyç në procesin

e integrimit global ekonomik, duke u nxitur nga faktorë makroekonomikë, si

ndryshimi i vazhdueshëm dhe i shpejtë teknologjik, rritja e konkurrencës globale

dhe liberalizimi i tregjeve. Financimet e huaja krijojnë efekte në vendet pritëse,

duke u bërë burim financimi në formën e kredive ose ndihmave nga institucione

financiare ndërkombëtare. Bazuar në ligjin nr. 154/2014, “Për organizimin dhe

funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, synohet auditimi i përdoruesve të

fondeve publike të ofruara nga Bashkimi Europian ose organizata të tjera

ndërkombëtare, me përjashtim të rasteve kur është parashikuar ndryshe me ligj

të veçantë, përdorimin me efektivitet, efiçencë dhe ekonomicitet të këtyre

fondeve.

Në auditimin e projekteve me financim të huaj (kredi/ndihmë), KLSH bazohet në

pesë shtylla kryesore të auditimit si marrëveshja e huasë dhe ndryshimet e saj,

realizimi i objektivave të projektit, realizimi i financimit dhe disbursimit, auditimi

i zbatimit të procedurave të prokurimit si dhe zbatimi i kontratave për punë

civile, mallra, shërbime dhe konsulence.

Auditimi i akteve ligjore e nënligjore, vendimeve të Këshillit të Ministrave,

rregulloreve e procedurave institucionale, kanë një rëndësi të veçantë.

Nëpërmjet akteve ligjore dhe rregullative, ndërtohen standardet e hyrjes në

Page 189: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

188 Botime 2017

treg në një vend pritës dhe mënyrat e zhvillimit të operacioneve të ndryshme të

tregut, gjithashtu realizohet auditimi i ndikimit të qeverisë në nivelin e

përthithjes së financimeve të huaja.

Për zhvillimin dhe realizimin e marrëveshjeve të huasë, duhet të ekzistojnë disa

faktorë që lidhen me vetë autoritetet qeverisëse në vendin pritës, si:

konkurrenca e drejtë e bizneseve, transparenca në sektorin publik,

mosdiskriminimi i investitorëve sipas natyrës së tyre të kapitalit nëse janë të

huaj apo vendas, mbrojtja ligjore e të drejtës së investimit dhe shpronësimit,

eliminimi ose reduktimi i barrierave apo tarifave për tregtinë ndërkombëtare,

nxitja fiskale për investimet e huaja, përjashtime tatimore në kohë dhe

aktivitete dhe e fundit por jo nga rëndësia lufta e pakufizuar ndaj korrupsionit.

Një vend të rëndësishëm në këto auditime ka realizimi i objektivave sipas

marrëveshjeve përkatëse, pasi jo në të gjitha rastet objektivat e marrëveshjes

rezultojnë të realizuara, të cilat lidhen me shtyrjen e afateve kohore, shtesa të

ndryshme kontratash, vonesa në financime të kontratave, apo kontrata të

parealizuar si pasojë e përllogaritjes së gabuar më shumë se nevojat.

Kështu nga 13 auditimet e zhvilluara nga KLSH, mbi aktivitetin ekonomiko-

financiar dhe realizimit për investimet dhe financimet me fonde të huaja për 6-

mujorin e dytë të vitit 2016 dhe 9-mujori i vitit 2017, bazuar në marrëveshjet e

huas, aktet ligjore të fushës, si dhe në zbatimin e procedurave të prokurimit, ku

në përgjithësi janë me procedurat e huadhënësit, kanë rezultuar shkelje e

mangësi, me një dëm ekonomik në vlerën 14,596,222 Euro, shumë e cila është

rekomanduar për t’u zhdëmtuar në masën 100%, si dhe efekti negativ në të

ardhurat e buxhetit të shtetit është në shumën 5,230,396 Euro.

Nga këto auditime ka rezultuar se institucionet shtetërore dhe entet

menaxhuese nuk kanë arritur të koordinojnë dhe harmonizojnë veprimtarinë e

tyre për të realizuar disbursimet sipas parashikimeve të përcaktuara në

marrëveshjet financiare, ku shtyrja e afateve ka sjellë shtesa në kontratat e

konsulencës dhe mbikëqyrjes, duke shkaktuar efekte negative financiare në

rritjen e kostos së projektit. Nga to nuk është bërë një planifikim në vite për

dibursimet e fondeve të akorduara, duke sjellë që në të gjitha projektet e

audituara të jetë kërkuar dhe të shtyhet afati i realizimit të disbursimeve me më

shumë se 4 vjet, ku mund të përmendim projektet "Rehabilitimi i rrugëve

dytësore dhe lokale", "Rehabilitimi i rrjetit hidrik Tirane”, "Ndërtimi i aksit

Page 190: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Lolita Baholli

Kontrolli i Lartë i Shtetit 189

Tirane Elbasan", "Ndërtimi i by-pass-eve Fier Vlorë”, “Infrastruktura Bashkiake,

Lezhë-Fier-Gjirokastër-Sarandë”, “Modernizimi i mirëqenies sociale”, “Ndërtimi i

Portit të Peshkimit Durrës”, “Menaxhimi i mbetjeve të ngurta të Shqipërisë Jug-

Lindore”, etj.

Nga auditimet ka rezultuar se institucionet shtetërore nuk kanë mundur të

përmbushin të gjitha detyrimet e përcaktuara në marrëveshjet financiare, në

lidhje me sigurimin e tokës, si dhe nuk kanë kryer shpronësimet për truallin që

nevojiten për realizimin e projekteve, veprime këto të cilat duhet të realizohen

para se të fillojnë punimet civile për projektet, si në projektin "Ndërtimi i aksit

Tirane-Elbasan", "Ndërtimi i by-pass-eve Fier Vlorë”, në të cilat problemi i

shpronësimeve dhe të drejtës mbi tokën ka sjellë vonesa të theksuara në

realizimin e projektit.

Një problem i rëndësishëm i dalë nga auditimet është mosrealizimi i

monitorimit të vazhdueshëm dhe mbikëqyrja e kontratave të punimeve për

shërbimin e konsulencës, duke sjellë për pasojë dëm ekonomik për punime të

pakryera por të paguara, cilësi të dobët, shtim të volumeve të punimeve dhe

vonesa të tej zgjatura dhe të paargumentuara e pajustifikuara në realizimin e

komponentëve të veçante dhe të projektit në tërësi. Janë konstatuar parregullsi

në zbatimin e afateve të përfundimit të kontratave (kryesisht për punimet e

ndërtimit), si dhe nuk kanë kërkuar zbatimin e penaliteteve për kontraktorët të

cilët nuk kanë mundur të plotësojmë detyrimin e realizimit të kontratës brenda

afateve të përcaktuara. Në përgjithësi nga auditimet ka rezultuar se, nuk është

bërë një analizë e hollësishme ku të përcaktohen arsyet e vonesës, masat e

marra për realizimin e projekteve, përcaktimi i afatit të ri, si dhe nuk janë

nxjerrë përgjegjësitë për vonesat e shkaktuara. Në të shumtën e rasteve janë

konstatuar ndryshime të shpeshta të stafeve ose ndryshime të strukturës së

tyre, duke sjellë mosorganizim, apo mbikëqyrje dhe monitorim të dobët të

projekteve.

Me keqardhje konstatojmë se zbatuesit e projekteve në përgjithësi punojnë

vetëm bazuar në marrëveshjen e huas, duke anashkaluar kërkesat e Ligjit nr.

8402, datë 10.09.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të

ndërtimit”, ndryshuar, i cili zbatohet për të gjitha projektimet dhe zbatimet e

punimeve të ndërtimit që realizohen nga persona fizikë dhe juridikë, vendas ose

të huaj, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Page 191: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

190 Botime 2017

Gjithashtu dokumentacioni i projekteve përgjithësisht mbahet në gjuhë të huaj

duke vështirësuar punën audituese, dosjet teknike kanë mangësi në

korrespondencat që mbahen ndërmjet kontraktorëve, konsulentit dhe zbatuesit

të projektit. Ato nuk përmbajnë të gjitha të dhënat e nevojshme, në mënyrë që

të identifikohen afatet kushtet e kontratës të zbatueshme, konstatohen

mangësi në dokumentacionin e dosjeve të prokurimit të dosjeve teknike dhe

mos ndjekja e procedurës deri në inventarizimin e tyre, etj. Aq më tepër, nisur

nga fakti që projektet kanë gjatësi kohore konstatohet se dokumentacioni i

projekteve nuk administrohet në përputhje me legjislacionin shqiptar, pasi nuk

ruhet sipas kërkesave ligjore për arkivat, ndërkohë që çdo dokument i tij

konvertohet në para, pra fonde për t`u shlyer nga shteti shqiptar, në kurriz të

taksapaguesve shqiptarë.

Jo në pak raste audituesit ndjehen të kufizuar në punën e tyre audituese, për

shkak të bazës ligjore të kufizuar, siç është rasti i marrëveshjeve financiare të

Instrumentit të Ndihmës së Para-Aderimit (IPA – financime të BE për vendet e

Ballkanit Perëndimor në zbatimin e reformave me qëllim të anëtarësimit në

Bashkimin Evropian në të cilën Shqipëria është planifikuar të thithë 649 milionë

euro), kufizime të cilat pengojnë dhënien e një opinion më të plotë për të gjithë

sistemin në tërësi.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, mbështetur në standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t

dhe IFAC-it, ka si objekt auditimin e përdorimit me ekonomicitetit, eficiencë dhe

efektivitetit të fondeve publike, duke i parë projektet me financime të huaja si

një mjet të domosdoshëm dhe shumë të rëndësishëm në zhvillimin e vendit dhe

që mbetet një sfidë për t`u përballur.

Page 192: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Almida Kafija

Kontrolli i Lartë i Shtetit 191

RRITJA E EFEKTIVITETIT TË NDJEKJES SË ZBATIMIT TË REKOMANDIMEVE

nga Almida Kafija - Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 01 dhjetor 2017

Mekanizmi i ndjekjes së rekomandimeve është një komponent i rëndësishëm i

procesit të auditimit, kjo sepse çdo praktikë e auditimit të sektorit publik është e

destinuar të sjellë një dështim pa një mekanizëm të follow-up.

ISSAI 10, Deklarata e Meksikos e thekson rëndësinë e mekanizmit të follow up

për SAI-t. Konkretisht parimi i shtatë i dokumentit që ka titullin “Ekzistenca e

mekanizmave efektive të follow up në rekomandimet e SAI-ve”...Kërkohet nga

SAI-t që të kenë mekanizmin e tyre të brendshëm për ndjekjen dhe zbatimin e

rekomandimeve për tu siguruar që njësitë e audituara i kanë vlerësuar dhe

adresuar siç duhet rekomandimet e lëna.

Po ashtu rëndësia e ndjekjes së rekomandimeve është theksuar edhe në ISSAI

12 “Vlera dhe përfitimet e Institucioneve Supreme të Auditimit duke ndryshuar

jetën e qytetarëve”. Në të cilën theksohet që prej SAI-t kërkohet që jo vetëm të

kenë mekanizëm për ndjekjen e rekomandimeve por edhe të raportojnë në

lidhje me zbatimin e këtyre rekomandimeve.

Qëllimi i propozimeve është që përmirësimet në procesin e ndjekjes së

rekomandimeve të jenë sa më efektive, të rezultojnë në nxjerrjen në pah të

përgjegjësve për moszbatimin e tyre si dhe patjen e një rëndësie të veçantë në

parandalimin e keqinterpretimit dhe neglizhencës nga ana e subjekteve të

audituar, të mos lihet shteg për interpretime ndryshe, eliminimi i shmangies së

përgjegjësive dhe zgjatjen në kohë, por të kryhet një proces sa më transparent,

efiçent dhe efikas.

Me përfundimin e auditimit, subjekteve të audituara, u dërgohen shkresërisht

me shkresë rekomandimet përkatëse për zbatim shoqëruar edhe me një kopje

të raportit përfundimtar të auditimit. Këto subjekte mbështetur në kërkesën e

ligjit organik të KLSH-së, duhet të kthejnë përgjigje brenda 20 ditëve që janë

njohur me rekomandimet e dërguara dhe i pranojnë ato duke i shoqëruar edhe

Page 193: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

192 Botime 2017

me një plan veprimi konkret e duke caktuar edhe strukturat organike që duhet ti

zbatojnë. Ky është hapi i parë i veprimit nga ana e palës së audituar dhe pas

kthimit të kësaj përgjigje, shumica e tyre shpëtojnë’ nga detyrimi duke rënë në

një gjumë letargjik për sa i takon zbatimit të rekomandimeve dhe rizgjohen ditët

e fundit për të kthyer përgjigjen ligjore të KLSH-së për respektimin e afatit 6

mujor.

Ajo çka ndeshet shumicën e rasteve është që këto subjekte ose ‘harrojnë’ të

përgjigjen brenda 6 muajve ose edhe kur përgjigjen kundërshtojnë ato çfarë

kanë pranuar në fillim, duke ngritur pretendime nga më të ndryshmet

mbështetur në argumente subjektive të pabaza e pa mbështetje në

legjislacionin në fuqi. E kjo ndodh sepse nuk i është kushtuar rëndësia e duhur

përgjigjeve që jepen për respektimin e afatit 20 ditor por janë dhënë vetëm

sepse ligji i detyron ta bëjnë. Problematika në zbatimin e rekomandimeve të

lëna nga KLSH-ja vjen edhe si rrjedhojë e mungesës së përgjegjshmërisë për

llogaridhënie ndaj komunitetit dhe mos pranimi që të prishin “imazhin” e tyre

me atë çfarë mundohen të performojnë para publikut, si nëpunës shembullorë

që punën e tyre e kryejnë pa asnjë shkelje ligjore.

Në rritjen e përgjegjshmërisë publike në punën e tij, Kontrolli i Lartë i Shtetit

përveç vlerësimit të rëndësisë dhe implementimit të Standardeve

Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe praktikave më të

mira, zbaton dhe përsos përherë e më shumë metodat e punës audituese dhe

kapacitetet, duke u qëndruar “strikt” parimeve themelore për të inkurajuar një

qeverisje të mirë në sektorin publik dhe pajtueshmërinë me këto standarde, në

mënyrë që puna e KLSH-të bëhet më e besueshme. Për këtë arsye audituesit

ndjekin në dinamikë zbatimin e rekomandimeve dhe ndalen pak më gjatë tek

argumentimi për sa i përket pranimit apo mos pranimit të rekomandimeve nga

ana e subjekteve të audituara dhe në rastet me rëndësi materiale të lartë, apo

me një nivel risku të lartë kryejnë procedura të verifikimit të zbatimit të

rekomandimeve përpara ezaurimit të afateve detyruese për zbatimin e

rekomandimeve duke mos i lënë të qetë të flenë këto subjekte. Me qëllimin e

mirë për të ndërgjegjësuar dhe bërë subjektet të përgjegjshëm për veprimet

apo mosveprimet e tyre, pavarësisht ngarkesës së lartë që kanë në auditimet e

tjera të njëkohshme ata kujtojnë subjektet të bëjnë punën që i takon.

Në përputhje me objektivin e vet strategjik të përmirësimit të qeverisjes,

nëpërmjet thellimit të luftës kundër korrupsionit, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë

Page 194: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Almida Kafija

Kontrolli i Lartë i Shtetit 193

vitit 2016, nga 154 auditime të planifikuar për auditim ka përfunduar dhe

evaduar 154, si dhe ka ushtruar dhe ka vijuar me përgatitjen e materialeve për

170 auditime. Janë audituar 37 subjekte të administratës qendrore, 51 subjekte

të pushtetit vendor, 14 auditime në sistemin tatimor dhe doganor, 20 shoqëri

me kapital shtetëror dhe 7 projekte me financim të huaj. Janë audituar 19

subjekte të lidhura me administrimin e pronës dhe 6 subjekte të mbrojtjes së

mjedisit. Ndërsa 13 auditimet e performancës që janë realizuar gjatë vitit 2016

janë shtrirë në 106 subjekte.

Në totalin e auditimeve të ushtruara janë rekomanduar gjithsej 65 propozime

për ndryshime ligjore, nga të cilat konstatohet se janë pranuar 62 ndërhyrje, nga

ku rezulton se vetëm 10 janë zbatuar; nga 2780 masa organizative

të rekomanduara, të gjitha në drejtim të forcimit të menaxhimit financiar dhe

sistemeve të kontrollit, rezulton se 1970 masa janë pranuar dhe nga këto

rezulton se janë zbatuar plotësisht 656 masa. Për shkelje të dispozitave ligjore

në fuqi, me pasojë shpërdorimin e fondeve publike dhe dëmtimin e pronës

publike, ka përgatitur dhe përcjellë në organet përkatëse të Prokurorisë 49

kallëzime penale ndaj 191 punonjësve publikë, kryesisht nëpunës të lartë dhe të

mesëm të administratës dhe 4 dosje për vlerësim, për të cilat deri më sot organi

i Prokurorisë ka marrë 6 vendime pushimi/mosfillimi, të ankimuara këto nga ana

jonë në Gjykatat kompetente. Nga vlera e përgjithshme e shkeljeve të

konstatuara prej 72,325 milion lekë, vlera e dëmit ekonomik të konstatuar është

25,481 milion lekë, për të cilën është rekomanduar shpërblim në vlerën 24,723

milion lekë. Janë dhënë 1490 masa disiplinore dhe administrative, nga të cilat

467 masa rezultojnë të pa pranuara.

Ndërsa vërehet një nivel relativisht i kënaqshëm me nivelin e zbatimit nga

administrata shtetërore të masave organizative dhe administrative të

propozuara nga KLSH, (i cili është në nivelin e zbatueshmërisë së

rekomandimeve të SAI-ve të zhvilluara evropiane), ajo që konstatohet me

shqetësim është se në masat me karakter disiplinor për largimin nga puna të

nëpunësve të lartë të Shtetit, të kapur në abuzim flagrant me pronën dhe

fondet publike, përqindja e zbatueshmërisë është më e ulëta.

Moszbatimi nga qeveria i rekomandimeve të KLSH për largimin nga shërbimi

civil apo nga puna të nëpunësve të tillë ushqen çdo ditë antikulturën e

pandëshkueshmërisë, të përhapur gjerësisht në vend, si dhe pengon shqyrtimin

nga ana e Prokurorisë të dosjeve penale të dorëzuara nga KLSH për këta

Page 195: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

194 Botime 2017

funksionarë të lartë. Ndërsa mospranimi nga subjektet e audituara i dëmeve

ekonomike të konstatuara nga KLSH dhe i rekomandimeve për zhdëmtim

dëmton jo thjesht KLSH-në, por mbi të gjitha financimet publike, ekonominë

shqiptare dhe qytetarët shqiptarë, pasi janë para të abuzuara mbi ta.

Si dëshmi të vullnetit të këtij Institucioni për të luftuar pandëshkueshmërinë, i

është kërkuar në vijimësi Qeverisë që të nxjerrë një urdhër për zbatimin e

rekomandimeve të KLSH-së nga ana e institucioneve në varësi të saj, por kjo nuk

ka ndodhur. Nxjerrja e urdhrit do të kishte kontribuar jo vetëm në rritjen e

zbatueshmërisë së rekomandimeve të lëna prej KLSH-së, por edhe në shtimin e

përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së administratës publike. Nga ana tjetër,

Qeveria do të kishte mundur të siguronte nëpërmjet KLSH-së, një pasqyrë

transparente dhe profesionale ku të shihte veten, të identifikonte me

përgjegjësi gabimet dhe të orientohej për korrigjimin e tyre, duke forcuar

imazhin e saj në publik dhe rritur besimin e qytetarit ndaj qëllimeve, politikave

dhe programeve të qeverisë.

Në veprimtarinë e vet Kontrolli i Lartë i Shtetit ka edhe rolin e këshilluesit, jo

vetëm auditohet shkalla e zbatimit të rekomandimeve, por edhe këshillohet

subjekti për nevojën dhe dobishmërinë e zbatimit të rekomandimeve, ndikimin

në një qeverisje të mirë, duke krijuar dhe një qasje të re bashkëkohore, larg të

qenit e një institucioni të mbyllur.

Standardizimi i formulimit të rekomandimeve, sidomos për pika të njëjta që

kanë të bëjnë me arkëtimin e detyrimeve financiare (duke përcaktuar qartë

mënyrat që mund të ndiqen për arkëtimin e tyre, nëse është i mundur apo

mënyrën sesi duhet operuar nëse është pamundësi për arkëtimin e tyre);

unifikimi i terminologjisë për sa i përket parregullsive në përdorimin e fondeve

publike; krijimi i një database të auditimeve për ndjekjen e zbatimit të

rekomandimeve në kohë reale dhe në vazhdimësi duke lehtësuar punën e

audituesve në terren për kontrollin e zbatimit të tyre dhe masat e marra si dhe

do të kursej kohë etj, përfaqësojnë qasjet e reja të cilat synojnë të ndikojnë në

rritjen e efektivitetit të zbatimit të rekomandimeve duke kontribuar dukshëm në

përmirësimin e punës të njësive publike për një administrim publik efikas, të

përgjegjshëm, efektiv dhe transparent.

Page 196: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Rigels Guzi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 195

AUDITIMI I KLSH-SË NËPËRMJET BAZAVE SHTETËRORE TË TË DHËNAVE

nga Rigels Guzi - Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 01 dhjetor 2017

KLSH në funksion të kompetencave kushtetuese dhe ligjit nr. 154/2014 datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e kontrollit të lartë të shtetit” kryen auditime të institucioneve publike, shoqërive në të cilat shteti zotëron më shumë se 50% të aksioneve, përdoruesve të fondeve të siguruara nga projektet me financim të huaj, enteve publike dhe të gjithë ato persona juridikë të cilët përfitojnë transferta nga buxheti i shtetit, të cilat në thelb kanë përdorimin e fondeve publike. Gjatë kryerjes së këtyre auditimeve, KLSH ushtron veprimtarinë e tij në drejtim të ofrimit të sigurisë së arsyeshme për deklaratat financiare të këtyre subjekteve, të cilat veprojnë në mjedise të ndryshëm të raportimit financiar. Auditimi në institucionet publike paraqet specifika në drejtim të mënyrës së qarkullimit dhe shpenzimit të fondeve në krahasim me auditimin e zhvilluar në subjektet e sektorit privat me kapital kontrollues shtetëror. Në auditimet e sektorit privat në Shqipëri korniza ligjore dhe vlerësimi i informacionit të paraqitur nga subjektet në pasqyrat financiare vjetore zhvillohet në aplikim të standardeve kombëtare të kontabilitetit apo standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit sipas përcaktimeve të bëra në nenin 2 dhe pikën 1 të nenit 4 të ligjit nr. 9228 datë 29.4.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar. Një diferencë e rëndësishme është se të gjitha njësitë publike buxhetore dhe ato njësi që përfitojnë fonde publike veprojnë sipas skemës së Thesarit për ekzekutimin e shpenzimeve të tyre ndërkohë që njësitë e sektorit privat (përfshirë edhe njësitë private me qëllim fitimin në të cilat shteti ka më shumë se 50% të kapitalit) kryejnë transaksionet e tyre financiare në llogari bankare pranë bankave të nivelit të dytë. Qasja e përzgjedhjes për auditim dhe kryerja e procedurave paraprake të auditimit kryhet nëpërmjet përdorimit të bazës së të dhënave të prokurimeve publike të realizuara, të siguruar nga Agjensia e Prokurimit Publik, duke qenë se edhe shoqëritë private të zotëruara nga shteti (kapital shtetëror

Page 197: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

196 Botime 2017

më shumë se 50%) janë të detyruara të kryejnë shpenzimet e tyre operative apo të investimit në përputhje me Ligjin nr. 9643 datë 20.11.2016 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar. Në auditimet e sektorit publik nuk ka një kornizë ligjore në lidhje me standarde kontabiliteti të sektorit publik, në bazë të të cilave mund të drejtohet veprimtaria e audituesit financiar të KLSH për pasqyrat financiare vjetore. Ky është ende një detyrim ligjor i papërmbushur sipas kërkesave të pikës 2 të nenit 4 të Ligjit nr. 9228 datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar, duke qenë se nuk ka standarde kontabilieti për sektorin publik. Në këto kushte, auditimi i zhvilluar drejtohet në auditimin e pasqyrave për efekt të zbatimit të fondeve të buxhetit. KLSH, duke qenë se gëzon pavarësi në përzgjedhjen e subjekteve për auditim dhe duke qenë se spektri i subjekteve për tu audituar është i gjerë, përballë burimeve të kufizuara audituese, ka zhvilluar strategji auditimi në funksion të kryqëzimit të informacionit ndërmjet burimeve të ndryshme të informacionit. Ekzekutimi i fondeve buxhetore administrohet nëpërmjet kontrolleve parandaluese nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, që përveç këtij funksioni realizon edhe procesimin e këtyre transaksioneve në nivel njësie shpenzuese. Në këtë mënyrë realizohet krijimi i databazës së transaksioneve të thesarit me të gjitha transaksionet në nivel njësie shpenzuese dhe të kategorizuara sipas llogarisë kontabël, numrit të faturës, furnitorit, datës së regjistrimit të urdhër shpenzimit, shumës së paguar, datës së faturës etj. Kjo databazë është një mjet shumë i rëndësishëm në drejtim të planifikimit të auditimit në subjektet për secilin vit buxhetor nga KLSH, pasi në nivel analize mundësohet shtrirja e natyrës së shpenzimit për secilën pjesë të buxhetit të ekzekutuar nga secila njësi varësie. Nga ana tjetër, kjo databazë e ekzekutimit të shpenzimit, përdoret gjatë kryerjes së auditimeve duke e krahasuar me databazën e prokurimeve publike, në të cilën realizohen shpenzimet e fondeve buxhetore. Me anë të këtyre drejtimeve të auditimit synohet që në një kohë të shkurtër, të shtrihet efekti i problematikave të evidentuara në institucioneve specifike, në tërësi për financat publike. Metodologjia e ndjekjes së shpenzimit sipas natyrës së tij në institucione të ndryshme është një sinjal për ndërmarrjen e auditimeve të fokusuar në probleme, ku si shembull në këtë drejtim është se për vitin 2016 në disa institucione është audituar dhe janë konstatuar shpenzimeve për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim të padrejtë të punonjësve nga puna dhe nga gjurmimi i kësaj kategorie shpenzimi në nivel makro, gjatë vitit 2016, në “shpenzime për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna” u zbulua se efekti total i një anomalie të tillë shkon në 1.5 miliard lekë për vitin 2016. I njëjti krahasim gjatë auditimeve të zhvilluara në vitin 2016 është realizuar në drejtim të certifikimit të të ardhurave buxhetore ku nga auditimi i

Page 198: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Rigels Guzi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 197

zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve u krahasuan baza e të dhënave të arkëtimeve sipas Thesarit dhe shlyerja e detyrimeve tatimore përkatës të arkëtimeve specifike. Gjatë këtyre procedurave audituese u konstatuan raste të mungesës së integrimit ndërmjet sistemeve, si pasojë e gabimeve në hedhjen e të dhënave të cilat azhornoheshin nëpërmjet ndërhyrjeve nga jashtë me anë të file-korrigjues. Në disa raste këto gabime në hedhjen e të dhënave krijonin mungesën e shlyerjes së detyrimit në kohën e duhur në sistem, pavarësisht se tatimpaguesi e kishte kryer pagesën, duke llogaritur kamatvonesa dhe gjoba për mos pagesë në kohë të detyrimeve. Në këtë mënyrë, duke qenë se procesi i realizimit të shpenzimeve dhe arkëtimit të të ardhurave për subjektet ku KLSH ushtron auditimin është subjekt i disa databazave dhe duke qenë se në pikën 1 të nenit 26 “Aksesi në dokumentat zyrtare” të Ligjit nr. 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” përcaktohet se “Kontrolli i Lartë i Shtetit ka të drejtë për të pasur akses në të gjitha dokumentet zyrtare, shkresore apo elektronike, në bazat elektronike të të dhënave si dhe në çdo informacion apo dokumentacion tjetër të subjekteve të audituara të parashikuar në këtë ligj, që mund të përbëjë sekret shtetëror apo konfidencial, dhe që konsiderohen të nevojshme në funksion të ushtrimit të kompetencave dhe detyrave të tij ligjore”, një nga strategjitë kryesore të KLSH në dizenjimin e procedurave të auditimit është fokusuar në auditimin e informacioneve të integruara në këto baza të dhënash. Në këtë qasje, synohet që përpara ndërmarrjes së angazhimit për auditim, të gjithë informacionet që kanë nevojë për konfirmim nga palë të treta gjatë zhvillimit të procedurave të auditimit të merren drejtpërdrejt nga këto baza të dhënash, si një mënyrë më efektive për siguri të jashtme dhe kohë auditimi të reduktuar. Ky është edhe një përfitim në kuadër të funksionit të KLSH për realizimin e kontrolleve në shkëmbimin e të dhënave ndërmjet institucioneve, ku në disa raste aksesi i tyre është i kufizuar, ndërkohë që për KLSH rakordimi për efekt të dhënies së opinionit në lidhje me Buxhetin e Shtetit është detyra kryesore e institucionit. Një nivel i analizës i zhvilluar në kryqëzimin e databazave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Agjensisë së Prokurimeve Publike, Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Bankës së Shqipërisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, për regjistrat që përmbledhin të dhënat sipas fushave përkatëse, është një nga sfidat kryesore në kuadër edhe të investimeve të vazhdueshme nga institucionet publike në implementimin dhe përmirësimin e sistemeve software për regjistrimin e të dhënave. Në koherencë me këto prioritete investimesh, duke qenë se zhvillimi i teknologjisë së informacionit është në funksion të krijimit të databazave komplekse, KLSH në vijimësi është duke zhvilluar auditime jo vetëm për dhënien

Page 199: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

198 Botime 2017

e sigurisë së këtyre sistemeve, por edhe të ndërveprimit të tyre me njëri tjetrin për të mundësuar përmirësimin e raportimit për financat publike. Kryerja e testeve për rregullshmërinë e raportimit apo përputhjen me kufizimet ligjore për saktësinë e shumave të raportuara nëpërmjet përdorimit të “big data”, sikurse është ushtruar në disa auditime në vitin 2015 dhe 2016, përbën një risi që kërkon angazhim të vazhdueshëm në kuadër të evoluimit të natyrës së informacionit financiar drejt regjistrimeve në baza të dhënash të ndryshme, që funksionojnë në sisteme operative të ideuara nga institucionet publike përkatëse. Këto risi të aplikuara së fundmi, janë fryti dhe rezultati konkret i vizionit të KLSH, gjatë drejtimit të institucionit nga Kryetari i KLSH, Z. Bujar Leskaj, sipas propozimit të mbajtur edhe në Komisionin e Ekonomisë mbi projekt-idenë për zhvillimin institucional dhe strategjinë e drejtimit. Në lidhje më këtë projekt të shndërruar tashmë edhe në strategji pune, KLSH është në sinkron edhe me SAI-t europiane, duke marrë parasysh edhe vizitën e Presidentit të Zyrës Supreme të Auditimit të Republikës së Çekisë, Ing. Miloslav Kalan, i cili dha një leksion për audituesit e KLSH në Akademinë e Shkencave, të rëndësisë për SAI-t të përdorimit dhe përpunimit të informacionit dixhital në dispozicion të agjencive qeveritare si solli raste të shumta nga eksperienca e auditimit të të dhënave të përqendruara (Big Data) në projektet dhe shërbimet qeveritare. Shkëmbimi i eksperiencave me SAI-t homologe dhe qendërzimi i auditimit në drejtim të bazave të të dhënave janë kushtet themelore të një zhvillimi të qëndrueshëm institucional, duke qenë se gjithmonë e më shumë e ardhmja është e orientuar nga teknologjia.

Page 200: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Besmir Pajaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 199

PROCESI I REGJISTRIMIT TË PRONAVE SI PROCES I PANDARË NGA REFORMIMI I

ADMINISTRATËS PUBLIKE NË ZYRAT VENDORE TË REGJISTRIMIT TË PASURIVE

TË PALUAJTSHME

nga Besmir Pajaj - Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Sot”, më 02 dhjetor 2017

Në kuadër të luftës kundër korrupsionit, paaftësisë dhe arrogancës së

administratës shtetërore, si dhe në përmbushje të detyrave të saj kushtetuese

dhe të objektivave strategjike Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kushtuar një rëndësi

të veçantë procesit të regjistrimit të pronave, transaksioneve të paligjshme të

kryera me to, tjetërsimit të pronave publike, falsifikimit të dokumentacionit të

pronësisë me qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë në zonat

turistike dhe bregdetare si dhe mënyrës së marrjes së shërbimit të ofruar

qytetarëve nga zyrat e regjistrimit me qëllim rritjen e transparencës për

publikun dhe forcimin e kulturës së përgjegjshmërisë në administratën publike.

Gjatë auditimit të zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme KLSH

ka konstatuar një sërë shkeljesh e mangësish në pothuajse të gjitha auditimet e

zhvilluara. Në mënyrë të përmbledhur, shkeljet e konstatuara në auditimet e

zhvilluara nga KLSH, konsistojnë në vonesa në administrimin e praktikave dhe

trajtimin e kërkesave në proces, regjistrimin e lejeve të ndërtimit mbi truall

shtetëror, regjistrimin e pasurive me ndryshime të zërave kadastral, regjistrimin

në bashkëpronësi të paligjshme të pasurive bujqësore, mos regjistrimin e

sipërfaqeve të përbashkëta në ndërtimet e reja duke shmangur taksën e kalimit

të pronësisë, mos evidentimin dhe mos respektimi i procedurave të regjistrimit

të pronave me mbivendosje, mos bërjen e bilancit sipas aktit të marrjes së tokës

në pronësi, listave printim III dhe listave të trojeve sipas kryefamiljarëve,

tjetërsimit të pronave publike, falsifikimit të dokumentacionit të pronësisë me

Page 201: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

200 Botime 2017

qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë në zonat turistike dhe

bregdetare. Nga një vështrimi i shkurtër mbi secilën prej problematikave të

sipërpërmendura konstatohet si më poshtë:

Vonesat dhe zvarritjet e praktikave në proces janë evidente në të gjitha zyrat e

regjistrimit, ku janë konstatuar praktika të papërfunduara që prej 5 vitesh pa

dhënë shërbimin e faturuar, të cilat kanë sjellë si pasojë mungesën e

transparencës së punës së ZVRPP-ve ndaj publikut, mos administrimin në arkiv

të dokumentacionit, mbajtjen e praktikave të aplikimeve nga specialistët për

afate të gjata.

Nga ZVRPP-t janë pranuar e regjistruar leje ndërtimi objektesh mbi truall

shtetëror, me mangësi në formë e përmbajtje të dokumentacionin përbërës,

duke mos refuzuar e kthyer dokumentacionin e mangët, mos kërkuar ndaj

Bashkive zgjidhjen e marrëdhënies së truallit me pasojë detyrimet e rrjedhura

nga vlera e shitjes së truallit si dhe vlera e qerasë nga përdorimi dhe zënia me

ndërtim pa titull pronësie, për të cilat ZVRPP-t nuk kanë vendosur as barrë mbi

pronën mbi pasuritë ndërtimore të paktën në vlerën përkatëse të qirasë së

përdorimit, duke shkaktuar dëm ekonomik të konsiderueshëm për buxhetin e

njësive të qeverisjes vendore.

Regjistrimi i pasurive me ndryshime të zërave kadastral pa dokumentacionin

përkatës pra pa kërkuar dokumentet për vlerësimin apo kompetencën nga

DAMT Qarkut, veprim në tejkalim të kompetencave të regjistruesit dhe në

kundërshtim me ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001”Për krijimin e strukturave për

mbrojtjen dhe administrimin e tokës bujqësore” ndryshuar me ligjin nr. 10257,

datë 25.3.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8752, datë

26.3.2001, veprime këto që kanë sjellë si pasojë zhvlerësimin e paligjshëm të

vlerës së aseteve, resurseve nga zbritja në kategori e zërit kadastral, veprime

këto me rezultate të pritshme evazioni, në ulje të vlerës së detyrimit nga taksa

vendore e tokës, taksë e cila diferencohet sipas kategorisë së zërit kadastral.

Regjistrimi në bashkëpronësi të paligjshme i pasurive bujqësore në kartelat

pasurive të paluajtshme të çelura nga Njësia e Menaxhimit të Projektit dhe

pranuar e marrë në dorëzim nga ZVRPP-t, për të cilat nuk janë identifikuar e

hapur kartelat e pasurive përkatëse sipas sipërfaqeve përcaktuar në AMTP-të,

në kundërshtim me ligjin nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, me ligjin nr.

Page 202: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Besmir Pajaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 201

9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve

të pronësisë mbi tokën bujqësore”, veprime këto që kanë sjellë si pasojë lindjen

e bashkëpronësisë së pa ligjshme, pengesa në regjistrimin e pasurive nga

pamundësia e lëshimit të certifikatave të pronësisë qytetarëve kërkues me

cenim të së drejtës së pronësisë, në mënyrë të pa nevojshme, çuarjen e

zgjidhjes së problemit në gjykata, në vend të zgjidhjes në rrugë administrative

nëpërmjet ZVRPP, ZQRPP dhe DAMT-ve të NJQV-ve; pra humbje e kohës dhe

shpenzime për qytetarët pa shkak ligjor, rritjen e praktikave në proces, shteg

për veprime të paligjshme korruptive mbi pasuritë si dhe pamundësinë e mos

konfirmimin e gjendjes juridike të pasurive të kërkuara për verifikim e vlerësim

të titujve, mos shkëmbimin e informacionit nga ZVRPP për KVVTP Prefektit

Qarkut.

Në regjistrimin e pasurive të llojit "pallat" nga firmat ndërtuese, nuk është

llogaritur e kërkuar dokumentacioni për arkëtim dhe shlyerje detyrimi për

regjistrimin e hapësirave të përbashkëta dhe tarifës së shërbimit R-11, në

kundërshtim me kërkesat e Ligjit Nr. 10112, datë 09.04.2009 “Për administrimin

e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit” dhe Ligjin Nr. 33/2012, datë

29.04.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, neni 50, “Regjistrimi i

mjediseve të përbashkëta në ndërtesa”, veprime këto që kanë sjellë si pasojë

shmangien e taksës së kalimit të pronësisë nga shoqëritë ndërtuese, ndërkohë

që apartamentet dhe njësitë e shitura qytetarëve përfshijnë në çmimin dhe

vlerën e këtyre ambienteve të përbashkëta.

Nga ZVRPP-t nuk ka një evidencë të saktë të pasurive me mbivendosje, mungon

identifikimi, raportimi, vendosja e një databaze, pasqyrimi në harta përkatëse si

dhe ndjekja e procedurave ligjore të pasurive të rezultuara me mbivendosje,

njoftimin e palëve të interesuara, orientimin drejt zgjidhjes gjyqësore,

shpeshherë duke stimuluar përparësinë jo reale nëpërmjet kundërshtimit të

paligjshëm dhe krijimit së vonesës së regjistrimit të parë, veprime këto që kanë

sjellë si pasojë përfitime të dyfishta titujsh të paligjshëm pronësie nga

mbivendosjet, trajtim të pabarabartë e favorizim të njërës palë duke krijuar

probleme sociale ndërmjet palëve si dhe cenimin paanësinë së ZVRPP.

Nga ZVRPP-t nuk është bërë bilanci AMTP-Libri i Ngastrave, Listave Printim III si

dhe listave të trojeve sipas kryefamiljarëve duke mos veçuar e regjistruar

“Shtet” sipërfaqen tepër mbi normë, në kundërshtim me ligjin nr. 7501, datë

Page 203: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

202 Botime 2017

19.7.1991 “Për tokën”, me nenin 25 të Ligjit nr. 33, datë 21.3.2012 “Për

Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme“, dekretin e Presidentit nr. 5747 datë

29.06.1978, si dhe Rregulloren nr. 184, datë 08.04.1999, ndryshuar nr. 7, datë

07.01.2000 “Për punën e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme”,

veprime këto që kanë sjellë si pasojë përfitimin e padrejtë të pasurisë shtet nga

individët pa titull pronësie, kryerja e transaksioneve dhe tjetërsimi i saj duke

sjellë të ardhura të munguara dhe dëm ekonomik për buxhetin e shtetit.

Gjatë periudhës 2013–2017 (9 mujori i parë), KLSH ka realizuar 23 auditime në

zyrat e regjistrimit, ku është konstatuar një dëm ekonomik i matshëm në vlerën

654,681 mijë lekë, janë rekomanduar 72 masa “largim nga puna”, 96 masa

“vërejte deri në largim nga puna”, janë kallëzuar penalisht 129 punonjës të

këtyre institucioneve përfshi edhe drejtuesit e tyre. Theksojmë që krahas dëmit

ekonomik të matshëm në këto institucione ekziston edhe një dëm ekonomik i

fshehur dhe i pamatshëm, shumë herë më i lartë se i pari, i cili lidhet me një

zinxhir të stërzgjatur pasojash sociale, mjedisore, ligjore dhe njerëzore, të

shkaktuara si pasojë e paligjshmërive të kryera ndër vite me pronat nga ana e

punonjësve dhe drejtuesve të ZVRPP-ve të cilat së bashku me problematikën e

proceseve gjyqësore përbëjnë dhe burimin kryesor të faturave të

papërballueshme që Shteti Shqiptar duhet të paguajë tashmë dhe në vijim si

pasojë e vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Përsa i përket zbatimit të rekomandimeve të KLSH për dhënien e masave

disiplinore theksojmë që përgjatë viteve 2013–2017 evidentohet një mungesë e

theksuar e vullnetit dhe mosveprim, nga ana e Drejtuesve të Institucioneve

përkatëse, për zbatimin e këtyre rekomandimeve, duke e çuar në 60% nivelin e

moszbatimit të rekomandimeve të KLSH-së dhe duke u mjaftuar në rastin më të

mirë vetëm me dhënien e disa masave paralajmëruese.

Për sa i përket kallëzimeve penale, theksojmë që nga 23 auditime (në total) të

zhvilluara nga KLSH në ZVRPP-t, përgjatë periudhës 2013–2017 (9 mujori i parë),

në 20 prej tyre (86%) KLSH ka hartuar dhe depozituar pranë organeve përkatëse

të prokurorisë në rrethe kallëzime penale për 129 punonjës të këtyre

institucioneve të nivelit: ish-Drejtues, Përgjegjës Sektori dhe Specialistë

(mesatarisht janë kallëzuar rreth 6 persona për çdo subjekt të audituar). Deri

Page 204: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Besmir Pajaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 203

më sot, për aq informacion sa dhe ne disponojmë në lidhje me ecurinë e

kallëzimeve tona penale në lidhje me shkeljet e evidentuara për ZVRPP ende

nuk rezulton të jetë marrë si i pandehur apo gjykuar asnjë prej ish-Drejtuesve

dhe Drejtuesve aktualë të këtyre institucioneve, madje as në nivelin e

specialistit.

Përveç sa më sipër, theksojmë që nga KLSH administrohen çdo vit një numër i

konsiderueshëm ankesash të ardhura nga qytetarë të ndryshëm (mesatarisht

300-400 ankesa në vit) në lidhje me problemet e pronësisë, transaksionet e

paligjshme të kryera me to, falsifikimet e dokumentacionit të pronësisë me

qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë në zonat turistike dhe

bregdetare, të cilat janë shqyrtuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm duke

verifikuar pretendimet e qytetarëve rast pas rasti si dhe duke i trajtuar në një

seksion të veçantë në Raportet Përfundimtare të Auditimeve të ushtruara nga

KLSH në ZVRPP. Vetë numri i madh i këtyre ankesave që qytetarët kanë

paraqitur dhe vazhdojnë të paraqesin në KLSH në lidhje me paligjshmërinë dhe

parregullshmërinë e veprimtarisë së ZVRPP-ve tregon jo vetëm për besimin që

qytetarët kanë karshi KLSH-së dhe auditimeve të saj por edhe për shkallën e

lartë të paligjshmërisë dhe parregullshmërisë në këto institucione.

Me qëllim kryerjen e një reforme të mirëfilltë dhe të thellë në administratën

publike është e thelbësore që krahas informacioneve dhe opinioneve të

qytetarëve të cilat edhe KLSH i ka marrë dhe do vazhdojë ti marrë në

konsideratë me seriozitetin maksimal, të merren në konsideratë edhe gjetjet

dhe rekomandimet e kahershme të KLSH-së në auditimet e zhvilluara në ZVRPP,

të cilat do ti shërbenin rritjes së transparencës për publikun dhe forcimit të

kulturës së përgjegjshmërisë në administratën publike.

Page 205: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

204 Botime 2017

Page 206: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Erieta Këlliçi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 205

MENAXHIMI I RISKUT, INTOSAI 9130

nga Erieta Këlliçi - Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 02 dhjetor 2017

Në sektorin publik, pritjet e përgjithshme janë që nëpunësit publikë duhet t'i

shërbejnë interesit publik me drejtësi dhe t'i administrojnë siç duhet burimet

publike. Efektivisht palët e interesuara janë publiku dhe përfaqësuesit e tyre të

zgjedhur. Të gjitha subjektet përballen me pasiguri dhe sfida, e kjo për

menaxhimin është të përcaktojë se sa nga këto pasiguri mund të pranojë

ndërkohë që përpiqet të marrë vlerën më të mirë për palët e interesuara.

Gjithashtu është e rëndësishme të theksohet se, kjo pasiguri paraqitet si në

rrezikun ashtu edhe mundësinë, me potencialin për të ulur ose rritur vlerën dhe

në aspektin publik, për t'i shërbyer interesit publik. Menaxhimi i riskut është një

koncept thuajse i ri në sektorin publik, kuadri themelor i të cilit, nëse i

referohemi INTOSAI 9130 “Udhëzimet për Standardet e Kontrollit të Brendshëm

në Sektorin Publik”, është që çdo njësi publike të ekzistojë për të ofruar vlerë

për palët e interesuara.

Qëllimi i menaxhimit të riskut të subjektit është që të mundësojë menaxhimin

në mënyrë efektive të merret me pasigurinë, riskut dhe mundësitë që lidhen me

të, duke rritur kapacitetin për të ndërtuar vlerë, për të ofruar shërbime më

efektive në mënyrën më efikase dhe ekonomike dhe për t'i synuar ato, duke

marrë parasysh vlera të tilla si barazia dhe drejtësia. Udhëzimet e INTOSAI për

Standardet e Kontrollit të Brendshëm për Sektorin Publik e shohin kontrollin e

brendshëm si një kornizë gjithëpërfshirëse konceptuale përmes së cilës, një

njësi ekonomike mund të menaxhohet për të arritur objektivat e saj. Menaxhimi

i riskut dhe modele të tjera të ngjashme e bëjnë këtë një fazë të mëtejshme në

atë që njësia mund të drejtohet në bazë të identifikimit të rreziqeve dhe

mundësive të ardhshme për të përsosur objektivat dhe hartimin e kontrolleve të

Page 207: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

206 Botime 2017

brendshme për të minimizuar rrezikun dhe për të rritur mundësitë, si dhe

shtrirja e përkufizimit të funksioneve të mbuluara nga administrata e qeverisjes

korporative, administrimi i rrezikut të entitetit kërkon një ndryshim në mënyrën

se si organizatat mendojnë për arritjen e objektivave të tyre. Kjo për faktin se

për të qenë efektiv, menaxhimi i riskut duhet parë si një proces i vazhdueshëm

që zbatohet në vendosjen e strategjisë, efektive e prekur nga të gjitha nivelet

dhe çdo njësi biznesi të një njësie dhe që është projektuar për të identifikuar të

gjitha ngjarjet që do të ndikojnë në aftësinë e organizatës për të arritur

objektivat e saj.

Ky dokument përshkruan një kuadër me rekomandime për zbatimin e parimeve

të menaxhimit të riskut të njësisë në sektorin publik dhe ofron një bazë kundër

së cilës, mund të vlerësohet menaxhimi i riskut të entitetit. Sidoqoftë, nuk synon

të zëvendësojë Udhëzimet për Standardet e Kontrollit të Brendshëm për

Sektorin Publik, por është i përpunuar që të sigurojë të dhëna shtesë plotësuese

që do të përdoren krahas atyre standardeve ku shtetet anëtare e konsiderojnë

të përshtatshme për ta bërë këtë. Kjo nuk synon të kufizojë ose të ndërhyjë në

autoritetin e dhënë në mënyrë të duhur në lidhje me zhvillimin e legjislacionit,

krijimit të rregullave ose krijimit të politikave të tjera në një organizatë. Duhet të

theksohet se ky dokument përfshin udhëzime shtesë për standardet e

qeverisjes së koorporatave. Udhëzimet nuk ofrojnë politika, procedura dhe

praktika të hollësishme për zbatimin e një regjimi të qeverisjes korporative të

praktikës më të mirë, dhe as nuk pritet të jenë të përshtatshme për të gjitha

organizatat në të gjitha mjediset rregullatore. Megjithatë, shtojca siguron një

shtim të kuadrit të gjerë brenda të cilit njësitë mund të zhvillojnë regjime për t'i

ndihmuar më së shumti maksimizimin e shërbimeve të ofruara për palët e

interesuara.

Nën këtë këndvështrim merr rëndësi kontributi që ka auditimi i brendshëm,

auditimi i jashtëm (KLSH), ekspertë kontabël, etj, në kontekstin e strukturave

ekzistuese të Menaxhimit të Riskut dhe nivelit të koordinimit mes këtyre

strukturave.

Page 208: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Erieta Këlliçi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 207

Roli i audituesit të jashtëm, edhe pse indirekt, padiskutim është një faktor i

rëndësishëm që forcon strukturat për menaxhimin e riskut. Auditimi i

brendshëm ka rolin primar në këtë proces. Në kuadër të standardeve

ndërkombëtare të auditimit (konkretisht ISSAI 1610), ne si auditues shtetërore

mund të përdorim punën e audituesve të brendshme, në rast se, nën gjykimin

profesional (kjo në bazë të standardeve ndërkombëtare të auditimit publik)

auditi i brendshëm po përdor të njëjtat kritere ose kritere të pranuara nga

audituesit e jashtëm. Në këtë kontekst kontributi i auditimit, në të dyja nivelet (i

brendshmi si input dhe i jashtmi si nxitës) merr rol të rëndësishëm në forcimin e

kontrolleve të brendshme, të cilat minimizojnë risqet dhe kanë ndikim pozitiv në

të gjithë procesin e menaxhimit të riskut.

Objektivat që udhëzon INTOSAI 9130 për SAI janë në një nivel strategjik, duke

krijuar një bazë për operacionet e nivelit më të ulët, raportimin dhe objektivat e

pajtueshmërisë. Është menaxhimi i cili, vendos dhe shikon mundësinë për të

vendosur kë nga komponentët e riskut do të integrojë në këtë proces. Këto

komponentë lidhen me identifikimin e çështjes, ambientit të brendshëm të

njësisë, vendosja e objektivave, vlerësimi i riskut, veprimi i riskut, kontrolli,

informacioni dhe monitorimi.

Çdo njësi përballet me një sërë risqesh nga burimet e jashtme dhe të

brendshme dhe një parakusht për identifikimin efektiv të rasteve, vlerësimi i

riskut dhe reagimi ndaj riskut është vendosja e objektivave. Objektivat duhet të

krijohen përpara se menaxhimi të mund të identifikojë dhe vlerësojë riskun për

arritjen e tyre dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbutur ato

rreziqe.

Objektivat janë të përafruara me llojin e riskut të një njësie, e cila drejton

nivelet e riskut për këtë njësi. Sa më sipër janë shprehur në mënyrë eksplicite

tek standardet INTOSAI 9130. Pavarësisht diversitetit të njësive të ndryshme

këto objektiva do të mund të përdoren në një nga kategoritë e përcaktuara, siç

janë; Objektivat operacional, që kanë të bëjnë me efektivitetin dhe efiçencën e

funksioneve të njësisë, duke përfshirë qëllimet e performancës dhe mbrojtjen e

burimeve kundër humbjes; dhe objektivat e raportimit lidhur me sigurimin e

menaxhimit të informacionit të saktë, të plotë dhe të përshtatshëm për qëllimet

e vendosura.

Page 209: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

208 Botime 2017

Objektivat e menaxhimit të njësive publike në kuadër të strategjive të

përcaktuara dhe nevojitet që vazhdimisht të kërkojnë për mënyra dhe rrugë të

reja për të forcuar sistemet e kontrollit të brendshëm, nëpërmjet menaxhimit të

risqeve. Auditimi i Jashtëm Publik, në këtë kontekst merr rol primar, e për të

përmbushur këtë rol më së miri padyshim që Standardet Ndërkombëtare të

Institucioneve Supreme të Auditimit kanë kontributin maksimal.

Page 210: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Sali Agaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 209

BASHKËPUNIMI NË AUDITIME – NJË ZHVILLIM I RI PËR INSTITUCIONET

SUPREME TË AUDITIMIT

nga Sali Agaj - Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 05 dhjetor 2017

Në vitet e fundit, bashkëpunimi midis Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI)

është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme. Shtysë e këtij zhvillim kanë qenë

kryesisht veprimtaritë e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme

të Auditimit (INTOSAI): kongreset, komiteteve e përhershme, grupeve e punës,

takimet, seminaret etj. Në shumë raste, bashkëpunimi ka qenë gjithashtu

rezultat i nismave bilaterale dhe rajonale përmes të cilave Institucionet

Supreme të Auditimit vënë në praktikë moton e INTOSAI-t: “Përvoja e

ndërsjellë, përfitojnë të gjithë”.

Kështu KLSH ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me 14 SAI (Institucionet

Supreme të Auditimit të: Sllovenisë, Austrisë, Turqisë, Polonisë, Kroacisë,

Bosnjës, Kosovës, Maqedonisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Kuvajtit, Qipros,

Malit të Zi dhe Bullgarisë) ku përveç të tjerave është parashikuar edhe

bashkëpunimi në veprimtarinë audituese.

Deklarata e Limës, si dokumenti fondamental i Institucioneve Supreme të

Auditimit, përcakton se, shkëmbimi i informacionit dhe përvojave është një mjet

efektiv më ndihmë Institucioneve Supreme të Auditimit për kryerjen e detyrat

të tyre (neni 15). Në të njëjtën kohë bashkëpunimi ndërkombëtar i

institucioneve të auditimit kontribuon në trajnimin e audituesve, proces që

gjithnjë e më shumë u jep atyre mundësinë për t'u njohur me metodat e reja të

punës si dhe ofron mundësinë për të emërtuar qartë në gjuhën amtare, termat

teknike të punës audituese.

Page 211: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

210 Botime 2017

Sot, arsyeja kryesore e ndërmarrjes së auditimeve të përbashkëta është nevoja

për të gjetur zgjidhje ndaj sfidave ndërkombëtare si p.sh. çështjet mjedisore,

prokurimet publike, mbledhja e taksave dhe lufta kundër pastrimit të parave e

krimit ndërkombëtar, burimeve natyrore, në fushën e sigurisë, infrastrukturës,

procedurave doganore, shëndetit dhe arsimit, turizmi, etj.

Për shumë SAI, motivi për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për probleme të

natyrës ndërkombëtare janë faktori vendimtar për të bashkëpunuar në fushën e

auditimit.

Duke pasur parasysh nevojën e ushtrimit të auditimeve në korniza të ndryshme

ligjore dhe ekonomike të secilit vend, është e mundur të përdoret përvoja e

fituar nga të tjerët si bazë për nxjerrjen e konkluzioneve për përmirësimet e

mundshme në vendin përkatës dhe ndërmarrjen e masave më të mira për

ushtrimin e funksioneve të veta të auditimit (ISSAI 5800 – “Udhëzues mbi

auditimet në bashkëpunim”, botim i INTOSAI-t).

Auditimet në bashkëpunim ndërmjet dy ose më shumë institucioneve supreme

të auditimi praktikisht ndahen në tre lloje:

1. Auditime paralele:

Auditimi kryhet pak a shumë në të njëjtën kohë nga dy ose më shumë

institucione auditimi, por me një grup të veçantë auditimi nga secili institucion,

zakonisht duke i raportuar vetëm menaxhimit të institucionit përkatës dhe

vetëm për çështje brenda mandatit të vet.

2. Auditime të koordinuara

Një auditim i koordinuar është ose një auditim i përbashkët me raporte të

veçanta të auditimit të SAI-ve ose një auditim paralel me një raport të vetëm të

auditimit si shtesë, në raportet e veçanta kombëtare.

3. Auditime të përbashkëta:

Auditimi kryhet nga një ekip auditimi i përbërë nga auditues nga dy ose më

shumë organe të pavarur të auditimit, të cilët zakonisht përgatisin një raport të

vetëm të përbashkët të auditimit për t'u prezantuar në organet menaxhuese të

secilit institucion, ndërsa vendimet kryesore janë të përbashkëta.

Page 212: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Sali Agaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 211

Bashkëpunimi edhe në fushën e auditimit parashikohet në nenin 8 të ligjit nr.

154/2014 datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të

Lartë të Shtetit”, në të cilin thuhet:

2. Bashkëpunimi nënkupton anëtarësimin, pjesëmarrjen në formë të

përshtatshme për auditimin, shkëmbimin e eksperiencave dhe kryerjen e

trajnimeve të përbashkëta, ku në çdo rast Kontrolli i Lartë i Shtetit përfaqëson

dhe mbron interesat e Republikës së Shqipërisë” (Bashkëpunimi).

Nisur nga rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet SAI-ve në fushën e auditimit,

Organizata Europiane e Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI)

organizoi së bashku me Zyrën Supreme të Auditimit të Republikës Çeke në

datat 14-15 nëntor 2017, seminarin me temë: “Shkëmbimi i përvojave në

ushtrimin e auditimeve në bashkëpunim”, ku merrnin pjesë përfaqësuesit nga

Institucionet Supreme të Auditimit të vendeve të Europës (ku mori pjesë edhe

një grup prej 3 vetash nga KLSH, përfaqësuar nga z. Sali Agaj, znj. Redina

Karapici dhe znj. Angjela Nesturi si dhe përfaqësues të Gjykatës Europiane të

Audituesve (ECA) dhe Iniciativës për Zhvillim të INTOSAI-t (IDI).

Gjatë punimeve u paraqitën 16 prezantime nga eksperienca në auditimet e

përbashkëta të SAIve pjesëmarrëse, një ndër të cilët ishte edhe prezantimi i

KLSH-së, që u mbajt në seancën e parë të punimeve. Në këtë seminar KLSH

paraqiti shkurtimisht rezultatet në rritje të punës audituese për t’u fokusuar më

tej mbi përvojën dhe përfitimet që KLSH ka patur gjatë auditimeve të

përbashkëta, të cilat kanë qenë kryesisht auditime të performancës në çështje

studimore me rëndësi kombëtare, rajonale e më gjerë si: “Burimet Alternative

të Energjisë”, “Performanca e Prokurimeve Publike”, “Unifikimi i pikave

doganore të Shqipërisë me Kosovën”, “Cilësia e Ajrit”, “Mbrojtja e zonave

detare dhe bregdetare”, etj. të zhvilluara në bashkëpunim me SAI-t e Suedisë,

Holandës, Turqisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, Polonisë,

Qipros, Portugalisë dhe Maltës.

1. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në funksion të ushtrimit të veprimtarisë së tij,

bashkëpunon me institucione të tjera të larta të auditimit apo me organizata

profesionale, vendase apo ndërkombëtare.

Page 213: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

212 Botime 2017

Page 214: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Alfred Zylfi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 213

nga Alfred Zylfi – Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 16 dhjetor 2017

Kontrolli i Lartë i Shtetit nëpërmjet auditimit të performancës ka audituar

procedurat e prokurimit publik duke u fokusuar në procedurën e prokurimit

“negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, me synim

përmirësimin e transparencës, analizimi me objektivitet të instrumenteve dhe

vlerësimin e performancës saj, për modernizimin dhe vendosjen e standardeve,

rritjen e besueshmërisë së opinionit publik, biznesit e palëve të tjera të interesit

për ketë shërbim.

Mesazhi kryesor i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit zotit Bujar Leskaj për

këtë auditimi është: “Agjencia Prokurimit Publik në bashkëpunim me specialistë

të fushës, institucionet ligjvënëse dhe grupet e interesit, të krijojë një përqasje

më të mirë besimi, nëpërmjet procesit dinamik të hartimit politikave të

procedurës prokurimit publik “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të

kontratës” për uljen maksimalisht të abuzimeve e garantimin e fondeve publike.

Procedura e Prokurimit Publik në vendin tonë kanë një njohje të hershme pasi

fillimet e para ligjore datojnë nga mesi i viteve 30, të cilat pushuan së ekzistuari

pas mesit të viteve 40, duke u shfaqur përsëri pas viteve 1990. Ky rrugëtim i

procedurave të prokurimit publik është i lidhur ngushtësisht me historinë

politike të vendit.

Në këtë kontekst, rëndësia e këtij auditimi performance të realizuar nga KLSH,

ka të bëjë me hartimin e politikave për përmirësimin e procedurave të

prokurimit publik, për tu bërë pjesë e zhvillimit ekonomik dhe partneritetit

publik, duke bërë vlerësimin e reformave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare e

promovuar eksperienca efikase, bazuar në parimin e partneritetit, frymën e

bashkëpunimit, përsosjes së akteve ligjore për minimizimin e korrupsionit në

kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në shërbim të qytetarit,

taksapaguesit dhe operatorëve ekonomikë.

PROKURIMI PUBLIK NË FOKUSIN E AUDITIMIT TË PERFORMANCËS

NË KONTROLLIN E LARTË TË SHTETIT

Page 215: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

214 Botime 2017

Përmirësimi i procedurave të prokurimit publik ka qenë në fokusin e këtij

auditimi performance me qëllim të sigurojë që fondet publike të përdoren në

mënyrë transparente, efikase dhe që autoritetet kontraktore ti japin llogari

publikut për veprimet e tyre. Nga auditimi rezultoi se me gjithë ndryshimet e

sheshta ligjore dhe punën e bërë deri më sot, në përmirësimin e procedurave të

prokurimit për minimizimin e abuzimeve ato vazhdojnë të ndeshet me

problematikat, që kanë të bëjnë me;

ndryshimet e shpeshta të ligjit të prokurimit publik dhe procedurave të

zbatimit;

mënyrën e përdorimit të legjislacionit, përcaktimin e fushës dhe

përgjegjësisë;

kompetencat, vendimmarrjen dhe bashkëpunimin ndërmjet midis

institucioneve;

përcaktimin e llojit të procedurës së prokurimit dhe arsyet për zbatimin e saj;

mënyrat dhe procedurat e ndjekura nënvlerësimin dokumentar;

mungesën e transparencës në procedurat e prokurimit publik;

krijimin, funksionimin e duhur të njësive të prokurimit, mungesa e personelit

të nevojshëm dhe kapacitetet e tyre;

mungesën e ekspertizës në planifikimin dhe kryerjen e procedurave të

tenderimit;

mungesën e mjeteve dhe te burimeve financiare për zhvillimin cilësor të

procedurave të prokurimit në krijimin e kushteve për njësitë e prokurimit në

vartësi të kërkesave që nevojiten sipas llojit të e mallrave apo shërbimeve që

do të kontraktohen;

menaxhimin e sistemit të prokurimit elektronik, si dhe rritjen e kapaciteteve

të këtij sistemi;

llogaritjen e kostove, humbjeve dhe përfitimeve sipas llojeve të procedurave

të prokurimit;

ndryshimet e shpeshta punonjësve të njësive të prokurimit;

trajnimin e aftësimit profesional të punonjësve në përfitimin e përvojave të

reja profesionale, duke ndarë dhe përvojën e tyre;

Nëpërmjet auditimit KLSH ka vënë në pah anët pozitive dhe negative të kryerjes

së procedurave të prokurimit publik si një përpjekje e angazhim profesional, për

të garantuar dhe ndihmuar gjithë sistemin e prokurimit publik. Sot sfida në

Page 216: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Alfred Zylfi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 215

hartimin e procedurave sa më efikase të prokurimit publik qëndron në rritjen e

transparencës, besimit dhe shmangies së abuzimeve sepse në shumë raste

performanca e prokurimit publik matet vetëm me shifra, por harrojmë se

mënyra sesi kontraktorët realizojnë prokurimin e mallrave, punëve dhe

shërbimeve reflekton qasjen sociale në shërbim të qytetarit dhe operatorëve

ekonomikë.

Ky auditim performance i KLSH ndërmjet të tjerave ka vënë theksin se plotësimi

i kritereve dhe monitorimi i procedurës prokurimit publik “negocim pa shpallje

paraprake të njoftimit të kontratës”, sjell rritje të konkurrencës midis

operatorëve ekonomike e shmang abuzivizmin me fondet buxhetore,

përmirësimin dhe rritjen e efikasitetit të sistemit të prokurimit publik.

Monitorimi i procedurave të prokurimit publik realizon sa më mirë mundësinë e

arritjes qëllimit kryesor të procesit prokurimit publik, efektiviteti i kostos dhe

vlera për lekë. Prokurimi Publik është aktivitet ekonomik, i cili synon të përdorë/

shpenzojë paratë e taksapaguesve në mënyrën më efektive të mundshme,

kurse vlera për lekë në kontekstin e prokurimit publik është cilësia më e mirë

për çmim të arsyeshëm në kohën e duhur. Ndërkohë, cilësia e sistemit të

prokurimit publik është drejtpërdrejtë e lidhur me mbarëvajtjen e të gjithë ciklit

të prokurimit, i cili duhet të realizohet në kohë, në mënyrën e duhur dhe në

përputhje me legjislacionin e prokurimeve publike në fuqi.

Çfarë kemi gjetur në këtë auditim performance? Për procedurën e prokurimit

publik “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës” ku dhe u

fokusua ky auditim vlerësoi disa mangësi si: nuk është monitoruar sa duhet;

është një nga llojet e procedurave të prokurimit më pak transparente sepse nuk

kryhet nëpërmjet sistemit elektronik si dhe nuk kërkon njoftim publik;

procedura e prokurimit publik “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të

kontratës” përbën rreth 30% të numrit praktikave të prokurimit gjithsej

realizuar sipas viteve 2010 -2016; procedura e prokurimit publik “negocim pa

shpallje paraprake të njoftimi të kontratës” përbën rreth 35-60% të numrit

procedurave të prokurimit të zhvilluara nëpërmjet sistemit elektronik (on line);

mungojnë të dhënat për monitorimet e kryera nga APP në vite ato janë

paraqitur vetëm për periudhën 2014-2016 për të cilën dhe janë analizuar disa

fenomene; APP ka monitoruar një numër shumë i vogël procedurash prokurimi

publik “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës” ose nga 7013

procedura janë monitoruar 105 për periudhën 2014-2016 nga 7013 në total;

Page 217: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

216 Botime 2017

procedurat e prokurimit publik “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të

kontratës” janë “stimuluar” duke krijuar situata “emergjente” sepse aktet ligjore

për zbatimin e buxhetit nuk lejojnë fillimin e një procedure prokurimi në rast se

nuk ka kaluar buxheti përkatës ose legjislacioni nuk është plotësisht i

harmonizuar me legjislacionin e menaxhim financiar; për shkak të tejkalimit të

afateve në shqyrtimin e ankesave dhe të procedurave burokratike; organizimit

procedurave të prokurimit publik nga një dorë e vetme për disa mallra e

shërbime; legjislacioni shqiptar në fushën e prokurimit nuk është plotësisht në

linjë me acquis-në e Bashkimit Evropian në këtë fushë; nuk ka një udhëzim

specifik i cili të pasqyroje në mënyrë më të detajuar dhe të hollësishme hapat,

afatet dhe veprimet që duhet të zbatojnë Autoritetet Kontraktore në rastin e

përdorimit të procedurës prokurimit publik “negocim pa shpallje paraprake të

njoftimit të kontratës”; në vendimet e dhëna nga gjyqësori për të njëjtën shkelje të

konstatuar nga APP ka interpretimeve të ndryshme.

Çfarë ka rekomanduar KLSH nëpërmjet këtij auditimi performance: Duke synuar

përmirësimin e mëtejshëm të procedurës prokurimit publik “negocim pa

shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”; rekomandojmë strukturat

përgjegjëse për:

të trajtuar problemet që lidhen me krijimin e rasteve emergjente "fiktive"

nga operatorët ekonomikë dhe për të kërkuar ndryshime ligjore për t'i

minimizuar ato,

të harmonizuar ligjin për procedurat e prokurimit publik dhe legjislacionin e

menaxhimit financiar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.

të promovuar përdorimin e sistemit elektronik të prokurimit publik për

procedurën e negociuar e qëllim të rritjes së transparencës,

të zhvilluar një udhëzues specifik për përdorimin e procedurës së negociuar,

e cila duhet të pasqyrojë me hollësi hapat, afatet, standardet dhe

specifikimet teknike si dhe udhëzim për monitorimin e procedurave të

prokurimit publik.

Të gjitha rezultatet e punës audituese gjetjet, konkluzionet, rekomandimet e

këtij auditimi performance duke synuar përmirësimin e mëtejshëm të tij janë në

mënyrë të detajuar në faqen e “facebook” të Departamentit të Auditimit të

Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit si risi e tij edhe e transparencës si

institucion.

Page 218: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Lili Dulo

Kontrolli i Lartë i Shtetit 217

SPITALI PSIKIATRIK VLORË “SPITALI I KONTRASTEVE”

(...nga këndvështrimi human)

nga Lili Dulo - Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 06 dhjetor 2017

Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nga studime të

kryera nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, 1 në 4 persona vuajnë nga

probleme të shëndetit mendor.

Shëndeti mendor përkufizohet si një gjendje e mirëqenies në të cilën çdo individ

realizon potencialin e tij, mund të përballet me streset normale të jetës, mund

të punojë në mënyrë produktive dhe të frytshme, si dhe është i aftë të japë një

kontribut për komunitetin e tij.

Asnjë individ nuk është imun nga problemet e shëndetit mendor, dera e spitalit

është e hapur pasi çrregullimet mendore janë universale, ato prekin njerëzit e të

gjitha vendeve, krahinave, qyteteve, fshatrave, moshave, gjinive, të pasur a të

varfër qofshin dhe nuk ka formulë, metodë apo teknikë që ta shmangë, ta

reduktojë apo ta zhdukë këtë fenomen i cili po përhapet me kaq shpejtësi dhe

po prek këdo na ne apo të dashurit tanë, qoftë njëherë të vetme në jetë.

Në këto kushte, është e domosdoshme të investohet në cilësinë e shërbimeve

spitalore për të ndihmuar veten dhe shoqërinë.

Në vitet e fundit janë realizuar investime të konsiderueshme në spitale, për

aparatura dhe mjete të sofistikuara, sisteme moderne check-up, për shërbime

spitalore dhe operative, shembull nga praktikat më të mira menaxhuese të

spitaleve evropiane, efekti i të cilave nuk është i aksesueshëm nga pacientët për

Page 219: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

218 Botime 2017

të cilët është investuar por ka shërbyer më shumë për fushata dhe bujë

mediatike të qeverive dhe drejtuesve të Spitaleve.

Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë është një spital publik i hapur që në vitin 1921

dhe i pari i llojit të tij në vend në ndihmë të të sëmurëve mendorë. Pas kushteve

shumë të vështira dhe gjendjes së mjerueshme në të cilin ndodhej ky spital prej

vitesh, në vitin 2014 nisi investimi, për rikonstrukturimin dhe modernizimin jo

vetëm të ndërtesës por edhe për ofrimin e shërbimit mjekësor sipas

standardeve evropiane. Hyrja e spitalit është një asfalt betoni ku parkojnë

punonjësit e spitalit dhe sa futesh në derën kryesorë të bëjnë përshtypje

trëndafilat e bukur rozë në të kuq dhe gjembat e tyre më të mëdhenj se lulja, pa

erë, një bukuri që çel nga jashtë, që i pëlqen shumë syrit por jo zemrës. Duke

shëtitur nëpër oborr, të zë syri disa të sëmurë, ulur bordurave apo në ato 2-3

stolat që ka oborri i spitalit i zaptuar po nga makinat e stafit. Normal që nuk i

vihet faj punonjësve pasi hapësira para spitalit nuk mjafton për të parkuar të

gjitha makinat prandaj duhet shfrytëzuar oborri i të sëmurëve të cilët nuk

ankohen kurrë, nuk thonë kurrë një gjysmë fjale të ligë përkundrazi mirëpresin

të gjithë njerëzit me buzëqeshjen e tyre të çiltër.

Hyrja e spitalit të krijon një ndjesi të lartë krenarie për ndryshimet që ka pësuar

Shqipëria, për investimet prestigjioze, për ndjenjën e përgjegjësisë e cila rritet

çdo ditë dhe për kulturën e punës për t’i shërbyer cilësisht një kategorie pak më

të veçantë njerëzish, siç janë të sëmurët psikiatrik në Shqipëri. Ambientet janë

shumë të pastra, stafi është në vendin e duhur në kohën e duhur, mjekët dhe

infermierët janë shumë të dedikuar dhe çdo shqiptar duhet ti falënderojë për

përkushtimin dhe dedikimin tyre. Godina është në ngjyrën jeshile të shpresës

dhe shplodhëse për sytë e çdokujt që është vizitor i përkohshëm apo banor i

përhershëm.

Në spital ka rreth 200 të shtruar ku 70% e tyre janë të sëmurë kronikë (pjesa

dërmuese e të cilëve e përfundojnë jetën aty), ata gdhihen e ngrysen në këtë

spital dhe e gjithë jeta e tyre rrotullohet në ato mure, shkallë, stola, mes miqve

e shokëve të tjerë në të njëjtën pozitë me ta. Paraditen e kalojnë në oborr,

kurse pasditen në dhomë. Për këta të sëmurë janë punësuar 150 veta në

strukturën e Spitalit dhe ca të tjerë janë në shërbim të tyre pas privatizimeve të

shërbimeve specifike si shërbimi i lavanderisë dhe shërbimi i pastrimit dhe

sistem gjelbërimit të territorit të Spitalit. Duhet shërbimi i lavanderisë që të

Page 220: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Lili Dulo

Kontrolli i Lartë i Shtetit 219

lahen më mirë teshat e të sëmurëve, duhet edhe shërbimi i pastrimit që të

përmbushen më mirë kushtet higjieno-sanitare sipas standardeve evropiane.

Investimet në spital janë realizuar në kuadrin e bashkëpunimit me sektorin

privat, dhe me ndryshimet që ka pësuar ekonomia shqiptare vitet e fundit, nuk

mund të thuhet se ky bashkëpunim është mjaft efiçient dhe efektiv për mirë

menaxhimin fondeve publike. Në spital ka 1 të punësuar për çdo të sëmurë të

cilët i kurojnë, i lajnë, i shpëlajnë, i ushqejnë, i argëtojnë, i tregojnë Diellin,

Hënën, yjet dhe çdo gjë të bukur në Tokë e në Qiell. Gjatë shëtitjeve në

ndërtesë, të shtyrë nga kurioziteti për të analizuar gjendjen në të cilën ndodhen

këta të sëmurë, të kap lehtshëm syri faktin se të vetmit të sëmurë të shtruar në

këtë godinë luksoze janë të sëmurë akutë. Këta të sëmurë janë një grup

njerëzish që qëndrojnë në spital për rreth 1-2 muaj, të cilët riaftësohen më

shpejt dhe përbëjnë 30% të të sëmurëve të cilët gjenden të shtruar në këtë

godinë. Dhe të lind shpejt dyshimi, po pjesa tjetër e të sëmurëve ku janë dhe

pse nuk jetojnë në shtëpinë e ndërtuar enkas për ta? Në spital ka bar për të

sëmurët por aty sheh vetëm stafin administrativ dhe njerëz të tjerë të jashtëm,

kryesisht familjarë të personave të shtruar.

Një ditë në bar erdhi një i sëmurë mendor të cilin e përzunë dhe e përbuzën

sepse ai porositi një kafe të cilën normal që nuk kishte para për ta paguar.

Kamerierja e punësuar kishte të drejtë ta dëbonte pasi bari ishte i lëshuar me

qira dhe në botën e biznesit ku ligjet janë të qarta, përfitimi ekonomik është

qëllimi primar i investimit. E ndoqa të sëmurin nga pas, me një kafe në dorë për

të dhe mbërrita në ambientin ku ai jetonte, pikërisht në shtëpitë komunitare të

spitalit. Realiteti ishte i hidhur. Godinat ishin plot me lagështirë, muret të rëna,

dhomat të ftohta dhe aty jetonin shumica e të sëmurëve kronikë të cilët janë në

gjendje të rëndë. Për këta të sëmurë është investuar mbi 600 milion lekë në 3

vjet ose mbi 5 milion dollarë por ata vazhdojnë të jetojnë në mjerim. Çdo vit

shtohen fondet, çdo vit shtohen kërkesat për investime për të mbuluar nevojat

e tyre bazike dhe rreth 400$ në muaj investohet për çdo të sëmurë ndërkohë

rezultati nuk ndryshon. Ky spital të kujton kampet e internimit dhe kur

ndodhesh mes tyre kupton se aty jetohet mes 2 botëve brenda një territori. Ky

spital nuk është ndërtuar për të përmbushur qëllimin e tij primar, përmirësimin

e jetesës dhe shërbimit ndaj të sëmurëve por është ndërtuar për të pasuruar

firmat private partnere të spitalit të cilët kanë zaptuar të gjithë katin e parë të

Page 221: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

220 Botime 2017

godinës. Ky spital është ndërtuar për t’i ofruar komoditet stafit që ata të

munden të zotërojnë të gjithë energjinë e duhur pozitive për të përmbushur

detyrimet specifike të përcaktuara në rregullore. Gjatë kohës që vizitoja këta të

sëmurë do doja t’i shpjegoja atyre se për ta investohet miliona dollarë, se

mjerimi i tyre përveç vetes dhe familjarëve të tyre, u ka sjellë shumë begati,

mirësi dhe pasuri të tjerëve. Por ata nuk kuptojnë, ata vetëm buzëqeshin dhe

kanë vetëm një kërkesë “Më jep një cigare o Shef”.

Page 222: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Redina Karapici

Kontrolli i Lartë i Shtetit 221

RËNDËSIA E AUDITIT NË BASHKËPUNIM ME PARTNERËT

nga Redina Karapici - Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Standard”, më 06 dhjetor 2017

Shumëfishon efektin e auditit dhe ndihmon në zgjidhjen e problemeve me karakter

ndërkombëtar, çfarë është në vëmendje parësore të BE. Ndihmon dhe në adresimin në

mënyrë korrekte të këtyre problemeve, duke rritur besimin e publikut tek institucionet

kombëtare dhe europiane të kontrollit.

Në procesin e integrim-zgjerimit, Bashkimi Europian i kushton një vëmendje të

pandërprerë bashkëpunimit aktiv mes institucioneve supreme të auditimit të

vendeve anëtare, kandidate, ose në procesin e stabilizim-asocimit dhe qëllimi

kryesor i këtij bashkëpunimi është që unioni të ketë një informacion të plotë për

mënyrën si administrohen fondet e dhëna për zbatimin e projekteve për zhvillim

në vende të caktuara. Një rol të tillë, enkas eurokontrollues luan edhe

institucioni EUROSAI, që bashkon Zyrat Supreme të Auditit (SAI) në vendet

partnere përmes auditimit në bashkëpunim. Këtij qëllim i shërbeu edhe

seminari i zhvilluar në Pragë më 14-15 nëntor 2017, nën kujdesin e EUROSAI,

me temë “Auditimet në bashkëpunim”.

Në seminarin e Pragës morën pjesë rreth 60 përfaqësues nga 18 Zyra Supreme

të Kontrollit përfshi KLSH, nga Gjykata Europiane e Auditit (ECA) dhe IDI

Organizata për Zhvillim e INTOSAI-t. Pjesëmarrësit në Seminar përfaqësonin

SAI-t e Gjermanisë, Çekisë, Polonisë Suedisë, Zvicrës, Shqipërisë, Hungarisë,

Sllovakisë, Turqisë, Estonisë, Finlandës, Lituanisë, Bullgarisë, Serbisë,

Maqedonisë, Irlandës, Kazakistanit dhe Perusë. Gjatë punimeve të seminarit u

paraqitën 16 prezantime përvojash nga auditimet në bashkëpunim ndërmjet

SAI-ve partnere.

Mikpritësja organizatore e seminarit, Zyra Supreme e Kontrollit të Republikës

Çeke prezantoi projektin më të fundit të Bashkimit Europian BIEP. Në bazë të

kësaj nisme qëndron zbatimi i parimit: “Komunikim, Bashkëpunim dhe

Krahasim”. Ky projekt është një mënyrë efektive për të shpërndarë

Page 223: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

222 Botime 2017

informacione të rëndësishme nga auditimi, të dhëna të besueshme dhe të

dhëna të veçanta numerike mes SAI-ve partnere. Informacionet e shkëmbyera

janë shumë të vlefshme sepse ato mundësojnë të bëhet krahasimi i praktikave

më të mira audituese nga Zyrat Supreme të Auditit të vendeve të ndryshme

partnere. Nëpërmjet shkëmbimit aktiv të këtyre të dhënave, SAI-t kanë

mundësinë dhe zhvillojnë edhe një metodologji të përbashkët auditimi.

Meqenëse BIEP (Komunikimi, Bashkëpunimi, Krahasimi) bazohet përgjithësisht

në krahasimin e standardeve, produkti i kontrollit identifikohet si një praktikë

nxitëse dhe pozitive në administratën publike. Kjo ndihmon në fakt në

identifikimin e një praktike deri më tani si më e mira e mundshme për ta

ndjekur. Përmes metodologjisë që ofron BIEP (komunikim bashkëpunim

krahasim) informacioni që grumbullohet merr një vlerë të madhe dhe zbatimi i

saj në punën audituese rrit ndjeshëm vlerën e rezultateve të Zyrave Supreme të

Auditit në vendet partnere.

Përfaqësuesi i Gjykatës Europiane të Audituesve me qendër në Luksemburg u

bëri të njohur pjesëmarrësve në seminarin e Pragës bashkëpunimin e frytshëm

që ka ky institucion me çdo Zyrë Supreme Auditi të vendeve anëtare. Gjatë

auditimeve në vendet anëtare, Gjykata Europiane e Audituesve fton për

pjesëmarrjen e tyre edhe Zyrat përkatëse Supreme të Auditit, në mënyrë që të

fitohen të dhëna sa më të gjera dhe të plota, çfarë është më e rëndësishmja,

informacione të sakta. Gjithashtu, gjatë prezantimit, u soll në vëmendje të

pjesëmarrësve Projekti “PPA II” dhe konkretisht auditimi paralel me temë

“Cilësia e Ajrit në vendet e Europës”, i kryer në një sërë vendesh, auditim ku po

merr pjesë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në seminar është diskutuar edhe modeli ndihmës, që u ofrohet SAI-ve partnere

gjatë auditimeve në fushat si: lufta kundër varfërisë, mbledhja e të ardhurave,

ndihmat në bujqësi dhe menaxhimi i katastrofave. Sfidat kryesore në misione të

tilla kanë të bëjnë me diferencat mes kornizave institucionale dhe kapaciteteve

konkrete të Zyrës Supreme të Auditit të një vendi të caktuar, angazhimet dhe

gatishmëria e tyre, konfidencialiteti dhe kërkesat ligjore, ndryshimet në grupet e

auditimit gjatë një misioni, koha e publikimit të raporteve dhe shtrirja e

strategjive, etj.

Me mjaft interes u prit edhe përvoja që Zyra Supreme e Auditimit të

Konfederatës Zvicerane solli në seminar nga auditimi paralel me temën

“Menaxhimi i procesit të Pasaportave Biometrike”. Ky auditim u realizua në

Page 224: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Redina Karapici

Kontrolli i Lartë i Shtetit 223

Belgjikë, Letoni, Lituani, Norvegji dhe në Portugali, nën drejtimin e SAI zviceran.

Prezantimi u fokusua në mënyrën, se si kishte nisur ky bashkëpunim, si dhe në

përgatitjen e të gjitha fazave të auditimit, që nga skedulimi i kalendarit, hartimi i

programit të auditimit dhe paraqitja e rezultateve të përgjithshme. U

përmendën edhe disa nga përfitimet e grupeve të auditimit gjatë këtij

bashkëpunimi dhe ndihma e madhe nga përdorimi i teknikave “ COBIT”.

* * *

Lidhur me temën e auditimit paralel, “Menaxhimi i procesit të Pasaportave

Biometrike”, është me interes të theksohet, se kjo temë u përcaktua nga

rëndësia, që i kushton çështjes “ETIAS”, Sistemi Europian i Informacioneve të

Udhëtimit dhe Autorizimit. Ky pritet të jetë një “hap i ri masash”, për shtetasit e

më shumë se 60 vendeve, që kanë hequr regjimin e vizave me BE. Por ETIAS nuk

është izolim, thotë Brukseli. ”Sistemi Europian i Informacioneve të Udhëtimit

dhe Autorizimit" nuk do të thotë rikthim i vizave!”. Ky ishte edhe mesazhi i

komisionerit të BE për Punët e Brendshme. Sigurisht, për të qetësuar shtetasit e

vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shtetasit e këtyre vendeve, pra edhe ata

shqiptarë, janë të interesuar për masat e reja të përfshirjes në zonën Shengen,

sepse është paralajmëruar një dokument i ri i domosdoshëm për futjen në

vendet e zonës, dokument që ka të bëjë me kontrollin sipas teknikave të

manualit COBIT. Por fjala është vetëm për kontroll shtesë dhe sipas ekspertëve

lëvizja e lirë dhe liberalizimi i vizave për Ballkanin Perëndimor (shtetasit e

Kosovës ende nuk e gëzojnë) janë "hapa historikë", të cilat nuk kontestohen”

nga masat për kontrollet shtesë. ”Ballkani Perëndimor është një rajon shumë i

rëndësishëm dhe partner i afërt me Bashkimin Europian. Qëllimi është ta

ruajmë këtë afërsi, pikërisht me masa për lëvizjen më të lehtë dhe kontakte më

të shpejta mes shtetasve europianë dhe Ballkanit Perëndimor”, theksohet në

deklaratën e komisionerit të BE. Ndërsa sistemi i ri ETIAS u propozua para një

viti, si pasojë ardhjes më masive të personave pa viza në BE. Qëllimi i këtyre

masave është, që të forcohet sistemi europian i administrimit të kufijve dhe

migrimit, në të mirën e BE dhe të vendeve, që nuk kanë nevojë për viza. ETIAS

nuk është rikthim i procedurës së vizave. Nga prezantimi i KLSH, pjesëmarrësit

në këtë seminar u njohën me mënyrën e funksionimit dhe aktiviteteve kryesore

të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe me përvojën e deritanishme, që ka fituar dhe

shkëmbyer institucioni ynë në auditimet paralele me institucionet homologe. Në

seminar u paraqitën në mënyrë të detajuar, temat e auditimeve paralel që ka

Page 225: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

224 Botime 2017

zhvilluar KLSH, SAI-t me të cilat ka bashkëpunuar, mënyrën se si janë zhvilluar

auditimet hap pas hapi, si dhe përfitimet që grupet e auditimit kanë pasur nga

këto bashkëpunime. Pjesëmarrësit u informuan edhe me disa nga rezultatet

paraprake të auditimit paralel ende në proces, me temën “Cilësia e ajrit në

vendet e Europës”.

Pjesa më e rëndësishme e kësaj veprimtarie me përmbajtje profesionale e

zhvilluar në Pragë ishte shkëmbimi ideve dhe përvojave për përzgjedhjen e

temave sa më të përshtatshme mbi auditimet paralele dhe përcaktimi i gjërave

më të rëndësishme në fazën përgatitore të auditit.

Shembuj nga praktikat më të mira, si dhe përvojat më të pasuksesshme të SAI-

ve pjesëmarrëse.

Çfarë duhet të përmbajë një raport auditi në mënyrë që të ketë impakt dhe cilat

janë mënyrat që e bëjnë auditimin paralel të dështojë, përkatësisht

metodologjia, që e bën të suksesshëm.

Seminari ishte jo vetëm i dobishëm, por edhe shumë i rëndësishëm, sepse

trajtoi një zhvillim të ri në punën e SAI-ve, bashkëpunimin aktiv në auditime.

Përfitimet nga takime të tilla profesionale janë, sepse nëpërmjet tyre

mbështetet dhe nxitet jo vetëm zhvillimi i procesit të “auditit paralel në

bashkëpunim”, por dhe forcimin e kapaciteteve administrative për çdo SAI.

Shumëfishon efektin e auditit të kryer dhe ndihmon në zgjidhjen, sidomos të

problemeve me karakter ndërkombëtar, çfarë është në vëmendje parësore të

BE Ndihmon në adresimin në mënyrë korrekte të këtyre problemeve dhe

siguron informacione të besueshme e të sakta për OJF dhe vëzhguesit, duke

rritur kështu edhe besimin e publikut vendas dhe europian tek institucionet

kombëtare dhe europiane të kontrollit.

Me nxitjen e reformave të integrimit, BE mbështet vendin tonë, që ky të shkojë

në një stad të ri zhvillimi të përshpejtuar dhe për të bërë të mundur hapjen e

negociatave për anëtarësimin. Në këtë proces, KLSH ka pjesën e vet shumë të

përgjegjshme, që materializohet në mënyrë aktive në pjesëmarrje nismash dhe

praktikash frytdhënëse pune si “auditi në bashkëpunim”, pjesë e të cilit ishte

edhe ky seminar në Pragë. Duke përmbushur dhe çdo detyrim në këtë proces të

integrimit, Shqipëria dhe qytetarët e vet presin bashkëngjitjen e kandiduar për

të marrë statusin e plotë të anëtarit.

Page 226: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Angjela Nesturi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 225

AUDITIMET PARALELE SI VLERË E SHTUAR NË KLSH

nga Angjela Nesturi - Audituese, KLSH

botuar në gazetën “Sot”, më 06 dhjetor 2017

Auditimi paralel është një qasje audituese shumë e vlefshme për të studiuar

çështje të rëndësishme të përbashkëta, nga shtete të ndryshme në të njëjtën

periudhë kohore. Pikërisht Institucioni Suprem i Auditimit (SAI) është ai që i lidh

këto shtete në format e bashkëpunimit për auditimet e përbashkëta, paralele

dhe të koordinuara.

Auditimet paralele përbëhen nga dy ose më shumë grupe auditimi për çdo SAI

pjesëmarrës. Nga ato, secili grup mund të adoptojë metoda të ndryshme

auditimi, që i vijnë për shtat nevojave dhe preferencave të vendit të tij. Në këtë

mënyrë, vëzhgimet, kërkimet dhe konkluzionet përgatiten nga SAI-t bazuar në

eksperiencën e tyre. Synimi kryesor i këtij lloj bashkëpunimi është auditimi mbi

një temë të përbashkët ku bëhet i domosdoshëm shkëmbimi i informacionit mbi

çështje specifike midis SAI-ve të ndryshme në lidhje me eksperiencën dhe

metodologjitë e përdorura.

Me krijimin e Departamentit të Auditimit të Performancës, si dhe me fuqizimin

dhe konsolidimin e tij gjatë viteve 2013-2016, në Kontrollin e Lartë të Shtetit nisi

aplikimi i praktikës së auditimeve paralele, në kuadër të bashkëpunimit me SAI-t

e tjera të Gadishullit të Ballkanit dhe më gjerë.

Koha ka treguar se përpjekjet për auditim të përbashkët dhe të koordinuar kanë

dhënë vlerë të shtuar të rëndësishme. Në vitin 2017, KLSH numëron disa

auditime paralele të kryera nga Departamenti i Auditimit të Performancës, të

cilat janë shembull i një institucioni drejt modernizimit dhe që reflekton

standardet ndërkombëtare të auditimit.

Page 227: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

226 Botime 2017

Ndër auditimet paralele të kryera nga KLSH spikasin auditimi paralel mbi

“Efiçiencën e Energjisë”, mbi “Prokurimet Publike në Shqipëri PPA II”, “Mbi

Cilësinë e Ajrit” etj, për të cilat janë mbajtur dhe seminare për mbarëvajtjen e

tyre, si dhe për të diskutuar lidhur me problematikat dhe eksperiencat e

përbashkëta.

KLSH, në aktivitetin e tij ka bashkëpunuar fort dhe bindshëm me institucione të

tjera supreme auditimi të ndryshme. Institucioni ka lidhur marrëveshje

bashkëpunimi me 14 SAI(Sllovenia, Austria, Turqia, Polonia, Kroacia, Bosnje

Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Republika Çeke, Hungaria, Kuvajt, Qipro, Mali

i Zi dhe Bullgaria) midis të cilave janë parashikuar aktivitete auditimi. Auditimet

bashkëpunuese të KLSH-së me këto vende janë kryesisht auditime paralele në

fushën e auditimit të performancës.

KLSH ka përfunduar 2 auditime paralele për të cilat janë dhënë rekomandimet e

nevojshme, si dhe ka në proces disa auditime paralele të një rëndësie të madhe.

Auditimi paralel mbi “Efiçiencën e Energjisë për vendet e Ballkanit Perëndimor”

në të cilin ka marrë pjesë KLSH me SAI-t e Bosnjes, Turqisë, Kosovës, Malit të Zi

etj, është fokusuar në përdorimin e burimeve alternative të energjisë. Nga ky

auditim është konkluduar se legjislacioni shqiptar është i paplotësuar dhe ende

nuk është i afruar me kërkesat e BE; qëndrueshmëria e furnizimit me energji

elektrike nuk është përmirësuar; ligji për burimet e rinovueshme vazhdon të

jetë në proces përditësimi për më shumë se dy vitë, pa akte nënligjore; është

vënë në pah, gjithashtu, një performancë e dobët e Ministrisë së Energjitikës

dhe Industrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Auditimi paralel i prokurimeve publike në Shqipëri, në bashkëpunim me SAI-n e

Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës, Bosnjes dhe Serbisë ka pasur si synim

shkëmbimin e praktikave më të mira. Nga ky auditim është konkluduar se

legjislacioni i prokurimeve publike nuk është në harmoni me legjislacionin e

menaxhimit financiar, nuk ka udhëzime specifike për hapat, afatet dhe aktet që

do aplikohen nga Autoritetet Kontraktuese në rastet e përdorimit të procedurës

së prokurimit publik, si dhe legjislacioni shqiptar nuk është plotësisht në linjën e

kërkuar nga BE për këto lloj prokurimesh publike.

Page 228: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Angjela Nesturi

Kontrolli i Lartë i Shtetit 227

KLSH është angazhuar në auditimin Europian të “Cilësisë së ajrit”, në të cilin janë

përfshirë 15 SAI, si edhe vetë Gjykata Europiane e Auditimit, të koordinuara nga

Gjykata Holandeze e Auditimit dhe Zyra Supreme Polake e Auditimit, për të

zhvilluar një model auditimi të përbashkët të iniciuar nga EUROSAI. Së fundmi,

KLSH ka shfaqur interesin e saj dhe është duke marrë pjesë në një auditim

performance paralel me SAI-t e shteteve Mesdhetare si Qipro, Malta, Greqia

dhe Portugalia për “Zonat e Mbrojtura Detare”, i cili ka nisur muajt e fundit.

Auditimet e përbashkëta të KLSH-së duhet të finalizohen brenda çerekut të parë

të vitit 2018.

Një auditim tjetër paralel me rëndësi, i cili po zhvillohet me pjesëmarrjen e

ekspertëve nga SAI i Kroacisë, në kuadër të zbatimit të Projektit IPA 2013 për

rritjen e kapaciteteve audituese te KLSH-së, po shikon cilësinë e ndërtesave

shkollore para-Universitare në Shqipëri dhe në Kroaci, me synimin dhënien e

rekomandimeve të duhura për përmirësimin e cilësisë së tyre gjatë

ristrukturimeve apo ndërtimit të shkollave të reja.

Në kuadër të praktikave për auditimet paralele, Kontrolli i Lartë i Shtetit në

datat 14-15 nëntor 2017, mori pjesë në seminarin e organizuar në Pragë, nën

kujdesin e Zyrës Supreme të Auditimit të Republikës Çeke dhe EUROSAI-t me

temë “Auditimet në bashkëpunim (Cooperative Audits) ndërmjet SAI-ve”. Në

këtë Seminar dyditor, morën pjesë rreth 60 përfaqësues nga 18 SAI, nga

Gjykata Europiane e Audituesve (ECA) dhe IDI- Organizata për Zhvillim e

INTOSAI-t. Pjesëmarrësit në seminar përfaqësonin SAI-t e Suedisë, Zvicrës,

Shqipërisë, Kazakistanit, Hungarisë, Sllovakisë, Turqisë, Estonisë, Finlandës,

Lituanisë, Bullgarisë, Gjermanisë, Çekisë, Polonisë, Serbisë, Maqedonisë,

Irlandës dhe Perusë. Gjatë punimeve të dy ditëve, u paraqitën 16 prezantime

nga eksperienca në auditimet e bashkëpunimit ndëmjet SAI-ve.

Gjatë punimeve dyditore në këtë seminar për auditimet paralele, anëtarët

përfaqësues të SAI-ve pjesëmarrëse referuan prezantimet në bazë të

eksperiencës së tyre mbi këto auditime. Në një fazë të dytë u diskutua në grupe

të vogla në formën e një workshop-i mbi pyetjet e ngritura në lidhje me

përzgjedhjen, përgatitjen dhe mbylljen e raportit të një auditimi paralel ku

pjesëmarrësit jepnin ide sipas praktikave të vendit të tyre. Prezantimet e këtij

seminari vunë theksin në disa çështje të cilat rezultuan të ishin problematika të

Page 229: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

228 Botime 2017

hasura pothuajse nga të gjitha institucionet Supreme të Auditimit të vendeve

pjesëmarrëse. Çështje të tjera kryesore që u diskutuan kishin të bënin me

projektin më të fundit të SAI-t Çek, projekti BIEP (Benchmarking Information

Exchange) i cili është një mënyrë për të shpërndarë informacione të cilat na

lejojnë të krahasojmë praktikat audituese të SAI-ve të ndryshme. Gjithashtu,

gjatë prezantimit, z.Wilfred Aquilina përfaqësues i Gjykatës Europiane të

Audituesve solli në vëmendje edhe projektin PPA II dhe konkretisht auditimin

paralel me temë “Cilësia e Ajrit”në të cilin merr pjesë edhe KLSH.

Gjithashtu, IDI, Nisma e INTOSAI-t për Zhvillim, paraqiti disa nga mënyrat

nëpërmjet të cilave mund të merret mbështetja e tij, të tilla si zhvillimet e

kurseve e-Learning, kurset në platformën online, mbështetje nga mentorët

(audituesit me përvojë) dhe drejtues online, si dhe praktikat e publikuara në

web. Disa nga eksperiencat e SAI-ve në auditimet paralele ishin: “Identifikimi i

risqeve në zhvillimin e qëndrueshëm të financave publike” (SAI Suedez),

“Menaxhimi i procesit të Pasaportave Biometrike” (SAI Zviceran), “Sistemi i

ndjekjes së karrierës pasuniversitare” (SAI Hungarez), si dhe studimi mbi

auditimet e mundshme bashkëpunuese (SAI Sllovak). Në fund u fol për

përfitimet dhe sfidat që mund të hasen gjatë auditimeve paralele.

Grupi i KLSH-së, i përfaqësuar nga z.Sali Agaj, zj.Redina Karapici dhe zj.Angjela

Nesturi, në këtë seminar paraqiti eksperiencën e tij në këto auditime, punën e

kryer deri tani, problematikat e hasura dhe garantoi për kontributin e tij të

shtuar në të ardhmen, në pjesëmarrjen në auditimet paralele.

Këto lloj seminaresh, janë të dobishme dhe shumë të rëndësishme për

mbarëvajtjen e punës së audituesit shqiptar. Në to, ne njihemi gjerësisht me

punën audituese të kolegëve nga SAI-t evropiane më të zhvilluara, me risitë në

punën audituese dhe teknikat e reja që përdoren gjatë auditimit. Si auditimet

paralele, ashtu edhe seminaret dhe tryezat e rrumbullakta në Grupet e

ndryshme të Punës të EUROSAI-t dhe nga aktivitetet e përbashkëta me SAI-t

partnere, janë një vlerë e shtuar që po bëhet gjithnjë e më e domosdoshme në

përballimin e sfidave të reja të auditimit, sidomos atij të performancës.

Page 230: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Orgest Levani

Kontrolli i Lartë i Shtetit 229

ROLI I AUDITIMIT NË LUFTËN KUNDËR MASHTRIMIT DHE

KORRUPSIONIT DHE BASHKËPUNIMI ME ORGANET HETUESE

nga Orgest Levani - Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 07 dhjetor 2017

Institucionet Supreme të Auditimit (SAI) janë gardianët më të rëndësishëm

institucional të kontrollit dhe llogaridhënies në një vend. Një nga detyrat më të

rëndësishme të SAI është të sigurojë se sistemet në një vend punojnë në

mënyrë të drejtë dhe profesionale dhe se njerëzit që abuzojnë me sistemin

vihen para përgjegjësisë. Parlamenti mbështetet në to për tu siguruar për

saktësinë dhe rregullsinë e llogarive të qeverisë. Mashtrimi dhe korrupsioni

mund të konsiderohen si raste të veçanta të veprimtarive të jashtëligjshme,

veçanërisht të dëmshme, si për burimet publike, ashtu edhe për besimin e

publikut. Kjo është për shkak se legjitimiteti i politikanëve dhe administratës

publike është i një rëndësie të veçantë në shoqëritë demokratike. Nëse

qytetarët nuk i besojnë mënyrës se si administrohen taksat e tyre, nëse ata

dyshojnë se politikanët dhe nëpunësit civilë punojnë në një mënyrë joefikase

dhe të padobishme, ose vjedhin paratë e tyre, ata humbin besimin në sistem.

Në rast se kjo ndodh, sisteme alternative mund të riprodhohen mbi bazën e

lidhjeve familjare, shoqërore ose formave të ndryshme të lidhjeve. Kjo është

arsyeja që shoqëria i ka sytë në punën e kryer nga SAI në lidhje me luftën

kundër mashtrimit dhe korrupsionit. Shoqëria e shikon këtë si një tregues se sa

fuqishëm kontribuon SAI në llogaridhënie. Tashmë është bërë i nevojshëm një

ndryshim në qasjen e auditimit. Mashtrimi dhe korrupsioni në sektorin publik

ndodhin kur mungon llogaridhënia dhe transparenca. Raportimi dhe auditimi i

mirë financiar ndihmojnë në reduktimin e keqinterpretimeve që fshehin

veprime mashtruese dhe çorientojnë lexuesin. Auditimi duhet të japi sigurinë e

dëshirueshme që pasqyrat financiare të audituara përfaqësojnë aktivitetet

Page 231: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

230 Botime 2017

ekonomike që ato synojnë të portretizojnë. SAI mund të bëjnë një ndryshim

konstruktiv duke audituar pasqyrat financiare të qeverive dhe agjencive

qeveritare, si dhe duke i vënë opinionet e tyre të auditimit në dispozicion të

legjislaturës në kohën e duhur. Ka një boshllëk midis pritshmërive nga palët e

interesuara dhe mandateve të auditimit për SAI. Tradicionalisht, SAI kanë rënë

dakord se përgjegjësia kryesore për parandalimin dhe zbulimin e korrupsionit i

përket autoriteteve të tjera publike si policia, prokuroria apo agjencitë speciale

të antikorrupsionit. SAI nuk e kanë parë ndonjëherë mashtrimin dhe

korrupsionin si qëllim kryesor të auditimit; qasja ka qenë për të parandaluar

korrupsionin në terren më shumë sesa zbulimi i aktiviteteve të tilla të

paligjshme. Publiku, megjithatë, beson se SAI kërkojnë të zbulojnë mashtrimin

dhe korrupsionin. Ky boshllëk duhet të adresohet nga SAI, të cilat duhet ti

kushtojnë më shumë rëndësi zbulimit të mashtrimit dhe korrupsionit në mënyrë

që ta zvogëlojnë hendekun e këtyre pritshmërive. Shpeshherë ekziston

këndvështrimi se lufta kundër korrupsionit nuk është në thelb një detyrë e

institucioneve të auditimit qeveritar. Kjo shpjegohet se auditimi për korrupsion

në subjektin e audituar, do të shkatërronte besimin ndërmjet SAI dhe subjektit

të audituar dhe do të mund të quhej auditim tendencioz. Vetëm duke ditur se

auditimi mund të jetë i orientuar në zbulimin e korrupsionit mund të nxisë

subjektin e audituar që të mbaj një qëndrim mbrojtës dhe të rrezikojë

bashkëpunimin e bazuar në besimin reciprok dhe që është një parakusht

thelbësor i auditimeve të suksesshme. Gjithashtu, e drejta e SAI për të audituar

dosjet është e kufizuar në dokumentet dhe të dhënat e agjencive qeveritare që i

nënshtrohen mandatit të tij të auditimit. Në përgjithësi, SAI nuk lejohen të

kryejnë auditime investigative të personave apo kompanive private. Prokurorët

publikë që kanë autoritetin për të hetuar, si sektorin publik, ashtu edhe atë

privat, janë më të përgatitur për të luftuar kundër korrupsionit dhe prandaj janë

në një pozitë më të mirë për ta kryer këtë detyrë. Në lidhje me këtë mundet t’i

referohemi agjencive të tilla si Zyra e Anti-Mashtrimit të Bashkimit Evropian

(OLAF) dhe Zyra Qendrore Antikorrupsion në Poloni (CBA), të cilat janë krijuar

posaçërisht për luftën kundër korrupsionit. Megjithatë, nga ana tjetër, ky

qëndrim nuk është në përputhje me parimet udhëzuese të INTOSAI dhe është i

papërshtatshëm për publikun. Taksapaguesit me siguri nuk do të kuptojnë përse

SAI, të cilat e kryejnë veprimtarinë e tyre nga paratë e taksapaguesve, nuk i

orientojnë auditimet e tyre për zbulimin e korrupsionit. Korrupsioni në fund të

Page 232: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Orgest Levani

Kontrolli i Lartë i Shtetit 231

fundit është shumë më i dëmshëm dhe i rrezikshëm për financat publike sesa

shkeljet e tjera të ligjit ose shkeljet e disiplinës financiare që SAI zakonisht i

nxjerrin në pah në raportet e tyre të auditimit. Taksapaguesit presin që SAI të

bëhen aktive kudo që ka rrezikshmëri për paratë e taksapaguesve. Ky qëndrim

është i dëmshëm për SAI sepse nëse ata zgjedhin që të distancohen nga një

fushë kaq vitale, kaq të rëndësishme dhe të profilit të lartë të auditimit, ata

rrezikojnë të mbeten mënjanë si institucion. Ngritja e agjencive të specializuara

për të luftuar korrupsionin duhet të jetë vetëm hapi i parë në luftën efektive

kundër korrupsionit. Kjo pikëpamje është nxitur nga frika që SAI mund të

dështojnë në kryerjen e auditimit të korrupsionit. Auditimet për të zbuluar

korrupsionin që nuk prodhojnë rezultate të prekshme mund të dëmtojnë

gjendjen e mirë dhe reputacionin e SAI. Kontrolli i Lartë i Shtetit, si institucioni

më i lartë i auditimit publik, ka dhënë kontributin e vetë në luftën kundër

mashtrimit dhe korrupsionit duke rritur performancën, numrin e auditimeve

dhe cilësinë e tyre. Referuar rezultateve të auditimit të kryera nga KLSH për

nëntëmujorin e vitit 2017 janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare në

mbledhjen e të ardhurave, shpenzime të pajustifikuara të kryera nga

institucionet e ndryshme shtetërore të audituara, me pasojë dëm ekonomik

ndaj Buxhetit të Shtetit në shumën totale prej 9,226 milionë lekë ose 69 milionë

euro, si dhe shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e

subjekteve të audituara, në shumën totale prej 86,961 milionë lekë, afërsisht

651,3 milionë euro. KLSH, duke marrë përsipër rolin e gardianit më të

rëndësishëm institucional të kontrollit, llogaridhënies dhe transparencës në

Shqipëri, ka dhënë kontributin në luftën kundër korrupsionit, edhe nëpërmjet

bërjes së kallëzimeve penale në rastin e konstatimit të shkeljeve të rënda si

shpërdorimi i detyrës me pasoja të konsiderueshme financiare, të kryera nga

zyrtarët e administratës shtetërore të të gjitha niveleve. Për periudhën Janar-

Shtator 2017, KLSH ka depozituar 29 kallëzime penale në organet e prokurorisë

ndaj 83 personave përgjegjës të administratës shtetërore ku vlera totale e dëmit

ekonomik të shkaktuar si pasojë e veprimeve të tyre të kundërligjshme është

rreth 132 milionë lekë. Për sa i përket raportimit te mashtrimit dhe komunikimit

me menaxhimin situata është pak më komplekse. Standardi i raportimit nuk

ndryshon nëse audituesit fokusohen më shumë në zbulimin e mashtrimit dhe

korrupsionit. Ligjet, rregulloret, ose politikat, mund t’u kërkojnë audituesve, që

të raportojnë menjëherë tek organet e zbatimit të ligjit, ose tek organet e

Page 233: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

232 Botime 2017

hetimit, indicie të llojeve të caktuara të mashtrimit, veprimeve të paligjshme,

shkeljeve të dispozitave të kontratave ose marrëveshjeve të ndryshme, ose

format e abuzimit. Në rrethana të tilla, audituesit duhet të pyesin organet

kompetente, ose të kërkojnë prej tyre këshillim ligjor, nëse raportimi publik i

informacionit rreth mashtrimit të mundshëm do të komprometonte hetimet

ose procedurat ligjore në lidhje me këto çështje. Në raste të tilla audituesit e

kufizojnë raportimin e tyre publik deri në çështjet të cilat nuk do t’i

komprometonin këto procedura, siç mund të jetë informacioni që tashmë është

bërë publik. Raportimi i mashtrimit kërkon që audituesit të adresojnë efektin që

mund të ketë mashtrimi ose veprimet e paligjshme në raportet financiare. Kur

audituesit zbulojnë shkelje të vogla, por të raportueshme, shkelje të dispozitave

të kontratave, ose abuzime që nuk janë materiale nga një perspektivë

financiare, ato zakonisht komunikojnë gjetjet tek zyrtarët e subjektit të

audituar. Nëse raporti i auditimit zbulon mangësitë në kontrollin e brendshëm,

mashtrimin, veprime të paligjshme, shkelje të dispozitave të kontratave ose

marrëveshjeve të granteve, ose abuzim, audituesit duhet t'i raportojnë

pikëpamjet e tyre tek zyrtarët përgjegjës. Duke patur parasysh se SAI kanë më

pak kompetenca hetuese sesa prokuroria, ky disavantazh kompensohet nga

afërsia që ato kanë me llogaritë e subjekteve të audituara, njohuritë, si dhe

ekspertiza e stafit të tyre. Duke analizuar më nga afër procesin e menaxhimit

financiar, SAI dhe audituesit e tyre janë në gjendje të zbulojnë anomalitë dhe

devijimet nga procedurat standarde, si dhe të identifikojnë parregullsitë e tilla si

mashtrimi apo korrupsioni. Rezultatet më të mira në luftën kundër korrupsionit

mund të arrihen nëse SAI dhe prokuroria punojnë së bashku. Njohja e

specializuar e SAI, kur lidhet me kompetencat e gjera të hetimit të prokurorisë,

është arma më e fuqishme kundër korrupsionit. Për interesin dhe të mirën e

përbashkët, të dyja duhet të përdoren, veçanërisht në vendet dhe zonat me

rrezik të lartë.

Page 234: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Bledi Dervishaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 233

KORRUPSIONI, VIRUSI PREHISTORIK MODERN

nga Bledi Dervishaj - Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 08 dhjetor 2017

Nëse një virus hyn në trupin e një njeriu apo çdo organizmi tjetër të gjallë, vihet

re se kjo qenie fillon të shfaqë simptoma të cilat nuk janë shfaqur më parë. Një

nga këto simptoma është dobësia që krijohet në lidhje me faktorë të jashtëm të

përditshëm. Prandaj për këto viruse, sidomos kur sulmojnë njeriun, fillojnë në

mbarë botën të ngrihen organizata për të gjetur medikamentin e duhur për ta

mposhtur këtë virus. Për fat të mirë, zhvillimi i teknologjisë po ecën me ritme

mjaft të shpejta, duke bërë më të sigurt jetët tona. Por nga ana tjetër mjekësia

dhe teknologjia po përballen me dy sfida që kanë ardhur si pasojë e kësaj

rrjedhe të ngjarjeve.

E para ka të bëjë me imunitetin që këto viruse krijojnë nga sulmi i vazhdueshëm

me të njëjtin medikament apo antivirus. Është njësoj sikur të na jepej çdo ditë i

njëjti ekuacion matematikor, i cili sado i vështirë apo i ndërlikuar të jetë, do të

vijë një ditë që do ta zgjidhim mjaft lehtë, pasi do të mësohemi me të. Në këtë

rast organizatat fillojnë të ristudiojnë virusin, duke vënë lupën mbi përmirësimin

gjenetik të tij dhe njëkohësisht duke u përpjekur të gjejnë zgjidhje të reja. Duke

vazhduar kështu një cikël të mbyllur që vazhdon.

E dyta lidhet me krijimin e viruseve të reja nga vetë njerëzit. Shumëkush e

mendon, madje shumë janë të bindur për faktin se ka individë që e krijojnë vetë

virusin dhe njëkohësisht antivirusin. Pse?! Shumë e thjeshtë. Pasi “nxjerrin në

treg” virusin, ky i fundit fillon të përhapet me shpejtësi nga një individ në tjetrin

duke u bërë tashmë një virus “i famshëm”. Në rastin kur këto viruse janë

natyrore, organizatave u nevojitet kohë që të gjejnë antivirusin. Në këtë rast

koha nuk është e nevojshme. Antivirusi është gati. Gati për të filluar shitjet dhe

Page 235: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

234 Botime 2017

të përfitohen para. Para të cilat këmbehen me shëndetin dhe shpesh herë jetën

e qenieve të gjalla.

Duket sikur deri tani është folur për një realitet paralel imagjinar, por nuk është

kështu. Duket sikur kemi folur për një temë specifike, dhe nuk ka të bëj me

asgjë tjetër. Ndoshta. Por mjafton shumë pak që historinë e virusit ta

përkthejmë në një histori më të prekshme nga ne, një histori që e përjetojmë

çdo ditë, një histori që një pjesë e jona nuk arrin ta shohë, siç nuk arrin të preket

nga virusi, por kjo nuk do të thotë që nuk ka viruse. Të paktën këtë gjë e dimë të

gjithë. Mjafton shumë pak, vetëm një togë fjalësh dhe çdo gjë e shkruar më

sipër merr tjetër rrjedhë, edhe pse kuptimi mbetet i njëjtë. Mjafton të

ndryshojmë fjalën virus me korrupsion, dhe fjalën organizëm me institucion për

të parë një tjetër anë të medaljes.

Korrupsioni është virusi më i fortë dhe më i pamposhtur në gjithë historinë e

njerëzimit. Ndoshta kanë evoluar mjetet e korrupsionit, ideja mbetet e njëjtë, e

pandryshuar ndër shekuj e shekuj me radhë. Po ashtu si edhe në rastin e virusit,

korrupsioni arrin të hyjë në institucionet tona. Pasi i ka shtrirë tentakulat e veta

aty, institucioni nuk arrin të funksionojë më si më parë, diçka nuk shkon. Të

ardhurat fillojnë të bien ndjeshëm dhe shpenzimet shpesh herë të bëjnë të

habitesh, pasi nuk janë aspak në përputhje me objektivat e shoqërisë dhe më

pak akoma të përdorura me ekonomicitet, efikasitet dhe efiçencë. Shtetet e

ndryshme në mbarë botën kanë krijuar institucione të cilat luftojnë këtë virus sa

prehistorik aq edhe modern. Këto institucione përpiqen me mjetet e veta për ta

luftuar këtë vemje, edhe pse kjo vemje ka krijuar një mburojë mjaft të fortë,

pasi për një pjesë të mënyrave me të cilat është sulmuar, ka krijuar imunitet

tashmë. Nga ana tjetër institucionet e autorizuara për luftën ndaj korrupsionit

vazhdojnë paralelisht me punën e tyre të zhvillohen profesionalisht, të kryejnë

trajnime kombëtare e ndërkombëtare. Është një luftë e vazhdueshme ndërmjet

asimilimit dhe përdorimit të teknikave të reja nga njëra anë dhe imunitetit që

krijon virusi korrupsion nga ana tjetër. Për fat të keq, nga këto institucione është

e pamundur ta parandalosh, por limitohen në kurimin e pacientit institucion,

edhe pse gjithnjë këto institucione përfundojnë me pasoja të dukshme. Po ashtu

si në rastin e virusit, ka edhe një mënyrë tjetër të krijimit të korrupsionit, ajo e

prodhuar vetë nga njerëzit. Vetëm se në këtë rast është më keq, kura nuk

Page 236: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Bledi Dervishaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 235

ekziston. Dhe në këtë kaos të krijuar, i humbur del shteti, të humbur dalim ne

që jetojmë aty.

Pika e dobët e institucioneve, e cila duhet theksuar se është mjaft e preferuar

nga korrupsioni, janë prokurimet publike. E kush mund të ishte tjetër, kur dihet

se lëvizjet e shumave të parave në këtë sektor janë marramendëse. Edhe pse

kura e përdorur duke zhvilluar prokurimet në mënyrë elektronike, ndonëse pak

avangarde për Shqipërinë, ka vështirësuar rehatinë e zhvillimit të virusit

korrupsion, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme. Rastet për tu vënë në podium janë

rastet e “marrëveshjeve të fshehta”, të cilat zerojnë konkurrencën, dhe i bëjnë

procedurat pothuajse fiktive, pasi përfundimi dihet. Këto marrëveshje shpesh

herë të bëjnë të ndihesh i pafuqishëm kundrejt perfeksionizmit që gëzojnë.

Gjithashtu duhet përmendur se veçori tjetër e këtyre marrëveshjeve është se

ato janë më shumë të aplikueshme në rastet e vlerave të mëdha, të cilat

përkojnë shpesh me kontratat sektoriale, ku edhe operatorët janë të limituar,

duke krijuar një mini monopol.

Ndoshta në rastin kur vetë natyra e prodhon virusin, ajo që mund të bëjmë

është të gjejmë zgjidhjen apo kurën. Ndoshta në rastin kur prodhohet në forma

laboratorike, mbetet në dorën apo ndërgjegjen e dikujt, disave apo më shumë.

Në rastin e korrupsionit, fajin e kanë të gjithë, kush më shumë e kush më pak,

kush në formë aktive, kush në formë pasive apo dhe thjesht në heshtje apo

mosveprim.

Shumë organizma kanë një imunitet të lindur për këto viruset, ashtu si mjaft

punonjës punojnë në mënyrë të ndershme duke u përpjekur me përkushtim për

arritjen e objektivave institucionale të cilat ndikojnë në objektivat mbarë

kombëtare. Prandaj duhet theksuar fakti që jo çdo pjesë e trupit preket nga

virusi, ashtu si jo çdo punonjës i institucioneve të infektuara, preket nga

korrupsioni.

Institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një nga institucionet që i ka shpallur

luftë të hapur korrupsionit po bën përpjekjet maksimale në drejtim të

përmirësimit profesional të stafit të vet, me çdo lloj mënyre të njohur deri tani,

duke tentuar me çdo kusht të parakalojë imunitetin e krijuar nga virusi

korrupsion, aq sa në vitet e fundit ngjason më së shumti me një institucion

modern perëndimor, sesa me imazhin e zymtë të krijuar në dekadat e kaluara.

Page 237: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

236 Botime 2017

Rritja e besimit tek ky institucion është më se e evidentueshme. Mjafton të

përmendim se gjatë vitit 2016, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka trajtuar 660 letra dhe

ankesa, për probleme të ndryshme, nga të cilat 318 rezultuan jashtë

kompetencave dhe juridiksionit të institucionit. Nga 342 kërkesa dhe ankesa në

kompetencë të KLSH, 209 prej tyre janë verifikuar dhe u është dhënë përgjigja

përkatëse, ndërsa 133 janë në proces verifikimi. Ky numër mjaft i lartë i

shkresave drejtuar institucionit të KLSH-së, na bën ne stafit të tij të ndihemi më

të përgjegjshëm në punën tonë. Besimi ndaj këtij institucioni është besim ndaj

të gjitha shkallëve të këtij institucioni, duke filluar nga Kryetari i Kontrollit të

Lartë të Shtetit deri tek audituesit.

Besimi ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk ka ardhur si pasojë e “politikave

moderne” ndërmjet “luftës” në rrjetet sociale, siç jemi mësuar të shohim vitet e

fundit në vend, por ka ardhur si pasojë e rezultateve që ka servirur ky institucion

në vitet e fundit. Mjafton të përmendim vetëm rezultatet e vitit të fundit, atë

2016, me shifrat e publikuara nga KLSH, për të kuptuar pse sot njerëzit e kanë

zhvendosur besimin drejt këtij institucioni. Përkatësisht, për vitin 2016 janë

konstatuar:

A. Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera,

me dëm ekonomik në shumën totale prej 25,484 milion lekë, afërsisht 188

milion euro .

B. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e

subjekteve të audituara, në shumën totale prej 46,844 milion lekë, ose afërsisht

346 milion euro, nga e cila: 35,919 milion lekë në fushën e të ardhurave dhe

10,925 milion lekë në fushën e shpenzimeve.

Në total janë konstatuar shkelje në shumën 72,328 milion lekë, ose afërsisht

534 milion euro.

Për sa më sipër, për të metat dhe shkeljet e konstatuara për çdo subjekt të

kontrolluar, në bazë të ligjit nr. 154, datë 27.11.2014 “Për Organizimin dhe

Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, KLSH ka lënë rekomandime për

zbatim, duke njoftuar edhe institucionet apo strukturat përkatëse, si dhe ka

bërë publike rezultatet e auditimeve në median e shkruar dhe atë elektronike.

Page 238: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Bledi Dervishaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 237

Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara në bazë të ligjit të mësipërm, Ligjit nr.

152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe Kodin e Punës, KLSH u ka kërkuar organeve

respektive shqyrtimin dhe marrjen e 1104 masave disiplinore dhe

administrative.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 49 kallëzime penale,

për drejtues të rangut të mesëm dhe të lartë

Pas këtyre shifrave, kuptohet pse-ja e numrit të lartë të ankesave apo letrave të

cilat i drejtohen KLSH-së. Në këtë prizëm, me këtë përgjegjësi të marrë mbi

supe, punës aktuale e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i bashkëngjiten edhe detyra

të tjera sublime, ato të një “gjykate popullore”.

KLSH gjithnjë e më shumë po përvetëson praktika evropiane, duke kërkuar me

çdo kusht ngritjen e këtij institucioni në të njëjtin nivel me atë të vendeve më të

zhvilluara. Gjithsesi, sfida kryesore e Kontrollit të Lartë të Shtetit është lufta ndaj

korrupsionit, por deri tani duket se është i vetëm. Duket sikur po lufton kundër

një kuçedre mitologjike, që kur i pret kokën, i mbijnë tre të tjera. Kjo s’do të

thotë që duhet të dorëzohemi, dhe as që duhet të frikësohemi, madje duhet të

shtyhemi që të luftojmë me shumë, deri sa ta kuptojnë të gjithë se me këtë

kuçedër mund të fitohet, por për ta bërë këtë, duhet të bashkohemi të gjithë

për një qëllim.

Page 239: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

238 Botime 2017

Page 240: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Qeram Cibaku

Kontrolli i Lartë i Shtetit 239

KËSHILLAT E DR. MOSER DHE REKOMANDIMET E KLSH – DY ANË TË SË NJËJTËS MEDALJE

nga Qeram Cibaku - Auditues i Lartë, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 08 dhjetor 2017

Dr. Josef Moser, ish-Sekretar i Përgjithshëm i INTOSAI-t dhe President i Gjykatës

së Auditimit të Austrisë për periudhën 2004-2016, njihet sot si njëri nga

personalitetet më në zë në fushën e auditimit shtetëror. Ai është dalluar për

reformat e kërkuara në administratën e Austrisë, për “599 rekomandimet e

Gjykatës së Auditimit mbi borxhin publik” (2009), kontributin për ligjin e partive

politike, transparencës dhe mediave (2012),etj. Një juri e ka lauruar në vitin

2013 me çmim prestigjioz, me arsyetimin se, në kontekstin ndërkombëtar, si

udhëheqës i Gjykatës Austriake të Auditimit, ka kryer funksionin e Sekretarit të

Përgjithshëm të INTOSAI-t në “një mënyrë të jashtëzakonshme”. Në këtë shkrim

i jam referuar këtij personaliteti, jo thjeshtë e vetëm për miqësinë e tij me KLSH-

në, karrierën publike e staturën e spikatur profesionale, por për një aspekt që

lidhet me titullin e shkrimit dhe merr udhë me fjalën e mbajtur prej tij në

Simpoziumin e 22 të UN/ INTOSAI-t, ku Dr.Moser nënvizoi se:

“Bazuar në shifrat, të dhënat dhe faktet e paraqitura nga SAI-et, është e mundur

të formulohen rekomandimet, të cilat,

Nga njëra anë: mund të jenë udhëzime konkrete për subjektet e audituara,

për përmirësimin e situatave të caktuara, dhe

Nga ana tjetër: mund tu japin informacione drejtuesve politikë, në mënyrë

që ata të përmbushin përgjegjësitë e tyre politike dhe të shërbejnë gjithashtu

si një levë për proceset reformuese”1.

1 -Revista “Auditimi publik”, botim i KLSH-së, Nr.4, janar-prill 2013, fq.35.

Page 241: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

240 Botime 2017

Rekomandimet e auditimit të KLSH-së/SAI-t janë sugjerime zyrtare mbi veprimet

korrigjuese, akte të tërheqjes së vëmendjes, zgjidhje logjike e praktike mbi

korrigjimin e dobësive dhe orientime të komunikuara të nevojshme si kurs

veprimi për organizatat e sektorit publik. Nëpërmjet rekomandimeve të dhëna,

audituesit shtetëror të KLSH-së, (si vlerësues objektiv dhe recensentë të

paanshëm të aktiviteteve, sistemeve, proceseve, politikave, transaksioneve etj.),

identifikojnë të metat e mangësitë dhe nevojën për përmirësim. Gjithashtu, ata

“godasin” shkakun e parregullsive të konstatuara, që kanë rezultuar nga

ballafaqimi i situatave konkreteve me kriterin ligjor. (Kjo si për shpenzimin e

fondeve publike, ashtu dhe administrimin apo menaxhimin e pronës

shtetërore). E thënë më shkurt, rekomandimet e KLSH parandalojnë shkeljet

ligjore dhe financiare, si dhe orientojnë zgjidhje të zbatueshme për

vendimmarrësit e targetuar, krahas përmirësimit të cilësisë së qeverisjes

publike.

Nga ana tjetër, verifikimi i zbatimit të rekomandimeve shënon gjurmimin e

zbatimit të tyre, skanimin e veprimeve të menaxhimit, matjen dhe monitorimin

e progresit mbi detyrat e lëna institucioneve të qeverisjes qendrore e vendore,

fondeve speciale, shoqërive tregtare, etj.

Rekomandimet për korrigjimin e të metave/parregullsive dhe shqyrtimi i tyre

përmes një procesi follow up, shikohen nga KLSH si përmbushje e përgjegjësive

dhe zbatim i Standardeve më të mira profesionale ndërkombëtare (ISSAI 300,

pikat 25 dhe 26 të ISSAI 400, Parimet dhe udhëzimet më të mira të lidhura me

ISSAI 11, etj). Nga ana tjetër, rekomandimet e auditimit shtetëror burojnë nga

ligji specifik për organizimin dhe funksionimin e KLSH-së, si kërkesë e zhvillimit

të institucionit të përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies publike. Kështu, në bazë

të nenit 15 të ligjit nr. 154/2014, KLSH duhet tu rekomandojë drejtuesve të

njësive të audituara apo organeve të kompetencës korrigjimin e mangësive,

kompensimin dhe dëmshpërblimin sipas ligjit të çdo shume të përdorur në

shkelje të tij, marrjen e masave strukturore e organizative, duke përfshirë dhe

nisjen e procedurave disiplinore e administrative.

Po si qëndron analiza e situatave konkrete, lidhur më çfarë Dr.Moser sugjeron, e

zbritur në terrenin e praktikës sonë të përditshme? Si reagojnë Kuvendi, Qeveria

dhe titullarët e institucioneve apo subjekteve publik ndaj rekomandimeve të

KLSH? Këtyre pyetjeve do të përpiqemi tu përgjigjemi përmes kësaj analize.

Page 242: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Qeram Cibaku

Kontrolli i Lartë i Shtetit 241

I. Ka një qasje pozitive nga Kuvendi, (agjent i të cilit është dhe KLSH-ja),

veçanërisht nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave, për të marrë në

shqyrtim veprimtarinë e institucionit në kuadër të traditës së konsoliduar të

raportimit përpara Komisioneve të tij, analizimin e shkallës së realizimit të

rekomandimeve si dhe shqyrtimin e raporteve të veçanta të performancës të

përgatitura nga ekspertët e KLSH.

Për herë të parë, Kuvendi i Shqipërisë me Vendimin nr. 49/2017, datë

20.04.2017 “Për krijimin e mekanizmit për monitorimin sistematik të ndjekjes

dhe zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe

atyre të krijuara me ligj”, themeloi një set masash në mbështetje të këtij fronti,

përfshirë dhe vlerësimin e zbatimin e detyrave dhe rekomandimeve të auditimit

shtetëror. Së pari, Plani i Veprimit që shoqëron këtë vendim, normon jo vetëm

detyrimin që Komisioni i Kuvendit të marrë paraprakisht raportin e Qeverisë mbi

gjetjet e KLSH-së, por edhe situatën e azhurnuar të zbatimit apo moszbatimit të

tyre. Së dyti, Ministria e Financave, detyrohet të hartojë një raport specifik mbi

zbatimin e planit të veprimit lidhur me KLSH dhe raportet e auditimit. Në pikat

nr. 11 dhe 12 të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për vlerësimin e

veprimtarisë së KLSH-së për vitin 20152, Kuvendi i ka sugjeruar institucionit të

auditimit shtetëror që raportimi vjetor para Kuvendit, si pjesë integrale të

përfshijë dhe informimin mbi shkallën dhe mënyrën e zbatimit të

rekomandimeve nga subjektet e audituara më parë.

Rekomandimet e KLSH-së shërbejnë si instrumente dhe leva për proceset

reformuese të Kuvendit dhe Qeverisë. Kryetari i KLSH-se, z.Bujar Leskaj, që

përpara disa vitesh ka nxitur Kuvendin dhe ka rekomanduar krijimin e Këshillit të

Pavarur Fiskal (i cili ti raportojë vetëm Kuvendit), si dhe për fiksimin e kufirit të

borxhit publik në nivelin 60%, që nëpërmjet tij Kuvendi të ushtrojë kontrollin e

tij efektiv mbi Qeverinë dhe qeverisjen. Por, mesa duket, për këto mekanizma

“ende nuk janë pjekur kushtet”...A nuk ka ardhur koha që Kuvendi t’i

rikonsiderojë këto ide, që u shërbejnë proceseve reformuese?

2 Datë 20 tetor 2016.

Page 243: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

242 Botime 2017

II. A i mban Qeveria sytë hapur për zbatimin e këtyre këshillave të KLSH-së? A

ka një vëmendje të shtuar për rekomandimet kyçe?

Zbatimi i rekomandimeve të auditimit është përgjegjësi e Qeverisë, Ministrive

dhe agjencive të tyre. ”Qeveria është plotësisht përgjegjëse për veprimet dhe

mosveprimet e saj,- thuhet në Deklaratën e Limës, - dhe ajo nuk mund të

justifikohet duke iu referuar konstatimeve të auditimit”. Nga ky këndvështrim,

Qeveria duhet që para së gjithash, rekomandimet e audituesve shtetërorë ti

vlerësojë si mjet i dobishëm me efekt parandalues në përsëritjen e shkeljeve

financiare e ligjore dhe si komponent agresiv në luftën kundër korrupsionit e

mashtrimeve financiare. A duhet të jetë më e përgjegjshme Qeveria ndaj

rekomandimeve të KLSH-së? Le të fokusohemi me argumentet mbi dy

komponentë të veçantë:

1. Përkushtimin e Qeverisë, Ministrive dhe Institucioneve të varësisë për

plotësimin, korrigjimin dhe harmonizimin e kuadrit ligjor e nënligjor në fuqi,

sipas asaj që KLSH ka sugjeruar për përmirësim. Po ti referohemi raportit të

publikuar të veprimtarisë së KLSH-së, vetëm gjatë vitit 2016 janë rekomanduar

65 propozime të ndryshimeve ligjore apo përmirësimit të kuadrit të dispozitave

në fushën e buxhetimit, konsolidimit fiskal, huamarrjes, prokurimeve,

sigurimeve shoqërore e shëndetësore, etj. Rezulton nga proceset e riverifikimit

se janë pranuar 62 propozime dhe zbatuar vetëm 10 prej tyre (!!) Nëse analiza

do të shtrihej në diapazonin kohor 2012 - 2016, një numër i konsiderueshëm i

370 propozimeve mbi përmirësimin e kuadrit ligjor e nënligjor mbeten ende pa

u miratuar nga Qeveria, kur ata janë thjeshtë vullneti i saj.

2. Inkuadrimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të KLSH-së në Raportin e

Konsoliduar mbi funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm Financiar

Publik. Jo rastësisht, dispozitivi për menaxhimin financiar dhe kontrollin (MFK), i

normon Ministrisë së Financave (MF) dhe nëpërmjet saj Qeverisë, përgjegjësinë

e hartimit të këtij Raportit Vjetor të Konsoliduar, ku në pjesën e dytë të tij3

pasqyrohen gjetjet dhe zbatimi i rekomandimeve të auditimit të brendshëm dhe

atij të jashtëm. Në fakt, nëse u hedh një sy raporteve të konsoliduara të MF për

vitet e fundit, informacionet që ato paraqesin nuk e mbulojnë indikatorin e

3 Shih Manuali i MFK, Tiranë 2016, fq 49

Page 244: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Qeram Cibaku

Kontrolli i Lartë i Shtetit 243

rezultateve të auditimeve të KLSH-së dhe në këtë aspekt këto raporte të MF

janë ende me mangësi. Ndaj ministritë dhe institucionet publike duhet të

përditësojnë matricat e përgjegjësive mbi analizimin e gjetjeve dhe zbatimin e

rekomandimeve të lëna nga institucioni i auditimit të lartë të shtetit.

III. A ka një reagim dhe veprim konkret e energjik nga subjektet apo strukturat e

audituara? A i kanë adresuar entitetet siç duhet çështjet e ngritura nga

auditimet e mëparshme të SAI-t? Si reagojnë njësitë e audituara nga KLSH në

tre kohë të ndryshme?

Po të studiosh ”psikologjinë e reagimit” të të audituarve, mund të vëresh

skenarin tre hapësh “para - në vend, prapa - në vend”. Konkretisht:

Akti i parë: Nën presionin e filtrave të angazhimeve të auditimit, institucionet

dhe subjektet publike, në përputhje me përcaktimet e nenit 15 të ligjit nr.

154/2014, përmbushin detyrimin dhe informojnë KLSH brenda 20 ditëve nga

marrja e përfundimeve zyrtare të angazhimit, mbi pranimin e

rekomandimeve, duke hartuar, nënshkruar dhe dërguar planet e veprimit, të

adresuara për çdo rekomandim me afate, persona e struktura operacionale

përgjegjëse.

Akti i dytë: Detyrimi për të raportuar me hollësi në KLSH mbi statusin e

çështjeve të ngritura, ecurinë e zbatimit të çdo rekomandimi dhe kthimin e

përgjigjes brenda afatit 6-mujor nga data e dërgimit të raportit të

angazhimit, (kërkesë e nenit 30 të ligjit të auditimit), pothuajse harrohet...

Gjatë këtyre muajve, titullarët e subjekteve të qeverisjes qendrore dhe

vendore, “dremisin” mbi raportet dhe konkluzionet e angazhimit. Një pjesë e

drejtuesve, nxitojnë të jenë formalisht në rregull me kthimin e përgjigjes

vetëm ditët e fundit të konsumimit të këtij afati ligjor, duke e shënuar

ndjekjen e detyrave si aksione në proces.

Akti i tretë: Me rikthimin në mënyrë sistematike të ekipeve të audituesve

shtetërorë të KLSH për të bërë “double check” dhe vlerësuar çdo veprim të

drejtuesve të subjektit dhe verifikuar zbatimin e detyrave të lëna, lëshohet

alarmi dhe “thirrja për vigjilencë” se, “Erdhi përsëri Kontrolli i Shtetit (!!)”.

(Thua se je në komedinë “Revizori” të Gogolit)... Në situatat e mosveprimit

dhe indiferencës së titullarëve dhe drejtuesve të niveleve më të ulëta, të

audituarit angazhojnë një arsenal apologjish dhe arsyesh (të paarsyeshme) të

Page 245: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

244 Botime 2017

tipit: “kjo detyrë nuk mund të realizohej”, ”rekomandimi ishte i pamundur të

zbatohej se personat janë larguar nga institucioni pas zgjedhjeve politike dhe

nuk u gjendet adresa”, “nuk na kanë dorëzuar asgjë paraardhësit”, “ne nuk

mund ta dërgonim çështjen në gjykatë se kjo pastaj do të konsiderohej

personale”, etj. Pra, është i njëjti staf që ka nënshkruar dokumentet e

auditimit (projektin dhe raportet), ka konfirmuar rekomandimet me planet e

veprimit dhe në fund me mosveprimin shkelin përcaktimet e ligjit specifik të

KLSH-së nr. 154/2014.

Në “portofolin”e rekomandimeve të KLSH për periudhën 2012-2016 zë vend me

rëndësi kërkesa për arkëtimin e mbi 192 miliardë lekëve si shpërblim i dëmit të

shkaktuar, ku shqetësues vijon të konsiderohet pesha që zënë në këto shuma

dëmesh financiare degët rajonale të Tatimeve e të Doganave, organet e

qeverisjes vendore (ish-komunat dhe Bashkitë), drejtoritë e ALUIZNI-t dhe

ZVRPP-te, etj. Për këto 5-vite ta analizuara, janë kërkuar të zbatohen gjithsej

8189 rekomandime për masa organizative si dhe 6899 masa administrative. Po

kështu, gjatë periudhës janar-shtator 2017 janë zbatuar nga titullarët e

subjekteve vetëm pothuajse gjysma e masave disiplinore e administrative, nga

1014 të propozuara. Kjo situatë duhet përmbysur me veprime e aksione të

prioritizuara të Qeverisë dhe agjencive të saj. Bashkërendimi i hallkave dhe

monitorimi sistematik i ndjekjes së rekomandimeve të auditimit, duhet

konsideruar si angazhim konstant i titullarëve të subjekteve publike, Grupeve të

Menaxhimit Strategjik (GMS), Sekretarëve të Përgjithshëm, Komiteteve të

Auditimit të Brendshëm (KAB) dhe Njësive të Auditimit të Brendshëm, etj..

Kuvendi duhet ta kërkojë dhe Qeveria duhet të inkurajojë ministrat, që të bëjnë

publike në faqet zyrtare të ministrive planet e veprimit dhe të relatojnë në

vijimësi, mbi mbarëvajtjen e masave dhe zbatimin e rekomandimeve, meqenëse

dhe Raportet apo vendimi i Kryetarit të KLSH janë dokumente të hapura për

publikun. Le të ekspozohet dhe konsiderohet ky plan si pjesë e platformës

digjitale për transparencë dhe pjesëmarrje publike në qeverisje. Kësisoj publikut

i jepet mundësia të shikojë besueshmërinë e qeverisjes dhe monitorojë

integritetin e përgjegjshmërinë publike të zyrtarëve dhe ekzekutivit. Vetëm në

këtë mënyrë, drejtuesit publikë dhe politikë mund tu shërbejnë proceseve

transformuese, ashtu siç këshillon Dr. Moser...

Page 246: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Lindita Lati

Kontrolli i Lartë i Shtetit 245

KLSH DHE VETËKORRIGJIMI PËR ZHVILLIM

nga Lindita Lati – Drejtor i Përgjithshëm, KLSH

botuar në gazetën “Panorama”, më 11 dhjetor 2017

Duke parë gatishmërinë dhe vullnetin e institucioneve supreme të auditimit

(SAI-ve) për të realizuar procesin e matjes së performancës së tyre dhe

korrigjimit të vetes, Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të

Auditimit, INTOSAI, grumbulloi praktikat më të mira dhe hartoi shumatoren e

treguesve të matjes së performancës për SAI-t.

Performanca si koncept, nënkupton jo vetëm veprimin për të realizuar

aktivitetin e caktuar apo të dëshiruarin, por edhe vendosjen e sistemit të duhur

të matjes, i cili siguron matjen apo vlerësimin e nivelit për secilin aspekt të

veprimtarisë, si dhe mundëson krahasimin e tij në boshtin kohor dhe me

institucionet e tjera homologe, bazuar në një sistem të dakordësuar treguesish,

të përshtatur sipas kushteve specifike të secilit vend.

Bazuar në eksperiencat më të mira të vendeve anëtare të INTOSAI-t u draftua

korniza e matjes së performancës për Institucionet e Supreme të Auditimit në

tetor 2013, e cila u testua dhe u miratua në Kongresin INCOSAI XXII të INTOSAI-t

në Abu D’Habi të Emirateve të Bashkuara Arabe, në dhjetor 2016. Kjo matricë

(shumatore) treguesish u ndërtua në mënyrë të tillë që të mund të përshtatej

me specifikat e vendit dhe të institucioneve të auditimit publik.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, megjithëse një institucion relativisht i ri dhe i vogël

krahasuar me SAI-t e vendeve të tjera anëtare të INTOSAI-t, bazuar në filozofinë

dhe parimin e përmirësimit të vazhdueshëm, në mënyrë vullnetare u bë pjesë e

procesit të testimit të vetes, nëpërmjet kësaj mënyre të unifikuar të matjes së

performancës. Edhe pse kjo shumatore ishte në fazën e testimit, duke qenë

pjesë aktive e INTOSAI-t, KLSH ngriti grupet e punës sipas departamenteve të

Page 247: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

246 Botime 2017

auditimit përgjatë viteve 2014 dhe 2015 dhe testoi aplikimin e pjesshëm të

Kornizës së Matjes së Performancës1 (KMP). Institucioni shqiptar përfaqëson një

strukturë që synon të udhëheqë përmes shembullit vetjak dhe të qenit i

sinqertë me vetveten dhe transparent me publikun, me Parlamentin dhe me

palët e tjera të interesit është për të një kusht “sine qua non” ekzistence, një

tipar i provuar dhe i formësuar për ‘watchdog’-un e përdorimit të fondeve

publike, KLSH-në.

Në këtë këndvështrim, rezultatet e përdorimit të Kornizës së Matjes së

Performancës së SAI-t u pasqyruan në Raportin e Performancës së KLSH-së për

vitin 2016, duke evidentuar drejtimet e reformave dhe zhvillimeve të

brendshme të institucionit, të cilat përbëjnë garanci për modernizimin e tij të

mëtejshëm, bazuar në standardet ndërkombëtare ISSAI të INTOSAI-t dhe në

moton e kësaj Organizate “Experentia mutua Omnibus prodest (Nga

eksperienca e përbashkët fitojnë të gjithë)”.

Nëpërmjet kësaj qasjeje, KLSH synon identifikimin e pikave të forta, dobësive

dhe oportuniteteve për të përmirësuar performancën, si dhe vendosjen e një

sistemi bazë për të matur progresin dhe mundësuar mbështetje nga të gjithë

palët e interesit për një institucion të auditimit të jashtëm publik të

modernizuar. Rishikimi sistematik i performancës do t’i mundësojë KLSH-së të

ndjekë progresin në aspektet kryesore të veprimtarisë dhe të sigurojë

informacion të rëndësishëm, mbi të cilin mund të bazojë vendimet e tij

organizative dhe menaxheriale në të ardhmen.

Matja e performancës nëpërmjet sistemit të përbërë nga 25 tregues, vlerëson

veprimtarinë e KLSH-së në fushat kryesore, si pavarësia dhe korniza e garantuar

ligjore, qeverisja e brendshme dhe etika, cilësia e auditimit dhe raportimi,

menaxhimi financiar, asetet dhe strukturat mbështetëse, burimet njerëzore dhe

trajnimi, si dhe komunikimi dhe bashkëpunimi me palët e interesit. Kjo matricë

treguesish merr në konsideratë faktin që Institucionet Supreme të Auditimit

1 Hartuar nga Grupi i Punës së INTOSAI-t për “Vlerat dhe Dobitë e SAI-ve” (version i tetorit

2013)

Page 248: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Lindita Lati

Kontrolli i Lartë i Shtetit 247

janë institucione komplekse dhe se performancat e tyre në aspekte të ndryshme

janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Vlerësimi i mangësive dhe nevojave nëpërmjet këtij instrumenti të matjes së

performancës do të jetë baza mbi të cilën KLSH do të parashikojë zhvillimet e

reja strategjike të tij, duke u mbështetur në informacione dhe të dhëna

konkrete, duke përcaktuar mundësitë dhe rrugët për t’u përmirësuar dhe

monitoruar punën e institucionit, si dhe duke rritur transparencën e

llogaridhënien.

Korniza e matjes së performancës është konsideruar si një dokument strategjik,

së bashku me manualet e auditimit dhe udhëzuesit përkatës, i cili po zbatohet,

bazuar në eksperiencat vetjake të institucionit, si dhe në praktikat më të mira të

institucioneve simotra, me të cilat KLSH është në kontakt dhe bashkëpunim të

vazhdueshëm. Nëpërmjet saj, institucioni ka siguruar mundësinë për

vetëkorrigjim në kohë dhe në drejtimet e duhura në trajektoren e tij të

zhvillimit. Korniza e matjes së performancës së SAI-t2, e shndërruar në një

standard pas Kongresit INCOSAI i XXII-të në Abu D’Habi në dhjetor 2016, i

mundëson KLSH-së (1) konsolidimin e tij strukturor, (2) vazhdimësinë e

zhvillimit të nivelit të ekspertizës së audituesve të vet, (3) përsosjen

organizative, (4) rritjen e përgjegjshmërisë dhe transparencës me publikun, me

partnerët kombëtarë e ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha, me vetveten, (5)

komunikim të sinqertë dhe të përgjegjshëm me qytetarët dhe Kuvendin,

mbikëqyrësit e tij, (6) realizimin e objektivit për të qenë një institucion model që

udhëheq nëpërmjet shembullit, si dhe (7) rritjen e ekonomicitetit, efiçiencës

dhe efektivitetit në menaxhimin e burimeve të veta, duke realizuar misionin e tij

si një vlerë e shtuar për qytetarët shqiptarë.

Mënyra e realizimit të vlerësimit bazuar në këtë qasje e sistem treguesish mund

të realizohet edhe nga një institucion homolog, nëpërmjet procesit të vlerësimit

midis kolegësh (Peer Review). Kjo praktikë vlerësimi aplikohet gjerësisht në SAI-t

e zhvilluara evropiane. Institucioni shqiptar aplikoi për këtë mënyrë vlerësimi

2 Botuar dhe publikuar në faqen zyrtare të internetit:

http://www.klsh.org.al/web/libri_pmf_3366.pdf

Page 249: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

248 Botime 2017

dhe gjatë vitit 2016, Gjykata Austriake e Auditimit, një SAI shumë i zhvilluar me

tradita mbi 250 vjeçare në auditim, si dhe selia e Sekretariatit të Përgjithshëm të

INTOSAI-t, realizoi vlerësimin mes kolegëve për KLSH-në. Në nëntor 2016,

Drejtori i Përgjithshëm i Gjykatës së Auditimit të Austrisë, z. Robert Sattler

prezantoi në Tiranë, në prani të përfaqësuesve të profesoratit, të shoqërisë

civile dhe medias Raportin “Peer Review (rishikim, vlerësim mes Kolegëve)” për

Kontrollin e Lartë të Shtetit. Ai vlerësoi pavarësinë e lartë të institucionit, të

fituar duke zbatuar standardet ndërkombëtare të auditimit të jashtëm publik,

ISSAI, si dhe ligjin e ri integral të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në nëntor

2014.

KLSH ka aplikuar qasjen e vetëvlerësimit apo vetëkorrigjimit për t’u zhvilluar,

për treguesit e ciklit të planifikimit strategjik, sistemit të kontrollit të

brendshëm, etikës, integritetit dhe strukturës organizative, udhëheqjes dhe

komunikimit të brendshëm, menaxhimit të burimeve njerëzore, si dhe zhvillimit

profesional dhe trajnimit. Kështu, treguesi i fundit është vlerësuar sipas katër

dimensioneve: planifikimi dhe proceset për zhvillimin profesional dhe trajnimin,

zhvillimet profesionale për auditimin financiar, zhvillimet profesionale për

auditimin e përputhshmërisë, si dhe zhvillimet profesionale për auditimin e

performancës. Vetëvlerësimi kërkoi kurajën për t’u ballafaquar me

problematikat, por nga ana tjetër, i mundësoi KLSH-së të përcaktojë mbi baza

reale rrugët e përmirësimit të mëtejshëm, si garanci për të realizuar misionin e

tij në shërbim të qytetarëve dhe Parlamentit.

Page 250: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Dorel Balliu

Kontrolli i Lartë i Shtetit 249

KLSH DHE IPA ADRIATIC: 8 SHTETE, NJË DET DHE NJË URË DREJT SË ARDHMES!

nga Dorel Balliu - Auditues, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 13 dhjetor 2017

IPA Adriatic CBC, programi më i rëndësishëm territorial evropian në rajonin e

Adriatikut, që përfshin 8 shtete (Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Greqia,

Italia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia), nuk është vetëm një program ndërkufitar i

Komisionit Evropian, por gjithashtu edhe një rrjedhë dinamike e projekteve dhe

realiteteve që ndryshojnë e që bashkojnë territore të shumëllojshme, me një

synim të përbashkët: rendjen drejt integrimit evropian! Ky proces i ndryshimeve

ekonomike dhe të kuadrit ligjor është i lidhur ngushtë me arritjen e një objektivi

tjetër, atë të bashkimit të njerëzve; një bashkim i brendshëm i pakohë dhe që

arrihet hap pas hapi.

Programi IPA Adriatic Cross Border Cooperation 2007-2013 ka ndërtuar

marrëdhënie bashkëpunimi ndërkufitar midis shteteve që aderojnë në

Bashkimin Evropian dhe Shteteve kandidate ose potencialisht kandidate që

duan të harmonizojnë kufijtë e tyre. Janë të shumtë faktorët që lejojnë krijimin

e një drejtimi të përbashkët, të lidhur me afërsinë gjeografike dhe kulturore,

Page 251: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

250 Botime 2017

sikurse me qëndrueshmërinë politike të rajonit. Pas shumë vitesh konflikte,

rajoni i Adriatikut po shkon drejt një integrimi të tipit vertikal në drejtim të

institucioneve të BE-së, si dhe drejt integrimit horizontal me anë të krijimit të

një hapësire të shkëmbimit të lirë të mallrave dhe të njerëzve.

Kjo marrëdhënie ka përqafuar 8 shtete, 102 projekte dhe mbi 790 aktorë, ndër

të cilët edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke u reflektuar në zhvillimin e

infrastrukturës dhe turizmit, mbrojtjen dhe ruajtjen e brigjeve të detit,

mbrojtjen e mjedisit dhe të burimeve natyrore, vlerësimin e prodhimeve,

traditave dhe kulturave lokale, trajnime, si dhe kërkime shkencore. Këto janë

disa nga format e petkut që kanë marrë projektet e financuara nga IPA Adriatic,

duke ndikuar fuqishëm dhe vendosshmërisht në shtete, rajone, qytete, komuna,

sipërmarrje, institucione publike a private, si dhe shoqata në territoret e të

gjitha palëve të interesuara.

Programi IPA përbën një konglomerat dijesh dhe eksperiencash me anë të cilave

mund të përballohen sfidat e reja të rajonit të Adriatikut dhe të Mesdheut.

“Politika të kohezionit e të para-anëtarësimit”, “lufta ndaj parregullsive,

mashtrimit dhe korrupsionit”, “emigracioni” nuk janë vetëm fjalë, por

nënkuptojnë edhe impenjime konkrete. Kështu p.sh., sa i përket luftës kundër

parregullsive dhe mashtrimit, është i nevojshëm kapërcimi i diversiteteve në

sistemet kushtetuese, ligjore e procedurale të secilit vend pjesëmarrës në favor

të një harmonizimi të tyre, duke krijuar një strategji veprimesh dhe metodologji

parandalimi të parregullsive, mashtrimit dhe korrupsionit në kuadër të

menaxhimit të fondeve evropiane.

Në takimin përmbyllës të IPA Adriatic që u zhvillua në L’Aquila të Italisë më datë

4 Dhjetor, ndër të tjerë, ishin të pranishëm eksponentë të lartë si Presidenti i

Parlamentit Evropian, z. Antonio Tajani dhe zv. Presidenti z. David Sassoli, të

cilët theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi për ecjen e vendeve kandidate

ballkanike drejt integrimit në Bashkimin Evropian; Komandanti i Përgjithshëm i

Guardia di Finanza-s italiane, z. Giorgio Toschi, i cili renditi objektivat e

përbashkëta të arritura në luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit, si dhe

pikat ku kërkohet të mësyhet; anëtari i Gjykatës Evropiane të Llogarive (ECA) z.

Gabriele Cipriani dhe anëtari i Gjykatës Italiane të Llogarive (Corte dei Conti) z.

Carlo Mancinelli, të cilët nënvizuan punën e kryer nga institucionet supreme të

auditimit në llogaridhënien për paranë publike të shpenzuar përkatësisht nga BE

Page 252: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Dorel Balliu

Kontrolli i Lartë i Shtetit 251

dhe projektet evropiane të Shtetit italian; Ezio Perillo, anëtar i Gjykatës së

Bashkimit Evropian; ashtu sikurse përfaqësues të tjerë të shteteve pjesëmarrëse

dhe përfitues të fondeve IPA.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përcaktuar qartë në Ligjin nr. 154/2014 për

Organizimin dhe Funksionimin e tij, neni 10, pika dh), se në fushëveprimin e tij

është kompetent edhe për auditimin e përdoruesve të fondeve publike të

ofruara nga Bashkimi Evropian ose organizata të tjera ndërkombëtare. Në këtë

aspekt, pjesëmarrja e tij në këtë program bashkëpunimi ndërkufitar, ku aktorë

shqiptarë të ndryshëm kanë përfituar fonde IPA, ishte domosdoshmëri, si dhe

shenjë e vlerësimit si një institucion suprem auditimi i shëndoshë dhe thelbësor

sa i përket përdorimit efektiv, eficient dhe ekonomik të parasë publike nga ana

e subjekteve shtetërore.

Në këtë konferencë, KLSH përfaqësohej nga z. Bajram Lamaj, Drejtor i

Departamentit të Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit, si dhe nga z. Dorel Balliu,

auditues në Departamentin e Auditimit të Performancës. Në vazhdën e

punimeve, grupi pjesëmarrës pati një takim miqësor me homologun e ECA-s z.

Cipriani, duke folur mbi praktika të ndryshme pune që ndiqen në Gjykatën

Evropiane të Audituesve, metodologjitë dhe raportet përkatëse. Në përfundim

të takimit, përfaqësuesit e KLSH-së dhanë edhe një intervistë për një televizion

lokal italian, duke vlerësuar projektin IPA Adriatic dhe siguruar të gjitha palët

Page 253: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

252 Botime 2017

për angazhimin e rolin e KLSH-së në auditimin e fondeve dhe projekteve të

huaja.

Tetë shtete, një det i vetëm dhe një vizion largpamës për të vazhduar rrugëtimin

drejt ndërtimit së bashku të një Evrope më të fortë, më të madhe, më të drejtë,

me shpresën se nuk do të jetë thjesht një takim përmbyllës, por do të shërbejë

si një pikënisje për të shkruar historinë e ardhshme të rajonit Adriatik.

Page 254: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Manjola Naço

Kontrolli i Lartë i Shtetit 253

KLSH DHE KËRKESA KONSTANTE PËR FORCIMIN E AUDITIT TË BRENDSHËM

PUBLIK

nga Manjola Naço - Drejtor i Përgjithshëm, KLSH

botuar në gazetën “Sot”, më 14 dhjetor 2017

Ngritja e strukturave të pavarura dhe profesionale të auditimit të brendshëm,

është synuar në ndryshimet ligjore të ndërmarra në këtë drejtim, në funksion të

përmbushjes së objektivave strategjike në menaxhimin e financave publike.

Pavarësisht ndryshimeve ligjore për auditimin e brendshëm në sektorin publik,

garantimi i strukturave funksionale të auditimit të brendshëm është i lidhur me

kulturën menaxheriale institucionale. Ekspertët e auditimit, dinë që kultura

menaxheriale është kusht i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të garantuar

pavarësi funksionale të strukturave të auditimit të brendshëm. Po a kemi arritur

që të krijojmë kushtet e përshtatshme për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm

të strukturave të auditit të brëndshëm në sektorin publik, me miratimin e Ligjit

nr.114/2015, datë 22.10.2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”.

Sjellim disa fakte të cilat mund të lexohen edhe nga një person jo i familjarizuar

me funksionet dhe misionin e strukturave të auditit të brendshëm.

Së pari, ligji i ri, ka parashikuar ngritjen e Komiteteve të Auditimit si .... organ të

pavarur, monitorues e këshillëdhënës për titullarin e njësisë publike, si dhe

mbështetës për njësinë e auditimit të brendshëm .... Komiteti i Auditimit të

Brendshëm, në ato njësi publike ku krijohet, e shtrin autoritetin për të gjitha

njësitë e varësisë. Deri në momentin e ndryshimeve strukturore qeveritare,

komitetet e auditimit ishin krijuar vetëm në 8 ministri nga 16 ministri që duhej

të ngrinin një strukturë të tillë. Nga ana e titullarëve të ministrive, ka patur

qëndrime të ndryshme lidhur me qasjen drejt këtyre strukturave, të cilat sipas

ligjit do të ishin në ndihmë të drejtimit për forcimin e kontrollit të brendshëm

dhe rritjen e pavarësisë së strukturave të auditimit.

Page 255: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

254 Botime 2017

Në zbatim të kërkesave ligjore VKM nr. 160, datë 02.03.2016 “Për mënyrën e

funksionimet kompetencat dhe përbërjen e Komitetit të Auditimit të Brendshëm

në njësitë publike”, anëtarët e Komitetit të Auditimit të Brendshëm emërohen

me urdhër të titullarit të njësisë publike. Ekspertiza e KLSH-së konstatoi se në të

gjitha strukturat e ngritura kemi përsëritje të ekspertëve të përfshirë në këto

Komitete që reflekton potencialisht mungesën e kapaciteteve për të siguruar një

mision të plotë në dhënien e garancive të arsyeshme lidhur me procesin. Nuk

mungojnë edhe fakte të konfliktit të interesit, në lidhje me mënyrën se si janë

përzgjedhur dhe caktuar anëtarët e komiteteve të auditimit të ministrive, etj.

Së dyti, nga të dhënat e konsoliduara1 deri numri i NJAB në sektorin publik që

raportojnë pranë Drejtorisë së Harmonizimit të AB, është 112 njësi në qeverisjen

qendrore, pushtet lokal, institucione të pavarura dhe shoqëri publike. Evoluimi i

strukturave të auditimit të brendshëm jepet në grafik.

Nga auditimi konstatohet se, nga një numër i konsiderueshëm i titullarëve të

njësive të qeverisjes së përgjithshme, nuk kanë siguruar shërbimin e auditimit të

brendshëm në njësitë e tyre në njërën nga format e përcaktuara në nenin 10 të

Ligjit Nr.114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”, datë

22.10.2015. Fakt mbetet se ligji e lë në dorë të titullarëve ngritjen e strukturave

të auditit të brendshëm dhe gjykimin për mënyrën më efektive për të mbyluar

aktivitetin me këtë lloj shërbimi. Edhe në kushtet e ekzistencës së VKM nr. 83,

datë 08.02.2016 “Për miratimin e kritereve të krijimit të NJAB”, (vendim të cilin

Ministria e Financave u detyrua ta ndryshojë me VKM e datës 11.5.2016),

1 Fundi i vitit 2016

Page 256: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Manjola Naço

Kontrolli i Lartë i Shtetit 255

mungojnë mekanizmat e mbikëqyrjes rigoroze dhe të imponimit, sidomos për

rastet kur, subjektet plotësojnë këto kritere dhe titullarët nuk veprojnë për

përmbushjen e detyrimit të ngritjes së NJAB.

Së treti, në shkallë sistemi, për vitin 2016, auditimi i brendshëm megjithëse

parashikohej të kryhej nga 420 auditues, është mbuluar nga 386 auditues ose

91% e numrit të programuar. Të dhënat gjithashtu tregojnë se nga këta, të

certifikuar janë 295 auditues ose 76% e numrit të punonjësve të përfshirë në

këto struktura dhe 58 auditues të pa certifikuar ose 16%. Pjesa tjetër janë

auditues në proces certifikimi. Më hollësisht paraqiten në tabelën e

mëposhtme.

Në mënyrë analitike për pesë vitet e fundit niveli i certifikimit të audituesve të

brendshëm të këtyre strukturave jepet grafikisht si më poshtë.

Fakti që në strukturat e AB ka persona të pa certifikuar, situatë e pranishme më

shumë në organet e pushtetit vendor dhe njësitë e varësisë, cenon garantimin e

arritjes së objektivave dhe përmbushjen e misionit të auditimit të brendshëm.

Niveli i njëjtë i personave të pa certifikuar në sistem, tregon se strukturat kanë

Page 257: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

256 Botime 2017

lëvizje të vazhdueshme të stafit dhe nga Titullarët nuk i kushtohet vëmendje e

veçantë kritereve që duhet të plotësohen, në mënyrë që të garantohet cilësia e

auditimeve. Në këtë drejtim hapësirat që ka krijuar ligji, (neni 11/2/c i ligjit nr.

114/2015), duke bërë një hap prapa nëpërmjet rekrutimit dhe pranimit në

sistemin e auditivit dhe të punonjësve të pa certifikuar, i kanë kthyer strukturat

në të njëjtat nivele si në momentin e parë të krijimit të strukturave të auditit të

brendshëm.

Analizuar ipas vjetërsisë në punë, të dhënat për audituesit e punësuar në

strukturat e AB-ve paraqiten në tabelën në vijim:

Viti Numri i

audituesve

Deri

5 vjet

Mbi

5 vjet

Të pa

certifikuar

2012 391 158 233 71

2013 387 164 223 59

2014 351 146 205 60

2015 352 154 198 63

2016 386 172 214 58

Fakti që raportohet i grupuar numri i audituesve deri në 5 vjet, nuk jep

informacion të saktë të punonjësve të përfshira në këto struktura me vjetërsi 0

dhe 1, por nga auditimet e kryera nga KLSH në rang sistemi numri më i madh i

këtyre audituesve kanë më pak se 2 vjet në strukturat e auditimit të brendshëm.

Kjo është dhe pjesa që qarkullon më shumë dhe që reflekton paqëndryshmëri të

strukturave duke ndikuar direkt në cilësinë e auditimeve dhe cënon misionin e

tyre.

Së katërti, një element kyç që reflekton nivelin e strukturave të AB, si dhe lidhet

në korrelacion të drejtë me profesionalizmin dhe pavarësinë e këtyre

strukturave, është niveli i gjetjeve gjatë misioneve të auditimit të realizuar dhe

realizimi i tyre.

Page 258: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Manjola Naço

Kontrolli i Lartë i Shtetit 257

Gjetjet 2012 2013 2014 2015 2016

Totali(në vlerë) 3,199,964 4,321,991 20,138,457 68,789,045 2,111,3

08

Totali(në numër) 4,698 3,556 4,441 4,186 9,421

Është fakt, nivel i ulët i zbatimit të rekomandimeve vetëm 47%, pavarësisht se

pranueshmëria e tyre është në masën 99%. Pra, ndërsa numerikisht janë shtuar

rekomandimet nga viti në vit, niveli i zbatimit të tyre nuk e ndjek këtë trend. Kjo

do të thotë se nga strukturat drejtuese puna e auditit të brendshëm jo vetëm

nuk kuptohet si duhet, por as merret në konsideratë. Kjo ngre para nesh disa

dilema, të tipit: ose audituesit e brendshëm nuk prodhojnë rekomandime

cilësore, ose titullarët janë moskokëçarës dhe indiferentë, apo për më tej ato i

shikojnë strukturat e auditimit si funksione që nuk shtojnë vlerë për realizimin e

objektivave të institucioneve. Kjo e fundit lidhet edhe me kriteret dhe

profesionalizmin e personave të cilët emërohen në strukturat e auditit të

brendshëm. Kjo situatë reflekton nga ana tjetër, nivelin e ulët të njohjes nga ana

e titullarëve, të dobive që sjellin struktura të forta dhe profesionale të auditimit.

Nuk arrihet të kuptohet rëndësia e tyre në vendosjen dhe funksionimin e

sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe minimizimin e rasteve të mashtrimit

duke ndikuar në mirëadministrimin e fondeve publike. Niveli i zbatimit të

rekomandimeve në nivel ministrish është 22% ndërkohë që në pushtetin vendor

ky nivel zbatimi rritet në 29%. Neglizhenca e konstatuar tregon varësinë që këto

struktura kanë nga titullarët dhe pamundësinë për të shtuar presionin për

zbatimin e rekomandimeve të cilat vetë titullarët e institucioneve i pranojnë.

KLSH, ka sjellë në vëmendje të Ministrit të Financave që mënyra se si po

veprohet me monitorimin e këtyre strukturave dhe roli pasiv i strukturave që

metodologjikisht duhet të ishin udhëheqëse të ndryshimeve në funksion të rritjes

së pavarësisë dhe cilësisë së punës audituese të këtyre strukturave, është i lidhur

me një kuadër ligjor dhe rregullativ që nuk reflekton praktikën e deritanishme në

Shqipëri dhe është larg qasjes menaxheriale që përkufizon sektorin publik tek ne.

Nëse vërtetë kuadri rregullativ nuk arrin të ofrojë sigurinë për arritjen e

objektivave që kanë strukturat e auditimit të brendshëm, atëherë ku qëndron

problemi për të ndërhyrë për të përshtatur një sistem që i shkon konteksit

Page 259: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

258 Botime 2017

shqiptar, pasi vetëm kështu do të garantohet që auditi i brendshëm të kthehet

një shtyllë mbështetëse për zhvillimin e qëndrueshëm të financave publike, siç

dhe pretendon strategjia qeverisëse. Strukturat e Ministrisë së Financave duhet

të jenë të parat që të lexojnë pikat e dobëta të cilat minojnë punën e auditit të

brendshëm, dhe të ndërhyjnë në kohë për të përmirësuar çfarë nuk shkon siç

duhet. Një reagim i tillë do të tregonte vërtetë se strukturat që realizojnë

monitorimin e auditit të brendshëm, në Ministrisë së Financave, kanë kapacitet

profesionale, me njohje të plotë të sistemit dhe me forcën për të sjellë

ndryshimin.

Page 260: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Bujar Leskaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 259

QËNDRUESHMËRIA NË 40 VITE E DEKLARATËS SË LIMËS

nga Bujar Leskaj - Kryetar i KLSH-së

botuar në gazetën “Telegraf”, më 15 dhjetor 2017

Deklarata e Limës konsiderohet nga të gjithë si Akti që ndryshoi botën e auditimit më të lartë shtetëror. Ajo është quajtur me të drejtë edhe si Magna Carta, Kushtetuta e institucioneve të auditimit publik. Konsiderohet po ashtu si ISSAI 1, standardi i parë dhe themelor i profesionit të audituesit të jashtëm.

Që nga koha kur u miratua në Kongresin INCOSAI i IX-të në tetor 1977 në Lima, Peru, Deklarata u konceptua mbi bazën e një bashkëpunimi ndërkombëtar real mes institucioneve supreme të auditimit publik (SAI-ve), që në atë kohë ishte zgjeruar ndjeshëm. Organizata ndërkombëtare e SAI-ve, INTOSAI kishte 24 vite që funksiononte dhe anëtarësimi në të i tejkalonte 100 SAI-t anëtare.

Parimet e Deklaratës së Limës mbi funksionimin e auditimit më të lartë publik dëshmuan përvojën e fituar nga SAI-t në këtë proces. Nga ana tjetër, ato ofruan mundësinë që kjo përvojë të bëhej pronë e të gjitha SAI-ve. Deklarata i inkurajoi të gjitha SAI-t për të zhvilluar auditimet e tyre, duke përdorur parime uniforme bazuar në eksperiencën e përbashkët, sipas motos së INTOSAI-t “Experentia mutua Omnibus prodest (Nga eksperienca e përbashkët fitojnë të gjithë)”.

Ideja e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërkombëtar mes SAI-ve ishte e rrënjosur në mendjet e autorëve të Deklaratës 40 vite më parë. Me një nga etërit e Deklaratës, firmosës dhe hartues kryesor i saj, Dr. Hubert Weber, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Sekretariatit të Përgjithshëm të INTOSAI-t pranë Gjykatës Austriake të Auditimit dhe ish-President i Gjykatës Europiane të Audituesve, pata fatin të zhvilloj një bisedë pak ditë më parë në Takimin Jubilar të mbajtur në Lima, Peru me rastin e 40 Vjetorit të Deklaratës. Dr. Weber ngre pyetjen: ”Sa herë që paraqitet një reformë e auditimit qeveritar, e cila e meriton këtë përcaktim, sa herë që adresohen problemet kryesore të auditimit të qeverisë, referenca bëhet zakonisht në Deklaratën Limës “Udhëzimet mbi Parimet e Auditimit”. Po pse Deklarata e Limës, një arritje e Kongresit INCOSAI i

Page 261: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

260 Botime 2017

IX-të të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit -INTOSAI në vitin 1977, ka dhënë orientim lidhur me çështjet themelore të auditimit publik për katër dekada rresht dhe, me të gjitha gjasat do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen?1”. Dhe po vetë përgjigjet: ”Synimi i deklaruar i shumicës dërrmuese të SAI-ve ishte të jepnin një kontribut për të trajtuar zhvillimet kritike me përpjekje të zgjeruara që synonin drejt efiçiencës së auditimit. SAI-t, të cilat kishin në përgjithësi pak burime në dorë, u përqendruan në këtë qëllim, megjithëse ballafaqoheshin me kufizime të konsiderueshme në lidhje me burimet financiare dhe njerëzore. Në Kongresin e IX-të në Peru, SAI-t arritën që të zhvendosnin fokusin nga kryesisht identifikimi i mangësive, duke siguruar në mënyrë konstruktive shtysën drejt një administrimi dhe menaxhimi me ekonomicitet dhe të përmirësuar të burimeve të tyre, duke u mbështetur më tej nga një theksim gradualisht përherë e më i fortë i auditimeve të performancës2”. Dr. Weber pranoi me kënaqësi të vizitojë KLSH-në gjatë viti të ardhshëm dhe t’u drejtohet audituesve shqiptarë.

Në përshëndetjen e tij, Kontrollori i Përgjithshëm i SHBA-ve, z. Gene L. Dodaro,

cilësoi se “Deklarata e Limës “Udhëzime mbi Parimet e Auditimit” bën thirrje për

auditim të pavarur të qeverisë dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse parashtron

rëndësinë e pavarësisë së SAI-t. Ajo thekson se institucionet e larta të auditimit

mund t'i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë objektive dhe efektive vetëm nëse ato

janë të pavarur nga subjekti i audituar dhe mbrohen nga influenca e jashtme.

Pavarësia mbështet punën që bëjmë si auditues të qeverisë, duke na lejuar t'i

ndihmojmë qeveritë tona për të siguruar integritetin dhe llogaridhënien e

burimeve dhe programeve publike3”.

Deklarata e Limës i rezistoi testit të kohës. Kjo ndodhi për shkak se udhëzimet e saj përqendrohen në sigurimin e pavarësisë së institucionit suprem të auditimit shtetëror, SAI-t. Vlerat e parimeve të saj u projektuan në sfond të betejave të shumta të dhjetëra SAI-ve kudo në botë për të fituar apo ruajtur pavarësinë e tyre funksionale dhe financiare, duke iu qëndruar rrebesheve të joshjeve apo presioneve nga qeveri ose segmente të caktuara qeveritare, për të ndikuar apo edhe manipuluar SAI-n. Deklarata përkufizoi përmbajtjen e pavarësisë, duke përcaktuar marrëdhëniet e SAI-ve me institucionet e tjera shtetërore, duke mos lënë asnjë shteg për influenca të papërshtatshme qeveritare. Kaq e qartë dhe pa

1 Botimi në anglisht “40 Vjet Deklaratë e Limës e INTOSAI-t”, faqe 6, dhjetor 2017, Lima, Peru.

2 Po aty, faqe 6-7.

3 Gene L. Dodaro, nga Video-Përshëndetja në Jubileun e 40-të të Deklaratës së Limës, Lima,

Peru, dhjetor 2017

Page 262: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Bujar Leskaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 261

ekuivoke është përmbajtja e Deklaratës, sa në këto katër dekada, vetëm përmendja e emrit të saj nervozonte jo pak drejtues apo përfaqësues qeverish me synime të spikatura akaparimi pushtetesh. Kur tre vjet më parë debatonim si KLSH në Komisionet e Kuvendit përmbajtjen e ligjit të ri integral për institucionin tonë, të miratuar në nëntor 2014, ajo që na vinte në ndihmë, na jepte kurajo dhe qartësi në rrugën tonë për të siguruar një pavarësi të plotë funksionale dhe financiare të institucionit, ishte pikërisht Deklarata e Limës.

Ajo vendosi kufijtë mbi aktivitetet e institucionit suprem të auditimit dhe përcaktoi fuqinë e vendimeve të tij, duke ofruar udhëzime të detajuara metodologjike për përmbajtjen dhe fushat e veprimtarisë së SAI-t, si dhe duke dhënë parimet e sigurimit të cilësisë në auditim, një koncept që në vitin 1977 ishte mjaft përpara kohës së tij.

Deklarata e Limës i qëndroi kohës, edhe për faktin se ajo paratha rritjen e rolit, përgjegjësisë dhe ndërveprimit të SAI-ve dhe Organizatës së tyre INTOSAI në bashkëpunimin ndërkombëtar. Ajo i pozicionoi saktë aktivitetet e SAI-t në nivel ndërkombëtar, në lidhje me shkëmbimin e përvojës audituese dhe në marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare. Ky pozicionim është sot edhe më i dukshëm, nëpërmjet dy Rezolutave të njëpasnjëshme të OKB-së më 22 dhjetor 2011, Rezoluta A/66/209 "Nxitja e efiçiences, përgjegjshmërisë, efektivitetit dhe transparencës së administratës publike, duke forcuar Institucionet Supreme të Auditimit" dhe më 19 dhjetor 2014, Rezoluta A/69/228: "Promovimi dhe fuqizimi i efiçiences, përgjegjshmërisë, efektivitetit dhe transparencës së administratës publike, me anë të forcimit të institucioneve të larta të auditimit". OKB ka zgjedhur SAI-t dhe INTOSAI-n partnerë në punën për zbatimin e objektivave të Axhendës 2030 të Kombeve të Bashkuara. SAI-t dhe INTOSAI në Kongresin e tyre të fundit INCOSAI i XXII-ë në Abu D’Habi të Emirateve të Bashkuara Arabe në dhjetor 2016, u bashkuan në ambicie dhe vendosmëri për të qenë sa më profesionalë në vlerën e shtuar të shërbimit ndaj qytetarit.

Deklarata e Limës 40 vjet më parë u nënshkrua nga 80 SAI pjesëmarrëse në Kongresin INCOSAI i IX-të. Sot janë 194 SAI nga po kaq vende të botes, të bashkuar në ambicie dhe vendosmëri, që potencojnë zbatimin e Deklaratës, të ndërgjegjësuar më shumë se kurrë për vlerat e udhëzimeve dhe parimeve të saj.

INTOSAI, organizata e SAI-ve, është një njësi e veçantë në qeverisjen botërore. Duke mos qenë strukturë qeveritare e shteteve kombëtare, por një organizatë e pavarur me përfshirje të veçantë në strukturën e autoritetit shtetëror, INTOSAI ka një mision të qartë për të kryer. Kjo organizatë ushtron një ndikim të dukshëm tek organizatat e specializuara të Kombeve të Bashkuara, të cilat

Page 263: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

262 Botime 2017

përpunojnë rregulla dhe rekomandime për shtetet kombëtare. Ja përse OKB kërkon sot nga INTOSAI dhe SAI-t e saj anëtarë partneritet dhe mbikëqyrje në zbatimin me efektivitet të objektivave të Axhendës 2030. Për shkak të rolit që luan nëpërmjet SAI-ve kombëtare, INTOSAI qëndron larg burokracisë së globalizimit dhe mund të ndikojë dukshëm në mirëfunksionimin e organizatave të tjera ndërkombëtare.

Ky rol fuqizohet akoma dhe më tepër sot, kur tendencat anti-globaliste janë në një spirale rritëse dhe risqet për dobësimin deri madje edhe shpërbërjen e bashkimeve politike dhe federatave, apo institucioneve ndërkombëtare janë reale dhe të forcuara.

Në këtë aspekt, rëndësia e Deklaratës së Limës reflektohet edhe nëpërmjet kontributit të INTOSAI-t në mirëfunksionimin e sistemit të organizatave ndërkombëtare. Bashkëpunimi mes OKB-së dhe INTOSAI-t për performancën e objektivave të Axhendës 2030 jep garanci për ta parë të ardhmen e një bote më mirë të integruar, ku parimet e mirëqeverisjes globale dhe e sistemeve financiare kombëtare transparente e të përgjegjshme, janë mbizotëruese.

Ja përse edhe me 40 vite mbi supe, Deklarata e Limës është sot po aq e kohës sa kur dhe u krijua, në mos më tepër. Betejat për shëndoshjen e financave publike dhe menaxhimin e duhur të borxheve publike të stërmëdha, i ftojnë si INTOSAI-n dhe ne SAI-t anëtare në një kontribut dhe rol të pamenduar më parë, por të cilin Deklarata me parimet e saj e ka parathënë 4 dekada të kaluara. Dhe saktësisht faktin që Institucionet Supreme të Auditimit janë të kualifikuara për të nxitur sigurinë e mirëfunksionimit të financave shtetërore. Ato janë dhënëset e sigurisë, certifikueset e shëndetit të këtyre financave me rëndësi jetike për shërbimet ndaj qytetarit. Duke kontribuar në këtë siguri, ne si SAI mundemi sot të bëjmë ndryshimin e pritur në jetën e qytetarëve të vendeve tona.

Page 264: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Marjola Llanaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 263

TË DREJTOSH DUKE MËSUAR

nga Marjola Llanaj - Audituese e Lartë, KLSH

botuar në gazetën “Sot”, më 16 dhjetor 2017

Muaji i Hapur i KLSH-së, nga datat 6 nëntor-11 dhjetor, i cili kishte për objektiv

shtimin e komunikimit dhe ndërveprimit të KLSH-së me qytetarin, nëpërmjet

pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në aktivitetet dhe tryezat e rrumbullakëta,

sigurisht u mbyll me larmi aktivitetesh të cilat në fakt nuk kalojnë pa u vënë re,

jo vetëm nga publiku i gjerë i cili është pjesë e tyre, por në fakt, dua të ndalem

në atë çka mbeti tek unë si auditues i këtij institucioni.

Si pjesëmarrëse e një pjese të këtyre aktiviteteve, nga forumet teknike të tyre e

deri te pjesa sociale, isha aty, dëgjoja, mësoja, vëzhgoja dhe interpretoja

perceptime të ndryshme që mbeteshin tek unë, herë mendoja me zë të lartë

dhe shpesh si auditues, pa ju shmangur “sëmundjes profesionale” ngrija pyetje

brenda qenies time.

Dhe kryesoja ishte: Si arrin lidershipi i KLSH të drejtojë në fusha shumë

dimensionale, këtë institucion, dhe të jetë protagonist i vazhdueshëm në arenën

komplekse të këtij vendi të vogël i cili gjithmonë mbetet mes “shtrëngata

mendjesh” dhe trafiku të lartë “lidershipi”, ku të gjithë japin mendje e ngrenë

teori por pak ose aspak vepra konkrete?

KLSH në fakt nuk është institucion aq “i kollajtë” për tu drejtuar lehtësisht, pasi

është në antagonizëm të vazhdueshëm me një pjesë të mirë të aktorëve të këtij

vendi, kjo për shkak të rolit kushtetues që ka dhe në respekt të ndarjes së

pushteteve të një vendi demokratik.

Dhe pyetjet pasojnë njëra tjetrën: Si të udhëheqësh në një terren kaq të

vështirë, me një kulturë jo fort “punëdashëse” ku të gjithë mendojmë se dimë

diçka dhe vetëkënaqemi se është mjaftueshëm? Si të arrish të bësh diçka mirë?

Pa rënë ndesh me rregulla të pashkruara të një kulture të kahershme dhe pa i

përkeqësuar gjerat?

Page 265: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

264 Botime 2017

Shpesh kam dëgjuar teori mbi mënyrën e të udhëhequrit. Disa thonë “udhëhiq

duke dhënë shembull”, të tjerë thonë “udhëhiq duke ndjekur” dhe përsëri të

tjerët thonë “udhëhiq duke qëndruar jashtë” pa i përfshirë drejtpërdrejtë në atë

çka drejton.

Mesa duket praktika ka treguar se çfarëdo që të zgjedh lidershipi, gjithmonë do

jetë duke udhëhequr. Rezultati është krejtësisht i ndryshëm, bazuar në

filozofinë që zgjedh. Faktikisht, qëndron diçka e vërtet në gjithë këtë dhe

shembuj ka mjaftueshëm dhe në këtë vendin tonë të vogël me lidership me

shumicë.

Në mënyrë modeste, si një person me një përvojë mesatare në punë, (18 vjet

punë) preferojë versionin e udhëheqjes duke mësuar. Pra një lidership i cili

“Tërheq karrocën bashkë me punonjësit e vetë”, mëson me ta, sjell ide të reja

dhe i vë në jetë.

Mendoj se në Shqipëri duhet të ekzistojë dhe pranohet kultura: Të udhëheqim,

fillimisht duhet të mësojmë, të marrim dijet dhe mençurinë që ne do të ndajmë

patjetër me të tjerët. Të mësuarit na shtyn përpara dhe na lejon të bëjmë gjëra

të reja.

Por qenia njerëzore ka tendencën të mësojë më pak duke u rritur. Shkenca na

tregon se në fakt, truri ynë zvogëlohet me rritjen e moshës.

Truri i njeriut rritet gradualisht në uterus dhe më pas ngadalësohet (megjithëse

vazhdon të rritet në një shpejtësi që nuk e “vëren”) deri në moshën 8 vjeç, ku në

këtë pikë ndalon.

Ne humbin rreth 90% të lidhjeve të neuroneve deri në moshën madhore. Çfarë

ndodhë gjatë rritjes së brendshme është procesi në kalimin nga memorizim në

teorizim. Truri është një makineri parashikimi. Për të bërë parashikime, fillimisht

duhet të marrim pjesë të mëdha informacioni, dhe më pas ta përdorim për të

marrë vendime. Fëmijëria jonë është shpenzuar duke mbledhur dije; vitet tona

të mesme janë vitet kur ne ndalojmë së mbledhuri dije vazhdimisht, disa nga ne

pengojmë artificialisht aftësinë tonë për të mësuar vërtetë. Studime të

përsëritura tregojnë që njerëzit mesatarisht mendojnë që janë mbi mesataren

nga niveli i dijes që kanë. Pra me fjalë të tjera, pothuajse të gjithë mendojnë se

janë shumë më të zgjuar seç ata janë në të vërtetë.

Page 266: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Marjola Llanaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit 265

Është kjo lloj arrogance, që na bën të mendojmë se ne dimë diçka, që na pengon

të mësojmë vërtetë. Kur ne ndalojmë së mbledhuri dije vazhdimisht, disa nga ne

pengojmë artificialisht aftësinë tonë për të mësuar vërtetë.

Pse e bëra gjithë këtë parantezë dhe ju drejtova shkencës, dhe jo mendimit tim,

jo pa qëllim. Dhe arsyet do ti rendis.

Kur lidershipi i KLSH-s z. Bujar Leskaj erdhi si Kryetar i KLSH-së, paraqiti një

platformë në Komisionin e Ekonomisë, shumë ambicioze dhe me ide. Të parët

që shprehen mosbesim se mund të arrinte diçka nga ajo platformë ishim ne

punonjësit e KLSH-së, megjithëse dyshues pak, për shkak të grintës dhe

karakterit të një vlonjati tipik.

Punonjësit e KLSH-së ishin në fazën e arrogancës, ku shumica prej nesh

mendonim se ne dimë diçka, dhe kishim ndaluar të mësuarin e vërtetë, Ne

kishim penguar artificialisht aftësinë tonë për të mësuar vërtetë.

Por këmbëngulja dhe karakteri i z. Leskaj na vërtetoi mjaftueshëm me vepra se

filozofia e lidershipit të tij ishte :të drejtosh duke mësuar.

Studio lexoi dhe përzgjodhi literaturën më të fundit bashkëkohore të auditimit,

që nga manualet e auditimit sipas llojeve të tyre deri te historiku i KLSH-së, dhe i

konkretizoi në Libra.

Vetëm për vitet 2012-2016, ka një kolanë botimesh e cila ka arritur në fund të

vitit, muaji tetor 2017, në 78 tituj, nga vetëm 12 botime modeste të periudhës

1992-2011. Nuk përbën sasia asnjë tregues për librin, por personalisht vlerësoi

faktin e dashurisë ndaj Librit, i cili për mua është jetë, frymëmarrje, liri mendimi,

kulturë dhe vlerë e shtuar për çdo njeri dhe çdo institucion që investohet në të

bërit libra. Dhe ne që mendonim se dinim diçka, lexuam dhe mësuam rrugë të

reja mendimi dhe veprimi të punës që bënim.

Nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe me SAI-t partnere në Evropë u realizuan

trajnime intensive të stafit, duke rritur kapacitetet audituese dhe bashkëpunuar

sidomos në dy vitet e fundit, në kryerjen e auditimeve paralele dhe të

përbashkëta të performancës me SAI evropiane të zhvilluara dhe me SAI-t e

rajonit dhe u vumë përballë paneleve të kolegëve tanë , ishte pasqyra e vërtetë

për ne, dhe pamë që mendonim larg asaj që aspironim.

Me një punë të vazhdueshme dhe ide të reja u bë e mundur rritja e profilit

publik të KLSH-së duke kuptuar, misionin, vizionin dhe rolin e tij në shoqëri, dhe

Page 267: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

266 Botime 2017

kryesorja për të forcuar besimin e qytetarëve tek institucioni. Nëpërmjet

promovimit të rezultateve të auditimit të KLSH tek opinioni publik u përcollën

rezultatet dhe dobitë e institucionit në përmirësimin e qeverisjes, përmes luftës

kundër korrupsionit.

Dhe sigurisht nuk mund të lë papërmendur pjesëmarrjen e audituesve në

median e shkruar e cila në fakt për shumicën prej nesh është “zonë jo fort e

rehatshme”, pasi jemi audites të cilët profesionalisht “të sëmurë” me idenë që

ne flasim vetëm nëpërmjet raporteve tona. Por kjo iniciativë hapi dhe zhvilloi

një këndvështrim më të gjerë për audituesit duke mos i mbyllur në guaskën e

profesionit, por të japin opinione mbi situata të cilat janë shqetësuese për cilin

do prej nesh në këtë vend.

Nuk dua të zgjatem shumë me shembuj konkret mbi vërtetimin e asaj çka unë

perceptoj dhe e gjejë në Lidershipin e institucionit tim. Sigurisht do të ishte

utopike të them se është perfeksioni vetë, por mënyra e të udhëhequr duke

mësuar, mendoj se është e duhura.

Dua ta mbyll duke cituar një letër të shkruar me dorë nga Albert Ajnshtajni

drejtuar një mikut të tij. Në letër Ajnshtajni ndër të gjithë njerëzit e quan veten

e tij “shumë injorant”. Dhe nuk e thoshte kot. Ajnshtajni po i shkruante

privatisht mikut dhe kolegut të tij dhe pranon që ai nuk kuptonte, ndër të gjitha,

një problem fizikë. Mendja më e zgjuar dhe brilante në Tokë, në atë kohë i thotë

kolegut të tij që mënyra e vetme fitimprurëse është që ti shpjegonte idenë si të

ishte një nxënës i ri që nuk dinte pothuajse asgjë. Ajnshtajni! Besoj se do të na

vlente të gjithëve të mbanim mend që jemi të paditur.

Ne të gjithë mund të mbetemi keq dhe injorantë për injorancën tonë. Por, po

sikur ne të jetonim me fjalët e thjeshta të Ajnshtajnit? Ne përulësisht do

pranonim injorancën tonë dhe përqafonim gatishmërinë për të mësuar. Për më

tepër, kur përpiqemi të udhëheqim ose të mësojmë, ta bëjmë këtë nga

këndvështrimi i injorantëve në atë fushë dhe le të mësojmë të gjithë nga njëri

tjetri. Pa thjeshtuar atë që është pa nevojë, pa krijuar komplekse të kota, ti

shpjegojmë me shembuj të qartë dhe mos trajtojmë njëri-tjetrin si kompetentë

të asaj që themi, ta konsiderojmë veten injorantë dhe të mësojmë nga ata që

kanë urtësinë dhe vullnetin për të bërë diçka të mirë. Vetëm pasi të kemi

parasysh të gjitha këto, atëherë kjo do të tingëllonte si një udhëheqje e vërtetë

për mua.

Page 268: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Irena Islami

Kontrolli i Lartë i Shtetit 267

PËRMES NJË INTERESI NË RRITJE, KLSH PËRMBYLL MUAJIN E HAPUR PËR QYTETARËT

nga Irena Islami - Drejtore Drejtorie, KLSH

botuar në gazetën “Telegraf”, më 16 dhjetor 2017

Transparenca e aktivitetit të KLSH-së është një nga treguesit kryesorë të

modernizimit të institucionit dhe të komunikimit të tij shumë dimensional.

Qasjen e komunikimit te pandërprerë me qytetaret, KLSH e ka parë në këto

gjashtë vjet, kryesisht nëpërmjet bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe me

median, si dhe nëpërmjet përgjigjeve ndaj letrave të qytetarëve.

Mbështetur në sa më sipër dhe në standardin ndërkombëtar të Institucioneve

Supreme të Auditimit, ISSAI 12, “Vlerat dhe dobitë e Institucioneve Supreme të

Auditimit- të bësh ndryshimin në jetën e qytetarëve” dhe me qëllim njohjen më

të plotë dhe të drejtpërdrejtë të veprimtarisë së Institucionit nga qytetarët, si

edhe në kuadër të transparencës dhe njohjes së ndërsjellë të punës mes

Departamenteve të auditimit në institucion, KLSH organizoi Muajin e Hapur për

Qytetarët, në datat 7 Nëntor- 11 Dhjetor 2017.

Në lancimin zyrytar të muajit të hapur, Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj, në

fjalën e tij nënvizoi se një institucion modern i auditimit më të lartë publik, një

SAI, do të ishte i mangët dhe i izoluar, pa njohjen e plotë të veprimtarisë së tij

nga qytetari dhe mbështetjen prej publikut dhe qytetarëve, duke cituar një

shprehje të Abraham Linkoln që «Institucionet tona nuk do të jenë kurrë të

tilla(pra publike), nëse nuk krijojnë mundësitë të njihen plotësisht, madje edhe të

vizitohen apo preken fizikisht nga qytetari pagues taksash».

Page 269: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

268 Botime 2017

Gjatë këtij muaji, qytetarët patën

mundësinë të vizitojnë mjediset e

Kontrollit të Lartë të Shtetit (çdo ditë nga

ora 08:00-16:00) dhe të njihen me

historikun dhe arritjet e institucionit ne 92

vitet e ekzistencës së tij nëpërmjet mini-

muzeut në korridorin qendror të KLSH, të

takohen me punonjës, auditues dhe

ekspertë të ndryshëm të institucionit,

duke marrë të gjithë informacionin që

kanë kërkuar dhe duke adresuar pyetje të

ndryshme me interes për ta. Stafi i

përgatitur i KLSH-së ishte në dispozicion të qytetarëve gjatë gjithë kësaj

periudhe.

Gjatë muajit të hapur janë zhvilluar 49 aktivitete të ndryshme si takime mes

Departamenteve të ndryshme të auditimit me qëllim shkëmbimin e

eksperiencave; takime me gazetarë; prezantime të botimeve të KLSH-së nga

Auditues të rinj; pjesëmarrje në Panairin e librit 2017; prezantimi i Rregullores

së Re të KLSH; prezantimi i kolanës së botimeve të KLSH-së në dy panaire;

takime dhe leksione me akademikë, profesorë, filozofë të fushave të ndryshme;

prezantim i Draft-Strategjisë së zhvillimit të KLSH-së për periudhën 2018-2022;

leksione nga kolegë të SAI-ve partnere, prezantimi i buxhetit faktik për vitin

2016; promovime librash që kanë interes për KLSH; aktivitete kulturore,

promovimi i pjesëmarrjes së KLSH-së në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare,

në dy vitet e fundit me qëllim shkëmbimin e eksperiencave; pjesëmarrje në

Kongresin dhe ekspozitën rajonale “Zgjidhja e mbetjeve të ngurta, të lëngëta

dhe të gazta”, etj.

Të gjitha aktivitetet janë ndjekur me vëmendje dhe interes nga auditues,

gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, studentë, etj.

Në kuadër të bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe ekspertë të jashtëm, KLSH

organizoi disa aktivitete :

Page 270: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Irena Islami

Kontrolli i Lartë i Shtetit 269

Prof. Dr. Sazan Guri prezantoi tre libra: “Misioni i shqipes dhe Shqiptarëve”,

“Si të rrokim greqishten, latinishten, anglishten....me gegërishten...” dhe

“Visaret e shqiptarëve ndër shekuj të mijëvjeçarëve”.

Prof. Skënder Osmani paraqiti leksionin me temë “Optimizimi me shumë

kritere”. Në këtë leksion u diskutua për ndihmesën që jep ky koncept në

fushën e auditimit. Prof. Osmani përmendi që historikisht nevoja e studimit

dhe vlerësimit të riskut në fushën e optimizimit ka lindur në shumë

veprimtari, punime, projekte etj, ku investimet kanë qenë relativisht të

mëdha dhe parashikimi i efektivitetit dhe sigurisë ka pasur rëndësi të

veçantë. Kjo nevojë për riskun është shfaqur me theks (kohët e fundit) edhe

në KLSH për auditimin e performancës, p.sh ngritja e kursit të Analizës së

Riskut në KLSH, diskutimet dhe debatet e bëra vitet e fundit për sigurimin e

performancës jo vetëm mbi bazën e 3E (eficencës, efektivitetit,

ekonomicitetit), etj.

Në vijim të aktiviteteve të muajit të hapur në KLSH, në sallën e Akademisë së

Shkencave u mbajt një leksion nga Prof. Dr. Hysen Çela. Në fjalën e tij

Profesor Çela u shpreh se qëllimi i auditimit ka qenë dhe mbetet

besueshmëria e raportimit financiar dhe garantimi i transparencës. Të dyja

këto aspekte janë të domosdoshme për përmirësimin e administrimit.

Raportimi financiar cilësor e i besueshëm kërkon një bashkërendim efektiv

midis standardeve teknike cilësore dhe profesionistëve të aftë e të

përgatitur, të cilët i zbatojnë këto standarde në praktikë.

Në kuadër të rritjes së transparencës për veprimtarinë e institucionit që nga viti

2012, KLSH ka Kolanën e saj të botimeve, të cilën e ka paraqitur për të pestin vit

radhazi në Panairin e Librit, ku prezantoi 77 botime të kolanës së tij (2012-

2017), nga të cilat 10 botime të vitit 2017. Botimet e KLSH, krahas informimit të

opinionit të gjerë publik, i ndihmojnë audituesit për formimin e kapaciteteve të

tyre, zbatimin rigoroz të standardeve INTOSAI dhe shkëmbimin e eksperiencave

të mira të punës, në bazë të motos së INTOSAI-t “Nga eksperienca e përbashkët

përfitojnë të gjithë”.

Page 271: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

270 Botime 2017

Kontrolli i Lartë i Shtetit mori

pjesë gjithashtu për herë të dytë

në Panairin Ndërkombëtar të Klik

Expo Group, që u organizua në

Tiranë në datat 23 – 26 nëntor

2015. Panairi i Klik Expo Group

erdhi në edicionin e 24-të me një

përmbajtje të re në temën Biznes

-Kulturë-Bashkëjetesë. Ky panair është një nga evenimentet që e ka kthyer

kryeqytetin shqiptar, Tiranën, në pikë takimi mundësish dhe ndërveprimi.

Kryetari i KLSH z. Bujar Leskaj në fjalën përshëndetëse në Kongres vlerësoi

aktivitetin dhe bëri një pasqyrë të gjendjes në të cilën ndodhet vendi ynë lidhur

me menaxhimin e pa menaxhuar dhe të pa trajtuar të mbetjeve urbane.

Gjithashtu në fjalën e tij Kryetari i KLSH theksoi punën e institucionit në drejtim

të intensifikimit të auditimeve që lidhen me çështjet mjedisore dhe realizimin e

disa auditimeve në lidhje me menaxhimin e mbetjeve, duke synuar që me

rekomandimet e tij në këto auditime të japë zgjidhje reale dhe të qëndrueshme.

KLSH u përfaqësua në Kongres me tre punime interesante.

Paraditen e datës 18 nëntor, në sallën e Akademisë së Shkencave u organizua

aktiviteti i radhës në kuadër të muajit të hapur. Në këtë aktivitet u prezantuan

të gjitha aktivitetet e zhvilluara jashtë vendit nga KLSH në dy vitet e fundit.

KLSH ka vendosur një standard shumë të mirë të shkëmbimit të përvojave me

partnerët dhe partneritet me institucionet e vendeve të tjera. Ajo që e jetëson

këtë dinamizëm është puna e çdo audituesi, e çdo të angazhuari, sepse pa të do

të ishte e vështirë që një institucion të jepte rezultate në atë rrugë dhe në atë

mënyrë që e duam të gjithë.

Audituesit e KLSH-së prezantuan 97 aktivitetet jashtë vendit të realizuara në

periudhën 2016-2017 (seminare, workshop-e, konferenca, Kongrese, takime

dhe grupe pune të INTOSAI-t, EUROSAI-t, etj), duke u ndalur kryesisht tek

mesazhet që kanë shkëmbyer dhe tek njohuritë që pjesëmarrësit kanë përftuar

në këto aktivitete.

Gjatë muajit të hapur, audituesit e KLSH-së kanë zhvilluar tre vizita studimore në

Institucione Supreme të Auditimit(SAI), me të cilët kemi Marrëveshje

Page 272: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Irena Islami

Kontrolli i Lartë i Shtetit 271

Bashkëpunimi: në SAI-et e Malit të Zi, Kroacisë dhe Kosovës. Në këto vizita

studimore, audituesit kanë informuar kolegët e tyre lidhur me Muajin e Hapur

që po organizon KLSH dhe kanë bërë një përmbledhje të punës së KLSH-së në

këto vite. Prezantimet janë ndjekur me interes nga koleget dhe kanë bërë pyetje

të ndryshme, duke krahasuar dhe shkëmbyer eksperiencat më të mira të punës.

Me shumë interes u ndoq nga audituesit e KLSH-së, leksioni i profesorit,

intelektualit, filozofit dhe akademikut Artan Fuga.

Prof. Fuga në fillim të fjalës së tij përshëndeti audituesit e KLSH-së, duke

vlerësuar maksimalisht punën e tyre të vështirë, por me vlerë dhe dobi për

qytetarët shqiptarë.

Prof. Dr. Fuga, në bashkëbisedimin e tij me audituesit e KLSH-së e nisi me një

analizë të gjatë për auditimin, audituesin dhe institucionin që kryen auditimin

dhe evidentoi faktin që “...ai kishte pak frikë” prej audituesve të KLSH-së, e në

fakt kjo është një frikë frytdhënëse, që sipas tij duhet ta ketë jo vetëm çdo

zyrtar i shtetit por edhe çdo qytetar. Ai elaboroi idenë se nëse një zyrtar,

kallëzohet penalisht nga KLSH, në fakt, ai e ka zgjedhur vetë këtë rrugë, në

momentin që ka vendosur me ndërgjegje të plotë të bëjë shkeljen.

Prof. Fuga gjatë leksionit të tij analizoi vështirësitë e punës së audituesit dhe

faktin që rezultatet finale janë pozitive nëse sinergjizohen përpjekjet e të gjitha

institucioneve të shtetit, media-s, shoqërisë civile, etj.

Më tej Prof. Fuga vijoi me eksperiencën e tij akademike në Francë dhe solli

shumë shembuj që lidhen me mënyrë e trajtimit të çështjeve dhe me

mentalitetin e ndryshëm mes dy vendeve tona.

Me shumë interes u ndoqën diskutimet që Prof. Fuga pati me të pranishmit

veçanërisht për auditimet e performancës.

Leksioni i Prof. Dr. Artan Fugës, megjithëse

zgjati dy orë la shumë hapësira dhe dëshirë

tek audituesit për të vijuar me një takim të

dytë.

Bashkëpunimi me SAI-t partnere zë një

vend të veçantë në filozofinë e punës së

këtyre viteve të fundit në KLSH dhe një zë

Page 273: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

272 Botime 2017

dinjitoz i SAI-ve partnere ishte ai i Zv/Presidentit të Zyrës Kombëtare të

Auditimit të Polonisë, z. Wojciech Kutyla, i cili zhvilloi një leksion të hapur me

audituesit e KLSH me temë “Etika për Audituesit”.

Në prezantimin e tij, z.Kutyla theksoi se në

dekadat e fundit etika është bërë një çështje

kryesore në debatet politike, institucionale

dhe sociale. Në këtë kontekst Institucionet

Supreme të Auditimit, të cilët auditojnë

përdorimin e fondeve publike dhe synojnë rritjen e transparencës dhe

llogaridhënies duhet që në punën e tyre të përditshme të udhëhiqen nga

parimet e etikës.

Muaji i Hapur u përmbyll me leksionin e znj. Darcie Nielsen, e cila në kuadër të

Memorandumit të Mirëkuptimit midis Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe USAID

për projektin “Transparenca në Sistemin Shëndetësor në Shqipëri”, zhvilloi një

leksion me audituesit e KLSH-së në ambientet e Akademisë së Shkencave.

Zonja Nielsen, Drejtore e Projektit, e nisi fjalën e saj me një shprehje nga

politikania e shquar amerikane e shekullit XX, Margaret Chase Smith, “Shërbimi

ndaj publikut duhet të jetë më shumë sesa të bësh një punë me ndershmëri dhe

eficiencë. Duhet të jetë një përkushtim i plotë ndaj njerëzve dhe kombit”.

Në prezantimin e leksionit, zj. Nielsen, u shpreh se sistemi shëndetësor në

Shqipëri është identifikuar si një “zonë e kuqe”. Barometri i Korrupsionit për

Shqipërinë 2013, botuar nga Transparency International tregon se 80% e

qytetarëve mendojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar. Në këtë

kuadër, znj. Nielsen theksoi se projekti i USAID-it synon të krijojë një mjedis më

të përgjegjshëm në sistemin shëndetësor duke angazhuar përfituesit dhe

kontrollet e rregullta nga institucionet përkatëse (institucionet monitoruese).

“Projekti do të punojë për të forcuar kapacitetet e tre institucioneve

mbikëqyrëse: Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), Inspektorati i Lartë i Deklarimit

dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), dhe Avokati i

Popullit. Projekti do të japë grante për organizatat e shoqërisë civile dhe media-s

për të ndërgjegjësuar publikun dhe ndërmarrë fushata për përmirësimin e

llogaridhënies në institucionet shëndetësore”.

Page 274: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Irena Islami

Kontrolli i Lartë i Shtetit 273

Në mbyllje të muajit të hapur KLSH e arriti

qëllimin e saj dhe vërtetoi që është një

institucion i përkushtuar ndaj parimit të

transparencës, e cila është jetësore në

ndërtimin e besimit tek qytetarët dhe

besojmë që institucioni realizoi gjithashtu

nëpërmjet aktiviteteve të Muajit të Hapur një

politikë komunikimi më të efektshme, duke i bërë rezultatet e auditimeve më të

prekshme.

Kryetari i KLSH-së ka theksuar në përfundim të muajit të hapur që :“Muaji i

Hapur na shërbeu për të qenë më të hapur dhe komunikues me njëri-tjetrin.

Sidomos në nivel të komunikimit dhe të shkëmbimit të eksperiencave mes

departamenteve të auditimit. Muaji i Hapur inkurajoi shkëmbimin e

eksperiencave edhe mes audituesve me përvojë, me ata të rinj, në

bashkëbisedime dhe konsultime të plota mes tyre. Ky Muaj i Hapur ishte një

dritare komunikimi intensive, takimesh dhe aktivitetesh, por në realitet, i gjithë

institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit është prej gjashtë vitesh tashmë

tërësisht i hapur me qytetarin, në kërkim të kontaktit dhe mendimit të tij, për

realizimin sa më të plotë të misionit kushtetues të ruajtjes dhe mbikëqyrjes së

përdorimit me ekonomi, efektivitet dhe efiçiencë të parave të taksapaguesit

shqiptar”.

KLSH do të ndjekë praktikën e Muajit të transparencës edhe në vitet e

ardhshme.

Page 275: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

274 Botime 2017

Page 276: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 275

SHKRIME PËR KLSH-në, BOTUAR NË MEDIAN E SHKRUAR

Korrik – Dhjetor 2017

01 korrik 2017

1. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH, marrëveshje bashkëpunimi me kolegjin

universitar “Luarasi”, (faqe 16).

2. Gazeta “Shqiptare” : Bujar Leskaj: Bashkëpunimi, tepër produktiv për

auditimin e financave publike; Malaj: Praktikat ne KLSH do te rrisin cilësinë

e studenteve, nga Ornela Manjani, (faqe 8).

3. Gazeta “Panorama” : Memorandumi, “Luarasi”, pakt me Kontrollin e

Shtetit, (faqe 6).

4. Gazeta “Telegraf” :KLSH nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me

Kolegjin Universitar “Luarasi”, (faqe 12).

5. Gazeta “ 55 ”: KLSH nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin

Universitar “Luarasi”, (faqe 11).

6. Gazeta “RD ”: KLSH:OSHEE i ka borxh KESH 370milione euro, (faqe 8).

07 korrik 2017

7. Gazeta “SOT”: Kreu i ri i KLSH dhe Guvernatori beteja e radhës PS-LSI,

emërimet ne dore te Presidentit, ne shtator miratohet ligji i ri, nga Enejda

Jacaj, (faqe 5).

08 korrik 2017

8. Gazeta “Shqiptarja.com”: Raporti i KLSH/ Abuzimi, prokuroret udhëtime pa

ftesa dhe dokumentacion, nga Adriatik Doçi, (faqe 2).

9. Gazeta “Shqiptarja.com”: Raporti i KLSH/ Luksi i prokuroreve, ja paratë për

hotele dhe dreka, nga Adriatik Doci (faqe 3).

15 korrik 2017

Page 277: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

276 Botime 2017

10. Gazeta “Koha Jonë”: Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, merr pjesë në

Konferencën e 9-të Vjetore të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

Leskaj: Bashkëpunimi i shkëlqyer me Zyrën e Auditit të Kosovës, (faqe 9).

11. Gazeta “55”: Bujar Leskaj merr pjesë në Konferencën e 9-të Vjetore të Zyrës

Kombëtare të Auditimit të Kosovës, (faqe 11).

16 korrik 2017

12. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH: Ja si abuzoi i përkëdheluri i Kokëdhimës

me Ujësjellësin, (faqe 6).

13. Gazeta “Shqiptarja.com”: Keqpërdori 5.5 mln euro, ja shkeljet me

prokurimet, koston e punimeve, (faqe 7).

18 korrik 2017

14. Gazeta “Standard”: Raporti i KLSH: Ujësjellësi Tiranë largoi 463 punonjës

nga puna, dëm 68 milionë lekë nga gjyqet, (faqe 6 ).

15. Gazeta “SOT”: KLSH-Kompania “Ujësjellës Kanalizime” në Tiranë largoi

njerëz padrejtësisht nga puna, i shkaktoi 68 milionë lek dëm shtetit, (faqe

5).

16. Gazeta “55”: KLSH: Ujësjellës - Kanalizime Tiranë largoi 463 punonjës nga

puna, dëm 68 milionë lekë nga gjyqet, (faqe 2).

17. Gazeta “RD”: UKT, 680 milionë lekë dëm buxhetit nga largimet masive nga

puna, (faqe 4).

18. Gazeta “Shqiptare”: Raporti i KLSH:Gjatë vitit 2016, UKT 211 procese

gjyqësore me objekt “Dëmshpërblim page”. Largimet e padrejta nga puna,

fatura e gjyqeve 68 milionë lekë. ‘Deri tani kanë përfunduar vetëm 33

procese gjyqësore’, nga Ornela Manjani, (faqe 9).

20 korrik 2017

19. Gazeta “SOT”: KLSH të Sigurimet Shoqërore, 26 mijë punonjës në sistem me

gabime në gjeneralitete, (faqe 10).

20. Gazeta “55”: Sigurimet shoqërore, 26 mijë punonjës në sistem, me gabim

në emër. Tatimet: Si të bëni pasqyrimin e shkallës së reduktuar të TVSH-së

6% në Librat e Shitjes dhe Blerjes, (faqe 11).

Page 278: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 277

21. Gazeta “Shekulli”: Skandali/ 26 mijë punonjës me gabime në sigurimet

shoqërore, nga Neritan Gjergjo, (faqe 11).

22. Gazeta “Standard”: Skandal tek Sigurimet Shoqërore, dhjetëra mijëra

kontribuues me emra të ngatërruar, (faqe 11).

23. Gazeta “Telegraf”: Sigurimet Shoqërore, 26 mijë punonjës me gabime në

emër, (faqe 16).

24. Gazeta “Shqiptare”: Sigurimet shoqërore, gabime me gjeneralitetet 26 mijë

punonjës. KLSH: Janë llogaritur gabim edhe kontributet, nga Ornela

Manjani, (faqe 8).

25. Gazeta “Ballkan”: Sigurimet Shoqërore, 26 mijë punonjës në sistem, me

gabim në emër, (faqe 7).

26. Gazeta “Dita”: ISSH, 26 mijë punonjës në sistem, me gabim në emër, (faqe 4).

27. Gazeta “Albanian Daily News”: SAI Finds Irregularities in Social Insurance

Schemes, (faqe 5).

24 korrik 2017

28. Gazeta “Revista Monitor”: 26 mijë punonjës në sistem, me gabim në emër,

(faqe 9).

25 korrik 2017

29. Gazeta “RD”: Protesta për çmimin e ujit, fatura prej 7 miliardë lekë të

papaguara. KLSH: Dëmi ekonomik në ujësjellësin e Veliaj, (faqe2).

30 .Gazeta “Ballkan”: Auditimi i KLSH-së, Kontributet e paguara të pensioneve,

rrezik për penalitete e mospërfitim, (faqe 7).

31. Gazeta “Shqiptare”: Tatimet, biznesit: Korrigjoni deklarimet për

punonjësit “Kontrolloni për pasaktësi në deklarimin e të dhënave të

punëmarrësve”,Shkeljet e gjetura nga KLSH, nga Ornela Manjani, (faqe 10).

26 korrik 2017

32. Gazeta “Shqiptarja.com”: Gjykata pezullon auditin e KLSH; Endri Puka: po

na prishin imazhin në prag të privatizimit. Gjiknuri, Leskajt: S’duam t’u

pengojmë, por shtyjeni në shtator, nga Elton Qyno, (faqe 9).

Page 279: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

278 Botime 2017

33. Gazeta “55”: Politika dhe Strategjia e Institucionit Suprem të Auditimit të

Polonisë si shembull i praktikës së mirë. Përfaqësuesve të KLSH-së, të

kryesuar nga Bujar Leskaj vizitë studimore në Poloni, (faqe 10).

34. Gazeta “Panorama”: Olli: Rritja e çmimit të ujit, abuzim, (faqe 7).

27 korrik 2017

35. Gazeta “RD”: Fatura e ujit mbi 40 mijë lekë. Në raportin e KLSH theksohet

qartë se vetëm si pasojë e largimit të punonjësve nga puna dhe punësimit

jashtë kritereve ligjore,UKT ka shkaktuar një dëm prej 347 mijë eurosh, kjo

brenda një viti. Ndërsa shpërdorimi i fondeve ka kapur shifrën e 5.5 milionë

eurove. Përpara se t’i japim më shumë fonde kësaj kompanie është

urgjente të mbyllen gropat e abuzivitetit, (faqe 2).

28 korrik 2017

36. Gazeta “Telegraf”: KLSH nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me

Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Marrëveshja ka si qëllim vendosjen e një bashkëpunimi të ndërsjellët,

nëpërmjet shkëmbimit të informacionit konkret dhe të frytshëm në

funksion të parandalimit e luftës kundër korrupsionit e pastrimit të parave,

ose aktiviteteve të lidhura me to si dhe forcimin e sistemit parandalues

kundër pastrimit të parave në vend, (faqe 15).

37. Gazeta “55”: KLSH nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e

Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, (faqe 11).

38. Gazeta “Standard”: KLSH nënshkruan marrëveshje me DPPP, shpallin luftë

kundër pastrimit të parave, (faqe 8).

39. Gazeta “SOT” : Raporti i KLSH, zyrtarët 590 milionë euro dëm ndaj shtetit,

20 kallëzime penale, (faqe 7).

40. Gazeta “SOT”: Zbardhen shifrat, Adriatik Llalla mbylli dosjet e 500 zyrtarëve

gjatë mandatit si kryeprokuror, nga ish-ministrat e Berishës, te deputetë e

gjyqtarë, nga Kliti Topalli, (faqe 7).

41. Gazeta “SOT”: Pastrimi i parave, Bujar Leskaj marrëveshje me Arlind

Gjokutën, (faqe 7).

42. Gazeta “RD”: 44% rritja për qytetarët, për bizneset 74%. Konsumatorët

paguan dy palë punonjësish. Keqadministrim me prokurimet, (faqe 4-5).

Page 280: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 279

43. Gazeta “RD” : UKT, 680 milionë lekë dëm buxhetit nga largimet masive nga

puna, (faqe 5).

44. Gazeta “RD”: Gjiknuri 90 minuta para gjykatësve për aferën 479 milionë

euro me CEZ. Në tetor të 2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi penalisht

ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe Avokatin e Shtetit, Alma

Hiçka, (faqe 6).

45. Gazeta “Albanian Daily News”: SAI Cooperate with Directorate for

Prevention of Money Laundering, (faqe 5).

29 korrik 2017

46. Gazeta “Shqiptarja.com”: Janar –qershor, zbulohet 590 milionë euro dem

shtetit. Punonjësit e dikastereve dhe bashkive, 14.4 mln euro dem nga

shkeljet ne te ardhura e shpenzime, (faqe 2).

47. Gazeta “Shqiptarja.com”: Njësia e lojërave te fatit s’ka arkëtuar 373 mln

euro. AKBN rezulton me 79 milionë euro shkelje ne fushën e

hidrokarbureve, (faqe 3).

48. Gazeta “Shqiptarja.com”: Lume abuzimesh, por vetëm 22 kallëzime penale,

(faqe 3).

49. Gazeta “RD” : KLSH: 600 milionë euro vjedhje ne dy vite, (faqe 2).

50. Gazeta “Koha Jonë” : Kontrollet ne institucionet publike, KLSH: Ne dogana

konstatohen shkeljet me te mëdha, (faqe 8).

51. Gazeta “RD”: KLSH: Demi i “Rilindjes” Rama, 600 milionë euro, (faqe 2).

30 korrik 2017

52. Gazeta “RD”: Raporti i KLSH për administratën, 576 milionë euro abuzime

te pushtetit, (faqe 3).

53. Gazeta “Shqiptare”: Deputetja e PD-së denoncon vjedhjet në dogana.

Çupi: Dëmi ekonomik 600 mln euro ndërsa Rama bën “show”. Duhet hetim,

(faqe 3).

54. Gazeta “Koha Jonë”: Deputetja demokrate reagon mbi abuzimet ne

institucionet publike te audituara nga KLSH. PD, Çupi : Demi ekonomik 600

mln euro ndërsa Rama bën “show”, (faqe 6).

Page 281: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

280 Botime 2017

55. Gazeta “Tema”: Deputetja e PD-se: Demi ekonomik 600 mln euro ndërsa

Rama bën “show”, (faqe 10).

31 korrik 2017

56. Gazeta “Panorama”: KLSH zbulon 590 milionë euro abuzime, denoncohen

në Prokurori 22 drejtues, (faqe 2).

57. Gazeta “Panorama”: Basha: Rama ka listën nga KLSH, t’i ndjekë penalisht, “Dëmi

ekonomik nga keqqeverisja dhe abuzimi në Dogana e Tatime”, (faqe 3).

58. Gazeta “Shekulli”: KLSH: Hipoteka e Korçës, kallëzohen punonjësit, (faqe 2).

59. Gazeta “Albanian Free Press” : Raporti i KLSH, reagon Basha: Tregues

skandaloz i qeverisjes, (faqe 7).

60. Gazeta “Shekulli”: Basha: Keqqeverisja shkaktoi 600 mln euro dëme, (faqe 6).

61. Gazeta “Tema”: Sulm qeverisë: Dëmi i shkaktuar nga Rama është 600 mln

euro, shembulli i abuzimit me detyrën, (faqe 3).

62. Gazeta “55”: Basha: Rama, kampioni i abuzimit me detyrën dhe pasuritë

publike për interesat e tij dhe të klientëve, (faqe 2).

63. Gazeta “Telegraf”: Basha: Rama, shfaqje me qytetarët, masakrën me

tatimet e doganat ia tregoi KLSH, (faqe 2).

64. Gazeta “Dita”: Basha flet për raportin e KLSH: Qeveria synon grabitjen e

pasurive, (faqe 5).

65. Gazeta “Albanian Daily News” : Euro 600 mln Damage by Public

Administration, (faqe 5).

66. Gazeta “Mapo”: Basha sulmon Ramën: Takimet e tij, si shfaqje tragji-

komike, (faqe 4).

67. Gazeta “Shqiptare”: Basha: Rama të çojë për ndjekje penale drejtuesit në

Dogana e Tatime, (faqe 4).

01 gusht 2017

68. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH ankimon pezullimin e auditimit ne

Albpetrol. Vendimi i gjyqtares Çicoli do denoncohet ne KLGJ, (faqe 16).

69. Gazeta “Ballkan”: KLSH zbulon “marrëzinë pa fund” te lojërave te fatit,

demi ne 3 vjet 375 milionë euro, (faqe 6).

Page 282: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 281

70. Gazeta “Albanian Daily News” : SAI: Damage from Gambling Sector up to

euro 375 mln, (faqe 5).

71. Gazeta “55”: KLSH zbulon skandalin:Demi ne fushën e lojërave te fatit ne 3

vjet rreth 375 milionë euro, (faqe 2).

72. Gazeta “RD”: “Marrëzia pa fund” e lojërave te fatit , mungojnë 375 milionë

euro, (faqe 3).

73. Gazeta “RD”: Doganat, 6 milionë euro dem ekonomik, (faqe 3).

74. Gazeta “Koha Jonë”: Kumari rrjep shqiptaret, por me shume po rrjep

shtetin, (faqe 16).

02 gusht 2017

75. Gazeta “Panorama”: KLSH çon për ndjekje penale drejtorin e Vlorës, (faqe 3).

76. Gazeta “Koha Jonë”: 310 milionë leke dëme, KLSH kallëzon drejtorin e

Spitalit Psikiatrik te Vlorës, (faqe 16).

77. Gazeta “Telegraf”: Abuzimi me tenderë, KLSH kallëzon në Prokurori

drejtorin e Spitalit Psikiatrik Vlorë, (faqe 7).

78. Gazeta “55”: Mbi 31 mln leke dëme, KLSH kallëzon ne prokurori drejtorin e

Spitalit Psikiatrik Vlore, (faqe 5).

79. Gazeta “SOT” : KLSH kallëzon ne Prokurori drejtorin e Spitalit Psikiatrik të

Vlorës, i shkaktoi 26 milionë leke dem shtetit, (faqe 4).

80. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH kallëzon drejtorin e Spitalit Psikiatrik Vlorë,

(faqe 2).

81. Gazeta “Ballkan”: Shkarkime masive-KLSH padit ne prokurori drejtorin e

Spitalit Psikiatrik Vlore, (faqe 4).

82. Gazeta “Shekulli” : KLSH/ “Të ikë drejtori i Psikiatrikut”, nga Neritan Gjergo,

(faqe 3).

83. Gazeta “Shqiptare”: “Furtuna” ne spitale, drejtori i Vlorës, dem buxhetit

26.4 mln leke, nga Ornela Manjani , (faqe 7).

84. Gazeta “RD”: Demi ekonomik ne ujësjellësin e Veliajt, i zbuluar nga KLSH,

(faqe 4).

Page 283: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

282 Botime 2017

85. Gazeta “RD”: 313 milionë leke vjedhje, KLSH kallëzon kreun e Spitalit Vlore,

(faqe 6).

86. Gazeta “Albanian Daily News”: HSA discovers economic damave, (faqe 4).

04 gusht 2017

87. Gazeta “ Panorama”: KLSH përmes shifrave 2002-2016, (faqe 12-13).

88. Gazeta “Sot”: Raport i KLSH, ja fare ndodhi me projektin e nisur qe nga viti

2012. Projekti për modernizimin e asistencës sociale drejt dështimit,

ristrukturimi rrit kostot me 1.5 milion euro, zbatimi mund te shtyhet pas

2018, (faqe 12).

89. Gazeta “Telegraf”: Zyrtari i lartë Çek, Miloslav Kala: KLSH nivel të lartë të

cilësisë së auditimit, (faqe 2).

90. Gazeta “Telegraf”: Presidenti i Zyrës Supreme të Auditimit të Çekisë viziton

Shqipërinë dhe KLSH, (faqe 7).

91. Gazeta “RD”: Presidenti i auditimit çek takime me Metën e Leskaj, (faqe 4).

92. Gazeta “Tirana Times”: Watchdog unveils rekord € 375 million abuse by

gambling authorities, (faqe 16).

05 gusht 2017

93. Gazeta “Shqiptarja.com”: Paditet ish-drejtori i ALUIZNI-t dhe 7 nëpunësit,

(faqe 7).

94. Gazeta “Shqiptare”: Lanë ish-pronarët pa para, në prokurori 4 drejtues të

Aluiznit. KLSH, kallëzim penal edhe për 7 regjistrues pasurish, (faqe 9).

95. Gazeta “SOT”: KLSH përmes shifrave 2002-2016, (faqe 12-13).

96. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH kallëzon penalisht 5 ish-regjistrues e 2 nëpunës

të ZRP-së Korçë, (faqe 9).

97. Gazeta “Telegraf”: KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin dhe 3 ish-

zyrtarë të ALUIZNI-t Korçë, ja për çfarë i akuzon, (faqe 8).

98. Gazeta “Telegraf”: Dëm prej 39,2 milionë lekësh, KLSH kallëzim penal për 7

punonjës të ZVRPP Korçë, (faqe 9).

06 gusht 2017

99. Gazeta “Koha Jonë” : KLSH përmes shifrave 2002-2016, (faqe 12-13).

Page 284: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 283

100. Gazeta “Shqiptarja.com ” : KLSH përmes shifrave 2002-2016, (faqe 12-13).

07 gusht 2017

101. Gazeta “Telegraf”: KLSH përmes shifrave nga 2002-2016. Rritet indikatori i

dobisë së auditimit dhe dëmi ekonomik i zbuluar, (faqe 12-13).

102. Gazeta “Monitor”: KLSH, zbulohet “marrëzia pa fund e lojërave të fatit”,

(faqe 9).

08 gusht 2017

103. Gazeta “Mapo”: Korçë, KLSH kallëzon në prokurori 11 ish-zyrtarë të lartë

të ALUIZN-it, (faqe 4).

104. Gazeta “Shqiptarja.com”: Raporti i KLSH: Legalizime të paligjshme në

Korçë, 96.2 mln lekë dëm , (faqe 7).

105. Gazeta “SOT” : Abuzuan me pronat, KLSH kallëzon 11 ish-zyrtarë të

ALUIZN-it dhe hipotekës në Korçë, (faqe 3).

106. Gazeta “Panorama”: Legalizimet, 57 milionë lek dëm pronarëve; KLSH

padit 4 zyrtarët e ALUZIN-it në Korçë, (faqe 5).

107. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH kallëzon në prokurori 11 ish-zyrtarë të ALUIZN-

it dhe Hipotekës në Korçë, (faqe 9).

108. Gazeta “Shqiptare”: ALUZINI dhe Hipoteka, dëmi në buxhetin e shtetit

96.2 milionë lekë, (faqe 6).

109. Gazeta “Shekulli”: KLSH çon në prokurori ish-drejtorin dhe 3–ish

përgjegjës të ALUIZN-it, (faqe 15).

110. Gazeta “RD”: KLSH: Ish-drejtori i ALUIZNI-t, 96.2 milionë lekë tjetërsim

pronash, (faqe 9).

111. Gazeta “Albanian Daily News”: Former ALUZNI Director sued by SAI, (faqe 2).

09 gusht 2017

112. Gazeta “SOT”:Abuzuan me pronat, KLSH kallëzon penalisht 2-ish drejtorë

dhe specialistë të Prefekturës së Lezhës, (faqe 2).

113. Gazeta “Shqiptare”: Dhanë tapi me 7501, në prokuroi 4 persona, KLSH

kallëzon 4 punonjës të Prefekturës Lezhë, (faqe 5).

114. Gazeta “Shekulli” : Abuzuan me pronat, kallëzohen 4 zyrtarë, (faqe 15).

Page 285: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

284 Botime 2017

115. Gazeta “RD” : KLSH padit 2-ish drejtorë të Prefekturës Lezhë, (faqe 4).

116. Gazeta “Albanian Daily News”: SAI files lawsuit against 2 former director

for violations, (faqe 2).

117. Gazeta “Ballkan”: Kallëzohen dy ish drejtorë dhe specialistë të

Prefekturës Lezhë, (faqe 5).

118. Gazeta “Dita”: Abuzuan me titujt e pronësisë, KLSH kallëzuan 2 ish

drejtorë dhe specialistë në Lezhë (faqe 19).

119. Gazeta “Telegraf”: Lezhë, KLSH konstaton praktika të gabuara me titujt e

pronësisë, dëmi 11 milionë lek.

120. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH padit 4 zyrtarë në Lezhë, 11 miliardë lekë

dëm shtetit, (faqe12)

10 Gusht 2017

121. Gazeta “Telegraf”: “Qëndrimi anti-korrupsion i KLSH-së dhe falsiteti i

kontrolleve të brendshme”, nga Engjell Musai, (faqe 5)

122. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH zbulon punën e zezë në plazhet e

Sarandës, (faqe13)

11 Gusht 2017

123. Gazeta “Ballkan”: KLSH kallëzon në Prokurori 4 drejtorë të bashkisë

Roskovec, (faqe 4)

124. Gazeta “Tirana Times”: KLSH në Shifra, (faqja 14-15)

125. Gazeta “Telegraf”: “Katër drejtorë të Bashkisë Roskovec në Prokurori,

KLSH: I shkaktuan dëm shtetit në masën 38,2 mln lekë”, (faqe 4)

126. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH kallëzim penal për 7 zyrtarë të Bashkisë

Roskovec, (faqe 3)

127. Gazeta “Sot”: KLSH kallëzon në prokurori 4 drejtorë dhe 2 përgjegjës

sektori të Bashkisë Roskovec, (faqe 3)

128. Gazeta “Tema”: KLSH përmes shifrave 2002-2016, (faqe 11-12)

129. Gazeta “Shekulli”: Bashkia Roskovec, KLSH kallëzon 6 zyrtarë, (faqe 11)

130. Gazeta “RD”: KLSH kallëzon 4 drejtorë bashkie, shkaktuan 38 milionë lekë

dëm me tenderat, (faqe 9).

Page 286: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 285

131. Gazeta “RD”: Rrëzohet DAP, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së

Arsimit nën hetim, (faqe 4).

12 Gusht 2017

132. Gazeta “Dita”: KLSH: Në katër vjet ALUIZNI dhe hipotekat shkaktuan 2

MLD lekë dëme, (faqe17).

133. Gazeta “Ballkan”: Abuzimet me pronat, KLSH zbardh mbivendosjet, (faqe 4).

134. Gazeta “Albanian Daily News”: Supreme State Audit Report, Euro 18

milion damage from Abuses, (faqe 5).

135. Gazeta “MAPO”: Raporti i KLSH: Dëmi tek ALUIZNI dhe hipoteka, 2,4 MLD

lekë, (faqe 5).

136. Gazeta “Telegraf”: KLSH: Ja shkeljet e ZVRPP-ve në katër vite, dëmet dhe

përballja me drejtësinë, (faqe 6).

137. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH: ALUIZNI dhe hipotekat, 17 mln euro dëm

gjatë 2013-2017, (faqe12).

138. Gazeta “Sot”: KLSH konfirmon batërdinë në hipoteka 467 zyrtarë kanë

abuzuar me detyrën, 2.4 miliardë lekë dëm buxhetit të shtetit, (faqe 4)

139. Gazeta “Panorama”: Raporti i KLSH-së, problematikat tek ALUIZNI, (faqe 5).

140. Gazeta “Panorama”: KLSH zbulon skandalin me “Birra Peja”: Evazion 1.7

milion USD në Doganë, (faqe 7).

141. Gazeta “Tema”: KLSH abuzimet tek ALUIZNI dhe hipoteka, dëmi 18 mln

euro, (faqe 6).

142. Gazeta “Koha Jonë”: “Gropa e zezë” e pronave, KLSH: Në 4 vite dëmi

ekonomik 2.4 miliardë lekë, (faqe 8).

143. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Abuzimet me pronat, dëmi 2.4 mld lekë,

zbardhen mbivendosjet, (faqe5).

144. Gazeta “Shekulli”: Skandali me pronat në 4 vite, 330 “hajdutë” të ALUIZNI

dhe hipoteka, (faqe 2).

145. Gazeta “RD”: KLSH: Dëmi nga ALUIZNI dhe Hipotekat 21 mld USD, (faqe6).

146. Gazeta “RD”: KLSH përmes shifrave, 2002-2016, (faqe 6)

13 Gusht 2017

Page 287: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

286 Botime 2017

147. Gazeta “Koha Jonë”: Dëm 3 milionë lekë në Fier, KLSH padi zyrtarëve për

shkelje me tenderë, (faqe 9).

148. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: KLSH kallëzon në prokurori tre zyrtarë, (faqe 5).

149. Gazeta “Dita”: Përjashtuan firmën që dha ofertën me vlerë më të ulët,

KLSH çon në prokurori 3 zyrtarë, (faqe 12).

150. Gazeta “Sot”: KLSH vijon goditjen ndaj pushtetit vendor, abuzime në

Bashkinë e Urës Vajgurore, (faqe 7).

151. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH: Ish-komuna në Fier e Berat 10 mln euro

impakt negativ, (faqe 7).

14 Gusht 2017

152. Gazeta “Telegraf”: KLSH: Ja shkeljet dhe dëmet e shkaktuara nga ALUIZNI

në katër vite, (faqe 8).

15 Gusht 2017

153. Gazeta “RD”: KLSH përmes shifrave 2002-2016, (faqe 8).

16 Gusht 2017

154. Gazeta “Shekulli”: KLSH përmes shifrave, (faqe 12).

22 Gusht 2017

155. Gazeta “Panorama”: Raporti: Siguria ushqimore në rrezik, KLSH: AKU nuk

ju mbron. “Institucioni pa rregullore e pa u mbikëqyrur nga bordi”, (faqe 4)

156. Gazeta “Telegraf”: KLSH: AKU nuk garanton sigurinë ushqimore në vend,

(faqe 4-5).

157. Gazeta “RD”: 33% e specialistëve për sigurinë ushqimore u shkarkuan,

(faqe 2) .

158. Gazeta “RD”: AKU nuk garanton dot sigurinë ushqimore. Nga auditimi u

konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish, të cilat kanë cenuar sigurinë

ushqimore dhe për pasojë jetën ekonomike dhe sociale në vend, me një ndikim

të rëndësishëm në uljen e besimit të konsumatorëve, (faqe 2).

159. Gazeta “Shekulli”: Raporti: Skandali, në vend nuk ka garanci për

ushqimet, (faqe 14).

Page 288: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 287

160. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: KLSH: AKU nuk garanton sigurinë ushqimore

në vend. Auditi për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, (faqe 9).

161. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH sulmon AKU-n: Nuk arrin të garantojë sigurinë

ushqimore në vend, (faqe 7).

162. Gazeta “Sot”: KLSH jep alarmin: AKU nuk garanton sigurinë ushqimore në

vend, ja konstatimet, (faqe 5).

163. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH: AKU nuk garanton sigurinë ushqimore në

vend. Nga auditimi u konstatuan shkelje dhe parregullsi, (faqe 7).

164. Gazeta “Mapo”: KLSH: AKU nuk garanton sigurinë ushqimore, (faqe 4).

165. Gazeta “Dita”: KLSH fshikullon AKU-n: Nuk garanton sigurinë ushqimor,

(faqe 2).

166. Gazeta “Tema”: KLSH fshikullon AKU-n: Nuk garanton sigurinë ushqimore,

(faqe 10).

167. Gazeta “Albanian Daily News”: SAI: NFA Does not guarantee fond safety,

(faqe 3).

23 Gusht

168. Gazeta “Telegraf”: KLSH dha alarmin, kryeministri ta shpëtojë këtë

institucion, viktimë pazaresh, marrë nga partia”shezlong” PDIU, që në

shkëmbim të votave e ka përdorur si “minierë” milionash. AKU me drejtor

tornitor, 70% e nëpunësve jashtë profesionit, 30% me diploma false, në zyra

sundon nepotizmi-falsiteti-korrupsioni, nga Përparim Halili, (faqe 10-11).

169. Gazeta “Panorama”: KLSH: Aluizni e Hipoteka, 20 milionë dollarë dëm në

buxhetin e shtetit, (faqe 5).

24 Gusht 2017

170. Gazeta “55”: Siguria ushqimore/Qytetarët të pambrojtur: “S’dimë çfarë

konsumojmë”, (faqe 5).

171. Gazeta “Shekulli”: Siguria ushqimore, qytetarët në panik. Qytetarët

shqiptarë ndihen të rrezikuar për çdo ushqim që konsumojnë. Ata ngrenë

shqetësimin se produktet nuk janë të sigurta, nga Neritan Gjergo, (faqe 3).

25 Gusht 2017

Page 289: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

288 Botime 2017

172. Gazeta “RD”: Tepsia me tenderë e gjitha për Ramën. KLSH: 60 miliardë

lekë dëmi në dy vite nga tenderat, (faqe 3)

173. Gazeta “RD”: 46% e tenderëve për prokurim të drejtpërdrejtë. Tenderi

100 milionë euro i sterilizimit. Tenderat simbole të korrupsionit, fytyra e

pushtetit të Ramës, (faqe 5).

26 Gusht 2017

174. Gazeta “Telegraf”: Sarandë/ Dy kanalet e ujërave të zeza që shpërthyen,

larguan 2 milionë euro të ardhura nga turizmi. KLSH i ka çuar para drejtësisë

abuzimet që krye-bashkiakja Floriana Koka ka bërë me projektet, fondet

buxhetore dhe taksat publike,nga Përparim Halili, (faqe 7)

30 Gusht 2017

175. Gazeta “RD”: Fundjavë luksi, 60 mijë euro për një dokumentar. Aferat,

skandalet dhe abuzimet e konstatuara nga KLSH, nga Arben Shahini, (faqe 2).

7 Shtator 2017

176. 174. Gazeta “Koha Jonë”: Raporti i KLSH-së: 26 kontrata qiraje për tokat

bujqësore. Probleme me tenderat dhe zbatimin e kontratës. Tokat

shtetërore me qira: Mungon transparenca, kontratat pa asnjë monitorim,

(faqe 10).

177. Gazeta “55”: KLSH: 26 kontrata qiraje për tokat bujqësore, probleme me

tenderat dhe zbatimin e kontratës, (faqe 5).

178. Gazeta “Shqiptarja.com”: Kallëzimi i KLSH: Dy vjet hetime, prokuroria

mbyll dosjen e Ndrecës “Tirana Olimpik Park” u fitua pasi EUROCOL paraqiti

si objekt të ngjashëm “Toptani Center”, nga Elton Qyno, (faqe 12).

179. Gazeta “Daily News Albanian”: SAI Demands More Transparency over

State Land Leases, (faqe 4).

180. Gazeta “Tema”: KLSH përmes shifrave 2002 – 2016, (faqe 10-11).

8 Shtator 2017

181. Gazeta “Shqiptarja. com”: KLSH: Shkeljet e konstatuara për servisin e

radarëve, nga Elton Qyno, (faqe 11).

11 Shtator 2017

Page 290: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 289

182. Gazeta “Tema”: Siguria ushqimore në vend përplas institucionet. Pas

publikimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të një raporti kritik mbi mungesën e

sigurisë ushqimore në vend, Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i

Ushqimit e akuzojnë KLSH-në për përhapje paniku, nga Lindita Çela, (faqe 10-11).

12 Shtator 2017

183. Gazeta “Mapo”: Energjia, thatësira iku por la një faturë rreth 80 milion

euro. Borxhet e ndërsjellta, (faqe 9-10).

184. Gazeta “RD”: KLSH padi penale për 5 ish-regjistrues, (faqe 4).

14 Shtator 2017

185. Gazeta “Telegraf”: Ja institucionet që na kanë rrjepur si tanzimati me

taksidarë, nga Sazan Guri, (faqe 7).

186. Gazeta “Standard”: KLSH: Në 10 kontrata ka parregullsi dhe shkaktoi dëm

20 milionë USD (Konstatimet e KLSH), (faqe 14).

187. Gazeta “Sot”: Kontratat 1 euro, probleme me investimet dhe punësimin,

buxheti i shtetit humb mbi 20 milionë USD, KLSH: Në 7 raste është shpallur

fitues subjekti i vetëm konkurrues. KLSH: Të ndryshojë VKM i vitit 2014,

(faqe 10).

188. Gazeta “Mapo”: Kontratat “1 euro”, KLSH: Buxheti humbi mbi 20 milionë

USD, (faqe 4).

189. Gazeta “Ballkan”: Humbi mbi 20 milionë USD për “10 euro”, KLSH:

Kontratat “1 euro” me probleme, (faqe 6).

190. Gazeta “55” : KLSH zbulon aferën e zhdukjes së 325 milionë dollarëve nga

arka e shtetit. Kontrolli i Lartë i Shtetit konfirmon dështimin spektakolar të

qeverisë Rama në realizimin e buxhetit të shtetit për vitin 2016. 325 milion

dollarë më pak në arkën e shtetit është bilanci tashmë i konfirmuar nga

ekspertët e KLSH-së, (faqe 5).

191. Gazeta “Shekulli”: Humbjet në buxhet, 325 mln USD. Kontrolli i Lartë i

Shtetit konfirmon dështimin spektakolar të qeverisë Rama në realizimin e

buxhetit të shtetit për vitin që lamë pas, nga Neritan Gjergjo, (faqe 3).

192. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: KLSH: Kontratat “1 euro”, dëmi në buxhet 2.4

mld. Raporti: Dhënia me qira e pasurisë publike, me shkelje, nga Ornela

Manjani, (faqe 6) .

Page 291: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

290 Botime 2017

193. Gazeta “RD”: KLSH: Mungojnë 325 milionë USD nga të ardhurat më 2016,

(faqe 6).

194. Gazeta “Albanian Daily News”: SAI Finds Irregularities in “Euro 1”

Contracts, (faqe 4).

16 Shtator 2017

195. Gazeta “Sot”: 150 kryepleq dhe këshilltarë i detyrohen shtetit 85 mln lekë,

(faqe 3).

18 Shtator 2017

196. Gazeta “Telegraf”: Tonelatat e drogës nga toka, ajri dhe deti që

kërcënojnë vendet perëndimore. Denoncohen miliardat e Kodhelit dhe të

gjeneralëve “kanakarë” të saj. Mosfunksionimi i radarëve rrezikon jetën e

personaliteteve të larta të botës euro-atlantike, (faqe 2-3).

21 Shtator 2017

197. Gazeta “Telegraf”: KLSH kallëzon 2 ish-regjistrues dhe 1 hartograf në

Kolonjë, (faqe 9).

198. Gazeta “Telegraf”: KLSH konstatoi në Ministrinë e Mbrojtjes shkelje të

rënda në procedurat e tenderit për radarët, ministria Kodheli nuk i merr

parasysh. KLSH ka denoncuar abuzimet e miliarda lekëve nga Ministria e

Mbrojtjes dhe shkeljet ligjore nga entet e prokurimit në krye të të cilëve

qëndrojnë gjeneralët, të cilët për këtë shërbim u graduan në poste të larta,

(faqe 10).

199. Gazeta “Standard”: KLSH kallëzon 2 ish-regjistrues dhe specialistin e

ZVRPP Kolonjë. Abuzuan me detyrën, (faqe 21).

200. Gazeta “Sot”: KLSH dërgon në prokurori 2 regjistrues dhe 1 hartograf,

regjistruan prona pa dokumente, (faqe 6).

201. Gazeta “RD”: KLSH godet mafien e tokave në Kolonjë, (faqe 3).

202. Gazeta “Ballkan”: KLSH kallëzon në Prokurori 2 ish-regjistrues dhe 1

hartograf të ZVRPP Kolonjë, (faqe 4).

203. Gazeta “Shekulli”: KLSH: Mbi 14 mijë m2 tokë regjistrohet pa dokumente,

tre zyrtarë në prokurori, (faqe 14).

Page 292: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 291

204. Gazeta “Koha Jonë”: Vjedhjet e pronave, KLSH-ja kallëzon në prokurori 3

ish-zyrtarë të Hipotekës Kolonjë.KLSH padi penale për tre ish-zyrtarë të

ZVRPP: Shkelje dhe parregullsi në regjistrimin e pronave, (faqe10).

205. Gazeta “55”: Vjedhjet e pronave, KLSH kallëzon në prokurori 3 ish-

zyrtarë të Hipotekës në Kolonjë. Janë tjetërsuar në kundërshtim me ligjin

tek persona privat nga forma “shtet” një sipërfaqe tokë bujqësore prej

99665 m2, (faqe 10).

22 Shtator 2017

206. Gazeta “Telegraf”: Tabaku: KLSH zbuloi gropën 325 milionë në buxhet,

(faqe 3).

207. Gazeta “Telegraf”: KLSH: Ja abuzimet në Ministrinë e Mbrojtjes, me

blerje, pajisjeve ushtarake dhe armatimit. Letër kreditë dhe bankat

preferenciale, (faqe 6-7).

208. Gazeta “Koha Jonë”: Aksioni ndaj informalitetit, Tabaku kërkon rishikimin

të politikave fiskale, (faqe 8).

209. Gazeta “RD”: Tabaku-Ahmetajt: Informalitetin e shkaktojnë taksat e larta

dhe korrupsioni, (faqe 4).

210. Gazeta “Standard”: PD i përgjigjet ministrit Ahmetaj: Në vend të

propagandës, rishikoni politikat fiskale. Tabaku: E dini çfarë e shkakton

informalitetin? Taksat e larta, sistemi i komplikuar fiskal me 6 nivele,

burokracia dhe korrupsioni, (faqe 5).

211. Gazeta “Panorama”: Tabaku: Aksioni i informalitetit, propagandë e

qeverisë, (faqe 5).

212. Gazeta “Mapo”: Tabaku: Aksioni i informalitetit, propagandë e qeverisë,

(faqe 4) .

213. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Tabaku: Ja çfarë e shkakton informalitetin,

(faqe 5) .

23 Shtator 2017

214. Gazeta “Albanian Daily News”: SAI : Strategies for Tourism Development

Failed, (faqe 4).

Page 293: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

292 Botime 2017

215. Gazeta “Shekulli”: KLSH godet qeverinë : E keni rrënuar turizmin, nga

Neritan Gjergo, (faqe 2).

216. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: KLSH: Turizmi, kanë dështuar politikat për

zhvillimin strategjik, (faqe 5).

217. Gazeta “Gazeta Ballkan”: KLSH “shkund” Qeverinë: Nuk ke ende strategji

turizmi, (faqe 4).

218. Gazeta “RD”: KLSH : Si gënjen qeveria për turizmin dhe shifrat, (faqe 5).

219. Gazeta “Dita”: KLSH: kanë dështuar politikat për zhvillimin strategjik,

(faqe 10).

220. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH : sektori i rëndësishëm i turizmit meriton

më shumë vëmendje, (faqe 8).

221. Gazeta “Standard”: KLSH: Turizmi nuk merr vëmendjen e duhur nga

qeveria, (faqe 10).

222. Gazeta “Telegraf”: KLSH : Vazhdon skandali, Ministria e Mbrojtjes nuk

disponon dokumentacion vërtetues për kryerjen e shpenzimeve, (faqe 8-9).

24 Shtator 2017

223. Gazeta “Sot”: KLSH:UKT Durrës me kapital 5 milionë USD, duhet te kishte

shpallur falimentin, (faqe 10).

25 Shtator 2017

224. Gazeta “Telegraf”: KLSH: Shpenzimet marramendëse për rikonstruksionin

e zyrave dhe masat disiplinore për kolonelët e tenderëve. Njësia e

prokurimit, për të gjitha punimet e ndërtimit kërkon dhe harton

dokumentacionin e tenderëve, në përputhje me objektin e prokurimit,

(faqe 10-11).

225. Gazeta “Standard”: KLSH: Ujësjellësi i Durrësit duhej të kishte shpallur

faliment, (faqe 9).

226. Gazeta “Integrimi”: Raporti i KLSH: ‘Qeveria nuk ka asnjë studim për

koncesionet, (faqe 2).

227. Gazeta “Albanian Daily News”: SAI: Durrës Water, Sewerage Enterprise

towards Bankruptcy, (faqe 4).

Page 294: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 293

26 Shtator 2017

228. Gazeta “Telegraf”: KLSH: Nga verifikimi i kontratës për katër tenderët, në

dokumentacionin e papritur konstatohen të njëjtat parregullsi. Si rezultat i

parregullsive, buxhetit të MM i është shkaktuar dëm ekonomik në vlerën

2,079,096 lekë, (faqe 8- 9).

229. Gazeta “RD”: Raporti i auditimit: Qeveria s’ka asnjë studim për

koncesionet, (faqe 6).

28 Shtator 2017

230. Gazeta “55”: Skandali/Shteti shqiptar ka financuar me 500 mijë euro

pjesëmarrjen e Edvinit në Bienalen e Venecias. Kryeministri s’ka asnjë bilanc

dhe po mundohet të shitet si një shef qeverie që dikur ka qenë edhe artist,

por një raport i fundit i KLSH-së zbardh faktin se Shqipëria ka paguar 500

mijë euro për spote të pavlefshme në favor të Bienales së Venecias,

aktivitet ku u paraqitën se fundmi vizatimet e Ramës dhe ku u konsideruan

si punë të ngjashme me ato të një adoleshenti të droguar, (faqe 3).

231. Gazeta “RD”: Shqiptarët paguan 130 milionë për shkarravinat e Ramës në

Bienale, (faqe 2).

232. Gazeta “Shekulli”: Si u zhdukën milionat e shqiptarëve për ekspozitat e

Ramës. Raporti tronditës, paratë për promovimin e turizmit shpërdorohen

për pikturat e Kryeministrit, nga Neritan Gjergjo, (faqe 4-5)

233. Gazeta “Shekulli”: Turizmi:Qeveria nuk ka asnjë strategji konkrete, (faqe 5).

234. Gazeta “Shekulli”: Tenderi: Ishin 500 mijë dollarë fonde, u keqpërdorën,

(faqe 5).

235. Gazeta “Integrimi”: Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit: Qeveria ka

financuar fshehurazi Bienalen e Venecias, ku Edi Rama paraqet pikturat e tij

(faqe 10).

29 Shtator 2017

236. Gazeta “Telegraf”: KLSH/ Drejtuesit e “Albpetrol”, 10.5 milionë euro

abuzim me çmimet shitjes dhe transportit të naftës (faqe 8).

237. Gazeta “55”: Raporti i KLSH: Qeveria dështon në arkëtimin e tarifave të

disa koncesioneve (faqe 11).

Page 295: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

294 Botime 2017

238. Gazeta “Koha Jonë”: Mjaft me kurthe, drejtësia e tha fjalën e saj. Nga

Pashk Luka (faqe 9).

30 Shtator 2017

239. Gazeta “Telegraf”: KLSH, skaner turizmit në vend, ja problemet 20 vjeçare

dhe plagët që duhen shëruar (faqe 4).

240. Gazeta “Ballkan”: Qeveria dështon në arkëtimin e tarifave të disa

koncesioneve (faqe 4).

241. Gazeta “RD”: Në xhepat e kujt shkojnë paratë e koncesioneve? (faqe 5).

242. Gazeta “55”: KLSH zbulon abuzimet dhe korrupsionin në Ministrinë e

Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të drejtuar nga Milva Ekonomi (faqe 5).

243. Gazeta “55”: KLSH merr pjesë në Konferencën e Young EUROSAI-t,

zhvilluar në Estoni (faqe 10).

06 tetor 2017

244. Gazeta “55”: KLSH raport për “Ruajtjen e ekosistemit te parkut kombëtar

te Prespës” (faqe 10).

245. Gazeta “Telegraf”: KLSH nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për

Projektin e USAID-it “ transparenca ne Sistemin Shëndetësor” (faqe 9).

07 tetor 2017

246. Gazeta “Sot”: KLSH nënshkruan marrëveshjen, asistence nga USAID për

kontroll te rrepte ndaj sistemit shëndetësor (faqe 7).

247. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me

USAID (faqe 7).

248. Gazeta “Albanian Daily News”: SAI and USAID Sign MoU on Transparency

(faqe 4).

249. Gazeta “RD”: Korrupsioni ne shëndetësi, KLSH dhe USAID do bëjnë

transparence (faqe 2).

250. Gazeta “55”: “Transparenca ne shëndetësi”/ KLSH nënshkruan

memorandum mirëkuptimi për projektin e USAI-it (faqe 5).

11 tetor 2017

Page 296: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 295

251. Gazeta “Sot”: Auditimi i bashkive, KLSH pjesë e Task –Forcës se Europës

(faqe 5).

252. Gazeta “Koha Jonë”: Metodat moderne të auditimit të bashkive. KLSH

merr pjesë në seminarin dhe takimin e parë të Task Forcës së EUROSAI-t

mbi auditimin e pushtetit vendor (faqe 11).

253. Gazeta “Telegraf”: KLSH merr pjese ne seminarin dhe takimin e parë të

Task Forcës së EUROSAI-t mbi auditimin e pushtetit vendor (faqe 9).

254. Gazeta “55”: Takimi evropian mbi auditimin e bashkive vlerësohet puna e

KLSH (faqe 11).

255. Gazeta “Shqiptarja.com”: Administrata ne kaos, s’ka te dhëna për 44 mije

punonjës. Konstatime nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nga

Adriatik Doci (faqe 6).

12 tetor 2017

256. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH: DAP ka bllokuar reformën në

administratë. Nga Adriatik Doci (faqe 7).

13 tetor 2017

257. Gazeta “Shqiptarja.com”: Punonjësit qe morën nga 2 paga ne zyrat e

shtetit. Ministria e Transportit u dha nga dy paga punonjësve te saj për 36

muaj me radhe, zbulohen shkeljet. Nga Adriatik Doci (faqe 8)

258. Gazeta “Shqiptarja.com”: Raport i KLSH, dyshime për shpenzimet e

varrimit. Nga Adriatik Doci (faqe 9).

259. Gazeta “Shqiptarja.com”: Shkeljet e konstatuara nga KLSH ne Ministrinë e

Transportit. Nga Adriatik Doci (faqe 9)

260. Gazeta “Integrimi”: Plas mega –skandali ne administratën publike. 55 % e

punonjësve nuk figurojnë në sistemin e sigurimeve shoqërore (faqe 7).

261. Gazeta “RD”: KLSH:DAP po pengon reformën në administratë (faqe 6).

262. Gazeta “55”: KLSH merr pjesë në workshop-in mbi auditimin financiar te

SAI-ve te rajonit (faqe 10).

14 tetor 2017

Page 297: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

296 Botime 2017

263. Gazeta “55”: KLSH merr pjese ne programin e 137-të, të trajnimit

ndërkombëtar mbi “Auditimin ne mjedis IT” (faqe 10).

264. Gazeta “55”: Auditimi-KLSH: DAP po pengon reformën ne administrate.

Plas megaskandali në administratën publike: 55 % e punonjësve nuk

figurojnë ne sistemin e sigurimeve (faqe 10).

265. Gazeta “Standard”: Rreth 55 % e punonjësve nuk figurojnë në sistemin e

sigurimeve. Institucionet me problematike (faqe 12).

266. Gazeta “Telegraf”: Kryetari i KLSH, Bujar Leskaj merr pjesë në takimin e

drejtuesve të SAI-ve me rastin e 40 vjetorit të krijimit të Gjykatës Evropiane

të Llogarive (faqe 12).

16 tetor 2017

267. Gazeta “55”: Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj në takimin e BE-se mbi auditimin

e jashtëm publik (faqe 8).

17 tetor 2017

268. Gazeta “Sot”: Reforma e pensioneve e dështuar, 55.5 % e skemës vijon

të financohet nga buxheti i shtetit (faqe 10).

19 tetor 2017

269. Gazeta “Shekulli”: Auditimi i mjedisit (faqe 2).

270. Gazeta “Sot”: Bujar Leskaj: Mjedisi po shkon drejt degradimit, po

shkatërrohen parqe e pyje, rrezikohet integrimi ne BE (faqe 2).

271. Gazeta “55”: KLSH: Mjedisi ne gjendje te mjere, rrezik për shëndetin dhe

integrimin ne BE (faqe 5).

272. Gazeta “RD”: KLSH : Mjedisi ne gjendje te mjere, rrezik për shëndetin dhe

integrimin ne BE (faqe 8).

273. Gazeta “Ballkan”: Auditi- KLSH : Mjedisi ne gjendje te mjere rrezik për

shëndetin dhe integrimin ne BE (faqe 4).

274. Gazeta “Albanian Daily News”: Lack of State Action against Pollution,

Leskaj Says (faqe 9).

20 tetor 2017

Page 298: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 297

275. Gazeta “Koha Jonë”: Leskaj: Auditime që ndihmojnë direkt në jetën e

qytetareve (faqe 18).

276. Gazeta “Sot”: Bujar Leskaj takon presidentin Suprem të Auditimit të

Sllovakisë (faqe 9).

277. Gazeta “Sot”: Kontrolli i Larte i Shtetit organizon takimin e 15 te Grupit të

Punës së EUROSAI për Auditimet e Mjedisit (faqe 9).

278. Gazeta “Sot”: KLSH : Modeli i pranimit qe u aplikua ne vitin 2016 dhe po

përpiqet te implementojë serish, nuk është ai i duhuri. MAS shkeli ligjin

gjate pranimit te studenteve ne universitet vitin e kaluar, KLSH kërkon

ndryshimin e menjëhershëm të udhëzimit për regjistrimet ne 2017-2018

(faqe 10).

279. Gazeta “Telegraf”: Presidenti i Zyrës Supreme të Auditimit të Sllovakisë

viziton KLSH (faqe 7).

280. Gazeta “Telegraf”: Kontrolli i Larte i Shtetit organizon takimin e 15-te te

Grupit të Punës së EUROSAI për Auditimet e Mjedisit (faqe 7).

281. Gazeta “55”: Presidenti i Zyrës Supreme të Auditimit të Sllovakisë viziton

KLSH (faqe 10).

282. Gazeta “55”: Kontrolli i Larte i Shtetit organizon takimin e 15-të, të Grupit

të Punës së EUROSAI për Auditimet e Mjedisit (faqe 10).

283. Gazeta “Albanian Daily News”: ECA – Guardian of EU Financial Interests

(faqe 8)

21 tetor 2017

284. Gazeta “Telegraf”: “Çmendet” Këshilli Bashkiak i Maliqit: Shpërblen

vetveten pa punuar, vendos te moszbatohen vendimet e KLSH-së. Nga

Vepror Hasani (faqe 11).

285. Gazeta “Shqiptare”: KLSH : Ujësjellësi i Tiranës abuzoi me mbi 2.6 mln

fatura (faqe 12)

286. Gazeta “55”: KLSH : Ujësjellësi i Tiranës lëshoi mbi 2.6 mln fatura te

paautorizuara nga tatimet (faqe 5).

Page 299: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

298 Botime 2017

287. Gazeta “Standard”: Raporti i KLSH nxjerr zbuluar. Auditimi : Ja ku shkojnë

nga ministria e Ekonomisë fondet e BE për ndërmarrjet. Nga Ervin Kaduku

(faqe 14).

288. Gazeta “Sot”: Kryeprokurori dështim total ne luftën kundër korrupsionit,

ja 20 dosjet VIP qe u mbyllen ne 5 vite, si shpëtuan nga burgu ish-ministrat

e PD. Nga Kliti Topalli (faqe 3).

289. Gazeta “Telegraf”: Janar –shtator 2017: KLSH konstaton 720.5 milionë

euro dem ekonomik me shkelje (faqe 7)

25 tetor 2017

290. Gazeta “Standard”: Kontrolli i Shtetit:Administratës Rama i “mungojnë”

720 milionë euro. KLSH konstaton parregullsi dhe shkelje financiare ne te

ardhurat dhe shpenzimet e kryera me dem ekonomik ne shumën totale prej

9,226 milionë leke ose 69 milionë euro. (faqe 10-11).

291. Gazeta “Standard”: Shkeljet financiare shkojnë deri ne 86 milionë, 81 prej

tyre janë te ardhura dhe 5 ne shpenzime (faqe 11).

26 tetor 2017

292. Gazeta “Panorama” Raporti i KLSH:Abuzimet ne administrate, 720 milionë

euro. Nga shkeljet buxheti humbet çdo dite 2,7 milionë euro. Nga Dorina

Azo (faqe 6).

293. Gazeta “Mapo”: KLSH:Ne dy vjet, 720 milionë euro dem ekonomik (faqe 4).

294. Gazeta “Telegraf”: Borxhi tatimor, detyrimet rriten me 59 miliardë leke

(faqe 9).

295. Gazeta “Ballkan”: Shitblerja dhe dhënia me qira e pasurisë shtetërore.

KLSH: Demi ekonomik i institucioneve arrin 720 milionë euro (faqe 7).

296. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH:Ne 9 muaj 720.5 milionë euro dem ekonomik

dhe shkelje (faqe 11).

297. Gazeta “Sot”: Institucionet 720 milionë euro dem ekonomik buxhetit te

shtetit ne 4 vite, KLSH zbardh shkeljet dhe abuzimet (faqe 10).

298. Gazeta “Sot”: Borxhi tatimor, ne 2 vite bizneset rriten detyrimet me 59

miliardë leke (faqe 10).

Page 300: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 299

299. Gazeta “Shqiptare”: Auditimet e KLSH-së. Buxhetit te shtetit , dem 720,5

milionë euro (faqe 12).

300. Gazeta “55”: KLSH:Demi ekonomik i institucioneve ne periudhën 2014-

2016 është 720 milionë euro (faqe 5).

301. Gazeta “55”: Borxhi tatimor, bizneset rriten me 59 miliardë leke

detyrimet, në kulmin e Antiinformalitetit. Kontrolli i Larte i Shtetit ka

zhvilluar një auditim me fokus “ Efektivitetin e masave te ndërmarra nga

Organet Tatimore ne mbledhjen e detyrimeve te papaguara te subjekteve

tatimpaguese” duke nxjerre ne pah edhe një sere shifrash (faqe 11).

302. Gazeta “Shekulli”: KLSH/ Demi i institucioneve (faqe 17).

303. Gazeta “Albanian Daily News”: SAI: Economic Damage in 2014-2016 Hit

Euro 720 mln (faqe 5).

27 tetor 2017

304. Gazeta “Standard”: Tatimet shkatërrojnë biznesin me gjoba, 1.2 miliardë

euro fatura e detyrimeve. Kontrolli i Larte i Shtetit e paraqet shume

shqetësuese situatën e detyrimeve te biznesit në administratën tatimore.

(faqe 10).

305. Gazeta “Standard”: Fondi i kujdesit shëndetësor, shkeljet financiare

arrijnë 13 mln euro, 1.3 euro për Check-up (faqe 12).

306. Gazeta “55”: Fondi i kujdesit shëndetësor, shkeljet financiare arrijnë 13

mln euro, 1.3 mln euro për Check-up (faqe 11).

307. Gazeta “Integrimi”: Shkeljet financiare arrijnë 13 mln euro, 1.3 mln euro

për Check-up (faqe 6).

308. Gazeta “RD”: KLSH: Mungojnë 720 milionë euro ne dy vite (faqe 9).

309. Gazeta “RD”: Auditimi, bizneset rriten me 59 miliardë leke detyrimet, ne

kulmin e anti-informalitetit (faqe 9).

310. Gazeta “RD”: Abuzimet, borxhi tatimor dhe doganor u rrit me 41% ne një

vit te vetëm (faqe 9).

311. Gazeta “Albanian Free Press”: Institucionet, si bashkëfajtore në krim. Nga

Plator Nesturi (faqe 5).

28 tetor 2017

Page 301: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

300 Botime 2017

312. Gazeta “Shekulli”: Koncesionet e rrugëve , 1.2 miliardë euro. Qeveria ,

edhe 2.3 mln $ TVSH për koncesionin e Check Up-it. Nga Erneta Shevroja

(faqe 7).

313. Gazeta “RD”: Denoncimi i KLSH për skandali e ri (faqe 7).

29 tetor 2017

314. Gazeta “Sot”: Zbardhen abuzimet e LSI ne administrate, 20 milionë euro

dem vetëm ne katër institucione, shkelje flagrante me tenderat . Nga Endri

Arizi (faqe 7).

30 tetor 2017

315. Gazeta “Shekulli”: Raporti, 820 milionë euro dëm nga institucionet e

shtetit shqiptar. Nga Erneta Shevroja (faqe 7).

316. Gazeta “Shekulli”: Bashkitë, 327 milionë leke dëm shtetit. Nga Erneta

Shevroja (faqe 7).

317. Gazeta “Shekulli”: Borxhet qe rëndojnë mbi buxhetin. Nga Erneta

Shevroja (faqe 7).

318. Gazeta “Dita”: Buxheti faktik 2016 sot ne Kuvend, shoqërohet me raportin

e KLSH (faqe 16).

319. Gazeta “Shqiptare”: Buxheti faktik 2016 nis diskutimi ne Kuvend,

shoqërohet nga raporti i KLSH (faqe 5).

320. Gazeta “Albanian Daily News”: Factual Budget 2016 Discussed with SAI

Report (faqe 5).

321. Gazeta “Albanian Free Press”: Edhe shpenzimet nuk do të lëvizin gjatë

viteve te ardhshme, do mbeten te njëjtat (faqe 4).

31 tetor 2017

322. Gazeta “Telegraf”: Te respektojmë strategjinë e menaxhimit ne financat

publike. Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH-së (faqe 6-7).

323. Gazeta “Standard”: KLSH:Qeveria mashtron, borxhi publik ka qene 72.4%

e PBB ne 2016. Nga Ervin Kaduku (faqe 11).

Page 302: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 301

324. Gazeta “Sot”: Qeveria dhe KLSH me variante te ndryshme për buxhetin

faktik, Bujar Leskaj: Shpenzimet me te ulëta ne 6 vitet e fundit, problem

doganat e tatimet. Nga Endri Arizi (faqe 11).

325. Gazeta “Shqiptarja.com”: Rekomandime te KLSH për organet shtetërore

për vitin 2018. Nga Adriatik Doçi

326. Gazeta “55”: Raporti i KLSH: Borxhi publik nuk po ulet, planifikimi

buxhetor krejt i papërgatitur (faqe 5).

327. Gazeta “Shqiptarja.com”: 820 milionë euro dem ne buxhet, ja

përgjegjësit. Raporti i KLSH, te gjitha shkeljet qe gërryen ¼ e buxhetit te

shtetit për 2016. Nga Adriatik Doçi (faqe 4-5).

01 nëntor 2017

328. Gazeta “Telegraf”: Financat publike dhe menaxhimi i fondeve Bujar

Leskaj, Kryetar i KLSH-së (faqe 6).

329. Gazeta “Albanian Free Press”: KLSH: Auditimet tona, te paanshme, detyre

e qeverise te zbatoje rekomandimet. (faqe 3).

03 nëntor 2017

330. Gazeta “Shqiptarja.com”: 1520 tenderë pa gare, drejtoria qe abuzoi me

shume. Raporti i KLSH, organet shtetërore kane stimuluar situata

emergjente për te përcaktuar fituesit e tenderëve. Nga Adriatik Doçi (faqe 2).

331. Gazeta “Shqiptarja.com”: Raporti i KLSH/Pushteti vendor 326 milionë leke

dem ekonomik. Nga Adriatik Doçi (faqe 2)

332. Gazeta “Shqiptarja.com”: Fenomeni i ri, ofertat e ulëta të kompanive

rrezikojnë kontratat. Nga Adriatik Doçi (faqe 3)

333. Gazeta “Shqiptarja.com”: Abuzimet e Autoritetit Rrugor Shqiptar me

tenderë sipas KLSH. Nga Adriatik Doçi (faqe 3).

06 nëntor 2017

334. Revista “Monitor”: Kambanat e KLSH (faqe 22-27).

08 nëntor 2017

335. Gazeta “55”: Institucionet e Kosovës vlerësojnë punën e KLSH-së (faqe 11).

336. Gazeta “55”: KLSH organizon Muajin e Hapur për Qytetaret (faqe 11).

Page 303: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

302 Botime 2017

337. Gazeta “Telegraf”: KLSH organizon “Muajin e hapur për Qytetaret”.

Kryetari i KLSH Dr .Bujar Leskaj, shpall zyrtarisht “Muajin e Hapur ” ne

Akademinë e Shkencave, ditën e hënë me date 9 nëntor, ne orën 12:00

(faqe 8).

338. Gazeta “55”: Pensionet, fshati braktis skemën, numri i kontribuuesve u

tkurr me 40%.Referuar raportit te Kontrollit te larte te Shtetit për zbatimin

e buxhetit faktik rezulton se kontribuues nga fshati vitin e kaluar ishin

53,168 duke shënuar rënie ne raport me 2015 (faqe 11).

09 nëntor 2017

339. Gazeta “Shqiptare”: Pensionet, Ahmetaj: Do te ndryshojmë skemën. ISSH-

ja, fshati braktis skemën numri i kontribuuesve u tkurr 40%. Nga Ornela

Manjani (faqe 9)

340. Gazeta “Ballkan”: Pensionet/ Numri i kontribuuesve u tkurr me 40% (faqe 6).

341. Gazeta “Shqiptarja.com”: Raporti i KLSH“Ministria e Arsimit shkelje me

maturën shtetërorë 2016”. Nga Rashela Shehu (faqe 13).

10 nëntor 2017

342. Gazeta “Shqiptarja.com”: Ministri Bushati paguan 2 drejtore për 1 vend

pune. KLSH- Ditmir Bushatit: Merr masa ndaj ish- sekretarit te përgjithshëm

Qirjako Qirkos, ka përgjegjësi individuale. Nga Adriatik Doci (faqe 2).

343. Gazeta “Shqiptarja.com”: Disa konstatime te KLSH gjate kontrollit ne

Ministrinë e Jashtme. Nga Adriatik Doci (faqe 2).

344. Gazeta “Shqiptarja.com”: Afera e ambasadave me blerjen e makinave

luksoze. Makinat u blenë me shtrenjte se vlera e ofertës, ja zyrtaret dhe

përfaqësitë diplomatike shqiptare te implikuara. Nga Adriatik Doci (faqe 3).

345. Gazeta “Telegraf”: KLSH shpall Muajin e hapur për Qytetaret (faqe 10-11).

346. Gazeta “Tema”: Shqiptaret te çmendur pas BENZ-it, “sëmundja” prek

edhe ambasadoret (faqe 7).

347. Gazeta “Sot”: KLSH shpall muajin e hapur, Bujar Leskaj: Te rrisim

komunikimin me qytetaret për te realizuar me sukses detyrat (faqe 5).

348. Gazeta “Shqiptare”: Raporti i KLSH:Ministria e Arsimit ka shkelur ligjin.

Jani Marka: Nuk është zbatuar merite –preferenca. Nga Voltiza Duro (faqe 13)

Page 304: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Media për KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit 303

349. Gazeta “Shekulli”: Drejtori i ALUIZNI-t ne Sarandë merr 30 mije euro për

një pallat. Skandali ne Sarande/ Një punonjëse e administratës denoncon

faktet e korrupsionit te drejtorit te ALUIZNI-t. Batërdia... ( zbuluar nga KLSH)

(faqe 16).

350. Gazeta “Telegraf”: Qeveria sulmon “pikat” e puseve te ujit dhe lejon

“lumin”. Nga Vjollca Kuta (faqe 8).

16 nëntor 2017

351. Gazeta “Shqiptarja.com”: Diplomatet shëtitje me avion me paratë

publike. Raporti i KLSH, shkeljet e ambasadave dhe konsullatave me

udhëtime luksi, telefonata dhe pritje e përcjellje. Nga Adriatik Doci (faqe 2 – 3).

17 nëntor 2017

352. “Gazeta Standard”: Skandali për mosfunksionimin e radarëve. Ish-

ministrja Kodheli përjashtoi nga tenderi i mirëmbajtjes kompaninë

amerikane qe ofronte garanci ( faqe 8).

353. Gazeta “55”: “MIMI-LAKS”, një faqe e ish- zyrtareve te Ministrisë se

Mbrojtjes po publikon skandalet e ish-ministres Mimi Kodheli. Me tenderin

për mirëmbajtjen e radarëve, Kodheli cenoi elemente te sigurisë kombëtare

( faqe 5 ).

18 nëntor 2017

354. Gazeta “Telegraf”: KLSH, “Ujësjellës Kanalizime Elbasan”, pagesa të

paligjshme kryetarit Sejdini dhe anëtarëve të këshillit (faqe 7).

355. Gazeta “Telegraf”: KLSH organizon aktivitetin Panairi i Librit “Tirana 2017”

(faqe 24).

356. Gazeta “Telegraf”: Çdo gjë lë gjurmë vetëm kur shkruhet.KLSH 100 botime

deri në fund të 2018-s!Nga Ergys Alushi ( faqe 24).

357. Gazeta “55”: Kontrolli i Lartë i Shtetit përkujton Prof.Dr.Niko Panon (faqe 10).

19 nëntor 2017

358. Gazeta “Sot”: Abuzimet të shumta në pushtetin vendor, KLSH kallëzon

penalisht 191 zyrtarë (faqe 9).

359. Gazeta “Shqiptare”: Borxhi i bizneseve, KLSH: Tatimet nuk mblodhën 1.1

miliardë euro. Nga Ornela Manjani (faqe 5 ).

20 nëntor 2017

Page 305: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

304 Botime 2017

360. Gazeta “Standard”: Rritja e borxheve ndaj shtetit nga bizneset ? KLSH

bën përgjegjëse Tatimet ( faqe 10).

30 nëntor 2017

361. Gazeta “Sot”: Linja e interkonjeksionit Shqipëri - Kosovë rrezikon

dështimin, KLSH zbardh abuzimet me projektin qe përfundoi 3.5 vite pas

afatit ( faqe 10).

4 dhjetor 2017

362. Gazeta “Telegraf”: Plani Strategjik EUROSAI-t, 2017-2023 ( faqe 11).

7 dhjetor 2017

363. Gazeta “Shqiptarja .com”: Diplomatet shëtitje me avion me paratë

publike. Raporti i KLSH, shkeljet e ambasadave dhe konsullatave me

udhëtime luksi, telefonata dhe pritje e përcjellje. Nga Adriatik Doci( faqe 2-3).

11 dhjetor 2017

364. Gazeta “Telegraf”: KLSH kallëzon ne prokurori ish – drejtorin, 2 ish-

përgjegjës sektori dhe 2 specialiste te drejtorisë rajonale te ALUIZNI-t

Sarandë ( faqe 8).

365. Gazeta “Telegraf”: KLSH kallëzon ne prokurori ish kryetarin e komunës

Margegaj, Tropojë, përgjegjësen e financës dhe një specialiste ( faqe 8).

366. Gazeta “Standard”: KLSH kallëzon penalisht drejtuesit e ALUIZNI-t Sarandë (faqe

10).

14 dhjetor 2017

367. Gazeta “55”: KLSH merr pjesë në takimin përmbyllës të Programit IPA

Adriatic Cross Border.( faqe 11).

15 dhjetor 2017

368. Gazeta “Standard”: Audituesit e KLSH-së marrin pjese në Workshop-in

“Metodologjia e Auditimit IT” zhvilluar në Beograd (faqe 11).

369. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH në forumin e zhvilluar në Serbi. Auditues të

KLSH-së marrin pjesë në Workshop-in “Metodologjia e Auditimit IT”

zhvilluar në Beograd ( faqe 11).

370. Gazeta “55”: Auditues të KLSH-së marrin pjesë në Workshop-in

“Metodologjia e Auditimit IT” zhvilluar në Beograd ( faqe 11).

16 dhjetor 2017

370. Gazeta “55”: Auditues të KLSH-së zhvillojnë një vizitë studimore në Zyrën

Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë ( faqe 11) .

Page 306: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Faksimile

Kontrolli i Lartë i Shtetit 305

FAKSIMILE TË PASQYRIMIT TË AKTIVITETIT TË KLSH-së DHE DISA PREJ SHKRIMEVE TË STAFIT, KORRIK – DHJETOR 2017

Page 307: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

306 Botime 2017

Page 308: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Faksimile

Kontrolli i Lartë i Shtetit 307

Page 309: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

308 Botime 2017

Page 310: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Faksimile

Kontrolli i Lartë i Shtetit 309

Page 311: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

310 Botime 2017

Page 312: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Faksimile

Kontrolli i Lartë i Shtetit 311

Page 313: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

312 Botime 2017

Page 314: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Faksimile

Kontrolli i Lartë i Shtetit 313

Page 315: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

314 Botime 2017

Page 316: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Faksimile

Kontrolli i Lartë i Shtetit 315

Page 317: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX

316 Botime 2017

Page 318: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Faksimile

Kontrolli i Lartë i Shtetit 317

Page 319: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit
Page 320: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

RSH. Kontrolli i Lartë i ShtetitAudituesit e KLSH-së në shtypin e përditshëm : KLSHnë media, mediat për KLSH / RSH. Kontrolli i Lartë iShtetit. - Tiranë : KLSH, 2017

V.9 ; 16.5x23.5 cm.V.9 : Korrik-dhjetor 2017 / përg. Brenton Kotorri. –320f. : me foto ; 16.5x23.5 cm.

ISBN 978-9928-159-65-6

1.Kontrolli i Lartë i Shtetit 2. Shtypi periodik shqiptar3. Shkrime, korrespondenca për shtypin

351.95(496.5) :050/070 "2017"

Page 321: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit
Page 322: AUDITUESIT E KLSH-së SHTYPIN E PËRDITSHËM AUDITUESIT E ... · AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi IX 6 Botime 2017 Irena Islami Strategjie e re e komunikimit

Tiranë, 2017

AUDITUESIT E KLSH-së NË

SHTYPIN E PËRDITSHËM

KLSH NË MEDIA MEDIAT PËR KLSH Korrik-Dhjetor 2017

Shtypur në Shtypshkronjë “Classic Print”

AUDI

TUES

IT E

KLS

H-së

SHT

YPIN

E P

ËRDI

TSHË

M

Vëllimi IX

ISBN: 978-9928-159-65-6

-të

Vëllimi IX

Korrik-Dhjetor

2017

AUDITUESIT E KLSH-së NË

SHTYPIN E PËRDITSHËM

Printing & Publishing Home

printCLASSIC

9 789928 159656

Alfred ZYLFI Almida KAFIJA Alush ZAÇE Amantja PATOZI Angjela NESTURI Aulent GURI Aulona JONUZI Bajram LAMAJ Besmir PAJAJ Bexhet ZEQIRI Bledi DERVISHAJ Brunilda ZENELIBujar LESKAJ Dorel BALLIU Dorino MEÇEEni KABASHI Erjeta KËLLIÇI Fadil DEKOVIGjovalin PREÇI Ina SOKOLIIrena ISLAMI Jonild HOXHAJ Klejvis KULE Kozma KONDAKÇIULili DULOLindita MILO (LATI) Lolita BAHOLLI Luljeta NANO Manjola NAÇO Meald HABAZAJ Melina KABO Mimoza LLOJI Miranda BERDONikoleta PIRANJANI Orgest LEVANI Pullumb BEQIRAJ Qeram CIBAKU Redi AMETLLARI Redina KARAPICI Rigels GUZI Rinald MUÇASali AGAJSazan GURI Selime BREGU Skënder HAJDARI Vullnet KARAFILAJ Xhuljeta ÇELAJ Yllka PULASHIManjola Llanaj Seria e botimeve KLSH 15/2017/82

Kontrolli i Lartë i ShetitBulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3Tiranë Tel/Fax 04/228485, Tel.04/251267Web-site: www.klsh.org.al, E-mail [email protected]